Koha Jone_21 prill 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Partia e re si shpëtim për kryeministrin Rama E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 93 (8534)

E diel, 21 Prill 2019

Çmimi 30 Lekë

Nëse i referohemi historisë së këtyre 28 viteve, kur Edi Rama dështoi për t’u futur në kryesinë e PD-së në vitin 1991, ai inicioi krijimin e një partie me emrin Kristian-Islamike që të çante opozitën e parë demokratike. Por sapo dështoi ai hodhi nëpër mjediset e QNK-së idenë për një parti “Bindja Demokratike”, të cilën duket se e krijoi dje me deputetët e PD-së ose siç quhen “tradhtarët” e së djathtës FAQE 3

Mesazhi për Pashkët i Imzot George Frendo: Politikanë! Mendoni për kombin, gjeni zgjidhje për krizën

FAQE 24

Në foto: Arqipeshkvi i Metropolit të Tiranë - Durrësit, Imzot George Frendo

OPINION

Në foto: Presidenti i Republikës, Ilir Meta

TENSIONET

INTERVISTA

Edi Rama, një mjeshtër A në krijimin e partive politike

Presidenti Meta uron Pashkët: Vlerat e kombit triumfojnë mbi egon dhe interesat personale

Mehmetaj: Nuk ka “opozitë të re”, ka kukulla nga Rama në Parlament

FAQE 6-7

Paralajmërimi i Palokës për Ramën: Ndize zjarrin, pastaj e shohim kush mbijeton

FAQE 2

FAQE 24

KOMENT

OPINION

Rënia e iluzionit për arbitrin amerikan Nga Andi Bushati FAQE 2

Nga Nikoll Lesi

“Mallkimi” i Ministrave të brendshëm shqiptarë, “dashuria” Lleshaj-Rama dhe … Nga Artur Zheji

Edi Ramën ndonëse e kritikojmë për arrogant, për pasion “tepsie” krejt për vete, për inferioritet ndaj krimit dhe të “fortëve”, për elokuent deri në përulje ndaj ndërkombëtarëve...

FAQE 2

FAQE 11

i uron të gjithë besimtarët

Gëzuar Pashkët!

OPINION

Gazetar i vjetër apo i vjetruar? Nga Manjola Arizaj Zeka FAQE 10


POLITIKE NËNKRYETARI I PD-së

2

E diel, 21 PRILL 2019

Paralajmërimi i Palokës për Ramën: Ndize, pastaj e shohim kush mbijeton Lëvizjet e fundit të dirigjuara nga Edi Rama, si kërcënimet me burg të opozitës nga ana e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshit si dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së Taulant Balla kanë sjellë reagimin e ashpër të nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka. Nënkryetari i Partisë Demokratike në një reagim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, u shpreh dje se Rama është

gati ti vejë zjarrin Shqipërisë, vetëm që mbi hi të sundojë ai. Por, nisur nga këto të dhëna Edi Paloka do të bënte dhe një paralajmërim të fortë për kryeministrin Edi Rama. “Rama nuk e ka problem ti vërë zjarrin e të kthejë gjithçka në hi, mjaft që të jetë i sigurtë se mbi hirin do sundojë ai! Ndize! Të shohim a do sundosh mbi hirin, apo shqiptarët do pshurrin mbi hirin tënd!”, u shpreh dje nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

Edi Rama, një mjeshtër në krijimin e partive politike Nga Nikoll Lesi

E

di Ramën ndonëse e kritikojmë për arrogant, për pasion “tepsie” krejt për vete, për inferioritet ndaj krimit dhe të “fortëve”, për elokuent deri në përulje ndaj ndërkombëtarëve; prapë e ka dhe një meritë: ideon dhe krijon parti me diabolizëm të paparë. Nëse do ta kishin emëruar në vitin 1998 si “Ministër të Markave të Partive” sot do të kishim pak parti, sepse i krijon, i ngatërron dhe i çorodit sa askush tjetër. Kush e njeh Edi Ramën e di mjaft mirë se në vitin 1991 dhe përgjatë fillimvitit 1992, sapo iu mbyll dera nga Berisha për në PD, u turr dhe krijoi me një avokat të njohur, Partinë Kristian-Islamike. Nga emri ishte parti intriguese, pasi donin të thithnin votat e myslimanëve dhe krishterëve, me shumë si një joshje se sa si program. Vetëm Edi Rama mund të ideonte parti me emër të tillë! Asokohe të gjithë shkriheshim se qeshuri me idenë e Edi Ramës për t’ia kundërvenë Sali Berishës dhe PD-së. Duke qenë mjeshtër, Edi Rama, nuk e mori vetë kryesimin e kësaj partie Kristian-Islamike (PKI), por ia delegoi një të përsekutuari politik nga Shkodra, të cilit i shkruante fjalimet. Natyrisht që Edi Rama shkruan bukur, si dhe të redaktuara nga një avokat i njohur, fjalimet të ekzaltonin

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

kur ia botonim këtij “kryetarit” të PKI. Por duke mos patur televizione private, ku ta shikonte publiku PKI dhe “kryetarin” shkodran, njerëzit nuk e dinin se në ç’nivel sarkastik ishte kultura e “kryetarit”. Nuk shqiptonte asnjë fjali të plotë dhe me kuptim. Kur ia çuan në takim një zyrtari amerikan, i cili kishte kërkuar takim me disa parti politike antikomuniste, siç vetëquhej PKI, ai kishte vendosur duart në kokë nga fjalët e “kryetarit” të PKI. Dhe pas asaj dite Edi Rama e mbylli partinë! Dhe ziheshin me avokatin se pse ia çuam amerikanit këtë budalla! Nuk vonoi dhe Rama nuk rrinte dot pa krijuar parti. Në

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

vitin 1993, kur Azem Hajdari kishte qejfmbetje serioze me Sali Berishën, ai pra Azemi, Edi Rama dhe një avokat i njohur krijuan partinë e re me emrin NISMA E RE POLITIKE. Ideja ishte e Edi Ramës dhe avokatit. Azemi thjesht e publikoi. Në PD u drithëruan, asokohe, pasi Azem Hajdari ishte emër i madh në politikë. Ishte trim dhe i vendosur kur mendonte se diçka duhej në të mirë të vendit. Dhe NISMA E RE POLITIKE u shpalos në faqet e gazetës “KOHA JONE”. Edhe për hir të kësaj, por kryesisht për linjën editoriale të pavarur, gazeta u vu në shenjëstër të sulmeve të

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

pushtetit dhe SHIK (Shërbimi Sekret Shqiptar). Nuk vonoi dhe u mërzit edhe me këtë parti. E mbyllën dhe këtë. Kaluan vitet e në vitin 2005 Edi Rama mori PS-në. Sapo hyri në selinë i ndryshoi ngjyrën e flamurit, i ndryshoi stemën dhe kur nuk kishte ç’të bënte tjetër vendosi ta quajë RILINDJE. Tani sot me datë 20 prill 2019, krijoi një parti të re. E quajti “Bindja Demokratike”. Dhe ia kaloi Rudina Hajdarit. I papërsëritshëm ky Rama! Krijon, lyen parti, i ngatërron dhe sapo mbaron punë i hedh. Siç ka bërë me PKI, NISMA E RE POLITIKE, PS-në; kështu do bëjë edhe me Bindjen Demokratike.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E diel, 21 PRILL 2019

Partia e re si shpëtim për kryeministrin Rama

Nëse i referohemi historisë së këtyre 28 viteve, kur Edi Rama dështoi për t’u futur në kryesinë e PD-së në vitin 1991, ai inicioi krijimin e një partie me emrin Kristian-Islamike që të çante opozitën e parë demokratike. Por sapo dështoi ai hodhi nëpër mjediset e QNK-së idenë për një parti “Bindja Demokratike”, të cilën duket se e krijoi dje me deputetët e PD-së ose siç quhen “tradhtarët” e së djathtës Deputetët renegatë të Partisë Demokratike që pranuan mandatin, pas krijimit të grupit parlamentar, janë drejt krijimit të një partie të re politike. Një takim i zhvilluar dje mes Rudina Hajdarit dhe disa ligjvënësve të tjerë që kanë dalë nga stoli i listave rezervë ka shërbyer dhe si prezantim i emrit të partisë. Subjekti i ri politik, i cili pritet të regjistrohet në gjykatë gjatë orëve të natës do të quhet “Bindja Demokratike”. Pjesë e këtij formacioni të ri, edhe pse akoma jo zyrtarisht, thuhet se do të jenë dhe ish-drejtues të PD që nuk kanë pasur raporte normale me Lulzim Bashën. Një prej emrave më të përmendur është Astrit Patozi, por ky i fundit dje nuk ka qenë pjesë e takimit të Rudina Hajdari. Me shpalljen e një subjekti politik, Rudina Hajdari dhe deputetët e tjerë, thuajse të panjohur, janë drejt realizimit të projektit për të hyrë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Në historinë politike të Shqipërisë, partia “Bindja Demokratike” është një tjetër emër mes më shumë se 150 subjekteve politike të regjistruar në Gjykatën e Tiranës. Ndërsa në historinë e PD-së, “Bindja Demokratike” shkon me bindje drejt fatit të PDr, PAD dhe partive të tjera që linden gjithë bujë dhe sot kanë humbur pa nam dhe nishan. Shtimi i një sigle mes qindra të tjerëve është shenjë se pluralizmi funksionon, të paktën në parim. Por në rastin e “BD” dhe lëvizjes së deputetëve që akuzohen zyrtarisht nga opozita reale si “të shitur” të qeveria, një parti e re ngre jo pak pikëpyetje

dhe dyshime të forta për një lojë jo të ndershme politike e cila ka sinjale të forta se është krijuar direkt nga Kryeministri Rama. Një parti e re, në krizën aktuale ku ndodhet vendi dhe për mënyrën sesi po formohet ajo, duket se një lëvizje që më shumë se demokracisë së vendit i shërben kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Pakkush beson se partia e re, në pak se dy muaj do të kthehet në alternativë politike ndaj qeverisë së Edi Ramës. Në kaq pak javë nga zgjedhjet, drejtuesve të saj nuk u del koha të themelojnë as degën e Tiranës dhe jo më të shkojnë në gjithë vendin. Po ashtu, është naive të besohet se një parti e tillë do të ketë program, kandidatë apo elektorat kur as vetë themeluesit nuk njihen nga elektorati i djathtë.

Kushdo që e sheh si serioz një projekt të tillë politikë tregon se nuk e njeh as historinë politike të 30 viteve dhe as realitetin elektoral në vend. Kjo duket hapur si një partizë e PS, e cila i shërben Edi Ramës për të gjetur shtigje shpëtimi nga protestat popullore si dhe për të futur sherrin brenda PD-së. Ky është projekti i Edi Ramës që me këtë lëvizje naive politike të legjitimojë zgjedhjet e 30 qershorit dhe njëkohësisht dhe pushtetin e tij politik. Kryeministrit dhe PS nuk i intereson pesha elektorale e kësaj partie dhe as çfarë thonë, mjafton të krijojnë idenë se po futen demokratët. Ramës dhe Qeverisë sot i duhet vetëm një logo partie dhe ndonjë deputet anonim që thotë se përfaqëson opozitën për të hyrë në zgjedhje

dhe për të dëmtuar opozitën reale. Kjo është një diktaturë e cila po instalohet në vend dhe për fasadë iu duhet BD. Për të realizuar këtë projekt, qeveria është vënë në lëvizje duke mbledhur gjithë delirantët anonimë që kanë marrë mandatet dhe po u krijon kushtet e nevojshme për t’u dukur sikur janë faktorë politikë. Si fillim, lejoi ngritjen e grupit parlamentar, në shkelje të plotë të Rregullores së Kuvendit. Ndërsa tani po sponsorizon ngritjen e një partie duke krijuar opozitën false dhe duke bindur edhe ndonjë ndërkombëtar se këta njerëz janë opozita “e vërtetë”. E vërteta mbetet se qeveria dhe PS-ja po hedh miliona euro për të legjitimuar zgjedhjet e 30 qershorit me parti të ngjizura nga zyra e kryeministrit të PS. Në krizën më të rëndë politike të vendit, shpallja e një partie të re me logo dhe simbole të vjedhura nga PD, nuk është pluralizëm, por maskaradë politike. Teksa opozita reale ka hyrë në një betejë “për jetë a vdekje”, siç thonë drejtuesit e saj, partitë e reja janë vetëm shtojca të pushtetit. Nëse i referohemi historisë së këtyre 28 viteve, kur Edi Rama dështoi për t’u futur në kryesinë e PD-së në vitin 1991, ai inicioi krijimin e një partie me emrin Kristian-Islamike që të çante opozitën e parë demokratike por sapo dështoi, ai hodhi nëpër kafen e QNK-së idenë për një parti “Bindja Demokratike”, të cilën duket se e krijoi dje me deputetët e PD-së ose siç quhen “tradhtarët” e së djathtës. Q. Xhani


POLITIKE

4

E diel, 21 PRILL 2019

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së i përgjigjet ashpër: Ministri që s’di ç’flet e që as bandën e as paratë nuk i kap dot, meriton neveri

E shpalli “bandë” opozitën, Vasili: Përbuzeni Karikaturën Lleshaj, Rama është mënxyra K

a reaguar ashpër Lëvizja Socialiste për Integrim ndaj deklaratave të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, që nëse partitë e opozitës nuk hyjnë në zgjedhje do ti cilësojë si banda. Përmes rrjeteve sociale, Petrit Vasili i bën apel shqiptarëve që ta përbuzin me neveri këtë ministër karikaturë, pasi sipas tij, mynxyra e vërtetë e shqiptarëve është Edi Rama, dhe jo ministri që s’di ç’flet, por vetëm nxjerr nga goja idiotësira të tilla për të larguar vëmendjen nga e keqja e vërtetë e këtij vendi, Edi Rama. Sipas Vasilit, Lleshaj është ministër i Brendshëm karikaturë që s’di ç’flet, që grabitësit e Aeroportit nuk i kap dot, që 10 milionë eurot nuk i gjen dot se, sipas tij, edhe mund të jenë djegur, pra grabitësit i vodhën paratë që të ngroheshin në vend të druve, që në mëngjes thotë u cenua siguria kombëtare dhe në drekë thotë jo, që s’gjen dot si u vra një nga grabitësit, që thotë se banda mori grabitje shkatërrimtare dhe as bandën e as paratë nuk i kap dot, kjo karikaturë meriton veç përçmim dhe neveri. Ndaj mos u merrni me këtë karikaturë ministër. “Përbuzeni Karikaturën Lleshaj,Edi Rama është mënxyra

e Shqipërisë! Edi Rama është mënxyra dhe përgjegjësi i vetëm i shkatërrimit të vendit, kriminalizimit të qeverisjes, tensionit ekstrem social, kapjes se shtetit dhe varfërisë ekstreme. Edi Rama është mënxyra dhe përgjegjësi i vetëm për shkatërrimin e drejtësisë, largimin masiv të shqiptarëve, rrezikut të rikthimit të vizave, kthimin e Shqipërisë në Kolumbinë e Europës. Sa për këtë karikaturën, që drejton

Ministrinë e Brendshme, ky është thjesht një individ i vetë-ofruar për të bërë rolin e llafazanit për të tërhequr vëmendjen nga përgjegjësi kryesor dhe i vetëm që është Edi Rama. Ky ministër i Brendshëm karikaturë që s’di ç’flet, që grabitësit e Aeroportit nuk i kap dot, që 10 milionë eurot nuk i gjen dot se, sipas tij, edhe mund të jenë djegur, pra grabitësit i vodhën paratë që të ngroheshin në vend të druve, që në mëngjes thotë u cenua

siguria kombëtare dhe në dreke thotë jo, që s’gjen dot si u vra një nga grabitësit, që thotë se banda mori grabitje shkatërrimtare dhe as bandën e as paratë nuk i kap dot, kjo karikaturë meriton veç përçmim dhe neveri. Ndaj mos u merrni me këtë karikaturë ministër. Mënxyra e shqiptarëve ka vetëm një emër dhe ky është Edi Rama. Ministrin Karikaturë lëreni ta mbyllë me turp dhe llum jetën e vet si gjenerali papagall, që

ISH-MINISTRI I BUJQËSISË

Panariti: Sa të drejta janë ligjet e pronës, kur s’ka Gjykatë Kushtetuese

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti me anë të një qëndrimi të mbajtur përmes rrjeteve sociale ka rikthyer në vëmendje çështjet e ligjeve të pronës në Shqipëri. Dhe në këtë kontekst, Panariti ka ngritur shqetësimin e tij se sa të drejta janë këto ligje në vendin tonë, në një kohë që nuk funksionon Gjykata Kushtetuese. “Sa të drejta janë ligjet e pronës te ne? Kush na e thotë? Prona në Shqipëri, ka çështje të së drejtës thotë BE! Jam dakord! Por pyetja që shtroj unë është : A e pasqyron këtë të drejtë kushtetuese legjislacioni shqiptar i pronës? Po ose Jo! Kush duhet të shprehet për këtë?… Sigurisht Gjykata Kushtetuese … Por ajo nuk funksionon! Vetëm kur ta dimë këtë, atëherë mund të vazhdohet me abrogime, amendime ligjore! Vetëm atëherë me gërshërë e bisturi mund të pastrojmë dhe riparojmë demet dhe padrejtësitë e çimentuara ne ligj dhe në terren!”, u shpreh ishministri i Bujqësisë, njehërsh ishdeputet i LSI-së, Edmond Panariti. erdhi dhe iku vetëm duke lexuar idiotësirat, që i shkruan Edi Rama”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

ISH-DEPUTETJA E LSI-SË: QËNDRIMI I HOLANDËS PËR RIKTHIMIN E VIZAVE, KA TË BËJË ME FENOMENET KRIMINALE QË LEJOHEN NGA QEVERIA SHQIPTARE

I

sh-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka ishte e ftuar në studion e lajmeve në televizionin Fax News nga ku foli për vettingun në Policinë e Shtetit, aktualitetin politik në vend, dhe zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas saj, është e papranueshme që u anulua vendimi për të bërë një reformim në Policinë e Shtetit, duke pezulluar vettingun në radhët e saj. Ajo hodhi akuza të forta ndaj policisë, ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, si dhe qeverisë, duke thënë se janë atashuar përkrah krimit. Me një eksperiencë të gjatë si anëtare e Komisionit të Ligjeve, Caka argumentoi se një tufë njerëzish që mund të kenë një mandate deputeti, për aq kohë sa vihen nën urdhrat e Ramës e sheh shumë të vështirë që të mundësohet një reformim i Policisë së Shtetit. “Ne si LSI

Caka deputetëve të rinj: Nga sot nëse thoni se jeni të LSI-së përballeni me padi penale mbështesim kthimin e ligjit për vettingun në polici. Gjatë kohës kur hartua ligji u jemi drejtuar dy organizmave ndërkombëtare për të marrë qëndrimet e ICTAPit dhe PAMEKA që përfaqësojnë Bashkimin Europian dhe SHBAtë, nuk gjetëm mbështetje nga qeveria”, tha Caka. Lidhur më vendimin e Parlamentit Holandez për të propozuar vendeve të tjera anëtare të BE-së rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë, përfaqësuesja e LSI-së tha se arsyet e kërkesës për rikthimin e vizave janë rrija e kriminalitetit, transporti i lëndëve narkotike dhe azilantët. Ajo argumentoi se “ky qëndrim i Holandës nuk ka lidhje as me protestat e opozitës,

as me djegien e mandateve, por më këto 3 fenomene negative që lejohen nga qeveria shqiptare”. Ndërkohë, në lidhje me zgjedhjet e ardhshme vendore dhe krijimit të grupeve të reja

parlamentare Caka tha: “Për aq kohë sa do të jenë në pushtet kryevjedhësit e zgjedhjeve ne nuk do të pranojmë të marrim pjesë. Emërimi i Damian Gjiknurit si sekretar organizativ i zgjedhjeve jo vetëm që ia ul kompetenca dikujt që vjedh vota dhe fonde publike por edhe e rit në detyrë. Nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor. Deputetët e rinj nuk kanë as identitet politik e as identitet personal. Ata janë aty pa asnjë lloj arsye sepse nuk dinë se çfarë përfaqësojnë. Ata nuk i njohin fare as votuesit sepse kanë pasur pozicione të tilla në fushatë. Ata persona që kanë marrë këto mandate nga radhët e LSI-së i njoh edhe

personalisht dhe nuk kanë marrë as minimumin e votave. Janë interesa afatshkurtra qoftë edhe për të marrë një rrogë, pa e ditur se edhe përfitimet financiare nuk do ti marrin sepse nuk e kanë bërë as një vit në këtë detyrë. Nga sot po ju bëj një thirrje, që të ndalojnë duke thënë se janë anëtarë të LSI-së apo anëtarë të kësaj partie. Ndaj edhe nëse njëherë të vetme do ta përsërisin këtë qëndrim do të përballen me padi penale. Ligji e parashikon që ju ndalohet të përvetësojnë sigla dhe emërtesa që nuk ju përkasin dhe dënohen më gjobë deri në 2 vite burg”, u shpreh dje ish-deputetja e LSIsë, Silva Caka.


POLITIKE

5

E diel, 21 PRILL 2019

Përveç bojkotit të zgjedhjeve nga opozita, procesi zgjedhor has probleme

K

ur na ndajnë vetëm pak javë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pezulluar procedurën e tenderit për prodhimin e fletëve të votimit. Vendimi vjen në një kohë që situata politike duket se është ndezur ku palët zyrtarisht duket se kanë nisur betejën e nervave, ku nga njëra anë opozita deklaron jo vetëm mospjesëmarrjen e saj në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, por as lejimin e tyre nëse mazhoranca e Edi Ramës ndërmerr nismën e paprecedentë atë të hyrjes në zgjedhje pa opozitën legjitime. Për opozitën i vetmi kusht është largimi i Edi Ramës nga qeverisja e vendit dhe krijimi i një qeverie teknike që do të mundësojë dhe zhvillimin e zgjedhjeve si vendore ashtu edhe ato parlamentare. Dhe nga ana tjetër kemi një mazhorancë që jo vetëm nuk pranon shtyrjen e zgjedhjeve, por është e bindur për ti mbajtur ato në datën e dekretuar, atë të 30 qershorit. Dhe për këtë, socialistët kanë nisur dhe fushatën e kërcënimeve ndaj opozitës, nëse do tentojë pengimin e zhvillimit e këtyre zgjedhjeve. Por të gjendura në këtë situatë, mesa duket palët kanë nisur të marrin kohë shtesë në mënyrë që të shkohet drejt një kompromisi që do i çonte ato në përballje elektorale përmes një gare të gjithëpranuar. Tenderi i fletëve të votimit Përveç bojkotit të zgjedhjeve procesi zgjedhor ka hasur edhe

Shtyhen zgjedhjet? KQZ pezullon procedurën e shtypjen e fletëve të votimit

në një tjetër problematikë, në pezullimin e tenderit për fletët e votimit, shkak është bërë ankesa e një kompanie që ka marrë pjesë në garë. Burime nga institucioni më i lartë zgjedhor në vend bëjnë me dije se procedura e anulimit të tenderit në fjalë u pezullua, pas ankimimit që bëri pranë

Komisionit të Prokurimit Publik, një nga kompanitë pjesëmarrëse në garë. Dhe kjo konfirmohet edhe në faqen zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik ku është publikuar ankimimi, i cili lidhet me prodhimin e fletëve të votimi dhe maska (shabllone) për votuesit e verbër, për zgjedhjet e organeve

të qeverisjes vendore 2019, por në publikim nuk jepen detaje mbi arsyet e ankimimi. Ankesa ka pezulluar për momentin procedurën e tenderimit dhe për pasojë procesin e prodhimit të fletëve të votimit të 30 qershorit. Burimet pranë KQZ-së thanë se duke marrë në konsideratë

afatet e limituara, të cilat mund të vinin në rrezik procesin e zgjedhjeve, janë duke shqyrtuar çdo mundësi ligjore, që procedura për tenderimin e fletëve të votimit të vijojë. Ato sqaruan se pezullimi i procesit nuk ka lidhje me situatën e tensionuar politike në vend. Burimet bëjnë me dije se po bëhen përpjekje që situata të zhbllokohet përmes një procedure me negociim, për shkak se gjithçka duhet të jetë gati për zgjedhjet e 30 qershorit dhe KQZ në detyrimin e saj ligjor dhe institucional të vijojë me procesin e organizimit dhe administrimit të zgjedhjeve lokale. Pavarësisht procesit të organizimit të garës elektorale, situata politike në vend është tejet konfliktuale dhe e paqartë. Opozita nga ana e saj i qëndron stoike qëndrimit të saj se nuk mund të ketë zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër. Porse mazhoranca nuk ka asnjë dyshim, se më 30 Qershor zgjedhësit do t’iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e katër viteve të ardhshëm. Afati i fundit për regjistrimin e partive politike në zgjedhje është e diela, data 21 prill, por meqenëse e diela dhe e hëna janë zyrtarisht ditë pushimi, afati i fundit është zhvendosur të martën më 23 Prill. Deri më tani me vendim të KQZ, të regjistruara janë 25 parti politike, ndër to 5 aleatë të Partisë Demokratike, ndërkohë që kanë dorëzuar kërkesat për t’u regjistruar edhe 8 subjekte të tjera.

ZBARDHET LISTA E PARTIVE TË REGJISTRUARA NË ZGJEDHJE, 5 ALEATËT QË TRADHTOJNË BASHËN

23 prilli afati për regjistrimin e partive në zgjedhjet vendore N

ë kohën kur opozita është e vendosur të mos shkojë në zgjedhje vendore me Edi Ramën në krye të qeverisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fillon numërimin mbrapsht për përfundimin e afateve ligjore. 21 Prilli është afati i fundit ligjor për PD dhe LSI-ë që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale. Por për shkak se 21 Prilli është ditë e dielë dhe e hëna korrespondon me pushim zyrtar, regjistrimi i subjekteve zgjedhore mund të shtyhet deri në datën 23 Prill. Deri më tani janë regjistruar 25 parti politike, mes tyre edhe Partia Socialiste, të cilat kanë shprehur vullnetin për pjesëmarrjen në zgjedhje pavarësisht bojkotit të opozitës. Ndërsa javën që vjen pritet të regjistrohen edhe 9 të subjekte të tjera. PD dhe LSI kanë bojkotuar edhe më herët procesin zgjedhor me mos dërgimin e komisionerëve për KZAZ-të. Regjistrimi në KQZ Deri tani në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar 25

parti, ndërsa kanë aplikuar për t’u regjistruar 8 parti të tjera, duke e çuar në 33 numrin e partive që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale. 8 partitë e reja do të regjistrohen të martën nga KQZ, ndërsa 1 parti, Aleanca Demokratike e Eduard Abazit, për shkak se nuk ka kthyer fondet e marra paraprakisht nga KQZ, është në kushtet për të mos u regjistruar nga KQZ. Nga

partitë e regjistruara, bien në sy 5 parti që dikur kanë qenë aleatë të Bashës, Bashkimi Demokrat Shqiptar me kryetar Ylber Valteri, Partia Ora e Shqipërisë e drejtuar nga Zef Shtjefni, Bashkimi Liberal Demokrat e drejtuar nga Arian Starova, Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë e Arian Galdinit, si dhe Partia Kombëtare Konservatore e drejtuar nga Kujtim Gjuzi.

PARTITË E REGJISTRUARA ALEATËT E RAMËS 1. Partia Socialiste e Shqipërisë 2. Partia Socialdemokrate Shqiptare 3. Partia e Gjelbër 4. Partia Kristian Demokrate 5. Partia Aleanca Demokristiane 6. Partia Socialiste e Moderuar 7. Partia Unitetit Kombëtar 8. Partia Emigracionit Shqiptar 9. Personat me Aftësi të Kufizuar 10. Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare 11. Partia e të Drejtave të Mohuara 12. Demokracia e Re Europiane 13. Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane 14. Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet 15. Partia Ardhmëria Shqiptare 16. Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen 17. Partia për Demokraci dhe Solidaritet 18. P. Për Mbrojtjen e të drejtave te emigranteve 19. Partia Komuniste e Shqipërisë

Edi Rama Skënder Gjinushi Edlir Petanaj Dhimitër Muslia Zef Bushati Gjergji Koja Idajet Beqiri Kostaq Papa Gjovalin Shqalshi Genci Sakaj Ilir Vata Koçi Tahiri Valentino Mustaka Kujtim Muça Emin Subashi Kristo Kiço Gaqo Apostolo Ymer Kurti Qemal Cicollari

ALEATËT E BASHËS 20. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar 21. Partia Ora e Shqipërisë 22. Partia Bashkimi Liberal Demokrat 23. Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë 24. Partia Kombëtare Konservatore

Ylber Valteri Zef Shtjefni Arian Starova Arian Galdini Kujtim Gjuzi

JASHTË KOALICIONEVE 25. Partia për Mbrojtjen e te Drejtave të Puntoreve Kadri Isufaj REGJISTROHEN TË MARTËN 1. Fryma e Re Demokratike 5. Partia Ligj dhe Drejtësi 2. Lista e Barabartë 6. Partia Socialpuntore Shqiptare 3. Partia Zgjidhja 7. Partia e Reformave Demokratike 4. Partia Demokracia Sociale 8. Pajtimi Kombëtar Shqiptar


POLITIKE

6 E diel, 21 PRILL 2019

Intervistë për “Koha Jonë”, nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj: Kushti më i rëndësishëm është garantimi i votës së lirë, kjo është e vetmja siguri që qytetarët do kenë mbi qeverinë e ardhshme

Intervistoi: Redjon Shtylla

Kejdi Mehmetaj: Nuk ka “opozitë të re”, ka kukulla nga Rama në Parlament N

ënkryetarja e LSI dhe ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj thotë se nuk ka “opozitë të re” por “kukulla të zgjedhura të vendosura me dorë nga Edi Rama në karriget e opozitës në parlament”. Në një intervistë për “Koha Jonë”, e pyetur se nëse protestat do ta çojnë vendin në konflikt, ajo pohon se deri më sot protestat janë mbajtur nën kontroll por “askush nuk mund të japë më garanci për qetësi”. Si e lexoni nxitjen dhe thirrjen që Ambasada Amerikane dha për cilindo kandidatë që të regjistrohen në zgjedhjet lokale? A po ju dëgjojnë sa duhet ndërkombëtarët dhe si e vlerësoni këtë qëndrim pohues të një qeverie legjitime dhe të një Kuvendi funksional nga Ambasadorët në Tiranë? Personalisht mendoj se përfaqësuesit e Ambasadave në Shqipëri duhet të jenë më koherente me qëndrimet që mbajnë qeveritë dhe parlamentet përkatëse, qëndrime të cilat ne i marrim zyrtarisht nga raportet e tyre. Në rastin konkret ka qenë Departamenti Amerikan i Shtetit që në raportin mbi Shqipërinë ka theksuar problemet që shtynë edhe opozitën të largohej nga parlamenti farsë që ishte krijuar pas zgjedhjeve të 2017. Aksioni i opozitës në Shqipëri është ngritur mbi këto akuza. Unë nuk besoj se ndokush në Amerikë nxit krimin e organizuar apo shitblerjen e votës dhe aq më pak opozita false të marrin pjesë në zgjedhje. Ne e adhurojmë Amerikën se e idealizojmë si vendin e lirisë dhe demokracisë. Nëse përfaqësues të saj sillen si lobistë të Ramës për të mbajtur në pushtet me forcë këtë regjim kleptokratik, që sipas raportit të DASH e ka kthyer Shqipërinë në bazë operacionale të krimit të organizuar për Europën, për Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut, atëherë të marrësh seriozisht lobizmin e tyre me tezat e Edi Ramës, jo vetëm do të thotë të kriminalizosh tërësisht të ardhmen e këtij vendi por edhe e kthen Shqipërinë në bazë të sigurtë të krimit të organizuar dhe të terrorizmit dhe kjo është politikë tërësisht anti Amerikane dhe anti NATO. Megjithatë, është apo jo legjitim ky parlament dhe situata e krijuar në vend, nuk e thonë dot përfaqësuesit e trupit diplomatik por kushtetuta dhe

Gjykata Kushtetuese si garantuese e saj, të cilën Rama e ka shkatërruar prej dy vitesh. Është apo jo legjitime kjo qeveri e thonë shqiptarët, të cilët me angazhimin e tyre në protestat e thërritura nga opozita e kanë treguar qëndrimin e tyre. Protesta e 13 prillit ishte më e fortë dhe agresive se protestat paraardhëse. Çfarë po bëjnë gjithë përfaqësuesit e klasës politike, duke nisur nga kryeministri, për të shmangur ata që i frikësohen të gjithë, që Shqipëria të mos shkojë drejt luftës civile, siç edhe z.Berisha e artikuloi? Që prej protestës së parë të thirrur nga opozita më 16 shkurt, çdo protestë pasardhëse qofë përpara parlamentit apo në bulevard ka qenë më masive, më domethënëse dhe padyshim shumë përfaqësuese e opinionit dhe ndjeshmërisë së shqiptarëve. Tanimë nuk janë vetëm përkrahësit e partive opozitare ata që protestojnë por të gjithë qytetarët, të gjithë grupet e interesit që me çdo formë e mjet po reagojnë kundër kësaj qeverisje krimanle që u ka humbur shpresën shqiptarëve dhe i ka shtyrë të emigrojnë. Protestat nuk flasin thjesht për konflikt politik por për keqqeverisjen, kriminalitetin në rritje, papunësinë, shkatërrimin e bujqësisë, vjedhjen e pronës publike, përvetësimin e pronës private, sistemin e deformuar arsimor, korrupsionin e thellë e kështu me radhë. Qytetarët protestojnë për shtëpitë e tyre, për taksat e rritura që falimentojnë bizneset, për shkollat pa kushte, për tarifat e universitetit, për produktet bujqësore që po u kalben, për spitalet me ilaçe të skaduara, për Shqipërinë që nuk krijon më asnjë mundësi veçse largimit. Shqiptarët protestojnë se nuk janë më të lirë të marrin vendime, të votojnë si ata besojnë e mbi të gjitha se nuk ndjehen më të sigurtë në vendin e tyre. Përballë

kësaj krize të thellë që është krijuar me dashje nga qeveria e tij, Kryeministri vazhdon të provokojë dhe acarojë. Provokon me vendime arbitrare, me burgosjen e qytetarëve të ndershëm, me përdorimin e gazit dhe dhunës në protesta. Acaron me gjuhën e urrejtjes që përdor vazhdimisht, me shfaqjet qesharake në Parlamentin ilegjitim. Ne kemi ofruar zgjidhjen për daljen nga kriza; qeveri tranzitore që do e çojë vendin në zgjedhje të lira e të ndershme. Gjatë këtyre muajve ne jemi përpjekur që protesta të mos dalin jashtë kontrollit dhe të evitohet përplasja por me situatën që është krijuar në vend, askush nuk mund të japë më garanci për qetësi. Vendimi final i PD-LSI është se s’ka zgjedhje pa u plotësuar kushtet për qeveri tranzitore. Nga ana tjetër, ju si LSI, keni paralajmëruar edhe tensione të forta nëse qeveria “Rama 2”, do të hyjë në këto zgjedhje me “opozitën e re”. Si do të veprojë LSI-ja nëse zgjedhjet mbahen më 30 qershor? Unë jam e bindur se nuk do të ketë zgjedhje pa u zgjidhur më parë kriza që është krijuar. Nuk ka “opozitë të re”, ka marioneta

të zgjedhura të vendosura me dorë nga Edi Rama në karriget e opozitës në parlament. Maskarada e zgjedhjeve të 2017 është vendosur tani si një shfaqje groteske në parlament, me regjisor Edi Ramën. Largimi i opozitës nga Kuvendi provoi edhe më qartë kauzën tonë. Shikoni integritetin e atyre deputetëve mbushës të fasadës opozitare. Tjetër deklaronin në publik dhe tjetër vepruan pasi rilindja u plotësoi disa orekse të posaçme. Të njëjtët që firmosën për lënien e mandatit pas disa ditësh kthyen mendje. Kjo provoi akuzat për blerje jo vetëm të votës por edhe të përfaqësimit të opozitës në parlament. Opozita nuk është numra, është vullnet dhe bindje. Dëshira për ta parë vendin të zhvilluar dhe të integruar nuk imponohet, ajo vjen natyrshëm dhe duket qartazi që kukullat e reja të Ramës nuk kanë as ndjeshmëri, as vullnet e as vizion për vendin. Kushdo që ka zgjedhur dhe do të zgjedhë të bëhet fasadë dhe oksigjen për Ramën, me dashje ka vendosur ti japë fund karrierës së vet politike. Qytetarët nuk harrojnë dhe as falin le(Vijon në faqen 7)


POLITIKE

7 E diel, 21 PRILL 2019

“E kam patur mik dhe kam menduar se ai do të mbetej një gjeneral i Ministrisë së Brendshme”

Gjekmarkaj: S’pendohem për fjalët e mira, por Lleshaj u bë “Rilindas” N

ë një intervistë mjaft në emisionin “Provokaci ja” e Mustafa Nanos, publicisti Agron Gjekmarkaj ka folur për Gjuhën Shqipe, për kulturën e historinë, dhe ka analizuar çështje si raportet e gegnishtes me normën letrare, etj. Nano e ka ngacmuar në fund Gjekmarkajn lidhur me Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, duke i kujtuar se publicisti e ka mbështetur në fillim dhe e ka vlerësuar, por më pas e ka sulmuar. Gjekmarkaj nuk e mohoi se e ka pasur mik Sandër Lleshin dhe sërish beson se ai ka mbetur i ndershëm, i pakorruptuar. Por, sipas tij, zelli për t’i shërbyer Ramës, e ka shndërruar atë në ‘Rilindas’. Kjo e ndan

Gjekmarkajn me Lleshin. Sipas analistit dhe pedagogut, përdorimi i gazit kundër protestuesve, ka qënë i tepruar dhe i dënueshëm. “Së pari nuk e kam dërrmuar aq shumë sepse nuk jam marrë në mënyrë eksplicite me të. Unë nuk kam ndryshuar mendim nëse është i ndershëm apo i pandershëm. Nëse është i lidhur apo jo me kriminelët, apo me drogën. Unë e kam pasur mik dhe ajo çka unë kam besuar dhe besoj ende... Unë e kam menduar si gjeneral më të tërhequr, por tani ai është gjithnjë e më shumë politik. Është më i përfshirë tek PS. Nga gjeneral ai është shndërruar në rilindas. Unë e vuaj këtë pjesë, sepse unë kam menduar se ai do të mbetej një gjeneral i

Ministrisë së Brendshme”,- tha Gjekmarkaj. Pjesë nga intervista në “Provokacija”: Nano: Pjesa katolike mund të ndihet nën presion pasi në numra është e vogël, por ka një rol të madh në histori, pasi feja tjeter është e madhe në numra, nga ana tjetër ka ndjenjën e krenarisë për rolin që ka luajtur në histori. (Unë mendoj se pa katolikët s’do kishte Shqipëri) A ndjehet ky presion ndaj katolikëve? Gjekmarkaj: Nuk ndjej se ka presion mbi katolikët, në shkollë apo në punë, ndoshta politika luan me raportet e përfaqësimit. Pikëpamja ime personale: Duhet të ishin më të përfaqësuar në institucionet shtetërore, por e rëndësishme është që ata që janë të jenë cilësor. Si katolik kulturor them se s’ka rëndësi kush është, por duhet të jetë cilësor.

Nano: Një katolik kulturor tjetër, që ti e ke kritikuar, edhe ti edhe Marku, nuk i latë as kohë…është Aleksandër Lleshaj. Gjekmarkaj: Jo unë në fillim e kam mbështetur, më pas e kam kritikuar. Nano: Por e keni dërrmuar me kritika… Gjekmarkaj: Nuk e ka dërrmuar shumë… Unë s’kam ndryshuar mendim nëse është i ndershëm apo i pandershëm, nëse është i lidhur me drogën. Unë mendoj se z. Lleshaj që e kam patur mik, është akoma i ndershëm e korrekt. Por shoh një zell e mirënjohje të tij për Edi Ramën. Unë nuk e mendoj të jetë kundër, por e kam menduar më të tërhequr, por sot shoh se statuset e tij ngjajnë me ato të zyrës së shtypit. Pikërisht për këtë i kam bërë kritikat; përshtatja, zelli që po tregon me përdorimin e gazit, apo protestën e studentëve s’më

kanë lënë shije të mirë…kam menduar se do të jetë i tërhequr. Nano: S’ka pasur dhunë nga policia në protestë Gjekmarkaj: S’ka pasur dhunë as nga opozita, s’mund të quaj dhunë gërvishtjen, apo disa të rinj që i afrohen policisë. Përdorimi i gazit ka qenë i egër. Po kështu ndërhyrja e policisë në universitet më ka shqetësuar. Shoh një polici agresive me njerëzit e opozitës. Arrestimet pas çdo proteste, kjo të çon tek burgosja politike, burg të ndërgjegjes. Pra e kam parë ministrin e Brendshëm të përfshirë. Policia ka shumë zell…Kam menduar se Gjenerali do ishte më shumë shtetar se sa pushtetar. Nano: Mendoj se duhet t’i jepni më shumë kohë, është njeri i ndershëm… Gjekmarkaj: Ka kulturën që ka patur dhe ndershmërinë, por në sjelljen politike duhet kritikuar.

di do të ecë përpara dhe se interesat e tyre janë duke u mbrojtur. Ne nuk do të marrim pjesë në zgjedhje në rast se nuk garantohen të jenë të lira e të ndershme. Është provuar angazhimi i bandave kriminale në zgjedhjet e kaluara, ashtu si presioni nga institucionet shtetërore dhe shitblerja e votës. Këto nuk do të lejohet të përsëriten në të ardhmen. Pas 29 viteve është e dhimbshme të dëgjosh qytetarët të thërrasin sërish: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Është koha të ecim përpara, duke garantuar të drejtat dhe liritë e shqiptarëve. Holanda e mori vendimin për kthimin e vizave për shqiptarët por vulën e vë BE-ja. A mund të krijojë kjo situatë një efekt domino që edhe shtete të tjera të kërkojnë të njëjtën gjë? A rrezikon Shqipëria të kthehen në një vend të izoluar? Kjo është dhurata që na bëri Rama para ikjes së tij. Kushdo që e njeh sado pak diplomacinë, e di mirë se Holanda është gjithmonë pararendëse e veprimeve që duan dhe ndërmarrin vendet e tjera të mëdha të BE. Pavarësisht se vendimin përfundimtar për kthimin e vizave e marrin institucionet e BE-së, Komisioni, Parlamenti dhe në fund Këshilli, miratimi nga ana e Parlamentit është një këmbanë alarmi. Nëse vendet anëtare të BE flasin për kthim vizash, me keqardhje duhet të kup-

tojmë qartë që hapja e negociatave nuk është më fare në diskutim. Arsyet që dha parlamenti Holandez për marrjen e vendimit ishin shumë të qarta dhe alarmante. Kriminaliteti i rritur me origjinë shqiptare, numri i madh i azilkërkuesve dhe emigrantëve dhe nën zë problemet e demokracisë dhe keqqeverisjes në Shqipëri. Këto janë tema që i ka trajtuar edhe DASH në raportin e fundit, madje më të zgjeruara, po ashtu këto tema trajtohen në bundestagun Gjerman dhe në kancelaritë ë tjera të Europës. Nuk ka asnjë çudi që vendimmarrja e Holandës të pasohet edhe nga vendet e tjera. Unë uroj që kjo të mos ndodhë, kthimi i vizave do të ishte lajmi më i trishtë për shqiptarët dhe do të nxiste një eksod të ri. Nga ana tjetër, habia më e madhe vjen nga qeveria dhe reagimi i papërgjegjshëm i Kryeministrit. Është jo vetëm e pavend por tepër e rëndë që Edi Rama, përgjegjësi kryesor dhe i vetëm i situatës së krimit dhe destabilitetit në vend, të shfajësohet me situatën e brendshme politike në Holandë. Fatkeqësi që kemi një kryeministër jo thjesht keqbërës por provokues dhe nxitës të konfliktit. E udhës do të kishte qenë që qeveria të hartonte një plan masash mbi problematikat e ngritura nga parlamenti Holandez, të tregonte gadishmërinë për të përmirësuar klimën dhe padyshim të plani-

fikonte vizita në Hollandë dhe vende të tjera skeptike. Kjo nuk ndodhi dhe as do të ndodhë, për sa kohë Edi Rama është në krye të qeverisë, jo vetëm nga papërgjegjshmëria e tij politike, por mbi të gjitha sepse askush nuk e pret më Edi Ramën. Kjo situatë duhet të marrë fund, nuk ka pse të vuajnë shqiptarët për shkak të Edi Ramës, izolimi ndaj tij nuk duhet të përkthehet në izolim të vendit tonë. Detyra kryesore e opozitës në këto momente është pikërisht të çlirojë vendin nga kjo kthetër që e ka kapur dhe të garantojë se rruga e Shqipërisë drejt integrimit në BE nuk do të ndalë në asnjë rast. Më 29 maj Komisioni Europian do të japë rekomandimin e radhës. Ambasadori i BE-së në Tiranë, Sorreca ka theksuar se sipas raportit të fundit të publikuar në dhjetor, Shqipëria vazhdon ti përmbushë kushtet për liberazimin e vizave. Sa shanse ka që të jenë bindur vendet anëtare që janë skeptike për Shqipërinë? Për disa vite me radhë rekomandimi i Komisionit ka qenë për hapjen e negociatave edhe pse raportet mbi Shqipërinë çdo vite kanë qenë edhe më të ashpra. Përtej 5 prioriteteve të vendosura, pas marrjes së statusit të vendit kandidat, Shqipërisë i janë shtuar edhe kushte të tjera për hapjen e negociatave që kanë të bëjnë me azilkërkuesit, krimin e

organizuar dhe korrupsionin. Sipas të dhënave që serviren nga vetë institucionet e BE, vendi ynë nuk ka bërë aspak progres sa i takon problemeve që sapo përmenda, përkundrazi, shifrat bëhen më alarmante dhe reagimi i qeverive dhe parlamenteve të vendeve anëtare po ashtu. Raportet mbi qeverisje, kapjen e shtetit, skemat korruptive, lirinë e medias, respektimin e të drejtave të njeriut etj, janë të nxira dhe janë pjesë e diskutimeve të parlamenteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE. Ato vende që më parë kanë lobuar për hapjen e negociatave dhe anëtarësimin e Shqipërisë, sot janë kritikët më të mëdhenj. Një ditë më parë mësuam se BE-ja ka ashpërsuar gjuhën edhe mbi Refomën në Drejtësi dhe standardet e dyfishta që janë treguar gjatë procesit të Vetting-ut. Të gjitha këto, shtuar edhe evidencat e gjetura mbi cënimin e proceseve zgjedhore me banda e presione, nuk e bëjnë të lehtë vendimmarrjen pozitive. Personalisht, duke marrë parasysh dëshirën e shqiptarëve dhe angazhimin në vite të vendit tonë, mendoj se hapja e negociatave për Shqipërinë është e vonuar. Objektivisht, në këto momente, e shoh Shqipërinë edhe më larg se Maqedonia e Veriut në marrjen e këtij vendimi. Sa kohë vendi do të qeveriset kështu si këto vitet e fundit, BE-në do e kemi shumë larg nesh.

INTERVISTA (Vijon nga faqja 6)

htë. Sa i takon LSI-së, ne kemi qenë të qartë në qëndrimin tonë. Në mbledhjen e fundit të kryesisë janë vendosur kushtet qe duhen plotësuar për të marrë pjesë në zgjedhje. Padyshim kushti më i rëndësishëm është garantimi i votës së lirë, kjo është e vetmja siguri që qytetarët do kenë mbi qeverinë e ardhshme. Po ashtu, në mbledhje është vendosur të mandatohet Kryetarja e LSI-së dhe Sekretari i Përgjithshëm për të finalizuar marrëveshjen e bashkëpunimit me Partinë Demokratike dhe partitë e tjera të frontit opozitar. Një koalicion i përbashkët pse po bëhet pikërisht në këtë moment? A mos vallë po bëheni gati për të hyrë në zgjedhje? Cilat janë kushtet për të hyrë në zgjedhje? Aksioni i opozitës është udhëhequr gjatë gjithë kësaj kohe nga kërkesat dhe interesat e qytetarëve. Ishin qytetarët që na kërkuan ti udhëhiqnim ata në rrugë, duke dalë nga ai parlament që nuk i përfaqësonte më. Janë sërish qytetarët dhe situata e krijuar që na çuan drejt kësaj vendimmarrje. Tani vendi ka nevojë për zgjidhje konkrete, për propozime. Mos funksionimi i gjykatës kushtetuese dhe shkatërrimi i parlamentit pluralist na ngarkojnë ne si opozitë me detyrën për të garantuar qytetarët që ven-


POLITIKE INTERVISTA

P

auline Ades-Mevel, Drejtuese e Zyrës për Ballkanin, Reporterët Pa Kufij, e përsërit qëndrimin kundër ligjit dhe i sugjeron Qeverisë shqiptare të ndryshojë politikën ndaj medias. Raporti i “Reporterëve pa Kufij” ishte negativ për Shqipërinë, jo vetëm se zbriti 7 vende, por edhe se evidentonte “kërcënime ndaj mediave dhe gazetarëve nga qeveria dhe krimi i organizuar, në një nivel të paprecedentë”. Raporti shkaktoi debat politik më shumë se mediatik. Më shumë se gazetarët folën politikanët. Opozita fajësoi Kryeministrin, i cili iu kthye me skemën e zakonshme të krahasimit të periudhave. Kryeministri u shpreh në rrjetet se ka shumë për të bërë, por më pas në Parlament, iu kthye retorikës negative nga gazetarëve dhe premtoi votimin e shpejtë të “Paketës Anti-shpifje”, pavarësisht se Reporterët pa Kufij u shprehën kategorikisht kundër. Në një intervistë për portalin informativ “Dosja.al”, Pauline Ades-Mevel, Drejtuese e Zyrës për Ballkanin, Reporterët Pa Kufij, e përsërit qëndrimin kundër ligjit dhe i sugjeron Qeverisë shqiptare të ndryshojë politikën ndaj medias.

8

E diel, 21 PRILL 2019

Pauline Ades-Mevel, Drejtuese e Zyrës për Ballkanin përsërit qëndrimin kundër projektligjit të Ramës për mediat online

“Reporterët pa Kufij”: Qeveria të ndryshojë politikën ndaj medias

INTERVISTA E PLOTË: Pas raportit të Reporterëve pa Kufij, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se

ka ende shumë për të bërë për lirinë e medias, por e vlerësoi situatën shumë më të mirë se më parë. Duke iu referuar

raportit, çfarë mund t’i sugjeroni qeverisë shqiptare për të bërë më shumë? Përderisa sulmet mbi median nga të dyja palët, qeveria dhe krimi i organizuar arritën nje nivel të paprecedentë në 2018, do të ishte shumë e dobishme për qeverinë të aplikojë një politikë të re, për t’a luftuar këtë fenomen. Ne gjithashtu publikuam një deklaratë për ligjin e hartuar për të forcuar kontrollin e shtetit mbi mediat elektronike që ne mendojmë se do të kufizojë aksesin tek lajmet dhe informacioni. Kryeministri i Shqipërisë theksoi të enjten në Kuvend, pasi raporti u publikua, se “Paketa Anti-shpifje”, do të shkojë sa më shpejt të jetë e mundur për votim. A është pikërisht ky ligji që juve kundërshtuat në raport? Po, ashtu siç e kemi thënë në një nga deklaratat tona,bëhet fjalë për ligjin e propozuar, të bërë

publik nga zyra e Kryeministrit në dhjetor, që konsiston në amendimin e ligjit për komunikimet elektronike dhe ligjit për median audiovizuale dhe qëllimit të tij të deklaruar për të luftuar “shpifjen” online. Raporti përmend kërcënimet mbi median nga krimi i organizuar dhe Qeveria. A mendoni se është më e lehtë për krimin e organizuar për të kërcënuar gazetarët nëse qeveria e bën këtë më parë? Çdo kërcënim nga qeveria apo një zyrtar ngaj medias, forcon ndjenjën e pandëshkueshmërisë, pra përgjigja është po. Këto kërcënime duhet të dënohen. A ka ndonjë krahasim të situatës së medias në Shqipëri me ndonjë vend tjetër, duke iu referuar raportit të reporterëve pa Kufij? Me disa nga vendet e Ballkanit e sigurtë, megjithëse mendojmë se Mali i Zi dhe Serbia janë aktualisht në një situatë shumë të keqe.

ISH-DEPUTETI I PD-së: DEMOKRACIA DHE PUSHTETI I SË DREJTËS KA RËNË. KJO QEVERI IU JEP SHQIPTARËVE REGJIM ILEGJITIM

I

sh-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj deklaron se opozita nuk do të hyjë në zgjedhje, pa marrë garanci më parë se ky proces do të jetë i rregullt dhe i ndershëm. Sipas tij, rruga që zgjidhë krizën politike të krijuar është krijimi i një qeveria tranzitore pa Edi Ramën Kryeministër. Ai tha se qytetarët shqiptarë janë të privuar për të zgjedhur lirshëm. i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në një intervistë për “News 24”, Alibeaj deklaroi dje se vetëm pas largimit të Edi Ramës atëherë mund të nisin diskutimet me mazhorancën për krijimin e një qeverie transitore që do të mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe ku vota e shqiptarëve do të numërohej drejtë. “E para ishte: Krijimi i një qeveria tranzitore do të jetë instrumenti, që di t’i krijojë hapësirën dhe lirinë tek qytetarët për të zgjedhur lirshëm. Nuk është gjë tjetër, por kulmim i trajektores së opozitës së bashkuar. Zgjedhjet e 2017 janë ilegjitime. Kjo qeveri iu jep shqiptarëve regjim ilegjitim dhe kjo e ka çuar vendin në këtë derexhe. Krimi qeverisë. Kemi tani edhe kthimin e vizave. Demokracia dhe pushteti i së drejtës ka rënë. Zgjedhje, përfshirë këtu të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur të lirë të spektrit politik nuk do të ketë. Koalicioni opozitar sot është shumicë. Termi zgjedhje në kontekstit e saj ka dy

Opozita në zgjedhje? Alibeaj: Kushti i kushteve, Edi Rama jo kryeministër

elementë. I pari është procesi: Qytetari mbi 18 vjeç nëse do të zgjedhë do të duhet të jetë i lirë dhe mos të jetë nën tundimin e shit-blerjes së votës dhe së dyti të mos jetë nën frikën e kobures së krimit. Këto e bëjnë qytetarin shqiptar në masë të madhe, që nuk zgjedhin lirë. Elementi i dytë është votimi i qytetarit të jetë i lirë dhe të këtë mundësi që të zgjedhë ato subjekte që konkurrojnë. Sot qytetari i vendit nuk voton i lirë. Pas nesh nuk janë thjesht një grup deputetësh, por është një popull i tërë. Janë shtresa të ndryshe sociale që kanë mbështetur kauzën tonë dhe kjo është opozita jonë. Këshilli Kombëtar autorizoi

dhe vendosi mos regjistrimin në zgjedhje, me përjashtim të rastit kur të jenë formuar kushtet. Kushti i kushteve është Edi Rama jo kryeministër. Tjetri: Qeveria tranzitore, së treti të gjitha ata që kanë dalë nga përgjimet e shit-blerjes së votave do të duhet të shkojnë pas hekurave. Përballë sjelljes sonë gjetëm sjellje rrufjane të qeverisë dhe vodhi zgjidhjet në 2017. Hapi i parë është mospjesëmarrje në zgjedhje. Ne do t’i bëjmë thirrje që t’i pamundësojnë zgjedhjet. Përmes përshkallëzimeve së bashku me qytetarët nuk do të lejojmë mbajtjen e zgjedhjeve. Edi Rama është rrethua jo vetëm këtu tek

ne, por edhe jashtë laku i është ngushtuar”-u shpreh dje anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj. Partia e Rudina Hajdarit Ish-deputeti i PD-së duke folur për krijimin e partisë së re, udhëhequr nga deputetja Rudina Hajdari, tha se krijimi i të tilla partive politike janë brenda logjikës demokratike. Ai shtoi se në këtë rast mungon morali politik. “Asnjë lloj komenti. Në parim mund të them: shumë mirë që pas viteve ’90-të u arrit mundësia që kush do mendon se mund të formojë parti mund të garojë. Në planin politik, emrat që ju sapo thatë deri dje ishin njerëz të zgjedhur prej demokratëve. Para se të jesh politikan duhet të jesh i moralshëm. Iu ke thënë njerëzve se do jesh përfaqësues i juaj, por morali i përfaqësimit politik mundon në këtë rast”, tha Alibeaj. I pyetur nëse PD nxjerr mësime nga krijimi i një partie të re, Alibeaj u shpreh se Partia Demokratike e mirëpret pluralizmin. “Gjithmonë ka pasur situate të tilla, ka pasur mësime të nxjerra nga mësimet. A nuk është mirë që partitë të mos funksionojë si garnizone të mbyllura. Më mirë

kështu. Dhe këtu nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Edhe nga e majta do ishte mirë të kishte parti të tilla, po ky është një defekt i madh i tyre, ku një renegati që del kundër “i pritet koka””, nënvizoi dje Enkelejd Alibeaj. Ndërkombëtarët Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha se kryeministri Edi Rama ka verbuar edhe ndërkombëtarët. Ai tha se në vend është krijuar një stabiliokraci, e cila në thelb sipas tij vepron në dëm të demokracisë dhe të qytetarëve shqiptarë. Gjithashtu, Alibeaj pohoi se kryeministri i vendit ka investuar në media dhe jo vetëm për të krijuar një fasadë që nuk ekziston në realitetin e përditshëm. “Po është e vërtetë. Të qenit në opozitë është një pozicion i vështirë, pasi i duhet të bëjë një sërë sfidash për të treguar të vërtetën. Kryeministri ka verbuar edhe ndërkombëtarët. Rama ka investuar në media dhe jo vetëm, por edhe tek ndërkombëtarët për të krijuar një fasadë, e cila nuk është e vërtetë. Raporti i DASH ishte pasqyra më e saktë e asaj që ndodh në Shqipëri. Më mirë vonë se kurrë, ndërsa opozita do ta çojë këtë deri në fund. Ne do t’i bëjmë thirrje shqiptarëve që me çdo mjet demokratik të pamundësojmë mbajtjen e zgjedhjeve farse. Ne do t’u kërkojmë që të marrin fatin e tyre në dorë. Zgjedhjet askush nuk mund t’ua vjedhë”, theksoi ai.


POLITIKE

9

E diel, 21 PRILL 2019

Zgjedhjet vendore, Partia Socialiste zyrtarizon deputetin Nuri Belba si kandidat për bashkinë Prrenjas

Pas Lleshajt, edhe Balla kërcënon me burg opozitës P

avarësisht thirrjes së opozitës se nuk do të lejojë të zhvillohen zgjedhje fasadë në 30 qershor, nëse nuk ka më herët një marrëveshje politike për të larguar Ramën, Partia Socialiste nuk tërhiqet pas. Tre ditë më parë lideri demokrat, Lulzim Basha deklaroi se nëse nuk plotësohen kërkesat e PD, do të pamundësojë në çdo formë mbajtjen e zgjedhjeve që ai i quan fasadë. Nisur nga kjo dhe kur kishin kaluar vetëm pak orë nga paralajmërimi i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, se do ti shpallte “bandë” kriminale partitë opozitare nëse do përpiqen të pengojnë moszhvillimin e zgjedhjeve, kërcënimi i radhës ndaj opozitës do të vinte dje nga numri 2 i selisë rozë, Taulant Balla. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së deklaroi dje nga Elbasani se me 30 Qershor zgjedhjet do të zhvillohen dhe se kush guxon të prekë kutitë e votimit, e pret burgu. “Më 30 Qershor zgjedhjet do të zhvillohen. Ta harrojë Monika, Luli e Saliu se mund të pengojnë popullin të shkojnë të votojnë. Nuk e bëjnë dot. Është vepër penale, dënohet deri në 7 vjet burg, kushdo që pengon zgjedhësit të shkojnë në votim. Kushdo që tenton të dhunojë qoftë derën e qendrës së votimit, e për të mos thënë pastaj,

larg qoftë, të guxojë të ngrejë dorën mbi kutinë e votimit për ta dëmtuar atë, sepse dënimi është shumë i rreptë ”, u shpreh Balla. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së e cilësoi kryetarin e PD-së Lulzim Bashën një humbës, me mungesë alternative. “Zgjedhja është aq e thjeshtë sa ne jemi të sigurtë se edhe po të garonte në zgjedhje i vetëm, Lulzim Basha sërish

KËRCËNIMET E MINISTRIT TË BRENDSHËM

Q

ë nga marrja e detyrës si ministër i Brendshëm mes shumë polemikash dhe kontestimesh, policia nën drejtimin e Sandër Lleshi, ka shfaqur dy kolona të punës së saj: Paaftësi totale ndaj veprimtarisë së krimit nga ai ordiner deri te ai i organizuar dhe prezencë e egërsi deri të jashtëligjshme, kundër qytetarëve hallexhinj, opozitës dhe ndjekësve të saj protestues. Mbrëmjen e së premtes, Lleshaj njësoj si në gati të gjitha daljet e tjera publike, në emisionin “Repolitix” në

Report Tv nuk kishte përgjigje për autorët e grabitjes së paprecedent në pistën e aeroportit të Rinasit, as për fatin e 10 milion eurove të grabitura, as për vrasjet e shumta mafioze pa autor, por kishte përgjigje të prerë, se si do të vepronte policia kundër opozitës ditën e zgjedhjeve në 30 qershor, nëse nuk merr pjesë dhe synon që të pengojë këtë farsë elektorale të Ramës. “Zgjedhjet janë kryeinstitucioni demokratik mbi gjithçka. Kush mundohet t’i heqë shqiptarëve të drejtën e

do të humbte, pasi shqiptarët e refuzojnë Bashën, partinë e tij pa ide dhe alternativën e tij të dhunës, politikën e tij të baltës dhe gënjeshtrës. Lulzim Basha mendon vetëm për veten e tij e për asgjë tjetër. 100% për Bashën, 0% për Shqipërinë”, deklaroi Balla. Nuri Belba në Prrenjas Nga Përrenjasi, në cilësinë

e drejtuesit të fushatës së socialistëve në Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla prezantoi deputetin Nuri Belba si kandidatin e PS-së për të fituar bashkinë e Prrenjasit, që deri më tani drejtohet nga Miranda Rira e LSI-së. Me një reagim në “Facebook”, Balla e ka cilësuar Belban si kandidatin më të mirë që PS-ja mund t’i ofrojë banorëve të kësaj zone. “Më në fund, më 30 Qershor, pas 4 vitesh kemi mundësinë të ndryshojmë fytyrën e Bashkisë së Prrenjasit. Kemi shansin t’u ofrojmë qytetarëve të Prrenjasit shërbimin e duhur, korrektësinë dhe mbi të gjitha ndershmërinë. Në një takim të ngushtë me drejtuesit e Partisë Socialiste Prrenjas ishim të gjithë në një mendje se kandidati ynë më i mirë është deputeti Nuri Belba – Faqja Zyrtare, i cili për 4 vitet e ardhshme, në krye të bashkisë së Prrenjasit, do të punojë shumë, jo vetëm për t’u shërbyer qytetarëve, por edhe për të ndrequr gabimet e 4 viteve të kaluara. Nuri Belba është një kandidaturë shumë e mirë për Bashkinë e Prrenjasit. Kemi një shans të artë për të vendosur një njeri që gjithë jetën është karakterizuar nga ndershmëria”, u shpreh kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

NISMA

Rudina Hajdari krijon partinë “Bindja Demokratike”

Deputetja Rudina Hajdari, do të krijojë një parti të re politike, “Bindja Demokratike”. Pak ditë pasi paralajmëroi se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, vajza e liderit të dhjetorit ’90-të Azem Hajdari, e cila u fut në politikë nga Lulzim Basha, në zgjedhjet e 2017-ës, ka vendosur që të jetë lidere e një partie të re politike që synon të afroi afër vetes, shumë ish funksionarë të larguar nga Partia Demokratike. Pjesë e partisë më të re politike do të jetë ish-nënkryetari i PD-së Astrit Patozi, i cili publikisht ka shprehur mbështetjen për Rudina Hajdarin. Nismëtarët e Partisë “Bindja Demokratike”, kanë nisur mbledhjen e 3 mijë firmave që nevojiten për të regjistruar një forcë politike, ndërsa javën e ardhshme do ti drejtohen gjykatës dhe KQZ-së për t’u regjistruar si subjekt garues. Duket se afatet kohore e venë në sfidë Rudina Hajdarin, për tu regjistruar për zgjedhjet e 30 qershorit pasi të marten skadon afati kohorë për regjistrimin e subjeketeve.

Lleshaj i shpall luftë opozitës: Partitë që nuk pranojnë zgjedhje, do ti konsiderojmë “Banda” zgjedhjes po bën veprën më të rëndë penale. Çdo parti ka të drejtën të bëjë zgjedhjet e veta, të jetë parti, të kthehet në bandë, por të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur s’jua ka dhënë njeri, e kanë fituar vetë, dhe atë të drejtë nuk ka mundësi t’jua heqë askush, sikur të përpiqemi, të bëhemi edhe bashkë. Ditën që vjen dita e zgjedhjeve, do bëhen zgjedhjet”, deklaroi Lleshi. Ky qëndrim i frikshëm ndaj të drejtës së opozitës dhe qytetarëve, për të ndërmarrë aksione politike dhe për të zhvilluar protesta kundër zgjedhjeve moniste apo fasadë, madje nuk mund të quhet as “fashist”. Ajo që po shohim me këtë qeveri e këtë ministër të Brendshëm është lufta e egër ndaj kundërshtarëve politikë të cilësuar si ‘Banda’ dhe nënshtrimi e madje aleancë e bashkëpunimi, me bandat e vërteta të krimit. Lleshaj, tha se

nuk i njeh më këto forca politike si opozitë. Sipas tij, opozita tashmë ndodhet në Parlament. “Qetë e kam filluar, qetë e kam vazhdar, dhe qetë do ta mbyll. Ajo që ju i referoheni si opozita, se unë nuk i referohem më si opozita, opozita është ajo që është opozitë parlamentare. opozita është një institucion që i referohet parlament. Pastaj opozitë mund të quani edhe ju veten, por në grupim ata nuk janë më opozita Në parlament ka një opozitë, ajo është opozita. Unë atë njoh si opozitë, si ministër i brendshëm. Sulmet duhen pyetur ata përse mi bëjnë. Më bëjnë të ndihem përherë e më i qetë, dhe të them që hezitimin që kam pasur, këtë punë e kam pranuar pa ndonjë entuziazëm të madh, mu kërkua kjo punë nga kryeministri i Shqipërisë ku punoja si këshilltar. Pranova pa entuziazëm se është një betejë që nuk kisha investuar.

Duke parë këto situata, them që ja paska vlejtur, sepse duhet kontribuar me aq mundësi sa kemi për të bërë një shërbim”, tha Lleshaj. Sa i përket përdorimit të gazit lotsjellës në protestat antiqeveritare të opozitës joparlamentare, Lleshaj zbuloi tre urdhrat që ai vetë i ka dhënë Policisë, për të mos shkaktuar viktima. “Unë policisë i kam thënë do të zbatojmë një strategji: 1 hap mbrapa në kohë, reagoni më vonë, jo të parët, një shkallë më poshtë në dhunë. Zero viktima mos shkaktoni, asnjë viktimë. Është si t’i lidhësh duart policisë dhe t’i thuash ke sukses. I mirëpres reagimet e qytetarëve në lidhje me gazin. I refuzoj të gjitha zërat që vijnë nga ata që në vend të gazit kanë përdorur plumba. I them stop, harrojeni të përdorni sulmin ndaj meje, ju që keni përdorur plumba”, u shpreh ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.


FORUM

10

E diel, 21 PRILL 2019

Rënia e iluzionit për arbitrin amerikan

OPINION Nga Andi Bushati

D

iplomatët amerikanë janë përfshirë në një betejë të ashpër dhe dhe përtej limiteve me opozitën shqiptare. Që prej dy muajsh, pas protestës së shkurtit dhe vendimit për djegjen e mandateve, ne jemi bërë dëshmitarë të thirrjeve të pa precedenta që deputetët mos t’u binden liderve, se PD-LSI po pengojnë të ardhmen e vendit, se ata po tradhëtojnë zgjedhësit e tyre, se forcën duhet ta provojnë në zgjedhje, jo në rrugë, madje madje, se për sytë e publikut shqiptar, Murrizi dhe Hajdari vlejnë elektoralisht po aq sa Basha dhe Kryemadhi. Nuk ka diskutim se në këtë kronikë të ashpër duket i qartë qëllimi për të dekurajuar daljen nga sistemi, për të ruajtur një lloj stabiliteti dhe ekuilibri forcash. Dhe nuk duhet pasur asnjë paragjykim se kjo mund të mos jetë politika zyrtare e Uashingtonit, por një lojë interesash dhe lobistësh të paguar. Por, pyetja që shtrohet është se deri në ç’masë kjo tentativë për të trysnuar opozitën përputhet me një vizatim besnik të realitetit shqiptar. Sepse po të bëhet një kqyrje në filigran e deklaratave të dala këto dy muaj nga selia e rrugës së Elbasanit, aty vërehet lehtësisht një anomali. Në zellin për të

treguar se ndërkombëtarët nuk lëkunden përballë kërcënimit të opozitës për destabilitet, duket sikur ata janë përfshirë në një garë të ethshme për të asgjesuar çdo kritikë që i është bërë qeverisjes qeverisjes problematike të Ramës. Në këtë këndvështrim, në komunikatat e ambasadës Amerikane ka konstatime që nuk kapërdihen lehtë. Ka një tentativë për të mbyllur sytë përpara gjysmës bosh të gotës. Pasi nuk mund të thuash se në 2017 u zhvilluan zgjedhje të rregullta që pollën një parlamet dhe qeveri legjitime, pa përmendur në rastin më të mirë ato që ka konstatuar edhe Zëri i Amerikës. Pasi nuk mund të thuash se reforma në drejtësi po zhvillohet si një histori suksesi, pasi je njohur me emërimet e Arta Markut dhe vettingun e Donika Prelës. Pasi nuk mund të thuash se në luftën kundër krimit janë bërë hapa përpara, pasi ato bandat për të cilat fliste ish ambasadori Lu janë ende në lojë, apo pasi ke lexuar raportin e Departamenti të shtetit për trafiqet. Pasi nuk mund të shohësh me sy pozitiv betejën kundër korrupsionit pasi je njohur me përgënjeshtrimin e letrave fallco nga zyrtarët e shtetit të

OPINION

Nga ManjolaArizaj Zeka

Ç

do të thotë të jesh gazetar i vjetër? E bëj këtë pyetje, sepse herë pas here, ngrihet një stuhi që sulmon “gazetarët e vjetër”, si të dalë mode, si zënës të rrugës për të rinjtë etj.,gjëra të tilla… Ka pasur një stuhi të tillë edhe kur nisa unë këtë profesion. Por gazetarët e vjetër të atëhershëm, janë përsëri sot, akoma më të fortë, madje. Unë kuptova se “i vjetër” është krejt ndryshe nga “i vjetruar”. Gazetarët e vjetruar po i nxjerr jashtë vetë sistemi, madje çfarëdolloj sistemi, nisur që nga mënyra e të shkruarit, mënyra e të folurit, pamundësia e artikulimit, apo fjalori bosh. Por nga ana tjetër, çdo me thënë të

Nuk ka diskutim se në këtë kronikë të ashpër duket i qartë qëllimi për të dekurajuar daljen nga sistemi, për të ruajtur një lloj stabiliteti dhe ekuilibri forcash. Dhe nuk duhet pasur asnjë paragjykim se kjo mund të mos jetë politika zyrtare e Uashingtonit, por një lojë interesash dhe lobistësh të paguar. Delawerit. Pasi nuk mund të godasësh vetëm dhunën politike të protestuesve, pa folur asnjë fjalë për respresionin e shproporcionuar të policisë. Pasi vërtet mund të mos i respektosh Lulin dhe Monikën, por nuk mund të imagjinosh se mund të bëhen zgjedhje normale me disa disidentë karagjozë. E gjithë kjo tablo që del nga leximi i deklaratave të amabasdës amerikane mund të jetë një instrument efikas për të bindur PD dhe LSI-në të kthehen në vathë. Por ajo përmban në vetvete një problem më të madh. Sepse në sytë e shqiptarëve, hiperfuqia e vetme botërore, nuk ka qenë vetëm një shtet që flet me arsyen e forcës, për të arritur qëllimet që do, por edhe një ideal, një ëndër

lirie dhe drejtësie. Shumë prej atyre që rahin gjoksin në emër të shtetit më pro amerikan në kontinet, kanë parë tek ShBA, jo vetëm një arbitër arrogant, por edhe nje arbitër të drejtë dhe të ndershëm. Pikërisht ky imazh rrezikon të kriset me qëndrimet e fundit që kanë kthyer si qëllim në vetvete anatemimin e opozitës dhe ku është harruar të thuhet, prej kohësh, qoftë edhe një kritikë e vetme për keqqeverisjen. Dhe po ti shtosh këtyre, percedentë të tjerë në raste krizash, tabloja është edhe më e zymtë. Ata që nuk janë as me njërën parti as me tjetrën nuk e kanë fshirë lehtë nga kujtesa atë kryediplomatin amerikan që në 21 janar konsideronte burra shteti vrasësit dhe kërkonte

celula anti-amerikane mes viktimave. Ata me siguri që nuk e kanë harruar edhe shoun e pasardhësit të tij që guxonte ta etiketonte histori suksesi luftën kundër drogës, pikërisht në kohën kur ajo kishte mbirë në çdo cep të vendit dhe pikërisht kur ministri i Brendëshëm ishte akuzuar për herë të parë për lidhje me Habilajt. Natyrisht këto përpjekje për të ruajtur stabilitetin e qeverisjeve, duke u përfshirë në kulisat e betejës lokale e kanë rrënuar shpesh herë imazhin e një Amerike ideale që është ngulur si me çekiç në kryet e shqiptarëve. Pikërisht kjo po ndodh edhe sot kur përpjekja për të dekurajuar radikalizmin e opozitës po shpie ujë amerikan në kënetën e qeverisë. Dhe natyrisht nuk është çudi që logjika e forcës të ketë sukses. Askush nuk mund të vërë bast se një ditë Luli dhe Monika mund të mos marrin drejtimin e Rrugës së Elbasanit për të kërkuar ndjesë. Presioni arrogant dhe i shproporcionuar mund ta mposhtë opozitën. Por me çmimin e lartë së zverdhjes së imazhit të idealizuar të një arbitri të drejtë dhe të ndershëm që vazhdon të zhbëhet rast pas rasti. Lapsi.al

Gazetar i vjetër apo i vjetruar? jesh gazetar i ri? E para dhe më kryesorja që mendoj është se, një gazetar i ri duhet të ruhet nga deliri dhe njëkohësisht të mësojë respektin, për punën e kolegut që e quan të vjetër. Një “sëmundje” e zakonshme për gazetarët e rinj shqiptar të këtyre 30 viteve demokraci është se kanë menduar se gazetaria ka nisur kur kanë nisur ata të shkruajnë, apo bëjnë kronika. Kështu ka ndodhur dikur, kështu ndodh edhe sot. Të jesh i ri në profesionin e gazetarisë nuk do të thotë të bëhesh nihilist. Sepse emrin tënd nuk e rrit duke bërë analizën e punës së paraardhësve të tu, por duke bërë punën tënde, sa më mirë. Sepse të bësh mirë punën e gazetarit, nuk do të thotë të vesh në jetë vetëm çfarë ke mësuar në shkollë, apo gjatë rrugës kur rastësisht i ke hyrë këtij profesioni. Jo! Do të thotë më shumë se kaq. Fillimisht do të thotë dinjitet kundrejt kujtdo. Do të thotë kulturë kudo. Do të thotë inteligjencë përherë. Do të thotë respekt për çdo profesion tjetër. Do të thotë

mirënjohje për punën e të tjerëve. Do të thotë madje edhe falënderim, sepse po të jepet një mundësi që mijëra të tjerë nuk e kanë. Arroganca, mosmirënjohja, falsiteti, provokimi, agresiviteti, tundja e bexhës, përdorimi i titullit gazetar (duhet fituar në fakt) në çdo vend, janë disa nga tiparet që e shëmtojnë një gazetar të ri dhe që fatkeqësisht i gjejmë sot me shumicë. Ashtu si ka dhe gazetarë që ulërasin dhe bëjnë zhurmë me punën dhe mendjen e tyre dhe këta janë për t’u admiruar. Nëse rikthehem edhe njëherë tek “lufta” mes gazetarëve të vjetër dhe të rinj, këta të fundit veç përfitime mund të kenë. Gazetarët e vjetër, nuk janë si një vegël makine që pas një kohe duhet ndërruar, por sa më shumë kalojnë kohët, aq më shume ata profesionalizohen, në rrugët që kanë zgjedhur. Të rinjtë kanë rrugë të gjatë. Dhe në këto kohë kur gazetaria është “liberalizuar” mund të bëhen të vjetër brenda pak muajsh. Por kjo fatkeqësisht nuk do të thotë se janë bërë

më profesionistë. Nuk kam ndërmend aspak të bëj krahasime me çfarë ofrohej dikur nga redaksitë për gazetarët dhe çfarë ofronin gazetarët për redaksitë me kushtet e sotme. As të bëj krahasim mes lirisë së sotme për të folur krejt pa përgjegjësi, me të dikurshmin kujdes në çdo fjalë, jo vetëm pse të kthente redaktorja shkrimin pesë herë, por se të nesërmen e gjeje derën e redaksisë të zënë nga njerëzit që kishe guxuar të përmendje. Nuk i bëj krahasimet, sepse mendoj se çdo kohë ka të mirat, benefitet dhe të këqijat e saj në fushën tonë. Por ama do të këmbëngulja përherë, jo në rolin e profesoreshës, por të një gazetareje që e adhuron profesionin e saj dhe është mirënjohëse kundrejt çdokujt që ka dhënë sadopak në këtë profesion: Tek respekti ndaj punës së gjithsecilit, brenda dhe jashtë fushës sonë, e mbi të gjitha të mos harrojmë asnjë moment se gazetarët janë në shërbim të publikut, jo të vetes. Sepse mund të jesh gazetar i ri në moshë, por i vjetruar në profesion.


FORUM KOMENT Nga Artur Zheji

Q

ë nga Koçi Xoxe, Kadri Hazbiu e shumë të tjerë, ministrat e brendshëm shqiptarë, janë “persekututar” herët a vonë si tradhtarë, apo si abuzues, apo si konspiratorë të dyshimtë dhe të rrezikshëm. Mirëpo në ditët që po jetojmë, pas Saimes dhe Fatmir Xhafës, ka dalë në sfond ministri i ri, Lleshaj, gjithmonë e më shumë si një ministër, ish ushtarak, me mision shtypjen e protestave të Opozitës, me gaz dhe arrestime. Një ministër i brendshëm ky, që nga një ministër me profil teknik, prejardhur nga ushtria dhe nga roli i këshilltarit, është duke u bërë sot, përditë e më shumë një ministër politik, që mban qëndrime të mirëfillta krejt të njëanshme, shpesh pa takt dhe acaruese. Kalimi nga një ushtarak i lartë, dikur kandidat i Ramës për president të Republikës në vitin 2012, në ministrin më të bindur dhe urdhërzbatues të kryeministrit, në përballjen me popullsinë e pakënaqur dhe protestuese, Lleshaj, po kthehet në një bezdi të madhe kombëtare dhe po kthen mbrapsht shumë nga fitoret e brishta të demokracisë shqiptare. Sidomos përdorimi i gazit, ndaj

banorëve të ngujuar në mënyrë paqësore në shtëpitë e tyre te Bregu i Lumit, është një skandal i turpshëm, me të cilin shqiptarët apo e ashtuquajtura shoqëria civile, po mësohet të bashkëjetojë. Edhe përdorimi i gazit lotsjellës dhe helmues, tejet i përqendruar, si instrument torture apo ndëshkimi, ndaj turmave protestuese, krejt jashtë perimetrit të godinave strategjike, po kalon turpshëm pa nënvizimin dhe revoltën e duhur intelektuale, të majtëve apo të djathtëve, të atyre pa parti dhe pa ideologji partiake, por së paku, të dëshiruar për të mbrojtur disa standarde, për trajtimin njerëzor të Njeriut. Gjithmonë e më tepër Lleshaj, një urdhërzbatues i ftohtë, politikisht gjithmonë e më cinik, po shndërrohet në alteregon, apo në personalitetin e dyfishtë të dëshpërimit kryeministror, që qan me lot të fshehur, shkatërrimin e fasadës së “kryeministrit të dashur” të popullit të vet. Lleshaj dhe Rama, po bien në një dashuri patologjike pushtetdashëse me njeri tjetrin, kryeministri ka gjetur veglën e duhur dhunëzbatuese, ndërsa Lleshaj, ka gjetur më në fund “Fyrerin” e tij të dashur dhe është gati me

OPINION Nga Gavrosh Levonja

K

rijimi i “grupeve par lamentare” me deputetë të ardhur nga “stoli i rezervave” i ka hapur rrugë spekulimeve nga më të ndryshme lidhur me të ardhmen e partive kryesore të opozitës, në radhë të parë PD-së. Në ekranin e njërit prej televizioneve të Shqipërisë, Besnik Mustafaj foli dhe mbi mundësinë e dhënies së siglës së PD-së, Rudina Hajdarit nga ana e kryeministrit, Edi Rama. Pavarësisht shanseve sa mund të ndodhë diçka e tillë, në një vend si Shqipëria ku edhe absurditeti më banal është i mundur, asnjë hipotezë nuk mund të përjashtohet. Mjafton të kthehemi pas në vitet 90, kur Berisha dhe PD, duke përfituar nga mosmarrëveshjet në disa prej grupimeve politike të asaj kohe me lehtësi futën nën kontroll disa prej partive opozitare të atëhershme duke mbështetur njerëz që për arsye të ndryshme u vunë në shërbim të tyre. Pasojat e lojës diversive nga ana e pushtetit në

atë periudhë më shumë se kushdo do t’i vuanin pasardhëset e opozitës tradicionale “Balli Kombëtar” e sidomos “Legaliteti”, ku pushteti caktonte se cilit prej fraksioneve i takonte e drejta për t’u konsideruar si përfaqësues legjitim duke mos përfillur vullnetin e anëtarësisë e simpatizantëve të partive në fjalë. Madje dhe ndaj PS-së nuk munguan përpjekjet për të nxitur një luftë të brendshme, ku të favorizuarit do të ishin të pakënaqurit nga Nano i burgosur, të cilët presidenti Berisha i cilësonte “malëshovistë”. Pas kalimit në opozitë, PD do të ishte dhe vetë objekt i diversionit të PS-së tashmë në pushtet. Konkretisht, partinë e krijuar nga Genc Pollo e Tritan Shehu, e cila u mbështet hapur nga qeveria socialiste, Berisha do ta quante “opozita e emëruar”. Veç kësaj në fillimin e viteve 2000, do të lindte ai që u quajt “trafik deputetësh”, ku deputetë të opozitës për ndonjë arsye ose

11 E diel, 21 PRILL 2019

“Mallkimi” i Ministrave të brendshëm shqiptarë, “dashuria” Lleshaj-Rama dhe... sa duket deri tash, ta ndjekë atë drejt “luftës totale”, kundër Opozitës dhe popullit protestues. Sidomos në intervistat e shumta që ai po lëshon nëpër mediat mike të pushtetit, Lleshaj, po e kalon dhe cakun e rolit të shkruar për interpretim dhe zbatim, nga “Adolfi” i vogël shqiptar, përndryshe nga kryebazhibozuku pa stabilitet psiqik, që na ra për hise ta kemi kryeministër.

Ai tani vetëmburret se është i aftë të “mposhtë” Opozitën që sipas tij, mund të shndërrohet në një bandë për tu shtypur e shkelur, me gaz, shkopinj e dhunë policore. Ky është një kërcënim i rëndë. Gabimi i tmerrshëm i ish gjeneral Lleshajt, lidhet me përfytyrimin e gabuar që ka për kryeministrin e tij, duke e pandehur rrejshëm një kryekomandant të vërtetë. Gjeneral, kryeministri juaj, ësh-

të thjesht një piktor me ekspozita të sponsorizuara si kryeministër, por shpërthyes si një aktor plot talent dhe një biznesmen i thekur dhe i pangopur underground. Ai pra, është një komedian apo klloun virtuoz, një aktor komik, që luan si serioz rolin e kryeministrit apo të kryekomandantit, ndërsa juve, ju është ndarë pjesa e rëndë dhe e zymtë, e goditjes së vërtetë dhe reale, me shkopinj, gaz dhe dhunë, ndaj spektatorëve që nuk duan ta duartrokasin më, por thjesht duan ta përzënë nga skena, këtë dështak burrë, veshur me kostume të shtrenjta të bëra me dorë në atelietë më të mira të Milanos së luksit, por gjithashtu një zhgënjyes spektakolar. Jeni i gatshëm ta ndiqni deri në fund në aventurën e tij që po shkon drejt fundit? Do të vetëflijoheni në bunkerin e vogël, të “Adolfit” tonë të vogël, si ish gjeneral besnik, pavarsisht se keni hyrë në skenë në epilogun e tragjikomedisë së spektaklit të tij? Ju qofshi! Sidoqoftë kjo është zgjedhja juaj… 360grade.al

Absurdi i “opozitës së re” thjesht për interesa personale, zakonisht përfitim material nuk do ta kishin për gjë të kalonin në krahun e koalicionit në pushtet. Në një rast, kur do të votohej për një amendament që nuk i interesonte qeverisë disa deputetë opozitarë votuan kundër ndërkohë që disa të tjerë nga radhët e “aleatëve” që në fakt mandatin e deputetit e kishin dhuratë nga PD, nuk erdhën të votonin, gjë që e detyroi Berishën të shprehej se “kanë fjetur në furriqet e Dukës…” (Agron Duka, atëherë ministër i bujqësisë, por që kishte dhe një biznes pularie) Edhe Edi Rama i ardhur në krye të PS, pas dorëheqjes së Fatos Nanos, do ta provonte shijen e hidhur të trafikimit parlamentar kur falë votave të disa deputetëve socialistë, Topi i Berishës do të bëhej president i vendit. Duke i u kthyer aktualitetit nëse ligji zgjedhor do të ishte normal për vendin e mbetur va-

kant në radhët e deputetëve të një partie duhej ta vendoste elektorati i zonës së përfaqësuar nga deputeti që ka dorëzuar apo “djegur” mandatin, nëpërmjet zgjedhjeve të pjesshme. Gjithashtu, duke qenë i varur direkt nga vullneti i zgjedhësve dhe jo nga partia së cilës i përket vota e tij do të ishte në interes të komunitetit të cilin përfaqëson. Mirëpo, ligji zgjedhor në Shqipëri, në vend të deputetit të popullit ka bërë që deputeti të jetë i partisë, pasi kjo, i vendos apo i heq emrin nga lista, madje pas vitit 2008 deputetët e forcave politike janë “deputetë të kryetarit” gjë që i ka degjeneruar më tej partitë politike në Shqipëri, në radhë të parë ato që kanë “bërë ligjin” në jetën politike të vendit. Si pasojë, në rastin konkret, vendimi për të braktisur deputetllëkun duhej të ishte ligj për çdo deputet përfshi dhe “lojtarët rezervë”, dhe mosres-

pektimi i këtij vendimi të marrë nga forumet e partisë, duhej të shoqërohej me masa ndaj të pabindurve, përfshi dhe përjashtimin. Dhe, në rastin e një force politike mirëfilli demokratike duhej të ishin strukturat e saj, në radhë të parë ato në bazë që duhej t’i a kërkonin lidershipit përjashtimin e tyre. Hezitimi i forumeve drejtuese të PD-së në këtë drejtim është dhe mospërfillje e dënueshme ndaj sakrificave të atyre mijëra protestuesve të cilët provojnë mbi shpinën e tyre qoftë pasojat e mëkateve të qeverisjes por edhe ujit e gazit lotsjellës të ministrit, Leshi. Më e keqja është se pasiviteti ndaj atyre që quhen “opozita e re” do t’i shtojë orekset e pushtetit të Ramës, që pas krijimit të të ashtuquajturit “grup parlamentar të PD” që në realitet tashmë nuk ka asnjë lidhje me PD-në të hedhë hapin tjetër duke i legjitimuar si PD.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

FORUM

E diel, 21 PRILL 2019

Përqasje prej Grykës së Kaçanikut, në Kërrabë para tunelit…

KOMENT Nga Luan Rama

U

dhëtimi nëpër Kosovë është gjithnjë i bukur. Është befasues dhe emocionues po aq. Sepse gjen përherë pika takimi me historinë prej lashtësisë dardane e deri në kohën tonë me lavdinë e luftës së UÇK-së, të cilat janë referenca të krenarisë ko-

mbëtare. Por gjen edhe shembuj të shumtë të punës së përditshme që të imponojnë admirim dhe respekt. E pikërisht, një nga këta shembuj dua ta ndaj me ju të dashur lexues. Konkretisht e kam fjalën për atë pjesë të autostradës që po ndërtohet në Kaçanik dhe që është segmenti i fundit që lidh Prishtinën me kufirin që ndan Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

12

gjithë gjatësisë së saj në afro 10 kilometër, gjithkund punohet edhe sot që është e shtunë. Ndërsa po të shkosh sot e të shikosh në autostradën që po ndërtohet në Kërrabë para

Teksa udha kalon mespërmes Grykës së Kaçanikut, nuk mund të mos të të bëjë përshtypje gjarpërimi i saj përmbi shtratin e lumit, një zgjidhje e mençur e arkitektëve, që me

veprën që po ndërtohet, i shtojnë historisë dhe bukurisë së grykës së famshme një vepër madhore të infrastrukturës rrugore pikë së pari, po edhe një vepër arkitekturore dinji-

“BLACK HAWK”

“Skifterët e zinj”, dhurata e SHBA-së për ushtrinë shqiptare

F

orca ajrore shqiptare pritet që të shtohet me tre helikopterë të tjerë luftarake, te tipit “Black Hawk”. Gjate vizitës në Pentagon, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka nënshkroi marrëveshjen për dhurimin e tre mjeteve fluturuese luftarake si dhe vizitoi gardën kombëtare të Nju Xhersit, ku mbahen disa nga helikopterët e tipit “Black Hawk” Amerikanët pritet së shpejti të nisin trajnimin e pilotëve dhe teknikëve shqiptarë për helikopterët e rinj që do t’i shtohen forcës tonë ajrore, ndërsa do të garantojnë edhe mirëmbajtjen e tyre. Marrëveshja lë të hapur mundësinë që numri i helikopterëve të shtohet në të ardhmen.

toze, një vepër arti në kuptimin e plotë të fjalës. E ndërsa udhëtoj nëpër Grykën e Kaçanikut, teksa shoh me admirim punën që bëhet për ta kryer këtë vepër të radhës të qeverisë së Kosovës, nuk mund të mos kujtoj e të krahasoj me të, autostradën tonë që rreket prej mbi 7 vjetësh të lidhë në rreth 30 kilometër Tiranën me Elbasanin, dhe ende nuk ka përfunduar! Jo vetëm, por nuk di njeri të thotë se kur do të mbarojë e sa e sa miliona euro të tjerë do të gllabërojë! Edhe një përqasje tjetër; në autostradën që po ndërtohet në Grykën e Kaçanikut, përgjatë

tunelit, e merr vesh që në Shqipëri është ditë pushimi. Pushim sot, pushim nesër, pushim edhe pasnesër! Pastaj gjatë javës, edhe mund të të ndeshë syri ndonjë punëtor gjëkundi! Por, nuk po zgjatem më tej. Shikoni fotot nga Gryka e Kaçanikut në Kosovën tonë dhe gjykoni vetë… *Zëvendëskryetar i LSI


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13 E diel, 21 PRILL 2019

Fushata e mbjelljes së pemëve në Tiranë vijon edhe mes blloqeve të pallateve

Veliaj: Zgjidhni administratorin e pallatit N

uk ka rëndësi nëse janë objekte të vjetra të para viteve ‘90 apo të ndërtuara së fundmi. Pjesa dërrmuese

e banorëve në kryeqytet kanë zgjedhur me konsensus përfaqësuesin për administrimin e përbashkët, si pastrimi i shkallëve,

ndriçimi, ashensori etj., dhe që ndihmojnë edhe si një urë komunikimi me Bashkinë. I pranishëm në aksionin për shtimin e gjelbërimit të hapësirave të përbashkëta në bllokun e pallateve pranë rrugës “Jordan Misja”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se falë zgjedhjes së administratorëve është rritur cilësia e jetës dhe njëkohësisht prona ka marrë një tjetër vlerë. “Mjafton të shohësh dy anët e rrugës dhe dallohen pallatet që kanë zot dhe ato që janë pa zot. Kush nuk e ka ngritur asamblenë e pallatit, ju lutem nxitoni! 80% e Ti-

ranës sot ka administrator. Më mirë të jemi me këtë 80% që do rregull, pastërti, disiplinë, se sa ai 20% që i bishtnon kësaj përgjegjësie. Në fund të ditës, kush nuk zgjedh administrator i bën vetëm dëm vetes, i degradon pallati, do të thotë i bie vlera pronës, higjiena, ndaj për të gjitha këto arsye duhet të ndjekim këtë shembull”, u shpreh ai. Veliaj u bëri apel qytetarëve që të shfrytëzojnë hapësirën ligjore të vendosur nga qeveria deri në fund të prillit për të regjistruar adresën e saktë të banimit. Në këtë mënyrë, qytetarët do të kenë mundësi të marrin më shpejt dhe të përfitojnë më shumë shërbime. “Thirrja sot për banorët, përveç mbjelljes së pemëve, zgjedhjes së administratorëve, ka të bëjë me diçka që lidhet drejtpërdrejt me shërbimet që ata marrin. Deri në fund të prillit kemi afat që të shfrytëzojmë pa pagesë hapësirën ligjore për t’u regjistruar në njësinë ku banon. Në mandatin e dytë dhe për çfarëdo lloj vendimmarrje tjetër, na lipset të dimë ekzaktësisht kush banon këtu. Të ndihmon për votimin, për të pasur një qendër votimi afër, për të pasur qendër shëndetësore e shërbimet falas, për regjistrimin në shkollë, kopsht,

çerdhe të fëmijëve”, theksoi Veliaj. Deri në fund të prillit, të gjithë qytetarët mund të transferojnë gjendjen civile në adresën e tyre të saktë pa asnjë sanksion. “Bëje pa pagesë, sot deri në fund të prillit kemi afat! Përndryshe vjen prapë ajo gjoba e famshme, që është një mënyrë për të disiplinuar pak këtë proces të atyre që janë neglizhentë. Mos neglizhoni!”, tha kryebashkiaku. Administratori Simon Ulndreaj u shpreh se falë kësaj nisme të Bashkisë së Tiranës, jetesa në komunitet është përmirësuar ndjeshëm. “I kemi hyrë kësaj pune me bindje dhe me besim se komuniteti ka shumë nevojë për të ndryshuar kulturën, mentalitetin dhe konceptin për mënyrën e bashkëjetesës në komunitet. Pas një viti, të gjitha pallatet janë në një nivel shumë më të mirë, më të pastër dhe të rregullt”, u shpreh Ulndreaj.

5 MAJ TIRANA PA MAKINA

Aktivitetet e organizuara nga Bashkia Tirana po bëhet gati për të përkujtuar 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve të Atdheut. Por ndryshe nga vitet e tjera, krahas ceremonive zyrtare e homazheve në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, Bashkia e Tiranës ka menduar që këtë datë të shënuar ta përkujtojë krejt ndryshe për të gjitha grupmoshat, ndërkohë që rrugët e kryeqytetit do të jenë pa makina për t’ia dedikuar të gjithë hapësirën këmbësorëve. Në këtë mënyrë, 5 maji do të jetë i mbushur me shumë aktivitete të ngjashme me Ditën e Verës. Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Sheshin “Nënë Tereza” do të zhvillohet Panairi i antikuarëve të Tiranës, ndërsa do të zhvillohet edhe ceremoniali i skulpturave të Partizanëve. Ndërkaq do të

jetë edhe një muze i hapur. Gjithashtu është menduar edhe një program i pasur artistik, ku nuk do të mungojë Kori i Shkollave të Mesme, shfaqja e filmave të vjetër shqiptarë me temë nga LANÇ si dhe do të ketë edhe një performancë të 50

balerinëve. Paralelisht, aktivitetet do të mbahen edhe në Sheshin “Skënderbej”, ku do të ketë një koncert me korin e Liceut Artistik kombinuar me shfaqje aktrimi të fëmijëve të QKKF si dhe do të organizohet një

minipoligon për qitje dhe Paintball. Festa do të vijojë edhe në orët e mbrëmjes ku do të ketë këngë kënge partizane në sheshin “Nënë Tereza”. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe Sheshi “Nënë

Tereza” -Ora 08:00 Panairi i antikuarëve të Tiranës -Ora 09:00 Ceremoniali i skulpturave të Partizanëve -Ora 09:00 Open Muze -Ora 10:00 Kori i Shkollave të Mesme -Ora 10:00 Shfaqje e filmave të vjetër shqiptarë me temë nga LANÇ -Ora 10:30 Performancë e 50 balerinëve -Ora 19:00- 21:00 Këndojmë kënge partizane në sheshin Nënë Tereza Sheshi “Skënderbej” -Ora 10:00-11:00 Koncert me korin e Liceut Artistik kombinuar me shfaqje aktrimi të fëmijëve të QKKF -Ora 10:00-13:00 Organizimi i një minipoligoni qitje dhe Paintball


FORUM KOMENT Nga Alfred Lela

K

a një ndryshim cilësor në fushatën e opozitës: ajo ka kaluar nga revolta te oferta. Mund të jenë të shumta arsyet e këtij kalimi politik, duke filluar nga trysnia e kronologjisë e deri te shtysat e tjera objektive e subjektive, por tashmë që ka ndodhur na duhet të shohim më shumë se ç’mund të prodhojë në favor të së ardhmes se sa markën e prodhimit. I paketuar në tri pika, propozimi ka ardhur nga kryetari i PD i cili nëpërmjet Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar ka kërkuar vëmendjen e aleatëve opozi-

tarë, opinionit publik por edhe kundërshtarit politik. Me të drejtë, tri pikat e ofertës së PD u trajtuan gjerësisht në panelet e analizës së prime-time-it të së enjtes. Padrejtësisht vetëm në zhbirilimin e një ‘tërheqjeje’ të opozitës nga kushti ‘mors tua vita mea’, ai i mosqenies së Edi Ramës kryeministër. Qeveria e tranzicionit dhe kushti i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, mungesa e kredibilitetit të qeverisë Rama në raport me zgjedhjet si pasojë e flirtit me të inkriminuarit, pikërisht kundër zgjedhjeve, gjithashtu ishin të forta e të

ANALIZË Nga Klajda Gjosha

R

eformat e mëdha gjithnjë janë një sfidë; sfidë për shoqërinë në tërësi, por edhe sfidë për vetë klasën politike, sepse prej fokusit, cilësisë e trendit të tyre, gjykohet edhe vetë shkalla e emancipimit të vetë shoqërisë. Nga kjo qasje duhet gjykuar në vlerësimin tim edhe reforma në drejtësi, e cila si sfidë meritonte dhe meriton më shumë realizëm, e për rrjedhojë edhe më shumë bashkëveprim, pasi ajo është një reformë jetike që i tejkalon kufijtë e vetë sistemit të drejtësisë, me rezonancë shumë më të gjerë nga sa e percepton shumica e opinionit e për fat të keq edhe mania për ta pronësuar atë e për ta shërbyer në opinion si aksion politik të qeverisë. Reforma në drejtësi është zgjedhje për Shqipërinë europiane, e cila për t’u bërë e tillë ka nevojë më së pari të jetë shtet i të drejtës dhe ku drejtësia të njohë vetëm autoritetin e ligjit. Për këtë arsye vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së opinionit, në qendër të komenteve e vlerësimeve nga aktorët kryesorë në Shqipëri, por mbi të gjitha edhe për partnerët ndërkombëtarë, sidomos në këto momente kur jemi përpara publikimit të raportit nga Komisioni Evropian. Debati për këtë reformë ka qënë gjithmonë i nxehtë, më shumë pasionant se sa racional, me një përpjekje të sforcuar të mazhorancës për ta shitur atë si fitoren më të madhe të saj e qeverisë së vet, duke refuzuar të gjitha rekomandimet dhe konstatimet e problematikave të ndryshme që janë ngritur gjatë kësaj kohe. Ndërsa opozita, e

vënë padrejtësisht nën akuzën e maxhorancës është përpjekur të kryejë detyrën e saj, për të monitoruar me kujdes proçedurat e ndjekura për implementimin e reformës; edhe për të kritikuar, edhe për të ngritur zërin kur janë shfaqur deformime. Sepse në fund të fundit opozita nuk është për të duartrokitur dhe as për të heshtur. Kur nuk kanë mbetur edhe dytre muaj për të mbushur tre vjet prej nisjes së reformës, është e udhës e krejt normale të bëhet një skanim i procesit, me realizëm, me objektivitet për të parë se çfarë nuk ka ecur mirë, ku janë bërë gabime dhe arsyet se përse janë bërë. Kjo ma do mendja do ta ndihmonte vetë reformën dhe do të na jepte të gjithëve një pamje reale të saj, gjë për të cilën kemi nevojë të gjithë e më shumë se kushdo, kanë nevojë qytetarët, pasi besimi i tyre është shumë i rëndësishëm. Unë e konsideroj si shenjë shumë pozitive faktin që prej Brukselit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka përcjellë në zyrat e veta në Tiranë shqetësimin për tre probleme që ata kanë vërejtur dhe që janë përveçuar qartë; 1.shpejtësia e reformës, pra ritmet e ecurisë së saj, 2. standardet e dyfishta 3. metodat e investigimit. Le ti marrim dhe analizojmë me radhë. Që në fillim gjatë procesit të diskutimit është bërë e qartë se reforma, veçanërisht procesi i vetingut do të kërkonte më shumë kohë dhe se nuk mjaftonte vetëm entusiazmi apo euforia e pushtetit, që më shumë se thelbin e misionin e reformës, men-

14 E diel, 21 PRILL 2019

A ka kërkesë për ofertën e Bashës? zëshme në tekstin e tri pikave. Kërkesa për të patur gjuhë të përbashkët në retorikën politike dhe në dokumentin politik, kur nuk është naive mund të jetë inflamatore. Opozita e ka kaluar e para pragun e revoltës duke ofruar tekstin e dokumentit, pa e lëshuar verbin e retorikës. Kjo mund të jetë e gjitha një lëvizje taktike, për të fituar kohë, kur nuk ka mbetur më asnjë kohë, por mund të jetë edhe fillimi i stratagjemës për daljen nga kriza.

Në terma të tregut, a ka kërkesë për këtë ofertë të Lulzim Bashës? Aleatët opozitarë mendojnë se po, me sa duket. Opinioni publik i cili kërkon normalitet, sipas të gjitha gjasave, po. Kundërshtari politik, Rama dhe qeveria e tij, edhe më shumë. Pas nokdaunit holandez, vetëm një pakt politik që parashikon dhe prodhon normalitet, e bën Tiranën të pranueshme në tryezën e hapjes së negociatave. Dy shefave të partive kryesore

të kësaj dikotomie përplasëse, do t’u duhet të ulen edhe njëherë. Duan apo nuk duan ata. Duan apo nuk duan militantët e tyre. Aq më pak, duan apo nuk duan ata që shohin ëndrra grandioze me politikanë amatorë që gdhihen yje në një mëngjes post tranzicion, nata e gjatë e të cilit merr me vete edhe partinë e parë post komuniste, PD. Nuk shquhet asnjë yll mes tyre dhe derisa të lindë një i tillë le të na torturojë ‘tirania e dikotomisë’. Politiko.al

Reforma në drejtësi si sfidë për të krijuar drejtësinë e pavarur! donte përdorimin e saj për interesa politike. Deri sot kanë kaluar në filtrin e vetingut rreth 130 gjyqtarë dhe prokurorë. Shumë pak po të kemi parasysh që po bëhen tre vjet nga fillimi i proçesit. Ne sistemin e drejtesise ka afersisht 800 prokuror dhe gjyqtarë te cilet sipas përcaktimit ligjor presin te vetohen. Afati i veprimtarisë se ketij komisioni eshte deri në vitin 2021. Duke pare keto shifra kolaudohet se me keto ritme procesi nuk mund te përfundoje brenda afatit kushtetues. E ndërkaq, vonesat dhe jo vetëm por edhe mungesa e një projekti të detajuar për të gjitha etapat ka çuar në absurdin që një pjesë e organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë ende nuk janë krijuar, ndërkohë që vendi është pa gjykatë kushtetuese, me gjykatë të lartë të bllokuar, me Prokurorin e Përgjithshëm ende të pa zgjedhur sipas Kushtetutes dhe me puthuaj tërë sistemin në kolaps. Për fat të keq, ajo që është denoncuar në vijimësi jo vetëm prej opozitës, por edhe prej aktorëve të tjerë të shoqërisë dhe që ka të bëjë me standartet e dyfishta në procesin e vettingut, pranohet edhe nga vetë ONM, e reflektuar kjo edhe me përplasje apo kundërshti shpesh herë me vetë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Emrat e njohur në lidhje të ngushtë me maxhorancën apo me individë të qeverisë, e kanë

kaluar vettingun pa respektuar kriteret kushtetuese dhe ligjore të procesit. Individë me një të shkuar të errët gjatë regjimit komunist e me rekorde të dyshimta profesionale dhe të integritetit të tyre, kanë lënë të kuptohet qartë se KPK ka bërë zgjedhje të njëanshme me ngjyra politike! Ndërkohë që, në disa raste edhe pse ONM ka dhënë rekomandime negative për individë të caktuar sërish këto rekomandime nuk janë marrë parasysh nga Kuvendi, apo nga organet e vettingut, duke bërë të mundur kështu emërimin apo rikonfirmimin në pozicione të larta të sistemit të personave që nuk plotësojnë kritere ligjore, që janë në konflikt interesi, dhe kanë integritet të cënueshëm dhe jo të besueshëm. Aplikimi i standardeve të dyfishta e ka kompromentuar procesin dhe e ka bërë atë të pabesueshëm edhe për publikun, ç’ka reflektohet edhe në sondazhet e kohëve të fundit. Prandaj edhe ONM nga Brukseli tërheq vëmendjen përveçse për ritmet dhe aplikimin e dy standardeve, edhe për procesin e investigimit apo për metodologjinë e hetimit. Pra, iu rezulton edhe atyee që nuk është përdorur e njëjta metodologji në vlerësimin individëve që janë subjekt të vettingut. Diku me konsistencë e diku tjetër në mënyrë sipërfaqësore e formalisht, diku me te drejtë është qëmtuar në çdo detal e me

lupë, diku tjetër me njërin sy të mbyllur dhe njërin vesh shurdh. Duke qenë dakord me të gjitha këto konstatime të ONM, edhe një herë e theksoj se është e domosdoshme një analizë realiste, objektive dhe e paanshme e procesit. Kjo nuk e dëmton aspak, përkundrazi e shëron dhe e ndihmon procesin e vetingut dhe reformen në tërësi. Është realisht thelbësore që nëse proçesi ka probleme, ai të ketë mundësi të korigjohet në kohë. Përmirësimi dhe korrigjimi i reformës nuk është tabu dhe ajo nuk ka pse të ngrihet si barrierë arroganca dhe këmbëngulja e qeverisë. Edhe një herë po e përsëris; reforma në drejtësi është sfida jonë e madhe, është kusht për Shqipërinë europiane e përballë saj nuk duhet të ketë palë, por partneritet dhe bashkëveprim transparent, mundësisht frymë konsensusi që orientohet nga interesat madhore të vendit dhe të integrimit europian, dhe jo nga logjika e manipulimit politik për ta instrumentalizuar reformën si armë në duart e njërës palë kundër palës tjetër apo si mjet të kanosjes deri në absurdin sikur reforma në drejtësi është masha e pushtetit kundër opozitës! Jo, reforma në drejtësi është sfida jonë e përbashkët, është prioriteti ynë i për të krijuar drejtësinë e pavarur, drejtësinë që në zbatim të ligjit bën drejtësi dhe jo politikë.


AKTUALITET

15

E diel, 21 PRILL 2019

Nga hetimet e palës amerikane dhe autoriteteve shqiptare, rezulton se tregu në të cilin operonin me aktivitetin e tyre të paligjshëm dy të arrestuarit ishte portal “DarkWeb”

D

y të rinjë amerikanë janë ekstraduar drejt SHBA-së, pasi ishin shpallur në kërkim nga Interpol Washingtoni. Bëhet fjalë për Vincent (Dominic) De Caro dhe Arber Isaku, të dy 30-vjeç, lindur dhe banues në New York, pasi ishin në kërkim prej një viti nga DEA. Ata u arrestuan në Morinë, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria. Mbi të rinjtë rëndon akuza “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope”. Arbër Isaku, një shqiptaro amerikan i lindur dhe rezident në Nju York por prej disa muajsh me qëndrim në Shqipëri ku kishte hyrë në mënyrë të ligjshme. Isaku rezulton se është arrestuar nga policia amerikane më 27 gusht 2017. Gjatë kontrollit të banesës së Isakut, agjentët amerikanë kanë mundur të sekuestrojnë 160 gr fentanyl dhe 200 tableta 30 gr të dyshuara si lëndë psikotrope. Sipas letërporosisë së autoriteteve amerikane, eksperti i përzierjeve kimike dhe realizimit të lëndëve narkotike sintetike ishte De Caro i cili pasi kryente përzierjet i piqte ato në furrë me një tavë me temperaturën 76.6 grad. I përfshirë në këtë aktivitet kriminal rezulton dhe një shtetas tjetër amerikan i proceduar më parë i njohur me emrin Richard por për llogari të drejtësisë amerikane. Nga hetimet e palës amerikane dhe autoriteteve shqiptare, rezulton se tregu në të cilin operonin me aktivitetin e tyre të paligjshëm dy të arrestuarit ishte portal “DarkWeb” në të cilin të fshehur pas pseudonimeve personat

Erdhën për të prodhuar droga të forta, ekstradohen në SHBA dy amerikanët PRODHIMI “Eksperti i përzierjeve kimike dhe realizimit të lëndëve narkotike sintetike ishte De Caro i cili pasi kryente përzierjet i piqte ato në furrë me një tavë me temperaturën 76.6 grad. I përfshirë në këtë aktivitet kriminal rezulton dhe një shtetas tjetër amerikan i proceduar më parë i njohur me emrin Richard por për llogari të drejtësisë amerikane”.

kryejnë tregti droge dhe armë. Gjatë kontrollit në bazën ku fshiheshin dhe zhvillonin aktivitetin kriminal këta shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan mjetet dhe prekursorët që do të shërbenin për përgatitjen e drograve sintetike si edhe një numër i madh pajisjesh elektronike. Operacioni antidrogë ndërkombëtar u kodua “Sintetiku” dhe u organizua nga Policia Shtetit, Prokuroria

LËVIZJET

Ndryshime të shumta në Dogana

e Krimeve të Rënda dhe DEA Amerikane. Në operacion kanë marrë pjesë dhe agjentë të DEA dhe shumë detaje teë hetimit u mbajtën të fshehura. Njoftimi i plotë Në kuadër të bashkëpunimit me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë dhe Hetimit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe Interpol Washingtonin/SHBA, u bë ekstradimi nga Shqipëria

drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës i shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të arrestuar në Shqipëri, konkretisht: V.D, 30-vjeç, lindur në SH.B.A, A.I, 30-vjeç, lindur, në SH.B.A. Shtetasit e mësipërm ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Washingtoni/SHBA, pasi Gjykata e Connecticut/SH.B.A. në vitin 2018 ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”

për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” parashikuar nga Kodi Penal i SHBA-së. Arrestimi provizor i shtetasve të mësipërm me qëllim ekstradimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është bërë në datën 21.09.2018 gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Shërbimin Diplomatik të Sigurisë dhe Hetimit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkura të Amerikës në Tiranë dhe Interpol Washingtonin/SHBA. Shtetasit e mësipërm ju dorëzuan Oficerëve të Policisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Aeroportin e Rinasit.

SEZONI

Plan masash për sigurinë në Portin e Durrësit N

Një sërë ndryshimesh raportohen se kanë ndodhur së fundmi në drejtoritë e doganave në të gjithë vendin. Ndryshimet kanë prekur degët e doganave në Tiranë, Durrës dhe Kapshticë. Arben Krasniqi mësohet se është shkarkuar nga detyra e drejtorit të doganës së Tiranës dhe në vend të tij është emëruar Skerdi Rama. Edhe drejtori i doganës në Durrës, Denis Shabani është shkarkuar për t’u zëvendësuar nga Rubin Shehu. Olsi Konomi, drejtor i doganës së Kapshticës, është një tjetër prej të larguarve dhe në atë pozicion është emëruar Julian Çollaku. Në fund të muajit mars, ministrja e Financave, Anila Denaj, vendosi Arlind Gjokutajn në pozicionin e drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, duke zëvendësuar Belinda Ikonomin, e cila mori detyrën e zv/ministres së Financave.

ë prag të nisjes së sezonit turistik, Autoriteti Shtetëror i Sigurisë Portuale në Drejtorinë e Përgjithshme Detare, për të garantuar mbarëvajtjen e çështjeve të sigurisë në anijet dhe portet e hapura të Republikës së Shqipërisë, zhvilloi një testim sa i takon nivelit të sigurisë në ambientet e terminalit të pasagjerëve në Portin Durrës. Ushtrimi i sigurisë ka për qëllim testimin e Planit të Sigurisë së Portit, gadishmërinë e Forcës së Sigurisë dhe bashkëveprimin e strukturave përkatëse ligjzbatuese në port . “ N e përzgjedhim një nga ushtrimet, e monitorojmë dhe drejtojmë në bashkëpunim me drejtuesin e portin përkatës. Ky është i

planifikuar në planin vjetor që ne kemi bërë dhe normalisht ky është një skenar i mirë përgatitur. Në një farë mënyre të gjithë agjencitë ligjzbatuse kanë detyra specifike sipas planit të sigurisë së portit”, u shpreh Hysni Aruçi, Drejtor i Sigurisë Portuale. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë,

Belinda Balluku theksoi se siguria në pikat kufitare është një nga arsyet pse qeveria po ndërmerr masa për të qenë sa më pranë kujdesit për qytetarët dhe për mbrojtjen e sigurisë kombëtare. Porti i Durrësit është një nga pikat me fluksin më të lartë të udhëtarëve veçanërisht gjatë sezonit veror.


AKTUALITET

16

E diel, 21 PRILL 2019

Gjatë 3 mujorit të parë të vitit 2019 janë 73 mijë gra të grupmoshës 35-70 vjeç që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë ose 60.7 % e qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor janë gra

M

inistrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu së bashku me Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj kanë prezantuar programin për ofrimin e kontrollit bazë mjekësor falas edhe për të dënuarit në institucionet penitenciare. Ky program nisi dje në ambientet e vuajtjes së dënimit të grave në Tiranë. Manastirliu theksoi se pavarësisht vendit apo gjendjes në të cilën ndodhen, të gjithë të dënuarit që i përkasin moshës 35-70 vjeç do të kryejnë kontrollin mjekësor bazë falas. “Kemi filluar në ditën e parë të këtij programi, për të ofruar kontrollin mjekësor bazë për grupmoshën 35-70 vjeç i cili do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, sipas një kalendari të planifikuar dhe ajo çfarë është e rëndësishme është se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është afër çdo komuniteti, çdo grupi në nevojë. Qëllimi ynë është për të mos lënë askënd pas dhe për të ofruar kujdes shëndetësor bazë”, deklaroi Manastirliu. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se ky është një program që do të vijojë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. “Sot kemi filluar një proces për herë të parë në institucionet penitenciare që Ministrja e Shëndetësisë iu përgjigj thirrjes së Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të

Manastirliu-Gjonaj: Kontrolli mjekësor bazë edhe për të dënuarit QËLLIMI

Burgjeve për të kryer check-up të gjitha të paraburgosurave dhe të dënuarave të katëgorisë 35-70 vjeç”, tha Gjonaj. Janë 2200 të dënuar dhe të paraburgosur që do ti nënshtrohen kontrollit bazë mjekësor në rang vendi nga 5400 të dënuara në total. Gjatë 3 mujorit të parë të vitit 2019 janë 73 mijë gra të grupmoshës 35-70 vjeç që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë ose 60.7 % e qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor janë gra. Kontrolli Mjekësor Bazë nëpërmjet ekzaminimeve

specifike, ka ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve kronike dhe zbulimin e hershëm të tyre, që do të thotë përfitim në diagnozë të saktë, në jetëgjatësi dhe në cilësi jetese. Vetëvrasjet apo tentativat për vetëvrasje, janë prej ngjarjeve më të rënda, që mund të ndodhin në sistemin e burgjeve. Këto ngjarje vijnë si pasojë e problemeve personale të viktimave, mospërballimi i dënimeve afatgjata, si dhe mungesën e kontakteve me familjarët. Për të eliminuar këto

Kryetari i Sindikatës së Arsimit në Shkodër, Arjan Peraj, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për tranferimin e Drejtorisë Arsimore Rajonale nga Shkodra në Lezhë, gjë të cilën e quajti të papranueshme. Ai paralajmëroi dhe protesta të mësuesve për shkak se nuk janë shpërndarë shtesat e pagave të cilat janë premtuar. “Që para një viti me anë të medias dhe rrjerteve sociale patëm paralëjmaruar këtë veprim të turpshëm që qveria po bën ndaj Bashkisë së Shkodrës. Veprimi i fundit i Ministres së Arsimit është turpshëm. Shkodra meriton të jetë qendra e arsimit shqiptar. Në arkivat e Shkodrës ka një shkollë shumë kohë më përpara se ajo e Korçës. Shkodra ka 1140 mësues. Nxënësit janë në mazhorancë në Shkodër në krahasim me të Lezhës. Ky është një vendim politik. Është veprimi më anti popullor. Kemi dy mundësi që në ditët në vijim të vijojnë protestat. Kemi shtesën e pagës që na e premtua dhe s’na u dha. Sa më shpejt të veprojmë aq më mirë për ne”, deklaroi Peraj.

kontrollin mjekësor bazë për grupmoshën 35-70 vjeç i cili do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, sipas një kalendari të planifikuar dhe ajo çfarë është e rëndësishme është se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është afër çdo komuniteti, çdo grupi në nevojë. Qëllimi ynë është për të mos lënë askënd pas dhe për të ofruar kujdes shëndetësor bazë”, deklaroi Manastirliu.

QSUT

SITUATA

Shkodër, Peraj paralajmëron protesta

ngjarje, Sektori i Problemeve Shoqërore në DPB, implementoi një sërë trajnimesh dhe takime të drejtpërdrejta me të burgosurit, në të gjitha IEVP. Ky program nisi dje në ambientet e vuajtjes së dënimit të grave në Tiranë. Manastirliu theksoi se pavarësisht vendit apo gjendjes në të cilën ndodhen, të gjithë të dënuarit që i përkasin moshës 35-70 vjeç do të kryejnë kontrollin mjekësor bazë falas. “Kemi filluar në ditën e parë të këtij programi, për të ofruar

“Kemi filluar në ditën e parë të këtij programi, për të ofruar kontrollin mjekësor bazë për grupmoshën 35-70 vjeç i cili do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, sipas një kalendari të planifikuar dhe ajo çfarë është e rëndësishme është se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është afër çdo komuniteti, çdo grupi në nevojë. Qëllimi ynë është për të mos lënë askënd pas dhe për të ofruar kujdes shëndetësor bazë”.

M

e rezonancën magnetike, aparaturën e teknologjisë më të fundit për ekzaminimin në Shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT në dy muaj janë ekzaminuar 674 pacientë. Një pajisje që përfaqëson të sotmen dhe të ardhmen e teknologjisë, e kanë cilësuar mjekët e këtij spitali, e cila shërben jo vetëm për diagnostikimin dhe më pas trajtimin e sëmundjeve por edhe për kërkime shkencore. “Nëpërmjet sistemit të referimit në sistemin ambulator, shërbimi i imazherisë aksesohet lehtësisht për çdo qytetar pa pagesë. Rezonanca moderne në QSUT ka rritur cilësinë e ekzaminimeve, duke ndihmuar në trajtimin më të mirë të pacientëve. Edhe një hap përpara drejt shërbimit shëndetësor që meritojnë qytetarët”, shprehet Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Rezonanca 3T është e vetmja në spitalet publike dhe jopublike në vend. Doktor Arben Rroji shprehet se “montimi i rezonancës

Rezonanca e re magnetike, 674 ekzaminime në dy muaj

magnetike 3T, i vetmi aparat unik i këtyre parametrave, që është në territorin shqiptar ka bërë të mundur rritjen e cilësisë së ekzaminimeve diagnostike, që rrisin saktësinë,

si në përcaktimin e natyrës së tumoreve kryesisht të sferës neokirurgjikale, gjithashtu edhe në diagnostikimin dhe saktësimin e diagnozave neurologjike”.


AKTUALITET

17

E diel, 21 PRILL 2019

Finalizohet operacioni i koduar “Dushaj”. Goditen dy raste të tentativës për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla në afërsi të shkollave si dhe në lokale

Shisnin drogë në shkollë, në pranga tre të rinj

SHKODËR

Procedohen 67 abonentë për vjedhje të energjisë

OSHEE ka nisur kontrollet për vjedhje të energjisë elektrike në Shkodër. Pas realizimit të 1000 procedurave të verifikimit u proceduan penalisht 67 abonentë për vjedhje të energjisë. OSHEE ka konstatuar 18 raste linjash furnizimi jashtë matjes, 35 raste rilidhjesh të paligjshme, 7 raste furnizimi pa kontratë dhe 3 ndërhyrje në sistemin e matjes. “Departamentit të Kontrollit dhe të Humbjeve (njësi e specializuar Task-Forcë), gjatë kontrolleve dy javore gjeti 18 raste linjash furnizimi jashtë matjes, 35 raste rilidhjesh të paligjshme, 7 raste furnizimi pa kontratë dhe 3 ndërhyrje në sistemin e matjes. Në vijim të këtyre rasteve të konstatuara, OSHEE depozitoi procedim në organet e drejtësisë për 63 konsumatorë (biznese dhe familjarë)”,-raporton OSSHE. OSHEE njofton se do vijojë kontrollet në të gjithë territorin për të garantuar zbatimin e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike.

F

inalizohet operacioni i koduar “Dushaj”. Operacion për parandalimin dhe goditjen e tentativës për shpërndarje të lëndë narkotike në afërsi të shkollave, për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në zbatim të një plani operacional të detajuar për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla apo të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Dushaj”. Goditen dy raste të tentativës për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla në afërsi të shkollave si dhe në lokale, si dhe një rast për tentativë për kultivim të bimëve narkotike. Në pranga kanë rënë tre shtetas. Si rezultat i operacionit nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: Sh.D, 23-vjeç, banues në Dushaj, Njësia Administrative Fushë-Bulqizë. A.Gj, 24-vjeç, banues në Qytet i Ri Bulqizë. G.D, 30-vjeç, banues në Qytet i Vjetër, Vajkal, Bulqizë. Policia dispononte informacione se shtetasi SH.D, merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla në afërsi të shkollave si dhe përgatitej për

të kultivuar bimë narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë këtij shtetasi i’u gjetën rreth 10 doza me lëndë narkotike si dhe një sasi farash cannabis sativa për tu kultivuar. Po në kuadër të operacionit janë arrestuar edhe shtetasit A.GJ dhe G.D, të cilët dyshohej se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në lokale, ku gjatë arrestimit të tyre në një bar-kafe në Bulqizë këtyre shtetasëve u është gjetur në tavolinë një qese ku brenda saj kishte lëndë narkotike të ndara në doza gati për shitje, rreth 30 doza. Materialet i’u referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme. Shpërndarësit e drogave pranë shkollave 9-vjeçare dhe DURRËS

S

trukturat e hetimit doganor kanë sekuestruar 1000 koli cigaresh në Doganën e Durrësit, të cilat po transportoheshin kontrabandë. Gjatë kontrollit të kontenierit të cigareve u konstatua se të gjitha paketat ishin pa pullë fiskale. Sasia që u seksuestrua është 1000 koli me cigare me nga 50 steka, me 10 paketa, me 20 fije, gjithsej 10.000.000 fije cigare. Mësohet se paketat nuk janë të ndonjë marke ndërkombëtare të regjistruar dhe të mbrojtur. Autoritet vijojnë hetimet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për të zbuluar

gjimnazeve janë kthyer në një shqetësim për prindërit por dhe vetë nxënësit. Gjatë vitit të shkuar vetëm në Tiranë policia ka ndaluar 13 persona, ndërsa për sigurinë janë angazhuar 150 oficerë policie. Vetë nxënësit pranojnë se mes tyre janë të shumtë ata që përdorin drogë. Shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet mbeten ambiente të synuara prej shpërndarësve të lëndëve narkotike. Vetë të rinjtë shprehen se kanë konstatuar fenomenin kur miqve të tyre u ofrohen doza kanabisi apo lëndë më të forta. “Përreth shkollës normal, në çdo cep që mund të shkojmë është shumë delikat. Rrugënjohje mund ta gjejnë pas mësimi ose shoqëria, jo në mënyrë direkte”. Nxënësit shprehen se në mesin e tyre

AKSIONI

SHQETËSIMI

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në zbatim të një plani operacional të detajuar për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla apo të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Dushaj””. “Njoh të rinj që përdorin lëndë narkotike të moshës sime apo më të mëdhenj. Kam pasur dhe në 9-vjeçare dae këtu në gjimnaz. Mosha më delikate është 12-13 vjeç. Të mëdhenj kam dëgjuar, shoqëria ime nuk është se e përdor dhe aq. Njoh një apo dy. Padyshim gjimnazet por edhe 9-vjeçaret nuk janë jashtë kësaj teme”.

janë të shumtë ata që përdorin drogë. “Njoh të rinj që përdorin lëndë narkotike të moshës sime apo më të mëdhenj. Kam pasur dhe në 9-vjeçare dhe këtu në gjimnaz. Mosha më delikate

është 12-13 vjeç. Të mëdhenj kam dëgjuar, shoqëria ime nuk është se e përdor dhe aq. Njoh një apo dy. Padyshim gjimnazet por edhe 9-vjeçaret nuk janë jashtë kësaj teme”.

Sekuestrohen 1000 koli cigare destinacionin e kësaj ngarkese. Drejtoria e Hetimit Doganor e referoi rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale: “Kontrabanda me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, të parashikuar nga neni 172 i Kodit Penal. Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe me parnerët ndërkombëtarë, po kryhen veprimet e para hetimore.


INTERVISTA

Intervistoi: Genc Mlloja “Marrëdhëniet e Izraelit me Shqipërinë janë të fuqishme dhe mbulojnë një spektër të gjerë, të përbërë nga çështje diplomatike, ekonomike dhe të sigurisë”, tha ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Boaz Rodkin, i cili shprehu kënaqësinë e tij se lidhjet midis dy vendeve u fuqizuan në vazhdimësi, veçanërisht pasi ambasada e Izraelit u hap në Tiranë gati shtatë vjet më parë. Duke folur për zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura në Izrael më 9 prill të këtij viti, ambasadori vuri në dukje se si euforia për disa dhe depresioni për të tjerët në rezultatet e zgjedhjeve janë lënë mënjanë, dhe te izraelitët ka mbetur me diçka të jashtëzakonshme për t’u festuar nga të gjithë: demokracia e fortë e Izraelit zgjodhi udhëheqjen përsëri në mënyrë paqësore. Më tej, ai vuri në dukje se rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se kryeministri Benjamin Netanjahu mund të krijojë një qeveri me partnerë të njëjtë të koalicionit që ai kishte në mandatin e kaluar. Ambasadori Rodkin mbërriti në Shqipëri në vitin 2015 dhe, siç tha ai, ai pati privilegjin të vizitonte të gjitha anët e këtij vendi të mrekullueshëm. “Kudo që shkoj, në cilësinë time diplomatike apo si turist me familje dhe miq, ndjej një ndjenjë të sinqertë miqësie ndaj Izraelit”, rrëfeu i dërguari i lartë të Izraelit në Shqipëri në intervistën e mëposhtme: – Z. Ambasador, në radhë të parë, ju shpreh përgëzimet për zgjedhjet paqësore, të cilat u mbajtën më 9 prill të këtij viti në Izrael. Cilat janë pritjet e izraelitëve pas votimit që deklaroi si fituese Partinë Likud të Zotit Netanyahu? – Shtatëdhjetë e një vjet pas shpalljes së pavarësisë, Izraeli është një nga demokracitë më të vjetra të vazhdueshme në botë. Ai ka pasur një votim universal nga themelimi i tij dhe ka vazhduar të lulëzojë pa grushte ushtarake, luftëra civile, qeveri emergjente, pezullime të lirive themelore politike apo civile, ose anulimin e zgjedhjeve deri në ditët e sotme, duke mbijetuar madje edhe vrasjen e një kryeministri. Në të vërtetë, ka pak dhjetëra vende të tjera që kanë praktikuar demokraci të pandërprerë më shumë se Izraeli, por askush nuk e ka bërë këtë në kushtet e konfliktit të vazhdueshëm, luftërat e përsëritura në fronte të shumta, terrorizmin, valët e emigracionit në përmasa të pashembullta dhe një popullsi të gjerë gjuhësore, kombëtare, fetare dhe etnike. Në të vërtetë, ka pak duzina vendesh të tjera që kanë praktikuar demokraci të pandërprerë më shumë se Izraeli, por askush nuk e ka bërë këtë në kushtet e konfliktit të vazhdueshëm,

18 E diel, 21 PRILL 2019

Ambasadori Rodkin: Marrëdhëniet e Izraelit me Shqipërinë janë të forta

luftërat e përsëritura në fronte të shumta, terrorizmin, valët e emigracionit në përmasa të pashembullta dhe një popullsi të gjerë gjuhësore, kombëtare, fetare dhe etnike. Ndërsa euforia për disa dhe depresioni për të tjerët nga rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2019 bien, mbetemi me diçka të jashtëzakonshme për t’u festuar nga të gjithë: demokracia e fuqishme e Izraelit e zgjodhi udhëheqjen e saj përsëri në mënyrë paqësore. Sa i përket pritjeve të zgjedhësve, izraelitët para së gjithash kërkojnë sigurinë dhe stabilitetin, pasi ne jemi të rrethuar nga të gjitha anët nga kërcënimet në rritje të xhihadizmit radikal – Iranit, Hezbollahut në Liban, Hamasit dhe Vëllazërisë Myslimane në Gaza. Por, ashtu si në shoqëritë e tjera në të gjithë botën, izraelitët gjithashtu ballafaqohen me çështje të tilla si kostoja e lartë e jetesës dhe një mori e tërë çështjesh të tjera sociale, për të cilat ata do të prisin që qeveria e re të gjejë disa zgjidhje. – Pas fitores së partisë së tij, zoti Netanjahu ka deklaruar se ai ka ndërmend ta përfundojë detyrën shpejt në mënyrë që të krijojë një qeveri të qëndrueshme kombëtare. Sa i suksesshëm do të jetë ai, duke marrë parasysh rezultatin e ngushtë të zgjedhjeve, si dhe faktin se kjo është hera e tij e pestë si kryeministër? – Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se zoti Netanjahu mund të krijojë një qeveri me partnerë të njëjtë të koalicionit që ai kishte në mandatin e kaluar, siç deklaroi ai në fjalimin e tij të fitores. Ai gjithashtu mund

të formojë një “Qeveri Kombëtare të Unitetit” me partinë rivale kundërshtare “Blue dhe Bardhë”, e cila do të kishte një shumicë dërrmuese në parlament, por shumica e vëzhguesve e konsiderojnë një mundësi të tillë që të ketë një shans të pakët që të ndodhë. – Qytetarët arabë të Izraelit përfaqësojnë pothuajse një të pestën e 5.8 milionë votuesve të mundshëm të vendit, të cilët mund t’u japin katër partive arabe izraelite një rol të mundshëm “kingmejkëri”. Në këtë moment ka ndonjë mundësi që këto parti të mund të bashkohen me një koalicion qeverisës, edhe pse ata kurrë nuk e kanë bërë këtë më parë? – Anëtarët e Knesset (parlamentit) nga grupet minoritare në Izrael kanë shërbyer që nga formimi i Knessetit të parë në vitin 1949, si në partitë kombëtare kryesore ashtu edhe në partitë sektoriale që përfaqësojnë interesat specifike të komuniteteve të tyre. Teorikisht, skenari i partive arabe që bashkohen me koalicionin është e mundur, por ka shumë të ngjarë që ata të vendosin të mbeten në opozitë, pasi ka një hendek të gjerë ideologjik midis tyre dhe partisë Likud të Netanyahut. – Dhe, me që ra fjala, a votuan stafi i Ambasadës në Tiranë dhe izraelitët që banojnë në Shqipëri? – Në të vërtetë, të gjithë anëtarët e stafit të Ambasadës në Tiranë përmbushën me gëzim të drejtën e tyre demokratike, në një votim të hershëm rreth dhjetë ditë para

votimit kombëtar. Sipas ligjit izraelit, qytetarët privatë që jetojnë jashtë nuk mund të votojnë nëse nuk shkojnë në Izrael dhe janë të pranishëm në vend në ditën e zgjedhjeve, por ka një përjashtim për diplomatët, bashkëshortët e tyre dhe fëmijët e moshës 18-20 vjeç, të cilët mund të votojnë jashtë vendit. – Si vazhdim, a do të ketë ndryshime të reja në politikën e jashtme të Izraelit nën udhëheqjen e zotit Netanjahu? Çfarë mund të jetë e re në marrëdhëniet me vendet e rajonit, anëtarët e BE, Rusinë, Kinën dhe faktorët e tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë apo do të jetë vetëm një vazhdim i drejtimit të mëparshëm? – Izraeli mban marrëdhënie me shumicën e vendeve të botës. Politika jonë e jashtme është përshtatur për të çuar përpara paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë të menjëhershëm, duke siguruar sigurinë e vendit dhe duke promovuar bashkëpunimin me të gjitha kombet. Paralelisht, që nga themelimi i tij, Izraeli ka qenë i etur për të ndarë me aftësitë e komunitetit ndërkombëtar të nxjerra nga përvoja e tij e zhvillimit. Në bashkëpunim me ministritë qeveritare, si dhe institucionet profesionale dhe akademike, agjencia jonë e zhvillimit, MASHAV, punon në partneritet me vendet e botës në zhvillim dhe me ata që zbatojnë reforma për të ringjallur rritjen dhe krijimin e vendeve të punës, në tejkalimin e sfidave të tyre përkatëse. Natyrisht, politika e jashtme e qeverisë së jashtme të Izraelit do të vazhdojë në të njëjtin drejtim, duke zgjeruar lidhjet e saj me vendet me rëndësi strategjike, duke forcuar marrëdhëniet dhe duke identifikuar fusha të reja për bashkëpunim. – Shtetet e Bashkuara mbesin me sa duket mbështetësit më të vendosur të Izraelit. Dëshmi të mëtejshme për këtë është nënshkrimi nga Presidenti Donald Trump i një proklamate që njeh sovranitetin izraelit mbi lartësitë e Golanit. Më parë Trump vendosi të kalojë ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem. Si i vlerësoni këto lëvizje duke pasur parasysh faktin se këto hapa kritikë janë bërë në kundërshtim me konsensusin dërrmues ndërkombëtar? – Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndarë një lidhje unike që nga krijimi ynë në vitin 1948. Shtetet e Bashkuara, nën Presidentin Truman, ishin vendi i parë që njohu

Izraelin, vetëm 11 minuta pas themelimit të tij. Që atëherë, të dy vendet kanë zhvilluar një miqësi të qëndrueshme, bazuar kryesisht në një përkushtim të palëkundur ndaj vlerave të përbashkëta. Lidhjet tona të ngushta strategjike, ekonomike, politike dhe diplomatike nxisin paqen rajonale dhe rrisin sigurinë e të dy kombeve. Në të vërtetë, ne jemi shumë mirënjohës ndaj Presidentit Trump për vendimin e tij të Shteteve të Bashkuara për të njohur lartësitë e Golanit si territor sovran izraelit. Për të gjitha qëllimet dhe arsyet, ky territor ka qenë pjesë e Izraelit që nga viti 1967. Gjatë Luftës së Gjashtë-Ditëve, Izraeli mori kontrollin e lartësive të Golanit nga Siria si një masë e domosdoshme e vetëmbrojtjes për të siguruar mbijetesën e vendit. Nevojat e sigurisë të cilat kanë mandatuar që Izraeli të marrë lartësitë e Golan, 52 vjet më parë nuk janë më pak të rëndësishme se sot. Siria përdori gjeografinë strategjike të Golan në dy luftëra të ndara kundër Izraelit në të kaluarën. Sot, Irani dhe Hezbollahu, të dyja të cilët janë zotuar për shkatërrimin e Izraelit, përdorin territorin sirian si një front për dhunën kundër shtetit të Izraelit. Duke njohur sovranitetin e Izraelit mbi lartësitë e Golan, Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë për të siguruar aftësinë e aleatit të tij më të afërt rajonal për të mbrojtur veten. Shpresojmë që anëtarët e tjerë të bashkësisë ndërkombëtare do të ndjekin shembullin e Presidentit Trump. Ndërkohë, çfarë mund të thoni në nivelin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore midis Izraelit dhe Shqipërisë? A jeni të kënaqur me ecurinë e tyre? Në të vërtetë, marrëdhëniet tona kanë shkuar fuqizuar në vazhdimësi, veçanërisht pasi ambasada jonë rezidente u hap në Tiranë gati shtatë vjet më parë. Një përparim i rëndësishëm në marrëdhëniet tona ekonomike u shënua vitin e kaluar me futjen e fluturimeve të drejtpërdrejta midis Tel Avivit dhe Tiranës. Numri i vizitorëve izraelitë në Shqipëri arriti në 2018 një nivel të lartë, me rreth 15,000 qytetarë izraelitë që hynë në vend, një rritje prej 160% në krahasim me 2017. Këtë vit ne presim të regjistrojmë një tjetër shifër rekord, pasi fluturimet e drejtpërdrejta midis dy vendeve do të jenë më të shpeshta dhe do të funksionojnë gjatë një periudhe më të gjatë. Marrë me shkurtime nga “Albanian Daily News”


SHOWBIZ

19 E diel, 21 PRILL 2019

Hiti i Era Istrefit tashmë edhe në serialin e famshëm amerikan “Dynasty” Këngëtaret shqiptare vitet e fundit po pushtojnë skenat ndërkombëtare. Kjo nuk ndodh vetëm me emrat e njohur Rita Ora, Dua Lipa apo Ava Max, por edhe me Era Istrefin ndodhi e njëjta gjë. Tre vite më parë, Era publikoi këngën e saj ‘Bon Bon’, që u kthye menjëherë në hit dhe mund ta dëgjoje kudo, në çdo vend

të botës. Sot kënga ka plot 658,813,577 klikime në Youtube dhe ende dëgjohet në vende ku muzika ritmike dhe e mirë pëlqehet. Kënga ende sot kërcehet në studiot e kërcimit, në disco, club nate, video me tutorial të ndryshme etj.Në këtë rast ‘Bon Bon’ i kaloi kufijtë edhe këtë herë,

Fëmija i Meghan Markle dhe Princit Harry nuk do të ketë titull mbretëror Fëmijët i Meghan Markle dhe Princ Harry-t nuk do marrë automatikisht një titull mbretëror. Sipas një letre të lënë nga mbretit George V në vitin 1917, vetëm djali i madh, i

djalit më të madh të Princit të Uellsit (dmth. Princi George) ka të drejtën e titullit. Nipat e tjerë të Princit të Uellsit nuk e kanë këtë të drejtë. Por në dhjetor 2012 mbretëresha

lëshoi një urdhër të ri, ku thuhej se të gjithë fëmijët e William dhe Kate, dhe jo vetëm Princi George, do marrin titullin dhe do të quhen Princ dhe Princeshë. Por rregulli i ri nuk vlen dhe për fëmijët e princit Harry. Kështu, nëse foshnja e tij dhe e Meghan Markle është djalë, ai ka të ngjarë të emërohet si “Earl i Dumbarton” dhe nëse është vajzë, do të quhet “Lady”. Ndaj, fëmijët e Harryt dhe Meghan nuk do thirren ‘Lartësia juaj’ por do marrin titujt ‘Zotëri’ ose ‘Zonjë’. Është e mundur që Mbretëresha të lëshojë një urdhër të ri për fëmijën e princit Harry, por flitet se ai dhe Meghan e kanë refuzuar një gjë të tillë. Mbi të gjitha kemi parasysh se mbretëresha e lëshoi urdhrin e parë në dhjetor të vitit 2012 në dhjetor, pesë muaj përpara lindjes së Princeshës Charlotte. Meghan është në muajin e fundit të shtatzënise dhe nuk ka shumë gjasa që në një periudhë aq të shkurtër të nxirret një urdhër i ri.

Rita Ora bëhet pjesë e filmit të njohur të animuar Besojeni ose jo, por Rita Ora është bërë pjesë e filmit “Pokemon Detective Pikachu”, një rikthim i filmit të animuar. Këngëtarja shqiptare prezantoi këngën e re “Carry On”, të cilën e sjell në duet me DJ-in e njohur, Kygo dhe që njëherësh do të jetë kolona zanore e filmit që publikohet më 10 maj. “’Carry On’ me Kygo është publikuar! Kjo këngë është shumë e veçantë për mua dhe jam shumë e lumtur që të gjithë mund ta dëgjojnë më në fund. Është kaq e mahnitshme të shohësh Pokemon të vijë në jetë në ekranin e madh! Faleminderit shumë Rob Lettermen që më dhe mua dhe Kygo-s një mundësi të mahnitshme dhe lirinë kreative për ta bërë këtë këngë realitet. Unë jam shumë e lumtur që filmi Pokemon Detective Pikachu publikohet më 10 maj. Mezi pres që ta shikoni”, shkruan në postimin e saj Rita Ora. Kjo është një tjetër arritje për këngëtaren shqiptare, ndërsa 2019-ta është përfundimisht viti i rikthimit të personazheve tanë më të dashur nga filmat e animuar.

Adele i jep fund martesës me bashkëshortin Këngëtarja e njohur britanike Adele i ka dhënë fund martesës së saj me bashkëshortin Simon Konecki. Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja përmes një deklarate nga përfaqësuesit për shtyp të saj. “Adele dhe partneri i saj janë ndarë. Ata do ta rrisin djalin e tyre plot dashuri. Si gjithmonë Adele dhe Simon kërkojnë privatësi. Nuk do të ketë komente të mëtejshme,”-thuhet në deklaratë. Një lajm i tillë ka qarkulluar prej kohësh në media, por duket se vetëm tani këngëtarja e shumë hiteve ka vendosur ta ndajë me fansat e saj. Adele dhe Konecki janë lidhur që në vitin 2011 dhe në 2012 sollën në jetë djalin e tyre Angelo.

Ish-bashkëshorti i Monica Belluccit bëhet baba për herë të tretë Aktori i njohur francez Vincent Cassel është bërë baba për herë të tretë me bashkëshorten e tij 21-vjeçare Tina Kunakey. Aktori 52-vjeçar ka publikuar në Instagramin e tij këtë lajm duke ndarë gjithashtu edhe emrin e të voglës për ndjekësit e tij, i cili është Amazonie. Ajo është vajza e tretë për aktorin pas dy vajzave që ka me ish-bashkëshorten aktoren Monica Bellucci. Pas vetëm 4 muaj martese me Kunakey, ata bënë të ditur se ajo ishte në pritje të ëmbël. Me aktoren e njohur Bellucci, Caseel është ndarë në vitin 2013.


SPORT

20

E diel, 21 PRILL 2019

Skuadra verilindore fitoi 2-0, me dy gola të shënuar nga ish-sulmuesi i Luftëtarit

Shkurtaj i rikthen Tiranës makthet e rënies nga kategoria

TË KUQTË

Partizani ndalet në Fushë-Krujë, nuk u mjafton Mensah

Nga Rozalb Lika

N

ëstadiumineboshatisur të “Selman Stermasit”, te Tirana ndihet sërish ankthi dhe rreziku i rënies nga Superioria. Kukësi dje i ka shkaktuar një tjetër humbje 2-0, duke rihapur edhe një herë garën për ekipin që do të shoqërojë Kamzën në Kategorinë e Parë. 24-herë kampionët e Shqipërisë ata që kishin rastin më flagrant për të kaluar të parët në avantazh, kur në të 30-n, Hoxhallari kroson saktë në zonë, Ngoo shërben një asist perfekt për Hasanin që i vetëm përballë portierit Frashëri dërgon topin jashtë kuadratit. Vetëm 3 minuta më pas, një gafë dhe përgjumje e Dokës në zonë, i ka kushtuar shtrenjtë Tiranës, me Shkurtajn që me portën e boshatisur ka dërguar topin në rrjetë, për të t’i dhënë Kukësit epërsinë. Pikërisht kur pritej vërshëllima e arbitrit për përfundimin e pjesës së parë, Hoxhallari ekzekuton një goditje dënimi dhe

shënjestron portën, por topi i devijuar nga Frashëri godet traversën. Duket se avantazhi me një gol nuk ka mjaftuar për të konsoliduar qetësinë brenda kampit verilindor, me William dhe Rroca që debatojnë e gati nuk kapen fizikisht gjatë rrugës për në dhomat e zhveshjes. Pavarësisht ndryshimeve te Tirana, bardheblutë nuk

KATEGORIA SUPERIORE

Laçi mund Skënderbeun, Flamurtari dhe Luftëtari bëjnë “paqe”

L

açi është rikthyer te fitoret pas dy humbjeve radhazi, pasi mposhti Skënderbeun me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të shënuar nga shkodrani Ndriçim Shtubina, në pjesën e parë të takimit. Në përballjen direkte për një vend në Europë, ishin bardhezinjtë që festuan në fund, duke marrë 3 pikët në një sfidë, ku korçarët bënë mjaft mirë, por gjetën përballë një portier si Gentjan Selmani, që ishte i pakalueshëm. Gardiani i kurbinasve, përveç pritjeve të shumta shpëtimtare, arriti të ndalë edhe një 11-metërsh, të cilin e fitoi Vangjeli dhe e ekzekutoi Dejvi Bregu. Me këtë fitore, Laçi parakalon Skënderbeun në renditje dhe shkon në vendin e pestë, në kuotën e 44 pikëve, një më shumë se skuadra korçare. Luftëtari arriti të marrë një barazim 1-1 në transfertën vlonjate përballë Flamurtarit, duke shtuar edhe një pikë në tabelën e renditjes, mjaft e vlefshme sa i përket misionit të mbijetesës. Në stadiumin “Flamurtari” u zhvillua një 90-minutësh spektakolar, me vlonjatët që kaluan të parët në avantazh, pas një goli të shënuar nga sulmuesi Andi Ribaj, në fillim të pjesës së dytë. Megjithatë gjirokastritët e Ahmatajt nuk u dorëzuan dhe arritën të rikthejnë baraspeshën në minutën e 89-të, me anë të sulmuesit Realdo Fili, duke u kthyer në shtëpi me një pikë më shumë në renditje.

mundën dot të bënin asgjë për të barazuar shifrat, përkundrazi, me mbrojtjen në një ditë të tmerrshme kanë pësuar golin e dytë në minutën e 4-të shtesë, sërish me të njëjtin protagonist, Shkurtaj, i cili lëviz mjaft mirë në zonë duka arritur që të shënojë golin e dytë personal. Pas kësaj disfate, në kuotën e 36 pikëve dhe me 6 ndeshje të

mbetura deri në përfundim të kampionatit, Tirana ndjen presionin e Kastriotit që ndodhet në vend të parafundit të klasifikimit, me vetëm pesë pikë më pak se bardheblutë. Kukësi ndërkohë pavarësisht ndalesës së Partizanit, mbetet 10 pikë larg nga vendi i parë dhe duket se do ta mbyllë në këtë pozicion këtë sezon kampionatin.

Partizani nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës ndaj Kastriotit. “Të kuqtë” kaluan të parët në avantazh në minutën e 55-të, me anë të Mensah, që shfrytëzoi një top të ardhur në zonë pas një goditjeje dënimi. Megjithatë reagimi i krutanëve ishte i menjëhershëm, pasi në minutën e 57-të, pas një topi të mbetur në zonë, Shehu gjuajti, duke e dërguar sferën në rrjetë dhe duke rikthyer baraspeshën. Vetëm një minutë më vonë, gjërat u komplikuan edhe më shumë për Partizanin, pasi Lum Rexhepi mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën për më shumë se 30 minuta, me një lojtar më pak. Kastrioti u mundua të përfitojë nga epërsia numerike, për të shënuar golin e fitore, por nuk ia doli të mposhtë për herë të dytë Alban Hoxhën dhe të marrë 3 pikët aq të domosdoshme për mbijetesën. Ky rezultat, më shumë se i shërben Partizanit, u prish punë krutanëve, të cilët do të ishin afruar edhe më shumë me Tiranën me një sukses të mundshëm.

TRAJNERI

Gega: Fusha në gjendje skandaloze, Rexhepit i “tërhoqa veshin” T

rajneri i Partizanit, Skënder Gega ka fajësuar fushën e lojës në Krujë për barazimin e ditës së sotme 1-1, që nuk i jep ende matematikisht titullin kampion. “Ishte një fushë skandaloze sa i takon cilësisë, që na pengoi shumë të bënim lojën tonë. Tifozët u sollën mirë, ambienti ishte i mirë, është gjynah të ankohemi. Kjo ndeshje i pati të gjithë elementët për të qenë në tension. U ndëshkuam dhe mbetëm me 10 vetë në pjesën e dytë dhe e keqja është se do të kemi shumë mungesa në ndeshjen e radhës. Jemi besimplotë se gjërat do të shkojnë mirë. Atmosfera e titullit? Unë personalisht, por edhe drejtori, jemi takuar me presidentin Demi dhe nuk kemi asnjë plan afatshkurtër. Jemi munduar t’i mbajmë lojtarët në ritëm, në stërvitje. Të kemi një shembull të mirë, t’i marrim ndeshjet seriozisht.

Mendojmë vetëm për Laçin. Fusha nuk të lë të interpretosh lojën. Të vish dhe të gjesh gropa te 5-metëshi, është e vështirë. Jam i kënaqur nga Atanda dhe shumë i kënaqur me Kalarin, pasi na ndihmoi. Do të shohim se cila do të jetë zgjedhja më e mirë për ndeshjen me Laçin. Donin t’i jepnim një asist vetes, doja 3 pikët personalisht. Nuk kemi punuar për njeri dhe

nuk do të punojmë për njeri. Ndonjëherë ndodh që me atë që ti bën, i jep një shans një ekipi tjetër. Ne duam fitoret, kush përfiton nga këto fitore, është diçka që nuk na takon ne. Rexhepi? Ia tërhoqa vëmendjen që te kartoni i parë i verdhë, që ishte i panevojshëm. Nuk ishte faull i rëndë. Por mos t’i kthehemi arbitrimit, sepse janë ata që vendosin”, deklaroi Gega.


SPORT

21

E diel, 21 PRILL 2019

Bardhezinjtë vijojnë që të dominojnë në Itali duke harruar eliminimin në Champions League

Juventus mund Fiorentinën dhe feston titullin e 8-të radhazi

GJERMANI

Bayernit i mjafton Sule për të mundur Werder Bremen Bayerni Munich hedh një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion, pasi ka fituar me shumë vështirësi 1-0 në duelin ndaj Ëerder Bremen. Skuadra e Niko Kovac vuajti shumë për të gjetur rrugën e rrjetës, teksa i avantazhi edhe dalja me karton të kuq disa minuta nga fillimi i pjesës së dytë i Milos Veljkovic. Në minutën e 75-të, mbrojtësi Sule del në ndihmë të skuadrës në sulm dhe me një goditje të fortë në hyrje të zonës, arrin që të mposhtë portierin Pavlenka, i cili u penalizua edhe nga një devijim i topit. Rashica e nisi ndeshjen nga minuta e parë, dhe u zëvendësua në të 73-n, për t’i lënë vend Osaos. Bayerni ruan kryesimin me 70 pikë, 4 më shumë se Dortmundi që luan ndeshjen ndaj Freiburgut. Në sfidat e tjera Augsburgu mposhti me goleadë Stuttgartin, duke i shënuar plot 6 gola, ndërsa Leverkuseni u rikthye te suksesi ndaj Nurnbergut, ku triumfoi me rezultatin 2-0 dhe Mainzi mposhti Dusseldorfin 3-1.

PREMIER LEAGUE

City hakmerret në kampionat ndaj Tottenham, i falet talentit Foden

J

uventus ka harruar shumë shpejt eliminimin në Champions League ndaj Ajax, duke siguruar matematikisht titullin e 35 në Seria A (37 sipas klubit) dhe i 8-ti radhazi, duke vendosur rekord, pasi asnjë skuadër më parë nuk ka fituar kaq shumë kampionate radhazi. Bardhezinjtë triumfuan 2-1 ndaj Fiorentinës në stadiumin “Allianz Stadium”, por ka shtyrë festën për në javën e parafundit, ku edhe do u dorëzohet titulli kampion. Sfida në fakt nuk nisi aspak mirë për ekipin e drejtuar nga Massimiliano Allegrit që vuan shumë në minutat e para, teksa dukej se vuante ende eliminimin në çerekfinalet e Ligës

së Kampionëve. Vjollcët kaluan në avantazh që në minutën e 6-të me Milenkovic, i cili shfrytëzoi më së miri një përgjumje të vendasve në prapavijë. Disa minuta më pas M i r a l l a s s kërcënoi portën e torinezëve me një goditje në hyrje të zonës, ndërkohë që Federico Chiesa tronditi shtyllën në minutën e 35-të. Dy minuta pas këtij rasti, bardhezinjtë gjetën golin e barazimit me Alax Sandron, i cili shënoi me kokë në një pozicion të prirët pas një goditje nga këndi të ekzekutuar nga Pjanic. Emocionet në pjesën e parë nuk morën fund këtu, pasi Chiesa goditi për herë të dytë shtyllën me një goditje

shumë të bukur, që këtë herë u përplas në traversë. Juventus hyri në fushë me një tjetër ritëm në pjesën e dytë, teksa do të shpërbleheshin menjëherë me golin e avantazhit. Ronaldo pas një aksioni në krahun e djathtë të zonës, detyroi mbrojtësin Pezella që ta devijonte në rrejtën e portës së tij. Skuadra torineze provoi që të shënonte edhe një gol tjetër për të siguruar 3 pikët, por Lafont tregoi reflekset e tij në një goditje nga distanca të Pjanic. Skuadra bardhezi në këtë mënyrë siguron titullin kampion 5 javë nga fundi duke barazuar rekordin e Interit, ndërkohë që ky është padyshim një nga titujt më të lehtë të fituar, duke parë konkurrencën e pakët.

Manchester City ka fituar 1-0 në përballjen me Tottenham, katër ditë pas atij eliminimi që “Gjelat” iu bënë në Champions League. Sfida nisi me ritme të larta, pasi do të zhbllokohej shumë shpejtë. Ishte i riu Phil Foden që shënoi në minutën 5-të, pas një pasimi me kokë nga Aguero. Me këtë gol, 18-vjeçari ka hyrë në historinë e klubit, duke u bërë lojtari më i ri që ka shënuar në Premier League. Ndërsa në minutën 38-të ishte Kevin De Bruyne që la fushën pas një dëmtimi në gju. Një sezon i shkuar dëm për belgun që më shumë ka qëndruar jashtë fushe i dëmtuar. Rezultati mbeti i pandryshuar në 45 minutat e dyta, teksa City dominoi në qarkullim topi dhe pati edhe disa mundësi shënimi, por nuk u treguan të saktë në finalizimin e aksioneve të tyre. Me këtë fitore Manchester City ngjitet në vend të parë me 86 pikë, 1 më shumë se Liverpool, që luan të dielën ndaj Cardiff. Ndërkohë Tottenham mbetet në vend të tretë me 67 pikë, 1 më shumë se Arsenal dhe Chelsea.

BARDHEKALTRIT

Lazio mundet nga vendi i fundit dhe Milani ngec edhe ndaj Parmës, e ndëshkon “perla” e Bruno Alves i jep fund shpresave për Champions SERIA A

M

ilani bën një tjetër hap fals në objektivin për të arritur në zonën Champions. Kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në transfertën e Tardinit që rezultoi më e ndërlikuar se sa ishte menduar për ekipin milanez. Pas një pjese të parë me shumë pak raste shënimi, në fraksionin e dytë Gattuso hedhë në fushë një ekip më këmbëngulës. Në pjesën e dytë ai bën ndryshime, jashtë Bakayoko dhe Conti, për të hedhur në fushë Cutrone dhe Castillejo. Ky i fundit pas tre minutash në fushë shënoi golin e avantazhit. Susso krosoi në zonë nga krahu i djathtë, atje ku spanjolli e devijoi me kokë në rrjetë, duke befasuar portierin Sepe. Pas 4 minutash ishte Patrick Cutrone që shënoi golin e dytë, por arbitri anësor dhe VAR e anuluan për pozicion jashtë loje të Piatek në nisje të aksionit. Reagimi i Parmës ishte shumë i mirë, duke goditur fillimisht shtyllën, ndërkohë tre minuta nga fundi i kohës së rregullt do të vinte edhe barazimi.

Bruno Alves ekzekutoi në perfeksion një goditje dënimi, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Donnarumma, i cili e shoqëroi me sy topin në rrjetë. Deri në fundin e kohës së rregullt rezultati nuk do të ndryshonte, me Milanin që ndërlinkon pozitën e saj në luftën për një vend në zonën Champions, ndërkohë që Parma duket se e ka siguruar mbijetesën në elitën e futbollit italian.

Lacio shkakton “vetëvrasje” dhe humb në shtëpi me Chievo e fundit dhe e rënë matematikisht nga kategoria. Një ndeshje ku fitorja nuk duhej diskutuar, por që fillon keq me përjashtimin e “yllit” serb Milinkovic Savic me karton të kuq direkt në minutën e 34t. Gjithsesi, diferenca teknika do të kishte mundësuar një fitore për kryeqytetasit, por një “dush i ftohtë” erdhi nga goli i 18 vjeçarit Emanuel Vignato, i pasuar gjashtë minuta më vonë nga goli i finlandezit me origjinë shqiptare Përparim Hetemaj, që realizon në portën e mbrojtur nga portieri i Kombëtares Strakosha. Goli i Felipe Caicedo për Lacion në minutën e 67-të nuk i mjaftoi Lacios për të shmangur humbjen, duke e penalizuar ndoshta përfundimisht për të marrë një vend në Champions League.


FORUM

22 E diel, 21 PRILL 2019

“Kafe e hidhur”, libri i parë në shqip nga autorja italiane “Kafe e hidhur” është një nga romanet më të bukur të Simonetta Agnello Hornby-t. Autorja Simonetta Agnello Hornby erdhi në Tiranë për prezantimin e romanit “Kafe e hidhur”, i cili sapo është hedhur në treg për lexuesin shqiptar. Në ambjentet e bibliotekës COD autorja rrëfeu në takimin me studentë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe nxënës të shkollës së mesme “Asim Vokshi” autorja diskutoi rreth librit dhe procesit të shkrimit letrar. “Të shkruash do të thotë të përcjellësh mesazhe. Unë jam nga autoret që ‘hakmarrjen’ ndaj padrejtësive e hedh në letër. Disa herë u jam drejtuar njerëzve me pushtet: Ti do të jesh personazh im i radhës”, tha autorja Hornby. Botuar në shqip nga botimet Dudaj dhe përkthyer nga Adrian Beshaj

Filmi i metrazhit të shkurtë “The Van” me regji të Erenik Beqirit është përzgjedhur në konkurrencë zyrtare në Festivalin e Filmit në Cannes, një ndër festivalet më prestigjioze në botë.Ky film i metrazhit të shkurtër më kooproduksion mes Shqipërisë dhe Francës është përzgjedhë në mesin e 11 filmave në këtë kategori. Për këtë emocion të përzgjedhjes zyrtare të këtij filmi të metrazhit të shkurtë është shprehur edhe njëri nga aktorët kryesorë të këtij filmi, i cili ka thënë se kjo është ndjesia më e mirë që mund ti ndodhë një aktori. “Fillimisht dua të theksoj që jam shumë i lumtur që jemi pjesë e Festivalit prestigjioz të Cannes…, është gjëja më e mirë që mund ti ndodh një aktori. Falenderoj regjisorin që me dha mundësië të jem ndër rolet kryesore në këtë film dhe puna jonë të prezantohet në këtë festival të madh”, ka thënë Afrim Mucaj, i cili ka thënë se për rolin e tij ka punuar një kohë të gjatë më Erenik Beqirin, dhe sipas tij, ka qenë një përkushtim i jashtëzakonshëm. “Është bërë një punë e madhe dhe jam i lumtur që po shpërblehemi në këtë formë”, ka thënë Mucaj. Me role kryesore në këtë film janë aktorët: Phenix Brossard , Arben Bajraktaraj dhe Afrim Mucaj.

ku është një roman hulumtues që sjell dëshmi historike të kohës. Një histori e zjarrtë dashurie që mbulon më shumë se njëzet vjet takimesh, ndarjesh, kuvendesh të fshehta në pritje të një një paqeje të

re. “Kafe e hidhur” është libri i parë në shqip i shkrimtares mjaft të dashur italiane Simonetta Agnello Hornby. Ka vetëm pak ditë që romani është në duart e lexuesve shqiptarë.

“Prapaskena e fatit” mirëpritet nga publiku berates Mbrëmjen e së premtes për publikun beratas u shfaq nata e parë e komedisë muzikore “Prapaskena e fatit” me autorin dhe aktorin Herion Mustafaraj, në Qendrën Kulturore “Margarita Tutulani”. Emocionet e kësaj komedie dhe mjeshtëria e fjalës artistike ngritën peshën emocionet e spektatorëve të pran-

Festivali i Cannes hapë portën për regjisorin shqiptar

ishëm në sallë. Kjo komedi përcolli tek publiku jo vetëm pjesë komike, por dhe mesazhe për shoqërinë. Kjo është një shfaqje shumë e ngrohtë, me një fill tragjik brenda, por në thelb është komedi argëtuese muzikore, dhe trajton gjëra të cilat vetë shqiptarët i kanë kaluar qoftë në vitet 90, por edhe tani. Kjo kome-

di i flet brezit të ri dhe të vjetër. Në qendër të veprës është xha Fati, personazh shqiptar i emigruar në Amerikë, i cili që në fëmijëri ka ëndërruar muzikën dhe të jetë artist, por shanset kanë qenë të pakta për tu bërë. Ai ka luftuar që ëndrrat e tij të jenë realitet, dhe ka kaluar shumë peripeci gjersa ai vendos të emigrojë në Amerikë. Muzika është e bazuar në pjesë të njohur dhe luhet live në skenë. Në interpretim e sipër aktori Mustafaraj, luan live në piano, në kitarë dhe trompë. Mes dy botëve të ndryshme Shqipërisë dhe Amerikës, xha Fati gjen probleme të njëjta sociale e shoqërore. Xha Fati i inspiruar nga pasioni i tij i hershëm për t’u bërë artist, rinohet në skenë duke sfiduar jetën. Kjo komedi, përcjell për publikun mesazhin që nuk ka njeri dështak nëse provon.

De Niro: Trump, aspirant për gangster Robert De Niro ka kritikuar sërish Donald Trumpin, duke e quajtur presidentin amerikan një humbës të madh dhe aspirant për gangster. Aktori është përfshirë në një mosmarrëveshje të hershme me Trumpin, e pati folur kundër tij edhe në ceremoninë e çmimeve “Tony”, vitin e kaluar. Trump iu kundërpërgjigj, duke thënë se De Niro ishte një individ me koefiçent inteligjence shumë të ulët. Por, të premten në mbrëmje, De Niro tha në një emision televiziv se ishte përpjekur t’i jepte një mundësi Trumpit. “Unë i dhashë atij një mundësi, e këtë e bëj me të gjithë. Por, ky njeri ka provuar tashmë se është një humbës i madh”, tha De Niro. Robert De Niro është një nga aktorët më të adhuruar të gjeneratës së tij, me dy çmime “Oscar” për rolet në filmat “The Godfather” dhe “Raging Bull”. Ai do të rikthehet në zhanrin e gangsterëve për “The Irishman” në “Netflix”, që do ta bashkojë me regjisorin Martin Scorsese. I pyetur nga moderatori, se përse audiencat janë kaq të dashuruara me këtë zhanër, ai u përgjigj: “Njerëzit i pëlqejnë temat e të qenit jashtë ligji, por për të ardhur keq është se ne tani kemi një aspirant për gangster në Shtëpinë e Bardhë”.

Kompozimet e Memli Kelmendit, në ansamblin francez “Sottovoce Ensemble” Dy kompozime të Memli Kelmendit “Agnus Dei” dhe “Silentium Est Pax” do interpretohen për të dytën herë në Francë, më datë 28 prill nga ansambli “Sottovoce Ensemble”. Veprat janë edhe pjesë e disqeve të ansamblit francez “Sottovoce Ensemble”. “Rikujtoj që të dy veprat e mia tashmë janë pjesë e repertorit dhe tashmë janë po ashtu të publikuara në CD-të e këtij ansambli në Francë, vepra “Silentium Est Pax”, i dedikohet këtij ansambli vokal që njihet për interpretimin e veprave muzikore që nga periudha e Barokut gjerë

tek muzika bashkëkohore”, shprehet Kelmendi. Kelmendi numëron një repertor të pasur sa i përket kompozimit të veprave, ku shumë prej tyre janë luajtur në vende të ndryshme të botës.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 2. Mjet fluturimi, si rruzull i madh, i mbushur me gaz më të lehtë se ajri, që ngrihet e qëndron për një kohë të gjatë lart në hapësirë 7. Bimë e vendeve të nxehta, përdoret në sferën e sportit për vitetit e saja elastike dhe rezistente 9. Partia Bashkimi Liberal Demokrat 11. Bishtajat dhe kokrrat e kësaj bime, përdoren për ushqim 14. Tokë e rrahur ose e ngjeshur me këmbë nga të ecurit 15. Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim 16. Mënyrë veprimi, sjelljeje, shprehi, ose ... 18. Vendoset pas njëshit për ta bërë dhjetë. 20. Shkrimtari, publicisti dhe skenaristi shqiptar Neshat ... 21. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 22. Eshtë komunë, shtrihet në pjesën perëndimore të Kosovës, me territor 86,2 km², kufizohet me komunën Deçan 26. Djali kundrejt prindërve të vet është tamam ashtu 29. Ajri i pastër mbi retë; hapësira qiellore 30. Quhet femra e cjapit 32. Falje a ulje e dënimeve të dhëna nga gjyqi, që shpallet nga pushteti ligjvënës 34. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 35. I tregoj lexuesit burimin nga janë marrë të dhënat e një shkrimi 37. Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trup të madh e të rëndë, të mbuluar me qime të ashpra, me ngjyrë të murrme a të bardhë 38. Njësi artilerie që përbëhet prej disa togash, ose ajo e makinës 39. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian 41. Mjet lufte që shërben për të sulmuar a për t'u mbrojtur 43. Çarls ... (12 Shkurt 1809-19 Prill 1882) natyralist anglez, pjestar i Royal Society, themeloi teorinë e evolucionit 46. Stërvitje rreshtore 48. Eshtë ajo lagje në të hyrë të Shkodrës që u ndërtua i gjith pas tërmetit të vitit 1979 50. Yndyrë, tërësia e tyre 52. Eshtë i tillë ai i hedhurinave, i basketbollit, etj 53. Organizata Botërore e Shëndetësisë 55. Shtet, i cili gjendet gjendet në pjesën verilindore të kontinentit Amerikano-Jugor 57. Ne e kemi kryeministër, në Gjermani dhe Austri e njohim me këtë emër 60. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 61. Ashtu është ai që nuk duhet t'i zihet besë 63. Ashtu quhen formacionet e rrjeshtura në formë katror, gjatë një parakalimi 65. Me kryeqytet Madridi. Në perëndim të saj ndodhet Portugalia, në jug Gjibraltari dhe Maroku. Më bjeshkët e pirenejtë në veri kufizohet me Francën dhe principaten e Andorrës 67. Lum që lag Shkodrën 70. I ditëve tona, i kohës sonë, i sotëm, i tanishëm

E diel, 21 PRILL 2019

Nga Albert VATAJ

72. Shtresë e hollë brumi në trajtë të rrumbullakët, që është hapur e është holluar me petës 73. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 75. Që është lënë i lirë, pa fre; i shpenguar, që nuk ka ndonjë pengesë 76. Aktori amerikan i mbi 100 filmave ... Cooper, lindur më 7 maj 1901 në Helena, Montana, SHBA; vdiq më 13 maj 1961 në Beverly Hills, Kaliforni 79. James ... ishte evropiani i parë që zbuloi ishujt Hawaii, të cilët i emëroi "Ishujt Sanduiç" 81. Partia Socialiste e Moderuar 83. Ashtu i themi diçkaje që të ngjall frikë të madhe, të tmerron 84. Popull e ..., shprehje e hershme 85. Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim 86. Dëshirë për të ngrënë, oreks 88. Zakonisht statusi civil që merr një person që flet shumë e pa pushim 90. Të qenët i paanshëm në vështrimin dhe vlerësimin e gjërave 93. Ushtar i një legjioni në disa vende të Evropës gjatë sundimit romak 96. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 97. Më 6 mars 1853 në Venedik u mbajt premiera e Operës "La Traviata" të Giuseppe ... 99. Fushë a shesh i madh me bar, pa drurë e shkurre 101. Pije e fortë alkoolike, që nxirret nga distilimi i verës së rrushit, ai "Skënderbej" është

Korçës 103. Aleanca Kuq e Zi 104. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 107. Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar 109. Shqipëria e tillë, ka qënë dhe është ëndërr e nacionalistëve 110. Urdhërpagesë e shkruar sipas një modeli të caktuar. Ai i bardhi ishte i famshëm 111. Përdoret për të mbartur të sëmurët ose të plagosurit VERTIKALISHT 1. Copë letre, e cila ka një vlerë të caktuar për të blerë ose për të marrë diçka; latë 3. "... dhe seleksionimi natyror", kjo ishte idea revolucionare e Çarls Darvinit 4. Kirkizia ka atë monedhën e saj 5. Një dhoj kërpurdhe që është shumë e kushtueshme 6. Koha pas ngrënies së drekës deri në mbrëmje ose pas mesditës; pasdite 7. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 8. Gjarpër i trashë dhe i gjatë, me trup të fuqishëm 9. Kompozitori i famshëm francez Georges ... 10. Tërësia e njohurive pak a shumë sistematike, që dikush ka përvetësuar në një fushë të caktuar 12. Rrymë politike e shoqërore oportuniste mikroborgjeze, që nuk pranon asnjë lloj autoriteti, organizimi e disipline 13. Grackë për të zënë zogj, me një rrasë të mbështetur mbi kunja të hollë

17. Enë që përdoret për mbartjen e ujit në tryezën e bukës, kanë 19. Pjesa e padobishme e ushqimit, që njeriu e nxjerr jashtë nëpërmjet zorrës së trashë, jashtëqitje 23. Korporata Ndërkombëtare Financiare 24. Glistër, krimb shiu. Përdoret si karrem për peshkim 25. Paula ... më 17 janar 1998 akuzoi presidentin Bill Clinton për ngacmime seksuale 27. Luigj Gurakuqi (18791925), hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së ... më 1912, poet, pedagog, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet 28. Që është me teka; që kërkon t'i plotësohet çdo trill i vet, tekanjoz 30. Grindje e mosmarrëveshje ndërmjet dy a me shumë njerëzve; sherr 31. Ka atë emër përfaqësia e atyre që kryejnë shërbime dhe kanë detyrime fetare 33. Anije e madhe për udhëtarë dhe për mbartur mallra në rrugë të largëta 34. Astrid ... (14 nëntor 1907-28 janar 2002), shkrimtare suedeze, në shqip e njohim me "Pipi Çorapegjata" 36. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 40. Kafshë njëthundrake, përfohet nga kryqëzimi i pelës me gomarin, përdoret si kafshë shtëpiake në zonat e thyera 42. Dukatasi i penës, Skënder ... (2 mars 1936-4 shkurt 2013) 44. E vendos dikë a diçka në një vend

66. Masë ajri që mbështjell Tokën dhe disa trupa të tjerë qiellorë 67. I jap fuqi e gjallëri dikujt, ia përtërij trupin a shëndetin, e gjallëroj shpirtërisht, ose... 68. Frank, ditari i së cilës u bë një nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve 69. Eshtë i tillë motivi kryesor i përsëritur, në një vepër muzikore, të madhe kur nis një akt 71. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 74. Kur diçkasë i shkojmë përsipër me diçka, çfarë bëj, e ... 76. Bardhosh ..., veprimtar, atdhetar shqiptar, vdiq më 17 janar 1982 77. Astrit ... u lind në Elbasan në vitin 1948. Aktor i njohur, një nga figurat më të rëndësishme të "Teatrit Skampa" të Elbasanit 78. Pjesë e pandryshueshme e ligjëratës që lidh dy gjymtyrë fjalie 80. Bishti i penës për të shkruar 82. ... Grameno, lindi në Korçë, (1871-1931), ishte publicist i shquar, shkrimtar dhe veprimtar i lëvizjes patriotike e demokratike 83. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 86. Organizëm mikroskopik, njëqelizor, gjendet në ujë, ajër, tokë e në qenie të gjalla, shkakton sëmundje të ndryshme, bakter 87. Kaloj natën ose rri për ca ditë diku si mysafir; banoj, fle përkohësisht 89. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 91. Kur zbardh dita dhe mëngjezi merr edhe atë emër 92. Gjendja e atmosferës në një kohë e në një vend të caktuar 93. Njoftim i shkurtër që ia japim dikujt me gojë ose me shkrim për një ngjarje të re 94. Një lopë e murrme në të zezë, quhet ashtu 95. Partia Levizja e Legalitetit 96. Ajo është sharrë e madhe dore, me dy doreza, që përdoret nga dy veta 98. I sëmurë me temperaturë, rrahje të dentura pulsi, të dridhura 100. Rruga e njeriut është nga djepi në ... 102. Vendi ku lidhen dy eshtra, nyja e eshtrave 105. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 106. Dakord në gjuhë universale 107. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 108. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën

45. Neritan... i arkeologjisë dhe i politikës 47. Aty ndizet zjarri brenda shtëpisë, por moderniteti e ka futur edhe si tendencë 49. Fjalë që shqiptojmë kur thërresim dikë ose kur na flet dikush në telefon 51. Poeti i mirënjohur, Ndoc ..., pavarësisht se ai lindi në Shkodër, ai u njoh si poet lezhian 54. Gjeorgjia e ka atë monedhën e saj 56. Zbrazët, pa njeri a pa gjë tjetër brenda 57. Peshk i madh i ujërave të ëmbla. Shkodra e ka emblemë të traditës së saj në kulinari 58. Fëmijë mashkull deri në moshën e pjekurisë; djalë i vogël 59. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 62. Humnerë, hon 64. Bulmet që bëhet duke zënë qumështin me mullëz a me maja dhe duke e kulluar në napë 65. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 1

2

L

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

3

4

B

B

O

R

A L

5

O S

10 14

15

16

A M F

I

T E

A T

6

F

H

P

L

8

E

U

12

O C

17

K

B E

G A

H

N

N

T

A

I

R

D

P K E

L

L

A

U

E

N

O

K T

E T

R R

V

U

K

R

O V

24

P

27

G

E

31

U S

H T

A

V D

A

28

P R

K A K

L

E

B

A

E

P

T

E N

37

O

C

D O

H E

K 50

54

M

O

E

R

S

K

¸

O

L

N A

V

B

L F

A B

E T

R

O

62

R

E

K

N

63

M I

D

A

N ¸

P

L

Z

L

V

64

E Z

E

M E

65

I

A

L

R

A L

K

R

E

D

T

N

61

G

P

S

A

B

E T

U

T

J

A

R

C

67

E

S V

57

A

66

P

E

49 53

I

60

D

I

A M A N

52

K

59

A

M Y R

48

A G

56

D

58

E T

E

L 47

D R

51

M T

55

V

D 44

46

N

G

A

M E

R

45

P

L

N

A S

41

E N

43

M R

O

36

B

U D

42

O

O J R

35

A J

U

29

40

A N

L 33

39

Z G

V

C O 26

32

34

I 38

E

25

A

30

D

21

R V E

R

23

M

E

19

I

T I

20

B 22

9

A A R

13

R 18

B

E R

7

U K

11

F

68

K I

˙

69

H

H

L A

Z

I

E

70 74

B

U M

75

76

L U

A 80

77

C O

V A

S

L

N G

¸

78

E

K

R O

73

N

P

P

T

A

R

J

E

79

R

W

O

K

H

R

A U

Z O

A 83

84

85

K L

O

90

P

P

72

M I

81

U 82

H

A

71

L L

86

L ¸

87

M

A

88

89

M B

A L

A Z

H

91

A

˙

E

L A

G

E

E

K M I

U

92

¸ 98

99

P

A

93

A S

S

95

L T

S

E

L

I

94

K U

I

V

I

96

O J

97

A

P

S

100

K O

M P

E N

S

A

T ¸

A

A

G

A T

E N

T A

T

101

A

R

102

J

E

O

A

103

O K

104

L I

R

E

I

105

K

N

O R

I

106

107

F

Z A

T A

N

109

I

F

112

L

V

M

115

V

G

L 116

¸

R

T E

T I

D I

R

D

O

K Z

O T

P

I 119

R

120

R

E

U

E

118

B

R

114

117

M

O K

111

O R

113

M U E

P

¸ 110

N

T 108

N

A J

N

K

A P

121

I

K

I

D E

G J

O J

U

S


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E diel, 21 PRILL 2019

Presidenti Meta uron Pashkët: Vlerat e kombit triumfojnë mbi egon dhe interesat personale P

residenti i Republikës Ilir Meta ka uruar gjithë sh qiptarët festën e Pashkëve. Kreu i shtetit në mesazhin e tij shkruan se kjo ditë e shenjtë na ofron sërish mundësinë që secili prej nesh të përmbushë detyrat e përgjegjësitë e veta, jo vetëm para Zotit, por edhe ndaj njëri-tjetrit, çdo ditë e pareshtur, duke u përpjekur që krahas bashkëjetesës së shkëlqyer fetare, t’i vërtetojmë botës e familjes europiane se vlerat e vyera të kombit tonë me të cilat krenohemi, triumfojnë mbi egon dhe interesat personale të secilit prej nesh. Po ashtu, Kreu i Shtetit shpreh bindjen e tij se shqiptarët gjithmonë kanë pasur aftësinë e mençurinë, por edhe kanë ditur të gjejnë mirëkuptimin e të forcojnë bashKreu i Kuvendit

Ruçi uron besimtarët: Festa e Pashkëve të shërbejë si bashkim Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve. Ruçi shprehet se festa e Pashkëve duhet të shërbejë si reflektim për t’u bashkuar me njëritjetrin dhe me Europën. Në mesazhin e Ruçit drejtuar besimtarëve thuhet se Pashkët e sivjetme vijnë pas bekimit Papa Françeskut në 19 nëntor. “Pashkët e sivjetme, pas bekimit të Papa Françeskut të 19 nëntorit. Shqipëria është në zanafillën e Krishterimit dhe qytetërimit europian. Pashkët janë meditim për secilin të bëjë sakrificën e tij dhe reflektim për t’u bashkuar me njeri-tjetrin dhe Europën”,- shprehet Ruçi.

këpunimin për hir të interesit kombëtar. Mesazhi i plotë i Presidentit në Ditën e Shenjtë të Pashkëve Të dashur besimtarë katolikë dhe ungjillorë! U uroj nga zemra ju dhe të gjithë shqiptarëve: Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkët, festën e Ringjalljes, festën e jetës dhe të dritës! Falë besimit të palëkundur në Zot, që ripërtërihet e shumëfishohet në këtë ditë të shenjtë, le të rigjejmë brenda vetes dhe shoqërisë sonë, forcën dhe kurajon për të menduar, jetuar dhe punuar në harmoni e begati, sinqeritet, solidaritet e bashkëpunim, për një të nesërme më të mirë, për të ardhmen e lumtur të vendit e popullit tonë.

Festa frymëzuese e Pashkëve është një moment reflektimi. Kjo ditë e shenjtë na ofron sërish mundësinë që secili prej nesh të përmbushë detyrat e përgjegjësitë e veta, jo vetëm para Zotit, por edhe ndaj njëritjetrit, çdo ditë e parreshtur, duke u përpjekur që krahas bashkëjetesës së shkëlqyer fetare, t’i vërtetojmë botës e familjes europiane se vlerat e vyera të kombit tonë me të cilat krenohemi, triumfojnë mbi egon dhe interesat personale të secilit prej nesh. Jam i bindur se shqiptarët gjithmonë kanë pasur aftësinë e mençurinë, por edhe kanë ditur të gjejnë mirëkuptimin e të forcojnë bashkëpunimin për hir të interesit kombëtar. Sot gjithashtu kemi nevojë të

reflektojmë për më shumë vëmendje edhe ndaj shtresave në nevojë, të pamundurve e të sëmurëve, fëmijëve e të moshuarve, të cilët meritojnë solidaritet e dashuri më të mad-

he prej nesh. Në vigjilje të kësaj dite të shenjtë, uroj që mbarësia, paqja, begatia dhe lumturia të mbizotërojë tek familjet tona! GËZUAR PASHKËT

Mesazhi për Pashkët i Arqipeshkvit Metropolit të Tiranë - Durrësit Imzot George Frendo

Nuk duam vetëvrasjen e kombit S Nga Imzot George Frendo

ivjet po kremtojmë Pashkët në një mo ment shumë kritik dhe të tensionuar në vendin tonë. Unë nuk jam politikan, por si bari që i do Shqipërinë dhe Shqiptarët, nuk mund të hesht përballë kësaj situate. U bëj apel të gjithë politikanëve: kanë detyrë morale të angazhohen për një zgjidhje të drejtë. Le të shqetësohen më shumë për të mirën e përbashkët sesa për pozitën që kanë. Situata tashmë është shumë e rëndë, por më shumë të zgjasë, më shumë të mëdha do të jenë pasojat për popullin. NUK DUAM VETËVRASJEN E KOMBIT! Krishti i ngjallur, në takimet e tij me njerëzit e shumtë, pati gjithmonë të njëjtin urim: “Paqja me ju!” Atyre që mbajnë inat në zemrat e tyre, që merren me ndjenja

hakmarrjeje, Krishti u thotë: “Falni, ashtu si unë ju kam falur”. Atyre që protestojnë me dhunë dhe vandalizëm, i kujton fjalët e tij drejtuar Pjetrit: “Të gjithë ata që rrokin shpatën, nga shpata do të vdesin”. Dhe atyre që kanë autoritet politik i kujton se, në darkën e tij të

fundit, pasi i lau këmbët e apostujve, u tha: “Ju dhashë shembull që, sikurse ju bëra unë juve, të bëni edhe ju”. Përfaqësuesit e popullit duhet të jenë shembull për popullin. Te dashur, nga zemra ju uroj paqen e gëzimin e Krishtit. Gëzuar Pashkët.

FOTOLAJM

Presidenti Meta në Strugë

P

residenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur ndjekësit e tij me një foto nga Struga. Kreu i Shtetit, bën me dije se mbrëmë ishte i ftuar në një dasmë dhe mëngjesin e djeshëm, ka shijuar një kafe buzë liqenit. Siç e shkruan edhe vetë, kjo pamje të jep energji pozitive. “Përshëndetje miq nga Struga! Pas një mbrëmje të mrekullueshme në dasmën e Borës, vajzës së Arianitit dhe Elvadinës, një kafe buzë liqenit të jep vetëm energji pozitive”,- shkrua Presidenti Ilir Meta.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.