CYANMAGENTAYELLOWBLACK
www.kohajone.com
1 E martë, 22 JANAR 2019
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 15 (8456)
E martë, 22 Janar 2019
Çmimi 30 Lekë
Kryeministri, dje në Parlament: "Ky, Berisha, ka një hall të madh, ndaj ishte sot kështu me kokën futur mes supeve. Ka hall të madh, unë se ndaj dot me ju, shumë hall të madh ka Saliu!".
Basha, Ramës: I çmendur! Rama, Berishës: I rrjedhur!
Kreu i PD: "E kuptoni ku ka ardhur arroganca e një të çmenduri-kryeministër që e pikturon veten e tij krejt lakuriq në instagram? E kuptoni?! Vendi është në duart e një të marri, të verbuar nga urrejtja për popullin! Të krimbur nga paraja që u ka marrë njerëzve". Ndërsa Monika Kryemadhi tha: "Rama do ju shes kur ta shikojë keq hallin e tij, ndaj shërbeni ligjit e jo këtij njeriu të oligarkëve dhe mafias" FAQE 3
Presidenti Meta: Shqiptarët janë faktor kyç për pavarësinë dhe stabilitetin e Malit të Zi
FAQE 12,13,24
Në foto: Presidentit Ilir Meta me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dhe kreun e Parlamentit malazez, Ivan Brajoviç, dje gjatë vizitës zyrtare në Mal të Zi DEKRETI
Rama paralajmëron nga “facebook”-u i Ulsi Manjës rrëzimin e Bahri Shaqirit
FAQE 2
PROTESTA
Pedagogët në grevë: S’ka paqe me ligjin e Arsimit të Lartë
FAQE 6-7
VENDIMI
Gjykata e Tiranës dënon Lulzim Bashën me padi të Taulant Ballës
FAQE 8
KREU I KUVENDIT
Presidenti i Malit të Zi, kundër idesë së shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi FAQE 13
PËRSE HESHTIN INSTITUCIONET PËR EKSPERTËT SEKSERË NË GJYKATA?
Skandali/ Gjykata i jep ekspertit 18 milionë lekë FAQE 11
POLITIKE
2
E martë, 22 JANAR 2019
Dekreti: Bahri Shaqiri plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion, si dhe është një kandidaturë me eksperiencë në drejtimin e institucioneve
Presidenti Meta propozon, Bahri Shaqirin në krye të KLSH-së P
residenti i Republikës Ilir Meta, i ka propozuar Kuvendit të Shqipërisë emrin e Bahri Shaqirit për pozicionin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas Presidentit Meta, ish-kryetari i SHISH-it, Shaqiri i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për emërimin e tij në krye të KLSH-së, ndërsa shton më tej se është gjithashtu një kandidaturë me eksperiencë në drejtimin e institucioneve. Që prej tetorit të vitit 2017, Shaqiri mban postin e Këshilltarit të Presidentit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare. Dekreti i Presidentit Në njoftimin për zgjedhjen e Bahri Shaqirit për t’iu propozuar Kuvendit të Shqipërisë, për pozicionin Kushtetues të Kryetarit të KLSH-së, Presidenti Ilir Meta rendit argumentet se Shaqiri duhet të jetë në krye të KLSH-së. “Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11063, datë 19.01.2019, ka vendosur t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë që z. Bahri Shaqiri të zgjidhet në pozicionin Kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Zoti Bahri Shaqiri plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion, si dhe është një kandidaturë me eksperiencë në drejtimin e
institucioneve. Gjatë eksperiencës 26-vjeçare të punës në institucionet e larta shtetërore si: Ministria e Financave, Shërbimi Informativ i Shtetit, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe aktualisht në Institucionin e Presidentit të Republikës, z. Bahri Shaqiri ka treguar integritet të lartë moral dhe profesional në ushtrimin
me sukses të detyrave kaq të rëndësishme. Zoti Shaqiri gjatë ushtrimit të detyrave të mësipërme, ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe krimit ekonomiko-financiar. Zoti Shaqiri ka njohuritë e duhura në fushën e ligjit dhe auditimit për të garantuar
drejtimin profesional të këtij institucioni të pavarur. Dekreti i Presidentit të Republikës dhe dokumentacioni shoqërues i kësaj kandidature i përcillet sipas ligjit Kuvendit të Shqipërisë për miratim”thuhet në njoftimin e Presidencës, e cila do të publikonte dhe të dhënat mbi kandidatin e propozuar nga kreu i Shtetit për në krye të KLSH-së.
CURRICULUM VITAE BAHRI SHAQIRI
TË DHËNA PERSONALE: Datëlindja: 08.6.1970 Vendlindja: Tiranë EDUKIMI DHE KUALIFIKIME: 1988-1992 Dega Drejtësi, Fakulteti i Drejtësië, Universiteti i Tiranës 2006 Përfundon specializimin pasuniversitar për “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci”, pranë Akademisë Diplomatike Shqiptare 2010 Përfundon studimet dhe merr titullin “Master për Marrëdhënie Ndërkombëtare” 2005 I është akorduar titulli “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë 2009 Përfundon studimet dhe certifikohet nga Ministria e Financave si “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik” Z. Bahri Shaqiri ka kryer me sukses trajnime në fushën e sigurisë kombëtare dhe të menaxhimit, për të cilat është pajisur me certifikatat përkatëse. EKSPERIENCA NË PUNË: Tetor 2017 – e në vazhdim Këshilltar i Presidentit të Republikës për Çështjet e Sigurisë Kombëtare Shkurt 2016 – tetor 2017 Zëvendësministër i Transportit dhe Infrastrukturës 2014 – 2015 Këshilltar i Ministrit të Mbrojtjes 2005 – 2012 Drejtor i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) 2005 – 2012 Anëtar i Këshilllit të Sigurisë Kombëtare dhe Anëtar i Komitetit Ndërministror të Politikave të Sigurisë Kombëtare 2002 – 2005 Drejtor i Kabinetit të Drejtorit të SHISH dhe Përgjegjës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare 1994 – 2002 Jurist dhe Këshilltar Ligjor në Sektorin Privat 1992 – 1994 Jurist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Financiare.
KREU I KOMISIONIT TË LIGJEVE REAGON VETËM PAK MINUTA PAS NJOFTIMIT PËR PROPOZIMIN E SHAQIRIT PËR NË KRYE TË KLSH-së
Kryeministri nga “facebook”-u i Ulsi Manjës paralajmëron rrëzimin e Bahri Shaqirit K
ryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja paralajmëron rrëzimin e kandidaturës së dytë që Presidenti Ilir Meta ka propozuar për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Dje, Presidenca nxori njoftimin se Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emrin e Bahri Shaqirit si kandidat për kryetar të KLSHsë. Por në gjuhën e përdorur nga Ulsi Manja në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, vihet re se i drejtohet kreut të Shtetit me të njëjtën mënyrë si Edi Rama, duke përdorur inicialet e emrit, si dhe duke bërë etiketime që nuk e nderojnë një deputet kur i drejtohet kreut të Shtetit. Në fakt burime kryeministrore tregojnë se tekstin e ka bërë Edi Rama, por ia ka dërguar Ylsiut ta fus
në profilin e tij për publikim. Ylsi Manja njihet si njeri në PS që as bukë nuk ha pa lejen e kryeministrit, e jo më të shkruajë tekstin e mëposhtëm. Mesa duket maxhoranca do të rrëzojë edhe kandidaturën e Bahri Shaqirit, që u propozua nga Presidenti Ilir Meta për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në një postim në facebook kryetari i komisionit të Ligjeve Ulsi Manja thotë se është realisht e pamundur drita jeshile për Shaqirin. Pas rrëzimit të kandidaturës së Vitore Tushës, emri i Bahri Shaqirit, do jetë në gjithsesi për votim në sallën e Kuvendit. Nëse kryeministri Rama ka vendosur për të mos e votuar Bahri Shaqirin, raportet ndërinstitucionale do jenë edhe më të vështira në
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
Shqipëri. “Presidenti IM sot dekretoi propozimin e kandidaturës së Bahri Shaqirit për në krye të KLSH. Përtej faktit të të bërit politikë, sinqerisht nuk arrij ta kuptoj pse qenka kaq e vështirë për ta lexuar shqip në gërmë dhe frymë Kushtetutën e RSH? Kandidatura e Bahri Shaqirit për Kontrollin e Lartë të Shtetit, përveçse është një kandidaturë me profil të lartë politik, pasi vjen nga forumet drejtuese të LSI-së, ka edhe një problem serioz kushtetues. Kushtetuta e përcakton qartë si kriter të kandidatit për drejtimin e KLSH-së, ekspertizën në fushën e financave. Mbase zoti Shaqiri ka punuar me financat e LSI-së dhe këtë mund të ketë pasur parasysh kryetari në distancë i
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
LSI-së, Presidenti Meta, kur e ka propozuar. Por e para s’ka të dhëna publike për këtë aktivitet; dhe e dyta, edhe sikur të na i vinte në dispozicion këto të dhëna LSIja, prapë se prapë kjo nuk do ta zgjidhte problemin kushtetues të kandidaturës. Madje mund ta komplikonte atë. Natyrisht, ky është thjesht një opinion personal juridik, po për sa i takon Komisionit të Ligjeve e shoh realisht të pamundur dritën jeshile për zotin Shaqiri. Për të cilin kam re-
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
spekt për si e ka drejtuar SHISHin në kohën kur qeverisnin zoti Berisha bashkë me zotin Meta. Ndërkohë, është shqetësues fakti se në mënyrë të përsëritur, për të disatën herë radhazi, Presidenti Meta po manifeston një mungesë të theksuar vullneti për ta lexuar shqip Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ky po që është një problem edhe më i madh se sa pamundësia për t’i dhënë OK kandidaturës së këshilltarit të tij”- u shpreh Ulsi Manja.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E martë, 22 JANAR 2019
Kryeministri, dje në Parlament: "Ky, Berisha, ka një hall të madh, ndaj ishte sot kështu me kokën futur mes supeve. Ka hall të madh, unë se ndaj dot me ju, shumë hall të madh ka Saliu!".
Basha, Ramës: I çmendur! Rama, Berishës: I rrjedhur!
Kreu i PD: "E kuptoni ku ka ardhur arroganca e një të çmenduri-kryeministër që e pikturon veten e tij krejt lakuriq në instagram? E kuptoni?! Vendi është në duart e një të marri, të verbuar nga urrejtja për popullin! Të krimbur nga paraja që u ka marrë njerëzve". Ndërsa Monika Kryemadhi tha: "Rama do ju shes kur ta shikojë keq hallin e tij, ndaj shërbeni ligjit e jo këtij njeriu të oligarkëve dhe mafias" Sesioni i ri parlamentar ka rikthyer dje akuzat e forta mes mazhorancës dhe opozitës, duke tejkaluar shpesh herë etikën. Në qendër të sherrit ishte kryeministri Edi Rama me akuzat e ndërsjellta mes tij, kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Që në nisje të seancës, kryedemokrati Lulzim Bashës ashpërsoi tonet ndaj kreut të qeverisë duke e akuzuar për përzgjedhjen e ministrave të rinj, sipas tij anonimë, dhe për korrupsionin dhe keqqeverisjen e vendit. Basha shkoi edhe më tej në akuzat e tij, duke e akuzuar kreun e qeverisë për luhatje të shëndetit mendor. "E kuptoni ku ka ardhur apo jo arroganca e një të çmenduri që e pikturon veten e tij krejt lakuriq në instagram? E kuptoni?! Vendi është në duart e një të marri, të vërbuar nga urrejtja për popullin! Të krimbur nga paraja që u ka marrë njerëzve! Të çmendur nga arrogance e pafre! Të dalë binarësh, pasi ka shkelur themelin e demokracisë europiane: ndarjen dhe kontrollin e pushteteve! Ja, ky është fundi i rrugës, i gjithë autokratëve zhytur në krim dhe korrupsion. Humbasin çdo sens mase!",- deklaroi kreu i PD-së nga salla e Kuvendit. Gjatë kohës që Lulzim Basha sulmonte kryeministrin dhe ministrat e rinj nga foltorja e Parlamentit, pas krahëve të tij, pa mikrofon, kryeministri Edi Rama lëshonte batuta dhe fyerje në drejtim të kreut të PD-së. Ndërhyrja e kreut të qeverisë është marrë si provokim nga ana e kreut të PD-
së dhe për pasojë seria e sulmeve vijoj me tone të tjera. "Mos pëllit! Se në qoftëse ka filluar të të dhëmbë, do të të dhëmbë shumë më shumë, shumë shpejt. Mos pëllit!",ju drejtua kreu i PD-së, kryeministrit Edi Rama. Pas fjalimit të Lulzim Bashës ishte radha e Edi Ramës për të lëshuar serinë e akuzave nga foltorja e Kuvendit. Por ndryshe nga sa pritej, kreu i qeverisë i kushtoi më shumë "vëmendje" Sali Berishës sesa Lulzim Bashës. Që në nisje të fjalës së tij, Rama bëri një diversion për heshtjen e djeshme të Sali Berishës. Rama tha se ish-kryeministri ka marrë një mesazh, pa e detajuar se për çfarë mesazhi bëhej fjalë, që e ka vendosur në hall të madh ish-liderin e PD. "Sali, ta qaj hallin me mesazhin që ke marrë. Vështirë e ke!",- tha kreu i qeverisë. Ndërsa më pas, gjatë fjalimit, Rama shtoi: "Ky i madhi (Berisha) ka një hall të madh, ndaj ishte sot kështu me kokën futur
mes supeve. Ka hall të madh, unë se ndaj dot me ju, shumë hall të madh". Pas "qarjes së hallit" të Berishës, kreu i qeverisë nuk kurseu as etiketimet fyese ndaj kreut dhe ish-kreut të PD-së duke i cilësuar si të "rrjedhur". Akuzave në adresë të tij për korrupsionin dhe krimin që përmend shpesh PD-ja, Edi Rama ju përgjigj me kërcënime për padi te reja në gjykatë. Ndërkohë çështjen e "mesazhit" për Berishën që Edi Rama nuk e thoshte dot në Kuvend, e sqaroi më pas ish-kryeministri në Facebook. Berisha tha se i problemi i Ramës është të fshehë mesazhin që ka marrë nga ndërkombëtarët dhe qytetarët, pra largimi i tij sa më parë nga pushteti. Ndërsa kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi iu drejtua disa ministrave në sallën e Kuvendit. Ajo, ndër të tjera tha se "Prandaj Belinda, mos dëgjo këtë Kryeministër që kujton se me lakuriqësinë e tij do të habisë shqiptarët si në vitin
2000, por përkundrazi janë mërzitur shqiptarët, se nuk është më ndonjë risi, qoftë kjo në jetën artistike, kulturore dhe seksuale, kam përshtypjen. Mos dil të gënjesh ku të thuash se PPP-ja e famshme e Kashar-Thumanë do t'i kalojë studentëve. Nuk është e vërtetë dhe mos gënjeni, sepse ajo është planifikuar në zero. Por hiqni koncesionet e Vilma Nushit, hiqni koncesionet e tjera që grabisin paratë e shqiptarëve dhe i çoni në xhepat e oligarkëve. Merrini ato 118 milionë euro të skemës së mashtrimit të TVSH-së, që Ben Ahmetaj e di shumë mirë, që me pronarët e atyre firmave të mëdha dhe me firmat e tjera fantazëm kanë mashtruar dhe i kanë vjedhur shqiptarëve mbi 100 milionë euro, dhe jepuni biznesit të ndershëm shqiptar 100 milionë euro, të cilat nuk jua ktheni me rimbursimin e TVSH-së, prandaj Beni të dua shumë, por do të marri në qafë siç të mori, të mori firmën dhe të shiti, siç shkarkoi Ministrin e Brendshëm brenda natës, pse i arrestoi Vangjush Dakon të lidhur me grupin e Avdylajve dhe u kërcënua që nëse ti nuk më nxjerr nga rajoni i policisë unë do të hap librin dhe defterin e të dhënave dhe telefonatave dhe të përgjimeve të Edi Ramës në Shijak"- tha Kryemadhi. Debati i djeshëm i paraprin protestave të cilat do jenë të stuhishme, dhe nëse policia provokon, edhe të dhunshme. Do të kemi pranverë shumë të nxehtë! A. Marku
POLITIKE
4
E martë, 22 JANAR 2019
Rama i përgjigjet Bashës për ministrat: Na qajnë hallin ne, këta e kanë bërë partinë kashtë e ko*e
K
ryeministri Edi Rama e quan edhe Parlamentin e Shqipërisë kazan, duke fajësuar opozitën për këtë, edhe pse kjo e fundit vetëm në 3 seancat e fundit ka marrë pjesë që prej shtatorit të vitit të kaluar. “Kur vijmë këtu në këtë kazan që është kazani më i madh i Shqipërisë, parlamenti i transformuar në kazan nga këta, ne dukemi si këta. Sot është dënuar për shpifje nga gjykata. Njësoj siç e kam parë me sytë e mi këtë tjetrin, mister F, kur doli përpara gjykatës si pulë dhe thoshte që ne nuk kemi gjë për këtë por kështu na tha partia dhe ne i besojmë partisë. Ky tjetri dënohet nga gjykata për shpifje pas një sulmi që i bëhet kryetarit të grupit. I thotë se nëse unë jam përfshirë në këtë veprimtari kriminale ti sjell një provë dhe provat thotë i kemi parë në gazeta. Pastaj, pa pikë turpi kur dënohen për shpifje thonë na dënoi nga gjykata e kapur nga frika e hetimit”-deklaroi dje kryeministri Edi Rama. Nga foltorja e Kuvendit, Rama do ti përgjigjej edhe “shqetësimit” të kreut të PD-së, Lulzim Bashës, lidhur me figurat e reja të emëruar në kabinetin qeverisës. Rama tha në Parlament se edhe Taulant Ballës po t’ia kishte dhënë me letër për të shkatërruar PD-në nuk do ta bënte dot siç e ka bërë kreu i saj, Lulzim Basha. “Këta kanë vetëm vjedhjen në gojë. Ky thotë se këta njerëz këtu (ministrat e rinj), i sollën oligarkët këtu ndërsa dihet botërisht se kush ia bën edhe listat e deputetëve edhe kryesinë e Partisë Demokratike dje. Vijnë e flasin këta dhe qajnë
Edi Rama: Parlamenti është kthyer në kazan
hallin e Partisë Socialiste. Po Partia Demokratike ku është? Tamam si atëherë kur Shqipëria i qante hallin Amerikës. E ka bërë PD-në kashtë dhe koqe dhe vjen këtu dhe i qan hallin PS-së. Edhe Taulanti personalisht po t’i kishte thënë me letër merre dhe shkatërroje PD-në, nuk e bënte dot siç e bëri Luli. Personalisht,
Taulant Balla, njeriu i të gjitha të zezave, nuk ia bënte dot atë të zezë siç ia bëri Luli Partisë Demokratike. Beteja jonë nuk është me këta. Sa më shumë përplasemi me këta dukemi si këta. Ne s’jemi më të mirët por më të mire se ne nuk ka. Do të marrim atë që na takon, jo për vete por për vendin. Ne e duam fuqinë
nga njerëzit për bashkinë dhe qytetet tona. Qeveria jonë nuk ka problem asgjë. Pastaj këta le të merren me Instagramin tim, sepse janë të vetmet momente kur mund të duken si njerëz”- tha Rama. Kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe lidhur me akuzat e opozitës për anulimin e projektit të aksit Thumanë-Kashar. Në reagimin e tij, Rama ironizoi opozitën, e cila nuk beson që fondi i anulimit të PPP-së për Thumanë- Kashar do të shkojë në favor të Draft-Paktit për Universitetin. Sipas tij, opozitarët janë edhe për të qeshur edhe për të qarë, pasi kur do bëhej rruga shpreheshin se ishte një grabitje qindra milionëshe, ndërsa tani që me të njëjtën formulë do investohet për universitetin, opozitarët thonë se nuk ka lekë. “Dëgjojini-dëgjojini! Dëgjojini se janë për të qeshur (ata që s’u besojnë) dhe për të qarë (ata që u besojnë)! Kur do bëhej rruga Thumanë-Kashar ishte një grabitje qindra milionë,tani që me të njëjtën formulë do investohet për universitetet, s’ka lekë. Çfarë lolosh, laj-thaj”- tha Edi Rama. Pas tërheqjes së qeverisë nga PPP-ja për ndërtimin e këtij aksi dhe vendosjes së fondit të përcaktuar në funksion të “Paktit për Universitetin”, opozita me anë të përfaqësuesve të saj u shpreh se diçka e tillë ishte e pamundur pasi nuk parashikohej në buxhetin e 2019.
NIS SESIONI I RI I KUVENDIT, OPOZITA MERR PJESË, KRYEPARLAMENTARI: TË MIRATOHEN NDRYSHIMET NË KODIN ZGJEDHOR
K
uvendi i Shqipërisë mbajti dje seancën plenare që shënoi hapjen zyrtarisht të Sesionit të IV të Legjislaturës së IX të Kuvendit të Shqipërisë. Të pranishëm në sallë ishin edhe deputetët e opozitës, që që do të përfaqësoheshin nga fjalimet e kryedemokratit Lulzim Basha, kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi si dhe kreut të republikanëve, Fatmir Mediu. Ndërsa, teksa përshëndeti nisjen e sesionit të ri Parlamentar, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dha një mesazh për të gjithë deputetët në sallë, por veçanërisht për opozitarët, të cilët i ftoi të vendosen krah mazhorancës për të përmbushur bashkë aspiratën më të madhe të shqiptarëve, hapjen e negociatave me BE. “Sesioni që lamë pas mund të ishte më produktiv nëse do të ishte edhe pjesëmarrja aktive e opozitës. Fitorja e zgjedhjeve duhet të jetë në shërbim të misionit kombëtar dhe jo e kundërta. Do të
Ruçi mesazh deputetëve: Mjaft me kapriço, bashkë drejt BE
dëshiroja që debati i munguar të kompensohet në këtë sesion. Prezenca e opozitës e bën sesionin të vështirë por njëherësh më demokratik, më të trazuar por njëherësh më të dobishëm. I kemi të gjitha mundësitë të vulosim në kujtesën e secilit prej
nesh këtë sesion si sesioni i çeljes së negociatave me BE”, u shpreh Ruçi. Kreu i Kuvendit, tha ndër të tjera se duhet të përfundojë brenda këtij sesioni parlamentar ndërtimi i institucioneve të reja të drejtësisë dhe se duhet një sistem drejtësie me integritet. “Të nderuar kolegë nuk kemi zgjidhje tjetër, përveçse për të rindërtuar sistemin për një drejtësi që bën drejtësi. Reforma në drejtësi nuk është vetëm vettingu. Të përfundojë brenda këtij sesioni ndërtimi i institucioneve të reja të drejtësisë. Forcimi i kontrollit parlamentar si një objekt konstat i parlamentit do të kontribuojë për cilësinë e jetës së qytetarëve. Kemi filluar përgatitjet për 100 vjetorin e Ismail Qemalit. Plotësimi i sfidave që na presin nuk toleron asnjë pengesë
dhe asnjë shmangie. Sfidave t’u paraprimë me vizion. Duhet një sistem drejtësie i pandashme dhe me integritet që do an bënte krenarë”- tha Ruçi. Duke kërkuar që edhe mazhoranca të bëhet më bashkëpunuese, i pari i Kuvendit i kërkoi edhe njëherë opozitarëve të lënë mënjanë kapriçot. “Shpresoj që opozita të bëhet një vlerë e shtuar dhe shumica të tregojë më shumë vullnet për të bashkëpunuar. S’kemi luksin të biem në batakun e ambicieve partiake. Mjaft e kemi penguar aspiratën europiane me kapriçot tona”,- vijoi ai. Po ashtu Ruçi kërkoi votën e deputetëve të opozitës për të miratuar ndryshimet në kodin zgjedhor. Ruçi tha se ky është gjithashtu sesioni kur pritet të ngrihen institucionet e drejtësisë së re.
VOTIMET NË KUVEND
Ndryshimet në Qeveri, Rama emërohet edhe Ministër i Jashtëm
Në sesionin e para parlamentar për vitin 2019, Kuvendi ka miratuar dy dekrete dhe disa ndryshime për kryetarë dhe anëtarë në komisionet parlamentare. Me 78 vota pro është votuar dekreti për emërimin e kryeministrit Edi Rama edhe si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme. Me 77 vota pro dhe një abstenim, është votuar dekreti për shkarkimin e Ditmir Bushatit, si ministër i Jashtëm. Pas votimit në Kuvend, tashmë Rama do të përballet me Ilir Metën në Presidencë ku i duhet të betohet se do të kryejë detyrën me përkushtim. Kuvendi miratoi edhe: -Deputeti Arben Ahmetaj, kryetar i komisionit për Ekonominë dhe Financën -Deputeti Niko Peleshhi, kryetar i komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin -Deputetja Senida Mesi, nënkryetare e komisionit të Integrimit -Deputetja Klodiana Spahiu, zv/kryetare në komisionin për Punët e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësinë -Deputeti Arben Kamani, sekretar në komisionin për Punët e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësinë -Deputeti Damian Gjiknuri, anëtar në komisionin për Çështjet, Administratën Publike dhe të Drejtave të Njeriut -Deputeti Arben Pëllumbi, nënkryetar në komisionin ë Veprimtarisë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin -Deputetja Mirela Kumbaro, anëtare në komisionin për Integrimin Europian -Deputetja Senida Mesi dhe Vullnet Sina, anëtare në komisionin për Ekonominë dhe Financën -Deputetët Alket Hyseni, Ditmir Bushati dhe Rreme Lala, anëtarë në komisionin për Politikën E Jashtme -Deputetja Antoneta Dhima dhe Elena Xhina, anëtare në komisionin e Sigurisë Kombëtare -Deputetët Lindita Nikolla dhe Mirela Kumbaro, anëtare në komisionin për Edukimin dhe drejtën e informimit publik.
POLITIKE
5
E martë, 22 JANAR 2019
KRYETARJA E LSI-SË MINISTRAVE TË RINJ: RAMA DO JU MARRË NË QAFË, SIÇ MORI MINISTRIN E BRENDSHËM VETËM SE “ARRESTOI” VANGJUSH DAKON
K
ryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në fjalën e mbajtur në Kuvend deklaroi se opozita do të jenë duke protestuar në rrugë dhe në Kuvend kundër abuzimeve të qeverisë “Rama”. Kryemadhi u bëri thirrje ministreve të reja që të mos kenë faktin e ish-ministrave që sipas saj, janë për burg. Në këtë kontekst, Kryetarja e LSI-së, tha se ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gënjeu në lidhje me koncesionin Thumanë-Kashar, paratë e së cilës do të çohen për studentët. Kryemadhi i tha asaj që të mos dëgjojë kryeministrin siç bëri Arben Ahmetaj, pasi do ta pësojnë keqas. “Një sugjerim mikes time Belinda, mos dëgjo se çfarë thotë ky, se do të marri në qafë siç mori Arben Ahmetajn, që shumë shpejt do dali, siç mori në qafë Damian Gjiknurin,që shumë shpejt do dali dhe ai përpara drejtësisë. Siç mori në qafë Arta Markun. Mos qesh Beni, se të kam mik dhe koleg, por do të mbash përgjegjësi për lavatriçen e parave që është kthyer Shqipëria sot. Ashtu siç do mbajë përgjegjësi Damian Gjiknuri për firmën indiane që iu dha panele diellore dhe duhet të zbulohet e do të zbulohet shumë shpejt se kush fshihet pas asaj firme, që vjen në emër të një kompanie indiane. Do të
Kryemadhi: Do na keni në Kuvend dhe në rrugë. Do të përgjigjeni për çdo abuzim që keni bërë
zbulohen ashtu siç u zbuluan ofertat e Unazës së Re, se si u vodhën 18 milionë euro vetëm me një offshore. E shumë e shumë të tjera. Prandaj Belinda, mos dëgjo këtë Kryeministër që kujton se me lakuriqësinë e tij do të habisë shqiptarët si në vitin 2000, por përkundrazi janë mërzitur shqiptarët, se nuk është më ndonjë risi, qoftë kjo në jetën artistike, kulturore dhe seksuale, kam përshtyp-
jen. Mos dil të gënjesh ku të thuash se PPP-ja e famshme e Kashar-Thumanë do t’i kalojë studentëve. Nuk është e vërtetë dhe mos gënjeni, sepse ajo është planifikuar në zero. Por hiqni koncesionet e Vilma Nushit, hiqni koncesionet e tjera që grabisin paratë e shqiptarëve dhe i çoni në xhepat e oligarkëve. Merrini ato 118 miliardë euro të skemës së mashtrimit të TVSH-së, që Ben Ahmetaj e di shumë mirë, që me pronarët e atyre firmave të mëdha dhe me firmat e tjera fantazëm kanë mashtruar dhe i kanë vjedhur shqiptarëve mbi 100 milionë euro, dhe jepuni biznesit të ndershëm shqiptar 100 milionë euro, të cilat nuk jua ktheni me rimbursimin e TVSH-së, prandaj Beni të dua shumë, por do të marri në qafë siç të mori, të mori firmën dhe të shiti siç shkarkoi Ministrin e Brendshëm brenda natës, pse i arrestoi Vangjush Dakon të lidhur me grupin e Avdylajve dhe u kërcënua që nëse ti nuk më nxjerr
Opozita braktis Kuvendin, kryedemokrati: Vendi sot është në emergjencë kombëtare nga një i marrë psiqik
M
eqë në seancën e jashtëzakonshme të javës së kaluar, opozita nuk u la të thoshte fjalën e saj, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalën e tij në seancën e nisjes së sesionit të ri parlamentar u ndal pikërisht tek ministrat e rinj, që sipas tij janë figura të panjohura dhe që nuk kanë dhënë asnjë kontribut as për PS-në, dhe as për vendin. Sipas tij këta ministra janë emëruar nga oligarkët, ndërsa Rama vetëm i ka firmosur. “Hap pas hapi keni parë si u vu në jetë ky projekt, u asgjësuan zgjedhjet, u asgjësua e drejta e votës. U asgjësua Kuvendi, sot kjo sallë nuk përfaqëson interesin publik, ata që kanë forcën e kartonëve e morën përmes forcës së krimit. Ky Kuvend sot përfaqëson vesin më të shëmtuar në 28 vite pluralizëm, hajdutërinë. U asgjësua Gjykata Kushtetuese, mbrojtësja e vetme e garancive kushtetuese, qytetarëve shqiptarë dhe proceseve politike. U asgjësua këtu nga kjo sallë Prokuroria. Tani, i erdhi radha edhe asgjësimit të Partisë Socialiste. Sot në pushtet ka vetëm një njeri, që qeveris me një grusht oligarkësh dhe kriminelësh, që kontrollojnë të gjitha pushtetet në vend, jashtë çdo kontrolli, jashtë çdo procesi politik. Sot, ministra në pushtet, nuk janë më as përfaqësues të popullit, as përfaqësues të Partisë Socialiste, kundërshtarit tonë historik. Sot në Shqipëri ka vetëm një pushtet, pushteti personal i Edi Ramës. Shikojini pak këta njerëz (kthehet nga poltronat ku rrinë ministrat), më thoni, a i dini emrat e disave prej tyre? A e dini emrin e kësaj zonjës, e njihni kush është? A e njihni o socialistë kush është kjo zonjë? Kush është kjo tjetra? Po kjo tjetra kush është? I njihni apo jo? A i njihni kush janë? Bashkëqytetarë socialistë, anëtarë të Partisë Socialiste, a i njihni kush janë këta? Çfarë janë? Janë kukullat e këtij. Më thoni (u drejtohet deputetëve socialistë në sallë), ju, a i mbani mend emrat e këtyre zonjave? Kaq po ju pyes. Nuk po ju vë as nofka e as mbiemra. A i njihni kush janë?
Basha-Ramës: A ka ndonjë socialist që i di emrat e ministrave të rinj?
Kush është, ministre e kujt është? Çfarë është? Çfarë ka bërë për këtë vend? Nga vjen?”- u shpreh kryedemokrati, fjalimi i të cilit do ta detyronte kreun e Qeverisë t’i ndërhynte prapa shpinës. “Po ti ca kishe bërë që të morën?!”- e pyeti Rama pa mikrofon kreun e PD-së. Ky i fundit do ti kthehej me të njëjtën monedhë. “Mos pëllit! Se në qoftë se ka filluar të të dhëmbë, do të të dhëmbë shumë më shumë, shumë shpejt. Mos pëllit. Zonja, anëtare të Partisë Socialiste, a i njihni kush janë këta njerëz? A ju përfaqësojnë ju? Apo përfaqësojnë vetëm xhepat, kontot bankare dhe paktet e zeza të Edi Ramës me një grusht oligarkësh? Ata i kanë miratuar. Ata ja kanë sjellë. Pazaret e milionave. 20 milionë euro kilometri te Unaza. Këta jua kanë sjellë, që
ky të vazhdojë të firmosë për çdo gjë, pa e penguar njeri”- tha Basha. Sipas tij, vendi sot është në emergjencë kombëtare dhe për këtë arsye Basha bëri thirrje nga Kuvendit për kryengritje. “Duke nisur nga sot, PD dhe opozita ka një dhe vetëm një mision; ti prijnë qytetarëve drejt të drejtës së tyre më legjitime. Të bëhen zot të fateve të vendit, të bëhen zot të fateve të familjeve të tyre, të bëhen zot të fateve të fëmijëve të tyre, të bëhen zot të fateve të tyre, të bëhen zot të fateve të këtij parlamenti dhe të kësaj qeverie përmes një kryengritje demokratike popullore për ti dhënë fund regjimit të këtij të marri psiqik që vjedh dhe shkatërron Shqipërinë”- deklaroi Lulzim Basha. Dhe pas fjalës së Bashës, deputetët e opozitës u larguan nga seanca.
nga rajoni i policisë unë do të hap librin dhe defterin e të dhënave dhe telefonatave dhe të përgjimeve të Edi Ramës në Shijak. Kështu që , nëse ky njeri do të mbajë peng, ju të parët se ne jo, ne na keni rrugëve, duke u përplasur dhe duke u ballafaquar me ju, si ta keni qefin ju, me fjalë apo edhe me vepra. Unë sinqerisht më vjen keq, e kam thënë dhe e them, vitet më të bukura të jetës time i kam kaluar duke protestuar në Partinë Socialiste dhe duke punuar për të, por sot jam e bindur që fytyra e asaj partie nuk jeni ju, fytyra e asaj partie janë me qindra dhe mijëra socialistë që janë jashtë kësaj salle, që janë të zemëruar dhe ju e dini më mirë se kushdo tjetër për urrejtjen që kanë socialistët, ndoshta opozita nuk ka forcën për të marrë 74 mandatet e juaja në këtë sallë, por do t’ju them një fjalë, urrejtja e socialistëve do t’ju tërheqë zvarrë juve dhe këdo tjetër që ju ka grabitur vlerat më të mira që ka ajo parti”- tha dje kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
KRYETARI I PR-SË
Mediu: Rama si Enveri, kopje e shëmtuar e sistemit Putin
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nga foltorja e Kuvendit u shpreh se shqiptarët po jetojnë në kohët më të errëta, pasi siç tha ai, qeverisja po nxit largimet dhe po shton varfërinë në vend. Mediu hodhi akuza të forta për kryeministrin Rama, duke e etiketuar atë si “Enver Hoxha i dytë”. “Përpara katër ditësh, Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi një seancë nga më të turpshme në historinë e vet. Kushtetuta nuk ka më vlerë. Kjo mazhorancë kontrollohet dhe është kthyer në zëvendëse të qeverisë. Sot është kryeministër dhe njëherësh ministër i jashtëm, as më shumë dhe as më pak si Enver Hoxha dikur. Edi Rama dhunoi PS, duke shkatërruar debatin e lirë. Frika e mandatit bën që të ulin kokën bën që të votoni kundër vetes dhe kundër interesit kombëtar”, tha ai. Mediu nuk kurseu as kolegët e tij deputetë nga PS-ja, ku sipas tij, kanë ulur kokën duke votuar kundër vetes dhe në dëm të interesit kombëtar. Ai tha mes tjerash se Shqipëria ka humbur terren në politikën e saj të jashtme. “Ju po i thoni kryeministrit: Bëj çfarë të duash, merr çfarë të duash. Vendi po shkon drejt qorrollisjesh pa fund dhe kombi drejt çorientimeve të mëdha. Do të këtë më shumë korrupsion, më shkumë krim, më pak shqiptarë. Më pak ekonomi, më pak biznese. Çfarë shteti po ndërtojmë? A kontrollon qeveria gjithçka? Duke i dhënë përgjigje kësaj, ne kuptojmë se në çfarë periudhe po jetojmë. Kjo qeveri ka vendosur shqiptarët para dy alternative, të vendosen para varfërisë apo të largohen. Kryeministri është i lumtur që të largohen shqiptarët. Qeveria është një fasadë e lyer”, u shpreh kryerepublikani Fatmir Mediu.
POLITIKE
6
E martë, 22 JANAR 2019
Deputetja demokrate: Kryeministri po sillet në një stil enverist me pedagogët, ka nisur fushatë mashtrimesh
D
eputetja e Partisë Demokratike, Valentina Duka shprehet se kryeministri Edi Rama, po sillet në një stil enverist me pedagogët. Përmes një postimi në “Facebook”, Duka shkruan se Rama në vend që të realizojë kërkesat e studentëve ka filluar një fushatë manipulimesh dhe kërcënimesh ndaj stafeve universitare. Deputetja demokrate shkruan se raporte të tilla qeveri-universitet nuk janë shfaqur që në kohët e errëta të komunizmit. “Në mbështetje të pedagogëve të Fakultetit Histori-Filologji Skandaloze! E paimagjinueshme për një vend demokratik! Edi Rama kërcënon me gjuhë arrogante e me stil enverist pedagogët e universiteteve shqiptare! Skena të këtyre ditëve i ngjajnë një salle të madhe gjyqi ku i akuzuari nuk është kryeministri që po shkatërron Shqipërinë, por profesorati i universiteteve! “Faji” i këtyre të fundit? Nuk po “bëjnë zap” studentët në auditore, për të mos i lejuar ata të protestojnë para Kryeministrit! Rama dhe kabineti i tij qeveritar duhet të braktisin menjëherë demagogjinë e mashtrimet dhe te plotësojnë sa më parë kërkesat e studentëve. Në vend që të punojë për të realizuar kërkesat e studentëve, qeveria ka filluar një fushatë manipulimesh dhe kërcënimesh ndaj studentëve dhe stafeve universitare, e shoqëruar kjo me një prirje arrogante për të denigruar e diskredituar pedagogët e universiteteve tona duke u përpjekur më kot që fajtori për gjendjen e mjeruar të arsimit shqiptar të kërkohet tek ata dhe jo te qeveria e “Rilindjes”. Me keqardhje të thellë vërejmë se raporte të tilla të këqija e prob-
Valentina Duka: Rama kërcënon pedagogët me gjuhë arrogante lematike të një qeverie me universitetin, nuk janë shfaqur në Shqipëri as në kohët më të errëta të komunizmit. Kjo gjë nuk i shërben reformimit të universiteteve tona, të cilat me gjithë mangësitë e dobësitë e tyre, kanë një meritë thelbësore për edukimin e rinisë sonë universitare. Të gjithë e dimë se universitetet tona nuk janë dhe nuk mund të jenë as në nivelin e Harvardit dhe as në nivelin e Oksfordit, por duhet të mbajmë parasysh se edhe Shqipëria nuk është as Amerikë dhe as Angli. Asnjë alibi nuk e shpëton sot nga përgjegjësia e rëndë që ka qeveria Rama për problematikën e mprehtë me të cilën ballafaqohet arsimi i lartë në Shqipëri. Nëse ajo vijon me kokëfortësi politikat degraduese ndaj këtij sektori jetik për vendin, sistemi i arsimit tonë të lartë mund të destabilizohet për një kohë të gjatë. Studentë dhe pedagogë mund bashkërisht të marrin valixhet dhe të largohen nga vendi çka do të jetë një katastrofë më e madhe e kanabizimi i Shqipërisë. Në vend të talljes me studentët dhe me stafet akademike të universiteteve, në vend të përpjekjeve për t’i degraduar gjithnjë e më shumë, merrni mbi vete përgjegjësitë e duhura për të plotësuar kërkesat e studentëve që këta t’i rikthehen auditoreve, bëjuani dinjitoze pagat pedagogëve që të mos jenë të varur nga shitja shpesh e librave, përpiloni VKM që i shërbejnë shëndoshjes së situatës dhe jo shkatërrimit të institucione-
ve, mos e ktheni Akademinë e Shkencave në një institucionin e policisë së plagjiaturës, sepse universitetet mund dhe duhet të ngrenë vetë mekanizmat e tyre kundër plagjiaturës në qoftë se mbështeten financiarisht nga qeveria, mos ndërtoni grupe pune për të përcaktuar librat me të cilat do të punohet në universitete sepse kjo nuk ka ndodhur as në ditët më të egra të diktaturës, literatura është eksluzivitet i departamenteve të universiteteve, por ju duhet të jepni fonde për
këtë qëllim. Përmirësoni infrastrukturën universitare dhe fjetoret e studentëve, mendoni më shumë për bibliotekat dhe për kampuset universitare siç bëjnë qeveritë e vendeve të tjera. Këto realizohen vetëm duke rritur buxhetimin për Arsimin e Lartë publik. Arsimi publik, sidomos në një vend të varfër si Shqipëria, ka një rëndësi përcaktuese në këtë drejtim dhe është përgjegjësi dhe sipërmarrje e detyrueshme e vetë shtetit, prandaj ky i fundit duhet të bëjë të gjitha përpjekjet
për të krijuar kushtet e duhura ligjore, materiale dhe financiare për mbarëvajtjen e këtij sektori. Ndërsa duket se ndaj këtij sektori ju ushqeni qëllime të mbrapshta të cilat po dalin në pah nga dita në ditë. Duke u mbështetur edhe në frymën dhe nenet e ligjit aktual të arsimit të lartë, ju krijuat një kundërvënie të universiteteve publike me familjet e shqiptarëve për tarifat e shkollimit, në vend që ju të realizoni detyrat tuaja qeverisëse duke projektuar politika sociale në raport me këto tarifa. I keni të gjitha mundësitë financiare që sistemin trevjeçar (nivelin Bachelor) të mos e tarifoni për shqiptarët të cilët e duan shkollimin, në mënyrë që fëmijët e tyre të mos privohen nga universiteti për shkak të varfërimit gjithnjë e më tepër të tyre. U premtuat senatorëve në takimin e vitit të kaluar se ju dhe qeveria juaj ishte e gatshme të bashkëpunonte me universitetet për çështje ekspertizash dhe projektesh, por nuk bëtë asgjë në këtë drejtim. Apo këto premtime vijnë sa herë që studentët dhe stafet akademike ngrenë zërin për probleme që i shqetësojnë? Zgjidhja fillon vetëm me plotësimin e kërkesave të studentëve, me pranimin nga ana juaj i dështimit të reformës së Arsimit të Lartë dhe fillimi seriozisht i përmirësimit të kushteve infrastrukturore dhe akademike të universiteteve të Shqipërisë”- u shpreh dje deputetja demokrate, Valentina Duka.
ISH-KRYEMINISTRI: ME LIGJIN E TIJ, RAMA EKZEKUTON, VARROS PËRFUNDIMISHT AUTONOMINË E UNIVERSITETEVE DHE LIRINË E TYRE AKADEMIKE
Greva, Berisha inkurajon pedagogët: Mbroni me çdo çmim universitetet!
I
sh-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas grevës 1 ditore të pedagogëve të Fakultetit të Histori-Filologji. Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha e cilëson vendimin e pedagogëve dinjitoz. Sipas Berishës, me këto vendime dhe këtë projektligj në kundërshtim flagrant dhe dhunim të plotë të neneve 57 dhe 58 të Kushtetutës, Rama ekzekuton, varros përfundimisht autonominë e universiteteve dhe lirinë e tyre akademike të garantuar nga Kushtetuta e Shqipërisë në nenet e cituara me sipër. Mes të tjerash Berisha iu bën thirrje studentëve dhe pedagogëve që të mbrojnë me çdo çmim autonominë e universiteteve dhe lirinë e tyre akademike. “Vendim dinjitoz
i pedagogëve të Fakultetit të Histori-Filologjisë ndaj akteve të xhelatit të lirisë akademike! Të dashur miq, sot pedagogët e Fakultetit të Histori-Filologjisë janë në grevë të plotë. Ky vendim i marrë në unanimitet, në mbështetje të kërkesave të studentëve dhe kundërshtimit
të prerë të vendimeve puçiste antikushtetuese të Këshillit të Ministrave dhe projektligjit antikushtetues, puçist e diktatorial të Edvin Kristaq Urrejtjes. Me këto vendime dhe këtë projektligj diktatorial, në kundërshtim flagrant dhe dhunim të plotë të neneve 57 dhe 58 të Kushtetutës, Edvini
ekzekuton, varros përfundimisht autonominë e universiteteve dhe lirinë e tyre akademike të garantuar nga Kushtetuta e Shqipërisë në nenet e cituara më sipër. Në këtë mënyrë, universitetet shndërrohen nga tempuj të dijes, shkencës, kërkimit dhe krijimit shkencor, thjesht në shkolla partie. Për këtë qëllim, Edvini, duke abuzuar me luftën kundër plagjaturës, me vendimet dhe ligjin e tij të fundit krijon policinë politike ekstra-universitare, me të cilën asgjëson lirinë akademike, zhvillon gjahun e shtrigave ndaj pedagogëve, asistentëve, studentëve që guxojnë të mos konformohen me regjimin e tij të Kakistokracisë. Lufta kundër plagjiaturës dhe falsitetit është jetike për botën akademike. Por
kjo luftë mund të bëhet vetëm nga vetë institucionet autonome të arsimit të lartë dhe jo nga policia politike partiake ekstra universitare e regjimit kakistokratik të Edvin Kristaq Urrejtjes. Ndaj, me këtë rast, përshendes grevën një ditore të shpallur sot (dje) nga Fakulteti i Histori- Filologjisë dhe iu bëj thirrje studentëve, asistentëve, pedagogëve, në respekt të dinjitetit dhe integritetit te tyre, të mbrojnë me çdo çmim autonominë e universiteteve dhe lirinë e tyre akademike, si kushte jetike të ekzistencës të këtyre institucioneve. Iu bëj thirrje qytetarëve të mbështesin me të gjithë forcën e tyre qëndresën e botës akademike, vendimtare për të ardhmen e shoqërisë shqiptare!”tha dje deputeti Sali Berisha.
POLITIKE
7
E martë, 22 JANAR 2019
Gjekmarkaj: Nuk lejojmë që universiteti të merret në patronazh nga ministrat e Ramës. Marku: VKM cenojnë universitetin
Kundër VKM, Pedagogët në grevë: S’ka paqe me ligjin e Arsimit të Lartz
PROTESTA
Studentët vijojnë rezistencën, Pas Tiranës, ngujohet edhe Shkodra
S
tudentët e Fakultetit Histori-Filologji do ta vazhdojnë protestën e tyre të mbështetur nga dje edhe nga pedagogët. Pedagogët kanë marrë vendim për të protestuar 1 ditë, duke kërkuar nga qeveria anulimin e ligjit të Arsimit të Lartë. Pedagogu Mark Marku, tha se pedagogët e Universitetit Filologjik, që janë hedhur në protestë, u kanë bërë thirrje asambleve të pedagogëve në fakultetet e tjera që të mblidhen dhe të diskutojnë për të dalë bashkarisht në një vendim se si duhet ta përmirësojnë ligjin e Arsimit të Lartë. Ndërsa pedagogu Agron Gjokmarkaj tha se Asambleja u mblodh ditën e premte, jo thjesht për të rrëzuar ligjin e Arsimit të Lartë, por për ta përmirësuar atë. Zëvendësdekani i Histori-Filologjisë Ashtu siç ishte paralajmëruar, pedagogët e fakultetit të Histori-Filologjisë janë hedhur këtë të hënë në një grevë njëditore, ndërsa kërkojnë plotësimin e disa kërkesave, përfshirë këtu abrogimin e ligjit të Arsimit të Lartë. Zëvendësdekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Agron Gjekmarkaj ka komentuar protestën e pedagogëve, të cilët kërkojnë rrëzimin e Ligjit e Arsimit të Lartë. Në një prononcim për Neës 24, ai është shprehur se nëse kërkesat e pedagogëve nuk zgjidhen, çështja do kalojë te Gjykata Administrative. “Ne jemi për ti mbështetur dhe jemi pas një vendimi unanim të marrë nga asambleja për të shprehur indinjatën tonë të përsëritur dhe thirrjen për arsye që i drejtohet qeverisë për të rrëzuar ligjin e arsimit të lartë, jo pse duam ne për tekë por për ti bërë një shërbim universitetit publik në Shqipëri, kemi harxhuar letër të bardhë pafund, por kjo u hodh poshtë nga qeveria. Nëse ai ligj nuk bie universiteti nuk do të ketë paqe. I bëjmë thirrje qeverisë të mos harxhojë kohë me retorikë, por të flasë për kërkesat e studentëve. Kërkesat i janë drejtuar qeverisë, ne jemi thjesht solidarë me studentët në këtë çështje. Na shqetëson se studentët janë jashtë auditorëve, jemi këtu të japim mësim dhe dije për sa kohë ata janë jashtë, nuk funksionon. UT do i drejtohet Gjykatës Administratave për të rrëzuar VKM-të se cenohet autonomia, pasi nuk lejojmë që universiteti te merret në patronazh nga ministrat e Ramës si bëri në shoë e radhës të Turbina. Për sa i përket vendimeve që qeveria po i nxjerr
si ‘simite të ngrohta’, vërejmë se një pjesë e konsiderueshme e tyre cenojnë rëndë autonominë e universiteteve dhe ndoshta në një kohë, universiteti do t’i drejtohet Gjykatës Administrative. Ligji i Arsimit na shqetëson shumë sepse ka futur në kundërvënie të gjitha strukturat, duke mos pasur marrëdhënie, kombinim në strukturat që kontrollojnë njëra-tjetrën. Rasti i fundit është ai i administratorit të universitetit, eksponent i PS, që i bëri thirrje Policisë të vijë për protestën. Kjo nuk ka bërë vaki as në protestat e studentëve në ’90”, u shpreh Gjekmarkaj.
Pedagogu Nga jashtë ambienteve të këtij fakulteti, profesor Mark Marku theksoi se vendimet e Këshillit të Ministrave janë në kundërshtim me frymën europiane. Ai tha mes të tjerash se Asambletë e të gjitha fakulteteve do të mblidhen për të marrë një vendim se cili do të jetë veprimi i radhës. “Është mbledhur asambleja e Fakultetit. Asambleja është tërësia e pedagogëve. Ndaj është vendosur që të shpallet një grevë një ditore. Është pjesë e autonomisë, pavarësia në kërkimin shkencor dhe punët shkencore. Pavarësish në përmbajtjen e mësimdhënies.
Janë 3 gjera elementare. VKM i cenojnë të trija këto. Në një VKM thuhet se qeveria do të prodhojë një statut-tip dhe mbi këtë bazë do ndërtohen statutet e tjerë. Çdo universitet ka statutin e vet. Ky është cënim direkt i autonomisë. Ne jemi me vettingun, por kush do ta bëjë kontrollin e gradave. Ministria bën një VKM për bibliografinë. I bie që ministria do bëjë librat për universitetit, si në shkollat fillore. Ne do caktojmë një ditë se kur do të mblidhemi bashkë me asambletë e tjera të fakulteteve dhe do të dalim me një qëndrim”, tha profesor Mark Marku.
Vijon protesta e studenteve në të gjithë Shqipërinë, ku auditoret ishin bosh dhe bojkoti i mësimit vazhdoi edhe këtë të hënë. Por ndryshe nga ditët e tjera, protestës së studentëve i janë bashkuar ditën e djeshme edhe pedagogë nga Tirana dhe nga rrethet. Ndërkohë studentët e Fakultetit të Juridikut thërrisnin në kor: Bojkot! Po ashtu ka vazhduar dje bojkoti edhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Studentët artikulojnë arsyet përse protesta duhet të vazhdojë, për aq kohë sa qeveria zvarrit dhe i bishtnon plotësimit të kërkesave. Pas Tiranës edhe studentët e Shkodrës kanë nisur ngujimin. Studentët zgjodhën këtë formë ekstreme reagimi, pasi qeveria nuk jua ka plotësuar 8 kërkesat e bëra publike, ndërsa rektorati nuk i është përgjigjur ende 2 kërkesave të shtuara, ato për zbritjen e pikëkrediteve dhe shkrirjen e këshillit studentor. Bllokimi i disa auditoreve dhe hyrje fakultetesh është bërë përmes karrigeve dhe tavolinave, ndërsa studentët deklarojnë se janë të vendosur të mos tërhiqen përballë asnjë presioni. Anulimi i ligjit të arsimit të lartë si dhe rrëzimi i disa VKM-ve që cënojnë lirinë dhe autonominë e Universiteteve publike mbeten dy prej kushteve kryesore që studentët kanë ndaj qeverisë.
PEDAGOGU JEP ARSYET: FILLIMISHT NA IMPONOHEN VKM AUTORITARE DHE PASTAJ NA THUHET HAJDE DISKUTOJMË
“Jam në grevë”, Fuga: Bashkëpunimi shpëton Arsimin e Lartë P
edagogu Artan Fuga ka shprehur arsyet e tij se është pjesë e grevës së pedagogëve të Fakultetit të Histori-Filologjisë, për të kundërshtuar ligjin për arsimin e lartë. Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Fuga thekson se refuzon të bëjë mësim në një universitet që kthehet në një regjim kazerme, pasi VKM-të e fundit janë krejtësisht në kundërshtim me frymën demokratike të një universiteti të lirë. Sipas tij, vetëm bashkëpunimi forcë publike, studentë, shoqëri, pedagogë, mund ta shpëtojë arsimin e lartë shqiptar. “Unë sot jam në grevë, si anëtar i thjeshtë, i barabartë, përtej ndarjeve departamentale, i asamblesë të fakultetit Histori – Filologji të Universitetit të Tiranës. Sepse unë refuzoj të bëj
mësim në një universitet që kthehet në një regjim kazerme. Sepse VKM (Vendimi i Këshillit të Ministrave) e fundit janë krejtësisht në kundërshtim me frymën demokratike të një universiteti të
lirë! Sepse unë jam për një model të ri universitar shqiptar, por jo që kriza e protestave studentore të hidhet mbi demokracinë universitare. Unë e njoh nga historia sesa sa e rrezikshme është kur pushteti bën sikur merr anën e të dobëtëve dhe si zgjidhje propozon cënimin e lirisë! As feja, as shkenca, as arti, as dija, nuk bëhet në kushte detyrimi! Prej shekujsh Martin Luteri e ka zbuluar këtë edhe për shqiptarët ! Sot në oborrin e fakultetit histori – filologji luhet fati i intelektualizmit shqiptar për të paktën dekadat e ardhshme. Unë njoh të gjitha të metat dhe veset e botës universitare, një pjesë e të cilave janë të rënda, edhe për përgjegjësi të politikave të ndjekura në këto dekada. Por, unë më mirë pranoj veset e lirisë sesa “virtytet” e një
diktature që prej kohësh vërtitet mbi mendjet e shqiptarëve dhe botën intelektuale shqiptare. Vetëm bashkëpunimi forcë publike, studentë, shoqëri, pedagogë, mund ta shpëtojë arsimin e lartë shqiptar! Politika t’a kuptojë se nuk merr vesh fare nga administrimi i dijes dhe i shkencës, prandaj prodhon norma juridike që janë edhe më të dëmshme sesa vetë ligji i keq i arsimit të lartë! Nuk ka kuptim që fillimisht na imponohen VKM autoritare dhe pastaj na thuhet hajde diskutojmë për paktin e universitetit!!! Pedagogët dhe studentët nuk janë debila! Mos i humbisni ditët dhe orët pedagogëve dhe studentëve që duhen harxhuar për dijen dhe shkencën! Unë sot jam në grevë!”, shprehet ndër të tjera pedagogu, Artan Fuga.
POLITIKE
8
E martë, 22 JANAR 2019
Vendimi i Gjykatës: Basha shpifi ndaj viktimës Balla. Gjoba do paguhet brenda 6 muajsh
G
jykata e Tiranës ka dënuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha me gjobë, pas padisë së bërë nga kreu i deputetëve të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Basha u dënua për shpifje nga Ballës me 50 mijë lekë gjobë. Taulant Balla paditi Lulzim Bashën pas akuzave që ky i fundit bëri ndaj tij për kapjen e 3 milionë eurove në Portin e Durrësit, në makinat “Toyota Yaris”. Taulant Balla reagoi pas vendimit të Gjykatës së Tiranës. Në një prononcim për mediat ai e quajti “vendim historik”. Gjithashtu, kreu i deputetëve të PS, paralajmëroi kreun e Partisë Demokratike se do të përballet dhe me një padi tjetër. Ndërsa Gazmend Bardhi, i cili në këtë proces ishte avokat i Lulzim Bashës, deklaroi për mediat se kemi të bëjmë me një vendim flagrant. Sipas tij, gjykata nuk vlerësoi asnjë provë, por vetëm mori për bazë deklaratat që ka bërë Tulant Balla. Sipas PD-së, vendimi i sotëm është shenjë e kapjes së sistemit të drejtësisë nga ana e Qeverisë. Vendimi Në vendimin e arsyetuar të gjyqtarit të Gjykatës Penale të Tiranës, Gerd Hoxha shpjegohet dhe dënimi për kryetarin e PDsë Lulzim Basha me 50 mijë lekë gjobë. Basha u shpall fajtor për shpifje të kryer botërisht në dëm të viktimës akuzuese, Taulant balla dhe do ta paguajë këtë gjobë brenda një afati 6 mujor, nga dita që ky vendim merr formë të prerë. Po kështu Basha do të paguajë edhe shpenzimet e gjyqit. “Gjykata arrin në përfundimin se deklaratat e bëra botërisht të të akuzuarit Basha kanë qartësisht natyrë shpifëse ndaj viktimës Taulant Balla. Për pasojë gjykata e çmon se me veprimet e mësipërme i akuzuari Lulzim
Gjykata e Tiranës dënon Lulzim Bashën me padi të Taulant Ballës DEPUTETI I PS-së
Fitoi gjyqin, Balla: Drejtësia e re ka filluar të japë efektet e para
Basha ka konsumuar plotësisht elementët e kundravajtjes penale të “shpifjes” të kryer botërisht parashikuar nga neni 120/2 e KP në dëm të viktimës akuzuese Taulant Balla. Rrjedhimisht Lulzim Basha duhet të shpallet fajtor për këtë vepër penale”, thuhet në vendim Kundër këtij vendimi mund të ankimohet brenda 15 ditëve nga dita e shpalljes së vendimit, 21 janar 2019. PD do të ankimojë vendimin Përfaqësuesi juridik i kryetarit të PD-së në këtë proces, Gazmend Bardhi, tha se vendimi do të ankimohet dhe e quajti qesharak. “Ky është një vendim qesharak. Për gjykatën këtu ka rëndësi çfarë thotë Taulant Balla dhe policia e inkriminuar. Barrën e provës kjo gjykatë qesharake ia kaloi Lulzim Bashës. Vendimi asgjësoi
organin e prokurorisë. Vendimi shprehet qartë. Foli policia e shtetit Taulant Balla nuk ka lidhje me këtë çështje sepse kështu ka thënë policia e shtetit e Taulant Ballës, ndërkohë që prokuroria e ka në proces hetimi. Nuk ka persona të deklaruar fajtorë mbi këtë çështje, sepse hetimet vijojnë ende. Nëse jemi kthyer në sistemin ku policia përcakton se kush është i fajshëm dhe kush i pafajshëm, kush është i përfshirë në trafik droge dhe kush jo, cila është lidhja e Taulant Ballës me 3.4 milionë eurot, atëherë jemi kthyer zyrtarisht në diktaturë. E përsëris nuk ka gjyqtarë të korruptuar apo të pa korruptuar me veting të vetes, apo gruas në proces që mund të ndalë opozitën të thotë të vërtetën e inkriminimit në palc të kësaj qeveria”- deklaroi Gazmend Bardhi
Akuzat e Bashës Fjalet për të cilat u dënua kryedemokratin Lulzim Basha kishin të bënin me fjalimin në Kuvend të datës 21 qershor 2018, ku Basha akuzoi Taulant Ballën si të përfshirë në çështjen e 1.5 milionë eurove të sekuestruara në një autoveturë. “Njëri prej atyre që zgërdhihet më shumë ka qenë në Gjermani para 3 ditësh, ka porositur një “Toyota Yaris”. Po ta kanë zbuluar Toyotën o zgërdhimtar bashkë me 1.5 milion eurot e drogës brenda, vazhdo qesh se do të shikosh se çfarë do të të tundet përpara hundës shumë shpejt”- deklaroi 7 muaj më parë, Lulzim Basha. Ky fjalim në Kuvend i kreut të opozitës, jo vetëm u transmetua drejtpërdrejtë, por dhe u bë lajm në media dhe pati një përhapje të gjerë.
Shpifjet e Karajt u përdorën nga Taulant Balla për thirrur në Komisionin Hetimor djalin e ish-Kryeministrit Berisha
N
jë tjetër vendim për akuzën e shpifjes është dhënë sot nga Gjykata. Mësohet se Gjykata ka dënuar për shpifje ish-juristin e CEZ Romeo Kara, i cili akuzoi djalin e ish-kryeministrit shqiptar Shkëlzen Berisha. Ky i fundi e paditi për shpifje dhe gjykata vendosi të dënojë me 50 mijë lekë gjobë Romeo Kara. “Deklarimin fajtor të të akuzuarit Z.Romeo Kara, për kryerjen e veprës penal të “Shpifjes”, së kryer botërisht në dëm të viktimës akuzuese Z. Shkëlzen Berisha, parashikuar nga neni 120/2 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni, dënimin e të akuzuarit me 50 000 (pesëdhjetëmijë) lekë gjobë. Në aplikim të nenit 34 të KP, i akuzuari Romeo Kara do ta paguajë këtë gjobë brenda një afati prej 6 (muajsh), nga dita që ky vendim do të marrë formë të prerë. Shpenzimet procedurale në ngarkim të të akuzuarit..
Shpifi ndaj Shkëlzen Berishës, dënohet për të dytën herë ish-juristi i CEZ-it, Romeo Kara
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e shpalljes së tij, në Gjykatën e Apelit Tiranë”, thuhet në vendimin e gjykatës. Këto shpifje u përdoren nga Taulant Balla si bazë ligjore për të thirrur Shkëlzen Berishën para komisionit hetimor parlamentar për privatizimin e CEZ-it. Po mbi
këto shpifje grupi parlamentar i PS-së ngriti padi penale ndaj Shkëlzen Berishës. Por duket se me dënimin e Karaj për shpifje, Shkëlzen Berisha jo vetëm ka fituar një betejë ligjore, por po vërteton si skenar politik të bazuar mbi shpifje të çertifikuara nga gjykata, si komisionin hetimor parlamentar, ashtu dhe
padinë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ndaj tij. Kujtojmë se Shkëlzen Berisha ka fituar më parë gjyqe për shpifje dhe ndaj Taulant Ballës dhe Sajmir Tahirit. Për të njëjtën çështje është paditur për shpifje dhe Taulant Balla. Por ai prej muajsh zhduket me argumente qesharake ditën e përballjes në gjykatë. Sa i përket ish-juristit të CEZ-it, kjo nuk është hera e parë që Romeo Kara dënohet për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës. Më 15 nëntor të vitit të kaluar Gjykata Tiranës e shpalli fajtor për shpifje ish-juristin e CEZ-it dhe e dënoi me 500 mijë lekë të vjetra për deklaratën e bërë në “Facebook” në vitin 2017, ku shkruante se djali i ish-kryemin-
Rastësia e solli që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha të dënohet për shpifje në 8 vjetorin e ngjarjeve të 21 janarit. Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në cilësinë e paditësit, tha se le të jetë vendimi i djeshëm një ogur i mirë për ndëshkimin përfundimtar edhe sa i përket akuzave ndaj tij, ish-kryeministrit Sali Berisha apo edhe fajtorëve të tjerë për krimin shtetëror të 8 viteve më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. “Drejtësia e re ka filluar të japë efektet e para dhe nuk kam asnjë dyshim që drejtësia e re do të jetë ajo që do ta hetojë siç duhet krimin shtetëror të 21 janarit 2011 dhe do të jetë gjykata si institucion i pastruar dhe që ka kaluar më së miri procesin e vettingut për të dhënë vendimet e merituara të gjithë autorëve dhe fajtorëve të krimit shtetëror të 21 janarit. Le të jetë ky një vendim i parë që të fillojë të shërojë politikën nga çështjet e shpifjeve. Meqë sot jemi 8 vite pas krimit shtetëror të 21 janarit, të jeni të sigurt se krimi do të hetohet dhe përgjegjësit do të ndëshkohen”- tha deputeti i PS-së, Taulant Balla. istrit Sali Berisha ka bërë trafik droge. Ai është dënuar me gjobë për veprën penale ‘Shpifje e kryer botërisht”, e parashikuar nga Neni 120/2 i Kodit Penal. Por vetë Kara ka deklaruar se e kishte huazuar akuzën nga një intervistë televizive e Izet Haxhiajt në vitin 2014. Izet Haxhia e akuzonte Shkëlzen Berishën se ishte përfshirë në trafik droge. Por Shkëlzen Berisha u kundërpërgjigj dhe e përgënjeshtroi Haxhiajn dhe tha se nuk mund të çonte në gjyq një vrasës. Të njëjtat akuza i ka përmendur Kara, të cili Shkëlzen Berisha e ka akuzuar për shpifje.
SOCIALE
9 E martë, 22 JANAR 2019
"Fondi i Komunitetit", rikonstruktohet një pallat tjetër në Njësinë 4
Veliaj: Do vazhdojmë me Fondin e Komuniteteve edhe gjatë 2019-ës N
isma e suksesshme e Bashkisë së Tiranës, e cila u vjen në ndihmë qytetarëve për rikontruksionin e pallateve me "Fondin e Komuniteteve", do të vijojë edhe gjatë 2019-s. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot në Njësinë 4, ku inspektoi restaurimin e fasadës së pallatit në Rr. "Myslym Alla". "Mezi pres që këtë frymë ta vazhdojmë edhe gjatë 2019-ës. Ne kemi miratuar sërish një fond për pallatet. Edhe për ata që
kanë qenë ndoshta dyshues. Pallatet e tjera shohin një pallat që ka dalë në dritë dhe inkurajohen edhe ata. Më vjen mirë që pjesa më e madhe e komunitetit që kanë bashkëpunuar nuk janë bosa dhe pasanikë, janë edhe pensionistë, edhe nga komuniteti rom, egjiptian, edhe njerëz me mundësi të vogla ekonomike. Por, ku ka vullnet, ka gjithmonë një rrugëdalje", tha Veliaj. Falë projektit të Bashkisë, 45 familjet e këtij pallati të ndërtu-
ar para viteve '90 dhe ku nuk ishte vënë dorë prej vitesh, do të kenë kushte më të mira jetese. "Erdha ta shoh vetë se si edhe një lagje, edhe një komunitet, një bllok pallatesh që nuk e ka shtëpinë në qendër të Tiranës, arrin të organizohet dhe të transformojë realitetin e tij. Estetika, e bukura i ndryshon gjërat, e hijshmja, e pastra, e transformon një qytet, ndaj dua të falenderoj shumë administratorin që ka bërë të gjithë banorët bashkë", tha ai, teksa ftoi që ky shembull të ndiqet edhe nga komunitetet e tjera. "Unë i dëgjoj njerëzit kur thonë:
'Është kollaj të bëhet në Bllok, se aty njerëzit kanë më shumë para'. Jo, kjo mund të ndodhë kudo. Mjafton pak bashkëpunim. Kam parë jo vetëm cilësinë e punimeve, por kam parë faktin se këtu është rritur edhe cilësia e bashkëjetesës në komunitet", shtoi Veliaj. Krahas përmirësimit të jetës së banorëve që jetojnë në këto pallate, ndërhyrja ka sjellë edhe përfitime ekonomike duke rritur vlerën e pronës dhe ulur faturat e energjisë. "Sot ka më shumë vlerë shtëpia, sot është ulur fatura e energjisë elektrike që përdoret për ngrohje
në këto ditë të ftohta. Besoj ia kemi parë hajrin këtij bashkëpunimi. Nëse ne shqiptarët bashkëpunojmë, mund të bëjmë mrekullira. Nëse harxhojmë kohë duke penguar njeri - tjetrin, nuk qullosim asgjë. Me qenë qytetar dhe kryeqytetas, nuk ka nevojë ta kesh adresën tek sheshi "Skënderbej", por në çdo hapësirë ku tironsit bëhen bashkë dhe ku punojnë me qëllime të mira, në një drejtim të atyre që i kanë zgjedhur vetë, me ndihmën financiare të Bashkisë që mbështet atë që banorët ngrenë bashkë, mund të bëjmë mrekullira", përfundoi kryebashkiaku.
Luftës së Parë Botërore. Do të mjaftonte ky Kongres, për ta bërë qytetin, historinë dhe popullin e Lushnjës krenarë për kontributin për Shqipërinë. Më 21 Janar 2020 parlamentarizmi shqiptar do të mbushë një shekull jetë. Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punën dhe viti
2019 do të jetë viti i përgatitjeve për këtë ngjarje të shënuar. Ashtu si parlamentarizmi shqiptar mori jetë në këtë shtëpi, pikërisht këtej do të nisin veprimtaritë për celebrimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme të historisë sonë kombëtare".
KREU I KUVENDIT
Gramoz Ruçi lajmëron nga Lushnja kremtimin e 100 vjetorit të parlamentarizmit shqiptar
K
ryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ishte dje në Lushnjë, ku mori pjesë dhe përshëndeti në veprimtaritë e organizuara me rastin e 99 vjetorit të Kongresit të Lushnjës. Veprimtaritë nisën me pritjen në Bashkinë e qytetit, organizuar nga Kryetari Bashkisë Fatos Tushe, vazhduan me vizitën në shtëpinë e Kongresit historik dhe takimin festiv në qendrën e artit "Vaçe Zela". Në këto veprimtari ishin të pranishëm edhe Zëvendëskryeministri Erion Braçe, deputetët Bashkim Fino dhe
Tatjana Pirro, Kryetari i Këshillit të Qarkut Fier Vangjel Ndreka, Prefekti i Fierit Baki Bala, drejtues të tjerë vendorë si edhe përfaqësues të familjeve patriotike që ndihmuan mbarëvajtjen e Kongresit të Lushnjes. Ruçi la një shënim në librin e Shtëpisë së Kongresit, në të cilin midis të tjerash vlerësoi se "Kongresi i Lushnjës përmbylli periudhën e shtetformimit dhe vendosi përfundimisht arkitekturën institucionale të shtetit të pavarur shqiptar." "Kongresi i Lushnjës, nënvizoi Kryetari i Kuvendit
Gramoz Ruçi në përshëndetjen në takimin festiv në qendrën e artit "Vaçe Zela", konsolidoi Shqipërinë e pavarur e parlamentare, vendosi diplomacinë shqiptare në mbrojtje të tërësisë territoriale të vendit dhe filloi ndërtimin e administratës shqiptare, arsimit, shkollave dhe forcave të rendit. Si një ylber pas rrebesheve të kohës, Kongresi i Lushnjës rilindi ndërgjegjen e lartë politike dhe tregoi pjekurinë e shqiptarëve, në mbrojtje të pavarësisë, në konjukturat e rrezikshme pas përfundimit të
AKTUALITET
10
E martë, 22 JANAR 2019
Muhamet Rrumbullaku zëvendëson në këtë detyrë Anila Trimin, e cila drejtonte SHÇBA-në që prej marsit të vitit 2018
M
inistri i Brendshëm, Sandër Lleshi që prej marrjes së postit, po ndryshon pak nga pak strukturën në Policinë e Shtetit. Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, gjatë një takimi paraditen e së hënës me drejtuesit qendrorë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), bëri të njohur urdhrin e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi për ndryshime në nivel drejtues në këtë strukturë. Muhamet Rrumbullaku është emëruar drejtori i ri i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Rrumbullaku zëvendëson në këtë detyrë Anila Trimin, e cila drejtonte SHÇBA-në që prej marsit të vitit 2018. Urdhri për ndryshimin e drejtorit të kësaj strukture është dhënë nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi. Muhamet Rrumbullaku ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit. Ai rikthehet në detyrë pas një shkeputje prej 3 vitesh nga radhët e uniformave blu. Në të vertetë dy ndryshimet që ka bërë deri më sot, Tonin Voçaj dhe Muhamet Rrumbullaku janë ndër emrat me profesionistë në Policinë e Shtetit. Të dy të pa akuzuar nga forcat politike. Voçaj dhe Rrumbullaku kanë mbajtur detyra të rëndësishme në qeveritë e majta dhe të djathta. Priten ndryshime të tjera gjatë këtyre javëve në kupolën e Policisë së Shtetit. Rrumbullaku drejtues me përvojë në policinë e shtetit i larguar 5 vitet e fundit do të marr drejtimin e institucionit që ka si detyrë funksionale kontrolli e ligjshmërisë së punës së organizatës së policisë. Ai mban gradën Drejtues i Parë, ka një
Muhamet Rrumbullaku, kreu i ri i SHÇBA-së KARRIERA “Muhamet Rrumbullaku, ka një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit dhe për shumë vite ka qenë Zv/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike (2009-2013), ndërsa më parë ka qenë Drejtor i Policisë së Tiranës dhe në disa qarqe të tjera. Gjatë qeverisë teknike të vitit 2017, Rrumbullaku u emërua për disa muaj këshilltar i Ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj”. eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit dhe për shumë vite ka qenë Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike (2009-2013), ndërsa më parë ka qenë Drejtor i Policisë së Tiranës dhe në disa qarqe të tjera. Gjatë qeverisë teknike të vitit 2017, Rrumbullaku u emërua për disa muaj këshilltar i Ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj. Edhe pse lëvizjet e
Lleshit janë në dobit të Policisë së Shtetit, një urdhër nga ai vetë nuk po zbatohet. Më 14 dhjetor të 2018, Ministri Lleshi u zotua se do të heqë nga rrugët e vendit postblloqet e Policisë Rrugore si dhe të shmangte vendosjen e efektivëve në kryqëzime, të cilët dublojnë semaforët. Kërkesa për ndryshim radikal të kontrollit të qarkullimit rrugor iu përcoll përmes një shkrese drejtorit të
MIRDITË
zbatim. Policia Rrugore vazhdon që të kryejë shërbime në postblloqe dhe njëkohësisht të dublojë semaforët me efektivë policie. Kjo është shumë e dukshme, ku në kryqëzimet kyçe të Tiranës, Policia Rrugore vazhdon që të bëjë të njëjtën gjë, duke mos vënë në zbatim urdhrin e ministrit Lleshi. Një tjetër urdhër aspak ligjor, i kërkuar nga Lleshi është fshehja e ngjarjeve të policisë.
REAGIMI
Telefonata arreston babë e bir M
Nëse nuk do të ishte një telefonatë e qytetarëve, në Reps të Mirditës do të ishte regjistuar krimi i rradhës. Policia e Mirditës ka vënë në pranga dy persona, babë e bir, për armëmbajtje pa leje. Një qytetar denoncoi përmes një telefonate në orët e para të mëngjesit tek nr. 112, se 2 shtetas po lëviznin me armë zjarri në Reps. Forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, u organizuan dhe në adresën e denoncuar nga qytetari kapen në flagrancë shtetasit I.Sh. 50 vjeç dhe djalin e tij 16-vjeçar, banues në Mirditë. Gjatë kontrollit u gjetën 1 armë zjarri automatik, fishekë si dhe 1 armë gjahu me fishekë. Ata u arrestuan për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjahut dhe sportive, kryer në bashkëpunim” dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.
përgjithshëm, Ardi Veliu. Sipas Lleshit, prania e policisë në numër të tepruar dhe statike, u jep rrugëve një pamje jo normale, të ndryshme nga ato të vendeve europiane dhe krijon përshtypjen e gabuar të një policie shumë të madhe, ndërsa raportet e numrit të policëve për frymë në vendin tonë janë më të ultat në rajon. Po çfarë ndodh sot pas këtij urdhri, që siç duket nuk gjen
Qytetarët spiunë? Lleshi: Mbështeteni Policinë tuaj
inistri i Brendshëm, Sandër Lleshi, i ka kushtuar disa rrjeshta në Twitter, bashkëpunimit me qytetarët. I shqetësuar se disa media apo individë i kanë cilësuar qytetarët që denoncojnë krimin pranë autoriteve policore “si spiunë”, Lleshi thotë se qytetarët kanë vetëm dy rrugë. “Hapësirat e reja të komunikimit me qytetarët po japin rezultate inkurajuese në punën e Policisë. Kriminelë apo shkelës të tjerë të ligjit po vihen përpara përgjegjësisë falë informimit të qytetarëve. Për fat të keq, disa individë apo media të izoluara i etiketojnë si “spiunë” ata që bëjnë detyrën bazë qytetare: angazhimin për sigurinë e përbashkët. Por ne vazhdojmë bashkë, për ta ndërtuar bashkë me qytetarët, sigurinë
dhe të ardhmen. Ka vetëm dy rrugë: ose qytetarët bëhen bashkë me Policinë për ta mposhtur të keqen kriminale, ose ata qëndrojnë indiferente apo bashkëpunojnë me të keqen, për të rrënuar të sotmen dhe të ardhmen e tyre”,-shkruan në Twitter ministri Lleshi. Më tej, ministri
shkruan se stigmatizimi i bashkëpunimit është barbari, ndaj i ka përçuar mesazhin shqiptarëve, me thirrjen: “Mbështeteni Policinë tuaj”! “Bashkëpunimi me Policinë është qytetari në çdo vend evropian. Stigmatizimi i bashkëpunimit është barbari. Mbështeteni Policinë tuaj”!
AKTUALITET
11 E martë, 22 JANAR 2019
Përse institucionet heshtin për ekspertët sekserë në gjykata dhe korrupsionin me anë të ekspertëve?
Skandali/Gjykata i jep ekspertit 18 milionë lekë
F
rika nga Vettingut ka frenuar disi fenomenin e korrupsionit në institucionet e drejtësisë, por teksa institucionet e reja po ngrihen, forma të reja abuzimi dhe korrupsioni kanë nisur të vihen në përdorim. Rasti me flagrant që mund të cilësohet dhe “korrupsion” i ligjëruar është ai i pagesave për ekspertët e licencuar pranë gjykatave. Çdo qytetar që ka pasur punë me gjykatat këto vite ka vënë re se veç shpenzimeve gjyqësore, avokatëve, prokurave dhe dokumenteve të tjera, gjatë proceseve gjyqësore përballem me fatura të kripura për aktet e ekspertëve, të cilat kalojnë çdo imagjinatë. Flasim për dokumente ekspertësh që normalisht mund të kushtojnë disa mijëra lekë, por me ndërhyrjen e trupit gjykues palët duhet ti paguajnë me vlera stratosferike deri në 20 milionë lekë. Dhe nuk janë certifikata që vijnë nga laboratorë ndërkombëtarë apo analiza nga pajisje të kushtueshme, por dokumente të zakonshme që çdo eksperti mund t’i marrin vetëm disa ditë punë. Gjatë proceseve gjyqësorë, gjykatat e lënë përcaktimin e çmimit për shërbimin në dorë të ekspertëve. Madje në ndonjë rast, trupi gjykues merr vendime të çuditshme edhe për të negociuar për çmimin e shërbimit të ekspertit duke e trajtuar këtë çështje si një marrëdhënie private mes palëve dhe ekspertit. Kjo formë pazari që bëhet hapur në sallat e gjyqeve jo vetëm është e jashtëligjshme, por krijon idenë se mes trupës gjykuese dhe ekspertit të marrë nga lista e gatshme e gjykatës ka një marrëdhënie preferenciale, në mos edhe interesa financiare pas shumës së lartë që kërkohet për bërjen e ekspertizës. Le ti marrim me radhë shkeljet në këtë procedurë. Gjykatat, nisur nga amullia e shkaktuar nga reforma në drejtësi, anashkalojnë gjithë bazën ligjore për pagesën që duhet bërë për ekspertët, duke ua lënë në dorë atyre vendosjen e çmimit që ofrojnë. Ndërkohë që ligjërisht ky problem është zgjidhur qysh në vitin 2012. Në zbatim të Nen-
it 100 të Kushtetutës dhe Nenit 105 e vijues të K.P.Civile, ka dalë një udhëzim i Këshillit të Ministrave për “Për caktimin e masës së shpenzimeve dhe pagesave të ekspertëve dhe dëshmitarëve gjatë procesit gjyqësor”, nëpërmjet të cilit përcakton se sa duhet të jetë limit i pagesës së ekspertëve për punën që kryejnë. Në kreun II, pikën dy, të këtij udhëzimi shprehimisht thuhet: “Pagesa për punën e kryer për ekspertimin nga eksperti i licencuar nuk mund të tejkalojë shumën 40000 (dyzet mijë) lekë”. Pra ligjvënësi dhe institucionet e ngarkuara me ligj nuk kanë lënë asnjë hapësirë negociate nga ana e gjykatave, as vendimmarrje personale të ekspertëve për të rritur faturën e shpenzimeve, por vendosin 40 mijë lekë si kufirin maksimal për shërbimet që ofrojnë ekspertët. Ndërkohë ajo që ndodh këto vite në proceset gjyqësore është jo vetëm shkelje e ligjit, por është edhe vjedhje dhe korrupsion i hapur. Ekspertë të caktuar nga gjykatat në mënyrë abuzive dhe pa kriter ligjor dhe ekonomik rrisin në mënyrë fiktive çmimet e akteve të tyre, duke arritur dhe për ato më të thjeshtat në vlera edhe deri 20 milionë lekë. Çudia në këtë histori është se e gjitha kjo vjedhje ndaj qyteta-
rëve bëhet me “vendim gjykate”. Janë gjyqtarët e çështjes ata që vendosin për përzgjedhjen e ekspertit të licencuar, që ndodhet në listën e gjykatës, dhe në fund janë ata që vendosin edhe nëse shifra që u kanë paraqitur palëve në proces është e justifikueshme (edhe pse ligji i përcakton gjyqtarët persona që nuk gëzojnë njohuri të plota në fushat e ekspertimeve, shkak për të
cilin në gjykim thërriten ekspertë). Në këtë situatë duket hapur që ka një konflikt interesi të ekspertit dhe gjykatave dhe lindin dyshime të forta edhe për marrëdhënie korruptive. Sepse një ekspertë që paraqet një akt ekspertimi nuk mund të jetë aq i ‘çmendur’ sa të kërkojë 20 milionë lekë për disa ditë punë, pa pasur miratimin apo “shkeljen e syrit” nga ana trupës gjykuese. Pasi marrin paratë me faturë, nuk është çudi që ekspertët të ulen privatisht dhe të negociojnë me gjyqtarët e çështjes për marrjen e “punës” dhe ndarjen e pjesëve. Por skandali nuk mbaron me kaq. Çështja e pagesës, sipas shumës që ka vendosur me dëshirë eksperti, nuk është më vetëm marrëdhënie mes palëve dhe ekspertit, por mund të ndikojë dhe në vendimin e gjykatës. Në gjykata të ndryshme të vendit ka jo pak raste kur gjyqtarë të ndryshëm kanë rrëzuar padinë vetëm sepse nuk është paguar akti i ekspertimit. Praktikisht, paditësi kundërshton të paguajë shpenzimet stratosferike të aktit paraqitur nga eksperti, i cili në jo pak raste rezulton të jetë në vlera më të larta sesa vlera që kërkohet nëpërmjet padisë. Nga gjykata kjo mund të quhet “zbatim ligji”, por në fakt rezulton gjobë dhe korrupsion i fshehur ndaj qytetarëve. Në këtë rast nuk kemi vetëm shkelje të ligjeve në lidhje me pagesën e ekspertëve të gjykatave, por më kryesorja shkelje të Kushtetutës së Shqipërisë, Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, këto të fundit të ratifikuara nga Parlamenti i Shqipërisë me ligj të posaçëm dhe udhërrëfyese për të gjitha vendimmarrjet e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës Europiane të të Drejtave Njeriut (Gjykata e Strasburgut). Sepse, jo çdo qytetar që bën një padi ka mundësi ekonomike dhe financiare që të paguajë vlera përtej parashikimit ligjor, të cilat faktikisht gjykatat i shkelin duke vendosur të pagua-
Në foto: Faksimile e vendimit të gjykatës për padinë e bërë nga Jorgo Mano
jnë ekspertë në shifra stratosferike dhe për pasojë shtetasit humbasin të drejtën për të zhvilluar një proces në gjykatë, jo sepse nuk kanë të drejtë, por sepse nuk munden dhe se kundërshtojnë të paguajnë sasinë e parave të vendosur nga gjykata, në raste të tilla për ekspertët. Raste të tilla ka pa fund në gjykatat shqiptare dhe ankesat e qytetarëve ndaj këtyre procedurave nuk mungojnë dhe në media. Jorgo Mano është një prej qytetarëve që tregon për “Koha Jonë” një shembull sesi padia e tij është pushuar nga gjykata, pikërisht për shkak të mos pagimit prej tij të vlerave për ekspertët 40 herë më të larta se ato të kërkuara nga ligji. Konkretisht një padi e bërë nga ai në vitin 2015 është pushuar (kthyer) nga Gjykata e Durrësit, konkretisht nga gjyqtarja Dhurata Bilo, me vendimin nr. (112018-4604) 1428, datë 25.09.2018, pas tre vitesh për shkak se ky person si paditës ka kundërshtuar të paguajë shumën e kërkuar nga eksperti i caktuar nga gjykata. Ndërsa ka paguar vlerën e maksimumit të parashikuar nga ligji në masën 48 mijë lekë (40 mijë lekë eksperti plus 20 % TVSH). Sipas këtij vendimi dhe akteve të ndodhura në këtë dosje eksperti ka kërkuar që për shërbimin e tij të paguhej nga paditësi 18 milionë lekë (të vjetra). Veç shkeljeve ligjore në pjesën e masës së shpërblimit, paditësi është gjendur para faktit të kryer. Kjo shumë i është kërkuar pasi është përgatitur akti i ekspertimit, në një kohë që ligji parashikon që masa e shpërblimit të ekspertit përcak-
tohet përpara fillimit të bërjes së aktit. Duke e cilësuar të pajustifikuar shumën e kërkuar, Mano ka kundërshtuar dhe ka kërkuar që eksperti të paguhet në vlerën e parashikuar nga ligji. “Në seancë,- siç thotë dhe vet paditësi,- gjyqtarja ka negociuar për uljen e shumës nga 18 në 12 milionë lekë të vjetra, sikur ndodheshim përpara një pazari të gjësë së gjallë, por sërish duke mos u bazuar në parashikimin e ligjit i cili parashikon në maksimum vlerën 40 mijë lekë plus TVSH. Këtu nuk po u referohem rasteve të tjera të shkeljeve që ka bërë kjo gjyqtare me qëllimin e vetëm për të favorizuar haptazi interesat e palëve të paditura”. Për shkak të mos pagimit nga ana e paditësit të kësaj shumë 12 milionë lekë, edhe pse paditësi ka paguar shumën 48 mijë lekë, gjyqtarja ka vendosur me pushimin e çështjes dhe kthimin e akteve të paditësit duke e ngarkuar paditësin, jo vetëm në pjesën që i ka cenuar të drejtën për të zhvilluar gjyqin, por e detyron atë të paguajë dhe shumën 12 milionë për eksperten. Pra në të gjitha rastet, edhe kur e gjykon çështjen edhe kur e pushon atë, paditësi është i detyruar të paguajë gjobën e vendosur nga gjykata të justifikuar si pagesë për ekspertin. Sigurisht, jo çdo rast mund të jetë abuziv, por kur flitet për reformën në drejtësi dhe institucione të reja, është anti-ligjore që fatin e një procesi të mos varet nga provat dhe zbatimi i ligjit, por nga çmimet që vendosin ekspertët për shërbimin e tyre.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
12 E martë, 22 JANAR 2019
Presidentit Ilir Meta, vizitë zyrtare në Mal të Zi, pritet nga homologu Milo Gjukanoviç
Ilir Meta: Shqiptarët, faktor kyç në Malin e Zi
P
residenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi, u prit dje t me nderime të larta shtetërore nga Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. Pas interpretimit të himneve kombëtare dhe ceremonisë shtetërore të pritjes, të dy delegacionet zhvilluan bisedime zyrtare. Në përfundim të bisedimeve, Presidenti Meta dhe Presidenti Gjukanoviç dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp. Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë takimit në Podgoricë me homologun e tij të Malit të Malit të Zi i ka vlerësuar shqiptar si faktor kyç për Pavarësinë, integrimin, stabilitetin dhe prosperitetin e Malit të Zi. "Shqiptarët janë faktor kyç për pavaresinë, stabilitetin, prosperitetin e Malit të Zi por edhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve tona. Shqiptarët duhet të kenë një përfaqësim më të madh në administratën malazeze", - është shprehur ndër të tjera Meta në takimin me homologun Gjukanoviç. Deklarata e plotë e Presidentit të Republikës, Ilir Meta në konferencën për shtyp: "I nderuar President i Malit të Zi, Jam i lumtur që këtë vizitë të
parë zyrtare për vitin 2019, një vit me mjaft sfida për rajonin tonë, ta nis pikërisht këtu në Malin e Zi, një vend fqinj kaq miqësor me të cilin na lidh, jo vetëm gjeografia, historia, kultura, njerëzit dhe vlerat euro-atlantike, por sidomos e ardhmja e përbashkët dhe pa kthim pas. Jam i lumtur ta nis këtë vizitë këtu, sepse Mali i Zi, prej mëse dy dekadash është një faktor i fuqishëm i stabilitetit të rajonit tonë dhe njëkohësisht i forcimit të perspektivës europiane dhe euro-atlantike të tij bazuar në radhë të parë te bashkëjetesa. Sikurse evidentuam bashkë me Presidentin Gjukanoviç, Shqipëria dhe Mali i Zi i kanë të gjitha motivet, arsyet, por edhe themelet mbi të cilat do të forco-
het edhe më tej bashkëpunimi në të gjitha drejtimet. Pavarësisht nga fakti që marrëdhëniet tona janë shembullore, jemi ende nën potencialin real të këtij bashkëpunimi, por kam besim se kjo do të vijë dhe gatishmëria e veçantë e Presidentit Gjukanoviç do t'i japë një shtysë të re të gjitha projekteve tona. Autostrada Adriatiko-Joniane, po kështu projekti mjaft i rëndësishëm për lidhjen edhe të Malit të Zi përmes gazsjellësit që është duke përfunduar, pra të TAP-it, janë dy projekte madhore të cila së bashku me ruajtjen, menaxhimin dhe zhvillimin e integruar dhe të qëndrueshëm të Liqen-
it të Shkodrës dhe zonave rreth tij, të ujërave të tjera të përbashkëta, të Pikave të Kalimit Kufitar, ndërtimi i korridoreve rrugore, që i lidhin ato dhe shumë projekte të tjera ndërkufitare, si në kuadër të bashkëpunimit rajonal, ashtu edhe në kuadër të integrimit europian, do të sjellin një mundësi të shkëlqyer për t'u dhënë zgjidhje pengesave, që ende hasin qytetarët në të dy anët e kufirit, si në jetën e tyre të përditshme, ashtu edhe në planin e shkëmbimeve të natyrshme njerëzore, kulturore, tregtare, ekonomike apo për të zgjidhur edhe problemet mjedisore, që janë aq të rëndësishme për dy vendet tona që kanë një potencial të fuqishëm për zhvillimin e qëndrueshëm e sidomos për zhvillimin e turizmit. Po kështu një temë mjaft e rëndësishme e forcimit të bashkëpunimit tonë ka të bëjë edhe ajo me integrimin e mëtejshëm të shqiptarëve në Malin e Zi dhe po kështu me respektimin e të drejtave të pakicës malazeze në vendin tonë. Jam krenar për përkushtimin e shqiptarëve këtu në Malin e Zi, që nga pavarësia, që nga shtetformimi dhe në vijimësi për të gjithë mbështetjen e palëkundur që i kanë dhënë forcimit të shtetit të Malit të Zi dhe integrimit të tij euro-atlantik dhe në Bashkimin Europian. Sepse në këtë mënyrë i kanë shërbyer interesit më të lartë, jo vetëm të Malit të Zi, por në këtë mënyrë i kanë shërbyer edhe forcimit të paqes, të sigurisë dhe të stabilitetit në rajonin tonë. Jam i lumtur që gjeta te Presidenti Gjukanoviç mirëkuptim dhe angazhim për një përkujdesje edhe më të madhe ndaj të drejtave të shqiptarëve, për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës, traditave dhe identitetit të tyre, për përfaqësimin më përfshirës në nivel qendror dhe lokal, për nxitjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik të zonave ku ata jetojnë, për mbështetjen e një integrimi më të mirë të tyre këtu në
Malin e Zi. Ashtu sikurse në Shqipëri ne do të vazhdojmë të kemi një angazhim edhe më të madh për respektimn dhe promovimin e të drejtave të pikacës malazeze, e cila është një pakicë shembullore në vendin tonë. Po kështu, e përgëzova Presidentin Gjukanoviç për përparimin e shkëlqyer të Malit të Zi në procesin e negociatave me BE-në dhe njëkohësisht për rolin mjaft pozitiv që luan si vend i ri anëtar i NATO-s dhe për të gjithë përkrahjen e axhendës së integrimeve në rajonin tonë. Së shpejti në Tiranë ne do të organizojmë Samitin e Brdo-Brijunit, ku kontributi i Malit të Zi jam i sigurt, si gjithmonë, do të jetë i veçantë dhe shembullor dhe me këtë rast dua të shpreh edhe vlerësimet më të larta për mbështetjen që Mali i Zi i ka dhënë që në fillim pavarësisë së Kosovës dhe integrimit të saj në të gjitha organizatat rajonale e më gjerë si një kontribut për forcimin e stabilitetit në rajonin tonë dhe përshpejtimin e të gjithë proceseve integruese në Ballkan. Njëkohësisht ky është një vit i rëndësishëm për rajonin tonë edhe në drejtim të pritshmërive për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Dhe me këtë rast dua të theksoj rëndësinë që ky dialog me rezultatet e tij finale të forcojë dhe konsolidojë bashkëjetesën, jo vetëm midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë dhe në Serbi, por bashkëjetesën në të gjithë rajonin tonë e sidomos të forcojë proceset integruese në të gjithë Ballkanin Perëndimor si e vetmja rrugë që ky rajon të ecë më me shpejtësi në rrugën e prosperitetit për të gjithë qytetarët tanë. Edhe një herë dua të falënderoj Presidentin Gjukanoviç për angazhimin e tij të palëkundur në rrugën e dialogut, të forcimit të fqinjësisë sonë, të forcimit të paqes dhe të sigurisë në rajoni tonë dhe të proceseve integruese, sepse kjo është e vetmja rrugë për vendet tona, për popujt tanë dhe për rajoni tonë".
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
13 E martë, 22 JANAR 2019
Presidenti Meta pritet në takim të veçantë nga Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Sh.T.Z. Ivan Brajoviç
“Çdo reformë zgjedhore në Mal të Zi duhet të ketë përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve” G
jtjes së simboleve, dhe identitetit kulturor të shqiptarëve si dhe për përfaqësimin e tyre proporcional në nivel qendror dhe lokal, duke i shërbyer bashkëjetesës harmonike në Mal të Zi si dhe bashkëjetesës rajonale. Duke shprehur kënaqësinë që shqiptarët janë të përfaqësuar përmes z. Genc Nimanbegu në Parlamentin malazez, i cili mban njëkohësisht edhe detyrën e nënkryetarit të Parlamentit, Presidenti Meta tha se shpreson që ky përfaqësim të rritet edhe më tej duke i kontribuar si kuptimit më të mirë dhe plotësimit të nevojave të komunitetit shqiptar ashtu edhe shërbimit të interesit më të mirë të Malit të Zi. Presidenti vlerësoi qëndrimet dhe rolin që Mali i Zi luan për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal, dhe shprehu dëshirën për kontakte më të shpeshta dhe nisma të përbashkëta mes Parlamenteve të dy vendeve tona.
jatë vizitës shtetërore në Mal të Zi, Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi një takim me Kryetarin e Parlamentit, Ivan Brajoviç. Presidenti Meta vuri në dukje marrëdhëniet e mira që ekzistojnë ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, dhe potencialin e madh të bashkëpunimit që kemi përpara si dy vende tashmë edhe anëtare të NATOs dhe bashkërrugëtuese në integrimin europian. Presidenti evidentoi se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë përgjegjësinë që të përçojnë vlerat më të mira të Aleancës Transatlantike si në planin dypalësh ashtu edhe atë rajonal, dhe se Parlamentet e të dy vendeve duhet të bëhen katalizatorë të këtij mentaliteti të ri rajonal. Kreu i Shtetit i kushtoi vëmendje të posaçme respektimit, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, duke inkurajuar nisma ligjore mbështetëse ndaj përdorimit të gjuhës, rua-
PRESIDENTI I MALIT TË ZI
Gjukanoviç: Vizita e Metës, vërtetim i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve
P
residenti i Repub likës, Ilir Meta nisi dje vizitën shtetërore në Mal të Zi, me ftesë të homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviç, me të cilin do të zhvillojë bisedime dyp-
alëshe. Presidenti i Malit te Zi, Milo Gjukanoviç gjatë konferencës së përbashkët për mediat me Presidentin e Republikes, Ilir Meta e ka cilesuar këtë vizitë si vërtetim të marrëdhënieve
të shkëlqyera mes dy vendeve. "Kënaqësi të mirëpres sot mikun tim Meta. Vizita e Presidentit të Shqipërisë në Mal të Zi, vërtetim i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe një impuls i ri që
këto marrëdhënie të forcohen me tej", - u shpreh Gjukanoviç ndër
të tjera gjatë konferencës së përbashkët për shtyp.
DEKLARATA
Presidenti i Malit të Zi, kundër idesë së shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka kundërshtuar idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Deklarata e kreut të shtetit malazez është bërë gjatë takimit që ka zhvilluar sot në Podgoricë me Presidentit Shqiptar, Ilir Meta. Në deklaratën e tij, Gjukanoviç ka bërë thirrej që dy vendet, Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje që do të garantojë stabilitetin dhe integrimin e gjithë rajonit të Ballkanit.
AKTUALITET
14
E martë, 22 JANAR 2019
Prej muajit tetor të vitit 2018 farmacitë nuk ishin likujduar nga ana e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për rimbursimin e barnave
B
renda javës farmacitë do të likujdohen për pagesat e prapambetura të barnave të rimbursueshme. Premtimi u bë të hënën nga Fondi i Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, pas një takimi me përfaqësues të Urdhërit të Farmacistëve. Prej muajit tetor të vitit 2018 farmacitë nuk ishin likujduar nga ana e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për rimbursimin e barnave. Si nga ana e urdhrit të farmacistëve, po ashtu dhe nga Fondi nuk është bërë e ditur pse është krijuar kjo vonesë në likujdimin financiar të farmacive për barnat që rimbursohen nga buxheti i shtetit. Duke marrë shkas nga ky ngërç, disa përfaqësues të farmacistëve zhvilluan një takim të hënën me përfaqësues të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Laurela Zani, kreu i Urdhrit të Farmacistëve për Tiranën, në një deklaratë për mediat, bëri me dije se në këtë takim morën garancinë për zgjidhje të situatës. “Arsyeja e ardhjes sonë ishte se kur do krijohej mundësia që fondi të na lëvronte ne të gjithë sasinë e mbetur të likuiditetit, për tetor-nëntor-dhjetor. Na priti nëndrejtoresha, na siguroi që nga sot (dje) do të fillojë likujdimi i të gjithë recetave të rimbursueshme që nuk janë likujduar për muajin tetor dhe nëntor”. Edhe vetë Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në një njoftim për mediat tha se brenda javës nisin pagesat e farmacive për rimbursimin e barnave. Farmacistët deklaruan se pavarësisht ngërçit dhe vështirësive financiare, nuk ka
FSDKSH: Zgjidhet ngërçi për barnat e rimbursueshme
pasur mangësi në furnizimin e kategorive të ndryshme të qytetarëve me barna të rimbursueshme. “Ne e kemi vazhduar shërbimin farmaceutik edhe në kushtë të tilla mbijetese. Asnjë farmaci nuk e ka ndërprerë
shërbimin dhe ka ofruar të gjithë medikamentet e nevojshme”-tha më tej Zani. Përveç udhëzimit të mjekut se si duhet përdorur një medikament, pacientët duhet të tregohen të kujdesshëm që të lexojnë me kujdes fletën shoqëruese
të barit. Pas antibiotikëve, një tjetër bar shumë i përdorur, kryesisht tek personat që vuajnë hipertension, e cila është ndër sëmundjet më të shpeshta që prek shqiptarët, ka rezultuar me pasoja të rënda në shëndet.
ZGJIDHJA “Brenda javës farmacitë do të likujdohen për pagesat e prapambetura të barnave të rimbursueshme. Premtimi u bë të hënën nga Fondi i Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, pas një takimi me përfaqësues të Urdhërit të Farmacistëve”. Hidroklortiazidi, i cili përdoret si shkarkues, rrezikon shfaqjen e kancerit të lëkurës tek pacientët, kryesisht në rastet e përdorimit afatgjatë. Ky konkluzion ka dalë nga Agjensia Rregullatore për Barnat dhe produktet e kujdesit shëndetësor në Angli, i cili më pas është publikuar edhe në faqen e agjensisë sonë të barnave. Në informacionin e publikuar thuhet se ekziston një risk doze për shfaqjen e kancerit të lëkurës jomelanome, por kancer që prek qelizat bazale dhe skuamoze, ku përfshihet edhe kanceri i qelizave në buzë nëse pacientët marrin shumë doza të hidroklortiazidit. Ky medikament nuk ndalohet, por pacientët duhet të bëjnë kontrolle të vazhdueshme dhe të raportojnë mjekun për çdo shfaqje të shenjave apo lezioneve të dyshimta në lëkurë. Nga ana tjetër, këshillohet që pacientët që përdorin këtë shkarkues të kufizojnë ekspozimin e tyre ndaj rrezeve të diellit dhe atyre ultraviolet.
SITUATA
GJIROKASTËR
Pukë, fëmijët në rrezik nga akulli
Shkollat pa ngrohje, protestë
Liqeni artificial i Pukës, si pasojë e temperaturave të ulëta prej ditësh, ka ngrirë dhe shtresa e akullit shkon më shumë se 3 cm. Kjo dukuri është hera e parë që ndodh në qytetin e Pukës dhe ka zgjuar interesin e banorëve, më shumë të fëmijëve, të cilët tentojnë ta përdorin për argëtim sipërfaqen e liqenit pranë shëtitores. Gjon Gjonaj, kryetar i Bashkisë Pukë, thotë se ngrirja e liqenit është hera e parë që ndodh, por u bën apel prindërve për të pasur kujdes kur lëvizin në shëtitore pranë liqenit me fëmijët e tyre, e sidomos kërkon një kujdes të shtuar për këta të fundit.
N
xënës, prindër dhe mësues protestuan në shkollën 9-vjeçare “Urani Rumbo” në Gjirokastër për shkak se mungon ngrohja. Shumë prindër kanë refuzuar të sjellin fëmijët e tyre në shkollë deri në krijimin e kushteve. Një pjesë e prindërve thonë se temperaturat e ulëta po rrisin sëmundshmërinë dhe praninë e gripit në shkollë. Drejtuesi i ndërmarrjes që merret me mirëmbajtjen e shkollave në bashki, Armand Mamani tha se bëhet fjalë për një defekt në sistemin e kaldajës dhe se situata do të normalizohet së shpejti. Mamani pranoi se kushtet nuk janë optimale për zhvillimin e mësimit në të gjitha shkollat por tha se nuk mund të kryhen investime të tjera në shkolla për të plotësuar nevojat për vetëm 4-5 ditë të ftohta në vit. Shkolla “Urani Rumbo” është
mes më të rëndësishmeve në qytet me rreth 400 nxënës. Në Gjirokastër, të 14 shkollat e sistemit 9-vjeçar dhe atij të mesëm paraqesin problematika të mbartura ndër vite. Të paktën 5 prej shkollave kërkojnë investime kapitale. Agjensia
e Mirëqenies dhe Kujdesit Social ka bërë disa ndërhyrje restauruese në shkolla vitin e kaluar, por lagështia në klasa dhe problemet me amortizimin e çative nuk mund të mbulohen sipas kësaj agjensie me fonde mirëmbajtjeje.
AKTUALITET SPANJË
N
ë Spanjë është goditur një prej laboratorëve më të mëdhenj të drogës në Europë, ku janë sekuestruar 3 ton kokainë. Sipas mediave spanjolle, pjesë e grupit kriminal ishin persona të shtetësisë spanjolle, kolumbiane dhe shqiptare. Si pasojë e operacionit janë arrestuar 11 persona në 6 provinca të ndryshme duke
15
E martë, 22 JANAR 2019
3 ton kokainë, në pranga edhe shqiptarë përfshirë Madridin, Malagën, Toledon, Valencian, Valladolidin dhe Pontevedrën. Përveç tyre janë sekuestruar 8,500 litra kimikate të nevojshme për prodhimin e narkotikëve të cilat ishin fshehur në 12 kontenierë të ndryshëm. Gjithashtu janë sekuestruar edhe katër makina, një furgon, një motor,
një revolver 6mm me një kuti me 47 fishekë, pajisje kompjuterike, telefona dhe para të thata. Ata kishin marrë me qera një vilë, dhomat e të cilës do të përdoreshin për rritjen e marihuanës. Grupi kishte punësuar një grup maroken, i cili do të kujdesej për sigurinë e fermës.
“Corriere Della Sera”, shkruan se Klement Balili ishte një kriminel klasik shqiptar, që filloi në vitet ‘90 në Milano duke trafikuar vajza të reja, shpesh të mitura
Banda e Balilit aktive në Milano
P
roblemet me ligjin ndaj Klement Balilit nisën që të shfaqen edhe në Itali. Një ndër mediat “Corriere” Della Sera”, shkruan se “Eskobari i Ballkanit”, ka trafikuar drogë edhe drejt Milanos. Ajo e quan atë një tregtar të rëndësishëm në lidhje me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në shkrim thuhet se Balili ishte një kriminel klasik shqiptar, që filloi në vitet ‘90 në Milano duke trafikuar vajza të reja, shpesh të mitura dhe që i shfrytëzonte për prostitucion. Të ardhurat e fituara nga ky aktivitet kriminal, ai i investoi në trafikun e drogës. Gjykata për Krimet e Rënda caktoi seancën paraprake për Klement Balilin, që do të mbahet më 25 janar. Në këtë seancë, gjyqtarja Miliana Muça do të shprehet nëse do ta kalojë apo jo në gjykim, dosjen hetimore të Prokurorisë, e cila deklaroi mbylljen e hetimeve pikërisht ditën që 46-vjeçari iu dorëzua policisë. Mbyllja e hetimeve për Balilin, pas ndryshimeve të Reformës në Drejtësi duhet të vendoset nga gjykata, ndaj Klement Balili do ta presë këtë zhvillim nga Paraburgimi 302, aty ku po mbahet derisa çështja të zgjidhet në themel. Balilit i adresohen 4 akuza por ai i kundërshton të katërta me pretendimin se nuk ka kryer asnjë vepër penale, sa kohë edhe avokatët këmbëngulin se nuk ka prova. Prokuroria iu referohet hetimeve greke që e ekspozojnë Klement Balilin si njeriun që trafikoi 678 kilogramë kanabis, një ngarkesë që u
KORÇË
kalua nga brigjet e Sarandës më 5 maj të vitit 2016. Nga përgjimet, Klement Balili shfaqet duke komunikuar me dy skafistët, kur i orienton se ata i priste në Zakinthos, Georgis Alifantis. Shkrimi i gazetës Ata e quajnë “Eskobari i Ballkanit”. Ndonjëherë, pseudonimet janë jashtë kontekstit. Por në këtë rast, historia e Klement Balili ndërthur lidhjet me
Kolumbinë të një trafikanti droge dhe në të njëjtën kohë, sipërmarrësi kriminel që është i lidhur me grepa të rënda midis institucioneve. Balili, 48-vjeç, u dorëzua në Delvinë, në jug të Shqipërisë, drejtpërdrejt te shefi i policisë Ardi Veliu, pas tre muajsh bisedime. Ai u dorëzua me dy kushte: asnjë dhunë gjatë transferimit në burg dhe Policia të mos e shiste arrestimin si meritë. Megjithëse në fund, e tillë ishte.
Rrugët Gazeta e trajtoi rastin e Balilit në vitin 2016, pas konfiskimit në Greqi të disa tonëve marijuanë. Droga ishte e destinuar për të shkuar në Milano. Hetuesit thanë se kishin siguruar prova se pas drogës ishte Balili, një njeri i apasionuar pas shëtitjeve në qytet dhe në veçanti në fushat e Corso Vercelli dhe Piazza della Repubblica. Arsyet e dorëzimit Një ekspert i drogës, analist i thellë i skenarëve ndërkontinentalë sugjeron këtë lexim: “Zakonisht, nëqoftëse ju jeni të frikësuar dhe në rrezik për tu vrarë, ju jeni të detyruar të kërkoni ndihmë në polici. Ose mbrojtja juaj është thyer dhe ju keni si mbrojtje insitucionet. Më mire në burg sesa në arkivol, dhe skenari i tretë është që të dërgoni një mesazh të drejtëpërdrejt për bashkëpunëtorët e biznesit tuaj. Përshkallëzimi Në fillim ishte shfrytëzimi i prostitucionit, gjatë viteve 90. Emigracioni i parë masiv nga Shqipëria solli njerëz të mirë dhe kriminelë të arratisur nga burgjet. Disa banditë investuan paratë tek droga, kryesisht tek marijuana. Në pesë vitet e fundit, ka një investim në kokainë dhe aleancat me Ndragetën dhe kolumbianët. Balili arriti të ngjitej i mbuluar nga shteti dhe me një mbështetje edhe në Milano. Mbetet të shihet nëse qeliza do të qëndrojë e heshtur, ose për tu mbrojtur do të nisë të këndojë, për të tërhequr dikë tjetër në këtë situatë.
Viktimat fajtorë, Apeli liron autorin T
ë afërmit e Saimir dhe Vjollca Shaholli, dy bashkëshortëve që humbën jetën mbrëmjen e 4 dhjetorit të aksidentuar nga një makinë kërkojnë drejtësi. Drejtuesi i automjetit që i përplasi në anë të rrugës nacionale Korçë-Pogradec pak metra para se të mbërrinin në Pocestë tek e bija i është caktuar masa
‘’detyrim paraqitje’’ ndërsa në raportin e ekspertimit teknik thuhet se dy viktimat po ecnin të shkujdesur në rrugë dhe kjo është bërë shkak për ngjarjen fatale. ‘’Dëshmitarët thonë se kanë qenë mbi 150 Kkm/h. Vëllai ishte i shkatërruar. Jam pak fetar dhe besoj se gjynah ta nxjerrim nga varri se kocka më e madhe 15 cm ndërsa
kunata ishte thyer ne mes e hedhur 15 metra ne arë. Si thua është normale që paskan marrë dhe fajin me vete. Po shteti shqiptar le ta shpërblejë atë zotërinë meqë paska bërë heroizëm dhe i vrau këta. Kërkojmë të veprojë shteti sipas ligji. të denohet’’, u shpreh Bashkim Shaholli, vëllai i viktimës.
AKTUALITET
16
E martë, 22 JANAR 2019
Një muaj më parë gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqen, Endit Zelën si dhe Blerim Shullazin
Grupi “Shullazi”, avokati shtyn seancën e parë në Apel I
kthyer në një nga personazhet më të lakuara kohët e fundit, madje edhe nga ndërkombëtarët Emiljano Shullazi u shpall fajtor dhe u dënua me 14 vite burgim. Ai u shpall fajtor për dy vepra penale dhe u shpall i pafajshëm për disa episode të tjera. Seanca e parë për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e grupit të tij, në Apelin e Krimeve të Rënda është shtyrë. Shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa e avokatit të të pandehurit Blerim Shullazi, Bledar Meminaj. Ai kërkoi kohë të njihet me dosjen për shkak se më herët, në shkallë të parë avokat ka qenë Aldo Tabaku. Seanca e radhës do të zhvillohet më datë 4 shkurt ora 09:30. Një muaj më parë gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqen, Endit Zelën si dhe Blerim Shullazin. 14 vite burg u dhanë për Emiljano Shullazin. Ata akuzohen për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës. Nga 8 akuza që rëndonin ndaj tij, Emiljano Shullazi u gjet fajtor vetëm për tre prej tyre. Për rrjedhim gjykata dha tre vite më pak burgim nga 17 që kishte kërkuar më herët Prokuroria. Ai dhe katër persona të tjerë të akuzuar si anëtarë të grupit dhe gjobëvënës pretenduan pafajësi edhe në mbyllje të gjykimit.
“Shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa e avokatit të të pandehurit Blerim Shullazi, Bledar Meminaj. Meminaj kërkoi kohë të njihet me dosjen për shkak se më herët, në shkallë të parë avokat ka qenë Aldo Tabaku. Seanca e radhës do të zhvillohet më datë 4 shkurt ora 09:30”. SITUATA
Grabitjet në Lushnje, banorët në alarm
Në përfundim, nga 64 që kishte kërkuar Prokuroria e Krimeve të Rënda, Gjykata shpalli për të gjithë 55 vite burgim në total. I kthyer në një nga personazhet më të lakuara kohët e fundit, madje edhe nga ndërkombëtarët Emiljano Shullazi u shpall fajtor dhe u dënua me 14 vite burgim. Ai u shpall fajtor për dy vepra penale dhe u shpall i pafajshëm për disa episode të tjera. Pesë akuza u konsideruan të paprovuara dhe u rrëzuan nga gjykata. Për këtë shkak për këto vepra Shullazi mori pafajësi, çka do të thotë që mbetet e paprovuar se kush i
kanosi dy profesorët Dhori Kule e Mynyr Koni, kush i vendosi gjobë Adriatik Kërçukut, kush vendosi eksploziv në shtëpinë e tij dhe në pasurinë e Jani Zakës. Shullazi u shpall fajtor për gjobëvënien e Ylvi Beqës, dëshmitari i mbrojtur i drejtësisë shqiptare, me të cilin 40-vjeçari problematik kishte lidhur marrëveshje për ta ndihmuar për fitimin e ish-”Vollgës”. Për këtë vepër, ai u dënua me 12 vite burg, sikurse u dënua edhe për gjobëvënien e Jani Zakës, shtetasit që pas denoncimit pranë autoriteteve u largua nga Shqipëria. Vepra
penale që e lidh Shullazin me katër të tjerët është ajo e grupit të strukturuar kriminal, për të cilën u shpallën të gjithë fajtore. I konsideruar si krahu i djathtë i Shullazit, Gilmando Dani mori 12 vite burgim për të njëjtat vepra për të cilat u shpall fajtor edhe Shullazi. Endri Qyqa u dënua 10 vjet burgim e po aq edhe Endrit Zela. Ndërsa Blerim Shullazi u dënua me nëntë vjet heqje lirie. Gjykata tha se pas këtij vendimi asnjëri prej tyre nuk mund të përfitojë liri me kusht. Seanca e radhës do të zhvillohet më datë 4 shkurt ora 09:30
SEANCA
“Roni i Shijakut” në spital, Gjykata: Burg
B
renda ambienteve të spitalit, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “arrest me burg” për Hekuran Hoxhën, 48-vjeçarin i njohur ndryshe si “Roni i Shijakut”. Hoxha u arrestua katër ditë më parë, ndërsa ka pësur përkeqësim të gjendjes shëndetësore dhe për rrjedhojë ka përfunduar në spital. “Truri” i bandës së Shijakut vuan nga një problem me zemrën. Ai akuzohet si njeriu që porositi heroinën e Hasit të cilën pas përpunimit do ta transportonte në vendet e BE-së. Jashtë ambienteve të QSUT-së, avokati i tij sqaroi për mediat lidhjen që klienti i tij ka me Admir Hoxhën, njeriut ka udhëhequr ngritjen e laboratorit në Has. Ai
SHKAKU
u shpreh se Hoxha nuk ka asnjë lidhje familjare me klientin e tij por ai ka qënë i punësuar para 10 vitesh në biznesin e tij. “Gjendja është e rëndë. Klienti im pritet t’i nënështrohet një ndërhyrje të tretë pas dy
të tillave që ka bërë në vitin 2013. Për këtë arsye Gjykata dhe Prokuroria vendosën që ta bënin këtu procesin gjyqësor për masën e sigurisë. Gjykata u tregua tejet e ashpër me vendimin që dha, duke qënë se ishim
para kushteve ndaluese. Mbi të gjitha s’ka asnjë provë konkrete që klienti im është i lidhur me veprimtaritë kriminale. E vetmja provë që Prokuroria citon është një telefonatë. Sigurisht që këtë persona për shkak të nivelit social-kulturor nuk kanë lidhje apo telefonata me profesore. Personi me të cilin dyshohet se ka folur ka qënë i punësuar mbi 10 vite në biznesin e tij dhe sigurisht që kanë ruajtur marrëdhënie. Klienti im e mohon kategorikisht. Ai dyshohet se ka kontakte me Admir Hoxhën, ndërkohë që ai ka qënë punonjësi i tij para 10 vitesh. Masën do ta ankimojmë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore”,-tha avokati i Hoxhës.
Lushnja është kthyer në shënjestër të hajdutëve dhe grabitësve. Banorët shprehen të alarmuar dhe tregojnë se maskat po godasin në mes të ditës. Banorët në Cinar të Lushnjës ndodhen në një gjendje alarmi. Të pamaskuar dhe djem të moshës 20-22 vjeçarë, grabisin në mes të ditës dhe banorët janë të pafuqishëm përballë këtij realiteti. Një prej banoreve, beson se i ka parë hajdutët që i vodhën shtëpinë. Ajo u kërkoi atyre ta ndihmonin të shkonte në zyrën e aplikimit për pasaportë por e refuzuan dhe në kthim Flora Cani gjeti shtëpinë e shkatërruar. Autorët thyen derën kryesore dhe brenda pak minuatave morën çfarë gjetën nga pajisjet elektroshtëpiake dhe deri tek lekët dhe arturinat. Kur zbritën me televizorin të futur brenda një çarçafi komshija mendoi se ishin teknikët që e kishin marrë për ta rregulluar. Në Lushnjë hajdutë e grabitës duket se kanë dalë hapur. Mëngjesin e së dielës një argjendari u sulmua në mes të qytetit. Dëmi i shkaktuar sipas pronarit ishte më shumë 10 milionë lekë të reja. Dy javë më parë disa banesa në fshatin Karbunare u bastisën nga hajdutët. Ata morën edhe ushqimet në frigorifer.
SOCIALE
17 E martë, 22 JANAR 2019
Drejt një destinacioni të ri turistik. Vetëm një orë larg Tiranës aty ku historia, e reja dhe e vjetra, ëndrra dhe realiteti, bëhen bashkë
Në Dumrenë e liqeneve, aty ku bujaria e tokës dhe njeriut bëhen një N
dërsa Liljana reciton vargje të Esenin, Mineskut a Po radecit, bisedon gëzueshëm me gotën e verës ngjyrë rubin përpara, Fatmiri hyn e del nga kuzhina. Dielli i ngrohtë, krejt i pazakontë për këto ditë të ftohta Janari, fusha e gjerë që shtrihet përpara qëndisur me vreshta, ullinj dhe agrume, dhe maja e zbardhur nga dëbora e Tomorrit atje tutje, janë peisazhi i çdo dite i çiftit të buzëqeshur që na ka mirëpritur në Seferan. Të apasionuarit pas udhëtimeve në fundjavë dhe jo vetëm duhet të kenë dëgjuar për investimet infrastrukturore në Dumrenë e famshme të 84 liqeneve. Më shumë se 37 kilometër rrugë, të rehabilituara (një pjesë ende në proces) nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me fonde të Qeverisë Shqiptare e kanë sjellë këtë zonë të njohur, por deri tani të harruar të Shqipërisë, aq pranë Tiranës sa do të ishte mëkat sikur të mos eksplorohej. Për më tepër që nuk është vetëm natyra thesari që pret të eksplorohet në këtë trevë që shtrihet me qendër të Shqipërisë. Nuk janë vetëm liqenet apo qendra e zonës, Belshi - i rikonstruktuar gjithashtu – apo vetëm dashuria për natyrën shtysa që të drejton në ato anë. Aty të mirëpret edhe një çift si Liljana dhe Fatmiri Manushi, në bujtinën e tyre të vogël dhe mikpritëse apo të tjera të ngjashme përreth, të ndërtuara prej kohësh, por që vetëm tani kanë filluar të shijojnë efektin e dëshiruar të infrastrukturës
së mirë që të afron me njerëzit. Zona e Dumresë nënkupton natyrë të bukur dhe bujare dhe bujtinat mikëpritëse të shpërndara nëpër të, pikat turistike apo restorantet që po lulëzojnë çdo ditë, të mirëpresin për një fundjavë ndryshe. Ne kemi ndalur në njërën prej tyre. Në “Dumre Rubin”, memorja e jashtëzakonshme e Liljanës për vargjet e poetët, batutat që hedhin dhe presin me bashkëshortin, Fatmirin, ushqimi i mirë dhe natyra e mrekullueshme janë vetëm një pjesëz e asaj që ky çift ka për të treguar për çdokënd që troket në bujtinën e tyre. Në fillim ikja e tyre nga Tirana ishte një vendim i përbashkët për të gjetur një vend të qetë ku do të kalonin ditët e pensionit. Për qejfin e tyre, ndërtuan një kantinë, prodhuan verë të mirë nga vreshtat që shtrihen në oborrin e shtëpisë, të cilën më pas e
shijonin me miq që prisnin e përcillnin shpesh. Por më pas ajo që nisi si tërheqje në jetën e qetë u kthye në një sfidë. Nevoja për të gjallëruar jetën e zonës e për ta kthyer atë në një destinacion turistik solli idenë e ngritjes së një bujtine, pikerisht në shtëpinë që Liljana i bleu xhaxhait të saj në vitin 2012. “Ka diçka që nuk shkon, mendoj unë, kur flitet për bujtinat”, thotë Fatmiri ndërsa tregon se si e qysh lindi ideja e bujtinës. “Ndoshta falë reklamës diku më shumë a diku me pak, duket sikur kanë fluks të madh e të zhurmshëm njerëzish dhe vizitorësh. Në fakt bujtinat janë një ambjent i konsumit të artit dhe qetësisë. Është një vend ku ti vjen për tu larguar nga zhurma e qytetit dhe bashkë me familjen shijon jetën e fshatit dhe ushqimin e mirë, qetësohesh dhe shijon zemrën e natyrës. E theksoj me fanatizëm që këtu nuk bëhet fjalë për një restorant urban”. Dhe nuk ka nevojë për të shkuar më
tej për ta parë e kuptuar atë çfarë Fatmiri këshillon. Dy herë në vit në bujtinën e tij mirëpret piktorë të talentuar shqiptarë për të shijuar peisazhin, për të biseduar për artin, për tu frymëzuar për vepra të tjera. Po kaq shpesh ulet e diskuton me miq të tjerë që bujtin aty për të ardhmen e zonës, për formulën që do ta kthente atë në një zonë të vërtetë turistike siç edhe e ka mundësinë. Me një gotë verë të mirë, prej ngjyrës së të cilës i vunë edhe emrin bujtinës – Rubin – Fatmiri dhe Liljana bëjnë plane dhe janë optimistë se Dumreja do e fitojë vendin që meriton në hartën turistike shqiptare. Sidomos tani që distancat nga Tirana dhe jo vetëm janë shkurtuar Vreshta përballë - dëshmitare e sekretit të tij për prodhimin e verës kodrinat përtej, faqet e të cilave janë rënduar nga plantacionet me ullinj, toka e bereqetshme dhe peisazhi mahnitës janë argumentat e Fatmirit që Bumreja është dhe mbetet një destinacion. Tani, një vit më pas që nga dita kur bujtina hapi dyert, Liljana dhe Fatmi-
ri shijojnë frytin e investimit të tyre që më shumë se një shtëpi për të jetuar të qetë është kthyer në një strehë miqësore ku kushdo që shkel një herë, është e sigurt që kthehet sërish. Përveç takimeve me artistët, Liljana shpesh herë organizon edhe ecje me miqtë që bujtin aty, në pyllin pranë, ndërsa të dy bashkë rrëfejnë histori që i shkojnë aq shumë asaj gotës së verës ngjyrë rubin, sa të vjen keq kur vjen ora për tu kthyer. Dumreja - Një destinacion i ri turistik Dhurata më e çmuar që natyra i ka bërë Dumresë janë 84 liqenet karstike, aq të lakmueshme për turistët. Kjo është një zonë e njohur dhe nga më të mëdhatë në Shqipëri. Ajo shtrihet në një sipërfaqe prej më shumë se 21 mijë hektarësh ku rreth 3 për qind të saj e zënë liqenet karstike. Infrastruktura e rehabilituar tashmë plotësisht nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me fonde të Qeverisë Shqiptare të çon deri në Urën Vajgurore dhe peisazhi e bereqeti i tokës të shoqërojnë ngado që udhëton. Ndalesa e parë është Bleshi, të cilin rilindasi i madh Sami Frashëri e kishte projektuar të ishte kryeqyteti i Shqipërisë, vetëm 70 km larg Tiranës. Kjo është ndër të paktat bashki të reja të cilat shtrihen tërësisht në zona rurale, një zonë kodrash të buta mbi të cilat është krijuar një panoramë piktoreske e që aktualisht po mbushet me destinacione turistike.
demokratike, duhet të jesh veçanërisht një komunikues i mirë, për të krijuar besueshmëri, autoritet dhe profesionalizëm, për të arritur synimet dhe rezultate të pritshme, që secili i vë vetes, për një mësimdhënie produktive,cilësi në arsim e ecurinë e procesit mësimor në shkollë,thekson drejtori i DAR Lezhë, z.Bardhok Pulaj. Ku në lidhje me këtë prioritet parësor, shembujt
pozitiv janë të shumtë në shkollat e Lezhës e më gjërë, të drejtorive të shkollave e të mësuesve të tyre, në bashkëpunim me prindërit, me një komunikim intelektual, profesional dhe qytetar dhe në bashkëpunim reciprok në tërësi, duke garantuar një mësimdhënie produktive e të asimilueshme nga nxënësit e në mbarëvajtjen e procesit mësimor, ecurinë e reformave dhe cilësi në arsim.
FLET DREJTORI I DREJTORISË ARSIMORE NË LEZHË
Pulaj: Komunikimi dhe bashkëpunimi, parësor në ecurinë e procesit mësimor Jak Rrozhani
P
ërvoja dhe faktet flasin se më suesit që janë të përgatitur dhe komunikues,i kanë nxënësit më të vëmendshëm dhe janë më të përfshirë në mësim. Ku ngrohtësia dhe entuziazmi në gjithë ambientin e shkollës e sidomos në klasë dhe aq më shumë, në komunikim me nxënësit për ecurinë dhe suksesin në shkollë e në procesin mësimor, janë parësore. Janë veçoritë e një ore mësimore në punën me nxënësit, të një mësuesi të përgatitur, komunikues e të suksesshëm, me dijet e nevojshme, të qëndrueshme e të përvetësueshme, për një mësimdhënie produktive dhe efektive me në qendër nxënësin,
veçori të përgatitjes shkencore, metodike dhe komunikuese të një mësuesi të suksesshëm në mësim. I këtij mendimi, është drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale Lezhë, z. Bardhok Pulaj, nga përvoja e gjatë si mësimdhënës i suksesshëm, drejtues shkolle dhe i Arsimit, me risi dhe vizion. Pasi, komunikimi i vazhdueshëm dhe bashkëpunimin reciprok, janë çelësi i suksesit për ecurinë e procesit arsimor në shkollë dhe në arritjen e prioriteteve dhe të synimeve, për cilësi në arsim nga drejtuesit e shkollës e mësuesit e saj,në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin e prindërve etj. për ta bërë shkollën -qendër komunitare dhe gjithëpërfshirëse. Me mësuesin, që
duhet të zotërojë dijet e nevojshme dhe komunikim korrekt në punën me nxënësit, për të arritur dije të qëndrueshme dhe një mësimdhënie produktive, të përvetësueshme nga nxënësit. Ku, mësuesi të ketë njohuri të nevojshme dhe përgatitjen shkencore e metodike dhe të dijë të zbatojë metodat e mësimdhënies dhe teknikat mësimore në tërësi. Në përshtatje me nivelin e klasës dhe të veçantive psikologjike, sociale e fizike të nxënësve, që vë në lëvizje mendimin e pavarur, aktiv dhe krijues të nxënësve. - Që të jesh mësues i kompletuar, i përgatitur dhe metodist i aftë dhe drejtues i aftë dhe i kohës së kultivimit të vlerave në një shoqëri
VIP
18 E martë, 22 JANAR 2019
Shokon balerini: Michael Jackson më përdhunoi kur isha 7 vjeç Balerini Wade Robson, ka ngritur akuza të rënda ndaj Mbretit të Popit, Michael Jackson. Ai pretendon se këngëtari e përdhunoi kur ishte vetëm 7 vjeç. Robson i bëri akuzat në filmin e ri, Leaving Neverland, që do jetë premierë në Festivalin e Filmit Sundance më vonë këtë muaj. Balerini më parë paditi Jackson për 2.2 miliardë dollarë mbi abuzimin dhe në dosjet gjyqësore zbuloi detaje të përdhunimit të supozuar, nga mosha 7 deri në moshën 14 vjeçare, kur sipas tij këngëtari humbi interesin për të. Leaving Neverland përmban intervista nga akuzuesit Robson and James Safechuck, që tani janë 30-vjeç. Robson ngriti padinë e tij në vitin
Maradona konfirmon ndarjen nga Rocio Oliva : Dashuria vdiq Marrëdhënia mes Diego Maradona dhe Rocio Oliva ka përfunduar. Ish-ylli i Napolit dhe fitues i Kupës së Botës në vitin 1986 i ka dhënë fund marrëdhënies me bukuroshen argjentinase, pas 6 vitesh së bashku. Në një intervistë për mediat argjentinase, "El Pibe d'Oro" shprehu zemërimin ndaj kërkesave ligjore dhe ekonomike të ish-partneres së tij, teksa e quajti marrëdhënien e tyre të vdekur tashmë. "Unë nuk jam njeri për tu goditur, por kam ndjerë sikur e kam hequr kokën. Rocio tani është tërësisht jashtë jetës sime. Dashuria tani është e vdekur. "-tha Maradona. Ai gjithashtu zbuloi se kishte fjetur vetëm prej një kohe të gjatë, edhe pse nuk ishte ndarë akoma me Oliva.
20163 duke thënë se stresi dhe trauma e pësuar e detyruan të përballonte të vërtetën e abuzimit. Safechuck ngriti një padi të ngjashme vitin e kaluar. Vince Finaldi, i cili përfaqëson Robson dhe Safechuck, tha se paditë e tyre u
hodhën poshtë për arsye teknike dhe tani janë në apel. Jackson u lirua nga të gjitha akuzat për ngacmime dhe abuzime seksuale në vitin 2005 dhe vdiq 4 vite më vonë pas një mbidoze me propofol anestetik të fuqishëm.
Naomi Campbell në lidhje me këngëtarin 23 vite më të ri, Liam Payne Supermodelja Naomi Campbell dhe këngëtari Liam Payne kanë ndezur thashethemet se janë në një romancë. Mediat kanë aluduar për një lidhje mes tyre, për shkak të komenteve që Naomi dhe Liam kanë lënë në fotot e njëri-tjetrit. Këngëtari dhe modelja 23 vite më e madhe flirtuan shumë publikisht në Instagram. 48-vjeçarja publikoi një selfie dhe Liam shfrytëzoi momentin për ta
komplimentuar: "Përsosmëria në një person… Mos më shiko me ato sy", duke e shoqëruar me një emoji puthjeje. Por edhe Naomi ka komentuar në foton e 25-vjeçarit. Këngëtari publikoi një foto duke parë veten në pasqëyrë dhe ikona e modës komentoi: "Shpirti i bukur", shoqëruar me emoji zemre. Por ata nuk kanë komentuar ende thashethemet që qarkullojnë në mediat rozë.
Ava Max nuk lëshon vendin e parë, për të katërtën javë në krye të listës Ava Max mban vendin e parë në 'Official Singles Chart' me Sweet But Psycho, që ka hyrë në javën e katërt në krye të listës. Kënga regjistroi 8 milionë dëgjime këtë javë dhe 12.000 shkarkim. Duke festuar këngën e saj të parë në krye të tabelave në Britaninë e Madhe, Ava tha: "Jam numri 1 në Britani. Nuk mund ta besoj që po e them këtë dhe nuk mund ta besoj që po mbaj këtë çmim. Dua tu them të gjithëve se po punoj shumë në studio për të nxjerrë një album debutues këtë vit. Ju dua."
Ylli i Formula 1, Jenson Button baba për herë të parë Ylli i Formula 1, Jenson Button do të bëhet baba për herë të parë. Ai njoftoi se e fejuara e tij, modelja Brittny Ward është shtatzënë. Shoferi i garave konfirmoi lajmin në një postim në Instagram, ku publikoi një foto të ultratingujve të foshnjes në bark. Çifti nisi lidhjen në mars të vitit 2016 dhe konfirmuan fejesën në qershor të vitit të kaluar. Button ka qenë më parë i martuar me modelen Jessica Michibata, por çifti konfirmoi ndarjen e tyre në dhjetor 2015.
SHOWBIZ Rita Ora detyrohet të ndryshojë numrin e telefonit për të shmangur ish të dashurit Me nisjen e vitit të ri, Rita Ora ka vendosur të nxjerrë nga jeta e saj ish të dashurit. Mediat raportojnë se këngëtarja ka ndryshuar numrin e telefonit që të mos marrë më mesazhe nga lista e gjatë e ish-ëve. Ndryshimi numrit do të thotë se nuk ka asnjë shans që Ritës ti vijnë mesazhe nga ish-ët, të cilët përfshijnë Calvin Harris, Rob Kardashian, James Arthur apo Tyrone Wood. "E mora këtë vendim që më frikësoi menjëherë, por e bëra gjithsesi,"-tha 28-vjeçarja. "Kam pasur të njëjtin numër telefoni për një kohë vërtet të gjatë dhe më në fund e ndrysho-
va. Tani askush nuk mund të më dërgojë mesazh. Por ndjehem mirë me të vërtetë. Sikur kam bërë një pastrim të madh. Është e çuditshme por e bëra." Këngëtarja shtoi se tani ka fuqinë për të vendosur se kush do të jetë pjesë e jetës së saj. "Tani kam fuqinë për të vendosur se kë dua të mbaj në jetën time, energjinë që dua dhe më kë dua dua të flas. Nuk kam qenë asnjëherë në këtë pozicion dhe ndihem shumë mirë,"-tha ajo. Por këngëtari zbuloi personin që ka numrin e saj. "Mami im e di numrin e ri, ajo do ishte çmendur nëse nuk do e dinte."
Aktorja e "Game of Thrones" zbulon sakrificat e serialit: Qëndrova disa vite pa larë flokët Aktorja e "Game of Thrones", Sophia Turner ka treguar vështirësitë dhe sakrificat që ka bërë në xhirimet e serialit të famshëm. Në një intervistë për "InStyle", aktorja që bënte rolin e Sansa Stark ka zbuluar se nuk e lejonin që të lante flokët që pamja e saj të dukej sa më reale. "Në sezonet e para, unë mund të laja flokët se isha një vajzë e re aristokrate. Nga sezoni i pestë, ata më thanë që të mos i laja më dhe ishte shumë e shpifur", tha Sophia. Makthi për të përfundoi këtu pasi në sezonin e fundit, ajo ia doli që të bindte regjisorët për të marrë paruke. "Tani unë përdor një paruke dhe mund ti laj flokët sa herë të dua. Por për disa vite unë jetova me flokë me yndyrë. Kishim dhe makineritë e dëborës që punonin dhe copëzat e letrave të dëborës të ngecnin në yndyrën e flokëve. Ishte e shpifur", përfundoi Sophia.
19 E martë, 22 JANAR 2019
Çifti i ri në Hollywood, Brad Pitt në lidhje me producenten e filmave Hollywood ka një çift të ri në listën e tij. Raportohet se aktori i famshëm Brad Pitt është në lidhje me producenten e filmave Charlize Theron. Ishte pikërisht ish i fejuari i Theron, Sean Penn që i njohu së bashkur Brad dhe producenten. Sipas The Sun, çifti është takuar që nga fundi i dhjetorit. "Kanë qenë miq për një kohë të gjatë. Dhe për ironi të fatit ishte Sean që i njohu me njëri-tjetrin", tha burimi. Kjo do të ishte lidhja e parë romantike publike e Brad me Charlize, që nga ndarja me Angelina Jolie në vitin 2016. Ndërsa producentja i dha fund fejesës me Sean Penn në vitin 2015.
Ariana Grande kujton ish të dashurin e ndjerë Mac Miller: Më mungon Ariana Grande zbuloi në një postim në Instagram të shtunën se ku 'ndodhet' zemra e saj. Këngëtarja tha "më mungon" në 27-vjetorin e reperit të ndjerë Mac Miller. Miller, emri i vërtetë i së cilit është Malcolm James McCormick, u gjet i vdekur më 7 shtator 2018 në shtëpinë e tij.Ata ishin në një lidhje nga gushti i vitit 2016 deri në maj 2018. Ajo e kujtoi për ditëlindje me anë të një postimi në Tëitter të shtunën me fjalët: "Më mungon", pak pas mesnatës. Pas ndarjes nga Miller, Ariana u fejuan me Pete Davidson por edhe me atë u nda pas vdekjes së reperit.
Pogba një ikonë mode? Nuk keni parë mamanë e tij Marka e veshjeve sportive, "Adidas" ka lançuar reklamën më të fundit. Pjesë e spotit të radhës kanë qënë dy yjet e Manchester United, Paul Pogba dhe Jesse Lingard. Por, pjesëmarrja e mamasë së Pogba, Yeo Moriba ka tërhequr vëmendjen e shikuesve. Duke pasur parasysh impaktin e rrjeteve sociale dhe shpejtësinë e shpërndarjes së gjërave komike, kompania ka sjell një përmbajtje gazmore, ku në thelb janë komentet e njerëzve rastësor në rrjetet sociale. Një prej komentuesve të trilluar në reklamë ishte "BigMan" që i kërkonte Pogba-s një sfidë "tek për tek", ndërsa ky i fundit i thotë që nuk mund të mposhtë as mamanë e tij. Dhe kështu ndodhi. Yeo shënon dhe video bëhet virale menjëherë. Një strategji e zgjuar kjo nga marka për të rritur reagimet e konsumatorëve ndaj formës së tyre të reklamimit.
SPECIALE
20 E martë, 22 JANAR 2019
Shtëpia e Marigosë së flamurit, destinacion i vizitueshëm në çdo stinë P
as më shumë se 100 vjetësh shtëpia e patri otes Marigo Posio, e cila qëndisi shqiponjën në flamurin që u ngrit në Vlorë nga Ismail Qemali dhe bashkë me të edhe krejt qendra historike e Vlorës po vijon restaurimin për t’u shndërruar në një destinacion të vizitueshëm në çdo stinë të vitit. Sipas agjencise telegrafike shqiptare, ky projekt i rëndësishëm synon t’i kthejë këtij qyteti shkëlqimin e dikurshëm. Ai po bëhet i mundur falë qeverisë shqiptare dhe bashkëpunimit teknik dhe financiar me Fondacionin Shqiptar për Zhvillim, sipas të njëjtit model me të cilin është punuar për rijetëzimin e Pazarit të Korçës, të Krujës dhe Gjirokastrës. Projekti për restaurimin e qendrës historike të qytetit bregdetar është në funksion të ruajtjes së vlerave të trashëgi-
misë, por edhe për t’i dhënë një impuls të ri të ekonomisë së qytetit në funksion të zhvillimit të turizmit. Qershori i këtij viti është koha, kur veç banorëve të Vlorës, këto ndryshime t’i shijojnë edhe turistët. Projekti përfshin restaurimin e
68 banesave, mes të cilave përveç Shtëpisë së Marigosë edhe Xhaminë e Tabakëve, Rrugën e Hebrenjve, Sheshin e Sahatit dhe Shtëpinë e Qeverisë. Shtëpia ku ka jetuar Marigoja mban të gdhendur vitin 1892, por ajo u vendos pak më vonë aty. Në lagjen ku jetoi dhe jo vetëm, Marigo Posio njihej ndryshe edhe si Shqiponja. Dhe jo rastësisht,
duart e saj kishin qëndisur me qindra të tilla. Madje e treguar gojë më gojë, historia thotë se kur Marigoja u vendos në Vlorë, në shtëpinë e ngritur në rrugën “Justin Godard” bashkë me familjen, prej sëndukut të pajës nxori një flamur të qëndisur me dorën e saj, të mbuluar me gazeta të ngjitura me kujdes me brum që të mos diktohej në rast kontrolli. Gazeta “Arbëria”, që botohej në Gjirokastër, në kohën e saj
Shfaqja “Sherlok Holms dhe Langoi i Baskervillëve” nis vitin artistik në “Metropol”
T
eatri Metropol ka nisur këtë vit artistik me shfaqjen “Sherlok Holms dhe Langoi i Baskervillëve” nga Ken Ludwig. Kjo vepër që po shfaqet në skenë për publikun është dhe
produksioni më i fundit i Metropolit. Me regji dhe përkthim nga Shkëlzen Berisha vepra sjell në skenë një kastë aktorësh të njohur. Rolet në vepër luhen nga Amri Hasanlliu, Ermir Hoxhaj,
Klodjana Keco, Mirela Naska, Roerd Toçe, Rozi Kostani, Shkëlzen Berisha. Langoi i Baskervillëve bashkon dy zhanre letrare popullore: përrallën gotike dhe trillin e letërsisë detektive, duke mbajtur kështu kureshtjen e publikut të ngacmuar nga suspanca për të lidhur fijet e ngjarjeve dhe shijuar në maksimum procesin e zbulimit.I hyrë në legjendë si një prej krijesave më të jashtëzakonshme dhe jetëgjata të fantazisë letrare, Sherlok Holms ka një aftësi të mrekullueshme për observim dhe deduktim, është i ftohtë, logjik, i rezervuar por edhe i gatshëm për veprim. Pëlqen ta përcaktojë vetveten si një “tru, gjithë pjesa tjetër është një shtojcë”. Datat e shfaqjes në vazhdim janë 24, 25, 26, 27, 31 janar dhe 1, 2, 3, 7, 8, 9, 10 shkurt, në teatrin Metropol. Pas kësaj shfaqje në vijim të këtij viti në skenë do të vijnë të tjera vepra teatrore për publikun.
shkruan: “Flamurin Kombëtar, që u ngrit për herë të parë në Vlorë nga dora e Ismail Qemalit, është hartuar nga duart e Marigo Posio, mbi copën e blerë tek tregtari Diamant. Qëndisja është bërë sipas modelit të shqipes, që kishin vizatuar patriotët Don Mark Vasa dhe Petro Fotografi. Këtë fakt e dinin edhe shumë patriotë të tjerë. Me të hollat e saj, ajo punoi edhe 500 flamuj për t’i vendosur në zyrat e shtetit të ri shqiptar.
Berat, restaurim dhe mirëmbajtje banesave monument kulture
N
jë vëmendje e veçantë po i kushtohet gjithnjë e më shumë restaurimit të banesave në qytetin e Beratit. Ministria e Kul turës, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare në të gjithë vendin në mbrojtje të trashëgimisë kulturore. Ditët e fundit në banesën Z.Langore, monument kulture kat e II lagjia “Kala” po kryhet ndërhyrje restauruese pranë murit rrethues të kësaj banese. Dëmtimi i murit rrethues të saj ka sjellë si pasojë dëmtimin e qemerit të portës, strehës dhe vet portës duke u bëre një problem për sigurinë e qytetarëve dhe lëvizjes së vizitorëve në këtë rrugicë. Punimet konsistojnë në: pastrimin e territorit, restaurimin e murit të dëmtuar, ringritjes së asaj pjese të muraturës e cila është rrëzuar brenda në territorin e banesës, zbërthimin e qemerit të portës, zbërthimin e strehës së saj duke vazhduar më pas me restaurimin e qemerit, si dhe restaurimin e strehës së portës. Pas përfundimit të këtyre punimeve, specialistët marangozë do të trajtojnë portën e oborrit duke bëre të mundur restaurimin e saj. Banesat beratase janë një dëshmi e vyer e diversitetit urbanistik dhe arkitektonik, karakteristikë e Beratit. Qyteti i Beratit është një nga më të vjetrit në Shqipëri, me gjurmët e para të cilat datojnë që 2600-1800 para Krishtit. Ka edhe qeramika që nga shekulli i 7 apo 6. Banorët e Beratit janë quajtur në fillim ilirë, më pas arbër dhe në fund shqiptarë. Zona e Kalasë ka fortifikime guri që nga gjysma e parë e shekullit të 4. Në kohët e lashta ai ishte i njohur si Antipatreja Berat, një qytet i fortifikuar që ka arritur t’u rezistojë legjioneve romake të së kaluarës.
SPORT
22
E martë, 22 JANAR 2019
Xherdan Shaqiri u ble nga Stoke City për 14.7 milionë euro por paraqitjet e tij mbresëlënëse dhe loja e bukur, pavarësisht konkurrencës së madhe, e ka vlerësuar edhe përmes shifrave
N
ë kohën kur Liverpooli vendosi të marrë Xherdan Shaqirin, verën e kaluar, kishte jo pak ekspertë të futbollit anglez që vinin bast në dështimin e futbollistit shqiptar në “Anfield Road”. Kur ka kaluar gjysma e sezonit në Premier League, mesfusori me tipare sulmuese që luan me përfaqësuesen zvicerane, jo vetëm që po tregohet vendimtar në fushatën për të rikthyer titullin, por thuajse ka katërfishuar vlerën në merkato. Mes Liverpoolit dhe titullit kampion janë vetëm 15 ndeshje, e një meritë të madhe për këtë ka edhe 27-vjeçari nga Gjilani. Xherdan Shaqiri u ble nga Stoke City për 14.7 milionë euro por paraqitjet e tij mbresëlënëse dhe loja e bukur, pavarësisht konkurrencës së madhe, e ka vlerësuar edhe përmes shifrave. Observatori i Futbollit CIES, ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me vlerat e kartonit të disa lojtarëve, që luajnë në liga të ndryshme në Europë. Në fokus kanë qenë disa nga lojtarët e transferuar gjatë verës së kaluar, të cilët ndryshuan klube, mes tyre Cristiano Ronaldo, Alisson Becker por edhe Xherdan Shaqiri. Observatori i futbollit, që stiloi klasifikimin e blerjeve më të leverdsisshme, vendosi Shaqirin në podium. Gjithashtu në listë janë dhe lojtarë të tjerë që nuk kanë ndryshuar klube por performaca e mirë e tyre ka bërë që vlerat e kartonit të rritet. Futbollisti me orgjinë shqiptare, që luan aktualisht për Liverpool në Angli, befason me ndryshimin e vlerës së kartonit të tij. Kështu, Xherdan Shaqiri, i cili u transferua në verë te Liverpool për 14.7 milionë euro, ka pësuar një rrtije prej 40.3 milionë euro. Pra aktualisht vlera e kartonit të futbollistit të përfaqësueses zvicerane vlerësohet me 55 milion euro. Ky është një rekord absolut për një futbollist shqiptar, që kap këtë shifër. Ndërkohë në vend të parë në këtë listë qëndron Rodri Hernandez që ka pasur një rritje të kartonit me 45.5 milionë euro ndërsa Lucas Torreira ka pasur një rritje me 44.3 milionë euro, duke mbajtur vendin e dytë në renditje. I treti në listë është Xherdan Shaqiri, ndërsa nuk mungon as Cristiano Ronaldo, që renditet në vendin e 12 me një vlerë të shtuar të kartonit me 22.2 milionë euro.
E bujshme, Shaqiri lë pas dhe CR7-n
RENDITJA
“Në vend të parë në këtë listë qëndron Rodri Hernandez që ka pasur një rritje të kartonit me 45.5 milionë euro ndërsa Lucas Torreira ka pasur një rritje me 44.3 milionë euro, duke mbajtur vendin e dytë në renditje. I treti në listë është Xherdan Shaqiri, ndërsa nuk mungon as Cristiano Ronaldo, që renditet në vendin e 12 me një vlerë të shtuar të kartonit me 22.2 milionë euro”. 55 MILIONË EURO
“Xherdan Shaqiri, i cili u transferua në verë te Liverpool për 14.7 milionë euro, ka pësuar një rrtije prej 40.3 milionë euro. Pra aktualisht vlera e kartonit të futbollistit të përfaqësueses zvicerane vlerësohet me 55 milion euro. Ky është një rekord absolut për një futbollist shqiptar, që kap këtë shifër”. MERKATO
SFIDA
Kylian Mbappe tremb Paris Saint Germainin. Sulmuesi francez ka ndezur zërat e merkatos në media me një deklaratë që për shumë persona la të kuptohej se se 20 vjeçari nuk e përjashton mundësinë e largimit të tij nga kampionët e Francës. “A do të largohem, në futboll e ardhmja nuk dihet asnjëherë-deklaroi Mbappe që më pas sqaroi-unë jam i kënaqur si po shkojnë gjërat këtu në Paris. me klubin kam një kontratë deri në vitin 2021, kështu që nuk është momenti për të menduar për gjëra të tjera”, është kjo një deklaratë që për më tepër ka ndezur edhe fantazinë e klubeve më të rëndësishme evropiane që duan shërbimin e sulmuesit i cili është vënë në shënjestrën e Realit të Madridit, por nuk mbeten pas as Juventusi, Barcelona e Manchester City, me këtë të fundit që e ndjek edhe hija e Fair Play Financiar. Për t’i rrëmbyer Mbappenë Paris Saint Germainit nuk është aspak e lehtë. Paris Saint Germain përpara 18 muajsh pagoi 180 milionë euro Monacos për mbappenë por gjatë këtyre muajve vlera e tij në merkato është rrritur ndjeshëm që do të thotë se për ta marrë futbollistin nga transalpinët klubet duihet të paguajnë të paktën 200 milionë euro.
Milani fitoi me rezultatin 2-0 në transfertën e vështirë ndaj Genoas, në kampionatin italian të futbollit, duke u ngjitur në vendin e katërt, pozicioni i fundit i renditjes që të çon në Champions League sezonin e ardhshëm. Skuadra kuqezi, pa Higuainin në fushë, por me debutimin e talentit brazilian Paquetà, triumfoi ndaj vendasve duke kaluar Romën dhe Lazion në renditje. Donnarumma shpëtoi portën në pjesën e parë të lojës, përballë një sulmi të rrezikshëm të Genoas, ndërsa pas pushimit, Milani rriti nivelin e lojës së tij dhe avantazhi nuk vonoi. Borini iu dha epërsinë miqve, pas një asisti të Contit, që e nxori të lirë dy hapa larg portës. Më kundërsulm erdhi edhe goli i dytë i Milanit, që mbylli praktikisht llogaritë, këtë radhë me autor Suson. Goli i dytë tronditi Genoan, që nuk u rikthye më kurrë në lojë. Nëse kampionati do të mbyllej sot, Milani do të arrinte objektivin sezonal.
Mbappe tremb PSG Milani mposht Genoan
KURESHTI Temperaturat e ulëta, skuadra e Premier League hap dyer e stadiumit për të pastrehët Crystal Palace mund të jetë skuadra më e varfër londineze, por kjo nuk e ndal që të bëj bamirësi. Rasti i fundit ka të bëj me të pastrehët në rrugët e kryeqytetit anglez, që duke nisur që nga java e ardhshme do të marrin një trajtim special nga drejtuesit e skuadrës së Premier League. Në fakt, këtë të enjte morën shërbimin plot 8 persona, ndërsa pritet që t’i ofrohen shtretër, ushqime të nxehta dhe mëngjes rreth 10 persona. Kampi është programuar të ngrihet në bazën e tyre, pranë stadiumit “Selhurst Park”. “Ne jemi të kënaqur që po bashkëpunojmë me Këshillin Croydon dhe agjensitë e tyre partnere për të siguruar që vendqëndrim momental për një strehë emergjente në rast të temperatura të ulëta”,-tha Alexander për “Sky Sports”. “Klubi dëshiron të jetë një forcë për të mirë të komunitetit dhe ne jemi të lumtur të bëjmë çmos për të ndihmuar ata më në nevojë”,-shtoi ai. Numri i të
E martë, 22 JANAR 2019
Noton 25 metra nën akull në liqenin më të thellë në botë Një burrë në Rusi ka notuar 25 metra nën akull, në liqenin më të thellë në botë, Baikal, si pjesë e një tradite në vend. Ai u zhyt pothuajse i zhveshur nën akull dhe notoi në ujin e ftohtë derisa doli në sipërfaqe nëpërmjet një vrime të hapur në akull. Aleksandr Shumskas tha se ishte thjesht “e frikshme, por jo e vështirë”. “U përqendrova aq shumë saqë nuk ndjeva të ftohtë dhe frika u zbut,”-shtoi ai. Në janar të krishterët ortodoksë rusë zhytën në ujë të ftohtë për të shënuar Epifaninë, ose pagëzimin e Krishtit, që festohet në datën 18. Temperatura të enjten ishte -12 gradë celcius.
pastrehëve në Londër ka arritur një nivel rekord, ku
mendohet se janë rreth 3.000 njerëz që flejnë në rrugë.
Profesoresha që prej 20 vitesh ushqen kafshët e rrugëve Profesoresha e njohur për dashurinë e saj për kafshët në qytetin Sivas të Turqisë, që prej 20 vitesh ushqen kafshët
22
në rrugë me ushqimin që mbledh çdo ditë nga restorantet dhe kompanitë. Anadolu Agency raporton se Nurten
Tezer, ligjëruese në Fakultetin e Shkencave të Kimisë pranë Universitetin Cumhuriyet dhe në të njëjtën kohë përfaqësuese e qytetit në Federatën e të drejtave të kafshëve, çdo ditë interesot për kafshët në rrugë. Tezer që prej 20 vitesh vendos ushqim për kafshët e rrugës në 16 pika të ndryshme të cilat i ka përcaktuar më parë. E pa lodhur dhe pavarissht motit nëse është me shi apo i ftohtë e ngrohtë, Prof. Dr. Nurten Tezer ndan një kohë të rëndësishme të ditës së saj duke mbledhur ushqim për kafshët nga restorante dhe kompani duke iu drejtuar me pyetjen “a keni ushqim për kafshët?”. Tezer mbush bagazhin e automjetit të saj dhje dërgon ushqim në 16 pikat e përcaktuara, ndërsa nëse ushqimi nuk mjafton ajo blen ushqime të gatshme. Ajo po ashtu i njofton kafshët për ardhjen e saj me borinë e automjetit.
Kapërceu murin e kopshtit zoologjik, hahet nga luani Një indian është vrarë nga një luan pasi kaloi murin e një kopshti zoologjik në shtetin e Punjabit verior. Burri kaloi murin 6 metra të lartë të Chhatbir Zoo, shtëpia e 4 luanëve, të dielën dhe hyri në zonën e ndaluar ku edhe u sulmua. Pasi dëgjuan ulërimat e tij, stafi nxitoi për ta shpëtuar. “Ne e dërguam në spital, por nuk arriti të mbijetojë,”tha Roshan Sunkaria nga departamenti i pyjeve shtetërore. Kafsha që sulmoi burrin ishte një luan aziatik, një specie e rrezikuar dhe që tërheq shumë turistë. Vetëm 500 lloje të tilla ekzistojnë në botën e egër të gjithë në Gir, në shtetin perëndimor indian të Gujarat.
WhatsApp kufizon shpërndarjen e mesazheve WhatsApp po kufizon për të gjithë përdoruesit e aplikacionit shpërndarjen e mesazheve tek njeri-tjetri. Njerëzit do të kenë mundësi të shpërndajnë një mesazh deri në 5 herë në mënyrë që të parandalohet përhapja e informacioneve të rreme në platformë. Masa erdhi pasi një numër përdoruesish të aplikacionit u ankuan se po përhapeshin lajme të pavërteta nëpërmjet shërbimit. Deri tani, përdoruesit mund ta shpërndanin mesazhin deri në 20 herë. Përditësimi i aplikacionit u njoftua në një event në Xhakarta të Indonezisë. Firma tha për BBC se vendimi u mor pasi u vlerësua me kujdes testimi prej gjysmë viti në vend. “Kufizimi i shpërndarjes redukton ndjeshëm mesazhet e dërguara në gjithë botën,’-shtoi në zëdhënëse. “Kjo do të bëjë që WhatsApp të fokusohet tek mesazhet private me miqtë e ngushtë. Me kalimin e kohës do kërkojmë mënyra të tjera për trajtimin e përmbajtjes virale.”
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Bimë me kërcell e me gjethe si të lulediellit që i ka rrënjët si patate e që hahen 3. Ka edhe atë emër, një bar, kafeteri, pijetore, por edhe një grup personash me interesa të përbashkëta profesionale 8. Punonjëse e shërbimit mjekësor, mbikqyrëse e shtatzanisë dhe bebes 10. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 13. Kafshët shtëpiake, që mbahen për prodhimet e tyre dhe për punë bujqësore 15. Lyej me vaj a me një lëndë tjetër të butë pjesët e një makine 17. Aleanca Kuq e Zi 18. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 19. Teknik që rregullon lëvizjen e mjeteve të transportit 21. Njoh zyrtarisht me anë të një dëshmie një gradë a një titull që i jepet dikujt pas mbarimit të një forme studimi a të një shkalle kualifikimi 24. Më hiqet a më bie lëkura petë-petë, më rripet lëkura 28. Pellg i mbushur me ujë të ndenjur, që vjen nga një burim 31. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 32. Që është karakteristik për një njeri të qetë e të ngadalshëm në veprimet e tij; i fjetur 34. Dokument identifikimi për funksion ndërkombëtar 36. Mban atë emër lëngu, i cili formohet në zorrë nga ushqimet që treten dhe përmban të gjitha lëndët që thithen nga organizmi 37. Emër me të cilin zakonisht fëmijët e vegjël thirrësin me përkëdhelje atë që përkujdeset për ta (gjyshen, nënën a motrën e madhe) 39. Organizata Ndërkombëtare e Punës 41. Partia Aleanca Popullore 42. Që lidhet me organin e të parit 44. Pasqyrimi i diçkaje quhet ashtu 47. Përmbledhje pjesësh të zgjedhura në prozë ose në poezi nga autorë të ndryshëm 48. Lopatë e barkës për të lundruar, lugatë 49. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 51. Dafinë ka edhe atë emër 52. Ato janë antallona të gjata, të cilat nga gjuri e poshtë ngushtohen e puthiten pas këmbës 54. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë 55. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 57. Humbje në mjete, në sende a në njerëz që pëson dikush 59. Tirana, e kishte targën e makinave ... 60. Laps i butë me ngjyra për të pikturuar, që përgatitet me bojë të përzier me një pluhur dhe një lloj rrëshire 61. Të qenët më i madh në numër, në sasi etj 63. Eshtë ajo e gjuhës shqipe 64. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 66. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë
E martë, 22 JANAR 2019
Nga Albert VATAJ
69. Alfa dhe ... 70. ... Nosi (1877-1945), njihet si babai i filatelisë shqiptare, personalitet me interesa të gjëra kulturore 71. Eshtë profesioni i vrasjes së kafshëve 73. emër i përbashkët për muzikën, pikturën, skulpturën, arkitekturën, etj 74. Dakord në gjuhë universale 75. Po Gjirokastra si e kishte targën 76. Doktori i kafshëve quhet ... 78. Kur fut dikë a diçka në ujë 79. Bamir Myrteza ..., Ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit (1996 - 1997), President i Shqipërisë (2007- 2012) 80. Ujku, ka edhe atë emër në traditën gojore të komunikimit në Veri të Shqipërisë 81. Njihet si kryeqyteti i Bjellorusisë 82. Dhjami, gjalpi a vaji që përdoren si ushqim 84. Tomas ..., filozof dhe shkencëtar katolik, vdiq më 7 mars 1274 86. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 87. Djubout quhet kryeqyteti i tij, ndodhet në pjesën lindore të Afrikës, me sipërfaqe 23,000 km² 91. Grup fisesh a popullsish që banonin në Evropën Perëndimore dhe që flitnin në gjuhë indoevropiane 93. Që rri varur, që rri pezull; që varet pas diçkaje tjetër 95. Nismëtar dhe lider historik i saj, Albin Kurti 96. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 97. Ashtu quhet produkti i një
shpirti që lartësohet duke lindur art si marrëdhënie estetike 98. Përdoret në ndërtim. Titan është prodhuesi grek në Shqipëri i saj 102. Në Shkodër i thonë katërdhet 104. Viç dy-tre vjeç; ka i ri dhe i patredhur, që mbahet për ndërzim 105. ... Peza, themelues i çetës së Pezës, zëvendëskryeministër i Qeverisë Demokratike të Beratit 106. Vendi i luftës a i dyluftimit, shesh lufte 109. Pjesë a rrip toke, që kufizon në anë një rrjedhë uji, një det 110. Kod, alfabet a sistem i komunikimit me telegraf, përbëhet nga pika dhe viza të bashkuara ose të bashkërenduara në grupe, të cilat u përgjigjen shkronjave të caktuara VERTIKALISHT 1. Bashkim kimik, zakonisht i lëngshëm, me shije të thartë e me veti gërryese, që përmban hidrogjen dhe që me metalet jep kripëra; thartor 2. Skaji më i hollë dhe i mprehtë i diçkaje, pjesa e diçkaje që vjen si thumb 4. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 5. përdoret me nderim përpara emrit të babait 6. Pastaj e ka brenda 7. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 9. Njëra nga të dymbëdhjetë pjesët e vitit, e cila shërben si njësi për matjen e kohës
11. Krotonias ..., filozof dhe mjek grek (rreth 520 p.e.r.) Pitagorist që mësoi se në të gjitha gjërat njerëzore sundon kontradikta 12. Dru halor përherë i gjelbër, me kurorë me majë, që lëshon boçe të gjata dhe që përdoret më shumë për mobilie 14. GJOVALIN ... 1899-1974, inxhinjer, konstruktor i shquar në projektimin dhe ndërtimin e urave. Lindi në Shkodër 16. Britmë; thirrje; vigmë, ose ashtu, krahinore 20. Pamundësia për të përballuar diçka, quhet pa... 22. Ai që ruan, që kullot dhe që mbarështon bagëtinë; bari 23. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 24. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 25. Shkoi në ashtu... për të ngushëlluar të afërmit e një të vdekuri 26. Ngjesh mirë e mirë diçka (barin, pambukun etj.); e mbush një thes 27. Matësi i 365 ditëve të vitit, mendohet se është futur në përdorim në Egjiptin e lashtë më 2769 p.e.sonë. Gregoriani është ai përdorim 28. Që ka formën ose pamjen e njeriut (zakonisht për majmunët) 29. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, shkurtima 30. Njeri sylesh, të cilit ia hedhin të gjithë; njeri budalla, i trashë 33. Ashtu quhet një shkëmb me majë të mprehtë, shkëmb i thepisur
53. Detyrë, nëpunësi; titull, ose ..., shprehje e vjetër. 54. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 56. Pika më e afërt nga Toka në orbitën e Hënës, quhet ashtu 58. E kaloj kohën në mënyrë të këndshme 60. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 62. Mark Tuli, ose ... (106-43 p.e.r.) orator, burrë shteti romak dhe shkrimtar 65. Pohim i shkurtër që përmbledh në mënyrë të prerë një ide, një parim etj 67. Ndarje teritoriale e disa krahinave veriore, të cilat diferencohen dhe identifikohen nga doke, zakone dhe kode kanunore 68. Djathë me qumësht delesh, i ngjizur në trajtë rrotulle 72. Gjendje që e kaplon një njeri që e kanë lënë vetëm 73. Jean ..., skulptor, piktor dhe poet gjerman 76. Çekan i madh prej metali, që përdoret për të thyer gurë 77. Shkencë që merret me studimin e trupave qiellorë 83. Bimë që rritet në Azinë Jugore e sidomos në Indi, prej saj nxjerren fije për përdorim të gjërë 84. Pyetja e shumë njerëzve për të mbledhur të dhëna ose mendime për një çështje 85. Disiplinë e fizikës që studjon trupat në gjendje qetësie apo ekuilibri 88. ... Salihamixhiq, futbollist i mirënjohur boshnjak 89. Pika a vendi në qendër të diçkaje. Ura e Mesit në Shkodër gjendet në ... 90. Enët, orenditë dhe sendet e tjera të përdorimit të përditshëm në shtëpi, plaçkat e shtëpisë; vjetërsira, rrangulla 92. Litari ose filli me këtë lidhje, që përdoret për të zënë kafshë të egra a zogj 93. Dobësohet, e ul vrullin a forcën, venitet, ose ashtu 94. ... Mane i famshëm i biznesit 99. Përdoret për të përforcuar thirrjen kur i drejtohemi dikujt. 100. Vendi ku nis një rrjedhë uji, burim; shtrati i një rrjedhe uji 101. Partia Socialiste e Moderuar 103. Ngjitës, fillon me Z dhe mbaron me M 107. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 108. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën
35. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 38. Mjet lufte që shërben për të sulmuar a për t'u mbrojtur 40. Armë e bardhë si thikë, që mbërthehet te gryka e tytës së pushkës 41. Tomas ...filozof gjerman (1738-1766), moralist i popullarizuar, u kushtua pas edukimit arsimor-pragmatik 43. Që ka ngjyrë të murrme, që është në ngjyrë gështenje për kafshët 45. Njeri i keq, shpirtvogël e ngatërrestar, që fut spica e nuk lë dy gurë bashkë, njeri grindavec 46. Pjesëtar i një pakice kombëtare, që jeton në një vend a në një shtet tjetër 50. Çorbë e trashë, që bëhet zakonisht me oriz të zier shumë 52. Lëng pa ngjyrë, me erë dehëse si të eterit, që avullohet shpejt dhe që përdoret zakonisht në mjekësi 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
D
3
A P
4
D
5
6
A
M
N T
I
7
P A
8
L M ¸
A
12
R G
J
E
N
U
A
15
K
L
E
I
D
O
L O
V
R
T
S
E
A
¸
T
S
¸
I
T N
I
K
H
T
A H
U
B L 19
K O
D
24
M
M
I
A L
R
27
E
T
E N
I
23
26
10
J 14
A M J
18
L E
22
25
P
17
K
J
21
13
L
16
20
9
P
11
28
S
L L
A F
J
L
T
A Z
A N
29
A
T
U N
D O
K
P
30
A 31
¸
32
G R
O
B
T
N
36
T R
K
34
O
35
M
F
A 33
A M E N
K
J
I
M B
E L
44
41
P R
R P
O
A F
U
50
K J
51
A D
53
T
55
A
J
S
U
H
N T
E R
K
N
48
U T
U L
L
52
L
K
54
E
47
H
T
49
R
I
K
E R
46
R E
A R
42
A G
45
K
Z
G
U 40
R
D
A
M 39
D E U
L
37
R I
38
43
E
O G
I
U
˙
56
I
O
57
K T
U A
L
K
U
O
¸
L
K
˙
B
U K
D H
E N
I
T
58
M
G J
59
V
60
A J
E
I
U 61
V A
62
O
63
D E
R
64
S
M
G
65
66
M T
67
P
68
D
V
72
A M I
R
K
A
A R O
S T
A P
S I
I
J
¸
C
K
T P
N O
T E
I
Z
I
G
80
L P
A 83
A V
O
E
E
L
E N
P
K
V
C
89
C I
R K
D
86
88
91
P
K E V F
85
S
A
90
M E
N E
K S
H E
92
A R
A H
I
S
T O
R I
I
T 93
N
Z
96
97
K T
E T
M ¸
¸
Z
I 104
M
K
U Z
L E
H I
N ¸
98
Z
A 99
Z
E
U
V A
R G
M A
P G
L 101
105
˙
H
Q
94
V
J 100
L
102
M
103
R
P
T E
K E
N
N
A
E
106
E
P
107
A
A N
V E 79
E N
82
P R
87
O
71
76
M
84
R O
L
O
78 81
95
B
75
O D F
I P
O S
U
74
E R
77
B
A T
70
G
73
A D
P
69
S
D
I
S
K O
108
B S
T R
A K
T
P
E 109
¸
T
A
114
D
H
A
110
S
T Y
111
O
U
112
A
S
S
T R
113
Z
B I
T I
115
I
N
E
A
D M I
N
I
A T
E
T
K
S
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E martë, 22 JANAR 2019
Presidenti Meta, vizitë zyrtare në Mal të Zi
FOTOLAJM
Vizita e presidentit Meta, Podgorica mbushet me flamuj kuqezi
N
jë ditë para vizitës së Presidentit Ilir Meta në Mal të Zi, rrugët e Podgoricës si asnjëherë më parë janë veshur me flamujt kuqezi në nder të Presidentit të Shqipërisë. Këtë e vërtetojnë edhe këto foto të shkrepura të dielën në mbrëmje në Podgoricë, që tregojnë se këtë atmosferë kryeqyteti malazez, ku banojnë edhe shumë shqiptarë, nuk e ka provuar gjatë vizitave të mëparshme të personaliteteve më të larta shtetërore. Mësohet se gjatë kësaj vizite, veç takimeve me krerët e lartë të Malit të Zi, Presidentit Meta do të vizitojë edhe qytetet e Tuzit, Tivarit dhe Ulqinit.
P
residenti i Republikës, Ilir Meta, nisi dje vizitën zyr tare në Mal të Zi. Kreu i shtetit shqiptar u prit sot me nderime të larta shtetërore nga Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. Pas interpretimit të himneve kombëtare dhe ceremonisë shtetërore të pritjes, të dy delegacionet zhvilluan bisedime zyrtare. Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë takimit në Podgoricë me homologun e tij të Malit të
Malit të Zi i ka vlerësuar shqiptar si faktor kyç për Pavarësinë, integrimin, stabilitetin dhe prosperitetin e Malit të Zi. "Shqiptarët janë faktor kyç për pavaresinë, stabilitetin, prosperitetin e Malit të Zi por edhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve tona. Shqiptarët duhet të kenë një përfaqësim më të madh në administratën malazeze", - është shprehur ndër të tjera Meta në takimin
me homologun Gjukanoviç. Gjatë vizitës shtetërore në Mal të Zi, Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me Kryetarin e Parlamentit, Ivan Brajoviç. Presidenti Meta vuri në dukje marrëdhëniet e mira që ekzistojnë ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, dhe potencialin e madh të bashkëpunimit që kemi përpara si dy vende tashmë edhe anëtare të NATO-s dhe bashkërrugëtuese në integrimin europian.