www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 119 (8250)
E martë, 22 Maj 2018
Çmimi 30 Lekë
Cila parti, PD apo PS, po mashtron mbetet të vërtetohet nga organi i prokurorisë
PD-ja në Prokurori, pritet Kryeministri
Prokuroria e Krimeve të Rënda nis fletë thirrje Edi Ramës, në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen, ndërkohë kryeministri hedh "bombën" në oborrin e selisë blu: "Pas 613 kilogram kokainë e kapur në Durrës nga policia e Ministrit Fatmir Xhafaj fshihen drejtues të lartë të PD-së. "Audio incizimi", sajesë dhe hakmarrje e PD-së" FAQE 3
Vasili: Rama ka kapur Rama: Pas 613 kilogramë drejtësinë, nuk u hetua për kokainë të Durrësit fshihen thirrjet anti-kushtetuese drejtues të lartë të PD Kryeministri: Ilir Meta është Presidenti më i mirë që kemi patur në 27 vite
FAQE 5
Në foto: Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili FORUM
VLERESIMI
GAZETARI
Zhvillimet institucionale të KLSH-së nën optikën e Progres Raportit të KE Nga Luljeta Nano FAQE 15
Jetmir Olldashi: PD ta vërtetonte Tirana shpallet në autenticitetin. Nuk e pash takimin Hollandë si "Qyteti i e dëshmitarit me vëllain e ministrit revolucionit të gjelbër" FAQE 2
FAQE 2
Në foto: Kryeministri Edi Rama
FAQE 13
45-VJETORI I REVOLTËS SË SPAÇIT
Presidenti Meta: Një ditë kujtese, por edhe reflektimi!
FAQE 24
INTERVISTA
K
ryeministri Edi Rama në një intervistë për “ABC News” është shprehur se pavarësisht gjithë situatës aktuale të Fatmir Xhafës dhe akuzat për të vëllanë, ai ka një vlerësim shumë pozitiv për punën e tij si ministër. Kryeministri Rama në një intervistën e tij me Mirela Milorin në Gjirokastër, tha ndër të tjera në lidhje me figurën e Presidentit Ilir Meta se ai mbetet presidenti më i mirë që kemi pasur në këto 27 vite. Kryeministri insistoi, duke shtuar se nuk shikoj asgjë të padrejtë në veprimtarinë e Presidentit, përkundrazi ai ka vlerësimin tim me të lartë në punën e tij si President. Ai u shpreh se beson dhe është i bindur që audio-përgjimi dhe akuzat për “çështjen Xhafaj” janë të sajuar nga opozita. “Nëse pretendimi për audio-përgjimin është i vërtetë në këtë rast pozicioni im do rishikohet dhe rivlerësohet, por nëse prokuroria nxjerr, bazuar në një mbështetje shkencore, thotë që kemi të bëjmë me një falsifikim, atëherë jemi në kushtet e një strukture kriminale”- u shpreh Rama. Kryeministri Edi Rama tha dje se historia e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është e vjetër dhe s’ka asnjë gjë të re në të. Sipas Ramës, rikthimi në qendër të vëmendjes së kësaj historie sot, ka të bëjë me faktin se opozita po këmbëngul për mos-hapjen e negociatave. “Opozita po përpiqet të marrë një avantazh moral që nuk e ka. Nuk ka asnjë alternativë dhe po përpiqet të kapet pas fijes së barit. Nuk mund të mbajë përgjegjësi vëllai për vëllain. Madje edhe aktorët e jashtëm e kanë thënë një gjë të tillë, sikundër është kërkuar që të shihet nëse vëllai ka ndihmuar vëllain apo jo, por jo që vëllai të mbajë përgjegjësi për vëllain”, tha Rama. Sipas tij, këtë fakt që rikthehet sot në qendër të vëmendjes, ai e ka ditur, opozita e ka ditur, shqiptarët e kanë ditur, dhe daton që në vitin 2002. “Në rast se do të ishte e vërtetë dhe do të kishte prova që implikojnë vëllain e Fatmir Xhafajt në një aktivitet kriminal, padyshim që do të kishte një implikim edhe ministrit dhe do të kishte një reagim. Por përgjigjja që unë kam marrë lidhur me audio-përgjimin është ajo që e kam thënë dhe më rezulton se nuk ka lidhje”, tha Rama. Hetimi i prokurorisë I pyetur për pasurinë e Fatmir Xhafajt dhe vëllait të tij, Kryeministri theksoi se nisur nga akuzat e opozitës, pasurinë më të madhe të paligjshme e kam unë dhe i bie që unë të ve në dyshim veten. “Janë institucionet e pavarura që duhet të bëjnë vlerësimet, e kanë për detyrë dhe duhet ta bëjnë.
2
E martë, 22 Maj 2018
Deklarata e fortë e Kryeministrit: Pas 613 kilogram kokaine të Durrësit fshihen drejtues të lartë të PD-së. Audiopërgjimi i sajuar nga opozita
Rama: Ilir Meta është Presidenti më i mirë që kemi pasur në 27 vite
Po pres me shumë durim konkluzionet, po pres që Prokuroria të nxjerrë ekspertizën ligjore lidhur me audio-përgjimin, pasi unë e di të vërtetën. Prokuroria mund t’i drejtohet çdo laboratori të specializuar dhe të marrë një përgjigje. Unë e kam bërë, e kam analizuar çështjen duke marrë të dhënat që ishin në dispozicion, ajo që u shfaq dhe mu desh vetëm gjysmë dite për të marrë përgjigjen brenda standardeve nga një institucion i certifikuar ndërkombëtarisht. Por askush s’duhet ta marrë këtë si përgjigjen përfundimtare, pasi atë duhet t’a japë Prokuroria. Por nëse Prokuroria thotë se përgjimi është i vërtetë, atëherë ne do të rikonsiderojmë përgjigjen tonë. Por nëse prokuroria thotë se kemi të bëjmë me një falsifikim, atëherë do të jemi në kushtet e një veprimtarie të strukturuar kriminale”, tha Rama. Në vijim ai shtoi se nëse kjo ndodh atëherë janë të implikuara struktura për të realizuar këtë që po ndodh sot. “Kam opinion pozitiv për punën e ministrit bazuar në fakte rezultate, përkushtimin për të çuar në proçes transformimi të rëndësishme të Policisë së Shtetit.
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
Besoj shumë se fokusi i ministrit dhe goditjet janë shenjat e qarta që policia ka dhënë ndaj krimit të organizuar”, tha Rama. Dorëheqja e Xhafajt I pyetur nëse Fatmir Xhafaj i ka kërkuar dorëheqjen, Rama tha se kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka pasur arsye të ndodhë. “Nëse prokuroria do t’i shkojë deri në fund, njerëzit do të shikojnë se këtu janë përfshirë struktura. Mjafton që Prokuroria t’i drejtohet kujdo agjencie që ka një laborator dhe të marrë një përgjigje. Gjykimi im bazohet në verifikimet që unë kam bërë, por askush nuk ka pse të besojë këtë që them unë”, tha Rama. Kokaina e Durrësit Kokaina e kapur në Durrës me 613 kilogram po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Kjo sasi e madhe kokaine e ardhur nga Kolumbia shkonte diku te 180 milionë euro në tregun e shitjes në Europë. Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmjen të kësaj të hëne se problemi i kokainës është i opozitës dhe shprehu besimin se këtë do e zbulojë edhe prokuroria. “Proçesi ka hyrë në një fazë të re me arrestimin e personit që është iden-
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
tifikuar si koka e trafikut dhe nga ana tjetër të dhënat që unë disponoj në rrugë operative është e kuptueshme pse është gjithë ky acarim”, tha Rama. Rama tha se në bazë të informacioneve që ka krijohen dyshime të arsyeshme mes personit që akuzohet për 613 kg kokainë të kapur në Durrës dhe njerëzve në nivelet drejtuese të PD-së. “Në rastin konkret të kokainës lidhjet janë shumë lart dhe kanë lidhje me pushtetin e dikurshëm që është opozita e sotme, Partia Demokratike”, tha Rama. Kryeministri theksoi se në rastin e kokainës ka dyshime të arsyeshme që lidhjet shkojnë shumë lart në pushtetin e kaluar, sot në opozitë, që është Partia Demokratike. Pjesë nga biseda Edi Rama: Procesi tashmë ka hyrë në një fazë të re me arrestimin e personit që është identifikuar si koka e trafikut (Arbër Çekaj). Unë disponoj, kuptohet në rrugë operative, por janë të mjaftueshme për të kuptuar se përse është gjithë ky acarim. Mirela Milori: Pse është gjithë ky acarim? Pse PD qenka e acaruar nga kapja e 613 kg kokainë dhe ndalimi i një personi në
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
Gjermani? Edi Rama: Sepse ka dyshime shumë të arsyeshme që të çojnë drejt njerëzish shumë të lidhur me rangjet më të larta të PD. Mirela Milori: Dyshime të arsyeshme, apo informacione? Edi Rama: Informacionet krijojnë dyshimin e arsyeshëm, pastaj është hetimi që duhet të provojë dyshimin e arsyeshëm me prova. Protesta e opozitës Ndër të tjera, Rama ka folur edhe për protestën që pritet të mbahet më 26 maj nga opozita. Ai u shpreh se kjo protestë nuk është një aksion opozitar, por opozita ka marrë përsipër një gjë shumë të rëndë, që është pikërisht pengimi i hapjes së negociatave. Kreu i PS-së tha se të gjithë ata që do shkojnë në protestë, do të kuptojnë sa keq janë përdorur dhe sesa pabesisht janë tërhequr në një rrugë proteste, që nuk është një rrugë për të udhëhequr vendin. “Kjo protestë nuk është aksion opozitar, por opozita ka marrë përsipër një gjë shumë të rëndë, të minojë çeljen e negociatave. Të gjithë ata që do shkojnë në protestë, do të kuptojnë sa keq janë përdorur dhe sesa pabesisht janë tërhequr në një rrugë proteste, që nuk është një rrugë për të udhëhequr vendin”- tha Rama. Më tej, kreu i qeverisë u pyet dhe se çfarë ndryshoi brenda një viti mes marrëdhënies së tij me kryedemokratin Lulzim Basha. “Fakti që mesa duket kur firmosën marrëveshjen, ai mendoi se do fitonte zgjedhjet, por humbja e thellë i riktheu aty ku ishin, ndoshta dhe më poshtë. Gjithmonë ka më shumë për të bërë në këtë drejtim, por realisht jemi shumë larg, sepse opozita ka vendosur një distancë shumë të madhe. Lidershipi i opozitës është i dëshpëruar, madje madje nuk besoj se ka nevojë të më kërkohet shumë mua në këtë, sepse e thotë vetë Basha që Ramën nuk e mundim dot me vota, por duhet të gjejmë forma të tjera”- tha kryeministri Edi Rama.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3
E martë, 22 MAJ 2018
Cila parti, PD apo PS, po mashtron mbetet të vërtetohet nga organi i prokurorisë
PD-ja në Prokurori, pritet Kryeministri
Prokuroria e Krimeve të Rënda nis fletë thirrje Edi Ramës, në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen, ndërkohë kryeministri hedh "bombën" në oborrin e selisë blu: "Pas 613 kilogram kokainë e kapur në Durrës nga policia e Ministrit Fatmir Xhafaj fshihen drejtues të lartë të PD-së. "Audio incizimi", sajesë dhe hakmarrje e PD-së" Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton me intensitet për "audio-incizimin" e servirur publikut prej PD-së. Dje ishin për dëshmi deputetët Enkelejd Alibeaj, Edvin Saliani, ishministri Gazmend Bardhi, dëshmitari "X", Albert Veliu dhe deri te gazetari që mori përsipër pjesërisht përgjimin, Jetmir Olldashi. Pritet t'i shkojë fletëthirrja edhe Lulzim Bashës. Por veç palës akuzuese dhe autorit që bënë përgjimin, në Prokurori pritet të thirren dhe përfaqësuesit e mazhorancës, konkretisht kryeministri Edi Rama dhe ministri Fatmir Xhafaj. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur që në hetime do të dëshmojnë gjithë aktorët që janë përfshirë në këtë çështje delikate. Ndërkohë janë firmosur fletë thirrjet për kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Fletëthirrjet janë në cilësinë e dëshmitarit që ka dijeni për ngjarjen e cila mbetet objekt hetimi penal. Ndonëse formalisht teksti I fletë thirrjes shkruan se "ne rast mosparaqitje do të merreni forcërisht nga policia…". Veç akuzave të PD, kryeministri Edi Rama u përfshi në ngjarje në momentin që deklaroi në cilësinë e kreut të qeverisë dhe kreut të Partisë Socialiste qëndrimin e tij ku hodhi poshtë audio-përgjimin si të falsifikuar dhe të pavërtetë. Më datë 16 maj 2018 kryeministri Rama i kthyer me urgjencë nga takimi me Presidentin francez Emanuel Macron foli, ndër të tjera, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS për sulmet ndaj ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj. Ndër të tjera kryeministri tha se "… qoftë nga përgjigja që unë kam marrë nga analiza shkencore e materialit audio, qoftë informacionet e grumbulluara nga burimet e referuara më lart, prej
të cilave nuk ka asnjë indicie të asnjë veprimtarie të paligjshme të vëllait të ministrit të Brendshëm, nuk kanë asnjë vlerë ligjore konkluzive, sepse ne nuk jemi njësoj, nuk jemi si ata dhe kjo është e vërteta që ne respektojmë. Që do të thotë se më mjaftojnë mua si Kryeministër për të krijuar bindjen që ministri i Brendshëm duhet të vazhdojë të kryejë detyrën, por nuk e bëjnë asnjë çikë më pak urgjente, nevojën urgjente për një hetim shterues të prokurorisë. Sepse mua në këtë rast më takon gjykimi politik, por jo ai ligjor e ai penal. Në asnjë rast". Çështja është bërë shumë e ndjeshme, pasi PD insiston se ka shkelje të ligjit duke akuzuar vëllain e ministrit si të përzier në drogë. Nga ana tjetër PS-ja dhe zyrtarë të lartë të qeverisë i mohojnë në mënyrë kategorike akuzat e PD. Prova më e fortë që kryeministri dhe gjithë mazhoranca përmendin është analiza laboratorike e përgjimit të
pretenduar nga PD. Në mënyrë zyrtare nuk ka asnjë dokument të publikuar për këtë analizë, por deklarimet e kryeministrit flasin se kemi të bëjmë me një falsifikim flagrant, sipas tij. Nëse ky pretendim i mazhorancës do të vërtetohet edhe nga analizat ligjore të Prokurorisë për Krimet e Rënda, atëherë gjithë fushata e PD rrezikon të kthehet në mashtrimin më të madh ndaj opinionit publik. Një mashtrim ndaj të cilit PD nuk do të paguajë vetëm koston morale, por edhe atë ligjore. Në këtë denoncim të PD ka mjaft gjëra që nuk rakordojnë duke nisur që më autorin e përgjimit që fillimisht u prezantua si "material" ekskluziv i PD nga Salianji. Më pas u servir me logon e partisë nga Lulzim Basha, derisa në skenë doli identiteti i dëshmitari "X" Albert Veliu. Por edhe ky tha se nuk e kishte bërë përgjimin duke ia lënë autorësinë gazetarit Jetimir Olldashi. Ndërkohë, dje në mbrëmje
gazetari në një intervistë për "Opinion" deklaroi se nuk e kishte parë momentin kur dëshmitari "X" takohej me vëllanë e ministrit Xhafaj. Të gjitha këto të panjohura lidhur me këtë denoncim pritet të marrin përgjigje nga hetimi i prokurorisë. E njëjta gjë vlen dhe për të kundërtën, pra nëse mazhoranca po luan bllofin dhe gjithë fushata mbrojtëse e Edi Ramës nuk provohet me fakte. Nëse mazhoranca del bllof me këtë mbrojtje, atëherë qeveria ndodhet para një skenari apokaliptik që nuk ndalon vetëm te vëllai i ministrit, por merr gjithë qeverinë. Për shkak se ky hetim është më i rëndësishmi i viteve të fundit për Prokurorinë tani është koha të tregojë se mbi interesat e partive qëndron ai i vendit. Janë një sërë pyetjesh që presin përgjigje sa më parë dhe para ditës kur është protesta e opozitës. Deri të shtunën ka vend për logjikën e fakteve që rrëzojnë pretendimet e PD, më pas në protestë është logjika e turmës. Por mbrëmë kryeministri nga Gjirokastra tha për gazetaren Mirela Milori se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë histori e cila është e sajuar fund e krye. Por kjo duhet dëshmuar para prokurorisë, ndaj e kanë thirrur në prokurori. Megjithatë kryeministri po nga Gjirokastra ka lëshuar një bombë kur tha se "Pas 613 kilogramë kokainë e kapur në Durrës nga policia e Ministrit Fatmir Xhafa fshihen drejtues të lartë të PD-së. "Audio incizimi", sajesë dhe hakmarrje e PD-së". Tashmë më këtë hetim njëra forcë politike do të digjet para opinionit publik. Cila do të dalë se gënjen, ikën nga besueshmëria e publikut duke rënë në humnerë. Cila parti, PD apo PS, po mashtron mbetet të vërtetohet nga organi i prokurorisë. Q. Xhani
POLITIKE
4
E martë, 22 Maj 2018
Qeveria mblidhet në Gjirokastër, Kryeministri: Me ndërhyrjet tona, do sjellim më shumë turistë
N
ga dita e djeshme Qeveria është zhvendosur në qarkun e Gjirokastrës në një mbledhje dy ditore, ndërsa kryeministri Edi Rama doli pasditen e sotme në një komunikim me mediat duke listuar projektet e qeverisë për këtë qark dhe atë se çfarë është bërë deri tani. “By-pass”-i i Tepelenës dhe rruga Kardhiq-Delvinë janë dy nga projektet madhore që Rama u shpreh se do të fillojnë së shpejti. Një pikë e rëndësishme ku u ndal kryeministri ishin edhe rrëshqitjet e dherave në dy lagje në Gjirokastër, ku u rrezikuan dy pallate, ndërsa shigjetoi bashkinë e drejtuar nga LSI. Shefi i qeverisë tha se nuk ka pasur shumë gatishmëri nga bashkia, por falë ndërhyrjes së qeverisë është zgjidhur. Sipas kryeministrit projekti është studiuar dhe do të ketë një ndërhyrje të plotë në këtë zonë ku ka pasur rrëshqitje të dherave. “Së shpejti fillon by-pass i Tepelenës, por edhe rruga Kardhiq-Delvinë, më në fund bëhet realitet duke nisur nga ky vit. Janë edhe një serë projektesh të tjera në Memaliaj, Këlcyrë, Përmet, por edhe shumë projekte të tjera në shëndetësi, arsim ku do të ndërtohen disa shkolla. Gjirokastra si qark është edhe pjesë e programit të ‘100 fshatrave’ me 13 fshatra që janë përzgjedhur. Përsa i përket pikës kritike në qytet të rrëshqitjes së dherave, faktikisht për fat të keq nuk ka pasur shumë gatishmëri nga bashkia, por është kapërcyer me studimin e plotë. Ndërhyrja do të bëhet e plotë, ai problem do të zgjidhet njëherë e mirë. Është një shqetësim real për shumë banorë të zonës”- theksoi dje kryeministri Edi Rama. Konferenca me gazetarët në Gjirokastër A ka një strategji për ndryshimin e kësaj panorame pesimiste?
Rama kritikon bashkinë për rrëshqitjet e dherave: Së shpejti nis rruga Kardhiq-Delvinë
Sot numri i hoteleve dhe bujtinave është mbi 15, ndërsa para pak viteve ishte 2-3. Panorama ka ndryshuar. Gjirokastra është një zonë kufitare ka jetuar me emigracion, do të vijojë të jetojë si një zonë kufitare, ne duhet ti japim mundësi të ngrihet mbi potencialet e veta. Nëse kthen kokën pas, nga sot dhe dje ka ndryshim, por ka ende shumë për të bërë. Në dy muajt e fundit janë 320 të punësuar në Gjirokastër, por ka një shkallë të lartë
të refuzimit të punës në privat, tendenca është për të marrë një punë në shtet. Por të diskutojmë plagët e vjetra është diskutim pa kuptim. Kam dy pyetje, e para përsa i përket rrëshqitjes së dherave dhe e dyta për mundësitë që kanë fëmijët për argëtim në këtë qark? Kemi bërë projektin dhe e zgjidh këtë problem. Ajo pikë e kthyer në plagë nga papërgjegjshmëria e administratës së mëparshme. Për sa i përket kinemave, nuk i ndërton
shteti. Ka një rënie edhe në vende të zhvilluara në pika periferike. Shteti mund ti mbështesë, por nuk është ky thelbi. Është një çështje e pushteti vendor, nuk i bën qeveria, pasi nuk është edhe qeveri, edhe bashki, edhe komunë, është çështje projektesh dhe idesh. Në realitete të tjera ka zhvillim edhe me më pak fonde, ne mund të mbështesim, nuk mund të bëjmë projektet e bashkive. Pse u aneksua Gjirokastra për aeroportin?
PIKËPYETJET E VËRTETËSISË SË PËRGJIMIT
Gazetari Olldashi: PD ta vërtetonte autenticitetin e përgjimit. Nuk e pash takimin me vëllain e ministrit G azetari Jetmir Olldashi ka rrëfyer dje në emisionit “Ajsberg” rrugëtimin e tij në Vlorë, takimin me Albert Veliun dhe dilemat që kishte në lidhje me investigimin. Në dëshminë e gazetarit është një fjali ku thotë se vërtetësinë e përgjimit duhet ta verifikonte PD, pasi ai vet (gazetari) nuk ka qenë prezent në takimin e pretenduar mes dëshmitarit “X” dhe vëllait të ministrit. Një deklaratë e tillë shton edhe më shumë pikëpyetjet, pasi edhe dëshmitari Albert Veliu thotë se nuk e ka regjistruar ai vëllanë e ministrit. “Vendosa të mos shkoj më tek se mendoja që nuk mund të mos shkoja pa rrezikuar kokën. Në një moment, mendova se Babalja edhe mund të
fliste se kishte shkuar me mua në Vlorë për të bërë një emision televiziv dhe mund të nxirrte disa gjëra rreth identitetit tim dhe kjo bota e nëndheshme mund të ndjehej e rrezikuar dhe nuk e di çfarë mund të më ndodhte mua. Në këto kushte vendosa t’i drejtohem Partisë Demokratike. Ky ishte momenti. Më pas nuk është se pata ndonjë
kontakt apo dëgjova më për këto materiale, biles mendova se PD mund ta vërtetonte autenticitetin e zërit a ku di unë se çfarë, se unë nuk kisha qenë prezent kur Babalja kishte folur me vëllain e ministrit të brendshëm. Kur doli përgjimi mu kthye në kujtesë kjo çështje dhe kuptova se rreziku ishte po aty se veçse kishte qenë punë e
imja, tashmë isha në mes të një lufte politike. Ata donin të qëronin hesapet me njëri tjetrind he unë isha në mes. Një natë në të gdhirë, mora një telefonatë dhe më thanë se kemi gjetur Babalen dhe do të të takojë ty, që t’i bësh një intervistë. Pyeta ku? Dhe më thanë tek Partia Demokratike. Shkova se mendova që intervista do të transmetohej në Ajsberg. Partia Demokratike vendosi ta publikojë vetë” u shpreh Jetmir Olldashi. Ndërkohë në emisionin “Opinion” në “Tv Klan”, gazetari sërish tha se nuk e kishte parë vet takimin e pretenduar mes dëshmitarit “X” dhe vëllait të Agron Xhafajt. “Pashë që hyri në lokal, qëndroi disa minuta dhe doli dhe më tha që foli me Agronin”,- tha Jetmir Olldashi.
Kjo nuk është çështje zgjedhje, kjo është çështje llogarish dhe investimi në Vlorë ka tjetër ekonomi shkalle, ndërsa në Gjirokastër ka tjetër. Është çështje e interesit dhe potencialit, nuk kemi hequr dorë, jemi në diskutime, ka disa opsione, nuk do të bëjmë dy aeroporte, me siguri do i vijnë radha e aeroportit të zonës, a do të jetë në Gjirokastër apo Sarandë kjo do të shikohet. Patjetër nëse do të vlerësohet, nëse do të ketë një opsion realist për Gjirokastrën do ta bëjmë, kjo varet nga interesimi i sipërmarrjes, nuk i financon qeveria. Liqeni i Viroit, a ka mundësi të bëhet praktika e Tiranës dhe në Gjirokastër? Së pari, gjithmonë thonë mollët e komshiut duken më të kuqe, mos jeni kaq të sigurt dhe së dyti, nëse do të shikojmë sa gjëra janë bërë, na duhet të jemi modest për radhën, se nuk mund ti bëjmë për njëherë. Unë Gjirokastrën e njoh shumë mirë, Libohova ishte një depresion i gjallë, sot është një situatë tjetër. Tepelena për çfarë mund të ndalohej më parë, sot ndalojnë dhe ka plot turistë, Përmeti ka hyrë në një rrugë tjetër, në Këlcyrë po bëhet një transformim i rëndësishëm. Nuk dua të them se kush e ka përgjegjësinë për prapambetjen, pasi kjo është e qartë.
UJËSJELLËSI NË DROPULL
Rama debat me kryebashkiakun: Keni marrë fondin që u takon Kryeministri Edi Rama ka qenë dje në një dëgjesë publike me pakicat kombëtare, ku dhe është përplasur me kreun e Bashkisë së Dropullit. Rama është njohur me ankesat e kreut të bashkisë, pasi sipas tij nuk ka investime nga qeveria në bashkinë që ai drejton. Sipas kryebashkiakut të Dropullit është ankuar që nuk është e njëjta situatë në gjithë zonën e tij, pasi gjysma është e pajisur me ujë e gjysma jo. Pjesë nga debati Kryetari i bashkisë: Ne kemi disa projekt të mira dhe brenda 4-vjeçari do ti mbarojmë. Edi Rama: Nuk me the atë punën e ujit, që ti japim përgjigje qytetares Kryetari i bashkisë: Dropulli i poshtëm, është më mirë se paguan, ndërsa Dropulli i Sipërm nuk është mirë se nuk ka paguar të gjithë detyrimet. Edi Rama: Jemi mirë nga
poshtë s’jemi mirë nga lart, nuk duhet ti ndajmë kështu. Kreu i bashkisë: Ne nuk kemi marrë investime, Dropulli i poshtëm punon me pompa prandaj ka ujë, por harxhon shumë energji eklektike. Edi Rama: Keni marrë fondin që u takon. Në bazë të ndarjes që është bërë. Kreu i bashkisë: Nuk kemi marrë as 30 milion lekë.
POLITIKE
5
E martë, 22 Maj 2018
Kreu i grupit Petrit Vasili: Prokuroria është kthyer në kamikaze e Ramës, kjo drejtësi e ka vdekur legjitimitetin e saj
K
reu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar sërish lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama në mbledhjen e kaluar të grupit të PS-së, ku komentoi audiopërgjimin e publikuar nga Partia Demokratike. Ky i fundit implikonte vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës, teksa dëgjohej duke biseduar me një tjetër person. Nga ana e tij, kreu i qeverisë tha se pasi i kishte kërkuar një agjencie të posaçme për ekspertizën verifikimin e materialet, e ka cilësuar jo autentik. Në një deklaratë për mediat, deputeti i LSI Petrit Vasili ngre disa pikëpyetje për Prokurorinë, pasi materialin origjinal të audio-përgjimit, e dispononte vetëm PD. Ndërkohë që kryeministri Rama për të bërë një ekspertizë të materialit, duhet ta dispononte atë. “Kryeministri, i cili ka bërtitur për drejtësi të re, kishte ndërmend vetëm stabilizimin e një reformë të errët në drejtësi, e cila i shërben vetëm, atij mbron vetëm atë, dhe është armike e qytetarëve të zakonshëm. Disa ditë më parë, për audio-përgjimin, kryeministri tha se kishte kërkuar nga një agjenci për ekspertizë, duke deklaruar se materiali ishte jo autentik. Por ka disa pyetje të mëdha, të cilat nuk janë tonat, por që gjithë opinioni publik, apo qytetarët shqiptarë i bëjnë. Kush ia dha audiopërgjimin kryeministrit Rama, pasi atë e ka vetëm prokuroria? Së dyti, me ç’tagër e kërkoi kryeministri Rama që të bënte një verifikim të tillë, privatisht, apo shtetërisht? Pse kryeministri mashtroi për një çështje ku het-
LSI: Prokuroria të thërrasë kryeministrin, Rama nuk ka të drejtë të bëjë hetime
imi kish filluar nga prokuroria?”, tha Vasili. Në këtë kontekst, kreu i ligjvënësve të LSI-së deklaroi se hetime të tilla paralele nuk janë bërë as në diktaturëm të paktën jo publikisht. E nisur nga këto arsye, Vasili shtron pyetjen se pse Edi Rama nuk thirret në Prokurori për këtë çështje. “Përse kryeministri bën hetime, bën dhe manipulime paralele se ky është në mashtrim paralel i mirëfilltë. Kur ekzekutivi nuk ka të drejtë të bëjë hetime, pasi këto hetime, drejtësia e re e ashtuquajtur e tillë, e reformuar,
e pastër, e kthjellët e ka vetëm ajo të drejtë ta bëjë. Nuk heton ekzekutivi, nuk heton kryeministri, nuk e kanë bërë as në shtetet e diktaturës, të paktën për sy e faqe. Meqenëse botërisht kryeministri tha se e kishte videon, kishte analizuar dhe kishte marrë gjithashtu edhe përgjigjet autentike për autenticitetin e videos, pse nuk e thërret prokuroria në cilësinë e dëshmitarit, këtë kryeministër i cili paska gjithë këto informacione, të bollshme, të detajuara për çështjen? Prokuroria e cila nuk
lëviz gishtin dhe i ka krijuar këtë komoditet kryeministrit, pasoja rëndon gjithmonë e më shumë në pozitën e saj dhe po zhbën totalisht paanshmërinë e saj dhe integritetin e organit të akuzës”- u shpreh Vasili. Në mbyllje, Vasili ftoi qytetarët që për kët dhe arsye të tjera, të marrin pjesë në protestën e së shtunës, në 26 maj. “Në datën 26 Maj në orën 11, qytetarët do dalin përpara çdo gjëje tjetër për të vendosur me manifestimin e tyre që të jenë të barabartë. As më shumë dhe as më pak po
kërkojnë minimumin nuk duhet të ishte kërkuar, duhet të kishim kërkesa të tjera por në rradhë të parë të jenë të barabartë. Përballë kanë një kryeministër njësh me trafikantët dhe krimin e organizuar, i mbështetur nga prokuroria kamikaze dhe përballë qytetarë të cilët mund të arrestohen në çdo orë të ditës, mund t’u vihen prangat në çdo orët të ditës dhe janë krejtësisht të pambrojtur. Shqiptarët duan vetëm një drejtësi, drejtësi ku të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit. Nuk duan një drejtësi, e cila korrupsionit të tmerrshëm që shikohet nga këtu e deri në Amerikë, përfshirjes me krimin që shikohet nga këtu e në Amerikë, mbylljes së çështjeve të mëdha penale dhe aferave të cilat janë aty në sytë tuaj, i dëgjoni me veshët tuaj që janë që këtu e në Amerikë, tu jepet fund dhe drejtësia më në fund të veprojë. Kjo drejtësi e ka vdekur legjitimitetin e saj dhe qytetarët do të jenë pikërisht në atë ditë për të vënë në vend një reformë në drejtësi e cila lindi për fat të keq e vdekur dhe shkaktari kryesor i vdekjes së kësaj reforme, është një dhe një i vetëm, kryeministri i vendit. Fajtor, manipulator dhe mashtrues publik i deklaruar”- u shpreh dje Petrit Vasili
ZËVENDËSKRYETARI I LSI-SË: NËSE AJO QË BËRI EDI RAMA NDODHTE NË VEND TJETËR, DO E KISHIN LIDHUR
Z
ëvendës Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Ai ka deklaruar se kjo qeveri, është vetëm struktura e dukshme e një rrjeti kriminal që sipas tij ka marrë frenat. “Qeverisja është struktura më e dukshme e një rrjeti kriminal. Po e përdor pushtetin për t’i kthyer reston grupeve dhe rrjeteve që tjetërsoi votën në mënyrë të dhunshme, që kriminalizoi zgjedhjet e fundit”, deklaroi Luan Rama. Më tej, ai deklaroi se protesta e 26 majit është një nga shfaqjet e rolit opozitar. Rama tha se rruga ligjore dhe denoncimi janë mënyrat e duhura, duke shtuar se Prokuroria është para provës për të treguar paanshmëri dhe besueshmëri. “Prokuroria duhet të kalojë provën e zjarrit, duket të tregojë që nuk është një mekanizëm që mban Kryeministri, është përballë një prove që duhet të bindë edhe skeptikët. Duhet të thërrasë edhe Kryeministrin mbi gjithçka që tha
për analizën e video-përgjimit, kur tha se ai i është drejtuar një agjencie prestigjioze për të bërë analizën e video-përgjimit. Rama nuk ka çfarë të bëjë publike, sepse nuk ka asnjë lloj përgjigje. Madje edhe po të kishte iluzionin se do të kishte të drejtë, do të shfaqej i qetë dhe nuk do të deklaronte se nuk e tregon adresën e agjencisë që ka përdorur për ti bërë analizën video-përgjimit. Rama u shfaq arrogant, është në hall të madh dhe është në detyrën e organeve të zbatimit të ligjit ta shpëtojnë nga ky hall, sikundër opozita ka detyrimin që ta nxjerrë lakuriq Ramën në sytë e opinionit publik”, tha Luan Rama për Syri.net. Sipas tij, për fat të keq qytetarët e Kukësit janë ende në burg për asgjë, janë në burg për atë që vetë Kryeministri e pranoi gabimin dhe kërkoi falje. “E ndërsa ata janë në burg dhe askush nuk flet për ta, vazhdojnë përmasat e një sjelljeje kriminale të qeverisë”, tha Luan Rama. Luan Rama shprehu bindjen se e keqja do të mundet,
Luan Rama: Prokuroria të tregojë se nuk është nën urdhrat e kryeministrit
sepse në themelin e saj është e kriminalizuar dhe e kalbur. “Fundi do të jetë i njëjtë sikundër të gjitha qeveritë e tilla. Arsyeja e protestës është e qartë, është një vullnet qytetar për të dëshmuar forcën përballë një qeverisjeje që është e
izoluar dhe në minorancë. Reagimi qytetar ka qenë për t’u admiruar në fakt dhe ne e kemi për detyrë të artikulojmë, administrojmë atë, me rolin që ka çdo opozitë. Është në turpin e mazhorancës që ka shënuar një rekord me miratimin e një ligji që të dekriminalizonim Parlamentin”, tha Luan Rama. Sipas tij, është e turpshme që ne të jemi vendi që të tregohemi me gisht për kriminalitetin, drogën, pastrimin e parave dhe në anën tjetër kemi një Kryeministër që do të tregojë se është një lider global. Referuar vendimit të Gjykatës së Beratit, e cila rrëzoi kërkesën e LSI për marrjen nën hetim të kryeministrit lidhur me thirrjet për policët për sigurimin e votave në fushatën e 2017-ës, zv.kryetari i LSI tha se sistemi i drejtësisë është nën pre-
sion. “Sot gjykata e Beratit dëshmoi se është nën presionin e keqbërësit Edi Rama, i cili paturpësisht kredon e vet elektorale e pasqyroi me thirrjen drejtuar policëve që të mbushnin me vota Partinë Socialiste. Nëse do të kishte ndodhur kjo në ndonjë vend tjetër, Kryeministrin do e kishin lidhur, fillimisht qytetarët, më pas drejtësia”, deklaroi më tej ai. Sipas Luan Ramës, nuk është vetëm probemi i kanabist që ka sjellë qeveria “Rama”. “Kanabizimi i vendit është vetëm një nga qasjet e qeverisë me krimin, pasi trafiku i saj, i prostitucionit janë të tjera elementë. Shqipëria konsiderohet vendi i pastrimit të parave dhe kjo tregon se cila është fytyra e qeverisë. Mendoj se kostoja e parë që do të paguhet është mosçelja e negociatave”, tha dje Luan Rama.
POLITIKE DEPUTETI DEMOKRAT
6
E enjte, 17 Maj 2018
Audio-përgjimi/ Salianji: Qeveria është e përfshirë në mbrojtje të krimit Po dje, deputeti demokrat Ervin Salianji është pyetur nga prokurorët e Krimeve të Rënda për rreth dy orë me radhë rreth çështjes së audio-përgjimit, si deputeti i parë i kontaktuar nga gazetari Jetmir Olldashi në lidhje me dëshminë e Albert Veliut, i njohur ndryshe si “Dëshmitari X” i kësaj çështjeje. Ai tha se Agron Xhafaj u largua në drejtim të Italisë për të mbuluar implikimin e tij në trafikun e drogës dhe pengimin e hetimeve për bashkëpunëtorët. “Qeveria është e përfshirë në mbrojtje të krimit, për të mbuluar gjurmët e krimit. Agron Xhafaj i kapur me zë dhe figurë, nuk është në Shqipëri, është larguar për të mos bërë të mundur zbulimin e aktivitetit kriminal, bashkëpunëtorëve të tij dhe të gjitha fakteve të tjera. Prokuroria është e përfshirë më shumë në kallëzimin e rremë që ka bërë Xhafaj, sesa në kapjen
e grupit kriminal. Shpejtësia duhet të jetë në zbulimin e grupit të strukturuar kriminial. “Unë nuk jam Ervin Salianji”, këtë lloj përgënjeshtrimi bënte edhe Agron Xhafaj, duke thënë se nuk e njoh bashkëpunëtorin”- theksoi Salianji. Deputeti i PD-së paralajmëroi se disponon një tjetër përgjim të Albert Veliut, gazetarit Jetmir Olldashi dhe njeriut që, sipas tij, është bashkëpunëtori i Agron Xhafajt në trafikun e drogës. Salianji theksoi se në audio dëgjohet zëri i bashkëpunëtorit të Agron Xhafajt i cili i thotë “dëshmitarit X” mos eja të më kërkosh 10 kg drogë, por 100 kg e sipër. Këtë deklaratë Salianji e bëri pas daljes nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ku u pyet pas kallëzimit të bërë nga Agron Xhafaj për manipulim të provave dhe sajim të audio-përgjimit. “Ka një deklarim publik nga gazetari Jetmir Olldashi i
cili më ka asjellë audio-përgjimin e publikuar por edhe pjesën tjetër ku duken persona të lidhur me krimin, me Xhafajn, bëjnë trafik kanabisi në mes të ditës. Në përgjimin që disponohet nga PD, shihet zëri i gazetarit, bashkëpunëtorit edhe trafikantit tjetër i cili është zari i Agron Xhafajt, ku i thotë mos më eja për 10 kg drogë, por për 100 kg e sipër”- u shpreh deputeti demokrat, Ervin Salianji. Dosja e përgjimit të PD-së ndodhet në duart e dy prokurorëve, Genti Osmani dhe Përparim Kulluri, të cilët do të hedhin dritë mbi të vërtetën e përgjimit, për të zbuluar personin që e ka bërë, si dhe për të zbuluar nëse Agron Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës, siç pretendon opozita. Krimet e Rënda brenda javës pritet të kenë një ekspertizë për përgjimin e PD-së.
Ish-ministri teknik: S’është marrë në pyetje akoma Kryeministri, që ka krijuar një alibi publike
“Xhafaj”, Salianji e Bardhi dëshmojnë te Krimet: Dënim spektakolar për trafikantët
D
y zyrtarët e Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi kanë dhënë dëshminë e tyre në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me përgjimin e publikuar nga PD-ja, ku pretendohet se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës. Jashtë dyerve të Prokurorisë, Bardhi deklaroi se është pyetur rreth fakteve dhe provave të publikuara nga PD-ja, ndërsa shtoi se duhen dënuar në mënyrë spektakolare personat e përfshirë në trafik droge. “Siç ju e dini ne sot ishim në cilësinë e personave që kemi apo që mund të japim të dhëna mbi hetimin që ka nisur Prokuroria e Krimeve të Rënda. Sigurisht që faktet dhe argumentat tona tashmë janë publike. Jemi përpara një rasti të dokumentuar të abuzimit me pushtetin nga ministri i Brend-
shëm dhe qeveria për llogari të një veprimtarie kriminale të vëllait të ministrit të Brendshëm. Unë jam jurist dhe sigurisht që do të bashkëpunoj me organin e Prokurorisë sa herë që të thirrem por nuk mund të rri dot pa shprehur shqetësimin tim që kjo është Prokuroria e Krimeve të Rënda që ka për detyrë të luftojë krimin e organizuar dhe trafikun e drogës dhe shtetasi i dyshuar si i përfshirë në trafik droge që është vëllai i ministrit të Brendshëm nuk është marrë ai i pari në pyetje por jemi marrë ne që denoncojmë rastin. Nuk është marrë në pyetje ministri i Brendshëm që i lehtëson veprimtarinë kriminale vëllait por jemi marrë ne që e denoncojmë rastin. Nuk është marrë në pyetje akoma Kryeministri që ka krijuar një alibi publike ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm se gjoja zëri
në materialin audio nuk është i Agron Xhafajt. Por ndërkohë nuk ju bën ju me dijeni dhe besoj se ju nuk e keni aktin e ekspertimit. Dhe prokuroria do të duhet të kishte sekuestruar këtë material privat, siç e quan kryeministri sepse është një e dhënë që i ndihmon hetimet. Prandaj edhe thirrja ime publike ndaj organit të Prokurorisë është që të fusë hetimet në drejtimin e duhur që i ngarkon ligji. Dhe drejtimi i duhur që i kërkon ligji është të ndëshkohet në mënyrë spektakolare individët e përfshirë në krim të organizuar dhe individët që bëjnë trafik droge. Rasti është publik bëhet fjalë për vëllain e ministrit të Brendshëm”- u shpreh Grazment Bardhi pas daljes nga Prokuroria. Pyetje: Ju konkretisht çfarë deklaruat? Gazment Bardhi: Ne deklaruam gjithçka u pyetëm dhe gjithçka që
kemi bërë publike me fakte dhe prova edhe gjatë këtyre ditëve. Pyetje: Ju konkretisht për çfarë u pyetët? Gazment Bardhi: Për gjithçka që kemi bërë publike mbi faktet
dhe materialet që ne i kemi bërë publike. Të njëjtat fakte dhe materiale sigurisht që Prokuroria i disponon dhe ne kemi dhënë sqarimet tona mbi këto fakte dhe mbi këto prova. Faleminderit!
DEPUTETI I PD-SË SHTYN ME DISA ORË DËSHMINË ORË PËR AUDIO-PËRGJIMIN, KËRKON NDJESË NGA SPAÇI
T
ashmë ka një hetim pas bashkimit të dy procedimeve, atij të nisur nga Prokuroria e Tiranës për kallëzim të rremë të pretenduar nga Agron Xhafaj dhe për trafik droge të nisur nga Krimet e Rënda. Për këtë çështje Prokuroria për Krime të Rënda kishte thirrur dje për të dëshmuar tre zyrtarët e PD-së: Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi në lidhje me audio-përgjimin ku implikohet Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Por ndonëse deputeti i PD-së, Ervin Salianji është paraqitur bashkë me këshilltarin ligjor të PD-së, Gazmend Bardhi për të dëshmuar, ajo që u vu re ishte mungesa e deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit nuk
Alibeaj: S’do lejoj që Rama të marrë peng procesin është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda gjatë paradites, por ai do të shkonte atje pas mesditës, ndërsa paraditen e djeshme ai është shfaqur në një aktivitet me rastin e 45-vjetorit të revoltës së Spaçit. Deputeti Enkelejd Alibeaj, ishte i fundit mes zyrtarëve demokratë që dhanë dëshminë e tyre ditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Lidhur me audio-përgjimin mes vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj me Albert Veliun ku flitej për trafik droge, në dalje të Prokurorisë, Alibeaj tha se ka bërë kërkesë që të kërkojë thirrje dëshmitarësh dhe akte hetimore, si mundësi që procesi penal të mos merret
peng. “Dua të sqaroj faktin që erdha me vonesë sepse këtë mëngjes unë isha në përkujtimin e 45-vjetorit të revoltës së Spaçit. Në fakt ky vend ka sot nevojë për një revoltë si ajo e Spaçit,
ku njerëz dinjitozë, të burgosur nga një sistem diktatorial gjetën kurajon, frymëzimin për ti rënë në kokë sistemit diktatorial më të fortë. Për këtë edhe unë erdha sipas detyrimit ligjor të dëshmoj për ato që tashmë është bërë e ditur, mbi faktet penale, të dëshmuara dhe të konfirmuara para prokurorit. Në fakt duhet të kishin ardhur të tjerë persona dhe duhet të vijnë të tjerë persona. Për interesin tuaj po ju them edhe dicka tjetër. Duke qenë se kodi i procedurës penale i ndryshuar parashikon mundësinë që edhe përfaqësues të viktimave kanë të drejtë të marrin një pozitë proceduriale brenda procedimit penal unë shfrytëzova këtë lloj
mundësie qoftë edhe në statusin e deputetit, përfaqësues i publikut, viktima e madhe e fenomenit të trafikimit të narkotikëve kam bërë kërkesë përpara prokurorisë që që sot edhe në vazhdim të jem përfaqësuesi i viktimave të këtij fenomeni kriminal. Që do të thotë, në bazë të parashikimeve ligjore unë deputeti Enkelejd Alibeaj kam të drejtë të kërkoj thirrje dëshmitarësh, kqyrje, bërje aktesh, akte të tjera hetimore si një mundësi që procesi penal mos merret peng nga Rama dhe Xhafaj”, u shpreh Alibeaj. Ndërkaq, deputeti demokrat shtoi se viktima janë që të gjithë shqiptarët nëse drejtësia është kapur nga Qeveria.
POLITIKE
7
E enjte, 17 Maj 2018
Çështja “Xhafaj”, Opozita braktis Komisionin e Ligjeve, Manja: Nuk është komisioni i “Babales”
K
a qenë një mbledhje e tensionuar ajo e djeshmja në Komisionin e Ligjeve, e cila është zhvilluar mes debateve të ashpra, pasi deputetët e opozitës nuk kanë pranuar që ky komision të zhvillojë punimet normalisht. Kryefjala e opozitës ishte akuza ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, por dhe thirrja e përfaqësuesve të selisë blu në Prokurori për të dhënë dëshmitë e tyre në lidhje me audio-përgjimin ku pretendohet se vëllai i ministrit, Agron Xhafaj është i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike si kreu i grupit të Vlorës. Ashtu siç bënë dhe javën e kaluar edhe në këtë mbledhje kanë marrë pjesë edhe deputetë të PD-së që nuk janë anëtarë të komisionit të Ligjeve duke shkaktuar nervozizëm në radhët e mazhorancës. Deputeti demokrat, Gent Strazimiri është shprehur se ky komision nuk duhet të kthehet në një narkokomision. “Kemi dhënë fakte e prova prej 10 ditësh. Krye-narkotrafikanti në krye të qeverisë që rekruton trafikantët, na tregon me letra se jemi në rregull. Ne sot duhet të merremi me këtë punë dhe të mos kthehemi në narkotrafik. Të shqyrtojmë faktin se minisrat e Brendshëm në 5 vite kanë lidhje me krimin”, është shprehur Gent Strazimiri. dhe pas kësaj deklarate debatet mes opozitës kanë vijuar me tone të larta, ku protagonist do të ishte kryetari i Komisionit, njëherësh deputet i PS-së, Ulsi Manja. Pasi opozita braktisi komisionin, kryetari Ulsi Manja tha se ky nuk është komisioni “Babales”, duke iu referuar këtu dëshmisë së Albert Veliut, i cili është cilësuar si “Dëshmitari X” në audio-përgjimin që u publikua nga PD. Më pas maxhoranca vijoi e vetme shqyrtimin e projektligjit për “Profesionin e Avokatit” në Republikën e Shqipërisë. “Ora e gallatës mbaroi, ora e “Babales” mbaroi”, tha Ulsi Manja teksa deputetët e PD-së dhe LSI-së po linin karriget e sallës së mbledhjeve të Komisionit të Ligjeve. Pjesë nga debati në Komision Oerd Bylykbashi: Të dy janë të përfshirë kokë e këmbë, njëri si ministër, tjetri si trafikant. Ti bëhesh palë me ta bashkë me kolegët e tu. Ulsi Manja: Ti më kërkon mos bëj detyrën?! Klevis Balliu: Për procedurë, zoti Manja! Ulsi Manja: Zoti Haxhia edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë të jeni korrekte Klevis Balliu: Për procedurë, zoti kryetar! Ulsi Manja: Fol për kalendarin. Karagjozllëqet ik bëji diku tjetër. Klevis Balliu – Ulsi Manjës: Mos u bëj ti karagjoz!
Sherr dhe tensione në komisione, deputetët e PD i sulen Manjës: Mbron krimin, karagjoz
Gent Strazimiri: Kalendari nuk përmban çështjen më të rëndësishme si çështja “Xhafaj”. Ka 10 ditë me fakte e prova autentike. Po drejtohemi nga një narko-qeveri me një narko kooperturë, me një narkoqeveri. Qeveria u kap me pras në duar. Kalendari është vetëm si të shpëtojmë vendin
nga narkotrafiku. Oerd Bylykbashi: Ministri i Brendshëm ka mbrojtur vëllain kriminal, e paketoi dhe e çoi në Itali, ndërsa duhet të fillonte ndjekja penale për të, për trafik të lëndëve narkotike. Klevis Balliu: Z.Manja, mos bëj karagjozin këtu. Ulsi Manja: Karagjozin shko
dhe tregoje në vend tjetër.... Oerd Bylykbashi: Ky komision nuk mund të vijojë më pa shkarkuar Fatmir Xhafajn. Sa kohë Fatmir Xhafaj ministër i Brendshëm mbron krimin në qeveri. Klevis Balliu: I keni nxjerrë të gjithë mafiozë, gazetarët, opozita, ndërkohë që i keni mafiozët
te partia juaj. Njërin e vratë në burg. Pasi i droguat, shqiptarët po i vrisni Bardh Spahia: E turpshme, bëheni palë me krimin, jeni bërë palaço. Ulsi Manja: Si e kishte ai “Babalja”...?! Ti po më kërkon të mos bëj detyrën... Ky nuk është komisioni i “Babaljes”, por është Komisioni i Ligjeve. T’ju vijë turp që flisni kështu! Luçiano Boçi: Ulsi, je bërë si Gramozi. Luçiano Boçi – Ermonela Felajt: Rregulloje Ulsin, se ke qenë e marrëdhënieve me Parlamentin. Bardh Spahia: Mysafirët e këtij komisioni nuk jam unë. Por kriminelët që sollët ju në parlament. Oerd Bylykbashi: Xhafaj ka kontribut kryesor në mbushjen e burgut të Spaçit. Xhafaj është avokati më i mirë i krimit të organizuar. Bashkim Fino – Luçiano Boçit: A zgjidhni gjë këtu? Se ne nuk kemi gjë në dorë. Bëni zhurmë këtu. Klevis Balliu: Dje mbronit Saimir Tahirin, sot e keni në arrest shtëpie. Jeni bërë palaço. Pse iku në Itali Agron Xhafaj?
DEBATE TE “EKONOMIA”, NOKA: DO PUBLIKOJMË PËRGJIM TJETËR, TË SHTUNËN LARGOJMË QEVERINË
E
dhe mbledhja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave dop të ioshte fotokopje e asaj që ndodhi dje më herët në Komisionin e Ligjeve. Ashtu si te “Ligjet”, edhe “Ekonomia”, mbledhja e radhës është shoqëruar me tensione dhe debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës ku sërish shkak i përplasjes ishte çështja “Xhafaj”. Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili mori pjesë pavarësisht se nuk është anëtar i këtij komisioni, paralajmëroi se së shpejti Partia Demokratike do publikojë një tjetër përgjim të ri për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, dhe se, sipas tij, nuk është rastësi që Agron Xhafa iku në Itali, pasi do që t’i shpëtojë drejtësisë në Shqipëri. Deputeti demokrat tha gjithashtu se opozita do kërkojë të shtunën gjatë protestës së paralajmëruar largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pasi në të kundërt do iki edhe vetë kryeministri Edi Rama me qeverinë. “Nuk është rastësi që Agron Xhafaj iku në Itali, pasi
Braçe: Nuk merrni dot pushtet me dhunë. Kërcënimet i keni të rënda në raport me ligjin
ishte lëvizje për t’i shpëtuar drejtësisë në Shqipëri. Agron Xhafajn duhej ta përfshinte ligji Anti-mafia. Kjo qeveri përfaqëson votat e trafikantëve. Materiali i dytë që do dalë do jetë vërtetim i faktit se Agron Xhafaj ishte aktiv në trafikun e drogës, kur vëllai i tij ishte ministër. Nëse të shtunën nuk largojmë ministrin e Brendshëm, bëhuni gati se do ju largojmë me gjithë kryeministrin”- paralajmëroi
deputeti demokrat, Flamur Noka. Ndërsa përgjigjen do ta merrte nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, i cili e paralajmëroi deputetin e PD-së që të bëjë kujdes me kërcënimet duke i kujtuar se ato janë mjaft të rënda në raport me ligjin. “Bujrum, urdhëroni merreni me dhunë pushtetin si në vitin 1996. Kërcënimet janë të rënda në raport me ligjin”- u shpreh deputeti socialist Eri-
on Braçe. Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, ju kërkoi socialistëve të reflektonin lidhur me akuzat ndaj Xhafajt. “A e kuptoni në çfarë gjendjeje jeni futur, në çfarë rruge pa krye, dhe duhet të reflektoni se është në interes të publikut”- deklaroi deputeti demokrat Edmond Spaho. Dhe sërish replikën e radhës, deputet i PD-së do ta merrte po nga kreu i Komisionit, Erjon Braçe, i cili iu përgjigj Spahos duke i kujtuar se janë kthyer në komunizëm. “Po boll mo burrë boll, se e keni kthyer komunizëm e shkuar komunizmit” – u shpreh deputeti i PS-së, Erjon Braçe. Pas debateve të forta, ku deputetët e PD-së vijuan me akuzat e forta ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, opozita vendosi të ndiqte të njëjtin skenar, duke e braktisur mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ekonomisë.
POLITIKE ISH-MINISTRI I DREJTËSISË
8
E martë, 22 Maj 2018
Thirrjet e Ramës për policët në fushatë, Gjykata e Beratit rrëzon LSI-në G jykata e Beratit ka rrëzuar një padi ngritur nga Lëvizja Socialiste për Integrim ndaj kryeministrit Edi Rama për thirrjet gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. Padia e LSI-së kishte të bënte me një deklaratë të kryeministrit në fushatën zgjedhore për angazhimin e efektivëve të Policisë së Shtetit në fushatën e PS-së, jashtë orarit të punës. Por gjykata nuk ka gjetur shkelje në këtë thirrje ndaj dhe e ka rrëzuar. Më herët ka
qenë Prokuroria e Tiranës që nuk ka pranuar kërkesën e LSI-së. Ndaj kjo çështje u ankimua nga LSI-ja në Gjykatën e Beratit. Në mitigun e Beratit, një vit më parë, Edi Rama u bëri thirrje punonjësve të policisë që të lënë detyrën dhe të mbrojnë votat e Partisë Socialiste. “I bëj thirrje të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit në momentin që lënë uniformën pas punës, të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për Partinë Socialiste të Shqipërisë”, është shprehur
Rama gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 2017. Një vit më pas Gjykata e Beratit ende nuk e ka shqyrtuar çështjen ndaj kreut të qeverisë. Me vendimin e sotëm për mosvazhidmin e hetimeve, procesi duket se po shkon drejt mbylljes. Ish-ministri i LSI-së, Ylli Manjani deklaroi se drejtësia po zbaton porositë e kryeministrit. “Drejtësia kokë-ulur para kryeministrit. Ky kryeministër përbën rrezik për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri”, u shpreh dje avokati i LSI-së, Ylli Manjani.
Dekriminalizimi i avokatëve shkakton debat tek “Ligjet”, socialistët kritikat ndaj projektligjit të Avokatisë
M
agjistratët të cilët pezullohen apo përjashtohen nga sistemi për shkak të ligjit të vettingut, nuk do të mund të marrin as liçensën e avokatit. Ky ishte propozimi i artikuluar në Komisionin e Ligjeve që tejkalon edhe masat disiplinore të sanksionuara në ligjin e rivlerësimit kalimtar. Prokurorët dhe gjyqtarët që nuk kalojnë dot procesin e rivlerësimit, nuk duhet të ushtrojnë më as profesionin e avokatit. Kërkesa u artikulua nga deputeti socialist Bashkim Fino gjatë diskutimit të ligjit për avokatinë në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve, ku opozita nuk ishte e pranishme për shkak të marrëdhënies së kushtëzuar të vendosur me Kuvendit, pas publikimit të çështjes “Xhafaj”. “Po gjithë këta prokurorë e gjyqtarë që dalin nga vetingu të dënuar mund të bëhen pjesë e dhomës së avokatisë. Unë them se jo, mund të bëjnë punën e avokatit, kur ata ikin nga vetingu. Duhet të jetë e shkruar në këtë nen. Faktikisht nuk është. Ose do ta lëmë ose hajde bëjmë diskutime, sepse unë kam shumë rezerva për këtë nen”- propozoi deputeti Bashkim Fino.
Bashkim Fino: Të përjashtuarit nga vettingu të mos ushtrojnë avokatinë Dekriminalizimi i avokatëve Dekriminalizimi do të përfshijë edhe profesionin e avokatëve. Kjo është një nga përcaktimet që sjell projektligji i ri, që po diskutohet në Komisionin e Ligjeve. Gjatë diskutimit, deputetët socialistë kërkuan shpjegime nga Maksim Haxhia, kryetari i Dhomës së Avokatisë, se cilat janë rrethanat ndaluese kur një avokat nuk duhet ta ushtrojnë këtë profesion. Përpos të tjerave, në disa pika të nenit 11, përcaktohet se një avokat nuk e fiton titullin nëse është dënuar me vendim të formës së prerë, nëse është dënuar për një vepër penale me dashje apo me pakujdesi dhe nuk është rehabilituar. Kjo pikë shkaktoi debat mes relatorëve Ermonela Felaj dhe Alket Hyseni me kryetarin e Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia. “Konfidencialiteti është parim shumë i rëndësishëm, i padiskutueshëm, mbrohet në shumë vende me Kushtetutë, ne nuk e kemi në Kushtetutë”- u shpreh socialisti Alket Hyseni. Ndërsa
socialistja tjetër e komisionit, kishte të tjera vërejtje për draftin. “I dënuar quhesh kur je i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe i pa dënuar quhesh kur je rehabilituar ndërkohë që je dënuar. Po the i dënuar nuk ke nevojë të hysh në diskutime,
DEPUTETJA E PS
vepër penale me dashje, vepër penale nga pakujdesia”- tha Ermonela Felaj. Ndërsa kreu i Dhomës së Avokatisë në përgjigjen e tij do të sqaronte: “Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për të gjitha ato vepra penale, rrethi i të
cilave përcaktohet në statut. Me dashje është edhe drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”theksoi Maks Haxhia. Relatorja Felaj kishte kundërshtime edhe për nenet 9 dhe 10, ku flitet për pjesën e takimit mes avokatit dhe klientit. Felaj u shpreh se pengohet puna e prokurorisë, nëse kjo pikë nuk ndryshohet. Ligji për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur si ligji i vettingut parashikon disa masa disiplinore për ata të cilët ngelin në një, apo të tre provimet e rivlerësimit, atë të figurës, financiar dhe profesional. Pezullimi dhe shkarkimi nga detyra i magjistratit, sipas ligjit, nuk parashikon ndalimin e marrjes së titullit të avokatit, por ky propozim i deputetit Fino, i pakundërshtuar aty për aty as nga kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhija, pritet të diskutohet sërish në mbledhjen e radhës së komisionit rreth këtij projektligji. Në ditët në vijim do të diskutohen të plota 58 nenet e këtij projektligji.
DEPUTETI I LSI-së
Felaj: Audio-përgjimi, një gënjeshtër e madhe. Rrokaj: Lindita Nikolla, kjo PD u fut në gjirizet më të thella të krimit ministre komiko-tragjike Deputeti i LSI-së Shezai Rrokaj në një D reagim në rrjetet sociale shkruan se eputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, e cilëson një gënjeshtër të madhe audio-përgjimin e publikuar nga PD, i cili implikon vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, në trafikun e drogës. E ftuar dje në rubrikën “Opinion” në “News24”, Felaj theksoi se PD-ja po përpiqet të sulmojnë ministrin Xhafaj, duke e akuzuar se ka përdorur pozitën e tij për të favorizuar të vëllain. “Opozita i ka përqendruar bateritë e veta në mbajtjen gjallë të një gënjeshtre, që e sajoi dhe e hodhi në publik. Më shumë sesa i bën keq individëve që preken nga kjo gjë, ajo i bën keq interesave të vendit. Në këtë moment të gjitha partitë politike të vendit duhet ët ishin bashkë, pasi jemi para momentit kur Shqipëria pret çeljen e nego-
ciatave, pas një rekomandimi të pakushtëzuar. Kjo çështje është një gënjeshtër e madhe. PD për fatin e saj të keq, i është dashur që për të ngritur një çështje të tillë të zhytet në gjirizet më të thella të krimit. Agron Xhafaj apo çdo person tjetër nuk do kishte një mbrojtje më të mirë se ajo
dëshmi e çalë që dëgjuam përmes menduar”, u shpreh Felaj. Deputetja Felaj tha se dëshmitari X është tërësisht i pabesueshëm. “Ai është i pabesueshëm. Ka kaq shumë kapërcime logjike. Është tërësisht i montuar. Bisedat duket që janë krejt pakuptim. Duke dëgjuar dëshmitarin të krijohet ideja sikur ky e përgjoi se donte të hakmerrej. Po nëse e dëgjon duket sikur thotë se Agron Xhafaj përgjoi veten dhe ai dha PD. Pra ka mospërputhje të mëdha mes dy dëshmitarëve që serviri PD. Këta persona do të jenë në rolin e deklaruesit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe të ndihmojnë në zbardhjen e së vërtetës për këtë ngjarje që e ngritën ata vetë”, u shpreh dje deputetja socialiste, Ermonela Felaj.
gjatë takimit të ministres së Arsimit Lindita Nikolla me banorët e Vllahinës në Bashkinë e Selenicës, i bëri përshtypje mënyra e komunikimit si një fyerje me varfërinë e tyre. “Midis të tjerash, më tërhoqi vëmendjen biseda e ministres me një “xhaxha”, i cili i bëri një pyetje lidhur me kërkesën e mësuesve drejtuar fëmijëve, për të sjellë Kartën e Identitetit të prindit. Siç është bërë e njohur, opozita e ka konsideruar këtë kërkesë si një shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, dhe se me gjasa, kjo lidhje e drejtpërdrejtë e prindit me nxënësin, mund të ishte një manovër e mazhorancës për manipulim të procesit zgjedhor. Ana komike e këtij takimi ishte fakti që ministrja po sqaronte për Kartën ID një “xhaxha”, i cili në këtë status moshor nuk mund të jetë prind fëmije për moshat shkollore dhe me siguri pyetjen e ka bërë ose për të shuar një kërshëri pensionisti, ose me ironi për t’i lënë të kuptonte ministres se “ku jemi ne e çfarë po na thotë kjo”- u shpreh dje në reagimin e tij, deputeti i LSI-së në Qarkun e Vlorës, Shezai Rrokaj.
POLITIKE EURODEPUTETI
E
9
E martë, 22 Maj 2018
Kukan: Pa Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Europian nuk është i plotë
urodeputeti Eduard Kukan thotë për mediat serbe se Bashkimi Europian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu paralajmëron vendet e rajonit se Franca, Gjermania dhe Holanda kanë qenë gjithmonë shumë të rrepta në lidhje me pranimin e anëtarëve të rinj. Në një intervistë për gazetën serbe “Veçernje Novosti”, eurodeputeti Eduard Kukan ka folur gjerësisht për Ballkanin Perëndimor dhe për aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ai nënvizon se edhe Brukseli duhet të luajë rolin e tij në këtë proces.
“Pa një rajon të rëndësishëm siç është Ballkani Perëndimor, BE nuk është e plotë e as e bashkuar. Duhet të jemi më të përgjegjshëm ndaj miqve tanë në Ballkanin Perëndimor. Nëse nga vendet kandidate kërkojmë që të plotësohen kërkesa të caktuara, atëherë edhe ne duhet t’i mbajmë premtimet tona”, është shprehur Kukan. Eurodeputeti më tëj bën me dije se nuk pajtohet me deklarata e presidentit të Francës se nuk është koha për zgjerimin e BE-së, deri në momentin që BE të reformohet në themel. “Qëndrimi i Macron është vetëm një
nga pikëpamjet në bisedimet për të ardhmen e BE-së. Kjo është një nga idetë e tij me të cilën unë thellësisht nuk pajtohem dhe jam kundër qëndrimeve të tij”,nënvizoi Kukan. Ndërsa më tej paralajmëron në mënyrë indirekte Shqipërinë dhe Maqedoninë duke thënë se “Franca, Gjermania apo Hollanda kanë qenë gjithmonë shumë të rrepta në lidhje me pranimin e anëtarëve të rinj dhe kjo nuk ndryshon”. Sa i përket vitit 2025, Kukan shprehet se së pari duhet të zbatohen reformat dhe më pas të shikohet çështja e anëtarësimit.
Zyrtari i KE-së: Ka një ndërgjegjësim në rritje për potencialet dhe nevojat e Ballkanit Perëndimor
“Momenti për hapjen e negociatave të pranimit në BE është tani”. Kështu u shpreh Colin Wolfe, Drejtor në Komisionin Europian për Bashkëpunimin Rajonal dhe Programet, pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit gjatë një interviste dhënë dje për “Dojçe Vele”. Gjatë fjalës së tij, Wolfe shprehet se bashkëpunimi rajonal është një proces që shkon përpara, pastaj ngec, pra jo gjithmonë ka progres dhe kjo është krejt normale. Pjesë nga intervista Shoqëria civile është përfshirë në të gjitha Samitet e deritanishme të Procesit të Berlinit dhe së fundmi edhe në Samitin e Sofies, që i paraprin Samitit të Londrës. Nga Vjena në Trieste, cilat prej rekomandimeve të shoqërisë civile janë marrë parasysh nga Komisioni Europian? Janë disa drejtime: Konektiviteti është bërë pjesë e rëndësishme e Procesit të Berlinit, që nga Samiti i Vjenës. Ai është shumë i rëndësishëm, jo thjesht për infrastrukturën dhe lidhjen fizike në rajon, por për atë ҫ’ka ai simbolizon. Dhe erdhi nga diskutimet e njerëzve, nga shoqëria civile. Ka edhe dy ҫështje të tjera: strategjia për BP, që u publikua në shkurt, i kushton vëmendje rinisë. Dhe kjo spikat shumë në ngjarjet e mëdha në kuadër të Procesit të Berlinit. Dhe kur flasim për shqetësimet e njerëzve në BP ato përfshijnë edhe rininë e rajonit, shqetësime që lidhen me punësimin, arsimimin, mundësitë, shanset për një jetë ku rinia të realizohet. Kur flasim për të ardhmen e rajonit duhen përfshirë rinia. Dhe gjëja tjetër është që vëmendja ndaj hapjes së vendeve të punës për rininë. Të rinjtë dhe të rejat nuk duan vetëm një punë por ata duan diҫka që të realizojnë talentet e tyre, ata duan të kontribuojnë në shoqëritë e tyre. Bashkëpunimi rajonal është një nga drejtimet kryesore të Procesit të Berlinit. Në prag të Samitit të Londrës ҫfarë është arritur dhe cilat janë sfidat për t’u përballur? Bashkëpunimi rajonal është një proces që shkon përpara, pastaj ngec, pra jo gjithmonë ka progres dhe kjo është krejt normale. Arritjet më të mëdha? Mendoj që fakti që liderët politikë të rajonit e kanë kuptuar që kanë shumë objektiva të përbashkëta, që duhet të flasin për perspektivën europiane është
Wolfe: Momenti për hapjen e negociatave të pranimit në BE është tani
një nga arritje. Por edhe që ata kanë arritur të kuptojnë përgjegjësinë e secilit vend në ҫështje praktike si infrastruktura rajonale dhe kanë kuptuar rëndësinë e bashkëpunimit. Në Samitin e Sarajevës vitin e kaluar, për herë të parë në rajon, liderët politikë dhanë sinjale pozitive jashtëzakonisht të rëndësishme për angazhim real politik. Kjo është një arritje tjetër e rëndësishme që tregon se po ecet drejt angazhimeve të vërteta politike. Dhe nëse doni të flasim në mënyrë më specifike, ju përmendët Samitin e Triestes, vitin e kaluar. angazhimet në fushën ekonomike në rajon, plani i veprimit i këtij samiti atij. Kjo duket si burokratike por është shumë e rëndësishme për të treguar që barrierat tregtare po bien dhe që të tjera reforma janë të rëndësishme për të lehtësuar bashkëpunimin, mobilitetin, të bërit biznes mes vendeve të rajonit. Ka një angazhim dhe zotim të madh ndaj ideve të reja, biznesesve të reja, rritjes së menҫur ku ka një komponent digjital të konsiderueshëm, ku secili vend nga rajoni po jep kontributin e tij, këtu është shumë i rëndësishëm Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal lidhur me fazat dhe planin e veprimit. Është një proces i vështirë por
ka rëndësi që drejtim i udhëtimit është i shumë i qartë. Dhe zhvillimi i bizneseve rajonale ka rëndësi për punësimin, rritjen ekonomike, prosperitetin, që njerëzit të qëndrojnë në rajon dhe kontribuojnë. Çfarë vështirësish janë shfaqur deri tani për të përforcuar bashkëpunimin rajonal? Mendoj se kur bën analizën mund të shohësh p.sh. që duhet lehtësuar kalimi i kufijve në rajon apo duhen kryer reformat në tregjet rajonale. Këtë e di kushdo. Por nuk është kaq e lehtë që këto ide të reja në shoqëritë e vendeve të rajonit të gjejnë vend në legjislacionet përkatëse, njerëzit duhet të binden, të shohin ҫfarë përfitimesh kanë, mendoj se kjo është pjesë e shoqërive të shëndetshme dhe nuk ndodh vetëm në Ballkanin Perëndimor por në ҫdo rajon të BE. Procesi i pajtimit në rajon kërkon kohën e vet. Kemi modelin e pajtimit mes Francës dhe Gjermanisë edhe pse nuk është copy/paste me atë në Ballkanin perëndimor. Ndërkohë qytetarët në vendet e rajonit, që janë proeuropianë – sidomos në Shqipëri janë në shumicë dërrmuese- janë tanimë të paduruar, duan të hapen negociatat, të ecë përpara procesi. Çfarë
mund të bëjë KE që t’i konvergojë këto dy procese me vektorë të ndryshëm lëvizjeje? Pjesëmarrja, javën e kaluar, në konferencën “Kohezioni Ekonomik dhe Social në Ballkanin Perëndimor” të organizuar nga EESC – Komiteti Ekonomik dhe Social Europian – e partnerëve socialë dhe shoqërisë civile nga vendet e rajonit tregoi se njërëzit mund të punojnë së bashku me objektiva të qarta, konkrete gjë që ka rëndësi të jashtëzakonshme për procesin e pajtimin në rajon. Përvoja tregon se shumë shpesh njerëzit që janë aktivë, p.sh. sindikatat që merren me të drejtat e të punësuarve duan të japin një kontribut social, njerëz të tillë sjellin një ndërgjegjësim të ri, dinamizëm dhe optimizëm në diskutimet lidhur me rëndësinë e krijimit të diversitetit, sigurojnë që njerëzit gëzojnë të drejtat e tyre si qënie njerëzore dhe mund të shikojnë perspektivën e tyre në mënyrë jo diskriminuese. Konferenca e organizuar nga EESC në Sofie me partnerët socialë, sindikatat etj, rezultoi jashtëzakonisht e rëndësishme, për pajtimin dhe krijon hapësirë, lejon diskutime të sinqerta për ҫështje kyҫe, lejon të rimerren ҫështje të vështira si ato të pajtimit përmes bashkëpunimit
dhe jo konfrontimit. A do të japë fonde BE për zhvillimin e zonave rurale të BP? Ka një ndërgjegjësim në rritje për potencialet dhe nevojat e BP. Ka zëra shumë të fuqishëm që advokojnë për këtë. Ne, në Europë kemi një dimension shumë të fuqishëm ruralo agro-kulturor. Tani ka mbështetje për zhvillimin rural, interes në rritje për të qënë të aftë dhe mbështetur bashkitë në nivel lokal. Mendoj se tani jemi në momentin kur ka shumë për të diskutuar. Pavarësisht nga fakti që diskutimet për buxhetin e BE do të jetë të vështira, propozimi është që për BP të shtohen fondet dhe kjo do të thotë që do të ketë mundësi edhe për zhvillimin e zonave rurale, zhvillimin lokal gjithashtu. Këshilli Europian do të vendosë në mbledhjen e tij, në fund të qershorit, për hapjen e negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Si e shihni rezultatin? Ne, Komisioni Europian bëmë raportet, rekomanduam hapjen e negociatave të pranimit, në bazë të të dhënave. Komisioni ka njohur punën që është kryer, është bërë një punë e mirë. Janë konkluzionet e Këshillit Europian por edhe opinionet e EESC dhe gjithë të tjerët për të bindur njerëzit në vendet anëtare bindur për hapjen e negociatave. Ka zëra të ndryshëm. Por fakti që komisioni ka dhënë rekomandimin është një moment shumë i rëndësishëm në vetvete, është baza për diskutim. Vlerësimi,, gjykimi tanimë është formuar. Dhe tani diskutimet bëhen më intensive sa më shumë afrohet koha e vendimit pra nuk është se ҫfarë do të bëhet në javët që kanë mbetur deri sa të merret vendimi. Fjala është për një periudhë afatgjatë, mendja e secilit shkon tek data e 2025. Ballkani Perëndimor e ndjen që vendimi nuk është marrë. Ajo ҫfarë duhet të thotë BP tani është ok ka ardhur momenti i marrjes së vendimit, ka përherë zëra pro dhe kundër kur merret një vendim, por ne kemi përmbushur ato për të cilat kemi rënë dakord, ky është momenti, njerëzit kanë marrë përgjegjësi dhe hapja e negociatave është ajo që kërkon rajoni. Ajo që dua të them personalisht është që KE po përpiqet ta bëjë të kuptueshme për njerëzit se ka dy drejtime: njëri është që hyrja në BE është një obligim, detyrim dhe drejtimi tjetër që ka potenciale, mundësi shumë të mëdha për ta bërë këtë dhe ka shumë përgjegjësi.
AKTUALITET
S
horti i Gjykatës së Tiranës, ka përcaktuar si gjyqtar të çështjes “Hajdari”, Besnik Hoxha. Gjyqtari Hoxha do të shqyrtojë kërkesën e Izet Haxhisë për hapjen e dosjes për vrasjen e Azem Hajdarit, ku u dënua me 25 vite burg. Hoxha ka tashmë në dorë fatin e këtij procesi, pasi filimisht do të vendosë nëse do të rivendoset çështja në afat për t’i hapur dritën jeshile kërkesës për rihapjen e procesit. Në kërkesë, Izet Haxhia, i përfaqësuar nga avokati Bashkim Nikolla kërkon rigjykimin, në zbatim edhe të garancisë që shteti shqiptar dha për ekstradimin e tij nga Turqia në Shqipëri. Pas 19 vitesh, Izet Haxhia u rikthye në Tiranë për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari. I arrestuar që në vitin 2006, Izet Haxhia jetoi për më shumë se 11 vjet në pritje të ekstradimit, i cili erdhi vetëm pas kërkesës së bërë prej tij. Për shumë vite me radhë, Haxhia ka qenë bodigardi i ish-Presidentit Sali Berisha, detyrë që e la pas ngjarjeve të 14 shtatorit në Tiranë. Herën e fundit në publik në kryeqytet, Haxhia u pa në tankun drejtuar kryeministrisë në shtator të 1998. Kërkesa Ndër pikat kryesore të kësaj kërkese qëndron fakti se Izet Haxhia është dënuar në një proces gjyqësor në mungesë, dhe ai nuk ka dhënë asnjëherë prokurë për t’u përfaqësuar nga ndonjë avokat. Gjithashtu theksohet se Izet Haxhia nuk është pyetur dhe nuk ka folur asnjëherë për drejtësinë shqiptare për këtë çështje. Vërtetohet se gjykimi i kësaj çështjeje në të gjitha shkallët e gjykimit është zhvilluar në mungesë të të pandehurit Izet Haxhia dhe pa dijeninë e tij. Ai nuk ka lëshuar asnjë lloj prokure për avokatin që e ka përfaqësuar në gjykimin në Gjykatën e Shkallës së Parë. Ai nuk ka pasur dijeni për ankimimin që i është bërë vendimit në Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Vetë Izet Haxhia provohet se nuk ka bërë deklarime para organeve proceduese. Më tej, Izet Haxhia, liston edhe shkresën që Ministria Shqiptare e Jashtme i ka dërguar autoriteteve turke në kërkesën për ekstradim. Sipas kërkesës autoritetet shqiptare i kanë dhënë garanci shtetit turk se Izet Haxhia do të rigjykohet konform legjislacionit shqiptar në respekt edhe të drejtave të njeriut. Gjyqtari Gjyqtari Hoxha ka shqyrtuar dosje të bujshme në të kaluarën. Ai ka qenë kryesuesi i trupit gjykues në dosjen e “21 janarit”, ku ish- komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe
10
E martë, 22 Maj 2018
Për shumë vite me radhë, Izet Haxhia ka qenë bodigardi i ish-Presidentit Sali Berisha, detyrë që e la pas ngjarjeve të 14 shtatorit në Tiranë
Rihapja e dosjes “Hajdari”, Izet Haxhia në dorën e gjyqtarit të “21 janarit” GJYQTARI “Shorti i Gjykatës së Tiranës, ka përcaktuar si gjyqtar të çështjes “Hajdari”, Besnik Hoxha. Ai ka në dorë fatin e këtij procesi, pasi filimisht do të vendosë nëse do të rivendoset çështja në afat, dhe kjo për t’i hapur dritën jeshile kërkesës për rihapjen e procesit”.
ARSYJA
Agim Llupo u shpallën të pafajshëm nga akuza e vrasjes së 4 demonstruesve në protestën e 21 janarit 2011 para kryeministrisë. Besnik Hoxha, ka
ushtruar profesionin e gjyqtarit prej 12 vitesh në rrethin e Shkodrës. Gjatë punës së tij në këtë qark, ai u bë pre e një atentati me eksploziv, në 12 dhjetor të
HETIMET
vitit 2002, ku rreth orës 02:00 të mëngjesit persona të paidentifikuar shpërthyen portën e jashtme të banesës së tij. Ngjarja mbeti e pazbardhur.
“Haxhia është dënuar në një proces gjyqësor në mungesë, dhe ai nuk ka dhënë asnjëherë prokurë për t’u përfaqësuar nga ndonjë avokat. Gjithashtu theksohet se ai nuk është pyetur dhe nuk ka folur asnjëherë për drejtësinë shqiptare për këtë çështje”.
VLORË
Prokuroria e Durrësit delegon dosjen për çiftin Gina
Tërmetet, shtabi i emergjencave: Çadra për banorët
Pas vendimit të Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku për të pezulluar çifitin e prokurorëve, Rovenva Gashi dhe Dritan Gina, prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompentencën për hetimet. Ata janë të pandehur pasi akuzohen për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë. Prokuroria e Durrësit ka çuar çështjet për hetim në organin e akuzës në Fier. Ky vendim ka ardhur pas pretendimeve të çiftit se hetimi po bëhet për hakmarrje personale, duke pretenduar se Anita Jella, kryeprokurore e Durrësit është shoqe e kryeprokurores Arta Marku. Çifti Gina u shkarkua më 14 maj nga kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku deri në përfundim të hetimeve.
Prefektura e Vlorës, mblodhi dje Shtabin e Emergjencave për të diskutuar për situatën e tërmeteve të rëna ditët e fundit në këtë zonë. Sipas Shtabit të Emergjencave 9 shtëpi janë të pabanuara për shkak të dëmtimeve që kanë marrë nga lëkundjet e tërmetit. Po ashtu është kërkuar që të ngrihen çadra për strehimin e banorëve. Tërmetet kanë filluar prej mbrëmjes së 19 majit, ku deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm u regjistruar 14 lëkundje, ndërsa gjatë natës së kaluar janë shënuar 3 lëkundje. Tërmetet kanë krijuar panik te shumë banorë, të cilët kanë kaluar në qiell të hapur dy netët e fundit, por kanë sjellë dhe dëmtime të shumta, duke shkatërruar banesat. Problemet më të mëdha janë shënuar në fshatrat Bashaj, Matogji dhe Vërmik, ku disa banesa janë të pabanueshme. Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, ka deklaruar se do të largohen nga banesat familjet që rrezikojnë.
AKTUALITET
N
ë kuadër të operacionit për kapjen e personave në kërkim, Policia Kufitare e Rinasit ka ndaluar një sërë personash, të akuzuar për vepra të ndryshime penale, gjatë javës që kaloi. Policia bën me dije se janë kapur 19 persona në kërkim, janë kthyer nga vendet e BE-së 324 shtetas që ju është refuzuar azili, ju është refuzuar dalja nga vendi 62 shtetasve që nuk plotësonin kushtet, si dhe ju është ndaluar hyrja në Shqipëri 10 shtetasve të huaj, që dyshohet se udhëtonin me dokumente të falsifikuara. Në këtë kuadër Policia Kufitare e Rinasit fton cilindo që konstaton abuzime të punonjësve të policisë me detyrën, që t’i denoncojë ato në numrin e gjelbër 0800 90 90 dhe 112, duke u garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm. Policia Kufitare e Rinasit ka intensifikuar punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për përmirësimin çdo ditë e më shumë të shërbimit që ofron për qytetarët. Në kuadër të forcimit të masave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale, për sezonin turistik në aeroportin e Rinasit, në ndihmë të Policisë Kufitare është duke kryer shërbim edhe FNSH-ja. Gjatë javës që kaloi nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas janë evidentuar 20 vepra penale, në fushën e “Falsifikimit të Pasaportave apo Letërnjoftimeve”, “Kalimit të paligjshëm të kufirit”, si dhe “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”. Janë kapur gjithsej 19 persona në kërkim, për llogari të Drejtorive dhe Komisariateve Vendore. Në kuadër të bashkëpunimit me vendet e BE-së për parandalimin e azilkërkimit, gjatë javës që lamë pas janë për-
11
E martë, 22 Maj 2018
Policia Kufitare e Rinasit fton cilindo që konstaton abuzime të punonjësve të policisë me detyrën, që t’i denoncojë ato në numrin e gjelbër 0800 90 90 dhe 112
Policia“blindon”Rinasin,kapen 19 persona në kërkim. 324 shqiptarëve ju refuzua azili MASAT “Policia Kufitare e Rinasit ka marrë një sërë masash për përmirësimin e cilësisë së shërimit, duke eliminuar në maksimum vonesat qoftë në përpunimin e dokumentacionit, ashtu edhe të kontrollit fizik dhe të bagazheve”.
AZIL
punuar në kategorinë “deportiv”, 324 shtetas të kthyer nga vendet e BE-së, të cilëve iu është refuzuar kërkesa për azil politik, apo janë kapur pa dokumente qëndrimi. Janë refuzuar në dalje nga Republika e Shqipërisë 62 shtetas, pasi nuk plotësonin kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të Bashkimit Europian. Gjithash-
tu iu është refuzuar hyrja 10 shtetasve të huaj, që dyshohet se udhëtonin me dokumente të falsifikuara. Janë proceduar penalisht për kalim të paligjshëm të kufirit 11 shtetas, të cilët kanë kaluar kufirin jeshil në mënyrë të paligjshme nga pika të ndryshme të kalimit kufitar dhe janë kthyer “deportiv” nga
KAKAVIJË
Skaner për makinat e vogla, orë pritje në kufi
K
ush kalon në Kakavijë, do të përballet me një skaner në të cilin do të kalojnë edhe makinat e vogla të udhëtarëve. Kjo ka shkaktuar orë të tëra pritje dhe radhe në këtë pikë doganore. Nëse pritje në pikën kufitare të Kakavijes deri dje i faturoheshin palës greke që punonte me pak sportele, tashmë është pala shqiptare ajo që po shkakton radhë. Në këtë pikë kufitare prej disa ditësh po kalojnë në skaner jo vetëm automjetet e rënda të transportit të mallrave, por edhe mjete e vogla të qytetarëve. Më parë kontrolli kryhej nga një oficer policie. Kalimi në skaner mendohej se do të lehtësonte lëvizjen, por në fakt po ndodh e kundërta. Udhëtarët e quajnë këtë veprim të pakuptimitë pasi sipas tyre në skaner mund të kalojnë automjetet për të cilat policia mund të dyshojë. Qytetarët e thjeshtë nuk kanë pse humbasin me orë të tëra në kufi. “Pse të rri këtu në doganë për çfarë arsye.
Kë duan e presin faturën kë duan jo, i lënë të ikin”. Nga ana tjetër autoritetet të policisë vendore dhe ato doganore e cilësojne këtë veprim si mënyra më e mirë e parandalimit të kontrabandës.
policitë homologe. Policia Kufitare e Rinasit ka marrë një sërë masash për përmirësimin e cilësisë së shërimit, duke eliminuar në maksimum vonesat qoftë në përpunimin e dokumentacionit, ashtu edhe të kontrollit fizik dhe të bagazheve. Në këtë kuadër Policia Kufitare e Rinasit fton cilindo që konstaton abuzime
“Në kuadër të bashkëpunimit me vendet e BE-së për parandalimin e azilkërkimit, janë përpunuar në kategorinë “deportiv”, 324 shtetas të kthyer nga vendet e BE-së, të cilëve iu është refuzuar kërkesa për azil politik, apo janë kapur pa dokumente qëndrimi”. të punonjësve të policisë me detyrën, që t’i denoncojë ato në numrin e gjelbër 0800 90 90 dhe 112, duke u garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.
DELVINË
N
Në ndjekje të trafikantëve, policia bie në lumë
jë operacion antidrogë në Sarandë për pak do të ishte kthyer në tragjedi. Ngjarja ka ndodhur më 12 mars, ku dy të rinjtë nga Tepelena që po transportonin 6 kg kanabis në drejtim të Sarandës, u përballën me një postobllok policor të ngritur nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në “Qafë të Muzinës”. Me një makinë tip “BMW”, Luan Merkohasani 33-vjeç nuk iu bind urdhërit të policisë. Për rreth një orë nga “Qafa e Muzinës” deri në fshatin Vergo të Delvinës, trafikantët nuk i janë bindur sinjaleve të policisë dhe ndjekjes, dhe tentuan të shpëtojnë duke u futur në një rrugë të pashtruar në fshatin Vergo. Pranë një lavatriçe zhavorri si pasojë e shpejtësisë së madhe, rrugës së pashtruar dhe një urë me kënd të kthesës shumë të ngushtë, makina e trafikanëve dhe e policisë ra në lumin e Kalasë. Autori kryesor që ishte dhe drejtues i mjetit ka arritur të dalë menjëherë nga makina dhe t’i shpëtojë ndjekjes policore, ndërsa
shoku i tij, 16-vjeçari Andi.O u kap disa metra larg vendngjarjes. Një muaj më vonë Merkohasani u vetëdorëzua në polici duke pranuar fajësinë dhe duke shfajësuar shokun e tij.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAME
12
E martë, 22 MAJ 2018
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13
E martë, 22 MAJ 2018
Tirana vlerësohet në Hollandë si qyteti që ka bërë më shumë ndryshime mjedisore në vitin e fundit
Veliaj: Shqipëria e meriton BE-në
M
bjellja e mbi 122 mijë pemëve, kthimi i qen drës së qytetit në pedonale, shtimi i lulishteve dhe këndeve të lojrave, e kanë renditur Tiranën si qyteti që ka bërë më shumë ndryshime mjedisore në vitin e fundit. Vlerësimi për kryeqytetin shqiptar vjen në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, nga Utrechti i Hollandës, ku kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i ftuar në takimin e kryetarëve të bashkive, i cili u mbajt në Javën e Gjelbër të BE-së. Të pranishëm në këtë event të
ore që po ndjek Tirana dhe se si qyteti është bërë më miqësor me fëmijët, të rinjtë dhe të gjithë ata që duan natyrën. "Është kënaqësi e veçantë që jemi në Utrecht, ku Tirana u përzgjodh si një nga qytetet që po bën revolucion në gjel-
rëndësishëm për qytetet në ndryshim ishin edhe Komisioneri i BE-së për Mjedisin, Karmenu Vella, Drejtori Ekzekutiv i UNEPit, Erik Solheim, kryetari i Bashkisë së Utrecht-it, Jan van Zanen, si dhe përfaqësues të qeverisë dhe parlamentit holandez. Kryebashkiaku Veliaj dhe homologu i tij në Utrecht, diskutuan në panelin kryesor të takimit të kryebashkiakëve me temë: "Të gjelbërojmë qytetet së bashku". Veliaj prezantoi politikat mjedis-
bërim dhe ekonominë e qëndrueshme. E them këtë sepse sapo filloi java evropiane e qyteteve të gjelbërta dhe fakti që Utrechti prezantoi Tiranën si dy nga qytetet që kanë bërë një revolucion në botë, Utrechti në vitet '60, '70, '80 dhe Tirana në vitet e fundit, na bën të ndjehemi vërtet krenarë", tha kryetari i Bashkisë së Tiranës. Ai theksoi se ky vlerësim më së shumti shkon për qytetarët e Tiranës, të cilët kanë përqafuar
politikat mjedisore të Tiranës, siç ishte edhe aksioni për mbjelljen e pemëve. "Shpreh mirënjohjen time për të gjithë qytetarët e Tiranës që e prodhuan këtë histori suksesi. Në fund të ditës bashkia ka vetëm një thelë të kontributit për gjelbërimin apo ndryshimin e mentalitetit. Pjesën më të madhe, si ajo për mbjelljen e mbi 120 mijë pemëve, e kanë qytetarët e Tiranës. Ndihem i bekuar që administrata jonë punon në një qytet ku njerëzit e përqafojnë ndryshimin, ku duke filluar nga fëmijët e deri tek të moshuarit, kujdesen për qytetin, e ndjejnë si të tyrin, dhe besoj që fushata e madhe e pemëve mori jo vetëm një vlerësim këtu në Javën Evropiane të Qyteteve të Gjelbërta, por besoj merr çdo ditë uratën dhe vlerësimin e qytetarëve tanë që sot jetojnë në një qytet më të jetueshëm. Por, unë besoj se më e mira është përpara", tha Veliaj. Gjatë takimeve që pati me përfaqësuesit e qeverisë dhe parlamentit holandez, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u kërkoi autoriteteve holandeze të shohin me dashamirësi hapjen e negociatave me Shqipërinë. Sipas tij, kjo do të sillte një avancim të reformave të nisura nga qeveria shqiptare.
"Unë besoj se qeveria shqiptare ka prezantuar një argument shumë të mirë të mënyrës se si kemi reformuar vendin, shtetin, por edhe ne si kryetarë bashkie se si kemi reformuar qytetet. Për shumë nga përfaqësuesit e qeverisë holandeze apo edhe të Komisionit Europian që ishin këtu sot, teksa shikojnë se si po reformohet shteti ynë nga qeveria shqiptare dhe qytetet tona nga bashkitë, besoj që kanë parë filizat e çfarë do të thotë krijimi i një qyteti dhe një
tha Veliaj. Kryebashkiaku i Tiranës shtoi se vlerësimi që mori kryeqyteti në Utrecht na jep motivim që aksioni i mbjelljes së pemëve të vazhdojë edhe më tej, për t'u kthyer në një nismë të përhershme deri në krijimin e Pyllit Orbital. "E nisëm me 120 mijë pemë, por gjersa të mbyllim gjithë projektin tonë të Pyllit Orbital duhen rreth 2 milionë pemë. Do të thotë se mbjelljen e pemëve do ta kthejmë në një nismë vjetore, nga fillimi i
shteti realisht evropian. Nëse do të vazhdojmë të tregojmë historinë e transformimit të shtetit dhe qyteteve tona besoj që do e kemi më të thjeshtë teksa negociojmë anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimit Europian",
tetorit deri në fund të marsit. Nëse vazhdojmë me ritmin këtë vit me 120 mijë pemë, nuk do të jemi larg nga dita që do të jemi një qytet si Utrechti apo si shumë qytete të tjera që e filluan këtë proces para 40-50 vitesh", deklaroi Veliaj.
LIQENI ARTIFICIAL I TIRANËS
Në Parkun e Madh ka plot kosha për mbeturinat, por qytetarët i hedhin përtokë P
ak javë më parë Liqeni Arti ficial i Tiranës mori çmimin "Flamuri i Bardhë" si një certifikim i pastërtisë së ujit dhe basenit të sigurt. Por që ky nivel vlerësimi të rikonfirmohet sërish në vjeshtë është e domosdoshme që jo vetëm ndërmarrjet e bashkisë të kujdesen çdo ditë për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e tij, por më së shumti kërkohet edhe kujdesi i qytetarëve për të mbajtur pastër ambientin dhe për t'i hedhur mbeturinat në vendet e caktuara. Siç shihet edhe nga fotot, pavarësisht punës së përditshme dhe mesazheve ndërgjegjësuese, punonjësit e APR-së vijojnë të nxjerrin çdo ditë nga liqeni masa pa fund mbe-
turinash urbane që qytetarë të papërgjegjshëm vijojnë t'i hedhin në ujë. E njëjta situatë vërehet çdo ditë edhe në investimet e tjera të kryera në një sërë objektesh në Parkun e Liqenit, ku qytetarët çdo mbetje të produkteve që konsumojnë e hedhin në tokë. Një situatë kjo që tregon se të in-
vestosh për të përmirësuar infrastrukturën dhe rritur aksesin në Parkun e Madh të Liqenit është njëra gjë, ndërkohë që për mirëmbajtjen duhet puna dhe angazhimi i të gjithë aktorëve, si ndërmarrjeve bashkiake ashtu edhe i qytetarëve. "Në Parkun e Madh ka plot ko-
sha mbeturinash. Duhet vetëm 1 përpjekje nga Ju! Të mbani mbeturinat e t'i hidhni te koshi më i afërt! Jo në tokë, jo në liqen, jo kudo në ambient! Ne pastrojmë, çdo ditë, por ky mision është i pamundur pa mirësjelljen Tuaj!", shkruan APR ne faqen e saj ne facebook.
AKTUALITET
14
E martë, 22 Maj 2018
Numri i të aksidentuarve në katërmujorin e parë 2018 është 651, duke u ulur me 9,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë
S
hkaktari kryesor i vdekjeve në moshat e reja, janë aksidentet rrugore që janë duke e bërë Shqipërinë të renditet ende ndër vendet e para në Europë për jetët e humbura, teksa ka numrin më të ulët të automjeteve për frymë. Një raport i publikuar së fundmi nga INSTAT, thuhet se në katërmujorin e parë 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 61, duke u ulur me 20,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. INSTAT bëri me dije se në muajin prill 2018, numri i vdekurve nga aksidentet rrugore ishte 14 persona, nga 22 që ishte një vit me parë për të njëjtën periudhë, duke u ulur me 36,4 %. Në katër mujorin e parë 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore ishte 61, duke u ulur me 20,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin prill 2018 numërohen 134 aksidente rrugore, nga 150 aksidente të ndodhur në Prill 2017, duke u ulur me 10,7 %. Ndërsa numri i personave të aksidentuar ishte 168 persona, nga 190 që ishte një vit më parë, duke u ulur 11,6 %. Numri i të aksidentuarve në katërmujorin e parë 2018 është 651, duke u ulur me 9,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në prill 2018, aksidentet rrugore, në 85,1 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha 25-35 vjeç, duke zënë 30,6 % dhe ulur me 12,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një
Në 4 muaj 61 viktima nga aksidentet. Thirrja: Rripi i sigurimit shpëton jetë
viti më parë. Në katërmujorin e parë 2018, aksidentet rrugore, në 19,8 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 19,0 %, krahasuar me të njëjtën periud-
hë të një viti më parë. Fokusimi i politikës së qeverisëse për të rritjen e sigurisë rrugore me qëllim uljen e aksidenteve në rrugë me 40% (viti referencë 2009) deri më 2020, duket se nuk po funksionon. Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, vë në dukje se shumica
e autorëve të aksidenteve janë përsëritës. Ai përmendi edhe aksidentet e fundit me viktima. “Shumica e aksidenteve janë shkaktuar nga shkelës të cilët kanë qenë përsëritës “, thotë Tola. Më tej, ai vë theksin te vendosja e rripit të sigurimit, i cili shpëtoi
jetë. “Atje ku është përdorur rripi i sigurimit, të aksidentuarit kanë pësuar dëmtime të lehta. Rripi i sigurimit shpëton jetë”. Në një analizë më të hershme të Bankës Botërore thuhet se shkaku kryesor i aksidenteve është planifikimi i rrugëve, duke përfshirë dhe rastet kur për shkak të planifikimit përzihen përdoruesit vulnerabël të rrugës në trafik (për shembull, për shkak të mungesës së kryqëzimeve apo trotuareve). Në bazë të këtij konkluzioni, qeveria shqiptare dhe Banka Botërore kanë nënshkruar marrëveshjen e huas prej 65.9 milionë eurosh, shumë e cila do të shkojë me qëllim mirëmbajtjen dhe sigurinë në rrugë, që parashikon ruajtjen e aseteve rrugore, për të siguruar investimin e madh të qeverisë shqiptare në rreth 1400 km rrugë që do të mirëmbahen me një standard të ri. zbatimi që në vitin 2016, por nuk po jep efekte në uljen e aksidenteve në rrugë.
TAKIMI
DOSJA
KORÇË
613 kg kokainë, Ardi Veliu shkon te Krimet
Vrasja e Cukut, mbyllen hetimet për Shallarin
Vdiq në paraburgim, ekspertiza: Nuk u konstatua dhunë
Paraditen e së hënës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu u pa tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku u takua me kreun e ri të Krimeve të Rënda. Veliu zhvilloi një takim me kreun e këtij organi të akuzës, Donika Prela. Fjala është për një analizë më të thellë me partnerët tek Krimet e Rënda, për sasinë prej 613 kg kokainë që u sekuestrua në kamionin me banane në Durrës në muajin shkurt. Më 4 maj u mësua arrestimi në Gjermani i Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbri Garden”, ku u gjet edhe ngarkesa 613 kg kokainë. Arrestimi i tij u bë në një provincë pranë Dusseldorfit, pasi ishte mbajtur nën vëzhgim prej mëse dy javësh. 613 kg kokainë kolumbiane u kap mbrëmjen e 27 shkurtit në magazinat e Maminasit në Durrës.
Kur ka kaluar më shumë se një vit nga vrasja e ish-Drejtorit i Policisë së Vlorës, Artan Cuku, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet për Mikel Shallarin dhe i ka kërkuar gjykatës që ta ligjërojë atë si bashkëpunëtor i drejtësisë. Marrëveshja për statusin është dërguar në gjykatë, dhe si rrjedhim ai përfiton dënim të shkurtuar. Shalari akuzohet për vrasje për shkak të cilësive të veçanta. Kjo kërkesë për Shallarin do të shqyrtohet nga gjyqtarja Miliana Muça. Shallari ka pranuar vrasjen, por nga ana tjetër 24-vjeçari nga Kuçova ka treguar emrin e personit që e ka porositur krimin. Bledar Jambelli, është i dyshuar si porositës i vrasjes së ish-komisarit Cuku, është arrestuar 6 vite më parë si i përfshirë në tre vrasje. Ka qenë vetë Cuku i cili në cilësinë e drejtorit të Policisë së Vlorës, ka rihapur hetimet për dosjet e vjetra dhe çoi në pranga Jambellin në dhjetor 2012.
Familja e 27-vjeçarit, Enea Ftoj, akuon se vdekja e të riut në Komisariatin e Korçës, erdhi nga dhuna e uniformave blu. Por sipas ekspertizës mjeko-ligjore, ndaj të riut nuk është ushtruar dhunë fizike. “Në trupin e të ndjerit nuk është konstatuar dhune fizike”,-thuhet në raportin e ekspertizës mjeko ligjore. Ndërkohë që pritet të kryen dy ekzaminime të tjera për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Enea Ftoji ndërroi jetë në dhomat e paraburgimit në komisariatin e Korçës. Familjarët hodhën akuza ndaj policisë për dhune ndaj të riut. Por, rezultatet e autopsisë hedhin poshtë akuzat se mbi 27-vjeçarin është ushtruar dhunë. Enea Ftoj humbi jetën më 17 maj 2018 në ambientet e komisariatit, 3 ditë pas arrestimit pasi akuzohej për vjedhjen e një varëseje. E ndërsa familjarët e prisnin që të dilte në gjyq për masën e sigurisë, ai kishte ndërruar jetë në paraburgim.
FORUM
15
E martë, 22 MAJ 2018
Zhvillimet institucionale të KLSH-së nën optikën e Progres Raportit të KE Nga Luljeta Nano*
P
rogres Raportet e Komisionit Europian nga KLSH janë konsideruar në vijimësi si dokumente të rëndësishëm për përcaktimin e prioriteteve zhvillimore e sfidave institucionale përtej së tashmes. Komisioni Europian, Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit dhe Delegacioni i BE-së në Shqipëri, kanë qenë dhe mbeten partnerë të rëndësishëm në procesin e reformimit dhe modernizimit të institucionit të KLSH-së, drejt përafrimit me praktikat e acquis communitare, të BE-së. Fokusuar në këtë aspekt , Raporti i Komisionit Europian publikuar në Prill 2018 ka pasqyruar dinamikën, progresin institucional si dhe orientimet e rekomandimet për zhvillimet qe duhet te ndjeke KLSH-ja në periudhat në vijim. Në këtë raport nën Kapitullin 32 "Auditimi i jashtëm" konstatohet dukshëm një progres i zhvillimit si të kuadrit legjislativ rregullator ashtu edhe te performances operacionale te KLSH-se drejt reformimit modernizimit dhe praktikave me te mira te fushës. Raporti konfirmon progresin e bërë në përmbushjen e objektivave të zhvillimit institucional, atë të sigurimit të kuadrit rregullator ligjor në përputhje me Standartet Ndërkombëtare të Auditimit, dhe forcimit të kapaciteteve audituese dhe të metodologjisë të auditimit. Zhvillimi i kuadrit rregullator ligjor në përputhje me kërkesat e Standarteve Ndërkombëtare të Auditimit ka qenë një nga fushëbetejat institucionale më të rëndësishme të KLSH-së. "Pavarësia funksionale, operacionale dhe financiare e Kontrollit të Lartë të Shtetit është përcaktuar në kuadrin kushtetues dhe ligjor në përputhje me standardet e INTOSAI-t.. theksohet në Progres Raport. Ishte Komisioni Europian që ne Progres Raportin e Tetorit te vitit 2012 vinte ne dukje qe: "Ka pasur përparim në fushën e auditimit të jashtëm. Kryetari i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) u emërua nga Kuvendi në dhjetor të 2011-tës.
Pas disa vitesh në pezullim, janë përgatitur dhe janë dërguar për procedurën e miratimit projekt ndryshimet e ligjit të SAI-t për ta sjell në përputhje të plotë me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve të Kontrollit të Lartë (INTOSAI)". Ligji "Mbi Organizimin dhe Funksionimin të KLSH-së" u miratua në nëntor 2015 dhe odiseja me shumë se dy vjeçare nga viti 2012 deri ne fund të vitit 2014 e miratimit të Ligjit të ri Organik të KLSHsë, në një farë mënyre shtoi periudhën e stërzgjatur për me shume se dy dekada të tranzitimit të KLSH-së drejt implementimit të kërkesave të Standarteve Ndërkombëtare të Auditimit. Ky ligj siguroi rrugën e zhvil-
auditimit në zbatim të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit ISSAI kanë krijuar një infrastrukturë solide si dhe një platformë efektive të zhvillimit institucional. Krahas ndertimit të infrastruktuës rregullative legjislative politikat menaxheriale janë fokusuar në zhvillimin e vazhdueshëm profesional të audituesve e konfirmuar kjo edhe në konkluzionet e Progres Raportit te Komisionit Europian dhe konkretisht: "Përsa i përket kapacitetit institucional, zhvillimi profesional i audituesve ka qenë prioritet në vitet e fundit me mesatarisht 25 ditë trajnimi për auditues në vit" . Në funksion të zhvillimit të kapaciteteve institucionale, Raporti pasqyron dinamikat në drejtim të përgatitjes së dy
cionet Supreme të Auditimit në nivel global. Cilësia e veprimtarisë audituese të KLSH-së ka qene dhe mbetet një nga objektivat e zhvillimit institucional për periudhat në vijim. Në strategjinë e Zhvillimit për pesë vitet e ardhshme 2018-2022 theksohet se "Cilësia e Auditimit është ndër prioritetet kryesore dhe është e lidhur ngushtë me procesin e përfitimit nga auditimet duke prodhuar raporte në funksion të mirëqeverisjes dhe rritjes së përgjegshmërisë së menaxhimit të financave publike". Një nga mënyrat që KLSH do të vijojë të aplikojë për të shtuar vlerë dhe gjeneruar përfitime në forcimin e përgjegjshmërisë, transparencës dhe integritetit të qeverisjes në tërësi dhe të njësive të sektorit publik është
limit drejt reformimit të KLSH-së si një institucion modern evropian i auditimit suprem publik. Në këtë aspekt Progres Raporti orienton që për të ardhmen politikat menaxheriale të institucionit duhet të fokusohen në forcimin dhe zbatimin e kuadrit rregullator ligjor. "Zbatimi i plotë i kuadrit rregullator ligjor duhet të sigurohet më tej" cilësohet në Raport. Zbatimin e këtij rekomandimi, KLSH e konsideron të lidhur ngushtë me objektivin e zhvillimit të kapaciteteve institucionale. Aktet nënligjore në zbatim të Ligjit organik të KLSH-së, kuadri i brendshëm rregullator administrativ e organizativ së bashku me manualet dhe udhëzuesit specifikë të
dokumenteve të rëndësishëm të zhvillimit strategjik të KLSh-së, duke konfirmuar që: Plani i ri strategjik i zhvillimit për 2018-2022 u miratua në dhjetor 2017. Strategjia e komunikimit për periudhën 2017-2019 u miratua në korrik 2017. Objektivat prioritare të Strategjisë së Zhvillimit 20182022 janë në një linjë dhe shprehin konvergjencën me rekomandimet e Progres Raportit te Komisionit Europian. Raporti cilëson se "Aktivitetet audituese ende nuk kryen në përputhje të plotë në Standartet Ndërkombëtare të Auditimit ISSAI". Zbatimi i standardeve ndërkombëtare të auditimit gjatë veprimtarisë audituese përbën një sfidë për të gjitha Institu-
duke ofruar vlerë dhe cilësi në vetë auditimet e kryera prej tij. Rritja e cilësisë së Auditimit për sigurimin e kryerjes së veprimtarisë audituese në përputhje të plotë me standardet e auditimit të jashtëm publik si dhe praktikat e mira të fushës ka qënë Objektiv prioritar strategjik i KLSH-së për periudhën e kaluar 20132017. KLSH përgjatë kësaj periudhe ka progresuar në drejtim të hartimit të Manualeve të Auditimit (Perputhshmërie dhe Financiare) si baza metodologjike në drejtim të zhvillimit dhe modernizimit të verpimtarisë audituese. Progresi i KLSH-së në drejtim të pilotimit të të auditimeve të përputhshmërisë financiare apo dhe te auditimeve IT theksohen në Raport Progres-
in e KE-se. "Manualet e reja të përputhshmërisë dhe të auditimit financiar u pilotuan së pari në vitin 2016. Auditimet e para të IT u kryen në 2016 dhe 2017. Në vitin 2017, KLSH ka ndërmarrë hapa drejt përmirësimit të kontrollit dhe sigurimit të cilësisë në përputhje me Standartet ndërkombëtare të Auditimit". Përsa i përket rekomandimeve të adresuara nga KLSH subjekteve të audituara Komisioni vëren se "Ndikimi i punës së auditimit është i kufizuar" duke e argumentuar me nivelin relativisht te ulët të zbatimit të rekomandimeve. Në këtë aspekt artikulohet që: "Shqipëria nevojitet të përmirësojë implementimin e rekomandimeve të auditimit të jashtëm". Efektiviteti i auditimeve të KLSH-së arrihet vetëm nëpërmjet zbatimit të rekomandimeve nga entitetet publike dhe është e vetmja mënyrë, përmes së cilës KLSH si institucion i auditimit të jashtëm publik mund të kontribuojë efektivisht në mirëqeverisje. Janë pikërisht adresimi i rekomandimeve të karakterit legjislativ dhe organizativ të cilat kanë efekt parandalues të shkeljeve dhe parregullsive si një nga funksionet themelore të institucioneve supreme të auditimit. KLSH në funksion të rritjes së nivelit të implementimit të rekomandimeve ka përdorur të gjitha instrumentet institucionale në drejtim të adresimit të kërkesave për ngritjen dhe funksionimin e një "trekëndëshi partneriteti" (Parlament, KLSH dhe Ekzekutiv) për zbatimin e rekomandimeve sikurse është shprehja e vullnetit te kreut të ekzekutivit nëpërmjet nxjerrjes së një Urdhri për zbatimin e rekomandimeve të KLSH-së (Urdhër i cili mungon që nga Tetori 2013 për mungesë vullneti) dhe rritjes se mbikëqyrjes parlamentare nga legjislativi pra të krijimit të një nënkomisioni të dedikuar për shqyrtimin e raporteve te auditimit dhe rekomandimeve te KLSH-së konsideruar ky i fundit si një mekanizëm efektiv për rritjen e llogaridhënies nga institucionet qeveritare. * Sekretare e Përgjithshme
FORUM
16
E martë, 22 MAJ 2018
Erdogani dhe "shuplaka osmane" residenti turk Recep Tayy ip Erdogan u prit në Sara jevë nga mijëra turq të ardhur nga shumë anë të Evropës. Sarajeva është deri tani vendi i vetëm ku lejohet prezantimi parazgjedhor i Erdoganit. Mijëra shtetas vendesh të tjera, një numër i madh syresh turq që jetojnë në Gjermani, kanë arritur në Sarajevë. Ata duan të marrin pjesë në Kongresin VI të Unionit të Demokratëve Evropianë Turq (UDET). Më 24 qershor në Turqi mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe presidenciale.
torike". Gjermania, Austria dhe Holanda u kanë ndaluar politikanëve turq që në vendet e tyre të mbajnë tubime parazgjedhore. Fushata elektorale e Erdoganit në Sarajevë është kontestuar edhe nga disa forca politike atje. Anëtari i presidencës së BosnjeHercegovinës (me origjinë kroate) Dragan Çoviq deklaroi për televizionin kroat HRT se për këtë tubim ka marrë vesh nga mediat. Ndërsa lideri i dytë më i rëndësishëm i myslimanëve në këtë vend Fahrudin Radonçiq tha se qëllimi i Erdoganit është që me këtë fushatë t'u dërgojë mesazh liderëve evropianë me
Këto janë zgjedhjet e para pas referendumit për ndryshimet kushtetuese në Turqi, me të cilin vitin e kaluar është forcuar dukshëm pushteti i presidentit të vendit. Erdogani tha në Sarajevë para mijëra simpatizantëve të tij, se këto do të jenë "zgjedhje his-
fjalët: "Ja e shihni, unë mund të bëj fushatë në Ballkan." Salla e madhe e qendrës sportive Zetra në Sarajevë Erdogani e ka shfrytëzuar paraqiten e tij në sallën e madhe të qendrës sportive Zetra në Sarajevë, të mbushur përplot me fla-
Nga Bahri Cani
P
muj të Turqisë, për qëllime parazgjedhore dhe mesazhe jo vetëm zgjedhësve të tij, por edhe vendeve të tjera perëndimore. "A jeni të gatshëm që organizatave terroriste dhe mbështetësve të tyre lokalë dhe të jashtëm t'ua jepni një shuplakë osmane? A jeni të gatshëm që të më mbështesni që me një numër rekord votash të fitoj në zgjedhjet presidenciale?", ishin pyetjet e Erdoganit dërguar mijëra turqve dhe boshnjakëve të mbledhur në Sarajevë. Shumë turq kanë shkuar në vendet e Evropës Perëndimore për të realizuar ëndrrën e tyre për një të ardhme më të mirë, tha Erdogan. "Ne kemi shpresuar se ata një ditë do të kthehen. Disa janë kthyer, por shumica ka mbetur në vendet e Evropës. Vëllezërit në Evropë sot i quaj evropianë", tha Erdogan duke shtuar se "këta evropianë e kanë për detyrë të marrin nënshtetësitë e vendeve ku jetojnë, por duke mos humbur të drejtat e tyre në Turqi". "Ruani fenë dhe gjuhën tuaj. Nëse i humbni ato, jeni të humbur. Fëmijëve duhet t'ua mësoni gjuhën amtare. Duhet të kuptoni se ata duhet të mësojnë mirë turqisht, por edhe gjuhën gjeramane dhe angleze. Natyrisht që nuk duhet të lëmë pas dore edhe gjuhën boshnjake", tha Erdogan. Erdogan: Ruani fenë dhe gjuhën tuaj Bashkëkombasve të tij ai u bëri thirrje që "të mos bien pre e pro-
pagandës së ndyrë të mediave në vendet ku jetojnë", që po zhvillohet kundër tij personalisht dhe kundër Turqisë. "Parlamentet e disa vendeve evropiane po tregojnë armiqësi të theksuar kundër vendit tonë dhe ne duhet ta evitojmë këtë. Në shtetet ku jetoni duhet të merrni pjesë aktive në partitë politike, që atje të mos ketë tradhtarë turq, por të jeni ju", tha Erdogani. "Gjermanisë, Belgjikës, Austrisë dhe Holandës duhet t'u jepni një përgjigje që do të dëgjohej në mbarë Evropën". Erdogani nga Sarajeva u dërgoi vendeve evropiane edhe një mësazh konkret: "Shtetet evropiane që mendojnë se janë djepi i demokracisë sot kanë rënë në provim. Ndërsa B-H ka dëshmuar se është shtet demokratik". Erdogani është takuar para këtij prezantimi parazgjedhor edhe me kryesuesin e presidencës Bakir Izetbegoviq (i cili po ashtu ishte në këtë manifestim). Pas takimit të tyre kokë më kokë Er-
dogan tha se "Turqia do të vazhdojë të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e B-H. Ne nuk kemi ndonjë qëllim të fshehtë në këtë vend, përveç prosperitetit. Një rëndësi të madhe i kushtojmë raporteve në rajon. Do të vazhdojmë me implementimin e mekanizmave për bashkëpunim mes Turqisë, B-H, Serbisë dhe Kroacisë." Erdogan tha se vendi i tij do të financojë edhe ndërtimin e autostradës mes Sarajevës dhe Beogradit, me rreth tre miliardë euro. "Investime do të jenë rreth 15-20 % ndërsa pjesa tjetër është kredi e bankës Exim." Ndërsa Izetbegoviç tha se B-H dhe Turqia kanë raporte të shkëlqyeshme, që shihet edhe nga marrëveshjet e shumta mes këtyre vendeve. "Turqia dhe B-H kanë nënshkruar numrin më të madh të marrëveshjeve. Bashkëpunimi ekonomik është rritur në 800 milionë euro. Së shpejti do të rritet në më shumë se një miliardë euro", tha Izetbegoviq. DW
ANALIZË Përfaqësuesit e Facebook-ut dhe zyrtarët e Bashkimit Evropian vazhduan të dielën të negocionin nëse themeluesi i kompanisë, Mark Zuckerberg, duhet të shfaqet të martën përpara ligjvënësve të BE-së për të diskutuar impaktin e Facebook-ut tek të drejtat e privatësisë të qindra milionë europianëve, si dhe ndikimin tek zgjedhjet në të dyja anët e Atlantikut, dhe tek shpërndarja e lajmeve të rreme. Ajo që po debatohet është nëse takimi duhet të zhvillohet, pasi Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, ra dakort të lejojë transmetimin e drejtpërdrejtë në internet. Më parë ishte rënë dakort që takimi të zhvillohej me dyer të mbyllura. Udhëheqësit e të tetë blloqeve politike në parlamentin evropian patën këmbëngulur për ndryshimin e formatit të këtij takimi. Ligjvënësit evropianë thonë se do të ishte tepër e dëmshme për zotin Zuckerberg, nëse ai tërhiqej nga zhvillimi i takimit për shkak se dëshirojnë që të transmetohet
Përballja e Facebook-ut me Bashkimin Evropian drejtpërsëdrejti, siç është transmetimi Facebook Live. Claude Moraes, kreu i komisionit të parlamentit evropian për liritë civile, çështjet e drejtësisë dhe punët e brendshme, paralajmëroi se zotit Zuckerberg do t'i duhet të japë shpjegime më të hollësishme se ato që ai dha muajin e kaluar gjatë dëshmisë së tij përpara komisioneve të Senatit amerikan dhe Dhomës së Përfaqësuesve, për "çështjet e algoritmeve që vendosin në objektiv audienca të caktuara, si dhe të manipulimit politik" dhe për marrëdhënien e Facebook-ut me firmën "Cambridge Analytica". Facebook i dha kompanisë britanike të dhënat e miliona amerikanëve dhe evropianëve, të cilat u përdorën më vonë për qëllimet
e fushatave elektorale. Kompania Facebook nuk iu përgjigj pyetjeve të Zërit të Amerikës nëse do të zhvillohet takimi i zotit Zuckerberg me ligjvënësit e BE-së. Zoti Moraes deklaroi se "qeveritë e BE-së janë tani plotësisht të ndërgjegjshme se çdo zgjedhje janë tashmë të njollosura. Duam t'i hyjmë në thelb kësaj çështjeje". Ligjvënësit evropianë thonë se paraqitja e zotit Zuckerberg merr një rëndësi edhe më të madhe, pasi ai refuzoi të shkonte në parlamentet kombëtare të vendeve evropiane, ndër to edhe Dhomën e Ulët të parlamentit britanik. Zotit Zuckerberg pritet t'i drejtohen pyetje edhe rreth arsyeve pse Facebook ende për përdoret nga ekstremistët si një mjet ndërlidhjeje dhe rekrutimi. Gjatë jav-
ëve të fundit, vëmendja ndaj Facebook-ut ka qenë më tepër e përqëndruar tek aspekti i përgjithshëm i menaxhimit të të dhënave të përdoruesve, por analistët paralajmërojnë se ky rrjet i mediave sociale po mundëson një rrjet social vdekjeprurës dhe se nuk po bën mjaftueshëm për ta ndaluar këtë gjë. "Praktikat e menaxhimit të Facebook-ut mund t'u kenë shërbyer synimeve për ndërlidhje të terroristëve", thuhet në një deklaratë të Projektit Kundër Ekstremizmit (CEP), një grup studimor jofitimprurës. Sipas CEP-së, "konstatimet tona hedhin poshtë rregullisht pretendimet e Facebook-ut se moderon përmbatjen në rrjet. Këtë javë, u gjet një video e prodhuar nga gru-
pi mediatik pro-ISIS, Al Taqwa, ku ka pamje të sulmeve në Perëndim dhe thirrje për dhunë të mëtejshme duke i inkurajuar njerëzit që të sulmojnë civilët dhe që 't'i vrasin ata me të gjitha mënyrat apo metodat'." Studiuesit e CEP-së thonë se opsioni i rrjetit Facebook për "miqtë që sugjerojmë" është një ndihmë për ekstremistët që të lidhen me njëri-tjetrin dhe se "po mundëson një formë të re vdekjeprurëse të rrjetit social". "Në mbarë botën, gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, ka një rritje të ndjeshme të aktivitetit të militantëve në mediat sociale... Aplikacionet e mesazheve të kriptuara, siç është edhe aplikacioni WhatsApp që është në pronësi të Facebook-ut, janë mekanizma të mirënjohura që përdoren nga terroristët për të komunikuar, për të ideuar dhe planifikuar sulme, një praktikë që tragjikisht po vazhdon", thotë deklarata e CEP-së. "Zëri i Amerikës"
VIP
17
E martë, 22 MAJ 2018
Jetimi afrikan Mutsu rrëmben vëmendjen në dasmën mbretërore Jetimi afrikan, me të cilin princi Harry u lidh 14 vje më parë është vënë në qendër të vëmendjes në kështjellën Windsor për dasmën mbretërore. Jetimi nga Lesotho ishte një nga të ftuarit e parë që uroi të sapomartuarit. Ai ishte një nga përfaqësuesit e shoqatës Sentebale të bamirësisë, themeluar nga princi. 18 vjeçari u njoh me Harryn në Afrikë 14 vjet më parë dhe miqtë i ruajtën lidhjet. Përfaqësuesit e bamirësisë festuan në brendësi të Kështjellës Windsor. Mutsu Potsane u njoh me Dukën e sapo emëruar të Sussex-it kur ai ishte katër vjeç, gjatë qëndrimit të princit në Afrikën e Jugut. Ata menjëherë u bënë miq të ngushtë dhe i ruajtën lidhjet përgjatë viteve, me rikthimin e Harryt në vendin e tij, ai vazhdoi punën për bamirësinë. Mutsu, emri i parë i të cilit është Relebohile, ishte mes 10 përfaqësuesve të shoqatës së bamirësisë Sentebale. Ai është
Çifti Obama bëhet producent në Netflix Ish-presidenti amerikan, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michel kanë nënshkruar një marrëveshje shumë-vjeçare me Netflix për të prodhuar filma dokumentarë. Ish-presidenti Barak Obama njoftoi dje për arritjen e marrëveshjes për prodhimin shumëvjeçare të filmave me Netflix. Çifti Obama ka krijuar kompaninë "Higher Ground Productions" për të prodhuar përmbajtje për Netflix. Ish-presidenti u ka thënë bashkëpunëtorëve, se ai nuk ka ndërmend të përdorë platformën e re për të zhvilluar një fushatë publike kundër pasardhësit të tij në Shtëpinë e Bardhë, ose për të luftuar kundër mediave konservatore si Fox News.
bashkëthemelues i shoqatës Sentebale, (do të thotë "Mos më harro") me princin e Lesothos, Seeiso, në 2006n për të dhënë mbështetje për qindra fëmijë dhe të rinj të infektuar nga Hiv/Aids në vendin e mbyllur të Afrikës. Princi Seeiso, 52 vjeç, i cili ishte pjesmarrës në dasëm me gruan e tij,
princeshën Mabereng tha: "I riu Harry, i cili fillimisht erdhi në Lesotho në 2004 është tani një burrë i rritur , i cili po martohet". 'Kam ardhur këtu me gjithë urimet e Lesothos, nuk jam vetëm unë këtu, por përfaqësoj të gjithë kombin, i cili është shumë i lumtur për këtë event".
Fansat duan dhe urrejnë David Beckham për dy arsye të ndryshme David Beckham është komentuar shumë për pjesëmarrjen në dasmën mbretërore. Madje dy gjeste ndanë fansat në dy kampe, pro dhe kundër. I pari është kur David bëri diçka që nuk pritej, teksa ecte me Victorian, ai ndaloi për të përshëndetur policin që qëndronte në hyrje të kishës. David i dha dorën policit në shenjë respekti për punën e tij, ndërsa Victoria vazhdoi rrugën, duke u treguar mospërfillëse. Kjo është pritur shumë mirë nga fansat e ishfutbollistit, duke u komentuar gjatë në rrjetet sociale. Pastaj më vonë, një gjest i tij, ndoshta pa dashje ka rënë në sy të fansave si mungesë respekti. Ai ka thyer një rregull teksa përtypte çamçakëz gjatë ceremonisë së dasmës në kishë dhe kjo gjë nuk u ka pëlqyer aspak ndjekësve, të cilët kanë kritikuar sjelljen e tij.
Dua Lipa performancë mahnitëse në Billboard Music Awards Dua Lipa është ngjitur në skenën e Billboard Music Awards 2018 për të përformuar këngën e saj që ka thyer rekorde "New Rules". Këngëtarja me origjinë shqiptare realizoi një performancë mahnitëse kur u shfaq në skenë me një flamingo gjigande rozë. Ylli i pop-it e veshur me një mantel të mëndafshtë ngjyrë rozë dhe me trupën e saj të baletit ngritën në këmbë publikun. Më pas ajo kaloi në tapetin e kuq me një fustan ngjyrë vjollcë dhe dukej perfekte.
Beyonce blen një... kishë Ajo është njëra nga femrat më të famshme në planet. Por duket se karriera në showbizz nuk është e mjaftueshme për "Mbretëreshën Bey", 36 vjeçare, për të cilën raportohet se ka blerë një kishë në New Orleans. Sipas TMZ, kisha mbi 100 vjeçare ishte listuar me çmim prej 850,000 dollarë me rreth 700 metra katrorë hapësirë. Gjithashtu, thuhet se kisha ka qenë jashtë përdorimit si një vend fetar për një kohë. Nuk është hera e parë që flitet për Beyoncen në lidhje me kishat - më herët gjatë këtij muaji, Katedralja Grace në San Francisco ka mbajtur për herë të parë një ngjarje me titull "Beyonce Mass", me shërbimin duke përfshirë këngët e saj solo dhe himnet e bendit "Destiny's Child".
KURESHTI
18
E martë, 22 MAJ 2018
12 gjërat që ndryshuan jetën moderne dhe që u shpikën nga femrat Q
ë nga biskotat me copëza çokollate tek materiali i anti plumb, duke kaluar nga medikamenti kundër kancerit dhe tek enëlarësja, shumë gjëra që i përkasin botës moderne u detyrohen grave dhe padrejtësisht kanë mbetur në anonimitet. Emrat e tyre nuk janë të famshme si Ada Lovelace, matematikania që krijoi kompjuterin apo edhe Mari Kyri, pionerja në fushën e radioaktivitetit. Megjith-
atë pa krijimet e tyre të përditshme vështirë se mund të mendohet bota e sotme. Ky anonimitet i detyrohet faktit se në shumë vende nuk ekzistonte e drejta e pronësisë intelektuale deri në shek XX, siç shprehet Sandra Uve në librin e saj "Supergratë", "Supershpikëset". Gratë kanë vuajtuar edhe diskriminimin, e megjithatë kjo nuk i ka penguar që të shpiknin këto risi:
Akullorebërësja, Nancy Johnson
Identifikuesi i telefonatave dhe telefonata në pritje, Shirley Ann Jackson Afrikano-amerikania e parë që mori një doktoraturë në "Massachusetts Institute of technology" (MIT), e dyta që ka bërë një karrierë në fizikë në të gjithë Amerikën dhe gruaja e parë që ka marrë Medaljen Kombëtare në Shkenca, Shirley Ann Jackson u specializua në teori mbi grimcat elementare dhe ka bërë kërkime në fushën e telekomunikacionit. Nga viti 1976-1991, ndërsa drejtonte laboratorin e "AT &T Bell" mori pjesë në zhvillimin e identifikimit të telefonatave dhe telefonatës në pritje, dy hallka pa të cilat nuk mund të konceptohet praktika telefonike. Gjithashtu i detyrohet asaj edhe kompozimi me tone dhe faksi portabël mes shpikjeve të tjera.
Azatioprina, një medikament që bën të mundur transplatet, Gertrude Elion Gjatë adoleshencës, në vitet 1920 kimistja që do të fitonte çmimin Nobel, pa të vdiste nga kanceri gjyshi i saj dhe vendosi që në të ardhmen t'i kushtohej kësaj sëmundje. Edhe pse u kthye nga Universiteti i Nju Jorkut nuk arrinte të gjente punë, vetëm atëherë kur gjatë Luftës së Dytë Botërore shumë shkencëtarë ishin në front arriti të hynte në laboratorë që sot i përkasin GlaxoSmithKline. Këtu Gertrude Eliot njohu George Hichings, i cili kërkonte medikamente që ndërprisnin një mekanizëm të veçantë. Ajo sintetizoi për herë të parë purinat, një lloj medikamenti që bëri të mundur trajtimin e leukemisë. Së bashku me Hitchings, me të cilin ndau Nobelin dhe me James Black në vitin 1988 krijoi medikamente të tjera kundër malaries, herpesit, Hivit. Medikamenti e saj më i njohur është azatioprina që është një inmunosupresor që lejon realizimin e transplantit, pra kontrollon refuzimin e organit.
Patenta me numër 3274 e 9 shtatorit 1843 tregon një kovë rrethore prej druri, një cilindër të brendshëm prej kallaji dhe një lopatë në brendësi e lidhur me një manivelë. Është e regjistruar në emër të Nancy Johnson, lindur në 1795 dhe ka mahnitur breza të tërë fëmijësh; është një ftohës artificial, emrin ia vuri shpikësja e tij që shërbente për të bërë akullore. Kova e jashtme mbushej me akull, cilindri i brendshëm me dy shije ftohej kur rrotullohej manivela. Nancy e shiti shumë lirë, megjithatë u kthye në mekanizmin standard për shumë vite dhe njerëzit janë pasuruar me këtë mjet.
Çantat e letrës, Margaret Knight Në moshën 12 vjeçare habitë të ëmën, pasi kishte vënë re një incident në një fabrikë tekstilesh në Maine, kur krijoi një mjet sigurie për të ndaluar automatikisht një makinë, nëse mbetej diçka brenda. Pas Luftës civile u zhvendos në Massachusetts, ku punoi në një fabrikë çantash letre, Columbia. Në atë kohë çantat ishin pak a shumë sa një zarf dhe Margaret Knight mendoi sa praktike do të ishin, nëse do të kishin një bazë të sheshtë për të krijuar volum për objektet. Një shok pune, Charles Annan i vodhi prototipin dhe e patentoi. Kur Knight e denoncoi, argumenti ishte se një grua nuk mundte kurrë të dizenjojë një makinë kaq novatore, por ajo shpjegoi hapat e shpikjes së saj dhe mori meritat; patenta kaloi në emër të saj pas një gjygji të gjatë në 1871.
KURESHTI
19
E martë, 22 MAJ 2018
Kevlar,fibra antiplumb, Stephanie Kwolek
Gjuha informatike COBOL, Grace Murray Hopper
Është femra e katërt që ka hyrë në Sallonin e Famës së Shpikësve në vitin 1995 dhe ka fitur Medaljen Kombëtare të Teknologjisë në Amerikë. Gjithë karrierën e saj e zhvilloi në DuPont, kur në vitin 1964 po punonte për një fibër të lehtë, por rezistente për të prodhuar goma. Në një vit krijoi diçka që ishte 5 herë më e fortë se çeliku. Shoqëria e patentoi me emrin Kevlar dhe sot përdoret për jelekët antiplumb, helmetat ushtarake dhe për velat e garave.
Kundëradmiralja ishte një nga tre programueset moderne dhe ka punuar me kompjuterat e famshëm Mark I të Harvardit. Ideja e saj për të krijuar gjuhë programesh të pavarura nga makinat çoi në zhvillimin e Cobol (common business-oriented language) në vitin 1959 që ende përdoret edhe sot. Grace Murray Hopper vdiq në 1992 dhe mori Medaljen e Lirisë dhënë nga presidenti Obama pas vdekjes, sepse jo vetëm që krijoi gjuhën e kompjuterit më të përdorur në botë gjatë dekadës 1970, por edhe për kontributet e saj në informatikë.
Monopoli, Elizabeth Magie
Avullorja për rigjenerimin e lëkurës, Fiona Wood
Në vitin 1904 një stenografe dhe shkruese krijoi "The Landlord's Game" për të shpjeguar në mënyrë të këndshme rrezikun e monopoleve, kapitalizmi pa kontroll dhe të këqijat e grumbulluara në shumë të mëdha në kurriz të të tjerëve dhe për këtë mori një patentë. Elizabeth Magie ishte një femër përparimtare, feministe dhe militante politike dhe mbështeste "taksën unike" që promovonte Henry George, një politikan karizmatik dhe ekonomist i shek XIX. Si pjesë e aktivizmit ajo krijoi lojën që u popullarizua në veri të Amerikës. 30 vite më vonë, një shitës i papunë, Charles Darrow, kopjoi lojën e saj dhe ia shiti sipërmarrjes Parker Brothers dhe u bë milioner. Në vitin 1935 kjo sipërmarrje kishte negociuar me Magie-n për blerjen e "The Landlord's Game" për 500 dollarë.
Në vitin 1992 një mësues shkolle mbërriti në spitalin Perth në Australi me djegie nga benzina në masën 90% të trupit. E mori nën kurim një mjeke që i shpëtoi jetën me një teknikë që aplikohej në SHBA për të rigjeneruar lëkurën, por në vend që të priste për kulturën e indeve që donte disa ditë dhe që pacienti nuk i kishte, sepse infeksionet do ta vrisnin më parë, mendoi për një alternativë. Fiona Woods kaloi netë në laborator me një kolege Marie Stoner duke u përpjekur të ndryshonte kriterin e inxhinierisë së indeve. Duke gjetur një mënyrë të vaporizimit qelizor të lëkurës në vend që të kultivonte inde revolucionarizoi trajtimin e djegieve. Ky proces vazhdon e përmirësohet dhe Wood punon në klinikën e saj "Clinical Cell Culture". Spraj i quajtur ReCell u përdor në vitin 2002 për të trajtuar viktimat e atentatit në Bali, Indonezi.
Fshirëset, Mary Anderson
Enëlarëset, Josephine Cochrane
Mary Anderson shkonte në Nju Jork në një ditë të ftohtë në vitin 1902, kur mendoi se duhej të bënte diçka për të hequr borën që grumbullohej në xhamat e përparmë të tranvajit, me të cilin udhëtonte, meqë pasagjerët ngrinin dhe shoferi i mbate të dy dritaret hapur për të parë. Kur u kthye në Alabama, aty ku edhe rrinte, filloi të vizatojë një mjet që vepronte manualisht që nga brenda mjetit, të cilin e patentoi në vitin 1903 për 17 vjet. Kur donte ta shiste nuk gjeti blerës. Në vitin 1920 kur patenta kishte skaduar biznesi i automjeteve shpërtheu dhe dizenjoja e Andersenit u kthye në standard.
Në shtëpinë e saj në Shelbyville, Ilinois i pëlqente të organizonte festa dhe që t'u shërbente të ftuarve me enë porcelani të trashëguar nga familja. Personeli i kuzhinës thyente sa herë ndonjë, kështu që Josephine Cochrane pati idenë e një makine që të pastronte më mirë dhe më e sigurt. "Nuk gjeta asnjë mashkull që ta bënte ashtu si e doja unë, provonin dhe dështonin," - tha në 1880 kur e vizatoi modelin e saj.Tre vjet pas vdekjes së të shoqit krijoi një makinë për t'ia shitur restoranteve dhe hoteleve. Themeloi një sipërmarrje që mbajti emrin e saj e që sot njihet si KitchenAid.
Pelena njëpërdorimshe,Marion Donovan
Biskota me copëza çokollate, Ruth Wakefield
Pas vdekjes së të ëmës, i ati e çonte në një fabrikë ku punonte. Duke u rritur në këtë mjedis e ndihmoi shumë kur lindi djali i dytë; ndërronte shumë pelena dhe çarçafë nga një fëmijë tek tjetri. Marion Donovan filloi të ideonte një pelenë me filtra dhe bëri disa prova me perdet e banjës dhe në fund me një copë parashutash. Ajo e quajti kanotjerja dhe pati shumë sukses në vitin 1949. Një vit më vonë kur prezantoi pelenën një përdorimshe të bërë nga një letër shumë e fortë dhe thithëse të gjithë u tallën, sepse kishte prezantuar një send kaq pak praktik. Victor Mills, krijues i Pampers e rimendoi këtë ide një dekadë më vonë dhe krijoi perandorinë e tij
Një produkt i ëmbëlsirave më popullore lindi si një aksident në Whitman, Massachusetts në vitin 1930. Ruth Wakefield një ditë po përgatiste biskota kur vuri re se nuk kishte kakao për t'i gatuar. Atëherë mori një copë çokollatë, e theu në copëza, i futi në një masë sheqeri të kuq dhe tek arrat, duke imagjinuar se nxehtësia do ta shkrinte çokollatën. Kur i nxori nga furra vuri re se copëzat ishin si kristale të vogla, lindi kështu ajo ide që më vonë do të blihej nga Nestle. /bota.al/
KURESHTI
20
E martë, 22 MAJ 2018
Billboard Music Awards, triumfon Ed Sheeran dhe Kendrick Lamar
Ed Sheeran dhe Kendrick Lamar, me 6 çmime secili ishin fituesit e edicionit të 2018 të Billboard Music Awards, që u zhvillua në Las Vegas. Në mbrëmjen e çmimeve, të dhënë në bazë të shitjeve dhe renditjeve të përpiluara nga revista prestigjioze amerikane (dhe jo nga një juri) , momenti më i veçantë ishte interpretimi i Janet Jackson (nuk këndonte në një program televiziv që prej 9 vjetësh), e vlerësuar me Icon Award, një lloj çmimi karriere. Cerimonia u zhvillua në MGM Grand Garden Arena dhe u drejtua nga këngëtarja Kelly Clarkson, që së pari donte të kujtonte personat e vdekur dhe të plagosur në shkollën Santa Fe, në Texas. Mes atyre që kanë kryesuar në shitjet (fizike dhe dixhitale) por edhe në transmetime dhe të ardhurat nga turet, u vlerësuan me çmim Ed Sheeran për pop-in dhe Kendrick Lamar për rap-in, Bruno Mars për l'R&B, Chainsmokers për
Shoqet e ngushta, Selena Gomez dhe Taylor Swift rikthehen në skenë së bashku Miqësia e Taylor Swift dhe Selena Gomez është më e fortë se kurrë. Ndërsa nisi turneun e saj në Los Angeles këtë javë, fansat e Taylor shpresonin se ajo do të kishte surpriza për to. Dhe siç rezulton, padyshim që këngëtarja e "Delicate" i befasoi të gjithë. Ajo u shfaq në skenë me miken e saj Selena Gomez. Taylor dhe Selena kënduan së bashku këngën "Hands to Myself". Selena pas mbarimit të performancës tha: "Unë dua t'i them faleminderit mikes sime prej 12 vitesh, pothuajse 13 dhe arsyeja pse ka qenë shoqja ime është se ky person asnjëherë nuk i ka gjykuar vendimet që unë kam marrë. Ajo gjithmonë më ka takuar kudo që kam qenë, ajo më ka inkurajuar kur nuk kam pasur asgjë për t'u inkurajuar. Dhe unë nuk e di, nëse do të isha kaq e fortë sa jam po të mos kisha pasur ty dhe familjen time, sepse ju keni ndryshuar jetën time".
elektronikën, Imagine Dragons dhe U2 për rrokun dhe për këngën latine, Despacito" di Luis Fonsi & Daddy Yankee ft. Justin Bieber. Në skenë interpretuan përveç Janet Jackson,
John Legend, Christina Aguilera, Demi Lovato, Ed Sheeran, Ariana Grande, Jennifer Lopez, Dua Lipa, Salt-N-Pepa e i BTS, grupi i parë korean i ftuar në ceremoni.
Janet Jackson gruaja e parë me ngjyrë që fiton Çmimin Ikonë në Billboard Janet Jackson është femra e parë me ngjyrë që ka fituar çmimin Ikonë në Billboard.
Motra e Michael Jackson mbajti një fjalim për lëvizjen "#MeToo", pasi doli në skenën
e Billboard Music Award mbrëmjen e së dielës për të marrë çmimin. "Unë besoj se, për të gjitha sfidat tona jetojmë në një moment të lavdishëm në histori. Më në fund, gratë e kanë bërë të qartë se nuk do të kontrollohen, manipulohen apo abuzohen. Unë mbështes femrat dhe meshkujt që janë të zemëruar nga diskriminimi", tha ajo. Këngëtarja e albumit "Control", që trajton tema të feminizmit, ka kënduar edhe më parë për abuzimin në famije si "What About" dhe "Lessons Learned". 52-vjeçarja është e para grua me ngjyrë që merr çmimin Ikonë, siç theksoi edhe Bruno Mars, ndërsa e mirëpriti në skenë. Këngëtarja performoi një përzierje të tre këngëve të saj, Nasty, If dhe Throb. Kjo ishte performanca e saj e parë televizive në SHBA pas 9 vitesh. Ajo është një nga artistët më të suksesshëm të të gjitha kohërave në SHBA.
Hugh Grant martohet në fund të majit Martesa e tij nuk do të jetë e krahasueshme me Dasmën Mbretërore, por do të ndodhë në Kensington dhe në rrethinat e tij, në territorin mbretëror. Ai që do të martohet është Hugh Grant, 57 vjeç, i cili do të çojë në altar të dashurën suedeze Anna Eberstein, 39 vjeç. Lajmi, që u mbajt i fshehtë nga i interesuari, u bë i ditur nga regjistrat e Kensington dhe Chelsea. Me nusen e ardhshme me të cilën janë bashkë prej 6 vitesh , aktori ka tre fëmijë , i fundit më pak se tre muajsh. Por, Hugh ka edhe fëmijë të tjerë me ish të dashurën e tij Tinglan Hong. Pavarësisht jetës së tij sentimentale shumë aktive, marrëdhënies
së tij 13 vjeçare me Elizabeth Hurley dhe flirtet e shumta me shumë kolege, mes të cilave edhe Drew Barrymore, Hugh nuk kishte folur kurrë për martesë dhe askush nuk shpresonte më. Anna dhe familja e krijuar së bashku me të, e kanë bërë të ndërrojë mendje aktorin e njohur anglez, Hugh Grant.
Kitty Spencer befason me ngjashmërinë, identik si halla e saj, Princeshë Diana Ajo ishte vetëm 6 vjeç kur halla e saj, Princeshë Diana vdiq. Por modelja Lady Kitty Spencer i ka befasuar të gjithë kur u shfaq në dasmën mbretërore. Spencer tërhoqi vëmendjen për shkak të ngjashmërisë së saj të madhe me hallën e saj, Princeshën e Uellsit. Kitty, vajza e vëllait të vogël të Dianës, Charles Spencer, shoqërohej në dasmën e Dukë Harry-t dhe Dukeshës Meghan nga motra e saj Lady Eliza, vëllai Louis dhe nëna Victoria. Spencer dukej mahnitëse dhe shume elegante e veshur me një fustan ngjyrë jeshile.
KOHA E LIRE
21
E martë, 22 MAJ 2018
SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ
73. Shumë i ftohtë, i akullt; me ngricë (për motin) 75. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 76. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 77. Romani i Anton Pashkut 78. Ai që merr dorë te një baba a te një sheh dhe pranohet në bashkësinë e tij fetare 79. Grup i përbërë nga azoti dhe hidrogjeni, që nuk gjendet i lirë, por hyn në përbërjen e shumë kripërave 80. Që lidhet me jetën plot dëfrime, konsumator i një jete përplot me qejfe 81. I ndërtuar posaçërisht për të zënë kafshë të egra, minj, zogj etj.; çark, grackë 84. Inat e zemërim që kemi me një tjetër për arsye të ndryshme, urrejtje ose ... 86. Lidhje miqësore që bëjnë ndërmjet tyre dy a me shumë shtete 87. Tinka ... Që nga viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit "Migjeni" të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role 94. Shi që bie me rrëmbim, me pika të mëdha e të dendura, shi i madh 97. Ai që lakmon e përpiqet të arrijë me çdo mjet një qëllim ose një vend më të lartë në jetë 98. Eshtë një frut i ëmbël, i kuq, i zi dhe i bardhë 99. Lojë fëmijësh, përplasje këmbësh në një pellg me ujë ose dëborë të shkrirë 100. Sëmundje që shfaqet me zënien e frymës herë pas here, për shkak të çrregullimeve të bronkeve
101. Kafshë ose shpend i zënë në gracë 102. Ashtu quhet trajtimi financiar i përmuajshëm që marrin të moshuarve 103. Të lag e të bën qull 104. Festë që bëhej në Greqinë e lashtë për nder të Dionisit, perëndisë së rrushit dhe të dëfrimit 107. Mevlan ..., "Mjeshter i madh", "Artist i merituar" dhe shumë role, regji dhe dokumentare në CV-në e tij 109. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 110. ... Qosja është autor i shumë filmave artistik dhe dokumentarë, në mesin e të cilëve shquhet "Proka" 111. Jo aktive, që nuk vepron 112. Tund lehtë diçka; e bëj që të lëvizë lehtë në ajër VERTIKALISHT 1. Rruga e njeriut është nga djepi në ... 2. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 3. ... Bonarparte, strateg ushtarak, burrështetas i zori, ai që ndryshoi historinë e botës 4. Ujë i ngrirë, quhet ashtu 5. Shkenca që studion teorinë dhe historinë e muzikës, që studion kulturën muzikore të popujve 6. Pika e horizontit që është përkundrejt veriut, është ... 7. Fëmijë mashkull deri në moshën e pjekurisë; djalë i vogël 8. Vajzë në moshë të re, shprehje krahinore 9. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 10. Po rrethi i Matit, si e
kishte targën 13. Tërësia e trajtimit farmaceutik apo popullor ndaj një lëngimi, sëmundje 14. Organizata Botërore e Shëndetësisë 15. Partia Socialpuntore Shqiptare 17. Diçka që duhet bërë patjetër në përputhje me normat morale 19. Gradë oficeri madhor e shkallës së parë, më e lartë se e kapitenit dhe më e ulët se e nënkolonelit 21. Bimë për prodhimin e birrës, për të bërë një lloj kafeje etj 22. Koncert muzikor i një artisti të vetëm 25. Përfaqësues politik i zgjedhur nga populli në organin ligjvënës 26. Sëmundje e lëkurës që shfaqet me disa puçrra që të hanë 27. Organizata Ndërkombëtare për Lundrimin Detar 29. Gjarpër i trashë dhe i gjatë, me trup të fuqishëm 30. Mjet i posaçëm për të larë trupin, që e lëshon ujin si shi nëpërmjet një hinke të mbyllur me vrima të dendura 33. Quhet ashtu një grup njerëzish me interesa dhe ndërmarrje të përbashkët 37. Tërësia e njohurive dhe e shprehive që jepen me sistem e sipas një programi në shkolla 42. Shkrimtari serb ... Andriq, 9 tetor 1892-13 mars 1975, "Ura mbi Drin" është një nga trilogjitë e tij 44. Që nuk është riprodhim, është ... 46. Çfarë kombësia është ai
66. Përdoret për të theksuar habinë, përçmimin, ironinë 67. Ëmbëlsirë e thatë, e gatuar me miell, me yndyrë e me sheqer dhe e pjekur dy herë 68. Njësi administrative vendore, që përfshin zakonisht disa fshatra ose një krahinë 69. Mjet shërimi, shërim; mjet shpëtimi, shpëtim (edhe fig.), rrugë zgjidhjeje 71. Volfgang ... Mocart, ai është më i madhi prej gjenive të muzikës në histori 74. Përfundim. Dalja në një finale mendimi dhe debati 79. Që është veti e nënës, që është tipar dallues i nënës 82. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 83. E mposhti, e vuri nën urdhra, e bëri ... dikë. 85. Pranoj një gjë si të vendosur përfundimisht, shpreh pëlqim të plotë për diçka 88. Tërësia e vlerave morale të njeriut a të një grupi njerëzish 89. I ka hije, ngjan bukur, i ka ... 90. Pëllumb femër, pëllumbeshë 91. Cohë mëndafshi a pambuku me push të gjatë e të butë 92. ... Hajdaraga, eksponent i rëndësishëm i politikës, ishministër dhe profesor 93. Gaz natyror i thjeshtë, pa ngjyrë e pa erë, më i lehtë se ajri, që formohet nga shpërbërja e lëndëve organike 95. Pjesa e sipërme e grykës së njeriut, ku përftohet zëri; gabzherr, gurmaz ose ... 96. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 98. Kur fëmijëve kryesisht i vendosin nishane, nuska, etj., për të mos e marrë ... 101. Fije e tjerrë prej pambuku, leshi, mëndafshi etj. 102. Eshtë qytet në pjesën perëndimore të Kosovës. Karakteristikë e saj është Çarshia-Xhamia e ndërtuar rreth viteve 1600 - 1700 si dhe Kulla e Haxhi Zekës 105. Po Gjirokastra si e kishte targën 106. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 107. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 108. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 109. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave
që flet rusisht 47. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 48. I ra hasha, e mohoi diçka që ka thënë ose që ia ngjitin të tjerët 52. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 55. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 56. Dakord në gjuhë universale 57. Njësi kohe prej shtatë ditësh, që nga e hëna deri tek e diela është një ... 58. Punëtor, specialist që mirëmban makineri, ashtu është 59. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 61. Kur zbardh dita dhe mëngjezi merr edhe atë emër 63. Copë e madhe buke, mishi etj.; ngastër 65. Që qëndron mënjanë nga jeta politike e shoqërore 1
2
S
3
L
8
O S
I
10
P
I
4
5
6
7
L
P
E C
E T
D A F I
N A
U
A
H
B
N
U
9
J
K
¸
11
P
12
E
13
P I
L O G
14
F
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
HORIZONTALISHT 4. Ai që banon në rrëzë ose në faqe të një mali 11. Kryeqyteti i Egjiptit ai është 12. Urë e gjatë dhe e lartë, që ndërtohet mbi vende të lugëta ose mbi një rrugë për të kaluar trenat ose automjetet 15. Ai që beson në shumë hyjni e perëndi, ithtar i paganizmit 16. Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim 18. Mbërthej a shtrëngoj diçka me vidhë. kund. zhvidhos 20. Pemë frutore me trup të lartë e të trashë, me dru të fortë e shumë të mirë për orendi etj 23. Pas dallendysheve, janë ato, bukuria, ngjyra dhe aroma e të cilave plotësojnë pranverën 24. Sjellja e një vulgari është e ... 26. Pjesa e sipërme dhe e thatë e bukës, kore, krodhë; copë buke e thatë 28. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 29. "Dëshmorët e Kombit" është tillë, shëtitore 31. Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, Shqipëria më 1 prill 2009 bëhet anëtare me të drejta të plota në këtë organizëm 32. E gris gjithandej një rrobë, e bëj rrecka-rrecka, leckos 34. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 35. Cipë e hollë, që mbështjell një organ të trupit; lëkurëz 36. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 38. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 39. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 40. Kur vitet kanë ardhur dhe ikur shumë herë nga unë, tashmë ndjehem i ... 41. Xham i pastër; kristal i bardhë 43. E çoj më përpara diçka që e kam nisur, nuk e ndërpres një punë a një veprim 45. Tirana, e kishte targën e makinave ... 47. Filmi "... vjen një ditë" prodhim i vitit 1986, me regji të Vladimir Priftit, skenari, Teodor Laço dhe muzika, Thoma Simaku 49. I paarrirë, i papjekur, i pabërë mirë, ose ashtu 50. Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut kanë atë monedhë të saj 51. Ai që beson vetëm një perëndi, që beson se krijues i botës është vetëm një zot 53. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 54. Secila nga palët e fustanit ose të fustanellës është ashtu 59. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 60. Pastaj e ka brenda 62. Gurrë uji, burim, vendi ku del burimi 64. Fillimi i diçkaje, pikënisja, burimi, ose ashtu 70. Lum që lag Shkodrën 72. Që nuk beson në zotin, që nuk pranon asnjë fe, i pafe
A R M I
Q E S
15
B
R
I 16
I
T
I
S
A
M
17
A
T P
20
B
U 24
¸
25
V
R
O
R
K
23
M
K A S
P A R O V
26
K A S
M A N E K I
T O R
27
N
I
T
Z
28
R A B I
E
P
A
I
29
M O
R
G
T
30
R
L
I
U G
Z
R 35
D
I
36
37
O M
40
M
O
32
33
D H I
K U P O N
38
39
D
M U R
E ˙
O
O
E
T
S
¸
P E
K
41
A
A
I
˙
42
E
43
44
V A L L
M T
E
31
34
J
19
A
P
22
P
U
J
18
B 21
L
L
R
T A R
R
R
45
W T
F
46
R
O
E G J
47
L
T
48
49
P
E S
H K E
C
E
O R
M A C I
O K
C
R
P
I
51 54
58
A R
F
O
52
M I
S
L A
Y
E
U
S
A 55
56
I
G
60
R
R
F
A
P
63
61
D O
64
R
H
K A L
E L
T
R
D A J
E
A
M U S H T
S
65
66
I
B
D
68
M
69
A N A L I
T I
67
J
A H T
E
U
N
J
V
K
N
O
E
84
J
78
D E
82
T
L
¸
J
Z
O
O
Y
S
O F
A M B A S A D O R
E
K
R
A
89
A
H
D O N G
K A T
L I
L
¸
O M
79
A
83
B
V 86
A R
74
R
G A R
L
81
85
K I 92
A L
R
D 80
A
A F
73
77
K A T
E
L
72
T R
U
76
M ¸
B
K
70 71
75
O N
57
O N
59
L A P S
62
B
A
R
50
P 53
87
88
S E
T
90
F 91
R
M A
93
F L
U T
L
A
U R
O J
I
U 94
99
M ¸
95
K O S 100
L M E S
H
E
¸
R
T
˙
A
Z
R
K A T
R O R
H
T 97
X H I
A P
102
¸
96
K 98
B U T I
P
U
E
L
101
P
U 103
O E
O
A
B
H 104
K
105
M E S
A Z
H
T
106
P
A R
A S
H K O L
A
L O R
107
108
E
D
I
R
P
R
A N T E
I
S
Z
110
K
R
R E
K ¸
E
109
S
T
SHENDETESI
22
E martë, 22 MAJ 2018
Dhimbja e fytit, disa mënyra për ta kuruar Dhimbja në fyt janë një ndër dhimbjet më të shpeshta gjatë stinës së vjeshtës dhe të dimrit. Ajo shkaktohen shpesh edhe nga ndryshimet e temperaturave në mënyrë të njëpasnjëshme. Rroba të nxehta rreth qafës- Një rrobë të butë lageni në ujë të përzier me uthull, raki po alkool të butë, vendoseni përreth qafës dhe mbi të vendosni një ma-
ramë apo shall më të trashë. Këtë shtresë mbajeni së paku dy orë. Limoni i fuqishëm -Në fazën e hershme të angjinës janë efikase preparatet me bazë limoni. Mjakët popullorë këshillojnë që në gojë, sa më afër bajameve, të mbahen nga dy copë limonë, të pastruar nga lëvozhga dhe të thithen ngadalë. Kur limoni të zbutet, mund ta gëlltisni, ndërsa të njëjtën
Kafja ul rrezikun e infarkteve në zemër Çdokush mund të reduktojë rrezikun e sulmeve në zemër apo infarktit thjesht duke pirë dhe një filxhan kafe më shumë në ditë, sipas një studimi të ri. Studimi thotë se me çdo filxhan kafe, pija ul rrezikun e sulmeve në zemër me 8 për qind, dhe infarktin me 7 për qind. Thjesht duke pirë dhe një kafe më shumë në ditë mjafton të reduktojë rrezikun dhe studimi i publikuar nga American Heart Association thotë se nuk ka një kufi sa duhet të konsumoni. Ky studim i bashkohet provave të tjera se pija ka përfitime të mira shëndetësore, dhe lufton disa lloje kancerësh, lehtëson dhimbjet e kokës, ndihmon në rënien në peshë dhe jetoni më gjatë.
Ushqimet që nuk duhet t’i hani në punë Kur jeni të ulur në tavolinën e punës çdo ditë lehtësisht mund ta gjeni veten duke konsumuar mesvaktet, por ka disa prej tyre që më shumë ju bëjnë keq se mirë. Femrat që hanë mesvakte në punë konsumojnë 100 mijë kalori më shumë çdo vit. Por si duhet ta shmangim? Jo fruta të thata dhe arra- Susie thotë se bëjnë të kundërtën nëse konsumoni gjithë pakon në punë dhe bëhet fjalë për shtimin në peshë. Ajo rekomandon fokusin tek frutat e freskëta, dhe vetëm një racion të vogël në ditë me fruta të thata apo arra. Biskotat- Krijoni një rregull për të mos i ngrënë në punë. “Biskotat, fatkeqësisht, mund të shtojnë 300-400 kalori në ditë”. Kafe me qumësht-Të gjithë ne konsumojmë disa kafe me qumësht, apo kapuçino në ditë, dhe këto nuk mungojnë as gjatë orarit të punës.
Frutat duhen komsumuar në mëngjes Frutat janë baza për një ushqyerje të shëndetshme dhe nuk mund të mos i konsumojmë nëse duam të kemi të gjithë ushqyesit e nevojshëm. Tre racione në ditë me frutat e stinës, të pjekura dhe të lara mirë, janë një burim kripërash mineralke dhe fibrash. Por dilema është se kur është më mirë ti konsmuojmë gjatë ditës. Dilema është se kur duhen konsumuar, në fund të një vakti, apo në vend të një ëmbëlsire apo si mesvakt? Nëse të gjithë bien dakord për vlerat që kanë frutat, jo vetëm në fibra, por dhe ujë, antioksidantë etj, ndajnë mendime të ndryshme se kur duhen konsumuar. Përfundimi është se momenti ideal për të ngrënë fruta është mëngjesi, apo dhe mesvakti. Momenti më pak i rekomanduar është në fakt darka. Zgjatja në kohë e tretjes mund ta bëjë më të rëndë vaktin pikërisht kur trupi përgatitet të pushojë gjatë natës.
procedurë përsëriteni gjatë gjysmë ore. Preparate për shparitje të fytit -Në një gotë me panxhar të shtrydhur, hidhni një lugë kafeje qepë të llomitur dhe pastaj i hidhni një gotë të ujit paraprakisht të vluar, por më pas të ftohur. Lëreni të qëndroj 5-6 orë, por përziejeni çdo gjysmë ore, pastaj kullojeni dhe shpërlajeni fytin disa herë gjatë ditës.
A po ju shëndosh sallata? Ekspertëtshpjegojnë fiksimet e gabuara S
humë prej nesh fikso hen me sallatat me idenë të mos konsumojnë shumë kalori dhe të kontrollojnë peshën, por duhet të mendoni dy herë këtë. Nëse besoni ekspertët, sallata jeshile dhe salca e domates ju shëndoshin. Nutricionistjua Susie Burrell shpjegon pse një sallatë e thjeshtë ju zgjeron belin. Dhe disa pre tyre mund tju habisin. Sallata teknikisht i referohet ushqimit të ndarë në copa të vogla të shoqëruar me salcë. “Por në të vërtetë kjo do të thotë se sallata mund të përfshijë çdo gjë që nga perimet e përziera, gjethet, dhe vaji i ullirit tek makaronat disa perime të prera që shërbehen me pesto. Ajo paralajmëron për sallatat me ushqime të cilat janë mjaft kalorike. Sallata e perimeve Kur mendoni për sallatën tradicionale të perimeve si sallata jeshile, domatja,
kastraveci dhe karrota, mendoni për një ushqyerje të pastër. Por në të vërtetë ironia është se ato janë shumë pak kalorike, dhe përmbajnë disa nga ushqyesit kyç si vitamina C, folatin dhe fibrat, por ndërkohë perimet janë pjesa më e madhe ujë, dhe sasia e këtyre ushqyesve është relativisht shumë e vogël. “Përdorni perime të gatuara, si kunguj, karrota, kunguj të vegjël dhe kërpudha, të cilat ndihmojnë në rritjen e vlerave ushqyese të çdo sallate, si dhe të përfshini vaj ulliri apo avokado, të cilat ndihmojnë në përthithjen e një numri kyç përbërësish nga vetë periemt”, vijon Susie. Veshja e sallatave Sipas Susie, teksa sallatave i shtojmë arra, fara, apo djathë, ato mund të jenë një shtesë shumë e shijshme, por gjithashtu janë “një zgjedhje me yndyrna të
larta, dhe do të kthejë shumë shpejt sallatën tuaj të shëndetshme në një bombë kalorike nëse nuk jeni të kujdesshëm”, thotë nutricionistja. Këshilla është të mos i përdorni këto shtesa të gjitha bashkë. Për shembull, mund të shtoni vaj ulli dhe avokado, ose arra dhe djathë, por jo të gjitha bashkë. Ruaj balancën E fundit, por jo për nga rëndësia, Susie këshillon që “sallatat standarde që porosisim nuk përmbajnë as shumë e as pak kalori”. “Sallata e makaronave, e orizit kaf, quinoa, apo peshk ton, sallata Çezar etj. Në secilin nga këto ka ose nuk ka kalori. Shumë karbohidrate nuk do të mbështesin peshën apo të kontrollojnë oreksin gjatë ditës, ndërsa të tjerë mund ti marrë uria vetëm një orë më vonë. Çelësi i suksesit është ekuilibri i drejtë”, vijon Susie.
SPORT
23
E martë, 22 Maj 2018
Messi ka zaptuar “La Ligën”, të tjerët pjesëmarrës L
a Liga mbylli sezonin 2017-2018, me verdiktet tashmë të zyrtarizuara: Barça kampione, Atletico e Real si dhe Valencia kualifikohen në fazën e grupeve të Champions League, ndërsa Villarreal e Betis në fazën e grupeve të Europa League, shto këtu Sevillan që do të luajë edhe parakualifikueset e kompeticionit të dytë për nga rëndësia. Statistikat tregojnë diçka të çuditshme, edhe pse jo të pabe-
N
ë kuadër të ndeshjeve miqësore, trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, Christian Panucci ka bërë publike listën e lojtarëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet miqësore me Kosovën (29 maj) dhe me Ukrainën (3 qershor). Janë 24 lojtarë që janë thërritur për këto dy takime, ku nën drejtimin e trajnerit dhe stafit do të nisin përgatitjet në datë 26 maj në Zyrih. Spikasin në këtë listë hyrjet e reja në skuadrën përfaqësuese, sikundër është sulmuesi i Kukësit, Sindrit Guri, apo edhe mbrojtësi Egzon Binaku, që luan me skuadrën suedeze të Malmos. Rikthehen sërish në skuadrën kombëtare futbollistët Armando Vajushi dhe Emanuele Ndoji, që janë vlerësuar për tu grumbulluar për këto dy ndeshje. Ndeshja e parë miqësore e ekipit kombëtar do të luhet në Zyrih, në datë 29 maj, në orën 20:00 me Kosovën, ndërsa takimi i dytë me kombëtaren e Ukrainës do të luhet në Evian (Francë) në datë 3 qershor. Sadiku nuk ka pasur shumë hapësira te Levante, ndërsa Cikalleshi është i vetmi që ka shënuar me Osmanlispor, teksa në 25 ndeshje (14 si titullar) ka realizuar 6 herë. Balaj e ka mbyllur kampionatin pa asnjë gol, por dëmtimet e kanë penalizuar. Kosova Më 29 maj do të zhvillohet miqësorja me Kosovën në Zvicër. Vendi është një tjetër gjetje, pasi në shtetin helvet ka shumë emigrantë nga Shqipëria dhe Kosova. Kjo nuk është sfida e parë që zhvillohet mes Kombëtares së Shqipërisë dhe Përfaqësueses së Kosovës. Takimi i parë u luajt më 13 nëntor 2015, në Prishtinë. Sfida përfundoi në barazimin 2-2. Kjo do të jetë një tjetër sfidë, pasi do të jetë dhe gurë
KAMPIONIA
sueshme. Lionel Messi nuk ka ndërmend të dorëzohet të befasuari e së dhuruari spektakël. Zyrtarisht për edicionin që sapo përfundoi, rezulton se La Liga është kompeticioni i vetëm një njeriu: “pleshtit” argjentinas të katalanasve, Leo Messi. Ai renditet i pari si golashënues, me 34 gola këtë sezon; i pari mes atyre që kanë dhënë më shumë asiste, plot 12 të tilla, edhe pse fronin e ndan me dikë tjetër; i pari
për rastet e panumërta të krijuara për gol, me 87 të tilla; i pari edhe për driblime, me plot 185 të tilla; e duke mos e mbyllur këtu, edhe i pari për rastet e krijuara përmes asistimit të kolegëve të tij, me 11 në total. Të jesh i pari në të gjitha këto klasifikime në moshën 30-vjeçare, ose më saktë 31 pa një muaj, vështirë se mund të mos kesh vetëm fjalë lavdëruese për një nga talentet më të mëdha që ka parë historia e futbollit.
Spikasin në këtë listë hyrjet e reja në skuadrën përfaqësuese, sikundër është sulmuesi i Kukësit, Sindrit Guri, apo edhe mbrojtësi Egzon Binaku
Miqësoret, në listën e Panuccit ka rikthime dhe largime të bujshme
Zvicër prove para Ligës së Kombeve. Përfaqësuesja e Kosovës është rritur goxha, ndërsa Shqipëria po përjeton një fazë tranzicioni me teknikun Christian Panucci. Kjo vëllazërore do të ndikojë
“Më 29 maj do të zhvillohet miqësorja me Kosovën në Zvicër. Vendi është një tjetër gjetje, pasi në shtetin helvet ka shumë emigrantë nga Shqipëria dhe Kosova”. për mirë dhe në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy Federatave, pasi së fundmi ka patur disa përplasje për lojtarë të ndryshëm. Federata Kosovare e Futbollit ka kërkuar nga
FSHF-ja që të mos kontaktojnë me futbollistët me origjinë kosovare, por diçka e tillë nuk është pranuar nga pala shqiptare. Të gjithë trajnerët e kuqezinjëve e kanë shprehur se në rast se
lojtarët me origjinë shqiptare nga Kosova duan të zgjedhin Shqipërinjë janë të mirëpritur. Lista Portë: Berisha, Strakosha, Hoxha Mbrojtje: Hysaj, Lika, Gjimshiti, Ajeti, Veseli, Mavraj, Binaku, Memolla Mesfushë: Ramadani, Qaka, Ndoj, Lilaj, Roshi, Lenjani, Vajushi, Gavazaj Sulm: Abazaj, Manaj, Balaj, Cikalleshi, Guri
Majlinda Kelmendi merr pasaportën diplomatike Xhudistja e artë kosovare, Majlinda Kelmendi është pajisur me pasaportë diplomatike, të cilën ia ka dorëzuar kreu i shtetit kosovar, Hashim Thaçi. Kampionia olimpike në sportin e xhudos nuk ka qenë e vetmja pjesë e këtij suksesi, pasi me pasaporta diplomatike janë pasur
edhe trajneri i saj, Driton Kuka, si dhe kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka. Presidenti Thaçi, përmes një mesazhi në rrjetin social facebook e ka vlerësuar Majlinda Kelmendin si ambasadoren më të çmuar të Kosovës. “Në mënyrë solemne, kam ndarë pasaportën
diplomatike për xhudisten e artë, Majlinda Kelmendi, për trajnerin Driton Kuka dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka. Majlinda është ambasadorja më e çmuar e vendit tonë dhe personifikon suksesin e Republikës së Kosovës në botë”, ka shkruar Thaçi.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24
E martë, 22 MAJ 2018
45-VJETORI I REVOLTËS SË SPAÇIT
Presidenti Meta: Një ditë kujtese, por edhe reflektimi! burgjet dhe kampet e diktaturës ka gjurmët e një persekucioni të pamëshirshëm, por edhe të një qëndrese që na bën krenar si popull. Akti vetëmohues i martirëve të demokracisë Hajro Pashai, Dervish Bejko, Pal Zefi, Skënder Daja dhe gjithë kryengritësve të Revoltës së Spaçit ishte shkreptima që ndriçoi në errësirën e kohës egërsinë dhe të
P
residenti i Repub likës, Ilir Meta mori pjesë në veprimtarinë përkujtimore të 45-vjetorit të Revoltës në burgun e Spaçit, ku ishin gjithashtu të pranishëm deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe autoritetet vendore, Ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin, Ambasadori italian Alberto Cutillo, Ambasadorja e Francës, Christina Vasak, përfaqësues të bashkësive fetare, të organizatës "Komisioni Drejtësi dhe Paqe", ish-të burgosur e të përndjekur politikë, familjarë të tyre si dhe anëtarë të shoqërisë civile. Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Presidenti Meta u shpreh: "Jemi sot këtu, në rrënojat e amfite-
vërtetës! Në kujtesën e kombit ata do të jenë shembuj të vetëdijes qytetare dhe kombëtare për të ardhmen. Sot është një ditë kujtese, por edhe reflektimi! Prandaj përballja me të shkuarën dhe çlirimi i shoqërisë nga makthi i krimeve të diktaturës ngelet prioritet serioz për të gjithë politikën dhe shoqërinë tonë", u shpreh Presidenti Meta.
atrit më të përgjakur të krimeve të diktaturës, për të prekur nga afër të vërtetën e një historie të pazakontë qëndrese heroike dhe për t'u takuar me ju dhe familjet tuaja, që keni përjetuar përndjekjet dhe dhimbjet e një diktature nga më të egrat në botë. Spaçi, sikurse gjithë
vërtetën e hidhur të shtetit totalitar". Kreu i shtetit u shpreh se kjo datë nuk duhet të jetë vetëm ditë kujtese, por edhe reflektimi për shoqërinë. "Heronjtë e Spaçit sakrifikuan jetën dhe vitet e tyre më të bukura në mbrojtje të dinjitetit njerëzor, të lirisë dhe të së