Koha Jone_21 qershor 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Basha-Kryemadhi: Sot protestë paqësore E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 146 (8587)

E premte, 21 Qershor 2019

Çmimi 30 Lekë

Lideri i opozitës deklaroi mbrëmë: Në protestën e sotme do jem me dy vajzat e mija dhe bashkëshorten. Asnjë skenar dhune nuk ka, ndaj hajdeni kundër Ramës

FAQE 3

Edi Rama terrorizon Shkodrën, përplasje mes policisë dhe qytetarëve

Në foto: Pamje nga përplasjet mes policisë dhe qytetarëve dje në Shkodër REAGIMI

FAQE 4-5

DEPUTETI

Ambasada e SHBA: Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë. Shmangi incidentet FAQE 11

GJYQI

Maliqi: Rama po Padia për mbylljen e “Agon sillesh si një vrasës Channel” nga Rama, e kriminel, sot do Shqipëria do paguajë jem në protestë 125 milionë dollarë FAQE 2

FAQE 12

ISH-DEPUTETI

NËNKRYETARI I PD

Luçiano Boçi: Grusht shteti, Rama kërkon të marrë të gjitha pushtetet

Spaho: Rama nisi burgosjet politike. Do mbajë përgjegjësi për të gjitha krimet

Intervistoi: Redjon Shtylla

Intervistoi: Jonida Halili FAQE 10

FAQE 9

ZËVENDËSKRYETARI I LSI

Përgjimet, Luan Rama: Pafytyrësi, paturpësi e ligësi krimi!

FAQE 6

KRYETARJA E LSI

Monika Kryemadhi: Meta i dha oksigjen Ramës, Veliaj po punon ta rrëzojë

FAQE 6


POLITIKE

2

E premte, 21 QERSHOR 2019

DEKLARATAT E FORTA TË DEPUTETIT: PESHQIT E MËDHENJ JANË KËTU NË KUVEND

D

eputeti i pavarur në Kuvend, Lefter Maliqi, i ka cilësuar një turp dhe skandal përgjimet e reja të “Bild”, duke u shprehur se maja e Ajsbergut të krimit elektoral doli hapur në blerje votash. Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Maliqi deklaroi se “peshqit e mëdhenj” ndodhen në Kuvend, ndërsa burgjet, sipas tij, janë mbushur me njerëz të varfër. Më tej, ai sulmoi dhe kryeministrin Edi Rama, teksa u shpreh se pas përgjimeve të “Bild”, po sillet si një vrasës e kriminel. Këtu, Maliqi kujtoi kohën kur ishte drejtor i Burgjeve, teksa deklaroi se ka arrestuar shumë vrasës e kriminelë, të cilët silleshin sikur nuk kishin bërë asgjë.

Përgjimet, Maliqi – Ramës: Po sillesh si një vrasës e kriminel “Nuk di nga ta fillosh, nga përgjimet, drejtuesit e policisë që janë të politizuar, nga prokurorët, nga pazaret e deputetëve dhe bandave. Bëni një listë të drejtorëve të përgjithshëm, që janë të gjithë të Rilindjes dhe janë të kapur. Ka më turp e skandal që maja e ajsbergut të këtij krimi elektoral doli hapur, sesi blihen votat. Vetëm ish-ambasadori amerikan ngriti zërin dhe disa banda janë sot brenda. Peshqit e mëdhenj janë këtu në Kuvend. Po të bëni një

vizitë në burgje, burra dhe gra të futur në burg për energji elektrike, janë mbushur burgjet me njerëz për vjedhje e pak drogë, ndërkohë që bandat e vrasësit me pagesë janë jashtë. Vrasjet e mëdha, si e Santos që ka zënë pluhur, e shumë vrasje të tjera janë në drejtim të paditur. Unë të dashur qytetarë jam me ju, për një revoltë, për të rrëzuar sistemin e ngritur që më 2008. Kam ndaluar e arrestuar shumë kriminelë, si ish-drejtues policie, dhe silleshin

sikur nuk kishin bërë krime e vrasje. Kështu sillet edhe Rama, pas përgjimeve të “Bild”. Duhet të ngrihemi, të arrihet një marrëveshje ndërkombëtare dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ka ardhur momenti i një ngritje të fuqishme”, deklaroi deputeti Lefter Maliqi.

Ish-kryeministri kërkon lirimin e menjëhershëm të ish-deputetit të PD-së: Mbahet i arrestuar si i burgosur politik

Ndalimi i Bardh Spahisë, Berisha: Pusi e Ramës dhe Lleshajt, e kryer pa asnjë provë P

as shoqërimit të ish-deputetit të Partisë Demokratike Bardh Spahia nga policia për shkak se akuzohet si organizator i sulmeve të ndodhura më 18 qershor ndaj KZAZ-së në Shkodër, ka ardhur edhe një reagim nga ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes rrjeteve sociale Berisha e quan akt kriminal ndalimin e Bardh Spahisë edhe pse KZAZ-së në Shkodër që ishte në shkollën “Shejnaze Juka” iu vu flaka nga ana e militantëve të PD-së. Po ashtu, Berisha hedh akuza ndaj kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj teksa këtë të fundit e quan “Vasal Kimiku”, duke thënë se zgjodhën rrugën e pusisë për të shoqëruar Bardh Spahinë. “Një krim i shëmtuar politik i skizoidit Edvin Kristaq Mafia! Të dashur miq, mbrëmë Edvin Kristaq Mafia, në një akt kriminal hakmarrjeje politike dhe tërbimi të papërmbajtur prej skizoidi urdhëroi në shkelje të ligjeve arrestimin me pusi, duke shkuar i ftuar në një debat televiziv në Top Channel të ish-deputetit Bardh Spahia. Arrestimi i mirëfilltë politik i ish-deputetit Spahia është kryer pa asnjë provë apo fakt, por gjithçka bazuar në akuza fallto, të turpshme, të denja

vetëm për bastardë të etërve xhelat si Edi Rama dhe narkohorrat që e rrethojnë dhe vetëm e vetëm se Bardh Spahia është një nga kritikët më të vendosur dhe të ashpër të kryehorrit të vendit dhe narko banditëve të tij. Edvin Kristaq Mafia me Vasal Kimikun e tij zgjodhën organizimin e pusisë, duke shfrytëzuar

ftesën e ish-deputetit Spahia për debat televiziv, për të kryer aktin e tyre të pashembullt dhe kriminal, arrestimin e tij të kundërligjshëm. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal politik të Edvin Kristaq Krimit dhe horrave rreth tij dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të ish-deputetit Bardh Spahia që mbahet i

arrestuar si i burgosur politik”, tha ai. Rrethimi i Shkodrës Ish-kryeministri Sali Berisha do të reagonte dje edhe lidhur me zhvillimet që prodhoi dje Shkodra, e cila u blindua nga policia dhe forcat speciale për shkak të një takimi elektoral që kryeministri Rama do të zhvillonte, takim për të cilin Bashkia e këtij qyteti nuk e miratoi lejen për zhvillimin e tij. e në këtë klimë terrori që po kalonte dje Shkodra, Berisha tha se ky është shtetrrethimi që skizoidi hakmarrës dhe primitiv vendosi dje në Shkodër Kryeministri Rama dhe Ministri i Brendshëm në panik të plotë, lëshuan dje në Shkodër të gjitha strukturat e Policisë. Siç e tregonin edhe pamjet që vinin nga ky qytet, me qindra forca policie janë përqendruar në qytet dhe jashtë tij, ndërkohë që kjo nuk i ka ndaluar qytetarët e Shkodrës të dalin dhe ti bllokojnë rrugën Ramës. Në një video të postuar nga ish-kryeministri Berisha, dukej qartë përqendrimi i forcave të shumta të policisë. “Ky është shtetrrethimi që skizoidi hakmarrës dhe primitiv ka vendosur sot në Shkodër! Turp! Rama ik! Fitore! Sb”, u shpreh në reagimin e tij, Sali Berisha.

Ish-ministri i Brendshëm: Rrojtorja rilindase ka si funksion bazë vjedhjen, rruajtjen, qethjen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve

Përgjimet e “Bild”, ish-ministri Demiraj: Rilindja, bordello politike!

I

sh-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”. Përmes një mesazhi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ish-ministri Demiraj u shpreh se publikimi i përgjimeve të tilla do të rrëzonin çdo qeveri që funksionon në një vend demokratik. Me tone të ashpra dhe me një fjalor të ashpër, ishministri shkruan se “rrojtorja rilindase”, që sipas tij, është kthyer në një “bordello politike rilindase”, ka si funksion bazë vjedhjen, rruajtjen, qethjen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. “Rrojtorja rilindase! Publikimet e audio përgjimeve nga “Bild”, do të rrëzonin çdo

qeveri që funksionon në një vend demokratik. Kërcënime, shitblerje vote, rreshtime drejtuesish ordinerë trafikantë policie dhe administratës publike, poshtërime të dinjitetit

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

të shqiptarëve, hareme dhe berberhane apo rrojtore “rilindase”, ku me fjalorin e tyre të “pasur prej ordinerësh”, po “falimentojnë” shtëpitë diskografike pornografike! Kryekaqoli dhe kaqolët e tij ministra, deputet, drejtorë e drejtues policie (për të cilët kam bërë denoncime publike në media për shkarkim dhe vendosje para drejtësisë në momentet që drejtoja MPB) në bashkëpunim të ngushtë me botën më të errët të krimit, për të mos e rruajtur

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

k…, çajnë k…, çajnë b…, por tani ta mbajnë me “shkumë” se dhe ju pëlqejnë shkuma party! Kjo rrojtore qeverisëse rilindase që ka vendosur për fatet e Shqipërisë, e cila me “organet gjenitale dhe mendore të skopitura”, varfëroi dhe vodhi pasuritë e Shqipërisë e shqiptarëve, dhunoi, largoi, poshtëroi çdo shqiptar që i ka ngelur sadopak dinjitet! “Rrojtorja rilindase” me funksionin bazë të vjedhjes, rruajtjes dhe qethjes së Shqipërisë dhe shqiptarëve, tashmë është

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

kthyer në “bordello politike rilindase”! Populli përdor një shprehje: “Ndalu beg, se ka hendek”, momenti i rënies në këtë hendek ka ardhur. Turp për ata qe ju vinë prapa! Turp për ata që vazhdojnë të jenë ushtarë të qeverisë së krimit! Turp për ata që janë Rilindas! Por më trup për ata që i kanë votuar! PS: Kërkoj ndjesë për përdorimin e k-së. Poshtë KM jonë duke votuar”, u shpreh dje në reagimin e tij nga Shtetet e Bashkuara, ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E premte, 21 QERSHOR 2019

Basha-Kryemadhi: Sot protestë paqësore Lideri i opozitës deklaroi mbrëmë: Në protestën e sotme do jem me dy vajzat e mija dhe bashkëshorten. Asnjë skenar dhune nuk ka, ndaj hajdeni kundër Ramës

Edi Rama zgjodhi dje një mënyrë të rrezikshme për të larguar vëmendjen nga përgjimet shkatërruese që publikoi gazeta gjermane “Bild” për vetë Kryeministrin dhe qeverinë e tij. Në mënyrë djallëzore, Rama vendosi të zhvillonte takimin elektoral për zgjedhjet e 30 qershorit në Shkodër, në ditët më të tensionuara në këtë qytet, me shpresën e ndonjë konflikti që do të pushtonte Shqipërinë, bile më tej. Tre ditë më parë, qytetarë dhe drejtues të opozitës në Shkodër kërkuan largimin e materialeve zgjedhore nga qyteti, pasi në bazë të dekretit të Presidentit të Republikës, në 30 qershor nuk ka zgjedhje. Policia u përgjigj me dhunë ndaj protestës duke arrestuar dhjetëra qytetarë dhe drejtues lokalë të PD. Në shkelje të plotë ligjore dhe me një skenar që do ta kishin zili dhe drejtuesit e sigurimit të shtetit të para viteve ’90, ish-deputeti i Shkodrës, mjeku i njohur Bardh Spahia u arrestua si kriminel teksa shkonte në një studio televizive. Në qytetin që historikisht ka votuar djathtas, kryeministri i PS shkoi dje, pak orë pasi kish arrestuar deputetin që kanë votuar dhe në qelitë e burgut ndodheshin drejtues të tjerë lokalë të PD. Një vizitë e tillë, bashkë me talljen e një kryeministri që i thotë opozitës se mund të bëj çfarë të dojë me ata, ka dhe dashakeqësinë e krijimi të konflikteve dhe tensioneve në vend. Dje Shkodra ishte në shtetrrethim, të cilin vetë shkodranët e krahasonin me prillin e 1991 kur regjimi komunist i vriste dhe i shtypte. Më shumë se 2 mijë forca policore u vendosën në qytet për të siguruar mitingun e panevojshëm të Edi Ramës. Në sheshin ku u prit kryeministri, qytetarët e Shkodrës thonë se kishte më

shumë gardiste dhe policë civilë sesa socialistë dhe qytetarë normal. Por edhe me shumë se sa ishin demokratë, realisht. Edhe fëmijët që u afruan në miting, kontrolloheshim imtësisht si të ishin terroristë dhe jo qytetarë normal të vendit. Për të reaguar ndaj gjithë kësaj tallje dhe dhune, shkodranët refuzuan dje Edi Ramën, por edhe protestuan fort. Nga frika se situata do të përshkallëzohej, policia dhunoi që në nisje të protestës së qytetarët. Pa asnjë motiv dhe pa asnjë shenjë dhune nga protestuesit, policia hodhi gaz lotsjellës duke tentuar shpërndarjen e tyre. Pamjet e transmetuara live nga Shkodra tregonin sesi goditeshin gara dhe vajza. Në një akt të pashembullt, policia ndaloi dhe një ambulancë me të sëmurë që të kalonte në mes të sheshit ku ishin vendosur forcat e rendit. Për më shumë se një orë, policia ndaloi protestuesit në pika të ndryshme të qytetit që të bashkoheshin duke përdorur gaz lotsjellës dhe dhunë. Sipas të dhënave nga PD e Shkodrës, dhjetëra qytetarë janë plagosur dhe lënduar nga përplasja. Ndërkohë gjatë natës, forcat e

rendit nisën arrestimet e protestuesve me akuzën se goditën policinë edhe pse ishte e qartë se policia goditi protestuesit. Shkodra e djeshme i ngjante një qyteti në luftë ku gjithë Garda e Republikës dhe policia e shtetit ishte kundër qytetarëve. Dhuna dhe provokimet e forcave të rendit tentonin të krijonin një përplasje të fortë në Shkodër, jo vetëm mes mbështetësve të opozitës dhe policisë, por edhe përkrahësve të PS. Ishte një skenar i rrezikshëm që synonte të mbjellë konfliktin vëllavrasës në Shkodër, por qytetarët treguan se nuk e kanë problemin me socialistët, por me Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Situata në Shkodër mund të ishte një katastrofë nëse qytetarë do të ishin përgjigjur me dhunë. Kryeministri llogarit me përpikmëri se në situatën ku e ka çuar vendin çfarëdo krimi, dhune dhe destabiliteti që të ndodhë në vend, faturën e mban opozita. Në skandalin e përgjimeve ku ai dilte si “Babloku i madh” që komunikon me njerëz të krimit dhe ministrat e tij si sekserët që blejnë vota, dhuna është mënyra më e mirë për të kaluar situatën. Ndërsa sot

është protesta kombëtare e opozitës, e cila vjen në tensionet më të mëdha që ka njohur vendi dhe duket se në qeveri po luten që opozita të sulmojë institucionet për ta etikuar më pas si talebane dhe terroriste. I kanë gati fjalimet dhe justifikimet, presin vetëm që opozita të bjerë në kurthin e tyre dhe më pas gjithë të dalin si qeveritarët model që po ruajnë institucionet. Dje drejtuesit e opozitës deklaruan në mënyrë të qartë se qëllimi i protestës nuk është dhunë dhe as shkatërrimi i institucioneve. Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një intervistë në emisionin “Opinion”, deklaroi se në protestë do të ishte me familjen e tij dhe opozita nuk ka asnjë skenar dhune. Po ashtu dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se opozita ka mision të shpëtojë vendin nga keqqeverisja dhe jo t’a shkatërrojë atë. Opozita deklaroi dje se qëllimi i saj është që të mos ketë dhunë, por qytetarët janë të revoltuar. Liderët deklaruan qartë se nuk do lejojnë dhunë, por populli kur del nga binarët e zemërimit nuk ka Bashë dhe Monikë që e mban. Mili Xhani


POLITIKE

4

E premte, 21 QERSHOR 2019

Gaz lotsjellës dhe të lënduar teksa demokratët tentuan të pengonin takimin elektoral të kryeministrit Edi Rama

G

az lotsjellës dhe të lënduar në Shkodër, teksa demokratët tentuan të pengonin takimin elektoral në kuadër të zgjedhjeve të anuluara të kryeministrit Edi Rama. Ishte kjo panorama që ofroi pasditen e djeshme atmosfera në qytetin e Shkodrës, i cili u përball me mitingje dhe antimitingje qeveritare, ku në njërën pjesë të qytetit protestohej kundër bandës qeveritare e denoncuar publikisht nga gazeta më e madhe e Europës për krim zgjedhor në zgjedhjet e kaluara, ndërsa në anën tjetër do të niste një takim elektoral ku u prezantua kandidati i PS-së. Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga demokratët dhe qytetarët e qarkut të Shkodrës, ku fillimisht ata tentuan ti bllokonin rrugën, ndërsa ishte duke shkuar në mitingun elektoral të Vaut të Dejës. Kryeministri devijoi rrugë, ndërsa situata është përshkallëzuar më shumë në qytetin e Shkodrës. Policia hodhi gaz lotsjellës duke lënë pas edhe disa të lënduar. Gjithashtu, u raportua se një foshnjë një muajsh është transportuar në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë, për shkak të gazit lotsjellës të hedhur në zonën e pedonales, por policia nuk lejon kalimin e ambulancës që kishte tre të dëmtuar brenda saj e saj. Një person i 4-t është transportuar nga protestuesit në mjediset e lokaleve të zonës, ku iu dha ndihma e parë, ndërsa kishte kaluar në gjendje të fikti dhe po i jepet ndihma. PROTESTA MINUTË PAS MINUTE Ora 19:00 Tensione në Shkodër, PD marshon në pedonale, policia hedh gaz lotsjellës Ndërkohë që kryeministri Edi Rama mbylli takimin në Vaun e Dejës dhe iu drejtua Shkodrës, PD nisi marshimin në Shkodër. Ish-deputetë dhe përfaqësues të opozitës, bashkë me qytetarë shkodranë janë duke marshuar në pedonalen e qytetit, por janë konfliktuar me policinë, e cila është vendosur në gardh për të mos lejuar kalimin e protestuesve në tubimin elektoral të kryeministrit. Gjatë përplasjeve me qytetarët policia ka hedhur edhe gaz lotsjellës, duke bërë që një gruaje ti bjerë të fikët. Kanë qenë qytetarët që i kanë dhënë edhe ndihmën e parë. Nën thirrjet “Rama ik” qytetarët tentuan të çajnë kordonin e policisë, ndërsa gazetarët raportonin nga terreni se ishte e pamundur që të rish afër kordonit të policisë për shkak të gazit lotsjellës. 19:10 – Nis protesta me përplasje, policia lëshon gaz lotsjellës Shkodra është përfshirë nga trazirat pasditen e kësaj të enjteje. Qytetarë të shumtë dolën

Përleshje e tension në Shkodër, policia nuk kursen gratë dhe foshnjat

në protestë dhe sapo mbërritën në shesh është shënuar edhe përplasja me policinë. Forcat e rendit bllokuan aksin kryesor të qytetit, ndërsa protestuesit e opozitës të kryesuar nga kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi tentuan të kalonin. Policia ka përdorur spraj, ndërsa në përplasje nuk kanë munguar edhe përdorimi i sendeve të forta. Gjatë tubimit, forcat e rendit kanë përdorur spraj gaz lotsjellës për të larguar protestuesit e opozitës, të cilët kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama. Si pasojë e gazit, disa protestues janë lënduar. Kryetarja e Shkodrës Voltana Ademi u shpreh se qyteti është i vendosur

të mos presë Edi Ramën, të cilin e ka quajtur “kriminel”. Ademi tha se më datë 1 korrik ose demokratët do të jenë në burg, ose do marrin arratinë. Ademi theksoi se kjo është një protestë qytetare. Ademi vlerësoi se vendi është në emergjencë kombëtare. Mësohet se thirrjeve “Rama ik” të qytetarëve policia i është përgjigjur me hedhjen e gazit lotsjellës. Raportohet gjithashtu se njërit prej protestuesve të opozitës i ka rënë të fikët në shesh. Protesta e tyre po zhvillohej teksa pritej që kryeministri Rama të shkonte në Shkodër për miting. Kryebashkiakja Voltana Ademi nuk i ka dhënë dje leje për miting, por pavarësisht kësaj, Rama

do të zbarkonte në Shkodrën e rrethuar nga mijëra policë pas afro 1 orë me vonesë. ORA 19:17 – Voltana Ademi: Banda e Edi Ramës nuk mund të uzurpojë Shkodrën Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi foli nga qyteti verior, pas protestave masive të qytetarëve kundër policisë. Ademi tha se Shkodra nuk mund të lejojë një pushtet të krimit që ta uzurpojë. Ajo shtoi se është e drejtë e qytetarëve të protestojnë, përkundër masarës që zhvillohet, sipas saj në qytet. “Nuk mund të lejojmë që një bandë krimi ale të uzurpojë qytetin,. Shkodra ka treguar se nnuk mund të lërë Ramën dhe bandën e tij të pushtojë qytetin. E drejta jonë për të protestuar, përkundrejt masakrës që ata kanë bërë në Shkodër është legjitime. Nuk ka arsdye që Policia e Shtetit, banda kriminale të qëllojë njerëzit”, tha Ademi. ORA 19:25 – Ambulanca merr protestuesit e lënduar Ndërsa minutat kalojnë, situata në Shkodër vijoi të ishte e tensionuar. Policia hodhi disa herë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e irrituar. Për pasojë, ka pasur disa qytetarë të lënduar nga gazi. Ata janë transportuar me ambulancë drejt spitalit, ndërsa policia ka detyruar të devijojë rrugën, për shkak të kordonit policor që e kishte bllokuar. Ora 19:30 - Rama shtyn orarin

e takimit Kryeministri Edi Rama shtyu për afro 1 orë takimin elektoral në Shkodër pas situatës së tensionuar që po kalonte qyteti. Ora 19:42 – Ademi thirrje për qetësi protestuesve dhe policisë Me thirrjet disa herë drejtuar mbështetësve demokratë, “mos gjuani” kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, u shpreh se kanë dalë për të protestuar, për të marshuar e askush nuk mund t’i ndalojë të bërtasin e të flasin. Voltana Ademi i ka bërë thirrje edhe Policisë së Shkodrës që të mos provokojë dhe të mos hedhë helm. Ajo shtoi se Shkodra nuk pranon dhunën, por mbron qytetarinë dhe kulturën. Ora 19:45 – Ardi Veliu në krye të drejtimit të Policisë në Shkodër Drejtuesi i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ndodhej dje në krye të kordonit të policisë që ishte vënë në sheshin e Shkodrës për të siguruar zhvillimin e takimit elektoral të kryeministrit Edi Rama. Ora 20:12 – Policia sulmon sërish protestuesit me gaz Policia ka hedhur sërish gaz lotsjellës në drejtim të qytetarëve protestues në Shkodër. Qytetarët kërkojnë të pengojnë takimin elektoral të Ramës. 20:47 – “Nuk nënshtrohet Shkodra”, qytetarët thirrje kundër Ramës Qytetarë të shumtë shkodranë po protestojnë në rrugët e qytetit. Ata shprehen se Shkodra nuk do të nënshtrohet ndaj kriminelëve. Ata thanë se Rama do të vendosë komunizmin, por Shkodra nuk do ta lejojë këtë gjë. “Shkodra nuk e le veten në dorën e këtij krimineli dhe gjakësori. Malësori nuk përulet përpara krimit. Rama ka bërë që të largohen të rinjtë. Arsimi është i korruptuar. Unë i them Ramës ‘ik, vetëm ik’. Ti duhet të zhdukësh. Ne duam të drejta sikundër kanë të rinjtë kudo nëpër botë. Prandaj duhet vetëm të ikësh”, tha një qytetare. 20:55 – Përleshje e tension, Shkodra mbyll protestën pasi ikën Rama Përmbyllet mes tensioneve që zgjatën për më shumë se dy orë protesta në Shkodër. Qytetarët janë irrituar kundër policisë, të cilët më herët kishin krijuar kordon policor. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi dhe ish-deputeti i PD Flamur Noka iu kanë bërë thirrje njerëzve që të mos qëllojnë. Policia ka qenë duke u tërhequr dhe mesa duket, në këtë moment, forcat e policisë janë qëlluar nga protestuesit. Më herët, pikërisht dje, në Shkodër u zhvillua një protestë e qytetarëve kundër ardhjes në qytet të Edi Ramës. Qytetarë të shumtë u përplasën me policinë, e cila përdori edhe gaz lotsjellës ndaj tyre.


POLITIKE

5

E premte, 21 QERSHOR 2019

Kryebashkiakja e Shkodrës thirrje Ditmir Bushatit e Senida Mesit: Mos u bëni palë me krimin

S

hkodra është përfshirë nga trazirat pasditen e kësaj të enjteje. Qytetarë të shumtë dolën në protestë dhe sapo mbërritën në shesh është shënuar edhe përplasja me policinë. Forcat e rendit bllokuan aksin kryesor të qytetit, ndërsa protestuesit e opozitës të kryesuar nga kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi tentuan të kalonin. Policia ka përdorur spraj, ndërsa në përplasje nuk kanë munguar edhe përdorimi i sendeve të forta. Gjatë tubimit, forcat e rendit kanë përdorur spraj gaz lotsjellës për të larguar protestuesit e opozitës, të cilët kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama. Si pasojë e gazit, disa protestues janë lënduar. Kryetarja e Shkodrës Voltana Ademi u shpreh se qyteti është i vendosur të mos presë Edi Ramën, të cilin e ka quajtur “kriminel”. Ademi tha se më datë 1 korrik ose demokratët do të jenë në burg, ose do marrin arratinë. Ademi theksoi se kjo është një protestë qytetare. Ademi vlerësoi se vendi është në emergjencë kombëtare. “Nuk mund të lejojmë që banda të sundojë qytetin. Kërkojmë nga policia e shtetit të mos gjuajë mbi njerëzit. Mos provokojnë, ne vazhdojmë të gjithë në protestë, jemi këtu për të thënë që banda kriminale na ka vjedhur jetën. Nëse i lejojmë më 1 korrik ose jemi të gjithë në burg politik, si Bardh Spahia, ose do marrim arratinë, ndaj është emergjencë kombëtare. Nuk jemi këtu për të gjuajtur kemi ardhur me duar të hapura. Kemi dalë për t’i thënë qytetarëve të vërtetën përmes zërit tonë të vërtetë, ne jemi në emergjencë kombëtare, jemi në rrezikun më të madh pas 1944,

Tensionet në Shkodër, Voltana Ademi: Më 1 korrik, ose në burg, ose eksod

edhe Enver Hoxhës ia ka kaluar ky regjim. Rama nuk mund të qëndrojë në krye të këtij shteti. Gjiknurët me kompani janë kriminelët. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të ndershëm të majtë e të djathtë edhe atyre pas policisë ka njerëz të thjeshtë ky qytete, të mirë e të ndershëm, ju s’mund t’i përdhunoni. Na hodhën gjatë gjithë kohës, helm gaz ujë e prap jemi këtu. S”kemi ndërmend të lëmë shtëpitë tona”, u shpreh Ademi. E shoqëruar nga mijëra qytetarë shkodranë, ajo i ka thënë kryeministrit se, në Shkodër është i padëshiruar. “Ne jemi kundër krimit. Jo me nënshtrime, jo me ironi. Boll me përçarje, ne do të vazhdojmë të jetojmë. Shkodra nuk është vendi

jot. Ti je për të përfunduar në burg, ashtu si bandat kriminale që të shoqërojnë ty. Edi Rama mos përmend emrin e askujt. Në Shkodër Gramoz Ruçi ka vrarë njerëz”, tha Ademi. Kryetarja e Bashkisë në fjalën e saj në protestën kundër vizitës së Edi Ramës në Shkodër, kishte një thirrje ndaj Ditmir Bushatit dhe Senida Mesit. Ademi tha se Bushati e Mesi duhet që të mos bëhen palë me krimin. Ajo shtoi se ata duhet të jenë një me Bardh Spahinë, mikun e tyre, bashkëqytetar. “Ditmir Bushati dhe Senida Mesi duhet ta dinë se me Bardh Spahinë janë miq, komshinj, jeni shkodranë. Ju si të njohur, si koleg, ju duhet të distancoheni nga krimi, nga

përgjimet që dëgjuam gjatë gjithë këtyre që dëgjuam. Mua më vjen zor që ju jeni përkrah këtij krimineli. Të gjithë ju qytetarë të Shkodrës, ne jemi këtu për të mbrojtur të drejtën tonë. Bardh Spahia është në burg. E ju vazhdoni. Jemi kthyer në kohën e Sul Bushatit. Ai ndonjëherë edhe përpiqej, ishte i matur, ndërsa ju jeni bërë më keq. Nuk kërkojmë asgjë. Ne kërkojmë vetëm të drejtën tonë. Lironi deputetin, lironi qytetarët. Ju nuk mund të burgosni politikisht. Asesi. Ti Senida je një vajzë e mirë. Ne të gjithë mund t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit”, theksoi dje kryebashkiakja Voltana Ademi. Ndërkaq, qytetarët thirrin në korr “Rama ik”, “Rama ik”.

KREU I QEVERISË KËMBËNGUL NË ZHVILLIMIN E TAKIMEVE ELEKTORALE PËR ZGJEDHJET E ANULUARA TË 30 QERSHORIT

Rama mban takimin në Shkodër mes përplasjesh dhe tensioneve M es përplasjeve dhe tensioneve, kryeministri Edi Rama arriti të mbajë tubimin e tij elektoral në qendër të Shkodrës, duke mos iu bindur vendimit të Bashkisë së këtij qyteti, e cila nuk i dha leje për zhvillimin e tubimit. Rama tha se dalja e përgjimeve në “Bild” nuk është rastësi, pasi sipas tij, pas tyre qëndron PD-ja, e cila i ruajti për ditën e saj më të zezë. “Nuk është e rastësisht që u pëbënë përgjime në 2016 për krime elektorale por nuk u hetuan. U mbyllën në valixhe dhe i shkuan partisë. Partia e mbajti valixhen për ditë të zezë, dita e zezë për ta është kur Shqipëria është në prag të hapjes së negociatave. Dolën në qendër të BE ku merret vendimi kryesor për hapjen e negociatave. Nuk është rastësi që këto përgjime dalin në Gjermani para

protestës. Nuk është rastësi që organizohen prej muajsh protesta me turistë”, tha Rama. Kryeministri dha versionin e tij se pse opozita i druhet hapjes së negociatave. “Pse këta i kanë problem negociatat. Janë dy kapituj negociatash

që janë kapitujt e drejtësisë. Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe fallxhorja, mjafton të kujtohesh dhe e kupton që janë në hall. Për këtë hall janë gati të nxjerrin Shqipërinë rrugëve dhe po e bëjnë”, tha ai. Rama u shpreh se një popull i tërë nuk

mund t’i hapë rrugë një tufe që kërkon shtyrjen e zgjedhjeve, sepse sipas tij edhe pas këtij procesi historia nuk mbaron dhe kjo do shpërblente vetëm një pakicë që i imponohet shumicës. “Unë e di shumë mirë as unë e as qeveria ikën se ata hidhen përpjetë. Parlamenti është aty. Ikën, e festuan sikur cliruan Shqipërinë. Tani janë kujtuar po janë vonë. Bashkitë 75% të pushtetit i drejtojmë. Për cfarë duhet bërë kjo? Pse mos i biem shkurt? Nëse i biem shkurt kjo na nxjerr shumë gjatë. Nëse e shtyjmë nuk mbaron më historia, sepse ajo që ndodh me shtyrjen është shpërblimi i një pakice që do të imponohet me shumicën. Për këtë arsye ne këmbëngulim se zgjedhjet me 30 qershor nuk mund të shtyhen dhe të vihen në diskutim. Ajo që ndodh me

ISH-DEPUTETI I PD-së

Flamur Noka: Bild të nxori zbuluar, të varrosi politikisht

Ish-deputeti i PD Flamur Noka nga Shkodra, ku ishte i pranishëm në protestën e opozitës, deklaroi se gazeta Bild e ka nxjerrë zbuluar Ramën. Noka u shpreh se Bild nxori qartësisht lidhjet e Edi Ramës me banditët. Ai shtoi se Rama është varrosur politikisht dhe se zgjedhje më datë 30 qershor nuk do të ketë. “Ti je koka e bandave. Ti je pjesë e bandave. Vendi jot është në burg, sepse ti Edi Rama je armik i votës së lirë. Ti Edi Rama nuk je kryeministër i shqiptarëve por je kapo i krimit në Shqipëri. Ti duhet ta kuptosh se në Shqipëri ka demokraci dhe nuk mund të shkelësh dot Kushtetutën. Data 30 është data private e zgjedhjeve për ty, por jo për shqiptarët. Edi Rama, duhet të ikësh. Ti ke ardhur në pushtet përmes bandave dhe krimit. E ke kthyer shtetin në bandë kriminale. Ti Edi Rama ke inkriminuar Policinë e Shtetit. Sot çdo shqiptar ndihet fatkeq, sepse është i nëpërkëmbur nga krimi dhe bandat. Sot çdo shqiptar është kundër teje. Bild të varrosi politikisht. Ju kishit fshehur dosjet 339 e 184. E keni kthyer shtetin në krim e tmerr. Rama ik, se shqiptarët nuk do të lejojnë që ti të vazhdosh puçin tënd. Shqiptarët nuk do të lejojnë që të vazhdosh puçin e shtetit në këtë vend. Harroje se mund ta gjakosësh këtë vend. Ti nuk përfaqëson vullnetin e popullit. Ti je bizantin, asgjë s’të lidh me Europën”, tha dje Flamur Noka.

shtyrjen është shpërblimi i një pakice që do të imponohet me zor ndaj një shumice, mësimi më i keq. Nëse ky mësim ndodh kështu atëherë nesër çohet tjetri. Politikanët shqiptarë hilen e mësojnë para rregullave. Një popull i tërë nuk mund ti hapë rrugë një tufe”, deklaroi Rama. Kryeministri tha se opozita nuk kërkon shtyrjen e zgjedhjeve, por i do peng për bllokimin e negociatave. “Ata nuk i duan fare zgjedhjet, nuk është se thonë shtyjini. Zgjedhjet i duan peng për ta futur vendin në rrugë pa krye dhe në tetor kur BE të mblidhet për negociatat as mos të diskutohet fare. Këta janë Haxhi Qamilët e Shqipërisë. Koha e politikanëve mbi ligjin merr fund në 30 qershor”, u shpreh Rama, duke shtuar se drejtësia do të vazhdojë të kërkojë përgjegjësit edhe pas 30 qershorit.


POLITIKE NËNKRYETARI I LSI-së

N

ënkryetari i Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama për Policinë e Shtetit. Vasili solli në vëmendjen e publikut një deklaratë të Edi Ramës në vitin 2013, kur kryeministri u bënte thirrje efektivëve të policisë që të blejnë vota për Partinë Socialiste. “Mashtruesi Edi Rama dje dhe sot për Policinë! Edi Rama është thjesht një mashtrues këtë e ka kuptuar edhe shqiptari me i fundit. Kush e beson me Edi Ramën do te thotë se nuk ka asnjë fije respekti për veten. Pasi keni parë

6

E premte, 21 QERSHOR 2019

Vasili: Mashtruesi Edi Rama dje dhe sot për Policinë! nga publikimet e BILD dhe se si e katandisi policinë në një hajdute ordinere votash, shiheni vetë këtë mashtrues të pacipë se ç’thoshte për policinë në 2013 në fushatë elektorale, shiheni gjithashtu po këtë syfet se si i bënte thirrje policisë të bënte vota për PS. Për këtë te fundit edhe u padit nga LSI por prokuroria ja mbylli krimin se mashtruesi kishte kërkuar gjoja falje ne FB. Çfarë turpi! Ne këtë mënyrë shuani çdo iluzion për këtë mashtrues dhe demagog”, u shpreh Vasili. Po dje po përmes rrjeteve sociale, ihs-kreu i grupit parlamentar të LSI-së ka reaguar edhe për përgjimet e

publikuara mbrëmjen e së mërkurës nga gazeta gjermane “Bild”. Në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili shkruan se qeveria bandite e Ramës ka shpërblyer me tendera Dibrën. Teksa ka publikuar përgjimin numër 9 të BILD, Vasili thotë se ky është fundi dhe këta të pacipë duhet të largohen një orë e më parë. “Qeveria bandite e Ramës dhe ndarja e tenderave shpërblim për Dibrën. Lexojeni përgjimin e publikuar nga BILD se si ndan tenderat dhe paratë e shqiptarëve Gjiknuri në shkëmbim të votave të Dibrës në 2016.Ky është fundi

dhe këta të pacipë guxojnë e flasin më në vend që të largohen një orë e më parë”, u shpreh Petrit Vasili.

Zëvendëskryetari i LSI-së: Si të gjithë ata që ndjejnë ngordhjen, edhe këta të organizatës së strukturuar kriminale po përpiqen të shtyjnë fundin

Z

ëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama ka reaguar ashpër pas publikimit të përgjimeve të reja të publikuara nga gazeta më e madhe në Europë, “Bild”, e cila demaskoi të gjithë kupolën drejtuese të krimit zgjedhor në zgjedhjet6 vendore në Bashkinë e Dibrës, një krim elektoral që mban bekimin e vetë kreut të Qeverisë, Edi Rama. Përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, Luan Rama tha se për turp e për marre faqe gjithë botës, të gjithë kriminelë e hajdutë të votës. “Të pafytyrë! Më e pakta do të duhej të heshtnin! Të heshtnin e të mos dukeshin gjëkundi për shumë kohë! Mirëpo, pafytyrësia qenka e pacak. Edhe paturpësia. E pacak edhe ligësia. Pafytyrësi, paturpësi e ligësi krimi! Kryeministri dhe ministra, deputetë e banditë, ish-ministra, drejtorë, policë, trafikantë e biznesmenë konçensionesh e votash, përdhunues e sponsorë të tyre, janë bërë bashkë. Bashkë e të gjithë njësoj. Banditë prej të parit tek i fundit! Dhe dalin cullak, ashtu siç janë në të vërtetë. Përndryshe lakuriq në sytë e të gjithëve, përmes përgjimesh të administruara ligjërisht prej prokurorisë, e cila në papërgjegjshmëri të plotë, në shpërdorim flagrant të detyrës e si një aneks i korporatës së krimit, nuk ka kryer asnjë veprim procedurial të paktën. Për turp e për marre faqe gjithë botës, të gjithë kriminelë e hajdutë të votës! E po këta, paturpësisht të pacipë, këta që vodhën e blenë, që shantazhuan e intimiduan zgjedhësit, këta që orgazmojnë e gogësijnë në orgjinë e krimit të tyre përmes telefonësh ku vjellin e ndyjnë njëri-tjetrin; ministra,

Përgjimet, Luan Rama: Pafytyrësi, paturpësi e ligësi krimi!

deputetë, kriminelë, policë e trafikantë, këta që shkatërruan gjithçka lidhej me zgjedhjet, na dalin e na shfaqen si nismëtarë të një akti, të cilin ta quash antikushtetues është pak! Duan të ndryshojnë Kodin Penal e të përfshijnë në të ndalimin për 5 deri në 10 vjet të të drejtës për të lëvizur lirisht jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për të gjithë ata që sipas vlerësimit të

kësaj organizate kriminale, do të cënojnë apo prishin zgjedhjet! Ndërsa këta vetë, prej të parit tek i fundit, të kapur në faj e në krim, të kapur duke vjedhur e blerë vota, me ministra e banditë, me policë e trafikantë, këta nuk pësojnë asgjë! Sepse këta janë ata, të gjithë njësoj, të ngjashëm në pafytyrësinë e tyre si pjesëtarë të të njëjtit grup kriminal, paçka se ku e zgjedhin

skenën apo teatrit e krimit; në Maqellarë a Peshkopi, në Shijak apo Lezhë, në Shkodër, Elbasan, Berat apo në Kryeministri! Nuk ka rëndësi si e kanë emrin. Mbiemrin e kanë të njëjtë. Edhe fytyrën të njëjtë e kanë! Nën ethet e marrëzisë e panikut, aluçinantë e karakteropatë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, këta banditë të pushtetit mendojnë se përmes represionit politik e policor të veshur me petka juridike, mund t’ia dalin të fshehin krimin elektoral që kanë kryer të gjithë bashkë, si një organizatë e strukturuar kriminale! Asgjë nuk ka ndryshuar. Tipologjia është e njëjtë. Si të gjithë ata që ndjejnë ngordhjen, edhe këta të organizatës së strukturuar kriminale po përpiqen të shtyjnë fundin, edhe pse e dinë që duke e shtyrë nuk i shpëtojnë dot ndëshkimit që vjen bashkë me të! Asnjë kërcënim, me asgjë, as me burg, as me ndalimin e lëvizjes së lirë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, as duke ndërsyer në paligjshmëri të plotë policinë dhe as duke përdorur gjithë arsenalin dhe metodat që aplikojnë grupet kriminale, nuk do të mund të shpëtojnë! Sepse nuk ka shpëtuar askush! Gjithë soji i këtyre, fundin e ka të njëjtë: përballë ligjit, përballë drejtësisë!”, u shpreh zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama.

Nënkryetarja e LSI-së: Të gjithë do përgjigjen përpara drejtësisë për këtë krim elektoral Nënkryeetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, thotë se nëse përgjimet që u publikuan këto ditë nga e përditshmja gjermane “Bild”, do të kishin dalë në një vend tjetër, do kishin plasur arrestimet. Përmes një qëndrimi të shprehur në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “facebook”, Xhixho akuzon se qeveria sillet me arrogancë, pasi për të, kryeministri Edi Rama njeh bandat dhe jo ligjin. Në këtë kontekst, ajo thotë se edhe pse ne njohim shtetin e së drejtës, demokracinë, Kushtetutën e ligjet, Rilindja njeh drogën e krimin, bandat si parime të funksionimit të shtetit. Dhe në vijim, nënkryetarja e LSIsë paralajmëron se të gjithë do përgjigjen përpara drejtësisë për këtë krim elektoral, dhe kjo s’ka asnjë dyshim. “Në një shtet të së drejtës ku institucionet funksionojnë

Përgjimet, Xhixho: Qeveria ende arrogante, njeh bandat jo ligjin

do duhet që sot prokuroria të kishte marrë në pyetje dhe të fillonte proçedurat e përgjegjësisë penale duke filluar nga Kryeministri Rama, te deputetët e rilindjes tek kriminelët, tek punonjësit e policisë të perfshirë në këtë skemë kriminale të blerjes së votave dhe shantazhit e presionit

shtetëror. Pasi në momentin që ka një ndjeshmëri kaq të madhe publike për zbardhjen dhe vënien përpara drejtësisë të përgjegjësve të blerjes së votave dhe deformimit të vullnetit të qytetarëve, ku opozita ka djegur mandatet dhe vendi ndodhet në një krize të thellë institucionale e politike padyshim që në një vend europian prokuroria do kishte prioritet numër 1 dosjet 339/1 dhe 184 për t’ju përgjigjur në kohë sa më të shpejt të këtij interesi kombëtar. Sot si në çdo vend të Europës, politika duhet të kishte treguar moral dhe përgjegjshmëri karshi qytetarëve duke treguar që nuk është aty për një

karrige por për t’i shërbyer njerëzve. Po kjo nuk ndodh në Shqipëri, sot në mënyrën më të turpshme me një arrogancë të pashoqe shohim se si njerëzit e përfshirë në këtë zhbërje dhe denigrim të shtetit të së drejtës dhe dhunim të demokracisë shfaqen duke na e servirur gjithçka si normale. Shume turp dhe fyese për gjithë qytetarët shqiptarë. Kjo pasi prokuroria është nën kontrollin e kësaj maxhorance dhe padyshim frika nga ndëshkimi i zyrtarëve të lartë nuk ekziston. Dhe çfarë ndodh? Sot të arrestuar janë qytetarët e Shkodrës, doktor Bardh Spahia, qytetarët e Beratit, Kukësit, Skraparit,

Kavajës e Lezhës, e shumë të tjerë në gjithë Shqipërinë, që nuk kanë pranuar të shkelen në dinjitet e në të drejtat e tyre nga kjo qeveri kriminale dhe protestojnë për t’u zbatuar dekreti i Presidentit të Republikës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Sepse ne njohim shtetin e së drejtës, demokracinë, kushtetutën e ligjet kurse Rilindja njeh drogën e krimin, bandat si parime të funksionimit të shtetit. Të gjithë do përgjigjen përpara drejtësisë për këtë krim elektoral kjo s’ka asnjë dyshim”, u shpreh në reagimin e saj nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho.


POLITIKE

7

E premte, 21 QERSHOR 2019

Vjedhja e votave, reagon kreu i PD-së në Dibër: Rama dirigjent i skenarit, arrestoni Gjiknurin

Përgjimet, Gjunkshi: Zgjedhjet në Dibër u vodhën, dirigjent i skenarit ishte Edi Rama P

artia Demokratike në Dibër ka reaguar nëpërmjet Xhemal Gjunkshit pas përgjimeve të reja të publikuara mbrëmjen e së mërkurës nga gazeta “Bild”, ku dëshmohet se zgjedhjet në Dibër u vodhën dhe u blenë nga qeveria në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe dirigjent i kësaj skeme ishte vetë Kryeministri Edi Rama. “U dëgjua regjisori Damjan Gjiknuri i cili me paratë e shqiptarëve dhe me grupin e gangsterëve kishte shkaktuar “tërmet”! U dëgjua Ulsi Manja, i cili pas atyre “vjedhjeve” u gradua Kryetar i Komisionit të Ligjeve, njeriu që do të bënte dhe po bën Reformën në Drejtësi, ose siç i themi ne nga Dibra “Me i var ujkut mëlçitë për qafe” U dëgjua Sajmir Tahiri i cili flet me shefat politik policor për vjedhje votash si dhe politizimin e kupolës se Policise se Shtetit! U dëgjuan drejtorët e institucioneve dhe të bashkisë, që herë bënin pazare për vota e herë bënin presion duke ofenduar, poshteruar e intimiduar votuesit!”, tha Gjunkshi. Ish-deputeti demokrat i Dibrës, njëhjerësh dhe kreu i degës së PD-së në këtë qark, deklaroi përgjimet treguan qartë pushteti vendor në Dibër është blerë me paratë e pista të drogës, dhe të krimit. “Këto përgjime, tregojnë qartë se kjo qeveri është jo legjitime. Pushteti vendor në Dibër është blerë me paratë e pista të drogës, dhe të krimit. Përgjimet tregojnë se: Policinë

AKUZA E ISH-DEPUTETIT

Ervin Salianji: Lleshaj ka ndërhyrë në sistemin e regjistrit të gjendjes civile

vendore Dibër dhe Policinë e Shtetit e drejtojnë banditë, bashkëpunëtorë të krimit dhe matrapazë votash. Që mësuesit zhdukeshin nga vendi i punës, nëse nuk deklaronin votën hapur. Këto përgjime treguan se të gjithë këto ministra, deputetë, drejtorë përfshi edhe vetë kryeministrin, funksiononin sipas skenarit të bosit te krimit Imer Lala”, u shpreh Gjunkshi. Në vijim, ai do ti bënte apel kryeministrit nga këmbëngulja e tij për ta çuar vendin në zgjedhje më 30 qershor, çka sipas tij, do ta çojë vendin në vëlla-vrasje. “Në këtë situatë tejet të rëndë, me pasoja të pa

parashikueshme për vendin; për të mos e dërguar popullin në vlla-vrasje, i bëjmë thirrje kryeministrit dhe qeverisë të dorëhiqen menjëherë, nga ëndrrat diktatoriale për të bërë votime komuniste. Të shkarkohet dhe të merret nën hetim menjëherë Ulsi Manja nga Kryetar i Komisionit të Ligjeve, si njeri i pabesueshëm për të ndjekur reformën në drejtësi. Të arrestohet Damjan Gjiknuri si truri i vjedhjeve të votave në Dibër. I bej thirrrje ushtar Lleshaj: Te distancohet nga kjo bande e organizuar kriminale”, u shpreh ish-deputeti demokrat. Në vijim, Gjukshi theksoi se ky grup

i mire strukturuar kriminal, ne kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën zgjodhi marionetën e tyre Arta Marku si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, personi qe se bashku me ekipin e saj varrosën të gjitha dosjet e krimit duke perfshirë edhe dosjen 184! “Harrojeni që në këto kushte dhe me këtë bandë kriminale mund te realizoni votimet me datë 30 Qershor 2019”, tha ai. Gjunkshi u bëri thirrje dibranëve dhe të gjithë shqiptarëve të bashkohen ditën e Premte në orën 20:00 para Kryeministrisë, për të protestuar dhe për të larguar këtë qeveri kriminale.

ISH-DEPUTETI I PD-së: KY ËSHTË KANCERI QË DUHET SHKULUR, PËRPARA SË TË NA VRASË TË GJITHËVE

I

sh-deputeti demokrat, Flamur Noka shprehet se çështja e vjedhjes së zgjedhjeve të mos ngushtohet tek fjalori banal i pushtetarëve. Sipas tij, kanceri i qeverisë së krimit duhet shkulur para se të na vrasë të gjithëve. Përmes një qëndrimi të shprehur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” lidhur me reagimet që kanë pasuar pas publikimit të përgjimeve të të përditshmes gjermane “Bild”, Noka u shpreh se ka një përpjekje të vrullshme të pushtetit për të ngushtuar çështjen e vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër tek fjalori banal i pushtetarëve të majmur me paratë e drogës dhe të korrupsionit. “Ka një përpjekje të vrullshme të pushtetit për të ngushtuar çështjen e vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër tek fjalori banal i pushtetarëve të majmur me paratë e drogës dhe të korrupsionit. Ky është

Përgjimet, Noka: Dëshmi se Shteti është shndërruar në bandë

momenti që të mos bëhemi pjesë e propagandës së Bablokut të bandave të Dibrës e të gjithë Shqipërisë. Përgjimet e publikuara nga Bild nxjerrin qartë si kristali: Se Shteti është

shndërruar në bandë; Se bandat e drogës blejnë votat dhe e komandojnë pushtetin. Këto dy fakte të rënda dhe jo banaliteti i fjalorit të pushtetarëve ka tronditur shqiptarët dhe

miqtë e huaj. Shqiptarët janë të tronditur e të neveritur: Se ministra e deputetë përdorin shefin e policisë si komisar politik; Se Shefi i policisë betohet e përbetohet për besnikëri politike ndaj Partisë; Se Ministra e deputetë i premtojnë karrierë shefit të policisë si shpërblim për masakrën elektorale. I premtohet karrierë shefit të policisë të Dibrës, që është edhe shef policie, edhe bos plantacionesh i hashashit, i dokumentuar në listat e SHISH. Kjo është gjëma që kanë sot në derë shqiptarët. Ky është kanceri që duhet shkulur, përpara së të na vrasë të gjithëve. Duhet bërë sot. Nesër do të jetë vonë!”, u shpreh ish-deputeti demokrat Flamur Noka.

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, se ka ndërhyrë në sistemin e regjistrit të gjendjes civile. Në një postim në facebook, Salianji shkruan se sistemi i gjendjes civile është rrëzuar, duke shtuar se maxhorancës “i ka hyrë frika në palcë”. “Rrëzohet sistemi i gjendjes civile! Janë bërë me hije, frika ju ka hyrë në palcë. Nuk i mjaftojnë 1.2 milion karta identiteti jashtë afati, mijëra qytetarë me vendbanime të zhvendosura nga QV ku votojnë, çdo punonjës I administratës i kërcënuar për të bërë pëlqime të detyrueshme për Rilindjen dhe të dërgojnë nëpër ahengjet elektorale nga 4 persona, pasi detyrojnë mësuesit me kërcënim që të detyrojnë nga 5 nxënës për të votuar Rilindjen, pasi detyrojnë mjekë dhe infermiere te punojnë për rilindjen, pasi përdorin policinë e shtetit si leckë për interesa personale, pasi i kërkojnë çdo biznesi të kërcënojë punonjësit ndryshe ju turrin tatimorët, mbajnë në gatishmëri kriminelët të cilët gjysëm i kanë në administratë dhe me gjysmit ndajnë para dhe pushtet nëpër kafenetë ku kërcënojnë votuesit, pasi e përdorin prokurorinë dhe gjykatat si lodër, pasi e kanë të sigurt që zgjedhje nuk ka përsëri vesi nuk i le, ndërhyjnë dhe në sistem, sepse Ministri i Brendshëm kërkon të tregojë Bablokut që mund të bëjë gjithçka, duke ndërhyrë dhe ne regjistrin e gjendjes civile!”, u shpreh ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji.


POLITIKE

8

E premte, 21 QERSHOR 2019

Kreu i PD-së paralajmëron Ramën: Ndëshkimi i vjedhësve të votave është themeli i zgjidhjes politike

K

reu i opozitës Lulzim Basha, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat deklaroi përgjimet e publikuara nga “Bild”, demaskuan skemën e megavjedhjes së votave të shqiptarëve nga qeveria e lidhur ngushtësisht me krimin. Në fjalën e tij Basha tha se, Edi Rama është njeriu që ka vjedhur të gjitha zgjedhjet që ka organizuar. “Në Shqipëri janë vjedhur të gjitha zgjedhjet që ka organizuar Edi Rama. Ky është përfundimi që del nga përgjimet e Bild. Këto përgjime na kanë dëshmuar në detaje, skemën përmasat dhe metodat e kësaj vjedhje. Prej tyre mësuam se kupola kriminale e Rilindjes nuk ka bërë dallime se çfarë njerëzish janë. Ata kanë bashkëpunuar me trafikantë droge, njerëzish, vajzash, vrasës. Ata kanë blerë vota me para në dorë. Kanë dhunuar dhe kanë penguar nga votimi ata që votojnë kundër. Kanë ndëshkuar ata që nuk janë bindur“, tha gjatë fjalës së tij, Lulzim Basha. Kreu i PD-së bëri një paralajmërim të fortë dhe për drejtuesit e policisë dhe prokurorët që kanë firmosur arrestimet e përfaqësuesve të opozitës. “Në qelinë ku ndodhet sot Bardh Spahia sot, nesër do jenë drejtuesit e bandës qeveritare”, tha Basha. Lulzim Basha i ftoi qytetarët në protestën e sotme të opozitës së bashkuar në sheshin para Kryeministrisë pa dallim partiake, duke u shprehur se zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe ndëshkimi përmes drejtësisë janë rruga drejt së ardhmes. “Shqipëria ka nevojë për një operacion të thellë për të hequr kancerin e së keqes dhe të tillë do ta ketë. Ajo pjesë e policisë, prokurorisë, administratës që do të mbetet do të jetë vetëm pjesa e ndershme, e aftë dhe që punon për interesin publik. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe ndëshkimi përmes drejtësisë është rruga jonë drejt së ardhmes. Në Shqipëri nuk do të ketë më të fortë as në politikë, as në institucione dhe as në rrugë. Boll më me Shqipërinë si plaçkë e tyre. Boll më me shqiptarët kokëulur dhe në gjunjë para tyre. Është koha për Shqipërinë e te gjithë shqiptarëve. Për këtë ju ftoj te bashkohemi si popull, si njerëz të lirë, si prindër dhe bij e bija shqiptarësh të ndershëm, si qytetarë pa dallime partiake, nesër në orën 20:00 në protestën kombëtare në Tiranë”, deklaroi Lulzim Basha. Zgjidhja përmes ndëshkimit Kreu i PD-sënga foltorja e selisë blu deklaroi se Edi Rama kërkon ta bëjë qesharak megakrimin zgjedhor. Dhe nisur nga kjo, Basha tha se ndëshkimi i

Basha: Edi Rama, “timonieri” i vjedhjes së votave, nuk ka dallim me trafikantët vjedhësve të votave është themeli i zgjidhjes politike. “Kanabizimi i Shqipërisë nga Edi Rama ka pasur qëllim të qartë prodhimin e parave për t’i ndarë me pushtetarët dhe për të financuar vjedhjen e zgjedhjeve. I gjithë ky projekt ishte një projekt shkatërrues për vendin. Jo thjesht sepse prodhoi drogë, jo vetëm sepse kapi politikën nga krimi, por sepse ai shkatërroi ekonominë dhe mundësitë për shqiptarët e thjeshtë. Ekonomia shqiptare tashmë është bërë e varur nga droga, njësoj si Edi Rama dhe banda e tij. Biznesi i ndershëm është në gjendje kolapsi dhe të vetmit që bëjnë hajër janë biznesi i lidhur dhe i financuar me paratë e drogës. Pasojat janë papunësia në nivele rekord, varfëria dhe depresioni ekonomik dhe social. Por këto pasoja do të jenë edhe më të rënda, nëse nuk ta ndalim tani këtë makineri kriminale, të drejtuar nga Edi Rama. Reagimi arrogant i Edi Ramës dhe bashkë-kriminelëve të tij zgjedhorë, me përpjekjet e tyre për ta normalizuar dhe bërë qesharake, ka për qëllim ta mohojë këtë mega-krim me shpresë se shpejt do të harrohet. Dua t’i them atij dhe të gjithë të tjerëve. Asgjë nuk do harrohet. Asgjë nuk do të tolerohet. Çdo krim do të ndëshkohet. Rruga drejt normaliteti politik dhe shoqëror në Shqipëri kalon nga nxjerrja e të gjithë përgjegjësve para drejtësisë. Asnjë hap politik, asnjë zgjidhje politike në Shqipëri nuk do të bëhet pa pasur në themel të saj ndëshkimin e të gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëve. Asnjë marrëveshje politike për daljen nga kriza nuk do mund të arrihet, nëse pika numër 1 e saj nuk është ndëshkimi i vjedhësve të votave. Kjo kupolë kriminale do të mbajë përgjegjësi për të gjitha vjedhjet dhe krimet që u ka bërë shqiptarëve. Të gjithë anëtarët e saj do të jenë para drejtësisë së pavarur. Ata që nuk e kuptojnë këtë janë naivë”, deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha. Shtyllat e aleancës së krimit Në deklaratën e tij për shtyp, Basha shpjegoi 5 kolonat e aleancës mes Ramës dhe krimit, duke theksuar se përgjimet e “Bild” treguan se në Shqipëri janë vjedhur të gjitha zgjedhjet që ka organizuar Edi Rama. “Manipulimi i zgjedhjeve në Shqipëri ka qenë shtrirë si në kohë, ashtu edhe në të gjithë territorin e vendit. Praktikisht

në Shqipëri janë vjedhur të gjitha zgjedhjet që ka organizuar Edi Rama, në mënyrë masive në të gjithë vendin. Ky është përfundimi kryesor që i madh e i vogël, në Shqipëri dhe kudo në botë, nxjerr nga përgjimet e BILD dhe nga të gjitha skandalet e tjera të 6 viteve të fundit. Përgjimet e BILD na dëshmuan në detaje përmasat, elementët dhe metodat e kësaj vjedhje. Së pari, prej tyre mësuam se kupola e Organizatës Kriminale të Rilindjes në krye të PS nuk ka bërë asnjë lloj dallimi mes kriminelëve që ka përdorur. Ka mjaftuar që individi të jetë kriminel i aftë dhe i gatshëm të dhunojë dhe është bërë bashkëpunëtor i PS-së. Ata kanë kanë bashkëpunuar me trafikantë droge; Kanë bashkëpunuar me trafikantë qeniesh njerëzore; Kanë bashkëpunuar me vrasës; Kanë bashkëpunuar me grabitës. Së dyti, kjo aleancë Krim-Rilindje ka përdorur çdo mjet dhe çdo mekanizëm për të vjedhur votën. Ata kanë blerë vota me para në dorë; Kanë kërcënuar qytetarë për të votuar për PS-në; Kanë dhunuar dhe kanë penguar nga votimi ata që nuk do të votonin për PS-në; Kanë ndëshkuar ata që nuk u janë bindur. Çdo mjet i dhunshëm dhe i paligjshëm është përdorur pa asnjë kufizim. Së treti, aleanca Krim-Rilindje ka përdorur të gjithë administratën shtetërore dhe të gjithë aparatin shtetëror për vjedhjen e zgjedhjeve. PS ka përdorur nëpunësit civilë; Ka përdorur nga drejtorët tek punonjësit e thjeshtë; Ka përdorur administratën qendrore dhe atë lokale; Ka përdorur institucionet e varësisë dhe të pavarura; Ka përdorur

punonjësit e ndërmarrjeve publike. Së katërti, në vjedhjen e zgjedhjeve Aleanca RilindjeKrim ka përfshirë gjitha nivelet partiake dhe shtetërore: Nga kryetari i partisë, tek drejtuesi më i ulët. Nga kryeministri, tek çdo ministër e depute e zëvendës ministër. Nga aparatçikë patiakë, tek komisionerë zgjedhorë Mbi të gjitha, Edi Rama është timonieri i vjedhjes së zgjedhjeve. Çdo gjë është bërë nën drejtimin e tij, me planifikimin, koordinimin, shtytjen dhe kontrollin e tij. Është Edi Rama ai që e ka bërë bashkë këta lukuni karakteresh dhe personazhesh për të kryer një mision të përbashkët. Nga përvoja e tij e gjatë e bashkëpunimit me trafikantë, pastrues parash, kriminelë dhe biznesmenë, ai ka fituar aftësinë si të përdorë pushtetin për të koordinuar dhe shkrirë interesat kriminale dhe korruptive me pushtetin politik dhe si ta bëjë pushtetarin të punojë me kriminelin. Ky është gjenialiteti kriminal i Edi Ramës. Sikurse u pa në Durrës dhe në Dibër, sikurse është parë në gjithë Shqipërinë, sot krimi, qeveria, dhe bizneset grabitqare janë shkrirë në një, janë kthyer në një sipërmarrje të përbashkët aksionere. Brenda kësaj sipërmarrjeje, secili ka aksionet e veta, detyrat e veta dhe merr pjesën dhe përfitimin e vet. Por të gjithë veprojnë me një qëllim, në mënyrë të koordinuar dhe në bashkëpunim të strukturuar kriminal”, tha Lulzim Basha. Paralajmërimi Ndërkaq kreu i PD-së do të bënte dhe një premtim për ata që sot

po dhunojnë qytetarët dhe po përndjekin opozitën nga Sandër Lleshaj tek Ardi Veliu, duke u kujtuar këtyre të fundit se në qelinë ku sot është Bardh Spahia do të jetë njëri nga ata nesër. “Tani dua të them edhe dy fjalë për të gjithë ata që i shërbejnë në mënyrë të verbër Edi Ramës në misionin e tij për të dhunuar qytetarët dhe duke përndjekur opozitën. Edi Rama nuk do t’ju mbrojë dot më. Nëse sot ai ju bën të ndjeheni të fortë dhe të paprekshëm, kur dhunoni njerëzit, nesër, do të provoni në palcë forcën e drejtësisë. Çdo regjim kriminal dhe diktatorial ka gjithmonë veglat e tij dhe, nëse bashkë me drejtuesit e këtyre regjimeve, nuk dënohen edhe veglat e tyre, nuk do ketë asnjëherë drejtësi dhe përparim, siç nuk ka pasur asnjëherë. Sandër Lleshaj është sot vegla më e ftohtë dhe e pashpirt e Edi Ramës. Në misionin e tij për të dhunuar opozitën, për të luftuar popullin, për të nxitur vëllavrasje, shkëlqen Sandër Lleshaj, që duket i lumtur për shërbimin e tij. Shumë shpejt ai do të mbajë përgjegjësi për helmimin, dhunimin dhe persekutimin, që u ka bërë qytetarëve për të mbrojtur Edi Ramën. Secili prej jush banditë me dhe pa uniformë, nga Ardi Veliu, polici kriminel, manipulator i hetimit të Agron Xhafajt deri tek Roland Hysat me shokë që marrin pjesë zellshëm në shkeljen e ligjit dhe dhunimin e qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë, edhe ju do të jeni në burg shumë shpejt. Në qelinë ku sot është Bardh Spahia do të jetë njëri nga ju nesër. Në qelitë ku ndodhen burra dhe gra protestues, baballarë dhe nëna, të rinj e të reja, do të jeni ju. Të gjithë ata drejtues policie, të gjithë ata prokurorë dhe të gjithë ata punonjës të organeve ligjzbatuese, që janë venë në shërbim të Edi Ramës për qëllimet e tij kriminale të mbajtjes së pushtetit përmes bashkëpunimit me krimin, vjedhjes së zgjedhjeve dhe dhunimit të qytetarëve, do të mbajnë përgjegjësi para drejtësisë. Nuk do të ketë asnjë normalizim politik në Shqipëri pa mbajtur përgjegjësi edhe veglat e Edi Ramës. Shqipëria ka nevojë për një operacion të thellë për të hequr kancerin e së keqes dhe të tillë do ta ketë. Ajo pjesë e policisë, prokurorisë, administratës që do të mbetet do të jetë vetëm pjesa e ndershme, e aftë dhe që punon për interesin publik”, deklaroi dje nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha.


POLITIKE

9 E premte, 21 QERSHOR 2019

REAGIMI

Ambasada e SHBA: Protestoni paqësisht

A

mbasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për zhvillimet e fundit në vend. Në një deklaratë për mediat, Ambasada e SHBA shprehet se “nxisim të gjithë qytetarët dhe të gjitha institucionet kudo në Shqipëri që të mbështesin parimet e sundimit të ligjit, të refuzojnë dhunën në të gjitha format e saj, si dhe të ushtrojnë paqësisht të drejtat e tyre demokratike ndërkohë që lejojnë bashkëqytetarët e tyre të bëjnë të njëjtën gjë”. “Shtetet e Bashkuara duan

atë që meriton populli shqiptar: sundim të ligjit që mbron punonjësit civilë dhe shkollat nga sulmet e pakuptimta, që mbron integritetin dhe sigurinë e procesit zgjedhor, dhe që mban premtimin e së drejtës së qytetarit për të protestuar paqësisht ndërkohë që bën që ata që përfshihen në dhunë të mbajnë përgjegjësi. Nxisim të gjithë qytetarët dhe të gjitha institucionet kudo në Shqipëri që të mbështesin parimet e sundimit të ligjit, të refuzojnë dhunën në

të gjitha format e saj, si dhe të ushtrojnë paqësisht të drejtat e tyre demokratike ndërkohë që lejojnë bashkëqytetarët e tyre të bëjnë të njëjtën gjë. Po ashtu, iu bëjmë thirrje organizatorëve të protestës së nesërme që të mbajnë përgjegjësi përballë po të njëjtave parime, t’iu bëjnë thirrje publikisht mbështetësve të tyre të mblidhen paqësisht si dhe të refuzojnë energjikisht dhunën në çdo mundësi”,- thuhet në reagimin e SHBA.

Kreu i PD: Shqiptarë, dilni në protestë me familjen. Unë do të jem me gruan dhe dy vajzat e mia

Basha: Regjimi i Ramës ka mbaruar!

K

reu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi mbrëmë në emisionin “Opinion” se protesta e opozitës nuk do të ketë përplasje. Ai deklaroi se “Edi Rama është zbuluar në planin e tij, Edi Rama është një kufomë politike. Nuk ka shërbëtor nga Beogradi apo ngado që të vijnë, që ta mbrojë më! Ka marrë fund! Dhe fundi i tij do të vuloset nesër me një protestë madhështore qytetare, ku kontrasti do të jetë shumë i qartë mes një bande hajdutësh dhe shqiptarëve që protestojnë paqësisht”. Pyetje: Z. Basha, çfarë mesazhi keni....? Basha: Së pari ju falenderoj për mundësinë, për këtë ndërhyrje telefonike, të cilën nuk kisha ndërmend ta bëja por u shtyva nga një zinxhir ngjarjesh. Duke shprehur vlerësim për transparencën që emisioni juaj ka bërë për ngjarje që kanë tronditur Shqipërinë e gjithë botën, këto javë e në veçanti ditët e fundit, nuk mund të mos dënoj me ashpërsinë më të madhe veglat qorre të propagandës qeveritare, siç është emisioni “Stop” në tv Klan, si dhe emisioni tjetër në Top Channel, dy vegla qorre të propagandës qeveritare në dy televizionet kombëtare, të cilat i janë bashkuar sot korit të sor-

jetë një ditë ku nuk ka zgjedhje në Shqipëri, sepse në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, e cila është nën urdhrat e Ministrisë së Drejtësisë, është botuar dekreti i Presidentit, i cili ka hyrë në fuqi. Ligji i zbatueshëm në Shqipëri është që më 30 qershor nuk ka zgjedhje dhe çdo proces farsë më 30 Qershor, as nuk do të ndodhë, as nuk do t’i përgjigjet askush përveç lakejve të qeverisë, as nuk do të njihet nga askush. Prandaj, u bëj thirrje shqiptarëve të jemi të vendosur, të jemi të qetë, të jemi të bashkuar, se këtij regjimi po i numërohen rave në panik, të qeverisë, për të përhapur panik për ditën e nesërme. Unë dua t’i dënoj me ashpërsinë më të madhe dhe t’u them qytetarëve: injorojini këto vegla qorre. Ato paguhen me paratë që ju vidhen ju. Këto televizione janë në shërbim të qeverisë. Duke shprehur vlerësimin për transparencën që emisioni juaj ka bërë gjatë këtyre ditëve dhe javëve plot me ngjarje shokuese, dua ta bëj fare të qartë se këto vegla qorre kanë një dhe vetëm një qëllim, t’i shërbejnë propagandës qeveritare. Kjo tregon panikun që ka kapur Edi Ramën. Unë dua t’ju them sot shqiptarëve që arsyeja e këtij paniku është se regjimi i Edi Ramës ka marrë fund tashmë. Ka marrë fund në çdo kancelari të perëndimit, siç ka marrë fund moralisht para syve të çdo shqiptari të ndershëm, demokrat a socialist. Nuk ka sot asnjë qytetar shqiptar të ndershëm që do të jetojë me djersën e ballit, të kujdeset për fëmijët e vet që të mos jetë i shokuar kur ka zbuluar se çfarë bande kriminale kemi sot në krye të vendit dhe si është shkrirë në një qeveria me kriminelët e trafikantët. E dyta që dua t’u them shqiptarëve është: unë nesër do të dal në protestë me familjen time, me dy vajzat e mia dhe u bëj thirrje të gjithë

shqiptarëve të vijnë me fëmijët e tyre, me bashkëshortet e tyre, sepse do të jetë protesta më e madhe dhe më qytetare që ka njohur ndonjëherë Shqipëria. Përpjekjet për të amnistuar krimet me të cilat është kapur në flagrancë Edi Rama, duke inkriminuar opozitën kanë dështuar tashmë . shqiptarëve ju them se unë do të dal me vajzat e mia, me gruan time dhe ju bëj thirrje: merrni fëmijët me vete. Nuk do të ketë asgjë. Nuk do të ketë absolutisht asgjë që të kërcënojë një fije floku të një qytetari apo të një punonjësi të ndershëm të rendit. Kemi marrë të gjitha masat për të neutralizuar çdo provokator të qeverisë në bashkëpunim me shërbimet inteligjente të vendeve partnere në Tiranë me të cilët kam qenë. Edi Rama është zbuluar në planin e tij, Edi Rama është një kufomë politike. Nuk ka shërbëtor nga Beogradi apo ngado që të vijnë, që ta mbrojë më! Ka marrë fund! Dhe fundi i tij do të vuloset nesër me një protestë madhështore qytetare, ku kontrasti do të jetë shumë i qartë mes një bande hajdutësh dhe shqiptarëve që protestojnë paqësisht. Pyetje: Çfarë do të ndodhë më 30 Qershor? Përgjigje: Më 30 qershor do të

minutat e fundit. Të dalin nesër masivisht në protestë, sepse nesër, bota ka nevojë të shohë kontrastin midis mes bandës që është ekspozuar në anglisht dhe në gjermanisht në sytë e të gjithë Perëndimit dhe një populli europian, që lufton për vlerat themelore europiane të zgjedhjeve të lira, të drejtësisë së pavarur dhe dhënies fund të pandëshkueshmërisë të kriminelëve dhe politikanëve të bërë njësh me krimin. Ejani masivisht nesër në protestë! Mos dëgjoni çfarë thotë Klani apo Top Channel, që janë vegla qorre të propagandës qeveritare.

KRYETARJA E LSI

Kryemadhi: Meta i dha oksigjen Ramës, Veliaj po punon ta rrëzojë Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, mbrëmë për emisionin “Opinion”, deklaroi se do të jenë socialistët ata që do të largojnë Edi Ramën. “Veliaj po e nxit me qëllim z.Rama në këtë rrugë konfliktuale… Po, të garantojë mandatin e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe më pas të dali viktima kush është personi që e solli gjithë këtë gjë, të dali z.Veliaj si shpëtimtari i gjithë asaj gjëje që po ndodh”,- tha Kryemadhi. tha Kryemadhi. Kryemadhi kishte një mesazh edhe për Presidentin Ilir Meta. “Boll më dashuri për Edi Ramën. Nuk e shpëton dot më. Dekreti që bëri për të shfuqizuar 30 qershorin ishte shpëtim për Edi Ramën që ai të ulej në tavolinë me Lulzim Bashën. Edhe Presidenti sado të mundohet ta shpëtojë Edi Ramën nuk ka burrë nëne ta shpëtojë, as nëna e vet, as gruaja e vet”,- u shpreh ajo. Kryemadhi sipas së cilës Veliaj po punon kundër Ramës. Sipas saj, Veliaj kërkon të sigurojë mandatin e tij në Tiranë dhe më pas të nxjerrë Ramën si “të keqin” e kësaj situate. Lidhur me deklaratat për përplasje civile, Kryemadhi tha se “unë mendoj që nuk shkon në përplasje, sepse mendoj që vetë socialistët do të jenë ata që do ta largojnë Edi Ramën. Duke filluar nga Erion Veliaj i pari.


POLITIKE

10

E premte, 21 QERSHOR 2019

Intervistë për “Koha Jonë”, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho:

Intervistoi: Redjon Shtylla “Shmangja e kaosit është në duart e maxhorancës”. Kështu shprehet nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, në një intervistë për “Koha Jonë”. Ai thotë se zgjidhja e krizës vjen nëse kjo qeveri do të zëvëndësohet nga një qeveri kalimtare, e cila sipas tij, “do të punojë për të plotësuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme e më pas të zhvillohen ato”. Opozita ka 6-të muaj që është në protestë dhe deri më tani, 1 mijë qytetarë dhe zyrtarët të sajë janë shoqëruar, proceduar penalisht. Për nënkryetarin e PD-së, reagimi kafshëror i zyrtarëve të policisë dhe qeverisë ndaj protestave, përdorimi i lëndëve kimike, burgosja në kundërshtim me ligjin, nuk do të kalojë pa u ndëshkuar. Spaho nga ana tjetër, thotë se kokfortësia e Ramës dhe frika që ai ka nga pasojat me të cilat mund të përballet, po e çon vendin në një situatë tejet të rrezikshme. “Janë faktorët e brendshëm ata të cilët do të diktojnë daljen nga kaosi ku po na fut Rama dhe njerëzit rreth tij, sikurse ka plot miq të vërtetë të Shqipërisë të gatshëm të kontribuojnë për zgjidhjen. Kokëfortësia e Ramës dhe frika që ai ka nga pasojat me të cilat mund të përballet, po e çon vendin në një situatë tejet të rrezikshme nga e cila i humburi i madh do të jetë vetë Rama”. Për protestën e sotme, ai thotë se: “Do të jetë protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë në këtë vend. Do të jenë përballë qeveritarët hajdutë, kriminelët, policët dhe administrata e korruptuar, oligarkët dhe gjithë stani i Ramës dhe Rilindjes, kurse përballë do të kenë qytetarët e këtij vendi që duan demokraci të vërtetë dhe të shkojnë drejt Europës. Në përballje të tilla gjithmonë kanë fituar qytetarët”. Pas përplasjeve në shumicën e KZAZ-ve në vend, vendi është në kaos dhe në prag të shpërthimit të konflikt civil. Qeveria akuzon opozitën si përgjegjëse të asaj që po ndodhë. Ka ndonjë mënyrë sesi mund të shmanget më e keqja? Nuk është opozita përgjegjëse për çka po ndodh por Rilindja. Pas publikimit të përgjimeve, sot askush nuk ka dyshim që zgjedhjet janë vjedhur në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe qeveria është ilegjitime. Qytetarët reagojnë pasi ju është vjedhur e drejta e votës me të cilën mund të bëjnë ndryshimin. Njerëzit ndjehen të dëshpëruar për ç’ka ka ndodhur në zgjedhjet e fundit por edhe të egërsuar sepse mund të ndodhë përsëri, prandaj reagojnë me çdo mjet të mundshëm. Shmangja e kaosit është në duart e maxhorancës. Kjo qeveri duhet të zëvëndësohet nga një qeveri kalimtare e cila të punojë për të plotësuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme e më pas të zhvillohen ato. Kështu do të ndodhte në çdo vend normal dhe demokratik kur qeveria zihet me presh në dorë duke vjedhur. Skandali më i madh se sa vetë vjedhja e zgjedhjeve është reagimi i të përfshirëve në këtë aferë të cilët e konsiderojnë atë normale dhe të gatshëm ta bëjnë prapë. Që nga nisja e protestave

të opozitës janë gati 1 mijë qytetarë të arrestuar, shoqëruar dhe në procedim penal për protestat. Keni deklaruar se kushdo që dënohet për pjesëmarrjen në protestat e opozitës do të marrë statusin e të dënuarit politik. Por qytetarët që janë helmuar me gaz dhe janë dhunuar në tubime duan të dinë: do të ndëshkohen ndonjëherë zyrtarët e policisë dhe qeveritarët që dhanë urdhrat për dhunimin dhe burgosjen e tyre? Kjo tregon se sa i madh është zemerimi por edhe vendosmëria e qytetarëve për ti shkuar çështjes deri në fund. Sigurisht këto janë burgosje politike me qëllim frikësimin dhe trembjen e qytetarëve dhe të opozitës. Si mund të hetosh në “arrest me burg” dikë që proteston dhe është i pakënaqur me qeverinë e tij dhe të ndjekësh në gjendje të lirë Tahirin, i cili akuzohet për formim organizatash kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge, apo Gjiknuri, Manja, Ndreu dhe të tjerë të cilët janë zënë në krim elektoral dhe nuk ju hyn gjembi në këmbë. Reagimi kafshëror i zyrtarëve të policisë dhe qeverisë ndaj protestave, përdorimi i lëndëve kimike, burgosja në kundërshtim me ligjin nuk do të kalojë pa u ndëshkuar. Ne i kemi paralajmëruar se të gjithë ata zyrtarë policie, prokurorë, gjykatës dhe kushdo tjetër që

Spaho: Rama nisi burgosjet politike, kaosin e shmang vetëm maxhoranca

bëhet pjesë e lojës së pisët të Ramës, do vijë dita që do mbajnë përgjegjësi ligjore për çfarë po bëjnë dhe do të ndëshkohen. Ata këtë duhet ta marrin shumë

seriozisht. 10 ditë na ndajnë nga 30 qershori dhe tensionet sa vijnë dhe rriten duke sjellë kosto për vendin dhe

Nuk është opozita përgjegjëse për çka po ndodh por Rilindja. Pas publikimit të përgjimeve, sot askush nuk ka dyshim që zgjedhjet janë vjedhur në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe qeveria është ilegjitime. Qytetarët reagojnë pasi ju është vjedhur e drejta e votës me të cilën mund të bëjnë ndryshimin. Njerëzit ndjehen të dëshpëruar për ç’ka ka ndodhur në zgjedhjet e fundit por edhe të egërsuar sepse mund të ndodhë përsëri, prandaj reagojnë me çdo mjet të mundshëm. Shmangja e kaosit është në duart e maxhorancës. Kjo qeveri duhet të zëvëndësohet nga një qeveri kalimtare e cila të punojë për të plotësuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme e më pas të zhvillohen ato.

qytetarët. Si e shihni faktin që ndërkombëtarët, ndryshe nga herët e tjera, kanë qëndruar larg nismave serioze për zgjidhjen e kësaj krize? Janë faktorët e brendshëm ata të cilët do të diktojnë daljen nga kaosi ku po na fut Rama dhe njerëzit rreth tij, sikurse ka plot miq të vërtetë të Shqipërisë të gatshëm të kontribuojnë për zgjidhjen. Kokëfortësia e Ramës dhe frika që ai ka nga pasojat me të cilat mund të përballet, po e çon vendin në një situatë tejet të rrezikshme nga e cila i humburi i madh do të jetë vetë Rama. Protesta e datës 21 shihet si një moment kulmor për shkak të thellimit të krizës. Çfarë do të ndodh në protestën e opozitës? Do të jetë protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë në këtë vend. Do të jenë përballë qeveritarët hajdutë, kriminelët, policët dhe administrata e korruptuar, oligarkët dhe gjithë stani i Ramës dhe Rilindjes, kurse përballë do të kenë qytetarët e këtij vendi që duan demokraci të vërtetë dhe të shkojnë drejt Europës. Në përballje të tilla gjithmonë kanë fituar qytetarët. Përgjimet në Bild, sa vijnë dhe shtohen dhe po cilësohen edhe si benzina që po i hidhet zjarrit. Përveç deklaratave, pse PD-ja nuk ngreh padi për personat e përfshirë dhe për zyrtarët e PS të përfshirë, keni një qëndrim? Mos bëni shaka! Kujt tja çojmë padinë, Artës, Donikës dhe prokurorëve të cilët i mbajtën dosjet fshehur dhe nuk hetuan për tre vjet me rradhë? A nuk keni vënë re që shqetësimi i Prokurorisë nuk është përmbajtja e dosjeve por kush i bëri ato publike? A nuk shihni që edhe një muaj nga publikimi i parë, Prokuroria bën sehir dhe nuk ka pyetur asnjë nga fajtorët? Këta mund ti hetojë dhe dënojë vetëm një drejtësi e pakapur dhe jo kjo e sotmja, e cila është vënë kokë e këmbë në shërbim të Ramës.


POLITIKE

11

E premte, 21 QERSHOR 2019

Intervistë për “Koha Jonë”, ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi: Rama po përpiqet ta transferojë si konflikt institucional për t’i hapur rrugën një konflikti të pastër civil më 30 qershor

Intervistoi: Jonida Halili

Boçi: Grusht shteti, Rama kërkon të marrë me forcë Presidencën dhe pushtetin lokal “Jemi në një situatë grushti shteti institucional, ku kryeministri kërkon me forcë të marrë nën kontroll të gjitha institucionet e vendit, përfshirë Presidencën dhe pushtetin lokal”. Këtë qëndrim mban ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi. Në një intervistë për “Koha Jonë”, ai thotë se konflikti që ekziston sot midis qytetarëve dhe qeverisë grabitëse, sipas tij, Rama po përpiqet ta transferojë si konflikt institucional e që më pas ta përdorë për t’i hapur rrugë një konflikti të pastër civil më datën 30 qershor. Për protestën e opozitës, e cila do të zhvillohet sot në orën 20:00, fill pas një situate të rënduar, Boçi thekson se: “Zemërimi i ndezuar maksimalisht nga zbulimi acik i grabitjes së vullnetit politik të votuesit dhe nga çmenduria e Kryeministrit që vazhdon të ndezë konfliktin institucional e civil, do të gjejë format më efektive të përshfaqes së tij”. Gjysma e bashkive në vend është e vendosur për të zbatuar dekretin presidencial për anulimin e 30 qershorit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore. Ç’ka ka sjellë dhe përplasje mes pushteteve vendore dhe qeverisë. Përtej akuzave të ndërsjella nëse kjo situatë vijon, çfarë pritet të ndodhë më 30 qershor? Bashkitë janë në zbatim të vendimit të Presidentit të botuar tashmë në fletoren zyrtare. Po veprojnë sipas detyrimit kushtetues që kanë në raport me institucionin e Presidentit dhe me ligjet që rregullojnë marrëdheniet midis pushtetit lokal dhe atij qendror. Pas këtij botimi, veprimtaria e KQZ për një proces zgjedhor është nul dhe nuk mund të imponohet në territoret e Bashkive, pa miratimin e këtyre të fundit. Ajo që po ndodh këto ditë është e paparë në historinë e shtetit shqiptar. Një konflikt i gjeneruar me forcë, për shkak të arbitraritetit të përdorimit politik të institucioneve, të policisë dhe të zinxhirit të administratës shtetërore nga qeveria nën komandën personale të Ramës. Konfliktin që ekziston sot midis qytetarëve dhe qeverisë grabitëse të votës së tyre, të ekonomisë e të së ardhmes, Rama po përpiqet ta transferojë si konflikt institucional e më pas për t’i hapur rrugën një konflikti të pastër civil në datën 30 qershor. Jemi në një situatë grushti shteti institucional, ku kryeministri kërkon me forcë të marrë nën kontroll të gjitha institucionet e vendit përfshirë Presidencën dhe pushtetin lokal. Kjo datë peng, është sebepi që Rama po kërkon ta përdorë për të ndezur flakë Shqipërinë dhe për të ndërtuar aty alibinë e shpëtimit të vetes dhe të cetës së tij banale, arrogante, të neveritshme deri në

pafundësi. Së fundmi u regjistruan dhe dy arrestime politike, a mund të themi që jemi pranë instalimit të ndonjë regjimi? Çunat e krimit që betohen për kokën e plakës dhe çunat e mamit, që betohen për kokën e krimit, sot kanë eleminuar çdo hapësirë demokratike dhe çdo hapësirë ligjore, duke e shndërruar Shqipërinë sipas projektit Rilindas në një feud të vetin, ku drejton dhuna, forca, fisi. E në krye kanë vendosur një individ delirant, të shfazuar e me probleme të shumta të shëndetit mendor i cili frikërat e veta për humbjen e pushteti i konverton në arrestime masive politike në formën e pogromeve ose në formën e goditjes së drejtuesve të lartë politikë. Jemi de facto në kushtet e një regjimi. Institucionet themelore mungojnë, Presidenti nuk konsiderohet nga junta qeveritare, policia është një skalion i vërber politik që arreston qytetarë e opozitarë deri kryetarë partie e ishdeputetë, Parlamenti ruçian është ilegjitim dhe një zgjatim i qeverisë. Në këto rretana nuk flitet as për shtet ligjor es për legjitimitet qeverisës. Rama kërkon që me procesin fals të 30 qershorit të konfirmojë de jure regjimin e tij policor. Regjimet si të tilla, pavarësisht si lindin predestinohen të rrëzohen. Çdo qytetar e ka detyrë ekzistenciale sot luftën me regjimin. Përgjigjen për krimet e tij Rama e ka tek porta. Nisur nga situata tejet e rëndë, opozita sot do të zhvillojë protestën e cila vjen pas një situate tejet të rëndë, Çfarë do të ndodhë sot? Keni një mesazh për shqiptarët? Si kurrë më parë e gjithë Shqipëria do derdhet në Tiranë për të rrëzuar tiraninë e e votës së blerë e të grabitur

nga banda e kriminelëve me kollare dhe e të kollarisurve rrugacë. Zemërimi i ndezuar maksimalisht nga zbulimi acik i grabitjes së vullnetit politik të votuesit dhe nga çmenduria e Kryeministrit që vazhdon të ndezë konfliktin institucional e civil, do të gjejë format më efektive të përshfaqes së tij. Qytetarët kanë të drejtë sipas kushtetutës ta ushtrojnë drejtpërdrejt vullnetin e tyre politik, kur tashmë ai është provuar që është i shtrembëruar. Sot Republika është në rrezik, Kushtetuta e dhunuar, Demokracia në rrezik dhe Liria e marrë peng nga një bandë politike. Mesazhi im është ai që natyrshëm buron nga çdo qytetar i përgjegjshëm për fatet e vendit dhe të ardhmen e tij evropiane: Bashkim përmes protestës për të ndalur çmendurinë dhe revanin e krimit politik dhe politikës kriminale rilindase, e cila kërkon ta shtyjë vendin drejt humnerës, t’i vrasë demokracinë e t’i vdesë të ardhmen. Revoltë qytetare deri në largimin e Ramës, krijimin e qeverisë tranzitore dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Që nga nisja e protestave të opozitës janë gati 1 mijë qytetarë të arrestuar, shoqëruar dhe në procedim penal për protestat. Keni deklaruar se kushdo që dënohet për pjesëmarrjen në protestat e opozitës do të marrë statusin e të dënuarit politik. A do të ndëshkohen zyrtarët e policisë dhe qeveritarët që dhanë urdhrat për dhunimin dhe burgosjen e tyre? Basha ka qenë i saktë në mesazhet e tij: Vlerësim politik përmes ligjit për të arrestuarit e dënuarit politik nga regjimi aktual i Ramës dhe ndëshkim me tërë forcën e ligjit për të gjithë abuzuesit, vandalët shtetërorë,

jenicerët e krimit me uniformë policie, apo me kostum qeveritar nga i pari deri tek i fundit. Ndërkaq, kemi dhe një nismë të Edi Ramës për të ndaluar lëvizjen e lirë të shqiptarëve nëse ato kryejnë sipas tij, krim elektoral? Përpjekje e një të dëshpëruari që po i rrëshqet toka nën këmbë dhe që mendja i ka dalë nga binarët, do ta quaja nismën e tij. Kushtetuta nuk pengon askënd të lëvizë i lirë, sikurse po kushtetuta i lejon njerëzit të zhdukin çdo pengesë që kufizon lirinë e tyre. Kjo nismë është një tjetër akt lufte ndaj lirisë së qytetarëve dhe që Ramës do t’i kthehet në shpagim të pashmangshëm. Krimin elektoral sot, si figurë krimi, është duke e kryer ai vetë. Në Shqipëri nuk ka situatë zgjedhore. Ai që duhet të arrestohet nuk duhet të jetë qytetari që kërkon të mbrojë kushtetutën por Rama që shkel kushtetutën dhe dhunon ligjet. “Bild”, po shton dozën e publikimit të përgjimeve, madje kjo po cilësohet edhe si benzina që po i hidhet zjarrit. Nga ana tjetër, sot gazetari gjerman që i publikoi këto përgjime denoncon për sulme kibernetike në adresë të tij. Edi Rama ka kërcënuar me gjyq gazetarin. Në fakt a ka ndonjë faj Peter Tilde në këtë mes? Rama përgjatë këtyre viteve në pushtet është mësuar të sulmojë median në vend dhe të mos i hyjë gjemb në këmbë për shkak të mënyrës së përdorimit të dhunës shtetërore. Atë që nuk e ka gjunjëzuar e ka blerë. Atë që nuk e ka blerë e sulmon çdo ditë çdo orë cdo minutë me një gjuhë tipike dhe karakteristike për një njeri që ka frikë nga e vërteta. Sulmet e organizuara nga zyra dhe makineria gjigande speciale e propagandës qeveritare ndaj Peter Tiede-s bëhen nën këtë filozofi dhe me këto metoda të zverdhura. Kërcënimet për gjyq ndaj Bild dhe Tiede janë shprehje e dëshpërimit kryeministror. Perdet tashmë kanë rënë dhe krimi elektoral me kriminelët e tij banalë është shfaqur në tërë neverinë e tij të plotë. Investigimi gazetaresk i Tiedes është në vazhdën e shumë të tillave në botë që kanë sjellë ndryshime epokale në politikën e vendeve ku janë bërë, përfshirë dhe SHBA. Ai është shembull i gazetarisë profesioniste, të pavarur, të pakorruptuar dhe që i shërben të vërtetës, vlerave dhe standarteve europiane demokratike. Ndërkombëtarët, ndryshe nga herët e tjera, kanë qëndruar larg nismave serioze për zgjidhjen e kësaj krize? Si e komentoni ju? Shumica e tyre kanë qëndruar të heshtur edhe për përgjimet. E shihni si mbështetje të pushtetit qeveritar? Për mua heshtja e tyre, me pak përjashtime është lënia në rënie të lirë e rrëzimit të një njeriu që shpërdoroi në mënyrë spektakolare besimin e tyre dhe besimin e socialistëve të thjeshtë.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E premte, 21 QERSHOR 2019


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

FORUM KOMENT Nga Nora Malaj

P

opulli ynë thotë: "Gjuha kocka nuk ka , por kocka thyhen". Ato që dëgjuam me vesh e pamë me sy mbrëmë, ishin përtej asaj që mund të pranonim. Ishte siç thonë nga Veriu:" Ma za ma keq dhe marre ! " Unë dhe brezi im, po edhe brezi i prindërve të këtyre farë meshkujve që në përgjime ç'nuk nxorën nga goja, me fjalorin më perversë e banalë të mundshëm, natyrshëm, që jo vetëm janë skuqur, trupëruar e u ka ardhur marre, prej djemve të tyre, që quhen edhe "burra shteti", po jam e bindur që janë tronditur e shokuar, aq sa nuk i kanë njohur bijtë e tyre!!! E jo vetëm ata, prindërit, po e

gjithë shoqëria shqiptare mbrëmë e për fatin tonë të zi dhe ajo ndërkombëtare, pasi zbardhja ishte në shqip dhe në anglisht, gjermanisht e disa gjuhë të tjera, e bëri të turpërohet dhe shqipja jonë e bukur. Dikur, në kohën e Rilindasve të vërtetë, atyre që pasurinë e tyre e shkrinë për Shqipërinë , Papa Kristo Negovani do të thoshte, për gërmat dhe gjuhën, vënë në gojën e të madhit Sandër Prosi, te filmi "Udha e shkronjave se: "Ky është flori e shkuar floririt, or Tunxh" (për gërmat shqipe). Sot, këta birbot, që kombin e shkrinë për pasurinë e tyre, u gjunjëzuan para krimit, e tjetërsuan votën e qytetarit, duke e shitur e blerë atë si

13 E premte, 21 QERSHOR 2019

Kur fjalën dhe shkronjat i zë turpi! në kumar, nuk e lanë me kaq. Ata, me gjuhën e tyre, që të parët amanet e lanë, pasi ju vodhën emrin këtyre burrave të shtetit, me bëmat dhe gjëmat e tyre, masakruan gjithçka, deri dhe gjuhën shqipe , të bukurën e dheut , e bënë që të ndjehet e turpëruar! Nuk ka më turp se kaq! E nuk ndalet këtu! Si për ironi të fatit mundohen të mbulojnë dielli me shosh, a thua se kjo shoqëria shqiptare, që flet shqipe të pastër dhe që dëshiron një jetë pa krim, dhunë, drogë, djegie , nuk janë të aftë të gjykojnë e të kuptojnë atë që po ndodh! Sot, sa ende nuk kemi mbër-

ritur në fundin e shtegut të djallit, le ta përdorim gjuhën si armën për të arritur dialogun, në respekt të Rilindasve, në emër të dashurisë për vendin dhe në emër të mirësisë e maturisë! Kur një gazetar e pyeti komediani italian Roberto Benignin: Për çfarë votuan babai dhe nëna juaj në referendumin e kërkuar qytetarëve për të zgjedhur mes monarkisë dhe republikës, më 2 qershor, shtatëdhjetë vjet më parë? Ai u përgjigj: "Dy fermerë socialistë, e si do të votonin ata ndryshe! Për Republikën, sigurisht". Kanë biseduar rreth votimit shumë herë në shtëpi një

natë më parë. Babai i tha nënës sime, po ti do të votosh për mbretin, i cili do të jetë një dhe vetëm një, apo për Republikën, që do t'i bëjë të gjithë mbretër? Mos ki dyshime dhe nuk do të kesh kurrë pendesa". Ndaj është ora t'u japim mundësinë e garimit të vërtetë shqiptarëve , duke respektuar dhe zbaruar dekretin e Presidentit dhe jo t'u kthejmë atyre monarikë, duke i fyer me fjalor vulgar e duke e bërë edhe gjuhën e bukur shqipe "të turpërohet". Ky është momenti i reflektimit të madh kombëtar! Më pas asgjë nuk do të ketë vlerë , nëse nuk do të dimë të reflektojmë!

Ajo spostoi një vendim mbi shumën e saktë që duhet t’i paguante Hydro Shqipërisë, duke përfshirë një vendim mbi shumën e dëmeve që shoqëria duhet të paguajë në bazë të shumës së tarifave të koncesionit që vendi do të kishte marrë në qoftë se projekti do të përfundonte. Statusi i tanishëm i këtij procesi nuk ishte i qartë menjëherë të mërkurën. Becchetti kishte nisur transmetuesin Agonset në vitin 2012, duke përfshirë përmbajtje qeverisë shqiptare. Pas ekspozimit të një skeme mashtrimi me identitetin qw prishwn zgjedhjet në vend në vitin 2015, autoritetet shqiptare lëshuan urdhër për të arrestuar Becchetti dhe de Renzis për falsifikimin, pastrimin e parave dhe taksat e evazionit fiskal. Asetet që i përkisnin Agonset ishin gjithashtu të ngrira, dhe kërkesat e ekstradimit për Becchetti

dhe de Renzis u dërguan në U.K në korrik 2015. Ndërkohë, Becchetti dhe bashkëpaditësit e tij filluan arbitrazhin në qershor 2015. Paditësit përfaqësohen nga David W. Rivkin dhe Catherine Amirfar nga Debevoise & Plimpton, Quinn Emanuel Urquhart & Sullivan LLP, Scemla Loizon Veverka & de Fontmichel dhe Saccucci Fares & Partners Studio Legale Internazionale.Shqipëria përfaqësohet nga Avokatura e Shtetit dhe nga Felix Wardle, Peter Webster dhe Siddharth Dhar nga Dhoma Gjyqësore e Essex. Çështja është Hydro Srl dhe të tjerët kundër Republikës së Shqipërisë, numri i çwshtjes ARB / 15/28 në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve. (Artikulli është publikuar në “Law360.com”)

Padia për mbylljen e “Agon Channel” nga kryeministri Edi Rama

Shqipëria do paguajë 125 milionë dollarë Nga Caroline Simson

N

jë gjykatë ndërko mbëtare ka urdhëruar Shqipërinë që t’i paguajë një biznesmeni italian dhe bashkë-paditësve të tjerë 111 milionë euro (124.6 milionë dollarë) për shpronësimin e investimeve të tyre në një stacion televiziv. Avokatët e Francesco Becchettit dhe bashkë-paditësve të tjerë konfirmuan se një Gjykata e Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) ka marrë vendimin e datës 24 prill, pasi arriti në përfundimin se Shqipëria ka shkatërruar investimet e paditësve në një shoqëri televizive të quajtur Agonset Shpk. B bashkë-paditësit e Becchettit përfshijnë partnerin e biznesit Mauro de Renzis dhe dy shoqëri italiane: Hydro Srl, e formuar për të drejtuar një hidrocentral në Shqipëri dhe shoqërinë italiane të ndërtimit Costruzioni Srl. Raportime nga mediat lokale kishin thënë se është dhënë vendimi, por të dyja palët kishin mbetur të heshtura deri më tani. Becchetti dhe Bashkë-paditësit e tij pretenduan në arbitrazhin e filluar në vitin 2015, se Shqipëria i kishte vënë në shënjestër ata me pastrim të parave kriminale,

evazion fiskal dhe akuza të tjera dhe kishte sekuestruar pasuritë e de Renzis dhe të tjerëve në shoqëritë, përfshirë Agonset, si ndëshkim për mbulimin mediatik të pafavorshëm të qeverisë. Avokati i paditësve tha në një deklaratë të mërkurën se gjykata arriti në përfundimin se “kur merren së bashku, të gjitha çështjet e diskutuara … mbështesin fuqishëm përfundimin se vendimet e sekuestrimit ishin kulmi i një fushate politike kundër paditësve”. Gjykata konkludoi më tej se marrja e Agonset nga Shqipëria “nuk ishte një ushtrim legjitim i kompetencave të tij policore” dhe se investimi i Paditësve në Agonset u shpronësuar si rezultat, sipas deklaratës. Vendimi nuk është bërë ende publik. Becchetti vlerësoi vendimin në një deklaratë të mërkurën, duke thënë se ai vjen pas “katër vjet betejë të vështirë”. “Marrja e konfirmimit se ke qenë subjekt i një persekutimi nga një shtet është i rrallë dhe ne jemi të kënaqur që fjalët e shkruar nga arbitrat tregojnë se jemi plotësisht të pafajshëm” tha Becchetti. Partnerja e Debevoise & Plimpton LLP Catherine Amirfar, pjesë e ekipit ligjor që përfaqëson pa-

ditësit, gjithashtu vlerësoi vendimin duke thënë se “Ky vendim është një vërejtje e fortë kundër sjelljes së paligjshme të Autoriteteve shqiptare për të sulmuar mediat e pavarura dhe na kujton të gjithë vitalitetin e vazhdueshëm të sundimit të ligjit.” Avokati i Shqipërisë nuk mund të arrihej për koment jashtë orëve të zakonshme të punës në Evropë të mërkurën. Vendimi vjen dy vite pasi gjykata e ICSID kërkoi nga Shqipëria që të ndalojë procedurat e ekstradimit kundër Becchetti-t, ish pronar i klubit të futbollit Leyton Orient dhe de Renzis në lidhje me hetimet tatimore dhe penale. Të dy burrat i kishin thënë gjykatës në atë kohë se hetimet “pa bazë dhe abuzive” dhe procedimet penale kundër tyre u nisën si hakmarrje pasi Hydro Srl bëri kërkesë për arbitrazh përpara Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë për shkak të shkeljeve të pretenduara të Shqipërisë të marrëveshjes së koncesionit për hidrocentralin. Një gjykatë e ICC mbajti anën e Shqipërisë në një vendim të pjesshëm në janar 2018, duke urdhëruar Hydro të paguante rreth 1.26 milion euro si kostot ligjore të shtetit dhe deri në 12.9 milion euro për disa shkelje.


POLITIKE

14

E premte, 21 QERSHOR 2019

Përgjimet e publikuara në BILD, kreu i Qeverisë: Biseda të tilla e kam bërë me të gjitha shtabet, e do ta përsëris

K

ryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Kuvend me sulme ndaj kundërshtarëve të tij politikë, opozitarëve, referuar përplasjeve të fundit në KZAZ-të e disa bashkive. Rama është shprehur se opozita po tenton të hedhë në erë urën e ndërtuar me shumë mund për t’u lidhur me Evropën. Nga foltorja e Kuvendit, Rama deklaroi hapur se kjo është “Luftë për drejtësi, ku anti-shteti është kundër drejtësisë. Por ta harrojnë se anti-shteti e gjunjëzon dot shtetin, se nuk jemi më në kohën e haxhi Qamilit, ku anti-shteti triumfonte ndaj shtetit”, tha ai. Sipas tij, Shqipëria thuajse e ka përmbyllur gjithë legjislacionin në përputhje me legjislacionin evropian. Më tej, kreu i qeverisë ka theksuar se vendi ynë duhet të provojë se sistemi i drejtësisë është i aftë t’i vendosë para ligjit të gjithë si të barabartë, që nga presidentë, ish-presidentë, kryeministra dhe ish-kryeministra. “Këto fjalë sot tingëllojnë më aktuale se asnjëherë, sepse më aktuale se asnjëherë është orvatja e Haxhi qamilëve të sotëm për të arritur të pamundurën, për të hedhur në erë urën e ndërtuar me shumë mundim në dekada për t’u lidhur më në fund me Europën, duke u ulur në tryezën e bisedime për anëtarësim. Bisedimet për anëtarësim nisin me drejtësinë dhe çelja e kapitujve të drejtësisë në zhvillimin e këtyre bisedimeve nuk është më një çështje legjislacioni, pasi dihet se Shqipëria thuajse e ka përmbyllur gjithë legjislacionin në përputhje me legjislacionin evropian. Shqipëria duhet të provojë jo më se ka miratuar në Kushtetutë dhe në bazë ligjore gjithçka që i nevojitet një vendi për të qenë vend anëtar i BE, por se sistemi i drejtësisë është i aftë t’i vendosë të gjithë si të barabartë para ligjit, presidentë, ish-presidentë, kryeministria, ish-kryeministria e të gjithë me radhë. Si më mirë e ku më me shpresë për të realizuar këtë hedhje në erë të sistemit të ri demokratik mund të realizohet kjo se sa duke marrë peng procesin zgjedhor. Marrja peng e tij është

Rama: Kjo është luftë, shtetin nuk e gjunjëzojnë dot

orvatje për të mbyllur derën. Me përgjime të mbyllura në kasafortë e të mbyllura në partinë që i paralajmëron ato para se të dalin në Gjermani, kalendari çuditërisht i përputhur me kalendarin e protestave flasin vetë për këdo do të mendojë. Është një revolucion imagjinar, me punonjës bashkie, të rinj rrugë humbur që maskohen por që funksionon në raport me qëllimin sepse prodhon pamjet e shëmtuara në sytë e atyre që na shohin nga jashtë e synon të mbjellë frikën te njerëzit brenda sikur çdo ndodhë”, theksoi Rama. Përgjimet Kryeministri Edi Rama i quajti “sallatë aspak e këndshme” përgjimet e publikuara

në BILD. Në fjalën në Kuvend Rama përsëriti se do të padisë gazetarin. “Besoj se çdo shqiptar e ka kuptuar që është një sallatë e madhe aspak e këndshme fjalësh por s’ka asgjë dhe për sa më përket jam në proces. 4 javë është afati pë të ngritur padi dhe brenda 4 javësh do i kërkoj gjykatave gjermane të zbardhin tërësisht të vërtetën lidhur me gjithçka është thënë në adresën time. Në atë bisedë që u dëgjua, une e kam bërë dhe do ta përsërisja sërish dhe biseda të tilla do të bëja me mijëra me të gjithë shtabet e koordinatorët në të gjithë Shqipërinë, pa asnjë problem. Ajo që vlen është se shqiptarët duhet të kuptojnë se 97, gjakderdhja përplasja është e gjitha

MINISTRI

Lleshaj i përgjigjet Bashës: Natën bëhesh guerrilas, ditën prokuror

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i është përgjigjur kreut të opozitës, Lulzim Basha, i fundit ky që e paralajmëroi se do të mbante përgjegjësi ai dhe të gjithë drejtorët e policisë për situatën e krijuar. Në një postim në rrjetet sociale, Lleshaj shkruan se Basha natën bëhet guerrilas, duke hedhur natën zjarr kundër shkollave dhe zgjedhjeve, ndërsa ditën bëhet prokuror. “Lulzim Basha vazhdon të hedhë natën zjarr dhe ditën kërcënime kundër shkollave, zgjedhjeve, policisë etj. Natën bëhet guerrilas dhe ditën prokuror, ndërkohë që është thjesht një i pandehur i shumëfishtë. Keqardhje për degradimin”, u shpreh dje në reagimin e tij ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. pjese e skemës propagandistike. Ndërkohë që më vjen mirë që shqiptarët vijnë nga jashtë për të votuar më 30 qershor. Sepse këtu është çështja cila do të jetë Shqipëria pas 30 qershorit. Një Shqipëri e marrë peng nga pakica që duan ta kthejnë politikën në artin e dhunës e presionit apo në Shqipëri ku gjërat debatohen”, u shpreh Rama. Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama reagoi për shkresën që kryebashkiakja e Shkodrës, kishte sot për forcën e tij politike, duke mos i dhënë leje për takimin elektoral të pasdites së djeshme. “Pjesa më e trishtueshme është pjesa e policëve të përdorur, që po humbasin të drejtën të punonjës për shtetin, janë në shkelje të ligjeve dhe edhe pse në këtë farsë entuziazmi shkollash që digjen e vandalizohen, jeta vazhdon edhe pas 30 qershorit. Dhe 30 qershori do të jetë dita e zgjedhjeve duan apo s’duan. Mbase plani është për të bërë një dy prill tjetër sot pasdite”, u shpreh dje në Kuvend, kryeministri Edi Rama.

KREU GRUPIT PARLAMENTAR TË PS-SË: DUHET TË JETË E QARTË PËR KËDO QË MË 30 QERSHOR ZGJEDHJET DO TË ZHVILLOHEN

K

a çuditur jo pak me fjalimin e tij “brilant” socialisti Taulant Balla dje në Kuvend, i cili nuk arrin të shquajë dot zërat e shokëve të grupit të tij parlamentar që flasin për çdo gjë se si mund të blihen, manipulohen dhe intimidohen njerëzit për një grusht votash më shumë, të gjitha këto të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla u shpreh se historia e fundit e përgjimeve të publikuara nga Bild, është njëjtë me inskenimin e Babales, apo ngjarjen e Fushë Krujës, duke theksuar se ato biseda janë të montuara në zyrat e selisë së PD-së. “U vura në një akuzë të rëndë, sipas Lulzim B ashës dhe

Përgjimet e Bild, Balla nuk i njeh shokët e grupit: Përgjimet u montuan në zyrat e PD-së personave të paguar prej tij, në korrik të 2018, më kishte marrë perëndia mendt e bashkë me një koleg teksa kishim rrjedhur kishim shkuar ne 10 të natës në kom fushë krujë e aty në praninë time një idiot i kishte vënë. U mbars mali me .. dhe pastaj doli Luli vetë. Në përfundim lexoj prokuroria pas 8-9 mujsh kur s ka më interes, prokuroria vendos që punonjësit i policisë Emiljano Nuhu ka fituar azil, por prokuroria e ka marrë të pandehur për kallëzim të rremë. Lul Basha e gazetari i tij Çollaku mund t’ ja hedhim me gjobë atë

do e paguajnë se nuk ia lë për kopshtet e Librazhdit. Pare ke bërë boll, do e paguash gjobën. Kjo është historia, edhe te përgjimet,

kush mendon se ka të re e ka gabim, hapni procesverbalet e kuvendit. Nuk ka ndodhur një herë të vetme. E provoi me Babalen nuk i eci, të gjithë e dimë që ishte inskenim i turpshëm. Tani i eksportoi përgjimet, që padyshim që autenticiteti nuk ka dyshim po prerja në copë është pjesë e një plani, nuk hezitoj ta them e marr përgjegjësitë. Montimi si te Babaljan te FushëKruja është bërë nga e njëjta dorë. Bild i ka marrë të gatshme ishin ruajtur për një ditë të zezë. Ka ditë me të zezë se kjo për Lulzim Bashën. Basha e ka

mbyllur karrierën e vet politike. Në 28 vite në këtë vend askush s do kishte patur parashikimin më ogurzi. Teksa kemi qenë në fushatë Basha ka marrë 1 milionë dollarë nga burime oligarkësh rus. Ky është halli i Bashës, s’ka tjetër. E ka zhytur PD në moçale ruse, duhej përdorur edhe arma 184 që e ka pasur aty që në nisje të fushatës. Pse s’u hap, të shërbente si provë për ankimimin e Dibrës. Duhet të jetë e qartë për këdo që më 30 qershor zgjedhjet do të zhvillohen dhe kush guxon, si ata vandalë, terroristë, që sulmojnë shkollat, do marrin dënimin që meritojnë. Ne nuk tërhiqemi nga ky propozim, por jemi të gatshëm ta diskutojmë bashkë me ju për ta votuar bashkë me ju”, tha deputeti socialist Taulant Balla.


AKTUALITET

K

omanda e Forcave të Armatosura të SHBA në Europë, nëpërmjet Ambasadës në Tiranë, i dorëzoi Forcave tona të Armatosura pajisje kundër zjarreve me vlerë 361 mijë dollarë. Në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve të reja mori pjesë edhe Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e ngarkuara me punë e SHBA-së në vendin tonë, Leyla MosesOnes, zëvendësshefja e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneral brigade Manushaqe Shehu, ushtarakë të lartë të FA-së si dhe efektivët që angazhohen në rastet e emergjencave civile dhe që do të përdorin mjetet e reja. Ministrja Xhaçka falënderoi SHBA-në për mbështetjen e pakursyer për vendin tonë, veçanërisht me ndihmën e vazhdueshme për të modernizuar dhe shtuar kapacitetet e FA. “Për fat të keq, sidomos gjatë dekadave të fundit shteti shqiptar, qeveritë, politika, ka pasur një qasje që mund të përshkruhet saktë vetëm duke përdorur atë shprehjen “ku rrafsha mos u vrafsha”. Sepse, ndërkohë që Shqipëria renditet si një nga 10 vendet me risk më të lartë ekonomik nga fatkeqësitë por edhe me një shkallë të lartë risku për jetën e shëndetin e qytetarëve nga tërmetet, zjarret, përmbytjet, rrëshqitjet e tokës e ortekët, gatishmëria e strukturave dhe institucioneve gjatë pjesës dërrmuese të tranzicionit ka qenë shumë e dobët për shkak të rrëmujës, kompetencave të paqarta, neglizhencës, autoriteteve e pushteteve që përpiqeshin t’i kalonin përgjegjësinë njëri tjetrin. Nuk ka asnjë dyshim që sot, Mbrojtja Civile është më e përgatitur dhe më e aftë sesa ka qenë ndonjëherë në 3 dekadat e fundit për të mbrojtur vendin, komunitetet, qytetarët nga fatkeqësitë natyrore”,-theksoi ministrja Xhaçka, e cila vlerësoi edhe ndihmën e fundit të SHBA për Forcat tona të Armatosura. Nga ana tjetër, ajo tha se FA-të janë më të përgatitura për të përballuar të papriturat. “Kjo mbështetje është kaq e çmuar dhe kaq e mirëpritur. Nga sot, Mbrojtja Civile, FA janë më të përgatitura për të përballuar të papriturat e tekat e motit duke mbrojtur jo vetëm jetët e qytetarëve, pronat e tyre, por edhe pasuritë natyrore të vendit”. E ngarkuara me punë e SHBA-së në vendin tonë, Leyla Moses-Ones, e konsideroi Shqipërinë si një aleat të palëkundur të NATO-s dhe e konsideroi këtë paketë ndihme, si një shembull të bashkëpunimit mes dy vendeve. “Ky dhurim simbolizon angazhimin tonë të vazhdueshëm të ndihmës humanitare për qeverinë e Shqipërisë. Ky dhurim së bashku me shumë projekte të tjera humanitare të ofruara nga ambasada Amerikane

15

E premte, 21 QERSHOR 2019

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve të reja, tha se FA-të janë më të përgatitura për të përballuar të papriturat

SHBA ndihmon FA me pajisje kundër zjarrit, Xhaçka: Jemi më të përgatitur FORCIMI “Tërmetet, zjarret, përmbytjet, rrëshqitjet e tokës e ortekët, gatishmëria e strukturave dhe institucioneve gjatë pjesës dërrmuese të tranzicionit ka qenë shumë e dobët për shkak të rrëmujës, kompetencave të paqarta, neglizhencës, autoriteteve e pushteteve që përpiqeshin t’i kalonin përgjegjësinë njëri-tjetrin. Nuk ka asnjë dyshim që sot, Mbrojtja Civile është më e përgatitur dhe më e aftë sesa ka qenë ndonjëherë në 3 dekadat e fundit për të mbrojtur vendin, komunitetet, qytetarët nga fatkeqësitë natyrore”. gjatë viteve është vetëm një shembull i bashkëpunimit të mrekullueshëm gjatë viteve, mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Shqipëria është një aleat dhe

partner i pa lëkundur në NATO dhe ne jemi të vendosur të vazhdojmë partneritetin tonë”. Paketa e ndihmës përmban dy kova me kapacitet 2500 litër

secila që mund të përdoren si nga helikopterët “Cougar” ashtu edhe nga ata “Black Hawk”, të cilët pritet të futen së shpejti në përdorim nga Forca jonë Ajrore.

Gjithashtu, pjesë e paketës janë kamera termike për evidentimin e vatrave të zjarrit në brendësi të ndërtesave si dhe veshje e pajisje mbrojtëse e rezistente ndaj zjarrit.

RINAS

AKSIONE

Azil në Francë, riatdhesohen 127 shqiptarë

AKU bllokon 4.8 ton produkte

Azili në Francë është zonë e ndaluar për shqiptarët. Në aeroportin “Nënë Tereza”, kanë mbërritur 127 shtetas shqiptarë me avionë të posaçëm, të cilët janë riatdhesuar pas refuzimit të kërkesës për azil nga autoritetet franceze. Operacioni i riatdhesimit u zhvillua në bashkëpunim me Policinë franceze. Edhe gjatë këtij operacioni u riatdhesuan familje me fëmijë minorenë. Në fluturimin e paradites u riatdhesuan 36 shtetas shqiptarë dhe në fluturimin e dytë në mesditë u riatdhesuan 91 të tjerë. Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda së bashku me znj.Gordana Tadic, N/drejtore territoriale e zyrës franceze të integrimit dhe migrimit, kanë theksuar se bashkëpunimi mes dy policive është i shkëlqyer dhe po punohet maksimalisht për parandalimin e azil-kërkimit. Voda nënvizoi në fjalën e saj se çdo përpjekje për kërkim azili është e dështuar, askush të mos bëjë shpenzime ekonomike për të kërkuar azil, pasi mundësitë janë zero. Ajo apeloi për të gjithë, që të ndjekin rrugën ligjore për t’u punësuar në vendet e BE-së. Operacione të riatdhesimit do të ketë dhe në ditët në vijim, jo vetëm me Francën por edhe me vendet e tjera të BE-së.

Garantimi i sigurisë ushqimore gjatë sezonit turistik veror, ka intensifikuar punën e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, (AKU) ku vetëm gjatë periudhës 15 maj-15 qershor 2019, në shkallë vendi, ka kontrolluar 647 operatorë të biznesit ushqimor dhe për shkeljet e konstatura ka bllokuar 4,8 ushqime dhe ka vendosur mbi 16 milionë lekë gjoba. Në një njoftim për shtyp, AKU-ja bën të ditur se nga 647 kontrolle zyrtare në ambjentet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor, 570 janë inspektime të programuara sipas Planit të masave për sezonin turistik dhe 77 inspektime janë të kërkuara për efekt të licencimit, asgjësimit të produkteve, ri-inspektimit etj. Nga kontrollet e kryera janë bllokuar 4.8 ton produkte (pije alkoolike dhe joalkoolike, nënprodukte të qumështit, ëmbëlsira etj) dhe masa administrative “kthim në vendin e origjinës” është marrë për 48 ton produkte (lëngje frutash, pije energjike dhe kripë). Gjatë kësaj periudhe janë realizuar analiza laboratorike për 183 tregues analitik. Ndërsa për shkeljet e gjetura janë vendosur 317 masa administrative “paralajmërim”, 54 masa administrative “gjobë” me vlerë 16,090,000 lekë dhe 6 $Ndërpreje aktiviteti” të operatorit të biznesit.


AKTUALITET

16

E premte, 21 QERSHOR 2019

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, inspektoi qendrën shëndetësore të Njësisë Administrative Shtiqën, një ndërtesë me dy kate ku nuk është vënë dorë prej 25 vitesh

M

inistrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Kukësi deklaroi se do të nisë rehabilitimi i gjashtë qendrave shëndetësore në këtë qark, brenda qershorit. Manastirliu inspektoi qendrën shëndetësore të Njësisë Administrative Shtiqën, një ndërtesë me dy kate ku nuk është vënë dorë prej 25 vitesh. “Janë 3,800 banorë që marrin shërbim në këtë qendër shëndetësore, të cilën e kemi përfshirë në programin kombëtar të rehabilitmit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave, në fazën e dytë të tij që tashmë ka nisur, ku do të rehabilitohen 100 qendra shëndetësore dhe ambulanca brenda vitit”, tha Manastirliu. Në qarkun e Kukësit është rehabilituar gjatë vitit 2018, qendra shëndetësore FushëLusen në bashkinë Kukës dhe qendra shëndetësore në lagjen Partizani në bashkinë e Tropojës, ndërkohë që në program për t’u rehabilituar brenda vitit janë qendra shëndetësore Shtiqën, Bardhoc, Fshat, Krumë qytet, Cahan, Babinë, nga të cilat do të përfitojnë 17 mijë qytetarë. Për vitin 2018 u rehabilituan 80 qendra shëndetësore dhe ambulanca, ndërsa me buxhetin 2019 investohet në 100 qendra shëndetësore dhe ambulanca në të gjithë Shqipërinë, nga të cilat do të përfitojnë shërbim shëndetësor me standarde bashkëkohore rreth 450 mijë qytetarë. Duke deklaruar se ky është investimi i parë madhor pas disa dekadash, Manastirliu tha se me përfundimin e të gjithë

Manastirliu: Nis puna për rehabilitimin e 6 qendrave shëndetësore në Kukës

projektit të kompleksit të ri spitalor, spitali rajonal i Kukësit do të jetë një model i spitaleve rajonale me standardet më të mira të shërbimit shëndetësor. Gjatë inspektimit të punimeve në spitalin e Kukësit, Ministrja Manastirliu theksoi se është përmirësuar shërbimi i specializuar për banorët e qarkut

ISHP

8.2 milion vizita gjatë 2018-ës

të Kukësit, me ardhjen e mjekëve të rinj. “Kur erdhëm një vit më parë në Kukës, promovuam programin e patronazhit dhe bonusit, ku mjekët specialistë nga spitalet e Tiranës vinin për të dhënë shërbim në ditë të caktuara. Sot nëntë mjekë të rinj specialistë në shërbime si gjinekologjia, anestezia, kirurgjia, nefrologjia,

gastrohepatologjia, etj, janë pjesë e spitalit të Kukësit, duke ofruar shërbime cilësore, afër vendbanimit”, tha Manastirliu. Faza e parë e punimeve që do të përfundojë brenda vitit përfshin ndërtimin e spitalit të ri të urgjencës dhe sallat e operacionit të spitalit. Me këtë investim transformues, që në

6 QENDRA “Në qarkun e Kukësit është rehabilituar gjatë vitit 2018, qendra shëndetësore Fushë-Lusen në bashkinë Kukës dhe qendra shëndetësore në lagjen Partizani në bashkinë e Tropojës, ndërkohë që në program për t’u rehabilituar brenda vitit janë qendra shëndetësore Shtiqën, Bardhoc, Fshat, Krumë qytet, Cahan, Babinë, nga të cilat do të përfitojnë 17 mijë qytetarë. Për vitin 2018 u rehabilituan 80 qendra shëndetësore dhe ambulanca”. fazën e parë, përfundon edhe materniteti i ri të qytetit, me 43 shtretër, me aparatura të teknologjisë së lartë, i cili do të jetë pjesë e kompleksit spitalor, për të garantuar që nënat dhe fëmijët të marrin shërbimin shëndetësor me standardin më të mirë, afër vendbanimit. Do të vijohet në fazën e dytë me rehabilitimin e të gjithë pavioneve të spitalit të Kukësit, për të patur një kompleks spitalor modern për banorët e kësaj zone. Në qarkun e Kukësit është rehabilituar gjatë vitit 2018, qendra shëndetësore FushëLusen në bashkinë Kukës dhe qendra shëndetësore në lagjen Partizani në bashkinë e Tropojës, ndërkohë që në program për t’u rehabilituar brenda vitit janë qendra shëndetësore Shtiqën, Bardhoc, Fshat, Krumë qytet, Cahan, Babinë, nga të cilat do të përfitojnë 17 mijë qytetarë.

RAPORTI

Shqipëria më e varfra në Europë

S

Në shërbimin shëndetësor parësor u kryen 8.2 milion vizita gjatë 2018-ës ose 277 mijë më shumë se viti paraardhës. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, thonë se vizion i ri në kujdesin shëndetësor parësor në Shqipëri me në qendër pacientin. Ndërkaq, sipas ISHP ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndërmarrë politika shëndetësore të orientuara drejt shëndetit dhe jo sëmundjes. “Në dy vitet e fundit rritja e kontaktit të qytetarëve me mjekun e familjes është tregues i rritjes së aksesit në shërbime shëndetësore, në portën e parë të kujdesit shëndetësor. Mbulim Shëndetësor Universal do të thotë ofrimi i shërbimit sipas nevojave të qytetarëve, me cilësi dhe të përballueshme nga të gjithë”,-bëjnë të ditur ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik.

hqipëria ka vijuar që të jetë më e varfra e Europës edhe në vitin 2018, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Eurostat për vendet e BE-së dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor e Turqinë. Të ardhurat mesatare të shqiptarëve ishin sa 31% e mesatares së Bashkimit Europian, me një përmirësim të lehtë nga viti i kaluar, kur ky tregues ishte 30%. Së bashku me Bosnjën, po me 31%, ky është treguesi më i ulët në Europë (të dhënat e Eurostat nuk përfshijnë Kosovën). Të ardhurat më të larta në rajon i ka Mali i Zi, me 47% të mesatares europiane, i ndjekur nga Serbia (40%), Maqedonia e Veriut (38%). Për Turqinë, ky tregues është 65%. Ndonëse shqiptarët kanë të ardhura në nivel të njëjtë me boshnjakët, në treguesin

tjetër më të rëndësishëm atë të konsumit aktual individual, që mat mirëqenien e familjarëve dhe shprehet sipas barazisë së fuqisë blerëse, Shqipëria rezulton më e varfra në Europë, me 38% të mesatares së Bashkimit Europian. Ky është një tregues që kosto e

jetesës në Shqipëri është e lartë në raport me të ardhurat. Për Bosnjën, konsumi individual për frymë është sa 41% e mesatares së BE-së. Në të njëjtin nivel është dhe Maqedonia. Më i larti është sërish në Mal të Zi (57%), i ndjekur nga Serbia (48%).


AKTUALITET

17

E premte, 21 QERSHOR 2019

Ministrja tha se ndryshimet do të ndihmojnë në zgjidhjen e disa problematikave që ndeshen aktualisht, me disa sipërfaqe toke shtetërore, të cilat preken nga planet e përgjithshme vendor

N

ë praktikën e deritanishme janë ndeshur raste kur planet e zhvillimit urban të njësive të vetëqeverisjes vendore parashikojnë kryerjen e investimeve në sipërfaqe toke që prek apo kufizohet me sipërfaqe toke në pronësi të qeverisjes qendrore ose njësive të vetëqeverisjes vendore. Gjithashtu, janë hasur edhe paqartësi në regjimin juridik të tokës, i cili ndryshon në varësi të llojit dhe mënyrës së përdorimit të saj. Një projektligj i fundit synon ndryshime, që do të ndihmojnë në zgjidhjen e disa problematikave, që ndeshen aktualisht, me disa sipërfaqe toke shtetërore, të cilat preken nga planet e përgjithshme vendore. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, prezantoi para deputetëve në Parlament projektligjin “Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, dhe ndryshuar me ligjin nr. 3/2015”. Në fjalën e saj në seancën e së enjtes, Denaj tha se ndryshimet e propozuara do të ndihmojnë në zgjidhjen e disa problematikave që ndeshen aktualisht, me disa sipërfaqe toke shtetërore, të cilat preken nga planet e përgjithshme vendor. Ministrja vuri në dukje se situata aktuale në drejtim të

Denaj: Lehtësim procedurash për përdorimin e tokës shtetërore NDRYSHIMI “Ndërhyrja legjislative e propozimit të paraqitur nëpërmjet këtij projektligji, konsiston në plotësimin e ligjit me dispozitat e nevojshme që mundësojnë vënien në shfrytëzim të këtyre sipërfaqeve toke/trualli pa mundësi shfrytëzimi për shkak të pamundësisë teknike që rrjedh nga gjendja e tyre fizike (sipërfaqe të vogla). Ndryshimet e propozuara i shërbejnë në mënyrë të balancuar interesit publik dhe atij privat, pronarë kufitar të këtyre pasurive shtetërore, për të realizuar një projekt sa më të plotë investimi”.

planifikimit dhe realizimit të planeve zhvillimore urbane që projektohen dhe administrohen nga autoritetet kompetente vendore në bashkëpunim me pushtetin qendror dhe interesin për investime të shprehur nga pala private, paraqitet e tillë ku sipërfaqe toke/trualli të konsiderueshme, në pronësi të shtetit, janë në gjendje stoku

pa mundësi shfrytëzimi, pasi kuadri ligjor në fuqi nuk e ka të parashikuar rregullimin e kësaj gjendje. Pikërisht për këtë arsye, tha ministrja, në funksion të nxitjes dhe mbështetjes së zhvillimit urban sa më të qëndrueshëm dhe dinamik, me qëllim shfrytëzimin e këtyre sipërfaqeve toke/trualli në pronësi të shtetit, është e

nevojshme ndërhyrja legjislative në ligjin në fuqi që rregullon këto marrëdhënie. Denaj theksoi faktin se këto ndryshime ligjore shërbejnë në vijimin e rrugës për lehtësimin e investimeve private të huaja dhe shqiptare në vend. ‘’Ndërhyrja legjislative e propozimit të paraqitur nëpërmjet këtij projektligji, konsiston në plotësimin e ligjit

me dispozitat e nevojshme që mundësojnë vënien në shfrytëzim të këtyre sipërfaqeve toke/trualli pa mundësi shfrytëzimi për shkak të pamundësisë teknike që rrjedh nga gjendja e tyre fizike (sipërfaqe të vogla). Ndryshimet e propozuara i shërbejnë në mënyrë të balancuar interesit publik dhe atij privat, pronarë kufitar të këtyre pasurive shtetërore, për të realizuar një projekt sa më të plotë investimi”, u shpreh Denaj.

RAPORTI

Kriminaliteti, Marku: Vlora me përqindjen më të lartë P

rokurorja e përgjithshme e përkohshme, Arta Marku në seancën e së enjtes ka prezantuar raportin e Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2018. Ajo tha se viti 2018 ka qenë një vit jo i zakonshëm për prokurorët dhe gjyqtarët për shkak të Vetting-ut. “Shumë prokurorë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me KPK-në gjatë gjithë vitit. Vettingu i domosdoshëm, por i ka bërë prokurorët të pasigurt dhe apatikë”, tha ajo. Marku tha se janë ndjekur gjithsej rreth 48 mijë procedime penale. “Janë mbartuar nga viti 2017, 10919 procedime penale. Janë regjistruar 109 procedime penale nga ana e prokurorisë. Ndërsa nè 2018 janë dërguar në gjykatë 11790 çështje”, tha ajo. Numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar gjykata e shkallës së parë në Tiranë. Përqindja më e ulët e kriminalitetit në Dibër më e larta në Vlorë. Vjedhja e

pasurive përbën numrin më të madh të të procedimeve penale të regjistruara, bëri me dije Marku. “Janë regjistruar 577 materiale kallëzuese më pak se një vit më parë, janë mbi 1 mijë procedime më shumë se më parë. Ka një ulje të lehtë të numrit të materialeve që ka trajtuar Prokuroria. Sa i përket efikasitetit të ndjekjes penale janë përfunduar 59 çështje më shumë se më 2017, ka më shumë të pandehur se në 2017, janë dënuar më shumë se vitin e kaluar. Numrin më të madh të procedimeve e ka Prokuroria e Shkallës së Parë Tiranë, për kriminalitetin ajo e Durrësit. Është rekomanduar rritja e hetimeve, në veçanti kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në 2018 kemi 93 procedime penale. Janë ndaluar 73 persona të përfshirë në korrupsion dhe shpërdorim detyre. Korrupsioni pasiv zë më shumë hapësirë më 2018. Korrupsioni në drejtësi, 32

procedime penale. Krimi i organizuar, 41 procedime. 51 të pandehur për këtë vepër penale. Trafikimi i armëve dhe municionit, 11 procedime penale. Sipas të dhënave, ka një ulje prej 37% të numrit të regjistruar për veprën penale të korrupsionit. Janë kryer hetime proaktive, në kuadër të 250 procedime penale. Vepra penale në fushën e narkotikëve, janë regjistruar

mbi 1 mijë procedime, për trafikim narkotikësh janë 105 procedime. Për konfiskimin e pasurive, janë trajtuar mbi 700 raste. Treguesit për hetimet pasurore janë të tillë: 26 kërkesa për sekuestrim pasurish, vlera 3 miliardë lekë, 12 mln euro, 19 mijë paund dhe qindra hektarë tokë e mjete. 2 kërkesa për sekuestrimin e pasurisë në vila e apartamente,

si dhe 13 milionë lekë. Është rekomanduar forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar, për marrjen e masave lidhur me problematikat e krimit të organizuar në Shqipëri. Është miratuar udhëzimi për ekstradimet me jashtë. Kemi nënshkruar memorandum në Sofje për çështjet që i përkasin krimit të organizuar. Po bashkëpunojmë ngushtë me Komisionerin për të Drejtën e të Dhënave Personale. Gjatë 2018 kemi nënshkruar 3 marrëveshje mes Italisë dhe Shqipërisë sa i takon grupeve kriminale. Është në proces nënshkrimi një tjetër marrëveshje me Italinë, që do të koordinohet nga Eurojust. Është rekomanduar ashpërsim i masave për një sërë masash që janë mjaft të ndjeshme për shoqërinë shqiptare, krime dhunë, etj. Është rekomanduar ndjekja e një politike më të butë ndaj të miturve dhe grave”, tha ajo ndër të tjera.


ART

18 E premte, 21 QERSHOR 2019

KUMTIM Nga Albert Vataj

J

u dëshironi të jeni mishërim i të tashmes, zëri dhe energjia, men dimi dhe shprehja. Një yshtje e brendshme ju shtytë, ju nxit, ju motivon, të tregoni se jeni mishi dhe shpirti, fryma dhe ndjesia, jeni rrahja e zemrës, prej së cilës nuk ju mbetet asnjë alternativë, vetëm të dëshmoni dhe luftoni me çfarë keni më të shtrenjtë, për identitet dhe dinjitet. Besoni dhe guxoni t'i viheni përballë të tashmes me shpirtin tuaj krijues. Të tregoni me vepër atë që bëni me shpirt. Të frymëmerrni me mushkëritë e kraharorit tuaj gjëmimin e qiellit të kohës që ju përket. Të ju trokasë në zemër kambana e atij kushtrimi që ju hedh gjakues në zjarr dhe ju flatron stuhishëm në ndeshje. Gjithçka që ju i blatoni këtij altari është gjithçmos që lartëson shpirtin, emrin dhe veprën tuaj në ngadhënjim triumfues dhe lavdi. Gjithëkjo është udhë e misionarit të artistit apostull, është besimi që ai predikon, është drita që ai u mëkon syve dhe shpirtrave që meritojnë të lartësohen në përjetim. Dhe... artin ka vetë shenjtërinë e mëkimit, krijimin ka gjuhën e kthjelluar në burimet ku shuajnë etjen liritë dhe qiejt, fluturimet dhe pafundësitë. Ky cak është i mundur përmes pasionit, përkushtimit dhe talentit, është i mbërritshëm nga ai ngulm që gjen portë për të hyrë në çdo shpirt, për të folur me çdo zemrë, për të grishur çdo moshë e për t'i predikuar të gjithë brezave. Ai që provuar me vepër këtë, është piktori dhe karakituristi, Agim Sulaj. Ai u flet të gjithëve dhe askush nuk mbetet pa u përfshirë në mëtimin e tij krijues. Suksesi i tij, kryekëput ka lidhje për mënyrën se si ai ka zgjedhur të komunikojë artistikisht dhe estetikisht përmes një kodi të ashiqartë dhe kjartësisht korrekte. Fatkeqësisht nuk njihemi, por punët e tij janë një dëshmi e një shpirti të pasur dhe një mendje të dritshme. Më ndodh të ndaloj me minuta të tëra para një pune të realizuar prej tij. Kjo nuk ka lidhje me hiperrealizmin e aplikuar prej për të "fotografuar" me penel, apo krijuar një kompozim, tregues i një momenti, apo jetësues i një episodi. Jo, ka lidhje me atë që rreket të tregojë imazhi, me atë që vetë piktori qëllimshëm ka përcjellë përmes një fokusimi realist. Karikatura e tij si primare, nuk ka sarkazmën dhe ironinë, groteskun dhe pamfletin. Thelbësisht, kumtuesja krijuese e Sulajt është e një dedikim komunikues. Karikatura e Agim Sulaj, shquhet për përzgjedhjen e simbolikës shprehëse, përcjelljes së mesazhit në një mënyrë më të plotë se çdo ligjërim që mundët arti figurativ të demonstrojë. Sulaj, me pikturat e tij, flet përmes idesë dhe përcjell përmes komunikimit estetik. Ai u flet të gjithëve përmes një gjuhe që arrihet të jetë e perceptueshme nga të gjithë dhe dedikuar përmes veçantisë, krejt atyre që duan që të komunikojnë, të lexojnë dhe të dëgjojnë. Tematikat e trajtuara prej tij janë të tilla përfshirëse, sa të pushtojnë emocionalisht, të gremisin thellë në honet e asaj vetëdije që lipset zgjuar, të shkund rrëmetshëm duke të të pjesëmarrë në

një gjendje të mbarsur. Ai i thërret ndërgjegjes së çdonjërit që të dëshmojë dhe të reagojë. I rrëfen botës plagët dhe njeriut i dëshmon mbi rolin që ai duhet të marrë në ndryshimin e gjenjdes ku është kapluar e sotmja dhe t'i japë njeriut shanset të jetojë qoftë edhe një moment të vetëm në një realitet të merituar, pa ato vrragë që e sëmbojnë, pa ato fyerje që e poshtërojnë, pa ato dhimbje që e nënshtrojnë, pa ato ikje që e braktisin, pa ato lot që nuk e lënë të shohi qartë dhe e ngrysin në një vuajtje që e gllabëron thellë e më thellë. Agim Sulaj, me laps, me penel, akuarel, akrilik... ne letër, kanavace dhe në hutimin tonë, ai ngre artin e thirrjes së shpirtit, mëton mjeshtërinë e atij zëri që grish dhe josh, atij gufi kraharori që hov dhe gjëmon. Agim Sulaj është ligjëruesi më i zëshëm i çdo gojëtarie që thekshëm i jepet pasionit të deshifrimit të gjendjes, që tek ai shndërrohet në një nevojë komunikimi, në një padurim rebelues i dëshmimit të asaj të vërtete që mund të mos jetë një kambanë alarmi, por gjithsesi mbetet një kumtim i domosdoshëm, një urëlidhje e pashmangshme e artit me botën, një sublime që kërkon ceremonialitetin fisnik të artit që të triumfojë sfidave që grishin. Nuk dua të ndaloj tek vlerësimet që ai ka rrëmbyer me të drejtë në sfidat botërore, të cilat janë jo pak. Ajo që përbën interes është mendimi që ai përcjell përmes një vepre të realizuar me kaq mjeshtëri. Trajtim i tematikës dhe fabula, konteksti dhe metafora, mesazhi dhe simbolika, mendimi shprehës dhe forca komunikuese, zëri kushtrues dhe shpirti i rebeluar, derdhën në këtë përzierje ndjenjash dhe pasioni, përkushtimi dhe devocioni, si

Agim Sulaj, shpirti i pasur dhe mendja e dritshme e një kumtuesi shprehës arti

çdo llavë tjetër që gufon zëshëm dhe zoritshëm brenda tij. Agim Sulaj është një personalitet i veçantë i artit tonë grafik, ai është një penel përfaqësues dhe dëshmues i atij shpirti të pasur dhe asaj force transformuese të vlerave, pa të cilën karikatura jonë dhe piktura në veçanti do të ishin të mangëta. Ai nuk resht jo vetëm së krijuari, por së ngrituri zërin. Ai e përdor talentin dhe artin e tij si një armë të fuqishme reaguese dhe sensibilizuese. Bota e qytetetëruar e ka pranuar më me dashamirësi se ç'ka patur në ne vullnete promovuese dhe vlerësuese për këtë misionar. Sado që ta rrokim me vëmendje dhe interesim, ne nuk do të mund t'i shlyejmë borxhet që i kemi njohjes dhe vlerësimit për artin e tij. Nuk duhet harrojmë se ai më shumë se shpirtin e tij të pasur dhe mendjen e tij të dritshem, në sytë e botës së madhe ai promovon edhe vlerat tona shpirtërore. Duke e përcjellë me njohje këtë figurë mësojmë se Agim Sulaj, piktor e karikaturist shqiptar, në moshën 19vjeçare fiton çmimin e tij të parë në një konkurs satire dhe humori të organizuar nga “Hosteni”. Pas shkollës së mesme, në vitin 1978, Agim Sulaj hyri në Akademinë e Arteve Tiranë dhe përfundoi studimet e në vitin 1985. Në vitin 1990 shkon në Ankara të Turqisë me veprën tij “Valixhja e emigrantit” punim i vitit 1989, dhe fiton çmimin special në “Aydin Dogan International Cartoon Competition”. Në vitin 1992 hap një ekspozitë në Rimini dhe në vitin 1993, një tjetër në Provinca Brindisi. Ka ekspozuar dhe është vlerësuar jo vetëm në të katër anët e Italisë, por edhe në Greqi, Amerikë, Turqi, Belgjikë, Francë, Azerbajxhan, Kinë, Iran, Hungari, Poloni, etj. Duke përsosur aftësitë e pikturës hip-

errealiste, ai do ta kishte më të lehtë të komunikonte me njerëzit. Pikturat dhe karikaturat e tij shprehëse lexohen më qartë dhe rroken nga një larmi më e madhe. Ideja, koncepti dhe realizimi, e çojnë lapsin e hollë, koloritin e shkujdesur, dritëhijet dhe trajtesën në një dimension të kapshëm dhe shpesh meditativ. Tematika e Agim Sulajt është e larmishëm dhe në të gjithë shtresimet e artit, ai hedh vetveten, një identitet lehtësisht i kapshëm. Ajo që e ngre në një shkallë të lartë

këtë krijues është dhe volumi i punëve. Galeria e tij është ndoshta nga më të pasurat e krijuesve të fushës së grafikës, pikturës, karikaturës. Vizatimi është shembulli më i mirë i komentit politik të fuqishëm; vëzhgimet e një artisti që ndjehet me vështirësitë, me të cilat ballafaqohen ata që largohen nga vendet e tyre, për të kërkuar një jetë më të mirë. Galeria e tij e pasuruar me figura historike, dallon për një shumllojshmëri qasjesh për të shterruar në një ngacmim që atë e grish gjithnjë. Përveç shtjellimit tejet shprehës të plagës së refugjatit, prej së cilës ai ka lënguar, Sulaj ka një numër të konsiderueshmë punësh ku dallon nevoja për të rijetuar fëmijërinë, duke e risjell këtë etapë të jetës me të gjithë elementët përbërës. Detaji në këto punë bën diferencën, sikurse i jep njëjësisë së qasjes një këndvështrim të ndryshtë. Gjithpoaq ky cak ka qenë dhe mbetet gjithnjë një përfshirje. Kudo ai përpiqet të përcjell përmes kësaj tematike mallin dhe nostalgjinë e viteve të kredhura thellë në honin e kohës. Ngulmueshëm ai zbret poshtë, atje ku zgjon përmallshëm atë të shkuar që e ndihmon të jetojë të tashmen, të shpjegojë dhe shugurojë atë çfarë e lartëson atë në shpirt dhe e fisnikëron në art. Ai u tregon të gjithëve se cili është misioni i artistit, se çfarë është në gjendje të bëjë arti. Ai i lejon të gjithëve të lexojnë një moment, të përjetojnë një ngjarje, të përfshihen në një kapërcyell kohe, të shterojnë emocionalisht për t'i dhënë jetë një kujtimi, të jetë kudo, edhe atje ku ata duan po s'munden. Arti i Agim Sulaj jo vetëm është por edhe dëshmon, jo vetëm shprehet por edhe lejon që zëri dhe vullneti i çdo force reaguese t'i bashkohet këtij mëtimi, këtij kumtimi. Ai është kudo dhe asgjë nuk i shpëton syrit dhe fshikullit të tij. Fëmijëria e ëmbël dhe kujtimet, malli dhe pritja, vendlindja dhe tokëpranimi, janë për të frymëmarrje që ravijëzon përmes trajtash dhe formash, ngjyrash dhe shprehishë, metaforash dhe kodikësh të artit. Gjithëçmos flet nëpërmjet artit të tij, gjithkush e gjen veten të përfshirë dhe përjetues të atij momenti që shpërthen nga vetjakja e artistit për t'u bërë e brendshmja e gjithkujt, frymëzuesja e çdo ndjenje jetësimi, shprehësaj e çdo force reagimi. Piktori dhe karikaturisti, Agim Sulaj, është një vlerë, një monument i kulturës dhe dëshmim i shpirtit tonë krijues. Ai është ne vetveten e tij krijuese, gjithçka që ne jemi në nevojën për të ndjerë artin, për të kuptuar dhe kumtuar atë çfarë arti, më shumë se gjithçka tjetër thotë dhe përcjell, jeton dhe përjetëson.


SHOWBIZ

19 E premte, 21 QERSHOR 2019

Alban Skënderaj dhuron spektakël në Prishtinë: Faleminderit që ishit pjesë e kësaj ëndrre K

ëngëtari i mirënjohur shqiptar, Alban Skën deraj, (të mërkurën) ka mbajtur koncertin solistik në sallën “1 tetori” në Prishtinë. Koncerti “Hapësira e një ëndrre”, me mbi 20 materiale muzikore të përgatitura enkas për publikun, ka mbledhur afro 3.000 fansa. Gërshetimi midis rrymave të ndryshme të muzikës, përfshirë pop, RnB dhe i kombinuar me muzikën klasike – simfonike e me orkestër të mirëfilltë nga Kosova dhe Shqipëria, ka bërë që ky koncert të jetë akoma më i veçantë. Recitali, i cili ka zgjatur mbi dy orë erdhi me disa elemente të reja, me këngë mjaft të veçanta e me një atmosferë të mrekullueshme. “Jam super i emocionuar sonte, më shumë se kurrë, emocionet nuk mund t’i kontrolloj si asnjëherë tjetër. Jam shumë mirënjohës që sonte jam këtu. Është me të vërtetë realizimi i një ëndrre dhe faleminderit që jeni bërë pjesë e saj. Faleminderit për këto momente. Ne shqiptarët kemi nevojë për më shumë dashuri dhe po mundohem që me gjithë zemër t’ju ofroj dashuri. Arti nuk është luks, është një gjë esenciale, arti është ai që na emocionon, na bën të jemi më të mirët si në familje, si në punë dhe si në shoqëri. Arti është kudo”, nis koncertin këngëtari Skenderaj. “Është një nga rekordet më të mëdha të jetës time, nuk është presion fare vetëm se po më dridhen pak këmbët”, thotë më tej Albani. Këngëtari nis prezantimin e këngëve të tij dhe për secilin projekt jep një mesazh domethënës para performancës. Natyrisht, gjatë këtij koncerti nuk munguan as befasitë e artistit për fansat, derisa i përshëndeti, bisedoi me ta apo i solli edhe në skenë për të kënduar. I njëjti solli edhe një moment të rëndësishëm gjatës natës së mbrëmshme, ku bashkë me këngën “Mirë se vjen në shpirtin tim” në ekran u paraqit edhe klipi”Ti Barabartë unë”, projekt ky i cili ka qëllim sensibilizimin e shoqërisë, integrimin e personave me aftësi të kufizuar si dhe socializimin e tyre. Para performancës, ai ka dhënë një me-

Fëmijët e Michael Jackson mbajnë hirin e tij në bizhuteritë e tyre Hiri i Michael Jackson është mbyllur në disa bizhuteri në pronësi të tre fëmijëve të mbretit të pop. Ky lajm i pazakontë dhe e pa dëgjuar më parë vjen nga revista Radar Online, lajm i cili është thënë nga një burim i afërt me familjen Jackson. Ky burim thotë që tre fëmijët e mbretit pop, Jacksonit Paris, Prince e Blanket ruajnë në bizhuteritë e tyre në mënyrë fanatike hirin e babait. Fillimisht hiri u mbyll në bizhuteritë në formën e zemrave të thyera, por më pas e kanë transferuar në bizhu të reja. Tre fëmijët e mbretit pop shumë rrallë i vënë këto bizhuteri në dalje publike pasi kanë frikë se mos i humbasin. Sipas këtij burimi kjo ishte dhe kërkesa e fundit e Michael Jackson dhe familja e mbajti sekretin për arsye sigurie. Në fund ishte Katherine, nëna e Michael Jackson , e cila e ka treguar lajmin për miqtë e besuar. Hiri i mbetur u shpërnda në Neverland, ku ylli i pop u gjet i vdekur.

Angelina Jolie në mbështetje të refugjatëve Aktorja e njohur, Angelina Jolie është tashmë pjesë e revistës ‘Time’ si një përfaqësuese e organizatës për refugjatët ‘United Nations High Commissioner’. 44-vjeçarja do të shkruajë në revistë për konfliktet dhe të drejtat e njeriut, madje ditën e sotme Jolie publikoi artikullin e saj të parë në lidhje me krizën e çështjes së refugjatëve, pasi data 20 lidhet me këtë ngjarje. Ashtu siç kanë treguar dhe burimet për “HarpersBazaar”, Angelina do të fokusohet më shumë rreth human-

sazh motivues për të gjithë ne: “Kjo video e sinkronizuar tregon se gjithmonë mund të gjesh një rrugë”. 37-vjeçari po ashtu gjatë kësaj mbrëmjeje ka zbuluar edhe një sekret për publikun, ndërkohë që në skenë u shfaq gruaja e tij këngëtarja, Miriam Cani. Çifti që u martuan muajin e kaluar, në momentin që po këndonin “Dhurata”, këngën e dedikuar vajzës së tyre, Amelia bënë të ditur se do bëhen prindër për herë të dytë. Nga ana tjetër, përveç befasive të këngëtarit, në fund nuk mun-

guan edhe ato nga fansat e tij, të cilët me pankarta në duar, e falënderuan kantautorin shqiptar. “Prishtinë ju dua me zemër, faleminderit të gjithë juve që ishit të pranishëm”, janë fjalët që tha në fund Skenderaj. “Hapësira e një ëndrre” e ka kompletuar karrierën e muzikantit dhe nuk ka dyshim se kjo përmbledhje përkon me të arriturat e shumta në muzikë. Albani jo vetëm që realizoi ëndrrën e tij, por edhe të mijëra fansave me spektaklin që dhuroi në Prishtinë.

izmit, ndërsa në artikullin e publikuar ditën e sotme ka shkruar për rëndësinë për të ndihmuar refugjatët dhe të gjithë njerëzit në nevojë. Kujtojmë se pas ndarjes nga ish-partneri i saj, Brad Pitt, Jolie është fokusuar më tepër në kujdesin ndaj fëmijëve dhe në dhënien e kontributit të saj në organizata të ndryshme bamirësie.

Pas divorcit nga bashkëshorti, Adele humb gjashtë kilogramë Këngëtarja Adele ka humbur mbi gjashtë kilogramë brenda muaj pas divorcit nga i shoqi, Simon Konecki. Gjithçka në sajë të një trajnimi intensiv me Reformer Pilates. Këngëtarja ka vijuar me dobësimin, ku flitet se në total ka humbur afro 20 kilogramë. Kështu ajo u shfaq tejet elegante në koncertin e së dielës të Spice Girls, në Wembley Stadium, në Londër. Qysh nga divorci këngëtarja britanike ka nisur të argëtohet më shumë dhe me linja trope shumë më në formë.


SPORT

20

E premte, 21 QERSHOR 2019

Trajneri ka rrëfyer prapaskenat e transferimit, kërkoi respekt nga tifozët e Napolit për zgjedhjen e tij

Sarri prezantohet te Juvja: Më befasuan, do të ndihmoj Ronaldon të thyejë rekorde! Rozalb Lika

MERKATO

PSG kërkon 300 mln euro, por Reali bën një ofertë tjetër për Neymarin

P

rezantimi, e kaluara dhe e ardhmja. Maurizio Sarri është prezantuar ditën e djeshme në konferencë për shtyp me skuadrën e Juventusit. Ishtrajneri i Chelsea-t dhe Napolit, është shprehur se e ka habitur fakti se si drejtuesit e ekipit torinez e kërkuan me shumë ngulm. Italiani nënvizoi se do të përpiqej që të ndihmonte Ronaldon për të thyer rekorde të reja. “Tre vite më parë shkova te Napoli dhe dhashë gjithçka, pasi isha një tifoz i napolitanëve, që fëmijë. Kohët e fundit kisha një dyshim mes kënaqësisë që ndjeja kur drejtoja Napolin dhe logjikës që më thoshte se kjo eksperiencë kishte ardhur në fund. Kisha oferta edhe nga Italia atëherë, pro vendosa të shkoj një herë jashtë. Eksperienca në Premier League ishte fantastike, por më pas erdhi oferta nga Juventusi, klubi më i rëndësishëm në Itali dhe nuk mund ta refuzoja. Mendoj se ky është një kurorëzim i një karriere që në 80% të saj ka qenë shumë e vështirë. Jam i bindur që i kam respektuar të gjithë, ndërsa tani duhet të respektoj edhe veten time”. Ndjesia kur ju thirri Juvja – “Ndjesia ishte e fortë dhe jo për kohën kur erdhi, por për mënyrën se si erdhi. Kam parë një shoqëri të vendosur dhe kompakte në vendimin për të

afruar një trajner, gjë që e has për herë të parë në 30 vite. Klubi përbëhet nga njerëzit dhe kam mbetur i befasuar pasi i kam parë të gjithë të bashkuar dhe kompaktë, pasi kjo është diçka vërtetë e rëndësishme. Më bën përshtypje marrëdhënia mes njerëzve. Më mjaftuan disa darka me ta, për të kuptuar se kam të bëj me një mentalitet të fortë dhe grup kompakt e të vendosur. Kjo besoj se është shumë. Objektivi- “Juventusi ka detyrimin të futet në Champiopns me objektivin për të triumfuar në

fund, por të njëjtat synime kanë edhe 8-9 klube të tjera të mëdha në Europë, ndaj kjo gjë bëhet e vështirë. Sa i përket kampionatit, përgjegjësia është më e madhe, pasi kjo skuadër fiton prej 8 sezonesh radhazi dhe duhet të mbrojë titullin”. Të stërvitësh Ronaldon- “Është një përshkallëzim edhe në këtë këndvështrim. Vitet e fundit kam stërvitur shumë futbollistë të fortë, te Napoli dhe te Chelsea, por Ronaldo është njëri që shkon gati-gati në majë të botës. Ka arritur thuajse të gjitha rekordet botërore dhe do të më pëlqente

KUQEZINJTË

të ndihmoja të mposhtë të tjerët. Do të doja të ndikoja në këtë objektiv”. Ndihesh tradhtar- “Një lojtar i caktuar, që jeton në një ambient, bën deklarata të caktuara, pasi dëshiron të kalojë mirë aty ku është. Pastaj janë mesazhet private që thonë tërësisht të kundërtën. Unë jam një profesionist që bëj më të mirën në punën time, duke respektuar klubet ku punoj dhe duke dhënë 110%. Mendoj se ky është respekti. Të tjerat janë zgjedhje logjike, pa pasur vend për romanca”, deklaroi Sarri.

PSG nuk i ka mbyllur portat për largimin e Neymar gjatë kësaj vere. Futbollisti brazilian kërkon që të rikthehet sërish te Barcelona, ekipin e parë me të cilin ka luajtur në Europë. Klubi francez ka vendosur një çmim fiks që shkon në 300 milionë euro, një shifër e frikshme që është e pamundur të paguhet për momentin, pasi Los Blancos kanë shpenzuar 300 milionë euro deri më tani. “Mundo Deportivo” ka prezantuar një ofertë që shkon në 130 milionë euro dhe një mes Gareth Bale dhe James Rodriguez për ta bindur Paris Saint-Germain që ta lërë të lirë. Fiorentino Perez po mendon prej kohësh Neymarin, si një goditje ëndrrash që do të formojë një sulm fantastik me Hazard dhe Benzema. 130 milionë euro në fakt janë pak, pasi PSG e blenë te Barcelona për 222 milionë euro.

MBROJTËSI

Drejtuesit e Milanit në Madrid për të rrëmbyer Ceballos

City befason United, gati firma me mbrojtësin Maguire

Dyshja e re drejtuese e Milanit, Maldini-Boban kanë planifikuar një udhëtim në Spanjë gjatë ditës së sotme, ku destinacioni do të jetë Madridi, për t’u takuar me drejtuesit e Realit. Sipas mediave italiane, kuqezinjtë kanë piketuar fantazistin Dani Ceballos si njeriun ideal për t’ia bashkëngjitur projektit të ri të skuadrës dhe do të tentojnë të bindin Perez për t’ia rrëmbyer. Madrilenët në fakt nuk e kanë problem të heqin dorë nga 21-vjeçari, për shkak edhe të merkatos së bujshme që po bëjnë, ndërsa çmimi i Ceballos është rreth 35-40 milionë euro, shifër që te Milan nuk janë gati ta paguajnë tani. Për këtë arsye kuqezinjtë do të kërkojnë një huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit të ardhshëm, pasi duan t’i dhurojnë Giampaolos fantazistin ideal për skemën e tij 4-3-1-2. Pas kthimit nga Madridi, drejtuesit e Milanit pritet të ndalen në Romë, ku do të negociojnë me verdhekuqtë një shkëmbim sulmuesish mes Patrick Cutrones dhe Patrick Schick.

Manchester City po përgatitet për një lëvizje të bujshme në mbrojtje për sezonin e ri. Objektivi kryesor në qendër është afrimi i Harry Maguire, i cili prej kohësh është një ëndërr e madhe për rivalët e qytetit, Manchester United. Skuadra që drejtohet nga Pep Guardiola është shumë pranë firmës me mbrojtësin e kombëtares angleze i cili mes Citiziens dhe United ka zgjedhur pikërisht kampionët e Anglisë për të vazhduar karrierën. Plotë 80 milionë paund pritet të derdhë Manchester City në arkat e Leicester City-t për të blerë kartonin e futbollistit 26-vjeçar. Maguire nëse kalon te skuadra e Guardiolës për një shifër të tillë do të shndërrohej në mbrojtësin më të shtrenjtë të blerë ndonjëherë duke parakaluar edhe Virgil Van Dijk, për të cilin Liverpooli shpenzoi rreth 75 milionë paund. Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Maguire. Ai pritet që të zërë vendin e Otamendit, i cili me shumë mundësi do të largohet në fund të sezonit, në një skuadër tjetër.


SPORT

21

E premte, 21 QERSHOR 2019

ZYRTARE

Feronikeli miqësore historike me Milanin në Kosovë Feronikeli, skuadra kampione në fuqi e IKPO Superligës së Kosovës do të zhvillojë një ndeshje miqësore me një nga klubet më të mëdha në Europë dhe botë, Milanin. Lajmi që qarkullonte prej disa ditës në mediet sportive, tashmë është zyrtar. Ta paktën kështu njofton klubi nga Drenasi në një njoftim të shkurtër në faqen zyrtare. Kjo miqësore pritet do të zhvillohet më

10 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Në njoftim shkruhet se detajet e marrëveshjes dhe të rejat e tjera të kësaj sfide historike do të jepen më vonë. Milani, në të shkuarën, ka luajtur me tre ekipe shqiptare: Gramozi (edhe pse ishte me shumë futbollistë të kombëtares U-21), Tirana (trofeu “Taçi Oil”) dhe Shkëndija e Tetovës (Europa League).

Rangers ka vendosur për ta larguar sulmuesin e kombëtares, i cili po kalon një moment negativ

E

ros Grezda nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Rangers në Portugali javën e ardhshme, sipas agjentit të sulmuesit. Trajneri Steven Gerrard ka vendosur që ta lërë jashtë ekipit futbollistin e kombëtares sonë, teksa nuk do të udhëtojë me shokët, këtë të shtunë. Grezda nuk po kalon aspak një moment të mirë, pasi u largua edhe nga grumbullimi me kombëtaren kuqezi nën drejtimin e Rejës. 24-vjeçari nuk arriti që të gjente gjuhën e përbashkët me strategun italian, duke shpjeguar largimin me ‘arsye personale”. Menaxheri i tij, Ives Cakarun, ka pranuar se sulmuesi i krahut nuk do të jetë me ekipin në fazën përgatitore: “Ai është ende me Rangersin, por për momentin dhe nga fakti që ishte me kombëtaren dhe kishte disa probleme javën e fundit, nuk do të jetë me ekipin në fazën përgatitore”. Grezda i kushtoi 2 milion euro skocezëve kur e blenë nga Osijeku vitin e kaluar dhe u konsiderua si dështimi më i madh i merkatos. Cakarun zbuloi muajin e kaluar se Grezda ishte në bisedime me Gerrardin për të ardhmen e tij, por thotë se nuk ka pasur zhvillime të reja. “Është ende pjesë e skuadrës, por ka qenë në ekipin Kombëtar dhe ishin disa probleme që nuk e lejuan të jetë pjesë e Rangersit. Ne folëm me drejtuesit dhe na siguruan që është pjesë e klubit. Të shohim

Gerrard nxjerr “në rrugë” Grezdën, e lë jashtë grumbullimit

MBROJTËSI

Rrahmani befason, transferohet në Seria A te Hellas Verona

Përfaqësuesja e Kosovës është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme si në Ligën e Kombeve, ashtu edhe në eliminatoret e europianit. Kjo ka bërë që lojtarët e këtij ekipi të vihen në shënjestër nga klube të njohura europiane. Njëri prej tyre është edhe qendërmbrojtësi, Amir Rrahmani. 25-vjeçari luan me Dinamon së Zagrebit në Kroaci, ndërsa tashmë duket se po hedh hapin e madh në karrierë. “Gianlucadimarzio.com” raporton se lojtari ka arritur akordin me ekipin e Veronës nga Seria A dhe tashmë pritet vetëm firma. Rrahmani është në kulmin e karrierës së tij dhe pikërisht Seria A duket se është shpërblimi i performancës që ka zhvilluar si me Kosovën, ashtu edhe me klubin kroat.

ZIKALTRIT

Interi arrin akordin me Lukakun, por duhet të bindë edhe United

se çfarë do të ndodh, por për momentin nuk kemi lajme të reja”, u shpreh menaxheri. Me shumë mundësi Grezda do të largohet gjatë kësaj vere, teksa destinacioni i tij mund të jetë

kampionati kroat, atje ku ai ka bërë shumë mirë në të kaluarën. Një sezon më parë skuadra skoceze e bleu për 1.8 milionë paund nga Osijek, por Eros nuk arriti që të gjente hapësira në

formacionin e Gerrard edhe për shkak të dëmtimeve të shumta që e shoqëruan. 2 gola në 17 ndeshje janë shumë pak për një futbollist që u prit me shumë superlativa nga ish-mesfushori i Liverpoolit.

PORTUGEZI

Mourinho rrëfen sekretin se si ndërtoi Interin e tripletës Jose Mourinho për momentin është i papunë, pasi ende nuk ka gjetur një projekt për të nisur aventuë të re. Strategu portugez ka rrëfyer sekretin se si arriti të fitonte tripletën me Interin. “Kur erdha te Interi më thanë që të vijoja të ruaja dominimin në Itali dhe të përmirësoja performancën në Ligën e Kampionëve. Ky i fundit është një kompeticion shumë i vështirë, pasi në fazën me eliminim është gjithçka e paparashikueshme dhe ka kundërshtarë shumë të fortë. Megjithatë në vitin e parë ne fituam titullin kampion dhe u eliminuam nga Manchester United. Në fund të sezonit, unë bëra një raport, ku përshkrova me detaje pikat ku duhet të përforcoheshim dhe arritëm të bëjmë një merkato spektakolare. Kishim mbrojtës shumë të fortë dhe me eksperiencë, por na duhej një

emër tjetër, për të provuar të vendoseshim rreth 20 metra më lart dhe për të rritur presingun. Kërkuam me ngulm William Carvalhon, por Chelsea rezistoi dhe sapo doli në skenë emri i Lucios, u hodhëm direkt në sulm. Braziliani ishte më pak teknik se Carvalho, por shumë i shpejtë dhe na lejonte të vendoseshim më përpara. Në mesfushë kishim emra të jashtëzakonshëm si Stankoviç, Muntari, Zanetti e Thiago Motta, por na duhej dikush që të përmirësonte qarkullimin e topit. Duhet të mbanim më gjatë topin nën kontroll dhe morëm Sneijder, që u shndërrua në njeriu fondamental për lojën tonë. Sa i përket sulmit, humbëm Ibrën, por morëm Eto’o dhe Milito, impakti i të cilëve ishte i menjëhershëm dhe arritëm të ndërtojmë një ekip që fitoi gjithçka në fushë”, deklaroi Mourinho.

Interi është gjithnjë e më pranë Romelu Lukaku. “The Sun” ka raportuar se zikaltërit kanë arritur akordin me sulmuesin belg, po mbetet ende larg marrëveshja me klubin e Manchester Unitedit, që disponon kartonin e futbollistit. Lukaku është i bindur për një transferim në Milano dhe Antonio Conte e kërkon me ngulm belgun në organikë, ndërsa palët kanë gjetur marrëveshjen për një kontratë 5-vjeçare, me pagë prej rreth 9.7 milionë eurosh në sezon. Por “djajtë e kuq” të Manchesterit vijojnë të bëjnë rezistencë dhe pasi kanë refuzuar përfshirjen e Icardit dhe Perisiç në marrëveshje, kanë kërkuar shkëmbim kokë më kokë me Skriniar, ose 84 milionë euro. Nga ana tjetër Interi e cilëson të pashitshëm mbrojtësin sllovak, ndërsa këmbëngul se nuk dëshiron të paguajë më shumë se 70 milionë euro për kartonin e Lukakut.


KULTURE

22 E premte, 21 QERSHOR 2019

“Fmini e humun”, rrëfimi i sinqertë dhe nostalgjik nga autori Ndue Gaspri Një titull sa provokues, por edhe domethënës për fëmijërinë e një intelektuali dhe krijuesi që rrëfen në vetë të parë për fëmijërinë e tij dhe vendlindjen e tij të dashur. Romani “Fmini e humun “, i shkrimtarit të njohur Ndue Gaspri, Botimet Fishta, (i nënti i botuar deri tani ) është një rrëfim i sinqertë, origjinal dhe nostalgjik për fëmijërinë e autorit në vitet `60 dhe vendlindjen e tij të dashur Piraj, Zadrimë. Për familjen, prindërit, të afërmit, shokët, shoqet, kolegët, profesioni etj. Janë grimca jete të jetuara fëmijërie, ku protagonist është vetë autori i këtij romani duke ndjekur gjurmët dhe rrënjët e tij në trojet e të parëve. Të përshkruara me dashuri, vërtetësi , nostalgji dhe realitet kohën e bukur, por edhe të vështirë të fëmijërisë, përpjekjet dhe vështirësitë e familjes e të kohës për të jetuar në fshat dhe për t`u shkolluar si nxënës ekselent, me ndihmën e prindërve, për të marrë profesionin e për t`u bërë dikushi në jetë me punë e djersë. Është vendlindja e dashur, që të thërret ta vizitosh në çdo kohë, duke t`u shfaqur malli, kujtimet e bukura të fëmijërisë dhe nostalgjia e atyre viteve. Duke kujtuar shtëpinë e vjetër, njerëzit e dashur, mëhallën, rrugicat me kalldrëm, lojërat me fëmijët e lagjes, ditën e parë të shkollës, shoqet e shokët e klasës, mësuesit e dashur, që e futën në rrugën e bukur të dijes, e çdo gjë tjetër, që ke kaluar në moshën

më të bukur të jetës: Fëmijërinë e çiltër që flet në çdo kohë dhe nuk njeh moshë. Por edhe me vështirësitë e asaj kohe, të punës dhe jetesës në fshat, me përpjekjet dhe vështirësitë dhe punën e djersën e prindërve dhe të familjes së autorit të këtij libri. Me të vërteta reale dhe njerëzore, për të siguruar të mirat materiale familjes dhe shkollimin e fëmijëve dhe të tijin , që i hapi rrugë intelektit dhe karrierës së tij, si agronom, si mësues e nëpunës ku autori Gaspri, shkruan në këtë libër, me mall e mirënjohje-”Asnjiherë nuk do t`i harrojmë kufijtë e humun t`fminis teme të trishtë. Ata janë dimensionet e shpirtit tem t`lirisë, mshtjellë në dhimje. Janë fminia jeme e humun ( të shkruara në gegnisht ). Në këtë roman të arrirë, ku autori Ndue Gaspri flet për vetveten e për fëmijërinë, lexuesi do të nji-

het me krenarinë që ka autori për stërgjyshin e tij Gaspër: stërnip i Gasprit je ti! Si traditë , trashëgimi e përçim vlerash njerëzore në breza: stërgjysh, gjysh, prindër e fëmijë , duke edukuar çdo gjë të mirë e të pranueshme në familje e shoqëri . Duke kujtuar ditën e parë të shkollës , bankën , shoqet e shokët e klasës e të shkollës , mësuesit e dashur. Por edhe hartimin tronditës, me pasqyrimin e realitetit të kohës mbi jetën e fshatit e të familjes së tij, me vështirësitë e jetesës dhe që me notat e larta, fitoi bursë në qytet, me kurajo, vullnet dhe guxim, si nxënës ekselent, por i drejtpërdrejtë. Me nostalgji e frymëzim, autori Ndue Gaspri, kujton pajën e nanës, si një vlerë e veçantë për veten dhe nënën e tij të dashur, për jetën e saj fisnike me punën e saj bashkë me babain, për të mbajtur familjen, që i ka dhënë forcë, qëndrueshmëri e rëndësi si grua e nënë. Krezmimi nga prifti në kishë, si dita më e lumtur e jetës, krahas ditës së parë të shkollës, që u gëzua pa masë etj. Një krijimtari e pasur e shkrimtarit të njohur Ndue Gaspri, duke sjellë për lexuesin vepra artistike e origjinale, njohëse e autentike. Me personazhe të krijuara me mjeshtëri dhe profesionalizëm nga ai: Jerina, Eva, Keli, Lorenci, Padër Zenishi etj. Që janë pritur mirë nga lexuesi, me përgatitjen serioze, pasionin e botën shpirtërore të autorit. Jak Rrozhani

“Rrugët të çojnë në Tiranë”, koncert te Amfiteatri i Liqenit Një koncert që do të mbledhë emra të njohur te muzikës shqiptare, duke nisur me Rovena Dilon, Eranda Libohovën do të vijë sonte në mbrëmje për publikun tek amfiteatri. “Të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë” titullohet koncerti për të treguar pikërisht se kryeqyteti është metropoli ku mblidhen artistët shqiptarë nga të gjitha trevat. Për këngëtaren Mayan, është kënaqësi që do të ndajë skenën me të tjerë artistë të njohur. Por përveçse do te shijoje muzikën, publiku do të ketë mundësinë të përfitojnë edhe shumë dhurata.

Oksfordi revolucionarizon dijen Një nga universitetet më prestigjioze të botës, ai i Oksfordit njoftoi synimin për të revolucionarizuar procesin e dijes, pas një dhurate prej 190 milionë dollarësh nga filantropi amerikan, Stephen Schwarzman, kreu i kompanisë investuese “Blackstone”. “Dhurata e Schwarzman do të financojë një investim të transformimit të mënyrës se si Oksfordi përcjell dijen”, tha universiteti me anë të një deklarate. Ai tha se ky veprim është dhurata më e madhe për universitetin që nga epoka e Rilindjes dhe do të përdoret për të krijuar edhe qendrën “Schwarzman” si një qendër dinamike kushtuar shkencave humane. “Qendra do të strehojë një institut për etikën në inteligjencën artificiale duke zgjeruar pozitën e lidershipit të universitetit në studimin e implikimeve etike të inteligjencës artificiale dhe teknologjive të reja informatike”, shtoi ai. Louise Richardson, zëvendësdekan i universitetit, tha se dhurimi i Scharzman-it “shënon një mbështetje të rëndësishme për vlerën e shkencave humane në shekullin XXI dhe për Universitetin e Oksfordit si një udhëheqës botëror në këtë fushë”. “Për rreth 1 000 vjet Oksfordi ka qenë qendra e civilizimit dhe dijes botërore”, tha nga ana e tij, Schwarzman.

“Qytetet e Ilirisë”, libri më i ri i Gani Mehmetajt “Qytetet e Ilirisë” është libri më i ri i Gani Mehmetajt, që prezanton 23 qytete shqiptare me një të kaluar të lavdishme nga Nishi, Shkupi, Prizreni, Ulpiana, Artana, Gjakova. Shkodra, Ulqini, Lezha, Kruja, Preza, Kanina, Gjirokastra, Pogradeci deri në Korçë. “Shumica e këtyre qyteteve kanë vazhdimësi nga parahistoria, antika, mesjeta e deri në ditët e sotme, disa të tjera pas periudhave të lavdishme në parahistori e në antikë u shuan në mesjetë. Qytete ilire shquheshin për organizim shtetëror, për objektet monumentale, kështjellat e sigurta, amfiteatrot, faltoret pagane, kishat paleokris-

tiane dhe katolike etj.”, shkruan autori në njoftimin e tij për daljen e librit, postuar në Facebook. Autori qytetet e Ilirisë i sheh nga

prizmi i sotëm, e shpalon të kaluarën, duke bërë njëkohësisht edhe krahasimet në mes të asaj që ishin dikur, peshën që e kishin për ilirët e Ilirinë, peshën që e kishin për arbërorët dhe rëndësinë që e kanë sot për shqiptarët. Libri i tipit të udhë përshkrimit, meqë autori ka shtegtuar gjatë nëpër këto qytete e krahina ka ilustrime me fotografi, rrëfime të vendasve, kronika të para dymijë vjetësh etj. Për disa nga këto vende e kështjella është ditur pak ose aspak: Kështjella e Jerinës, Kështjella e Lekës, Kështjella e Mbretit, Suka e Cermjanit, që ishin fortifikata malore me garnizone ushtarake dardane.

Vidhet statuja e Marilyn Monroe Statuja e Marilyn Monroe në bulevardin e Hollywood-it është vjedhur mëngjesin e së martës. Policia e Los Angelesit po e heton rastin. Statuja e yllit të ekranit qëndronte mbi bulevardin që kremton arritjet e femrave në filma nga kultura të ndryshme. Një dëshmitar i rastit raportoi se pa një mashkull derisa po e përdorte një sharrë hekuri dhe po e hiqte figurën e Marilyn Monroe. Nuk ka ndonjë të dyshuar dhe hetimi po vazhdon. Monroe kishte vdekur tragjikisht në vitin 1962 në moshën 36-vjeçare. Konsiderohet si njëra ndër aktoret më ikonike të Hollywood-it.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Përdoret, kryesisht e përsëritur, për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie a dy fjali 4. Përvoja që kemi në jetë, në një profesion, apo në disa marrëdhënie, si quhet 12. Pas dallendysheve, janë ato, bukuria, ngjyra dhe aroma e të cilave plotësojnë pranverën 14. Që lidhet me organin e të parit 15. Gruaja që ka humbur bashkëshortin është... 16. Organizata Ndërkombëtare e Punës 17. Që ka trajtën e vezës 19. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 21. Partia Aleanca Popullore 23. Bimë e egër barishtore, zvarritëse ose gjysmëshkurre, me gjethe të vogla vezake 25. Banor vendës i Kelmendit ose ai që e ka prejardhjen nga Kelmendi 26. Dëm i rëndë, shkatërrim i madh, prishje e rrënim; e keqe e madhe 29. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 30. Fryma e Re Demokratike 31. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 32. Grackë për të zënë zogj, me një rrasë të mbështetur mbi kunja të hollë 33. Partia e Gjelber 34. ... Hajdaraga, eksponent i rëndësishëm i politikës, ishministër dhe profesor 36. Përdoret për të shënuar zërin e zogjve të vegjël ose zëra të tjerë të hollë 37. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 38. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 39. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 40. Krëhëri na mundëson një trajtim të tillë flokëve 42. E vendos dikë a diçka në një vend 43. Individ që ka marrë pavarësinë nga përkatësitë dhe detyrimet fetare 44. Dy frymorë, dy sende a dy dukuri të njëjta, që merren së bashku ose që numërohen si një njësi 46. Shajak i hollë e i rrahur mirë zakonisht i bardhë a i murrmë 47. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 49. Dakord në gjuhë universale 52. Para se të thuhet dhe të copëzohet 53. Shprehje dialektore, shaka, shpoti, qesëndi 55. Eshtë film artistik i metrazhit të gjatë i prodhuar nga Kinostudioja Shqipëria e Re në vitin 1983 56. Lëng pa ngjyrë e i tejdukshëm si uji, me shije si të kripur, del nga sytë 58. Ashtu quhej quhet një reformë dhe periudhë e sundimit osman gjatë gjysmës së parë të shekullit XIX 61. Numri i barabartë me dhjetë herë njëqind 62. Njësi e matjes, e barabartë me rreth një mijë hapa 63. Mjet i thjeshtë a përdorëse që shërben për të bërë një punë, quhet...

E premte, 21 QERSHOR 2019

Nga Albert VATAJ

64. Giuseppe ... (1813-1901) është kompozitori me njohur i operës italiane 65. Një pjesë e vogël dhensh a dhish që nuk çoheshin me kopenë në stan 68. Vihen në veshë për të përçuar dëgjesën më mirë dhe të personalizuar 70. Krijesë e mitologjisë shqiptare, zakonisht grua e bukur e veshur me të bardha. 71. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 74. Prênk ... Doda lindi më 1858 në fshatin Orosh të Mirditës, pinjoll i familjes së Gjonmarkajve 75. GRamshi e kishte ashtu targën 76. ... Qosja është autor i shumë filmave artistik dhe dokumentarë, në mesin e të cilëve shquhet "Proka" 77. Kërkesë me shkrim që hartohet nga pala e interesuar dhe që përmban padinë e ngritur kundër dikujt 79. Po Gjirokastra si e kishte targën 80. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 81. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 85. Riprodhimi fjalë për fjalë i një shprehjeje ose i një mendimi të një tjetri 87. Ajo që bën pula, vezë ose.. 88. Marr një mall në një dyqan ose marr diçka nga një tjetër, kundrejt një pagese 89. Kuisja e qenit ose e ujkut kur i bien a kur ka të keq 90. Kryeqyteti i Estonisë, Ta... 91. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë

92. Partia Republikane, inicialet 94. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 95. Si kishtin makinat e Durrësit targën 96. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 97. Frikë në italisht 98. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, e cila u përgjigjet nga kuptimi fjalëve: ajror, i ajrit. nga ajri, me anë të ajrit 100. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 101. Energjia që harxhohet ose që çlirohet në një njësi kohe për të bërë një punë 104. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 106. Zë peshk me mjete ta ndryshme, gjuaj peshk 108. Vijë e lakuar e hapur, që përftohet kur pritet koni me një rrafsh paralel me njërën nga brinjët e tij 111. Quheshin kahere gjellëtoret ku përgatiten e tregtohen meze të ndryshme 112. Armë lufte ose mjet pune, i mbushur me lëndë shpërthyese 113.bërthimi i disa lëndëve a trupave në pjesët e tyre përbërëse me anë të rrymës elektrike VERTIKALISHT 2. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 3. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 5. Milot-Rrëshen-..., vepra e fundit socialiste e ndërtuar me punë vullnetare, hekurudhë e cila nuk përfundoi kurrë 6. Partia Levizja e Legalitetit

7. Ajo gjë që përbën natyrën a thelbin e diçkaje, thelbi, qenësia 8. Njoftesë publike që shpërndahet a ngjitet diku 9. Ashtu quhet drejtshkrimi sipas normave gjuhësore 10. Quhet ashtu ai që fiton çmimin e parë në një konkurs të madh 11. Ai që merret me peshkim 13. Shpend shtegtar, me pendë të bardha, me qafë e me sqep të gjatë dhe me këmbë të gjata 15. Nuk shkoj por v... 18. Lumi ... ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e egjiptasëve të vjetër 20. Jashtëqitja e kafshëve 22. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar 23. Ajo në botën e çudirave 24. Akryeqyteti i Afganistanit është 27. Tirana, e kishte targën e makinave ... 28. Walter ..., i cili krijoi koloninë e parë angleze në Ishullin Roanoke (tash Karolina Veriore) 35. Liriku brilant ... Mjeda (1866-1937), teolog, shkrimtar, gjuhëtar, deputet shqiptar 37. Këngëtare kolumbiane e pop- dhe rok-muzikës, ... Isabel Mebarak Ripoll 38. Përqendrimi i veprimtarisë psikike te dikush a te diçka 39. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 41. Frutat e një druri tropikal, të cilat janë lënda bazë e prodhimit të çokollatës 43. Isuf ... (1913-2000) ishte arsimtar, shkrimtar, veprimtar i Ballit Kombëtar dhe filozof sh-

sovës, inicialet e formacionit kryengritës, dalzotës i shqiptarëve të Kosovës 65. Ai që ka dalë në pension dhe përfiton një pagë mujore sipas ligjit 66. Pjesë e matematikës, që studion veprimet me numrat 67. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 69. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 72. Francesko Petrarka i ka kushtuar asaj një libër me lirika 73. Partia Pajtimit Kombëtar 74. Poeti i mirënjohur, Ndoc Gjetja, lindi më 9 mars 1944 në fshatin ... të Shkodrës dhe jetoi në Lezhë 78. Dal për herë të parë në skenë 82. Makinë e posaçme që punon me lëndë djegëse, me energji elektrike etj. 83. Emërtim i përgjithshëm për disa pemë të vendeve të nxehta 84. Shkrimtari, skenaristi dhe politikani ... Laço, lindi më 29 shtator të vitit 1936 në fshatin Dardhë të Korçës 86. Korporata Ndërkombëtare Financiare 87. Vendi ku takohemi, mban atë emër 89. Regjizori ... Hitchcock paraqiti më 24 janar 1927 filmin e tij të parë The Pleasure Garden në Angli 93. Grup njerëzish të një moshe, quhen edhe ashtu 97. Shtresë e hollë brumi në trajtë të rrumbullakët, që është hapur e është holluar me petës 98. ... Izetbegoviq, politikan dhe kryetar boshnjak 99. Pashko ..., një prej jezuitëve gjurmëlënës në letrat shqipe, njihet për shqipërimin e "Komedisë Hyjnore" 102. Organizata e Kombeve të Bashkuara, u themelua pas Luftës së Dytë Botërore për forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës 103. Mungesa e diçkaje dhe e dikujt, ndjenjë pasionante rijetimi 105. I dhënë pas një loje si mënyrë argëtimi, luaj ose ... 107. ... KUKUZELI , figure e shquar e kulturës bizantine, me origjine nga Durrësi, njihet si muzikanti dhe kengetari me i madh i Kostandinopojes ne shekullin XI 109. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, na duhen inicialet 110.Nishan i kuq a i zi në fytyrë ose në trupin e njeriut, lyth dhe ashtu

qiptar 45. Eshtë ajo që ruan vreshtin, dhe jo vetëm atë, ajo ka ruajtur edhe trimin 46. Ai që nuk u përgjigjet ngacmimeve të jashtme 48. Personazhi kryesor i një vepre letrare (kryesisht në prozë); personazhi kryesor pozitiv, heroi kryesor 50. Ka shërbyer si bazë për alfabetet e disa gjuhëve sllave të gjalla 51. Sasi sendesh, frymorësh, të njëllojta prej dymbëdhjetë copash 53. I ra hasha, e mohoi diçka që ka thënë ose që ia ngjitin të tjerët 54. Kjo fjalë ka lidhje me hapësirën ndërplanetare, ndëryjore 56. Tërësi e veprimtarisë fizike. Mosqëndimi në një vend 57. Madeleine Korbel Albright, shqiptim i emrit. Femra e parë në postin e sekretarit të SHBA 59. Vend me male, krahinë malore; grup a varg malesh 60. Ushtrisë Çlirimtare të Ko1

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

2

˙

E

R E

3

P

4

M 8

A

P

O

5

6

K A

C A

¸

A

R Y

S 15

M

O

L 16

A

L O

X

U

H

N

K A

U S

N O E

S

R K

P

F

I

M A N

25

O D D R

¸

I

R

R ¸ 26

E P

A

I

L

O G

30

O 33

T

S

M

34

H

35

F

M A

O

U

K

A T

37

P

G K U R

K

24

32

A

N A

19

L ¸

N

Z

E

H

E

22

29

A

31

7

B

R M A L

T R

P

28

K V

J

14 18

T I

H 23

27

B

36

A

H

N A

T ¸

E

E

V

38

S

¸

39

U

40

V A

¸

S

M E S

˙

H

D

M ¸

H

L 43

E T

Y R

O J

E

46

I

E

T

50

51

T

L

D R

O

¸

Z

A

E R

O S

T A

K

D

Y R

E

53

48

M

S

I

A

M

K

S

U

R

L

I

A N

M A N

O M A L

E

I 55

N

C

U

A R

R O

N

V I

Z U

S

O R

I

61

M I

A

K

O

V

S

A N

E

C

O

L

N

H

N

O

D

U

66

R E

K E

C

59

B

S

65

B

T

O I

60 64

I

56

K

L

58

T

M

H

52

M Y

57

D

45

R O 49

54

63

N

44

E 47

E H

E

41

42

S L

V

21

K

T

13

17

H O

20

M A M A

Y

10

M

Q

12

K ¸

F

9

K

11

N

E

I

67

V

62

D 68

O

I

69

F

N

T A

J

A

E

70

V 71

A

K

K R

L 81

K

73

P

L 82

78

W

P

B

M ¸

A

L

A I

H I

S

A

T

O

L I

S

I

K

U

I

93

98

K

G

I

N

L

D

P

A

E

O

˙

A T

A L

S

L

D

T

D O

D

T

R

P K

O

A

E

E J

T U N

M U A

P

E S H

B

S 111

R

O D

J

103

U

U D

A L

L A

Q

107

¸

A 110

D R

K

100

A N

R

115

K U

U

B R

99

E R

109

A

T

94

F

106

114

U

B 102

J

105

E M

97

M

101

U 104

R

91

O

F

L 96

E

86

I

90

K A K

I

E S

E 85

V D

92

R

95

B

E 84

89

B S

L U

83

D

T

75

L

80

L A

E

74

M 79

88

U

¸

K

D 77

M

A P

72

R M I

76

87

P

K

112

H I

E

L

B C

L

T

108

Y E

J

113

M

O

116

S

A

V

I

C

A O

D


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E premte, 21 QERSHOR 2019

Shkodra proteston kundër Edi Ramës

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga demokratët dhe qytetarët e qarkut të Shkodrës. Fillimisht ata kanë tentuar ti bllokojnë rrugën, ndërsa ishte duke shkuar në mitingun elektoral të Vaut të Dejes. Kryeministri devijoi

rrugë, ndërsa situata është përshkallëzuar më shumë në qytetin e Shkodrës. Policia hodhi gaz lotsjellës duke lënë pas edhe disa të lënduar. Në njërën pjesë të qytetit tashmë potestohet, ndërsa në anën tjetër ka nisur takimi elektoral i PS-së.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.