Koha Jone_20 prill 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Zgjedhjet pa opozitën sjellin vetëm KONFLIKT E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 92 (8533)

E shtunë, 20 Prill 2019

Çmimi 30 Lekë

Në mënyrë paradoksale disa ndërkombëtarë po mendojnë se stabiliteti i vendit garantohet me kryeministër Edi Ramën. Në fakt, është e kundërta. Kriza u prodhua nga Edi Rama dhe vazhdimi i qeverisjes së tij është shkaku që prodhon destabilitetin më të madh në vend. Ambasadorë, ndërhyni me mendje e logjikë për një zgjidhje të gjithëpranueshme, sa nuk është vonë! Ndërkombëtarët e kanë zgjidhjen se strehohen nëpër ambasadat e tyre, kurse populli në përplasje mund të shkojë në gjakosje. Ndërhyni, se flitet për popullin e thjeshtë! FAQE 3

SHBA: Jemi partnerë të Fatmir Mediu: Parlamenti është kthyer në një fortë me Shqipërinë “haltore” të Edi Ramës

Në foto: Sekretari i Mbrojtjes së SHBA në Detyrë, Patrick Shanahan me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka

DEKRETI

FAQE 24

PLAN PËR SHEMBJEN E 94 MIJË BANESAVE

Presidenti kthen në Kuvend ligjin për Paloka, thirrje qytetarëve: vettigun nëA polici: Nuk Rrëzoni Ramën përpara garanton paanshmëri se t’ju rrëzojë shtëpitë

FAQE 4

Në foto: Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu

FAQE 5

ISH-MINISTRI

“OPOZITA” E OPOZITËS

Edhe Niko Peleshi kritika Kryeministrit Edi Rama

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi i jep një dorë Rudina Hajdarit

FAQE 14

Berisha: Vendimi i Holandës, aktakuzë ndaj narkoshtetit të Ramës

FAQE 2

FAQE 6

ANALIZË

QËNDRIMI

FAQE 9-11

RIKTHIMI I VIZAVE

Petrit Vasili: As SHBA, as BE nuk kanë shndërruar Senatet dhe Dhomën e Përfaqësuesve në vend krimi si Rama

FAQE 4

Kush do të jetë Presidenti i parë i Maqedonisë së Veriut?! Nga Marjana Doda FAQE 18


POLITIKE

2

E shtunë, 20 PRILL 2019

Ish-kryeministri: Vendimi i Parlamentit të Hollandës është një kambanë e fuqishme alarmi edhe për mbarë shqiptarët

I

sh-kryeministri Sali Berisha është ndalur këtë premte gjerë e gjerë te vendimi i parlamentit të Holandës për rikthimin e vizave në vendin tonë. Përmes një analizë të gjatë, rreth rastit në fjalë, ish-kryeministri e cilëson votimin në Kuvendin e Holandës si një kambanë alarmi për qytetarët shqiptarë. Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Berisha thekson se fakti që Shqipëria, shihet në arenën ndërkombëtare si Kolumbi e rajonit, apo edhe si burim i kriminalitetit ka bërë që Holanda, vendi i parë që mbështeti Shqipërinë për rikthimin e vizave, të na kthehet kundër. “Kambanat bien për të gjallët! – Vendimi i parlamentit të Hollandës është aktakuzë e rëndë për narkoshtetin dhe narkos-it e tij; Por është dhe një kambanë alarmi për qytetarët shqiptarë! Të dashur miq, Hollandës, vendit të parë që mbeështeti Shqipërinë për heqjen e vizave, i takoi të bëhej dhe vendi i parë që të votojë 9 vjet më vonë për rikthimin e vizave. Ky votim nuk erdhi si rrufe në qiell të hapur, por erdhi pasi Shqipëria është deklaruar dy vite me radhë si qendër operacionale ndërkombëtare e organizatave kriminale të Europës, Amerikës së Veriut, Amerikës Latine, Azisë. Po rikujtoj këtu se javën që kaloi, “Europol” dhe agjenci të tjera më serioze shpallën krimin e organizuar një rrezik më të madh se edhe vetë terrorizmi për sigurinë e Europës, dhe në krye të piramidës së këtij rreziku qëndronin organizatat kriminale shqiptare. Ky vendim erdhi pasi vendi u shpall Kanabistan, apo Kolumbi e Europës, me dhjetëra herë nga mediat dhe agjencitë më të mëdha të botës,

Rikthimi i vizave, Berisha: Vendimi i Holandës, aktakuzë ndaj narkoshtetit të Ramës pasi është deklaruar që nga viti 2017 në mënyrë të përsëritur si narkoshtet. Ky vendim erdhi pasi këto katër vitet e fundit, shqiptarët zënë vend kryesor si azilantë politikë në Gjermani dhe vendin e parë me distancë nga sirianët dhe sudanezët, dhe afganët, në Hollandë dhe Francë. Në këtë kontekst, tejet tronditëse janë të dhënat e “Gallup” që tregojnë se 60% e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria. Ky studim tregon se Shqipëria renditet e katërta në botë, pas Sierra Leone, Liberisë dhe Haitit, për dëshirën e qytetarëve për të braktisur atë. Por në rast se në tre vendet e para shkak kryesor janë epidemitë vdekjeprurëse të ebolës, kolerës dhe tërmete shkatërrimtare, në Shqipëri shkaku më kryesor është pasiguria, krimi dhe vrasja e shpresës, të lidhura direkt me kreun e meduzës, Edvin Kristaq Rama, dhe qëndrimet e politikat e tij shpresëvrasëse për shqiptarët. Vendimi për rikthimin e vizave për Shqipërinë erdhi pas një raporti të agjencive ligjzbatuese të Mbretërisë së Hollandës, në të cilin konstatohej një rritje dramatike e kriminalitetit dhe trafikut të drogës nga shqiptarë të Shqipërisë në këtë vend. Vendimin, parlamenti i Hollandës, e mori pasi nga ai vend gjatë dy viteve të fundit

vizituan vendin tonë një seri delegacionesh. Vetëm këto dy muajt e fundit erdhën për vizitë dy ministra të qeverisë së Hollandës dhe kreu i meduzës, skizoidi Edvin Kristaq Mashtrimi, mendonte se mund t’i mashtronte me zhgarravinat në zyrën e tij, duke i bindur ata se ky njeri vetëm normal nuk mund të quhej. Ky vendim nuk erdhi nga Hollanda pa pritur dhe pa kujtuar, por ishte paralajmëruar

nga autoritetet e këtij vendi dy vite me radhë. Vendimi i Parlamentit të Mbretërisë së Hollandës është një aktakuzë tejet e rëndë dhe me jehonë botërore për narkoqeverinë dhe zyrtarët e narkoshtetit shqiptar, që me lidhjet e tyre me krimin dhe drogën Shqipërinë në eksportues kryesor krimi dhe droge në Europë. Sot janë dhjetëra vende nga Europa dhe zona të tjera të botës që kanë përfituar nga liberalizimi i

vizave, por Shqipëria bëhet vendi i parë, për të cilin një vend anëtar themelues i BE-së voton për rikthimin e vizave. Ndaj dhe kreu i meduzës dhe narko-zyrtarët e tij reaguan me një gjuhë banditeske ndaj Mbretërisë së Hollandës dhe Parlamentit të saj. Por vendimi i Parlamentit të Hollandës është një kambanë e fuqishme alarmi për mbarë shqiptarët. Ky vendim, në rast se qeveria hollandeze insiston preras, ajo rikthen vizat për shqiptarët, pasi qeveria aktuale e Edvin Kristaq Krimit ka shkelur rëndë kushtet e plotësuara mbi të cilat u hoqën vizat. Së dyti, aktualisht vendimin për rikthimin e vizave për shqiptarët po e konsiderojnë seriozisht edhe vende të tjera. Së fundi, ndonëse Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e përcaktuara në deklaratën e Ministrave të Jashtëm të BEsë, më 27 qershor të vitit 2018, për hapjen e negociatave, ky vendim vjen si goditja e mëshirës për këtë proces. Si përfundim, iu bëj thirrje shqiptarëve të zgjedhin midis narkoshtetit të Edvinit e narkoqeverisë së tij, që kanë shndërruar Shqipërinë në eksportues kryesor të krimit dhe drogës në Europë dhe më gjerë, dhe lëvizjes së lirë pa viza dhe të ardhmes së tyre në Europë”, u shpreh ishkryeministri Sali Berisha.

“REFORMA FASADË NË DREJTËSI”, PD: KLP SHKELI KUSHTETUTËN, BLEDAR VALIKAJ S’KA AS SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS DHE NUK BËRI AS VETINGUN

P

artia Demokratike, nëpërmjet Enkelejd Alibejat, akuzon Këshillin e Lartë të Prokurorisë se ka shkelur kushtetutën me emërimin e bashkëshortit të Ermonela Felajt si prokuror. Alibeaj tha se Kushtetuta e detyron KLP të emërojë një prokuror vetëm pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës dhe kalimit në vetting. Alibeaj thotë se Bledar Valikaj është emëruar si prokuror ndonëse nuk është magjistrat. Po ashtu sipas tij, Kushtetuta detyron të emërohen prokurorë vetëm ata që e kanë kaluar vettingun, por ky nuk është rasti i burrit të Felajt. “Reforma në Drejtësi është një nga rastet, kur dështimi për të ngritur një sistem të pavarur drejtësie, në mënyrë që ligji të veprojë njësoj për të gjithë, vuloset nga Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Me votën e Gent Ibrahimit, i cili përfaqëson interesat e Edi

Alibeaj: Antikushtetuese! Bashkëshorti i Felajt nuk plotëson kriteret për prokuror

Ramës në organin më të lartë vendimmarrës për prokurorinë, në sistem është emëruar, në mënyrë antikushtetuese dhe pa veting, bashkëshorti i ish ministres së

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

Edi Ramës, Ermonela Felaj. Rasti i Bledar Valikajt, merita e vetme e të cilit është lidhja bashkëshortore me deputeten e Edi Ramës, përbën një provë skandaloze sesi organet e reja

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

të drejtësisë shkelin kushtetutën për t’i shërbyer pushtetit të kryeministrit, përmes kapjes politike të çdo hallke të sistemit të drejtësisë. Emërimi i burrit të deputetes socialiste është haptazi në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Reformës në Drejtësi në të paktën dy pika: 1. Kushtetuta e detyron KLP të emërojë një prokuror vetëm pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës. Burri i deputetes së Edi Ramës nuk e ka përfunduar këtë shkollë; 2. Kushtetuta e detyron KLP të emërojë një prokuror vetëm pas përfundimit të vetingut. Burri i deputetes së Edi Ramës nuk ka kaluar në veting. Përdorimi politik i organeve të reja të drejtësisë dhe i vetingut shpjegon

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

pse 63 përqind e shqiptarëve nuk besojnë më tek vetingu dhe pastrimi i sistemit të drejtësisë. Shqiptarëve iu premtua se reforma në drejtësi do të zgjidhte problemet e mëdha të vendit: politikanët e korruptuar do të ndëshkoheshin, krimi do të merrte dënimin e merituar nga drejtësia e reformuar. E vetmja gjë që po ndodh është se gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar po mbahen në sistem, politikanët e korruptuar dhe krimi i organizuar janë të paprekshëm dhe se sistemi i drejtësisë vazhdon të funksionojë vetëm për familjarët e pushtetarëve. Nëse reforma në drejtësi u bë për të emëruar pa veting dhe në mënyrë antikushtetuese burrin e Ermonela Felajt, atëherë ajo ia ka arritur qëllimit. Edi Rama ka edhe një ushtar më shumë në drejtësinë e deformuar sipas interesave të tij”, deklaroi dje Enkelejd Alibeaj.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E shtunë, 20 PRILL 2019

Zgjedhjet pa opozitën sjellin vetëm KONFLIKT

Në mënyrë paradoksale disa ndërkombëtarë po mendojnë se stabiliteti i vendit garantohet me kryeministër Edi Ramën. Në fakt, është e kundërta. Kriza u prodhua nga Edi Rama dhe vazhdimi i qeverisjes së tij është shkaku që prodhon destabilitetin më të madh në vend. Ambasadorë, ndërhyni me mendje e logjikë për një zgjidhje të gjithëpranueshme, sa nuk është vonë! Ndërkombëtarët e kanë zgjidhjen se strehohen nëpër ambasadat e tyre, kurse populli në përplasje mund të shkojë në gjakosje. Ndërhyni, se flitet për popullin e thjeshtë! Po vjen furishëm 30 qershori, data e dekretuar për zgjedhjet vendore. Le të hamendësojmë për një moment se çfarë do të ndodhë në 30 qershor 2019, nëse Edi Rama çon PS-në në zgjedhje vetëm me partizat e Rudina Hajdarit dhe Ralf Gjonit, duke tentuar të asgjësojë opozitën reale dhe vetë demokracinë në vend. Në orën 07:00 gjysma e qendrave të votimit nuk mund të zhvillojnë zgjedhje, pasi qytetarët janë mbledhur para tyre duke bllokuar komisionerët. Ndërkohë Brenda qendrave, komsionerët e PS vazhdojnë të mbushin kutitë me vota fallso, pasi nuk ka kush i kontrollon. Në gjithë vendin, protestues që nuk ndjehen të përfaqësuar politikisht nga PS dhe as nga Rudina, Kujtimi apo Ralfi, nuk e pranojnë këtë farsë dhe do kenë djegur kutitë e votimit, do kenë rrahur komisionerët dhe këdo që pretendon se këto janë zgjedhje normale. 30 minuta më vonë policia do ketë nisur sulmin ndaj protestuesve me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome. Por gaz nuk ka për gjithë Shqipërinë! Edhe nëse çojnë gaz nëpër hyrjet e qendrave të votimit, prapë situate do kthehet si situatë lufte. Në Tiranë, Shkodër, Duurës, Dibër, Lezhë, Elbasan, Durrës, Fier, Gjirokastër, etj do ketë kaluar në përplasje të hapur fizike mes policisë dhe protestuesve. Një orë më vonë Sandër Lleshi dhe Olta Xhaçka marrin urdhër nga Edi Rama që të nxjerrin ushtrinë për të shmangur destabilitetin. Bashkë me trupat speciale, blindet dhe tanket në rrugë, qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme dhe “fitoren” e thellë të

PS me 99% të zgjedhjeve. Vëzhguesit e huaj që kanë ardhur për të monitoruar standardet elektorale do të numërojnë të plagosuri apo edhe më keq… dhe NATO dhe BE do të detyrohen të dërgojnë ushtrinë për të shmangur luftën civile! Pas kësaj nuk kemi më as zgjedhje dhe as shtet! Larg qoftë një vit 1997! Por për fat të mirë, deri tani, një skenar i tillë është vetëm fantazi. Opozita nuk ka një plan të tillë, por askush nuk garanton se qindra mijë shqiptarë apo më shumë se gjysma e popullsisë, do të pranojnë që pushteti të tallet si në kohën e Enverit me votën e

tyre. Askush nuk dëshiron që kjo gjë të ndodhë, por pyetja është çfarë po bëjnë politika, qeveria dhe ndërkombëtarët që pikërisht kjo të mos ndodhë? Çfarë po bëjnë gjithë përfaqësuesit e klasës politike, duke nisur nga kryeministri, për të shmangur ata që i frikësohen të gjithë? Në vend t’i ulen tonet, të jepen variante për zgjidhjen dhe në vend të të menduarit dhe vepruarit si shtetar, pothuaj të gjitha palët, për dreq edhe disa ndërkombëtarë po shkojnë në mënyrë qorre drejt konfliktit dhe përplasjes që sjella pasoja fatale për Shqipërinë.

Të enjten, qeveria “Rama”, me sponsorizimin e vet kryeministrit dhe në shkelje të Rregullores së Parlamentit (që ka vlerën e ligjit) urdhëroi krijimin e grupeve parlamentare me deputetët që njihen si të blerë po nga qeveria. Biznesmenët e koncesioneve afër qeverisë kanë marrë urdhër të hapin thesin për financimin e kësaj opozite të re që synon të kthehet në parti! Mediat qeveritare kanë nisur të japin si lajme kryesore fjalimet idiote dhe pa shqipe të saktë të deputetëve që nuk i mbështesin më as familjet e tyre, e dhe jo më elektorati i djathtë. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka nisur të zgjedhë kandidatët e PS dhe po shkon me vetëdije drejt një procesi shkatërrues për të ardhmen e vendit. Nuk ka më Gjykatë Kushtetuese dhe gjykatë të Lartë që të ndalojë këtë maskaradë. Nuk ka më parlament legjitim që të kontrollojë lajthitjet ligjore të qeverisë dhe nuk ka më as ndërkombëtarë që të thonë se kështu nuk vazhdohet më. Në mënyrë paradoksale disa ndërkombëtarë po mendojnë se stabiliteti i vendit garantohet me kryeministër Edi Ramën. Në fakt, është e kundërta. Kriza u prodhua nga Edi Rama dhe vazhdimi i qeverisjes së tij është shkaku që prodhon destabilitetin më të madh në vend. Ndërhyni me mendje e logjikë për një zgjidhje të gjithëpranueshme, sa nuk është vonë! Ndërkombëtarët e kanë zgjidhjen se strehohen nëpër ambasadat e tyre, kurse populli në përplasje mund të shkojë në gjakosje. Ndërhyni se flitet për popullin e thjeshtë!


POLITIKE

4

E shtunë, 20 PRILL 2019

PLANI PËR SHEMBJEN E 94 MIJË BANESAVE

Paloka: Rrëzoni Ramën, përpara se t’ju rrëzojë shtëpitë 94 mijë banesa në të gjithë vendin do të prishen nga qeveria dhe nuk do të legalizohen.Ky vendim i qeverisë “Rama” është komentuar me tone të forta nga nënkryetari demokrat Edi Paloka.Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që “ta rrëzojnë Ramën, përpara se ai t’u rrëzojë shtëpitë”.Paloka i

FORUM Nga Petrit Vasili

A

ttention!!! Zgjedhjet nuk janë fushata grumbullimi patatesh të kalbura të krimit!!!Attention!! Ca të huaj po mëtojnë të promovojnë standarde antidemokratike,që janë të paimagjinueshme për vendet e tyre. Attention!! Alibia në anglisht me një fushate grumbullimi patatesh, që po tentohet t’i behet krizës më të rëndë të përfaqësimit që ka përfshirë Shqipërinëështë ndihma më e keqe për të dhe demokracinë e saj që rritet ngadalë dhe me shumë mundime. Attention!! Parlamenti është sot thjesht një depo patatesh të kalbura, pas një fushate grumbullimi patatesh te drejtuar nga qeveria e telekomanduar nga krimi i organizuar. Attention!! Ky parlament or in englishthis parlament është thjesht një instrument i kriminalizuar,që ligjëron korrupsionin dhe asgjësimin e luftës ndaj krimit të organizuar. Attention!! Çdo ditë e mëtejshme e këtij parlamenti është një ditë e mirë për krimin, por njëherazi një ditë e zezë për qytetarët. Attention!! Demokracia lind mbi përfaqësimin dhe kur

ka shtuar reagimit të tij edhe një video të publikuar më herët nga ishkryeministri Berisha. “Rama që ju premtoi se “edhe Enveri po të ngrihet nuk ju a prish dot shtëpitë”, pak ditë më parë ka vendosur që 94 mije banesa në Tirane dhe gjithë vendin, nuk do të legalizohen, por do të prishen.94

mijë...Kujtoni dhe se si ju lëshoi gazin helmues fëmijëve brenda shtëpive, i dhunoi, i burgosi e në fund ju prishi dhe shtëpitë e i la në rrugë.Rrëzoni Ramën përpara se t’ju rrezoj shtëpitë. Ngrihuni pa ju ardhur tek dera e shtëpisë”,- shkruan Edi Paloka në një reagim në Facebook.

As Amerika, as BE nuk kanë shndërruar Senatet dhe Dhomën e përfaqësuesve në vend krimi përfaqësimi i qytetarëve tronditet e asgjësohet demokracia vdes dhe çdo leksion apo didaskali në anglisht është thjesht një zë në veshin e një të vdekuri. Attention!! Promovimi i një tjetër fushate grumbullimi patatesh të kalbura në 30 qershor është thjesht një thikë tjetër në një krize përfaqësimi,që ndodhet në buzë të humnerës. Attention!! Zgjidhja i krizës së tmerrshme të përfaqësimit fillon nga zbardhja e dosjes 339 dhe 184,nga çuarja prapa hekurave të fajtorëve të grabitjes së zgjedhjes përmes krimit të organizuar dhe një thirrjee fortë për ta bërë këtë në shqip dhe anglisht do ta besonin të gjithë shqiptarët që i njohin fajtorët,por njohin edhe qeverinë që i mbron ata, e qe nuk lejon t’i çojnë ata përpara drejtësisë. Attention!!Shqiptarët presin një thirrje të fortë në shqip dhe anglisht që fajtorët e korrupsionit

të Unazës se Re të shkojnë pas hekurave,presin që fajtoret që lanë aeroportin ndërkombëtarë

në dorë të 4 krimineleve të shkojnë pas hekurave,presin të shkojnë pas hekurave ata

që i bëjnë presion medias së pavarur,presin të shkojnë pas hekurave ata që pastrojnë paratë dhe rrënojnë ekonominë e Shqipërisë. Attention!! Shqiptarët në këto 29 vjet pluralizëm përveç flamurit kuq e zi kane valavitur pa u lodhur flamurin Amerikan dhe me pas atë tëEuropës së Bashkuar.As Amerika dhe as BE nuk kane shndërruar senatet,dhomën e përfaqësuesve dhe parlamentet e tyre në vend grumbullimi patatesh të kalbura të krimit të organizuar. Attention!! Edhe Shqiptarët do të ecin vetëm në këtë rrugë dhe do të kenë vetëm këtë shembull të Amerikës dhe BE dhe kurrë nuk do të lejojnë që Republika Parlamentare nder ne të kthehet në vend grumbullimi patatesh të kalbura të krimit të organizuar dhe qeveria si një zgjatim i saj. Kush ka kurajë le të thotë të kundërtën!!

E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA, LeylaMoses-Ones, u shpreh për Zërin e Amerikës, se ambasada mirëpret konkurrimin demokratik të hapur dhe energjik në kutinë e votimit Nga Armand Mero

N

ë Shqipëri, ambasada amerikane tha sot se ajo “nxit këdo që mendon të kandidojë që të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.” Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës për qëndrimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara ndaj zgjedhjeve vendore dhe pjesmarrjes së partive të opozitës, ndërkohë që afati për regjistrimin pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, po afron, e ngarkuara me punë LeylaMosesOnes solli në vëmendje deklaratat e Zëvendës Ndihmës Sekretarit MatthewPalmer në Tiranë, i cili, si theksoi diplomatja amerikane “u bëri thirrje atyre partive që kanë braktisur institucionet e Shqipërisë që të riangazhohen në procesin politik. Pjesëmarrja në zgjedhjet vendore të qershorit është mundësia më e mirë

Ambasada e SHBA: Nxisim këdo të regjistrohet në zgjedhje

për ta, që ta bëjnë këtë”. E ngarkuara me punë u shpreh për Zërin e Amerikës, se ambasada “mirëpret konkurimin demokratik të hapur dhe energjik në kutinë e votimit. Votuesit shqiptarë duhet të kenë mundësinë të zgjedhin mes një game të gjerë kandidatësh që do t’i përfaqësojnë vërtet ata. Nxisim

këdo që mendon të kandidojë që të regjistrohet”, tha ajo Diplomatja amerikane përshëndeti njëkohësisht “hapat konstruktivë të opozitës në parlament dje, të cilët formalizuan më tej praninë dhe pozicionet e tyre si deputetë. Formimi i grupeve parlamentare – shtoi ajo - do të forcojë më tej aftësinë e tyre për të përfaqësuar zgjedhësit e tyre si anëtarë aktivë të parlamentit. Parlamenti i Shqipërisë vazhdon të funksionojë. Ky vazhdim i proceseve parlamentare – përfshi hyrjen e deputetëve të rinj, zhvillimin e debateve dhe miratimin e ligjeve – është shenjë e vazhdimësisë dhe stabilitetit të këtij institucioni të rëndësishëm demokratik”, nënvizoi e ngarkuara me punë e ambasadës amerikane.

Një ditë më parë, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim bënë të qartë se po shkojnë drejt bojkotimit të zgjedhjeve vendore. Kryesia e Partisë Demokratike dhe më pas Këshilli Kombëtar, miratuan një propozim të kryetarit LulzimBasha sipas të cilit “PD të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Sipas Partisë Demokratike “kriza e rëndë politike në vend, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Por përveç mospjesmarrjes, PDja sipas propozimit të zotit Basha do të angazhohet dhe për të bllokuar zhvillimin e zgjedhjeve. “Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet në mbrojtje të

demokracisë dhe të drejtës së votës së lirë të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale”, thuhet në vendim ndërsa saktësohet se angazhohet gjithashtu dhe që “të pamundësojë përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar dhe qytetar, mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga krimi i organizuar dhe paratë e pista që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë”. Në të njëjtën linjë ishte dhe LSI-ja. “Aksioni politik i LSI-së i inkuadruar në tërësinë e veprimit politik dhe qytetar të opozitës, do të vazhdojë me vendosmëri për të mos lejuar që në këtë vend të ketë më zgjedhje farsë”, deklaroi nënkryetari Luan Rama. Marrë nga “Zëri i Amerikës”


POLITIKE

5

E shtunë, 20 PRILL 2019

Flet për “Koha Jonë”, Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu: Nëse Edi Rama do të zhvillojë zgjedhje pa opozitë, këtë e ka bërë Enver Hoxha dhe opozita nuk duhet ta lejojë dhe duhet ta frenojë me çdo mënyrë

Intervistoi: Redjon Shtylla Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, vendimin e Holandës për të rikthyer vizat për shqiptarët, e sheh si një efekt domino edhe në vende të tjera të BE dhe shton se nën qeverisjen e Kryeministrit Edi Rama, vendi po shkon drejt izolimit dhe shkatërrimit. Në një intervistë për “Koha Jonë”, kreu i PR-së dhe ish-deputeti Mediu, thotë se opozita nuk duhet të lejojë që të zhvillohen zgjedhje me Edi Ramën dhe me nivelin e krimit që është sot në vend. “Zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për ti mundësuar ato duhet që Shqipëria të largojë organizatorin dhe manipulatorin e zgjedhjeve nga pozicioni i kryeministrit dhe ky është Edi Rama. Ne kemi nevojë për një qeveri që garanton zgjedhje Europiane”,-thotë Fatmir Mediu. I pyetur për “opozitën e re” në Kuvend, kreu i PR-së deklaron se tashmë “Parlamenti është kthyer në një “haltore” e Ramës”. Holanda e mori vendimin për kthimin e vizave për shqiptarët por vulën e vë BE-ja. A mund të krijojë kjo situatë një efekt domino që edhe shtete të tjera të kërkojnë të njëjtën gjë? A rrezikon Shqipëria të kthehen në një vend të izoluar? Holanda ka qenë vendi kryesor mbështetës i Shqipërisë për liberalizimin e vizave dhe ka mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ka më shumë se 3 vjet që policia dhe prokuroria Holandeze, kanë ngritur shqetësimin për prezencën dhe forcën e krimit të organizuar shqiptar në Holandë, veçanërisht të karteleve të drogës që janë bërë importuesit dhe kontrolluesit e drogave të forta që vijnë nga Amerika Latine. Paratë nga trafiku i drogës pastrohen me investime dhe blerje në Holandë dhe Shqipëri. Qeveria holandeze në mënyrë të vazhdueshme ka ngritur shqetësimin për mos angazhim dhe dekonspirim të luftës kundër krimit të organizuar shqiptar nga qeveria shqiptare, biles ka akuzuar që përfaqësues të këtyre klaneve kriminale kanë pushtet politik dhe bashkëpunim me qeverinë shqiptare. I njëjti shqetësim është edhe në Britani, Belgjikë dhe Spanjë. Qeveria shqiptare është e papërgjegjshme dhe për më tepër e lidhur dhe kontrolluar nga këto klane kriminale dhe në vend të luftoj krimin dhe drogën, i ka shpallur luftë Holandës. Sa të jetë kjo qeveri me në krye Ramën, jo vetëm mund të ketë efekt domino por Shqipëria do shkojë drejt izolimit dhe shkatërrimit. Marrëzia e kësaj qeverie dhe këtij kryeministri nuk njeh kufi. Më 29 maj Komisioni Europian do të japë rekomandimin e radhës. Ambasadori i BEsë në Tiranë, Sorreca ka theksuar se sipas raportit

të fundit të publikuar në dhjetor, Shqipëria vazhdon ti përmbushë kushtet për liberazimin e vizave. Sa shanse ka që të jenë bindur vendet anëtare që janë skeptike për Shqipërinë? Komisioni Europian dha të njëjtin vlerësim edhe vjet por disa vende Europiane e refuzuan atë. Rama deklaroi se u hapën negociatat dhe kjo ishte fitore duke gënjyer paturpësisht, sot jemi me keq seç ishim vjet. Shqipëria është pa pushtet gjyqësor dhe pa parlament, ka vetëm pushtetin Rama. Parlamenti është kthyer në një “haltore” e Ramës që flet çdo gjë, përbuz dhe tallet me shqiptarët çdo moment. Krimi i organizuar, i mbështetur nga qeveria dhe korrupsioni i saj është një problem jo vetëm për Shqipërinë por një kërcënim serioz për Europën dhe SHBA-në, thotë Departamenti Amerikan i Shtetit. Ekonomia është e rrënuar dhe e kontrolluar nga korrupsioni i qeverisë Rama, investime të huaja nuk ka për shkak të korrupsionit qeveritar, thonë përfaqësuesit Europian dhe Amerikan. Liritë bazë nuk respektohen, liria e medias është kufizuar, gazetarët kërcënohen dhe përbuzen. Shqiptarët largohen nga Shqipëria masivisht në një eksod dramatik, politik, ekonomik dhe social dhe qeveria e konsideron normale. Kjo nuk është Shqipëri Europiane por Shqipëri e cila është mbërthyer prej fyti nga një qeveri kriminale dhe e korruptuar. Data e zgjedhjeve lokale po afrohet por pozicionet e palëve politike po mbeten të pandryshuara dhe agresive. Protesta e 13 prillit ishte më e fortë dhe agresive se protestat paraardhëse. A po shkon Shqipëria drejt luftës civile, siç edhe z.Berisha e artikuloi?

Fatmir Mediu: Parlamenti është kthyer në një “haltore” të Ramës

Nëse Edi Rama do të zhvilloj zgjedhje pa opozitë, këtë e ka bërë Enver Hoxha dhe opozita nuk duhet ta lejojë dhe duhet ta frenojë me çdo mënyrë. Nëse Edi Rama do të shkatërrojë të ardhmen Europiane të Shqipërisë dhe demokracinë shqiptare ta kthej Shqipërinë mbas në vitet e zeza të diktaturës dhe varfërisë, shqiptarët duhet ta pengojnë me çdo mënyrë. Vendimi final i PD-LSI është se s’ka zgjedhje pa u plotësuar kushtet për qeveri tranzitore. Nga ana tjetër, PD paralajmëron dhe tensione të forta nëse qeveria “Rama 2”, do të hyjë në këto zgjedhje me opozitën fasadë që po krijon në Kuvend. Si e shihni zgjidhjen e krizës politike? Ky është një vendim i opozitës dhe opozita është më shumë se PD-ja dhe LSI-ja, pasi janë të gjithë ata shqiptarë që janë çuar kundër kësaj të keqeje. Loja e Ramës për të nderuar opozitën fasadë të pavotuar, jo përfaqësues me pazare politike, që është në radhë të parë turp i

atyre që i shërbejnë Ramës dhe së dyti fund i demokracisë. Ka vetëm një zgjidhje, garantimi i të drejtës minimale si në çdo vend Europian. Zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për ti mundësuar ato, duhet që Shqipëria të largojë organizatorin dhe manipulatorin e zgjedhjeve nga pozicioni i kryeministrit dhe ky është Edi Rama. Ne kemi nevojë për një qeveri që garanton zgjedhje Europiane. A mundet parlamenti në mungesë të opozitës, të miratojë një reformë zgjedhore? Ambasadori i OSBE në Tiranë, deklaroi se edhe ky parlament me opozitën e re, ka të drejtën legjitime të miratojë reformën zgjedhore? Nuk ka opozitë të re, kjo është loja e Ramës. Nuk ka pas dhe nuk ka reformë zgjedhore legjitime pa opozitën përfaqësuese dhe opozita përfaqësuese është ajo që ka dalë në mbështetje dhe në ballë të shqiptarëve për një Shqipëri Europiane. Znj.Arta Deda, i ka bërë thirrje

PS-së që të reagojë ndaj krizës. A duhet PS-ja të dëgjojë këtë zë dhe shqiptarët që mbushin sheshet për ti dhënë zgjidhje krizës? Znj.Dade ka qenë socialiste kur pak intelektualë kishin kurajo të deklaroheshin të tillë, për shkak të historikut të PPSH dhe diktaturës. Nëse kemi pozicione politike të ndryshme, ruaj vlerësimin maksimal për fjalën dhe qëndrimin e saj për situatën politike dhe të ardhmen e vendit. Sot nuk ka më parti Socialiste por parti të Ramës, parti të pushtetit dhe jo të Shqipërisë, parlamenti dhe qeveria është mbushur me njerëz që nuk kanë lidhje me socialistët por me interesa korruptive dhe antishqiptare. Nuk është vetëm znj.Dade por dhe të tjerë socialistë që nuk e pranojnë këtë situatë por më shumë janë socialistët e thjeshtë, të shpërfillur dhe përbuzur njësoj si gjithë shqiptarët nga Edi Rama. Sondazhet flasin për një mbështetje në rritje të qytetarëve ndaj opozitës por ndërkombëtarët çdo ditë kritikojnë opozitën për lënien e mandateve dhe për të bojkotin ndaj zgjedhjeve vendore. Si e komentoni këtë pozicionim? Kuptoj shqetësimin e ndërkombëtarëve për situatën në vend dhe krijimin e një precedenti jo vetëm për Shqipërinë. Shqipëria është një rast i paprecedentë, ku ka rënë shteti. Ka rënë kushtetuta, ka rënë parlamenti dhe po bie i gjithë sistemi. Prandaj qoftë edhe për faktin që sot flasim për ndërtimin e një sistemi tjetër funksional politik, kushtetues që buron, qeveris për interesat e shqiptarëve, mendoj që i ka dhënë të drejtë opozitës në vendimin e vet. Ne duhet të bashkëpunojmë me ndërkombëtarët për të ofruar rrugët e zgjidhjes. Ata kanë qenë, janë dhe do të jenë partnerët tanë për ta bërë Shqipërinë Europiane siç u bë Shqipëri e NATO-s.


POLITIKE VEMDIMI

6

E shtunë, 20 PRILL 2019

Gramoz Ruçi i jep një dorë Rudina Hajdarit R

regullorja e parlamentit e ka të shprehur qartë se nëse një deputet largohet nga grupi parlamentar, ai nuk mund t’i bashkohet një grupi tjetër apo të krijojë grup të ri pa kaluar gjashtë muaj nga data e largimit (Neni 15 pika dy e rregullores së kuvendit). Ndaj as Rudina Hajdari nuk mund të bëhej kryetare e grupit dhe as Myslim Murrizi nuk kishte mundësi të bëhej anëtar i tij. Ata duhet ta kalonin përmes filtrit gjashtë mujor, por Gramoz Ruçi iu hapi

udhën, duke shkelur Rregulloren për llogari të Kryeministrit Rama që synon përçarjen e demokratëve dhe të LSI.Nëse disa të huajë thonë se mbështesin futjen e deputetëve të rinjë në parlament nga listat, dhe mund të kenë të drejtë ligjërisht, ata duhet me të njëjtin standart të flasin se pse shkelet Rregullorja (Ligji i Kuvendit) duke krijuar grupe parlamentare artificiale.Nuk mund të ketë qëndrim me dy standarde! Ndryshe nuk je i besuar ose për fat të keq i blerë…

Komisioneri: Shqipëria ka dobësi ligjore dhe teknike për të drejtën e pronës, BE po e monitoron

K

omisioneri i Bashkimit Europian , Johannes Hahn, në një intervistë ekskluzive për DW tha dje se kuadri ligjor për të drejtat e pronës në Shqipëri ka dobësi ligjore dhe teknike. Ai shprehet se Bashkimi Europian po i monitoron atë. Deklaratat e zyrtarit të lartë europian vijnë vetëm dy muaj para se Brukseli zyrtar të shprehet zyrtarisht lidhur me çeljen ose të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në, dhe çështja e pronave në Shqipëri është një nga 5 prioritetet kyçe që duhet të zgjidhë përfundimisht qeveria shqiptare në mënyrë që të hapet rruga e anëtarësimit me të drejta të plota në familjen evropiane ku synojmë të bëhemi pjesë. Cili është opinioni juaj për situatën në Shqipëri lidhur me të drejtën e pronës? Ju pyes duke pasur parasysh që Komisioni Europian ka nxitur, për më shumë se 25 vite, qeveritë në Shqipëri, të sigurojnë ligjërisht të drejtën e pronës. Një seri ligjesh, projektligjesh, vendimesh të qeverisë, në vitet e fundit dhe sivjet ecin në drejtim të kundërt: ato parashikojnë shpronësimin e tokës, që kanë pronarët legjitimë për arsye tregtare në emër të interesit publik. Fjala është për shpronësime që përligjen me zhvillimin e turizmit, ndërtimin e mega-hoteleve nga privatët, kryesisht në Bregdetin e Jonit. Sa mund të ndikojë kjo situatë në vlerësimin e Shqipërisë nga Komisioni për hapjen e negociatave? Problemet që kanë të bëjnë me të drejtat e pronës janë në fakt një çështje komplekse dhe e vjetër në Shqipëri, që shkon pas në vite, në kohën e rënies së regjimit komunist. Përmbyllja e sigurisë ligjore dhe qartësia e titujve të pronësisë nuk është arritur ende plotësisht, pavarësisht nga vazhdimi i përpjekjeve për arritjen e tyre. Copëzimi, fragmentarizimi ligjor, zbrazëtitë në sistemin e regjistrimit dhe zbatimin e ligjit në këtë fushë mbeten të adresohen në të gjithë vendin. Komisioni Europian

Hahn: Shqipëria, situatë problematike me të drejtën e pronës

është i vetëdijshëm për shqetësimet ndaj vendimeve të fundit, të miratuara nga Qeveria shqiptare, lidhur me menaxhimin e tokës përgjatë zonës jugore bregdetare dhe vazhdon të angazhohet me autoritetet kompetente në këtë drejtim. Duke pasur parasysh rëndësinë e temës në vend, është vendimtare që çdo masë e mëtejshme të jetë pjesë e një procesi të hapur dhe gjithëpërfshirës dhe të përshtatet në një plan të strukturuar reformash. Të drejtat e pronësisë po monitorohen nga BE si pjesë e kuadrit të të drejtave themelore të njeriut. Komisioni Europian po shqyrton mundësitë ta mbështesë Shqipërinë në trajtimin e situatës problematike lidhur me të drejtën e pronës, në linjë me standardet ndërkombëtare. Cilat hapa mund të ndërmarrë

Komisioni Europian për ta bërë mbështetjen e tij financiare për çështjen e pronës më efikase se deri tani dhe kontribuar njëherazi edhe në reduktimin e korrupsionit, që ndodh nga shkelja e të drejtës së individit për pronën? Le të ndalem pak më hollësisht: në Shqipëri situata e pazgjidhur ligjore për pronësinë vijon t’i hapë dyert korrupsionit dhe zotërimit të pasurisë së vendit nga i njëjti grup njerëzish. BE ka dhënë fonde që në Shqipëri të respektohet e drejta e pronës dhe të luftohet korrupsioni në fushën e pronësisë së tokës. Por p.sh. EURALIUS, i financuar nga BE, hartoi verën e kaluar një Draft Raport, “ Mbrojtja e Pronës në Shqipëri”, që edhe sot e kësaj dite, nuk është kthyer në një Raport dhe nuk

ka parë dritën e botimit. Komisioni Europian mbetet i përkushtuar për të mbështetur Shqipërinë në adresimin e çështjeve lidhur me të drejtat e pronës. Duke pasur parasysh kompleksitetin e këtyre ҫështjeve, mbështetja e mundshme financiare e BE-së do të shoqërohet me një monitorim të plotë të zhvillimeve përkatëse legjislative dhe institucionale që ndikojnë në situatën e të drejtave pronësore në Shqipëri. Për më tepër, Komisioni Europian, gjatë hartimit të mbështetjes së tij, është duke përdorur ekspertizë multidisiplinare për të shqyrtuar kuadrin ligjor, institucional dhe teknik dhe siguruar që mbështetja e tij të jetë komplementare me programet e tjera të donatorëve. Përveç kësaj, Komisioni i jep Shqipërisë mbështetje të konsiderueshme në zbatimin

e strategjisë së saj kundër korrupsionit. A ka vullnet Komisioni Europian të angazhojë ekspertë europianë dhe fonde financiare për të rishikuar gjithë kuadrin ligjor në Shqipëri, që ai të jetë në përputhje me standartet europiane, shtetin e së drejtës, respektimin e të drejtës themelore të pronës? Kuadri i të drejtave pronësore në Shqipëri mbetet i fragmentarizuar dhe kërkon përpjekje të strukturuara për të adresuar dobësitë e tij ligjore dhe teknike. Komisioni Evropian vazhdon të angazhohet me autoritetet shqiptare për këto çështje dhe të diskutojë mbështetjen financiare të BE-së. Modalitetet e një ndërhyrjeje të tillë ende mbeten për t’u përcaktuar, por drejtimi i aktorëve ndërkombëtarë dhe ekspertëve me ekspertizat përkatëse po përdoren për të ushqyer procesin e reformave në këtë fushë komplekse. A e shihni shkeljen e tsë drejtës së pronës së individit një gjenerator potencial revoltash dhe trazirash në Shqipëri, në një kohë kur nga faktorë të tretë, si psh. Rusia nuk mungojnë përpjekjet për të destabilizuar vendet e rajonit, mes tyre edhe Shqipërinë? Çështjet e pazgjidhura në këtë fushë kanë një efekt negativ në të drejtën e individit ndaj pronës dhe në gëzimin paqësor të saj, duke përfshirë edhe privimin e mundshëm të pronarëve legjitimë nga prona, toka e tyre. Për më tepër, ato mund të kontribuojnë në një “efekt ngrirës” mbi investimet e aktorëve të biznesit dhe të krijojnë një premisë për informalitetin, duke përdorur vakumet në zbatimin e ligjit. Në këtë drejtim, Komisioni Evropian pohon se konsolidimi i të drejtave pronësore kërkon të drejta të pronës të qëndrueshme, që të funksionojnë mirë në të gjithë vendin, në të cilat të jetë përmbushur parimi i sigurisë ligjore. Ne, inkurajojmë një proces reformimi të mirë kalibruar me përfshirjen e të gjithë aktorëve përkatës dhe nën drejtimin ndërkombëtar.


POLITIKE

7

E shtunë, 20 PRILL 2019

“Reporterët pa kufij”: Rruga për në BE e gjatë, gazetarët shqiptarë kërcënohen

INDEKSI

“Reporterët pa kufi” kanë publikuar Indeksin botëror të lirisë së medias, në të cilën Shqipëria ka një rënie me 7 vende, duke u renditur në vendin e 82-të. Në seksionin për Shqipërinë, ‘Reporterët pa kufi’ theksojnë së sulmet ndaj medias si nga qeveria, ashtu edhe nga krimi i organizuar arritën në një nivel të paprecedentë në 2018. “Gazetarët iu nënshtruan fyerjeve, kërcënimeve me vdekje dhe procedimeve ligjore, që synojnë t’i intimidojnë dhe t’i frenojnë ata nga investigimi i korrupsionit. Politikanët, të udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, i quajnë gazetarët kazan dhe prodhues lajmesh të rreme. Kryeministri ka propozuar një ligj që ka për qëllim të forcojë

kontrollin e shtetit mbi median elektronike dhe, siç thonë kritikët, të kufizojë aksesin tek lajmet dhe informimi. Një raport i përbashkët i publikuar nga Reporterët pa Kufij dhe BIRN, në mars 2018, nxori në pah një numër kërcënimesh që i janë bërë medias në Shqipëri. Raporti gjeti se standardet rregullatore të medias po manipulohen në favor të interesave të qeverisë dhe pronësia e mediave televizive është përqendruar në duart e pak biznesmenëve të mëdhenj. Kjo ka krijuar një situatë në të cilën vetë-censura është gjerësisht e përhapur dhe 80% e gazetarëve nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale” – thuhet në raport.

“Gazetarët shqiptarë kërcënohen”, reagon LSI-ja: Rama mashtron për të dhënat e “Reporterëve pa kufi” për lirinë e medias në vend

L

ëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sërish sot lidhur me publikimin e indeksit botëror të lirisë së medias, ku “Reporterët pa kufi” theksojnë se Shqipëria ka një rënie me 7 vende, duke u renditur në vendin e 82-të. Nga foltorja e LSI-së, ishkreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili akuzoi kryeministrin Edi Rama se mashtroi lidhur me këtë çështje. “ Sipas Reporterëve pa Kufij, pra organizatave objektive të paanshme Shqipëria ka rënë, e shikoni mjaft mirë të nderuar qytetarë, -7 vende për lirinë e medias. Pra ka rënë më poshtë, vete në greminë. Por njëkohësisht këto raporte tregojnë qartë se çfarë mashtruesi qeveris sot vendin. Edi Rama si mashtruesi më i madh që ka qeverisur ndonjëherë këtë vend thotë: “Me këtë qeveri nuk ka media të shantazhuar dhe liri të mohuar”, këtë tha Edi Rama e kuptuam të gjithë qytetarët së bashku, por çfarë thonë Reporterët pa Kufij: “Sulmet mbi mediat, qoftë nga qeveria apo krimi i organizuar arritën shkallë të pashembullta në vitin 2018”, pra sulmet mbi mediat nga qeveria dhe nga krimi i organizuar arriti një shkallë të pashembullt, një fjalë të tillë nuk e kishim dëgjuar kurrë. “Gazetarët ishin cak i fyerjeve, kërcënimeve me vdekje dhe përndjekjeve ligjore që sillnin frikësimin dhe pengimin e hetimit të korrupsionit”, pra dhe me vdekje janë kërcënuar që të mos

Vasili: Demokracia në rrezik! Media e kërcënuar nga Edi Rama dhe krimi i organizuar nxjerrin në pah korrupsionin e qeverisë. “Politikanët e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama e cilësuan median kazan dhe kryeministri bëri dhe ligj që t’u mbyllë gojën atyre. Aq më shumë e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, me emër dhe me mbiemër, siç po e citoj edhe unë, e cilësuan median kazan dhe kryeministri bëri edhe ligj që t’u mbyllë gojën atyre. Aq më shumë, vazhdojnë Reporterët pa Kufij, standardet rregulluese janë manipuluar në emër të qeverisë dhe pronësia është përqendruar në duart e pak afaristëve të mëdhenj. Goditja e Edi Ramës është përqendruar dhe tek pushteti i katërt tashmë, pasi ka rrëmbyer drejtësinë, pasi ka rrëmbyer Parlamentin dhe e ka kthyer në një shportë karavidhesh, ka rrëmbyer ekzekutivin dhe beteja e fundit është me media, me pushtetin e katërt, e cila është edhe dritarja ku shqiptarët mësojnë mbi të vërtetat. Ata që duhet të hetojnë mbi fajet e Edi Ramës nuk hetojnë për korrupsionin. Por nuk kanë turp, duke filluar nga Prokurorja e Përgjithshme kur

bodigardët e saj dhunojnë njerëzit e medias siç ndodhi me gazetarin Salianji. Bënë që për herë të parë gazetarët të protestojnë përpara Prokurorisë. Gjë e pa ndodhur në historinë e pluralizmit shqiptar.

Sepse përfundimisht edhe ata që duhet të vigjilojnë mbi ligjin, të zbulojnë edhe korrupsionin e kryeministrit, të zbulojnë edhe sesi krimi i organizuar bëhet njësh dhe vjedh zgjedhjet, ata

nuk hetojnë sepse janë dhe ata dhunues të medias, sepse edhe ata ja mbyllin gojën medias. Dhe mikrofoni i medias i shqetëson dhe i tmerron. Pra gjithçka për të mbyllur gojën, gjithçka për të mos dalë të vërtetat. Por qytetarë jini të qetë. Këto të vërteta do të vazhdojnë të dalin pa ndërprerë. Dhe Edi Rama do të jetë gjithmonë e më keq e gjithmonë e më ngushtë në poshtërsinë që i bën këtij vendi. Të vërtetat janë te Unaza e Re. Të vërtetat janë tek Bregu i Lumit. Të vërtetat i citojmë ne nga foltoret e partive. Dhe nëse do të mbyllë një televizion, një media sociale apo një tjetër, nuk na ndërpresin dot që të gjithë këto letra në dorë ne të shkojmë derë më derë çdo qytetari e t’ia themi me qetësi dhe dalë nga dalë. Por të gjithë duhet të shpëtojmë këtë liri themelore që Shqipëria duhet të mos zhytet më në një greminë dhe të mos izolohet në mënyrë të tmerrshme, ashtu siç duan ta izolojnë edhe fizikisht, duke bërë Europën që të na shikojë dhe të na imponojë vënien e vizave, ashtu edhe për atë varfëri e cila po dërrmon shqiptarët. Kjo liri është liri themelore. Po shkojmë në greminë dhe kemi përballë një mashtrues që nuk reflekton. Zgjidhja e vetme që Shqipëria të jetë shtëpia e shqiptarëve, është që të gjithë së bashku të mos pajtohemi kurrën e kurrës me këtë lloj dhunimi, rrëmbimi, cenimi, jo thjeshtë të demokracisë, por të jetës sonë”, tha zyrtari i LSI-së Petrit Vasili.

“DEKLARATA E RSF U KONSIDERUA SI NJË “KAMBANË ALARMI” NGA PRESIDENTI ILIR META, SI DHE NGA OPOZITA

VOA dhe BIRN godasin sërish Ramën, vlerësojnë Presidentin Meta për lirinë e medias

O

rganizata Reporterë pa Kufi publikoi raportin e vet vjetor të enjten, në të cilin, Shqipëria ka humbur shtatë vende si pasojë e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve, përfshirë sulmet e kryeministrit Rama, i cili reagoi duke premtuar se do të miratonte një ligj anti-shpifje, ndërsa pretendoi se situata është krahasimisht më mirë se sa gjashtë vjet më parë Organizata ndërkombëtare Reporterë pa Kufi publikoi indeksin e saj të lirisë së medias nëpër botë, ku vërehet se Shqipëria humbi shtatë vende gjatë vitit të kaluar në rang global ndërsa mënjanoi fyerjet, sharjet dhe procedimet ligjore ndaj gazetarëve si shkaktarë të rënies. Deklarata e RSF u konsiderua si një “kambanë alarmi” nga Presidenti Ilir Meta, si dhe nga Partia Demokratike në opozitë ndërsa Rama vijoi të këmbëngulë se do të miratojë një “paketë anti-shpifje”, vijoi të etiketojë median “llum kazani” ndërsa mohoi akuzat për shantazhim të medias. “Sulmet

ndaj medias si nga qeveria ashtu edhe nga krimi i organizuar mbërritën në një nivel të paprecedent gjatë vitit 2018,” shkruhet në raportin e RSF. “Gazetarët ishin pre e fyerjeve, kërcënimeve me vdekje, proceseve ligjore të dizenjuara për t’i frikësuar dhe ndaluar nga hetimi i korrupsionit. Politikanët, udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, i cilësuan ata si plehra dhe prodhues lajmesh të paqena,” vijon më tej raporti. Rama, i cili kritikohet me emër si burim presioni ndaj gazetarëve, u përgjigj me një status në “Twitter”, duke mohuar akuzat. “Me këtë qeveri s’ka media të shantazhuar e liri të mohuar,” deklaroi ai. Ndryshe nga Rama, Presidenti Ilir Meta e cilësoi raportin “këmbanë alarmi”. “Zbritja me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias dhe paralajmërimi serioz i këtij raporti se “rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian është e gjatë”, është një këmbanë e fortë alarmi që duhet të na zgjojë të gjithëve,”

deklaroi Meta. Ish-deputetja Albana Vokshi komentoi raportin e RFS-së për Partinë Demokratike. “Parimi i Ramës është që atë që nuk e blen dot me tendera, koncesione e licenca, e shantazhon, e fyen, e përçmon dhe e padit në gjyq,” deklaroi Vokshi. Rama u shfaq

i pa shqetësuar për raportin në Kuvendin e Shqipërisë ku vijoi të sulmojë median dhe përsëriti premtimin për të miratuar një “paketë antishpifje”. Do vijmë shpejt me ligjin kundër shpifjes. Nuk vazhdojmë dot të jemi mish për top i kujtdo që i teket të shpifë të sajojë të na futet nëpër shtëpia e të sakatojë të madh e të vogël në emër të lirisë”, deklaroi ai, pa dhënë shpjegime se për çfarë ligji bëhet fjalë. Qeveria e tij hodhi për diskutim publik dy projektligje dhjetorin e kaluar, të cilat u kritikuan nga organizatat vendëse dhe ndërkombëtare si potencialisht antikushtetuese dhe si mjete censure kundër medias. Katër organizata ndërkombëtare, Federata Europiane e Gazetarëve, Qendra Europiane për Liri të Medias dhe të Shtypit, PEN International dhe Reporterët pa Kufi i kërkuan qeverisë të tërheqë projektligjet, ndërsa shtatë organizata shqiptare i konsideruan projektligjet “regjim policor” dhe “hap i madh pas në demokraci”.


INTERVISTA

8

E shtunë, 20 PRILL 2019

Kreu i reformës zgjedhore: Opozita të marrë pjesë, sepse reforma zgjedhore, më shumë se forca e kartonit është një konsensus i gjithëpranuar politik

S

ekretari për Çështjet Zgjedhore pranë Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri tha në studion e A2CNN se dosja 184 për vjedhje votash në Dibër, nuk rëndon mbi të dhe se duhen lënë organet e drejtësisë të hetojnë. “Dosja 339 ka qenë për krim të organizuar, paska dalë dhe ndonjë episod për zgjedhjet, ata njerëz janë në burg, le të hetohen dhe të shkojnë para drejtësisë. Por nuk provohet në asnjë vend, që një bisedë të provojë që ka ndodhur episodi i shit-blerjes së votës. Po ashtu edhe me zgjedhjet e tjera në Dibër, se ç’lidhje kanë ato zgjedhje para 3-4 vitesh... Pra, nuk mund të bëhet element një episod, sepse në historinë njerëzore ka gjithmonë episode: ka që shkojnë mirë, ka vrasje dhe jo të thuash që “të gjithë janë vrasës”. Se ka vjedhje diku, nuk mund të thuash: “të gjithë janë hajdutë”, apo se ka shkelje diku, nuk mund të thuash që të gjithë shkelin ligjin. Pra, është absurde që një episod ta kthesh në fenomen”, tha Gjiknuri. Në cilësinë e kryetarit të komisionit për reformën zgjedhore, Gjiknuri, gjithashtu, foli për ndryshimet e mundshme që mund t’i bëhen Kodit Zgjedhor. “Shqipëria ka një detyrë: pra, ka disa rekomandime përpara dhe për të ecur më tej, ne menduam që ta përfshijmë edhe PD-në por dhe partitë e tjera. T’i bëjmë ndryshimet në një kohë të arsyeshme, pavarësisht se nuk ka kohë që të zbatohen këto rekomandime në këto zgjedhje. Pra kemi të bëjmë me mungesën e kohës fizike, por nuk është aspak mungesë vullneti politik për ti adresuar të gjitha rekomandimet”, tha ai. PJESË NGA BISEDA Lidhur me reformën zgjedhore, së fundmi i keni shtuar tonet përafruese me opozitën, dhe oferta juaj është roli i vëzhguesit dhe një veto mbi reformën. Parimisht, a jeni në rregull me ligjin me këtë propozim? Këtu ka funksionuar më shumë parimi i gjithëpërfshirjes. Pra, pavarësisht se nuk ka asnjë deputet në parlament, por njëkohësisht PD-ja përfaqëson një realitet politik që s’mund ta mohojmë. Sepse përfaqëson një pjesë të mirë të opozitës shqiptare, ne menduam se zgjidhja më e mirë edhe për të hapur dritaren e negocimit, sepse kjo i intereson dhe vetë PD-së që është krijimi i një statusi të veçantë vëzhguesi, por me të drejta të plota për sa i përket propozimeve, por edhe i kundërshtimeve në lidhje me reformën zgjedhore. Kjo sepse reforma zgjedhore, më shumë se forca e kartonit është një konsensus i gjithëpranuar politik. Çfarë pritet të përmirësohet në standardet zgjedhore me

“Dosja 184”, Damian Gjiknuri: Të hetohet! Nuk kam asnjë lidhje me shit-blerje votash

këtë reformë? Kjo reformë nuk zbatohen në zgjedhjet e 30 qershorit... Po atëherë pse bëhet gjithë kjo zhurmë? E para, çështjet e reformës kanë qenë detyrat e lëna që nga zgjedhjet e kaluara, por mbi të gjitha, me kërkesë të PD-së, parlamentarët gjermanë e futën këtë reformë si kusht për negociatat. Por PD-ja e braktisi këtë proces. Megjithatë, Shqipëria ka një detyrë: pra, ka disa rekomandime përpara dhe për të ecur më tej, ne menduam që ta përfshijmë edhe PD-në por dhe partitë e tjera. T’i bëjmë ndryshimet në një kohë të arsyeshme, pavarësisht se nuk ka kohë që të zbatohen këto rekomandime në këto zgjedhje. Pra kemi të bëjmë me mungesën e kohës fizike, por nuk është aspak mungesë vullneti politik për ti adresuar të gjitha rekomandimet. Jo më larg se dje, doli një raport i parë i ODIHR-it, i cili thotë se nuk është adesuar mjaftueshëm shit-blerja e votës, që mbetet prioritet kryesor në listën e tyre me rekomandime. Si mund të zgjidhet? Çështja e shit-blerjes së votave kam përshtypjen se është një çështje që amplifikohet më shumë se ç’është në realitet, sidomos, në ndikimin që kanë ato në rezultatin zgjedhor. E para, Kodi Penal është shumë i ashpër për shit-blerjen e votës.

Shit-blerja e votës do hetime proaktive, e sidomos do atë që quhet: “kapja në flagrancë”! Nuk mund të hetosh shit-blerje votash një, dy apo tre vite pas zgjedhjeve. A e kemi bërë ndonjëherë këtë ne? Qeveria nuk ka shumë në dorë, përveçse nëpërmjet instrumentave siç është policia, në bashkëpunim me prokurorinë, si dy institucione ligjzbatuese, pasi ne nuk mund të kontrollojmë prokurorinë, ato janë pushtete gjyqësore. Por ne po punojmë për të krijuar mekanizmat e duhura, të krijojmë sa më shumë linja jeshile, që të mundësojmë sa më shumë denoncime nëse ka të tilla për shit-blerjen e votës, në mënyrë që të reagojmë në kohë. Ka pasur denoncime edhe më përpara, në ndonjë rast edhe kanë përfunduar dhe në gjykatë, por shpeshherë kanë qenë krime të vështira për t’u hetuar dhe nuk janë aq masive sa ç’pretendon opozita, që të jenë në atë masë që të ndikojnë rezultatin. Shit-blerja e votës ka jo vetëm në Shqipëri, por ndodh kudo, dhe e kanë përdorur këtë të gjitha partitë. Partia Demokratike ka refuzuar çdo negociatë me mazhorancën pa largimin e Edi Ramës. Dhe përveç largimit të Kryeministrit, ju e dini që ata kanë peng dhe dy dosjet: atë 184 dhe 339... Këto muhabetet e dosjeve i di, se më përmendin dhe mua aty, ato janë në Prokurori njëherë,

po hetohen. Dosja 339 ka qenë për krim të organizuar, paska dalë dhe ndonjë episod për zgjedhjet, ata njerëz janë në burg, le të hetohen dhe të shkojnë para drejtësisë. Por nuk provohet në asnjë vend, që një bisedë të provojë që ka ndodhur episodi i shit-blerjes së votës. Po ashtu edhe me zgjedhjet e tjera në Dibër, se ç’lidhje kanë ato zgjedhje para 3-4 vitesh... Pra, nuk mund të bëhet element një episod, sepse në historinë njerëzore ka gjithmonë episode: ka që shkojnë mirë, ka vrasje dhe jo të thuash që “të gjithë janë vrasës”. Se ka vjedhje diku, nuk mund të thuash: “të gjithë janë hajdutë”, apo se ka shkelje diku, nuk mund të thuash që të gjithë shkelin ligjin. Pra, është absurde që një episod ta kthesh në fenomen. Fenomen do të thotë që të ketë abuzim masiv, të ndikojë me mijëra e mijëra vota. Pra, po thoni që bëhet fjalë për raste të izoluara dhe se shit-blerja e votës nuk është një fenomen? Patjetër që këtë po them. Pa diskutim fare, sepse ata që merren me zgjedhje po të bëjnë analiza në lidhje edhe me historikun elektoral, apo përfshirë edhe sondazhet, apo dhe të dhëna të tjera të tërthorta, nxjerrin konkluzionin që devijimi i votës me ndonjë formë të paligjshme është jashtëzakonisht i vogël. Nuk mund të ndodhë që të tjetërsohen mandatet.

Pra, me këtë po më thonë që kjo nuk ka ndodhur fare as në zgjedhjet e 2017-ës? Ta jap me garanci të plotë. Partia Demokratike ishte shumë e dobët në 2017-ën. Erdhi mbas “çadrës” me idenë se do të kryente revolucion, po pse si kujtoni ju se njerëzit nuk i marrin mesazhet?! Po si i komentoni ju raportet e OSBE/ODIHR-it dhe DASHit, që nënvizojnë shit-blerjen e votës dhe presion i fortë mbi votuesit? Si i mohoni kategorikisht të gjitha këto? Nuk po i mohoj, ekzistojnë të gjitha këto, por janë episodike. Episod ke në SHBA, episod ke në të gjithë botën. Fenomene ilegale është pjesë e natyrës njerëzore. Nuk ka qenie 100% të sakta, nuk ka shoqëri 100% të sakta, ka episode, por jo fenomene. Fenomeni është diçka që do duket botërisht, ne asgjë nuk kemi që duket botërisht, por vetëm gjëra sporadike të dala nga krime të tjera, që s’kanë lidhje fare me krimet elektorale. Dosja 339 është për trafiqe ndërkombëtare droge e histori të tjera si këto, dhe aty në përgjime e sipër paska dalë biseda e një kryetari bashkie, por çfarë thonë ata aty në përgjime?! Thonë aty që kemi blerë kaq mijë vota, kemi bërë një plan konkret, kanë të dhëna, i kanë vërtetuar?! Si?! Pra, në momentin kur këto gjëra nuk janë zbardhur, si i dinë këta këto gjëra? Zbardhen tre fjali dhe këta me hov të madh ja çfarë doli?! Pra me tre fjali që nuk thonë asgjë ngrejnë një alibi. Pra, ju po thoni që opozita duhet të pendohet dhe të kthehet në parlament? Opozita ka bërë një gabim të madh, e them shumë sinqerisht, sepse do të doja shumë që të kishte garë. Sepse mua dhe forca jonë politike i pëlqejmë garat, sepse garat i nxjerrin në pah njerëzit, garat nxjerrin në pah edhe strukturat politike, dhe në fund të fundit, politikani merr vlerë kur ka garë. Por ata zgjodhën një rrugë të gabuar. Si duket keq kalkuluan një gjë që do kishte një presion të madh ndërkombëtar, ose njerëzit do të dilnin në protesta masive dhe do të kishte një mosbindje masive civile të qytetarëve që do të na detyronin neve. kjo pasi ka protestues militantë politikë në këto protesta, por nuk ka popull.


SPECIALE

P

residenti Ilir Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 20/2019 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 12/2018, “për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të policisë së shtetit, gardës së republikës dhe shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat në ministrinë e brendshme”, pra vettingun në polici. Në dekretin e tij arsyetohet se ndryshimet e kërkuara në ligj më shumë se sa zvogëlimin e kostove financiare për realizimin e këtij procesi, synojnë kontrollimin e këtij procesi nga SHCBA. “Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës, Këto ndryshime në ligj krijojnë bindjen se, qëllimi real i qeverisë në ndërmarrjen e kësaj nisme ligjore nuk është zvogëlimin i kostove financiare për realizimin e këtij procesi, por vullnet i shprehur i saj, për ta kontrolluar këtë proces nëpërmjet një strukture vlerësuese në varësi të saj, siç është Shërbimi i Çëshjeve të Brendshme dhe Ankesave, strukturë aktuale kjo drejtëpëdrejt në varësi të funksionit politik të Ministrit të Brendshëm, pra të qeverisë.Argumenti i Këshillit të Ministrave se ky mekanizëm i ri garanton të njëjtin standard për të gjithë procesin, pasi punonjësit e SHÇBA-së do t’i nënshtrohen të njëjtit proces në fazë të parë dhe se nuk ndryshojnë kriteret dhe procedurat e vlerësimit, nuk qëndron ligjërisht. Edhe nëse punonjësit e Shërbimit të Çëshjeve të Brendshme dhe Ankesave do të kalojnë vlerësimin kalimtar gjatë fazës së parë në cilësinë e subjekteve përparësore, sërish nuk ndryshon fakti ligjor i statusit të kësaj strukture, ku në nenin 8 të ligjit nr. 70/2014, “Për Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme” ku citohet: “Shërbimi është person juridik publik, strukturë e veçantë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në varësi të drejtpërdrejtë të ministrit”, duke sjellë kështu dhe ndikimin e drejtpërdrejtë politik në këtë strukturë”, sqarohet në dekret. Presidenti sqaron se, “Mekanizmi i ri i miratuar në ligjin nr. 20/2019, sipas të cilit punonjësit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) do të kryejnë vlerësimin kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës në fazën e dytë dhe të tretë, nuk garanton standardin e vendosur për realizimin e këtij procesi me objektivitet, pavarësi dhe paanshmëri”. Dekreti i Presidentit të Republikës D E K R E T PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 20/2019 “Për disa ndryshime në Ligjin NR. 12/ 2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe ankesat në Ministrinë e Brendshme”. Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës, Dekretoj Kthimin për rishqyrtim në Kuvend, të ligjit nr. 20/2019, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”. Nr. Dekreti 11175 Tiranë, më 19.04.2019 PRESIDENTI I REPUBLIKËS, ILIR META Arsyet e kthimit të ligjit nr. 20/2019 “Për disa ndryshime në ligjin 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit,

9 E shtunë, 20 PRILL 2019

Argumentet: Ndryshimet në këtë ligj nuk krijojnë garancitë e nevojshme se procesi i kontrollit do realizohet në kohën e duhur, me objektivitet e paanshmëri, duke bërë hapa pas në raport me standardet e ligjit në fuqi

Presidenti i kthen qeverisë vettingun në Polici

Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”” Të nderuar deputetë, Kuvendi i Shqipërisë në seancën plenare të datës 28 mars 2019 ka miratuar ligjin nr. 20/2019 “Për disa ndryshime në ligjin 12/ 2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme””. Ky ligj rezulton të jetë shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Me shkresën e Kuvendit nr. 1390 prot, datë 01.04.2019, ligji nr. 20/2019, i është përcjellë Institucionit të Presidentit të Republikës, për dekretim dhe shpallje. Nga vlerësimi i praktikës parlamentare rezulton se ky projektligj është propozim i Këshillit të Ministrave dhe është shqyrtuar nga Komisioni për Sigurinë Kombëtare në cilësinë e Komisionit Përgjegjës në Kuvendin e Shqipërisë. Shqyrtimi i ligjit nr. 20/2019 nga Presidenti i Republikës është realizuar, duke iu referuar përmbajtjes së aktit të miratuar të dërguar për dekretim dhe shpallje, praktikës parlamentare të shqyrtimit të kësaj nisme ligjore, në krahasim me dispozitat e ligjit bazë nr.12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, si dhe praktikës parlamentare të miratimit të tij. Institucioni i Presidentit të Republikës vlerësoi përputhshmërinë e këtij ligji, duke bërë një analizë të kujdesshme të përmbajtjes së tij, përsa i takon mekanizmave dhe efekteve që krijohen për aplikimin e tij, në raport me respektimin e parimeve kushtetuese dhe interesin publik. Referuar relacionit shoqërues të Këshillit të Ministrave që ka shoqëruar propozimin e projektligjit, si dhe raportit të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, propozimi dhe miratimi i këtyre ndryshimeve ligjore ka për qëllim ndryshimin e dispozitave të ligjit ekzistues nr.

12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, me synim përshpejtimin e procesit dhe uljen e kostove financiare, pa prekur paanshmërinë, pavarësinë, objektivitetin dhe përputhjen e procesit të vlerësimit me parametrat e procesit të rregullt ligjor. Sipas praktikës që ka shoqëruar projektiligjin, rezulton e argumentuar qoftë nga Këshilli i Ministrave ashtu dhe nga Komisioni për Sigurinë Kombëtare se elementi i mbështetjes financiare është një nga arsyet që solli vonesa në zbatimin e procesit. Siç relatohet në Raportin e Komisionit për Sigurinë Kombëtare pas një analize të kryer nga Ministria e Brendshme, tashmë propozohet një mekanizëm i ri për vlerësimin, i cili, mund të arrijë po të njëjtat objektiva, por me më pak kosto për buxhetin e shtetit. Nga shqyrtimi i përmbajtjes së dispozitave të ligjit nr. 20/2019, rezulton se, në thelb ndryshimet konsistojnë në këto çështje kryesore: 1. Nëpërmjet ligjit të miratuar nr. 20/2019, shkrihen dy nga tre prej institucioneve të vlerësimit kalimtar të krijuara me ligjin nr.12/2018 dhe konkretisht: struktura vlerësuese e Komisionit Qendror të Vlerësimit dhe Komisionit Vendor të Vlerësimit; 2. Nëpërmjet ligjit të miratuar nr. 20/2019, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) institucion ky në varësi të drejtëpërdrejtë të Ministrit të Brendshëm, do të jetë tashmë struktura, që pas shkrirjes së strukturave aktuale vlerësuese, Komisionit Qendror të Vlerësimit dhe Komisionit Vendor të Vlerësimit, do të kryejë vlerësimin e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës në fazën e dytë dhe të tretë. Pra, SHÇBA-ja do të vlerësojë punonjësit e nivelit të mesëm drejtues dhe të atyre të nivelit bazë, kompetencë të cilën, aktualisht, ligji parashikon se është atribut i Komisionit Qendror të Vlerësimit dhe Komisionit Ven-

dor të Vlerësimit; 3. Nëpërmjet ligjit të miratuar shfuqizohet neni 68 i ligjit aktual në fuqi nr.12/2018, sipas të cilit, procesi i vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat do të përfundojë brenda një periudhe prej 24 muajsh, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, pra brenda muajit prill 2020. Kështu, me miratimin dhe hyrjen në fuqi të ndryshimeve në ligj, nuk përcaktohet më asnjë afat se kur përfundon procesi i vlerësimit kalimtar të të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gradës së Republikës; 4. Nëpërmjet ligjit të miratuar nr. 20/2019, parshikohet që të gjithë punonjësit e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA), do të kalojnë vlerësimin në fazën e parë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. Nga shqyrtimi i ligjit nr. 20/2019, konstatohet se ky ligj cenon parimet dhe standardet e vendosura në ligjin ekzistues nr.12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”. Ndryshimet e miratuara me këtë ligj nuk krijojnë garancitë e nevojshme se një proces kaq i rëndësishëm si vlerësimi kalimtar i punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës, do të realizohet në kohën e duhur, me objektivitet dhe paanshmëri, duke bërë hapa pas në raport me standartet e ligjit në fuqi. Rishikimi i ligjit ekzistues nr. 12/2018, nëpërmjet ligjit të miratuar nr. 20/2019, bën të mundur që, kompetencat e realizimit të procesit të vlerësimit kalimtar të forcave policore dhe atyre të Gardës së Republikës, t’u hiqen komisioneve të pavarura teknike dhe t’i jepen Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, një organ ky në varësi të drejtëpërdrejtë të Ministrit të Brendshëm. Bazuar në sa më sipër, dhe për arsyet e parashtruara në vijim, në bindje të Kushtetutës dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Presidenti i Republikës, ka vendosur që ligji nr. 20/2019, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme””, duhet kthyer në Kuvend, me qëllim rishikimin e tij, mbështetur në argumentet e renditura si më poshtë: I. Së pari, dispozitat e ligjit nr.20/2019, cenojnë standardet e vendosura dhe pavarësinë e procesit të vlerësimit kalimtar të parashikuar me ligjin nr. 12/ 2018, si dhe krijon terren që ky proces të ketë ndikim politik. Mekanizmi i ri i miratuar në ligjin nr. 20/2019, sipas (Vijon në faqen 10)


SPECIALE

10 E shtunë, 20 PRILL 2019

(Vijon nga faqja 9)

të cilit punonjësit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) do të kryejnë vlerësimin kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës në fazën e dytë dhe të tretë, nuk garanton standardin e vendosur për realizimin e këtij procesi me objektivitet, pavarësi dhe paanshmëri. Para së gjithash, është me vend të sillet në kujtesë se Kuvendi i Shqipërisë në datën 05.03.2018, ka miratuar ligjin nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”. Nga shqyrtimi i praktikës parlamentare të miratimit të këtij ligji një vit më parë, ka rezultuar se, për hartimin dhe miratimin e këtij ligji kanë bashkëpunuar të gjitha forcat politike në Kuvendin e Shqipërisë si pozita, ashtu edhe opozita. Ky ligj është votuar me 88 vota pro, 1 kundër dhe 32 deputetë kanë abstenuar, duke reflektuar kështu një terren bashkëpunues dhe jo kundërshtues midis forcave politike në Kuvendin e Shqipërisë. Pas miratimit të tij nga Kuvendi, ligji nr. 12/2018, është shqyrtuar nga Presidenti i Republikës, i cili, me Dekret nr. 10747, datë 20.3.2018, ka vendosur shpalljen e tij. Qëllimi i ligjit nr. 12/2018, është vlerësimi kalimtar dhe periodik i punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, për të siguruar institucione të forta e të besueshme, me profesionistë me integritet. Ligji nr. 12/2018, parashikon qartë institucionet që do të realizojnë vlerësimin kalimtar të punonjësve, subjekt të ligjit si, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, Komisioni Qendror i Vlerësimit, Komisioni Vendor i Vlerësimit dhe Trupat e Posaçme të Vlerësimit, por edhe përbërjen, kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të të gjithë anëtarëve të këtyre institucioneve të rivlerësimit, të cilët do të duhet të përfundonin të gjithë këtë proces brenda 24 muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij. Sipas ligjit nr. 12/2018, miratuar një vit më parë, procesi i vlerësimit kalimtar të forcave policore do të realizohet në 3 faza ku: Faza e parë e vlerësimit do të kryhet nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, që do të vlerësojë punonjësit që mbajnë grada apo funksione të larta në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, konkretisht sipas analizës së kryer, ky komision do të vlerësojë 287 punonjës; Faza e dytë e vlerësimit do të kryhet nga Komisioni Qendror i Vlerësimit dhe përfshin vlerësimin e 2700 punonjësve të strukturave të Policisë së Shtetit dhe 115 punonjës të Gardës së Republikës që mbajnë gradat të nivelit të mesëm drejtues. Sipas ligjit aktual në fuqi, Komisioni Qëndror i Vlerësimit përbëhet nga 45 anëtarë, 15 prej të cilëve janë anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, ndërsa 30 anëtarët e tjerë përzgjidhen nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, me procedurë të hapur konkurrimi, ndërmjet punonjësve me grada të larta, të cilët kanë kaluar me sukses procesin në fazën e parë; Faza e tretë e vlerësimit do të kryhet nga Komisioni Vendor i Vlerësimit, i cili vlerëson 9000 punonjës të Policisë së Shtetit pranë strukturave vendore të Policisë së Shtetit dhe punonjësit e Gardës së Repub-

likës, me përjashtim të punonjësve që vlerësohen nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe Komisioni Qendror i Vlerësimit. Sipas ligjit, aktual në fuqi Komisioni Vendor i Vlerësimit përbëhet nga 135 anëtarë, 45 prej të cilëve janë anëtarët e Komisionit Qendror i Vlerësimit, ndërsa 90 anëtarët e tjerë përzgjidhen nga radhët e punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nga Komisioni Qendror i Vlerësimit, me procedurë të hapur konkurrimi që kanë kaluar me sukses procesin e vlerësimit në fazën e dytë. Ngritja e këtyre strukturave të parashikuara në ligjin nr. 12/2018, mënyra e përzgjedhjes dhe e funksionimit të tyre janë vlerësuar se garantojnë besueshmëri, pavarësi dhe paanshmëri në realizimin e këtij procesi që mbështetet në praktikat më të mira ndërkombëtare. Nga shqyrtimi i praktikës parlamentare rezulton se në hartimin e projektligjit fillestar ka pasur edhe përfaqësues të organizatave partnere ndërkombëtare, si misioni PAMECA dhe ICITAP. Tashmë me kalimin e një periudhe 1vjeçare nga miratimit i ligjit bazë me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Shqipërisë më datë 28.03.2019, ka miratuar ligjin nr. 20/2019 “Për disa ndryshime në ligjin 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme””. Nga shqyrtimi i praktikës parlamentare, rezulton se kjo nismë legjislative është propozuar nga Këshilli i Ministrave, pas një analize të kryer nga Ministria e Brendshme dhe nuk rezulton që, për këto ndryshime thelbësore në ligj, të jetë kryer ndonjë konsultë me organizatat partnere ndërkombëtare, si misioni PAMECA dhe ICITAP, të cilat kanë qenë aktive dhe kanë dhënë kontributin e tyre në hartimin e ligjit nr.12/2018, aktualisht në fuqi. Gjithashtu, për këto ndryshime nuk rezulton të jetë kryer as edhe ndonjë seancë konsultimi publik në kushtet kur ndryshimet që parashikohen janë të një natyre shumë të rëndësishme, pasi prekin drejtpërdrejt strukturat që do të realizojnë procesin e vlerësimit kalimtar, si dhe heqin afatet brenda të cilit do të duhet të përfundojë ky proces për punonjësit subjekt të ligjit. Për më tepër rezulton se ligji nr. 20/2019, është shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Ashtu si është cituar edhe më sipër, sipas

parashikimeve të dispozitave të ligjit nr. 20/2019, objekt shqyrtimi, rezulton se shkrihen organet e vlerësimit: Komisioni Qendror i Vlerësimit dhe Komisioni Vendor i Vlerësimit, të cilët ishin përgjegjës për realizimin e fazës së dytë dhe të tretë të procesit, duke parashikuar si organ për kryerjen e vlerësimit kalimtar për këto faza, Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Si rezultat i këtyre ndryshimeve, shuhet automatikisht edhe koncepti i krijimit të Trupës së Posaçme të Vlerësimit, strukturë që krijohet pranë Komisionit Qendror të Vlerësimit dhe Komisionit Vendor të Vlerësimit për vlerësimin e atyre punonjësve, njësive apo strukturave, përbërja apo tipologjia e punës së të cilave, nuk mund të jetë pjesë publike. Nga shqyrtimi i relacionit të Këshillit të Ministrave dhe raportit të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, i vetmi argument se ku mbështeten këto ndryshime në ligj që krijojnë një mekanizmin të ri për vlerësimin kalimtar, parashtrohet tek fakti se: “Këto ndryshime propozohen me arsyetimin e uljeve të kostove të procesit dhe zotimin domethënës të burimeve materiale dhe atyre njerëzore, arsye që sollën vonesa në zbatimin e procesit të vlerësimit”. Sipas relacionit të qeverisë në momentin e propozimit të ligjit aktual nr.12/2018, procesi i vlerësimit u parashikua se do të kushtonte rreth 300 milionë lekë ose rreth 3 milionë dollarë. Në shqyrtim të përmbajtjes së dispozitave të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, në ligjin nr. 20/2019, dhe praktikës parlamentare që ka shoqëruar ligjin bazë nr.12/ 2018, rezulton se arsyetimi mbi të cilin propozohen këto ndryshime aktuale nuk gjen mbështetje dhe janë pasojë e një vlerësimi jo të thelluar e objektiv. Konkretisht; ndryshimet e miratuara me ligjin nr. 20/2019, cenojnë në mënyrë të paargumentuar frymën e ligjit nr. 12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, si dhe qëllimin në arritjen e objektivave për kryerjen me efektivitet, paanësi dhe sipas standardeve, të procesit të vlerësimit kalimtar të subjekteve që i nënshtrohen këtij procesi, për të cilin ky ligj u miratua. Në relacionin e Këshillit të Ministrave të muajit shkurt 2018, që shoqëronte propozimin e projektligjit të miratuar nga Kuvendi me ligjin nr. 12/2018, në pjesën e raportit të vlerësimit të të ardhurave dhe

shpenzimeve buxhetore, qeveria i garantonte Kuvendit, sigurimin e efekteve financiare që sillte ligji, që lidhen me trajtimin financiar të anëtarëve të organeve të vlerësimit kalimtar dhe të sekretariateve teknike përkatëse, por edhe angazhimin e burimeve njerëzore dhe financiare për realizimin e këtij procesi. Konkretisht; nga përllogaritjet që kishte kryer qeveria garantonte mbulimin e shpenzimeve për vitin 2018, që arrinte përafërsisht në vlerën 58 milionë lekë, ndërsa për shpenzimet e parashikuara për komisionet që do të funksionojnë përgjatë vitit 2019 ku vlera e tyre është rreth 478 milionë lekë, do të përfshiheshin në llogaritjet e PBA-së 2019-2021. Ministria e Brendshme dhe institucionet në varësi të saj do t’u garantonin organeve të vlerësimit mjediset e punës dhe logjistikën e nevojshme për të ushtruar detyrën. Ndërkohë sot, Këshilli i Ministrave, relaton përpara Kuvendit një qasje tërësisht të ndryshme, pa kaluar as edhe një vit nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 12/2018, duke argumentuar se vetë elementi financiar ishte një nga arsyet që solli vonesa në zbatimin e procesit. Ky argument i qeverisë dhe i pranuar nga Kuvendi, nuk është bindës dhe nuk mund të pranohet nga Presidenti i Republikës. Mungesa e fondeve nuk përbën argument për të cenuar thelbin e një procesi me interes të lartë publik. Vlerësimi i kostove që paraqet ndërmarrja e një nisme legjislative përcaktohet që prej fillimit në çastin kur ndërmerret nisma e ligjit bazë. Është detyrë e Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit të Shqipërisë që të garantojnë të gjithë mbështetjen financiare të nevojshme për realizimin e një qëllimi kaq madhor, siç është vlerësimi kalimtar i trupës policore. Arsyetimi se realizimi i procesit të vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme kursen buxhetin e shtetit, duke zvogëluar kostot shtesë, nuk është i mbështetur dhe nuk është aspak në koherencë me interesin e lartë publik që paraqet ky proces, për të garantuar një polici me integritet, profesionale dhe të paanshme. Këto ndryshime në ligj krijojnë bindjen se, qëllimi real i qeverisë në ndërmarrjen e kësaj nisme ligjore nuk është zvogëlimin i kostove financiare për realizimin e këtij procesi, por vullnet i shprehur i saj, për ta kontrolluar këtë proces nëpërmjet një strukture vlerësuese në varësi të saj, siç është Shër(Vijon në faqen 11)


SPECIALE

11 E shtunë, 20 PRILL 2019

(Vijon nga faqja 10)

bimi i Çëshjeve të Brendshme dhe Ankesave, strukturë aktuale kjo drejtëpëdrejt në varësi të funksionit politik të Ministrit të Brendshëm, pra të qeverisë. Argumenti i Këshillit të Ministrave se ky mekanizëm i ri garanton të njëjtin standard për të gjithë procesin, pasi punonjësit e SHÇBA-së do t’i nënshtrohen të njëjtit proces në fazë të parë dhe se nuk ndryshojnë kriteret dhe procedurat e vlerësimit, nuk qëndron ligjërisht. Edhe nëse punonësit e Shërbimit të Çëshjeve të Brendshme dhe Ankesave do të kalojnë vlerësimin kalimtar gjatë fazës së parë në cilësinë e subjekteve përparësore, sërish nuk ndryshon fakti ligjor i statusit të kësaj strukture, ku në nenin 8 të ligjit nr. 70/2014, “Për Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme” ku citohet: ”Shërbimi është person juridik publik, strukturë e veçantë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në varësi të drejtpërdrejtë të ministrit”, duke sjellë kështu dhe ndikimin e drejtëpërdrejtë politik në këtë strukturë. Në këtë mënyrë, edhe pse sipas ligjit nr. 20/ 2019, punonjësit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat përfshihen në rrethin e subjekteve që do të rivlerësohen me prioritet, sërish kalimi me sukses i këtij procesi, nuk ndryshon aspak varësinë e tyre nga një funksion politik si Ministri i Brendshëm. Në këto kushte, dhënia e kompetences për të kryer procesin e vlerësimit kalimtar për fazën e dytë dhe të tretë është një premisë e qartë se procesi mund të ndikohet politikisht. Realizimi i procesit të vlerësimit kalimtar të forcave policore nga struktura profesionale dhe të pavarura erdhi si nevojë edhe për shkak të faktit që strukturat ekzistuese ku përfshihet dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nuk kishin funksionuar siç duhet. Ky ndryshim që pretendohet të realizohet në ligjin e sapomiratuar nr. 20/2019, për t’i dhënë SHÇBA-së, kompetenca për të realizuar vlerësimin kalimtar në polici është një hap mbrapa dhe cenon haptazi standardet e vendosura nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 12/2018 dhe vet integritetin e procesit në tërësi. Këto ndryshime të miratuara me ligjin nr. 20/2019, nuk garantojnë të njëjtën pavarësi dhe paanshmëri, që parashikon ligji nr.12/2018, sa kohë që ndryshon struktura që do të realizojë atë, nga një strukturë profesionale me përbërje me profesionistë të jashtëm dhe teknikë, në një strukturë në varësi direkte të një autoriteti politik, si Ministri i Brendshëm. Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi i Shqipërisë në çastin e miratimit të ligjit bazë nr. 12/2018, kanë mbajtur qëndrimin se vlerësimi kalimtar i punonjësve të Policisë së Shtetit, është domosdoshmëri në kuadrin edhe të hapave të hedhura nga reforma në drejtësi dhe, specifikisht, të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke marrë në konsideratë rolin e rëndësishëm dhe përfshirjen e Policisë së Shtetit në hetimet ndaj veprave penale. Pikërisht, referuar këtij qëndrimi, dhe mbështetjes së sistemit të drejtësisë në tërësi, vlerësimi kalimtar i forcave policore përbën një interes të lartë publik dhe për këtë arsye mekanizmat apo strukturat që duhet ta realizojnë këtë proces duhet të jenë sa më larg ndikimit politik, për të bërë të mundur që ato të ushtrojnë funksionet e tyre në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar me qëllim që të garantohet integriteti dhe besueshmëria e të gjithë procesit.

Presidenti i Republikës, referuar argumenteve të parashtruar me sipër, vlerëson se ligji nr. 20/2019, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme””, nuk mund të dekretohet me shpallje, por i duhet kthyer Kuvendit për rishqyrtim me qëllim rivlerësimin e qëndrimit ndaj kësaj çështjeje me rëndësi të lartë publike. II. Së dyti, ligji nr. 20/2019, eleminon detyrimin ligjor për të përfunduar procesin e vlerësimit kalimtar brenda një afati të caktuar, duke krijuar kështu mundësinë e zgjatjes së tij pa afat dhe një terreni të përshtatshëm për mbajtjen nën presion të vazhduar të forcave policore nëpërmjet forcës ndëshkuese të mekanizmit të vlerësimit kalimtar (vetting-ut) nga struktura e SHÇBA-së. Në nenin 9, të ligjit nr. 20/2019, parashikohet shfuqizimi i nenit 68 i ligjit nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, Konkretisht, në këtë dispozitë që shfuqizohet parashikohet shprehimisht: ”Procesi i vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat do të përfundojë brenda një periudhe prej 24 muajsh, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji”. Referuar kohës së hyrjes në fuqi të ligjit nr. 12/2018, sipas nenit 68, parashikohej ligjërisht që i gjithë procesi i vlerësimit kalimtar duhet të përfundojë brenda muajit prill 2020. Në këtë mënyrë, sipas parashikimit të nenit 9 të ligjit nr. 20/2019, eleminohet afati 2vjeçar për përfundimin e procesit për vlerësimin kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Në relacionin shoqërues të Këshillit të Ministrave dhe raportin e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, nuk gjendet aspak e justifikuar, përse po hiqet afati i përgjithshëm ligjor për përfundimin e procesit të vlerësimit kalimtar. Në të dy këto dokumente si qeveritar, ashtu dhe atij parlamentar, përmendet vetëm fakti se eleminohet afati 2-vjeçar për përfundimin e procesit, sepse procesi në vetvete filloi me gati 9

muaj vonesë dhe nuk mendohet që ky afat 2-vjeçar mund të respektohet. Ky argument nuk qëndron, pasi në mungesë të mundësisë për ta përmbyllur brenda afateve ligjore tërësisht procesin e vlerësimit kalimtar, Kuvendi mund dhe duhet të kishte vlerësuar faktin se ky afat edhe mund të shtyhej sipas nevojës dhe vonesës së deritanishme, por nuk mundet kurrësesi që afati i parashikuar në ligjin ekzistues, të hiqet fare, pasi kjo është e papranueshme. Nëse do të bëjmë një analogji të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, është përcaktuar në Kushtetutë dhe në ligjet respektive se ky proces realizohet brenda një afati të caktuar me ligj. Afatet e përcaktuara qartësojnë objektivat, ristrukturojnë përparësitë dhe kanalizojnë dhe orientojnë burimet për përmbushjen e qëllimit, i cili në rastin konkret, është imediat dhe me interes kombëtar. Paralelisht me realizimin e procesit të vetting-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, shteti shqiptar duhet të realizojë edhe vlerësimin kalimtar të forcave policore, pasi ato janë struktura bazë që kryejnë veprimtari gjurmuese, parandaluese dhe hetimore. Zgjatja e këtij procesi me një afat të papërcaktuar, përveç se nuk përkon me nevojën imediate që ka shteti shqiptar për një Polici Shteti të vetuar dhe që të ketë kaluar procesin e vlerësimit kalimtar (vetting-ut), por nga ana tjetër, krijon gjendje pasigurie të tejzgjatur për çdo punonjës subjekt i ligjit, referuar faktit nëse do ta kalojë apo jo procesin e vetting-ut. Pikërisht, kjo gjendje pasigurie me afat të papërcaktuar e kombinuar edhe me faktin që struktura që do të duhet ta realizojë procesin e vetting-ut është SHÇBA-ja, një strukturë në varësi direkte të një funksionari politik, ndikon dre jtëpërdrejt në rezultatet dhe punën e forcave policore, të cilat nën një situatë të tillë pasigurie dhe tensioni, mund të humbasin vigjilencën, mund të ulin angazhimin e tyre përkundrejt luftës kundër kriminalitetit në vend, ndërkohë që presioni i çfarëdo natyre, ekonomik apo politik, është gjithmonë i pranishëm në shoqërinë tonë. Kjo situatë pasigurie e personelit policor është e pritshme të keqpërdoret së tepërmi në situata të veçanta, sidomos përgjatë proceseve zgjedhore. Në këtë mënyrë heqja e afatit fundor se kur ky proces vlerësimi kalimtar duhet të përfundojë e përkeqëson situatën në këtë drejtim. Mospërcaktimi i kohës së mbylljes së procesit të vlerësimit kalimtar (vetting-ut), krijon terren që ky proces të përdoret si një

mekanizëm ndëshkimor, apo shantazhues për gjithë strukturën policore, çka mund të sjellë një situatë shqetësuese në këtë strukturë. Konkretisht, mospërcaktimi i afatit se kur përfundon procesi vetting mund të sjellë: a) rrezikun e ndikimit dhe presionit të vazhduar ndaj veprimtarisë së përditshme të forcave policore; b) mund ta zgjasë kohën e qëndrimit brenda forcave policore të individëve që nuk e meritojnë të jenë pjesë e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës dhe që, për shkak të profilit të tyre, janë lehtësisht të shantazhueshëm; Nevoja që kohëzgjatja të jetë e arsyeshme dhe me afat të përcaktuar qartë në procese të tilla, si këto të vlerësimit kalimtar (vetting-ut), është arsyetuar edhe nga Komisioni i Venecias gjatë dhënies së komenteve dhe opinioneve në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë. Komisioni i Venecias gjithmonë ka rekomanduar se duhet përcaktuar në mënyrë të arsyeshme dhe të qartë kohëzgjatja e procesit të vetuing-ut, pasi ky proces është një masë e jashtëzakonshme me karakter të përkohshëm. Edhe sipas nenit 68, të ligjit nr. 12/2018 që është aktualisht në fuqi, është parashikuar që i gjithë procesi përfundon brenda 24 muajve dhe në këtë mënyrë, gjithëkush e di që brenda këtij afati do të marrë një përgjigje përfundimtare, nëse do të vijojë të jetë pjesë e forcave policore ose jo. Heqja tërësore e afatit se kur përfundon ky proces, bie në kundërshtim të hapur me interesin publik që ka vetë realizimi i tij, por gjithashtu edhe me respektimin e të drejtave të subjekteve që do t’i nënshtrohen atij. Të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Nisur nga problematikat e sipërpërmendura, në krahasim me sfidat e vendit tonë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian që kërkojnë domosdoshmërisht forcimin e institucioneve të Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës me punonjës profesionistë dhe me integritet, të aftë për të përmbushur detyrat për një luftë sa më efikase kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe përmirësimit të standardeve të rendit e të sigurisë, në cilësinë e Presidenti të Republikës, vlerësoj se kostot financiare të parashikuara për realizimin e procesit të vlerësimit kalimtar në këto struktura, janë të domosdoshme dhe duhet të përballohen nga qeveria për përmbushjen e qëllimit të ligjit nr. 12/2018, dhe pa ndryshuar mekanizmin e realizimit të tij siç pretendohet të realizohet me ligjin nr. 20/2019, por duke i mbështetur realisht këto struktura. Zbatimi i ligjit nr. 12/2018, është jetik dhe i domosdoshëm për vijimin e rrugës së nisur nën frymën dhe qëllimin e reformës në drejtësi. Si President i Republikës, vlerësoj se këto qëllime mund të realizohen nëpërmjet organeve vlerësuese të pavarura, të paanshme dhe efektive dhe që aktualisht parashikohen nga ligji në fuqi që pretendohet të ndryshohet. Për arsyet e parashtruara më sipër, në bindje të Kushtetutës dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, kam vendosur kthimin e ligjit nr. 20/2019, “Për disa ndryshime në ligjin 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme””, me qëllim që Kuvendi i Shqipërisë ta marrë edhe një herë në shqyrtim këtë çështje me rëndësi të lartë publike.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SHOWBIZ

12 E shtunë, 20 PRILL 2019

Bebe Rexha protagoniste e “Isle of MTV”: Mezi pres të zbuloj Maltën Ka nisur numërimi mbrapsht për edicionin e këtij viti të “Isle of MTV”, festivali më i madh veror europian, i cili këtë vit mbush 13 vjeç. Për ta festuar në mënyrën më të mirë të mundshme, organizatorët kanë ftuar Bebe Rexhën dhe Martin Garrix, për të qenë protagonistët kryesorë, në Maltë, më 9 korrik.”Kam dëgjuar gjëra shumë të bukura për Maltën dhe mezi pres ta zbuloj këtë ishull dhe të performoj për fansat e shumtë të këtij eventi kaq të bukur”, -u shpreh këngëtarja me origjinë shqiptare.

Charlize Theron: Djali im Jaskson ndihet femër dhe unë e mbështes “Kam menduar se ishte djalë, deri kur më pa në sy, kur ishte 3 vjeç dhe më tha: Nuk jam djalë!”. Kështu Charlize Theron, 43 vjeç, zbulon për herë të parë, në një intervistë të publikuar në Daily Mail, që e ka rritur djalin e saj adoptiv, Jackson 7 vjeç, si të ishte një vajzë. Artistja, që ka edhe një tjetër vajzë adoptive 3 vjeç, shton: ’Kam dy vajza shumë të bukura, që, si çdo prind, dua t’i mbroj dhe t’i shoh të rriten…’ Fundet dhe këpucët rozë, flokët e gjatë dhe gërshetat, me të cilat shpesh herë Jackson shfaqej në fotot e vjedhura nga paparacët, kishte ngjallur shpesh herë polemika në vitet e fundit, për faktin se si Charlize Theron po e rriste djalin e saj më të madh. Artistja Hollywoodane, që ka adoptuar Jackson në 2012 dhe një vajzë me emrin August në 2015, e ka përballuar për herë të parë argumentin me shumë qetësi. “Nuk më takon mua të vendos kush janë dhe si duan të jenë, as ku do të duan të shkojnë teksa rriten… Puna ime si prind është ti dua dhe të sigurohem që kanë gjithçka ato kanë nevojë, për të qenë ata që duan të jenë. Do të bëj gjithçka mundem, që fëmijët e mi ta kenë këtë të drejtë dhe të jenë të mbrojtur”.

Bob Dylan sherr me fansat që e fotografonin: Do luajmë muzikë apo do pozojmë? Shumë artistë dhe muzikantë nuk preferojnë të xhirohen apo fotografohen nga publiku gjatë spektakleve të tyre dhe nuk duan që publiku të shpërqendrohet nga performanca. Mes këtyre muzikanteve është edhe kantautori amerikan Bob Dylan, i cili, gjatë koncertit të mbajtur në Vienë, më 16 prill, u ka ulëritur disa fansave, aspak i kënaqur për faktin se ata po i bënin fotografi. Ai pati një “përplasje” me publikun e pranishëm në shfaqje. Pasi rrezikoi të rrëzohej nga skena, u afrua tek mikrofoni dhe me një ton të ashpër, intimidoi fansat duke i thënë të ndalonin së bëri foto. Edhe pak minuta para se të rrëzohej, i kishte thënë publikut se, nëse do vazhdonin të bënin foto, koncerti do ndërpritej. Këto janë fjalët e kantautorit: “Po jua rithem: të bësh apo të mos bësh foto? Mund të luajmë muzikë, apo të pozojmë tani, qartë?” Mes publikut pati një moment sikleti, por më pas vijnë duartrokitje dhe disa nga publiku nisin të thërrasin: Luani, Luani! Kështu, Dylan, u rehatua dhe ka rinisur spektaklin e tij bashkë me bandën. U ul në piano dhe, dukshëm nervoz, nisi të luajë këngën “It Takes a Lot to Laugh, It Takes a Train to Cry”. Fatmirësisht, si për të dhe për publikun, nuk pati episode të tjera tensioni që mund të ndërprisnin koncertin sërish. Aktualisht, Dylan është në turne në Austri dhe më pas do vazhdojë të luajë në pjesët e tjera të Kontinentit të Vjetër.

“Bohemian Rhapsody” siguron 900 milionë $ nga biletat Filmi biografik “Bohemian Rhapsody”, i cili trajton jetën e Freddy Mercury, është konsideruar si më i shituri në zhanrin e tij. Plot 900 milionë dollarë janë siguruar nga shitja e biletave nëpër kinematë botërore, prej të cilave 71 milionë dollarë janë siguruar vetëm në Britani të Madhe. Filmi pati shumë polemika në Kinë, përsa i përket përmbajtjes. Por, kjo nuk ka ndikuar aspak në popullaritetin e tij, pasi në të janë arkëtuar plot 144 milionë dollarë nga fansat.”Bohemian Rhapsody”, sipas kritikëve, shumë shpejt do të kapë 1 miliardë dollarë. Rikujtojmë se filmi biografik fitoi këtë vit 4 çmime Oskar, duke përfshirë atë për aktorin më të mirë, editimin më të mirë, muzikën më të mirë dhe editimin më të mirë të muzikës.

Nicki Minaj shkëput raportet me menaxherin Nicki Minaj ka ndarë rrugët me menaxherin e saj.Burimet afër reperes kanë konfirmuar për Variety se reperja është ndarë me Gee Roberson dhe Cortez Bryant nga Blueprint/Maverick menaxherët me të cilët ajo ka punuar pjesën më të madhe të karrierës. Vendimi ka qenë me marrëveshje të përbashkët dhe nuk janë dhënë detaje specifike. Variety raporton se përçarja erdhi pas performancës së Nickit në Coachella ku ajo ka

pasur shumë probleme teknike.Përkundër problemeve Nicki Minaj ka një bashkëpunim me Chris Brown dhe shfaqet në albumin e Kanyes, Yandhi.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13 E shtunë, 20 PRILL 2019

INVESTIMET

P

as Bulevardit të Ri, kryeqytetit po i shtohet një tjetër bulevard, këtë herë në periferi të tij. Bëhet fjalë

Tiranës i shtohet Bulevardi i ri në Kashar

për bulevardin e Kasharit që është drejt përfundimit, dhe i cili pritet t’i japë zhvillim të gjithë zonës. Falë investimit të Bashkisë

së Tiranës, rreth 80 mijë banorë të kësaj zone do të kenë një bulevard me të gjithë elementët e standardet e nevojshme. Bulevardi i Kasharit do të ketë dy korsi për secilin kah lëvizjeje, korsi biçikletash, dhe rrugë për këmbësorët. Ndërkaq, në këtë bulevard me përmasa moderne, janë të përcaktuara zonat për gjelbërim, trotuaret, korsia e biçikletave dhe itinerari ku do të lëvizin makinat. Me përfundimin e punimeve për Bulevardin e Kasharit, i cili lidhet me “Unazën e re”, pritet që të reduktohet trafiku i rënduar që krijohet në zonë.

Tirana nis punën për t’u zgjedhur Kryeqyteti Evropian i të Rinjve në 2022

T

irana ka nisur punën që në vitin 2022 të jetë Kryeqyteti Evropian i të Rinjve (EYC). Për t’ia arritur qëllimit, Bashkia e Tiranës, organizata rinore, gjimnazistë dhe studentë u mblodhën së bashku në një tryezë për të diskutuar rreth sfidave dhe hapave që do të merren për të përmbushur me sukses këtë qëllim. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se aktualisht Tirana është përzgjedhur si një nga 5 finalistet dhe synimi është fitorja. Aplikimi është në linjë me prioritetet e Bashkisë së Tiranës për rijetëzimin e kapaciteteve kulturore, artistike, sociale, ekonomike dhe edukative të të rinjve. Veliaj shtoi se tashmë nevojitet më shumë punë dhe përkushtim. “Duhet të jemi edhe inteligjentë, jo vetëm që të përkushtohemi me një buxhet të caktuar për të qenë Kryeqyteti Evropian i Rinisë, por edhe të ketë duk, pra të ketë një sërë aktivitetesh, ku shumë të rinj mund të përfitojnë shumë prej fushave të caktuara, jo vetëm muzikë apo art, kulturë”, deklaroi Veliaj. Kryebashkiaku nënvizoi se qytetit i nevojitet edhe një dimension rajonal, që të jetë i aksesueshëm për të rinjtë që

Veliaj: Të tregojmë që Tirana është jo vetëm qyteti më i ri, por edhe më europian it tonë nëse do të ishim më të hapur, të kishim shkëmbim energjish, por edhe aktivitete të përbashkëta me të rinj të tjerë të rajonit, për të rrëfyer se realisht Tirana është jo vetëm qyteti më i ri në rajon, por është edhe qyteti më evropian në rajon”, deklaroi ai. Tashmë, edhe shumë institucione ndërkombëtare po zgjedhin Tiranën për selitë e tyre, duke e kthyer atë në një epiqendër të vendimmarrjeve. “Zyra rajonale e shkëmbimeve të rinisë është këtu, pra Tirana po kthehet në një pikë graviteti vijnë nga vendet e tjera të rajonit. “Na duhet të kemi një dimension rajonal; pra duhet të jemi patjetër Kryeqyteti Evropian i Rinisë, por duhet të pranojmë se do të jemi shumë të aksesueshëm për të rinjtë. Ajo që do të vlerësohet është sa qytet i hapur jemi për të përfshirë edhe të tjerët. Jam i sigurt se shumica prej jush keni shoqata partnere-binjake, me të cilat mund të keni bërë projekte apo shkëmbime, por do na e rrisni fuqinë e aplikim-

për disa institucione të tjera rajonale. Unë do të vazhdoj të loboj për Tiranën, por në fund të ditës kjo është puna ime dhe ajo çka na duhet është se çfarë energjie shtesë vjen nga ata që këtë nuk e kanë punën e tyre themelore dhe thonë: E di çfarë? Unë me Erionin mund të mos bie dakord për 100 gjëra dhe do vazhdoj të protestoj, ama kur vjen puna që Tirana të dalë e para, këtu jemi të gjithë bashkë”, nënvizoi Veliaj. Tirana i plotëson të gjitha kushtet dhe ka gjithë mundësitë për ta fituar garëën, për t’u kthyern në epiqendrën e ngjarjeve kulturore, artistike, sociale, edukative dhe ekonomike jo vetëm në nivel vendor, por edhe në atë evropian, në vitin 2022.


POLITIKE ISH-MINISTRI

I

sh-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, në një anal izë për vendimin e Holandës për rikthimin e vizave, është ndër të paktët socialistë që pranon se Shqipëria duhet t’a shohë problemin edhe te vetja. Me një gjuhë të kujdesshme dhe politikisht korrekte, Peleshi pranon se Shqipëria po klima aktuale politike dhe mungesa e strategjive afatgjata në planin ekonomik. Në një farë mënyrë, ky qëndrim nënkupton edhe kritika ndaj mënyrës sesi vendi po drejtohet nga qeveria “Rama”. “Edhe në Shqipëri ka ardhur koha të ndryshojmë gjuhën politike. Tezat e vjetra njerëzit i kanë mësuar përmendësh dhe kanë filluar t’i neverisin. Rruga më e lehtë dhe më joshëse për politikën është kalimi nga gjuha politikisht korrekt në gjuhën populiste, por Shqipëria ka nevojë për zgjidhje e reforma dhe nuk i përballon dot më lojërat politike me pushtetin. Ndaj gjuha populiste e rrugës në Shqiperi është edhe më e rrezikshme se në vendet e tjera”,- shkruan ndër të tjera, Niko Pelshi. Shkrimi i plotë i ish-ministrit: Ne dhe Europa përtej një rezolute Para disa ditësh, parlamenti holandez votoi në shumicë një rezolutë ku i kërkohet BE të pezullojë regjimin e lëvizjes së lirë në BE të qytetarëve nga Shqipëria. Më shumë se sa një lajm i keq për Shqipërinë, ky është një lajm i keq për vetë BE. Iniciativat radikale e nacionaliste, që i imponohen vendimmarrjes politike në vendet komunitare janë kërcënimi i vërtetë për projektin europian. Ndaj ky ështe vërtet një lajm per tu trishtuar, por në rradhë të parë si europianë e pastaj si shqiptarë. Europa dhe gjuha politike Kohe më parë pata shkruar një opinion të titulluar “Të jesh politikisht korrekt”. Ishte një këndvështrim mbi rolin që po luan gjuha politike në ndryshimin e shpejtë të skenës politike botërore. Nuk bëhet fjalë thjesht per një betejë politike semantike . Bëhet fjalë për raportet e ndryshuara të politikës me shoqërinë. Ndonëse nuk ka kaluar shumë kohë nga ai shkrim, konfiguracioni i forcave politike në Europë e më gjerë ka ndryshuar ethshëm. Nga epoka e të qënit “politikisht korrekt” kaluam në epokën e retorikës radikale dhe të urrejtjes të ushqyer nga fryma e populizmit dhe nacionalizmit. Në Hungari, Poloni, Çeki, Itali kjo frymë është në pushtet. Në Britani solli kaosin e Brexit, në Francë është forca e

14 E shtunë, 20 PRILL 2019

Edhe Niko Peleshi kritika Kryeministrit Edi Rama

dytë më e madhe, në Gjermani është forca e tretë me rritje të shpejtë. Sot ndarja e madhe e politikës nuk është ndërmjet të majtës dhe të djathtës, por ndërmjet globalistëve dhe nacionalistëve. Globaliste janë edhe forcat e vjetra të majta edhe forcat e vjetra të djathta. Nacionaliste janë forcat e reja të ekstremit të majtë por edhe të ekstremit të majtë. Duket se bota po shkon drejt një rendi të ri. Globalizmi, të drejtat e njeriut, liria e lëvizjes se njerëzve dhe mallrave duken si parime të botës se vjetër. Se si do të duket bota e re nëse do të vazhdoje ky trend politik askush nuk guxon ta vizatojë. Në çdo rast nuk duket se do të jetë demokratike liberale. Ndërkohë forcat “e vjetra” politike, pra establishmenti politik, e rrumbullakosën gjuhën politike për ta përshtatur me kauzat e partive populiste. Mbase kjo është rrethana që i dha shumicën e votave të parlamentarëve holandeze, rezolutës për Shqipërinë, shtuar edhe faktin që në kohë fushatash si kjo (në vendet e BE po zhvillohet fushata për zgjedhjet e Parlamentit Europian) partitë nuk duan të humbin asnjë votë. Megjithatë rrumbullakosja e gjuhës në vend që t’i shpëtonte i ka çuar në një rënie të dukshme gjithandej partitë europianiste, sepse sjellja “politikisht jokorrekte” populiste duhet përballuar me gjuhën “politikisht jokorrekte” të së vërtetës, jo me uljen e kokës para histerisë

populsite. Rezultati i zgjedhjeve parlamentare europianë pritet të rritë ndjeshëm vendet e nacionalisteve në PE. Përballja me të vërtetat Ka ardhur pra koha e gjuhës së vërtetë, politikës që pranon dështimet dhe jep alternativat e korrigjimit pa u përpjekur t’i fshehë ato. Duhet pranuar, për shembull që globalizmi ka sjellë përqendrimin e pasurisë tek një numër gjithnjë e më i vogël individësh dhe vendesh më të pasura. Lipset pra një qasje e re e globalizimit të tregut që i jep mundësi më shumë kompanive të operojnë në tregun global. Jack Ma, themeluesi i Alibaba, portalit më të madh në botë të tregtisë online, ka ndërtuar një platformë elektronike që i krijon mundësinë prodhuesve të kafesë në Ruanda të shesin prodhimin e tyre drejtpërsëdrejti tek tregtarët kinezë. Në këtë mënyrë çmimi që përfitojnë prodhuesit ruandeze është rritur nga 8 në 12 dollarë/kg. Kjo qasje po quhet globalizëm nga poshtë lart (bottom-up) dhe inspirohet nga nevoja për të rritur numrin e kompanive përfituese të globalizimit nga 60 mijë që llogariten aktualisht, në mundësisht 60 milion, sipas Jack Ma. Politika sot duhet të pranojë dhe korrektojë edhe dështimet politike të sistemit të demokracisë liberale. Le të marrim risqet e avancimit teknologjik. Bota po kalon me shpejtësi nën

pushtetin e algoritmave, thotë historiani izraelit, Youval Noah Harari. Bazuar në të dhënat personale, algoritmat arrijnë të zbërthejnë botën emocionale të njeriut dhe të orientojnë zgjedhjet. Pra demokracia shpejt do të jetë vullneti i një shumice të ndikuar nga teknologjia, jo i një shumice që zgjedh me vullnet të lirë. Është e nevojshme të bëhet një punë kolosale nga BE dhe SHBA kryesisht për të ndërtuar kuadrin rregullator dhe institucional të kësaj fushe ende të parregulluar. Këto sfida të vështira nuk mund të zbukurohen dhe as të pasohen tek qeverite pasardhëse. Ndërkohe mandatet politike të kufizuara në kohë (përgjithësisht 4vjecare) i bejnë të gjitha qeveritë të paguximshme për t’u perballur me keto çështje të sikletshme. Shqipëria sot dhe nesër Politika në Shqipëri duket e shkëputur nga ngjarjet globale, por është thjesht e sfazuar në kohë. Këtu era fryn me disa vite vonesë, por kjo periodë vonese sa vjen dhe zvogëlohet për shkak se Shqipëria është duke u bërë gjithnjë e më e hapur. Teknologjitë e informacionit dhe media luajnë rolin e tyre në këtë përshpejtim. Edhe këtu tek ne doktrinat politike e ekonomike nuk janë më ato që ndajnë forcat politike. Me disa perjashtime këtu gjithë klasa politike ka të njëjtin qëndrim për çështjet kryesore të kohës. Të paktën në programet e tyre politike, të gjitha partitë janë pro integrimit europian, pro reformimit të sistemit të drejtësisë, pro tregtisë se lirë, pro të drejtave të njeriut, pro të drejtave të minoriteteve, pro legalizimit të ndërtimeve pa leje, pro kthimit e kompensimit të pronave, pro kompensimit të ish-të përndjekurve politike, pro investimeve të huaja. Do të krijohen me siguri, herët a vonë, forca të reja politike me platforma të ndryshme populiste, nacionaliste, radikale majtiste, antieuropiane apo fetare, që do të sjellin edhe këtu në Shqipëri ndarje të reja. Ato do të peshkojnë padyshim tek problemet ekonomike e sociale, tek pafuqishmeria e bizneseve për të mbijetuar në një treg europian ku kërkohen standarte shumë më të larta prodhimi dhe sherbimi, tek dëshpërimi i

të rinjve nga pamundësia për të konkuruar në tregun europian të punës me dijet e marra nga arsimi i lartë shqiptar. Ndaj sa më shumë të mbështeten bizneset e reja dhe ndërmarrjet e vogla e të mesme sot, aq më pak i kërcenuar do të jetë realiteti politik nga sharlatanizmi nesër. Nuk po shohim ende një Jack Ma shqiptar që ta projektojë suksesin e biznesit te vet në shtimin dhe fuqizimin e bizneseve te tjera shqiptare. Jemi larg kësaj filozofie biznesi. Përkundrazi ka një tendencë të vazhdueshmë për ta ngritur suksesin mbi dështimin e të tjerëve. Ndërkohë sa më e paprinciptë të jetë lufta politike ndërmjet dy forcave tona kryesore politike, sa më tepër t’u largohemi nevojave të vërteta të njerëzve të zakonshëm, sa më të pavërtetë të jemi në ato çka themi ndryshe nga ato çka bëjmë, aq më e madhe do të jetë hapësira për forcat e reja populiste që mund të lindin në skenën tonë politike. Rezoluta e Holandës na jep rastin që qeveria dhe opozita politike e parlamentare, të bëjnë gjestin e parë të vendosjes së interesit kombëtar mbi atë politik. Të flasim me zë të lartë me gjuhën e vërtetë të shqiptareve që nuk meritojnë të portretizohen si rreziku i Europes. Shifrat e azilkërkuesve dhe kriminalitetit në vendet e BE e vërtetojnë këtë pohim. Vendimmarrjet e sotme po bëhen gjithnjë e më iracionale dhe mbase ne nuk mund t’i influencojme dot ato, por një Shqipëri që nuk reagon, ose akoma me keq që më gjysmën e vet feston, është një Shqipëri që i thotë qartazi BE-se se nuk e meriton ende të merret në konsideratë si vend aspirant. Dhe së fundi edhe në Shqipëri ka ardhur koha të ndryshojmë gjuhën politike. Tezat e vjetra njerëzit i kanë mësuar përmendësh dhe kanë filluar t’i neverisin. Rruga më e lehtë dhe më joshëse për politikën është kalimi nga gjuha politikisht korrekt në gjuhën populiste, por Shqipëria ka nevojë për zgjidhje e reforma dhe nuk i përballon dot më lojrat politike me pushtetin. Ndaj gjuha populiste e rrugës në Shqiperi është edhe më e rrezikshme se në vendet e tjera. Kemi vetëm një rrugë: Të jemi njerëzore e të përulur para sfidave të mëdha.


AKTUALITET

15

E shtunë, 20 PRILL 2019

Raporti vëren se edhe vdekshmëria nga tumoret për periudhën 2012-2017 ka ardhur duke u zvogëluar: përkatësisht, për leucemitë e limfomat 33% dhe 19% për kancerin e mëlçisë

P

ër herë të parë Instituti i Shëndetit publik ka prezantuar Raportin Kombëtar mbi Sëmundjet jo të Transmetueshme, të cilat përbëjnë 70% të barrës së sëmundshmërisë. Sipas të dhënave të këtij raporti, rezualton ulje e vdekshmërisë për sëmundjet kardiovaskulare dhe ato tumorale. “Falë programeve të shëndetësisë elektronike, sot për herë të parë mund të flasim me shifra konkrete. Raporti i parë kombëtar i sëmundshmërisë kronike, sipas të cilit ka një ulje me 13% për sëmundjet ishemike të zemrës dhe 13% për infarktin e miokardit, tregon shifra që nuk kanë ardhur vetiu. Po janë tregues të politikave të drejta shëndetësore si programi I kontrollit mjekësor bazë për grupmoshën 35-70 vjeç, për të cilin është hedhur shumë baltë nga opozita por që përgjigjen më të mirë e kanë dhënë qytetarët, duke e kryer në këto 4 vite, 1 milion qytetarë”, tha Manastirliu. Duke renditur si një ndër faktorët e përmirësimit të treguesve të shëndetit, përmirësimin e trajtimit për sëmundjet kardiake, Manastirliu tha: “Sot ne mbulojmë 80 % të nevojës me financim publik për trajtimin e sëmundjeve kardiake, duke mbajtur një premtim për uljen e shpenzimeve nga xhepi për qytetarët”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u ndal edhe tek zgjerimi i barnave me rimbursim, si një element i rëndësishëm i përmirësimit të

Ulet vdekshmëria nga sëmundjet kardiovaskulare, Manastirliu: Rezultat i politikave shëndetësore INVESTIME “Maja e diamantit e investimeve të kryera është ajo për urgjencën kardiake. Sepse nëse në 2013 ne kryenim 84 urgjenca në vit, sot kryejmë 1330 ndërhyrje jetëshpëtuese, me vendosjen e shërbimit të hemodinamikës 24/7, duke u kursyer qytetarëve 60 milion euro, nëse këto ndëryrje do bëheshin në privat”, tha prof. dr. Artan Goda. trajtimit dhe zgjatjes së viteve të jetës së shëndetshme, me marrëveshjet e reja që do të realizohen këtë vit. “Ne jemi të orientuar drejt parandalimit të sëmundjeve kronike, përmes trajtimit më efektiv të tyre. Në 3 vitet e fundit kemi rritur me 30 milion dollar buxhetin për barnat e rimbursueshme dhe në këtë moment jemi në një fazë të rëndësishme të zgjerimit të përfituesve nga lista e barnave falas, me zgjerimin e

marrëveshjeve me kompanitë multinacionale, për të trajtuar me barna falas më shumë pacientë, me sëmundje kronike apo akute”, tha Manastirliu. Gjatë prezantimit të raportit kombëtar të sëmundshmërisë kronike, shefi i shërbimit të kardiologjisë në QSUT, prof. Artan Goda u shpreh se investimet e kryera vitet e fundit kanë sjellë ulje të vdekshmërisë nga infarkti i miokardit. “Maja e diamantit e investimeve të kryera është

Analizimi i të dhënave zyrtare të OBSH-së, PNUD-it dhe Bankës Botërore nga agjencia prestigjoze “Bloomberg” e rendit Shqipërinë në rankimin e përvitshëm të indeksit të shëndetit në vendin e 43-të, ndërkohë që dy vite më parë vendi ynë ishte në vendin e 50-të. Renditja e vendeve në “Bloomberg” merr në konsideratë faktorë që ndikojnë në shëndetin e popullatës siç janë ushqimet që konsumohen, obeziteti, jetëgjatësia, vdekshmëria foshnjore, por edhe rreziqet që lidhen me duhanpirjen, alkoolin, ndotjen e ajrit apo edhe ndotjen e ujit, si edhe kushtet e mbulimit me shërbime shëndetësore. “Objektivi ynë është mbulimi universal që do të thotë shërbim i aksesueshëm në kohë, me cilësi dhe i përballueshëm nga çdo qytetar. Ndaj këto të dhëna që prezantova, tregojnë se çdo investim për parandalimin dhe trajtimit të sëmundjeve sjell përmirësim të shërbimit”, theksoi ministrja Ogerta Manastirliu.

2017 krahasuar me 2012, me 17% për sëmundjet cerebrovaskulare 17%, 13% për sëmundjet ishemike të zemrës dhe një rënie prej 11% nga infarkti i miokardit. Edhe pse për këto grupsëmundjesh, sikundër për sëmundjet tumorale ka rritje të rasteve, raporti vëren se edhe vdekshmëria nga tumoret për periudhën 2012-2017 ka ardhur duke u zvogëluar: përkatësisht, për leucemitë e limfomat 33% dhe 19% për kancerin e mëlçisë.

PATOS

RAPORTI

Indeksi, Shqipëria përmirësohet me 7%

ajo për urgjencën kardiake. Sepse nëse në 2013 ne kryenim 84 urgjenca në vit, sot kryejmë 1330 ndërhyrje jetëshpëtuese, me vendosjen e shërbimit të hemodinamikës 24/7, duke u kursyer qytetarëve 60 milion euro, nëse këto ndëryrje do bëheshin në privat”, tha prof. dr. Artan Goda. Sipas Studimit Kombëtar mbi Sëmundjet jo të Transmetueshme të Institutit të Shëndetit Publik, vërehet një rënie e vdekshmërisë në vitin

D

hjetë gra, kryefamiljare në nevojë, bashkë me fëmijët e tyre, që prej janarit të këtij viti janë strehuar në banesa sociale, të përshtatura për apartamente banimi. Një ndërtesë e vjetër, e cila më parë shërbente si kopsht fëmijësh, është rikonstruktuar dhe përshtatur për banesa sociale. Gratë kryefamiljare të divorcuara, të dhunuara, apo që kanë humbur bashkëshortët, tashmë kanë një strehëz ku mund të jetojnë. Secila prej familjeve paguan qiranë prej 2.000 lekë në muaj dhe mund të qëndrojnë në këto apartamente derisa t’iu krijohet një mundësi më e mirë jetese. Kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj tha se dy apartamente banimi në objektin e rikonstruktuar mbahen në gatishmëri për çdo familje që mund të ketë nevojë urgjente për strehim. Rikonstruksioni u financua nga qeveria shqiptare dhe ka kushtuar 17 milionë lekë të reja. Edhe një ndërtesë

Një banesa sociale, për kryefamiljaret e dhunuara

tjetër, ish-pronë e kompanisë “Albpetrol”, e zaptuar nga të pastrehët, është rikonstruktuar dhe në të do të strehohen 15

familjet më në nevojë. Në qytetin e Patosit janë 116 familje në nevojë, që kanë paraqitur në bashki kërkesë për strehim.


AKTUALITET

16

E shtunë, 20 PRILL 2019

Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi

G

rabitja spektakolare që ndodhi 11 ditë më parë në aeroportin e Rinasit, ku u morën rreth 10 mln euro në barkun e avionit, vijon të prodhojë lajm. Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit, në një reagim për mediat thotë se nuk ka identifikuar ende asnjë nga autorët e grabitjes në pistën e Rinasit por ka vetëm të dyshuar, persona të cilët janë përfshirë më herët në grabitje te ngjashme. Përveç analizave që janë zhvilluar nga Prokuroria dhe Policia nuk ka asnjë risi përveç faktit që Prokuroria ka sekuestruar dokumentet nga Aeroporti i Rinasit si dhe komunikimet për nivelin e sigurisë atje. “Lidhur me disa publikime në media ditën e premte, për hetimet mbi grabitjen e datës 9 prill 2019 në Rinas, grupi i posaçëm hetimor deklaron se këto lajme janë të pavërteta dhe të pasakta. Duke përfituar nga ky komunikim me mediat dhe publikun, gatantojmë qytetarët se Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjenci të tjera ligj zbatuese mbeten shumë të angazhuara për zbardhjen sa më të shpejtë të rrethanave të grabitjes, zbulimit të autorëve dhe përballjen e tyre me drejtësinë. Çdo qytetar që ka informacion që beson se ndihmon hetimin, mund të telefonojë falas në numrin 112, duke ju garantuar anonimatin”,thuhet në reagimin e plotë të Prokurorisë. Bazuar në analizën e profileve të disa grupeve në fushën e grabitjeve dhe ngjashmërive të rasteve janë ngritur dyshime mbi identitetin e disa prej autorëve, të përfshirë në disa grabitje nga viti 2016 e

Grabitja në Rinas, nga hetimet vetëm të dyshuar SITUATA “Grabitja spektakolare që ndodhi 11 ditë më parë në aeroportin e Rinasit, ku u morën rreth 10 mln euro në barkun e avionit, vijon të prodhojë lajm. Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit, në një reagim për mediat thotë se nuk ka identifikuar ende asnjë nga autorët e grabitjes në pistën e Rinasit por ka vetëm të dyshuar, persona të cilët janë përfshirë më herët në grabitje te ngjashme”.

në vijim. Duke marrë parasysh skemën e përdorur në 2016ën, për grabitjen e dhunshme brenda pistës së aeroportit, ku u përdorën 4 automjete nga grabitësit për të mos lënë gjurmë Aleks Pepa, është një prej të dyshuarve në grabitje. Ky i fundit është i shpallur në kërkim për këtë grabitje por ende nuk është arrestuar. Klement Çala dhe Aleks Pepa, janë dy miqtë e tij, të cilët janë në kërkim nga policia. Mësohet se hetuesit janë duke zbërthyer telefonin që grabitësit

e harruan brenda furgonit me logot e hetimit tatimor. Policia dyshon se grupi është i përbërë me 5 persona. Burime nga grupi hetimor që ka në dorë telefonin i cili është një model i vjetër, ku janë bërë eksperimente për të verifikuar qelizat, pasi dyshohet se grabitësit kanë komunikuar në momentin kur ndodhi ngjarja. Policia dyshon se një tjetër person, me të cilin grupi komunikoi dogji makinën për të shpërqëndruar policinë. Një makinë pa targa mbi të cilën

AKSIDENTET

TIRANË

Përgjaken rrugët, 1 i vdekur dhe 6 të plagosur 1 i vdekur dhe 6 të plagosur është bilanci i 4 aksidenteve rrugore të cilat janë shënuar gjatë të premtes. Viktima nga aksidentet u regjistrua në Korçë. Një 51-vjeçar me inicialet G.K humbi jetën në afërsi të fshatit Podgorie në Korçës, pasi u rrëzua duke udhëtuar me një motor. 5 persona, tre nga të cilët në gjendje të rëndë mbetën të plagosur si pasojë e përplasjes së dy mjeteve në aksin Milot-Rrëshen pranë vendit të quajtur Ura me harqe. Në orët e para të mëngjesit të së premtes, një 60-vjeçar mbeti i plagosur në një aksident rrugor në fshatin Melgushe, në aksin Shkodër-Kryebushat. Zef Paloka po udhëtonte me një motor kur është përplasur nga një makinë. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Aksidenti në Tiranë u regjistrua në Unazë, ku u përplas një makinë fuoristradë tip “Mercedez” dhe një motor, nga të cilët nuk u raportua për persona të lënduar.

shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si “truri” i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë. Hetuesit ndodhen në pritje të shifrës reale të grabitur për të cilën

kanë kërkuar edhe informacion nga bankat. Më 9 prill 2019 në vetëm 90 sekonda teksa u futën në pistën e aeroportit të Rinasit, grabitën 7 thasë me para të cilat bankat e nivelit të dytë po i transportonin jashtë vendit. Në tentativë arratisje autorët e dyshuar 5 të tillë mes tyre dhe Admir Murataj u përplasën me repartin e FNSH ku për pasojë mbeti i vdekur Murataj. Ai prej 2016 ishte në arrati dhe në kërkim për grabitjet e mëparshme në aksin Tiranë-Rinas, ndërsa në kërkim për të njëjta skemë grabitjesh rezultojnë edhe shtetasit Klement Cala dhe Aleks Pepa. Prokurorët e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese vijon punën itensive për të vendosur para drejtësisë autorët e grabitjes.

D

Vret veten me armën e gruas

y persona kanë humbur jetën në Tiranë, ku njëri prej tyre është vetëvrarë me armën e zjarrit të bashkëshortes, e cila është efektive policie, ndërsa një 60-vjeçar është rrëzuar nga skela ku punonte. 50- vjeçari, Bernard Uka, u vetëplagos brenda banesës me armën e shërbimit të bashkëshortes efektive policie. Ngjarja ndodhi në rrugën “Xhorxh Bush”, pranë Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa 50-vjeçari u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi ti shpëtonte plagëve të marra. “Rreth orës 11:55, në rrugën “Xhorxh Bush”, në banesë dyshohet se është vet’plagosur me armë zjarri shtetasi B.U, 50-vjeç i cili është

dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”,-informon policia e

Tiranës. Nga burimet mësohet se 50-vjeçari merrej me biznes në fushën e ndërtimit, ndërsa policia pohon se po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes. Viktima e dytë është shënuar në zonën e Saukut, ku 60-vjeçari Fatlum Zeneli është rrëzuar nga lartësia. Zeneli u transportua me urgjencë drejt spitalit por si pasojë e plagëve ndërroi jetë rrugës. Lidhur me këtë aksident në punë ka reaguar dhe Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, ku deklarojnë se 60-vjeçari po punonte për rikonstruksionin e një shkolle private kur ka rënë nga skela. Konfederata i bën thirrje policisë dhe prokurorisë të zbardhë rrethanat e ngjarjes.


AKTUALITET

17

E shtunë, 20 PRILL 2019

Greqia dhe Shqipëria janë dy vendkalimet kryesore të refugjatëve nga vendet e Lindjes. Një pjesë e prurjeve të këtij fluksi në pritje mendohet se do të mbeten në këto vende

Shqipëria, rruga e “preferuar’’ nga refugjatët

POLICIA

Refugjatë nga Siria kapen në Kapshticë

Ende refugjatëtët e shohin Shqipërinë si “rrugën e artë” për të kaluar drejt vendeve të BE-së. Policia kufitare ka kapur katër emigrantë të paligjshëm në Kapshticë. Emigrantët, dy meshkuj dhe dy femra, nga Siria dhe Irani u kapën në kufirin e gjelbër. Ata do të transportohen në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë. Mungesa e raportimeve sistematike të policisë së kufirit krijoi në publik idenë se situata e fluksit të refugjatëve nga vendet e Lindjes së Mesme ishte shtuar. Greqia dhe Shqipëria janë dy vendkalimet kryesore të refugjatëve nga vendet e Lindjes. Një pjesë e prurjeve të këtij fluksi në pritje mendohet se do të mbeten në këto vende, ndërsa të tjerë do të vijojnë udhëtimin drejt perëndimit të Europës.

SITUATA

P

ër refugjatët që duan të shkojnë në vendet e Bashkimit Europian nga Shqipëria, lëvizja po bëhet gjithnjë e më vështirë. Ata flasin për dhunë policore e arrestime arbitrare. Në 2018, numri i zbulimeve të kalimeve të paligjshme kufitare arriti nivelin më të ulët në pesë vjet por presioni migrator mbeti relativisht i lartë në kufijtë e jashtëm të BE, sipas Analizës së Riskut të Frontex për raportin 2019. Shifra totale ra 27% nga viti i kaluar në 150,114 dhe ishte 92% nën pikun e migracionit në vitin 2015. Kjo ishte pjesërisht për shkak të rënies dramatike të numrit të emigrantëve në Rrugën Mesdhetare Qendrore ku numri e zbulimeve ra me 80% në 23,485. Ballkani Perëndimor vijoi të ishte rruga nga migrantët e parregullt që përpiqen të arrijnë Evropën Perëndimore nga Turqia. Dy rrugë kryesore nëpër rajon u dalluan në vitin 2018 me zhvendosjen e presionit mes tyre, pasi aktivitetet e kontrollit kufitar u përforcuan dhe u përforcuan në zona të caktuara. Migrantët udhëtuan përmes rrugës qendrore përmes Serbisë dhe rrugës që rrjedh nga seksionet kufitare greko-

shqiptare, përgjatë korridorit boshnjak dhe hercegovinaskroato-slloven dhe në një masë më të vogël, në kufijtë e BEsë me Hungarinë, Kroacinë dhe Rumaninë. Sipas shifrave të Frontex të përpiluar nga “Monitor”, nga janari deri në prill, numri i emigrantëve të paligjshëm të konstatuar në kufirin shqiptar, vlerësohet të jetë 279, nga të cilat 229 kanë kaluar përmes kufirit grek. Vitin e kaluar, Frontex filloi të mbledhë të dhëna të detajuara mbi gjininë dhe moshën MINISTRIA E BRENDSHME

e migrantëve të parregullt. Pothuajse një në pesë prej të gjithë emigrantëve të zbuluar vitin e kaluar pretenduan të ishin nën moshën 18-vjeçare. Linjat lindore, perëndimore dhe qendrore të Mesdheut përfaqësonin pikat hyrëse kryesore për fëmijët që vinin. Ky zhvillim i ri është vendimtar jo vetëm për një monitorim dhe kuptim më të mirë të flukseve hyrëse migratore por edhe për identifikimin efektiv të grupeve të prekshme, citon Frontex. Analiza e Riskut për vitin 2019

“Mungesa e raportimeve sistematike të policisë së kufirit krijoi në publik idenë se situata e fluksit të refugjatëve nga vendet e Lindjes së Mesme ishte shtuar. Greqia dhe Shqipëria janë dy vendkalimet kryesore të refugjatëve nga vendet e Lindjes. Një pjesë e prurjeve të këtij fluksi në pritje mendohet se do të mbeten në këto vende, ndërsa të tjerë do të vijojnë udhëtimin drejt perëndimit të Europës”.

gjithashtu paraqet tregues të ndryshëm në lidhje me kufijtë e jashtëm të BE dhe migracionin në vitin 2018. Nga ana tjetër, shqiptarët përgjatë 4 viteve të fundit kanë shënuar eksodin më të madh të largimit, këtë përmes azilit. Paçka se shifrat janë të larta, qeveria shprehet se kërkesat për azil nga shqiptarët janë ulur, kjo me 300%. “Për sa i takon migracionit të paligjshëm duke i bërë një krahasim që prej vitit 2015, në vitin 2017 kemi pasur ulje prej 35% dhe kemi një ulje në vitin 2018 prej 20%. Dhe nëse do të krahasojmë shifrat e 2018 me vitin 2015, kemi një ulje 300% të azilkërkuesve shqiptarë drejt BE-së”,-thotë zv/ ministrja e Brendshme, Rovena

Voda. Në shtetet e Ballkanit Perëndimor ndodhen rreth 10 mijë emigrantë; më pak se 4.000 prej tyre janë në Bosnje, sipas një raporti të IOM-së. Kjo konfirmon që itinerari i refugjatëve ka ndryshuar në drejtim të Veriut. Mungesa e raportimeve sistematike të policisë së kufirit krijoi në publik idenë se situata e fluksit të refugjatëve nga vendet e Lindjes së Mesme ishte shtuar. Greqia dhe Shqipëria janë dy vendkalimet kryesore të refugjatëve nga vendet e Lindjes. Një pjesë e prurjeve të këtij fluksi në pritje mendohet se do të mbeten në këto vende, ndërsa të tjerë do të vijojnë udhëtimin drejt perëndimit të Europës.

Voda: Kërkesat për azil u ulën me 300% Z

v.ministrja e Brendshme, Rovena Voda gjatë një interviste në studion e “Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, është shprehur se kërkesat për azil nga shqiptarët drejt vende të BE-së janë ulur dhe se vendi ynë është i sigurtë dhe çdo tentativë për azil, është e gabuar. “Për sa i takon migracionit të paligjshëm duke i bërë një krahasim që prej vitit 2015, në vitin 2017 kemi pasur ulje prej 35% dhe kemi një ulje në vitin 2018 prej 20%. Nëse do

të krahasojmë shifrat e 2018 me vitin 2015, kemi një ulje 300% të azilkërkuesve shqiptarë drejt BE-së”,-tha Voda. Sa i takon çeljes së negociatave, Voda u shpreh besimplotë se Komisioni Europian do ketë një vlerësim pozitiv për vendin tonë. “Ministria e Brendshme është lider i Kapitullit 24 për hapjen e negociatave dhe në fakt ne aty raportojmë për fushat që mbulon Ministria e Brendshme, siç është krimi i organizuar, migracioni, azili, procesi i

lëvizjes së lirë, kontrolli kufitar. Nga të gjitha strukturat e Ministrisë së Brendshme është bërë një punë shumë e mirë, një analizë e thellë i të gjithë legjislacionit tonë. Pas disa ditësh do kemi dhe një takim në Bruksel për këtë kapitull, ku me kolegët e Komisionit Europian do të diskutojmë për analizën e legjilslacionit që kemi bërë. Është bërë një punë e mirë. Nuk është një proces i lehtë, por jemi në rrugën e duhur”,-tha zv/ ministrja.


FORUM ANALIZË Nga Marjana Doda

M

aqedonia e Veriut do të zgjedhe presiden tin e saj të parë nën emërtimin e ri pas marrëveshjes së Prespës të nënshkruar më 17 qershor 2018. Marrëveshje e cila është kundërshtuar nga Presidenti i tanishëm George Ivanov i cili ka refuzuar të nënshkruajë ligjet dhe ndryshimet në këtë çështje. Megjithatë, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi pohoi se nënshkrimi i tij ishte i mjaftueshëm për të zbatuar ndryshimin. Kujtojmë se George Ivanov ka një dekade si president i Maqedonisë,dhe përgjate kësaj dekade Maqedonia ka ecur nëpër rrugë të pasigurta të cilen shpesh here e kanë dërguar drejt humneres. Rasti i Kumanoves në 2015 dhe aktet e dhunës ndaj opozitës në parlament në 2017-ën jane dy rastet më ekstreme që lëkunden jo pak shtetin maqedonas. Por me miratimin e marrëveshjes së Prespës më 17 qershor 2018, duket se rrjedha e Maqedonisë ,tashmë e "veriut " po ecen e qetë në shtratin e saj drejt integrimit europian. Sot Maqedonia e Veriut ,anëtarja e 30 e NATO-s, dhe në pritje të hapjes së negociatave për anëtarësim në BE në qershor, këtë të diele do të votoje për presidentin e saj të parë si Maqedoni e Veriut . Në garë janë tre kandidatë të mirënjohur secili në fushat përkatëse përballë zgjedhësve. Kështu kandidatët e parë për president të Maqedonisë së Veriut janë: Stevo Pendarovski, koordinator i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO, i cili mbështetet nga Social-Demokratët në pushtet; Gordana Siljanovska-Davkova, profesorja universitare, kandidatja e parë grua e këtij vendi, e cila mbështet nga VMRO-DPMNE dhe Blerim Reka, ish-ambasador në Bashkimin Evropian, i cili mbështetet nga dy parti shqiptare. Por kush janë çfarë përfaqësojnë kandidatet për presidentin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut? Stevo Pendarovski Stevo Pendarovski i lindur më 3 prill të vitit 1963 në Shkup është politikan, profesor dhe analistë. Ai ështe kandidati i përbashkët presidencial i qeverise ne Maqedoni pas takimit me partitë nga koalcioni i kryesuar nga LSDM-ja dhe koal-

cioni qeveritar nga LSDM, BDI, PDSH, RDK dhe 30 parti tjera më të vogla. Pendarovski është docent për siguri ndërkombëtare, politikë të jashtme dhe globalizim, në Fakultetin për Shkenca Politike në Universitetin Amerikan Kolexh-Shkup . Nga viti 2001 është emëruar për shef të sigurisë kombëtare dhe këshilltar për politikë të jashtme në kabinetin e presidentit Boris Trajkovski dhe më pas dhe të kabinetit të Branko Cërvenkovskit. Stevo Pendarovski gjithashtu ishte kandidat për president nga radhët e LSDM-së në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014, ku u radhit i dyti me gjithsej 398.077 vota të fituara. Pendarovski në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit të vitit 2016 ishte bartës i listës së LSDM-së dhe koalicionit në njësinë zgjedhore numër një, nga ku edhe fitoi mandatin e tij si deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Ai ishte Shefi i Këshillit të Politikës së Jashtme të Presidentit Boris Trajkovski nga viti 2001 deri në vdekjen e Trajkovskit në vitin 2004. Pas kryesimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në vitet 2004-2005 ai vazhdoi të shërbejë përsëri si Sigurisë Kombëtare dhe Këshilltarit të Politikës së Jashtme për Presidentin e ardhshëm, Branko Crvenkovski, nga viti 2005 deri në 2009. Më 7 dhjetor të vitit 2017, Pendarovski dha dorëheqje nga funksioni i deputetit pasi që u emërua në funksioni aktual të tij si koordinator kombëtar për përgatitje të Maqedonisë për anëtarësim në NATO. *** Gordana Siljanovska Gordana Siljanovska - Davkovka ka lindur në Ohër në maj të vitit 1955, është e martuar dhe ka dy fëmijë. Mes viteve 2012 dhe 2016 ajo ka qenë anëtare e Komisionit të Venecias për çështje të pakicave. Sot ajo mban pozitën e profesoreshës në Fakultetin Juridik në Shkup. Siljanovska ka shkruar më shumë se 200 dokumente në fushën e të drejtës kushtetuese dhe ka qenë anëtare e shumë instituteve vendore dhe ndërkombëtare të shoqatave ligjore. Me pikëpamjet e saj politike, ajo u bë më e njohur në fillim të mileniumit të dytë, veçanërisht në momentet kur ajo kundërshtoi fuqishëm ndarjen

18 E shtunë, 20 PRILL 2019

Kush do të jetë Presidenti i parë i Maqedonisë së Veriut?! e re territoriale të Maqedonisë (2004). Ajo njihet për qëndrimin e saj ndaj Marrëveshjes së Prespës, e cila për të është e papranueshme dhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve, që sipas saj, u miratua në mënyrë jokushtetuese. Nëse ajo arrin të fitojë në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, të cilat do të mbahen më 21 prill, do të bëhet presidentja e parë femër në shtet. Kandidatja për presidente e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja Gordana Siljanovska kërkon votën e qytetarëve me qëllim që siç thekson ajo të mos e lejoj partizim të pushtetit. Siljanovska thotë se mos mbajtja e premtimeve, është arsyeja se përse ajo mendon se Zaev nuk meriton që jetë kryeministër. "Nëse tani pushteti presidencial nuk është në simbiozë me Qeverinë dhe me "zaevizmin", atë nuk mund ta lejojmë që të ndodhë sepse mendoj se kjo gjë do të jetë fundi i asaj që ne duam ta rrëzojmë atë që ne e emërojmë si "zaevizëm" sepse njerëzit që premtojnë por i harrojnë premtimet nuk duhet të jenë në pozita kyçe" deklaroi Gordana Siljanovska - Kandidate për Presidente e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja. Profesoresha universitare Gordana Siljanovska - Davkova është kandidatja për presidente të Maqedonisë, e mbështetur nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM. *** Blerim Reka Blerim Reka është kandidati i vetëm shqiptar në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ish-ambasador i Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Ai kandidon si kandidat i pavarur por që mbështetet nga partitë opozitare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa. Ai për momentin e mban pozitën e Pro rektorit në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), për kërkime shkencore dhe zhvillim të universitetit. Në këtë pozitë ai është emëruar në shtator të 2010. Nga qershori i 2006 deri më korrik të 2010 ai ka qenë ambasador dhe shef misioni për Maqedoninë në Bash-

kimin Evropian, në Bruksel të Belgjikës. Atje ai ka pasur për detyrë që të mirëmbajë projekte për liberalizimin e vizave për Maqedoninë, menaxhim me IPA fondet dhe projekte për edukim dhe zhvillim, njofton Telegrafi Maqedoni. Më herët, ai ka mbajtur dy pozita në UEJL si prorektor gjatë vitit 2005-2006 dhe nga viti 2003 deri 2006 ka qenë dekan i fakultetit të administratës publike. Në karrierën e tij, ai ka pasur mbi dhjetëra publikime ku ka qenë autor apo bashkautor me kolegë tjerë. Temat e publikimeve lidhen me politikën, gjeopolitikën, drejtësia në BE, studimet evropiane dhe rolin e UNMIK-ut në Kosovë gjatë kohës së pasluftës në Kosovë. Kandidati shqiptar për president të Maqedonisë së Veriut Blerim Reka ka folur rreth kundërshtimeve ndaj përfshirjes së tij në garën për udhëheqës të shtetit. Reka ka thënë se është e pakuptimtë deklarata e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev se shqiptarët s'mund t'i mbajnë të gjitha postet udhëheqëse në Maqedoninë e Veriut. Sipas Rekës askund nuk është e shkruar se një gjë e tillë s'mund të ndodhë. "Të tri postet udhëheqëse Republika e Maqedonisë së Veriut duhet t'i ketë dhe mund t'i ketë shqiptare" është shprehur ai. "Ne duhet të çlirohemi si shqiptarë nga kompleksi i inferioritetit të tepruar ndaj maqedonasve" ka deklaruar Reka. Ai është shprehur i bindur se do të jetë presidenti i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Në gjykimin tim, përtej fushatës elektorale ku premtimet nga secili kandidatë janë në kohezion me interesat e qytetarëve të Maqedonisë se Veriut ,pas këtyre viteve vërtet të vështira për Maqedoninë ,aq sa vendosen në pikepyetje ekzistencen e saj , është me rendësi të mos krijohen perplasje të reja institucionale. Duke e nisur nga kandidati i fundit, Blerim Reka, një akademik dhe përsonalitet i shqiptareve të Maqedonise ,e shikoj të nxituar në deklaratat

e tij të cituara më sipër, ku proklamon fitoren e një presidenti shqiptarë në Maqedonine e Veriut. Këto deklarata sjellin vetëm për çarje dhe ndasi mes maqedonasëve dhe shqiptarëve. Duke i njohur në gjeneze problemet ndërmjet tyre sot duhet lënë pas të gjitha retorikat nacionaliste dhe të gjithë sebashku të punojnë për integrimit e këtij vendi . Ndërsa Pendarovski i cili mbështet nga qeveria në pushtet por duket se gjithashtu gezon dhe mbështjen ndërkombetare ,ka një siguri të tepruar në këtë gare,aq sa në syte e publikut e bën atë të duket arrogant. Në pikpamjen time ,ai nuk mund të jetë një kandidatë fitues pasi kështu nuk do të përfaqësohej institucionalisht ajo pjese e popullates maqedonase qe nuk e mbështet qeverine aktuale dhe vendimet e saj. Presidenti duhet të jetë mbi palet dhe jo partiak siç ka theksuar kandidatja tjetër për kryetare shteti Gordana Siljanovska ,e cila në fakt është e vetmja kandidate që do të sillte një normalizim të klimes politike në Maqedoninë e Veriut. Ajo do të plotësonte më së miri trekëndëshin e një bashkëpunimi politik ku të gjitha palet do të ishin të përfaqësuara institucionalisht perballe vendimmarrjeve kombëtare e ndërkombetare. Maqedonia e Veriut ,megjithëse ka arritur të pajtohet me fqinjët e saj dhe ka fituar besimin e insitucioneve ndërkombëtare, është akoma skeptike përballë popullit të saj,dhe si e tille ka nevoje për një pajtim kombëtarë . Pa amnisti,pa referendum, por thjeshtë duke respektuar vullnetin e popullit. Me Kryeminister-Zoran Zaev, Kryetar Kuvendi-Talat Xhaferri dhe Presidente e Maqedonisë së Veriut -Gordana Siljanovska ,Maqedonia e Veriut do të ishte më e sigurtë në rrugen e saj europiane me Presidenten e pare femër. E duke qenë se qytetaret maqedonas votojnë në një ditë të shënuar për besimtarët katolikë ,në ditën e Pashkëve që simbolizon ringjalljen. Le të jetë kjo ditë "ringjallje" e shpresës për Maqedoninë e Veriut.


KULTURE

19 E shtunë, 20 PRILL 2019

“Ditari i Ana Frank” rikthehet për publikun Në teatrin Metropol po shfaqjet për publikun “Ditari i Ana Frank” vepër e autorëve Frances Goodrich dhe Albert Hackett me regji nga Armela Demaj.Vepra vjen nën interpretimin e aktorëve të njohur të teatrit, por dhe emra të rinj, që janë në role të dramës. Aktorët janë Bruno Shllaku, Dinorah Beqiraj, Edvin Mustafa, Ezra Vogli, Ketjona Pecnikaj, Klea Konomi, Mario Bali, Marius Dhrami, Marjana Kondi, Myzafer Zifla, Paola Xhafa, Roerd Toçe, Sara Koçi, Sedmir Memia, Stivi Osmanaj, Valdano Bajram, Vanesa Guri. Po aq i gjallë sot sa herën e parë kur është shkruar, ditari i jashtëzakonshëm i Ana Frank është bërë një zë thelbësor i mënyrës se si ne e kujtojmë një nga periudhat më të errëta të historisë njerëzore. Mbushur me shpirtin plot dritë të autores, dëshirës së saj të pakufishme për gjithçka të bukur e të mirë, ditari hedh dritë edhe në procesin e rritjes në izolim të një vajze të re, komplekse e pasionante, ndërkohë që ajo bie në dashuri, bëhet një grua dhe lufton të mbijetojë së bashku me familjen e saj në

mes të kaosit të luftës dhe përndjekjes etnike. Në regjinë e Armela Demaj, teksti fitues i çmimit Pulitzer, shkruar nga Goodrich dhe Hackett sjellë për publikun një copëz reflektive nga jeta e hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore. Datat e shfaqjes janë 17, 18, 19, 20, 24, 25, 26, 27 Prill – 2, 3, 4, 5 Maj në Metropol. Anne Frank filloi të shkruante në ditarin e saj që në moshën trembëdhjetëvjeçare, nga 12 qershori i vitit 1942 deri më 1 gusht 1944. Në të vërtetë, ajo nuk kishte ndonjë mik të afërt me të cilin mund të fliste,

ndaj në ditarin e saj i shkruan për të gjitha përjetimet e veta një shoqeje imagjinare, me emrin Kiti. Këto shënime, ku ajo nxirrte dufin e atyre ditëve të zymta dhe të rënda, ishin shkruar vetëm për Anën. I ati, pas luftës dhe zhdukjes së gjithë familjes në kampet e përqendrimit, vendosi ta botonte këtë ditar, që shumë shpejt u bë një nga dëshmitë më të forta dhe rrëqethëse të “Shoah-ut”. Shfaqja do të vijoj për publikun në teatrin Metropol dhe gjatë datave 19, 20, 24, 25, 26, 27 prill dhe 2, 3, 4, 5 maj.

Shuhet baritoni Burhan Spahiu Burhan Spahiu, një nga artistët e skenës shqiptare, solist bariton i skenës së Teatrit të Operas dhe Baletit është ndarë nga jeta. Ai lindi në Berat më 5 Janar 1943. Shkollën e mesme e kreu në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhe gjatë viteve 1962 – 1967 kryen studimet e larta për kanto në “Konservatorin Shtetëror të Tiranës”, në klasën e pedagogut Ramiz Kovaçi. Pas mbarimit të studimeve emërohet solist në TOB, ku punon deri në vitin 1989. Gjatë periudhës 20 vjeçare, që ka punuar në TOB, baritoni Burhan Spahiu u dallua për realizimin e një numri të madh rolesh. Janë role nga operat shqiptare dhe nga kryeveprat botërore, ku u shqua për niveli të lartë artistik, si për vokalin, ashtu edhe për lojën skenike. Baritoni Burhan Spahiu me zërin e tij kumbues, të ngrohtë, me lojën e shkathët, realizoi role, që kanë mbetur në mendjen e spektatorit. Të tilla janë rolet: Talipi, opera “Skënderbeu”; Shemshedini, opereta “Brigada e grave”; Frroku, opera “Përtej mjegullës”; Marcello, opera “La Boheme”; Papuli, opereta “Dhëndrri u transferua”; Gjeta, opera “Mrika”; Shahin Miluka, opera “Zgjimi”; Kristoja, opera “Lulja e Kujtimit”; Figaro, opera “Berberi i Seviljes”; Rusbashi, opera “Goca e Kaçanikut”; Murrashi , opera “Toka Jonë”; Escamillo, opera “Carmen”; Germont, opera “La Traviata”; Mark Suta, opera “Borana”; Alfio, opera “Cavalleria Rustica-

na” dhe mjaft role të tjera. Ka realizuar një numër shumë të madh koncertesh me një repertor të pasur edhe në gjini të tjera vokale si arie, duete, romanca e këngë popullore. Në fushën e pedagogjisë, është një ndër pedagogët më të suksesshëm të Akademisë së Arteve. Një numër i madh studentësh, që kanë mbaruar në klasën e tij, sot, janë artistë të TKOB-së, fitues çmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Për aktivitetin e tij, Burhan Spahiu është vlerësuar me çmime e urdhëra të ndryshëm gjatë karrierës së tij artistike. Baritoni Burhan Spahiu ka vendin e tij të merituar në TKOB e artin shqiptar.

Firmosët për prishjen e Teatrit dhe tani qani për Notre Dame?! Nga Neritan Liçaj Nga Butrinti ju them, ju them: Si nuk u reagua kur u ndërtua një qoftehane në Butrint, shtëpia e Eneas, heroit të Trojës; shtëpia e Olimpias, nënës së Aleksandrit të Madh dhe qendra e dajës së Aleksandrit, vëllait të Olimpias - mbretit Aleksandër.... ose për teatrot kombëtare, që donin të prishnin horrat, por për katedralen e Parisit!!! Butrinti ishte qyteterim kur Parisi nuk ishte as katund dhe për më tepër Butrinti është shqiptar. Po pse mor teatrantë të nderuar, që keni luajtur në skenën e Teatrit, firmosët për prishjen e tij dhe tani qani

për Notre Dame?! Nuk respektoni vendin tuaj dhe derdhni lot për diçka vërtet shumë të bukur, por që nuk iu përket vërtet juve! Kur u vu kanoçja në shtëpinë time, unë shikoja tërë ditën, 2-ish e “sllavit”.Im atë, ndjesë pastë, më thoshte: Ti edhe sikur 2 orë të japë 2-i i “sllavit”, një gomar, duke ngrënë bar, ti e sheh sepse është gomar i jashtëm! Mos u bëni si unë adoleshent. Vajtim për Parisin pa diskutim, por më parë ruani vendin tuaj se latë nam! Sigurisht ky mesazh i imi përjashton të gjithë ata njerëz të ndjeshëm ndaj pasurive tona kombëtare dhe që e kanë treguar atë. Për ta, shumë respekte.

Hapet ekspozita “Përmes Trashëgimisë, nga Korça në Prizren” Në Ditën Nd¸rkomb¸tare të Monumenteve t¸ Kultur¸s dhe Siteve Arkeologjike Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Korçë, vjen me një ftesë të veçantë. E inspiruar nga kalendari kulturor Shqipëri-Kosovë 2019, në bashkëpunim me QRTK Prizren, pas rreth një muaji bashkëpunim bënë të mundur hapjen e ekspozitës “Përmes Trashëgimisë, nga Korça në Prizren”. Koncepti i këtij bashkëpunimi është njohja dhe prezantimi i 30 grafikave nga tipologji të ndryshme të objekteve të Qarkut Korçë, të cilat ekspozohen në Prizren! Qëllimi kryesor i ekspozitës është njohja dhe promovimi me vlerat më të spikatura atkitektonike dhe kulturore të Korçës si një mundësi për të njohur të përbashkëtat dhe ndërtuar një urë lidhëse midis dy qyteteve tona, si dëshmi të jetesës së pasur dhe artëdashëse.

Fëmijëria e Olen Çesarit: Bëja një jetë ushtarake që nuk ia këshilloj asnjë fëmije Violinisti shqiptar me famë botërore, Olen Çesari, ishte i ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” për të rrëfyer fëmijërinë e tij dhe rrugëtimin e një karriere të suksesshme. Ai tregoi se ka nisur t’i bjerë violinës që në moshën 3vjeçare dhe prej asaj kohe prindërit e kishin nxitur të studionte, pasi kishin kuptuar që kishte vesh për muzikë. “Unë kisha një jetë ushtarake në atë periudhë, nuk ia këshilloj asnjë kalamani atë lloj jete. Zgjohesha shumë herët në mëngjes dhe dilja, bëja gjysmë ore vrap dhe pastaj bëja një orë – një orë e gjysmë violinë e më pas shkoja në shkollë”, tregoi Oleni, duke lënë të kuptohej se në fakt fëmijëria e tij ka qenë shumë ndryshe nga ajo e fëmijëve të tjerë, edhe pse sot, sipas tij, çdo gjë ia ka vlejtur. “Them se kam

qenë me fat që kam bërë atë lloj regjimi, që sot kam një zanat që e adhuroj dhe më lejon të xhiroj botën, të bëj koncerte” shtoi më tej ai. Së fundmi, Oleni është rikthyer në Tiranë për të dhuruar spektakël në datat 23 dhe 24 Prill. Bashkë me të do të jetë edhe një grup muzikantësh që vijnë nga vende të ndryshme të botës, për të ndezur atmosferën në Pallatin e Kongreseve.


SPORT

20

E shtunë, 20 PRILL 2019

Dy skuadrat e njohura italiane po mendojnë për një lëvizje të kundërt të argjentinasve

Nga Rozalb Lika

S

ezoni po shkon drejt fundit, si te Inter ashtu edhe tek Juventus ka çështje që duhet të zgjidhen. Dy më kryesoret për të dy klubet janë rastet e Mauro Icardit dhe Paulo Dybalas. Dy gazetat italian “Corriere dello Sport” dhe “Tuttosport” kanë dalë me të njëjtin lajm. Inter dhe Juventus po përgatisin shkëmbimin Icardi-Dybala. Mauro Icardi është i njohur për krizën e tij me klubin dhe shokët e skuadrës. Megjithatë ai është kthyer në fushë për të arritur objektivat e skuadrës deri në fund të sezonit dhe më pas do vendosë për të ardhmen e tij. Kjo u pa edhe në ndeshjen ndaj Frosinone, ku Icardi pa bërë zë e la Ivan Perisic të gjuajë penalltinë, ashtu siç janë vendimet e klubit. Paulo Dybala në anën tjetër ndodhet në një situatë tjetër. Vështirësia e tij është rendimenti në

Inter dhe Juventus bëjnë gati shkëmbimin e bujshëm Icardi-Dybala

fushë. Që pas ardhjes së Cristiano Ronaldos, Allegri e ka tërhequr prapa sulmuesin argjentinas, i cili duhet të

luajë shumë metra larg porte, për t’i krijuar hapësirën e nevojshme CR7-ës. Ky sezon për 25-vjeçarin ka pasur më

shumë errësirë sesa dritë dhe largimi është në mendjen e tij dhe të Juventusit. Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio

Paratici e ka lajmëruar që para një viti një shkëmbim të tillë, teksa ai tentoi të negociojë me sulmuesin 26-vjeçar të Interit. Ndërkohë që Dybala do vishej si zikaltër edhe nga marrëdhënia e shkëlqyer që ka me Beppe Marottan, i cili e solli nga Palermo te Juventus. Shitja e fanellave të Dybala-s si zikaltër: Ditën e djeshme pranë qendrës stërvitore të Interit, janë shitur fanella zikaltër me numrin 21 dhe emrin e Paulo Dybalës mbi shpatulla, duke e bërë fakt tashmë realizimin e kësaj marrëveshjeje. Kujtojmë që edhe disa muaj më parë, në Torino dolën në shitje fanellat e Juventusit, me emrin e Mauro Icardit mbi shpinë, ndonëse kjo nuk është aspak një e dhënë që marrëveshja do të bëhet.

GJYQTARI JUVE-AJAX

TALENTI

VENDIMI

Arbitrit Turpin i vjedhin identitetin për të transportuar drogë

Ofertë e pazakontë për Hagin, gjithmonë titullar dhe i pazëvendësueshëm

Gjesti fantastik i City-it për t’u kërkuar falje tifozëve pas eliminimit

Një ofertë e pabesueshme ka ndodhur në tregun e transferimeve në Rumani. Sipas informacioneve të “ProSport”, Steaua e Bukureshtit është në kërkim të sulmuesit të Viitorul Constanţa, Ianis Hagi. Deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë, por e çuditshmja fillon te kushtet e blerjes. Me një të kaluar te Fiorentina, ku zhvilloi vetëm dy ndeshje, futbollisti i lindur në vitit 1998, kërkon të nënshkruajë një kontratë të pazakontë me Steuan e Bukureshtit, në të cilën do të ketë një klauzolë ku shkruhet se lojtari gjithmonë duhet të jetë titullar dhe nuk mund të zëvendësohet asnjëherë, pavarësisht nga niveli i performancës së tij. Sipas “ProSport”, i gatshëm për të nënshkruar këtë klauzolë historike është presidenti i njohur Gigi Becali, i cili gjithashtu tha se do të ofronte 3 milionë euro për Hagi për ta bindur atë të nënshkruajë për klubin, përveç 20% të shumës në të cilën do të shitet sulmuesi pas një sezoni në Bukuresht. Në pritje të këtij transferimi, të dyja klubet do të sfidojnë njëra-tjetrën këtë fundjavë, në duelin e vlefshëm për kampionatin rumun, për të gjetur një marrëveshje mes tyre.

E mërkura në mbrëmje ishte një nga ndeshjet më emocionuese në historinë e Champions League. Manchester City u eliminua nga Tottenham, që siguroi një biletë për në gjysmëfinale ndaj Ajaxit. Një tjetër zhgënjim për ekipin e Guardiolës, i cili që kur mbërriti në Angli, ekipi i tij nuk ka mundur të shkojë më shumë se faza çerekfinale, duke u ndalur gjithmonë në momentin më vendimtar të sezonit. Dhe mbi të gjitha u shua mundësia për të fituar “pokerin” e trofeve në këtë sezon, pasi janë në garë për të fituar kampionatin dhe dy kupa kombëtare. Sidoqoftë, skuadra angleze ka menduar për një gjest fantastik për t’u kërkuar falje tifozëve për eliminimin në Ligën e Kampionëve. Manchester City, do të sigurojë 26 autobusë plotësisht falas për tifozët që do të udhëtojnë për në Londër për finalen e FA Cup. Në Wembley, në fakt, skuadra e Guardiolës do të luajë kundër Watford më 18 maj. Për më tepër, nëse do të duhen mjete të tjera, skuadra e njohur do t’i paguajë edhe ato. Pse vetëm 26? Për shkak se 26 janë futbollistët që bëjnë pjesë e ekipit, kështu që do të ketë një autobus për çdo lojtar: një mënyrë origjinale dhe e mirë për të kërkuar “falje” për tifozët që mbetën të zhgënjyer nga paraqitja në Europë këtë sezon.

Clement Turpin, gjyqtari francez që vendosi drejtësi në ndeshjen mes Juventusit dhe Ajax të martën në mbrëmje, i kanë vjedhur identitetin. Siç raportohet nga “L’Equipe”, një grup kriminal ka përdorur emrin e tij për të kaluar më lehtë më lehtë një sasi droge. Kriminelët, sipas hulumtimit nga ana e Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjyqësore të Versailles, ata kërkonin që të transportonin një sasi të madhe droge nga Belgjika në Francë në një makinë “Renault Laguna Gray” të regjistruar nën emrin Clement Turpin. “Trafikantët kanë përdorur identitetin e tij për t’u argëtuar dhe për shkak se janë tifozë futbolli”, tha për “L’Equipe” një burim i afërt në hetim. I dyshuari Mounir A, sipas raporteve të policisë u arrestua më 10 dhjetor në Paris me tre bashkëpunëtorët e tij. Ata janë akuzuar për posedimin e disa kopshteve ku kultivohej drogë, si dhe një sasi e madhe armësh që përfshinte:një raketë, një kallashnikov, tre pistoleta … si dhe më shumë se një milionë euro si dhe objekte të tjera të shtrenjta. Turpin, i pavëmendshëm ndaj hetimit, ka konfirmuar për gazetën “L’Equipe” pafajësinë e tij: “Unë nuk jetoj në Noisy-le-Sec, nuk kam asnjë apartament apo kështjellë. Nuk kam të bëj fare me këtë”. Ai gjithashtu shtoi me shaka: “Ajo që më frymëzon në këtë histori? Është fakti se arbitrimi është një profesion shumë i rrezikshëm”.


SPORT

21

E shtunë, 20 PRILL 2019

Strategu i të kuqve është shprehur se u ka marrë më shumë nga çfarë priste lojtarëve

Gega: Nuk merrem me biseda tavolinash, s’tolerojmë asnjë ekip

KORÇARËT

Shehi: Vendimi i CAS? Jemi sikur kemi një familjar në sallë operacioni Skënderbeu këtë sezon nuk ka arritur që të jetë në mesin e skuadrave që luftojnë për titullin kampion, por në javët e fundit është rikthyer në formë shumë të mirë. Trajneri Orges Shehi në prag të duelit të radhës ndaj Laçit, deklaroi se kjo është një ndeshje që duhet të fituar sipas tij. “Po punojmë për të fituar në Laç dhe kur shkon drejt seancave të fundit ke shumë pak për të bërë. Me këtë motiv kemi punuar gjatë gjithë javës. Janë edhe pak ndeshje. Shpresoj të jemi aty ku e lamë ndeshjen e fundit me Kastriotin. Me Laçin është një ndeshje e vështirë, si çdo ndeshje tjetër e këtij kampionati. Gara bëhet më e fortë nga java në javë, pasi të gjitha skuadrat kanë objektiva. Jemi të sigurt që do jetë një transfertë e vështirë. CAS? Jemi të interesuar për vendimin, jemi pak në ankth. U them lojtarëve me shaka, jemi sikur kemi një familjar në sallë operacioni. Tani operacioni është kryer por duhet pritur të dalë nga salla”, deklaroi Shehi.

VERILINDORËT

Gjoka: Na ka penalizuar stadiumi, Kukësi e ka ndihmuar Partizanin

T

rajneri i Partizanit, Skënder Gega, foli nga një konferencë për shtyp para ndeshjes me Kastriotin. Numri një i stolit e vlerësoi maksimalisht takimin kundër krutanëve dhe mendon se skuadra e tij duhet të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të marrë maksimumin nga çdo sfidë. “Për ne s’ka mbaruar asgjë s’duhet të ndikohemi nga pozitat e kundërshtarëve, pasi kemi edhe 7 javë. Personalisht mendoj se tani duhet të jemi shumë të kujdesshëm, serioz për të marrë frytet e gjithë asaj punë që kemi bërë. Pa paragjykuar punën dhe të kaluarën e askujt, por edhe punën tonë, ne asnjëherë nuk kemi deklaruar se jemi të pathyeshëm. Kemi filluar sezonin me një humbje në Korçë. Jemi një vend i vogël dhe jemi paragjykuar nga unë i pari e deri tek lojtari më i ri. Pikët na bëjnë të jemi komodë mos të kemi presionin që kemi patur, dhe do mundohemi që të mos ndikohemi te pozicioni i askujt. Megjithatë janë disa gjëra që duhet të funksionojnë të gjitha bashkë, deri tani grupi ka funksionuar në mënyrë perfekte dhe i kemi marrë secilit lojtar ndoshta më tepër nga sa kemi pritur në fillim. Do i marrim ndeshjet me radhë, kemi Kastriotin dhe pozicioni i tyre s’duhet të ndikoj tek ne”, tha

fillimisht strategu i të kuqve. Mbijetesa e Tiranës: “Është puna e tyre, dobësitë e tyre. Unë jam trajner i Partizanit dhe do ngelem partizanas. Jashtë fushe mendoj si profesionist dhe si njeri, Tirana i jep bukuri po ashtu Dinamo, shumë klube me emër e traditë i japin bukuri futbollit. Teknikisht do kisha dëshirë që ata të jenë gjithmonë mes më të mirëve, por nuk ka lidhje me kontributin tonë për t’i dhënë Tiranës diçka. Mendoj që derbi i fundit do të jetë jashtëzakonisht interesant, do mundohemi që të marrim gjithçka s’kemi asnjë lloj arsye për të menduar për Tiranën”.

BARDHEBLUTE

Kampionati në tavolina: “Mema është një trajner që punon mundohet të marr maksimumin. Gjërat që mund t’i ndodhin atij në punën e vet është vetëm e drejta e tij si ti shpërndaj. Ne jemi të ndërgjegjshëm se kush jemi, unë personalisht e kam deklaruar se nuk jemi të pathyeshëm. Partizani nuk është ekipi i parë dhe i fundit që Luftëtari e ka mundur. Kjo është diçka që na përket vetëm ne dhe askujt tjetër, ne i nxorëm përgjegjësitë, reaguam në ndeshjet e tjera , ndaj nuk kam asnjë lloj komenti se çfarë flasin kolegët nëpër tavolina”, deklaroi strategu i Partizanit.

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, foli në një konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Tiranës. Numri një i stolit u ngacmua për një sërë çështjes nga humbja me Flamurtarin, deri te synimi për të shkuar në finalen e Kupës së Shqipërisë. “Gjërat po bëhen më të vështira. Ne kemi përcaktuar objektivat , duhet të blindojmë vendin e dytë dhe të shkojmë në finalen e Kupës. Tirana është në moment të vështirë, e dimë që nesër do të jenë agresivë. Kjo do të rrisë më shumë adrenalinën e ndeshjes. Kemi objektivat tona dhe duhet patjetër rezultat pozitiv. Shkalla e vështirësisë së takimit është maksimale. Humbja me Flamurtarin? Futbolli është i bukur sepse mbetet i paparashikueshëm. Kur menduam se gjithçka e kishim në kontroll, kundërshtari na ndëshkoi. Në analizën që kemi bërë u kam thënë çunave se ajo ndeshje duhet të na bëhet mësim. Po të shënonim do të ishte ndryshe. Këto tetë javë janë sa për një vit. Problem janë dëmtimet, madje të parikuperueshme dhe që zgjasin. Kam besim se çdo lojtar do të jap maksimumin në fushë. Diferenca me Partizanin? Një nga faktorët që ka ndikuar është se ekipi ka luajtur jashtë. Nuk ka gjetur ekuilibër. Skuadra nuk ka dhënë maksimumim me cilësitë që ka. Prurjet e janarit nuk e kapën mentalitetin, duhet të kuptojnë se janë skuadra elitare. Edhe Partizani ka bërë kampionat të mirë, por edhe Kukësi e ka ndihmuar pa dashje të shkëputet më shumë”, u shpreh Gjoka.

Mema: Pa tifozët ndeshje e vdekur, Partizani me meritë në krye

T

rajner i Tiranës, Ardian Mema, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kukësin u shpreh se mungesa e tifozëve do ta penaliëzojë jo pak ekipin. Strategu bardheblu deklaroi se nuk do ta nxirrte Partizanin kampion, por ata sipas tij janë me meritë në krye. “Duhet të jemi të përqendruar. Na duhen pikët, jo për gjëra të tjera. Mund të luajmë keq dhe të fitojmë. Nuk flas dot për avantazh, Kukësi ka lojtarë shumë cilësorë. Fusha do ta tregojë se kush do të jetë ekipi me më shumë ekuilibër dhe më i përqendruar. Duhet kujdes, nuk kemi asnjë avantazh. Me tifozët po. Pa ta është si një ndeshje e vdekur. Pikët janë ato që na bëjnë mirë dhe

do t’i kërkojmë me insistim. Tifozllëk për Partizanin? E kam thënë edhe pasi kemi fituar me Kukësin në fazën e tretë, një nga gjërat që nuk dua ta bëj kurrë është ta nxjerr kampion Partizanin. Kampionati i tillë është me pikë. Ndonjëherë iu bën nder, ndonjëherë jo. Ata i kanë pikët me meritë. Kukësi ka lënë pikë në momente të caktuara. Kampionati kështu është, gabimet duhet të jenë të pakta. Unë jam për lojë korrekte dhe të ndershme. Nuk më ka pëlqyer as kur isha futbollist. Ne si ekip pranojmë çdo rezultat të ndershëm. Nuk më intereson të më falë dikush, pasi ndryshe nuk do isha vetja”, u shpreh Mema.


SHENDETESI

22 E shtunë, 20 PRILL 2019

A është kripa një element i çmuar, apo një kërcënim për shëndetin? K

onsumi i klorurit të natriumit shoqërohet me infarkte dhe iktuse, por disa studime të reja vënë në mëdyshje rrezikshmërinë. Cilët kanë të drejtë? Sipas "New Scientist", është mirë të mos teprohet. Mbi tavolinën time gjendet një mbajtëse, brenda së cilës ka shumë kristale të vogla të bardha. Një nga ritualet e mia të përditshme është kriposja e disa prej ushqimeve që konsumoj. Por nuk hezitoj që herë pas here ta zhys gishtin në kripë dhe pastaj ta fus në gojë. Kristalet kanë një shije të fortë, si oqeani. Kripa është pjesë e dietës sime të përditshme, por jam i vetëdijshëm se po ta përdor për shumë kohë mund edhe të më vrasë. OBSH-ja thekson se bota po kalon një krizë për shkak të sëmundjeve jo infektive. Kripa është një prej shkaktarëve kryesorë, sepse mund të ketë pasoja në presionin e gjakut. Megjithatë OBSH-në vetëm një substancë e shqetëson vërtetë shumë: duhani. Prej 40 vjetësh mjekët e të gjithë botës i kanë shpallur luftë kripës. Në disa vende kjo betejë ka pasur sukses të madh. "Të gjithë politikanët dhe

përgjegjësit e politikave shëndetësore thonë se duhet bërë diçka", pohon Graham MacGregor, mjek kardiolog në institutin "Wolfson" në Londër. Megjithatë, gjatë muajve të fundit diçka ka ndryshuar dhe mund ta quajmë një ndryshim rrënjësor. Nëpër gazeta lexohen tituj që vënë në mëdyshje dobitë e konsumit të reduktuar të kripës. Sipas disave, kjo është e dëmshme. Lidhur me këtë çështje, revista "Scientific American" ka shkruar: "Ka ardhur koha që ta deklarojmë të mbyllur luftën kundër kripës". Çfarë po ndodh? Mos vallë për 40 vjet na kanë treguar gënjeshtra? Kripa (ose më saktë kloruri i natriumit) është një sub-

stancë ushqyese vitale. Natriumi dhe kloruri ndihmojnë në mbajtjen e ekuilibrit të lëngjeve në organizëm. Natriumi është një nga jonet e përdorura nga qelizat e trurit për të krijuar impulset elektrike. Ushqimi që ishte në dispozicion të paraardhësve tanë nuk kishte kripë, për këtë arsye me kalimin e viteve kemi zhvilluar një sistem shumë të rafinuar për të vënë re praninë e saj në ushqime. Ne jemi në gjendje ta dallojmë shijen e kripës. Ndryshe nga ç'ndodh me ushqimet e tjera, organizmi ynë nuk është në gjendje ta asimilojë menjëherë kripën, por mund të ndihmohet falë veshkave. Mjafton një sasi e

KESHILLA

Ja cila është djeta e pasur me fibra për një trup vital

F

alë ushqimit të pasur me fi bra edhe ju mund të keni një trup vital. Nëse tretja e ushqimit është e ngadalësuar, atëherë mund të zvogëlohet edhe procesi i humbjes në peshë dhe kështu mund të vjen deri tek mbipesha. Ushqimet e pasura me fibra zakonisht posedojnë pak yndyra dhe kalori, prandaj, edhe nuk shtojnë në peshë. Pos kësaj, me konsumimin e tepërt të fibrave, për një kohë më të gjatë do të ndiheni të ngopur, prandaj mu për këtë arsye nuk do të vendosni që në kalim e sipër të konsumoni ushqime të grimcuara dhe ushqime jo të shëndetshme, të cilat shtojnë në peshë. Ky lloj ushqimi, po ashtu ngadalëson shpejtësinë me të cilën konsumoni, duke i dhënë më shumë kohë trurit tuaj për ta regjistruar se lukthi tashmë është plot. Kjo dietë është e shëndetshme për të gjithë ata që duan të humbin në peshë në mënyrë të shëndetshme. Dieta ka pesë shujta, por duhet ta theksojmë se rëndësi të veçantë ka konsumimi i sa më shumë lëngjeve. Plani i pastrimit të organizmit: Para kafjallit: 1 gotë me lëng të freskët nga pemët apo perimet. Kafjalli: 1 gotë 'myesli' me lëng

grepi. Zamra: 1 pjatë të vogël me sallatë portokalli dhe banane. Dreka: lëng të freskët të shtrydhur, sallatë të thartë, eventualisht 50 deri 100 g patate të fërguara. Zamra: 1 gotë çaj dhe një pjesë bukë integrale. Darka: 1 gotë jogurt me fara liri, 1 apo 2 pjesë bukë integrale, 1 mollë. Plani i dietës: Kafjalli: 1 gotë kafe e pak

qumësht pa yndyrë, me sheqer jo të bardhë, 2 pjesë të holla bukë integrale me djathë, 1 domate e vogël. Zamra: 1 gotë jogurt, 1 pjesë të hollë bukë integrale, 1 domate e vogël. Dreka: 1 pjatë me 100 g patate të fërguara, 150 g mish peshku të tymosur, 1 mollë. Zamra: 1 gotë lëng domateje, 1 pjesë bukë të zezë. Darka: i pjatë sallatë të përzier sipas dëshirës s

vogël kripe për të mbijetuar. Deri para pak dekadash njerëzit konsumonin vetëm kripën që gjendej nëpër ushqime, pra në total më pak se një gram në ditë. Kripa u bë pjesë e dietës së njerëzve para pesë mijë vjetësh, kur kinezët zbuluan se mund ta përdornin këtë produkt për të konservuar ushqimet. Që atëherë ka pasur një rol të rëndësishëm në historinë e njerëzimit. Ka shoqëruar kalimin nga nomadizmi te komunitetet e tjera dhe është bërë një prej lëndëve të para më të çmuara në botë. Sot nuk kemi më nevojë për kripën për të konservuar ushqimet, por dëshira jonë për të konsumuar kripën nuk është pakësuar. Pothuajse të gjithë njerëzit konsumojnë më shumë kripë nga sasia që duhet. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës udhëzuesit ushqimorë këshillojnë një konsum prej 3,75 gramësh në ditë, por i gjithë Perëndimi përdor më shumë se 8 gramë në ditë. Në disa vende aziatike 12 gramë kripë në ditë janë normale. Pavarësisht bindjes sonë të përhapur, që tërheqja jonë ndaj kripës është e lindur, në të vërtetë duket sikur është e kundërta. Disa grupe vendase të Pap-

uas në Guinenë e Re nuk e përdorin fare kripën, madje u duket e neveritshme. Por kur dikush prej tyre shkon në qytet, mësohet shpejt që ta përdorë. E njëjta gjë ndodh me specin djegës, kafeinën dhe kripën: duket sikur njerëzit mësojnë ta duan shijen e neveritshme të saj. Ashtu si çdo drogë që krijon varësi, sa më shumë konsumohet aq më shumë pëlqehet. Po kështu edhe përdorimi i tepërt i kripës i bën të pandjeshëm receptorët e kripës në gjuhë (receptorë që bëjnë dallimin e shijeve). Pasi konsumi i kripës tashmë është bërë zakon, ushqimet që nuk e përmbajnë atë nuk janë të shijshme. Vetëm pas një kohe të gjatë mund të mësohesh me shijen e re dhe të rikuperosh perceptimin normal. Fakti që dieta mesdhetare është e pasur me kripë nuk të ndihmon aspak. Pothuajse tre të katërtat e kripës që konsumojmë u shtohen ushqimeve para se të na shërbehen në pjatë dhe kjo jo vetëm në rastet që ne e dimë, për shembull kur hamë salmon të tymosur, por edhe te drithërat që konsumojmë në mëngjes, biskotat, djathi, kosi, ëmbëlsirat, sallatat, buka etj…

Kujdes me përdorimin e aspirinës tek fëmijës

P

ërdorimi i aspirinës tek fëmijët në kurimin e gripit ndikon në dëmtimin e trurit dhe të mëlçisë. Nuk duhet harruar se virusi i gripit është një virus ngjitës dhe çdo vit 3-5 milion persona ndikohen nga ai në të gjithë botën. Gripi ngjitet më shumë me anë të kollitjes. Virozat më të shpeshta vihen re gjatë Dhjetorit dhe Janarit. Zakonisht preken fëmijët nën moshën 5 vjeç dhe personat mbi moshën 65 vjeç, të cilët kanë sëmundje kronike. Shenjat e gripit janë temperatura e lartë, kolla, dhimbja e kokës, lodhja. Gripi mund të kalojë për një javë por mund të shkaktojë edhe pasoja të rënda deri në vdekje. Specialistët mendojnë se përdorimi i antibiotikëve gjatë periudhës së gripit është shumë i dëmshëm. Përdorimi i tyre mund të hapë probleme serioze. Gjëja e vetme që mund të bëni gjatë gripit është të qetësoni ankesat e të sëmurit. P.sh nëse ka dhimbje koke atëherë të marrë një qetësues, nëse ka temperature të bëhen përpjekje për uljen e saj. Është shumë e gabuar mënyra e kurimit të gripit me anë të antibiotikëve. Edhe përdorimi i aspirinës nuk këshillohet. Fëmijët duhen mbajtur larg aspirinës gjatë periudhës së gripit. Fëmijët që marrin aspirinë mund të kenë dëmtime të trurit dhe mëlçisë. E rëndësishme është që i sëmuri të qetësohet, të pushojë dhe të forcohet rezistenca e trupit. Dhe të mos harrohet konsumimi i bollshëm i lëngjeve sidomos tek fëmijët e vegjël dhe të moshuarit.

Përgatiti: Albert Vataj


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 2. Mjet fluturimi, si rruzull i madh, i mbushur me gaz më të lehtë se ajri, që ngrihet e qëndron për një kohë të gjatë lart në hapësirë 7. Bimë e vendeve të nxehta, përdoret në sferën e sportit për vitetit e saja elastike dhe rezistente 9. Partia Bashkimi Liberal Demokrat 11. Bishtajat dhe kokrrat e kësaj bime, përdoren për ushqim 14. Tokë e rrahur ose e ngjeshur me këmbë nga të ecurit 15. Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim 16. Mënyrë veprimi, sjelljeje, shprehi, ose ... 18. Vendoset pas njëshit për ta bërë dhjetë. 20. Shkrimtari, publicisti dhe skenaristi shqiptar Neshat ... 21. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 22. Eshtë komunë, shtrihet në pjesën perëndimore të Kosovës, me territor 86,2 km², kufizohet me komunën Deçan 26. Djali kundrejt prindërve të vet është tamam ashtu 29. Ajri i pastër mbi retë; hapësira qiellore 30. Quhet femra e cjapit 32. Falje a ulje e dënimeve të dhëna nga gjyqi, që shpallet nga pushteti ligjvënës 34. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 35. I tregoj lexuesit burimin nga janë marrë të dhënat e një shkrimi 37. Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trup të madh e të rëndë, të mbuluar me qime të ashpra, me ngjyrë të murrme a të bardhë 38. Njësi artilerie që përbëhet prej disa togash, ose ajo e makinës 39. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian 41. Mjet lufte që shërben për të sulmuar a për t'u mbrojtur 43. Çarls ... (12 Shkurt 1809-19 Prill 1882) natyralist anglez, pjestar i Royal Society, themeloi teorinë e evolucionit 46. Stërvitje rreshtore 48. Eshtë ajo lagje në të hyrë të Shkodrës që u ndërtua i gjith pas tërmetit të vitit 1979 50. Yndyrë, tërësia e tyre 52. Eshtë i tillë ai i hedhurinave, i basketbollit, etj 53. Organizata Botërore e Shëndetësisë 55. Shtet, i cili gjendet gjendet në pjesën verilindore të kontinentit Amerikano-Jugor 57. Ne e kemi kryeministër, në Gjermani dhe Austri e njohim me këtë emër 60. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 61. Ashtu është ai që nuk duhet t'i zihet besë 63. Ashtu quhen formacionet e rrjeshtura në formë katror, gjatë një parakalimi 65. Me kryeqytet Madridi. Në perëndim të saj ndodhet Portugalia, në jug Gjibraltari dhe Maroku. Më bjeshkët e pirenejtë në veri kufizohet me Francën dhe principaten e Andorrës 67. Lum që lag Shkodrën 70. I ditëve tona, i kohës sonë, i sotëm, i tanishëm

E shtunë, 20 PRILL 2019

Nga Albert VATAJ

72. Shtresë e hollë brumi në trajtë të rrumbullakët, që është hapur e është holluar me petës 73. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 75. Që është lënë i lirë, pa fre; i shpenguar, që nuk ka ndonjë pengesë 76. Aktori amerikan i mbi 100 filmave ... Cooper, lindur më 7 maj 1901 në Helena, Montana, SHBA; vdiq më 13 maj 1961 në Beverly Hills, Kaliforni 79. James ... ishte evropiani i parë që zbuloi ishujt Hawaii, të cilët i emëroi "Ishujt Sanduiç" 81. Partia Socialiste e Moderuar 83. Ashtu i themi diçkaje që të ngjall frikë të madhe, të tmerron 84. Popull e ..., shprehje e hershme 85. Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim 86. Dëshirë për të ngrënë, oreks 88. Zakonisht statusi civil që merr një person që flet shumë e pa pushim 90. Të qenët i paanshëm në vështrimin dhe vlerësimin e gjërave 93. Ushtar i një legjioni në disa vende të Evropës gjatë sundimit romak 96. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 97. Më 6 mars 1853 në Venedik u mbajt premiera e Operës "La Traviata" të Giuseppe ... 99. Fushë a shesh i madh me bar, pa drurë e shkurre 101. Pije e fortë alkoolike, që nxirret nga distilimi i verës së rrushit, ai "Skënderbej" është

Korçës 103. Aleanca Kuq e Zi 104. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 107. Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar 109. Shqipëria e tillë, ka qënë dhe është ëndërr e nacionalistëve 110. Urdhërpagesë e shkruar sipas një modeli të caktuar. Ai i bardhi ishte i famshëm 111. Përdoret për të mbartur të sëmurët ose të plagosurit VERTIKALISHT 1. Copë letre, e cila ka një vlerë të caktuar për të blerë ose për të marrë diçka; latë 3. "... dhe seleksionimi natyror", kjo ishte idea revolucionare e Çarls Darvinit 4. Kirkizia ka atë monedhën e saj 5. Një dhoj kërpurdhe që është shumë e kushtueshme 6. Koha pas ngrënies së drekës deri në mbrëmje ose pas mesditës; pasdite 7. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 8. Gjarpër i trashë dhe i gjatë, me trup të fuqishëm 9. Kompozitori i famshëm francez Georges ... 10. Tërësia e njohurive pak a shumë sistematike, që dikush ka përvetësuar në një fushë të caktuar 12. Rrymë politike e shoqërore oportuniste mikroborgjeze, që nuk pranon asnjë lloj autoriteti, organizimi e disipline 13. Grackë për të zënë zogj, me një rrasë të mbështetur mbi kunja të hollë

17. Enë që përdoret për mbartjen e ujit në tryezën e bukës, kanë 19. Pjesa e padobishme e ushqimit, që njeriu e nxjerr jashtë nëpërmjet zorrës së trashë, jashtëqitje 23. Korporata Ndërkombëtare Financiare 24. Glistër, krimb shiu. Përdoret si karrem për peshkim 25. Paula ... më 17 janar 1998 akuzoi presidentin Bill Clinton për ngacmime seksuale 27. Luigj Gurakuqi (18791925), hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së ... më 1912, poet, pedagog, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet 28. Që është me teka; që kërkon t'i plotësohet çdo trill i vet, tekanjoz 30. Grindje e mosmarrëveshje ndërmjet dy a me shumë njerëzve; sherr 31. Ka atë emër përfaqësia e atyre që kryejnë shërbime dhe kanë detyrime fetare 33. Anije e madhe për udhëtarë dhe për mbartur mallra në rrugë të largëta 34. Astrid ... (14 nëntor 1907-28 janar 2002), shkrimtare suedeze, në shqip e njohim me "Pipi Çorapegjata" 36. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 40. Kafshë njëthundrake, përfohet nga kryqëzimi i pelës me gomarin, përdoret si kafshë shtëpiake në zonat e thyera 42. Dukatasi i penës, Skënder ... (2 mars 1936-4 shkurt 2013) 44. E vendos dikë a diçka në një vend

66. Masë ajri që mbështjell Tokën dhe disa trupa të tjerë qiellorë 67. I jap fuqi e gjallëri dikujt, ia përtërij trupin a shëndetin, e gjallëroj shpirtërisht, ose... 68. Frank, ditari i së cilës u bë një nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve 69. Eshtë i tillë motivi kryesor i përsëritur, në një vepër muzikore, të madhe kur nis një akt 71. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 74. Kur diçkasë i shkojmë përsipër me diçka, çfarë bëj, e ... 76. Bardhosh ..., veprimtar, atdhetar shqiptar, vdiq më 17 janar 1982 77. Astrit ... u lind në Elbasan në vitin 1948. Aktor i njohur, një nga figurat më të rëndësishme të "Teatrit Skampa" të Elbasanit 78. Pjesë e pandryshueshme e ligjëratës që lidh dy gjymtyrë fjalie 80. Bishti i penës për të shkruar 82. ... Grameno, lindi në Korçë, (1871-1931), ishte publicist i shquar, shkrimtar dhe veprimtar i lëvizjes patriotike e demokratike 83. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 86. Organizëm mikroskopik, njëqelizor, gjendet në ujë, ajër, tokë e në qenie të gjalla, shkakton sëmundje të ndryshme, bakter 87. Kaloj natën ose rri për ca ditë diku si mysafir; banoj, fle përkohësisht 89. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 91. Kur zbardh dita dhe mëngjezi merr edhe atë emër 92. Gjendja e atmosferës në një kohë e në një vend të caktuar 93. Njoftim i shkurtër që ia japim dikujt me gojë ose me shkrim për një ngjarje të re 94. Një lopë e murrme në të zezë, quhet ashtu 95. Partia Levizja e Legalitetit 96. Ajo është sharrë e madhe dore, me dy doreza, që përdoret nga dy veta 98. I sëmurë me temperaturë, rrahje të dentura pulsi, të dridhura 100. Rruga e njeriut është nga djepi në ... 102. Vendi ku lidhen dy eshtra, nyja e eshtrave 105. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 106. Dakord në gjuhë universale 107. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 108. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën

45. Neritan... i arkeologjisë dhe i politikës 47. Aty ndizet zjarri brenda shtëpisë, por moderniteti e ka futur edhe si tendencë 49. Fjalë që shqiptojmë kur thërresim dikë ose kur na flet dikush në telefon 51. Poeti i mirënjohur, Ndoc ..., pavarësisht se ai lindi në Shkodër, ai u njoh si poet lezhian 54. Gjeorgjia e ka atë monedhën e saj 56. Zbrazët, pa njeri a pa gjë tjetër brenda 57. Peshk i madh i ujërave të ëmbla. Shkodra e ka emblemë të traditës së saj në kulinari 58. Fëmijë mashkull deri në moshën e pjekurisë; djalë i vogël 59. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 62. Humnerë, hon 64. Bulmet që bëhet duke zënë qumështin me mullëz a me maja dhe duke e kulluar në napë 65. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 1

2

L

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

3

4

B

B

O

R

A L

5

O S

10 14

15

16

A M F

I

T E

A T

6

F

H

P

L

8

E

U

12

O C

17

K

B E

G A

H

N

N

T

A

I

R

D

P K E

L

L

A

U

E

N

O

K T

E T

R R

V

U

K

R

O V

24

P

27

G

E

31

U S

H T

A

V D

A

28

P R

K A K

L

E

B

A

E

P

T

E N

37

O

C

D O

H E

K 50

54

M

O

E

R

S

K

¸

O

L

N A

V

B

L F

A B

E T

R

O

62

R

E

K

N

63

M I

D

A

N ¸

P

L

Z

L

V

64

E Z

E

M E

65

I

A

L

R

A L

K

R

E

D

T

N

61

G

P

S

A

B

E T

U

T

J

A

R

C

67

E

S V

57

A

66

P

E

49 53

I

60

D

I

A M A N

52

K

59

A

M Y R

48

A G

56

D

58

E T

E

L 47

D R

51

M T

55

V

D 44

46

N

G

A

M E

R

45

P

L

N

A S

41

E N

43

M R

O

36

B

U D

42

O

O J R

35

A J

U

29

40

A N

L 33

39

Z G

V

C O 26

32

34

I 38

E

25

A

30

D

21

R V E

R

23

M

E

19

I

T I

20

B 22

9

A A R

13

R 18

B

E R

7

U K

11

F

68

K I

˙

69

H

H

L A

Z

I

E

70 74

B

U M

75

76

L U

A 80

77

C O

V A

S

L

N G

¸

78

E

K

R O

73

N

P

P

T

A

R

J

E

79

R

W

O

K

H

R

A U

Z O

A 83

84

85

K L

O

90

P

P

72

M I

81

U 82

H

A

71

L L

86

L ¸

87

M

A

88

89

M B

A L

A Z

H

91

A

˙

E

L A

G

E

E

K M I

U

92

¸ 98

99

P

A

93

A S

S

95

L T

S

E

L

I

94

K U

I

V

I

96

O J

97

A

P

S

100

K O

M P

E N

S

A

T ¸

A

A

G

A T

E N

T A

T

101

A

R

102

J

E

O

A

103

O K

104

L I

R

E

I

105

K

N

O R

I

106

107

F

Z A

T A

N

109

I

F

112

L

V

M

115

V

G

L 116

¸

R

T E

T I

D I

R

D

O

K Z

O T

P

I 119

R

120

R

E

U

E

118

B

R

114

117

M

O K

111

O R

113

M U E

P

¸ 110

N

T 108

N

A J

N

K

A P

121

I

K

I

D E

G J

O J

U

S


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E shtunë, 20 PRILL 2019

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, vizitë zyrtare në Pentagon. Takim me sekretarin e Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan

“Shqipëria, një aleat model i SHBA”

M

inistrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë zyrtare në Pentagon, e dyta brenda një viti, ku u prit nga sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan. Ministrja e Mbrojtjes i cilësoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një mik i madh dhe aleat i popullit shqiptar. Sipas saj, fati i rajonit do të kishte qenë ndryshe pa mbështetjen e aleatit strategjik. “Më lejoni të shpreh mirënjohjen e qeverisë shqiptare për administratën e amerikane për të qëndruar në mënyrë të vendosur me ne, në reformat kryesore që po ndërmarrim për të ndërtuar institucione më të forta demokratike dhe për të forcuar sundimin e ligjit. Veçanërisht për reformën në sistemin tonë të drejtësisë, i cili është ven-

ministrja Xhaçka. Ajo siguroi zyrtarin e lartë amerikan se Shqipëria do të vazhdojë të jetë një aleat i denjë. “Gjithmonë mund të mbështeteni tek ne, sa

tjera angazhimin e vendit tonë në misionet paqeruajtëse si dhe objektivin e qeverisë shqiptare për t’i dedikuar mbrojtjes, 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. “Marrëdhënia mes dy vendeve është e fortë. Dua t’ju falenderoj për kontributin dhe faktin që keni qenë një aleat model”, tha ai. Sa

i takon rrezikut rus në rajon, dy zyrtarët e lartë të mbrojtjes të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaruan se dy vendet janë partnerë të fortë edhe përballë këtij rreziku. Gjatë vizitës në Washington të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, një tjetër lajm i mirë ishte marrëveshja me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes për modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare, veçanërisht të Forcës Ajrore, përmes marrjes së disa helikopterëve “Black Hawk”. Marrëveshja, gjithashtu parashikon edhe mirëmbajtjen e këtyre mjeteve si dhe trajnim të vazhdueshëm të pilotëve dhe teknikëve shqiptarë.

vjetorin në këtë aleancë këtë vit. Shqipëria aktualisht shërben si kryetare e grupit të kombeve të Kartës së Adria-

tikut duke punuar për të rritur bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

herë që të lindë nevoja. Ushtarët tanë janë ushtarët tuaj”, tha ajo. Për sekretarin Shanahan, Shqipëria është një partner i fortë, ndërsa nënvizoi ndër të

DEPARTAMENTI AMERIKAN I MBROJTJES

Shqipëria, kontribuesja e dytë më e madhe për banorë në misionin e Afganistanit

dimtar për procesin e pranimit në BE. Shpresojmë që brenda këtij viti të nisim punimet në bazën e parë ajrore të Aleancës në rajonin tonë, në Kuçovë, një zhvillim që besoj se e njeh rolin e Shqipërisë si një spirancë e stabilitetit në rajon dhe rrit rëndësinë tonë strategjike për Aleancën në tërësi”, tha

M

e më shumë se 100 trupa që shërbejnë në Misionin e Përhershëm Mbështetës në Afganistan, Shqipëria është kontribuesja e dytë më e madhe për banorë në këtë operacion të rëndësishëm të NATO-s. Departamenti Amerikan i Mbrojtjes publikoi disa fakte për Ushtrinë shqiptare, ndërkohë që ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka po zhvillon vizitën e dytë në SHBA brenda një kohe të shkurtër. DASH shkruan se Shqipëria është një kontribuese e rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n ndërsa

paraqet takimin e ministres Xhaçka me sekretarin e Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan. DASH vë në dukje se pjesë e NATO-s që nga viti 2009, Shqipëria festoi 10-


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.