www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 146 (8277)
E premte, 22 Qershor 2018
Çmimi 30 Lekë
Franca dhe Holanda bllokojnë çeljen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë
Basha: Pas 28 qershorit largojmë EDI RAMËN Re të zeza mbi qeverinë shqiptare nga BE për negociatat. E vetmja shpresë mbetet kancelarja gjermane Merkel, e cila mund të bindë vendet anëtare me kushtin që Shqipëria të kthehet në “rezervat” për refugjatët sirianë dhe ato nga Afrika e Veriut
FAQE 3
PD dhe LSI, akuza mazhorancës: Akt i paprecedentë në Kuvend
Në foto: Kreu i PD-së, Lulzim Basha dje gjatë seancës në Kuvend
Në foto: Kryetari i PD, Lulzim Basha, dje në kuvend
FAQE 10
FAQE 2
GJYQI
Rihapet dosja “Hajdari”. Do dëshmojnë Berisha, Nano, Klosi, Gjinushi...
Presidenti Meta takon kryeministrin Orban: Hungaria, mbështetje pa rezerva Shqipërisë për negociatat
REAGIMI
TAKIMI
Petrit Vasili: Edi Rama shkatërroi Parlamentin FAQE 11
FAQE 24
Në foto: Presidenti Meta dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban
FAQE 8
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Dritë jeshile për hapjen e negociatave me Shqipërinë
FAQE 6
RUSI 2018
NDESHJET SOT
Brazil-Kosta Rika Nigeri-Islandë Serbi-Zvicër
14:00 17:00 20:00
Kroaci ëndrrash ndaj Argjentinës, Messi një “fantazmë” Francës i mjafton talenti Mbappe, kualifikohet në raundin tjetër
FAQE 20-21
POLITIKE
2
E premte, 22 Qershor 2018
Kreu i PD-së: Rama nuk i ka bërë detyrat, se Shqipëria s’i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave
DEBATI
Basha: Gjermania ka vendosur, jo negociata për Shqipërinë A
shtu siç ishte parashikuar, pas një jave pushimi, u mbajt këtë të enjte seanca plenare e Kuvendit, ku ishte parashikuar që të diskutoheshin një sërë projektligjesh. Dhe ashtu siç ka ndodhur edhe në seancat e javëve të fundit,demokratët vijuan me të njëjtin skenar, atë të moslejimit të zhvillimit normal të punimeve parlamentare, ku protagonist është shfaqur kreu demokrat Lulzim Basha. Për më shumë se 1 orë kryedemokrati Basha nga foltorja e Kuvendit foli për shqetësimin e Gjermanisë, skeptike sipas tij për t’i dhënë “ok” hapjes së negociatave me Shqipërinë. Basha tha se opozita ka ndikuar pozitivisht, e në atë moment në sallë pati të qeshura, mes tyre edhe kryeministri Rama e kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Duke iu drejtuar këtij të fundit ulur në vendin e tij, Basha bëri një akuzë të fortë kur tha se Balla ka qenë edhe para tre ditësh në Gjermani, e ka marrë një makinë “Toyota Yaris” me 1,5 milionë euro të drogës brenda. “Zgërdhihuni! Ai që zgërdhihet aty ishte edhe para tre ditësh në Gjermani. Të kanë zbuluar “Toyota Yaris” o zgërdhitës me 1,5 milionë euro të drogës brenda, vazhdo qesh zgërdhitës. Shkonte në Gjermani ju thoshte ne s’kemi probleme,
s’kemi drogë, korrupsioni po luftohet”, tha Basha. Deklaratat Kuvendi i Shqipërisë nuk arriti që të mbante punime normale, ndërsa opozita bllokoi foltoren duke mos lejuar asnjë deputet të flasë për projektligjet në rend të ditës. Lulzim Basha, nga foltorja që nuk e liroi për asnjë moment, dha lajmin se Gjermania ka marr vendim ku konstatohet se Shqipëria nuk ka
plotësuar kushtet për hapjen e negociatave. “Edi Rama mbrëmë është informuar, sikundër jam informuar edhe unë për një ngjarje të hidhur dhe me pasoja të tmershme për fatin e negociatave dhe të integrimit të Shqipërisë. Ai ka ardhur sot të bëjë të paditurin, akoma më keq të fshehë të vërtetën, apo ta manipulojë atë. Mbrëmë, vetëm 24 orë pas samitit franko- gjerman dhe takimit Merkel-Macron, kristian-
demokratët dhe kristiansocialistët gjermanë, aleatët partia jonë si motër dhe social demokratët gjermanë aleatët dhe partia simotër e PS kanë rakorduar qëndrimin e tyre sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë. Ashtu si Rama e di mirë, lajmi nga ky rakordim është më i keqi që shqiptarët mund të prisnin. Është një lajm që Shqipëria nuk e meriton, por është verdikti gjerman tashmë jo vetëm i Gunther Krichbaum, as thjesht i Kristian Demokratëve, por i qeverisë gjermane, se Edi Rama ka gënjyer. Se Edi Rama nuk i ka bërë detyrat, se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave. Në këtë rezolutë që do të bëhet zyrtare javën e ardhshme të martën, për herë të parë Shqipërisë nuk i vendosen thjesht kushte, por edhe një proces kontrolli që demonstron pabesueshmërinë totale ndaj çdo raportimi që është bërë deri më sot nga Edi Rama, apo nga hallka institucionale e blerë prej tij”- u shpreh Lulzim Basha. Në sallë shpërthyen të qeshurat, kur Basha tha se po të mos ishte ndërhyrja e opozitës, vendimi gjerman mund të kishte qenë më i keq. “Vendimi mund të kishte qenë edhe shumë më i keq, po mos kishte qenë për insistimin tonë si opozitë”- tha Basha.
DEPUTETI I PD-SË: INICIATIVA AVENTURESKE, QEVERIA S’DI TË NEGOCIOJË. DIÇKA FSHIHET NË KËTË ÇËSHTJE
N
ë mesin e debatit më të fundit publik lidhur me pretendimet se Shqipëria mund të pranojë 600 mijë refugjatë nga vendet e luftës, një qëndrim interesant do të mbahej nga ish-ministri i Jashtëm, tashmë deputet i PD-së, Tritan Shehu, i cili ndryshe nga kolegët e tij në selinjë blu shprehet se qeveria shqiptare duhet të marrë përgjegjësitë e saj për përballimin e një fluksi të mundshëm refugjatësh nga Siria e Iraku. I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24 deputeti i PD, Tritan Shehu ka folur edhe për vendimin e KE-së në fund të këtij muaji për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë për anëtarësimin. Shehu tha se Shqipëria duhet të marrë përgjegjësinë e saj në lidhje me refugjatët, por brenda kapaciteteve që ka. Sipas tij qeveria është e paaftë për të dialoguar me ndërkombëtarët për këtë çështje.“Pretendimet janë një qëndrim i qeverisë për të hequr vëmendjen nga kriminaliteti dhe nga korrupsioni. Unë dua të sqaroj se ne duam të japim kontributin në mbrojtje të paqes dhe lirisë. Por këto role kanë një proporcion me mundësitë tona që mos kthehen në elemente që na dëmtojnë ne tani dhe të ardhmen. Unë dëgjova Majkon dje
“600 mijë refugjatë”, Shehu: Kontributi ynë në proporcion me mundësitë tona
që kërkoi t’i hedhë faj Evropës që nuk është problemi i saj. Unë mendoj se është përgjegjësia jonë sepse s’dimë të negociojmë. Iniciativat aventureske ne i mësojmë nga mediat e huaja, sepse qeveria nuk jep detaje. Nuk na
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
e ka fajin Evropa, por faji është i joni. Është problemi i krimit dhe drogës në vend që kërkojnë t’i mbulojnë me këto të tjerat. Unë mendoj se duhet të jemi serioz për këto gjëra. Ne jemi të gatshëm të kemi përgjegjësinë tonë, por në proporcion me dimensione dhe natyrën e vendit tonë që mund të humbë ekuilibrat në çdo moment. Këto deklarata nuk bëhen në media. Unë mendoj se diçka fshihet me ketë çështje. Ne kemi strukturat tona dhe mund të jemi pjesëmarrës në akomodimin e refugjateve me aq se kemi mundësi. Qeveria nuk është e aftë të dialogojë me të huajt. Njësoj si me Greqinë që po detyrohen të japin çdo gjë sepse nuk janë të aftë të negociojnë. Marrëdhëniet me Greqinë u çuan në pikën zero”- tha Shehu. Sipas deputetit të PD-së, çështjen e refugjatëve nuk mund ta zgjedhë Shqipëria, ndërsa hapja e negociatave në fund të këtij muaji mund të bëhet me kushte sepse Shqipëria nuk i ka plotësuar
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
detyrat. “Çështja e refugjatëve është një “patate e nxehtë”, por nuk mund ta zgjidhë Shqipëria. Shqipëria merr përgjegjësi me aq mundësi sa ka. Është e pa përgjegjshme të marrësh iniciativa të tilla dhe mendoj se duhet të distancohemi nga aventura të tilla. Evropa nuk mund të vendosë kushte për hapjen e negociatave në këmbim të refugjatëve. Shpresoj që të ketë një hapje të negociatave pavarësisht nga problemet që kemi. Hapja e negociatave është një e mirë e madhe për Shqipërinë. Por nuk mjafton vetëm dëshira. Gjermania dhe vendet e tjera kërkon që të bëhen detyrat e shtëpisë. Ne i dimë detyrat tona. Unë mendoj se do ketë një hapje të negociatave me kushte dhe ky është një rast unik. Fakti që vendosen kushte tregon se nuk kemi kryer detyrat tona. Rruga e vetme drejt BE është zgjidhja e problemeve siç janë lufta ndaj krimit, ndaj drogës, dekriminalizimi, etj”- theksoi dje deputeti demokrat Tritan Shehu.
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
“600 mijë refugjatë”, Basha: Ramës s’i vjen keq për shqiptarët, jo më për sirianët
Nga foltorja e Kuvendit, kreu i opozitës Lulzim Basha reagoi për herë të parë në lidhje me një lajm hipotetik se Shqipëria ka rënë dakord të strehojë 600 mijë sirianë. Basha u shpreh se këtë gjë kryeministri Edi Rama e bën për karrigen e tij dhe jo se i vjen keq për sirianët, pasi sipas tij ai nuk shqetësohet për largimin e shqiptarëve. Për Bashën, Rama kërkon të presë sirianët për të larguar vëmendjen nga droga dhe krimi. “Ky është vetë ofruar për të pritur 600 mijë refugjatë sirianë. Nuk ka asnjë pikë përgjegjësie, asnjë pike keqardhje për shqiptarët që po largohen nga vendi dhe papritur i vjen keq për sirianët. Jo nuk i bëhet vonë as për sirinianë, as për avganë, as për shqiptarë! I vjen keq për karriken e tij, sepse do të harrohet krimi dhe droga. Harroje Edi Rama që të ndodhë kjo gjë, nuk ka negociata me qeverinë tënde”, theksoi dje Lulzim Basha. Ashtu si çdo javë, seanca plenare është kthyer në një arenë tensionesh mes mazhorancës dhe opozitës. Debat “shterpë”, ku opozita bllokon foltoren dhe mazhoranca pret internetin. Kështu ndodhi edhe dje, pas fjalës së Bashës për procedurë, Ruçi i mbylli mikrofonin dhe opozita vijoi fjalimet në mediat sociale. Por kreu i Kuvendit i kishte marrë “masat”, duke prerë edhe linjën e internetit. “Gjeni një vend në botë që mbyll linjën e internetit që mos flasë opozita, kjo ndodh vetëm në Shqipëri”, tha Basha. Ndërsa Ruçi iu bëri thirrje Bashës që të çlironte foltoren duke i kujtuar nenin 48 se deputeti nuk mund të përdorë telefonin gjatë seancës plenare. “Parlamenti ka rregullua, shtëpia ka tjegulla. Ulu poshtë dhe të flasësh kur të vijë koha. S’ka fjalë për procedurë, pasi e more fjalën ti zoti Basha. S’ka mikrofon për procedurë. Mos e merrni peng foltoren e parlamentit. Zoti Basha të bëj thirrjen të ulesh. Sa për punën e internetit dhe telefonit neni 48 e thotë shumë qartë”, u shpreh kryeparlamentari Gramoz Ruçi.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3
E premte, 22 QERSHOR 2018
Franca dhe Holanda bllokojnë çeljen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë
Basha: Pas 28 qershorit largojmë EDI RAMËN Re të zeza mbi qeverinë shqiptare nga BE për negociatat. E vetmja shpresë mbetet kancelarja gjermane Merkel, e cila mund të bindë vendet anëtare me kushtin që Shqipëria të kthehet në “rezervat” për refugjatët sirianë dhe ato nga Afrika e Veriut
Vendimi për negociatat me 28 qershor duket se do të vendos dhe fatin e qeverisë "Rama". Refuzimi i vendeve të BE për t'i dhënë dritën jeshile qeverisë shqiptare, ose vendosja e kushteve shtesë do të jetë një dështim i cili do të ketë kosto politike në rrugën e integrimit. Përgjegjësia kryesore bie mbi qeverinë dhe kryeministrin, gjithnjë nëse nuk jepet statusi, sikurse do të marr meritat kryesorë nëse arrin të bindë BE për statusin. Megjithatë punët nuk duken mirë, sepse Hollanda votoi si parlament kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Mjafton një vend të mos jetë dakord dhe nuk jepet, pasi BE funksionon jo me votë apo shumicë, por në unision e mirëkuptim total. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha dje se faturën e dështimit, pas 28 qershorit, do ta paguajë kryeministri Edi Rama. Në fjalimin e mbajtur në një seancë të tensionuar, Basha ka paralajmëruar vendimin e disa vendeve të Bashkimit Europian. Basha foli për një informacion konfidencial, në dijeni të të cilit ishte dhe kryeministri Edi Rama, ku flitej për kushte të reja ndaj Shqipërisë për negociatat. Sipas, Bashës arsyet se përse Shqipërisë nuk do t'i hapen negociatat është Edi Rama dhe qeveria e tij. Kreu i PD-së la të kuptohet se dështimi i qeverisë "Rama" në procesin e integrimit do të sjellë një mobilizim kombëtar për të larguar qeverinë. "Sot është dita që shqiptarët të pyesin vetën: Cila është përgjegjësia jonë? Sepse një popull ka qeverinë që meriton. Vetëreflektimi i shqiptarëve do të na bashkojë në një drejtim të vetëm: mobilizim kombëtar dhe qytetar për të larguar një orë e më
parë Edi Ramën, këtë tradhtar të interesave kombëtare dhe popullore",- tha kreu i PD-së. Ndërkohë, një pjesë e qëndrimeve të Bashës për çështjen e negociatave u konfirmuan pak orë më vonë. Shumica e parlamentit holandez nuk është në favor të hapjes së negociatave. Mediat e këtij vendi njoftuan dje se më 28 qershor Holanda do të jetë kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë. E njëjta situatë duket se është edhe me Francën. Qeveria e Presidentit Emanuel Macron, të paktën deri tani, hyn në radhën e vendeve më skeptike për hapjen e negociatave. Kundërshtitë janë ato që përmenden shpesh, lufta ndaj krimit, korrupsioni dhe numri i madh i azilantëve shqiptarë që duan të shkojnë në BE. Edhe pse qeveria "Rama" ka marrëdhëniet shumë të mira me qeverinë franceze, duket se gjithë lobimi, kontratat dhe marrëveshjet nuk kanë dhënë rezultatin që pritej. Lulzim Basha tha dje se edhe Gjermania është kundër hapjes së
negociatave me Shqipërinë, por përpjekjet e qeverisë Rama për të bindur Berlinin nuk po njohin limit. Media shtetërore gjermane "Deutsche Ëelle" shkruante dje për një skenar të ri ku hynin në lojë dhe ngritja e kampeve të emigrantëve. Sipas raportimit të medias gjermane, mundet që qeveria "Rama" të pranojë një marrëveshje për pritjen e qindra mijëra emigrantëve nga zonat e luftës në këmbim të mbështetjes pa kushte për statusin. Një lëvizje kjo që Shqipërisë i jep negociatat dhe qeverisë gjermane të Angela Merkel i shmang krizën e brendshme që ka për refugjatët me ministrin e Brendshëm, Horst Seehofer. Interesant është fakti se po dje, ministri Fatmir Xhafaj ishte dje në një takim të veçantë me ministrin gjerman dhe politikanin më të rëndësishëm që "kërcënon" qeverinë e Merkel në Gjermani, Horst Seehofer. Dy ministrat kanë folur mes të tjerash dhe për çështjen e emigrantëve, por pa dhënë detaje se çfarë konkretisht.
Skenari i refugjatëve në këmbim të statusit, edhe pse në kufijtë e së besueshmes është prezantuar dje nga media më serioze gjermane, "Deutsch Welle". "Rama shpëton Merkel", thuhej në raportimin e "Deutsch Welle", ndërsa shtohej se "një marrëveshje e mundshme e Shqipërisë (për emigrantët) do të kishte rëndësi të jashtëzakonshme për një relaksim në mospajtimin e brendshëm gjerman: Shqipëria do të ofronte zgjidhjen humane",shkruan radio shtetërore gjermane. Por cilido qoftë qëndrimi i Gjermanisë vota për Shqipërinë duhet të jetë unanime në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE. Për rrëzimin e negociatave mjafton vetëm vota kundër e një vendi. Holanda e ka dhënë verdiktin dhe tashmë pritet se çfarë do të bëjë opozita pas 28 qershorit. Opozita ka gati skenarin e pas 28 qershorit. Protesta, përplasje dhe rrëzimin e qeverisë me forcën e popullit. Mundet të shkohet në zgjedhje të parakohshme nëse nuk hapen negociatat. Q.Xhani
POLITIKE
4
E premte, 22 Qershor 2018
Ministri i Jashtëm: Kemi shqetësime serioze në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
Holanda voton kundër Shqipërisë për negociatat
SHIFRAT
Rritet numri i refugjatëve që hyjnë në Shqipëri
P
arlamenti i Holandës i ka thënë ‘jo’ hapjes së negociatave për Shqipërinë. 125 deputetë nga mazhoranca dhe opozita kanë votuar kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Vendimi i Parlamentit u paralajmërua më herët nga mediat e këtij vendi. Gazeta holandeze “De Telegraaf”, paralajmëroi votë kundër në takimin e liderëve të vendeve të BE-së në Bruksel në 28 dhe 29 qershor. Në një shkrimin me titull “Holanda bllokon pranimin e Shqipërisë në BE”, thuhet se shumica e partive të parlamentit holandez janë kundër hapjes së negociatave dhe shkak për këtë janë bërë shqetësimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin. “Shumica e partive të parlamentit holandez e dërgon qeverinë e Holandës në Bruksel me mesazhin e qartë për të mos votuar pro hapjes së negociatave. Shqipëria, vendi ballkanik i goditur nga varfëria u bë kandidat për anëtarësim në BE disa vjet më parë me miratimin e Dhomës së Përfaqësuesve. Komisioni Europian tani dëshiron të nisë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë. KE madje përmend një vit në të cilin anëtarësimi duhet të jetë një fakt: 2025”- shkruan gazeta. “De Telegraaf” citon Ministrin e Jashtëm holandez, i cili deklaron: “Ne kemi
shqetësime serioze në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”- tha ai duke shtuar se “më shumë përparime duhet të bëhen në këto çështje”. Megjithatë ai ende nuk e mbyll derën për Shqipërinë. Partitë të deklaruara kundër hapjes së negociatave në parlamentin holandez janë 5, VVD, CDA, CU, PVV dhe PS 50Plus. Një prej deputetëve të CDA, Van Helvert në prononcimin për gazetën pranon ndikimin
rus dhe atë kinez në rajon, por sipas tij kjo nuk është një arsye për të bërë pazare me parimet dhe standardet europiane. “Nuk janë kritere për të bërë pazar për anëtarësimet. Përsa i përket reformës në gjyqësor nga 800 gjyqtarë vetëm dhjetë janë testuar. Atëherë nuk mund të thuash: vendi është gati për negociata për anëtarësim” tha ai. Vetëm dy forca politike parlamentare D66 dhe GroenLinks duan që BE të fillojë bisedimet me Shqipërinë dhe
Maqedoninë. Arsyetimi është se vërtet Shqipëria nuk është gati për Europën, por hapja e negociatave nuk është anëtarësim në Bashkimin Europian. “Negociatat nuk do të thotë se ata mund të bashkohen tani me ne” tha deputeti Verhoeven i D66. Partitë besojnë se vendet do të kujdesen mirë për sundimin e ligjit, qasjen ndaj krimit dhe luftën kundër korrupsionit nëse kanë një perspektivë të qartë të pranimit.
GAZETA AUSTRIAKE: MACRON DËSHIRON QË ÇËSHTJA E ZGJERIMIT TË MOS DISKUTOHET FARE PARA ZGJEDHJEVE TË BE NË 2019
A
ustria do të marrë në korrik presidencën e radhës së BE-së dhe mediat prestigjioze të Austrisë tashmë kanë nisur të pasqyrojnë situatën në Bruksel sa i përket çështjes së zgjerimit të Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Gazeta austriake “Der Standard” i ka kushtuar një artikull hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. “Reforma e gjyqësorit në Shqipëri është konsideruar si një model, por përsëri ka rezistencë nga Franca për çeljen e negociatave me Shqipërinë”. Kështu e nis artikullin gazeta e njohur austriake, e cila thekson më tej se diplomatët e BE-së në Berlin e konsiderojnë reformën në drejtësi si një model për vendet kandidate për në BE. “Deri tani nuk kishte një reformë të tillë të plotë në asnjë nga shtetet e Evropës Juglindore. Për herë të parë shqiptarët shpresojnë se korrupsioni mund të luftohet seriozisht. Ndërsa opozita po përpiqet të minojë reformën në drejtësi”, shkruan ndër të tjera
“Der Standard”: Franca kundër hapjes se negociatave me Shqipërinë
“Der Standard”. “Rezistencë është mes shteteve të BE që janë kundër nisjes së bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe kjo kryesisht vjen nga Franca, Danimarka dhe Holanda. Ndonëse këta të fundit kanë gjasa “të kthejnë” kur të gjithë të tjerët po tërhiqen”- shkruan “Der Stan-
dard”. Madje presidenti francez Emmanuel Macron dëshiron që çështja e zgjerimit të mos diskutohet fare para zgjedhjeve të BE në 2019. Ai ka frikë se kjo çështje do të tërheqë skeptikët e BE-së, dhe dëshiron të sigurojë shumicën e gjerë në Parlamentin Evropian për reformat e tij. Por
ama, thotë Der Standard, Franca është paralajmëruar nga shtetet e tjera të BE-së se do të duhet të mbajë pasojat politike nëse bën rezistencë për Shqipërinë. Por kjo gjithashtu do të minonte dhe politikën e kushtëzuar (përpjekjet e BE për reformat) dhe besueshmërinë e BE-së. “Der Standard” thotë se edhe pse në CDU dhe CSU ka deputetë që janë kundër, fjala e fundit i takon kancelares Merkel dhe ajo është në favor të hapjes së negociatave. Megjithatë, “ekspertët e sigurisë në BE janë ende të shqetësuar për krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, dhe jo për prodhimin e kanabisit në Shqipëri, siç ishte vitin e kaluar, por për kontrabandën e kokainës në Evropë”, përfundon artikullin e saj e përditshmja austriake “Der Standard”.
Një numër në rritje emigrantësh nga Lindja e Mesme dhe Azia po kërkojnë azil në Shqipëri, një fenomen i padukshëm deri tani në këtë vend që njihet më shumë për emigrimin masiv. Gjatë viteve 2015 dhe 2016, qindra mijëra emigrantë që u larguan nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika arritën në Evropë duke përdorur rrugën ballkanike. Rruga u mbyll në mars 2016, por njerëzit, që kërkojnë mënyra të tjera, ende arrijnë të hyjnë në Bashkimin Evropian përmes Ballkanit, edhe pse në numër të vogël. Autoritetet shqiptare thonë se muajt e fundit ka patur përpjekje në rritje të refugjatëve dhe emigrantëve për të përdorur territorin e Shqipërisë si rrugë kalimi drejt vendeve të Bashkimit Europian. Policia kufitare ka forcuar kontrollet, për të frenuar një valë të mundëshme refugjatësh. Disa nga të ardhurit thonë se destinacioni i tyre përfundimtar është Gjermania. “Shqipëria është një vend tranziti për mua dhe për të tjerët, por nuk është si Serbia apo Maqedonia, të cilat i kanë mbyllur kufijtë. Shqipëria është e vetmja zgjidhje për refugjatët që kalojnë tranzit,” thotë Guwan Belei, refugjat sirian. Ai thotë se erdhi nga Turqia, shkoi në Greqi dhe nga Greqia hyri në Shqipëri. “Nga Shqipëria, - thotë ai, - me dëshirën e Zotit, dua ta përfundoj rrugën time në Gjermani”. “U larguam nga Siria, duke kaluar male dhe lumenj dhe shkuam në Turqi. Pastaj, me gomone shkuam në Greqi, përshkuam fusha me baltë, ecëm mes shiut dhe arritëm në Greqi. Prej andej erdhëm këtu duke kaluar nëpër male,” thotë refugjatja nga Siria, Berivian Alus. Ajo thotë se arsyeja që u largua ishte se Turqia bombardoi Afrinin dhe se e kishin nxjerrë jashtë vendit kontrabandistët. Sipas saj, nga Siria në Turqi i kishte kushtuar 1.500 euro ndërsa nga Turqia në Greqi 3.500 euro. Të mërkurën policia në kufirin e Shqipërisë me Malin e Zi, ndaloi gjashtë shtetas pakistanezë që po përpiqeshin të kalonin kufirin për në Mal të Zi. Sipas policisë, çdo 24 orë në territorin e Shqipërisë ndalohen mesatarisht 10 shtetas të huaj.
POLITIKE
5
E premte, 22 Qershor 2018
MINISTRI I PUNËVE TË JASHTME
Bushati: Falënderojmë Merkel, Gjermania pro hapjes së negociatave Pas deklaratës që bëri raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, socialdemokrati gjerman, Knut Fleckenstein se Gjermania është pro hapjes së negociatave, por edhe pas sinjaleve pozitive që përcollën mediat gjermane, vjen reagimi nga ministri Ditmir Bushati. Ky i fundit përmes një reagimi për mediat falënderoi publikisht kancelaren gjermane Angela
Merkel për mbështetjen. Mes të tjerash ai iu kundërpërgjigj edhe pretendimeve të PD se Gjermania ishte kundër hapjes së negociatave. “Falenderojmë me mirënjohje kancelaren dhe qeverinë gjermane për konfirmimin e mbështetjes ndaj Shqipërisë! Qartësia pro-zgjerimit, maturia dhe qëndrimi i ndershëm i partnerit tonë janë të mirëpritur e orientues përg-
jatë këtij rrugëtimi sfidues që bazohet te logjika e kushtëzimit demokratik dhe e ndjekjes së vazhdueshme të progresit në reforma. Aktrimi grotesk i opozitës sot (dje) në Kuvend është një perpjekje e pafat, por e përsëritur për të bërë të zezën të bardhë!”, u shpreh kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati në reagimin e tij.
Raportuesi për Shqipërinë në BE: Gjermania pro hapjes së negociatave me Shqipërinë, por ka disa rezerva
Fleckenstein: Nuk jepen negociata me vënie kushtesh për kampe refugjatësh N
uk jepen negociata me vënie kushtesh për kampe refugjatësh, do të ishte e padrejtë thotë raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, socialdemokrati gjerman, Knut Fleckenstein. Në një intervistë për “Deutsche Welle”, Knut Fleckenstein ka folur ndër të tjera edhe për vendimin e KE në fund të këtij muaji nëse do hapen ose jo negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë. Fleckenstein tha se Gjermania është pro hapjes së negociatave, por ka disa rezerva. Sipas tij do ishte e padrejtë nëse Shqipërisë i vendosen kushte për pranimin e refugjatëve në këmbim të hapjes së negociatave. Intervista me eurodeputetin gjerman Zoti Fleckenstein po afrohet finalja e debatit disa javor, do të hapen apo jo negociatat e anëtarësimit BE – Shqipëri? Nuk mund të them saktë, sepse nuk jam anëtar i Këshillit të BE-së, por di që diskutohet, se ç’formë duhet të ketë vendimi përfundimtar, kjo vlen si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë. Pse po diskutohet ende, ku ka rezerva? Ka disa rezerva, sidomos nga pala franceze, që Bashkimi Europian duhet të reformohet njëherë vetë më parë, pastaj të bëhen hapa të tjerë. Mendoj se ky është një argument i gabuar, sepse negociatat nuk zgjasin disa ditë, por me vite dhe në këtë kohë mund të kryhen reformat tona të nevojshme për të pranuar vende të tjera. Si vendos Gjermania? A është pro hapjes së negociatave? Kam sinjale shumë të qarta nga Zyra e Kancelares dhe nga fraksioni se Gjermania do të thotë një “po” të qartë për negociatat. Ka edhe një dokument të publikuar së fundmi, se negociatat do të vijnë, por me kushte. Cilat janë këto kushte? E kam të vështirë të përfytyroj kushte, por natyrisht, nëse mund të flitet për kushte, do të ishte që procesi i vetingut të vazhdojë e që të tregohet, se kjo reformë në drejtësi nuk është thjesht për fillimin
e negociatave, por për vetë vendin. Nëse është vetëm kjo, atëherë mund të rehatohem e të buzëqesh. Por a mund të jetë një kusht tjetër, thënë ndryshe një dëshirë e BE-së, që Shqipëria të pranojë kampe refugjatësh në territorin e saj? Për këtë nuk kam informacion, por edhe pyetja juaj të thotë, se në këtë samit do të trajtohen çështje të ndryshme, e ardhmja e eurozonës, si ta rregullojmë çështjen e migrimit, dhe për çështjen se si të biem dakord për hapat e tjerë në lidhje me Ballkanin Perëndimor. E në këtë kontekst mund të ketë gjithmonë kompromise mes 28 vendeve të Bashkimit Europian, cilat dalin përtej kufijve të territorit në fjalë. Nuk mund ta përjashtoj, por as nuk e përfytyroj dot, se nuk i njoh detajet. Ka një plan për ngritjen e kampeve të refugjatëve jashtë BE-së, në media është përmendur Shqipëria dhe Libia. A është Shqipëria ndër këto vende, zyrtarisht qeveria nuk ka pranuar asgjë… Në të vërtetë nuk njoh emra shtetesh që
do të pyeten. Por për këtë vetëm mund të bësh kërkesë. Nuk e besoj, se kjo do të bëhej kusht për hapjen e negociatave, kjo do të ishte plotësisht e padrejtë. Vetingu ka filluar të veprojë, si e gjykoni zhvillimin e tij deri më tani? Komisioni Europian, Parlamenti Europian dhe unë vetë shohim një përparim të mirë në këtë proces. Ne e shohim si shpresëdhënëse atë që është filluar. Interesante është se edhe partitë popullore mendojnë kështu, ashtu si socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe liberalët. Ka një miratim të gjerë në Parlament dhe Komision dhe shpresoj që edhe Këshilli i BE-së ta vlerësojë këtë. Vetingu zhvillohet, por paralelisht pati skandale që përfshinë qeverinë, akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit të Brendshëm Tahiri, përmendja e vëllait të Ministrit të Brendshëm, Xhafaj në çështjen e drogës, sigurisht askush nuk dënon kolektivisht e vendosin gjykatat, po më e pakta a nuk është kjo një performancë e shëmtuar për një qeveri që trumbeton me të madhe luftimin e krimit të
organizuar… Po, sigurisht që nuk është gjë e mirë, por për këtë janë prokurorët dhe gjykata që të shohin, nëse një ministër, si çdo qytetar tjetër ka shkelur ligjet, dhe nëse është kështu, ai duhet të largohet, nëse jo, nuk ka dënim kolektiv. Për këtë është e nevojshme reforma në drejtësi, që të vendosin gjykata të pavarura dhe të mos ketë vendime favoresh. Opozita e quan qeverinë Rama të kapur nga krimi dhe se është e korruptuar, qeveria e quan opozitën të dështuar, si mund të flitet për bashkëpunimin e shumëkërkuar, kur pozicionet janë kaq larg njëratjetrës? Nuk dua të përzihem në politikën e brendshme në Shqipëri, por në fund vetë njerëzit duhet ta dinë në zgjedhjet e ardhshme, se kujt i besojnë dhe kujt jo. Ne nuk shpërblejmë qeveritë, nuk bëhet fjalë se do t’i japim Ramës një titull nderi. Por për atë që njerëzve në Shqipëri t’u hapet një perspektivë e vërtetë, jo vetëm fjalë, por veprime konkrete për një të ardhme europiane.
POLITIKE
6
E premte, 22 Qershor 2018
Ministri i Brendshëm Federal i Gjermanisë, Horst Seehofer pret ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj
Ministri gjerman: Dritë jeshile për negociatat me Shqipërinë
REAGIMI
Xhafaj: Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE
M
inistri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u prit dje në Berlin, në një takim të veçantë, nga homologu i tij, Ministri i Brendshëm Federal i Gjermanisë, Horst Seehofer. Takimit të delegacioneve përkatese, i parapriu një bisedë miqësore dhe konstruktive kokë më kokë e të dy ministrave. Që në krye të herës, .Seehofer, në cilësinë e Ministrit të Brendshëm Federal, por edhe si President i Partisë CSU, deklaroi se “i ka dhënë dritën jeshile Kancelares Federale dhe Ministrisë së Jashtme për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE”. Në referim të mbështetjes së vazhdueshme të Gjermanisë ndaj vendit tonë, Ministri Xhafaj evokoi veprimtarinë e ish-kryeministrit të Bavarisë, Franz Josef Strauss i cili, rreth 35 vjet më parë bëri përpjekje për t’i hapur Shqipërisë një dritare drejt Evropës. “Sot, me progresin e gjithanshëm, është momenti i duhur që Gjermania të jetë në pararojë të shteteve që mbështesin Shqipërine në rrugëtimin e saj për t´ju bashkuar familjes evropiane”, u shpreh Ministri Xhafaj. Gjatë takimit, të dy ministrat diskutuan mbi çështjet aktuale si: migracioni i paligjshëm, çështjet e menaxhimit dhe kontrollit të kufirit, si dhe atë të azil kërkuesve shqiptarë në Evropë. Gjithashtu, Ministri Xhafaj njohu Ministrin Seehofer me arritjet dhe progresin që ka bërë Shqipëria në rrugën e integrimit evropian, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave. Në këtë kontekst, Ministri Xhafaj evidentoi bashkëpunimin e shkëlqyer me Gjermaninë dhe veçanërisht me autoritet policore gjermane, i cili ka rezultuar në hetime dhe operacione të përbashkëta të suksesshme, si dhe me një numër operacionesh të përbashkëta që janë në proces. Më tej z.Xhafaj u ndal te problematikat që lidhen me luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit. Ministri Seehofer shprehu, veç të tjerash, interes në lidhje me reformën në drejtësi dhe procesin e Vetting-ut në Polici, duke përgëzuar për hapat që po hidhen në këtë drejtim, gjë që do të çojë në konsolidimin e sistemit të drejtësisë në vendin tonë. Ministri Xhafaj i prezantoi homologut të tij, një plan me 10 pika, i cili para-
shikon fushat e bashkëpunimit në nivel institucional dhe operacional. Të dy ministrat ndanë të njëjtin mendim se implementimi i këtij plani do të ndikojë në konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona. Ministri Seehofer e priti me shumë kënaqësi dhe entuziazëm këtë propozim dhe
garantoi se “shumë shpejt do të njiheni me veprimet tona konkrete në lidhje me këto çështje”. Në vijim, në funksion të thellimit të bashkëpunimit, Ministri Xhafaj u shpreh se “tashmë mes nesh ekziston besimi i duhur, ndaj i kërkojmë Gjermanisë të monitorojë dhe të mbështesë realizimin e objektivave dhe prioriteteve të Ministrisë së Brendshme dhe
Policisë së Shtetit”. Në mbyllje të takimit Ministri Xhafaj e ftoi homologun Seehofer për një vizitë zyrtare në Tirane, ftesë që u prit me shumë kënaqësi nga ky i fundit. Z.Seehofer u shpreh se “do të bëjmë të gjitha përpjekjet që bashkëpunimi mes dy vendeve tona të konkretizohet më tej” dhe shtoi se shumë shpejt do të jetë në Tiranë.
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj anë të një postimi në “Twitter” ka komentuar takimin me ministrin gjerman. Xhafaj e vlerësoi takimin shumë miqësor dhe produktiv, duke thënë se Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. “Sapo përfundova një takim shumë miqësor dhe produktiv me Ministrin e Brendshëm Federal, z.Seehofer. Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. Dritë jeshile për hapjen e negociatave. Seehofer në gjurmët e paraardhësit të tij F.J.Strauss. Mirënjohje pafund Gjermanisë mike! Bashkë me drejtues të lartë të Policisë së Shetit në vizitë zyrtare në Gjermani. Mirënjohje dhe falënderim për mbështetjen e plotë dhe të drejtpërdrejtë që partnerët gjermanë i japin Policisë në luftën kundër krimit. Rikonfirmim i dyanshëm i angazhimit për thellim të bashkëpunimit, tani dhe në të ardhmen”, shkroi në Twitter Xhafaj.
“1,9 MILIARD EURO NË LOJË”
N
jë ndër gazetat më të rëndësishme në Gjermani, ‘Der Spiegel’ i ka kushtuar një artikull lajmeve të fundit që thonë se në Shqipëri do të ndërtohet një qendër për pritjen e refugjatëve që vijnë nga Azia dhe Afrika. Sipas gazetës, përveç konservatorëve të djathtë në Austri, Bavari dhe Danimarkë, së fundi mbështetet edhe nga shefi i Këshillit Europian, Donald Tusk. “Me qendrën e azilit jashtë BE, autoritetet perëndimore kërkojnë strategji tjetër. Të gjithë të shpëtuarit nga deti do dërgohen në këto qendra azili dhe prej atje do vendoset direkt për statusin e tyre si refugjat ose jo“, shkruan ‘Der Spiegel. Gazeta vijon më tej duke analizuar se Bashkimi Europian mund të ndjekë shembullin e Australisë me Shqipërinë, e cila i depërton të gjithë refugjatët në ishullin, Papua Guinea e Re dhe i jep shtetit prej 5 milion banorësh rreth 3 miliard dollarë australian në vit ose e thënë ndryshe 1.9 miliard euro. “Ky është një shembull si
Media gjermane: BE mund të ndjekë shembullin australian me Shqipërinë
vepron Australia me ishullin e paqësorit Manus, prej 2001, duke i depërtuar gjithë emigrantët e paligjshëm në ishullin e Papua Guinea e Re. Për këtë Australia u pagon shteteve ishullore rreth tre miliardë dollarë australianë në vit. Secili refugjat në Manus ose Nauru, përfiton 16 mijë dollarë nga Australia, nëse rikthehet në vendlindje. Megjithatë ky kamp vlen si stacioni i fundit. Shumica e tyre nuk dëshirojnë përsëri në vendlindje, ndërsa Australia
prej disa vjetësh nuk pranon strehimin edhe të atyre që njihen si refugjatë. Ata me ndihmën e punëtorëve të UNHCR shpërndahen në vende të ndryshme të botës, siç ndodhi së fundi drejt SHBA në 2016“. Der Spiegel’ përmend edhe një opsion tjetër sipas të cilit Danimarka dhe Austri këerkojnë që Shqipëria të luajë rolin e njëishulli tjetër, i cili quhet Manus dhe Danimarka dhe Austria kërkojnë që Shqipëria të luajë rolin e ishullit
Manus, i cili ka një popullsi prej 47 mijë banorësh dhe ndodhet pranë Indonezisë dhe Malajzisë. “Kjo është një pyetje vendimtare – por pa një përgjigje konkrete. Ish-ministri Brendshëm i Gjermanisë, De Maizièrenë 2014 fliste për “Qendra mikpritëse” në “Afrikën Veriore”. Edhe figura tjera të larta europiane kërkonin qendra të tilla prej përpara dhjetë vitesh në vendet e Magrebit. Vendet e vogla europiane Danimarka dhe Austria së fundi kanë propozuar Shqipërinë si vend ku duhet të ndërtohet kjo qendër pikëgrumbullimi për emigrantët e paligjshëm. Komisioneri i emigrimit në BE, greku Dimitris Avramopoulos, u përgjigj se ideja është e mirë, por a ka ndonjë vend që mund të merrte përsipër ndërtimin e një qendre të tillë? Kjo nënkupton se edhe Shqipëria mund të refuzonte kërkesën“, përfundon ‘Der Spiegel’.
POLITIKE
7
E premte, 22 Qershor 2018
Kreu i QeverisĂŤ hedh poshtĂŤ zĂŤrat pĂŤr projektin evropian pĂŤr ngritjen e njĂŤ kampi refugjatĂŤsh nĂŤ ShqipĂŤri
K
ryeministri Edi Rama nuk ka folur kĂŤtĂŤ tĂŤ enjte nĂŤ parlament pĂŤr çÍshtjen e refugjatĂŤve edhe pse ĂŤshtĂŤ njĂŤ nga çÍshtjet mĂŤ tĂŤ diskutuara, por ai do tĂŤ gjente njĂŤ vend tjetĂŤr pĂŤr tĂŤ bĂŤrĂŤ sqarimet pĂŤrkatĂŤse lidhur me kĂŤtĂŤ çÍshtje. NdĂŤrkohĂŤ qĂŤ flitet se ngritja e kampeve pĂŤr refugjatĂŤt e lindjes nĂŤ ShqipĂŤri ĂŤshtĂŤ njĂŤ kusht nga Europa, Rama mohon kategorikisht qĂŤ kjo gjĂŤ i ĂŤshtĂŤ kĂŤrkuar nga ndonjĂŤ vend. NdĂŤrsa njĂŤ komentues e ka ngacmuar pĂŤr refugjatĂŤt nĂŤ faqen e tij zyrtare nĂŤ rrjetin social “Facebookâ€?, Rama i ĂŤshtĂŤ pĂŤrgjigjur me shprehjen se i vjen keq pĂŤr 100 tĂŤ mençurit qĂŤ hidhen nĂŤ lumĂŤ tĂŤ gjejnĂŤ gurin e hedhur nga njĂŤ budalla. NĂŤ vijim, kreu i QeverisĂŤ mohon kategorikisht se nĂŤ ShqipĂŤri mund tĂŤ ngrihet ndonjĂŤ kamp pĂŤr tĂŤ pritur 600 mijĂŤ refugjatĂŤ, tĂŤ cilĂŤt pĂŤrflitet se do tĂŤ vinĂŤ nga vendet e konfliktit, Siri dhe Irak, ku nuk pĂŤrjashtohet mundĂŤsia qĂŤ mes tyre tĂŤ ketĂŤ dhe ish-luftĂŤtarĂŤ tĂŤ ISIS. “MĂŤsoje se nuk na ka kĂŤrkuar kush tĂŤ marrim as 600 mijĂŤ, as 60 mijĂŤ dhe as 6 mijĂŤ! DomethĂŤnĂŤ ti qĂŤ di ku e ka bishtin dardha mendon vĂŤrtetĂŤ qĂŤ tĂŤ ketĂŤ nĂŤ kĂŤtĂŤ botĂŤ qeveri e shtete, qĂŤ tĂŤ imagjinojnĂŤ ngritjen e njĂŤ kampi pĂŤr 600 mijĂŤ refugjatĂŤ nĂŤ njĂŤ vend tĂŤ vetĂŤm eee?! Epo mĂŤsoje se nuk ekziston asnjĂŤ shtet apo qeveri nĂŤ botĂŤ qĂŤ tĂŤ ketĂŤ kĂŤtĂŤ nivel budallallĂŤkuâ€?- sqaroi kryeministri Rama komentuesin, e me kĂŤtĂŤ rast shuan edhe zĂŤrat pĂŤr njĂŤ projekt tĂŤ tillĂŤ nĂŤ vendin tonĂŤ. Nga ana tjetĂŤr, Rama shton se qeveria shqiptare ĂŤshtĂŤ e gatshme tĂŤ pĂŤrfshihet nĂŤ çdo plan tĂŤ pĂŤrbashkĂŤt europian ku, siç thotĂŤ Rama, secili shtet merr pĂŤrgjegjĂŤsinĂŤ qĂŤ i takon. “MĂŤsoje edhe kĂŤtĂŤ, qĂŤndrimi i ShqipĂŤrisĂŤ ka qenĂŤ e mbetet shumĂŤ i qartĂŤ: Ne jemi gati tĂŤ kontribuojmĂŤ nĂŤ njĂŤ plan europian, ku secili shtet merr pĂŤrgjegjĂŤsinĂŤ qĂŤ i takon, pĂŤr aq sa i takon, sipas madhĂŤsisĂŤ e mundĂŤsisĂŤ! Ja kjo ĂŤshtĂŤ e vĂŤrteta e thjeshtĂŤ dhe guri qĂŤ budallai hodhi nĂŤ lumĂŤ, nuk ĂŤshtĂŤ dardhĂŤ or mik, prandaj mos e kafsho fort se tĂŤ dĂŤmton dhĂŤmbĂŤt!â€?- shprehet Kryeministrit Edi Rama nĂŤ replikat e tij me komentuesit nĂŤ rrjetet sociale. Replika e RamĂŤs me komentuesit Komentuesi: Rrofsh zoti kryeministĂŤr shume vepĂŤr e madhe jam krenar pĂŤr ty edhe ShqipĂŤrinĂŤ, por mua njĂŤ gjĂŤ nuk mĂŤ pĂŤlqen, njerĂŤzit qĂŤ e shkelin!! Do ishte mĂŤ mirĂŤ ta shijonin 600 mijĂŤ sirianĂŤt, pakistanezĂŤt, iranianĂŤt etj. Atje do ishte kryevepĂŤr fare. Dikur kemi qenĂŤ edhe ne nĂŤ vendin e tyre dhe vazhdojmĂŤ, por nuk tha njeri JE SUIS ALBANAISE, as nuk na ndĂŤrtuan nga njĂŤ kamp as nuk na falen gjĂŤ, por çdo gjĂŤ e fituam! Budalla je ti qĂŤ kujton se njerĂŤzit janĂŤ budallenj‌đ&#x;??đ&#x;??đ&#x;??
Rama: Nuk na ka kĂŤrkuar kush tĂŤ marrim 600 mijĂŤ refugjatĂŤ
mbrapa.!!! Edi Rama: DomethÍnÍ ti qÍ je i mençuri nÍ kÍtÍ mes mendon se vÍrtetÍ ekziston mundÍsia qÍ ShqipÍrisÍ t’ia kÍrkojÍ kush nÍ botÍ tÍ marrÍ 600 mijÍ sirianÍ kÍtu eee?! Epo mÍsoje se nuk na ka kÍrkuar kush tÍ marrim as 600 mijÍ, as 60 mijÍ dhe as 6 mijÍ! DomethÍnÍ ti qÍ di ku e ka bishtin dardha mendon vÍrtetÍ qÍ tÍ ketÍ nÍ kÍtÍ botÍ qeveri e shtete, qÍ tÍ
imagjinojnÍ ngritjen e njÍ kampi pÍr 600 mijÍ refugjatÍ nÍ njÍ vend tÍ vetÍm eee?! Epo mÍsoje se nuk ekziston asnjÍ shtet apo qeveri nÍ botÍ qÍ tÍ ketÍ kÍtÍ nivel budallallÍku! Faleminderit qÍ mÍ quan budalla, po njÍ gabim tÍ madh e ke kur mendon se unÍ i kujtoj njerÍzit budallenj, prandaj edhe mÍ vjen keq pÍr 100 tÍ mençurit qÍ siç thotÍ populli, hidhen nÍ lumÍ tÍ gjejnÍ gurin e hedhur
nga njĂŤ budalla! Sepse, mĂŤsoje edhe kĂŤtĂŤ, qĂŤndrimi i ShqipĂŤrisĂŤ ka qenĂŤ e mbetet shumĂŤ i qartĂŤ: Ne jemi gati tĂŤ kontribuojmĂŤ nĂŤ njĂŤ plan europian, ku secili shtet merr pĂŤrgjegjĂŤsinĂŤ qĂŤ i takon, pĂŤr aq sa i takon, sipas madhĂŤsisĂŤ e mundĂŤsisĂŤ! Ja kjo ĂŤshtĂŤ e vĂŤrteta e thjeshtĂŤ dhe guri qĂŤ budallai hodhi nĂŤ lumĂŤ, nuk ĂŤshtĂŤ dardhĂŤ or mik, prandaj mos e kafsho fort se tĂŤ dĂŤmton dhĂŤmbĂŤt!
GAZETARI FRANCEZ
Alexis Poulin: ShqipĂŤria dhe Tunizia, nĂŤ projektin e BE-sĂŤ pĂŤr refugjatĂŤt
Qeveria shqiptare mohon se vendi ynĂŤ ĂŤshtĂŤ nĂŤ listĂŤn e shteteve ku diskutohet tĂŤ vendosin kampe pritĂŤse pĂŤr refugjatĂŤt. Por nĂŤ mediat ndĂŤrkombĂŤtare emri i ShqipĂŤrisĂŤ del shpesh herĂŤ si shtetit ku mund tĂŤ krijohen kampe pĂŤr bllokimin e rrugĂŤtimit tĂŤ refugjatĂŤve drejt Bashkimit Europian. Alexis Poulin, gazetar dhe analist francez ka deklaruar dje nĂŤ televizionin “France 24â€? se ShqipĂŤria dhe Tunizia janĂŤ dy shtete pĂŤr tĂŤ cilat po diskutohet. Ai ka shtuar se BE duhet tĂŤ gjejĂŤ nĂŤ zgjidhej afatgjatĂŤ pĂŤr emigrimin dhe nuk mund tĂŤ vazhdojĂŤ ta largojĂŤ projektin nga vetja. “Bashkimi Europian duhet tĂŤ reformojĂŤ strategjinĂŤ e tij tĂŤ emigracionit me njĂŤ marrĂŤveshje tĂŤ vĂŤrtetĂŤ evropiane ose do tĂŤ rrezikojĂŤ kaosin e mĂŤtejshĂŤm nĂŤ bllok. E di qĂŤ po flasim pĂŤr dhĂŤnien e parave dhe pĂŤr tĂŤ ngritur platforma nĂŤ Tunizi dhe ShqipĂŤri‌.â€?,- shprehet Aleksis Pulin.
MINISTRJA E DREJTĂ‹SISĂ‹ VIZITĂ‹ NĂ‹ BRUKSEL PĂ‹R ECURINĂ‹ E REFORMĂ‹S NĂ‹ SISTEMIN E DREJTĂ‹SISĂ‹
Komisionerja nĂŤ KE: Zbatim mĂŤ tĂŤ shpejtĂŤ ReformĂŤs nĂŤ DrejtĂŤsi
E
curia e reformĂŤs nĂŤ drejtĂŤsi ka qenĂŤ nĂŤ qendĂŤr tĂŤ njĂŤ takimi pune qĂŤ ka zhvilluar nĂŤ Bruksel ministrja e drejtĂŤsisĂŤ Etilda Gjonaj me komisioneren pĂŤr DrejtĂŤsinĂŤ, Konsumatorin dhe BarazinĂŤ Gjinore nĂŤ Komisionin Europian, Vera Jourova. Sipas njoftimit pĂŤr shtyp tĂŤ MinistrisĂŤ sĂŤ DrejtĂŤsisĂŤ, Jourova e ka vlerĂŤsuar si revolucionare kĂŤtĂŤ reformĂŤ tĂŤ ShqipĂŤrisĂŤ dhe ka inkurajuar qĂŤ ajo tĂŤ ecĂŤ me ritme sa mĂŤ tĂŤ shpejta. Komisionerja Jourova i konsideroi pĂŤrpjekjet pĂŤr tĂŤ reformuar sistemin e drejtĂŤsisĂŤ si mbresĂŤlĂŤnĂŤse dhe shprehu bindjen qĂŤ Reforma nĂŤ DrejtĂŤsi do tĂŤ mbetet njĂŤ ngjarje historike nĂŤ zhvillimin e ShqipĂŤrisĂŤ. Ajo e siguroi Ministren Gjonaj pĂŤr mbĂŤshtetjen e Komisionit Europian nĂŤ zbatimin e ReformĂŤs, si dhe e inkurajoi atĂŤ pĂŤr tĂŤ ecur me ritme sa mĂŤ tĂŤ shpejta nĂŤ kĂŤtĂŤ drejtim. Ministrja Gjonaj
nĂŤ pĂŤrgjigje tĂŤ interesimit tĂŤ Komisioneres, foli gjerĂŤsisht pĂŤr mĂŤnyrĂŤn se si institucionet e reja tĂŤ drejtĂŤsisĂŤ do tĂŤ jenĂŤ tĂŤ pavarura nga ndikimi i politikĂŤs, kjo si rezultat i mekanizmave tĂŤ ngritura, qĂŤ garantojnĂŤ pavarĂŤsinĂŤ e organeve tĂŤ reja. Ministrja Gjonaj shprehu kĂŤnaqĂŤsinĂŤ qĂŤ do tĂŤ mirĂŤpresĂŤ Komisioneren
Jurova, nĂŤ takimin ministrave tĂŤ DrejtĂŤsisĂŤ dhe tĂŤ BrendshĂŤm tĂŤ vendeve tĂŤ BE-sĂŤ dhe vendeve tĂŤ rajonit nĂŤ datat 4-5 tetor tĂŤ kĂŤtij viti, i cili kĂŤtĂŤ herĂŤ do tĂŤ mbahet nĂŤ TiranĂŤ. Kjo si shprehje e vlerĂŤsimit tĂŤ progresit tĂŤ arritur nga ShqipĂŤria deri tani dhe rĂŤndĂŤsisĂŤ qĂŤ ka forcimi i shtetit tĂŤ sĂŤ drejtĂŤs nĂŤ rajonin e Ballkanit PerĂŤn-
dimor. Takimi i ministrave nÍ tetor dhe vizita e Komisioneres Jurova do tÍ shÍrbejÍ edhe si njÍ mundÍsi e mirÍ, pÍr nÍnshkrimin tÍ marrÍveshjes sÍ bashkÍpunimit me EUROJUST, me qÍllim forcimin e pÍrpjekjeve tÍ autoriteteve Shqiptare nÍ luftÍn kundÍr krimit tÍ organizuar ndÍrkombÍtar. GjatÍ vizitÍs zyrtare nÍ Bruksel, Ministrja Gjonaj ka zhvilluar takime me pÍrfaqÍsuesit e Grupit tÍ KÍshillit pÍr Ballkanin PerÍndimor (COËEB) ku pati mundÍsinÍ t’i njohÍ me rezultatet mÍ tÍ fundit tÍ ReformÍs nÍ DrejtÍsi dhe luftÍs kundÍr korrupsionit. PjesÍ e vizitÍs dy ditore tÍ Ministres Gjonaj do tÍ jenÍ dhe takimet me Drejtorin e PÍrgjithshÍm pÍr Zgjerimin nÍ Komisionin Europian, Christian Danielsson, si dhe njÍ bashkÍbisedim me organizatat e shoqÍrisÍ civile nÍ Bruksel, organizuar nga Qendra e Politikave Europiane.
POLITIKE
8
E premte, 22 Qershor 2018
Kreu i deputetëve të LSI, akuza Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit për moslejimin e opozitës
Vasili: PS groposi parlamentarizmin K
reu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për seancën e djeshme në Kuvend dhe mos dhënien e fjalës opozitës. Vasili shprehet se Edi Rama ka urdhëruar kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi që t’i heq të drejtën e fjalës opozitës. Duke e cilësuar këtë si një shkelje kushtetuese, Vasili thotë se sot vendi nuk ka më kryetar parlamenti dhe as rregullore të Kuvendit. Heqjen e të drejtës së fjalës, Vasili e cilëson si shkeljen më të rëndë të parlamentit pluralist. “Të drejtën për tu tërhequr nga diskutimet e ka vetëm çdo deputet individualisht apo kryetari i grupit parlamentar në emër të të gjithë grupit dhe askush tjetër. Kjo nuk ndodhi dhe këtë e panë të gjithë shqiptarët ditën për diell.
LETRA
K
ryetarët e dy grupeve parlamentare të opozitës, Edmond Spaho i PD dhe Petrit Vasili i LSI dënojnë sot sjellën e mazhorancës në seancën e Kuvendit. Në një letër të përbashkët, Spaho dhe Vasili shprehen se heqja e të drejtës së opozitës për të folur në Kuvend është një shkelje e paprecedentë e parlamentarizmit. Dy drejtuesit e grupeve shprehen se një sjellje e tillë e PS në Kuvend cënon bashkëjetesën mes mazhorancës dhe opozitës. Spaho dhe Vasili paralajmërojnë se përsëritja e asaj që ndodhi sot në Kuvend do e kthente praninë e opozitës në sallën e Kuvendit vetëm në një fasadë. Letra e përbashkët e kryetarëve të grupeve parlamentare të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili Seanca parlamentare e datës 21.06.2018, shënoi një akt të paprecedentë në historinë e Parlamentit Shqiptar. Edhe pse deputetët e opozitës kishin regjistruar në sekretari kërkesën e tyre për të diskutuar për çështjet e përfshira në rendin e ditës, Kryetari i Grupit Palamentar të Partisë Socialiste, pasi njoftoi tërheqjen nga diskutimi të të gjithë deputetëve të mazhorancës, i kërkoi Kryetarit të Kuvendit që të ndërpriste diskutimet e deputetëve dhe të kalonte menjëherë në votimin e pikave të rendit të ditës. Një kërkesë e tillë, e padëgjuar kurrë më parë, nuk ka asnjë mbështetje ligjore dhe mohonte të drejtën e deputetëve të opozitës për të diskutuar. Kryetari i Kuvendit në
Pra banditët e maxhorancës të mbështetur nga Ruçi i grabiten opozitës të drejtën e patjetërsueshme të fjalës, të garantuar me rregullore e kushtetutë. Kjo është ngjarja më e rëndë e të gjithë parlamentit pluralist”,shprehet Petrit Vasili. Sipas tij, përgjegjësia është e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. “Ruçi groposi parlamentin, rregulloren e kuvendit dhe veten, ndërsa Edi Rama qesh me të. Kryetari i parlamentit groposi sot gjithçka në parlament. Ai hodhi për votim dhe votoi mbylljen e diskutimeve me kërkesë të maxhorancës dhe vetëm me votat e saj, pa pasur asnjë kërkesë apo dakordësi nga opozita, që ajo të tërhiqej nga diskutimet. Ruçi me vullnet të plotë dhe si mashë e verbër e
kryeministrit halabak, e mori vetë përsipër një vendim të tillë dhe varrosi integritetin juridik të drejtimit të parlamentit dhe të tijin personal”,- shprehet Petrit Vasili. Kreu i deputetëve të LSI shton se Kuvendi nuk ka më rregullore kjo është një shkelje flagrante për një vend demokratik. “Tash e tutje parlamenti nuk ka as kryetar parlamenti dhe as rregullore. Çdo belbëzitje e kryetarit të parlamentit për gjoja respektimin e rregullores dhe etikes është as më shumë dhe as më pak se sa një faqe turpi më shumë drejt një mbylljeje të përlyer dhe pa asnjë dinjitet e karrierës se tij të gjatë politike, që Edi Rama ja doli t’ja ndyje në mënyrë të pakthyeshme”,shprehet Petrit Vasili.
PD dhe LSI qëndrim të përbashkët: Akt i paprecedent në Kuvend
kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, hodhi në votim kërkesën për të ndërprerë diskutimet, e cila u miratua po nga mazhoranca, duke i mohuar kështu të gjithë deputetëve të opozitës të drejtën e tyre kushtetuese dhe ligjore për të diskutuar në seancë plenare, edhe pse ato nuk ishin tërhequr nga diskutimi. Ky akt i paprecedentë për Parlamentin Shqiptar, ku hidhet në votim dhe miratohet një propozim për t’i hequr të drejtën e fjalës opozitës, shënon një tjetër rekord të errët dhe antikushtetuese në veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë. E drejta e fjalës së deputetëve të opozitës, si përfaqësues të
popullit, është një e drejtë e pa mohueshme dhe që nuk varet në asnjë rrethanë apo arsye nga vullneti i mazhorancës. Ky akt bën nul seancën e sotme plenare dhe të gjitha vendimet e marra, pa lejuar diskutimin e deputetëve mbi to, dhe për pasojë seanca plenare duhet të rimblidhet me të njëjtin rend dite. Nëse mazhoranca, për shkak të numrave në Kuvend, merr vendime se kur duhet të flasë apo nuk duhet të flasë opozita, atëherë akte të tilla shënojnë fundin e parlamentarizimit dhe dhunim më flagrant të demokracisë funksionale në vend. Ne Kryetarët e Grupeve Parlamentare të opozitës, shprehim shqetësimin
tonë të thellë për këtë akt të paprecedentë në Kuvendin e Shqipërisë dhe për dhunimin brutal që Kryetari i Kuvendit dhe mazhoranca i bëri sot të drejtës së opozitës për të folur në Parlamentin e shqiptarëve. Akte të tilla dëmtojnë në mënyrë të parikuperueshme bashkëjetesën midis mazhorancës dhe opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, dhe thellojnë edhe më tej klimin e mungesës së bashkëpunimit konstruktiv midis palëve. Opozita shqiptare nuk do të tolerojë një dhunim të tillë flagantë të të drejtës së vet kushtetuese për të diskutuar në Parlament, si dhe shpreh të gjithë vullnetin e saj për të mos lejuar degradimin e Kuvendit deri në akte të tilla të paprecedentë për demokracinë në vend. E drejta e fjalës është mekanizimi i vetëm sesi opozita mund të përfaqësojë interesat e qytetarëve në sallën e Kuvendit. Nëse opozitës i mohohet edhe kjo e drejtë, atëherë prezenca jonë në Kuvend shndërrohet në fasadë, që nuk i shërben interesit publik dhe vetë funksionimin normal të Parlamentit. Me respekt, Kryetar i Grupit Parlamentar PD Edmond Spaho Kryetar i Grupit Parlamentar LSI Petrit Vasili
FORUM
Parlamentarizmi i vrarë, demokraci e gjymtuar!…
Nga Luan Rama* Edhe pak ditë na ndajnë nga marrja e vendimit, nëse Këshilli Europian do t’i çelë ose jo negociatat me Shqipërinë! Mirëpo, Kuvendi i marrë peng nga arbitrariteti dhe arroganca e maxhorancës së qeverisë së drogës, Kuvendi i zhurmës dhe i kartonakanabisit, Kuvendi që ka frikë nga debati, transparenca dhe zbatimi i ligjit, edhe sot dëshmoi se parlamentarizmi është vrarë në Shqipëri! Dhe parlamentarizmi i vrarë, në një republikë parlamentare siç e sanksionon Kushtetuta Republikën e Shqipërisë, është më e pakta dëshmi e një demokracie të gjymtuar. E kur nuk ka parlamentarizëm, kur nuk ka dialog politik, kur nuk ka ushtrim të atributeve kushtetuese të Kuvendit, kur demokracia është e gjymtuar dhe e dhunuar, si mundet t’i japim mesazh Europës që të na çelë negociatat?! Klasa politike dhe Kuvendi i Shqipërisë, nuk e meritojnë çeljen e negociatave! Ndaj, që qytetarët të mos ndëshkohen prej parlamentarizmit të vrarë e papërgjegjshmërisë politike, të dëshmojnë se e meritojnë Europën nën moton: koha e qytetarëve, jo e kartonparlamentarëve! *Zëvendëskryetar i LSI
POLITIKE
9
E premte, 22 Qershor 2018
Kreu i grupit parlamentar të PS-së: Shqipëria pret një “Po” për negociatat nga Brukseli në datë 28
A
kuzave të kryetarit të Partisë Demokratike iu përgjigj dje kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i cili beson se Shqipëria do të marrë një “po” për negociatat, ndërsa sqaroi raportet me Gjermaninë. “Të kesh për kryetar Lulin është sikur të kesh kryetar Babalen, Luli dhe Babalja sot janë njëlloj dhe e vërteta është që aq keq e ke punën me Babalen sa ke dy seanca plenare që Babalen nuk e ke më pjesë të transmetimit në FB, sepse Babales i doli lëngu dhe lëngun Lul nuk ke ku ta fusësh më. Qoftë qeveria e koalicionit të madh dhe qoftë qeveria gjermane mbështesin plotësisht hapjen e negociatave. Shqipëria e Taulant Ballës, e Lulzim Basha, e shqiptarëve, pret një Po ose një jo. Në rast të një po-je fillon puna përgatitore. Në rast të një jo-je nuk nis puna përgatitore. Edhe në rastet e ngjashme, siç ishte ai me Malin e Zi, që Këshilli Europian dha ‘po’ dhe ka nisur puna parapërgatitore.”- u shpreh Taulant Balla. Duke folur ditën e djeshme pas mbylljes së seancës parlamentare, ai tha se hedh një budalla një gur në lumë dhe duhen qindra të terë që të sqarojnë. “Po thuhet se gjoja në Shqipëri do të vendosen kampe për të strehuar 600 mijë refugjatë. Këtu dua të them që ka një dallim të madh, se njëherë thonë luftëtarë të ISIS e njëherë 600 mijë refugjatë. Nuk ka asnjë plan, negociatë apo bisedë lidhur me këtë çështje, por rikthim të shqetësimit mbarë europian për një kanal të ri, të rrugës së emigrantëve që vijnë nga vendet në konflikt, që mund të shfrytëzojnë kanalin Greqi, Shqipëri, Itali, Mal të Zi, Kroaci”, u shpreh Balla. Ai tha se Shqipëria as nuk ka negociuar dhe as ka kapacitete
“ 600 mijë refugjatë”, Balla: Shqipëria mban përgjegjësi për aq sa ka këllqe
për të strehuar numra të tillë. Por ai shtoi se Shqipëria si një vend që mund të jetë pjesë e këtij kanali kalimi refugjatësh, do të marrë përgjegjësitë e veta, për sa këllqe ka një vend prej 28 mijë metër katrorë. Sipas tij, Shqipëria do të mbajë përgjegjësitë e veta për aq sa i takon, në kuadër të kësaj rruge të re të kalimit të emigrantëve. “Ajo që dua të sqaroj se nuk ka asnjë plan asnjë negociata, as bisedë me këtë çështje. Ka vetëm rikthim të shqetësimit për një kanal të ri që
lidh Europën juglindore me Europën qendrorë të rrugës që vijnë me konflikte. Shqipëria as nuk ka negociuar dhe ska as nuk ka kapacitete për të strehuar numra të tillë. Një vend si Shqipëria që mund të jetë pjesë e këtij kanali transferimi dhe duhet të mbajë përgjegjësinë e veta për aq sa i takojnë këllqet. Shqipëria do të mbajë përgjegjësitë e veta për aq sa i takon”, tha Balla. Deklaratës së fortë të Lulzim Bashës se kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka qenë këto tre
ditët e fundit në Gjermani dhe se i është zbuluar një makinë “Toyota Yaris” me 1,5 milion euro para droge, i është përgjigjur ky i fundit. Balla mohoi të ketë qenë në Gjermani dhe përmend emrat e Mimi Kodhelit, Lulzim Bashës dhe Sali Berishës si politikanët shqiptarë që kanë shkuar këto 20 ditët e fundit në Gjermani. “Në Gjermani, në 20 ditët e fundit kanë qenë: Nga PS, Mimi Kodheli, nga PD Sali Berisha, dhe Lulzim Basha. Këta di unë që kanë qenë në Berlin. Tani nëse
VOTIMI NË KUVEND
Seanca plenare Mazhoranca dhe dy deputetë të LSI votojnë rendin e ditës
Nuk ka zgjatur më shumë se dy orë seanca e djeshme parlamentare. Pas debateve të shumta dhe pas qëndrimit dy orë të kreut të Partisë Demokratike në foltore, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla kërkoi që të hidhen në votim pikat e rendit të ditës. “Partia Demokratike nuk ka zëra të tjerë që duan të flasin, ka vetëm zërin e kryetarit të cilin e dëgjuam. Në zbatim të nenit 49 të rregullores së kuvendit, kërkoj të hidhet në votim kërkesa ime për të kaluar në votim”- i propozoi kreu i ligjvënësve socialistë kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Por kjo kërkesë e taulant Ballës është kundërshtuar nga opozita, e cila në shenjë proteste ka përplasur duart mbi tavolinë deri në votimin e draftit të fundit. Ndërkohë ndryshe nga grupi parlamentar, dy deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naço do të vendosnin që të votonin projektligjet e propozuara nga mazhoranca socialiste.
Saliu ka qenë me drogë në Toyota Yaris dhe e ka parë Lulzimi kjo është çështje dueli për lidershipin e PD. Lulzim Basha ka probleme si Babalja. Të kesh parë një person qoftë deputet me një Toyota Yaris me 1,5 milionë euro para të drogës dhe të mos e denoncosh”, vijoi Taulant Balla.
DEPUTETJA E PS-SË: PD KA SHKUAR PËR TË BINDUR MIQTË E SAJ SE SHQIPËRIA NUK E MERITON ÇELJEN E NEGOCIATAVE
D
eputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me mundësinë e çeljes së negociatave të Shqipërisë në datën 28 qershor. E ftuar dje në studion e “Fax News”, Spiropali u shprehur se opozita me sjelljen e saj në Kuvend dhe në komisione po dëmton rëndë këtë proces. Sipas saj, brenda vetë vendeve të BE-së ka pasur një sërë takimesh, dhe në fund pritet që të jetë Gjermania dhe Franca, vendet që do vendosin piketat përfundimtare lidhur me fatin e negociatave të Shqipërisë. “Vendet e BE-së janë në takime intensive mes tyre, dhe është një moment ku duhet të tregojmë se jemi të gjithë bashkë. Të mos fyejmë inteligjencën, si po lobon opozita pro integrimit në një kohë që e quan vendin dhe qeverinë një Kolumbi në mes të Europës. Ata kanë shkuar për të bindur miqtë e tyre se Shqipëria nuk e meriton çeljen e negociatave. Që nga bllokimi i Kuvendit, dhe deri te bllokimi i komisioneve, janë veprime që tregojnë qartë planin e opozitës për të lobuar kundër
Marrëdhënia me opozitën, Spiropali: Kemi 3 muaj që nuk flasim dot në Kuvend
hapjes së negociatave. Kemi 3 muaj që nuk flasim dot në Kuvend, regjistrojmë emrin dhe nuk kemi mundësi që të flasim për shkak e bllokohet foltorja e Kuvendit. Cili demokrat do që ta shohë partinë e tij në këtë gjendje?! Le të merren me çështje të politikës së brendshme, ama për çështje kaq madhore, një javë para vendimit për negociatat, nuk mund të kthejnë Kuvendin në një çetë. Është duke diskutuar secili vend më vete, dhe më pas Gjermania dhe Franca do të vendosin piketat. Është e qartë se Gjermania është më e hapur sa i përket çeljes së negociatave”, u shpreh Spiropali. E pyetur lidhur me takimin që është mbajtur dje në Rodos mes Bushatit dhe Kotzias, Spiropali tha se nuk kishte informacione, ndryshe nga diplomati dixhital i Sali Berishës. “Unë fatkeqësisht apo fatmirësisht
nuk kam akses te diplomati dixhital që ka ish-kryeministri Sali Berisha. Ai dixhitali i Berishës i di të gjitha, ato që ndodhin në takim ato që ndodhin më pas. Në momentin që do kemi një marrëveshje ajo do bëhet publike. Unë nuk kam asnjë informacion, do na duhet që të presim që të flasë vetë ministri i jashtëm, pasi negociata të tilla janë shumë të ndjeshme, dhe duhet të ruhen informacionet, njësoj siç po vepron dhe zoti Kotzias në palën tjetër”, tha Spiropali. Deputetja e PS-së tha më tej se ajo është çështja çame për ne, nuk është çështje çame për Greqinë, pasi ata e shohin si një cënim të territorit të tyre. Deputetja foli po ashtu dhe lidhur me zërat se Shqipëria mund të kthehet në një vend pritës për 600 mijë refugjatë sirianë, ku tha se kjo nuk mund të ndodhë, dhe lajmet janë sajesa të opozitës.
POLITIKE MEPJ SQARON TAKIMIN NË GREQI
M
inistri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati po merr pjesë në Konferencën e Tretë për Siguri dhe Stabilitet në Rodos të Greqisë, lidhur me sfidat e sigurisë në Mesdheun Lindor, ku marrin pjesë Ministrat e Jashtëm të vendeve midis dy brigjeve evropiane dhe arabe të rajonit të Mesdheut. Gjatë fjalës së tij. Bushati u ndal tek nevoja e bashkëpunimit mes vendeve, në përballjen me sfidat aktuale të sigurisë dhe nënvizoi nevojën e një bashkëpunim të përforcuar dhe kreativ për të përballu-
10
E premte, 22 Qershor 2018
Bushati në Rodos: Migracioni, egoizmi po mbizotëron në trajtimin e kësaj çështje ar sfidat e sigurisë, të cilat janë prezente për një kohë të gjatë. “Kemi një dinamikë të re për çështjet e migracionit, pasi burimet e konfliktit nuk janë adresuar ende, por për fat të keq egoizmi po mbizotëron në trajtimin e kësaj çështje duke e vendosur solidaritetin aq shumë të nevojshëm në plan të dytë”, nënvizoi ministri. Për kreun e diplomacisë shqiptare, politika e jashtme ka një lidhje të natyrshme me historinë dhe zhvillimin
ekonomik. “Por”, vijoi ai,- “është koha që në përballimin e sfidave të sigurisë te demonstrojmë se politika e jashtme udhëhiqet nga disa vlera të përbashkëta morale”. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se gjatë punimeve të kësaj konference, Ministri Bushati dhe homologu i tij grek Nikos Kotzias do të zhvillojnë një takim gjatë të cilit do të diskutojnë ecurinë e dialogut mes dy vendeve.
Dakordësi nga pala greke për heqjen e ligjit të luftës, që do të thotë një zhbllokim i pronave të çamëve
A
rritja e një marrëveshjeje mes Greqisë dhe Shqipërisë për të zgjidhur problemet mes dy vendeve është drejt fundit, por me kushtin e prerë nga Athina në mos përmendjen e fjalës Çamëri në dokumentin final. Por burime pranë negociatave i thanë dje për mediat se në paketën e çështjeve që kanë marrë dakordësi nga pala greke është edhe heqja e ligjit të luftës, që do të thotë një zhbllokim i pronave të çamëve. Kjo i hap rrugën ligjore çamëve për të rimarrë pronat e tyre. Por përse Greqia ka insistuar në tryezën e bisedimeve për mos t’u përmendur fjala Çamëri? Një prej anëtarëve të grupit negociator në kushtet e anonimatit i tha dje “Report TV” se pala greke në tryezën e bisedimeve ka sqaruar presionin e madh që i vjen kryeministrit Aleksis Tsipras nga partneri i tij në koalicion, Panos Kamenos, i partisë “ANEL Grekët e Pavarur”. Mësohet se Kamenos i ka thënë kryeministrit Tsipras se nëse në marrëveshje përmendet fjala Çamëri, atëherë partia e tij do të dalë nga koalicioni. Po ashtu mbrëmjen e së mërkurës, opozita greke “NEA Demokracia” ka akuzuar kryeministrin Tsipras se i ka falur Shqipërisë detin. Për të shuar këto akuza, zyra e kryeministrit Tsipras shpërndau detaje në disa media greke se në marrëveshjen që do të nënshkruhet nuk përmendet fjala Çamëri. Bisedimet
Gati marrëveshja me Athinën, Shqipëria diskuton vetëm Detin, pasi s’ka zgjidhje për çështjen Çame
dypalëshe të grupeve të negocimit kanë arritur të zgjidhin një mori problemesh sa të vjetra dhe të reja. Bëhet fjalë për marrëveshjen e detit, pronat e komuniteteve fetare dhe heqja e ligjit të luftës.
Njohja e patentave shqiptare dhe greke në vendet respektive, heqja e vulës apostile, si dhe të drejtat e minoriteteve kanë gjetur dakordësi mes palëve. Në krahasim me marrëveshjen e 2009, Shqipëria
sipas burimeve do të fitojë një hapësirë më të madhe detare. Kjo do të jetë edhe kostoja politike që qeveria greke dhe kryeministri Tsipras do të përballet në parlamentin grek, por si kundra argument do të përdoret mos përmendja emri Çamërisë, fakt i cili u bë publik nga mediat greke. I njëjti burim shpjegoi detaje të tjera për atë që do të pasojë në ditët në vijim. Dorën e fundit të dakordësisë për çështjet e diskutuara pritet t’ia japin kryeministrat Rama dhe Tsipras, të cilët me gjasë fillimisht do të takohen në Bruksel. Më pas, marrëveshja pritet të marrë firmat e Ramës dhe Tsipras në mesin e Korrikut. Parashikohet që marrëveshja të nënshkruhet në ishullin e Korfuzit. Grupi negociator shqiptar ka kërkuar që marrëveshja të marrë miratimin e parlamentit grek e më pas të firmoset nga dy kryeministrat. Formati i marrëveshjes do të mbajë si logo atë të Partneritetit Strategjik, ndërsa Traktati i Miqësisë Shqipëri-Greqi do të rinovohet në vitin e ardhshëm.
“Nëse nuk do të kishte ndërhyrë Presidenti Ilir Meta, marrëveshja do të ishte arritur më parë”
Mediat greke: Marrëveshja Shqipëri-Greqi është arritur, përjashtohet çështja çame
M
ediat greke shkruajnë se ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe ai grek, Nikos Kotzias, kanë përmbyllur marrëveshjen mes dy vendeve. Bëhet me dije se përmbyllja e marrëveshjes është bërë në Rodos të Greqisë
dhe pritet të firmoset në fund të muajit qershor. Nënvizohet se Kryeministri Edi Rama dhe ai grek Alexis Tsipras, do e nënshkruajnë marrëveshjen gjatë një takimi që do mbahet mes tyre, gjatë samitit të Bashkimit Europian, më 28 dhe 29 qershor.
Bëhet fjalë për finalizimin e negociatave për çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve, ku në fund të muajit do të bëhet dhe nënshkrimi i marrëveshjes, nëse nuk del ndonjë e papritur. Por mediat greke shkruajnë se marrëveshja i jep zgjidhje heqjes së ligjit të luftës, kufirit detar, por se përjashton çështjen çame. Po ashtu nënvizohet se nëse nuk do të kishte ndërhyrë Presidenti Ilir Meta, marrëveshja do të ishte arritur më parë. “Rhodes, në margjinat e Samitit të Ministrave të Jashtëm të Mesdheut Lindor
Jugore dhe në Ballkan, Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati mbyllën paketën mes Greqisë dhe Shqipërisë, për të gjitha dallimet e disa dekadave të fundit mes dy vendeve. Në qoftë se marrëveshja është përfunduar dhe nuk ka të papritura të minutës së fundit, Alexis Tsipras dhe Edi Rama në një takim privat do të vazhdojnë me nënshkrimin, i cili do të hapte rrugën për perspektivën e anëtarësimit të Tiranës gjatë debatit në Samitin e BE-së më 28 dhe 29 qershor. Marrëveshja, sipas informa-
cionit, do të kishte përfunduar tashmë, nëse nuk do të kishte reaguar Presidenti shqiptar, Ilir Meta, por Edi Rama beson që kjo barrierë do të hiqet. Marrëveshja, sipas Neës 24/7, nuk përfshin çështjen çame, një temë që qeveria greke nuk e diskuton, por përfshin heqjen e konfliktit të dy vendeve, demarkacionin e ZEZ, rregullimin e pronës dhe të gjitha çështjet e tjera të hapura mes Greqisë dhe Shqipërisë”- thuhet në shkrimin e ditës së djeshme të medias greke lidhur me bisedimet në Greqi.
AKTUALITET
11
E premte, 22 Qershor 2018
Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës, ka bërë një akuzë të fortë në drejtim të këtij të fundit, kur tha se ai ka paguar 1 milion euro për ta vrarë atë në Turqi
P
as 20-vitesh, dosja “Hajdari” rihapet dhe kështu Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës fiton të drejtën për t’u rigjykuar, edhe pse ka marrë 25 vite burg nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari. Gjykata e Tiranës pranoi dje kërkesën e Izet Haxhisë për rigjykim ndaj tij, dhe vendimi është marrë nga gjyqtari Besnik Hoxha. Pranimi i kërkesës nga gjykata i hap rrugë ankimimit të dënimit të tij dhe rigjykimit të çështjes aq shumë të përfolur të vrasjes së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari në vitin 1998. Avokati i Haxhisë, Bashkim Nikolla flet për të paktën 21 politikanë shqiptarë për të cilët do të kërkohet dëshmia në lidhje me një nga vrasjet më të bujshme në Shqipëri. Burime sekrete nga pala paditëse tregojnë se do të thirren për të dëshmuar: Sali Berisha, Fatos Nano, Genc Pollo, Tritan Shehu, Rexhep Mejdani, Fatos Klosi, Gramoz Ruçi, Skender Gjinushi, Jozefina Topalli, Bamir Topi, Bashkim Fino, Arben Malaj, Ndre Legisi, etj. Përpara trupës gjykuese, ish-truproja i Sali Berishës ka bërë një akuzë të fortë në drejtim të këtij të fundit, kur tha se ai ka paguar 1 milion euro për ta vrarë atë në Turqi. Izet Haxhia flet për një atentat të dështuar ndaj tij. ‘’Berisha pagoi 1 milion euro që të më hiqte qafe në Turqi, por nuk ia doli. Dosja “Azem Hajdari” është treguesi i qartë i futjes së duarve të krimit në drejtësi nga klanet e malësorëve të
Rihapet dosja “Hajdari”. Avokati: Do dëshmojë Berisha dhe 20 politikanë
Tropojës dhe Skraparit. Të denohem, por sëpari të dëgjohem. Dua të pyes Sali Berishën për kalvarin e vrasjeve të nisura më 4 janar 1998. A ka lidhje dhëndri juaj me këtë?”,-tha Haxhia në sallën e Gjykatës së Tiranës.
STATUSI NË FB
P
Shpirti im, nuk ta lëshoj dorën!
as lajmit se rihapet dosja “Hajdari”, ka reaguar e dashura e Izet Haxhisë, përmes Facebook-ut të vetë Izet-it, me emrin e tij që mesa duket e mban ajo në kontroll. Sipas saj, drejtësia dha shenjat e para që nuk është kthyer në kufome dhe që diçka po lëviz. “Keni të gjithë një përqafim nga Izeti, miq të dashur e besnikë! Kjo është një ditë e bukur, një ditë shprese, një ditë me ngjyra e me jetë! Drejtësia dha shenjat e para që nuk është kthyer në kufomë dhe që diçka po lëviz! Sigurisht, kjo është vetëm etapa e parë e një lufte të gjatë, por kur ke pritur e sakrifikuar 20 vjet jetë, si Izeti, është më shumë se një fitore! Është një frymëmarrje lirie, një dorë që të shtrëngon me besë e burrëri, një tribunë gjykate që të shikon si çdo qytetar tjetër, është rigjetja e një Atdheu që të ishte mohuar prej vitesh!! Shpirti im, të më duash kështu siç më do ti, është mrekullia e jetës time! Dhe të të dua keshtu siç të dua, është më e madhja e lirive! Jam kaq e gëzuar sot, dashuriza ime! Ti e di që nuk ta lëshoj dorën në rrugëtimin që na pret, sado i gjatë e i vështirë të jetë! Të dua! Me shpresën tek e Vërteta, tek Drejtësia, dhe tek Zoti, le të vazhdojmë përpara... Plot të mira për ju, për ne të gjithë”,-lexohet në statusin e plotë.
Bashkim Nikolla, avokati mbrojtës i Haxhisë, e cilësoi si ditë të mirë për drejtësinë vendimin. Sipas tij, Izet Haxhia është dënuar me prova të sajuara dhe se ai është i pafajshëm. Avokati flet për të paktën 21 politikanë
shqiptarë për të cilët do të kërkohet dëshmia në lidhje me një nga vrasjet më të bujshme në Shqipëri. ‘’Para se t’ju përgjigjem pyetjes, me këtë vendim që mori gjykata e shkallës së parë Tiranë, është një ditë shumë
e mirë për shqiptarët. Përsa i përket aspektit procedurial, do procedojmë më tej me ankimimin. Do provojmë se s’na takon dënimi 25 vjet por pafajësia. Ka prova Izet Haxhia që është i pafajshëm. Do sqarojmë pozicionet tona. Dosja, politike e qepur keq. Duam të gjykohemi e të rigjykohemi. Dosja është skandaloze. Vetëm dje kemi patur mundësinë ta prekim fizikisht dosjen prej 700 e ca faqeve. Janë mbi 21 politikanë me në krye të parin e vendin, që janë thirrur për dëshmitarë e s’kanë begenisur. Kanë patur të gjithë një seli. Sot është ora që drejtësinë ta përfillin të gjithë. Do vijnë të gjithë politikanët. Nëse dje ishin të zënë me punë le t’a bëjnë nesër’’,-tha avokati. Nga ana tjetër, ai pohoi se janë dhënë 1 mln euro për ‘’kokën e Izetit’’. ‘’Janë dhënë 1 milionë euro për të vrarë Izet Haxhinë. Shkaku madhor ka qenë rreziku për jetën, rrezik permanent për Izet Haxhinë. Më në fund do ketë drejtësi, pa le të përmbyset bota. Kam shumë besim tek drejtësia’’,-tha Nikolla.
PYETJET E GAZETARËVE
Nikolla: 1 milion euro për të vrarë Izetin
P
as vendimit të Gjykatës së Tiranës, avokati i Izet Haxhisë, Bashkim Nikolla u pyet nga gazetarët për detaje të rëndësishme të çështjes, dhe dha këto përgjigje. Çfarë ndodhi në seancë? Me këtë vendim që mori gjykata e Shkallës së Parë flet shumë, është një ditë e mirë për Shqipërinë, për drejtësinë që kriminelët e vërtetë të dënohen. Është hapur rruga për të regjistruar nga ana jonë, për të proceduar më tej me ankimin. Sot rendisim provat dhe do themi pse jemi të pafajshëm, pra do provojmë që na takon pafajësia. Keni prova të reja? Sigurisht që ka prova. Nuk është momenti për t’i bërë të njohura. Ne do sqarojmë pozicionet tona dhe mbështetjen në prova reale. Çështja tani shkon në Apel? Patjetër na është hapur rruga të ridëgjohemi e gjykohemi në një dosje skandaloze. Vetëm dje kemi pasur mundësi të prekim dosjen prej 702 faqesh. Janë mbi
21 politikanë me në krye të parin e vendit që organi i akuzës ju ka bërë thirrje të paraqiten dhe nuk kanë shkuar të dëshmojnë. Kanë pasur një seli partiake dhe nuk e kanë përfillur drejtësinë. Do kërkojmë gjithë këta politikanë të dëshmojnë. Të gjithë e kërkojnë kush është vrasësi i Azem Hajdarit? Të
gjithë ta marrin vesh kush është. I qëndroni akuzës së bërë nga Izet Haxhia se është paguar 1 milion euro për ta eleminuar fizikisht? Po, do ta vërtetojmë se Izet Haxhia ka pasur rrezik permanent për jetën. Të bëhet drejtësi pa bota të përmbyset. Unë kam shum besim tek drejtësia.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12
E premte, 22 QERSHOR 2018
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13
E premte, 22 QERSHOR 2018
Sheshi "Skënderbej" merr çmimin Evropian për Hapësirën Publike Urbane 2018 në Barcelonë
Veliaj: Krenar për të gjithë qytetarët e Tiranës
N
ë 3 vjetorin e zgjedhjes në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tërhoqi dje në Barcelonë çmimin e madh për Sheshin "Skënderbej", i cili u përzgjodh nga një juri profesioniste ndërkombëtare, si hapësira më e mirë publike e urbane në Europë për vitin 2018, duke triumfuar mes 279 projekteve nga 32 vende në konkurrim. Pas vlerësimit që mori në Bienalen e Çikagos para një viti, sheshi "Skënderbej" rrëmbeu çmimin prestigjioz Evropian për Hapësirën Publike Urbane 2018, i dhënë nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore e Barcelonës dhe gjashtë institucionet evropiane më të rëndësishme të arkitekturës dhe dizajnit në Europë. Juria, e kryesuar nga Olga Tarraso dhe me përbërje ekspertët më të mirë ndërkombëtarëtë arkitekturës, vlerësoi sheshin "Skëndërbej" si një shesh monumental mahnitës, çlodhës, dhe një nga projektet më emocionues të këtij viti. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shpreh se ky çmim është shpërblimi më i mirë i një pune të madhe të bërë që nga projektimi deri te ndërtimi i sheshit të ri "Skënderbej". "Jemi të gjithë kaq të lumtur që
Tirana u vlerësua sot në Barcelonë me çmimin më prestigjioz për hapësirën publike në Evropë. Morëm çmimin si hapësira publike më e mirë në Evropë nga mbi 32 vende dhe 279 projekte. Nuk besoj se ka bekim dhe shpërblim më të madh të një pune kolosale; punë që filloi me Edi Ramën dhe ekipin e Bashkisë së Tiranës në vitet 2000, pastaj në 2008 me konkursin, nisja e punës, mandej shkatërrimi dhe 'varrosja' e gjithë asaj pune nga administrata e gjumit, e në fund rizgjimi me projektin e Rilindjes Urbane, që solli një transformim të madh jo vetëm të sheshit 'Skënderbej'", tha kryebashkiaku Veliaj pas
marrjes së çmimit. Ai theksoi se ky çmim nderon çdo qytetar të Tiranës, që besoi te ndryshimi dhe tregon edhe një herë se kur ka bashkëpunim dhe mirëkuptim mund të bëhen gjëra shumë të mira, që vlerësohen ndërkombëtarisht. "Jam shumë krenar sot, për të gjithë qytetarët e Tiranës; nuk ka rëndësi si kemi votuar, çfarë opinionesh kemi, rëndësi ka që kur bëhemi bashkë, bëjmë mrekulli. Me sheshin "Skënderbej" kemi bërë një mrekulli, jo vetëm me realizimin, por se sa jetë, energji, sa gaz dhe sa dëshirë i japim asaj hapësire. Unë e di që në Shqipëri për çdo gjë ka debat: mos ma prek këtë, mos më prek atë, mos më prek liqenin, mos më prek pazarin, teatrin, sheshin! Siç po tregon historia, gjërat që preken dhe që modernizohen, në fakt marrin çmime, vlerësohen, sjellin jetë, ekonomi, sjellin turizëm, ndaj ka ardhur koha që të ecim përpara", u shpreh Veliaj.
Gjithashtu, kryebashkiaku nënvizoi se çmimi që mori sheshi "Skënderbej" është një tjetër provë se edhe Teatri i ri Kombëtar, ashtu si çdo projekt tjetër i sulmuar nga opozita, do të jetë një sukses që gjithashtu do të vlerësohet më pas. "Çka vjen më pas është Teatri
i Tiranës dhe jam i lumtur sot dhe dua t'i falenderoj nga zemra aktorët e arkitektët. Shumica dërrmuese janë shprehur: Po, e duam një teatër të ri, por eja negociojmë versionin më të mirë. Ky është një lajm fantastik! Mezi pres që ashtu si Tirana ka fituar këto çmime dhe po vlerësohet për të gjithë këto "stoli" të Rilindjes Urbane, ashtu ka ardhur koha që t'i japim Tiranës një teatër dinjitoz dhe gjithë ato skena që kemi parë janë një përrallë nga e kaluara. Ne, këtë film e kemi parë edhe me sheshin, me pazarin, e kemi parë me lodrat te Liqeni, bulevardin, ja ku jemi sot! Sikur ta shihnim njëri-tjetrin me të njëjtën dashuri që na sheh Evropa, mund ta bëjmë Evropën në Shqipëri. Ndaj mezi pres të ecim përpara, t'i fusim të pestin edhe për teatrin, pasi të kemi rënë dakord për një hapësirë dinjitoze, që nuk e prek pronën e teatrit. Kemi gjetur mënyrën më të mirë, që ashtu si stadiumi, t'i japim një teatër Tiranës pa para nga taksapaguesi, pa i marrë pronën, me një hapësirë të trefishtë për artistët, dhe besoj që nuk do jetë e largët dita kur do marrim çmime edhe për teatrin e ri", u shpreh ai. Anëtari i jurisë ndërkombëtare, holandezi Hans Ibelings (kritik arkitekture) u shpreh se sheshi "Skënderbej" është një nga projektet më emocionues në kandidaturat e këtij viti. "Është një shesh i pazakontë, monumental, e në të njejtën kohë thuajse rastësor, informal dhe çlodhës. Është një vend që ka
pësuar një transformim të jashtëzakonshëm që prej vitit 1920, kur arkitektët italianë e krijuan si një shesh monumental. Mandej, u kthye në sheshin e regjimit komunist dhe tani, është rikrijuar, rizbuluar, dhe përçon një vizion të ri. Por, çka është më e mrekullueshme, është se pavarësisht shkallës dhe dimensionit të tij monumental, ka një karakter joformal që vizitohet çdo ditë. Pra, është monumental dhe njëkohësisht, i hapur", u shpreh anëtari i jurisë, holandezi Ibelings. Një tjetër anëtar i jurisë, Peter Cachola i Muzeut të Arkitekturës në Frankfurt, theksoi se sheshi "Skënderbej" ofron ndërthurje të një hapësire të madhe publike me hapësira më të vogla intime, siç janë oazet me lulishte përreth tij. "Sheshi "Skënderbej" në Tiranë është i rëndësishëm sepse tregon se si ende mund të ndërtojmë hapësira publike, të dimensioneve të mëdha, por jo monumentale; madhështore, por në të njëjtën kohë, edhe njerëzore, që ofrojnë intimitet. E vlerësojmë si një projekt mahnitës, tronditës dhe shumë të guximshëm, prandaj i japim çmimin fitues", tha ai. Matevz Celik nga Muzeu i Arkitekturës dhe Dizajnit në Ljubljanë veçoi elementin kombëtar dhe kreativ të sheshit "Skënderbej". "Është gjithashtu, një vend i identitetit kombëtar. Por, është një vend i identitetit kombëtar, i çliruar nga çdo idelogji, shumë i freskët, shumë kreativ dhe vërtet një vend që ka sjellë një frymë të re në qytetin e Tiranës, një atmosferë të re, të ndriçuar dhe e orientuar nga e ardhmja", tha Celik. Çmimi Evropian për Hapësirën Publike Urbane është një çmim i cili jepet çdo dy vjet nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore e Barcelonës dhe gjashtë institucionet evropiane me qëllim për të njohur dhe për të inkurajuar projektet e rimëkëmbjes dhe mbrojtjen e hapësirës publike në qytetet tona. Çmimi, i krijuar në vitin 2000, këtë vit festoi edicionin e tij të dhjetë. Juria Ndërkombëtare e Çmimit Urban të Hapësirës Evropiane përzgjodhi 25 punime si finaliste në mesin e 279 projekteve nga 32 vende evropiane. Çmimi Evropian për Hapësirën Publike Urbane organizohet nga Qendra për Kulturë Bashkëkohore të Barcelonës (ÇCB) dhe partnerët: Muzeu Gjerman i Arkitekturës (Frankfurt); Muzeu i Arkitekturës Finlandeze (Helsinki); Muzeu i Arkitekturës dhe Dizajnit (Lubjanë); Fondacioni i Arkitekturës (Londër); Qyteti i Arkitekturës dhe Trashëgimisë (Paris) dhe Qendra e Vjenës e Arkitekturës (Vjenë).
AKTUALITET
14
E premte, 22 Qershor 2018
Qejfi sapo marrin një makinë, shpejtësia me të cilën lëvizin dhe sinjalistika e dobët rrugore janë shkaktarët kryesor të fataliteteve tek grupmoshat e reja
N
ë Shqipëri, aksidentet rrugore vijojnë të jenë ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve në moshat e reja. Qejfi sapo marrin një makinë, shpejtësia me të cilën lëvizin dhe sinjalistika e dobët rrugore janë shkaktarët kryesor të fataliteteve tek grupmoshat e reja. Sipas të dhënave të INSTAT në janar-maj 2018, humbën jetën në aksidentet rrugore 78 persona shumica të rinj. Specifikisht në maj 2018 numërohen 155 aksidente rrugore nga 176 aksidente të ndodhur në maj 2017, duke ulur me 11,9 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në maj 2018, numri i të aksidentuarve është 198 persona nga 240 që ishte një vit më parë, duke u ulur 17,5 %. Ndërsa numri i të aksidentuarve në pesëmujorin e parë 2018, është 849 duke ulur 11,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin maj 2018, numri i vdekurve nga aksidentet rrugore është 17 persona nga 16 që ishte një vit me parë. INSTAT raporton se në maj 2018, aksidentet rrugore, në 81,3 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25-35 vjeç duke zënë 26,5 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshe janë ulur me 22,6 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në pesëmujorin e parë 2018, aksidentet rrugore, në 19,6 % të rasteve, kanë ndodhur si
Aksidentet rrugore po “vrasin” të rinjtë. Në 5 muaj, 78 viktima SHKAQET “Qejfi sapo marrin një makinë, shpejtësia me të cilën lëvizin dhe sinjalistika e dobët rrugore janë shkaktarët kryesor të fataliteteve tek grupmoshat e reja”.
pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 1,5 % krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Shkaqet Sipas specialistëve të Policisë Rrugore, shkaktarë për këto aksidente kanë qënë dy faktorë: Shpejtësia tej normave e
KORÇË
Vdekja e Eneas, prokuroria akuzon tre policët
lëvizjes së drejtuesve të automjeteve në rrugë dhe mungesa e infrastrukturës rrugore. Një numër aksidentesh janë shënuar edhe në ditët e para të nisjes së sezonit turistik, për shkak të shtimit të fluksit të lëvizjes. Në një analizë më të hershme të Bankës Botërore thuhet se shkaku kryesor i aksidenteve është planifikimi i rrugëve,
duke përfshirë dhe rastet kur për shkak të planifikimit përzihen përdoruesit vulnerabël të rrugës në trafik (për shembull, për shkak të mungesës së kryqëzimeve apo trotuareve). Projektet Në bazë të këtij konkluzioni, qeveria shqiptare dhe Banka Botërore kanë nënshkruar marrëveshjen e huas prej 65.9 mil-
ionë eurosh, shumë e cila do të shkojë me qëllim mirëmbajtjen dhe sigurinë në rrugë, që parashikon ruajtjen e aseteve rrugore, për të siguruar investimin e madh të qeverisë shqiptare në rreth 1400 km rrugë që do të mirëmbahen me një standard të ri. Kjo hua është pjesë e një projekti që bashkëfinancohet edhe nga qeveria shqiptare me një vlerë prej 41.2 milionë euro. Projekti do të zbatohet nga Ministria e Transportit dhe infrastrukturës nëpërmjet Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe parashikohet të përfundojë më 31 Dhjetor 2021). Ky projekt ka nisur nga zbatimi që në vitin 2016, por nuk po jep efekte në uljen e aksidenteve në rrugë. Edhe pse fondet për sigurinë rrugore po vijnë me rritje, aksidentet në rrugë po vijnë në trend rritje gjithashtu.
SIGURIA
7% e banorëve e konsiderojnë Elbasanin të pasigurtë K
“Është provuar shkencërisht nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, se ndaj Enea Ftoji nuk është ushtruar dhunë fizike nga punonjësit e Policisë së Shtetit”,-tha zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko, teksa ishte për vizitë tek familja e të ndjerit. Ndërsa paraditen e së enjtes, Prokuroria e Korçës ka artikuluar akuzat e para ndaj policëve të Komisariatit të Korçës. Pasi ka rrëzuar akuzat për dhunë, prokuroria ka akuzuar efektivët e Policisë së Korçës se nuk i kanë dhënë ndihmën e nevojshme të arrestuarit. 3 efektivë të policisë sipas prokurorisë e kanë të lënë të vdiste Enea Ftoin, duke mos i dhënë ndihmën e nevojshme. Prokuroria ka grumbulluar prova që tre policët nuk i kanë dhënë ndihmën e nevojshme që Enea Ftoi të shpëtonte. Pavarësisht se ekspertiza ligjore arriti në përfundimin se nuk ishte ushtruar dhunë ndaj të ndjerit Enea Ftoj në komisariatin e Korçës, familjarët pretendojnë të kundërtën. Ata thonë se do të kërkojnë zhvarrosjen e trupit.
risma e armëve muajve të fundit, e ka bërë Elbasanin një prej qyteteve ku përplasja e grupeve kriminale, ka ndikuar në krijimin e perceptimit si një qytet i pasigurtë, por për shumicën e banorëve të Elbasanit ky perceptim nuk qëndron. Për kreun e Policisë së Elbasanit, Altin Qato, vetëm 7 % mendojnë se qyteti ku jetojnë është i pasigurtë. “7% është një shifër që mbështet përceptimin tonë se siguria këtu është në nivel mëse normal”,-tha Qato. Shqetësime kryesore në Elbasan, janë grabitjet në banesa dhe përdorimi i lëndëve narkotike nga të rinjtë, edhe pse bashkia nuk renditet me rrisk të lartë në kultivimin e narkotikëve. “I kemi kushtuar rëndësi punës me të rinjtë. Prandaj kemi futur edhe si strukturë oficerë policie apostafat për të punuar në shkolla me të rinjtë”,-shton Qato Grabitja
e banesave e rendit Elbasnin mes qyteteve problematike, ndërsa 28 % e të anketuarve kanë frikë të bien pre e krimeve të dhunshme. Të dhënat e perceptimit qytetar në Elbasan, janë
kryer falë projektit suedez që po zbatohet për sigurinë publike u bënë të ditura në këshillin e sigurisë lokal ku janë pjesë drejtues të institucioneve, komuniteteve fetare e qytetarë.
AKTUALITET DURRËS
15
E premte, 22 Qershor 2018
25-vjeçari plagos prindërit: S’më duan të fejuarën 25-vjeçari Hajri Neziri, i cili plagosi me thikë dy prindërit e tij të moshuar ka treguar para hetuesve, cili ka qenë shkaku i konflikteve të vazhdueshme mes tyre, deri kur ndodhi ngjarja. “Me prindërit u prish çdo gjë që kur u prezantova vajzën të cilën tani e kam të fejuar. Ata nuk e donin, dhe
në shtëpi bëhej shpesh sherr”. Kështu u tha hetuesve Hajri Neziri, djali që sulmoi me thikë babain dhe nënën e tij, të cilët përfunduan me plagë të rënda në spitalin e Durrësit. Sipas 25-vjeçarit, prindërit nuk ishin dakord me vajzën që unë doja. Por përveç kësaj isha dhe i papunë. Momentin kur qëlloi me
thikë prindërit 70-vjeçar Destan dhe Hasije Nezirin, në shtëpi ishte dhe e fejuara e tij. Sherri kishte marrë përmasa të ashpra, u tha djali hetuesve i cili ndjehet i penduar për humbjen e kontrollit. Ngjarja ndodhi pasditen e mërkurë në lagjen 17 të qytetit të Durrësit, kurse të premten Neziri do të dalë për masë sigurie.
Çdo turist, që dëshiron të bëjë xhiro me një mjet lundrimi, duhet të jetë i pajisur me leje të posaçme drejtimi, por pronarët e mjeteve lundruese kanë ankesa
P
ak ditë më parë, Policia Kufitare bllokoi dhe ndëshkoi me gjoba 17 mjete lundruese në kuadër të kontrolleve për sezonin turistik veror. Udhëzimi i ri i Policë Kufitare, thotë se çdo turist që dëshiron të bëjë xhiro me një mjet lundrimi, duhet të jetë i pajisur me leje të posaçme drejtimi. Por, ky udhëzim i ditëve të fundit i Policisë Kufitare ka bërë që pronarët e mjeteve lundruese për qëllime turistike të dalin në protestë. Për vonesat me lejet e lundrimit protestuan edhe pronarët e gomoneve dhe motorëve të ujit në Vlorë. “Të certifikatat e lundrimit kërkohet nga një person që merr me qira një motor uji të ketë leje drejtimi, gjë që është e pamundur, si për turistët vendas edhe të huaj”, thotë një prej protestuesve. Forcimi i masave, sipas drejtoreshës së Kufirit, Aida Hajnaj, po bëhet me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda, si ato të vjetshmet, ku nuk munguan as viktimat që u godinën nga motorët e ujit apo skafet. Policia ka ankesa edhe për bashkitë që administrojnë vijë bregdetare, pasi nuk kanë përmbushur detyrimet sa i takon sigurisë në plazhe. “Aktualisht jemi para faktit që masat nuk janë marrë siç duhet. U kemi bërë të ditur situatën në mënyrë që t’i jepet zgjidhje brenda qershorit. Pothuajse të gjitha bashkitë janë aty-aty, sidomos me vendbazimet e mjeteve lundruese, nuk ka asnjë masë të marrë”, u shpreh Aida Hajnaj, zv.drejtoreshë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Kontrollet janë të alternuara nga toka dhe nga deti, ku mjetet lundruese të Delta Force dhe
Protesta e skafistëve. Hajnaj: Bashkitë s’kanë marrë masa, qëllimi është siguria e turistëve SHKAKU “Forcimi i masave, sipas drejtoreshës së Kufirit, Aida Hajnaj, po bëhet me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda, si ato të vjetshmet, ku nuk munguan as viktimat që u godinën nga motorët e ujit apo skafet’’.
Policisë Kufitare kontrollojnë mjetet lundruese si dhe motorët e ujit për dokumentacionin përkatës që duhet të kenë për të dalë në det. Ndërkohë përgjatë vijës bregdetare nga toka, punonjës policie me biçikleta patrullojnë në zonat ku pushuesit kanë filluar plazhin. Sipas Hajnës, këtë sezon turistik nuk do të ketë më radhë kilometrike
në pikat e kalimit kufitar, pasi janë shtuar sportelet dhe burimet njerëzore që punojnë nëpër dogana. “Kemi forcuar bashkëpunimin. Kemi vënë protokolle. Jemi në kontakte të vazhdueshme edhe me homologët tanë që të mos krijojmë probleme në pikat e policisë”. Në ndihmë të policisë së rendit dhe asaj kufitare do të jenë edhe
KAPJA
strukturat e antiterrorit, për të shmanguar çdo situatë të papritur në pikun e sezonit veror. Gjatë fundjavës së shkuar, zv. Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj inspektoi gjithë vijën bregdetare për të parë nga afër zbatimin e masave për krijimin e zonave të sigurta, ku pushuesit të kryejnë plazhin me qëllim mosfutjen brenda
perimetrit të lejuar të motorëve të ujit, pajisjen e motorëve të ujit me certifikata, ngritjen e kullave të vëzhgimit, flamujve apo tabelave orientuese, bova dhe tapa për të bërë të dukshëm kufirin që ndan zonën e notimit të plazhistëve nga ajo e lundrimit të mjeteve lundruese, si dhe për të njoftuar pushuesit për zonën ku notohet pa rrezik. Shërbimet e Policisë Kufitare, të Delta Forcë, FNSH, të Policisë Rrugore, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme kanë nisur shërbimin në të gjithë vijën bregdetare për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe për t’ju ardhur në ndihmë pushuesve në rast nevoje.
Të dënuar për drogë dhe vrasje, ekstradohen 2 shqiptarët D
y persona të dënuar me 8 dhe 5 vite burg në Shqipëri, janë ekstraduar. 2 të kërkuarit janë ekstraduar nga vendet fqinje Itali dhe Greqi, të dënuar për vepra të ndryshme penale. Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi i shtetasit shqiptar Mark Marku 35-vjeç, lindur dhe banues në Mamurras . Marku ishte në kërkim ndër-
kombëtar, pasi ndaj tij Gjykata ka dhënë dënimin me 8 vite burg, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen” dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur”. Gjithashtu po nga Interpol Tirana, u ekstradua nga Greqia drejt vendit tonë, shtetasi Artan Ago, 41-vjeç, lindur dhe banues në Devoll. Ago ishte shpallur
në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 5 vite burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë
SPECIALE
Nga Safet N. Ramolli
M
ë 24 qershor Garda e Re publikës duhet të kremtojë Nëntëdhjetë Vjetorin e Datëlindjes së Saj: një përvjetor jubilar, një rrugë e gjatë e udhëtuar në histori; sakrifica dhe privime të mjaftueshme për t’u ndier krenare dhe e obliguar për kontributet që ka dhënë dhe detyrimin ligjor e moral për të përmbushur misionin e saj me profesionalizëm, me nder e dinjitet. Është një rrugë e gjatë e përshkuar në kushte e situata të ndryshme përgjatë historisë së popullit pas çerekut të parë të shek. XX. Janë mijëra kuadro e qindra-mijë ushtarë, që kanë vënë në ndërtesën e saj nga një gur si dhe kanë derdhur djersë. Gjithësesi, diçka që duhet vlerësuar, sepse është e çmuar si sinqeriteti edhe përkushtimi i këtyre qytetarëve të thjeshtë, të cilët në emër të nderit, të krenarisë dhe të atdhedashurisë kanë bërë sakrifica të shumta. Humanisti ynë i parë Marin Barleti, historianët italianë M. Mikaeli e Xh. Biemmi, por edhe shqiptarë në zë si Fan Noli e të tjerë, në botimet e tyre, do të sjellin argumente bindëse, se populli shqiptar edhe përpara 24 qershoit 1928, ka bërë gjithëçka për ruajtjen dhe sigurimin e drejtuesve, prijësve, pushtetarëve etj. Heroi Kombëtar – Gjergj Kastrioti Skënderbeu – në të njëzet e pesë vjetët që drejtoi e komandoi duke dalë fitimtar mbi makinën ushtarake më të madhe të kohës, pati edhe një formacion ushtarak të emërtuar “Praetoria Cohors” (Garda Pretoriane, S.R), e cila përmbushte edhe detyrën e ruajtjes e të sigurimit të kryekomandantit, të gjeneralëve dhe të kapedanëve të tjerë. Me vdekjen e Kryetrimit dhe me nënshtrimin e plotë të vemdit nga osmanët, për gati pesë shekuj do të “venitet” edhe nocioni “Gardë”, për t’u ringjallur në vitet e para të shek. XX, kohë kur Shteti Shqiptar do të merrte formë të plotë pas asaj fitoreje historike të 28 nëntorit 1912. Vitet 1912-1924 shënojnë një periudhë kohore tërësisht të destabilizuar. Fatet e vendit e të popullit do të përcaktoheshin dhe vendoseshin jashtë kufijve shtetërorë nga shtetet e Evropës sipas interesave të tyre, duke i cunguar trungut shqiptar autokton gjysmën e territorve por edhe të popullsisë. Ky qëndrim e veprim prej kohësh ishte planëzuar në kulisat e errëta dhe kurthet e pabesa të diplomacisë fqinje dhe më tutje, në hartat e copëtimit të trojeve shqiptare por edhe të të tjerëve. Hapat e parë dhe konsolidimi i Gardës. Mjaft analistë politikë kanë arritur në përfundimin se Shteti Shqiptar pas Kongresit të Lushnjës (20 janar 1920, S.R), do të shënojë themelet e një organizimi të vërtetë për administrimin bashkëkohor të vendit dhe popullit. Në vitet 1920-1924, edhe
16
E premte, 22 QERSHOR 2018
90 vitet e Gardës së Republikës
pse ka destabilitet të theksuar politik për shkak të grindjeve dhe mërive “të politikanëve provincialë”, vendi e populli do të ndihen më të organizuar; rendi e qetësia publike do të jenë më të gjithëpranuara nga komuniteti; vrasjet për shkak të hakmarrjes do të pësojnë ulje nga viti në vit; zgjerimi i emigracionit ekonomik do të shoqërohet me përmirësimin e kushteve të jetesës etj., etj. Për këtë strukturë Mbreti do të tregojë kujdes të veçantë: efektivi do të ishte i përzgjedhur me shumë kujdes si në pikëpamje të gjendjes fizikoshëndetsore, por edhe atë mendore, por sidomos për vullnetin për të qëndruar me çdo kusht në besë, pavarësisht nga zhvillimi i situatave; detyra e këtij efektivi ishte tepër e përcaktuar, e kontrolluar dhe e drejtuar nga kuadro vendas, por edhe e asistuar nga specialistë të huaj; trajtimi moral dhe financiar ishte mjaft i diferencuar krahasuar me ushtarakët e tjerë; ashtu si dinjiteti dhe personaliteti i kësaj trupe vendosej dhe garantohej me ligj të posaçëm. Ashtu si strukturat e tjera të forcave të armatosura, edhe Garda Mbretrore, hera-herës do t’u nënshtrohej ndryshimeve strukturore organike, por edhe në trajtimin profesional dhe material, me pretendimin që ajo të bëhej më operative dhe më efektive. “Ligji i Ri mbi Organizimin e Fuqive Armate” i vitit 1929, do të organizojë Ushtrinë Kombëtare në: Forca Tokësore; Forca Ajrore dhe, Forca Detare. Ushtria Kombëtare pas këtej nuk do të varet më nga Komanda e Fuqive Armate, por nga Komanda e Mbrojtjes Kombëtare. Por gjithësesi, edhe përmes këtij ligji, Garda Mbret-
rore do të bëjë pjesë në strukturën e Forcave Tokësore, sikurse edhe Shkollat Ushtarake, Armët e Këmbsorisë e të Artilerisë, Roja Mbretnore e Kufirit, e të tjera. Garda në pikëpamje organizative merr këtë pamje: Komanda, 1 Kompani; 1 Eskadron dhe, Banda Muzikore, ashtu sikurse prej saj do të kishte varësi edhe 1 batalion këmbsorie, i cili, gjykuar sipas organikave të kohës, kishte një efektiv prej 808 (tetëqind e tetë) vetë. Studjuesi amerikan Ficher, vëren se trupa e shoqërimit të Kreut të Shtetit përbëhej kryesisht prej malësorësh të dalluar për besë, burrëri dhe vendosmëri. Po ashtu efektivi i Gardës Mbretrore përgatitej për të vepruar sipas okelios: “Besë! Nder! Burrëri!”. Përgatitja profesionale realizohej përmes kursesh brenda vendit, por edhe kuadrot do të kishin edhe mundësinë që të kualifikoheshin si dhe të thithnin përvojën e homologëve jashtë vendit. Shërbimi kryhej me shumë përgjegjësi, me korrektesë dhe me vendosmëri të spikatur. Pas një ndërprerjeje kohore, në vitin 1935, strukturës së Gardës Mbretnore do t’i rishtohej “Banda Muzikore”, si dhe do të përmirësohej në mënyrë të ndjeshme shërbimi ceremonial. Duke gjykuar misionin e qartë ligjor, përgatitjen serioze profesionale, kryerjen e detyrave të ruajtjes e sigurimit me përgjegjësi e përkushtim, si dhe trajtimin e diferencuar financiar, moral e material që i bëhej Gardës Mbretrore, mund të arrijmë në përfundimin se, Garda Mbretrore ishte në fakt një Repart Prestigjioz krahasuar me strukturat e tjera ushtarake. Po cili do të ishte fati i saj në të pastajmen?
Ecuria e Gardës së Republikës në kushtet e shoqërisë pluraliste. Jehona e pasthirmave të Evropës Lindore : “Për një botë pa armë, pa luftra dhe pa ushtri”, në Shqipëri në fundvitet 1980 do të artikulohet në okelion: “Ta bëjmë Shqipërinë si e gjithë Evropa! ” Kështu që proceset demokratizuese do të përfshijnë edhe Gardën e Republikës, e cila do të përjetojë evenimente të reja: i caktohet data e krijimit (24 qershor 1928, S.R) mbi bazën e të dhënave që ofrojnë dokumentet e kohës; do të pajiset me një ligj të veçantë, si dhe do të pësojë ndryshime strukturore në përputhje me misionin ligjor. Caktimi i datës së re të krijimit përbënte një akt pozitiv përmes të cilit rivlerësohet rruga e përshkuar nga efektivi ndër vite; ishte një homazh dhe rivlerësim i veprës së tyre – përfshi edhe ata që kishin shërbyer me devocion e ndershmëri edhe përpara shkurtit të vitit 1944. Ligji përcakton qartë vendin që zë dhe rolin që luan kjo strukturë specifike në sistemin pluralist; varësinë dhe lidhjet e saj me Ministrinë e Rendit Publik (Ministrinë e Brendëshme, S.R); mënyra e kompletimit dhe e bashkëveprimit me strukturat e tjera shtetërore, e të tjera si këto. Garda e Republikës specifikohet “Njësi e Specializuar Ushtarake” me mision: “Të ruajë Personalitetet e Larta Shtetërore, Selitë dhe Rezidencat Qeveritare të përcaktuara me ligj ose që urdhërohen nga Titullari i Ministrisë”. Në këtë periudhë me përparësi janë trajtuar çështje që kanë të bëjnë me: përmirësimin strukturor; plotësimin me dokumente që normojnë përmbushjen e detyrave; thithja e përvojës të simo-
trave perëndimore, etj. Në fundvitin 1994 u bë rivlerësimi i gradave ushtarake, u sistemua përvoja e grumbulluar për kryerjen e shërbimeve etj. Për këtë hark kohor puna e efektivit është çmuar pozitive edhe nga personalitetet e huaja; në Njësi kanë qenë të pranishëm disa herë drejtuesit e Shtetit Shqiptar të kohës, të cilët edhe do të premtojnë, se Garda e Republikës do të fitojë tiparet e një “Reparti prestigjioz të veçantë”. Epilog Por për fat të keq nuk do të ndodhte plotësisht kështu. Në të kundërtën, viti 1997, i cili filloi i prapshtë për gjithë vendin, do të linte shije jo të mirë edhe për Gardën e Republikës. Gjatë muajve mars-qershor ajo do të pësonte dëmtime në vlera materiale e teknikë, do të shpërdoroheshin vlera monetare, do të cënohej dinjiteti i saj, çka në të ardhmen do të ishin objekt kontrolli nga institucionet e specializuara. Rimëkëmbja e shtetit dhe riaktivizimi i gjithë jetës pas mesit të vitit, do të pasohej me rivënien e veprimtarisë në Gardë mbi baza ligjore; do të jenë më shpesh të pranishëm drejtuesit e shtetit, vlerësimi pozitiv i tyre do të shërbente si një motiv më shumë nxitës drejt progresit. Me shpresën dhe ëndrrën e mirë efektivi shkoi në 70, 75 dhe 80 Vjetorin e Krijimit të saj, me disa shkallë më lart në përmbushjen e misionit ligjor, duke merituar vlerësime pozitive nga drejtuesit e Institucionit të Rendit dhe të Shtetit. Përfshirja e vendit në pështjellimet e pazakonta të shtatorit 1998, atakoi direkt Gardën e Republikës në misionin bazë të saj: njohu dëmtime të pjesëshme në përmbushjen e detyrës, iu gjakosën me armë zjarri 12 efektiva, por asesi nuk i mungoi vullneti për të qenë në krye të misionit juridik. Ajo ndihet e cënuar moralisht edhe nga fakti se më 21 janar 2011 drejtuesit e saj vranë 4 protestues, çka e bëri të palavdishëm 85 Vjetorin e Krijimit të saj. Por vit pas viti, në të pastajmen, motua e punës ka qenë: të reflektojë më shumë atdhedashuri e përkushtim; të përsosë më tej profesionalizmin; të bëjë sa më normale kushtet e jetesës, stërvitjes dhe shërbimit, si dhe të rritë e përmirësojë shëndetin psikologjik të efektivit, çka e sjell atë në 90 Vjetorin e Krijimit me arritje mjaft pozitive dhe premtuese për progres në të ardhmen. Përmbushja e misionit ligjor me profesionalizëm, përkushtim dhe besnikëri, do të jetë traseja në të cilën do të ecë Garda e Republikës në të ardhmen. Shkrimin e plotë mund ta lexoni në www .kohajone .com www.kohajone .kohajone.com
FORUM
17
E premte, 22 QERSHOR 2018
Fshehu 3 ton ar, "gjuetari i thesareve" detyrohet të tregojë pasurinë "Gjuetari" më i madh i thesareve në Amerikë, Tommy G. Thompson nuk do të lejohet të dalë nga burgu pa i treguar policisë se ku i ka fshehur tre tonë ar që ajo kërkon prej tij. Sipas agjentëve të FBI-së ai akuzohet për mashtrim të policisë dhe fshehjen e pjesës më të madhe të një sasie ari që gjeti në oqeanin Atlantik në vitin 1988. Ari i gjetur prej Thompson kishte qëndruar për 130 vite në fund të oqeanit pas fundosjes së një anijeje në vitin 1857 ku humbën jetën edhe 425 persona, shkruan Ora News. Tommy G. Thompson, me profesion inxhinier, ndërtoi enkas një robot i cili bëri të mundur nxjerrjen e tonëve të arit në sipërfaqe. Sipas raportimeve të medias vendase, thesari i zbuluar prej tij përbëhet nga monedha ari të rralla të shekullit të 19-të dhe shufra të mëdha ari. Pas ngjarjes autori ndërroi disa shtëpi, duke përdorur emra të
rremë, derisa u bë i mundur arrestimi i tij në vitin 2015-të. Sipas avokatit mbrojtës të tij Thompson ka pësuar probleme me kujtesën dhe nuk i kujtohet se ku e ka fshehur thesarin.
Por gjykata e ka cilësuar të rremë faktin e humbjes së kujtesës dhe e ka dënuar Tommy Thopmson edhe me 1000 dollarë në ditë derisa ai të tregojë se ku e ka fshehur arin.
Miliarda dollarë nën ujë, gjendet pasuria marramendëse e Pablo Eskobar Ish-agjentët e CIA-s thuhet se kanë gjetur nëndetësen e Pablo Escobar, që përdorej kryesisht për kontrabandë. Kjo nëndetëse thuhet se do të zbulojë gjurmë të pasurisë miliarda dollarëve të fshehura nga baroni i drogës Pablo Escobar. Bosi famëkeq i drogës fitoi një shumë prej 320 milionë eurosh në vitet 1980, duke furnizuar 80 përqind të të gjithë kokainës së konsumuar në SHBA. Sasi të mëdha të drogës u kontrabanduan nga Kolumbia në Porto Riko nënujore përpara se të transportoheshin në Miami me nëndetëse. Besohet se Escobar fshehu pasurinë e tij të pabesueshme në Kolumbi para se të vdiste.
Kjo grua mund të bëjë fëmijë me spermën e partnerit të vdekur Një grua në Australi ka fituar të drejtën ligjore për të bërë fëmijë, duke përdorur spermën e partnerit të vdekur. Ajo duhet të bindë mjekët për të vijuar me procedurën. Gjykata e Lartë dha për herë të parë vendimin e këtij lloji. Ayla Cresswell do të lejohet të përdorë spermën e të dashurit të saj të vdekur Joshua Davies për tu bërë nënë. Ajo ka qenë në një
lidhje 3-vjecare me Davies, derisa ai u vetëvra në 2016. Ata kishin planifikuar të martoheshin dhe të bënin fëmijë së bashku. Ayla filloi procedurat vetëm pak orë pasi gjeti Davies të vdekur në shtëpi. Ajo shpresonte që të ruante spermën e tij që më vonë të përdorej për trajtimin e IVF, gjë të cilën e arriti.
I burgosi: Dëshiroj të vdes, shteti nuk gjen dot drogën Nevada ka planifikuar zyrtarisht ekzekutimin e Scott Raymond Dozier, 47 vjeç më 11 korrik. Ndërsa Dozier ka shprehur në mënyrë të përsëritur dëshirën për të vdekur, dënimi është vonuar për shkak të shqetësimeve etike mbi një përzierje të pazakontë të drogës që do të përdoret. Dozier, do të jetë i burgosuri i parë që dënohet me vdekje në burgjet e Nevadës, pas më shumë se një dekade. Ekzekutimi i fundit u krye me injektim vdekjeprurës në shtet në vitin 2006, një vit para se Dozier, i njohur edhe si Chad Wyatt, ishte vënë në rreshtin e vdekjes. Ndërsa Dozier, i cili u dënua për dy vrasje, i janë refuzuar të gjitha ankesat e tij, ai ka thënë për mediat amerikane se meriton vdekjen dhe e pret atë. Rasti i tij i pazakontë u zvarrit për shkak të dështimit të autoriteteve për të marrë barnat përkatëse.
Vdes gorilla e famshme që fliste me njerëzit Gorilla Koko, e cila komunikonte me njerëzit me gjuhën e shenjave ka vdekur në Kaliforni në moshën 46-vjeçare. Instruktorët i mësuan një version të gjuhës amerikane të shenjave të duarve, të cilën e përdorte për të përcjellë mendimet dhe ndjenjat e saj. Aftësitë e gorillës, që kuptonte njerëzit kur flisnin anglisht u dokumentuan nga psikologu i kafshëve, Francine Paterson. Ajo adoptoi dhe i vuri emra disa kafshëve, duke përfshirë një kotele që e quajti All Ball. "Gorilla Koko, e njohur për aftësitë e jashtëzakonshme të gjuhës së shenjave dhe si ambasadore e specieve të rrezikuara vdiq mëngjesin e së mëkurës në gjumë", thuhej në një njoftim për shtyp nga Gorilla Foundation.
VIP
18
E premte, 22 QERSHOR 2018
Janet Jackson: Vuaj nga një depresion i thellë Këngëtarja e njohur amerikane, Janet Jackson njoftoi se vuante nga një depresion i thellë që lidhej, sipas asaj, me një kompleks inferioriteti që përkonte me fëmijërinë, si dhe për shkak të racizmit dhe seksizimit të shoqërisë amerikane. Në një artikull të publikuar në revistën "Essence", që u drejtohet grave me ngjyrë, ylli 52- vjeçar shpjegon se për herë të parë u ndje e lumtur vetëm kur lindi fëmijën e parë, në vitin 2017. Ajo, që është bërë e famshme që në vitet 1980 tregon se dekadat që kanë ndjekur këto 30 vite të saj kanë qenë të vështira. "Fakti i të pasurit pak vlerësim për veten mund të lidhet me një ndjenjë inferioriteti që përkon me fëmijërinë. Kjo mund të lidhet me objektiva që duam të arrijmë, por që janë shumë larg. Sigurisht që janë problemet sociale si racizmi dhe seksizmi", vazhdon ajo. "Nëse i përzieni të gjitha atëherë do të keni një depresion, një sëmundje kokëfortë dhe të frikshme", theksoi Janet Jackson. Motra e vogël e
Këshilla e Donald Trump për suksesin e vajzës: Bëj operacion gjoksin! Askujt nuk ia merrte mendja që një baba do t'i mbushte mendjen vajzës 14-vjeçare që të bënte operacion gjoksin. Ivanka Trump merrte këshilla nga i ati për të rritur përmasat e saj që të kishte sukses në karrierën e saj si modele. Në librin e familjes Trump, autorja Emily Jane Fox shkruan se Ivanka ishte një modele e mirë në atë kohë dhe duhej të largohej shpesh nga shkolla për të bërë sete fotografike. Ndërkohë që mundohej të realizonte pasionet e vajzës së tij, Donald Trump i thoshte adoleshentes që të bënte impante gjoksi pasi do të bëhej shumë e suksesshme. Në libër thuhej se Donald Trump hoqi dorë nga ideja kur motra e tij Maryanne e telefonoi duke i thënë se kjo gjë do e shkatërronte të bijën.
mbretit të muzikës pop, Michael Jackson, i cili ka vuajtur gjithashtu nga depresioni, u rikthye në skenë në vitin 2015 me një album, para se të
ndërpriste papritur turin e saj në mars 2016 ku shpjegonte se kërkonte të themelonte një familje. Ajo ka një djalë me emrin Eissa.
Thashethemet për divorc, Victoria Beckham: Po përpiqem të jem grua e mirë Thashethemet se Victoria dhe David Beckham po divorcohen ishin në qendër të mediave rozë këtë muaj. Stilistja e modës, e cila ka katër fëmijë me yllin e futbollit, foli hapur për mënyrën se si ka balanc-
uar jetën e saj personale dhe profesionale. "Unë përpiqem shumë që të jem nëna e mirë,"tha Victoria, në Samitin e Grave të Forbes në New York City. "Unë po përpiqem të jem grua e mirë dhe të jap më të
mirën në profesion. Kur kthehem në shtëpi përpiqem ta lë mënjanë telefonin dhe të kaloj kohë me fëmijët dhe Davidin." Ajo vlerësoi se bashkëshorti i saj prej 19 vitesh e ka mbështetur në karrierë. "Unë kam mbështetjen e një burri të mrekullueshëm. Ne me të vërtetë jemi të barabartë me gjithçka që bëjmë në shtëpi me fëmijët", tha Victoria. "Kur unë jam larg është David që i dërgon në shkollë, apo që gatuan". Çifti i famshëm ka katër fëmijë Brooklyn, 19 vjeç, Romeo, 15 vjeç, Cruz, 13 dhe vajzën Harper, 6 vjeç. Ndërsa për vajzën e saj stilistja shtoi: "Kur e marr Harper në shkollë i them që je vajzë që mund të bësh gjithçka. Ajo është vajzë e fortë dhe do që të bëhet shpikëse. Është e zgjuar". Victoria dhe David janë bashkë që nga viti 1997 dhe u martuan në korrik 1999 në një kështjellë në Irlandë.
Aktori i njohur mesazh shokues për djalin 11-vjeçar të Trump: Jepja pedofilëve Aktori i famshëm dhe aktivisti liberal, Peter Fonda ka bërë një postim troditës në llogarinë e tij në Twitter. Aktori është shprehur se djalin 11-vjeçar të Trump, Barron duhet ta heqin nga krahët e së ëmës dhe ta hedhin në një kafaz me pedofilë. Kjo ka shkaktuar shumë reagime negative. Mesazhi i Fonda, ku kishte edhe përmbajtje me fyerje për presidentin amerikan, erdhi pasi administrata e Trump ndau me forcë fëmijët emigrantë nga prindërit e tyre. Zonja e Parë Melania Trump kontaktoi Shërbimin Sekret rreth statusit tashmë të fshirë nga Fonda. Më vonë 78-vjeçari kërkoi për falje për statusin, si edhe e fshiu postimin nga Twitter.
Melanie Griffith nuk njeh moshë, 60 vjeç dhe mahnitëse Aktorja e famshme Melanie Griffith ka vendosur të relaksohet në Sardenjë. 60-vjeçarja është fotografuar në një jaht e veshur me bodysuit të zeza. Në sy binte trupi i aktores, e cila pavarësisht moshës nuk di të plaket. Ylli i Hollywood vuri në pah këmbët e saj të gjata dhe belin e vogël, ndërsa dukej tepër joshëse me flokët bjonde të kapura.
SHOWBIZ
19
E premte, 22 QERSHOR 2018
Natalie Portman “zbardh të vërtetat” për mishin që konsumojmë Nga vjen në të vërtetë ushqimi që konsumojmë? Si rriten dhe therren në të vërtetë kafshët për konsum ushqimor në fabrikat e mëdha amerikane të mishit? Këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave është përpjekur t’i përgjigjet “Eating Animals”, (Të hash kafshët), dokumentari prodhuar dhe rrëfyer nga Natalie Portman dhe frymëzuar nga libri me të njëjtin titull i Jonathan Safran Foer, botuar më 2009n, shkruan tgcom.it. “Ky libër ka shndërruar një vegjetariane prej 20 vitesh si unë, në një vegane të bindur”, pati thënë Portman pasi lexoi urtësitë e Foer, nga i cili lindi edhe dokumentari, i cili ka dalë tashmë në sallat e kinemave amerikane. Filmi, me regji të Christopher Dillon Quinn, ka për qëllim të tregojëkushtet e rritjes së kafshëve, shpesh të ngjeshur me njëri tjetrin dhe në kushte vuajtjeje të madhe, të cilët në disa raste ushqehen edhe me antibiotikë. Por për këtë askush nuk ka dëshirë të flasë. Dokumentari përshkruan abuzimet që ndodhin në fermat e rritjes së lopëve në Amerikë, të pulave dhe derrave, në kundërshtim me minorancën që i rrit të tilla kafshë me kujdes. Këtë “botë jo shumë të njohur” për masën, e tregojnë një kast personazhesh shumë të informuar: mes të cilëve një ish rritës pulash, një veteriner dhe
Vrasja e reperit, policia arreston 22-vjeçarin Policia ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me vrasjen e reperit amerikan XXXTentacion. Dedrick D Williams, 22 vjeç po përballet me një akuzë për vrasje të shkallës së parë. Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Jahseh Onfroy, u qëllua me armë pasi doli nga një dyqan motorash në jug të Florida të hënën dhe vdiq në spital. Nuk është e qartë nëse policia ende po kërkon një të dyshuar tjetër.
Ariana Grande dhe Pete Davidson konfirmojnë fejesën një peshkatar ambientalist. Portman, e deklaruar si vegane, ka deklaruar: “Shpresoj që njerëzit të shqetësohen për atë që zgjedhin të hanë, si rritet ajo kafshë që serviret në tryezat e tyre dhe të përpiqen të moderojnë zakonet e tyre. Sigurisht, nuk pres që
kjo të ndodhë menjëherë, por nëse të gjithë do të përpiqeshin të informoheshin se nga vjen ushqimi që konsumojnë ose të hanë të paktën një vakt si veganë një herë në javë, do të ishte një sukses i vërtetë”, komentoi aktorja.
Komediani Pete Davidson ka konfirmuar se është i fejuar me këngëtaren Ariana Grande, duke shtuar: “Ndihem sikur fitova një garë.” Çifti filluan të dilnin në muajin maj dhe kishte spekulme se këtë muaj po planifikonin të martoheshin. Duke folur për The Tonight Show me Jimmy Fallon, Pete konfirmoi fejesën. Është hera e parë që ata kanë folur publikisht për fejesën e tyre, megjithëse Ariana konfirmoi lajmet këtë muaj duke iu përgjigjur pyetjes së fansave. Të shtunën Pete publikoi në foto në Instagram ku Ariana mbante në gisht unazën e fejesës.
Këngëtarja e famshme turke qëllohet për vdekje në një lokal
Këngëtarja turk Hacer Tulu ka mbetur e vdekur gjatë një sulmi me armë në një lokal nate në Bodrum. Katër burra hapën zjarr në Pasha Club në destinacionin turistik të Barlar Street. Nga sulmi mbetën të vdekur dy persona si edhe kishte disa të plagosur. Mes viktimave janë këngëtarja 40-vjeçare dhe pronari i lokalit Mehmet Ali Surensoy. Pavarësisht se u dërgua në spital Tulu nuk arriti që ti mbijetojë plagëve të marra. Sulmuesit raportohet se janë arrestuar nga policia në Manisa. Hacer ka zhvilluar karrierën si modele, aktore dhe këngëtare në Turqi. Pak para sulmit me armë ajo kishte publikuar në rrjetet sociale atmosferën në lokal. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes dhe mendohet se Tulu nuk ishte shënjestra.
Rikthehet pas 6 vitesh, zhvishet princesha e pop-it Christina Aguilera ka pozuar topless për të promovuar albumin e saj të ri Liberation. Princesha e popit ka zgjedhur një grim tepër të lehtë për fotografitë e nxehta. “Liberation”, albumi që shënon rikthimin e Christina Aguilera-s, gjashtë vjet pas “Lotus” është një vepër në të cilën këngëtarja njujorkeze zhvishet në mënyrë artistike, të cilat me kalimin e viteve e kishin ‘burgosur’, duke e rikthyer në rrënjët e saj. Në këtë album ajo bashkëpunon me emra të njohur të muzikës si: Kanye West, Ty Dolla $ign, Demi Lovato dhe 2 Chainz.
20
KUPA E BOTËS
E premte, 22 Qershor 2018
“Gjelat” morën një tjetër sukses të vuajtur, Peruja eliminohet nga Kupa e Botës
GRUPI C
Francës i mjafton talenti Mbappe, kualifikohet në raundin tjetër
Australia ndal Danimarkën, ndihmohet edhe nga teknologjia
Rozalb Lika
Francë-Peru 1-0
N
Francë (4-2-3-1): Lloris; Pavard, Varane , Umtiti , Hernandez; Kanté, Pogba (89 ‘ N’Zonzi ); Mbappe (75’ Dembele), Griezmann (80’ Fekir ), Matuidi; Giroud. Peru (4-2-3-1): Gallese; Advincula, Rodriguez (46’ Santamaria), Ramos, Trauco; Aquino, Yotun (46’ Farfan); Flores, Cueva (82’ Ruidiaz), Carrillo; Guerrero. Arbitri: Mohammed Abdullah Hassan (Emiratet e Bashkuara Arabe) Goli: 34’ Mbappe (F) Kartonë të verdhë: Matuidi, Guerrero, Aquino, Pogba
jë gol i Kyilian Mbappe i ka mjaftuar Francës për të marrë 3 pikët e radhës në Kupën e Botës dhe për të siguruar kalimin për në fazën tjetër. Sfida e luajtur në “Ekaterinburg Arena” mes “gjelave” dhe Perusë dhuroi shumë emocione, por në fund ishin francezët ata që triumfuan. Ekipi i Deschamps krijoi rastin e parë që në minutën e 11-të, kur Antoine Griezmann goditi shumë keq brenda zonës, edhe pse ishte në një pozicion të volitshëm. Raphael Varane iu afrua edhe më shumë golit 3 minuta më pas, por edhe pse kërceu më lart se të gjithë nuk e dërgoi dot topin në rrjetë me kokë. Në minutën e 30 Paolo Guerrero rrezikoi seriozisht portën e Lloris, pasi mori një top të artë nga Cueva nga e majta, por sulmuesi veteran përplasi topin në këmbët e gardianit francez. Momenti vendimtari i ndeshjes vjen në minutën e 34-të, kur Mbappe do të arrinte që të shënonte golin e avantazhit. Ylli i ri i Paris SG dërgoi topin në portën e boshatisur peruane, pas një aksioni mjaft të mirë të Paul Pogba dhe Olivier Giroud. Mesfushori i Manchester United rrëmbeu një top para zonës peruane dhe pasoi në të majtë për Giroud. Sulmuesi i Chelsea-t kaloi
topin mbi portierin kundërshtar dhe, pavarësisht se po shkonte në rrjetë, Mbappe e shtyu në portën e boshatisur për vulosur avantazhin e Francës. Sulmuesi i talentuar vendosi edhe një rekord, pasi u bë futbollisti më i ri i Francës që shënon në një turne ndërkombëtar, si Europian apo Botëror, me një moshë 19 vjeç e 183
preku pikën ku bashkohet shtylla me traversën dhe më pas shkoi jashtë, i shoqëruar me sy nga portieri Lloris. Franca kundërpërgjigjet me Matuidi, ndërkohë që disa minuta më pas Carrillo provoi me një goditje me të majtën në hyrje të zonës, por tentativa e tij përfundoi lart traversës. Të njëjtën gjë bëri edhe Farfan disa minuta më pas, por sërish nuk pati fat. Franca pas kësaj fitoreje kualifikohet për në fazën tjetër, ndërkohë që Peruja i thotë lamtumirë Kupës së Botës, ku mori pjesë për herë të parë.
ditë. Pas golit, Franca rrezikoi të realizonte sërish me Lucas Hernandez, pasi mbrojtësi i gjend i lirë në krah të majtë por gjuajtja e tij u grushtua nga portieri peruan. Në pjesën e dytë Peruja është më dominuese, duke krijuar edhe mundësi të mira shënimi. Pedro Aquino provoi me një goditje të fuqishme në hyrje të zonës, e cila
MESFUSHORI Danimarka nuk shkoi dje më shumë se një barazim 1-1 ndaj Australisë. Danezët shpëtuan në sfidën e parë ndaj Perusë, pasi ata gabuan nga pika e bardhë, por një gjë të tillë nuk e bëri Jedinak. Një fakt shumë interesant është se në të dyja rastet shkaktar për 11-metërshin ishte Yussuf Poulsen, i cili ka qenë i pafat. Me dy penallti të shkaktuara në dy ndeshje radhazi, Poulsen ka hyrë n historinë e këtij kompeticioni, duke qenë se që nga viti i largët 1966, nuk kishte ndodhur që një sulmues të shkaktonte 2 penallti në një Botëror të vetëm. Ndërkohë që sulmuesi danez do të mungojë në ndeshjen e fundit ndaj Francësm, për shkak se është i pezulluar për shkak kartonësh: ka marrë dy të tillë në dy ndeshje.
Rusi – Arabi Saudite Egjipt – Uruguai Rusi – Egjipt Uruguai – Arabi Saudite Arabi Saudite – Egjipt Uruguai – Rusi
Grupi A
Pi kë t
EPISODI
Shkaktoi dy penallti në dy ndeshje, Poulsen futet në historinë e Botërorëve
17:00 5-0 14:00 0-1 20:00 3-1 17:00 1-0 16:00 25.6.2018 16:00 25.6.2018
Grupi B
17:00 0-1 19:00 3-3 14:00 1-0 20:00 0-1 20:00 25.6.2018 20:00 25.6.2018
Pi kë t
Francë – Australi Peru – Danimarkë Francë – Peru Danimarkë – Australi Australi – Peru Danimarkë – Francë
Grupi C
12:00 2-1 18:00 0-1 17:00 1-0 14:00 1-1 16:00 26.6.2018 16:00 26.6.2018
Pi kë t
rregullat, ashtu si çdo lojtarë tjetër”, shkruan FIFA. Pas fitores humbjes ndaj Portugalisë, Maroku u eliminua nga Kampionati Botëror dhe do të luajë një ndeshje pa objektiva ndaj Spanjës në sfidën e fundit.
Argjentinë – Islandë Kroaci – Nigeri Argjentinë – Kroaci Nigeri – Islandë Islandë – Kroaci Nigeri – Argjentinë
G r up i D
15:00 1-1 21:00 2-0 20:00 0-3 17:00 SOT 20:00 26.6.2018 20:00 26.6.2018
Pi kë t
6
K R OAC I
6
DENIMARK
4
ISLANDË
1
3
AU STRALI
1
ARGJ ENT I NA
1
0
PE RU
0
NI G ER I
0
6
PO RTU GA LI
4
U R U G UA I
6
S PAN J Ë
4
EGJIPT
0
IRAN
ARABIA SAUDITE
0
MARO K
RUSI
Gjyqtari i kërkoi fanellën Ronaldos ndaj Marokut, reagon FIFA FIFA doli dje me një deklaratë publike në lidhje me arbitrin e ndeshjes Marok-Portugali, kanadezin Mark Geiger, i cili sipas mediave ka kërkuar fanellën e Ronaldos në pushimin e ndeshjes. Disa lojtarë, veçanërisht Nordin Amrabat, u ankuan ashpër duke pretenduar se arbitri e shihte me admirim Cristianon. Përballë këtij lajmi, FIFA doli me një deklaratë për shtyp, ku shkruar: “Duke pasur parasysh botimet në media që thonë se Mark Geiger ka pyetur kapitenin e Portugalisë në pushimin e ndeshjes, arbitri e ka mohuar kategorikisht. Na vjen keq për deklaratat e drejtuesve të Marokut. Geiger ka zbatuar
Marok – Iran Portugali – Spanjë Portugali – Marok Iran – Spanjë Iran – Portugali Spanjë – Marok
Danimarka nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e dytë në grupin C. Në “Samara Arena” u zhvillua një ndeshje e një niveli të dobët, teksa për t’u evidentuar janë vetëm 45 minutat e para, ku edhe ndodhën episodet që vendosën takimin. Danimarka gjeti shumë shpejtë golin e avantazhit që në minutën e 7-të. Sulmuesi Jorgensen kontrollon topin dhe jep një pasim shumë të bukur në zonë për Eriksen, i cili godet menjëherë me të majtën duke lënë të shtangur portierin australian. Reagimi i Australisë ishte mjaft i mirë. Në minutën e 38-të, Poulsen përsërit të njëjtin gabim si në ndeshjen e parë duke prekur topin me dorë brenda zonës, një veprim që u pa u pa nga gjyqtari Lahoz vetëm me VAR. Nga pika e bardhë shkoi Jedinak, i cili u tregua i sakta nga pika e bardhë, ashtu si në ndeshjen e parë ndaj Francës. Në pjesën e dytë Australia vendos disa herë në vështirësi portierin Schmeichel, pasi Rogic dhe Ryan tentuan të shënonin. Danimarka ngjitet në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë që Australia merr pikën e parë.
F RA N C Ë
21
KUPA E BOTËS
E premte, 22 Qershor 2018
Ramos: Maradona vite-dritë larg Messit, edhe vetë ai e di
POLEMIKAT
N
jëri është legjendë, ndërkohë që tjetri është një futbollist i madh. Që të dy kanë një tipar të përbashkët, që të thonë gjëra pa filtra, duke shkaktuar nganjëherë polemika të pafundme. Ky është rasti i Maradonës dhe Sergio Ramosit. E gjitha filloi me një shaka nga “Pibe de Oro”, i
cili komentoi cilësitë e mbrojtësit të Real Madridit:”Ai është i mirë, por ai nuk është kampion. Nëse flasim për kampion, mendoj për Godin, një lojtar që di si të mbrojë, të vendosë dhe të shënojë gola. Ramos nuk di t’i bëjë këto gjëra”, u shpreh Maradona. Ramos ka reaguar pa diplomaci, duke
i hedhur “ujë zjarrit”: “Unë e respektoj Maradonën, sepse është një njeri i madh. Mendoj se është pak “i krisur”, por unë po ju them se cili është futbollisti argjentinas më i mirë. Edhe vetë Maradona e di se është vite-dritë larg nga numri një, Messi”, u shpreh Sergio Ramos.
Skuadra e Dalic ka fituar 3-0 ndaj “Albicelestëve”, dhurojnë spektakël në sfidën e djeshme
Kroaci ëndrrash ndaj Argjentinës, Messi një “fantazmë”
K
roacia ka dhuruar spektakël ndaj Argjentinës duke siguruar kualifikimin për në raundin tjetër. Në “Nizhny Novograd Arena”, skuadra e drejtuar nga Dalic dhuron një futboll të bukur, duke i dhënë një leksion të vërtet Messit me shokë, që shohin vetëm të mundur në shifrat 3-0, dhe shumë pranë eliminimit që në fazën e grupeve. Skuadra ballkanase e nisi mjaft mirë ndeshjen, teksa që në minutën e 4-t, Perisic futet mjaft mirë në zonë, godet me të majtën, por portieri Caballiero largon topin me majën e gishtave. Argjentina reagon mjaft me Lionel Messin, i cili humbet dy mundësi shumë të mira. Në minutën e 30-të, Lovren gabon rëndë në zonë duke mos u kuptuar me portierin Subasic, duke i dhënë mundësinë Agueros që të përfitojë për t’i dhënë Enzo Perezit mundësinë për të goditur me portën e boshatisur, por tentativa e tij përfundon ngjitur me shtyllën. Kroacia nuk ndjen aspak presion, pasi pas dy minutash Vrsaljko jep një asist fantastik për Mandzukic, por sulmuesi që luan te Juventusi godet jashtë kuadratit me kokë. Në fundin e pjesës së parë Rebiç ka një mundësi të artë përballë portierit, por sulmuesi kroat gabon në kontrollin e topit, dhe më pas edhe në goditjen, e cila përfundon shumë jashtë kuadratit. Fillimi i pjesës së dytë flet për Krocinë që gjeti golin e avantazhit në minutën e 53-të pas një gafe të rëndë të portierit Caballiero. Portieri argjentinas i dhuroi topin sulmuesit të kroatëve, Rebic, i cili nuk ka falur, duke bërë një veprim spektakolar për ta dërguar topin në Kosta Rika – Serbi Brazil – Zvicër Brazil – Kosta Rika Serbi – Zvicër Serbi – Brazil Zvicër – Kosta Rika
Gru p i E
rrjetë. Trajneri Sampaoli reagon menjëherë duke hedhur në fushë fillimisht Higuain dhe më pas edhe Dybalën, për t’i dhënë një tjetër ritëm fazës sulmuese, ndërkohë që në krahun tjetër ekipi i Dalic është pranë golit me Mandzukic. 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt, kapiteni dhe lideri i skuadrës ballkanase, Luka Modric bëri një veprim fantastik në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës, duke dyfishuar shifrat. Argjentinasit humbasin toruan, teksa në minutat e fundi shkaktojnë shumë faulla. Rakitic 4 minuta nga fundi i kohës së rregullt trondit
14:00 0-1 20:00 1-1 14:00 SOT 20:00 SOT 20:00 27.6.2018 20:00 27.6.2018
Pi kë t
Gjermani – Meksikë Suedi – Kore e Jugut Gjermani – Suedi Kore e Jugut – Meksikë Kore e Jugut – Gjermani Meksikë – Suedi
Grupi F
Argjentinë-Kroaci 0-3 Argjentina (3-4-2-1): Caballero; Mercado, Otamendi, Tagliafico; Salvio (56’ Pavon), Mascherano , Perez (68’ Dybala ), Acuna; Messi, Meza ; Aguero (54’ Higuain ). Kroacia (4-2-3-1): Subasic; Vrsaljko, Lovren , Vida Strinic; Modric, Raki tiq; Rebiç (57 ‘Kramariq), Brozoviç, Perisic (82’ Kovaçiç); Mandzukic . Golat : 53 ‘Rebic, 80’ Modric, 90 + 1 ‘Rakitic. Gjyqtari: Irmatov (Uzbekistan) Kartonë të verdhë: Rebic, Mandzukic, Vrsaljko, Brozovic; Mercado, Otamendi, Acuna. shtyllën e amerikano-jugorëve me një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë mjeshtërore. Në minutën e parë shtesë Rakitic shënoi dhe 17:00 0-1 16:00 1-0 17:00 NESËR 20:00 NESËR 16:00 27.6.2018 16:00 27.6.2018
Pi kë t
golin e tretë pas një asisti të Kovacic, ndërkohë që tashmë Messi dhe Argjentina janë shumë pranë eliminimit.
Belgjikë – Panama Tunizi – Angli Belgjikë – Tunizi Angli – Panama Angli – Belgjikë Panama – Tunizi
Grupi G
17:00 3-0 20:00 1-2 14:00 NESËR 14:00 24.6.2018 20:00 28.6.2018 20:00 28.6.2018
Pi kë t
MASAT
Rusët i tremb Shqipëria e Madhe, paralajmërojnë federatën zvicerane për flamujt
Sot do të luhet një ndër ndeshjet më të rëndësishme të Grupit E, ku Zvicra e shqiptarëve do të përballet me Serbinë, në një sfidë direkte për kalimin në fazën tjetër të Kupës së Botës. Kjo ndeshje ka interes jo vetëm për tifozët zviceranë dhe serb, por edhe për shqiptarët, duke qenë se te kombëtarja helvete ka 4 shqiptarë. Xhaka, Shaqiri, Xhemaili dhe Behrami do të luajnë një sfidë, që kalon kufinjtë e një ndeshjeje të thjeshtë, duke ditur historinë Kosovë-Serbi. Autoritetet ruse kanë marrë masa në kuadër të këtij takimi dhe kanë kërkuar nga Federata Zvicerane e Futbollit që të ketë kontrolle te tifozët e pranishëm në stadium, pasi nuk do të lejohet asnjë flamur që lidhet me Shqipërinë, Kosovën apo Shqipërinë e Madhe. Vetë mediat ruse, i kanë bërë jehonë kësaj sfide, duke e cilësuar si një ndeshje me nota të larta urrejtje dhe rivaliteti. Ata janë të sigurt se do të ketë tifozë që do të kërkojnë të provokojnë, por njëkohësisht kanë kërkuar nga të dyja palët, që të mos bien pre e provokimeve.
Poloni – Senegal Kolumbi – Japoni Japoni – Senegal Poloni – Kolumbi Japoni – Poloni Senegal – Kolumbi
Gr up i H
14:00 1-2 17:00 1-2 17:00 24.6.2018 20:00 24.6.2018 16:00 28.6.2018 16:00 28.6.2018
Pi kë t
S ERB I
3
S UE D I
3
BE LGJIKË
3
SE N EG A L
3
B RA ZI L
1
ME KSIKË
3
ANGLI
3
JAP ONI
3
ZVI C Ë R
1
G J E R M A NI
0
TU N I Z I
0
P OLONI
0
KOSTA RIKA
0
KOREA E JUGUT
0
PA N AM A
0
KOLU M B I
0
KULTURE Kukësi nis rindërtimin e shtëpisë së poetit, Havzi Nela
Bashkia Kukës ka nisur rindërtimin e shtëpisë së poetit disident Havzi Nela. Ceremonia e fillimit të punimeve u
zhvillua në Kollovoz, në rrënojat e shtëpisë ku lindi dhe u rrit martiri Havzi Nela. I pranishëm në këtë ceremoni,
kryetari i bashkisë Bashkim Shehu, duke vlerësuar kontributin e Havzi Nelës në shërbim të vlerave më të larta të demokracisë tha se: "Rindërtimi i shtëpisë së Havzi Nelës është një vlerë e shtuar për Kukësin. Shtëpia muze do të jetë e hapur për të gjithë banorët e Kukësit dhe jo vetëm, edhe për vizitorët e huaj dhe të gjithë ata që kanë dëshirë të njihen me jetën dhe veprën e Havzi Nelës. Kjo është një ditë e mirë për Kukësin". Rindërtimi i shtëpisë, të cilën bashkia Kukës do e kthejë në shtëpi muze, do të përfundojë më datë 10 gusht, datë e cila
22
E premte, 22 QERSHOR 2018
përkon me 30-vjetorin e ekzekutimit me varje të Havzi Nelës. Bashkia Kukës në kuadër të 30-vjetorit, pak ditë më parë inauguroi bustin e poetit në bulevardin "Dituria", pranë gjimnazit të Kukësit, i cili mban emrin e poetit. Në praninë e shumë intelektualëve të
njohur të penës dhe artit u organizua dhe një ceremoni solemne dhe simpozium shkencor për Havzi Nelën, ndërsa më datë 10 gusht është parashikuar peligrinazhi i shkrimtarëve dhe artistëve, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe më gjerë, pranë varrit dhe shtëpisë muze të Havzi Nelës.
Restaurim për objektet arkeologjike, do të investohen rreth 150 mijë euro "Cirku Fluturues" i regjisorit Fatos Berisha në festivalin e filmit Karlovy Vary
P
rojekti filmik "Cirku Fluturues" me regji të Fatos Berishës dhe me pro ducente Vjosa Berisha është përzgjedhur në programin "Works in Progress" në festivalin prestigjioz të filmit në Karlovy Vary, në Çeki. Ky film është përzgjedhur mes 11 projekteve filmike nga e gjithë bota që do të garojnë për çmimet në këtë kategori. Projektet e përzgjedhura në këtë garë të Pitching do të prezentohen para jurisë profesionale dhe një publiku të gjerë profesionistësh nga mbarë bota duke u futur njëherësh në garë për çmimin kryesor prej 100,000 euro në shërbime të postproduksionit. "Cirku Fluturues" është një komedi e zezë që në vete ngërthen një rrugëtim të një grupi aktorësh, luajtur nga Armend Smajli, Tristan Halilaj, Shpëtim Selmani dhe Afrim Muçaj, të cilët nisen për të marrë pjesë në Festivalin e Teatrit në Tiranë me shfaqjen e tyre, duke marrë përsipër rrezikun e kalimit të kufirit në mënyrë ilegale në një kohë të rrezikshme pak para luftës së Kosovës. Projekti filmik "Cirku Fluturues" është përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë dhe Bashkia Tiranë, ndërsa bashkë producent i projektit është edhe shtëpia filmike Ikonë Studio nga Kosova. Edicioni i 53-të i Festivalit ndërkombëtar të filmit në Karlovy Vary do të mbahet më datat 29 qershor deri më 7 korrik, kurse gara "Works in Progress" ku do të prezantohet projekti filmik "Cirku Fluturues", mbahet më datat 1-4 korrik.
R
reth 120 mijë objekte arke ologjike me përbërje metali do t'i nënshtrohen restaurimit. Projekti, i cili ka një vlerë prej 150 mijë eurosh është financuar nga Ambasada italiane dhe si fillim synon trajnimin e stafit shqiptar që do meren me restaurimin. I pranishëm në prezantimin e këtij projekti, ambasadori italian u shpreh se Italia do të ofrojë eksepriencën në restaurimin e këtyre objekteve, raporton ora news. Të gjitha objektet arkeologjike të përbëra nga metali do t'i nënshtrohen restaurimit. Kjo falë një fondi prej 150 mijë eurosh, i cili synon të mos lejojë degradimin e këtyre objekteve të rëndësishme për historinë e vendit tonë. "Projekti parashikon të ngrejë një laborator për restaurimin e objekteve në të njëjtën kohë do të trajnojmë edhe personelin që do të merret me restaurimin në laborator dhe do caktojmë dhe një person për menaxhimin e shërbimeve në këtë laborator. Ky është projekt i vogël në vlerë jo shumë të madhe financiare
"Vanity Fair" rendit pianisten shqiptare mes 30 yjeve të Francës "Një gjeni në piano, ajo po shkëlqen në skenat e të gjithë botës, nga Gjeneva në Tokio". Kështu shprehet revista prestigjioze "Vanity Fair" për artisten e talentuar shqiptaro-franceze MarieAnge Nguci. Ajo e klasifikon pianisten 20-vjeçare mes 30 yjeve në ngjitje të Francës. Marie-Anxhe Nguci është vetëm 20 vjeç, por ka detyruar edhe mediat më prestigjioze franceze që të kthejnë kokën drejt saj. Vajza shqiptare konsiderohet si një nga talentet
më premtuese të brezit të saj dhe artdashësit dhe kritikët në Francë e shohin me adhurim, raporton Atsh. Disa muaj më parë ajo ka publikuar albumin e parë me muzikë klasike dhe sipas "Le Figaro", plotësia është ndjesia e parë që përcjell albumi i saj. Mediat franceze vlerësojnë se pianistja shqiptare me një mjeshtëri të rrallë kombinon përvojat muzikore dhe është në kërkim të territoreve të reja të shprehjes përmes muzikës.
prej 150 mijë eurosh, por i rëndësishëm për Shqipërinë", thekson Pietro Ivanoch D'Aleo. Drejtori i Institutit të Arkeologjisë e vlerësoi këtë nismë ndërsa tha se, në total janë rreth 120 mijë objekte. "Ne kemi rreth 120 mijë objekte, emergjencë restauruese kanë objektet e zbuluara dekada më parë, flitet për zbulimet e vjetra arkeologjike të viteve '60-'70", tha Luan Përzhita. I pranishëm në këtë aktivitet, Ambasadori italian u shpreh se pasuria arkeologjike e Shqipërisë duhet të
shihet edhe si një mundësi më shumë në ekonomi. "Pasuria arkeologjike është e rëndësishme dhe ne jemi dy vende që kemi një histori të lashtë të cilën duhet ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë. Italia do të ofrojë eksperiencën më të mirë në restaurim, pasi pasuria arkeologjike është një mundësi më shumë për ekonominë. Pas realizimit të këtij projekti, bashkëpunimi pritet të vijojë edhe për restaurimin e objekteve të tjera në Shqipëri", përmbylli Alberto Cuttilio prononcimin e tij.
"The Tempest", xhirime në port dhe në ujrat pranë Durrësit Gjatë dy ditëve të ardhshme në ujrat detare pranë Durrësit, si dhe në një nga kalatat e portit do të xhirohen disa skena nga filmi artistik amerikan "The Tempest". Filmi është produksion i kompanisë "Troma Entertainment" me qendër në New York, tha për APD-në, Justin Martell, drejtues i studios "Pioneer Media", sipas të cilit përveç xhirimeve në Durrës gjatë ditëve të ardhshme janë parashikuar edhe xhirime në Tiranë dhe në rrethinat e saj. Një kast prej 5 aktorësh amerikanë, si dhe
stafi teknik shqiptar kanë punuar dje në det të hapur me mbështetjen e anijeve të Rojes sonë Bregdetare dhe më pas do të regjistrojnë sekuencat e fundit në një nga kalatat e portit. Xhirimet e filmit mbështeten nga "Skandal Studio" në Tiranë dhe nga Qendra Kombëtare Kinematografike. Gjatë muajve të fundit në territorin e portit më të madh të vendit janë xhiruar skena edhe nga dy filma të tjerë, "Derë e hapur" si produksion shqiptar dhe tjetri "Balkan Blood", produksion shqiptaro-kinez.
KOHA E LIRE
23
E premte, 22 QERSHOR 2018
SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ
nënshtruese të ligjit apo rregulliat 62. Fat në lojë, në punë a në jetë. 65. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 68. Gradë e ndërmjetme midis nënoficerit dhe oficerit 70. Monedhë prej metali ose prej letre me një vlerë të caktuar 71. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 72. Ai i Ohrit 73. Pjesë e vegjës, që përbëhet nga dy shkopinj paralelë e një rrjetë fijesh të forta 75. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 76. Franklin ... Roosevelt (30 janar 1882-12 prill 1945) Presidenti i 32-të i SHBA, i lauruar me NOBEL 79. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 80. Trup i vogël qiellor, i cili hyn me shpejtësi të madhe në atmosferën tokësore, nga fërkimi me ajrin shpërbëhet 81. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 82. I keq, zemërkeq, tinëzar; jo i ndershëm, i dobët, i ulët, i ... 84. Thirrje emër për emër e nxënësve në shkollë 85. Lef ... (1877-1945), nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, patriot, arkivist, folklorist, etnograf, numizmat, arkeolog e politikan shqiptar 87. Janë mbeturinat e gjellëve, të bukës e të ushqimeve që hidhen, ose u jepen kafshëve 89. Suazë ose ..., katërkëndorshi prej druri, ose tjetërçkaje, e cila mban një tablo apo një fotografi 91. Partia e Gjelber 92. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 93. Afrika e Jugut e ka atë
monedhën e saj kombëtare 96. Njësi e vjetër peshe rreth një kilogram e një çerek deri një kilogram e gjysmë. 97. Pjesa e fundit, maja e këndit, vendi ku bashkohen dy vijat a dy faqet e brendshme të një sendi 100. Pesha është neto, siç është edhe ... 101. ... Kupi, veprimtaria, Kapiten i xhandarmërisë në Krujë (1924 - 1932), major i xhandarmërisë në Durrës (1932 - 1939), Kryetar i Legalitetit (1943 - 1976) 103. Automjet i mbuluar e me shumë vende për udhëtarë 106. Quhej ashtu dreka që shtrohej kur vdiste dikush sipas zakoneve të disa krahinave 109. Ai është konsideruar "babai" i fantashkencës. Zhyl ... (8 shkurt 1828 - 24 mars 1905) autor i 54 romaneve 110. Më 11 shkurt 1990 rifiton lirinë pas 27 vitesh burgimi politik, Nelson ... 112. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 113. Francisco Pizarro themeloi më 18 janar 1535, qytetin ..., që është kryeqyteti i Perusë 114. Volfgang Amadeus ... (27 janar 1756-5 dhjetor 1791, ai bëri kompozim që në moshën 4 vjeçe 115. Agim ose ... fillimi i ditës, koha pak përpara e pas lindjes së diellit, mbrëmja, skaji tjetër i ditës 116. Aksesor veshjeje. Pa të nuk mund të vëndosësh kravatë apo papion 117. Nuk e marr diçka nga vendi ku është VERTIKALISHT 2. Zëri më i trashë i burrit në të
kënduar; këngëtari që ka këtë zë 3. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 4. Trupi i të vdekurit, kufomë njeriu 5. Frikë e madhe, e papërmbajtshme, që zë një njeri a një masë të madhe njerëzish 6. Shkenca që merret me mbrojtjen e shëndetit, me studimin, e sëmundjeve të ndryshme, me parandalimin dhe me mjekimin e tyre 7. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 8. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 9. Make-Up. Tërësi a marifeteve të transformimit të fytyrës 11. Dakord në gjuhë universale 12. Bulë ajri a gazi, që ngrihet në sipërfaqen e një lëngu kur zien ose kur tundet 14. Mësohem me një mjedis; u përshtatem kushteve të jetesës a të punës në një vend të caktuar 15. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 19. Të qenët i lirë. E drejta e fjalës, e shtypit, e shprehjes është ... 20. Thërrmoj plisat me disqe të posaçme që tërhiqen nga traktori 21. Mund të quhet edhe ashtu, parapëlqej 25. Mjerim i madh, fatkeqësi e madhe, mynxyrë; vdekje, mbart edhe këtë shquarje emërtore 29. Ka edhe atë emër vendbanimi ynë 30. Disiplinë e fizikës që studjon trupat në gjendje qetësie apo ekuilibri 33. Shtresa me e lartë e feudalëve, shtresa e fisnikëve të një vendi 34. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike.
mbiemrin si monedhë të saj 53. Emër i lashtë për gadishullin dhe zonën ndërmjet Kaukazit dhe Armenisë 54. Tërësia e shndërrimeve kimike e biologjike që kryhen në organizmin gjatë shkëmbimit të lëndëve 63. Diçka që e mundon njeriun dhe e bën të vuajë, brengë, e keqe 64. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 66. Vishet me bimësi, mbulohet me bar e me gjethe të blerta 67. E kindëta e saj është virtyti 68. Pranimi i një personi, i një delegacioni etj. nga kryetari i shtetit ose nga një përfaqësues tjetër i lartë i shtetit për të biseduar në mënyrë zyrtare 69. As shumë shpejt, as shumë ngadalë, shtruar në muzikë 74. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 77. Nuk ka gjë, s'prish punë, paçka 78. Që ndan në mënyrë të tërthortë një figurë, një rrafsh ose një trap 83. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 86. Bosnje-Hercegovina e ka kryeqytet atë 88. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 90. Osman, turk ose i prejardhuar nga atje 94. Mjet prej metali, me trajta e me përmasa të ndryshme, me një hallkë të harkuar 95. Zakone në jetën shoqërore të një populli, që lindin në kushte të caktuara historike dhe ruhen brez pas brezi 97. Inicialet e Unionit të Krist Demokratëve Gjermanë 98. Lojë me tridhjetë e dy gurë, ose grua e seres, zonjë 99. Napë e hollë dhe e gjatë që mbajnë gratë në kokë; rubë, shprehje krahinore 102. Pastaj e ka brenda 104. Dru, shkurre, barishte, lule, kërpudhë a qenie tjetër e këtij lloji 105. Shtresë gjethesh a fieri, që i vihet në majë të mullarit për të mos i hyrë lagështia 107. Rrjedhë natyrore e madhe dhe e përhershme uji të ëmbël që del nga burimet 108. Titull që vihej përpara emrit të një prifti katolik 109. Tra që shërben si urë për të kaluar një përrua 111. Quhet femra e cjapit 113. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë
36. Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim 37. Thirrjet që përdoren në tubime dhe stampohen në pankarta 38. Pengesë prej sendesh të ndryshme e të rastit, të famshme atë të luftës 40. Eshtë 21 shkurti i vitit 1848 kur Karl Marx dhe Friedrich Engels publikuan ... Komunist 42. Bar i keq që rritet zakonisht në arat e mbjella me grurë dhe që bën kokrra të vogla në ngjyrë të zezë 43. Aktor kanadez, i shumënjohur për filmat komik, Jim ... lindi më 17 janar 1962 45. Fletë ku shkruhet njoftimi për një shfaqje, për një film, për një ndeshje sportive etj., e cila ngjitet në një vend të dukshëm 48. Pamja e fytyrës; ngjyra e fytyrës; shprehja e fytyrës 49. Formoj karakterin dhe botëkuptimin e dikujt, fillon me brum 51. Sierra Leone e ka 1
2
K 10
3
B
4
5
M A J
Z
11
K O P
6
H O S H
A
E
P
S
A
J
A
J
E
O N
K
O
R
P
B 19
M E
G
A
21
R E
Q E
P
V A J
M O D ¸
Y
Z
E
I
27
A
28
K O P E
I
M
L
R 24
G
D E T
22
23
Z
9
V A K
H A N E
18 20
S
M E 15
A N I
17
A D I
8
Z
13
K U R
16
7
W
12
E R N I
14
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
HORIZONTALISHT 1. Organizata e Kombeve të Bashkuara, u themelua pas Luftës së Dytë Botërore për forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës 6. Gadishmëria për t'u dhënë, nënshtrohem para diçkaje, dorëzohem, jepem 9. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 10. Që nuk ka trajtë të përcaktuar e të qartë; që nuk ka organizim ose ndërtim të rregullt 13. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 16. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 17. Partia Demokracia Sociale 18. Kukull në duart e një aktori, ose zëdhënës i një ... 22. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 23. Akrobatët gjatë performancës së tyre, të qëndruarin ashtu e kanë parësore 24. Ai që ka një përgatitje të veçantë në një fushë të shkencës, të teknikës, të kulturës, etj 26. Gurrë uji, burim, vendi ku del burimi 27. Anton ..., shkrimtar i madh rus, një nga përfaqësuesit më të shquar të realizmit rus 28. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 29. Kashtë e imët dhe e copëtuar, që del nga shirja e nga pastrimi i grurit, i elbit, i orizit, i tërshërës, i thekrës etj 30. Princesha ..., Mbretëresha e Shqipërisë dhe bashkëshortja e Princ Vidit 31. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 32. Të qenët i pangopur, grykësi e madhe, pangopësi; lakmi e pashuar 35. Tërësia e dokumenteve të hartuara a të mbledhura për një qëllim të caktuar 38. Zë i fortë, që nxjerr njeriu kur bërtet, thirrmë e fortë, klithmë 39. Shprehje dialektore, e sipërme, e lartë, mbi 41. Pjesë e hapur në murin e një ndërtese, në vagonët e trenit, në kabinat e anijeve, për tu bashkuar me botën jashtë 44. Dru i ulët me lëvore të lëmuar ngjyrë hiri, me gjethe vezake e të dhëmbëzuara 45. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 46. Aleanca Kuq e Zi 47. Pemë që rritet në pyllë 50. ... Pashë Tepelena, sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut të Janinës 52. Njësia monetare bazë e Rumanisë; monedhë që ka këtë vlerë 54. Hilë ... (1885-1933), poet, luftëtar e publicist, patriot dhe demokrat, figurë politike 55. Eshtë ai në Bashkimin Evropian dhe organizmat e tjera ndërkombëtare 56. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 57. Ajo që bën pula, vezë ose.. 58. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 59. Zhardhoku i kësaj bime, që përdoret si ushqim. 60. Ai që ka të njëjtin emër me një tjetër, njëemërsh, emnak 61. Kur i kundërvihet një force
N H A G A
M
L
A
B
25
26
K
L
29
V
30
K R Y E Z
B A J
I
R A K
31
W M O
G
K 32
Z
J
I
P
P
34
E R ¸
N D I
L
Z
33
M
F
37
N
35
36
O
V
L
38
A R T I
Z A N A L
U
K
I
P A K ¸
N D S H ¸
M
39
N
K
N
40
D E D
M
J
43
H
O 47
V A R ¸
L
44
45
E V R E
A R
U
A
M I
K
B I
R
E
B ¸
A
N
L 51
K
R O
48
S I
50
K U S
H
N
42
46 49
P S
T
41
54
M
55
L
S
A
52
I
53
P
C
G
56
57
P A L O K ¸
P E
L
58
L U T R A N
59
R
K
T
B Z
60
M
U
A
O
61
A
62
R R A S O R
L 65
A
T
M
63
A
E
E
A R S I
M
H
D
R O M A
T
A
L
N
N
E
I
J
I
D O R D O L R
E C
I
J
N
D
Q 82
A
G
N G
R
K U S K U T
I
I
L
85
F
J
S
O H O
O T
O N
T
S
U O N
K A L E
H 90
R E
I
S 94
A
A
K U T
95
K U L O M B
K
I
97
M E T
A M O R F O Z A 98
G
L
103
O 104
M A U Z D E
S
H 105
E R
V E
R
A
109
106
N D 110
T
O K
¸
86
93
D
L
80
89
M 92
96
F
84
B U D I
B R
K
R
A P
83
88
91
70
E
G A N D H I
C E 78
T
U N G K
81
R V
74
77 79
87
F
69
73
B A T
O 76
U M I
T
F
L
F R
72
75
K O S
S H R E 68
71
J
64
66
67
G
L
B
L
O 99
E 100
L A S T
101
I
102
C ¸
P
107
H
M I
108
S
P
E
A L
111
P
˙
S
H
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24
E premte, 22 QERSHOR 2018
Presidenti Meta pritet nga kryeministri hungarez Viktor Orbán
P
residenti i Republikës, Ilir Meta u prit dje në një takim të veçantë edhe nga Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, me të cilin zhvilloi një bisedë të gjatë e shumë miqësore. Presidenti Meta i shprehu mirënjohjen Kryeministrit Orbán për mbështetjen domethënëse e pa rezerva që ai i ka dhënë Shqipërisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. Duke vlerësuar angazhimin e Qeverisë së zotit Orbán për të nxitur marrëdhëniet ekonomike e tregtare midis dy vendeve, Presidenti Meta nënvizoi vullnetin e gatishmërinë e palës shqiptare për t'i ngritur këto marrëdhënie në nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve politike. Edhe në takimin me Kryeministrin Orbán, Presidenti Meta shprehu besimin se rivendosja e linjës direkte ajrore
“Hungaria mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE” midis kryeqyteteve të të dy vendeve dhe hapja e Dhomës së Tregtisë së Hungarisë në Tiranë do të bëjnë që ky bashkëpunim të rritet ndjeshëm dhe që pas katër viteve Shqipëria dhe Hungaria ta festojnë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me rezultate konkrete e domethënëse. Ndërsa, duke iu referuar partneritetit aktual në NATO dhe partneritetit të ardhshëm në BE, të dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe në sfidat me të cilat përballen të dy vendet. Çështjet e emigracionit të paligjshëm dhe influencës së aktorëve të tretë në rajonin e Ballkanit Perëndimor u bënë pjesë e bisedës midis Presidentit Meta dhe Kryeministrit Orbán. Kryeministri Orbán e siguroi Presidentin Meta për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së tij për Sh-
qipërinë dhe shqiptarët si dhe forcimin e mëtejshëm të miqësisë historike midis dy popujve. Kryeministri Orbán shprehu gatishmërinë për të nxitur investimet hungareze në të gjitha drejtimet ku Shqipëria shpreh interes. Pas takimit që u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare në Hungari të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, kreu i shtetit shqiptar dhe kryeministri hungarez Viktor Orbán dhanë një prononcim për shtyp duke iu përgjigjur interesit të mediave të pranishme. "Jam shumë i lumtur për këtë takim që pata me kryeministrin Orban për të konfirmuar edhe një herë miqësinë e shkëlqyer dhe tepër të fortë midis dy vendeve dhe kombeve tona, por njëkohësisht edhe marrëdhëniet mjaft premtuese për të ardhmen mes Shqipërisë dhe Hungarisë në të gjitha drejtimet. Po kështu për ta falënderuar kryeministrin Orban për mbështetjen e palëkundur që Hungaria i jep së ardhmes evropiane të Shqipërisë. Me shumë kënaqësi presim kryeministrin Orban të rikthehet në Shqipëri dhe duhet të vijë patjetër në këtë Vit të Skënderbeut",- tha Presidenti Meta. Ndërsa kryeministri Orban theksoi në fjalën e tij se marrëdhëniet me dy vendeve do të vijojnë të jenë të mira. "Dëshiroj të shpreh lumturinë tonë për vizitën e Shkëlqesisë së Tij në Hungari, sepse është gëzim dhe respekt të presim Presidentin e Shqipërisë si vizitor në Budapest jo
vetëm për arsye politike, por edhe personale, sepse e njohim njëritjetrin për më tepër se njëzet vite. Veteranët politikë e njohin njëri-tjetrin shumë mirë. Edhe në politikën moderne marrëdhëniet personale kanë rëndësi. Natyrisht që besimi mbështetet në marrëdhëniet ndër-shtetërore, por ai është i rëndësishëm edhe në marrëdhëniet ndër-personale gjithashtu. Kështu që të dy përpiqemi t'u shërbejmë popujve tanë në mënyrë që të krijojmë marrëdhënie të mira shqiptaro-hungareze",- tha Orban. Kryeministri i Hungarisë theksoi mbështetjen e tij për integrimin e Shqipërisë në BE. "E sigurova Shkëlqesinë e Tij se Hungaria është një nga mbështetëset
kryesore të integrimit perëndimor të Shqipërisë, sidomos të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Hungaria dhe ne personalisht do të bëjmë çdo gjë për ta përshpejtuar atë proces, dhe t'ua bëjmë të qartë udhëheqësve evropianë se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk është i rëndësishëm vetëm për Shqipërinë. Nuk është i rëndësishëm vetëm për rajonin, por është bindja ime personale se është i rëndësishëm edhe për vetë Bashkimin Evropian, sepse Shqipëria si një vend i ri anëtar, mund t'i japë energji pozitive, ambicie dhe një shtysë të re Bashkimit Evropian, gjëra për cilat patjetër që kemi nevojë",- tha Viktor Orban.
Meta se Parlamenti hungarez do vijojë ta mbështesë Shqipërinë pa asnjë rezervë në aspiratën e saj evropiane.
Bashkëbiseduesit vlerësuan rolin që mund të luajnë të dy parlamentet dhe në veçanti grupet parlamentare të miqë-
sisë, për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe rritjen e shkëmbimeve në fusha të ndryshme me interes reciprok.
TAKIMI
Bashkëpunim ndërparlamentar me Hungarinë
N
ë kuadër të vizitës zyrtare në Hungari, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u prit dje në një takim të veçantë edhe nga Kryetari i Parlamentit të Hungarisë, László Kövér. Duke u ndalur në miqësinë tradicionale midis dy popujve, Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e veçantë lidhur me mbështetjen që populli hungarez dhe udhëheqësit e tij i kanë dhënë shqiptarëve në momentet kyçe të historisë. Presidenti Meta vlerësoi vëmendjen që Hungaria dhe Parlamenti hungarez i kush-
ton marrëdhënieve me Shqipërinë, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fortë e të qartë që i japin procesit të integrimit evropian të vendit. Kryetari Kövér përshëndeti progresin e bërë nga Shqipëria në këtë drejtim dhe e siguroi Presisdentin