Koha jone 21 qershor 2018

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 145 (8276)

E enjte, 21 Qershor 2018

Çmimi 30 Lekë

Mediat europiane shkruajnë se Shqipëria mund të jetë vendi ku do grumbullohen refugjatët. Kundër projektit të fshehtë të Kryeministrit del ministri Pandeli Majko

Skenari: Ikin shqiptarët, mbërrijnë siriano-irakenët Nëse zbatohet ky projekt, i bie që në një vit ikin nga Shqipëria prej varfërisë afërsisht 500 mijë shqiptarë, por po mbërrijnë 600 mijë sirianë dhe irakenë, të cilët “shqiptarizohen”

Sheshi “Skënderbej” merr çmimin Europian për hapësirën më të mirë publike

FAQE 10

Në foto: Sheshi “Skënderbej” AKUZAT

KREU I PAA

PD: Deputetët e Ramës kanë fituar 78 milionë euro tendera

Agron Duka: Rama, bashkëqeverisje me sirianët

FAQE 3

Presidenti Meta takon presidentin hungarez: Presim mbështetje për negociatat

FAQE 24

Në foto: Presidenti Ilir Meta dhe presidenti i Hungarisë, Janos Ader

"600 MIJË REFUGJATË"

Vasili: Rama i kapur nga krimi, po shkatërron Shqipërinë

OPINION

PROTESTA

Atentati: 600.000 sirianë që vijnë dhe 500.000 shqiptarë që largohen…

Artistët paralajmërojnë grevë urie për Teatrin

Nga Artur ZHEJI FAQE 16

Artistët kanë lajmëruar përshkallëzimin e protestave në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Në protestën e zhvilluar sot...

FAQE 16

RUSI 2018

FAQE 9

FAQE 2

FAQE 2

NDESHJET SOT

Danimarkë-Australi Francë-Peru Argjentinë-Kroaci

14:00 17:00 20:00

"Shpëtimtari" Diego Costa, Spanja mund me vuajtje Iranin Portugalia i falet sërish Ronaldos, Maroku eliminohet me “kokën lart”

FAQE 20-21


POLITIKE

2

E enjte, 21 Qershor 2018

Debate në Komisionin e Sigurisë për kampin e refugjatëve në Shqipëri, PS: Po krijohet panik i panevojshëm

PD: ISIS dhe kampet e refugjatëve s’mund të pranohen si kusht për hapjen e negociatave G

jatë denoncimit të përditshëm në komisionet parlamentare që Partia Demorkatike bën prej mbi një muaji kundër atij që quan narko-shtet, demokratët kanë denoncuar deklaratën e së martës të Zëvendësministrit të Brendshëm, Julian Hodaj për median gjermane ku u shpreh se Shqipëria ka kapacitet të pranojë deri në 600 mijë emigrantë. Debatet në Komisionin e Sigurisë Deputetët e opozitës kanë ngjallur debat në Komisionin e Sigurisë lidhur me deklaratën e Zëvendësministrit Hodaj dhënë për median gjermane “ZDF”. Për demokratin Flamur Noka deklarata për kapacitetin e Shqipërisë për të pritur 600 mijë emigrant është çelja e një rruge të errët që do të përfshijë vendin tonë në rast se lejohet, e për këtë kërcënim, shefi i ekzkeutivit ka dokumentat mbi tavolinë, sipas tij. “Zëvendës/Ministri është anëtar kabineti, prononcimin e ka dhënë një anëtar kabineti që Shqipëria i ka kapacitetet të presë 600 mijë qytetarë nga vendet islamike të ikur nga lufta. Janë bërë gati 300 skafe të mafias dhe Shqipëria do të kthehet në një vend ku mafia do të realizojë një biznes shumë fitimprurës, biznesin e trafikut të qënieve

KREU I PAA-së

Agron Duka: Rama, bashkëqeverisje me sirianët

njerëzore”- u shpreh Flamur Noka. Por socialistët e kanë dhënë edhe përgjigjen e kontekstit të intervistës së numrit dy të Ministrisë së Brendshme. IshZëvendës Ministrja e Brendshme gjatë mandatit “Tahiri”, Elona Gjebrea, tashmë anëtare e PS-së në Komision, quajti përsëritjen e deklaratës së pasuesit të saj Hodaj nga demokratët: panik të panevojshëm. “Shqipëria nëse merr pjesë në Samit ka detyrim që të thotë se çfarë kontributi mund të japë nëse kemi një situatë emergjente,

nëse, nëse…”- u shpreh deputetja e PS-së, Elona Gjebrea. Por, i ashpër ka qenë reagimi i deputetit demokrat Ervin Salianji, i cili tha se kampet e refugjatëve nuk mund të pranohen si haraç për harakirin e Ramës në qeverisje. “Integrimi nuk është një këmbim, se meqë po mbajmë Xhafajn ministër, meqenëse e kemi Saimir Tahirin të padënuar, meqenëse duam të mbajmë lidhje me krimin, meqenëse nuk e luftojmë dot kriminalitetin, meqenëse duam të kapim drejtësinë, meqenëse

e kemi shkatërruar Gjykatën Kushtetuese, meqenëse duam të shkatërrojmë dhe parlamentarizmin na sillni 600 mijë refugjatë. Ne nuk duam sherr as konflikt, ne duam që qytetarët të dëgjojnë argumentet e dyjave palëve. Nuk besoj se ka shqiptar që thotë, apo mendon se 600 mijë emigrantë me problem në vendin e tyre do ti marrim ne”, tha Ervin Salianji. Pas debateve mes mazhorancës dhe opozitës, kjo e fundit ka braktisur mbledhjen në Komisionit.

KREU I GRUPIT TË LSI-SË: RRUGA MË E LEHTË E KRYEMINISTRIT PËR T’I HEDHUR HI SYVE EUROPËS, ËSHTË TË MARRË REFUGJATËT

D

eklarata e Zëvendësministrit të Brendshëm, Julian Hodaj për median gjermane “ZDF”, se Shqipëria ka kapacitet për të pranuar 600 mijë refugjatë, ka nxitur reagimin e politikës në Shqipëri. Ditën e djeshme, Ministria e Brendshme përgënjeshtroi këtë deklaratë të Hodajt, por kjo do të nxiste reagimin e menjëhershëm të kryetarit të grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, i cili u shpreh se qeveria po sillet si një përfaqësuese e një shteti halabak që bën përkthim nga shqipja në shqip. “Shtet halabak. Ministria e Brendëshme perkthen zv.ministrin e saj nga shqipja ne shqip. Shtet me halabak nga ky s’mund te gjendet ne faqe te dheut. Ministria e Brendshme përkthen zëvendësministrin nga shqipja në shqip. Tani sa herë të shohim në televizion deklarata të këtyre të qeverisë dhe kryeministrit, duhet që me titra poshtë të na japin dhe përkthimin nga shqipja ne shqip. Pse nuk e qepin gojën xhanëm. Sa më shumë gënjejnë, aq më shumë vërtetojnë poshtër-

“600 mijë refugjatë”, Vasili: Rama i kapur nga krimi, po shkatërron Shqipërinë

sirat e tyre në kurriz te popullit dhe të Shqipërisë”, u shpreh Vasili. Po përmes një qëndrimi të mbajtur më herët po në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili tha se kreu i qeverisë Edi Rama ka mashtruar me qëndrimin se nuk i është kërkuar diçka e tillë nga BE-ja. “Ky kryeministër mitoman, pa

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

gënjeshtrën s’jeton dot. Ndonjë nga budallenjtë ose budallaçkat, që i rijnë përqark e ka bindur që është shumë i zoti kur gënjen në vend që t’i thonë copë, që duket komplet tuaf, i shpërlarë dhe ordiner kur gënjen. Dhe ky gënjen kaq shumë dhe pa pushim sa që ndonjë ditë edhe në thëntë ndonjë herë të vërtetën, jo

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

vetëm që s’do ta besojë asnjeri, por as ai vetë nuk do ta besojë veten. Tamam një mitoman, kështu u shfaq edhe në problemin e refugjatëve. Zv.Ministri i Brendshëm, Julian Hodaj deklaron për ZDF gjermane, një nga mediat absolutisht më të rëndësishme dhe të mëdha të Gjermanisë se: “që kanë kapacitet dhe eksperiencë për deri në 600.000 azilantë nga Siria”. A e beson njëri që ZDF interviston rastësisht një zëvendësministër të vogël të Shqipërisë së vogël. Kryeministri mitoman për të hapur negociatat është gati të shkatërrojë Shqipërinë dhe të marrë 600 mijë refugjatë, ndërkohë që shtete shumë e shumë herë më të fuqishme se Shqipëria, nuk e marrin përsipër këtë gjë, jo më ky që i la shqiptarët pa bukë. Në vend se të luftojë trafiqet dhe krimin e organizuar, ai është bërë njësh me to”, tha dje Petrit Vasili.

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, nëpërmjet rrjeteve sociale reagoi dje ndaj çështjes së ndërtimit të kampeve të refugjatëve në Shqipëri, në të cilin bën thirrje për transparencë, pasi bashkëqeverisjen mazhoranca e ka kërkuar me shqiptarët dhe jo me sirianët. “Po ndjek me shqetësim debatin mbi ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri. Sikurse ka ndodhur shpesh herë përgjatë viteve të fundit, çështje të rëndësishme, dhe me impakt ndërkombëtar, po trajtohen në fshehtësi dhe në mungesë totale të transparencës nga ana e mazhorancës. Nisur nga precedentët negative të importit të armëve kimike siriane dhe importit të mbetjeve, rreziku që të gjendemi përballë një fakti të kryer është shumë i madh. Sigurisht ne kemi qenë dhe mbetemi një popull migruesish, dhe si komb e njohim fort mirë rëndësinë e mikpritjes. Megjithatë, një hapje e përmasave të diskutuar në mediat ndërkombëtare, do të ishte përtej çdo proporcionaliteti dhe kapaciteti të vendit tonë. Në këto rrethana, nëse bashkëqeverisja është më shqiptarët dhe jo me sirianët, është jetike, për stabilitetin dhe imazhin e vendit, që diskutime të tilla të zhvillohen në mënyrë të hapur dhe transparente, duke përshirë të gjitha sferat, institucionale dhe shoqërore, përpara se të merren vendime që mund prodhojnë efekte negative afatgjata”- u shpreh dje në reagimin e tij, kreu i PAA-së, Agron Duka.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3

E enjte, 21 QERSHOR 2018

Mediat europiane shkruajnë se Shqipëria mund të jetë vendi ku do grumbullohen refugjatët. Kundër projektit të fshehtë të Kryeministrit del ministri, Pandeli Majko

Skenari: Ikin shqiptarët, mbërrijnë siriano-irakenët Nëse zbatohet ky projekt, i bie që në një vit ikin nga Shqipëria prej varfërisë afërsisht 500 mijë shqiptarë, por po mbërrijnë 600 mijë sirianë dhe irakenë, të cilët “shqiptarizohen”

Prej disa javësh mediat serioze në Gjermani, Austri dhe Francë shkruajnë se Shqipëria mund të jetë vendi ku do të grumbullohen rreth 600 mijë refugjatë që vijnë nga zonat e luftës në Siri dhe Irak. Ky projekt pritet të shqyrtohet edhe në mbledhjen radhës së krerëve të vendeve të BE të dielën. Në çdo raportim ndërkombëtar për problemin më serioz dhe problematik që ka sot Europa me emigrantët, Shqipëria përmendet si vendi i mundshëm për kampe masive refugjatësh. Me sa duket qeveria shqiptare duhet ta ketë pranuar këtë ofertë të Brukselit, i cili synon ti heq nga shtetet anëtare të BE krejt morinë e refugjatëve, aq më tepër që Hungaria e Italia po tregohen të ashpra ndaj tyre. Edhe në Gjermani ka plasur sherri mes kancelares dhe ministrit të brendshëm. Pra të gjithë në BE duan t'ia lenë në derë një shteti jo anëtarë i BE. Mundet që vetë qeveria shqiptare të jetë vetofruar për ti marrë në këmbim të dhënies së statusit në BE. Por tani që po zien kazani politik dhe shoqëror në Tiranë ndaj ardhjes së tyre, mund të shpërthejë protestat si në rastin e armëve kimike. Ndaj qeveria po jep në publik perceptimin sikur nuk di gjë. Qeveria "Rama" gjoja nuk merr seriozisht as zëvendësministrin e Brendshëm, Julian Hodaj, i cili të martën në media gjermane sqaroi se "Shqipëria mund të presë 600 mijë emigrantë". Dje Ministria e Brendshme mohoi deklaratën e zyrtarit të saj, duke deklaruar se është nxjerrë nga konteksti dhe deklarata ishte thënë për një "situatë hipotetike". Nisur nga këto qëndrime, dikush po mashtron opinionin. Ose mediat e vendeve të

BE janë kthyer të gjitha në "kazan", siç thotë kryeministri, ose në Tiranë shqiptarëve po u mbahet e fshehtë një negociatë me pasoja për të ardhmen e tyre. Diplomatë të rëndësishëm nuk e mohojnë që vizitat e shpeshta të muajve të fundit të zyrtarëve të qeverisë në Bruksel dhe në vendet e BE kanë pasur si temë diskutimeve dhe kampet e refugjatëve. Por deri më sot, Edi Rama nuk ka pranuar të komentojë se cili është qëndrimi i qeverisë shqiptare ndaj këtij projekti. Një pjesë e mjegullnajës dhe debatit për refugjatët e ka zbardhur dje ish-kryeministri dhe ministri për Diasporën, Pandeli Majko. Në një reagim publik, Majko që në fillim del kundër idesë për pritjen e refugjatëve, duke shkaktuar dhe çarjen e parë të mazhorancës. Ishkryeministri konfirmon se "ndonjë politikan i BE" i ka ofruar Shqipërisë çeljen e negociatave në këmbim të marrjes së refugjatëve që kërkojnë azil në vendet e BE. Majko është zyrtari i lartë, i parë, i

qeverisë "Rama" që pranon se një skenar i tillë është hedhur në diskutim. Por gjithashtu është dhe ministri i parë i Ramës që del hapur dhe thotë se nëse ky është "pazari" për në BE, më mirë të mos i marrim fare negociatat. "Grumbullimet e refugjatëve në sasi sfiduese për vendasit do të krijojë situatë shpërthyese për të cilën duhet të bëhen mirë llogaritë. Shqipëria ka gatishmëri për të huajt, por askush nuk mund të bëjë "humor" nisur nga nevojat e saj. Në se ka ndonjë politikan europian i cili diskuton "ftesën" për të hapur negociatat e integrimit europian për Shqipërinë me pranimin e ndërtimit të kampeve të refugjatëve atëherë kjo "ftesë" më mirë të mos vijë… Pasi ajo nuk do të ishte ftesë, e aq më pak ftesë europiane",- shkruan ministri për Diasporën dhe ish-kryeministri Paneli Majko. Në qeveri, duke kërkuar me çdo kusht hapjen e negociatave, janë gati të bëjnë çdo lëshim që u kërkohet nga disa vende të BE. Në presionin e

dështimit të negociatave, që mund të sjellin më pas dhe zgjedhje të parakohshme, qeveria "Rama" duket se pranon çdo skenar me ish-luftëtarë të ISIS, apo sirianë dhe refugjatë të Afrikës së Veriut. Në këtë klimë, duket se qeverisë "Rama" i janë ofruar ose është vetë ofruar për variante që sjellin probleme me terrorizimin dhe kaos social në vend. Heshtja e qeverisë shpjegon gjithë zhurmën që po bëhet në median ndërkombëtare. Ndërkohë që Ministria e Jashtme hesht, ministria e Brendshme një ditë pranon dhe ditën tjetër e përgënjeshtron pritjen e refugjatëve, dje u dha shenja se nëse Rama e ka vendosur zbatimin e një skenari të tillë, nuk do ta ketë të lehtë. Edhe brenda vetë qeverisë ka zëra të fortë që janë kundër "pazareve" të tilla. Ndërkohë që shumë deputetë të PS pritet të mos e mbështesin ngritjen e kampeve për refugjatët. Nëse ndodh ky skenar i bie që ikin në një vit jashtë Shqipërisë 500 mijë shqiptarë dhe po na mbërrijnë 600 mijë sirianë e irakenë! Q.Xhani


POLITIKE

4

E enjte, 21 Qershor 2018

Liderët e Bashkimit Europian do të vendosin këtë të dielë për çështjen e kampit emigrantët në Ballkan

P

residenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ka thirrur të dielën në Bruksel një mbledhje pune informale me temën e emigracionit dhe azilit. Në mbledhje do të marrin pjesë një grup krerësh shtetesh dhe qeverish të vendeve të përfshira në gjetjen e zgjidhjeve europiane në prag të mbledhjes së Këshillit të Europës. Lajmin e bën të ditur Komisioni Europian përmes një komunikate zyrtare, ku mësohet se mbledhja do të mbahet në Bruksel dhe do të bëjë bashkë liderët e Italisë, Francës, Gjermanisë, Spanjës, Greqisë, Bullgarisë dhe Austrisë si edhe përfaqësues të institucioneve të BE-së. E ndërsa pritet përgjigjja zyrtare e Brukselit, Ministria e Punëve të Brendshme, doli dje me një deklaratë zyrtare sqaruese nisur nga jehona mediatike e një kronike televizive të rrjetit gjerman “ZDF”, e transmetuar këtë të martë, sa i takon ngritjes së një kampi për refugjatët në Shqipëri. Në qëndrimin e saj, Ministria thotë se me qëllim evitimin e spekulimeve dhe keqpërdorimeve të përmbajtjes së kësaj kronike, është e nevojshme të sqarohet se ndërtimi i kampeve për imigrantë nuk është një çështje në shqyrtim, apo në diskutim. Deklarohet se askush nuk e ka kërkuar deri më sot dhe askush nuk e ka

Ministria e Brendshme: As na është kërkuar dhe as e kemi ofruar kampin për refugjatët

ofruar një gjë të tillë. Po ashtu saktësohet se thëniet e zv.ministrit Julian Hodaj, të cituara në kronikë janë përgjigjja e një pyetje konkrete: “Çfarë mund të bënte Shqipëria në kushtet e një emergjence imigrantësh?”

Përgjigjja e kësaj pyetjeje është ajo që citohet: “Shqipëria e ka treguar gjatë luftës së Kosovës se është në gjendje të përballojë këto emergjenca”. Në këtë linjë MPB shton se, përgjigjja lidhet me një situatë hipotetike

emergjence, si ajo gjatë luftës së Kosovës ku pati një angazhim shtetëror e popullor, dhe jo mbi një diskutim nëse një kamp mund të ndërtohet ose jo në Shqipëri. “Nisur nga jehona mediatike e një kronike tele-

vizive të rrjetit gjerman ZDF, në datë 19.06.2018, me qëllim evitimin e spekulimeve dhe keqpërdorimeve të përmbajtjes së kësaj kronike, Ministria e Brendshme sqaron se: Ndërtimi i kampeve për imigrantë nuk është një çështje në shqyrtim apo në diskutim. Askush nuk e ka kërkuar deri më sot dhe askush nuk e ka ofruar një gjë të tillë. Thëniet e zv.ministrit Julian Hodaj, të cituara në kronikë janë përgjigjja e një pyetje konkrete: “Çfarë mund të bënte Shqipëria në kushtet e një emergjence imigrantësh?” Përgjigjja e kësaj pyetjeje është ajo që citohet: “Shqipëria e ka treguar gjatë luftës së Kosovës se është në gjendje të përballojë këto emergjenca”, Pra përgjigjja lidhet me një situatë hipotetike emergjence, si ajo gjatë luftës së Kosovës ku pati një angazhim shtetëror e popullor, dhe jo mbi një diskutim nëse një kamp mund të ndërtohet ose jo në Shqipëri”- tha në qëndrimin e saj Ministria e Brendshme.

DEPUTETI I LSI-së

KREU I PR-së

Azili dhe 600 mijë refugjatë, Spahiu: Qeveria vazhdon të thyejë çdo rekord

Kamp refugjatësh në Shqipëri, Mediu: Çmenduri e maskarallëk!

S

hifrat se shqiptarët janë të parët në kërkesat e azil dhe se Shqipëria mund të presë 600 mijë refugjatë, janë dy tema që do të përplasin opozitëmazhorancë. Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, u shpreh dje përmes rrjeteve sociale se shifrat që e rendisin Shqipërinë të parën e që më pas vjen Siri dhe Iraku, është tregues i gjendjes së rënduar ekonomike, fakt që tregon papunësi në rritje, fakt që tregon varfëri në rritje. “Vazhdojmë të thyejmë çdo rekord, por për keq ama... Të parët si azilkërkues, në raport me popullsinë. Nuk sheh asnjë emër të vendeve të rajonit, sheh vende që janë në luftë si Siria dhe Iraku. Fakt që tregon gjendjen e rënduar ekonomike, fakt që tregon papunësi në rrit-

K

je, fakt që tregon varfëri në rritje. Qeveria na del sot e na thotë që do të presë 600 mijë refugjatë. Se si dhe kush janë mundësitë që ne të presim një numër kaq të madh refugjatësh vetëm

Ai e di, un di që Qeveria Italiane do të ketë shumë punë me trafiqet dhe më mirë ti pranonte legalisht ata se sa ilegalisht nga Shqipëria”- u shpreh dje Përparim Spahiu.

reu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu iu është bashkuar reagimeve pas deklaratës së Zëvendësministrit të Brendshëm Julian Hodaj, se Shqipëria mund të pranonte një kapacitet prej 600 mijë refugjatësh sirianë. Përmes një statusi në faqen e tij zyrtare ne rrjetin social “Facebook”, Mediu e cilësoi këtë lajm, një çmenduri të madhe. Sipas tij, Shqipëria nuk ka mundësi që të riatdhesojë dhe riintegrojë shqiptarët e kthyer nga Siria, ndërsa shtoi se ndërtimi i këtij kampi është kërcënim serioz për sigurinë e vendit. “Deklarimi i Zv/Ministrit të Brendshëm dhe njoftimet e medias ndërkombëtare, nxjerrin zbuluar Ramën si gënjeshtar. Nuk ka çmenduri më të madhe sesa të deklarosh se mund

të pranojmë një numër të madh refugjatësh nga Siria. Së pari, ne nuk kemi mundësi të riatdhesojmë dhe riintegrojmë shqiptarët që shkuan në Siri dhe familjet e tyre. Së dyti, ky është kërcënim serioz afatgjatë për sigurinë e vendit tonë. Së treti, do të thotë prezencë aktive e

terrorizmit në Shqipëri. Së katërti, fuqizim i krimit të organizuar trafikut të qenieve njerëzore, njësoj si trafiku i kanabisit dhe kokainës me mbështetje politike dhe qeveritare. Kjo është çmenduri dhe maskarallëk”, u shpreh dje në reagimin e tij kryerepublikani Fatmir Mediu.


FORUM

5

E enjte, 21 QERSHOR 2018

Drejtor i Zyrës Kundër Trafikimit të Njerëzve në Zyrën Federale të Kriminalistës në Austri flet për emigrantët në Shqipëri

N

ë media flitet për mundësinë e ngritjes së qendrave të refugjatëve në Shqipëri e vende të tjera të Ballkanit. Drejtor i Zyrës Kundër Trafikimit të Njerëzve në Zyrën Federale të Kriminalistës në Austri, Gerald Tatzgern thotë se Austria do ta mbështesë konkretisht Shqipërinë. Vala e refugjatëve drejt Europës nuk ka të ndalur. Së fundmi ju e keni cilësuar gjendjen si “shumë të rrezikshme”. Çfarë e bën atë kaq të rrezikshme? Gjendja është gjithmonë e rrezikshme, kur ne dallojmë, se si grupimet e ndryshme të trafikantëve i kushtohen gjithnjë e më shumë trafikimit, sepse shumë njerëz nga këto rajone marrin rrugën në drejtim të Austrisë dhe Gjermanisë. Në bëjmë fjalë këtu për një masë prej 50.00060.000 persona, më shumë se 17.000 vetë të tjerë që ndodhen në ishujt grekë, marrin për pak kohë të drejtën të lëvizin të lirë në të gjithë Greqinë. Austria duket se e ka një plan, mediat flasin shumë për kampet e refugjatëve që do të ngrihen në Shqipëri. Asnjëra palë nuk i ka hedhur poshtë këto plane, sa konkret është ky plan? Ne jemi të gatshëm që jashtë Bashkimit Europian të ngremë qendra të tilla të Bashkimit Europian, ku të verifikohet, nëse ekziston apo jo një e drejtë për të vazhduar udhëtimin drejt Europës. Pra ne duam të dërgojmë sinjalin e qartë, se nuk duam t’ua lëmë trafikantëve në dorë se

“Nëse ngrihen qendrat e azilit, duhet forcuar policia”

kush ia del të hyjë në Europë dhe kush jo. Shqipëria përmendet si një nga këto vende. A mundet ky vend ta përballojë një barrë të tillë? Nuk mund t’i përgjigjem kësaj nga këndvështrimi i policisë dhe kriminalistikës, sepse ky është proces politik. Por mund të them nga këndvështrimi i policisë, se nëse do të ngrihen këto qendra, pavarësisht se ku, atëherë ne duhet t’i mbështesim shumë policitë e këtyre vendeve, me qëllim që të mos hapen fusha të reja kriminaliteti, ku vajzat e

gratë të shfrytëzohen apo ku trafikantët të zbulojnë fusha të reja veprimi. A ka plane për këtë? Ne kemi aktualisht një plan që nga sektori ynë të dërgohen nëpunës (Zyra Federale e Austrisë për Kriminalistikën shën. red.) në Shqipëri. Ne do të zhvillojmë aksione të përbashkëta në kufirin greko-shqiptar, do të shohim për mundësitë e mbështetjes me asistencë teknike, këtë do ta komunikojmë më tej në Bashkimin Europian që kolegët tanë të policisë në Ballkan t’i forcojmë si duhet. Mbështetja

jonë do të jetë edhe me personel. Nëse ngrihen qendra të tilla a nuk përbën kjo rrezik edhe për sigurinë e këtyre vendeve, BE ka një problem më pak, këto vende një problem më shumë? E kemi parë disa herë se në mesin e migrantëve gjenden edhe simpatizantë të IS-it. Ne punojmë me të gjitha autoritetet në Ballkan në mënyrë që të pengojmë që të krijohet një problem i tillë sigurie në të gjithë rajonin. Aktualisht mund të llogarisim se luftëtarë të caktuar kërkojnë të zbarkojnë këtu dhe përdorin për këtë trafikantët për t’i çuar në

vende të tjera. Por për momentin nuk ka të dhëna se ndonjë shtet i caktuar në Ballkan po rrezikohet. Nëse qendrat e refugjatëve zhvendosen në Shqipëri apo Ballkan, a nuk do të krijojë kjo hapësira të reja për grupet e trafikimit? Si e shihni gjendjen aktualisht në Ballkan? E vështirë të japësh një përgjigje, sepse kur shumë njerëz i kushtohen kësaj pune, trafikimit, atëherë krijohen grupime gjithnjë e më të vogla. Pra nuk është se kemi një “kapo” që e ka në dorë të gjithë trafikimin në Ballkan. Por megjithatë kemi të dhëna se në disa vende, Serbi, Maqedoni dhe Shqipëri ka njerëz aktivë që kanë rol drejtues në këto grupe trafikimi. Ka grupe trafikantësh me 20 vetë por edhe deri në 60 kriminelë. Grupime që janë aktivë dhe që mund të forcohen në Shqipëri, nëse vijnë qendrat e reja...? Nuk e besoj, sepse gjithçka do të ishte e kufizuar në një vend. Kemi pasur një përvojë në Austri, ku në qendrën më të madhe të azilit në Austri zhvilluam masivisht hetime dhe arritëm që të identifikonim shumë trafikantë dhe t’i arrestonim. DW

OPINION

Nga Pandeli Majko* Lajmet se në Shqipëri do të hapen kampe për 600 mijë refugjatë sirianë janë përtej çdo gadishmërie e imagjinate për një prej kombeve më të vjetër të Europës, siç janë shqiptarët. Mediat mund të japin lajme, por jo të nxisin panik në një popull që është një shembull në atë çfarë ofron për të huajt. Në se dikush, nuk di të merret me diktatorin e Sirisë, padyshim që nuk kupton se ky individ dhe aleatët e tij, Rusia dhe Irani, po përdorin refugjatët sirianë si “bombë njerëzore”. Qëllimi është për të shkatërruar strukturën europiane si ngrehinën kryesore ndërkombëtare e cila mbart vlerat që ata nuk i kanë. Eshtë një krim cinik dhe antinjerëzor që si teknologji ka filluar me Luftën e Jugosllavisë. Arma synon pani-

Më mirë pa ftesë për negociata sesa shndërrimi i vendit në pikë grumbulli refugjatësh kun. Qëllimi është që të ngjalli pasionin e ADN-së për “ruajtjen e territorit” i cili nuk është njerëzor. Krijimi i “antinjeriut” vjen si ftesë nga kjo aleancë e pashpallur lindore e cila po troket në Europën me politikanë që masin cdo gjë me vota… Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Kështu shkruhet në rregullat e lashta të trajtimit të të huajve që trokasin në derën e shtëpisë së shqiptarit. Shqiptarët janë populli më miqësor me të huajt dhe që i mbron ata me vullnet e pa kërkesë nga të tjerët. Askush, dhe për asnjë arsye nuk mund të fyejë kombin shqiptar duke luajtur me këtë ndjenjë kaq pozitive karshi të huajve.

Shqipëria është një rast i rrallë në një botë refuzuese për të huajt. Çdo familje shqiptare ka migrantë jashtë vendit, në Perëndim, dhe kjo është një arsye më shumë për të qenë dashamirës me ata që janë larguar nga vendi i tyre për arsye të mbijetesës. Si njohës modest i krizave të tilla humanitare e vlerësoj të pavend përhapjen e lajmeve të tilla të cilat mund të shkaktojnë panik në vendin më miqësor me të huajt siç është Shqipëria. Ajo nuk është një “epruvetë” ku interesat politike dhe paaftësitë menaxhuese të të tjerëve të gjejnë justifikim me “eksperimente” të tilla. Grumbullimimet e refugjatëve në sasi sfiduese për vendasit do të

krijojë situatë shpërthyese për të cilën duhet të bëhen mirë llogaritë. Shqipëria ka gatishmëri për të huajt, por askush nuk mund të bëjë “humor” nisur nga nevojat e saj. Në se ka ndonjë politikan europian i cili diskuton “ftesën” për të hapur negociatat e integrimit europian për Shqipërinë me pranimin e ndërtimit të kampeve të refugjatëve atëherë kjo “ftesë” më mirë të mos vijë… Pasi ajo nuk do të ishte ftesë, e aq më pak ftesë europiane. Jam i bindur, që Brukseli nuk mund ti kërkojë një vendi dhe populli, ndryshimin e strukturës së vet sociale duke vënë në diskutim sigurinë e tij kombëtare

dhe më gjerë. Të huajt që të vinë në derën e shtëpisë për ndihmë, janë miq! Ata që ti sjellin… janë miq të refuzuar të dikujt tjetër. Ky është përkthimi që shqiptarët do ti bëjnë një ftese për kampe refugjatësh në Shqipëri. Shqipëria do të ishte e gatëshme të ndajë peshën e cdo krize me familjen e vet europiane por shqiptarët nuk janë njerëz naivë. Ata dyshimin e tyre do ta fillonin me pyetje të thjeshta… “Pse dicka që nuk është e mirë për Europën është e mirë për Shqipërinë?” Dhe më ironikja vjen më pas “Në se na kërkoni dicka që nuk e bëni vet, a na bën kjo më europianë apo e kundërta?”… Janë 600 mijë pyetje për një të vërtetë. Natyrisht!


SOCIALE

6

E enjte, 21 QERSHOR 2018

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Synojmë integrimin e sistemit rrugor në rrjetet ballkanike dhe në sistemin Paneuropian të Transportit

Damian Gjiknuri: BE do ndihmojë Shqipërinë me asistencë teknike M

inistria e Infrastrukturës dhe Energjisë organizoi dje një aktivitet prezantues mbi implementimin e Strategjisë Sektoriale të Transportit dhe Planin e saj të Veprimit 20162020. Në takim mori pjesë ministri Damian Gjiknuri dhe përfaqësuesi i Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, Mario Mariani. Raporti është një analizë e zbatimit te Strategjisë së Transportit dhe Planit të Veprimit dhe një moment i rëndësishëm për rishikimin e planit të veprimit me qëllim përmbushjen e objektivave të qeverisë. Objektivi kryesor i qeverisë shqiptare është përshpejtimi i integrimit të sistemit të transportit, si një parakusht për zhvillimin e sektorëve të tjerë të ekonomisë. Qëllimi i Qeverisë shqiptare është integrimi i sistemit rrugor në rrjetet ballkanike dhe në sistemin Paneuropian të Transpor-

tit. Dokumenti i Strategjisë së Transportit dhe Plani i tij i veprimit përmban 43 objektiva politike të nderlidhura dhe te balancuara me masa rregullatore dhe investime për të gjitha modalitet e transportit: rrugor, hekurudhor, detar, ajror dhe intermodal. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është përfituese e Kontratës së Reformës së Sektorit për Mbështetjen e Transportit me Fokus Rrugët, si pjesë e programit IPA 2016 në vlerën 24 milion Euro. 21 milio Euro është komponenti i mbështetjes buxhetore për transportin rrugor ndërsa 3 milion euro në formën grant përfshihen asistencë teknike për: projektin e binjakëzimit për ARRSH; forcimin e kapaciteteve të ARRSH dhe MIE për menaxhimin e PPP-ve në fushën e transportit; forcim kapacitetesh teknike të ARRSH përmes pajisjes me laborator. "Progresi në imple-

mentimin e këtij dokumenti strategjik do të sjellë edhe një mbështetje më të madhe financiare, jo vetëm nga asistencë teknike por mbi të gjitha mbështetje buxhetore, për të bërë të mundur realizimin e shumë projekteve të rëndësishme kombëtare. Që ne të realizojmë të gjitha objektivat dhe standardet aty ku e kërkojmë duhet një mbështetje financiare nga Komisioni Europian. Dhe prandaj dhe unë e them kudo që integrimi në Bashkimin Europian dhe progresi në këtë drejtim nuk është vetëm forcimi i institucioneve, nuk është vetëm një demokraci më e mirë dhe funksionale por mbi të gjitha krijon dhe një akses për vende si Shqipëria që të kenë mundësi të adresojnë fondet e konsoliduara të BE që janë gjithmonë mënyra më e lirë për të financuar shumë nga objektet tona", u shpreh ministri Gjiknuri. Ministri Gjiknuri tha se janë aktualisht disa projekte të financuar me mbështetjen e Bash-

Takimi informues për hapjen e aplikimeve, për grantin e dytë të Shërbimeve Mjedisore. Ministri i Mjedisit: 1.5 milionë euro për pyllëzime

Klosi: Pyjet potencial i madh ekonomik

Rreth 1.5 milionë euro për pyllëzimin do të jepen përmes grantit të dytë të Shërbimeve Mjedisore, aplikimet për të cilin do të çelen gjatë muajit korrik. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi theksoi se projekti shkon në përputhje me politikat e Ministrisë së Mjedisit, për forcimin e pyjeve në vendin tonë duke kontribuar në realizimin e objektivit për mbjelljen e 20 milionë e 200 mijë pemë deri në vitin 2020. Pyjet janë një potencial i madh ekonomik dhe planet e pyllëzimit duhet të shihen në funksion të komunitetit.- tha kreu I Turizmit dhe Mjedisit i cili shtoi gjithashtu se me mbështetjen e Bankës Botërore, do të realizohet edhe inventarizimi i pyjeve për të shkuar më tej edhe në një projekt tjetër për sistemin e numërimit të pemëve. Ministri Klosi tha se ka ardhur koha e politikave më të forta për menaxhimin e pyjeve, për edukimin mjedisor që nga bankat e shkollave me krijimin e kurorave të gjelbra në çdo shkollë, duke kaluar te bizneset, te

të gjithë ata që ndotin mjedisin dhe që duhet të mbjellin pemë në bashkëpunim me bashkitë. Nga ana e tij, ministri Peleshi theksoi rëndësinë e këtij granti të dytë për shërbimet mjedisore duke theksuar se mjedisi dhe bujqësia kanë shumë pika takimi dhe se projekte të tilla janë mundësi mjaft të mira për fermerët. Në aktivitetin informues për thirrjen e dytë të aplikimeve për Shërbimet Mjedisore , të zhvilluar në Universitetin Bujqësor, ishte e pranishme edhe Drejtore e Bankës Botërore në Shqipëri, Znj. Maryam Salim, Drejtore e përgjithshme e AZHBR, Frida

Krifca. Në dallim nga thirrja e parë, 70% e fondit prej 2.3 milionë euro do të shkojë në favor të pyllëzimit për të qenë në koherencë me vizionin e qeverisë shqiptare për të shtuar sipërfaqe të gjelbra dhe 30% e fondit për aktivitete si, do të jenë për masat parandaluese ndaj fenomeneve të erozionit, lera uji për bagëtinë, etj. Projekti është mbështetur financiarisht nga Banka Botërore dhe Qeveria Suedeze, zbatuar nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) nën drejtimin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

kimit Evropian si ai i hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas që ka hyrë në një fazë të përzgjedhjes së kontraktorit. Gjithashtu edhe ndërtimi i dy bypass-eve të Fierit dhe Vlorës pas ngërçit ka kaluar në fazën e rizhvillimit të garës e cila ndodhet në hapat e fundit për të rinisur punën. "Ne kemi marrë një mbështetje financiare nga Komisioni Europian sic është ndërlidhja me Greqinë dhe me Maqedoninë si dhe rehabilitimi i gjithë hekurudhës në drejtim të Hanit të Hotit, pra kjo bën që Shqipëria të bëhet pjesë e rrjetit hekurudhor ndërkombëtar. Mbështetje do të kemi edhe me investimet që do të ndodhin shumë shpejt në portin e Durrësit, përfshirë edhe thellimin, por edhe investimet e BERZH-it për zgjerimin e kalatave aty do të bëjë të mundur që të rriten kapacitetet përpunuese", nënvizoi Gjiknuri. Një nga përfitimet e mbështetjes buxhetore nga programet IPA është ai i asistencës tekni-

ke për rritjen e kapaciteve të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë përsa i takon çështjeve të partneritetit publik-privat. "Qeveria shqiptare ka zgjedhur një nga format të dukshme të suksesshme edhe që është e kontrollueshme nga pikëpamja e financimit dhe e alokimit të riskut, që është përfshirja e partneritetit privat në investime në ndërtimin e rrjetit rrugor shqiptar apo modeve të tjera të transportit, qoftë në aeroporte, qoftë nesër edhe në fusha të tjera. Është një praktikë që e ndjekin të gjitha vendet e BEsë, është një praktikë tashmë e njohur, kuptohet me parimin që nganjëherë një pjesë të riskut e merr shteti nëpërmjet alokimeve buxhetore, por një pjesë të riskut nesër do ta marrin edhe përdoruesit e rrugës, që do të thotë që përdoruesit e rrugës do të paguajnë për përdorimin e një infrastrukture jashtëzakonisht më të përmirësuar nga pikëpamja e standardeve", sqaroi Gjiknuri.


POLITIKE SENATORI I PDI-SË

S

enatori italian i Partisë Demokratike Gianni Pittella i ka dërguar një letër kryeministrit të Italisë Giuseppe Conte që të konfirmojë qëndrimin pozitiv të Italisë në favor të përshpejtimit të hapjes së negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë. “Konformoni pozicionin pro të Italisë për përshpejtimin e negociatave të aderimit në BE të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë”. Kështu shkruan Senatori i PDI-së (Partia Demokratike Italiane, qendra e majtë) Gianni Pittella në letrën e tij dërguar kryeministrit italian, Giuseppe Conte ku i kërkon që në mbledhjen e radhës së Këshillit Europian të konfirmohet pozicioni i Italisë në favor të përshpejtimit

7

E enjte, 21 Qershor 2018

Pittella letër Contes: Italia të mbështesë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në të negociatave për aderimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë. “I dashur President, në Këshillin Europian të radhës të 28-29 qershorit Ju kërkojmë të konfirmoni pozicionin e Italisë në favor të përshpejtimit të negociatave për aderim në Bashkimin Europian të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Maqedonisë”, fillon letra për kryeministrin italian, Giuseppe Conte. “Në dritën e miqësisë së gjatë që lidh popujt italianë, shqiptarë dhe maqedonas, të marrëdhënieve tregtare mes vendeve tona dhe

të përpjekjeve që qeveritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë kanë kryer për të përforcuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës, besojmë se një pozicion i favorshëm në përshpejtimin e negociatave përkon me interesin italian, maqedonas, shqiptar dhe të gjithë Europës”, përfundon kjo letër që është firmosur edhe nga senatorët Cuça, Laura Garavini, Francesco Giacobbe, Nadia Ginetti, Salvatore Margiotta, Antonio Misiani, Tommaso Nannicini, Edoardo Patriarca, Roberto Rampi, Tatjana Rojc, Valeria Valente dhe Luigi Zanda.

Raportuesi për Shqipërinë në BE: Po, ka probleme me krimin e organizuar, korrupsionin, reforma në drejtësi nuk është zbatuar

R

aportuesi për Shqipërinë në Bashkimin Europian, Knut Fleckenstein thotë se Gjermania është e bindur që tashmë negociatat me Shqipërinë duhet të hapen, edhe pse vendimi i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian mund të përmbajë kushte. Sipas Fleckenstein, e rëndësishme, është që edhe nëse ka kushte, vendimi të mos të kthehet sërish në Këshillin e Ministrave pas raportimit të mëtejshëm të Komisionit Europian. Në një intervistë dhënë dje për “Abc News”, ai thotë se mesazhi kryesor është që parakushtet e përcaktuara për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE janë përmbushur. Megjithatë shton se, kjo nuk do të thotë që puna ka mbaruar. “Ne e dimë që ka probleme. Po, ka probleme me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Edhe reforma në drejtësi është në zbatim e sipër, por nuk është zbatuar gjithçka. Pra, ka kaq shumë punë përpara. Duhet të përqendrohemi te çështja e pronës, tek rritja ekonomike, punësimi dhe shumë kritere të tjera. Së pari, për qeverinë e Tiranës, por edhe për ne për të mbështetur dhe për të promovuar këtë punë, nëse ajo shkon në drejtimin e duhur”, u shpreh Fleckenstein. Po ashtu, eurodeputeti gjerman shtoi se parakushtet për hapjen e negociatave janë përmbushur dhe ky është qëndrimi i pothuajse të gjitha grupimeve politike në Parlamentin Europian dhe Komisionit Europian. Intervista Knut Fleckenstein, Raportues për Shqipërinë: Mesazhi kryesor është që parakushtet e përcaktuara për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE janë përmbushur. Kjo nuk do të thotë që puna ka mbaruar. Ne e dijme që ka probleme. Po, ka probleme me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Edhe reforma në drejtësi është në

Fleckenstein: Jemi për hapjen e negociatave me Shqipërinë, edhe pse me kushte

zbatim e sipër, por nuk është zbatuar gjithçka. Pra, ka kaq shumë punë përpara. Duhet të përqëndrohemi te çështja e pronës, tek rritja ekonomike, punësimi dhe shumë kritere të tjera. Së pari, për qeverinë e Tiranës, por edhe për ne për të mbështetur dhe për të promovuar këtë punë, nëse ajo shkon në drejtimin e duhur. Por parakushtet për hapjen e negociatave janë përmbushur dhe ky është qëndrimi i pothuajse të gjitha grupimeve politike në Parlamentin Europian dhe Komisionit Europian.

Herën e fundit që ju kam intervistuar ju folët për një proces dydimensional. Nga njëra anë, Shqipëria duhet të paraqisë rezultatve të mëtejshme në fushat që ju përmendët, gjyqësorin, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por nga ana tjetër duhen bindur shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Ju thatë, që eurodeputetë si ju duhet të shkojnë në shtetet e tyre anëtare për të bindur parlamentet e tyre. Mendoni, se e keni bindur Bundestag që

Shqipëria e meriton hapjen e negociatave? Jam i bindur që së bashku me David Mcallister ne e kemi bindur Bundestagun, Edhe pse i përkasim grupimeve të ndryshme politike, ne shkuam si vëllezër me një qëndrim në Berlin. Dje fola edhe me disa kolegë të Partisë Popullore Europiane. Ata mendojnë, se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave, por nga ana tjetër, asgjë s’është e sigurtë deri sa të merret vendimi përfundimtar. Kjo pasi shtetet anëtare tentojnë të gjejnë kompromise, nëse disa

prej tyre kanë rezerva në këtë drejtim”. Ju e dini që formulimi i draftit aktual për Shqipërinë thotë që Këshilli është në favor të hapjes së negociatave, por i kushtëzuar me raportimin e Komisionit Europian në prioritetet e ndjeshme ku shtetet anëtare duan të jenë të bindura plotësisht që ato janë plotësuar para se të fiksohet një datë për hapjen e negociatave? Për mua më e rëndësishmja është që Këshilli të hapë negociatat, edhe pse mund të ketë disa kushte. Nuk e uroj një gjë të tillë, por ndoshta. Por kyçi është që vendimi përfundimtar të mos të kthehet sërish në Këshill. Nëse Komisioni duhet të raportojë sërish në Këshillin e ministrave, atëherë kjo do të thotë që negociatat nuk do të mund të konsiderohen ende të hapura. Por megjithatë, ju mbeteni optimist që Shqipëria dhe Maqedonia të martën e ardhshme do të marrin një lajm të mirë? Nuk jam naiv. Jam i informuar se ç’ndodh në prapaskenë dhe shoh që ka shtete anëtare që nuk e kanë shumë për zemër që të japin dritën jeshile tani. Ka disa që duan të presin, disa u frikësohen proceseve zgjedhore në vendet e tyre, por shumica e shteteve anëtare janë të qarta mbi këtë pikë dhe kjo nuk ka ndryshuar edhe kur politikanë shqiptarë tentuan që të bindin shtete anëtare, që duhej treguar kujdes për këtë.


POLITIKE INTERVISTA

I

sh-kryeministri Sali Berisha, bën thirrje për revoltë popullore për largimin e qeverisë. Berisha thotë se vendi ndodhet në udhëkryq dramatik, ndërsa thotë se edhe dhuna për largimin e Ramës është e justifikueshme. Në një intervistë për Ora Neës, Berisha komentoi debatin për kampin e refugjatëve, duke theksuar se kjo do ishte vetëvrasje për Shqipërinë pasi do e shndërronte në pëllëmbë e krim. Ish-kryeministri, tha se po shqyrton mundësinë e lënies së mandatit të deputetit pasi sipas tij tashme parlamenti ka rënë, ndërsa thotë së Partia Demokratike problemin me të madh të saj e ka tek organizmi. Berisha, thotë se e vetmja rrugë për largimin e kryeministrit, Edi Rama, që e cilëson klikë që ka krijuar një narkoshtet, është revolta popullore përfshirë dhe dhunën. Berisha, tha se vendi është në një udhëkryq dramatik, ku kanë rënë të gjitha institucionet. Ish-kryeministri është i bindur se Shqipëria nuk do hapë negociatat me Bashkimin Evropian pa kushte, e kjo tha ai, i është komunikuar nga miqtë ndërkombëtarë. Refoma në drejtësi, tha ai, mbetet problemi kryesor i vendit tonë, ndërsa e cilësoi si grusht shteti. Vendi tha ai qëllimisht ka mbetur pa gjykata dhe për këtë krahas kryeministrit akuzon ashpër Ambasadorët Lu e Vlahutin. Duke komentuar debatin për kampin e refugjatëve, Berisha tha se pranimi do të ishte një vetëvrasje për Shqipërinë dhe do ta kthente vendin pëllëmbë e krim. Berisha komentoi edhe marrëveshjen e detit me Greqinë, ku tha se Rama po i bën Shqipërisë aktin më të rëndë që nga themelimi i saj. Ai foli për informatorë që ka brenda grupit negociator, ndërsa me bindje u shpreh se marrëveshja i është dorëzuar e gatshme kryeministrit Rama dhe nuk është lejuar negociimi i saj. Një paralajmërim kishte dhe për shtetin grek. Intervista Zoti Berisha, opozita ka ngritur akuza të forta ndaj mazhorancës në lidhje me krimin…ku është sot opozita? Çfarë reagimi ka ndaj mazhorancës? Mendoj se opozita gjatë dy muajve të fundit, ka ngritur një strategji proteste, e cila vlerësoj unë ka shënuar sukseset e para të rëndësishme, në kuptimin që Edi Rama kudo që shkon pritet me urrejtje, kudo që shkon pritet me protesta. Shoqërohet nga 800 deri në 900 policë dhe gardistë kudo dhe megjithatë, dalin dhe e bllokojnë për orë të tëra në hotel siç e bllokuan në Peshkopi, se lejojnë të shkojnë fare siç bënë në Klos dhe Burrel. Një kryeministër që ikën me bisht ndër shalë që takohet vetëm me rrogëtarë dhe puthadorë të tij dhe nuk takohet dot me popullin, mendoj se opozita ka shënuar në mënyrë të padiskutueshëm një rezultat të prekshëm në këtë drejtim. Vendi është sot në një kryqëzim dramatik. Është përdorur shpesh herë fjala rrugëkryq, por kësaj here është rrugëkryq dramatik. Kësaj here, Shqipëria e cila duhet të kishte hapur negociatat në vitin 2016 dhe jo vetëm që s’i hapi, por nuk po i hap dot as në 2018.

8

E enjte, 21 QERSHOR 2018

Ish-kryeministri: Nuk ka negociata pa kushte me Shqipërinë. Pranimi i refugjatëve, vetëvrasje për Shqipërinë

Berisha: Vendi në udhëkryq dramatik. Greqia po hap kapitull konflikti me Shqipërinë

E keni analizë këtë zoti Berisha apo keni të thëna? Kudo që shkoj unë dhe këdo që takoj..isha në Gjermani dhe takova plot miq atje. Nuk bëhet fjalë për hapjen e negociatave pa kushte për Shqipërinë. Kjo është evidente dhe gjermanët kanë qëndrime ndër më të favorshme. Ka të tjerë me qëndrime fatale për procesin e integrimit të Shqipërisë. Është evidente. Nuk janë plotësuar në mënyrë kategorike kushtet. Është evidente që sot drejtësia është degë e ekzekutivit shqiptar. Është evidente që muajin dhe vitin që do të vlerësohej Shqipëria bëhet grushti i shtetit brenda shtetit. Asgjësohet Gjykata Kushtetuese dhe të gjitha funksionet e saj i shkojnë indirekt Edi Ramës dhe qeverisë. Paralizohet qëllimisht Gjykata e Lartë me të ashtuquajturën reformë unike në botë. Unë ftoj çdo shqiptar sot që t’i shtrojë pyetjen vetes; a është Shqipëria vendi që duhet të vendosë modelin që nuk ekziston askund në botë në drejtësi. Këtë nuk e them unë, e tha prokurori amerikan i dërguar për të marrë pjesë në vetting. Një model që nuk ekziston askurrkund, është një model “Ourellian”. Shkoni dhe pyesni në Maqedoni cili është modeli i reformës? Edhe atyre u kërkohet reformë, por dy modele absolutisht të ndryshme që nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin. Ata që e nisën që në fillim për ta parë drejtësinë shqiptare degë ekzekutivi, e bënë drejtësinë shqiptare degë ekzekutivi, por me këtë, ata i bënë gjëmën Shqipërisë. Zëvendësuan shtetin ligjor me narkoshtetin e Edi Ramës. Është një reformë që është përkrahur shumë nga dy selitë diplomatike A-të? lomatike,, BE dhe SHB SHBA Ata kanë punuar me vendosmërinë më të madhe për projektin Soros. Të dy ambasadorët kanë punuar vendosmërisht për projektin Soros. Pra, janë edhe ambasadorët pjesë e këtij projekti? Sigurisht që janë, nuk ka asgjë për t’u dyshuar. Por ata nuk mbajnë përgjegjësi për këtë. Ambasadorët mbajnë përgjegjësi para qeverive të

vendeve të tyre me Kushtetuta. Në Kushtetutën e Shqipërisë ata nuk kanë asnjë përgjegjësi. Ndaj shtetit shqiptar, kanë Konventën e Vjenës. Këtu është problem i Edi Ramës. E di që ndonjëri prej tyre thotë në tavolina; hë mo se nuk është ndonjë gjë pse nuk është Gjykata Kushtetuese. Thotë ambasadori? Absolutisht! Këtu, qytetarët shqiptarë janë të vetmit në Evropë që nuk shkojnë dot në Strasburg. De fakto janë përjashtuar nga Këshilli i Evropës. Sepse duhet të kenë tre shkallët e gjyqësorit siç është ligji botëror i sistemeve të drejtësisë. Kurse këtu, Edi Rama pasi mori Prokurorinë e Përgjithshme, paralizoi Gjykatën e Lartë, mori Gjykatën Kushtetuese. Tani nuk i fsheh dot më. Nuk ka thes që i maskon me asgjë. Kjo është një nga veprat më të zeza të këtij vendi. Zoti Berisha si dilet nga ky udhëkryq që ju thoni? Dalja nga ky udhëkryq bëhet vetëm nëpërmjet një përmbysje në këtë vend dhe absolutisht rrugë tjetër nuk ka. Largimi një minutë e më parë me një revoltë të fuqishme popullore, të kësaj klike që narko-shtetin. Edhe revoltë të dhunshme? Revoltë, që të largojë me çdo kusht këtë klikë dhe këtë narkoshtet. Zoti Berisha, duket se opozita të gjitha aksionet i lë “rrugëve”… Nuk gjykoj se i ka lënë rrugëve. Në këtë periudhë, opozita ka përshtatur një qëndrim; po lobon për hapjen e negociatave. Pse opozita po lobon për hapjen e negociatave? Fillimisht, bashkëbiseduesit tanë hapnin sytë; që këtej thoni se standardet nuk janë plotësuar dhe këtej thoni të hapen negociatat. Po të hapen, sepse hapja e negociatave bën të mundur një vëzhgim shumë më serioz të zhvillimeve. Mbi bazën e këtij vëzhgimi, një ndihmë shumë më eficente për rikthimin në Shqipëri të shtetit ligjor dhe funksionimit të ekonomisë së tregut dhe sistemit demokratik. Kjo është motoja që na bën ne kudo, kryetari i opozitës, deputetët, mbajnë këtë tezë në çdo rast. Natyrisht, opozita po organizon kudo me dhjetëra e dhjetëra

protesta, por opozita është e vetëdijshme se në mënyrë absolute, zgjidhja e vetme është revolta e përgjithshme popullore. Do ta realizojë këtë opozita apo jo, do ta shohim në kohërat që vijnë. Në gjykimin tuaj si politikanë me eksperiencë, ka aftësi për ta realizuar këtë? Në gjykimin tim, i ka aftësitë dhe kushtet të gjitha ekzistojnë për këtë. Pa këtë revoltë, në mënyrë absolute, Shqipëria do të kalojë nga një dështim, në një dështim tjetër, nga një e zezë në një të zezë tjetër. Edi Rama këto ditë për të mbuluar dështimet, lidhjet e tij me krimin, drogën etj, po i bën Shqipërisë gjëmën me dy ndëshkimet më të mëdha ndoshta, njëri prej tyre që nga themelimi i shtetit shqiptar dhe tjetri në histori. Edi Rama këto ditë po bën gjithçka t’u shesë detin grekëve vetëm e vetëm të marrë hapjen e negociatave. Unë kam burime të brendshme, ka atdhetar dhe patriot në atë ekip, grupin negociator. Burra atdhetarë të cilët nuk e shesin interesin e vendit të tyre në atë mënyrë. Ata më kanë informuar qartë se deri para një jave është zhvilluar një takim me palën greke, në të cilën është dorëzuar marrëveshja e pa negociueshme nga pala greke dhe me urdhrin e prerë që nuk do të mund të përdorni fjalën “ekiti” se ne nuk e njohim. Nocioni i “Ekiti-së” është edhe themeli i vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk do mund të përdorni fjalën koncesion. Merreni, kjo është marrëveshja. Shqiptarët duhet ta dinë se kompjuteri dhe programi me të cilin duhet të bëheshin matjet dhe përllogaritjet është blerë me datën 25 apo 26 maj. Gjithçka tjetër është bërë në favor të qeverisë greke, pa matje nga një faqezi, që kryeson grupin negociator, një Skapi, Skapi dhe spiuni Meçollari, të cilët kërcënojnë anëtarët e tjerë të ekipit që thonë haptas se ne jemi këtu për negocim dhe negociata nuk ka. Negociata thotë Skapi, një i pafytyrë që mendon se mund të shesë kollaj. Ai vërtetë mendon se mund të ikë në Greqi, por ndëshkimit nuk do t’i

shpëtojë kurrë për aktin e tij. Çfarë tha Edi Rama me Ditzi Bushatin pardje? A e lexuat se çfarë argumenti dhanë? Gazetarja i tha mos e keni presion që po nxitoni kaq shumë? Jo thotë. Mirë ne po ta kemi presion, por Greqia presion e ka? Greqia po merr pasuri përrallore. Greqia do t’i mposhtë këta plehra për të grabitur detin. Greqia bën një gabim historik ndër më të mëdhenjtë, hap një konflikt të ri me Shqipërinë dhe shqiptarët. Greqia nuk mund të grabisë në këtë mënyrë pse gjen një zoograf të dytë si Edi Rama. Zoti Berisha, ju keni deklaruar se kry eministri Edi R ama në shkëmkryeministri Rama bim të çeljes së negociata ve, do jetë negociatav pro pritjes së refugjatëv refugjatëvee. Ju jeni kundër një kampi refugjatësh? Absolutisht kundër! Nëse Shqipëria pranon të marrë ish-terroristë të ISIS që janë valët e fundit të refugjatëve, Shqipëria bën një vetëvrasje dhe Shqipëria bëhet gurë e krim e pëllëmbë e krim. Shqipëria po eksporton krim nga mëngjesi deri në darkë në mbarë Evropën dhe vendi i vetëm në Evropë që nuk mund të menaxhojë është Shqipëria. Së dyti, si u mbajtën refugjatët e Kosovës? 700 mijë prej tyre është mbajtur në familje shqiptare. Pa pyet prej tyre kush është i gatshëm të mbajë? Terroristë të ISIS të lidhur me ta? Asnjë them unë! Vetëm rrethi i Kukësit ka mbajtur 150 mijë qytetarë të Kosovës. Çfarë ishin vëllezërit tanë? Qëndruan tre muaj dhe u larguan. Brenda një jave janë larguar mbi 800 mijë shqiptarë nga Shqipëria në Kosovë. Kanë ngelur gjithsej 600 vetë tek një kamp atje tek pishinat që kishin probleme të tjera që nuk ktheheshin. Të krahasosh terroristët e ISIS me refugjatët e Kosovës do të thotë të jesh si Edi Rama që je i gatshëm të ndëshkosh me çdo çmim vendin tënd për karrigen tënde. Të pretendosh të marrësh 600 mijë, e shndërron Otranton me qindra mjete skafesh që po vijnë edhe këto ditë në Shqipëri në varrezën më të madhe të Mesdheut në kohëra. I bëj thirrje qeverisë italiane që mos pranojë një nismë të tillë se në mënyrë absolute të gjithë ata me skafe do të vërshojnë drejt Italisë. I bëj thirrje vendeve perëndimore, Komisionit Evropian të mos pranojnë ofertën e Edi Ramës sepse aq sa realizoi armët kimike do të mund të realizojë këtë. Ne nuk jemi kundër emigrantëve. Ne nuk jemi për të mos ndihmuar njerëzit në nevojë. Por jemi se kjo do të ishte një barbari e vërtetë për emigrantët në Tiranë. Edi Rama e bën këtë vetëm e vetëm për të marrë një “PO” për hapjen e negociatave pa kushte. Por Shqipëria nuk ka asnjë kusht të vërtetë për hapjen e negociatave.


POLITIKE

9

E enjte, 21 Qershor 2018

Deputetja e PD-së: Tenderat publikë në Shqipëri i fitojnë vetëm 11 persona. Kemi çuar 12 dosje në prokurori

Tabaku thirrje biznesit: Denonconi rritjen e taksave, brenda një viti janë 2 dhe 4 fishuar D

eputetja e PD-së Jorida Tabaku përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka sulmuar qeverinë lidhur me taksat e biznesit. Teksa flet për rritje abuzive të taksave, Tabaku shprehet se ato janë rritur 2 deri 4 fish më shumë sesa një vit më parë. Sipas saj mbi 100 mijë biznese janë mbyllur, ndërsa 500 mijë shqiptarë janë larguar sepse nuk ka punë. Mes të tjerash Tabaku ka publikuar dy fatura të viteve para taksës së re të pronës dhe pas saj tek i njëjti biznes. “Bizneset sot denoncojnë rritjen abuzive të taksave e cila sivjet do t’i kushtojë xhepave të çdo biznesi 230 mijë lek më shumë se sa tre vitet e marra së bashku. Vetëm taksa e pronës është rritur 2 deri 4 fish më shumë sesa një vit më parë. Sa herë që Edi Rama flet për ulje taksash ndodh e kundërta! Kur thotë që ka ulur taksat në fakt i ka rritur ato, kur thotë që punon për shqiptarë në fakt do të thotë se punon për bizneset e qeverisë, kur thotë që ka shpenzuar për shqiptarët në fakt ka shpenzuar për luksin e tij. Jo rastësisht mbi 100 mijë biznese janë mbyllur, 500 mijë shqiptarë largohen sepse nuk ka punë, 1 milionë të tjerë aplikojnë për në SHBA sepse nuk ka shpresë. Taksat e rritura sot kapin vlerë e 5 miliardë USD në total, i paguajnë bizneset dhe shqiptarët

për qejfet dhe luksin e rilindjes. Në foto, dy fatura të viteve para taksës së re të pronës dhe pas saj tek i njëjti biznes. Ftoj bizneset e tjera të denoncojnë rritjen e taksave”- apeloi dje deputetja demokrate, Jorida Tabaku. Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku ritheksoi edhe dje në mbledhjen e mbyllur për mediat nga mazhoranca, se korrupsioni ka kapur çdo qelizë të institucioneve shtetërore. “Janë 11 persona

që marrin çdo tender publik në Republikën e Shqipërisë. 1 në 3 tendera jepet pa garë. Janë 4 perona që marrin çdo koncesion në Republikën e Shqipërisë. Kemi një kompani fantazëm të ngritur për “Air Albania”, 3.2 miliard euro dëm ekonomik”, tha Tabaku, duke iu referuar shifrave të publikuara nga vetë qeveria. Nga ana tjetër, Jorida Tabaku tha se PD-ja ka çuar 12 dosje në Prokurori, duke filluar me denoncime që lidhen me afera

korruptive, kontrata konçesionare korruptive, duke vazhduar me denoncime që lidhen edhe me çështje të denoncuara nga KLSH. “Sot nuk ka një Gjykatë Kushtetuese ku mund t’i drejtohesh për shkeljen e ligjit. Reforma në Drejtësi ishte thjesht flluska e radhës ashtu siç ka qenë reforma territoriale e cila ka mbi 60 milionë euro shpenzime shtesë. Reforma në sistemin energjetik, që përfundon me rritjen e çmimit të energjisë me 24% për 75% të familjeve shqiptare. Reformë në Arsim që sot ka varfëruar xhepat e shqiptarëve që sot ka shkatërruar universitetet publike dhe fajtore kryesore përse të rinjtë po largohen. Taksa e pronës që diskutuam me kërkesë të opozitës na u tha se nuk do të ketë efekt tek bizneset, na u tha që është në rregull çdo gjë, biznesi ka marrë faturat e para të taksës së pronës të rritura 2 deri në 4 herë. Biznesi në Tiranë ka marrë fatura që janë duke i detyruar të mbyllin dyert e bizneseve”, tha deputetja Jorida Tabaku. Krimi i organizuar, lufta ndaj drogës, korrupsioni, dorëheqja e Ministrit të Brendshëm, pas pesë javësh denoncime nga PD, pastrimi i parave, janë çështje të cilat qeveria nuk i shqyrton madje edhe pak ditë përpara vendimit për çeljen e negociatave, tha Tabaku.

DENONCIMI

PD e Sarandës: Drejtori i ri i Hipotekës nuk ka përvojë, emërimi në kundërshtim me ligjin

Partia Demokratike dega Sarandë ka reaguar dje pas emërimit të drejtorit të ri të Hipotekës në Sarandë, Gledi Duka, i cili zëvendëson në këtë post Jonida Abdulin e shkarkuar nga Rama pak ditë më parë. Përmes një deklarate, selia blu e Sarandës thotë se komandimi i Gledi Dukës në krye të ZVRPP Sarandë është në kundërshtim me ligjin, pasi nuk ka përvojën e punës. “Ky shtetas, ka eksperiencë pune vetëm 6 muaj në sektorin privat dhe 3 muaj në administratën shtetërore. Sot, ky shtetas, i emëruar fillimisht në 16 mars në mënyrë të paligjshme si Zv/Rregjistrues, pasi kriteret janë të njëjta si ato të Regjistruesit dhe dje i komanduar në pozicionin e drejtuesit, ka nisur të firmosë një sërë dokumentesh. Një pjesë e mirë e dokumenteve që po firmosen, janë statuse të lejeve të legalizimit që pritet të shpërndajë si Show Mediatik, Kryeministri Edi Rama në Sarandë”- deklaroi dje PD-ja e Sarandës.

SELIA BLU AKUZA NDAJ SOCIALISTËVE: ILIR BEQAJ, PJERIN NDREU, XHEMAL QEFALIA DHE SADRI ABAZI

P

artia Demokratike ka hedhur akuza të rënda sot në drejtim të maxhorancës dhe kryeministrit Edi Rama. Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion në PD, Lealba Pelinku tha dje se ish-ministri Ilir Beqaj dhe tre deputetë socialistë kanë përfituar tendera me kompanitë e tyre prej 78 milionë eurosh. “Që kur ka ardhur në pushtet, Edi Rama e ka përqendruar shpërndarjen e taksave të rritura të shqiptarëve në pak duar, që janë ose miq të tij, ose klientë, ose deputetë, me të cilët blen dhe mban pushtetin. Janë të paktën 4 deputetë të tij që përfitojnë para publike nëpërmjet kompanive të tyre, në shumicën dërrmuese të rasteve pa garë. Ilir Beqaj është njeriu më i afërt i Edi Ramës, i cili, edhe pse nuk është më ministër vazhdon të marrë me qindra milionë lekë

PD flet me emra: 4 deputetë të Ramës kanë përfituar tendera prej 78 milionë eurosh

nga taksat e shqiptarëve. Rasti më i fundit është ai i shpalljes fituese të kompanisë “Intech+”, e zotëruar de facto prej Beqajt. Në një tender pa asnjë konkurrent, shoqëria e ish-ministrit që rrënoi shëndetësinë, u shpall fituese për 1 miliardë e 362 milionë lekë

ose 1,1 milionë euro, duke pasur ofertë gati të njëjtë me fondin limit, pa i kursyer buxhetit gati asnjë qindarkë”, tha përfaqësuesja e PD-së. Nga foltorja e selisë blu, Pelinku bëri me dije se 1.1 milionë euro, të fituara së fundmi nga taksat e rritura të

shqiptarëve, i shtohen pasurisë së Ilir Beqjes, i cili, që kur Rama është bërë kryeministër, ka përfituar tendera me vlerë 29 milionë euro. PD-ja deklaroi se Ilir Beqja nuk është i vetëm në listën e deputetëve të Edi Ramës që pasurohen me paratë e shqiptarëve. “Prej kohës kur Edi Rama është kryeministër, Sadri Abazi ka fituar tendera me vlerë 34 milionë euro nga paratë publike. Media raportoi pak kohë më parë se në shumë prej tenderave, kompania ka paraqitur dokumentacion fals, por nga prokuroria, nën kontrollin e Edi Ramës, nuk ka asnjë reagim”, u shpreh Pelinku. Gjithashtu, selia

blu deklaroi se edhe dy deputetët e tjerë të PS-së, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu, kanë përfituar secili nga tenderat publikë prej 8.1 dhe 7 milionë euro. “Këta të 4 deputetë të Edi Ramës, Ilir Beqja, Sadri Abazi, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu kanë përfituar së bashku 78 milionë euro nga paratë publike të shqiptarëve, të cilëve ata u kanë rritur çdo vit taksat në parlament. 78 milionë euro nga pasuria publike për 4 deputetë është rekord i babëzisë së pushtetit të Edi Ramës, i cili si qëllim të vetëm ka pasurimin e tij dhe të njerëzve të afërt të tij për të blerë pushtetin dhe për të sunduar shqiptarët. Të tilla rekorde korruptive janë një nga pengesat madhore të hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian”, deklaroi dje zyrtarja e PD-së, Lealba Pelinku.


SOCIALE

10

E enjte, 21 Qershor 2018

Sheshi “SkĂŤnderbejâ€? merr çmimin Evropian pĂŤr HapĂŤsirĂŤn Publike Urbane P

as vlerĂŤsimeve qĂŤ mori nĂŤ bienalen e Çikagos njĂŤ vit mĂŤ parĂŤ, dje sheshi “SkĂŤnderbejâ€? ka marrĂŤ çmimin prestigjioz Evropian pĂŤr HapĂŤsirĂŤn Publike Urbane 2018. Çmimi u akordua nga Qendra e KulturĂŤs BashkĂŤkohore tĂŤ BarcelonĂŤs dhe gjashtĂŤ institucionet evropiane mĂŤ tĂŤ rĂŤndĂŤsishme tĂŤ arkitekturĂŤs dhe dizajnit nĂŤ EuropĂŤ dhe vlerĂŤsimi u bĂŤ nga njĂŤ juri e njohur ndĂŤrkombĂŤtare e kryesuar nga arkitektja Olga Tarraso. Sheshi “SkĂŤnderbejâ€? u pĂŤrzgjodh mes 279 projekteve nga 32 vende tĂŤ ndryshme europiane, ndĂŤrsa mĂŤ parĂŤ ishte zgjedhur mes 25 projekteve finaliste. Çmimin e tĂŤrhoqi kryetari i BashkisĂŤ sĂŤ TiranĂŤs, Erion Veliaj, si dhe pĂŤrfaqĂŤsues tĂŤ studios projektuese 51N4E. Çmimin Evropian pĂŤr hapĂŤsirĂŤ publik urban ĂŤshtĂŤ njĂŤ konkurs dyvjeçar orga-

nizuar nga Qendra e KulturÍs BashkÍkohore tÍ BarcelonÍs (ÇCB) dhe gjashtÍ institucionet evropiane me qÍllim pÍr tÍ njohur dhe pÍr tÍ inkurajuar projektet e rimÍkÍmbjes dhe mbrojtjen e

hapÍsirÍs publike nÍ qytetet tona. Çmimi, i krijuar nÍ vitin 2000 dhe kÍtÍ vit feston edicionin e tij tÍ dhjetÍ. Juria NdÍrkombÍtare e Çmimit Urban tÍ HapÍsirÍs Evropiane pÍrzgjodhi 25 punime si

finaliste nÍ mesin e 279 projekteve nga 32 vende evropiane. Çmimi Evropian pÍr HapÍsirÍn Publike Urbane organizohet nga Qendra pÍr KulturÍ BashkÍkohore tÍ BarcelonÍs (ÇCB) dhe me

partnerÍt: Muzeu Gjerman i ArkitekturÍs (Frankfurt); Muzeu i ArkitekturÍs Finlandeze (Helsinki); Muzeu i ArkitekturÍs dhe Dizajnit (LubjanÍ); Fondacioni i ArkitekturÍs (LondÍr); Qyteti i ArkitekturÍs dhe TrashÍgimisÍ (Paris) dhe Qendra e VjenÍs e ArkitekturÍs (VjenÍ) PÍr kÍtÍ sesion u dorÍzuar 279 punime nga tÍ cilat: Spanja (52), Portugalia (18), Italia (17), Franca (16), Belgjika (14), Holanda (14), UK (13), Gjermania (12), Polonia (10), Zvicra (10), Rumani (9), Bullgaria (8), Republika Çeke (8), Sllovenia (8), Serbia (7), Ukraina (7), Austria (6), Rusia (6), Danimarka (5), Hungaria (5) , Turqia (5), ShqipÍri (4), Suedia (4), Kroacia (3), Estonia (3), IrlandÍ (3), Norvegjia (3), Bosnje dhe HerzegovinÍ (2), Greqi (2), Lituania ( 2), Luksemburgu (2), Sllovakia (1).

Faleminderit kundĂŤrshtarĂŤve Nga Edi Rama

Super. Sheshi “SkĂŤnderbejâ€? triumfon nĂŤ çmimin europian tĂŤ BarcelonĂŤs. Çmimi Europian i HapĂŤsirĂŤs Publike 2017, ku mes qindra veprave publike tĂŤ pĂŤrzgjedhura nga gjithĂŤ qytetet e EuropĂŤs dhe mes 25 finalistĂŤve (ku ShqipĂŤria kishte 3 finalistĂŤ, Sheshin SkĂŤnderbej, Lungomaren e VlorĂŤs, ShĂŤtitoren Bregdetare tĂŤ HimarĂŤs) sapo u dha! Fituesi ĂŤshtĂŤ sheshi SkĂŤnderbej. Ideja fituese e Konkursit NdĂŤrkombĂŤtar tĂŤ organizuar nga Bashkia e TiranĂŤs nĂŤ vitin 2008, u projektua e filloi zbatimin nĂŤn rrebeshin e sulmeve tĂŤ qeverisĂŤ sĂŤ kohĂŤs e tĂŤ analistĂŤve tĂŤ çdo

kohe. MĂŤ pas u varros nĂŤn tamponin jeshil me gardh makinash nga ata qĂŤ dinĂŤ vetĂŤm tĂŤ prishin. E mĂŤ nĂŤ fund u bĂŤ realitet falĂŤ Programit KombĂŤtar tĂŤ Rilindjes Urbane dhe rizgjimit nga gjumi tĂŤ BashkisĂŤ sĂŤ TiranĂŤsđ&#x;˜Š Pas njĂŤ odiseje qĂŤ zgjati plot 10 vjet, si njĂŤ pĂŤrplasje shembullore mes tĂŤ ardhmes e tĂŤ shkuarĂŤs, mes atyre qĂŤ dinĂŤ ta duan TiranĂŤn e ShqipĂŤrinĂŤ dhe atyre qĂŤ TiranĂŤs e ShqipĂŤrisĂŤ i bĂŤnĂŤ, sa herĂŤ mundĂŤn atĂŤ qĂŤ s’ia ka bĂŤrĂŤ asnjĂŤ armik a pushtues, sot Sheshi SkĂŤnderbej qĂŤ e deshĂŤm me tĂŤ gjithĂŤ forcĂŤn e vizionit e tĂŤ kĂŤmbĂŤnguljes sonĂŤ, ka marrĂŤ tĂŤ gjithĂŤ hakun qĂŤ meritonđ&#x;˜‰ Faleminderit me mirĂŤnjohje tĂŤ gjithĂŤve, qĂŤ nga ideatorĂŤt e pro-

jektuesit tek Bashkia e TiranĂŤs e me radhĂŤ, inxhinierĂŤt zbatues, teknikĂŤt, punĂŤtorĂŤt, lulishtarĂŤt e deri tek gurĂŤprerĂŤsi i fundit, i qilimit kombĂŤtar tĂŤ gurĂŤve tĂŤ shtruar mbi hapĂŤsirĂŤn mĂŤ tĂŤ bukur publike tĂŤ ndĂŤrtuar nĂŤ europĂŤ nĂŤ vitin 2018. (Dhe, faleminderit patjetĂŤr, edhe tĂŤ gjithĂŤ sojeve tĂŤ kundĂŤrshtarĂŤve tĂŤ projektit, tĂŤ cilĂŤt ndihmuan nĂŤ mĂŤnyrĂŤ tĂŤ pamohueshme qĂŤ koka jonĂŤ tĂŤ bĂŤhej mĂŤ e fortĂŤ nga gurĂŤt e akuzave e sharjeve, balta e shpifjeve, dhuna e bllokimit e shkatĂŤrrimit taleban tĂŤ njĂŤ vepre kaq domethĂŤnĂŤse pĂŤr kryeqytetin e shqiptarĂŤve, e cila do t’u mbetet brezave si simboli kuptimplotĂŤ i vizionit e dashurisĂŤ sonĂŤ pĂŤr TiranĂŤn e pĂŤr ShqipĂŤrinĂŤđ&#x;˜Š)


AKTUALITET

11

E enjte, 21 Qershor 2018

Komisioneri rikonfirmoi mbështetjen për aderimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Shqipëria ka patur sukses me masat për uljen e azil kërkimit

Ulet me 30% numri i azilkërkuesve, Komisioneri Avramopoulos vlerëson ministrin Xhafaj E

dhe pse raportet e huaja tregojnë se shqiptarët kanë dominuar me kërkesat për azil në vendet e BE-së, për ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, situata ka ndryshuar, pasi numri i azilkërkuesve shqiptarë është ulur me 30%. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, gjatë vizitës dy ditore në Bruksel, zhvilloi një takim me Komisionerin për Migracionin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë të Bashkimit Europian, z.Dimitris Avramopoulos. Në fillim të takimit z.Avramopoulos vlerësoi shumë pozitivisht rezultatet mbresëlënëse të arritura gjatë këtij viti nga Ministria e Brendshme dhe Policia shqiptare, në luftën kundër krimit të organizuar, menaxhimit të kufijve dhe në çështjet që lidhen me azil kërkimin dhe migracionin e parregullt. Ai theksoi se janë rezultate që kanë mbështetjen e përkrahjen e fortë të vendeve anëtare të BE-së. Komisioneri rikonfirmoi mbështetjen për aderimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke theksuar se me anë të pozicionit të tij si Komisioner, do të mbështesë deri në fund aspiratat e Shqipërisë drejt familjes europiane. Ministri Xhafaj çmoi punën e deritanishme që Komisioneri ka bërë në lidhje me adresimin e sfidave të Ballkanit Perëndimor, por veçanërisht për mbështetjen e pakursyer që ai ka dhënë për vendin tonë.

POLICIA RRUGORE

P

olicia Rrugore ka nisur aksionin e ndëshkimit të të gjithë kundravajtësve në rrugët e Tiranës. Sipas një njoftimi zyrtar, bëhet e ditur se janë vendosur 62 gjoba në vetëm 2 orë në akset dhe kryqëzimet e evidentuara si problematike në kryeqytet. Shqetësim kryesor është mosrespektimi i këmbësorëve, por dhe mosdhënia nga mjetet përparësi mjeteve të tjerë në sinjalizimin rrugor vertikal. Këto dy kundravajtje janë janë shkaku kryesor i aksidenteve rrugore me dëme materiale dhe jo vetëm. “Duke marrë shkas nga fakti që në disa kryqëzime të kryeqytetit drejtuesit e mjeteve “injorojnë”

INTEGRIMI “Komisioneri rikonfirmoi mbështetjen për aderimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke theksuar se me anë të pozicionit të tij si Komisioner, do të mbështesë deri në fund aspiratat e Shqipërisë drejt familjes europiane”.

KUFINJTË ‘’Në lidhje me migracionin e parregullt, autoritetet shqiptare kanë një marrëdhënie shumë bashkëpunuese me homologët grekë, si vendi me prurjet më të mëdha të flukseve migratore gjatë muajve të fundit, por në këtë fushë nevojitet një vëmendje më e madhe e Brukselit për rritjen e kapaciteteve të strukturave tona kufitare’’, tha Xhafaj. Nga ana tjetër z.Xhafaj theksoi nevojën për krijimin e Qendrës Rajonale të Përbashkët për Bashkëpunimin Policor, si një instrument për t’iu bërë ballë sfidave të përbashkëta. Shqipëria ka patur sukses me masat për uljen e azil kërkimit dhe emëruesi i tyre i përbashkët, është ulja e numrit të azil kërkuesve me rreth 30%, fakt ky që u vlerësua edhe nga Komisioneri. ‘’Në lidhje me migracionin e par-

regullt, autoritetet shqiptare kanë një marrëdhënie shumë bashkëpunuese me homologët grekë, si vendi me prurjet më të mëdha të flukseve migratore gjatë muajve të fundit, por në këtë fushë nevojitet një vëmendje më e madhe e Brukselit për rritjen e kapaciteteve të strukturave tona kufitare’’, theksoi Ministri Xhafaj. Biseda gjithashtu u ndal edhe tek Ministeriali i ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor, që do

të zhvillohet në 4-5 tetor në Tiranë, për të konkretizuar më tej hapat që duhet të ndërmerren bashkarisht në kuadër të sfidave rajonale. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, gjatë takimit të KE-së me Ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, u shpreh se përgjigja e vendeve të rajonit duhet të jetë e njëzëshme sa i përket menaxhimit të kufijve, ku secili nga vendet të mbajë përgjegjësitë që i takon, për për-

ballimin e sfidave të përbashkëta, pasi çdo lëshim i një vendi do të kthehet në barrë për tjetrin. ‘’Ne i njohim përgjegjësitë tona edhe në këtë rast, ashtu sikundër kemi vepruar dhe jemi angazhuar me shumë përgjegjësi në sfida të mëdha, si ato për çështjet e azil kërkimit, luftës ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar e në një sërë fushash të tjera me interes të përbashkët me vendet anëtare të BE-së”, u shpreh z.Xhafaj.

“Valë” gjobash në Tiranë, 62 në vetëm 2 orë GABIMET

“Në disa kryqëzime të kryeqytetit drejtuesit e mjeteve “injorojnë” sinjalizimin rrugor vertikal, duke krijuar trafik të rënduar dhe konfuzion në rrymat e trafikut”.

sinjalizimin rrugor vertikal, duke krijuar trafik të rënduar dhe konfuzion në rrymat e trafi-

kut, shkelje të cilat herë pas here, gjenerojnë në konflikte fizike dhe aksidente rrugore, Policia Rrugo-

re e kryeqytetit monitoroi disa nga kryqëzimet më problematike dhe për rreth dy orë, konstatoi

dhe procedoi administrativisht 64 drejtues mjetesh të cilët u verifikuan nga efektivët e Rrugores, në shkelje të normave të sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar”, thuhet në njoftim.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12

E enjte, 21 QERSHOR 2018


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13

E enjte, 21 QERSHOR 2018

Vijon turi i llogaridhënies në Farkë, më shumë investime për banorët e njësisë

Veliaj: Duhet të gjejmë gjuhën e mirëkuptimit me njëri-tjetrin F

arka ishte ndalesa e radhës e tu rit llogaridhënës për kryebash kiakun Erion Veliaj, ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe kryetaren e PS të Tiranës, Blerina Gjylameti, të cilët bashkëbiseduan dje me banorët e njësisë mbi projektet dhe punën e Bashkisë së Tiranës, si dhe reformat e qeverisë në shërbim të qytetarëve. Veliaj theksoi se Farka ka përfituar një sërë investimesh të rëndësishme, që kanë sjellë përmirësim në infrastrukturë, ndërsa u shpreh se buxheti i vitit të ardhshëm siguron një rritje të ndjeshme të financimit të projekteve për këtë njësi. "Në Farkë kemi bërë punë që s'ishin bërë prej vitesh. Zonat janë duke u formalizuar, dhe pas legalizimin e kemi më të lehtë për të investuar në infrastrukturë. Në buxhetin e këtij viti do të reflektohet që një pjesë e investimeve të shkojnë në nivel kalipar, tani që janë rregulluar pjesët kryesore. Investimet në Farkë do të vijnë duke u rritur", tha Veliaj. Ai falenderoi banorët e Farkës, të cilët falë bashkëpunimit kanë mundësuar jo vetëm realizimin e këtyre investimeve, por edhe ruajtjen e tyre. Veliaj tha se bashkëpunimi dhe mirëkuptimi i treguar në këto raste, është shembulli më i mirë për t'i dhënë zgjidhje edhe çështjeve për të cilat ka mendime të ndryshme, si rasti i Teatrit të ri Kombëtar. "Në disa raste na duhet të gjejmë gjuhën e mirëkuptimit me njëri-tjetrin. Kjo nuk vlen vetëm për një rrugë

lagje, por kudo. Këto ditë kemi pasur takime me artistë, arkitektë e urbanistë për të gjetur gjuhën e bashkëpunimit për teatrin. Ne, shqiptarët, kemi treguar që kur gjejmë gjuhën, kur komunikojmë, mund të bëjmë rrugë, mund të bëjmë parqe, mund të bëjmë edhe një teatër shumë të bukur, por kjo kërkon bashkëpunim nga të gjithë. Ndaj,

besoj se mesazhi që japim si bashki, kudo ku kemi ndërhyrë, qoftë duke negociuar me artistët, arkitektët, urbanistët, qoftë me banorët në fshat, që na kanë lejuar të mbjellim pemë, qoftë me ata që na kanë lejuar të bëjmë një trotuar, të shtrojmë një rrugë, është mirëkuptimi mes nesh", u shpreh Veliaj. Kryebashkiaku tha se në Farkë ka një rritje të ndjeshme të shërbimit të transportit urban. Ai theksoi se falë riorganizimit, por edhe kritereve të forta që vendosi Bashkia e Tiranës, ky shërbim në këtë njësi është si dita me natën me atë që ishte më parë. "Transporti publik që trashëguam nga komunat ishte konceptuar 10-15 vite më parë. I bëmë disa ndryshime vjet, në ca vende po funksionojnë shumë mirë. Kur kemi bërë dëgjesën e fundit kemi pasur 10 ankesa, tani kemi ankesë vetëm për një stacion.

Fakti që janë reduktuar do të thotë se duke ndërhyrë mund ta rregullojmë", deklaroi Veliaj. Ai tha se falë vëmendjes së shtuar të Bashkisë së Tiranës, Farka po kthehet në një nga zonat më të frekuentuara për banorët e Tiranës, pasi ka tashmë parkun e dytë më të madh pas atij të liqenit artificial. "Më erdhi shumë mirë që javën e fundit kishim një garë ku shumë sportistë erdhën nga vende të tjera që s'e kishin parë këtë bukuri dhe këtë transformim. Pak nga pak, parku i liqenit të Farkës

po bëhet një park i dytë si Liqeni i Tiranës. Farka e ka të gjithë mundësinë të jetë një ndër vendet më të pëlqyera të Tiranës", shtoi kryetari i bashkisë. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, theksoi se një nga prioritetet kryesore të qeverisë në këto vite kanë shërbimet që u ofrohen qytetarëve, duke mundësuar lehtësimin e dokumentave që merren në sportele, si dhe shtimin e shërbimeve që merren online. "Dy janë shërbimet kryesore që qeveria ka punuar për sa i përket shërbimeve. E para, procesi i lehtësimit të dokumentacionit që një qytetar duhet të dorëzojë në sportel për të marrë një shërbim dhe ju e dini mjaft mirë që procesi ka filluar me certifikatat personale, ose certifikatat familjare, duke mos lejuar askënd nga punonjësit e Administratës Publike apo çdo zyre shtetërore, që t'jua kërkojë këtë certifikatë, pasi është detyrim i këtyre punonjësve që ta marrin atë. Procesi i dytë i ndërmarrë është ofrimi i dokumenteve përmes dokumenteve online, të cilat mund t'i merrni me nënshkrim elektronik, me të njëjtën vlerë si të kishte dhe 10 vula. Kjo ka lehtësuar qytetarët, jo vetëm në kufizim të kohës që harxhohej deri dje nëpër sportele, por ka lehtësuar qytetarin për shpenzimet financiare", tha Gjonaj. Sipas ministres, me përmirësimin e këtyre shërbimeve sot qytetari e ka shumë të thjeshtë për të marrë një shërbim, për shkak të lehtësimit të numrit të dokumenteve.

TAP dhe Spiecapag i dhurojnë spitalit të Çorovodës pajisje mjekësore Më 13 Qershor, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) dhe kontraktori i tij Spiecapag i dhuruan repartit të urgjencës në Spi-

talin e Çorovodës disa pajisje mjekësore. Nëpërmjet këtyre pajisjeve mjekësore të reja, mjekët e këtij spitali mund t'i

ofrojnë banorëve te Skraparit një shërbim më cilësor. Si TAP ashtu edhe Spiecapag i janë mirënjohës stafit të Spitalit të Çorovodës për ndihën e ofruar gjatë ndërtimit të gazsjellësit dhe janë të ndërgjegjshëm për nevojat materiale që ka ky spital për përmirësimin e shërbimit. TAP dhe Spiecapag vendosën bashkërisht që të ndihmojnë ekipin e urgjencës së këtij spitali, të cilët përballen me rastet më të vështira të urgjencave mjekësore, qofshin sëmundje apo aksidente. Ndërhyrja e mjekëve të urgjencës është shumë e rëndësishme pasi mund të shmangë përkeqësimet e gjendjes së pacientëve të paraqitur. Spitali i Çorovodës i vjen në ndihmë më shumë se 19'000 banorë të zonës

së Skraparit. Lista e pajisjeve mjekësore që i janë dhuruar Spitalit të Çorovodës: elektrokardiogram, karrige me rrota, set për ndërhyrje kirurgjikale, aspirator, mbajt-

ëse për kokën dhe kurrizin, barela, suport për krahët dhe këmbët, matës pulsi, aparat për matjen e presionin e gjakut, aparat për matjen e diabetit, defibrilator, mbajtëse qafe, etj.


AKTUALITET RAPORTI

14

E enjte, 21 Qershor 2018

Italianët kapën 7 ton drogë për 4 muaj Guardia di Finanza, në një bilanc të sajën pohon se nga Shqipëria janë sekuestruar 6 ton e gjysëm kanabis vetëm në 4 muajt e parë të vitit 2018. Sipas të dhënave zyrtare në një vit e gjysëm, italianët kanë sekuestruar gjithsej 100

ton drogë. Nga shifrat e Financas italiane rezulton se nga 1 nga janari i vitit 2018 e deri më 30 prill të 2018 janë kryer 11 operacione ajro-detare kundër trafikut të drogës mes Shqipërisë e Italisë. Përgjatë këtyre operacioneve

janë sekuestruar 6500 kg marijuanë e 1 kg hashash, si dhe janë arrestuar 18 skafistë, 10 prej tyre shqiptarë e 8 janë shtetas italianë. Gjithashtu janë sekuestruar dhe 7 mjete lundruese të përdorura për trafikun e drogës.

Është provuar shkencërisht nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, se ndaj Enea Ftoji nuk është ushtruar dhunë fizike nga punonjësit e Policisë së Shtetit

E

nea Ftoji, baba i tre fëmijëve 5, 3 dhe 1-vjeç, humbi jetën në ambientet e Komisariatit të Korçës, pasi ishte shoqëruar si i dyshuar për një vjedhje. Një muaj nga ngjarja, për të cilën familjarët dhe qytetarët e komunitetit rom akuzuan Policinë për ushtrim dhune, dhe në Tiranë protestuan për të gjetur fajtorët, që vërtetohet që nuk janë uniformat blu. Këtë të paktën nënvizon ekspertiza mjeko-ligjore, e cila doli në konkluzionin se ndaj të ndjerit nuk është ushtruar dhunë. Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, zv.drejtorja e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj dhe Drejtorja e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave Anila Trimi, ishin në familjen e të ndjerit, për të ofruar mbështetje dhe ndihmë, në bashkëpunim me pushtetin lokal. “Natyrisht është një humbje jete, e kjo humbje dhe dhimbja për familjarët është shumë e madhe. Ne i kemi qëndruar pranë dhe do të vazhdojmë t’i qëndrojmë pranë familjarëve të Enea Ftojit. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me pushtetin vendor për të parë mundësinë e mbështetjes sociale gjithashtu të familjes së Enea Ftojit. Në të njëjtën kohë jemi duke komunikuar vazhdimisht dhe me shërbimin social shtetëror për të parë çfarëdolloj ndihmese që mund t’i ofrojmë kësaj familjeje”,-u shpreh zv.ministrja Kuko. Drejtorja e SHÇBA konfirmon përfundimet e ekspertizës. “Është provuar shkencërisht nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, se ndaj Enea Ftoji nuk është ushtruar dhunë fizike nga punonjësit e Policisë së Shtetit. Ne do të vazhdojmë hetimet e mëtejshme

Enea nuk vdiq nga dhuna. Kuko: Policia mbështetje për familjen DO VAREM “Nëse shteti nuk merr masa për mua, unë do të varem me gjithë fëmijë. Nuk kam shpresë tjetër”, është shprehur nusja e të ndjerit.

EKSPERTIZA “Është provuar shkencërisht nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, se ndaj Enea Ftoji nuk është ushtruar dhunë fizike nga punonjësit e Policisë së Shtetit”.

në lidhje me këtë rast”, theksoi Anila Trimi. Edhe ky rast nuk rezultoi të kishte dhunë, Kuko nënvizoi se Policia e Shetit është e vendosur për respektim dhe garantim të të drejtave të njeriut. “Ne nuk kemi dashur të dalim në konkluzione të cilat janë të pabazuara shkencërisht. Sot, siç e përmendi edhe Drejtoresha e Përgjithshme e SHÇBA-së,

Policia e Shtetit shkarkohet nga përgjegjësia e ushtrimit të dhunës fizike ndaj shtetasit Enea Ftoji. Pavarësisht se ky rast nuk rezultoi të kishte ushtrim dhune, ne jemi të vendosur që në organizatën e Policisë së Shtetit, respektimi dhe garantimi i të drejtave të njeriut të respektohet me përpikëri nga çdo punonjës i Policisë së Shtetit”, shtoi ndër të

DURRËS

Djali qëllon me thikë dy prindërit, kapet në spital 25-vjeçari Hajri Neziri, pas një sherri banal me prindërit, i ka qëlluar këta me fundit me thikë, duke vënë në rrezik jetën e tyre. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:45 minuta, në banesën tre katëshe të familjes në hyrje të qytetit të Durrësit në lagjen Nr.1, ndërsa e pranishme në momentin e sherrit ka qenë edhe bashkëjetuesja e të riut. I riu fillimisht ka debatuar me

prindërit Destan dhe Hasie Neziri 75-vjeç dhe 64-vjeç më pas i ka qëlluar me thikë. Konfliktin dhe të bërtiturat e prindërve i kanë dëgjuar fqinjët, të cilët kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën. Pasi plagosi prindërit, ai u largua nga banesa me shpejtësi së bashku me bashkëjetuesen duke u fshehur, por pas rreth një ore ai është arrestuar në Tiranë. Hajriu u paraqit i

lënduar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa u lajmërua policia, e cila e arrestoi. I riu që plagosi prindërit në spital ishte shoqëruar nga bashkëjetuesja e tij. Të moshuarit ndodhen në spitalin e Durrësit në kujdesin e mjekëve, por në gjendje shumë të rëndë për jetën. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit në familje që solli plagosjen e prindërve nga djali.

tjera zv.ministrja e Brendshme. Gjatë takimit që zv.ministrja Kuko dhe Drejtoresha e SHÇBA Trimi zhvilluan me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në Korçë u diskutua për prioritet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit siç janë lufta ndaj kultivimit të bimëve narkotike, parandalimi i dhunës në familje si dhe sjellja e punonjësve të pol-

icisë sipas kodit të etikës. Bashkëshortja Entela, e cila nuk di kë të qajë, humbjen e bashkëshortit apo mos sigurimin me ushqim për të vegjëlit. Pas vdekjes së të shoqit, Entela bashkë me fëmijët u largua nga shtëpia e tij dhe për pak kohë jetoi tek prindërit, të cilët gjithashtu bën apel pasi nuk kishin mundësi ta mbanin. ‘’Tani jetoj tek gjyshja, pasi prindërit e Eneas nuk kanë për vetë mundësi ekonomike. Nëse shteti nuk merr masa për mua, unë do të varem me gjithë fëmijë. Nuk kam shpresë tjetër”, është shprehur ajo më herët.


AKTUALITET

15

E enjte, 21 Qershor 2018

Kujtim Donaj kishte humbur shuma të konsiderueshme parash duke luajtur bixhoz të shtunën në mbrëmje, dhe sipas gruas ky ka qenë shkaku krahas dhunës fizike “Burg pa afat”, është masa që ka caktuar Gjykata e Kurbinit për 35-vjeçaren, Violeta Donaj, e cila mëngjesin e së dielës, ekzekutoi me katër plumba në tregun e Milotit, bashkëshortin e saj, 42-vjeçarin e ndjerë Kujtin Donaj. Sipas rrëfimit në seancën e së mërkurës, nëna e dy fëmijëve minorenë është shprehur se aktin tragjik e ka kryer, pasi bashkëshorti e keqtrajtonte, dhe se ai luante bixhoz. “Më keqtrajtonte dhe luante bixhoz ndaj dhe e kam kryer krimin e rëndë”, mësohet të jetë shprehur ajo para togave të zeza. Në Gjykatë shfaqi pendesë për krimin e rëndë dhe ka shpërthyer në lot. “Ai luante bixhoz. I linte lekët në bixhoz. Ndaj dhe e kam kryer krimin e rëndë”. Pavarësisht pendesës, Gjykata e Kurbinit vendosi masën e sigurisë “burg pa afat” për 35-vjeçaren. Kujtim Donaj kishte humbur shuma të konsiderueshme parash duke luajtur bixhoz të shtunën në mbrëmje, dhe sipas gruas ky ka qenë shkaku krahas dhunës fizike, për rrjedhën tragjike të ngjarjes. Më pas, ai kishte shkuar në banesë dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke e akuzuar se e tradhtonte. Por, e pa zbardhur mbetet sesi gruaja e gjeti armën dhe pse e kishte veten. Kjo të çon në pistën që akti tragjik nuk erdhi në moment, por gruaja 35-vjeçare e ka planifikuar. Familjarët Pjesëtarë të familjeve të të dy bashkëshortëve, kanë treguar se nuk kishin dijeni të ndonjë situate që kishte çift Donaj. Në Rrëshen, askush në familjen Donaj, askush nuk flet për krimin në tregun e Milotit. Familjarët e viktimës nuk kanë folur asn-

Gruaja vrasëse pendohet në gjyq: Më keqtrajtonte dhe la lekët në bixhoz RRËFIMI Në Gjykatë shfaqi pendesë për krimin e rëndë dhe ka shpërthyer në lot. “Më rrihte. Ai luante bixhoz. I linte lekët në bixhoz. Ndaj dhe e kam kryer krimin e rëndë”.

jë fjalë në lidhje me krimin e rëndë. Por ajo çfarë ka familja Donaj kërkon ka të bëjë me personin që i dha pistoletën nuses së tyre. Ata ia kanë kërkuar këtë policisë, por edhe po e kërkojnë vetë privatisht. Nga të dhënat e policisë thuhet se mes çiftit ka patur probleme dhe një javë më parë është diskutuar edhe di-

VLORË

vorci. Mësohet se familjarëve të saj nuk iu kishte thënë asgjë për problemet që kishte me burrin, kjo duke ju referuar edhe dëshmisë së tyre në polici. Problemet mes çiftit Donaj konfirmohen dhe nga fqinjët e tyre. Njëri prej tyre, i cili nuk donte të identifikohej, tha se viktima Kujtim Donaj ishte zhytur në borxhe, pasi luante

Gomone dhe 500 kg I hashash, asnjë i arrestuar

N

jë gomone 12 metra e gjatë u gjet në plazhin e Darzezës, pak para mesnatës së të martës. Mjeti lundrues me dy motorrë të fuqishëm nga 300 kuaj secili u pikas nga Policia Kufitare në bashkëpunim me efektivët e Guardia di Finanza. Gomonia dyshohet se do të ngarkohej me hashash, ndërkohë që trafikantët duket se e kanë braktisur pasi kanë vënë re ndjekjen e policisë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur intenerarin e ndjekur nga gomonia, për të cilën nuk përjashtohet mundësia që të ketë ardhur nga brigjet italiane për t’u ngarkuar me drogë. 500 kg kanabis janë gjetur në Gjirin e Bristanit, një nga zonat ku kryesisht nisen ngarkesat me drogë. Ndërkohë, policia po heton nëse gomonia e gjetur në Darzezë ka lidhje me sasinë e drogës së zbuluar në Karaburun.

PRETENCA

sh-deputeti Mark Frroku, edhe pse ka vetëm 6 javë që ka dalë nga burgu, rrezikon të rikthehet sërish në burg për veprën penale të kallëzimit të rremë. Prokuroria e Tiranës dorëzoi në gjykatë pretencën ndaj Mark Frrokut, deputetit Tom Doshi dhe Durim Bamit, të tre të akuzuar për kallëzim të rremë në lidhje me një atentat të supozuar ndaj Doshit. Për secilin nga të pandehurit, të cilët nuk u paraqitën vetë në gjykatë, organi i akuzës kërkoi dënimin me nga 1 vit burgim. Sipas konkluzioneve të prokurorisë, Doshi, Frroku dhe Bami kanë deklaruar të dhëna të rreme në lidhje me një atentat që supozohej se ishte organizuar për eleminimin fizik të deputetit Doshi. Nga verifikimet e akuzës ka rezultuar se këtë fakt e ka deklaruar i pari Mark Frroku në një takim që ka patur me Doshin. Madje ka qenë Frroku, që sipas prokurorisë e ka prezan-

bixhoz dhe konsumonte alkool në vazhdimësi. Tregtarët E reja pas vrasjes tentoi tu largonte nga vendngjarja, por ndërhyrja në kohë e forcave policore, bëri të mundur kapjen dhe arrestimin e saj si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit me të cilën është kryer krimi. Krimi tragjik ka

ndodhur në sy të kunatës së saj, e cila po shoqëronte 35-vjeçaren në treg, dhe të tregtarëve të tjerë, të cilët nuk kanë folur shumë. “Janë dëgjuar 4 të shtëna. Burri ka ardhur me fugon, gruaja ka ardhur me makinë”, ka thënë një prej dëshmitarëve. Tregtarët e tjerë që ndodheshin në pazarin e Milotit kur ndodhi ngjarja, preferojnë të heshtin dhe ngrenë supet për të treguar nëse kishin dijeni se mes çiftit kishte pasur konflikte. “Nuk kemi pa, ndodhi sa hapëm mallin ne. Ata janë nga Rrësheni, ne nga Laçi”, thotë një tjetër tregtare. “Asnjë konflikt s’kemi parë veç kemi dëgjuar krismën”, përgjigjet dikush tjetër, ndërsa shihet qartë që nuk duan të përzihen në këtë vrasje në mes të ditës në prani të qindra dëshmitarëve.

8 muaj burg për Doshin, Frrokun dhe Bamin

tuar Tom Doshin me Durim Bamin, personi që duhej të kryente atentatin me porosi të ish-kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta. Pikërisht për këto dëshmi të rreme prokuroria i ka akuzuar për kallëzim të rremë. Avokatët

e tre të pandehurve, nuk e kanë pranuar akuzën dhe pretendojnë në pafajësinë e klientëve të tyre. Gjykata i la dy javë kohë avokatëve mbrojtës për të përgatitur mbrojtjen përpara se të shprehet me vendim përfundimtar.


FORUM OPINION Nga Artur ZHEJI

N

uk është humanizëm, por thjesht një shërbim servil për të siguruar mbështetje ndërkombëtare dhe para. Një akt i çmendur, cinik dhe me pasoja të frikshme për një vend të vogël si Shqipëria, që nuk mundet të shërbejë 600.000 refugjatë lufte të një kombi të huaj, me kohëzgjatje të përjetshme. Në Shqipëri sot që flasim, banojnë realisht, jo më shumë se 2,5 milionë shqiptarë. Asnjë vend në botë nuk mund të strehojë në kushte normale, aq refugjatë, sa 25% e numrit të vet të popullsisë autoktone. I dëshpëruar për mbështetje ndërkombëtare me çdo kusht, kryeministri dhe qeveria e tij, janë gati të bëjnë gjithçka, që të tjerët refuzojnë ta bëjnë, në emër të interesit të tyre kombëtar. Dhe ky është pikërisht rasti. Tani kuptohet sepse qeveria e Malit të Zi, me sa duket, e informuar me kohë, ka vendosur të ndërtojë një klon me tela me gjemba, në kufirin shtetëror me Shqipërinë dhe ata qenka në të

drejtën e tyre për këtë. Emergjenca siriane duhet zgjidhur dhe palët që janë gjeopolitikisht të interesuar për këtë zgjidhje, mund të bëjnë trysninë e tyre për këtë, porse të marrësh përsipër një gjë të tillë, është një atentat i mirëfilltë antikombëtar. Aq më tepër në një vend të dëshpëruar nga varfëria dhe pasiguria që kërkon në ndërkohë, shpëtimin e vet, pikërisht në largimin nga Shqipëria. Vetëm kërkesat për emigrim në USA, janë 500.000 individë, pa llogaritur familjarët. Skema duket e qartë. Zbrazja e Shqipërisë nga hallexhinjtë shqiptarë që grricin nervat me hallet e tyre dhe hapja e dyerve për një biznes të ri: sistemimi i 600.000 hallexhinjve pa atdhe, një treg i majmë dhe një fuqi punëtore edhe më e nënshtruar se ajo vendase, shqiptare. Dhe nga ana tjetër, një retorikë e gatshme humanitare, ca medalje, ca financime ndërkombëtare, që mund të grabiten në terren me lehtësi dhe

16

E enjte, 21 Qershor 2018

Atentati: 600.000 sirianë që vijnë dhe 500.000 shqiptarë që largohen… dhjetëra e mijëra skllevër pa asnjë të drejtë, në llagëmet e punës së zezë dhe e shfrytëzimit njerëzor pa kufi. Një skenar i përbindshëm. Dhe opozita rri e vështron dhe Partia Socialiste rri kurrizkrusur dhe aventurat në Shqipëri, ndjekin njëra-tjetrën, nën arrogantin kryeministër. Ky lloj lajmi dhe kjo bëmë, nuk bën tjetër veçse nxit edhe më shqiptarët për tu larguar, ndalon rikthimin e tyre dhe krijon një demografi të re. Përfytyroni pas pak vitesh edhe të drejtën për të votuar, që sirianët mund të fitojnë së bashku me nënshtetësinë shqiptare. Ata do te jenë befas, pakica etnike më dërmuese në Shqipëri, me partitë dhe deputetët e tyre. 360gradë.al

AKTORI ARBEN DERHEMI: TË VIJNË TË GJITHË NJERËZIT TË PROTESTOJNË KËTU

Artistët paralajmërojnë grevë urie për Teatrin

ri shkatërron teatrin ekzistues dhe vlerat që ka kjo godinë historike, si dhe merr 80 përqind të pronës publike për ambiente banimi dhe biznese. Bashkia e Tiranës ka nisur negociatat me aktorët për të pranuar projektin e ri. Bisedimet nuk

A

rtistët kanë lajmëruar përshkallëzimin e protestave në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Në protestën e zhvilluar dje para godinës së Teatrit, aktorët kanë bërë të ditur se do të hyjnë në grevë urie nëse qeveria “Rama” nuk tërheq projektligjin për shembjen e godinës. Aktori i njohur Arben Derhemi u shpreh se artistët janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për të mos lejuar që një pasuri shpirtërore e kombit të zhduket. “Do bëjmë çdo gjë për të mbro-

jtur Teatrin, do hyjmë edhe në grevë urie. Të vijnë të gjithë njerëzit të protestojnë këtu. Kjo verë tha dikush do jetë shumë e nxehtë. Mos guxoni t’i afroheni Teatrit Kombëtar as edhe me një shkrepse se kjo nuk merr flakë, harrojeni”,- tha Derhemi. Qeveria “Rama” ka depozituar në Kuvend projektligjin që i heq tokën e teatrit shtetit dhe ja jep një kompanie private, e cila ka planifikuar ndërtimin e disa kullave dhe një teatri të ri. Aktorët thonë se projekti i

kanë sjellë asnjë marrëveshje deri më sot. Një javë më parë artistët deklaruan nisjen e protestave të përditshme të cilat zhvillohen para godinës së Teatrit Kombëtar. Sipas artistëve, dyshohet se miratimi me shpejtësi i ligjit në Kuvend do të sjellë fadromat për shemb-

jen e godinës. Pas protestave të përditshme, aktorët sot njoftuan hapin e radhës që është greva e urisë. Nëse artistët vendosin të hyjnë në grevë, pritet të ketë zhvillime dhe protesta më të mëdha qytetare në mbrojtje të kauzës së tyre.


KULTURE OPINION Nga Marjana Kondi

K

ujtimet mbeten. Impre sionin e parë si aktore ajo sallë ma transmetoi nëpërmjet të kuqes, llozhave, poltronave dhe perdes kadife. Nuk shihja për herë të parë teatër të këtij stili, por ndjesia ishte e tillë. Atyre viteve unë isha nismëtare e një kauze për mbrojtjen e "Estradës së Shtetit" sëbashku me kolegë të mi. Sot nuk dua që historia të përsëritet, por si artiste e skenës nuk mund të jem indiferente ndaj kauzës së prishjes dhe rindërtimit të "Teatrit Kombëtar" dhe zgjedh të jem faktor në krah të kolegëve. Gjithmonë realiste, në mbrojtje të artit dhe institucioneve kulturore. Perdja e kuqe e "Teatrit Kombëtar", e cila më impresionoi aq shumë, nuk arriti të

më zërë sytë dhe la zbuluar teatrin përpara meje. Përtej së kuqes, llozhave, poltronave dhe perdes kadife, lëngonte një teatër i amortizuar e i braktisur nga instan-

17

E enjte, 21 QERSHOR 2018

E kuqja e teatrit, një ngjyrë, gjendje shpirtërore dhe një kujtim... cat shteterore. E kuqja e sallës ishte skuqja nga turpi i këtij shpirti që vuante. Të

Roli i fisnikërisë shqiptare nën udhëheqjen e Skënderbeut

K

onferenca Ndërkombëtare e Albanologjisë, kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, po nxit pasurimin e informacionit akademik dhe kulturor të historisë së vendit gjatë Mesjetës. Figura e Skënderbeut në këtë konferencë në kuadër të aktiviteteve për Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut, prek veçanërisht ndikimin e tij përtej kufijve dhe territoreve shqiptare, duke na përcjellë një figurë reale dhe mitike të tij. Historiani Ferit Duka mbajti ligjëratën e tij në një këndvështrim ndryshe, ku pjesë interesante e saj ishte trajtimi i fisnikërisë shqiptare në dy periudha të rëndësishme, në atë mesjetare dhe në fillimet e erës Osmane. Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare historiani Fer-

it Duka u shpreh se, "figura e Skënderbeut simbolizon një njeri që iu kushtua kauzës më të shenjtë të njerëzimit që është liria. Ai vendosi një pikë të fortë reference për të gjitha periudhat historike të Shqipërisë. Skënderbeu është një personalitet që sot është bërë simbol i integrimit të shqiptarëve në botën e qytetëruar euroatlantike". "Ky cikël ligjëratash është jo vetëm një shkëmbim mendimesh dhe idesh midis rretheve akademike shqiptare dhe atyre të huajave por është një rast shumë i bukur për komunikimin e rezultateve shkencore një auditori të gjerë, që i shërben edukimit të shoqërisë shqiptare me historinë e saj dhe me vlerat e çmuara që na përcjell historia jonë", tha Duka. Në lidhje me ligjëratën e tij në kon-

ferencë ai u shpreh se "trajton çështje thelbësore të cilat kanë të bëjnë me paraqitjen e fisnikërisë shqiptare në dy periudha të rëndësishme në atë mesjetare dhe në fillimet e erës Osmane. Shtresa shoqërore e shoqërisë shqiptare, fisnikëria mori përgjegjësinë e organizimit të luftës së armatosur të lëvizjes çlirimtare kundër sundimit osman nën udhëheqjen e Skënderbeut", theksoi historian Ferit Duka. "Shtresa e fisnikërisë iu bashkua Skënderbeut në këtë luftë të madhe çlirimtare e cila ishte jo vetëm me përmasa shqiptare por dhe me përmasa europiane. Pjesa tjetër e kësaj shtrese u islamizua dhe u integrua në radhët e klasës sundues osmane", përfundoi Ferit Duka. Kjo konferencë albanologjike e cila po zhvillohet në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut po tërheq vëmendjen dhe interesin e studiuesve të huaj dhe vendas, të cilët po ndajnë studime më të thelluara në fushën shkencore për figurën e heroit tonë. Akademikë, studiues, kërkues por dhe studentë po i ndjekin me një interes të gjerë dhe në një mënyrë shumë interaktive këto ligjërata. Në këtë pikëpamje konferenca është e një rëndësie të madhe pasi mbledh gjithë këto mesazhe që janë të një rëndësie të madhe për kulturën e Shqipërisë, mbi të gjitha në një moment që Shqipëria po i afrohet Europës dhe Perëndimit.

tillë për fatin e keq e gjej dhe sot. Kjo gjendje shton nevojën për të kërkuar një teatër të ri, të mirëmbajtur, me të gjithë elementët teknikë si; hapësira skenike, akustika, numri i sallave, elementët audio dhe ndriçim, kapacitet të lartë të vendeve për publikun, ambiente bashkëkohore pune për aktorët. Dhe këtë se kërkoj për vete, por për gjeneratat qe do vijnë. Kërkesa për një teatër të tillë (pa cënuar asnjë centimetër nga territori ekzistues). Jam e dëshiruar të luaj në një skenë të tillë. Një skenë, e cila i përgjigjet më së miri nivelit artistik të kolegëve të mi. Një teatër, i cili lejon të

prehen të qetë shpirtrat e emrave të mëdhenj që kanë dhënë aq shumë për artin shqiptar. Unë si person nuk pushtohem nga nostalgjia. Më pëlqen e reja, modernia, e ardhmja… Ndaj mbështes cdo iniciativë që kërkon t'i japë kombit, qytetit, publikut, aktorve, regjisorëve një teatër qe kemi dashur, por pa gjymtuar shtratin e sotshem të teatrit. E cilësoj, pa cënuar shtratin e sotshëm të teatrit. Thyhem kur flitet për teatrin, sepse i kam një teatër e shpirt. Ne duhet të shtrëngojmë në zemër të kaluarën dhe të drejtojmë shikimin nga e ardhmja. Me shpresën që të bëhet më e mira për të gjithë ne…

Shfaqet filmi i parë artistik i prodhuar në Shqipëri në realitet virtual 360º Teknologjia dhe arti u takuan në shfaqjen premierë të filmit të shkurtër "Një Histori nga Cirku" në Cineplexx në Tiranë. Për herë të parë shikuesit mund të ndiqnin një film përmes pajisjeve të realitetit virtual në vend të një ekrani të madh nga regjisori i ri Jonid Jorgji, i cili prodhoi filmin e parë VR në Shqipëri. "Jam e kënaqur që ishim në gjendje të mbështetnim një projekt kaq inovativ me një qasje ndryshe në prodhimin e filmit", tha Debora Kern, përfaqësuese e Ambasadës së Zvicrës. "Jo vetëm që ky film është një mënyrë e re e tregimit të historive por ai gjithashtu prek çështje sociale, siç është integrimi i personave me aftësi të kufizuara", shtoi ajo. "Megjithëse modeste, mbështetja jonë i shkoi një ekipi të rinjsh të cilët ende përpiqen të jetojnë përmes artit të tyre. Shpresojmë që me realizimin e këtij filmi, prodhuesit e rinj të inkurajohen për të mësuar dhe për të gjetur më shumë kanale për financimin e ideve të tyre", tha Dritan Mezini, drejtor ekzekutiv i Fondit Kulturor Zviceran. Të pranishëm në aktivitet ishin edhe përfaqësues nga sektori i filmit në Shqipëri përfshirë edhe drejtorin e Qendrës Kombëtare të Filmit, Ilir Butka. Gjatë 15 minutave të filmit shikuesit përjetuan një udhëtim virtual nëpër ngjarjet e ndryshme që ndodhin brenda një çadre cirku. Teknologjia VR lejon shikuesit që të rrotullojnë këndin e vështrimit dhe të shohin çfarë po ndodh në 360 gradë. Kjo do të thotë se tregimi i historisë ndryshon nga filmat tradicionalë, kamerat kapin gjithçka ndodh përreth. Kjo përvojë e të parit mundësohet përmes kombinimit të kamerave speciale që përdoren në krijimin e filmit si dhe pajisjeve individuale VR (realitet virtual) të cilat shikuesit i veshin gjatë shfaqjes. Fondi Kulturor Zviceran është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili synon të mbështesë artistë të rinj përmes programeve të bashkëpunimit rajonal dhe forcimit të kapaciteteve. Projekti zbatohet nga Centre for Business Technology and Leadership (CBTL).


VIP

18

E enjte, 21 QERSHOR 2018

Pesë ish-refugjatët e famshëm, nga Freddie Mercury tek Rita Ora 20 qershori është Dita Botërore e Refugjatëve, dita kur OKBja njohu luftën dhe triumfin e njerëzve të zhvendosur në mbarë botën, të cilët janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre me dhunë, paragjykim apo persekutim. Për të shënuar këtë ditë, në vijim koha.net ka radhitur pesë të famshmit, që e filluan jetën si refugjatë:

Mila Kunis

Rita Ora

Aktorja e Hollywoodit, Kunis është lindur në Ukrainë në vitin 1983 kur vendi i saj ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik. Prindërit e saj, të shqetësuar nga liria e kufizuar politike dhe ekonomike në shtetin komunist, kërkuan strehim në Shtetet e Bashkuara në vitin 1991, kur aktorja ishte vetëm 7 vjeç. Më parë, Kunis pati folur rreth traumave të vitit të saj të parë në shkollë në New York, e paaftë për të folur anglisht. Ajo flet rrjedhshëm gjuhën ruse dhe shpesh jep intervista në gjuhën e saj amtare.

Ora dhe familja e saj kanë ikur nga Kosova e shkatërruar nga lufta në vitin 1991, kur këngëtarja e famshme ishte vetëm 1 vjeç. Në vitin 2013, Ora ka treguar se si ajo, motra e saj dhe prindërit e tyre kanë jetuar në një dhomë kur kanë arritur për herë të parë në Londër si refugjatë pa asnjë para. Megjithatë, ajo tha për "London Evening Standard" se vështirësitë e saj të fëmijërisë e bëri atë më të fortë. "Ajo fjalë [refugjat] mban shumë paragjykime", tha ajo. "Por, gjithashtu na bëri të vendosur për të mbijetuar".

Freddie Mercury

Andrew Sachs

Henry Kissinger

Lideri legjendar i grupit "Queen" lindi si Farrokh Bulsara nga prindër indianë, të cilët jetonin në protektoratin britanik të Zanzibarit, tani pjesë e Tanzanisë. Në vitin 1964, familja e tij u largua për t'i shpëtuar dhunës së Revolucionit të Zanzibarit, në të cilin popullsia vendase afrikane u ngrit kundër pakicave të ishujve arabë dhe indianë, shkruan revista britanike "The Weekday". Mercury, atëherë 17 vjeç dhe familja e tij filluan jetën e re në Middlesex. Gjashtë vjet më vonë, ai do të takohej me kitaristin Brian May dhe bateristin Roger Taylor dhe… pjesa tjetër është histori.

Aktori, i cili është i njohur për portretizimin e një kamarieri të pafat spanjoll Manueli në "Fawlty Towers", ka lindur në Berlin si Andreas Sachs, babai i të cilit ishte hebre, ndërsa nëna katolike. Familja e tij është shpërngulur nga Gjermania në vitin 1938 për t'i shpëtuar rrezikut në rritje nga persekutimi nazist dhe është vendosur në veri të Londrës.

Ish-sekretari i Shtetit Amerikan, Henry Kissinger ka lindur në një familje hebreje-gjermane, e cila ka ikur nga regjimi nazist në vitin 1938, duke arritur në New York nëpërmjet Londrës kur ishte vetëm 15 vjeç. Kissinger ka shërbyer në Korpusin e Kundërzbulimit të Ushtrisë Amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore, para se të hyjë në politikë. Eksperti i politikës së jashtme, u bë këshilltari i sigurisë së Presidentit Nixon dhe mori çmimin Nobel për Paqe në vitin 1973 për rolin e tij në negociatat për përfundimin e Luftës së Vietnamit.Kissinger nuk është i vetmi ish-refugjat që ka shërbyer si Sekretar i Shtetit. Madeleine Albright, femra e parë që është emëruar në zyre, iu dha azil në SHBA kur ishte 11 vjeç, pasi familja e saj iku nga persekutimi komunist në Çeki.


SHOWBIZ

19

E enjte, 21 QERSHOR 2018

Eva Longoria sjell në jetë fëmijën e parë Aktorja e famshme Eva Longoria ka sjellë një jetë fëmijën e saj të parë. Ajo ka lindur një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Santiago Enrique. Aktorja dhe bashkëshorti i saj Jose Pepe Baston kanë konfirmuar lajmin për HOLA! USA. 43-vjeçarja konfirmoi lajmin e shtatzanisë në dhjetor. Eva Longoria tha se djali i saj ka ardhur në jetë të martën dhe se është një bekim. Ajo ka publikuar edhe një foto me djalin e porsalindur. Eva u takua për herë të parë me presidentin e Televisa përmes një miku të përbashkët në vitin 2013 dhe u martuan dy vite më parë. 50-vjeçari Jose ka edhe 3 fëmijë të tjerë Natalia, 22 vjeç dhe binjakët Mariana e Jose, 14 vjeç, nga martesa e tij e parë me Natalia Esperon. Ndërsa Eva ka qenë e martuar me aktorin Tyler Christopher nga viti 2002 deri në vitin 2004 dhe më pas me basketbollistin Tony Parker nga 2007 deri në 2011.

I lidhur me këngëtaren shqiptare, Malumës i vjedhin 787 mijë dollarë në Moskë Këngëtarit kolumbian, Juan Luis Londono, i njohur si Maluma i kanë vjedhur bizhuteri me vlerë 787 mijë dollarë në Moskë. Ai përflitet se është i lidhur me Bebe Rexhën. "Qytetari kolumbian Juan Luis Londono paraqiti një raport të policisë në lidhje me një grabitje që u zhvillua në suitën e tij në hotelin 'Four Seasons' në Moskë. Në mesin e artikujve të vjedhur janë rrathë Cartier, disa Rolex, Hublot, Patek Philippe dhe orët Audemars Piguet, si dhe një kuletë" ka thanë një burim i brendshëm për TASS. Sipas burimit, një person i panjohur ka prezantuar veten si një mysafir i këngëtarit dhe ka marrë një kopje të çelësit elektronik. Pas grabitjes, hajduti u arratis. Policia ruse ka filluar procedurën penale nën nenin "Vjedhje" të Kodit Penal Rus.

Dafina Zeqiri zbulon: Kam vuajtur nga depresioni, familja nuk e di! Askujt nuk do t'ia merrte mendja, por Dafina Zeqiri ka vuajtur nga depresioni. Këngëtarja e ka zbuluar këtë gjë me anë të një postimi nga aktorja Jada Pinket Smith ku fliste për shëndetin mendor. Shkrimin e shpërndau duke e shoqëruar me përjetimin që kishte kaluar. "Disa prej gjërave që familja dhe fansat e mi nuk do ta kishin menduar kurrë që i kam kaluar". Pas kësaj, publikoi një fotografi tjetër, duke i dhënë ndjekësve të saj disa këshilla: "Depresioni është real dhe mund të jetë i dukshëm. Mos u mashtroni nga një buzëqeshje. Flisni! Kujdesuni për njëri-tjetrin! Mos e merrni mirësinë për dobësi! Mos e merrni dashurinë, besnikërinë dhe mbështetjen të garantuar! Ju dua me gjithë zemër". Postimet i fshiu pas pak orësh.

Babai i Meghan Markle nxjerr sërish zbuluar të bijën, tregon planet e saj për fëmijë Babai i Meghan Markle ka qenë në qendër të mediave pas skandalit pak ditë para dasmës të së bijës. Por përsëri Thomas Markle nuk ka hequr dorë. Në një intervistë për U.K.'s Good Morning Britain i zbuloi planet e Dukeshës për të pasur fëmijë. Ai tregoi se Meghan dhe Princi Harry do fillojë një familje "herët a vonë". Z. Markle u shpreh se 36-vjeçarja ka dashur që të ketë fëmijë për një kohë të gjatë. "Kur u takua me Harry-n, ajo tregonte se sa shumë e donte dhe do të bëjë një fëmijë shumë shpejt", shtoi ai. "Nuk mendoj se ka nisur një fëmijë, por do të vijë herët a vonë". Thomas humbi edhe dasmës e vajzës së tij për shkak të problemeve shëndetësore. Meghan u shoqërua në alatar nga Princ Charles.

Ronela Hajati thumbon kolegët: 4 mln klikime në ditë nuk i bën as Rihanna Ronela Hajati vetëm pak ditë më parë publikoi këngën e saj të fundit "Do ta luj", që ka marrë mbi 919 mijë klikime në YouTube. Dhe këngëtarja ka thumbuar kolegët e saj që blejnë klikime. Me anë të një postimi në InstaStory, Ronela me ironi thotë se as ylli i muzikës Rihanna nuk merr 4 milionë klikime në ditë. "A ju del kështu llogaria me këto klikimet që blini? Kot po pyes, se mua s'më del. Katër milionë në ditë as Rihanna nuk i bën more vëllezër e motra, apo çfarë është Rihanna para nesh thuaj", shkruan Ronela.


20

KUPA E BOTËS

E enjte, 21 Qershor 2018

Ylli portugez shënoi një gol në startin e ndeshjes duke i dhënë 3 pikë luzitanëve

GRUPI A

Portugalia i falet sërish Ronaldos, Maroku eliminohet me “kokën lart”

Uruguai fiton me një gol të Suarez, në raundin tjetër bashkë me Rusinë

Rozalb Lika

PORTUGALI-MAROK 1-0

M

jafton një gol në startin e ndeshjes për Portugalinë për të marrë 3 pikëshin e parë në grupin B, dhe për të eliminuar ekipin afrikan nga kompeticionin. Vendimtar edhe njëherë është Cristiano Ronaldo, i cili tregoi se po kalon një nga momentet më të mira në jetën e tij. Në “Luzhniki” të Moskës u luajt një nga takimet më të luftuara dhe me më shumë ritëm të këtij Botërori. Në minutën e 4-t pas një krosimi të Moutinho, topi gjeti kokën e Ronaldos, që nga shumë afër arriti të shtynte topin në rrjetë. Me golin e shënuar, Ronaldo kryeson në listën e golashënuesve të turneut pasi ka 4 gola në llogarinë e tij, i ndjekur nga Denis Cheryshef i Rusisë. Pak minuta më vonë ishte sërish portugezi që tentoi me një gjuajtje me të djathtën brenda zonës, por topi kaloi shumë afër shtyllës pingule të portës së Marokut. Mehdi Benatia pati një mundësi të artë disa minuta më vonë, por gjuajtja e tij me kokë u prit nga Rui Patricio në vijën fatale. Ronaldo pati mundësinë të

Portugalia (4-4-2): Rui Patricio; Cedric, Pepe, Fonte, Guerreiro; João Mario (70 ‘Bruno Fernandes), Joao Moutinho (89’ Adrien Silva), Ëilliam Carvalho , Bernardo Silva (59 ‘Gelson); Cristiano Ronaldo, Guedes. Maroku (4-2-3-1): El Kajoui; Amrabat , Benatia, Da Costa, Hakimi; El Ahmedi (86 ‘ Fajr), Boussoufa; Dirar, Belhanda (75 ‘ Carcela-Gonzalez ), Ziyech; Boutaïb (70 ‘El Kaabi). Arbitri: Mark Geiger (SHBA). Goli: 4 ‘Cristiano Ronaldo (P). Kartonë të verdhë: Benatia, Adrien Silva.

shënonte golin e dytë personal në minutën e 30 pasi Portugalia fitoi një goditje dënimi, por gjuajtja e tij u përplas në murin maroken. Në pjesën e dytë Maroku ushtroi shumë presion dhe iu afrua golit disa herë. Në minutën e 56 Belhanda gjuajti saktë në kuadrat

pas një krosimi tepër të saktë nga Ziyach, por portieri portugez Rui Patricio bëri mrekullinë. Katër minuta më vonë është Benatia që godet mbi traversë edhe pse kishte shumë hapësirë për të goditur më saktë brenda zonës. Maroku nuk u dorëzua deri në

fund, por pavarësisht përpjekjeve nuk arriti të gjente golin. Ronaldo ndërkohë provoi nga një goditje e lirë në hyrje të zonës që u ndal nga muri, ndërkohë që pak sekonda më pas pretendoi për një penallti, por pr arbitrin nuk kishte asgjë. Maroku u eliminua zyrtarisht nga Kupa e Botës, pas dy humbjeve 0-1, por ka zhvilluar dy ndeshje shumë të mira.

Uruguai është mjaftuar me një gol të Luis Suarez për të marrë 3 pikë të rëndësishme në grupin A, duke siguruar edhe kalimin për në fazën e 1/8-ve në Kupën e Botës. Skuadra e Tabarez zhvilloi një ndeshje shumë të dobët. Episodi që vendosi ndeshjen ndodhi në minutën e 23-të, teksa pas një goditje nga këndi, portieri Al Owais ka dalë në një mënyrë të gabuar, duke i dhënë mundësinë Suarezit për ta shtyrë topin në rrjetë. Ai u bë sulmuesi i parë që shënoi në tre Kupa Bote (2010, 2014, 2018), duke u kthyer në një legjendë për kombëtaren e tij. Arabia Saudite ndërkohë zhvilloi një ndeshje të kënaqshme, teksa jo në pak raste u shfaq rrezikshëm në portën e portierit Muslera. Në minutat e fundit, Cavani humbi një mundësi të mirë shënimi përballë portierit. Uruguai në sfidën e fundit do të luajë ndaj Rusisë për të përcaktuar ekipin kryesues të grupit, ndërkohë që Arabia Saudite i ka thënë lamtumirë Kupës së Botës së bashku me Egjiptin në grupin A.

PORTUGEZI

DEKLARATA

Ronaldo thyen rekordin e Puskas, tani kërkon të arrijë Ali Daei

Ronaldo më në fund tregon “misterin” e festimit me mjekër

C

ristiano Ronaldo ka hyrë në histori si golashënuesi më i mirë europian në kompeticione ndërkombëtare, me golin e shënuar dje ndaj Marokut. Ylli portugez shënoi me kokë që në minutën e 4-t të takimit të vlefshëm për grupin B që u zhvillua në Moskë, për të kaluar kështu ish-sulmuesin e Hungarisë dhe Spanjës, Ferenc Puskas, e për t’u ndalur përkohësisht në kuotën e 85 gola në 152 ndeshje të zhvilluara me përfaqësuesen iberike. Ronaldo barazoi rekordin e Puskasit prej 84 golash, të arritur në vetëm 89 ndeshje, me trigolëshin e shënuar të premten e kaluar në barazimin 3-3 ndaj Spanjës. Sulmuesi i Realit është tashmë i dyti mes golashënuesve të listës ndërkombëtare të të gjitha kohërave, por ka ende shumë rrugë për të bërë për të kapur vendin e parë, që mbahet nga Ali Daei me 109 gola në 149 ndeshje për Iranin. Rusi – Arabi Saudite Egjipt – Uruguai Rusi – Egjipt Uruguai – Arabi Saudite Arabi Saudite – Egjipt Uruguai – Rusi

Grupi A

17:00 5-0 14:00 0-1 20:00 3-1 17:00 1-0 16:00 25.6.2018 16:00 25.6.2018

Pi kë t

C

ristiano Ronaldo ishte sërish përcaktues për Portugalinë edhe në ndeshjen ndaj Marokut duke shënuar golin përcaktues. Duke folur pas ndeshjes, ylli portugez ka folur edhe për festimin me “mjekër” në ndeshjen ndaj Spanjës, që krijoi shumë hamendësime si një gjest ndaj Messit. “Festimi me mjekër ishte një shaka me Quaresmën. Ishim në Sauna dhe unë fillova të heq mjekrën. E lashë pak dhe thashë: Nëse shënoj kundër Spanjës, nuk do ta heq mjekrën deri në fund të Kupës së Botës. Në fund më solli fat, shënova , siç bëra dhe sot. Kështu që do ta mbaj. Goli rekord ndaj Marokut? Nuk më

Marok – Iran Portugali – Spanjë Portugali – Marok Iran – Spanjë Iran – Portugali Spanjë – Marok

Grupi B

17:00 0-1 19:00 3-3 14:00 1-0 20:00 0-1 20:00 25.6.2018 20:00 25.6.2018

Pi kë t

Grupi C

12:00 2-1 18:00 0-1 17:00 SOT 14:00 SOT 16:00 26.6.2018 16:00 26.6.2018

Pi kë t

Argjentinë – Islandë Kroaci – Nigeri Argjentinë – Kroaci Nigeri – Islandë Islandë – Kroaci Nigeri – Argjentinë

G r up i D

15:00 1-1 21:00 2-0 20:00 SOT 17:00 NESËR 20:00 26.6.2018 20:00 26.6.2018

Pi kë t

3

K R OAC I

3

DENIMARK

3

ARGJ ENT I NA

1

3

AU STRALI

0

ISLANDË

1

0

PE RU

0

NI G ER I

0

6

PO RTU GA LI

4

U R U G UA I

6

S PAN J Ë

4

EGJIPT

0

IRAN

ARABIA SAUDITE

0

MARO K

RUSI

Francë – Australi Peru – Danimarkë Francë – Peru Danimarkë – Australi Australi – Peru Danimarkë – Francë

interesojnë rekordet. Gjëja më e rëndësishme është të fitojmë dhe të qëndrojmë në një pozicion të mirë. Kundërshtarët ishin shumë të fortë. Maroku ka luajtur shumë mirë, por ne morëm tre pikët. Jam i lumtur dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë,” u shpreh Ronaldo.

F RA N C Ë


21

KUPA E BOTËS

E enjte, 21 Qershor 2018

TRAJNERI KROAT

Sampaoli i del në krahë Mesit: Nuk është vetëm faji i tiji!

TRAJNERI

Sonte në mbrëmje Argjentina do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Kroacisë që do të vendosë shumë për fatin e tyre në Kupën e Botës. Trajneri Jorge Sampaoli është munduar të heqë presionin nga Messi në prag të ndeshjes së dytë. “Është

gabim nëse mendojmë se e gjithë përgjegjësia është e Messit. Kur Messi shënon, të gjithë festojnë. Nëse nuk fitojmë, atëherë ia ngjisin atij fajin. Formacioni? Nuk mund t’i them të gjithë emrat këtë herë, nuk kam folur akoma me lojtarët. Ky

Botëror ka treguar se nuk fitojnë gjithmonë ata skuadra që janë favorite në letër. Ndeshja ndaj Kroacisë është shumë e vështirë, sidomos për një ekip si ne, që akoma nuk kemi gjetur identitetin tonë”, deklaroi Sampaoli në konferencën për shtyp.

Iberikët vuajtën shumë për të marrë 3 pikë, goli u shënua në fillimin e pjesës së dytë

“Shpëtimtari” Diego Costa, Spanja mund me vuajtje Iranin D

iego Costa i ka dhënë 3 pikë me shumë vlerë Spanjës në ndeshjen e dytë në grupin B. Dueli i luajtur në “Kazan Arena” ka dhuruar shume emocione, teksa Irani u ka treguar të gjithëve se në këtë Kupë Bote nuk ka asnjë kundërshtar të lehtë në letër, por në fund u fitua minimalisht 1-0. Hierro e nisi ndeshjen me vendosjen e zakonshme 4-2-31, teksa nga minuta e parë u rikthyer edhe Carvahal. Në 45 minutat e para iberikët vuajtën shumë mungesën e hapësirave, duke mos qenë thuajse asnjëherë të rrezikshëm. Diego Costa ishte tërësisht i izoluar në zonën kundërshtare, ndërkohë që Isco dhe David Silva nuk kanë mundur që të dhurojnë pasimin final për bomberin spanjoll. Irani tentoi në disa raste që të dilte rrezikshëm në kundërsulm, por deri më tani nuk kanë rrezikuar asnjëherë portën e De Geas. Fraksioni i dytë ndërkohë ishte krejtësisht i ndryshëm nga i pari, pasi Spanja u hodh e gjitha në sulm në kërkim të golit të avantazhit, i cili vjen në minutën e 54-t. Diego Costa ishte me shumë fat pas një nga mbrojtësit i përplasi topin me këmbë, dhe më pas Kosta Rika – Serbi Brazil – Zvicër Brazil – Kosta Rika Serbi – Zvicër Serbi – Brazil Zvicër – Kosta Rika

Gru p i E

Dalic: Ndaj Argjentinës, ndeshja më e lehtë e Botërorit!

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic ka folur para ndeshjes ndaj Argjentinës. Ish-strategu i Dinamos i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij, pasi ka larguar presionin ndaj futbollistëve të tij. “Ndeshja kundër Argjentinës është ndeshja më e lehtë për ne në Kupën e Botës, sepse kemi tre pikë dhe luajmë kundër një kundërshatri të madh. Ne nuk kemi asgjë për të humbur në këtë ndeshje. Do t’u them futbollistëve të mi para ndeshjes që ta shijojnë spektaklin. Unë besoj pafundësisht te ekipi im. Duhet të luajmë mirë, nëse duam që të fitojmë, por gjithmonë nevojitet edhe fati. Duhet të tregojmë cilësitë tona, dhe kjo ndeshje do të jetë një provë e mirë për brezin e lojtarëve që kam në dispozicion, shpjegoi trajneri i Kroacisë Zlatko Dalic.

MESFUSHORI Tosic: S’biem pre e provokimeve të shqiptarëve si në sfidën e Beogradit!

shkoi në rrjetë. Ky ishte goli i tretë për të në Kupën e Botës, pasi shënoi dopietë ndaj Portugalisë. Kundërpërgjigja e Iranit ishte e menjëhershme, teksa në minutën e 62-të shënuan golin e barazimit. Pas një goditje dënimi në zonën e spanjollëve, Ezatolahi përfiton nga një rrëmujë në zonë, duke mposhtur De Gean, por pozicioni i tij ishte jashtë loje, teksa një gjë e tillë u konfirmua edhe nga “VAR”. Spanja kundërpërgjigjet menjëherë me Pique, i cii është shumë pranë golit të dytë,

14:00 0-1 20:00 1-1 14:00 NESËR 20:00 NESËR 20:00 27.6.2018 20:00 27.6.2018

Pi kë t

Gjermani – Meksikë Suedi – Kore e Jugut Gjermani – Suedi Kore e Jugut – Meksikë Kore e Jugut – Gjermani Meksikë – Suedi

Grupi F

Iran-Spanjë 0-1 Irani (4-2-3-1): Beiranvand; Rezaeian, Hosseini, Pouraliganji, Hajsafi (69 ‘Mohammadi); Ebrahimi, Ezatolahi; Ansarifard (75 ‘Jahanbakhsh), Taremi, Amiri (86’ Ghoddos); Azmoun. Spanja (4-1-4-1): de Gea; Carvajal, Piqué , Sergio Ramos , Alba ; Busquets ; Lucas Vazquez (79 ‘Asensio), David Silva , Isco , Iniesta (71’ Koke); Diego Costa (89 ‘Rodrigo Machado ). Shënues: 54 ‘Diego Costa (S) Arbitri: Andrés Cunha (Uruguaj) Kartonë të verdhë: Amiri, Ebrahimi por mbrojtësi i Barcelonës, nuk arrijnë që ta çojë topin në rrjetë edhe pse ishte gjysmë metri larg. 8 minuta nga fundi 17:00 0-1 16:00 1-0 17:00 23.6.2018 20:00 23.6.2018 16:00 27.6.2018 16:00 27.6.2018

Pi kë t

Taremi jep një krosim fantastik për Amiri, i cili është përballë portierit De Gea, por goditja e tij përfundon pak mbi traversë.

Belgjikë – Panama Tunizi – Angli Belgjikë – Tunizi Angli – Panama Angli – Belgjikë Panama – Tunizi

Grupi G

17:00 3-0 20:00 1-2 14:00 23.6.2018 14:00 24.6.2018 20:00 28.6.2018 20:00 28.6.2018

Pi kë t

Futbollisti i ekipit serb, Dushko Tosiç është shprehur se është gati për një ndeshje të madhe ndaj Zvicrës, në një betejë të veçantë, e cila është shumë e diskutuar edhe jashtë fushës. Lojtarët zviceranë me origjinë shqiptare Shaqiri dhe Xhaka, sipas mediave serbe kanë provokuar vazhdimisht duke përmendur Kosovën. Në prag të ndeshjes së 22 qershorit, mesfushori Tosiç ka folur për mediat, duke përmendur edhe sfidën me Shqipërinë që u luajt disa vite më parë në Beograd. “Ne nuk duam që të bëhemi pjesë e diskutimeve të tilla. Shohim vetëm veten tonë. Nuk do të ketë asnjë lidhje me ndeshjen e Beogradit ndaj Shqipërisë, kur ne ishim naivë, dhe se çfarë bëjnë ata, ky është problemi i tyre. Do të përballemi me Zvicrën sikur të ishte ndeshja e parë. Ata mbrojnë me 11 futbollistë, por e dimë se ata kanë defekte”, u shpreh Tosic.

Poloni – Senegal Kolumbi – Japoni Japoni – Senegal Poloni – Kolumbi Japoni – Poloni Senegal – Kolumbi

Gr up i H

14:00 1-2 17:00 1-2 17:00 24.6.2018 20:00 24.6.2018 16:00 28.6.2018 16:00 28.6.2018

Pi kë t

S ERB I

3

S UE D I

3

BE LGJIKË

3

SE N EG A L

3

B RA ZI L

1

ME KSIKË

3

ANGLI

3

JAP ONI

3

ZVI C Ë R

1

G J E R M A NI

0

TU N I Z I

0

P OLONI

0

KOSTA RIKA

0

KOREA E JUGUT

0

PA N AM A

0

KOLU M B I

0


KURESHTI

22

E enjte, 21 QERSHOR 2018

Kapelja që u shit për 400 mijë dollarë

Kapelja që mbante Napoleon Bonaparti në betejën e Vaterlosë është shitur për 400 mijë dollarë në një ankand në Lyon të Francës. Zotëruesit e ankandit i thanë CNN se blerësi ishte një koleksionues europian pasionant i Mbretërisë së parë franceze. Kapelja, që është shitur 203 vjet nga dita kur perandori francez humbi betejën e famshme, besohet se është një ndër 120 kapelet ushtarake që vinte Napoleoni. Historianët kanë identifikuar vetëm 19 kapele të mbetura dhe shumica prej tyre jaën të ekspozuara në muzeume. Por ky është një çmim i vogël krahasuar me

kapelen që u shit në 2014. Një koleksionist nga Koreja e Jugut bleu një prej kapeleve të Perandorit Francez për 2.4 milionë dollarë, ndërkohë që në ankand kishte dalur për vlerën e 500 mijë dollarëve. Por kapleja super e shtrenjtë i përkiste koleksionit të familjes mbretërore të Monakos dhe ishte shumë më në gjëndje sesa kapelja që u shit të hënën dhe që kishte plasaritje në disa vende.

Binjaket pornostare dënohen me 6 muaj burg Motra binjake janë dënuar me 6 muaj burg, pasi rrahën një police femër në Dubai. Më pas Alena dhe Sasha Parker, të cilat janë aktore në filma porno do të deportohen shkruan Daily Mail. Motrat britanike u gjykuan në liri dhe kanë një muaj kohë për të vendosur nëse duan të apelojnë vendimin. Ngjarja u shënua gushtin e kaluar pasi motrat kishin dalë nga një hotel luksoz. Alena kishte vrarë dorën dhe ndërsa kishte ardhur ambulanca kishin nisur të bërtisnin në rrugë. Më pas ishin zënë me policen.

Historianët shokohen nga ajo që zbulojnë brenda piramidave të Egjiptit Misteri i piramidave të Egjiptit po vazhdon të tundojë mendjet e shumë shkencëtarëve. Së fundi, hulumtuesit kanë dalluar një hapësirë të madhe të zbrazët brenda trupit të njërës prej piramidave të Gizës në Kajro të Egjiptit, që mund të ndikojë në zgjidhjen e misterit të piramidave. Hapësira 30 metërshe është në zemër të piramidës dhe bashkon varret e mbretit dhe mbretëreshës, dhe qartazi hapësira ose dhoma e pazbuluar deri më tash nuk është e qasshme dhe nuk dihet çfarë ka brenda saj. Zbulimi i kësaj hapësire brenda piramidës është bërë përmes një teknologjie që depërton me imazhe brenda piramidës ngjashëm me rrezet X, por në mënyrë shumë më efikase. Ky zbulim është cilësuar si më i madhi i bërë lidhur me piramidat që prej shekullit 19. Edhe pse nuk dihet me siguri se për çfarë është përdorur, dhoma mund të sqarojë mënyrën e ndërtimit të piramidës, gjë që edhe më tutje ka mbetur mister. Dhoma e zbuluar është 30 metra e gjatë, 8 e lartë dhe ka vëllim prej 600 kubikësh, gjë që sugjeron se mund të jetë përdorur për lëvizjen brenda piramidës të blloqeve të mëdha të gurit. Metoda e ndërtimit të piramidës vazhdon të jetë mister edhe pas 4500 vitesh, prej kur datojnë piramidat sipas të dhënave të gjetura nga egjiptianët e lashtë.

Putin nuk e pa ndeshjen Rusi-Egjipt Presidenti rus, Vladimir Putin nuk ka mundur ta ndjekë ndeshjen që shënoi triumfin e Rusisë përballë Egjiptit (3-1), theksoi Kremlini. "Fatkeqësisht, presidenti nuk e ka parë ndeshjen. Ai ishte në avionin që po e kthente nga Minsku në Moskë pas një takimi me presidentin bjellorus, Alexandre Lukashenko", theksoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. "Por, menjëherë pas mbërritjes së avionit në Moskë, e kanë njoftuar për rezultatin e kësaj ndeshjeje", theksoi ai. Rusia mundi dje Egjiptin me rezultatin (3-1) në ndeshjen e dytë të Grupit A të Botërorit 2018, në Shën Petërburg. "Kjo është një fitore shumë e shtrenjtë për ne, një fitore që na ka gëzuar shumë. Edhe presidenti gjithashtu është mrekulluar", nënvizoi Peskov. Bëhet fjalë për fitoren e dytë radhazi për skuadrën ruse. Të enjten Rusia mundi me një rezultat të thellë Arabinë Saudite (5-0), gjatë ndeshjes së hapjes së Botërorit.

E pabesueshme, vajza pi urinën e qenit për të zhdukur aknet Një grua ka gjetur zgjidhjen për të zhdukur aknet e saj, por mund të jetë e neveritshme për një pjesë të madhe. "Shumë prej jush më kanë pyetur se si dukem kaq mirë, si më rri grimi gjithmonë në mënyrë të përsosur dhe si e kam këtë shkëlqim natyral", tha ajo para se të tregonte se si vepron për këtë gjë. Me anë të një gote plastike merrte urinën e qenit për ta pirë në më pak se 1 minutë. "Para se të pija urinën e qenit, isha e depresionuar, e mërzitur dhe kisha akne të këqija. Urina e qenit ka vitaminën A në të, vitaminën E dhe 10 gramë calcium, si dhe ndihmon në kurimin e kancerit", shpjegoi Lynn për procesin që konsiderohet si terapi në Kinë, Romë, Greqi dhe Egjipt. Por ekspertët paralajmërojnë për impaktin që substanca mund të ketë në shëndet për shkak të toksinës dhe acidit që ka urina.


KOHA E LIRE

23

E enjte, 21 QERSHOR 2018

SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ

qytetërim të hershëm 67. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 68. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 71. Figurë e ngjashme me njeriun që bëhet me shkopinj, me rroba të vjetra, me kashtë etj 72. Ngritja e nivelit të ujit të detit, ka atë emër, quhet ashtu 74. Pacifisti emblemë i politikbërjes, Indira ... u zgjodh kryeministre e Indisë më 19 janar 1966 75. Bajram ..., gazetar, albanologë dhe politikan shqiptarë. Ka qenë kryeministër i Kosovës 76. Carl Gustav .., psikoanalist i famshëm 78. Helmëz, bimë të huaja që zhvillohen në një të mbjellë 82. Ëmbëlsirë si krem, përgatitet me niseshte, qumësht, sheqer, vezë dhe kakao dhe me vanilje 85. Kafshë shtëpiake njëthundrake, e fortë dhe e shkathët, shalohet 86. Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut kanë atë monedhë të saj 87. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 89. Gojëza prej metali së bashku me rripat, e cila u vihet kuajve 90. Njësi për të matur gjatësinë, e barabartë me 64 ose me 80 centimetra 92. ..ho, sa e mirë është. 94. Njësi e matjes së elektricitetit, e barabartë me sasinë e rrymës që kalon në një qark brenda një sekonde, kur fuqia e rrymës është një amper 96. Ashtu quhet grimca

elementare e dritës 97. Ashtu quhet një nga novelat emblematike të Franc Kafkës 98. Fëmijë i rritur me pekule, i përkëdhelur ose... 103. Pushkë e gjatë me pesë fishekë, kështu quhej 105. Hapësirë a sipërfaqe tokësore. Edhe ku po qëndron, quhet ashtu 107. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 108. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 109. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 110. Dakord në gjuhë universale 111. Partia e Çështjeve Shqiptare VERTIKALISHT 1. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 2. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 3. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 4. Njeri që bredh e rron në kurriz të të tjerëve 5. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 6. Carl Maria von ..., kompozitor, dirigjent dhe pianist gjerman 7. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 8. Sëmundja e tuberkulozit. U bë v... 9. Ka edhe kuptim fyes, por mbetet emërtesë që u ngjitet fëmijëve jashtë martese 10. Nuk del dot jashtë ose del jashtë me vështirësi e me

vonesë 11. Që lidhet me pedagogjinë a me pedagogun 12. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 15. Fije e trashë që nxirret nga liri a nga kërpi kur e krehin, shtupë 17. Turp! faqja e zezë! 18. Kfshat që s'kapërdihet, asht o vlla... 21. Variant i gjuhës së një populli. Të tilla janë gegnishtja dhe toskërishtja 23. Damixhan, enë për bartjen e pijes 24. Aktorja e njohur, ... Tejlor, lindi më 27 shkurt 1932, u martuar 8 herë me 7 burra 25. Karrocë e vogël me dy rrota, që tërhiqet nga një kalë 26. Ludvig ... Bethoven kompozitor i madh gjerman 28. Violeta ..., aktore e mirënjohur. Teta Ollga te filmi "Zonja nga qyteti" (6 mars 1926-27 Korrik 2007) 32. Dru i pyjeve malore, me trung të lartë, të trashë e të drejtë dhe me lëvore të lëmuar në ngjyrë hiri 34. Pëlhurë prej pambuku, e butë e me push dhe e endur lirshëm 35. E vendos dikë a diçka në një vend 36. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 41. Modeli i një vepre arti, i në ndërtese a grupi ndërtesash, i një makine, i një vegle etj. 42. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 43. Ku shihen të lashtat, ose edhe aty ku mblidhet bereqeti 44. Lloj vallëzimi, që kërcehet në çifte 47. Rrethi i Sarandës, e

nuk e përcjell rrymën elektrike 64. Idriz ... atdhetar dhe patriot, udhëheqës ushtarak popullor i Lëvizjes Kombëtare, bashkë me Isa Boletinin u shndërruan në legjendat e asaj kohe 65. Shkrimtari serb Ivo ..., 9 tetor 1892-13 mars 1975, "Kronika e Travnikut" është një nga librat e tij 69. Fushatë e mbrojtjes, kryesisht nga sëmundje infektive 70. Diçka që e mundon njeriun dhe e bën të vuajë, brengë, e keqe 73. Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim 77. Ujku, ka edhe atë emër në traditën gojore të komunikimit në Veri të Shqipërisë 79. Përmetari i shuar i skulpturës Odhise ..., (22 Dhjetor 1903-13 Shtator 1985) 80. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 81. Që nuk varet dhe nuk kushtëzohet nga diçka tjetër 83. Bulmet që bëhet duke zënë qumështin me mullëz a me maja dhe duke e kulluar në napë 84. Kur diçka është e sheshur, është ashtu 88. Makinë e posaçme që punon me lëndë djegëse, me energji elektrike etj. 91. Tezë themelore e një feje, që duhet pranuar verbërisht nga besimtarët dhe që është e detyrueshme për ta 93. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 94. Qumësht i mpiksur me tharm, që zakonisht vjen pak si i thartë 95. Njësia monetare bazë e Rumanisë; monedhë që ka këtë vlerë 99. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 100. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 101. Pjesa e fundit, maja e këndit, vendi ku bashkohen dy vijat a dy faqet e brendshme të një sendi 102. Pjesa shumë e imët e miellit, që ngrihet si pluhur gjatë bluarjes 104. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 105. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 106. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë

kishte ashtu targën 48. Shkurre e vogël e vendeve të ftohta 49. Sallam me gjak e me mish në trajtën e një suxhuku 50. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, na duhen inicialet 52. Pjesë e shkurtër që mbetet nga bishti i prerë 53. Partia Republikane, inicialet 55. Një ditë para ditës së djeshme 56. "Vjel" drithërat, me drapër, kosë apo kombajnë 58. Regjizori ... Hitchcock paraqiti më 24 janar 1927 filmin e tij të parë The Pleasure Garden në Angli 59. Pajis një mjet a një strehim me mburojë çeliku ose e përforcoj për ta bërë të qëndrueshëm 60. Gur i çmuar ngjyrëvjollcë dhe i tejdukshëm 62. Mineral i përbërë prej fijesh të holla, që nuk digjet e 1

2

M

3

L 7

L I

B A N E

Z

8

11

¸

D 15

P

A K

B E

U

˙

H A R

N

U

I

21

14

B

S

B

T A R T

T

U F

22

V A N

D

24

A S

13

P 20

I

A N L

A 18

19

U J

O

17

D H J

23

P

12

E R

16

B

5

I

9

D

B

10

L

4

K U K S

6

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

HORIZONTALISHT 4. Që është pak i thartë, që vjen si i athët e pak në të ëmbël 8. E ngrohet pak ujin, e ..., nuk e valoj 10. Nikola ... ishte astrolog, astronom, jurist, fizikant, diplomat, ekonomist, matematikan dhe mjek 13. Kafene a pijetore e mbajtur keq, ku venë lloj-lloj njerëzish, bëhet zhurmë dhe ka shumë tym 14. Jon me ngarkesë negative, e kundërta është kation 16. Të qenët i pashkollë, i paditur. 18. Eshtë ashtu një shprehje krahinore që do të thotë, bojë shkrimi 19. Me ujin e kripur e bregun me rërë 20. Tendencat e reja në veshje, sjellje, mënyrë të jetuari etj. 22. Lëng i trashë dhe i yndyrshëm, më i lehtë se uji 27. Danikarka atë e ka kryeqytet 29. Një krahinë a fshat në rrethin e Pukës, nuk është kryebardhë 30. Ndarje teritoriale e disa krahinave veriore, të cilat diferencohen dhe identifikohen nga doke, zakone dhe kode kanunore 31. Oganizata Botërore e Meteorologjisë 33. Atje ku perëndon dielli dhe skuqet qielli 37. Që bëhet a prodhohet me dorë e me mjete të thjeshta nga zejtarët 38. Është i papëlqyeshëm, i ..., që të ngjall pakënaqësi 39. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 40. Nga filmi "Rrugë të bardha", personazhi e ka emrin 43. Peshk i ujërave të kripura, më i preferuari nga prodhimet e detit 45. Vaji i shenjtë, me të cilin prifti miros besimtarët e krishterë, vaj i bekuar 46. Të qenët i varur nga dikush a nga diçka 48. Prênk ... Doda lindi më 1858 në fshatin Orosh të Mirditës, pinjoll i familjes së Gjonmarkajve 49. Njeri që vjedh, plaçkit e grabit me dhunë, ka edhe atë status 51. I keq, zemërkeq, tinëzar; jo i ndershëm, i dobët, i ulët, i ... 54. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 55. Kurti i famshëm i muzikës qytetare shkodrane, (1858-1920) 57. Burrë me shtat jashtëzakonisht të madh e me lëkurë të zeshkët, div. 59. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 61. Që është në trajtë rrase, si rrasë, që përbëhet nga rrasa të vena a të shtrira në breza 63. ... Frashëri, ishte Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Botore në Kongresin e Lushnjës në vitin 1920 65. Tërësia e njohurive dhe e shprehive që jepen me sistem e sipas një programi në shkolla 66. Italia e ka si kryeqytetin e saj. Mbi vete mban histori dhe

S

O

E

J

K

Q

25

B E S

N I

S

K

M O B I

L

I

E

R

26

H

I

¸

T

D

27

¸

K U J

T

29

E S

M

¸ 31

L

T

32

R R A P

R

37

¸

L

34

L I

J

S

F 35

36

M B R E T

T

D

46

E

E

G

R

A

E

V

42

M U R O S

48

K U Q A N D 54

55

˙

I

K

U

O

56

Z

K

B

L

T H O M A

K

M I

S H M A S H

Z

B

¸

L

O P

65

˙

R R A J

B

T

R

M ¸

N G O R E

S

P

I

T

J

62

O E

M

¸

¸

E

71

L

L

J 72

A Z

A R

A

H

T

63

L E

N

A R O

E

67

P

¸

E

K

N

I

66

A K

C

52

M

O

61

P

L

51

K R Y 59

60

L

A B A

57

58

64

44

49

D Y N Y M

R

P 43

50

J D A V A

70

R I

P

41

47

53

B I

¸

39

E

C 40

P

O

33

E R

30

38

E D E N 45

E T

A

28

74

75

O

R

P

S A R A J

E

V A

76

E S

69

D

Z A R

E 73

P

68

A K T

77

H L

I

S

C

M I

H A L

H

78 79

Q

H 82

A

A

R

G

A

83

M

80

E

I

L I

I

B E

R O N

Z

K O L

E

N

¸

N

U

D R

T

H

U

P

D M

N 106

A

D I

L H

S 107

G J

A

T

G

N

J

G 108

E

M I

93

M

I

A F

I

H E

E

K U

I

U R I E

S

F

T

D I

K T 110

O

105

A T

M

A V I

K

111

O R T A K K J

N

Q

113

D A

B 103

109

O

S

102

112

J

M

J

R

104

N

L

96 99

101

M I

R A K

O R G A N I

U 95

P

100

U

O

K V

H

98

A K ¸

F 88 92

Z O J

97

¸

A

91

L ¸

94

L

S 85

N I

87

L A P S

G

90

V A L

C E

84

B I

86 89

81

I 114

P

M I

R R ¸


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24

E enjte, 21 QERSHOR 2018

Presidenti Ilir Meta pritet nga Presidenti i Hungarisë, János Áder

Ilir Meta: Mbështetje nga Hungaria për negociatat

P

dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në momente kyçe të historisë. Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta theksoi se shqiptarët gjithmonë kur festojnë Ditën e Pavarësisë shprehin mirënjohjen e tyre edhe për kombin hungarez, për mbështetjen e dhënë në fitoren e saj dhe ekzistencën e shtetit shqiptar. Lidhjet u bënë edhe më të forta midis dy kombeve, kur 80-vjet më parë Princesha Geraldinë

Appony u bë Mbretëresha e shqiptarëve, - nënvizoi Presidenti Meta. Presidenti Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e qartë dhe konsistente të Hungarisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Presidenti Meta kërkoi mbështetjen e Hungarisë për arritjen e konsensusit brenda Këshillit të BEsë dhe mbështetjen e rekomandimit të Komisionit për çeljen e negociatave të anëtarësimit të

Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Duke u ndalur në bashkëpunimin dypalësh, Presidenti Meta nënvizoi faktin se bashkëpunimi ekonomik e tregtar duhet t'i përgjigjet marrëdhënieve të shkëlqyera politike dhe potencialeve që dy vendet kanë, si në pasuri natyrore ashtu dhe në ato njerëzore. Rivendosja e linjës direkte ajrore midis kryeqyteteve të të dy vendeve dhe hapja e Dhomës së Tregtisë së Hungarisë në Tiranë

residenti i Republikës, Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari. Kreu i shtetit shqiptar u prit dje nga Presidenti i Republikës së Hungarisë, János Áder, në Sheshin Szent György. Pas interpretimit të himneve kombëtare, të dy Presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë e më pas bisedimet e zgjeruara zyrtare. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera, historike e tradicionale midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjet që Hungaria dhe hungarezët i kanë do të bëjnë që ky bashkëpunim të rritet ndjeshëm dhe që pas katër viteve ta festojmë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me rezultate shumë pozitive edhe në këtë drejtim, - nënvizoi Presidenti Meta. Të dy Presidentët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm midis Bashkisë së Tiranës dhe asaj të Budapestit për menaxhimin e ujit dhe shprehën besimin se ky bashkëpunim do të shtrihet edhe më tej, duke përfituar nga eksperienca dhe teknologjia hungareze në këtë fushë. Më tej ata u ndalën edhe në zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe sfidat e kërcënimet me të cilat vendet e këtij rajoni po përballen.Presidenti hungarez Áder e siguroi Presidentin Meta për mbështetjen e Hungarisë, si në drejtim të integrimit evropian, ashtu edhe për nxiten e mëtejshme të bashkëpunimit ekononmik midis dy vendeve.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.