www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 171 (8302)
E shtunë, 21 Korrik 2018
Çmimi 30 Lekë
Monika Kryemadhi: LSI e vendosur për të mbaruar punë këtë vjeshtë me klikën e Ramës, duke i çuar para dyerve të burgut krejt shpurën e tij të drogës
Lulzim Basha: Nuk ka Qeveri me Edi Ramën!
"Nëqoftëse kryetalebani kryeministër dhe aksesorët e tij në krim nuk tërhiqen, do t'i përgjigjemi me një luftë totale", -deklaron selia blu, -"vjeshta do jetë fundi i tij"
FAQE 3
Flasin Zamira Kita, Genc Fuga,Arben Derhemi,Alfred Bualoti
Debati për Teatrin Kombëtar vazhdon
Zamira KITA
Presidentja Kolinda GrabarKitaroviç: Lidhjet mes Kroacisë dhe Shqipërisë janë historike
Genc FUGA
Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç, dje me kreun e shtetit Ilir Meta FAQE 24
Presidentja kroate me kryetarin e Partisë Demokratike, FAQE 12 Lulzim Basha
Presidentja kroate dhe familja e ish-ministrit Rexhep Uka, FAQE 24 dje gjatë vizitës në fermën model "UKA Farm"
Presidentja kroate me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj
Alfred Bualoti
Arben DERHEMI
FAQE 4-5
DREJTORI I ALUIZN-it
FORUM
Andi Bejtja: Ramë në diktaturë!
Artan Lame: Procedurat për regjistrimin e banesave para vitit '91 FAQE 7
ANALIZË
Lamtumirë Lu dhe Vlahutin, ne na latë peshqesh gropat e reformës Nga Andi Bushati FAQE 7
FAQE 6
FAQE 13
POLITIKE
2
E shtunë, 21 KORRIK 2018
Kryetarja e LSI: E kanë kot që lodhen nëpër kafene, edhe më të kotë që fabrikojnë lajme për takime jo-institucionale me opozitën
K
ryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cilëson dështim të mazhorancës mbetjen e vendit pa gjykata. Në një reagim në Facebook, Kryemadhi shprehet se sot Shqipëria është në një situatë që krahasohet vetëm me diktaturat dhe regjimet moniste. “Qeveria e mazhoranca moniste duhet të kuptojë se është përgjegjëse e drejtpërdrejtë e lënies së vendit pa gjykata! As regjimi i Kim Jong nuk ia ka bërë këtë gjëmë vendit të vetë! Na vjen keq të konstatojmë se këtë situatë e kishim parashikuar vite më parë, por nuk na dëgjuan. Ashtu siç jemi përgjegjës që lejuam miratimin pa konsensus të ligjeve post-kushtetuese, ligje të cilat kanë krijuar këtë katrahure ligjore në vend!”,- shprehet Kryemadhi. Në reagimin e saj, Kryetarja e LSI hedh poshtë dhe zërat për negociatat mes qeverisë dhe opozitës. Ajo shprehet se nuk mund të ketë bashkëpunim me një qeveri moniste. Ajo e cilëson tinëzare ftesën e mazhorancës për të diskutuar për ligjin për magjistraturën. Kryemadhi thotë se nëse qeverisë do t’i interesonte vërtetë që të kishte konsensus, atëherë duhet të ftonte të gjitha palët në tryezë. “Ftesës tinzare të mazhorancës moniste, për të miratuar një ligj për magjistraturën, kundër rrjedhës llogjike të ligjeve me fuqi i përgjigjemi: LSI është parti në opozitë me monizmin dhe Rilindjen! Si e tillë ajo nuk merr vendime të tilla e
Kryemadhi: Nuk bashkëpunojmë me këtë mazhorancë moniste
vetme dhe të pa harmonizuara me partitë e tjera në opozitë. Nëse qeveria moniste do vërtet të kontribuojë në zgjidhjen e kësaj katrahure demokratike, duhet të na ftojë, jo ne si individë, por partitë e opozitës në tryezën e
dialogut politik. Duhen gjetur zgjidhje të plota, afatgjata dhe që garantojnë funksionim normal të drejtësisë”,- shprehet Monika Kryemadhi. Kryetarja e LSI-së shton se ligji për studentët e magjistraturës
nuk e zgjidhë problemin që ka sot vendi me reformën në drejtësi. “Ligji për disa kuota studentësh nuk zgjidh kolapsin aktual, por thjesht legalizon korrupsionin e përzgjedhjes së studentëve, korrupsion që po bëhet nga deputetë
të mazhorancës moniste. Mbi të gjitha ky është hapi i fundit i kapjes së reformës në drejtësi nga dora e krimit të organizuar. Në princip ne nuk bashkëpunojmë me këtë mazhorancë moniste, aq më tepër jashtë tryezës politike pozitë-opozitë”,- shprehet kryetarja e LSI. Kryetarja e LSI shton se çështja e reformës në drejtësi nuk mund të jetë pazar, por një zgjidhje serioze. Në qëndrimin e saj, Kryemadhi shigjeton edhe ndërkombëtarë që nuk ndërhynë në kohë për të mos lejuar kolapsin e sistemit të drejtësisë. “E kanë kot që lodhen nëpër kafene, edhe më të kotë që fabrikojnë lajme për takime jo-institucionale me opozitën. Dialogu politik është institucion, jo pazar! Prostitucioni politik shqiptar, edhe pse me ngjyra ndërkombëtare, e ka sjellë në këtë situatë Shqipërinë, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë dhe pa hapje negociatash, me shqiptarë të varfër, që kërkojnë çdo ditë të largohen nga Shqipëria”,- shprehet kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në reagimin e saj.
KREU I GRUPIT PARLAMENTAR TË LSI, PETRIT VASILI: GARANCITË E NDËRKOMBËTARËVE PËR REFORMËN NË DREJTËSI, PËRRALLË NGA E KALUARA
“Motoja e rilindjes: Poshtë Reforma në Drejtësi dhe rroftë kapja” K
ryetari i grupit parlamentar të LSI, Pertrit Vasili shprehet se reforma në drejtësi ka vdekur dhe ndërkombëtarët nuk japin më asnjë garanci për suksesin e saj. “Garancitë e ndërkombëtarëve për reformën në Drejtësi, përrallë nga e kaluara. Muaj më parë kam thënë që Reforma në Drejtësi ka vdekur. Reforma në Drejtesi si filozofi dhe si veprim konkret ka vdekur pasi kapja e drejtësisë nga Rilindja fitoi mbi drejtësinë e paanshme dhe të barabartë për të gjithë. Reformën e vdekur tashmë rilindja po e klonon pa u lodhur duke filluar”,- shprehet Vasili në një reagim në rrjetet socia`le. Ai rendit gjithë shkeljet flagrante që janë bërë gjatë procesit, duke nisur që me zgjedhjen e prokurores së përgjithshme. “Nga zgjedhja e prokurores së përgjithshme, që u zgjodh kundër kushtetutës me 69 vota
kur Komisioni i Venecias kishte sugjeruar që të mos përdoreshin as 84 votat që maxhoranca kishte në atë kohë si dhe pa Vetting. Nga asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë për të legjitimuar pandëshkueshmërinë e qeverisë dhe për bllokuar mundësinë e ankimit për koncesionet, grabitjen e pronës publike etj etj.Nga bllokimi i qëllimshëm i ngritjes së KLGJ dhe KLP dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”,- shprehet Vasili. Përfaqësuesi i LSI-së e cilëson të qëllimshme dhe bllokimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. “Nga bllokimi i KED me sebepin e vetingut ndërkohë që kryeprokurorja e përkohshme u zgjodh pa veting dhe bëri ç’deshi për muaj të tërë, duke mbyllur gojën edhe për ekspertizën e audiopërgjimit të Agron Xhafës që demek e kishte bërë Kryemi-
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
nistri duke shpërdoruar detyrën e duke kryer një vepër të rëndë penale të fshehjes së fakteve”, shprehet Vasili.
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
Në qëndrimin e tij, Vasili kritikon dhe sjelljen e Komisionit të Ligjeve, i cili është kthyer në inkuizitorin e reformës në drejtësi duke keqintepretuar dispozitat ligjore. “Nga transformimi i komisionit të ligjeve në inkuzitor injorant, që po djeg reformën me votimet idiote të tij. Ku është grupi i ekspertëve të nivelit të lartë që ju dha e drejta të propozonte projektligjet e reformës? Komisioni i ligjeve i merr propozimet e ekspertëve dhe i klonon paturpësisht duke i ndryshuar totalisht ato vetëm me votat e rilindjes. Edhe projektligjin për Magjistraturën komisioni i ligjeve e klonoi dhe votoi hajdutërisht vetëm me votat e rilindjes duke hequr afatet e ligjit megjithë insistimin e fortë parimor te opozitës”,- shprehet Petrit Vasili. Vasili shprehet se me vendimet e fundit të mazhorancës
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
ka rënë gjithë konsensusi i reformës dhe gjithë garancia e ndërkombëtarëve për zbatimin e drejtë të saj. “Rilindja me britma histerike thoshte se “reformën po e bëjnë ekspertet dhe ne nuk ndërhyjmë”, ndërsa sot draftet e eksperteve të nivelit të lartë janë zëvendësuar nga klonimet e sharlatanëve të komisionit të ligjeve. Ndaj reforma ka vdekur. Fryma dhe filozofia e 21-22 korrikut dhe e votimit të shtatë ligjeve është shuar se bashku me ndërkombëtarët ambasadorë a misione qofshin që i dolën asaj për zot. Sot ka vetëm arna dhe klonime që po riciklojnë fatalisht drejtësinë e vjetër. Garancitë e ndërkombëtarëve për zbatimin korrekt të reformës janë tashmë thjesht një përrallë nga e kaluara. Motua e rilindjes është: Poshtë reforma në drejtësi dhe rroftë kapja”,- deklaron kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E shtunë, 21 KORRIK 2018
Monika Kryemadhi: LSI e vendosur për të mbaruar punë këtë vjeshtë me klikën e Ramës, duke i çuar para dyerve të burgut krejt shpurën e tij të drogës
Lulzim Basha: Nuk ka Qeveri me Edi Ramën!
"Nëqoftëse kryetalebani kryeministër dhe aksesorët e tij në krim nuk tërhiqen, do t'i përgjigjemi me një luftë totale", -deklaron selia blu, -"vjeshta do jetë fundi i tij" Kolapsi i sistemit të drejtësisë, si pasojë e reformës në drejtësi të diregjuar nga Edi Rama, ka risjellë skenarë që flasin për marrëveshje të re politike mes mazhorancës dhe opozitës. Partisë Socialiste i nevojiten votat për të bërë disa amendime të reja në ligjet e reformës, siç është ligji i magjistraturës, dhe për këtë qëllim në korridoret e politikës flitet për negociata dhe kontakte mes palëve. Por kreu i PD-së, Lulzim Basha ka qenë i prerë dje teksa ka mohuar çdo mundësi për pakt apo bashkëqeverisje mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Në konferencën dje për mediat, Basha ka renditur në një sërë arsyesh pse mes opozitës dhe PD nuk ka më asnjë rrugë ku takohen. Ai renditi problemet që kanë të bëjnë me krimin, drogën, koncesionet dhe kapjen e sistemit të drejtësisë. Edhe Monika Kryemadhi flet vendosmërisht për ta rrëzuar me çdo mënyrë kryeministrin Rama. Ajo është me radikale, sa herë flitet për emrin Edi Rama. Monika Kryemadhi tha për "KJ" se LSI është e vendosur për të mbaruar punë këtë vjeshtë me klikën e Ramës, duke i çuar para dyerve të burgut krejt shpurën e tij kriminale. Pas akuzave të ashpra ndaj Edi Ramës, Lulzim Basha u pyet nga gazetarët nëse kreu i PD-së mund të përdorte të njëjtën strategji të një viti më parë, ku pasi sulmoi qeverinë, selia blu u bë pjesë e kabinetit "Rama". Në këtë pikë, Lulzim Basha deklaroi prerë se nuk ka për të pasur më bashkëqeverisje me Edi Ramën. "Në mënyrë absolute dhe të prerë nuk ka dhe nuk ka për të pasur bash-
këqeverisje me Edi Ramën. Partneri i Ramës në bashkëqeverisje është krimi i organizuar",- tha kreu i PD-së. Kreu i selisë blu u shpreh se në pesë vite, qeveria "Rama" ka treguar se është e lidhur me krimin dhe PD-ja nuk mund të bëhet pjesë e një qeverisje të inkriminuar. "Edi Rama e ka zgjedhur partnerin e vet në bashkëqeverisje tash pesë vjet dhe ky është: Krimi i organizuar. Partia Demokratike nuk bën absolutisht asnjë pakt me Edi Ramën dhe qeverinë e tij të lidhur me krimin. Ne njohim detyrimet tona sa i takon pjesës së opozitës, ndaj shqiptarëve dhe ndaj fateve të Shqipërisë në procesin e integrimit europian, ndaj ky është vizioni dhe prioritetet tona që besojmë se janë edhe prioritet kombëtar",- deklaroi dje kreu i PD-së, Lulzim Basha. Kreu i PD-së ka rrëzuar dhe çdo
mundësi bashkëpunimi me qeverinë për kolapsin e sistemit të drejtësisë. Basha argumentoi se reforma ka arritur në pikën kur nuk mund të rregullohet me ndërhyrje sipërfaqësore. Sipas tij PS po kap sistemin e drejtësisë dhe qëllimisht krijoi kaos në gjykata, ndaj pjesëmarrja e PD në ligje të veçanta vetëm sa do t'a bënte atë bashkëfajtore dhe do legjitimonte kapjen e pushtetit të drejtësisë nga Edi Rama. E vetmja zgjidhje që Basha jep për reformën në drejtësi është kthimi te konsensusi i 22 korrikut 2016 kur u miratuan ndryshimet Kushtetuese. Duke larguar çdo mundësi bashkëqeverisje dhe konsensusi, si dhe duke denoncuar ato që PD i quan afera të rënda korruptive, Lulzim Basha deklaroi se e vetmja mënyrë reagimi është largimi i qeverisë "Rama" dhe zgjedhje me standarde normale. Pas mohimit
të çdo mundësie për bashkëqeverisje me Edi Ramën, Lulzim Basha ka lëshuar dhe kërcënimin për protesta dhe revoltë qytetare. Duke ju referuar vendimeve që Basha i cilëson si korruptive, si ai për Teatrin Kombëtar, kreu i PDsë paralajmëroi luftë totale nëse mazhoranca nuk tërhiqet. "Nëqoftëse kryetalebani dhe aksesorët e tij në krim nuk tërhiqen, do t'i përgjigjemi me një luftë totale. Jam i sigurtë, që populli do të bëjë atë që bën për të mbajtur gjallë Pemën e Lirisë, sepse ajo po kërcënohet tani, po përdor një metaforë amerikane, sepse amerikanët e dinë se si mbahet gjallë Pema e Lirisë",deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha. Me sa duket në vjeshtë do kemi punë me lajme nga kryeministria dhe sheshi para zyrës së kryeministrit! Q. Xhani
SPECIALE
Zamira KITA, AKTORE
Përgjigje 1: “Jam plotësisht dakord për prishjen e teatrit dhe për ndërtimin e një teatri të ri, i cili padyshim do të përmbushe kushtet e nevojshme elementare që i duhen një Teatri Kombëtar. Teatrit ekzistues i mungon çdo gjë”. Përgjigje 2: “Ndërtimin e teatrit te ri e mendoj, pikërisht në vendin ku ndodhet Teatri Kombëtar sot. Ai duhet të jetë një teatër shumë funksional, me çdo komoditet të nevojshëm, me çdo lehtësirë për aktoret, i bukur dhe komod edhe për publikun, me disa salla provash dhe disa salla shfaqjesh. Duke patur përvojën e Teatrit të Korçës, kam bindjen se do të kemi një teatër shumë të mirë. E rëndësishme është të prodhojmë vepra të bukura dhe cilësore”.
4 E shtunë, 21 KORRIK 2018
Genc FUGA, AKTOR
Përgjigje 1: “Refuzoj të përgjigjem për investime të mëdha në fushën e Artit, të pa mbështetura në Strategjinë Kombëtare të Artit Skenik, Ligjin e Teatrit Kombëtar e çdo baze ligjore tjetër, që mungojnë! Çdo hap i hedhur në këto kushte, do të na çonte tek fati i mbikalimit të Zogut të Zi. Pra do ta bënte “të shembshëm” gjithçka! Pra, pa skena të sigurta 300 - 500 vjeçare!”. Përgjigje 2: “Ndërtimin e Teatrit të Ri e mendoj; të mbështetur në aspektin ligjor të sipërpërmendur, në një Kompleks me më shumë salla e kapacitete 800 e 300 vendëshe, duke paraprirë rritjen demografike të popullsisë, me gjithë ambientet ndihmëse e administrative, me restorant e bare, me llozha, e teknikën më të fundit skenike. Pra: Spektatori duhet të ndihet “i përkëdhelur”, kur ndan ato 2 orë të jetës së tij me Regjisorët e Aktorët! Çdo mënyrë tjetër, do të cenonte misionin e Teatrit dhe do të na çonte në “bienale” të tjera, larg Memories Kombëtare të Publikut!”.
SPECIALE
5 E shtunë, 21 KORRIK 2018
Arben DERHEMI, Alfred BUALOTI, REGJISOR
AKTOR
Përgjigje: “Do doja një teatër të ri medoemos dhe Teatër Kombëtar të rindërtuar nga e para”.
Përgjigje: “Për problemin në fjalë nuk jam prononcuar, pasi çfarë do që thuhet shkon në veshë të shurdhër dhe s’ka asnjë vlerë. Prandaj po e mbyll me Shekspirin: O Zot vendos,... ç’është shkruar do të bëhet doemos”.
PARALAJMËRIMI I KREUT TË PD
Basha: Do t'u vëmë minat kullave që do ngrihen te Teatri Kombëtar
L
ulzim Basha ka kërcënu ar dje kompanitë private që operojnë me ligje të dyshimta koncesionare në bashkëpunimin me qeverinë. Duke komentuar çështjen e Teatrit Kombëtar, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se opozita është kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe do të përdorë çdo mënyrë që kjo të mos ndodhë. Me një retorikë të ashpër, Lulzim Basha paralajmëroi se nëse ndërtohen kulla te Teatri Kombëtar, PD ku të vijë në pushtet do t'i rrëzojë ato. Ai tha se do të përdoret dinamiti për të shembur kullat që janë projektuar të ngrihen mbi tokën e Teatrit Kombëtar. "Nëse ngrihen kulla, ne do t'u vëmë minat, me ligj",- tha Lulzim Basha. Basha paralajmëroi jo vetëm kryeministrin, por edhe kompaninë private që po investon të Teatri Kombëtar dhe arkitektin që ka bërë projektin. "Kam paralajmëruar Bjarke Ingels se do të trajtohet non grata. Sot dua t'i jap një paralajmërim të qartë Fusha sh.p.k dhe çdo kompanie tjetër qe bëhet vegël: nuk ka asnjë shans të gëzoni frutet e një ndërmarrje të tillë kriminale. Asnjë shans. Çdo veprim i Fusha sh.p.k dhe çdo entiteti
tjetër do të jetë subjekt i një ligji të ndryshuar antimafia. Do të fillojmë që ditën e parë të pushtetit, do të sekuestrojmë çdo pronë dhe cent euro në shkelje të ligjit. Nëse guxoni t'i vini minat Teatrit Kombëtar, minat do t'ua vëmë edhe kullave tuaja me ligj. Ky paralajmërim vlen edhe për ndonjë bankë që mendon të investojë në ndonjë projekt. Paralajmëroj se do të trajtohet si subjekt i ligjit antimafia. Të mos fusin asnjë qindarkë në këtë projekt se do të mbeten me gisht në gojë!",- tha Lulzim Basha. Lideri
i opozitës tha se plani për prishjen e Teatrit Kombëtar është bërë nga Rama që para 20 vitesh, kur ishte Ministër i kulturës, por atëherë nuk ia doli. "Ligjet janë për të gjithë të njëjtë dhe ne nuk mund të votojmë në mënyrë antikushtetuese një ligj të posaçëm, për të favorizuar lakejtë e Edi Ramës, që synojnë të pastrojnë paratë e drogës. Plani i Ramës për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar ka nisur që para 20 vitesh, kur ai ishte ministër i Kulturës dhe tani po bën gjithçka për të realizuar këtë plan ogurzi të tij", tha kreu i Partisë Demokratike. Basha nuk ngurroi ta cilësojë një atentat me pasoja të rënda për lirinë e pronës dhe shëndetin e qytetarëve shqipatërë, kalimin e këtij ligji në mungesë të Gjykatës Kushtetuese. Në qëndrimet e tij të mëparshme në opozitë, Lulzim Basha është treguar i kujdesshëm që të ndajë përgjegjësinë e qeverisë në projektet e saj dhe përgjegjësinë e kompanive private duke bërë fajtor gjithmonë institucionet qeveritare për shkelje të ligjit. Kjo është hera e parë që kreu i PD-së, kërcënon një biznes privat duke deklaruar se do t'i shembet investimi dhe do të jetë subjekt i ligjit antimafia.
ARKITEKTI
Maks Velo mbështet qëndrimin e kreut të PD: T'u vëmë minat kullave
A
rkitekti Maks Velo gjatë fjalës së tij, dje në protestën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka mbështetur vendimin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha se nëse shembet teatri, t'i vënë minat kullave. "Nuk na i ka fajin Europa ne se përse gjërat shkojnë keq këtu. Kishte një gjë me rëndësi Basha sot (dje) që paralajmëronte Fushën se ato pallate do hidhen në erë na baza të ligjit anti-mafja. Kjo ishte gjëja më me rëndësi. Paralajmëronte Fushën se pallatet janë të paligjshme në bazë të ligjit anti-mafia dhe nëse ai do të hedhë këtë në erë (drejtohet nga Teatri) dhe pallatet do hidhen në erë", u shpreh ndër të tjera Velo. Ai tha se detajet që ka zbuluar nga projekti janë skandaloze. "Unë nuk e dija, por mora vesh se ai arkitekti llogariste si sipërfaqe të Teatrit të ri edhe parkun jashtë dhe thoshte po di doni dilni bëni shfaqje aty përjashta! Ndërkohë brenda territorit do të ketë një sipërfaqe 500 metra katrorë. Po pse nuk mjaftojnë kafet që janë jashtë?! Ja, ky është ai projekti i Teatrit të ri",- tha Maks Velo.
POLITIKE
6
E shtunë, 21 KORRIK 2018
Programi “100 fshatrat”, kryeministri Edi Rama: Numri i projekteve që kemi marrë ka qenë 10 herë më i vogël se numri i bashkive që kemi
Rama mbledh kryebashkiakët: Mos më kërkoni vetëm rrugë K
ryeministri Edi Rama në një takim për “100 fshatrat” kritikoi bashkitë për më shumë vëmendje ndaj fshatit, jo vetëm në infrastrukturë. Duke iu referuar projekteve për agroturizmin, ai tha se aplikimet nuk ishin as sa numri i bashkive të vendit, dhe për këtë qeveria u detyrua të rihapë thirrjen. “Rihapëm thirrjen për agroturizmin si rezultat i mungesës së projekteve. Kemi vënë në dispozicion një shumë të konsiderueshme nga buxheti i shtetit që do të jetë mbështetje e drejt për drejtë për ata që investojnë në agroturizëm. Këtu nuk bëhet fjalë për kredi, po për grant, para që jepen për projektin pa asnjë interes nga ana e qeverisë. Numri i projekteve që kemi marrë ka qenë 10 herë më i vogël se numri i bashkive që kemi. Kjo është e pakuptueshme dhe e pajustifikuar, tregon sa larg akoma janë bashkitë e reja nga vëmendja që duhet të kemi ndaj pjesës së fshatit. Për të ardhur keq që gjithë diskutimi i krerëve të bashkive, kur vjen puna të fshati është rrugë, rrugë, rrugë. Pa diskutim që rrugët janë të domosdoshme, por edhe mundësia për të investuar në rrugët rurale është e kufizuar. Ndërkohë që ka shumë element të tjerë që duhet të shkojnë paralelisht dhe ka shumë raste konkrete që pavarë-
sisht se rrugët mund të mos jenë në nivelin e duhur investime në agroturizëm sjellin sukses”, tha Rama. Ai foli dhe për problematikën e mbetjeve urbane në fshatra. “Mbetjet urbane në zonën e fshatit, një problem i madh që ka marrë zgjidhje në disa njolla të caktuara të hartës së Shqipërisë, po ka shumë ende njolla të zeza që duhen adresuar e pastruar nga harta”, tha ai. Kreu i qeverisë u ndal dhe në
investimet që janë kryer në këto fshatra duke theksuar se do të krijohen kushtet për krijimin e të gjitha shërbimeve të domosdoshme në këto fshatra. “Pjesa e shërbimeve shëndetësore dhe e shërbimit të arsimit është pjesë e programit, si përsa i përket qendrave shëndetësore, ashtu edhe përsa i përket ambulancave ekzistuese dhe ambulancave të reja. Është bërë një inventar në këto 100 fshatra dhe është plotësisht e mundur që të kom-
pletohen në këtë aspekt. Ashtu sikundër edhe sa i përket aksesit në shkollë të fëmijëve. Ideja është që jo thjesht të përmirësojmë 100 fshatra dhe as që gjithçka që ne do bëjmë të jetë për 100 fshatrat, se ka mijëra fshatra të tjerë në Shqipëri, por të krijojmë edhe për veten tonë modele funksionale që të tregojnë rrugën se si ky zhvillim do të përhapet rrathërrathë. Nëse ne kemi modele të prekshme suksesi ekonomik dhe financiar të familjeve që jetojnë në fshat, falë mbështetjes së këtij programi, të jeni të sigurt që njerëzit nuk do të na presin më ne, por do të jenë vetë të nxitur për të vazhduar atë rrugë”,- tha Kryeministri Edi Rama. Kryeministri tha se në këtë projekt mbështetja e kryebashkiakëve është e padiskutueshme dhe suksesi do të varet nga serioziteti me të cilin do të punojnë njësitë vendore. “Mbështetja juaj si kryetarë të bashkive është e domosdoshme, qoftë për të ndarë së bashku me përfaqësuesit e qeverisë të gjitha planet ekzistuese, qoftë për të identifikuar së bashku potencialet njerëzore në territor dhe qoftë për t’u organizuar së bashku për një projekt brenda këtij programi, që ka të bëjë me sensibilizimin e emigrantëve, të atyre që janë larguar nga
KRYEMINISTRI
Rama: Investimet që transformuan sistemin shëndetësor Kryeministri Edi Rama për të promovuar investimet e kryera në spitalet rajonale të vendit, është kthyer 4 vite pas për të kujtuar gjendjen e dikurshme në të cilën ato ndodheshin para investimit të Qeverisë. Përmes një videoje, ku janë pasqyruar investimet e spitalit rajonal të Elbasanit, Rama thekson se ka ende shumë për të bërë në drejtim të shëndetësisë, ndërsa ka ndarë projektet e reja që do të nisin. “As bëhet fjalë që kush na shan e na mallkon për spitalet një arsye edhe e ka, po ama sikur të mos harrojmë fare fare se nga u nisëm vetëm katër vjet e gjysëm më parë , nuk do ishte keq, si thoni(?) dhe pastaj flasim sa të duam për çfarë ende mungon e për sa shumë akoma kemi për të bërë”, -shkruan Rama.
fshati dhe që me siguri do të jenë të interesuar të vlerësojnë mundësinë e investimit në fshatin e tyre, në shtëpinë e tyre, në shtëpinë e prindërve, pasi nuk ka diskutim që investime të tilla të kursimeve të emigrantëve do të ishin me një normë fitimi shumë më të pëlqyeshme, sesa norma e fitimit nga puna e përditshme në emigracion. Padiskutim nuk bëhet fjalë që ata të lënë punë atje dhe të vijnë këtu me sy mbyllur, por bëhet fjalë për t’i nxitur që të investojnë kursimet e tyre në funksion të këtij projekti, ku secili do të marrë përfitimin e vet”,- tha Edi Rama.
DREJTORI I ALUIZN-IT, ARTAN LAME: ASNJËHERË NUK ËSHTË BËRË NJË EVIDENTIM I PLOTË DHE I SAKTË I KËTYRE OBJEKTEVE
Procedurat për regjistrimin e banesave para vitit ‘91
N
ë mbledhjen e fundit Qeveria miratoi Vendimin “Për regjistrimin e Banesave të ndërtuara para vitit 1991”. Drejtori i ALUIZN-it Artan Lame u shpreh në një deklarim për mediat se vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave, shërben si bazë ligjore për dhënien e dokumentit të pronësisë pronarëve të objekteve të ndërtuara para vitit 1991, në të gjitha ato raste kur ky dokument mungon. “Pra, qëllimi i këtij vendimi është të formalizojë një kategori pasurish të paluajtshme, të cilat edhe pse fizikisht ekzistojnë dhe zotërohen prej dekadash (herë-herë edhe prej shekujsh), pronarët e tyre nuk kanë patur dokumentacion të mirëfilltë pronësie, duke mos i gëzuar asnjëherë ligjërisht. Mjafton të kujtoj këtu absurdin që, edhe qytete si Gjirokastra, Shkodra, Berati, Elbasani apo Korça, i kanë ende të papajisur me dokumente pronësie shumicën e pronarëve të banesave në lagjet mesjetare të tyre”, u shpreh Lame. Për herë të parë, shteti shqiptar filloi procesin e regjistrimit të banesave
në vitin 1995. Kjo u bë asokohe me VKM 432 dt. 14.08.1995 “Për procedurat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në zonën urbane të fshatit”. Ky vendim është aplikuar në atë kohë në masë minimale në disa zona rurale dhe, sikurse kuptohet nga vetë titulli, nuk e trajtonte problemin për të gjithë territorin e vendit, por ofronte një zgjidhje të pjesshme vetëm për fshatrat. “Më pas, është vijuar me VKM 608 datë 05.09.2012, i cili gjithashtu nuk e ka realizuar dot qëllimin e tij gjatë këtyre gjashtë viteve. Arsyet e dështimit të këtyre dy vendimeve të kaluara, lidhen së pari me mungesën e kapaciteteve njerëzore, por në shumë raste edhe të vullnetit, apo neglizhencën e njësive të qeverisjes vendore, të cilat kanë qenë organet e ngarkuara me kryerjen e këtyre procedurave. Së dyti, për sa i përket VKM nr. 608/2012, shkaqet lidhen edhe me burokratizimin e tepruar të procedurës dhe mbi të gjitha me qasjen jorealiste ndaj problemit”, u shpreh Lame. Risitë kryesore të vendimit të mirat-
uar së fundmi: “1. Lehtësimi i barrës së aplikuesit, nga detyrimet dhe dokumentacioni i tepërt, (aplikuesi tanimë do të duhet të paraqesë vetëm kërkesën pranë ALUIZNI-t); 2. Zgjidhja e të gjithë pamundësisë së deritanishme, për të provuar periudhën e ndërtimit (para datës 10.8.1991), gjë që ka penguar finalizimin e procedurës; 3. Kalimi i pronësisë së truallit të ndërtesës falas deri në 300 metra katrore, si dhe mundësia për të blerë
sipërfaqet mbi këtë masë”. “Numri i ndërtimeve që mendohet të trajtohen nga ky vendim është 40-60 mijë. Duhet theksuar se asnjëherë nuk është bërë një evidentim i plotë dhe i saktë i këtyre objekteve dhe si rrjedhim shifra reale mund të jetë edhe më e lartë se ajo e mësipërme. Këta dy muaj do të na shërbejnë për të organizuar stafet tona dhe për të krijuar pranë secilës drejtorie rajonale të ALUIZNI-t nga një sektor që do të merret eskiluzivisht me ndjekjen dhe zbatimin e kësaj VKM-je. Gjithashtu do të përzgjedhim edhe stafet rajonale që do të merren me mbarëvajtjen e këtij procesi”,- deklaroi Lame. Duke filluar nga shtatori të gjithë qytetarët e interesuar për regjistrimin e banesave të tyre të ndërtuara përpara vitit 1991, do të mund të paraqiten pranë sporteleve tona për të aplikuar. Ndërkohë mund të fillojnë nga grumbullimi i dokumentacionit që ata posedojnë, leje ndërtimi të vjetra, akte pronësie, skica genplane, akte shitblerjeje apo posedimi, vendime të vjetra të Këshillave Popullore, apo do-
kumente të tjera provuese të çdo lloji dhe kohe. Hollësi të mëtejshme do të komunikohen më pas. “Zbatimin e këtij vendimi dhe gjithë procedurën përkatëse, Qeveria ia ngarkoi ALUIZNI-t, qoftë për shkak të rrjetit ekzistues të punonjësve në terren, qoftë për shkak të eksperiences operative dhe teknike të akumuluar nga ana e specialistëve tanë. Por gjithashtu, këtë funksion të ri ne e shohim edhe si besim të Qeverisë tek rezultatet e deritanishme të arritura prej gjithë këtij kolektivi punonjës. Zbatimi i këtij vendimi do të krijojë mundësinë e mijëra pronarëve që përmes regjistrimit të pronës së tyre, të mund ta bëjnë atë të qarkullueshme në treg, ta shesin apo ta japin me qera ligjërisht, ta fusin në tregun e pasurive të paluajtshme, apo ta trajtojnë në tregun e kredimarrjes. E kemi thënë që në fillim të mandatit të kaluar qeverisës se zgjidhja dhe stabilizimi i çështjes së pronësisë është një nga çështjet kyçe për qetësimin e gjithë shoqërisë shqiptare dhe zhvillimin e ekonomisë”, nënvizoi Lame.
FORUM
7 E shtunë, 21 KORRIK 2018
ANALIZË
FORUM
Lamtumirë Lu dhe Vlahutin, ne na latë peshqesh gropat e reformës
V
Nga Andi Bushati
izita flash në Tiranë e komi sionerit të zgjerimit Hahn më shumë sesa vuri në pah një problem të ndërlikuar, atë për shkollën e magjistraturës, ishte një provokim real për të parë se ç'po bëhet me reformën në drejtësi. Komisioneri u përpoq t'i japë një dorë qeverisë duke përligjur dështimet në ngritjen e Këshillit të lartë të Prokurorisë dhe atij të Gjyqësorit. Ai u rreshtua me propozimin e socialistëve që në mungesë të këtyre institucioneve, magjistrantët e ri të mos zgjidhen sipas rrugës që parashikon reforma. Por, përtej këtij debati teknik, "fatkeqësia" -siç e quajti ai- e mos emërimit dot të gjyqtarëve të rinj në vend të të djegurve nga vetting-u, ngre një pikëpyetje tjetër: sa gropa, boshllëqe, pasaktësi dhe lëmshe kushtetuese po dalin nga ajo reformë e cila publikut po i serviret si një sukses i paimagjinueshëm që
duhet kopjuar edhe nga vende të tjera të Europës? Sot, dy vite pas ditës kur një parlament i frikësuar nga presioni ndërkombëtar votoi në bllok një arkitekturë të komplikuar ligjore, jemi afër buzës së greminës. Një bilanc i thjeshtë tregon se përpos spektaklit të gijotinës për disa emra të përveçëm, asgjë nuk ka funksionuar. Shkolla e magjistraturës është e bllokuar. Në krye të prokurorisë kemi një grua pa identitet, që ende nuk dihet nëse është militante apo thjeshtë e paaftë, e cila pranoi të zgjidhej vetëm me votat e njërës nga palët. Ende nuk janë zgjedhur gjashtë prokurorët që do të formonin Këshillin e lartë të Prokurorisë. Po të njëjtin fat ka dhe Këshilli i lartë i Gjyqësorit të cilit i mungojnë gjashtë togat e zeza. Si pasojë e ngecjes së tyre nuk ngrihet dot Byroja Kombëtare e hetimit dhe SPAK-u, instrumentet që u shitën si garancia që do të bënte kërdinë mbi politikanët e korruptuar. Po të vazhdojmë me tej, askush nuk i drejtohet dot Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar çmendurinë e ligjeve speciale të qeverisë, sepse asaj i ka mbetur vetëm 1 nga 9 anëtarët që duhej të kishte. Edhe Gjykata e Lartë po merr
SPECIFIC PROCUREMENT NOTICE REQUEST FOR BIDS Employer: Albanian Development Fund (ADF) Project: Community Works IV: Development of the Albanian Alps and Coastal Areas Contract title: “Urban requalification of Tamara (second phase) and reconstruction of Vermosh road” Country: Albania Loan No.: ALB - LD 1853 RFB No: CWPIV/W/OP/2018/15 Issued on: July 20, 2018 1. The Government of Albania has received a loan from the Council of Europe Development Bank (CEB) of 28,700,000 EURO toward the cost of the “Community Works IV: Development of the Albanian Alps and Coastal Areas” Project, and it intends to apply a portion of the proceeds of this loan to eligible payments for goods, works, related services and consulting services to be procured under this project. This project will be jointly financed with Government of Albania with a contribution of 6,000,000 EURO. Albanian Development Fund (ADF) is the Project Implementing Agency for the “Community Works IV: Development of the Albanian Alps and Coastal Areas” Project. 2. ADF now invites sealed bids from eligible Bidders for the following contract to be funded from part of the proceeds of the loan: CWPIV/W/OP/2 018/16, “Urban requalification of T amara (second phase) CWPIV/W/OP/20 Tamara and reconstruction of V ermosh road” Vermosh road”. The construction period is 10 months. The works consists in the rehabilitation of the existing building in the center of Tamare and a linkage road of 750 m which lead to the border with Montenegro. In this phase is foreseen the rehabilitation of the left over building together with other parts of Tamara. The project foresees the plastering of the existing old building and in the same time preserving their architectural characteristics. Also new roofs will be constructed in accordance with the old methodology and in the same time showing op the decades this building s have gone through. Required works are mainly paving works for the linkage segment and the construction of a river protection through gabion walls along the river side. The Site is located at Malesia e Madhe municipality. Some qualification requirements for this tender are as follows: a) The Bidder must demonstrate access to, or availability of, financial resources such as liquid assets, unencumbered real assets, lines of credit, and other financial means, other than any contractual advance payments to meet the cash-flow requirement in an amount of 32,077,000 Albanian Leke, taking into account the Bidder’s commitments for other contracts. b) The Bidders shall have a minimum average annual turnover of: 256,620,000 Albanian Leke, calculated as total certified payments received for contracts in progress or completed, within the last 5 years (years 2013-2017). c) The Bidder shall demonstrate that it has successful experience as prime contractor, in at least 3 (three) contracts within the last 5 years (years 20132017), each with a value of at least 106,920,000 Albanian Leke, that have been successfully completed and that are similar to the proposed Works. A more detailed and complete list of evaluation and qualification criteria, for the tender is included in the respective bidding documents. If ADF launches other tenders along with this tender, which will be evaluated in parallel, a Bidder that wishes to bid for more than one Contract, in this or other parallel tenders, in order to be awarded more than one Contract, he should meet the aggregate of the capacity requirements for each works contract that the Bidder wishes to be awarded for. If the Bidder cannot meet the qualification criteria combined for more than one contract and he submitted the lowest evaluated responsive tender in those tenders, then ADF will award only those contracts that he meets the qualification criteria, provided that the combination of award will result in the lowest evaluated cost to the ADF for those contracts.
3. Bidding will be conducted through open tender procedures based on the CEB’s Guidelines for Procurement of Supplies, Works and Services, September 2011 and is open to Bidders from any country, in accordance with the provisions on eligibility in the CEB’s Guidelines for Procurement of Supplies, Works and Services, September 2011. 4. Interested eligible Bidders may obtain further information and inspect the bidding document during office hours 09:00 to 14:00 at the address given below. 5. The bidding document in English may be purchased by interested eligible Bidders upon the submission of a written application to the address below and upon payment of a nonrefundable fee of 100 Euro or equivalent in a convertible currency. The method of payment will be direct deposit to the ADF account, at Union Bank, as follows: Name of the Bank: UNION BANK –Tirana, Albania Name of account: “Llogari Projekti ADF” IBAN CODE: AL47 2141 1106 0117 2854 6403 0120 Client number: 285464 For the direct deposit, the Bidder should provide Bank’ payment receipt to ADF. Upon receipt of appropriate evidence of payment of the non-refundable fee, the documents will promptly be dispatched. In addition, if requested, the documents can be dispatched electronically after presentation by the prospective tenderer of an appropriate evidence of payment of the non-refundable fee. In the event of discrepancy between electronic and hard copies of the documents, the hard copy shall prevail. 6. Bids must be delivered to the address below on or before August 23, 2018, 1 1:00 hrs. Electronic bidding will not be permitted. Late Bids will be 11:00 rejected. The outer Bid envelopes marked “ORIGINAL BID”, and the inner envelopes marked “TECHNICAL PART” will be publicly opened in the presence of the Bidders’ designated representatives and anyone who chooses to attend, at the address below directly after the deadline for submission of the bids. All envelopes marked “FINANCIAL PART” shall remain unopened and will be held in safe custody of the Employer until the second public Bid opening. 7. All Bids must be accompanied by a bid security in the amount of 2,138,500 Albanian Leke, or its equivalent in a convertible currency (using the Bank of Albania official exchange rate on the date of publication of the Specific Procurement Notice. 8. The addresses referred to above are: For further information and inspection of the bid document: Albanian Development Fund Address: Rr. “Sami Frasheri”, Nr. 10, Tirana, Albania Contact name: Ms. Manjola Dhamo Second Floor Tel: +355 4 22 35 597/8 Fax: +355 4 22 34 885 E-mail: adf@albaniandf.org; mdhamo@albaniandf.org Web site: www.albaniandf.org For Bid submission: Albanian Development Fund Street Address: Rr. Sami Frasheri, No. 10 Floor/Room number: Ground Floor, Protocol Office City: Tirana Country: Albania For Bid opening: Albanian Development Fund Street Address: Rr. Sami Frasheri, No. 10 Floor/Room number: Fourth Floor. City: Tirana Country: Albania
të njëjtën rrugë, pasi ka mbetur vetëm me çerekun e 19 gjyqtarëve të saj. Pas këtij enumeracioni, nuk është e vështirë të hedhësh dilemën: a mos paska qenë në korrik 2016 më i rëndësishëm eksperimenti, sesa një korpus funksional ligjesh? Mos vallë, qëllimi i diplomatëve ndërkombëtarë që arritën falë shantazheve dhe presioneve të votonin në reformën në drejtësi, paskësh qenë të thërrisnin me urgjencë fitore, përpara se të shtronin rrugën e shërimit të një sistemi të kalbur? Këto pyetje bëhen edhe më të mprehta, sot kur gjithë protagonistët e kësaj historie po thonë njëri pas tjetrit lamtumirë. Lu-së dhe Vlahutin-it tani i janë caktuar zëvendësat. Han dhe Mogherini nuk do të jenë më në detyrë pas zgjedhjeve europarlamentare të vjeshtës së ardhshme. Viktoria Nuland u bë kohë që nuk i mban më sytë nga Shqipëria. Në një mënyrë apo në një tjetër ata morën spaletat e meritave se realizuan në Shqipëri një eksperiment të paparë. Ndërsa neve që mbetëm këtu na lanë trashëgim një lëmsh që nuk funksionon dhe që do të duhet ndoshta shumë vite që të shplekset. Natyrisht nga pasardhësit e tyre që do të kërkojnë të marrin grada të reja, për të zgjidhur të njëjtin hall gjithnjë e më të vjetër. (Lapsi.al)
Ramë në diktaturë! Nga Andi Bejtja Parashikimi i Komisionit të Venecias për Reformën në Drejtësi Në këtë situatë, kur ngelëm pa gjykata fare, kur ata që kanë ndërmend të vjedhin pronën publike apo dhe private e bëjnë më lehtë se kurrë, iu riktheva një shkrimit tim të vjetër, në mars të vitit 2017, 'Reforma në drejtësi fëmija që lindi i vdekur' dhe ajo ç'ka thënë Raporti i Komisionit të Venecias në vitin 2015, është frikshmërisht e vërtetë dhe më aktual se kurrë. Ja vlen ta kujtojmë se edhe atëherë kaloi pa u vënë re dhe nga ata që janë marrë me këtë punë. Një nga konkluzionet e Raportit Interim të Komisionit të Venecias në fundin e vitit 2015. 'Komisioni i Venecias evidenton se zgjidhje të tillë radikale (si procesi i rivlerësimit) janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën e gjyqtarëve, shton mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmang vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë të jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin.'
SPECIFIC PROCUREMENT NOTICE REQUEST FOR BIDS Employer: Albanian Development Fund (ADF) Project: Community Works IV: Development of the Albanian Alps and Coastal Areas Contract title: “Construction of the tourism centers Valbone” Country: Albania Loan No.: ALB - LD 1853 RFB No: CWPIV/W/OP/2018/16 Issued on: July 20, 2018 1. The Government of Albania has received a loan from the Council of Europe Development Bank (CEB) of 28,700,000 EURO toward the cost of the “Community Works IV: Development of the Albanian Alps and Coastal Areas” Project, and it intends to apply a portion of the proceeds of this loan to eligible payments for goods, works, related services and consulting services to be procured under this project. This project will be jointly financed with Government of Albania with a contribution of 6,000,000 EURO. Albanian Development Fund (ADF) is the Project Implementing Agency for the “Community Works IV: Development of the Albanian Alps and Coastal Areas” Project. 2. ADF now invites sealed bids from eligible Bidders for the following contract to be funded from part of the proceeds of the loan: CWPIV/W/OP/2 018/16, “Construction of the tourism centers V albone” CWPIV/W/OP/20 Valbone” albone”. The construction period is 5 months. Valbona valley is the most attractive part of the National Alps Park. The actual project consists in the rehabilitation of the existing two building, construction of four bungalows, a gift shop, parking area and other constructive works which will help tourism in the area. Required works are mainly stone tile works, system installation, water sanitation, landscaping etc. The Site is located at Tropoja municipality. Some qualification requirements for this tender are as follows: a) The Bidder must demonstrate access to, or availability of, financial resources such as liquid assets, unencumbered real assets, lines of credit, and other financial means, other than any contractual advance payments to meet the cash-flow requirement in an amount of 41,889,000 Albanian Leke, taking into account the Bidder’s commitments for other contracts. b) The Bidders shall have a minimum average annual turnover of: 335,116,000 Albanian Leke, calculated as total certified payments received for contracts in progress or completed, within the last 5 years (years 2013-2017). c) The Bidder shall demonstrate that it has successful experience as prime contractor, in at least 3 (three) contracts within the last 5 years (years 2013-2017), each with a value of at least 69,816,000 Albanian Leke, that have been successfully completed and that are similar to the proposed Works. A more detailed and complete list of evaluation and qualification criteria, for the tender is included in the respective bidding documents. If ADF launches other tenders along with this tender, which will be evaluated in parallel, a Bidder that wishes to bid for more than one Contract, in this or other parallel tenders, in order to be awarded more than one Contract, he should meet the aggregate of the capacity requirements for each works contract that the Bidder wishes to be awarded for. If the Bidder cannot meet the qualification criteria combined for more than one contract and he submitted the lowest evaluated responsive tender in those tenders, then ADF will award only those contracts that he meets the qualification criteria, provided that the combination of award will result in the lowest evaluated cost to the ADF for those contracts. 3. Bidding will be conducted through open tender procedures based
on the CEB’s Guidelines for Procurement of Supplies, Works and Services, September 2011 and is open to Bidders from any country, in accordance with the provisions on eligibility in the CEB’s Guidelines for Procurement of Supplies, Works and Services, September 2011. 4. Interested eligible Bidders may obtain further information and inspect the bidding document during office hours 09:00 to 14:00 at the address given below. 5. The bidding document in English may be purchased by interested eligible Bidders upon the submission of a written application to the address below and upon payment of a nonrefundable fee of 100 Euro or equivalent in a convertible currency. The method of payment will be direct deposit to the ADF account, at Union Bank, as follows: Name of the Bank: UNION BANK –Tirana, Albania Name of account: “Llogari Projekti ADF” IBAN CODE: AL47 2141 1106 0117 2854 6403 0120 Client number: 285464 For the direct deposit, the Bidder should provide Bank’ payment receipt to ADF. Upon receipt of appropriate evidence of payment of the nonrefundable fee, the documents will promptly be dispatched. In addition, if requested, the documents can be dispatched electronically after presentation by the prospective tenderer of an appropriate evidence of payment of the non-refundable fee. In the event of discrepancy between electronic and hard copies of the documents, the hard copy shall prevail. 018, 6. Bids must be delivered to the address below on or before August 24, 2 20 11:00 hrs. Electronic bidding will not be permitted. Late Bids will be rejected. The outer Bid envelopes marked “ORIGINAL BID”, and the inner envelopes marked “TECHNICAL PART” will be publicly opened in the presence of the Bidders’ designated representatives and anyone who chooses to attend, at the address below directly after the deadline for submission of the bids. All envelopes marked “FINANCIAL PART” shall remain unopened and will be held in safe custody of the Employer until the second public Bid opening. 7. All Bids must be accompanied by a bid security in the amount of 1,396,300 Albanian Leke, or its equivalent in a convertible currency (using the Bank of Albania official exchange rate on the date of publication of the Specific Procurement Notice. 8. The addresses referred to above are: For further information and inspection of the bid document: Albanian Development Fund Address: Rr. “Sami Frasheri”, Nr. 10, Tirana, Albania Contact name: Ms. Manjola Dhamo Second Floor Tel: +355 4 22 35 597/8 Fax: +355 4 22 34 885 E-mail: adf@albaniandf.org; mdhamo@albaniandf.org Web site: www.albaniandf.org For Bid submission: Albanian Development Fund Street Address: Rr. Sami Frasheri, No. 10 Floor/Room number: Ground Floor, Protocol Office City: Tirana Country: Albania For Bid opening: Albanian Development Fund Street Address: Rr. Sami Frasheri, No. 10 Floor/Room number: Fourth Floor. City: Tirana Country: Albania
SOCIALE
M
inistri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, sëbashku me drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor Arben Isaraj ishin sot në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor për të parë nga afër investimet e kryera në këtë drejtori, me qëllim ofrimin e një shërbimi më të mirë dhe lehtësimin e tij për qytetarët nëpërmjet komunikimit dhe teknologjisë. Drejtoria Rajonale Tiranë e cila përballon rreth 40% të shërbimit të qytetarëve në rang Kombëtar ka përfunduar me sukses rikostruksionin e sallës së regjistrimit të mjeteve. Kostoja e këtij investimi shkon rreth 12 milion Lekë, e përballuar tërësisht nga buxheti i DPSHTRR. Ky rikostruksion ka rritur shërbimin në kohë dhe cilësi ndaj qytetarëve duke realizuar: zgjerimin e hapësirës të sallës së regjistrimit të mjeteve; rikonstruksionin e ambientit në ndriçim, kondicionimin dhe logjistikën bashkëkohore; shtim të sporteleve që ofrojnë shërbim ndaj qytetarit në masën 50 %; krijimin për herë të parë të sallës së pritjes me kushte moderne për qytetarët; krijim të sportelit të informacionit për të sqaruar dhe informuar qytetarët; sistemimin e ambienteve të jashtme duke krijuar mundësi parkimi për mjetet që i nënshtrohen kontrollit fizik apo komisionit të ndryshimeve konstruktive duke shmangur kaosin etj. Drejtori i DPSHTRR Isaraj theksoi se nuk është investuar vetëm në Tiranë, por edhe në Vlorë, po investohet në Elbasan dhe në Fier. Sipas Isarajt nëpërmjet këtij investimi kemi një përmirësim të dukshëm në kohë, duke e reduktuar kohën e shërbimit në rreth 20 minuta dhe dyfishimin
8
E shtunë, 21 KORRIK 2018
Ministri Damian Gjiknuri: Investim modern në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, reduktohet koha e shërbimit
Arben Isaraj: Zgjidhëm problemin e patentave
e numrit të shërbimeve ditore ndaj qytetarëve “Deri dje është shërbyer në tre ditë, katër ditë, pesë ditë deri një javë. Përfundimisht është zgjidhur dhe një merak që kanë pasur qytetarët, i cili ka qenë krijuar jo për arsye tonën, por për arsye të zgjidhjeve politike të momentit, të cilat kanë krijuar një diferencë 3 mujore në bllokimin e të gjithë llojeve të prokurimeve. Kjo kishte lidhje me atë që themi ne leje drejtimi, patentën. Sot për një muaj kjo drejtori ka prodhuar 40 mijë copë. Ju do ti shikoni edhe
vetë lejet e drejtimit dhe çdo gjë që thuhet kuptohet nuk ka lidhje me punën tonë, puna jonë është kjo. Fjalët e mira mund të jenë të shumta, por këtë e tregon puna. Z.ministër unë doja ta vlerësoja bashkëpunimin tuaj, por doja të vlerësoja dhe bashkëpunimin me drejtuesit që kur ka bashkëpunim çdo gjë arrihet në kohë, në rezultat dhe në produkt. Pra të ndryshosh për një periudhë kaq të shkurtër gjendjen këtu, duke e kthyer në një laborator që nuk di se çfarë mund ti mungojë,” u shpreh Isaraj.
Ministri Gjiknuri theksoi se tashmë kemi një shërbim shumë modern, shumë bashkëkohor që e gjejmë në çdo vend europian. “Mbi të gjitha gjithçka është e hapur, është transparente përfshirë edhe drejtuesit e seksioneve të cilët mbulojnë shërbimet këtu janë të vendosur njësoj me sportelin. Do të thotë që çdo lloj problemi që mund të haset në moment nuk duhet të presësh disa ditë për të bërë një ankesë, por përkundrazi shkohet direkt tek menaxheri, tek eprori direkt në mënyrë që të gjendet
zgjidhja. Sistemi është i gjithë i kompjuterizuar, shumë shërbime kanë filluar të jepen online dhe kjo reformë që ka filluar në drejtorinë e përgjithshme të transporteve në zyrat kryesore siç e tha edhe drejtori në Tiranë dhe në disa qarqe të tjera gradualisht do të shtrohet në të gjitha vendin. Kuptohet do të marrë kohën e saj sepse kërkohen investime, kërkohen trajnime, por e rëndësishme është që ne kemi një plan të qartë. Rekrutimi është përmirësuar, trajnimet do të bëhet siç duhet dhe patjetër investimet në sisteme elektronike dhe ambiente do të jenë shumë më të mira në mënyrë që shërbimi të jetë efikas, në kohë dhe mbi të gjitha transparent. Unë pata mundësinë të kontaktoj me qytetarë shumë hapur për parë e konfirmuar atë çka themi që shërbimi është krejtësisht i përmirësuar. Nuk shohin asnjë problem, janë evituar radhët, janë evituar abuzimet që fillojnë me radhën. Dhe mbi të gjitha zgjidhja që u dha së fundmi dhe me çështjen e patentave një gjë e mbartur është një përgjigje në kohë e një situate të mbartur dhe që filloi të kthehet në një shqetësim për qytetarët. Unë dua ta përgëzoj punën e drejtorisë dhe drejtorit të Tiranës i cili ka bërë një punë shumë të mirë dhe realisht unë e shoh edhe në platformën e bashkëqeverisjes që nuk ka ankesa për shërbimet në Drejtorinë e Transportit Rrugor, do të thotë që qytetarët ndihen të kënaqur me shërbimin. Gjithmonë ka vend për të përmirësuar. Çdo gjë është relative, por e rëndësishme është që ne po bëjmë progresin e duhur muaj për muaj,” sqaroi Gjiknuri.
VETËM NË KATËR MUJORIN E PARË TË KËTIJ VITI, ËSHTË RRITUR 9.1% NUMRI I TURISTËVE
Blendi Klosi: Investimet në turizëm po japin rezultat
M
inistria e Turizmit dhe Mjedisit përcakton 16 zonat me përparësi zhvillim turizmi. 16 zonat e propozuara për qëllim investime në fushën e turizmit, u prezantuan në tryezë me investitorë, përfaqësues të agjencive shtetërore, përfaqësues të shoqatave turistike, kryetarët e bashkive, dhe tour operatorëve. 16 zonat e propozuara, janë reflektim i ligjit që përcakton qartë se kush janë zonat me përparësi zhvillim turizmi: ato që kanë një përqendrim të lartë të produktit tur-
istik. Këto zona janë zgjedhur mbi bazat: e vlerave natyrore, historike, kulturore dhe social – ekonomike. “Buxheti i shtetit tashmë përfiton 26.8% si vlerë e shtuar indirekt në zhvillimin e vendit, për një kontribut prej 8.5% në kontribut direkt drejt për së drejti. Ne kemi arritur që me politika të përbashkëta të zhvillimit të turizmit të rrisim kontributin në ekonominë në vendin tonë, pra një leke I investuar kërkon 3 lekë të shtuara në ekonominë e vendit tonë. E kemi mundësinë tashmë
të flasim për 300 mijë vende pune në sektorin e turizmit që ndikohen drejtpërdrejti ose ne mënyrë indirekte nga sektori i turizmit”, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi. Turizmi po kthehet në industri për vendin tonë dhe arsyeja kryesore është se numri i turistëve është në rritje.‘Po të shikojmë shifrat realisht çdo ministër në çdo qeveri do të ndjehej pozitiv, po te shikosh se sa shumë numri I turistëve është rritur çdo vit në vendin tonë. Viti 2017 shënoi 5.1 milion turistë të huaj të hyrë në vendin tonë,i cili krahasuar me një vit më pare është një rritje shumë e madhe, por krahasuar me atë çfarë ne duhet të arrijmë në Shqipëri, ne realisht mendojmë se kemi shumë më tepër hapësira dhe mundësi. Dhe sot jemi mbledhur këtu për të diskutuar për
këto hapësira dhe këto mundësi. Vetëm në katër mujorin e parë të këtij viti ne kemi pasur një rritje prej 9.1% të numrit të turistëve krahasuar me një vit më parë duke shënuar rreth 30 milion euro të ardhura më shumë në ekonominë Shqiptare, të cilat kanë pasur shtrirjen e tyre në të gjithë sektorin të pandarë”, tha Klosi Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në këtë strategji përcakton 16 zonat me përparësi zhvillim turizmi, janë Brezi bregdetar, Parku Natyror i Alpeve, Parku Natyror Korab Kortnik, liqenet e Belshit, Liqenet e Ohrit dhe të Prespës, liqeni I Shkodrës, aii Ulzës, Lugina Vjosë Zagori, Lurë Deje, Dajti Bizë Martanesh, Krastë, Kanionet e Osumit, Nivica, Shebenik Jabllanic, Vargmali i Moravës dhe Zona e Rinasit aq e rëndësishme për Tiranën.
SPECIALE AKTUALITET
9 5
E shtunë, 21 KORRIK 2018
Ministrja bëri të ditur se studimi në akademi të tilla u jep mundësi të rinjve të kthehen në përfaqësues të denjë të Shqipërisë krah mijëra efektivëve nga vendet aleate të familjes euro-atlantike
Diplomohen 43 kadetë të rinj, Xhaçka: Nuk do të jenë vetëm oficerë me armë por edhe mjekë e financierë 43 OFICERË TË RINJ “Oficerët e graduar ndoqën për 24 javë kursin e përgatitjes së oficerëve të rinj, pranë Forcave të Armatosura. Xhaçka tha se të gjithë janë të gatshëm për të qenë liderët e ardhshëm të FA”.
KARRIERË “Në cilësinë e ministres së Mbrojtjes, ju jap garanci që këto hapësira që krijon FA, janë plotësisht të mundura, të prekshme dhe të arritshme, për këdo që ka zgjedhur të bëjë karrierë dhe t’i përkushtohet Forcës tonë të Armatosur”.
U
shtria shqiptare ka 43 oficerë të rinj. 43 kadetë të KPOR, (Kursit të Përgatitjes së Oficerëve të rinj) u diplomuan paraditen e së premtes, gjatë një ceremonie ku e pranishme ishte ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, deputetë të Komisionit të Sigurisë, ushtarakë e familjarë të të rinjve. Gjatë fjalës përshëndetëse, ministrja Xhaçka bëri të qartë se këta të rinj të sapodiplomuar nuk do të jenë thjeshtë 43 emra më shumë në organikat e Forcave të Armatosura por do të jenë 43 vajza dhe djem të gatshëm për të qenë liderët e ardhshëm të FA, për të promovuar profesionalizëm, disiplinë dhe përkushtim ndaj një kombi të tërë. Ministrja Xhaçka bëri të ditur se studimi në akademi të tilla
u jep mundësi të rinjve të kthehen më pas përfaqësuesit më të denjë të Shqipërisë krah mijëra efektivëve nga vendet aleate të familjes së madhe euro-atlantike. Duke iu drejtuar prindërve të 43 kadetëve të sapodiplomuar, ministrja e Mbrojtjes tha se jo të gjithë do jenë oficerë me armë por edhe si financierë, pedagogë, mjekë, pse jo tha Xhaçka, “edhe gjeneralë apo dhe shefa shtabi”. “Shumë prej jush, me të drejtë mund të ngrenë pikëpyetje mbi të ardhmen e fëmijëve tuaj, të sapo diplomuar si oficerët më të rinj të ushtrisë shqiptare. Ju siguroj se secili prej jush duhet të ndihet krenar për vajzat dhe djemtë tuaj nën uniformë, kur t’i shikoni ata, duke përfaqësuar vendin në vendet anëtare të NATO-s. Kam
këtu parasysh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfaqësitë tona diplomatike, përfaqësimin në komandat e aleancës në Bruksel, apo në Northfolk, apo dhe në misione të ndryshme të paqes për të përçuar vlerat më të mira të forcave tona të armatosura. Do të jeni krenarë për fëmijët tuaj jo vetëm si oficerë me armë por edhe
si financierë, si pedagogë, si mjekë, si juristë, si komandantë, si pilotë, si detarë, të ardhshëm, pse jo edhe si gjeneralë apo si shefa shtabi”. Ndërsa renditi emrat e të gjithë atyre personaliteteve që kanë dalë nga rradhët e kadetëve ndër vite, ministrja Xhaçka u shpreh se tek FAtë, për këdo gjë e ka zgjedhur, mund të arrijë dhe të bëjë karrierë. “Jam këtu sot, edhe në cilësinë e ministres së Mbrojtjes, për t’ju dhënë garanci që këto hapësira që krijohen FA janë plotësisht të mundura, të prekshme dhe të arritshme, për këdo që ka zgjedhur të bëjë karrierë dhe t’i përkushtohet Forcës tonë të Armatosur”. Oficerët e graduar ndoqën për 24 javë Kursin e Përgatitjes së Oficerëve të rinj, pranë Forcave të Armatosura. Ndërsa në rrjete sociale, ministrja Xhaçka shpërndau këtë mesazh. “43 vajza dhe djem iu shtuan sot Forcës tonë të Armatosur. Ata nuk do të jenë vetëm oficerë me armë por liderët e ardhshëm të FA. Hapësirat që krijohen në familjen tonë të madhe janë plotësisht të mundura, të prekshme dhe të arritshme, për këdo që ka zgjedhur të bëjë karrierë dhe t’i përkushtohet Forcës tonë të Armatosur”.
NJOFTIM ANKANDI SHP ALLJE ANKANDI PER P ASURITE SI ME POSHTE: SHPALLJE PASURITE 1. Uzina e Perpunimit te Naftes (UPN) ne qytetin e Fierit, aseti i llojit “License ”- Ankandi për shitjen e sendit të luajtshëm shpallet sot dhe do të qëndroje i publikuar deri më datë 23.0 7.2 018 23.07.2 7.20 Vendi ku do te zhvillohet ankandi i shitjes së sendit është salla e mbledhjeve pranë Shoqërisë së Përmbarimit “TDR Bulevardi “Gjergj GROUP” sh.p.k., e cila gjendet në adresën:Bulevardi Fishta” K ulla Nr ati i 1 1-të , Nr .54 Tiranë. Kulla Nr.. 5 ,K ,Kati 11-të Nr.54
2. Kombinatit te Perpunimit te Thelle te Naftes (KPTHN) ne qytetin e Ballshit, aseti i llojit “License ”- Ankandi për shitjen e sendit të luajtshëm shpallet sot dhe do të qëndroje i publikuar deri më datë 23.0 7.2 018 23.07.2 7.20 Vendi ku do te zhvillohet ankandi i shitjes së sendit është salla e mbledhjeve pranë Shoqërisë së Përmbarimit “TDR GROUP” sh.p.k., e cila gjendet në adresën: Bulevardi “Gjergj Fishta” K ulla Nr ati i 1 1-të , Nr .54 Tiranë. Kulla Nr.. 5 ,K ,Kati 11-të Nr.54
NJOFTIM ANKANDI SHP ALLJE ANKANDI I DYTE: SHPALLJE Pasuria në pronësi të Z.Gëzim Koçiu: Lloji i pronës: Njësi me sip. 350 m²; Vendndodhja: Lushnje; Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnje, Zona Kadastrale: 8572, Numri i Pasurisë: 1/437-N2, Vol. 21, Faqe 132, vërtetuar në regjistrin hipotekor Nr.136, datë 16.02.2010; Në vlerën prej 127,400 (njëqind e njëzet e shtatë mijë e katërqind) EURO. Pasuria në pronësi të Z.Gëzim Koçiu: Lloji i pronës: Bodrum me sip. 920 m²; Vendndodhja: Lushnje; Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnje, Zona Kadastrale: 8572, Numri i Pasurisë: 1/61-B, Vol. 20, Faqe 09, vërtetuar në regjistrin hipotekor Nr.135, datë 28.09.2014; Në vlerën O. prej 112,000 (njëqind e dymbëdhjetë mijë) EUR EURO Pasuria në bashkëpronësi të Z.Viron Memushaj dhe Znj.V asilika Znj.Vasilika Memushaj: Lloji i pronës: Njësi me sip. 54 m²; Vendndodhja: I. Boletini, Vlorë; Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, Zona Kadastrale: 8602, Numri i Pasurisë: 4/ 191-N4, Vol. 22, Faqe 64; Në vlerën prej 24,080 (njëzet e katër mijë e tetëdhjetë) EURO. Pasuria në bashkëpronësi të Z.Viron Memushaj dhe
Znj.V asilika Memushaj: Lloji i pronës: Bodrum me sip. 54 m²; Znj.Vasilika Vendndodhja: I. Boletini, Vlorë ; Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, Zona Kadastrale: 8602, Numri 0 i Pasurisë: 4/191-B4, Vol. 22, Faqe 65; Në vlerën prej 6,72 6,720 (gjashtë mijë e shtatëqind e njëzet) EURO. Pasuria në pronësi të Z.Viron Memushaj: Lloji i pronës: Apartament me sip. 91.52 m²; Vendndodhja: Vlorë; Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, Zona Kadastrale: 8601, Numri i Pasurisë: 30/46+1-45, Vol. 24, Faqe 114; Në vlerën prej 22,400 (njëzet e dy mijë e katërqind) EURO. Ankandi II për shitjen e sendeve të paluajtshme do të qëndroje i publikuar deri më datë 21.06.2018. Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendeve është salla e mbledhjeve e Shoqerise se Permbarimit “TDR GROUP” sh.p.k. e cila gjendet në adresën: BULEVARDI “GJERGJ FISHTA” KULLA NR. 5, KATI I 11-TË, NR.54 TIRANË. Palet ne procesin permbarimor jane kreditori “VENETO BANKA” SHA; debitori Shoqëria “Memushaj konstruksion” Sh.p.k me Nr. NIPT L17010201E ; hipotekues Z.Viron Memushaj, Znj.Vasilika Memushaj ; Z.Gëzim Koçiu .
AKTUALITET
10
E shtunë, 21 KORRIK 2018
Uniformat blu po hetojnë nëse ngjarja ka lidhje me detyrën e vëllait të saj, Fatos Lulo të cilin Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi për mungesë të ligjshme të burimeve financiare
D
rita Lulo u zgjua mëngjesin e së premtes, me lajmin se dyqani i saj në rrugën “Ymer Kurti”, pranë postës nr. 8 në kryeqytet, u hodh në erë. Sipas burimeve policore, besohet se në këtë dyqan është vendosur 200 gramë lëndë eskplozive. Lulo është motra e ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo i shkarkuar nga Vetting-u më 23 mars. Policia thotë se po heton mbi ngjarjen, ndërsa sipas informacioneve, pronarja e dyqanit ndodhet jashtë vendit. Uniformat blu po hetojnë nëse ngjarja ka lidhje me detyrën e vëllait të saj, Fatos Lulo të cilin Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi për mungesë të ligjshme të burimeve financiare dhe deklarim të rremë të pasurisë. Në dyqan nuk zhvillohej asnjë aktivitet biznesi dhe prona ishte nxjerrë në shitje prej disa kohësh. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz por dëme të konsiderueshme materiale. Pëveç xhamave të thyer në disa kate edhe të ndërtesave përballë edhe 4 automjete që ishin parkuar aty pranë pësuan dëmtime. Shpërthimi i fuqishëm që tronditi banorët e zonës ka ndodhur rreth orës 2:00 pas mesnate. Drita Lulo është një biznesmene në fushën e ndërtimit dhe hidrocentraleve. 3 nga kompanitë që zotërohen nga Drita Lulo, rezultojnë të
Bombë në dyqanin e motrës së ishgjyqtarit që nuk kaloi Vetting-un. Lulo biznesmene në fushën e ndërtimit PISTA E HETIMIT “Uniformat blu po hetojnë nëse ngjarja ka lidhje me detyrën e vëllait të saj, Fatos Lulo të cilin Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi për mungesë të ligjshme të burimeve financiare dhe deklarim të rremë të pasurisë”.
mbyllura sipas të dhënave zyrtare që dalin në QKR. Ndërsa Policia e Shtetit, përmes një deklarate për mediat ka theksuar se: “Më datë 20.07.2018, rreth orës 02:10, në rrugën
“Ymer Kurti “, në katin e parë të një pallati, pranë qepenit të një dyqani bosh, në pronësi të shtetases D. L, ka ndodhur një shpërthim i dyshuar nga lëndë plasëse të llojit eksplozivë, ku
DETAJE
K
Hysa u vra dhe u gropos për 50 kg kanabis
ejsi Hysa u zhduk pa lënë gjurmë më 5 korrik të këtij viti dhe u gjet i pajetë i groposur pranë varrezave të fshatit Shelqet 9 ditë më vonë. 34-vjeçari u vra për drogë dhe u varros në një parcelë me hashash. Këto detaje i ka dhënë vetë bashkëpunëtori në vrasje Hysni Ramaj, i cili u la nën masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Krujës. Ramaj tregoi se konflikti mes Hysës dhe tij ka ndodhur sepse 34-vjeçari i kishte lënë në ruajtje 50 kg kanabis, të cilat Ramaj i kishte humbur. Për sasinë e kanabisit të humbur, Hysa i kërkonte 15 mijë euro dhe për t’ia kthyer e kërcënonte Ramajn se do i merrte shtëpinë e gjithçka kishte. Një orë pas telefonatës Keisi mbërriti
tek ata me makinën e tij “Golf 5”, ngjyrë gri. Ramaj i ka dorëzuar Hysës 1 milionë lekë të vjetra dhe i ka thënë se pjesën tjetër të parave nuk e kishte. Kjo ka sjellë debat mes tyre dhe Kejsi Hysa i ka ofenduar
2 kushërinjtë. Po sipas rrëfimit të Ramajt, Hysa e kërcënoi atë me pistoletë duke e drejtuar të hyjë më në brendësi të parcelës me hashash. Më pas Hysa u vra dhe u gropos nën errësirën e natës.
ka patur vetëm dëme materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”. Fatos Lulo është gjyqtari i parë që u sh-
karkua nga KPK-ja me nisjen e procesit të Vetting-ut. Lulo nuk justifikonte dot pasurinë prej 480 mijë dollarësh dhe një shtëpi në Kanada. Lulo tha se e motra i dhuroi 45 mijë dollarë. Dy ditë më parë Kolegji i Posaçëm i Apelimit, la në fuqi vendimin e KPK-së, pas ankimimit që Lulo bëri për shkarkimin e tij. Fatos Lulo ishte gjyqtari i parë që nuk pranoi të përballej me KPK-në duke u përfaqësuar nga avokati i tij.
POLICIA
Rrahja e avokatit, identifikohet njëri prej autorëve
T
ë tjera detaje kanë dalë pas publikimit të videos së dhunimit të avokatit Ilia Ilia në Durrës. Policia e Durrësit ka arritur të identifikojë njërin prej dhunuesëve të avokatit Ilia Ilia. Agresori është identifikuar si M.V, 42-vjeç. Policia ka shkuar në banesën e tij për ta arrestuar por nuk e ka gjetur. Ndërkohë po punohet për identifikimin e personit të dytë që dhunoi avokatin përpara godinës së Gjykatës dhe Prokurorisë Durrës. Ilia ka mbrojtur çështje të rëndësishme. Ai ka qenë avokat mbrojtës i grupit të Shijakut (ka mbrojtur Durim Keçin e akuzuar nga drejtësia italiane për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni). Më herët, Ilia ka mbrojtur Lul Berishën, i
cili një vit më parë u lirua nga Gjykata dhe ndodhet në liri. Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për policin Sadik Laska, i pranishëm në momentin kur u dhunua avokati
Ilia Ilia. Laska i njihte dy agresorët dhe nuk kallëzoi identitetet e tyre. Dyshohet se Laska ka bërë deklarim të rremë për aktin e dhunës që ndodhi paraditen e së enjtes në Durrës.
AKTUALITET
11
E shtunë, 21 KORRIK 2018
Për ngarkesën rekord të kokainës së kapur ndonjëherë në Shqipëri, vijojnë të mbeten pas hekurave vetëm shoferi i kamionit Pezaku dhe menaxheri i firmës Lushaj
N
ë kontinierët e kompanisë së Arbër Çekajt, u kap sasia rekord e 613 kg kokainë. Kur drejtësia shqiptare pret Arbër Çekajn, ekstradimi nga Gjermania po vonon për shkak se edhe aty po hetohet për pronarin e firmës “Arbi Garden”. Procedurat ligjore në Gjermani po vonojnë prej 2 muajsh ekstradimin drejt Shqipërisë të Arbër Çekajt, porositësit të kontenierit me banane nga Kolumbia, ku u kapën 613 kg kokainë. Sipas burimeve nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë, nga ana e autoriteteve tona janë dërguar të gjitha letër-porositë dhe mbetet në vlerësim të autoriteteve gjermane ekstradimi i pronarit të firmës “Arbri Garden”. Po sipas burimeve, vonesa e esktradimit të Çekajt lidhet edhe me hetimin që krahas autoriteteve shqiptare po zhvillojnë edhe agjencitë gjermane të zbatimit të ligjit për sasinë rekord të kokainës që mbërriti në Durrës. 38-vjeçari me origjinë nga Tropoja besohet se ka dhënë shpjegime të vlefshme mbi rolin e tij dhe skemën e trafikimit të drogave të forta. Arrestimi i tij u bë falë një megaoperacioni ndërkombëtar mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Prangosja e tij u bë në një provincë të Dyzeldorfit më 4 maj dhe për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë, mësohet se Çekaj përdorte identitet të dyfishtë me mbiemrin Jansen. Për ngarkesën rekord të kokainës së kapur ndonjëherë në Shqipëri, vijojnë të mbeten pas hekurave vetëm shoferi i kamionit Armando Pezaku dhe menaxheri i firmës, Donaldo
Dosja e 613 kg kokainë. Vonesa e ekstradimit të Çekajt lidhet me hetimet në Gjermani SHKAKU “Vonesa e esktradimit të Çekajt lidhet edhe me hetimin që krahas autoriteteve shqiptare po zhvillojnë edhe agjencitë gjermane të zbatimit të ligjit për sasinë rekord të kokainës që mbërriti në Durrës”.
LLOGARITË “Task Forca speciale e policisë ka bllokuar dy llogari bankare për llogari të subjekteve të “Arbri Garden” dhe “Ecoalmax shpk”, në vlerën e 38 mijë dollarëve dhe 10 milionë lekëve”. Lushaj, ndonëse dyshohet se në këtë ngarkesë janë të implikuar disa grupe kriminale. Por, që prej 28 shkurtit, kur në Durrës u kap sasia e drogës me vlerë 180 milionë euro, veprimet policore duket se janë të vakta. Dosja po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe TaskForca speciale e policisë për operacionin “Forca e Ligjit”.
Kjo e fundit njoftoi bllokimin e dy llogarive bankare për llogari të subjekteve të “Arbri Garden” dhe “Ecoalmax shpk”, në vlerën e 38 mijë dollarëve dhe 10 milionë lekëve. Sipas Task-Forcës që heton grupet kriminale, e ngritur nga Ministria e Brendshme, vlera totale e llogarive të sekuestruar është rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10
milion lekë, që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasve të ndaluar nga Policia. Në informacionin e detajuar nga Task-Forca, bëhet me dije se Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po vijon hetimet intensive për këtë grup të dyshuar që operonte në fushën e trafikimit
të drogave të forta. Çekaj u arrestua në 4 maj në një provincë pranë Dusseldorfit nga policia gjermane, ndërsa në ndihmë të tyre për identifikimin e të kërkuarit, shkuan edhe dy efektivë të policisë shqiptare. Arbër Çekaj pritet të ekstradohet javët në vijim nga Gjermania në Shqipëri për t’u përballur me akuzat e drejtësisë.
TIRANË
ROSKOVEC
Arrestohen tre shpërndarës droge
5-vjeçarja vdiq në aksident, familja: Vrasësin e liruan A
Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre shpërndarës droge në sajë të kontrolleve të shtuara për goditjen e rasteve të narkotikëve. Dy të parët, Përparim Sula, 50 vjeç dhe M.H, 17vjeç, u arrestuan në rrugën “Riza Cuka”, në sheshpushimin e pallateve, ku gjatë kontrollit iu gjetën 56.87 gramë kanabis. Hanson Merkohasanaj, 27-vjeç, tek “rrethrrotullimi i Saukut”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Benz Mercedes”, iu gjet e bllokua 6.4 gramë kanabis. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
ksidenti që i mori jetën 5-vjeçares në fshatin Kurjan të Roskovecit, nuk ka prapa hekurave autorin e aksidentit fatal. Familjarët kërkojnë që drejtësia të japë dënimin e merituar për drejtuesin e mjetit. 5-vjeçarja Afisela Metohu u përplas nga makina te dera e shtëpisë. Ata thonë se nuk janë thirrur as si dëshmitarë për këtë ngjarje, ndërkohë që ekspertiza, tre ditë pas aksidentit e ka lënë të lirë drejtuesin e mjetit. Gjyshërit e vogëlushes akuzojnë për mitmarrje organet e drejtësisë së Fierit. “Ishte me patentë amerikane dhe është arrestuar nga organet kompetente, ku mbas 3 ditësh lihet i lirë nga këto organe. Nga ekspertiza rrugore del i pafajshëm dhe shkruhet se
shoferi ka qenë 15 deri në 20 kilometra. Unë jam edhe vetë shofer dhe kam udhëtuar edhe me 100 km në orë dhe me 20 por nuk bën vaki që të vrasësh një fëmijë me atë shpejtësi që ata thonë”, shprehet Nazmi Metohu, gjyshi i vajzës për “TCH”. Babai i së ndjerës, thotë se kërkon drejtësi pasi gjaku i së bijës nuk shitet
apo blihet me para. “Unë si baba i vajzës kërkoj drejtësi, që gjaku i fëmijës tim të mos shitet apo blihet me para. Kërkoj vetëm drejtësi”, thotë babai i vajzës. Në rast se nuk do të gjejmë zgjidhje te drejtësia shqiptare, familjarët e vogëlushes do t’i drejtohen gjykatave ndërkombëtare”,-është shprehur ai.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE TAKIMI
K
r yetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi dje një takim me Presidenten e Kroa-
12 E shtunë, 21 KORRIK 2018
Basha: Marrëdhënie strategjike me Kroacinë cisë, Kolinda-Grabar Kitaroviç. Basha shprehu angazhimin e tij për të vijuar bashkëpunimin e suksesshëm kur, si ministra të
Jashtëm, së bashku me zonjën Kolinda-Grabar Kitaroviç, punuan me sukses për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Basha theksoi domosdoshmërinë e ngritjes së marrëdhënieve shqiptarokroate në nivele strategjike për rajonin. "Nuk duhet të mjaftohemi vetëm me konstatimin e mungesës së problematikave por duhet të investohemi në thellimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve në rrafshin politik dhe ekonomik. Dy vendet
tona duhet të jenë promotore dhe mbështetëse të fuqishme të avancimit të vendeve të rajonit drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, rritjes së bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perendimor"- theksoi Basha. Kreu i PD e cilësoi një zhvillim shumë pozitiv marrjen e ftesës për anëtarësim nga Maqedonia dhe shprehu mbështetjen për përfundimin me sukses të marrëveshjes për çështjen e emrit dhe anëtarësimin e saj të plotë në një kohë sa më të shkurtër të mundshme në NATO si kontribut i rëndësishëm për paqe
dhe stabilitet në rajon. Basha i ka cilësuar të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin idetë për shkëmbime territoresh të cilat sipas tij çojnë drejt hapjes së kutisë së Pandorës. Gjatë takimit me Presidenten kroate, Basha vuri në dukje nevojën e Shqipërisë për të marrë nga Kroacia ndihmë për procesin e integrimit evropian, duke theksuar se sfidat kryesore për Shqiperinë janë shteti ligjor, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe sistemi gjyqësor i pavarur dhe funksionues në të gjitha shkallët.
tonë, nuk kemi për qëllim t'u marrim nën kujdestari por duam t'ju nxisim dhe t'ju themi se çfarë duhet të bëni prandaj ju lutem na pyesni se çfarë ju nevojitet dhe mund t'ju ndihmojmë jo vetëm me gjërat që kemi bërë mirë por edhe me gjërat që nuk i kemi bërë aq mirë që të mund të shmangni gabimet",- tha Presidentja kroate. Ajo tha se mes dy vendeve mund të nënshkruan marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e integrimit. "Ne mund të nënshkruajmë një marrëveshje por gjithashtu mund të jetë edhe informale në kuptimin që zyratrët tanë të vijnë në Shqipëri në mënyrë
periodike ose disa nga pjesëmarrësit tanë në procesin tonë të anëtarësimit të vijnë në Shqipëri për të punuar sipas një kontrate që mund të jetë dypalëshe ose e iniciuar nga Bashkimi Europiane",- tha kryetarja e shtetit kroat. Kitaroviç theksoi nevojën e përfundimit të reformës në drejtësi duke dhënë shembullin e reformës së suksesshme në vendin e saj por të domosdoshme. Pas përshtypjes që la në ndeshjet e kampionatit botëror, Kitarovic u shpreh se ajo është një njeri që i shpreh shumë emocionet e saj dhe ashtu siç përqafoi lojtarët, përqafon edhe njerëzit kur i takon në rrugë.
INTERVISTA
Kitaroviç: Mesazhi për politikën, shkoni përpara, mësoni nga gabimet tona
P
a s përfundimit të takimeve zyrtare gjatë vizitës në Shqipëri, presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç dha një intervistë ekskluzive për Ora News me gazetaren Ilva Tare. Presidentja kroate rikonfirmoi
rolin e shqiptarëve për mbrojtjen e Kroacisë gjatë luftës edhe pse shtypi serb e kritikoi për këtë. "Unë kurrë nuk e kam përmendur Serbinë në fjalimin tim dhe këta njerëz morën pjesë në mbrojtjen e Kroacisë. Shumë prej tyre
dhanë jetën për lirinë e Kroacisë dhe sigurisht që duhet të falenderoja shqiptarët në të njëjtën mënyrë siç falenderova boshnjakët dhe serbët që morën pjesë në mbrojtjen e Kroacisë",- tha Kitaroviç. Kitaroviç tha se Kroacia është një vend mik i Shqipërisë dhe ofroi gjithë ndihmën teknike të mundshme në mënyrë që vendi ynë të integrohet sa më shpejt në Bashkimin Europian. " Mesazhi kryesor ishte për të qëndruar të fortë, shkoni përpara, kujdesuni. Natyrisht nuk do të jetë një proces i lehtë integrimi në Bashkimin Europian. Bëhet gjithmonë e më e vështirë me çdo vend të ri që anëtarësohet. Procesi ynë ishte i ndërlikuar dhe u thashë që ju lutem përdorni eksperiencën
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
13 E shtunë, 21 KORRIK 2018
Dhurata e Presidentit Meta për presidenten kroate P residentja kroate, Kolinda GrabarKitaroviç, ka përmbyllur vizitën zyrtare tre ditore në Shqipëri. Në përfundim të vizitës, Presidenti Ilir Meta i ka dhuruar një libër të albanologut të njohur kroat Milan Shuflaj.
"Në përfundim të vizitës shtetërore në Shqipëri të Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, në mirënjohje të sakrificës së shqiptarëve që dhanë jetën për pavarësinë e Kroacisë pata kënaqësinë t'i dhuroj librin "Qytetet dhe
Kështjellat e Shqipërisë" të Milan Suflajit, i cili sakrifikoi jetën e tij për të hedhur dritë mbi të vërtetën e historisë së lashtë të shqiptarëve! God bless Albanian-Croatian friendship!",shkruan Presidenti Meta në një postim në rrjetet sociale.
Kryebashkiaku Veliaj pret Presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, i jep "Çelësin e Qytetit"
Kitaroviç: E surprizuar nga ndryshimet që pashë në Tiranë
"E surprizuar nga ndryshimet që pashë në Tiranë", ishin fjalët e Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila në vijim të vizitës së saj në Shqipëri, u prit sot në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Presidentja Kitarovi? dhe kryebashkiaku Veliaj diskutuan për rritjen e
bashkëpunimit mes Tiranës dhe qyteteve kroate, si dhe mundësitë e shkëmbimit të eksperiencave pozitive. "U shpreha edhe më herët për median kroate, sa e surprizuar jam me ndryshimet që pashë në Tiranë. Që prej vizitës time të parë këtu në 1993, pashë se sa ka ndryshuar qyteti", tha Kitaroviç, e cila u shpreh
shumë e nderuar për marrjen e "Çelësit të Qytetit". Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi rolin që Kroacia ka luajtur dhe po luan për një politikë me dyer të hapura për rajonin e Ballkanit, si zëdhënëse e përparimit tonë drejt BE-së. "Kroacia ka mbajtur një politikë me dyer të hapura për rajonin, duke u bërë zëdhënëse e përparimit tonë drejt BE-së. Mendoj se për ne, Kroacia dhe lidershipi i saj, mrekullia e transformimit të Kroacisë në procesin e integrimit në BE, është jo thjesht një destinacion, por një rrugëtim. Ndaj, po mbajmë shënime dhe jam jashtëzakonisht i frymëzuar nga ky rrugëtim", deklaroi Veliaj. Në shenjë miqësie, Veliaj i dorëzoi Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç edhe "Çelësin e Qytetit". "Po e vendos këtë çelës në xhepin tuaj, në emër të Këshillit Bashkiak dhe ekipit tonë, si një mënyrë
për të shprehur vlerësimin tonë maksimal për advokacinë tuaj të mrekullueshme, jo vetëm për Kroacinë, por për të gjithë rajonin. Ne ju shohim si një prej nesh, e si e tillë po ua japim këtë çelës, ndaj nuk ka rëndësi se ku do t'ju shpjerë jeta, si Presidente, si qytetare, turiste, ose thjesht një mike që
kthehet sërish, ju gjithmonë do keni çelësin e një vendi që ju mirëpret", deklaroi Veliaj. Më pas, Presidentja kroate dhe kryebashkiaku i Tiranës vizituan edhe "Parkun Europa" në sheshin "Skënderbej", ku në mënyrë simbolike të miqësisë, mbollën edhe një pemë.
SPECIALE
14 E shtunë, 21 KORRIK 2018
Intervista e veçantë me gjeniun e famshëm Aleksandër Moisiun Gazeta kulturore franceze, "Comoedia", ka botuar, të martën e 12 prillit 1927, në ballinë, intervistën e E. Garry-t me aktorin e famshëm me origjinë shqiptare, Z. Aleksandër Moisiun, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij "Dars (Klos), Mat - Albania", e ka sjellë në vijim për publikun shqiptar: *** Aleksandër Moisiu supozon se opinionet, mendimet dhe jeta e tij nuk interesojnë askënd, qoftë në Francë apo diku tjetër. Dhe meqë është disi kokëfortë, është e vështirë t'i sjellësh në interv-
istë. Ne as që i sjellim fare. Por meqë i pëlqen të flasë, i tejmbushur me këtë personalitet të zjarrtë që buron prej tij, duhet të dish të fshehësh poshtë tryezës bllokun e shënimeve, dhe ndërsa drekonim së bashku, shënoj tingës atë ç'ka mund të harroj, sepse fjalët që thotë zëri çuditërisht tërheqës, janë zbulimi i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë i një mendje të jashtëzakonshme. Po, ai ka lindur në Trieste, në qytetin e bardhë të Adriatikut që fle në këmbët, e Karstit, nën banjon e diellit, dhe ai dinte vetëm italishten. Si u njoh me teatrin ? Nuk di asgjë dhe e thotë : - A e pyetni erën e jugut përse po fryn ? Forcë e natyrës… fati i njerëzve që rregullohet nga këto forca që janë në ta. Nuk e di se çfarë kërkoja. Lëvizja si endacak. Arrita në Vjenë, isha
figurant, mësova me vështirësi të flisja gjermanisht… dhe ju e dini si flitet gjermanisht në Vjenë ! Pataj më zuri ankthi. Shkova në Pragë. Zbuluan se isha i "shkathët". U nisa përsëri por këtë herë në Berlin. Pastaj fati më çoi te Reinhardt-i. Ndërkohë që Moisiu u ndalua për një çast, më kujtohet se çfarë me tha një mik i Reinhardt-it, dëshmitar i këtij takimi të parë, Reinhardt-i duke thënë : "Ky është aktori!" Dhe pastaj ziliqar thanë : "Aktori ? Ai do të ketë para…por kurrë talentin." Dhe ata kishin të drejtë… Moisiu nuk është i talentuar…
por gjeni dhe, siç do të thoshte Pascal, kjo është e një lloji tjetër. E pyes : - Cili është roli juaj i preferuar ? - Kjo varet nga ditët. Qenia është luhatëse. Më pëlqen ajo që reflekton gjendjen time shpirtërore. Sot unë jam melankolik, të nesërmen ironizoj, dhe rolet pasojnë njëri-tjetrin, të ndryshme si diversiteti i pafund i ndjenjave tona. I kujtoj se kohët e fundit, në një qytet polak, ai po lexonte Danten, para një publiku ku pothuajse askush nuk e dinte italishten dhe një pjesmarrës më pati thënë : "Nuk kishim nevojë të dinim. E kuptonim."Ishte mrekullia e gdhendjes të folurit nga Moisiu. E pyes : -Si keni arritur në këtë përsosmëri të lartë të të folurit që sjell secilën fjalë tuajën, madje dhe të pëshpëritur… Teknikë e pakra-
hasueshme? - Nuk ka të bëjë fare me teknikën. Fjala transmetohet nëpërmjet intensitetit me të cilin mendohet, nga tërësia e përqendrimit në kuptimin që përmban. -I foluri italian është më i bukuri ? - Ne nuk duhet të kërkojmë vetëm bukurinë, por çfarë përfaqësojnë në kohën e tashme format e ndryshme të mendimit. Unë besoj se koha e tanishme, pa qenë në dijeni të saj, mbizotërohet nga literatura ruse. E shikoni pra. Dante, flet për këtë, por kush e njeh vërtetë ? Kush reagon prej tij ? Përkundrazi, Dostojevski është si një prani okulte dhe gjigande që vë në lëvizje evolucionin. Oh, nuk dua të bëj dallime. Por Rusia është e pamatshme. Kur e lë Breslau-n për Leipzig-un dhe prej aty për në Këln, flitet gjermanisht në këto tre qytete, menjëherë pas Këlnit, ndalet dhe flitet frëngjisht. Tani, kur e kalova kufirin rus, shkova në Moskë, kalova Uralet, shkoj, ditë, javë dhe gjithmonë dëgjoj të flitet rusisht, nga të gjitha udhëkryqet e Azisë, deri në Vladivostok, edhe peshqit në Vladivostok do të flisnin rusisht nëse nuk do të ishin memecë ! Kjo krijon hapësirë, shumë hapësirë. Në Evropë njerëzit janë të shtrënguar, sup më sup, secili kufizohet fort prej tjetrit. Në Rusi, ata janë të shpërndarë në territore të pafundme. Europa është një sonet i Petrarkës. Rusia është njeriu përballë universales, që diskriminon jetën dhe motivet e saj me kohën e lirë të meditimit, përpara spektaklit subjektiv të pafundësisë, duke analizuar, menduar, krijuar fanatizmin më të egër të së vërtetës që egziston, sepse ai është i pakufizuar. Oh ! Si puro latin që jeni, e di se keni antipati për Dostojevskin. Ju nuk pranoni se, pa " faktin rus ", nuk do të kishit as Vildrac, as Duhamel, as Lenormand, dhe se Rusia sjell në botën tuaj shumë të vjetër, një fekondim të nevojshëm intelektual. Moisiu, tani i ka sytë e shndritur ; të njëjtët që ka, kur luan, për mrekulli, "Kufomën e gjallë - Le Cadavre vivant." Kjo qenie është një qenie e mbushur me entuziazëm, dhe nëse ai kupton deri në fund të vetvetes, dhe Danten dhe Dostojevskin, a mos vallë duhet të shohim në të origjinën sllavo-italiane, e cila shtrihet në të gjithë bregdetin e Adriatikut?
Minutat kalojnë. Moisiu më tregon tani konceptimin e tij të Mefisto-s së Goethe-s, të cilin, dje, ai e luajti këtu, në Faust-in, një Mefisto të shkathët, delikat e të shndritshëm. "Mohuesi materialist përballë Perëndisë dhe krijimit ; ai që thotë për dashurinë se është një sistem riprodhimi… dhe që vetëm glorifikon imagjinatën e kotë të njerëzve. Flitet ende për Otellon, " maurin mistik ", simbol i mospërputhjeve të pashmangshme të racave, ai që vret si një sakrificë liturgjike, - i Jedermann-it - po, atje, në Salzburg, në kornizën unike të bukurisë." Dhe së fundi, mbizotërimi aktual i "kontrollit" në skenën moderne. Aspak një rregull si ai i Reinhardt, unik në elasticitetin e tij të mrekullueshëm, në inteligjencën e tij superiore. Por tjetri, shtirja e menaxherit, që Moisiu e quan "mbretërimi i mediokritetit të organizuar, mashtrimi më i madh i teatrit modern." Një anekdotë më kujtohet, ndodhur në Vjenë, kohët e fundit. Moisiu luante "Clavigon". Në çdo fund akti, publiku e kishte për zakon të çlodhej me një simfoni të shumëllojshme kollitjesh. Kjo irritonte nervat shumë të ndjeshme të Moisiut. Një ditë ai nuk duroi dot më. U kthye në tryezën ku sapo kishte shkruar. Përkulur mbi fletën e bardhë, ai ngre një gisht. Ishte magjike. Fluiditeti ndërtoi perandorinë e tij. Thjeshtë, gishti i ngritur i aktorit të zhytur në mendime…dhe askush nuk kollitej më. Heshtja mbizotëronte. Kjo fuqi magnetike e sugjerimit brenda tij, a e analizon Moisiu ? Nuk duket se bën një
gjë të tillë në mendimet e tij. E pyes : - Cili është arti i aktorit ? Mendohet, pastaj thotë: -Është shuma e asaj që ai ka menduar, gërmuar, asimiluar në një kërkim që është e gjithë jeta e tij, qenia e tij totale. Sonte, pas pak mbarimit të duartrokitjeve të pjesës "Drita shkëlqen në errësirë - La lumière luit dans les ténèbres", lë Wiesbaden-in për të shkuar në Frankfurt. Me aeroplan, do të jetë për disa orë në Vjenë. Ai më flet për Parisin : - Isha në Paris kohët e fundit. Parizianët, çfarë publiku i admirueshëm ! Dhe një nga mbrëmjet që më interesoi më shumë ishte në Atelier, të shihja Dullin, në "Komedinë e lumturisë - La Comédie du Bonheur." -Ju do të shkoni në Amerikë ? -Po, së shpejti. Ka shumë gjëra për të parë atje.
Moisiu në rolin e Faustit
KOSOVA Intervistoi: Lindita Arapi
E
urodeputetja e raportuesja për liberalizimin e vizave me Kosovën në Parlamentin Europian Tanja Fajon shpjegon për Deutsche Welle hapat e mëtejshëm pas dritës së gjelbër të Komisionit Europian për liberalizimin e vizave. Komisioneri europian për migrimin, Dimitris Avramopoulois bëri të ditur së fundmi në Bruksel se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna për liberalizimin e vizave. Çfarë nënkupton ky vendim pozitiv për Kosovën tani? Komisioni Europian njeh dhe vlerëson përpjekjet e autoriteteve të Kosovës. Ky është një hap shumë pozitiv dhe i rëndësishëm për Kosovën. Me ofrimin e dritës finale të gjelbër, Komisioni hap rrugën e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës. Ky konstaton qartë, se Prishtina përfundimisht i ka përmbushur kushtet e mbetura. Tani topi është në duart e Parlamentit Europian dhe qeverive të vendeve të BE për ta pranuar këtë. Unë i uroj të gjithë përgjegjësit në Kosovë dhe shpresoj sinqerisht, se Prishtina do të vazhdojë të sjellë rezultate të mira. A mendoni se mund të dalin pengesa të tjera gjatë këtij finishi? Unë pres që qeveritë e vendeve të BE të reagojnë me përgjeg-
15
E shtunë, 21 KORRIK 2018
Eurodeputetja e raportuesja për liberalizimin e vizave me Kosovën: Pres që qeveritë e vendeve të BE të reagojnë me përgjegjshmëri.
Tanja Fajon: Nuk ka më arsye për justifikime apo vonesa
jshmëri. Pra që të ndjekë rekomandimin e Komisionit Europian për heqjen e vizave me qytetarët e Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur. E njëjta gjë vlen edhe për Parlamentin Europian. Ka gjasa që ndonjë vend anëtar të mund të bllokojë këtë liberalizim? Nuk ka më arsye për justifikime apo vonesa. Nga ana tjetër këshilla ime për politikanët e Kosovës
është të vazhdojnë përpjekjet e tyre dhe dialogun me Brukselin dhe kryeqytetet e BE për të marrë mbështetje të fuqishme dhe besimin e tyre. Ky është çelësi për suksesin. Kosova nevojitet të ruajë kredibilitetin dhe të ndërtojë aleanca të fuqishme me vendet e BE dhe institucionet e saj. Si e prisni vendimin e Parlamentit Europian? Në Parlamentin Europian, unë
si raportuese për liberalizimin e vizave me Kosovën do ta japë për votim vendimin menjëherë pas pushimeve të verës në Komitetin LIBE (Komiteti i Parlamentit Europian për Çështjet e Lirive Civile, Drejtësisë dhe të Brendshme). Në javën e fundit të gushtit, unë pres që kolegët të ndjekin rekomandimin tim. Ne kemi punuar shumë në këtë drejtim dhe çdo hap është i rëndësishëm. Nëse
gjithçka zhvillohet siç është planifikuar, ne do ta kemi votën në plenum me shumë gjasa në shtator. Kjo është ajo që dëshiroj e synoj. Kosova e meriton liberalizimin e vizave, veçanërisht të rinjtë meritojnë perspektiva më të mira. Kur mendoni do të jetë pas kësaj data më e mundshme e udhëtimit të qytetarëve të Kosovës pa viza në zonën e Shengenit? Çdo hap është i rëndësishëm, siç e thashë. Jemi shumë afër raundit final. Kjo nënkupton të shtojmë forcat të gjithë, por së pari e sidomos me plotësimin e të gjitha kritereve. Kjo është garancia më e mirë për të siguruar udhëtimin e lirë pa viza të qytetarëve të Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur. Dëshira ime personale është, që të mund të themi në fund të këtij mandati të Parlamentit Europian dhe në fund të mandatit tim si raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën se ia dolëm mbanë. Kjo do të ishte një situatë, ku të gjitha palët kanë fituar. DW
nuk duhet të prekin përmbajtjen e marrëveshjes, por kuadrin e saj. Faktikisht mjaftojnë dy rregulla të hekurta: Ndalim absolut i dhunës dhe parashtrimin, se marrëveshja duhet të legjitimohet nga referendume në të dy vendet.” Këmbim territoresh? Analisti i NZZ, Andreas Ernst prek edhe një tabu. Sipas tij duhet të bjerë tabuja e ndryshimit të kufijve me ujdi. “Ky parim bazë u forcua nga fuqitë perëndimore përpara pavarësisë së Kosovës, për të tërhequr vëmendjen nga ajo, se vetë ky akt në vetvete ishte një ndryshim kufijsh...në mënyrë që rasti i Kosovës të mos imitohej në rajon...ai u deklarua si sui generis, i veçantë. Kësaj i duhet
qëndruar: E qartë që nga zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk afrohen dot receta për mënyrën e zgjidhjes së konflikteve të tjera në rajon. Por duhet t’u lihet vetë palëve në konflikt të vendosin se brenda cila kufijve ato do ta njihnin njëra-tjetrën. Prej kohësh qëndron pezull ideja e këmbimit të territoreve mes rajoneve të banuara me serbë në jugun serb dhe komunave serbe në veri... nuk bëhet fjalë për të ofruar në vend të paketës së dështuar të Ahtissarit, një “recetë këmbimi. Por që palët të kërkojnë vetë një zgjidhje....Ka ardhur koha që Serbisë dhe Kosovës t’u kujtohen detyrimet. Një paqe të qëndrueshme mund ta arrijnë vetëm armiqtë e dikurshëm.” DW
ANALIZA
Paqen e qëndrueshme e arrijnë vetëm armiqtë e dikurshëm
A
nalisti i njohur gjerman, Andreas Ernst analizon raundet e bisedimeve mes dy presidentëve, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq në Bruksel e mbron idenë e përgjegjësisë më të madhe të dy palëve për gjetjen vetë të zgjidhjes. Të dy presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq takohen për një seri të re negociatash në Bruksel. Të mërkurën u zhvillua në Bruksel raundi i dytë. Qëllimi është arritja e një marrëveshjeje të detyrueshme nga ana e së drejtës ndërkombëtare, shkruan Andreas Ernst. “Vetëm në vitet e fundit në të dy vendet është krijuar vetëdija, se sa të larta janë kostot e një konflikti të vazhdueshëm e të ngrirë. Por sidomos u bë e qartë se as Beogradi e as Prishtina nuk do t’ia arrijnë qëllimit të tyre strategjik për anëtarësim në BE pa një zgjidhje të pranueshme të dyanshme.” “Ato nuk janë të pjekura aq sa duhet për të kërkuar vetë një zg-
jidhje”. Por çfarë ka shkuar keq në dhjetë vitet e fundit, shtron pyetjen analisti i njohur i gazetës Neue Zürcher Zeitung. “Shumë, por jo gjithçka. Aktet e dhunës janë bërë të rralla për shembull. Ajo që duhet marrë parasysh në këtë fazë të fundit është se BE ka nevojë për një metodë të re negociimi, që duhet të dallojë nga ajo që përdorën fuqitë perëndimore në rrugën e pavarësisë së Kosovës. Ajo që ndodhi në shkurt deri në shtator 2006 nën drejtimin e ish-presidentit finlandez, Martti Ahtisaari nuk ishin negociata të vërteta mes Prishtinës dhe Beogradit. Çështjen e statusit e kishin vendosur kabinetet e QUINT-it...Ahtissari...me bisedimet e tij kishte si synim ‘t’ua shiste’ të dyja palëve këtë vendim...Ambasadori britanik i pyetur në 2007-n, se pse të dyja palët nuk kërkojnë vetë një zgjidhje u përgjigj: ‘Ato nuk janë të pjekura aq sa duhet për të kërkuar vetë një zgjidhje’...Si dikur princët edhe Quint-i besonte se subjektet
kokëforta duhet të detyroheshin për lumturinë e tyre....” Të dyja palët të gjejnë vetë zgjidhjen, BE të ofrojë kuadrin. Analisti Andreas Ernst, kritik ndaj kësaj strategjie të perëndimit, - që solli një kushtetutë për kosovarët, që as ata nuk e donin, sepse serbëve u garantonte të drejta të ekzagjeruara, por as serbët, sepse ajo i bënte kosovarët të pavarur - e kthen vështrimin tek aftësia e të dy palëve për t’i zgjidhur vetë problemet e tyre. “Janë kosovarët dhe serbët që e kanë vetë në dorë çelësin për të ardhmen e tyre. Qëllimi duhet të jetë një marrëveshje që i hap rrugën njohjes së dyanshme dhe me këtë edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB e më vonë të dy shteteve në BE....Për këtë kërkohet që BE të marrë rolin e “sekserit të ndershëm”...e më mirë në rast nevoje të zhvillohet një proces disavjeçar negociimi se sa një procedurë e shpejtë e komanduar nga jashtë. BE duhet të tregojë vijat e kuqe, por ato
KURESHTI
16 E shtunë, 21 KORRIK 2018
11 fakte të padëgjuara më parë rreth filmit“Titanic”
Prapakuintat e realizimit të filmave fshehin gjithmonë fakte interesante. Për më tepër kur bëhet fjalë për filmat hollivudianë, kurioziteti për ta bëhet edhe më i madh. Këtë herë anabel.com në materialin e tyre, të publikuar online ka renditur 11 fakte të padëgjuara më parë rreth realizimit të filmit,që theu record shikueshmërie, “Titanic”. 1. Aktorë si Tom Cruise, Brad Pitt, Christian Bale, Macaulay Culkin dhe Matthew Mcconaughey morën pjesë në audicione për rolin e Jack Dawson. Kate Winslet madje bëri edhe një provë me Matthew Mcconaughey. Por në fund rolin e mori i riu dhe (asokohe jo shumë i njohuri) Leonardo DiCaprio. 2. As Kate Winslet nuk e pati të lehtë. Madonna, Sharon Stone, Nicole Kidman, Gwyneth Paltrow, Wynona Rider dhe Uma Thurman qenë konkurrentet e saj. Për ta fituar rolin patjetër, Kate gjeti numrin e telefonit të regjisorit dhe e telefonoi menjëherë: “Duhet ta marr unë rolin. Do të ishe i çmendur, nëse nuk do të më merrje mua”. Kate e ka mohuar këtë, por ka pranuar se i ka dërguar trëndafila James Cameron- it (regjisorit) me shënimin “Nga Rose- a juaj”. 3. Filmi Titanic kushtoi më shumë se vetë anija. Vlera e
filmit qe 200 milionë dollarë, ndërsa e anijes vetëm 7.5
milionë dollarë. 4. Sipas skenarit, Rose duhej ta gjuante të fejuarin me takë, por Kate mendoi se do të dukej më mirë nëse do ta pështynte në fytyrë. Dhë kështu u bë! 5. Cameron nuk dëshironte të kishte asnjë kolonë zanore në film. Por kompozitori James Horner në mënyrë të fshehtë regjistroi këngën e Celine Dion- it dhe ia dha kasetën më pas regjisorit. Këngëtarja kishte dyshimet e saj rreth këngës, por kur lexoi skenarin ndryshoi mendje. Në
fund të regjistrimit, të gjithë u përlotën! 6. Ju kujtohet fraza e DiCaprio- s: Unë jam mbreti i botës? Qe i gjithi improvizim nga ana e tij. 7. Filmi ka thyer shumë rekorde. Ndër të tjera, qe filmi që qëndroi për më gjatë në ekrane: 287 ditë. 8. Fustani i Kate Winslet- it u realizua në një mënyrë që të dukej perfekt edhe i lagur. 9. Pjesa e drunjtë që Rose përdori për të shpëtuar është gjetur pas përmbytjes së vërtetë të anijes. Momentalisht ndodhet në muze në Halifax.
KULTURE
17 E shtunë, 21 KORRIK 2018
Më shumë arsye për të qenë i lumtur A
nuk ju ka qëlluar, jo pak herë, të humbisni nëpër faqe librash apo website të ndryshëm në internet, për të gjetur ndonjë postulat mbi lumturinë!? Për atë që të vjen nga ndodhira të mëdha por dhe për atë që mund të ta sjellin çdo ditë e nga pak, ato gjërat e vogla që të rrethojnë, siç mund të jetë përshembull një picë e shijshme ndarë mes miqsh, një ditë e nxehtë vere e kaluar në Aqua Park apo në mal, mes lojërave aventureske, një film fantastik në kinema apo qoftë dhe një kafe e gjatë, e gjatë sa do të zgjasnin gjithë thashethemet që do të doje të bëje me shoqen e ngushtë. A nuk ju ka qëlluar që ndërsa kërkoni thënie, gjeni në fakt shkrime të tëra që ju orientojnë se si ta gjeni lumturinë!? Ja edhe ky që keni tani para syve, është njëri prej tyre. Titulli është i qartë, i drejtpërdrejtë. Arsyet për të qenë të lumtur, që renditen këtu, s'janë
aspak filozofike. Përkundrazi janë krejt të prekshëm, të mundëshm në çdo moment. Janë në dorën tuaj, janë në telefonin tuaj, janë në My Vodafone. Këto shume arsye janë partnerët e rinj që Vodafone Albania i ka shtuar për të kënaqur edhe më shumë kërkesat e dëshirat e klientëve të saj. Nëse dikur ishte
Nis "Korça Short Film Fest", 40 filma shqiptarë dhe të huaj në konkurrim
F
estivali ndërkombëtar i filmit të shkurtër "First Step Film Festival", që çdo vit është zhvilluar në Tiranë, me ndryshimet e tij po zhvillohet në qytetin e Korçës. Çdo ditë në Teatrin e Korçës dhe në Pazarin i Vjetër, për publikun do të shfaqen filma të huaj, por dhe prodhime të autorëve shqiptarë. Ky vit sjell për publikun 40 filma dhe në natën e parë u shfaq dhe dokumentari kushtuar jetës së fotografit të njohur, Gjon Mili. Festivali këtë vit vjen me emër tjetër "Korça Short Film Fest",nuk do jetë edicioni i parë, por vazhdimi i festivalit " First Step Film Festival", që ka nisur në vitin 2010. Këtë vit janë në konkurrim 40 filma nga 700 që kanë aplikuar. 21 filma garojnë në garën e filmit studentor dhe 19 në garën e filmave ndërkombëtar. Ndërkohë të gjithë filmat shqiptarë dhe shqipfolës do të garojnë dhe në garën kombëtare,sipas kategorive të filmave dhe fushave të studimeve si Filmi artistik më i mirë; Filmi Dokumentar më i mirë; Filmi më i mirë i Animuar; Regjia më e mirë; Skenari më i mire, etj.. Festivali "Korça Short Film Fest" i cili ka nisur më datë 17 korrik do vazhdojë për publikun artdashës korçar deri më 21 korrik në Pazarin e Vjetër të qytetit.
D
Festivali Multikulturor shton magjinë e qytetit të një mbi një dritareve
itën e enjte në ambientet e Muzeut Etnografik hapi siparin nata e parë e edicionit të V-të Festivalit Multikuluror në Berat. Të pranishëm në hapjen e festivalit ishin Ambasadori Austriak Johann Sattler, Ministrija e Kulturës Mirela Kumbaro, Prefektit i Qarkut Berat Harilla Dafa, Kryetari i Bashkisë Berat Petrit Sinaj dhe personalitete të tjerë të shquar të artit dhe kulturës. Festivali nisi me një performancë të grupit Austriak Kusimanten, duke vazhduar më pas me improvizimin e dasmës tradicionale shqiptare. Dasëm e cila nisi në ambjentet e Muzeut duke vazhduar më pas edhe përgjatë pedonales së qytetit. Festivali Multikulturor do të jepet në Berat edhe sonte më datë 21 Korrik me të tjera aktivitete duke i shtuar magjinë qytetit të një mbi një dritareve.
vetëm Proper Pizza, Cineplex e Adrion që për çdo blerje u ofronte klientëve të Vodafone edhe një produkt falas, tashmë shpërblimet e zgjedhjet e dhuratave janë shumëfishuar dhe ndarë në kategori të ndryshme për klientët me kontratë Red dhe ato me parapagesë. Nëse doni të shkoni në Aqua Park përfitoni ulje që shkojnë deri në 20%, nëse zgjidhni Go Kart Kartodrom 3, me pagesën e një loje fitoni edhe një tjetër falas, siç mund të fitoni dhe kafen në Mon Cheri, yougurtin në Yougurteri apo dhe filmin në Cineplexx… Ka shumë më shumë se kaq. Sa t'jua rendisim këtu të gjitha më mirë hidhni një sy tek celulari, shkoni tek My Vodafone e zgjidheni vetë se cila prej 20 kategorive të paketës Vodafone Happy do t'ju bënte të lumtur. Kur ta provoni do të kuptoni se me të vërtetë "Lumturia qëndron dhe në gjërat e vogla". PS: Ky s'është më thjesht një postulat.
Ermonela Jaho interpreton "Suor Angelica", mahnit Mynihun E
rmonela Jaho sjell një interpretim të jashtëzakonshëm në rolin e Anxhelikës, duke përcjellë një brishtësi të thellë përmes një toni plot dritë dhe më pas vërtetë shpërthyes, kur personazhi arrin pikën psikologjike të thyerjes. Kështu e nis kritika gjermane
përshkrimin e interpretimit të sopranos shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, duke iu referuar rolit të saj "Suor Angelica" ("Motër Anxhelika") në operën me të njëjtin titull, vënë së fundmi në skenën e Mynihut. Ermonela Jaho sjell një performancë të jashtëzakonshme si
Motër Anxhelika, duke përcjellë emocione të jashtëzakonshme përmes timbrit të zërit dhe zbërthimit psikologjik që i bën personazhit të saj. Motër Anxhelika kapet pas një vizioni qiellor: Pasi ka humbur prej dy vitesh djalin e saj të vetëm, ajo vendos të bëjë jetën e murgeshës si një shpagim, teksa beson se e dëgjon djalin e saj duke e thirrur që të takohen në parajsë. Në tentativë për të kryer vetëvrasje, Motër Anxhelika pi helm, por shpejt kupton se ka kryer një mëkat të vdekshëm dhe mallkon veten për ndarjen e përjetshme nga i biri. Ky subjekt i operës së famshme, shkruar nga Giacomo Pucini, u vu për herë të parë në skenë në vitin 1918, por vijon të pëlqehet në mbarë botën edhe pas një shekulli. Pas suksesit në "Bayerische Staatsoper Munchen", 26 korriku do ta gjejë Ermonela Jahon sërisht krah Placido Domingos, në Operën e Madridit me një tjetër premierë.
SHOWBIZ
18 E shtunë, 21 KORRIK 2018
Nik Xhelilaj: Në serialin e ri turk luaj rolin e një shqiptari Në një intervistë për emisionin "Nin'' Nik Xhelilaj ndau disa detaje në lidhje me serialin e ri turk, në të cilin ai do të jetë pjesë e kastit të aktorëve. Ai tregoi se për herë të parë në projektet turke do të luante rolin e një shqiptari. "Shpresoj të jetë i suksesshëm, sepse për herë të parë edhe karakterin që do luaj do të jetë shqiptar. Bëhet fjalë për një shqiptar me origjinë nga Prizreni. E zgjodha nga Prizreni, nga Kosova, sepse tematika ka të bëjë pak me kufirin në Siri dhe ka shumë shqiptarë që kanë shkuar atje. Do e nis me një rol si gjysmë terrorist pastaj më vonë nuk i dihet, se serialet turke nuk dihet si përfundojnë; ndonjëherë ai i keqi bëhet i mirë në fund", u shpreh ai, shkruan Anabel.
Pak ditë më parë George Clooney u bë protagonist i një aksidenti të rëndë në Sardenja, kur u përplas nga një makinë ndërkohë që udhëtonte me scooter për në setin e xhirimit të serialit televiziv, "Catch-22", për të cilin po punon. Pasi u transportua në spital, doli shpejt prej tij sepse nuk kishte dëmtime serioze, përveç një shembjeje të fortë në gjurin e tij. Pikërisht për shkak të kësaj, ka probleme me të ecurën, siç tregohet edhe nga fotot e publikuara në të përjavshmen italiane "Diva e Donna". Seks-simboli hollivudian, i shoqëruar nga Amal ka bërë daljen e tij të parë në publik. Në foto, shtrënguar pas së shoqes, ngjitet në një aeroplan, i shoqëruar nga dy anëtarë të sigurisë dhe duket se ka vështirësi në ngjitjen e shkallëve të avionit…
Ledina Çelo flet për "sherrin" me Elvana Gjatën Këngëtarja e njohur, Ledina Çelo ka folur për herë të parë për recitalin e Elvana Gjatës në shkurt të këtij viti, ku e akuzoi se kishte kënduar playback. E ftuar në "Pushime On Top", ajo zbuloi se e vlerëson shumë Elvanën dhe e konsideron rastin si një debat të kaluar. Ledina Çelo: Ajo ka kaluar tashmë… Elvanën e kam shumë xhan, është një vajzë shumë punëtore dhe e përgëzoj për gjithçka që ka arritur. Ka
Pas aksidentit, vështirësi në ecje për George Clooney
shumë këngëtare që punojnë shumë, edhe pse nuk kanë vokal, por kanë ambicie dhe për këtë i përgëzoj. Këtu e kam fjalën edhe për këngëtare si Rihanna. Beyonce, pastaj është on-top për mua. Por ka edhe shumë të tjera që punojnë shumë. Elvana është një prej këtyre dhe për këtë e përgëzoj. Ndërkohë, ajo po punon për disa projekte të reja muzikore që do t'i sjellë në treg shumë shpejt.
Kim Kardashian reklamon parfumin e ri me të pasme Kim Kardashian është një prej femrave më të ndjekura në botë dhe çdo gjë që ajo bën komentohet në faqet rozë. Këtë herë ka zgjedhur një mënyrë të re për të reklamuar parfumin e saj të ri. Nëpërmjet disa postimeve në llogarinë e saj në Instagram, ajo është shfaqur me bikini dhe shumë seksi duke vendosur shishen sipër të pasmeve. 37-vjeçarja ka arritur të fitojë rreth 1 milionë dollarë në vetëm një minutë pasi kishte nxjerrë në treg parfumin e saj të ri. Kim shpërndau edhe disa fotografi të tjera ku dukej provokuese dhe seksi.
Julian Deda, urim të veçantë për ditëlindjen e nënës: E qeshura jote rrezaton Ditën e djeshme nëna e aktorit të njohur shqiptar, Julian Deda festoi ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një urim nga Juli. Ai ka zgjedhur fjalët më të bukura dhe më emocionuese për të uruar nënën e tij. Aktori e ka bërë publik urimin në Instagram ku shkruan: "Mam, e qeshura jote rrezaton, shpërndan ne ajër thërrmija dashurie, mirësie, përkushtimi dhe fisnikërie, ajër me të cilin jemi rritur. Kjo e qeshur dhe ti jeni një, nuk shkoni pa njëra-tjetrën. Të uroj jetë të gjatë e shtrenjta ime, u bëfsh sa të duash ti dhe kurrë mos harro të qeshësh, sepse kur qesh ti, qesh familja, qesh jeta. Kur qesh ti edhe baba Zef shkrihet duke qeshur. Të dua fort".
VIP
19 E shtunë, 21 KORRIK 2018
E kritikoi publikisht për foton e zhveshur, i dashuri i Kourtneyt reagon Para pak ditësh Kourtney Kardashian postoi një foto me bikini në profilin e saj në Instagram. Ndonëse në foton në fjalë kishte mjaftueshëm për të parë, ajo që ra në sy më shumë se të pasmet e Kourtney ishte komenti i të dashurit të saj. "Këtë duhet të tregosh që të marrësh like"! Kaq ka mjaftuar që fansat e Kourtney- t ta "gozhdojnë" të dashurin e saj. Ndërkohë që edhe vetë 39vjeçarja tregoi për "E news!" se nuk i pëlqente aspak impulsiviteti i Younes dhe as fakti që ky i tregoi gjithë botës ç'mendonte për foton në fjalë. Ndërkohë që vetëm disa orë më parë ylli I "Keeping up with the Kardashians" ka postuar në profilin e saj një tjetër foto, në të cilën shfaqet mbi krevat e mbuluar me paksa jorgan. Përsëri komenti të dashurit të saj nuk ka munguaR. "Hm, mirë… në rregull për këtë"! Kështu ka shkruar Younes në këtë foto të të dashurës së tij. Pra mesa duket djaloshi e paskan patur seriozisht me komentin e parë dhe nuk e ka ndër mend të ndalojë së treguari të dashurës si duhet të pozojë para miliona ndjekësve…
Rita Ora shfaqet seksi me bikini në Barcelonë Këngëtarja bukurshe, Rita Ora do të performojë sonte (e shtunë) në Barcelonë. Një ditë para koncertit ajo ka vendosur të marrë rreze dielli. Siç mund ta shihni nga fotot, ajo së bashku me ekipin, por edhe me motrën e saj, Elenën ka bërë një xhiro me anije. Është e veshur me bikini, por edhe me aksesorë që tregojnë më së miri edhe stilin e saj.
Gisele Bündchen mbush 38 vjeç, ja libri i saj autobiografik Ka pritur ditën e ditëlindjes së saj të 38-të për të dhënë lajmin e publikimit të librit të saj të parë "Lessons" (Mësime). Libri pritet të dalë në shitje në 2 tetorin që vjen. Gisele Bündchen, nënë e dy fëmijëve, bashkëshorte prej nëntë vitesh e Tom Brady, aktiviste mjedisi dhe modele (pavarësisht se i tha "lamtumirë" pasarelave të modës në 2016n), ka vendosur të
tregojë, në mënyrë që të ndajë me të tjerët, "si kam kaluar sfidat e forta në jetën time. "Këtë e bëj me shpresën se mund të ndihmoj të tjerët që të mund të përjetojnë eksperienca të tilla". Të ardhurat nga libri, ka bërë me dije Gisele, do shkojnë për projektin Água Limpa, për të ndihmuar në mbrojtjen e burimeve hidrike për brezat e ardhshëm.
Kjo është valltarja kosovare e arrestuar për vrasje e rrëmbime Policia ka shkatërruar një grup të rrezikshëm kriminal nga Mali i Zi, të akuzuar për krime të rënda si vrasje, rrëmbime përsonash dhe grabitje. Në pranga është vënë dhe një vajzë shqiptare nga Kosova që bashkëpunonte me këtë grup në Prishtinë. Vajza e cila është arrestuar, quhet Laureta Zyba dhe punonte valltare në disa klube të natës në Kosovë.
Era nderohet me medalje për promovimin e Kosovës në botë Këngëtarja Era Istrefi është nderuar me Medaljen Jubilare të dhjetëvjetorit të Pavarësisë për promovimin e Kosovës nëpër botë përmes muzikës. Krijuesja e hitit botëror "Bon Bon" vlerësohet se ka prezantuar denjësisht Kosovën edhe në Kampionatin Botëror në Rusi. Dekorimi u bë ditë e djeshme nga vetë presidenti i Kosovës, Thaçi.
SPORT
S
uksesi i Kukësit me kluaifikimin për në raundin e dytë eliminator të Champions League është një sukses sa sportive, aq edhe financiar. Tashmë, skuadra nënkampione e vendit, pas elimimit të Valetës do të përballet me Karabakun e Azerbajxhanit. Ndeshja e parë do të luhet më 25 korrik në “Loro Boriçi” të Shkodrës, ndërsa ajo e kthimit më 1 gusht në Baku të Azerbajxhanit. Gjithsesi, tashmë shanset për të vazhduar aventurën europiane për Kukësin janë më të mëdha dhe në rast eliminimi nga skuadra azere, ekipi i Armando Cungut do të kalojë menjëherë në raundin e tretë të Europa League. Llogaritë sportive në evenimente të tilla shoqërohen me faturat që për futbollin tonë mund të konsiderohen deri diku të majme. Me kualifikimin për më tej, skuadra e Kukësit do të përfitojë rreth 540 mijë euro deri më tani. Një shifër e tillë, në bazë të deklarimeve të presidencës për shpenzimet vjetore, është gati gjysma e buxhetit për skuadrën e Kukësit. Ndërkohë, edhe Laçi në Europa League ka një faturë të ngjashme për suksesin e arritur një ditë më parë kundër qipri-
20
E shtunë, 21 KORRIK 2018
Shpërblehen Kukësi dhe Laçi, Evropa i pasuron
otëve të Anorthosit. Kurbinasit, sipas shpërblimeve të publikuara nga UEFA do të mund të përfitojë deri më tani rreth 460 mijë euro. Gjithsesi,
PËRGATITJET PËR SEZONIN E RI
Beneyam Demte: Skënderbeu mbetet sërish në garë për objektiva madhor
Skënderbeu vijon përgatitjet për sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi, ndërkohë që dje qenë radha e Etiopianit, Beneyam Demte për të dalë në një konferencë për shtyp. 20-vjeçari u shpreh para mediave se klubi mbetet sërish në garë për objektiva madhore. Sezonin e kaluar patët shumë pak minuta në këmbë, por keni luajtuar dy ndeshjet e para miqësore si titullar. Cilat janë pretendimet tuaja për sezonin e ri? E vërtetë, nuk kam luajtur shumë, por shpresoj të ndodhë në sezonin e ri, jemi në fazë përgatitore dhe unë do mundohem të bëj më të mirën time për të fituar minuta edhe në kampionat. Jeni pjesë e Skënderbeut prej dy vitesh, si ju duket ky ekip në krahasim me ekipin e vjetshëm? Patëm një ekip të mirë, zhvilluam një super sezon dhe u shpallëm kampion. Por besoj dhe shpresoj se do të dalim sërish kampion. Cilësia mbetet ndaj e kemi detyrim të punojmë fort të gjithë për të dalë sërish kampion. Titulli nuk është opsion për Skënderbeun, por obligim. Disa lojtarë të rëndësishëm janë larguar, mendon se do të jetë e vështirë të zëvendësohen? Janë larguar lojtarë cilësorë që na ndihmuan të arrinim objektivat tona, ndaj na duhet t’i respektojmë gjithsesi shohim para, grupi mbetet cilësor dhe të gjithë lojtarët e afruar kanë kualitet dhe vijnë për të na ndihmuar për të shkuar drejt titullit. E rëndësishme është të fokusohemi në stërvitje dhe të punojmë fort për të vijuar me sukseset dhe arritjet e klubit në vitet e fundit. E shihni veten titullar dhe në cilin pozicion e gjeni më shumë veten? Nuk mund ta them, unë punoj fort. Më pas është trajneri ai që vendos se kush do të luajë. Mund të luaj dhe në qendër edhe në krah, por është trajneri ai që vendos. Nëse ma kërkon do sakrifikoja për të.
deri në përfundim të eliminatoreve për klubet shqiptare do të ketë një përllogaritje përfundimtare, ku shtohen disa bonuse ekstra nga UEFA në varësi të
paraqitjes së tyre shkruan TCH. Laçi, ndeshjen e raundit tjetër do ta luajë me skuadrën norvegjeze të Moldes, më 26 korrik në trasnfertë dhe më 2 gusht në Shqipëri.
SITUATA
“Kaos” tek Vllaznia, Ademi: I kam kërkuar këshillit të zgjedhë administratorin
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka folur në lidhje me situatën tek ekipi i Vllaznisë. Ademi tha se i ka kërkuar Këshillit Mbikqyrës që të mblidhet për të zgjedhur Administratorin. “Në momentet që po flasim unë i kam kërkuar për disa ditë rresht këshillit mbikqyrës që të mblidhet në mënyrë që të bëjë emërimin e administratorit dhe më pas krijimin e strukturave të tjera teknike për vijimësinë e punës që është e domosdoshme, sidomos në aspektin administrativ. Qoftë për të mbyllur këto kontrata që janë të mbyllura juridikisht, por më pas edhe për të negociunar për pjesën tjetër të stafit teknik. Pjesa që lidhet me rezultatet lidhet me pjesën sportive të klubit dhe jo me aspektin financiar të klubit, sepse kjo tashmë është e konfirmuar dhe nga disa audite. Pra ajo që Klubi Sportiv Vllaznia duhet të përmirësojë dukshëm është ana sportive, tha ajo, duke shtuar më tej se, “ka një vlerësim të bërë nga një subject, i cili është bërë gjatë një konkurimi publik. I gjithë dokumentacioni është on-line për shkak dhe të një transparence që ne bëjmë të të gjithë procese në Bashkinë Shkodër. Dokumenti është bërë publik. Mendoj se në mbledhjet e radhës unë do të jem e gatshme t’i paraqes këshillit raportin dhe më pas është këshilli i bashkisë që për asentin, pra për pronën e vet do të vendosë” ka përfunduar kryetja e Bsshkisë Shkodër, lidhur me gjendjen e Vllaznisë sot.
SUGJERIMI
Ronaldo: Dua Marcelon te Juventusi
Cristiano Ronaldo i ka sugjeruar Juventusit të bëjë dhe një goditje tjetër. Bëhet fjalë për Marcelo-n e Real Madrid, njohje e vjetër e portugezit. Bardhezinjtë, pasi kanë bërë goditjen e shekullit, duke siguruar shërbimet e lojtarit më të mirë në botë, Cristianio Ronaldos, duket se nuk do ndalen me kaq. Mediat italiane bëjnë me dije se në rast të largimit të Alex Sandros nga bardhezinjtë te Paris Saint German, Juventusi do detyrohej të kërkonte një anësor tjetër të majtë dhe Marcelo duket se është alternative kryesore, kjo dhe për faktin se Ronaldo e ka sugjeruar si emër dhe mund të bëhet ndërmjetës për transferimin e bujshëm. Lojtari ka një rrogë të majme dhe ky mund të jetë një nga problemet kryesore për bardhezinjtë, që me blerjen e Ronaldos kanë shtërnguar tej mase buxhetin e pagave, duke rritur shpenzimet dhe për këtë arsye, zonja e vjetër e Italisë duhet të ndërmarrë disa shitje.
TRANSFERTA
Mbappe te Liverpool, e konfirmon shoku i tij
Blerja e re e Liverpool, Fabinho është shprehur shumë entuziast për transferimin e tij në “Anfield”. Ai ka hedhur disa “sulme” kundër rivalëve në Premier League, Manchester Cityt duke thënë se Liverpool do jua merrte titullin. “Kemi një skuadër shumë të mirë dhe do të luftojmë për titullin”, ka thënë ai. “Sapo kam filluar të punoj me shokët e skuadrës dhe kam kuptuar se kemi lojtarë të shkëlqyer. Ata janë kampionët dhe kanë luajtur shumë mirë sezonin e kaluar, por ne do të bëjmë gjithçka që t’ia marrim titullin atyre dhe t’i bëjmë të gjithë të lumtur”. Por Fabinho nuk është ndalur me kaq. Ai ka thënë se edhe Mbappe do të vinte në Liverpool dhe për këtë ai e kishte telefonuar disa herë. “Kam folur me ta shpesh. Më shumë me Bernardo Silva-n. I kam kërkuar të vijë në “Anfield”, ka deklaruar Fabinho.
SPORT
21
E shtunë, 21 KORRIK 2018
Në 10 vitet e fundit, gati të gjitha ekipet e “Raiffeisen Super Lagaue” në Zvicër, kanë pasur edhe kanë në radhët e tyre të paktën tre-katër futbollistë me origjinë shqiptare Nga: Arif Ejupi
N
ë 10 vitet e fundit, gati të gjitha ekipet e “Raiffeisen Super Lagaue” në Zvicër, kanë pasur edhe kanë në radhët e tyre të paktën tre-katër futbollistë me origjinë shqiptare. Këtë fakt e ka mundësuar edhe përqëndrimi i emigrancionit tonë në numër të konsiderueshëm në këtë vend në jug të Evropës Qendrore, ku kushtet për t’u marrë me të gjitha llojet e sporteve janë të jashtëzakonshme. Fëmijët e emigrantëve tanë në dy dekadat e fundit po tregohen të frytshëm në shumë disiplina sportive, e veçmas në futboll. Sikurse viteve më parë, edhe në Kampionatin e këtij viti tek të dyja Ligat kryesore do ta karakterizohen nga një numër madh i talentëve me origjinë shqiptare. Në “FC Basel 1893”, edhe pse vetëm 17-vjeç krahas Taulant Xhakës dhe Albian Ajetit, për të bërë vend në njëmbëdhjetëshin e kësaj skuadre të njohur do të luftojë edhe Tician Tushi, i cili nga të gjithë profesionistët e futbollit po shihet jo vetëm si shpresë e ardhshme e sulmit të Baselit por edhe i kombëtares së Zvicrës. Në anën tjetër trajneri i “FC Grasshopper të Cyrihut”, Thorsten Fink që drejtimin e kësaj skuadre, llogarit shumë në formën e shkëlqyeshme të Meriton Kastratit, Bujar Likës, Gjelbrim Taipit, Nedim Bajramit, e në veçanti të sulmuesit të spikatur Shani Tarashaj, i rikthyer në ekip këto ditë në formë huazimi për një vit nga “FC Everton” i Anglisë. Florian Kamberi, 23vjeç gjatë këtij sezoni do t’i prijë sulmit të “FC Hibernian” të Edimburgut të Skocisë. Ndërkaq, Alban Pnishi i formuar si futbollist në “FC Wohlen” dhe i dalluar në “FC Grasshopper” si mbrojtës para pak ditësh për habi të të gjithëve ka udhëtuar drejt Izraelit, ku ka nënshkruar kontratë një vjeçare me skuadrën elitare të këtij vendi “FC Bnei Sakhin”. Befasues dhe i papritur nga kjo ekip e Cyrihut ka qenë edhe largimi i sulmuesit të djathtë Albion Avdijaj, i cili afirmimin e tij të mëtejmë do ta kërkojë tek Klubi hungarez “FC Debercen”. “FC Neuchatel”-Xamax i rikthyer pas gjashtë vjetësh në grupin e skuadrave më të mira të Zvicrës, në këtë kampionat starton me një fond prej 25 futbollistësh, ku gjashtë prej tyre janë me origjinë shqiptare si: Arbenit Xhemajli, Arbnor Fejzullahi, Samir Ramizi, Dilan Qela, Liridon Mulaj dhe i porsaardhuri në ekip Kemal Ademi, deri dje pjesë e juniorëve të FC Hoffenheim të Gjermanisë. “BSC Young Boys” i Bernës edhe këtë vit nis garat si pretendent kryesor për ruajtjen e titullit kampion i Zvicrës në futboll. Me këtë skuadër pati luajtur edhe shqiptari nga Kumanova, Taulat
Edhe këtë vit kampionati në “Raiffeisen Super League” do të dominohet nga futbollistët me origjinë shqiptare
Seferi. Ai në shtatë paraqitjet e tij tregoi aftësi prej futbollisti mjaft cilësor. Megjithatë edhe pse pas përfundimit të Kampionatit u rikthye në skuadër nga “FC Wolhen u çua para dy ditësh prapë si huazim për një vit tek FC Winterthur po ashtu anëtar i Challenge League” të Zvicrës. Mjaft të kënaqur në “FC Zurich”, kjo një skuadër tjetër e këtij qyteti në Superligën e Zvicrës, po ndihen futbollistët e natyralizuar Milrind Kryeziu, Toni Domgjoni, Izer Aliu, Lavdrim Rexhepi dhe Hekuran Kryeziu, i cili pas një kohe të gjatë u largua nga “FC Luzern” për t’u bërë titullar i “FC Zurich-ut” fqinjë.
TITULLI MË I MIRI “Në dhjetë klubet e “Raiffeisein Super Lague të Zvicrës”, kandidatë potencial për titullin e më të mirit do të jenë si përherë “FC Basel 1893” dhe “BSC Young Boys” i Bernës”.
GRUPI MË I MIRË “Luftë e ashpër për të vazhduar shoqërimin në grupin e më të mirëve do të zhvillohet ndërmjet “FC Thun”, “FC Neuchatel-Xamax”, “FC Lugano”, mbase edhe “FC St.Gallen”, ngase fondi i tashëm i lojtarëve të këtyre skuadrave nuk garanton edhe sukses dhe rehati”.
“FC Luzern” ka kohë që në Zvicër vlerësohet si skuadër solide dhe e qëndrueshme. Nga kategoritë juniorë të kësaj skuadre çdo vit dalin emra të njohur futbollistësh që edhe pse mjaft të rinj me lojën e tyre të bukur kënaqin të gjithë adhuruesit e futbollit në Zvicër dhe jashtë saj. Pjesë e kësaj shkolle është edhe mesfushori Idriz Voca me prindër nga Mitrovica e Kosovës. Voca edhe
pse vetëm 21-vjeç me “Luzernin” luajti 19 ndeshje dhe tregoi formë të shkëlqyer. Ai u shqua për funksionimin perfekt të mesfushës për çfarë edhe mori besimin e kryetrajnerit belg të kësaj skuadre René Weiler. Nën hijen e tij nuk mbetet as sulmuesi i dalluar i kësaj ekipe Shkëlqim Demhasaj. Ai plotësisht e arsyetoi ardhjen e tij para një viti nga “FC Schaffhausen” në “FC Luzern”. Përveç që u paraqit në 32 ndeshje shënoi edhe 6 gola me çfarë paralajmëroi se kemi të bëjmë me një golashënues tejet efikas. Gjithashtu në kontingjentin e lojtarëve të Luzernit figuron edhe shqiptari tjetër Dren Feka. Ai fanellën kaltër e bardhë të kësaj ekipe gjatë kampionatit të kaluar edhe pse në një konkurrencë shumë të fortë e veshi tri herë. Nëse Feka punon me ngulm dhe seriozitet gjatë këtij kampionati fare lehtë mund të jetë pjesë e njëmbëdhjetëshit të parë të kësaj skuadre. Nga “FC
Luzern” në formë huadhënie tek “FC Wil 1900” me mundësi kthimi kur e kërkon nevoja është dhënë dhe super-talenti 20vjeç Rrezart Hoxha. “FC Sion” i kantonit Valais vitin që shkoi zhvilloi luftë të pakompromis për të mbetur në mesin e dhjetë skuadrave më të mira të Zvicrës. Ky synim i kësaj skuadre u realizua me shumë mund në finish të kampionatit. Me kusht që të mos përsëritet një situatë si kjo aksionarët e këtij klubi përveç dy-tri përforcimeve cilësore ruajtën në skuadër edhe shqiptaro-zviceranët Pajtim Kasami, Emir Lenjani dhe Burim Kukeli. Këta tre futbollistë me përvojë, nëse janë me fat dhe kursehen nga ndonjë lëndim i mundshëm, do të jenë forcë kryesore e “FC Sion”. “FC ST.Gallen” që e kishte në radhët e veta Adonis Ajetin e ri e perspektiv sikur është ngutur në marrjen e vendimit që nëpërmjet një marrëveshje atë ta transferojë pamenduar për një periudhë prej gjashtë muajve tek “FC Chiasso” e kantonit Tiçino, në një shkallë më të ultë garash. “FC Lugano” një ekip në jugu të Zvicrës me një përvojë të gjatë me të gjitha forcat e saj edhe në këtë Kampionat do të bëjë përpjekje për ruajtjen e statutit të anëtarit të kësaj Lige. Me përgjegjësi në këtë detyrë trajneri spanjoll i këtij klubi “Guillermo Abascal” do t’i ngarkojë edhe shqiptaro-zviceranët Jetmir Krasniqi, Eris Abedini dhe Valon Fazliu, ditë më parë i ardhur në këtë skuadër nga “FC Rapperswil-Jona 1928”. Vështruar gjendjen aktuale në dhjetë klubet e “Raiffeisein Super Lague të Zvicrës”, kandidatë potencial për titullin e më të mirit do të jenë si përherë “FC Basel 1893” dhe “BSC Young Boys” i Bernës. Kurse luftë e ashpër për të vazhduar shoqërimin në grupin e më të mirëve do të zhvillohet ndërmjet “FC Thun”, “FC Neuchatel-Xamax”, “FC Lugano”, mbase edhe “FC St.Gallen”, ngase fondi i tashëm i lojtarëve të këtyre skuadrave nuk garanton edhe sukses dhe rehati. Vala e të rrezikuarve nëse i lejon vetvetes rezultate të dobëta dhe oscilime në lojë farefare lehtë mund ta përfshijë edhe “FC Sion-in” e trajnerit italian Maurizio Jacobacci, fal të cilit kjo ekip në çastet e fundit siguroi vazhdimin e garave në elitën e futbollit zviceran.
SHENDETESI
Dr Leonidha Peppo
G
ripi është një sëmund je infektive akute e shkaktuar nga viruset e gripit të tipeve A,B,C. Ka shumë ngjashmëri klinike midis infeksioneve të traktit respirator të shkaktuar nga viruset e gripit dhe anëtarëve të familjes së paramixoviruseve. Faktet kryesore lidhur me influenzën sezonale Influenza sezonale është një infeksion akut i shkaktuar nga virusi i influenzës tipi A,B dhe C. Ndikon globalisht 5%-10% tek të rriturit dhe 20% - 30% tek fëmijët. Mund të rezultojnë me hospitalizim dhe vdekje, sidomos në moshë shumë të re,të moshuarit ose të sëmurët kronike. Në mbarë botën rezultojnë 3,5 milion raste të sëmundjeve të rënda dhe 250,000-500,000 vdekje në vit. Në rajone të ndryshme, shpërthimet janë të parregullta gjatë gjithë vitit. Për sa i përket klimës epidemitë ndodhin kryesisht në dimër nga dhjetori në mars, në hemisferën e veriut dhe nga qershori në shtator në hemisferën e jugut. Në vendet e industrializuara epidemitë rezultojnë në: Humbje të ditës së punës, të shkollës dhe humbjet e produktivitetit, ambjentet dhe spitalet mund të mbingarkohen gjatë periudhës së pikut të sëmundjes. Vdekja mund të ndodh sidomos tek njerëzit mbi 65 vjec. Vaksinimi është mënyra më efektive për të parandaluar
22 E shtunë, 21 KORRIK 2018
Gripi dhe mbrojtja ndaj tij sëmundjet dhe nderlikimet e rënda Epidemiologjia Burim i infeksionit nga viruset e gripit është njeriu. Gripi transmetohet më shpesh me anë të inhalacionit të aerozoleve të prodhuar nga kolla apo tështitja, por në raste të rradha edhe nga kontakti direkt njerzor. E rëndesishme është që aerozoli të përmbajë pjesëza të vogla me diameter <10nm. Sëmundja haset më shpesh në stinët e ftohta dhe mes kolektivave si kopshte, shkolla, reparte ushtarake, konvikte. është sëmundje shumë ngjitëse ndoshta sëmundja me ngjitëse e njeriut. Epidemia zhvillohet brenda 15 ditesh nga rasti i parë, ajo mund të prekë deri në 40% të popullsisë me incidencë më të lartë moshat 5-14 vjec. Vendi ku implementohet virusi në rrugët respiratore është epiteli ciliar, aty ndodh replikimi i virusit dhe njëkohsisht është vendi ku ndodhin dëmtimet qelizore. Periudha inkubacionit është 1-3 ditë. Sëmundja fillon menjëhere, shfaqet ethja, dhimbja e kokes, dhimbjet muskulare, dobesi, simptoma respiratore, dhimbje fyti, irritim trakeal, kollë, fotofobi etj. Kuadri klinik zgjat 3-5 ditë, po qe se zgjat më shumë duhet të dyshohet për komplikacion. Klinika e gripit shpesh ka një
karakter bifazik që do të thotë pas një dekursi 3-5 ditor kemi nje periudhe 2-3 ditore remisioni dhe pastaj shfaqja edhe një herë e shenjave të mëparshme të shoqëruara me një nga komplikacionet primare. Komplikacionet në grip janë të shpeshta dhe ato janë shkak i vdekjeve nga gripi. Komplikacionet ne grip ndahen në primare dhe sekondare. Komplikacionet primare janë ato që shkaktohen direkt nga veprimi i virusit të gripit sic janë: komplikacione respiratore (laryngitis, trakeitis, bronchitis, pneumonia intersticiale), kardiake(miokardit),të sistemit nervor (neurite, radikulite, encefalite), miozite etj. Komplikacionet sekondare jane ato që shkaktohen nga mikrobe të ndryshme si stafilokoku, pneumokoku, hemofilus influence të cilat japin kryesisht infeksione të rrugëve respiratore si: otite, angina, laringotrakeobronkite, polmonite etj Diagnoza. Mbështëtet në të dhënat epidemiologjike pra kur kemi epidemi, klinikë, por diagnoza e sigurte bëhet me anë të izolimit të virusit nga tamponet apo lëngjet, nga lavazhi nazal- faringeal,. Mjekimi rasteve të suspektuara, të mundshme ose të konfirmuara është kompleks
dhe konsiston në: Mjekimin etiolgjik me antivirale Mjekimi në rastet e pa komplikuara është simptomatik. qetësi, regjim shtrati, përdorim i lëngjeve vitaminoterapia Mjekim zëvendësues Konsiston në marjen e lëngjeve; tresolit 1 deri në 2 litra në ditë sidomos në rast se pacienti manifeston diarre ose djersitje të theksuar, si dhe perfuzioneve i.v. sipas rastit, duke mbajtur nën kontroll ngarkesën pulmonare Mjekimi i ndërlikimeve që mund të jenë pulmonare, (të rrugëve të sipërme ose të poshtëme respiratore), nervore, kardio-vaskulare apo multiorganore. Vaksinimi eshte metoda me efikase e parandalimit dhe zbutjes se nderlikimeve, dhe rekomandohet me force per grupet e pacienteve me rrezik te shtuar per tu prekur dhe zhvilluar nderlikimet: Njerëzit me rrisk të lartë të ndërlikimeve. Gratë shtatzënë, prioritet të lartë. Fëmijët nga 25 vjec. Të moshuarit më shumë se 65 vjec. Njerëzit me kushte themelore shëndetesore si diabeti kronik, zemra, probleme te mushkerive, HIVAIDS. Sot do te ndalemi vecanerisht tek grupi i pacienteve me semundje te sistemit kardio vaskular Keto paciente, ne vecanti , kane rrezikun e zhvillimit te nderlikimeve te renda dhe vdekshmeria eshte mjaft e larte. Pacientet me valvula te demtuara apo qe i jane nenshtruar nderhyrjeve kirurgjikale valvulare, pacientet me pamjaftueshmeri te funksionit pompe te zemres, pacientet me pathologji te muskulit te zemres si infarktet e kaluara, kardiomiopatite, pacientet me crregullime te ritmit te zemres, eshte provuar klinikisht qe marin perfitime te prekshme nga vaksinimi, ulet ndjeshem numri dhe rendesa e nderliki-
meve, nuk thellohet rendesa e diagnozes primare, nuk prishet cilesia e jetes. Pavaresisht se gjate viteve te fundit, kompanite private kane sjelle ne tregun tone vaksina kunder gripit, vemendja me e madhe e strukturave shendetesore ka qene per moshat pediatrike dhe personelin shendetesor. Prandaj eshte detyra jone si punonjes te kujdesit shendetesor ne te gjitha nivelet e sherbimeve qe te jemi ne pararoje te ndergjegjesimit te ketyre pacienteve per rendesine e vaksinimit dhe perfitimet qe burojne prej tij. Roli i mjekut te familjes ngelet thelbesor nisur nga fakti qe jane me shpesh ne kontakt me keto paciente, e njohin mire historine e semundjes, kane dhe maredhenie ne nivel emocional me keto paciente dhe mund te ndikojne ne marjen e vendimeve te pacienteve ne ruajtje te shendetit te tyre. Nga informacionet e perditesuara se fundmi, risi perben fakti qe tashme dhe ne do te kemi ne treg vaksinen kunder Gripit, 4 valente, pra me dy shtame A dhe dy shtame B, ne ndryshim nga paraardhesja qe ishte 3 valente, me dy shtame A dhe nje B. Pra pritshmeria eshte qe dhe pacienteve tane do tu krijohet mundesia te kene nje mbrojtje me te madhe ndaj Gripit. Kjo vaksine po sillet ne treg nga nje Kompani Franceze, Sanofi Pasteur, e cila eshte kompani pararoje ne prodhimin dhe tregetimin e Vaksinave ne mbrojtje te shendetit te te gjitha moshave. E gjeme me vend ta publikojme kete informacion, ne kete periudhe, pasi per te siguruar mbrojtje optimale, vaksinimi duhet kryer para kulmit te sezonit te gripit. Periudha ideale eshte qe vaksinimi te kryehet ne muajin shtatortetor per ti dhene kohe organizmit te pregatise trupen e tij mbrojtese dhe perballoje me sukses agresionin e gripit.
KOHA E LIRE
23 E shtunë, 21 KORRIK 2018
SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ
a pas cikërrimash, shpirtvogël, i ngushtë 62. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 63. Emër me të cilin zakonisht fëmijët e vegjël thirrësin me përkëdhelje atë që përkujdeset për ta (gjyshen, nënën a motrën e madhe) 66. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 67. Vladimir Iliç Uljanov, revolucionar rus, politikan komunist, pjesëmarrës dhe lider në Revolucionin e Tetorit 69. Koha që kur perëndon dielli e deri sa erret e bëhet natë, muzg 71. Vetë, pa ndonjë shkak, shtytës a ndikim të jashtëm; vetvetiu 72. Ajo që bën pula, vezë ose.. 73. Veti objektive e sendeve dhe e dukurive. E kundërta e shëmtuar 74. Ngjesh mirë e mirë diçka (barin, pambukun etj.); e mbush një thes 77. Ky shtet ndodhet në Afrikën veriore, me dalje në oqeanin Atlantik e detin Mesdhe, gjendet në mes të Algjerisë dhe Saharës Perëndimore 78. Sëmundje ngjitëse që përhapet shpejt te shumë njerëz në një krahinë 81. Ndërtimi i brendshëm i një makine, i një aparati etj 84. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 85. Gjendje e rëndë e me mundime, e keqe; diçka e keqe që të mundon, vuajtje, fatkeqësi; rrezik 86. Një nga vendet fqinje që kemi Adriatikun të përbashkët 88. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin
89. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, shkurtima 91. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 93. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 95. Lëndë djegëse e ngurtë, në trajtën e qymyrit, përftohet nga distilimi i thatë i qymyrgurit 96. Jo aktive, që nuk vepron 98. ... është krahinë malore në rrethin e Korçës. 99. I hedh përsipër një rrob, nuk e lë zbuluar 100. Ndjenjë hidhërimi, dhembshurie e mëshire, që lind për dikë kur pëson një fatkeqësi ose kur ka një të metë trupore 103. Pjesë a rrip toke, që kufizon në anë një rrjedhë uji, një det 104. Krahinore, ashti i thonë maces 105. Qendër e vogël banimi, ku njerëzit merren kryesisht me bujqësi dhe me blegtori, katund 106. Tërësia e lëvizjeve dhe shprehjeve të fytyrës, deshifrues i gjendjes shpirtërore 107. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 108. Diçka që na përfytyrohet në vetëdije pa e kapur me anë të shqisave, fillon me V VERTIKALISHT 1. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 2. Titull i pronarëve feudalë etj. në Evropën Perëndimore 3. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 5. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian 6. Veprim i njëhershëm i njeriut, që bëhet për një qëllim të caktuar; vepër, punë 7. Miami International Airport,
shkurtima e saj 8. Shitja e një pasurie ose e një sendi botërisht 9. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, inicialet 11. Pjesë e diçkaje të ngurtë, që është thyer, është shkëputur ose është ndarë nga e tëra 13. Matematikan dhe shpikës skocez, James ..., lindi më 19 janar 1736 , vdiq më 1819 14. Poet dhe prozator për fëmijë, satir dhe dramë. Qamil ... lindi në Prishtinë. 15. Banor vendës i Letonisë ose ai që e ka prejardhjen nga Letonia 16. JAN ..., i famshmi i kulturës bizantine, me origjin nga Durrësi, nocioni muzikor i tij u perdor per disa shekuj ne muziken kishtare 19. I vogli i dhisë pa mbushur vitin, quhet ashtu 21. Humbje në mjete, në sende a në njerëz që pëson dikush 22. Luftar ..., i jashtëzakonshmi i kinemasë, teatrit dhe humorit. Më 1990 merr titullin "Artist i popullit" 23. Fjalë që i thuhen dikujt për t'i tërhequr vëmendjen që të ketë kujdes për diçka 28. GJON ... shek.XVI. Autori i parë i njohur deri tani i letërsisë shqipe, shqipëruesi i një libri kishtar që është quajtur "Meshari" (1555), më e vjetra vepër që ka arritur 29. Grup njerëzish të një moshe, quhen edhe ashtu 31. ... GJIKA (Dora d'Istria) 1829-1888). Shkrimtare dhe publiciste përparimtare rumune me origjinë shqiptare 32. Plotësoj nevojat e një ndërmarrjeje, të një institucioni
52. Baltë e përzier me ndyrësira a papastërti të ndryshme; lym 53. Shufër metalike që përdoret për saldim me anë të energjisë elektrike 55. Pika e horizontit që është përkundrejt jugut 59. Ndjenjë e fuqishme, e thellë që të lidh ngushtë dy individ 64. Më 23 shkurt 1941 u prodhua për herë të parë ... (simboli PU) nga Dr. Glenn T. Seaborg. 65. Ashtu i thërrasin asaj që na ka bërë kokën, por edhe gjyshes shpesh 68. Përmbledhje e sistemuar e normave juridike. I tillë është civil, penal dhe i punës, i pashkruar është ai moral 69. Monedhë e vjetër turke prej metali, e barabartë me dhjetë pare 70. Duhan i thatë e i shkoqur si pluhur, që e thithin me hundë për të nxitur teshtitjen 74. Teori shkencore për zhvillimin e organizmave sipas evolucionit 75. Marr pjesë në rrahjen e mendimeve për të zgjidhur një çështje 76. Zbuloj e nxjerr hapur para të gjithëve fytyrën e vërtetë të dikujt 79. Gjendje psikike e sëmurë e një njeriu, të cilit i ngulet mendja te diçka pa ndonjë arsye 80. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 82. Pjesa e rrafshit që përfshihet midis dy gjysmëdrejtëzave ose midis dy drejtëzave që dalin nga një pikë 83. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 84. Bimë e ulët, që përbëhet nga një kërpudhë e nga alge 87. Litari ose filli me këtë lidhje, që përdoret për të zënë kafshë të egra a zogj 90. Mbetem pa frymë, ndiej një dobësi aq të madhe sikur po më bie të fikët, mekem 92. Pa... kadegorizohet edhe tradhtia 94. Partia e të Drejtave të Mohuara 97. Enë balte me një dorëz, që shërben për të mbajtur bulmet poçe; qyp i vogël 101. Filmi "... vjen një ditë" prodhim i vitit 1986, me regji të Vladimir Priftit, skenari, Teodor Laço dhe muzika, Thoma Simaku 102. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman
34. Atë pëftojmë nga dheu i përzier me ujë 37. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 38. Ashtu quhet ai që punon në minierë 40. Megjithëse një proverb i Jugut thotë "... e gunë" ai mbetet nga muajt telendisës të verës 41. Tish ... (1926-2004), shkodrani i mirënjohur i muzikës, autor i shumë veprave të mëdha 43. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 44. Gjak e gjiri, farefis. 45. Sasi shumë e madhe, shumicë njerëzish, sendesh, dukurish etj., mizëri 46. Franz Peter ... (31 janar 1797-19 nëntor 1828) kompozitor austriak. Ai shkroi rreth 600 melodi, nëntë simfoni, muzikë liturgjike, opera, etj. 47. E ngrohet pak ujin, e ..., nuk e valoj 50. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 1
2
3
B A R A Z
I
4
M
5
P
6
7
B E
B Z
8
L
12
O
F R
R
O
U
A K T
M
K
Z
A
P
L
18
20
27
15
L E
K
19
U
O
21
P
R
K
23
R
E
N
T
L
P O S
R
N
U
F
T
P
E
V
N
E 34
O
N O L
I
I
B U L L
P
E
A V E T
¸
D I
J
E
A
U
J
46
K R U A
47
R
48
I
G
K ¸
S
H I
R
L L
M E
I
O
¸
D
54
˙
E
43
K O R N I
Z
A
A
56
¸
53
M
57
G
S I
58
52
F R A N C A
S
55
B A R D H ¸
R 42
T
51
C
O
49
50
L
N
A N
41
L M I
O A P
39
45
E
R O N
37
P B R
40
P
K T
A R
36
C
A
31
L E
35
38
44
V A R
¸
M T
33
A G
F
26
E 29
32
¸
I
¸
25
A N A M A S
30
K
17
D L
L
K O K A L L
28
S ¸
16
22
K 24
M I
U
14
D E M E
E
11
A
K A M Y
13
R
9
V D E K J
10
R
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
HORIZONTALISHT 1. Automjet i pajisur me një fuçi të madhe e të gjatë 4. Shajak i hollë e i rrahur mirë zakonisht i bardhë a i murrmë 6. Përbëhet nga 28.400 kilometra katror. Shtet që kufizohet me Azerbajxhanin, Gjeorgjinë, Iranin dhe Turqinë. 10. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 12. Lef ... (1877-1945), nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, patriot, arkivist, folklorist, etnograf, numizmat, arkeolog e politikan shqiptar 16. Shënuesi i kilometrave të bëra nga automjeti, quhet ashtu 17. Pallto prej stofi të trashë, që vishet në dimër; pallto ushtarake 18. Që përputhet plotësisht me diçka tjetër, që i përshtatet a që i përgjigjet plotësisht diçkaje tjetër 20. Qull që bëhet zakonisht me miell të skuqur, me lëng mishi e me hudhra 22. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqiperise 24. Ata që mbulojnë trupin dhe krahët e shpendëve 25. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 26. Humbje e plotë e kujtesës ose dobësim i saj për shkak sëmundjesh 27. Banka Botërore 29. Dakord në gjuhë universale 30. Nuk është i mirë, ai/ajo është i/e ... Që ka veti a tipare jo të mira 32. Ai që është penduar për një faj a për një mëkat 33. Banor vendës i Abisinisë ose ai që e ka prejardhjen nga Abisinia; etiopas 35. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 36. Tirana, e kishte targën e makinave ... 37. ... Schumacher, pilot gjerman dhe kampion bote i disafishtë në Formula 1. Lindi më 3 janar 1969 38. Njëra nga të dy ngjyrat e zeza në lojën e letrave të bixhozit 39. Parashikim i pretenduar i së ardhmes së dikujt, me letra, filxhan kafeje, vijat e pëllëmbës etj 42. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 44. Anders Fogh ..., u zgjodh si sekretari i ardhshëm i Përgjithshëm i NATO-s në Samitin e Strasburg-Kehl në prill 2009 48. Element kimik, gaz pa ngjyrë e pa erë, që përbën pjesën më të madhe të ajrit 49. Titull aristokratësh, ishte shkallë më lart se ai i kontit dhe më poshtë se ai i dukës 51. Gjendje plogështie shpirtërore 54. Ndaras nga tjetri a nga të tjerët 55. E vendos dikë a diçka në një vend 56. Ai përdoret për të lidhur kafshët, për të shtrënguar diçka, tërkuzë, konop 57. Që nxirret nga toka dhe që përdoret për të shtruar rrugët 58. Vendi ku nis një rrjedhë uji, burim; shtrati i një rrjedhe uji 60. Lëndë plasëse, zakonisht si pluhur i zi a i murrmë 61. Që kapet pas vogëlsirash
K
D
R
I
59
I
S
C E R T I
S
60
P
O 65
S
K
K A T E
T R I
T
66
K
P
R 62
U
64
M I
F I
61
G
67
68
O D G O R I
C A
63
K
M
¸
B
M
A
69
M ¸
D H E S
70
T
E
71
D O
O I
73
A
K
N
72
M
E
74
L
C
I
I
75
J
76
O N
77
A
L
B
L
78
P
B A T
A
¸
T
Z
79
M E
D U Z ¸
P
O
80
O
L
81
Y M
C
P
O
E
A
82
P
H
83
R A G M A T
I
G
N
S
84
B U J
T I
N E
85
I
J
E
¸ 87
N D R E N I
K
K A
M
M
92
89
A S
O
T
I
93
K A B U L
94
I
B
N
I
N
O 101
B
L
I
I
S K 103
U G ¸
O
J
L E
D
P
R
J
B I
D
O
I
U
C E L Q
E F R
M
A K
A
I 108
O R T
L
109
N
L
110
E Z
113
W T O
A N
L
A C A R I
B L D
O N
E
O R E
N D I
114
O
E
100
105
112
I
99
107
F
C A
B
K 104
E N
96
K U
106
L
91
P A S T 98
102
111
90
95
97
A
A
J
88
L
T
86
M O
G
J
K
Y
R
A
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E shtunë, 21 KORRIK 2018
Presidenti Ilir Meta dhe Presidentja Grabar-Kitaroviç vizitojnë “UKA Farm”
P
ërpara largimit nga Shqipëria në përfundim të vizitës 3-ditore në Shqipëri, Presidentja e Kroa-
cisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç e ftuar nga Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, u ndal për një drekë në fermën
model "UKA Farm". Dy Presidentët, pasi u pritën me kënaqësi edhe nga administratori i fermës, ish-ministri
Bujqësisë, Prof. Rexhep Uka dhe familja e tij, shijuan mikpritjen tradicionale dhe prodhimet bio shqiptare në fermën model të agro-turizmit, kulinarisë, vreshtarisë si edhe atraksionet natyrore, që ofrohen për vizitorët e shumtë vendas e turistët e huaj. Gjatë
drekës u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e bujqësisë, kulinarisë dhe turizmit, ndërkohë që të pranishëm ishin edhe deputetët, Eglantina Gjermeni dhe Prof. Edmond Panariti, ish-ministër i Bujqësisë.
Grabar-Kitaroviç në qytetin e lashtë të Krujës P
residentja e Kroa cisë, në ditën e tretë të qëndrimit në vendin tonë me ftesë të
Presidentit Meta, nuk mund të largohej nga Shqipëria pa vizituar edhe qytetin e lashtë të Krujës, kalanë e famshme dhe pazarin e vjetër të qytetit. Gjatë kësaj vizite shtetërore të kreut të shtetit kroat, që përkon edhe me Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti
Skënderbeut, Presidentja Grabar-Kitaroviç, duke vizituar muzeun e Krujës, vuri në dukje lidhjet e hershme historike e të miqësisë mes dy vendeve dhe popujve, duke nënvizuar sidomos faktin
mjaft domethënës se Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti dhe i biri, Gjoni, u shpallën "Qytetarë Nderi" të Republikës së atëhershme të Raguzës (Dubrovniku i sotëm). Presidentja Grabar-Kitaroviç u
njoh më nga afër me historinë e kryeqendrës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, si dhe me zakonet, traditat dhe punimet artistike të banorëve të zonës.