CYANMAGENTAYELLOWBLACK
www.kohajone.com
1 E premte, 21 DHJETOR 2018
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 302 (8433)
E premte, 21 Dhjetor 2018
Çmimi 30 Lekë
Endri Hasa, deputeti që qëlloi me vezë Edi Ramën, është diplomuar në Universitetin e Firences në Itali dhe ka kryer studimet master në "University of Sheffield", një nga më të njohurit në Britani dhe në Botë
“Vezë britanike” mbi Kryeministrin Taulant Balla: "Vezët i futi në sallë Basha". E vërteta mbetet se vezët erdhën në sallë nga një deputet i PS. Me sa duket në "kotecin" e mazhorancës sapo ka nisur sherri i fortë mes gjelave. Sherre të tilla në partinë më të madhe në pushtet, zakonisht nuk përfundojnë me thyerje vezësh, por me "thyerje kokash"
FAQE 3
Mustafa Nano: Rama duhet të ikë. Më vjen turp që është kryeministri im
Kryeministri Rama qëllohet me vezë në Parlament
KREU I PD
Lulzim Basha: 200 mijë dollarë për studentët, 39 milionë për luks qeveritar
FAQE 8
FAQE 2
FJALIMI NË KUVEND
PUNIMET TË UNAZA E RE
Arta Marku ia kalon Prokurorisë Tiranë: Jepini përgjigje kërkesës së LSI
Monika Kryemadhi: Socialistë, shpëtoni vendin dhe PS nga ky kryeministër i çmendur
OPINION
KRYETARI I KLP
FAQE 10
FAQE 8
Flet Gent Ibrahimi: Brenda dy muajve zgjedhim SPAK-un dhe Kryeprokurorin
Një tjetër grabitje e kryeministrit të të pasurive Nga Andi Bushati
FAQE 15
Ilir Meta ka kthyer sot një ligj, që më shumë i ngjan një thike...
“TATIMI MBI TË ARDHURAT”
FAQE 10
FIRMAT E PEDAGOGËVE
Gruaja e Saimir Tahirit i bashkohet protestës së studentëve
FAQE 7
Në foto: Momenti kur deputeti i PD-së, Endri Hasa godet me vezë kreun e qeverisë, Edi Rama
FAQE 24
Presidenti Ilir Meta i kthen një tjetër ligj Qeverisë. Ishte favorizim i qeverisë ndaj biznesmenëve oligarkë
“DIALOGU”
Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë braktisin takimin me kryeministrin
FAQE 5
FAQE 9
POLITIKE
2
E premte, 21 DHJETOR 2018
Kreu i grupit të PS-së: Vezët Endri Hasës ia dha Basha. Deputeti: Vezët m’i dhanë dy studente për t’ia çuar Ramës
Protestë edhe në Kuvend O
pozita është rikthyer në Kuvend në seancën e djeshme duke e fshndërruar në seancë proteste në solidarizimi me protestën që po zhvillohej jashtë parlamenti, duke shkaktuar edhe një incident, që ka detyruar kryeparlamentarin Gramoz Ruçi të shtyjë katër herë punimet e seancës, derisa në fund vendosi shtyrjen e saj për në orën 18:00 të pasdites. Teksa kryeministri Edi Rama po fliste në foltore për protestën e studentëve dhe rikthimin e opozitës, deputeti i Partisë Demokratike në Elbasan, Endri Hasa u ngrit dhe e qëlloi me vezë dhe bojë, ndërsa i tha “E ke nga studentët”. Në këtë moment ndërhyri Garda e Republikës, ndërsa Rama kërkoi që deputeti të nxirret jashtë. Në këto momentet do të vinte ndërhyrja e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi i cili e përjashtoi nga seanca dhe Byroja e Kuvendit vendosi pak minuta më pas përjashtimin e tij me 10 ditë nga punimet. Por ligjvënësi demokrat nuk pranoi që të dilte nga salla pas katër ndërprerjeve duke bërë që kryetari i Kuvendit, Ruçi ta shtynte për në orën 18:00 të pasdites. Pas ngujimit për katër orë deputetët e PDsë së bashku me Hasën dolën, ndërkohë që PS kërkoi përjashtimin edhe të Lulzim Bashës dhe të tre deputetëve të PD-së. Nga ana e saj, opozita kërkoi të njëjtën masë për kryeministrin Edi Rama me argumentin se i fyeu, ndërsa kërkesat do të shqyrtohen brenda 48 orëve. Kryeministri Rama reagoi duke u shprehur se opozita seancën e kërkuar për studentët e ktheu në konflikt rrugësh. Kreu i
Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, publikoi një video ku duket Hasa që vjen te vendi i Bashës dhe i merr diçka nga xhepat kryetarit të PD-së. Sjellja e deputetit të PD-së, Endri Hasa erdhi pas shpërthimit të kreut të opozitës, Lulzim Basha,
i cili në fillim të seancës lëshoi akuza të rënda në drejtim të kryeministrit dhe grupit të PS, mes të tjerash i cilësoi edhe dele. Ndërkohë që jashtë kuvendit militantë të PD-së, studentë dhe banorë të Unazës së Re zhvilluan një protestë kundër qeverisë.
TENSIONET MINUTË PAS MINUTE Ora 11:00 - Deputetët e PD hedhin projektligjet drejt Ramës në foltore dhe e qëllojnë me vezë Ora 11:13 - U qëllua me vezë, reagon Rama: Opozita e paska vrarë kohën koteceve Ora 11:14 - Hasa nuk del, seanca ndërpritet një orë nga Ruçi, mblidhet Byroja e Kuvendit Ora 11:20 – “Na denigroi”- PD kërkon përjashtimin e Ramës nga Kuvendi Ora 11:22 - Qëlloi Ramën me vezë/ Byroja e Kuvendit përjashton 10 ditë deputetin e PD Deputeti i PD, Endri Hasa përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi pasi qëlloi kryeministrin Edi Rama me vezë dhe bojë. Vendimi është marrë nga Byroja e Kuvendit. Ora 11:44 - Vezët drejt Ramës, Berisha: Ishte kartolinë nga studentët, vinin nga Surreli Sali Berisha ka reaguar pas incidentit në Kuvend duke thënë se ishte kartolinë për kryeministrin, ndërsa shtoi se ‘vezët vinin nga Surreli’, zonë ku banon Rama. “Ishte kartolina nga studentët për Vitin e Ri që deputeti Hasa i dërgoi kryekumbarës, kreut të krimit të krimit organizuar dhe të korrupsionit, Edvin Kristaq Rama. E vërteta është që ato vezë vinin direkt nga Surreli”, tha ai. Ora 11:50 - PS: Të përjashtohen Noka, Paloka dhe Strazimiri. Shtyhet kërkesa për Ramën Ora 11:55 – “Liro sallën se kështu vendosi partia”/ Lapsusi i Ruçit që shkaktoi të qeshura në Kuvend Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka bërë një lapsus që ka shkaktuar të qeshura nga deputetët e opozitës në sallën plenare. Teksa po i kërkonte deputetit të PD, Endri Hasa që të dilte nga salla. ‘Liro sallën në zbatim të vendimit të Byrosë së partisë... të Byrosë së Kuvendit”. Ora 11:59 – Deputeti Hasa përjashtohet, por nuk del nga salla, Ruçi ndërpret seancën: S’mund ta mbani peng! Ora 12:09 - Endri Hasa nuk del nga Kuvendi, seanca shtyhet për pasdite në 18:00 Ora 12:22 - Incidenti në Kuvend, Rama: U djeg xhani për studentët! Ora 12:48 - Opozita nuk largohet, ngujohet në Kuvend deri në orën 18:00 Ora 13:13 - Basha dhe Berisha largohen për t’u rikthyer në orën 18:00 Ora 13:29 - Incidenti në Kuvend, Braçe: Luli i dha vezën deputetit të PD dhe e lëshoi në ‘atentat’; ai po dridhej... Ora 13:33 - PS kërkon përjashtimin e Lulzim Bashës nga Kuvendi Ora 14:01 - Balla publikon videon: Basha i dha vezët Hasës për të goditur Ramën Partia Socialiste akuzon kryetarin e opozitës Lulzim Basha se ishte ai që futi në Kuvend vezët me të cilat deputeti Endri Hasa qëlloi kryeministrin Rama. Ora 14:55 - Katër orë i ngujuar në Kuvend, grupi i PD mblidhet te selia blu Ora 15:45 - Qëlloi Ramën me vezë, deputeti Endri Hasa zbulon se kush ja dha Deputeti i PD-së Endri Hasa që qëlloi Edi Ramën me vezë shkruan në faqen e tij në “Facebook”, se dje ishte student, duke treguar se vezët i mori nga dy vajza studente.
GAZETARI
Mustafa Nano: Rama duhet të ikë. Më vjen turp që është kryeministri im M
ustafa Nano, një nga gazetarët që ka qenë ndër mbështetësit kryesorë të Edi Ramës, sot ka dalë plotësisht kundër vijimit të mandatit të kreut të qeverisë. Në emisionin “Opinon”, Mustafa Nano u shpreh se këto ditë ka parë që “Edi Rama nuk ka asnjë motiv për të qëndruar më në detyrë”. Ai shtoi se në daljet e fundit në media, gjatë debateve me studentët, kryeministri i “është dukur si i droguar”. Gazetari Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
u shpreh se këto ditë i ka ardhur turp që Edi Rama është kryeministri i tij. “Mua kurrë nuk më ka bindur Edi Rama në mënyrë kaq spektakolare sa këtë herë që ai nuk është për atë punë. Edi Rama është një njeri i lodhur, i demotivuar, nuk ka më asnjë motivim, për të bërë atë punë. Nuk e di pse rri akoma. E shoh që vjen vërdallë, takon studentët. Janë takime pa asnjë lloj kuptimi, është thjesht një show. ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
Vazhdon bën këto… Rama është një Kryeministër memesh, ka qejf memet, ka qejf mesazhet, siç komunikon me atë vajzën që pamë. E shoh të demotivuar. E pashë për herë të fundit në studion tënde (te Blendi Fevizu), më ka ardhur turp që është Kryeministri im. Ishte një njeri që zihej me të gjithë, ngrinte zërin, ishte keq, kishte gjestikulacion të rënduar, dukej si i droguar. Kishte probleme të rënda”. NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E premte, 21 DHJETOR 2018
Endri Hasa, deputeti që qëlloi me vezë Edi Ramën, është diplomuar në Universitetin e Firences në Itali dhe ka kryer studimet master në "University of Sheffield", një nga më të njohurit në Britani dhe në Botë
“Vezë britanike” mbi Kryeministrin Taulant Balla: "Vezët i futi në sallë Basha". E vërteta mbetet se vezët erdhën në sallë nga një deputet i PS. Me sa duket në "kotecin" e mazhorancës sapo ka nisur sherri i fortë mes gjelave. Sherre të tilla në partinë më të madhe në pushtet, zakonisht nuk përfundojnë me thyerje vezësh, por me "thyerje kokash"
Edi Rama ka kaluar dje nga momentet më të vështira në Parlament që nga koha kur ka marrë detyrën e kryeministrit. Jashtë sallës së Kuvendit ishin mbledhur me mijëra qytetarë që protestonin kundër politikave të qeverisë së tij. Studentë, profesorë, banorët e Unazës së Re, minatorë dhe çdo qytetar tjerë i pakënaqur nga qeverisja "Rama" kishte dalë në rrugë për të shprehur revoltë. Në sallën e Kuvendit, pas gjashtë muaj bojkot, opozita u rikthye me kushte të qarta për të votuar tetë kërkesat që kanë nxjerrë në rrugë prej 16 ditësh studentët. Në një situatë të tensionuar më shumë se kurrë, në vend të zgjidhjeve konkrete, kryeministri i kish kaluar orët e fundit duke hartuar një fjalim bombastik, të mbushur me justifikime ndaj studentëve dhe akuza ndaj kundërshtarëve të tij. Zgjodhi të bëjë atë që di më mirë në raste të tilla. Të dalë në foltoren e Kuvendit dhe të sfidojë opozitën që ka përballë dhe qytetarët në shesh, jo me argumente, por me batuta, metafora dhe oratori, që për hir të së vërtetës e ka të nivelit të lartë shpotitës. Por një qeveri nuk drejtohet me shpotitje. Me një fjalim shkatërrues ai kishte menduar edhe të zbehte disi goditjen e fortë që ka marrë imazhi i kreut të qeverisë në takimet me studentët, të cilat
çdo ditë po i dalin nga kontrolli. Kjo ishte skema që kishte në mendje kreu i qeverisë para nisjes së seancës dhe deputetët e PS-së ishin përgatitur për të mbajtur duartrokitje të zjarrta për liderin që sipas tyre nuk gabon asnjëherë. Por sapo kryeministri iu drejtua sfidues foltores së Kuvendit dhe kamerave për ta parë qytetarët, deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa u shkëput nga vendi i tij në mënyrë të rrufeshme goditi me vezë kreun e qeverisë. Goditja ishte aq e shpejtë sa edhe shpura e bodigardëve dhe rojeve personale të kryeministrit, që stërvitet për situata të tilla, u gjet e papërgatitur. Në pak sekonda kreu i qeverisë e pa veten dhe kostumin elegant të zgërlaqur me vezë. Deputeti demokrat tentoi të merrte nishan edhe një herë bustin e kreut të qeverisë, por rojet personale e kishin kuptuar se nga vinte rreziku dhe nuk i lanë më kohë të reagonte. Herën e dytë veza kaloi me vrik mbi kokën e kryeministrit, duke iu bërë paksa fresk atyre qimeve në kokën e Ramës. Gjullurdia me rojet dhe britma që pasoi e bëri të pamundur vazhdimin e seancës dhe kryeministriularguangafoltorja duke marrë me vete vezët në kostum dhe fjalimin e palexuar. Dhe nuk u duke më në parla-
ment, ndonëse në ora 18.00 parlamentifilloipunimetderivonë. Në historikun e Kuvendit shqiptar ku ka pasur plagosje, vringëllima armësh dhe raunde të pastra boksi profesionist, incidenti i djeshëm u cilësua nga opozita si më seriozi. Madje nuk munguan edhe zëra deputetësh të PS që gati deklaruan se ajo që bëri Endri Hasa ishte "atentat me vezë" dhe kërcënim serioz për jetën e Kryeministrit. Të fyer nga vezët socialistët mblodhën Byronë e Kuvendit dhe vendosën përjashtimin me 10 ditë të deputetit Hasa. Por inati i socialistëve ndaj deputetit nuk përfundoi me kaq. Dje në mbrëmje, me urgjencë drejt Prokurorisë së Përgjithshme u nis një kallëzim penal ndaj deputetit të Elbasanit, Hasa. Akuzat që ka formuluar PS të krijojnë idenë sikur Endri Hasa ka goditur me kallashnikov apo kundra-tank Kryeministrin dhe jo me një kokërr vezë. Deputeti demokrat akuzohet për "goditje për shkak të detyrës" dhe "shpërdorim detyre". Goditja për shkak të detyrës i referohet sulmit ndaj kryeministrit. Ndërsa akuza e shpërdorimit, pozitës së tij si deputet i Kuvendit. Duke bërë humor, opozitarët deklaronin dje se të vetmen gjë që ka shpërdoruar Endri Hasa është kokrra e dytë e vezës që nuk qëlloi në shenjë
Ramën. Realisht kryeministri duhej ta merrte me shaka këtë ngjarje dhe jo duke e çuar në prokurori, sepse mund ti përsëritet prapë në seanca parlamentare. Burime të besuara tregojnë se vezët kanë hyrë në sallë nga një deputet i PS-së, sepse deputetët e opozitës u kontrolluan imtësisht. Incidenti i djeshëm në Kuvend, nga socialistët dhe mediat afër qeverisë u cilësua si skandal i përmasave të mëdha. Në kronika dhe statuse në Facebook bëhej moral se një deputet nuk mund të sillet si barbar. Shumëkush akuzoi dhe Endri Hasën për formim të ulët dhe nuk munguan etiketimet e zakonshme si "shpellar". Mjafton një kërkim i thjeshtë në internet për deputetin demokrat dhe kupton se asnjë epitet fyes nuk ka lidhje me të. Hasa ka kryer studimet dhe specializimet në universitet më të mira të inxhinierisë elektronike në Britaninë e Madhe dhe Itali. Ai është diplomuar në Universitetin e Firences në Itali dhe ka kryer studimet master në "University of Sheffield", një nga më të njohurit në Britaninë e Madhe dhe në Botë. Kaq mjafton për të kuptuar se Hasa nuk është modeli i deputetit që i dha dikush dy vezë në dorë dhe u sul drejt kryeministrit. Është një akt që më shumë se i rrezikshëm për jetën e kreut të
qeverisë është simbolik. Është një formë reagimi që vjen nga një deputet i ri, që ka studiuar jashtë, dhe refuzon të dëgjojë fjalim-mashtrime në Kuvend. Të tilla skena ndodhi edhe në parlamente të tjera. Dje fatmirësisht përveç kostumit të Edi Ramës, asgjë tjetër nuk u dëmtua seriozisht. Për ata që e cilësuan si gjest "barbar", "fshatar" apo "shpellar", mund të themi se ishin vetëm "vezë britanike" ndaj kreut të qeverisë. Në sherrin e djeshëm ka dhe një çështje që po shqetëson seriozisht kupolën në PS. Dilema është; kush e "polli" vezën që ju plas dje Edi Ramës? Taulant Balla deklaroi se vezët ishin në xhepat e Lulzim Bashës, i cili më pas ja dha deputetit Hasa. Vet deputeti i Elbasanit deklaroi se "vezët i mori nga dy studente që protestoninjashtëKuvendit,me porosinë për t'ja dërguar Edi Ramës". Por qarkullon dhe një variant tjetër shqetësues për PS. Një variant sipas të cilit vezët erdhën në sallë nga deputetët e PS, të cilët nuk kontrollohen nga garda, siç ndodh zakonisht me deputetët e opozitës. Nëse kjo është e vërtetë, në "kotecin" e PS sapo ka nisur sherri i fortë mes gjelave. Sherre të tilla në partinë më të madhe në pushtet, zakonisht nuk përfundojnë me thyerje vezësh, por me "thyerje kokash". Qamil Xhani
POLITIKE
4
E premte, 21 DHJETOR 2018
Studentët këmbëngulin që qeveria të plotësojë 8 kërkesat e tyre, pasi ata nuk do të ndalen nga bojkoti i Universiteteve dhe protestat
Studentët, Ramës: Askush s’ta ka besën! Protesta para Kuvendit dhe Kryeministrisë S
tudentët dhe qytetarë të tjerë që u janë bashkuar atyre protestuan edhe këtë të enjte duke kërkuar nga qeveria realizimin e 8 kërkesave të tyre që i kanë parashtruar tashmë prej 18 ditësh dhe ende nuk ka asnjë zgjidhje konkrete. Rreth mesditës ata do të zhvendoseshin para Kryeministrisë për të vijuar protestën atje, cila nisi fillimisht para Parlamenti. Ata qëndruan aty për rreth 3 orë, derisa u njoftua shtyrja e seancës për në orën 18:00. Qytetarët kanë ardhur dhe nga Vlora, e disa qytete me mbështetjen e PD-së. Në ditën 17-të të protestës së studentëve, të cilët kërkojnë arsim më cilësor dhe tarifa më të ulëta, ata janë zhvendosur para Kuvendit, ku po zhvillohet edhe seanca plenare në të cilën merr pjesë edhe opozita. Studentët falënderuan të gjithë qytetarët që i janë bashkuar protestës, por iu kanë bërë apel që të respektojnë kauzën dhe të mos devijojnë në thirrjet e tyre. Ata shprehen se Këshillat Studentore apo universitetet private nuk mund të marrin në dorë protestën, pasi fillimit këshillat deri tani kanë qenë inekzitentë. “Ata po bëjnë thirrje për protestë mbarëkombëtare. I kanë dhënë vetes kompetenca që nuk ua ka dhënë askush dhe nuk mund të na përfaqësojnë. Grisja e peticionit nuk ishte gjest i këndëshm sepse ato firma nuk do përdoreshin për asgjë të keqe”, shprehet një studente. Pas shtyrjes së seancës së Kuvendit për pasdite, studentët i janë drejtuar Kryeministrisë për të protestuar në ditën e 16 të tyre. Studentët protestuan përreth 2 orë para Kuvendit, por pas vendimit për shtyrjen e seancës ata u rikthyen tek Kryeministria. Studentët këmbëngulin që qeveria të plotësojë 8 kërkesat e tyre, pasi ata nuk do të ndalen nga bojkoti i Universiteteve dhe protestat. Protesta minutë pas minute Ora 09:00 - Nis organizimi i studentëve për protestën tek Kuvendi! Ora 09:20 - Mobilizohet edhe PD Ndërkohë edhe PD është mobilizuar për t’iu bashkuar protestës. Sipas kryetarit të PD Fier, Luan Baçi nga ky qytet janë nisur rreth 1000 protestues. Nisja është bërë nga pika të ndryshme të qytetit si dhe nga njësi administrative. Sipas Baçit një pjesë protestuesish janë nisur me mjetet e tyre private. “Bojkotimi i mësimit, mbledhjet koordinuese në fakultete do të jenë
të përditshme. Dita e nesërme, kur Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë plenare, është vendimtare. Aty do të jenë strukur të gjithë përgjegjësit e katastrofës universitare, të sotmit dhe të djeshmit”, shkruan në FB Lëvizja për Universitetin. Një ditë më parë studentët e dy fakulteteve, Shkencat Sociale dhe Ekonomiku vendosën që protesta dhe bojkoti mësimor të vijojë edhe pas pushimeve të fundvitit. Ndërsa kryeministri Rama ka nisur një dialog me studentë dhe pedagogë të Fakulteteve dhe Universiteteve, ka bërë publik edhe planin për zbatimin e 8 pikave të kërkuar nga studentët. Ora 10:00 - Protesta e studentëve, Artan Fuga: E gjithë e keqja është ligji për arsimin e lartë Pedagogu i njohur Artan Fuga ka bërë një analizë për lëvizjen studentore dhe u ka bërë thirrje atyre që të kërkojnë shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë. “Studentët po nuk kuptuan që e gjithë e keqja është ligji për arsimin e lartë ku mblidhen të gjitha baktaçillëqet, poshtërsitë, mashtrimet, gabimet, stanjacioni, mizerabiliteti i
diplomave, papunësia e të diplomuarve, korrupsioni, banaliteti, mediokriteti, nuk kanë kuptuar asgjë!”, shkruan profesor Fuga në një shënim në rrjetin social “facebook”. Ora 11: 00 - Para Kuvendit hidhen dhe tymuese, por mësohet se nuk janë studentët që kanë goditur por nga një militant. Ora 11:10 - Lirohet protestuesi i Unazës së Re, Dorian Protoduari Gjykata e Apelit ka liruar protestuesin e vetëm të mbajtur në burg të Unazës së Re, Dorian Protoduarin. Ndaj tij është caktuar masa e re “Detyrim paraqitjeje”. Protoduari u arrestua më 22 nëntor para syve të të gjitha mediave, kur ai, pas përfundimit të protestës së Unazës së Re përpara Kuvendit, kishte shkuar të vizitonte në Spitalin e Traumës nënën e tij. Kujtojmë se nëna e tij, Lindita Protoduari, ka përshëndetur Kuvendin e Partisë Demokratike që u mbajt të shtunën me një fjalim të zjarrtë drejtuar sidomos studentëve që kurrë të mos dorëzohen për të drejtat e tyre, ashtu siç ishin duke luftuar prej mëse 40
ditësh, banorët e Unazës së Re për shtëpitë dhe bizneset e tyre. Ora 11:15 - Zbulohet kush e ndezi revoltën e studentëve që po tmerron qeverinë Nga Fakulteti i Arkitekturës shpërtheu më 4 dhjetor 2018, shkëndija e parë e një revolte të fuqishme studentore, që ka tronditur qeverinë dhe shkundur plogështinë e vendit. Kjo revoltë, që sot shënon ditën e saj të 16 të protestës përpara Kuvendit të Shqipërisë, që ka bërë të hovë nga vendi i gjithë shteti, pati një shtysë, një xixë, që e ndezi furishëm zemërimin e madh të grumbulluar të të rinjve. Një studente e Fakultetit të Arkitekturës e ka zbuluar sot, përpara mijëra shokëve të saj të mbledhur tek Parlamenti , këtë mister: “A e dini?! Në fakultetin tonë kemi bordin e përbërë nga të qeverisë dhe të fakultetit, por kemi dhe një administrator. E dini çfarë bën administratori i universitetit tim?! Kyç klasat se ka frikë mos i vidhen projetorët! Se ka vendosur disa projektorë atje dhe tjetër, na kishte afruar datën e pagesës së 15 janarit, në 15 dhjetor!”, tha vajza Ora 11:20 - Protestës i janë bashkuar edhe banorët e Unazës së Re. Banorët e “Unazës së Re” i janë bashkuar në protestës së studentëve para ambienteve të Kuvendit të Republikës. Ata komentuan lirimin e Dorian Protuduarit, ndërsa theksuan se kjo ishte një drejtësi e e vonuar. Sipas tyre, autorët e vjedhjes tek Unaza e Re janë Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro, duke shtuar se po të kishte prokurori, të dy sot do të ishin në burg. “Vijmë dhe mbështesin studentët, se sot ishim tek gjykata e Apelit. Protesta jonë vazhdon
dhe do vijojë deri në fund. Dje Dorian Protuduari u lirua, por kjo është një drejtësi e vonuar. Autorët e vjedhjes së unazës së re është Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro. Po të kishte sot prokurori ata do ishin në burg”, tha një nga banorët. Ora 11:25 - Këshillat Studentore nuk mund të marrin në dorë protestën Në ditën 16-të të protestës së studentëve, të cilët kërkojnë arsim më cilësor dhe tarifa më të ulta, ata janë zhvendosur para Kuvendit, ku po zhvillohet edhe seanca plenare në të cilën merr pjesë edhe opozita. Studentët falënderuan të gjithë qytetarët që i janë bashkuar protestës, por iu kanë bërë apel që të respektojnë kauzën dhe të mos devijojnë në thirrjet e tyre. Ata shprehen se Këshillat Studentore apo universitetet private nuk mund të marrin në dorë protestën, pasi fillimit këshillat deri tani kanë qenë inekzitentë. “Ata po bëjnë thirrje për protestë mbarëkombëtare. I kanë dhënë vetes kompetenca që nuk ua ka dhënë askush dhe nuk mund të na përfaqësojnë. Grisja e peticionit nuk ishte gjest i këndshëm, sepse ato firma nuk do përdoreshin për asgjë të keqe”, shprehet një studente. Ora 11:30 – Studentët nuk heqin dorë - Protesta edhe në janar Studentët shprehen se do të vazhdojnë protestat edhe në janar nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, ndërsa e kanë konsideruar si manovër për të shuar protestën e tyre paktin për Universitetin të propozuar nga qeveria. “Takimet e Ramës janë të shtirura. Shiten sikur bëhet takim me studentët, pasi studentet nuk pranojë dialog. Studentët e thanë edhe para Ramës se nuk ka dialog. Pakti për Universitetin, mendoj se janë manovra për të shuar protestën. Bojkoti do vazhdojë edhe në janar. Do qëndrojmë deri sa të marrim zgjidhje për kërkesat tona”- thotë një student. Një tjetër student ka komentuar tentativën e deputetit Endri Hasa në Kuvend, i cili ka tentuar të qëllojë me vezë në emër të studenteve kryeministrin Edi Rama në foltoren e Kuvendit. “Shumë mirë e ka bërë deputeti që ka qëlluar Ramën me vezë. Besoj se çdo student do donte të hidhte vezë ndaj Ramës sepse po tallet me monologjet që po bën”- tha
(Vijon në faqen 5)
POLITIKE
5
E premte, 21 DHJETOR 2018
“Nuk na ulni dot, nuk na mposhtni, ju vetëm doni të flisni, jo të dëgjoni, ky nuk është dialog, është monolog. Është diçka e manipuluar”
P
as Vlorës, kryeministri Edi Rama edhe në Tiranë është refuzuar sërish nga studentët urbanistikës dhe Arkitekturës. Takimi i kryeministrit Edi Rama me studentët e Universitetit të Politeknikut, të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës e Urbanistikës, është shoqëruar me debate e përplasje të shumta. Që në fillim Rama u mundua të vendosë rregull duke u përmendur studentëve edukatën që duhet të tregojnë në dialog, por njëri nga studentët ia tha në sy se i paedukatë me studentët ishte treguar kryeministri. Braktisja e sallës nga një grup studentësh erdhi në momentin kur njëra nga studentet që ishte e pranishme mori mikrofonin dhe drejtoj akuza të forta ndaj Ramës se studentët po kërcënoheshin edhe me heqjen e prindërve nga puna. Mllefi i studentes ndaj kreut të qeverisë dukej se kishte si shkak edhe mesazhet që ajo kishte shkëmbyer me kryeministrin në telefon. Mbrëmjen e djeshme është zbardhur përmbajtja e mesazheve që studentja ka shkëmbyer me kryeministrin ku Rama i shkruan studentes se studentët nuk përfaqësojnë popullin, madje duke iu referuar akuzës së saj për zhvatje, Rama thotë se kjo fjalë është paturpësi që flet, sipas tij për “dembelizmin mendor”. Këtë përgjigje, studentja ia lexoi në sy Ramës gjatë takimit dhe më pas bëri thirrje për të braktisur këtë takim sepse aty nuk kishte dialog, por monolog. Dhe
Studentët braktisin sërish “dialogun” me Ramën: Ky është takim i manipuluar
ishte pikërisht kjo vajzë e cila u ngrit në këmbë dhe iu drejtua ashpër kryeministrit duke ia thënë në sy se ky takim është i manipuluar, pasi dialogu po bëhet me FRESSH-istat. “Këtu zhvatja po bëhet me vetëdije zoti Rama, është skandaloze, më keni thënë gjatë këtyre ditëve se jeni dembelë mendorë. Ti dhe kush do si ti mua më marrin të keqen, çfarë jemi ne lolo të qeverisë, apo marjoneta të vartësve tuaj. Nuk na ulni dot, nuk na mposhtni, ju
vetëm doni të flisni, jo të dëgjoni, ky nuk është dialog, është monolog. Është diçka e manipuluar, se dialogun duhet ta bëje me gjithë studentët. Jo kështu në çdo universitet. Ju po bëni lojën kukafshehti. I keni blerë të gjithë. Ky nuk është dialog, duhet të dalim jashtë”, u shpreh studentja dhe pas këtij momenti një grup studentësh braktisin sallën. Pas këtij momenti kryeministri tha se ishte çmenduri të mendosh se ai i paska blerë të gjithë siç tha
studentja, duke shtuar se ai është shumë i shqetësuar për mungesën e edukatës që reflektohet. Përplasja e Ramës me studenten: Studentja: Kush fjalë konsiderohen ofenduese për ju. Zhvatje me vetëdije, sipas jush është ofenduese? Rama: Skandaloze Studentja: Pse? Sepse ajo po bëhet realisht. Rama: S’ta shpjegoj dot. Studentja: Unë e kuptoj, dhe
mbrëmë nuk më dhatë përgjigje Rama: Rrezik pasi më ke shkruar atë fjalë të kam thënë që… Studentja: Jo ta them unë çfarë me keni thënë, “gjatë gjithë këtyre ditëve jeni treguar në një nivel shumë të lartë dembelash mendorë”. Rama: S’është fjalia ime kjo. Studentja: Është fjalia juaj (tregon celularin). Më keni marrë në telefon në orën 10:30, të mbaroj unë pastaj fol ti. Se kështu po ja bën të gjithëve. “Ti dhe kushdo që mendon si ti mua më merr të keqen për zhvatjen me vetëdije” Rama: Ekzakt, tani po. Studentja: Më fal, ça jemi ne për ju, ça jemi, lolo të qeverisë? Rama: Qetësohu. Unë i respektoj të gjithë ata që mua më shkruajnë. Studentja: Nuk respekton asnjë z. Rama. Rama: Prit moj, ta shpjegoj. Studentja: Jo. S’ke çfarë më shpjegon. Ju nuk doni dialog, doni monolog me veten. Nuk na bleni dot siç keni blerë 1000 FRESSH-ista. Zërin tonë do e dëgjoni. Nuk na ulni dot. Ju nuk doni të dëgjoni, vetëm të flisni vet. Kush do të dëgjojë monolog le të rrijë këtu. Ne po largohemi. Rama: Hajde shëndet, po kujdes edukatën, jam shumë i shqetësuar.
nuri, flet qartë: Në pranga, ai është “stacioni” për të gjithë bastardët. Në një kohë kur pas zbulimit të kompanisë fantazëm, që ishte gati t’i grabiste 40 milionë eurot e Unazës së Re, askush nuk u ngarkua me përgjegjësi dhe Gjiknuri vetë madje, nuk ia ndjeu vetes as përgjegjësinë morale që e kishte zgjedhur qorrazi, sot, të vetmit që kanë pasur kurajon për t’i treguar vendit përgjegjësit të parë, kanë qënë vetëm të rinjtë e papërlyer. Ora 12: 34 - Studentët largohen nga sheshi te Parlamenti dhe zhvendosen sërish para Kryeministrisë. Ora 13:13 - Mbi 50 pedagogë i bashkohen protestës: Të rihapet
diskutimi për modelin e universitetit publik! Mbi 50 pedagogë të universitetit të Shkencave sociale i janë bashkuar protestës së studentëve të tyrë që kanë braktisur për më shumë se dy javësh auditorët. Ata kanë firmosur një dokument të shkurtër ku i kërkohet qeverisë shfuqizimi i ligjit problematik të arsimit të lartë që cilësohet, deri më tani si thelbi i kaosit të shkaktuar në universitetet publike. Kryeministri Rama në “dialogët” e tij me studentët e ka mohuar kategorikisht abrogimin e asaj që ai e cilëson si një nga reformat e tij kryesore. Por, pedagogët e quajnë atë një zëri si “shkakun themeltar të problemeve në universitetet publike shqiptare”. Për të mbështetur kërkesën e tyre ata kanë shpërndarë edhe një dokument drejtuar rektoratit që në fillim të vitit 2015 ku ata bënin vërejtje thelbësore për reformën ende të pa miratuar në parlament. Por ashtu sikurse ndodh rëndom, kërkesat e tyre nuk u morën parasysh nga një mazhorancë e shurdhër, e vetëkënaqur dhe që kishte vetëm një qëllim, të shpinte paratë e publikut tek privatët. Pra veprimi i tyre i sotëm ngjan koherent me një qëndrim të mbajtur prej vitesh dhe jo një ndjenjë emocionale e shkaktuar nga solidarizimi me
studentët e tyre. Futja në lojë e një numri kaq të madh pedagogësh, shkruan Lapsi.al. e bën edhe më të vështirë pozitën e qeverisë, sepse ajo përveç rritjes së përmasave i jep dhe një artikulim tjetër debatit mbi rrëzimin e Ligjit për Arsimin, për të cilin qeveria as nuk ka pranuar të dialogojë. Ora 13:58 - Deputeti socialist Erjon Braçe kapet me studentët protestues Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur dje në Tiranë. Pas goditjes me vezë të Edi Ramës nga deputeti i PD-së, Endri Hasa, është shënuar edhe një tjetër incident. Deputeti socialist Erjon Braçe i indinjuar nga thirrjet e studentëve “I duam tarifat sa Erion Braçe”, duket se nuk e ka mbajtur më presionin dhe ironinë e protestës së studentëve, ku ai dhe ministrja Lindita Nikolla u bënë objekt i memeve dhe pankartave të studentëve në 16 ditët e tyre të protestës. Nisur nga ky fakt, duke përfituar nga prania e tyre në sheshin anësor të Parlamentit, Braçe është kthyer dhe ka debatuar me studentët, e sipas këtyre të fundit, deputeti i PS-së ka goditur dhe njërin prej tyre, ç’ka ka sjellë më pas edhe një tension të panevojshëm, ku deputeti socialist u detyrua të largohej pas afrimit të kamerave në vendngjarje.
(Vijon nga faqja 4) studenti. Ora 11: 42 - Studentët thërrasin: S’ka dialog, s’ta kemi besën Përpara parlamentit po zhvillohet një protestë, ku përveç studentëve ka edhe banorë të “Astirit” por dhe qytetarë të tjerë. Studentët thërrasin me megafon: “Bëj ç’të duash, nxirri nga xhepi jot . apo ku i ke futur dhe plotësi 8 kërkesat tona. Nuk ka vend as për dialog e as për negociata. Ju keni për detyrë të bëni më të mirën për ne, sepse ju paguheni me taksat tona. E bërë dialog me studentët, por nuk ke zgjidhu asgjë. Ke bërë dialog me minatorët, por nuk ke mbajtur fjalën. Ke bërë dialog me ish të përndjekurit politikë, por nuk ke mbajtur fjalën. Nuk ta kanë besën aspak.” Ora 11:55 - Studentët thirrje për protestë jo politike Studentët teksa mbajtën fjalime, bënë thirrje që protesta e tyre mos ketë ngjyrime politike. “Çdo shqiptar të lërë partitë, mos bëni thirrje partiake, por bëni thirrje për mbrojtje të kauzës sonë. Kemi 15 ditë dhe nuk kemi folur për ligjin e arsimit të lartë”, tha një student. Ndërkohë, brenda Kuvendit seanca kishte nisur me tensione të forta mes
mazhorancës dhe opozitës. Ora 12:00 - Seanca u ndërpre pasi deputeti demokrat Endri Hasa nuk pranoi të largohej pas vendimit të Byrosë së Kuvendit për përjashtimin e tij 10 ditë nga Kuvendi. Seanca është shtyrë për të rinisur në orën 18:00 të pasdites. Ora 12:05 - Banorët e Unazës “arrestojnë” ministrin Gjiknuri Banorët e zonës së “Astirit” që preken nga projekti “i dyshimtë” i zgjerimit të Unazës së kanë guxuar dhe e kanë “arrestuar”, ministrin e Infrastrukturës Damian Gjiknuri. Një pankartë e tyre ka rënë në sy në protestën e djeshme përpara parlamentit, aty ku kalon dhe Gjik-
POLITIKE
6
E premte, 21 DHJETOR 2018
KRYEMINISTRI SHFAQET NË DELIR NË FOLTOREN E KUVENDIT, POR DETYROHET TË MBAJË FJALIMIN NË RRJETET SOCIALE
P
ër herë të parë gjatë jetës së tij parlalemntare e djeshmja shënoi fjalimin më të shkurtër që kryeministri Edi Rama mban në Kuvend. Kjo për shkak se demokratët nuk i lanë shumë hapësirë duke e sulmuar direkt me vezë dhe me bojë ndërsa Rama qëndronte në këmbë tek foltorja e Kuvendit. “Grupi më ka dhënë 40 minuta për të folur, por unë do i fal liderit të opozitës, i rikthyer këtu me mandate të pjekura, por jo të djegura. Sot më shumë se asnjëherë askush më shumë se Lulëzimi s’mund tua tregojë shqiptarëve se zgjidhja e vetme është kjo shumicë, ndërsa unë do shkojë të vijoj dialogun e vështirë me studentë”- tha Rama. Kaq ka mjaftuar që ai të sulmohej nga deputeti i PD-së Endri Hasa me vezë. Rama ka marrë fjalën i treti në seancë, pas kreut të grupit
Rama: Të gjithë na duan neve. Zgjidhja e vetme për shqiptarët është kjo qeveri parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe kreut të PD-së Lulzim Basha. Por ndonëse kryetari i Kuvendit i ka dhënë 40 minuta kohë, Rama ka deklaruar se kohën e tij do t’ia japë kreut të PDsë dhe vetë do vijojë dialogun me studentët. Me të thënë këto fjalë, kryeministri është përballur me sulmin e deputetit të PD-së, Hasa, ndërkohë që edhe kolegu i tij Gent Strazimiri është çuar më këmbë. Shtatë badigardë kanë ndërhyrë për të ndaluar Hasën dhe mbrojtur Ramën. Pasi u qëllua me vezë nga deputeti i PD, Endri Hasa, gjë që solli dhe ndërprerje të seancës plenare, kryeministri Rama do të
reagonte në rrjetet sociale. “Të kthyer pas një qëndrimi të gjatë rrugëve,opozitarët tanë jo vetëm duket e paskan të vështirë të përshtaten me rregullat e sjelljes jorrugore, po si duket e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë, kur kaluan në ilegalitet nga frika e mllefit të studentëve”, u shpreh fillimisht Rama. Ndërkohë në një tjetër reagim, kryeministri Rama thotë se seancën që ata vetë e kërkuan e kthyen në një konflikt rrugësh. “U djeg xhani për studentët, por seancën e kërkuar për ta e kthyen në një konflikt rrugësh, duke bllokuar me dhunë debatin që kërkuan
vetë??Ky është modeli i tyre për rininë, prandaj s’është çudi kur hasim të rinj, që sharjet i dinë për trimëri dhe refuzimin e Dialogut për forcë”- deklaroi dje përmes rrjeteve sociale kreu i Qeverisë, Edi Rama.
Kreu i PD-së ngre zërin në Kuvend: Jemi këtu për studentët. Jeni të poshtër si dreqi, por bëni budallain si gomari
Basha shpërthen ndaj mazhorancës: Jeni një tufë horrash dhe banditësh M
e tone të ashpra ka marrë fjalën në foltoren e parlamentit kryedemokrati Lulzim Basha. Ndërsa kërkoi nga kryeparlamentari Ruci, të mos futej në rend dite drafti i njëanëshëm, sipas tij, i shumicës për Reformën Zgjedhore, Basha do të shpërthente në deklarata të forta ndaj përfaqësuesve të qeverisë dhe mazhorancës në Kuvend. Basha i konsideroi deputetët socialistë “një tufë horrash dhe banditësh”. Nga vendi replikoi me kryedemokratin, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla,të cilit Basha iu drejtuar me fjalët “qepe gojën ti, bandit”. Pas 6 muajsh bojkoti, kryedemokrati do të qartësonte se rikthimi i opozitës në Kuvend kishte të bënte vetëm me studentët. “Jeni të poshtër si dreqi, por bëni budallain si gomari. Çfarë? E dini fare mirë, ka një komision. Si mund ta sjellësh pa kaluar nga komisioni këtu? Çfarë po bëni ju? Show po bëni? E keni marrë mesazhin dje nga faktori ndërkombëtar. Jeni hileqarë, të poshtër! Do bëni ju reformë zgjedhore, ju nuk doni vettingun politik. Del këtu shoku i trafikantit që do bëjë pallate të
Unaza e re, na flet për reformë zgjedhore! Tufë hajdutësh, banditësh, gjysma juaj duhet të jetë në burg. Duke filluar me ty që zgërdhihesh aty (i drejtohet Ramës). Prandaj leri këto gomarlliqe, fillo me pikën e parë të rendit të ditës siç ke rënë dakord.
Kemi ardhur vetëm për atë buxhet të studentëve këtu, jo kemi ndonjë dyshim se çfarë do të ndodhë, por ti provojë atyre të tjerëve që mund të kenë ndonjë fije besimi se mund të ndodhë diçka. Të dëgjojnë se si po të ndalojë vjedhjen ky hajduti
psiqik këtu mbrapa, mund të ketë para për tarifat e studentëve. Lëri gomarllëqet e tjera se s’kemi ardhur të tallemi me ju. Tufë horrash dhe banditësh. Keni shkelur tre herë Kushtetutën, ke shkelur procedurën. Pasi keni kapur gjithçka. Po kap edhe Bankën e Shqipërisë, po kapni bordin e bankës së Shqipërisë me 28 firma të këtyre deleve të bandave të hajdutëve. Ti pusho! (I drejtohet Taulant Ballës) Ti pusho ti, se merrem me ty pastaj! More vesh, qepe gojën, bandit. Pse e ke bërë atë? Vetëm banka ka ngel pa kap, kape dhe bankën, kape. Gjitha të tjerat i ke kapur, kape dhe bankën, por do e shihni se ku do përfundoni!”- deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha. Para nisjes së seancës, PD mblodhi grupin parlamentar, ku bënë më dije se nuk do të jetë një seancë normale, pasi sipas tyre parlamenti është jo legjitim dhe se kjo mazhorancë është e lidhur me krimin. Sipas Opozitës, prania e saj në Kuvend është për dy arsye, e para për të mbështetur studentët në kauzën e tyre dhe e dyta për vetingun në politikë, një propozim i vetë Partisë Demokratike. Po ashtu për votim dje në parlament ishin edhe disa projekte dhe vendime të tjera.
Reforma Zgjedhore, Balla: Të votojmë sa më shpejt Kodin. Basha: Drafti nuk ka kaluar në komision, jeni hileqarë!
Ambasadori i BE apel klasës politike: Miratoni ndryshimet në kodin zgjedhor
P
ak minuta para rinisjes së seancës plenare që u shty për shkak të tensioneve në sallë gjatë paradites, Ambasadori i Bashkimit Eropian në Tiranë, Luigi Soreca, i bëri apel pasditen e djeshme klasës politike të tregohet e përgjegjshme dhe të finalizojë reformën zgjedhore. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “tëitter”, ambasadori Soreca i kujton ligjvënësve shqiptarë se reforma elektorale është e rëndësishme për Shqipërinë në rrugën e saj drejt hyrjes në Bashkimin Europian. “Reforma elektorale është e rëndësishme për Shqipërinë në rrugën e saj drejt hyrjes në BE. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë
përgjegjësi dhe të finalizojnë tani në Kuvend punën e mirë që është bërë në komisionin ad-hoc, duke miratuar ndryshimet e nevojshme në kodin zgjedhor”- u shpreh dje ambasadori i BE-së, Luigi Soreca. Ndërkaq, reforma zgjedhore ishte pjesë e diskutimeve të djeshme parlamentare. Mazhoranca
përmes kryetarit të grupit parlamentar socialist Taulant Balla, kërkoi që në rend dite të seancës plenare futet edhe Kodi Zgjedhor. “Nuk e di se pse ende nuk kanë mbërritur në sallë deputetët e PD dhe LSI, sepse çështja për të cilën kemi depozituar është një çështje që në çdo vend demokratik, palët bien dakord. Është një proces që zhvillohet përmes dialogut mes palëve. Kodi zgjedhor është një prej themeleve më të rëndësishme. E informova Spahon, për domos-
doshmërinë për të votuar një orë e më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ne kërkojmë që të futet në rend dite edhe Kodi Zgjedhor. Ju uroj mirëse erdhët, sepse kjo është salla e dialogut”- u shpreh kreu i deputetëve të PS-së, Taulant Balla. Por kjo kërkesë është kundërshtuar fuqishëm nga opozita. “Jeni të poshtër si dreqi, por bëni budallain si gomari. Çfarë? E dini fare mirë, ka një komision. Si mund ta sjellësh pa kaluar nga komisioni këtu? Çfarë po bëni ju? Shoë po
bëni? E keni marrë mesazhin dje nga faktori ndërkombëtar. Jeni hileqarë, të poshtër! Do bëni ju reformë zgjedhore, ju nuk doni vettingun politik. Del këtu shoku i trafikantit që do bëjë pallate të Unaza e re, na flet për reformë zgjedhore! Tufë hajdutësh, banditësh, gjysma juaj duhet të jetë në burg. Duke filluar me ty që zgërdhihesh aty (i drejtohet Ramës). Prandaj lëri këto gomarlliqe, fillo me pikën e parë të rendit të ditës siç ke rënë dakord”- u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha.
POLITIKE
7
E premte, 21 DHJETOR 2018
Ish-kryeministri thirrje deputetëve të mazhorancës: Hajdeni të votojmë ligjin që i bën zero tarifat për studentët
P
as ndërprerjes disa orëshe si pasojë e goditjes me vezë të kryeministrit, seanca plenare e kësaj të enjteje do të rifillonte pa praninë e Edi Ramës në sallë, por sërish diskutimet e opozitës do të ishin të forta ku nuk munguan akuzat e ashpra ndaj mazhorancës dhe qeverisë. Do të ishte ish-kryeministri Sali Berisha i cili i kërkoi kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, që të thërrasë që të jetë i pranishëm në Kuvend edhe kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, mungesa e kryeministrit ditën që diskutohet për buxhetin është shkelje e rëndë Kushtetuese. Ndërkaq, teksa mori fjalën ish-kryeministri ftoi dje nga foltorja e Kuvendit, deputetët e mazhorancës që të votonin së bashku ligjin që i bën zero tarifat për Universitet publike, si shenjë mirënjohjeje për të rinjtë shqiptarë. Ai tha se të rinjtë që protestojnë sot, po luftojnë për të ardhmen, pasi ata duan ta ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri. “A keni ju shpirt të votojmë sot ligjin universitet pa tarifa për të gjithë shqiptarët. Pse të mos ua bëjmë ne këtë atyre, ata s’po luftojnë vetëm për ditën e sotme, po luftojnë të bëjnë Shqipërinë. Edhe neve një akt mirënjohjeje të votojmë ligjin universitet publike pas asnjë tarifë, por nuk na lënë hajdutët dhe hajdutëria. Unë jam i bindur se ata studentë do të fitojnë sepse ata kanë rikthyer në gjeneratën e tyre ëndrrën europiane. Ëndrra, nuk ka forcë në botë që të ndalojë këtë rini, mjerë ju ku do shkoni”, deklaroi Berisha. Pasuria e Ramës Në vijim deputeti demokrat
Berisha: Deri në 2008-n nuk kishte para, sot jeton në vilë luksi në Surrel, ku i gjeti lekët Rama
deklaroi se shqiptarët dhe studentët nuk e besojnë më mashtruesin Edi Rama. Berisha bëri publike edhe deklaratën e pasurisë së pasardhësit të tij, i cili deri në vitin 2008-të nuk kishte deklaruar asnjë pasuri, ndërsa sot jeton në një vilë luksoze në Surrel. “Përshëndes studentët e Vlorës për leksionin që i dhanë
kryemashtruesit. Përshëndes studentët e Elbasanit që i thanë nuk ke vend në Elbasan. Përshëndes studentët e mjekësisë që i mbyllën dyert krye-kreut të krimit. Përshëndes qindra mijërat studentët që janë sot në grevën më të madhe që nga viti 1991. Flamuri i tyre ëhstë flamuri i shjpresës mjerë ju ku
do të shkoni, asgjë nuk mund të ndalë uraganin rinor të studentëve shqiptarë. Përballë këtij uragani qëndrojë korruptorë, ata të cilët janë përgjegjës për dëmin e arsimit shqiptarë, qëndron ai që vodhi paratë e buxhetit, qëndron ai sëbashku me tjetër që i bënë paratë vila, paratë e taksapaguesve. Dil dhe
DEKRETI PËR BUXHETIN, AHMETAJ: META T’I KËRKONTE DIALOG STUDENTËVE
M
inistrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha dje se nuk ka ndërmend të ulë kokën aspak për baltën që hedh opozita. Nga foltorja e Kuvendit, ministrja tha se studentët protestojnë me të drejtë pasi kërkojnë cilësi më të mirë në universitete, por kurrsesi, tha ajo, se mund të krahasohet arsimi me atë të para 5 viteve. “Dëgjova diskutimet e Bashës dhe padyshim me dëshirën e flamurmbajtësit të protestës së studentëve, duke bërë shpifje. Të gjithë e dinë si e latë ju arsimit, për çfarë bërtisni sot? Çfarë do thoni për tekstet gjithëfare dhe kioskat universitare. Kujtoni se do më bëni mua të ul kokën për baltën tuaj. Do shihni rezultatet në arsim. Do flas dhe për vendimmarrjet e mia. Këtu do jemi e do i shohim të gjitha. E lanë sistemin arsimor në rënie të lirë, por ne kemi ndërmarrë reformë në çdo aspekt.Ku vajtët ju që thonit se do rrisim tarifat që paratë të shkojnë te privati? Studentët protestojnë me të drejtë, ata kanë nevojë për më shumë cilësi, por as nuk krahasohen me arsimin e para 5 viteve. Unë kam marrë vendime shumë të vështira, por jam kujdesur që të gjithë aktorët në sistemin arsimor të bëjnë rolin e tyre sipas raportit të përgjegjësive. Koha do ta tregojë. Ju sjell ndër mend dështimin
Protestat, Nikolla: Shpifjet ndaj meje nuk ma ulin dot kokën
spektakolar për akreditimin e universiteteve. E çfarë ndodhi? U mor vendimi për të mos akredituar asnjë universitet në Shqipëri”, tha dje ministrja e Arsimit Lindita Nikolla. Ndërsa ministri i Financave Arben Ahmetaj teksa ka komentuar dekretin e Presidentit për Buxhetin 2019,
i cili u kthye në Kuvend për rishqyrtim, deklaroi se Ilir Meta duhet të ndërhynte për dialog me studentët. Nga foltorja e Kuvendit, Ahmetaj tha se në këtë dekret nuk ka asnjë sqarim se pse është kthyer dekreti. “Për transparencë do desha që ta citoja një pjesë të dekretit të Presidentit. Presidenti i referohet trajtimit optimal të nevojave të shoqërisë dhe objektivave të përmbushjes së kushteve. Pavarësisht se dekreti nuk ka asnjë sqarim. Presidenti është munduar që të përfshihet në një kontribut për nevojat e studentëve, të Arsimit të Lartë, apo dhe më tej. Duke qëne se nuk i është referuar asnjë shpenzim, do detyrohem që të flas për shpenzimet. Do ishte shumë mirë që presidenti t’i kërkonte studentëve dhe pedagogëve dialog. Kontributi për arsimin e lartë është dyfishuar. në 2010 të ardhurat nga tarifat kanë qenë 2.8 mld. Në 2018 të ardhurat janë 2.8 mld. Dy shifra fare të thjeshta. Ata që janë sot në protestë kanë paguar 2.8 mld dje dhe sot”, tha ai.
thuaji studentëve ministre se si e ndërtove vilën, shko thuaju studentëve se ke shpenzuar 15 milionë euro për rikonstruksionin e godinës. Shko thuaju studentëve se pse bllokove për 3 vite me radhë masterat. Thirre atë Gramoz të vijë përballë, jo të më sjellë mesazhe nga Vlora. A e patë se çfarë i bëri lab trim, kur i tha se ku i gjete paratë për vilën e Surrelit. I dashur student po të jap të dhënat që ka dhënë vetë kryehajduti i Surrelit, në 2004 në ILDKP-, ai nuk ka deklaruar asnjë qindarkë kesh, në 2005-n asnjë konto bankare, në 2006-n nuk deklaron asgjë, as kursime as dhurata as prona, Edi Rama në 2008-të llogari bankare në Credins, 40 mijë 938 lekë, 2937 euro, ja ku e keni pronarin e sarajeve të Surrelit. Në 2009-n ja ha miu lekët, zbresin llogaritë, nga 3 mijë euro mbeten 1324 euro, prandaj shkon nga salla në sallë, njëherë bën manjakun dhe njëherë banditi, por ai e di se çfarë e pret. Nga doli vila, Ulsi thuajua pak studentëve të Dibrës ti. Prandaj studentët nuk ju besojnë, ju ka ardhur fundi gënjeshtrave tuaja”, deklaroi deputeti Sali Berisha.
DEKLARATA E PËRBASHKËT E PEDAGOGËVE
Gruaja e Saimir Tahirit i bashkohet protestës së studentëve
Mbi 50 pedagogë të Universitetit të Shkencave Sociale i janë bashkuar protestës së studentëve që kanë braktisur për më shumë se dy javësh auditorët. Ata kanë firmosur një dokument të shkurtër ku i kërkohet qeverisë shfuqizimi i ligjit problematik të arsimit të lartë që cilësohet, deri më tani si thelbi i kaosit të shkaktuar në universitetet publike. Në listën e pedagogëve që kanë firmosur bie në sy dhe emri i gruas së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Fatlinda Tahiri Berisha është bashkëshortja e ish-ministrit, e cila është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Universitetin e Tiranës që nga viti 2008. Në deklaratën e firmosur nga 50 pedagogët mbështetet protesta e studentëve dhe kërkesat e tyre.
POLITIKE
8 E premte, 21 DHJETOR 2018
FJALIMI
200 mijë dollarë për studentët, 39 milionë luks qeveritar Nga Lulzim Basha* Gjithsecili prej jush e di se çfarë do të thotë të çosh një fëmijë në universitet. Skenari i shpenzimeve për një student për një familje mesatare shqiptare është ky: 1. për tarifën mesatare vjetore bachelor 25 mijë lekë, 2. master 100 mijë, 3. konvikt dhe ushqim 220 mijë, 4. libra 15 mijë, 5. telefon – abone - transport urban dhe të tjera 25 mijë. Në total për 3 vite bachelor dhe për 2 vite master një familje shqiptare duhet të shpenzojë afro 1 milionë 575 mijë lekë të reja apo afro 15 milionë lekë të vjetra. Që të mundësojë shpenzimet për një fëmijë të vetëm në universitet, një familje mesatare shqiptare duhet të kursejë afro 875 mijë lekë të vjetra në vit, më shumë se 4 paga minimale mujore. I bie afro 72 mijë lekë të vjetra në muaj që duhet të kursejë çdo familje mesatare shqiptare që çon një fëmijë në universitet. I bie afro 35 % e pagës minimale mujore. Këto janë shifrat, por në fakt janë më shumë se shifra. Janë të shkruara në vragat e fytyrave të nënave dhe baballarëve shqiptarë, janë të gërvishtura në xhepat e tyre të boshatisur, janë të shprehura në tavolinat e tyre të zbrazura. Sepse të çosh sot një fëmijë në universitet në Shqipëri është një sakrificë e jashtëzakonshme financiare, e papërballueshme për shumicën dërrmuese të familjeve. Ky është skenari i shpenzimeve për një student. Po familjet që aspirojnë të çojnë më shumë se një fëmijë në universitet? E kuptoni, fatura bëhet totalisht e papërballueshme. Propozimet e PD për zgjidhjen e problemit të shkaktuar nga praktika e ligjit korruptiv të arsimit të lartë dhe buxheti korruptiv i shtetit në këto 5 vite janë të qarta: dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë nga 74 milionë dollarë në afro 150 milionë dollarë. Propozimi ynë është që ky dyfishim të përdoret në dy mënyra. Së pari, fasha e studentëve që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj të përfitojnë subvencionim të plotë të tarifës nga buxheti i dyfishuar për arsimin e lartë. Nga kjo do të përfitojnë afro 112 mijë
studentë të cilat sipas projeksioneve të censusit dhe INSTAT i përkasin familjeve me të ardhura minimale prej 640 mijë lekësh në muaj, të përllogaritura sipas minimumit jetik prej 160 mijë lekësh në muaj shumëzuar me 4 anëtarë në familje. Efekti buxhetor do të jetë afro 3.6 miliardë lekë, 36 milionë dollarë. Së dyti, fasha e dytë e studentëve që vijnë nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj është afro 10 % e numrit të studentëve në universitetet publike. Sipas projeksioneve të censusit dhe të INSTAT-it, shpenzimet mesatare të familjeve nga vijnë këta 10 % e studentëve, janë afro 1 milionë e 500 mijë lekë të vjetra në muaj. Mund të themi pra me siguri, se nuk i përkasin një fashe që mund të konsiderohet e varfër apo e pamundur në Shqipëri. Për këtë fashë të studentëve, propozimi i Partisë Demokratike është përgjysmimi i tarifës. Efekti financiar është 2 milionë dollarë, vetëm 200 milionë lekë në vit. Pra, me dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë, 38 milionë dollarë duhet të kalojnë si trasfertë direkte universiteteve
publike vetëm për tarifat e studentëve. Mbeten afro 37 milionë dollarë të tjerë, nga të cilat duhet të destinohen së paku 5 milionë të tillë për politikën sociale të shpenzimeve për familjet që janë shumë më poshtë se mimimumi prej 640 mijë lekë në muaj. Për këto familje, që janë në ndihmë ekonomike dhe pa ndihmë ekonomike apo me atë ndihmë ekonomike lëmoshë, të cilat nuk sigurojnë dot as mjaftueshëm para për të blerë bukën e thatë, për këto familje është totalisht e pamundur ta paguajnë koston minimale prej afro 2200 dollarësh në vit, 2 milionë e 200 mijë lekësh të vjetra, që janë pagesat vjetore për konvikt/qera dhe afro 6 mijë lekë të vjetra për ushqim, shifra që natyrisht nuk i thonë asgjë, as parafolësit dhe as racës së tij në pushtet. 5 milionë dollarë duhen pra për të ndihmuar këtë numër studentësh, duke qenë konservatorë dhe jo dorëlëshuar, por duke bërë të mundur që edhe për ato familje në nevojë ekstreme, që nuk kanë mundësi të paguajnë asnjë lek për fëmijët e tyre, buxheti i shtetit t’u vijë në ndihmë. Kjo do të lërë afro 32 milionë dollarë për
politikat e tjera, që do të shkojnë për infrastrukturën konviktore, auditoret, bibliotekat, IT-në, rritjen e cilësisë së mësimdhënies në tërësi. Sa ka shtuar banda e hajdutëve në buxhet krahasuar me vvitin që po lëmë pas? 200 mijë dollarë ka shtuar krahasuar me vjet dhe brenda këtyre 200 mijë dollarëve, ky mashtrues (Arben Ahmetaj) këtu thotë se do të jap para edhe për ata që s’kanë, që janë në ndihmë ekonomike, edhe përgjysmim tarifash, edhe këtë edhe atë. Cdokush e ka të qartë se janë mashtrime, janë gënjeshtra. Nuk ka vendosur mjaftueshëm para në buxhet për të paguar as për 100 studentë në ndihmë ekonomike. Pse? Sepse Në buxhetin e vitit 2019, 18 milionë dollarë, Edi Rama i ka ndarë për shpenzime luksi për rikonstruksione, ndërtime, paisje zyrash, kompjuterike dhe blerje makinash për bandën e hajdutëve. 21 milionë dollar të tjerë i ka shtuar shpenzimet operative, biletat e avionëve, hotelet e luksit ku derdhet parja lumë për orgjitë qeveritare. Vetëm vitin e ardhshëm, 12 milionë dollarë i ka parashikuar për Viktoria Invest, për Salillarin, për Biba
X, DH-në apo për këdo tjetër që do ta zëvëndësojë në megavjedhjen e unazës dhe në pastrimin e parave të pista, ku shpresoj që drejtësia amerikane do të çojë drejt rezultateve të pritura për shqiptarët edhe politikanët që kanë marrë kaparin. Tre inceneratorët e Arben Ahmetajt, 21 milionë dollarë do t’i japë Klodianit të vet që ka regjistruar kompanitë në parajsat fiskale në Holandë. Prandaj ka lënë vetëm 200 mijë dollar shtesë për studentët. Tre PPP-të në shëndetësi, Vilma, Ilir Rrapaj, Jani Karathano, do të marrin vitin e ardhshëm 33 milion dollarë. Pra, në total po t’i mbledhësh këto, 105 milion dollarë. Shumë më shumë sesa duhen për dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë. Nuk po futemi këtu te Kastrat-Salillari me 6.8 milion dollarë, tek Gjoka me 26 milion dollarë dhe shumë të tjera, të cilat do të kemi kohë t’i marrim një nga një ne dhe, së shpejti, drejtësia. Siç e shikoni, lekë ka për të dyfishuar buxhetin e arsimit të lartë, po nuk ka vullnet. Vullneti i Edi Ramës dhe i bandës së tij të babëzitur të hajdutëve, që kanë kaluar në overdozë parash, është që këto para t’i vjedhin dhe t’i bëjnë rrush e kumbulla. Natyrisht, vetëm dyfishimi i buxhetit nuk mjafton. Duhet një reformë e thellë, e cila fillon me anulimin e ligjit për arsimin e lartë. Duhet një reformë e thellë që duhet të udhëhiqet nga parimet e demokratizimit, mirëmenaxhimit, përgjegjësisë së mësimdhënies, përmes transparencës dhe vlerësimit të pavarur, rankimit të famshëm që kurrë nuk erdhi. Sepse studentët nuk duan thjesht dhe vetëm ulje tarifash dhe rritje shpenzimesh për ta, por, mbi të gjitha, duan që paratë e taksapaguesve, të prindërve të tyre, të shkojnë për shpenzime të drejta. Reforma duhet të jetë e thellë dhe e gjithanshme. Partia Demokratike ka një platformë, të cilën do ta diskutojë me pedagogët dhe studentët. Por sot le të mjaftohemi me këtë të vërtetë që nxjerr zbuluar autorët e kësaj farse: Para ka, por hajdutët i duan vetëm për vete! *Fjalimi i Kryetarit të PD, Lulzim Basha, dje në Parlament
POLITIKE
9 E premte, 21 DHJETOR 2018
Argumentet e kreut të shtetit: Ligi krijon paqartësi dhe mundësi abuzivizmi ndaj bizneseve dhe aksionerëve
P
residenti i Republikës, Ilir Meta ktheu dje në Kuvend ligjimn nr. 94/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar. në argumentet që ka dhënë kreu i shtetit, renditen dy çështje kryesore se përse ligji nuk mund të dekretohet. E para, sipas kreut të shtetit, neni 9, i ligjit nr.94/2018, bie në kundërshtim me parimin kushtetues të “barazisë përpara ligjit” dhe krijon pasiguri juridike përsa i takon aplikimit të tij në praktikë. Nisur nga përkufizimi i nenit 9, del qartazi se kemi të bëjmë me një dispozitë ligjore me efekt prapaveprues, në trajtën e një “amnistie fiskale”, ku nuk përcaktohet qartë shtrirja kohore e saj. “Neni 9 i ligjit nr.94/2018, është në kundërshtim të hapur me parashikimet e nenit 155 të Kushtetutës, i cili ndalon trajtimin fiskal preferencial me efekt prapaveprues. Neni 9 krijon pabarazi fiskale në raport me individët, apo aksionerët të cilët gjatë gjithë këtyre viteve e kanë shpërndarë dividendin deri në vitin 2017, duke zbatuar një normë tatimi prej 15%, ndërkohë që me nenin 9 të ligjit të miratuar, aksionerët të cilët nuk e kanë shpërndarë dividendin deri në 2017, tashmë do të përfitojnë një lehtësim fiskal duke aplikuar një tatim fitimi prej 8%. Neni 9 krijon paqartësi dhe mundësi abuzivizmi ndaj bizneseve dhe aksionerëve për shkak se nuk
Presidenti kthen ligji për “Tatimin mbi të ardhurat”
përcakton saktësisht normën 8 % apo 15 %, si dhe mënyrën se si do të tatohet dividendi që i përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 dhe më parë, në rast se subjekti tregtar nuk e respekton apo e tejkalon afatin e parashikuar në këtë nen për pagesën e tatimit mbi dividendin (30 shtator 2019) dhe është në kush-
tet kur nuk ka marrë një vendim për shpërndarjen e dividendit, për periudhën e diktuar nga ligji”,- thuhet në relacionin e kreut të shtetit. Argumenti i dytë ku mbështetet kreu i shtetit është neni 11, i ligjit nr. 94/2018, bie ndesh me parashikimet e nenit 84 pika 3 të Kushtetutës, përsa i takon afatit
të hyrjes në fuqi të këtij ligji. “Neni 11, i ligjit nr. 94/2018 të miratuar dhe të paraqitur për dekretim dhe shpallje, parashikon se: “Ky ligj botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 1 janar 2019”. Në këtë mënyrë kjo dispozitë bie ndesh me parashikmet e nenit 84 pika 3, të Kushtetutës që diktojnë detyr-
imin që ligji duhet të hyjë në fuqi jo më parë se 15 ditë nga botimi i tij në fletoren zyrtare. Referuar kërkesave të Kushtetutës, është objektivisht e pamundur që ligji nr. 94/2018, të hyjë në fuqi më datën 1 janar 2019. Në një vlerësim dhe analizë më të përgjithshme të kuadrit fiskal, ky ligj përmbys sistemin dhe barazinë fiskale, duke e kthyer sistemin e taksimit progresiv në regresiv, sepse favorizon ndjeshëm shtresën më të pasur të shoqërisë. Presidenti i Republikës i kërkon Kuvendit të rishqyrtojë këto dy nene me qëllim që ato të mos bien ndesh me parashikimet Kushtetuese, ku përfituesit real të lehtësirave fiskale të parashikuara në këtë ligj, të jenë të gjithë qytetarët shqiptarë dhe biznesi, pa diferencime dhe me trajtim të barabartë”,- thuhet në relacionin e kreut të shtetit. Argumentat e shtjelluara mbi kthimin për rishqyrtim të nenit 9 dhe nenit 11, të ligjit nr. 94/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar, mund t’i gjeni në faqen zyrtare të institucionit të Presidentit të Republikës.
FJALIMI
Socialistë, mos e lini vendin dhe partinë në dorën e Ramës Nga Monika Kryemadhi
S
ot nga kjo foltore e parlamentit shqiptar i cili për hir të së vërtetës është kapur peng nga një i sëmurë, nga një njeri me probleme të qarta të karakterit dhe të mendjes, të cilat tashmë çdo ditë e më shumë po i nxjerrin në pah. Amendamentet e Lëvizjes Socialiste për integrim për sa i përket ligjit të buxhetit apo edhe kërkesat për të amenduar ligjin për arsimin e lartë, që në fakt duhet aprovuar, nuk kanë të bëjnë se ne kemi një besim shumë të madh tek këta këtu mbrapa, apo tek ai atje që po bën shfaqje cirku dhe mendon se mund të tallet me studentët, por po e xhirojnë studentët nga mëngjesi deri në darkë. Ishte për t‘iu thënë ndërkombëtarëve që dialogu në politikë nuk është më në dorë të opozitës, por është në dorë të një të çmenduri, që për hir të së vërtetës kjo doktoresha e shkencave këtu ia zhveshi gjithë kallajin e doktoreshës Mira
Kaçolli, e cila ka mashtruar prej 20 vitesh Partinë Socialiste, qeverinë shqiptare, të huajt që kemi kryeministër një të çmendur, që për herë të tjetër, që edhe ju si socialistë, por edhe ne nga ana tjetër, duhet tu kërkojmë kartelën shëndetësore çdo njeriu që do drejtojë këtë vend. Tashmë për sa i përket kërkesave të studentëve, ato janë shumë të thjeshta. Mua më vjen shumë keq për zyshën time, Lindita Nikolla, e cila është dendur në ilaçe sepse nuk po e
suporton dot më, sepse do të ikë një orë e më përpara, të lëshojë karrigen e ministrit, sepse nuk ka pse të mbajë ajo mbi kurriz 140 mijë studentë shqiptarë se nuk i do qejfi, apo Edit “Edi”. Kështu që unë mendoj që ne kemi vetëm një zgjidhje, të pranojmë ato tetë kërkesat e studentëve, që edhe ju të jeni të qetë dhe të vazhdoni punën tuaj dhe është shumë pak, shumë shumë pak, 0.54 për qind të buxhetit të oligarkëve që ju duhet t’ju jepni. Pra,
nga 46 për qind të buxhetit të shtetit të GDP-së mos jua jepni atyre oligarkëve, se s’po jua përmend edhe njëherë emrat nga fillimi deri në fund, por jepjani studentëve 0.54. Nuk është asgjë, sepse problemi nuk qëndron më tek ne. Problemi pastaj do të qëndrojë tek ju, njerëzit do të vijnë dhe nuk do të ndalen. Mos mendoni që dalja e studentëve aty ishte thjesht një lëvizje partiake. Ka edhe anëtarë të Partisë Demokratike, ka edhe anëtar të LSI-së, edhe anëtarë të Partisë Socialiste sepse nuk mund të durojnë dot më socialistët arrogancën e një sekti kriminal, të cilat vijnë nga një grup orgjirash të shoqëruar si modernizëm duke sjellë një emancipim të ri të politikës shqiptare. Nuk mund të durojnë dot më socialistët shqiptarë arrogancën e një të çmenduri dhe mbi të gjitha nuk mund të durojnë dot më socialistët shqiptarë kriminalizimin që po i bëni Partisë Socialiste. E them këtë sepse më vjen keq, sepse kam kaluar vitet më të bukura të jetës sime në Partinë So-
cialiste dhe më vjen keq kur e shikoj se si po përfundon. Po përfundon në ditën e saj më të zezë. As në vitet ’90 kur studentët u ngritën për të hequr emrin e Enver Hoxhës nga Universiteti i Tiranës nuk e kam parë kaq të tkurrur, kaq të rrënuar dhe kaq të demoralizuar Partinë Socialiste. Megjithatë dy gjëra, doja të thoja, sepse nuk kam pikën e dyshimit që e gjithë mënyra e funksionimit të këtij Parlamenti ka degraduar, por do t’ju kërkoja më shumë një sensibilizim njerëzor dhe prindëror. Të krishterët kur falen në Kishë, kërkojnë falje për mëkatet e tyre me fjalë, me vepra, me mendime dhe me lëshime. Me fjalë edhe kërkojmë falje, me vepra edhe i kuptojmë veprimet që bëjmë, apo edhe mendimet se herë pas here çfarë nuk na shkon në mendje, por kur vjen fjala te lëshimet, të gjithë dorëzohemi. Dhe lëshime nuk është për ne që flasim, por për ju që nuk bëni asgjë. *Fjala në Kuvend e Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi
FORUM OPINION Nga Andi Bushati
I
lir Meta ka kthyer sot një ligj, që më shumë i ngjan një thike pas shpine për Edi Ramën. Si një njeri që vjen nga e majta dhe nga një opozitë që po denoncon përditë shërbimet që i bën kryeministri oligarkëve, ai i ka çuar për rishqyrtim parlamentit amendamentet që i falin miliona njerëzve më të pasur të këtij vendi. Fjala është për uljen e tatimit mbi dividentin që ndajnë mes tyre aksionerët e kompanive private. Ai është parashikuar të zbresë nga 15% që ka qenë më parë në 8% sot. Dhe historia nuk përfundon këtu. Ky përgjysmim do të shtrihet sipas ligjit të votuar njëherë në 3 dhjetor edhe për vitet paraardhëse. Pra, sikur të japim një shembull të thjeshtëzuar, për një biznesmen të madh që do të ndajë fitimin e 10 milionë dollarëve në vit, buxheti i shtetit që merrte deri më tani 1.5 milionë, këtej e tutje do të marrë 800 mijë. Dhe kjo jo
vetëm për 2018, por edhe për vitet e mëparshme, nëse ky biznesmen nuk ka ndarë në atë kohë fitim. Pra merret me mend se sa humbet buxheti ynë i përbashkët nga dhurata maramendëse që Edi Rama po i bën më të pasurve. Natyrisht që akti i duartrokitshëm i Ilir Metës është një vendim i pastër politik. Pavarësisht nga kleçkat kushtetuese që presidenti ka gjetur duke u mbështetur tek shkeljet e barazisë mes shtresave të ndryshme, ai me kthimin e këtij ligji, ka dashur të na tregojë një akt të pastër grabitjeje. Ai ka dashur të tërheqë vëmendjen e opinionit mbi këtë turp që e kaluan në heshtje të gjitha mediat që janë të interesuara për ndarjen e fitimit të tyre. Ai ka dashur të tërheqë vëmendjen mbi mashtrimin e Ramës me taksën progresive, sipas të cilës më të pasurit do duhej të paguanin më shumë
10 E premte, 21 DHJETOR 2018
Një tjetër grabitje e kryeministrit të të pasurve dhe më të varfrit gjoja më pak. Ai ka dashur të tërheqë vëmendjen mbi paktin okult mes oligarkëve dhe kryeministrit, duke vënë në dukje se gjatë viteve të fundit më të pasurit e këtij vendi nuk kanë paguar tatim mbi dividentin, me premtimin se një ditë Rama do tj’u a falë atë (kjo vërtetohet me shifrat e viteve të fundit). Ai ka dashur të tërheqë vëmendjen mbi një shoqëri gjithnjë e më të pabarabartë, ku puna e taksohet (deri 24%) shumë më tepër se fitimi i një aksioneri (8%). Pra, pikërisht në një kohë kur Edi Rama ngre supet para studentëve për tu thënë se kaq para kemi, në një kohë që firmos në mënyrë fre-
Kërkesa e Kryetares së LSI për arsyet se përse nuk pezullohen punimet në projektin e Unazës së Re
Arta Marku ja kalon Prokurorisë Tiranë: Jepini përgjigje kërkesës së LSI T
re ditë më parë, më 18 dhjetor, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i kërkoi në mënyrë zyrtare, Prokurores së Përgjithshme Arta Marku pezullimin e punimeve në Unazën e Re. Në një letër publike për kryeprokuroren, kryetarja e LSI shprehet se edhe pse u verifikuan problematika me tenderat e këtij projekti punimet e kompanive private janë ende duke vazhduar. Kryemadhi theksonte se punimet po vijojnë edhe në pjesën e projektit ku Ministria e Infrastrukturës deklaroi se është anuluar tenderi. “Nga konstatimet dhe verifikimet e kryera në terren vërejmë se në të gjithë gjatësinë e projektit, firmat fituese vazhdojnë të kryejnë veprime që tregojnë se punimet nuk janë pezulluar”, shprehet në kërkesën e saj Monika Kryemadhi. Pas kësaj kërkese, mësohet se
Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku është vënë në lëvizje. Në një dokument zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme ajo i referon shqetësimin dhe kërkesë e LSI, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, konkretisht drejtueses së kësaj prokurorie, Elisabeta Imeraj. Në dokumentin zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme, theksohet se Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar sqarime për mospezullimin e punimeve të Unaza e Re, pas publikimit të fakteve që kanë të bëjnë më abuzime. Prokuroria e Përgjithshme vlerëson se objekti i kësaj kërkesë duhet të trajtohet nga Prokuroria e Tiranës, e cila ka marrë përsipër hetimin dhe konkretisht drejtuesja Elisabeta. Në dokumentin e Prokurorisë së Përgjithshme kërkohen sqarim nga kjo prokurori, mbi arsyet se përse punimet janë ende në proces, ndërkohë që firma që fitoi tenderin u pezullua nga
Ministria e Infrastrukturës. Me dokumentin e firmosur nga drejtuesit e Prokurorisë së Përgjithshme ka jo vetëm kërkesë llogarie për vartësit, por edhe distancim nga ajo që po ndodh të Unaza e Re. Tre javë më parë, në emisionin “Të Paekspozuarit” u publikuan fakte se një prej tre kompanive që ka fituar tenderin te Unaza e Re ka falsifikuar gjithë dokumentet. Nga dokumentet rezultoi se tenderi prej 18 milionë euro, i vetëm një pjese të projektit, i është dhënë një 26-vjeçari që punonte recepsionist. Ministria e Infrastrukturës urdhëroi pezullimin e punimeve në këtë segment të projektit dhe deklaroi se do të shpallte hapjen e një tenderi të ri. Ndërkohë, siç vë në dukje dhe kryetarja e LSI, edhe pse ka një vendim pezullimi nga ministria punimet në gjithë segmentin vazhdojnë njëlloj si më parë.
netike PPP me justifikimin se drejton një shtet të varfër, kryeministri i të pasurve u dhuron njerzve më të kamur të këtij vendi miliona euro. Pikërisht këtë ka dashur të tregojë Ilir Meta me kthimin në kuvend të këtij ligji. Dhe për këtë duhet përshëndetur. Sepse ai e di që nuk mund ta pengojë këtë vendimarje të Ramës. Ai e di që argumentimi i tij kushtetues mund të hajë interpretim. Ai e di që shumica e deleve do ta hedhë poshtë dekretin e tij. Por, pavarësisht nga kjo, akti politik i Metës ka një vlerë. Sepse ai na tregon më shumë për një kryeministër që pasi i jep tendera pa garë klientëve të tij, pasi u fal konce-
sione dhe PPP, pasi i shpall investitorë strategjikë kur kanë probleme me pronarët, pasi i hap dritën jeshile për të prishur teatrin dhe stadiumin duke ngritur kullat e tyre mbi tokë publike, ai, në fund u përgjysmon edhe tatim fitimin, për këto biznese që u ka dhuruar. Natyrisht, të gjithë e dinë që akti i presidentit nuk do ta ndalë dot vullnetin e Ramës për ti shkuar deri në fund krijimit të një shoqërie skajshmërisht të pabarabartë. Por Ilir Meta duhet falenderuar për zbrapsjen e këtij ligji, sepse së paku ai riktheu vëmendjen, ndaj një grabitjeje që prej 3 dhjetorit po kalohej në heshtje. Lapsi.al
POLITIKE
11 E premte, 21 DHJETOR 2018
KRYEMINISTRI I IZRAELIT
PRESIDENTI I SHBA
Netanjahu anuloi vizitën për shkak të diplomatëve iranianë në Tiranë D
etaje të reja vijojnë të dalin lidhur me shpalljen “non grata” të dy diplomatëve Iranianë në Tiranë. Qeveria shqiptare vendosi dje dëbimin e dy diplomatëve, të cilët dyshohet se kanë pasur lidhje me një sulm terrorist të planifikuar në Shqipëri, gjatë ndeshjes Shqipëri- Izrael, në shtator të vitit 2016. Plani për sulm ndaj kombëtares së Izraelit, siç raportuan mediat ndërkombëtare në atë kohë, u sinjalizua nga shërbimet inteligjente të Izrealit dhe SHBA. Ndërhyja në kohë e shërbimeve amerikane dhe Izraelite bëri të
mundur shmangien e një kasaphane të paimagjinueshme. Gjatë dy viteve nga zbulimi i planit, hetimet kanë avancuar duke arrestuar dhe dënuar autorët e sulmit të mundshëm, por edhe identifikuar persona të tjerë që janë përfshirë në këtë ngjarje. Hetimet e institucioneve inteligjente të SHBA dhe Izraelit kanë arritur në përfundimin se zyrtarët e ambasadës iraniane kanë pasur rol jo të vogël në këtë ngjarje. Për këtë arsye, Qeverisë shqiptare i është kërkuar nga partnerët që të merret masat e duhura diplomatike shumë
kohë më parë. Një burim diplomatik bëri të ditur se mos zbatimi i kërkesës për dëbimin e diplomatëve nga qeveria shqiptare solli dhe anulimin e vizitës së kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanjahu në Tiranë. Në datën 1 nëntor, ishte planifikuar që në Tiranë të mbërrinte kreu i qeverisë së Izraelit, e para vizitë e një niveli kaq të lartë në Shqipëri. Por në momentin e fundit vizita u anulua, pa dhënë asnjë arsye të fortë në opinion. Siç rezulton më vonë nga zhvillimi i ngjarjeve, motivet e anulimit të vizitës lidhen pikërisht me mos zbatimin e kërkesë së SHBA dhe aleatëve për dëbimin e diplomatëve iranianë. Vetëm dje qeveria shqiptarë mori vendimin për shpalljen “non grata” të dy diplomatëve. Një vendim që në kohë rekord u mbështet nga autoritetet më të larta të SHBA. Nuk dihen ende motivet se përse qeveria shqiptarë ka refuzuar për një kohë kaq të gjatë dëbimin e dy diplomatëve që për NATO dhe partnerët e tjerë të rëndësishëm kanë pasur lidhje me terrorizmin.
Dëbimi i diplomatëve iranianë, Trump letër kryeministrit Rama
P
residenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një letër kryeminis trit Edi Rama pas dëbimit të ambasadorit iranian në Tiranë dhe një diplomati tjetër. Letra është bërë publike nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Ndërsa kjo është letra e Presidentit Trump: “I dashur Z. Kryeministër: Faleminderit për përpjekjet tuaja të palëkundura duke iu kundërvënë Iranit dhe duke iu kundërpërgjigjur veprimeve e përpjekjeve të tij destabilizuese për t’u mbyllur gojën disidentëve anembanë globit. Udhëheqësia e treguar nga ju me dëbimin e Ambasadorit të Iranit nga vendi juaj është shembull i përpjekjeve tona të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda. Shqipëria ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Shteteve të Bashkuara dhe unë mirëpres rritjen e partneritetit tonë, ndërsa ballafaqohemi me çështjet e shumta të rëndësishme që të dy vendet tona hasin. Sinqerisht, Donald Trump”,thuhet në letrën e Presidentit të SHBA për kryeministrin Edi Rama.
REPUBLIKA E SHQIPERISE GJYKATA KUSHTETUESE KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
SHPALLJE E VENDEVE VAKANTE Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/ 2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar me vendimin nr.101 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”: 1. Rishpall 2 (dy) vende vakante për “Specialist IT” në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse. KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT TE PARË PËR “SPECIALIST IT”: a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Inxhinieri Informatike, Informatike, Teknologji informacioni etj. b. Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit. c. Të ketë eksperiencë në menaxhimin e projekteve TIK. d. Të ketë eksperiencë në hartimin e politikave të brendshme IT dhe planifikime ne fushen IT. e. Të ketë njohuri shumë të mira për infrastrukturat e IT dhe sistemet të cilat implementohen mbi to. f. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT TE DYTË PËR “SPECIALIST IT”: a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Inxhinieri Informatike, Informatike, Teknologji informacioni etj. b. Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit. c. Të ketë njohuri shumë të mira në administrimin e sistemeve si Active Directory, Outlook Mail Client d. Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastukturën e rrjetit. e. Të ketë njohuri bazë për panelet e administrimit të faqeve web (Wordpress, Drupal, Joomla etj). f. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. 2. Shpall 1 (një) vend vakant për “Specialist Financë/Buxheti” në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse. KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT “SPECIALIST FINANCË/BUXHETI”: a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Ekonomi, Dega Financë. b. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. c. Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion. d. Të ketë njohuri në programet financiare si: Alpha/Financa 5 etj. 3. Shpall 1 (një) vend vakant për “Specialist i Burimeve Njerëzore” në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse.
KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT “SPECIALIST BURIME NJERËZORE”: a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor”. b. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. c. Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën e burimeve njerëzore. KUSHTE TË PËRGJITHSHME: · Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Certifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 4.3.2015. · Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara. Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 20 dhjetor deri më 31 dhjetor 2018 në një nga format e dhëna më poshtë: · Paraqitjes së Kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 31 dhjetor 2018, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 20 dhjetor deri më 31 dhjetor 2018 në adresën info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme: 1. Jetëshkrim profesional në gjuhën shqipe, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare; 2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi; 3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal; 4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore; 5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi; 6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt; 7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim. Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-7.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E premte, 21 DHJETOR 2018
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
13 E premte, 21 DHJETOR 2018
Presidenti Meta çmon Revistën bektashiane “Urtësia” me Titullin “Naim Frashëri”
fetare dhe ringritjen e selive të kultit t’u dhuronin shqiptarëve revistën e parë bektashiane “Urtësia”. Përpjekja e tyre për të ndriçuar shpirtin e mijëra besimtarëve me dritën fetare, kulturore e ar-
P
residenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dje në veprimtarinë kushtuar 25-vjetorit të Revistës “Urtësia”, të mbajtur në Hotel “Tirana International” me praninë e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, kreut të Bashkësisë Myslimane Shqiptare, Haxhi Skënder Bruçaj, klerikëve dhe
besimtarëve të shumtë. Duke përshëndetur këtë veprimtari, Presidenti Meta çmoi rolin dhe kontributin e Revistës bektashiane “Urtësia” me Titullin “Naim Frashëri”: “Në vlerësim të kontributit për ringritjen e besimit bektashian dhe monumenteve të tij të kultit, në promovimin e dijes, kulturës dhe doktrinës bektashiane duke u of-
tistike ka qenë dhe ngelet një akt për t’u përshëndetur. Kjo revistë është tashmë zëri, forumi dhe shpirti i vërtetë i aktivitetit të Kryegjyshatës dhe bashkësisë tuaj të nderuar”,- tha Presidenti Ilir Meta.
ruar gjithë besimtarëve, krahas dijeve fetare, edhe mesazhe atdhedashurie, paqeje e mirëkuptimi, që synojnë përparimin e shoqërisë dhe orientimin e shqiptarëve drejt një jete të përbashkët në harmoni”. “25 vjet më parë klerikët e shquar bektashianë, me në krye të paharuarrin Kryegjyshin Botëror Haxhi Dede Reshat Bardhi ia dolën që bashkë me liritë
DITA NDËRKOMBËTARE E SOLIDARITETIT NJERËZOR
Presidenti Meta: Të jemi pranë atyre që kanë nevojë Presidenti Ilir Meta, në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, ka bërë apel që shqiptarët që kujtojnë porosinë e Shenjtores Nënë Tereza. “Sot në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, ne kujtojmë porositë e Shenjtores Nënë Tereza, simbolit shqiptar e botëror të humanizmit e solidaritetit, për të qenë pranë njëri-tjetrit, në ditë të mira e në ditë të vështira, në dhimbje dhe në gëzime, pranë kujtdo që ka nevojë për ndihmë e përkujdesje, veçanërisht në krah të fëmijëve e të rinjve, të vetmuarve, njerëzve në nevojë dhe të sëmurëve, për t’u dhënë shpresë dhe besim”,shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij në Facebook.
Ambasadori i ri i Republikës Sllovake, Peter Spisiak, paraq Letrat Kredenciale Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës Sllovake në vendin tonë, Peter Spišiak. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis dy vendeve. Duke iu referuar vitit 2018, si vit i kremtimit të 25-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, Presidenti Meta nënvizoi se, ky vit na gjen me një bilanc pozitiv në marrëdhëniet tona. Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi intensifikimin e mëtejshëm të dialogut politik dypalësh e shumëpalësh midis dy vendeve, si dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushën e turizmit. Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e deritanishme të Sllovakisë për Shqipërinë, në kuadër të procesit të integrimit evropian, si dhe shprehu besimin se kjo mbështetje do të vijojë edhe për marrjen e vendimit dhe çeljen e negociatave të anëtarësimit. Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu rolin dhe kontributin e Sllovakisë për forcimin e stabilitetit dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, përmes edhe eksperiencës dhe rolit në Grupin e Vishegradit (V4).
SPECIALE
14 E premte, 21 DHJETOR 2018
Kryebashkiaku Veliaj merr mbështetjen e qeverisë japoneze për financimin e projektit të menaxhimit të ujërave të zeza
Veliaj: Qeveria japoneze po vlerëson heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë shqiptar që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike 2020. Kryebashkiaku siguroi sportistët elitarë të ekipit shqiptar se do të kenë mundësi që të trajnohen dhe të përgatiten dy muaj para lojërave në Japoni, me qëllim arritjen e rezultateve të larta.
Krahas menaxhimit të emergjencave civile dhe transportit publik, edhe menaxhimi i ujërave të zeza është një nga fushat e bashkëpunimit mes qeverisë japoneze dhe Bashkisë së Tiranës. Në vijim të vizitës së tij në Japoni, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim edhe me kreun e Agjencisë Japoneze të Zhvillimit (JICA) Shinichi Kitaoka, nga i cili mori garancinë për financimin e projektit për kanalet e ujërave të zeza dhe sistemin e filtrimit të tyre. “Agjencia Japoneze e Zhvillimit do të vazhdojë me financimin e projektit për kanalet e ujërave të zeza dhe sistemin e filtrimit të ujërave të zeza në Tiranë. Kemi pasur disa probleme me ish-administratën e Ministrisë së Transporteve, të cilat janë në rrugën e zgjidhjes, dhe për gjithë qytetarët e Tiranës lajmi i mirë është se projekti do të vazhdojë dhe investimi i nisur përgjatë rrugës së Kombinatit në njërën nga brigjet e Lanës, që mbulon ujërat e zeza për gjysmën e qytetit, do të përfundojë”, tha Veliaj. Ai siguroi se Bashkia e Tiranës, bashkë me Ministrinë e Transporteve dhe atë të Financave, do të punojnë me shpejtësi për të rikuperuar kohën e humbur për një investim jetik për Tiranën, si pasojë e burokracive të administratës së kaluar. Ndërkaq, Veliaj u takua edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme, Taro Kono, me të cilin bisedoi rreth shtimit të marrëdhënieve dhe zbatimit të një sërë projektesh konkrete në fusha të ndryshme. Veliaj dhe Kono vlerësuan nivelin e lartë të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shumë shpejt pritet edhe heqja e vizave për
“Jam shumë i lumtur që jo vetëm lojtarët dhe disa nga sportistët më të mirë elitarë të Tiranës do të jenë prezent, por
stafit të mrekullueshëm të ambasadës, por edhe miqve japonezë që do të sigurohen që dy muaj në advancë ata të
jemi thuajse gati për të përgatitur një ardhje të parakohshme të tyre për Lojërat Olimpike, që të kenë disa javë përgatitore përpara se të garojnë. Ky është një lajm shumë i mirë për gjithë sportistët e Tiranës, që janë pjesa më e madhe e skuadrës. Dua t’i garantoj të gjithë sportistët tanë elitarë, sidomos ata të atletikës apo peshëngritjes, që janë fushat ku pretendojmë medalje, se do të mirëpriten në Japoni falë
kenë mundësi të trajnohen edhe të përgatiten për sukses në garat e lojërave olimpike”, nënvizoi Veliaj. Ambasadori i RSH-së në Japoni, Gjergj Teneqexhiu, i cilësoi pozitive marrëdhëniet mes dy vendeve dhe shprehu bindjen se ky shtim i bashkëpunimit do të pasohet shumë shpejt edhe me prezencën e kompanive të fuqishme japoneze në vendin tonë. “Duket që ka një zhvillim shumë pozitiv midis dy vendeve tona. Këtë e tregon vizita e ministrit të Jashtëm në qershor dhe vizita e z. Veliaj në Tokio, i ftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe qeveria japoneze. Duket se po merr një spunto të re midis Japonisë dhe Shqipërisë dhe shpresoj që kjo do të pasohet shumë shpejt edhe me prezencën e kompanive të fuqishme japoneze në vendin tonë”, deklaroi ambasadori Teneqexhiu. Pjesë e vizitës në Japoni ishte edhe një takim i ngrohtë me shtetasit shqiptarë, që studiojnë dhe punojnë në Japoni, tregues ky i marrëdhënieve të mira mes vendeve dhe i intensifikimit të shkëmbimit jo vetëm ekonomik, por edhe kulturor.
qytetarët shqiptarë. “Më në fund kemi një Ambasadë si në Shqipëri, ashtu edhe në Japoni, do të thotë se marrëdhëniet e vendeve janë në një nivel akoma më të lartë. Një nga kërkesat tona ka qenë edhe heqja e vizave për qytetarët shqiptarë, e cila po vlerësohet, sepse besoj se shkëmbimi mes njerëzve është po aq i rëndësishëm sa shkëmbimet e politikës, e shteteve, e burokracive apo edhe shkëmbimet ekonomike”, tha ai. Një tjetër lajm i mirë është dhe ai për përgatitjen e ekipit
AKTUALITET
15
E premte, 21 DHJETOR 2018
Flet kryetari i Kshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi
N
ë të parën intervistë për emisionin “45 minuta” në Report Tv, pas zgjedhjes në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi u shpreh se brenda dy muajve KLP duhet të zgjedhë kryeprokurorin e ri me mandat të plotë si dhe të miratojë ngritjen e SPAK-ut. Ku u zhvillua mbledhja e parë e KLP? Është një sallë e famshme, ajo ku zhvilloheshin mbledhjet e KLD. Jemi mbrapa me logjistikën. Janë identifikuar disa godina. Qeveria kishte qenë e detyruar të punonte vetë për ambientin e përshtatshëm për KLP, por ata nuk guxuan ta bëjnë zgjedhjen pa ne. Megjithëse duhej bërë një zgjedhje dinjitoze që përkonte edhe me statusin e organit të ri. Kjo do të përkthehet në një zvarritje disajavore ndoshta edhe mujore. E pengon aktivitetin e KLP mungesa e një salle mbledhjes? Sepse duhet të ngrihet SPAK-u… Afati ka filluar dje (19 dhjetor), dhe brenda dy muajve duhet ngritur SPAK. Mbledhjet dhe puna do vijojnë. Mbledhjet do vijojnë në Prokurorinë e Përgjithshme, por edhe te salla e ishKLD, ku sot është KLGJ dhe do t’i ndajmë mbledhjet me KLGJ. Mbledhjet e KLP do jenë të hapura për mediat? Patjetër. Por kjo realizohet në disa mënyra që registrimi audio dhe video të vendoset në faqen e internetit të KLP. Duhet edhe një lloj hapësire në këshill që të punojë i qetë, pa praninë e kamerave. Por kjo për momentin është e pamundur sepse nuk e kemi një faqe interneti. Cilat janë kompetencat e
Ibrahimi: Brenda dy muajve zgjedhim SPAK dhe Kryeprokurorin
kryetarit të KLP-së? Në rastet kur votat janë të ndara 4 me 4 ose 5 me 5, vota e kryetarit bën diferencën. Kryetari voton i fundit, por çfarë vlere ka kjo. Kjo bëhet për të evituar përçarjen mes anëtarëve. Nëse kuptohet se shumica shkon në një anë, kryetari shton peshën e tij psh. Më shumë se një mekanizëm çbllokues, vota e kryetarit do jetë një mjet për të shuar ato konfliktet e vogla. Të gjitha mendimet, përkatësitë duhet të shfaqen dhe ballafaqohen. Nëse është e mundur që kryetari me votën e tij e zbut këtë ndarje, kjo është ajo që i është mundësuar me votimin si i fundit. Opozita thotë se jeni investim politik i Ramës për të kontrol-
BERAT
Sinaj takim me nxënësit ekselentë për festat
luar sistemin e drejtësisë… Keqardhje në rastin më të madh sepse është në vazhdën e atyre qëndrimeve përgjatë gjithë përiudhës së reformës. Jam etiketuar si njeriu që i përkas familjes së një eksponeti të PS. Jam përpjekur ta zhbëj këtë në çdo studio. Me gjithë respektin për opozitën, nuk kam ndërmend ta bëj këtë lojë, sepse ata nuk i kanë ndërmend ato që thonë. Ata mua më njohin personalisht. Nuk e di kush e ka lexuar këtë deklaratë… Por nuk përmendin më që keni punuar pranë Soros-it… Në tre vite, kam punuar për fondacionin Soros. Mendoj se duhet t’i jemi mirënjohës sepse ka hedhur 1 miliard dollarë në
art, shkencë, sistemi ynë politik dhe juridik. Është një kontribut i madh politik dhe moral për të ngjallur në Shqipëri instiktet e demokracisë, ekonomisë së tregut që na mungonin fare. Soros është një filantrop bujar që e ka ndihmuar Shqipërinë. Soros ka ndikuar te kjo reformë? Soros ka punuar për ato dy vite pagën time që kam punuar nga mëngjesi deri në darkë. Dhe kaq. Sesi mund të ndikohet në këtë mënyrë, nuk e di. Në atë grup ekspertësh vetëm unë kam qenë i deleguar i ministrit të Drejtisë, si këshilltar. Nëse nuk do isha këshilltar i z.Naço, s’do isha në atë grup. Me z.Naço kam punuar disa muaj.
Kur do ngrihet SPAK dhe cili është roli i KLP në ngritjen e kësaj strukture? Ky është produkti më i rëndësishëm i punës së KLP. Do jemi ne 11 që do vendosim se cilët do jenë prokurorët këta zotërinj apo zonja, me një mandat 9-vjeçar, me garanci maksimale për sigurinë e punës së tyre, do punojnë në SPAK. Edhe ne vetë nuk mund t’i shkarkojmë ata. Duhen 2/3 për të shkarkuar një prokuror të SPAK. Për t’i votuar duhen shumicë e thjeshtë. Ata do rrijnë shumë gjatë në atë detyrë. Paga e tyre do të jetë një plus mbi pagat e shtuara të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ndërsa prokurorët e SPAK do kenë një shtesë mbi 20% të pagës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kur do zgjidhet Kryeprokuroi i Përgjithshëm? Afati është njësoj si SPAK, pra brenda dy muajve. Sa i takon kritereve për kryeprokuror, cilat janë? Ato që përcakton ligji. Koha e shërbimit nëse është kriter, ne do t’i vendosim pikë. 5 vjet, kaq pikë, 10 vjet kaq, e me radhë. Nëse ka qenë drejtues prokurorie, drejtues sektori, ne do themi sa pikë do kenë. Pikëzimi është i yni dhe do jetë i arsyeshëm. Gjithçka do jetë në një tabelë kaq pikë për këtë e atë, dhe në fund do kemi përllogaritjen matematikore.
SHKODËR
Mësuesja që “vret” gjakmarrjen, më e mira në botë L
Në sallën e konferencave të bashkisë së Beratit u organizua sot takimi me nxënësit e dalluar të shkollave 9-vjeçare. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm kryetari i Bashkisë, Petrit Sinaj, punonjës të institucionit të bashkisë, prindër, mësues dhe nxënës të shkollave. Në fjalën e tij përshëndetëse kryetari i bashkisë shprehu kënaqësinë e tij që për dy vite rresht bashkia e Beratit në prag të festave të fundvitit ndan dhurata për nxënësit e dalluar. Ai falënderoi nxënësit për arritjet e tyre, të cilët janë modeli që duhet ndjekur, falënderoi mësuesit për përkushtimin e tyre në edukimin e brezit të ri, prindërit për përkujdesjen që tregojnë, duke iu krijuar atyre kushte sa më të mira. ‘’Ky grup nxënësish janë si një pasqyrë për ne, ku ne shohim rezultatet e punës dhe të së ardhmes sonë’’,-u shpreh ndër të tjera kryebashkiaku Sinaj. Në vazhdim të aktivitetit u ndanë dhuratat për nxënësit e shkollave.
iljana Luani nga qyteti i Shkodrës njihet si mësuesja e nxënësve të ngujuar. Prej 15 vitesh, ajo shkon në shtëpitë e fëmijëve të ngujuar për t’u mësuar atyre gjuhën shqipe. Fëmijët e gjakmarrjes, ajo i mëson vullnetarisht pasi përfundon procesin mësimor në shkollën “Pashko Vasa”. Mësuese Liljana është tashmë në garë për çmimin “Global Teacher Prize”, teksa është kualifikuar mes 50 mësuesve më të mirë në botë. “Buzë lumit Kir gjeta një djalë të vogël që po luante më një karrocë druri në oborr. Ai fëmijë duhej të ishte në shkollën time dhe duhej të ishte në mësim, sepse ajo lagje është pjesë e juridiksionit të shkollës s dhe duhej ta njihja patjetër. Iu afrova dhe
e pyeta se përse nuk vinte në shkollë? Çoi kokën lart dhe, teksa loti i rodhi nga sytë, më tha se ishte në gjak. I jam betuar atij fëmije se do ta ndihmoja atë dhe të gjithë fëmijët që kanë fatin e atij”, shprehet mësuese Liljana. E pyetur sesi ndihet
teksa në çdo shtëpi që shkon ka një histori vrasje, ajo shton: “Nuk është se nuk lënë gjurmë tek unë. Sidomos dhimbjet e fëmijëve dhe nënave. Njeriu duhet të jetë i fortë. Kjo është një luftë kundër së keqes dhe e keqja në këtë rast është gjakmarrja”.
AKTUALITET
16
E premte, 21 DHJETOR 2018
Në seancën e së enjtes, të riut ju caktua masa “detyrim paraqitje” pasi qëndroi një muaj në paraburgim. Ai u arrestua më 22 tetor së bashku me 10 persona të tjerë
G
jykata e Tiranës vendosi të lirojë nga qelia 18-vjeçarin Daniel Dobrajn, banor dhe protestues i “Unazës së Re”, i cili hodhi kapsollen që dëmtoi efektiven e repartit “Shqiponja”, Ina Nuka. Në seancën e së enjtes, 18-vjeçarit ju caktua masa “detyrim paraqitje” pasi qëndroi një muaj në paraburgim. Ai u arrestua më 22 tetor së bashku me 10 persona të tjerë për protestën e zhvilluar përpara Kuvendit të Shqipërisë. Ndonëse protestuesit e tjerë u lanë të lirë, i njëjti vendim nuk u mor për të riun, i cili qëndroi një muaj në paraburgim, nga ku akuzoi për dhunë nga uniformat blu. Vendimi shkaktoi entuziazëm te familjarët dhe te protestuesit e “Unazës së Re”, të cilët kërkojnë prej muajsh dëmshpërblim real për banesat që u rrezikohen nga zgjerimi i rrugës. Sipas ARRSH-së, ai do të dëmshpërblehet për ndërtesën por familja nuk ka besim. Në seancën e 26 nëntorit, Danieli u shfaq me dy gishta të fashuar dhe tha se u dhunua nga efektivët e policisë në ambientet e komisariatit. 18-vjeçari pohon se ka hedhur tre kapsolla në drejtim të llamarinave që rrethojnë xhaminë e Namazgjasë por që nuk ka pasur qëllim të dëmtojë policët. “Theksoj se kam patur vetëm tre kapsolla, të cilat i kam ndezur dhe i kam hedhur në drejtim të llamarinave që rrethojnë xhaminë e Namazgjasë që po ndërtohet. Ka pasur një moment që disa punonjës të policisë kanë dashur të më ndalonin në protestën e mësipërme dhe unë nuk kam pranuar të më fusnin në makinë, duke e konsideruar
Del nga burgu 18-vjeçari, protestuesi i “Astirit” akuzoi policinë për dhunë
VENDIMI “Në seancën e së enjtes, 18-vjeçarit ju caktua masa “detyrim paraqitje” pasi qëndroi një muaj në paraburgim. Ai u arrestua më 22 tetor së bashku me 10 persona të tjerë për protestën e zhvilluar përpara Kuvendit të Shqipërisë”.
RRËFIMI “Theksoj se kam patur vetëm tre kapsolla, të cilat i kam ndezur dhe i kam hedhur në drejtim të llamarinave që rrethojnë xhaminë e Namazgjasë që po ndërtohet. Ka pasur një moment që disa punonjës të policisë kanë dashur të më ndalonint në protestën e mësipërme dhe unë nuk kam pranuar të më fusnin në makinë, duke e konsideruar veprimin e tyre të padrejtë”. veprimin e tyre të padrejtë”. Sipas avokatit të Dobraj, në shenjë hakmarrje për policen, kolegët e saj kanë ushtruar dhunë ndaj të riut, menjëherë pas arrestimit. Fill pas ngjarje, në një deklaratë për mediat, Avokati i Popullit shpjegoi gjithë verifikimet që janë kryer lidhur me protestat
e banorëve të “Unazës së Re”. Inspektorët e këtij institucioni deklaruan se gjatë verifikimeve është vënë re lëndim i të miturit D.D në dy gishtat e dorës. “Grupi i inspektimit të Avokatit të Popullit ka konstatuar se përveç shenjave të një lëndimi të dukshëm në dorën e të miturit D.D
Një ngjarje aksidentale është shënuar në Fier, ku një tren i pasagjerëve të linjës Durrës-Fier doli nga shinat mesditën e së enjtjes, në afërsi të Urës në zonën që njihet si “Vija e Ngjalës”. Burime treguan se treni me pasagjer ishte nisur nga qyteti i Durrësit për të arritur në Fier. Dyshimet paraprake janë se shkak për ngjarjen janë bërë problemet që ka patur traseja. Kjo nuk është hera e parë, traseja e hekurudhës në këtë vend edhe më parë ka pasur probleme të tilla. 10 vite më parë në këtë vend është përmbysuar një vagon cistern, duke derdhur një sasi të konsiderueshme karburanti. Mësohet se nga dalja e trenit janë dëmtuar disa vagona, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
tani nuk asnjë hetim për akuzat e 18-vjeçarit. Nga ana tjetër, efektivja Ina Nuka, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të mbërrijë së shpejti në Tiranë, pas finalizimit me sukses të operacioneve për rikuperimin e gishtërinjëve të njërës dorë. Për kurimin e saj në Stamboll, u kujdes qeveria.
KORÇË
AKSIDENTI
Del nga shinat treni i linjës Durrës-Fier
nuk ka pasur raportim tjetër prej dy të miturve për ndonjë shenjë tjetër të dukshme në trup. Janë verifikuar regjistrat mjekësorë dhe është vërtetuar se vizita mjekësore e të miturve është kryer me një vonesë prej dy orësh”,- thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit. Deri më
D
rejtuesi i makinës që transportonte mësuesit në shkollën Arrës të Devollit por që përfundoi në aksident me vdekjen e njëres prej tyre, u arrestua. Policia e Korçës e ka shpallur fajtor për shkelje të rregullave të qarkullimit Ndriçim Hoxhën, i cili në Land Rover kishte futur shtatë persona, gjashtë mësues dhe një infermiere. Në rrugën Miras-Arrës në zonën e Devollit pranë vendit të quajtur Shkallëz, makina është përmbysur. Për pasojë humbi jetën në vend mësuesja Luiza Dule 46-vjeç. Të tjerët u plagosën por janë jashtë rrezikut për jetën. Në një reagim të Konfederatës thuhet se kjo është këmbanë alarmi për gjendjen ku është katandisur arsimi sot. “Konfederata e Sindikatave ngushëllon familjen e mësueses së ndjerë dhe u uron shërim të shpejtë mësuesve të tjerë të lënduar në këtë aksident tragjik. Konfederata e Sindikatave e ka denoncuar më herët problemin e transportit të nxënësve dhe
Aksidenti i mësueseve, arrestohet shoferi
mësuesve në zonat e thella malore të Shqipërisë. Situata është kaotike, ku mësuesit e nxënësit detyrohen ta sigurojnë vetë transportin, teksa mjetet jo në pak raste nuk plotësojnë asnjë kusht të sigurisë teknike e janë
të pakolauduara. Në kohët më të errëta të këtij vendi trasporti i nxënësve dhe mësuesve nuk ka qenë në mëshirë të fatit sikur është sot falë babëzisë së Ministrise së Arsimit dhe të Drejtorive Arsimore”.
AKTUALITET
17
E premte, 21 DHJETOR 2018
Aksidentohet makina e policisë, 5 të plagosur
FIER
Një aksident u regjistrua në Fier në vendin e quajtur Kashisht. Dy makina u përplasën, ku një nga makinat ishte e Policisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, në vendin e quajtur “Kthesa e Kashishtit”, ku mjeti me targë policie me drejtues Adem Demollari, 49-vjeç, u përplas me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues Agim Zeqo, 51-vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në mjetin e poli-
cisë, shtetasi Vangjel Demollari, 26-vjeç si edhe 2 pasagjeret në mjetin tip “Volkswagen”, Valbona Zeqo, 44-vjeç dhe Bexhete Bushi, 60-vjeç. Sipas të dhënave të para, mjeti ku udhëtonin familjarët doli nga rruga dytësore dhe përplasi makinën e policisë që vinte nga Gjirokastra. Shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nisma për disa ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit parashikon 315 vende vakante për pozicionin nënkomisar si dhe 360 vende të lira për funksione të veçanta në Policinë e Shtetit
P
asi deputetët e mazhorancës në Komisionin e Sigurisë Kombëtare rrëzuan shumicën e ndryshimeve që propozoheshin në ligjin për Policinë e Shtetit, përfshirë edhe atë ku bëhej fjalë për pranimin për nevoja të veçanta të ushtarakëve në radhët e uniformave blu, këtë herë është një projektligj që po shqyrtohet në komisionet parlamentare dhe që pritet të miratohet së shpejti në Kuvend krijon menjëherë 775 vende të lira në Policinë e Shtetit. Nisma për disa ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit parashikon 315 vende vakante për pozicionin nënkomisar si dhe 360 vende të lira për funksione të veçanta në Policinë e Shtetit. Në të dy rastet, kandidatët duhet të pranohen fillimisht në Akademinë e Sigurisë dhe të përfundojnë me sukses kualifikimin përkatës. “Për nevoja të Policisë së Shtetit, pranohen në Akademinë e Sigurisë shtetas që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë dhe plotësojnë kriteret e përcaktuara në pikën 2, të këtij neni. Kandidati që përfundon me sukses kualifikimin përkatës pranohet në Policinë e Shtetit dhe i jepet grada policore “Nënkomisar””, thuhet në projektligj. Ligji në fuqi parashikon që numri i këtyre personave të pranuar, nuk mund të jetë më shumë se 1 për qind e limitit të përgjithshëm organik të Policisë së Shtetit. Projektligji parashikon që ky numër mund të jetë deri në 3 për qind e limitit të përgjithshëm organik të Policisë së Shtetit. Ky ndryshim e çon numrin e pranimeve të personave të profesioneve të
775 vende të lira në Policinë e Shtetit
ndryshme në 360. Ushtarakët mund të jenë në Polici, pasi deputetët modifikuan nenin në fjalë, duke i lënë hapësirë vetëm një kategorie të caktuar ushtarakësh, si xhenier apo nga forcat speciale që mund t’i bashkohen Policisë së Shtetit. Në fakt, edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se do të rekrutohen në polici vetëm efektivë, për pozicione që aktualisht nuk formohen dot nga Adademia e Sigurisë. Për ushtarakët e shërbimit të përkohshëm të Forcave
VENDIMI
H
istoria ‘’rozë’’ mes Xhisiela Malokut dhe djalit të deputetit socialist të pandehur për përndjekje të vajzës nga Fushë Kruja, përfundon me lirimin e Rexhep Rrajës. Gjykata penale e Krujës e dënon me 1 vit burg Rrajën por me kusht duke pezulluar dënimin. Me vendimin e së enjtes, Rexhep Rraja fiton lirinë me kusht
të Armatosura, pranimi realizohet me pëlqimin e ushtarakut dhe mbi bazë marrëveshjeje dypalëshe, ndërmjet Ministrit të Mbrojtjes dhe ministrit përgjegjës për çështjet e rendit dhe të sigurisë publike, ku përcaktohen kuotat, strukturat dhe funksionet e veçanta nga ku do të pranohen. Në çdo rast, pranimi bëhet pas nxjerrjes në lirim nga Forcat e Armatosura të ushtarakëve nga autoritetet kompetente të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi. Komisioni i Sigurisë
rrëzoi edhe propozimet që në kriteret për emërimin e drejtorit dhe zv.drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të shtohej mundësia që ai të zgjidhej edhe nga institucione të tjera të sigurisë kombëtare, ku përshfihet edhe ushtria. Kriteret për t’u pranuar në Akademi për t’u bërë nënkomisar Të jetë shtetas shqiptar; Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën; Të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë; Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur; Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B; Të jetë pajisur me vërtetimin e besueshmërisë; Të plotësojë standardet dhe kriteret e tjera të veçanta, mbi bazën e konkurrimit, të përcaktuara nga Akademia e Sigurisë dhe të miratuara nga ministri i Brendshëm. Kriteret për t’u pranuar në Akademi për funksione të veçanta të policisë Të jetë shtetas shqiptar; Të mos jetë i përjashtuar nga policia ose të jetë larguar nga shërbimi civil; Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën; Të ketë përfunduar arsimin e lartë përkatës; Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në fushën përkatëse; Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B.
Merr fund ‘’telenovela’’, Rexhepi del nga burgu për t’u paraqitur pranë shërbimit të provës dhe për të mos kryer tjetër vepër penale. Prokuroria e Krujës kërkoi dënimin e Rrajës me 1 vit burg ndërsa procesi u zhvillua me gjykim të shkurtuar. Vetë Rraja gjatë masës së sigurisë ka deklaruar se arrestimi i tij ishte politik, ndërsa gjatë gjykimit ka qenë e pranishme. Madje ai
kërcënoi kreun e PD-së me fjalët se: “Lulzim Basha ta provojë në votime”. Xhisiela Maloku e cila ka mohuar denoncimet duke shprehur se gjithçka e bëri nga xhelozia. Publikisht pas denocnimeve në komisariatin numër tre dhe atë të Fushë-Krujës, Maloku në media ndryshoi qëndrim duke thënë se problemet me Rexhepin
do t’i zgjidhte vetë dhe gjithçka e kishte bërë nga xhelozia se Rexhepi e kishte lënë për një vajzë tjetër. Prokuroria mori dhe raportin e mjekut ligjor ku rezultonte se Maloklu kishte dëmtime në trup çka faktonin dhunën e ushtruar, dhunë e konfirmuar edhe nga përgjimet në ambientet e komisariatit të Krujës.
AKTUALITET
18
E premte, 21 DHJETOR 2018
Në këto statistika nuk përfshihen shqiptarët që dhe pse të lindur në Shqipëri apo me origjinë shqiptare kanë hequr dorë nga kjo nënshtetësi për shkak të marrjes së shtetësisë së vendit ku jetojnë
I
nstituti shqiptar i Statistikave, ka publikuar për herë të parë një studim dedikuar Diasporës shqiptare. Me të dhëna të përditësuar deri më 1 janar 2018, INSTAT informon se diaspora shqiptare përbëhet nga rreth 1,6 milionë shqiptarë, që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, duke përfshirë diasporën e vjetër, të cilët kanë emigruar deri më 1944, diasporën e re që ka emigruar pas vitve ‘90, pra pas rënies së regjimit komunist e çdo person që gëzon origjinën shqiptare mban lidhje me gjuhës, traditat e kulturën e vendit amë. Në këto statistika nuk përfshihen shqiptarët që dhe pse të lindur në Shqipëri apo me origjinë shqiptare kanë hequr dorë nga kjo nënshtetësi për shkak të marrjes së shtetësisë së vendit ku jetojnë e punojnë. Të dhënat numerike të këtij studimi informojnë se deri më 1 janar të 2018 diaspora shqiptare përbëhet nga 1,584,137, 828,530 meshkuj e 755,607 femra. Arbëreshët e Italisë jën diaspora më e hershme shqiptare. Janë rreth 200 mijë shqiptarë të shpërnguluar në shekulin e XV nga Shqipëria drejt Italisë, pas vdekjes së Gjergj Kastriot Skëndërbeu. Numri më i madh i shqiptarëve gjëndet në Turqi të cilët kanë emigruar në Stamboll, Izmir, Bursë, Manisëë, Ajdin, Çanakala, Adapazar, Ankara, Kajser, Qemajl-Pasha, Bafër etj dhe në 300 fshatra të Anadollit. Nëse llogaritet shtimi i tyre natyror, numri i tyre sot mendohet të jetë 6,200,000 banorë. Ndër komunitetet historike të diasporës shqiptare në botë janë dhe
1. 6 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit TË DHËNAT “Të dhënat numerike të këtij studimi informojnë se deri më 1 janar të 2018 diaspora shqiptare përbëhet nga 1,584,137 ku 828,530 janë meshkuj e 755,607 femra. Në nivel gjinor statusi i punësimit për emigrantët shqiptarë meshkuj është më i lartë në Britaninë e Madhe, Norvegji e Danimarkë, ndërsa për femra është në Poloni”.
EUROPË shqiptarët e Egjipit të emigruar në këtë vend gjatë shekullit të XVII gjatë ardhjes në fuqi të Mehmet Ali Pashës. Shumica e emigrantëve shqiptarë në Egjipt punonte në ushtri e mjaft prej tyre sot i gjejmë të shpërngulur në vise të tjera, si në Palestinë, Siri, Liban, Libi, Hixhaz, Jemen e Sudan. Pasardhësit e tyre janë sot familjet shqiptare me mbiemër Arnauti ose El-Albani. Duke iu referuar profilit të shqiptarëve në Europë, sipas censeve të fundit të popullsisë rreth 905 mijë shqiptarë të lindur në Shqipëri kanë qënë
rezidentë të zakonshëm në 28 europiane, ndërsa 962 mijë shqiptarë jetojnë aktualisht në 15 vende të Europës. Vendet europiane që kanë një numër të lartë emigrantësh shqiptarë të lindur në Shqipëri janë Greqia, Itali, Gjermania, Britania e Madhe e Belgjika. Sipas censeve të fundit të popullisë në vendet europiane, rreth 39 % e shtetasve shqiptarë të emigruar në këto vende janë të punësuar, 10.1% të papunë e pjesa tjetër është inaktive. Në nivel gjinor statusi i punësimit për emigrantët shqiptarë meshkuj
është më i lartë në Britaninë e Madhe, Norvegji e Danimarkë, ndërsa për femra është në Poloni. Një profil interesant ka komuniteti i diasporës shqiptare në SHBA, e cila përbëhet nga diaspora e hershme e emigruar pas luftës së dytë botërore e që përbëhet nga 127.700 shqiptarë dhe disapora e re e pas 1990 e cila përllogaritet te jetë rreth 86 mijë. Numri më i madh i shqiptarëve të Amerikës jeton në New York e janë rreth 60 mijë, rreth 43.300 jetojnë në Michigan, 21.300 në Massachusetts, 15.300 në Illinois dhe rreth 12.000 në Connecticut.
BULQIZË
TIRANË
N
jë tregtar është arrestuar nga policia, pasi shiste mish dhe bulmet pa licencë. Policia e Tiranës në bashkëpunim me AKUnë dhe Hetimi Tatimor, kanë ushtruar kontrolle në subjekte të ndryshme të qarkut Tiranë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë. “Gjatë kontrolleve të ushtruara u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të një subjekti, i shtetasit A.A, 48vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi i kundraligjshëm i mallrave dhe artikujve ushqimor”, “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, parashikuar nga nenet 288/a, 178, 179 të Ko-
‘’Sipas censeve të fundit të popullsisë rreth 905 mijë shqiptarë të lindur në Shqipëri kanë qënë rezidentë të zakonshëm në 28 europiane, ndërsa 962 mijë shqiptarë jetojnë aktualisht në 15 vende të Europës. Vendet që kanë një numër të lartë emigrantësh shqiptarë të lindur në Shqipëri janë Greqia, Itali, Gjermania, Britania e Madhe e Belgjika’’.
Mish e bulmet pa Q licencë, kapet tregtari
Terror nga qentë, banorët: Po na shqyejnë
dit Penal. Në subjektin e këtij shtetasi u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme me produkte mishi dhe bulmeti pa licencë. Ky subjekt u gjobit nga ana e AKU-së në
shumicen e rasteve janë të pavaksinuar. Paniku ndër njerëz të ndryshëm të cilët banojnë pranë zonave të cilat kanë reflektuar probleme me këto tufa qensh është në rritje. Nëse është një problem fondesh, ato asnjëherë nuk kanë munguar, tek shoqatat që
shumën prej 1.650.000 lekë për shkeljet e konstatuara, ndërsa nga ana e Hetimit Tatimor në shumën prej 137.366 lekë për mallra pa faturë të dyshuara si kontrabandë”,-thuhet në njoftimin e policisë.
entë endacakë janë kthyer në një problem mjaft shqetësues për banorët e Bulqizës. Pjesa më e madhe e tyre ushqehen pranë kazanëve të mbeturinave dhe shqetësimi i banorëve është përhapja e epidemive. Ata thonë gjithashtu se ndihen të rrezikuar nga qentë endacakë, sidomos në dimër, pasi kafshët janë agresive. “Na grinë fare. Nuk i lëmë dot vetëm fëmijët të shkojnë në shkollë se i këpusin”, thonë banorët. Qentë janë kthyer në një problem serioz për banorët, pasi në disa raste ata sulmojnë qytetarët. Incidente në zona të ndryshme nuk kanë munguar. Qeni mund të transmetojë edhe sëmundje, duke qenë se në
merren me mbrojtjen e tyre. Por mbase ato janë të pafuqishme për të përballuar një fluks kaq të madh. Këto shoqata pavarësisht punës shumë të mirë në disa raste shpesh janë edhe të dyshimta për financimet që marrin dhe shpenzimet e këtyre parave.
SHOWBIZ
19 E premte, 21 DHJETOR 2018
23 milionë njerëz e duan Dua Lipën Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë suksese të shumta në arenën ndërkombëtare. Përveçse numëron miliona fansa, të shumtë janë edhe personat që e ndjekin atë në rrjetet sociale. Vetëm në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, numri i ndjekësve të saj ka shkuar në plot 23 milionë. Duke arritur këtë shifër, ajo bëhet artistja shqiptare që numëron më së shumti ndjekës në këtë rrjet social. Për shifrën e arritur, Dua bëri një postim për fansat në InstaStory, duke i falënderuar ata. Artistja Lipa shkruan se iu dhuron fansave të saj plot 23 milionë puthje, për arritjen e kësaj shifre ndjekësish. Ndërsa sa i përket muzikës, Dua ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë kënga e saj e re me klip, që njëherësh është edhe temë muzikore nga filmi “Alita: Battle Angel”.
Janet paditet nga ish-menaxheri Janet Jackson dhe vëllai i saj Randy Jackson janë duke u përballur me një padi nga ishmenaxheri i turneut muzikor, i cili pretendon se i detyrohen 300.000 dollarë. Danny O’Donovan ka ngritur padi kundër Janet dhe Randy, duke pretenduar se ata e punësuan në vitin 2016 për të qenë menaxheri i turneut të këngëtares “State of the World”. TMZ raporton se fillimisht bashkëpunimi i tyre nisi mirë por gjithçka mori kthesë tjetër. Sipas dokumenteve ligjore, Jackson duhet të paguante O’Donovan 25 mijë dollarë në muaj për punën e tij në turne, që zgjati 17 muaj. Ai u pagua me shumën e premtuar vetëm në 5 muajt e parë. Por më pas nuk u pagua për punën që bëri në 12 muajt që pasuan. “State of the World” ishte turneu i tetë i 52-vjeçares për promovimin e albumit të saj të 11-të, Unbreakable, të vitit 2015.
Anjeza Shahini për të atin e ndjerë Pasi postoi një foto të vjetër të të atit, Anjeza Shahini la përbri saj një dedikim emocionues, ku shprehte mall e dhimbje për humbjen e tij, por dhe shumë dashuri. “Sot babushi do festonte 65- vjetorin dhe me siguri, në këtë orë, ne do ishim mbledhur në tavolinë të gjithë, e do këndonim gjithë natën. Na mungon zëri i tij, fjala e tij e mençur, edhe kolla e tij, që e dëgjonim që kur hynte në shkallë, por nuk na mungon dashuria dhe kujdesi i babushit tonë, sepse e ndjejmë pranë në çdo hap të jetës tonë”,-shkruan artistja. Ajo dhe bashkëshorti i saj, diplomati anglez Paul Edward Cobnolly u martuan në shtator të 2015- s, në një ceremoni private të Toskanës.
Albërie dhe Gena në një bashkëpunim Gena është një ndër këngëtarët më të mirë shqiptar e sigurisht ndër më të paguarit në koncerte, lokale apo mbrëmjeve ku këndon live. Së fundmi Genën do ta shohim në një bashkëpunim si kurrë më parë më këngëtaren tjetër të dashur për publikun Albërie Hadëgjonaj. Këtë e ka bërë vetë të ditur këngëtarja me një video në Instastory ku shihet në skenë bashkë me artistin, me anë të së cilës bëri me dije se do të ketë një bashkëpunim. “Me Genën po vjen diçka si kurrë më parë”,-ka shkruar në postim Hadërgjonaj. Edhe pse Albërija nuk dha të tjera detaje, ajo që dihet është se një këngë mes tyre e para deri tani, do të lançohet së shpejti.
9.5 mln $, Eliza Dushku flet për ngacmim seksual Pak ditë më parë u përhap një lajm se aktorja amerikane me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, kishte marrë 9.5 milion dollarë për të mbyllur çështjen e ngacmimit seksual që i ishte bërë në studiot e CBS. Dushku thotë se nuk bëhet fjalë për një rast “thashethemi” apo mungese humori nga ana e saj. Ngacmimet ishin regjistruar nga vetë kamerat e CBS. Ajo shpjegon gjithçka në një artikull në Boston Globe, të titulluar “U punësova, nuk doja të ngacmohesha seksualisht, më pushuan nga puna”. “Për të shfajësuar veten, ai tha që nuk di të mbaj shaka”, thotë Dushku, dhe pastaj kujton se ajo është rritur me tre vëllezër dhe ka punuar me aktorë e producentë të ndryshëm, dhe asnjëherë s’ka pasur deficite humori. Por personi në fjalë i kishte tepruar të gjitha.
SPORT
20
E premte, 21 DHJETOR 2018
Bardhezinjtë kanë grumbulluar deri më tani 94 pikë në vitin kalendarik, ndiqet nga City
Juventus “mbret” në Europë, asnjë si ata në vitin 2018
RINOVIMI
Juventus harron Marcelon, “blindon” Alex Sandron deri në 2023
Rozalb Lika
N
jë “tank” që dominon prej 7 vitesh në Italisë dhe praktikisht është favorit për të fituar Ligën e Kampionëve gjatë këtij sezoni 2018-19. Allegri dh Juventus janë duke u përgatitur për ta mbyllur vitin 2018 me një tjetër rekord në Kontinentin e Vjetër: 94 pikë, që ka grumbulluar që nga fillimi i këtij viti. Asnjë në Europë nuk ka grumbulluar më shumë pikë se ‘Zonja e Vjetër” në një vit kalendarik. Bardhezinjtë, me 15 fitore dhe një barazim në 16 javë, kanë zhvilluar një pjesë të dytë. Numrat janë të frikshëm në gjithë vitin kalendarik: 30 fitore, 4 barazime dhe vetëm një humbje gjatë vitit 2018. Këto rezultate i kanë garantuar Allegrit 94 pikë, teksa asnjë skuadër në Europë nuk ka arritur këto shifra. Në Angli, City fitoi Premier League në sezonin 2017/18 me 100 pikë duke lënë pas Liverpool-in. Në gjithë vitin kalendarik ka grumbulluar 85 pikë, 27 fitore, 4 barazime, 5 humbje. Në Spanjë Barcelona ka arritur në kuotën e 82 pikëve me 24 fitore, 10 barazime dhe 3 humbje. Ndërkohë as PSG, që në
Francë nuk ka rivalë, nuk arrin t’i afrohet aspak “Zonjës së Vjetër”. Në sezonin 2018/19, ka arritur 14 fitore dhe një barazim, duke arritur në kuotën e 87 pikëve në total gjatë vitit 2018 me 27 fitore, 6 barazime dhe 2 humbje. Bayerni ndërkohë me dy ndeshje më pak (33 nga 35),
BARDHEBLUTË
ka numra që e mbajnë disi larg, pasi ka grumbulluar vetëm 76 pikë (24 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje). Juventus në këtë mënyrë ka fituar titullin e Europës dhe mund të përmirësohet edhe më shumë nëse arrijnë të fitojë 3 ndeshjet e fundit që i kanë mbetur ndaj Romë këtë
fundjavë, transfertën ndaj Atalantës dhe më pas sfidën e fundit ndaj Sampdorias. Bardhezijtë konsiderohen si ekipi më i favorizuar për të triumfuar në Champions, pasi në kampionat e kanë nisur me marshin e pestë, duke mos njohur asnjë kundërshtarë.
KATALANASIT
Alex Sandro ka rinovuar zyrtarisht kontratën me Juventus. Ai do të qëndrojë deri në vititn 2023 me kryesuesit e Serie A. Braziliani ka dy vite që përflitet për një largim nga bardhezinjtë, me Chelsea dhe Manchester United që janë interesuar vazhdimisht për të. Teksa mbrojtësi vendosi të qëndronte në Torino, ai nuk kishte rinovuar dhe thuhej se ai mund të largohej në merkaton e janarit. Por sot ka ardhur lajmërimi zyrtar i rinovimit të lojtarit. Ai do të qëndrojë edhe katër vite e gjysmë me Zonjën e Vjetër. Klubi ka rikujtuar fjalët e brazilianit në vitin 2015, kur nënshkroi me Juve-n: “Tifozët të jenë të sigurt se do të kenë një lojtar që do të japë gjithmonë 100%. “Fjalë të vërteta nga një lojtar i madh, i cili sot ka rinovuar deri në vitin 2023.
MESFUSHORI
Mema: Idrizin e kam mik, por Barcelona mbyll akordin me Modric: Gjithmonë jam rrethuar këtë herë fati i buzëqesh Tiranës Murillon për huazimin që në janar nga njerëz që nuk më kanë besuar
Tirana do të kërkojë rikthimit te rezultatet pozitive në sfidën e sotme ndaj Flamurtarit. Trajneri i bardhebluve, Ardian Mema është i ndërgjegjshëm së në Superiore mund të mposhtësh këdo, ashtu si mund të dorëzohesh ndaj çdo skuadre, teksa nuk nguron t’i përgjigjet administratorit të Flamurtarit, Idrizi, që e konsideroi Memën një “hajmali” për kuqezinjtë. “Presidentin Idrizi e kam shumë mik dhe ai shquhet për batutat e tij me humor. Besoj se këtë herë fati do të na buzëqeshë neve dhe shpresoj që Idrizi të jetë në stadium, për të qenë ai fatsjellësi i Tiranës. Jemi ndëshkuar thuajse në vijimësi nga gabime në kufijtë e amatorizmit. Një trajner i parë duhet të përgatisë strategji dhe jo t’u mësojë futbollistëve gjëra që duhet t’i kishin mësuar gjatë kohës kur luanin me ekipet e moshave, pasi kjo kërkon goxha kohë. Nuk mund të merremi me gjëra elementare. Për vetë pozitat ku jemi, patjetër që kemi nevojë për sa më shumë pikë, ndaj edhe unë do të preferoja fitoren para lojës së bukur. Më pas, nëse vijnë pikët, do të mund të fitojmë qetësi dhe besim për të shkuar te loja e bukur”, deklaroi trajneri i bardhebluve.
Jeison Murillo do të jetë afrimi i parë i Barcelonës për merkaton e dimrit, pasi mbrojtësi kolumbian ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe klubi katalan ka gjetur marrëveshjen me drejtuesit e Valencias. Ish qendërmbrojtësi i Interit, iu bashkua Valencias në verën e 2017-ës, por duket se nuk ka gjetur hapësirat e duhura te klubi i drejtuar nga Marcelinho, ndaj edhe ishte në kërkim të një tjetër destinacioni. Në skenë doli menjëherë Barcelona, që po përballet me dëmtime të shumta në këtë repart dhe arriti të bindë si Valencian, ashtu edhe Murillon, për këtë transferim, ndaj tashmë kanë mbetur vetëm formalitetet, që kolumbiani të prezantohet te Barcelona. Lojtari ishte një kërkesë urgjente e Ernesto Valverde-s, për shkak të dëmtimeve të shumta në prapavijë.
Luka Modric ka dhënë një intervistë për numrin e janarit të revistës GQ. “Topi i Artë” për 2018-ën ka kaluar një vit fantastik në karrierën e tij, në të cilin ka marrë vlerësime të mëdha: “Më bën të lumtur fakti që njerëzit, më në fund, kanë njohur gjithçka që kam arritur në karrierën time sportive. Unë kam jetuar i rrethuar nga dyshimet që nga fëmijëria, sidomos për aspektin fizik. Disa mendonin se fiziku i bëshëm ishte i rëndësishëm për të pasur sukses në jetë dhe në futboll, por kurrë nuk dyshova në veten time. Me besim në veten time ia kam dalë të bëhem pjesë e klubit më të mirë në botë. Në fillim, shumë njerëz nuk besonin tek unë. Kjo është pjesë e jetës sime. Kam qenë gjithmonë i rrethuar nga dyshimet, duke dëgjuar se nuk do të arrija dot në majë. Të gjitha çmimet, të tillë si “FIFA World Player” apo “Topi i Artë”, i kam merituar. Nuk më ka falur kush asgjë, e kam arritur gjithçka duke punuar”, deklaroi Luka Modric.
SPORT
21
E premte, 21 DHJETOR 2018
Sot në “Selman Stermasi”, Mema synon që të dalë nga kriza ndaj skuadrës vlonjate
RENDITJA E FIFA-s
Tirana kërkon ringritjen ndaj Flamurtarit, Daja i trembet bardhebluve
Shqipëria më mirë se një vit më parë, Kosova rritje rekord
FIFA ka publikuar renditjen e fundit për vitin 2018 me Shqipërinë që nuk ka ndryshuar asnjë pozicion duke e mbyllur në vendin e 60-të me 1372 pikë vitin. Kuqezinjtë kanë rikuperuar vetëm dy vende nga një vit më parë, duke bërë një rritje shumë të vogël, në një sezon që mund të cilësohet si i dështuar. Edhe pse në Botëror triumfoi Franca është Belgjika përfaqësuesja që e ka mbyllur e para vitin me vetëm 1 pikë më shumë se gjelat e Deschamps. Brazili, Kroacia dhe Anglia mbyllin 5-shen e parë. Kosova është kombëtarja që ka vendosur rekordin e vendeve të fituara në renditje. Dardanët gjatë 2018-ës kanë rikuperuar plot 46 vende, duke bërë hapa të rëndësishëm përpara falë paraqitjes së shkëlqyer në Ligën e Kombeve.
CMIMTET
Zeneli shpallet futbollisti më i mirë në Kosovë, Isufi trajneri i vitit
K
ategoria Superiore sot do të startojë javën e 18-të, teksa në fushën e lojës do të zbresin Tirana dhe Flamurtari, në një 90 minutësh që premton spektakël. Bardheblutë janë jashtë objektivave dhe tashmë duhet të mendojnë seriozisht për të shmangur katastrofën, pasi një rikthim në Kategorinë e Parë do të ishte e tepërt. Edhe pse në pozita më komode, Flamurtari pritej të ishte pjesë e kreut pavarësisht se zona europiane është fare pranë, madje dhe Partizani kryesues nuk mund të konsiderohet shumë i shkëputur. Tirana ka mundësinë të shfrytëzojë faktorin fushë për t’u rikthyer tek fitorja, rezultat që duket si një mision i pamundur pasi në 10 javët e fundit bardheblutë kanë vetëm një sukses, atë ndaj Kastriotit të vendit të fundit. Në fazën e
DEKLARATA
parë në sfidën e Vlorës debutoi në stol trajneri Ardian Mema që erdhi pikërisht nga Flamurtari ku ishte ndihmësi i Dajës, për të dhuruar një duel interesant në stol midis dy miqve. Timonieri 24-herë kampionëve vijon të ketë probleme me formacionin pasi grupi në dispozicion nuk është i plotë. Krejt ndryshe është situata tek Flamurtari, pasi trajneri Ilir Daja ka në dispozicion armatën e rëndë në sulm për të tentuar suksesin në një transfertë të vështirë. Tirana hyn në fushë për të mbyllur në mënyrë dinjitoze 2018-ën si dhe për t’i dhënë shpresë ambientit bardheblu për vitin e ri, ndërkohë që kuqezinjtë e Vlorës synojnë tek vazhdimësia për të sulmuar zonën europiane. Në prag të ndeshjes trajneri Ilir Daja është shprehur se futbollistët e tij duhet të kenë kujdes, pavarësisht krizës që po kalon
Tirana.“Tirana kërkon të ngrihet, por edhe ne e duam diçka të tillë, pavarësisht se vijmë nga 2 fitore. Kemi përballë një kundërshtar që pikët e mara nuk tregojnë nivelin e tyre. Ata kanë prodhuar lojë dhe nuk nisemi nga pozicioni që kanë në tabelë. Do ta vlerësojmë maksimalisht, pasi janë klubi më i titulluar në vend. Tirana meriton më shumë në tabelë. Futbolli i tillë është që sapo mbaron një ndeshje të duhet të ruash ritmin. Mendoj që Tirana duhet të kishte më tepër pikë pasi luan një futboll të bukur dhe këtë e ka treguar. Do të jetë një ndeshje e bukur por gjithashtu dhe një ndeshje shumë e fortë. Gjithsesi ne do të bëjmë maksimumin tonë që ta mbyllim vitin me fitore, pasi ky është i vetmi objektiv që kemi”, deklaroi trajneri Daja në konferencën për shtyp para ndeshjes.
Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, është shpallur futbollisti më i mirë për vitin 2018 në Kosovë. Zeneli u vlerësua si lojtari më i mirë pas ndeshjeve shumë të mira në Ligën e Kombeve, ku shënoi tripletë në ndeshjen vendimtare ndaj Azerbaixhanit. Arbër Zeneli ka bërë paraqitje fantastike edhe në Holandë me Heerenven, duke qenë futbollisti me më shumë asist në kampionatin holandez. Xhevdet Shabani është shpallur futbollisti më i mirë në Superligën e Kosovës. Ai u zgjodh nga votat e 20 redaksive të sportit në televizionet, radiot, gazetat dhe portalet e Kosovës. Bekim Isufi është shpallur trajneri më i mirë pasi u shpall kampion me Dritën. Betim Haxhimusa, Alban Shillova dhe Kastriot Rexha të tre bashkë kanë ndarë çmimin e golashënuesit më të mirë, pasi kanë shënuar 13 gola sezonin e kaluar.
Sekretar i i UEFA-s: Jam i befasuar, këtu do të luhen disa kompeticione Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Teodor Teodoridis ka filluar vizitën e tij në Tiranë me një takim privat me kryeministrin, për të kaluar më pas tek investimet reale të Federatës Shqiptare të Futbollit, duke parë mbarëvajtjen e punimeve pranë “shtëpisë së futbollit”, siç quhet ndryshe kompleksi ku do të jetë selia e re e FSHF-së dhe dy mini-stadiume. Më pas, Teodoridis ka vizituar edhe stadiumin e ri kombëtar që është në vazhdim të punimeve. “Pashë progresin që po bëhet për zyrat e reja të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe
stadiumin. Për të dyja këto mund të them që jam i befasuar. Është si një erë e re për vendin tuaj. Unë kam qenë disa herë këtu, edhe kur ishte stadium i vjetër ‘Qemal Stafa’, por tashmë ky s’ka të krahasuar. Sa i përket kandidimit të mikut tim, presidentit Duka, në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, unë duhet të jem i distancuar pasi jam Sekretar i Përgjithshëm i UEFA-s dhe ka disa persona që kandidojnë, kështu që duhet t’i respektoj të gjithë”, tha Teodor Teodoridis. Sa i përket zhvillimit të një aktiviteti të madh europi-
an në Tiranë, pasi me këtë stadium FSHF-ja ka kandiduar disa herë për zhvillimin e Superkupës së Europës, Teodoridis thekson:“Përse e limitoni veten tuaj për të synuar vetëm një kompeticion? Pasi të përfundojë stadiumi, ne do të bashkëpunojmë me Federatën shqiptare për të vendosur se çfarë aktiviteti mund të zhvillojmë këtu. Nga sezoni 2020-2021 do të kemi një aktivitet të ri klubesh, e për më tepër kemi disa aktivitete në nivel përfaqësuesesh, që edhe Shqipëria mund të jetë pjesëmarrëse”, tha Teodor Teodoridis.
VIP
22 E premte, 21 DHJETOR 2018
Kylie Jenner në listën e 10-të më të pasurve për 2018 Sipas revistës “Forbes”, Kylie Jenner dhe Jay Z janë prej yjeve më të pasur në Amerikë. Jay Z është në vendin e gjashtëme një pasuri prej 900 milionë dollarësh. Pasuria e tij është rritur për 90 milionë dollarë për shkak të aksionve të tij në konjakun e ri “D’Usse” dhe shampanjës “Armand de Brignac”, plus për shkak të aksioneve në “Roc Nation” dhe “TIDAL”. Për herë të parë Kylie Jenner hyn në listën e më të pasurve dhe këtë herë në vendin e pestë. Bukuroshja 21-vjeçare ka një pasuri prej 900 milionë dollarësh dhe është në rrugë për t’u bërë femra më e re miliardere. Brendi i kozmetikës “Kylie Cosmetics” që është e tëra pronësi e saj ka 630 milionë dollarë vlerë që prej lansimit për herë të parë dy vjet më parë. Këto dy yje nuk arritën të tejkalojnë George Lucas që është ylli më i pasur në Amerikë me 5.4 miliardë dollaër pasuri krejt kjo për shkak të kompansië filmike Lucasfilm që u shit te Disney për 4.1 miliardë dollarë në vitin 2012. Steven Spielberg është në vendin e dytë me 3.7 miliardë dollarë, teksa Oprah Winfrey gjendet e treta në listë me pasuri prej 2.8 miliardë dollarë. Legjenda
MC Kresha flet për “Këngën Magjike”
Michael Jordan është në vendin e katërt me 1.7 miliardë dollarë pasuri për shkak të aksioneve të Nike Air Jordan dhe aksioneve në klubin e basketbollit Charlotte Hornets. Top 10 George Lucas-5.4 miliardë $ Steven Spielberg-3.7 miliardë $
Oprah Winfrey-2.8 miliardë $ Michael Jordan-1.7 miliardë $ (tie) Kylie Jenner-900 milionë $ (tie) Jay-Z-900 milionë $ David Copperfield-875 milionë $ Diddy-825 milionë $ (tie) Tiger Woods-800 milionë $ (tie) James Patterson-800 milionë $
Suksesi i fundit i MC Kreshës ishte bashkëpunimi me Fifin dhe pjesëmarrja në “Këngën Magjike”. Ndonëse nuk dolën ata fitues “Psikopatja jote” u rendit në vendin e tretë por kjo nuk është më e rëndësishmja. Balada u kthye menjëherë në hit. I ftuar së fundmi në emisionin NIN, Kresha foli rreth kësaj eksperience dhe tregoi pse zgjodhi të mos ishte pjesë e votimeve mes këngëtarëve. “Nuk kam dashur të ndikojë në raportet artistike që artistët kanë mes tyre dhe që mos më dalë pastaj dikush të më thotë: “më dhe kaq pikë”. Personalisht, s’kam dashur të japë pikë. Kënga ka qenë e Fifit dhe nuk e kam parë të rrugës të votoj unë. Falenderoj Fifin që ka pranuar t’i japë votat vetë”- vazhdoi reperi.
Idhulli i trokiti Kim-it në derë
Kim Kardashian mbeti pa fjalë kur mësoi se Jennifer Lopez do t’i bashkohej shtëpisë së saj për të parë një film të gjitha bashkë. Në fakt, kush s’do të mbetej? Diva e muzikës ka qenë në familjen e famshme, ku gjithashtu është bashkuar edhe këngëtarja Sia. Imagjinojeni pak! Të gjitha në një shtëpi të vetme ku duket se ka munguar vetëm një tapet i kuq. Pas ardhjes së Lopez, Kim ndau emocionet e saj në një video në Instagram. “Kurrë në jetën time s’e kisha menduar që idhulli im do të vinte për të parë një film në shtëpinë time. Frymëzimi im në gjithçka ka qenë Jennifer Lopez. Do shihja ç’kishte veshur, si ishte lyer apo si i kishte bërë flokët. Isha e fikuar pas vaniteteve vetëm prej saj”,thotë Kim dhe ne ja besojmë çdo fjalë. Ardhja e yllit të Hollywood-it duket se ka entuziamuar gjithë shtëpinë. Kris Jenner gjithashtu ka postuar një video me të duke e quajtur si natën më të bukur. Kush mund t’i fajësojë për gjithë këtë entuaziazëm.
Obama një babagjysh në SHBA Gjatë presidencës së tij, Barack Obama ka ditur të jetë i veçantë dhe këtë herë ai ka befasuar të gjithë pacientët e Qendrës Mjekësore Kombëtare të Fëmijëve në Washington D.C. Ish-presidenti amerikan, Obama u vesh si Babadimër dhe filloi performancën me këngën e Krishtlindjeve, para stafit dhe pacientëve: “We wish You a Merry Christmas”. Duke iu adresuar stafit, ai i ka falënderuar mjekët për kujdesin intensiv që tregojnë për personat në nevojë. “Dua të ju falënderojë. Si baba i dy vajzave, vetëm po e imagjinoj, në një situatë të tillë, të kenë infermierë dhe doktorë që kujdesen për ta, i shikojnë dhe i dëgjojnë dhe ja u mbajnë duart, kjo është gjëja më e rëndësishme këtu”, tha ai. Përmes një postimi në Twitter, spitali falënderoi Presidentin Obama për këtë befasi, e cila solli buzëqeshje në fytyrat e secilit.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 4. Vepër muzikore me përmbajtje gazmore, që luhet në skenë ku aktorët këndojnë, kërcejnë dhe herë-herë i recitojnë pjesët e tyre. 7. Jetonin në pjesën veriperëndimore të Spanjës dhe në jugperëndim të Francës 11. Aftësia kombinuese e një atomi e matur me numrin e atomeve të hidrogjenit që mund të zhvendosë 13. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 15. Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke 17. Kongresi i Lushnjes u mbajt në shtëpinë e patriotit lushnjar, Kaso ... më 28 deri më 31 janar 1920 19. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 20. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 21. ... Topulli (1872-1930) ishte veprimtar dhe mësues shqiptar 23. Gurrë uji, burim, vendi ku del burimi 24. Ajo që bën pula, vezë ose.. 25. Matësi i 365 ditëve të vitit, mendohet se është futur në përdorim në Egjiptin e lashtë më 2769 p.e.sonë. Gregoriani është ai përdorim 29. Në gjuhën e pellazgëve 32. Arteria më e madhe, që del nga barkushja e majtë e zemrës dhe që ushqen me gjak gjithë trupi 33. Emri i ... Jones, e cila akuzoi presidentin Bill Clinton për ngacmime seksuale. 38. Dita e tretë e javës që vjen pas së martës 40. Ëmbëlsirë e lëngshme e përgatitur me fruta 41. Degë e gjeologjisë që merret me studimin e ndërtimit të shkëmbinjve, të prejardhjes e të formimit të tyre 44. Përdoret për të theksuar habinë, përçmimin, ironinë 45. Copë e endur hollë në avlëmend ose në tezgjah 47. Vend në mal, i veshur me bar e me drurë të mëdhenj 49. Xhamadan burrash me mëngë të çara nën sqetulla, që zakonisht nuk vishen, por rrinë varur (në veshjet kombëtare) 51. Tirana, e kishte targën e makinave ... 53. Zgjerimi i sferës së ndikimit dhe të sundimit ekonomik, ideologjik, politik, kulturor etj 55. Ashtu quhet pamja para nesh; peizazh i gjerë 57. Humbje e plotë ose e pjesshme e aftësisë së një gjymtyre për ta lëvizur 59. Dë shërben për të ndenjur ose për t'u shtrirë 62. Aleanca Kuq e Zi 63. Adolfi i tmerrshëm, fyhreri gjerman, strategu i mizërisë njerëzore të Holokaustit 65. Që shërben për të hyrë e për të dalë dhe që mbyllet me kanat a me diçka tjetër 66. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 67. Përmbledhje e sistemuar e normave juridike. I tillë është civil, penal dhe i punës, i pashkruar është ai moral 69. Tërësia e njerëzve që
E premte, 21 DHJETOR 2018
Nga Albert VATAJ
punojnë a që shërbejnë në një mjet transporti apo eksplorimi 73. Përdoret, kryesisht e përsëritur, për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie a dy fjali 74. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 75. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 76. Bimë barishtore si spinaqi, por me gjethe më të mëdha që përdoret për gatim 79. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 80. Copa e fundit e një oreksi shovinist. Ajo që mbetet nga Jugosllavia 83. Qyp i madh që përdorej kryesisht për të mbajtur vaj 85. Punoj tokën me shatë, me bel etj., rrëmih, gërmoj tokën me diçka 86. Ai është metal me ngjyrë si të argjendit e me shkëlqim të kuqërremtë, më i fortë se hekuri, që shkrihet në temperaturë të lartë (simboli Co) 88. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 90. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 91. Shkëmbim i lirë mendimesh ndërmjet dy a më shumë njerëzve 93. Kryetari i një dioqeze ortodokse, dhespot 95. I tregoj lexuesit burimin nga janë marrë të dhënat e një shkrimi 97. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 99. Vendi ku nis një rrjedhë uji, burim; shtrati i një rrjedhe uji 100. Orkestër e përbërë vetëm prej veglash frymore, bandë
muzikore 103. Muaji shkurt quhet edhe ashtu 105. Gji deti, i thellë e i ngushtë, me brigje të larta e të thepisura 106. Pjesa e sipërme e grykës së njeriut, ku përftohet zëri; gabzherr, gurmaz ose ... 107. Festë e madhe me gjithë të mirat, gosti; gëzim e hare 108. Shkollë e mesme e arsimit të përgjithshëm, gjimnaz 110. Si kishtin makinat e Durrësit targën 111. Mbrojtja, përkrahja dhe kujdesi për dikë nga një më i madh 112. Qëllim a synim i rëndësishëm, ide a parullë që e nxit dhe e udhëheq dikë në jetë ose që e shtyn përpara në një veprimtari 113. Sjellje e vrazhdë, e pakulturuar, karakteristikë e megalomanëve dhe mediokërve VERTIKALISHT 1. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 2. ... Nosi (1877-1945), njihet si babai i filatelisë shqiptare, personalitet me interesa të gjëra kulturore 3. Portret i gdhendur ose i punuar në skulpturë dhe i rrethuar nga një kornizë e rrumbullakët a vezake 5. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 6. Kumtim i gjerë me shkrim, ose ...at 8. Arkitekt ... (1570-1650) mjeshtër i arkitekturës klasike osmane, u radhit ndër ndihmësit më të afërt të arkitekt Sinanit
9. I/e tillë është ai ose ajo që ka horizont të kufizuar dijesh 10. Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës, shkurtima 12. Grup i përbërë nga azoti dhe hidrogjeni, që nuk gjendet i lirë, por hyn në përbërjen e shumë kripërave 14. Kap diçka te pjesa e sipërme në një gozhdë, nder, lë pezull 16. Dokument zyrtar që i dërgohet arkës ose bankës për të bërë një pagesë, urdhërpagesë 18. Po Gjirokastra si e kishte targën 19. Zënkë e ndezur që finalizohet në kapje dhe çjerrje fyta-fyt 22. Partia Aleanca Popullore 26. Lëndë e fortë, e patretshme, që nxirret nga përpunimi kimik i drurit dhe përdoret për prodhimin e letrës 27. Partia Lidhja për Drejtësi e Progres 28. ...u, kjo nuk është gjë fare! 30. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 31. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 34. Monedhë e argjendtë me vlerë të vogël, që përdorej në Shqipëri para Shpalljes së Pavarësisë 35. Lëng pa ngjyrë e i tejdukshëm si uji, me shije si të kripur, del nga sytë 36. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 37. Vajza kundrejt fëmijëve të tjerë me prindër të njëjtë 39. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 40. Jon me ngarkesë pozitive; kund. anion. 42. Eshtë ai i punës, ai i mësi-
Pashallëkut të Janinës 58. Jo vetëm mungesa e dijeve arsimore e katandisin një person në qënjen si i tillë 60. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 61. Dante ..., poet i madh italian, (1265-1321), shkroi Komedinë Hyjnore 64. I dhënë pas një loje si mënyrë argëtimi, luaj ose ... 65. Rrafsh me tokën, shesh; këmbëkryq 66. Ana e sipërme e bukës, korja e saj, quhet edhe ashtu 67. Në mjekësi ka si simptomë enjtjen ose mahisje e zorrës së trashë 68. Ai që ka maninë vetëm të kritikojë, duke u pikënisur nga argumenta jobindës 70. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 71. Shtresa me e lartë e feudalëve, shtresa e fisnikëve të një vendi 72. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 77. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 78. Djalë i përkëdhelur, djalë të cilit nuk i pëlqen shumë të punojë 80. shtatën ka në të, edhe pse ai rënditet i nënti në kalendarin e vitit 81. Ashtu është ai që nuk duhet t'i zihet besë 82. Anëtarët e kongresit të SHBA, quhen ashtu 83. Zakonisht ushqimet e ndenjura, buka kryesisht zë ... 84. GRamshi e kishte ashtu targën 87. Që nuk përputhet me normat e me rregullat e përgjithshme 89. Një e dhjeta pjesë e gradës 92. Panajot ... futbollist, mbahet si një legjendë në futbollin shqiptar 93. Pastaj e ka brenda 94. Më i lartë se kodra, banorët e tij janë lartësitë dhe malësorët 96. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 98. Xhorxh Gordon ..., shkrimtar anglez i romantizmit dhe dashamires i shqiptareve 101. Njeri i varfër që është për t'u mëshiruar, njeri i mjerë 102. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 104. Lopatë e barkës për të lundruar, lugatë 107. Grackë për të zënë zogj, me një rrasë të mbështetur mbi kunja të hollë 109. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave
meve, ai i veprimeve. Oren e ka në të. 43. Ajo është bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të lartë, nga i cili nxirren fije për të bërë thasë, litarë etj 44. Gadishulli ... ose edhe Gadishulli Italian shtrihet në pjesën qendrore të regjionit të Evropës Jugore 46. Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, inicialet e formacionit kryengritës, dalzotës i shqiptarëve të Kosovës 48. Quhen një klasë substancash që neutrallizojnë acidet 50. Ron ..., aktor, regjisor, producent filmi amerikan, lindi më 1 mars 1954 52. Një krahinë a fshat në rrethin e Pukës, nuk është kryebardhë 54. Secila nga dy brinjët e një trekëndëshi që formojnë këndin e drejtë 56. ... Pashë Tepelena, sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
3
B
F
B A
R R
4
V
A G
¸
L
5
6
7
L I
M ¸
K
I
I
E
S H
N A
B
8
9
E 11
S L
A
R
K
A
T A
L
O
E
R
R
13
R R
A F
L T
¸
15
E H
O N
¸
D
16
A I 17
K
N
19
D
O
K
12
Z
14
10
O H
20
J
E
21
P
K
B
R E
S H
R
R
E
I 30
S ¸
E R
R
K
A K
24
M
V
27
Z
B
31
A P
D E
B 23
S
E
26
E R
29
M I
¸
22
A L
25
S
D 18
28
A J
G E
O
N
R
G
32
U N
A
V
R
J
33
R
A
U
S
C
U
L
35
36
L ¸
N D
¸
D
E
O R 39
42
E
M I
D
I
V
E
L
V
A N
E
E
D
D
S
K
I
38
O G
V
41
L
F
44
O P
I 37
40
N E
43
M 48
L
34
45
U N
46
V
47
A
S
R
H
K U
A R
L
R
E
J
E
I
K
K
O P
E R
N I
K U
49
M T
Y
R
K O
S H
I
R
H
S
K
Z H
O
50
E
51
Q
I
52
T
A N
A
V
T I
53
54
M A R
D H
55
K
56
P
57
¸
R
A F
58
I
R I
59
M
I
60
P
M I
K
L O
J
61
K 63
64
R E 66
U N
O F
F E
R E
T
T
N T
U
C
R
I
A
J
D O
70
O
73
S H
N
E
Z I
71
F O
J
74
R A
K
K
78
V A
R K
B
N
P A
N E
F T
E
E
A R
E
A
A H
U
T
M
K
H
I
˙
M
86
N 92
93
K U R
E A
96
T
L A
D I
N
L
V
E G
¸
87
P
O
E G
J
K 88
A
A
S L
A T
I
89
M O
95
I
I
V
O
98
T
S
I
H
E
101
L
E 84
94
L
97
100
M A
J
83
85
I
¸
T
82
91
O
U K
80
81
B
L E
75
K
T
I 79
D
T U I
¸
I 77
K O
Z
A Z 69
J
76
90
R G
68
M 72
O
D ¸
65
67
D E
S 62
B
B
99
L
N
F
G U
R
O
U
L
T
102
I
S
H T
A G
R
Y P
O
103
L
R R
A N
I
U
R
I
C
¸
104
O
I 105
109
A D
A
D 106
P O
110
S
N E
107
G J
E
V
108
E R
T I
K A
111
W T
O N
M
P
L L
T
S
H
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E premte, 21 DHJETOR 2018
K
ryeministri Edi Rama u godit me vezë nga ana e deputetit të Partisë Demokratike, Endri Hasa, dje gjatë seancës së Kuvendit. Garda e Republikës ndërhyri me vonesë, ndonëse më pas kishte përplasje fizike në Kuvend. Edi Rama nuk e priste fare një veprim të tillë, pasi Garda kishte kontrolluar imtësisht, një për një, gjithë deputetët e opozitës. Mësohet nga burime të rezervuara se vezët që goditën kryeministrin janë futur nga një deputet i PS, të cilin nuk e kontrolloi Garda. Ndërkohë numri dy i PS, Taulant Balla tha se vezët janë futur nga Lulzim Basha, i cili më pas ja dha deputetit demokrat. Vet Endri Hasa deklaroi se vezët i kishte marrë nga dy studentet që protestonin jashtë Kuvendit së bashku me qytetarët. Foto tregojnë momentet e goditjes me vezë të Kryeministrit.
Edi Rama qëllohet me vezë