Koha_Jone_22-01-2020

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 327(8768) E mërkurë, 22 Janar 2020 Çmimi 30 Lekë

KE: Qeveria “Rama” të rishikojë ligjin për mediat

Pas qëndrimit të fortë të organizatave ndërkombëtare kundër nismës së Rilindjes edhe zyrtarët e Komisionit Europian, vlerësojnë kthimin e paketës ligjore anti-shpifje nga Presidenti Ilir Meta dhe deklarojnë se mazhoranca ka një mundësi të re për të mos gabuar FAQE 3

Petrit Vasili: Debati për Studentët nisin protestat më datë 22 janar sistemin, si gjethe fiku për vjedhjen e votës!

Në foto: Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili

PS KËRKON DREJTËSI

FAQE 4

OPINION

Partitë shkelin çdo ligj dhe Homazhe për viktimat e protestës së 21 janarit, institucion për të fituar zgjedhjet Nga Klement Zguri FAQE 12 mungon Edi RamaFAQE 7 AKUZAT FORUMI EKONOMIK BOTËROR

Shqipëria vendi i dytë më i keq në botë për mundësi punësimi

FAQE 11

Në foto: Protesta e studentëve në vitin 2018

PËRVJETORI Basha kujton Rugovën: Të realizojmë ëndrrën e tij, të bëjmë dy shtetet tona të fuqishme FAQE 12

PËRPLASJA ME PS

Tedi Blushi: Presidenti, PD: Emërimi i Artur Metanit kërkesë Venecias për anëtarët në ILD, provë e kapjes së e Gjykatës Kushtetuese drejtësisë nga Edi RamaFAQE 7 FAQE 7

FAQE 7

INTERVISTA

Presidenti Meta për Komisionin Hetimor: Krenar që më akuzon Kuvendi njëpartiak. Po më bëjnë nder

FAQE 8-9


POLITIKE TAKIMI ME STRUKTURAT NË KORÇË

K

orça ka qenë ndalesa e radhës e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në kuadër të një turi takimesh me strukturat e partisë. Në fjalën e tij, Bardhi u shpreh se Reforma territoriale ka dështuar dhe se rishikimi i saj është prioritet absolut i Partisë Demokratike. “Beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme ka vetëm një qëllim: Qytetarët të zgjedhin Qeverinë që u jep zgjidhje halleve dhe problemeve të tyre, që punon për ta, që

2

E mërkurë, 22 JANAR 2020

Bardhi: Reforma territoriale ka dështuar, rishikimi i saj është prioritet absolut i PD-së jep llogari përpara tyre dhe që ka frikë nga vota dhe vullneti i qytetarëve. Qarku Korçë është braktisur nga Qeveria në këto 6 vjet, duke sjellë varfëri dhe pamundësi për fermerët punëtorë të kësaj zone, sepse Edi Rama e ka të lidhur pushtetin me krimin dhe oligarkët. Në mbledhjet e Kryesisë së Degëve Korçë, Pogradec, Devoll, Kolonjë dhe Maliq, i sigurova për planin tonë konk-

ret për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë ekonomike ku është përfshirë si pasojë e keqqeverisjes. Ndamë bashkërisht shqetësimin se Reforma Territoriale, e miratuar në mënyrë të njëanshme dhe për qëllime politike, ka qenë një dështim dhe ka cënuar rëndë interesin e qytetarëve. Ata janë të braktisur. Bashkitë dhe administrata e tejfryrë nuk janë më në shërbim të qytetarëve.

Rishikimi i reformës territoriale është prioritet absolut i Partisë Demokratike!”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PDsë, Gazment Bardhi.

Dekriminalizimi - ambasadori Bernd Borchardt bën apel: Verifikim kandidatëve në zgjedhje

K

reu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt mendon se do ishte një hap pozitiv kalimi i kandidatëve që garojnë në zgjedhje përmes një procesi vetting-u. Në një aktivitet organizuar në Tiranë nga ODIHR-i, ambasadori Borchardt kujtoi se opozita e bashkuar ka sugjeruar krijimi i mekanizmave për të prerë lidhjet mes krimit dhe politikës, për të cilin në fund të vitit 2018 pati edhe një reagim nga Komisioni i Venecias. “Në fund të vitit 2018, pati një projektligj për këtë. Komisioni i Venecias e quajti jo përpjestimor. Por Komisioni theksoi, njëkohësisht, përligjjen për të diskutuar një ligj të tillë. Unë do të sugjeroja një diskutim të plotë për mënyrat e kufizimit të ndikimit të shkelësve të ligjit në jetën politike të rangut të lartë. Gjatë procesit të vettingut në drejtësi, justifikimi i pasurisë ka luajtur një rol mbizotërues. Institucionet e zbatimit të ligjit duhet të hetojnë katërcipërisht të gjitha pretendimet për shkelje zgjedhore. Ne besojmë se reforma në drejtësi është pjesë e rrugës në këtë drejtim. Prokurorët duhet të jenë të gatshëm të shqyrtojnë akuzat për krime zgjedhore. Kjo do të sillte një ndikim frenues”, deklaroi Borchardt. Ambasadori Bernd Borchardt vlerëson si një hap tejet pozitiv marrëveshjen

Reforma, OSBE: Prokurorët të gatshëm të shqyrtojnë krimet zgjedhore politike për reformën zgjedhore. Ai theksoi se rishikimi i kuadrit ligjor duhet të prekë fenomenet që prekin standardet e zgjedhjeve. “Ne kemi rekomanduar ndjekjen penale të shkelësve të ligjit, një zotim të sinqertë të partive politike për të luftuar shitblerjen e votës, si edhe që politikanët të refuzojnë publikisht mbështetjen financiare nga individët me të shkuar kriminale. Nuk duhet të ushtrohet asnjëfarë presioni për të marrë pjesë në fushatë apo për të votuar në një mënyrë të caktuar. ODIHR-i ka sugjeruar ngritjen e një strukture të pavarur për trajtimin e pretendimeve për presion mbi administratën dhe abuzime me burimet shtetërore. Hapa të mëtejshëm duhen marrë edhe për depolitizimin e shërbimit civil. Qeveria duhet të hartojë një procedurë sipas së cilës punonjësit e administratës publike mund të denoncojnë

çdo lloj presioni ndaj tyre. Këta persona duhet të gëzojnë mbrojtjen si sinjalizues. Reformimin e ligjit “Për partitë politike” për të siguruar transparencën finan-

ciare të tyre dhe vendimmarrjen demokratike të brendshme”, tha ambasadori. Kreu i Prezencës së OSBE-së nënvizon rëndësinë e medias, duke kujtuar qëndrim-

in mbi përmirësimin e paketës ligjore për shpifjen. “Një nga rekomandimet është që të ashtuquajturat ‘kaseta’ të përgatitura nga partitë duhet të kufizohen dhe të etiketohen qartë. Një rekomandim tjetër është ai për dekriminalizimin e shpifjes, pra heqjen e saj nga kodi penal. Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias ka rekomanduar që projektligji për shpifjen ka nevojë për përmirësime të mëtejshme”, tha ai. Reforma zgjedhore në këndvështrimin e ambasadorit Borchardt, bëhet e prekshme vetëm kur korrupsioni eliminohet. “Ekziston një e vërtetë e thjeshtë, edhe në sektorë të tjerë: Nëse dëshiron të ndalosh korrupsionin, duhet të ndalosh së qeni i korruptuar. Legjislacioni ekzistues mund të prodhojë zgjedhje të përshtatshme dhe rezultate të besueshme. ODIHR-i e ka theksuar këtë në disa raporte. Kjo nuk ka ndodhur pasi bëhet korrupsion dhe autorët e tij e dinë se sistemi nuk mundet t’i dënojë apo thjesht nuk i dënon sa duhet. Mund të vijoni të përpiqeni të ndryshoni sistemin, por do të ishte më mirë të ndryshonit sjelljen. Ky është parakushti për mbarëvajtjen e gjithçkaje. Sepse nëse shkelësit e ligjit nuk ndryshojnë sjelljen, reformat bëhen të kota”, tha ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt.

Ish-deputeti i PD-së: Artur Metani Inspektor i Lartë i Drejtësisë, synohet kapja e pushtetit me çdo kusht

Lirimi i ”të fortëve” nga burgjet, Dogjani: Do të përdoren në zgjedhjet e ardhshme

I

sh-deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh edhe avokat, Asllan Dogjani ka folur për çështjen e për lirimit nga burgu të personave me rekorde kriminale. Dogjani tha se pas këtyre veprime është politika. Sipas tij këto lirime nuk mund të bëhen pa një mbështetje politike. “Nuk ka transparencë nga qeveria, nuk besoj që pa një ndërhyrje politike të lirohen nga burgu. Këto lirime kanë një mbështetje politike, për shkak se po afron fushata zgjedhore. Edhe nëse nuk do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme këta do të përdoren në zgjedhjet e ardhshme. Reforma në Drejtësi, bëhet për ti shërbyer qytetarëve, ndërsa sot nuk shihet aspak se po i shërben. Vendimet që jepen për tu larguar nga sistemi i drejtësisë kanë pasoja që do të bien mbien

qytetarët shqiptare. Reforma bëhet me standarde dhe jo me individë, por këtu synohet kapja e sistemit të drejtësisë”, deklaroi ish-deputeti demokrat. Asllan Dogjani, gjatë diskutimit në studion e “ABC News” përveçse për çështjen e për lirimin nga burgu

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI Kryeredaktor: Zv/kryeredaktor:

Qamil XHANI Herion Mesi

të personave me rekorde kriminale, është ndalur edhe te zgjedhja e Artur Metanit si Inspektor i Lartë i Drejtësisë. Sipas tij çdo vendim realizohet për kapjen e drejtësisë, ndërsa tha se qeveria synon të sjellë në pushtet njerëz sipas interesave politikë. “Faktet flasin ndryshe, gjithçka synohet për të kapur drejtësinë që kur të mos jenë në pushtet të kenë njerëzit e tyre. Caktohen njerëz sipas interesave politikë duke diskriminuar persona të cilët mund të jenë më të aftë. Qytetarët nuk kanë rrugë tjetër dhe vetëm por largohen”, u shpreh Dogjani. Ai tha se filozofia

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

e kësaj qeverie para se të vinte në pushtet ishte duke i bërë thirrje të gjithë elementëve të inkriminuar të cilët kanë ndikuar në zgjedhje. “Për të ardhur pushtet me çdo kusht, me çdo dhunë apo edhe me çdo krim dhe këta nuk mund të dalin jashtë kësaj filozofie. Edhe në Parlament dolën deputetë më të shkuar kriminale. Ka ikur meritokracia për të vendosur njerëz të cilët i shërbejnë qytetarëve”, deklaroi Dogjani. I pyetur për deklaratat e kryeministrit Rama për çështjet e kryebashkiakëve për të cilët është shprehur se nuk janë përgjegjësi të PS, Dogjani tha

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

se është e pamoralshme vendosja e një kryebashkiaku me precedent penal. “Këta i zgjedh partia ose më saktë kryetari partisë, ata e marrin informacionin të qartë. Opozita nuk ka asnjë lloj mundësie për të siguruar dokumente apo informacione, këto të dhëna i merr nga qytetarët. Pse është kaq e domosdoshme që një kandidat që ka qenë në procedim penal të vendoset kryetar bashkie. Le të jetë i pafajshëm, por nuk ka moral që një kandidat i akuzuar për përdhunim ta çosh për kandidat”, tha më tej ish-deputeti Asllan Dogjani.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3

E mërkurë, 22 JANAR 2020

KE: Qeveria “Rama” të rishikojë ligjin për mediat

Pas qëndrimit të fortë të organizatave ndërkombëtare kundër nismës së Rilindjes edhe zyrtarët e Komisionit Europian, vlerësojnë kthimin e paketës ligjore anti-shpfije nga Presidenti Ilir Meta dhe deklarojnë se mazhoranca ka një mundësi të re për të mos gabuar

P

aketa ligjore e qeverisë “Rama” për anti-shpifjen vlerësohet nga të gjithë ndërkombëtarë si një nismë që sjellë probleme serioze për lirinë e fjalës dhe pavarësinë e medias. Përveç shoqatave ndërkombëtare të medias dhe organizatave të pavarura, kundër kësaj pakete ligjore dje ka dalë zyrtarisht dhe Komisioni Europian. Zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero, ka vlerësuar kthimin e dy ligjeve nga Presidenti Ilir Meta sërish në Kuvend dhe thekson se kjo është një mundësi që Parlamenti dhe qeveria “Rama” të përmirësojnë përmbajtjen e tyre. “Ne e kemi bërë të qartë se Bashkimi Europian mbështet rekomandimet e Këshillit të Europës në rastin e ligjit të medias në Shqipëri. Ne pranojmë se shqetësimet dhe rekomandimet përkatëse janë sërish të vlefshme dhe ato duhen adresuar sërish. Faktin që Presidenti i Shqipërisë ka kthyer ligjin në Parlament e shohim si një mundësi për t’i pranuar ato. Ne shpresojmë që kjo të realizohet”, u shpreh zëdhënësja e KE për “ABC News”. Kjo është hera e parë që përfaqësues të BE-së dalin zyrtarisht kundër projektit të qeverisë “Rama”. Një javë më parë ishte përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desire që shprehu kritika për paketën dhe kërkoi

nga qeveria modifikimin e pjesës së gjobave ndaj mediave dhe neneve që shihen si kërcënim ndaj gazetarëve. Në fund të muajit dhjetor Parlamenti kaloi me emergjencë dy ligjet e shumë debatura. Pavarësisht kritikave të mediave vendase dhe organizatave të pavarura ndërkombëtare, kryeministri Edi Rama mori përsipër miratimin e ligjit duke e cilësuar si të domosdoshëm. Për të justifikuar kritikat vendase dhe të huaja, kryeministri Rama bindi deputetët që as e kishin lexuar ligjin, që ta votonin atë, pasi e dokumenti ishte hartuar në bashkëpunim

me OSBE-në. Ironikisht, OSBE-ja tashmë është vet qeveria shqiptare dhe drejtues i presidencës së radhës së saj është Edi Rama. Ndaj dhe termi është realizuar në bashkëpunim me OSBE, për rastin e Shqipërisë, këtë vit është më shumë se abuziv dhe gjithmonë i dyshimtë. Ligji kaloi në votim në variantin e tij më të ashpër dhe nga një projekt anti-shpifje, rezulton të jetë në kthyer në një paktet anti-media dhe anti-fjalës së lirë. Projekti parashikon gjoba të larta për redaksitë e lajmeve dhe pagesën e tyre pa të drejtë ankimimi. Gjithashtu, u lë hapësirë

institucioneve që drejtohen nga njerëz të zgjedhur nga PS-ja dhe qeveria, që të kenë të drejtë edhe për të mbyllur media dhe portale brenda 24 orëve. Institucioni i vetëm që ju përgjigj shqetësimit të organizatave të gazetarëve të huaj dhe atyre vendas për këtë ligj censure ishte Presidenti i vendit, Ilir Meta. Më datën 12 janar, kreu i shtetit njoftoi se ligji, në formën që e ka sjellë qeveria për dekretim, vë në pikëpyetje vlerat e lirisë së medias dhe të fjalës. Për këtë arsye, Presidenti bashkë me firmën e mos dekretimit të ligjit, i ka dërguar Kuvendit edhe një dokument sqarues kur jep-

en me fakte ligjore shkeljet kushtetuese dhe shkeljet e Konventave Ndërkombëtare që ka kryer PS-ja me miratimin e këtij ligji. Si OSBE disa ditë më parë, ashtu dhe Komisioni Europian pranojnë se kthimi i ligjit nga ana e Presidentit të Republikës është akti i duhur për të mos përkeqësuar situatën e mediave në Shqipëri. Madje, përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Mediave, Harlem Desir pranoi se ishte bindur për standardet e këqija të ligji, pasi ishte njohur me dokumentin zyrtar të Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Në këtë mënyrë, rezulton se qeveria “Rama” ka mashtruar jo vetëm deputetët që e votuan ligjin pa e lexuar, por dhe përfaqësuesit e OSBE-së. Këtyre të fundit u përdori emrin për të thënë se dokumenti ishte hartuar në bashkëpunim dhe më pas ka çuar në Kuvend një draft krejt të ndryshëm nga ai që parashikojnë standardet e OSBE. Pas kthimit të ligjit nga Presidenti, mazhoranca socialiste në Kuvend ende nuk ka një qëndrim zyrtar nëse do të marrë parasysh vërejtjet për ndryshimin e këtij ligji. Bashkë me qëndrimin e presidentit Ilir Meta, qeveria “Rama”, këtë herë ka kundër në mënyrë zyrtare edhe vet OSBE-në që drejton si edhe Komisionin Europian.


POLITIKE

3

E mërkurë, 22 JANAR 2020

KE: Qeveria “Rama” të rishikojë ligjin për mediat

Pas qëndrimit të fortë të organizatave ndërkombëtare kundër nismës së Rilindjes edhe zyrtarët e Komisionit Europian, vlerësojnë kthimin e paketës ligjore anti-shpfije nga Presidenti Ilir Meta dhe deklarojnë se mazhoranca ka një mundësi të re për të mos gabuar

P

aketa ligjore e qeverisë “Rama” për anti-shpifjen vlerësohet nga të gjithë ndërkombëtarë si një nismë që sjellë probleme serioze për lirinë e fjalës dhe pavarësinë e medias. Përveç shoqatave ndërkombëtare të medias dhe organizatave të pavarura, kundër kësaj pakete ligjore dje ka dalë zyrtarisht dhe Komisioni Europian. Zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero, ka vlerësuar kthimin e dy ligjeve nga Presidenti Ilir Meta sërish në Kuvend dhe thekson se kjo është një mundësi që Parlamenti dhe qeveria “Rama” të përmirësojnë përmbajtjen e tyre. “Ne e kemi bërë të qartë se Bashkimi Europian mbështet rekomandimet e Këshillit të Europës në rastin e ligjit të medias në Shqipëri. Ne pranojmë se shqetësimet dhe rekomandimet përkatëse janë sërish të vlefshme dhe ato duhen adresuar sërish. Faktin që Presidenti i Shqipërisë ka kthyer ligjin në Parlament e shohim si një mundësi për t’i pranuar ato. Ne shpresojmë që kjo të realizohet”, u shpreh zëdhënësja e KE për “ABC News”. Kjo është hera e parë që përfaqësues të BE-së dalin zyrtarisht kundër projektit të qeverisë “Rama”. Një javë më parë ishte përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desire që shprehu kritika për paketën dhe kërkoi

nga qeveria modifikimin e pjesës së gjobave ndaj mediave dhe neneve që shihen si kërcënim ndaj gazetarëve. Në fund të muajit dhjetor Parlamenti kaloi me emergjencë dy ligjet e shumë debatura. Pavarësisht kritikave të mediave vendase dhe organizatave të pavarura ndërkombëtare, kryeministri Edi Rama mori përsipër miratimin e ligjit duke e cilësuar si të domosdoshëm. Për të justifikuar kritikat vendase dhe të huaja, kryeministri Rama bindi deputetët që as e kishin lexuar ligjin, që ta votonin atë, pasi e dokumenti ishte hartuar në bashkëpunim

me OSBE-në. Ironikisht, OSBE-ja tashmë është vet qeveria shqiptare dhe drejtues i presidencës së radhës së saj është Edi Rama. Ndaj dhe termi është realizuar në bashkëpunim me OSBE, për rastin e Shqipërisë, këtë vit është më shumë se abuziv dhe gjithmonë i dyshimtë. Ligji kaloi në votim në variantin e tij më të ashpër dhe nga një projekt anti-shpifje, rezulton të jetë në kthyer në një paktet anti-media dhe anti-fjalës së lirë. Projekti parashikon gjoba të larta për redaksitë e lajmeve dhe pagesën e tyre pa të drejtë ankimimi. Gjithashtu, u lë hapësirë

institucioneve që drejtohen nga njerëz të zgjedhur nga PS-ja dhe qeveria, që të kenë të drejtë edhe për të mbyllur media dhe portale brenda 24 orëve. Institucioni i vetëm që ju përgjigj shqetësimit të organizatave të gazetarëve të huaj dhe atyre vendas për këtë ligj censure ishte Presidenti i vendit, Ilir Meta. Më datën 12 janar, kreu i shtetit njoftoi se ligji, në formën që e ka sjellë qeveria për dekretim, vë në pikëpyetje vlerat e lirisë së medias dhe të fjalës. Për këtë arsye, Presidenti bashkë me firmën e mos dekretimit të ligjit, i ka dërguar Kuvendit edhe një dokument sqarues kur jep-

en me fakte ligjore shkeljet kushtetuese dhe shkeljet e Konventave Ndërkombëtare që ka kryer PS-ja me miratimin e këtij ligji. Si OSBE disa ditë më parë, ashtu dhe Komisioni Europian pranojnë se kthimi i ligjit nga ana e Presidentit të Republikës është akti i duhur për të mos përkeqësuar situatën e mediave në Shqipëri. Madje, përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Mediave, Harlem Desir pranoi se ishte bindur për standardet e këqija të ligji, pasi ishte njohur me dokumentin zyrtar të Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Në këtë mënyrë, rezulton se qeveria “Rama” ka mashtruar jo vetëm deputetët që e votuan ligjin pa e lexuar, por dhe përfaqësuesit e OSBE-së. Këtyre të fundit u përdori emrin për të thënë se dokumenti ishte hartuar në bashkëpunim dhe më pas ka çuar në Kuvend një draft krejt të ndryshëm nga ai që parashikojnë standardet e OSBE. Pas kthimit të ligjit nga Presidenti, mazhoranca socialiste në Kuvend ende nuk ka një qëndrim zyrtar nëse do të marrë parasysh vërejtjet për ndryshimin e këtij ligji. Bashkë me qëndrimin e presidentit Ilir Meta, qeveria “Rama”, këtë herë ka kundër në mënyrë zyrtare edhe vet OSBE-në që drejton si edhe Komisionin Europian.


POLITIKE

4

E mërkurë, 22 JANAR 2020

Kryetarja e LSI-së reagon për 100 vjetorin e Kongresit të Lushnjes: Gur themeli në krijimin e shtetit shqiptar modern

Kryemadhi: Mesazhi i Kongresit të Lushnjës është aktual më shumë se kurrë më parë K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me 100 vjetorin e Kongresit të Lushnjës, ku është shprehur se ajo provoi se kur politika, njerëzit, religjionet, bëhen bashkë në emër të Atdheut dhe jo të interesave të ngushta, jepen zgjidhje që jetojnë për shumë vite dhe e shpëtojnë vendin nga çdo udhëkryq i rrezikshëm. Me anë të një komenti të përcjellë përmes faqes së saj zyrtare në rrjetin social “facebook”, Kryemadhi u shpreh se Kongresi i Lushnjes ishte prova e një ndërgjegje kombëtare të nivelit më të lartë, e cila formësoi një zgjidhje madhore në një moment shumë të vështirë për ekzistencën e shtetit shqiptar. Ndërsa shton se mesazhi që përcolli Kongresi i Lushnjes, është sot më shumë aktual se kurrë. “Kongresi i Lushnjes është një gur themeli në krijimin e shtetit shqiptar modern. 21 Janari është një datë historike e skalitur në historinë e Shqipërisë dhe në vetëdijen e çdo shqiptari. Ndaj gjej rastin të shpreh mirënjohjen e thellë për të gjithë ata burra patriotë, që në një kohë aq të vështirë për shtetin e ri shqiptar deri në kufijtë e ekzistencës së saj, ata vendosën në shërbim të saj gjithçka të tyren, jetën, pasurinë, dijen dhe

arritën të shpëtojnë Shqipërinë nga zhbërja e saj. Kongresi i Lushnjes ishte prova e një ndërgjegje kombëtare të nivelit më të lartë, e cila formësoi një zgjidhje madhore në një moment shumë të vështirë për ekzistencën e shtetit shqiptar. Ajo provoi se kur politika, njerëzit, religjionet, bëhen bashkë në emër të Atdheut dhe jo të interesave të ngushta, jepen zgjidhje që jetojnë për shumë vite dhe e shpëtojnë vendin nga çdo udhëkryq i rrezikshëm. Mesazhi, që vjen këtë 100 vjetor të Kongresit të Lushnjes, është aktual se kurrë më parë, pasi sërish kërkohet

që përgjegjshmëria ndaj vendit dhe sjelljet konsensuale të prijnë zgjidhjeve dhe parandalimit të krizave, nga të cilat vuajnë më së pari qytetarët shqiptarë, ekonomia lëngon dhe shpresat veniten. Kongresi i Lushnjes është një dëshmi, e cila mund ta udhëheqë sot më mirë dhe më shumë se çdo këshillë apo sugjerim, sepse provoi fuqinë e mirëkuptimit dhe të vënies së interesit kombëtar mbi çdo interes tjetër. Kjo ngjarje e jashtëzakonshme e historisë tonë na imponon sot një reflektim akoma më të thellë dhe akoma më të përgjegjshëm, sepse sikurse edhe 100 vjet më parë, nuk

ka asgjë më të çmuar se sa Atdheu ynë i përbashkët, Shqipëria dhe nuk ka interes më të lartë se ai i shqiptarëve, përballë të cilëve çdo sakrificë nuk do të ishte asgjë përpara të ardhmes së tyre. Ndaj vetëm së bashku, ne mund të kalojmë çdo sfidë, mund të përballemi me çdo të keqe, mund të kalojmë çdo hendek dhe të gjitha këto duhet t’i bëjmë në emër të së tashmes dhe të ardhmes së kombit dhe familjes shqiptare, në emër të zhvillimit dhe progresit të Atdheut që aq shumë e duam të gjithë”, u shpreh dje në reagimin e saj, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

ISH-DEPUTETI I LSI

Kërkesat për kredi, Spahiu: Një nga treguesit bazë se si një ekonomi po ecën

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu ka reaguar dje mbi një artikull të revistës ekonomike “Monitor”. Përmes rrjeteve sociale, kreu i LSI-së për Tiranën, theksoi se kërkesa për kredi është një nga treguesit bazë se si një ekonomi po ecën, teksa shkon se ekonomia shqiptare po përjeton ditët e saj më të zeza. “Kërkesa për kredi është një nga treguesit bazë se si një ekonomi po ecën. Rënia e kërkesës për kredi në nivelet më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2019 tregon që ekonomia jonë është drejt një stanjacioni të frikshëm. Ajo është në linjë dhe na provon se nuk kemi rritje ekonomike, përkeqësim të kushteve të të bërit biznes, mungesën e investimeve të reja apo dhe zgjerimin e atyre ekzistuese, mungesën e politikave stimuluese fiskale. Shqipëria është aktualisht vendi më pak atraktiv në rajon sa i takon investimeve. Edhe sektori i ndërtimit, që duket se “lulëzoi” gjatë vitit 2019 ka dyshime të forta financimi nga para të pista. Ekonomia jonë është në ditët më të zeza dhe çlirimi i saj nga kapja e një grupi kriminal siç është Rilindja është një emergjencë”, u shpreh ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.

NËNKRYETARI I LSI-së: PA DEKRIMINALIZIMIN DHE DËNIMIN E SHITBLERJES SË VOTËS ASNJË SISTEM ZGJEDHOR NUK DO TË MUND TË JETË I SUKSESSHËM

N

ënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili shprehet se pa dekriminalizimin dhe dënimin e shitblerjes së votës asnjë sistem zgjedhor nuk do të mund të jetë i suksesshëm. Në një analizë të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Vasili deklaron se vetëm krijimi një ambienti politik, shoqëror dhe mediatik që dënon vjedhjen e votës do të garantojë votime me standarde. “Debati për sistemin, si gjethe fiku për vjedhjen e votës!! Tragjedia e zgjedhjeve dhe asgjësimi e zhbërja e votës së lirë ka vetëm një shkak shitblerjen dhe kriminalizimin e votës. Pa vote te lirë asnjë sistem zgjedhor nuk qëndron dot në këmbë, pasi do të jete i vdekur, do te jete i mbytur, do te jete praktikisht fiktiv dhe i paqenë. Asnjë sistem vetvetiu

Petrit Vasili: Debati për sistemin, si gjethe fiku për vjedhjen e votës!

nuk zgjidh në asnjë mënyrë shitblerjen dhe kriminalizimin e votës. Krijimi i një ambienti shoqëror, politik, ligjor e mediatik si një front i vetëm kundër shitblerjes dhe kriminalizimit të votës është e vetmja rrugë për të kthyer normalitetin e përfaqësimit të vërtetë e real të qytetarëve. Ndryshe, përfaqësim të vullnetit të qytetarëve absolutisht nuk ka dhe nuk do të ketë, por thjesht do të kemi përkthim të vullnetit të krimit në institucione politike të kapura dhe të komanduara prej tij. Vetëm kur vota e qytetarëve të çlirohet nga zgjedha e kriminalizimit prej qeverisë, pikërisht vetëm atëherë mund

të kishte vend për një debat për avantazhet dhe dizavantazhet e sistemeve te ndryshme zgjedhore. Shqipëria realisht i

ka provuar qasjet madhore të sistemeve zgjedhore që nga maxhoritar i pastër, maxhoritar i korrektuar pa tavan, maxhoritar i korrektuar me tavan dhe deri në sistemin tërësisht proporcional. Pavarësisht nuancave dhe pasurimeve në elementë të ndryshme, sistemet në themel këto janë dhe këtë nuk mund ta mohoje kurrkush. Të gjithë sistemet kane hyrë në krizë të thellë jo për thelbin e tyre, por për shkak të vullnetit kriminalizues të politikës. Pra është provuar tërësisht që të njëjtat sisteme zgjedhore kanë zgjidhur kriza, por edhe kanë prodhuar kriza akoma më të renda, sapo kapja kriminalizu-

ese e votës ka ndodhur duke i denatyruar dhe tjetërsuar këto sisteme. Ndaj edhe përgjigja e kontributi i gjithanshëm, i kujtdo pritet me padurim që ti shërbejë kësaj kauze te madhe çlirimit të votës nga trysnia e tmerrshme e krimit dhe parave të pista. Ndaj, shfokusimi nga beteja për çlirimin e votës së lirë tek debati për sistemin do të thotë që ti vesh një gjethe fiku krimit elektoral. Asnjë sofizëm matematikor apo didaskali ex catedra nuk justifikon dot shmangien nga beteja për çlirimin e votës. Nëse këto debate “laboratorike” për sistemin zgjedhor vijnë nga naiviteti sigurisht janë të mirëkuptuara, nëse janë të qëllimshme, artificiale dhe të kërkuara natyrisht meritojnë të përbuzen”, u shpreh dje nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.


POLITIKE

5

E mërkurë, 22 JANAR 2020

Kryetari i PD-së: 100 vite më parë dhanë shembullin e madh të vendosjes mbi gjithçka të së mirës së atdheut. Kur ka një konsensus të tillë kombëtar, vijnë edhe zgjidhje e fitore

Kongresi i Lushnjës, Basha: Leksion i madh trimërie dhe atdhedashurie

K

ryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shpërndarë një mesazh në 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjës, një nga ngjarjet më madhore të historisë së vendit tonë në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë. Në mesazhin e tij, Basha thotë se 100 vjet më parë, burra të shquar nga të gjitha trojet shqiptare, u mblodhën në Lushnjë, në një moment të vështirë për pavarësinë e shtetit të brishtë shqiptar dhe dhanë shembullin e madh të vendosjes mbi gjithçka të së mirës së atdheut. Në këtë kontekst, kryedemokrati e cilëson një leksion të madh trimërie dhe atdhedashurie teksa shton se kur ka një konsensus të tillë kombëtar, vijnë edhe zgjidhje në rang kombëtar, edhe fitore kombëtare. “Shqipëria e para! 100 vjet më parë, burra të shquar nga të gjitha trojet shqiptare, u mblodhën në Lushnjë, në një moment të vështirë për pavarësinë e shtetit të brishtë shqiptar dhe me Kongresin që i çeli dyert me 21 janar 1920, dhanë shembullin e madh të vendosjes mbi gjithçka të së mirës së atdheut. Kur fati i Shqipërisë ishte ende në tryezën e Konferencës së Paqes në Paris, delegatët e Kongresit të Lushnjës u mblodhën, duke

pasur mbi gjithçka dy parime bazë: Shqipëria është një dhe e pandarë, Shqipëria është e pandarë kur është fjala për të mbrojtur interesat e saj para fuqive të mëdha. Në këtë leksion të madh trimërie dhe atdhedashurie morën pjesë të gjithë, morën pjesë të gjitha besimet fetare, të gjitha shtresat shoqërore, morën pjesë përfaqësuesit politikë dhe klerikë, rinia, inteligjencia e diaspora. Edhe ata që s’mundën të vinin në Lushnje, për shkak se

një pjesë e madhe e vendit ishte ende nën pushtim, iu bashkuan kësaj zgjidhje kombëtare, asaj iu bashkuan delegatët e Shkodrës, Lezhës e Malësisë së Gjakovës, me firmat e tyre të 13 shkurtit në Tiranë. Kur ka një konsensus të tillë kombëtar, vijnë edhe zgjidhje në rang kombëtar, edhe fitore kombëtare. Pas Kongresit të Lushnjes, autoriteti i dalë prej tij mori në dorëzim Shkodrën me 25 mars, Gjirokastrën me 27 prill dhe Korçën me 15

maj. Me luftën madhështore të Vlorës dhe marrjen e qytetit me 17 gusht, u përmbyll faza e jetësimit të shtetit shqiptar, i cili prej Kongresit të Lushnjes trashëgoi edhe të parat principe kushtetuese të qeverimit të tij, me anë të Kanunores së Këshillit të Lartë. Ata burra e gra që u angazhuan për mbajtjen e Kongresit të Lushnjes meritojnë një vend të përjetshëm në historinë e Shqipërisë. Kontributi i tyre është sot e gjithë ditën një leksion që duhet përsëritur vazhdimisht, në mënyrë që çdo shqiptar, qytetar i thjeshtë, aktivist, politikan a klerik të mos i humbasë prioritetet e veta. Në fillim është kombi dhe mbrothësia e tij, më pas vijnë individët dhe karrierat e tyre. Respekti për qytetarin, për të drejtat dhe interesat e tij dhe përpjekja për të mbrojtur ligjet që sanksionojnë dinjitetin e tij janë detyrime të përhershme që na vijnë nga Kongresi i Lushnjës. Siç thotë Mit’hat Frashëri, njëri nga gjenitë e Historisë së Shqipërisë së shekullit të kaluar, “Kongresi i Lushnjes është një kandil që ndrit dhe duhet të ndriçojë kurdoherë që gjendet në errësirë e në të keqe. Të mbajturit lart të akteve të mëdha të patriotizmës është një lumturi, si edhe një detyrë”, u shpreh Lulzim Basha.

ISH-KRYEMINISTRI PËRKUJTON 14 VJETORIN E VDEKJES SË IBRAHIM RUGOVËS: NDERIM ARKITEKTIT TË KOSOVËS SË PAVARUR!

I

sh-kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar 14 vjetorin e ndarjes nga jeta të politikanit dhe ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Përmes një shënimi në rrjetet sociale, Berisha thekson se Rugova ishte arkitekti i Kosovës të pavarur. Por nga ana tjetër, ish-kryeministri jep alarmin, se kur Kosova dhe kombi shqiptar ndodhen para tradhtisë së dytë të madhe nga vegla e Beogradit në Tiranë, dhe nisur nga kjo, Berisha bën apel që shqiptarët kudo që janë duhet të ngrihen në mbrojtje të Kosovës së lirë dhe të pavarur. “Të dashur miq, me 21 janar të vitit 2006 presidenti Ibrahim Rugova, arkitekti i Kosovës te pavarur mbylli sytë përgjithmonë. Presidenti Rugova do të mbetet dhe nderohet përjetë në historinë tonë kombëtare si burri i shtetit, që me trimëri të jashtëzakonshme, mençuri dhe vizion të pashoq themeloi në kushtet e pushtimit barbar serb shtetin paralel të shqiptarëve në Kosovë. Ai me këmbëngulje të

Berisha: Kosova dhe kombi shqiptar, para tradhtisë së dytë të madhe

palëkundur, civilitet dhe aftësi të rralla diplomatike arriti me qëndresën e tij paqësore, të ngjashme me atë të Mahatma Gandit që çështjen e drejtë të shqiptarëve të Kosovës ta shndërronte

në një çështje të botës së lirë, SHBA-së dhe vendeve të tjera të mëdha. Ai së bashku me luftën, gjakun, sakrificën e mijëra luftëtarëve të lirisë, Komandantit legjendar Adem Jashari dhe

ofensivën e fuqishme të NATO-s kundër kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, arriti të bëjë realitet Kosovën e lirë dhe të pavarur. Sot pas 14 viteve, kur Kosova dhe kombi shqiptar ndodhen para tradhtisë së dytë të madhe nga vegla e Beogradit në Tiranë, Miladini shqipfolës në Prishtinë dhe Baton Stanishiqi, shqiptarët kudo që janë duhet të ngrihen në mbrojtje të Kosovës së lirë dhe të pavarur, veprës së pavdekshme të presidentit Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari dhe dhjetëra mijëra martirëve dhe heronjve të saj të të gjitha kohërave dhe t’ju japin ndëshkimin e merituar tradhtarëve të kombit, argatëve të Beogradit në Prishtinë dhe Tiranë. Nderim përjetë kujtimit dhe veprës së ndritur të Presidentit Ibrahim Rugova”, u shpreh dje në mesazhin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha.

KREU I PD-së

Basha kujton Rugovën: Të realizojmë ëndrrën e tij, të bëjmë dy shtetet tona të fuqishme

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar dje 14-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova. Nëpërmjet rrjeteve sociale, Basha theksoi se shqiptarët shihnin tek ish-kreu i shtetit të Kosovës Rugova dritën e shpresës. Sipas liderit të Partisë Demokratike, Rugova është simbol i pavarësisë së Kosovës dhe i kauzave të drejta, duke nënvizuar se shqiptarët duhet të realizojnë ëndrrën e tij, që Shqipëria e Kosova të jenë shtete të forta e demokratike. “14 vjet më parë kaloi në amëshim Ibrahim Rugova, gjeniu i politikës shqiptare dhe vazhduesi më i denjë i aksionit për zgjim kombëtar të Rilindjes Kombëtare. Rugova ishte si një fanar ku shqiptarët, andej e këndej Drinit, shihnin dritën e shpresës, dritën e çlirimit, edhe atëhere kur pak vend kishte për shpresë e pak optimistë besonin tek çlirimi i Kosovës nga zgjedha e fundit kolonialiste në Evropë. E sotmja nuk është një datë dëshpërimi, as një përkujtimore, është një fat, është një kambanë për secilin prej nesh për ta ndihmuar vetveten t’i rikthehemi veprës dhe trashëgimisë së Ibrahim Rugovës. Si një qëndrestar i pashoq në përpjekjen për demokraci, ai na mëson se si duhet t’u qëndrojmë kauzave të drejta, t’i mëkojmë ato dhe të mos i braktisim. Rugova foli për Bogdanin në ditët më të errëta për Kosovën, u solli atyre kushtrimin e Çetës së Profetëve “Eja kush asht trim…”, Rugova foli për demokracinë atëherë kur shqiptarët në Shqipëri e në Kosovë kishin aq shumë nevojë për të. Laureati i çmimit “Saharov”, “Gandi i Ballkanit”, themeluesi i të parës parti antikomuniste në botën shqiptare, luftëtari i palodhur për kthimin e shqiptarëve atje ku e kanë vendin dhe ku e meritojnë, në Perëndim, u shndërrua në legjendë që në të gjallë të tij. Sot nderimi më i madh që mund t’i bëjmë kujtimit të Ibrahim Rugovës është ngritja e shteteve të forta të Shqipërisë dhe Kosovës, me demokraci të vërtetë, liri dhe dinjitet njerëzor dhe me një dashuri të pashoqe për shkollën dhe për gjuhën shqipe. Veç kjo përpjekje mund të përligjë tek ne krenarinë se ishim bashkëkohës të Ibrahim Rugovës dhe pasardhës të politikës që ai themeloi në botën shqiptare”, tha Lulzim Basha.


POLITIKE

6

E mërkurë, 22 JANAR 2020

LUAN RAMA DHE FLAMUR NOKA REAGOJNË PËR SITUATËN E KRIMIT NË VEND: QEVERIA S’KA VULLNET PËR TA LUFTUAR

Ish-ministrat e Brendshëm: Shteti ka humbur betejën morale me krimin J

anari i 2020 ka nisur dhe vijon të jetë i përgjakshëm, ku ngjarjet kriminale të eliminimeve mafioze, grabitjeve me dhunë dhe krimit në familje kanë pasuar njëra-tjetrën. Ish-ministrat e Brendshëm, Flamur Noka dhe Luan Rama gjatë një prononcimi dhënë dje për “Abc Neës”, theksuan se gjendja e kriminalitetit është e lidhur ngushtë me qasjen e shtetit, por edhe me aftësitë profesionale që Policia e Shtetit ka për të zbardhur këto ngjarje. Noka kujton se çfarë e frenoi krimin në vitin 2005. “Çështja e luftës kundër kriminalitetit në përgjithësi,

është çështje e vullnetit politik. Ishte një vullnet politik në vitin 2005 që bëri që të gjithë bosat e krimit të organizuar të

ishin prapa hekurave. Ky është vullneti politik, sot nuk ekziston dhe ja ku jemi”, tha Noka. Luan Rama përgjegjësinë nuk e sheh

te Policia e Shtetit më shumë se sa te beteja e humbur e qeverisë për të treguar se është e aftë të përballet me krimin. “Qeveria moralisht e ka humbur betejën me krimin. Duhet vrarë vatra që prodhon këtë zinxhir krimesh të njëpasnjëshme. Për të krijuar një impakt tjetër të qasjes së lirisë së qytetarëve ndryshimi është i domosdoshëm”, tha Luan Rama. Lirimi i individëve me të kaluar kriminale, të dënuar me burgime të përjetshme sipas dy ish-ministrave të Ramës e Nokës ka rrëzuar edhe vetë Reformën në Drejtësi. “Ishin po këto gjykata që dikur nuk u shkonte mendja të ndërmerrnin hapa

të tilla. Pse sot të gjithë gjyqtarët po lirojnë një nga një krerët e grupeve kriminale në Shqipëri? Përgjigja është e thjeshtë: Nuk ka vullnet politik”, tha Flamur Noka. “E gjithë ajo çfarë është bërë për të ashtuquajturën sukses të reformës në drejtësi është bllof”, tha më tej Luan Rama. Gjykata e Krujës liroi me kusht pak kohë më parë një nga ish-anëtarët e “Bandës së Durrësit”, 36- vjeçarin Endrit Dokle, që ishte dënuar me burg përjetë nga gjykata e krimeve të rënda, ndërkohë që pas tij edhe Gjykata e Fierit ka liroi të dënuarin me 25 vite burgim, Sardian Sulejmani.

Votimi i kreut të ILD-së, reagon ashpër selia blu

NJOFTIMI

Gjata: Artur Metani është në kushtet e ndalimit kushtetues dhe ligjor

Studentët me datë 22 janar fillojnë protestën

N

jë ditë pas votimit nga Kuvendi të kreut të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Partia Demokratike deklaron se emërimi antikushtetues dhe i paligjshëm i Artur Metanit, është kapja e plotë e sistemit të drejtësisë nga Edi Rama. Nga foltorja e selisë blu, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata tha se Artur Metani është në kushtet e ndalimit kushtetues dhe ligjor. “Parlamenti ilegjitim, i dalë nga vota e vjedhur dhe e blerë me paratë e krimit dhe të korrupsionit, realizoi goditjen finale kundër reformës në drejtësi dhe pavarësisë së organeve të reja të drejtësisë. Me urdhër të Edi Ramës emëroi në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme të organeve të drejtësisë, Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, shërbëtorin, vartësin e Kryeministrit, Artur Metanin, vëllanë e deputetes ish-ministre, duke shënuar kapjen edhe të një institucioni tjetër të drejtësisë. Ky emërim, siç e kemi konstatuar e denoncuar edhe më parë, vjen në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën e Republikës. Kjo shkelje e rëndë ka filluar që nga kualifikimi i paligjshëm i kandidaturës së Metanit nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, të kontrolluar nga shërbëtori Ardian Dvorani, duke u sanksionuar nga Parlamenti me një votim partiak. Për të emëruar vartësin e Edi Ramës në krye të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, u shkelën kriteret bazë kushtetuese dhe ligjore. Ky emërim nga Parlamenti është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të Drejtësisë”. Artur Metani është në kushtet e ndalimit kushtetues dhe ligjor. Ai ka mbajtur funksionin e Këshilltarit Juridik të Presidentit të Republikës, në periudhën Maj 2002-Korrik 2012. Si Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, edhe Parlamenti kanë shkelur

me vetëdije ligjet dhe Kushtetutën, duke qenë në dijeni të plotë të faktit ndalues se Artur Metani në 10 vitet e fundit ka qenë “funksionar politik”, si pjesë e Kabinetit të Presidentit të Republikës. Kjo është shkelja më e rëndë nga Parlamenti në emërimin e Artur Metanit. Por kur bëhet fjalë për njeriun besnik të Kryeministrit Parlamenti mbyll sytë dhe voton në një akt nul, antikushtetues. Metani u emërua nga vetë Kryeministri Avokat i Shtetit, pra vartës direkt i tij, pa folur për lidhjet familjare e nepotike të Metanit më eksponentë të njohur të qeverisë dhe Partisë Socialiste, gjë që është bërë normë për drejtuesit e lartë të organeve të reja të drejtësisë. Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është kunati i një tjetër deputeteje socialiste. Po përse

i duhet Edi Ramës kapja e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë? Për arsyen e thjeshtë se në këtë funksion Inspektori ka si kompetencë të kontrollojë punën e gjykatësve dhe të prokurorëve të Republikës dhe t’i propozoje sipas rastit KLP dhe KLGJ masat disiplinore deri në shkarkim nga detyra. Kështu Edi Rama ka në dorë gjyqësorin dhe prokurorët, të cilët po nuk zbatuan urdhrat e tij, u lëshon Inspektorin, pra Metanin. Në këtë mënyrë, Edi Rama synon t’i mbajë gjyqtarët dhe prokurorët në një veting permanent dhe personal. Ka kohë që ne kemi shtruar çështjen se përse u bë gjithë kjo reformë në drejtësi. Për faktin që qeveria të mbajë sa më larg duart nga drejtësia. Por me Edi Ramën kjo është e pamundur. Koha po provoj atë që Partia Demokratike paralajmëroi që

Kur ka kaluar një vit pas paktit me Edi ramin që i dha fund rezistencës një mujore, studentët shqiptarë lajmërojnë rikthimin e tyre në sheshe, për shkak se qeveria nuk realizoi asnjë prej kushteve që iu vendosën 1 vit më parë, dhe për këtë arsye ata bëhen gati për protestat e radhës. Lajmin e nisjes së protestave studentore do ta jepte pasditen e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha, i cili citon mesazhin e një studenti të revoltuar të mbërritur në adresën e tij të postës elektronike. Sipas studentit në fjalë, më 22 janar studentët do të ngrihen në protestë kundër padrejtësisë dhe ligjit të arsimit të lartë. “Revolta studentore drejt shpërthimit! Lexoni mesazhin e studentit të revoltuar dixhital”, shkruan Berisha teksa publikon në rrjetin social edhe mesazhin e mbërritur në adresën e tij. “I nderuar dr.Berisha. Me 22 janar studentët do ngrihen në revoltën më të madhe kundër padrejtësive dhe ligjit shfarosës të arsimit të lartë. Ne jemi më të vendosur se kurrë për të ruajtur parimet dhe principet tona. Secili prej nesh e ka detyrë morale të bashkohet dhe të jemi një grusht i pashmangshëm migjenian përballë malit të përbindshëm të zullumeve kombëtare. Ju lutem postojeni, që lajmi im, të gufojë plot shpresë në zemrat rinore të bashkëmoshatareve të mi!”, thuhet në mesazhin e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

prej fillimit: I vetmi synim i Edi Ramës me reformën në drejtësi është kontrolli i plotë i saj dhe jo drejtësia e pavarur në shërbim të qytetarëve. Sot askush nuk beson më në pavarësinë e organeve të reja të drejtësisë nga Kryeministri, i cili po i kthen ato në organe private të tij. E vetmja rrugë për shpëtimin e reformës në drejtësi është largimi i Edi Ramës”, u shpreh dje Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata.


SOCIALE

7

E mërkurë, 22 JANAR 2020

Vijon rikonstruksioni i shkollës “1 Qershori” në Kombinat, do të jetë me një turn

Veliaj: Në Tiranë kemi 100 kantiere pune, 20 janë shkolla 100

-vjetori i shpalljes së Tiranës Kryeqytet do ta gjejë Kombinatin me një tjetër shkollë të rikonstruktuar, që i plotëson standardet për mësim normal dhe me një turn. Pas ndërtimit të shkollës “Betim Muço”, Bashkia e Tiranës vijon punën për rehabilitimin e shkollës “1 Qershori”, e cila po i nënshtrohet një ndërhyrjeje të thellë, për herë të parë që nga ndërtimi i saj në vitin 1961. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot në kantierin e punës së kësaj shkolle dhe shprehu besimin se me këtë ritëm ajo do të hapet në kohë për nxënësit. “Po punojmë me shpejtësi që shkolla “1 Qershori” të kapë 1 qershorin e 100 vjetorit të Tiranës, si një shkollë e re, si një shkollë e shtuar, jo vetëm në numër klasash, por edhe me ambiente të reja sportive për futboll, volejboll, basketboll dhe palestër”, tha Veliaj. Ai tha se aktualisht në kryeqytet janë hapur mbi 100 kantiere ndërtimi, ku 20 prej tyre janë shkolla. Sipas Veliajt, fokusi i 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet do të jetë kryesisht tek fëmijët. “Refreni i 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet do të jetë i fokusuar tek fëmijët: Shkollat, shkollat, shkollat! Momentalisht kemi rreth 100 kantiere në Tiranë, nga të cilat 20 janë shkolla; do të thotë se prioriteti që u është dhënë fëmijëve në mandatin e parë do të vijojë edhe në këtë mandat. Nëse në 100 vitet e ardhshme të Tiranës do punojmë duke pasur parasysh fëmijët dhe jo sherret e të rriturve, do të lëmë realisht një pajë dhe do kemi hedhur piketat sesi do jetë Tirana në 100 vitet e ardhshme”, tha ai. Veliaj nënvizoi se investimi tek ky brez është garancia më e mirë

se të nesërmen do të kemi europianë dinjitozë që menaxhojnë qytetin dhe shtetin tonë. “Nëse kemi fëmijë që mezi kalojnë rrugën, që shkojnë në shkollë pasdite, që s’kanë një vend ku të luajnë, sigurisht nesër dhe për 100 vitet e tjera do kemi ca të rritur që do e bëjnë Shqipërinë dhe Tiranën çorap. Por, nëse sot investojmë tek ky brez i ri, në 100 vitet e ardhshme do kemi europianë dinjitozë, që menaxhojnë qytetin dhe shtetin tonë”, shtoi ai. Krahas shkollave, Kombinati po njeh një sërë investimesh

INVESTIMI I RI I BASHKISË

të rëndësishme. Pas rrugës së re, ka filluar edhe vendosja e kangjellave, që jo vetëm do të përmirësojë anën estetike të saj, por do të rrisë edhe sigurinë e

këmbësorëve. “Është një njësi e cila edhe sot po transformohet. Rruga e re e Kombinatit mbaroi, sot po vendosen kangjellat. Aksi kryesor nuk mund të jetë një

vend për lavazhe dhe gomisteri, por për njerëzit. Rrugët, trotuaret janë për njerëzit, kurse makinat mund t’i rregullojmë edhe në periferi, ama jo në akset kryesore, ku fëmijët duhet të kalojnë përditë për të shkuar në shkollë. Ndaj, pas rrugës së re, vijojmë me shkollën “1 Qershori”, e cila për herë të parë në historinë e saj, që nga viti 1961 kur është ndërtuar, do të jetë një shkollë vetëm me një turn; pra, shfryhet turni i pasdites dhe pasdite nuk e lëmë terrenin bosh, por ia kthejmë komunitetit, që komuniteti ta përdorë si gjithë shkollat e Tiranës, për të çuar fëmijët nëpër kurse sportive”, u shpreh Veliaj. Deputetja e PS, Blerina Gjylameti vlerësoi premtimin e mbajtur nga kryebashkiaku, ndërsa nënvizoi se kjo shkollë u vjen në ndihmë të gjithë nxënësve të njësisë 5 dhe 6 në kryeqytet. “Shumë e lumtur që shoh tek mbahet ai premtim që kemi dhënë, që shkollës “1 Qershori” t’i rikthejmë dinjitetin e dikurshëm. Por, ndërkohë, edhe nxënësit apo fëmijët që jetojnë midis Njësisë 5 dhe 6, të kenë të njëjtat kushte si çdo fëmijë tjetër i bllokut apo kudo qoftë në Tiranë. 100 vite kanë kaluar tashmë për Tiranën, por do jetë një stoli shumë e bukur që në 100 vitet e ardhshme të kemi lënë shkolla të tilla, ku fëmijët jo vetëm të kenë infrastrukturën e duhur, por mbi të gjitha infrastrukturën arsimore, të bëhen qytetarë shumë herë më të mirë”, u shpreh Gjylameti. Bashkë me punën për shtimin e klasave dhe të laboratorëve, shkolla e re do të ketë edhe kënde sportive dhe hapësira çlodhëse, të cilat pas mësimit do të mund të përdoren nga komuniteti i zonës.

Dy lagje të tjera në Tiranë marrin zgjidhje të furnizimit me ujë Ç do ditë një investim i ri kryhet në kryeqytet nga specialistët e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës. Gjatë ditëve të fundit u rikonstruktua plotësisht rrjeti i ri i ujësjellësit për banorët e rrugës “Pandi Dardha”, duke garantuar kështu furnizim me ujë të pijshëm, me të gjitha parametrat dhe cilësinë e duhur për ta përdorur atë. Falë investimeve të Bashkisë në një tjetër zonë të kryeqytetit, është realizuar lidhja e re e ujit, duke bërë të mundur eliminimin e problematikave me të cilat janë ndeshur deri më tani banorët e kësaj zone. “Profesionalizëm dhe përkushtim i përditshëm për të modernizuar dhe zëvendësuar

rrjetin e amortizuar të ujësjellësit, garancia që duhet për përmirësimin e ndjeshëm në cilësinë e furnizimit me ujë të kryeqytetit”, thuhet në postimin e UKT Tiranë në rrjetin social “Facebook”, teksa publikohen edhe disa foto nga puna në terren gjatë zbatimit të investimit të ri në rrjetin e shpërndarjes për banorët e rrugës “Pandi Dardha”. Sakaq, një tjetër ndërhyrje është realizuar në rrugën “Bedri karapici”, ku grupet e punës së UKT po punojnë me përkushtim maksimal, për përfundimin e investimit më të ri që po kryhet në rrjetin e ujësjellësit. Nisur nga kërkesat e qytetarëve, gjatë ditëve të fundit grupet e punës të UKT kanë ndë-

rhyrë edhe në zona të tjera të kryeqytetit, për t’i dhënë zgjidhje çdo problematike të krijuar në çdo cep të Tiranës.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

INTERVISTA

P

residenti Ilir Meta deklaron se për të zgjidhur krizën politike, nevojitet një tryezë më e përgjegjshme se ajo për reformën zgjedhore. Në një intervistë për “ABC News”, Presidenti shprehet palët janë shumë vonë me vendosjen e dialogu, në raport me procesin e integrimit europian. “Të dyja palët duhet të bashkëpunonin prej vitesh, për marrjen e përgjegjësive dhe për të vendosur një dialog të besueshëm e të mirëstrukturuar në interes të çështjeve më të mëdha që ka vendi”,shprehet Presidenti.

8

E mërkurë, 22 JANAR 2020

Kreu i shtetit për Komisionin Hetimor: Krenar që më akuzon Kuvendi njëpartiak. Po më bëjnë nder

Meta: Nuk ka asnjë fuqi në botë të më bëjë presion në raport me Kushtetutën

Intervistoi: Mimoza Koçiu Gazetarja (Mimoza Koçiu): Sot (dje) është 21 janari, një datë që nuk është shumë e këndshme me çfarë ka ndodhur nëntë vite më parë. Unë do të doja një reflektim të shpejtë nga ju, si President i Republikës dhe si politikan? Presidenti Meta: 21 janari është një datë shumë e rëndësishme, sepse është dita e Kongresit të Lushnjes. Ne sot kemi 100-vjetorin e kësaj ngjarjeje, më e rëndësishmja pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, pasi në vetvete është një rivendosje e pavarësisë dhe e organizimit të shtetit shqiptar dhe e të gjitha institucioneve, por edhe një fillim i parlamentarizmit në Shqipëri. Në këtë drejtim është një nga ditët më të rëndësishme të shtetformimit tonë dhe që na kujton se sa e rëndësishme është që të forcojmë institucionet. Sa i takon 21 janarit tjetër, sigurisht që nuk kemi asnjë arsye për t’u krenuar. Është një ngjarje që na kujton se sa tragjike është kur opozita përdor dhunën për të arritur objektiva politike të pandershme. Dhe se sa e rëndë është kur instrumentalizohen qytetarët për qëllime të tilla, sidomos kur nxiten në rrugën e dhunës. Kjo ngjarje na kujton se duhet të heqim dorë një herë e përgjithmonë nga dhuna si një mjet i arritjes së qëllimeve politike. Gazetarja: Do të doja të ndaleshim në situatën tuaj aktuale, sepse jeni i pari President për të cilin ka nisur një procedurë shkarkimi. Puna e komisionit hetimor është rritur sërish... P r e s i d e n t i M e t a : Jam krenar për faktin që jam akuzuar nga një parlament

njëpartiak pse kam mbrojtur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe mbi të gjitha, pse kam mbrojtur pluralizmin politik, themelin mbi të cilin ndërtohet i gjithë sistemi politik dhe shtetëror në Republikën e Shqipërisë, ku bazat janë zgjedhjet e lira e të ndershme. Gazetarja: Është shtuar objekti i komisionit hetimor ndaj jush. Pra palët edhe një herë i drejtohen Komisionit të Venecias.

Po i drejtoheni sërish me pyetje të reja, çfarë do të kërkoni tashmë? Presidenti Meta: Është një absurditet vazhdimi në mënyrë të paligjshme dhe antikushtetuese i këtij komisioni hetimor. Por për mua nuk përbën një shqetësim. E kam thënë edhe më parë që e mira është ta zgjasin afatin deri në 24 korrik të vitit 2022. Presidenti mund të shkarkohet apo të hetohet vetëm për shkelje të rënda

Presidenti nuk mundet të hetohet kurrsesi apo të shkarkohet për shkak të akteve që ai nxjerr dhe të dekreteve të tij, sepse Presidenti vepron përmes dekreteve ashtu si parlamenti vepron përmes ligjeve. Sa ligje dhe sa vendime qeverie, Gjykata Kushtetuese, përpara se të paralizohej, i ka rrëzuar parlamentit apo qeverisë së Ramës?! Me dhjetëra! Nuk kemi parë që parlamenti të jetë rrëzuar apo qeveria të jetë shkarkuar. Kjo është një lojë politike që tregon shqetësimin e madh që ka mazhoranca aktuale...

kushtetuese, të cilat janë të atij karakteri që mund të cenojnë sovranitetin apo integritetin e Republikës së Shqipërisë. Presidenti nuk mundet të hetohet kurrsesi apo të shkarkohet për shkak të akteve që ai nxjerr dhe të dekreteve të tij, sepse Presidenti vepron përmes dekreteve ashtu si parlamenti vepron përmes ligjeve. Sa ligje dhe sa vendime qeverie, Gjykata Kushtetuese, përpara se të paralizohej, i ka rrëzuar parlamentit apo qeverisë së Ramës?! Me dhjetëra! Nuk kemi parë që parlamenti të jetë rrëzuar apo qeveria të jetë shkarkuar. Kjo është një lojë politike që tregon shqetësimin e madh që ka mazhoranca aktuale për qëndrimet mjaft të qarta, kushtetuese, parimore dhe transparente të Presidentit të Republikës. Në këtë drejtim kjo gjë mua më bën nder. Gazetarja: Për çfarë do ta pyesni Komisionin e Venecias, tani pas shtesës së re të hetimit të objektit?

Presidenti Meta: Nuk ka qenë qëllimi im për t’iu drejtuar Komisionit të Venecias. Por për shkak se Parlamenti ka ndërmarrë një nismë të tillë për të vënë në diskutim sipas tij, kompetencën kushtetuese të Presidentit të Republikës, edhe unë isha i detyruar, për të bërë të njëjtën gjë për Parlamentin. Në qoftë se do të ishit e vëmendshme, Kuvendi ende, edhe pas më shumë se sa tri javë, edhe pse presupozohet se është institucion i përbërë nga forca të ndryshme politike, një institucion transparent dhe jo monokratik, ende nuk ka publikuar të gjithë parashtrimin apo komunikimin zyrtar të Kuvendit me Komisionin e Venecias. Komisioni i Venecias është i detyruar të vihet në lëvizje nga ana procedurale sa herë që një parlament ia kërkon, por në rastin konkret kemi të bëjmë me një situatë absurde për arsye sepse nuk kemi se çfarë t’i interpretojmë Kushtetutës kur Kushtetuta e ka shprehur shumë qartë se si ndërtohet Gjykata Kushtetuese, pra e balancuar: tre anëtarë zgjidhen prej Presidentit, tre nga parlamenti, tre nga Gjykata e Lartë. Jo vetëm kaq, por edhe në një radhë të përcaktuar në Kushtetutë. Presidenti emërimin e parë, parlamenti emërimin e dytë, Gjykata e Lartë të tretin dhe pastaj përsëri në këtë mënyrë. Gazetarja: A mendoni se po fitojnë kohë? Për faktin se nuk duan të bëjnë shkarkimin tuaj, por po e përdorin si një mjet për t’ju bërë presion? Presidenti Meta: Së pari nuk ekziston mundësia nga asnjë fuqi në botë që të më bëjë mua presion në raport me Kushtetutën, në raport me ligjin dhe në raport me bindjet e mia politike. (Vijon në faqen 9)


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

INTERVISTA (Vijon nga faqja 8)

Gazetarja: Apo nuk e kanë seriozisht? Presidenti Meta: Kjo vetëm tregon se sa jo serioze është situata në raport me funksionimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Komisioni i Venecias e tha shumë qartë herën e parë se pretendimet e Kuvendit nuk hyjnë kurrsesi në ato raste kur Presidenti mund të hetohet apo të shkarkohet. Kjo është tepër e qartë. Dëshira e tyre është thjesht një vetëdemaskim se ku qëndron burimi i të gjithë krizës institucionale dhe demokracisë në Shqipëri. Në këtë vend, ku kemi një kontroll absolut nga vetëm një parti, të Kuvendit, të pushtetit vendor, të shumicës së gjithë institucioneve të pavarura të kontrolluara nga ky kuvend, dhe një kontroll të plotë të të gjitha instrumenteve të vetting-ut dhe realisht të zbatimit apo të keq zbatimit të vetë reformës në drejtësi, kemi një pengesë që është Presidenti i Republikës, që është një institucion i pavarur dhe njëkohësisht i patrembur. Gazetarja: Ndryshe paraqitet situata nga kampi tjetër. Në fakt ju keni këtë situatë në parlamentin me mazhorancës. Presidenti Meta: Unë e kam situatën shumë të thjeshtë, sepse unë i referohem Kushtetutës dhe vetëm Kushtetutës. Në çdo rast mund t’jua tregoj në Kushtetutë se të gjitha veprimet e Presidentit janë mjaft solide. Është Presidenti ai, i cili ka kërkuar bashkëpunim me Kuvendin dhe kjo është e dokumentuar zyrtarisht. Janë disa shkresa, disa qëndrime publike, janë të gjitha të dokumentuara dhe zyrtare, ku Presidenti i kërkon Parlamentit bashkëpunim që të dyja institucionet të mos përplasen, por të respektojnë Kushtetutën dhe të mos dëmtojnë besueshmërinë e vetë Gjykatës Kushtetuese. Siç e dimë, nuk ka pasur asnjë përgjigje nga ana e Parlamentit. Është Presidenti që i ka kërkuar KED-së, dhe në veçanti kryetarit të KED-së, i cili nuk ka asnjë kompetencë nga ato për të cilat ai është kallëzuar penalisht në Prokurori, që të respektojë Kushtetutën, të respektojë radhën kushtetuese të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, gjithashtu që të kryejë detyrat e tij që ta ndihmojë Presidentin të mos e shkelë Kushtetutën. Të njëjtën gjë të mos e bëjë as par-

9

E mërkurë, 22 JANAR 2020

Ndoshta mund të ishte rruga më e thjeshtë për këtë dialogun që është vendosur. Por është mjaft vonë, dhe dëmet që i janë shkaktuar vendit janë shumë të mëdha. Në çdo rast besoj se duhet të ketë një angazhim më të besueshëm dhe më të thellë e më të sinqertë se sa diçka episodike. lamenti dhe askush tjetër në interes të një procesi legjitim dhe të besueshëm të krijimit të Gjykatës Kushtetuese. Pra, Presidenti i Republikës gjithmonë ka kërkuar, i ka paraprirë dhe ka bërë gjithçka për të evituar përplasjet dhe për të mos u vendosur as vetë në një pozitë të vështirë në raport me Kushtetutën dhe ligjin, por as institucionet e tjera në këtë rast, që të mos bëjnë një dëm të tillë, i cili tashmë është bërë, jo për faj të Presidentit. Gazetarja: Kemi një lajm të mirë që na ndodhi para pak ditësh. Na ndihmoni nëse mund ta lexojmë si të tillë! Retorikat politike të larta për shkak të krizës politike dhe institucionale, dhe pastaj një ditë të bukur, palët u ulën jo për t’u dakordësuar, por për të formalizuar një dakordësi që kishin bërë për reformën zgjedhore. Ky është lajm i mirë? Lajm i keq, një “dezha vy” (ripërsëritje - frëngjisht)? Kujtojmë që në 2017-n situata nuk ishte aq rozë, jo thjesht për Partinë Demokratike, por edhe për LSI-në që ju drejtonit atëhere? Presidenti Meta: Jemi shumë vonë në raport me procesin e integrimit europian. Të dyja palët duhet të bashkëpunonin prej vitesh, për marrjen e përgjegjësive dhe për të vendosur një dialog të besueshëm e të mirëstrukturuar në interes të çështjeve më të mëdha që ka vendi. Megjithatë e konsideroj një hap pozitiv, për arsye se përfundimi i reformës zgjedhore dhe miratimi i saj me konsensus, është një nga kërkesat e para të Bundestag-ut dhe të gjithë procesit të kushtëzuar për hapjen e mundshme të negociatave. Le të shpresojmë se nuk

do të ketë ndonjë surprizë rrugës! Por edhe sikur të vazhdojë në këtë mënyrë, është fare-fare pak, përveç se është tepër vonë, dhe kërkohet një tryezë tjetër mendoj unë, shumë e thellë dhe më e përgjegjshme për të plotësuar të gjitha këto detyrime, të cilat janë tashmë të qarta në rezolutën e Bundestag-ut. Gazetarja: Ju thoni që të shkojë përtej reformës zgjedhore? Presidenti Meta: Nuk është se reforma do të zgjidhë ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Gazetarja: Duhet shkuar përtej? Presidenti Meta: Ndoshta mund të ishte rruga më e thjeshtë për këtë dialogun që është vendosur. Por është mjaft vonë, dhe dëmet që i janë shkaktuar vendit janë shumë të mëdha. Në çdo rast besoj se duhet të ketë një angazhim më të besueshëm dhe më të thellë e më të sinqertë se sa diçka episodike.

Gazetarja: A i jep një dorë opozita në ndërtimin e kësaj fasade? Nëse nuk funksionon si duhet apo thjesht opozita niset për të realizuar diçka edhe rrugës, nëse mund ta kuptojmë? Si e lexoni ju? Presidenti Meta: Nuk mund të flas në emër të opozitës. Opozita ka bërë disa veprime, në vlerësimin tim mjaft të gabuara, siç është dorëzimi i mandateve apo mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore, pavarësisht se ka pasur të drejtë në kauzat e saj për ndëshkimin e autorëve të blerjes së votave, apo dosjeve zyrtare që flinin në prokurori prej 3-4 vitesh, si ato të Dibrës, të Durrësit, etj. Rruga që opozita zgjodhi nuk mendoj se i shërbeu vendit, ashtu sikurse edhe mazhoranca, me shumë dëshirë, e shtyu opozitën në atë rrugë, duke dëmtuar rëndë edhe vetë legjitimitetin e saj, edhe të institucioneve kryesore të

vendit, përfshirë edhe kuvendin. Shpresojmë të ketë një reflektim nga të dy palët. Shqipëria është e të gjithëve dhe në këtë drejtim të gjithë duhet të kujdesen. Shqetësimi kryesor për të gjithë duhet të jetë shpopullimi i vendit. Përmasat e largimit janë të frikshme dhe të pakrahasueshme me vendet e tjera fqinje. Kjo është mjaft e rëndë. Gazetarja: Flasim pak për Kosovën. Ju dhe Berisha jeni politikanët më jetëgjatë për shkak se keni nisur karrierën qysh në fillim të viteve ‘90 si student i dhjetorit. A mbani mend ndonjëherë edhe si aktor dhe si dëshmitar të kemi patur këto lloj marrëdhëniesh me Kosovën? Kur kemi Kryeministrin e Shqipërisë që padit në gjykatë Kryeministrin e Kosovës... Presidenti Meta: Nuk do të doja të përfshihesha në këto debate. Është e rëndësishme që politikanët e Shqipërisë në radhë të parë të përpiqen të zgjidhin problemet e Shqipërisë dhe sa më mirë t’i zgjidhin këto probleme janë edhe një shembull pozitiv për politikanët e Kosovës apo për shtetin e Kosovës dhe e njëjta gjë do të thosha edhe në Kosovë. Ndërkohë që në politikën e jashtme Shqipëria gjithmonë e ka patur dhe do ta ketë në prioritetin e saj kryesor mbrojtjen e interesave të Kosovës, të shtetit të Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon në tërësi, por kurrsesi nga pozita paternaliste. Gazetarja: Pra, nuk është lajm i mirë, por mirë është t’i lëmë vetë ta zgjidhin, kur dy Kryeministra përplasen? Presidenti Meta: Padyshim që nuk është një lajm jo vetëm pozitiv, por është një gjë tërësisht e panevojshme.


AKTUALITET

10

E mërkurë, 22 JANAR 2020

Vrasja e 27-vjeçarit, pistë jeta në Francë dhe Belgjikë. Familja në Dibër ka hapur dyert e mortit. Brenda 20 ditëve 5 persona janë vrarë, rritet pasiguria në vend

K

ishte ardhur në Tiranë për ceremoninë mortore të gjyshes së tij por mbrëmjen e së hënës plumbat i morën jetën. 28-vjeçari Vilson Tafçiu ishte ulur me disa persona në një lokal në zonën e Astirit, kur autorët e thirrën në emër dhe e ekzekutuan me tre plumba në zemër. Në lidhje me ngjarjen, mësohet se policia ka shpallur në kërkim një nga autorët e dyshuar. Kamerat e sigurisë kanë fokusuar makinën e autorëve që është larguar me shpejtësi. Makina rezulton të ketë qenë me ngjyrë të zezë. Edhe pse ishin ngritur pika kontrolli ende nuk ka asnjë gjurmë. I riu nuk është i panjohur për policinë. Në 7 mars të vitit 2018 ai u largua drejt Francës, ku vetëm 5 ditë më pas e arrestuan për shpërndarje të lëndëve narkotike. Drejtësia franceze e dënoi atë me një vit burg, por pasi kreu 8 muaj dënim në paraburgim, në 6 nëntor të 2018, ai u deportua në Shqipëri. Një nga pistat në të cilat po heton policia është pikërisht e shkuara e tij në Francë dhe Belgjikë. Familja në Dibër ka hapur dyert e mortit, ndërsa miqtë në rrjetet sociale shkruan se do të mbetet gjithmonë në zemrat e tyre. Brenda 20 ditë 5 persona janë vrarë, duke rritur më shumë pasigurinë në vend. Një tjetër grua u vra, këtë herë nga kunati xheloz. Eredet Çapoku qëlloi për vdekje me sende të forta Enkeleda Çapokun, duke i marrë jetën. Autori dhe viktima para dy vitesh jetonin në një shtëpi, bashkë me vajzën e 39-vjeçares por më vonë mes tyre lindën konflikte dhe ata vendosën të mos jetonin më bashkë.

Tafçiu ekzekutohet me 3 plumba në zemër, hetohet e kaluara në Francë NGJARJA

34-vjeçari banonte kohët e fundit në një banesë pranë viktimës. Një ngjarje makabre ndodhi më 5 janar në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ku 51-vjeçarja, Drita Saliaj u grabit, përdhunua dhe u mbyt në rezervuarin e fshatit. Dy minorenët e kanë pranuar krimin, ndërsa 26-vjeçari Ervis Zotaj e ka mohuar duke thënë se nuk ka qenë i pranishëm. Drita Saliaj u sulmua në shtëpinë e saj nga tre persona që kishin shkuar për të vjedhur. Luis Saliaj 16 vjeç, Sindi Shehaj po 16-vjeç dhe Ervis Zotaj 26-vjeç, pasi hasën në

rezistencën e zonjës së shtëpisë e goditën atë dhe më pas trupin e hodhën në rezervuarin e fshatit. Guxim Gjyriqi 47-vjeç, u vra pranë pikës së karburantit të tij në lagjen “Partizani” Gjyriqit iu zu pritë dhe pasi e thirrën në emër, atentatorët e qëlluan me breshëri automatiku nga një mjet pa targa duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Guximtar Gjyriqi, baba i tre fëmijëve, është kushëri i largët me Fatmir Haklajn, ish-shefin e komisariatit të policisë së Tropojës, që dha dorëheqjen nga

posti më 9 janar 1998. Ende nuk dihet nëse vrasja e Guximtar Gjyriqit lidhet me ndonjë konflikt të çastit apo hakmarrje, por burime konfidenciale pohojnë se familja Gjyriqi nuk ka pasur lidhje me atë se çfarë ndodhi me Haklajt dhe janë të vetmit që nuk kanë lëvizur nga Tropoja, duke jetuar të qetë ndër vite. Në qendër të Rrëshënit u ekzekutua me plumb në zemër, biznesmeni Kastriot Reçi. Qyteti u trondit nga vrasja e bujshme, duke rikthyer frikën e eliminimeve për hakmarrje gjatë viteve të fundit

“28-vjeçari Vilson Tafçiu ishte ulur me disa persona në një lokal në zonën e Astirit, kur autorët e thirrën në emër dhe e ekzekutuan me tre plumba në zemër. Në lidhje me ngjarjen, mësohet se policia ka shpallur në kërkim një nga autorët e dyshuar. Kamerat e sigurisë kanë fokusuar makinën e autorëve që është larguar me shpejtësi. Makina rezulton të ketë qenë me ngjyrë të zezë. Edhe pse ishin ngritur pika kontrolli ende nuk ka asnjë gjurmë”. në këtë qytet. Vrasja mund të lidhet me disa ekzekutimeve që kanë ndodhur ndër vite. Një dëshmitar i ngjarjes tregoi që nuk pati zhurma të shtënash, e po ashtu edhe në vendin ku Kastriot Reçi u qëllua, ishin pak njolla gjaku, çka konfirmon se mund të jetë përdorur snajper për të kryer vrasjen.

DEL RAPORTI I FORUMIT EKONOMIK BOTËROR

F

orumi Ekonomik Botëror (WEF) renditi Shqipërinë të parafundit për mundësitë e punësimit në raportin botëror të lëvizshmërisë sociale 2020. Raporti merrte në shqyrtim 82 vende me 10 tregues të ndryshëm të shtrirjes së kujdesit shëndetësor, arsimit, teknologjisë, punës, qëndrueshmërisë dhe efektivitetit të institucioneve për të dalë me një vlerësim të përgjithshëm me pikë, ku 100 ishte vlerësimi më i lartë. Shqipëria arriti vlerësim mesatar prej 56 pikësh duke u renditur së bashku me Gjeorgjinë dhe Tajlandën, por poshtë Arabisë Saudite, Ukrainës, Moldavisë dhe Serbisë. Vlerësimi më i dobët ishte për çështjet e punësimit. Për mundësi të punësimit Shqipëria u vlerësua vetëm me 32.5 pikë duke u pozicionuar në vendin e parafundit (vendi 81 nga 82 shtete). Në raport thuhet se rreth 19% e atyre që kanë diploma janë të papunë, së bashku me 20.4% të atyre me arsim të mesëm dhe 13.8% të atyre me arsim bazë.

Shqipëria vendi i dytë më i keq në botë për mundësi punësimi

Këto tregues shprehin qartë se ata me arsim më të lartë kanë më shumë gjasa të jenë të papunë, çka kontribuon në situatën e “rrjedhjes së trurit” – emigrimit. Mjerisht, mbi gjysma e punëtorëve janë në punësim të cenueshëm dhe rrezikojnë të humbasin punën e tyre. Më

pak se gjysma e punëdhënësve ofruan trajnime dhe popullsia ka më pak se aftësia optimale e njohurive dixhitale. Raporti gjithashtu vuri në dukje një rezultat të ulët për politikat aktive të tregut të punës, duke e renditur Shqipërinë në vendin e 62. Në çështjet e shëndetit të popul-

latës, Shqipëria u vlerësua mirë, me nivele të ulëta të kequshqyerjes, qasje të mirë në kujdesin shëndetësor dhe një normë mesatare të lindjeve ndër adoleshentë. Ajo u rendit në vend të 37. Për sa i përket arsimit, Shqipëria shënoi pak më shumë se gjysmën e pikëve në dispozicion. Rreth

70.7% e nxënësve të pafavorizuar në shkolla raportuan mungesë të materialeve arsimore dhe u vu re nivel i ulët i diversitetit shoqëror. Sipas WEF-së mund të bëhet më shumë për të përmirësuar raportin e mësuesve për rnxënës në arsimin fillor dhe të mesëm. Për sa i përket lidhjes në internet, 71.8% e popullsisë përdorin internetin dhe 99.2% e vendit është e mbuluar nga 3G. Ndërsa 100% e popullsisë ka qasje në energji elektrike, por sipas raportit jo të gjitha shkollat kanë qasje në internet. Për sa i përket mbrojtjes sociale, vendi renditet keq me vetëm 11,9% të PBB-së të shpenzuar për këto çështje. Rrjeti i përgjithshëm i sigurimeve shoqërore për punëtorët shqiptarë u vlerësua me vetëm 2.3 nga 7 pikë, duke u renditur në numrin 72 në të gjithë botën. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, është vlerësimi për perceptimin rreth korrupsionit ku Shqipëria nuk befason aspak me rezultatin. Ajo ka marrë vetëm 36 nga 100 pikë të mundshme. /Alice Elizabeth Taylor-Exit.al


AKTUALITET L

irimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm apo me 25 vite burg, po vijon në masë. Sardian Sulejmani doli nga burgu pas 19 vite, 11 muaj e 3 ditë burgim. Në ditën e marrjes së këtij vendimi i kishin mbetur për të vuajtur edhe 4 vite 10 muaj e 17 ditë burgim. Ai rezulton i dënuar me 25 vite burgim. Zyra Vendore e Shërbimit të Provës Fier, ka renditur 10 argumente për të çuar në lirimin e tij. Një nga këto është gjendja shëndetësore e të atit e cila nuk është e mirë pasi ka probleme me zemrën. Sardiani është djali i vetëm i kësaj familjeje, pasi i vëllai i ka vdekur në vitin 1999, ndërsa e ëma i ka ndërruar jetë në 2016. “Gjendja shëndetësore e të atit të të dënuarit nuk është e mirë, pasi ka probleme me zemrën, për të cilën ka qenë disa herë i shtruar në spital dhe merr mjekim. Gjendja emocionale e tij është shumë e rëndë për shkak të vdekjes së djalit të madh në vitin 1999 dhe bashkëshortes së tij në vitin 2016, duke ndikuar edhe në gjendjen e tij shëndetësore ne tërësi dhe ka nevojë për përkujdesje të vazhdueshme si dhe mbështetje emocionale nga djali i tij, pasi është e vetmja familje që i ka mbetur”. Në korrik të 2012, Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda dënoi me 25 vite bug Sulejmanin për akuzën e vrasjes me paramendim të Avni Gashit ndodhur në tetor 2005, si dhe vrasje me paramendim të mbetur në tentativë në dy raste ndaj Lulzim Berishës, ngjarje e ndodhur në gusht të 2005. “Në kohën e kryerjes së veprës penale i dënuari ka qenë në një moshë shumë të re për të kuptuar si duhet pasojat e veprimeve të tij, e shoqeruar kjo edhe nga ndikimi negativ i personave të tjerë si dhe nga humbja e vëllait në kohën

11

E mërkurë, 22 JANAR 2020

Nga dënimi i dhënë kishte kryer gjithsej 19 vite, 11 muaj e 3 ditë burgim. Në ditën e marrjes së këtij vendimi i kishin mbetur për të vuajtur edhe 4 vite 10 muaj e 17 ditë burgim

I ‘’forti’’ del nga burgu, 10 arsyet e lirimit të Sardian Sulejmanit

kur i dënuari ishte ende i mitur”. Gjyqtari Piro Sota thotë: Arsyet e veçanta nuk janë gjë tjetër veçse rrethana konkrete, të cilat provojnë se me dënimin e vuajtur është arritur qëllimi për edukimin dhe i dënuari është i gatshëm të riintegrohet në shoqëri. Nga dinamika e vuajtjes së dënimit me nr.4126 datë.19.07.2019,

rezultonte se i dënuari Sardian Sulejmani, kishte vuajtur fizikisht 13 vite, 8 muaj e 19 ditë burgim. Nga dënimi i dhënë kishte kryer gjithsej 19 vite, 11 muaj e 3 ditë burgim. Në ditën e marrjes së këtij vendimi i kishin mbetur për të vuajtur edhe 4 vite 10 muaj e 17 ditë burgim. Rasti që ka sjellë më shumë reagime ditët e

fundit është ai i Endrit Dokles. Ai u dënua me burgim të përjetshëm por ishte Gjykata e Krujës që prishi vendimin e Gjykatës së Lartë dhe vendosi lirimin e tij. Lulzim Caka, një tjetër personazh i njohur i vitit ‘97 u lirua nga Gjykata e Elbasanit. Ai akuzohej për ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në Berat gjatë viteve 1997-1999. Gert

SITUATA “Sardian Sulejmani doli nga burgu pas 19 vite, 11 muaj e 3 ditë burgim. Në ditën e marrjes së këtij vendimi i kishin mbetur për të vuajtur edhe 4 vite 10 muaj e 17 ditë burgim. Ai rezulton i dënuar me 25 vite burgim. Zyra Vendore e Shërbimit të Provës Fier, ka renditur 10 argumente për të çuar në lirimin e tij. Një nga këto është gjendja shëndetësore e të atit e cila nuk është e mirë pasi ka probleme me zemrën”. Gjinerari la burgun e Drenovës në shkurt të vitit të kaluar. Ai akuzohej për vrasjen e Naim Zyberit në një spital në Milano. Elidon Kotorri, autor i një vrasjeje të trefishtë në fillim të viteve 2000 në Tiranë u lirua në gusht të 2019. Ai herë pas herë kishte përfituar nga amnistia dhe vuajta 20 vite burg. Viktor Ymeri, pjesëtar i ish-bandës së Gaxhait, në Vlorë la burgun në fund të vitit të kaluar, duke përfituar nga lirimi me kusht. Genc Tafili, i dënuar me 25 vite për vrasjen e Arben Zylyftarit, u lirua nga Gjykata e Krujës me vendim të gjykatëses Enkelejda Hoxha, e njëjta që firmosi edhe për Endrit Doklen. Ajo që bie në sy thuajse në të gjitha këto vendime është fakti se të gjithë këta të dënuar për vrasje, plagosje, trafik droge e të tjera vepra të rënda penale, çuditërisht brenda qelive kanë një sjellje shembullore. Të paktën ky është një nga argumentet ku gjyqtarët mbështesin vendimet e tyre.

9 vjet nga vrasjet në Bulevard, Balla: Shqiptarët presin nga drejtësia e re zbardhjen dhe ndëshkimin e fajtorëve

Homazhe për viktimat e protestës së 21 janarit, mungon Rama

K

ëtë të martë u mbushën nëntë vjet nga protesta tragjike e 21 janarit, ku humbën jetën 4 persona gjatë tubimit të opozitës së asaj kohe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Edhe në këtë përvjetor përfaqësuesit e mazhorancës sot në qeveri kanë bërë homazhe në vendin ku u vranë protestuesit. Familjarët të shoqëruar edhe nga deputetë të Partisë Socialiste vendosën lule në nderim të Ziver Veizit, Alesk Nikajt, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedës. Ndonëse kryeministri Edi Rama mungoi në ceremoni, pasi ndodhet për një vizitë zyrtare në Ukrainë, në homazhe morën pjesë zëvendëskryeministri Erion Braçe, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, si dhe deputetë e kryebashkiakë socialistë. 9 vjet më parë opozita e majtë protestoi në Bulevardin “Dësh-

morët e Kombit”, duke kërkuar largimin e qeverisë. Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë nisën vetëm pak minuta pas grumbullimit të mbështetësve të Partisë Social-

iste. Protestuesit hodhën gurë e sende të forta, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës si dhe ujë me presion për të larguar turmën. Përplasja mes tyre vazhdoi për më shumë se një orë,

ndërsa forcat e Gardës qëlluan edhe me armë. Nga të shtënat humbën jetën 4 protestuesit, por asnjeri prej tyre nuk ndodhej brenda perimetrit të sigurisë të selisë së qeverisë. Socialistët e vlerësuan ngjarjen e atëhershme si krim shtetëror, ndërsa qeveria e asaj kohe si një grusht shteti. Por edhe pse kanë kaluar 9 vjet nga ngjarja e rëndë, familjarët e viktimave ende kërkojnë drejtësi, ndërsa përsërisin çdo vit ritualin e homazheve para godinës së Kryeministrisë. Në 9 vjetorin e ngjarjes dhe në mungesë të kryetarit të tij Edi Rama, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla priti në një takim familjarë të protestuesve Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, të cilët mbetën të vrarë në protestën e 21 janarit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Balla shkruan se 4 dëshmorët, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, u qëlluan pabesisht në protestën popullore, në mbrojtje të vlerave dhe parimeve të demokracisë. Sipas Ballës, shqiptarët presin nga Drejtësia e re zbardhjen e plotë dhe ndërshkimin e fajtorëve për këtë krim të rëndë. “Sot 9 vite nga 21 Janari 2011! Nderim dhe respekt dëshmorëve: Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, të cilët u qëlluan pabesisht në protestën popullore, në mbrojtje të vlerave dhe parimeve të demokracisë në Shqipëri. Shqiptarët presin nga Drejtësia e re zbardhjen e plotë dhe ndëshkimin e fajtorëve për këtë krim të rëndë”, u shpreh socialisti, Taulant Balla.


FORUM OPINION Nga Klement Zguri*

N

dërhyrja ime në këtë aktivitet duhet të fokusohet tek prezantimi i praktikës shqiptare lidhur me pjesëmarrjen e grave, pakicave dhe personave me aftësi ndryshe në proceset zgjedhore. Por unë nuk mund të bëj një raportim të saktë të situatës, nëse nuk e fus atë në kontekstin e përgjithshëm politik dhe kulturor të vendit. Në Shqipëri zgjedhjet janë temë qendrore e politikës. Për shkak të antagonizimit të fortë midis palëve, për shkak të kulturës së kontestimit, për shkak të defekteve të proceseve, apo të mungesës së aftësisë së mjaftueshme për të gjeneruar zgjidhje, agjenda jonë politike nuk ka arritur të shkëputet nga kjo temë, edhe kur zgjedhjet kanë qenë larg dhe prej tyre nuk pritej ndryshimi. Tema është aq shumë prezente, saqë të krijohet përshtypja se zgjedhjet nuk janë instrument i politikës, por qëllimi i saj. Zgjedhjet i përkasin popullit, janë vendim i tij, thoshte Abraham Linkoln. Kultura jonë politike i trajton zgjedhjet si çështje e partive politike, jo si çështje e popullit votues, popullit vendimmarrës, popullit sovran. Partitë politike caktojnë rregullat e lojës sipas parimit të oportunitetit, jo sipas parimit të interesit më të lartë të publikut, caktojnë administratën zgjedhore, përfshirë KQZnë, sipas parimit të kontrollit dhe besnikërisë politike, jo sipas parimit të profesionalizmit e të respektit dhe nënshtrimit ndaj ligjit, zgjidhin krizat e procesit sipas leverdisë së momentit, jo sipas kornizës ligjore. Partitë politike tek ne kanë treguar mjaftueshëm se janë gati të bllokojnë dhe neutralizojnë organet ligjzbatuese, të trembin drejtësinë, të shkelin rregullat dhe manipulojnë vullnetin e zgjedhësve, vetëm për të fituar me çdo kusht zgjedhjet. Ky është një pushtet tepër i madh, i cili rëndom ushtrohet pa vetëfrenim. Po e përshkruaj me këtë ngjyrim kulturën tonë politike dhe ndikimin e saj mbi zgjedhjet, jo për të shuar kuriozitetin e pjesëmarrësve, apo për të hapur ndonjë polemikë të padobishme. Dua të them se kjo kulturë politike nuk është ekskluzivitet i vendit tim. Shfaqje të saj, ku më shumë e ku më pak, ndeshen dhe në rajon. Prandaj, kur trajtojmë një temë me rëndësi rajonale si kjo e pjesëmarrjes së grave, pakicave dhe personave me aftësi ndryshe duhet të mbajmë parasysh se detyra e parë e madhe nuk është si të promovojmë kauzën, si t’i ndërgjegjësojmë më mirë grupet e shenjuara, si

t’i inkurajojmë dhe mbështesim ata. Detyra e parë e madhe, për të gjithë rajonin është si t’i zmbrapsim elefantët e politikës, si t’i detyrojmë partitë politike të pranojnë se kuota gjinore, të drejtat e pakicave dhe kujdesi ndaj personave me aftësi ndryshe nuk janë opsion, por detyrim. Detyra e parë e madhe është të çrrënjosim këtë kulturë politike që qëllim sublim nuk ka popullin, por fitoren me çdo kusht, me çdo çmim. Nga ky këndvështrim dua të sjell qasjen time, përjetimin tim ndaj çështjes. Shqipëria është një vend që ka realizuar përparime serioze në forcimin e barazisë gjinore. Mekanizmat tanë ligjorë të barazisë, sidomos ai i kuotës gjinore, mund të konsiderohen pa frikë të nivelit më të përparuar. Kuota 30% në kandidim për parlamentin dhe kuota 50% në këshillat vendore tashmë janë realitet. Ato mund të konsiderohen si arritje të mëdha të shoqërisë shqiptare, të realizuara duke zmbrapsur politikën, duke i’u imponuar me sukses asaj. Por nuk mund të pretendojmë se kemi arritur edhe të edukojmë, të ndërgjegjësojmë dhe të emancipojmë politikën. Kuota është kuotë kandidimi, por nuk është bërë ende kuotë përfaqësimi. Praktika e partive politike shqiptare tek ne ka mjaftueshëm raste të dorëheqjes së detyruar të grave përfaqësuese, për t’i lënë vendin burrave, aq sa praktika mund të quhet pa frikë fenomen. Ne ende nuk e kemi gjetur zgjidhjen për këtë fenomen, por shpresojmë shumë se reforma zgjedhore që pritet të miratohet, të adoptojë mekanizmat e duhur që kuota në kandidim të kthehet në kuotë të sigurt në përfaqësim. Nëse fenomeni i dorëheqjeve të detyruara të grave nga përfaqësimi eliminohet me këtë reformë, atëherë kjo do të shënojë zmbrapsjen e dytë të madhe të rëndësishme të politikës dhe fitoren e dytë të madhe të parimit të barazisë gjinore, që nga koha kur u prezantua për herë të parë kuota gjinore në Shqipëri. Hapi tjetër logjik dhe i pritshëm, në betejën midis shoqërisë së emancipuar dhe politikës konservatore, do ishte forcimi i prezencës së grave në lidershipin politik dhe institucional të vendit. Tema ka filluar të bëhet prezente dhe janë bërë hapa konkretë për të shkuar drejt bashkëdrejtimit gjinor të strukturave kapilare të partive politike. Ky është vetëm fillimi. Ndoshta në një të ardhme të afërt do flasim për kuotën gjinore në lidership. Zmbrapsja e tretë e madhe e politikës përballë parimit të barazisë

12

E mërkurë, 22 JANAR 2020

Partitë shkelin çdo ligj për të fituar zgjedhjet

gjinore, ndoshta nuk është larg. Pjesa tjetër e arritjeve tona në fushën e barazisë gjinore janë arritje edukimi, ndërgjegjësimi dhe emancipimi. Këtu KQZ-ja ka pasur rol dhe ka shënuar suksese institucionale. Ne kemi një administratë zgjedhore që po i përfshin gjithnjë e më shumë gratë në administrimin e zgjedhjeve. Në zonat urbane prezenca e tyre në administrim është njohur dhe pranuar si vlerë e shtuar për komisionet zgjedhore. Në zonat rurale na duhet të punojmë më shumë për të zgjuar interesin e grave për procesin dhe për të nxitur aktivizimin e tyre. Nëse mund t’i ilustroj arritjet me gjuhën e shifrave, në rang vendi përfaqësimi i grave në KQV, pa ndihmën e kuotës gjinore, në zgjedhjet 2013 ishte 14%, në zgjedhjet 2015 ishte 15%, në zgjedhjet 2017 ishte 15.5%, në zgjedhjet 2019 ishte 21%. Pjesëmarrjen e grave në administrimin e zgjedhjeve ne e konsiderojmë të rëndësishme në procesin e edukimit zgjedhor, sepse më shumë aktivizim dhe përgjegjësi në administrim, do sjellë me siguri më shumë aktivizim dhe përgjegjësi në angazhimin shoqëror e politik të tyre, më shumë përfshirje në vendimmarrje. KQZ realizon në vijimësi strategji dhe projekte të ndryshme për edukimin zgjedhor të grave. Qëllimi ka qenë sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi për pjesëmarrje të grave në votime, ushtrimin e të drejtës së votës në mënyrë të lirë, të fshehtë dhe të pandikuar, refuzimin e votimit familjar etj. Takime të dedikuara janë zhvilluar me gra rome, banore të zonave rurale, shtëpiake, gra të dhunuara etj. Sa i takon pakicave, pozitës së tyre juridike në tërësi dhe marrëdhënies së tyre

me zgjedhjet duhet theksuar se çështja ka përfituar shumë nga proceset eurointegruese të Shqipërisë. Kuadri ynë ligjor për pakicat është i lavdërueshëm, i certifikuar si i tillë edhe nga instancat ndërkombëtare. Të drejtat politike të pakicave, sidomos e drejta aktive dhe pasive e zgjedhjes, janë të garantuara. Përfaqësuesit e pakicave qeverisin në zonat minoritare dhe janë rregullisht prezent në organet e zgjedhura përfaqësuese të vendit. Politika shqiptare e ka njohur dhe mirëpritur rolin e pakicave në shoqëri. Lëvizja politike e kohës është konkurrenca politike për t’u shtrirë në radhët e pakicave, për të përfaqësuar interesat e tyre, si dhe për të kanalizuar forcën e tyre elektorale në dobi të partive konkurruese. Kjo ka bërë që eksponentë të pakicave të përfshihen në organet përfaqësuese, si pjesë e partive nacionale nga i gjithë spektri politik. Nga këndvështrimi i KQZ-së kujdesi për pakicat është përqendruar në kujdesin për informimin dhe edukimin zgjedhor të tyre. KQZ, të gjithë materialet informuese/ edukuese/ndërgjegjësuese i prodhon dhe publikon edhe në gjuhët e pakicave kombëtare: në gjuhën greke, malazeze, maqedonase, bullgare, serbe, boshnjake, arumune, rome dhe egjiptiane. Për pakicat rome dhe egjiptiane sidomos kemi përpunuar programe të posaçme për edukimin zgjedhor. KQZ ka konsoliduar praktikën institucionale me qëllim garantimin e kushteve për të votuar të qytetarëve të cilët janë regjistruar si zgjedhës që nuk mund të votojë vetë. Për informimin dhe sensibilizimin e zgjedhësve që nuk dëgjojnë, të gjithë spotet e KQZ-së të transmetuara përgjatë fushatave

zgjedhore janë përshtatur në gjuhën e shenjave. Ndërkohë, për zgjedhësit e verbër, çdo Qendër Votimi është pajisur me maska në alfabetin “braille” (breil). Çka vijon të mbetet sfiduese, pavarësisht përpjekjeve institucionale është aksesueshmëria dhe përshtatshmëria e QV-ve për zgjedhësit para/tetra plegjikë. Pavarësisht se KQZ pajis të gjithë QV me dhoma të fshehtësisë të përshtatura për këta zgjedhës dhe cakton QV-të në katet e para të objekteve, mbetet përgjegjësi e njësive të qeverisjes vendore apo institucioneve që i kanë në përgjegjësi administrimi objektet, që të ndërtojnë infrastrukturën ndihmëse për personat me aftësi të kufizuar! Pjesëmarrja në zgjedhje dhe respektimi i vullnetit të tyre, janë tregues i standardit të zgjedhjeve. Prandaj ne e kemi konsideruar këtë çështje si sfidë e rëndësishme për KQZ-në. Mekanizmat tanë i japin përgjigje eliminimit të barrierave arkitektonike. Nevoja që kemi është si t’i automatizojmë këto mekanizma, me qëllim që e drejta e zgjedhësit të mos sakrifikohet për burokraci. Unë deri këtu tentova të bëj një pasqyrë të situatës, për aq kohë sa kisha në dispozicion. Dua ta mbyll duke theksuar se beteja për barazinë gjinore, pakicat dhe personat me aftësi ndryshe është një betejë që nuk bëhet vetëm dhe as vetëm një herë. Eksperienca jonë na ka mësuar se në këtë fushë arritjet më të mëdha realizohen, sa më të mëdhaja janë këmbëngulja dhe vendosmëria. *Fjala e Kryetarit të KQZ, në forumin “Pjesëmarrja e grave, pakicave kombëtare dhe personave me aftësi të kufizuara në zgjedhje dhe më tej”.


VIP

13

E mërkurë, 22 JANAR 2020

Aktori i famshëm “The Rock” zbulon arsyen e vdekjes së babait të tij

N

ë një video të publikuar në Instagram, “The Rock” u shprehu mirënjohjen fansave për dashurinë dhe mbështetjen që i dhanë gjatë kësaj periudhe. “Familja ime dhe unë ju falënderojmë. Shkoni përqafoni të dashurit tuaj fort, sa jeni ende në kohë. Ju dua,”– shkroi ai. Ndërsa në video, Dwayne tha se: “Siç e dini unë humba babain disa ditë më parë. Nuk pata mundësi që ti them atij lamtumirë. Do jepja

gjithçka për ti dhënë një përqafim dhe një puthje të madhe para se të ndërronte jetë, si edhe ti thosha faleminderit, të dua dhe të respektoj shumë. Por nuk pata shansin t’ia thosha. Por e tillë është jeta, siç e dinë shumë prej jush, bazuar në mesazhet që më keni dërguar shumë prej jush e kuptojnë dhimbjen që ndjen kur humbni një prind.” Ndërsa aktori i famshëm zbuloi edhe arsyen e ndarjes nga jeta të babait të tij në moshën 75-vjeçare. “The

Rock” tha se ai nuk po ndihej mirë kohët e fundit dhe tromboza e venave të thella i shkaktoi atak në zemër. “Ai nuk është ndjerë mirë, ishte ftohur dhe kishte infeksion, të martën pësoi trombozë të venave të thella, që është mpiksje gjaku në këmbë. Ishte mpiksja e gjakut që u “çlirua”, udhëtoi lart drejt trupit të tij dhe shkoi drejt e në mushkëri, pësoi mpiksje në mushkëri dhe vdiq shumë shpejt nga një atak në zemër,”- rrëfeu aktori.

Këngëtarja shqiptare bëhet pjesë e “Grammys”

Harry dhe Meghan nisin jetën e “pavarur” në Kanada

Dukesha Meghan Markle ka nisur të shijojë jetën e re jashtë familjes mbretërore. Ajo është fotografuar në Kanada shumë larg veshjeve prej dukeshe që të gjithë ishin mësuar ta shihnin. E veshur me streçe, kambale dhe me kapuç, Meghan është shfaqur e buzëqeshur teksa mbante vogëlushin e saj Archie dhe shëtiste dy qentë. Ndërkohë mbrëmjen e së hënës Meghanit dhe Archiet i është bashkuar edhe Princ Harry, i cili ndodhej në Britani. Ai u fotografua në aeroport i veshur gjithashtu sportiv. Duket se tashmë ata janë gati për të nisur jetën e tyre të pavarur nga Mbretëria pasi hoqën dorë nga titujt dhe nga fondet publike.

SUKSESI

“I’m Standing With You”, Agnesa Vuthaj mbërrin në Hollywood

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është padyshim një ndër emrat më të suksesshëm, këngët e së cilës kthehen menjëherë në hite. Së fundmi ajo ka njoftuar se do të jetë pjesë e ceremonisë së çmimeve “Grammys”, por jo si e nominuar. Bebe do të prezantojë në skenën e madhe, me datë 26 janar, një çmim të rëndësishëm. “E ngazëllyer që do e ndaj këtë natë me bashkëmoshatarët e mi tejet të talentuar këtë vit në Grammys”, ka shkruar këngëtarja krahas një fotoje të publikuar në profilin e saj të Instagramit, me ane te së cilës ka dhënë lajmin e bukur.

Chrissy Teigen ha gjithmonë 2 vezë të ziera në mes të natës Chrissy Teigen ka treguar një rutinë tepër të çuditshme që ndjek çdo natë, nëpërmjet një postimi në Twitter. Modelja e njohur tregoi se ajo zien vezë çdo mbrëmje dhe i vendos te koka e krevatit që t’i hajë. “Burri im i dashur thjesht më bëri vezët e mia të natës dhe menjëherë i hodhi. Unë nuk e detyrova të më bënte të tjera. Kush është më i miri në këtë situatë?” Ai që më bëri vezët? Unë që e fala? Po prit pak, përse Chrisy Teigen zien vezë çdo natë? Modelja më pas sqaroi se nuk mund të flejë nëse nuk ha diçka. “Nuk më zë gjumi nëse nuk jam e ushqyer. Bëj dy vezë të ziera fort çdo natë dhe i ha kur më del gjumi. Më parë haja mish viçi por zgjohesha shumë e fryrë”, shpjegon ajo. E pra sekreti i gjumit të Teigen qenka barku plot.

Sukseset e yjeve shqiptare në botë duket se nuk kanë të ndalur dhe këtë herë radha është për njërën nga femrat më të bukura në trojet shqiptare. Modelja e njohur nga Istogu, Agnesa Vuthaj, po vazhdon të jetë një prej emrave më të suksesshëm që tashmë ka kaluar edhe kufijtë. Bukuroshja së fundmi u bë pjesë e një projekti ndërkombëtar, i cili veçse ka filluar të marrë vëmendje përmes tabloideve të huaja. Orë më parë, CNN transmetoi një intervistë të Valeria Altobelli, si ideatore e këtij organizimi që bëri bashkë bukuroshet ndër vite të “Miss World”. Kënga e Diane Warren, “I’m Standing With You”, do të flas në shumë gjuhë, ndër to edhe shqip dhe për këtë është përzgjedhur modelja Vuthaj. Qëllimi i këtij projekti është tejet i veçantë, për të ngritur sa më shumë zërin për gratë në mbarë botën. E lumtur për suksesin e arritur është edhe vet modelja, ndërsa ndau një shkrim me ndjekësit në rrjetet sociale. ”E lumtur të isha pjesë e një projekti kaq të veçantë. Versioni ndërkombëtar i këngës “I’m standing with u”, kënga e Diane Warren e nominuar për Oscar tashmë ka kënduar në 6 gjuhë, folur në 15 dhe shkruar në 23. “Unë jam me ty” është një projekt bamirësie që do përkrah gratë në gjithë botën”.


SPORT

14

E mërkurë, 22 JANAR 2020

Sormani e ka nisur me humbje aventurën e dytë te “Të Kuqtë”, kurbinasit fituan falë Turkajt

ROZALB LIKA

A

dolfo Sormani e ka nisur me humbje aventurën e dytë në krye të skuadrës së Partizanit. “Të Kuqtë” janë mundur 3-2 në Korçë, duke e bërë edhe më të vësdhtirë misionin për të arritur Kukësin në vendin e parë. Edhe pse kampionët e Shqipërisë e panë veten shumë shpejt në avantazh me një gol të realizuar me 11-metërsh nga Bruno Telushi pas vetëm 7 minutash lojë, penallti e dyshimtë e akorduar nga gjyqtari Beqiri. Por vetëm kaq për Partizanin në këtë sfidë sepse më pas sfida u dominua nga skuadra e Ilir Dajës. Kartoni i dytë i verdhë që mori Ron Broja në minutën e 39-të ia vështirësoi shumë gjërat Partizanit dhe për t’ia lehtësuar punën Skënderbeut mendoi edhe Eneo Bitri që në të 43-ën shkaktoi një autogol të çuditshëm. 2 minuta më vonë Blerim Krasniqi përmbysi shifrat duke kaluar Skënderbeun në avantazh. Në minutën e 71-të gjyqtari Beqiri akordoi penalltinë e dytë në favor të Partizanit, për prekje me

Skënderbeu thyen Partizanin e Sormanit, Laçi fiton në Durrës

dorë të kapitenit të Skënderbeut Bruno Dita por pamjet tregonin tjetër me topin që e kishte prekur në kokë lojtarin

TRAJNERI

Sormani: Humbje e pamerituar, jam i lumtur për lojën e lojtarëve të mi

Sormani e nisi me humbje aventurën e dytë te Partizani, por strategu italian ka mbetur i kënaqur nga loja e futbollistëve në Korçë. Sipas tij, penalltia e dytë e humbur mund të kishte sjellë një tjetër rezultat. “Mendoj se kemi bërë të gjithë ndeshjen mirë se luajtëm edhe me një njeri më pak. E besonim, nëse shënonim penalltinë e dytë edhe mund ta fitonim. Jam i lumtur për djemtë për paraqitjen në një situatë jo të mirë, ka gjëra të mira. Rezultati nuk të pëlqen, por paraqitja ishte e mirë në një situatë jo edhe aq të mirë. Merkato? Mendoj të trajnoj djemtë që janë, pastaj klubi bën vlerësimet e veta,. Por ky nuk është momenti të flasim për këto gjëra, por për paraqitjet, rastet që krijuam, mundësinë që mund të rikuperonim ndeshjen që shumë pak skuadra mund ta rikuperonim. Duhet t’i bëjmë komplimente Ferhatit se ka bërë një ndeshje të mirë në debutim, ka bërë një ndeshje të fortë, shpenzoi shumë dhe menduam t’i jepnim Romeros mundësinë në 15 minuat e fundit. Duhet të mbyllnim ndeshjen në pjesën e parë, kishim më shumë se një rast, duhej të ishim më cinikë, duhej të sistemonim atë që duhej bërë para se të krijonim ekuilibrin, gjë që nuk ndodhi. Kampionatin e tregon klasifikimi që është i ekuilibruar. Nuk e meritonim të humbnim sot për paraqitjen që bëmë, por ndodh, është normale në futbollin modern. Duhet të jesh konstant në 95 minuta për të fituar një ndeshje”, deklaroi Sormani.

e korçarëve. Protestat e shumta të Ditës dhe të futbollistëve të Skënderbeut nuk ndryshuan vendimin e gjyqtarit, por këtë

herë nga 11-metra distancë Telushi e çoi topin jashtë portës së Koliçit. Fitoren e Skënderbeut e hipotekoi Dejvi Bregu

SUPER DUELI

Kukësi-Partizani në “Air A lbania”, dalin në shitje biletat

Kukësi ende nuk ka zbritur në fushë për të luajtur ndeshjen e javës së 18-të, por skuadra verilindore po punon për të organizuar sa më mirë super duelin ndaj Partizanit, që do të luhet të dielën në mbrëmje në stadiumin “Air Albania”. Nënkampionët e Shqipërisë kanë zbuluar edhe çmimin e biletave që do të dalin sot në shitje. Ata variojnë nga 500 lekë në tribunat pas porte deri në 1000 apo 2000 lekë në tribunën përballë kryesores. Njoftimi i plotë: Nga dita e nesërme (sotme), do të nisë shitja e biletave për ndeshjen që skuadra jonë luan kundër Partizanit në stadiumin “Air Albania”, në datën 26 janar, ora 19:00. Çmimet e biletave janë këto: W104 – 3000 lekë (përfshirë edhe katering) W 101, W 102, W 103, W 105, W 106, W 107 – 2000 lekë E1, E2, E3 – 1000 lekë N1, N2, N3, S1, S2, V1 – 500 lekë – Tifozeria mike do të akomodohet në tribunat Ë105, Ë106, Ë107 dhe S1, S2, V1 (Tribuna “Vasillaq Zëri”) Biletat mund t’i blini në këto pika: – Dyqani i FSHF, rruga e Elbasanit. 9:00 – 19:00 – Dyqani te stadiumi Selman Stermasi. 9:00 – 18:00 – Dyqani Joma te ETC në katin e dytë! 9:00 – 21:00 – “All In One ltd” Godina 14-15, Ish Fusha e Aviacionit Civil. 9:00 – 20:00.

me një super gol në minutën e 82-të me një goditje alla-Del Piero, ndërkohë që në shtesë kishte vend edhe për golin e dytë të Partizanit që mban firmën e Lorenc Trashit pas një devijimi të Ditës. Një fitore e madhe kjo për Skënderbeun që u ngjit në kuotën e 24 pikëve. Laçi vazhdon të befasojë në Kategorinë Superiore, duke marrë një fitore minimale në transfertën ndaj Teutës. Pjesa e parë pa gola, me Laçin që ishte më kërkues, ndërsa në pjesën e dytë bardhezinjtë u zhbllokuan shpejt. Kurbinasit shënuan me Turkajn që gjeti golin e parë në Superiore. Mbrojtësi shfrytëzoi një top nga goditja e këndit duke realizuar në minutën e 53-të. Kurbinasit me këtë sukses rikthehen te suksesi pas dy humbjeve dhe mbeten në garën për një vend në kupat e Europës, teksa janë në kuotën e 28 pikëve, aq sa Partizani dhe Teuta.

KATEGORIA SUPERIORE

Vllaznia “gjunjëzon” Flamurtarin me Likën dhe një “perlë” të Hygor

Vllaznia e nis me një fitore të rëndësishme vitin 2020, duke harruar dy disfatat e fundit. Kuqeblutë mposhtën 2-0 në Loro Boriçi Flamurtarin duke u ngjitur në kuotën e 26 pikëve në kampionat. Sfida u zhbllokua në minutën e 38-të nga Gilman Lika me penallti, pas një 11-metërsh i fituar nga Renato Malota, ky ishte edhe goli i parë në kampionatin shqiptar për vitin e ri 2020. Për të vulosur fitoren e Vllaznisë në këtë sfidë mendoi braziliani Hygor që i ardhur në fushë nga stoli në të 82-ën realizoi një gol spektakolar me roveshatë, një gol që ia dedikoi nënës së tij e ndarë nga jeta disa javë më parë. Ishte një rikthim i rëndësishëm për skuadrën e Mirsad Jonuz, ndërkohë që te Vllaznia në këtë sfidë debutoi edhe sulmuesi nga Maqedonia e Veriut Simoen Hristov. Pas golit të parë të shkodranëve, Flamurtari me Marcelo Troisin në stol tentoi të barazonte reagonte, por do ta kishte të vështirë. Me këtë fitore kuqeblutë mbajnë vendin e 6-të me 26 pikë, ndërkohë që Flamurtari mbetet e fundit në kuotën 6 pikëve, me 6 barazime dhe 12 humbje në 18 ndeshje.


SPORT SULMUESI

15

E mërkurë, 22 JANAR 2020

Mbappe: Kam idhull Zidane, por të ardhmen e vendos në verë E ardhmja e yllit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe ka shkaktuar shumë diskutime që kur fitoi Kupën e Botës 2018. Real Madrid është në krye të listës së skuadrave që kërkojnë shërbimet e 21-vjeçarit, i cili ka lënë gjithçka të hapur “Kur isha i vogël, ishulli im ishte Zidane. Kur je një fëmijë nga Franca, ai duhet të

jetë idhulli juaj. Më pas ishte Ronaldo, me të cilin pata fatin të luaja kundër. Sigurisht dhe brazilianët, për mënyrën se si kanë luajtur. E ardhmja? Jemi vetëm në janar, e di që është një moment që flitet shumë për merkaton. Tani jam të PSG dhe jam 100 për qind i përqendruar për të dhënë maksimumin për të fituar trofe. Nuk është koha e

duhur për të folur për të ardhmen. Mendoj vetëm për këtë klub që më ka ndihmuar shumë. Kam ardhur këtu në moshën 18 vjeç, isha një talent, por jo një superstar. Tani jam superstar, falë PSG dhe kombëtares së Francës. Duhet të qëndrojë i fokusuar me PSG. Më pas në fund të sezonit do të shohim”, deklaroi Mbappe.

Me sulmuesin suedez në fushë, kuqezinjtë kanë shënuar 8 gola në 3 sfida e fundit

Ibrahimovic ka ndryshuar pozitivisht Milanin, e thonë statistikat

OPERACIONI

Juve bën ofertën e parë për Rakitic, por ende s’ka akord me Barcelonën

R

ikthimi i Zlatan Ibrahimovic ka dhënë menjëherë rezultat tek Milani. Në rastin konkret nuk flitet për pjesën e golave, pasi bomberi ka pak ditë që i është bashkuar ekipit edhe pse rrugën e rrjetës ka mundur ta gjejë, por Zlatan po e ndihmon Milanin edhe në aspektin teknik por edhe atë moral. Ky është një fakt që është pranuar nga shumë futbollistë të djallit, por edhe nga vetë trajneri Stefano Pioli. Duke hequr sfidën kundër Sampdorias e përfunduar në barazim pa gola, në të gjitha takimet e tjera të zhvilluara, kuqezinjtë kanë gjetur golin. Në tre ndeshjet e fundit janë 8 gola të shënuar. Më shumë të gabit thjeshtësia për të realizuar diçka që nuk shihej prej kohesh tek djalli. Ardhja e Ibrahimovic duket sikur i ka dhënë më shumë besim në vetvete sulmuesve të tjerë, duke përjashtuar spanjollin Suso i cili me shumë mundësi do të lar-

gohet nga Milani. Piatek, Rafael Leao, Castillejo të gjithë kanë gjetur golin gjatë këtyre ditëve, madje edhe një mbrojtës si Theo Hernandez është kthyer në një golashënues tek djalli. I fundit ishte Ante Rebic vendimtar për kuqezinjtë në ndeshjen me Udinesen. Sulmuesi suedez

IDEJA E RE

ka aftësinë për t’u përcjellë shokëve të tij grintën që u mungonte në ndeshjet e fundit, pasi përmbysja ndaj Udineses mbi të gjitha ishte një fitore karakteri që mungonte prej kohësh te ekipi kuqezi. Pas afrimi të gjigantit suedez formacioni i Milanit varet gjithçka nga

Ibrahimovic. Ai u shpreh menjëherë se donte Leao-n në majën e sulmit dhe kjo dëshirë i është plotësuar në të gjitha ndeshjet, duke luajtur së bashku me të. Rezultatet deri më tani i kanë dhënë të drejtë, por mbetet të shihet nëse skuadra kuqezi do të ruajë vazhdimësinë.

KONTROLLET MJEKËSORE

Bayerni gati të rrëmbejë Odriozlën nga Real Madridi

Brozovic qetëson Antonio Conten, nuk ka dëmtim të rëndë për kroatin

Bayern Munich mund të bëjë nj lëvizje të befasishme ën merkato për të huazuar mbrojtësin Alvaro Odriozola. Kampionët e Bundesligës janë në kërkim të një mbrojtësi në krahun e djathtë, teksa një nga objektivat është talenti i madrilenëve. Gazeta Marca raporton se futbollisti spanjolli nuk është stërvitur me klubin gjatë ditës së sotme dhe me shumë mundësi mund të largohet nga kryeqyteti i Spanjës. Odriozola u transferua te Los Blancos nga Sociedadi për 30 milionë euro gjatë verës së vitit 2018, por deri më tani ka luajtur vetëm 434 minuta për Realin këtë sezon. Ai mund të pranojë ofertën e Bayernit, për të pasur më shumë hapësira deri në fund të sezonit. Për shërbimet e 24 vjeçarit interesohen klube të njohura në Spanjë, me Sevilla-n dhe Atletico Bilbaon që kërkojnë ta kenë në skuadër.

Në pritje të transferimit të Eriksen, Interi merr lajme të mira edhe nga Marcelo Brozovic. Kontrollet mjekësore të kryerakësaj të marte kanë evidentuar se kroati ka marrë vetëm një goditje në kaviljen e majtë dhe nuk ka pësuar asnjë dëmtim serioz. Hidhet poshtë kështu hipoteza që Brozovic mund të mungonte deri në 40 ditë. Klubi i Interit nuk bën të ditur se sa kohë do t’i duhet liderit të mesfushës zikaltër për t’u rikthyer por njofton se gjendja e tij do të vlerësohet ditë pas dite. Gjasat janë që Brozovic të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Cagliarit në kampionat, megjithatë ai mund të jetë shumë shpejtë në dispozicion të Antonio Contes. Kroati ka munguar vetëm në një takim mes kampionatit, Championsit dhe Kupës së Italisë, në atë ndaj Genoas ku ishte i skualifikuar.

Barcelona mund të largojë Ivan Rakitic që në merkaton e janarit. Gazeta “Sport” raporton se në tavolinën e klubit blaugrana kanë mbërritur dy oferta, njëra nga skuadra e Juventusit. Mesfushori kroat shihet si një përforcim i rëndësishëm për të rritur edhe më shumë kualitetin në skuadrën e Maurizio Sarrit. Barcelona po reflekton për të ardhmen e mesfushorit, teksa kontrata e tij skadon skadon më 30 qershor të vitit 2021 dhe ka një klauzolë prej 125 milionë eurosh. Pas disa muajve të vështirë me Valverden, Rakitic luajti si titullar në ndeshjen e parë nën drejtimin e Quique Setien. Por trajneri i ri mund të vendos që të privohet prej tij, duke zgjedhur talentin Riqui Puig. Një problem tjetër janë edhe rregullat e fair-play-t financiar, që i detyron të dy klubet të tregohen të kujdesshëm. Ndërkohë mosha gjithashtu është një faktor që shqetëson më shumë Juventusin. Rakitic është 31-vjeç ndërsa sulmuesi italian është 25. Kontratat lojtarët i kanë të njëjta, Bernardeschit i skadon në 2022-in ndërsa edhe mesfushorit kroat në 2022-in. Në Spanjë janë të bindur, që Rakitic do të largohet në ditët e fundit të janarit, ndoshta edhe duke u përfshirë në një shkëmbim të mundshëm me Bernandeschin.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

16

E mërkurë, 22 JANAR 2020

Presidenti i Republikës, vizitë zyrtare në Izrael, merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Holokaustit

N

jëzet e gjashtë presidentë, katër mbretër dhe katër kryeministra, disa ministra të Jashtëm do të vizitojnë Jeruzalemin me rastin e Forumit Ndërkombëtar të Holokaustit, ngjarja më e madhe ndërkombëtare e Izraelit. Lista e plotë e lidereve nga e gjithe bota. Të gjitha detajet. Kur duhet edhe një javë: 47 mbretër, presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm dhe liderë botërorë do të arrijnë në Izrael, të ftuar nga Presidenti Reuben Rivlin, në 23-22 Janar, dhe do të marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Holokaustit, për të shënuar të 75-të vjetorin e çlirimit të kampeve të përqendrimit Aushvicit-Birkenau. “Kujtoni Holokaustin, Luftoni Anti-Semitizmin” është motoja e forumit që do të zhvillohet në Yad Vashem. Ministria e

Forumi Botëror në Izrael, Meta midis 26 presidentëve dhe 4 mbretërve Jashtme flet për ngjarjen më të madhe ndërkombëtare të zhvilluar në Izrael, përveç funeraleve të ish-kryeministrit Rabin dhe ish-presidentit Peres. Në forum do të marrin pjesë katër mbretër: ai Spanjës, Felipe VI, Mreti i Holandës, Willem Alexander, Mbreti i Belgjikës Philip dhe Duka i Madh i Luksemburgut, i cili konsiderohet si një mbret. Për më tepër, do të jenë dy regjentë mbretërorë: princi britanik Charles dhe princi i kurorës së Norvegjisë, Haakon Magnus. Gjithashtu, do të jenë 26 presidentë, përfshirë presidentin rus, Vladimir Putin, për të cilin do të ketë një ceremoni speciale në aeroportin Ben Gurion. Në forum

PËRPLASJA ME MAZHORANCËN

do të jenë gjithashtu, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, presidenti i Romanisë, Klaus Iohannis, presidenti i Italisë Sergio Matarella, presidenti i Austrisë, Alexander van der Blan, presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos, Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabishvili, Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dhe presidenti i Serbisë, Alexander Vucic. Gjithashtu do të jenë katër kryeministra: i Suedisë, Stefan Luffen, i Danimarkës, Mette Frederiksen dhe Andrej Babish i Republikës Çeke.

Presidenti Meta i drejtohet Venecias për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese P

residenti i Republikës Ilir Meta i është drejtuar dje Komisionit të Venecias me një kërkesë për të sqaruar përplasjen ligjore mes kreut të shtetit dhe mazhorancës lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Tedi Blushi, Zëdhënësi i Presidentit, njoftoi në një publikim në Facebook, se kreu i shtetit “i

është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”. Bushi sqaroi se kërkesa zyrtare drejtuar Komisionit të Venecias dhe pyetjet konkrete që presin përgjigje do të publikohen nesër nga Presidenca.

Edi Rama në zonën e luftës Ukrainë-Rusi Në cilësinë e drejtuesit të radhës së OSBE, kryeministri Edi Rama ka vizituar dje zonën e luftës në Ukrainë. Fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë kreun e qeverisë shqiptare teksa udhëton në bordin e një helikopteri ushtarak ukrainas. Kryeministri Edi Rama shoqërohet nga ambasadori shqiptar Igli Hasani. Rama ka vizituar zonën e qytetit Dnipro, zona e Dontesk në Ukrainë. Gjatë vizitës në zonat e konfliktit në Ukrainë, kryeministri Edi Rama shoqërohej nga Komisionerja e të Drejtave të Njeriut të Ukrainës, Verkhovna Rada. Mediat ukrainase shkruajnë se Rada i ka kërkuar Edi Ramës që si përfaqësues i OSBE të shfrytëzojë mekanizmat ndërkombëtar për kalimin pa probleme të qytetarëve të Ukrainës në zonën e Donetsk dhe Luhansk. Ajo i ka shprehur dhe shqetësimin për mos respektimin e të drejtave të njeriut nga ana e forcave pro ruse, që kanë pushtuar rajonet e qyteteve Donetsk dhe Luhansk.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.