KOha JOne, 22 korrik 2018

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Kryeministri i lutet LSI për votat e Magjistraturës E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 172 (8303)

E diel, 22 Korrik 2018

Çmimi 30 Lekë

"Në princip ne nuk bashkëpunojmë me këtë mazhorancë moniste, aq më tepër jashtë tryezës politike pozitë-opozitë. E kanë kot që lodhen nëpër kafene, edhe më të kotë që fabrikojnë lajme për takime jo-institucionale me opozitën. Dialogu politik është institucion, jo pazar!", ka deklaruar Monika Kryemadhi FAQE 3

Luan Rama: Drejtësia Erion Veliaj i bashkohet është marrë peng, nismës së Presidentit shteti në prag të rënies për dhurimin gjakut

Në foto: Zëvendëskryetari dhe deputeti i LSI, Luan Rama

FAQE 2

AKUZAT

REFORMA NE DREJTESI

Lulzim Basha në Durrës: Të ndalojmë Ramën, po vendos diktaturën e krimit

Oert Bylykbashi: Nuk mund të votojmë ligje që i japin Ramës drejtësinë

FAQE 5

Në foto: Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dje duke dhuruar gjak për fëmijët FAQE 24 dhe qytetarët që kanë probleme shëndetësore

MAZHORANCA

FAQE 2

INTERVISTA

VELIPOJË

Vasilika Hysi: Edi Rama në televizionin Manastirliu: Rihapet Opozita të tregohet e gjerman ZDF: Jemi shtëpia e pushimit për përgjegjshme, të votojë gati të bëjmë pjesën fëmijët e institucioneve ligjin e PS tonë për refugjatët të përkujdesit social FAQE 2

FAQE 6

FAQE 8


POLITIKE

2 E diel, 22 KORRIK 2018

NËNKRYETARJA E KUVENDIT APEL OPOZITËS

T

ë hënën parlamenti pritet të votojë Ligjin për Magjistratët. Ky ligj është përcaktues për fatin e reformës në drejtësi, pasi me miratimin e tij hapet rruga për emërimin e magjistratëve të rinj që do të zëvendësojë gjyqtarët e shkarkuar nga detyra nga Vettingu. Më pak se 48 orë përpara këtij vendimi të rëndësishëm, që do shënjojë dhe mbylljen e këtij sesioni parlamentar, nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi i bën thirrje ndërgjegjes së kolegëve opozitarë që të miratojnë ndryshimet për ligjin e statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Vasilika Hysi i bën thirrje opozitës që të tregojë përgjegjshmëri me ligjin për magjistratët, duke ndihmuar që gjykatat të mos zhyten më tej në kolaps për shkak të spastrimeve që po bën vettingu. "Vetting-u po ecën dhe po ecën shpejt. Brenda korrikut do të kemi rezultate shumë më të mëdha. Nga ana tjetër kemi një grup studentësh të shkëlqyer që dëshirojnë të fillojnë magjistraturën. E dyta, kemi një grup tjetër magjistratësh që presin të fillojnë të punësohen. Nëse ne

Hysi: Ndërgjegjësohuni, votoni ligjin për Magjistratët

themi që ne nuk duhet të bllokojmë, ta çojmë sistemin në kolaps, ne duhet të kon-

tribuojmë. Ne duhet të jemi të përgjegjshëm. Ne duhet tu japim mundësinë të punësohen

këtyre magjistratëve ekselentë. Dua tu bëj një thirrje të gjithë të rinjve dhe të rejave që studiojnë

jashtë. Mesatarja për të konkurruar në Shkollën e Magjistraturës nuk është 8, por 6.2. Në radhë të parë, duke ju bërë apel kolegëve të mi të opozitës për të ardhur dhe për të votuar ndryshimet në ligj për tu dhënë mundësi në shtator kandidatëve fitues të fillojnë shkollën, dhe nga ana tjetër, ftoj të gjithë studentët që kanë studiuar jashtë, të vijnë dhe të kontribuojnë në Shqipëri",-tha Hysi për gazetarët. Një tjetër apel nga numri dy i Kuvendit shkon edhe për nismën e socialistit Pjerin Ndreu për Kodin Rrugor, që gjithashtu kërkon 84 vota. Pavarësisht apelit të përsëritur të mazhorancës, deri më tani opozita nuk ka lëvizur asnjë centimetër nga qëndrimi i saj kundër, dhe disa herë me radhë ka bojkotuar Parlamentin në shenjë proteste për ligjin e Teatrit.

Deputeti i PD-së thotë se Shqipëria është i vetmi vend në botë që sot nuk ka gjykatat kryesore dhe kjo është pasojë e gabimeve të Partisë Socialiste. "Shtet anëtar i NATO-s, vend kandidat për në BE që pret hapje negociatash, që sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë të Larte dhe asnjë institucion kushtetues drejtësie, vetëm Shqipëria është. Kjo është pasoja e çorbës në Drejtësi që gatuat. Uroj që e ke të qartë që 50 studentët e Magjistraturës nuk t'i zgjidhin dështimet për KLGJ, KLP, Prokurorin e Përgjithshme, SPAK, gjykatën e posaçme

antikorrupsion apo BKH që nuk ngrihen dot pas dy vitesh",- shprehet Bylykbashi. Deputeti i PD-së, shprehet se nëse Edi Rama i ka falur deputetët e PS për rrëmujën do të vij një ditë që ata do të mbajnë përgjegjësi. "Vasilikë, ke të drejtë, ti dhe kolegët e tu duhet të jeni të përgjegjshëm, se nuk jeni! Pyet Edin se ai e di shumë mirë qëllimin e të gjithë kësaj: kapja e drejtësisë që ai të mos shkojë në burg. Përveçse të përgjegjshëm, ju duhet të viheni para përgjegjësisë, sot dy vjet pasi vratë konsensusin e Reformës në Drejtësi",deklaroi dje Oerd Bylykbashi.

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi i përgjigjet deputetes socialiste: Do mbani përgjegjësi për rrëmujën që bëtë me drejtësinë

Bylykbashi: Nuk mund të votojmë për kapjen e sistemit nga PS

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi doli me një deklaratë publike, ku iu përgjigj thirrjes së koleges nga partia Socialiste, Vasilika Hysi. Kjo e fundit kërkoi që opozita të bëhet e përgjegjshme dhe të votojë projektligjin për miratimin e kuotave të magjistraturës, i cili ka nevojë për 84 vota që të miratohet. Bylykbashi i kujton Hysin se këto probleme që po shfaqen sot në sistemin e drejtësisë, opozita i kishte parashikuar që para dy viteve në Komisionin e Reformës në Drejtësi, ku ishin anëtarë të dy deputetët. "21 korrik dy vjet me pas. Vasilikë, t'u deshën kaq vite të kuptojë se Reforma juaj në Drejtësi po kolapson. Tu deshën kaq vite që të arrish ?në ato konkluzione që para dy vitesh t'i thamë e stërthamë ne, opozita, në Komisionin e Reformës në Drejtësi. Sot ti

Vasilikë na paske deklamuar: "duhet të jemi të përgjegjshëm"?. Po Vasilikë, duhet të jesh e përgjegjshme ti dhe kolegët e tu për "Rrëmujën katastrofale në Drejtësi", që ti dhe kolegët e t'u gatuat pa dëgjuar paralajmërimet dhe kritikat tona dhe hodhët poshtë me mendjelehtësi poetike propozimet tona sepse kishit mbështetje ekstranacionale",- shprehet Bylykbashi. Ai i kërkon deputetes socialiste që të kujtojë kohën kur PS ishte gatit të votonte me sy mbyllur çdo propozim të Fatmir Xhafës. "A të kujtohet Vasilikë kur ti, Ulsiu etj, ishit gati të miratonit draftin e Kushtetutës të Fatmirit "me sy mbyllur?" siç propozoi Pandi? Kjo është papërgjegjshmëri lapidare Vasikë! Zoti shpëtoftë shqiptarët prej papërgjegjshmërisë tuaj, se ty e kolegëve të tu jua fal Edi mekatet!",-

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

deklaroi Bylykbashi. Ndërsa PS kërkon përgjegjshmëri, Bylykbashi thotë se çdo votë për reformën tani do të ishte ndihmë për kapjen e sistemit nga Edi Rama. "Vasilikë, nuk mund t'i kërkosh opozitës të jetë e përgjegjshme e të votojë që të kompletojë sistemin e kapjes politike të drejtësisë prej jush e të bëhet palë. Meqë nuk ju funksionoi mekanizmi i kapjes afatgjatë tek Magjistratura, kërkoni që t'ju ndihmojë opozita?! A je e përgjegjëshme për këtë kërkesë Vasilikë?! I ke bërë thirrje studentëve që janë diplomuar jashtë të vijnë t'ju ndihmojnë në këtë "mrekullinë e tetë" tokësore që po ndodh në Shqipëri me Reformën në Drejtësi?, kur edhe studentët që nuk janë diplomuar ende në Tiranë e kanë kuptuar katastrofën e reformës tuaj",- tha Bylykbashi.

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E diel, 22 KORRIK 2018

Kryeministri i lutet LSI për votat e Magjistraturës "Në princip ne nuk bashkëpunojmë me këtë mazhorancë moniste, aq më tepër jashtë tryezës politike pozitë-opozitë. E kanë kot që lodhen nëpër kafene, edhe më të kotë që fabrikojnë lajme për takime jo-institucionale me opozitën. Dialogu politik është institucion, jo pazar!", ka deklaruar Monika Kryemadhi Të hënën Parlamenti do të hedhë në votimin ndryshimet në ligjin "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve", një nen i të cilit ndryshon dhe ligjin për studentët e "Shkollës së Magjistraturës". Miratimi i këtij ligji kërkon 84 vota, të cilat Partia Socialiste nuk i ka, edhe sikur të kërkojë të blejë ndonjë deputet. Ligji i propozuar nga PS-ja synon të hapë rrugën për emërimet e reja në institucionet e drejtësisë, pas shkarkimeve të gjyqtarëve nga Vettingu. Kaosin e krijuar në sistemin e drejtësisë që ka mbetur pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë dhe ngritjen e institucioneve të reja, PS-ja ka menduar ta zgjidhë duke rekrutuar studentë të drejtësisë. Ideja e PS është servirur si një proces ligjor që do të emërojë gjyqtarët e rinj brenda rregullave, por në fakt nuk rezulton kështu. Emërimet e magjistratëve të rinj, sipas ligjeve të reformës në drejtësi të miratuar dy vite më parë, duhet të bëheshin nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë të Prokurorisë (KLP). Por afatet kanë kaluar dhe të dyja këto institucione nuk janë ngritur për faj të PS. Për të shmangur ngërçin PS-ja kërkon që emërimet e magjistratëve që përfundojnë studimet në qershor dhe pranimet në Shkollën e Magjistratuës ti kryej Këshilli Lartë i Drejtësisë (KLD) dhe Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme. Pa paragjykuar cilësinë e studentëve të rinj, prokurorët dhe gjyqtarët do të emërohen nga kryeprokurorja që u zgjodh vetëm me votat e PS dhe nga KLD, të cilën vetë

Kryeministri dhe selia rozë e kanë akuzuar për njëmijë gjëra. Ndërsa tani KLD bëhet e mirë, kur ia do puna PS-së! Me këtë lëvizje PS kërkon jo vetëm të normalizojë bllokimin total të gjykatave, por indirekt edhe të bëjë emërime të reja politike në drejtësi duke kontrolluar çdo kandidaturë. Pra te shkolla e magjistraturës kontrollin e ka PS-ja dhe çdo gjyqtar që do dalë nga kjo shkollë, do jetë e detyruar KLD ta emërojë. Një lojë me dinakëri e mazhorancës, ku kërkon një ligj provizor për ti emëruar KLD-ja krejt emrat që seleksionon PS-ja. Për këtë qëllim këto ditë ka nisur një fushatë e ethshme në kërkim të votave nga ana e mazhorancës. Kryeministri Edi Rama ka zbutur tonet ndaj opozitës dhe ka një javë që nuk përmend asnjë akuzë ndaj kundërshtarëve politikë. Deputetë të PS, drejtues komisionesh dhe juristë kanë marrë rolin e sekserëve politikë duke nisur takimet me përfaqësues të opozitës. Në rrugë jo zyrtare mësohet qeveria ka ofruar favore politike dhe ekonomike për deputetë të veçantë që sipas saj mund të japin votën për ligjin. Veç ofertave të pista ekonomike, nuk kanë munguar dhe "joshje" të kundërshtarëve politikë. Një variant është ai i ndarjes së studentëve të magjistraturës me "tesera" partie, ku disa t'i zgjedhë PS, disa PD dhe disa LSI. I gjithë ky proces që në PS e quajnë negociata informale, në fakt është një pazar i pistë që tregon dhe një herë degradimin e reformës në drejtësi. Një reformë që nisi si një projekt për

shpëtimin e vendit dhe drejtësisë nga korrupsioni dhe po kthehet në një eksperiment që po i dorëzon gjithë gjykatat dhe prokurorinë në duart e një partie të vetme. Edhe mënyra sesi PS po e kërkon konsensusin nuk ka lidhje me politikën, por me pazaret dhe marrëveshjet jo transparente. Reforma në drejtësi është bllokuar dhe ky fakt është pranuar nga vet PS-ja, mënyra sesi mund të zgjidhjet nuk janë ligjet politike dhe ofertat për pazare votash. Reforma u godit që në momentin kur PD doli nga konsensusi i 21 korrikut të 2 viteve më parë dhe disa ligje u miratuan vetëm sipas dëshirës së PS. Por goditjen finale e mori në momentin që PS vendosi të zgjedhë vetëm me votat e saj kryeprokuroren e re dhe të mos njoh asnjë marrëveshje për reformën në drejtësi. Pasi ka shkatërruar gjithë bazën e reformës, rikthimi te konsensusi nuk bëhet me arnime ligjesh politike. PS ka 74 vota. Shto këtu edhe votën e PSD-së së Tom Doshit si dhe tre votat e PDIU. Edhe një deputet i pavarur që ka braktisur opozitën, dhe kap 79 deputetë. I duhen edhe pesë deputetë nga radhët e opozitës, çka nuk ka asnjë shans ti bëjë, pavarësisht se mund të arrijë duke blerë një prej tyre, por përsëri nuk e bën numrin 84 vota. Dje deputetja e PS dhe një nga ekspertet e reformës në drejtësi, Vasilika Hysi i bëri apel opozitës që të tregohet e përgjegjshme dhe të votojë ndryshimet në ligj. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryema-

dhi dy ditë më parë bëri një deklaratë që hodhi poshtë të gjitha skemat e PS për votimin e këtij ligji. Në mënyrë të qartë ajo deklaroi se LSI nuk bëhet pjesë e asnjë pazari dhe nuk mund të votojë ligje që i shërbejnë kapjes së sistemit të drejtësisë nga qeveria "Rama". "Në princip ne nuk bashkëpunojmë me këtë mazhorancë moniste, aq më tepër jashtë tryezës politike pozitë-opozitë. E kanë kot që lodhen nëpër kafene, edhe më të kotë që fabrikojnë lajme për takime jo-institucionale me opozitën. Dialogu politik është institucion, jo pazar!", ka deklaruar Monika Kryemadhi. Ndërkohë dje edhe PD e ka shprehur qëndrimin e saj duke deklaruar se me këtë kaos dhe kapje të sistemit nuk mund të ketë më konsensus. Lulzim Basha dhe deputeti Oerd Bylykbashi shprehën qëndrimin se të votosh ligjet e Edi Ramës do të thotë se ndihmohesh në kapjen e drejtësisë. Të hënën, siç është njoftuar nga Kuvendi, është dhe seanca e fundit e këtij sesioni parlamentar. PS do të bëjë çdo lëvizje për të siguruar votat që i duhen për ligjin. Por teksa kërkon konsensus, institucionet e Vettingut kanë nisur fushatën duke rrëzuar gjithë gjykatat kryesore në vend dhe duke zbatuar standarde të dyfishta, ku çuditërisht juristët që po shpëtojnë janë ata që kanë pasur marrëdhënie më të mira me PS. Reforma në drejtësi ka dy vite që është miratuar dhe sot drejtësia ndodhet në kaos, por një kaos i kontrolluar nga PS. Edhe Reformën në Drejtësi e kthyen në pazar dhe kapje të sistemit. A.Marku


POLITIKE

4

E diel, 22 KORRIK 2018

Kreu i grupit parlamentar të LSI: Në Shqipëri koncesionet janë një histori e qartë hajdutërie me pasoja shkatërrimtare

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili shprehet se dështimi me koncesionet është faktuar tashmë dhe nga Bashkimi Europian. Duke ju referuar raportit Gjykatës Europiane të Llogarive që kritikon modelin e koncesioneve, Vasili ngre shqetësimin se përse zyra e BE në Tiranë nuk ka thënë asnjë fjalë për këto çështje ndërkohë që institucionet e BE janë kundër praktikave të tilla në vendet e tjera. “BE në Bruksel kryqëzon koncesionet, BE në Tiranë hesht, rilindja krihet, bllokon edhe ligjin e LSI për koncesionet. Koncesionet sipas BE janë një histori dështimi ekonomik të frikshëm për Greqinë duke qenë një nga premisat themelore për kolapsin ekonomik të saj. Po sipas BE janë histori dështimi në Spanjë në rajonin e Catalunjas (Barcelonës) dhe në Irlandë, megjithë kapacitetet manaxhuese të jashtëzakonshme të këtyre vendeve”,- shprehet Vasili. Ai thotë se problemet ekonomike të krijuara nga koncesionet u kanë kushtuar miliarda euro financave publike të Greqisë, Spanjës apo Irlandës. “Problemet ekonomike të krijuara nga koncesionet u kanë kushtuar miliarda euro financave publike të këtyre vendeve. Ndaj BE është shumë e shqetësuar për to. Ndërsa në Shqipëri koncesionet janë një histori e qartë hajdutërie me pasoja shkatërrimtare, ndonëse BE në Tiranë vetëm ngazëllehet e duartroket pikërisht të kundërtën e asaj që shqetëson maksimalisht BE në Bruksel”,- shprehet kreu i deputetëve të LSI. Vasili risjell në vëmendje projektligjin e LSI-së që kërkon transparencë për koncesionet duke u ndalur dhe tek efektet e tyre por thotë se ky draft është bllokuar nga maxhoranca. “Rilindja si atavizëm e konfliktualitetit ekstrem, arrogancës provinciale demode dhe antitransparencës së bunkerizuar, pengon prej më shumë se dy

Vasili: BE në Bruksel kryqëzon koncesionet, BE në Tiranë hesht gun aq të domosdoshëm politik. Hajdutërinë e koncesioneve e shemb vetëm transparenca çdo rrugë tjetër është plaçkitje dhe dështim ekonomik dhe social”,shprehet kreu grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjykata Europiane e Llogarive publikoi së fundmi një analizë të kosto-përfitimeve të 84 projekteve me PPP që u realizuan në vendet e BE-së gjatë viteve 1990-2014.

... mirë që kemi komisionerin për zgjerimin, atë Hahn-in e Europës që vjen e shkon e prapë vjen! Si personazh i ERT-së. Vjen e na flet i keqpërdorur paturpësisht si dordolecët e bahçeve të fshatarëve! vitesh projektligjin e propozuar nga grupi parlamentar i LSI për koncesionet. Projektligji i LSI kërkon transparencë maksimale, debat të hapur parlamentar që kthjellon e shteron të mirat e të këqiat e çdo koncesioni si dhe maksimizon marrjen por edhe përcjelljen e përgjegjësive në maxhoranca të ndryshme pa kosto të frikshme për shkak të kontratave koncesionare të gabuara dhe shkatërruese për ekonominë dhe për cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve”,- deklaron Vasili. Duke e cilësuar si një vjedhje të hapur atë që po ndodh më kon-

KONCENSIONET

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu në një status në facebook shkruan se BE në Bruksel kryqëzoi Qeverinë për modelin e gabuar të konçensione dhe PPP-ve, fakt që opozita e ka denoncuar me kohë, madje LSI

cesionet, Vasili thotë se këtë hajdutëri mund ta shmang vetëm transparenca dhe përgjegjësia para ligjit. “ Kolapsin ekonomik. Bllokimi arbitrar dhe antiparlamentar i projektligjit të LSI vetëm nga rilindja në parlament është një faqe e zezë për, rilindjen dhe për dimensionin parlamentar të saj. Rilindja si mishërim i një politike vulgare, të egër dhe primitive që urren debatin, urren kompromisin parimor politik dhe urren pranimin e zgjidhjeve kur ato vijnë nga kundërshtarët, mbyll çdo ditë me sjelljen e saj çdo mundësi dhe hapësirë për dialo-

Auditorët që bënë analizën për llogari të Komisionit Europian gjetën se projektet e audituara nuk janë menaxhuar në mënyrë efektive dhe nuk ofrojnë kthyeshmërinë e investimit pas periudhës së ndërtimit. “Përfitimet e pritura nga PPP-të në të shumtën e rasteve nuk u arritën, për shkak të vonesave, kostot u rritën më shumë se parashikimet fillestare, teksa u evidentuan 1.5 miliardë euro shpenzime joefektive. Auditorët gjetën se dëmet financiare nga PPP u krijuan nga mungesa e analizave strategjike të përdorimit të PPP-ve, teksa kornizat institucionale dhe ligjore nuk ishin të përshtatshme. Vetëm pak shtete kishin përvojë dhe ekspertizë të konsoliduar në zbatimin e projekteve të suksesshme të PPP-ve, por në një pjesë të madhe të vendeve, sidomos në Greqi, Irlandë dhe Spanjë, projektet nuk ishin efikase.

Spahiu: BE në Bruksel kryqëzoi Qeverinë për modelin e gabuar

edhe në bashkëqeverisje ka pasur propozime konkrete për amendime në ligjin për konçensionet dhe PPP-t, dhe shton më tej se ky ligj prej dy vitesh “fle” në sirtaret e komisioneve parlamentare. “Gjithmonë besojmë ose i referohemi më shumë se çfarë thonë të huajt për ne, se sa ato që thuhen prej nesh. BE në Bruksel kryqëzoi Qeverinë për modelin e gabuar

të konçensione dhe PPP-ve, fakt që opozita e ka denoncuar me kohë, madje LSI edhe në bashkëqeverisje ka pasur propozime konkrete për amendime në ligjin për konçensionet dhe PPP-t, ligj që prej dy vitesh “fle” në sirtaret e komisioneve parlamentare”,- shprehet Spahiu. Ai shton se modeli ekonomik që po ndiqet është me pasoja të rënda për ekonominë. “Ashtu si

“eksperimenti” me reformën në drejtësi, dhe modeli i zgjedhur ekonomik është një zgjedhje e rrezikshme për ekonominë, me pasoja të rënda afatgjate. Më e rënda është se kemi të bëjmë me diçka të qëllimshme dhe aspak nga padituria. Qëllimi, përfitime maramëndese, dhe normal, edhe pasi “të largohemi””,- shkruan në reagimin e tij Përparim Spahiu.

ANALIZË

Drejtësia peng, shteti në prag të rënies! Nga Luan Rama*

Është e turpshme! Është skandaloze! Shqipëria anëtare e NATO-s e me shpresën varur në dyert e BE-së, në pritje të çeljes së bisedimeve për të ecur më tej ose jo, po bën “reformë drejtësie”, por ka mbetur pa sistem drejtësie! Ka bërë “reformë kushtetuese”, por me Kushtetutën gjithë arna e që nuk e zbaton askush! Po të paktën mirë që kemi komisionerin për zgjerimin , atë Hahn-in e Europës që vjen e shkon e prapë vjen! Si personazh i ERT-së. Vjen e na flet i keqpërdorur paturpësisht si dordolecët e bahçeve të fshatarëve! Sa e neveritshme kjo fasadë turpi! Ah, po, se për pak harrova! Shqipëria ka edhe President, ka edhe Kryeministër, ka edhe qeveri e parlament, ka edhe komisione vetingu, në shumicën e tyre të mbushur me të paaftë! Por ka mbetur pa gjykata; pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë dhe me gjykatat e tjera drejt bllokimit! Shteti i së drejtës nuk është më, tani as formalisht të paktë! Drejtësia është marrë peng e shteti është në kolaps! Shteti është në prag të rënies, e askush nuk jep alarmin! E përse? Për çfarë na duhet shteti? Po gjykatat përse na duhen? Po shteti i të drejtës e demokracia përse na vlejnë, kur kemi Hahn-in që na përgëzon për reformën në drejtësi, ani pse në Shqipëri nuk ka drejtësi?! Por ama ka EURALIUS, ka edhe ekspertë të nivelit të lartë, që tani duhet të na mësojnë se si do të zgjidhet problemi i Gjykatës Kushtetuese, se si do të zgjidhet problemi i Gjykatës së Lartë apo edhe i gjykatave të tjera, që po rrokullisen drejt bllokimit e mosfunksionimit! Shqipëria për fat të keq, përsëri turpi i Europës! *Zëvendëskryetar dhe deputet i LSI


POLITIKE

5 E diel, 22 KORRIK 2018

Kreu i PD, takim me qytetarët në Durrës: Reforma në Drejtësi është shkatërruar pikërisht për të mbrojtur qeveritarët e korruptuar

Basha: Edi Rama nuk ndalet, nëse nuk e ndalojmë ne!

reu i PD-së akuzoi dje nga Durrësi kryeministrin Edi Rama dhe kreun e bashkisë, Vangjush Dako se janë vendosur në shërbim të bandave, duke u dhënë atyre miliona euro të punëve

K

mafioze të krimit dhe korrupsionit, arsyet kryesore të shkatërrimit të zgjedhjeve te lira. "Është kjo arsyeja që nuk i kërkoni dot llogari Gjushit. Se në fakt Gjushi, nuk e ka lidhur me ju, e ka lidhur me

meve kushtetuese për reformën në drejtësi, e cila, siç vuri në dukje Basha, është një reformë e shkatërruar në themel. "Reforma në Drejtësi është shkatërruar pikërisht për të mbrojtur Vangjush Dakon. Siç mbron kjo drejtësi e kapur, Sajmir Tahirin. Siç mbron kjo drejtësinë e kapur, Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, dosjet e të cilëve nuk janë gjë tjetër, veçse pastrim i parave të pista të krimit me bashkëpunimin e Edi Ramës dhe bandës së tij qeveritare."- tha Basha. Basha u kërkoi qytetarëve ta shihnin çështjen e Teatrit jo vetëm si një

publike në këmbim të ruajtjes së pushtetit. Në takimin e zhvilluar me qytetarët e Durrësit, kreu i opozitës tha se ka ardhur koha që demokratët bashkë me qytetarët të sjellin ndryshimin në Durrës pas shumë vitesh tiranie

bandat fatin e tij në politikë. E për këtë arsye në një vend normal, nuk duhej të ishte në Bashki, por duhej të ishte në qeli."- u shpreh Basha Takimi i Bashës me qytetarët e Durrësit përkoi me dy vjetorin e miratimit të ndryshi-

aferë korruptive, por si çështje e lirisë së tyre personale, përsa kohë Edi Rama ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese dhe ka marrë nën kontroll çdo pushtet. "Çështja e Teatrit Kombëtar është beteja për të rikthyer shtetin ligjor, ose fundi

i shtetit ligjor, i shtetit të së drejtës dhe fillimi i një diktature të krimit, e cila, atë që po bën me Teatrin, nesër do ta bëjë me pronat tuaja, me shtëpitë tuaja. Kemi arritur aty ku nuk mban më. Sepse Edi Rama dhe Vangjush Dako nuk do të ndalen, po nuk i ndalëm ne"- u shpreh Kryetari i PD. Kreu i PDsë, Lulzim Basha tha se Shqipërisë i duhet një qeveri ku Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm të mos jenë të lidhur me krimin, që kane prioritet ekonominë e qytetarëve të zakonshëm dhe jo pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit.

AKUZA E KREUT TË PD

"Prokuroria fsheh përgjimet që lidhin Dakon e Gjiknurin me krimin"

L

ulzim Basha ka hedhur akuza të ashpra në drejtim të kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri. Përmes një statusi në Facebook, Basha ka akuzuar kryeprokuroren e Përgjithshme Arta Marku dhe drejtuesen e prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela se kanë fshehur përgjimet dhe provat e prokurorisë që sipas tij lidhin ministrin Gjiknuri dhe kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako me bandat e krimit të organizuar. Basha pretendon se për dy politikanët e lartë të PS ka përgjime që faktojnë pazaret me bandat e krimit në këmbim të votave gjatë zgjedhjeve të fundit në Durrës dhe në Vlorë. "Donika Prela dhe Arta Marku fshehin përgjimet dhe provat e prokurorisë që lidhin Vangjush Dakon dhe Damian Gjiknurin me bandat e krimit të organizuar në pazare korruptive "tendera dhe para në shkëmbim të votave" nga Dibra në Durrës dhe në Vlorë",- shkruan Basha në deklaratën e tij në rrjetet sociale. Sipas kreut të PD, për të fshehur këto afera të krimit me politikën, Edi Rama po synon të kap drejtësinë për të garantuar paprekshmërinë nga ligji. "Por në vend të reformës, Edi Rama dhe Fatmir Xhafa e kapën drejtësinë me ndihmën dhe heshtjen e disa bashkfajtorëve që sot bëjnë shurdhmemecin. Drejtësia e kapur është sot garancia e vetme që mban larg burgut bandën në pushtet. Kush nuk e kupton është idiot. Kush bën sikur nuk e kupton është bashkëfajtor. Qeveria e lidhur me krimin. Drejtësia e kapur nga qeveria. Ekonomia e kapur nga oligarkët që pastrojnë paratë e krimit dhe të korrupsionit qeveritar. Këto janë sfidat jetike, pa zgjidhjen e tyre Shqipëria shkon drejt katastrofës totale",- deklaron Lulzim Basha. Ndërkohë ministri Gjiknuri e ka hedhur poshtë një sulm të tillë nga selia e PD-së, kurse Vangjush Dako ka preferuar të mos përgjigjet akuzave.

NJOFTIM ANKANDI SHP ALLJE ANKANDI PER P ASURITE SI ME POSHTE: SHPALLJE PASURITE 1. Uzina e Perpunimit te Naftes (UPN) ne qytetin e Fierit, aseti i llojit “License ”- Ankandi për shitjen e sendit të luajtshëm shpallet sot dhe do të qëndroje i publikuar deri më datë 23.0 7.2 018 23.07.2 7.20 Vendi ku do te zhvillohet ankandi i shitjes së sendit është salla e mbledhjeve pranë Shoqërisë së Përmbarimit “TDR Bulevardi “Gjergj GROUP” sh.p.k., e cila gjendet në adresën:Bulevardi Fishta” K ulla Nr ati i 1 1-të , Nr .54 Tiranë. Kulla Nr.. 5 ,K ,Kati 11-të Nr.54

2. Kombinatit te Perpunimit te Thelle te Naftes (KPTHN) ne qytetin e Ballshit, aseti i llojit “License ”- Ankandi për shitjen e sendit të luajtshëm shpallet sot dhe do të qëndroje i publikuar deri më datë 23.0 7.2 018 23.07.2 7.20 Vendi ku do te zhvillohet ankandi i shitjes së sendit është salla e mbledhjeve pranë Shoqërisë së Përmbarimit “TDR GROUP” sh.p.k., e cila gjendet në adresën: Bulevardi “Gjergj Fishta” K ulla Nr ati i 1 1-të , Nr .54 Tiranë. Kulla Nr.. 5 ,K ,Kati 11-të Nr.54

NJOFTIM ANKANDI SHP ALLJE ANKANDI I DYTE: SHPALLJE Pasuria në pronësi të Z.Gëzim Koçiu: Lloji i pronës: Njësi me sip. 350 m²; Vendndodhja: Lushnje; Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnje, Zona Kadastrale: 8572, Numri i Pasurisë: 1/437-N2, Vol. 21, Faqe 132, vërtetuar në regjistrin hipotekor Nr.136, datë 16.02.2010; Në vlerën prej 127,400 (njëqind e njëzet e shtatë mijë e katërqind) EURO. Pasuria në pronësi të Z.Gëzim Koçiu: Lloji i pronës: Bodrum me sip. 920 m²; Vendndodhja: Lushnje; Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnje, Zona Kadastrale: 8572, Numri i Pasurisë: 1/61-B, Vol. 20, Faqe 09, vërtetuar në regjistrin hipotekor Nr.135, datë 28.09.2014; Në vlerën O. prej 112,000 (njëqind e dymbëdhjetë mijë) EUR EURO Pasuria në bashkëpronësi të Z.Viron Memushaj dhe Znj.V asilika Znj.Vasilika Memushaj: Lloji i pronës: Njësi me sip. 54 m²; Vendndodhja: I. Boletini, Vlorë; Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, Zona Kadastrale: 8602, Numri i Pasurisë: 4/ 191-N4, Vol. 22, Faqe 64; Në vlerën prej 24,080 (njëzet e katër mijë e tetëdhjetë) EURO. Pasuria në bashkëpronësi të Z.Viron Memushaj dhe

Znj.V asilika Memushaj: Lloji i pronës: Bodrum me sip. 54 m²; Znj.Vasilika Vendndodhja: I. Boletini, Vlorë ; Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, Zona Kadastrale: 8602, Numri 0 i Pasurisë: 4/191-B4, Vol. 22, Faqe 65; Në vlerën prej 6,72 6,720 (gjashtë mijë e shtatëqind e njëzet) EURO. Pasuria në pronësi të Z.Viron Memushaj: Lloji i pronës: Apartament me sip. 91.52 m²; Vendndodhja: Vlorë; Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, Zona Kadastrale: 8601, Numri i Pasurisë: 30/46+1-45, Vol. 24, Faqe 114; Në vlerën prej 22,400 (njëzet e dy mijë e katërqind) EURO. Ankandi II për shitjen e sendeve të paluajtshme do të qëndroje i publikuar deri më datë 21.06.2018. Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendeve është salla e mbledhjeve e Shoqerise se Permbarimit “TDR GROUP” sh.p.k. e cila gjendet në adresën: BULEVARDI “GJERGJ FISHTA” KULLA NR. 5, KATI I 11-TË, NR.54 TIRANË. Palet ne procesin permbarimor jane kreditori “VENETO BANKA” SHA; debitori Shoqëria “Memushaj konstruksion” Sh.p.k me Nr. NIPT L17010201E ; hipotekues Z.Viron Memushaj, Znj.Vasilika Memushaj ; Z.Gëzim Koçiu .


INTERVISTE

6

E diel, 22 KORRIK 2018

ZDF: Edi Rama lider me vizion, artist i pasionit dhe suksesit Kryeministri Edi Rama deklaron në një intervistë për televizionin publik gjerman, ZDF, se “ne jetojmë në një situatë që përsëri përkufizohet nga “mallkimi i Ballkanit”. Kur ne ishim në formën më të keqe, Europa ishte në formën e saj më të mirë. Tani që ne jemi në forme të mirë, nuk është Europa mirë”. Duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me integrimin, Rama shton se “në mes të kësaj sinergjie, ne vazhdojmë të përpiqemi dhe të punojmë. Ne kemi bërë shumë progres. Tani ne kemi edhe një afat për hapjen e negociatave vitin e ardhshëm. Dhe ne na duket të përpiqemi dhe ta arrijmë. Dhe më pas të vazhdojmë e të vazhdojmë. Kjo është diçka që bëhet gjithnjë e më e madhe”. I pyetur lidhur me krizën aktuale të refugjatëve, Rama shprehet se “Ne nuk do të jemi asnjëherë pjesë e ndonjë plani ku refugjtët do të trajtohen si njerëz të infektuar. Nga ana tjetër, ne jemi të gatshëm të bëjmë pjesën tonë. Nuk mendoj se Europa është vetëm për të ndarë përfitimet nga buxheti. Por, Europa është edhe për të ndarë përgjegjësitë. Ne nuk jemi në Bashkimin Europian, por duhet të jemi të gatshëm të marrim pjesën tonë. As më shumë dhe as më pak. Ky është nocioni ynë. Shqipëria është vendi ku njerëzit në rrezik gjithmonë gjejnë strehë. Ne jemi i vetmi vend në Europë ku hebrenjtë ishin më të shumtë në numër pas luftës se përpara luftës”. “Nga ana tjetër, ne jemi të gatshëm të bëjmë pjesën tonë. Nuk mendoj se Europa është vetëm për të ndarë përfitimet nga buxheti. Por, Europa është edhe për të ndarë përgjegjësitë. Ne nuk jemi në Bashkimin Europian, por duhet të jemi të gatshëm të marrim pjesën tonë. As më shumë dhe as më pak”, deklaron kryeministri. Kryeministër, ju vizatoni edhe gjatë një konference ndërkombëtare. Përse? Më ndihmon të përqendrohem. Më ndihmon të ul tensionin gjatë procesit të ndërveprimit dhe gjithashtu më ndihmon të komunikoj më zë më të ulët dhe kjo është një gjë e mirë. Ndodh ndonjëherë, për shkak se tensioni është i lartë, ndodh që njeriu kërkon mënyrë të tjera komunikimi. Pra, po, sigurisht më ndihmon të përqendrohem dhe të ul tensionin. Dhe çfarë thonë bashkëbiseduesit tuaj? Bashkëpunëtorët e mi e dinë dhe shqetësohen më shumë kur unë nuk jam duke vizatuar. Por, kur njerëzit vijnë të më takojnë ndonjëherë mund të jetë e vështirë. Po ju tregoj një rast. Erdhi dikush të më takojë. Ai u ul tamam aty ku po qëndroni edhe ju. Ai filloi të më tregojë diçka ndërsa unë po vizatoja. Ai më tha: Më falni,

Edi Rama: Po jetojmë “Mallkimin e Ballkanit” ose më dëgjo mua ose unë po iki dhe ju vazhdoni të vizatoni. Unë ju përgjigja: Në rregull. Dhe unë e lashë vizatimin. Pas një çasti ai më pyeti: A po më dëgjon? Dhe unë ju përgjigja: Jo, sepse në qoftë se nuk vizatoj nuk përqendrohem dot në bisedë të drejtpërdrejtë. Pra, me mua funksionin pak a shumë kështu.

television, por diçka e vërtetë. Te ne erdhën më shumë se gjysmë milioni refugjatë nga Kosova të cilët po iknin nga lufta. Dhe nga ana tjetër, sinqerisht mendoj se në këtë periudhë Europa kishte fatin të kishte Angela Merkelin. Po të mos ishte ajo, nuk di kush mund ta shpëtonte nderin e Europës. Pra, ky është mendimi im.

Një nga aktet e para si kryetar i bashkisë së Tiranës ishte të ndryshojë fasadat e ndërtesave të hirta. Cila ishte arsyeja këtij projekti të madh urban? Filloi si një nevojë. Kur u zgjodha me një shumicë të madhe, pritshmëritë ishin shumë të mëdha. Buxheti i qytetit ishte i papërfillshëm. Mua më duhej të filloja nga diku dhe me diçka. Dhe kështu më erdhi ideja ta filloja duke lyer ndërtesat për të hequr atë ngjyrë të hirtë shqetësuese që të shkurajonte. Dhe më pas vazhdoi efekti domino në shumë gjëra të tjera. Qyteti u bë shumë më miqësor dhe gjithashtu njerëzit filluan të ndjejnë qytetin që humbën gjatë tranzicionit të trazuar të viteve 90-të. Kështu, bukuria është një instrument kundër shumë sëmundjesh të shoqërisë dhe hapësirat e bukura publike krijojnë energji që më pas sjell kurajo dhe frymëzim për të

Si do të veprojë qeveria juaj në krizën aktuale të refugjatëve? Ne nuk do të jemi asnjëherë pjesë e ndonjë plani ku refugjtët do të trajtohen si njerëz të infektuar. Nga ana tjetër, ne jemi të gatshëm të bëjmë pjesën tonë. Nuk mendoj se Europa është vetëm për të ndarë përfitimet nga buxheti. Por, Europa është edhe për të ndarë përgjegjësitë. Ne nuk jemi në Bashkimin Europian, por duhet të jemi të gatshëm të marrim pjesën tonë. As më shumë dhe as më pak. Ky është nocioni ynë. Shqipëria është vendi ku njerëzit në rrezik gjithmonë gjejnë strehë. Ne jemi i vetmi vend në Europë ku hebrenjtë ishin më të shumtë në numër pas luftës se përpara luftës. Asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve në Shqipëri. Më vonë, kemi pasur më shumë se gjysmë milioni refugjatë nga Kosova. Ne jemi një vend i vogël për gjysmë milioni refugjatë, por ia dolëm më së miri. Në ditët e sotme ne kemi mirëpritur disa qindra refugjatë nga Irani, refugjatë politikë. Pra, ne jemi vend që ofrojmë strehë. Ne jemi gjithashtu një vend që përfiton nga mikpritja në Gjermani, në Itali dhe Greqi, në Europë dhe Amerikë. Pra, shqiptarët asnjëherë nuk i kanë konsideruar refugjatët si rrezik apo si diçka që duhet shmangur.

investuar në dyqanin e vogël, për ta shndërruar në diçka më tërheqëse, për të investuar në diçka tjetër. Prandaj, unë besoj fort se bukuria mund të bëjë atë që nuk mund ta bëjnë mijëra policë edhe ndaj kriminalitetit apo sjelljes së keqe në vend publik. Aty ku ka shëmti, nuk ka shpresë. Aty ku ka bukuri, ka shpresë. Natyrisht, ka ende sfida.

të mirë, nuk është Europa mirë. Pra, në mes të kësaj sinergjie, ne vazhdojmë të përpiqemi dhe të punojmë. Ne kemi bërë shumë progres. Tani ne kemi edhe një afat për hapjen e negociatave vitin e ardhshëm. Dhe ne na duket të përpiqemi dhe ta arrijmë. Dhe më pas të vazhdojmë e të vazhdojmë. Kjo është diçka që bëhet gjithnjë e më e madhe.

Si e keni përjetuar ju në Ballkan krizën aktuale në Europë? Dhe sa mbështeteni në shpresat për të hyrë se shpejti në BE? Ne jetojmë në një situatë që përsëri përkufizohet nga “mallkimi i Ballkanit”. Kur ne ishim në formën më të keqe, Europa ishte në formën e saj më të mirë. Tani që ne jemi në forme

Si po ecin punët me Europën? Dua të jem i sinqertë me ju. Nuk jam diplomat i mirë. Së pari, mendoj se mund të bëhet më keq përpara se të bëhet më mirë. Është diçka e lidhur me faktin se Europa sot dominohet nga brezi i parë që nuk njohu luftën. Dhe duke mos njohur luftën, ata nuk e kuptojnë plotësisht thelbin e asaj çfarë është Bashkimi Europian. Më kujtohet gjithmonë Helmut Kohli kur foli për bashkimin monetar. Përpara se të jetë diçka që ka të bëjë me financën, është diçka që ka të bëjë me vëllain tim i cili humbi jetën në luftë. Ne e kemi më të lehtë. Ne mund të dukemi naivë në Ballkan sepse ne jemi shumë pro-europianë, por ne kemi parë luftën. Dhe lufta për ne nuk ishte diçka në

PAKTI ME SHQIPËRINË

Ministri grek, Kotzias: Opozitat riprodhojnë shabllone negative P

ër paktin me Greqinë, Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka shprehur shpresën që opinioni publik dhe politik në vend të tregojë më shumë pjekuri për negociatat që po zhvillon Athina me Tiranën. “Besoj se populli ynë po mësohet dalëngadalë të mbështesë zgjidhjet dhe jo problemet. Rrjedhimisht kam shpresën që të ketë një pjekuri më të madhe ndaj zgjidhjes së problemeve që kemi me Shqipërinë. Ne duam miqësi ndërmjet popujve dhe një politikë bashkëjetese paqësore ndërmjet shoqërive tona. Personalisht gjithmonë mburrem me studentët e mi shqiptarë në Universitetin e Pireut që

tashmë janë bërë pedagogë në vendin e tyre”, nënvizon Kotzias në një intervistë për të përditshmen greke “Efimerida ton Sintakton”. Ministri i jashtëm grek ka vënë në dukje se problemet më Shqipërinë datojnë madje që prej 90 vjetësh. “Shkaku që këto probleme janë të pazgjidhura është se ato u shfaqën pas përfundimit të luftës së ftohët dhe gjithashtu se qeveritë e mëparshme, edhe kur deshën të zgjidhnin ndonjë prej tyre, mbetën në rrugë”, vëren Kotzias. Dhe vazhdon: Le të marrim çështjen e ligjit të luftës. A mund të shtiremi akoma se jemi dy vende në gjendje lufte? Opozita në të dy anët e kufirit përpiqet

të shfrytëzojë ndjenjat e qytetarëve. Riprodhon shabllone negative dhe paragjykime ndërmjet popujve. Sa i përket marrëveshjes Athinës Shkup dhe hartës rrugore për implementimin e saj, Kotzias ka thënë se pala greke pret që qeveria në Maqedoni të fitojë referendumin dhe votimin për ndryshimin e kushtetutës. “Ne do të vazhdojmë përpjekjet për të siguruar një maxhorancë në favor të marrëveshjes kur të votohet në parlamentin grek. Duam që bashkarisht të përballojmë retorikën e urrejtjes, sepse duam të jetojmë në pyaqe me popullin e vendit fqinj”, ka përfunduar Kotzias.


7

SOCIALE

E diel, 22 KORRIK 2018

Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri bashkë me administratorin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Adrian Çela inspektojnë punimet

Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri bashkë me administratorin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Adrian Çela inspektuan kantierin ku po punohet për ndërtimin e nënstacionit të ri në zonën e Gjirit të Lalëzit. Investimi në vlerën 458 milionë lekë është kryer në masën 40% deri më tani, ndërsa parashikon pritet të përfundojë plotësisht në fillim të vitit të ardhshëm. Paralelisht me këtë investim, Operatori i Sistemit të Transmetimit po ndërton linjën 110 kV Sallmone-Gjiri i Lalëzit. “Është një zonë e cila është që nga koha e elektrifikimit e paprekur, e painvestuar përsa i përket energjisë elektrike. Ka nisur fazën e parë që është realizimi i këtij nënstacioni dhe do të pasohet me fazën e dytë në fund të vitit, me zhvillimin e rrjetit 20 kilovolt që është një investim tjetër rreth 1 miliardë lekë të reja, ku parashikohen rreth 10 fidera të linjës 20 kilovolt dhe zgjidhin përfundimisht problemin e energjisë elektrike të gjithë kësaj zonës, jo vetëm të Gjirit të Lalzit, të fshatrave përreth, Hamallaj e Ishëm. Paratë që qytetarët paguajnë për konsumin e energjisë elektrike, Operatori ia kthen qytetarëve me cilësi shërbimi me investime me një furnizim më të mirë të energjisë elektrike”, sqaroi administratori i OSHEE, Çela. Ministri Gjiknuri u ndal tek filozofia me të cilën tanimë do të strukturohet plani i investimeve që do të kryhen në rrjetin elektrik me përparësi turizmin. “Investimet në këtë fazë do të fokusohen në dy drejtime: Një, duke i paraprirë zhvillimeve të mundshme apo duke investuar në ato zona që kanë potencial të madh të rritjes ekonomike,

Gjiknuri: Investime në zonat turistike

siç janë zonat me përparësi turizmi. Këtu jemi në një nga zonat, por njëkohësisht do të investohet në zonën e bregut, në zonën e Orikumit dhe në bregdetin e Velipojës në mënyrë që i gjithë brezi ku pritet një investim i madh në fushën e turizmit dhe ku do të ketë aktivitet ekonomik të shtuar do të mbulohet me një furnizim bashkëkohor të energjisë elektrike”, u shpreh

ministri Gjiknuri. Sipas tij, objektivi i dytë është kryerja e investimeve në ato element që çojnë në mirëmenaxhimin e kompanisë. “Së dyti, investimet do të drejtohen në miradministrim dhe uljen e humbjeve që do të thotë investimet e ardhshme do të fokusohen në sistemet e matjes, në sistemet e menaxhimit të flukseve të energjisë në mënyrë që të admin-

istrohen më mirë të ardhurat nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe që do të bëjnë të mundur në të ardhmen edhe fillimin e hapave të parë të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike”, nënvizoi Gjiknuri. Deri më tani OSHEE ka investuar mbi 1.5 miliard Lekë për infrastrukturën energjetike nga Gjiri i Lalzit, pjesa e plazhit (Adriatiku), e deri në Golem të Kavajës.

PROTESTA PËR PYJET NË BULQIZË, MINISTRI I MJEDISIT TAKON BANORËT

Klosi: Do ndjek procedurat ligjore që kontrata të pezullohet M

inistri i Mjedisit, Blendi Klosi ditën e djeshme ishte në Bulqizë ku u takua me banorët të cilët protestojnë duke kërkuar anulimin e koncesionit për shfrytëzimin e masivit pyjor shekullor në Bulqizë. Klosi u premtoi banorëve se do të bëjë të gjitha procedurat ligjore që kontrata të pezullohet. ”Ajo që duam të themi është se ne, unë si ministër, paçka se duhet të them se pylli është në pronësi të pushtetit lokal, tashmë kontratën duhet ta implementojë kryetari i bashkisë, unë do

kërkoj në bazë të inspektimit që ka bërë Inspektorati i Mjedisit të kërkojmë pezullim të kontratës. Ju falënderoj se keni bërë një mision shumë të madh, atë të mbrojtjes”, tha Klosi mes banorëve që brohoritën deklaratën e tij. Klosi shtoi më tej se Rruga e Arbrit do prodhojë mirëqenie. “Një monument (për protestën) se si vendi mbron pasuritë natyrore dhe ne duam shumë ta promovojmë në gjithë Shqipërinë, duam shumë të godasim çdo fenomen negativ që kemi nga trashëgimia e kaluar”,- tha Ministri Blendi Klosi.

FORUM

Poshtërsia me ligjin e Magjistraturës Nga Ylli Manjani Projekt ligji që propozon Rilindja për kuotat e Shkollës së Magjistraturës, megjithë propozimet e bëra nga ato që kanë mbetur ende në delegacionin e BE dhe ambasadën e SHBA, është ANTI-REFORMË dhe legalizim i KORRUPSIONIT! Është anti-reformë sepse: 1. Sipas ligjeve të reja kuotat e magjistratëve që duhet të shkollohen e përcakton KLGJ dhe KLP. Në kundërshtim me këto ligje, Rilindja propozon që kuotat i caktojë Parlamenti. 2. Miratimi i kuotave nga Parlamenti, do të thotë legalizim i mos krijimit të KLGJ dhe KLP. Të dyja këto organe janë motori i zbatimit të reformës. Pra nuk është vetting-u, as Shkolla Magjistraturës. Jo! Është krijimi i KLGJ dhe KLP. Nëse detyrat e tyre do ti kryeje Kuvendi, tamam si me ligjin e prishjes së Teatrit, atëherë nuk ka pse ata të krijohen! 3. Me këtë projekt-ligj Rilindja kërkon të hedhë hi syve opinionit. Shitja që i bën këtij projekti s “zgjidhje e vakumit në drejtësi”, është mashtrim! Ky projekt nuk zgjidh fillimin e funksionimit te gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Ky ligj nuk zgjidh as krijimin e SPAK e as të Byrosë së Hetimit. As çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm e as të Inspektorit të Përgjithshëm. Asnjërën nga këto! Pra është mashtrim. Projekti është legalizim i KORRUPSIONIT që Rilindja ka përgatitur me pranimet e reja në këtë Shkollë. Për turp e faqe të zezë, Rilindja ofron kuota pranimesh në Shkollën e Magjistraturës për cilindo deputet apo parti opozitare që voton projekt ligjin!!!!! E thënë më thjesht: nga numri i propozuar në ligj si pranime të reja në këtë shkollë, ju jepet mundësia deputetëve që votojnë ligjin të fusin emrat e tyre. Ky është kulmi i korrupsionit! I nivelit të lartë dhe me mbështetje ambasadash madje. Se si kanë fytyrë e turinj që akoma flasin për reformë; për drejtësi; për konkurse e për pavarësi këta, nuk e di! E kuptoj që ka ende shumë njerëz që janë skeptikë për Opozitën, mbase me të drejtë, por qëndresa e saj kundër kesaj poshtërsie meriton respekt dhe vlerësim. Veçanërisht meriton respekt qëndresa ndaj përpjekjeve të Rilindjes për të përçarë opozitën me oferta korruptive. Ky është në fakt edhe qëllimi i vërtetë i Rilindjes! Përçarja e opozitës, mundësisht me ndonjë pazar në mes! Poshtërsi…


SOCIALE

8

E diel, 22 KORRIK 2018

RIHAPET SHTËPIA E PUSHIMIT NË VELIPOJË

Manastirliu: Gati për fëmijët e qendrave të përkujdesit Pas shumë kohësh, është rihapur shtëpia e pushimit në Velipojë, ku do të kalojnë pushimet fëmijët që jetojnë në institucionet e përkujdesit social në vend. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi shtëpinë e pushimit në Velipojë, ku aktualisht po kalojnë pushimet 30 fëmijë të Shtëpisë së Fëmijëve të Shkodrës. “Pushimet patjetër që identifikohen me fëmijët dhe nuk ka se si të bëjnë përjashtim fëmijët e institucioneve tona të përkujdesit. Pas fëmijëve të Shtëpisë së Fëmijëve të Shkodrës, në këtë qendër

do të vijnë me 1 Gusht fëmijët e ‘Zyber Hallullit’ dhe me radhë, të gjithë fëmijët e institucioneve publike të përkujdesit për fëmijët pa përkrahje prindërore, do të mund të kalojnë pushimet në këtë institucion të shtetit, për të gëzuar në këto ditë vere, si të gjithë fëmijët e tjerë”, tha Manastirliu. Sipas ministres, do të sigurohet që të ketë pushime verore për secilin prej 194 fëmijëve të Shtëpive të Fëmijëve në të gjithë Shqipërinë. Gjatë vizitës në Velipojë, Manastirliu u ndal edhe në qendrën shëndetësore

verore të hapur në qendër të Velipojës, në shërbim të pushuesve të shumtë që frekuentojnë këtë plazh. Ministrja theksoi se Velipoja ka numrin më të madh të shërbimeve mjekësore të ofruara për pushuesit. “Vetëm në Velipojë 1220 persona kanë marrë shërbime mjekësore gjatë kësaj periudhe të sezonit turistik. Në të gjithë vendin janë mbi 13 mijë pushues që kanë marrë ndihmën e parë në 26 qendrat shëndetësore verore të hapura në zonat më të frekuentuara turistike”, tha ministrja Manastirliu.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë: 600 studentë të sapo diplomuar përfunduan Programin Kombëtar të Praktikave të Punës

R

reth 600 studentë të sapo diplomuar përfunduan Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në administratën publike. 200 prej tyre pas kësaj eksperience 3 mujore të fituar siguruan një vit kontratë pune në administratë. Në një ceremoni të veçantë në ambientet e Ministrisë së Arsimit, 200 të rinjtë ndanë njohuritë e fituara në institucione të ndryshme ku kryen praktikën e punës dhe u pajisen me certifikata. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në fjalën e saj përshëndetëse para të rinjve deklaroi se energjia dhe dinamika e punës së tyre, janë një nxitje për të vepruar edhe më shumë që punësimi i të rinjve të jetë edhe më i sigurt. Sistemi arsimor, shtoi Nikolla, është ai që krijon premisat e para ku përmes edukimit të merrni të gjithë dijen e nevojshme, shprehitë dhe aftësitë për të garantuar nesër sukses në tregun e punës. “Prioritet i kësaj qeverie është punësimi, ndaj karta e prioriteteve për të parë se kush janë fushat më prioritare të zhvillimit të vendit do të jetë një arsye e fortë, një njohje për të gjithë ata që nesër do të zgjedhin programet e studimit dhe ajo që është shumë

Lindita Nikolla: Prioriteti ynë është punësimi

e rëndësishme, ambicia jonë që përmes iniciativave të mundësojmë më shumë studentë që zgjedhin shkencën, teknologjinë, inovacionin, matematikën, të studiojnë po ashtu dhe fusha të tjera si turizmi, për hoteleri turizëm e kështu me radhë.” dekla-

roi Nikolla. Duke u fokusuar tek mundësitë e shumta, që nga ky vit, të rinjtë do të kenë për të marrë një profesion apo një degë studimi që është e kërkuar nga tregu i punës, ministrja Lindita Nikolla theksoi se është shtuar oferta e orientuar akademike dhe

VENDIMI

Produktet ushqimore duhet të kenë etiketë me standarde Një vendim i qeverisë shqiptare detyron tashmë Operatorët e Biznesit Ushqimor që të deklarojnë në etiketën e mallrave, vlerat ushqimore dhe alergentët që përmban produkti. Duke filluar që nga ky vit dhe në vazhdim, subjektit i duhet të sigurojë kriteret e përmenduara më lart, pasi viti 2019 do të ndalojë në mënyrë kartegorike mos deklarimin e origjinës së lëndës së parë, duke shmangur kështu të gjitha përpjekjet për abuzime dhe duke garantuar një sistem të mirëfilltë dhe të konsoliduar te gjumueshmërisë, e cila është hallka e parë e zinxhirit për sigurinë e produkteve ushqimore. Vendimi i Këshillit të Ministrave është miratuar të mërkurën, ndërsa qëllimi i tij është që konsumatori shqiptar të informohet dhe të zotëroje besim në tregun ushqimor veçanërisht përsa i përket karakteristikave të ushqimit, efekteve dhe vetive të tij. Deri më sot, paraqitja e vlerave ushqimore nga OBU-të ishte fakultative, ndërsa me vendimin e ri këto operatorë detyrohen t’i paraqesin ato në etiketat

e notifikuara të produktit. Sipas Raportit të Komisionit për Shqipërinë dhe Strategjinë e Zgjerimit në BE, bazuar në (Vëzhgime dhe Rekomandime), sektorit i vihej detyrë përmirësimi i legjislacionin përkatës, për ta përafruar atë me legjislacionin më të fundit të BEsë në lidhje me informimin e konsumatorit, gjë që ky vendim i hap rrugë plotësimit të këtij rekomandimi. Të gjithë produktet që aktualisht janë në treg dhe që preken nga ndryshimet e VKM-së në fjalë, do të vazhdojnë të shiten me etiketat aktuale të miratuara, por jo më shumë se një vit nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Me vendimin e së mërkurës, qeveria synon mbrojtjen e konsumatorit duke u ofruar atyre një informacion më të detajuar për përmbajtjen e produktit, pasi sektori i sigurisë ushqimore është nga sektorët më delikatë, nisur dhe nga natyra, e cila ka një ndikim të drejtëpërdrejt në jetën e konsumatorit, ndaj dhe vëmendja dhe masat e marra nga qeveria janë shumë më drastike sesa në sektorët e tjerë.

profesionale për rininë shqiptare. “Janë një set programesh universitare po ashtu profesionale 2- vjeçare që sivjet do të jenë më shumë se një vit më parë dhe që do të mundësojnë që zgjedhja dhe për ata maturantë që kanë një notë mesatare nën 6, të kenë mundësinë të zhvillojnë talentin dhe aftësitë e tyre të përputhura me kërkesat dhe nevojat e tregut të punës. Tjetra që jemi duke bërë dhe për të cilën unë duhet të falenderoj të gjithë universitetet shqiptare publike dhe jo publike, që po adresojnë gjithnjë e më shumë ofertën e tyre akademike me atë që biznesi, zhvilli i vendit, tregu i punës kanë nevojë dhe që padyshim do bëjnë të mundur që shumë të tjerë që sot janë në universitet apo të tjerë të rinj e të reja që do të vijojnë studimet e larta në kolegje profesionale apo programe universitare, të kenë më të sigurt atë që është e

nesërmja e tyre me kërkesat në tregun e punës. Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu shprehu bindjen se praktikat e punës janë një mundësi reale për të qenë një hap më pranë statusit të shërbimit civil. “Nga 309 praktikantë që kanë marrë certifikatën pas përfundimit të praktikave të punës dhe që kanë aplikuar për një vend pune, 30% e tyre kanë rezultuar fitues në konkurse.” -theksoi Koçiu. Vlerësime për performancën e studentëve gjatë muajve të praktikës, të rinjtë e morën edhe nga zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Dajna Sorensen, e cila shprehu bindjen se ata do të zhvillojnë aftësitë e tyre dukje sjelle edhe modele të reja eksperiencash inovative dhe linguistikë. Programi Kombëtar i Praktikave të Punës është në vitin e tretë të zbatimit të tij.

Sekretari i PS: Vetëm në Njësinë Administrative Papër në Elbasan po hapim dhe pastrojmë këto ditë të nxehta vere 30 km kanale kulluese:

Balla: Po investojmë në Elbasan Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini dhe specialistë të Agjencisë së Shërbimeve Publike inspektuan punën që po bëhet për të shpëtuar Fushën e Elbasanit nga përmbytjet, por edhe nga degradimi cilësor i saj. Balla tha se për 27 vjet nuk ishte vënë dorë për pastrimin e kanaleve kulluese duke bërë që çdo vjeshtë-dimër këto toka të përmbyteshin dhe dëmet për fermerët të ishin të mëdha. “Ndoshta duket e paimagjinueshme, por vetëm në fushën që shikoni janë 30 km kanale kulluese, investim i parashikuar me buxhet të Bashkisë së Elbasanit. Pra, vetëm me të ardhurat e veta, Bashkia e Elbasanit investon në 30 km kanalizime, të cilat do ta risjellin këtë tokë përsëri në vlerën e vet, sepse mungesa e kullimit për 27 vite ka bërë që kjo tokë të humbi edhe vlerat e saj. Kujtoj që këtu ka qenë një prej ndërmarrjeve më të mëdha bujqësore në Elbasan gjatë periudhës së para viteve ‘90”,- u shpreh Balla. Për Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini e rëndësishme është puna që po bëhet jo vetëm në këtë njësi, por punë e shtrirë në të gjitha Njësitë.


AKTUALITET

9

E diel, 22 KORRIK 2018

Fatmir Xhafaj tha se ky është një kontribut i çmuar bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Policisë shqiptare dhe forcave respektive të sigurisë

P

asi firmosjes së memorandumit të Bashkëpunimit “Për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor mes Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit Shqiptar, në territorin e Republikës së Shqipërisë”, gjatë sezonit turistik 2018, këtë herë janë takuar dy ministrat e Brendshëm të dy vendeve. Fatmir Xhafaj dhe homologu i tij kosovar, Bejtush Gashi kanë nënshkruar protokollin e bashkëpunimit për sezonin turistik veror. Protokolli ka qëllim intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve për të forcuar bashkëpunimin midis policive të dy vendeve, nëpërmjet planifikimit dhe zbatimit të masave të përbashkëta në fushën e kontrollit kufitar. Ai do të kryhet sipas drejtimit të lëvizjes së qytetarëve dhe mjeteve, ku punonjësi i Policisë shqiptare kryen regjistrimin në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe punonjësi i Policisë kosovare kryen regjistrimin në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës. Procedurat e përbashkëta mund të ndryshojnë ndërmjet negociatave dhe me miratim të ndërsjelltë. Gjatë zbatimit të këtyre procedurave të kontrollit të përbashkët, do të mbahet lista e përpunimit të automjeteve me procedurë të lehtësuar. Pas nënshkrimit të protokollit, në një deklaratë për mediet, ministri Xhafaj u shpreh se bashkëpunimi është në interes së sigurisë rajonale. Më tej Xhafaj, shtoi se ky është një kontribut i çmuar bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Policisë shqiptare dhe forcave respektive të sigurisë. “Besoj fort se midis dy Ministrive dhe dy Policive tona, do të vazhdojë të ketë një bashkëpunim më intesiv në interes të popujve tanë, në interes të të gjithë shqiptarëve, në interes të sigurisë së vendeve tona, të rendit, qetësisë që iu ofrojmë njerëzve tanë, në dy anët e kufirit. Por besoj fort, edhe në interes së sigurisë rajonale është një kontribut i çmuar bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Policisë shqiptare dhe forcave respektive të sigurisë. Diskutuam një sërë temash të rëndësishme ndërmjet nesh, që kanë të bëjnë me terrorizmin dhe luftën kundër krimit të organizuar, menaxhimin më mirë të kufijve formalë, por edhe të nevojës për të pasur një marrëdhënie më të mirë në tërësi dhe në mënyrë të veçantë në periudha të rëndësishme, siç është sezoni turistik, marrëdhëniet në forcimin e bashkëpunimit shumë të mirë që kemi ndërmjet dy Akademive, dhe një sërë projektesh të përbashkëta. U dakordësuam për të pasur një axhendë të për-

Xhafaj pret homologun Kosovar, nënshkruhet protokolli i bashkëpunimit për sezonin turistik QËLLIMI “Intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve për të forcuar bashkëpunimin midis policive të dy vendeve, nëpërmjet planifikimit dhe zbatimit të masave të përbashkëta në fushën e kontrollit kufitar”.

EMIGRANTËT “Trajtova dhe fenomenin e lëvizjeve të mundshme të emigrimit të paligjshëm ku rajoni jonë është i prekur, si fenomen që tërheq pas vetes dhe probleme sociale dhe problemin e inkriminimit të grupeve terroriste që mund të jenë të infiltruara në këtë lëvizje dhe në këtë drejtim”. bashkët bashkëpunimi në muajt në vijim”,-tha Xhafaj. Ministri i Kosovës, siç tregoi ministri Xhafaj, ngriti shqetësimin që ka të bëjë me sigurinë rrugore të shtetasve kosovarë gjatë sezonit veror dhe posaçërisht lidhur me patentat. “Duhet një procedurë e gjatë për t’i kthyer ose për t’ua ridhënë në përdorim patent-mbajtësve përmes një burokracie shumë të gjatë, që

kemi aktualisht. Unë e mirëkuptoj Ministrin e Republikës së Kosovës në shqetësimin që trajtoi. I bëra me dije faktin se është propozuar nga deputetët e Kuvendit, nga deputeti Ndreu, një amendim i Kodit Rrugor që do ta lehtësonte së tepërmi. Dhe ne shpresojmë se në seancën e fundit të Parlamentit, që është ditën e hënë, të mund të miratohet ky amendament, që do të ishte një kontribut shumë i çmuar në këtë aspekt dhe një lehtësi për të gjithë ata që përdorin rrugët kombëtare të Republikës së Shqipërisë”,-pohoi më tej ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Nga ana e tij, ministri Gashi e cilësoi si sfidë që lidh të dy shtetet për paran-

dalimin e rreziqeve, të terrorizmit dhe krimit të organizuar. “Për parandalimin e këtyre fenomeneve, ne si dy shtete, kemi një bashëpumim i cili duhet intesifikuar dhe të reagojmë në kohë dhe të ndikojmë që këto fenomene të zvogëlohen. Trajtova dhe fenomenin e lëviz-

jeve të mundshme të emigrimit të paligjshëm ku rajoni jonë është i prekur, si fenomen që tërheq pas vetes dhe probleme sociale dhe problemin e inkriminimit të grupeve terroriste që mund të jenë të infiltruara në këtë lëvizje dhe në këtë drejtim”,-tha Gashi.

TATIMORËT

Në sitë bizneset përgjatë bregdetit, 494 kontrolle Kontrollet ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitet përgjatë bregdetit. Strukturat e zbatimit të organeve tatimore vetëm në një muaj kanë kryer në total 494 kontrolle, nga të cilat 225 subjekte kanë rezultuar me shkelje tatimore me vlerë rreth 8.4 milionë lekë. Burimet zyrtare thanë se janë intensifikuar kontrollet në subjektet turistike që kryejnë aktivitet ekonomik në Vlorë, Radhimë, Orikum, Llogara, Drimadhes, Jalë dhe Palasë.shkeljet më të mëdha të konstatuara lidhen me moslëshimin e kuponit tatimor,subjektet e paregjistruara si dhe mallra të pashoqëruara

me dokumentacion tatimor. Kontrollet dhe penalitet për përdorimin e pajisjeve fiskale, për subjektet e kontrolluara ka rezultuar rritje e xhiros me 42% dhe numri i kuponave me 47%, kjo krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithashtu kontrollet e ushtrura kanë ndikuar edhe në rritjen e numrit të punësuarve të regjistruar. Administrata Tatimore është e angazhuar për të vijuar kontrolluar dhe verifikuar nga afër situatën në të gjitha zonat turistike të vendit në mnyrë që të shmangen abuzimet me turistët.


AKTUALITET

10

E diel, 22 KORRIK 2018

Procesi i Vetting-ut u mbësht në tri kritere; pastërtia e figurës, pasuria dhe tek aftësitë profesionale. Në fazë të dytë, Vetting-ut do ti nënshtrohen 2500 efektiv

L

igji për Vetting-un në Policinë e Shtetit, parashikonte që Komisionet e Vlerësimit të ngriheshin në javën e parë të korrikut por bordi i përbërë nga 5 institucione nuk po vendosnin për 5 Anëtarët e Jashtëm. Ngërci ka zgjatur pak, Vetting-u në polici nuk ka ngecur. Mësohet se gara ka përfunduar dhe janë përzgjedhur 5 komisionerë të Vlerësimit të Jashtëm, 15 anëtarë të sekretariatit teknikë, 5 anëtarë të përzgjedhur nga ILDKPI dhe 5 përfaqësuesë nga bota akademike, përkatësisht nga Universiteti i Tiranës, pra 30 në total që do kryejnë Vetting-un në Policinë e Shtetit. Kjo fazë e dytë do të nisë nga Drejtori i Përgjithëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, te 12 drejtorët në qarqe e më pas në rang hierarkik deri në punonjësit në nivel bazë të policisë. Sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme, kanë aplikuar 250 persona për 5 vende të lira, për anëtar të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit. Përsa i përket mënyrës sesi do të funksionojë, fillimisht do të jetë një kontroll jashtë syrit të medias, njësoj si në rastin e Vetting-ut në Drejtësi, bëhet një kontroll për pasurinë. Secili ka bërë një deklaratë paraprake, çdo efektiv dha këtë deklaratë. Këto deklarata, nëse ka një rezultat do të kalojë në një seancë dëgjimore publike. Ajo çfarë shohim për prokurorë e gjyqtarë

Vetting-u në polici nuk ngec, përzgjidhen komisionerët dhe procesi nis javën e ardhshme GARA “Janë përzgjedhur 5 komisionerë të Vlerësimit të Jashtëm, 15 anëtarë të sekretariatit teknikë, 5 anëtarë të përzgjedhur nga ILDKPI dhe 5 përfaqësuesë nga bota akademike”.

NË SITË “Kjo fazë e dytë do të nisë nga Drejtori i Përgjithëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, te 12 drejtorët në qarqe e më pas në rang hierarkik deri në punonjësit në nivel bazë të policisë”.

nga fillimi i shtatorit do të jetë edhe për policinë, duke filluar nga Drejtori Ardi Veliu. Janë mbi 200 efektivë që janë larguar me dëshirë, dikush me arsye shëndetësore e dikush me arsye familjare. Mësohet se ripranimet do të kalojnë në filtrin e Vetting-ut dhe ata që do hyjnë në Polici do plotësojnë një formular deklarimi. Gjatë gjithë kohës

janë në filtrin e Vetting-ut. Zëvendësimi do të bëhet me pjesën e efektivëve që vijnë nga Akademia e Sigurisë, ndërsa i përket pjesës së gradave, të gjithë ata që do të kalojnë këtë proces me sukses kanë të drejtë të konkurrojnë për grada. Pritshmëritë janë që brenda muajit korrik të nisë puna. Nga ana tjetër, mësohet se përfunduar filtri i

POGRADEC

Alo Policia? Dy persona po vjedhin një banesë T

elefonata e një qytetari në polici ka bërë që tentativa e dy personave për vjedhjen e një banese në Pogradec të dështojë. Policia e Pogradecit u vu në lëvizje menjëherë pas telefonatës duke arrestuar në flagrancë njërin prej hajdutëve dhe shpallur në kërkim të dytin. Gjithçka ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të premtes, kur dy persona kishin hyrë për të vjedhur në banesën e 37-vjeçarit A.D. Hajdutët hasën fillimisht në rezistencën e pronarit të shtëpisë, të

cilin e goditën me mjet të fortë duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje duke arrestuar në flagrancë 42-vjeçarin Erjon

Ibi, ndërsa në kërkim u shpall 40-vjeçari A.H. i cili arriti të largohej para mbërritjes së policisë. Ibi arriti të marrë vetëm disa bizhuteri, të cilat u sekuestruan nga polica.

kandidatëve, duke miratuar edhe listën me 30 përfaqësues. Procesi i Vetting-ut në Policinë e Shtetit pritet të nisë javën e ardhshme, ndërsa rezultatet e para pritet të shihen në fillim të shtatorit, ku njësoj si me Vetting-un e prokurorëve dhe gjyqtarëve, edhe drejtuesit e Policisë së Shtetit do zhvillojnë seanca dëgjimore publike. Në fazë të

dytë, Vetting-ut do ti nënshtrohen 2500 efektiv dhe Komisioni Qendror i Vlerësimit që do të ketë 45 anëtarë. 7500 mijë efektiv të nivelit bazë do të skanohen në fund dhe Komisioni i vlerësimit do të ketë 135 anëtarë. Procesi i Vetting-ut u mbësht në tri kritere; pastërtia e figurës, pasuria dhe tek aftësitë profesionale.

AKSIONI

Pas shazllonave, u vihet shiriti 11 hoteleve në jug Nëntë hotele kanë vijuar aktivitetin në zonat bregdetare të jugut pa u regjistruar në organet tatimore. Ky është rezultati i kontrollit të detajuar dhe verifikimeve që Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor, ka bërë në Sarandë, Ksamil, Himarë, Dhërmi etj. Në një njoftim për shtyp të kësaj Drejtorie, mësohet se 4 prej këtyre hoteleve janë në Ksamil, tre hotele janë në Himarë, një tjetër në Potam dhe një tjetër në Sarandë. Këtyre hoteleve u është bllokuar aktiviteti deri

në regjistrimin si subjekt me TVSH. Dy hotele në Ksamil u është bllokuar ushtrimi i aktivitetit për

30 ditë kalendarike për shkak të moslëshimit të kuponit tatimor për herë të dytë.


AKTUALITET

11

E diel, 22 KORRIK 2018

Kadri Voga, babai i Mondit, ngre akuza të rënda ndaj Prokurorit Arian Ndoj. Ai pranon se ka qenë djali i tij që ka dhunuar avokatin Avokati Ilia Ilia, u dhunua nga shoferi i prokurorit Arjan Ndoja. Policia e Durrësit, në një reagim për ngjarjen e rëndë, thotë se njëri nga agresorët është Mondi Voga, 42-vjeç, që është edhe shofer i prokurorit që vetë avokati Ilia e bën fajtor për rrahjen ndaj tij. Policia ka shkuar në banesën e tij për ta arrestuar por nuk e ka gjetur. Kadri Voga, babai i Mondit, ngre akuza të rënda ndaj Prokurorit Arian Ndoj. Ai pranon se ka qenë djali i tij që ka dhunuar avokatin por thotë se është shtyrë nga prokurori Arjan Ndoji, të cilin e etiketon kriminel. “Dënoj ashpër veprimin e djalit tim Mondi Voga. Kjo është një ngjarje e rëndë dhe e dënueshme. Avokati Ilia Ilia është një figurë e nderuar. Familjes së avokatit dhe opinionit i kërkoj ndjesë. Djali im është shtyrë nga një prokuror kriminel. Prokurori Arjan Ndoji e shtyu djalin tim drejt këtij akti. Ai e përdor djalin tim si të fortë por djali im është viktimë e Arjan Ndojit, i paguar. Djali im e ka pasur shok shkolle Arjan Ndojin. I kam thënë djalit tim të largohet nga ky person”,-thotë Kadri Voga. Nga ana tjetër, ai zbulon se me prokurorin Ndoji është në gjyq prej 10-vitesh dhe se familjes Voga ju është marrë pasuria me ndihmën e prokurorit në fjalë. “Me Arjan Ndojin jam në gjyqe prej 10 vitesh, e kam denoncuar për veprime anti-ligjore. Prokurori Arjan Ndoji përkrah kriminelët, më ka marrë lokalin e familjes sime. Ndojin e kam akuzuar për shpërdorim detyre”, ka deklaruar Voga për mediat. Ai kërkon nga organet të zbardhin ngjarjen ndërsa paralajmëron vetëgjyqësi, ku edhe i drejohet kryeministrit Edi Rama që të zbardhet çështja. “Organet e drejtësisë të zbardhin

Rrahja e avokatit Ilia, babai i autorit: I shtyrë nga prokurori që përkrah kriminelët AKUZA “Është një prokuror që përkrah vetëm kriminelët. Është një prokuror që ka gjetur djalin tim që e përdor për mashë dhe e shtyn në krime, e përdor për të fortë dhe e përdori dhe me këtë veprim të avokatit të nderuar Ilia Ilia”.

VETËGJYQËSI “Në rast se nuk zbardhet unë me Arjan Ndojin për veprimin që ka bërë ndaj avokatit Ilia Ilia që e ka shtyrë çunin tim për ta kryer këtë veprim, unë do bëj vetëgjyqësi”.

çështjen. Do të bëj vetëgjyqësi ndaj Arjan Ndojit”. Prononcimi i plotë Ngjarja e ndodhur në Durrës ndaj avokatit Ilia Ilia është një ngjarje e rëndë, ngjarje e pazakontë dhe këto veprime për mua janë të dënueshme. Unë dënoj ashpër veprimin e djalit tim Mondi Voga, i cili ka kryer këtë akt të shëmtuar ndaj avokatit të nderuar Ilia Ilia. Avokatit, familjes së avokatit, të afërmve të tij si dhe opinionit publik i kërkoj falje në emër të familjes për arsye se djali im nuk ka qenë i tillë dhe nuk është i tillë por është i shtyrë nga një prokuror kriminel, hajdut, Arjan Ndoj, i cili e ka shtyrë djalin tim për

të kryer këtë akt të shëmtuar. Me këtë prokuror jam në gjyqe, ka 10 vjet. E kam denoncuar për vjedhje, për korrupsion, për veprime antiligjore, kam bërë kërkesa, letra të gjitha instancave shtetërore deri në ambasadën amerikane për këtë prokuror por asnjë lloj veprimi nuk është marrë mbi të. Është një prokuror që është gabim në organet e drejtësisë. Është një prokuror që përkrah vetëm kriminelët. Është një prokuror që ka gjetur djalin tim që e përdor për mashë dhe e shtyn në krime, e përdor për të fortë dhe e përdori dhe me këtë veprim të avokatit të nderuar Ilia Ilia. Çuni im Mondi Voga që e

MORINË

ijëra kosovarë i janë drejtuar bregdetit. Që në orët e para të së shtunës, në pikën kufitare mbërritën qindra automjete dhe autobusë për të kaluar fundjavën dhe pushimet në Shqipëri. Ndryshe nga herët e tjera, Policia Kufitare ka shtuar numrin e sporteleve, sipas ngarkesës nga 10 deri ne 14 sportele, duke krijuar kushte optimale për kalimin e lirë dhe pa vonesa të kufirit. Edhe pse fluksi i qytetarëve të Kosovës ka qenë shumë i lartë, shtimi i sporteleve dhe procedura e përsh-

që ndodhi nga im bir, i shtyrë nga Arjan Ndoji, i kërkoj edhe njëherë falje publike për arsye se unë nuk jam i atillë familje, nuk i kam mësuar fëmijët me këtë edukatë por vlen të theksoj dhe kërkoj nga organet e drejtësisë, kryesisht nga kryeministri i Shqipërisë, që kjo çështje të zbardhet deri më një, të thellohet edhe më tej ndaj Arjan Ndojit, qoftë edhe ndaj djalit tim që është viktimë e Arjan Ndojt, që është i paguar të zbardhet. Në rast se nuk zbardhet unë me Arjan Ndojin për veprimin që ka bërë ndaj avokatit Ilia Ilia që e ka shtyrë çunin tim për ta kryer këtë veprim, unë do bëj vetëgjyqësi.

POLICIA RRUGORE

Fluks kosovarësh, Policia shton sportelet M

ka pas shok shkolle dhe gjithmonë i kam thënë që të largohet prej këtij personi se mua nuk më duket njeri i mirë. Por ai nuk hoqi dorë nga Arjan Ndoj, pasi ai arriti të shtyjë djalin tim Mondi Voga të masakrojë familjen e vet, vëllain, motrën, nënën. Arriti deri atë që e mori të gjithë pasurinë, lokalin që e kishim bërë familjarisht dhe sot ekziston në hipotekë tek familja e Arjan Ndojës. Ai e mori këtë duke bashkëpunaur fuqishëm me shokë të tij prokurorë dhe gjyqtarë, të pamoralë, të cilët i blente me lekë, mua më humbte gjyqin, fitonte Arjan Ndoj. Veprimet e kryera edhe ndaj Ilia Ilias, avokatit të nderuar

Në këto rrugë ka radar, kujdes nga gjobat M

pejtuar që aplikohet nga Policia Kufitare kanë shmangur radhët dhe kohëzgjatjen në doganë. Sipas Policisë Kufitare vetëm në orët para të së shtunës, deri në orën 7:00 kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinës më

shumë se 820 mjete me rreth 6 mijë qytetarë. Fluksi i lëvizjes është ndjerë përgjatë gjithë Rrugës së Kombit, e cila nga 1 korriku e në vijim monitorohet me patrulla të përbashkëta të policisë se dy vendeve.

e qëllim për të frenuar ecjen me shpejtësi të lartë dhe për të shmangur aksidentet, policia ka vendosur që të vendosë radarë në rrugët kryesore të Shqipërisë. Radarët do të vendosen në akset kryesore dhe më problematike në vend. Bëhet fjalë për rrugët hyresë në Shqipërisë, si nga Kosova, Greqia, apo edhe rruga Tiranë-Durrës. Vendosja e radarëve do të fillojë gjatë fundjavës dhe të gjithë drejtuesit e makinave të kapur me shkelje do të dënohen. Akset ku do të vendosen radarët

janë: Tiranë-Durrës-Kavajë-Lushnje-Fier-Tepelenë-Gjirokastër. Fi-

er-Vlorë. Tiranë-Shkodër. Milot-Kukës si dhe në autostradën Tiranë-Elbasan.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E diel, 22 KORRIK 2018


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

VIP

13 E diel, 22 KORRIK 2018

Njihuni me disa sekrete të jetës së Elvis Presley, mbretit të Rock & Roll Elvis Presley ka lindur më 8 janar 1935 në ora 4:35 në mëngjes. Ai ishte aktor dhe këngëtar amerikan me famë botërore. Elvis konsiderohet si një ndër figurat kulturore më të shquara të shekullit të 20 dhe njihet edhe si "Mbreti i Rock and Roll-it" apo thjesht "Mbreti". Më 16 gusht 1977, Elvis Presley vdiq në Graceland Memphis, Tennesi, në shtëpi nga ataku kardiak në moshën 42 vjeç. Ja disa gjëra interesante rreth jetës së tij. 1. Elvis ishte profesionist në karate. Ai nisi artet marciale nën udhëheqjen e mësuesit japonez Jurgen Seydal, i cili përfundoi detyrimet e tij ushtarake në Gjermani në vitin 1958. Forma e tij e preferuar e ndeshjes ishte American Kenpo. 2. Me 21 dhjetor 1970, Presley takoi presidentin Nixon në Shtëpinë e Bardhë. Presley kishte organizuar takimin me anë të një letre 6-faqëshe dërguar Presidentit, në të cilën shprehte dëshirën për krijimin e një zyre për mbrojtjen ndaj rrezikut të drogës dhe duhanit. Gjatë takimit të tij me Nixon, Presley dënoi grupin muzikor "The Beatles" si jo amerikanë, për shkak të arrestimit të hapur të tyre për drogë

I propozon për martesë, këngëtari shqiptar ndërpret koncertin dhe puth fansen

dhe politikat anti-Vietnameze. Nga ana e tij, Nixon i solli ndërmend Presleyt nevojat e tij për ruajtjen e kredibilitetit. Megjithatë, Nixon ia plotësoi kërkesën Presleyt. 3. Performimi i parë në radio për Elvis ishte në stacionin WHBQ të Memfisit, në emisionin "The Red, Hot and Blue Right", në 1954. Dj Dewey Phillips luajti "That's All" dhe një fundjavë më pas Sun Records kishte fituar 6,000 vende në pozicionim për këngët "That's All Right" dhe "Blue Moon of Kentucky". 4. Asnjë nga dokumentarët mbi filmat apo muzikën e Elvisit nuk

janë nominuar kurrë për Oskar në ndonjë kategori. Ai bëri 31 filma dhe 2 dokumentarë muzike. 5. Performanca e parë e tij ishte në një garë në Mississippi-Alabama dhe Dairy Show. Elvis, u regjistrua për të kënduar, i veshur si kauboj. 6. Elvis regjistroi më shumë se 600 këngë në karrierën e tij muzikore, por nuk shkruajti asnjë prej tyre. 7. Elvis nuk hante asgjë veç mishit, domateve dhe puresë së patateve për dy vjet. 8. Elvis Presley, sipas rezultateve të autopsisë, në kohën e vdekjes kishte 10 droga të ndryshme në trup.

George Michael vrau veten në tentativën e pestë George Michael është vetëvrarë. Ish i dashuri i këngëtarit zbulon se George kishte kryer më parë dhe 4

herë të tjera tentativa vetëvrasjeje. Fadi Fawaz thotë se ylli i pop-it vrau veten dhe se trupi i tij u gjet 24 orë më

pas, në fund të dhjetorit 2016. Detajet e këtij rrëfimi janë zbuluar nga emailet e Fawaz që "The Sun" kishte arritur të sigurojë. "Më lër të them. George vdiq ditën e datëlindjes së nënës së tij. Kjo i jep përgjigje shumë pyetjeve. Të mos përmendim më pas se ai kreu 5 herë tentativa vetëvrasjeje dhe hera e fundit ishte fatale", shkruante ai. Pretendimet e Fawaz vijnë pas postimeve në twitter në fillim të 2017 ku ai thoshte se e vërteta nuk është zbuluar ende, por më pas u shpreh se Twitter-i i tij ishte sulmuar. Mamaja e George Majkëll, Lesley Harrison lindi më 24 dhjetor 1938 dhe humbi jetën pas betejës me kancerin në 1997. Parukieri gjeti trupin e pajetë të yllit të pop-it në banesën e tij. Fawaz vazhdon të jetojë në vilën 5 milionë dollarëshe, ku bashkëjetonte më George Michael.

Këngëtari shqiptar i hitit "Non mi avete fatto niente", është kthyer në një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar dhe italian. Ai me këngët e tij dhe zërin e veçantë ka vjedhur zemrat e të gjithëve dhe ka një numër të lartë fansash. Ermal Meta së fundmi ka qenë në një koncert në 'Mofletta të Barit' ku i ka ndodhur një ngjarje e papritur. Ai është surpizuar teksa njëra nga fanset e tij i ka propozuar për martesë në mes të koncertit. Ermali ka qenë duke kënduar, teksa ka mbetur pa fjalë ku një vajzë e quajtur Francy ka ngritur një pankartë ku shkruante se donte të martohej me të, shkruan Xing.al. Ermali ka ndërprerë në këtë moment koncertin dhe ka shkuar ka gjetur vajzën dhe e ka përqafuar dhe puthur përzemërsisht, duke e falënderuar kështu për dhuratën.

Pas shumë kohësh, Julia Roberts shihet me bashkëshortin Danny Moder Julia Roberts është fotografuar me një fustan shumngjyrësh, në një plazh në Malibu të premten në mëngjes. Aktorja 50-vjeçare që fitoi çmimin Oskar u fotografua së bashku me bashkëshortin e saj, Danny Moder. Ai dukej shumë i kujdesshëm për Julian, duke i ardhur në ndihmë ndërkohë që po ecte përgjatë bregut në fustanin e gjatë që zvarriteshin në rërë. Pjesa e sipërme ishte e zezë dhe pa mëngë ndërsa gjysma e poshtme ishte prej tyli blu, rozë, të kuqe dhe të verdhë.

"Krimineli" seksi dhe e dashura e tij, tepër të dashuruar në Capri Krimineli më i famshëm në botë, Jeremy Meeks shijon puthjet pasionante me partneren e tij Chloe Green, e cila është bërë nënë për herë të parë para pak javësh. Ata kanë vendosur që këtë sezon veror ti nisin pushimet në Capri dhe janë fotografuar në një jaht luksoz. Edhe pse ka vetëm pak kohë që ka sjellë në jetë një fëmijë, trashëgimtarja e "Top Shop" është kujdesur për trupin dhe duket në formë të përsosur. Të dy janë fotografuar në disa momente të bukura duke shkëmbyer puthje pasionante.


FORUM

14

E diel, 22 KORRIK 2018

Fundi i NATO-s?

ANALIZË Nga Carl Bildt

ANALIZË

Çfarë ka mbetur nga NATO dhe rendi transatlantik, pas javës së trazuar të presidentit amerikan Donald Trump në Bruksel, Mbretërinë e Bashkuar dhe Helsinki, ku ai mbrojti presidentin rus Vladimir Putin, kundër akuzave për luftë kibernetike nga agjencitë e inteligjencës së SHBA? Po t’i shohësh ngjarjet të shpalosen, me syze ngjyrë roëzë, mund të mendosh se aleanca më e rëndësishme strategjike e Perëndimit është pak a shumë në rregull, apo madje që po rritet edhe më shumë. Në të vërtetë, NATO është në rrezik, dhe fati i saj tani qëndron në duart përbuzëse të Donald Trumpit. Para dhe gjatë takimit të nivelit të lartë të NATO-s, ka pasur shumë kritika për shpenzimet ushtarake të shteteve anëtare. Secili anëtar pritet të rritë shpenzimet e tij në 2% të PBBsë deri në vitin 2024, por Trumpi duket se mendon se kjo tashmë duhet të ishte bërë. Dhe në takimin e javës së kaluar, ai papritmas bëri thirrje për një objektiv të ri prej 4% të PBB-së – që është më shumë sesa shpenzojnë edhe vetë Shtetet e Bashkuara. Gjatë dekadave të fundit, fokusi parësor i NATO-s ka qenë në operacion paqeruajtjeje në vende

P

të largëta, dhe jo funksioni i saj bazë i mbrojtjes territoriale. Për shumicën e shteteve anëtare të BE, dividenti i paqes nga operacionet e aleancës justifikonte shkurtimet në shpenzimet e brendshme ushtarake. Por kjo qasje ndryshoi në vitin 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë dhe nisi sulme të fshehta ushtarake në Ukrainën Lindore. Që atëherë, buxhetet e mbrojtjes së shteteve anëtare të NATO-s janë rritur mesatarisht me rreth 4% në vit, duke e bërë objektivin e 2024 të arritshëm. Më thelbësisht, ankesa e Trump se SHBA është duke marrë një pjesë të padrejtë të barrës për mbrojtjen kolektive të NATO-s, është e dyshimtë. Ndërkohë që buxheti ushtarak i SHBA-së barazohet me rreth 72% të shpenzimeve të mbrojtjes së të gjitha vendeve anëtare të NATO-s të marra së bashku, rreth tre të katërtat e shpenzimeve ushtarake amerikane drejtohen në rajone të tjera, jashtë Evropës. Rreth gjysma e buxhetit të mbrojtjes amerikane është shpenzuar për mbajtjen e një pranie në Paqësor, dhe një çerek tjetër është shpenzuar për operacionet në Lindjen e Mesme, komandën dhe kontrollin strategjik

bërthamor dhe fusha të tjera. Për më tepër, megjithëse SHBA ka rritur ndjeshëm shpenzimet e saj të mbrojtjes në Evropë gjatë viteve të fundit, vlen të kujtojmë se shumica e forcave dhe objekteve amerikane aktualisht janë të fokusuara në harkun gjeostrategjik nga India në Afrikën e Jugut. Me baza të tilla si Ramstein, Fairford, Rota, Vicenza dhe Sigonella , SHBA ka përdorur prej kohësh Evropën si një terren për dërgimin e forcave gjetkë. Dhe pajisjet e paralajmërimit të hershëm dhe të vëzhgimit që mbajnë Shtetet e Bashkuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe Norvegji, janë atje për të mbrojtur SHBA-në kontinentale, jo Evropën. Fakti është se shpenzimet totale të mbrojtjes evropiane janë rreth dy herë më shumë se sa shpenzimet e SHBA për sigurinë evropiane, dhe gjithashtu dyfishin e asaj që Rusia shpenzon për mbrojtjen, sipas vlerësimeve të Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes të SHBA. Rëndësia kritike e forcave të komandës, kontrollit dhe inteligjencës të SHBA në Evropë nuk duhet minimizuar, por duhet që të paktën të vendoset në perspektivë. Ndonëse ushtria e SHBA solli së fundmi brigadat e veta në Evropë për ushtrime

stërvitore, trupat e stacionuara në mënyrë të përhershme janë të pajisura vetëm për ndërhyrje të kufizuara. Kjo është arsyeja pse NATO duhet të vazhdojë të përmirësojë kapacitetet e saj mbrojtëse në Evropë. Më e pakta, Evropa ka nevojë për më shumë forca ushtarake dhe ato forca duhet të jenë të pajisura për vendosjen e shpejtë në zona kritike. Komanda e re e lëvizshme që po krijohet në Gjermani është një hap i parë premtues. E megjithatë, avantazhet e Rusisë mbi NATO-n kanë të bëjnë më shumë me burimet sesa me komandën dhe kontrollin. Si një vend i vetëm, forcat ushtarake të Rusisë janë më të integruara dhe mund të vendosen më shpejt në ndjekje të direktivave strategjike nga Kremlini. Kjo qartësi u tregua mjaftueshëm në Krime në vitin 2014 dhe në Siri vitin që pasoi. Nga ana e saj, NATO ka një strukturë komande thellësisht të integruar për forcat që i janë caktuar. Por kjo vështirë se do ketë rëndësi, nëse vendimet politike për të shpërndarë forcat ose për të nisur operacionet nuk merren në kohë. Në çdo konfrontim ushtarak, uniteti i vullnetit dhe shpejtësia e vendimmarrjes së nivelit të lartë, janë ato që përcaktojnë rezultatin. Problemi është se ndërsa

kapaciteti ushtarak i NATO-s po përmirësohet, kapaciteti vendim-marrës politik po përkeqësohet. Imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse një vend anëtar i NATO-s do të lëshonte alarmin që Rusia po nis një operacion ushtarak të fshehtë si ai i Krimesë, brenda kufijve të vet. Pastaj, imagjinoni sikur agjencitë e inteligjencës amerikane të konfirmonin se një akt i tillë agresioni ishte vërtetë duke ndodhur, pavarësisht nga mohimet e Putinit. Dhe në fund, imagjinoni si do të reagonte Trumpi. A do i telefononte Putinit për ta pyetur çfarë po ndodh? Dhe a do të bënte Putini një tjetër “ofertë të pabesueshme”, për të ndihmuar hetuesit e SHBA që t’i shkojnë deri në fund gjërave? Më troç: A do të vinte në punë Trumpi parimin e mborjtjes kolektive, sipas Nenit 5 të Traktatit të NATO-s? Apo do të hezitonte, do të vinte në dyshim informacionet, do të injoronte aleatët e SHBA, dhe besonte mohimet e Putinit? Këto janë vërtetë pyetje shqetësuese për t’ia bërë një presidenti amerikan. Dhe tani do të qëndrojnë varur për një kohë të gjatë, mbi kryet e Evropës. Project Syndicate. Në shqip nga bota.al.

Dilemat rreth pyetjes së referendumit në Maqedoni

artitë politike ende nuk kanë arritur një marrëveshje konkrete për modalitetet e referendumit që duhet të mbahet në vjeshtë lidhur me marrëveshjen për emrin me Greqinë. Çështjet që duhet të harmonizohen kanë të bëjnë me formën e referendumit dhe pyetjen që duhet të parashtrohet. Kryeministri Zoran Zaev, pas një takimi me liderët të mërkurën, në të cilën nuk mori pjesë opozita, tha se qëndrimi i tij, si dhe i partive që kanë marrë pjesë në atë takim, është që referendumi të jetë konsultativ, ndërsa pyetja të jetë përafërsisht në formën se “A jeni për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me pranimin e Marrëveshjes me Greqinë?”. Kreu i VMRO DPMNE-së në opozitë, Hristijan Mickovski, nuk i ka komentuar detajet pas takimit të dytë të enjten, por ka thënë se në këtë çështje kaq të ndjeshme dhe të rëndësishme për të ardhmen e vendit, nuk duhet të ketë mashtrime, porse pyetja duhet të jetë konkrete. Dallime në qëndrime për pyetjen e referendu-

mit ka edhe mes njohësve të çështjeve politike dhe juridike në vend. Vlladimi Bozhinovski nga Instituti për Hulumtime Politike në Shkup, thotë për Radion Evropa e Lirë, se në pyetjen e referendumit të publikuar nga kryeministrit sheh “trik” të pushtetit, pasi esenca e marrëveshjes, sipas tij, nuk ka të bëjë me integrimin, por me ndërrimin e emrit të shtetit. Bozhinovski thotë se kjo krijon hamendje te qytetarët, pasi për disa mund të jetë për anëtarësimin euroatlantik, por jo edhe për ndryshimin e emrit të shtetit. Ai del me një formulim të ri të pyetjes së referendumit. “A jeni për ndryshimin e emrit kushtetues, Republika e Maqedonisë, në Republika e Maqedonisë së Veriut dhe pranimin e pikave tjera të marrëveshjes, me qëllim pranimin e Maqedonisë në NATO dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo do të ishte pyetja, e cila në aspektin metodologjik do të ishte e paanshme dhe e qartë për qytetarët që të mund të vendosin sipas bind-

jeve të tyre”, thotë Bozhinovski. Por, Temelko Ristevski, njohës i së drejtës kushtetuese, për Radion Evropa e Lirë thotë se pyetja e referendumit e publikuar nga kryeministri, duhet të jetë e pranueshme pasi pasqyron qëllimin strategjik të qytetarëve të vendit. Por, ai thotë se pushteti duhet të respektojë çdo vendim që del nga referendumi, pavarësisht pyetjes që mund të përmbajë fleta e votimit. “Pushteti duhet të respektojë vullnetin e qytetarëve. Referendumi bazuar në përcaktimet kushtetuese mund të jetë konsultues dhe obligues. Qeveria ka paralajmëruar se ai do të jetë konsultues, por edhe në këtë rast vota e qytetarëve ka peshën më të madhe se çdo vendim tjetër. Pra, edhe sikur të jetë konsultues dhe vendimi i tyre të jetë negativ, pushteti këtë duhet ta respektojë edhe pse kjo do ta ndërlikonte situatën”, thotë Temelko Ristevski, njohës i çështjeve kushtetuese. Arsim Sinani nga Qendra studime ndërkombëtare dhe hulumtime ballkanike nuk komenton

debatet për pyetjen e referendumit, por thekson nevojën e patjetërsueshme që marrëveshja me Greqinë të zbatohet pa hamendje. “Është një marrëveshje ndërkombëtare që i zgjidh problemet mes dy shteteve, dhe në këmbim të kësaj, qytetarët e Maqedonisë fitojnë të ardhmen e tyre evropiane dhe euroatlantike. Është një marrëveshje e dhimbshme, por e domosdoshme dhe e rëndësishme për të ardhmen jo vetëm të IRJM-së, por edhe të Ballkanit në përgjithësi”, konsideron Sinani. Takimi i radhës i partive për çështjen e referendumit, por edhe për aspekte tjera, në veçanti për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, pritet të mbahet të dielën apo të hënën. Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se shpreson që referendumi dhe ndryshimet kushtetuese të kryhen më së voni deri në fund të vitit, apo pjesën e parë të janarit të vitit 2019, që Greqia të mund të ratifikojë marrëveshjen para zgjedhjeve që do të mbahen në këtë vend në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. RFE


RAJON B

eogradi i ndaloi hyrjen në territorin e Serbisë, kreut të diplomacisë kosovare, Behxhet Pacolli, i cili planifikonte të merrte pjesë në konferencën e Këshillit Kombëtar Boshnjak të Serbisë që zhvillohet në Novi Pazar. Autoritetet e Serbisë i refuzuan një vizitë në Novi Pazar, shefit të diplomacisë kosovare Behxhet Pacolli, duke shkaktuar indinjatë tek ky i fundit, i cili veprimin e qeverisë së Serbisë, e cilësoi për keqardhje. Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, ishte ftuar për të marrë pjesë në një konferencë dy ditore të Këshillit Kombëtar Boshnjak të Serbisë që zhvillohet në Novi Pazar, në juglindje të Serbisë. "Republika e Kosovës ka vepruar gjithmonë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit mbi vizitat e zyrtarëve të lartë dhe ka respektuar procedurat e kërkuara. Ky rast tregon përsëri se Beogradi nuk është i angazhuar të respektojë Marrëveshjet e Brukselit dhe shkakton tensione të panevojshme për të parandaluar vizitat e zyrtarëve të lartë të Kosovës në territorin e Serbisë. Ne, sot jetojmë në shekullin, ku lëvizja e lirë e njerëzve është e drejtë fundamentale e njeriut dhe çdo shtet e Qeveri duhej ta respektoj atë. Kosova ka respektuar këto të drejta me përkushtim të madh dhe do t'i respektoj gjithmonë derisa mos të abuzohet me to, si

15 E diel, 22 KORRIK 2018

Pacollit i ndalohet hyrja në Serbi, reagon Prishtina zyrtare

në shumë raste që ka ndodhur në të kaluarën me mysafirët nga shteti fqinj verior", thuhet në njoftimin e MPJ-së së Kosovës, duke paralajmëruar masa reciproke kundrejt autoriteteve të Beogradit. Kosova nuk lejoi hyrjen e Aleksandvr Vulin Nga ana tjetër autoritetet e Prishtinës tre javë më parë i ndaluan hyrjen në Kosovë min-

istrit serb të mbrojtjes, Aleksandër Vulin, i cili kishte parlajmëruar pjesëmarrjen në një tubim të serbëve në shënimin e 629 vjetorit të betejës së Kosovës, e njohur si "Vidovdani serb". Ministrit Vulin ju ndalua hyrja në Kosovë, si u tha, për shkak të "deklaratave nxitëse në raport me Kosovën". Në reagimin e saj Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, tha

se "ndalesa që i iu bë ministrit serb të mbrojtjes Vulin që të hyjë në Kosovë, "është një veprim skandaloz i Qeverisë së Kosovës". "Është e qartë që një vendim i tillë është sjellë në koordinim ndërmjet Prishtinës dhe Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, me qëllim që ta poshtërojnë Serbinë", u tha në komunikatën e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Sidoqoftë Prishtina dhe Beogradi kanë hyrë në fazën fillestare të asaj që quhet faza e fundit e dialogut, ku po kërkohet një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi që do të përmirësonte marrëdhëniet. Mirëpo, kohët e fundit në dialogun Kosovë-Serbi është ashpërsuar retorika politike ndërmjet politikanëve dhe pozicionet e tyre duken tejet të largëta. Në takimin e fundit që zhvilluan në Bruksel, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me praninë e shefes së diplomacisë evropiane, Federika Mogherini, takimin e përshkruan si më të vështirin që nga nisja e dialogut gjashtë vjet më parë. Kosova dhe Serbia tash e gjashtë vjet zhvillojnë dialog për përmirësimin e marrëdhënieve, ndërsa nga Bashkimi Evropian po kërkohet tani një marrëveshje përfundimtare ligjërisht e obligueshme. Ndër marrëveshjet e para Kosovë-Serbi ishte liria e lëvizjes se qytetarëve të të dyja vendeve, ndërsa, sa i përket vizitave të zyrtarëve të lartë të Serbisë në Kosovë, ato duhen paralajmëruar dhe duhet lëshuar leje e posaçme nga qeveria e Kosovës.

Thaçi e Vuçiq s'e përjashtojnë mundësinë e ndryshimit të kufijve N

dryshimi i kufijve të Kosovës nëpërmjet marrëveshjes së fazës përmbyllëse të dialogut nuk është përjashtuar të premten as nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Madje, ka lënë të kuptohet se shkëmbimi i territoreve me Serbinë përbën opsion në tavolinë. Pas një bashkëbisedimi që e ka pasur në rezidencën e tij me studentë të juridikut, kreu i

shtetit është pyetur në lidhje me një qëndrim të ri amerikan përkitazi me territorin, shkruan Koha Ditore. "Çdoherë, këshillat, sugjerimet e SHBA-së kanë qenë të mirëseardhura për ne. Mendoj dhe vlerësoj se edhe deklarimi i sinqertë dhe shumë i përgjegjshëm i ambasadorit të SHBA-së, duhet të merret seriozisht nga të gjithë, pa dallim", ka thënë presidenti Thaçi. "Një gjë duhet kuptuar: kur të flet ambasadori i një vendi, flet shteti. E kësaj radhe ka folur ambasadori i SHBA-së, shtetit më të fuqishëm në botë, prej të cilit i kemi të gjitha të mirat ne". Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, gjatë një interviste që të enjten mbrëma e ka dhënë në Rubikon të KTV-së, nuk e ka mbrojtur qëndrimin e dhënë në të njëjtin emision në vitin 2017. Atëherë kishte deklaruar se "për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndarja e vendeve apo rindarja e vendeve përgjatë vijave etnike mbetet plotësisht 'jashtë tavolinës'". E, të enjten, atij i janë bërë pesë pyetje rreth së njëjtës çështje. Por, ka refuzuar të japë një përgjigje konkrete, nën arsyen se nuk do të flasë për atë se çka mund të jetë një element i ujdisë përfundimtare.

Haradinaj takon Dimitrov, nuk flitet për tensionet e fundit

N

dërsa marrëdhëniet e Kosovës me Maqedoninë janë ten sionuar pas vendimit të qeverisë kosovare për të mbrojtur produktet vendore, dje Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur Ministrin e Jashtëm maqedonas Dimitrov. E megjithatë, sipas Haradinaj takimi ka kaluar shumë mirë ndërsa nuk është folur për këtë çështje. "Lidhjet e forta brenda rajonit tonë përshpejtojnë avancimin e perspektives së përbashkët euro-atlantike. Prita sot Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov, me të cilin patëm një diskutim të hapur për të gjitha temat e interesit të përbashkët, me theks të veçantë për progresin e arritur në marrëveshjet bilaterale ndërmjet dy vendeve tona. Bashkëpunimi i ngushtë ekonomik dhe shkëmbimet tregtare ndërmjet shteteve ngrisin mirëqenien e popujve dhe në këtë kontekst, raportet tona me Republikën e Maqedonisë janë të shkëlqyera", shkruan Haradinaj.


SPECIALE

16 E diel, 22 KORRIK 2018

Pesë gratë shekullore, njihuni me sekretin e jetëgjatësisë së tyre

G

ratë që kanë lindur që në shekullin e 19-të, cilat janë ato? Cili është sekreti i tyre? A është e vërtetë që në Japoni jetojnë mbi 50 mijë njerëz 1 shekullor dhe që meritat shkojnë veccanërisht për peshkun dhe orizin si ushqim. Më poshtë do të njiheni me pesë gratë më të vjetra në moshë, të cilat kanë prekur edhe 3 shekujt. Gertruda Vivier Gertruda Vivier është amerikania më e vjetër. Është lindur më 4 korrik 1898, në ditën e pavarësisë së SHBA dhe për këtë shkak ajo pohon të jetë ende grua e pavarur. Kjo damë nga Arkanzasi pohon se besimi e ka sjellë deri në këtë moshë. Ajo është martuar në vitin 1915 dhe ka katër fëmijë. Tani është në shtëpinë e pleqve, pasi nuk lëviz dot, ndërsa rregullisht e viziton mbesa e saj, 78 vjeç. Ajo thotë se ditën e kalon, duke bërë manikyr dhe duke e lexuar Biblën, ndërsa sekreti i jetëgjatësisë së saj fshihet në dashuri.

Misao Okawo Misao Okawo në mars të këtij vitit kremton 117 vjetorin e lindjes dhe ajo, sipas Librit Guinness është më e vjetra në botë. Kjo stërgjyshe jeton në Osaka, Japoni. Ajo thotë se sekreti i jetës së gjatë së saj është në sushi, tetë orë gjumë dhe relaksim. Misao ka lindur në vitin 1898 dhe është martuar në vitin 1919. Ka tre fëmijë, katër nipa dhe gjashtë stërnipa. Burri i ka vdekur në vitin 1931.

Jarilian Tali Jarilian Tali është 115 vjeç dhe jeton në Michigan. Ka lindur në vitin 1899 dhe ka vajzën Telma (76 vjeç) me të cilën jeton. Ajo është ndër më të vjetrat në Amerikë dhe konsideron për jetëgjatësinë e saj se meritë është ekskluzivisht e Zotit dhe se ajo asgjë nuk mund të bëjë lidhur me këtë.

Suzana Mochate Jons

Jin Calment

Suzana Mochate Jons është njujorkeze, 115 vjeç. Nuk pi duhan dhe fle mirë. I vetmi racioni që konsumon është proshuta, të cilën e adhuron dhe e ha çdo mëngjes. Suzana nuk ka fëmijë, por ka ndihmuar nipërit, duke ju paguar shkollimin.

Personi më i vjetër grua, që ka jetuar ndonjëherë në planet është Jin Calment nga Franca, e cila vdiq në vitin 1997 në moshën 122-vjeçare.


SHOWBIZ

17 E diel, 22 KORRIK 2018

Presidenti Trump një vit me modelen playboy T

ë premten "The New York Times" publikoi lajmin se në shtator 2016 avokati më jetëgjatë i Presidentit Trump, Michael Cohen regjistroi fshehtas një bisedë me të ku flitej për "mënyrën që do të paguanin një ish-modele të Playboy [Karen McDougal] e cila kishte pasur një lidhje intime me të". Menjëherë pas kësaj "The Washington Post" nxorri të tjera detaje nga ngjarja. Ajo citonte "një burim familjar" me regjistrimin mes Cohen dhe Trump të cilët diskutonin që të nënshkruanin një kontratë me vajzën për të bllokuar rrëfimin e saj. Kontrata do të nënshkruhej nga "AMI" një kompani e afërt me National Enquirer. Drejtori i saj, David Pecker e përshkruan veten si mik të afërt të Trump. Pak ditë përpara zgjedhjeve të 2016-ës, "The Wall Street Journal" nxori lajmin se AMI e pagoi McDougal për të drejtat e historisë së saj në gusht 2016, një muaj përpara se Cohen të regjistronte bisedën me Trump. Megjithëse kishte të drejtat "Enquirer" nuk publikoi kurrë asnjë detaj nga kjo histori duke i dhënë zë një praktike të quajtur "kape dhe vrite". Besohet se avokati i Trump pagoi 150 mijë dollarë për heshtjen e modeles. Kur "WSJ" e botoi lajmin, zëdhënësi i fushatës së Trump, Hope Hicks mohoi gjithçka. "Nuk kemi asnjë dijeni për këtë" - tha ai, por nga ajo që u raportua të premten është e qartë se kjo ishte një gënjeshtër. E vërteton këtë operacioni FBI-së në zyrat e Michael Cohen, avokatit të Trump në 9 prill të këtij viti. Biseda e regjistruar

Rita Ora shijon pushimet në Barcelonë, ku është i dashuri? Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka filluar pushimet sërish. Ajo është fotografuar duke pushuar në një jaht në Barcelonë, ku pranë janë dhe disa miq. 27-vjeçarja ka bërë shpesh herë pushime në det gjatë kësaj vere dhe ka treguar se linjat trupore mbeten të përsosura. E veshur me bikini të verdha, ajo duket se po relaksohet nën rrezet e diellit. Nuk dihet nëse pranë këngëtares është dhe i dashuri Andrew, me të cilin u fotografua në skena intime para pak kohësh.

mes avokatit dhe Trump u konfiskua. Avokati i tanishëm i Trump, Rudy Giuliani tha se çdo regjistrim i bërë nga Cohen nuk përbën provë. "Asgjë që është thënë në atë bisedë të regjistruar nuk implikon presidentin. Ai nuk ka pasur asnjë dijeni për pagesën e bërë për modelen nga AMI" - tha Giuliani. Pornostarja Stormy Daniels është në lajmet e para, por Karen McDougal duket një problem më i madh për Trump. CNN raporton se FBI e ka tashmë bisedën e regjis-

truar me Trump dhe Cohen. Sipas të njëjtave burime Trump aty flet për pagesën e modeles me të cilën ai kishte pasur një lidhje gjatë kohës që ka qenë i martuar me Melania. Trump i tha "Times": "Nuk mund ta besoj që Michael do ma bënte këtë gjë" - citon CNN. Pak kohë më parë vetë ish-modelja Karen McDougal foli hapur për lidhjen me Trump duke i kërkuar falje Melania për atë që kishte ndodhur në 1 vit të lidhjes së saj me miliarderin.

Humbi Botërorin, tani humb edhe të dashurën Ylli anglez, Xhesi Lingard bëri një paraqitje të mirë në Botëror, pavarësisht se ekipi i tij nuk e fitoi dot trofeun duke u eliminuar në gjysmëfinale nga Kroacia. Sikur të mos mjaftonte zhgënjimi në Kupën e Botës, tani futbollisti i Mançester Junajtid përballet edhe me një tjetër "fatkeqsi". Futbollisti i njohur është ndarë nga modalja Jena Jena. Ndoshta ky lajm është më i hidhur për lojtarin se eliminimi në Botëror. Nuk dihen ende arsyet e ndarjes së çiftit, por duke parë format e Jenës dhe pamjen e saj, Lingard do jetë duke vuajtur shumë në këto momente.

Sendin më me vlerë që ka, princesha do ia dhurojë së bijës Pavarësisht se jeta prej princeshe e ka futur në një botë krejtësisht të re, Meghan-n gjithnjë ka patur një stil elegant me nuanca mbretërore. Dhe ka diçka nga jeta e saj para se të bëhej Dukesha e Sussex-it, të cilët ish-aktorja e ruan me fanatizëm për vajzën e saj. Gjatë kohës që luante në serialin Suits, Markle i dhuroi vetes një orë të pakohë. Thuhet, se që prej momentit që bleu orën me vlerë rreth 4200 paund, e vendosi që do t'ia trashëgojë të bijës. Edhe nëse asokohe nuk e mendoi askush se vogëlushja do të ishte vajza e një princi, Meghan nuk është lëkundur për asnjë çast nga vendimi i saj. Lidhja që ka me orën 100 vjeçare është e veçantë mjaftueshëm për t'u trashëguar brez pas brezi.

Romanca përvëluese, kujdes Emily Emily Ratajkowski dhe bashkëshorti i saj Sebastian Bear-Mcclard, kanë dhuruar show për kalimtarët në New Jork, teksa shëtisnin në një ditë tepër të nxehtë. Mes të sapomartuarve vazhdon romanca "përvëluese", pasi modelja 27-vjeçare u pa teksa ndante puthje dhe përqafime me partnerin e saj 31 vjeçar. Por skena më bombastike që po bën xhiron e rrjeteve ishte ulja e Emily mbi një hidrant zjarri, që padyshim prodhoi komente, pasi të pasmet e bukuroshes u përfshinë të gjitha në tub.


KURESHTI

18 E diel, 22 KORRIK 2018

I dërgon shefes mesazhin e gabuar, detyrohet të lërë punën Mbi 5 mijë persona duan të pijnë lëng skeleti

Një i ri u detyrua të linte punën, pasi i dërgoi shefes së tij gabimisht një mesazh me përmbajtje seksuale, ku supozohej t'ia dërgonte një personi tjetër. Cory Hrobowski ka marrë një mesazh nga një numër i panjohur dhe pa u menduar dy herë ia ktheu mesazhin, duke menduar se bëhej fjalë për ndonjë femër me të cilën kishte pasur lidhje intime. "Duhet të takohemi medoemos të premten në orën 12", shkruante në mesazhin që e kishte pranuar. Ndërkaq, Cory në përgjigjen e tij kishte shkruar: "Pikë së pari, ti nuk mund të më detyrosh të bëj asgjë. E dyta, nuk më kujtohet që kam lënë ndonjë takim". Por më pas e kuptoi se kishte gabuar, pasi bëhej fjalë për shefen e tij të re, e cila i kishte shkruar: "Jam Maribel, shefja jote, ky është numri im i ri". Pasi e kuptoi se kush ishte nuk i kishte kthyer më përgjigje, edhe pse ajo ia kishte bërë me dije se po i shkruan të diskutojnë për kushtet e punës. Megjithatë, ky postim i tij është bërë aq i popullarizuar sa ka marrë mbi 80 mijë pëlqime.

Para disa javësh, arkeologët në Egjipt gjetën një varr (sarkofag) të zi në Aleksandri, të paprekur prej 2 mijë vitesh. Aty u zbulua skeleti i tre personave të një familjeje, të cilët dyshohet se janë djegur të gjallë. Duket se historia e sarkofagut të zi ka nxitur disa dëshira të çuditshme tek njerëzit. Mbi 5.300 njerëz thonë se duan të pijnë nga lëngu i zymtë që u zbulua në sarkofag bashkë me eshtrat e lashta. Dikush krijoi një peticion në "change.org" për të "lejuar njerëzit të pijnë lëngun e kuq nga sarkofagu i errët". Autori beson se "lëngu i skeletit" duhet të bëhet në një pije të gëzuar kështu që kushdo që dëshiron ta pijë mund të marrë fuqitë e tij dhe në fund të vdesë. Ideja u përhap aq shpejt sa u bëri thirrje mijëra njerëzve që të nënshkruajnë peticionin. Në komentet e shumta të njerëzve vihet re se disa kanë dëshirë të pijnë lëngun e skeletit sepse janë të etur, ndërsa të tjerë janë kuriozë për shijen.

Mjekët ishin kundër, vajza vendos me operacion bizhuterinë në sy Një grua në New York mori vendim që të vërë një copë bizhuterie në syrin e saj. Amerika e Oftalmologjisë ishte kundër kësaj procedure. Kristina Kovalevskya është njujorkezja e parë që vizitoi Dr. Emil Chynn në "Park Avenue Laser Vision", për të

vendosur një "zemër të bukur", rreth 3,5 milimetër , në pjesën e bardhë të syrit të saj të djathtë. "Jam person që i dua ekstremet. Dua që ta mbaj atë në syrin tim për aq kohë sa të jetë e mundur. Më pëlqen shumë, por jam duke u përpjekur që të mësohem me të",

ka thënë ajo pas "operacionit". Kovalevskya është shprehur e bindur se çdo vajzë dëshiron të provojë diçka të re. Dr. Chynn, profesor në Harvard dheNYU, procedura e vënies së bizhuterisë në sy është bërë me qindra herë në Evropë dhe në Los Angeles, por asnjëherë më parë në New York. Për të filluar procesin e ai injektoi anestezion në sytë e saj, për të mpirë atë. Pastaj bëri një prerje vogël për të bërë vend për copën e bizhuterisë. "Procedura përfshinë një prerje të vogël në mbulesën e hollë të syve. Pastaj aty është futur platinium. Aty nuk ka nevojë për qepje, sepse prerja është e vogël dhe mbyllet vetvetiu për pak ditë", ka thënë ai. Disa minuta më vonë asaj iu dorëzua një pasqyrë për të parë rezultatin. Ajo mbeti e mahnitur me rezultatin.

Modelja që mashtroi për rrëmbimin e vajzës së saj 12 vjeçe Një modele në Florida është arrestuar, pasi krijoi skemën e rrëmbimit të vajzës 12 vjeç për të futur në kurth partnerin e saj në biznes. Tammy Marie Steffan, 36 vjeç u arrestua për neglizhencën e fëmijës dhe për raportimin e rremë në polici. Ajo është një modele e njohur për mbajtjen e peshave dhe trajnere personale në palestër. Fillimisht, Steffan telefonoi policët me 14 korrik për t'i thënë se një burrë i kishte marrë vajzën nga duart dhe e kishte shtyrë. Më pas i tha se ishte braktisur së bashku me të bijën, si dhe dyshonte se pas kësaj fshihej partneri i saj në biznes. Por, në hetimet e policisë u zbulua se ortaku i modeles ishte në Tampa në periudhën e rrëmbimit dhe nuk kishte lidhje me çështjen. Në të vërtetë, ajo kishte paguar që të krijonte këtë skenë krimi që ta fuste në kurth, por nuk ia doli. Nuk është vendosur ende sa do të dënohet, por i është caktuar shifra e dëmshpërblimit prej 10.150 dollarë.

Kryen seks para martesës, çifti fshikullohet publikisht Një burrë dhe një grua janë fshikulluar publikisht me kamxhik në Indonezi, pasi kryen marrëdhënie seksuale para se të martoheshin. Çifti doli mes turmës në qytetin e Jantho para se të ulej në gjunjë për të përballuar goditjet. Rrahja u krye pavarësisht se guvernatori Aech Irwandi Jusuf premtoi që çifti që të kryente dënimin brenda burgjeve dhe larg nga sytë e publikut. Jusuf tha se do të lëshonte një dekret në mënyrë që dënimi të kryhej brenda burgjeve ku publiku e mediat nuk do të lejoheshin të regjistronin imazhe dhe video. Ai shtoi se fëmijët nuk do të lejohej hyrja e fëmijëve për të parë gjithë ngjarjen. Rrahjet me kamxhik xhiroheshin dhe publikoheshin në rrjete sociale, gjë që është kritikuar

rëndë. Erëin Desman, kreu i zyrës së prokurorëve të Banda Aceh, tha se nuk kishte marrë asnjë dokument që urdhëronte se cështja duhej bërë në privatësi. "Ka të mirat dhe të këqijat për këtë në shoqëri. Pra, ne sugjerojmë që të ulemi përsëri me guvernatorin (për të diskutuar këtë)", u tha ai gazetarëve, duke shtuar se rrahjet me kamxhik do të vazhdojnë të bëhen në publik.


FORUM ANALIZË Nga Marjana Doda

U

trumbetua me të madhe fillimi i procesit të çeljes së negociatave, më 28 Qershor 2018. U angazhuan vende të fuqishme anëtare dhe krerë të vetë institucioneve të BE-së, por gjithçka përfundojë me një përgjigje të thate e shabllone; Vitin tjetër. Pra, "Do çelen në Qershorin tjetër". Kjo e justifikuar për vetë problematikën që ka rajoni i Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, si dhe Shqipëria dhe Maqedonia në veçanti, por dhe më keq, për atë çfarë mbart vetë Unioni në tërësinë e tij. Një përgjigje negative që solli një tis skepticizmi se çelja e negociatave, nuk do të behet jo më në vitin e ardhshëm, por ndoshta kurrë, dhe kjo për shumë arsye. BE është krijuar si një sistem vlerash dhe rregullash të arrira të një shoqërie të emancipuar, është një bashkim politik dhe ekonomik i vendeve anëtare me një synim e qëllim të përbashkët, por nëse seriozisht do mendonim se a meritonte vendi ynë çeljen e negociatave, duhet pranuar se nuk e meritonim. Ndoshta kryeministri Edi Rama u tregua me shumë se ç'duhet optimist me deklaratën e tij, më 17 prill, pas dhënies së rekomandimit për çeljen e tyre, i cili do shprehej:" I dhamë Shqipërisë një staturë të re në arenën ndërkombëtare dhe dolëm nga një tjetër udhëkryq mes së shkuarës dhe të ardhmes". Por ky proces nuk do të bënte me faj as kundërshtarët e tij politik, të cilët për hir të së ardhmes iu bashkuan dëshirës se shqiptarëve, pasi që në muajin Mars 2018 të dy grupet parlamentare PD-LSI dolën me një deklaratë të përbashkët në të cilën u shprehen se;" Ne kërkojmë hapjen e negociatave. I kemi kërkuar dhe i kërkojmë miqve tanë hapjen e negociatave. Është një akt që do ndihmojë shqiptarët që të dalin nga udhëkryqi ku ndodhen sot". Por a do mjaftonte gjithçka e bërë dhe këto deklarata, ndërkohë ende një pjesë e shoqërisë dhe politikës sonë vuan nga atavizmat e mentalitetit osman, të mentalitetit komunist, të mentalitetit satrapist? A do ta meritonim, vallë? Unë them jo. Nuk e meritojmë kur Parlamenti drejtohet nga mentaliteti i vjetër komunist e me debate populiste. Nuk e meritojmë se më në fund doli në pah padrejtësia e sistemit të drejtësisë, ku për 28 vjet politikanët tanë u mburrën se po krijonin shtet ligjor, ndërsa sot procesi i vettingut po zbardh çdo ditë të zezat e dhjetëra gjyqtarëve, prokurorëve e politikanëve të korruptuar, sistem ky ende i pa stabilizuar. Nuk e meritojmë duke qenë vendi i parë në Evropë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, ku krimi i organizuar dhe korrupsioni mbeten shqetësues. Nuk e meritojmë përderisa kemi një administratë publike tejet të politizuar, ku punësimet nuk bëhen nga

zyrat e punës por nga borde partiake të cilët punësojnë militantë e familjarë të tyre. Në rrotacionin politik të radhës mazhoranca e ardhshme ka të drejtën legjitime ta zhbëjë këtë administratë një partiake, atëherë, ku po shkojmë? Nuk e meritojmë se jemi dhe i vetmi vend në Evropë që ne 28 plurarizëm, në çdo fushate elektorale përsëritet i njëjti refren "Ujë dhe drita", premtime që ende nuk janë mbajtur, ndërkohë që sot në vitin 2018, duhet të ishim duke kërkuar një nivel të barabarte jetese me vendet europiane, ku pretendojmë t'u bashkohemi. Këto premtime bazike janë kambanë e minimumit jetik, në të cilin jetojnë shumica e qytetareve të këtij vendi. Si pasojë, e vetmja mundësi jetese është emigrimi, ku me qindra shqiptarë enden dyerve të Evropës për të kërkuar azil. Mbi të nuk e meritonim se nuk mund të shkohet në Evropë me "kazanë" e "tepsia" turke, as me presione e fjalime patetike. Kryeministri Rama duke parë se disa vende, si Franca, Hollanda, etj, ishin

skeptike për çeljen e këtyre negociatave, në një intervistë për një gazetë gjermane do deklaronte: "Përse duhet te bëhem i keq me Presidentin Macron.... Nëse politika europiane errësohet dhe politika afatshkurtër triumfon mbi stategjinë afatgjatë, njerëzit duan të largohen". Gjithçka ndodhi ishte se Macron ishte skeptik për zgjerim në një moment që jo vetëm që vendet kandiduese kanë ende shumë për të bërë, por se dhe vetë Unioni ka problemet e tij. " Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë mund të përdoren si një armë nga politikanët e krahut të djathtë në BE"- do deklaronte ai. Përpos deklaratave të liderëve skeptik, pati nga ata që menduan se ky proces do ti shërbente jo vetëm Rajonit por dhe Unionit në përgjithësi. Kështu, ministri i jashtëm gjerman Heiko Mass për këtë zgjerim në një editorial të Atlantic Council do shprehej:"Pasoja fatale nëse lëmë Ballkanin jashtë BE-së. Shqipëria po ndërmerr reforma ambicioze në

19 E diel, 22 KORRIK 2018

Negociatat ndoshta nuk do të çelen kurrë drejtësi". Ndërsa homologu i tij grek Nikos Kotzias, më 25 Maj do shprehej: "Nëse nuk do çelen negociatat me Shqipërinë do të ketë destabilitet. Kam frikë se nëse Maqedonisë nuk do i jepet një datë për pranim, të gjitha përpjekjet që kemi bërë me sakrifica dhe kompromise të mëdha nga të dyja palët, mund të rrezikohen. Qëllimi është për të shmangur destabilizimin e Ballkanit". Përpos faktorëve të brendshëm, në këtë proces luajtën rol dhe ndikimi i faktorëve të jashtëm, gjë për të cilën ministri Jashtëm Ditmir Bushati do shprehte pesimizmin e tij në një intervistë për "The Japan News" në vizitën e tij në Tokio duke thënë se: "Ne ende nuk kemi parë një strategji të qartë të BE-së se si të punojë me Ballkanin Perëndimor. Ne nuk kemi

dëgjuar liderët europianë që të flasin për rrezikun që Ballkani Perëndimor të përçahet ose të bjerë nën ndikimin e të tjerëve", -nënkuptuar kjo se ky rajon mund të bjerë nën influencat ruse, kineze, turke, etj. Maqedonia mbetet e brishtë, sepse ka një opozitë agresive destabilizuese të dyshuar se është lidhur me faktorë të jashtëm dhe që ende paralajmëron protesta për mos ndryshimit të emrit. Ndërsa Moska zyrtare është shprehur hapur se nuk e shqetëson fakti që Maqedonia po kërkon të futet ne BE, por nuk është dakord me aderimin ne NATO, duke e konsideruar këtë një cënim të sigurisë. Ndonëse kinezët shfaqin në sipërfaqje thjesht interesa tregtare dhe investime, Turqia përveç këtyre, kërkon influenca nëpërmjet religjionit fetar, aq sa Erdogan i konsideron vendet me popullsi myslimane si të tijat. Kërcënimi i hapur që i bëri kryeministrin të Kosovës Ramush Haradinaj, kalojë çdo lloj caku dhe asnjë lider shqiptar nuk reagojë. Rreziku i depërtimit dhe tranzitimit të ele-

menteve ekstremistë e terroristë nga Shqipëria, e bëjnë ende të pasigurt dhe të papërshtatshme atë për familjen europiane. E megjithatë, qoftë nga faktorë të brendshëm apo të jashtëm, çelja e negociatave dështoji. Politikanët fajësuan njëri-tjetrin. Në një intervistë për Zërin e Amerikë, më 28 Qershor Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shpreh se:" Unë mendoj që Shqipëria është në një rrezik shumë të madh, është në një rrezik asimilimi, është në një rrezik të identitetit kombëtar..Ajo cilësojë se opozita ne mënyrë unisone i ka çuar letër komisionierit Hahn për hapjen e negociatave, dhe pse ky i fundit ka shfaqur rezerva lidhur me azilkërkuesit nga Shqipëria apo lirinë e medias. Me gjithë këtë dështim, kryeministri Rama do të vetëngushëllohej dhe do ta konsideronte fitore. Më 26 Qershor do deklaronte;" Pas 72 orësh mes dallgëve të brendshme të BE-së, Shqipëria ia doli të marrë datën për hyrjen në portën e Evropës Bashkuar". Fitore të tillë e quajti dhe homologu i tij maqedonas Zoran Zaev. Deklarata inkurajuese do të bënin dhe liderë të Unionit. Presidenti Këshillit Evropian Donald Tusk do shprehej;" Ministrat e Jashtëm te BEsë e hapën rrugën e fillimit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në Qershor 2019". Ndërsa komisionieri Johanes Hahn me 26 Qershor në Twitter do shkruante: "Rrugëtimi drejt hapjes se bisedimeve të anëtarësimit në Qershor 2019 është i qartë. Një sinjal kyç për rajonin se progresi shpërblehet". Ndërsa në Samitin e Londrës më 10 Korrik do specifikonte se ka patur progres përsa i përket marrëveshjes negociatave mes Greqisë dhe Shqipërisë për kufirin detar dhe çështje të tjera të mbetura pezull. "Duhen ndryshime që të avancohet në Evropë"- do deklaronte ai. Çelja negociatave morì vlerën e mëshirës aq sa dhe k.min Malit të Zi, Dusko Markoviç në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive në Shkodër do shprehej se; " Konfirmoj gadishmërinë e Malit të Zi dhe do ofroja përvojat tona". Megjithate pas një viti ndoshta do ndryshojnë shumë situata. Interesi amerikan në kontributin për NATOn nuk është më si më parë, partneriteti ruso-amerikan në zgjidhjen e shumë problemeve dhe konfliteve kudo në botë po del si domosdoshmeri. Ksenofobia, multikulturalizmi, sfida me një te djathtë ekstreme në rritje, kriza e emigrantëve, Brexit, etj.

ndoshta po krijojnë kushte që vetë BE nuk do të ketë siguri për të ardhmen normale të saj. E krijuar që para 60 vitesh, ende mbetet një Union i dobët që nuk funksionon. Ndonëse kërkon ti përngjajë SHBAve, por ajo duhet të ketë parasyshë kontekstin historik dhe gjeografik që ato u krijuan para dy shekuj e gjysëm, ndërsa nuk funksionuan federatat Sovjetike dhe Jugosllave të formuar nga shtete të kombeve të ndryshme, dhe për rrjedhojë, e njëjta situate mund të ndodhë dhe me Evropën e Bashkuar, që në kaq dekada ende nuk është konsoliduar. Dhe pse për skeptiçizmin për të ardhmen dhe funksionimin e BE është folur nga analistë e liderë të ndryshmëm europianë, një deklaratë e datës 28 Qershor e ministrit të Brendshëm dhe zv/ Kryeministrit italian Matteo Salvini, e bën të zymtë prespektiven e Unionit. "BE është duke u përballur me një krizë ekzistenciale dhe mund të shpërbëhet brenda 12 muajëve të ardhshëm. Përpara kemi zgjedhjet europarlamentare. Brenda një viti do shohim do të ketë ose jo një Evropë të Bashkuar"- do deklaronte ai për revistën gjermane Der Spiegel. Tërësia e faktorëve të brendëshëm e të jashtëm ende nuk të bëjnë optimist në çeljen e negociatave. Vjeshta që po vjen dhe viti i ardhshëm tregon se mund të kemi një klimë me vranësira e "shira politik'' që do bëjë që të shpërfytërohen e lagen shumë marrëveshje. Në vitin 2019 do kemi ngjarje të rëndësishme politike. Në Shqipëri do ketë zgjedhje për pushtetin lokal që mendohet të zhvillohen me një konflikt të fortë politik. Më 23-26 Maj do të zhvillohen zgjedhjet europarlamentare( tashmë pa 73 eurodeputet britanikë pas Brexit), që do të krijojë ndoshta konfiguracionin e një Evrope më të dobët. Gjithashtu humbja e interesit amerikan në zonat e konfliktit, e mbi të gjitha me Rusinë, bën që të bjerë ndoshta dhe interesi për Ballkanin. Gjithsesi, le të shpresojnë se një ditë ndoshta do të çelen negociatat, dhe pse nga sa analizuam duket se ato do vonojnë shumë, në mos nuk do të çelen kurrë. Le të shpresojmë se kësaj aspirate do ti shërbejë konfigurimi i një Evrope më të bashkuar e konsoliduar, por dhe të një Shqipërie më të zhvilluar që mund të ndodhë vetëm me një koalicion me bazë sa më të gjërë dhe një monitorim sa më të rreptë europian, e cila mund të jetë e vetmja shpresë për të ardhmen e dëshiruar.


SPORT Luciano Spalletti ka folur në prag të sfidës miqësore ndaj Zenitit, duke bërë një koment të fazës përgatitore, por dhe të merkatos së deritanishme të ziklatërve. Spalleti ka komentuar edhe kalimin e Ronaldos te Juventusi, duke thënë se ky transferim është një motiv më shumë për lojtarët që ai drejton për të treguar vlerat e tyre, ndërsa e pranon se Juventusi është skuadra për t’u mundur, raporton albeu.com. • Si kanë shkuar përgatitjet e këtyre ditëve? “Kemi punuar mjaft mirë dhe kam vënë re një seriozitet të jashtëzakonshëm te të gjithë djemtë. Më pëlqen shumë fakti që mes tyre ka një miqësi më tepër se normale, pasi kjo nxit shpirtin e sakrificës dhe bashkëpunimit. Këto ditë në grumbullim po na ndihmojnë që të lidhemi edhe më shumë me njëri-tjetrin. • Keni afruar disa lojtarë të rinj. Cili është mendimi i parë që keni krijuar për ta? “Mendimin e parë e kam krijuar që në momentin që kam dhënë miratimin që t’i marrim. Tani po shoh që janë profesionistë të vërtetë dhe me shumë dëshirë për t’u përmirësuar dhe bërë pjesë e grupit. Asamoah dhe De Vrij janë dy elementë me mjaft eksperiencë, që mund t’i cilësojmë si vlera të shtuara. I njëjti diskutim

20

E diel, 22 KORRIK 2018

Luciano Spalletti flet për transferimin e Ronaldos tek Juventusi

vlen edhe për Nainggolan, ndërsa pres që të integrohen sa më shpejt Martinez e Politano. Pastaj është edhe Karamoh, që dha sinjale mjaft të mira sezonin e kaluar dhe këtë vit pres që të bëjë hapin cilësor që i duhet për t’u shndër-

PËRGATITJET PËR SEZONIN E RI

Shkëlqeu në Botëror, Barcelona në sulm për mbrojtësin senegalez

ruar në një titullar. • Çfarë ndikimi ka kalimi i Ronaldos te Juventusi, për skuadrat e tjera? “Juventusi ka qenë skuadra për t’u mundur edhe më përpara, por tani me Ronaldon është bërë

edhe më e vështirë. Gjithsesi jam i bindur që të gjithë mezi presin të tregojnë në fushë se mund të përballen me çdo kundërshtar.

SITUATA

Deschamps: Griezmann mund të fitojë Topin e Artë Didier Deschamps e ka fituesin e tij për Topin e Artë. Sipas trajnerit të Francës, në një intervistë për “L’Equipe”, këtë vit është Antoine Griezmann, që meriton të fitojë çmimin më prestigjioz në futboll në aspektin individual. Francezi, i cili këtë vit fitoi Europa Leaguen me Atleticon dhe Botërorin me Francën, ishte një nga emrat më të lakuar në merkaton e kësaj vere, por ai zgjodhi të qëndronte tek Atletico, që para fillimit të Botërorit. “Nuk është vetëm Griezmann në garë, por ai është një kandidat i madh për ta fituar. Sipas meje, ai e meriton ta fitojë. Topi i Artë do ishte diçka fantastike për të. Kemi parë gjithmonë vetëm 2 emra, Messin dhe Ronaldon. A e meriton Raphael Varane? Sigurisht që po. Ndoshta mund ta fitojë edhe një mbrojtës këtë çmim, por në përgjithësi e fitojnë sulmuesit. Shpresoj me gjithë zemër që ta fitojë një francez, për faktin se fituan Botërorin”, deklaroi Deschamps.

Kur të troket fati në derë thonë t’i hapësh derën dhe për mbrojtësin senegalez, Moussa Wague duket se ka ardhur momenti për të vepruar. Kjo, pasi mbrojtësi i cili aktivizohet në Belgjikë, në radhët e Eupen është një objektiv i Barcelonës. Sipas “Mundo Deportivo”, kjo situatë ka nxitur diskutime me Eupen lidhur me një marrëveshje të mundshme gjatë kësaj merkatoje. Raporti sugjeron që Wague fillimisht do të kalonte kohë tek skuadra B e katalanasve, por gjigandët spanjollë po kërkojnë të spostojnë Sergi Roberto nga e djathta në mesfushë, duke krijuar hapësira në prapavijë. Drejtori sportiv Eric Abidal dhe menaxheri i përgjithshëm Pep Segura thuhet se po punojnë për një marrëveshje me Eupen në mënyrë që Wague të transferohet në Katalonjë përpara startit të sezonit. Wague e nisi karrierën e tij në Belgjikë, por 19-vjeçari e tregoi veten në skenën botërore, duke përfaqësuar Senegalin në Kupën Botërore. Wague ka bërë gjithsej 40 paraqitje për skuadrën e Eupen, ndërkohë që në 12 raste është aktivizuar me kombëtaren afrikane.

AURELIO DE LAURENTIS

Presidenti i Napolit: Sarri po më ç’montonte ekipin

Në një intervistë për Sky Sport, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis ka folur për të gjithë në vigjilje të sezonit të ri. Shumë karizmatik, De Laurentiis komenton çështjen Sarri tek Napoli, apo edhe polemikat e fundit që ka krijuar me komentet për moshën e disa lojtarëve, të cilët ai i quan të vjetër. Benzema i zemëruar pse e quajti të moshuar – “Benzema nuk është i vetëdijshëm për ironinë tonë në radio. Më vjen keq që u zemërua, por në asnjë mënyrë nuk kam dashur të shfaq mungesë respekti. Ndoshta do e merrja disa vite më parë, por tani ai nuk bën për ne. As Di Maria nuk është në objektivat tanë. Cavani – “Nuk po mundohem ta marr në ekip, fjalët që kanë dalë nuk janë të vërteta. Nëse dua të blej një lojtar, do shkoj të merrem vetë me negociatat. Sulmues i ri në ekip – “Ne kemi në ekip Milik që shënon sa herë që luan, por nuk ka pasur shumë fat me dëmtimet. Mertens gjithashtu ka shënuar shumë gola. Verdi mund të luajë në shumë pozicione në sulm. Gjithashtu, edhe Ingleze ka shënuar shumë te Chievo. Në fund, e vendos Ançeloti se kë mund të mbajmë apo jo në sulm. Sarri – “Sarri u shpreh se kemi gabuar të dy, edhe unë edhe ai. Nuk më pëlqeu diçka e tillë, pasi unë nuk besoj të kem gabuar. Unë mund ta ndaloja të mos ikte nga drejtimi i skuadrës, pasi ishte nën kontratë. Edhe lojtarët kanë dhënë gjithçka pa bërë shumë fjalë, edhe kur i ka përdhunuar në stërvitjet e tij të shkëlqyera. Pastaj, akoma më keq, ai donte të më çmontonte ekipin, për t’i marrë me vete lojtarët në Angli. Në fund mori vetëm Jorginhos, sepse ishte zgjedhje e Ançelotit që të mbante në ekip Diavaranë dhe të çonte Hamshik para mbrojtjes”, deklaroi numri një i Napolit.


SPORT

21

E diel, 22 KORRIK 2018

“Teeqzy” dhe “Verrmax” ishin dueti që i dha ekipit të Milleniumit, Kupën e Botës në lojërat në internet në DreamHack të Valencias 17-vjeçari shqiptar, Klaivert Dervishi, ishte pjesë e duetit që fitoi zemrat e spektatorëve në “DreamHack” të Valencias, duke fituar konkursin e lojrave “Fortnite”, i cili i dha ekipit fituese 5.000 euro. Në atë që duket si një hobi për disa, Dervishi ka gjetur një pasion të cilin ai ëndërron ta kthejë në profesion. Duke thyer rekordin e tij të tretë botëror më 28 qershor në kategorinë solo vs. duo, (i vetëm përballë dy personave) ai arriti 31 “eliminime”, Dervishi thotë se po mendon të fillojë një ditë lojën e vet, ose të bëhet kreu i eSports, një formë e konkurrencës duke përdorur video lojërat. Prillin e kaluar, Dervishi, i cili përdor emrin “Teeqzy” në platformat e tij të lojrave online, vendosi një rekord botëror absolut prej 43 “të vrarësh” në kategorinë solo vs skuadër (i vetëm përballë një skuadre)-ky mbetet numri më i madh i të “vrarëve” që një lojtar ka arritur në një betejë Fortnite Royale, në të gjitha platformat dhe format e lojës. “Emri im online “Teeqzy” nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë”,-tha Dervishi për gazetën “Tirana Times”, edhe se: “Unë thjesht klikova rastësisht në tastierë dhe doli emri Teeqzy”. I ndjekur nga rreth 126.400 abonentë në kanalin e tij në YouTube, Dervishi ndryshon nga lojtarë të tjerë në aspektin e performancës së tij, ndërkohë që është e zakonshme që lojtarët e Fortnite të nën-performojnë gjatë sesioneve të lojrave të drejtpërdrejta në Youtube, ai arriti rekordin e tij 43 gjatë një sesioni të lojrave të drejtpërdrejta , një kohë që luante edhe rolin e moderatorit. Adoleshentit shqiptar, i cili jeton në Belgjikë, i janë ofruar vende pune dhe paga të konsiderueshme nga disa nga kompanitë më të mira të lojrave në botë. “Unë luaj shumë orë çdo ditë, në mënyrë që të stërviten. Unë nuk e ndiej si kalon koha, sepse luaj me pasion dhe kur

17-vjeçari shqiptar kampion i “eSports”, një formë e konkurrencës duke përdorur video lojërat Pasion

“Unë luaj shumë orë çdo ditë, në mënyrë që të stërviten. Unë nuk e ndiej si kalon koha, sepse luaj me pasion dhe kur nuk më pëlqen, thjesht ndalem dhe kaloj kohën me gjëra të tjera”.

Dueti

“”Teeqzy” dhe “Verrmax” ishin dueti që i dha ekipit të Milleniumit Kupën e Botës në lojërat në internet në “DreamHack” të Valencias, një ngjarje sportive që gjithnjë e më shumë po fiton vëmendje edhe në Shqipëri”.

nuk më pëlqen, thjesht ndalem dhe kaloj kohën me gjëra të tjera. Prindërit e mi ishin të shqetësuar në fillim, pasi ata kryesisht mendonin për studimet e mia, por unë u tregova se mund t’i kushtoheshin kohë lojrave sa më shumë studime, dhe

kështu fitova besimin e tyre”, thotë Dervishi. Fjalët e tij nuk janë vetëm fjalë dhe rezultatet e tij janë provë e kësaj, Dervishi mbaroi shkollën e mesme me rezultate të larta, ndërkohë që 17-vjeç ka të ardhurat e tij. “Të jesh i pavarur financiarisht 17-

SULMUESI

Benzema del në skenë për Milanin

Pas Ronaldos duket se një tjetër lojtar është drejt largimit nga Reali i Madridit dhe ai është Karim Benzema, i cili prej vitesh mban peshën e sulmit te madrilenët. Nëse me Napolin gjithçka u mbyll një ditë më parë mes replikave të Presidentit të Napolit dhe lojtarit, tashmë në skenë për francezin ka dalë pikërisht

Milani, i cili fitoi të drejtën e pjesëmarrjes në Europa League. “Sky Sport” në Itali shkruan se përfaqësuesi i lojtarit pritet të ketë një takim gjatë javës me drejtuesit e Milanit për një transferim të mundshëm, megjithëse paga e lojtarit mbetet një problem, pasi Benzema kërkon 8 milionë euro në sezon plus bonuset.

vjeç është fantastike. Unë jam i vetëdijshëm se unë jam shumë me fat, por megjithatë unë jam duke u përpjekur të qëndroj me këmbë në tokë, të jem i kujdesshëm, me paratë. Unë nuk shpenzoj për shumë gjëra, përveç ndoshta për mjetet apo pajisjet që janë të nevojshme në lojë. Unë gjithashtu po përpiqem të kursej që të jem në gjendje të financoj projektet e mia të ardhshme”. Pjekuria e tij dhe niveli i besimit kur bëhet fjalë për lojën në kompjuter dhe të ardhmen e tij kanë arritur të fitojnë gjithashtu besimin dhe mbështetjen e prindërve të tij. “Para së gjithash, luaj për pasion, jo para apo popullaritet. Unë jam i njëjti njeri që isha kur fillova lojën i dhe mbi të gjitha sigurisht unë jam shqiptar, para se të jem belg”, thotë Dervishi, për atë që ndoshta është pyetja më e

shpeshtë që vjen nga fansat dhe media shqiptare. “Kam mbajtur kontakte me vendin tim, Shqipërinë, përpiqem të vizitoj sa më shpesh që të jetë e mundur, kur kam kohë. Unë përpiqem që të shfrytëzoj sa më mirë kohën të shoh familjen time dhe të liroj atje… familja vjen përpara çdo gjëje tjetër”, përfundon ai. “Teeqzy” dhe “Verrmax” ishin dueti që i dha ekipit të Milleniumit Kupën e Botës në lojërat në internet në “DreamHack” të Valencias, një ngjarje sportive që gjithnjë e më shumë po fiton vëmendje edhe në Shqipëri, për shkak të popullaritetit të saj, por edhe për shkak të hulumtimeve të fundit që tregojnë lidhje midis aftësive të lojës dhe inteligjencës, duke hequr kështu stigmën e lidhur me shpenzimin e shumë orëve para kompjuterit.

KIERAN TRIPPIER

Real kërkon mbrojtësin që shkëlqeu në Botëror Tottenham duket se ka marrë një ofertë nga Real Madrid për mbrojtësin e djathtë, Kieran Trippier. Burimet e afërta me lojtarin kanë folur për “The Sun” rreth transferimit të mbrojtësit të Anglisë, duke treguar se lojtari është në dijeni të interesit të Realit. Kuptohet që paraqitjet mbresëlënëse të Trippier për Tre Luanët në Kupën e Botës, e kanë bërë atë një objektiv kryesor për klubet e mëdha në Angli dhe Europë. Trippier, 27-vjeç, u transferua te Spurs nga Burnley për vetëm 3.5 million paund në 2015. Por vlera e tij mendohet të jetë 50 milion paund - një shifër rekord për një lojtar anglez. Tottenham pritet të kundërshtojë çdo ofertë për lojtarin, teksa kanë nënshkruar me mbrojtësin një kontratë 5-vjeçare verën e kaluar.


SOCIALE

22 E diel, 22 KORRIK 2018

PROJEKTI I BASHKISË TIRANË

Gabi do të transferohet në Shkozë B

ashkia e Tiranës synon që të grumbullojë të gjithë tregtuesit e veshjeve të përdorura nga tetë zona ku ata ushtrojnë aktivitetin sot nëpër kryeqytet në një treg të vetëm në zonën e Shkozës, pranë banesave sociale (Ish Fonder Mek). Për këtë arsye, bashkia ka hartuar projektvendimin "Hapja e tregut publik të rrobave të përdorura për nxitjen e vetëpunësimit dhe tregtinë ambulatore të Komunitetit Rom dhe Egjiptian, në adresën rruga Ali Shefqeti, Njësia Administrative Nr.1, Tiranë". Sipas relacionit, që shoqëron projektvendimin, aktualisht, bazuar në një kërkim që ka bërë Bashkia, janë identifikuar tetë vende tregtimi të rrobave të përdorura, konkretisht: në rrugën e Kavajës, pranë mbikalimit në Unazën e Madhe (më shumë se 200 tregtarë); pranë urës te Pallati me Shigjeta (30 tregtarë); -përballë Farmacisë 10 (50-60 tregtarë) - në Laparakë pranë Poliklinikës Nr 7 (rreth 50 tregtarë); -tek Instituti Bujqësor Kamëz (rreth 60 tregtarë); -Pranë Shkollës së Bashkuar (20-50 tregtarë); -në rrugën Vath Koreshi (20-30 tregtarë); - pranë ish Stacionit të Trenit (200 tregtarë). Në relacion thuhet se tregtimi i veshjeve të përdorura ka qenë shpesh objekt i ankesave të qytetarëve, ndërsa sipas Institutit të Shëndetit Publik përbën një ngarkesë të madhe mikrobiale në mjedis. Bashkia thotë se ajo nuk synon t'i nxjerrë në rrugë tregtarët, por

po u ofron formalizim dhe kushte tregtimi sipas standardeve të lejuara. Projekti synon ndërtimin e një tregu publik me kapacitet 100-120 tregtarë ambulantë, me një vlerë totale investimi ndërtimi prej rreth 150 mijë dollarë me krijimin e kushteve të përshtatshme për tregtim. Zona më e përshtatshme është menduar në Shkozë, në rrugën Ali

Shefqeti, ku Bashkia ka prona të saj 62% e shqiptarëve deklaruan në Anketën e Cilësisë së Jetës, të realizuar nga Komisioni Europian, se nuk arrijnë që të përballojnë blerjen e veshjeve të reja, më e larta në Europë. Këtë e dëshmojnë dhe importet e veshjeve të përdorura, që arritën në 24 milionë euro në 2017-n në doganë, duke u

dyfishuar në krahasim me 5 vjet më parë, sipas të dhënave nga INSTAT. Ndërsa vlera e shtuar e këtij biznesi vlerësohet të paktën tre herë më e lartë, duke arritur në mbi 70 milionë euro. Biznesi i mallrave të përdorura (kryesisht veshje, këpucë, çanta) u zhvillua menjëherë pas viteve '90 kur vërshuan ndihmat dhe që mori emrin popullor "gabi".

Më pas, ritmi ra, teksa të ardhurat e konsumatorëve u rritën dhe preferencat u zhvendosën drejt veshjeve të reja. Por vitet e fundit, tregtia e veshjeve dhe këpucëve të përdorura është "sofistikuar", duke u zhvendosur nga rruga e fushat në dyqane të mirëfillta (që paguajnë taksa) dhe duke u bërë një prej bizneseve që po përfiton nga kriza. (Monitor)

FORUM Andej nga anët tona midis mallkimeve të egra jepej dhe një mallkim më i butë nga plakat. "Të humbtë varri" ky mallkim duhej vuajtur pas vdekjes, kohë që i vdekuri nuk ndjente gjë, pra mallkimi me tolerancë që të mos e vuajë në gjallje po pas vdekjes. Mirëpo ky mallkim mbetej një vuajtje e gjatë për të gjallin që i kish humbur varri i të afërmit të shtrenjtë. Kjo i ndodhi dhe Xhemil Zaçes nga Salaria, sot 77 vjeç që nuk di varrin e babait të tij dhe e ka brengë në shpirt dhe thotë me vete mase e gjej kur të vete dhe unë tek të humburit. Babai i Xhemilit Rexho Arif Zaçe lindur e rritur në Salarinë malore me emër në Tepelenë në ato kohëra të turbullta të Luftës Nacional Çlirimtare si pasojë e propagandës së kohës, dallgët e hodhën në krahun e Ballit Kombëtar pa e ditur as ai vetë sepse luftonte, po ia kishin

Varrhumburi bërë shesh me lule të ardhmen e Shqipërisë, si u mashtruan shumë njerëz të ndershëm po pa horizont e pikëpamje. Lufta nuk bëhet pa gjak, ashtu si dasma nuk bëhet pa mishra dhe lufta në fund sjell të vrarë e të plagosur. Rexhua u plagos rëndë duke i dhënë luftës një këmbë që quhet gjysmë trupi. Po mbrapa kësaj fatkeqësie do të vinin fatkeqësi të tjera që do sillnin dhe atë mallkimin "Të humbtë varri". Rexhua përfundoi në burg. Në atë kohë nuk ishte e vështirë të gjeje burgun dhe për një fjalë, e jo më të ishe në pozicionin e Rexhos. Akuzat ndërtoheshin pa vështirësi për këto e jo për Rexho ballistin . Jeta e burgut nuk ka koment e di ai që e vuan, sidomos burgjet e diktaturës komu-

niste që ta merrnin shpirtin me torturat më moustruoze. Aty i erdhi fundi Rexhos. Siç ka vuajtur ai njeri me një këmbë në burg e di ai dhe i mori me vete në varr. Rexhua e mbylli si e mbylli i lau hesapet e tija dhe nuk dihet se ku tretet. Por ai la brengën nga mbrapa për fëmijët e tij, dy nga të cilët pas kohe shkuan që ta kërkojnë dhe nuk dihet nëse e kanë takuar. Ai që po e vuan akoma sot është 77 vjeçari Xhemil Zaçe, fëmijë më i vogël i Rexhos. Xhemilit si mallkim nuk i janë ndarë vuajtje gjithë jetën e tij, i janë qepur si ferr duke e grisur. Xhemili mbeti jetim pa nënë në moshën një vjeçe, merre me mend si mund të rritet një foshje në atë moshë që përveç të tjerave ka nevojë për

qumështin e nënës që të mbijetojë. U rrit si u rrit Xhemili arriti këtë moshë. Nuk bëhej fjalë të shkollohej Xhemili, këtë se shkonte ndërmend njeri. Bëhej fjalë do rronte apo jo. Ai jetoi e jeton, po çfarë ka vuajtur ai në jetë krahasohen me një dramë. Dajot e tij u treguan të kujdeshëm për të mos vdekur. Që në moshën njomëzake kur fëmija ka nevojë për ngrohtësi e përkedhelje Xhemili yzmeqar pa page në shi e në vapë, i ngrënë e i uritur duke ngrënë dhe ndonjë të rrahur për tekat e më të madhit. Kur erdhi në moshë pune i provoi me shumë vuajtjet fizike duke punuar në minierë ku dhe u aksidentua, duke punuar në gurore e punë mbi punë të vështira. Bashkë me këtë vështirësi Xhemilin e

shoqëronte dhe përbuzja e luftës së klasave nga sistemi, shoqëria deri te njerëzit më të afërt. Xhemili mbeti analfabet dhe i përbuzur. Plaga shërohet po nuk harrohet, po kur mendon për varrin e babait ai i harron për një moment këto dhe jeton ëndrrën me baban, po nuk i gjen dot varrin që të lehtësohej si gjithë të tjerët duke i bërë një vizitë tek varri. Rexhua vdiq në burg, se ku u varros nuk dihet. Xhemili se gjen dot dhe vuan shumë si çdo njeri në këtë botë . Ai që nuk njohu nënën vuan shpirtërisht për të dy dhe nuk gjen dot rrugën e varrit të babait se nuk ka asnjë dokument ose nuk do t'i thotë njeri. As atë që i takon si i përndjekur Xhemili nuk e ka marrë të paktën të ngushëllohet sadopak. O Xhemil me halle shumë Jeta jote det e lumë Beqar Skënderi


KOHA E LIRE

23 E diel, 22 KORRIK 2018

SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ

bëhet pilafi 65. ... Qosja është autor i shumë filmave artistik dhe dokumentarë, në mesin e të cilëve shquhet "Proka" 66. Sëmundje që shfaqet me zënien e frymës herë pas here, për shkak të çrregullimeve të bronkeve 67. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 69. Vend i rrethuar me mure të larta e të trasha dhe i pajisur me mjete luftarake 70. Të kundërt ka përpara 72. Zë i njëtrajtshëm, që zgjatet pa u ndryshuar dhe që shoqëron e mbështet zërat kryesorë në një këngë 75. Ai i ... Parë u bë mbret i Prusisë më 18 janar 1701 76. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 77. I papritur dhe jo i zakonshëm, i çuditshëm dhe i pabesueshëm, lidhet me paradoksin 80. Je ... nga një udhëtim i gjatë, nga një sëmundje, nga një gjendje e rëndë shpirtëror 81. Titull i trashëgueshëm i aristokracisë së lartë angleze 83. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 84. Valle franceze, që kërcehet me ritëm të ngadalshëm; muzika e kësaj valleje 86. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 87. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 88. Në gjuhët ndërkombëtare, Shqipëria njihet ashtu 89. Grindje e mosmarrëveshje ndërmjet dy a me

shumë njerëzve; sherr 91. Skaji më i hollë dhe i mprehtë i diçkaje, pjesa e diçkaje që vjen si thumb 93. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 94. E ndjek me sy dikë a diçka 95. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 97. Kryeqyteti i Serbisë quhet ashtu 99. Krahinë industriale në Gjermani 100. Ha shumë, është i pangopshëm 102. Ndodhja e një personi në një vend tjetër në çastin kur është kryer një krim 105. Kohëmatës. E mbajmë në dorë, në murë, në tryezë. 106. Ai vendoset zakonisht pranë shtratit për të mbajtur sende të përdorimit vetjak 107. Aleanca Kuq e Zi 108. I ngarkuar për të dhënë mendimin kritik për vlerën e një vepre shkencore, letrare etj 109. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 111. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 112. Pjesëtar i njërit prej fiseve kryesore ilire që banonte në fushën e Korçës dhe rreth liqenit të Ohrit 114. Enët, orenditë dhe sendet e tjera të përdorimit të përditshëm në shtëpi, plaçkat e shtëpisë; vjetërsira, rrangulla 115. Në një vend të caktuar larg meje, po afër bashkëbiseduesit VERTIKALISHT 1. Trup gjeometrik në trajtën e një hinke të përmbysur, që for-

mohet duke rrotulluar një trekëndësh kënd drejtë rreth njërit prej kateteve të tij 2. I themi ashtu një personi që është specialist i një fushe të shkencës 3. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 4. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 6. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 7. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 8. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian 9. Kuti e vogël dhe e zbukuruar, zakonisht e veshur me cohë ose me kadife, ku vihen gjëra të çmuara dhe stoli 11. Gatesë, emblematike e kuzhinës italiane, spageti,etj. 13. Vend a fushë me ujë të ndenjur e me baltë, ligatë, ligatinë 14. Vargan njerëzish që marrin pjesë në një ceremoni solemne lamtumire 16. Shkëmb i madh dhe i thepisur, me majë ose me disa maja të mprehta, kreshtë ose... 20. Ted ..., vrasës serial, 12 prej viktimave te tij ishin gjetur me koka të prera në apartamentet e tyra 21. Shprehje dialektore, shaka, shpoti, qesëndi 22. Njësi e vjetër peshe rreth një kilogram e një çerek deri një kilogram e gjysmë. 25. Pronë tokë e trashëgueshme e feudalëve ose e çifligarëve 26. Njeri që ka fytyrën dhe flokët në ngjyrë si të kuqe, është ashtu 27. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë

bandë zakonisht për të shoqëruar ecjen 55. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 57. Vdekje Fashizmit, Liri e Popullit 59. Shënuesi i kilometrave të bëra nga automjeti, quhet ashtu 62. Lëkurë prej bagëtie të imët, e regjur dhe e qepur si thes, që përdoret për të mbajtur kryesisht vaj, verë, gjalpë etj.; shakull 64. Lloj shfaqjeje teatrale, në të cilën aktorët luajnë pa fjalë dhe i shprehin mendimet me lëvizje të trupit, kryesisht të fytyrës 68. ...u, kjo nuk është gjë fare! 71. Ai që drejton një aerostat ose që fluturon me të 73. Specialist që merret me gërmime dhe studime 74. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 76. Pjesë e veçuar, e ngritur anëve të platesë në sallën e një teatri a kinemaje 78. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 79. Kontradiktë e papajtueshme, kontradiktë që zgjidhet vetëm me ndeshjen e të kundërtave, me luftë ose me revolucion 82. Rrip i gjatë e i ngushtë prej stofi të leshtë për të mbështjellë kërcinjtë; gjunjake 85. Anije e vogël me motor, me avull ose me vela. Bosët e kanë edhe si rezidencë lundruese 90. Edgar Allan Poe, lindi më 19 janar 1809, ishte shkrimtar mirënjohur ... 92. Një nga plazhet e Shkodrës 94. Plagë, lëndim, ose 96. Mineral me ngjyrë hiri në të bardhë, që përmban kalcium e magnez dhe që përdoret për prodhimin e xhamit, të qeramikës etj 98. Ndriçimi i qiellit në mëngjes para se të lindë dielli, agu i mëngjesit 101. Mjegull e hollë që vesh majat e maleve në verë ose në vende të ulëta kur ndërron moti 103. Ngritja e shëndetit për dikë në një dasmë, në një gosti, në një pritje etj 104. Ai përdoret për të lidhur kafshët, për të shtrënguar diçka, tërkuzë, konop 110. Tirana, e kishte targën e makinave ... 113. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë

30. Perudhë që ka të bëjë me parahistorinë 31. Janë ato të luleve 33. Diçka që sjell shqetësime, telash, kokëçarje 34. Copë e grisur nga një rrobë e vjetër, leckë, zhele 38. E vendos dikë a diçka në një vend 39. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 44. ... ose pullë prej metali, plastike apo druri, e cila shërben për mbërthyer veshjen 46. Barkë që vihet në lëvizje me motor dhe që ecën në kufinj shpejtësie sipas fuqisë motorike 48. Ashtu quhet një nga novelat emblematike të Franc Kafkës 50. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 51. Bimë për prodhimin e birrës, për të bërë një lloj kafeje etj 53. Pjesë muzikore me ritëm të theksuar, që luhet nga një 1

2

3

4

A U T O B O T

5

6

A B A

7

8

A R M E

10

N I

11

H S

A

M

P

14

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

HORIZONTALISHT 1. Shkëmb i përbërë nga gurë a shtresa gurësh të ndryshëm, të bashkuar me argjilë, okside hekuri etj 5. Banka Botërore 10. Para floriri; monedhë e vjetër prej ari 12. Bimë me kërcell të hollë e të drejtë, me zhardhok të vogël. 15. Ata seksualë janë të shumtë dhe të rrezikshëm 17. Ajo gjë që përbën natyrën a thelbin e diçkaje, thelbi, qenësia 18. Umberto... një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare 19. Përligjje, shfajësim, mundësi për ta shkarkuar veten nga përgjegjësia e akuzës 22. Dakord në gjuhë universale 23. Modeli i një vepre arti, i në ndërtese a grupi ndërtesash, i një makine, i një vegle etj. 24. Kongresi i Lushnjes u mbajt në shtëpinë e patriotit lushnjar, Kaso ... më 28 deri më 31 janar 1920 25. Bukë gruri në trajtë të rrumbullakët, që zihet zakonisht me brumë të ëmbël 27. Amper-Andrea ... (17751836) fizikant i shquar dhe matematikan francez 28. Gjethe të kësaj bime, të thara e të grira hollë, që përdoren për të bërë cigare 29. Partia Aleanca Popullore 32. Tish ... (1926-2004), shkodrani i mirënjohur i muzikës, autor i shumë veprave të mëdha 35. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, inicialet 36. Të gjithë ata që merren me letra, që skalisin me fjalë shpirtin e tyre në to, janë ashtu 37. Rërë e trashë e përzier me gurë të vegjël, që gjendet zakonisht në brigjet e në shtratin e lumenjve 40. Quhet femra e cjapit 41. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 42. Rruga e njeriut është nga djepi në ... 43. Jetonin në pjesën veriperëndimore të Spanjës dhe në jugperëndim të Francës 45. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 46. Dëshirë për të ngrënë, oreks 47. Më 7 janar 1610, Galileo Galilei pa katër satelitët e Jupiterit. Ai ua vuri atyre emrat Io, Europa, Ganymede dhe ... 49. Merr zjarr, merr flakë; harxhohet e tretet në zjarr, bëhet shkrumb e hi 52. Ana e brendshme e dorës nga përkulen gishtërinjtë, shuplaka e dorës 54. Varg ose grumbull malesh të larta dhe të ashpra; bjeshk 56. Hyn te mjetet mësimore, shërben për të shkruar a për të vizatuar 58. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 60. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 61. Armë zjarri me dy tyta për gjah 63. Produkt ushqimor, me të

15

B

R

K

K I

L

L O M E

T R A Z

O T

E

E

H

T

N

22

T

K

O

U

˙

A D E K U A T

E

R V I

S

H

D P

27

L

A M N E

Z I

L

R

E

29

B B

S

I

N A S

P

E N D E

S T

L

L

L

B Z

T

A

L

C H A E L

U

J

¸

M A ˙ 41

G

A

P

43

U

J

52

E

45

M A R K E Z

H

¸

L I

A P A T I

R

H

T

U M

O

A Z O T

V

55

V E

˙

G

J

K

I N

T

B A R U T

D

M

B 64

D A D E

70

E

72

H

I

A

67

D L

S

69

R 65

P

66

M J

A M E

R

63

L

A L

T

68

R

L E

N I

T I

U

E

N I

I

B

V E

O 74

B U K U R

O D

76

D

E P

R

R

78

E

D

N

D E M I

S

86

G ¸

K 89

K

N

I

O

U N M I

82

83

M E K A N I

K

¸

84

V

M

T A L I A

K

L

A

¸

U

S

N

K

D

I

T 92

O M

D I 93

N

P

K U

96

K O K S

I

N A K T I

V E

Z

N

98

O P

O

A R

99

100

M B U L O J

K

K E

101

B 102

Q A R D H J

103

B R E G

E

M 104

D 105

F

H

E 106

S H A T

M I

V 107

M I

K ¸

B

88 91

P

Z

87

95

T 97

R

N

81

90

94

P

A

M A R O K U

E

O

A

85

I

77

79

I

80

L

D E N D

T

75

T

K

71

73

V E

V ¸

58

B I

60

62

M B R ¸

E N

57

E K I

48

C

51

T A R

61

M E S

47

O

54

R 59

U

D

I

M U S S

R

56

L

I 46

R A S 50

S 53

L

K

44

F

49

E

N

I

42

T

R

38

M I

40

A L

A R 36

37

A

D

O K

M 32

U 35

A B I

T

C

E N D ¸

28

31

K E Q

34

39

L

E

N

24

P 26

30

F

A 19

21

23

P A A 25

W

B

K

P

U 20

J

13

16 18

K A P

33

O

N O S I

I

17

M A

9

A 12

C

E

L

M I

S 108

A

V E G I

M

C ¸


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

24 E diel, 22 KORRIK 2018

Kryebashkiaku Veliaj: Tirana, e para edhe për dhurimin e gjakut; jemi solidarë me ata që kanë nevojë

Veliaj i bashkohet nismës së Presidentit për dhurimin gjakut P

ak ditë pas takimit të "Aleancës për Dhurimin e Gjakut", Bashkia e Tiranës i përgjigjet thirrjes së Presidentit të Republikës, Ilir Meta, duke dhuruar gjak për të gjithë ata që kanë nevojë për të. Pranë Bashkisë së Tiranës është ngritur një stacion i dhurimit të gjakut, ku të parët që dhanë kontributin e tyre ishin punonjësit e saj. Nismës iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili pasi dhuroi gjak, ftoi gjithë qytetarët e shëndetshëm të Tiranës që të kontribuojnë për t'i ardhur në ndihmë personave që kanë probleme shëndetësore dhe nevojë për gjak. "Jam shumë i lumtur që i përgjigjemi thirrjes së Presidentit të Republikës për Aleancën e Dhurimit të Gjakut. Tirana është gjithmonë e para, do jetë e para edhe në këtë nismë. Na duhet që 2% e popullsisë së Tiranës, pra 20 mijë vetë, të dhurojnë gjak. Është e nevojshme për fëmijët talasemikë, për ata që kryejnë operacione, që fatkeqësisht mund të kenë pësuar një aksident në trafikun e verës dhe pasja e një banke gjaku për qytetin e Tiranës, ku ndodhin edhe shumica e këtyre operacioneve, është jetike", tha ai. Kryebashkiaku nënvizoi se

përveç qendrës së hapur pranë Bashkisë së Tiranës, së shpejti do të funksionojnë pika të ngjashme edhe në zona të tjera të qytetit, për të ndërgjegjësuar, së pari, qytetarët, por edhe për t'i krijuar atyre lehtësira që ta bëjnë këtë në kushte sa më të favorshme. "Dua shumë që brenda verës të plotësojmë nevojat e Tiranës dhe siç kemi filluar sot përpara bashkisë, do të vijojmë më pas në disa pika kryesore

në qytet, ku organizata, shoqata, grupe komunitare, forume rinore, politike, të kenë mundësi të adoptojnë një prej këtyre tendave dhe të ketë mundësi të gjenerojë aksionin e vet për dhurimin e gjakut", theksoi Veliaj. Ai shtoi se Tirana, ashtu si në çdo rast emergjence, edhe

kësaj here do të ngrihet në nivelin e duhur për të qenë solidare në këtë nismë vërtetë humane. "Nëse në këtë qytet pati solidaritet për të dhuruar 126 mijë pemë, duhet të ketë solidaritet edhe për të dhuruar 20 mijë vetë nga një qeskë të vogël gjaku, e cila në fund të ditës edhe ty të ndihmon, sepse trupi prodhon rruaza të reja dhe rekomandohet që 2-3 herë në vit të jepet gjak, qoftë edhe për të siguruar shëndetin", tha kryebashkiaku i Tiranës. Veliaj shprehu mirënjohjen e tij për ata që u bënë nismëtarë të kësaj nisme, ndërsa ftoi edhe bashkitë e tjera që t'i bashkohen fushatës dhe të hapin zyrat e tyre për të pritur qytetarët që duan të dhurojnë gjak. "Dua të falenderoj të gjithë ata që u bënë nismëtarë, duke filluar nga Presidenti i Republikës, tek organizatat e agjencitë që janë bërë pjesë e kësaj nisme, por mbi të gjitha është shumë e rëndësishme që të ftojmë bashkitë e tjera. Vërtet që Tirana e fillon sot, por do doja shumë që i gjithë rrjeti i bashkive të Shqipërisë të caktojë një hapësirë ku rekrutohen dhuruesit e gjakut dhe pastaj, siç Bashkia e Tiranës në mjedise të freskëta, brenda, me lëngje dhe me gjithë shërbimin pas dhurimit të gjakut, të ofrojnë lehtësi të tilla për të gjithë ata që duan të dhurojnë", shtoi Veliaj. Pak ditë më parë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi takimin e parë të Aleancës për Dhurimin e Gjakut, duke bërë thirrje për nisjen e një fushate që do të ndihmojë të gjithë njerëzit që në një moment të caktuar të jetës së tyre kanë nevojë për gjak.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.