Koha jone 22 mars 2018

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Meta, Brukselit: Hapni negociatat! E përditshme e pavarur

Viti i XXVII i botimit

Nr: 66 (8197)

E enjte, 22 Mars 2018

Çmimi 30 Lekë

FAQE 3

Kosova voton demarkacionin, Presidenti takon Komitetin e BE: hapet rruga për liberalizimin Politika e jashtme e Shqipërisë, e e vizave me Bashkimin Europian harmonizuar me qëndrimet e BE

FAQE 2

Në foto: Pamje nga Kuvendi i Kosovës gjatë votimit të ligjit për kufirin me Malin e Zi

Në foto: Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dje në takimin me Komitetin e Çështjeve Politike dhe të Sigurisë së FAQE 24 Këshillit të BE-së, të përbërë nga ambasadorë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian

REPLIKAT

INTERVISTA

TAKIMI

LETRA

Zv/kryeministrja Mesi sulmon drejtorin e Emergjencave Premçi

Edi Rama: Serbia nuk anëtarësohet në BE para Shqipërisë

Kryebashkiaku Erion Veliaj në Budapest për Tiranën

Ministri Xhafaj: Prokuroria të thërrasë Bashën dhe Berishën

NEGOCIATAT

Fleckenstein: KE dhe PE do japin dritën jeshile për Shqipërinë KOMENT

FAQE 5

Fytyra e Ramës në pasqyrën e Brukselit Nga Andi Bushati FAQE 10

ANALIZË

Vota Greke për Ballkanin Perëndimor Nga Marjana Doda FAQE 10

FAQE 4

FAQE 13

FAQE 7

FAQE 16

KREU I PD

Ne flasim gjuhën tuaj!

Basha: FMN zbuloi krizën, qeveria ka 270 milionë dollarë fatura të papaguara FAQE 6


POLITIKE

2

E enjte, 22 MARS 2018

Presidenti: Hap pozitiv drejt BE. Rama: Brukseli të mbajë fjalën për liberalizmin e vizave

V

otimi i ligjit për vendosjen e kufirit Kosovë- Mali i Zi, i njohur ndryshme me emrin demarkacion është përshëndetur dje nga gjithë klasa politike shqiptare. Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha uruan Kosovën për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Kreu i shtetit dhe liderët e politikës shqiptare e shohin votën e pasdites së djeshme si i hap të sigurt për Kosovën drejt Bashkimit Europian. Presidenti i Republikës theksoi se kjo është përmbushje e dëshirës së qytetarëve kosovarë për të lëvizur pa viza. “Përgëzime për Kuvendin e Kosovës për miratimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe urime të gjithë qytetarëve të Kosovës, në përmbushjen e dëshirës se tyre për të lëvizur të lirë e për realizimin e aspiratës se tyre të integrimit në Bashkimin Europian!”,- shkruan Meta. Ndërkohë, kryeministri Rama i sugjeroi BE-së që t’i përmbahet pa vonesë angazhimit të saj, atë të heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës. “Super! Vota për demarkacionin një votë e vonuar,

Tirana zyrtare përshëndet votimin në Kosovë por kuptimplotë për Kosovën si shtet që dëshmon seriozitet në angazhimet e veta. Tani Bashkimi Europian t’i përmbahet pa vonesë angazhimit të vet: Liri lëvizjeje pa viza në Europë për qytetarët e Kosovës”,- shkroi Rama në Facebook. Ndërsa kreu i PD-së, Luzlim Basha përshëndet vendimin dhe thotë se ky votim është një lajm i mirë për Kosovën dhe miqtë e saj, si dhe një hap i sigurtë i vendit drejt proceseve integruese. “Ky akt është një kontribut thelbësor në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit në rajon. Partia Demokratike fuqimisht beson se ky akt është një hap i sigurtë i Kosovës drejt proceseve integruese. Ky votim është një lajm i mirë për Kosovën dhe miqtë e saj”,- shprehet kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Demarkacioni ishte një nga kushtet e BE për vizat dhe integrimin e Kosovës drejt Bashkimit Europian

Kosova miraton marrëveshja për kufirin me Malin e Zi

M

e 80 vota për dhe 11 kundër Parlamenti i Kosovës ratifikoi marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Marrëveshja u votua nga partitë në pushtet dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë ndërsa kundër saj votuan Grupi i Pavarur i Deputetëve, grup ky i dalur nga lëvizja Vetëvendosje. Ratifikimi i marrëveshjes pasoi ndërprerjen e seancës për katër herë me radhë pasi që deputetët e lëvizjes Vetëvendosje hodhën gaz lotsjellës për të penguar ratifikimin e marrëveshjes. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tashmë ka ndaluar pesë deputetë të lëvizjes Vetëvendosje të dyshuar për hedhjen e gazit lotsjellës. Seanca për votimin e marrëveshjes pasoi debatin prej rreth nëntë orësh të një dite më parë, në përpjekje për t’i dhënë fund një periudhe më shumë se dy vjeçare të përplasjeve e mospajtimeve të thella ndërmjet subjekteve politike të ndara rreth rrjedhojave të kësaj marrëveshjeje. Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi, kishte ndarë skenën politike në vend për gati tre vjet. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një postim në rrjetin social Facebook tha se parla-

menti i dha fund paqartësisë së panevojshme politike rreth vijës kufitare me Malin e Zi. “Ratifikimi i sotëm i marrëveshjes ndërshtetërore, që mbajti peng përplot tre vjet liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, ishte veprim i drejtë i shumicës parlamentare. Ishte një veprim që garanton dhe forcon të ardhmen euroatlantike, duke i hapur rrugë shumë proceseve të rëndësishme për shtetin tone”, thuhet në reagimin e presidentit Thaçi. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se “Kosova mbetet e përkushtuar në krijimin e një shoqërie

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

demokratike, të bazuar në rend e ligj dhe tani vendi pret që Bashkimi Evropian të bëjë pjesën e vet, ashtu siç u premtua, që më në fund qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet lëvizja e lirë në BE, si të gjithë evropianëve tjerë”. Ambasadori amerikan në Prishtinë Greg Delawie përshëndeti ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi. “Ky është lajm me të vërtetë i mrekullueshëm, parlamenti i Kosovës bëri gjënë e duhur dhe në emër të vendit tim dua të falenderoj të gjithë ata deputetë që në mënyrë demokratike kanë

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

votuar për marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi”, tha ai. Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti tha se shumica dërrmuese e deputetëve të lëvizjes Vetëvendosje ose u arrestuan ose u përjashtuan padrejtësisht. Ai tha se vazhdon të jetë i bindur se me këtë marrëveshje Kosova humb territor. “Definitivisht u vërtetua ajo që kemi paralajmëruar se kryeministri Haradinaj për çerek metri katrorë të karrikës së kryeministrit i fali 8 mijë e 200 hektarë. Nëse ai beson që do të mund të korrigjojë ndonjë gjë atëerë këtu kemi të bëjmë me vet mashtrim të tij. Krimi mbi shtetin, tradhtia ndaj popullit sot përveç emrit të Thaçit e Veselit e ka marr edhe emrin e Haradinajt e qe besa edhe të këtyre deputetëve të tjerë të cilët kush me sy të verbër e kush me një sy e votuan një marrëveshje e cila i përngjanë shumë pranverës të vitit 1989 atëherë kur delegatët më së paku përfaqësonin popullin e më së shumti regjimin”, tha zoti Kurti. E nënshkruar në fund të gushtit të vitit 2015, marrëveshja tashmë është ratifikuar nga parlamenti i Malit të Zi. Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje pritet t’i hap rrugë

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës ndërsa ishte edhe një nga kushtet që Kosova duhet përmbushë drejt rrugës së saj drejt integrimeve evropiane. Reagime nga zyrtarët e Bashkimit Evropian. Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini përshëndeti ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Në një postim në rrjetin social Twitter, zonja Mogherini tha se “Kosova niset në rrugën drejt lëvizjes së lirë pa viza në Bashkimin Evropian për qytetarët e saj”. Europarlamentarja, Tanja Fajon që njëherësh është raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian tha se me këtë marrëveshje është hequr një pengesë e madhe për Kosovën. “Shumë e lumtur për lajmet pozitive nga Kosova pas votimit të marrëveshjes për shënimin e kufirit. Një pengesë e rëndësishme është tejkaluar për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Unë do të bëj më të mirën që liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian së shpejti të bëhet një realitet! Kosova nuk ka qenë kurrë më pranë Evropës”, shkruan zonja Fajon në rrjetin social Twitter.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3

E enjte, 22 MARS 2018

Meta, Brukselit: Hapni negociatat! Pavarësisht debateve për politikën e ditës integrimi në Bashkimin Europian është një pikë ku të gjithë faktorët në Tiranë bien dakord. Si opozita dhe mazhoranca kanë pasur qëndrime konstante për rrugën që duhet të ndjek Shqipëria. Madje debatet edhe kur janë të ashpra ndaj qeverisë për këtë pikë, ato lidhen me faktin se nuk ka bërë sa duhet për të plotësuar kushtet e integrimit. Përveç rastit të vitit 2010 kur Partia Socialiste në opozitë bllokoi disa muaj marrjen e statusit të vendit kandidat për shkak të kreut të Këshillit Bashkiak të Fierit, deri më sot asnjë votim i të gjitha opozitave nuk ka qenë kundër ligjeve që kanë të bëjnë direkt me BE. Në 17 prill Komisioni Europian pritet të publikoj progres raporton e vendeve të rajonit. Janë të gjitha mundësitë që për Shqipërinë të ketë një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave. Fati i çeljes së negociatave do të varet më pas nga Parlamenti Europian dhe Këshilli i Ministrave, por fakti është se në Tiranë, politika po tregohet më e përgjegjshme se gjithë herët e tjera. PD dhe LSI, si dy forcat kryesore në opozitë edhe pse kanë jo pak pika ku ndahen me qeverinë, kanë shprehur qëndrime të forta pro ligjeve që kërkon nga Bashkimi Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Bile Monika Kryemadhi ka deklaruar se opozita ka pezulluar protestat dhe gjithçka tjetër kundër qeverisë vetëm që të jetë prioritet Integrimi Europian. Ndërkohë dje, Presidenti i Republikës Ilir Meta në cilësinë e institucionit që përfaqëson unitetin kombëtar dhe institucional të vendit foli qartë në takimin me gjithë ambasadorët e vendeve të BE. Gjatë bisedës me Komitetin e Çështjeve Politike dhe të Sigurisë së Këshillit të BE-së, të përbërë nga ambasadorë të vendeve anëtare të BE, Presidenti

tha se kërkesa e gjithë aktorëve politikë dhe institucionalë në vend është hapja sa më parë e negociatave. Qëndrimi në një zë për çështjen e integrimit është sinjali më i mirë që Tirana zyrtare dërgon drejt Brukselit. Zyrtarisht asnjë vend i Bashkimit Europian nuk ka qëndrim të hapur kundër integrimit të Shqipërisë. Fakti që gjithë klasa politike ka qëndrim të unifikuar i jep më shumë shans hapjes së negociatave, nisur dhe nga fakti që sherret në Tiranë shpesh herë janë interpretuar në BE si mungesë stabiliteteti. Në këtë pikë, opozita e vendit dhe partitë kryesore PD dhe LSI për hatër të negociatave duket se e kanë amnistuar paksa qeverinë "Rama". Pavarësisht probleme me krimin, drogën dhe korrupsionin, në disa deklarata publike Lulzim Basha ka deklaruar se PD do të

votojë çdo nismë që lidhet me hapjen e negociatave. Muajt e fundit jo rastësisht tempi i protestave opozitare, akuzave të rënda dhe sherreve politike është lënë mënjanë. Me e sinqertë në këtë tërheqje ka qenë LSI-ja. Kryetarja Monika Kryemadhi jo pak herë ka deklaruar se për opozitën është më rëndësishme që shqiptarët të hyjnë në BE, sesa protestat. Është një deklaratë që ka brenda saj përgjegjshmërinë e një forcë politike, por edhe shpresën se me afrimin e vendit në BE, kontrolli dhe presioni i Brukselit ndaj abuzimeve të qeverisë do të jetë më i madh. Këto muaj do të vendoset se çfarë do të ndodhë me Shqipërinë gjatë të paktën 10 viteve të ardhshme. Çelja e negociatave nënkupton vendosjen e Shqipërisë nën monitorim më të rreptë për standardet europiane. Kjo do të thotë se çdo

qeveri do të jap më shumë llogari në Bruksel, por edhe do të marrë më shumë fonde për investime dhe projekte. Është një proces që u intereson më së shumti qytetarëve për t'u ndjerë më afër BE dhe për të pasur një shtet më modern dhe më të përgjegjshëm. Projekti europian për Ballkanin parashikon që gjithë vendet e rajonit të jenë një ditë pjesë e unionit. Serbia dhe Mali i Zi janë një hap para nesh dhe kanë hapur negociatat e anëtarësimit. Ndërkohë këto muaj Shqipëria pritet të marrë sinjalin e një rrugëtimi që në rastin më të mirë zgjat të paktën 10 vjet deri në anëtarësim. Kryeministri Edi Rama këto ditë në Bruksel ishte optimist se Shqipëria do të hynte edhe para Serbisë në BE. BE duhet ti hap dyert për Shqipërinë. E.V.


INTERVISTA

4

E enjte, 22 MARS 2018

Kreu i Qeverisë në “Politico” vendos “bastin e jetës”: Serbia nuk anëtarësohet në BE para Shqipërisë

K

ryeministri Edi Rama nga Brukseli gjatë një interviste zbuloi një detaj të fshehtë të marrëveshjes me Lulzim Bashën në mesnatën e 17 majit të vitit të kaluar. Rama u shpreh se kishin rënë dakord në mbrëmjen e gjatë të 17 majit, që në Bruksel të ishin së bashku me Lulzim Bashën, por shtoi ai, për fat të keq kjo nuk ka ndodhur. Rama theksoi se boshllëkun e madh që ka krijuar opozita dhe posaçërisht PD në këtë proces, do ta mbushim me forcat tona. Kreu i ekzekutimit përsa i përket hapjes së negociatave përsëriti edhe njëherë se nuk po kërkojmë favor, përveçse afirmimit të asaj që meritojmë. “Nuk po kërkojmë një favor, nuk po kërkojmë një dhuratë, nuk po kërkojmë një shprehje tjetër, përveçse afirmimit të asaj që meritojmë, hapjen e negociatave. Shpresojmë dhe besojmë që Komisioni të jetë i drejtë me Shqipërinë dhe të bëj një rekomandim të qartë dhe pastaj sigurisht mbetet beteja diplomatike për të bindur çdo vend anëtar dhe për të bërë çmos që problematika të ndryshme, brenda vendeve të mos kthehen në një arsye që të penalizohet Shqipëria. Tanimë janë rezultatet që kanë filluar të flasin për reformën në drejtësi. 17 pesha të rënda të sistemit janë tërhequr vetë, nuk kanë shkuar në procesin e vettingut. Dëgjesat, në dijeninë time, fillojnë këtë javë dhe të tjerë do të përballen me procesin e vettingut. Pra, pastrimi i sistemit ka nisur. Do të kishte qenë vërtetë e mrekullueshme që të ishim këtu së bashku me kryetarin e opozitës sikundër e patëm biseduar në mbrëmjen e gjatë të 17 majit, por për fat të keq kjo nuk ka ndodhur dhe do të na duhet që boshllëkun e madh që ka krijuar opozita dhe posaçërisht PD në këtë proces, ta mbushim me forcat tona. Nuk dua të bëj komente për opozitën. Opozita zgjedh dhe vendos atë që sheh më të arsyeshme. Populli sheh dhe gjykon, përfshirë dhe votuesit e opozitës, por dua të them që mungesa e opozitës në këtë proces apo disa deklarata të llojit “më ka çuar nana me la gojën”, janë vërtetë për të ardhur keq”, theksoi Rama. Takimet në Bruksel Në një intervistë për faqen e specializuar “Politico”, Kryeministri Edi Rama komentoi ditën e djeshme takimet e tij me zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian, të cilët duken të vendosur për të avancuar kandidaturën e vendit tonë. Përmbushja e kushteve kryesore duket se ka krijuar bindjen për hapjen e negociatave me Shqipërinë, negociata që Rama paralajmëron që nuk do të jenë të lehta, por që sipas tij janë të domosdoshme për të siguruar

Pakti i 17 majit, Rama: Basha s’e mbajti premtimin për integrimin

qëndrueshmërinë politike në rajon. Duke i konsideruar këto negociata si pjesë e një strategjie të gjerë europiane për të garantuar stabilitet në “dyert e saj”, Rama gjithashtu parashikon se procesi do të avancojë me ritme të shpejta për të gjithë rajonin. Ndër të tjera, Kryeministri komentoi edhe nevojën e avancimit të dialogut Beograd-Prishtinë, i cili sipas tij i shërben njohjes së një realiteti të pandryshueshëm në Ballkanin Perëndimor, atë të Kosovës shtet të pavarur. Për më shumë, lexoni të plotë intervistën e Ramës për “Politico” në vijim: Nga Brukseli, ku Kryeministri Rama është takuar me zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian përpara vendimit të muajit prill për hapjen e mundshme të negociatave, Serbia nuk do të anëtarësohet në Bashkimin Europian përpara Shqipërisë, edhe pse Beogradi shihet në “pole position” në garën për anëtarësim, deklaron Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Komisioni Europian është shprehur në muajt e fundit se është sërish i hapur ndaj perspektivës për të pranuar anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor. Ndryshimi i tonit të Brukselit pasoi një periudhë të “bllokimit të zgjerimit”, gjatë së cilës BE-ja u përshfi nga kriza të brendshme dhe u përball me një reagim të ashpër në Europën Perëndimore lidhur me emigrimin nga shtete të reja anëtare nga lindja. Megjithatë, zyrtarët e BE-së kanë nisur të argumentojnë se zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor do të përmirësojë qëndrueshmërinë

dhe sigurinë e bllokut, duke përforcuar standartet demokratike dhe të shtetit ligjor sipas BE-së në një rajon të paqëndrueshëm dhe të përçarë nga luftërat në vitet ’90. Komisioni ka përcaktuar Serbinë, shtetin me popullsinë më të madhe në Ballkanin Perëndimor dhe Malin e Zi, fqinjin e tij më të vogël, si kandidatët kryesorë në procesin e anëtarësimit. Më herët, ishte deklaruar se të dy këto shtete, të cilët kanë nisur ndërkohë bisedimet për anëtarësim, mund të anëtarësoheshin në BE në 2025. Shqipëria dhe Maqedonia shpresojnë të marrin dritën jeshile për të filluar bisedimet për anëtarësim në muajt e ardhshëm. Të dy shtetet presin që Komisioni të deklarojë në muajin prill se ata i kanë përmbushur kushtet për të nisur procesin. Në rastin e një rekomandimi pozitiv, do t’i përkasë Këshillit të kryetarëve të shteteve që të vendosin nëse do japin aprovimin për të vazhduar më tej në qershor. “Ne besojmë se raporti i Komisionit do të rezultojë me siguri pozitiv”, u shpreh Rama për POLITICO-n gjatë një vizite në Bruksel për të mbrojtur çështjen e vendit të tij. “Për Këshillin është një betejë, deri në momentin e fundit pasi ne na duhet t’i bindim të gjithë që ka vetëm një zgjedhje të duhur për të bërë.” Diplomatët shqiptarë thonë se ata kanë shenjestruar Francën dhe Gjermaninë, fuqitë më të mëdha të BE-së, si dhe Hollandën, kryeministri i së cilës ka shprehur skepticizëm lidhur me zgjerimin, si shtetet që duhen bindur për të arritur

një vendim pozitiv nga ana e Komisionit. Megjithëse Serbia ka një avantazh të madh që në nisje të garës, Rama parashikoi se ajo nuk do t’i bashkohej BEsë para vendit të tij, kryesisht sepse Beogradit i duhet ende të zgjidhë çështjen mjaft delikate të marrëdhënieve me Kosovën, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008-ën. “Serbia nuk do të anëtarësohet në BE para Shqipërisë. Kjo është e sigurt”, shprehet Rama. “Serbia duhet ende të kalojë përmes procesit të vështirë të njohjes së Kosovës ose së paku të zgjidhë problemin me Kosovën”, vijoi më tej Rama. “Besoj vërtet se duhet të ndodhë diçka magjike, gjë që nuk ka shumë të ngjarë, që ata t’i bashkohen BE-së para nesh”. Pavarësisht se marrëdhëniet midis Beogradit dhe Tiranës janë përmirësuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit, tensioni dhe rivaliteti midis dy vendeve mbetet i pranishëm. Serbia dhe Shqipëria ishin në dy anë të kundërta të luftës së 1998-1999 në Kosovë, kur guerilët nga territori me shumicën etnike shqiptare luftuan për t’i dhënë fund sundimit të Serbisë. Beogradi vazhdon ta konsiderojë Kosovën si një provincë rebele të Serbisë, ndërsa Tirana ka krijuar marrëdhënie të afërta me Prishtinën. Rama sugjeroi muajin e kaluar se Shqipëria dhe Kosova mund të kishin një President të përbashkët. Një rrugë e gjatë përpara Në intervistën e dhënë në Bruksel të martën, Rama shtoi se Shqipëria në disa aspekte ishte përpara Serbisë dhe Malit të Zi në rrugën drejt anëtarësimit në BE pasi po ndërmerret reforma madhore në drejtësi, me qëllim që të çrrënjoset korrupsioni i përhapur. Zbatimi i reformës ishte një nga kushtet që Tirana të niste bisedimet për anëtarësimin në BE. “Ne kemi bërë pikërisht atë që na është kërkuar të bëjmë prandaj ky proces duhet të jetë i drejtë dhe i parashikueshëm si dhe i bazuar në merita”, deklaroi Rama. Ndonëse strategjia e re e BE-së për Ballkanin Perëndimor, e publikuar muajin e kaluar, servir fjalë të ngrohta për rolin e rajonit në Europë, ajo është gjithashtu e qartë lidhur me sa larg janë gjashtë shtetet kandidate: Shqipëria, Bosnie-Hecergovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, nga anëtarësimi në bllok. Në strategji nënvizohet se të gjithë vendet kanë “lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet

e qeverisjes”. Rama e pranon se vendit të tij i duhet të përballet me këto probleme. Por ai kundërshton stereotipet që sipas tij u janë veshur shpesh vendeve që kërkojnë t’i bashkohen BE-së. “Kur bullgarët donin të anëtarësoheshin, ata ishin vendi që u përpoq të vriste papën. Kjo ka ndodhur kudo. Rumunët ishin vendi që fajësoheshin disi sepse e kishin bërë Europën të zbulonte prostitucionin. Ne tani duhet të përballemi me këtë nocionin që paskemi diçka të veçantë në ADN që na lidh me krimin”, tha Rama. Kryeministri argumentoi se drejtuesit e BE-së nuk duhet t’i shmangen zgjerimit nga frika se mos kjo forcon rolin e populistëve në vendet e tyre përkatëse. Zgjerimi drejt Ballkanit është në interesin e tyre kombëtar, u shpreh Rama. “Për hir të mbrojtjes dhe sigurisë, Europa ka nevojë ta përfshijë Ballkanin. Kjo është e qartë. Kriza e fundit e refugjatëve e tregoi këtë shumë, shumë hapur. Korridori i Ballkanit ishte thelbësor”, theksoi Rama. “Imagjinoni nëse shtetet e Ballkanit nuk janë këndi i lojërave të Europës, por i dikujt tjetër, kushdo qoftë”. Si artist dhe ish-basketbollist i skuadrës kombëtare që ka miqësi me Tony Blair, Rama ka krijuar një reputacion jashtë vendit të tij si një pragmatist i qendrës së majtë dhe ka qënë objekt i profilizimeve të ngrohta në mediat perëndimore. Kritikët e akuzojnë se nuk po bën mjaftueshëm për të shkëputur politikën nga kontrolli i oligarkisë dhe se po denigron punën e gazetarëve, në një vend ku reporterët përballen me kërcënime serioze kur hetojnë lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Një raport nga OJQ-të Reporterët Pa Kufij dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative BIRN i publikuar javën e kaluar tha “denigrimi i medias shfaqet shpesh në retorikën e Ramës”. Rama mohoi se i konsideronte gazetarët “kazanë plehrash” dhe “armiq të popullit”, ndërmjet fyerjesh të tjera, në një konferencë spontane për shtyp, në tetorin e shkuar. Ai tha se ishte treguar kritik vetëm për punën e disa kanaleve mediatike. “Ajo që unë përdor në përgjithësi… ne kemi një fjalë turke që më është dukur mjaft e përshtatshme… është versioni shqiptar i “fake news” që është “kazan””. tha ai. Gazetarët shqiptarë thonë se komentet nënçmuese të Ramës u drejtoheshin qartë gazetarëve dhe se do të ulnin besimin e publikut në punën e tyre.


POLITIKE

5

E enjte, 22 MARS 2018

Çelja e negociatave/ Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian optimist për hapjen e tyre

M

e 17 prill, komisioni Europian do të publikojë një progres-raport për këtë çështje. Në qendër të vëmendjes është ecuria e procesit të Vetting-ut dhe Reforma në drejtësi. Në një intervistë për “ABC News”, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein deklaron, se Komisioni Europian duhet t’a bazojë rekomandimin për Shqipërinë vetëm në vëzhgimin e tij dhe jo në qëndrimin e shteteve anëtare. Fleckenstein pranon, se aktualisht Gjermania, Holanda dhe Franca nuk janë në favor në hapjes së negociatave. Eurodeputetët duhet t’u shpjegojnë qeverive të tyre përgjigjet për pyetjet e ngritura për Shqipërinë, për të krijuar një qasje më pozitive edhe në kryeqytetet e shteteve anëtare . Intervista Gjatë ndërhyrjes suaj në eventin e miqve të Shqipërisë në Parlamentin Europian, ju prekët pikën më të ndjeshme që lidhet me qëndrimin e shteteve anëtare për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ju kërkuat nga Komisioni që të japë një rekomandim të qartë pa parë nëse ky rekomandim kënaq ose nuk kënaq shtetet anëtare. A ekziston shqetësimi se rekomandimi i Komisionit mund të influencohet nga shtetet anëtare? Nuk besoj se ka ende vend për këtë shqetësim, sepse këtë gjë e shpjegoi përfaqëuesja e lartë e BE-së, Mogherini dhe kjo më bën të kem shumë besim. Por është shumë e rëndësishme që Komisioni Europian të thotë vetëm atë që vëzhgon dhe mbi këtë bazë të japë rekomandimin e tij. Ne në

Negociatat, Fleckenstein: KE dhe PE japin dritën jeshile padiskutim

Parlamentin Europian do japim rekomandimin tonë dhe në fund shtetet anëtare do të vendosin në Këshillin e ministrave. Por këtë radhë kam një parandjenjë të mirë, që ka një shans të vërtet që vendimi të merret. Ne dëgjuam shumë optimizëm gjatë eventit të miqve të Shqipërisë që vinte nga përfaqësuesja e lartë Mogherini, nga presidenti i Parlamentit Europian Tajani. Ndihet që tani që Komisioni Europian mund të publikojë një rekomandim pa kushte në 17 prill. Por ju thatë gjatë ndërhyrjes tuaj, se kemi ende punë për të bërë. Momentalisht, Gjermania, Holanda, po dhe Franca, keni të drejtë që

e nënvizoni këtë, nuk janë pro hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE Si mund të binden qytetarët gjermanë apo qeveria gjermane që Shqipëria e meriton hapjen e negociatave? Puna ime tani nuk ka të bëjë me bindjen e qyterarëve gjermanë, sepse ne flasim për hapjen e negociatave të anëtraësimit, që është një proçes që do marrë vite. Besoj, se asnjë në Gjemrani nuk mendon që të çelësh negociatat e anëtarësimit është diçka e rrezikshme. Por mund të ketë disa pyetje që janë ngritur nga qeveria apo parlamenti gjerman, që kërkojnë përgjigjje. Ne që punojmë ditë për ditë mbi këtë dosje kemi detyrën të shkojmë

në shtetet tona anëtare dhe t’ju përgjigjemi pyetjeve që ngrihen, në mënyrë që të kemi një qasje pozitive për Shqipërinë jo vetëm në Bruksel, por edhe në kryeqytetet e shteteve anëtare. A mendoni se qëndrimi i tyre do të ndryshojë deri në qershor? Tre shtete të mëdha anëtare nuk janë pak. Po, sepse unë do shkoj atje. Kjo ishte për shaka. Tani seriozisht. Nuk ka kundërshtim në parim për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ka disa pyetje lidhur me atë se si po vijohet me krimin e organizuar, si po shkon procesi i Vettingut . Mendoj, se balanca e Shqipërisë është goxha pozitive dhe ne mund t’ia paraqesim këtë tablo shteteve anëtare që kërkojnë më shumë shpjegime. Holanda ka si parim të thotë jo herën e parë për shtetet kandidate që kërkojnë hapjen e negociatave. A mendoni se do jetë ndryshe këtë radhë? Por në fund, Holanda dhe Gjermania kanë pasur përgjithësisht të njëjtin qëndrim. Le të shohim rezultatin. Unë jam vërtet shumë optimist dhe jo thjesht për të bërë zhurmë. Nëse nuk do bëhej realitet vërtetë, zhgënjimi do të jetë i madh. Le të presim qëndrimin e çdo institucioni. Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian e japin dritën jeshile pa diskutim, ndërkohë që për Këshillillin do shohim. Kemi kohë që të diskutojmë me ta dhe t’i bindim ata nëse është e nevojshme.

LSI I KUNDËRPËRGJIGJET ASHPËR

Vasili: Rama të mos qurravitet në Bruksel, shkatërroi vendin me drogën, koncesionet e korrupsionin

L

ëvizja Socialiste për Integrim i është përgjigjur ashpër pretendimeve të kryeministrit Edi Rama që ngriti në Bruksel lidhur me çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shjqipërisë në BE, ku fajësoi opozitën si shkaktare të dështimit të mundshëm në këtë proces muajin e ardhshëm. Reagimi i fortë ka ardhur nga kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, i cili i bën bilancin e qeverisjes së vendit nga Edi Rama. Për Vasilin, opozita nuk ka faj se vendin e ka shkatërruar Rama me koncesione dhe korrupsion, duke i dalë kundër edhe FMN-së. Po ashtu, Vasili akuzon Ramën si shkaktarin kryesor që droga

është ulur këmbëkryq edhe në shkollat e fëmijëve dhe po rrënon edhe kursin e euros në vend. në vijim kreu i deputetëve të LSIsë deklaron se fajtori i vetëm për vështirësitë në këtë proces të integrimit europian është ky kryeministër, dhe siç thotë ai, skepticizmi i europianëve vjen për shkak të rezultateve shkatërrimtare dhe imazhit të rrënuar të vendit që krijoi ky kryeministër fjalëshumë e punë-aspak. “Kryeministri luan valle çingijesh në Bruksel. Kryeministri u lodh duke luajtur valle çingijesh në Bruksel. E bëri copë-copë ligjin e Shërbimit Civil për të futur në punë ca hiçër dhe ju kundërvu Brukselit. Mijëra

shqiptarë emigrojnë për shkak të varfërisë që prodhoi kryeministri, emigrojnë tragjikisht edhe mijëra fëmijë nga 7 deri në 17 vjeç. Ekonominë e shkatërroi me koncesione dhe korrupsion, duke i dalë kundër edhe FMN-së. Droga është ulur këmbëkryq edhe në shkollat e fëmijëve dhe po rrënon edhe kursin e euros. Çfarë i kërkon opozitës për çeljen e negociatave në BE ky kryeministër?! Fajtori i vetëm për vështirësitë në këtë proces të integrimit europian është ky kryeministër. Skepticizmi i europianëve vjen për shkak të rezultateve shkatërrimtare dhe imazhit të rrënuar të vendit që krijoi ky kryeministër fjalëshumë e punë-aspak. Bruk-

seli dhe vendet anëtare presin rezultate dhe jo përdredhje çingijesh e qurravitje qaramane të një kryeministri që, për fat të keq, nuk e do vendin e tij”- u shpreh Petrit Vasili.

TAKIMI

Bushati: Mbështetje nga vendet anëtare të BE për integrimin e Shqipërisë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, priti në Tiranë anëtarët e Komitetit të Çështjeve Politike dhe të Sigurisë së Bashkimit Europian. Ministri Bushati informoi dhe iu përgjigj pyetjeve dhe komenteve të përfaqësuesve të vendeve anëtare të BE-së mbi aspektet kryesore të politikës së Jashtme të Shqipërisë, bashkëpunimin dhe kontributin e vendit në operacione civile dhe ushtarake të Bashkimit Europian, por edhe në NATO, mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e rajonit, bashkëpunimin rajonal, çështje të sigurisë rajonale, asaj evropiane e më gjerë. Ministri Bushati vlerësoi lart mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së për proceset transformuese demokratike në vendin tonë dhe në procesin e integrimit europian dhe evidentoi impaktin transformues që ka politika e zgjerimit në vendet e rajonit të Ballkanit. Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë e reformave në fushën e drejtësisë dhe forcimit të shtetit ligjor në Shqipëri dhe lidhjen e drejtpërdrejtë e ndikimin e tyre në sigurinë e vendit. Përfaqësuesit e vendeve anëtare vlerësuan ndër të tjera ecurinë e reformave si dhe kontributin e Shqipërisë në forcimin e bashkëpunimit rajonal. Ata nënvizuan rëndësinë e forcimit të perspektivës evropiane të rajonit të Ballkanit dhe vunë theksin në nevojën e zgjidhjes sa më parë të të gjitha mosmarrëveshjeve dypalëshe si kontribut i rëndësishëm në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të të gjithë rajonit.


POLITIKE

6

E enjte, 22 MARS 2018

Basha: FMN dha alarmin. PPP-të private, po kthehen në mjetin kryesor të qeverisë për pastrimin e parave të pista

Basha i përgjigjet Xhafajt: Po vendos prokurorinë në tutelë, të gjurmojë Edi e Olsi Ramën

MINISTRI I FINANCAVE

Ahmetaj i kthehet Bashës: E lexon raportin e FMN-së si analfabet

K

reu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka dhënë përgjigje ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj pas letrës së këtij të fundit për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, që të marrë dëshminë e tij dhe të ish-kryeministrit Sali Berisha, si persona që kanë dijeni lidhur me poseduesit e ngarkesës prej 613 kg kokainë në Durrës. Sipas tij, letra është një akt i dënueshëm i Fatmir Xhafës dhe vendosje de jure e prokurorisë nën tutelën e qeverisë. “Kjo deklaratë, kjo letër është një akt i dënueshëm i Fatmir Xhafajt, Ministrit të Brendshëm. Është vendosja edhe de juro e Prokurorisë nën urdhrat e qeverisë, nën urdhrat e Ministrit të Brendshëm. Informacioni më i sigurtë që mund të jap unë është se për të gjetur rrugët e kokainës në Shqipëri, Prokuroria mjafton të gjurmojë Olsi Ramën dhe Agron Xhafajn. Uroj që përgjigjen ndaj kësaj pyetje dhe ndaj këtij akti të dënueshëm të mos e mjegullojë apo të mos shkojë në kurriz të mesazhit për ekonominë të dhënë nga FMN-ja dhe shqetësimeve që përsërita në emër të opozitës”, tha Basha. Raporti i FMN-së Duke u ndalur tek raporti më i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryedemokrati Basha e cilësoi raportin e dy ditëve më parë të FMN-së si hambanë alarmi për ekonominë shqiptare. “Misioni i FMN-së ka bërë paralajmërime kritike dhe serioze për të ardhmen e vendit. FMN ka lëshuar një mesazh të qartë se gjendja ekonomike e Shqipërisë do të keqësohet edhe më keq në të ardhmen. Mbarimi i TAP-it dhe Devollit, investime të siguruara nga qeverisja demokrate do ta thajnë ekonominë nga financimet e huaja që janë të domosdoshme për të krijuar punësim, mirëqenie dhe për të rritur ekonominë dhe kjo qeveri nuk ka siguruar fare investime të huaja të reja për ekonominë. FMN-ja e thotë qartë, mbarimi i këtyre dy investimeve do të sjellë rënien ekonomike.

FMN-ja i bie alarmit se borxhi ka arritur një rekord të papërballueshëm, gati 72 % e prodhimit të vendit. Madje në këtë borxh nuk përfshihet borxhi i fshehur përmes PPP-ve, i cili e rrit nivelin edhe me 10 pikë të tjera, duke çuar borxhin real në 82% të prodhimit të vendit. Ky nivel i lartë i borxhit është i rrezikshëm për ekonominë shqiptare dhe mund ta çojë vendin drejt krizës financiare. FMN-ja ka zbuluar edhe hipokrizinë e kësaj qeverie. Kur erdhi në pushtet Edi Rama bëri një vit propaganda, duke e kthyer në çështje kombëtare, se gjeti 240 milionë dollarë fatura të papaguara nga qeveria, shumica për punë të pambaruara. E quajti gropë financiare të tmerrshme, krizë financiare për vendin e lloj-lloj epitetesh të tjera. Sot detyrimi i papaguar i kësaj qeverie është 270 milionë dollarë ose 1.8% e Prodhimit Vjetor të Vendit”- tha Basha. Sipas tij, FMN-ja ngriti shqetësimin e borxhit publik, që sipas Bashës shkon deri në 82% të PBB, pra në nivele alarmante, siç tha ai. Një pikë tjetër e fortë, për të cilën fondi i tërhoqi vëmendjen qeverisë

ishin edhe PPP-të, të cilat shtoi ai nuk janë gjë tjetër veçse forma të pastrimit të parave. “Në fakt, PPP-të kanë vetëm një qëllim; vjedhjen e parave të shqiptarëve për klientët e Edi Ramës. Vitin e fundit PPP-të po kthehen në mjetin kryesor të qeverisë për pastrimin e parave të pista të krijuara nga droga dhe krimi i organizuar. I gjithë projekti 1 miliardë është një projekt mashtrues ku kombinohet vjedhja e parave publike dhe qarkullimi i parave të pista në shërbim të Edi Ramës dhe një grushti klientësh rreth tij. Natyrisht, Edi Rama nuk mund ta dëgjojë FMN-në sepse kjo, PPP-ja është mënyra për të mbushur xhepat e vetë dhe të miqve të tij duke vjedhur shqiptarët dhe e dyta është mënyra e pastrimit të parave të krimit dhe drogës. Për të gjithë shqiptarët e tjerë që e dëgjuan qartë, thjeshtë dhe mirë mesazhin e FMNsë, është koha për vetëdijësim, është koha për të ndërmarrë të gjitha veprimet, për të ndalur këtë politikë shkatërruese për ekonominë dhe për vendin”- u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha.

Pas deklaratës së kreut të PD-së Lulzim Basha lidhur me raportin e FMN për situatën ekonomike në Shqipëri, vjen reagimi nga ministri i Financave Arben Ahmetaj. Ky i fundit përmes një statusi në faqen e tij të “Facebook” ironizoi Bashën se ai jo vetëm që nuk e njeh tabelën e shumëzimit, por edhe e lexoi raportin si një analfabet. Ahmetaj pohoi se raporti i FMN-së është shumë serioz, ndërsa aty sipas tij janë të qarta arritjet e padiskutueshme dhe sfidat e pamohueshme të ekonomisë së Shqipërisë. “Që Lulzim Basha nuk e njeh mjaftueshëm as tabelën e shumëzimit, ky është fakt botërisht i njohur! Që Lulzim Basha ngatërrohet edhe kur flet për paratë e partisë së tij, këtë e tregoi më së miri numri i shpjegimeve kontradiktore që dha publikisht për financimet ruse të fushatës së tij kundër Shqipërisë nëpër botë! Po që Kryetari i Opozitës ta lexojë publikisht raportin e FMN-së, si një analfabet që nuk ndjek dot as fillin e abetares, kjo shkon përtej Lulzimit si simbol paaftësie individuale e budallallëku politik dhe rëndon qenësisht vetë institucionin e opozitës! Dhe ky është tanimë një problem i madh shoqëror, jo thjesht një boshllëk i madh politik në shoqëri. Raporti i FMN është shumë serioz për një qenie kaq jo-serioze sa c’është opozita sot. Në raport janë të qarta arritjet e padiskutueshme dhe sfidat e pamohueshme të ekonomisë së Shqipërisë sot, e cila rritet në mënyrë të qendrueshme dhe nuk ka lidhje as me fjalën “krizë” e as me fjalë të tjera të përdorura rëndom në fletërrufetë e përditshme të Partisë Demokratike e të kryetarit të saj. Ngushëllime të sinqerta asaj partie, prej të cilës nuk kemi pritur ndonjë gjë të madhe, por që na befason përditë me brockullat e mëdha që prodhon për një konsum publik gjithnjë e më në rënie!”- tha kreu i financave shqiptare Arben Ahmetaj.

ISH-KRYEMINISTRI: DYSHOHET SE BASHKËPUNIMI SHKON DERI NË MAJAT E KUPOLËS SHTETËRORE

I

sh-kryeministri Sali Berisha ka vijuar edhe gjatë ditës së djeshme të akuzojë kryeministrin Edi Rama për ngarkesën e kokainës rekord të kapur në Durrës dy javë më parë. Duke iu kundërpërgjigjur edhe letrës së ministrit Fatmir Xhafaj, i cili i kërkoi Prokurorisë që të marrë në në cilësinë e personave që kanë dijeni mbi ngjarjen e Durrësit, Lulzim Bashën dhe vetë atë, ish-kryeministri përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, tha se radioja më e madhe franceze lëshon dyshime të forta kur thotë se bashkëpun-

Berisha: Akuza ndërkombëtare për Edi dhe Olsi Ramën si klani politik i 613 kg kokainë imi shkon deri në majat e kupolës në lidhje me 613 kokainë të kapur në shkurt. Sipas tij, kjo është akuzë ndërkombëtare direkte për klanin politik të ngarkesës së kokainës. “Akuza ndërkombëtare direkte për Edi dhe Olsi Ramën si klani politik i ngarkesës së 613 kg kokainë! Të dashur miq, radio më e madhe franceze, duke folur për trafikun e 613 kg kokainë në portin e Durrësit

lëshon dyshime të forta direkt për Edi Ramën pasi deklaron se: “Dyshohet se bashkëpunimi shkon deri në majat e kupolës shtetërore”, në rastin konkret si maje e kupolës shtetërore akuzohet direkt Edi Rama. Lexoni shënimin e mëposhtëm! Sb “Radio Francë Internationale: Dyshohet implikimi i kupolës së shtetit në Shqipëri në trafikun e kokainës! Në një artikull të Ra-

dios më të madhe për dëgjuesit jashtë Francës, Radio France Internationale shkruhet: Në zemër të trafikut të drogës. Shqipëria është trampolinë kryesore e trafikut të drogës në Europë. Dyshohet se bashkëpunimi shkon deri në majat e kupolës shtetërore. Deri në atë pikë sa që Shqipëria quhet Kolumbia e Europës. Në shkurt 2018 është kapur një sasi prej 631 kilogram kokainë me një vlerë 180 milion euro. Kjo është sasia më e madhe e drogës në historinë e Shqipërisë””- theksoi ish-kryeministri Berisha në reagimin e tij.


POLITIKE

7

E enjte, 22 MARS 2018

Ministri i Brendshëm letër Prokurorisë: Të thirren me cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen

P

ër 613 kg kokainë të kapur në Maminas, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i është drejtuar me një letër Prokurorisë, që të thërrasë për të dëshmuar, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën. “Të thërriten si persona që kanë dijeni lidhur me poseduesit e ngarkesës prej 613 kg kokainë në Durrës”, thekson ministri Xhafaj. Në letrën e tij, ministri thotë se Berisha dhe Basha duhen thirrur pasi kanë bërë deklarata publike se kanë dijeni se kush e zhvillon trafikun e drogës në vend dhe veçanërisht për faktet që kanë të bëjnë me poseduesit dhe përfituesit e sasisë prej 613 kg kokainë. Duke treguar kujdes që letra të mos të interpretohet si një ndërhyrjeje në punën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ministri Xhafaj vlerëson se përgjegjësia e tij kushtetuese, por edhe interesi si qytetar e obligojnë që të kërkojë vëmendjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për deklaratat e bëra dhe të artikuluara publikisht nga autorët e tyre, pasi do të ishin të dobishme për hetimin e këtyre veprave penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore. “Çmoj se ka interes të ligjshëm publik dhe posaçërisht për hetimin që është duke u kryer që, nga ana e institucionit që ju dre-

613 kg kokainë, Xhafaj: Prokuroria të thërrasë Bashën dhe Berishën

jtoni, të thirren këta persona dhe të deklarojnë përpara Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në zbatim të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, faktet për të cilat kanë dijeni dhe provat, që ata zotërojnë për klanet kriminale të trafikut të drogës, përfshi edhe rastin e fundit të sekuestrimit të 613 kilogram kokainë’’, thuhet në letër. Min-

istri i Brendshëm nënvizon se është detyrim kushtetues i zotit Berisha dhe zotit Basha t’i paraqesin Prokurorisë së Krimeve të Rënda faktet dhe provat që disponojnë. “Ndërkohë unë njoh dhe respektoj faktin se zyra që ju drejtoni është organi kompetent që Kushtetuta dhe ligji e ngarkojnë të marrë dhe të vlerësojë ligjërisht deklarimet e

këtyre zotërinjve dhe vërtetësinë e tyre, ndaj është përgjegjësia juaj institucionale dhe detyrimi kushtetues e ligjor i zotit Sali Berisha dhe i zotit Lulzim Basha që t’i paraqesin organit që ju drejtoni, faktet dhe provat mbi trafikun e drogës në Shqipëri, që ata pretendojnë në deklarimet e tyre publike”, thekson Xhafaj. Në fund të letrës

ministri shpreh gjithë mbështetjen institucionale të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit për Prokurorinë e Krimeve të Rënda si dhe shprehet besimplotë tek puna dhe rezultatet hetimeve për çështjet e trafikut të drogës, përfshi këtu edhe çështjen e sekuestrimit të 613 kilogramëve kokainë në Durrës. Ngjarja e Durrësit Sasia rekord prej 613 kg kokainë u sekuestrua në Durrës në datë 28 shkurt në një kontenier të ngarkuar me banane për llogari kompanisë “Arbri Garden”. Deri tani të arrestuar janë vetëm administratori dhe shoferi i kompanisë, ndërsa pronari Arbër Çekaj është shpallur në kërkim. Ai ndodhet në Gjermani. Droga erdhi nga Kolumbia. Pas bllokimit të kokainës, opozita prej 28 shkurtit vijon me lumin e akuzave në drejtim të qeverisë duke e akuzuar si të implikuar në trafik. Ndërsa sot, Xhafaj i kërkon prokurorisë që të thërrasë në pyetje për të marrë dëshminë e Bashës dhe Berishës në lidhje me informacionet që kanë me grupet e trafikut të kokainës.

PROKURORIA E TIRANËS MBYLL HETIMET DHE DËRGON PËR GJYKIM DOSJEN NË NGARKIM TË ISH-DEPUTETIT TË VLORËS

P

rokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-deputetit Shkëlqim Selami. Ai akuzohet për falsifikim dokumentesh, pasi ka gënjyer në formularin e vetëdeklarimit. Shkëlqim Selami, sipas prokurorisë, është arrestuar në Itali në vitin 2006 pas urdhrit të lëshuar nga Gjykata e Brindizit në vitin 1994 me akuzën e pjesëmarrjes në organizate kriminale me qellim emigracionin klandestin nga Shqipëria drejt Italisë. Shkëlqim Selami në 2013 u zgjodh deputet në qarkun e Vlorës, ndërsa me futjen në fuqi të ligjit të dekriminalizimit në 2015 në formularin e vetëdeklarimit nuk i ka pasqyruar hetimet dhe ndalimet në Itali. Më 29 dhjetor 2016 pas kërkesës së prokurorisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e mandatit të Shkëlqim Selamit. Sqarimi i plotë i Prokurorisë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim proçedimin penal në ngarkim të të pandehurit, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave,

Dekriminalizmi, në gjyq ish-deputeti Shkëlqim Selami, mashtroi me formularin

stampave dhe formularëve” parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal. Kuvendi i Shqipërisë me datë 17.12.2015 ka miratuar ligjin me nr. 138 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”. Në zbatim të ligjit të sipërcituar, i pandehuri, në cilësinë e deputetit të Repub-

likës së Shqipërisë, ka qenë i detyruar të plotësojë “Formularin e vetëdeklarimit” me anë të të cilit duhet të deklaronte ekzistencën ose jo të shkaqeve për të kandiduar, për të mos u zgjedhur, ose emëruar. Nga këqyrja e formularit të vetëdeklarimit të të pandehurit, vihet re se ky shtetas i është përgjigjur me “JO” pyetjes

nëse është caktuar ndaj tij ndonjëherë ndonjë masë shtrënguese e sigurisë personale në fuqi, ose jo. Referuar dokumentacionit të administruar në përgjigje të letërporosisë së autoriteteve italiane të drejtësisë, rezulton e provuar se: I pandehuri është arrestuar në vitin 2006 në ekzekutim të masës së sigurimit “arrest me burg”, lëshuar nga Gjykata e Brindizit në vitin 1994, për veprën penale te “Pjesëmarrjes në organizatë kriminale me qëllim emigracionin klandestin”. Në datë 06.09.2006 masa e sigurisë është hequr dhe në datë 07.02.2007 Gjykata e Brindizit ka dhënë vendimin për shuarjen e veprës penale për arsye parashkrimi. Në kushtet kur kemi të bëjmë me: Një vendim gjykate për caktim mase sigurimi të padeklaruar që ka të bëjë me grupin e veprave të përcaktuara në sferën e nenit 2 pika 1 të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione

publike”, për të cilin personi nën hetim ka marrë dijeni, pasi këtij personi i është dhënë një kopje në momentin që është ekzekutuar kjo masë; Me një vendim që Gjykata e Brindizit nuk është shprehur për pafajësi, sikurse ka deklaruar personi nën hetim për të cilin personi nën hetim ka dijeni, për arsye se dy avokatët që e kanë përfaqësuar në këtë gjykim, kanë qenë avokatë të zgjedhur nga vetë ai, arrihet në përfundimin se këto dy rrethana kanë qenë të detyrueshme për t’u deklaruar nga i pandehuri si rrethana të cilat kanë të bëjnë me shkaqet e parashikuara nga ligji për vazhdimin ose jo të funksionit. Në këto kushte, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka dërguar për gjykim procedimin penal në ngarkim të të pandehurit Sh.D, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.


POLITIKE

8

E enjte, 22 MARS 2018

Kreu i grupit parlamentar të PS-së: Nuk falet askush për çështje që prekin sigurinë kombëtare

K

reu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, vijon me thirrjet drejtuar kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të sqaruar akuzat për financimet ruse për partinë e tij. Në një deklaratë për gazetarët ditën e djeshme, Balla tha se KQZja dështoi në skanimin e këtij skandali të rëndë, dhe se tani i përket Prokurorisë të merret me këtë çështje duke marrë në pyetje personin përgjegjës direkt për këtë, Lulzim Bashën. “Po i bëjmë thirrje Bashës dhe PD, se ai është firmëtari dhe personi përgjegjës për këto lidhje. Prokuroria është i vetmi organ që mund të hetojë. Jemi para fakteve që duhet një sqarim publik, se nga xhepa oligarkësh rusë janë bërë pagesa në emër të PD. Unë insistoj që është Prokuroria, se KQZ ka dështuar skanimin, auditimin e këtij skandali tepër të rëndë, ajo që duhet të vazhdojë punën. Shqetësimi im është i qartë: Prokuroria nuk duhet të vonojë marrjen në pyetje të Lulzim Bashës, për të sqaruar këtë skemë financimi të paligjshëm, dhe ne do të rrisim monitorimin në lidhje me financimet e partive në Shqipëri. Është detyra e PD dhe e Bashës të mos fshihet dhe të mos tejkalojë këtë moment të rëndësishëm , dhe të japë përgjigje. Të mos fshihet pas Ristanit e Dervishit,

Financimet ruse në PD, Balla: Prokuroria të marrë në pyetje Bashën

që janë të vetmit të thirrur në Prokurori deri tani. Për 3 muaj me radhë çadra e Republikës së Re ka gjasa të jetë financuar nga rusët. E rëndësishme është të dihet se çfarë i është siguruar Rusisë në këmbim,” tha Balla. Pas mbledhjes së komisionit të Ligjeve, Balla tha se i është kërkuar KQZ-së gjithë dokumentacioni i depozituar nga PD, lidhur me financimin e fushatës elektorale të vitit 2017. Nga verifikimi, si-

ERVIN BUSHATI

Deputeti i PS kundër Ramës: FMN ka të drejtë për koncesionet

pas Ballës, rezluton që PD nuk ka deklaruar disa shpenzime në vlera të mëdha, pagesa në vlerë 525 mijë euro për Muzin Capitol, një lobist amerikan që ka një kontratë të firmosur nga Basha. “PD ka shkelur ligjin për fallsifikim të dokumentave zyrtarë, pasi nuk rezulton të jetë deklaruar ashtu si duhet në KQZ, ku partitë duhet të deklarojnë të gjitha shpenzimet gjatë fushatës. Po ashtu PD ka përgjegjësi për

prishjen e provave, elementë që përbën vepër penale”, tha Balla. Mosdeklarimi, sipas tij, ngarkon me përgjegjësi direkte Bashën, pasi nuk ka asnjë dokumentacion, ku të vërtetohet se ndonjë prej strukturave vendimarrëse të PD-së të ketë miratuar dhënien e autorizimit ndaj Bashës, për bërë një kontratë të tillë. “Sot kemi të bëjmë me prova të pakontestueshme të një financimi të huaj të PD-së. Prokuroria duhet

të hetoj menjëherë”, theksoi Balla. Balla theksoi se nga xhepat e oligarkëve rusë janë bërë pagesa në interes dhe në emër të PD-së, përkundrejt lobuesit amerikan, Nik Muzin. “Jemi të shqetësuar që një parti politike financohet nga fonde të dyshimta. Deri tani dyshimet të çojnë në xhepa oligarkësh rusë”, tha Balla. Balla shtoi se ka dyshime të forta se për 3 muaj me radhë çadra e PDsë në bulevard është financuar nga një spirale e rrezikshme. “Ka dyshime për elemente që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare të vendit tonë, duke pasur parasysh një spirale të rrezikshme. Basha duhet të sqaroj se kush janë dhe çfarë u është premtuar financuesve rusë në këmbim të kësaj spiraleje të rrezikshme të sigurisë kombëtare”, tha Balla. E gjithë kjo kontratë, tha Balla, është për qëllime elektorale dhe nuk është deklaruar nga PD në KQZ. “Rasti i djeshëm në Francë i arrestimit të ish-presidentit Nikolas Sarkozy, duhet të jetë një model për drejtësinë shqiptare se si nuk falet askush për çështje që kanë prekur sigurinë kombëtare”, tha djeTaulant Balla.

DEBATET MAZHORANCË-OPOZITË

Lobimi rus, PS: KQZ të verifikojë financimet e kontratat! PD kundër

P I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati është shprehur se shqetësimet që FMN-ja ka shprehur në lidhje me Partneritetin Publik Privat, janë shumë të drejta. Sipas anëtarit socialist të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, FMN-ja ka të drejtë sepse “PPP-të” kanë sjellë problematika edhe në vendet e tjera të botës. “Kemi shprehur rezervat tona se sa larg dhe sa shpejt, sa thellë, sa gjerë mund të shkojnë këto koncesione patjetër që duhet marrë parasysh, nuk flet kot as FMN-ja as Banka Botërore nuk është se janë armiq apo na duan të keqen. Patjetër që duhet parë diçka që të gjendet zgjedhja më e mirë”, u shpreh Ervin Bushati. Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati, foli edhe për eksperiencën e tij që kishte kaluar në Rusi si vëzhgues i OSBE-së, për zgjedhjet presidenciale që u mbajtën së fundmi. Gjatë intervistës u diskutuan shumë çështje si mënyra si u mbajtën zgjedhjet në Rusi, kishte apo nuk kishte konkurrencë mes garuesve për president, për influencën e Rusisë në botë si dhe për lobimin. I pyetur nga njëri prej prezantuesve të emisionit nëse duhet të ndalohet lobimi me ligj, Bushati u shpreh se lobimi është një faktorë shumë i përhapur, por sipas Bushatit mënyra më e mirë është vendosja e një ligji për lobimet e huaja.

artia Socialiste, përmes deputetit të saj në Komisionin e Ligjeve, Alket Hyseni ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të thellojë verifikimin e financimeve të huaja dhe kontratave që janë bërë publike nga agjenci të huaja, duke iu referuar investigimit të revistës amerikane “Mother Jones”, që zbuloi se pas lobimit për Partinë Demokratike në SHBA deri te Presidenti Donald Trump qëndron Rusia. “KQZ të verifikojë financimin e kundraligjshëm të partive. KQZ të thellojë verifikimin e financimeve të huaja dhe kontata që janë bërë publike nga agjenci të huaja”- tha deputeti i PS-së Alket Hyseni. Por, i menjëhershëm ka qenë kundërpërgjigjja e demokratëve, ku deputeti Oerd Bylykbashi reagoi duke deklaruar se “nuk mund ti japim KQZ detyra mbi ligjin”. Ndërsa kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu theksoi se duhet të “përfshihen blerja e votës, intimidimi i votuesve dhe përdorimi i resurseve shtetërore në fushatën zgjedhore”- u shpreh kryerepub-

likanëve Fatmir Mediu. Diskutimet në Komisionin e Ligjeve Alket Hyseni: KQZ të verifikojë financimin e kundraligjshëm të partive. KQZ të thellojë verifikimin e financimeve të huaja dhe kontata që janë bërë publike nga agjenci të huaja. Oerd Bylykbashi: Nuk mund ti japim KQZ detyra mbi ligjin Fatmir Mediu: Të përfshihen blerja e votës, intimidimi

i votuesve dhe përdorimi i resurseve shtetërore në fushatën zgjedhore. Oerd Bylykbashi: Nuk ka deklarim financiar me te madh se ai i Habilajve për ish-ministrin e Brendshëm Bashkim Fino: Lëri këto, sa u ktheve nga Rusia… Oerd Bylykbashi: Kompania ruse e naftës Gunvor ka derë të hapur në qeverinë tone. Pyesni kryeministrin dhe Gjiknurin.


POLITIKE

9

E enjte, 22 MARS 2018

OSBE cakton “detyrat e shtëpisë”: Akuzat e shumta për blerje vote kanë cenuar besimin e publikut

K

reu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt thekson domosdoshmërinë për të adresuar çështjen e blerjes së votës, duke nënvizuar nevojën për një reformë të plotë dhe në kohë që të trajtojë rekomandimet e ODIHR-t dhe çështje të tjera kyçe. Në një takim të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Bledar Çuçi dhe Oerd Bylykbashi, njohën përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar me ecurinë e reformës zgjedhore, si dhe iu përgjigjën pyetjeve të tyre. Takimi u zhvillua në kuadër të Grupit Ndërkombëtar të Punës për Zgjedhjet, i cili është një forum i ngritur nga Prezenca, ku përfaqësuesit e Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Shqipëri mblidhen periodikisht për të shkëmbyer informacion për çështje zgjedhore. Në fillim të takimit, Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Bernd Borchardt, lavdëroi Komisionin për përkushtimin në fillimin e punës për reformën zgjedhore. Ai theksoi se nevojitet një reformë zgjedhore e plotë dhe në kohë, që të trajtojë rekomandimet e ODIHR-it dhe çështje të tjera kyçe. “Sikurse u theksua nga ODIHR-i në raportin e 2017-s, Komisioni duhet t’i japë përparësi punës për të adresuar çështjet e vazhdueshme të blerjes së votës. Akuzat e shumta për blerje vote kanë cenuar besimin e publikut dhe nevojitet vullnet politik për t’iu kundërvënë këtij fenomeni. Ne po u kushtojmë

Ambasadori Borchardt: Komisioni i reformës zgjedhore të trajtojë shitblerjen e votës

vëmendje të veçantë rasteve të shkeljeve zgjedhore të denoncuara në Prokurori. Tri çështjet që kanë shkuar në gjykatë deri tani janë një fillim, por vetëm një fillim,” tha Borchardt. Lidhur me teknologjitë e reja të votimit, Borchardt tha se praktikat më të mira tregojnë se vendimet për përdorimin e teknologjive të reja nuk duhet të vihen menjëherë në zbatim në zgjedhjet e radhës, por, më parë, duhen testuar. “Ne kemi sugjeruar në vijimësi që të bëhet një testim në një numër të kufizuar zonash, gjatë zgjedh-

jeve vendore të vitit 2019,” shtoi ai. “Votimi elektronik mund të pakësojnë disa rreziqe për zgjedhjet, por krijon rreziqe të reja, për shembull rrezikun e hakerave, nëse bëhet online. I takon Shqipërisë të vendosë nëse kostoja e këtij lloj votimi është e justifikueshme. Nga pikëpamja jonë, ne kemi inkurajuar përdorimin e numërimit elektronik, i cili nuk kushton shumë dhe do të kontribuonte për depolitizimin e administratës zgjedhore.”- u shpreh ambasadori i OSBE-së. Sa i përket çështjes së votimit të

shtetasve shqiptarë jashtë vendit, Borchardt tha se sfida është e madhe për të gjetur balancën ndërmjet sigurimit të të drejtës së votës për shtetasit që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe garantimit të paprekshmërisë dhe sigurisë së votës. “sfida është e madhe për të gjetur balancën ndërmjet sigurimit të të drejtës së votës për shtetasit që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe garantimit të paprekshmërisë dhe sigurisë së votës. Nuk duhet të ekzistojë asnjë mënyrë që të bëhet lidhja e individit me votën e tij, pasi ka

kryer votimin. Për këtë kërkohet një sistem disi i ndërlikuar. Ne shpresojmë që komisioni të vendosë së shpejti për mekanizmin e votimit – qoftë me postë, apo në ambasadë, apo në ndonjë mënyrë tjetër – si edhe për sistemin e votimit, ku numërohen votat, për shembull, në kryeqytet apo në zonën e fundit të banimit apo gjetkë. E gjithë kjo është e nevojshme për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm. Praktikat e mira ndërkombëtare tregojnë se praktikat e votimit në internet paraqesin rreziqe të larta, për shkak të sulmeve kibernetike dhe të lidhjes tëvotës me votuesin”- tha ambasadori. Borchardt përsëriti gatishmërinë e Prezencës së OSBE-së për të mbështetur reformën zgjedhore, së bashku me ODIHR-in dhe organizata të tjera ndërkombëtare. “Këto janë vendime të rëndësishme që duhen marrë. Kam parë një plan shumë ambicioz të Komisionit, për të cilin do të na flasin dy bashkëkryetarët. Si Prezencë e OSBE-së në vend, ne, padyshim, mbetemi të gatshëm, së bashku me kolegët tanë të ODIHR-it dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, për ta mbështetur këtë proces”- u shpreh kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt.

PD KRITIKA PËR DRAFTIN, HAJDARI: PSE NUK JANË PËRFSHIRË DIASPORA NË VOTIME?

Majko: Votimi i emigrantëve do të vendoset në komisionin e reformës

K

omisionet parlamentare kanë nisur diskutimin mbi ligjin e posaçëm të diasporës. Me këtë projekt do të nisë dhe regjistrimit i emigrantëve shqiptarë në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Lajmi u bë i ditur nga vetë ministri për Diasporën Pandeli Majko, i cili prezantoi dhe draftin e qeverisë para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme. Gjatë diskutimeve në Komision, u propozua krijimi i Qendrave Kulturore një mënyrë kjo për të ruajtur identitetun kombëtar. “Qendra kulturore mos shikohen si vagoni i fundit të trenit që mund të diskutohet. Pra të jetë një presion pozitiv. Në fund fare qendrat kulturore do të jenë institucione permanen-

te të çdo lloj qeverie, të shtetit shqiptar për bashkëveprimin me diasporën”- theksoi Majko. Ndërsa, kryetarja e Komisionit të Jashtëm Mimi Kodheli propozoi mundësinë e angazhimit të kompanive të lobimit për të rritur imazhin e Shqipërisë ne shtetete tjera. Propozim që mori edhe miratimin e deputetëve të opozitës. “Lobimi që ata duhet të bëjnë për Shqipërinë”- u shpreh Mimi Kodheli. Mospërfshirja e votës së emigrantëve në këtë projektligj u ngrit si shqetësim nga deputetja e Partia Demokratike Rudina Hajdari. “Sa i takon përfshirjes së diasporës në votim në Shqipëri dhe çfarë ndodhi me këtë gjë?”e pyeti deputetja demokrate Ministrin për Disporën. Por për

Pandeli Majkon kjo çështje do të diskutohet në Komisionin e posaçëm të Reformes Zgjedhore. “Përfaqësuesit e opozitës që në mbledhjen e parë, sidomos ata që ishin në komisionin e reformës zgjedhore më kërkuan me institim dhe unë rashë dakord me ta. Diaspora të mos implikohet nga pikëpamja ligjore me votimin, natyrisht do jemi suportim”- u shpreh ministri Pandeli Majko. Sa i përket draftit të ri, Qeveria thekson se qëllimi i projektligjit është rritja e rolit të Diasporës në fushën ekonomike, kulturore dhe arsimore. Gjithashtu, kjo nisëm do të funksionojë për forcimin e lidhjes së Diasporës me institucionet shqiptare. “Projektligji gjen mbështetje në nenin 8, të

Kushtetutës, i cili parashikon se Shqipëria u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare. Gjithashtu, projektligji është në harmoni dhe në frymën e standardeve ndërkombëtare të konsoliduar në një sërë aktesh, të tillë si, Karta e OKB-së, 2 Deklarata Universale e

të Drejtave të Njeriut, Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike. Në raport me legjislacionin e zakonshëm, projektligji nuk krijon përplasje, pasi legjislacioni aktual ndjek të njëjtën frymë, por, në të njëjtën kohë, ky legjislacion dëshmon pamjaftueshmërinë për adresimin e plotë të nevojave të diasporës”, tha ministri Pandeli Majko.


FORUM Nga Andi Bushati

E

krimin e organizuar duke lënë përshtypjen se steriotipi i një vendi që e ka në ADN-në e vet të keqen, duhet përbuzur. Ai madje ka shkuar edhe më tej duke nënvizuar politikën e dy standardeve, që dikur pranoi bullgarët (populli që plagosi papa Vojtilën) dhe rumunët (që i mbushën bulevardet e Europës me prostituta), ndërsa sot përdor të tjera kritere për gjashtçen që mëton të anëtarësohet. Ai nuk ka pranuar faktin se ka vende që janë përpara Shqipërisë në garën e anëtarësimit duke hedhur dorashkën e sfidës se me problemet që ka me Kosovën, Serbia nuk do të mbërrijë kurrë në Bruksel, përpara nesh. Ai e ka quajtur tashmë një dëshirë që ne i’a përmbushëm Europës, e cila e kërkoi me ngulm reformën në drejtësi dhe se ata nuk kanë më

REPLIKAT

P

ërmbytjet e javëve të fundit në Shkodër kanë shfaqur në publik dhe përplasjen e ashpër brenda institucioneve të mazhorancës. Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi dhe zëvendëskryeministrja, Senida Mesi kanë kundërshtuar njeri-tjetrin lidhur me situatën alarmante që është në këtë qark, si pasojë e përmbytjeve. Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi ka bërë thirrje që në mbledhjet e Komisionit të Emergjencave në Shkodër të jetë edhe prokurori i rrethit. Ai deklaroi se Prokuroria duhet të hetojë punimet që janë kryer në disa rrugë të kësaj zone. Sipas tij, cilësia e dobët e punimeve kryesisht në rrugën e Velipojës ka sjellë dhe situatën alarmante të përmbytjeve. Prençi deklaroi se rrezikohen që argjinaturat të çahen për shkak të nivelit të lartë të ujit dhe se ato duhet të monitoroheshin 24 orë.

E enjte, 22 MARS 2018

Fytyra e Ramës në pasqyrën e Brukselit

KOMENT di Rama ka treguar edhe njëherë në Bruksel se ai di të jetë një manipulator i talentuar. Në qëndrimet që ka mbajtur dhe në intervistat që ka dhënë, gjatë një turi të kësaj fillim jave, për t’i mbushur mendjen autoriteteve të BE që t’i hapin dritën jeshile Shqipërisë, ai ka thënë një numër të vërtetash që të gjitha së bashku krijojnë një imazh të gënjeshtërt. Le t’i marrim me radhë… Ai ka përsëritur tezën e vjetër se është në interesin e BE që Ballkani perëndimor të jetë “këndi i lojërave të ndonjë fuqie tjetër. Ai ka bërë apel që politikanët e kontinentit plak nuk duhet të bihen pre e ideologjisë të forcave nacionaliste që luajnë me frikën e zgjerimit. Ai ka ridikulizuar shqetësimin për lidhjet e politikës me

10

“Është e pafalshme që të ndërtohet një rrugë si ajo e Velipojës pa marrë parasysh përmbytjet e vitit 2010. Punimet duhet të ndalen urgjentisht dhe prokuroria të nisë një hetim për punimet në rrugën e Velipojës. Punimet të fillojnë pasi prokuroria të

arsye tjetër për të na mbajtur peng. Po t’i shohësh një e nga një të gjitha argumentet që kryeministri shqiptar ka renditur në intervistën për Politico. eu janë të vërteta. Në Europë fryma kesonofobe si rezultat i suksesit të partive populiste po rritet, rreziku që kjo pjesë e Ballkanit të bëhet pre e forcave aniti-perendimore po shtohet, frika nga zgjerimi është po aq e fortë sa dhe stereotipet që gëlojnë për popullsitë tona. Të gjithë këto faktorë, që nuk varen nga ajo, janë pengesë reale për përparimin normal të Shqipërisë drejt Brukselit. Por, pranuar këtë, duhet thënë gjithashtu se kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Fakti se në Europë na paragjykojnë, nuk e fsheh dot realitetin e lidhjes së politikës me krimin dhe mbushjes së parlamentit

me banditë. Fakti se “nuk e kemi krimin në ADN”, nuk e mohon dot se gjatë qeverisjes së rilindjes tonelatat e narkotikëve që i çojmë Europës janë shtuar. Fakti se kemi votuar Reformën në Drejtësi nuk e mbulon dot “largimin në drejtim të paditur” të gjitha kokave të policisë që drejtonin skemën kriminale të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Fakti që Serbia ka probleme të rënda me Kosovën nuk e zhbën dot prapambetjen tonë në përmbushjen e detyrimeve. Fakti e dikur BE ka pranuar Rumunët dhe Bullgarët, nuk na jep ne të drejtën të kërkojmë të bëjë të njëjtat lëshime. Në këtë kuptim, duke thënë të vërteta të thjeshta dhe të ditura për atë që çalon në kontinentin e vjetër, Rama mëton

të fshehë përgjegjësitë e tij si kryeministër i një vendi që kërkon të bëhet anëtari më i ri. Ai nuk është në rolin e një mendimtari të lire, apo të një intelektuali vizionar që ka për qëllim të tregojë se si bëhet më e mirë BE. Fatkeqësisht për të, ai është në petkun e përfaqësuesit të një vendi të vogël dhe me probleme që duhet të jetë i pranueshëm për të trokitur aty. Duke veshur rrobat plot lara dhe ngjyra të të parit, ai refuzon të mbajë kostumit e ngushtë të atij që më shumë se me të drejtën për të imagjinuar, shkon në Bruksel me detyrimin për të raportuar. Dhe duke përmbysur këtë ekuacion ai e dëmton vendin e tij. Sepse ai nxjerr përpara Europës një fytyrë që shtrembron realitetin, për të cilën ajo nuk ka shumë nevojë. lapsi.al

Zv/kryeministrja Mesi sulmon drejtorin e Emergjencave Premçi përfundojë hetimet për rrugën e Velipojës. Investimi në rrugën e re të Velipojës është skandaloz. Të thirret në këtë tryeze edhe Benet Beci.”,- tha Prençi. Drejtori i Emergjencave deklaroi se në disa zona të prekura në Shkodër duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Por edhe pse përfaqësuesi i qeverisë për emergjenca e cilëson situatën si alarmante, i njëjti vlerësim nuk është bërë nga ana e Qeverisë. Konkretisht Zëvendëskryemin-

istrja, Senida Mesi deklaroi sot se nuk është nevoja që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Ajo ka sulmuar direkt dhe drejtorin e institucionit qeveritar Shemsi Premçi. “Nuk dua te merrem me deklarata emotive. Gjendja po vlerësohet, inxhinierët e firmave janë në terren. Nëse rruga ka problematika ato do rishihen dhe do zgjidhen. Situata është e tillë që po e menaxhojmë. Te gjitha strukturat janë në terren. KESH

ka akorduar 10 mln lekë të reja për këto banore si ndihme për nevojat që kanë”,– tha zv/kryeministrja, Mesi. Në replikat e institucioneve bie në sy jo shqetësimi për banorët, por halli i sherreve mes qeveritarëve. Premçi sulmoi publikisht kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci, i cili drejton institucionin që është përgjegjës për ndërtimin e rrugëve ku kanë ndodhur përmbytjet. Në vend të marrjes së masave për përmbytjet, qeveria dhe konkretisht zv/kryeministrja nuk merret me banorët, por me drejtorin e emergjencave civile. Përmbytja në Shkodër veç problemeve të zakonshme me emergjencat po nxjerr dhe themelet dhe problemet reale të qeverisjes. Por pyetur në zyrat e Fondit Shqiptar të Zhvillimit në lidhje me çfarë ka thënë Shemsi Premçi, thonë se rruga e Velipojës nuk ka asnjë lidhje me përmbytjet në Shkodër. Nuk dihet nëse do ti qëndrojë akuzës së tij drejtori i Emergjencave, Premçi apo ka marrë ndonjë kërcënim nga kryeministrit dhe do ta ndryshojë qëndrimin e tij shprehur live në media.


AKTUALITET

11

E enjte, 22 MARS 2018

Qevria thotë “Jo”, ndërsa bashkia kërkon shpalljen e emergjencës civile. Në Shkodër 600 shtëpi janë të izoluara dhe rreth 4600 hektarë është nën ujë

Përmbytjet, Senida Mesi: Shtojmë ndihmat, Voltana Ademi: Përdoret shkodranja për të dënuar Shkodrën Q

TRE VENDIMET Të shtohet furnizimi me bazë ushqimore dhe uji të pijshëm për banorët Të shtohet furnizimin me bazë ushqimore për gjënë e gjallë Të shtohen forcat në terren për tu ardhur në ndihmë banorëve të Shkodrës fatkeqësisht nuk u morën parasysh nga qeveria në Tiranë. Me keqardhje më duhet ta pohoj publikisht se vendimi është një tjetër konfirmim i trajtimit diskriminues që qeveria i bën Shkodrës dhe qytetarëve të saj” u shpreh ajo. Ademi thotë se duhet të shpallet

menjëherë gjendja e pjesshme e emergjencës për përmbytjet. Ajo shton se numri i familjeve në nevojë sa vjen dhe rritet. “Po bëhemi në javën e tretë se ne sa na shtohen nevojat emergjente. Nuk e di ca duhet të ndodhë më tepër që të kemi situatë të shpalljes së emergjencës dhe

mobilizim të të gjithë strukturave qeveritare. Nuk mjafton të thuhet të shtohet furnizimi”, tha Ademi. Kyetarja e bashkisë së Shkodrës, informoi se numri i shtëpive të izoluara ka shkuar në 600 dhe depërtimi në këto zona për ndihmë dhe evakuim është bërë dhe më i vështirë.

Banori-Peleshit: Asnjë eskavator nuk ka ardhur prej 2010-s

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi është përballur me banorët e zonave të përmbytur në zonat e nën Shkodrës. Disa prej tyre thanë se kanalet shkarkuese nuk janë pastruar që në vitin 2010 dhe se sona e tyre nuk përmbytet vetëm nga shiu. Peleshi: Kjo përmbytje nuk vjen nga shkarkimet, por nga reshjet e mëdha. Banori: Një muaj me ra shi në Shkodër, nuk ka përmbytje. Asnjëherë nuk ka ba vaki, por ka ardhur prej digave. Peleshi: Pse shkarkohen digat? Shkarkohen prej digave. Banori tjetër: Qysh në 2010-n nuk ka vu kush dorë. Janë grykat atje dhe nuk e ka vu kush një kokë eskavatori se me qenë grykat e hapura. Peleshi: Do të bëjmë analizat? Banori: Me më pru shteti një kile vaj nuk kam nevojë se kam punuar vet për familjen. Që në fillim të muajit e kam tokën në ujë. I kam mbjell për me ba silazhin e verës. Peleshi: Ke shumë të drejtë. Prandaj është shteti. Kemi garantuar ushqimi për sa ditë do të ketë përmbytje.

DAJÇ

Të rinjtë në ballë të përmbytjeve

KESH jep 8 mln lekë për të përmbyturit SHKODËR

evria thotë “Jo”, ndërsa bashkia kërkon prej 15 ditësh shpalljen e emergjencës civile. Kjo është situata në Shkodër, ku politika “përleshet”, ndërsa 600 shtëpi janë të izoluara dhe rreth 4600 hektarë janë nën ujë, ndërsa prurjet e larta në Kaskadën e Drinit në Bunë dhe liqenin e Shkodrës kanë përkeqësuar situatën prej 19 marsit. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, numri dy i qeverisë Senida Mesi teksa evidentoi faktin se kryeqendra e veriut prej rreth 3 javësh po “lëngon” nën ujë, lajmëroi shtimin e forcave në terren dhe ndihmave ushqimore, por edhe ujit të pijshëm për banorët. “Sikurse e kam theksuar edhe në vizitat dhe inspektimet e mia të mëparshme në nën Shkodër që prej fillimit të situatës së përmbytjeve, manaxhimi i kësaj situate ka nevojë për bashkërendim të gjerë të të gjithë ministrive dhe autoriteteve vendore. Në këtë mbledhje, disktuam situatën si edhe përcaktuam kapacitetet njerëzore dhe logjistike të tjera që nevojiten krahas atyre të alokuara për përmballimin e përmbytjeve në Qarkun Shkodër dhe parandalimin e situatës më tej. Në këtë moment është e rëndësishme manaxhimi i situatës me të gjitha kapacitetet në dispozicion. Në fazën e rekuperimit është shumë e rëndësishme të evidentojmë dëmet dhe pasojat dhe të marrim masat për parandalim të mëtjeshëm”,-tha Mesi gjatë deklaratës për shtyp. Mesi shtoi më tej se në fazën e rikuperimit është shumë e rëndësishme të vlerësojmë dëmet, pasojat dhe të marrim masat për parandalim të mëtejshëm në vazhdim. Zv/kryeministrja tha se në zonat e përmbytura janë të angazhuara 373 efektivë të FA me 73 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe mbi 150 efektivë të policisë së shtetit. Ky vendim u quajt “turp i madh” dhe “nëpërkëmbje për qytetarët dhe insitucionet vendore të Shkodrës nga kryebashkiakja Voltana Ademi. “Jam e detyruar t’u jap një lajm jo të mirë: Qeveria shqiptare e refuzoi zyrtarisht kërkesën tonë për shpalljen e emergjencave civile. Këmbëngulja jonë 15 ditore, rezoluta unanime e Këshillit Bashkiak

SHKODËR

Korporata Elektro-Energjitike Shqiptare, që menaxhon Kaskadën e Drinit, ka vendosur në ndihmë të banorëve një shumë prej 8 milionë lekësh për të përmbyturit në Shkodër. Zv.kryeministrja Senida Mesi, zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dhe ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi panë nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet në zonën e Shkodrës. “Krahas shtimit të forcave në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve janë siguruar edhe 8 milionë lekë nga KESH, shumë që do të shkojë për ndihma për banorët”, deklaroi

zv.Kryeministrja. Ministri i Bujqësisë kërkoi që të mos spekulohet me shpalljen, ose jo të gjendjes së emergjencës. “Qeveria është vigjilente për nevojat e banorëve

dhe baza ushqimore për kafshët është siguruar dhe do të shtohet deri sa të plotësohen nevojat në bashkëpunim me biznesin dhe donacionet nga KESH”, thotë ai.

Argjinatura e Pentarit në njësinë administrative Dajç të Bashkisë së Shkodrës, është mbikqyrur natën e kaluar nga të rinjtë e zonës. Në një segment të saj, gjatë orëve të natës ka rezultuar në dobësim. Duke parë rrezikun e çarjes së argjinaturës, të rinjtë kanë vendosur ta përforcojnë pavarësisht motit me shi dhe errësirës. Ata kanë vendosur thasë me rërë, duke punuar deri rreth orës 02:30 të mëngjesit të djeshëm.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

KULTURE

12

E enjte, 22 MARS 2018

Aktorja Cynthia Nixon kandidon për guvernatore të New York-ut Aktorja Cynthia Nixon është duke kandiduar për guvernatore në New York. Lajmin ajo e ka bërë të ditur përmes një videoje të lançuar të hënën në Twitter. Aktorja Cynthia Nixon në videon e publikuar tregon gjëra e saj të përditshme si per shembull momentet kur eshte

duke çuar vajzën e saj në shkollë, duke ecur rrugëve ndersa mban një gotë me kafe në duar dhe duke marrë metronë. Ajo ka qenë një aktiviste në politikë për shumë vite, përkrahëse e edukimit publikw, një zëdhënëse për të drejtat e komunitetit LGBT, si

dhe mbështetëse e kandidatëve të ndryshëm, përfshirë kryetarin e bashkësisë së New York-ut, Bill de Blasio, shkruan People. E lindur dhe e rritur në New York, ajo është e njohur për publikun më së shumti për rolin e saj si Miranda Hobbes, në "Sex and the City".

Artistët e vegjël çelin ekspozitën e veçantë me 50 punime Tabela informuese në gjuhët shqip dhe anglisht në kalanë e Gjirokastrës Turistët vendas e të huaj që do të vizitojnë kalanë e Gjirokastrës gjatë sezonit të ri turistik 2018 do të kenë mundësi të informohen përmes tabelave orientuese për këtë momunument kulture. Janë 19 tabela informuese në gjuhët shqip dhe anglisht dhe 9 tabela orientuese, që janë bërë të mundura të realizohen në bashkëpunim dhe me financim të organizatës "Trashëgimia Kulturore pa Kufij" - CHwB. Hartimi i projektit për panelet informuese në kalanë e Gjirokastrës mori kohën e vet, orë punë, në takime, workshope e diskutime dhe angazhimin e shumë njerëzve. Projekti ka kaluar të gjitha fazat e aprovimit dhe ka filluar ndërkohë prodhimi i tabelave, të cilat do të jenë gati për sezonin e ri turistik. 2018. Pritet që ky projekt të rrisë ndjeshëm shërbimin ndaj vizitorëve në këtë monument kulture nga më të rëndësishmit, raporton Atsh. Për herë të parë do të hapen për vizitorët edhe ambiente të tjera të kalasë siç janë furrat e pjekjes, pasi të jenë pastruar, ndriçuar e kuruar me kujdes. Edhe kjo ndërhyrje është pjesë e projektit të paneleve. Kalaja e Gjirokastrës, një nga monumentet më të rralla të këtij lloji, ka pësuar ndryshime dhe zgjerime. Pas pushtimit osman, në fund të shekullit XIV, u bënë përmirësime të gjera nga sulltan Bajaziti II rreth vitit 1490. Nga viti 1811, Ali Pashë Tepelena shtoi shumë elemente, duke përfshirë Kullën e Sahatit në anën lindore. Ai përfundoi fortifikimin e zonës së greminës dhe ndërtoi ujësjellësin e Sopotit, që sillte ujin në kala rreth 12 kilometra larg. Brenda kalasë janë të ekspozuar një numër topash, të cilët janë pjesë e galerisë së topave, artileri këto që kryesisht janë braktisur apo u janë kapur forcave të pushtuesve nazistë nga Lufta e Dytë Botërore. Në fund fare të kësaj galerie gjendet edhe një tank italian, i prodhuar nga "Fiati" në mes viteve 1941-1943. Muzeu Kombëtar i Armëve, pjesë e së cilës është edhe Galeria e Topave, është një pasuri tjetër kombëtare, i cili në koleksionin e tij përmban armë nga lashtësia dhe deri te lufta e partizanëve. Në këtë kështjellë, rrënjët e së cilës datojnë që nga shekulli i 4-të para erës sonë, në kohë të Pirros së Epirit, ekziston edhe Muzeu, që njëherësh njihet edhe si Galeria "Gjin Zenebishi", e në të cilën rrëfehet historia e Gjirokastrës, duke filluar që nga vendbanimet parahistorike dhe deri në periudhën kur qyteti bëhet një qendër e rëndësishme administrative e Perandorisë Osmane. Aty gjithashtu tregohet historia e lokaliteteve arkeologjike, që shtrihen në luginën e Drinos.

Muzika dhe piktura konsideron si ilaçi për shpirtin e njeriut, por efekti i tyre bëhet më i madh kur këto realizohen dhe vijnë nga radhët e fëmijëve. Edukimi përmes artit tek fëmijët, po shihet gjithnjë e më shumë si një nga format me efikase për edukimin që në vogëlinë e tyre. Njëmbëdhjetë fëmijë të talentuar të kryeqytetit kanë shpalosur dhuntitë dhe idetë e tyre në skulpturë dhe pikturë. Kështu, Qendra Kombëtarë e Kulturës për Fëmijë, ka finalizuar punimet e tyre përmes një ekspozitë të çelur prej gati dy ditësh, ku fëmijëve u është dashur të punojnë për rreth 4 muaj. Kuratorja e kësaj ekspozitë,

Anisa Sala ka shpjeguar për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se "çelja" e kësaj ekspozitë për fëmijë është e para dhe se grupi i skulpturës për fëmijë është rihapur pas disa vitesh në qendrën kulturore të fëmijëve, pas një mungese disa vjeçare. Duke iu referuar fëmijëve, ajo tha se këta të fundit i përkasin moshës nga 613 vjeç, ndërsa shpjegoi se

secili prej tyre spikat në veçantinë e tij/saj. "Mund të them që të gjithë fëmijët janë të talentuar dhe secili prej tyre spikat në të veçantën e vet dhe bota e tyre është plot me ngjyra", tha kuratorja për ATSH-në. Lidhur me tematikat që fëmijët kanë zgjedhur të trajtojnë, skulptorja Sala ka thënë se ata kanë preferuar që në veprat e tyre të realizojnë kryesisht kafshët, kjo e fundit edhe për shkak të moshës së tyre. Krahas kësaj ekspozitë, artistët e vegjël janë duke punuar edhe për një projekt të ri që do të zhvillohet në muajin maj, që përkon edhe me vitin e heroit Kombëtar, Skënderbeut. "Bashkë me fëmijët po punojmë edhe për të zhvilluar një tjetër ekspozitë jo vetëm me piktura por edhe skulptura që do të jenë rreth heroit tonë kombëtar. Ky projekt përkon edhe me vitin e Skënderbeut, për të parë edhe si e perceptojnë fëmijët e vegjël figurën e heroit tonë kombëtar. Besoj do të jetë një ekspozitë e mirëfilltë dhe që do të pëlqehet shumë nga publiku", tha kuratorja Sala. Ekspozitën e realizuar nga fëmijët e vegjël e vizituan mbi 150 artdashës.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13

E enjte, 22 MARS 2018

Kryebashkiaku Erion Veliaj në Budapest për Tiranën

M

e ftesë të kryetarit të Bash kisë së Budapestit, István Tarlós dhe Csaba Haranghy, Drejtor Ekzekutiv i Kompanisë Shtetërore Publike të Ujësjellësit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi dje pasdite një vizitë zyrtare në Hungari, ku mori në dorëzim masterplanin e ri të investimeve të UKT, për furnizimin e kryeqytetit me ujë të pijshëm. Veliaj theksoi se falë këtij bashkëpunimi, Tirana ka një masterplan të ri, i cili do t'i japë zgjidhje furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët. "Partneri ynë kryesor në Budapest është Kompania Shtetërore Publike e Ujësjellësit, një ndër më të mirat sot në botë. Më vjen mirë që më në fund, pas disa muajve pune, kemi një produkt konkret. Ndaj, dua të falenderoj drejtorin për masterplanin

e ri të Ujësjellësit të Tiranës. Sot shkojmë tek kreditorët si BERZH-i, duke pasur projekte profesioniste dhe duke prekur në mënyrë konkrete disa nga problematikat e ujësjellësit në Tiranë. Shpresoj që tani të përsërisim në Tiranë të njëjtin sukses që kemi parë këtu në Budapest", tha Veliaj. Drejtori Ekzekutiv i Kompanisë Shtetërore Publike të Ujësjellësit të Budapestit, Csaba Haranghy, vlerësoi bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës dhe theksoi se kryeqyteti shqiptar ka një masterplan për investimet në ujësjellës. "Është një gjë shumë e mirë që përfunduam këtë masterplan, si një produkt të përbashkët, me të cilin do pajisim ujësjellësin e Tiranës, se si të mund të përmirësoni në kohë afatmesme shërbimin tuaj me ujë. Tashmë,

mund të bëni plane veprimi të detajuara dhe mund t'i sillni bashkë me planet e investimit, kështu mund të ndërtoni projektet e nevojshme për ujësjellësin në qytetin tuaj", tha Haranghy. Ndërhyrja e parë do të nisë në Bovillë dhe në zonën e Yzberishtit, ndërkohë që me masterplanin e ri, qyteti ndahet në shtatë zona. Veliaj siguroi se falë kësaj reforme dhe mbështetjes së qytetarëve, Tirana ka sot një plan financimi të mirëfilltë për t'u siguruar që brenda pesë viteve të arrihet furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë. "Me kredinë e BERZH-it nisim ndërhyrjet në Bovillë dhe në Yzberisht, ndërkohë me masterplanin e ndajmë Tiranën në

7 zona. Zona e parë që do të fillojmë do të jetë ajo e Shkozës, zona e "Ali Demit", për të bërë investime specifike aty për ujë 24 orë. Do të vijojmë derisa të sigurohemi që brenda 5 viteve, falë kësaj reforme dhe mbështetjes së madhe që qytetarët e Tiranës na kanë dhënë, të kemi një plan financimi të mirëfilltë për të siguruar që të kemi ujë 24 orë në Tiranë", nënvizoi ai.

SHFAQJA

T

regtarët dhe qytetarët që blejnë në Pazarin e Ri në kryeqytet janë surprizuar dje nga një grup të rinjsh amerikanë të cilët kanë dhënë për ta një shfaqje të kërcimit modern. Të mbështetur nga Ambasada Amerikane në Tiranë, të rinjtë e grupit shumë të njohur amerikan, "Fly Dance Company", në kuadër të turit të tyre në Ballkan zgjodhën ambientet e Pazarit të Ri për të shfaqur talentin e tyre. Kjo edhe si një mënyrë e mirë për të promovuar një nga investimet e rëndësishme të Bashkisë së Tiranës që është bërë në bashkëpunim dhe me fondet amerikane dhe që është

DITA BOTËRORE TË PYJEVE

Tirana thyen rekordin e mbjelljes së 100 mijë pemëve N

ë Ditën Botërore të Pyjeve, Tirana mbolli pemën e 100 mijtë. Aksioni i Bashkisë së Tiranës, të cilit për disa muaj iu bashkuan me qindra donatorë dhe qytetarë e u shtri në të gjitha rrugët, lagjet dhe parqet e kryeqytetit, shënoi nisjen e gjelbërimit të Tiranës, por edhe krijimin e gjurmës për Pyllin Orbital. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, dhe përfaqësues të kompanive Glob, Telekom Albania, Raiffeisen Bank, SHPAR, EHË, mbollën edhe 800 pemë të tjera në Mjull-Bathore. Ai njoftoi për shkak të kërkesës së madhe të donatorëve për t'u bërë pjesë e këtij projekti, aksioni i mbjelljes së pemëve mund të zgjatet edhe me disa ditë. "Kemi pasur një fushatë me energji fantastike për Tiranën, e cila nisi thuajse si një lojë, duke mbjellë një pemë këtu e një atje, por siç gur-gur bëhet mur, edhe pemë-pemë bëhen 100 mijë pemë. Sot e kemi kaluar me disa dhjetëra pemë qëllimin tonë për 100 mijë pemët. Falenderoj të madh e të vogël: patëm donatorë që dhuruan nga 3 mijë pemë, por edhe fëmijë që dhuruan një pemë për ditëlindjen e tyre", tha kryebashkiaku Veliaj. Ai theksoi se falë këtij aksioni Tirana ka sot, jo vetëm më shumë gjelbërim dhe ajër të pastër, por ka ndryshuar edhe mentalitetin e qytetarëve. "Ndryshimi më i madh nuk është në relievin e qytetit, pavarësisht se është shtuar hijeshia dhe oksigjeni. Ndryshimi më i madh është ajo që kemi mbjellë në mentalitetin e qytetit tonë. Një qytet, i cili nuk i shikon gjërat e ndara, veç punët private, veç ato të qytetit, po ku secili e kupton që, para se të jetë biznesmen, para se të punojë në telekomunikacion, para se të bëjë një shërbesë fetare apo para se të jetë një

bankier, ka detyrën e qytetarit. Kjo është puna jonë me kohë të plotë, të qënit qytetar", tha ai. Kryebashkiaku theksoi se për shkak të interesit të madh të kompanive dhe qytetarëve që duan t'i dhurojnë pemë qytetit, Bashkia e Tiranës po vlerëson shtyrjen e këtij aksioni mbjelljesh edhe me një muaj tjetër. "Duke qenë se kemi mbi 100 subjekte dhe mbi 1 mijë individë që janë ende në listë pritje për të dhuruar pemë, po mendojmë ta shtyjmë me disa ditë afatin dhe fushatën e mbjelljeve. Kështu, nesër pasi të bëjmë një bilanc të 100 mijë pemëve, do të deklarojmë datën e fushatës së re", tha Veliaj. Ai falenderoi të gjithë ata donatorë, figura publike, qytetarë të thjeshtë dhe të gjitha institucionet shtetërore, duke filluar nga çerdhet dhe për të përfunduar me shkollat e Tiranës, që sipas mënyrës dhe mundësive të tyre, kontribuuan në këtë aksion masiv mbjelljesh. "Ne e dimë fare mirë që ju nuk e keni as detyrë, as detyrim, por fakti që gjithmonë i jepni mbrapsht diçka qytetit, na bën pafundësisht mirënjohës dhe unë e vlerësoj jashtë mase. Shumë nisma të tjera si ajo e banesave me kredi të buta, bëhen realitet falë bashkëpunimit ideal që kemi dhe dua që në emër të bashkisë dhe të të gjithë qytetarëve t'ju falenderoj pafundësisht", u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës. Në mënyrë simbolike, për ditëlindjen e tij, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, mbolli pemën e 100 mijtë. "Dua t'i uroj mikut tim, Imamit të Tiranës, Ylli Gurrës, Gëzuar Ditëlindjen! E vlerësoj jashtë mase që zgjodhe ta kalosh ditëlindjen me ne dhe në mënyrë simbolike, mbolle pemën tonë të 100 mijtë. Të falenderoj për këto 95 pemë që dhuruat nga xhamitë e Tiranës për 95 vjetorin e KMSH-së", përfundoi Veliaj.

Artistët amerikanë surprizojnë qytetarët, show në ambientet e Pazarit të Ri kthyer në një nga pikat më atraktive dhe të vizitueshme për qytetarët shqiptarë dhe vizitorët e huaj. Ka qenë vet Ambasada Amerikane ajo që ka publikuar në faqen e saj në facebook një video nga performanca e "Fly Dance Company" në Pazarin e Ri. "Hip-Hop? Po! Zemra e Tiranës? Po! Një kompani kërcimi e mrekullueshme? Po Kjo ndodhi kur Fly Dance Company vizitoi Pazarin e Ri", shkruan Ambasada Amerikane në facebook në komentin që shoqëron videon.


AKTUALITET

14

E enjte, 22 MARS 2018

Familjarët e tyre ishin të tenisonuar gjatë seancës, derisa gjykata u detyruara të urdhërojë largimin e tyre nga salla. Dosja u dërgua në gjykim në qershor të 2016

P

as dy vite seancash, Gjykata për Krimet të Rënda ka dalë me vendimet për të akuzuarit si anëtarë të “grupi i zjarrit”, që gjatë operacionit policor të 2014 në Lazarat qëlluan ndaj policisë, ndërroi jetë efektivi i forcave speciale RENEA, Ibrahim Basha. Gjykata dha dy dënime maksimale, përkatësisht për Arbjon Alikon dhe Bajram Boçin, të dënuar me burg përjetë. Ndërkohë, Elvis Boçi u dënua me 35 vite burg, 20 vite burg u dënua Alban Aliko, Elson Kasma me 18 vite, Xhulio Malo me 10 vite, Klodian Selimi me 13 vite, Dervish Gaba, Luan Hija dhe Iljaz Xhaferri u dënuan me nga 15 vite, ndërsa Oltion Proko u dënua me 9 vite burg. Dosja për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha u gjykua e ndarë nga dosja tjetër, që me akuzat e “pjesëmarrje në grup kriminal”, “kultivim të kanabisit”, “vrasje të mbetur në tentativë të efektivëve të policisë”, dhe “mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake”. Seanca Mes tensionit të familjarëve u zhvillua seanca e së mërkurës, derisa gjykata u detyruara të urdhërojë largimin e tyre nga salla. Dosja u dërgua në gjykim në qershor të 2016. Pesë persona akuzohen për vrasjen e punonjësit të policisë, ndërsa të tjerët për armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi. Gjashtë persona të tjerë akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim i forcave të policisë.

Vrasja e efektivit, dy dënime përjetë dhe 150 vite burg për “grupin e zjarrit” DËNIMET

Ngjarja Nga hetimi i Prokurorisë, rezultoi se një grup të rinjsh, nën drejtimin e vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko, kanë planifikuar, organizuar dhe goditur forcat e policisë, të cilat gjendeshin në patrullim në zonën e Lazaratit, në datat 23-24 qershor 2015.

MAT

2 të vdekur nga aksidenti rrugor

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur në Komsi të rrethit të Matit. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 të së mërkurës, në vendin e quajtur “Lapidari” të kësaj njësie administrative. Sipas policisë, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë dhe nga përplasja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes shtetasi me inicialet G.H, rreth 29-vjeç, ndërsa shtetasi A.B, rreth 35-vjeç, banues në Komsi ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Traumës në Tiranë. Drejt Tiranës është nisur edhe 18-vjeçari me inicialet E.H., edhe ky banues në Komsi. Policia thotë se drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një makinë tip “Opel” dhe po vijon puna për identifikimin e autorit dhe shkaqet e aksidentit të rëndë.

Duke u gdhirë data 24 qershor 2015, forcat e policisë nisën operacion në zonën e Lazaratit, pasi kishin informacione se disa të rinj po përgatiteshin për veprime kriminale. Gjatë kontrolleve, pranë qendrës së fshatit, forcat speciale të policisë kanë arrestuar

në flagrancë Xhulio Malo, i cili po drejtonte një mjet, ku gjendeshin armë të ndryshme dhe lëndë narkotike kokainë. Pas arrestimit, forcat speciale kanë njoftuar kolegët e tyre, të cilët gjendeshin në një furgon, për të realizuar shoqërimin e Malos. Në momentin që furgoni

DOSJA

Trafikimi, ja 12 personat me rol kyç

7 grupet me 39 të arrestuar, kishin trafikuar 1 mijë shqiptarë drejt SHBA-së dhe Kanadasë. Mësohet se në kërkim janë shpallur edhe 12 persona, që janë, Adriatik Çeka, Bashkim Sorra, Ilir Feçi, Përparim Kule, Skënder Koçi, Shkëlqim Koçi, Enxhi Koçi, Jorgo Shaho, Sajmur Hysenbelliu dhe dy bullgarët Borsilab Krimanov dhe Marin Vasilev. Të 12 këta persona kanë pasur rol kyç në emigrimin e paligjshëm të shqiptarëve drejt SHBA-së dhe Kanadasë. Janë 11 persona për të cilët është dokumentuar emigrimi i paligjshëm. Ata janë shqiptarë nga Laçi, Tirana, Shkodra, Lushnja, Durrësi, Malësi e Madhe dhe Tropojë. Çifiti nga Tirana, Olsi dhe Liri Muçolarri bënin falsifikimin e dokumenteve në një laborator te “Kodra e Diellit”.

Albion Alikoburgim i përjetshëm Bajram Bociburgim i përjetshëm Alban Aliko-20 vite burg Elvis Boci-35 vite burg Elson Kasma-18 vite burg Xhulio Malo-10 vjet burg Klodian Selimi-13 vjet burg Oltion Proko-9 vite burg Dervish Gaba-15 vite burg Luan Hija-15 vite burg Iljaz Xhaferri-15 vite burg po afrohej, ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, nga një largësi rreth 200 metra. Nga goditjet me armë ka mbetur i vdekur efektivi i policisë, Ibrahim Basha.

HETIMET

Kapet një nga të kërkuarit e Ranës së Hedhun

Lekë Frroku, një prej të kërkuarve për tjetërsimin e pronave në Shëngjin është arrestuar nga policia. Prokuroria ka vënë nën akuzë dhjetëra zyrtarë të Bashkisë së Lezhës, dhe jo vetëm për tjetërsimin e pronave në zonë e Ranës së Hedhun. Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Frran Frrokaj, nënkryetari, Drejtoresha e Hipotekës dhe 5 zyrtarë të tjerë lokalë u arrestuan nga policia lokale mesditën e 16 marsit, pasi u akuzuan për shpërdorim detyre dhe falsifikimi dokumentesh që lidhen me tjetërsimin e pronave në bregdet. Zyrtarët u arrestuan me urdhëruar nga Prokuroria e Lezhës dhe vendim të gjykatës së Lezhës pas hetimeve disa mujore në lidhje me abuzime të dyshuara të bashkisë së Lezhës me tokat në bregdet.


AKTUALITET

15

E enjte, 22 MARS 2018

Policia e Korçës mbetet e angazhuar për të monitoruar zonat me risk, serat, tunelet apo ambjentet e mbyllura, të cilat shfrytëzohen nga personat që merren me këtë aktivitet

P

as Lezhës, Elbasanit, fushata antikanabis zbarkoi në Korçë, aty ku drejtues pohuan se qarku ka dalë nga harta e kultivimit të drogës, por që ka ende 16 zona të nxehta. Drejtori i Policisë, Lorenc Panganika, në një raport të fundit mbi këtë qark, tha se Juglindja e vendit konsiderohet e pastër nga kultivimi i kanabisit, ka ende zona me nivel të lartë risku. Panganika vlerësoi bashkëpunimin me institucionet e tjera ligjzbatuese, në luftë kundër kultivimit të narkotikëve. Rezultatin ai e shikon tek ulja drastike e rasteve të kultivimit dhe vënia para përgjegjësisë ligjore e autorëve të tyre. Pavarësisht statistikave optimiste policia e Korçës mbetet e angazhuar për të monitoruar zonat me risk, serat, tunelet apo ambjentet e mbyllura, të cilat shfrytëzohen nga personat, që merren me këtë aktivitet të paligjshëm. 16 zona Gjatë takimit u prezantuan edhe se cilat janë 16 zonat problematike, që shtrihen në zonat më të thella të këtij qarku, të cilat edhe më parë janë njohur nga policia e shtetit si problematike për kultivimin e kanabis sattiva. Sipas Panganikës, në bashkinë e Korçës zonat me risk më të lartë janë njësitë administrative të Lekasit, Vithkuqit dhe Voskopojës, Në Pogradec, Dardhas, Trebinjë, Proptisht dhe Velçan. Ndërsa në bashkinë e Devollit janë konsideruar me rrezikshmëri të lartë njësitë administrative të Mirasit dhe Hoçishtit. Pesë njësi adsministra-

Takimi antikanabis në Korçë, Panganika: Janë 16 zona me risk RAPORTI “Sipas raportit të prezantuan në mbledhjen antikanabis, u tha se janë16 zona problematike, që shtrihen në zonat më të thella të këtij qarku, të cilat edhe më parë janë njohur nga policia e shtetit si problematike për kultivimin e kanabis”.

6 RASTE tive edhe për policinë e juglindjes paraqiten me risk të lartë në Bashkinë e Ersekës. Si të tilla janë kategorizuar: Barmashi, Leskoviku, Çlirimi, Novosela dhe njësia qendër Ersekë, ndërsa në Bashkinë e Maliqit zonat e Gorës dhe Moglicës. Puna në terren Nga ana tjetër drejtori i kri-

meve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Josif Shtëmbari, ka bërë me dije se falë bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtare kryesisht ata italianë, për këtë vit strukturat e luftës kundër narkotikëve janë të kompletuar qoftë me njerëz ashtu edhe me logjistikën e nevojshme.

DIBËR

Vrasja, autori sherr me viktimën para 3 vitesh

A

utori i dyshuar për ekzekutimin e Elsi Kosiqit në Dibër, nuk është një person i panjohur për drejtësinë. Vetëm pak kohë më parë ai ishte liruar nga burgu, kurse me viktimën ishte konfliktuar edhe para 3 vitesh. Banor në Okshatinë, një fshat në Njësinë Administrative Shupenzë, në vitin 2015 vetëm 21-vjeç, ishte konfliktuar me viktimën Elsi Kosiqi dhe çështja konsiderohej e mbyllur. Në 3 tetor 2015 në

rrugën Peshkopi-Maqellarë me mjetin e tij “Audi” u përplas me një “Ford Galaxy”. Në këtë aksident humbi jetën një grua. Nuk dihen rrethanat se si Gega u dënua vetëm me 1 vit e gjysëm burg. Por i sapo liruar, katër ditë më parë ai iu rikthye konfliktit me Elsi Kosiqin. Ky sherr u pasua me ekzekutimin e 32-vjeçarit pas mesnatës së hënë, në kohën kur ai po mbyllte portën e oborrit të shtëpisë së tij.

Vitin e kaluar në qarkun e Korçës janë zbuluar gjashtë raste të kultivimit të lëndëve narkotike me 350 rrënjë, raste të cilat janë evidentuar në këto zona të përmendura edhe nga drejtori Panganika. Zona të cilat për uniformat blu konsiderohen me risk të lartë edhe për këtë vit. Pavarësisht

TIRANË

“Vitin e kaluar në qarkun e Korçës janë zbuluar gjashtë raste të kultivimit të lëndëve narkotike me 350 rrënjë”. statistikave optimiste policia e Korçës mbetet e angazhuar për të monitoruar zonat me risk, serat, tunelet apo ambjentet e mbyllura, të cilat shfrytëzohen nga personat, që merren me këtë aktivitet të paligjshëm.

Akuza e fortë e Ademit: U hapën portat të kaskadave 37-vjeçari vdiq në burg, dyshohet infarkt Shkaku i vdekjes së të paraburgosurit në burgun 313 në Tiranë dyshohet se është një infarkt. Ministria e Drejtësisë thotë se i burgosuri 37-vjeçar, me inicialet A.K, i cili punonte në kuzhinën e këtij burgu është ndjerë keq rreth orës 08:00 të mëngjesit të së mërkurës. Menjëherë stafi mjekësor, thotë Ministria e Drejtësisë i ka dhënë ndihmën e parë mjekësore dhe pak minuta më pas ai është nisur me urgjencë drejt spitalit “Nënë Tereza”, por ka humbur jetën rrugës. Paraprakisht mjekët mendojnë se i paraburgosuri ka kaluar një infarkt miokardi, por ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë saktësisht shkakun e vdekjes së shtetasit A.K.

SHKAKU “Paraprakisht mjekët mendojnë se i paraburgosuri ka kaluar një infarkt miokardi, por ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë saktësisht shkakun e vdekjes së shtetasit A.K”.


FORUM ANALIZË Nga Marjana Doda

K

rijuar si pjesa lindore e Per andorisë Romake dhe që lulë zoi në periudhën e Bizantit, që njohu dhe pushtimin shekullor të Perandorisë Osmane për të fituar më pas pavarësinë më 3 shkurt 1830, Greqia me platformën e Megali Idesë (Ideja e madhe) më 1844, dhe në sajë të emrit dhe rolit të saj, që në Traktatin e Shën Stefanit e Kongresin e Berlinit (1878), në Konferencën e Londrës (1912-1913), në Konferencën e Versajës(1919-1920), në Traktatin e Lozanës (1923), në Konferencën e Paqes në Paris (1946), e në çdo takim tjetër të nivelit ndërkombëtar, nuk hoqi dorë nga pretendimet dhe rivendikimet e saj territoriale. Dhe pse në Konferencën e Versajës nëpërmjet Kryeministrit Elefteri Venizellos arriti të favorizohet nga Fuqitë e Mëdha dhe të shtrinte kufijtë e saj deri në brigjet më të fundit të Egjeut me Turqinë dhe të vendeve të Ballkanit, ende nuk i janë shuar "orekset" e Bizantit të dikurshëm. Duke qenë pjesë e Perëndimit dhe "e përkëdhelura" e tij, nuk hoqi kurrë dorë nga ëndrrat e saj të dikurshme. Ajo çfarë do të mund t'a lartësonte atë me vlerat më demokratike që ndriçuan botën me filozofët e lashtë, tashmë me veton dhe kushtet e saj kundrejt integrimit e zhvillimit evropian të fqinjëve të saj duket sikur errëson shkëlqimin e merituar. Maqedonia dhe Shqipëria në aspiratat dhe të drejtat e tyre natyrore për të qenë pjesë e bashkësisë evropiane, përpos problemeve të brendshme, më së shumti po duket se integrimi është dhe peng i vetos greke. Dhe pikërisht kjo ndodh aty, në shtratin pellazgjik, aty ku popujt kanë të njëjtën histori, aty ku helenë, maqedonë e ilirë kanë qenë bashkë dhe kundër, aty ku lindën heronj dhe luftuan për lirinë e njëri -tjetrit ndër shekuj. Familja evropiane me të drejtë po i hap dyert për fqinjët e saj të përjetshëm në Ballkanin Perëndimor, dhe

VITI I SKËNDERBEUT

Jak Rrozhani

S

a më shumë vite kalojnë, aq më shumë rritet lavdia e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skërnderbeu. Ai hyri në histori, kur Shqipëria dhe Evropa kishin nevojë për të. Siç thotë Fan Noli i madh: "Ai hyri në skenë, ku e thirri historia". Në shërbim të kombit të vet, të ekzistencës së tij, që rrezikonte të humbiste nga pushtimet e shumta, të identitetit kombëtar, të luftës për liri, pavarësi, çlirim e bashkim kombëtar, krijimin e një shteti të pavarur shqiptar, me një ushtri dhe administratë të përbashkët, me flamurin kombëtar e etnitet shqiptar. Kështu prononcohet për gazetën "Koha Jonë", specialisti në Muzeun, Memorialin e Skënder-

pse për arsye të ndryshme janë kaq të vonshëm. Maqedonia, emri dhe historia më e lavdishme evropiane, tashmë duket se po vonon, thjesht për emrin e saj.Askush nuk u ndje për të, ashtu si për shumë vende lindore ku për mëse 50 -vjet pllakosi regjimi komunist. Dhe pikërisht, 27 vjet më parë kur fitojë pavarsinë, ajo lindi si një shtet gjysmak i quajtur FYROM (Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë), vetëm e vetëm pse emri "Maqedoni" është bërë pengesë e hapjes negociatave për në BE e NATO, nga vetoja greke. Sipas saj, vetëm populli i krahinës greke të Maqedonisë kanë të drejtën të quhen maqedonas. Por pse nuk e ndryshojnë greket emrin e krahinës së tyre por duan të tjetërsojnëidentitetin e shtetit të Maqedonise dhe popullit maqedon? Të mos përmendësh emrin e Maqedonisë do të thotë të zhbësh historinë, sikur të fshishë nga faqja e lavdishme e historisë Aleksandrin e Madh, është sikur të përmendësh Jeruzalemin pa Jezu Krishtin. Heroi legjendar bashkoi popujt në Maqedoni e rajon në luftërat e lavdishme të tij, ashtu sikurse më pas Skënderbeu ("Aleksandri shqiptar"), që luftoi kundër pushtuesve osmanë dhe në mbrojtje të krishtërimit. Atëherë përse nuk duhet lartësohet emri Maqedoni dhe i popullit të saj? Maqedonia, e destinuar të mbyllet e vuajë për mëse çerek shekulli nga qeveri të korruptuara dhe me paranoja të theksuara nacionaliste, meriton të jetë shteti më model në mes të Evropës për të shpalosur vlerat e vërteta demokratike multietnike, multikulturore, multifetare, etj. Megjithatë, sëfundmi në Greqi e Maqedoni ,dy qeverite e vendeve respektive po tregojnë vullnet dhe qasjen e duhur që kjo mosmarrëveshje të zgjidhet me negociata dypalëshe. Veç kësaj, nisur nga interesat gjeopolitike që Maqedonia mbart për boshtin euroatlantik dhe për sigurinë dhe prosperitetin në rajon, çështja e emrit është bërë axhendë

16

E enjte, 22 MARS 2018

"Perdja" e vetos greke mbi Ballkanin Perendimor kryesore dhe në OKB. Në kuadrin e përmbushjes reformave me synimin e anëtarësimit në BE deri më 2025, Kryeminsitri Zaev dhe ambasadori BE Samuel Zhbogar kanë mbajtur një konferencë shtypi pas publikimit të Strategjisë Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, ku Zaev konfirmoi në kuadrin e bisedimeve për zgjidhjen e problemit të emrit për ndryshimin e emrit të Koridorit 10, që do quhet Autostrada Miqësia dhe Aeroporti i Shkupit, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit. Sigurisht heqja dore nga keto emra u shoqërua me reagime nacionalsite ,por Zaev i bëri thirrje qytetarëve, opozitës dhe kryetarit të shtetit ,që tashme me rendësi është të punohej për realizimin e reformave për anëtarësim. Në një prononcim të datës 06.02.2018 për "Th Washington Post" bashkëkryesuesi i Këshillit Evropian Carl Bildt do deklaronte se:" Bota duhet të ketë vëmendjen e saj në krizën rreth çështjes së emrit të Maqedonisë. Në të kundërt, nëse sërish bllokohet anëtarësimi i saj në NATO dhe BE rajoni mund të përfshihet në tensione". Drita jeshile është dhënë dhe nga kryeministri grek ,Alexis Tsipras i cili në një dalje para popullit grek do të ndërgjegjësonte për zgjidhjen e ngërçit për emrin e Maqedonisë, si një çështje që do i shërbejë së ardhmes evropiane. Në lidhje me vendin tjetër fqinjë, Shqipërinë, Tsipras bëri me dije se dialogu me palën shqiptare ka qenë produktiv për të hapur një epokë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve. "Jemi gati për një marrëveshje strategjike Greqi- Shqipëri e cila do zgjidhë divergjencat mes dy vendeve dhe do hapë rrugën për kapituj in-

tegrues të fqinjit tonë në Bashkimin Evropian"- do deklaronte ai. Greqia ngre zërin dhe vë veton në takime e organizma të ndryshme ndërkombëtare, e gjitha kjo duke shfrytëzuar të qenurit të Shqipërisë shtet i dobët e cila në shumë raste është treguar inferiore para Greqisë duke mos reaguar ndaj cenimit te interesave te saje. Ndërkohë kjo e fundit vetem për hir të zbatimit të një plani rregullues urbanistik në Himarë, alarmon Perëndimin për shkelje të drejtave dhe pronave të të ashtuquajturit minoritet të saj, ndërsa nuk njeh Çamërinë, gjenocidin kundër popullit të kësaj krahine. Po përse këto vështirësi? Ato hasen me paranojën e nacionalizmit të vjetër grek që shfaqet si një re e zezë në marrëdhëniet mes dy vendeve, ku ende dëgjohen bubullimat e së shkuarës të para një shekulli, me Protokollin e Korfuzit më 1914, ku Greqia shfaqi pretendime territoriale në Jugun e Shqipërisë, për të ashtuquajturin Vorioepir, në funksion të të cilit ka shpalosur synimet e saj në konferencat ndërkombëtare, dhe pse shqiptarët janë në të drejtën e tyre natyrore. Takimi i dy ministrave të Jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë Kotzias dhe Bushati në Kretë hapi siparin e një fryme demokratike mes dy vendeve. "Kjo është një dosje jo e lehtë. Është rreth 70-vjeçare e për pasojë kërkon kohën e vet dhe instrumentat e duhur për një zgjidhje sipas frymës evropiane dhe së drejtës ndërkombëtare"- do deklaronte Ditmir Bushati. Ndërsa në takimin tjetër treditor ne Korçe do shprehej se janë arritur përparime në çështje të rëndësishme si për Ligjin e Luftës, për paktin detar, për lehtësimet në jetën e emigrantëve në Greqi, etj.

Përballë rrezes së demokracisë shprehur në fjalimet e qëndrimet optimiste të k.min Alexis Tsipras, sërish shfaqen pakenaqesi dhe pengesa , tashmë nga vetë kreu i shtetit grek Prokopis Pavlopoulos, i cili në një fjalim në Shtabin e Forcave Ajrore në Larisa do deklaronte se:" Është e pakonceptueshme që udhëheqja e Shqipërisë të ngrejë çështjen Çame." Ndërsa katër ditë më pas do të shprehej sërish se:" Nuk mund të keshë aspirata evropiane dhe të kërkosh të drejtat e bashkëpunëtorëve të nazistëve. Kur Shqipëria të ketë një qëndrim tjetër, atëhere Greqia është këtu të ndihmojë vendin fqinj për në BE". I menjëhershëm ishte reagimi i Presidentit Ilir Meta i cili në një intervistë për "Albania Daily News" do deklaronte se:" Pavlopuolos nuk është në sintoni me ministrat Bushati e Kotzias. Deklaratat e tij nuk i shërbejnë partneritetit". Dhe k.min Edi Rama në një intervistë për gazetën greke "Ta Nea" të datës 06.03.2018, do theksonte se;" Çështja Çame ekziston vetëm si çështje themelore e të drejtave të bashkëkombësve tanë shqiptarë të cilët dikur jetonin në vendin tuaj, dhe asgjë më tepër ,ata njerëz gëzojnë të drejtën të udhëtojnë e vizitojnë Greqinë, që ata ose fëmijëve tyre të kenë mundësinë për të fituar të drejtën mbi pasurinë në rrugë ligjore, ashtu sikurse natyrisht çdo qytetar evropian vepron". Takimet më të fundit diplomatike mes Greqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë, me interesimin dhe ndërmjetësimin e drejtpërdrejtë të BE-së, por dhe të OKB-së për zgjidhjen e ngërçit të emrit "Maqedoni duket sikur po e largojnë tisin e errët të perdes së vetos greke që ende po pengon ndriçimin dhe integrimin e merituar të tyre.

Arifaj: Figura madhore e Skënderbeut, frymëzuese dhe përbashkuese beut, Trashëgimisë Kulturore në Lezhë, Beqir Arifa , me një përvojë të gjatë dhe i suksesshëm në punën e tij, si drejtues arsimi dhe i pushtetit vendor në Pukë e më gjerë. Ai tregon aktivitetet e shumta të organizuara dhe që do të organizohen në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, në bashkëpunim me Bashkinë e Lezhës e institucionet kulturore, për të evokuar këtë figurë të ndritur të kombit e prijës legjendar i shqiptarëve në luftën për liri, pavarësi e bashkim kombëtar. 550 vjetori vdekjes së

Gjergj Kastrioti-Skënderbut , më 17 janar të këtij viti dhe 574 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, më 2 mars, me pjesëmarrjen edhe të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, nga Qeveria e Kosovës dhe ajo shqiptare etj. si dhe të 50 arbëreshëve të Italisë etj. Duke treguar se figura madhore e Skënderbeut është përbashkuese dhe frymëzuese në çdo kohë, shoqëruar me veprimtari artistike. Puna e mirë në këtë drejtim e drejtorit të MMTK në Bashkinë, Lezhë, Paulin Zefi dhe e specialistëve të këtij institucioni historik dhe kulturor, ka bërë

që aktivitetet kulturore dhe artistike në nder të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, të jenë të planifikuara mirë dhe në çdo kohë . Edhe me njohjen dhe nevojat, që kanë për restaurim dhe mirëmbajtje objektet historike dhe kulturore, me projekte të sakta e verifikim në vend , nga drejtori Paulin Zefi , specialisti Beqir Arifaj e specialistët përkatës , si : Memoriali i Vendvarrimit të Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, shtëpia e At Gjergj Fishtës, në Fishtë të Lezhës dhe objekte të tjera të rëndësishme monumente kulture, ku rrethi i Lezhës : ka

më shumicë. Specialisti Beqir Arifaj , si njohës dhe dashamirës i kulturës, veçon faktin, se ky vit mbarëkombëtar i Heroit tonë, ka rritur numrin e vizitorëve dhe turistëve vendas dhe të huaj të moshave dhe profesioneve të dnryshme në Vendvarrimin e Skënderbeut, nga vendi , trevat shqiptare , Evropa dhe bota , me risinë edhe 50 Arbëreshët e Italisë . Pasi Skënderbeu , duke mbrojtur Shqipërinë , ka dhënë një ndihmesë të çmuar edhe për mbrojtjen e Evropës, ku Papa i Romës e ka quajtur Kalorës i Krishtërimit.


FORUM

17

E enjte, 22 MARS 2018

Vepra e re letrare e Xhevat Mustafës, me vlerë për lexuesin dhe bibliotekat tona

Nga Halil Rama

P

as romaneve "Zë i prerë" (1993) dhe "Mëkatet e vetmisë" (2008) si dhe librit "Duke kërkuar Europën" (2012) (me analiza, komente dhe opinione), publicisti, prozatori dhe diplomati i njohur Xhevat Mustafa sjell për lexuesin romanin e tij të tretë "Polakja". Kjo vepër letrare e këtij autori është e gjitha një performancë moderne, që të imponohet që në faqet e para dhe në vijim, deri në faqen 314, me subjektin dhe përmbajten e veçantë si dhe me formën e bukur artistike të rrëfimit, të ndërtimit, të gërshetimit të linjave e të kapërcimeve kohore. Ngjarjet zënë fill në qytetin e Gdnaskut, në veriperëndim të Polonisë, vend ku më 1987, në Katovicë, një qytet jugor, ishte zhvilluar një mbledhje e shefave të partive komuniste të vendeve të kampit socialist, e cila ishte drejtuar nga lideri sovjetik Mikhail Gorbaçov. Është shkruar e thënë se pjesëmarrësve u ishte shpërndarë një platformë veprimi në rast revoltash popullore politike e në periudhën e tranzicioneve politike, një kopje e së cilës i kishte rënë në dorë edhe Sekretarit të Parë të PPSH, Ramiz Alia. Autori ka ekspozuar në këtë roman këndvështrimin e tij ndaj zhvillimeve të vrullshme në qytetin bregdetar të Gdnaskut, ku u diplomuan shumë studentë shqitarë në Akademinë e Flotës Detare të këtij qyteti, gjatë viteve 1950të deri në në vitin 1961. Si publicist, si krijues e diplomat karriere, Xhevat Mustafa gërsheton mjaft mirë përvojën e tij diplomatike me formimin e gjithanshëm letrar e gazetaresk. Kjo duket që në përshkrimin e ngjarjeve të vrullshme në kohën kur "Enver Hoxha po vraponte apo rrëshqiste pa u vetëpërmbajtur drejt plotpushtetshmërisë së një diktatori, njëherazi klasik dhe unikal, në dukje partizan i një dogme dhe, thellë-thellë ideator dhe zbatues i një modeli sui-generis apo e një çorbe të shpikur prej tij". Ishte koha, kur disa prej studentëve, në vetvete apo në biseda "sekrete" me njëri-tjetrin, nanuriseshin nga ideja dhe dëshira e qëndrimit në vendet ku po diplomoheshin, për të krijuar familje me vajzat që dashuronin, dhe njëkohësisht stepeshin, kur mendonin se moskthimi i tyre në Shqipëri mund të interpretohej si tradhti ndaj Atdheut e Partisë. Kjo akuzë nënkuptonte ndëshkime të rënda me burgosje, internime dhe ndëshkime të tjera politike për prindërit dhe pjestarët e tjerë të familjeve, praktikë që kishte vite që zbatohej". Për dy nga personazhet gjallues të romanit, studentët shqiptarë në Akademinë e Flotës Detare të Gdnaskut, Andon Jaze dhe Jani Kruja, në këtë vorbull ishte e qartë se dilema do t'ia linte vendin përgatitjes së plaçkave dhe të valixheve për kthimin në atdhe. Dhe ndërsa diktatori Hoxha prishej me Hrushovin e Bashkimit Sovjektik dhe aleatët e tij të bindur dhe po miqësohej me Kinën, Andoni, "edhe pse nuk ishte racist, personalisht mendonte se ndërrimi i "vëllezrëve dhe motrave" nuk do të ishte njësoj si ndërrimi i kostumeve, fustaneve dhe ngjyrës së fytyrës apo të flokëve". E gjitha kjo përbën siparin e këtij romani, për të vazhduar më tej në retrospektivë, ku lëvrijnë marrëdhëniet dashurore të dy studentëve shqiptarë të Akademisë Detare të Gdnaskut me dy buroroshet polake. Mjaftojnë qoftë dhe trillet e përdorura në përshkrimin e këtyre marrëdhënieve për të kuptuar se Xhevat Mustafa e ka shkruajtur këtë roman më së pari me vizionin dhe ndjesitë e një artisti. Krahas portretizimit artistik të dy po-

Koherenca dhe mesazhet aktuale të romanit “Polakja”

lakeve, Anna dhe Jadwiga, si personazhet kryesore që përshkojnë romanin nga fillimi deri në mbarim të tij, autori përshkruan mjaft bukur qytetin e tyre të Gdnaskut në gjithë peisazhin socio-kulturor të tij. Ky qytet-port, me bukuritë natyrore, me historinë e pasur si mollë sherri dhe me luftra për të mes Polonisë dhe Gjermanisë, me inteligjencën e tij artikstike e shkollore, si edhe e gjithë Polonia, hyjnë natyrshëm në gjeografinë e përshkrimit. Kuptohet se përshkrimi i Durrësit është bërë edhe më me shumë detaje shprehëse dhe dashuri. Të njohurit e miqtë e Janit dhe të Andonit, së toku me plot bashkëkohës, herë në Gdansk e herë në Durrës, popullojnë po natyrshëm lagjet e kujtesës dhe të fantazisë së autorit. Përditshmëria e aktivitetit brenda e jashtë qytetit të Durrësit, vështirsitë e një pune gjithsesi të pavlerësuar, vetë jeta e Andon Jazes dhe Jani Krujës, të kuadratuar në ecejaket rutinë, po edhe me fundin e tyre tragjik, lënë gjurmë emocionuese në kujtesën e lexuesit. Ishte koha kur, si në gjithë kampin socialist të Lindjes edhe në Poloni, pas vrasjeve dhe zhdukjeve masive të burrave, mes tyre edhe të shumë hebrenjve, kishte superioritet të ndjeshëm të pjesës femërore të shoqërisë. Në këtë realitet studentët shqiptarë të Gdnaskut kishin shansin për të qenë të pëlqyer dhe të kërkuar nga plot vajza polake dhe për aventura kalimtare apo për lidhje serioze me ndonjërën prej tyre,…por që, fatkeqësisht, fundin do ta kishin tragjik. Portretizimet e thjeshta dhe të ngrohta të Annës e Jadwigës, të shkurtëra dhe të qëlluara, me pamje nga larg apo në ambiente intime, fokusohen tërësisht në angazhimin njerzor për të mbajtur gjallë familjet e tyre. Po kështu edhe partnerët shqiptarë të tyre; Andoni që "bënte kujdes të fliste një polonishte korrekte gjuhësisht, përpiqet që me lakuriqësinë e shprehjes, të mendimit dhe të ndjenjës së tij, ta bindte Annën se jo të gjitha dashuritë janë të vërteta, dhe prandaj jo të gjitha martesat janë të forta dhe jetëgjata". Kësisoj, përballë insistimit të Andonit, "Annës së martuar me dashuri me kitaristin polak, Marekun, po i shteroheshin me shpejtësi forcat për të mos u gremisur në krahët e studentit shqiptar nga Durrësi", nga marrëdhënia jashtëmartesore me të cilin ngjizet dhe fëmija i tyre i vetëm, Feliksi. Por pas izolimit total të Shqipërisë nga bota, pas viteve '60, kjo dashuri dhe ky

fëmijë do të mbeteshin pengu i jetës së Andon Jazes, i cili gjatë jetës studentore "kishte mësuar shumë shpejt gjuhën e syve të vajzave polake"…dhe kishte arritur ta bindte polaken Anna se "….pendesa është fare e papërfillshme përballë mëkatit". Linja tjetër e romanit janë marrëdhëniet dashurore dhe fundi tragjik nëpër burgjet e diktaturës i polakes Jadwiga, me trup e bukuri marramendëse, dhe bashkëshortit të saj, Janit, që e pësoi vetëm e vetëm pse s'pranoi urdhërin e nomenklaturës për t'u divorcuar me polaken, mësuese muzike. Përballë kalvarit e genocidit të pashembullt, "ndoshta ajo vetë mund të kishte dëshirë për të mos mbetur mollë përjetësisht e ndaluar për meshkujt e tjerë që e dëshironin", por kurrësesi të mos binte viktimë e përdhunimit çnjerëzor të hetuesit famëkeq, Qemal Hanxhari. "E gjithë qënia e tij mbarte dhe shprehte egërsi, ligësi, pabesi. Ai nuk dinte të qeshte dhe se zgërdhihej, vetëm kur i shihte viktimat e torturave të tij të mbuluara nga gjaku dhe të ulërinin deri në kupë të qiellit. Për të thonin se gjatë luftës partizane ishte përzgjedhur në skuadrën e pushkatimit të Brigadës për ekzekutimin e robërve të luftës…Ngashërehej kur ua këpuste fare pa mëshirë kryet pëllumbave, lepujve të vegjël, këlyshëve të porsalindur apo pak ditësh të maceve e qenve…Qemal Hanxhari i shërbente verbërisht dhe kafshërisht karrikeve që i dhuroheshin…". NJOHËS I MIRË I LETËRSISË, MUZIKËS DHE KINEMA TOGRAFISË KINEMAT BOTËRORE Nëpërmjet përshkrimit të ngjarjeve dhe portretizimit të personazheve, Xhevat Mustafa evidentohet në këtë roman si njohës i lerësisë, kinematografisë dhe artit e muzikës botërore. Kështu, nuk është rastësi që ai perifrazon romanin "Ana Karenina" të Tolstoit "me një kurbë në ngjitje zhvillimi dhe tensioni dhe një fund befasues, pa hapy and-in e zakonshëm në shumicën e romaneve të tjerë"….Dhe kësisoj ai shprehet për lidhjen jashtëmartesore të Andonit me Annën se "Ema Bovaritë dhe Anna Kareninat jetojnë edhe në këto kohë dhe se ia vlen të rrezikohet të dashurohesh me to". Më tej, Viki, shoqja e saj e ngushtë që këmbëngulte që "Anna të ndjente keqardhje për Romeon e saj shqiptar të përtej gjysmës së shekullit të 20-të" …Apo çasti kur panë në kinema filmin

francez "E kuqja dhe e zeza".. dhe kur "truri i punonte me tension të paprovuar, dhe zemra po i rrihte sikur donte t'i çante kraharorin….". Ndërkohë, bashkëshorti i saj Mareku, një natë, pas një seksi të nxehtë, më shumë me shaka e kishte kërcënuar se mund të bëhej edhe Otello, po të dyshonte se ajo shkonte me një tjetër… Gjithsesi, Mareku mund t'ia falte Annës, duke justifikuar vetveten se tradhtia bashkëshortore mund të kishte lindur bashkë me Evën dhe Adamin dhe se ai nuk ishte as i pari, as i vetmi dhe as i fundmi viktimë, jo në mbarë botën, por as në pallatin ku jetonin". Në këtë roman gjejmë edhe mjaftë referenca të tjera të autorit për letërsinë, muzikën, kinematografinë botërore, si "Frekuentimi i mbrëmjeve shthurëse ku kërcenin lirisht dhe me ritëm të shpejtuar valset dhe mazurkat si dhe meloditë e vallëzimeve të reja amerikane, të zhanrit "rock and roll", apo "Kërkesa e mësueses së muzikës, Jadwiga për drejtorin e shkollës që t'i sillnin një piano, që informacionet për Bethovenin, Mozartin, Shopenin, Listin, Shtrausin, mund t'i ilustronte edhe me pjesë muzikore nga këto kolosë të muzikës botërore"….(Por drejtori, që përballë kësaj zonje me trup e bukuri marramendëse ishte shprehur se "Për ty do të zbrisja edhe hënën në tokë!"....nuk nguron ta porosisë : "nxënësve tanë folu më pak për atë Shopenin tënd dhe mësoju më shumë këngë për Partinë tonë dhe për shokun Enver Hoxha!!!….E dyta, mos vish funde me gjatësi mbi gjunjë e fustane me dekolte shumë të hapur!!!….". Ndërsa si gazetar, autori i këtij romani, jo pa qëllim ka skalitur dhe portretin e ish kolegut të burgosur politik, Petritit, që kishte punuar në Radio Tirana dhe që një ditë ishte shprehur para bashkëvuajtësve në burg se "ndjej tmerr kur mendoj se paturpësisht dhe pashpirtmërisht na ka detyruar Enver Hoxha të gënjenim në reportazhet dhe emisionet tona për jetën e lumtur që bëjmë ne shqiptarët dhe për ferrin, ku jetojnë popujt në vendet kapitaliste". Është koha kur regjimi po eliminonte pareshtur intelektualët më të shquar dhe po i mbushte zyrat me askushë apo me njerëz me formim të varfër….kur intelektualët burgoseshin se "ëndërronin për më shumë orë pa zhurmues të stacioneve televizive italiane, për më shumë liri për puthje dashurie në rrugë, trotuare, barrestorante, në drama e filma dhe jo vetëm në stolat e parqeve e lulishteve, mes errësirës së natës dhe nën vështrimet masturbuese të disa pleqve maniakë…, apo, jo rrallë, edhe nga ndonjë sy e vesh i spiunëve vullnetarë dhe me pagesë të Sigurimit të Shtetit, që gjendeshin edhe ku nuk i mendoje dhe prisje, në disa raste edhe në një krevat bashkëshortor, ku njëri nga partnerët tradhëtonte tjetrin në emër të besnikërisë dhe devotshmërisë ndaj Partisë dhe Pushtetit Popullor"… Shembulli më sinjifikativ janë polakja Jadwiga dhe intelektuali shqiptar Jani Kruja. KA TOVICA NË R OMANIN E XHEV AT KAT ROMANIN XHEVA MUST AFËS MUSTAFËS Duke e marrë në tërësinë e tij, mund të konkludojmë se ky roman është radiografi e së shkuarës komuniste të Shqipërisë, por edhe prognozë e zhvilli-

meve të këtij çerekshekulli. Këtë e shpreh më së miri rrëfimi i polakes Jadwiga, e cila pas lirimit nga burgu dhe dëbimit në Poloni, u tregonte shoqeve se: "Atje në Shqipëri, në kushtet e ferrshme të burgut pësova një krizë nervore, por mendërisht isha krejt normale….Atje m'i kanë shkulur si me pinca të gjitha ndjenjat dhe instinktet e femrës….Ndërsa, im shoq, Jani Kruja, kishte marrë një tuberkuloz, që siç thoshte edhe vetë, nuk e luftojnë dot as antibiotikët më të fortë." Pas '90-tës, Jani Kruja do të shprehej se: "deformimi i demokracisë kishte nisur qysh në hapat e saj të parë. Edhe pse nuk gjendej një tekst origjinal, nga qytetarët bëhej çdo ditë e më e lexueshme apo e lakuriqsueshme se gjithshka në Shqipërinë e pas viteve 90, pak a shumë si në Rusi, Poloni, Rumani, Bullgari, Hungari, Çeki…. "Katovica" zbatohej sipas një skenari largpamës për transferimin apo trashëgimin e pushteteve dhe të pasurive, nga baballarët tek bijtë e bijat, nuset e dhëndurët, nipërit e mbesat…". Autori e paraqet këtë skenar qoftë dhe nëpërmjet portretizimit të personazhit negativ, hetuesit famëkeq Qemal Hanxhari, i cili në këto vite arrin të pasurohet marramendshëm, ndërsa djali i tij bëhët deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Është vërtetë rrënqethës takimi i Jadwigës pas shumë vitesh, kur vinte t'i bënte homazh tek varri bashkëshortit shqiptar Jani Kruj, me hetuesin Qemal Hanxhari…..që sipas saj "nuk ishte ndëshkuar as nga shteti mbi tokë dhe as nga Zoti në qiell". Dhe pikërisht ky përdhunuesi i saj i dikurshëm në qelitë e burgut, tashmë pas 30 vitesh i pohon asaj krenarisht: "Ky është hoteli i tim biri, një nga biznesmenët e mëdhenj, deputet i partisë më të madhe opozitare, që së shpejti vjen në pushtet!". Gjejmë kështu në romanin "Polakja" të Xhevat Mustafës rrëfime befasuese, që të prekin në shpirt dhe që të ngjallin ndjenja e mendime të thella. Pa hyrë në detaje të subjektit, me qëllim që të mos zbehim kureshtjen e lexuesit, do të thoja se romani "Polakja" është një sprovë e forcës emotive të shprehjes, e një bukurie tërheqëse shkrimi, si dhe e një stili të krehur mirë, konçiz e kontemporan. Romani në fjalë, më ka pëlqyer jo vetëm për gjuhën e zgjedhur, larg estetizimeve dhe përshkrimeve të zgjatura dhe pa vlerë, për stilin e bukur të rrëfimit, sintaksën poetike të përdorur me vend, metaforat e shumta dhe funksionale, për frazeologjinë e pasur e të larmishme, por edhe për mënyrën si është ndërtuar struktura dhe kompozicioni, për format si janë harmonizuar linjat kryesore me detajet dhe hollësitë dhe për digresionet e përdorura me mjeshtëri. Mjeshtria e autorit shprehet dukshëm sidomos në portretizimin plot ndjenja, lirizëm e poetizim të polakeve Anna e Jadwiga, duke të shtyrë të mendosh se i ka "dashuruar" nga larg, edhe pa i njohur dhe se synon që të mos i mbajë për vete, por me ato të dashurohen edhe lexuesit. Esenca e romanit "Polakja" është e lidhur me ambicjet e autorit Xh.Mustafa për të shprehur artistikisht realitetin dhe natyrën në kuptimin më të gjërë si dhe vetë njeriun si pjesë e tyre. Mbi të gjitha ky roman mbart vlera për koherencën dhe mesazhet aktuale, që përçon artistikisht tek lexuesi.


VIP

18

E enjte, 22 MARS 2018

Rikthehet Katerina Biga, një nga aktoret më të veçanta të humorit shkodran

Nuk mund të themi që Shqipëria nuk prodhon, apo s'do të prodhojë më artistë të mëdhenj, por diçka është e sigurtë, aktorët e humorit shkodranë nuk përsëriten. E kur flasim me kaq siguri, kemi ndërmend jo vetëm fabulat dhe mesazhet e sjella me mjeshtëri tek publiku, por edhe aftësinë për t'u bërë njësh me karakteret e shumta, interpretuar ndër vite. Një ndër këta artistë të mëndhenj është padyshim edhe Katerina Biga. Biondja simpatike dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, pas viteve '90-të është shpërngulur me familjen dhe jeton jashtë Shqipërisë, por këto ditë duket se është kthyer në vendlindje. Pikërisht në Shkodër. Ka qenë një fotografi me mjeshtrin Zef Deda, e publikuar nga ai në profilin e Facebook që ka konfirmuar rikthimin e saj në qytetin e Shkodrës. "Keni të fala nga artistja e madhe e Estradës së Shkodrës, Katerina Biga", shkruan Zef Deda. Është kthyer për të përgjith-

Një engjëll i vërtetë, Emina Cunmulaj shkëlqen në të bardha Është modelja më e përfolur shqiptare, si për karrierën po ashtu edhe për jetën e saj private. Prej disa kohësh Emina Cunmulaj ka dhënë lajmin e bukur në rrjetet sociale se është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Tashmë ajo është në fund të shtatzënisë dhe sapo ka realizuar një set fotografik që mahnit. E veshur me të bardha Emina shfaqet më e bukur se asnjëherë më parë. Veç barkut të rrumbullakosur ajo duket se nuk ka marrë asnjë gram më tepër në kilogramë.

monë, apo përkohësisht, këtë nuk e dime ende, por ajo çka dimë me siguri është fakti që, Katerina Biga mbetet një nga artistet më të mëdha të vendit tonë. Me qindra skeçe, estrada dhe komedi që mbajnë firmën e të ndjerit, Paulin Selimi,

aktorët e humorit shkodran, si Tano Banushi, Zef Deda, Besnik Çinari, Zyliha Miloti, Sandër Ruçi, Katerina Biga, Edmond Halili, Paulin Preka, Drande Xhai, etj.. guxojmë ta themi që mbeten ajka e humorit shqiptar.

Taylor Swift surprizon çiftin e ri në dasmën e tyre Këngëtarja e famshme Taylor Swift është në periudhën më të mirë të karrierës së saj, pasi albumi "Reputation" ka korrur mjaft sukses dhe ajo po përgatitet për një turne të madh muzikor. Megjithëse gjendet në një periudhë të ngarkuar, 28-vjeçarja nuk i harron fansat e saj aq më tepër kur ata zgjedhin një ndër këngët e saj për dasmën e tyre. Në një dasmë që u zhvillua në New York një çift i ri kishin zgjedhur për vallëzimin e tyre të parë hitin "Love Story" dhe ky informacion kishte shkuar në veshin e Swift. Pak para se të fillonte ceremonia vetë këngëtarja ka lënë një dhuratë për çiftin e ri e më pas është larguar. Taylor u dhuroi atyre një shishe shampanjë "Dom Perignon" që kushton 140 dollarë si edhe një pusullë me shkrimin e saj. "Dëgjova se për dasmën tuaj keni zgjedhur një nga këngët e mia dhe kjo gjë më ka bërë shumë të lumtur, me trashëgime", shkruan ajo në këtë pusullë.

Kendall Jenner ndërron profesionin? Ajo është motra e vajzave të famshme të familjes Kardashian-Jenner dhe është e bekuar më një dukje të mirë fizike, e cila ngjan me forma të sportisteve. Modelja e njohur, Kendall Jenner ka patur rastin që të kombinoj aftësinë saj në modelim dhe gjenet e një atleteje në fotosesionin e fundit. 22 vjeçarja u fotografua në Montmartre të Parisit gjatë përgatitjeve për lançimin e reklamës së re. Në stilin e një atleteje të vërtet, Kendall e veshur me të zeza bëri një vrapim sprint në taka të larta, ndersa bëri disa xhirimin e disa pjesëve të kësaj reklame.

Modelja së fundmi është në bashkëpunim me brendin Longchamp, ndërsa më parë ajo ishte imazh i disa prej firmave më të njohura të veshjeve si Fendi, Missoni dhe Calvin Klein.

Kim Kardashian uron ndyshe Ditën Ndërkombëtare të Aromës Dje në botë u festua edhe një ditë interesante. 21 marsi shënon gjithashtu festën e "Ditës Ndërkombëtare të Aromës" dhe kjo datë është uruar edhe nga një emër i njohur botëror. Fjala është për Kim Kardashian, e cila këtë urim e ka bërë përmes një fotoje të hedhur në Instagram. Në foto, Kim për çudi nuk ka nxjerrë ndonjë anë të saj të trupit, por vetëm tregoi se sa e bukur që është.


SHOWBIZ

19

E enjte, 22 MARS 2018

Shokon Demi Lovato: Tentova të vras veten në moshën 7-vjeçare Demi Lovato ka bërë një zbulim shokues mbi jetën e saj. Këngëtarja ka zbuluar se në moshën 7-vjeçare ka tentuar të vrasë veten. Lovato tha se kishte raste kur nëna e saj kishte frikë ta zgjonte, sepse nuk e dinte nëse do të ishte gjallë, apo jo. "Kur isha 7 vjeç e dija se nëse do t'i jepja fund jetës sime dhimbja do të përfundonte", tha ajo për prezantuesin e US TV, Phil. 25-vjeçarja tregoi se kishte mendime vetëvrasëse kur po luftonte me depresionin dhe çrregullimin e saj bipolar. Ajo ka qenë gjithmonë e hapur rreth luftës së saj me shëndetin mendor, duke përfshirë abuzimimin me substancat, çrregullimet e të ushqyerit dhe depresionin. Këngëtarja u ka ofruar fansave të saj që kanë blerë bileta në turneun e fundit muzikor terapi falas. Demi i tha Phil se mendimet e saj vetëvrasëse ishin të nxitura nga trishtimi,

Filipo Inzagi realizon sërish gol. Edhe pse është tërhequr prej kohësh nga futbolli i luajtur dhe tashmë është trajneri i Venezias në Serinë B, këtë herë ish sulmuesi i Juventusit dhe Milanit ka shënuar në zemrën e Angela Robustit, modeles dhe ish pjesëmarrjes në emisionin e famshëm italian "Uomini e Donne". Sipas mediave rozë në Itali Superpipo dhe 27vjeçaria bjonde me origjinë nga Udine janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në stadiumin Bentegodi të Veronas, ku kanë shkëmbyer edhe disa përkëdhelje e puthje. Gjithçka të bën të mendosh që Filipo Inzaghi dhe modelja Angela Robusti janë në një lidhje dashurie.

Martohet krimineli më seksi në botë vetmia dhe depresioni. Ajo beson se një pjesë e madhe e gjendjes së saj është shkaktuar nga problemet që kishte me të

atin. Babai i saj, i cili vdiq në vitin 2013 vuan nga probleme mendore dhe nuk kishte në gjendje që të mbante një familje.

Shpat Kasapit nuk i del inati me Afërditën, ja çfarë thotë për burrin e saj U bënë më shumë se 5 vjet nga ndarja e Shpat Kasapit dhe Afërdita Dreshaj. Por me sa duket këngëtarit nuk i del inati nga ish e fejuara. Tani që Afërdita ka shpal-

Kapen "mat" Inzagi me bukuroshen që i ka rrëmbyer zemrën

lur fejesën dhe ka nisur përgatitjet për martesën, Shpati nuk mund të rrijë pa e ironizuar sa herë që i jepet rasti. Ermal Mamaqi ka postuar një foto të Xhesi-

ka Berberit në Instagram, për t'u kërkuar miqve virtualë, siç bën me të gjithë të ftuarit, të shkruajnë pyetjen e tyre. Modelja shqiptare që jeton në SHBA do të jetë e ftuara e radhës në emission "Xing me Ermalin". Mes qindra pyetjeve për Xhesikën, ka edhe një pyetje nga Shpat Kasapi: "Ermal, bëja këtë pyetje Xhesikës! Jam Shpat Kasapi! A ishe lidhur edhe ti me një djalë jo shqiptar siç është lidhur shoqja jote e ngushtë, Afërdita Dreshaj dhe a mendon se kështu do e ruajmë origjinën shqiptare"? Ndoshta jo më shumë për të ruajtur origjinën sesa për të ironizuar zgjedhjen e ish-partneres së tij, Shpati nuk kalon pa tërhequr vëmendjen. Mbetet të shihet si do të përgjigjet Xhesika.

Jeremy Meeks, i njohur si krimineli më seksi në botë u komentua gjatë për ndarjen nga bashkëshortja, me të cilën ka dy fëmijë dhe lidhjen me trashëgimtaren e Top Shop, Chloe Green. Të dy kanë disa muaj që shijojnë dashurinë, por duket se kanë vendosur të shkojnë në një fazë tjetër. Jeremy dhe miku i ngushtë i Chloe, Vas Morgan janë fo-

tografuar duke parë unaza luksoze në një vitrinën e një argjendarie. "Chloe dëshiron të bëhet nënë", tha një burim i brendshëm për Dailymail. Mbetet për t'u pare, nëse çifti do finalizojë romancën me martesë për të krijuar familje.

Paparaci kap Beyonce dhe Jay Z në Xhamajka Vetëm pak kohë më parë njoftuan se do të zhvillojnë një turne të përbashkët që fillon këtë verë. Dhe diva e muzikës Beyonce dhe Jay Z, synojnë që ta mbajnë ritmin lart ndërsa filmuan një video sekrete Xhamajka. Çifti më i famshëm në botë udhëtuan me motor në Trench Town dhe mesa duket kjo do jetë reklama e turneut të tyre të ri. Ndërsa Jay Z qëndroi mjaft serioz, Beyonce dukej mjaft e qeshur, ndërsa përshëndeste njerëzit.


KURESHTI

20

E enjte, 22 MARS 2018

Kjo kafshë mund të jetë shpëtimtare për njerëzimin Qumështi i kësaj krijese e quajtur në latinisht "Platypus" është burimi i një proteine që mund të ndihmojë në luftimin e infeksioneve, sipas një grupi shkencëtarësh në Australi. Përdorimi në rritje i antibiotikëve gjatë shekullit të kaluar ka ngritur shqetësime në lidhje me rezistencën nga antibiotikët të mikrobeve. Kërkimi për alternativa ndaj antibiotikëve e çoi këtë grup shkencëtarësh tek kjo kafshë e çuditshme dhe e vogël. "Platypus" është pjesë e një grupi të vogël kafshësh të quajtur "monotremes", gjitar primitiv, i cili bën vezë dhe njëkohësisht prodhon edhe qumësht për të ushqyer të vegjlit. Nëse nuk e keni parë një, platypus ka një sqep të ngjashëm me një rosë, trupin e një brejtësi dhe bishtin e një kastori. Ata janë gjithashtu helmues. Platypus nuk ka thith, ndërsa qumështin e nxjerr nga lëkura në formë djersitjeje nga ku pinë të vegjlit. Dr. Julie Sharp, një nga studiuesit e përfshirë në studim, tha në një njoftim për shtyp se kjo është arsyeja pse ata besonin se qumështi krijesës përmbante një proteinë me karakteristika

N

mbrojtëse antibakteriale. Në një letër të botuar në "Communications Biology Structural", shkencëtarët thanë se forma unike e proteinës mendohet të jetë përgjegjës për rezistencën ndaj baktereve. Ata madje e krijuan proteinën "Tempulli Shirley". "Megjithëse kemi identifikuar këtë proteinë shumë të pazakontë, si vetëm ekzistues në monotremë. Ky zbulim rrit njohuritë tona për strukturat e proteinave në përgjithësi dhe do të vazhdojë të ndihmojë në punën tjetër të zbulimit të ilaçit", shkruante

Dr. Janet Newman, autori kryesor i studimit. Që nga janari 2018, infeksionet rezistente antibiotike ishin të pranishme në çdo vend, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Pacientët me infeksione të shkaktuara nga bakteret rezistente ndaj barnave janë në rrezik më të madh për rezultate më të këqija klinike dhe vdekje. Sëmundjet e trajtuara më parë si malaria, tuberkulozi dhe gonorreja, kanë treguar rezistencë ndaj ilaçit në disa raste, sipas OBSH.

Qëndruan vetëm në një dhomë, çifti i pamartuar dënohet mizorisht Një çift i pamartuar është akuzuar për imoralitet dhe ju është derdhur në kokë kova me ujëra të zeza. I riu dhe e dashura e tij u akuzuan se qëndruan vetëm në një dhomë, pavarësisht se nuk ishin të martuar, diçka që është e ndaluar nga ligji i Sheriatit. Ata u zvarritën në një rrugë në fshatin Kayee Lee në Aceh, në

Donte të bëhej femra më e shëndoshë në botë, i prish planet vajza

ishullin e Sumatrës dhe u vendosën përpara një kanali të ujërave të zeza. Më pas bashkëfshatarët e tyre mbushën kovat me ujëra të zeza dhe ia derdhën në kokë. Në videon poshtëruese shihet djali që qëndron me kokën poshtë, ndërsa i hidhen ujëra të zeza në kokë dhe ngjitur me të është vajza e re me një shami e cila i

nënshtrohet të njëjtit poshtërim. "Ky do të jetë një mësim për ju", dëgjohet duke u thënë në video. Sipas "Daily Mail", policia mbërriti në vendngjarje minuta më vonë dhe e dërgoi çiftin në stacionin e policisë, ku edhe u pastruan. Shefi i policisë së Ingin Jaya, Nazarul Fitra tha për gazetarët vendas se 18 vjeçarja kishte shkuar në shtëpinë e të dashurit të saj, që ishte vetëm në shtëpi. Fqinjët supozuan se ata po kryenin marrëdhënie seksuale dhe i nxorrën jashtë shtëpisë për t'i dhënë dënimin. Policia do të bëjë hetime për të vërtetuar, nëse çifti ka kryer marrëdhënie seksuale, gjë që dënohet me 100 rrahje me kamzhik, një gjobë prej 150 gr ar, ose 15 muaj burg. Por njerëzve që poshtëruan çiftin nuk ju ndodhi asgjë. Policia nuk i kritikoi këta njerëz edhe pse hynë në një shtëpi private në mënyrë të paligjshme dhe poshtëruan çiftin në publik.

jë nënë që ëndërronte të bëhej femra më e shëndoshë në botë ka zbuluar se i janë prishur planet nga foshnja e saj. Monika Riley, nga Teksas, ka humbur rreth 90 kg për të lindur vajzën. 29-vjeçarja, e cila arriti që të shkonte në peshën e saj maksimale 317 kg duke konsumuar rreth 10.000 kalori në ditë, dëshironte që të arrinte shifrën e 453 kg. Ajo dëshironte që të ishte aq e madhe sa të zinte shtratin. Në misionin e saj, Monica u mbështet tek i fejuar, Sid që e ndihmonte për të arritur peshën ideale. Por jeta e Monikës mori kthesë kur zbuloi se ishte shtatzënë në mars të vitit të kaluar dhe u zotua

që të binte në peshë për të siguruar fëmijën e saj. Ajo humbi 90 kg derisa lindin vajzën e saj Michelle dhe tani dëshiron që të humbasë akoma më shumë peshë. Monika kishte dashur gjithmonë të krijonte një familje, por mendoi se shanset e saj nuk ekzistonin pasi pësoi dy abortime dhe u diagnostikua me sindromin ovarian polycystic (PCOS), një çrregullim hormonal që mund të shkaktojë shtim në peshë dhe infertilitet. Tashmë Monika është e vendosur që t'i sigurojë Michele një mënyrë jetese shumë të shëndetshme dhe të mos bëjë të njëjtat gabime që ajo ka bërë. Por ndërkohë nuk pendohet për të kaluarën e saj.

Shtëpia e horrorit, nëna e njerku abuzojnë seksualisht me 13-vjeçaren Një vajzë 13-vjeçare është shpëtuar nga "shtëpia e horrorit", ku mbahej e mbyllur nga nëna dhe njerku i saj. Vajza ishte mbyllur në gardërobë nga nëna dhe njerku, e më pas është përdhunuar nga ata. Policia në Gjermani e gjeti 13-vjeçaren të mbyllur në dollapin e rrobave, gjashtë muaj pasi çifti pohoi se ajo ishte larguar nga shtëpia e fëmijëve. Çifti nga fshati Gross Schacksdorf është arrestuar. Policia tha se vajza ishte mbajtur e mbyllur në gardërobë shumicën e kohës dhe dyshohet se është abuzuar seksualisht për një periudhë të gjatë kohore. Ajo u gjet në

një apartament bosh pranë banesës së nënës dhe njerkut të saj. Çifti dyshohet se i ka shkruajtur vetes letër në emër të vajzës duke thënë: "Mami dhe babi unë u largova sepse nuk mund të qëndroja më në shtëpinë e fëmijëve". Vogëlushja u zhduk në tetor të vitit të kaluar nga shtëpia e fëmijëve Käthe-KollwitzHome në Cottbus. Ajo ishte vendosur atje nga shërbimet sociale për shkak të sjelljes së paqëndrueshme të çiftit. Gjatë hetimit policia kontrolloi shtëpinë e familjes mbi 6 herë, por vetëm të dielën zbuluan apartamentin ku fshihej 13 vjeçarja.

Nëna braktis foshnjen e posalindur në spital Një nënë ka braktisur foshnjen e saj të porsalindur, me kordonin e kërthizës akoma në bark, në një spital. Stafi mjekësor në Jersey gjeti fëmijën në sallën e pritjes në orët e para të mëngjesit. Foshnja raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore, por mjekët bëjnë thirrje për gjetjen e nënës. Policia ka publikuar videon e momentit kur gruaja braktis foshnjen në përpjekje për ta gjetur. Në video shihen dy gra, duke ecur në zonën Parade Gardens, ndërsa njëra prej tyre mban fëmijën në krah. Ajo shkon në departamentin e urgjencës vetëm dhe largohet vetëm pak kohë më pas, por pa foshnjen. Dy gratë takohen përsëri pranë dyerve të spitali dhe largohen andej nga erdhën.


KOHA E LIRE

21

E enjte, 22 MARS 2018

SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ

e diktaturës, i kishe punët shumë keq 67. Grup fjalësh që nga ana gramatikore e leksikore është i barasvlershëm me një fjalë të vetme 69. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 71. E bëj diçka copa-copa të vogla, e bëj copë e grimë, e bëj thërrime, e thërrmoj 73. Në veri kufizohet me Libinë, në lindje me Sudanin, në jug me Republikën e Afrikës Qendrore 74. Frank, ditari i së cilës u bë një nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve 76. Pjesë a rrip toke, që kufizon në anë një rrjedhë uji, një det 77. Kokrrat e kësaj bime, përdoren zakonisht si ushqim për shpendët 78. Zonë kodrinore në afërsi të Tiranës 79. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 80. Pika a bula të vogla uji, që bien në mbrëmje, natën ose në mëngjes herët mbi bar 81. Pastaj e ka brenda 82. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 86. Tinka ... Që nga viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit "Migjeni" të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role 89. Gjitar dythundrak i familjes së drerëve, mashkulli i sorkadhes 92. I heq fuqinë një ligji, vendimi, urdhri etj, shfuqizoj 93. Gurrë uji, burim, vendi ku del burimi 94. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 95. Burrë trim e bujar 96. Partia Lidhja për Drejtësi e

Progres 97. Masë gjatësie për udhëtimet detare e barabartë me 4,445 km ose 5,556 km 98. Që është pak i thartë, që vjen si i athët e pak në të ëmbël 100.Ajo, pas Sudanit është vendi i dytë për nga madhësia në Afrikë dhe ka një vijë kufitare prej 1 100 km, nga deti Mesdhe deri në Saharë 102.Pjesa më e yndyrshme e qumështit, ajkë qumështi 103.Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 105.Koha kur lind dielli e derisa perëndon 108.Ferit... ishte një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë 110. Funksioni i një regjenti a i këshillit që kryen këtë detyrë 113. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 114. Patriot i madh Haxhi Zeka lindi më 20 dhjetor 1832 në fshatin ... të Malësisë së Gjakovës 115. Kirkizia ka atë monedhën e saj VERTIKALISHT 1. Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trup të madh e të rëndë, të mbuluar me qime të ashpra, me ngjyrë të murrme a të bardhë 2. Vazhdim e kalim i pandërprerë i minutave, i orëve, i ditëve, i muajve, i viteve etj. Proverbi thotë "... është flori" 3. Grup njerëzish të një moshe, quhen edhe ashtu 4. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 5. Ngastër e një toke bujqësore, ka edhe atë emër 7. Lule në trajta të ndryshme të vizatuara a të pikturuara mbi

diçka si zbukurim 8. Sulejman Pashë ... është ai që thmeloi Tiranën më 1614 10. Shkrimtari, skenaristi dhe politikani ... Laço, lindi më 29 shtator të vitit 1936 në fshatin Dardhë të Korçës 12. Fane ... aktor shqiptar i disa roleve protagoniste. Lindi më 1949 në Gjirokastër. 14. Partia Aleanca Popullore 17. Mbiemri i aktorit të teatrit dhe kinemasë, Reshat 18. Kroacia, ashtu i'a quajnë paranë e saj 19. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 20. Gradë nënoficeri e shkallës së dytë, më e lartë se e rreshterit 22. Shumë i verdhë, shumë i zbehtë 24. Korporata Ndërkombëtare Financiare 25. E vë dikë a diçka në një vend që të mos e shohin a të mos e gjejnë të tjerët 27. Pëlhurë e dendur prej pambuku, që përdoret sidomos për veshje të lehta verore ose për rroba pune 28. Grumbull sendesh të lidhura së bashku si deng 29. Drejtues i korit në dramaturgjinë e vjetër greke, i cili tregonte në skenë për jetën e heroit 31. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 33. Ashtu quhet pjesa e këmbës nga gjuri deri tek nyelli 35. Shërbesa kryesore që bëhet në kishë zakonisht në mëngjes ose paradreke 37. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 42. Ka të tillë çdo sipërmarrje e madhe biznesi ku diskutohen problematikat 44. Deti me atë emër, në lindje

60. Yndyra që i hidhet gatimit, tërësia e gatimeve që përdoren për të shoqëruar bukën 61. Mashkulli i maces, maçok 62. Ithtar e përkrahës i panteizmit, quhet ashtu 63. Eshtë loja dhe performanca e një aktori, këngëtari, balerini, etj në sfidën artistike 64. Sëmundje që shfaqet me zgjerim të venave në fund të zorrës së trashë dhe që shkakton rrjedhje gjaku; hemorroide 68. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 70. Eshtë ai, brezi i tretë i të cilit jemi ne 72. Vjershë lirike a këngë solemne. 75. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 76. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 77. Mbulesë tryeze prej pëlhure të trashë e zakonisht me qëndisje 83. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 84. Anëtar i një urdhri fetar, që rri në një manastir e bën një jetë prej asketi 85. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 86. Eshtë ai që shalon, për të cilin nuk duhet ankuar se i varen këmbët 87. I jashtëzakonshmi i teatrit dhe kinemasë shqiptare. Kadri..., i më shumë se 180 roleve 88. Dallgë të mëdha, tallaze; kreshtat me shkumë të dallgëve të detit. 90. Copë pëlhure për të fshirë enët a orenditë, për të pastruar sende e vegla të ndryshme etj. 91. Element i rëndësishëm, emblematik i objekteve të kultit islam, xhamive 95. Lutje drejtuar zotit, që bëhet nga hoxha në xhami 96. Lituania e ka monedhë të saj 99. ... bej Toptani (1864-1942), veprimtar i çështjes kombëtare, prijës çetash, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ministër Financash në qeverinë e parë, pjesëtar i Këshillit të Naltë dalur nga Kongresi i Lushnjës 101.Partia Lidhja Demokristiane e Shqipërisë 104.Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 106.Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 107.Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 109.Dakord në gjuhë universale 111. GRamshi e kishte ashtu targën 112. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën

kufizohet me Shqipërinë jugore dhe Greqia perendimore 47. Ai që është i pasur quhet ashtu 49. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 50. Lëkurë e hollë, zakonisht prej bagëtish të imëta, e regjur dhe e përpunuar 52. Nicolas ... më 2 shkurt të vitit 2008 u martua në Paris me këngëtaren italo-franceze Carla Bruni 53. Fjala që u mban prifti besimtarëve në kishë, quhet ashtu 54. Kokrrat e kësaj bime, që përdoren në industrinë farmaceutike, për të bërë një lloj rakie 56. Gatim që bëhet zakonisht me patate e me mish të grirë, me qepë, me erëza e me vezë dhe që piqet në furrë 57. Përdoret zakonisht me folje të mënyrës urdhërore, lidhore e dëshirore 1

2

H 10

S

3

L

9

11

O M

4

V E

T ¸

B

5

F L

I

J

6

M

Y

K

N

16

A L

I 17

18

B U M

T

E

I

O

K

R U P I

24

A

B

D 26

A R B

I

T

R A R I

T E

29

¸ Z

I 23

25

L

M O T

V D A T

T

22

P

8

M 14

L ¸ 19

O

21

S

7

V 13

E

E N E

20

B U I

I

12

H

15

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

HORIZONTALISHT 2. Mbulesë në trajtë gjysmërruzulli. Veprat e kultit dhe të tjera baroke shquhen për të tavan të tillë 4. Fondi Monetar Ndërkombëtar 6. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 9. Ligjërues i mirë, gojtar i zoti. 11. jesa e përparme e anijes ose e barkës 12. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 13. Walter ..., i cili krijoi koloninë e parë angleze në Ishullin Roanoke (tash Karolina Veriore) 15. Po Gjirokastra si e kishte targën 16. I vë emrin dikujt a diçkaje; e quaj me një emër, e emërtoj, ose e ... 19. Lëndë minerale e shkrirë dhe e trashë si brumë, del gjatë shpërthimeve të vullkaneve 21. Proverbi e thotë: "Gur, gur bahet ..., ..., ..., bahet kalaja" 22. Që nuk beson në zotin, që nuk pranon asnjë fe, i pafe 23. Gjendje psikike e sëmurë e një njeriu, të cilit i ngulet mendja te diçka pa ndonjë arsye 26. Shkurtim për: Artileria bregdetare 28. Të qenët i varfër, gjendja e atij që i mungojnë gjërat elementare të jetës, fukara, fakir 30. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 32. James ... ishte evropiani i parë që zbuloi ishujt Hawaii, të cilët i emëroi "Ishujt Sanduiç" 34. Copë e vogël letre a kartoni, me shënimet e nevojshme, që merret kundrejt një pagese 36. Krotonias ..., filozof dhe mjek grek (rreth 520 p.e.r.) Pitagorist që mësoi se në të gjitha gjërat njerëzore sundon kontradikta 38. Regjistrimi që i bëhej çdo pesë vjet pasurisë së qytetarëve në Romën e lashtë për t'i ndarë në kategori, sipas të cilave paguheshin taksat. 39. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 40. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 41. Djubout quhet kryeqyteti i tij, ndodhet në pjesën lindore të Afrikës, me sipërfaqe 23,000 km² 43. Nuk shkoj por v... 45. Boris ..., fizikanë dhe astronaut rus 46. Ashtu quhet drejtshqiptimi 48. Pajisje që shërben për të ngjeshur a për të shtypur ajrin, avullin ose gazrat 51. Shegë kokërrmadhe dhe shumë e ëmbël 55. Zë i njëtrajtshëm, që zgjatet pa u ndryshuar dhe që shoqëron e mbështet zërat kryesorë në një këngë 56. E bëj që të humbasë ndjeshmërinë, e kthej në diçka si të ngrirë, e ngrij, e topit 57. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 58. Jam nën mbikëqyrjen e vijueshme të mjekut dhe zbatoj këshillat që më jep ai 59. Shkoi në ashtu... për të ngushëlluar të afërmit e një të vdekuri 60. Ana e sipërme e bukës, korja e saj, quhet edhe ashtu 62. Ai që mendon e vepron me pesimizëm 65. Që lidhet me romakët, me gjuhën e me kulturën e tyre 66. Me të tillë të keqe në kohën

T

27

U

F A J

T

K

28

A N C

E

N

N

30

R E

G J

¸

S

L

A

R

X

U O N 31

S

A

Q

A

N

¸ 35

C

Y

M T

R

O

L

˙

E R

I

L

D ¸

O D ¸

R

G J

E

U

P

R ¸

U

A N E

S

E 55

O

56

P E

V A R

¸

S

I

B

K 65

P

L

E

P E H

R

˙

T A N

I

I

R I

58

R

K A F

63

A P 64

H

M A K O ˙

E

T

L

J

72

73

A M B I

I

A

T

Q

R

L

69

R E N

70

A S

K

75

R

L

K 68

K

74

C U C E

K

78

76

C K O S

M

U R

H

79

E

J

R 81

I

G J

S

67

V

80

K L

J

S H

66

L

71

U

U

57

S H Q E

V 62

77

G

60

61

I

T 50

59

O S

45

53

54

L

R

49

M J

E L

44

52

M B

G J

M T

E

43

U P

O

L

K R E

D I

48

51

F

J

P

41

E 47

S

I

S

A

T R

U

46

U

I

P R

40

A

E T 38

E T

42

E

D O B

37

A

39

P

N

34

36

V

O

H

33

32

N T O N

L

E

L

82

D

K

83

S K

B

A

A

P

A L

E S

T ¸

R

84

T 85

S

R

H

86

E

A N A

87

˙

H

O K S I

J

D

91

89

M

E S

T

F

D O

K M E O N I

N

A

95

N

T

A L

93

V E R

J

99

K U J

A

N

L

I

105

L

O 109

I

E

D E

S O

S

Z

L

A K O N I

A

J

O

U A N

P 111

K

A P

J

E

A N O F

M

H

L

O

112

D

J

A N E S

I

E

I

T E

Z I

D 115

O D

A

I 118

S

E L

113

114

U A T

V 104

107

110

117

L

J 101

103 106

D 108

U A N

A 100

102

F

E S

K

98

¸

L

94

96

97

V A L

O

90

I

92

A S B

E

˙

88

D A L

116

W H O

119

K I

R I

H


SPORT

22

E enjte, 22 MARS 2018

Dy prurjet e reja të trajnerit Panuçi kanë folur në konferencë për shtyp para miqësores

Rozalb Lika

K

ristal Abazaj dhe Enis Gavazaj ishin futbollistët e radhës që dolën përpara mediave për konferencën për shtyp nga rezidenca e ekipit kombëtar të futbollit në rezort “Tropikal” në Durrës. Dy futbollistët e thërritur për herë të parë në ekipin kombëtar A e konsideruan një emocion të papërshkrueshëm prezencën në përfaqësuese dhe deklaruan se do të japin maksimumin e tyre. Kristal Abazaj, një ndër sulmuesit më në formë është shprehur shumë i lumtur për këtë grumbullim.“Unë kam qenë pjesë e Shpresës dhe e prisja ftesën, por kur e morëm vesh që erdhi për kombëtaren A ishte një ndjenjë e papërshkueshme. Ndihem shumë i vlerësuar. Konkurrenca bën mirë në çdo skuadër, të impenjon. E rëndësishme është që jemi këtu. Lojtarët që luajnë jashtë Shqipërisë ndoshta kanë një ritëm më të lartë, por s’mund të them se kanë ndonjë avantazh tjetër. Nuk kemi biseduar me trajnerin, por e dimë se çfarë kërkon Panuçi. Seanca e parë ishte më shumë për t’u njohur me ekipin. Ne u munduam të jepnim 100%, por ai që vendos është vetëm trajneri. Ne duhet të japim më të mirën tonë në stërvitje, luajmë, apo nuk luajmë. Për lojtarët e tjerë nga kampionati kombëtar nuk është aspak një diçka e vështirë, pasi, nëse rritesh dhe

Abazaj dhe Gavazaj: Ndjenjë e papërshkrueshme, të tregojmë vlerat tona!

MESFUSHORI Jaja Ture shpallet i humbur nga kombëtarja: Nuk kemi asnjë lajm prej tij!

Ku është Jaja Ture? Asnjë nuk e di. Mesfushori i Mançester Sitit është thirrur nga Bregu i Fildishtë për miqësoret kundër Togos dhe Moldavisë më 24 dhe 27 mars. Gjynah sepse ai nuk është paraqitur në grumbullim së bashku me pjesën tjetër të ekipit. “Nëse të gjithë futbollistët që luajnë në Europë janë paraqitur në Beauvais, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me Jaja Toure. Stafi i përfaqësueses së Bregut të Fildishtë nuk ka asnjë informacion për kapitenin e ‘Elefantëve’, fitues të Kupë së Afrikës më 2015-ën”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Bregut. Ture vendosi të tërhiqej nga kombëtarja në 2015-ën, por u kthye në dhjetor të vitit të kaluar pas ftesës së trajnerit Kamara. “Elefantët” po kalojnë një moment të vështirë, pasi nuk kanë mundur të kualifikohen në Botëror.

paraqitesh shumë mirë, unë mendoj se që mundësia është për të gjithë. U-21 ndryshon shumë nga A. Atje është më e thjeshtë përshtatja, ndërsa këtu duhet më shumë kohë dhe mbështetje nga lojtarët me më shumë eksperiencë. Andi, Etriti, Mërgimi na kanë ndihmuar shumë që të përshtatemi. Luajmë apo jo ky vendim i përket trajnerit. Po të

KUQEZINJTË

Kombëtarja vijon përgatitjet anti-Norvegji, Berisha është gati

punosh i ke dyert e hapura në kombëtare. Ndërkohë Enis Gavazaj, futbollist i Skënderbeut, ka shprehur emocionet e para pas ftesës që ka marrë nga trajneri Kristian Panuçi. “Kisha emocione, sepse ishte grumbullimi i parë në Kombëtaren A. Një ndjenjë e papërshkrueshme. Ishte një dhuratë e bukur, është arritja më e madhe imja. Duhet të japim

maksimumin dhe të jemi sa më afër ekipit, duhet të bëjmë punën tonë. Trajneri vendos nëse do të luajmë. Atmosfera është shumë e mirë, kam disa shokë nga e kaluara. Rivaliteti me Abazajn? Ne duhet të tregojmë veten në Kombëtare pastaj të shohim nëse do të transferohemi në ndonjë kampionat më të rëndësishëm. Edhe te Skënderbeu do të jemi

mirë”, tregoi mesfushori i njohur. I pyetur në lidhje me një ftesë të mundshme nga kombëtarja e Kosovës, Gavazaj pohoi: “Po. Kam patur dy-tre ftesa nga Kosova, por kam menduar gjithmonë për Shqipërinë. Jam këtu ku jam, pasi kam zgjedhur me dëshirën dhe zemrën time të luajë për skuadrën kombëtare të Shqipërisë”, përfundoi mesfushori i Skënderbeut.

SHPRESAT

Ndoj dhe Çekiçi: Kombëtarja pret, të fitojmë ndaj Sllovakisë!

K

Shqipëria ka vijuar përgatitjet për ndeshjen miqësore me Norvegjinë në program të hënën e 26 Marsit. Për herë të parë në stërvitje trajneri Panuçi ka patur të gatshëm të gjithë lojtarët e grumbulluar për këtë sfidë të parë për vitin 2018. Etrit Berisha është rikthyer të stërvitet me grupin dhe duket se për momentin ka hedhur pas problemet fizike. Portieri kuqezi ka marrë dritën jeshile nga stafi mjekësor, pasi iu nënshtrua një kontrolli të detajuar gjatë ditës, ndërkohë që në stërvitjen e mëngjesit ishte rikthyer në ekip dhe Berat Gjimshiti, që kishte kërkuar leje nga trajneri për shkak të një fatkeqësie familjare. Më pas ka mbërritur dhe Elseid Hysaj, i cili ka qenë i gatshëm për trajnerin në stërvitjen e pasdites. Panuçi e ka bazuar punën e tij kryesisht në një stërvitje tekniko-taktike, duke dashur që të fillojë të injektojë në skuadër idetë e tij lidhur me detyrat që lojtarët do të zbatojnë në miqësoren e së hënës ndaj një kundërshtari që është i ngjashëm me rivalin e saj në grupin e Ligës së Kombeve, Skocinë.

ombëtarja “Shpresa” është duke u përgatitur për ndeshjen e 23 marsit ndaj Sllovakisë. Në konferencën e radhës për shtyp ka dalë mesfushori Emanuele Ndoj dhe Endri Çekiçi. Të dy mesfushorët kuqezi kanë folur me nota mjaft optimiste për ndeshjen me Sllovakinë, që luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” më 23 mars. “Jemi duke u stërvitur përditë, nuk kemi folur specifikisht për pozicionin e mesfushës. Kur të vij ndeshja, do të shohim si mund të luajmë, nuk e dimë akoma. Jemi grup i mirë, kemi lojtarë të mirë dhe mesfusha nuk ka mungesa, në fund vendos trajneri. Kemi parë ndeshjet dhe po i studiojmë. Shpresojmë për fitore dhe të luajmë sa më mirë. Do të na mungojnë shumë lojtarët që kanë ikur në kombëtaren A, por kanë ardhur lojtarë të rinj, që shpresoj të japin maksimumin. Do t’i fitojmë dy ndeshjet me

Sllovakinë”, u deklaroi Ndoj. Ndërsa mesfushori-sulmues Endri Çekiçi, u shpreh: “Është pak e rëndësishme të përfaqësosh kombëtaren A apo kombëtaren U-21. Unë vij gjithmonë me dëshirë dhe dua të jap maksimumin tim. Kalimi te kombëtarja është diçka që nuk më takon vetëm mua, por edhe më takon vetëm mua. Në momentin që do të bëj atë hapin që të gjithë presin, besoj se kombëtarja A është aty dhe do të vij koha vetë. Asnjë lojtar nuk duhet të

jetë i kënaqur nga ajo çfarë ka ofruar deri tani, pasi do të ofrojë edhe më shumë, duke qenë akoma dhe më i mirë, duke tejkaluar veten. Çdo lojtar që hyn në fushë nga minuta e parë, ka përgjegjësitë e veta dhe e rëndësishme është që lojtarët të jenë të qetë nga ana psikologjike, të japin maksimumin e tyre. Akoma nuk kemi një formacion për t’u hedhur në fushë. Nuk ka rendësi jam apo jo titullar, pasi përherë do të jap maksimumin”, deklaroi Çekiçi.


SPORT DUELET

23

E enjte, 22 MARS 2018

Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, përcaktohen përballjet Skënderbeu-Flamurtari dhe Laçi-Kukësi janë këto dy çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Në zyrat e Federatës Shqiptare të futbollit u hodh shorti

i 1/2-ave që përcaktoi dy përballje shumë interesante dhe shumë të rivalizuara gjatë këtyre viteve të fundit në futbollin shqiptar. Skënderbeu dhe Laçi do t’i luajnë në

shtëpi ndeshjet e para të cilat do të zhvillohen në datën 5 prill, ndërsa ato të kthimit të cilat do të luhen respektivisht në Vlorë dhe Kukës do të luhen më 18 prill.

Merkato e transferimeve mund të sjellë lëvizje të bujshme në Europë

S

ulmuesit janë protagonistët kryesor në merkato e transferimeve. Edhe pse mungojnë edhe disa muaj nga hapja zyrtare e merakos së verës, shumë skuadra kanë bërë plane për yjet që mund të afrojnë. Shumë emra kanë dala në skenë sipas gazetës spanjolle “Marca” për të ndryshuar ekip në verë. Bejl- Uellsiani nuk po kalon sezonin e tij më të mirë me Real Madrid dhe gjërat nuk po shkojnë më mirë. Dëmtimet nuk e kanë lejuar atë të luajë rregullisht dhe, për më tepër, Zidane e ka lënë në stol për ndeshjet e rëndësishme, siç ka ndodhur kundër PSG në “Bernabeu”. Benzema- Pavarësisht deklaratave të Zidane në mbrojtje të tij dhe pranisë në formacionin titullar, e ardhmja e sulmuesit francez është në dyshim. “Do ta mbroj deri në vdekje, është një nga më të mirët”, ka thënë trajneri i “Los Blancos” dhjetorin e kaluar. Megjithatë, e ardhmja e Benzema ka shumë mundësi që të jetë larg Madridit. Griezman- Barcelona është shumë e interesuar për francezin dhe Atletiko i ka denoncuar ata te FIFA, duke i akuzuar katalanasit se e kanë kontaktuar lojtarit gjatë kohës që ai ka një kontratë me madrilenët. Marrëdhënia e francezit me tifozët është normalizuar, por ai pritet të jetë një nga protagonistët e merkatos së

Tërmet në sulm gjatë verës, ja yjet që pritet të ndryshojnë ekip

ardhshme. Levandovski- Sulmuesi i Bayern Mynih mund të largohet verën e ardhshme dhe Real Madrid është një nga skuadrat që interesohen për të. Për më tepër, dëshira e madhe e polakut për të luajtur në “Santiago Bernabeu” ka shtyrë menaxherin e tij të ri të takohet me klubin spanjoll. Levandovski ka një kontratë me Bayern deri më

30 qershor të 2021. Kavani- Marrëdhënia e tij me Nejmar ka krijuar përçarje brenda ekipit dhe nuk është përmirësuar me kalimin e kohës dhe kjo situatë e vë në dyshim qëndrimin e tij në kryeqytetin francez. Sipas “Les Parisen”, sulmuesi nuk ka ndërmend të kalojë një sezon tjetër në krah të brazilianit. Kejn- Totenhem nuk ka ndër-

ARGJENTINASI

mend të bëjë asnjë negociatë për sulmuesin anglez dhe do të bëjë gjithçka është e mundur për ta mbajtur atë. por klubet e mëdha të Europës e kanë vënë në shënjestër tashmë yllin e “gjelave”. Nejmar- Braziliani duket se do të jetë përsëri protagonist i një tjetër vere të nxehtë pas asaj të përjetuar vitin e kaluar. Vetëm pak muaj më vonë, ai duket se

është e penduar dhe zërat për një transferim të mundshëm te Real Madrid janë shtuar. Drejtuesit e “Los Blancos” presin që lojtari dhe babai i tij të forcojnë klubin francez që ta shesë brazilianin në fundin e këtij sezoni. Aguero- Në Angli është folur shpesh gjatë këtij sezoni për një marrëdhënie jo shumë të mirë mes tij dhe trajnerit Pep Guardiola. Edhe pse lojtari ka pranuar se ndihet mirë, ai nuk e përjashton mundësinë e një largimi në verë. “Më pëlqen kampionati spanjoll, por jam i lumtur në Angli”, ka thënë. “Kam një kontratë dhe do të më pëlqente të qëndroja, por kurrë nuk i dihet”. Ikardi- 22 golat e realizuar në këtë sezon të Serisë A tregojnë qartë pse klubet më të rëndësishme të Europës interesohen për të. Bashkëshortja dhe menaxherja e tij, Uanda Nara, ka thënë për “Gazzetta dello Sport” se ai do të ishte i lumtur të qëndronte. “Nuk mund ta parashikoj të ardhmen, por Ikardit i pëlqen projekti i familjes Zhang”, ka thënë ajo.

KORCARËT

Rrëfimi i veçantë i Higuain: Doja të Skënderbeu del para UEFA-s, tërhiqesha nga futbolli në vitin 2006 këmbëngul për pafajësi deri në KAS Gonzalo Higuain është i lumtur për grumbullimin e radhës me Argjentinën. Sulmuesi argjentinas është rikthyer pas 6 muajsh te “Albicelestet”. Në prag të miqësoreve me Italinë dhe Spanjën, ai ka dhënë një intervistë për “Tyc Sport”, në të cilën ka zbuluar një prapaskenë tronditëse. “Në të kaluarën kam menduar të tërhiqem nga futbolli për shkak të problemeve shëndetësore që kishte mamaja ime në 2016-ën, – ka deklaruar Higuain, por e kam kaluar atë moment të keq, ashtu si ajo. E dija se do ta bëja të lumtur duke luajtur. Ftesa nga Sampaoli? Jam i lumtur që jam kthyer pas gjashtë muajsh, më mungonte shumë dhe tani shpresoj ta shfrytëzoj rastin. Punoj për t’u përmirësuar dhe shpresoj që të luaj akoma edhe për shumë vite duke parë se tani jam mirë fizikisht dhe në aspektin psikologjik.

Objektivat? Si te Real Madrid, ashtu edhe te Napoli u bëra pjesë e 10 golashënuesve më të mirë të historisë së këtyre klubeve dhe shpresoj ta bëj një gjë të tillë edhe tek Juventus. Kritikat? Disa janë konstruktive, të tjera jo, por unë kam një karakter të fortë falë familjes dhe vazhdoj përpara”, u shpreh Gonzalo Higuain.

Skënderbeu do të këmbëngulë deri në fund për pafajësinë ndaj akuzave për trukime dhe dënimin e marrë nga UEFA, që sipas klubit korçar është i pamerituar. Të merkurin është zhvilluar seanca dëgjimore në Komisionin e Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s, lidhur me procedimin disiplinor për manipulimin e rezultateve. Në këtë seancë kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit ligjorë të ekipit kryesues të Superiores, që kanë argumentuar mospërfshirjen dhe pafajësinë e plotë të klubit në veprimtaritë e pretenduara nga Inspektorët e Disiplinës. Duke marrë në konsideratë natyrën e konfliktit, specifikën që paraqet gjykimi disiplinor në organet juridike të UEFA-s, e veçanërisht ekzistencën e një marrëdhënieje institucionale ndërmjet organit të akuzës dhe të gjykimit, Klubi i Futbollit Skënderbeu ka bindjen e plotë se strategjia e ndjekur nga bashkëpunëtorët tanë do të japë rezultate të kënaqshme në Gjykatën

e Arbitrazhit Sportiv. Sipas Skënderbeut, procesi gjyqësor për çështjen në fjalë është në fazën fillestare të tij dhe se Klubi i Futbollit Skënderbeu është i gatshëm të mbrojë investimet dhe punën disavjeçare në të gjitha shkallët e gjykimit. Skënderbeu rrezikon një penalizim të rëndë prej 10 vitesh pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare, kjo bazuar në pretencën e inspektorëve.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24

E enjte, 22 MARS 2018

Presidenti Ilir Meta takon ambasadorët e vendeve të BE Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti dje në një takim Komitetin e Çështjeve Politike dhe të Sigurisë së Këshillit të BE-së, të përbërë nga ambasadorë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Presidenti Meta theksoi se politika e jashtme dhe e sigurisë së Shqipërisë është plotësisht e harmonizuar me Bashkimin Europian, dhe se e konsideron shumë të rëndësishëm bashkëpunimin operacional dhe strategjik ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në përballjen me sfidat dhe rreziqet e sigurisë. Ai vuri në

dukje rolin konstruktiv të Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit rajonal dy dhe shumë palësh, duke çmuar se ky është një kontribut i drejtpërdrejtë për të ardhmen evropiane të vendit dhe të të gjithë rajonit. Kreu i Shtetit ripërsëriti kërkesën unanime në emër të të gjithë aktorëve institucionalë dhe politikë në vend drejtuar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për hapjen sa më parë të negociatave të anëtarësimit, duke siguruar për vazhdimin e reformave në 5 prioritetet kyçe.

Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimit Racor

"Integrimi më i sigurtë është përmes arsimimit" Presidenti: Më tepër mbështetje për fëmijët me Sindromën Down Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i pranishëm në veprimtarinë ndërgjegjësuese dhe të solidaritetit me rastin e Ditës Botërore për më shumë Kujdes dhe Barazi për fëmijët me Sindromën Down, që u organizua nga Qendra “Xhonatan” nën kujdesin e veçantë të Institucionit të Presidentit të Republikës. Në këtë veprimtari të zhvilluar në mjediset e Pallatit të Brigadave ishin të pranishëm fëmijët dhe prindërit e edukatorët e tyre, si dhe të ftuar nga jeta e artit, biznesit dhe politikës. Eventi nisi me një sfilatë ndërgjegjësuese me pjesëmarrjen e modeles së famshme Madeline Stuart, duke vijuar me një ekspozitë me punime dhe piktura të fëmijëve të qendrës “Xhonatan”.

Presidenti Meta mbajti një fjalë përshëndetëse, ku duke iu drejtuar të pranishmëve, shprehu solidaritetin dhe mbështetjen personale dhe institucionale. “Ne do të përpiqemi që t’ju përkrahim akoma edhe më shumë për t’jua lehtësuar këtë mision të jashtëzakonshëm, që nuk ju fisnikëron vetëm ju, por të gjithë shoqërinë dhe gjithë institucionet tona. Ne kemi një legjislacionin të përshtatshëm dhe nxitës për të përkrahur aktivitetet tuaja. Dhe do t’i ftoja të gjithë që të dhurojmë, sepse është një gjest madhështie të lumturosh fëmijët me dhurata sado modeste që ato të jenë. Sepse në radhë është çështje vëmendjeje, ndjeshmërie dhe solidariteti”,- tha Presidenti Meta.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimit Racor, takoi sot një grup studentësh të nivelit Bachelor dhe Master të komunitetit Rom dhe Egjiptian së bashku me përfaqësues të stafit të shoqatës "Roma Versitas Albania". Gjatë takimit Presidenti Meta tha

se "sot është dita për të qenë më të përgjegjshëm dhe më humanë, për të pasur një shoqëri më të bashkuar për sfidat që na presin. Është detyrë e të gjithëve ne, të promovojmë tolerancën, gjithëpërfshirjen dhe respektin ndaj çdo njeriu pavarësisht komunitetit që i përket. Vendi ka nevojë për një shoqëri të drejtë, pa asnjë lloj paragjykimi etnik, fetar e kulturor, sepse çdo njeri ka të drejtën për barazi dhe jodiskriminim si gurë themeli të të drejtave të njeriut". Presidenti Meta theksoi

se "e ardhmja e vendit varet nga rinia e familjeve të thjeshta të shoqërisë që kanë aspirata të mëdha. Integrimi më i sigurtë është ai përmes arsimimit. Ndaj për mua është kënaqësi të shikoj midis jush inxhinierë, mjekë, infermierë, psikologë, arkitektë apo ekonomistë të ardhshëm të vendit. Jam i sigurtë se do të bëheni lider dhe shembulli i duhur për t'u ndjekur nga qindra e mijëra të rinj të komuniteteve tuaja. Investimi më i madh për shoqërinë është shkollimi dhe edukimi i duhur i rinisë",-tha Kreu i Shtetit. Gjatë bashkëbisedimit, studentët e nivelit Bachelor dhe Master të komunitetit Rom dhe Egjiptian, e njohën Presidentin me problematikat e tyre dhe falenderuan për angazhimin e tij për të qenë përherë në mbështetje të rinisë.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.