CYANMAGENTAYELLOWBLACK
www.kohajone.com
1 E shtunë, 22 DHJETOR 2018
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 303 (8434)
E shtunë, 22 Dhjetor 2018
Çmimi 30 Lekë
Bizneseve të oligarkëve u ulen taksat për fitimet nga 15 në 8 përqind. Vendimi vlen edhe për vitet paraardhëse. I vetmi ligj në histori që ka fuqi paravepruese. Miliona euro i merren shtetit dhe i jepen biznesit të madh ose 5 deri në 10 personave
PS-ja me ligj u fali taksa super të pasurve Skandali i mazhorancës qeverisëse, sepse voton në Kuvend dekretin e Presidentit pa e diskutuar në komisione dhe pa qenë në rendin e ditës të seancave. Biznesmenët vendosën kalimin me urgjencë në parlament ose në të kundërt qeveria të kthente eurot që ka marrë nga çantat e oligarkëve
FAQE 3
KRYEMINISTRI
Edi Rama: Për glasat dhe kakërdhitë e kotecit të Saliut unë jetoj 1 mijë vjet
Akuza në Kuvend. Basha i përgjigjet Ballës: Do të fusja një grusht, por...
KRYETARJA E LSI
Monika Kryemadhi: Një kryeministër i kapur nga krimi FAQE 11
REPLIKAT ME PD
FAQE 6
Erion Veliaj: Basha dhe Tabaku i dhanë leje ndërtimi vetes
THIRRJA ISH-KRYEMINISTRIT
Berisha: “O djem rrëmbeni armët, ja vdekje, ja liri”!
FAQE 12
PROBLEMET E LIGJIT TË ARSIMIT TË LARTË
Debati mes kryeministrit Rama dhe pedagogut Agim Seranaj
FAQE 7
FAQE 14
SEANCA
LIGJI I OLIGARKËVE
ELHAN KASTRATI
Rrëzimi i dekretit në “ilegalitet”, ironizon Presidenti Meta: Nuk besoj të ketë ndodhur
Mazhoranca rrëzon propozimin e opozitës për vettingun në politikë
FAQE 5
Pas Strakoshës një tjetër Shqiptar shkëlqen në kampionatin italian
FAQE 21
Në foto: Kreu i PD-së, Lulzim Basha
FAQE 5
FAQE 2
POLITIKE
2 E shtunë, 22 DHJETOR 2018
Kreu i shtetit: Presidenca ende nuk është ftuar nga Kuvendi për të dhënë argumentet e kthimit të ligjit
P
residenti Ilir Meta ka komentuar dje për mediat kthimin e ligjit për “Tatimit mbi të ardhurat”. I pyetur për rrëzimin e dekretit të tij nga Kuvendi me procedurë të paqartë parlamentare, Presidenti Meta deklaroi me ironi se “nuk besonte se kjo ka ndodhur”, pasi ende presidenca nuk ka dhënë shpjegimet e saj për arsyet e kthimit të ligjit. Saktësojmë se ky ligj ishte hartuar nga vetë oligarkët, të cilët ia kishin kaluar qeverisë dhe kjo e fundit e votoi në parlament për ti falur dhjetra milionë euro taksa oligarkëve. Ndërkohë qeveria nuk jep lekë për ti kaluar në favor të studentëve, të cilët akoma janë në protestë. Specialistët e financës thonë se sikur qeveria të mos falte këto miliona biznesmenëve oligarkë, me kaq lekë rregulloheshin 140 mijë studentë. “Nuk besoj të ketë ndodhur, sepse ka rregulla mjaft të qarta se si funksionohet në Kuvend në raste të tilla. Dhe përfaqësuesit e Institucionit të Presidentit, që ka kthyer këtë projektligj përmes dekretit, ende nuk janë ftuar për të dhënë shpjegimet dhe argumentet e tyre”,- tha Presidentit Meta. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka komentuar nga Pogradeci edhe propozimin e opozitës për vettingun në politikë. Meta theksoi se vettingu në politikë është mjaft i rëndësishëm dhe duhet gjetur mënyra për ta realizuar atë. Sipas tij ndarja e politikës nga krimi është një domosdoshmëri. ‘Vettingu në politikë është i domosdoshëm. Duhet gjetur mënyra për ta realizuar vettingun në politikë’, deklaroi Meta. Kujtojmë që sot mazhoranca rrëzoi
Rrëzimi i dekretit në “ilegalitet”, ironizon Meta: Nuk besoj të ketë ndodhur
kërkesn e opozitës për vetting në politikë. Ndërkohë kreu i shtetit u bëri apel palëve që të gjejnë sa më shpejt dakordësinë për Reformën Zgjedhore. ‘Palët të gjejnë marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. Marrëveshja për të kthyer besimin tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Jemi të vonuar në Reformën zgjedhore’, u shpreh Meta. Gjithashtu Meta komentoi edhe vendimin e qeverisë për dëbimin e ambasadorit të Iranit nga vendi jonë. ‘Aprovoj vendimin për dëbimin e ambasadori iranian’, tha kreu i shtetit. Më tej Meta deklaroi edhe njëherë se duhen plotësuar kërkesat e studentëve pasi ato janë të drejta dhe legjitime. ‘Kërkesat e studentëve të marrin përgjigje. Kërkesat e studentëve janë të drejta dhe legjitime. Studentët të kthehen në auditore të mos ikin nga vendi’, përfundoi kreu i shtetit shqiptar. Prononcimi i plotë i Presidentit Meta në Pogradec Pyetje: Zoti President, një ditë më parë Kuvendi ka rrëzuar dekretin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat. Si e komentoni faktin që është përpjekur ta votojë në fshehtësi, në ilegalitet të plotë dhe menjëherë? Presidenti Meta: Nuk besoj të ketë ndodhur, sepse ka rregulla mjaft të qarta se si funksionohet në Kuvend në raste të tilla. Dhe përfaqësuesit e Institucionit të
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
Presidentit, që ka kthyer këtë projektligj përmes dekretit, ende nuk janë ftuar për të dhënë shpjegimet dhe argumentet e tyre. Pyetje: Ju keni mendimin që klasa e pasur të tatohet akoma edhe më shumë. Kuvendi ka tjetër mendim zoti President? Presidenti Meta: Kemi ardhur për “Festën e Verës” këtu në Pogradec, dhe besoj që është një mbrëmje që duhet t’ua kushtojmë prodhuesve të vegjël e të mesëm të Pogradecit. Pyetje: Një koment tuajin për protestën e studentëve? Presidenti Meta: Besoj se ju i dini qëndrimet e mia për këtë çështje. Është e domosdoshme që kërkesat e tyre të marrin zgjidhje, sepse të gjithë i vlerësojnë si të drejta dhe legjitime në
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
mënyrë që ata t’u kthehen auditorëve të tyre më me besim dhe entuziazëm për cilësinë e arsimit, por njëkohësisht edhe për të ardhmen e tyre në këtë vend. Pyetje: Zoti President, mbi “vettingun” në politikë, duket sikur dy forcat politike janë të dyzuara. Ju a keni një mesazh? Presidenti Meta: Mesazhi është që reforma në drejtësi duhet bërë seriozisht. Kushtetuta duhet respektuar seriozisht. Dhe vettingu është i domosdoshëm dhe duhet gjetur mënyra për realizimin e tij që të kemi një ndarje të qartë të politikës nga aktivitetet kriminale. Pyetje: Për largimin e ambasadorin iranian? Presidenti Meta: Për këtë çështje jam tërësisht aprovues ndaj reagimit të Min-
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
istrisë sonë për Europën dhe Punët e Jashtme. Pyetje: Ju keni miratuar datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2019, por nuk kemi ende një reformë zgjedhore. Mendoni se është e vonuar? Presidenti Meta: Padyshim që jemi të vonuar dhe unë apeloj për të arritur sa më shpejt një marrëveshje, që rikthen besimin te zgjedhjet e lira për të gjithë qytetarët shqiptarë. Pyetje: Kjo klasë politike do të jetë e përgjegjshme për ta arritur këtë? Presidenti Meta: Ne inkurajojmë përgjegjshmërinë maksimale, sepse kjo bëhet për interesin e vendit dhe shpresojmë se interesat e politikës të mos cenojnë interesat e vendit, por të mundohen t’u përgjigjen atyre me përgjegjshmëri të plotë.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E shtunë, 22 DHJETOR 2018
Bizneseve të oligarkëve u ulen taksat për fitimet nga 15 në 8 përqind. Vendimi vlen edhe për vitet paraardhëse. I vetmi ligj në histori që ka fuqi paravepruese. Miliona euro i merren shtetit dhe i jepen biznesit të madh ose 5 deri në 10 personave
PS-ja me ligj u fali taksa super të pasurve Skandali i mazhorancës qeverisëse, sepse voton në Kuvend dekretin e Presidentit pa e diskutuar në komisione dhe pa qenë në rendin e ditës të seancave. Biznesmenët vendosën kalimin me urgjencë në parlament ose në të kundërt qeveria të kthente eurot që ka marrë nga çantat e oligarkëve
N
ë seancat e dy ditëve të fundit të Kuvendit janë shënuar skandalet më të madha të qeverisë “Rama”. Në mesnatën e ditës së enjte, në një procedurë të paqartë parlamentare, deputetët e Partisë Socialiste kanë votuar ndryshimet në ligjin për “Tatimin mbi të ardhurat”. Ligji në fjalë ishte kthyer nga Presidenti Ilir Meta, pasi binte ndesh më kushtetutën dhe krijon një gropë të madhe në buxhetin e shtetit. Ky është ligj vetëm në favor të supër të pasurve të Shqipërisë. Bile këtyre u lind e drejta, me këtë ligj, të marrin edhe dhjetra milionë euro që kanë paguar që nga viti 1991, sepse qeveria ua uli taksën nga 15 % në 8 %, gjë e pa dëgjuar mdonjëherë. Pra jo për tani e më vonë, por edhe për më përpara! Ky ligj i propozuar nga PS ka vetëm një nen që vlen dhjetëra miliona euro. Sipas ndryshimeve në këtë ligj, tatimi i dividentit që ndajnë aksionerët e një kompanie nga 15/% që ishte më parë tashmë do të jetë 8%. Për ta kuptuar më thjeshtë të gjitha kompanitë e mëdha me aksionerë ose për fitimet që marrin nga biznesi i tyre në një vit, do t’i japin shtetit gjysmën e taksave që i jepnin më parë. Absurditeti në këtë ligj është se jo vetë që tani e tutje gjithë kompanitë e mëdha do paguajnë gjysmën e taksave për fitimin, por vendimet e ligjit
janë dhe për vitet e mëparshme. E thënë ndryshe, Qeveria do t’u kthejë taksat që u marrë gjatë viteve të fundit. Përfituesit e këtij ligji nuk është biznesi i vogël, por vetëm biznesi i madh që qarkullon qindra milionë euro në vit. Tani e tutje, ky biznes që asnjëherë nuk ka pasur probleme mbijetese si biznesi i vogël, do të marrë bonus nga qeveria milionat e taksave që duhet t’i derdhte në arkën e shtetit. Është një vendim që nuk ka as logjikë sociale dhe as ekonomike. Qeveria “Rama” erdhi në pushtet me premtimin se do të merrte më shumë taksat nga të pasurit dhe do të ulte taksat
për të varfrit. Miratimi i një ligjit të tillë është prova se si qeveria ka bërë krejtësisht të kundërtën. U ka rritur taksat deri në falimentimin biznesit të vogël dhe po i ul deri në çmenduri taksat për biznesin e madh. Por jo vetëm kaq, absurditeti arrin deri në pikën që u njeh borxhet për biznesin e madh edhe tatimin që e kanë paguar gjatë viteve të mëparshme. Duke vënë theksin në këto pabarazi dhe sjellje preferenciale të qeverisë me biznesin, Presidenti Ilir Meta e ktheu ligjin të enjten në Kuvend, duke e cilësuar antikushtetues. Kreu i shtetit jepte argumentet
juridikë dhe ekonomik se për ligj i tillë do të krijonte pabarazi dhe “amnisti” vetëm për një pjesë e bizneseve duke diskriminuar pjesën tjetër. Për këto arsye Presidenti kërkoi më datën 20 që ligji të hyjë dhe një herë në procedurat parlamentare dhe të rishikohet. Por pas kthimit të ligjit në Kuvend, nis dhe skandali tjetër i mazhorancës. Në mënyrën anti-ligjore, mazhoranca brenda natës që mori dekretin e Presidentit e futi për votim në seancë. Një ngjarje e tillë nuk ka precedentë të tjerë në historinë e Kuvendit, pasi një dekret presidencial duhet të protokollohet në Kuvend, të
vendoset në kalendarin e punimeve të Kuvendit nga Konferenca e Kryetarëve, të dërgohet për diskutime në komisionet përkatëse dhe më pas të kalojë në seancë. Kjo procedurë, nëse ndiqet në mënyrë normale kërkon të paktën dy javë kohë. Por mazhoranca, theu dje të gjitha ligjet duke e votuar në mënyrë klandestine brenda ditës. Shkelja me të dyja këmbët nga ana e PS i ligjeve dhe Rregullores së Kuvendit tregon edhe një herë se ligji nuk ishte thjesht çështje e politikave ekonomike, por një detyrim që qeveria ka ndaj bizneseve të lidhura me të. Ligji favorizon bizneset e mëdha, por më së shumti një grup të vogël brenda kësaj kategorie që vitet e fundit nuk ka paguar taksat për fitimin. Pra janë disa emra që përfitojnë dhjetra milionë euro vetëm falë kësaj lëvizje ligjore. Në këtë vendim të fundit të qeverisë “Rama” gjendet dhe shpjegimi më klasik i termit oligarki. Një grup biznesmenësh detyrojnë qeverinë që jo vetëm t’u jap tendera dhe fonde, por tashmë edhe të “prodhojë” ligje enkas për ta. Me këtë ligj për super të pasurit, tashmë nuk ka më asnjë çudi se ç’mund të ndodhë në Shqipëri. 5 deri në 10 persona drejtojnë qeverinë, vendin dhe pasurohen në mënyrë marramendëse. Kurse shumica varfërohet. Q. Xhani
POLITIKE
4
E shtunë, 22 DHJETOR 2018
Debate për Dekretin e Presidentit për tatimin, kreu i grupit të LSI-së: Faqe e zezë për Kuvendin, anulojeni!
O
pozita ka debatuar në seancën e jashtëzakonshme të kësaj të premteje për rrëzimin nga mazhoranca të dekretit të Presidentit të Republikës për “Tatimin mbi të ardhurat”. Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, tha se Kuvendi është kthyer në kooperativë dhe batak dhe se kjo është faqe e zezë për Kuvendin. “Do qëndroj vetëm në një pikë shumë shkurt, në mënyrë që të dimë përfundimisht, jemi në një Parlament normal apo po them një Parlament, i cili është shpartalluar, është degraduar, është degjeneruar nga procedurat. Meqenëse folët qëparë për proceduarat, ky është vendimi për rrëzimin e Dekretit të Presidentit për Tatimin mbi të Ardhurat. Mbledhje për këtë dekret, e Komisionit është bërë në 7 të darkës. Votimi është bërë në 10 të darkës. Më thoni ju që jeni deputetë të rinj e të vjetër, ka ndodhur që të futet një akt brenda tre orëve nga një komision në sallë? Kjo është një faqe e zezë për këtë Parlament e për të tërë. Nëqoftëse ka ndonjë gram integritet ky Parlament, ndërtoni procedurën e anulimit të të gjithë kësaj procedure, të hetohet deri në fund mënyra e veprimit, edhe protokollimi në 8 të darkës i kërkesës, sepse vetëm në 8 të darkës mund të protokollohet kërkesa e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, se në 7 ka mbaruar mbledhja që në 8 të darkës protokollohet në protokollin e Kuvendit. Dhe në të gjitha këto pikëpamje jemi përpara një skandali, të cilin unë nuk kuptoj dot më. Ju jeni shumë rigoroz, edhe mirë bëni edhe për sekondat e të folurit, por këto shkelje procedurale janë nga më të ndyrat që mund të jenë parë. Mund të përmbahet historia
Petrit Vasili: Parlamentin e kanë oligarkët e në grusht NËNKRYETARJA E LSI
Xhixho: Ata që kundërshtojnë Vetingun në politikë, nuk duan që Shqipëria të ecë përpara
për ta hedhur poshtë një dekret, mund t’i mbajë kjo histori për ato para që duan tju falin atyre që ja u kanë ndarë t’i bëjnë bashkë, ju pret puna dhe një javë, s’ka ndonjë problem, por nuk ka përse t’i shpartallojmë procedurat në këtë mënyrë. Dhe unë do t’ju kërkoja të ndalni në këtë moment dhe të sqaroni këtë çështje dhe cilët janë përgjegjësit që kanë marrë përsipër të bëjnë një skandal të këtyre përmasave”, deklaroi nga foltorja e Kuvendit, Petrit Vasili. Jashtë Kuvendit Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim foli edhe jashtë parlamentit për çështjen e dekretit të Presidentit të Republikës për tatimin mbi të ardhurat, i cili u rrëzua të enjten nga mazhoranca në Kuvend, duke u futur në rend të ditës në orët e vona të darkës. Vasili
tha se mbrëmjen e së enjtes argatët e oligarkëve në Parlament, konsumuan aktin e fundit të asgjësimit të këtij Parlamenti. “Mbrëmë në mënyrën më banditeske, Komisioni i Ekonomisë në orën 7 e gjysmë të darkës, ka shqyrtuar dekretin e Presidentit, i cili kthente mbrapsht uljen e normës së tatimit mbi të ardhurat për oligarkët, pra nga 15% në 8%, për ta rishikuar, pasi ky ishte një favor, një ndihmë, një dhuratë e madhe, të cilën argatët e Parlamentit u bënin oligarkëve”, deklaroi Vasili. Sipas tij, në shkeljen dhe dhunimin më të paprecedentë në 27 vjet Parlament pluralist, jashtë çdo rregulle dhe procedure, kjo u fut në orën 10 të darkës për t’u miratuar dhe duke shkelur e dhunuar çdo procedurë. “Argatët e oligarkëve i bënë për fund
peshqesh atyre dhe Parlamentit, duke ia dhënë tërësisht me koncesion atë. Që nga sot Parlamenti shqiptar nuk është më një institucion që funksionon me rregulla, nuk është një institucion që përfaqëson interesat më të mira të qytetarëve, por është një Parlament të cilin oligarkët e kanë në grusht, i porosisin ligjet për veten e tyre, i miratojnë argatët e tyre në parlament dhe i miratojnë në mënyrën më banditeske siç e thashë edhe një herë”, tha deputeti i LSI-së. Ai deklaroi se procedurat e parlamentit flasin qartë, dekretet shqyrtohen, marrin kohën e tyre, depozitohen në rendin e ditës si çdo lloj ligji tjetër dhe futen më pas për miratim. Ai tha se duke e shkelur ligjin dhe duke e bërë edhe me fuqi prapavepruese është një banditizëm tjetër kushtetues.
DEPUTETI I LSI-së: NËSE NUK DO TË PRESIM LIDHJET OKULTE TË POLITIKANËVE ME BOTËN E KRIMIT, GJITHË KY DISKUTIM ËSHTË TËRËSISHT PA VLERË
K
a qenë i ashpër dje në Kuvend deputeti i LSI-së Edmond Panariti i cili bëri apel mazhorancës të votojë nismën e opozitës për vetingun në politikë, si e vetmja mundësi për të legjitimuar më pas reformën zgjedhore. Sipas tij, është e pamundur që të realizohet një reformë zgjedhore duke mbajtur politikanë që nuk vetohen nga për lidhjet e tyre me botën e krimit dhe trafiqeve. “Kjo del qartë edhe pa pritur votimin nga qëndrimet tuaja, se ju nuk do ta votoni skanerin tuaj, ju nuk do të votoni radioskopinë tuaj, sepse në fakt një pjesë e juaj janë të ndërgjegjshëm se në fakt ju do të votonit autopsinë tuaj. Sepse ky votim i propozimit të opozitës do të bënte të mundur që një pjesë e politikanëve shqiptarë, të cilët kanë ardhur në mënyrë të pamerituar me lidhje të shkurtra me botën e krimit dhe trafiqeve, me oligarkët, do të largoheshin përfundimisht nga politika shqiptare. Si mendoni ju ka shans
Panariti: Si mund të zhvillohet reforma zgjedhore, duke mbajtur politikanë që nuk vetohen
të zhvillohet një Reformë Zgjedhore, duke mbajtur politikanë të cilët kërkojnë të mos vettohen për lidhjet e tyre të mundshme me botën e krimit, me botën e trafiqeve, dhe ne pastaj të diskutojmë këtu për çështje të sistemit zgjedhor? Nëse do të jetë mazhoritar,
proporcional, i kombinuar etj, do diskutojmë ne këtu pastaj për çështje teknike si do të numërohet vota, e politizuar, e papolitizuar, e politizuar çështja e komisioneve, numërimi do të jetë konvencional apo do të jetë dixhital. Këto gjëra janë komplet qe-
sharake, në rast se personat që kanë ardhur me votë jo përfaqësuese, por votë të kriminalizuar do të jenë pjesë e kësaj reforme. Çfarë kuptimi ka çështja e sistemit, madje do t’u thoja që ata do të thoshin qetësisht bëni si të doni zotëri, e doni proporcional, votojeni proporcional, e doni maxhoritar, e votojmë maxhoritar, e doni ta bëjmë votim elektronik se kjo nuk do ndryshonte asgjë. Po qe se ne nuk do të prisnim lidhjet okulte të politikanëve me botën e krimit, gjithë ky diskutim është tërësisht pa vlerë, prandaj Vetting-u i politikës është esencial dhe nga kjo derivojnë edhe çështjet e tjera shumë të rëndësishme”deklaroi dje në Kuvend, deputeti i LSI-së Edmond Panariti.
Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho deklaroi dje se kundërshtarët e vetingut në politikë sot janë ata qeveritarë që nuk duan që Shqipëria të ndryshojë. Në një qëndrim të shprehur përmes rrjeteve sociale, Xhixho argumentoi se kundër kontrollit të figurës së politikanëve janë politikanët që nuk duan që vendi të drejtohet nga njerëz me integritet. “Vetingu në politik një detyrim qe kjo klase politika ja ka qytetarëve. Sot njerëzit shohin me përçmim politikën dhe i largohen asaj pikërisht se modelet që ajo ka ofruar nuk i kanë përfaqësuar, nuk kanë punuar për të mirën publike. Prandaj ky proces është sa jetik për vendin aq dhe shpresëdhënës për të gjithë ata qytetare që politikën e shohin si mision për të bërë të mundur gjëra që sot duken të pamundura. Që më në fund ky vend të ketë drejtues që mendojnë dhe punojnë për qytetarët që i kanë zgjedhur dhe për Shqipëri me më shume mirëqenie dhe mundësi për një jetë dinjitoze për të gjithë. Të gjithë ata që sot nuk pranojnë vetingun në politike tregojnë para të gjithëve se jo vetëm s’duan që ky vend të eci përpara me njerëz me integritet, po përkundrazi duan të vrasin çdo shpresë te njerëzve që ky vend behet nga njerëz që e duan vërtet ketë vend duke detyruar kështu që qytetaret e të rinjtë të emigrojnë jashtë vendit”- u shpreh nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho.
POLITIKE
5
E shtunë, 22 DHJETOR 2018
Mazhoranca voton kundër nismës së opozitës, kreu i PD-së: S’e duan vetingun, se ky është fundi i tyre politik
Rrëzohet vettingu, Basha: Sot krim inelët në Kuvend vendosin për gjithçka S
humica rrëzoi pasditen e së premtes në Kuvend draftin e propozuar nga opozita për Vettingun në politikë. Nisma u rrëzua me 74 vota kundër, ndërsa 52 votat e opozitës kanë shkuar pro nismës për amendamentet kushtetuese. Seanca prej 7 orësh u shoqërua me debate dhe akuza nga të dy kampet, por i vetmi që nuk u përfshi në këtë diskutim ishte vetë kryeministri Edi Rama. Para votimit, kreu i Partisë Demokrtatike, Lulzim Basha, ju bëri thirrje deputetëve të mazhorancës që të votojnë ligjin që i hap rrugë vettingut për politikanët. Basha tha se e vetmja zgjidhje që Shqipëria të dalë nga bataku ku është zhytur, është ndarja e politikës nga krimi. Kryedemokrati madje tha se opozita është e gatshme të votojë të gjitha propozimet e mazhorancës për vettingun e politikës, mjafton që ajo të marrë dakordësi e Komisionit të Venecias. “3 vjet më parë nga kjo sallë PD bashkë me qytetarët shqiptarë formuloi zgjidhjen e dekriminalizimit për një realitet të tmerrshëm. Persona me precedent kriminalë u sollën nga kreu i Rilindjes në këtë sallë si deputetë, u sollën në krye të bashkive të vendit, u bënë drejtorë. Merita e vetme e këtyre njerëzve nuk ishte artikulimi politik, e kundërta kishte ndodhur. Në shumicën dërrmuese të rasteve këta njerëz kishin qenë në burg, për shitjen
dhe trafikimin e vajzave dhe nënave shqiptare, si në rastet, e Prengës, Roshit, Frrokut etj. Fatura që shqiptarët paguan për këtë bashkim qelbësirash është para syve tuaj, ku për herë të parë më shumë se gjysma e qytetarëve duan të largohen. Aleanca e Ramës me krimin shkaktoi kaos në vend. Rama dhe kriminelët për dy vite me radhë i rezistuan dekriminalizimit. Me miratimin e këtij projekti qytetarët bënë të mundur që këta kriminelë të mos jenë më për 20 vjet në parlament dhe në administratë. Por sot në
këtë parlament dhe në krye të shtetit kemi ushtarët e krimit. Sot qeveria është e kapur nga krimi, sot kriminelët vendosin për gjithçka. Sot opozita ofron vettingun për politikën, i njëjti standard që u vendos për policët dhe prokurorët. Asnjë ndryshim nuk ka vettingu për politikanët nga ai për gjyqtarët, prokurorët dhe policët. Shqiptarët e kuptojnë që sot një vetting do të bëhet. Sot do të merret vesh se cilët politikanë duan të jenë mbi ligjin, sepse kanë frikë nga vettingu. Kemi një deputet Ergys Çyrbja
i faktuar si anëtar i bandës së Shullazit, kemi Fatmir Xhafën që ndihmoi të vëllanë ti fshihej policisë italiane, kemi atë që do të vijë të flasë pas meje, i cili ka deklaruar personalisht miqësi me një kriminel të rrezikshëm, për të cilën u devijua shtrati i Lanës. Kemi Alket Hysenin, Arben Ahmetajn ortak me inceneratorë, kemi Damian Gjikunurin i regjistruar duke bërë pazare me kriminelë, kemi dakon e 339s, kemi Saimir Habilajn, vetë Erjon Velinë, kemi Edi Ramën, i cili është përfshirë drejtpërdrejtë në kontaktin me kriminelët e Shqipërisë. Kjo aleancë e ngushtë e Ramës me krimin është faktori kryesor i gjendjes në vend. Masa që propozojmë sot, është që nuk do të ketë asnjë sukses pa e ndarë politikën nga krimi. Nuk do të ketë sukses asnjë reformë, as reforma zgjedhore, për sa kohë sistemi i drejtësisë nuk ka çuar asnjë politikan prapa hekurave. Venecia ju ka kërkuar që të uleni dhe bashkë me opozitën të punoni që ligji për vettingun e politikanë të miratohet me konsensus. Këta nuk e duan vettingun, sepse për shumë prej tyre ky është fundi i karrierës politike. Sot i bëjë këtë apel të fundit që ta kalojnë këtë tet moral, këta që janë në të majtë dhe të bashkohen me ne për të votuar amendamentet kushtetuese”deklaroi nga foltorja e Kuvendit, kryedemokrati Lulzim Basha.
REAGON ASHPËR KREU I PD: MAKINA IME ËSHTË BLERË TEK MEKTRIN. MERITON NJË GRUSHT, POR NGA MUTI BËHESH PIS
N
ë kundërpërgjigje të deklaratave të kreut të PDsë në Kuvend gjatë diskutimit të draftit për vetingun në politikë, kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, akuzoi Lulzim Bashën se shkon çdo pasdite dhe takon banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë me një prej automjeteve të firmës “Victoria Invest” që do ndërtojë segmentin e “Unazës së Madhe”, nga “Pallati me Shigjeta e deri te “rrethrrotullimi i Doganës”. “Kam një dosje, do ta jap kur të mbarosh. Çdo ditë ti shkon për të takuar banorët e Unazës me këtë makinë. Kjo tregon lidhjen tënde me kompaninë Victoria Invest, dhe të kujtoj që dhe një nga vajzat e tua e ka emrin Viktoria. Janë arsye të kumbarllëkut, kumbare e familjes tënde. Ngrije kokën ngrije”- iu drejtua Balla, kryedemokratit. Kreu i opozitës Lulzim Basha, menjëherë rrëzuar akuzat e deputetit socialist, Taulant Balla,
Balla: Basha shkon te “Astiri” me makinën e “Victoria Invest” që do të ndërtojë Unazën
lidhur me makinë që ai përdor. Në deklaratën e tij para foltores së Kuvendit Basha, theksoi se makina e tij është në lease në kompaninë e një shqiptari të ndershëm dhe jo në kompanitë e oligarkëve. “Instikti i parë është instikti i prindit dhe për atë që bëre këtu instikti i parë ishte të të fusja një grusht, por u ndala
nga dy gjëra. E para e punës, që të prekësh mutin, bëhesh vetë pis. E dyta, nuk do të arrija dot t’u përcillja qytetarëve arsyet pse ju nuk votoni vetingun e politikanëve. Automjeti im prej 6 vjetësh është në lease nga kompania “Mektrin”, kompani shumë e mirë, meqë më dhe rastin t’i bëj reklamë. Nuk është
as e ndonjë oligarku, as e ndonje banditi, është enjë durrsaku të ndershëm. Pra makina ime është 6 vite me lease, nga kompania Mektrin o mashtrues i certifikuar”, deklaroi Basha. Por pak minuta pas kësaj deklarate, kryedemokrati do të reagonte përmes rrjeteve sociale, duke kërkuar falje publike për fjalorin e përdorur gjatë replikës me deputetin socialist, Taulant Balla. “Të nderuar bashkëqytetarë, ju kërkoj ndjesë për fjalorin e papërshtatshëm sot (dje) në Kuvend. Mbi vetëpërmbajtjen si politikan triumfoi instikti i prindit. Të shpifësh duke përmendur fëmijë të mitur, për të mbrojtur veten nga lidhjet me krimin është niveli më i ulët i politik-bërjes”- u shpreh në reagimin e tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha.
KREU I LZHK-së
Vetingu, Shehi: Mos kini frikë! Ai që vjen nga llumi, në llum do të shkojë Deputeti i LZHK-së Dashamir Shehi ftoi deputetët të votojnë për draftin për vetingun në politikë. Duke iu drejtuar mazhorancës, ai tha se i ka të gjitha mundësitë që të futë në burg të korruptuarit e PD, por nuk e bën, pasi ata janë jorgani që i mbulon ata për zullumet që bëjnë në qeveri. “Ne kemi një situatë të veçantë në Shqipëri dhe që është majisur dhe ka kaluar përtej kontrollit. Këtu përballë kemi një vend si Italia, i cili nuk shkëlqen as për institucione të pavarura, as për pastërtinë në nivel administrate, është një vend i infektuar nga mafia, por ka 40 vjet që bën luftë me mafien. Herë fiton shteti, herë mafia, por bën luftë. Ndërsa këtu te ne mafia është ulur këmbëkryq, prandaj duhet disa masa specifike. Prandaj jemi ngritur këtu me një propozim që 10 vjet më parë apo 10 më vonë do të dukej i pavend. Unë do tu thoja mos kini frikë. Ky justifikimi i vazhdueshëm i kësaj mazhorance që ju keni bërë zullume dhe nuk ju janë dënuar zullumet...ky është justifikim për ju. Se këtu jeni 5 vjet e gjysmë, gjykatësit e keni pasur, policët i keni pasur, hetuesit i keni pasur, i kishit futur në burg ata që do të kishit futur nga ky krahu, që të mos keni me ça të mbuloheni më. Po ky është një sistem i vjetër korruptiv, që kush vjen prapa qit një letër, se kam dy letra unë për ty. Kush ka letra nga ky krahu, kush e meriton le të hyjë në burg. Jo ti fshihni ju për të mbuluar tuajat. Ky është realiteti normal në Shqipëri. Paskan qenë të korruptuarit këtu? Hajde ti pastrojmë të korruptuarit. Ndërsa ju keni qejf vetë, sepse ky është jorgani juaj. Se meqë disa këtu mund të kenë bërë zullume mund të bëni të gjithë ju zullume duke qëndruar rehat. Kjo është teknikë e vjetër. Unë që kam vite në këtë sallë, sa herë xhiron shteti kjo përdoret. Ata përpara nesh ishin më të këqinj sesa ne. Jo nuk është ashtu, Gjithsekush duhet të mbajë pjesë e vet. Nëse këtu ka nxirreni, i keni të gjitha në dorë. Pse nuk i nxirrni? Sepse ajo është batanija që ju mban ngrohtë”- tha Shehi. Duke komentuar thirrjet e Berishës për të rrëmbyer armët, deputeti i opozitës tha se pas kësaj punës së këngës, se fillon bëhet serioze kjo çështje. “Rrini të qetë se ne që jemi këtu kur ishte kjo puna e armëve e mbyllëm dhe e bëmë me letra demokracinë. Kështu që rrini të qetë se nuk ka për të marrë njeri armën. Përtej pasionit të Berishës, rrini të qetë. Ishte koha për të marrë armët dhe nuk i morëm. Lëreni këtë muhabet”- tha ai.
POLITIKE
6
E shtunë, 22 DHJETOR 2018
Ministri deklaron votën kundër Vettingut në politikë: Ejani të merremi me studentët, nuk janë kundërshtarët tanë
M
inistri për Diasporën, Pandeli Majko, e ka quajtur qesharak vettingun në politikë dhe ka deklaruar votën e tij kundër, ndërsa është ndalur gjatë tek protesta e studentëve. Ai i ka bërë apel opozitës të merren me studentët, pasi nuk janë kundërshtarë, por shpëtimi. Nuk e ka kursyer edhe shigjetimin për PD-në, për të cilën tha se partia që u krijua nga studentët sot nuk flet gjuhën e tyre, ndërsa e majta e ka marrë mesazhin e tyre dhe po reflekton. “Lëvizja studentore është një paralajmërim serioz për politikën që filloi me lëvizjen studentore, është rritur numri i njerëzve që nuk dinë t’i shpjegojnë dallimet mes nesh. Dje u hodhën vezë në emër të studentëve, me shumë dinjitet kanë qenë studentët që janë distancuar nga cdo akt dhune, cdo gjë që ka një fillim e ka një fund, nëse kjo lëvizje po na kujton këtë kjo kërkon reflektim dhe jo bërjen e trimit në Kuvend. Vetingu i politikës është vazhdim i kapitullit depersonalizues dhe fyes, politikani duhet të provojë se nuk është i lidhur me krimin, mbi bazën e kësaj logjike shpëton vetëm ai që sjell prova”, deklaroi Majko. Ministri e ka quajtur këtë një proces ironik duke thënë se pafajësia e cdo individi jepet vetëm nga gjykata nga askush tjetër. “Pas 5 vitesh në opozitë shqetësimi i së djathtës nuk duhet të ishte pastërtia e politikanëve, por të menaxhonte masën e të pakënaqurve dhe të diskutonte fitoren e zgjedhjeve. Vetingu është qesharak, pafajësia e cdo individi jepet vetëm nga gjykata nga askush tjetër, imagjinoni se gjendet politikan
Pandeli Majko: Vettingu, qesharak. Të merremi me studentët, janë shpëtimi ynë
fajtor, ca ndodh, ikën në burg, ca bëjnë komisionerët apo i dërgojnë për riedukim, ky nuk është pastrim por turpërim publik i saj”, tha ai. Ndaj për Majkon ky proces rrezikon të kthehet në teatër të radhës. “Nëse dikush do të ndërrojë elitën, kjo është mënyra e gabuar, revolta e studentëve janë sinjali se si sillemi me njërin-tjetrin rrezikon të shënojë fundin e një periudhe politike. Unë për asgjënë nuk votoj, ejani të merremi me studentët dhe kërkesat e tyre, nuk janë kundërshtarët tanë, janë shpëtimi ynë, mesazhin e tyre e
majta e ka marrë dhe po reflekton kurse partia që u krijua nga studentët sot nuk flet gjuhën e tyre”, u shpreh nga foltorja e Kuvendit, Pandeli Majko. Ministri u detyrua të merrte pjesë në diskutime, i nxitur nga deklaratat e ish-kryeministrit Berisha, i cili akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama që përfaqësohej dje në Kuvend vetëm nga Pandeli Majko. Deputeti demokrat, kërkoi nga drejtuesja e seancës së Kuvendit, Vasilika Hysi që ta ndërpriste deri kur të ishte i pranishëm i gjithë kabineti qeveritar dhe vetë kryeministri
Rama. “Sot është ditë historike, draft historik i opozitës kundër krimit në politikë. A nuk ve re që përfaqësuesit me të zinj të krimit janë zhdukur si minjtë dhe duan të mbrohen me thinjat e Majkos. Ku janë ata? Pse mungojnë ata? Pse mendojnë se imazhi i Pandeliut do i mbrojë? Balozë të krimit, ndërprit seancën dhe detyroji të vijnë, është dita e gjykimit të tyre. Pandeli dukesh si fals i keqpërdorur, që duan të maskohen me ty. Atëherë vendos nga një maskë Pandeliu në të gjitha aty”- u shpreh dje deputeti demokrat Sali Berisha.
REAGIMI I KRYEMINISTRIT
Rama nuk mbahet: Për vezët e glasat e kotecit të Saliut unë rroj 1mijë vjet
Këtë të premte në Kuvend vijoi debati për draftin e vetingut në politikë, ku kryeministri Edi Rama nuk ka qenë i pranishëm gjatë paradites. Por mungesën e tij Rama do ta zëvendësonte përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku do të komentonte jo vetëm goditjen ndaj tij me vezë në seancën e së enjtes nga deputeti demokrat Endri Hasa, por edhe deklaratat e forta të paraardhësit të tij në Kryeministri, Sali Berishës. “Për vezët e për glasat e kotecit të Saliut unë rroj 1mijë vjet, po më vjen të qaj për shthurrjen verbale, që ai dhe kakërdhitë e tij u kanë ngjitur plot të rinjve dhe të ulëras për Shqipërinë, që turpërohet ekraneve të Europës me pamjet e parlamentit të kthyer në një shoë pularie”- u shpreh dje kryeministri Rama në reagimin e tij.
DEPUTETËT SOCIALISTË REPLIKOJNË ME ISH-KRYEMINISTRIN, MANJA: UNË JAM ULSI MANJA DHE NUK MA NJOLLOS NJERI IMAZHIN
D
eputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka replikuar ashpër me ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi ky i fundit e quajti “ndrikull”. Ajo tha se Berisha është fatkeqësia e këtij vendi dhe në çdo fjalë që thotë e shfaq frikën nga reforma në drejtësi. “Që normalisht do të duhej që në moshën që keni zoti Berisha së paku duhet të kishit reflektuar për çfarë fatkeqësie keni qenë për këtë vend, do tju bënte sot nder jo juve, por të gjithë kolegëve të opozitës. Në anën tjetër unë nuk kam asnjë merak për familjarët e mi. Duke nisur që nga ai që është bashkëshorti im, ku disa nga zonjat që ke përkrah mohojnë bashkëshortët, as për ndonjë merak për fëmijën tim nesër. Si kundër do kesh merak, jo vetëm ju Berisha, por edhe të tjerë për fëmijët e tyre, më pak kam merak për ndonjë kunat që ta mohoj atë,
Gjylameti, Berishës: Je gojë e ligë, nuk mohoj bashkëshortin si deputetet e tua
më pak kam merak për atë që ke vendosur kryetar. Frika që ke sot të duket në çdo moment kur flet, në çdo fjalë që flet nga goja,
një gojë e ligë që e ka mbytur këtë vend, që nga fjalët më të ndyra, tek mallkimet më të mëdha. Je fatkeqësia e këtij vendi dhe do
të doja që sot të reflektojë dhe të tregojë që vërtet kam bërë gjëra në këtë vend, por sot reflektoj dhe them kam bërë gabim. Sot e kuptoj frikën tuaj, sepse sot po jetësohet një reformë në drejtësi që do të bëjë që as ty as Lulzim dhe as ndonjë koleg tjetër që është i lidhur me krimin, dhe jo vetëm, por edhe me sekuestrimin e pasurisë që ke vendosur ndër vite”- u shpreh dje deputetja socialiste, Blerina Gjylameti. I ashpër gjithashtu, ndaj Berishës ishte dhe reagimi i kryetarit të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, i cili u akuzua nga deputeti i PDsë për lidhjet e tij me eksponentë të krimit në Dibër. “Unë jam Ulsi Manja dhe nuk besoj se ma njollos njeri imazhin në këtë sallë!
Unë jam Ulsi Manja nuk do të dal në pension si deputet”, u shpreh Manja. Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi dje akuza ndaj disa deputetëve të PS-së, teksa tha se ata disa janë shtylla të krimit dhe disa janë skllav të krimit. “Ulsi, fjalimin ta ka përgatitur Ymer Lala. Pse ta ka përgatitur fjalën Ymeri? Sepse ta kapi për zverrku dhe të nxori nga gara në Dibër. Edhe ato interpretimi që janë për ty janë interpretimet e skllavit. Sepse jo të gjithë jeni shtylla e krimit, ka edhe skllavë të krimit. Ulsi, gjithçka the ti ishte mashtrim me Venecian, sepse është e shkruar e zezë mbi të bardhë, vetingu është legjitim. Ndaj secili prej jush....Gjylameti edhe ti je ndrikull, mos do të na lexosh fjalimin e Klodiana Shullazit. Ju jeni ose shtylla të krimit ose skllevë të krimit”- ishin akuzat e artikuluara dje në Kuvend nga ish-kryeministri Sali Berisha.
POLITIKE
7
E shtunë, 22 DHJETOR 2018
DEPUTETI I PD-së: BASHKË ME REFORMËN NË DREJTËSI KA MARRË FUND EDHE SPAK-U I FAMSHËM
N
ë lidhje me draftin e opozitës për vetingun në politikë, i ashpër ishte dje edhe diskutimi i deputetit të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj në seancën e djeshme plenare. Alibeaj deklaroi nga Kuvendi se reforma në drejtësi dhe vetingu në politikë ka rënë dhe ajo që ka mbetur për shqiptarët është thjesht mënyra e mbrojtjes “dy duar për një kokë”. “Politika shqiptare është e korruptuar deh e lidhur me krimin,. Duke mbajtur barrën e provës, të reagojnë se justifikojmë pasurinë tonë. Kemi shumë arsye dhe ka shumë arsye opinion shqiptar për ta patur këtë opinion. Shumë deputetë vite më parë kishin vjedhje, vrasje, përdhunime, por dekriminalizmi i largoi. Ulsi të ka dalë emri edhe ty. Këtë detyrim e ke. 2015, mbahet mend për Roshin e Bushin. Do të
“Dy duar për një kokë”, Alibeaj: S’ka mbetur asgjë për shqiptarët ishte shumë e bukur të bëhej Reforma në Drejtësi dhe vetingu, por kush do ta bëjë vetingun”, tha ai. Gjithashtu, ish-ministri i Drejtësisë, u ndal edhe tek lidhjet e forta mes politikës dhe krimit në Shqipëri, të cilat, sipas Alibeajt, bashkëpunojnë përmes armëve dhe eurove. “Bashkë me reformën në drejtësi ka marrë fund edhe SPAK-u i famshëm. Kush sjell më shumë dëme për publikun, një gjyqtar dhe një prokuror apo qeveritarë që luajnë shuma të larta parash dhe i marrin miqtë e tyre. Studentët thanë se kërkojnë vetingun e pedagogëve, ky kolera e ka pranuar. Pse se pranon për veten e
vet meqë nuk bie ndesh edhe me Komisionin e Venecias. Kjo pjesë e ka realizuar detyrimin e vet moral ndaj publikut shqiptar. Para dy vitesh llozhet këtu ishin plot dhe duartrokitje, sot është bosh. Kjo është shqetësuese. Krimi i organizuar nuk lexon Kodin Zgjedhor, por njeh vetëm armën dhe lekun. Sot është testi moral më i forti më i fortë moral në 30 vite. Jemi çliruar edhe ndaj ndërkombëtarëve. Reforma nuk ekziston, Vettingu ka rënë, ska mbetur gjë tjetër: Dy duar për një kokë për shqiptarët”, tha deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj.
Ish-Kryeministri shpërthen në akuza në Parlament: Rama dhe ministrat të vijnë në Kuvend, po mbrohen me thinjat e Majkos
N
jë fjalim me tone të ashpra fund e krye ka qenë ai i ish-kryeministrit Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit. Ndërsa akuzoi më herët deputetët e maxhorancës për lidhje me krimin e organizuar duke i quajtur disa skllevër e disa bosë të tij, Berisha apeloi socialistëve të miratojnë amendamentet për vetingun në politikë, ndryshe u shpreh ai ka në rrugët e qytetit do ushtojë: “O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”. Deputeti demokrat e ka paralajmëruar qeverinë dhe mazhorancën se në rast se nuk e votojnë, Vetingun e politikanëve, në këtë moment kritik për vendin, të bëhen gati për atë që do të bëjë populli. “Ne jemi sot në një seancë më të rëndësishme që kemi zhvilluar ndonjëherë në ekzistencën e pluralizmit politik këto 6 vitet e fundit. Sot ne vijmë këtu në një kokë kur për shkak të lidhjeve të tmerrshme të kësaj maxhorance me krimin, bajlozët e krimit dhe bandat të kësaj maxhorance, në atë shkallë sa, natyrisht jo të gjithëve, por prapa shumë prej këtyre unë shoh, Shullazët, Avdylët, Habilajt, Lul Berishën, e me radhë banditë e banda të tëra që ligji mund tu shkundte dhëmbët nëse s’do kishte mbështetje. Në krye të tyre kanë krye banditin, kreun e meduzës,kanë nënën e krimit. Kanë njeriu që pa i dalë nga zyra u çon bandave sms, priteni se po u denoncojnë. Të gjitha këto kanë sjellë një situatë dëshpërimi që nuk ka ekzistuar që nga viti 91. Çfarë kanë sjellë? Një rrënim e largim masiv të të rinjve shqiptarë, largim masiv të investitorëve të huaj dhe vrasje shprese në çdo zemër e mendje shqiptare. Ramës mund t’i vesh 100 epitete por njëri është më i vërtetë: shpresë-vrasës. Rama me
Thirrja e Berishës: Në rrugë e sheshe, “O djem rrëmbeni armët, ja vdekje, ja liri”!
lidhjet e tij me bandat, Shullazët, Bajrat, etj, ka shtuar krimin në sistem dhe i ka kyçur dyert e Europës Shqipërisë. Ne dy raporte ekselente të KE bëhen të pavlere nga Këshilli i ministrave evropiane dhe dyert rrinë të mbyllura. Ky amendament do të ishte mesazhi më i fuqishëm drejt BE, për hapjen e dyerve. Këto që them nuk janë fiction, por kanë emër dhe kanë mazhorancën. Ndaj dhe ju e konsideroni këtë si grackën ku shpirti
i kriminelit kapet si laraska. Komisioni i Venecias ka thënë se kjo është një nismë legjitime sepse në Shqipëri lidhjet me krimin në të gjitha nivelet janë një realitet. Jam dakord që ka probleme dakord, që ky proces mund të përdoret për qëllime politike, atëherë qëndrimi është që të ulemi dhe të draftojmë ligjin që askush të mos mund ta përdorë atë për qëllime politike, në mënyrë që në këto ulëse të mos ulen kokat e mafies. Rama e
filloi karrierën e tij me një vilë të ndërtuar dhe më falni qytetarë se dje ju dhashë informacion të gabuara, sot i kam të sakta, të ndërtuara në katër bunker, në total banon në një sipërfaqe prej 1 mijë metër katrorë. Ju ftoj ta hidhni poshtë këtë studentë. Klikoni në “Google-Earth” dhe do të gjeni çdo gjë të përshkruar për sarajet e Ramës. Palo burra, palo kriminelë.., pse ju nuk pranoni amendamentin? Pranoni dhe të ulemi mes nesh të marrim dhe ekspertë ndërkombëtarë dhe ta bëjmë model për mbarë rajonin, por ju nuk e donin. Ose miratoni amendamentin ose përndryshe do t’ju shkulin me dhunë qytetarët e në rrugët e qytetit do ushtojë: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”- deklaroi Berisha, deklaratë të cilën ai do ta përsëriste sërish dje në Kuvend. “E shfrytëzoj këtë rast meqë është seancë e fundit t’u uroj shqiptarëve festat e fundivit, studentëve që me kryendritjen e tyre paqësore po çojnë drejt agonisë këtë regjim dhe prapë t’u kujtoj, miratoni amendamentin se nuk do të jetë e largët dita kur në rrugët e sheshet e Shqipërisë do të ushtojë ‘O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri’ dhe do të zvarriteni si minj se shqiptarët do të hedhin zgjedhjen e krimit me cdo çmim, ose në mënyrë të ligjshme ose dhëmbë për dhëmbë, pastaj do të kujtoheni për këto fjalë do të jetë vonë”, tha sërish ish-Kryeministri Sali Berisha.
Deputeti demokrat: Njerëzve i vini barrierën, ndërsa Edmond Begos i hiqni traun. Studentët do jua bëjnë vetingun
Vettingu, Bylykbashi: Venecia tha OK, por ju “Jo”, se Rama është vetë e keqja
D
eputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka kërkuar nga shumica që të votojë pro draftit për vettingun në politikë. Referuar opinionit të Venecias, Bylykbashi kërkoi dialog me shumicën për draftin. “Komisioni i Venecias e thotë qartë, që detajon cdo hap që duhet të ndjekim. Na kërkon, udhëzon si të ruajmë dhe bëjmë kujdes për standardet dhe këtu këtë do të bëjmë. Komisioni u thotë shqiptarëve që qëllimi për të futur vettingun e politikëve është legjitim. Gjyqtari, prokurori apo ministri janë e njëjta gjë, nuk mund të bësh vetting vetëm për gjyqtarin dhe të lini kriminelët
të livadhisnin. Komisioni na ka bërë një shërbim të jashtëzakonshëm, por ju nuk doni të dëgjoni. Venecia kërkon që PD dhe PS të ulen për dialoguar, por ju morët vendimin dhe e rrëzuat. Hajdeni ulemi në dialog të hapim rrugën
për vettingun në politikë”, tha ai. Ndër të tjera, Bylykbashi kërkoi që mazhoranca të miratojë rekomandimet e Komisionit të Venecias. “Ndërkohë që i vini barrierën këtyre njerëzve, Edmond Begos i hiqni traun. Bëni mirë pranoni ftesën e Komisionit të Venecias, dhe t’i hapim rrugë ligjit për Vettingun e politikanëve”, tha ai. Deputeti demokrat tha se e keqja e vendit ndodhet në Kuvend, pikërisht tek
drejtuesit e grupit parlamentar, të udhëhequr nga kryeministri, Edi Rama. “Me këto amendamente mbyllet hapësira me të cilën ju menduat se mund të anashkaloni ligjin për dekriminalizimin. E keqja më e madhe janë drejtuesit e grupit parlamentar, me në krye Edi Ramën që i hapi portën nga brenda institucioneve demokratike duke i lejuar kriminelëve të penetrojnë. Sepse Rama e ka
dizajnuar këtë plan për ti futur brenda. Ata i sjellin votat. Rama është gjithandej, është një e keqe që kurohet me vaksinë. Më vinte turp që duhet të mbroja një amendament që është një e keqe e vazhdueshme për këtë vend. Përpara se studentët të bëjnë vetingun vetë, hapini rrugë këtyre amendamenteve. Është një turp që ka vazhduar kohë më parë”, tha dje deputeti Oerd Bylykbashi.
INTERVISTA
8 E shtunë, 22 DHJETOR 2018
Kreu i shtetit: Protesta e studentëve, akumulim i mungesës së dialogut real
Intervisoi: Ridvan Berisha Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një intervistë të dhënë për RTK-në ka deklaruar sot se “Kosova ka treguar gatishmëri maksimale për të bashkëjetuar në paqe me Serbinë. Ka treguar vullnet maksimal për të garantuar në mënyrën më gjithëpërfshirëse dhe pozitive bashkëjetesën brenda Kosovës edhe me serbët e Kosovës apo qoftë me pakicat e tjera”, – është shprehur ai. Duke komentuar ecurinë e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Meta ka theksuar se “procesi i dialogut nuk ka arsye për të hyrë në shtigje të shpikura. Procesi i dialogut ka qenë në mënyrë të qartë për t’i dhënë mundësinë Serbisë që të ecë drejt marrjes së statusit kandidat dhe njëkohësisht drejt çeljes së negociatave, gjë që ka ndodhur. Dhe njëkohësisht synon që përmes një marrëveshjeje përfundimtare të zgjidhë edhe të ardhmen e Serbisë si një vend anëtar në BE dhe Serbia të fitojë perspektivë të qartë europiane, si çdo vend që duhet të zgjidhë problemet me fqinjët”, – është shprehur Meta. Gazetari: A e shihni formimin e Ushtrisë së Kosovës si një kontribut të rëndësishëm për ta plotësuar Kosova sovranitetin edhe nga pikëpamja e sigurisë? Presidenti Meta: Patjetër, është një element thelbësor për sigurinë kombëtare, për aftësinë për të realizuar një politikë mbrojtëse dhe këtë e shoh vetëm në kuadër të angazhimit të Kosovës për t’i shërbyer forcimit të perspektivës së saj euroatlantike, por edhe gjithë rajonit tonë. Pra, ky hap vetëm do t’i kontribuojë paqes dhe bashkëpunimit në rajon. Gazetari: Zoti President, Serbia siç ishte paralajmëruar nuk e ka mirëpritur krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Prej andej vijnë deklarata me narrativë mjaft nacionaliste, deklarata që po prodhojnë edhe shantazhe e frikësime për serbët e Kosovës, që të mos bëhen pjesë e FSK-së, tashmë edhe Ushtria e Kosovës. Sipas jush, Serbia e sotme a është e gatshme për paqe me Kosovën? Presidenti Meta: Kosova ka treguar gatishmëri maksimale për të bashkëjetuar në paqe me Serbinë. Ka treguar vullnet maksimal për të garantuar në mënyrën më gjithëpërfshirëse dhe pozitive bashkëjetesën brenda Kosovës edhe me serbët e Kosovës apo qoftë me pakicat e tjera. Sigurisht që pyetja nuk mendoj se është kjo, por pyetja duhet të ishte: Serbia që dëshiron të hyjë në Bashkimin Europian, a mund të ecë me një politikë të tillë ndaj një realiteti i cili në mënyrë dominante njihet nga i gjithë kontinenti, nga BE dhe nga fqinjët e tjerë? Gazetari: Kosovarët mbanin shumë shpresa se këtë vit do të lëviznin pa viza, por kjo nuk ua rrit pavarësisht përmbushjes së një kuadri të gjerë kushtesh, që vendet e tjera, përfshirë edhe Shqipërinë, nuk i kishin. A prisni që ky proces, pra mos-liberalizimi i
Presidenti Meta: Dialogu Kosovë-Serbi të mos hyjë në shtigje të shpikura
vizave për Kosovën të ketë pasoja? Presidenti Meta: Natyrisht që edhe unë jam i zhgënjyer për këtë zhvillim aspak të mirëpritur, përkundrazi, për këtë zhvillim tepër zhgënjyes në raport me pritshmëritë, sepse Kosova prej kohësh ka plotësuar të gjitha kushtet teknike, që vendet e tjera, përfshi edhe Shqipërinë.... Gazetari: Dyfish më shumë kushte sa vendet e tjera... Presidenti Meta: Më shumë, kjo është e padiskutueshme. Këtë e ka konfirmuar shumë qartë edhe Komisioneri përkatës, z.Avramopulous dhe kuptohet që këtu kemi të bëjmë më shumë me një çështje të mosarritjes së konsensusit për shkak të diferencave të caktuara brenda BE-së. Unë uroj dhe dëshiroj që kjo ngjarje pavarësisht se sjell një frustrim që ne të gjithë e kuptojmë dhe e kemi mjaft të vështirë për t’u vetëpërmbajtur, përsëri ky problem duhet përballuar me shumë durim dhe vetëpërmbajtje, sepse çdo nervozizëm do të kontribuonte thjesht më shumë në interes të atyre zërave, që janë skeptikë për të njohur shtetin e Kosovës apo që nuk janë të angazhuar për të garantuar të drejtat e qytetarëve të Kosovës si të gjithë qytetarët e tjerë në rajonin tonë. Gazetari: Nga takimet që keni zhvilluar muajt e fundit me zyrtarë të Bashkimit Europian a e keni nënvizuar qartësisht nevojën që Kosova të mos mbetet mbrapa në këtë proces, të jetë pjesë bashkë edhe me vendet e tjera që Kosova ta gëzojë lirinë e lëvizjes së lirë në zonën Shengen? Presidenti Meta: Unë detaje nuk mund të jap, por mund të them se
shumë zyrtarë të lartë të BE-së janë gjithashtu të zhgënjyer për mosmarrjen e një vendimi pozitiv dhe sikurse ka zyrtarë të lartë, zyrtarë më të përgjegjshëm sikurse përmenda z. Avramopulous, i cili publikisht ka deklaruar që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet teknike për realizimin e kësaj marrëveshjeje për liberalizimin e vizave. Megjithatë, duhet të kemi parasysh se problemi është politik dhe Europa e BE-ja nuk janë në momentet më të mira. Jo vetëm kaq, por janë edhe në prag të zgjedhjeve europiane, që do të zhvillohen pas disa muajsh dhe kuptohet që rritja e forcave populiste, të djathta dhe të majta, ka sjellë këtë frenim në vendimmarrje. Por unë besoj që ky është një moment sidoqoftë kalimtar. Gazetari: Siç jeni në dijeni, Kosova mund të përballet me një Serbi aspak miqësore përsa kohë që janë shtuar thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare, veçmas nga Uashingtoni, që të përfundojë sa më shpejt ky proces për t’i dhënë shans një paqeje të qëndrueshme midis Kosovë dhe Serbisë. A shihni ju z. Meta mundësinë që ky proces të përfundojë brenda disa muajsh apo do të kemi vijimësi të kësaj “status-quo”-je? Presidenti Meta: Kjo nuk është një përgjigje që mund ta jap me siguri të plotë. Me sigurinë më të plotë mund ta japin të gjithë aktorët që kanë qenë dhe janë të përfshirë në këtë proces, por është e rëndësishme që ky proces të ndodhë sa më shpejt duke mos sakrifikuar vlerat dhe parimet mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Europian, që na kanë frymëzuar të gjithë ne
për t’u bashkuar me BE-në, duke i shërbyer forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë. Gazetari: A mendoni se kjo marrëveshje mund të arrihet brenda disa muajsh? Presidenti Meta: Do të kisha dashur që kjo marrëveshje të kishte ndodhur dje dhe ne sot të festonim për një marrëveshje që forcon më tej paqen, stabilitetin dhe bashkëjetesën në rajonin tonë dhe të ardhmen europiane të gjithë rajonit. Gazetari: Mbizotëron përshtypja se përfshirja direkte e SHBA është mëse e nevojshme për të garantuar paqen. Çfarë mendimi keni ju? Presidenti Meta: Pa asnjë diskutim që SHBA-të kanë pasur rol lider në të gjithë zhvillimet në rajonin tonë dhe aq më tepër edhe përsa i takon zhvillimeve të cilat sollën fundin e gjenocidit të Millosheviçit në Kosovë, por edhe përsa i takon pavarësisë së Kosovës, ecurisë pozitive të saj përgjatë këtyre dy dekadave në liri. Roli i tyre mbetet mjaft i rëndësishëm edhe në të ardhmen. Ashtu sikurse do të donim të shikonim gjithmonë një bashkëpunim, koordinim sa më të ngushtë brenda të gjitha vendeve të “Kuintit” dhe në mënyrë të veçantë SHBA-ve, të Gjermanisë, Francës, por edhe të Britanisë së Madhe që pavarësisht nga vendimi i saj për të dalë nga BE-ja, përsëri ka një rol mjaft të rëndësishëm në kontinentit tonë, por edhe në NATO. Gazetari: Si e shihni zgjidhjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, me kompromis apo siç flet sot gjendja në
të dyja vendet? Presidenti Meta: Unë e shikoj me kompromis dhe kompromisi është e ardhmja europiane për Serbinë, e ardhmja europiane për Kosovën, e ardhmja europiane për shqiptarët dhe serbët, pavarësisht ku ata jetojnë, në Kosovë apo Serbi. Gazetari: Çfarë do të thotë kompromisi për ju zoti President? Presidenti Meta: Kompromisi do të thotë që Serbia të njohë Kosovën dhe Kosova të marrë vendin e saj në OKB dhe gjithë institucionet e tjera, si edhe Serbia të marrë dritën jeshile për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, pasi ka zgjidhur një problem të saj me fqinjët e saj. Gazetari: Pa e ndryshuar Kosova kuadrin e sotëm kushtetuese? Presidenti Meta: Nuk e kuptoj pse duhet. Kosova këtë Kushtetutë që ka, e ka bërë në marrëveshje me ndërkombëtarët. Gazetari: Ju keni qenë kategorik ndaj idesë së Presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve, madje e keni quajtur këtë çështje si kohë e humbur. A e keni diskutuar me z. Thaçi këtë ide dhe qëndrimet tuaja? Presidenti Meta: Nuk është dëshira ime që të hyj në detaje apo në komente të qëndrimeve të caktuara, si të Presidentit Thaçi, si të drejtuesve të tjerë të institucioneve të Kosovës. Është përgjegjësi e tyre të marrin vendimet e duhura në procesin e këtij dialogu, në respekt me Kushtetutën e Kosovës. Ajo që unë e kam bërë të qartë dhe e theksoj është që unë i besoj shumë bashkëjetesës si zgjidhje finale në rajonin tonë dhe nuk i besoj asnjëherë ndryshimit të kufijve. Në rastin konkret Presidenti Thaçi ka folur për korrigjimin e kufijve që është një term tjetër. Nuk ka folur për shkëmbime territoresh aq më tepër bazuar mbi vija etnike. Sidoqoftë ajo që unë kam theksuar në të gjitha takimet që kam pasur, si institucionale apo shoqërore e informale me drejtuesit e Kosovës, qoftë të opozitës, qoftë të mazhorancës, gjithnjë mesazhi ka qenë që kjo është një temë e dialogut që duhet përballuar bashkërisht sepse është një temë madhore që ka të bëjë me të ardhmen e Kosovës. Duhet të ketë një bashkëpunim të të gjithë aktorëve në mënyrë që Kosova të jetë sa më e fortë në këto tryeza, sa më e unifikuar, sa më e qartë në vendimet që do të marrë. Gazetari: Këto ditë u formua Ushtria e Kosovës dhe u votua kuadri ligjor në Kuvend, por qeveria vendosi një taksë 100% për produktet që vijnë nga Serbia. Nga pikëpamja politike a men(Vijon në faqen 9)
INTERVISTA (Vijon nga faqja 8)
doni se bëri mirë qeveria që vendosi këtë taksë ndaj Serbisë? Presidenti Meta: Ky është një vendim i qeverisë së Kosovës dhe besoj se autoritetet e Kosovës kanë dhënë shpjegimet e tyre për rrethanat në të cilat është marrë një vendim i tillë, i cili për fat të keq ka ndodhur pas disa sjelljeve jokonstruktive nga ana e Serbisë, sikurse është edhe rasti i Interpolit por edhe çështje të tjera. Një tjetër rast për mua është edhe dekurajimi i serbëve për të mos marrë pjesë në forcat e Sigurisë së Kosovës apo për t’iu larguar institucioneve, që është në kundërshtim tërësisht me gjithë frymën e dialogut, ku u kyçën përfaqësuesit e të dyja palëve prej vitesh, që do të thoshte një angazhim konstruktiv dhe jo pengues apo bllokues për njëra-tjetrën. Gazetari: Kemi rritje të trendit të shërbimeve tregtare, i padëshirueshëm për situatën mes Serbisë dhe Kosovës, por kemi edhe një trend inkurajues gjithsesi. Dy qeveritë janë takuar deri tani 5 herë, kanë adresuar nevoja të përbashkëta bilaterale për bashkëpunim në shumë fusha, por konstatimi që ekziston gjerësisht është se më shumë ka pasur retorikë e se kjo retorikë ka zëvendësuar bashkëpunimin konkret. Si e shikoni ju të gjithë këtë përpjekje të politikanëve për të synuar këtë bashkëpunim, që nuk është arritur siç e kërkojnë nevojat e përbashkëta të tregut mes dy vendeve? Presidenti Meta: Mendoj se hapësira e rritjes së bashkëpunimit ka qenë dhe është tepër e madhe. Mbetet shumë punë për ta shfrytëzuar atë në mënyrë më të mirë e konkrete dhe më efikase. Ka një trend rritës në mënyrë të vazhdueshme sa i takon tregtisë midis dy vendeve, por e theksoj edhe një herë që hapësira është shumë më e madhe. Në këtë drejtim, absolutisht kemi nevojë për t’u çliruar nga shumë pengesa të karakterit burokratik dhe administrativ që e vështirësojnë qarkullimin dhe interesin për të rritur shkëmbimet më tej. Gazetari: Po të ishit ju Kryeministër, çfarë do të bënit për të avancuar konkretisht këtë bashkëpunim? Cilat di të ishin tre hapat që do të ndërmerrnit ju për të ndryshuar një realitet që aktualisht nuk ofron shumë shkëmbime me bilanc të dëshirueshëm tregtar? Presidenti Meta: Unë si President i Shqipërisë mbështes çdo bashkëpunim konkret dhe efikas midis dy qeverive dhe gjithë aktorëve të tjerë dhe do të bëj çdo gjë për këtë qëllim ashtu sikurse kur kam realizuar vizita dhe jashtë, sikurse ka qenë rasti i një vizite në Maltë, kemi ftuar edhe shumë përfaqësues nga Kosova për të qenë në takimet tona atje për shkak të interesit të tyre për të zhvilluar marrëdhënie ekonomike e tregtare me këtë vend dhe këtë do ta bëjmë sa herë që do të ketë një interes të përbashkët pasi dhomat tona tregtare, pra të Shqipërisë dhe Kosovës, janë në një bashkëpunim të mirë me njëra-tjetrën dhe i dinë edhe këto kërkesa dhe interesat përkatëse. Gazetari: Po përmbaheni shumë zoti President.... Presidenti Meta: Detyra e një Presidenti është të përmbahet. Gazetari: Çfarë do të bënit ju konkretisht për të avancuar këtë bash-
këpunim? Cila do të ishte këshilla juaj? Të mos harrojmë, tregu i përbashkët në analizën e ekspertëve dhe profesionistëve është shans për t’i kontribuar industrisë dhe zhvillimit, rritjes së mirëqenies, rritjes së punësimit, etj. Presidenti Meta: Ajo që kemi vënë re është se që në mbledhjen e Pejës ka një përpjekje pragmatike, më konkrete. Shpresojmë që të ketë hapa të shpejtë, që lehtësojnë mundësinë e punësimit në Shqipëri apo në Kosovë, pa vështirësi apo pengesa të të rinjve apo të profesionistëve, që lehtësojnë kalimin e produkteve. E theksoj edhe një herë tjetër, duke evituar shumë pengesa burokratike institucionale që ekzistojnë sot dhe mbi të gjitha duke.... Gazetari: Por mbi të gjitha nevojitet dhe një vullnet politik në gjithë këto vite për të krijuar një mjedis ku ekonomia midis të dyja vendeve do të lulëzonte më shumë, ku prodhuesit do të shkëmbenin më shumë... Presidenti Meta: Na mbetet të jemi më të vëmendshëm për të parë dhe për t’i mbështetur të gjitha këto vendimet e mbledhjes së fundit në Pejë midis dy qeverive. Gazetari: Përtej këtyre problemeve midis Kosovë dhe Shqipërisë, si po ecën ora e shqiptarëve? Presidenti Meta: Kjo është një pyetje interesante. Koha ka punuar për shqiptarët sepse para vitit 1990, shqiptarët kanë qenë kombi më i shtypur në Europë. Por pas vitit ‘90-të besoj e keni vënë re se çfarë problemesh të jashtëzakonshme kanë pasur me të drejtat e njeriut, me liritë më themelore apo edhe me situatën ekonomike. Shqiptarët në ish-Jugosllavi padyshim kanë qenë edhe më të ndarë, më të diskriminuarit, por sot kur bëjmë një bilanc të përgjithshëm duhet të jemi të kënaqur deri diku për faktin sepse kanë ndodhur ngjarje të mëdha. Shqipëria e dikurshme që ishte e mbërthyer nga marrëzia se mund të mposhtte edhe një aleancë të Traktatit të Varshavës me NATO-n, sot është një anëtar i NATO-s, është një vend demokratik, kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe shpreson t’i çelë negociatat vitin e ardhshëm. Qytetarët e Shqipërisë udhëtojnë pa viza prej vitesh, ndërkohë që ajo që ka ndodhur me Kosovën padyshim që është një mrekulli e përpjekjes dhe sakrificave të shqiptarëve atje dhe kudo, por edhe të rrethanave ndërkombëtare. Pra kemi një shtet të pavarur që konsolidohet hap pas hapi. Po kështu edhe në Maqedoni, roli i faktorit shqiptar është në rritje. Sigurisht që mbetet shumë për të realizuar sa i takon pritshmërive të qytetarëve tanë dhe fakti që shumë të rinj largohen, si nga Shqipëria, si nga Kosova apo nga trevat e tjera ku jetojnë shqiptarët është një shqetësim dhe një këmbanë alarmi për të gjithë ne. Gazetari: President Meta, Gjykata Speciale ka filluar të njoftojë ish-komandantët e UÇK-së për t’u paraqitur në tribunal, siç kanë thënë, për intervistim. Ndërkohë që Serbia, fle mbi varret e shqiptarëve. Shumë kriminelë serbë janë në gjendje të lirë dhe sipas ekspertëve ligjorë, këtu kemi të bëjmë me një drejtësi qartësisht selektive. Kjo gjykatë sipas jush, do ta minojë raportin e Kosovës në
9 E shtunë, 22 DHJETOR 2018 marrëdhëniet ndërkombëtare, do ta qartësojë edhe më shumë apo do ta pastrojë të ardhmen e saj? Presidenti Meta Meta: Ecuria e kësaj gjykate, pavarësisht se është një kapitull i tepërt dhe i dhimbshëm për Kosovën, sepse ne e dimë që shumë drejtues të UÇK-së kanë qenë në Hagë, janë ndeshur me akuzat e fabrikuara ndaj tyre, kanë fituar pafajësinë e kështu më radhë, pra e kuptoj që ky është një proces i tepërt, por ka qenë i paevitueshëm në planin ndërkombëtar. Kështu që duhet përballuar me kurajo, në mënyrë që t’i shërbejë pikërisht pastrimit të atyre akuzave, të cilat ne e dimë shumë mirë që janë orkestruar nga ata që nuk e kanë pranuar genocidin që kanë kryer dhe humbjen e betejës së tyre për territore. Gazetari: Kalojmë te situata në Luginën e Preshevës. Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve atje ndajnë brengën, shqetësimet e shumta për diskriminim nga Serbia. Në gjykimin tuaj, sa është shqetësuese situata e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, sa i takon të drejtës fondamentale që duhet të gëzojnë? Presidenti Meta Meta: Natyrisht, situata në Luginën e Preshevës është një situatë që ka mjaft problematika të pazgjidhura. Në këtë drejtim mendoj se është e rëndësishme që vetë forcat shqiptare të bashkërendojnë më mirë më njëra-tjetrën në adresimin e këtyre shqetësimeve dhe problematikave. Sepse ndarjet apo kundërvëniet ndaj njëra-tjetrës i defaktorizojnë në raport me institucionet qendrore të Beogradit, por edhe me komunitetin ndërkombëtar që ndjek të drejtat e tyre dhe pakicave në Serbi. Serbia është një vend që ka detyrimet e saj si një vend që është duke negociuar me Bashkimin Europian dhe që dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian për të plotësuar të gjitha të drejtat e pakicave padyshim dhe të shqiptarëve në Serbi. Gazetari: A i keni adresuar ju si President i Shqipërisë shqetësimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe ku i keni adresuar? Presidenti Meta Meta: Në mënyrë të vazhdueshme unë i kam adresuar ato edhe si President. Po kështu dua t’ju bëj të ditur se kam qenë dhe kam vizituar komunën e Medvegjës, kam takuar autoritetet atje dhe autoritetet qendrore dhe ato vendore, pra jo vetëm me përfaqësuesit shqiptar. Jemi takuar në mënyrë të vazhdueshme, por edhe me përfaqësues ndërkombëtarë për t’i kushtuar më shumë vëmendje të drejtave të shqiptarëve atje. Por e theksoj mbetet ende më shumë nga faktori shqiptar në Luginë për të qenë më i unifikuar në kërkesat më kyçe që kanë shqiptarët atje. Gazetari: Kalojmë te Maqedonia, që ka një strukturë politike të re në pushtet pas humbjes së z. Gruevski, i cili tashmë ndodhet në azil politik në Hungari. Çfarë roli mund të luajnë Shqipëria dhe Kosova, përsa kohë ky vend është i përfshirë në valën e përmbushje së kushteve që dalin nga Marrëveshja e Ohrit? Presidenti Meta Meta: Besoj se Shqipëria, Kosova dhe vetë faktori shqiptar në Maqedoni kanë luajtur rol kyç përsa i takon mundësisë historike që po i krijohet Maqedonisë për t’u anëtarë-
suar në NATO dhe për të zhbllokuar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian përmes zbatimit të marrëveshjes së Prespës. Shqiptarët kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në krijimin e ekuilibrave të reja në Maqedoni, të cilat e mundësojnë këtë rrugë dhe këtë përcaktim të Maqedonisë që do t’i shërbejë jo vetëm anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, por edhe forcimit të stabilitetit në rajon dhe forcimit të perspektivës euroatlantike të gjithë rajonit tonë. Gazetari: Meqë u përmend emri i Maqedonisë nga marrëveshja e re, zoti President do të ishte me interes edhe për shikuesit tanë besoj të dinë në lidhje me negociatat që tashmë kanë ngecur mes Tiranës dhe Athinës për kufirin detar. Zoti President lidhur me këtë çështje keni patur dhe mosmarrëveshje me qeverinë, tani si qëndron puna? Presidenti Meta Meta: Lidhur me këtë çështje ajo që unë mund t’ju them është që angazhimi im si President i Republikës së Shqipërisë ka qenë dhe është për të kontribuar në respekt të detyrimeve kushtetuese dhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, posaçërisht për këtë çështje për realizimin e një marrëveshjeje të drejtë dhe afatgjatë midis të dyja vendeve. Gazetari: Të kalojmë të zhvillimet e brendshme në Shqipëri. Shqipëria po e zhvillon me gjasë pluralizimin më shumë se sa e ka kapacitetin. Kemi këtu në Tiranë një ambient të nxehtë i shoqëruar së fundmi me protestat e studentëve, të cilët kanë disa kushte, kërkojnë vetting për profesorët, kërkojnë tarifa për studime, etj. Sipas jush, sa po përmbushen dhe në çfarë drejtimi në fakt politik është sot Shqipëria në këtë moment të ri? Sepse protesta ka pasur Shqipëria dhe në të kaluarën, po sot kemi një komunitet që nuk është në politikë i përkrahur ndoshta, që thonë hapur se nuk përfaqësojnë asnjë parti politike, por janë për të përfaqësuar zërin e tyre. Presidenti Meta Meta: Unë lëvizjen e studentëve e lexoj si një lëvizje sociale të një shtrese mjaft të rëndësishme të gjithë shoqërisë sonë, e cila prek të gjitha familjet shqiptare. Por edhe mjaft kyçe, pasi ka të bëjë me të ardhmen e vendit dhe me perspektivën e tij. Është e qartë se kjo është një lëvizje e imponuar nga kushtet dhe rrethanat e vështira në të cilat ndodhen studentët tanë, por edhe universitetet tona, në mënyrë të veçantë ato publike, nga vështirësitë dhe pamundësitë e shumicës së familjeve shqiptare për të përballuar kostot aktuale të studimit të fëmijëve të tyre në universitete, njëkohësisht dhe një pakënaqësi e studentëve deri diku edhe nga shërbimi apo cilësia që ofrohet. Gazetari: Ju e mbështesni këtë lëvizje studentore President Meta? Presidenti Meta: Nuk ka asnjë institucion apo aktor institucional, politik në Shqipëri, që i kundërshton apo nuk i konsideron shqetësimet dhe kërkesat e studentëve si të drejta, legjitime dhe që duhen adresuar sa më parë. Gazetari: Si e vlerësoni qëndrimin e Kryeministrit Rama, përsa i takon këtij mjedisi që po shpërfaq zemërim, në gjykimin e shumë njerëzve të arsyeshëm?
Presidenti Meta: Mendoj se ky rezultat është akumulimi i mungesës së dialogut real dhe efektiv prej kohësh përsa i takon problemeve të arsimit të lartë, i anashkalimit të shumë shqetësimeve që janë ngritur në mënyrë sistematike, që nga koha e hartimit të projektligjit për arsimin e lartë, më pas që nga ngadalësia apo boshllëku që u krijua me mosbërjen e gjithë vendimeve dhe akteve nënligjore për zbatimin e ligjit dhe më pas me shumë kontradikta të shfaqura përsa i takon menaxhimit të problemeve në universitetet tona. Kështu që është koha që zëri i studentëve të dëgjohet dhe do të thosha të dëgjohet pa vonesë. Gazetari: Ju vendosët për ta rikthyer me procedurë ligjin për buxhetin. President Meta, e bëtë realisht sepse mendoni që studentët dhe kërkesat e tyre nuk janë adaptuar mjaftueshëm në buxhetin e ri apo e bëtë për ta ftuar në një konfrontim të ri Kryeministrin Rama? Presidenti Meta: Mendoj se motivacioni ka qenë shumë i qartë dhe i shprehur në mënyrë publike. Dihet se disa nga kërkesat e studentëve kërkojnë një konsiderim nga buxheti i shtetit dhe sigurisht që kthimi në Kuvend, sikurse dhe u argumentua publikisht, bëhet në interes të dhënies të një mundësie të re për të reflektuar dhe për të qetësuar këtë situatë. Gazetari: Nuk ishte mesazhi për të ftuar në konfrontim Kryeministrin Rama? Presidenti Meta: Nuk ekziston asnjë qëllim i tillë, për më tepër që ka patur edhe një pretendim nga përfaqësues të caktuar të mazhorancës, që nuk mund të bëheshin ndërhyrje në buxhet për arsye se buxheti ishte në Presidencë. Kështu që, kjo ishte një mundësi për të parë se çfarë hapësire ekziston për të reflektuar. Gazetari: Përveç protestave të studentëve, ka dhe protesta të tjera, që kërkojnë uljen e çmimit të karburantit, protestat e banorëve në një lagje të Tiranës të cilëve po u shemben shtëpitë, largimi i shumë të rinjve jashtë vendit. Të gjitha këto mund të krijojnë të papritura, jo vetëm thjesht në planin social, apo edhe atë të sigurisë. A e shihni këtë efekt që mund ta krijojë kjo situatë? Presidenti Meta: Theksoj edhe një herë që protesta e studentëve është një protestë që ka rrënjë shumë të sinqerta dhe e cila vjen për arsye të problemeve dhe pamundësive socialeekonomike të shumicës së familjeve të studentëve për të përballuar kostot e studimit për fëmijët e tyre. Ky nuk është një problem thjesht i këtyre familjeve. Besoj se ky është një problem për të gjithë shoqërinë dhe kërkon një angazhim të gjithë institucioneve për t’i dhënë një zgjidhje, pasi problemi kryesor që ne kemi sot është tendenca e të rinjve për t’u larguar nga vendi. Së dyti, problemet e tjera tregojnë që ka vend për reflektim dhe për një dialog të vazhdueshëm. Mosdëgjimi i shqetësimeve të grupeve të interesit sigurisht që akumulon edhe pakënaqësi të cilat pastaj mund të shprehen në mënyra të ndryshme, por edhe mund të keqpërdoren për qëllime të ndryshme. adio Radio Marrë me shkurtime nga R Televizioni i K oso vës Koso osovës
POLITIKE
10 E shtunë, 22 DHJETOR 2018
ANALIZË Nga Astrit Patozi
K
am frikë se mund të kem qenë i pari, por radha gjithsesi nuk ka shumë rëndësi. Sepse e kam shkruar përpara dy javësh që protestën e studentëve po kërkonin ta mbysnin me çdo kusht tre partitë mëdha, secila në mënyrën e vet. Sot druaj se është dita për të thënë se më ka dalë fjala. Është ndoshta profecia që më trishton më shumë se çdo gjë tjetër, për mosrealizimin e së cilës isha gati të jepja gjithçka. Jam i bindur se sot zjarrfikësit e protestës janë shumë të gëzuar, natyrisht që secili në mënyrën e vet. Në fillim ata që duan të na bindin që, pavarësisht se studentët ikën me pushime, kërkesat e tyre do të plotësohen, sepse për këtë ditë ka tre javë që i vjen vërdallë dialogut strategu i të gjitha fitoreve tona, Edi Rama. Ata
gati po e thonë që studentët mund të pushojnë të qetë e të pashqetësuar, sepse ka kush mendon dhe punon për kauzën e tyre. Por po aq të lumtur më ngjajnë edhe ata të tjerët që i kanë nxitur ta mbyllin protestën, me argumentin se e gjithë bota është me pushime. Dhe nga kjo festë nuk mund të bëjë përjashtim askush. Sepse edhe ata që janë të revoltuar kanë nevojë të gëzojnë Krishlindjet dhe ta hanë rehat gjelin e Vitit të Ri. Është fare e qartë. Qeveria ia ka dalë me sukses që t’i japë kohë vetes dhe të zbrapsë një tërmet 8 ballësh, i cili gati ia nxori themelet dhe e zuri poshtë. Ndërsa opozita zyrtare ndjehet e lehtësuar se ka evituar të paktën përkohësisht një cunam politik, që për pak i rrëmbeu asaj qartazi të gjitha funksionet. Dhe nuk është fare rastësi që protesta shkoi me
Pushime të mbara, protestës! pushime pikërisht në ditën e fundit të parlamentit për këtë vit. Është pak a shumë si armëpushimet në mes luftrave, kur palët i lejojnë vetes ca ditë paqeje për të lëpirë plagët, por, pse jo, edhe për të tentuar ndonjë marrëveshje. Dhe në ato ditë pa krisma të gjithë kufijtë bëhen konvencionalë. Dikush shkon në Holandë, një tjetër prenoton tek Hyatt-i i sapohapur, shumica mblidhen me familjet në shtëpi, ndërsa të tjerët kërkojnë lekë boxh, që të paktën mos e kuptojnë fëmijët se për ta nuk ka realisht festë. Me sa duket, sado e keqe të jetë, edhe qeveria ka nevojë të gëzojë për dy javë. Dhe sado që të jetë lodhur dhe të ketë luftuar gjithë vitin, dhe opozitës i takon të shplodhet
e të festojë si qeveria. Për gati dy javë studentët e zemëruar me të drejtë do të jenë njësoj të gëzuar me ata që i detyruan të ngrihen e të organizojnë një nga protestat më të bukura që kam parë në 28 vjetët e fundit. Ka njerëz që besojnë se,
megjithatë, kjo nuk do ta shuajë zjarrin e tyre, i cili do të rindizet më i fuqishëm me kthimin e studentëve, pas pushimeve në janar. Mbase, mbase.. Nuk dua të parashikoj më. Tek e fundit “ëndrra janë, nganjëherë dalin”.
REPUBLIKA E SHQIPERISE GJYKATA KUSHTETUESE KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
SHPALLJE E VENDEVE VAKANTE Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/ 2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar me vendimin nr.101 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”: 1. Rishpall 2 (dy) vende vakante për “Specialist IT” në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse. KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT TE PARË PËR “SPECIALIST IT”: a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Inxhinieri Informatike, Informatike, Teknologji informacioni etj. b. Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit. c. Të ketë eksperiencë në menaxhimin e projekteve TIK. d. Të ketë eksperiencë në hartimin e politikave të brendshme IT dhe planifikime ne fushen IT. e. Të ketë njohuri shumë të mira për infrastrukturat e IT dhe sistemet të cilat implementohen mbi to. f. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT TE DYTË PËR “SPECIALIST IT”: a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Inxhinieri Informatike, Informatike, Teknologji informacioni etj. b. Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit. c. Të ketë njohuri shumë të mira në administrimin e sistemeve si Active Directory, Outlook Mail Client d. Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastukturën e rrjetit. e. Të ketë njohuri bazë për panelet e administrimit të faqeve web (Wordpress, Drupal, Joomla etj). f. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. 2. Shpall 1 (një) vend vakant për “Specialist Financë/Buxheti” në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse. KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT “SPECIALIST FINANCË/BUXHETI”: a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Ekonomi, Dega Financë. b. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. c. Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion. d. Të ketë njohuri në programet financiare si: Alpha/Financa 5 etj. 3. Shpall 1 (një) vend vakant për “Specialist i Burimeve Njerëzore” në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse.
KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT “SPECIALIST BURIME NJERËZORE”: a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor”. b. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. c. Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën e burimeve njerëzore. KUSHTE TË PËRGJITHSHME: · Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Certifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 4.3.2015. · Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara. Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 20 dhjetor deri më 31 dhjetor 2018 në një nga format e dhëna më poshtë: · Paraqitjes së Kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 31 dhjetor 2018, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 20 dhjetor deri më 31 dhjetor 2018 në adresën info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme: 1. Jetëshkrim profesional në gjuhën shqipe, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare; 2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi; 3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal; 4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore; 5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi; 6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt; 7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim. Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-7.
POLITIKE FJALIMI
Nga Monika Kryemadhi*
Në fakt nuk kam ndonjë shpresë që Vetting-u në politikë do të pranohet, sepse si mund të pranojë Edi Rama të vettohet?! Sepse i bie që pa u miratuar akoma, pa u futur në rend dite, të largohet nga politika. Si mund të pranojnë deputetë apo edhe ministra, të cilët në momentin që ky ligj hyn në fuqi, jo vetëm dalin nga politika, por edhe shkojnë në bankën e të akuzuarëve. Si mund të pranojë Damian Gjiknuri Vettingun politik, kur duhet të japi përgjegjësi për falsifikimin e firmës së Sekretarit të Shtetit që u ngrit një off hore, vetëm për të marrë vetëm 18 milion euro në një lot, pa llogaritur sa e sa të tjera. Si mund të pranojë Arben Ahmetaj Vetting politik, kur futemi në një strukturë shumë të shëmtuar falsifikatore, siç është ajo e rastit të djeshëm, për të hequr nga xhepat e oligarkëve miliona dhe miliona euro, të cilat janë të depozituara në 5 vitet e qeverisjes së Edi Ramës?! Dhe një ditë të bukur me diell, në prag të Krishtlindjeve i bën një dhuratë të jashtëzakonshme, ku iu thotë unë nuk kam 40 milion euro për studentët që t’u rregulloj kushtet, por kam mbi 300 milion euro që do ua fali 5 oligarkëve. Pra 5 veta janë të barabartë sa 140 mijë studentë herë 5 herë. Kjo është ajo çfarë përfaqëson kjo qeveri. Si mund të pranojë Edi Rama Vetting në politikë, kur problemin e parë e ka me bashkëshorten e tij që drejton një Bankë dhe një offshore që s’dihet se paratë e kujt janë dhe paratë e kujt lëvizin?! Si mund të pranojë Edi Rama Vetting në politikë, kur problemin më të madh e ka me vëllain e tij?! Si mund të pranojë Edi Rama vetting në politikë, kur koncesio-
net me miliarda lekë që u vidhen shqiptarëve, nuk dihen se ku shkojnë dhe shërbejnë si transaksione për pastrimin e parave të trafikut të drogës?! Si mund të pranojë Edi Rama Vettingun në politikë, kur e di shumë mirë që ai është personi i parë, apo mund të themi edhe gijotina e parë e SPAK-ut dhe e Byrosë së Hetimit?! Në fakt unë do të dëshiroja që këtij Vetting-ut në politikë t’i shtonim edhe atë analizën e drogës, t’ja marrin njëherë atë analizën e gjakut, se e meriton ai dhe ta shikojmë. Sepse një kryeministër që drogohet është peng i spaçatorëve. Mirë dje na kishte ardhur me antiplumb, por problemi është që ai njeri është edhe peng i mallit që i shesin, se varet se çfarë malli i shesin. Në Vetting ne duhet të shtojmë edhe kartelën shëndetësore, çfarë përfaqëson ky njeri, nga se vuan. Prej 20 vitesh i është fshehur kartela e tij mjekësore nga zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakaçolli. Nuk po merrem me burrin e Mirës, doktor Perlatin se ai e kuron nga azma dhe i them mos pi mall se të bën shumë keq për azmën dhe ia thotë kjo doktoresha këtu. Që të ketë mundësi dhe frymë që të përballet këtu, por nuk mund ta pranojë dot ai këtë gjë. Nuk mund ta pranojë këtë gjë, sepse ai kërkon që të gjithë shqiptarët t’i fusi në vorbullën e vet. Ai ka një problem tjetër shumë më të madh, përballjen me vetveten. Sepse në 20 vite kemi dëgjuar “njeriun modern”, ”njeriun trendy”, njeriun që merr vesh nga çdo gjë, por që në fakt merr vesh vetëm nga psikopatia se si ti dhunojë njerëzit e tij dhe se si ti detyrojë ata që ti fusin ë vorbullën e vetë. Do të mbajnë përgjegjësi për “Ligjin e
11 E shtunë, 22 DHJETOR 2018
Një kryeministër i kapur nga krimi, familja dhe mafia Teatrit” Zëvendëskryeministrja, Ministrja e Kulturës, sepse do mbajnë përgjegjësi këto. Ai nuk ka thënë asnjë fjalë këtu në Parlament. Asnjë firmë. Sepse do hapet një ditë “Ligji për Teatrin”, sepse këta anëtarë KLP-je do të jenë ata që do ta çojnë përpara Edi Ramën përballë bankës së të akuzuarve. Sepse Edi Rama është bërë si shtojzovallet e pyjeve të Europës, që i shkelin syrin herë njërit, herë tjetrit, por harron që përpara interesave kombëtare nuk ka shkelje syri. Sepse nuk të fal njeri sot, as për vendin, as për sigurinë kombëtare dhe as për interesat kombëtare. Edi Rama duhet të kuptojë një gjë, që edhe ai veprim i djeshëm që është bërë nga Komisioni i Ekonomisë, do ti drejtohemi Prokurorisë për ta hetuar, që nga Protokolli i Kuvendit, kur është protokolluar shkresa, që nga njoftimet që u janë bërë anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë, që nga rregullorja që bëhet për mbledhjen e komisionit dhe për futjen në rendin e ditës, të gjitha me rradhë. Edhe pse ju mendoni që KLP-në dhe KLGJ-në i kontrollon Ulsiu. Por kjo do të jetë e pamundur Ulsi, sepse gjërat do të lëvizin. Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, Ulsi thonë që paraqitemi te Ulsiu me bakshishin për të kaluar Vettingun, kështu që edhe më këtë do të përballesh
Si mund të pranojë Edi Rama Vetting në politikë, kur problemin e parë e ka me bashkëshorten e tij që drejton një Bankë dhe një offshore që s’dihet se paratë e kujt janë dhe paratë e kujt lëvizin?! Si mund të pranojë Edi Rama Vetting në politikë, kur problemin më të madh e ka me vëllain e tij?! Si mund të pranojë Edi Rama vetting në politikë, kur koncesionet me miliarda lekë që u vidhen shqiptarëve, nuk dihen se ku shkojnë dhe shërbejnë si transaksione për pastrimin e parave të trafikut të drogës?! Si mund të pranojë Edi Rama Vettingun në politikë, kur e di shumë mirë që ai është personi i parë, apo mund të themi edhe gijotina e parë e SP AK-ut dhe e Byrosë së SPAK-ut Hetimit?! ti. Mos u çudit edhe për këtë. Edhe për DSIK-në e famshme që është nën hyqmin e Ramës, që është bërë si dyqan gjobash atje, për polici, për gjyqtarë, për prokurorë, për të gjithë. Mos u çudisni sepse do dalin fakte të reja, çdo ditë e më shumë. Ulsiu i shkretë merr vetëm fjalët, sepse lekët i merr Edi Rama me Don Agaçin. Ka një problem të nderuar kolegë. Jua thashë dhe dje, po ja u them edhe sot. Përgjegjësia që do të keni nesër do të jetë shumë e madhe. Sot jemi të qetë, por mos harroni nuk do të ketë bigerinë veze që do ta ndalojë Edi
Ramën. Edhe dy minuta dua. Shoku Gramoz, faleminderit shumë. Sikur të ishe kaq korrekt, edhe me atë falsifikim mbi 300 milion eurosh që keni bërë dje si komisioni i ekonomisë, do të ishte shumë e shëndetshme për parlamentin, por do të ishte edhe një mesazh shumë i mirë edhe për ndërkombëtarët. Këto dy minuta, ju drejtohem të gjithë ambasadave që janë në Shqipëri, të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prej ditësh jemi në komunikim me ju, për të ecur përpara me axhendën për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Duhet ta kuptoni që ky grup grabitësish, ky sekt kriminal me emrin Rilindje, jo vetëm që nuk ka dëshirë të hapi negociatat, jo vetëm që nuk ka dëshirë të integrojë Shqipërinë në Bashkimin Europian, por ka vetëm një qëllim, vdekjen e këtij vendi, shkatërrimin e këtij vendi, dhe kthimin e këtij vendi në një institucion kriminal, terrorist për rajonin dhe Europën. Ky kryeministër, i cili nuk është gjë tjetër veçse një kriminel i kapur nga bandat dhe krimi i organizuar, peng i drogës dhe i kokainës që përdor, nuk është gjë tjetër veçse shkatërrimi dhe një minë me sahat jo vetëm për Shqipërinë, por për rajonin dhe Europën. *Fjala në Kuvend e Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E shtunë, 22 DHJETOR 2018
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE
13
E shtunë, 22 DHJETOR 2018
Kreu i Bashkisë së Tiranës denoncon përfaqësuesit e PD: Bashës të hënën i shkon gjoba dhe vendimi për prishje
K
ryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi dje se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kur ishte kryetar i bashkisë së kryeqytetit jo vetëm që i kishte dhënë leje vetes për ndërtimin e një kati të 13-të në pallatin ku banon aktualisht, por nuk ka paguar as taksën e ndërtimit në infrastrukturë. Veliaj tha se Lulzim Basha do të mbahet mend si i vetmi Kryetar Bashkie i Tiranës në qindvjeçarin e fundit që firmosi leje ndërtimi për shtesë kati mbi apartamentin e vetë në kat të 13. “Shtesë kati në hapësirën e përbashkët të banorëve të pallatit të tij me pamje nga Liqeni. Pë rata që nuk e dinë si duket një leje ndërtimi, po sjell për shembull lejen që Lulzim Basha i dha vetes së vet, që të kuptojnë edhe qytetarët si duket një leje. Kryetari i bashkisë i jep leje vetes së vet që nga kati i 12 të shkojë në kat të 13. Ju e keni parë që Luli kur nuk vinte në Bashki ia delegonte të gjitha Enos, por për këtë leje s’kishte besim, këtë të vetën duhet ta firmoste patjetër vetë. Dhe shiko çfarë thotë leja: Leje zhvillimore ndërtimi për strukturën shtesë 1 kat mbi strukturën 12 kate në pronë të zonjës Aurela Isufi dhe Lulzim Basha. Në vendndodhje Skerdilajd Llagami dhe shoqëria që ndërton Arkimed International. Sipërfaqe e pronës që shtohet 203 m2. Vëllimi që shtohet 323 m3 mbi katin e 12. Më thoni një tjetër njeri që ka marrë dot leje nga kjo bashki të ndërtojë kat të 13 mbi një leje të ezauruar”, deklaroi Veliaj. Sipas Veliaj, ish-kreu i Bashkisë së Tiranës nuk ka paguar as taksat e bashkisë. “Ju do thoni, mirë që i dha leje vetes së vet, po të paktën ka paguar taksën. Vërtetimi i taksave të bashkisë: Vërtetojmë se subjekti e ka likuiduar taksën e ndikimit në infrastrukturë në vlerën 171 820 lekë, por kjo pagesë është rimbursuar nga teprica kreditore e vitit 2013. Pra Tatim-taksat e Tiranës thonë që kemi pasur tepricë nga viti i parë, dhe me lekët e tepricës është paguar taksa e Lulit. S’paguan taksën e bashkisë së vet, e lejes së ndërtimit të vetes së vet. Dhe thotë ja kam marrë firmës nga teprica debitore, për 171 mijë lekë. A ke turp? A ke karakter? A ke fytyrë?”, deklaroi Veliaj. Mandej, ai publikoi edhe planimetrinë nga lart të katit shtesë që Basha id ha vetes. “Sikurse e shihni edhe nga kjo planimetri, Basha i ka shtuar vetes katër dhoma shtesë në shkelje flagrante me ligjin. Shikoni pak si është pallati origjinal dhe dua të falënderoj banorët që na e denoncuan se bashkia mund të ruajë territorin në tokë, por se çfarë ndodh në kat të 12 dhe
Veliaj: Basha dhe Tabaku i dhanë vetes leje ndërtimi
Faksimile e publikuar dje nga kryebashkiaku Veliaj 13 jo vetëm i ka dhënë leje vetes por ka ndërtuar pa leje në katër cepa të ndërtesës në majë. Shikoni pamjen. Katër struktura pa leje. Sigurisht, të hënën i shkon gjoba, vendimi për prishje dhe kallëzimi në prokurori, patjetër. Por nga pamjet me dron skica, pallati ka formë kryq dhe ka shtuar katër dhoma. Njeriu që do të bëhet kryeministri i Shqipërisë ndërton pa leje. E kuptoni pse PD sa gjen një grup pa leje i thotë
hajde protestojmë se kryepula do të ruaj vezët e veta”, nënvizoi Veliaj. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se jo vetëm Lulzim Basha i ka dhënë vetes me firmën e tij një leje për ndërtimin e një kati të 13-të në pallatin ku banon, duke shtuar 4 dhoma e madje pa paguar as taksën e ndërtimit në infrastrukturë, por edhe ish-nënkryetarja e Bashkisë së
REAGIMI
Tiranës, Jorida Tabaku. “E njëjta gjë për lejen e Joridës. Në këtë bashki, kjo njihet si leja e Joridës, pavarësisht se është gjyshja, pastaj babai, por në Bashkinë e Tiranës është e Joridës. Tani unë i them Joridës: Jorida ma nxirr këtë format që unë të kem dhënë një leje në Lanë. Dhe siç e thashë, dhe s’do kishte problem nëse subjekti paguan taksat dhe ka pronat, siç bëhet kudo; taksën që ne e kemi 8-fishuar. Tani ma
nxirr ku është ky format, siç e ke marrë lejen ti kur ke qenë nënkryetare, dhe siç e ka marrë Luli për veten e vet kur ka qenë kryetar. Ma gjej këtë format, që unë të kem dhënë një leje të tillë. Unë e kuptoj sikletin e Joridës, kur të ka dhënë tjetri 20 mijë metra katrorë dhe të ka bërë milionere, do dalësh do shash edhe shokët e shkollës, se ça do bësh, do dalësh do mbrosh vezët e Lulit”, tha Veliaj.
DEPUTETJA E PD
PD: Basha s’ka ndërtuar kat shtesë, leja skadoi
Tabaku u përgjigjet akuzave të Veliaj
Selia e Partisë Demokratike i është përgjigjur akuzave të kreut të Bashkisë, Erion Veliaj në lidhje me katin shtesë që thuhet se ka ndërtuar Lulzim Basha. Nëpërmjet një deklarate për mediat, thuhet se Lulzim Basha nuk ka ndërtuar asnjë kat shtesë dhe se leja e ndërtimit nuk u përdor kurrë. “Për apartamentin e blerë që në vitin 2003, kohë përpara se të hynte në politikë, faktet janë këto: Lulzim Basha nuk ka ndërtuar asnjë kat shtesë. Para firmosje së lejes së ndërtimit, Lulzim Basha ka marrë nga ILDKP aprovimin me shkresë zyrtare se nuk është në konflikt interesi. Leja e ndërtimit skadoi pa u përdorur kurrë. Vala e sulmeve me shpifje të shëmtuara dhe akuza të vjetra bëhet për të mbuluar superskandalin e Unazës së Re dhe superskandalin e devijimit të Lumit të Lanës për t’i hapur rrugë pastrimit të parave nëpërmjet trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego”,- deklaroi dje Partia Demokratike.
Leje ndërtimi vetes së saj. Në njoftimin e dhënë nga Bashkia, thuhej, se jo vetëm Lulzim Basha i ka dhënë vetes me firmën e tij një leje për ndërtimin e një kati të 13-të në pallatin ku banon, duke shtuar 4 dhoma e madje pa paguar as taksën e ndërtimit në infrastrukturë, por edhe ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku. Jorida Tabaku ka reaguar ndaj këtyre akuzave, duke thënë që gjyshja e saj ka 20 vjet që ka vdekur dhe nuk ka marrë asnjë leje ndërtimi. “Dua të sqaroj se në atë pronë as gjyshi i ndjerë as gjyshja ime e ndjerë që ka 20 vite që nuk jeton më, as im atë dhe as unë nuk jemi pronarë. Në funksionin e nënkryetares së bashkisë unë nuk kam pasur në portofol dhënien e lejeve të ndërtimit dhe as nuk kam dhënë leje ndërtimi, as për familjen time dhe as për qytetarët e tjerë. Ndërtimi për të cilin Veliaj akuzon, e ka marrë lejen e ndërtimit në vitin janar 2014 ndërsa unë kam qenë deputete dhe jo nënkryetare bashkie”,- tha ndër të tjera Tabaku në reagimin e saj.
ARSIM
14 E shtunë, 22 DHJETOR 2018
PROBLEMET E LIGJIT TË ARSIMIT TË LARTË
Debati mes kryeministrit Rama dhe pedagogut Agim Seranaj Pardje ishte takimi i kryeministrit Rama me studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës si dhe Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Por përveç debatëve të forta mes kryeministrit dhe studentëve, një pjesë e të cilëve dolën në mënyrë demonstrative, në sallë mbeten studentë dhe pedagogë. Ndërhyrja e Agim Serjanit pedagog në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndertimit që nga viti 91, kishte disa çështje kryesore për ligjin dhe moszbatimin e tij. Ja se ç’tha Agim Seranaj: Së pari shpreh kënaqësinë që jemi përballë duke dëgjuar njeri tjetrin, dhe si staf i këtij fakulteti dhe pedagog i këtyre studentëve, do të kisha dëshirë t’më dëgjonin edhe ata që u larguan. E kam përgatitur se çfarë do të them, sepse kam dy javë që i dëgjoj të gjitha versionet, fyerjet dhe vlerësimet e grupëve të ndryshme të interesit. Edhe nga çfarë dëgjova deri tani, me duket se nuk kam nevojë ta tjetërsoj apo ta anashkaloj ç’kam pergatitur. Për parantezë: Shumica e stafeve akademike kanë sfiduar vështirësitë dhe janë për tu vlerësuar më mirë nga shoqeria. Shumica e studentëve gjithashtu, me gjithë vështirësitë e shumta që janë ngritur në këtë protestë dinjitoze, marrin nivel arsimor (vëçanërisht në pjesën teorike pasi e dimë që pjesa praktike lë për të dëshiruar) të krahasueshëm edhe me vendet europiane. Këta studentë e kanë treguar kur janë ballafaquar me kolegët e tyre në shkollat përen-
dimore. Njohim plot raste që ky është fakt. Kuptohet që një pjesë e madhe e këtyre studentëve kanë nevojë për më shumë energji për të mbushur boshlleqet dhe të kapërcejnë vështirësitë që kanë nga shkollimi fillor dhe i mesëm. Kjo vlen jo vetëm për mbetësit, por edhe për nivelin mesatar. Kërkohet energji dhe mbështetje nga shoqeria, për të kapërcyer vështirësitë që vijnë jo vetëm nga vetja. Por tani rëndis me pika disa pika në lidhje me shqetsimet e këtyre ditëve: 1. Qendrimi im ndaj ligjit: Sipas meje çdo ligj ka nevojë për përmirësime në një periudhë të caktuar. Ligji aktual lë te themi që është më i mirë se i mëparshmi. Po zbatimi i një ligji sa i rëndësishëm është? Unë mendoj që është po aq sa vetë ligji.
Ndoshta Ligji nuk është mundur të kuptohet mirë; ligji nuk është plotësuar me aktet ligjore. Kjo mund të ketë penguar freskimin e Statuteve dhe rregulloreve, akoma te finalizuar. Kush duhet ta kontrolloje zbatimin e ligjeve?: Në radhë të parë ata që i hartojnë e kështu me radhë nga lart-poshtë tejçohet detyra për kontroll. Nëse kjo s’ndodh, Ligji rrezikon të dështojë, ashtu siç kemi konstatuar në shumë raste në këto vite….Kush e mban përgjegjesinë? Kudo duket sikur përgjegjësia është kolektive. Po përgjegjesi personale pse nuk gjenden? Problemi kryesor të moszbatimi i Ligjit për mendimin tim ndodhet tek mosmbatja e përgjegjesisë personale, dhe mesa duket edhe tek mungesa e ndergjegjes dhe me pas e frikës në moszbatimin
PROTESTA MBYLLET PËR FESTA
Studentët: Rikthehemi në janar nëse Rama nuk reflekton 21 dhjetori, dita e fundit e mësimit në universitete para festave të fundvitit, shënoi njëkohësisht ditën e fundit të protestës për studentët, për këtë vit. Nga sot, sheshi para kryeministrisë do të jetë bosh. Protesta e studentëve ka përfunduar dhe do të kthehet sërish nëse ende nuk do të jenë plotësuar 8 kërkesat e tyre. Kohë kjo që do i lihet kryeministrit Edi Rama për të reflektuar. “Nga shumica e studentëve të universiteteve është vendosur që të kemi një periudhë pushimi që tani deri në janar, deri në fillimin e
shkollës, dhe të hënën e parë që do vijmë do vazhdojmë sërish me protesta. Vendosëm të shkojmë në shtëpi, në një farë mënyre edhe për të rikuperuar kohën e humbur, për të mësuar, edhe për të pushuar… po edhe festat janë tani afër”, thonë studentët. “Shpresoj që kryeministri të reflektojë dhe të pranojë ato 8 kërkesat tona dhe ne të vazhdojmë mësimin nëpër fakultete”, shtojnë ata. Ndryshe nga ata, studenti Klajdi Bello mendon se qoftë dhe i vetëm do të vazhdojë protestën: “Unë jam një nga ata që
do të vijojë protestën sot në orën 17:00. Të gjithë ata qytetarë, jo vetëm studentë, kush do të iki të hajë bakllava, të vazhdojë. Protesta do të vijojë, qoftë edhe i vetëm”. Studentët e politeknikut kanë qenë të parët, të cilët bojkotuan mësimin dhe më pas studentë të tjerë iu bashkuan duke krijuar kështu një bojkot kombëtar. Prej 17 ditësh, auditorët e këtij fakulteti qëndrojnë bosh dhe si dihet nëse do të vijojnë të jenë të tillë edhe më 7 janar, pas mbarimit të pushimeve të fundvitit.
e ligjit. 2. Transparenca e titujve dhe gradave është detyrim ligjor dhe i mirëshkruar në ligj. Pra nuk janë zbatuar ligjet për rastet e shkeljeve, as për rastet e publikuara qoftë nëpër medja apo dhe të ekspozuara me shkrim nga stafet akademike. Pse duhet pritur trajtimi i rasteve të ekspozuara? Po të ishin zbatuar ligjet nuk do të ishte nevoja për Vetting. Sidomos në stafet akademike, ku dhe fjala “Vetting” është e rëndë si fjalë. Mesa duket, këtë fjalen “vetting” e kemi merituar që dhe studentet ta perdorin nder pikat e protestes së tyre, pikërisht sepse ligjet nuk janë zbatuar siç duhet. 3. Rastet e rekrutimeve në stafin akademik. Abuzimet me shkelje të kritereve janë në përqindje të vogel, por kjo ul përformancen e institucionit. Ç’pritet nëqoftëse pedagogu është i paaftë? Nevojitet kurajo për të mos e lejuar këtë pedagog të vazhdojë të bëjë dëme. Këtë aftësi apo kurajo kemi treguar që deri tani nuk e kemi patur. 4. Ecuria në vite e kualifikimeve. Këtu kemi dhe një specifikë që me siguri studentët nuk e dinë dhe është mirë që ta dëgjojnë. Ndodh shpesh që ecuria në kualifikime bëhet me fushata dhe me kapje mat të brezave që iu bie fati për keq. Edhe unë jam një prej atyre brezave, dhe ju bej me dije që për 15 vjet nga viti 1990 deri në vitin 2005 në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndertimit (atëhere përfshihej dhe Departamenti i Arkitekturës) nuk kanë funk-
sionuar kualifikimet pasuniversitare. Fjala e Agim Seranaj zgjoi interesin e kryeministrit i cili ndërhyri dhe tha se: Çështja e rekrutimit është një çështje me vete, dhe është një problem shumë i madh. Mbase fjala ka mbetur tek titujt, por një nga gjërat që ne do bëjmë në këtë dokument angazhimesh është të bëjmë transparencën e rekrutimeve. Nëse keni parasysh, në Vlorë janë zbuluar, (dhe kjo është atribut i universitetit, qofte titujt dhe gradat shkencore. Deri në 2013 këto attribute i kishte ministria, ne ja kaluam universitetit), 2 pedagogë që jepnin juridik dhe s’kishin mbaruar as te mesmen. Ne kemi vendosur një kuote 33% i cili është maksimumi i stafit akademik që duhet të rekrutojë një universitet, dhe për fat të keq, sot kemi mbi 1 mijë punonjës mbi normen. Këta janë punonjës, jo staf pedagogjik, që paguhen një shumë jo e vogël, shumë që nqs nuk do shkonte për ta, do i kalonte universitetit. Psh: 6 milione euro paguhen rojet e Universitetit të Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Pra ka disa aspekte të eficencës të financimit që duhen parë me kujdes. Ndërhyrja në debat e pedagogut Seranaj bëri që kryeministri të tregonte se duhet korigjuar puna e organëve kontrolluese, pra në zbatimin e ligjit, siç insistoi Agim Seranaj. Artur Nelmani
AKTUALITET KORÇË
15
E shtunë, 22 DHJETOR 2018
Mësuesja i mbijetoi tumorit por u vra në aksident Luiza Dule humbi jetën tre ditë më parë si pasojë e një aksidenti, teksa ishte duke udhëtuar për të shkuar në punë. Familjarë, miq, kolegë dhe nxënës i janë drejtuar banesës së familjes Dule, për t’i dhënë lamtumirën e fundit 48-vjeçares. Mes lotësh ata tregojnë se, Luiza punonte prej vitesh me përkushtim dhe se ishte e detyruar të udhëtonte çdo ditë për të shkuar në shkollë.
Të njohurit e saj më të afërt tregojnë se Luiza, pak kohë më parë ishte përballur me kancerin e gjirit. E pavarësisht sëmundjes së saj, ajo u detyrua të shkonte të punonte në zonën e largët të Arrëzës, një rrugë që bëhet përmes transportit me mjete personale. Pesë arsimtarë dhe një infermiere u aksidentuan, si pasojë e rrugës së vështirë dhe ngricave në segmentin rrugor Miras-Arrëz.
Ministri Lleshi kishte përgatitur ndryshime në ligjin e policisë për krijimin e një force elite mbi RENEA-n por edhe që mundësojnë kalimin e ushtarakeve në Policinë e Shtetit
M
inistri i Brendshëm, Sandër Lleshi ka përshëndetur ndryshimet e miratuara për Policinë e Shtetit, të cilat sipas tij i hapin rrugë modernizimit të saj. Lleshi shprehet se tashmë Policia e Shtetit do të hapë dyert e Akademisë për studentët që kanë përfunduar me rezultate të larta, të cilët më pas mund të integrohen në strukturat e hetimit në Polici. “Ndryshimet e miratuara Kuvendi në Ligjin “Për Policinë e Shtetit”, hapin rrugën drejt një etape të rëndësishme të modernizimit të saj. Policia e Shtetit hap dyert e Akademisë së Sigurisë për studentët që kanë përfunduar me rezultate të larta në ekonomi, financë, informatikë, elektronikë dhe jurisprudencë. Të diplomuarit universitarë do të integrohen në strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit, pasi të kalojnë një periudhë arsimimi e trajnimi në Akademinë e Sigurisë”,-shkruan Lleshi në Twitter. Ligji tashmë i miratuar krijon menjëherë 775 vende të lira në Policinë e Shtetit, nga të cilat 315 vende vakante për pozicionin nënkomisar si dhe 360 vende të lira për funksione të veçanta në Policinë e Shtetit. Në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ministri i Brendshëm u bëri thirrje studentëve që t’i bashkohen Akademisë pasi Policisë së Shtetit i duhet një cilësi e re. “Kriteret e pranimit do të jenë shumë të rrepta për t’u inkurajuar që të futen në polici kapacitete të larta, kemi nevojë për cilë-
775 vende të lira, Lleshi: Policia hap dyert për studentët ekselentë AKADEMIA “Policia e Shtetit hap dyert e Akademisë së Sigurisë për studentët që kanë përfunduar me rezultate të larta në ekonomi, financë, informatikë, elektronikë dhe jurisprudencë. Të diplomuarit universitarë do të integrohen në strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit, pasi të kalojnë një periudhë arsimimi e trajnimi në Akademinë e Sigurisë”.
si të re”,-u shpreh ndër të tjera Lleshi. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi kishte përgatitur ndryshime në ligjin e policisë për krijimin e një force elite mbi RENEA-n por edhe që mundësojnë kalimin e ushtarakeve në Policinë e Shtetit. Propozimet u kundërshtuan tek Komisioni i Sigurisë, ku
ZGJEDHJET VENDORE
vetë deputetët e partisë që emëroi si ministër të Brendshëm, hodhën poshtë disa nene në projekt-ligjin e propozuar nga vetë Lleshi që u hapte rrugë ushtarakëve të futeshin në radhët e policisë. Deputetët e PS-së votuan pro që në radhët e policisë të pranohen ushtarakë por në vende të veçanta që i mun-
gojnë Policisë së Shtetit, ndryshe nga propozimi që i hapte rrugë çdo ushtaraku të bëhej pjesë e uniformave blu. Pas debateve u vendos që 3% e Policisë së Shtetit do vijnë nga radhët e institucioneve të sigurisë, Forcave të Armatosura dhe të SHISH për funksione të veçanta që nuk
prodhohen nga Akademia e Sigurisë. U rrëzuan edhe nenet që në kriteret për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm dhe zv.drejtorit u hapej rrugë edhe ushtarakëve apo përfaqësuesve të tjerë në institucionet e sigurisë. U rrëzua nga deputetët e majtë edhe propozimi i ministrit për të përjashtuar efektivët që nuk marrin certifikatë sigurie. Në funksion të nismës së “Policimit në Komunitet”, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, njësitë vendore do të krijojnë zyra për Zonat Policore, duke ofruar shërbimet më pranë qytetarëve.
Lleshi takon krerët e bashkive dhe ata të policisë M inistri i Brendshëm, Sandër Lleshi zhvilloi dje një mbledhje me Prefektët, Kryetarët e Bashkive dhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit. Në fokus të takimit ishin çështjet që lidhen me përgatitjet e MB-së dhe njësive vendore, për procesin e zgjedhjeve lokale të qershorit 2019. Ministri pati një bashkëbisedim me drejtuesit vendorë, duke ndarë opinione për çështje e shqetësime, që lidhen me përmirësimin e shërbimit ndaj
qytetarëve. Ministri Lleshi, që në krye të herës e konsideroi procesin e ardhshëm të zgjedhjeve lokale, me rëndësi të dyfishtë: për mirëqeverisjen nga njëra anë dhe për të dhënë një dëshmi të fortë të pjekurisë, që duhet të tregojë vendi për të qenë gati për hapjen e negociatave me BE-në. Ndër detyrat e lëna nga Ministri i Brendshëm për njësitë vendore, veçohen: afishimi në vende të dukshme i listave zgjedhore; zgjedhja në kohë e ambienteve për qen-
dra votimi, për të shmangur në maksimum ambientet private; përditësimi i Adresarit; shtimi i zyrave të Gjendjes Civile përgjatë 2019, vit kur duhen rinovuar rreth 1.4 milion karta identiteti, të cilave u skadon vlefshmëria. Ministri u kërkoi kryetarëve të bashkive, të tregojnë kujdes të shtuar, për të shmangur lëvizjet dhe regjistrimet fiktive të shtetasve, para periudhës elektorale duke theksuar se do të ketë kontrolle dhe do të merren masa për shkeljet.
AKTUALITET
16
E shtunë, 22 DHJETOR 2018
Antonio Riela ka folur për bizhuteritë, që deri tani është dyshuar se ishin blerë për gruan e ish-ministrit të Brendshëm në Shqipëri, Saimir Tahiri
D
isa ditë pasi Prokuroria e Katanias dha pretencën për bandën Habilaj, ku për kreun e bandës Moisi Habilaj u kërkua 18 vite burg, mediat italiane kanë publikuar dëshminë e njërit prej personave të arrestuar në Catania, si i lidhur me grupin e Habilajve. Ai është Antonio Riela, ndërkohë që njihet si një nga blerësit e kanabisit që vinte nga Shqipëria. Riela nuk ka pranuar që të tregojë emrin e personit që kishte magazinën që ishte fshehur droga, ndërsa ka folur për bizhuteritë, që deri tani është dyshuar se ishin blerë për gruan e ish-ministrit të Brendshëm në Shqipëri, Saimir Tahiri. Ai ka sqaruar se bizhuteritë ishin për një person me emrin Fatos, ndërkohë që ka zbuluar edhe pjesë nga komunikimi që kishte me Moisi Habilajn, që është kreu i bandës. “Bizhuteritë ishin për gruan e Fatosit. Moisiu më siguroi se ishte i mbrojtur nga një person i rëndësishëm në Shqipëri që të trafikonte drogë por emri nuk më kujtohet”,-tha ai. Nazer Seiti gjatë dëshmisë së tij në Itali ka treguar se si i sillnin paratë e drogës nga Italia në Shqipëri. ‘’Ne i fshihnim në kuti detergjentesh’’,-tha ai. Për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri janë pushuar hetimet nga drejtësia italiane, ndërsa vijojnë nga Krimet e Rënda në Shqipëri. Grupi akuzohet për trafik droge nga Shqipëria në Itali. Refereuar “Meridianonews”, agjensi lajmesh në Katania, Riela kishte lidhje të ngushtë në Shqipëri me Moisi Habilaj, kushëri me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai u arrestua në tetor të 2017, ndërsa dëshmia e tij është publikuar kohët e fundit, dëshmi në të cilin ai nuk pranuar t’u japë shpjegime disa pyetjeve, si përshembull. Antonio Riela nuk ka pranuar të japë emrin e pronarit të magazinës në të cilën fshihte qindar kilogram drogë. Në dëshminë e Rielës zbulohet me detaje se
Habilajt mbrohen nga një person me rëndësi, ja si vinin lekët e drogës në Shqipëri RRËFIMI “Moisi më siguroi duke më thënë se ai ishte i mbrojtur dhe një person i rëndësishëm në Shqipëri e lejonte që të eksportonte ngarkesa të mëdha të marijuanës. Ai e ka lejuar që të eksportojë këto ngarkesa të mëdha të marihuanës”,-thotë Riela në dëshminë e tij. “Më tha edhe emrin e këtij persona”.
BIZHUTERITË
si kryhej trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali. “Moisi më siguroi duke më thënë se ai ishte i mbrojtur dhe një person i rëndësishëm në Shqipëri e lejonte që të eksportonte ngarkesa të mëdha të marijuanës. Ai e ka lejuar që të eksportojë këto ngarkesa të mëdha të marihuanës”,-thotë Riela në dëshminë e tij. “Më tha edhe emrin e këtij persona”. Sipas hetuesve, bizhuteritë, me vlerë rreth katër mijë euro, ishin dhurata të destinuara për gruan dhe nënën e ish-ministrit Tahiri. Hipotezë kjo e hedhur poshtë si
nga politikani shqiptar ashtu edhe nga vetë Habilaj. Ky i fundit, i dyshuar si koka e grupit, ka folur në burg me hetuesit më 24 janar dhe në këtë pikë ka qenë i prerë: “Është e vërtetë, i bleva por ishin për gruan e Fatosit”. Gjatë pretencës u kërkua që Habilaj të shpallet fajtor për akuzën e trafikimit të hashashit nga Shqipëria në Itali, që kryesisht kryhej me anije peshkimi. Sipas asaj që raporton “Meridionews”, Habilaj i njohur dhe si kushëri i ish-ministrit të Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri, ka qenë vetë i pranishëm në
KAVAJË
N
ë burgun dhe në paraburgimin e Kavajës ndodhen 21 persona të mitur që kanë kryer vepra të ndryshme penale nga vjedhje e deri tek vrasjet. Ata janë të akomuduar aktualisht në institucionin për të miturit në Kavajë por Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u ka premuar se shumë shpejt pë të miturit nuk do të jetë burgu e vetmja alternativë për të vuajtur dënimet. “Mos bëni gabime, rrini mirë dhe dëgjoni familjarët tuaj që mos ti bëni të vuani. Janë ata që vuajnë dënimin, jo ne”. Ky është mesazhi që jep për bashkëmoshatarët ky 16-vjeçar, i cili prej një viti qëndron në institucionin e paraburgimit të të miturve. Vepra të cilën ai ka kryer e ka
këtë seancë, ndërkohë që jashtë gjykatës qëndronin në pritje dhjetra familjarë. Nazer Seiti, i konsideruar si financier i grupit Habilaj, rrezikon 6 vite burg, ndërsa për Meridian Sulajn është kërkuar një dënim me 12 vite. Për Fatmir Minajn, një tjetër person i hetuar, është kërkuar lirimi, ndërsa për 11 shtetas italianë që bashkëpunonin me grupin Habilaj është kërkuar dënimi me burg nga 2 deri në 15 vite si dhe gjoba në vlerën e mijëra eurove. Në fillim të nëntorit, Prokuroria e Katanias pushoi hetimet për Saimir Tahirin.
“Me vlerë rreth katër mijë euro, ishin dhurata të destinuara për gruan dhe nënën e ish-ministrit Tahiri. Hipotezë kjo e hedhur poshtë si nga politikani shqiptar ashtu edhe nga vetë Habilaj. Ky i fundit, i dyshuar si koka e grupit, ka folur në burg me hetuesit më 24 janar dhe në këtë pikë ka qenë i prerë: “Është e vërtetë, i bleva por ishin për gruan e Fatosit””.
21 miturit në burg, thirrja: Mos bëni gabime MESAZHI
“Po punojmë të trajtohen me shërbime sociale në qendra, në qendra ditore, në qendra ku kanë një periudhë më të gjatë duke ofruar të gjithë shërbimet sociale”,-tha në fjalën e saj ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
izoluar nga familja por e ka bërë të reflektojë. “Kam reflektuar, i kupton më mirë gjërat sepse jashtë si të gjithë adoleshtentët më shumë rrinim rrugëve sesa në shtëpi. Tani e dimë se kush është
jeta e vërtetë”. Ministrja Gjonaj u ka premtuar të rinjve që tashmë për të miturit të cilët kanë kryer vepra të rënda penale, burgu nuk do të jetë vendi ku do të kryejnë dënimin. Pak ditë më parë qeveria ka propozuar një amnisti për një kategori të dënuarish ku prioritet i është dhënë të miturve, të dënuarve gra dhe ata që kanë kryer vepra të lehta penale dënimi i të cilave shkon deri në 2 vjet. Deri tani drafti ende nuk ka mbërritur ende në Komisione për tu diskutuar, çka do të thotë se nuk do të ketë amnisti para festave të fundvitit.
AKTUALITET
17
E shtunë, 22 DHJETOR 2018
Deri më tani, Policia nuk ka konstatuar kapsolla, apo produkte piroteknike që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për shëndetin dhe jetën
P
as urdhit të firmosur nga ministri i Brendshëm, ministri i Mbrojtjes dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë, këtë vit shqiptarët do ti kalojnë festat pa frikën dhe zhurmën e fishekzjarre dhe lëndëve piroteknike. Nga ana tjetër, Policia e Shtetit vijon kontrollet në dyqane dhe pika shumicash në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike me rrezikshmëri për jetën. Si rezultat i kontrolleve deri më tani nuk janë konstatuar kapsolla, apo produkte piroteknike që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për shëndetin dhe jetën. Policia e Shtetit fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregtimit të këtyre lëndëve në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital”. Gjatë periudhës së fundvitit ky aktiviteti i tregtimi dhe përdorimit të kapsollave dhe lëndëve piroteknike ka pikun e tij më të nxehtë. Vendosja e këtij regjimi të ri, synon bllokimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve. Në urdhër përcaktohen masat dhe hapat që do të ndërmerren për ndalimin e hedhjes në tregun e brendshëm të artikujve piroteknikë dhe fishekzjarrë për përdorim civil nga publiku i gjerë. Specifikisht, artikujt që do të ndalohen të hidhen në treg janë të kategorisë 2, përdorimi i të cilave në mjedise të hapura jashtë ndërtesave kërkon një distancë nga 5 deri në 8 metër nga njerëzit dhe objektet; të kategorisë 3, përdorimi i të cilave në mjedise të hapura kërkon një distancë mbi 25 metër nga njerëzit dhe objektet. Do të ndalohet prodhimi, importi, eksporti, magazinimi, shitja dhe përdorimi i të gjitha substancave piroteknike dhe fishekzjarrëve, të cilat në përmbajtjen e tyre kanë: squfur, fosfor të
Kapsollat, Policia: Vijon aksioni, ja rastet kur lejohet përdorimi
AKSIONI “Policia e Shtetit vijon kontrollet në dyqane dhe pika shumicash në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike me rrezikshmëri për jetën. Nuk janë konstatuar kapsolla, apo produkte piroteknike që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për shëndetin dhe jetën”.
LEJIMI
përzier me klorat potasiumi, klorate të tjera, apo që përmbajnë njërën nga përzierjet e tilla. Në urdhër janë përcaktuar edhe detyrimet e institucioneve shtetërore për ndalimin dhe hedhjen në treg të këtyre produkteve. Komisioni i Dhënies së Licencave, pranë Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, në Ministrinë e Mbrojtjes, do të ndalojë prodhimin me qëllim shitjen për treg të brendshëm të artikujve piroteknikë dhe fishekzjarrë për përdorim civil. Komisioni i Dhënies së
Licencave gjithashtu do të rishikojë licencat e importit dhe prodhimit të cilat janë në fuqi, për ndalimin e hedhjes në tregun e brendshëm të artikujve piroteknikë dhe fishekzjarrë për përdorim civil. Në urdhër janë përcaktuar rastet kur do të lejohen këto produkte. Është përcaktuar edhe se do të lejohen të përdoren vetëm nga subjekte të licencuara për përdorimin e lëndëve plasëse, piroteknike dhe fishekzjarrë, në raste festash kombëtare apo lokale të organizuara nga institucionet
Një 21-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar nga policia italiane për trafikim të lëndëve narkotike, vjedhje dhe dhunë seksuale. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari rrezikon të dënohet me 3 vite, 3 muaj dhe 28 ditë burg për akuzat që rëndojnë ndaj tij. I riu ende i paidentifikuar ishte shpallur në kërkim si përgjegjës për krime të dhunës seksuale ndaj një të miture (të kryer në Frosine në vitin 2015) posedim të lëndëve narkotike (kryer në Pregnasa Milanese në vitin 2017) dhe akuzën e vjedhjes e kryer në vitin 2017.
e këtyre masave synohet rritja e sigurisë në komunitet në të gjithë territorin e vendit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimin dhe kontrollin e personave me precedentë kriminalë dhe mbajtja e tyre nën vëzhgim. Provat eksperimentale vërtetuan se mjetet e sekuestruara janë në gjendje të shkatërrojnë jo vetëm materiale apo inde të buta por edhe materiale të forta si eshtrat apo edhe metalet.
LEZHË
ITALI
21-vjeçari akuzohet për 3 vepra
publike, evente festive ose në rast festash familjare (dasma, ditëlindje), e në të gjitha rastet do të lejohen vetëm pas vënies në dijeni të Komisariatit të Policisë, që mbulon zonën. Institucionet përkatëse kanë ngritur një “Task Forcë”, e cila do ushtrojë kontrolle për verifikimin e kushteve në linjat e prodhimit dhe të magazinimit të subjekteve të licencuara. Pas ndalimit të lëndëve piroteknike, Policia pritet të marrë masa shtesë në kuadër të sigurisë gjatë ditëve festive. Mësohet se me marrjen
“Subjekte të licencuara për përdorimin e lëndëve plasëse, piroteknike dhe fishekzjarrë, në raste festash kombëtare apo lokale të organizuara nga institucionet publike, evente festive ose në rast festash familjare (dasma, ditëlindje), e në të gjitha rastet do të lejohen vetëm pas vënies në dijeni të Komisariatit të Policisë, që mbulon zonën”.
N
jë aksident me pasojë plagosjen e dy personave ndodhi mëngjesin e së premtes në qytetin e Lezhës. Një mësuese dhe një nxënëse u përplasën nga një automjet teksa po kalonin nga shkolla në anën tjetër të rrugës. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Kolin Gjoka”. Mësuesja Eligona Gega, 23-vjeç, dhe nxënësja 16-vjeçare janë dërguar menjëherë në spital dhe burime nga ky spital bëjnë me dije se ato janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje mbërritën uniformat blu, të cilat ndaluan drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin dhe e shoqëruan atë në Komisariatin e Lezhës për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti.
Makina përplas mësuesen dhe nxënësen
AKTUALITET
18
E shtunë, 22 DHJETOR 2018
Azilantët përbënin 53% të të larguarve. Sipas INSTAT nga vendi janë larguar gjithsej gjatë periudhës 2011-2017, 317 mijë persona. Ky është një alarm për vendin
P
as eksodit të shqiptarëve në 1991 ku lanë gjithçka pas, 2015 shënoi eksodin e dytë në histori, ku 69 mijë shqiptarë aplikuan për azil në vendet e BEsë, edhe këtë herë për një jetë më të mirë. Kjo shifër rekord sipas Eurostat e çon numrin e të larguave nga Shqipëria në 317 mijë shtetas nga 2011-2017. Largimi i shqiptarëve drejt vendeve të BEsë, me kërkesë azilin nisi në vitin 2011 ku deri në 2017, janë 167 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në vendet anëtare të Bashkimit Europian. Aeroporti “Nënë Tereza” mbetet pika kryesore e kalimit kufitar nga ku shqiptarët udhëtojnë në zonën Shengen. Në 11 muajt e këtij viti është dyfishuar numri i qytetarëve që janë refuzuar në dalje për shkak se nuk plotësonin kushtet dhe dyshohet se do të kërkonin azil në vendet e BE-së. Për 11 mujorin e vitit 2018 janë shtuar edhe 16 mijë aplikime të tjera, duke e çuar numrin total të aplikantëve në 183 mijë. Më shumë se gjysma e individëve që kanë emigruar për periudhën 2011-2017 kanë aplikuar për azil. Azilantët përbënin 53% të të larguarve. Sipas INSTAT nga vendi janë larguar gjithsej gjatë kësaj kohe 317 mijë persona. Viti 2015 shënoi rekordin më të lartë të numrit të azilantëve shqiptarë sipas të dhënave nga Eurostat, me 68 mijë e 900 aplikime. Pas atij viti flukset e azilkërkuesve në vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë qenë në rënie. Në 2016 numri i azilkërkuesve në vendet e BE-së ishte 32 mijë e 900 dhe në 2017-n ishte rreth 26 mijë. Referuar shteteve, pjesa më e madhe e kërkesave për azil gjatë periudhës 2011-2017 janë përqendruar në Gjermani. Sipas të dhënave për Eurostat ka pasur 90,335 kërkesa nga shqiptarët, ose 54% e kërkesave totale. Përveç individëve që kanë aplikuar për azil është rritur edhe numri i të larguarve me kontrata pune drejt Gjermanisë. Aktualisht
183 mijë shqiptarë kërkuan azil, gjysma në Gjermani GJERMANIA “Aktualisht shteti gjerman është një destinacion i preferuar për profesionet e mjekëve dhe infermierëve. Qeveria ka prezantuar një legjislacion më në favor të emigrantëve për pajisjen e tyre me leje qëndrimi”.
317 MIJË
Gjermania është një destinacion i preferuar për profesionet e mjekëve dhe infermierëve. Së fundmi qeveria gjermane ka prezantuar një legjislacion më në favor të emigrantëve për pajisjen e tyre me leje qëndrimi. Vendi i dytë me numrin më të lartë të azilantëve është Franca, me rreth 40.6 mijë aplikime, ose 24%. Vitet e fundit Franca zinte vendin e
parë për numrin më të lartë të aplikimeve të shqiptarëve, duke qenë se Gjermania ndoqi politika më shtrënguese për pranimin e kërkesës duke qenë se iu dha prioritet aplikimeve të individëve që largoheshin nga konfliktet. Bashkimi Europian pas luftës që shpërtheu në Siri u gjend përpara një krize humanitare. Mbretëria e Bashkuar është vendi i tretë për
sa i përket përqendrimit të aplikimeve për azil me 12.4 mijë. Në pesë vendet me numër të lartë të azilantëve është edhe Suedia me Greqinë, ku për periudhën 20112017, numri i kërkesave për azil ishte përkatësisht 9300 dhe 9200. Edhe vendet e Beneluksit kanë qenë tërheqëse për sa i përket aplikimeve. Belgjika ka pasur në këto vite rreth 7000 aplikime nga shqiptarët, ndërsa në Holandë me rreth 3700 aplikime. Ndërsa në Luksemburg kanë aplikuar rreth 1000 shqiptarë. Në Itali, edhe pse është vendi që ka strehuar më së shumti emigrantët shqiptarë, numri i azilantëve për këtë periudhë është 2300. Për shkak të numrit të madh të komunitetit shqiptar në Itali, është më e lehtë të sigurosh leje qëndrimi
N
Në shkollë pa ngrohje, L bojkotohet mësimi
me soba dhe dru. Sipas stafit pedagogjik, në këtë shkollë ku mësojnë edhe
nëpërmjet kontratave të punësimit, ndaj kërkesat për azil janë të ulëta. Prej më shumë se një viti në aeroport “Nënë Tereza” masat për frenimin e fenomenit të azil-kërkimit monitorohen herë pas here edhe nga oficerë të Frontex, agjencisë europiane për kontrollin kufitar. Sipas burimeve policore, qytetarëve që u është refuzuar udhëtimi, kanë paraqitur mangësi me adresën e saktë të akomodimit në vendin e destinacionit, ftesën e pritësit, biletën e kthimit, si dhe mbulimin financiar për periudhën e qëndrimit.
MATERNITET
LEZHË xënësit e shkollës 9-vjeçare “Marash Gjoni”, në fshatin Rrilë të Lezhës, nuk mund të shkruajnë gjatë orëve të mësimit për shkak të të ftohtit në klasa. Duke kërkuar ngrohje për klasat e tyre por edhe për kopshtin e fëmijëve, nxënësit bojkotuan mësimin mëngjesin e së premtes. Mësuesit sjellin dru edhe nga shtëpia për të ngrohur nxënësit, ndërsa hedhin akuza për abuzim. Drejtoresha e shkollës, Lina Guri thotë se nuk do të zhvillohet mësim deri në momentin që shkolla të pajiset
“183 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil nga 20112017. Sipas INSTAT nga vendi janë larguar gjithsej gjatë kësaj kohe 317 mijë persona. Ky është një alarm për Shqipërinë e vogël si numër popullsi”.
fëmijë me aftësi ndryshe, prej vitesh nuk është bërë asnjë investim.
indi me probleme të rënda me frymëmarrjen por kjo foshnje 5 ditëshe sot gëzon shëndet të plotë, falë profesionalizmit të ekipit mjekësor dhe përmirësimit të infrastrukturës shëndetësore të “Maternitetit Mbretëresha Geraldinë”. “Investojmë në të gjitha maternitetet në pajisje të teknologjisë së lartë që nëna dhe fëmija të marrin kujdesin e duhur shëndetësor”, tha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Vetëm gjatë vitit 2018, u investua për 18 inkubatorë stacionarë, 11 inkubatorë transporti dhe 8 ekografi obsetrike-gjinekologjike.
Foshnja 5 ditëshe gëzon shëndet të plotë
ANALIZE
19 E shtunë, 22 DHJETOR 2018
Si e zbritën protestat me këmbë në tokë presidentin “perandorak” Nga Helene Fouquet dhe Ben Sills –Bloomberg
P
ak ditë para ditëlindjes së 41të, presidenti francez dukej i hidhëruar, në daljen e tij i përulur para kombit, ndërsa përpiqej të qetësonte protestuesit, të cilët me protestat e javëve të fundit e kanë dëmtuar rritjen ekonomike të vendit dhe po kërcënojnë edhe axhendën e reformave të Makronit. “Mund t’ju kem bërë të mendoni se nuk i kam i kam marrë parasysh shqetësimet tuaja, se prioritetet e mia ishin diku tjetër”, tha Macron, i cili në fakt e ka krijuar këtë përshtypje që kur mori detyrën në maj 2017. “Mund të kem thënë fjalë që ju kanë lënduar”, shtoi Macron. Presidenti më i ri në historinë e Frnacës, që nga koha e Napoleonit, e nisi presidencën e tij duke pritur udhëheqësit botërorë në Pallatin e Versajës, duke evokuar kështu madhështinë e ushtarit të kthyer në perandor dhe udhëheqësve të tjerë të nderuar të Francës. Ai lançoi një sërë reformash jopopullore, duke i parë sondazhet që e projektonin në rënie mbështetjen e tij si shenjë e vendimeve të tij të forta. Mund t’i shohim fazat e presidencës së Macron-it sipas referencave të tij historike. Kur ai mendonte se mund të pushtonte botën, kjo kishte të bënte me Napoleonin. Ai e çoi Presidentin Trump për të parë varrin e perandorit para se të darkonin në kullën Eiffel, në verën e vitit 2017. Tani që ai është nën rrethim për reformat e tij, referenca për Macron është Sharl de Gol, gjenerali i kohës së luftës dhe themeluesi i Francës moderne. Për fjalimin e tij televiziv më 10 dhjetor, Makron u ul në tryezën e shekullit të 18-të të De Golit – e kompletuar me sendet personale të presidentit të ndjerë dhe medaljen e luftës – duke imituar retorikën dhe qëndrimin e paraardhësit të tij. “Ai përdori të gjitha kodet historike që përdorën presidentët francezë kur situata e kërkonte”, thotë Zhan Garrig, një historian në Universitetin e Orleans-it, i cili e ndoqi nga afër Makronin që nga momenti kur bankieri 40-vjeçar, pjesë e shërbimit civil, themeloi lëvizjen e tij politike të quajtur En Marche në vitin 2016. Nuk ishin të shumtë ata që u habitën kur përpjekjet e Makronit për të rimarrë ekonominë hasën në opozitë të ashpër në rrugë. Franca është e mësuar me protesta të dhunshme. Në fund të fundit, identiteti modern i kombit francez u formua nga revolucioni i 1789-s, që rrëzoi një aristokraci të lashtë për të çuar në lindjen e përgjakshme të Republikës së Parë. Por revolta e vrullshme e jelekëve të verdhë, e cila u shoqërua me daljen e mjeteve të blinduara në rrugët e Parisit, e kapi presidentin të papërgati-
tur. Ka shumë gjasa që jelekët e verdhë të kenë sjellë fundin e fazës perandorake të Makronit. Ndjesa e tij 13-minutëshe ishte një përpjekje për të rivendosur mandatin e tij. Pasi kuptoi se ishte i prekshëm, ish-dramaturgu i shkollës së mesme u përgjigj duke shkruar një kthesë në dramën kombëtare. Në orën 8:00 të një mbrëmjeje të ftohtë, ai u shfaq në televizionin kombëtar i ulur në tryezën antike të De Golit në zyrën e tij ceremoniale në pallatin presidencial Elysee. Franca ishte gozhduar para ekranit, duke pritur të dëgjonte çfarë do të thoshte Makron për mënyrën sesi do t’i menaxhonte “konvulsionet” që përfshinë Parisin dhe qytetet e tjera. Më shumë se një e treta e popullsisë – rreth 23 milionë shikues – e ndoqën Makronin, një numër më i madh se i atyre që panë ekipin kombëtar të futbollit kur luante në finalen e Kupës së Botës, në korrik. “Ishte sikur po shihja dikë që po mësonte shpejt se si të ishte lider”, thotë Garrige. “Ai po mëson të jetë i përulur, të tregojë dhembshuri për qytetarët e tij”. Ashtu si në botën e politikës, kjo kthesë e “skenarit teatral” të Makronit u organizua me vetëdije dhe u drejtua nga vetë presidenti. Edhe pse zakonisht vishet në mënyrë të përsosur, ai nuk ishte rruar para se deklarata të regjistrohej. Ai nuk mbajti vetëm fjalimin e tij, por foli edhe për politikën e gjerë ekonomike, një sekret i ruajtur për të tjerët, përveç këshilltarëve të tij më të afërt. Ministrat bënë sugjerime, por Makron shkroi skenarin e tij. Aksesorët vanitozë të elitës së pasur metropolitane nuk u shfaqën gjëkundi – iPhone-i i tij zakonisht i pranishëm kudo, nuk ishte i dukshëm; nuk kishte orë dore; asnjë vepër arti bashkëkohor nuk varej në murin pas tij. “Marr pjesën time të përgjegjësisë”, tha ai. Presidenti krenar, i cili pak javë më parë deklaronte se “unë do të vazhdoj e do të vazhdoj përpara”, tashmë po shfaqte pendesë. Por a i ka nxjerrë ai mësimet e duhura? Lëvizja e jelekëve të verdhë është kryengritja e pestë e madhe që ka trazuar Francën që nga koha kur studentët u përplasën me policinë gjatë protestave kundër De Golit, në maj të vitit 1968. Në katër rastet e mëparshme, udhëheqësit e Francës moderuan financat e shtetit për të zbutur situatën. As Makron nuk bëri dallim prej tyre. Programi i shpenzimeve prej 10 miliardë eurosh që ai prezantoi ishte një sfidë e gjatë në një politikë buxhetore që ishte përshtatur drejt disiplinës fiskale. Ai përshpejtoi rritjen e shpenzimeve për tre vitet e ardhshme. Një subvencion i financuar nga shteti prej 100 euro në muaj për çdo punonjës me pagë të ulët mund t’i kushtojë qeverisë më shumë se 5 miliardë euro në vit. Ai gjithashtu ka hequr taksat mbi orët e punës jashtë orarit
dhe ka rritur pensionet më të ulëta. (Për të mundësuar shpenzimet e reja, Makronit iu desh të shtynte zbatimin e një prej premtimeve të fushatës: reduktimin e taksave për kompanitë e mëdha). Si rezultat, Franca ka gjasa të kalojë kufirin e deficitit prej 3 për qind të Bashkimit Evropian vitin e ardhshëm. Gjermania ndërkohë po kërkon që BE-ja të ndërmarrë veprime për buxhetin e Makronit, ashtu siç ka bërë presion mbi Italinë në lidhje me deficitin e saj. “Kjo është e patolerueshme dhe një inkurajim për të gjithë “mëkatarët” e deficitit”, tha në një deklaratë Hans Mishelbah, deputet i koalicionit qeverisës në komitetin e financave të Parlamentit gjerman. “Rasti francez nuk ndryshon nga ai i Italisë dhe si i tillë, nuk ka pse trajtohet ndryshe”. (Më 19 dhjetor Italia ofroi lëshime për të marrë miratimin e BE-së për buxhetin e saj.) Makron ka më shumë gjëra për të bërë sesa të merret me pasojat e lëvizjeve të tij në buxhet. Atij i duhet të forcojë identitetin e tij të ri, më të përulur politik, me veprime dhe konsistencë. Përshtypja që ka lënë në një vit e gjysmë si president do të jetë e vështirë të fshihet nga kujtesa. Që nga fillimi, Makron duket se ka pritur që për shkak të reformave të propozuara, ai do të pësonte rënie të popullaritetit gjatë pjesës së parë të mandatit të tij dhe do ta merrte veten në kohë për betejën e rizgjedhjes në vitin 2022, kur përfitimet nga reformat të bëheshin të qarta. Dhe kështu, gjatë 18 muajve të parë, ai lehtësoi mbrojtjen e punës, hoqi taksat mbi pensionet, braktisi subvencionet e strehimit e tatimin mbi pasurinë. Duke e parë rënien e popullaritetit të tij si një simbol nderi, ai nisi të tregohej i pamatur me kapitalin e tij politik, i bindur se do të fitonte më shumë duke refuzuar të dilte nga kursi. Si rezultat, shenjat paralajmëruese u injoruan. Mbështetja e Makronit te një grup i vogël këshilltarësh dhe asistentësh ndihmoi në nxitjen e tij në pushtet, por i njëjti sistem me qark të mbyllur ka dëmtuar presidencën e tij për njëfarë kohe duke e izoluar nga zemërimi publik dhe duke i ushqyer atij ndjesinë e të qenit i plotfuqishëm. I gjetur brenda rrethimit të
votuesve, opozitës dhe disa aleatëve që i kërkonin të rishikonte stilin e tij presidencial, ai bëri pak për të ndryshuar. Në fillim të nëntorit, Macron filloi një turne tetëditor në fushën e Luftës së Parë Botërore të Francës veriore. Ai e përdori udhëtimin për të paralajmëruar rreziqet e populizmit dhe nacionalizmit intolerant në retorikën e Evropës, që i shtoi tone figurës së tij në arenën ndërkombëtare. Por votuesit francezë nuk ishin të interesuar për këtë mesazh. Franca Veriore është goditur më rëndë nga rënia e industrisë prodhuese tradicionale. Është një vend i ftohtë, i vështirë, i rrënuar nga papunësia, pagat e ulëta dhe shifrat e larta të vetëvrasjes. Qytetarët që Makron takoi atje nuk donin leksione mbi historinë apo rëndësinë e multilateralizmit. Ata donin ta dëgjonin atë të fliste për atë që do të bënte për rënien e ekonomisë lokale, për punët që nuk u sillnin të ardhura të mjaftueshme për të përballuar jetesën dhe për vështirësitë e ekzistencës së përditshme jashtë Parisit të privilegjuar. Më pas, ishte taksa mbi karburantin ajo që e rriti këtë pakënaqësi. Në mbrëmjen e 30 nëntorit – vetëm një natë para se protestuesit të digjnin makina, të plaçkitnin dyqane dhe të përlesheshin me policinë në kryeqytetin francez – “Le Monde” publikoi një shkrim në të cilin Makron dhe gruaja e tij, Brigitte, shpjegonin si do të dekorohej pallati Elize i shekullit XVIII. Mobiljet e reja, pikturat në mur dhe qilimat janë zgjedhur për të sjellë dritë brenda tij, rrëfente çifti presidencial. “Ne ndiheshim sikur pallati Elysee ishte kthyer në një fortesë që mbronte veten nga bota e jashtme”, tha Brigitte për “Le Monde”. Ndihmësi i saj, PierreOlivier Kosta, tha se Makron kishte qenë i pranishëm kur mbërritën pikturat e reja, sepse kjo i pëlqente shumë. Ndërkohë, ekstremistët më të dhunshëm të jelekëve të verdhë po përpiqeshin të planifikonin se si mund të depërtonin në pallatin Elize. Sa i përket fjalimit të fundit të Makronit për përulësinë, ende ka shenja se vendosmëria e tij për të dëgjuar votuesit vijon. Por Makron ka refuzuar të ndryshojë politikën, që më shumë se çdo tjetër e ka forcuar rep-
utacionin e tij si president i të pasurve: eliminimin e taksës së pasurisë. 70 për qind e popullit francez e mbështet rikthimin e kësaj takse. Nuk ka as garanci se një ndryshim i karakterit do të ndryshojë fatin e presidentit – ose më e rëndësishmja, ekonominë franceze. Me vetëbesimin e tij, imazhin si i pacenueshëm që i është tronditur dhe rënien e mbështetjes në rreth 20%, ka dyshime nëse Macron do t’ia dalë në zotimin e tij për të përfunduar axhendën e reformave. Ai i ka futur financat e Francës në rrugën e uljes, thotë Stefan Barbie de la Ser, i Makor Capital Markets SA në Gjenevë. Borxhi kombëtar është afërsisht sa 100 për qind e prodhimit të brendshëm bruto, dhe pagesat e interesit kushtojnë 42 miliardë euro këtë vit. “Era” e mbarë ekonomike që nxiti muajt e parë të Makronit në detyrë po venitet, ndërkohë që rritja globale ngadalësohet. Parashikimi i fundit i Bankës së Francës jep një ide: Ekonomia e dytë më e madhe e eurozonës, thuhet, do të rritet me 1.5 për qind këtë vit dhe vitin tjetër, pak më poshtë rritjes prej 1.6 për qind të parashikuar nga Banka Qendrore në shtator, përpara fillimit të protestave. Ndoshta më e rëndësishmja: sondazhet tregojnë se partia e tij mund të lihet pas nga nacionalistët e Marine Le Pen në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, në maj. Kjo do të ishte një goditje e rëndë për autoritetin e Makronit. Presidenti është zotuar se do t’i zbatojë reformat e tij më të rëndësishme, por mbetet e pasigurt se kur ose nëse kjo do të ndodhë. Marrëdhëniet e tensionuara të Makronit me sindikatat po kërcënojnë të vonojnë reformën e sigurimit të papunësisë. (Sindikatat e punëtorëve janë përgjegjëse për sistemin e sigurimit të papunësisë.) Ndërkohë, edhe reforma më e komplikuar dhe më e plotë e sistemit të pensioneve mund të shtyhet. “Sillni ndërmend se kjo është puna e tij e parë si politikan”, thotë Garrig. Por në sytë e shumë francezëve, nuk është e qartë nëse Macron dëshiron të jetë presidenti i Francës apo poeti i tij kombëtar. Ai ende krijon dyshime nëse politika është ajo me për të cilën është i prerë. Në Buenos Aires, në samitin e fundit të G-20, Makron iu largua gjeopolitikës së nivelit të lartë për të takuar një grup shkrimtarësh argjentinas. Ai u tha atyre se seanca ishte një “shkëputje e magjishme” nga përgjegjësitë e tij dhe se ende shkruan çdo ditë dhe ëndërron për një kohë kur mund të përqëndrohet në artin e tij. “Një ditë do të kem mbaruar me gjithë këtë dhe do të kthehem te e vërteta”, tha ai. “Por unë nuk e di kur do të jetë ajo ditë”. E ndërsa thoshte këto, jelekët e verdhë kishin pushtuar Parisin në një nga protestat më shkatërruese të viteve të fundit. bloomberg.com
SPORT
20
E shtunë, 22 DHJETOR 2018
Bardheblutë fitojnë minimalisht, arbitri bëri një gafë të rëndë duke kthyer Pollozhanin në fushë
Tirana i falet “perlës” së Hasanit ndaj Flamurtarit, gjyqtari Koçi “përdor” VAR
SKENDERBEU
Shehi: Muaji i mallkuar, mundemi me një gjysmë rasti
Rozalb Lika
T
irana më në fund rigjen fitoren në Kategorinë Superiore pas humbjes ndaj Laçit. Bardheblutë mposhtën minimalisht 1-0 në “Selman Stërmasi” Flamurtarin me gol të Edon Hasanit në minutën e 87-të, duke u rikthyer. Protagonist në këtë përballje u shndërrua edhe arbitri, i cili në minutën e 83-të ka ndëshkuar Pollozhanin e Flamurtarit me kartonin e dytë të verdhë duke e detyruar të dalë nga fusha, por vetëm dy minuta më vonë ka ndryshuar mendje, duke e rikthyer lojtarin në lojë, për të acaruar skuadrën e Tiranës dhe tifozët bardheblu. Një moment shumë i dyshimtë, njëlloj sikur VAR të ishte i aplikueshëm edhe në Kampionatin Shqiptar. Në pjesën e parë, Sentamu ka qenë tre herë protagonist, me raste flagrante për të dërguar topin në rrjetë, por duke dështuar në mënyrë drastike. Nga ana tjetër, kuqezinjtë vlonjatë kanë dhënë sinjalin e tyre të parë vetëm në të 21-të me anë të Kalen, por me topin që përfundon jashtë kuadratit. Me të njëjtin ritëm ka nisur edhe fraksioni i dytë i lojës, me Sentamu sërish protagonist negativ në radhët e bardhebluve, me afrikanin që ka goditur shtyllën. Torasa ka
tentuar brenda zonës bardheblu me një goditje të rrezikshme, por ka larguar rrezikun Abibi. 7 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Pollozhani u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, për një prekje të topit me dorë të aluduar, për të lënë fushën, por vetëm dy minuta më pas
arbitri ka bërë me shenjë për rifutjen në fushë të lojtarit të Flamurtarit, për të çuditur të gjithë dhe nxitur reagimin e tifozerisë bardheblu. Gjithsesi, vetëm 5 minuta më vonë, në të 88-n Hasani ka dërguar topin në rrjetë, duke kaluar Tiranën në avantazh, një epërsi që ka
Tirana-Flamurtari 1-0 Goli: 88′ Hasani Tirana: Abibi, Imami, Hoxhallari, Turtulli, Kërçiku, Maveje, Hasani (90+3′ Doka), Kobina (62′ Daja), Sentamu, Greca, Halili (60′ Ngoo). Trajner: Ardian Mema Flamurtari: Koliçi, Siljanovksi, Alla, Pollozhani, Kotobelli (90’+2′ Hyseni), Useini, Batha, Mustafa (90’+2′ Ribaj), Torasa, Kale, Alvesh. Trajner: Ilir Daja Karton të verdhë: Kërçiku, Hasani / Pollozhani, Batha Gjyqtar: Andi Koçi
qëndruar e pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit, pas 5 minutave shtesë të akorduara. Tirana shkon në pauzën dimërore me qetësinë e duhur dhe me moralin lart, për të shpresuar të një pjesë e dytë e sezonit me të tjera rezultate e sigurisht me donatorë të rinj, sikurse premtoi edhe presidenti Refik Halili. Pas javës së 18-të, falë 3 pikëve të marra ndaj Flamurtarit, skuadra e Tiranës përmirëson ndjeshëm pozitat në klasifikim duke u renditur në vend të 7-të në kuotën e 17 pikëve, për të lënë pas vetes, Luftëtarin, Kamzën dhe Kastriotin. Në kampin tjetër, skuadra e Flamurtarit mbetet në kuotën e 28 pikëve, për të zbritur në vend të 6-të.
SUPERLIGA
S
kënderbeu mund të quhet në krizë. Korçarët e mbyllën në mënyrën më të keqe vitin 2018 pasi u mposhtën 1-0 nga Kamza në sfidën që hapi javën e 18-të të Kategorisë Superiore, duke pësuar humbjen e katërt radhazi . Vetëm 1 pikë për Skënderbeun në 5 ndeshjet e fundit është shumë pak për kampionët në fuqi që javë pas jave po distancohen gjithnjë e më shumë nga kreu i klasifikimit. Kamza nga ana tjetër mori një fitore jetike falë një goli të një ish si Masato Fukui i cili nuk festoi në shenjë respekti ndaj korçarëve. Me këtë sukses skuadra e Ernest Gjokës la përkohësisht zonën e rënies nga kategoria duke
Kamza zhyt Skënderbeun në krizë, Fukui mund korçarët
u ngjitur në kuotën e 15 pikëve. I asistuar nga Malaj në minutën e 43-të, japonezi Fukui shpërtheu në krahun e majtë të sulmit të Kamzës duke i shpëtuar mbulimit të Vangjelit dhe duke ndëshkuar Aldo Teqjan. Te Skënderbeu u ndje shumë mungesa e yllit të
ekipit Dejvi Bregu i cili nuk ishte i disponueshëm për shkak skualifikimi. Pa Bregun në sulm, skuadra e Shehit nuk kishte vizionin e duhur përpara portës aq sa në pjesën e dytë humbi një rast flagrant me Gripishin që u ndal mbi vijën fatale nga italiani Bonanni.
Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi ka mbetur shumë i zhgënjyer pas humbjes së katërt radhazi të skuadrës së tij 1-0 ndaj Kamëzs. “Mendoj se është muaj i mallkuar për ne. Na vjen keq që mundemi me gjysmë rasti. Dorëheqja? Nuk kam asgjë për të sqaruar. Çdo njeri ka të drejtë të mendojë. Them se është çështje që nuk ia vlen të diskutohet. Në disa ndeshje nuk kemi pasur shpirt gare, ua thashë edhe çunave. Kemi ngërç psikologjik. Në fillim kishim besim, sidomos çunat e rinj. Ndoshta ana psikologjike është ajo që na ka dëmtuar. Çunat rrinë në borë e shi dhe larg familjes. Nuk ka asnjë lloji presioni. Duhet të marrin më shumë përsipër por nuk ka çështje mes të rinjve dhe të vjetërve. Ne u goditëm nga një gjysmë rasti. Vendosja e qendrës djathtas, nëse do ishte më mbyllur, ne mund ta evitonim. Përgjithësisht, gjatë ndeshjes kundërshtari nuk na rrezikoi”, deklaroi Shehi.
TIRANA
T
rajneri i Tiranës, Ardian Mema u shpreh i kënaqur me fitoren minimale ndaj Flamurtarit, por ai theksoi se futbollistët e tij kanë luhatje të mëdha në mënyrën e lojës gjatë ndeshjes. “Ka qenë një lojë në pjesën e parë ka qenë kundërshtari superior. Në pjesën e dytë reaguam edhe me ndërrimet. Pati luftë, çka na ka munguar në ndeshjet e kaluara. Kam qenë i sigurt që Hoxhallari ka qenë pikë e fortë në qendër, por nuk shtyhej përpara. Ekipi luan me mbrojtës krahu, por shtyn disi më sipër. Të them të drejtën, nuk kishim çfarë të humbnim. E kisha llogaritur që ta mbyllnim me fitore, sidomos me Fla-
Mema e pranon: E dija që do e mbyllnim me fitore, ja e meta ime
murtarin që është ekip i fortë. Ekipi duhet të fitonte ndeshjen. Nuk kemi bërë lojë kush e di se çfarë, por u kërkua thellësia, pra porta. Kemi pasur raste
si çdo herë. Më pëlqen të luaj në sulm, nuk e llogaris shumë si do të mbrohemi, është e meta ime kjo. Kemi bërë 2 ndryshime. Sot më doli mirë, por mund të dalë edhe keq. Ky ekip ka nevojë për ndërhyrje nuk diskutohet. Do të jem në punë edhe në merkato. Kam parë 10 ose 15 futbollistë, por që jemi duke i vëzhguar. Po shikojmë karakterin sportiv, cilësitë dhe si sillet në fushë. Mendojmë të marrim lojtarë që i përshtaten Tiranës dhe bëjnë diferencën. Kemi parë më shumë brenda vendit”, deklaroi Mema.
SPORT
21
E shtunë, 22 DHJETOR 2018
Mesfushori i bardhebluve ka treguar se përse ka arritur që të gjejë 5 herë rrugën e rrjetës
Hasani: Ju tregoj sekretie se pse jam bomberi i Tiranës
NAPOLI
Ancelotti: Nëse më pëlqen Pavard, nuk do kisha respekt për Hysajn!
Na ndajnë vetëm pak ditë nga hapja e merkato së dimrit në Italisë, teksa mediat kanë filluar të hedhin emrat e parë që mund të ndryshojnë skuadër. Një prej tyre është edhe Hysaj, i cili nuk është i kënaqur aspak me aktivizimin te Napoli në këtë sezon. “Askush nuk do të mbërrijë në janar. Lojtarët aktual më kënaqin, janë konkurrues. Nëse do të ketë ardhje do të krijohen probleme në menaxhim, ndërsa një largim i mundshëm do ulte cilësitë. Më tej, trajneri i Napolit, u është përgjigjur gazetarëve kur këta të fundit i kanë përmendur Pavard, si një emër i mundshëm për të zëvendësuar Hysaj me shok në krahun e djathtë të mbrojtjes. “Nëse unë them që më pëlqen Pavard, kjo do të ishte mungesë respekti për Hysaj, Malcuit dhe Maksimoviçin, për të cilët jam shumë i lumtur”-është shprehur Ancelotti.
JUVENTUS
Allegri: Me Romën sfidë e madhe, Ronaldo do të luajë sërish
E
don Hasani njeriu i ndeshjes Tirana-Flamurtari, goli i të cilit vendosi fatin e takimit vetëm pak minuta para përfundimit të përballjes në “Selman Stërmasi”. Në fjalën e tij pas ndeshjes së fituar nga bardheblutë me rezultatin 1-0, Hasani ka argumentuar pse është ai bomberi i 24 herë kampionëve në këtë sezon, teksa ka theksuar nevojën emergjente për përforcime në skuadër. “Duke luajtur pas sulmuesit, në pjesët e dyta të ndeshjeve, kam qenë më afër portës e kam pasur rastin të shënoja. Në pjesën e parë isha larg portës, para mbrojtjes. Kur u fut Ngoo, dola pas tij, ai është shtatlartë dhe krijon
shumë hapësira për mua. Kështu ndodhi edhe në Laç, i shkojnë dy kundërshtarë dhe më takon mua të gjej hapësira për të shënuar. Edhe para ndeshjes po shihja Kamza-Skënderbeu. Kur mbaroi ndeshja me fitoren e Kamzës, u motivova edhe më shumë. Rëndësi ka që morëm tri pikët, nuk ka rëndësi a shënon Hasani apo dikush, tani që kemi fazën përgatitore, të rritemi sa më shpejtë dhe kemi nevojë për merkato në mënyrë urgjente. Unë mundohem të jap më të mirë, ka raste kur të del fati. Unë bëj maksimumin për të shënuar e dhënë asist për shokët. Të jemi realist, kemi nevojë për çdo repart, mbrojte, mesfushë dhe sulm. Besoj se e
shihni edhe nga rezultatet se Tirana ka bërë lojëra shumë të mira dhe në fund vlerësohesh me pikë dhe në këtë pozitë në renditje, duhet merkato në çdo repart. Shihet nga ndeshjet dhe si kemi pësuar gola nga fajet tona. Borxh ndaj tifozëve? Normalisht duhet të jemi një, të gjithë bashkë. Kemi nevojë edhe për mbështetjen e tifozëve se pa ta nuk ia dalim. Ata duhet të na kuptojmë. Me këto rezultate që kemi ndonjëherë i meritojmë sharjet, se jemi Tirana. Por duhet të jemi të gjithë bashkë, ne në fushë, presidenca, stafi, të bëhemi bashkë për të mirën e Tiranës. Askush nuk do që Tirana të jetë në këto kushte”, tha Hasani.
ELHAN KASTRATI
Sonte në mbrëmje, Juventusi do të ketë një tjetër duel të rëndësishëm ndaj Romës në “Allianz Stadium”. Trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri para ndeshjes ndaj Torinos deklaroi se në një nga 4 sfidat e ardhshme ylli portugez do të ulet në stol për të pushuar. “Ronaldo luan, sepse mbeten edhe dy ndeshje për këtë vit. Njërën do ta luajë, tjetrën jo. Roma është e vetmja skuadër italiane, e mbetur në Ligën e Kampionëve, bashkë me ne. Ndoshta nuk është në pozicionin e duhur në klasifikim, ka pasur vështirësi këtë sezon, jam dakord me këto. Edhe nesër do të jetë Juventus-Roma, një ndeshje e madhe. Pastaj, ne nuk mund të lejojmë nënvlerësimin e asnjë loje. Ky është një klasifikim i rremë, i vërteti do të jetë më 29 dhjetor, kur faza e parë do të përfundojë dhe do të bëhet vlerësimi i saktë. Djemtë kanë pasur një javë stërvitore të mirë. Ne menduam se kishin nevojë për dy ditë pushim, pas kaq shumë lojërash. Duhet ta nisim menjëherë në sulm këtë ndeshje, duke e ditur se Roma ka lojtarë, të cilët mund ta zgjidhin në mënyrë individuale lojën. Under është i rrezikshëm, Kluivert mjaft i shpejtë”, deklaroi strategu i bardhezinjve.
Pas Strakoshës një tjetër Shqiptar shkëlqen në kampionatin Italian P
as Strakoshës, gardianit të portës së Lacios, një tjetër shqiptar po shkëlqen në Kampionatin Italian. Bëhet fjalë për Elhan Kastratin, portierin kryesor të “Pescaras”, i cili ka mahnitur drejtuesit e klubit Italian dhe mediat vendase. Kastrati ka qënë shume deçziv në disa prej ndeshjeve më kryesore të Pescaras duke realizuar pritje të vështira dhe duke
mbajtur pozicionin e ekipit të tij, i cili ndodhet në vendin e katërt në Seria B, me premisa të mëdha për tu ngjitur vitin e ardhshëm ne Seria A. 21-vjeçari nga Hasi në ndeshjen ndaj Izraelit në transfertë u thirr nga Panuçi në radhët e kombëtares, e dhënë kjo që i jep akoma më shumë shpresë të ardhmes së ndritur të portës Kuq e Zi. Në intervistat e dhëna ai shpre-
het se edhe pse është kthyer në një protagonist te Seria B duhet të punojë akoma më shumë që të arrijë në nivele më të larta. Kastrati në ndeshjen kundër Veronas ishte një nga shtyllat kryesore të ekipit duke qenë tepër vendimtar, në disa raste tejet të rrezikshme të ekipit kundërshtarë dhe duke marrë ovacione edhe nga tifozët e Veronas.
VIP
22 E shtunë, 22 DHJETOR 2018
Festat, Dua ka dhurata për fansat Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar. Ajo po lë pas vete një vit të jashtëzakonshëm me projekte muzikore, koncerte si dhe çmime të fituara. Këngëtarja përmes llogarisë personale në Twitter ka falënderuar të gjithë për një vit kaq të mrekullueshëm. Dua e ka bërë tradicionale që të sjell disa dhurata për fansat që e kanë përcjell gjatë gjithë vitit. “Faleminderit për një vit kaq të mrekullueshëm. Unë mezi besoj se kjo ka ndodhur dhe jam e lumtur që po e ndajë këtë me ju. Si një festë, kam vendosur të sjellë Dualiveries këtë vit dhe të përfshijë disa çmime nga videot dhe shfaqjet e mia”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale. Këngëtarja 23-vjeçare theksojmë se është nominuar për herë të parë në një çmim për “Grammy Awards”. Lipa është duke punuar në këngë të reja që do të jenë pjesë e albumit më të ri muzikor. Dua do të jetë pjesë e filmit të ri aksion “Alita: Battle Angel” të Twentieth Century Fox’s. Ajo nuk do të shfaqet si aktore por kënga e saj “Swan Song” do jetë kolona
Beyonce publikon foto të binjakëve Këngëtarja e famshme Beyonce ka publikuar një foto të rrallë të binjakëve të saj 18 muajsh, djalit Sir dhe vajzës Rumi. Diva e muzikës ndau imazhin me 211.7 milion ndjekësit e saj në Instagram. Binjakët shihen duke luajtur në det në një plazh në Mumbai. Hera e fundit që Sir dhe Rumi janë parë, ishte setin fotografik të dasmës së këngëtares me bashkëshortin Jay-Z, që u shfaq për fansat në ekranin e madh gjatë turit të tyre muzikor në On the Run II Tour.
zanore e filmit, që do të dalë në kinema në vitin 2019. Filmi i ri me producent James Cameron dhe Jon Landau (Avatar) dhe regjisor Robert Rodriguez (Sin City), është një aventurë epike e një vajze të re të fuqishme, Alita, e cila zgjohet në të
ardhmen pa kujtuar të kaluarën e saj. Me ndihmën e miqve të saj, Alita mëson të dojë botën e saj të re, megjithatë fillon të zbulojë sekretet nga e kaluara që potencialisht mund ti ndryshojnë të ardhmen përgjithmonë.
Alban Skënderaj lë skenën në Tiranë Alban Skënderaj është një prej këngëtarëve më të kërkuar gjatë viteve të fundit. Këngëtari shumë shpejt u bë pjesë e pandashme e koncerteve dhe projekteve të reja muzikore. Për rrjedhojë ai ka një agjendë të ngjeshur me koncerte, të cilat duket se nuk i lënë kohë të pushojë. Kjo ka bërë që shumë shpesh bashkëshortja, këngëtarja Miriam Cani të pohon se i mungon asaj dhe vajzës së tyre. Duket se kjo mungesë do të merr fund pasi që artisti ka dhënë një lajm të hidhur për të gjitha fansat dhe publikun e gjerë. Ai ka thënë se gjatë kësaj fundjave do të mbajë koncertin e fundit në Tiranë, i cili do të jetë i fundit për një kohë të gjatë. “Kjo do jetë performanca ime e fundit në Tiranë për një kohë të gjatë”, shkruan Albani, duke befasuar fansat me këtë deklaratë.
Greta Koçi me këngë të re Edhe një këngë e re do t’i bashkohet numrit të madh që kanë ardhur kohët e fundit. Greta Koçi duket se është në përfundim e sipër të videokëngës së re që do ta publikojë shumë shpejt. Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një video të shkurtër të publikuar në llogarinë personale në Instagram teksa shihet mjaft festive. “Po vjen së shpejti. Kënga e re. Videoja e re”, ka shkruar shkurt ajo në rrjetet sociale duke mos dhënë shumë detaje. Theksojmë se projekti i fundit i sjell para tre muajve, “Mos m’thirr” është shikuar mbi 1.4 milion herë në YouTube. Bukuroshja për mediat shqiptare kishte treguar arsyen se pse është larguar nga politika.
Kida feston 21-vjetorin Edhe pse shumë e re, ajo arriti të zë një vend meritor në estradën muzikore shqiptare. Bëhet fjalë për Kidën, e cila ka një arsye më tepër që të jetë e lumtur dhe të festoj, pasi ka 21-vjetorin e lindjes. Këtë e ka bërë të ditur vet bukuroshja përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka sjell disa imazhe të ndryshme. “Ajo është 21”, ka shkruar shkurtimisht ajo në rrjetet sociale teksa shihet duke marrë poza joshëse. Theksojmë se projekti i fundit muzikor është “Merri krejt”, i cili deri më tani ka marrë mbi 6 milionë klikime në YouTube. Kida është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm.
SHOWBIZ
23 E shtunë, 22 DHJETOR 2018
Tajlandezët po çmenden për “Motrën e Vogël Trejsi” Shqipëria dhe Tajlanda mund të mos jenë takuar ndonjëherë në histori por “Miss Albania”, Trejsi Sejdini sapo krijoi një lidhje të fortë gjatë “Miss Universe” që u zhvillua së fundmi në vendin aziatik. Ndjekësit tajlandezë të Trejsi Sejdinit, 18vjeçares nga Elbasani që përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Universe”, e kanë pritur me flamuj shqiptarë dhe me postera dashamirës në aeroportin e tyre. Ata e kanë quajtur madje “Nong Trej”, ose “Motra e Vogël Trej”. Rrjetet shoqërore në Tajlandë janë mbushur me faqe të hapura në mbështetje të vajzës që tajlandezët mendojnë se duhej të kishte fituar. “Ajo duket si një person me karakter të fortë
dhe të ëmbël njëkohësisht”, tha një nga mbështetësit më të zjarrtë të Miss Universe, Patty Suvanmanee. “Ajo thyen rregullat standarde. Nuk ka frikë të bëjë poza seksi dhe as nuk shtiret si vajza e mirë që kërkojnë shfaqjet e bukurisë. Njerëzit kanë interes për të sepse ajo është vetvetja”. Nga ana tjetër, njëra prej tyre thotë se: “Ajo i trajton fansat shumë mirë, i përshëndet dhe takohet me ata. Madje u flet edhe fjalë që i ka mësuar në tajlandisht. Të gjithë e duan shumë dhe ndihen të lidhur me të”, thotë Patty. Shumë video të Sejdinit janë bërë virale në Tajlandë, në të cilat ajo thotë në gjuhën tajlandeze: “Mama, jam këtu. Jam vajzë e mirë”.
Beckham, futbollisti i parë në Hapësirë Mos u çudisni nëse një ditë të bukur, David Beckham niset për në hapësirë. Sipas “The Sun”, 43- vjeçari ka patur përherë dëshirë ta eksplorojë hapësirën, por së fundmi gjasat që kjo të bëhet realitet janë shumë të mëdha. Thuhet se babai i katër fëmijëve ka në plan madje edhe të shkelmojë një top në parajsën qiellore. Pavarësisht entuziazmit, burime të afërta me Beckham- in deklarojnë se futbollisti është tepër nervoz për eksperiencën që pritet të kalojë në një të ardhme, ndoshta shumë të afërt.
Dasëm? Rosie: ”Fake News”
Tayna: Suksesi jo veç me talent U bë e famshme që kur publikoi projektin e parë muzikor por talenti nuk i mjaftoi që të arrijë sukses në këtë treg. Tayna ka zbuluar se talenti duhet patjetër, por edhe disa gjëra të tjera që të bëjnë të arrish majat në toplistat muzikore. “Duhet të kesh talent patjetër por duhet të kesh dhe fat dhe të dish lojërat e këtij biznesi dhe të njoftosh njerëz të duhur që përshtatesh me ta, që të ndihmojnë dhe i ndihmon”, tha ajo në emisionin “Express Morning”. Së fundmi, ajo ka publikuar projektin e ri “Aje” në duet me Ledri Vulën, i cili rezultoi po aq i suksesshëm sa hitet e tjera.
Të gjithë u gëzuan për Rosie Huntington-Whiteley dhe Jason Statham të cilët pas tetë vitesh bashkë dhe një djali, vendosën të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë vigjiljen e “Vitit e Ri”. Vetëm se, një ceremoni e tillë do të mbahet vetëm në koka tona. Rosie dhe Jason s’i informoi njeri. Në Instagram, modelja postoi lajmin e publikuar nga Daily Mail, shoqëruar me, “hera e parë që e dëgjoj. Lajm i rremë”. Nuk ka dasmë, ndaj flijeni mendjen.
Revolucioni Michelle me veshje provokuese Michelle Obama aktualisht është në turneun e librit të saj dhe ndalesën e radhës e bëri të mërkurën në Bruklin për një bisedë me Sarah Jessica Parker. Michelle nuk e merr kot këtë vlerësim pasi tërhoqi qendrën e vëmendjes me çizmet e gjata gold të markës Balenciaga që kapin vlerën e 4000 dollarëve. Ish-zonja e parë e SHBAsë po bën revolucion me veshjet e saj dhe vetëm ajo mund të guxojë kaq dhe sërish të duket bukur dhe elegante. Michelle e kishte plotësuar figurën me një fustan të gjatë të verdhë me një të çarë, po të firmës Balenciaga.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E shtunë, 22 DHJETOR 2018
Presidenti Meta dekoron Fondacionin “Fundjavë Ndryshe” P
residenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi dje me anë një ceremoni të veçantë Fondacionin bamirës “Fundjavë Ndryshe” me Dekoratën “Nënë Tereza”: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar dhe të vazhdueshëm në ndihmë të familjeve të varfra, duke përmirësuar ndjeshëm jetesën e tyre. Kjo veprimtari humanitare është kthyer në shembull frymëzimi për të rinjtë dhe ka forcuar solidaritetin e shoqërisë ndaj shtresave në nevojë”. Në fjalën e mbajtur në praninë e drejtuesve dhe përkrahësve të bordit themelues të Fondacionit, aktivistëve vullnetarë, krerëve e klerikëve të bashkësive të fetare shqiptare, pedagogëve, gazetarëve dhe artistëve të ftuar, Presidenti Meta vuri në dukje se ka kënaqësinë e veçantë, që të nderojë me Dekoratën e lartë ‘Nënë Tereza’, Fondacionin “Fundjavë Ndryshe”, një fondacion që mbledh brenda vetes një numër të madh të rinjsh e të rejash shumë aktiv, veçanërisht në fushën sociale. “Ky vlerësim, që mban emrin e shenjtores sonë të madhe Nënë Tereza, merr vlerë të veçantë për faktin se këta të rinj e të reja, ashtu si Shën Nënë Tereza, i dedikohen bamirësisë duke ndihmuar me qindra e mijëra familje sh-
Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi dje qytetin e Pogradecit, ku u mikprit nga Kryetari i Bashkisë, Eduard Kapri, përfaqësues të pushtetit qendror dhe vendor, si dhe qytetarë të shumtë pogradecarë. Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore Presidenti Meta së bashku me shumë vizitorë të ardhur edhe nga qytetet e tjera të Shqipërisë, përuruan hapjen tradicionale të “Festës së Verërave 2018” apo siç njihet ndryshe, të hapjes së buteve (fuçive) të verërave të
qiptare në nevojë. Nuk ka gjë më të bukur e emocionuese sesa të shikosh të rinjtë e të rejat e “Fundjavë Ndryshe” që me shumë dashuri e përkushtim, kohën e tyre të lirë, ia dedikojnë ndihmës për fëmijët e varfër, për familjet në nevojë, për njerëzit me aftësi të kufizuar apo për të sëmurët. Kjo tregon një për-
het 3 vjet më parë kur fillova të dëgjoja emrin e ‘Fundjavë Ndryshe’. Më pëlqeu shumë fakti që një grup të rinjsh e të rejash, kryesisht studentë, për më shumë të drejtuar po nga një student shumë i ri në moshë, Arbër Hajdari, shkonin së bashku, derë më derë, në familjet e varfra duke çuar ndihma ushqimore e vesh-
qizoi aksionin tuaj dhe e bëri të pandalshëm. Sot, pas 3 vitesh, bilanci juaj është mbresëlënës, me mbi 16.000 familje të ndihmuara, 190 ndërtesa të ngritura, 100.000 njerëz të angazhuar, 8000 flakone gjaku të dhuruar dhe shumë veprimtari të tjera që vazhdojnë çdo ditë të ndihmojnë me mijëra njerëz në 6 qarqet më
gjegjshmëri të lartë sociale në mbrojtjen e shtresave më vulnerabël të shoqërisë, dhe forcimin e solidaritetit shoqëror dhe njerëzor.”, – nënvizoi Presidenti Meta. Presidenti i Republikës vuri në dukje aspektin e veçantë njerëzor dhe humanitar të Fondacionit, duke u shprehur: “Më kujto-
mbathje. Natyrisht, që fillimet kanë qenë të vështira. Por, këmbëngulja dhe vendosmëria juaj për të bërë një vepër të mirë për njerëzit, vendin dhe shoqërinë, por edhe besimi që disa prej televizioneve dhe drejtuesve të disa prej emisioneve më të suksesshëm televizivë ju dhanë, e fu-
të varfra të vendit. Bashkëpunimi që keni me kompani private, spitale, shkolla, studio ligjore etj ka bërë që shumë familjeve t’u sigurohet kurimi falas, edukimi i fëmijëve përmes bursave, asistenca ligjore falas apo punësimi pranë kompanive të ndryshme. Dëshiroj të theksoj se përveç se një veprimtari humanitare dhe bamirëse për shtresat në nevojë të shoqërisë shqiptare, modeli i punës dhe angazhimit social që japin të rinjtë dhe të rejat e “Fundjavë Ndryshe” shërben si frymëzim edhe për të rinjtë e tjerë
reja, duke uruar: ‘’Gëzuar verën e re’’! Presidenti Meta shprehu vlerësimin dhe konsideratën për organizimin e të tilla veprimtarive popullore dhe tradicionale, të cilat i shërbejnë si
promovimit të prodhimeve vendase, ashtu edhe zhvillimit të turizmit. “Të gjithë e duan Pogradecin, jo vetëm për historinë, traditat, por edhe për kontributet e jashtëzakonshme që ka dhënë përgjatë gjithë historisë për kombin tonë. Të gjithë e
shqiptar dhe njëkohësisht, forcon solidaritetin, vullnetarizmin dhe mbështetjen për këto shtresa. Puna e deritanishme e Fondacionit ‘Fundjavë Ndryshe’ për familjet shqiptare më në nevojë dhe dedikimi për kauzën e tyre gjen shprehjen më të bukur në fjalët e Shën Nënë Terezës: ‘Ne e dimë mirë që kjo që bëjmë është vetëm një pikë në oqean, por pa këtë pikë, oqeani do të ishte më pak’”, - u shpreh Kreu i Shtetit. Themeluesi dhe drejtuesi i Fondacionit, Arbër Hajdari, i shprehu mirënjohjen Presidentit Meta për vlerësimin dhe mbështetjen e pakursyer personale dhe institucionale, duke theksuar se e gjithë veprimtaria bamirëse bëhet për të ngjallur shpresën si dhe për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve, sidomos brezit të ri. “Nuk ka gjë më të bukur dhe emocionuese se sa të shikosh të rinjtë e të rejat e Fondacionit që me shumë dashuri e përkushtim, kohën e tyre të lirë ia dedikojnë ndihmës për fëmijët e varfër, për njerëzit me aftësi të kufizuara apo të sëmurëve. Kjo tregon një përgjegjshmëri të lartë sociale në mbrojtje të shtresave më vulnerabël dhe forcimin e solidaritetit shoqëror dhe njerëzor” - theksoi zoti Hajdari në fjalën e tij falënderuese.
Presidenti Meta përuron hapjen e “Festës së Verërave 2018”, në Pogradec duan Pogradecin, jo vetëm për peizazhin e jashtëzakonshëm, për klimën, për qetësinë, por e duan dhe dëshirojnë të kthehen gjithmonë këtu për mikpritjen e pogradecarëve. Një përshëndetje për të gjithë prodhuesit, për mikpritësit pogradecarë, për të gjithë verëbërësit dhe “çudibërësit” e kulinarisë lokale. Një urim për të gjithë ju, për këtë festë kaq të bukur që keni gjetur për ta organizuar në një moment shumë domethënës: në prag të Krishtlindjes, në prag të festës së ndërrimit të viteve! Me këtë rast duke uruar të gjithë
prodhuesit, të gjithë mikpritësit pogradecarë, të gjithë popullin, le të punojmë të gjithë së bashku, për një Vit të Ri më të mbarë, më të bashkuar, më me urtësi e më me begati për të gjithë shqiptarët!” – theksoi Presidenti i Republikës.