CYANMAGENTAYELLOWBLACK
www.kohajone.com
1 E martë, 20 NENTOR 2018
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 275 (8406)
E martë, 20 Nëntor 2018
Çmimi 30 Lekë
Si ka mundësi që qeveria jep 40 milionë euro për 2 kilometra rrugë të re dhe nuk ka lekë për të dëmshpërblyer familjet që do dalin në rrugë të madhe? Sikur të mos vidhnin kaq shumë dhe t'u jepnin një pjesë banorëve për prishjen e shtëpive, tani palët do të ishin në paqe dhe secili në hesap të vet
Plas LUFTA te Unaza e Re 320 familje janë të vendosur të mos lejojnë shembjen e shtëpive të tyre, pa u dëmshpërblyer nga Qeveria. Dje përplasja e tyre me forcat e policisë ishte me të arrestuar, por ata nuk tërhiqen, bile do përshkallëzojnë përballjen me pushtetin. Banorët thonë se "Do vdesim para shtëpive që do ti shembin me forcë"
FAQE 3
Papa Francesku: Gjergj KastriotPresidenti Meta: Fatmirësisht ka ende Skënderbeu, mbetet atlet i Krishtërimit institucione si NDI të përkushtuara për demokracinë dhe shtetin ligjor
FAQE 12
Në foto: Papa Francesku MISS WORLD 2018
Nikita Preka në ishujt tropikal të Kinës, bukuroshja shqiptare “rrëmben” vëmendjen
FORUMI NË VJENË
Kryeministri Rama: Do t’i kalojmë pengesat për në BE
Në foto: Presidenti Ilir Meta me Drejtorin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) për Europën Qendrore FAQE 24 e Lindore, Robert Benjamin REAGIMI
“VENECIA” NË TIRANË
Prokurori Genti Trenova: Vettingu PD dhe LSI: Jo dy po bëhet me presione dhe gjoba. standarde, vetingu në ONM është vetëm fasadë politikë ashtu si në drejtësi
FAQE 7
FAQE 6
SPECIALE
Për 28 Nëntorin Skënderbejan
FAQE 15
VIZITA E KREUT TË SHTETIT NË MAQEDONI
“Vëllezërit dhe motrat shqiptare po e mbajnë gjallë identitetin tonë kombëtar”
Nga Heral A. Saraçi
FAQE 18
Po përkujtojmë 550 vjetorin Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut...
FAQE 16-17
FAQE 24
POLITIKE
2
E martë, 20 NËNTOR 2018
DEPUTETI XHEMAL GJUNKSHI: VANGJUSH DAKO ËSHTË PESHKU I MADH I “DOSJES 339”
PD: Dako duhet të arrestohet, Rama po bllokon hetimet P artia Demokratike nuk heq dorë nga akzuat e saj drejtuar kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako dhe kryeministrit Edi Rama, të cilët sipas selisë blu, kanë konsumuar veprën penale të krimit elektoral, të paktën në zgjedhjet e fundit parlamentare të një viti më parë. Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi deklaroi dje se kryeministri Rama është personi që po bllokon hetimet për arrestimin e Vangjush Dakos. “Prej gati një muaji, qytetarët janë njohur me denoncimin e Partisë Demokratike se Vangjush Dako është peshku i madh i “Dosjes 339”! Denoncimi i Partisë Demokratike u provua i vërtetë, kur disa nga përgjimet e dosjes 339 u bënë publike me arrestimin për trafik ndërkombëtar droge të bandës së Avdyljave. Nëpërmjet dosjes 339 Partia Demokratike u faktoi shqiptarëve se qeveria e Edi Ramës nuk i ka fituar zgjedhjet, por i ka vjedhur, i ka blerë së bashku me bandat për të sunduar shqiptarët. Vangjush Dako është një nga personat
kyç për blerjen kriminale të pushtetit ilegjitim të Edi Ramës. Shkarkimi i kryebashkiakut të Durrësit duhet të ishte veprimi i parë që duhet të kishte bërë një kryeministër i pakapur nga krimi, Arrestimi duhet të kishte qenë vendimi i menjëhershëm një prokurorie të pakapur nga qeveria dhe krimi. Vangjush Dako meriton të ndëshkohet me burg për blerjen e votave nëpërmjet bandave dhe për shpërblimin me tendera, punë publike
dhe favore të tjera për krimin që i siguroi votat. Në Dosjen 339 ndodhen qindra faqe me përgjime që vërtetojnë lidhjet e bandës kriminale të qeverisë me bandën e Avdylajve, në Durrës dhe Shijak . Biseda e shkurtit 2017 me bandën Avdylaj, me nofkën Niçja, ku i premton favore, e vërteton më së miri përmasën e skandalit Dako. Nëpërmjet përgjimeve, shqiptarët kanë parë sesi banditët drejtojnë një kryebashkiak dhe caktojnë pushtetin e një kryeministri. Edi Rama po tenton bllokimin e dosjes 339, sepse me arrestimin e Dakos zbardhet me prova ligjore denoncimi i opozitës dhe konstatimi i vëzhguesve ndërkombëtarë se si zgjedhjet e vitit 2017-s u blenë. Këto fakte janë një apel, për të gjithë miqtë e Shqipërisë, për qytetarët e ndershëm që kërkojnë dhe dëshirojnë që në këtë vend të ketë liri, te ketë demokraci, që në ketë vend të sundojë ligji dhe jo krimi”- deklaroi dje deputeti i PDsë, Xhemal Gjunkshi.
Kreu i PD-së takim me fermerët në Berat: Zgjidhja për subvencionet, çmimi i lartë i naftës dhe mungesa e infrastrukturës gjendet në programin e PD-së për Bujqësinë
F
ermerët e Poshnjës së Beratit i shprehën këtë të hënë kreut të Partisë Demokratike shqetësimet e tyre në lidhje me mungesën e subvencioneve, çmimin e lartë të naftës dhe mungesën e infrastrukturës. “Në qoftë se nuk të rimburson psh plehun që të ta japë jo në atë kosto, plasmasin nuk ta jep, 20 përqindëshin ta ka hequr, çfarë ngeli për ne? Nëse do të ndiqet kjo, është shumë e afërt që këtu do të falimentojnë të gjithë, pa përjashtim”, iu drejtua fermeri Lorenc Toska kryedemokratit Lulzim Basha. Gjatë bashkëbisedimit, kreu i opozitës iu shpreh se fajtori i gjendjes aktuale është Rama dhe qeveria e tij, që punon për një grusht klientësh të cilët pasurohen nga taksat e tyre dhe të shqiptarëve. “Me 2.2 miliardë euro, ne mund të arrinim fare lehtësisht të shpërndanim 150 milion euro në vit për fermerët. Me 2.2 miliardë euro ne mund të arrinim të rrisnim pensionet 30 përqind për gjithë shqiptarët. Në vend që ndodhin këto dhe të ju prekin dhe të shpërndahet leku tek të gjithë shqiptarët, 10 veta marrin 2.2 miliardë euro dhe pjesa tjetër e popullit mbetet me gisht në gojë”, u shpreh Basha, duke shtuar se Partia Demokratike me programin e saj do të ofrojë ndryshim pozitiv. Mungesa e subvencioneve, çmimi i lartë i naftës dhe mungesa e infrastrukturës ishin tre shqetësimet kryesore të fermerëve, për të cilat Basha tha se zgjidhja është dhënë në programin e Partisë Demokratike. “Nuk ka asnjë vend të Europës që bujqësia të funksionojë pa subvencione, as në Ballkan. Ne s’themi se premtojmë mrekullira, por të paktën subvencione sa jep Kosova dhe Maqedonia do të japim. 150 milionë euro në vit janë të domosdoshme që të paktën të ulin kostot e mekanikës apo në rastin tuaj të plastmasit të serave, të pesticideve, të imputeve, fidanëve etj”, tha Basha. Çmimi i rritur i naftës ishte një nga problemet kryesore të fermerëve, por kreu i opozitës i propozoi atyre një zgjidhje. “Absolutisht për të gjithë vendin, hapi i parë do të jetë heqja e taksës Rama mbi naftën. Në momentin
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
Basha: Pa një qeveri që s’është e lidhur me krimin, mos prisni ndryshime
e parë që do të aplikojmë këtë masë, nafta do të jetë minimalisht 300 lekë më e lirë dhe pastaj do të ecim me hapa të tjerë me naftën bujqësore. Por, hapi i parë për të gjithë ekonominë do të jetë ulja e çmimit të naftës me 300 lekë”, u shpreh Basha. Basha iu bëri thirrje fermerëve të Poshnjës që për të përqafuar ndryshimet ekonomike, duhet të ndryshojnë fillimisht gjendjen politike. “Pa ndryshuar gjendja politike, pa pasur një qeveri që ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
e ka të lidhur fatin me ju dhe jo me banditët dhe kriminelët, mos prisni të ketë ndryshim as në tavolinën tuaj, as në xhepat tuaj, as në serat tuaja, as në arat tuaja. Një shprehje kam dëgjuar këto 3-4 javë që kam lëvizur: Na ka shkuar në palcë! Nuk ka pse të na shkojë në palcë. Ne jemi shumica, ju jeni shumica. Ejani ta marrim fatin tonë në duart tona!”- tha kreu i PD-së, Lulzim Basha në takimin me fermerët e Beratit. NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
KËSHILLTARI LIGJOR PRANË PD-së
Vettingu në politikë, Bardhi: Takimet me reporterët e Venecias janë një procedurë
Pak orë pas takimit me ekspertët e Komisionit të Venecias, këshilltari ligjor pranë PD-së, Gazmend Bardhi ka treguar detaje nga takimi i djeshëm lidhur me iniciativën e PD-së për vettingun në politikë. Në një intervistë në “News24”, Bardhi u shpreh se reporterët e Venecias kanë kërkuar sqarime për iniciativën e ndërmarrë nga PD përpara se të japin opinionin e tyre. “Takimet me reporterët e Venecias janë një procedurë përpara se të miratojë një opinion. Pritet që në fund të miratohet opinioni për amendamentet kushtuese të PD për vettingun e politikanëve. Raportorët janë takuar edhe me deputetët e PD dhe kanë kërkuar sqarime për iniciativën dhe kemi shkëmbyer opinione dhe mendime për këtë iniciativë. Raportorët nuk shprehin qëndrime për iniciativën, por amendamenti kushtetues i depozituar nga PD për këtë iniciativë është një standard. Është e qartë se kjo është një masë e jashtëzakonshëm që i përshtatet një situate të jashtëzakonshme në Shqipëri. Disa politikanë kanë rënë në rrjetën e përgjimeve. Për të çliruar vendin nga krimi është propozuar amendamenti kushtetutës për të cilin do e japë opinionin Venecia”- tha Bardhi. I pyetur se çfarë do bëjë PD nëse Venecia shprehet kundër iniciativës së PD, Gazmend Bardhi u shpreh se nuk beson se Venecia do shprehet kundër përderisa ka dhënë “ok” për vettingun në drejtësi. “Ky është një standard që mund të aplikohet edhe për politikanët njësoj si për gjyqtarët dhe prokurorët. Nuk besojmë se këtë trajtim preferencial do të mund ta legjitimojnë ekspertët e Venecias, të cilët ka dhënë aprovimin edhe për vettingun në drejtësi. Standardet që politikanët kanë përcaktuar për gjyqtarët dhe prokurorët duhet t’i zbatojnë vetë në radhë të parë. Duhet të marrë fund trajtimi preferencial. Vettingu është proces administrativ, pasi në burg shkon nëse ka kryer vepër penale. Trafikantët e ndihmuar nga politikanë të caktuar kanë përfituar para publike”- tha këshilltari ligjor pranë PD-së, Gazmend Bardhi.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E martë, 20 NENTOR 2018
Si ka mundësi që qeveria jep 40 milionë euro për 2 kilometra rrugë të re dhe nuk ka lekë për të dëmshpërblyer familjet që do dalin në rrugë të madhe? Sikur të mos vidhnin kaq shumë dhe t'u jepnin një pjesë banorëve për prishjen e shtëpive, tani palët do të ishin në paqe dhe secili në hesap të vet
Plas LUFTA te Unaza e Re 320 familje janë të vendosur të mos lejojnë shembjen e shtëpive të tyre, pa u dëmshpërblyer nga Qeveria. Dje përplasja e tyre me forcat e policisë ishte me të arrestuar, por ata nuk tërhiqen, bile do përshkallëzojnë përballjen me pushtetin. Banorët thonë se "Do vdesim para shtëpive që do ti shembin me forcë"
Protesta e 320 familjeve të zonës së "Astirit" në Unazën e Re është pasqyra e gjithë problematikës që ka sot Shqipëria kur flitet për ndërtimin e veprave publike. Në një proces ku do të mjaftonte vetëm zbatimi i ligjit për ti kënaqur të gjitha palët, në mes ka hyrë qeveria me premtimet mashtruese gjatë fushatës elektorale, opozita me të drejtën e saj për të kritikuar dhe hijet e korrupsionit që dyshohet më marrëdhëniet e komplikuara që qeveria "Rama" ka ndërtuar me disa biznese të veçanta. Të gjitha këto çështje, të raportuara në mënyrë preferenciale nga mediat dhe palët në konflikt e kanë bërë edhe më të zhurmshme dhe kaotike situatën. Por le ti marrim me radhë. Viktimat në këtë histori janë banorët e rreth 320 banesave që preken nga ndërtimi i Unazës së Re. Prej 16 ditësh kanë dalë në rrugë për të kërkuar dëmshpërblim të plotë për shtëpitë që do të humbin të cilat i kanë ndërtuar me mund ndër vite. Qeveria ka miratuar një plan për shpronësimin e tyre që u jep dëmshpërblim me një vlerë minimale. Në argumentin e qeverisë, vlera e ulët shpjegohet me faktin se kemi të
bëjmë me një vepër publike të rëndësishme për gjithë banorët e Tiranës dhe se buxheti i shtetit ka një limit për kompensimet. Bashkia e Tiranës e gjendur nën presionin e madh ka bërë një tjetër hap duke u premtuar pagesën e qirave dhe lehtësira të tjera banorëve që preken. Por sërish, për banorët shuma e dhënë është qesharake dhe nuk justifikon as çerekun e vlerës së ndërtimeve që kanë. Për pasojë të vetmen mënyrë që ata shohin si zgjidhje është protesta dhe ndalimi me forcë i projektit, derisa të dëmshpërblehen plotësisht. Realisht kanë të drejtë banorët, sepse deri tani asnjeri nuk iu ka thënë gjë ndër vite. Përkundrazi kanë paguar dritat, ujin, taksat dhe çdo gjë që shteti iu ka kërkuar atyre. Banorët që protestojnë nuk janë kundër ndërtimit të Unazës së Re, por kundër shifrës së dëmshpërblimit që u ka caktuar qeveria "Rama". Në qëndrimin e tyre kanë edhe një të drejtë tjetër që e bënë protestën legjitime dhe që zbulon mashtrimet elektorale të qeverisë. Të njëjtët banorë që kanë dalë sot në rrugë, në vitin 2017 i dhanë votën masivisht kryeministrit Edi Rama. Në një takim
të kësaj fushate elektorale kryeministri Edi Rama u ka premtuar gjithë qytetarëve në këtë zonë se ndërtesat e tyre nuk do të shembeshin, por do të legalizoheshin dhe banorët do merrnin certifikatat e pronësisë. Pamjet e videos së ripublikuar këto ditë në media, ku Rama u thoshte "ti gëzojnë shtëpitë", pronarëve në zonën e "Astirit" nuk lënë vend për asnjë dyshim. Pra, banorët e kësaj zone jo vetëm u mashtruan publikisht nga kryeministri, por tashmë po shpronësohen me një vlerë disa herë më të lirë se çmimet e tregut. Veç banorëve dhe qeverisë është dhe pala e tretë, opozita, e cila nuk denoncon vetëm mashtrimin dhe talljen me banorët, por edhe një aferë të madhe korrupsioni. Kreu i deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili deklaroi dje se projekti i Unazës së Re për të cilën ka nisur sherri është vetëm 2.2 kilometra, por kostoja e ndërtimit të saj arrin në shifrën rekord 40 milionë euro. Kreu i deputetëve të LSI i bëri thirrje prokurorisë që të nis hetimin për tenderat e këtij projekti dhe akuzoi qeverinë se po kryen një nga vjedhjet më të
mëdha në ndërtimin e rrugëve, së bashku me disa kompani private. "Vjedhje gjigante dhe kriminale me tenderin e rrugës të Unaza e Re,prokuroria të mos bëhet palë me megahajdutërinë. Tre tendera për 2.2 km rrugë, 40 milion euro për 2.2 km rrugë nga Pallati me Shigjeta tek sheshi Shqiponja. Dhe në çdo oferte vetëm dy konkurrues dhe gjithmonë i dyti nga konkurruesit e ka ofertën ZERO lekë. Pra gara ishte shitur në mënyrën më të turpshme dhe me korruptive",- deklaroi dje Petrit Vasili. Nëse shifra e ndërtimit të një km rruge për rreth 20 milionë euro është e vërtetë, veç anës penale, PS dhe Qeveria duhet t'i kërkojnë falje Lulzim Bashës që e paditën në prokurori për çmimin e ndërtimit të rrugës DurrësKukës. Nëse PS dikur akuzonte se u vodhën para në një rrugë malore me tunele, ku u hodhën mijëra tonë hekur dhe beton, nuk dihet si e justifikon 20 milionë euro për një km rrugë në mes të Tiranës? Çështja e tenderave për këtë projekt duhet të sqarohet edhe për faktin e thjeshtë se banorët kanë dalë në protesta pikërisht për paratë që nuk po u jepen.
Nëse situata është siç thotë opozita se paska lekë për korrupsion me projektin, por jo për banorët, atëherë sjella e qeverisë më shumë se e jashtëligjshme, madje është kriminale. Pas 16 ditësh protesta me bllokim rrugësh dhe djegie gomash, banorët dje dhanë sinjalin e parë të një tubimi që do të kthehet në një "betejë" me forcat e rendit dhe Policisë së Shtetit. Me faktet e reja që po dalin për këtë projekt, banorët kanë të drejtë jo vetëm të protestojnë, por edhe të mos lejojnë asnjë fadromë të afrohet në zonën e tyre. Dhe qeveria këtë situatë po e trajton njëlloj si të bëhet fjalë për protestë të zakonshme, madje dhe duke i provokuar me lajme për prishje urgjente gjatë natës. Banorët e "Astirit" nuk janë mitingashët e zakonshëm që paguhen me mëditje nga partitë dhe as "artistët" që shesin goditën e Teatrit Kombëtar për honoraret e një shfaqje. Praktikisht qeveria po u merr të vetmen gjë që ka vlerë në Shqipëri, shtëpitë dhe pronat, dhe ata nuk kanë çfarë të humbasin më. Ndaj nëse qeveria nuk gjen zgjidhje, ajo që nisi si protestë ka mundësi të kthehet në "Luftën e Unazës së Re".
POLITIKE
4
E martë, 20 NËNTOR 2018
Opozita i publikon videon/ Ish-kryeministri Berisha zë mat Ramën: Pafytyrësi! Po i rrafshon shtëpitë se i duhen paratë e drogës
“Shtëpitë s’do prishen”, Vasili dhe Braimllari: Rama po shkel mbi gjakun e banorëve të “Astirit” P
rej më shumë se dy javësh qindra banorë të zonës së “Astirit” në kryeqytet janë duke protestuar çdo ditë në mbrojtje të banesave të tyre që prishen nga projekti i Unazës së Madhe. Deri më tani askush nga institucionet përgjegjëse nuk ka denjuar që ti presë ata në takim, ndërsa ca më tej kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i quajti “Shpellarë” të gjithë ata që kundërshtojnë projektin e Unazës, ndonëse me vonë Veliaj deklaroi se nuk e kishte thënë për banorët, por për deputetët e PD, që thurin intriga dhe sherre atje. Po ashtu siç kanë theksuar vetë banorët në intervistat e tyre dhënë për mediat gjatë këtyre ditëve, shtrohet pyetja se ku ka qenë shteti përgjatë gjithë kësaj kohe kur ata ishin duke ndërtuar? Ka qenë aty dhe nuk ka ndërhyrë, madje ca më tej, në çdo dy vjet kur ka pasur fushatë elektorale, iu kanë premtuar dhe legalizimet. Kështu kryeministri Edi Rama, në kohën kur i vlente çdo votë, pasi ishte në opozitë në 2013-ën, në një takim me banorët e kësaj zone është shprehur se kishte marrë angazhimin maksimal që çdo banesë të legalizohej. “Kështu që kjo çështje është njësoj si gjithë të tjerat. Ne e kemi marrë angazhimin. Do bëjmë një proces serioz, ta mbyllim këtë histori se nuk është vetëm puna
e legalizimit që mos të prishet shtëpia, se shtëpitë nuk prishen gjithsesi. Puna është që ato janë kapitale të vdekura, se janë investime të bëra me kursime me gjak”-, janë fjalët që kryeministri Rama përdorte asokohe. Pikërisht nisur nga këto deklarata, pas reagimit të sotëm të ish-kryeministrit Sali Berisha, kanë ardhur dhe reagimet e krerëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Konkretisht, kryetari i grupit
parlamentar Petrit Vasili dhe Sekretari i Përgjithshëm Endrit Braimllari do të ripublikonin këtë video të Ramës në faqet e tyre zyrtare respektive në rrjetin social “Facebook”. Në reagimin e tij, Vasili shprehet se çdo koment është i kotë, pasi ai po shkel mbi gjakun e banorëve të zonës. “Gënjeshtrat, shtylla kurrizore e kryeministrit. Shihni videon dhe çdo koment është i kotë. Kryeministri u thotë banorëve
të Unaza e Re që: “I kini bërë me gjak shtëpitë”, dhe pastaj shkel mbi gjakun e jua prish”- shprehet kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili. Pas publikimit të videos ka reaguar edhe deputeti tjetër i LSI-së Endrit Braimllari. “Kryeministër mashtrues. I mashtroi në fushatë për t’ju marrë votën. Tani kërkon t’ju prishë shtëpitë”- shprehet deputeti i LSI-së Endrit Braimllari në komentin e tij duke i ftuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale të shikojnë videon me pamjet nga takimi i Ramës me banorët e “Astirit”. Ish-Kryeministri Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar një status në rrjetet sociale duke mos kursyer aspak shefin e qeverisë, i cili kohë më parë deklaroi se shtëpitë e banorëve të Tiranës nuk do të prishen. Sipas Berishës, kryeministri në kohën kur i duheshin votat ai i mbronte shtëpitë, por shton se Edi Ramës tani i duhen paratë e drogës dhe nuk e ka mendjen tek qytetarët. “Dyfytyrësia është pafytyrësi! Kur i duheshin votat Kallam Dështakut, shtëpitë nuk prishen. Tani i duhen paratë e drogës, rrafshohen mbarë”, u shpreh dje deputeti demokrat, Salil Berisha. Në kohën e fushatave në takim me banorët, Rama deklaroi se banesat e tyre nuk do të prishen, sepse janë kursime dhe investime të bërë me gjak.
“PËR NDARJEN E 40 MILIONË EUROVE TË UNAZËS SË RE U PËRDOR MËNYRA E KONKURRIMEVE TË FALSIFIKUARA”
Protesta e unazës - Si doli në pah një vjedhje gjigande
P
rotesta e vendosur e atyre që do t’u prishen banesat tek Unaza e Re, ishte maja e ajsbergut e një afere disafish më të madhe. Sepse përpos prishjes se 317 godinave, gati 1/3 e të cilave janë në proces legalizimi, përpos të drejtave që legjislacioni europian u njeh atyre banorëve për dëmshpërblim sipas tregut, kjo protestë e fortë ndezi prozhektorët edhe mbi dyshimet që gëlojnë për një tender 40 milionësh. Qeveria shqiptare miratoi në shtator 3 gara për segmentin prej 2.2 kilometrash, nga “Pallati me shigjeta” deri tek rreth rrotullimi i ish Shqiponjës. E imagjinoni sa është çmimi i këtij pazari? Plot 40 milionë euro. Pra më shumë se 18 milionë euro për KM. Dhe për të arritur tek kjo shifër çfarë ka
ndodhur? Një praktikë tashmë e njohur nga qeveria Rama: mungesa e garës. Ajo zhvillohet në 3 forma, ose mes PPP-ve, ose koncesioneve me ofertë të pakërkuar, ose, së fundi, mes konkurrimeve të falsifikuara. Për ndarjen e 40 milionë eurove të Unazës së Re u përdor mënyra e tretë. Po të shikosh se si janë ndarë paratë, metoda
është qesharake. Gjithsej për dy kilometra rrugë janë bërë tre tendera. Të parin, me vlerën 18 milionë, e ka fituar “Biba X” dhe “DH Albania”. Të dytin me 12.6 milionë e ka fituar Salillari. Dhe të tretin me 9.4 milionë e ka marrë “Victoria Invest”. Por skandali fillon po të shihet se me kë kanë konkurruar këto kompani që kanë ndarë 40 milionë euro.
I vetmi konkurrent, në të tre tenderat, ka qenë firma Vëllezërit Hysa. Dhe truku nuk përfundon këtu. Por vëllezërit Hysa, siç rezultoi nga një investigim i TPZ.al dhe Exit.al, në të gjitha garat janë paraqitur me ofertën zero lekë. Pra kanë bërë rolin e një garuesi fiktiv në tre tendera, për të cilat dyshimet janë tejet të mëdha se janë të manipuluar. Pikërisht kjo bën që të thyhet rekordi i mbi 18 milionëve euro për KM (kur rruga malore e Bektelit, që u konsiderua si vjedhje e madhe nga Rama dhe socialistët, ka pasur vetëm gjysmën e kësaj kostoje). Pikërisht edhe për të nxjerrë në dritë këtë skandal të madh, pati vlerë protesta e fortë e banorëve që do u prishen shtëpitë te Unaza e Re. / Marrë nga Lapsi.al
DEPUTETJA E LSI-së
“Protesta te Astiri”, Kejdi Mehmetaj: Shumë fytyrësia e Kryeministrit!
Të shumta kanë qenë reagimet ndaj videos ku kryeministri Edi Rama i premtonte banorëve të Unazës së Re se do gjente zgjidhje për ta sapo të vinte në pushtet. Reagimi i radhës do të vinte nga deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ajo shprehet se ky kryeministër gënjeshtar pa ndjerë turp e dhimbje mendon se mund të marrë fadromat e shkretojë shtëpitë e qindra familjeve duke i lënë ata në rrugë të madhe. “Shumë fytyrësia e Kryeministrit! Pinokët e kohëve moderne nuk dallohen më nga hunda, ashtu si Kryeministri ynë, kanë mësuar të kamuflohen mirë me batuta e klipe të cilat do i kishte zili edhe Spilbergu. Pa ndjerë as turp, as hall, as dhimbje, Kryeministri me shpurën e tij nëpër ministri e bashki, mendon se mund të marrë fadromat e shkretojë shtëpitë e qindra familjeve duke i lënë ata në rrugë të madhe. Ja ku është me zë e figurë, vet ky Pinoku-Kryeministër, teksa thotë se ato shtëpi janë gjaku e djersa e atyre familjeve, e se me të ardhur ky në pushtet për ta do të ketë zgjidhje. Sot, ky që as nuk skuqet e as nuk nxihet, me guximin që merr nga gangsterët që e rrethojnë, mendon se është aq i fortë sa mund të luajë me atë gjak e djersë me të cilat janë ngritur shtëpitë në Unazën e Re. Dhe aq nuk do t’ja dijë për familjet shqiptare, sa ndërsa Tirana zjen nga protestat dhe revoltat qytetare, Kryeministri bredh botën nëpër ekspozita që paguhen me haraçet e shqiptarëve. Sepse kohën e lirë që i mbetet ndërmjet bandave, korrupsionit dhe shfaqjeve bamirëse, e kalon nëpër studio poçarie. Kësaj i thonë mjerë vendi për këtë #FatkeqsiKryeministër” – e mbyll reagimin e saj deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.
POLITIKE
E
5
E martë, 20 NËNTOR 2018
Policia shoqëron protestuesit: Edmond Frangu, Armando Gishto, Arben Qzrani, Shpëtim Billo, Gëzim Sadikaj dhe Paolo Ahmetcenaj
hëna do ti gjente sërish në rrugë banorët e Unazës së Re, të cilët në ditën e 16 të protestës së tyre, kanë shënuar pasditen e djeshme edhe përplasjen e parë me punonjësit e policisë. Banorët e zonës së “Astirit” bllokuan sërish sot rrugën, ndërsa kanë artikuluar të njëjtat kërkesa. Ndërkaq deputetët demokratë që po mbështesnin këtë protestë legjitime të banorëve, kërkuan tërheqjen e policisë, për të shmangur çdo provokim mes policisë dhe banorëve, që mund të agravojë më tej situatën. Kërkesat e tyre lidhen me dëmshpërblimin për shpronësimin e banesave të tyre, në vlerën e tregut. Protesta e banorëve të zonës së “Astirit”, filluan pasi qeveria dhe bashkia ju dërgoi njoftim për dëbimin nga shtëpitë e tyre, sepse ato do ti nënshtrohen rikonstruksionit të këtij aksi rrugor. Përballë kësaj kërkese të qeverisë dhe bashkisë, të cilat “premtojnë” vetëm 3 vjet pagesë qiraje, banorët kërkojnë shpronësim dhe dëmshpërblim për banesat e tyre, me vlerën e tregut. Kërkesa e tyre ka ndeshur në indiferentizmin e qeverisë dhe në fyerjet prej kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Banorët sulmuan dje edhe kantierin e firmës private që do ndërtojë “Unazën e Madhe” dhe tentuan të godasin makineritë, por policia ndërhyri menjëherë duke i shpërndarë. Protestuesit nuk kanë kursyer as kazanët e mbetjeve, të cilëve iu kanë vënë zjarri si dhe kanë hedhur kapsolla dhe tymuese në rrugë. Protesta Protesta e mbrëmjes së djeshme e banorëve të Unazës së Re është
Ndizet protesta te Astiri, banorët mësyjnë kantieret e ndërtuesve, përplasen me policinë
përshkallëzuar, pasi banorët mësynë kantierin e firmës që do të realizojë projektin e zgjerimit të rrugës, “Salillari”, i cili ka qenë gjatë gjithë ditës i mbrojtur nga forcat e policisë. Janë shënuar përplasje me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Ndërkohë vazhdimisht nga protestuesit hidheshin kapsol-
la, e për këtë arsye ka pasur disa banorë të shoqëruar në komisariat. Më pas, ata i kanë vënë zjarrin kazanëve të plehrave dhe janë konfrontuar me policinë. Protestuesit thonë se policia ka shoqëruar 6 persona, mes tyre dhe një 17 vjeçar. “Mos na provokoni, lironi çunat”, ishin disa nga thirrjet e banorëve. Ndërsa
DEPUTETI I PD-së
Balliu thirrje Ramës e Veliajt: Tërhiqni policinë, po provokoni banorët Banorët e “Astirit” në Tiranë kanë hyrë sot në ditën e 17-të të protestës së tyre. Banorët kërkojnë dëmshpërblim në vlerën e tregut për banesat e tyre. Më datë 15 nëntor, ata protestuan përpara Bashkisë së Tiranës, duke hedhur molotov, tymuese dhe duke tentuar të futen me forcë brenda baskisë, dhe e njëjta gjë ndodhi edhe pasditen e djeshme, ku banorët protestues sulmuan edhe kantierin e firmës private që do ndërtojë “Unazën e Madhe” dhe tentuan të godasin makineritë, por policia ndërhyri menjëherë duke i shpërndarë. Deputeti demokrat, Klevis Balliu, i pranishëm në protestë, u ka bërë thirrje banorëve të mos krijojnë incidente me policinë. “Nuk e ka fajin policia, asnjëri prej jush këtu nuk e ka me policinë e shtetit.Ju doni shtëpitë tuaja, jeni në të drejtën tuaj, u mbron ligji, u mbështesin qytetarët shqiptarë. Por fajin nuk jua kanë këta policë që janë këtu duke bërë detyrën e vet, mos krijoni përplasje me policinë e shtetit, janë në mbështetje tuaj për t’ju mbrojtur ju. Nëse ka të shoqëruar dhe ndaj tyre është ushtruar dhunë do të mbahet përgjegjësi. I bëj thirrje policisë së shtetit të tërheqë këta trupa këtu për të normalizuar situatën. Kemi informacion që janë shoqëruar disa persona, i kërkojmë policisë së shtetit ti lirojë urgjentisht”- u shpreh deputeti demokrat, Klevis Balliu. Banorët e “Unazës së Re” po mbështeten që nga dita e parë e protestës nga e tërë PD-ja. Kjo e fundit e ka cilësuar projektin e Bashkisë një mashtrim, që nuk ka aspak transparencë ligjore. Bashkia Tiranë, nga ana tjetër, sqaron se banorët të cilët kanë shtëpi të palegalizuara do të mbështeten nga një bonus qiraje me afat 3-vjecar
mësohet se protestuesit e shoqëruar nga policia janë: Edmond Frangu, Armando Gishto, Arben Qzrani, Shpëtim Billo, Gëzim Sadikaj dhe Paolo Ahmetcenaj. Banorët treguan se një punonjës i policisë u ka shkuar tek disa prej tyre dhe i ka lajmëruar ata të zhvendosin automjetet që i kanë në oborret e banesave të
tyre sepse aty do të ndërtohet një shesh ku do të qëndrojnë fadromat dhe makineritë e tjera që do të merren me ndërtimin e Unazës së Madhe të kryeqytetit. “Vazhdojnë provokimet minutë pas minute.Edhe me tanke nuk do i prishin dot këto shtëpia. Si do të veprojmë askush nuk e di. Nëse këtyre banorëve u ka ikur truri, ai duhet ti vërë gishtin kokës”- tha një nga protestuesit. Ndërkohë dje banorët kanë dorëzuar në prokurorinë e Tiranës një padi ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për fyerje. Ndërsa ARRSH ka ftuar në bisedime një përfaqësi të tyre. Banorët e Astirit nuk kundërshtojnë projektin, por mënyrën sesi po sillet qeveria dhe bashkia për zhvendosjen e tyre. Lidhur me thirrjen që Autoriteti Rrugor Shqiptar iu ka bërë sot që të shkojnë dhe të sqarohen, banorët thonë se nuk kanë çfarë të sqarojnë dhe se kërkojnë dëmshpërblim. Ata thonë se protesta do të vazhdojë deri në marrjen e një zgjidhje për dëmshpërblimin 100% të banesave.
REAGOJNË DEPUTETËT E LSI-së
P
rotesta pasditen e djeshme te zona e “Astir”-it është shoqëruar me tensione dhe përplasje të banorëve me policinë. Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari i pranishëm atje, ka kërkuar nga policia të mos provokojë banorët. Braimllari është shprehur se banorët janë në të drejtën e tyre. Deputeti nuk ka kursyer akuzat as ndaj kryeministrit, Edi Rama, sipas të cilit ai është përgjegjësi kryesor, ndaj edhe duhet të përballet me qytetarët. “I bëj thirrje policisë të mos provokojnë banorët. Janë në të drejtën e tyre. Polica nuk është fajtore, Edi Rama përgjegjësi kryesor i kësaj situate fshihet si frikacak dhe nuk vjen të përballet me banorët. LSI në mbështetje të banorëve”, është shprehur deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari. “Vjedhje gjigande dhe kriminale me tenderin e rrugës te Unaza e Re, prokuroria të mos bëhet palë me megahajdutërinë”. Kështu ka deklaruar dje kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili teksa ka publikuar dhe disa faksimile. Sipas tij, janë bërë “tre tendera për 2.2 km rrugë, 40 milionë euro për 2.2 km rrugë nga Pallati me Shigjeta
Protesta në Astir, Braimllari: Policia të mos provokojë banorët
tek sheshi Shqiponja”. “Dhe në çdo ofertë vetëm dy konkurrues dhe gjithmonë i dyti nga konkurruesit e ka ofertën ZERO lek. Pra gara ishte shitur në mënyrën më të turpshme dhe më korruptive. Një korrupsion i tillë i pafytyrë është kaq i qartë, kaq kriminal, kaq i pacipë siç është fytyra e hajdutërisë së shfrenuar të kësaj qeverie dhe këtij kryeministri. Tenderi i vjedhur dhe i manipuluar sheshit, çmimi më shumë se 18 milionë euro për km, tre oferta me
ZERO lek, si s’ka turp Prokuroria që hesht është qartësisht pale me këtë vjedhje të qeverisë”, shkruan Vasili në “Facebook”. Ai thekson se Prokuroria duhet të kishte filluar me kohë hetimin kryesisht pas denoncimeve publike me dhjetëra fakte skandaloze. “Prokuroria të ndahet një herë e mirë sa s’është shumë vonë nga vjedhja kriminale e qeverisë. Të nderuar qytetarë më poshtë keni faktet që flasin vetë dhe le t’i shohë edhe prokuroria”, deklaroi dje Petrit Vasili.
POLITIKE
6
E martë, 20 NËNTOR 2018
Ekspertët ndërkombëtarë njihen me pretendimet e palëve. PS: Opinioni i Komisionit të Venecias taban i demokracisë
N
isma e opozitës për vettingun në politikë solli këtë të hënë në Tiranë një delegacion të Komisionit të Venecias. Delegacioni me 6 anëtarë dhe që drejtohet nga presidentja e nderit të Komisionit Venecias, Hanna Suchocka, do të zhvillonin përgjatë ditës së djeshme një seri takimesh me përfaqësuesit politik në vend, për t’u njohur gjerësisht me propozimin Partisë Demokratike për të kaluar në sitë integritetin e politikanëve në vend, kjo me qëllimin, sipas PD-së, dekriminalizimin dhe shkëputjen e lidhjeve të qeveritarëve me krimin. Komisioni i Venecias është vënë në lëvizje pas kërkesës së kreut të kuvendit Gramoz Ruçi, i cili kërkoi një opinion të hollësishëm për vettingun në politikë. Takimet në Shqipëri nisën dje me nënkryetaren e Kuvendit Vasilika Hysi, e më pas me kryetarët e grupeve parlamentare. Më pas delegacioni vijoi takimet me Presidentin, ministren e Drejtësisë dhe ambasadorin e BE-së në Tiranë. Ndërsa sot, do të ketë takime me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, kryetarin e ILDKPKI-së dhe kreun e EURALIUS-it, Agnes Bernhard. Takimi me demokratët Vettingu në politikë qëndron mbi një moment të rëndësishëm politik, pasi Partia Demokratike dhe opozita parlamentare, ka kushtëzuar sjelljen normale me institucionet në vend. Për këtë arsye, takimi i parë që delegacioni prej 6 ekspertësh i Komisionit të Venecias ishte me përfaqësuesit e selisë blu. Për rreth një orë në Kryesinë e Kuvendit, përfaqësuesit e Komisionit të Venecias u njohën nga afër me pretendimet e kryetarit të grupit të PD-së, Edmond Spaho, i cili shoqërohej nga deputetët Oerd Bylykbashi dhe Enkelejd Alibeaj, si dhe eksperti ligjor i PD-së, Gazment Bardhi. Në përfundim të takimit, nënkryetari i PD-së Edmond Spaho, njëherësh dhe kryetar i grupit parlamentar demokrat, tha se përfaqësuesve të Venecias i parashtruan qëndrimin e Partisë Demokratike se nuk duhet të ketë dy standarde. Ai u shpreh se PD-ja kërkon nga Komisioni i Venecias që të ndjekë të njëjtin standard që është vendosur për prokurorët dhe gjyqtarët. “Ne parashtruam qëndrimin e PD-së i cili në thelb është se nuk duhet të ketë dy standarde, por standardi që zbatohet për prokurorët dhe gjyqtarët duhet të aplikohet për politikanët, kur flasim për lidhje me botën e krimit të organizuar. Shpjeguam me fakte se asnjë reformë në Shqipëri nuk do të ketë sukses nëse nuk do të shkëputen lidhjet e politikës me krimin e organizuar”- u shpreh
“Venecia” në Tiranë, PD: Jo dy standarde, vetingu në politikë ashtu si në drejtësi AGJENDA E TAKIMEVE TË KOMISIONIT TË VENECIAS NË TIRANË
kreu i ligjvënësve demokratë, Edmond Spaho. Takimi me socialistët Pas takimit me PD-së, përfaqësuesit e Komisionit të Venecias zhvilluan një tjetër bisedë për rreth një orë edhe me përfaqësuesit e PS-së, po në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja në përfundim të takimit tha se opinioni i Venecias është tabani i demokracisë. Ndërsa “thumboi” opozitën për qën-
drimet që ka mbajtur në kohë të ndryshme lidhur me ekspertizën nga ky komision. “Një përfaqësi e grupit të PS-së sot paradite ka pasur një takim me delegacionin e Venecias për nismën e opozitës për vettingun e politikës. Ishte një takim informues, shpjegimet do ua dorëzojmë edhe me shkrim. Ne e mirëpresim opinionin e Venecias, si tabani i demokracisë. Të gjitha ndryshimet që ka ndërmarrë Shqipëria ne vazhdimisht jemi konsultuar me komisionin.
Ndoqa prononcimin e opozitës, më bëri çudi se nuk di kujt ti besojmë, asaj që tha Spaho sot apo Bashës dje në Berat, që tha nuk e di pse vijnë. Ndërsa sot Spaho e konsideroi takimin frytdhënës. Opozita vijon që të jetë inkoherente, në kohën e reformës në drejtësi Basha tha se nuk pranojmë asgjë pa opinionin e Venecias, ndërsa tani thotë gjë tjetër. Por ne besojmë se Venecia mbetet tabani i demokracisë”, theksoi socialisti Ulsi Manja.
DJE Në orën 10:30 - Delegacioni takim me Vasilika Hysin, Çuçin, Bushkën, Manjën dhe Hysenin Në orën 11:35 delegacioni takim me Edmond Spahon, të pranishëm Bylykbashi, Alibeaj dhe Bardhi Në orën 12:35 - Delegacioni takim me Petrit Vasilin, kreu Grupit Parlamentar të LSI Në orën 14:45 - Takim me Presidentin Ilir Meta Në orën 16:25 - Takim me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj Në orën 17:30 - Takim me kreun e Delegacionit të BE, Luigi Soreca SOT Në orën 09:15 - Delegacioni takim me kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja Në orën 10:15 - Delegacioni takim me kreun e ILDKPKI, Shkëlqim Ganaj Në orën 11:15 - Delegacioni takim me kreun e EURALIUS, Agnes Bernhard
VETINGU NË POLITIKË
N
jë delegacion i Komisionit të Venecias mbërriti këtë të hënë në Tiranë për një vizitë dyditore. Pjesë e agjendës së saj ka qenë edhe takimi me forcat politike në vend. Mesditën e së hënës, delegacioni i Komisionit të Venecias është takuar edhe me përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, takim në të cilin ishin të pranishëm Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama, si dhe deputetet Klajda Gjosha dhe Silva Caka. Në përfundim të këtij takimi, Petrit Vasili theksoi se opozita ka propozuar standard të njëjtë, si Vetting-u i gjyqtareve dhe prokurorëve. Gjithashtu Vasili theksoi se fjalët e shumta për Vettingun janë pa kuptim dhe qëndrimi ka qenë dhe është gjithmonë i qartë, opozita është pro, kurse Rilindja kundër. “Opozita ka propozuar standard të njëjtë, si Vetting-u i gjyqtareve dhe
LSI takon delegacionin e Venecias, Vasili: Qëndrimi i qartë i opozitës
prokurorëve. Fjalët e shumta për Vettingun janë pa kuptim. Qëndrimi është i qartë, opozita pro, Rilindja kundër. Projekti te votohet ne Parlament”, u shpreh kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Por si nisi historia e propozimit të opozitës për realizimin e procesit të vetingut jo vetëm në institucionet e drejtësisë, por tashmë edhe brenda klasës politike të vendit?! Në datë 7 shtator Partia Demokratike depozitoi në
Kuvend një draft me propozimet për Vettingun në Politikë, por në asnjërën nga pikat nuk përmend vettingun për familjarët e politikanëve. Kryeministri Edi Rama u shpreh se propozimi do të dërgohet në Komisionin e Venecias për rekomandim pasi dublon reformën në drejtësi, por nëse do të bëhet, shtoi ai, duhet të përfshijë edhe familjarët e politikanëve. Pak javë më parë ishte kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci që përmes një letre i kërkoi komisionit mendimin përmes 8 pyetjeve. Tashmë delegacioni vjen në Tiranë për t’u njohur nga afër me propozimet dhe qëndrimet e palëve politike, ndërsa nisma e opozitës do të shqyrtohet në Komisionin e Venecias në datë 15 dhjetor.
POLITIKE
7
E martë, 20 NËNTOR 2018
Takimi i liderëve të Ballkanit, Kurz: Rajoni i Ballkanit e ka vendin në BE. Hahn: Të rrëzohen barrierat në Ballkan
K
ancelari i Austrisë Sebastian Kurz ka bërë bashkë në një takim kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, ndërsa i vetmi që ka munguar ishte shefi i ekzekutivit maqedonas, Zoran Zaev, i cili u detyrua ta anulonte pjesëmarrjen e tij në Vjenë për shkak të situatës politike në Shkup. I pranishëm ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, ndërsa Kurz ka publikuar foto nga takimi në Vjenë. Ai u shpreh i kënaqur për takimin me liderët e Ballkanit, ndërsa shton se Austria po bën gjithçka për integrimin e rajonit në BE. Kurz theksoi lidhjen e fortë të Austrisë me Ballkanin Perëndimor dhe duke u mbështetur në të, ai u shpreh se pikërisht për këtë arsye vendi i tij po mbështet rrugën e vendeve ballkanike. Ai tha se Austria po përqëndrohet tanimë në tri çështje me rëndësi: e para rruga e rajonit drejt BE-së, e dyta bashkëpunimi i domosdoshëm rajonal dhe e treta zgjidhja e konflikteve bilaterale. “Austria është një partner i rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne kemi një lidhje të fortë historike, ekonomike, politike, kulturore dhe njerëzore me këtë rajon, ndaj mendojmë se BE do të jetë i plotë vetëm kur vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë anëtare. Për këtë arsye, mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE dhe jemi fokusuar veçanërisht në këtë rajon gjatë presidencës sonë të BE. Sot, kemi mundësi të përqendrohemi tek tre çështje me rëndësi, e para rruga e rajonit drejt BE-së, e dyta bashkëpunimi i domosdoshëm rajonal dhe e treta zgjidhja e konflikteve bilaterale. Siç e dini, zgjerimi i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor është një prej përparësive kyçe
Forumi në Vjenë, Rama: Do t’i kalojmë pengesat për në BE
të presidencës austriake dhe pikë së pari jemi shumë të lumtur që kemi zgjedhur këtë si përparësi dhe e dyta, jo vetëm që e kemi zgjedhur, por që e kemi bërë hapa konkretë në këtë drejtim dhe edhe takimi i sotëm është një provë i këtij angazhimi të qartë të qeverisë sonë”- theksoi Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Vjenë ku mori pjesë në Forumin “Ekonomia takohet me politikën”, ndaj dhe falënderoi homologun austriak Sebastian Kurz për qasjen europiane drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Më duhet të falenderoj kancelarin që na priti
këtu dhe duhet të them që për vendet e Ballkanit Perëndimor vizita në Austri duket gjithmonë si të jesh në shtëpi. Kjo është qartësisht një ditë shumë e bukur për të gjithë ne. Nuk dua të zgjatem, sepse e di që kancelari ka gjëra më të mira për të bërë se sa të dëgjojë përsëri të gjithë fjalimet e liderëve të Ballkanit Perëndimor, pasi qëndroi një orë e gjysmë me të gjithë ne, por dua të them thjesht dy gjëra. E para, jemi shumë të përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal dhe jemi shumë mirënjohës për punën mbikëqyrëse të komisionerit Hahn dhe e dyta, që jemi duke u përballur me sfidat e
TAKIMI I VJENËS
bashkëpunimit dhe kuptojmë që ky është një proces ku asgjë nuk është e lehtë dhe asgjë nuk të jepet si e mirëqenë, por jam i sigurt që do të jemi në gjendje të tejkalojmë problemet dhe do t’i japim qytetarëve tanë atë që meritojnë. Për ta përfunduar, jam personalisht dhe në emër të të gjithë shqiptarëve, mirënjohës ndaj kancelarit Kurz për qasjen e tij të qartë në lidhje me perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit dhe gjithashtu për betejën e tij të vendosur për të hapur për Kosovën procesin e liberalizimit të vizave, që shpresoj shumë se do të konkretizohet të paktën pas zgjedhjeve europi-
ane”, tha Rama. Komisioneri për Zgjerimin Komisioneri për Zgjerim, Johanes Hahn u shpreh se një prej tematikave që u trajtua në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor ishte puna për krijimin e një zone ekonomike rajonale, si parakusht për integrimin e mëtejshëm në tregun e përbashkët europian. “Për këtë është e rëndësishme të rrëzohen barrierat, qofshin formale apo informale, por edhe të prezantojmë elemente të reja bashkëpunimi në sektorë si energjia dhe të tjerë. E rëndësishme është që të rritet volumi tregtar midis vendeve dhe mund të shohim që për herë të parë, nga 2016 në 2017, u verifikua një rritje e lehtë që është premtuese, por duhet t’iu them që në 10 vitet e fundit, volumi tregtar i vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian është dyfishuar në 46 miliardë euro, e kjo tregon sa potencial ka në këtë rajon, sidomos duke mbajtur parasysh që këto vende kanë një mesatare rritje dy herë më të lartë se mesatarja e BEsë. Ajo që është e rëndësishme është që të gjenden mënyra, për të shfrytëzuar dhe mobilizuar këto potenciale, e për këtë është e rëndësishme që vendet të tregohen më të shpejta për të gjetur dakordësinë midis tyre për një numër çështjesh, duke rritur më tej bashkëpunimin ndërajonal”u shpreh Johanes Hahn.
KREU I GRUPIT TË PS-së
Kurz-Haradinaj: BE e kompletuar vetëm Balla takime në Bundestagun gjerman kur të anëtarësohet edhe Ballkani K K
ancelari i Asutrisë Sebastian Kurz tha se Austria është historikisht partner i fortë i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjatë një takimi me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj ai tha se është nder për të që t’i ketë gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, duke falënderuar komisionerin Hahn për prezencën. “Mendojmë se Bashkimi Evropian është i kompletuar vetëm atëherë kur vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e BE-së. Stabiliteti i Evropës është i varur nga stabiliteti i vendeve të Ball-
kanit”, tha kancelari Kurz. Nga ana e tij Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj në takimin e Nivelit të Lartë me homologë, e bëri të qartë se Kosova është e përkushtuar dhe e vendosur të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe se normalizimi i raporteve mes
dyja vendeve, nënkupton njohjen reciproke si zgjidhje të vetme. “Kosova ka një marrëveshje kontraktuale me BE-në për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe ka bërë progres në implementimi e saj. Së pari marrëveshjet e ERA-s si i quajmë ne, si prioritet drejt Bashkimit Evropian janë implementuar. Ne po presim vizitën e Komisionierit Hahn gjatë muajit dhjetor për të lansuar ERA 2”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se ajo çka është e rëndësishme në Kosovë është çështja e regjimit të vizave.
reu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i shoqëruar nga deputetët Ervin Bushati, Blerina Gjylameti ishin në një vizitë në Bundestag në Gjermani ku zhvilluan një takim zyrtar me delegacionin e qeverisë Gjermane. Delegacionin shqiptar pati një takim zyrtar me anëtarin e parlamentit gjerman në grupin e CDU/ CSU Joachim Pfeiffer. Gjatë fjalës së tij, Balla theksoi tre çështje të rëndësishme. E para lidhet me vendimin e PE për procesin e parapërgatitjes së Shqipërisë në hapjen e negociatave qershorin e ardhshëm, ku në këtë kuadër Shqipëria ka në fokus reformën në drejtë-
si, e cila po ecën në rrugën e duhur dhe së shpejti do të ngrihen institucionet e reja të drejtësisë. Procesi i vettingut në radhët e drejtësisë është drejt përfundimit, për t’i hapur më pas rrugën për krijimin e KED dhe KPK. Çështja e dytë e ngritur në takim ishte reforma zgjedhore, ku vetë qeveria gjermane është investuar në këtë reformë. Për herë te parë në draftin e përgatitur
janë pasqyruar të gjitha rekomandimet e raporteve të OSBE për procesin zgjedhor që nga 2013. Lufta ndaj krimit të organizuar ishte çështja e tretë e diskutuar në takim, e cila po jep çdo ditë rezultate edhe më të mira, sidomos përsa i përket kultivimit të kanabisit. Shembull i qartë i kësaj lufte është edhe renditja e Tiranës si kryeqyteti më i sigurtë në Europë.
POLITIKE
B
8
E martë, 20 NËNTOR 2018
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë evidenton dobësitë e draftit të Qeverisë: Kujdes me PPP-të! Më shumë ekspertizë që të mos kemi “surpriza”
anka e Shqipërisë rekomandon qeverinë të orientohet drejt huamarrjes së brendshme në monedhën vendase dhe me afate të gjata kohore, me qëllim shmangien e rrezikut të rritjes së borxhit publik. Duke komentuar projekt buxhetin për vitin e ardhshëm, Sejko vë theksin se duhen marrë masa për të ruajtur objektivin për uljen e deficitit në 1.9 për qind. Ndërsa në tërësi vlerëson pozitivisht projekt buxhetin për vitin e ardhshëm, ndër sugjerimet e bëra, Sejko është ndalur edhe në thjeshtimin dhe reduktimin e procedurave tatimore për sipërmarrjen si dhe përmirësimin e klimës së biznesit. Sipas tij, risqet potenciale të ekonomisë janë ato që vijnë nga tregjet e huaja dhe mos vazhdimi i reformave strukturore. “Strategjia e huamarrjes duhet të vazhdojë të orientohet drejt rritjes së kohëzgjatjes mesatare të borxhit, çka redukton rrezikun e ri-financimit, dhe në uljen e peshës së instrumenteve me kosto të luhatshme, çka ul luhatjet dhe rrit parashikueshmërinë e flukseve të shërbimit të borxhit publik. Paralelisht me të, në afatin e mesëm dhe të gjatë, administrimi i borxhit publik duhet të fokusohet më shumë në: diversifikimin e bazës së investitorëve, duke rritur vëmendjen ndaj zgjerimit të tregut të brendshëm nëpërmjet përmirësimit të funksionimit të tregut sekondar të letrave me vlerë; kufizimin e huamarrjes në valutë të huaj, e cila – në një regjim të lirë të kursit të këmbimit, si ai që aplikohet në Shqipëri – është premisë për luhatje të larta si në nivelin e borxhit dhe në nivelin e kostos së shërbimit të borxhit; fuqizimin e strukturave dhe përmirësimin e strategjive të administrimit të borxhit, duke nënkuptuar një analizë më të integruar të kostove dhe përfitimeve të strategjive të ndryshme të administrimit”- tha ndër të tjera, Sejko. Koncesionet dhe PPP-të Qeveria duhet të bëjë kujdes të shtuar në lidhjen e kontratave koncesionare, për të mos pasur surpriza që ndikojnë në rritjen e nivelit të borxhit, si dhe të ecet në raport me prioritetet strategjike. Ky ka qenë rekomandimi kryesor
Projektbuxheti, Sejko: Siguroni borxhin, orientohuni drejt huamarrjes vendase
i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko lidhur me projektbuxhetin e vitit 2019. Sejko kërkon një ekspertizë të saktë dhe sipas standardeve ndërkombëtare në mënyrë që efektet të jenë të mirë llogaritura, ndërsa rekomandon që të ulet niveli i shpenzimeve. “Në lidhje me këta skenarë rreziku, Banka e Shqipërisë ka komentet e mëposhtme: Së pari, vlerësimi i ndikimit të goditjeve të mundshme negative, në ekonomi apo
në të ardhurat publike, duhet të shoqërohet me identifikimin e masave që duhen marrë në drejtim të reduktimit të shpenzimeve, për respektimin e vlerës së deficitit buxhetor. Së dyti, vlerësimi i rrezikut që vjen nga programet e partneritetit publik-privat, apo ndryshe PPPtë, sugjeron se shmangiet nga kërkesat e ligjit për pagesat vjetore të PPP-ve deri në nivelin 5% të të ardhurave tatimore të vitit paraardhës, do të përballohen
nëpërmjet rritjes së të ardhurave. Banka e Shqipërisë gjykon se, përtej këtij mekanizmi rregullues në funksion të respektimit të tavanit ligjor, rritja e mundshme e deficitit buxhetor duhet të shmanget nëpërmjet reduktimit të shpenzimeve buxhetore. Për më tepër, ky reduktim duhet të targetojë – në maksimumin e mundshëm – sektorët buxhetorë, të cilët i prodhojnë këto shmangie. Sanksionimi i këtij parimi i shërben ruajtjes së balancave buxhetore, ruajtjes së balancave në shpërndarjen ndërsektoriale të fondeve dhe disiplinimit të kontraktimit të këtyre programeve”- u shpreh Gent Sejko. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë sugjeron nevojën e zbatimit të standardeve më të mira në fushën e kontabilizimit të ndikimit të tyre në treguesit e borxhit. “Në plotësim të komenteve të mëparshme mbi këto programe, gjej me vend të theksoj dhe një herë nevojën për: përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale të njësive që administrojnë vlerësimin, kontraktimin dhe monitorimin e këtyre projekteve, sidomos sa i takon anës ligjore dhe financiare të tyre. Gjithashtu, PPP-të e kontraktuara në lëmin e investimeve publike duhet të jenë konform programit strategjik afatmesëm e afatgjatë të investimeve, sikundër janë identifikuar në programet e zhvillimit të vendit”- ishin rekomandimet e Guvernatorit gent Sejko që u dhanë gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.
Deputetja e PD-së: Skemat e dështuara të Qeverisë me PPP-të, e përfshinë buxhetin në një skemë piramidale
“Projekti 1 miliard euro”, Tabaku: Borxhi publik shkon në 83%
D
eputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka sulmuar ashpër politikat buxhetore të iniciuara nga mazhoranca qeverisëse, e cila sipas saj, vijon të rrisë pabarazinë mes shoqërisë. Gjithashtu, në analizën e saj, nënkryetarja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, ndalet edhe tek projekti “1 miliard euro”, të cilin e cilëson si nismë shkatërrimtare për arkën e buxhetit të shtetit. Përmes reagimit të saj në rrjetin social “Facebook”, Tabaku u shpreh dje se vitin e ardhshëm borxhi publik nga 71 për qind, që është aktualisht, do të shkojë në 83, duke çuar ekonominë drejt kolapsit. “Borxhi i paralajmëruar! Një vit më parë në ditën e
miratimit të buxhetit në emër të grupit parlamentar të PD propozova amendamentin për mos-rritjen e borxhit dhe rresh-
tova, gjithashtu, problematikat e projektit “1 miliard euro”. Fatkeqësisht për shqiptarët qeveria dhe mazhoranca ndërmori
nismën që do të shkatërrojë arkat e shtetit shqiptar dhe paratë publike si asnjëherë më parë. Skemat e dështuara dhe të konfirmuara si dështim të PPP-ve u çuan në një stad tjetër duke përfshirë në një skemë piramidale gjithë buxhetin e shtetit. Sot Shqipëria ka një borxh publik 71% të PBBsë ndërsa vetëm PPP-të e dhëna deri më tani përbëjnë 12% të PBB-së. Këto skema janë kontrata e përjetshme që qeveria ka lidhur me oligarkët për të kaluar përjetësisht paratë e shqiptarëve në xhepat e tyre dhe më pas xhepat e qeveritarëve. Pasi u dhuron kontrata disa milionë euro në xhepat e koncesionarëve oligarkë dhe më pas në xhepat e qeveritarëve të lidhur me to. Nis një gjoja reformë për të rritur
taksat për qytetarët duke shtuar varfërinë dhe duke prodhuar më shumë pabarazi. Një vit më parë e paralajmëruam por ato vazhduan me kokëfortësinë e tyre duke ndërmarrë këtë nismë me pasoja të frikshme për ekonominë shqiptare. Ballona e borxhit tanimë është kokëposhtë, vitin tjetër borxhi pritet të shkojë më shumë se 83% e PBB-së ndërsa taksat janë rritur më shumë se 5 miliardë USD, biznese do të mbyllen duke marrë me vete në humnerë ekonominë dhe të ardhurat e gjithsecilit prej nesh ndërsa qeveria shfaq filmin me zë të propagandës”- tha deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në analizën e saj të projektbuxhetit të hartuar nga qeveria për vitin e ardhshëm.
SOCIALE
9 E martë, 20 NENTOR 2018
KRYEBASHKIAKU
Veliaj ndez dritat e festave me Yllin, protestuesin që kundërshtonte Pazarin e Ri Pas ndezjes së dritave te Fshati i Festave në sheshin "Skënderbej, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndezi dje edhe dritat te pemës te Pazari i Ri, që është një nga hapësirat më të bukura sot në kryeqytet. Por, ajo që ra në sy është se kryebashkiaku Veliaj i ndezi dritat e pemës së bashku me Ylli Hidrin, një prej protestuesve dhe kritikëve më të mëdhenj të projektit të Pazarit të Ri. Madje, ai ishte edhe një prej atyre pronarëve që kërcënoi edhe me jetë kryebashkiakun Veliaj, ndërsa sot është një nga përfituesit direkt nga zhvillimi i gjithë kësaj zone falë projektit të
Bashkisë së Tiranës, nisur edhe nga klientët e shumtë që vizitojnë restorantin e tij të peshkut. Për këtë arsye, Veliaj kujtoi një skenë aspak të këndshme konfliktuale me Yllin, në kohën kur Bashkia e Tiranës nisi punën për rikualifikimin e Pazarit të Ri, i cili 2 vjet më parë ishte një nga hapësirat më të degraduara të qytetit. "Mbaj mend kur e filluam punën te Pazari i Ri, se Yllit i qesh buza tani, por para 1 viti e gjysmë sherr që kam bërë unë me Yllin, na duket lule ai te Unaza e Re. Kështu thoshte edhe Ylli, këtu do vritemi, mbi trupin tim, këtu do derdhet
gjaku, do ta mbroj me armë. Megjithatë ja ku jemi sot! Me Yllin jo vetëm jemi bërë shokë për kokë, vëllezër, por jemi edhe bashkëorganizatorë të shumë prej gjërave të bukura që ndodhin këtu. Për të gjithë ata që si Ylli para një vit e gjysmë, bënin zhurmë dhe rrëmujë, bllokonin çdo investim, ja ku është shembulli: sot Ylli është më mirë, Pazari është më i mirë, Tirana është më e mirë. Nesër Astiri do jetë më mirë, Unaza e Re do jetë më mirë, Tirana do jetë më mirë dhe gjithë Shqipëria që do të kalojë aty do të jetë më mirë. Nëse kemi mësuar një gjë nga e kaluara
është kjo: në Tiranë, sa herë që bëhet punë ka gjithmonë një parti që mbjellin sherr, por sa herë që tejkalohet sherri dhe mbaron puna, fiton i gjithë qyteti. Fitoi Pazari i Ri, fitoi Bulevardi, Lodrat te
Liqeni, të gjitha investimet që kemi bërë te Unaza e Vogël. Nëse mbajmë këtë ritëm dhe e trajtojmë vitin 2019 si një vit të mundësive të mëdha, mund të bëjmë mrekulli për qytetin tone", deklaroi Veliaj.
Rajoni i Pulias i dhuron Tiranës 3 mijë pemë, bashkëpunim për Ujësjellësin. Presidenti Emiliano: "Pylli Orbital, një prej pyjeve më të mëdhenj në Europë"
R
ajoni i Pulias i bashkohet Bashkisë së Tiranës në nismën e saj ambicioze për krijimin e Pyllit Orbital, një brez i gjelbër me 2 milion pemë që do të rrethojë kryeqytetin shqiptar. Presidenti i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano mbajti premtimin e dhënë një vit më parë, duke dhuruar sot 3 mijë pemët e para, në shenjë miqësie mes dy vendeve, të cilat u mbollën në Liqenin e Farkës, aty ku do të krijohet "Parku i Pulias". Presidenti Emiliano vlerësoi maksimalisht punën e Bashkisë së Tiranës
dhe nismën e kryebashkiakut Veliaj, për të krijuar një prej pyjeve më të mëdhenj në Europë të mbjellë nga dora e njeriut. "Pulia hedh rrënjë në Shqipëri, jo vetëm në mënyrë metaforike. Është kjo ditë e mrekullueshme ku po realizojmë këtë ide të kreut të Bashkisë së Tiranës, i cili ka si qëllim të krijojë një prej pyjeve më të mëdhenj në Europë, të mbjella nga dora e njeriut, me miliona pemë të dhuruara nga të gjithë miqtë e Shqipërisë. Ky është një lis i pyjeve tona, i cili ka bërë një rrugëtim që nuk ndan, por bashkon dhe hedh rrënjë në Shqipëri. Në Itali ka një ligj ku thuhet: sa herë lind një fëmijë, duhet mbjellë një pemë, ndaj për ne ky është një moment tejet emocionues dhe miqësor sepse Pulia në Shqipëri ndihet si në shtëpinë e saj", tha ai. Kryebashkiaku Veliaj falenderoi Presidentin Emiliano për dhuratën konkrete në forcimin e miqësisë mes dy vendeve. "Në politikë takojmë shumë njerëz që bëjnë premtime, që nuk mbahen kurrë. Ajo që më vjen mirë është se presidenti Emiliano dha një fjalë dhe e mbajti. Sot është
Veliaj: Me ndihmën e qytetarëve do kapim rekordin e 150 mijë pemëve
kthyer me skuadrën e tij me 3 mijë pemët e para, ndërsa 1 mijë të tjerat do të vijnë në mars. Në Liqenin e Farkës kemi projektuar një parcelë të re, e cila do të quhet 'Parku i Pulias', si park miqësisë, i bashkëpunimit dhe i dashurisë që kemi për njëri-tjetrin", theksoi Veliaj. Mandej, Veliaj ftoi trupin diplomatik në Tiranë, qytetarët dhe bizneset që të bëhen pjesë e aksionit për mbjelljen e pemëve në kryeqytet. "Mezi pres që të na bashkohen edhe përfaqësi të tjera ndërkombëtare në Tiranë, për të lënë shenjë në këtë qytet. E filloi Presidenti Emiliano me këto 3 mijë pemë dhe mezi pres që edhe rajone të tjera apo kryetarë të tjerë bashkish në Itali t'i bashkohen kësaj nisme. Dua t'i ftoj qytetarët, një mënyrë fantastike për ta festuar këtë
fundvit është jo vetëm duke qenë në shesh për të pritur festat, por edhe duke i kujtuar festat. Ata që vijnë nga emigracioni, kush feston një ditëlindje apo ditë të shënuara, mund të mbjellë pemë. Duke mbjellë secili një pemë, mund të japim kontributin tonëpër të kapur një rekord në Tiranë me 150 mijë pemë për këtë sezon", tha Veliaj. Bashkia e Tiranës dhe Rajoni i Pulias do të rrisin bashkëpunimin edhe në fushën e menaxhimit dhe të trajtimit të ujit të pijshëm. Kryebashkiaku Veliaj dhe Presidenti Emiliano biseduan mbi mundësinë e shkëmbimit të eksperiencave të suksesshme në fushën e ujësjellës-kanalizimeve. "Kemi gjithashtu një bashkëpunim për çështjen e ujësjellësit, ku Rajoni i Pulias ka një reputacion maksimal te menaxhimi
i burimeve ujore. Ki parasysh se është një vend i cili nuk ka shumë burime ujore, që do të thotë se janë bërë mjeshtra i burimeve që kanë.
Kështu, besoj se edhe ujësjellës-kanalizimet e Tiranës mund të përfitojnë shumë nga eksperienca e miqve puljezë", tha Veliaj. Duke vlerësuar bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës, ambasadori italian në vendin tonë, Alberto Cutillo e cilësoi rajonin e Pulias një shembull të bashkëpunimit midis dy brigjeve të Adriatikut. "Diplomacia është konkrete, por dua të them që falë edhe krahinave italiane, Rajoni i Pulias, është vërtet një shembull. Si ambasador i Italisë nuk dua të favorizoj, të gjithë krahinat bëjnë një punë të rëndësishme, por rajoni i Pulias jo vetëm për shkak të afrimitetit gjeografik, por edhe falë kësaj afërsie kulturore e njerëzore, është vërtet një shembull bashkëpunimi ndërmjet dy brigjeve të Adriatikut", deklaroi Cutillo. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Presidenti i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano përuruan edhe zyrat e reja të Institutit Italian të Kulturës në Tiranë.
AKTUALITET
10
E martë, 20 NËNTOR 2018
Përveç hetimeve për akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, ndaj Martinajt është hapur hetim dhe për pastrim të produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale
“Burg pa afat” për Ervis Martinaj, zbërthehet celulari me 73 mijë materiale G
jykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë ndaj Ervis Martinajt. Nga burg me afat 30-ditor, masa është “burg pa afat”. Vendimi është marrë me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, e cila apeloi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ndaj Martinajt janë ngritur edhe akzua që kanë të bëjnë me organizimin e paligjshëm të lotarive, fshehje të të ardhurave, pastrim të produkteve të veprës penale, vepra që kanë të bëjnë me aktivitetin e Martinajt në fushën e basteve sportive. Pas vendimit të Apelit, avokati i Martinajt nuk pranoi të prononcohej por jashtë kamerave mësohet se ai do të ushtrojë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër këtij vendimi, që e mban Martinajn në burg deri në përfundimin e plotë të hetimeve. Për ngjarjen e 4 tetorit në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, janë arrestuar 3 të tjerë; Ervis Martinaj, Eljon Hato dhe Geldo Hoti; ndërsa në kërkim janë Ervin Mata, Fabio Allushi, Meviol Bilo dhe A.Boshnjaku. 36-vjeçari Martinaj akuzohet për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë. Nga ana tjetër, telefoni i markës “Iphone X”, i sekuestruar biznesmenit Ervis Martinaj në spital ditën kur ai mbeti i plagosur në lokalin
Monopol në ish-Bllok, është duke u analizuar nga “TaskForca” që udhëheq luftën me krimin e organizuar. Pas kthimit të telefonit nga Izraeli ku u gjet paswordi ky telefon përmban 73,588 të dhëna. Që në formën e SMS-ve, fotove, videove, biseda në platformat e komunikimit në Whats Up, Telegram, Viber dhe në plat-
formën e komunikimit të Instagram. Prokurorët e çështjes i thanë Gjykatës së Apelit se: “Nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton dyshimi se është personi i regjistruar në listën e kontakteve të aparatit celular të sekuestruar Ervis Martinajt, personit nën hetim me emrin “Aldoo”, me të cilin zhvillon komunikimin në cha-
ITALI
DURRËS
Paratë e kokainës investohen në lojërat e fatit
K
ryeprokurori i Antimafias Italiane, Federico Calfiero De Raho, ka konfirmuar dhe një herë lidhjet mes trafikantëve shqiptarë të drogës e mafias kalabreze Ndrangheta. Gjatë një konference me të gjitha strukturat e prokurorive italiane, ai ka theksuar fuqinë ekonomike të mafias italiane e shtirë pothuajse në të gjithë Europën dhe që përmes shoqërive offshore dhe investimeve në biznesin e lojërave të fatit, riciklon paratë e pista duke infuencuar tregjet ekonomike kudo qofshin. ‘’Mafiet nuk janë më ashtu siç imagjoneheshin një herë e një kohë. Janë sipërmarrje në të gjitha drejtimet me pasuri të pakufijshme që ndikojnë në ekonominë reale. Mafia kalabreze, Ndrangheta, kontrollon një ekonomi të gjerë përmes trafikut të kokainës që mbërrin me tonelata nga Amerika jugore dhe hyn në Itali përmes porteve të Livornos, Gioa Taura, Napoli e Salerno por dhe përmes porteve të Adriatikut në Shqipëri’’. Sipas kryeprokurorit të Antimafias, Ndrangheta ka shtrirë duart dhe në
tin e platformës Telegram të cilit i kërkohet të “afrohet tek dyqani i Redit me armë”. Pra nga ana jonë dyshohet se personi me emrin “Aldoo” është pikërisht shtetasi Eljon Hato (alias Esmerald Hato)”. Dinamika e ngjarjes-Ka qenë ora 21:27 minuta e datës 4 tetor 2018, kur Ervis Martinaj, Eljon Hato, Redi Popescu dhe një i ri tjetër,
i paidentifikuar hyjnë së bashku brenda lokalit “Monopol” në ish-Bllok. Pas tyre afrohen edhe dy shokë të tjerë të Ervis Martinajt, përfshirë Fabjol Gaxhën, i cili mbeti i vrarë nga kjo përplasje me armë. Sherri nis me grushte në orën 21:28 minuta e 30 sekonda. Në këtë moment shihen teksa dalin me vrap dhe të frikësuar personat që ishin brenda lokalit “Monopol”. Në orën 21:29 minuta dhe 20 sekonda dallohet teksa grupi i Ervin Matës konfliktohet me grushta më grupin e Ervis Martinaj. Në këtë moment me grushta zihen Ervis Martinaj me Ervin Matën, Fabjol Gaxhën si dhe Eljon Hato me komandon Mervjol Bilo. Të shtënat e para janë dëgjuar në orën 21:29 minuta e 30 sekonda, ku nga video shihet që komandoja Mervjol Bilo qëllon Eljon Haton. Disa sekonda pasi janë dëgjuar të shtënat, shihet se nga lokali Monopol dalin Mervjol Bilo, Ervin Mata, i dashuri i Elvana Gjatës, Geldo Hoti dhe një person i cili nuk dallohet qartësisht. Më pas, nga lokali del Redi Popesku dhe Ervis Martinaj, i cili është plagosur në qafë dhe dorën e ka të gjakosur. Një shok i tij është afruar dhe e ka marrë në krah për ta çuar në spital. Hato mban një telefon në dorë dhe dallohet që nuk është në gjendje të ecë.
veri të Europës përmes një organizimi sipërmarrës që vendos njerëzit e tyre në të gjitha pikat e referimit për biznesin e tyre. ‘’Tregu i drogës, përmes shoqërive offshore investon në shoqëritë e lojërave të fatit, duke bërë qarkullimin e parave e kushtëzimin e tregjeve kudo qofshin’’.
Lënda plasëse, drejtori i Hekurudhës: Nuk kam konflikte N jë pako e dyshimtë u konstatua mëngjesin e së hënës pranë vendparkimit të automjetit të drejtorit të Përgjithshëm të Hekurudhave shqiptare, Ani Dyrmishi. Pakoja rezultoi të ketë qenë një alarm fals për vendosje eksplozivi por ndërkohë hetimet rreth saj nuk kanë reshtur. Dyrmishi thekson se nuk është ndjerë kurrë i kërcënuar dhe se nuk ka konflikt me asnjë person. Në fund të deklaratës, ai kërkon nga organet hetimore që të zbardhin ngjarjen. “Kurrë nuk jam ndjerë i kërcënuar. Kam ecur dhe vazhdoj të ecë i lirë në qytetin tim gjate gjithë kohës. Figura ime si qytetar por edhe si drejtues i lartë i HSH, kurrsesi nuk lidhen me ngjarjen. Unë nuk kam asnjë konflikt personal apo konflikt në lidhje me detyrën që unë mbaj, Administrator i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhës Shqiptare. Gjatë ushtrimit të detyrës, kurdoherë jam mbështetur dhe
do të vazhdoj të respektoj e zbatoj vetëm Ligjin sot dhe me të ardhmen. Padyshim, nxis dhe pres nga organet ligjzbatuese të hetojnë e sqarojnë rrethanat e ngjarjes dhe të vihen përpara drejtësisë personat përgjegjës”. Pakoja, saktësisht një bidon i errët dhe një aparat celular, u gjet pranë një vendparkimi të hapur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, pranë stacionit të trenit ku Dyrmishi banon.
AKTUALITET
11
E martë, 20 NËNTOR 2018
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, tërhoqi vëmendjen edhe të strukturave vendore për të mos neglizhuar asnjë rast të fëmijëve që kanë nevojë për ndihmë
N
ë ditën botërore të parandalimit të abuzimit ndaj fëmijëve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë vizitës në qendrën e pritjes së telefonatave të linjës kombëtare “Alo 116 111” për fëmijët e neglizhuar, deklaroi se vetëm gjatë këtij viti janë menaxhuar nga Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve 1105 fëmijë që kanë patur nevojë për mbrojtje nga dhuna dhe abuzimi. “Ti përgjigjesh një fëmije që ka nevojë për ndihmë është më shumë sesa detyrë, është përgjegjësi morale e secilit prej nesh, ndaj është e rëndësishme të dëgjosh drejtpërdrejt prej tyre nevojat, kërkesat, dëshirat për të krijuar një sistem ku të gjithë bashkë jemi pjesë, që i mbron fëmijët, ku veprohet shpejt, në interesin më të lartë të tyre”. Ministrja vlerësoi punën e bërë nga “Alo116” për mbrojtjen dhe adresimin e çdo problematike të fëmijëve, me mbi 666 mijë telefonata në këto 10 vite dhe 15.765 fëmijë të ndihmuar. Manastirliu tërhoqi vëmendjen edhe të strukturave vendore për të mos neglizhuar asnjë rast të fëmijëve që kanë nevojë për ndihmë. “Pushteti vendor, pushteti qendror, të gjithë bashkë duhet të punojmë çdo ditë për të krijuar një mjedis të sigurtë për çdo fëmijë sepse për ne fëmijët janë të parët”, tha Manastirliu. Vetëm gjatë këtij viti janë menaxhuar nga Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve 1105 fëmijë që kanë patur nevojë për mbrojtje nga dhuna dhe abuzimi. Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë “Alo 116” është një shërbim falas këshillimi dhe referimi për fëmijët. Ky shërbim komunikon me fëmijët nëpërmjet numrave: 116 111-Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë; “Alo 116 000”-Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët e Humbur. “Alo 116 111” mbështetet nga
Manastirliu në linjën e këshillimit të fëmijëve “Alo 116”: Mos neglizhoni asnjë rast PUSHTETET “Pushteti vendor, pushteti qendror, të gjithë bashkë duhet të punojmë çdo ditë për të krijuar një mjedis të sigurtë për çdo fëmijë sepse për ne fëmijët janë të parët”, tha Ministrja Ogerta Manastirliu.
“ALO 116”
zyra e UNICEF-Shqipëri dhe nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ( CRCA Shqipëri). “Alo 116 111” mbështet dhe nga kompanite celulare: AMC, VODAFONE, EAGLE MOBILE, PLUS DHE AKEP. Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë është një instrument që ka për qëllim të këshillojë fëmijët përmes telefonit dhe të referojë nevojat e tyre në institucionet përkatëse. “Alo 116” si një shërbim i ri dhe unik në të
gjithë Shqipëri synon ngritjen e standarteve dhe procedurave të duhuar në funksioan të një shërbimi cilësor për fëmijët. Shërbimi ofrohet nga një grup psikologësh dhe punonjësish socialë të cilët presin telefonatat e femijëve dhe i këshillojnë për problemet dhe shqetësimet e tyre; informojnë në lidhje me temat të cilat fëmijët dhe adoleshentët janë të interesuar; dhe referojnë në shërbimet për të cilat fëmijët dhe adoleshentët
kanë nevojë. Shërbimet që “Alo 116 111” ka ofruar gjatë viteve janë: Informimi i fëmijëve të rinjëve, prindërve apo personave të tjerë që punojnë për fëmijët, rreth shërbimeve që ofron linja; Psiko-edukim mbi tematika të tilla si duhani, droga , sëmundjet seksualisht të trasmentueshme dhe karateristikave që ndjekin fazat e zhvillimit psiko-social dhe fizik tek fëmijët; Trajtim dhe ndërhyrje e menjëhershme për fëmijët dhe të rinjtë në rrezik;
BURREL
“Shërbimi ofrohet nga një grup psikologësh dhe punonjësish socialë të cilët presin telefonatat e fëmijëve dhe i këshillojnë për problemet dhe shqetësimet e tyre; informojnë në lidhje me temat të cilat fëmijët dhe adoleshentët janë të interesuar dhe referojnë”. Mbështetje emocionale për fëmijët dhe adoleshentët në gjëndje krize; Ofrimi i këshillimit profesional me telefonon dhe referimi i rasteve në shërbimet sociale që ofrojnë në Shqipëri, sipas nevojave të fëmijëve; Bashkëpunim me institucionet shtetërore dhe organizatat private për të mundësuar ofrimin e ndihmës së nevojshme fëmijëve dhe familjeve.
PEDIATRIA
Të dënuarit në grevë urie: S’kemi kushte Dyndje në urgjencë, fëmijët me viroza N U ë burgun e Burrelit, nuk ka qetësi. Në grup të burgosurisht paralajmërojnë se do të hyjnë në grevë urie për shkak të kushteve. Ata ankohen për kushte të vështira të jetesës brenda ambineteve të burgut. Të dënuarit kanë tentuar të hyjnë në grevë uri, po mësohet se nuk janë lejuar nga drejtori. Por ky i fundit ka deklaruar se janë në negociata për të plotësuar kushtet e tyre. Mësohet se ata që ankohen për kushtet e vështira janë persona të dënuar me 25-30 vite burgim. “Sapo dola nga qelitë e të burgosurve, jam në negociata.
Ne po punojmë dhe po lyejmë burgun. Nëse duan të futen në greve urie sipas ligjit, ata duhet të firmosin. Jemi në negociata”,theksoi, Fatjon Kurti. Kushtet në ambientet
e burgjeve në Shqipëri shpeshherë ka qenë temë diskutimi dhe denoncimi nga institucionet dhe shoqatat, të cilat merren me ruajtjen dhe garantimin e të drejtave të njeriut.
lja e menjëhershme e temperaturave ka rritur numrin e virozave tek fëmijët. Urgjenca e pediatrisë në Tiranë, ishte plot me prindër që sillnin fëmijët e tyre të prekur nga viroza të ndryshme që qarkullojnë. Në fundjavë paraqiten të gjithë në urgjencën e pediatrisë, pasi qendrat shëndetësore nuk ofrojnë shërbim mjekësor të dielave. Kjo situatë është edhe gjatë javës, pasi prindërit kanë më tepër besim tek mjekët e Qendrës Spitalore Universitare, kur në fakt duhet të ndodhë e kundërta. Për shkak të ngarkesës së madhe,
një mjek duhet të përballojë një numër vizitash mbi kapacitetin njerëzor, ndërkohë që pediatri në qendrën shëndetësore të lagjes ndjek në vazhdimësi fëmijën dhe mund të jetë më efikas mjekimi atje. Ndonëse ka shumë raste të prekurish, si fëmijë dhe
të rritur, mjekët e familjes thonë se është grip, Instituti i Shëndetit Publik ende nuk konfirmon se janë izoluar raste të gripit në vend. Në ISHP thonë se shpesh mjekët e familjeve ngatërrojnë gripin me virozat, pasi shenjat klinike janë të ngjashme.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
D
itën e djeshme, Ati i Shenjtë, Papa Francesku ka pritur në një audiencë private një delegacion të shtetit shqiptar kryesuar nga kryetari i Kuvendit z. Gramoz Ruçi së bashku me një përfaqësi të besimeve fetare shqiptare e arbëreshe. "Shqipëria është pjesë integruese e Evropës e përmes traditave të saj më fisnike, dokumenton origjinën e qytetërimit të saj", është shprehur Ati i Shenjtë gjatë këtij takimi. "Megjithatë ky vend, tha Papa Francesku, kërkon një zhvillim të vërtetë e të balancuar në mënyrë që brezat e rinj të mos detyrohen të zgjedhin rrugën e emigracionit, duke çuar në dobësimin e forcë e aftësive të vendit që janë thelbësore për zhvillimin e saj human e civil. "Lidhja antike e miqësie dhe marrëdhënieve mes Shqipërisë e Vatikanit sot është ripërtërirë", tha Ati i Shenjtë duke e vlerësuar Shqipërinë si një vend me histori të lashtë e të lavdishme. Gjatë këtij takimi Papa Francesku ka përshëndetur komunittin italo-shqiptarë të arbëreshëve, si dhe ka vlerësuar klimën e respektit e të besimit reciprok që ekziston në Shqipëri mes katolikëve, ortodoksëve e myslimanëve. "Kjo bashkëjetesë fetare është një e mirë e çmuar për vendin e për paqen", u shpreh ai. Fjala e Papa Franceskut: Të dashur vëllezër ipeshkvij e meshtarë! Vëllezër e motra! Me kënaqësi të veçantë, ju uroj mirëseardhjen juve, që keni ardhur këtu me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së heroit tuaj kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Përshëndes me mirënjohje të pranishmit dhe, me mendje edhe gjithë shqiptarët, në atdhe e në vende të tjera të botës, të cilët, në
12 E martë, 20 NENTOR 2018
Papa Francesku: Ndihmoni të rinjtë shqiptarë të mos largohen nga vendi
emër të lidhjeve të lashta të miqësisë e të marrëdhënieve të vazhdueshme, e shohin gjithnjë me dashuri Selinë e Shën Pjetrit. Në këtë kuadër, më pëlqen të kujtoj se 50 vjet më parë, Shën Pali VI deshi të presë një përfaqësi të shqiptarëve. Shqipëria, tokë me histori të lashtë e të lavdishme është pjesë përbërëse e Evropës dhe përmes traditave të saj më fisnike e më jetësore dokumenton zanafillën e vetë qytetërimit të saj. Sot, kujtojmë e kremtojmë Gjergj Kastriotin Skënderbeun, bir heroik i një populli të fortë e bujar, që mbrojti me guxim vlerat shpirtërore dhe emrin e krishterë, aq sa të meritonte titullin "Athleta Christi". Me veprat e
tij, farkëtoi identitetin kulturor shqiptar, duke u bërë simbol i padiskutueshëm lidhjeje dhe bashkimi kombëtar, si dhe interpretues në nivelin më të lartë i vlerave të besnikërisë së ndershme ndaj impenjimeve të ndërmarra lirisht. Rëndësia e veçantë e figurës dhe e veprës së Kastriotit përfaqësohet mirë në flamurin tuaj, me shqiponjën e zezë dykrenore në sfodin e kuq, bërë sipas stemës së heroit. Pak herë në histori, një individ i vetëm ka arritur t'i mishërojë kaq qartë e kaq gjerësisht virtytet e një populli, deri në atë pikë sa është e vështirë t'i kuptohet shpirti, pa u ndalur e pa marrë parasysh parimet dhe vlerat, që e
frymëzuan atë personazh të veçantë. Pas vdekjes së heroit dhe pas pushtimit të Shqipërisë, shumë shqiptarë preferuan të emigrojnë dhe shumë prej tyre u vendosën në Itali, në qendër të gadishullit e në jug, sidomos në Kalabri e Sicili, duke u dhënë jetë Rretheve kishtare shqiptare të Ungrës, të Horës së Arbëreshëve dhe të Grotaferratës. Prania, në takimin e sotëm, të një grupi arbëreshësh, pra, italo-shqiptarësh me traditat dhe shprehjet e tyre gjuhësore përçuar prej shekujsh, na bën të imagjinojmë atmosferën e Shqipërisë së Skënderbeut dhe na konfirmon se heroi kombëtar mbetet urë e vlefshme për ruajtjen e lidhjeve të frytshme të arbëreshëve me tokën e tyre të origjinës. Për arsye të rëndësisë së veçantë të figurës dhe të veprës së gjithanshme të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, kuptohet më së miri pse Shqipëria ka dashur ta shpallë këtë vit, "Vit mbarëkombëtar të Skënderbeut". Uroj me gjithë zemër që ky përvjetor të mos kufizohet në kremtimin e lavdisë së veprave të kaluara, por të jetë për Shqipërinë edhe rast i volitshëm për impenjimin e risuar të të gjithëve - institucione e qytetarë - në favor të një zhvillimi të vërtetë e të ekuilibruar, në mënyrë që brezat e rinj të mos detyrohen të zgjedhin emigracionin, duke e dobësuar vendin nga forcat
dhe aftësitë e domosdoshme për zhvillimin e tij njerëzor e civil. Puna e përbashkët e të gjithëve drejt këtij objektivi do të bëhet mënyra më e mirë për të mishëruar në kohën e tanishme, dashurinë për atdheun, që frymëzoi Gjergj Kastriotin Skënderbeun, në kohën e vet. Ai, duke interpretuar sa më mirë karakterin dhe traditat e popullit tuaj, shprehu vlefshëm shqiptarinë, term i përdorur nga shkrimtari i shekullit XIX, Pashko Vasa, për të treguar identitetin shpirtëror, që i bashkonte të gjithë shqiptarët, përtej dallimeve me natyrë fetare. Në Shqipëri, kjo bindje i dha shtysë bashkëjetesës paqësore ndërmjet njerëzve, që u përkisnin feve të ndryshme, duke u kthyer me kohë në bashkëpunim e vëllazërim. Siç pata rastin të pohoj, me rastin e vizitës sime në Shqipëri, "klima e respektit dhe e besimit të ndërsjellë ndërmjet katolikëve, ortodoksëve e myslimanëve është pasuri e çmueshme për vendin" (Takimi me autoritetet, 21 shtator 2014: Insegnamenti II, 2 [2014], 271). Ajo tregon se bashkëjetesa paqësore ndërmjet njerëzve, që u përkasin feve të ndryshme, është rrugë, e cila mund të përshkohet konkretisht, sjell harmoni dhe çliron forcat më të mira e krijimtarinë e mbarë popullit, duke e shndërruar bashkëjetesën e thjeshtë në bashkëpunim e vëllazërim të vërtetë. Gatishmëria për t'i konsideruar ndryshimet si rast për dialog, vlerësim e njohje të ndërsjelltë, favorizon gjithashtu, zhvillimin e udhëve shpirtërore të vërteta e bëhet shembull i vlefshëm, për t'u parë me interes të madh në ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme, themeluar mbi respektimin e dinjitetit të njeriut. Duke përkujtuar me mirënjohje shenjtorët martirë, që e dëshmuan fenë me çmimin e jetës, si edhe Shën Terezën e Kalkutës, me kënaqësi i jap Bekimin Apostolik secilit prej jush, këtu të pranishëm, familjarëve tuaj dhe gjithë popullit shqiptar. Një favor… mos harroni të luteni për mua. Faleminderit!
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
13 E martë, 20 NENTOR 2018
AKTUALITET
14
E martë, 20 NËNTOR 2018
Më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare do të donte të shkonte në vendet më të pasura. Rreth 65 mijë shqiptarë kërkuan azil në Gjermani në vitet 2015-16
Mbi kamion drejt BE-së, shqiptarët paguajnë 2500 euro M
es gomave dhe mbi kamion, është mënyra se si shqiptarët tentojnë të largohen nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së. Nga porti i Durrësit ata synojnë të shkojnë drejt Italisë duke paguar shoferët e kamionëve nga 1500-2500 euro. Të gjithë personat rezultojnë me probleme për të lëvizur në hapësirën Schengen, ndërsa janë kthyer dhe ndëshkuar me masë administrative 20 mijë lekë të reja gjobë secili. Ndërkohë që janë arrestuar gjithashtu edhe dy drejtuesit e kamionëve, të cilët kundrejt vlerës 1500 -2500 euro për person i kishin fshehur për ti kaluar në Itali. Gjithashtu në Durrës është arrestuar edhe Raida Kollobani, (alias Raida Priska) 41vjeç, banuese në Tiranë e cila ishte në kërkim ndërkombëtar. Ajo ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore italiane, për arsye se është dënuar me 10 vjet e 7 muaj e 11 ditë burgim, për veprat penale: “Pjesëmarrje në organizatë kriminale/ grup kriminal për lëndet narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal Italian. Aksioni Z.GJ 39-vjeç, banues në Lezhë i dënuar më parë me 7 muaj në Belgjikë për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa pasi kishte vuajtur dënimin ishte kthyer. Ai po tentonte që të kalonte së bashku me E.P 31-vjeç, banues në Lezhë. I kthyer i treti është Z.C 17vjeç, lindur në Shijak, i cili kaloi në mënyrë të paligjshme rrethimin e
ARRESTIMI
Bektash Muka, “i forti” që nuk i bindej policisë
I kërkuar prej një viti për vjedhjen e gjysmë milioni euro bizhuteri në një qendër tregtare në Maltë, Bektash Muka ka rënë në prangat e policisë malteze. 27-vjeçari nuk është i panjohur për policinë shqiptare. Në vitin 2016 ai përplasi makinën e tij tip “BMW X6” për shkak të shpejtësisë pasi nuk iu bind urdhërit të Policisë për të ndaluar. Kjo pasi në rrugën “Sami Frashëri” shërbimet e policisë “Shqiponja” i kishin bërë me shenjë për të ndaluar mjetit. Atë kohë, Muka ishte në ndjekje për një sherr që kishte. Muka nuk iu bind urdhrit të “Shqiponja-ve” për të ndaluar dhe vazhdoi rrugën me shpejtësi dhe si rezultat në rrugën “Prokop Mima” u përplas me një mur rrethues të një banese. 27-vjeçari me të njëjtën automjet, disa muaj më parë, përplasi furgonin e Policisë që përdorej nga “Shqiponjat”, të cilët edhe në atë rast përsëri i kishin bërë shenjë ndalimi.
SHKODËR
jashtëm me qëllim për të kaluar në tragetin e linjës Durrës-Ancona. D.S 22-vjeç, lindur në Dibër ishte i fshehur poshtë një kamioni midis gomave. Në kamionin e Erion Rucajt 39-vjeç, banues në Tiranë, u gjet i fshehur në kabinën e kamionit, tek krevati i shoferit G.T 37-vjeç, lindur ne Kosovë, i cili po tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme me linjën Durrës Ancona për në Itali, duke paguar shoferin Erion Rucaj me 1500 euro. Drejtuesi i kamionit Erion Rucaj u arrestua. Në kamionin e Kastriot Gjinit 40-vjeç u gjet i fshehur E.N 23-vjeç, lindur ne Dibër. Kami-
oni ishte i plumbosur dhe shoferi kishte prerë litarin dhe e kishte futur brenda nga mushamaja e trajlerit. Nga kontrolli në sistemin TIMS ky person rezultoi se ishte kthyer deportiv nga Norvegjia me motivin kapur me qëndrim ilegal në tejkalim të afeteve të qëndrimit dhe punësim ilegal. Dënim me afat 2-vjeçar dhënë në Norvegji dhe për të kaluar në Itali do të paguante 2500 euro shoferin Kastriot Gjini. Drejtuesi i kamionit Kastriot Gjini u arrestua në flagrancë. Situata Më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare do të donte të shkonte
RRUGËT “Mes gomave dhe mbi kamion, është mënyra se si shqiptarët tentojnë të largohen nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së. Nga porti i Durrësit ata synojnë të shkojnë drejt Italisë duke paguar shoferët e kamionëve nga 1500-2500 euro”.
në vendet më të pasura dhe me shkollim më të mirë. Nga një studim i udhëhequr nga Russell King i Universitetit të Sussex dhe studiuesi shqiptar Ilir Gedeshi, zbuloi se migrimi potencial i vendit ishte rritur nga 44 përqind në 2007-ën, në 52 përqind në 2018-ën. Që kur Shqipëria rrëzoi komunizmin më 1991, më shumë se 1.4 milion shqiptarë, gati gjysma e popullsisë aktuale të vendit, kanë emigruar kryesisht në Italinë dhe Greqinë fqinje dhe më pak në Britani, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara. Studimi tregoi se motivet ekonomike ishin akoma faktori kryesor i migrimit por me ndryshimin se tani shqiptarët preferojnë të largohen drejt Gjermanisë dhe SHBA-ve, duke mos u joshur më nga vendet fqinje. Rreth 65,000 shqiptarë kërkuan azil në Gjermani në vitet 2015-16 por shumica e tyre u refuzuan.
Parandalohet konflikti, në pranga 4 persona
Policia e Shkodrës ka reaguar shpejt, pas raportimit për të shtëna në ajër me armë zjarri, duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të çastit, e duke prangosur 4 persona gjithsej. Enton Dushaj është konfliktuar me Eduard Bajramaj, në një lokal në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës. Në largim e sipër, Dushaj ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri të tipit pistoletë. Ndërsa policia, me marrjen e njoftimit ka reaguar në kohë, duke kapur dhe arrestuar dy të rinjtë e përfshirë në konflikt, si dhe dy shokë të tyre. Enton Dushaj, 33-vjeç, akuzohet për “mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve e municioneve”, “kanosje” dhe “prishje të qetësisë publike”, ndërkohë që 26-vjeçari Kristian Shkambi dhe 38-vjeçari Eduard Bajramaj akuzohen për “moskallëzim krimi”. Ardit Bajramaj, 27-vjeç, veç moskallëzimit të krimit akuzohet edhe për “mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve e municioneve”.
AKTUALITET
15
E martë, 20 NËNTOR 2018
Sipas NCA-së, shumica e të trafikuarave janë nga Shqipëria. Ato trafikohen nga një rrjet i gjerë bandash të cilat veprojnë në të gjithë Europën “Ai (trafikanti) më pa mua si një qenie njerëzore gjatë muajve të parë. Por atëherë unë isha në posedim të tij. Vetëm pas dy muajsh, kur isha plagosur, ai priste që të shërohesha dhe nisi të sillte burra, miq, nuk e di kush ishin, kuptova që shumica e tyre ishin vetëm kafshë që u përpoqën të kënaqnin veten”. Ky është rrëfimi i njëres prej tyre. Media britanike “Sky News”, zbarkoi në Shqipëri, pasi Agjencia Kombëtare e Krimit në Angli, zbuloi se ka një rritje me 35 për qind të trafikimit dhe shitjes së vajzave shqiptare. Sipas ‘’Sky News’’, shumica e të trafikuarve përdoren për prostitucion në rrugë, një pjesë tjetër përfundon në ruajtjen e plantacioneve të drogës, shitjes së saj e deri tek ushtrimi i punës në të zezë. Gazetari Dan Whitehead dhe kolegët e tij janë ndalur në Vlorë, në një qendër ku ndodhen 15 femra, që kanë qenë viktima të trafikut dhe janë janë kthyer së fundmi nga Anglia. Të torturuara barbarisht, femrat janë goditur edhe pse ishin shtatzëna. Një nga zërat për median britanike ishte Besjana, e cila tregoi se pasi kishte mbetur shtatzënë, familja, kryesisht vëllai dhe nëna i kishin bërë dalje, ndërsa kishin ushtruar dhuna me qëllim që të dështonte fëmijën. ‘’Ata më rrahën që unë të humbisja foshnjën, ishte vërtet keq, sepse unë mund ta humbja fëmijën në çdo moment’’, tha ajo për gazetarët e “Sky News”. Një tjetër dëshmi që “Sky News” sjell është ajo e një vajzë tjetër. “Ajo u shit për seks nga bandat shqiptare në Europë dhe tani po merr ndihmë në Britani të Madhe nga Ushtria e shpëtimit, ndërsa trafikantët e saj nuk janë kapur ende”, shkruan “Sky News”. Sipas NCA-së, shumica e të trafi-
Shitja e vajzave shqiptare në Britani, rrugët e sofistikuara të mafies RRUGËT “Shqiptarët gjithnjë e më të prekur janë duke u shënjestruar nga bandat e trafikimit nëpërmjet rrjeteve sociale. Disa banda kriminale të organizuara postojnë në faqet e agjencive të punës së rreme, foto ku kërkojnë kameriere apo parukiere por këto gjëra nuk ekzistojnë”.
RRËFIMI
kuarave janë nga Shqipëria. Ato trafikohen nga një rrjet i gjerë bandash të cilat veprojnë në të gjithë Europën, ndërsa në gjuhën e tyre ata e konsiderojnë si një shkëmbim “mallin”, veprimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Zv/drejtori i NCA-së, Tom Dowdall, i cili ka shigjetuar bandat shqiptare si të rrezikshme, madje i cilëson ato si banda poli-kriminale. ‘’Bandat kriminale të organizuara shqiptare janë duke
operuar në mënyrë të sofistikuar dhe aktivitetin veç Britanisë së Bashkuar, ata ushtrojnë aktivitetin dhe në vende të tjera të BE. Ata janë ato që ne e quajmë poli-kriminelët’’, shtoi ai. Mediat sociale janë përdorur nga këto banda për të shpallur njoftime për vende të lira pune, e më pas gratë dhe vajzat kanë rënë pre e trafikimit seksual. Aktiviteti i këtyre bandave është shumë i zgjeruar, pasi krahas trafikut
të qenieve njerëzore, ata kanë shitur edhe armë në disa vende të ndryshme. Shqiptarët gjithnjë e më të prekur janë duke u shënjestruar nga bandat e trafikimit nëpërmjet rrjeteve sociale. Disa banda kriminale të organizuara postojnë në faqet e agjencive të punës së rreme, foto ku kërkojnë kameriere apo parukiere por këto gjëra nuk ekzistojnë. Qeveria e Britanisë së Madhe ka ofruar 150 milionë
“Ai (trafikanti) më pa mua si një qenie njerëzore gjatë muajve të parë. Por atëherë unë isha në posedim të tij. Vetëm pas dy muajsh, kur isha plagosur, ai priste që të shërohesha dhe nisi të sillte burra, miq, nuk e di kush ishin, kuptova që shumica e tyre ishin vetëm kafshë që u përpoqën të kënaqnin veten”. paund për të luftuar trafikimin në vendet të ndryshme, përfshirë këtu edhe 33 milionë paund më shumë për t’u vënë në përdorim nga vendet më me rrezik të lartë të trafikut.
LISTA
VETTINGU - KPA LË NË FUQI SHKARKIMIN
‘’Kryekomisar’’, shpallen 30 fituesit
Presione dhe gjoba, prokurori Trenova reagon për vendimin e KPA
K Për gradën ‘’Komisar’’ u anulua testimi por janë shpallur fituesit për gradën ‘’Kryekomisar’’. Për këtë gradë rezultojnë fitues vetëm 30 kandidatë nga 130 që ishin vendet e lira. Fituesit kanë arritur që të grumbullojnë vetëm 70 pikë në gradën për ‘’Kryekomisar’’ në fazë e parë të testimit që u zhvillua në datë 12 nëntor në Akademinë e Policisë së Shtetit. Fituesit janë: lir Proda, Elidon Çela, Enver Levani, Arjan Zoto, Endrit Trupja, Vitore Qarri, Edasarela Mustafaraj, Saimir Goga, Alban Dautaj, Ilirjan Delilaj, Blerina Bajollari, Oltion Zeqo, Pjerin Voci, Bardhyl Saliu, Gjenovefa Budo, Erdit Receku, Edmond Meshini, Gentian Diko, Petrit Milkurti, Behar Kraja, Valmir Nikolli, Ledio Ibrahimi, Gentian Keshi, Fadil Veli, Gertian Brovina, Behar Ganci, Kesmet Sejati, Donetin Papa, Vullnet Silaj, Romeo Cicolli.
omisioni i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e shkarkimit të prokurorit të Apelit të Tiranës, Gentian Trenova. Seanca është zhvilluar këtë të hënë dhe KPA ka gjetur me vend vendimin e KPK-ë për të larguar Trenovën nga sistemi i drejtësisë për mos-justifikimin e pasurisë. Pas këtij vendimi, vetë prokurori ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale duke akuzuar KPK-në si të paaftë dhe të vënë nën ndikimin e urdhrave politikë. Prokurori Genti Trenova ka bërë publike faktin se edhe KPA-ja gjatë ditës së djeshme ka dhënë vendimin për ankimin e tij, ku shton se ky është një proces selektiv me
presione dhe gjoba. “Sot (dje) u njoftua nga Kolegji i Apelimit se është lënë në fuqi vendimi i KPK për shkarkimin tim nga detyra.
Nuk pres keqardhje nga asnjë. Të gëzohet kush të doje e të mërzitet kush të dojë. Doja të komentoja se procesi i vetingut po kuptohet qartë se po bëhet në mënyrë selektive e shoqëruar me presion psikologjik dhe gjobëvënie. Procesi i hetimit dhe gjykimit tim është bërë nga persona të paafte apo mediokër, të marrë nga rruga dhe të urdhëruar për të vendosur sipas interesave të politikës. Sa për ONM ajo shërben sa për fasadë për të fshehur padrejtësitë apo për të mbushur me propagandë procesin. Jeta vazhdon me shanse dhe perspektiva të reja”- u shpreh dje në reagimin e tij, prokuror i Apelit të Tiranës Gentian Trenova.
DOSSIER
16
Për 28 Nëntorin Skënderbejan Nga Heral A. Saraçi Po përkujtojmë 550 vjetorin Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut. Kjo ngjarje e shënuar mbarëkombëtare po festohet prej muajsh në atdheun tonë. Të gjithë jemi të gëzuar. Krenohemi me kryetrimin e gjindjes sonë. Ai është personaliteti qendror i kombit shqiptar. Skënderbeu i pamposhtur legjendar gati për beteja kundër pushtuesve turq. Luftëtari hundëshkabë, udhëheqësi, diplomati dhe shtetari. Kush mund të krahasohet me Skënderbeun nga figurat kombëtare? Askush. Vetë Rilindja Kombëtare është bazuar tek vepra dhe nami i tij. Ismail Qemali ishte i vetëdishëm që ngrinte flamurin kombëtar për herë të dytë pas tij. Mbreti Zog krenohej për prejardhjen nga motra e Skënderbeu. Skënderbeu është Heroi ynë Kombëtar. Ai është mit për shqiptarët në trojet etnike e kudo në botë. Edhe bota me Skënderbeun na njeh. Skënderbeu, 28 Nëntori 1443, flamuri kombëtar dhe Kruja. Heroi kombëtar, data, shenja dhe kryeqyteti i arbërve. A ka nji simbolikë më të fuqishme kombëtare se kjo në historinë tonë? ** * Me interes dhe kureshtje për veprimtaritë që po zhvillohen
me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut shfletuam faqen e internetit “Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut”, https://vitiiskenderbeut.al/. Vendimi për organizimin dhe funksionimin e Sekretariatit Teknik të Komisionit Shtetëror për organizimin e Veprimtarive, në Kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit - Skënderbeut”, Vendimi për miratimin e Logos Kombëtare… Vendimi për Miratimin e eventeve dhe Projekteve …” Kryeministria dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare me Vendimin Nr. 1, datë 12.1.2018 festonin “Tre ditët e Yllit të Mëngjesit”, kushtuar 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, nën shenjën e komunitetit Arbëresh. Ministria e Kulturës festonte me një konkurs mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar për krijimtarinë e re muzikore me tematikë të dedikuar, . me koncert të Ansamblit Popullor në Diasporë, ... me restaurimin e Kalasë së Shkodrës, me restaurimin e vendvarrimit të Skënderbeut, me Projekt restaurimin e muzealizimit vendlindja e Kastriotëve, Sine, Dibër, me restaurimin e shtëpisë së vllezërve Frashëri. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave festonte me përmirësimin e Laboratorit Qendror të Restaurimit në DPA... Minis-
tria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë festonte me lançimin e një burse ekselence “Robert Else”. Ministria e Mbrojtjes festonte me kompletim me uniformë të re për orkestrën frymore të forcave të armatosura … Kryeministria, Ministria e Kulturës, Arsimit, Sportit dhe Rinisë, dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare festonin me organizimin dhe bashkërendimin e Konferencës Albanologjike kushtuar figurës së Skënderbeut, me veprimtari në kuadër të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe me veprimtari në kuadër të përkujtimit të 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit. Kryeministria, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministri i Shtetit për Diasporë dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare festonin me organizimin e Samitit II të Diasporës Shqiptare. Kërkova për ndonjë veprimtari festive rreth Krujës legjendare por nuk gjeta. Vizitova faqen e Bashkisë Krujë dhe lexova “Mirësevini në Krujë, Në vendin e historisë, kulturës dhe bukurisë shqiptare”. Pak më poshtë shkruhej Kastrioti Skënderbeu, ditën e diel, 26 gusht 2018. U ktheva tek faqja e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Kalendari shënonte: 105 vjetorin i Pavarësisë: Nëntor 2017. “Data kryesore e kalendarit përkujtimor kombëtar përkoi fort lumturisht, më 2017, me çeljen zyrtare të siparit të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, në qytetin simbol të Vlorës, me një ceremoni të posaçme ... 550 vjetori i kalimit në amshim të Gjergj KastriotitSkënderbeut: janar 2018 “Data kryesore jubilare e këtij viti u shënjua nga çelja për publikun e një itinerari muzeal dedikuar dhjetra veprave të artit dhe objekteve historike më së shumti të pashfaqura më pare ... 10 vjetori i pavarësisë së
E martë, 20 NENTOR 2018
Kosovës: shkurt 2018 “Data kryesore jubilare e këtij viti u shënjua nga çelja për publikun e një itinerari muzeal dedikuar dhjetra veprave të artit dhe objekteve historike…”. 140 vjetori i Lidhjes shqiptare të Prizrenit: qershor 2018 “Moment kyç i ndërgjegjësimit të njësimit të shqiptarëve në një komb dhe në një truall të përbashkët, Lidhja shqiptare e Prizrenit është historia e një përpjekjeje mbresëlënëse për të mos ju nënshtruar fatalitetit të zhdukjes në indiferencën e të mëdhenjve…”. 110 vjetori i Kongresit të Manastirit: nëntor 2018 “Nëse shqiptarët kudo që ndodhen sot rrezatojnë mes vedit dhe tek të tjerët nëpërmjet gjuhës së bukur shqipe, kjo i detyrohet 36 germave të sprovuara si ari në zjarr, që farkëtoi Kongresi i Manastirit …”. Samiti II i Diasporës shqiptare: nëntor 2018 “Me një konceptim krejt të ri, Samiti II i Diasporës shqiptare do të kurorëzojë mbylljen e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj KastriotitSkënderbeut...”. Konferenca Ndërkombëtare Albanologjike për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun: prill-nëntor 2018. “Ideja e Konferencës Albanologjike kushtuar Gjergj KastriotitSkënderbeut në 550 vjetorin e vdekjes se tij lindi si mungesë e një pikëtakimi madhor të hulumtuesve dhe të akademikëve, specialistë të Skënderbeut, në Shqipëri …” . Mendova, a përfshihet 28 Nëntori 2018 ndër datat kryesore të kalendarit të vitit mbarëkombëtar skënderbejan? Me të vërtetë përkujtojmë heroin kombëtar në jubilarin e 550 të vdekjes por shqiptarët natyrshëm janë krenuar, krenohen dhe do të krenohen me veprën e tij flamurtare.
Ishte princi i parë arbër që ngriti shenjën kombëtare më 28 Nëntor 1443, 575 vjet të shkuara … që është përvjetor kremtues i ngritjes së flamurit tonë dhe sivjet pas kaq motesh. Viti 2018 është një jubilar i dyfishtë për Skëndërbeun sa për vdekjen e po ashtu për ngritjen e flamurit kombëtar në Krujë prej tij. Çuditërisht ky përkim përvjetorësh nuk shënohet në kalendarin e faqes së internetit të Vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. * * * Ne shqiptarët e kujtojmë Heroin tonë Kombëtar në përvjetorin e 550 të vdekjes jo për fatkeqësinë e vdekjes por e nderojmë e përhirojmë për veprën e pashoqe, ngritjen e flamurit kombëtar dhe betejat fitimtare 25 vjeçare, shprehje e trimërisë arbërore e tregues i shpirtit liridashës gjithëshqiptar. Na ndajnë pak më shumë se 10 ditë nga 28 Nëntori 2018, festa kombëtare e shqiptarëve, dita e flamurit kuq e zi. Kanë kaluar 575 vjet nga marrja e Krujës prej turqëve dhe ngritja e flamurit kombëtar në kryeqytetin e Arbërisë. Kanë ka kaluar 550 vjet nga vdekja e kryetrimit kordhëtar Skënderbeut. Kanë kaluar 106 vjet nga shpallja e pavarësisë pas pesë shekuj pushtim osman. Ndër 100 e sa vjet shtet kombëtar sa herë është ngritur flamuri kombëtar vetëm për Skënderbeun më 28 Nëntor? Sa herë vjen kjo ditë e shënuar në television shfaqet filmi Nëntori i Dytë. Në fakt nuk ka një nëntor me shkallë. Ai është vetëm nji, Nëntori kombëtar i Skënderbeut legjendar sa i Krujës, po (Vijon në faqen 17)
FORUM
17 E martë, 20 NENTOR 2018
KOMENT
“Aksident i demokracisë” në Rumani Nga Robert Schwartz
P
residenti rumun, Klaus Iohannis ka të drejtë: Ash tu si vepron qeveria socialliberale aktuale në Rumani e si e paraqet veten jashtë vendit, mund e duhet të ekzistojë cilësimi një „aksident i demokracisë”. Iohannis e bëri këtë vlerësim menjëherë pas raportit të progresit të BE-së për Rumaninë, i cili ishte një shuplakë për qeverinë. Më në fund – në një solidaritet të pazakontë si Komisioni Europian ashtu edhe Parlamenti Europian i kanë treguar kartonin e kuq qeverisë rumune për sulmet e vazhdueshme ndaj pavarësisë së sistemit gjyqësor – e gjitha kjo përtej kufij partiakë dhe solidaritetit të shumëpërfolur e të pakuptueshëm brenda familjes së partisë. Për socialdemokratët rumunë, (PSD) dhe partnerin pseudoliberal, ALDE një goditje e fortë. Ndërsa Klaus Iohannis, një liberalkonservator ka një mundësi për të kuptuar, se ai e ka mbështetjen e plotë për të mënjanuar këtë aksident. Presidenti besnik ndaj
kushtetutës ka tani edhe provën e fundit, që ishte një gabim i rëndë vendosja e ushtares së bindur të partisë, Viorica Dancila në postin e kryeministres së vendit, kjo me dëshirën e kreut të dënuar të PSDsë, Liviu Dragnea. Sa për kujtesë: Që para fitores së socialdemokratëve në zgjedhjet e vitit 2016 ishte e qartë që Dragnea, për shkak të dënimit me kusht për manipulimet zgjedhore nuk mund të bëhej kryetar i qeverisë rumune. Prandaj ai duhet të gjente urgjentisht mëkëmbës besnikë – propozimi i parë, një mikeshë e ngushtë e partisë- u refuzua nga presidenti për shkak të arsyeve të sigurisë kombëtare. Me një ritëm gjashtëmujor u zëvendësuan dy kryeministra, të pranuar nga Iohannis, por që shpejt nuk gëzuan më mbështetjen e padronit, Dragnea. Të dy nuk donin më ta mbështesnin porosinë e shefit për ristrukturimin e drejtësisë, fundin e luftës kundër korrupsionit dhe gërryrjen nga brenda të shtetit ligjor. Viorica Dancila ishte zgjedhja e katërt e Dragneas. Ajo u kthye në
një kryeministre shembullore për të bërë realitet projektet e kryemjeshtrit. Me zell ajo i përmbushte të gjitha detyrat e tij, për të nxjerrë nga banka e drejtësisë kolegë të dyshuar për korrupsion nga koalicioni qeverisës. Tani pak para arritjes së qëllimit final, BE shkeli frenat. Por sistemi Dragnea kundërgodet. Duke përdorur madje retorikën e vjetër komuniste e nacional-populiste të epokës së Çausheskut – se kemi të bëjmë me një perëndim që është armiqësor ndaj Rumanisë e përzihet në punët e brendshme të vendit dhe sistematikisht prish imazhin e Rumanisë, me porosi të bërthamës së BE dhe qarqeve ndërkombëtare, përfshirë edhe George Sorosin. Kush kritikon Dragnean dhe pasuesit e tij sulmon vendin. Sepse sigurisht shteti janë politikanët e korruptuar apo të dyshuar për korrupsion. Qeveria që ende ka një mazhorancë të rehatshme në parlament po shkatërron përmes retorikës nacional-populiste dhe armiqësore ndaj Europës, sulmeve agresive kundër drejtësisë
e lirisë së medias konstruktin e brishtë të demokracisë rumune. Gazetarët, politikanët e opozitës dhe sidomos shoqëria civile kanë paralajmëruar nga hapat mbrapa të Rumanisë. Bashkimi Europian, shumë i zënë me veten, dhe Hungarinë e Poloninë, e ka kuptuar me vonesë: Rumania është në kthetrat e kleptokratëve, që po e largojnë vendin hap pas hapi nga BE. Pikërisht ky vend, që në gjysmën e parë të vitit 2019 merr presidencën e radhës së BE. Klauzolat mbrojtëse që u integruan në marrëveshjen e anëtarësimit të Rumanisë, nuk mjaftojnë më si sfond kërcënues: Transformimi i shtetit ka kohë që ka filluar. Presidenti Iohannis dhe BE nuk e kapën momentin e duhur, për të pastruar vendin e aksidentit. Tani nuk u mbetet gjë tjetër, veçse të bashkuar me forcat proeuropiane në vend të mënjanojnë një karambol masiv. Fjalët pa ekuivoke duhet të pasohen nga veprat. Ende nuk duket kështu. Por rreziku është i madh, që një aksident të kthehet në katastrofë me pasoja të rënda e afatgjata. DW
kokë. Më pak hijeshojnë prej veshjeve kombëtare. Të gjithë mbajnë flamuj kombëtarë në duar. Kur arrijnë në Krujë qyteti përmbytet nga njerëzit madje dhe ullishta mbulohet prej tyre. Gaz, hare dhe thirrje. Rroftë Shqipëria! Rroftë Skënderbeu! Këngët patriotike ushtojnë e vallet varg e varg nuk reshtin. Kur dielli shkëlqen shqiptarët sëbashku nisen drejt kështjellës, duket sikur shpresojnë në një mrekulli. Është ditë e shënuar. Diçka do të ndodhë. Duhet. Ndoshta legjendat bëhen realitet. Njerëz-
it hyjnë në kështjellë e pushtojnë atë, janë ngado, në rrugicat e qytetit të vjetër, në ballkonet e shtëpive dhe mbi bedenat e mureve. Në sheshin para Muzeut Kombëtar kreu i shtetit kërkon një minut heshtje për dëshmorët që jetën dhanë për atdhe. Ata janë aty të pavdekur sëbashku me ne. Dëgjohet komanda - Për nder armë. Nis himni kombëtar. Flamuri fillon të ngjitet ngadalë. Era e ledhaton. Ne të gjithë e ndjekim me mallëngjim. Një sy loton por gjindja qeshet. Ai arrin në majë të shtizës. Shkava e zezë dykrenore valon në fushën e kuqe. Rroftë Skënderbeu! Rroftë Shqipëria! Të gjithë përqafohen të njohur e të panjohur. Vazhdohet me këngë e valle kombëtare papushim. Kremtohet deri në agim. Agjencitë e lajmeve njoftojnë në të katër anët e rruzullit për festën kombëtare të shqiptarëve në Krujën e Skënderbeut. Në rrjetet virtuale shfaqet një foto e kështjellës më 28 Nëntor 2018. Me njerëzit e shumtë mbi mure gjithëflamurëmbuluar ajo ngjan si një anije e sapokthyer nga udhëtimi. Është atdheu i skënderbegasve të mijëvjeçarit të tretë. Atdheu i Lirisë, Bashkimit, Vllazënimit, Punës dhe Shpresës.
DOSSIER (Vijon nga faqja 16)
aq i Tiranës, Durrësit, Peqinit, Kavajës, Lushnjës, Vlorës, Elbasanit, Shkodrës, Ulqinit, Tregut të Ri, Preshevës, Prishtinës, Shkupit, Manastirit, Janinës, Filatit, Leskovikut ... Ne kemi ditën e shenjtë kombëtare të 28 Nëntorit, kemi një gjuhë, një flamur, një hero kombëtar dhe një atdhe. Çdo qytet i atdheut tonë është një pëllëmbë që pikon një gjak arbëror në çdo kënd të tij. Pavarësisht kalendarëve a protokolleve zyrtare, a do të ngrihet flamuri kombëtar në Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut më 28 Nëntor 2018 për Skënderbeun? Ndoshta ende nuk është vendosur ku? Në sheshin e flamurit në Vlorë? Në sheshin Skënderbe në Tiranë? Në sheshin Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Prishtinë? Apo në kështjellën e Krujës legjendare tek sheshi para Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”? Do të dëshiroja të organizohej një paradë MIG-ësh e tankesh si dikur sa të tundej bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë! E di se kanë mbetur pak ditë e vështirë se ndodhë. As buxheti i shtetit nuk na e lejon. Ndoshta po të kishte më shumë kohë mund të kishim lajmëruar ushtrinë e sapo
themeluar të Kosovës për të parakaluar në Tiranë ….… ** * Andërroj për nji 28 Nëntor kuq e zi qiellor! Gegë, toskë e arbërorë, malësorë e fusharakë, qytetarë e katundarë nga çdo cep i Arbërisë prej Bularatit në Boletin nisen drejt Krujës historike. Njerëzit vërshojnë si lumi dhe rruga bllokohet aty ku shënon Albanopoli, qytet antik. Populli nuk ndalet parkon makina dhe i ngjitet përpjetë Malit të Skënderbeut. Janë tmerrësisht shumë. Mjaft kanë qeleshe të bardha në
MINISTRI I PUNËVE TË JASHTME
Pacolli: Kosova, sot bëhet anëtare e INTERPOL Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, u shpreh optimist se Kosova nga nesër do të jetë anëtare e organizatës policore ndërkombëtare INTERPOL. “Vota pro është votë e merituar për Kosovën si shtet që është duke u konsoliduar çdo ditë; të qenët në organizatën e INTERPOL-it është jashtëzakonisht me rëndësi për Kosovën dhe konsideroj se është ndoshta ngjarja më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë”, tha Pacolli. Ai i bëri këto komente në Dubai, ku po i zhvillon punimet Asambleja e Përgjihtshme e INTERPOL-it. Aty pritet që nesër të votohet edhe për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. “Ne kemi informata se Kosova është në një pozicion shumë të mirë. Shpresoj që të mos ketë surpriza negative. Nesër, Kosova, që nga ora 11:00, sipas kohës lokale, do te jetë anëtare e INTERPOL-it. Shumë shtete e kanë premtuar votën, por votimi është i fshehtë”, tha Pacolli. Për anëtarësim në INTERPOL, Kosovës i duhen dy të tretat e votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme. Kërkesën e parë për anëtarësim, Kosova e kishte paraqitur në vitin 2010, kurse të dytën më 2015 dhe në të dyja rastet nuk arriti të hyjë në agjendë për votim. Më 2017, Kosova kishte hequr dorë nga kërkesa për shkak që nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme “për”.
VIP
18 E martë, 20 NENTOR 2018
MISS WORLD 2018
Nikita Preka në ishujt tropikal të Kinës, bukuroshja shqiptare “rrëmben” vëmendjen Vajzat e Miss World 2018 ndodhen në një nga ishujt tropikal në Sanya të Kinës, dhe sigurisht që bukuroshja nga Lezha, Nikita Preka përfaqësuesja e Shqipërisë ndodhet atje. Teksa ka rrëfyer për “Koha Jonë” përshtypjet e saj mbi Sanyan, Nikita shprehet: “Unë kam udhëtuar në shumë shtete të botës, por ishulli i Sanyas është ndryshe nga të gjitha vendet tropikale që kam vizituar. Këtu ndërthuret klima me bukurinë natyrore dhe mikpritjen e ngrohtë nga vendasit. Jam e mahnitur nga bukuria e vijës bregdetare këtu në Sanya”. “Në Sanya vijnë çifte nga e gjithë bota, veçanër-
zbulon një surprizë. Ajo tregon se nata finale do të hapet me një kërcim nga vajzat konkurrente. Vajzat po ashtu këto ditë kanë patur mundësinë të vizitojnë disa vende te Ishullit, të takojnë vendasit dhe të familjarizohen me kulturën e tyre.
isht të realizojnë videot dhe fotot e dasmave. Të gjithë ndjehemi të mirëpritur, vendasit gëzohen shumë kur takojnë vajzat që përfaqësojnë Shqipërinë, pasi duket se kanë konsideratë të lartë për Shqipërinë”, shprehet më tej Nikita. Këto ditë Miss World 2018 ka bërë disa aktivitete dhe zyrtarisht kanë nisur provat e natës finale, e ndërkohë Nikita na
Reperi në zi pas vdekjes së ish-bashkëshortes: Ishim më shumë se shpirtra binjakë Sean "Diddy" Combs ka thyer heshtjen disa ditë pas vdekjes së ish-bashkëshortes së tij Kim Porter. Reperi i ka bërë një
dedikim emocionues nënës së tre fëmijëve të tij duke u shprehur se ishin më shumë se shpirtra binjakë. "Tre ditët e
fundit jam përpjekur të zgjohem nga ky makth, por e kam të pamundur. Nuk e di se çfarë do të bëj pa ty zemër. Më mungon kaq shumë. Sot do të bëj nderime për ty. Do përpiqem të gjej fjalët për të shpjeguar marrëdhënien tonë të pashpjegueshme. Ishim më shumë se miq, ishim më shumë se shpirtra binjakë. Ishim një diçka tjetër. Më mungon,"-shkroi ai në një postim në Twitter. Porter, ish modele dhe aktore, vdiq në shtëpinë e saj në Los Angeles të enjten (16 nëntor) në moshën 47 vjeçare. Autoritetet nuk kanë dhënë shkakun e vdekjes. Ajo dhe Diddy ishin bashkë nga viti 1994 deri në vitin 2007. Së bashku ata kanë një djalë 20 vjeç dhe dy vajza binjake 11-vjeçare.
Njihuni me "Melania-n europiane", gruan seksi të kryeministrit çek Gruaja e Kryeministrit të Çekisë është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Madje ajo shpesh herë konsiderohet se "Melania Europiane". Monika Babisova, gruaja e kryeministrit çek Andrej Babis u shfaq në 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore. Çekja me origjinë sllovake u shfaq e veshur me një fustan të kuq, me shpatulla të hapura. Mediat vendase shkruajnë se bukuria e saj është e njëjtë me zonjën e parë amerikane Melania Trump. Monika është 43 vjeç, 20 vjet më e re se burri i saj kryeminisër. Jeta e saj e kushtueshme provokon shumë komente, për të cilat ajo duket se është bërë imune. "Unë kam shpenzuar gjithmonë shumë para në rroba, dhe që kur Andrej është kryeministër duhet të kujdesem me shumë. Unë nuk e di se sa shpenzoj në gardërobë dhe nuk dua ta di, "tha ajo në një intervistë.
SHOWBIZ
19 E martë, 20 NENTOR 2018
Legjenda e filmave kinezë fiton çmimet më të mëdha të Golden Horse Një nga regjisorët më të mirënjohur në Kinë ka fituar të gjitha çmimet më të mëdha të Golden Horse të këtij viti. 55vjetori i eventit të madh, i njohur ndryshe si Oskari kinez, u mbajt në kryeqytetin tajvanez, Taipei të shtunën. Filmi i Zhang Yimou, "Shadow" mori në shtëpi çmimet më të mira. Ndërsa Yimou u vlerësua me çmimin "Regjisori më i mirë'. Zhang, krijuesi i klasikëve si "Sorghum Red" dhe "Raise the Red Lantern", mori për herë të parë në karrierën e tij çmim në Golden Horse. "Kam bërë filma për 40 vite dhe ky është mominimi im i parë për Golden Horse. Dua të falenderoj jurinë për dhënien e çmimit,"-tha ai gjatë ceremonisë. "Shadow" e udhëhoqi garën me 12 nominime, përfshirë "Filmin më të mirë", por
Rita Ora sjell "Cashmere" dhe tregon diçka më shumë nga jeta personale Rita Ora ka publikuar projektin e ri muzikor që do jetë pjesë e albumit të saj të ri "Phoenix". Kënga titullohet "Cashmere" dhe flitet për materialin e çarçafëve në krevatin ku u bë shumë 'rrëmujë' dhe gjithçka përfundoi brenda një nate. Tekstet e këngëve të albumit që do dalë në treg pas 5 ditësh janë punuar nga vetë Rita. Këngëtarja ka thënë se këto projekte kanë rëndësi të madhe për të dhe tregojnë diçka më shumë rreth jetës së saj. Nuk dihet nëse "Cashmere" i dedikohet një mashkulli që ka qenë në jetën e Ritës. Në tekst duket se këngëtarja ndjen mall për të kaluarën dhe dëshiron ta përjetojë sërish. humbi çmimin e lakmuar të "An Elephant Sitting Still" që e mori Hu Bo, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 29 vjeçare në Pekin. Hu gjithashtu fitoi "skenarin më të përshtatshëm"
për filmin e tij të parë dhe të fundit. "Dua të falënderoj jurinë dhe audiencën,"-tha nëna e tij pasi pranoi statujën. "Dokumentari më i mirë" u fitua nga Fu Yue.
Këngëtarja e famshme zbulon ditën kur konsumoi kokainë Këngëtarja e njohur amerikane, Mel B ka pranuar se ka konsumuar gjashtë 'vija' kokainë vetëm për shkak të marrëdhënies me ish-partnerin e saj, Stephen Belafonte. 43-vjecaja bëri këtë veprim që t'i mbijetonte veprimeve të tij abuzuese. Përveç kësaj, ajo piu edhe 200 pilula që të arrinte vdekjen. Gjithçka ka ndodhur në periudhën kur ishte e angazhuar si juriste në 'X Factor'. Detajet i ka zbuluar në librin e saj autobiografik "Brutally Honest". Për natën kur konsumoi kokainë, ajo shkruajti: "Isha një person i pikëlluar dhe patetik. Isha jashtë kontrolli. Ditën merrja pesë-gjashtë vija, para dhe pas punës. Kjo gjë ma zbuste dhimbjen. Më bënte mjaftueshëm të gatshme dhe më bënte të harroj gjithçka, përveç spektaklit. Isha aq keq, saqë dy javë pas xhirimit të 'X Factor' fillova të merrja kokainë në mënyrë që të isha e qëndrueshme. Që t'i mbijetoja jetës edhe më Stephenin që ishte si një klaustrofobi neurotike." Melanie, e njohur si Mel B thoshte se ish-burri i saj i ushtronte dhunë fizike e psikologjike duke e bërë të ndihej e shëmtuar dhe duke regjistruar momente seksuale.
Hailey Baldwin dhe Justin Bieber konfirmojnë martesën Hailey Baldwin ka konfirmuar se është martuar me këngëtarin Justin Bieber duke ndryshuar mbiemrin e saj në Hailey Bieber në Instagram. Këngëtari gjithashtu publikoi një foto në Instagram me modelen dhe shkruan: "Bashkëshortja ime është e mrekullueshme". 21-vjeçarja dhe ylli i popit u raportua se u martuan në fshehtësi në shtator të këtij viti. Kishte thashetheme se çifti u martua në New York dy muaj më parë, por Hailey e mohoi lajmin në atë kohë. Ajo dhe Justin njoftuan fejesën e tyre në korrik.
Vdes skenaristi i famshëm, William Goldman Skenaristi i famshëm William Goldman është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare. Goldman ka qenë skenaristi i shumë filmave të njohur si Butch Cassidy, Sundance Kid dhe All the President's Men. Ai është vlerësuar me dy çmime Oskar për punën e tij. I lindur në Highland Park, Illinois në vitin 1931, Goldman filloi krijimtarinë e tij si romancier përpara se të hynte në botën e filmave me Masquerade në vitit 1965. William shkoi edhe novelat e njohura Marathon Man, Magic dhe The Princess Bride.
SPORT PËRGATITJA
20
E martë, 20 NËNTOR 2018
3 lojtarë largohen nga grumbullimi, rikthehen Hysaj dhe Basha Cristian Panucci nuk do të ketë në dispozicion tre lojtarë për miqësoren me Uellsin në “Elbasan Arena”. Mësohet se kanë lënë grumbullimin e skuadrës për arsye dëmtimesh mbrojtësit Binaku e Gjimshiti, si dhe Emanuele Ndoj. Për këtë arsye italiani duhet të bazohet në një organikë më të reduktuar, rrjedhimisht me më pak alternativa. Gjithsesi, fakti që në dispozicion rikthehen Hysaj e Basha ia le-
htëson disi punën në përzgjedhjen e formacionit Panuccit. Trajneri ka vendosur që seancën e fundit stërvitore ta zhvillojë në kompleksin “Tropikal”, duke mos udhëtuar drejt Elbasanit, sikurse ndodh zakonisht një ditë para takimit. Sa i përket formacionit titullar, është e vështirë ta parashikosh, aq më tepër që Panucci ka treguar me zgjedhjet e tij se mbetet befasues.
Trajneri italian ka replikuar edhe më një gazetar në konferencë: Ku të shkoj pa 14 lojtarë?
S
hqipëria e mbylli në mënyrën më të keqe të mundshme aventurën në Ligën e Kombeve, duke pësuar disfatën më të thellë në 20 vitet fundit. Kuqezinjtë kërkojnë të harrojnë sa më parë ndeshjen e zhvilluar në “Loro Borici” për të tentuar një rezultat pozitiv në miqësoren ndaj Uellsit që do të zhvillohet sonte në mbrëmje, por në impiantin e “Elbasan Arena-s”. Christian Panucci, e pranoi në konferencën për shtyp para miqësores së tij se ka gabuar më idetë e tij për ta çuar drejt suksesit ekipin në “Nations League”. Sipas italianit, duhet të bëjë diçka ndryshe, për të tentuat kualifikimin në eliminatoret e Europianit. Trajneri italian i “ka treguar dhëmbët” një gazetari duke i thënë se duhet të shohë që ai kishte 14 mungesa e mbi të gjitha luajti kundër Skocisë me 8 lojtarë që nuk aktivizohen. A është kjo ndeshja e fundit në stolin e Shqipërisë për ju? Kjo pyetje i duhet bërë Dukës, jo mua. Do punoj derisa të më thonë që nuk jam më trajner i Shqipërisë. Do të vazhdoj punën, duke kërkuar ekuilibër dhe ndryshim për mirë. Duhet të mendoj vetëm të zgjidh problemet e skuadrës, këtu ka shumë të vërteta që nuk ka asnjë interes për t’i thënë. Si mund të dalim nga gjendje? Siç thashë pas ndeshjes kundër Skocisë, unë jam përgjegjës absolut për këtë moment të vështirë. Kush thotë që kemi një vit e gjysmë që nuk ecim mirë, u kujtoj që e mora Shqipërinë në vendin e katërt dhe dolëm në vendin e tretë. Askujt nuk i intereson që të thotë se prej një viti që mungojnë 6-7 lojtarë në çdo ndeshje. Duke menduar se ne jemi Gjermania, Brazili, bile as Gjermania, se ajo doli e fundit në grup, imgjinoni të shkretin Lëv. Imagjinoni që 10-12 lojtarë që grumbulloj nuk luajnë as në klubin e vet, askujt nuk i ka interesuar kjo gjë. Këtu mendojnë se Shqipëria shkoi në Euro 2016 dhe duhet të kualifikohet çdo vit. Jam i bindur se Shqipëria mund të pretendojë kualifikimin në Europian, por vetëm nëse
Panucci: Dështova me lojën sulmuese, për të ardhmen pyesni Dukën
është e plotë. Duke qenë se unë jam përgjegjësi i vetëm për këtë moment të vështirë, sepse kam kërkuar të fut një ide futbolli këtë vit, sidomos për Nations League, sepse kemi pasur përballë ekipe të të njëjtit nivel, dhe duke qenë se njerëzit mendjemëdhenj nuk ndryshojnë ide, unë nuk e kam problem të pranoj që duhet të ndryshojmë, patjetër. Nuk kam kohë të punoj me skuadrën, t’i jap një kondicion fizik, nuk kam as kohë të bëj futboll të evoluar dhe duhet të bëj diçka ndryshe. Historia thotë një të vërtetë tjetër dhe duke qenë se unë nuk jam budalla, duhet të ndryshoj. Padyshim, sepse nëse vazhdojmë në këtë rrugë, i vë në vështirësi lojtarët. Çfarë do të ndryshojmë dhe kur? Nesër (sot) ndaj Uellsit do duhet krenari e madhe nga skuadra,
dëshirë e madhe për të treguar se jemi persona seriozë. Duke qenë se unë dëgjoj një stadium që më ofendon, me të drejtë, me të drejtë, e vuaj shumë këtë gjë, sepse jam person serioz dhe mundohem të punoj me seriozitet. Duhet ta them se kam gabuar këtë vit në idenë e futbollit që doja të fusja. Për pasojë, ndryshojmë, nisim një rrugë tjetër, duke shpresuar që të jetë e duhura. A ndiheni i rrezikuar pas humbjes ndaj Skocisë, si e shihni pozicionin tuaj? Është normale, sepse nuk po fitojmë. Deri në ndeshjen e Norvegjisë ekzistonte një ide loje që e patë edhe ju, por që tashmë nuk mban më, nuk mund të aplikohet me lojtarët, sepse nuk i stërvit çdo ditë. Po të punonim bashkë çdo ditë, do ishte ndryshe, ndaj duhet t’i prek sa më pak të jetë e mundur, edhe pse
pas Nations League shumë ekipe të mëdha kanë rënë nga liga e vet dhe nuk kam dëgjuar që të flitet për largim trajneri. Ndërrimi i trajnerit është i fundit nga problemet e mia. Mos doni të thoni që ka mbaruar koha e provave? Jo, Nations League ishte një kompeticion, tani nisin kualifikueset e Europianit, nuk ka kohë për prova. A mendoni se gabuat dhe a do keni kohë që të punoni si dëshironi? Nëse më jepet koha, koha ekziston. Në të kundërt, merrni në telefon presidentin Duka, unë kam kontratë deri në 2019. Duke qenë se kam shumë respekt për veten dhe atë që më paguan, unë vuaj shumë. A jeni i kënaqur me pozicionin tuaj? Jam shumë i kënaqur me punën time. Nuk mund të nis të qaj për
këto rezultate, duhet të shoh përpara. Jam i lumtur që jam këtu. Në një vit e gjysmë keni ndryshuar shumë, lojtarë e skema. Cilët janë fajtorët kryesorë për këtë rënie, si ndahen përqindjet dhe nëse do ishit në vend të Dukës, çfarë do të bënit me trajnerin? Përqindjet i bëni ju, si gazetarë. Për Dukën, nuk di ç’të them, nuk përgjigjem dot në vend të tij. Megjithatë, nuk e përmendi fare që kundër Ukrainës e Kosovës mungonin 14 lojtarë. Nuk dua të gjej justifikime, por më thoni një kombëtare që funksionon pa gjysmë skuadre. Shihni Italinë, për shembull, sa po vuan. Duhet një fitore ndaj Uellsit, çfarë do ndryshojmë që nesër (sot), emrat në fushë? Kemi 16 lojtarë dhe do të mundohemi të hedhim në fushë lojtarët në gjendje të mirë, por nuk ka hapësira për ndryshime të mëdha. Kthehen Hysaj e Basha, por kemi disa lojtarë të dëmtuar. Kur keni folur me skuadrën, çfarë keni biseduar në lidhje me të ardhmen? Takimet tona janë takime private, flasim shumë. Jemi në të njëjtën varkë dhe në këtë moment varka është në det të trazuar, duhet ta kthejmë në ujëra të qeta. Zhgënjimi më i madh deri tani? Çdo humbje më zhgënjen, zhgënjim i madh është që nuk fituam grupin në Nations League. A biseduat me presidentin Duka pas ndeshjes kundër Skocisë? Jo, nuk u takuam. A keni një plan B, për faktin që shumë lojtarë nuk luajnë në ekipet përkatës, apo dëmtohen? Unë grupin e kam në mendje, sigurisht, por prej një viti 6-7 lojtarë mungojnë në çdo grumbullim. Tetë lojtarë që luajtën ndaj Skocisë nuk luajnë në klubet përkatës. Për ju nuk ka rëndësi, por për mua është problem i madh. Duhet të mundohemi të bëjmë maksimumin e mundshëm, por ideja e futbollit sulmues që kisha në mendje ka rezultuar e gabuar nga ana ime.
SPORT
21
E martë, 20 NËNTOR 2018
Kapiteni i kombëtares ka deklaruar se ka kërkuar falje ndaj shokëve dhe trajnerit pas kartonit të kuq
Mavraj: Shqipëria nuk ka lider, me Uellsin fitojmë për trajnerin
RRËFIMI
Shaqiri: I telefonova vëllait, doja të largohesha pas 3-4 ndeshjesh nga Bayernit
K
apiteni i kombëtares sonë, Mërgim Mavraj është shfaqur krah trajnerit Panucci në konferencën për shtyp para miqësores ndaj Uellsit. Mbrojtësi i njohur është ndalur fillimisht te dalja me karton të kuq në sfidën e fundit duke zbuluar se u ka kërkuar falje edhe shokëve të skuadrës që i la me një futbollist më pak në fushë për më shumë se një orë. Kur duhet se gjithçka ka kaluar dhe në fytyrat tuaja duket optimizmi. Çfarë presim nga ndeshja ndaj Uellsit? Presim shumë gjëra nga ndeshja kundër Uellsit. Pritet reagim, një lojë ndryshe dhe një rezultat i mirë, duke treguar vlerat tona, ato që na kanë bërë të ecim përpara vitet e fundit. Tani je më i ftohtë dhe gjykon më mirë. Si është marrëdhënia me shokët tuaj të skuadrës, a keni kërkuar falje? Kemi biseduar pas ndeshjes, por edhe ditën pas ndeshjes. Nuk i kreva detyrat e mia si kapiten dhe si model. Kërkova falje, ndaj shokëve dhe trajnerit. Besoj se ndjesa ime është pranuar, kemi bërë gabime në të shkuarën, por duhet të jemi të bashkuar. Duke qenë se gjithçka është fokusuar, a ndjeni se ju dhe shokët tuaj jeni përgjegjës për largimin e mundshëm të trajnerit? Nëse ndodh kjo gjë, është e qartë që çdo pjesëtar i ekipit ka përgjegjësi. Nëse nuk i kryejmë si duhet porositë e trajnerit, natyrisht që ndikojmë në përkeqësimin e situatës. Më ka dhembur në shpirt kur dëgjoja në stadium tifozët, që ishin kundër trajnerit. Duam të bëjmë
të pamundurën për të rregulluar gjërat. Pse nuk funksionon mbrojtja? Mbrojtja nuk është asnjëherë fajtore e vetme, edhe pse ajo fajësohet kur pësojmë gol. Nuk i kemi treguar gjithë vlerat si skuadër, nuk kemi qenë në nivelin e duhur në dy ndeshjet e fundit. Dëmtime, minuta të pakta e të rinj, çfarë mund të përmirësohet në mbrojtje? Këto vendime, kush luan e kush ka përgjegjësi, janë pyetje që nuk më takojnë mua, sepse nuk është detyra ime të formoj skuadër për të ardhmen. Kemi shumë lojtarë cilësorë, edhe të rinjtë kanë cilësi dhe e ardhmja është e tyre, por nuk e parashikoj dot kur do luajnë ata. A ka lider në kombëtaren shqiptare? Prej 6 muajsh flasim për gjërat që na mungojnë, janë përmendur të gjitha, karakteri, cilësia, lidershipi, janë shumë gjëra që nuk po i
tregojmë. Ka shumë skuadra që nuk kanë një figurë qendrore, por kanë sukses, duke luajtur futboll të mirë. Besoj se na mungon besimi që të jep suksesi. Është e qartë që një lider të ndihmon shumë në situata të këqija, por ne jemi Shqipëria, nuk e kemi pasur kurrë një lojtar të vetëm që e nxjerr skuadrën nga vështirësitë. Vetëm dy lojtarë në botë janë të aftë që mund ta bëjnë këtë gjë. Mendoni se tashmë ka ardhur fundi i një cikli? Ndoshta është kështu, por ç’duhet bërë, të ndalemi e të presim për cikël të ri? Puna duhet të vazhdojë, duhet pak kohë për rinovim, por gabojmë nëse krahasojmë skuadrat. Futbolli ndryshon, Shqipëria nuk është si ka qenë, e dimë të gjithë. Ndoshta duhet pak kohë që të kthehet Shqipëria e para pak viteve. Po bëjmë hapa pas, a ka ndonjë arsye të qartë?
SULMUESI
Nuk ka arsye fikse, ka shumë arsye. Rezultatet janë ato që ndikojnë në rënien në renditje, e vështirë të evidentosh diçka. Është momenti i duhur për të bërë analizat e duhura, kemi edhe një mundësi për të tentuar kualifikimin, pasi nisi kualifikueset e Europianit. Një mesazh për tifozët, që i janë kthyer kundër trajnerit? Në futboll nuk tregohet trimëria, nuk ka një person të vetëm që ka përgjegjësi për sukses apo dështim. Trajneri ka përkrahje maksimale nga ne lojtarët, nuk kemi asnjë problem me trajnerin dhe stafin, nuk ka pasur asnjë moment ku mund të dyshohet e kundërta. Ne luajmë për Shqipërinë, jo për trajnerin. Ne gabojmë, si në çdo vend të botës, por nuk ka lidhje trajneri, nuk është se bëhen gabimet për inat të trajnerit. Unë gabova ndaj Skocisë, por vetëm sepse kisha dëshirë të madhe të fitonim, të tregoja dëshirën për t’i bërë gjërat mirë
Xherdan Shaqiri po kalon një ndër momentet më të bukura të karrierës së tij, pasi po shkëlqen si te Liverpooli ashtu edhe në kombëtaren e Zvicrës. 27-vjeçari u transferua në “Anfield” në fillim të këtij sezoni, ndërkohë që në vitin 2012 u bë pjesë e ekipit të Bayernit. Ai shkoi si një talent shpërthyes, por i duhej të përballej me konkurrencën e ashpër të Franck Ribery dhe Arjen Robben, por gjithsesi ai ishte protagonist në fitimin e tripletës së atij sezoni, duke u aktivizuar në 39 ndeshje. Shaqiri ka treguar një prapaskenë shumë interesante në një intervistë për gazetën “Bild”: Telefonova vëllanë tim pas 3 apo 4 ndeshjesh, u ndjeva sikur nuk më kuptonin ndaj dhe doja që të largohesha. Mesfushori me origjinë shqiptare u transferua në vitin 2015 tek Interi, duke mbyllur shpejt edhe këtë aventurë për të kaluar te Stoke City, ndërkohë që këtë sezon u bë pjesë e Liverpool-it me kërkesë të Klopp. “Kuptohem në mënyrë të shkëlqyer me të. Klopp më ka impresionuar aq shumë: Dua të fitoj për këtë njeri. Nëse do të zgjidhja me Championsit dhe Premier League, sigurisht që do të zgjidhja kampionatin në Angli”, deklaroi ai për gazetën”Bild”.
MIQËSORJA
Berg flet për ndeshjen Turqi-Suedi: Bilanci i sfidave mes Shqipërisë dhe Arbitri më premtoi dy penallti Uellsit, jemi përballur vetëm dy herë T
urqi-Zvicër, duket si një ndeshje që nuk do të mbarojë kurrë. Një deklaratë e fundit e dhënë nga sulmuesi i nordikëve, Marcus Berg, ka ndezur polemikat në lidhje me arbitrim e rumunit Istavn Kovacs. Me suksesin 1-0, Turqia do të zbresë në Ligën C, ndërkohë që skandinavët do të luajnë nesër për vendin e parë kundër Rusisë. Ndeshjen ndaj Turqisë e vendosi goli i shënuar nga kapiteni Granqvist. “Në fundin e pjesës së parë pësova një faull që nuk u vërshëllye. Pasi u shkëputëm disi, ai më tha se do të rishohë pamjet dhe nëse do të kem të drejtë, do na jepte dy penallti në pjesën e dytë”, ka treguar Berg në intervistën e dhënë për Aftonbblandet. Arbitri
D
në fakt e mbajti fjalën pasi dha një penallti ndaj Berg në minutën e 31-të të pjesës së dytë, por nuk përjashtohet mundësia që Federata Turke e Futbollit të paraqesë një ankesë në Uefa.
ueli i sotëm mes Shqipërisë dhe Uellsit është e treta mes këtyre dy skuadrave. Më parë, Kombëtarja jonë dhe skuadra britanike janë përballur me njëra-tjetrën në kualifikueset e Europianit të vitit 1996. Sfida e parë ishte ajo e zhvilluar në shtator të vitit 1994, me Uellsin që fitoi 2-0, me gola të Chris Coleman dhe Ryan Giggs. Ky i fundit është edhe trajneri aktual i kësaj përfaqësueseje. Në nëntor të vitit 1995 u zhvillua ndeshja e dytë, në Tiranë, e mbyllur në barazim 1-1. Në atë kohë, Shqipëria dhe Uellsi ishin në grupin 7 të kualifikuesve të “Euro 96”, duke zënë dy vendet e fundit, të dyja me 8 pikë në 10 ndeshje, me skuadrën britanike që u pozicionua para asaj të kombëtares sonë vetëm për shkak të golavarazhit më të mirë.
KURESHTI
22 E martë, 20 NENTOR 2018
I shpëton burgimit të përjetshëm falë një "selfie" Një 21-vjeçar që rrezikonte të dënohej me shumë vite, deri në burgim të përjetshëm ka shpëtuar falë një "selfie" të bërë nga e ëma. Ajo tha se ai kishte hyrë fshehurazi në shtëpinë e saj, duke thyer dritaren. Vajza deklaroi në polici: "Arrija ta dëgjoja lëkurën se si i çahej nga thika e tij". E kishte kapur me dhunë dhe gjatë procesit kishte thyer një vazo me lule. 21 vjeçari nga Teksasi u arrestua në vendin e punës si një maniak i rrezikshëm. Prindërit paguan me mijëra dollarë për avokatin dhe 150 mijë dollarë për ta nxjerrë me lirim me kusht. Kur kishte parë se sa rrezikonte, djali thotë që kishte shumë frikë se do të mbetej gjithë jetën në burg, edhe pse nuk kishte bërë asgjë. Por kur mamaja e djalit lexoi deklaratën e vajzës paditëse, ajo pa orën kur
Një e moshuar 106-vjecare është rrahur për vdekje brenda shtëpisë së saj në Brazil. Antonia Conceiçao da Silva ishte vetëm në shtëpi kur dikush hapi një vrimë në çati për të hyrë brenda. Ngjarja ndodhi në qytetin Feira Nova, popullsia e të cilit arrin në 8.500 banorë. Sipas raportimeve të mediave, gjyshja po flinte në dhomën e ndenjies, ndërsa nipi i saj kishte shkuar në një festë. Trupi i saj i brishtë u zhvendos në disa cepa të shtëpisë teksa hajduti po kërkonte sende me vlerë. Policia raportoi se vrasësi i dyshuar vodhi vetëm 8 dollarë në çantën e saj, para se të arratisej. Raportimet e policisë tregojnë se në trupin e 106-vjeçares kishte dhe shenja të mbytjes. Nuk dihet ende numri i personave që kanë bërë këtë krim, por policia ka nisur hetimet.
akuzuesja thoshte se ishte kryer krimi. Aty u kujtua që në atë kohë kishte qenë bashkë me djalin , 90 km larg vendngjarjes, dhe kishin bërë një selfie. Për këto akuza, në Teksas mund t'i jepnin edhe dënim të përjetshëm. Fotoja dhe celulari u kontrolluan
nga laboratorët e ekspertëve. Orari kur ishte shkrepur fotoja u krahasua me të dhënat e kompanisë telefonike. Kështu u vërtetua që fotoja ishte bërë realisht në orën që deklaronte mamaja dhe gjykata e liroi djalin nga të gjitha akuzat.
Vdes në burg lordi meksikan i drogës Lordi meksikan i drogës, Hector Beltrán Leyva ka vdekur pas një sulmi në zemër në burg. 56 vjeçari u transferua nga burgu në një spital por nuk arriti të shpë-
Hajduti mbyt 106-vjeçaren vetëm për tetë dollarë
tonte, thanë zyrtarët e qeverisë. Ai ishte një nga katër vëllezërit që udhëhoqën kartelin e drogës me të njëjtin emër, i cili ishte i njohur për rivalitetin vdekjeprurës me
kartelin Sinaloa të udhëhequr nga Joaquín "El Chapo" Guzmán. Leyva, i fundit i vëllezërve që kryesoi kartelin, u arrestua në tetor 2014. Zyrtarët e burgjeve thanë se transferuan Beltrán Leyva nga një burg me siguri maksimale, ku vuante dënimin, në një spital në qytetin e afërt të Tolucës sapo vunë re se ai po vuante nga dhimbjet në gjoks. Ai po përballej me akuza për trafikim të marijuanës, heroinës, kokainës dhe metamfetaminës. Hektori mori drejtimin e kartelit 'Beltrán Leyva' pasi vëllai i tij Arturo u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë meksikane në 2009. Dy vëllezërit e tjerë, Alfredo dhe Carlos, janë në burg. Vëllezërit Beltrán Leyva ndërtuan një sindikatë të fuqishme në Sinaloa, që më vonë u zgjerua në Meksikë. Karteli i tyre kontrolloi shumë nga rrugët e kontrabandës së drogës nga Meksika në Shtetet e Bashkuara.
Ngordh ariu polar, 25 vitet e fundit i kaloi në një vend të nxehtë Ariu polar Yupik, ngordhi pasi 25 vitet e fundit të jetës i kaloi në të nxehtë në kopshtin zoologjik "Benito Juarez", në qytetin meksikan të Morelia. Ishte kopshti zoologjik ai që komunikoi se ariu u nda nga jeta në moshën 27-vjeçare, ndoshta për shkak të problemeve kardiake. Përkeqësimi i shëndetit të Yupik, erdhi për shkak të rritjes së temperaturave, ku mesatarja shkoi në 21 gradë, shumë herë më e lartë nga ekstremi në Pole. Në komunikatën e shpërndarë për ngordhjen e tij, u tha se Yupik ndërroi jetë për shkak të "sëmundjeve natyrale dhe sepse ishte një kafshë shumë e madhe në moshë dhe se ka jetuar më gjatë se mesatarja e kësaj specie, e cila shkon nga 15-18 vjet jetë". Ariu mbërriti në Meksikë nga Alaska në vitin 1992, teksa i kishin vrarë të ëmën.
Statuja "Golden Globe" e Marilyn Monroe shitet në ankand për një çmim rekord Statuja e çmimit për 'World Film Favourite Female' bëri historinë si 'Golden Globe' më i shitur në një ankand. Statuja e vitit 1961 e ikonës së Hollywood, Marilyn Monroe u shit për 250 mijë dollarë. Ky është i vetmi 'Golden Globe' në botë që është shitur me një çmim kaq të lartë në një ankand. Makina e Monroe 1956 Ford Thunderbird, dy vendëshe, doli në ankand për herë të parë dhe shkoi nën çekiç për 490,000 dollarë në Icons & Idols: Hollywood. Aktorja u fotografua duke i dhënë makinës me bashkëshortin e tij, dramaturgun Arthur Miller, menjëherë pas martesës së tyre në qershor 1956. Legjenda e ekranit mbajti në pronësi automjetin për gjashtë vjet deri pak para vdekjes së saj në 1962. Darren Julien, president i ankandit Julien, tha se makina ishte "jo vetëm pjesë e historisë së automobilave por vjen me një atmosferë magjepsëse, romancë dhe tragjedi të një legjende të vërtetë të Hollywood".
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Djali që po martohet ose që sapo është martuar 6. Shkoj gjuhën mbi sipërfaqen e diçkaje, nuk e ha, e ... 8. Shërben për të mbyllur derën nga brenda 10. Shpata e avlëmendit; krehri i tezgjahut 14. Frensis ... filozof anglez, hyn në radhën e mendimtarëve më të guximshëm të shekullit XVI e XVII 16. Sistem i cili mbivlerëson anët formale, zvarritje e punëve nga nëpunësit e aparatit zyrtar 17. Pjesa e sipërme dhe e thatë e bukës, kore, krodhë; copë buke e thatë 20. Duhet emri i Celentano, aktor, komedian dhe regjizor italian 22. Banka Botërore 23. Ndaras nga tjetri a nga të tjerët 25. Rrasë mbi të cilën në kohët e lashta u bëheshin flijime perëndive sipas paragjykimeve; therore 27. ...u, kjo nuk është gjë fare! 28. Copëz metali e dizenjuar që i jepet dikujt për merita, ose pjesëmarrje, etj 31. Tërësia e trajtimit farmaceutik apo popullor ndaj një lëngimi, sëmundje 32. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 33. ... Qosja është autor i shumë filmave artistik dhe dokumentarë, në mesin e të cilëve shquhet "Proka" 34. Ajo në botën e çudirave 35. Alessandro ..., fizikant italian, themeluesi i shkencës së elektricitetit, ka lidhje me volt-in 38. Fushë shumë e gjerë që shtrihet në lartësi të madhe mbi nivelin e detit, rrafsh shumë i hapët në vise të larta malore 41. Ka edhe atë emër, një bar, kafeteri, pijetore, por edhe një grup personash me interesa të përbashkëta profesionale 42. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 43. Lëng i pangjyrë e i avullueshëm, me erë të fortë si të eterit, që përdoret për prodhimin e lëndëve shpërthyese, të mëndafshit artificial etj. dhe si tretës për ngjitjet 44. Veprim i shquar që mbetet i përmendur 45. Bretkosa bën ashtu, por ua huazon atë edhe njerëzve që nxjerrin një zë të çjerrë dhe të fortë 47. Cilësia e një sendi a e një dukurie, që shfaqet kur bashkëvepron 50. Shprehje algjebrike, që përbëhet prej dy termash të bashkuar me shenjën plus ose minus 51. Të lag e të bën qull 52. Dhomë e madhe gjumi e përbashkët për shumë veta 56. Që shërben për pastrimin e plagëve dhe për ndalimin e infektimit 58. Vend i lagësht e me bar, tokë që mban gjithnjë ujë; moçalishte 61. Dru i lartë me trung të trashë, me degë të gjera, me gjethe të mëdha në trajtë pëllëmbe. Pemë e madhe 62. Llullë, zakonisht prej druri, me kokë e me bisht të gjatë për të pirë duhan 64. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 65. Të gjithë e kemi një të tillë, me të cilin identifikohemi dhe na thër-
E martë, 20 NENTOR 2018
Nga Albert VATAJ
rasin 66. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, inicialet 67. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 68. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 69. Më 23 janar 1916 vritet në pritë në ..., atdhetari i shquar, Isa Boletini 72. Shajak i hollë e i rrahur mirë zakonisht i bardhë a i murrmë 73. Përdoret për të përforcuar thirrjen kur i drejtohemi dikujt. 75. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 77. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 78. Ana e sipërme e bukës, korja e saj, quhet edhe ashtu 79. Kokrrat e kësaj bime, përdoren zakonisht si ushqim për shpendët 80. Ajo që bën ndryshimin e sendeve, produkteve dhe njerëzve 81. Ai me të cilin kemi shumë të përbashkëta, na do të mirën, na ndihmon me gjithë zemër e na gjendet në çdo nevojë 82. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 83. Pas katrës i vjen radha asaj 85. Vaji i shenjtë, me të cilin prifti miros besimtarët e krishterë, vaj i bekuar 86. Lloj zvarraniku, më i madh se hardhuca 88. Kryeqyteti i Bangladeshit është 94. Ai që është larguar nga atdheu i vet për shkaqe politike, ekonomike etj 95. Teori shkencore ose filozofike; tërësia e parimeve teorike të një shkence a të një dege të saj
97. Veshjet e brendshme zakonisht janë prej ... 98. Organizata Botërore e Shëndetësisë 99. Dakord në gjuhë universale 100. Çështje e madhe dhe e drejtë; tërësia e interesave të një klase a shtrese shoqërore, të cilat ajo i mbron me këmbëngulje; çështje 101. Njësia monetare bazë e Republikës së Shqipërisë 103. Që është në trajtë rrase, si rrasë, që përbëhet nga rrasa të vena a të shtrira në breza 106. Një lloj tërheqjeje, miklimi 108. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 109. Kafshë parahistorike, ka jetuar shumë kohë përpara shfaqjes së njeriut në tokë 110. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 111. Fjalë e dhënë për diçka të rëndësishme, premtim 112. Nacionalisti dhe intelektuali i madh, Mehdi .... Historiani i njohur, Kristo ... VERTIKALISHT 1. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 2. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 3. Gjethe të kësaj bime, të thara e të grira hollë, që përdoren për të bërë cigare 4. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 5. Vend i ulët që nuk e zë era, vend i ngrohtë 7. Paula ... më 17 janar 1998 akuzoi presidentin Bill Clinton për ngacmime seksuale 9. ..ho, sa e mirë është. 11. Mjet i thjeshtë lundrimi prej druri, që vihet në lëvizje me lopa-
ta, rrema 12. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 13. I ra hasha, e mohoi diçka që ka thënë ose që ia ngjitin të tjerët 14. Ndjenja e mërzisë që na vjen nga diçka e pakëndshme dhe e padëshirueshme 15. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 16. Napoleon ..., perandori Francez, një nga njerëzit më të shquar të historisë 17. Sipërfaqe e vogël toke e thurur, zakonisht pranë shtëpisë, që e mbjellin me fruta, perime apo lule 18. Bamir Myrteza ..., Ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit (1996 1997), President i Shqipërisë (2007- 2012) 19. Kokrrat e kësaj bime, që përdoren në industrinë farmaceutike, për të bërë një lloj rakie 21. Shkurtim për:Artileria bregdetare 22. Që digjet me vrull, me flakë të madhe dhe duke kërcitur, që brambullin (për zjarrin) 24. Udhëtim për të vizituar një vend të caktuar për qëllime arsimore, shkencore etj 26. Shtyp nga lart, i rëndoj që të ngjeshet a që të nxërë më shumë; ngjesh; kund. çrras 29. Lumi ... ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e egjiptasëve të vjetër 30. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 35. Me të cilën nuset ose gratë mbulonin fytyrën 36. Ai është mbret i pyllit dhe shenja e pestë e horoskopit 37. Ashtu i thërrasin asaj që na ka bërë kokën, por edhe gjyshes shpesh 39. Grishje që i bëhet dikujt për
trajtë suxhuku, e pjekur në skarë, të Korçës janë të njohura 59. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 60. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 63. Dhomë poshtë katit përdhes të një ndërtese 67. Rrethi i ... është njëri nga 36të rrethet e Shqipërisë, me një sipërfaqe prej 374 km² dhe kryeqendër Krumën 69. Partia Demokracia Sociale 70. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 71. aftësi për ta kapur diçka menjëherë, për ta nuhatur shpejt e me mprehtësi në bazë të përvojës së fituar 74. Ajri i pastër mbi retë; hapësira qiellore 76. Omer ... ishte politikan shqiptar i pas Luftës së Dytë Botërore, ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë 77. Degë e njomë, e hollë dhe e drejtë, filiz; kërcelli i hollë i bimës, që sapo mbin 82. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 84. Monedhë prej metali ose prej letre me një vlerë të caktuar 87. Jo aktive, që nuk vepron 89. Mineral i përbërë prej fijesh të holla, që i qëndron shumë veprimit të nxehtësisë e të acideve 90. Një nga perimet kryesore të vjeshtës, rritet si kokërr e madhe me gjethe të gjera 91. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 92. Veshje burrash ose grash me mëngë të gjata, e prerë si jelek dhe e qëndisur, që mbahej mbi këmishë; një lloj mëngoreje 93. Aleanca Kuq e Zi 95. Rrip i gjatë e i ngushtë prej stofi të leshtë për të mbështjellë kërcinjtë; gjunjake 96. Shkurre helmuese me lule të verdha dhe me erë të mirë, që rritet në vende me lagështi. 97. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 100. Pjesë e sipërme e një vendi është 102. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 104. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 105. Element kimik, jometal i fortë, me ngjyrë të zezë dhe simboli B 107. Qumësht i mpiksur me tharm, që zakonisht vjen pak si i thartë 108. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë
të marrë pjesë në një festë 40. Janë ashtu ata që përfitojnë kujdes të veçantë nga shteti, paraplegjik dhe tetraplegjik 41. Një nga festat kryesore të të krishterëve. Më 25 dhjetor, daton 46. Titull fetar në kishën katolike, gradë më e lartë se peshkopi 48. VIKTOR ... 1889-1972, shkrimtar rumun me prejardhje shqiptare. Personalitet i shquar i kulturës rumune dhe asaj botërore 49. Qeni bën ashtu si mundësinë e vetme të komunikimit, por edhe disa njerëz nuk bëjnë ndryshe 50. Që nxirret nga toka dhe që përdoret për të shtruar rrugët 53. Pjesë muzikore që këndohet nga shumë njerëz me disa zëra 54. I tillë është një njeri që merr përkrahje sociale 55. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 57. Qofte gjatoshe me mish, në 1
2
H
3
4
B A T I
C E
Z
A
8
9
K U A K 14
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
15
K R
S
V
E N I
G M E
10
˙
P
P A S T
¸
R
N A K
I
R
Z
G
22
23
D H E
26
A
P
N
J
A
K O P
M
O I
J
N
T
S
R
R
A
D E
A
R
U
V
N
A L
O I
L
Z
I
¸
P
L
U C
A 43
E K
B R
T
E
35
˙
E K A N
40
C E
L U L E
I
B
44
45
A A K
E 46
A N I
Z
47
E
E Z 48
F
O
R I
N
V
M
49
50
B A L E
B E
L U S H
52
O K ¸
53
D
B
R E
F R
L
Y
C
54
55
56
A K T A R
60
M
K U B
D
A
¸
L
R
P
D
63
58
L
P
B
G
K
E N E Z Z
L
R
70
E
B I
M E
I
P
D
S T
U R
H
A
L I
M
B
L O F
83
A
O G J
N I
H
79
M 82
O L 80
L L
¸
A V ¸
84
E
A P
I
H
E
R
T
D O
V
T
81
J
H A S K O
E
V E R
M O N T
M
88
E
89
L Y T H
A
92
K U T
O
I
Z
N
91
R
74
E
85
87
A N K E S
73
77
78
L
A S 72
M O R F
A 76
O R M I
E
66
B I 68
71
75
L O Z
65
E 67
69
L
62
64
A D A M I
R
57
P S
61
L
S
36
K
39
42
O 51
O N
R
38
M A G J
86
A T I
T A C I
V A
I
37
K
E R
34
U S
N
O
32
33
59
J
P
D I
V
31
R
N P G
19
Z
25
30
L O C E
M O R
L 13
28
29
T
24
27
K
H 12
18
A 21
T
7
L A S K ¸
L
17
D V
6
E
A L
16
20
41
5
D 11
L
90
A N A
93
S
V I
K
D I
N
94
B A R A Z I 95
I
P 102
R Z
109
A N I
U
M
97
O
98
M
E
¸
K
103
V E T 108
96
M I
104
J
T A R
V 110
O I
111
K
C
M 105
U B I
99
100
K V
101
D
107
A M O N I
L
R
R
R
E N J
A T O R
E
J
K
112
D I
R
106
L E
U
A K O
113
S
M Y K
114
K
D O B I
¸
S
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E martë, 20 NENTOR 2018
Presidenti Meta takon drejtorin e NDI për Europën Presidenti Ilir Meta është takuar sot me Drejtorin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) për Europën Qendrore e Lindore, Robert Benjamin. Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shkruan se NDI
mbetet e përkushtuar në forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri. "Pata kënaqësinë të takohesha me Drejtorin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) për Europën Qendrore e Lindore,
Robert Benjamin. Fatmirësisht ka ende institucione si NDI që mbeten të përkushtuara për forcimin e zërit publik si shërbim ndaj demokracisë dhe shtetit ligjor",- shkruan Presidenti Meta.
Presidenti Ilir Meta viziton fshatrat Mexhitli dhe Nakolec në Maqedoni:
"Vëllezërit dhe motrat shqiptare po e mbajnë gjallë identitetin tonë kombëtar" Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë fundjavës zhvilloi një vizitë në Maqedoni, në qytetin e Manastirit me rastin e 110-vjetorit të Kongresit historik të Gjuhës Shqipe. Në qytetin e Manastirit, Meta përshëndeti veprimtaritë përkujtimore të 110-vjetorit të Kongresit, në një aktivitet ku merrnin pjesë qindra shqiptarë nga të gjitha trevat, zyrtarë shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë, si dhe gjuhëtarë, politikanë e filologëve. Pas vizitës në "Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe" i mikpritur e i shoqëruar nga shumë banorë shqiptarë Presidenti Meta shpërndau në mënyrë simbolike 110 abetare për fëmijët shqiptarë të Manastirit. Presidenti i Republikës i uroi mbarë kombit shqiptar gëzuar 110vjetorin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe duke theksuar se rikthehet me shumë emocion në Manastir. "Të bëjmë gjithçka që kjo ndërtesë historike për shqiptarët të pasqyrojë më së miri kontributin e patriotëve shqiptarë. Pa Kongresin e Manastirit do të kishte qenë e vështirë edhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë",- u shpreh Presidenti duke shtuar se shqiptarët tashmë janë faktor
së Manastirit. Ju falënderoj që mbani gjallë e trashëgoni vlerat dhe traditat më të mira të shqiptarëve!"- iu drejtua Presidenti Meta banorëve të fshatit, duke shtuar se në historinë e kombit tonë Kruja, Prizreni, Manastiri dhe Vlora janë qytetet më të rëndësishme për ne, shqiptarët. Autoritetet
progresist në shërbim të paqes, stabilitetit dhe integrimit të rajonit tonë.
Pas Manastirit Presidenti vizitoi edhe fshatrat e banuara nga shqiptarët në Maqedoni: Mexhitli dhe Nakolec. Kreu i shtetit shqiptar, në këtë vizitë të parë të një Presidenti të Shqipërisë në fshatin me shumicë banorësh shqiptarë të Mexhitlis, u takua përzemërsisht dhe bashkëbisedoi ngrohtësisht me autoritetet vendore dhe banorët e zonës, duke vënë në dukje se ata dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni kurrë nuk do të jenë vetëm. "Shteti shqiptar do të qëndrojë gjithmonë pranë jush, sepse ju jeni krenaria shqiptare e zonës
vendore dhe banorët e zonës i shprehën mirënjohjen dhe falënderuan Presidentin e Republikës për vëmendjen dhe kujdesin e vazhdueshëm që tregon ndaj shqiptarëve në Maqedoni. Ndërsa në fshatin Nakolec, buzë liqenit të Prespës, Presidenti Meta u ndal në Teqenë "Dervish Ali", duke vënë në dukje se kjo është një vatër e rëndësishme, jo vetëm fetare, por edhe e ruajtjes së vlerave, traditave, gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar. "Është kënaqësi e veçantë të vizitoj sot Nakolecin e Prespës, dhe të ndodhem mes vëllezërve e motrave shqiptare, që po e mbajnë gjallë identitetin tonë kombëtar e gjuhën e mrekullueshme shqipe. Diaspora shqiptare e Nakolecit asnjëherë nuk e ka harruar vendlindjen dhe kombin, duke dhënë kontribut të çmuar e të jashtëzakonshëm për ruajtjen e traditave tona kombëtare" - nënvizoi Presidenti i Republikës.