CYANMAGENTAYELLOWBLACK
www.kohajone.com
1 E enjte, 22 NENTOR 2018
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 277 (8408)
E enjte, 22 Nëntor 2018
Çmimi 30 Lekë
Paralajmërimet e banorëve që do t'ju shemben shtëpitë nga ndërtimi i Unazës së Re: "Jemi gati të vdesim për pronën tonë. Edi Rama të tërhiqet ose fundi do t'i vijë nga ne. Do hyjmë në Parlament!". Ndërkohë forca të mëdha policore rrethojnë sot Kuvendin
Protestuesit e Unazës: Sot hyjmë në Parlament! Protesta e banorëve sot do të zhvendoset para Parlamentit. Dje, në ditën e 18 të protestës, qytetarët që kërkojnë dëmshpërblim të plotë nga qeveria, paralajmëruan se kërkesat e tyre do t'i parashtrojnë para godinës së seancave, ku pritet të jetë kryeministri dhe gjithë qeveria FAQE 3
Presidenti Meta dhe Presidentja kroate Grabar-Kitaroviç te Arbanasit e Zarës, “oazin e shqiptarëve në Kroaci”
INTERVISTA
Edi Rama: Unë, kryeministri më i mirë ndër artistët dhe artisti më i mirë ndër kryeministrat
FAQE 6
PROJEKTI I PD
Basha: Kur të vijmë në pushtet do anulojmë ligjin për arsimin e lartë FAQE 5
LETRA
Do vritesh me snajper, kërcënohet nga burgu deputeti i PD, Salianji FAQE 6
UNAZA E RE
Në foto: Presidenti Ilir Meta me Presidenten kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, dje në Zarë të Kroacisë OPINION
ANALIZË
As pushtuesi s’na e ka bërë këtë gjëmë
Ballkani, peng i mbetjeve nacionaliste
Nga Ylli Manjani
Nga Marjana Doda
FAQE 9
FAQE 18
AKUZAT
PD: Vangjush Dako, simboli i masakrës elektorale, do të arrestohet FAQE 7
FAQE 12,13,24
Vasili: Megagrabitje që po bëhet para syve të qytetarëve
FAQE 2
PANAIRI NDËRKOMBËTAR I TIRANËS
Qato: Klik Ekspo Group, katalizator i nxitjes se investimeve të huaja në Shqipëri
FAQE 23
POLITIKE
2
E enjte, 22 NËNTOR 2018
Kreu i grupit të LSI-së: Rama të kërkojë falje, i mashtroi qytetarët për t’u marrë votën KRYETARJA E LSI-së “Unaza e re”, Kryemadhi: Në ç’vend të Botës 2 km kushtojnë 40 mln euro
Unaza e Re, Vasili: Megagrabitje që bëhet para syve të qytetarëve K
reu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili doli në një deklaratë për mediat lidhur me protestën e banorëve të Unazës së Re, ndërtesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Madhe. Gjithçka pasi Kryeministri Edi Rama, i quajti banorët protestues si zaptues profesionistë. Vasili tha se Kryeministri i Shqipërisë duhet të turpërohet. “Sot përpara se të thotë çdo lloj deklarate tjetër së bashku me lejfenët e tij të bashkëqeverisjes, t’u kërkojë falje 1000 herë këtyre qytetarëve, të cilët i mashtroi për t’i marrë votën. Dhe ky mashtrim është në sytë e të gjithëve. Pasi u deklaroi që i kishin ndërtuar banesat e tyre me gjak dhe sot në sytë ë këtij të pacipi gjaku u bë ujë, dhe praktikisht këta s’kanë asnjë të drejtë, por duhet të dalin në rrugë të madhe”, u shpreh Vasili. Ai tha se janë 40 milionë euro do të shpenzohen për 2.2 km rrugë. Në vijim tha se kjo rrugë është tenderuar në 3 copa, nga 700 apo 800 metra copa dhe konkurruesit kanë qenë firma të paracaktuar dhe 3 herë ka konkurruar një firmë që ka bërë një ofertë 0 lekë. “S’besoj se ka
qytetarë, votues i opozitës apo votues i Partisë Socialiste që të mos shqetësohet, preokupohet e mos t`i vijë ankthi i jashtëzakonshëm që po vidhet në këtë mënyrë, pasi ka konkurruar tre kompani për 3 tenderë të ndryshëm dhe ai bashkë konkurruesi tjetër ka qenë me 0 lekë. Vëllezërit Hysa konkurrojnë 3 herë me 0 lekë. Kjo është gara. Është e qartë për të gjithë. 19 milionë euro, konkurron një kundërshtarë me 0 lekë, i jepet
dhuratë këtij dhe 30 e ca milionë euro vidhen”, denoncoi Vasili. Ai tha se kësaj mega vjedhjeje do t`i shkohet deri në fund dhe se fajtorët duhet të shkojnë para drejtësisë. Sipas tij, qytetarët që e kanë votuar këtë mazhorancë, nuk e kanë votuar që të vjedhë, që nga një rrugë që nuk bën më shumë se 2 milionë, ta paguajë 19 milionë me gjakun dhe djersën e tyre dhe “me një sëpatë që u rri mbi kokë për dhjetëra vjet”. “Kjo është e vërteta e kësaj rruge,
e cila zbuloi, nxori në pah, ku ishte vetëm maja e ajsbergut, por tanimë i gjithë ajsbergu është përpara jush. E shikoni, është shumë e qartë dhe përpara kësaj ka vetëm një qëndrim: qëndrim të papajtueshëm, rezistencë deri në fund pasi këtu bëhet fjalë për të mbrojtur paratë e qytetarëve, gjakun dhe djersën e tyre pasi alternativat që u shton qeveria janë: Ne këndojmë këngën të vjedhim e të grabisim çdo gjë, ndërsa ju dilni në rrugë, dilni mes shiut, burra, gra, fëmijë, ribëni nga e para shtëpitë tuaja, zhytuni në mjerim që ne paratë që do grabisim, mos të na preket asnjë cent. Tender korruptim, kosto çnjerëzore dhe një vjedhje çnjerëzore janë sytë e çdo qytetari. Këto nuk janë as më shumë e as më pak, s`janë aspak pretendimi i opozitës, janë fakte të ftohta, të thjeshta që janë përpara syve tuaj. Ju ftoj që të gjithë të reflektoni e të mendoni shumë sepse ky është momenti i reflektimit të madh. Përpara hajdutërive të tilla, të gjithë duhet të jemi të papajtueshëm pavarësisht bindjeve politike që ne kemi”- u shpreh dje kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili.
“UNAZA E RE”, KRYEMINISTRI FLET I PRERË: KU CËNOHET PRONA E PËRBASHKËT, S’KA LEGALIZIM
O
pozita e ka cilësuar projektin e ndërtimit të “Unazës së Re” si një nga grabitjet më të frikshme. Prej ditësh ajo po sjell argumente se kjo rrugë në kushte normale dhe përmes një gare mund të kushtonte 10 milionë euro dhe jo 40 milionë për 2,2 kilometra, e për këtë arsye, opozita deklaron se ndërtimi i Unazës së Re është një grabitje skandaloze. Dhe duke marrë shkas pikërisht nga këto argumente, kryeministri Edi rama i kthehet ashpër kritikëve të këtij projekti duke thënë se kilometrat e rrugëve nuk janë si metrat e teritalit që blinin në MAPO dikur për pantallonat. Por teksa ironizon dialektin verior, që ngatërron “xh” me “gj”, kreu i Qeverisë thotë se vlerat për kilometrat variojnë sipas përmbajtjes së projektit e çmimet dalin nga një manual standard. “Dikush duhet t’u shpjegojë ingjinjerave të pdlsi dhe të kazanit plot me kadrinj se km e rrugëve nuk janë si metrat e teritalit që blinin në MAPO dikur për pantallonat
“40 milionë euro për 2 km rrugë”, Rama: Nuk po ndërtojmë terital për pantallon e tyre! Vlerat për km variojnë sipas përmbajtjes së projektit e çmimet dalin denbabaden nga një manual standard”, u shpreh dje kryeministri Edi Rama në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale. Më herët Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë me banorët e Unazës së Re, objektet e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Madhe. Gjatë takimit të përjavshëm për bashkëqeverisjes, kreu i qeverisë tha sot se ata banorë kanë ndërtuar pa leje dhe tani kërcënojnë se duan dëmshpërblim 100% nga taksat e qytetarëve. Rama tha se ata janë shprehja më spektakolare e një degradimi total të të menduarit shoqëror dhe politik. Në këtë drejtim shtoi se të kesh aplikuar për legalizim nuk do të thotë të legalizohesh medoemos, nëse ngrehina bie në shtratin e
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
rrugës, zonë arkeologjike, tubacionet e ujësjellësit apo kanalizimet, aty ku kalojnë zonat e energjisë elektrike etj. Rama tha
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
se janë të përcaktuara në ligj të gjitha rastet ku një objekt nuk mund të kthehet në një pronë të ligjshme, aty ku cenohet prona e përbashkët e komunitetit. “Mbi ç’ligj dhe moral kërkojnë 100% dëmshpërblim bizneset shumëkatëshe?! Dëmshpërblim nga buxheti i shtetit, me të cilin rriten pagat dhe pensionet, për të dëmshpërblyer zaptuesit profesionistë që kanë ndërtuar nga 3-4 vila e biznese. Kjo është e papranueshme, ata njerëz të largohen nga rruga që kanë bllokuar dhe ti hapin rrugë zhvillimit. Të mos turpërojnë veten dhe familjen dhe të mos bëhen gazi i botës dhe mish për top i atyre të tjerëve, që si ka mbetur asgjë vetëm se tundin flamurin e opozitës, ku kërkojnë dëmshpërblim për paligjshmëri”, u shpreh dje kryeministri Edi Rama.
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është rikthyer edhe këtë të mërkurë çështjes më të nxehtë të aktualitetit në vend, kostos së ndërtimit të Unazës së Madhe në Tiranë. Ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama se po mbron oligarkët e tij për çmimin stratosferik të projektit, Kryemadhi kërkoi dje nga kreu i qeverisë të tregojë se në ç’vend të botës 2 km kushtojnë 40 milion euro. “Kryeministri injorant, që librin e aritmetikës e ka mbyllur në klasën e katërt fillore, është përpjekur të mbrojë oligarkët e tij të babëzitur për çmimin stratosferik për ndërtimin e Rrugës së Unazës. Ky frikacak i pashembullt le të tregojë se në ç’vend të botës 2 km kushtojnë 40 milion euro, le të tregojë qartë projektin dhe firmat që përfitojnë nga ky palaçollëk. Dhe së fundmi një kujtesë, meqë dijepaku përmend manualin; manual në shqipe të pastër është doracak dhe në shqipen e përditshme është doracak në xhepat e buxhetit të shtetit, të atij buxheti që gllabërohet çdo ditë nga Edi Rama dhe klientët e tij”- u shpreh dje përmes rrjeteve sociale, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Banorët që preken nga projekti i Unazës së Madhe prej më shumë se dy javësh dalin përditë në protestë në protestë, duke kërkuar që të gjendet zgjidhje për ta, duke thënë se nuk do largohen nga banesat, pa u bërë kompensimi sipas vlerës së tregut. Objektet që prishen nga projekti janë ato të ngritura nga zona e “Pallatit me shigjeta” e deri te sheshi “Shqiponja”, në të dy anët e rrugës. Nga vlerësimi i bërë në terren janë 317 objekte që preken, të cilat janë 163 janë në proces legalizimi. Ndërkohë kryebashkiaku Erion Veliaj tha se banorët që i kanë shtëpitë pa dokumente do marrin 3 vjet qira, ndërsa kush i ka godinat me letra do i marrë lekët e dëmshpërblimit kokërr më kokërr.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E enjte, 22 NENTOR 2018
Paralajmërimet e banorëve që do t'ju shemben shtëpitë nga ndërtimi i Unazës së Re: "Jemi gati të vdesim për pronën tonë. Edi Rama të tërhiqet ose fundi do t'i vijë nga ne. Do hyjmë në Parlament!". Ndërkohë forca të mëdha policore rrethojnë sot Kuvendin
Protestuesit e Unazës: Sot hyjmë në Parlament! Protesta e banorëve sot do të zhvendoset para Parlamentit. Dje, në ditën e 18 të protestës, qytetarët që kërkojnë dëmshpërblim të plotë nga qeveria, paralajmëruan se kërkesat e tyre do t'i parashtrojnë para godinës së seancave, ku pritet të jetë kryeministri dhe gjithë qeveria Tubimi para Kuvendit pritet të mos jetë vetëm manifestim, por edhe shprehje e fortë e pakënaqësisë që pronarët e më shumë se 320 banesave kanë ndaj qeverisë "Rama". Gjatë tubimit të mbrëmshëm në Unazën e Re, banorët paralajmëruan se situata mund të jetë shpërthyese para Kuvendit. Në akuzat e tyre ndaj qeverisë nuk ka vetëm ankesa, por edhe kërcënime të forta që paralajmërojnë tensione. Një prej qytetarëve që morën fjalën në protestë, njoftoi se ditën e sotme, protestuesit mund të hyjnë edhe në Kuvend. "I bëj thirrje kryeministrit, që nesër protesta do të jetë përpara parlamentit dhe nëse nuk dëgjoni ne mund të futemi dhe brenda në Kuvend. Prandaj nesër (sot) në orën 10 do të jemi të gjithë përpara Parlamentit të mbështetur dhe nga banorët e bregut të lumit", deklaroi një prej qytetarëve në protestë. Ndërsa një tjetër prej protestuesve bëri një kërcënim personal ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se nëse banesat e tyre shemben, ky do të jetë dhe fundi i tij. "I bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar që të ngrihen se kjo është një kauzë për gjithë Shqipërinë që po ik drejt humnerës. Po
ikin njerëzit jashtë. U bëj thirrje të gjithë Ambasadave. O kryefaqezi, pronën do ta mbrojmë me gjak, me jetë! Ti do të më vrasësh mua, pas meje do të vish dhe ti. Do të vdes për pronën time. Vetëm mashtrime ke bërë me këtë popull, por nuk na shtyp dot. Po na vrave ne, do të dalin dhe të tjerët më të fortë se ne dhe ti me ne e ke fundin, ta kesh të qartë. Lëri lojërat politike se nuk jemi për politikë, jemi për të drejtën
tonë legjitime",- u shpreh një prej qytetarëve të revoltuar. Ky ishte realisht kërcënim serioz për jetën e kryeministrit. Mësohet se Garda ka shtuar rojet përreth Kryeministrit. Ndërkohë dje Edi Rama ka pranuar se do të mbajë një fjalim të gjatë në Parlament pikërisht për çështjen e banorëve që shpronësohen nga ndërtimi i Unazës së Re. Argumentet që do të paraqesë kryeministri janë parathënë nga Ministria e
Infrastrukturës, Bashkia e Tiranës dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar. Sipas institucioneve, shtëpitë do të prishen dhe kompensimi do të bëhët në bazë të bëhet i plotë për banesat e legalizuara. Një pjesë e banorëve që protestojnë i kanë ndërtesat në proces legalizmit dhe sipas asaj që thonë zyrtarët mund të marrin pak ose aspak dëmshpërblim. Nëse kreu i qeverisë do të përsërisë të njëjtat gjëra që banorët i
kanë dëgjuar prej ditësh dhe ndaj kanë dalë në protestë, ka mundësi që protesta e nesërme të jetë një "betejë" mes tyre dhe qeverisë. Në tubimet e tre javëve në zonën e Unazës së Re kanë protestuar më shumë se një mijë banorë. Sot para Kuvendit pritet të jenë dhe banorët e asaj që njihet si Bregu i Lumit, të cilët kanë të njëjtat ankesa për dëmshpërblimin. Gjë që do të thotë se numri i protestuesve mund të jetë më i madh se zakonisht. Flitet se mund të ketë dhe të tjerë, ndaj duhet që policia e shtetit të sigurojë jetën e kryeministrit Rama. Nuk bëhet shaka me ata që humbin shtëpinë dhe të ardhmen e fëmijëve! Policia ka marrë masa gjatë mbrëmjes së djeshme për të shmangur incidentet. Por nëse Edi Rama mban vetëm një fjalim të fortë, pa premtuar zgjidhje për banorët edhe reagimi i protestuesve do të jetë i fortë, por jo me fjalë. Pasi po u merret prona dhe gjithë pasurinë që kanë venë në 27 vite, banorët e Unazës së Re nuk kanë më çfarë humbasin me protesta paqësore. Ndaj kujdes, sot! Policia e Shtetit ka marrë masa të përforcuara që të mos lejojnë asnjë banorë që të kalojë vijën e sigurisë duke mbrojtur deputetët e PS dhe qeverinë.
POLITIKE
4
E enjte, 22 NËNTOR 2018
Ministri i Infrastrukturës: Po tentohet të pengohet zhvillimi i projektit. VKM vetëm për 180 objekte
P
rojekti i “Unazës së Re” prej ditësh është bërë kryefjalë e politikës dhe e banorëve të zonës së “Astirit”, të cilët kërkojnë me ngulm të shpronësohen me vlerën e tregut. Për këtë ka folur edhe ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, i cili theksoi dje nga Kuvendi se nuk do të ketë prishje pa dalë më parë vendimi i Këshillit të Ministrave për dëmshpërblimet e banorëve. Ai e cilësoi segmentin e “Unazës së Re” si një aortë që i shërben të gjithë Shqipërisë. Kreu i kësaj ministrie iu bëri thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me Autoritetin Rrugor Shqiptar. “Unaza e Tiranës, ‘aorta’ e gjithë Shqipërisë. Masterplani i projektit për Unazën që në vitin ’89. Po tentohet të pengohet zhvillimi i projektit. Nuk ka prishje, pa dalë VKM për shpronësim. Do dali VKM për 180 objekte. Banorët të bashkë-punojnë me ARRSH. Pastrimi i zonës pasi të bëhen shpronësimet. Nuk ka pasur asnjë devijim të projektit. Projekti është vazhdim i gjurmës së nisur dhe i konceptit të Unazës së Madhe, pra me ato parametra që ka një autostradë urbane që mundëson edhe komunikimin nga të dyja anët e rrugës. Ka pasur një spekulim të madh politik. Nuk ka filluar një proces prishje, gjithvcka është e stisur politikisht për të penguar zhvillimin e këtij projekti të
“Unaza”, Gjiknuri: S’ka prishje pa dalë VKM-ja për shpronësim
rëndësishëm. Së pari nuk ka filluar si procedurë njoftimi, qoftë për banorët që kanë dokumente pronësie, qoftë për ata që janë me ndërtime ilegale dhe nuk kanë dokumente. Është ngritur ideja që përse kanë vajtur njerëz me uniforma atj? Njerëzit nga
autoritetet, qoftë nga ARRSH qoftë nga bashkia kanë shkuar për të piketuar dhe për të bërë një administrim të të dhënave konkrete në zonë. Nuk ka një proces prishje pa dale VKM për shpronësimin e banorëve që sipas ligjit duhet të shpronësohet.
Pra gjithçka është e stisur nga politika. Së pari do dalë VKM për 123 me vërtetim pronësie, pasi del VKM dhe alokohen fondet do të fillojë procesi i shpronësimit dhe më pas pastrimi i zonës nga ndërtimet pa leje. Personat që janë pa dokumentacion pronësie, do të trajtohen me tre vjet qira dhe më pas me kredi të buta ose banesa sociale”, tha dje ministri Damian Gjknuri. Buxheti për Infrastrukturën Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikes, Damian Gjiknuri i pranishëm dje në Komisionin e Ekonomisë deklaruar se rruga Tiranë-Elbasan do të përfundojë breda pranverës së vitit të ardhshëm. “Në fund të shtatorit , parlamenti aprovojë kredinë për këtë rrugë. Në tetor ka nisur me ritme të kënaqshme. Afati është dhjetori, por mund të ketë edhe shtyrje disa mujore, sepse kjo varet edhe nga kushtet atmosferike. Si përfundim i veprës mund të them se do të jetë pranvera e vitit të ardhshëm”, tha ai. Gjithashtu ministri u ndal edhe tek sektorë të tjerë, të cilat do të preken nga investimet, duke përfshirë energjinë dhe hekurudhat. Sipas
ministrit, Shqipëria ka patur një sukses të shtuar në fushën e eksportit të ferro-kromit, sektor ky i cili shihet si krenari prej vitesh në ekonominë e shqiptarëve. “Shqipërisë i duhet të balancojë nevojat për energji. Ne duhet që të bëjmë politika të kujdesshme që ta mbajmë nën kontroll. Ky sektor deri tani është menaxhuar me kujdes. Humbja e energjisë në rrjet është reduktuar. Paraardhësit e mi kanë bërë disa kontrata disa vjeçare. Trajtimi i mbetjeve, do të ketë mbështetje për inceneratorët”, shtoi Gjiknuri. Mes tjerash në fjalën e tij, ministri i Energjetikes theksoi se porti i Durrësit do të këtë vëmendje të shtuar dhe kjo sipas tij është prioritet në fushën e transportit të mallrave. “Investimet kapitale të ferro-kromit, ka shtuar ndjeshëm eksportet. Kjo ndikon në punësim si dhe sjellë të ardhura. Ne besojmë vitin tjetër do të fillojmë investimet në rehabilitimin ne hekurudhave Tiranë-Durrës. Për transportin e mallrave do t’u japim rëndësi, sidomos porti i Durrësit. Ne po bëjmë studime fizibiliteti për hekurudhën mes Greqisë dhe Maqedonisë”, nënvizoi ai.
“UNAZA E RE”, KREU I ARRSH-SË: SHESHI “SHQIPONJA” JO MË RRETHRROTULLIM, POR GJYSMË UNAZË
A
utoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi se ka ngritur grup pune për vlerësimin e banesave që preken nga projekti i Unazës së Re. Grupi i punës do të bëjë matjet dhe vlerësim për pasuritë që preken nga projekti. Sipas ARRSH, grupet e punës janë ngritur për shpronësimet në segmentin rrugor nga “Pallati me Shigjeta” deri te “Shqiponja”. Detyrat e grupeve, sipas urdhrit që mban firmën e kreut të ARSH-së, janë: Matja dhe vlerësimi i të gjitha pasurive që preken nga projekti; Kryerja e të gjitha korrespondencave me institucionet shtetërore për marrjen e dokumentacionit dhe konfirmimeve që nevojiten për plotësimin e kërkesës për shpronësim; Plotësimin e kërkesës për shpronësim për të gjitha pasuritë pronë private sipas legjislacionit në fuqi; Dorëzimin e kërkesës për shpronësim brenda muajit dhjetor; Në bashkëpunim me institucionet shtetërore, të kryejnë matjet, vlerësimin si dhe përgatitjen e dokumentacionit tekniko-ligjo për kalimin kapital për të gjitha pasuritë shtetërore që preken nga projekti i zbatimit. Me nisjen e punimeve për Unazën e Madhe mbikalimi do funksionojë tek Kthesa e Kamzës, ndërsa do të eliminohet rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”. Kreu i
Qendro: Grupe pune për vlerësimin e banesave. Ndërtimi i mbikalimit është kosto më vete
Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro sqaroi devijimin e trafikut. “Një gjysmë unaze nga Shqiponja, deri tek mbikalimi i Casa Italias, që do të thotë kur vjen nga Unaza nuk mund të rrotullohesh në vend por do të shkosh deri tek Casa Italia e do kthehesh në Tiranë. Nuk do të pengohet transporti publik qytetas e ndërqytetës”- theksoi Qendro. Në këtë segment të Unazës së Madhe parashikohet prishja e 317 objekteve, ku vetëm 123 rezultojnë me vërtetim pronësie. Ndërkohë
që banorët kanë dalë në protesta që prej 18 ditësh. Teksa u ndal tek dëmshpërblimi i qytetarëve, ai tha se do të bëhen të gjitha vlerësimet e objekteve. “Ka shumë objekte që nga verifikimi mund të riformatohen. Në këto raste në bazë të ligjit do të bëjmë vlerësim bashkë me qytetarët të objektit, ku do të jepet aprovim që kjo banesë mund të qëndrojë në këmbë, që do të thotë pjesa që preket do të prishet dhe pjesa që mbetet do të vijojë të qëndrojë. Por kjo do të jepet nga inxhinieri. Nuk do
të skualifikohet pjesa që mbetet por do të ketë një rivlerësim të godinës nga inxhinieri në bashkëpunim me hipotekën”, pohoi ai. Kreu i ARRSHsë i konsideroi spekulim pretendimet e banorëve për ndryshim të aksit të unazës së madhe. Pyetjes se kur do të nisin prishjet që i hapin rrugë zbatimit të projektit, Qëndro konfirmoi edhe një herë atë ç’ka tha ministri Gjiknuri, se asnjë prishje e objekteve me dokument zyrtar nuk do ndodhë pa dalë VKM dhe fondi përkatës për dëmshpërblim. “Kemi verifikuar 102 objekte me pronësi se 135 me legalizim po presim që ALUIZNI të bëjë skualifikimin ose kualifikimin e objekteve me pas do veprohet me inspektoriatin ndërtimor për prishjen e objekteve por kjo pasi të jenë regjistruar për bonus qeraje në Bashki.” – theksoi Qendro. Ai iu përgjigj edhe pretendimeve të banorëve, të cilët kërkojnë që përfaqësues të ARRSH të shkojnë te ata, dhe jo e kundërta. “ARRSH është institucion shtetëror dhe i pret qytetarët në institucion. E kam bërë deklaratë dhe e them kanë trokitur mbi 60 % e poseduesve. Une
nuk jam inxhinier të shkoj të sqaroj protestuesit. Kanë ardhur grupe me deputet, pa deputet dhe individë të veçantë. Për ç’kanë ardhur janë sqaruar iu është qarë halli. E kuptoj shqetësimin i kam pritur i kam sqaruar i kam analizuar te gjithë situatën. Institucionet nuk funksionojnë ne rrugë por nëpër zyra” vijoi më tej Qëndro. Ndërsa theksoi se nëse banorët nuk janë të kënaqur me inxhinierët e autoritetit, mund të marrin vlerësues të jashtëm dhe të kalojnë më pas në procedurë ligjore. “Jam i hapur një përfaqësi e tyre të vijë të ulet të bisedojmë. Por s’mund të bëj sqarime në rruge. I zbatoj detyrat por s’është ligjore që unë të dal e të pyes me megafon” -tha ai. Lidhur me akuzat e ngritura për kostot e rrugës, Qendro u shpreh se analogjia që bëhet nuk është e drejtë. Kemi 2.3 km rrugë urbane dhe 4.6 km rrugë dytësore, ka dy nën kalime, dy mbikalime që do të thotë kosto që ka ndërtimi i mbikalimit është më vete jo në koston e rrugës. Vetëm mbikalimi bën 1.5 mld”- u shpreh dje kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro.
POLITIKE
5
E enjte, 22 NËNTOR 2018
KOMISIONI I EKONOMISË PËRFSHIHET NË DEBATE MES SOCIALISTËVE: NUK PO TË SHIKOJ AS ME SYRIN E NJERKËS DHE AS TË VJEHRRIT
M
bledhja e djeshme Komisionit të Ekonomisë dhe Financave është mbyllur mes debateve brenda vetë anëtarëve të mazhorancës. Deputeti i Partisë Socialiste, Ismet Beqiraj shfrytëzoi praninë e ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, për t’i kërkuar këtij të fundit disa shpjegime për disa probleme që lidhen me zonën e Mallakastrës, ku ai është dhe deputet. Por, kryetari i Komisionit, Erion Braçe i ka kërkuar që në këtë mbledhje mos diskutojnë për zona elektorale, por për projekte madhore, dhe jo ato që shqetësojnë votuesit e tyre në terren. Debati në Komision Ismet Beqiraj: Në zonën e Mallakastrës nuk ka asnjë objekt të ri në vitin buxhetor 2019…. Erion Braçe: Zoti Beqiraj.. Ismet Beqiraj: Të lutem, të lutem... Erion Braçe: Po jo mo mos mu lut fare,
Braçe i mbyll “gojën” deputetit të PS-së: S’do flasim për zonat ku jemi bërë deputetë
këtë mbledhje e drejtoj unë! Ismet Beqiraj: Ka hequr dy objekte, Erion! Erion Braçe: Zoti Beqiraj për zonat elektorale të gjithë secilit keni grupin parlamentar, keni dhe seancën plenare.
Shkoni atje dhe diskutoni. Këtu nëse u bënë pyetje, u bënë për projekte madhore shqiptare. Nuk është ky komision për zonat elektorale. Unë kam një orë që dua të pyes dhe nuk pyes dot se ju po pyesni për zonat elektorale. Ismet Beqiraj: Mbase ju në zonën e Divjakës i keni zgjidhur, ndërsa unë nuk e kam zgjidhur. Erion Braçe: Jo mo unë nuk kam zgjidhur asnjëgjë. Shko në grup parlamentar dhe zgjidhi atje Ismet Beqiraj: Duhen shfuqizuar dy ligje, të lutem nuk duhet të shikohen me syrin e njerkës, kaq po të them! Erion Braçe: O zotëri nuk po të shikon njeri as me syrin e njerkës dhe as syrin e vjehrrit. Seanca mbyllet këtu!
Deputetja e LSI-së: Ja tre momente të rëndësishme dhe që nuk vërehen në asnjë çast si pjesë e buxhetit të ardhshëm
P
rojektbuxheti i parashikuar nga Qeveria “Rama” për vitin e ardhshëm dhe i cili pritet të miratohet në seancën e sotme plenare, vijon të shkaktojë reagimet të forta nga ana e opozitës, e cila edhe pse nuk ka qenë e pranishme gjatë diskutimeve parlamentare, vijon të shprehë qëndrimet e saj lidhur me draftin më të rëndësishëm të qeverisë. Reagimi i radhës vjen nga deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Klajda Gjosha, e cila përmes një shënim në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook” e cilëson si buxhetin e dëbimit të trurit intelektual shqiptar nga vendi. Në vlerësimin e saj, Gjosha shprehet se nëse buxheti i 2019ës do të kishte një prioritet, ai duhet të ishte me patjetër “Buxheti i rikthimit të Trurit”, por që fatkeqësisht, thotë ligjvënësja e LSI-së, rezulton se është “Buxheti i Dëbimit të Trurit”! “Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ngritur dje një nevojë jetike që ka sot Shqipëria, siç është ndalimi i emigracionit dhe lidhja e drejtë për drejtë me prioritetet e buxhetit të vitit të ardhshëm. Ne po përballemi prej disa vitesh me fenomenin e largimit në masë të qytetarëve drejt vendeve më të zhvilluara. Disa nga pamundësia ekonomike, shumë prej tyre nga depresioni i thellë shoqëror në të cilën po kalon vendi por ajo çka është më e dhimbshme është largimi i trurit, i shtresës së mesme, profesionistëve dhe rinisë. Nëse buxheti i 2019 do të kishte një prioritet, ai duhet të ishte me patjetër “Buxheti i rikthimit të Trurit”, por që fatkeqësisht është “Buxheti i Dëbimit të Trurit”! Tre momente janë të rëndësishëm dhe që nuk vërehen në asnjë çast si pjesë e buxhetit të ardhshëm: 1. Aksesi në Arsim: Reforma në arsim dhe cilësia në mësimdhënie duhet të ishin prioritet kryesor që të përkthehej edhe në shifra. Shkenca vazhdon të mbetet një sektor i varfër ku kultura e kërkimit shkencor duket si mesjetë. 2. Aksesi në Punësim: Vazhdon të mbetet problemi më i madh pasi filozofia e qeverisë është goditja e biznesit nëpërmjet taksimit të lartë dhe gjobave. Klima mbështetëse ka vite që nuk ekziston më. Përfshirja në TVSH e biznesit me mbi 2milion Leke të ar-
Gjosha: Ky është buxheti i dëbimit të intelektualëve
dhura ka sjellë mbylljen e rreth 11.214 bizneseve në vetëm 9 muajt e 2018. Për të mos analizuar më pas monopolizimin e investimeve në vetëm pak duar dhe duke e drejtuar vendin drejt mbylljes së mundësisë për investime të huaja. 3. Nevoja për meritokraci, siguri në punësim dhe vazhdimësi karriere: Nëse duhet
të mbështesim profesionistët duhet nisur nga rritja e pagave, e deri te sistemi i rritjes në detyrë, në bazë të vlerësimeve periodike. Nëse nuk arrijmë të motivojmë punonjësit, largimi i trurit për fat të keq do të kthehet në fatkeqësi kombëtare”- u shpreh dje në reagimin e saj, deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha.
KREU I PD-së
Basha: Kur të vijmë në pushtet do të anulojmë ligjin për arsimin e lartë
Kreu i opozitës Lulzim Basha, në një takim me studentë në Forumin “Studentët për qeverisjen e mirë”, u premtoi atyre kur PD-ja të vijë në pushtet do të ketë rritje të buxhetit për arsimin dhe të gjithë të rinjtë dhe të rejat të kenë mundësi për t’u arsimuar pavarësisht shkallës ekonomike. Ndër të tjera Basha tha se do të anulojë ligjin për arsimin e lartë që miratoi qeveria “Rama”. “Çelësi janë universitetet, ato që përgatisin të rinjtë si shkencërisht ashtu edhe profesionalisht. Ndaj jo vetëm që do të anulojmë ligjin për arsimin e lartë, jo vetëm që do ta dyfishojmë financimin për arsimin e lartë, pro sikur teorikisht të gjendesha para një zgjidhje se çfarë do të vendosja nga fushat kryesore të bashkëjetesës dhe shoqërisë për të financuar për vetëm 1 mundësi, gjithmonë do të vendosja arsimin e lartë. Sepse po zgjidhe arsimin e lartë, atëherë ai do të zgjidhë të tjerat. Do të arsimoj të rinjtë, do ti pajis me dije, do ti pajis me model analitik, me aftësi dhe me përkushtim që të rindërtojnë edhe të tjera, ekonominë, shëndetësinë e gjithë të tjerat”, tha Basha. Sakaq, “korruptiv” e ka quajtur kryedemokrati Basha projektin e qeverisë për ndërtimin e Unazës së Madhe në Tiranë. Ai kërkoi shpronësim për të gjithë banorët, si një e drejtë që e parashikon ligji. “Kanë bërë një projekt dhe duan të prishin 370 banesa. Projekti është me tender korruptiv dhe nuk ka pasur garë. 40 milionë euro për 2 km rrugë. I pyeti njeri banorët dhe inxhinierët? Askush nuk u konsultua. Ligji është shkelur nga të dyja këmbët nga vetë shteti dhe qeveria. Është shkelur ligji sepse shpronësimi i banorëve është i garantuar me ligj”, tha ai.
POLITIKE
6
E enjte, 22 NËNTOR 2018
Ambasadori Borchardt: Shumë vonë për votimin elektronik, KQZ ka bërë zgjedhje me 4 anëtarë, sot kemi 5
M
azhoranca dhe opozita duhet të nxitojnë për të arritur në një produkt të përbashkët për reformën zgjedhore. Është ky apeli i radhës që vjen nga ambasadori i OSBE në Tiranë, i cili mendon se nisja e punës përgatitore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e pengon reformën zgjedhore, por shprehu keqardhjen për vakancën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ambasadori Bernd Boschardt ka ende shpresë që politika shqiptare të gjejë gjuhën e konsensusit për reformën zgjedhore. Edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur punën përgatitore për administrimin e vendoreve në 30 qershor me Kodin e Vjetër, Boschardt nuk e shikon pengesë për të vijuar punën nga komisioni parlamentar ad-hock. “Fillimi i punës nga KQZ nuk do të thotë se puna e komisionit për reformën ka ndaluar, sepse çdo gjë mund të rregullohet ende. Jam i lumtur kur dëgjova nga kryetari i PD-së që PD-ja është e gatshme të vazhdojë punën në Komisionin e Posacëm për Reformën. Duhet pasur parasysh se pavarësisht këtyre, puna po vazhdon. Ka disa gjëra që mund të zgjidhen në moment të fundit, por ka disa gjëra të tjera që kërkojnë më shumë kohë. Siç do ishte përdorimi i teknologjisë të reja të votimit që kërkon kohë më të shtuar, apo disa rekomandime të tjera të OSBE/ODIHR, qoftë edhe për depolitizimin e komisioneve dhe këto duhen marrë parasysh”- deklaroi ambasadori Bernd Borchardt. Për dy vendet
OSBE: Ende kohë për reformën zgjedhore, por politika duhet të nxitojë
vakante të Opozitës në KQZ, kreu i OSBE-së në Tiranë shprehu keqardhjen, por nuk harroi të kujtojë edhe precedentët e mëparshëm në funksionimin e këtij institucioni. “Është për t’u keqardhur nga vakanca në KQZ, por keni pasur edhe zgjedhje të
mëparshme kur KQZ-ja ka pasur 4 anëtarë, ndërsa tani keni 5”- theksoi Bernd Borchardt. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur punën përgatitore me 5 anëtarët e saj, por mbetet ende për t’u parë nëse optimizmi i ndërkombëtareve do të çojë në
DELEGACIONI I PS-SË MBYLL VIZITËN NË GJERMANI
K
ryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, së bashku me një delegacion të përbërë nga deputetët socialistë Blerina Gjylameti dhe Ervin Koçi, si dhe zëvendësministrat Teuta Vodo dhe Julian Hodaj, zhvilluan një vizitë treditore në Gjermani ku patën një sërë takimesh të rëndësishme me përfaqësues të qeverisë dhe të Bundestagut gjerman. Temat kryesore të këtyre takimeve ishin ecuria e Reformës në Drejtësi dhe Vettingu i gjyqësorit, Reforma Zgjedhore, ku vetë qeveria gjermane është investuar në këtë reformë, si dhe rezultatet e fundit konkrete të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe sigurisë publik. Më konkretisht delegacioni shqiptar paraqiti ecurinë e implementim-
një produkt të përbashkët për reformën zgjedhore. Prononcimi i Borchardt Pyetje: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar punën për përgatitjen e zgjedhjeve të 30 qershorit me kodin ekzistues. Puna në komisionin bipartizan për reformën zgjedhore ka ndaluar. A mendoni se ka kohë ende që të integrohen rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe zgjedhjet vendore të bëhen me standardet që kërkohen nga OSBE/ ODIHR-i? Fillimi i punës nga KQZ-ja nuk do të thotë se reforma zgjedhore ka marrë fund. Ajo ende mund të miratohet. U gëzova shumë kur dëgjova nga kryetari i Partisë Demokratike që Partia Demokratike do të vazhdojë të marrë pjesë në komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore. Megjithatë, koha po ikën. Disa çështje mund të rregullohen në një fazë disi të vonë, por çështje të tjera si depolitizimi i komisioneve zgjedhore apo çështje që shkojnë përtej rekomandimeve të OSBE/ODIHR-t, si për shembull votimi elektronik dhe teknologjitë e reja të votimit në përgjithësi, kanë nevojë për kohë në mënyrë që të bëhen përgatitjet, të trajnohen njerëzit
dhe të informohen zgjedhësit. Sa u takon këtyre çështjeve, jemi që tani shumë vonë. Z. Ambasador, kemi një situatë, të themi, jo normale në përbërjen e KQZ-së. Afati për partitë opozitare politike për caktimin e kandidatëve për anëtarëve të tyre në KQZ ka kaluar. Si do ta konsideronit këtë situatë dhe a mundet KQZ-ja në mungesë të anëtarëve të propozuar nga opozita të vijojë punën për përgatitjen e zgjedhjeve? A do të ishin zgjedhjet me standarde? Keni pasur edhe më herët zgjedhje, ku KQZ-ja ka pasur vetëm katër anëtarë, ndërsa tani ka pesë. Thënë kjo, kjo situatë është sigurisht për të ardhur keq. Kjo do të thotë që nuk përdoren të gjitha të drejtat kushtetuese dhe ligjore. A do të ishit dakord për paketën antishpifje të propozuar nga kryeministri Rama? Sapo e theksova edhe në fjalimin tim se marrja e masave kundër shpifjes nuk është diçka e keqe në vetvete. Nga njëra anë, kemi të drejtën e njeriut, lirinë e shprehjes, nga ana tjetër kemi të drejtën e mbrojtjes së dinjitetit. Ne japim dy rekomandime thelbësore në këtë fushë: njëri është që mbrojtja e dinjitetit kundrejt shpifjes të mos bëhet përmes Kodit Penal; ndërsa rekomandimi i dytë është që kjo vijë e hollë ndarëse midis këtyre dy të drejtash të përcaktohet bazuar në jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe në bazë të praktikave më të mira evropiane.
DEKLARATA PËR MEDIAN GJERMANE “ARD”
Reforma, Balla: Në janar Edi Rama: Unë, kryeministri më i mirë ndër artistët dhe artisti më i mirë ndër kryeministrat ngremë KLGJ-në e KLP-në E
it të Reformës në Drejtësi, ecurinë e kënaqshme të Vetting-ut që paraprin ngritjen e institucioneve të reja KLGJ dhe KLP, si dhe të BKH dhe SPAK. Balla deklaroi pas vizitës se ka informuar përfaqësues të qeverisë gjermane se në janar do fillojnë të marrin jetë KLGJ-ja e KLP-ja, si edhe shorti i ri për KED-në. Po ashtu, fokus i takimeve ka qenë edhe lufta kundër krimit të organizuar dhe
rendit publik, ku rezultatet e arritura deri më tani shprehin qartë angazhimin e institucioneve shqiptare në këtë betejë. Një element tjetër i rëndësishëm, i cili u rrok gjatë takimeve ishte gjetja e rrugëve për forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Për këtë, u nda vlerësimi i përbashkët se është shumë e rëndësishme që deputetët gjermanë, të landeve të ndryshme, me grupe të vogla apo të mëdha sipërmarrësish, të vizitojnë Shqipërinë. Nga diskutimet, delegacioni shqiptar mori mbështetjen e Qeverisë gjermane në përmbushjen e reformave, si mjeti i domosdoshëm në rrugën evropiane të Shqipërisë.
di Rama ka hapur një ekspozitë të personale në Gjermani e cila do të qëndrojë e hapur nga data 17 nëntor deri më 6 janar, ndërkohë që bileta është 4 euro për çdo hyrje në sallonin gjerman. Media gjermane ARD i ka kushtuar një reportazh ekspozitës së kryeministrit Edi Rama, me punimet e tij personale, si piktura murale dhe skulptura në qeramikë në qytetin e Rostockut. Në reportazh i pyetur se ku krijohet gjithë kjo punë artistike, ndërkohë që ke një detyrë ekzekutive, kryeministri i tregon një foto nga celulari i tij. “Kjo është tavolina në zyrën time. Këtu janë fletat dhe lapsat me ngjyra. Puna më ndihmon që të ndërtoj balancën”,
tha Edi Rama, kryeministër. “Edi Rama: Kryeministri i Shqipërisë dhe artist” ishte titulli i reportazhit. Edi Rama flet për televizionin gjerman për karrierën e tij, për familjen,etj. “Buxheti që mu dha ishte asgjë. Ishte
asgjë. Diçka. Shumë pak. Por duhej bërë ndryshimi. Filloi rritja e mbledhjes së taksave dhe ndryshimi i niveleve. Jam kryeministri më i mirë mes artistëve dhe artisti më i mirë mes kryeministrave”, tha Rama.
POLITIKE
11 7
E enjte, 22 NËNTOR NENTOR 2018
“Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat”
E
dhe ka kaluar 1 muaj nga denoncimi i vjedhjes elektorale nga ana e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, Partia Demokratike nuk heq dorë nga akuzat publike duke kërkuar me ngulm arrestimin e Dakos. Edhe këtë të mërkurë, përmes deputetit Luan Baçi, PD-ja ka kërkuar ndëshkimin e Dakos, për atë gjë PD-ja e konsiderojnë “krim elektoral”. “Sot bëhet një muaj, që kur u provua se dosja 339 ekzistonte dhe, bashkë me të, provoheshin si të vërteta edhe denoncimet e Partisë Demokratike se qeveria e Edi Ramës është një qeveri ilegjitime, e dalë nga masakra elektorale e qershorit 2017”- theksoi Baçi. Në vijim të deklaratës së tij deputeti demokrat tha se simbol i kësaj masakre elektorale është Vangjush Dako, kryetari i Bashkisë së Durrësit, i cili është kapur në përgjime duke blerë vota me bandat në shkëmbim të fuqizimit ekonomik të tyre. “Dosja “339”, e cila prej një muaji mbahet nën kontrollin e Edi Ramës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është prova që çon në burg Vangjush Dakon. Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Përgjimet në dosjen 339 provojnë zyrtarisht bashkëpunimin e Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve për të vjedhur votat në Qarkun e Durrësit, në këmbim të favoreve jo vetem në bashkinë e Durrësit, por edhe
PD: Dako, simboli i masakrës elektorale, do të arrestohet
kryeministri. Biseda e shkurtit 2017 me Altin Avdylajn, me nofkën Niçja, të cilit i premton favore, e provon këtë. Biseda e Dakos me Niçen për të falenderuar kreun e bandës, Astrit Avdylaj, dy ditë pas zgjedhjeve e provon këtë. Telefonatat e bandës drejtuar Dakos, kur rrethohet nga forcat e FNSH-së e provon këtë. Miqësia e shpallur nga Astrit Avdylaj në sallën e gjyqit me
kryebashkiakun e Durrësit provojnë se denoncimet e opozitës për bashkëqeverisjen me krimin. Dosja “339-a” është faktimi i asaj që panë vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve, kur raportuan se vota në Shqipëri u ble, se qytetarët nuk votuan të lirë dhe votuesit u kërcënuan dhe u shtrënguan nga bandat, siç është rasti i Durrësit. Faktet e krimit elektoral të
Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg! Vangjush Dako nuk ka shpëtim! Ai do të arrestohet! Në Shqipëri nuk ka për të pasur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!”- u shpreh dje deputeti i PD-së, Luan Baçi.
REAGON DEPUTETI I PD-së: NUK MË BËN ASNJË PËRSHTYPJE
“Do të vrasin me snajper”, kërcënohet me jetë Ervin Salianji
INVITATION TO TENDERERS
Deputeti demokrat Ervis Salianji ka marrë një letër kërcënuese në adresë të tij pak ditë më parë, në kulmin e shpërthimit të çështjes “Dako” dhe daljen e përgjimeve të prokurorisë për të pas operacionit “Vol-vo4”. “Do vritesh me snajper”, shkruhej ndër të tjera në letrën e mbërritur në adresë të Salianjit më 31 tetor 2018 nga burgu i Fushë-Krujës, ku madje jepeshin dhe emrat e autorëve të supozuar. Letra ka mbërritur në adresën e Salianjit në selinë e PD-së nga një i burgosur i quajtur Agim, i dënuar me 24 vite burg për vrasje, i cili i shkruante deputetit demokrat se do vritej me snajper nga një ish-punonjës policie, i quajtur Dorian Duli, 38 vjeç, me origjinë nga Parruca e Shkodrës, i cili ka qenë i dënuar, por është liruar nga qelia në 21 janar të vitit 2016. “Zoti Ervin juve do qëlloheni me snajper nga 38-vjeçari Dorian Duli ish punonjës policie me origjinë nga Parruca Shkodër i liruar nga burgu më 21/01/2016 ky person në bashkëpunim edhe me anëtarë të bandës së Lulzim Berisha…me porosi edhe të Vangjush Dako…”, shkruhet mes të tjerash në letër. Pas publikimit të kësaj letre ku kërcënohej me jetë nga burgu, do të reagonte edhe vetë deputeti i PD-së, Ervin Salianji. Në një prononcim për mediat, Salianji tha se rasti po ndiqet nga institucionet dhe se i kishte parashikuar që mund të ndodhnin gjëra të tilla por se do vazhdojë denoncimet. “Ju keni marrë sot (dje) info për këtë çështje, por unë kam kohë që kam dijeni dhe nuk e kam gjykuar si çështje publike. Madje bërja publike i jep pike pikërisht këtyre formave të intimidimit, apo intrigës që të ushtrohet presion nëpërmjet përdorimit të delikuenteve. Në dijeninë time rasti po ndiqet nga institucionet. Personalisht të gjitha këto i kam parashikuar dhe nuk më bëjnë përshtypje, çfarëdo qoftë sajesë e qeverisë apo përpjekje delikuentësh. Nuk më bën asnjë përshtypje dhe siç mund ta keni ndjekur kam vazhduar denoncimet e krimit edhe në majat më të larta të pushtetit”, tha dje deputeti Ervin Salianji.
1. The Government of Albania represented by the Project Executing Agency has received funds from the Government of the Federal Republic of Germany through KFW Development Bank (KFW) a loan “Rural Water (BMZ ID 2011 66 370; 2020 61 133) toward the cost of the “R ural W ater Supply Programme III”, project and intends to apply part of the proceeds toward payments under the works contracts for the water infrastructure. 2. “Albanian Development Fund” (hereinafter called ADF, hereby invites independent Contractors to submit a tender proposal for the Construction/Reconstruction of Water Supply Systems in Rural Areas in Albania - Lot 4 in the Municipalities of Tirane and Durres. 3. ADF is the Contracting Authority (The Employer) 4. The implementation period shall be 12 months followed by a 12 months Defects Notification Period. 6. The tendering procedure is International Competitive Bidding to all eligible Tenderers as defined in the KfW Procurement Guidelines; http://www.albaniandf.org/Resources/Prokurime/ Guidelines_Procurement_KFW.pdf and it will follow the Post-qualification procedure. Criteria to be used in evaluation are: (i) Eligibility, (ii) Financial Situation, (iii) Construction Experience, (iv) Human and Equipment Resources, (v) Construction Methodology (vi) Environmental, Health and Safety Plan, (vii) Litigation History and Others. 7. The contract will be awarded to the lowest responsive offer by evaluation of the above criteria and subsequently compering the entire bid submitted. The Evaluation Report must receive the approval and No-objection of the KFW. The awarded Tenderer must be registered in Albania in case he is not already registered 8. Interested Tenderers may obtain further information from the Albanian Development Fund at the address below during office hours (Monday to Thursday, 08:00 am to 16:30 pm and Friday 08:00 am to 14:00 pm). A complete set of tender documents in English language may be purchased by interested Tenderers on the submission of a written application to the address below and upon payment of a non-refundable fee of 150 Euro (one hundred and fifty) in bank transfer with appropriate evidence to: Union Bank, Account name: “Llogaria Projekti ADF”, Account number: 285464, IB AN CODE: AL47 2 14 11 106 0 117 2854 640 30 12 0 IBAN 214 141 11 01 6403 012 120 The Tender Document can be collected directly at PEA address (see below). The document may also be sent by courier for an additional charge of 100 Euro (one hundred). 9. Tenders must be submitted in clearly marked envelopes and delivered to the address below by 10:00 am local time on 07/0 1/2 019 7/01/2 1/20 19. Late tenders will be rejected Albanian Development Fund Att: Artur Zaja, Tel: +355 4 22 35 597/8 Email: azaja@albaniandf.org Rruga “Sami Frasheri” no 10, Tirana Albania
POLITIKE
8
E enjte, 22 NËNTOR 2018
Ministri i Financave mbledh Këshillin Kombëtar të Punës: Papunësia, në nivelin më të ulët të 10 viteve të fundit
Arben Ahmetaj: Ekonomia në progres, po shtohet edhe punësimi
STUDIMI I FMN
FMN kritika Ramës: Taksa progresive nuk ka ndikim në rritjen ekonomike
M
inistri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka mbledhur Këshillin Kombëtar të Punës, ndërsa ka deklaruar se punësimi në Shqipëri ka pësuar rritje të kënaqshme falë reformave të ndërmarra. Në fjalën e tij, Ahmetaj theksoi se sfida më e madhe është fakti i kualifikimeve profesionale, një realitet i cili i mungon tregut shqiptar. Ai pohoi se ministria dhe qeveria do të krijojnë dhe mbështesin kurse falas për kualifikimet profesionale. Për ministrin, reformat ndërmarra do të krijojnë impakt në rritjen e ekonomisë , pro edhe të punësimit paralelisht. “Papunësia ka zbritur në nivelin më të ulët në dhjetë vitet e fundit në Shqipëri. Do të ndihmojmë dhe implementojmë kurse profesionale falas. Parashikimet e fundit e çojnë vendit në nivelit në rritje 4-4,5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Rritja ekonomike është shoqëruar me rritje të konsolidueshme të rritjes së punësimit. Arsyeja që unë përmend shifrën e punësimit mbi 230 mijë, ndërsa ata që janë regjistruar në zyrën punës kanë shanse për të fituar një vend pune, kjo falë reformave , por sfidë mbetet krijimi i aftësisë profesionale”, tha mes tjerash ministri. Në fjalën e tij, Ahmetaj theksoi se sfida më e madhe është fakti i kualifikimeve profesionale, një realitet i cili i mungon tregut shqiptar. Ai pohoi se Ministria
dhe Qeveria do të krijojnë dhe mbështesin kurse falas për kualifikimet profesionale. Për ministrin, reformat e ndërmarra do të krijojnë impakt në rritjen e ekonomisë. “Kurse formimi profesional falas. Do t’i nxjerrim nga ajo formë “skllavërimi” ekonomi përmes lëmoshës, do i riintegrojmë në tregun e punës dhe nga ana tjetër, të mbështesim ata që
realisht e kanë të pamundur të punësohen dhe nuk kanë asnjë mundësi tjetër përveç ndihmës ekonomike. Shifrat në tregun e punës janë mjaft pozitive në reflektim të rritjes ekonomike dhe të zhvillimit në tërësi. Në 9-mujorin e 2018, bazuar në të dhënat e borderosë së tatimeve, janë 661 mijë të punësuar. Papunësia ka zbritur në nivelin më të ulët në dhjetë vitet e fundit ndërsa në
buxhetin e vitit 2019 ne parashikojmë ulje të mëtejshme nën 12% dhe krijimin e mbi 30 mijë vendeve të reja të punës”, tha Ahmetaj. Sipas ministrit, rritja ekonomike është shoqëruar me rritjen e punësimit. “Rreth 35% e totalit të vendeve të punës janë krijuar në 4 vitet e fundit”, u shpreh gjatë fjalës së tij, kreu i financave shqiptare, Arben Ahmetaj.
Në një studim të sapo publikuar mbi taksimin progresiv në vendet që e aplikojnë atë, Fondi Monetar Ndërkombëtar arrin në dy përfundime. I pari ka të bëjë me impaktin e këtij taksimi në rritjen ekonomike. Ky impakt është zero thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar, që jep edhe raste nga shtetet konkrete. Madje, të dhënat tregojnë se në vendet që ka pasur një rënie të progresivitetit të taksimit, pra ulje të nivelit të taksimit të pagave maksimale, nuk është vënë re as ulje dhe as rritje ekonomike. Përfundimi numër dy dhe që duket më i rëndësishëm në rastin e Shqipërisë ka të bëjë me faktorët që nxisin një ulje të progresivitetit. Një ndër faktorët kryesorë, thotë FMN, është gara globale dhe ajo rajonale për uljen e taksës koorporative. Gara bën që taksa koorporative të ulet, e për rrjedhojë të ulen edhe nivelet e taksimit në fashat e larta të pagave. Shqipëria është një prej vendeve që ka një taksim progresiv të të ardhurave, nga 0 për pagat nën 30 mijë lekë, dhe deri në 23% për pagat mbi 130 mijë lekë, por që pas 1 Janarit do të rritet në 150 mijë lekë. Ndërkohë, taksa koorporative fiksohet në 15%, niveli më i lartë në rajon, së bashku me Serbinë. Pra, në rast se ekonomia shqiptare do të duhet të konkurronte të tjerët, do të duhej të ulte taksën koorporative, e për rrjedhojë do të ulej edhe niveli tavan i taksës progresive në të ardhura.
PËR PRODHIMIN BRENDA VENDIT TË MATERIALEVE PLASTIKE, PROPOZOHET TË VENDOSET TAKSA MBI LËNDËT E PARA NË MASËN 25 LEKË/KG
D
eputetët e Partisë Socialiste kanë kundërshtuar ashpër vendosjen e taksës për lëndën e parë të plastikës, sikurse parashikohet në projektligjin “Për taksat kombëtare”. Sipas tyre vendosja e kësaj takse do të dëmtojë prodhimin vendas, duke çuar kompanitë drejt falimentimit apo largimit nga Shqipëria. Edhe deputeti Vullnet Sinaj kundërshtoi vendosjen e kësaj takse, duke theksuar se asnjë nga vendet e rajonit nuk i takson lëndët e para. Sipas tij, ky do të jetë një nga vendimet më të këqija në drejtim të ekonomisë, në një kohë kur çdo ditë shqiptarët po largohen nga vendi. Deklaratat e deputetëve u bënë gjatë diskutimeve në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, teksa diskutonin mbi sugjerimet konkrete që do të paraqiten zyrtarisht ditën e premte. Sipas projektligjit të qeverisë, për prodhimin brenda vendit të materialeve plastike,
Deputetët e PS-së i “përvishen” qeverisë: Taksa për lëndën e parë, sulmon prodhimin vendas
propozohet të vendoset taksa mbi lëndët e para në masën 25 lekë/kg. Diskutimet në komision Besnik Baraj: Tek ne prodhohet plasmasi për bujqësinë. Do rritet minimalisht çmimi me 25 përqind. Tek ne prodhohen tubat për bujqësinë, do rritet çmimi i tyre sërish minimalisht me 25
përqind. Tek ne prodhohen plastika që shërbejnë si lëndë pastaj për të prodhuar karrige, etj etj... edhe këtu do rritet çmimi 25 përqid. Ne na erdhi ai (investitor i huaj), ika në Maqedoni- na tha. Duhet të ketë me dhjetëra të tjerë që realisht ose do të falimentojnë, ose do të ikin andej (jashtë Shqipërisë).
Rakip Suli: Këta i kemi kollonën kryesore. Duhet të jemi gjithmonë pro prodhuesit vendas. Prodhuesi vendas, miku im, nuk po flas për prodhime dhe shitje vetëm për Shqipërinë, pasi nesër kjo mund të kalojë dhe kufijtë e vendit. Dhe çfarë përfitojmë nga kjo: rrisim numrin e punësimeve, dhe kur rrit numrin e punësimeve kemi të ardhura tek familjarët, e kur rrit të ardhurat tek familjarët, atëherë nuk i ke ata problem social, e kur nuk i ke problem social, e zxëmë, nesër ata nuk i kemi në rrugë duke vjedhur. Dhe kështu shumë faktorë shkojnë në këtë drejtim dhe të ndërlidhur me njëri-tjetrin. Në fund, vi tek propozimi i kryetarit të komisionit
ku diferenca bëhet 40 me 20. Vullnet Sinaj: Kemi një problem të madh që përditë na largohen shqiptarët nga vendi. Kjo është e vërtetë. Drita jeshile që duhet ti ndezim shqiptarëve për të ardhmen është ajo që ti japim atyre siguri tek ekonomia. Dhe për këtë arsye jam gjithmonë kundër taksave për lëndën e parë, sepse ato penalizojnë prodhimin vendas. Kur fqinjtë tanë, Maqedonia, Serbia, Kosova, i kanë zero taksat e lëndëve të para, si mundet ne ti vendosim taksë vetes tonë. Unë do të thoja, që për momentin të mos nxitohemi! Do jetë një nga vendimet më të këqija që në mund të marrim në rast se i vendosim taksë lëndës së parë.
FORUM
9
E enjte, 22 NËNTOR 2018
As pushtuesi s’na e ka bërë këtë gjëmë
ANALIZË Nga Ylli Manjani
J
etojmë në një sistem piramidal të madh. Gjithë këto koncensione e PPP, që ekspertët thonë se realizojnë punime në infrastrukturë e shërbime me 53% më shtrenjtë sesa po të bëheshin me kredi bankare, nuk mbështetet nga ekonomia! Pra praktikisht kemi shtrirë këmbët përtej jorganit. Ndërkohë, në vend ti mbledhim këmbët, vijojmë të shkurtojmë jorganin. Ç’është më e keqja, fatura e këtyre shërbimeve super të shtrenjta do të paguhet nga më hallexhinjtë! Çdo e ardhur personale tatohet më shumë se fitimi apo të ardhura (divident) nga fitimi! Taksa progresive dhe pallavrat e Edi Ramës se kush fiton më shumë taksohet me shumë kanë rënë me kohë, por paketa fiskale e vitit që vjen e legjitimon krejt pastër këtë paudhësi të “të majtit” Ramë. ( ska qenë
ndonjëherë i majtë ai, po nejse). Të pamundurit pensionistë dhe të rinj në shkolla, do ti paguajnë më shtrenjtë me shërbimet që nuk marrin përshkak se buxheti që del nga kjo ekonomi, nuk financon dot edhe pagesën e kontratave të infrastrukturës edhe nevojat në rritje për arsim e shëndetësi. Kulmi është që si paguesit e taksave ashtu edhe përfituesit e shërbimeve (që mungojnë) detyrohen të paguajnë për rrugë që ndoshta nuk i përdorin kurrë ose shumë më rrallë sesa ç’paguajnë. Kulmi i kulmit është për përdoruesit e rrugëve me koncension: pasi ke paguar taksa, ke blerë naftën më të shtrenjtë dhe nuk ke marrë shërbimet e duhura, prap paguan tarifën e përdorimit të rrugës!!! Padrejtësi sa më s’ka! Megjithatë e lemë mënjanë ligjet, sepse ato janë të shkelura fund e krye, por
Padrejtësi sa më s’ka! Megjithatë e lemë mënjanë ligjet, sepse ato janë të shkelura fund e krye, por të merremi me llogjikën piramidale ku na ka futur pushteti i Rilindjes. Thelbi është që kemi hyrë borxh, pa na pyetur njeri, për punë e shëbime që nuk arrijmë ti paguajmë sepse kaq punojmë dhe prodhojmë. A nuk ishin kështu edhe piramidat financiare?! Pra qarkullon para nga nje xhep tek tjetri pa punë dhe interesat rriteshin në kurriz të pagatorëve, pa e ditur?! Llogjika është njësoj! të merremi me llogjikën piramidale ku na ka futur pushteti i Rilindjes. Thelbi është që kemi hyrë borxh, pa na pyetur njeri, për punë e shëbime që nuk arrijmë ti paguajmë sepse kaq punojmë dhe prodhojmë. A nuk ishin kështu edhe piramidat financiare?! Pra qarkullon para nga
nje xhep tek tjetri pa punë dhe interesat rriteshin në kurriz të pagatorëve, pa e ditur?! Llogjika është njësoj! Reagimi është i ndryshëm, sepse në rastin e piramidave të shkura njerëzit përceptuan ikjen e parave që kishin dorëzuar vetë. Piramida e sotme është pak
më e sofistikuar dhe pasojë e ka pak më të kamufluar. Pra nëse shkolla dhe spitali kanë probleme, për fat të keq nuk na bën përshtypje sepse kështu ka qenë gjithmonë. Nga ana tjetër shërbimet që nuk i bën shteti i “mbyll” i forti me para, ndaj të cilit njerëzit i kan borxh votën. Kjo e fundit riciklon këtë politikë që sundon dhe ja ku jemi! Piramidë që mbahet ende në këmbë nga paratë e pista të të fortëve, të cilët do ti marrin këto para mbrapsht nga buxheti i shtetit. Të pastra fare! Prandaj e kanë të domosdoshme të shtojnë aktivitete kriminale që prodhojnë para të pista. Dhe kështu jeta vijon. Sundimi i ligjit, demokracia dhe puna e ndershme janë fenomene në zhdukje. Kryepasoja: kush ka mend IKËN nga vendi! As pushtuesi s’na e ka bërë këtë gjëmë!
ANALZIË Nga Bekim Shehu
V
endimi u mor dje në një mbledhje të qeverisë, vetëm disa ditë pasi që qeveria pati vendosur taksën prej 10% për produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, vendim ky që ishte përcjellë me reagime të ashpra nga Serbia, por edhe nga Bashkimi Evropian. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, tha se marrëveshja e CEFTA-s (e cila garanton tregti të lirë për të gjitha vendet e rajonit), nuk ka funksionuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Prej një kohe të gjatë Kosova është penguar si në transport, ashtu edhe në analiza e në çdo instrument tjetër, prandaj CEFTA nuk ka funksionuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Duke qenë kështu unë e përkrah propozimin e ministrit të Tregtisë, Endrit Shala”, tha Haradinaj. Ky i fundit e arsyetoi para kabinetit qeveritar propozimin për vendosjen e taksës doganorë për 100% për të gjitha produktet e Serbisë dhe Bosnjes e Hercegovinës. “Siç e dini, prodhuesit kosovarë ballafaqohen me barriera të ndryshme jo tarifore në Serbi, produktet e të cilëve nuk mund të hyjnë në tregun e Serbisë. Autoritetet serbe nuk i njohin analizat e importuesve kosovarë dhe gjithashtu kërkojnë rivlerësim të mallrave të Kosovës. Për më tepër çështja e tranzitit mbetet ende një pengesë shumë serioze për kompanitë e Kosovës, ndërsa importohet nëpër vendet e BE-së dhe kalon nëpër territorin serb”. “Përsa u përket barrierave tregtare me Bosnjën janë po të njëjtat, si ato me Serbinë. Shkëmbimet tregtare në mes Kosovës dhe Bosnjës tregojnë qartë se importet po rriten vazhdimisht, në krahasim me eksportet”, tha ministri Endrit Shala. Ministri Shala, duke numëruar pengesat
Qeveria vendosi të mërkurën të rritë taksën doganore për 100% për të gjitha produktet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës që importohen në Kosovë
Kosova vendos 100% taksave doganore për produktet e Serbisë
e tjera, që sipas tij i bën Serbia Kosovës, përmendi edhe industrinë e transportit, ku siç thotë “kamionët transportues të Kosovës nuk lejohen ta përdorin Serbinë si vend tranzit për në tregun e BE-së”. “Askush nuk mund të kërkojë që të shesë produktet e veta në tregun tonë dhe të ndalojë produktet tona të shiten në tregun e tyre. Kjo është një marrëdhënie reciproke, të cilën ne me këmbëngulje kërkojmë që ta respektojmë”, tha ministri Shala. Vendimi i sotëm i qeverisë së Kosovës që të ngrejë 100% taksat doganore për produktet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, ndodhi dy javë pasi qeveria pati vendosur taksën doganore prej 10% të
produkteve të Serbisë. Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, tha sot se “vendimi i ri i së mërkurës, bëhet për të mbrojtur interesat vitale të shtetit të Kosovës.” “Serbia ka vazhduar me fushata të egra e të ndyra kundër Kosovës, duke tentuar ta dëmtojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, e me këtë duke e dëmtuar procesin e normalizimit mes dy vendeve. Kosova ka ndërmarrë hapin e parë me vendosjen e masës në import prej 10%, por, meqë kjo nuk ka mjaftuar që sjellja destruktive e Serbisë ndaj Kosovës të ndryshojë, qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim që të vendosë taksë prej 100% për importin nga Serbia dhe Bosnja. Republika e Kosovës do t’i ndër-
marrë të gjitha masat e nevojshme për ta mbrojtur sovranitetin dhe interesin vital të shtetit””, shkroi në twitter Enver Hoxhaj. Tash për tash akoma nuk ka ndonjë reagim nga qeveria e Serbisë, mirëpo, pas vendimit të dy javëve më parë (vendosjes së taksës prej 10%) pati reaguar Bashkimi Evropian dhe Beogradi. Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, pati thënë se “veprimi i qeverisë së Kosovës është shkelje e obligimeve të Kosovës sipas marrëveshjes së CEFTA-s.” “BE po kërkon sqarime urgjente në lidhje me vendimin e papritur të sotëm nga qeveria e Kosovës për të imponuar një rritje prej 10% të taksave të importit për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Këto masa janë një shkelje e qartë e obligimeve të Kosovës sipas CEFTA-s. BE pret që Kosova, e cila aktualisht mban kryesimin e CEFTA-s, të përmbushë plotësisht detyrimet e CEFTA-s dhe të revokojë masën”, pati thënë Maja Kocijancic, duke e vlerësuar vendimin e qeverisë së Kosovës si “minim të bashkëpunimit rajonal”. Ashpër pati reaguar edhe Beogradi zyrtar i cili pati thënë se me “vendosjen e taksës shtesë prej 10% për mallrat serbe dhe të Bosnjës dhe Hercegovinës, qeveria e Kosovës ka pamundësuar vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi”. DW
AKTUALITET
N
10
E enjte, 22 NËNTOR 2018
Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t, i kërkon Prokurorisë të hetojë pretendimet e qytetarëve se u janë kërkuar para nga sekserë për të legalizuar objekte
ë sitën e kontrollit të “Task-Forcës Antikorrupsion”, kanë rënë një numër i lartë zyrtarësh, që nga drejtuesit e deri tek inspektorët, të akuzuar për korrupsion. Prej disa javësh, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në konferencën për shtyp e cila mbahet çdo të mërkurë, bën me dije raportin. Gjonaj tha se janë kryer kontrolle në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Fier dhe në ALUIZNI-n e Vlorës, ku janë rekomanduar në total 24 masa disiplinore dhe 3 largime nga puna. Nga Kontrolli në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Fier, Task-Forca konstatoi se 24 zyrtarët, 12 prej të cilëve kanë marrë paralajmërim për përjashtim nga puna dhe 12 të tjerë vërejtje me shkrim kanë lejuar tregtarë të ndryshëm të regjistrojnë, mbajnë apo transportojnë mallra pa dokumentacionin përkatës tatimor, si dhe punonjës të padeklaruar. Gjatë fjalës së saj, Gjonaj sqaroi se kontrolli në ALUIZNI-n e Vlorës nisi pas një denoncimi qytetar në platformën e bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al për legalizimin e një shtese anësore të një pallati shumëkatësh pranë stadiumit “Flamurtari” në Vlorë. Nga kontrolli administrativ rezultoi se Drejtori, përgjegjësi i sektorit dhe specialisti pranë ALUIZNIT-t të Vlorës, për të cilët është kërkuar largimi nga puna, nuk kanë respektuar procedurat dhe kërkesat e parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi duke legalizuar një shtesë që cenon ndër të tjera edhe vëllimin ose pamjen e jashtme të murit mes-
Task-Forca “shkund” ALUIZNI-n e Vlorës, Gjonaj: Denonconi abuzimet KËRKESA “Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t, i kërkon zyrtarisht Prokurorisë të hetojë pretendimet e qytetarëve se u janë kërkuar para nga sekserë për të legalizuar objekte pranë këtij institucioni”.
jetar të Kalasë së Skelës. Edhe vetë Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t, i ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë abuzimet. Drejtoria i kërkon zyrtarisht Prokurorisë të hetojë pretendimet e qytetarëve se u janë kërkuar para nga sekserë për të legalizuar objekte pranë këtij
institucioni. “Në kuadër të transparencës dhe mos përbaltjes të institucionit, i kërkojmë organeve kompetente të reagojnë dhe t’i shkojnë deri në fund zbardhjes së këtyre rasteve”, thuhet në njoftimin e ALUIZNI-t. ALUIZNI angazhohet të bashkëpunojë me prokurorinë për të vënë para
SEANCA
Zvarritet gjyqi për Izet Haxhinë Rihapja e gjykimit për Izet Haxhinë, që është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdarit, po kthehet na një mision të pamundur. Seanca e parë në Gjykatën e Apelit, ka dështuar dhe ajo që është me kryesorja është se nuk ka një datë për seancën e radhës. Kjo dosje është ndoshta e vetme ne historinë e Gjykatës së Apelit, ku gjyqtarët nuk dëshirojnë ta gjykojnë. Trupi gjykues i caktuar me short, pas dorëheqjes se trupës së parë, relatoi në seancë se kishin paraqitur dorëheqjen nga gjykimi, pasi fakti që ish-bashkëshortja e të ndjerit Azem Hajdari është pjesë e trupës gjyqësore të Apelit, i bën koleget e saj të kenë konflikt interesi në Gjykimin e çështjes. Procesi nuk vijoi pasi vete Izet Haxhia dhe avokati i tij kërkuan përjashtimin jo vetëm të trupit gjykues, por të të gjithë gjyqtarëve të Apelit të Tiranës. Avokati Bashkim Nikolla, jep arsyet e kësaj kërkese, ku thotë se çështja që ai mbron ka rryma të brendshme dhe të forta politike. “Të gjithë gjyqtaret e kësaj gjykate janë krijesë e politikës dhe çështja që unë mbroj me Izet Haxhinë ka rryma të brendshme dhe të forta politike. Asnjë nga gjyqtarët aktualë nuk mund ta gjykojë këtë çështje”, u shpreh avokati Bashkim Nikolla.
përgjegjësisë ligjore këdo të përfshirë. “Institucioni i ALUIZNI-t është duke vijuar punën për të përmbyllur procesin e legalizimit si kundër premtuam 5 vite më pare,në nisje të punës sonë. Ne kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve mbi të gjitha për të denoncuar rastet
korruptive që ndeshin në zyrat e institucionit”, thuhet më tej. Në fund, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, pati një thirrje të rëndësishme për qytetarët. “Bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me qytetarët nëpërmjet Platformës së Bashkëqeverisjes, reagimi i menjëhershëm ndaj çdo denoncimi apo ankese ligjore, po rrit gjithnjë e më shumë numrin e denoncimeve të rasteve konkrete duke e bërë dhe më efektive punën e strukturave antikorrupsion. Ndaj do të vazhdojmë me këmbëngulje dhe besim, që të ftojmë të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj beteje të madhe, për shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit, përmes denoncimeve dhe informacioneve të tyre në platformën e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al”.
KRYEPROKURORJA
K
ryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku kërkon që çdo hetim pasurie apo verifikim për persona të dyshuar, grupe kriminale apo organizata kriminale, ta listojnë në një regjistër të vecantë, të cilin do ta shkëmbejnë në kohë reale me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Sipas Markut, Krimet e Rënda kanë kompetencat e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion e cila ende nuk është ngritur dhe deri në ngritjen e saj në fuqi do të jete ky udhëzim. Ky udhëzim parashikon ngritjen e një strukture të posacme për hetimet pasurore pranë krimeve të rënda dhe të gjithë oficerëve të policisë gjyqësore e prokurorëve u kërkohet të kryejnë hetime jo vetëm nga informacione të marra nga institucione të zbatimit të ligjit por edhe nga burimet e hapura përfshirë dhe raportimet e mediave. Me këtë udhëzim prokurorët kanë autoritetin e vendimarrjes për sekuestrot preventive po ashtu në rast të dyshimeve për tjetërsimin e llogarive bankare ata mund të veprojnë më bllokim
Struktura për sekuestrimin e pasurisë së kriminelëve
të tyre deri në një vendimarrje nga gjykata. Sipas porosive të Kryeprokurores së Përkohshme, hetuesit duhet të mbledhin informacion nga të gjitha institucionet përfshi qëndrën kombëtare
të regjistrimit të biznesit, atë të licencimeve, e drejtorin e transportit publik, tatimet, zyarat aeroportuale e deri tek hetimit financiar i jetesës dhe nivelit ekonomik të të dyshuarve.
AKTUALITET
M
e zhvillimin e teknologjisë, rritet edhe frika e privatësisë. “Përgjegjshmëria e njerëzve për t’u ruajtur nga krimet kibernetike është ende në nivelet e para”, thotë Xhavit Shala, drejtor i Qendrës Kërkimore Shkencore në Akademinë e Sigurisë. Si të mos mjaftonte kjo, në Shqipëri shikohet si domosdoshmëri urgjente edhe rishikimi i bazës ligjore dhe strukturore për luftën ndaj krimit kibernetik. Ministri i Brendshëm i dekretuar, Sandër Lleshaj pjesë e konferencës shkencore ndërkombëtare, theksoi se në vitin 2017 janë evidentuar 3.3 herë më shumë vepra penale në fushën e krimeve kompjuterike, krahasuar me vitin 2010. Ai tha se krimi kompjuterik ka rritjen më të lartë në krahasim me krimet e tjera me të cilat po përballet Policia e Shtetit Shqiptar. Sipas Lleshajt, niveli i zbulueshmërisë së tyre është rreth 3 herë më i ulët (27%) se mesatarja e zbulueshmërisë së krimeve të tjera. Në të tillë situatë, Lleshaj tha se Akademia e Sigurisë duhet t’i nënshtrohet një program rrënjësor transformimi dhe modernizimi. “Për të ndodhur ky ndryshim i madh dhe i shpejtë duhet që në radhë të parë Akademia e Sigurisë të shndërrohet në promotor të një shndërrimi modernizues. Kurrikulat e saj duhet që në mënyrë progresive të krijojnë hapësirë për teknologjinë e informacionit, për programimin kompjuterik, për financat, për ekonominë digjitale. Këtu duhet të mësohet
11
E enjte, 22 NËNTOR 2018
Në Shqipëri shikohet si domosdoshmëri urgjente edhe rishikimi i bazës ligjore dhe strukturore për luftën ndaj krimit kibernetik
Lleshaj: Krimi kibernetik në rritje, policia s’ka specialistë ALARMI “Në vitin 2017 janë evidentuar 3.3 herë më shumë vepra penale në fushën e krimeve kompjuterike, krahasuar me vitin 2010. Ai tha se krimi kompjuterik ka rritjen më të lartë në krahasim me krimet e tjera me të cilat po përballet Policia e Shtetit Shqiptar’’.
ZGJIDHJA
mirë përdorimi i droneve, i sensorëve të tjerë, i sistemeve inteligjente të analizës së informacionit, siguria kibernetike, etj. Bashkë me hapësirën për këto subjekte shkencore Akademia duhet të hapë dyert dhe të bëhet tërheqëse për një profil të ri studentësh dhe pedagogësh, të cilët janë futur ndërkohë në botën e re, që zotërojnë njohuritë, mjeshtëritë dhe pasionin e domosdoshëm për të lundruar dhe për të pasur
sukses në këtë realitet të ri. Por një gjë është faktor kritik në këtë proces: Koha”,-tha Lleshaj. Ministri i Brendshëm i dekretuar, pohoi më tej se hartimi i një strategjie për sigurinë kibernetike do të jetë një ndër hapat më të rëndësishëm i cili do të përcaktojë objektivat, rrugët dhe burimet e nevojshme për të luftuar krimin kibernetik në vend. Aktualisht, departamente që luftojnë
AKSIONI
Një ton drogë në Qafë-Thanë
krimin kibernetik ka vetëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Policinë e Tiranës, ndërsa domosdoshmëri shikohet shtimi i këtyre strukturave edhe në drejtoritë e qarqeve. Policia nuk ka mjaftueshëm ekspertë që të jenë më të aftë sesa “hacker”-at. Së fundmi, policia arrestoi një 20-vjeçar që kishte arritur të piratonte mbi 3.000 adresa në rrjetet sociale, ndërsa raportohet se
“Akademia e Sigurisë, të hapë dyert dhe të bëhet tërheqëse për një profil të ri studentësh dhe pedagogësh, të cilët janë futur ndërkohë në botën e re, që zotërojnë njohuritë, mjeshtëritë dhe pasionin e domosdoshëm për të lundruar në këtë realitet të ri”. shumë biznesmenë kanë rënë pre e mashtrimeve online, gjatë pagesave të ndryshme nga “hacker’’-a që e kryejnë aktivitetin jashtë vendit.
BRITANI
Burgosen trafikantët shqiptarë
M
ëngjesin e së mërkurës, policia e Elbasanit dhe FNSH, bllokuan një furgon pranë pikës kufitare të Qafë-Thanës, ku thuhet se brenda kishte një sasi të konsiderueshme droge. Lënda narkotike ishte fshehur në sasinë e mjetit në pronësi të një biznesi me qendër në Fier. Policia ka ndaluar tre persona, ndërsa po vazhdon peshimin e drogës që mendohet se është rreth 1 ton. “Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar gjatë një aksioni të zhvilluar paraditen e të mërkurës pranë pikës kufitare të Qafë-Thanës. Lënda narkotike po transportohej në një furgon mallrash, ndërsa në pranga mësohet se janë vënë tre persona, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur”. Në aksion morën pjesë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të mbështetur nga Forca të Policisë së Elbasanit.
Furgoni që transportonte drogën rezulton në pronësi të një kompanie biznesi me qendër në Fier. Pas bllokimit, furgoni bashkë me sasinë e lëndës narkotike të fshehur në shasinë e tij, është dërguar në Drejtorinë e Policisë
së Elbasanit ku do ti nënshtrohet ekspertizës. Policia ende nuk ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen, pasi mësohet se vazhdon peshimi i lëndës narkotike të sekuestruar e cila mendohet se është 1 ton.
Dy shqiptarë janë dënuar me 8 vite burgim, për kontrabandimin e emigrantëve shqiptarë në drejtim të Britanisë së Madhe. Feim Vata, 32-vjeç dhe Xhemal Baco, 24-vjeç, të dy me banim në Broadway, u dënuan të mërkurën nga gjykata e Canterbury për emigracion të paligjshëm. Ata u arrestua më 20 tetor, pasi Baco u pa duke transportuar me gomone gjashtë emigrantë shqiptarë nga Franca, ndërsa në Kent pritej nga Vata. Hetuesit besojnë se ata e kishin bërë udhëtimin të paktën tre herë, duke përdorur një shishe të vjetër plastike për të shpëtuar varkën. “Është e mahnitshme që askush nuk vdiq gjatë transportit jashtëzakonisht të rrezikshëm. Kur i ndaluam emigrantët, ishin të lagur dhe kishin ftohtë, pasi udhëtuan në një gomone të mbingarkuar dhe pa jelekë shpëtimi apo pajisje navigimi dhe në errësirë totale”, tha detektivi Clair Trueman.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
12 E enjte, 22 NENTOR 2018
Fjalimi i Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës te Arbanasit e Zarës
Presidenti Meta: Arbanasit e Kroacisë, pjesë e trungut të lashtë të popullit shqiptar P residenti Ilir Meta vizitoi dje, në kuadër të Vitit Kombëtar të Heroit tonë Gjergj Kastriotit, komunitetin e arbanasve të Zarës në Kroaci. Në këtë qyet Presidenti Meta u takua dhe me Presidenten kroate Kolinda Grobar Kitaroviç. Dy presidentët u ndalën fillimisht në Kishën “Gospe Loretske” (Zonja Jonë e Loretos), e ndërtuar gati 300 vite më parë si strehë shpirtërore dhe mbrojtëse e banorëve të rinj të Zarës. Si dhe më pas vizituan shkollën fillore “Dr. Krune Krstiæa”. Duke iu drejtuar të pranishmëve në qendrën Kulturore dhe Artistike të Shoqatës “Vicko Zmajevic” , në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti i Republikës u shpreh se vizita mes arbanasve ishte emocionuese për çdo shqiptar. Në vijim mund të lexoni fjalën e plotë të Presidentit Ilir Meta. **** “Jam shumë i emocionuar që sot, së bashku me Presidenten Kitaroviç, të ndodhem këtu mes jush, vëllezër e motra të një gjaku Arbënesh, për të kremtuar Vitin Mbarëkombëtar të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit - Skënderbeu. Dëshiroj të falënderoj nga zemra miken e shqiptarëve, Presidenten e Kroacisë, Znj. Kolinda Grabar-Kitaroviç. Prania e saj në këtë ditë historike në Arbanas, jo vetëm që na nderon, por është tregues mirënjohjeje, vlerësimi dhe shprehje e miqësisë dhe lidhjeve të thella historike, kulturore, politike dhe ekonomike që bashkojnë dy vendet tona, veçanërisht popujt tanë. Të gjithë ju, motra e
vëllezër Arbanas e miq të veçantë kroatë që jeni mbledhur këtu, dëshiroj t’ju falenderoj nga zemra. Përshëndetjet tuaja, fjalët plot mall dhe dashuri për atdheun tuaj në Arbënisht, më krijojnë emocione të rralla. Ju falënderoj që keni ardhur këtu! Pak ditë më parë, vizitova së bashku me Presidentin Italian arbëreshët e Italisë, ndërsa sot, jam i lumtur të vizitoj Arbanasin dhe të takoj Arbneshët tanë të shtrenjtë, këtu, në këtë vend të bukur të bregdetit dalmat ku të gjithë, shqiptarë, kroato-shqiptarë dhe kroatë, e ndjejnë veten njësoj si një familje, një vatër, një shtëpi. Ju jeni sot, kujtesa e gjallë e kombit shqiptar, për atë çka atij i ndodhi 5 shekuj më parë, atëherë kur u ten-
tua që me zjarr e me hekur të çbëhej gjithçka shqiptare e mundësisht të shfarosej një komb. Por, motra e vëllezër, kjo gjë nuk u mundësua vetëm falë veprës legjendare të heroit tonë kombëtar, Gjergj KastriotitSkënderbeut. “Epoka e Skënderbeut”, me madhështinë dhe rëndësinë e saj, përcaktoi jo vetëm fatet e kombit tonë e lirinë e tij, por njëkohësisht edhe të ardhmen e Evropës dhe qytetërimit evropian. Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, mbetet figura më madhështore e kombit tonë, njëkohësisht emblema kombëtare, modeli i shkëlqyer i bashkimit të shqiptarëve dhe forcës së tyre në momentet më të vështira të historisë së kombit. Para thuajse
300 vitesh, Kryepeshkopi kroat Zmajeviæ, i emëruar në këtë post nga Papa shqiptar Klementi XI, hapi portat e Zadarit për Arbanasit, duke i ofruar atyre siguri e duke u mundësuar ngritjen e kishës së tyre, të cilën e kanë dhe e ruajnë edhe sot me shumë dashuri, besnikëri e krenari. Falë kësaj mikëpritjeje të veçantë, për tre shekuj me rradhë, ju keni mbajtur të gjallë dhe keni trashëguar brez pas brezi gjuhën e të parëve, fenë, zakonet, ritet e kulturën, ngjyrat e bukura të kostumeve popullore për të cilat, ne ju jemi shumë mirënjohës e ndihemi shumë krenarë. Ju mbeteni pjesë e rëndësishme e traditës dhe trungut të lashtë të popullit shqiptar në brigjet e Dalmacisë,
duke krijuar, ashtu siç shprehet dhe i madhi, profesor Stipçeviçi, “një oaz të shqiptarëve në Kroaci” e duke qëndruar shpirtërisht e mendërisht të lidhur me atdheun tuaj të dashur, Shqipërinë. Himni juaj i vitit 1913, pas shpalljes së pavarësisë, e shpreh qartë lidhjen e Arbëneshve të Zarës me mëmëdhenë dhe gjakun e të parëve: “Pjesë të shpërndara të një populli heronjsh/Një familje e madhe jemi tani/Shqiptarë ndjehemi dhe ne/ Mbështjellë me dritë dhe diell/Po, me gjak shqiptar jemi dhe ne!”. Bashkëjetesa juaj shembullore me popullsinë kroate ka krijuar një model të veçantë dhe autentik të raportit vllazërues të dy popujve, në kuadrin e dinamikës së marrëdhënieve, afërsisë, interesave dhe sfidave të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Kroacisë. Lidhjet miqësore e vëllazërore me kroatët janë shekullore. Ato janë lidhje gjaku dhe shpirti, janë lidhje që burojnë nga përkatësia ilire, lidhje që vazhdojnë mes Skënderbeut e Raguzën e dikurshme, Dubrovnikun e sotëm, lidhje që askush nuk mundi t’i zbehë, janë lidhje të të sotmes dhe të së ardhmes.Falë kësaj historie, jo vetëm Arbanasit, por të gjithë shqiptarët në Kroaci janë ndjerë gjithmonë “sa shqiptarë aq edhe kroatë”. Ky fakt, dëshmon se miqësia mes tyre është e vjetër, e qëndrueshme, e shëndoshë, e sinqertë dhe shumë e rëndësishme për të tashmen dhe të ardhmen, urë lidhëse mes popujve (Vijon në faqen 13)
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
13 E enjte, 22 NENTOR 2018
Presidenti i Shqipërisë takohet me Presidenten e Kroacisë, Kolinda GrabarKitaroviç: Marrëdhëniet e shkëlqyera shqiptaro-kroate janë model në rajon
Kitaroviç: Komuniteti shqiptar është lidhja më e fortë mes Kroacisë dhe Shqipërisë
Presidenti i Republikës, Ilir Meta nisi dje vizitën zyrtare në Kroaci dhe zhvilloi në Bashkinë e Zadarit, një takim me Presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ku diskutuan mbi thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat. Presidentja Grabar-Kitaroviæ ripërsëriti mbështetjen e palëkundur të Kroacisë dhe të sajën personale për integrimin europian të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në gjirin e familjes së madhe europiane. Presidenti Meta shprehu vlerësimet më të mira për marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Kroacisë, midis shqiptarëve e kroatëve. “Kontributi i rëndësishëm, vetëmohimi dhe sakrificat e shqiptarëve në luftën heroike për pavarësi të Kroacisë janë tregues i kësaj miqësie të veçantë”,theksoi Presidenti Meta. Duke vënë në dukje se këto marrëdhënie të shkëlqyera janë model në rajonin tonë,
sepse mbështeten në lidhjet e forta historike mes dy kombeve dhe vizionin e përbashkët drejt së ardhmes euroatlantike, Presidenti i Republikës nënvizoi faktin se të dyja vendet anëtare të NATO-s ndajnë jo vetëm sfidat, por edhe përgjegjësitë për paqen dhe sigurinë si dhe për zhvillimin ekonomik në Europën
(Vijon nga faqja 12)
e vendeve tona. Jo rastësisht, një nga albanologët më të shquar, Milan Shuflaj (Milan Šufflay), është një zëdhënës kurajoz, i pakrahasueshëm dhe i besueshëm i historisë së prejardhjes dhe autoktonisë së shqiptarëve në trojet e tyre përkundër morisë së teorive e ideologjive antishqiptare të kohës. Kontributi i rëndësishëm, vetëmohimi dhe sakrificat e shqiptarëve në luftën heroike për pavarësi të Kroacisë janë tregues i kësaj miqësie të veçantë. Ndaj, përfitoj nga rasti që, sërish në prani të Presidentes Kitaroviç, të shpreh vlerësimet e mia më të mira për marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Kroacisë, midis shqiptarëve e kroatëve. Ato mbështeten jo vetëm në lidhjet e forta historike mes dy kombeve, por njëkohësisht kanë vizion të përbashkët drejt së ardhmes të shkëlqyer euroatlantike. Ky model dhe vlerat që ato mbartin janë një kontribut i rëndësishëm për paqen dhe sigurinë në rajonin e Evropës Juglindore dhe në hapësirën Adriatiko-Joniane. Ne ndajmë së bashku, jo vetëm sfidat, por edhe përgjegjësinë e thellë si dy vende të NATO-s, përballë çdo rreziku që cënon mirëqënien, zhvillimin dhe paqen në rajon, përballë çdo tentative e përpjekjeje që shkon kundër qasjes së harmonisë e bashkëpunimit mes vendeve dhe popujve të rajonit tonë. Kjo është një arsye e madhe që marrëdhëniet tona të ngrihen në nivelin e partneritetit strategjik dhe të forcohen në interes të një bashkëpunimi edhe më cilësor. Dëshiroj të shpreh, mirënjohjen ndaj Kroacisë dhe kroatëve, edhe për mbështetjen e pakushtëzuar ndaj Pavarësisë së Kosovës dhe ndaj hapave të saj në rrugën e integrimit
në Bashkimin Evropian dhe antarësimit në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare. Sot, ndodhem pikërisht aty ku priten katër rrugët që mbajnë emrat më simbolikë për Arbanasit e shqiptarët: Vicka Zmajevica, Gospe Loretske, Milana Šufflaya, dhe Kastriotiæa Skenderbega. Këta emra lidhen me momentet më të rëndësishme të historisë së Arbneshve që nga viti i largët i Mesjetës, 1726, e deri në ditët e sotme, por edhe me identitetin dhe krenarinë e tyre kombëtare. Pas pak, do të kem nderin dhe kënaqësinë, që të vizitoj dhe Kishën e “Zonjës së Loretos”, ngritur si mbrojtëse e banorëve të rinj të Zarës, afro 300 vjet më parë. Arbanasit e ndërtuan këtë kishë me emrin e Virgjëreshës Mari, së pari, për të ruajtur fort traditën e tyre kristiane, për të cilën dhe u detyruan të largohen nga trojet e tyre, dhe së dyti, si shtegtarë për të nxjerrë mallin e një shtëpie dhe një familjeje të vërtetë. Me shumë interes e gëzim, do të vizitoj edhe Shkollën “Krune Krstiæa”, aty ku janë shkolluar edhe në gjuhën amtare breza të shumtë Arbanasish dhe ka dalë një plejadë e tërë akademikësh, studiuesish, shkrimtarësh, artistësh e sportistësh, duke krijuar vlerën e përbashkët sa Arbneshe, aq edhe kroate. Vlerat dhe kontributet e arbanasve nuk mbeten të izoluara brenda oazit shqiptar ose të botës shqiptare. Kujtoj këtu, me shumë respekt, të nd-
Juglindore dhe hapësirën AdriatikoJoniane. Presidenti Meta dhe Presidentja Grabar-Kitaroviç diskutuan edhe me Prefektin, Kryebashkiakun dhe kreun e Dhomës së Tregtisë së Zadarit, duke vënë theksin te rritja e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve tregtarë në fushën e peshkimit, transportit detar, turizmit. “ jerin, akademikun dhe ilirologun e famshëm, të përkushtuar dhe mendimtarin e madh, Aleksandar Stipçeviç – Shandrin, i cili, jetën e tij ia dedikoi trashëgimisë së ilirëve dhe kultivimit të traditave të Arbanasve, si edhe Arbanasin e mirënjohur, Kruno Krstiç, i cili gjithashtu ka lënë një trashëgimi të pasur përmes fjalorit të gjuhës Arbneshe, në mënyrë që brezat e rinj të kenë mundësi ta mësojnë e flasin atë. Ndërsa sot, traditën më të mirë të këtyre personaliteteve akademike, e mban të gjallë Profesoresha Maximiljana Barançiç, e cila, me një pasion të jashtëzakonshëm dhe ndjenjë të lartë patriotike drejton Shoqatën që mban emrin e prelatit kroat “Vicko Zmajeviæ”, atij që i dha mundësinë Arbneshëve të Shqipërisë së veriut të vijojnë të jetojnë si të tillë edhe jashtë trojeve të tyre amtare. Profesoresha Barançiç me përkushtimin e saj përpiqet të ruajë gjuhën shqipe, ashtu siç të parët Arbneshë e sollën në brigjet e Dalmacisë, pasi u shkulën nga tokat arbërore.
Lista e emrave të Arbanasve të shquar është shumë e gjatë dhe shumë domethënëse; ajo përfshin, arkitektë të veprave kishtare dhe sociale, një plejadë të vlerësueshme priftërinjsh, historianësh, filozofësh dhe mjeshtër të fjalës dhe të mendimit, gjuhëtarë dhe mbledhës të folklorit, mjekë, zotërues të mjeshtërisë së artit muzikor, personalitete të sportit dhe të kulturës, gazetarë të njohur deri edhe politikanë apo ambasadorë të rëndësishëm. Pinjollët e familjeve Deshpali, Kotlar, Stipçeviç, Mateshiç, Krstiç, Duka, Kalmeta, Rela e të tjerë, e kanë ruajtur të gjallë shpirtin dhe kulturën Arbanase dhe kanë lënë gjurmë të shkëlqyera edhe në jetën sociale, politike e kulturore të Kroacisë moderne. Të gjithë e vlerësojmë lart yllin e basketbollit, Arbanasin Pino (Josip) Gjergja, i cili, ka qenë pjesë e një ekipi kampion në ish-Jugosllavi dhe në vitin 2008 është nominuar ndërmjet 50 basketbollistëve më të mirë të EuroLigës. Por, dëshiroj gjithashtu, të shpreh një falënderim edhe për Bashkësinë Shqiptare të Zarës që kryesohet nga zoti Adem Shala, për kontributin në drejtim të ruajtjes së traditës dhe forcimit të lidhjeve shpirtërore e miqësore midis shqiptarëve e kroatëve. Zonja Presidente, Kjo trashëgimi e jas-
htëzakonshme që ne kemi në themel të marrëdhënieve tona, është një thesar të cilin, sot, ne po përpiqemi ta ruajmë, ta kultivojmë me kujdes e dashuri dhe t’ua përcjellim veçanërisht gjeneratave të reja të vendeve tona. Marrëdhëniet tona kanë nevojë të ushqehen me historinë dhe faqet e saj të ndritura në dobi të respektit, bashkëpunimit, njohjes të së tashmes dhe ndërtimit të së ardhmes me më shumë vendosmëri. E ardhmja që ne kërkojmë është ajo e Bashkimit Evropian dhe Shqipëria ka besim në këtë projekt madhor, ashtu siç është e bindur se, hapi i rëndësishëm i anëtarësimit të saj të plotë në BE bëhet duke pasur në krah miq të vërtetë dhe të sprovuar. Kroacia, vendi juaj, është një mik i tillë! Së bashku, ne do të ndihemi më të sigurt jo vetëm në Evropën e Bashkuar, por edhe në projektin për të ndërtuar një rajon të sigurt dhe në paqe. Shumë i emocionuar nga kjo mikpritje e veçantë dëshiroj t’ju falënderoj të gjithëve, arbanas, kroatë, shqiptarë e të tjerë, këtu në këtë shesh dhe të uroj Arbanasit e Zarës që ta ruajnë sa më gjatë traditën, gjuhën e bukur Arbneshe, dashurinë për atdheun e tyre dhe respektin e mirënjohjen për vendin e tyre të bukur, Kroacinë. Faleminderit dhe rroftë miqësia vëllazërore shqiptaro-kroate!”.
AKTUALITET
14
E enjte, 22 NËNTOR 2018
Më 10 mars 2015, Gjykata e Tiranës e dënoi Kostandin Xhuvanin me 35 vite burg duke e shpallur fajtor për masakrën e ndodhur më 4 nëntor 2014
I
shte harruar por një postim në facebook i ish-kryeministrit Sali Berisha, risolli në vëmendjen e publikut, Kostandin Xhuvanin, djalin e ish-deputetes të PS-së dhe aktores, Luiza Xhuvani, autorin e tragjedisë me 4 viktima. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i është përgjigjur akuzave të Berishës, i cili tha se i dënuari Kostandin Xhuvani është liruar. Berisha në facebook shkruante se me urdhrin e Edi Ramës, Xhuvani është liruar nga burgu. Por, Drejtoria e Burgjeve, në një reagim për mediat fill pas akuzave sqaron se Xhuvani është operuar dhe ndodhet në qelinë, aty ku ka për të shlyer edhe 30 vite, 7 muaj dhe 28 ditë burg. “Në datën 30.10.2018 Kostandin Xhuvani është hospitalizuar në IVSHB (Spitali i Burgut) për disa probleme shëndetësore, me diagnozë Nodus hemoroidal, me kartelë klinike 407. Në momentin e pranimit në Spital, pacienti paraqitej i zbehtë, ankonte për këputje trupore dhe dhimbje rektale. Menjëherë janë realizuar ekzaminimet dhe konsulta mjekësore me mjekun specialist proktolog të QSUT Nënë Tereza, ku ka rezultuar me: Anemi(Hb 8mg/ dl) dhe Prolaps hemoroidal”. Në këto kushte, mjeku specialist ka kërkuar ekzaminimin mjekësor sigmoidoskopi. Në datën 04.11.2018, është realizuar ky ekzaminim dhe konsulta me mjekun specialist, ku është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale. Në datën 05.11.2018 është realizuar ndërhyrja kirurgjikale në QSUT “Nënë Tereza”, i shoqëruar dhe nën mbikëqyrjen e Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Po në këtë datë, pas
Kostandini u operua. I mbeten 30 vite, 7 muaj e 28 ditë burg REAGIMI “Xhuvani i është nënshtruar një ndërhyrjeje në spitalin e burgut katër ditë më parë dhe brenda ditës së nesërme është dërguar në qeli në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë”.
AKUZA
përfundimit të operacionit, pacienti Konstandin Xhuvani është rikthyer në IVSHB (Spitali i Burgut) për trajtim të mëtejshëm sipas rekomandimeve të mjekëve specialistë të QSUT “Nënë Tereza”. Në ditët në vijim është konsultuar me mjekët specialistë (mjekun hematolog për problemin e anemisë) dhe është trajtuar në IVSHB (Spitali i Burgut) sipas rekomandi-
AKSIONI
Shkatërrohet banda italo-shqiptare
“Sciamano” është operacioni i finalizuar në Trentino të Italisë, që çoi në arrestimin e 18 personave të një bande italo-shqiptare. Kapja e kësaj bande, nisi pas informacioneve konfidenciale të siguruara nga karabinierët, që vunë nën monitorim lokalin në fjalë të menaxhuar nga Paolo Girardi, që rezultoi të ishte vendi ku mund të siguroje kokainë në çfarëdolloj orari. Nga monitorimi u zbulua ekzistenca e një grupi tejet të strukturuar që sillej përreth këtij lokali, ku shpërndarja e kokainës ishte e pandërprerë dhe që kryhej përmes shitjes së dozave nga ana e menaxherit Paolo Girardi, bashkëdrejtuesit Taulant Shtembari dhe kamerierit Alessio Sartori. Gjatë hetimit janë sekuestruar në total 310 gramë kokainë, 100 gramë marijuanë dhe 200 gramë hashash, sikurse edhe mjete të posaçme për përpunimin e kokainës.
meve të tyre. Aktualisht, ky i dënuar është i hospitalizuar në IVSHB (Spitali i Burgut), dhe me përmirësimin e gjendjes shëndetësore do të bëhet dalje nga IVSHB (Spitali i Burgut) drejt IEVP Fushë-Krujë. Siç sqaron Drejtoria, nga dënimi i dhënë Kostandin Xhuvanit i mbeten për të vuajtur edhe 30 vjet 7 muaj 29 ditë burgim, për kryerjen e veprave penale
“Vrasje në Rrethana Cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa Leje” parashikuar nga nenet 79/dh dhe 278/5 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, dënim të cilin është duke e vuajtur në seksionin e sigurisë së lartë në IEV Penale Fushë-Krujë. Më 10 mars 2015, Gjykata e Tiranës e dënoi Kostandin Xhuvanin me 35 vite burg duke e shpallur fajtor për masakrën e ndodhur
“Superskandal! Rama liron nga burgu vrasësin e dashur serial të organizatës kriminale “Rilindja”, Kostandin Xhuvani. Motivi: Kosta ka vrarë 5 të rinj por është xhani i partisë”. më 4 nëntor 2014 në lokalin e natës “Ante Grand” në rrugën e Elbasanit në Tiranë. Ai u shpall fajtor për vrasjen e Edison Jahos dhe Enea Xhaji. Nga të shtënat me armë zjarri humbën jetën edhe shtetasi Arbër Demiraj, si dhe shtetasi italian Xhanpaolo Azzolo, i cili ndërroi jetë në spital.
PROKURORIA
12 vite burg për Saimir Çullhajn P
rokuroria e Krimeve të Rënda, ka kërkuar 12 vite burg për Saimir Çullhajn, i cili akuzohet për trafik armësh. 32-vjeçari tentoi në fund të muajit gusht të kalonte armë drejt Anglisë nëpërmjet aeroportit të Rinasit me anë të pakove postare. Brenda pakove u gjetën tre armë zjarri automatik model 56, të çmontuara, ndërsa dërgesa kishte si destinacion Londrën. Prokuroria e akuzon të riun nga Shijaku, edhe për trafikim të lëndëve narkotike, të cilët iu gjetën në automjet si edhe në banesën e tij. Hetimet për këtë çështje, organi i akuzës i ka zhvilluar në bashkëpunim me palën angleze, ndërkohë që bashkë me Çullhajn po hetohej edhe Neritan Faria, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. Gjurmët e gishtave të 32-vjeçarit u gjetën në
pakot kompanisë postare theksoi në gusht policia, duke e koduar emrin e operacionit antitrafik “Dilivery”. Çullhaj ka mohuar
përfshirjen e tij në rrjet, ndërsa në seancat gjyqësore ka pretenduar se nuk e dinte çfarë kishte brenda në pakot.
AKTUALITET
15
E enjte, 22 NËNTOR 2018
Policia e Shtetit, kërkon kujdes maksimal për shmangien e aksidenteve në periudhën festive dhe mospërdorimin e alkoolit nga drejtuesit e mjeteve
R
eshjet e shiut dhe të borës, duket se i gjeti të pa përgatitur drejtuesit e automjeteve. 14 aksidente u regjistruan nga pakujdesia apo edhe nga neglizhenca e shoferëve, dy ditët e fundit. Lidhur me këtë situatë e cila është shqetësuese, Policia e Shtetit ka postuar një video ku jep disa këshilla për drejtuesit e mjeteve në kushtet e borës dhe të akullit. Videoja ka marrë shkasë nga reshjet e borës që kanë filluar të bien në vend. Policia thotë se në zonat me prezencë bore do merren masa. Gjoba për mos përdorimin e zinxhirëve varion nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë. Sipas ekspertëve, drejtuesit e mjeteve janë neglizhentë edhe sa i përket përdorimit të gomave dimërore, që duhet të vendosen në fillim të tetorit. “Shoferët nuk i ndërrojnë gomat, thonë he se nuk është Gjermani këtu dhe kur përballen me situate pësojnë aksidente. Kur shkelet bora ajo ngjeshet dhe as zinxhirë qe janë të nevojshme nuk përdoren”, shprehet një mekanik. Edhe Policia Rrugore kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeve në këtë periudhë festive, kur edhe moti rëndon situatën në rrugët me më shumë lëvizje. “Pastro mirë mjetin nga bora përpara udhëtimit. Në terren të ashpër mos kryej manovra të ashpra. Fërkimi i gomës me sipërfaqen e rrugës është më i vogël dhe rritet mundësia e rrëshqitjes së mjetit. Nëse ka shumë akull e borë vendos zinxhirët e dëborës në rrotat aktive të mjetit. Zinxhirët, hiqi kur sipërfaqja asfalt të jetë e pastër, që të ruash gomat e mjetit. Akulli? Është më i
Dimri erdhi, Policia këshillon shoferët: Mos harroni zinxhirët e borës
rrezikshëm se bora sepse mund të mos ta shohësh. Ndaj ec me shpejtësi të ulët, pa prekur frenat. Mos përdor alkool”,-janë disa nga këshillat e Policisë së Shtetit. Në një njoftim të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes, bëhet e ditur se pas reshjeve të borës dhe ngricave, vendi rrezikon të përballet me reshje të dendura shiu, të cilët mund
të shkaktojnë edhe përmbytje. Kujdes duhet edhe në tunele, ku në hyrje dhe në brendësi të tyre duhet zvogëluar shpejtësia si dhe përdorimi i zinxhirëve në akset rrugore ku ka prani të dëborës dhe akullit. Policia kërkon kujdes maksimal për shmangien e aksidenteve në periudhën festive dhe mospërdorimin e alkoolit nga
ALARMI
N
Divjakë, shembet ura që lidh fshatrat
jë urë e zonës së Divjakës, e cila u mundëson më shumë se dy mijë banorëve lidhje me qytetin e Divjakës dhe me rrugën nacionale është shembur. Shkak u bë një betoniere e cila nga pesha e rëndë dëmtoi strukturën e hekurit. Për të shkuar në Divjakë u duhet të lënë makinat në anën tjetër. Banorët kanë njoftuar Bashkinë e Divjakës dhe sipas zyrtarëve të saj, po kërkohet një mënyrë për ta riparuar urën. Megjithatë këta fshatarë e kanë të vështirë të flasin. “Që kur është ndërtuar ky kanali nga të burgosurit është
shumë e lashtë si urë, ka qenë urë me beton e rregullt. Doli lumi Shkumbin në 2016-n dhe e mori përpara. Në 2016-n erdhi ministria e Mbrojtjes e inauguroi. Ama kjo e kishte
afatin për tre muaj, jo për gjithë kohës”. Në vitin 2016 ishte Ministria e Mbrojtjes që u mundësoi banorëve këtë ure tip bejli. Për shkak se ishte shembur nga përmbytjet e lumit Shkumbin.
drejtuesit e mjeteve. Këshillat Pastro mirë mjetin nga bora përpara udhëtimit. Në terren të ashpër mos kryej manovra të ashpra. Fërkimi i gomës me sipërfaqen e rrugës është më i vogël dhe rritet mundësia e rrëshqitjes së mjetit. Në ngjitje përdor marsh të
THIRRJA “Përdorimi i zinxhirëve në akset rrugore ku ka prani të dëborës dhe akullit. Policia kërkon kujdes maksimal për shmangien e aksidenteve në periudhën festive dhe mospërdorimin e alkoolit nga drejtuesit e mjeteve”. ulët dhe ec me kujdes pa e shtuar gazin por pa humbur shpejtësi. Në dishezë, për të ngadalësuar mjetin duhet zbritje e përshkallëzuar e marsheve. Qëndro lart mjeteve me distancë udhëtimi. Hapësira e frenimit në rrugë me borë e akull rritet dukshëm për shkak të uljes së koeficienteve të fërkimit. Mos rrit shpejtësinë as në rrugë të drejtë. Në kthesën e parë kur rruga është me akull, do të kesh vështirësi manovrimi. Një sy mbaje tek mjeti para, për të evidentuar pikat problematike në aks rrugor. Nëse ka borë në rrugë, mos kalo mbi gjurmët e mjetit para. Gomat thellojnë kanalin mbi dëborë dhe mund të bllokohesh. Nëse ka shumë akull e borë vendos zinxhirët e borës në rrotat aktive të mjetit. Zinxhirët, hiqi kur sipërfaqja asfalt të jetë e pastër, që të ruash gomat e mjetit. Akulli? Është më i rrezikshëm se bora sepse mund të mos ta shohësh. Ndaj ec me shpejtësi të ulët, pa prekur frenat. Mos përdor alkool.
SITUATA
S
Torovicë, banorët në panik nga gurët
ërish është bllokuar rruga që lidh zonën e Torovicës me qytetin e Lezhës. Rrëshqitjet e gurëve ka bërë që rruga kryesore e Torovicës të bllokohet, gjë e cila ka shkaktuar panic tek banorët, pasi i druhen një fatkeqësie. Ndërkohë një ditë më parë po në këtë zonë rrëshqitja e një masivi shkëmbor rrezikoi jetën e një familje të cilët u traumatizuan nga ajo se çfarë kishte ndodhur. Ditën e martë, dy shkëmbinj nga mali i Torovicës në Lezhë ranë drejt një banese. Për fat nuk pati të plagosur por për pak ngjarja mund të
kthehej në një tragjedi. Pesë anëtarët e familjes u traumatizuan pasi kujtojnë ngjarjen e një viti më parë, kur vdiqën tre persona pikërisht nga shkarja e shkëmbinjve. Pavarësisht kërkesave të
vazhdueshme nga ana e banorëve, deri tani nuk është marrë asnjë masë për sistemimin dhe ndalimin e rënies së gurëve. Janë qindra banorë të kësaj zone të cilëve u rrezikohet çdo ditë jeta.
SOCIALE
16 E enjte, 22 NENTOR 2018
Përurohet busti i shkencëtarit Betim Muço në shkollën e re që mban emrin e tij në Kombinat
S
hkrimtari, poeti, përk thyesi dhe fizikani Betim Muço është përkujtuar nga të afërm, familjarë, por edhe stafi pedagogjik dhe nxënësit e shkollës që mban emrin e tij në Njësinë Nr. 6 në Tiranë. Shkolla e re në Kombinat, përveç emrit të Betim Muços do të mbajë në ambientet e saj edhe bustin e tij, si një shenjë mirënjohje për gjithçka ai bëri në fushën e shkencës, por edhe si shkrimtar e përkthyes. Në ceremoninë e vendosjes së bustit, mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi figurën e Betim Muços dhe kontributin e tij me vlerë për shoqërinë shqiptare. Ndërsa solli në vëmendje historinë e miliarderëve botërorë të cilët zgjodhën të bëhen të pavdekshëm nëpërmjet filantropisë, Veliaj tha se Betim Muço e ka bërë këtë me dije dhe me veprën e tij. "Në qoftë se ka një arsye pse sot nuk e konsideroj një ditë pikëllimi, por një ditë gëzimi për veprën e Betimit, është se me sa duket ai e gjeti këtë përgjigje dhe fakti që sot kishim dy zonja, zonjusha të nderuara, mësuese që i lexonin jetëshkrimin respektivisht për arritjet në fizikë, sizmologji, shkencë apo në letërsi, në shkrime, do të thotë që ai arriti ta kthente këtë përgjigje dhe përgjigja ishte 'lër një vepër për të cilën ia vlen të kujtohesh, për të cilën ia vlen të emërtohet një institucion, ia vlen të përpiqet një skulptor'. Ndoshta ky është çelësi i pavdekësisë, se edhe kur të mos jem unë kryetar bashkie, Betimi do jetë këtu, edhe kur të merremi me punë të tjera, ndoshta të largohemi nga kjo jetë, Betimi do jetë këtu dhe ndoshta do jetojë më gjatë se disa nga ne, se la një vepër që e bëri të pavdekshëm", tha Veliaj. Prandaj, sipas kryebashkiakut edhe kjo ceremoni mund të shërbejë më shumë si një moment reflektimi për gjurmët që lëmë në jetë. Për këtë, shtoi Veliaj, nuk duhet patjetër të jesh kryetar bashkie apo njeri me pushtet. "Njerëz që janë të pavdekshëm për mua janë mësuesit e mi. Unë e mbaj mend si tani Polikseni Ndrenikën, e mbaj mend si tani Leonorën, te shkolla "Kosova", pra dikush që lë shenjë nuk ka nevojë të jetë emër i madh dhe të votohet nga 1 milionë njerëz. Mund ta lerë këtë shenjë në njerëz të caktuar, për atë segment të jetës ku kanë dhënë një pjesë të jetës së tyre dhe jam i bindur që nëse ne arritëm që në një vit shkolla të ketë tashmë 1000 nxënës, do të thotë që ky është një shans fantastik, të lëmë gjurmë e të jemi të pavdekshëm për të paktën 1000
Veliaj: Model për brezin e ri
nxënës të këtij komuniteti që ku i dihet si u merr jeta nesër. Një frymëzim, një dorë e ngrohtë nga një prej mësuesve, një ndihmë në një moment të vështirë mund të jetë ndryshues, mund të transformojë komplet rrugëtimin e jetës së dikujt tjetër", deklaroi kreu i Bashkisë. Veliaj shprehu një mirënjohje të veçantë për bashkëshorten e Betimit Muços, Martën, e cila po çon përpara misionin e tij, por edhe duke dhënë ndihmën e saj për edukimin dhe promovimin e nxënësve më të mirë të shkollës "Betim Muço". "Unë dua të falënderoj shumë Martën sot. Kontributi i saj për ta përkthyer pavdekësinë e Betimit, veprën e tij, për atë që do mbahet mend, duke ia besuar Arbenit që sot na jep edhe një imazh si një kujtesë konstante, teksa kalojmë në këto korridore, kur hyjmë dhe kur dalim për çfarë do të thotë të mbahesh mend, të lësh emër, siç themi ne në Shqipëri dhe të japësh një kontribut që jeton shumë më shumë se sa vitet e tua biologjike", deklaroi Veliaj. Bashkëshortja e Betim Muços ndërsa falënderoi kreun e
Bashkisë së Tiranës për vëmendjen që i ka kushtuar vlerësimit të figurës së Betim Muços, vlerësoi edhe punët e mira që janë bërë për ndryshimin e Tiranës. "Një falënderim i veçantë shkon për z. Erion Veliaj, kryetarin e bashkisë, ai
që ideoi vënien e emrit të shkollës. Unë jam shumë shumë mirënjohëse që e kemi sot këtu midis nesh me gjithë punët e shumta që ka Bashkia e Tiranës. Uroj që figura e Betimit dhe të gjitha ato që ka sjellë ai, arritjet e tij të jenë frymëzuese për nxënësit e shkollës që të arrijnë suksese të mëtejshme. Ne do të vazhdojmë këtë aktivitet edhe duke dhënë familja disa çmime për nxënësit më të mirë në letërsi, disa çmime për nxënësit më të mirë në fizikë, në mënyrë që të motivojmë nxënësit dhe që të mbajnë lart këtë që na ka lënë Betimi, trashëgiminë e Betimit", tha ajo. Ajo falënderoi edhe skulptorin i cili punoi me shumë dashuri, elegancë dhe shumë talent për të na e sjellë skulpturën e Betimi Muços e cila u vendos në shkollën që mban emrin e tij.
Gjatë kësaj ceremonie u shpërndanë edhe bursa për nxënësit më të mirë të shkollës "Betim Muço" në fizikë dhe letërsi. Bashkia e Tiranës në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë me anë të veprave të tij të shumta në fushën e letërsisë, në atë shkencore dhe të përkthimit i dha shkollës së re në Kombinat emrin "Betim Muço". Shkolla e re 9-vjeçare "Betim Muço" në Kombinat hapi dyert për nxënësit e saj për herë të parë shtatorin e kaluar në vitin 2017, me 27 klasa dhe 6 laboratorë dhe është një nga shkollat me infrastrukturën më moderne dhe bashkëkohore në Tiranë. Sot shkolla "Betim Muço" ka afërsisht 1000 nxënës. Gjithashtu, shkolla ka një palestër dhe 3 terrene sportive të jashtme, të cilat përveç shkollës, shërbejnë edhe si një hapësirë komunitare.
FORUM ANALIZË Nga Janusz Bugajski
N
dryshe nga besimi i përgjithshëm, Serbia dhe Rusia nuk kanë një aleancë të ngushtë por një çiftim asimetrik në të cilin Kremlini përfiton nga dominimi i tij. Kur Moska ka nevojë që Serbia të kryejë disa detyra ndërkombëtare për përfitimin e Rusisë, ajo rrit presionin mbi Beogradin. Kjo është e dukshme në debatin aktual për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor. Ndonëse historia zyrtare thotë se Rusia ishte përcaktuese në çlirimin e Serbisë nga otomanët, ambicia e vërtetë e carëve ishte zgjerimi i Perandorisë Ruse drejt Mesdheut. Besimi ortodoks dhe pansllavizmi ishin mjete të dobishëm ideologjikë të krijuar për të bindur serbët se Rusia mbronte interesat e tyre kombëtare. Pas Luftës së Dytë Botërore, Stalini minoi ambiciet serbe dhe parandaloi krijimin e një federate komuniste ballkanike që bashkonte Jugosllavinë e Bullgarinë, sepse ai druhej se një shtet i fort në rajon mund të sfidonte diktatin e Moskës. Për pasojë, Jugosllavia e Titos tregoi se Beogradi nuk dëshironte që të ishte një kukull besnike kur u shkëput nga blloku sovjetik më 1948. Milosheviç dhe Jelcin nuk ishin aleatë të afërt, por shfrytëzonin ambiciet politike të njëri-tjetrit. Gjatë luftërave në ishJugosllavi në vitet ’90, Beogradi i bëri
thirrje solidaritet rus si për ruajtjen e integritetit jugosllav, ashtu edhe për krijimin e Serbisë së madhe apo për mbajtjen e Kosovës. Moska nga ana e saj manipuloi armiqësinë e Serbisë kundër SHBA dhe NATO-s për të demonstruar se Rusia mbetej faktor madhor në çështjet evropiane. Megjithatë, që nga përmbysja e Milosheviçit, qeveritë serbe kanë adoptuar rolin e partnerit të vogël të Rusisë, duke i dhënë mundësi Putinit ta shndërronte Serbinë në një avantpostë të Moskës në Ballkanin Perëndimor. Kremlin llogariti që në shkëmbim të bllokimit të hyrjes së Kosovës në OKB dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë ku Moska ka të drejtën e vetos, Beogradi do të bënte lëshime karshi Rusisë dhe nuk do t’u qasej institucioneve perëndimore. Plagët e ndërhyrjes së NATO-s më 1999 në Kosovë për të ndaluar genocidin serb nuk janë shëruar ende plotësisht për Beogradin që të mendojë anëtarësimin në NATO. Dhe, përmes armëve propagandistike Moska bën të mundur që ndjenjat anti-NATO të ushqehen vazhdimisht në radhët e opinionit serb. Media ruse përhap vazhdimisht edhe informacionin e rremë që Rusia është partneri kryesor ekonomik i Serbisë, ndonëse shkëmbimet tregtare dhe investimet ruse jo vetëm që janë xhuxhe para atyre të
17 E enjte, 22 NENTOR 2018
Rusia nuk është aleate por shfrytëzuese e Serbisë Bashkimit Europian, por edhe bazohen kryesisht në marrëveshjet e errëta nga të cilat përfitojnë politikanët e korruptuar. Serbia u bind t’i jepte Gazpromit shumicën e aksioneve në kompaninë më të madhe të saj të naftës e gazit, NiS, dhe hyri në marrëveshje të tjera që e lidhin vendin ngushtë me furnizimin me energji nga Rusia. Beogradi iu nënshtrua edhe presioni për të hapur një “Qendër Humanitare Rusi-Serbi” pranë Nishit, të cilën shërbimet ruse mund ta përdorin si qendër zbulimi përballë Perëndimit. Në një rast të ri të shfrytëzimit të Beogradit, Kremlini tani por përpiqet të përfitojë nga synimi i Washingtonit për “normalizimin” e marrëdhënieve midis Serbisë e Kosovës. Teksa është diskutuar shkëmbimi i territoreve, Kremlini e ka nxitur Serbinë ta pranojë atë, pavarësisht rezistencës politike në Beograd. Takimi i paprecedent midis Presidentit Putin dhe Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi gjatë përvjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore në Paris, i pari midis krerëve të shteteve, shtoi presionin mbi Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Strategët e Putinit po ndjekin dy ob-
jektiva. Së pari, ndryshimet e kufijve në Ballkan të aprovuara nga fuqitë perëndimore mund të trumpetohen si precedentë të vlefshëm dhe shembuj për Krimenë, Donbasin, Transnistrinë dhe rajone të tjera të lakmuara nga Rusia. Zyrtarët mund të thonë se ndryshimet në kufirin Kosovë-Serbi thjesht futin bashkëkombasit brenda tokës nënë. Për pasojë, një proces i ngjashëm mund të përdoret për territore me popullsi të konsiderueshme ruse, përfshirë pjesë të Estonisë, Letonisë, Bjellorusisë, Ukrainës, Moldavisë dhe Kazakistanit. Së dyti, Kremlini në të njëjtën kohë llogarit edhe që ndryshimi i kufijve në Ballkan mund të krijojë konfuzion për NATO-n dhe Bashkimin Evropian duke nxitur thirrje për ndarje të tjera. Nacionalistët lokalë mund të orkestrojnë dhunë për të demonstruar se bashkekzistenca etnike nuk është e mundur dhe se kufijtë duhen ndryshuar. Efekti pasues i aspiratave territoriale nuk do të prekte vetëm vende të pastabilizuara si BosnjëHercegovina e Macedonia, por do të trazonte edhe anëtarë të NATO-s si Kroacia, Shqipëria dhe Mali i Zi. Vuçiç do të jetë nën presionin në rritje të Perëndimit për të arritur një mar-
rëveshje me Prishtinën por nuk do të jetë në gjendje të frenojë kundërshtimin e brendshëm nacionalist pa përkrahjen e Kremlinit. Nëse Beogradi e njeh zyrtarisht humbjen e Kosovës përmes marrëveshjes bilaterale, apeli i Rusisë për solidaritet sllavoortodoks mund të mos mjaftojë. Përkundrazi, dhe pavarësisht mungesës së entuziazmit të Vuçiç, Moska mund të shprehë mbështetje për ndarjen e Bonjës-Hercegovinës dhe aneksimin nga Serbia të Republika Srpska (RS). Ky do të ishte një çmim më i madh se pjesët veriore të Kosovës, sidomos për shkak se edhe liderët e RS “vdesin” të bashkohen me Serbinë. Rezultati i ndërhyrjes së Moskës do të jetë përfshirja e Vuçiç në një konflikt të ri me BE, NATO-n dhe SHBA për çështjen e Bosnjë-Hercegovinës. Kjo do t’u shërbente interesave të Kremlinit duke bllokuar rrugën e Beogradit drejt hyrjes në BE. Mësimi për Serbinë është që nëse nuk arrin të çlirohet nga kthetrat politike të Rusisë, ajo nuk mund të arrijë potencialin e vet kombëtar dhe do të vazhdojë të shfrytëzohet si ushtare e Putinit në fushatën për shpërbërjen e Perëndimit. Marrë nga cepa.org
BOTIMI
Nën dritat e kujtesës Nga Albert Habazaj
N
uk na ndodh shpesh që të kemi në dorë një tekst të veçantë, shumë interesant e unik në llojin e vet. Libri "Ekzibicionisti i Velçës" ka për autor qytetarin e thjeshtë e me mendje, Aljosha Korkaj nga Velça, sot me banim në Firence. Jam menduar shumë, pasi e lexova dhe e rilexova, para korrektimit dhe redaktimit, se ku duhet ta klasifikoja informacionin që më erdhi nga Italia e po përgatitej për botim. Ky libër, për mua, është një roman, sepse është një vepër letrare e gjatë në prozë, e cila pasqyron një rreth të gjerë ngjarjesh e dukurish nga jeta dhe karaktere, që shtjellohen në zhvillimin e tyre dhe në lidhjet e ndërlikuara me kohën e me jetën e shoqërisë. Ky roman është dhe një esememorialistike historike, sepse nuk i shërben vetëm kujtesës historike jetësore të Velçës, por gjithë zonës iliriane të Lumit të Vlorës, trevës së Labërisë dhe gjithë Shqipërisë që kemi patur, kemi e do të kemi, nga qytetërimi i djeshëm botëror në civilitetin e
nesërm global. Është një roman - ese moralizues, sepse lidhet me nderin, sjelljen e ndershme e të pandershme, me gjendjen e brendshme, shpirtërore të personazheve-njerëz të ndryshëm; madje ka një doze të mirë psikologjike, sepse trajtohen edhe dukuri e veçori psikike të disa personazheve realë, formimi dhe bota shpirtërore e tyre. Dhe, gjithashtu, është një ese filozofiko-fetare, sepse ka mendime të thella për jetën, botëkuptimore e diturore, ka edhe frymën hyjnore, idealiste të mirësisë e zotëruesit, me synimin që edhe ne duhet të përmirësohemi duke përparuar. Në thelb, objekti dhe subjekti i këtij libri janë Velça dhe velçiotët (autoktonë apo prurje antike të periudhave historike para Krishtit e tek-tuk në vijim). Janë me dhjetëra faktet dhe dëshmitë që sillen në këtë libër për lshtësinë e Velçës, si dhe për pasurinë kulturore e shpirtërore të banorëve të këtij fshati. Për të mos humbur kërshërinë e lexuesit, dua të theksoj një mendim të prof.as. Aleks Trushaj: "Treva e Lumit të Vlorës, Shushicës apo Lumi i Bardhë (Polianthes - në antikitet), karakterizohet nga një trashëgimi komplekse arkeologjike, historike, etnografike e gjuhësore". Emri i Aljosha Korkajt nuk është i panjohur për lexuesin vlonjat. Në shtypin
lokal të kohës shkrimet e tij dukeshin që kishin lëng e nerv, se mbahen mend edhe sot më të spikaturit, ndryshe nga jo pak korespondentë e gazetarë të tjerë, të cilëve jo vetëm shkrimet u janë harruar, por edhe emri. Veçanërisht shkrimet sportive të Aljoshës shquheshin për pasurinë e informacionit, argumentin dhe stilin lakonik e të rrjedhshëm. Kjo përvojë jetësore dhe gjuhësore, jo vetëm gazetareske nuk mund të mos shfaqet në librin "Ekzibicionisti i Velçës". Ajo e ka ndihmuar autorin, shpesh herë për të krijuar situata sa më të larmishme e befasuese në vizatimin e tablove, për të ruajatur ritmin në rrëfimin e ngjarjeve e ndodhive nga personazhet që bën protagonistë, sipas rasteve e rrethanave jetësore e artistike. Zhargoni, i përdorur qëllimisht, nuk të bezdis, ai i jep fllad lëndës, sepse autori di ta ruajë raportin e masës edhe me shprehjet frazeologjike, me dialektizmat apo me huazimet, sidomos ato nga gjuha italiane, të cilat ua jep personazheve të duhur për t'i përdorur në kohën dhe vendin e përshtatshëm. Unë nuk do të bëj analizën letrare të veprës, as kërshërinë e lexuesit nuk dua ta venit, por dëshiroj të them se Aljosha Korkaj me këtë libër ka guxuar shumë
e ka thyer tabu, për hir të dashurisë së patjetërsueshme për vendlindjen, Velçën e tij të lashtë, të rëndë, me norma e tradita familjare, fisnore e shoqërore, fisnike e krenare, të cilës, për këto cilësi që mbarti e mbart qysh nga epoka e hershme e gurit, i janë sulur ta nëpërkëmbin, por s'kanë mundur. Ky roman mund të quhej dhe një makroreportazh artistik dhe të klasifikohej në publicistikën letrare, por ka një galeri personazhesh simpatikë dhe një linjë rrëfimi të trillimit artistikë, të cilat autori i ndërthur në mënyrë harmonike, në formë e në përmbajtje. Tablotë e jetës së njeriut na i jep në koklavitjen dhe shumanshërinë e botës reale dhe ireale, në gjerësi dhe thellësi. Ekzibicionisti entuziast, por fatkeq për veten, që bëri Boço Bloza, nëpër xhepat e ngrohtë të shkëmbit të Velçës është tashmë në dorë e lexuesit. Ai pret të vlerësohet si një manifest erotik e kulturor apo si një krim moral- kulturor. Autori e ka respektuar kodin letrar. Me Elmo Blozën na paraqet një rebus, diçka me përmbajtje të ngatërruar e të pakuptueshme. "Njolla e turpit është bajgë mbi shpatullat tona, s'e mbajmë dot! Ta zbojmë! Prapa Diellit!" vlon kuvendi i pleqve. "Farën që s'është jona toka jonë s'e rrit!" vjen e revoltuar jehona popullore velçote. Materia e ng-
jarjes së vjetër, legjenda qysh në kohën e antikitetit, ndodhur në Velçë, ka si elementë përbërës të trupit të saj anektodën, alegorinë, humorin original poetik të kohës, ka mbi të gjitha tragjikomiken e papërsëritshme. Me romanin - ese "Ekzibicionisti i Velçës", Aljosha Korkaj do të zgjojë interesin e lexuesit jo vetëm në Velçë, në Lumin e Vlorës apo në Vlorë, por edhe në Fier, Durrës, Tiranë, në Itali, e pse jo dhe në Egjipt… Ky libër i tij është një gur më shumë në murin e qëndrueshëm të letërsisë bashkëkohore shqipe. *Parathënie për librin e parë të autorit Aljosha Korkaj "Ekzibicionisti iV elçës". Artikullin e plotë mund ta Velçës". lexoni në faqen online të gazetës www .kohajone .com www.kohajone .kohajone.com
FORUM ANALIZE Nga Marjana Doda
N
acionalizmi në Ballkan është si një fosile shek ullore që gjithnjë shfaqet si një atavizëm dhe gjeneron plagë në trupin e tij. Do doja ta kisha harruar këtë fenomen që na kthen pas në kohë dhe në mendesi ,por ngjarja me vrasjen e ekstremistit të ndjerë grek Kostandinos Kacifas, më 28 Tetor në Bularat brenda territorit shqiptarë tregon qarte se sëmundja shekullore e ballkanit nuk është shëruar . Ajo u rikthye duke sjell shqetësim, pasiguri dhe shumë pikëpyetje për cfarë mund të vije më pas . Fatkeqësisht jo vetëm në mendjet por dhe në veprimet e ballkanasve, kryesisht grekë, e serbë , ende shfaqen sëmundje nacionaliste të pashërueshme . Po të kthehemi pas ,shohim se gjithçka lidhet me dy projektet më famëkeqe të lindura më 1844, Naçertania serbe dhe Megali Idea greke, me pasoja ndaj shqiptarëve që në atë periudhë shtriheshin në katër vilajete, të Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe të Janinës. Naçertanija serbe, njohur si “ Naçertanje “ e Ilija Grashaninit, ish funksionar i Strukturave të Brendëshme të Serbisë, m ë 1844 ai e paraqiti si një dokument sekret “Naçertania”( Projekt) dhe që e mendonte Serbinë e re si vazhduese të perandorisë mesjetare të Stefan Dushanit(1308-1355), ku sipas këtij dokumenti pjesë e shtetit të madh serb do të ishte dhe Shqipëria e Veriut, ndërsa Maqedoninë e konsideronte Serbi Jugore. Politika e Naçertanias vazhdoi me shkombëtarizimin e shqiptarëve me memorandumin “Iseljavanje Arnauta” (Dëbimi shqiptarëve) më 1888, ndërsa me ndërhyrjet dhe influencat e saj në bazë të vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër(1912-1913), Serbia aneksoi Kosovën dhe vise tjera lindore, politikë shkombëtarizuese që arriti kulmin me masakrat kundër shqiptarëve me ardhjen në pushtet të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç në vitet ’90-t ë. Dhe megjithatë, Veriu i Kosovës ende mbetet plagë që ngacmohet nga nacionalistë ,ku rasti me i fundit që u provokua ishte me vrasjen e liderit te Partisë “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanovic më 15 janar 2018, apo provokime të vazhdueshme të Listës Serbe në ekzekutivin dhe politikën kosovare. Dhe Megali Idea(Ideja e Madhe), lindi si platformë politike e qarqeve shoviniste greke për krijimin e një shteti në kufijtë e Perandorisë Bizantine dhe që u miratua në Asamblenë Kombëtare më 1844, por që pas luftërave
ballkanike do të merrte formë agresive me Protokollin famëkeq të Korfuzit që përcakton kufijtë e Vorio Epirit në krahinat e Korçës, Gjirokastrës, Sarandës dhe Himarës, me synimin të shtrihej deri në Durrës. Dhe pse Greqia u pushtua nga Italia, që më 1940, ajo ende mbanë pezull ligjin e luftës me Shqipërinë, duke justifikuar kështu dhe masakrat e kolaboracionistit Napolan Zervës në gjenocidin ndaj popullsisë çame më 1944. Por nuk do të mjaftoheshin me kaq. Pas ndërhyrjes në Konferencën e Paqes më 1946 për të kërkuar Jugun e Shqipërisë, në pamundësi për të kënaqur orekset shoviniste të saj, më 2 gusht 1949 territori shqiptar në jug-lindje nga Korça, Konispoli e Sarandë u bë objekt sulmi ushtarak grek. Ndonëse politikës shoviniste greke iu bë bllok për rreth 45 vjet nga regjimi komunist, pas vitit ’90-të pretendimet shoviniste dhe aktiviteti i ekstremistëve u shtua deri në agresivitet. Më 10 Prill 1994 një komando greke me pjestarë të Frontit për “Çlirimin e Epirit të Veriut” sulmon një postë kufitare ushtarake në Peshkëpi të Gjirokastrës dhe vriten 2 ushtarakë shqiptarë. Dhe së fundmi ndodhi ngjarja në Bularat. Ndjesë për të ndjerin, por dhe zemërim për atë çfarë ndodhi atje. Si mundet që një njeri të qëlloi hapur me armë luftarake automatike në mes të fshatit, e për më shumë të qëlloi policinë që mund të kishte rënë viktimë e breshërisë armës së tij. Ndër grekët më realist lidhur më këtë ngjarje do të ishte ish ministri Jashtëm Theodoros Pangalos i cili në një intervistë për “Sky”-në grek do shprehej: ”Nuk bëhet politikë e jashtme me kush është më i fortë...nuk e kuptoj se çfarë donte ai( Kacifas) të shkonte nga Greqia të vendoste flamuj aty...Mos harroni se ai kishte armë. Unë besoj se kushdo që ka armë në dorë duhet të qëllohet. Jam kundër këtij faqeziu. Ashtu sic ndodh dhe në SHBA, këta qëllohen në raste të tilla”. Por turpi që lënë ekstremistët nuk do mjaftonte me kaq. Mbetjet nacionaliste greke u shfaqën në varrimin e të ndjerit. Dhjetra qytetarë grekë që erdhën në cermoninë mortore në tokë shqiptare të mbushur me flamuj grek, do të shprehnin flakë urrejte nën himnin grek me parulla: “Kacifa jeton, ti na drejton”, “Vorio Epiri është grek”, “ Shqiptarë largohuni, kjo është Greqi”, “Gjaku na thërret të djegim shqiptar ë”, “Maqedonia është Greqi”, etj. Kujtojmë se këto thënie janë në vazhdimesi pasi vetëm
18 E enjte, 22 NENTOR 2018
Ballkani, peng i mbetjeve nacionaliste para pak vitesh në internet u shfaqën video me vargje fyese të ushtarëve grekë kur stërviteshin. “I shikoni ata, i quajnë shqiptarë. Lidhëse këpucësh do bëjmë me zorrët e tyre. Këpucët tona do ti bëjmë me lëkurën e tyre”- këndonin në kor ushtarët grekë. Lidhur me çfarë ndodhi në Bularat autoritetet shqiptare deklaruan shpalljen non grada të 52 shtetasve grekë, midis të cilëve dhe të eurodeputetes Eleni Theocharous, politikane Qipriote në Parlamentin Europian. Ndaj së cilës duhet të reagonte vete Parlemanti Europian për faktin që kjo zonjë po kërkon të ndeze konflikte nacionaliste . Pas këtij vendimi dhe thënjeve të k.min Edi Rama se “Hijenat përdhosën flamurin e tyre” eurodeputetja do deklaronte se:” Është një titull nderi për mua të vihem sërish në targetin e një regjimi të korruptuar si ai i Edi Ramës në Shqipëri. Ata nuk mund të zbehin rezistencën time, apo pasionin tim për të drejtat e njeriut dhe ruajtjen e “Vorio Epirit”. Ajo çfarë e bën portretin e saj të padëshiruar është fakti se për ndjenja dhe veprime të tilla nacionaliste, në vitin 2017 Azerbajxhani e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi kishte vizituar Nagorni- Karabakhut ilegalisht. Atëherë, me të drejtë çdo kush tjetër dhe shqiptarët do të pyesnin: A të tillë deputetë dhe me të tillë urrejte përbëhet Parlamenti Evropian? A mban përgjegjesi ky parlament për anëtaret e saj? Fatkeqësisht në Greqi nacionalizmi dhe ekstremizmi po kërkon të kthehet në sistem. Pas ngjarjeve në Bularat partia me qëndrime naziste e Agimit të Artë po nxit e organizon elementë e qarqe ekstremise, si dhe po sensibilizon grekët deri në shkolla për Vorio Epirin duke perdorur vrasjen e ekstremistit Kacifas. Sipas gazetës Protohema thuhet se:” Ai ishte udhëheqësi i një grupi të madh të Epirit të Veriut në mitingjet e fundit madhështore për Maqedoninë në Selanik dhe Athinë duke mbajtur flamurin e madh grek që ishte bërë viral në mediat sociale” ( ndërsa thuhet se mund të ketë patur dhe precedentë penalë). Por nacionalizmi preku dhe “njeriun e Zotit”, priftin e Konicës , Kostandinos Andreas që bëri apel për ti shpallur luftë Shqipërisë. Pas ngjarjes në Bularat bëri thirrje duke ju drejtuar të gjithë grekëve se “ Zgjidhja e vetme
për të shpëtuar grekët nga vendi barbar fqinj është vetëm një: Bashkimi i Epirit të Veriut me Greqinë”.( si duket nuk denjoi të dëgjonte as thirrjen e Kryepeshkopit Anastas Janullatos i cili kërkoi: “Të gjithë shpirtrat le të gjejnë paqen. Zhurma e papërgjegjshme le të ndalet dhe ngjarjet të shqyrtohen në vazhdim me objektivitet dhe respekt të ndërsjellë”) .Për fat të keq në sintoni me priftin e Konices ishte dhe deklarata e kryetarit të partisë nacionaliste greke “ E Djathta e Re” , Phaselos Kranidiotis që shkruajti se “ Edi Rama të mos guxojë të ngrejë dorë ndaj grekëve”. E megjithate në gjithë këtë tension mes dy vendeve, duket se ka dhe zyrtarë grek që kundërshtojnë “ glorifikimin “e Kacifas . Zv/ ministri i Jashtëm Jorgos Katrougalos do deklaronte se: “ Duhet të jetë e qartë që kur flasim për të dënuar nacionalizmin, kur themi që kufijtë janë të pacënueshëm, nuk flasim vetëm për të tjerët, por nacionalizmi duhet të dënohet nga të gjitha anët”. Por ajo çfarë e bën situatën jo optimiste dhe të rrezikshme është një deklaratë e ish-ministrit Jashtëm Niko Kotzias për “Radio 247” i cili veç të tjerave thotë :” Çdo jetë e humbur është një humbje e madhe. Marrëdhëniet dypalëshe nuk duhet të zhvillohen në prespektivën e ngjarjeve negative. Nuk duhet të jemi të ç’orientuar për të zgjidhur problemet. Problemi ynë është në Veri ku ushtria greke nuk e njeh kufirin shtetëror me Shqipërinë”. Ndoshta kjo lidhet dhe me qëndrimet jo korrekte të ministrit Mbrojtjes Panos Kammenos i cili i veshur me rroba ushtarake ka inkurajuar para ca kohësh forca ushtarake në kufij me Shqipërinë. Ndërkohë që pak jave më pare Kotzias shtrëngonte duart me Bushatin për një “epoke të re “ në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve ngjarja e fundit ka përmbysur gjithçka. Në këtë situate ,kur Greqia ka pretendime territoriale , ku marrëveshja e detit është jo transparente ( kujtojmë se ish-ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias akuzohet se ka nxjerrë sekretin shtetëror me deklaratën e tij se “Greqia do të zgjerohej me 12 milje në detare”, dhe si pasojë ka ekspozuar vendin (!) ) Këtu ndodhemi në piken zero, dhe në këtë situate Shqipëria duhet të
ndërmarre disa hapa paraprake ; Së pari Fjala “Vorio Epir” që i referohet Shqipërisë së Jugut duhet të ndalet në mënyre kategorike të citohet nga Athina zyrtare . Madje fillimisht nga vete BE , aty ky aderon Greqia , e më pas nga Shqipëria . Së dyti duhet të bëhet censusi i popullsisë për të parë se sa realisht është pakica greke në Shqipëri (është gabim historik ligji për 8 minoritete , miratuar në parlamentin shqiptare kohë më parë). Eshtë abuzuar mjaft me numrin real të minoritetit grek në shqipëri dhe pretendimeve të tyre , aq sa po ben që shqiptaret të ndihen të huaj në token e tyre Ilire. Së treti qeveria duhet të negocioje në bazë të reciprocitetit me fqinjet dhe çdo marrëveshje të bëhet transparente Së katërti Qeveria të financoje historianet për të punuar profesionalisht për historine e këtij vendi . Për tu lënë trashëgim pasardhësve tane një të shkuar të qartë në mënyre që të gezojnë një të ardhme të ndritur. Ndër te tjera kjo analizë tregon hapur se çfarë shembulli jep një vend si Greqia që është anëtare e NATO-s dhe e BE-së, nga e cila ndizen flakët e urrejtjes per të gjithë fqinjët e saj. Fatkeqësisht nacionalizmi po na kthen shekuj pas. Madje dhe në manifestimet e 100 vjetorit të armëpushimit të Luftës Parë Botërore u deklarua për rrezikun nga nacionalizmi. Presidenti francez Emmanuel Macron në mesazhin e tij për paqen,ku deklaronte: “Le të ndërtojmë shpresat tona në vend që të mbetemi pengje të frikës kundrejt njëri-tjetrit. Patriotizmi është krejt e kundërta e nacionalizmit”. Ndërsa Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi se nacionalizmi është duke ngritur rrënjë në Evropë e më gjërë. Atëherë, nëse retë e zeza të nacionalizmit në Ballkan, dhe jo vetëm, do të errësojnë sadopak demokracinë në këtë rajon të brishtë, nuk do të jetë çudi që “fuçia e barutit” (siç etiketohet rendom ballkani) të marre permasat e nje “bombe atomike” , pasojat e së ciles nuk do të bien më vetëm mbi ekstremistët nacionalistë, por do të vuajnë popujt mbarë, ndaj nuk duhet lejuar që të ndizen zjarre nacionaliste, qofshin këto nga serbë, grekë, maqedonë apo edhe shqiptarë.
SHOWBIZ
19 E enjte, 22 NENTOR 2018
“Frikësohet” i dashuri i Jennifer Lopez: Shpresoj që të mos më nxjerrë jashtë Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë padyshim çifti më i bukur në botën rozë. Ata kanë dy vite që shijojnë lidhjen e dashurisë dhe publikojnë shpesh fotografi romantike në rrjete sociale. Sportisti Alex ka zbuluar se shpërngulja në shtëpinë e të dashurës e ka frikësuar. I ftuar në emisionin e Piers Morgan, 43-vjeçari tha se Jennifer mund ta nxjerrë jashtë një ditë. Moderatori i tha: “Jennifer është femër e përsosur dhe duhet të jesh i lumtur që sheh fytyrën e saj çdo mëngjes. Thua ndonjëherë me veten se si je kaq me fat?” Alex Rodriguez iu përgjigj duke qeshur: “Shpresoj që ajo të mos zgjohet ndonjë ditë e të thotë, “Dakort, tani erdhi koha të dalësh jashtë”. Alex ka nxjerrë në shitje shtëpinë e tij në Hollywood Hills me 4 dhoma, 4 tualete për 6.5 milionë dollarë. Tashmë ai jeton në apartamentin luksoz të Jennifer Lopez në Nju Jork, vlera e të cilit arrin në 15.3 milionë dollarë.
E “mbytën” me komente negative për performancën seksi, zemërohet këngëtarja Këngëtarja Cheryl mori shumë komente negative rreth performancës së saj seksi në skenën e X Factor. Është raportuar se ajo e ka parë disa herë që të zbulojë të vërtetën rreth problemeve me vokalin dhe kërcimin. Sipas The Sun, për 35-vjeçaren mbetet ende mister arsyeja përse njerëzit nuk e pëlqyen. Një burim pranë saj tha: “Cheryl është e dëshpëruar rreth komenteve negative për performancën. Ajo gjithmonë thoshte se ‘të këqinjtë’ vinin me famën dhe priste pak negativitet, por jo këtë lloj reagimi. Cheryl hyri në rrjete sociale për të komunikuar me fansat dhe u trondit kur pa komentet. Fillimisht u zemërua dhe ka parë performancën mbi 10 herë, por nuk e kupton gabimin”. Ndërsa Cheryl nuk ka folur ende publikisht rreth kësaj situate që ka shkaktuar në rrjete sociale.
Brad Pitt ndërton park lodrash në shtëpi për fëmijët Aktori Brad Pitt ka ndërtuar një park të bukur në oborrin e shtëpisë së tij, pasi vazhdon lufta për të fituar kujdestarinë e fëmijëve. Në vilën e tij është shtuar një pishinë, një shtëpi në pemë, një kështjellë prej gome, si dhe një ambient për të luajtur me “skateboard”. Pas divorcit me Angelina Jolie, ka patur hetime rreth shërbimeve që ata mund t’i ofrojnë fëmijëve. Brad Pitt nuk mjaftohet me kohën e limituar që i ka dhënë gjykata, prandaj ka menduar diçka të re për të fituar më shumë kohë qëndrimi me ta. Ai po mundohet të fitojë betejën me ish-partneren dhe të rrëmbejë zemrat e tyre me parkun e lodrave që ka ndërtuar. Të dy janë prindër të gjashtë fëmijëve, të cilët gjatë kësaj kohe kanë qëndruar në shtëpinë e Angelinës.
Fansat bëjnë thirrje publike: Martohu Justin Bieber! Fansat e yllit të pop-it, Justin Bieber duket se duan që ai të shpallë publikisht martesën me modelen Hailey Baldwin. Një djalë duket se e dëshiron këtë gjë më shumë se të tjerët. Në reklamën e Pretty Little Things ku Hailey është imazh, ai i ka ndryshuar mbiemrin duke përdorur bojëra grafiti. Gjatë fundjavës, Hailey ndryshoi mbiemrin e saj në Instagram, por kjo nuk mjafton për këtë djalë. Ai dëshiron një martesë tradicionale ku dy të famshmit i drejtohen altarit. Me anë të bojërave, djali mbuloi me të bardhë mbiemrin “Baldwin” dhe shkruajti me shkronja të zeza kapitale “BIEBER”.
Zjarri shkrumbon shtëpitë, reperi i famshëm dhuron 500 mijë dollarë për Kaliforninë Një zjarr i madh në Kaliforni ka djegur shumë ndërtesa dhe ka bërë banorët që të largohen me shpejtësi për të mbijetuar. Reperi i famshëm, Kanye West po jep një kontribut gjigant për të gjithë meshkujt dhe femrat që vunë jetën e tyre në rrezik për të luftuar me flakët. Sipas TMZ, bashkëshortja e Kanye ka folur me moderatoren Ellen dhe i ka treguar shumën e parave që do dhurojë reperi. Kim ka zbuluar se ai ka folur me kompaninë e tij Adidas për firmën e tij Yeezy që të marrë të gjitha përfitimet, të cilat arrijnë në 500 mijë dollarë. Të gjitha do ti dhurohen familjeve që janë prekur nga zjarri. Burime pranë tyre tregojnë se Kim Kardashian do shfaqet në
një emision televiziv për të dhuruar disa para, të cilat vijnë nga të ardhurat e kompanisë së saj kozmetike. Thuhet se blogerja do dhurojë 200 mijë dollarë në Fondacionin e Bamirësisë që është krijuar për këto familje.
VIP
20 E enjte, 22 NENTOR 2018
Regjisorja akuzon yllin e Bollywood për përdhunim Ylli i Bollywood, Alok Nath është akuzuar për përdhunim nga regjisorja Vinta Nanda. Kjo është një nga rastet e pakta të denoncuara në polici, pasi lëvizja #MeToo në Indi u përhap me shpejtësi muajt e fundit. Në tetor Nanda akuzoi aktorin e famshëm për ngacmim seksual dhe përdhunim në një postim në Instagram. Ndërsa tani e ka denoncuar në polici. Por aktori i mohon të gjitha akuzat dhe ngriti një padi shpifje ndaj saj. Ai kërkoi që regjisorja ti kërkonte falje dhe t’i jepte një kompensim simbolik prej 1 rupi. Nath është akuzuar gjithashtu për ngacimim seksual nga dy aktore të tjera. Nanda punoi me aktorin në një serial televiziv të goditur të viteve 1990, i quajtur Tara. Në postim në Facebook ajo pretendoi se Alok kishte ngacmuar seksualisht aktoren kryesore të shfaqjes. Por që nga ngritja e
Robert De Niro ndahet nga bashkëshortja pas më shumë se 20 vite martesë Robert De Niro është ndarë nga bashkëshortja e tij, Grace Hightowe. Raportohet se çifti i ka dhënë fund martesës mbi 20-vjeçare. 75-vjeçari dhe Grace nuk jetojnë më bashkë sipas Page Six. Raportohet se çifti pritet të publikojnë lajmin në javët e ardhshme. Aktori u shfaq të hënën në tapetin e kuq të eventit MoMa në New York pa bashkëshorten e tij në krah. Ata kanë së bashku dy fëmijë, Elliot, 20 vjeç dhe Helen, 6 vjeç. Kjo nuk është ndarja e parë për çiftin që u martua në vitin 1997. Dy vite pas martesës, De Niro paraqiti kërkesën për divorc, por që nuk u finalizua kurrë. Çifti u ribashkua, duke ripërsëritur betimet e martesës në vitin 2004. Aktori më parë ka qenë i martuar me aktoren Diahnne Abbott, nga viti 1976 deri më 1988. Nga martesa lindi një djalë, Raphael në vitin 1976 dhe fituesi i Oskar birësoi vajzën e Abbot, Drena, nga një marrëdhënie e saj e mërparshme. De Niro gjithashtu ka dy fëmijë me ish-in e tij, Toukie Smith, djemtë binjakë Aaron dhe Julian.
akuzave, ai ka mohuar të gjitha pretendimet, që përmbajnë edhe detaje për përdhunimin e supozuar. “Përdhunimi mund të ketë ndodhur, por nga dikush tjetër”, tha ai. Nanda tha se kishte pritur 19 vite për të folur dhe u kërkoi gjithë të
tjerëve që vuajtën nga abuzimi seksual apo ngacmimi seksual të flisnin e ta thonin me zë të lartë. Fillimisht ajo nuk e zbuloi emrin e aktorit në postimin në Facebook. Por kur statusi i saj u bë viral, regjisorja konfirmoi se i referohej Nath.
As fytyra, as të pasmet! Modelja zbulon çfarë urren tek vetja Pjesa më e madhe e vajzave shqetësohen për buzët e holla ose të pasmet, por modelja Chrissy Teigen ka një kompleks tjetër. Ajo ka zbuluar sekretin e saj për të gjithë publikun duke treguar se çfarë urren tek vetja.”Unë kam këmbë xhungle, sikur janë krijuar për të ngjitur pemët. Tani e di që do fokusoheni tek ato. I kam si këmbë aziatike që jetojnë në xhungël, të krijuara për t’u ngjitur në pemë. Madje në kontratën me Sport Illustrated ju bëra të ditur se nuk do t’i nxirrja këmbët dhe i zhyta në rërë”, tregoi modelja në emisionin EllenShow. Kur të gjithë u fokusuan tek këmbët e saj, moderatorja Ellen Degeneres e pyeti përse nuk vesh këpucë që nuk ia ekspozojnë këmbët. “Nuk vesh dot çizme dhe mendova se askush s’do të m’i shihte nga afër. John (Legend) thotë gjithmonë se kur unë të vdes në vend që të më mbulojë fytyrën ai duhet të më mbulojë menjëherë këmbët. E ke parasysh që njerëzit mundohen të bëjnë operacion fytyrën ose të pasmet, ndërsa unë mendoj vetëm për këmbët”, përfundoi Chrissy.
Jessie J nuk heq dorë nga ëndrra për t’u bërë nënë Jessie J shpreson se një ditë do të bëhet nënë. Pasi zbuloi këtë muaj në një koncert se nuk është në gjendje të lindë fëmijë, këngëtarja tha se po bën gjithçka që mundet për të ardhmen e saj dhe që të mbetet shtatzënë. “Pas shpjegimit të kuptimit të këngës “Four Letter Word”, kam marrë shumë mbështetje dhe inkurajime nga fansat. Faleminderit shumë,”-shkruajti Jessie në Instagram. “Para katër vitesh më është thënë se nuk mund të lind fëmijë. Po ashtu, më kanë thënë kam nevojë për histerektomi (heqje të mitrës) dhe një sasi të madhe barnash. E kam refuzuar histerekteminë dhe marr barna natyrale, si edhe jam në një dietë të veçantë. Nuk kam hequr dorë dhe po bëj gjithçka që shtatzënia të ndodhë në mënyrën më të mirë të mundshme”. Gjatë një performance në Royal Albert Hall në Londër, këngëtarja u hap për vështirësitë që kishte përjetuar.
Martohet aktorja e famshme, zgjedh fustan ngjyrë rozë Mandy Moore është martuar. Ylli i ‘“This Is Us” lidhi nyjë me liderin e “Dawes”, Taylor Goldsmith në Los Anxhelos në fundjavë. Aktorja konfirmoi lajmin me anë të një postimi në Instagram ku publikoi një foto nga dita e tyre e veçantë me përshkrimin: “11-18-18”. Jemi mësuar që nuset ti shohim me vello të bardhë, por 34-vjeçarja zgjodhi një fustan rozë. Ajo dukej mahnitëse në krah të Goldsmith. Disa yje të Hollywood morën pjesë në ceremoni si Milo Ventimiglia, Chrissy Metz dhe Sterling K. Brown. Gjatë një interviste për CNN ndërsa po fliste për planet e dasmës, aktorja u shpreh se dëshironte të bënte diçka tradicionale. Ndërsa shtoi se ajo dhe bashkëshorti i saj shpresonin të bëheshin prindër.
KURESHTI
21 E enjte, 22 NENTOR 2018
Zbulohet afresku erotik në Pompei Një përshkrim "sensual" i një mbretëreshe legjendare spartane që kryen marrëdhënie seksuale me një mjellmë është zbuluar në rrënojat e qytetit të lashtë romak të Pompeit. Kjo është dëshmi e dashurisë së njerëzve në atë kohë për erotikën. Afresku i zbuluar rishtaz, që përshkrun një pjesë nga mitologjia klasike, u gjet në një dhomë gjumi në qytetin e shkatërruar nga shpërthimi i malit të Vezuvit në vitin 79 pas Krishtit. Ai përshkruan figurën e Ledës duke u mbarsur nga perëndia romake Jupiter, që ka marrë formën e një mjellme. Muralja e mrekullueshme u zbulua të premten nga arkeologët gjatë punimeve për të forcuar strukturat e Pompeit pas shiut. Pamjet e Ledës dhe të Jupiterit nuk ishin të rralla në Pompei, por drejtori i parkut arkeologjik Massimo Osanna vlerësoi zbulimin si të jashtëzakonshëm sepse artisti i kualifikuar që realizoi veprën e artit, e bëri të duket sikur Leda po vështronte këdo që hynte në dhomën e gjumit. "Leda shikon spektatorin me shumë sensualitet, gjë që është absolutisht e theksuar,"-tha Osanna, për agjencinë italiane të lajmeve
Misionari amerikan vritet me shigjeta nga fisi i izoluar prej botës Një burrë amerikan është vrarë në një ishull të largët nga gjahtarët e komunitetit Sentinelese, që besohet të jetë fisi i fundit para neolitit, i cili ka shmangur kontaktin me botën e jashtme për 60.000 vitet e fundit. Misionari John Allen Chau, 27 vjeç u dërgua në ishullin Sentinel të Indisë nga peshkatarët vendas më 16 nëntor, pas një përpjekjeje të dështuar vetëm dy ditë më herët. Ai udhëtoi vetëm për të zbarkuar në një kanoe. Trupi i tij u zbulua nga peshkatarët i mbushur me shigjeta dhe gjysmë i varrosur në rërë të nesërmen, por ende nuk është tërhequr pasi fisi, që besohet të numërojë 50 deri në 150 persona, është agresiv ndaj të huajve. Grupi i shtatë peshkatarëve që e çuan atë në ishullin Sentinel të Veriut janë arrestuar të gjithë.
ANSA. Afresku u gjet në një shtëpi të mrekullueshme, ku u zbulua një tjetër murale fantastike këtë vit. Osanna u shpreh
se pronari i shtëpisë duhet të ishte një tregtar i pasur që donte të mbushte shtëpinë e tij me art të frymëzuar nga mitet.
Murgesha më e vjetër në botë vdes në moshën 110 vjeçare Një grua që besohet të jetë murgesha më e vjetër në botë, e cila ndihmoi në fshehjen e fëmijëve hebrenjë nga nazistët, ka vdekur në moshën 110-vjeçare. Motra Cecylia Roszak vdiq të
premten në manastirin dominikan në qytetin e Krakov, Poloni, ku ka qenë banore për gati 90 vjet. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Roszak, ndihmoi në strehimin e hebrenjve lokalë në
kryeqytetin lituanez Vilnius, pasi kishte udhëtuar atje bashkë me Motrat e tjera. Së bashku me murgeshat e tjera, fshehu dy fëmijë hebrenjë, prindërit e të cilëve u vranë gjatë Holokaustit. Sipas raportimeve, ato ndihmuan dhjetra çifutë që të shpëtonin nga nazistët. Në vitin 2009, murgesha u nderua me titullin "Righteous Among the Nations" për përpjekjet e saj gjatë luftës , një titull i përdorur nga Izraeli për ata që rrezikuan jetën e tyre gjatë Holokaustit për të shpëtuar hebrenjtë. Një zëdhënës i manastirit tha për mediat lokale se pavarësisht moshës së saj dhe operacioneve të hundë dhe gju, Motra Cecylia ishte plot me gjallëri, freski dhe kishte një sens të madh humori.
I hiqet patenta vetëm 49 minuta pasi e mori Një adoleshenti iu është hequr patenta vetëm 49 minuta pasi e mori, tha policia gjermane. 18-vjeçari po kthehej pas testimit të sukseshëm të makinës kur e kapi policia. Ai po ecte me dyfishin e shpejtësisë. Në një zonë ku lejohej 50km/h, adoleshenti po drejtonte mjetin me 95 km/h. "Disa gjëra zgjasin përgjithmonë , të tjerat jo më shumë se për një orë", tha policia gjermane në një deklaratë. I riu ishte me katër miq në makinë, tregoi policia rajonale e Märkischer Kreis, të cilëve po përpiqej tu bënte përshtypje me aftësitë e tij të drejtimit të mjetit.
I ngulin thikën në kokë, shkon në spital me biçikletë e me qetësi kërkon ndihmë Një çiklist i mbijetoi një sulmi të tmerrshëm me thikë dhe me shumë qetësi ka shkuar në spital për të kërkuar ndihmë. Ndërsa mbante thikën të ngulur në kokë, Shaun Wayne shkoi tek recepsioni dhe pyeti: "A është mjeku i lirë?" Ai po ecte me biçikletë për të shkuar në punë në Cape Town në Afrikën e Jugut, ku u sulmua nga dy burra. Njëri prej tyre e goditi me thikë në kokë. Mjeti mprehës ngeci brenda kafkës së 34-vjeçarit ndërsa dy hajdutët po përpiqeshin ti merrnin biçikletën. Por në mënyrë të pabesueshme Shaun u përball me ta dhe arriti t'i mundte të dy. Më pas mori biçikletën dhe u nis drejt spitalit me thikën në kokë. "Të thuash se ishte dramatike ta shihje me një thikë në kokë është pak. Por ai ishte shumë i qetë dhe i kthjellët, edhe pse kishte shumë gjakderdhje", tha mjeku Brendan Venter. Pacienti ishte shumë me fat që shpëtoi edhe pse thika ishte zhytur brenda kafkës së tij. Shaun iu nënshtrua një operacioni dhe gjendja e tij është mirë.
SPORT
22
E enjte, 22 NËNTOR 2018
Kualifikimin për kalimin nga Liga D në Ligën C, Kosova e siguroi pas fitores kundër Azerbajxhanit, të martën në Prishtinë me rezultat 4:0
Suksesi historik i Kosovës, jehonë dhe miliona euro D
jemtë e ekipit kombëtar të Kosovës, ia arritën fazën e “play off”-eve të “Euro 2020” nëpërmjet turneut më të ri të UEFA-s, Nations League. Kjo arritje e shtetit të vogël, ka bërë jehonë në mediet ndërkombëtare, të cilat i kanë kushtuar një hapësirë të rëndësishme fitores së thellë me shifrat 4-0 të “Dardanëve” ndaj Azerbajxhanit. “Me Kosovën në Ligën D janë kualifikuar gjithashtu në “play-off” edhe Gjeorgjia, Maqedonia e Bjellorusia”, shkruan gjermania “Kicker”, e cila nënvizon se njëra nga këto 4 ekipe, të ashtuquajtura “outsider”, do të jetë në finalet e “Euro 2020”. “E sapoardhura Kosovë siguron kualifikimin në “play off”-et e Euro 2020”, shkruan amerikania “Washington Post”. “Sky Sports” në Britaninë e Madhe shkruan: “Kosova i jep vetes një mundësi për t’u kualifikuar në “Euro 2020””. “News28.com” vjen me një titull shumë interesant: Kosova i habit të gjithë, siguron pjesëmarrjen në “play off” duke shkatërruar Azerbajxhanin. Pas çdo suksesi vijnë të mirat financiare. Qeveria e Kosovës i ndau Kombëtares së Kosovës në futboll 500 mijë euro. Ky vendim erdhi pas kualifikimit të Kosovës për garat në “play off” në kuadër të Ligës së Kombeve. Kualifikimin për kalimin nga “Liga D” në “Ligën C”, Kosova e siguroi pas fitores kundër Azerbajxhanit, të martën në Prishtinë, me rezultat 4:0. Propozimin për ndarjen e mjeteve e bëri ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi. Përmes rrjetit social facebook, Gashi tha se ndarja e këtyre mjeteve është shenjë përkrahjeje për pjesëtarët e Kombëtares në futboll “që kanë shkëlqyer në të gjitha lojërat që janë zhvilluar në grupin D”. Federata e Futbollit e Kosovës, nga ana tjetër do të do të fitojë 750 mijë euro shtesë nga UEFA, duke u bazuar në rregulloret financiare të UEFA0-s dhe njoftimin që i është dërguar federatave para fillimit të kësaj garë. Kuptohet, kjo shumë do ti shtohet shumës prej 750 mijë eurove që Kosova do të merr nga UEFA vetëm për pjesëmarrje në këtë garë, që i bie që shuma e përgjithshme që do të inkasojë FFK nga UEFA është 1,5 mil-
ITALIANI
Kamza prezanton ishin e Juventusit
Pas trajnerit Ernest Gjoka, Kamza ka prezantuar edhe drejtorin e ri ekzekutiv. Bëhet fjalë për Fabio Kordelën, italiani i cili ka një CV tepër të pasur, teksa në të kaluarën ka qenë drejtori i Juventusit, përgjegjës për zonën e Amerikës së Jugut si dhe drejtor sportiv i klubit hungarez Honved. Kordela kishte një kohë të gjatë që ishte shkëputur nga futbolli, teksa qe përkushtuar te biznesi i verës, ku është pronar edhe i një kantine në Itali. Kordela u prezantua ditën e sotme në ambientet e klubit kryeqytetas, ku ishin të pranishëm edhe trajneri Ernest Gjoka si dhe drejtori sportiv i Kamzës.
FITORJA “Djemtë e ekipit kombëtar të Kosovës, ia arritën fazën e “play off”-eve të “Euro 2020” nëpërmjet turneut më të ri të UEFA-s, Nations League. Kjo arritje e shtetit të vogël, ka bërë jehonë në mediet ndërkombëtare, të cilat i kanë kushtuar një hapësirë të rëndësishme fitores së thellë me shifrat 4-0 të “Dardanëve” ndaj Azerbajxhanit”.
ionë euro. Skuadra e Bernard Challandes do të takohet në gjysmëfinale me Maqedoninë, kurse bonuset nga UEFA pritet që të jenë inventiv i madh për Kosovën edhe në të ardhmen.
Po ashtu meqë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve Kosova do të garojë në Ligën C, se e ka të sigurt edhe shumicën prej 1,1 milionë Eurove, nëse jo edhe më shumë, vetëm për
pjesëmarrje në këtë garë, bën të ditur Insporti duke u bazuar në shumat që janë shpërndarë sivjet për kombëtaret pjesëmarrëse në Ligën C. Ky sukses i ekipit, është përshëndetur edhe nga Presidenti i Kom-
GARA
M
“Rikthehet” Schumacher
ick Schumacher, djali i 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, do të jetë në krah të Sebastian Vettel në turneun e “Race of Champions” (gara e kampionëve), event që do të organizohet më datat 19-20 janar, në Meksikë. Lajmin e kanë konfirmuar dje organizatorët e eventit por edhe vetë piloti i ri, përmes një mesazhi në rrjetet sociale. 19-vjeçari u shpall këtë vit kampion në GP Formula 3 të Europës, me makinën “Prema” dhe duket se do të
ndjekë gjurmët e babait të tij. Michael Schumacher dhe Sebastian Vettel kanë garuar së bashku në këtë event për 6 vite me radhë, në periudhën 20072012. Ndërsa tani Vettel do të garojë me Mick, një ngjarje e veçantë për të dy. “Jam i nderuar që do të marr pjesë në këtë kompeticion, të cilin babai im e ka dashur gjithnjë. Së bashku me Vettel ata kanë vendosur një nivel shumë të lartë të këtij kompeticioni”, u shpreh Mick Schumacher përmes një postimi në Twitter.
bëtare të kuqezinjëve, Armando Duka. “Përfaqësuesja e Kosovës me fitoren e arritur mbrëmë në ndeshjen e vlefshme për kompeticionin UEFA Nations League, ndaj përfaqësueses së Azerbajxhanit me rezultatin 4-0 në stadiumin “FADIL VOKRRI” ka siguruar vendin e parë në grup dhe ka fituar të drejtën e kalimit në fazën “Play-off” për EURO 2020. Kjo ishte një arritje historike për përfaqësuesen e shtetit të Kosovës, e cila ka kaluar njëkohësisht edhe në Ligën C, sa i përket UNL. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka uron Federatën e Futbollit të Kosovës dhe Presidentin e saj, Agim Ademi për këtë sukses të arritur dhe që po bëjnë realitet rrugën e nisur nga legjenda dhe ish-Presidenti i ndjerë, Fadil Vokrri”,-thuhet në mesazhin e FSHF-së.
SPECIALE
23 E enjte, 22 NENTOR 2018
Panairi Ndërkombëtar i Tiranës në Pallatin e Kongreseve. Presidenti i Klik Ekspo Group, Luan Muhametaj: Shqipërinë ndryshe do ta pikasni tek sipërmarrësit dhe institucionet shqiptare me pjesëmarrje të shkëlqyer.
Qato: Klik Ekspo Group, katalizator i nxitjes se investimeve të huaja
P
anairi Ndërkombëtar i Ti ranës, më i madhi event i sipërmarrjes në Shqipëri ka hapur siparin e tij pasditen e së mërkurës në Pallatin e Kongreseve, në një ceremoni të veçantë, ku ishin të ftuar përfaqësues të qeverisë shqiptare, ambasadorë të akredituar në Shqipëri, përfaqësues të biznesit, sipërmarrës dhe investitorë të huaj, si dhe të ftuar të tjerë. Këtë vit Klik Ekspo Group vjen në një përvjetor të veçantë, me 25 vite mbi supe, një rrugëtim i gjatë që ka shënjuar një epokë më vete në ekonominë shqiptare, me sjelljen në Shqipëri të qindra sipërmarrësve të huaj, të cilët kanë vendosur të investojnë në vendin tonë në fusha të ndryshme si turizmi, energjetika, bujqësia, blegtoria, industria agrorushqimore dhe teknologjia, por edhe siguria dhe mbrojtja, me një impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit. Presidenti i Klik Ekspo Group, Luan Muhametaj në çelje të ceremonisë së Panairit, i uroi mirëseardhjen kompanive pjesëmarrëse dhe gjithë të ftuarve të tjerë ndërsa theksoi se ky është një përvjetor i veçantë, përplotë me ekspozues e miq nga bota mbarë. “E gjitha kjo më bën të mendoj që guximi dhe misioni i atij “grushti” sipërmarrësish të parë që ekspozuan në Piramidën e atëhershme 25 vjet më parë, sot do të quhej i përmbushur. Do të kisha vetëm falenderime në këtë përvjetor, grafikët dhe përqindjet i gjeni të jetësuar në këto holle ekspozimi: Shqipërinë ndryshe do ta pikasni tek sipërmarrësit dhe institucionet shqiptare me pjesëmarrje të shkëlqyer. Ballkanin si asnjëherë më parë në simbioze e sinergji, me kompani simotra e me projekte ndërkufitare, Europa kaq të afërt sa nuk ka dallim këtej e përtej e Adriatikut. Miqtë nga Kina e Japonia misionarë të mendësisë së re globale. Ky është përv-
jetori juaj aq sa është dhe i Klikut,’’ tha Muhametaj ndërsa shtoi se vitin që vjen Klik Ekspo Group me mbështetjen e Qeverisë Italiane do të jetë pjesëmarrës, në një event të rëndësishëm të sigurisë dhe mbrojtjes që do të organizohet në Romë. E ftuar në këtë panair ishte edhe ministrja e re e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato e cila e vlerësoi maksimalisht Panairin Klik Ekspo Group duke e cilësuar si katalizator të
rëndësishëm të sipërmarrjes në vendin tonë. “Panairi Klik Ekspo vjen si një katalizator i rëndësishëm i komunitetit të sipërmarrjes ne Shqipëri, duke i shërbyer sipërmarrjes vendase për të krijuar partneritete të reja të cilat do të shërbejnë për të zgjeruar aktivitetet përtej tregjeve aktuale. Shumë ekspozues të huaj me synim investimet në Shqipëri, nëpërmjet këtij panairi kanë parë ndër vite me interes të veçantë bashkëveprimin me Institucionet dhe autoritetet shtetërore shqiptare, për t’u informuar mbi politikat në mbështetje të biznesit dhe investimeve të huaja, partneritetit publik- privat, paketat fiskale, përfitimet dhe lehtësimet në sektorët prioritare, procedurat e delokalizimit; e nga ana tjetër sipërmarrësit shqiptare i kanë kushtuar vëmendje të veçantë kërkimit të partnerëve për ndërkombëtarizimin dhe formulat lehtësuese për prodhuesit vendas”. Sipas Qatos në këto
25 vite, Klik Ekspo, ka bërë një rrugëtim të gjatë dhe tashmë është kthyer në një eveniment ekonomik të rëndësishëm jo vetëm për rajonin por dhe me gjerë. “Ajo ç’ka i ka munguar biznesit shqiptar për vite me rradhë
ka qenë pikërisht orientimi i saktë i sektorëve strategjikë ku biznesi duhet të investojë. E pra Qeveria shqiptare sot i ka evidentuar këto sektorë, duke hartuar strategji dhe paketa të mirëfillta në favor të këtyre investimeve dhe tani është sipërmarrja ajo që po përforcon më shumë mesazhin tonë dhe po na bashkohet në realizimin e këtij vizioni, të cilin vetëm më bashkëpunimin e ndërsjellë, si ky i treguar nga KLIK EKSPO, do mund të kthehet në realitet. Për më shumë, rritja gjithnjë e më graduale e ekonomisë shqiptare ka bërë të mundur që ky vit të numërojë trefishimin e eksporteve dhe celjen e 10 mijë bizneseve të reja, të cilat ndjejnë cdo ditë e më shumë nevojën për futjen e teknologjive të reja dhe inovative për për të konkurruar edhe më fort në tregjet rajonale ku tashmë kanë treguar se mbizotërojnë. Ndaj besoj se shumë sipërmarrës do të gjejnë pikërisht këtu partnerët që i nevojiten, në një moment i favorshëm për të krijuar kontakte”,- tha më tej Qato në fjalën e saj. Edicioni i 25-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës do të vijojë të jetë i hapur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë deri më datë 24 Nëntor 2018, ku dhjetëra sipërmarrës të huaj do të marrin pjesë duke ekspozuar produktet e tyre. Në programin e Panairit Ndërkombëtar, disa personalitete të rëndësishme të botës së sipërmarrjes janë ftuar për të relatuar dhe ndarë përvoja e know-how, ndër të cilët do të përmendnim Prof. Paul Hodgkins nga UK, si dhe ekspertë nga Italia, Serbia, ne fushën e Menaxhimit institucional, mjedisit, mbrojtjes dhe sigurisë.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E enjte, 22 NENTOR 2018
Presidenti Meta dhe Presidentja kroate Grabar-Kitaroviç te Arbanasit e Zarës, “oazin e shqiptarëve në Kroaci” N
ë kuadër të Vitit Kombëtar të Heroit tonë Gjergj Kastriotit, Skënderbeut të dy presidentët vizituan bashkësinë e Arbanasve të Zarës, "oazin e shqiptarëve në Kroaci", ku u takuan dhe u përshëndetën përzemërsisht me përfaqësuesit arbanas, me Prefektin dhe Kryetarin e Bashkisë së Zadarit, autoritetet vendore dhe drejtuesit fetarë, etj. Presidenti Meta dhe Presidentja kroate Grabar-Kitaroviç u ndalën fillimisht në Kishën "Gospe Loretske" (Zonja Jonë e Loretos), e ndërtuar gati 300 vite më parë si strehë
shpirtërore dhe mbrojtëse e banorëve të rinj të Zarës. Si dhe më pas vizituan shkollën fillore "Dr. Krune
Krstiça", në të cilën fëmijët e bashkësisë arbanase mësojnë dhe shkollohen në gjuhën shqipe.