www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
Basha: 30 qershori, luftë qytet më qytet! E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 147 (8588)
E shtunë, 22 Qershor 2019
Çmimi 30 Lekë
FAQE 3
Protestë madhështore dhe paqësore në Tiranë: S’ka zgjedhje pa opozitën
Në foto: Pamje nga protesta para Kryeministrisë
FAQE 4-8
NËNKRYETARI I LSI
KRYETARJA E LSI
PROTESTAT
Vasili: Zgjedhjet janë të popullit, jo të qeverisë hajdute votash!
Monika Kryemadhi: Beteja me krimin në qeveri është pa kthim
Media italiane: Tirana po i afrohet votës në klimën e një lufte civile
FAQE 12
FAQE 8
PËRDHOSJA E FLAMURIT KOMBËTAR NË MITINGUN E RAMËS
RAPORTI
FAQE 9
Organizatat Presidenca: ndërkombëtare ngrenë alarmi: Liria e medias Distancohuni nga aktet fyese dhe provokuese në Shqipëri është përkeqësuar FAQE 10
OPINION
Prapë në kurth?! Nga Çim Peka
Nëse ministrat dhe deputetet e PS do të kishin përdorur poezinë lirike të Lasgush Poradecit, për të inkurajuar... FAQE 14
FAQE 13
POLITIKE
2
E shtunë, 22 QERSHOR 2019
Kreu i PD-së: Kriza nuk do të mbyllet me Pazar. Nuk ka zgjedhje më 30 Qershor. Plani për të tërhequr vëmendjen nga skandali që sot e dëgjon e tmerruar gjithë Evropa, dështoi
Basha: Largimi i Ramës dhe ndëshkimi i hajdutëve të votave, të panegociueshëm N
ga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në protestën e 9 kombëtare të opozitës së bashkuar, kryedemokrati Lulzim Basha u zotua se beteja e nisur nuk do mbarojë me largimin e Ramës, por vetëm kur të vendosen kushte për Shqipërinë si gjithë Europa. Basha theksoi se standardi europian kalon në dy kushte: Largimi i pa negociueshëm i Ramës si edhe lirimi i protestuesve të arrestuar e çuarja në burg e vjedhësve të votave. “Përfaqësuesit e përfaqësive perëndimore gjatë javës së shkuar më në fund kanë kuptuar se përballë tyre ka qenë jo një kryeministër, por një kryemafioz. Atyre dua t’u them se standardi europian i kësaj zgjidhjeje kalon përmes dy hapave të panegocieshëm: Largimin e Edi Ramës. Zgjidhje politike pa nxjerrë nga qelitë vëllezërit dhe motrat tona, se janë aty se protestuan për Europën, për Amerikën, pa futur aty ata që vodhën votën, nuk ka zgjidhje politike. Ne ua kemi borxh shqiptarëve që këtë krizë të thellë të mos e mbyllim thjesht me një marrëveshje politike bazuar mbi pazare. Kjo krizë politike duhet dhe do të mbyllet jo me pazare por mbi parime dhe sot dua ta them qartë dhe prerë se parimi i parë është çuarja para drejtësisë dhe prapa hekurave të burgut të atyre që u vodhën votën shqiptarëve”, deklaroi Basha. 30 Qershori Kryedemokrati u shpreh i prerë teksa deklaroi se nuk ka zgjedhje më 30 Qershor, dhe se kjo datë do të jetë varreza politike për Edi Ramën. “Edi Rama marshon drejt grushtit të shtetit, drejt votimeve pa opozitën, me KQZ të paligjshme, me karta identiteti të paligjshme. Ta dijë mirë Edi Rama se nuk ka zgjedhje më 30 qershor, nuk bëhet asnjë hap pas. Aleanca qytetare është në këmbë, beteja vazhdon qytete më qytet, fshat më fshat, demokracia është në këmbë kundër krimit. Çdo tentativë për të provokuar shqiptarët do të
dështojë, ndërsa 30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës dhe e rilindjes. Këto mesazhe të qarta, që shumëkush prej jush i di fare mirë, i bëjmë sonte të qarta për këdo që nuk i di, nuk do të ketë më në Shqipëri zgjedhje me Edi Ramën, nuk do të ketë proces politik pa dënuar hajdutët e votave. Ky është standardi i Europës dhe Perëndimit. Nuk ka paqe pa drejtësi, nuk ka zgjedhje pa drejtësi”, tha Basha. Falënderimi Në vijim të fjalës së tij, kreu i PD-së falënderoi shqiptarët për pjesëmarrjen, teksa u shpreh se e gjithë bota e sheh sot kontrastin mes popullit dhe bandës kriminale të Ramës. “Dua t’ju falënderoj nga zemra që iu përgjigjet thirrjes time për të dalë në protestë, burra dhe gra me fëmijë për dore. E gjithë bota sonte sheh kontrastin midis popullit europian të Shqipërisë dhe
bandës më anti-europiane, më antiamerikane, më anti-perëndimore, bandës despotike kriminale të Edi Ramës. Ndaj sonte në zërat e gjokseve tuaja, me këtë prani oqeanike në këtë shesh të lirisë, dëgjojeni, kujtojeni shumë shpejt, sonte po vulosim vdekjen politike të organizatës kriminale të Rilindjes. Rama ik”, u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha. Skenari i dhunshëm Kreu i PD-së foli edhe për një skenar të dhunshëm të kryeministrit Rama për të mbytur jehonën e Bild-it, skenar ky, që dështoi me turp në protestën e djeshme të opozitës në shesh. “Vëllezër dhe motra, basti i vetëm i Edi Ramës është që kjo protestë e sotme të degjeneronte në dhunën e planifikuar nga provokatorët e Edi Ramës, nga veglat e tij qorre. Dhe tani dua t’jua them fare qartë se pse jehona
e Bildit, jehona e 339-s, tashmë në shqip, në anglisht, në gjermanisht, dhe çdo gjuhë të Perëndimit ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë. Nuk ka burrë dhe grua shteti që nuk e di se çfarë banditi është kryeministri i Shqipërisë. Ndaj e vetmja mënyrë për të hequr vëmendjen, e vetmja mënyrë për ta mbytur këtë zhurmë ishte skenari i turpshëm i provokimit të dhunës. Dhe kur? Në këtë protestë, më të madhen, më qytetaren, më gjiganden, më evropianen. Rama ik. Por plani i tij dhe i shërbëtorëve të tij dështoi me sukses të plotë. Plani për të tërhequr vëmendjen nga skandali që sot e dëgjon e tmerruar gjithë Evropa, dështoi. Sot ju them me përgjegjësi të plotë se tiktaku i orës së Edi Ramës po mbaron në çdo kancelari të Evropës dhe të Perëndimit”, deklaroi Basha. “Nuk ka marrëveshje me Edi Ramën kryeministër” Lulzim Basha garantoi shqiptarët se nuk ka marrëveshje me Edi Ramën, për sa kohë ai do të jetë kryeministër i vendit. “Asnjë hap pas, Rama ik. Nuk do t’ju braktisim dhe nuk do t;ju zhgënjejmë. Nuk do ta kthejmë kurrë këtë energji, këtë besim, në një kapital për të negociuar në tavolinën e pisët të pazarit politik me Edi Ramën. Jua them sonte qartë dhe prerë: tani që çdokush e di atë që ne 6 vite e denoncuam, se Edi Rama është një hajdut dhe një kriminel gjakftohtë dhe që për karrigen e tij, për pushtetin e tij, për pasuritë e tij të paligjëshme, shkatërroi shtetin, ekonominë. Tani që provat janë në sytë e çdokujt, ta dinë mirë se zotimi im i 16 shkurtit që ndron dhe do të qëndrojë në fuqi: nuk ka dhe nuk do të ketë negociata me Edi Ramën kryeministër. Nuk ka dhe nuk do të ketë marrëveshje politike pa dënuar hajdutët e votave. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë marrëveshje politike pa çliruar njëherë e mirë votën tuaj, lirinë tuaj, dinjitetin tuaj”, deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha.
KREU I PD-SË PARALAJMËRON LLESHAJN: BARDH SPAHIA PO MBAHET SI I BURGOSUR POLITIK, DO KESH VENDIN E TIJ NË QELI
Basha mesazh Ramës: 30 qershori do të jetë varreza jote politike Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalimin përmbyllës të protestës së opozitës nga selia blu u shpreh i qartë se zgjedhje pa opozitën dhe se 30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës në 30 qershor nuk do të ketë. “Mirënjohje për ju që sonte shkatërruat një plan djallëzor për të hequr nga qafa e Edi Ramës, kularin që i ka vënë Europa pas skandalit të publikuar nga “BILD”. Ju nuk ndihmuat Edi Ramën, sepse nuk ratë pre e provoktimit që të mbyllnit këtë skandal me zhurmën e provokimit. Mirënjohje të madhe kam për tëe gjithë qytetarët e Tiranës, shqiptarët që u bashkuan. Asgjë
nuk na ndal, asnjë hap pas nuk hedhim, 30 qershori është varreza politike e Edi Ramës. Zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë. Por sonte me bekimin dhe kërkesën tuaj qëndrimit tonë politik për zgjidhjen e klësaj krize përmes kushtit të largimit të Ramës, një qeverie tranzitore që do përgatisë kushtet tranzitore, i shtohet një tjetër kusht i panegociueshëm, arrestimi dhe cuaraj para drejtësisë e hajdutëve të votave tuaja. Nga i pari tek i fundit. Nuk ka paqe pa drejtësi. Nuk do të ketë në Shqipëri zgjedhje të lira pa çuar para drejtësië hajdutët e zgjedhjeve”, deklaroi kreu i PD-së. Një paralajmërim Lulzim
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
Basha e pati edhe për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kupolën e policisë, kur tha se vendin e Bardh Spahisë dhe të arrestuarve
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
të tjerë do ta zënë ata. “Duke kujtuar me respektin dhe mirënjohjen time më të thellë çdo liberator të arrestuar dhe mbajtur padrejtësisht në burg, si të burgosur politik të Edi Ramës, nga Bardh Spahia me shokë dua ti them kupolës mafioze, të gjithë veglave qorre, nga Sandër Lleshaj tek polici më i fundit, i cili shkel ligjin dhe dhunon opozitën. Shumë shpejt do ta zëvendësoni ju, ju do të shkoni atje. Liberatorët janë krenaria jonë, frymëzimi ynë. Beteja do të vazhdojë ditë për ditë, orë për orë, Rama ik”, deklaroi mbrëmjen e djeshme kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke mbyllur në këtë mënyrë dhe protestën e 9-të kombëtare të opozitës së bashkuar.
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
ISH-KRYEMINISTRI
Berisha nga protesta: Rama, monstër e pluralizmin, do ketë një fat tërësisht të merituar
Menjëherë pas përfundimit të fjalës së kryedemokratit Lulzim Basha në bulevardin para Kryeministrisë, në një prononcim për mediat doli edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në të nëntin tubim kombëtar me radhë, protesta e djeshme e opozitës ishte një leksion i vërtetë demokracie. Pa shashka, kapsollë apo molotov, gjithçka që u pa në bulevardin e mbushur plot ishin veç dritat që ndriçonin kryeqytetin. Ishkryeministri, Sali Berisha, duke folur mediat e pati një përgjigje për këtë ndryshim strategjie. “Është festival ky, festivali i fitores. Opozita sot faktikisht është jo vetëm shumica por drejtimi dhe udhëheqja e vendit. Opozita po përpiqet të kryejë këtë operacion historik, këtë përmbysje historike me minimumin e kostos por është e gatshme me çdo lloj çmimi për të çliruar Shqipërinë nga një klikë e cila në disa aspekte nuk u lë gjë mangut etërve barbarë. Ai ja mbath me vrap në vrimë të miut, këta kanë bulevardin. Ai bulevardin nuk e ka, as zyrën e tij jo. Edhe në zyrën e tij vjen vjedhurazi”, tha ai. Për Berishën, Rama nuk është më Kryeministër por kreu i narkoshtetit. “Ai është kreu i meduzës prej kohësh. Kam tre vjet që e them, është kreu i narkoshtetit të cilin fatmirësisht u bë e mundur të demostrohej në mënyrën më të shkëlqyer nga veprimtaria kriminale e tyre në Durrës, Lezhë, Peshkopi, Elbasan”, u shpreh ish-kryeministri. I pyetur se çfarë do të ndodhë me 30 qershor, ai tha: “Sot çdo qytetar ka parë të vërtetën se Ymer Lala, Astrit Avdylaj janë burra më të mirë se Edi Rama, se ushtarët e tyre Damian faqeziu, Vangjush horri Avdyli, Sajmir Habilaj apo trafikanti. U pa mirë se kush janë kriminelët e vërtetë të narkoshtetit. Tani po u bëhet gjyqi publik për të marrë verdiktin e tmerrshëm që i pret”. Një mesazh për pasardhësin e tij në krye të PD-së nuk e pati pasi siç edhe u shpreh, është ai që sonte merr mesazhe nga Basha.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E shtunë, 22 QERSHOR 2019
Basha: 30 qershori, luftë qytet më qytet! Opozita ka zhvilluar dje një nga protestat më masive në Shqipëri. Tubimi i radhës i Frontit Opozitar mblodhi në shesh dhjetëra mijëra shqiptarë kundër qeverisë “Rama”. Me mijëra qytetarë nga rrethet, por edhe si asnjëherë më parë nga Tirana, u mblodhën në sheshin para Kryeministrisë duke protestuar në mënyrë paqësore. Zhvillimi paqësorë i këtij tubimi ishte dhe mesazhi jo pak i rëndësishëm që qytetarët i dhanë gjithë Shqipërisë. Pas një jave me përplasje të forta mes qytetarëve dhe policisë për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor, dita e djeshme cilësohej si një moment kritik që do të sillte përplasje të forta. Revolta e qytetarëve ishte më e madhe se në çdo tubim tjetër, pasi përgjimet e publikuara nga gazeta “Bild” treguan se gjithë qeveria është përfshirë në vjedhjen e zgjedhjeve. Po ashtu dhe provokimet e policisë, arrestimet e ish-deputetëve dhe qindra qytetarëve kanë krijuar një klimë tensioni, saqë mjafton vetëm një incident dhe situata bëhet shpërthyese dhe shkon në konflikt civil. Qytetarë të revoltuar që kërkojnë një reagim më të fortë ndaj Edi Ramës në protestën e djeshme kishte me mijëra dhe nëse nuk do të ishin thirrjet e organizatorëve për qetësi, Tirana dje do të kishte pamjen e një sheshi beteje. Drejtuesit e opozitës, të vetëdijshëm se aktet e dhunës sot i shërbejnë më shumë Edi Ramës sesa kauzave të saj, arritën dje të shmangin çdo incident mes qytetarëve dhe policisë. Një Tiranë e zhytur në kaos dhe qytetarë që përplasen me policinë do të ishte dhurata më e mirë për Edi Ramë, që dje të dilte të akuzonte opozitën si talebane. Por opozita nuk kërkon të djeg këtë vend, por ta ndryshojë për mirë dhe japë shpresë. Protesta paqësore ishte dhe një mesazh për
ndërkombëtarët, duke treguar se opozita nuk janë anarkistët që pretendon Rama, por forca politike që mund ta qeverisin këtë vend shumë herë më mirë dhe t’i japin fund qeverisjes se një grushti njerëzish me krimin. Ndaj dhe mesazhet që erdhën dje nga protesta kombëtare ishin për zgjidhje paqësore dhe rikthimin e vendit drejt normalitetit. Përballë “çunave problematikë të Rilindjes” që janë kapur duke vjedhur zgjedhjet, duke shitur me koncesione Shqipërinë dhe duke vrarë demokracinë, dje në shesh ishte opozita dhe qytetarët si një alternativë e Shqipërisë normale. Dje Shqipëria normale e njerëzve që duan një mënyrë qeverisje më europianë ishte në shesh më shumë se ajo e Rilindjes që sa vjen dhe zhytet më shumë në zullume. Por edhe pse opozita tregoi dje se ka shumicën e qytetarëve, kriza sërish mbetet e ulur këmbëkryq dhe çelësi i zgjedhjes së saj mbetet Edi Rama. Kryeministri vijon më kokëfortësi të mos heq dorë nga zhvillimi i zgjedhjeve sipas stilit
monist, pa opozitën. Gjithashtu, refuzon dhe mundësinë që Presidenti Ilir Meta i ka dhënë për daljen nga kriza duke shtyrë datën e zgjedhjeve dhe uljen në negociata me opozitën. Ndërkohë, mesazhet e opozitës dje nga protesta ishin dhe më të forta kundër kreut të qeverisë. Lulzim Basha deklaroi se opozita ka dy kushte të panegociueshme për zgjidhjen e krizës. I pari, është largimi i Edi Ramës, si e vetmja mënyrë që garanton zgjedhje normale në vend. Sipas Bashës, përgjimet e publikuara nga “Bild”, ku Edi Rama është vetë pjesë e skemës së zgjidhjes e bëjnë të domosdoshme largimin e tij. Kushti i dytë, është lirimi i opozitarëve të arrestuar nga qeveria dhe dënimi i gjithë personave që rezultojnë në përgjime dhe denoncime si njerëz që janë përfshirë në vjedhjen e votave dhe manipulimin e zgjedhjeve. Sipas përgjimeve të gazetës “Bild”, në këtë listë janë ministrat dhe njerëzit më të afërt të Edi Ramës, duke përfshirë
edhe atë vetë. “Ndërkombëtarët më në fund kanë kuptuar se përballë tyre ka qenë jo një kryeministër, por një kryemafioz. Atyre dua t’u them se standardi europian i kësaj zgjidhjeje kalon përmes dy hapave të panegocieshëm. 1.Largimin e Edi Ramës. 2.Zgjidhje politike; pa nxjerrë nga qelitë vëllezërit dhe motrat tona, se janë aty se protestuan për Europën, për Amerikën, pa futur aty ata që vodhën votën, nuk ka zgjidhje politike”,- deklaroi Lulzim Basha. Gjithashtu, kreu i PD-së përsëriti në mënyrë të qartë se më 30 qershor as që mund të flitet për zgjedhje, duke premtuar luftë në çdo qyte e fshat me fshat. Për Edi Ramën 30 qershori mbetet një datë që nuk ndryshon dhe për pasojë as kushtet që Basha deklaroi në protestë, nuk do merren parasysh nga PS-ja. Por lideri opozitar është i vendosur se nuk do të ketë votime me datë 30, çka do ta ndezë përplasjen civile. Mili Xhani
POLITIKE
4
E shtunë, 22 QERSHOR 2019
Asnjë shashkë as kapsolla nuk është hedhur, por mesazhet e shqiptarëve te Kryeministria ishin lehtësisht të kuptueshme për Edi Ramën
O
pozita zhgënjen pritshmëritë e mazhorancës dhe kryetarit të saj, duke dhuruar pasditen e kësaj të premteje një spektakël të vërtetë demokracie. I përgatitur për përplasje dhe konfrontime, siç kishte trumbetuar propaganda qeveritare, kreu i Qeverisë Edi Rama ishte objektivi i vërtetë i protestës së opozitës, e cila nuk i kurseu asgjë në sheshion poshtë zyrës së tij. Asnjë shashkë as kapsolla nuk është hedhur përgjatë gjithë protestës së të premtes që opozita. Ishte ndryshe protesta e nëntë kombëtare e opozitës kundër qeverisë. Simbolika të ndryshme për të treguar lidhjen e qeverisë dhe Edi Ramës me krimin, siç opozita akuzon, nxitur së fundi edhe nga përgjimet e publikuara së fundi në median gjermane “Bild” nga dosjet 184 dhe 339, ku ka hetime edhe për shit-blerje votash. Busti i ish-diktatorit Enver Hoxha me kokën e kryeministrit Edi Rama, dhe disa të rinj demokratë të shtrirë në një dyshek vendosur para Kryeministrisë, me maska të Edi Ramës dhe ministrave të tij të akuzuar nga opozita, një simbolikë e akuzës së kahershme të opozitës: Rama fle me krimin. Një protestë e paralajmëruar publikisht nga lideri demokrat Lulzim Basha për të qenë paqësore: Me gruan dhe dy vajzat e tij në protestë, ishte ky një sinjal se gjithçka do të shkojë pa dhunë. Ky tubim vjen në një situatë mjaft të tensionuar politike, vetëm 9 ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit, të cilat opozita e dalë jashtë parlamentit i ka bojkotuar ndërsa Presidenti Ilir Meta i ka anuluar me një dekret që nuk është përfillur nga mazhoranca. Teksa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon me procesin zgjedhor, bashkitë e drejtuara nga PD dhe LSI nxorën në terren administratën, policinë bashkiake e deri tek forcat zjarrfikëse për të sulmuar KZAZtë e ngritura për administrimin e zgjedhjeve vendore në disa qytete, më të nxehtit, Kukës, Burrel, Shkodër, Tropojë e Kavajë. Mjaftoi një dekret i Presidentit Meta, për të ngjallur një luftë institucionale. Ndërkombëtarët njëzëri kanë apeluar për protestë paqësore, shmangie nga dhuna dhe përdorimi i bombave molotov dhe mjeteve të tjera jopaqësore, ndërsa i janë drejtuar liderëve politikë të angazhohen dhe të bëjnë thirrje për protestë paqësore, ndryshe ata vetë si organizatorë duhet të mbajnë përgjegjësi për gjithçka shkon keq. Mbi 1500 efektivë ishin në terren, ndërsa në disa pika, policia ka shtuar edhe kamerat e sigurisë me rezolucion më të lartë. Protesta ndryshe! Asnjë shashkë as kapsolla nuk është hedhur përgjatë gjithë kësaj proteste. Gra dhe vajza, fëmijë dhe të rinj. Ndryshe nga protestat e mëparshme që kanë pasur në masë vetëm prani të burrave, në këtë tubim të nëntë të opozitës, bie në sy prania e shtuar e grave dhe vajzave. Jo vetëm kaq. Në protestë kanë marrë edhe fëmijët, teksa shumë janë parë edhe të moshave të vogla, ende në karrocë.
“Rama Ik!” Opozita dhuron spektakël demokracie në Tiranë
Ishte lideri demokrat Lulzim Basha që mbrëmë tha se edhe ai vetë do të jetë në protestë me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij. E ka shoqëruar në protestë edhe më herët, por këtë radhë, në tubimin e nëntë të opozitës kundër qeverisë, bashkëshortja e liderit demokrat, Aurela Basha, ka ardhur në protestë me vajzat e saj. Protesta minutë pas minute Ora 10:20 - Basha: Të gjithë bashkë sonte si njerëz të lirë e me dinjitet Në një postim në rrjetet sociale mëngjesin e djeshëm, Lulzim Basha u bëri thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës kombëtare të opozitës. Kreu i PD-së i ftoi shqiptarët që të gjithë të bëhen bashkë si njerëz të lirë e të ndershëm në manifestimin për një Shqipëri si gjithë Evropa. Ora 13:15 – Ambasada e Gjermanisë: Dhuna e papranueshme Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz ka reaguar për e sotme të protestën e opozitës. Ambasadorja është shprehur se dhuna e çdo lloj forme është e papranueshme. Ndërsa u kërkoi thirrje organizatorëve të angazhohen për një zhvillim paqësor të protestës. Schutz u bëri thirrje palëve të heqin dorë edhe nga sulmet verbale e të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre për vendin. Apeli i ambasadës amerikane Ambasada e SHBA i bëri thirrje gjithë qytetarëve dhe të gjitha institucioneve kudo në Shqipëri që të mbështesin parimet e sundimit të ligjit, të refuzojnë dhunën në të gjitha format e saj, si dhe të ushtrojnë paqësisht të drejtat e tyre demokratike ndërkohë që lejojnë bashkëqytetarët e tyre të bëjnë të njëjtën gjë. Ora 14:47 - Basha tjetër mesazh
para protestës: Asnjë hap pas! Pas apelit për të protestuar si qytetarë të lirë, kryedemokrati Lulzim Basha kishte një tjetër mesazh pak orë para protestës së 9-të kombëtare të opozitës. Përmes një videomesazhi Basha tregon situatën në vend dhe thotë se është koha që sot të protestohet për Shqipërinë, duke mos bërë asnjë hap pas. “500 mijë shqiptarë jetojnë si azilkërkues rrugëve të Europës. 450 mijë shqiptarë janë të papunë. Ndërsa: 2 miliardë euro janë harxhuar për 14 konçesione korruptive. Boll më me Shqipërinë që duan ata! Është koha për Shqipërinë e gjithë shqiptarëve! Asnjë hap pas!”, tha Basha. Ora 16:00 – BE apel politikës: Urgjent dialog! Delegacioni i BE në Tiranë reagoi për protestën e opozitës, duke iu kërkuar të gjitha palëve politike të angazhohen urgjentisht në dialog. BE iu bën thirrje krerëve të opozitës të zhvillojnë një protestë paqësore, duke i paralajmëruar se nuk do të tolerohet dhuna. “Ne e respektojmë dhe e mbështesim plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve të Shqipërisë për të demonstruar. Në të njëjtën kohë, vazhdojmë të theksojmë rëndësinë
e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Ne jemi të shqetësuar nga episodet e fundit të dhunës që kanë ndodhur në disa rajone të vendit. Asnjë akt i dhunshëm apo formë e nxitjes për dhunë nuk mund të tolerohen në asnjë rrethanë. Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e liderëve të protestës për të siguruar që demonstrimet sonte të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët Tiranës, si dhe për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave. Përdorimi i eksplozivëve apo i çdo sendi tjetër që mund të shkaktojë lëndime është krejtësisht i papranueshëm. Autoritetet e zbatimit të ligjit gjithashtu kanë përgjegjësinë që të vazhdojnë të veprojnë me përmbajtje, edhe nëse provokohen. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjitha palëve për të treguar vullnet të fortë politik dhe për t’u angazhuar urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën politike aktuale, si dhe për të mbështetur dhe konsoliduar progresin e bërë nga Shqipëria në procesin e reformave”, thuhet në mesazhin e BE-së në Tiranë. Ora 16:35 – Simpatizantë të opozitës nga Berati nisen drejt Tiranës.
Rreth 1 200 protestues nga opozita u nisën nga Berati drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestës së radhës së opozitës që është vendosur të zhvillohet përpara Kryeministrisë në orën 20:00. Protestuesit e Partisë Demokratike të Beratit janë grumbulluar si gjithmonë përpara selisë së PD-së së qytetit, ku u nisën me autobusë dhe automjeteve private drejt Tiranës, ndërkohë që protestuesit e LSI-së u nisën me automjete private nga sheshi qendror i qytetit. Nga selia e PD-së janë nisur drejt Tiranës autobusë dhe automjete të vogla, ndërkohë që 2 autobusë të tjerë me mbështetës të PD-së janë nisur nga fshatrat Lapardha dhe Velabisht. Kryetari i degës së PD-së Berat, Gazmend Azizi ka deklaruar se nga selia e Partisë Demokratike u nisën drejt protestës së Tiranës rreth 800 protestues, ndërkohë që nga LSI-ja konfirmohet një numër prej rreth 400 protestuesish të nisur me automjete private drejt protestës së madhe të opozitës së bashkuar. Nga selia e Partisë Demokratike janë nisur në orën 16:00 të ditës së sotme 4 autobusë dhe rreth 70 makina private, ndërkohë që nga LSI-ja janë nisur 3 autobusë dhe rreth 50 automjete të vogla me protestues. Sipas kryetarit të PD-së Berat, Gazmend Azizi, protestat e opozitës shpalosin revoltën e popullit ndaj qeverisë kriminale të Edi Ramës. Kryetari Azizi ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën në 30 qershor. Ora 16:48 - 2500 protestues nga Gjirokastra drejt Tiranës Janë më shumë se 2500 protestues nga Qarku i Gjirokastrës që janë nisur për në protestën që do të zhvillohet në orën 20:00 në Tiranë. Ish-deputeti i PD në këtë qark, Tirtan Shehu bënë me dije se qytetarë të shumtë nga bashkitë e Gjirokastrës, Përmetit, Libohovës, Tepelenës, Dropullit e Këlcyrës janë nisur drejt Tiranës, për të marrë pjesë në protestën kombëtare. Ora 17:00 - Gati për nisje edhe qytetarë nga Elbasani, Fieri etj. Qytetarë të shumtë nga Fieri u nisën drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës së opozitës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kryetari i PD-së së Fierit, Luan Baçi u shpreh se nuk do lejohet një 30 qershor fars ku Rama të shpallet si një lider i padiskutuar dhe i pavotuar. “Kjo proteste e radhës synon largimin e qeverisë Rama, garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Tashmë u bë e zakonshme që të jemi në protesta dhe Rama me kokëfortësi po vete drejt 30 qershorit. Edhe qytetarët e kanë kuptuar që nuk ka zgjedhje
(Vijon në faqen 5)
POLITIKE (Vijon nga faqja 4) në 30 qershor, edhe socialistët e ndershëm e nuk pranojnë të ven në 30 qershor jo më demokratët dhe opozita. Nuk do lejohet një 30 qershor fars ku Rama të shpallet si një lider i padiskutuar dhe i pavotuar”, tha Luan Baçi. Ora 18:48 - Italia thirrje për protesta paqësore dhe kërkon dialog politik Pak orë para nisjes së protestës së nëntë kombëtare të opozitës në Tiranë, Ambasada italiane në Shqipëri u ka bërë thirrje organizatorëve të protestës për tubim paqësor dhe të shmangin çdo akt dhune. “Ambasada e Italisë në Tiranë respekton dhe mbështet plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve shqiptarë për të protestuar, por vazhdon të theksojë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Ambasada e Italisë në Tiranë shpreh shqetësim të thellë për episodet e dhunës që kanë ndodhur së fundmi në disa rajone të Vendit. Çdo akt i dhunshëm apo formë e nxitjes për dhunë nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë. Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e organizatorëve për të garantuar që demonstrimet të zhvillohen në mënyrë të sigurtë, për pjesëmarrësit dhe për të gjithë qytetarët e Tiranës, si dhe për të shmangur çdo formë përshkallëzimi gjatë protestave”, thuhet në deklaratë. Ambasada italiane thekson se përdorimi i lëndëve shpërthyese apo çfarëdo sendi tjetër të projektuar për të shkaktuar lëndime është absolutisht i papranueshëm. Në këtë kuadër, vijon Ambasada, autoritetet ligjzbatuese gjithashtu kanë përgjegjësinë të vazhdojnë të veprojnë me vetëpërmbajtje, edhe nëse provokohen. Ambasada italiane në Tiranë u bën thirrje të gjitha palëve të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të tejkaluar situatën aktuale politike dhe për të mbështetur e konsoliduar përparimin që Shqipëria ka bërë në procesin e reformave. Ora 19:00 – Mbështetësit mblidhen në selinë e PD Mbështetës të Partisë Demokratike janë mbledhur në selinë e PD rreth një orë para nisjes së protestës së nëntë kombëtare të opozitës së bashkuar. Kryetari Lulzim Basha ndodhet në zyrën e tij në momentet e fundit para nisjes zyrtare të protestës. Ora 19:20 – Kryeministria me dyer metalike Duhen edhe pak kohë që të nisë protesta e opozitës së bashkuar, e 9-ta në radhë, e cila do të protestojë në bulevardin “Dëshmorët e kombit” kundër qeverisë, të cilën e konsideron kriminale. Mbi 1700 forca policie janë instaluar që paradite. Protesta do të nisë me marshim nga ana e protestuesve. Policia ka dhënë leje që të bëhet protestë deri në orën 22:00. Gjithçka paraqitej e qetë. Kryeministria është blinduar me dyer metalike, për ta mbrojtur. Të rinjtë e FRPD kanë sjellë disa paleta. Në të gjitha protestat ka pasur protestues që kanë hedhur mjete piro-teknike. Në shumicën e tyre është hedhur gaz lotsjellës. Dje, një ish-zyrtar i lartë nga PD Florenc Hoxha ka lënë
5
E shtunë, 22 QERSHOR 2019
qelinë dhe është në arrest shtëpie. Makinat e policisë ishin vendosur gardh pas Kryeministrisë duke qëndruar në gatishmëri. Ora 19:31 – “S’ka drejtësi me Ramën në qeveri”, zbulohen parullat e PD Pak minuta para nisjes së protestës së nëntë të opozitës së bashkuar, zbulohen një nga një edhe detajet e skenarët. Pjesë e demonstrimit opozitar janë edhe parullat e shumta me mesazhe politike por jo vetëm. “Ekonomia po vdes”; “Duam punë të sigurt”; “S’ka Europë pa ndëshkuar hajdutët”; “Stop pazarit me jetët tona”; “S’ka drejtësi me Ramën në qeveri”; “Hajdutët në vila, shqiptarët në gërmadha”, janë disa prej parullave të vendosura në murin e PD që do të mbahen në duar nga protestuesit e opozitës. Ora 19:40 - Sahit Dollapi mbërrin në selinë blu me krahun e fashuar Në prag të nisjes të protestës së opozitës, në selinë blu ka mbërritur edhe Sekretari Organizativ i PD, Sahit Dollapi i cili në protestën e 11 majit mbeti i dëmtuar pas ndjekjes nga policia. Dollapi është shfaqur në seli me krahun e fashuar. Ai ka qenë prezent edhe në protestën e fundit të opozitës, por me një qëndrim më paqësor se në atë të 11 majit. Ora 19:50 - Nis grumbullimi i protestuesve Në sheshin para Kryeministrisë është vendosur një shtatore prej druri, ku Rama duket si Enveri. Mijëra qytetarë, mbështetës të forcave opozitare kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në selinë e PD-së mbërrin dhe bashkeshortja e kryetarit te PD-se, Lulzim Basha. Ora 20:10 – Nis protesta e opozitës
Ora 20: 21 – Presidenti Meta apel per vetepermbajtje Ndërsa kishte nisur grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë, Presidenti Ilir Meta përcolli një tjetër mesazh për vetëpërmbajtje. “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta çmon se e drejta për të protestuar është e drejtë themelore dhe jetike për demokracinë. Presidenti Meta thekson rëndësinë që protesta e sotme e Opozitës së Bashkuar të jetë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune, si dhe u bën thirrje protestuesve të vetëpërmbahen dhe të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Presidenti i Republikës beson se zgjidhja e krizës do të vijë
Ka nisur zyrtarisht protesta e nëntë kombëtare e opozitës. Mijëra qytetarë, mbështetës të forcave opozitare kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në protestë ka edhe një numër të konsiderueshëm fëmijësh, flamuj të PD dhe qindra flamuj kombëtarë. Por nuk mungojnë as flamujt e BEsë, SHBA-ve e Gjermanisë. Duket se përgjimet e publikuara nga “Bild” janë tema e kësaj proteste. Ora 20:20 – “Rilindje”, zbulohet shtatorja e Ramës si diktator Është zbuluar shtatorja e Ramës në bulevard. Ndërsa ka nisur protesta e opozitës, me një thes me para tek këmbët dhe në formën e diktatorit Enver Hoxha, shtatorja e kryeministrit Edi Rama e vendosur para Kryeministrisë, pritet të rrëzohet në formë simbolike nga protestuesit.
vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit, dhe se ai do të vazhdojë pandërprerë përpjekjet e tij në këtë drejtim”, thuhet në reagimin e djeshëm të kreut të Shtetit. 20: 33 - Kryemadhi: Ambasadat nuk vendosin fatin tone Teksa kishte nisur marshimin nga selia e LSI-së drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi do të jepte një prononcim të gjatë për mediat. “Sot shqiptarët janë më të vendosur se kurrë për tiu bashkuar Europës. Protesta do të jetë paqësore. Fatin tonë nuk e vendosin ambasadat por shqiptarët”, tha dje Kryemadhi. Ora 20:41 - “Hakërrimi dhe e drejta që dërrmon hekur do mbyllë kohën e maskarenjve” Poezia “Hakërrim” e Ali Asllanit do
recitohej nga pedagogia Taulanta Jaupi, e cila flet për kohën e maskarenjve që mbizotëronte në trojet e shqiptarëve nga Korça në Shkodër, edhe në fusha, edhe në kodra. “Hakërrimit, të cilit i këndonte Ali Asllani, sot i janë bashkuar shqiptarët, në një bashkim të së drejtës, sepse siç thotë poeti ‘e drejta dërrmon hekur!’. E drejta dërrmon hekur, jo të mos dërrmojë çakejtë që hanë, pinë, rrëmbejnë, mbushin arka, mbushin xhepa dhe kërkojnë që populli t’ju përgjigjet me lepe e peqe. Bashkimi më i madh i shqiptarëve në 30 vite pluralizëm do ta mbyllë kohën e maskarenjve, kohën e çakejve, sepse kanë të drejtën me vete, sepse siç thotë poeti ‘e drejta dërrmon hekur’”, deklaroi PD. Ora 20:42 Transmetohet në protestë audio-përgjimi i Ramës me Arbe Keshin Para Kryeministrisë transmetohet audiopërgjimi i Bild ku dëgjohet kryeministri Edi Rama. Arben Keshi merr urdhra nga ishdeputeti socialist Artan Gaci dhe presioni mbi drejtorët e arsimit. Po ashtu dëgjohet edhe se si Gjiknuri premton çuna problematik për të zgjidhur çështjet e votave. Ora 20:45- Statuja e Edi Ramës si ajo e Enver Hoxhës, rrëzohet nga protestuesit me litarë Një statujë e lartë rreth 7 metra ishte simboli më i dukshëm i protestës së djeshme. Ai është kryeministri Edi Rama në me një statujë që revokon pamjen e diktatorit komunist Enver Hoxha. “Për shkak të vjedhjes së zgjedhjeve nëpërmjet krimit të organizuar, Edi Rama mbahet përgjegjës për qëllimin e tij për rivendosjen e diktaturës së krimit. Opozita ka paralajmëruar se edhe regjimi autokratik dhe kriminal që po ndërton Edi Rama do të ketë të njëjtin fat siç pati regjimi diktatorial 30 vjet më parë, rrëzimin e tij, bashkë me statujat dhe idhujt e rremë. Njësoj si statuja e Enver Hoxhës, që u tërhoq zvarrë nga qytetarët e Tiranës pas rënies së diktaturës, edhe statuja e Edi Ramës është
rrëzuar, duke simboluar fundit e qeverisjes së tij”, deklaron PD-ja. Ora 20:55 – Sali Berisha i bashkohet protestuesve Protestës së 9 kombëtare të opozitës së bashkuar i është bashkuar edhe ish kryeministri Sali Berisha. Ashtu si në çdo protestë, lideri historik i PD-së, i është bashkuar edhe këtë të premte protestës së opozitës së bashkuar, në sheshin përpara Kryeministrisë. Me dy gishtat lart Berisha ka përshëndetur protestuesit e shumtë në numër në protestë ndërsa është bërë një me ta në shesh. Ora 21:17 - Protesta/ Basha: Dy pika të panegociueshme për zgjidhjen e krizës Nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në protestën e 9 kombëtare të opozitës së bashkuar, kryedemokrati Lulzim Basha u zotua se beteja e nisur nuk do mbarojë me largimin e Ramës, por vetëm kur të vendosen kushte për Shqipërinë si gjithë Europa. Basha theksoi se standardi europian kalon në dy kushte: Largimi i pa negociueshëm i Ramës si edhe lirimi i protestuesve të arrestuar e çuarja në burg e vjedhësve të votave. Ora 21:25 - Ndizen “dritat e shpresës” në bulevard Gjatë fjalës së tij, lideri demokrat ka bërë vazhdimisht thirrje për protestë paqësore. Ai i ka kërkuar të pranishmëve në shesh që të ndezin dritat e celularëve, duke i quajtur ato dritat e shpresës. Ora 20:50 - Basha përcakton itinerarin: Marshojmë drejt Parlamentit e PD Pasi mbylli fjalën e tij në protestën e 9-të të opozitës së bashkuar,në të cilën theksoi edhe një herë se opozita është e palëkundur në kauzën e saj, kryedemokrati Lulzim Basha ftoi protestuesit të marshojnë drejt parlamentit me dritën e celularëve ndezur, e cila për demokratët simbolizon dritën e shpresës për Shqipërinë si gjithë Europa. “Qeveri tranzitore pa Edi Ramën, reformë kushtetuese për t’ia kthyer shqiptarëve pushtetin dhe votën. Zgjedhje të lira e të ndershme ku sovranit do të zgjedhë me votë. Vetëm kjo do t’i hapë rrugë mundësive për punësim. Katër muaj qëndresë ditë e natë, çmontuan ngrehinën kriminale para syve të botës. Një javë na ndan nga 30 qershori varreza politike e organizatës kriminale të rilindjes. Ju ftoj të jemi bashkë në çdo rrugë e çdo shesh për të mbrojtur demokracinë. Ju ftoj në përmbyllje të këtij mesazhi të qartë, marshoni me mua vëllezër e motra, drejt parlamentit, drejt shtëpisë së lirisë, Partisë Demokratike. Le të marshojmë bashkë por ndizni dritat që ta shohë gjithë bota, hapjen e shpresës. Zoti ju bekoftë ju, Zoti e bekoftë Shqipërinë, fitore”, deklaroi Basha. Ora 22: 30 – Mbyllet protesta Pas marshimit drejt Kuvendit protestuesit vijuan rrugëtimin drejt selisë së PD-së, ku protesta do të vijonte shumë paqësore pa shënuar asnjë incident. Asnjë shashkë as kapsolla nuk është hedhur. Ndërsa në fillim në shenjë simbolike u rrëzua një bust prej kartoni të Edi Ramës. Një simbolike e ngjashme me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës në 1991.
POLITIKE INTERVISTA
K
ryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi dje në protestën e opozitës se Shqipëria është gati për ndryshimin e madh. “Aspirata jonë Shqipëria si gjithë EvropaËndrra e Ramës izolimi i shqiptarëve.E ardhmja e të rinjve është shpresa e Shqipërisë, fati i Ramës mynxyrë për vendin”,- deklaroi kryetarja e LSI. Znj. Kryemadhi, çfarë prisni nga protesta e sotme? Kryemadhi: Edhe pse Edi Rama po mundohet fort për ta larguar Shqipërinë nga Bashkimi Evropian, sot pjesëmarrja që po rritet gjithnjë e më shumë në rritje po tregon që shqiptarët janë më të vendosur se kurrë për të qenë anëtarë të Bashkimit Evropian. Dua të them që kjo protestë e sotme, e cila është protestë paqësore, siç kanë qenë të gjitha protestat e tjera, pavarësisht provokimeve apo ndikimeve nga Policia e Shtetit apo nga segmente kriminale, shqiptarët kanë përballuar çdo provokim. Dhe kjo protestë e sotme është protestë e graver e vajzave, e fëmijëve të shqiptarëve, është protesta e nënave të cilat duan që fëmijët e tyre të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Pavarësisht se Rama është një nga shkatërrimtarët kryesorë të Shqipërisë, sot shqiptarët më shumë se kurrë janë të vendosur për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu në Shqipëri.Shqipëria është një vend i bekuar nga Zoti dhe ky bekim që Zoti i ka dhënë këtij vendi, do ta bëjë forcën e shqiptarëve, forcën e këtij vendi për t’u përballur me sektin më kriminal që ka pasur ndonjëherë Shqipëria , sektin e Rilindjes, të cilët kanë kapur çdo segment, kanë kapur qeverinë, kanë kapur gjykatat, kanë kapur parlamentin, kanë kapur çdo gjë.Por vetëm në gjë nuk kanë kapur dot, zemrën e shqiptarëve, e cila do të jetë ajo që do të luftojë deri në fund për ta çliruar njëherë e mirë këtë vend dhe kjo ditë e sotme do ti japë fund tranzicionit, tranzicionit të 30 viteve në Shqipëri, tranzicioni politik, ekonomik e social do të mbyllet me etapën e Ramës dhe Rama do të jetë etapa e fundit e tranzicionit shqiptar dhe pas ikjes së tij Shqipëria do të zhvillohet dhe do të jetë një vend evropian. Kryeministri ynë shquhet për frikacak. Do ta çojë deri në zgrapën e fundit për t’u justifikuar përballë kriminelëve, për t’u justifikuar përballë njerëzve të cilët e kanë marrë peng dhe nuk e lënë këtë të largohet. Pavarësisht nga kjo 30 qershori do të jetë një ditë në kalendarin e shqiptarëve, një ditë normale, si çdo e diel tjetër, nuk do të jetë ditë zgjedhjesh sepse nuk ka për të pasur zgjedhje, kjo gjë është e vendosur, pavarësisht se z. Rama në ëndrrat dhe mendjen e tij mendon se mund të ketë zgjedhje. Pse e mendoni këtë gjë? Kryemadhi:Ne nuk mendojmë sepse nuk do të ketë zgjedhje. Është shumë e thjeshtë dhe e qartë.
6
E shtunë, 22 QERSHOR 2019
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi: Largimi i Ramës mbyll tranzicionin e zymtë e lëngues të Shqipërisë
Kryemadhi: Shqipëria është gati për ndryshimin e madh Znj. Kryemadhi një nga çështjet më të nxehta këto ditë ka qenë sigurisht dosjet 184 dhe 339, por asnjëri nga ndërkombëtarët nuk ka reaguar për këto dosje. Si e konsideroni këtë heshtje të faktorit ndërkombëtar? Kryemadhi:Heshtja e faktorit ndërkombëtar është mbështetja më e madhe që i jepet shqiptarëve, sepse heshtja e tyre për dosjen 184 dhe 339 tregon më së miri kapjen e Edi Ramës, megjithatë ajo që dua të them është që 184 dhe 339 nuk do ta gjykojnë as ambasadorët, as ndërkombëtarët, as ministrat e jashtëm, as kancelarët e as presidentët. Dosjet 184 dhe 339 do t’i gjykojë drejtësia shqiptare dhe ajo drejtësi e cila nuk emërohet dhe votohet nga krimi i organizuar, por ajo drejtësi për të cilën shqiptarët kanë aspiruar në 30 vjet. Ajo drejtësi me të cilën Edi Rama tentoi të kapte çdo segment dhe nëpërmjet asaj drejtësie kërcënon jo vetëm partinë e tij, por kërcënon bizneset, drejtësinë, gjyqtarët dhe prokurorët. Megjithatë dua të them që 184 dhe 339 është fillimi dhe fundi i Edi Ramës. Ashtu siç e filloi, ashtu edhe do ta mbarojë. Znj. Kryemadhi këto ditë janë shënuar një sërë incidentesh në disa qytete të vendit ku mbështetës të opozitës kanë sulmuar KZAZ-të përkatëse, duke zbatuar kështu dekretin e Presidentit Meta, incidente të shoqëruara me një sërë sulmesh fizike, arrestime dhe të plagosur. Si i konsideroni këto sulme? Kryemadhi:Unë i dënoj dhe i distancohem nga të gjitha
incidentet që kanë ndodhur në KZAZ. Çdo mjet që digjet paguhet me paratë e taksapaguesve shqiptar, çdo gjë paguhet nga paratë e taksapaguesve shqiptar. Mos harroni, Edi Rama nuk nxjerr asnjë qindarkë nga xhepi i tij apo nga llogaritë e tij personale. Për çdo gjë që ne shkatërrojmë, apo që njerëzit nxjerrin inatin e tyre prej taksave të larta. Shqiptarët e dinë se si paguan çdo familje 100 lekë më shumë për ujin e pijshëm. Unë nuk mendoj që jemi në prag të 97-ës, unë mendoj që ne kemi nj grup në opozitë që është një opozitë e përgjegjshme që nuk qëndron më si fasadë në atë Parlament
ilegjitim. Të gjithë ata deputetët, të cilët pranuan për të qenë njëlloj me qytetarët sot treguam që kemi një klasë politike që o pajtohet me situatën që kemi ne sot, por ama një pjesë e tyre do që të marrë përsipër për të luftuar dhe për të ndarë një herë e përgjithmonë të mirën nga e keqja dhe për tu kthyer në normalitetin politik. Normalitet politik nuk është një benefit që politikanët marrin, por politikë do të thotë që të gjithë janë të barabartë para ligjit, që të gjithë janë të barabartë para shërbimeve shëndetësore dhe nuk ka standard tjetër për politikanët dhe tjetër për qytetarët. Mendoj që ka ardhur koha që të gjithë të jemi të barabartë. Si e komentoni reagimin e Ambasadës Amerikane për protestën e 9-të kombëtare? Kryemadhi:Unë mendoj që ajo është një rutinë që bën Ambasada Amerikane, si gjithmonë. Këtu nuk është më çështje ambasadash, për fatin tonë nuk vendosin ambasadat, as ambasadat, as personeli i ambasadave, për fatin e shqiptarëve vendosin vetë shqiptarët. Nëse ka një ambasadë që shkon dhe voton në qendrat e votimit të shqiptarëve, atëherë po. Ata nuk janë as taksapaguesit shqiptar, nuk janë as të zyrës shqiptar. Normalisht nga një anë janë transitorë, të cilët kanë disa fletë ditari për ndërrimet e tyre dhe misionet e tyre në Shqipëri, vënë interesat e vendit të tyre, mbrojnë interesat e bizneseve të tyre, nuk mbrojnë interesat e Shqipërisë, nuk mbrojnë interesat
e bizneseve shqiptare. Kështu që ata në çdo moment, shikoni të gjitha deklaratat e ambasadave janë për qytetarët e tyre. Zoti Rama ka qenë në një koncert në Butrint të një këngëtare franceze...? Kryemadhi:Unë shpresoj të shkojë ta shohë atë si këngëtare dhe të dëgjojë 11 këngët e saj, duke pasur dhe mik Sarcozy, shpresoj të mos bëjë të njëjtën gjë që ka bërë me shoqet e shokëve. Znj, Kryemadhi, çfarë do të bëjë z. Meta pasi të shkarkohet si President? Kryemadhi: Mund të pyesni z. Meta. Unë jam shumë e lumtur nëse z. Meta do ti kthehej jetës së tij normale, megjithatë di të them që në karrierën e secilit nga ne, qoftë timen, apo qoftë të z. Meta asnjëri nga ne nuk ka ndikuar. Secili ka pasur këndvështrimin e tij, secili ka pasur karrierën e tij, me uljet dhe ngritjet, pavarësisht se të dy bashkë i kemi marrë kostot njëri – tjetrit por asnjëri nuk i ka marrë benefitet. A do ishit e gatshme ti lëshonit postin si kryetare e LSI-së? Kryemadhi: Ajo që do të doja është që të vinte dhe të hynte në një garë të vërtetë për të parë se kush do të fitonte. ZNJ. Kryemadhi mendoni që lufta mes jush si opozitë dhe z. Rama janë zbehur për shkak se gjithë fjalimet e z. Rama janë drejtuar presidentit Meta? Kryemadhi: Z. Rama ka një problem shumë të madhe personal, megjithatë unë them që njerëzit makthet e tyre që nga rinia e vet e deri tashmë në vitet e fundit të karrierës politike nuk zgjidhen duke sharë por duke dhënë alternativa. Po të jetë për të sharë, sigurisht që në fjalorin shqiptar ka sharje pa fund. Por mendoj që zgjedhja për ti dhënë bukë shqiptarëve, punë shqiptarëve, drejtësi shqiptarëve, nuk është sharja, por është alternativa dhe sot ne kemi në shesh me qindra mijëra shqiptarë në Shqipërinë më të rrudhur sepse ajo që më bën përshtypje është pjesëmarrja e madhe e vajzave dhe grave dhe kjo tregon se çdo gjë është në rrugën e duhur. Gjithë këto njerëz sot nuk dalin as për Lulin, as për Monën, as për fallxhoren, as për Saliun e as për Ilirin. Ata dalin sepse duan punë, duan siguri, taksa të ulëta, arsim, zhvillim e shëndetësi falas. Të gjithë këto premtime që ua premtoi shqiptarëve i ka kthyer mbrapsht. Shqiptarët kanë dalë sepse janë lodhur nga tranzicioni dhe këtij tranziocioni do t’i japin fund.
POLITIKE
7
E shtunë, 22 QERSHOR 2019
Sërish tensione në KZAZ Shkodër, përplasje me policinë. Kryebashkiakja: Godina e shkollës është në pronësi të Bashkisë
Voltana Ademi kërkon lirimin e shkollës, padit policinë e shtetit
V
ijojnë tensionet pranë KZAZve në Shkodër. Opozita e Shkodrës, me në krye kryebashkiaken Voltana Ademi, është e vendosur për të mos lejuar zhvillimin normal të procesit zgjedhor, pas dekretit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve. Mesditën e djeshme, tensionet u zhvillohen në KZAZ nr. 3, e cila shkoi me urgjencë në shkollën “Shejnaze Juka”, aty ku pak ditë më parë pati përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë, që u shoqëruan me djegie e thyerje xhamash. Me të mbërritur tek shkolla në fjalë mbështetësit e PD-së, me të cilët ndodhej edhe kryebashkiakja Ademi, janë përplasur me forcat e policisë, duke iu kërkuar të lirojnë ambientet e KZAZ nga materialet zgjedhore. “Po flasim në një emergjencë. Gjithsecili prej nesh duhet me i thirr koshiencës dhe mos me marrë urdhra politike”, ka thënë Ademi. Ademi kërkon daljen jashtë të efektivëve të Policisë së Shtetit, me pretendimin se nuk janë të autorizuar, pasi godina e shkollës është në pronës të Bashkisë së Shkodrës. Pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë, kryebashkiakja Ademi ka kallëzuar penalisht drejtorin e Policisë së Shkodrës, KQZ dhe Drejtorinë Vendore të Policisë së Shkodrës, pasi i akuzon për disa vepra penale, si “Shpërdorim detyre”, “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, si edhe dhunim të institucioneve shtetërore. Padia Edhe pse janë informuar në lidhje me Dekretin e Presidentit të Republikës në lidhje me mos zhvillimin e proçesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore nga ana e Bashkisë Shkodër me shkresë ku shprehet qartë se zgjedhjet janë anuluar, kanë vazhduar ushtrimin e funksionit, duke konsumuar elementët e veprës penale referuar nenit 249 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Vepra penale parashikuar nga neni 250 e Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë i cili parashikon se “Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare, nga ana e punonjësit që kryen një funksion shtetëror ose një shërbim publik gjatë ushtrimit të detyrës së tij, të cilat prekin lirinë e shtetasve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet. Këta kanë kryer veprime arbitrare, pasi duke mos marrë në konsideratë faktin se Bashkia Shkodër referuar VKM – së nr. 161, datë 27.02.2013 “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme, brenda juridiksionit të Bashkisë Shkodër” Pallati i Sportit dhe shkollat ”, ka kryer veprime arbitrare duke spostuar selinë e KZAZ-së pa njoftuar minimalisht Bashkinë Shkodër si organ që ka në pronësi dhe është përgjegjës për administrimin e këtyre objekteve,
duke i spostuar në Shkollën “Shejnaze Juka”, dhe për këtë arsye kanë konsumuar elementët e veprës penale së sipërcituar. Vepra penale parashikuar nga neni 251 “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme” e Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë i cili parashikon se “Mosmarrja e masave ose moskërkimi pranë personit kompetent, që të ndërpritet gjendja e paligjshmërisë si rezultat i një veprimi arbitrar, që ka prekur lirinë e shtetasit, nga ana e personit të ngarkuar me një funksion shtetëror ose në shërbim publik, që vjen në dijeni të asaj gjendjeje për shkak të funksionit apo shërbimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”. KQZ-ja nuk ka marrë asnjë masë në lidhje me ndërprejen e gjendjes së paligjshmërisë duke mos njoftuar Bashkinë Shkodër në
lidhje me spostimin e tyre dhe duke mos liruar ambjentet e Shkollës “Shejnaze Juka”. Këto veprime Policia e Shtetit i ka përkrahur në zbatim të gabuar të ligjit për policinë e shtetit dhe rregullores për Policine e Shtetit (Komisariati i Policisë kryen detyra operacionale në përputhje me funksionet e Policisë, si më poshtë: a) drejton dhe organizon punën për marrjen e masave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, b) ruajtjen e institucioneve dhe të pronës në territorin e njësisë administrative të komisariatit, si dhe ofrimin e shërbimeve urgjente të ndihmës për shtetasit, institucionet apo organizatat, sa herë që u kërkohet, kur atyre u cenohen të drejtat e garantuara me ligj. Mos respektimi i këtyre dispozitave përbën shpërdorim detyre pasi qëllimisht shkakton dëm interesave
të Bashkisë, duke mos lejuar përdorimin e tyre qetësisht, dhe favorizon të tretët në kundërshtim me ligjin. Drejtoria vendore Policisë Shkodër, në bazë të ligjit për Policinë e Shtetit ka për detyrë të mbrojë si pronën private dhe atë publike. Në rastin konkret Policia e Shtetit jo vetëm që nuk ka vepruar në respekt të ligjit për Policinë e Shtetit, por me mosveprimet e saj ka lejuar vazhdimin e paligjshmërisë. Gjithashtu ka kryer funksione të cilave i është dhënë fund pasi funksioni i KZAZ-ve ka rënë në bazë të dekretit të presidentit. Mosmarrja e masave nga ana e policisë për të mbështetur pushtetin vendor për lirimin e ambienteve të saj, përbën shpërdorim detyre me mosveprim si dhe mosmarrje masash për parandalimin e paligjshmërisë. Vepra penale parashikuar nga neni 246 “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” e Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë i cili parashikon së “Përvetësimi i një titulli apo detyre shtetërore i shoqëruar me kryerjen e veprimeve që i takojnë mbajtësit të titullit apo të detyrës, përbën kundërvajtje penale dhë dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kur vepra kryhet me qëllim fitimi apo ka prekur lirinë, dinjitetin apo të drejta të tjera themelore të shtetasit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet”. Duke qenë përpara faktit se jemi para një Dekreti të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nëpërmjet të cilit është anuluar data 30 Qershor 2019, si datë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, rrjedhimisht KZAZ-të dhe Policia e Shtetit nuk mund të ushtrojnë funksionet e parashikuara nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë pasi nuk jemi përpara zhvillimit të proçesit zgjedhor.
AKSIONI POLICOR
Arrestimet politike Protestoi tek KZAZ-ja në Kavajë, ndalohet 41-vjeçari
Policia e Kavajës ka ndaluar një ndër personat e shpallur në kërkim, si i dyshuar kryesor, për sulmin ndaj KZAZ-së nr.42 dhe ndaj punonjësve të Policisë. Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i ndaluari është shtetasi “E.D., 41 vjeç, banues në Kavajë. Ai akuzohet për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, i mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”. “Ky shtetas në datë 19.06.2019, gjatë zhvillimit të protestës para KZAZ nr 42 Kavajë, duke tentuar të hyjë me forcë në ambjentet e KZAZ-së ka qëlluar me sende të forta, mjete piroteknike dhe bomba molotov punonjësit e Policisë të dislokuar në shërbim pranë kësaj KZAZ-je”, njoftoi dje policia. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar, të përfshirë në këto veprime të kundërligjshme. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.
REAGON KRYEBASHKIAKU DUSHAJ: QEVERIA “RAMA”, KLIKË KRIMINALE QË PO INSTALON DIKTATURËN
N
ë Tropojë, Gjykata vendosi masën “arrest me burg” për tre nga protestuesit që u përplasën me policinë dhe u futën në ambientet e KZAZ-së. Pas lënies në burg të 3 personave të ndaluar në Tropojë, nën akuzën e dhunimit të institucioneve të shtetit qytetarët e këtij qyteti janë ngritur paraditen e djeshme në protestë. Ata kërkojnë lirimin e të arrestuarve, me argumentin se Gjykata e Tropojës e ka marrë këtë vendim nën presionin e qeverisë kriminale të “Rilindjes”. Në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, kryetari i Bashkisë së Tropojës Besnik Dushaj, teksa i bën thirrje shqiptarëve që të mbrojnë lirinë e tyre, i fton ata t’i bashkohen protestës së 9 kombëtare të opozitës, që u mbajt mbrëmjen e djeshme në orën 20:00 në bulevardin “Dëshmorët
Gjykata e Tropojës la në burg tre protestues, qytetarët ngrihen në protestë
e Kombit”. “Ditën e sotme (djeshme), Gjykata e Tropojës, nën presionin e qeverisë kriminale të “Rilindjes”, dha vendimin e burgosjes politike për tre protestues të pafajshëm, Amarildo Gecaj, Ndriçim Ndrepepaj dhe Arbër Ulndreaj, që u ngritën në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, në mbrojtje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Thirrja ime, thirrja
e çdo njeriu që mbron lirinë dhe demokracinë e vendit të tij, është për bashkimin më të madh që Shqipëria ka parë ndonjëherë, ditën e sotme në orën 20:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për t’i dhënë përgjigjen e merituar kësaj klike kriminale që po instalon diktaturën. Shqipëria e NATO-s, Shqipëria e lëvizjes së lirë, Shqipëria e demokracisë që pret
të bëhet pjesë BE-së nuk mund dhe nuk do të nënshtrohet, nuk mund dhe nuk do të kthehet pas në vitet e errëta të diktaturës. Detyra jonë, detyra e çdo qytetari të Republikës së lirë dhe demokratike të Shqipërisë, është mbrojtja e këtyre vlerave të fituara me kaq mund. Ne duhet dhe do ja dalim! E drejta do triumfojë mbi padrejtësinë, liria do triumfojë mbi diktaturën! Fitore!”, u shpreh në reagimin e tij, kryebashkiaku i Tropojës, Besnik Dushaj. Ndërsa, në Burrel KZAZ nr 16 i është i është kthyer ambienteve të mëparashme. Materialet zgjedhore janë duke u rivendosur edhe pas përplasjeve të shumta të martën e kësaj jave.
POLITIKE
S
8
E shtunë, 22 QERSHOR 2019
PD: Bardh Spahia i burgosur pa fakte. Gjyqtarët e prokurorët të mos bëhen vegël qorre e regjimit në ikje
ekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili tha se PD-ja do të rilindë me largimin e Lulzim Bashës. Në reagimin e tij, Bardhi deklaroi se Taulant Balla mund të emërojë shefa të korruptuar dhe të lidhur me krimin, por kurrsesi nuk mund të bëjë këtë gjë me opozitën. Mes tjerash, Bardhi pohon se ka ardhur koha që Edi Rama dhe banda e tij të dalë para drejtësisë për krimet e kryera ndaj shqiptarëve. “Taulant, zgjohu nga gjumi! Mjaft ëndërrove për një Shqipëri si të Enverit. Ti mund të emërosh shefa policie të lidhur me krimin, shefa të korruptuar tatimesh e doganash që vjedhin shqiptarët për xhepin e rilindjes, por nuk ke për të emëruar dot opozitën! Ndërkohë, ka ardhur dita që Edi yt dhe gjithë banda e tij, të dale para drejtësisë për krimet ndaj shqiptarëve! Jeta e tij e tretë është afër! Në rastin më të mirë, do të bëhet rrobaqepës tek 313!”u shpreh dje në reagimin e tij Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Arrestimet Në një tjetër reagim gjatë ditës së djeshme nga selia blu, Partia Demokratike deklaroi se ishdeputeti i Shkodrës Bardh Spahia dhe dhjetëra qytetarë në mbarë vendin janë të burgosur politikë të regjimit kriminal të Edi Ramës. Në një deklaratë për mediat, PD i kërkon prokurorisë të urdhërojë lirimin e Spahisë, ndërsa iu kërkon prokurorëve dhe gjyqtarëve të mos bëhen vegël qorre e regjimit në ikje pasi do të mbajnë përgjegjësi personale. “Bardh Spahia dhe
Bardhi i përgjigjet Ballës: Edi yt do të dalë para drejtësisë
dhjetëra qytetarë në mbarë vendin janë të burgosur politik të regjimit autokratik kriminal të Edi Ramës, që përndjek kundërshtarët politikë dhe dhunon qytetarët. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike për Qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia, prej
gati 48 orësh, mbahet i burgosur, pa asnjë fakt që ta implikojë atë në shkelje të ligjit. Paralajmërojmë prokurorinë të zbatojë ligjin dhe të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të përfaqësuesit të opozitës. Ky është një rast që prokuroria të mos i nënshtrohet
urdhrit politik të Edi Ramës. Çdo prokuror apo gjyqtar që, në vend të ligjit, bëhet vegël qorre e regjimit në ikje të Edi Ramës, do të mbajë përgjegjësi personale për shkeljen e ligjit”, thuhet në deklaratën e djeshme të Partisë Demokratike.
KREU I PDK-së: ËSHTË MOMENTI TË NGRIHESH NË LARTËSINË E DETYRË DHE TË MOS BËHESH PALË ME AVENTURAT E EDI RAMËS
K
ryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, i ka bërë thirrje ambasadorit të OSBEsë në vendin tonë Bernd Borchardt, që të reflektojë dhe të mos mbështesë lëvizjen antikushtetuese të kryeministrit Edi Rama për të zhvilluar zgjedhje në 30 Qershor. Sipas Ndokës është momenti që kreu i OSBE-së të ngrihet në lartësinë e detyrës që mban, dhe të mos bëhet palë me aventurat e Edi Ramës. “Z. Ambasador, a të vjen turp?! Ambasadori i OSBE-së nuk njeh dhe nuk respekton Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë! Ambasadori i OSBEsë nuk bën thirrje për ndërprerjen e punës në KZAZ, pasi zgjedhjet ligjërisht nuk do të mbahen më 30 Qershor. Ambasadori bën thirrje për vazhdimin e punës,
Ndoka shpërthen ndaj Borchardt: Zoti Ambasador a të vjen turp?
injoron protestat qytetare, provokon opozitën, fyen Presidentin e Republikës me veprimet dhe deklarimet e tij publike. Ambasadori nuk flet, kur mediat ndërkombëtare flasin për krimin elektoral
në Shqipëri, përkundrazi gjen momentin dhe i fut ndonjë xhufkë për të tërhequr vëmendjen. Ambasadori nuk flet, kur Policia e Shtetit godet qytetarët shqiptarë me gaz helmues, kur ata
protestojnë për lirinë e tyre, përkundrazi i bën thirrje qytetarëve që të përmbahen. Ambasadori, as nuk skuqet, as nuk zverdhet, as nuk i vjen turp, që institucioni që përfaqëson është bërë palë në aventurën politike të Edi Ramës. Zoti Ambasador, përmendu, kthjellohu, reflekto, drejtohu politikës shqiptare, drejtohu Kryeministrit, Liderit të Opozitës, respekto institucionin e Presidentit të Republikës. Ne akoma kemi besim tek Ju dhe institucioni që ju përfaqësoni në Shqipëri, në OSBE! Po ju presim!”, u shpreh dje në reagimin e tij kreu i PDK-së, Nard Ndoka.
ISH-DEPUTETI
Endri Hasa: Jemi në diktaturë. Rama po provokon shqiptarët
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa në një intervistë dhënë dje në News 24 tha se protesta e opozitës së bashkuar do jetë masive dhe spektakolare. Ai i bëri apel Policisë së Shtetit të mos provokojë qytetarët, pasi në të kundërt, situata do të dalë jashtë kontrollit. Demokrati akuzoi kryeministrin, Edi Rama, ndërsa shtoi se ai çdo ditë provokon shqiptarët përmes një gjuhë të pakontrolluar. “E gjithë Tirana do të jetë në rrugë dhe rrugët do të gumëzhijnë nga njerëzit që nuk pajtohen me krimin. Pra, e mbushur me njerëz që duan të jenë si evropianët e tjerë. Protesta do të jetë madhështore. Çdo protestë e opozitës ka qenë paqësore. Policia ka nxitur dhunë dhe ka provokuar. Retorika e kryekriminelit vijon të provokojë qytetarët dhe ato kanë arritur në një pikë vlimi dhe nuk do të durojnë më. Unë shpresoj të mos ketë asnjë incidet. Policia të mos i provokojë protestuesit. Ai burgos njerëz të PD në Prrenjas dhe në Librazhd. Sot jemi kthyer në diktaturë. Ne iu bëjmë thirrje qytetarët të protestojnë paqësisht dhe të bëjnë thirrje për një Shqipëri si e gjithë Europa”-tha mes tjerash, ish-deputeti i PD-së i Elbasanit, Endri Hasa.
ISH-DEPUTETI I PD
Balliu: Ngrihuni të mbrojmë Shqipërinë nga kjo qeveri e degraduar Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, deklaroi dje se shqiptarët duhet të bashkohen kundër atyre që iu mohua votat e iu vodhën paratë, atyre që përbuzën Shqipërinë. Përmes rrjeteve sociale, pak orë para nisjes së protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ish-ligjvënësi demokrat thekson se protesta e djeshme do të jetë shembull se si duhet protestuar në mbarë botën, se si qytetaria jonë do të prevalojë nga dhuna e gazi lotsjellës. “Të dashur motra e vëllezër. Sot më shumë se kurrë Shqipërisë i duhen qytetarët e saj, për ta mbrojtur atë nga dhuna, nga korrupsioni dhe nga diktatura. Të bashkohemi sot kundër atyre që ju mohuan votën, kundër atyre që vodhën paratë, kundër atyre që përbuzën Shqipërinë dhe shqiptarët, duke mashtruar për 6 vite çdo ditë e çdo natë. Të bashkohemi sot si qytetarë të vërtetë, të marrim motrat, vëllezërit, fëmijët dhe të gjithë familjen tonë për të shpëtuar Nënën e gjithë shqiptarëve: SHQIPËRINË. Le të jetë kjo protestë një shembull se si duhet të protestohet në mbarë botën, se si qytetaria jonë do të prevalojë nga dhuna e gazit lotsjellës, se si qytetaria dhe europianizmi jonë do të prevalojë ndaj provokatorëve, nxitësve të dhunës dhe qeverisë së degraduar. Sot në orën 20:00 ti përgjigjemi thirrjes së Shqipërisë për ta mbrojtur atë”, u shpreh ish-deputeti Klevis Balliu.
POLITIKE
9 E shtunë, 22 QERSHOR 2019
Lubonja: Manipulimi i Ramës me SHBA, fushatë me deputetin që DASH i ka ndaluar hyrjen Analisti Fatos Lubonja ka kapur dje një moment pikant nga fushata e Edi Ramës në Shkodër, ku deklaroi se qytetarët që prekin zgjedhjet nuk do të hyjnë në SHBA. Për ironi, në krah të Edi Rama, ishte deputeti Tom Doshi, i vetmi ligjvënës që është ndaluar nga SHBA për të udhëtuar në Amerikë. “Nëse
doni të shikoni hipokrizinë dhe manipulimin e Ramës kur flet për Amerikën që do t’u heqë atyre që do të përfshihen në krime zgjedhore të drejtën e vizës shikoni këtë foto. Një nga njerëzit që e ka shoqërur atë në pushtimin elekoral që i bëri dje Shkodrës duke përdorur dhunën shtetërore është Tom
Doshi (kryetar i PSD) që figuron në lisën atyre qytetarëve të botës që Departamenti i Shtetit (jo Ambasada) u ka hequr të drejtën për të shkuar në SHBA. Besoj se kjo foto flet shumë edhe për “syverbësinë” e Ambasadës Amerikane në Tiranë”,- shkruan Lubonja në një postim në Facebook.
MEDIA ITALIANE
Tirana po i afrohet votës në klimën e një lufte civile Nga Giovanni Masini, IL GIORNALE (Itali)
K
udo që të kthehet, shqiponja dy krenore e Skënderbeut nuk sheh asgjë, përveç kaosit. Shqipëria përballet me një krizë të paprecedentë politike dhe institucionale në vitet e fundit. Pas muajsh protesta në rrugë kundër qeverisë, vendi ka hyrë në një rrugë pa krye që vazhdon të përkeqësohet. Nga njëra anë, socialistët e Edi Ramës, në qeveri që nga viti 2013; nga ana tjetër, opozita e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Lulzim Bashës, trashëgimtari i babait fisnik të Shqipërisë postkomuniste, Sali Berisha. Demokratët bëjnë thirrje për dorëheqjen e ekzekutivit, të sigurtë se ka pakënaqësi popullore kundër pagave dhe pensioneve që sjellin uri, dhe investigimeve të fundit gazetareske që dëshmojnë lidhjet midis elitës politike të vendit dhe krimit të organizuar. Në shkurt, deputetët e pakicës kanë delegjitimizur një parlament që nuk e konsiderojnë më përfaqësues, duke braktisur punimet e seancave. Gjykata Kushtetuese është gjithashtu e paralizuar, me vetëm një gjykatës në nëntë që duhej të kishte. Gjykatat e tjera, nga Gjykata e Lartë në gjykatat lokale, kanë probleme të ngjashme. Pas përplasjeve të njëpasnjëshme në rrugë, më 9 qershor, Presidenti i Republikës Ilir Meta – udhëheqësi historik i Lëvizjes Socialiste për Integrim, tani në opozitë – anulloi zgjedhjet lokale më 30 qershor. Sipas tij nuk kishte kushte për një zhvillim paqësor të votimit,
dhe në fakt, pa kandidatë të qendrës së djathtë, votuesit nuk do të ishin në gjendje të zgjedhin. Rama u përgjigj në mënyrën më të ashpër, duke kërkuar heqjen e Metës dhe duke akuzuar opozitën se synon grushtin e shtetit, “për shkak se nuk arrin të mbizotërojë në votime”. Megjithatë, paraliza institucionale gjithashtu bllokon shkarkimin e presidentit, e cila duhet të sanksionohet nga një Gjykatë Kushtetuese e cila nuk është në gjendje të veprojë. Ndërkohë, parlamenti pa opozitën votoi një mocion që deklaronte vendimin e Metës për të anuluar zgjedhjet lokale nul. “Sistemi parlamentar dhe gjyqësor janë shpartallur” – shpjegon Lulzim Basha për Il Giornale – Rama kontrollon të gjitha pushtetet dhe qeveris me urdhërat personale, në mungesë të çdo lloj kufizimi instititucional. Si rezultat, niveli i korrupsionit dhe krimit është rritur, pasi politikanët dhe kriminelët mbeten të pandëshkuar”. Kreu i opozitës drejton gishtin në dy plagë: korrupsio-
ni dhe trafikimi i drogës. Për vite me rradhë Shqipëria ka qenë vendi kryesor i prodhimit evropian të marijuanës dhe kohët e fundit ka filluar të tërheqë trafik të konsiderueshëm të kokainës, i cili kalon përmes tij për të arritur në Ballkan. Sipas OSBE-së, në vitin 2017 qarkullimi i lidhur me prodhimin dhe tregtinë e kanabisit përfaqësonte gati një të pestën e PBB-së. Është e pashmangshme që politikanët më të pandershëm do të tundohen për t’u lidhur me klanet. Sipas Transparency International, në vitin 2017 Shqipëria ishte vendi i 91-të në botë për korrupsionin e perceptuar në sektorin publik: i parafundit në Evropë së bashku me Bosnjen, vetëm Maqedonia ishte më e keq. Gazeta gjermane Bild, në një investigim të fundit, zbuloi mbështetjen e një bosi të drogës për disa kandidatë socialistë në zonën e Durrësit. Marrëveshje të pamendueshme u shtrënguan para zgjedhjeve të vitit 2017, që çuan Ramën të mbizotëronte. Në
audio të tjera kryeministri vetë është i kapur, i cili ka njoftuar tashmë padi kundër gazetarëve. Një bombë mediatike që Basha nuk e lë ti ikë: “Kryeministri është fajtori kryesor – argumenton ai – Qeveria të japë dorëheqjen dhe fajtorët të shkojnë para drejtësisë. Ne u kërkojmë BE dhe Italisë që të bëjnë presion për rikthimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri”. Megjithatë, skandalet nuk janë të kufizuara veç tek maxhoranca. Vetë Basha akuzohet, sepse në 2017 ai nuk paska deklaruar një pagesë prej disa dhjetëra mijëra dollarëve në kompaninë lobuese të SHBA Muzin Capitol Partners, e konsideruar afër republikanëve të Donald Trump. Basha menjëherë e mbrojti veten duke folur për drejtësi me telekomandë për një hetim, – thotë ai – që është nxjerrë nga sirtari në kohën më të vështirë për qeverinë. Pavarësisht se nuk përfaqësojnë një të sapoardhur në skenën politike – ai ishte ministër nga 2005 deri
në 2011 dhe kryetar i kryeqytetit për katër vjet — Basha mobilizon protesta me pjesëmarrje të madhe dhe shumë të zhurmshme në rrugë. Për dhjetëra mijëra, çdo javë, ai vlerësohet duke valëzuar flamujt e BE dhe SHBA, ndërsa qindra telefona celularë ndezin flashin e tyre drejt qiellit të Tiranës. Problemet, megjithatë, shkojnë përtej korrupsionit: pavarësisht rritjes prej 4%, shumë shqiptarë nuk fitojnë 10 euro në ditë dhe pjesë të mëdha të vendit mbështeten shumë në remitancat e emigrantëve. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit, nga vitet 1990 deri në 2006 mbi 1 milion e 100 mijë njerëz u zhvendosën jashtë vendit, ndërsa ata që mbeten janë thellësisht të dekurajuar ndaj klasës politike. Opozita demokratike dëshiron të përgjigjet, duke iu “nënshtruar vullnetit të popullit”: për Bashën “shqiptarët duhet të ushtrojnë zgjedhjen e tyre nëpërmjet votimit të lirë, për të zgjedhur qeverinë e tyre”. Megjithatë, për momentin, Tirana po përjeton një stanjacion shqetësues: formalisht zgjedhjet e 30 qershorit janë anuluar por qeveria siguron që ato të mbahen. Për atë ditë, frika është se do të ketë tension dhe përplasje më të dhunshme në sheshe. Opozita ka thirrur një demonstratë të re në 21 qershor, në një përpjekje për të rritur presionin mbi qeverinë. Kjo e fundit për momentin, nuk duket se dëshiron të heqë dorë dhe po qejf me heshtjen e kujdesshme të bashkësisë ndërkombëtare. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare. Artikulli në median italiane, Il Giornale:
MEDIA
10 E shtunë, 22 QERSHOR 2019
Shtatë organizata kanë shprehur shqetësimin e tyre se autoritetet shqiptare nuk po përmbushin detyrimet ndaj ligjit vendas dhe instrumenteve ndërkombëtare për të garantuar lirinë e shprehjes dhe të media
Organizatat ndërkombëtare ngrenë këmbana alarmi për lirinë e medias N
jë mision tre-ditor në Tiranë i një grupi organizatash të lirisë së shprehjes dhe medias, ka përfunduar me një raport dërrmues ndaj autoriteteve dhe klasës politike shqiptare, duke nënvizuar se Shqipëria nuk po përmbush detyrimet e saj përpara ligjit vendas, detyrimet si anëtare e Këshillit të Europës, OSBE-së dhe aspiratat si vend kandidat në Bashkimin e Evropian. ‘Delegacioni gjeti se liria e medias në Shqipëri po përkeqësohet. Sulmet e fundit fizike ndaj gazetarëve nuk janë zbardhur. Zyrtarë të lartë publik rregullisht përdorin gjuhë fyese dhe nënvleftësuese ndaj gazetarëve kritikë. Administrata publike, duke përfshirë zyrën e kryeministrit dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, nuk është transparente në ndërveprimet e saj me median dhe kufizon qasjen e gazetarëve kritikë. Legjislacioni i propozuar kohët e fundit për mediat, përfshirë një skemë rregullimi të drakoniane për mediat shqiptare dhe të huaja në internet, nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut,” nënvizoi në një raport paraprak delegacioni. Misioni për lirinë e medias në Shqipëri, i cili zgjati nga data 18 deri në 21 maj, përbëhej nga Qendra Europiane për Lirinë e Medias dhe të Shtypit ( ECPMF), Artikulli 19, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), Federata Europiane e Gazetarëve (EFJ), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), Reporterët pa Kufij (RSF) dhe Organizata e Medias në Europën Juglindore (SEEMO). “Ne jemi në mënyrë të veçantë të shqetësuar nga rritja e gjuhës fyese dhe denigruese ndaj gazetarëve nga politikanët, sepje kjo lloj sjellje i hap rrugën kërcënimeve dhe ngacmimeve,” tha Sarah Clarke, nga organizata Artikulli 19 gjatë konferencës për shtyp të mbajtur në Tiranë, ku u prezantuan gjetjet e misionit. “Ne jemi gjithashtu të shqetësuar për vet-censurën dhe jemi të tronditur nga lidhja e ngushtë midis politikanëve, pronarëve të mediave dhe grupeve të interesit,” shtoi ajo. Gjatë tre ditëve në Tiranë, delegacioni mblodhi informacione dhe pati takime me
gazetarë, kryeredaktorë, përfaqësues të shoqërisë civile, organizata ndërkombëtare, ambasada të atashuara në Tiranë dhe zyrtarë të lartë të qeverisë, përfshirë kryeministrin Edi Rama. Kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj refuzoi të takohej me delegacionin. “Fakti që ne jemi këtu tregon se ka një problem,” tha Oliver Vujovic, sekretar i përgjithshëm i Organizatës së Medias në Europën Juglindore. “Shqipëria është një nga vendet e rajonit me problemet më të mëdha në media,” shtoi ai. Koalicioni i organizatave të lirisë së medias u shpreh shumë i shqetësuar mbi amendamentet e propozuara nga qeveria për legjislacionin e medias në dhjetor 2018, të cilat parashikojnë vendosjen e regjistrimit të detyrueshëm për media online dhe krijojnë një ent administrativ me fuqinë për të gjobitur dhe mbyllur median online, si dhe me pushtetin që të bllokojë aksesin në median ndërkombëtare pa një vendim gjykate. “Në konsideratën tonë këto masa përpiqen të fusin rregullimin shtetëror të mediave në internet, gjë që është në kundërshtim me praktikat më të mira ndërkombëtare mbi vetërregullimin dhe do të kishte një ndikim të dëmshëm në
lirinë e shprehjes, informacionit dhe lirinë e shtypit në Shqipëri,” tha koalicioni. Koalicioni vuri në dukje se këto amendamente ishin diskutuar gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, i cili është shprehur se pas kritikave ndërkombëtare të këtij draft-legjistlacioni, mundësia për të mbyllur mediat nga qeveria do të eliminohet dhe vlera e gjobave do të ulet. Koalicioni nënvizoi se mbetet i shqetësuar për mungesën e konsultimeve për draftet ligjore të propozuara, të cilat u paraqitën gjatë periudhës festive të Krishtlindjeve dhe i kërkon qeverisë që të ndërmarrë hapa për ti konsultuar amendamentet me gazetarët dhe shoqërinë civile. Delegacioni i organizatave të lirisë se medias gjithashtu shprehu shqetësimin për rritjen e numrit të padive për shpije të motivuara politikisht- të depozituara nga politikanë dhe që kërkojnë shuma joproporcionale për dëmshpërblim. Ato nënvizuan se edhe pse dënimet me burg për raste shpifjeje u shfuqizuan në vitin 2012, shpifja dhe fyerja mbeten vepra penale të dënuara me gjobë dhe vitet e fundit ka pasur propozime për të rifutur në kodin penal dënimet me burg për shpifje kundër zyr-
tarëve të lartë shtetëror. “Edhe pa kërcënimin e dënimit me burg, mundësia e përballjes me një dënim penal mund ti shtyjë gazetarët drejt vet-censurës,” tha koalicioni. “Ne e inkurajojmë Shqipërinë që t’i shfuqizojë të gjithë ligjet penale për shpifjen dhe fyerjen,” shtoi ai. Koalicioni u njoftua gjatë takimeve me palët e interesuara se sulmet serioze fizike ndaj gazetarëve dhe kërcënimet mbeten të pahetuara dhe të pazbardhura nga autoritetet. Gjithashtu gjatë protestave të fundit ka pasur gazetarë që janë plagosur. Ndërkohë, delegacioni është njoftuar se gazetarët investigativë janë hequr nga puna ose kërcënuar për shkak të raportimeve të tyre, në disa raste me ndërhyrjen e dyshuar të politikanëve të partisë në pushtet. Në disa raste gazetarët nuk i kanë raportuar sulmet dhe kërcënimet tek autoritet dhe nuk kanë informuar publikun. “Ne jemi të shqetësuar që gazetarët nuk i raportojnë sulmet dhe kërcënimet,” tha Attila Mong nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve. Delegacioni deklaroi se autoritetet nuk i ndjekin këto raste dhe nuk i hetojnë motivet që qëndrojnë mbas këtyre sulmeve. Ne jemi të shqetësuar se dështimi i autoriteteve për t’i
hetuar në tërësi këto raste, kontribuon në atmosferën e pandëshkueshmërisë që mund ti jap guxim autorëve për të ndërmarrë sulme të ngjashme dhe t‘i frikësojnë gazetarët që të heshtin,” thanë organizatat. “Ne jemi gjithashtu të shqetësuar që autoritet kanë dështuar të krijojnë siguri për gazetarët që mbulojnë protesta,” ata shtuan. Gjatë takimeve me gazetarë, delegacioni u informua se kryeministri Edi Rama u referohet shpesh medias me termin ‘kazan’ dhe gazetarëve me termin ‘kadri’, ndërkohë lideri i opozitës Lulzim Basha u referohet mediave si të ‘kapura dhe të blera.” Sipas anëtarëve të misionit kjo lloj gjuhe i denigron gazetarët dhe i bën ato shënjestra për sulme në sy të publikut, duke rritur riskun e kërcënimeve dhe dhunës ndaj tyre. “Ne jemi të alarmuar nga një gjuhë e tillë fyese dhe propagandistike e përdorur nga liderët politik dhe politikanë të tjerë ndaj gazetarëve,” thanë ata. Koalicioni gjithashtu shprehu shqetësim mbi aksesin e gazetarëve në informacion dhe transparencën e institucioneve. Sipas delegacionit edhe pse Shqipëria ka një ligj shumë të mirë për të drejtën për informimin, administrata publike e kufizon aksesin e gazetarëve të pavarur duke përdorur platformat e saj komunikuese si ERTV për t’i mënjanuar. “Praktika e imponimit të një lidhje direkte video të kontrolluar nga qeveria apo të materialeve të tjera, kufizon gjerësisht aksesin e gazetarëve në informacion dhe mundësinë e tyre për të dhënë një perspektivë të pavarur mbi veprimet e personave me pushtet,” tha koalicioni. Scott Griffen nga Instituti Ndërkombëtar i Shtypit, nënvizoi se qeveria shqiptare po i përdor këto teknologji të reja të informacionit për të kontrolluar narrativën dhe për të kufizuar aksesin e gazetarëve kritikë. Misioni gjithashtu konfirmoi shqetësimet e ngritura më parë nga BIRN Albania dhe Reporterët pa Kufij se pronësia e medias shqiptare dhe të ardhurat nga reklamat janë shumë të përqendruara në duart e pak grupeve nën pronësi familjare, me një shkallë të lartë pronësie ndërsektoriale.
POLITIKE
11
E shtunë, 22 QERSHOR 2019
Flet deputeti që kërkon të kthejë Shqipërinë në një burg gjigant
ERVIN BUSHATI
I
ftuar në studion e Top Talk këtë të premte ka qenë Ervin Bushati, Sekretari i Grupit Parlamentar të PSsë, i cili ka propozuar një amendament penal që parashikon se çdo individ që cenon ose pengon procesin zgjedhor t’i ndalohet të dalë jashtë vendit për 5-10 vjet. Kjo masë ndëshkimore vjen pak ditë para zhvillimit të zgjedhjeve lokale më 30 qershor, të anuluara me dekret nga Presidenti i Republikës, një dekret që KQZ nuk e njeh dhe që ka vijuar me përgatitjen e procesit
zgjedhor. Bushati u shpreh se kjo është një masë që në shumë vende përdoret për çështje të ndryshme. “Një qytetar apo një grup i organizuar mendon që mund të pengojë procesin zgjedhor është gabim dhe për këtë ka pasoja”, u shpreh Bushati. I pyetur se: A duket sikur po krijohet një klimë represive, me masa ndëshkuese, rritje e ashpërsimit ligjor, ku fjala burg po përmendet më shumë? A mos rrëshqasim ngadalë nga demokraci, në një regjim? Bushati u përgjigj: “Disa forca politike jo parlamentare po
përpiqen të pengojnë procese jo vetëm integruese dhe të zhvillimit social, por po mbajnë peng ekonominë dhe jetën sociale të Shqipërisë dhe fjala kyç këtu është dhuna. Asgjë nuk e justifikon dhunën. Këtë e kanë thënë të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë”. I pyetur drejtpërdrejtë nëse po kthehet Shqipëria në një burg të madh, për shkak të arrestimeve të shumta? Bushati u përgjigj: Pyetjen po ia bën personit të gabuar, nuk jam nga ata që iniciojnë dhunën. Di të them që nëse dikush vjedh
një biletë në autobus, një portofol, apo thyen një xham në shkollë dënohen njësoj. Jemi të gjithë njësoj”.
Kreu i Qeverisë i veshur me bluzën që mban të stampuar numrin 30, që është edhe korrespondues me numrin rendor të PS-së në zgjedhje
K
ryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median prestigjioze “Associated Press”. Rama shprehet se qëllimi i opozitës është dëmtimi ii rrugës të Shqipërisë drejt BE-së. Kreu i qeverisë në intervistë thotë se Partia Socialiste mbetet e vendosur të shkojë në zgjedhje më datë 30 qershor, pavarësisht trazirave të nxitura nga opozita e bashkuar. “Protestat bëhen vetëm me qëllimin negativ që të pengohen zgjedhjet e datës 30 qershor. Këto protesta vetëm dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe tregohet në Bruksel dhe në Europë se ky vend njeh sipas opozitës vetëm trazira”, thotë Rama për protestat opozitare në Tiranë, të cilat i konsideron të dhunshme. Ai është veshur me bluzë që mban të stampuar numrin 30, që është edhe korrespondues me numrin rendor të Partisë Socialiste në zgjedhje. Partitë opozitare në vend, kryesisht të djathta protestojnë fuqishëm në vend, duke thënë se Rama ka vjedhur dhe manipuluar votat. Presidenti Ilir Meta po mbështet çështjen e tyre dhe po përpiqet të anulojë zgjedhjet duke thënë se ata do të ishin “jodemokratike” pa pjesëmarrjen e opozitës. Parlamenti i Shqipërisë ka filluar procedurën e gjatë për të shkarkuar Metën për shkak të shkeljes së Kushtetutës. Rama thotë se është koha që të dëgjohen njerëzit. Ai shton se pqër opozitën ka vetëm thirrje për dialog, pa kushte. Vendet e BE shtynë fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë, pavarësisht paralajmërimeve se një vonesë mund të dëmtojë përpjekjet e reformave dhe stabilitetin në rajonin
Rama për Associated Press: Opozita, qëllim të dëmtojë rrugën në BE
e Ballkanit. Rama tha se argumentet e opozitës “nuk qëndrojnë”, duke shtuar se ka “një plan të qartë për të prishur procesin politik, negociatat me procesin e integrimit në BE”. Sipas Ramës, partia kryesore në opozitë tashmë ndihet e dobësuar, sepse bnë vend po goditet sistemi gjyqësor, që sipas kreut të qeverisë, është
kryekëput i korruptuar. Kryeministri shqiptar thotë se Shqipëria ka nevojë për një sistem gjyqësor, ku të mund të dënohet çdokush, edhe politikanët. Protestat e opozitës kanë qenë të dhunshme, ndërsa ka pasur edhe përplasje me policinë. Opozita ka nën kontroll aktualisht 27 bashki, kurse pushteti kontrollon 34
bashki. Shtetet e Bashkuara, BE dhe institucionet e tjera ndërkombëtare i kanë bërë thirrje opozitës për të shmangur dhunën dhe për t’u ulur në bisedime. Opozita ka planifikuar protestën e saj të nëntë kombëtare të premten vonë. Vargjet e Migjenit Pak orë para protestës, kryeministri Edi Rama iu ka përcjellë një mesazh të tërthortë drejtuesve të opozitës përmes rrjeteve sociale. Rama iu drejtohet opozitarëve me fjalët e Migjenit, duke iu thënë se çdo vikamë fillon e mbaron me heshtje dhe pastaj fillon puna. “Në varrimin e idhujve të vjetër kumbonat kanë për të plasë së ramit, minaret kanë për të thye kurrizin së faluni dhe zhrecvet do t’u këputen telat e fytit së kënduari. Dhe do të vijë heshtja. Se çdo vikamë fillon e mbaron me heshtje. Mbasandaj do të fillojë puna. “Idhuj pa krena” – Migjeni”, shkruan Rama. Ky mesazhi i Ramës u bë pak orë para protestës së nëntë kombëtare të opozitës, ndërkohë, kujtojmë që ditët e fundit vendi është përfshirë nga tensione dhe përplasje në KZAZ-të e disa bashkive në vend, pasi mbështetësit e opozitës nuk lejojnë zhvillimin e procesit zgjedhor, referuar dekretit të Presidentit Ilir Meta për të anuluar ditën e zgjedhjeve.
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së thotë se edhe opozitën do e drejtojë PS
Balla bën fallxhorin: Pas 30 Qershorit, pasi të ikë Luli do rilindë edhe PD
F
ushata qesharake e socialistëve në kuadër të zgjedhjeve të anuluara me dekret presidencial vijon të dhurojë po ashtu momente qesharake, ku krerët më të lartë të selisë rozë kanë nisur të bëjnë dhe fallxhorin në takimet që ata zhvillojnë. Të gjendur përballë vetes dhe pa një garë reale, socialistët tejkalojnë çdo fantazi në spektaklin e të folurit me veten. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh dhe drejtues politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla në një takim me banorët e Paprit i dha përgjigje të gjithë atyre që sot sipas tij djegin shkolla e tentojnë të pengojnë procesin
zgjedhor e anuluar me dekret presidencial. Edhe pse në shkelje të çdo ligji, Balla thotë se forca e ligjit do të veprojë dhe askush
s’do të mund të ndalë popullin të shkojë të votojë. “Do të shihni një deklaratë të OSBE, e cila është shprehja më kuptimplotë e dënesës që i gjithë komuniteti ndërkombëtar i bën sulmeve të djshme dhe të sotme përkundrejt KZAZ-ve. Unë nuk kam shkuar kurrë mirë më Jozefina Topallin, por nuk ka njeri dyshim që Jozefina Topalli është më demokrate se Lul Basha sepse, në fund të fundit, Jozefina ka qenë aty prej ditës së parë. Lulin e futi Saliu kollovar. Por ama,
si një shkodrane, 24 karatshe, demokrate 100%, e tha shumë mirë dhe shumë qartë; Nuk mund të ketë Shkodra asgjë të përbashkët me zjarrin në shkolla, përkundrazi, Shkodra është djep i kulturës. E them këtu, sepse edhe në Elbasan ka ca syresh që mund të tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë. Por po ua them shumë qartë, forca e ligjit do të veprojë shumë fort. Të qëllosh me gurë kundër parlamentit, të tentosh t’i vesh zjarrin parlamentit dhe t’u vesh zjarrin shkollave, këtë
nuk e bën as pushtuesi. Këtu nga Papri, t’i bëjmë thirrje të gjithë qarkut të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë, sot, më shumë se kurrë, ne duhet të jemi të bashkuar për të organizuar një proces votimesh model dhe të jeni të sigurt që përtej 30 Qershorit do të kemi mundësinë të shohim edhe Partinë Demokratike të rilindë pasi Luli të ketë ikur”, deklaroi Balla. Në fund të fjalës së tij, Balla kërkoi angazhim maksimal për organizimin e një procesi zgjedhor model.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE
12
E shtunë, 22 QERSHOR 2019
Nënkryetari i LSI-së: Hajdutët e votave kundër Kushtetutës, që garanton prerë lirinë e lëvizjes jashtë shtetit!
Vasili: Zgjedhjet janë të popullit dhe jo të qeverisë së Rilindjes hajdute votash! I
sh-kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili në një deklaratë për mediat u shpreh se Edi Rama po luan me zjarrin, pasi zgjedhje më 30 qershor nuk ka. “Edi Rama po luan me zjarrin ku do digjet vetë, pasi po shkel dhe po dhunon në mënyrë flagrante ligjin dhe Kushtetutën e vendit. Sot shqiptarët njohin akoma më mirë se dje, falë publikimeve shokuese dhe tronditëse të Bildit, me emër dhe mbiemër ata që vodhën zgjedhjet. Shqiptarët njohin me emër dhe me mbiemër ata që qeverisen nga krim, i cili i vë në rresht kryeministrin dhe qeveritarët e tij. Njohin me emër dhe me mbiemër ata që i kanë dhënë krimit paratë e shqiptarëve dhe tenderat si shpërblim për grabitjen e votës e pushtetit të popullit. Njohin me emër dhe mbiemër ata që e kanë bërë policinë një polici votash dhe zgjatim të krimit. Njohin me emër dhe me mbiemër ata që i raportojnë krimit si të jenë ushtarë të tij. Njohin me emër dhe me mbiemër ata, kryeministër e qeveritarë që flasin me gjuhën vulgare të kriminelëve të rrugës. Populli është i tëri në këmbë si një shumicë dërrmuese absolute, që flet vetë me fuqinë e tij të pamatshme dhe me të mesazhin e qartë dhe paqësor të votës së lirë për një Shqipëri pa kriminelë. Edi Rama është njeriu i dhunës, njeriu që dhunon zgjedhjet, njeriu që fshihet pas dhunës së policisë, që dhunon ligjin, njeriu që dhunon verbalisht të gjithë qytetarët. Pra, Edi Rama është njeriu që gjallon përmes dhunës dhe ne e dënojmë ashpër dhunën që Edi Rama kërkon të instalojë në këtë vend. Qytetarët sot , të
rinj e të reja, burra e gra me familjet e tyre, të moshuar e të moshuara do të jenë më mijëra sot në shesh për të treguar se do të mbrojnë Shqipërinë dhe të ardhmen e tyre që ato të mos sakrifikohen thjesht dhe vetëm për fatin personal të Edi Ramës. Do të jenë me mijëra për të treguar se koha e antishtetit dhe anti-ligjit të Edi Ramës dhe Rilindjes ka mbaruar . për të treguar se koha e kriminelëve që qeverisin shtetin ka mbaruar. Për të treguar se koha e hajdutëve dhe grabitqarëve që rrëmbejnë miliona me koncesione ka mbaruar. Sot është dita që vendos përfundimisht që zgjedhjet janë të qytetarëve dhe jo të qeverisë dhe
të Rilindjes. Pasi siç thotë i madhi Abraham Lincoln, zgjedhjet janë të qytetarëve, janë vendim i tyre. Sot është dita kur njerëzit me mijëra si asnjëherë më parë në një dimension njerëzor e qytetar madhështor do të flasin me gjuhën e tyre shumë të fortë të mesazhit dhe paqes kundër dhunës së Edi Ramës”, tha Vasili. Pak orë më vonë, nënkryetari i LSI-së do të reagonte sërish dje në lidhje me kërcënimin për ndalim të lëvizjes së lirë nga qeveria për ata që pengojnë zgjedhjet. Vasili shprehet se Kushtetuta e Shqipërisë në Nenin 38 pika 2 përcakton shumë qartë që askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit. “Kushtetuta
e Shqipërisë në Nenin 38 pika 2 përcakton shumë qartë: “Askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit”. Gangsterët e qeverisë si hajdutë zgjedhjesh të provuar botërisht, paraqesin disa ndryshime idiote te mbështetur edhe nga disa idiote të tjerë në parlamentin e mbeturinave, që gjoja do tu ndaluakan shqiptarëve të dalin jashtë shtetit për 5 deri 10 vjet për prekje të zgjedhjeve. Këta maskarenj,që flasin për reformën në drejtësi etj demagogjira si këto kundër Kushtetutës do të dalin? Ku e gjejnë guximin e flasin për votën dhe procesin zgjedhor këta që bashkë me kriminelet kanë kryer masakrën më të rëndë zgjedhore në Shqipëri? Po si mundet tu shkojë mëndja që një Shqipërie te ndarë në dysh ku gati gjysma ndodhet jashte vendit ti preket liria e lëvizjes? Po Kushtetutën e Shqipërisë që është aq e qartë dhe e prerë në këtë liri bazike këta hajdutë votash do ta dhunojnë e shkelin? Pra këta duan që shqiptarët të izolohen nga bota dhe familjet e tyre jashtë vendit. Pra këta kriminele duan ti pengojnë shqiptarët,që të ndajnë gëzimet, hidhërimet dhe problemet shëndetësore me milionat e shqiptareve,familjare dhe miq të tyre, që jetojnë jashtë Shqipërisë. Për gangsterët e votave as Kushtetuta nuk vlen asnjë grosh. Ky është krim i jashtëzakonshëm, ndaj të gjithë duhet të jemi në këmbë dhe të palëkundur deri ne fund, për të mbrojtur liritë tona themelore,që janë liria e votës dhe e liria e lëvizjes, dy liri qe vetëm diktatura komuniste na i rrëmbeu për 50 vjet”, u shpreh dje nënkryetari i LSi-së, Petrit Vasili.
ZËVENDËSKRYETARI I LSI-së
“Dritarja e diktatorit te Kryeministria”. Mesazhi i Luan Ramës për protestuesit
Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka përdorur pasionin e tij për poezinë për t’iu drejtuar qytetarëve, disa orëve para protestës së 9-të kombëtare. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “facebook”, ai iu ofron lexuesve një poezi sintezë të përmasës tragjike të historisë tonë, e shkruar prej njërit prej poetëve më përfaqësues të poezisë së sotme shqipe, poetit Hamit Aliaj. Më tej, Rama ia lë vendin poezitë me titull ”Dy dritare”, që përbëjnë simbolikën e bulevardit ku do të zhvillohet protesta, pikërisht në hapësirën mes dy dritareve ku vjell historia, siç thotë poeti: Nga dritarja e Diktatorit, Te Kryeministria! DY DRITARE Dritarja e diktatorit Si llampë morgu, Rri mbi bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Njëqind metër larg, Në ndërtesën përballë, Fantazma kryeministrash, Të vdekur, të gjallë…
ISH-MINISTRI: DO MBËSHTES ÇDO ZGJIDHJE, QË VJEN NGA PËRFAQËSUESIT POLITIKË SHQIPTARË, DUKE INJORUAR AMBASADOROKRACINË DËSHTAKE
“Kulmi”, Manjani për ambasadorët: Flasin sipas interesit të qeverisë “Nuk ka qenë kështu asnjëherë më parë”, thotë ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani duke iu referuar qëndrimeve të ambasadorëve të huaj në Tiranë. Në një qëndrim të shprehur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Manjani thotë se kriza kësaj radhe shfaqet më e thellë edhe për shkak të nivelit të ulët me të cilin përfaqësohet perëndimi në vend. Sipas tij nuk kishte bërë vaki që ambasadorët të thirren në Kryeministri dhe t’iu thuhet mso flisni dhe ata nuk flasin, ose kur flasin, flasin sipas interesit të qeverisë. “Kriza politike
e kësaj radhe shfaqet më e thellë dhe më serioze edhe për shkak në nivelit skandalozisht të ulët me të cilin perëndimi përfaqësohet këtu! Nuk ka qenë
kështu asnjëherë më parë! Nuk kishte bërë vaki që ambasadorë të huaj thirren në Kryeministri e i thuhet “mos flisni” dhe ata nuk flasin… Kur flasin, flasin
sipas interesit të qeverisë. Kur nuk duhet të shohin nuk shohin! Kulmi! As nuk duan të kuptojnë se kjo sjellje e tyre në favor të dhunës qeveritare vetëm shton reagimin ekstrem të pjesës tjetër. Do mbështes çdo zgjidhje, qoftë edhe të keqe, por që vjen nga përfaqësuesit politikë shqiptarë, duke injoruar ambasadorokracinë dështake! Le pastaj dështakët ekspertë që s’kanë asnjë përvojë në vendet e tyre e që këtu japin mend e bëjnë eksperimente! Na e shpifën edhe perëndimin!”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Shtatë ditë iu deshën Dante Aligerit, Të shihte Parajsën, Purgatorin, Ferrin … Po njëqind vjet, Rruga mes dy dritaresh, Në Tiranën e tiranëve, Zezonë funeralesh. Tirana e tiranëve, I ka kohët ndryshe: Në mëngjes je vajzë, Në darkë ngrysesh gjyshe, Në dy dritare vjell historia: Nga dritarja e Diktatorit, Te Kryeministria!
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
13 E shtunë, 22 QERSHOR 2019
Përdhosja e flamurit kombëtar në mitingun e Partisë Socialiste
Presidenca: Distancohuni nga aktet provokuese Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, ka reaguar për përdhosjen e flamurit kombëtar në mitingun e Partisë Socialiste, dy ditë më parë, në Shkodër. Pas takimit të Edi Ramës në këtë qytet, me dhjetëra flamuj kombëtarë që u përdorën në miting, siç shihen në foto, u flakën në rrugë nga organizatorët. Presidenca e cilëson një akt të tillë të papranueshëm dhe provokues për gjithë shqiptarët. “Flamuri Kombëtar u takon të gjithë shqiptarëve dhe kushdo që merr përsipër ta
përdorë duhet ta respektojë atë me një ndjenjë të lartë atdhedashurie, përgjegjshmërie dhe me dinjitetin e duhur siç e meriton, jo vetëm gjatë një takimi, por në çdo moment. U bëjmë thirrje organizatorëve të këtyre takimeve të tregojnë më shumë respekt për Flamurin Kombëtar, simbolin përbashkues të shqiptarëve kudo në botë, si dhe të distancohen publikisht nga këto akte të papranueshme dhe provokuese për çdo shqiptar!”,- thuhet në reagimin e zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi.
PRESIDENTI, APEL PARA PROTESTËS
“Shmangni dhunën, zgjidhja e krizës vjen përmes dialogut” Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar dke pak para nisjes së protestës së opozitës. Në një mesazh publik, Presidenti kërkon nga palët që të shmangin dhunën, duke theksuar se zgjidhja e krizës politike vjen përmes dialogut. “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta çmon se e drejta për të protestuar është e drejtë themelore dhe jetike për demokracinë. Presidenti Meta thekson rëndësinë që protesta e sotme e Opozitës së Bashkuar të jetë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune, si dhe u bën thirrje protestuesve të vetëpërmbahen dhe të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Presidenti i Republikës beson se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit, dhe se ai do të vazhdojë pandërprerë përpjekjet e tij në këtë drejtim”,- thuhet në reagimin e Presidencës.
Në reagimin e Presidencës thuhet se “Shprehim keqardhjen e thellë për aktet e papranueshme që kanë ndodhur dje me Flamurin Kombëtar, të përdhosur në mënyrë të turpshme në rrugët e Shkodrës në përfundim të një takimi në këtë qytet, dhe që janë bërë sot publike nga mediat e pavarura. U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike pa dallim, që kur përdorin Flamurin Kombëtar të tregojnë respekt dhe nderim jo vetëm para mediave, por kurdoherë!”.
Presidenti Meta takon ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy
P
esidenti Ilir Meta është takuar dje me ishPresidentin e Republikës së Francës, Nicolas Sarkozy, i cili po zhvillon një vizitë në Shqipëri. Gjatë takimit, President ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Franca ka dhënë për Shqipërinë. “Vlerësoj marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale midis dy vendeve tona. Mirënjohje
për mbështetjen e gjithanshme që Franca ka dhënë ndër vite, në proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë. Në rrugëtimin e saj europian,
Shqipëria do të vazhdojë të mbështetet tek Franca”,deklaroi kreu i shtetit gjatë takimit me Sarkozy. “Kënaqësi të takoja ish-Presidentin e Republikës së Francës, z.Nicolas Sarkozy. Duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale midis dy vendeve tona, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e gjithanshme që Franca ka dhënë ndër vite, në proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë. Në rrugëtimin e saj europian, Shqipëria do të vazhdojë të mbështetet tek Franca”,- shkruan Presidenti Meta në një mesazh në Facebook. Ish-presidenti i Francës u takua dhe me kryeministrin Edi Rama.
POLITIKE
14 E shtunë, 22 QERSHOR 2019
TMERROHEN PUSHUESIT NË BREGDET
Rama zbarkon me 2 helikopterë dhe qindra policë në Ksamil K
ryeministri Edi Rama do të jetë këtë fundjave në Jug të vendit ku do të zhvillojë takime në kuadër të fushatës elektorale në Ksamil, Butrint, Sarandë e Delvinë. Në mbrëmje Rama do të mori pjesë në koncertin e Carla Brunit në qytetin antik të Butrintit. Por me sa duket kryeministri ka zgjedhur të udhëtojë me
helikopter. Sipas raportimeve, Rama ka mbërritur me një helikopter në Ksamil, duke u ulur në zonën e Kepit të Merlit. Ndërkohë që një helikopter tjetër vëzhgonte zonën. Ndërkaq forca të shumta policia kanë rrethuar Ksamilin për të evituar ndonjë përplasje të mundshme të shefit të qeverisë me mbështetës të opozitës.
Prania e madhe e policisë ka tmerruar pushuesit e shumtë në këtë zonë. Vendosja e gjithë flotës së helikopterëve në funksion të kryeministri, si dhe qindra policë veç gardës së republikës që e shoqëron në çdo kohë duket e pajustifikueshme. Në qytetet ku do të zhvillojë vizitë Edi Rama nuk ka asnjë të dhënë për protesta kundër tij.
Prapë në kurth?!
OPINION Nga Çim Peka
N
ëse ministrat dhe deputetet e PS do të kishin përdorur poezinë lirike të Lasgush Poradecit, për të inkurajuar një shef policie ndërsa ai drejton një operacion për tjetërsimin e votës, a do ta kishte bërë kjo më të fisnike vjedhjen e votës?! Sigurisht që jo. Atëherë pse po ndodh gjithë ky shpërqendrim i vëmendjes nga akti i manipulimit të zgjedhjeve dhe përqendrim tek pjesa vulgare e komunikimit, midis drejtuesve të shtetit tonë?! Me siguri që Edi Rama e ka ndjerë veten me fat, kur ka parë dje dhe sot irritimin e publikut, medias dhe opozitës së Facebook-ut tek skandalizohet nga fjalori i përdorur në komunikimet private të kupolës së Rilindjes, ndërkohë që me shumë gjasa ishte edhe vetë në atë tavolinë euforike. Është ndier fatmadh në këtë situatë, sepse pikërisht kjo i duhet tani atij dhe qeverisë, në mënyrë që të sfumohet reagimi ndaj vetë aktit në flagrancë, të manipulimit të zgjedhjeve. Që të jemi korrektë; fjalori i përdorur mes atyre që kanë rënë në rrjetën e përgjimeve është, një komunikim privat dhe jo publik. Edhe pse gjithçka nisi, për të hetuar trafikantë dhe kultivues droge. Sigurisht që këto përgjime na tregojnë fytyrën e vërtetë të atyre që drejtojnë Shqipërinë dhe menaxhojnë, parlamentin, policinë e miliarda lekë të buxhetit. Se sa të rëndomtë deri në vulgaritet janë pjesëtarët e ekipit, që ka përzgjedhur kryetari i PS. Por tashmë këtë të gjithë e dimë, sepse i kemi para syve përditë. Sigurisht që është e rëndë tek dëgjon ministrin e Brendshëm, që pasi i tregon me zë të trashur vartësit të tij raportet
institucionale, menjëherë kalon në një fjalor të cilin askush nuk mund ta përdorë me vartësit e tij, edhe sikur të jetë komunikim krejt privat. Por kjo nuk është çështja, mbi të cilën ne do duhet të përqendrohemi sot. Fjalorin banal e kanë për vete; manipulimin e zgjedhjeve e kanë për ne. Ata mund të flasin e të bëjnë çfarë të duan me njëri tjetrin, madje edhe ‘hold each others’ pricks into their mouths’. Por ky nuk është as thelbi, as problemi që ne kemi me ata. Dora që i ka përzgjedhur këta që dalin në përgjime ka pasur si synim që partinë dhe qeverinë që na udhëheq, ta shndërrojë e trajtojë si një strukturë të organizuar kriminale. Këto përgjime mjaftuan që të gjithë shqiptarët, edhe ata që deri dje ishin skeptikë e dyshues, ta zbulojnë këtë. Ndaj ne nuk mund të biem në kurthin e radhës; të lejomë ‘sedrën tonë të prekur’ në parimet morale dhe estetike, që të na shpërqendrojë nga ky fakt. Shihni çfarë ka ndodhur. Në një palë zgjedhje krejt periferike dhe pa rëndësi politike, e gjithë hierarkia shtetërore është vënë në funksion të manipulimit të zgjedhjeve nëpërmjet blerjes, presionit, shantazhit, parave, kultivimit të drogës, administratës publike dhe Policisë së Shtetit. Është evidente se e gjithë qeveria dhe strukturat e saj kanë zbritur në Dibër, për të fituar zgjedhjet e parakohshme lokale. Është për të qeshur por edhe për të vënë duart në kokë, kur shikon se në përgjime del kryeministri së bashku me ministra, deputetë, drejtorë policie, drejtorë arsimi, e kushedi se kush tjetër; kurse vetëm ai ‘i zoti i punës’, kandi-
dati për kryetar bashkie, nuk shfaqet gjëkundi. Në asnjë komunikim, në asnjë përgjim. Dhe kjo ka vetëm një shpjegim; këto zgjedhje nuk ishin për qytetarët e Dibrës; kandidati qeveritar ishte thjeshtë një manekin. Zgjedhjet vendore në atë cep të vendit ishin një eksperiment, e demonstrim force. Ai nuk i hynte në punë askujt, për sa kohë fushatën po ja bënte Kryeministri dhe qeveria e tij. Shefi i vërtetë i ‘fushatës elektorale’, është drejtori i policisë. Policia e qarkut të Dibrës funksionon, si shtab elektoral. Të gjitha strukturat e tjera shtetërore dhe partiake rajonale, janë në varësi të shefit të policisë. Si shefi i tij më i madh është caktuar ministri i Transporteve, i cili ka në menaxhim për këtë rast, arkën e parave. Edhe ky ka shefin e tij, ‘të madhin fare’, i cili rri në një ‘zyrë të madhe fare’ dhe në fund të operacionit kërkon llogari, për arritjen e objektivit. Pra shefi i policisë që në fakt është shefi i shtabit elektoral, lë çdo punë dhe merr një detyrë të qartë nga qeveria, të cilën e planifikon dhe zbaton me përpikmërinë më të madhe. Në fund të arritjes, e madje tejkalimit të objektivit,
ai merr përgëzimet; diskuton për shpërblimin dhe garancinë që të ‘mos e rruaj tr...n’ për opozitën dhe çështjen hetimore, e cila sapo i ishte hapur në prokurori. Pra e gjithë hierarkia e partisë, qeverisë dhe e legjislativit e falenderon dhe i premtojnë shpërblim me një detyrë më të lartë, apo ku të dojë ai. Por ai nuk do shumë; thjeshtë një ‘copë shef’ Komisariati në Bulqizë, te ‘floriri’ me ngjyrë kromi. Sepse në Bulqizë kromi transportohet me kamionë, e interesi i kompanive privatë është që të ngarkojnë mineral më shumë se sa pesha e lejuar, duke shkatërruar edhe infrastrukturën dhe arkën e buxhetit. E shefi i Komisariatit kështu, mund të vërë dhe të mbledh gjobat. Nuk është më sekret, se të ardhurat mujore për `kaq pak gjë` shkojnë diku midis 30 dhe 50 mijë Euro në muaj. Kaq ‘pak’ do shefi i policisë si shpërblim për zbatimin e urdhrit, detyrave dhe të kapjes së objektivit për zgjedhjet! E gjithë hierarkia drejtuese e shtetit, e merr në telefon dhe e falenderon. Por ky me modestinë e tij thotë, se thjeshtë ka kryer vetëm detyrën dhe është ‘ushtar i bindur’. Duan t’ia nxjerrin edhe kryeministrin në
telefon, por ky nuk pranon. Fundja pse i duhet kryeministri?! Ky do vetëm transferimin në Bulqizë, tek varganët e kamionëve të kromit. Bashkë me shefin e policisë, shtabin elektoral lokal e drejton edhe një kokë lokale e krimit, por që namin e ka në çdo cep të vendit. Edhe ky përdor të gjitha mjetet e mekanizmat, njësoj si shefi i policisë. Edhe ky falenderohet njësoj si shefi i policisë; nga ministra, deputetë, kryeministri. Në fund, pasi ka mbaruar detyrën pyet gruan nëse është veshur bukur, sepse do të shkojë te ‘zyra e madhe, që të takojë bablokun e madh’. Fiks e njëjta skemë e zbardhur edhe në përgjimet e Durrësit një vit më vonë, në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës. Një skemë mafioze e përdorur fillimisht në Dibër si test, dhe e implementuar në të gjithë Shqipërinë një vit më vonë. Në çdo qark, i njëjti mekanizëm dhe e njëjta skemë. Një qeveri që operon si një organizatë e strukturuar kriminale, e strukturuar në bazë qarku për të blerë votat, shpërndarë para, për të shantazhuar dhe larguar nga puna ata që rezistojnë dhe pastaj në finale; për të shpërblyer blerësit e votës. Dikë duke e çuar ‘në vend me lekë’, dikujt tjetër duke i dhënë tendera e favore të tjera shtetërore e kriminale. Është pikërisht ky mekanizëm që duhet të ndalohet me patjetër, pa ata le të argëtohen në eufori me veglat e njëri-tjetrit. Pra, ‘Magjitë e fitoreve’ elektorale në Dibër e në gjithë Shqipërinë në vitin 2017, nuk i bënë hallatet e Ramës, Gjiknurit, Tahirit, Ulsiut, Qefalisë...por pikërisht kjo skemë; ky organizëm ku nuk dallohet më kufiri se ku fillon shteti e partia, e ku mbaron krimi e mafia! SYRI.net
AKTUALITET
D
ita Botërore e Refugjatëve synon të tërheqë vëmendjen për vuajtjet e dhjetëra milionë refugjatëve në mbarë botën. Pablo Zabata, Përfaqësues i UNHCR në Shqipëri, gjatë një interviste për “Agjencinë Telegrafike Shqiptare”, tha se vendi ynë ka treguar një angazhim të madh në mikpritje të refugjatëve. Ai nënvizoi se qeveria ka miratuar dhënien e një karte identiteti për të huajt, refugjatët, për të ndihmuar në integrimin e tyre. “Për vitin 2018 janë regjistruar rreth 131 refugjatë në Shqipëri dhe 162 azilkërkues. Këto janë ato që kanë qëndruar në Shqipëri. Brenda vitit ka pasur më shumë se 5700 azilkërkues por shumica kanë ardhur në Shqipëri dhe janë larguar për në vende të tjera të Europës”, tha Zapata. Ai vlerësoi traditën e mikpritjes. “Këtu mund të kujtoi, refugjatët Kosovar gjatë kohës së luftës apo dhe gjatë luftës së dytë botërore keni dëshmuar mikpritje. Institucionet punojnë mirë dhe në kufi dhe brenda territorit. Situata nuk është e lehtë, por institucionet shqiptare kanë treguar profesionalizëm”, tha ai. Shtresat vulnerabël janë dhe më të vështirat. “Problemi me këtë pjesë është se lëvizin sapo nis marrja e trajtimit. Në Shqipëri shifrat janë rritur. Viti 2017 numëronte 1050 vetë, ndërsa në vitin 2018 kemi një total prej rreth 5700 refugjatësh. Kjo rritje është adresuar mjaft mirë fal profesionalizmit të institucioneve”. Në aspektin e integrimit dhe trajtimit, ai tha se ka dy pjesë. “Ana e parë është ana ligjore, legjislacioni shqiptarë është mirë për Integrimin dhe po diskutohet dhe një ligj për të ndërtuar një dokumentacion edhe më të plotë sipas standardeve të BE. Ana e dytë është që qeveria ka aprovuar, miratuar një vendim në Këshillin e Ministrave për të krijuar një kartë identiteti për të huajt, për refugjatët, që do të ndihmoj këto shtetas për t’u integruar më lehtë”. Ka refugjatë që punojnë në Shqipëri dhe që integrohen shumë mirë në vend, janë mirë pritur nga komshinjtë, si edhe nga komuniteti në shkollë dhe në jetën e përditshme. Sa i takon shifrave në botë, 50% e refugjatëve janë fëmijë. 80% e tyre qëndrojnë afër vendeve të tyre. Numri i njerëzve që iknin nga lufta, persekutimi dhe konflikti tejkaluan 70 milionë në vitin 2018. Ky është niveli më i lartë që UNHCR, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ka parë në gati 70 vjet. Të dhënat nga raporti vjetor i Trendit Global të UNHCRsë, tregojnë se të paktën 70.8 milionë njerëz janë zhvendosur me forcë. Për ta vënë këtë në perspektivë, kjo është dyfishi i nivelit të 20 viteve më parë,
15
E shtunë, 22 QERSHOR 2019
Ka refugjatë që punojnë në Shqipëri dhe që integrohen shumë mirë në vend, janë mirë pritur nga komshinjtë, si edhe nga komuniteti në shkollë dhe në jetën e përditshme
Dita Botërore e Refugjatëve, Zapata: Kartë identiteti për integrimin e tyre SITUATA “Për vitin 2018 janë regjistruar rreth 131 refugjatë në Shqipëri dhe 162 azilkërkues. Këto janë ato që kanë qëndruar në Shqipëri. Brenda vitit ka pasur më shumë se 5700 azilkërkues por shumica kanë ardhur në Shqipëri dhe janë larguar për në vende të tjera të Europës. Problemi me këtë pjesë është se lëvizin sapo nis marrja e trajtimit. Në Shqipëri shifrat janë rritur. Viti 2017 numëronte 1050 vetë, ndërsa në vitin 2018 kemi një total prej rreth 5700 refugjatësh”. 2.3 milionë më shumë se një vit më parë, dhe një popullsi midis asaj të Tajlandës dhe Turqisë. “Brenda shifrës prej 70.8 milionë në raportin e Trendit Global janë tre grupe kryesore. I pari është refugjatët, që do të thotë njerëz
të detyruar të ikin nga vendi i tyre për shkak të konflikteve, luftës apo persekutimit. Në vitin 2018, numri i refugjatëve arriti 25.9 milionë në mbarë botën, 500.000 më shumë se në vitin 2017. Në këtë total përfshihen 5.5
milionë refugjatë palestinezë që janë nën kujdesin e Agjencisë së Ndihmës dhe Punës së Kombeve të Bashkuara. Grupi i dytë është azilkërkuesit, njerëzit jashtë vendit të tyre të origjinës dhe që marrin mbrojtje ndërkombëtare
por në pritje të rezultatit të kërkesës së tyre për statusin e refugjatit. Në fund të vitit 2018 ka pasur 3.5 milionë azilkërkues në nivel global. Grupi i tretë dhe më i madh, në 41.3 milionë, janë njerëz të zhvendosur në zona të tjera brenda vendit të tyre”.
RAPORTI
BRITANI
Shqipëria “fik” trurin
Peticion për shqiptarin: Është pasuri për vendin
Shqipëria ka numrin më të ulët të personelit në fushën e kërkim-zhvillimit në rajon e për rrjedhojë është e fundit për sa u përket fondeve që ka përfituar nga “Horizon 2020”. Komisioni Europian ka hartuar dhe miratuar një plan për “Horizon Europe” për të rritur nivelet e shpenzimeve të shkencës së BE nga 50% gjatë viteve 2021-2027. Shqipëria renditet e fundit në rajon për fondet që BE-ja ka vënë për kërkimin shkencor gjatë periudhës 2014-2017. Gjatë kësaj periudhe, Shqipëria përfitoi vetëm, 1 9 milionë euro. Studimi vlerëson se kapacitetet e ulëta në infrastrukturën e njësive kërkimore në IAL, institutet, akademitë dhe numri i vogël i kërkuesve shkencorë është një problem i madh me të cilin ballafaqohet Shqipëria. Ka gjithashtu mungesë të kurrikulave specifike në Institucionet e Arsimit të Lartë që të ofrojnë informacion më të thellë në kërkimet shkencore. Universitetet dhe institucionet e tjera kërkimore në Shqipëri gjithashtu kanë një mungesë totale infrastrukturore në zhvillimin e shkencës, teksa shihet se mungon edhe infrastruktura e thjeshtë si laboratorët, zyrat dhe bibliotekat. Deri tani, nuk ka pasur asnjë projekt të fituar dhe të drejtuar nga institucionet shqiptare.
Në Britaninë e Madhe është hapur një peticion për të parandaluar deportimin e një studenti të jashtëzakonshëm shqiptar. Deri më tani janë nëshkruar 6000 firma për të ndaluar largimin e studentit 18-vjeçar, Stiven Bregu. Ai iku në Britani në vitin 2015, me qëllimin e vetëm për t’i shpëtuar dhunës në familje. Steven mbeti i vetëm në Keynsham pranë Bristolit dhe ishte vetëm 13-vjeç në atë kohë. Ai nuk dinte asnjë fjalë anglisht dhe më pas u dërgua në një qendër për të mitur, ku la mbresa me aftësinë e tij për të mësuar. Ai ka bërë kërkesë për azil por janë mohuar. “Kam studiuar shumë, jam munduar të ndërtoj të ardhmen time në Britani, e cila tashmë është shtëpia ime”,-ka thënë Stiven. Ishtë pikërisht mësuesi i djaloshit, Rob Shaw i cili lançoi peticionin për të mbajtur Stiven në Angli. “Ne kemi investuar aq shumë për Stiven. Si një qytetar britanik nuk jam aspak krenar me atë që duan të bëjnë ndaj tij. Ai është një pasurie e madhe. Ai ka kaluar provimet në nivel shumë të mirë. Stiven gjithashtu ia ka dalë të sigurojë një ofertë shumë të mirë nga një firmë menaxhimi të pasurive për shkak të aftësive të tij të shkëlqyera në matematike”.
AKTUALITET
16
E shtunë, 22 QERSHOR 2019
Sipas INSTAT-it, gjatë periudhës janar-maj të këtij viti u shënuan 583 ngjarje të tilla, me pasojë vdekjen e 76 personave dhe plagosjen e 697 personave
T
ë dhënat e fundit të Institutit të Statitikave, tregojnë për një numër të lartë aksidentesh. Sipas Instat-it, gjatë periudhës janar-maj të këtij viti u shënuan 583 ngjarje të tilla, me pasojë vdekjen e 76 personave dhe plagosjen e 697 personave. Në 87% të rasteve, shkaktarë të aksidentit janë drejtuesit e mjeteve. Eksperienca e viteve të kaluara ka treguar se numri i aksidenteve pëson rritje gjatë muajve të verës për shkak të shtimit të mjeteve në qarkullim, nga ardhja e emigrantëve por edhe turistëve të huaj. Sipas Instat, në muajin maj 2019 numërohen 115 aksidente rrugore, nga 155 aksidente të ndodhura në maj 2018, duke u ulur me 25,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve, në pesëmujorin e parë të vitit 2019, është 583 nga 659, duke u ulur me 11,5 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në maj 2019, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 143 persona, nga 201 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 28,9 %. Numri i të aksidentuarve në pesëmujorin e parë të vitit 2019, është 773 persona, nga 852 persona duke u ulur me 9,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018. Në muajin maj 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 14 persona, nga 17 persona të vdekur në maj 2018. Në pesëmujorin e parë 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 76 persona, nga 78 persona, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në maj 2019, aksidentet rrugore, në 87,0 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit
Çdo dy ditë, një shqiptar vdes në aksident rrugor
të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25-35 vjeç, duke zënë 27,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshe janë ulur me 24,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në pesëmujorin e parë 2019, aksidentet rrugore, në 15,4 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj
SITUATA
Temperaturat e larta, masat që duhet të merrni
Temperaturat e larta kanë shtuar fluksin e pacientëve në spitale. Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar ndërsa thonë se shqetësimi kryesor këto ditë të nxehta janë goditjet nga dielli. Pa një çadër apo një shishe ujë vështirë se mund të lëvizësh nëpër qytet. Temperaturat kanë arritur pikun ndërkohë që jo të gjithë i kanë gjetur të përgatitur. Mjekët tregojnë për një fluks të shtuar të pacientëve. Shqetësimi më i shpeshtë i tyre janë goditjet nga dielli. Apeli i mjekëve vjen për kujdes të shtuar sidomos për të sëmurët me hipertension, probleme kardiovaskulare diabet apo probleme të shëndetit mendor. Shmangia e aktivitetit fizik në orët e nxehta të ditës, konsumi i sa më shumë lëngjeve, vakteve të lehta por dhe mos ekspozimi në diell do të evitonte problemet shëndetësore në këto ditë me temperatura të larta.
periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 30,2 %, krahasuar me një vit më parë. Barriera në rrugën interurbane kryesore TiranëDurrës është një nga elementët më të rëndësishëm të sigurisë rrugore por sipas ekspertëve është jashtë standardit për shkak të lartësisë së ulët. “Kjo është jashtë standardeve dhe mund të dallohet shumë lehtë
me pjesën tjetër të rrugës, që vazhdon më tej për në Durrës apo te mbikalimi i Kamzës. Njëkohësisht, këtu paraqet një lloj rrezikshmërie edhe për mjete që mund të lëvizin me shpejtësi në raste aksidenti, pasi mund të kalojnë në krahun tjetër. Po ashtu ka një problematikë në shkëmbimin me drita, sidomos natën, mes mjeteve për arsye të shkurtësisë”, tha Fatmir Hasho,
SITUATA “Sipas Instat-it, gjatë periudhës janar-maj të këtij viti u shënuan 583 ngjarje të tilla, me pasojë vdekjen e 76 personave dhe plagosjen e 697 personave. Në 87% të rasteve, shkaktarë të aksidentit janë drejtuesit e mjeteve. Eksperienca e viteve të kaluara ka treguar se numri i aksidenteve pëson rritje gjatë muajve të verës për shkak të shtimit të mjeteve në qarkullim, nga ardhja e emigrantëve por edhe turistëve të huaj”. ekspert i sigurisë rrugore. Problemet me sinjalistikën rrugore shtohen edhe më shumë në rrugët interurbane dytësore, si ajo që lidh Tiranën me Fushë Krujën. Eksperti e vendos theksin te mungesa e sinjalistikës. “Sinjalistika horizontale mungon totalisht dhe të gjitha hyrje-daljet, qoftë të bizneseve, qoftë të rrugëve jokryesore, që shkojnë në brendësi të lagjeve, janë të papajisura me sinjalistikë, qoftë horizontale, ashtu dhe vertikale. Vendkalimet e këmbësorëve pothuajse mungojnë, me përjashtim të një mbikalimi, i cili është në distancë të konsiderueshme dhe i detyron ndoshta njerëzit për të kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin të dalin në rrugë. Në shumë raste të tilla ka pasur aksidente rrugore”.
MATURA
Dalin përgjigjet e provimit të gjuhës së huaj M
ë shumë se 3.2 % e maturantëve në vend rezultojnë mbetës në anglisht. 14 ditë pas testimit Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar rezultatet e provimit të parë të maturës shtetërore. Testimit iu nënshtruan 36 mijë e 134 maturantë të shpërndarë në 194 qendra. Ndërkohë maturantët i janë nënshtruar dhe provimit të gjuhës shqipe e letërsisë dhe atij të matematikës. Përgjigjet e tyre sipas Ministrisë së Arsimit pritet të dalin pas pak ditësh. Të hënën e 24 qershorit maturantët do të japin dhe testin e fundit e maturës, atë të lëndës me zgjedhje. Për herë të parë këtë vit pyetjet me alternativë në tezë janë korigjuar elektronikisht. Nga ana tjetër, nxënësit e klasave të nënta testuan të premten njohuritë e tyre në lëndën e matematikës. Testimi nisi në
orën 10:00 të mëngjesit dhe zgjati 2 orë e 30 minuta. Pas testit të gjuhës së huaj dhe gjuhës shqipe, dje me testin në matematikë u përmbyllën provimet për klasat e nënta. Sipas skemës së miratuar, vlerësimi i përgjigjeve të nxënësve do të bëhet me pikë, të cilat më pas konvertohen
në notë. Çdo përgjigje e testit i nënshtrohet një vlerësimi të dyfishtë, ku dy mësues të lëndës do të bëjnë vlerësimin e të njëjtit test në mënyrë të pavarur njeritjetri. Testet do të mblidhen dhe do të korrigjohen në qendrat e vlerësimit të njësive arsimore vendore të çdo rrethi.
AKTUALITET
17
E shtunë, 22 QERSHOR 2019
Qendrat shëndetësore verore po mbështeten edhe me 18 vendndodhje fikse autoambulancash, spitalet me shërbim të përforcuar si dhe me Njësinë e Helikopterëve
M
bi 2 mijë pushues kanë marrë shërbim në ditët e para të funksionimit të qendrave shëndetësore verore në zonat turistike. Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi të premten qendrën shëndetësore verore Golem plazh, e hapur enkas për pushuesit me 3 mjekë dhe 3 infermierë në shërbim 24/7. ‘’Jemi në gatishmëri të plotë në 28 qendrat shëndetësore verore nga veriu në jug të vendit, me shërbim mjekësor pa ndërprerje, për të garantuar një sezon turistik të sigurtë. Qendra e Golemit plazh është ndër qendrat me fluksin më të lartë të pushuesve që kanë marrë trajtim mjekësor’’, tha Manastirliu. Qendrat shëndetësore verore po mbështeten edhe me 18 vendndodhje fikse autoambulancash, spitalet me shërbim të përforcuar si dhe me Njësinë e Helikopterëve. Sipas ministres, me masat e marra, garantohet më shumë siguri për pushuesit në të gjitha zonat turistike. ‘’Me masat që kemi marrë për sezonin turistik me ekipet mjekësore të trajnuara për çdo emergjencë, të koordinuar nga urgjenca kombëtare mjekësore, garantojmë më shumë siguri për pushuesit, në të gjitha zonat turistike’’, tha Manastirliu. Janë 132 mjekë dhe infermierë në 28 qendrat shëndetësore verore nga Thethi, në Ksamil që ofrojnë shërbim pa ndërprerje për pushuesit. Të gjitha qendrat shëndetësore verore janë të pajisura me 52 lloje medikamentesh dhe 25 lloje materialesh mjekimi, të domosdoshme për të siguruar një shërbim sa më efikas, sipas nevojave të pushuesve. ‘’Janë 132 mjekë dhe infermierë të
Sezoni turistik, Manastirliu: Qendra verore në Golem në shërbim 24/7 15 SHTATOR “Qendrat shëndetësore 24 orëshe pranë zonave turistike do të jenë të hapura deri më 15 shtator. Janë 132 mjekë dhe infermierë të trajnuar për çdo emergjencë, të cilët do të ofrojnë shërbim të specializuar në 28 qendrat verore, të cilat janë pajisur me të gjithë barnat dhe materialet mjekësore të nevojshme për të mbuluar sëmundshmërinë e stinës së verës dhe urgjencën mjekësore’’. trajnuar për çdo emergjencë, të cilët do të ofrojnë shërbim të specializuar në 28 qendrat verore, të cilat janë pajisur me të gjithë barnat dhe materialet mjekësore të nevojshme për të mbuluar sëmundshmërinë e stinës së verës dhe urgjencën mjekësore’’, tha Manastirliu.
28 QENDRA
Ministrja deklaroi se i gjithë shërbimi do të koordinohet nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore. Nëpërmjet numrit 127, do të adresohet çdo emergjencë shëndetësore. Përveç qendrave verore, të gjithë ekipet mjekësore në spitalet pranë zonave turistike do të jenë me
shërbim të përforcuar si dhe shërbimi i autoambulancave dhe Njësia e Helikopterëve do të jenë në gatishmëri. Qendrat shëndetësore 24 orëshe pranë zonave turistike do të jenë të hapura deri më 15 shtator. Gjatë vitit të kaluar, sipas ministrisë rreth 50 mijë pushues morën
‘’Jemi në gatishmëri të plotë në 28 qendrat shëndetësore verore nga veriu në jug të vendit, me shërbim mjekësor pa ndërprerje, për të garantuar një sezon turistik të sigurtë. Qendra e Golemit plazh është ndër qendrat me fluksin më të lartë të pushuesve që kanë marrë trajtim mjekësor. Me masat që kemi marrë për sezonin turistik me ekipet mjekësore të trajnuara për çdo emergjencë, të koordinuar nga urgjenca kombëtare mjekësore, garantojmë më shumë siguri për pushuesit, në të gjitha zonat turistike”.
KUKËS
Proteza për të dëmtuarit e luftës, i njohur përtej kufijve Fadil Shehu prodhon proteza në mënyrë artizanale dhe “punishtja” brenda spitalit të Kukësit, ku me përkushtim i është dedikuar pasionit të tij në ndihmë të njerëzve në nevojë, është e njohur edhe përtej kufijve. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë historinë e teknologut protezist shqiptar të trajnuar jashtë vendit në këtë fushë të mjekësisë. Lufta e Kosovës në 1999 do të shërbente edhe si shkak që ai të prodhonte proteza për të dëmtuarit nga minat. Fadili është teknolog protezist i trajnuar edhe jashtë vendit në këtë fushë. Nisi të prodhojë proteza për të dëmtuar nga minat dhe armët gjatë konflikteve të vitit 1999 në kufirin mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe sot, në spitalin e Kukësit, prodhon rreth 20 proteza në vit.
shërbim në qendrat shëndetësore verore, gjatë sezonit turistik. ‘’Jemi në gatishmëri të plotë në 28 qendrat shëndetësore verore nga veriu në jug të vendit, me shërbim mjekësor pa ndërprerje, për të garantuar një sezon turistik të sigurtë. Qendra e Golemit plazh është ndër qendrat me fluksin më të lartë të pushuesve që kanë marrë trajtim mjekësor’’, tha Manastirliu. Nga ana tjetër, Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, bëri me dije faktin se qendrat shëndetësore 24 orëshe pranë zonave turistike do të jenë të hapura deri më 15 shtator. Qendra e Golemit plazh është ndër qendrat me fluksin më të lartë të pushuesve që kanë marrë trajtim mjekësor.
MINISTRIA
Mamografia, 1373 ekzaminime falas për gratë N
jësitë e mamografisë së lëvizshme janë vazhdimisht dhe në mënyrë periodike nëpër qytete, sipas një grafiku të caktuar paraprakisht. Mamografia lëvizëse vijon rrugëtimin në të gjithë vendin, duke ofruar mamografi falas për gratë afër vendbanimit, gjatë gjithë vitit. Mamografia lëvizëse sot ndaloi në Tropojë, ku pas ekzaminimit disa prej grave janë rekomanduar për vizitë të specializuar. Deri tani për 2019 vetëm nga mamografia e lëvizshme janë realizuar 1373 ekzaminime. Ekzaminimin e mamografisë mund ta kryejnë të gjitha gratë në moshën mbi 50 vjeç. Por mund ta kryejnë edhe gratë e moshës 40-50 vjeç që janë në risk më të lartë (me
risk të lartë konsiderohen ato gra që janë bartëse të defekteve gjenetike, që kanë histori familjare apo personale për kancer gjiri, probleme beninje të gjirit, që kanë fillim të hershëm
dhe mbarim të vonshëm të menstruacioneve, mos lindje e fëmijës ose lindja e fëmijës mbi moshën 35-vjeç, obezitet, ind i ngjeshur të gjirit dhe ekspozim ndaj rrezatimit terapeutik).
POLITIKE OPINION Nga Jorida Tabaku
N
ë konceptin modern, autori tarizmi është sundimi i pak icës në emër të shumicës. Një qeverisje e tillë është bjerrja e vazhdueshme të drejtave të njeriut dhe mbi të gjitha mungesa e limiteve të pushtetit që qeveria ka ndaj njerëzve, ekonomisë së tregut, pronës dhe gjithçkaje tjetër që qytetarët zotërojnë. Nën këtë perspektivë, autoritarizmi modern shtrihet që nga Rusia e Presidentit Putin deri tek qeverisja e Kinës nga Partia Komuniste Kineze në ditët e sotme. Ai karakterizohet nga katër tipare kryesore. I pari: Një aparat i madh represioni. Qeverisjet autoritare dhe kryeministrat autoritarë e kanë të domosdoshëm një aparat represiv me të cilin të kërcënojnë jetët e qytetarëve. Përgjithësisht këto mjete të represionit qeveritar janë të bazuara në parimin që mos të jenë efiçente në sensin e zbatimit të ligjit dhe mbarëvajtjes së shtetit ligjor por të jenë të domosdoshme dhe efektive për të ndëshkuar këdo që del kundër qeverisë si dhe perceptimit që kjo e fundit ka për veten dhe mënyrën e ushtrimit të autoritetit prej saj. Në rastin e Shqipërisë policia e shtetit është kthyer në një mjet represiv që qeveria apo më saktë Kryeministri ka vendosur në shërbimin e tij thuajse personal. Skenat e dhunës që u panë në qytetin e Shkodrës dje si dhe skenat e dhunës që janë parë për 8 protesta me radhë nga policia politike drejtuar me komisarë politikë janë shembuj konkretë. Një tjetër el-
ement i aparatit represiv që ka ndërtuar kyrministri është ai i bandave kriminale të atashuara me shtetin dhe qeverisjen. Këto të fundit jo vetëm që janë shpesh në rivalitet me njëra-tjetrën por ato shërbejnë si forma presioni karshi qytetarëve sidomos pranë ditës së votimit. Përgjimet e publikuara nga BILD dëshmojnë se si këto dy instrumente represioni të lidhura ngushtësisht me kryeministrin Rama përdoren efektivisht për të dhunuar votuesin e opozitës, kërcënuar votuesit e tjerë dhe për të blerë votuesin nevojtar apo të e pavendosur. Sakaq disa banda, si në qytetin e Durrësit, kanë edhe tagrin të përzgjedhin kandidatin apo kandidatët. Një tjetër element i rëndësishëm për krijimin e një qeverie autoritariste është domosdoshmëria e mbajtjes së parasë në qarkullim (high cash-flow model). Qeveritë e ndotura nga bashkëpunimi me krimin nuk mund të ndërtojnë modele ekonomike dhe as modele zhvillimi ekonomik në shërbim të popullsisë. Njësoj si firmat piramidale apo skemat Ponzi, këto qeverisje kanë synimin për të pasur përherë likuditet me të cilin të manipulojnë apo mashtrojnë sponsorizuesit e tyre si dhe një pjesë të popullatës. Duke pasur këtë në mendje kryeministri Rama përdori çdo burim ekonomik të vendit për të prodhuar një sistem ekonomik kriminal. Ai lejoi mbjelljen e territorit të vendit me kanabis, i dha mundësi bandave të zgjeronin aktivitetin e tyre kriminal (pra aparatit represiv të
18 E shtunë, 22 QERSHOR 2019
Ramizmi është Putinizëm! mbijetonte) dhe njëkohësisht rriti borxhin publik. Nga ana tjetër ai për të siguruar mbështetjen e bizneseve të fuqishme, dmth atyre që më pas u kthyen në oligarkët e tij, u siguroi atyre kontrata të majme nga buxheti i shtetit. Për këtë të fundit u sigurua që të furnizohej nga kreditë e marra nga FMN apo nga eurobondet e lëshuara në treg me norma interesi jo eficente. Duke qenë se një qeveri autoritare nuk është e tillë derisa nuk kontrollon mundësinë për të jetuar apo mobilitetin social të qytetarëve të saj, atëherë kryeministri Rama vuri në jetë planin e kontrollit të mundësive të qytetarëve. Mënyra më e mirë për të implementuar këtë pikë është ajo e kontrollit të Tregut të Lirë dhe Ekonomisë së Tregut. Miratimi i ligjeve me emër biznesi, krijimi i një klime ligjore dhe fiskale që promovon vetëm oligarkët, zhdukja e konkurrencës përmes ligjeve të veçanta dhe përqëndrimi i ekonomisë në koncesionet e qeverisë. Ka krijuar basat e sigurta mbi të cilat po ndërtohet ekonomia e oligopoleve dhe karteleve, një ekonomi e përkryer për të mbajtur në këmbë një regjim autoritar. Një ekonomi, që siç e pamë në rastin e përgjimeve të publikuara nga BILD, ka trajtën e një piramide me kuazibiznesmenë që koordinojnë me krimin dhe politikën për blerjen sa më efektive të votës, të mbështetur nga një prapavijë pseudo-biznesmenësh që pastrojnë paratë e krimit dhe që kulmon me babushët mega-
biznesmenë që presin, që pas gjithë shërbimeve publike të akaparuara në trajtën e karteleve ineficente, të ndajnë thelat qyl të tenderave të ndotur të qeverisë me peshkaqenët e pangopur të krimit dhe politikanët e bërë tej e tej pis prej tij. E fundit, por jo për nga rëndësia, një qeverisje autoritare aplikon parimin e kontrollit të narrativës si dhe propagandës. Siç edhe është e qartë, kjo mazhorancë dhe ky kryeministër kanë aplikuar prodhimin e narrativës së gënjeshtërt duke mohuar çdo akuzë dhe çdo fakt që lexohet qartësisht nga çdo qytetar i vendit. Sot për sot kryeministri dhe shpura e tij po argumentojnë se vendi nuk ndodhet në krizë, se opozita ka frikë nga reforma në drejtësi edhe pse përditë po zbulohen jo vetëm afera korruptive të blerjes së votës, por afera që lidhin eksponentë të qeverisë dhe mazhorancës me mafiozë të kalibrit të lartë. Narrativa e këtij rregjimi gangsterësh përpiqet të mbulojë me shoshë diellin e shtetit mafioz që djeg dhe përcëllon indin dhe cipën e moralit të shqiptarëve. Në kushtet e një regjimi të tillë, opozita shqiptare ka pasur dhe ka gjithë të drejtën që të protestojë dhe të djegë mandatet. Në të tilla kushte shqiptarët kanë shumë vjet që jetojnë, duke u shtypur përditë e nga pak dhe duke u gënjyer nga shtypësit e tyre se po “bëhet shtet”. Shqiptarët e varfër prangosen dhe kalben burgjeve ndërsa kriminelët e vërtetë bashkëqeversin dhe flenë në shtratin
e pushtetit me kryeministrin, ministrat, ish ministrat dhe deputetët. Policët e shkretë u hidhen mish për top kriminelëve ndërsa komisarët politikë gjezdisin të pashqetësuar duke u ngritur në detyrë. Të fortët shqetësohen për kostumet që kanë veshur kur takojnë kokat e mëdha në “zyrat e rëndësishme” ndërsa shqiptarët nuk kanë me çfarë të shtyjnë ditën. Kryebashkiakët dalin si akullore nga prokuroria ndërsa qytetarët kalben burgjeve me akuza politike. Oligarkët kënaqen me tenderat dhe mbrojtjen e shtetit represiv ndërsa shqiptarët rropaten përditë e më shumë duke u skllavëruar e trajtuar pa dinjitet. Kundër kësaj kaste dhe establishmenti opozita ka ngritur zërin që në shtator 2013. Kundër këtij sistemi gangsterësh dhe kryeministri autoritar opozita ka refuzuar të jetë thjesht një fasadë. Pasi provoi çdo mjet brenda kufijve të demokracisë parlamentare, opozita refuzoi të jetë fasada e shtetit gangsterr. Ne vendosëm të zbresim në shesh bashkë me qytetarët për të ecur së bashku në këtë betejë kundër autoritarizmit. Sot ju ftojmë të gjithëve në protestën për të rrëzuar një herë e mirë këtë sekt gangsterësh që pretendon se qeveris në emër të një shumice inekzistente. Ju ftojmë të luftojmë në emër të paqes, demokracisë dhe barazisë përpara ligjit, barazisë përpara mundësive që na ofrohen në jetë, barazisë përpara drejtësisë së munguar dhe keqtrajtuar.
OPINION
Statistikë Dramatike dhe Zgjidhje! Nga: Hasan Metuku*
M
bi njëmijë shqiptarë kanë kry er Doktoraturën në Universite tet perëndimore. Mbi njëzet e dy mijë kanë kryer studimet Master në po këto universitete. Rreth gjashtëdhjetë mijë kanë përfunduar studimet Bachelor dhe me mijëra të rinj dhe intelektualë të tjerë janë shkolluar në Universitetet e vendit. Fuqia, Fytyra dhe e Ardhmja e Shqipërisë duhet mbështetur tek kjo elitë, tek “Armata e Dijes”! Por sa i kë plotësuar pritshmëritë për këtë Armatë të Dijes qeveria e z.Rama?! Zero. Sot, një i ri që mbaron studimet jashtë Shqipërisë as që e çon ndërmend rikthimin, kjo nisur nga fakti se të gjeturit e një pune në administratë apo edhe në tregun privat vendës është një “epope” më vete. Ndërsa një i ri që mbaron studimet në Shqipëri shikon si të vetmen mundësi largimin nga vendi, madje edhe me koston e një pune të rëmdomtë që nuk përkon ose nuk i afrohet aspak investimit të bërë gjatë katër apo më shumë vietve në universitet. Dhe për ta bërë më të kuptuehsme këtë gjë, mjafton të kujtosh se nga 2013-ta janë larguar nga vendi mbi gjas-
htëqind mijë shqiptarë, nga ku më shumë se 90 përqind e tyre kanë pasur vetëm biletë vajtje… Mbi treqind mijë të tjerë aplikuan për llotarinë amerikane, një në katër shqiptarë ka bërë plane konkrete për tu larguar nga Shqipëria si dhe një në dy shqiptarë nuk e sheh të ardhmen e fëmijëve aty. Në dy vitet e fundit shqiptarët zunë vendin e parë në vendet Bashkimit Evropian si azilkërkues, aq sa jo pa qëllim kjo gjë solli edhe reagimin e Holandës për vendosjen e regjimit të vizave. Shqiptarët nën sundimin e Rilindjes lanë pas në kërkesën për azil dhe refugjatët sirianë që sundohen nga gjakatari që do dënohet një ditë si kriminel lufte dhe krime kundër njerëzimit, Bashar Al Asad. Pra, mjafon ky fakt për të kuptuar se deri në çfarë pike e ka çuar vendin “Rilindja” e z.Rama. Asnjë komb tjetër që normalisht nuk është në luftë, nuk ka pësuar këtë emigrim, kjo bazuar në popullsinë e vet. “Edhe bullgarët, rumunët, kroatët, emigrojnë sa në Gjermani dhe në Angli. Kjo ëhstë një sëmundje që ka mbërthyer Europën”, është shpjegimi sa naiv dhe aq dashakeqës i kryeministrit. Por ky i fundit harron një fakt shumë domethënës, që pikë s ëpari si rumunët dhe bullgarët e kroatët lëvizin
(dhe jo emigrojnë) drejt Gjermanisë dhe Anglisë si nënshktetas të Bashkimit Europian dhe kanë të njëjtat të drejta sikundër gjermanët, francezët, etj. Së dyti, duhet parë raporti i popullsisë: nëse Rumania ka sot 20 milionë banorë dhe nga vendi janë larguar gati 2 milionë të tillë, raporti është një një dhjetë banorë. Ndërsa në një vend si Shqiopëria me dy miulionë banorë, largimi i pesëqind mijë të tillë kalon çdo imagjinatë emigrimi, pasi kemi të bëjmë me 1 në 4 banorë që largohet dhe nuk kthehet më në vend. Të mendosh se largohet pjesa më dinamike e shoqërisë, ajo që jo vetëm sjell të adhura të mjaftuehsme në fondin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, por ndihmon në rritjen sociale të popullisë. Aq problematike është kjo lëvizje sa edhe vetëm specialistët (ata që kanë mbetur) të Rilindjes kanë dhënë alarmit për falimentimin e sigurt të struktuës së pensioneve në një kohë mjaft të shkurtër. Është normale, po të mendosh se në Shqipëri ke më shumë pensionistë sesa kontribues në sigurimet shëndetësore dhe shoqërore. Ky ëhstë peshqeshi i qeverisë së z.Rama, të cilën sot nuk duan ta kuptojnë majtistë, por nesër do ta vuajnë njëlloj si çdo qytetar i vendit.
Por përtej arsimit, emigrimit, problemeve social-ekonomike, Shqipëria e sotme dhe shqiptarë luftën kryesore e kanë me mungesën e votës së lirë, pasi ajo është çelësi i politikës për ti mbajtur të varfër. Kush nuk ka mundësi për të zgjedhur lirisht do mbetet gjithmonë i varfër dhe duket se këtë gjë e kanë kuptuar më mirë se cilëtdo Rilindasit. Përgjimet e fundit të BILD kanë treguar qartazi mënyrën sesi socialistët-specialistë kanë arritur që edhe në një bastion të djathtë të dinë sesi me vjedhje vote, shtrëngime, kërcenime dhe klanosje ta bëjnë të majtë deri në çudi. Sot më shumë se kurrë i jepet përgjigje pyetjes sesi vetuesi dibran, i cili në 2015 votoi gjithsesi pro PD-së, paçka se kandidati i kësaj të fundit kandidonte për herë të katërt dhe kishte përbvallë jo vetëm Shukriun e Rilindjes por edhe një të pavarur, i cili mori plot 1500 kryesisht të djathta. E majfta fitoi me 400 vota diferencë, por vetëm një vit më vonë, në momentin më të keq, pas skandalit me “brekët e Shukriut”, kur mendohej se PD-ja do të rikthehej fuqishëm në Peshkopi ndodh “gjëma”: Muharrem Rama fiton me 4 mijë vota diferencë. Por ëfarë të mirë paskësh sjellë PS-ja në vetëm një vit qeverisje në zonë dhe për më tepër
me një skandal mbi shpatulla të ishkryuesbashkiakut që të merrte kaq shumë vota?! E vërteta vonoi por në fund doli në pah nga përgjimet e Bild: vjedhje e hapaur me banditë, kriminelë, kërcënime dhe kanosje. Kjo ishte filozofie e Rilindjes. Mjafton kaq që Parti Demokratike dhe opozita të kërkojnë me çdo kusht që të mos shkojnë në zgjedhje teksa në krye të vendit është ai që i vjedh zgjedhjet. Edi Rama është armik i Votës së Lirë dhe këtë e ka vërtetuar më së miri jo vetëm në Dibër, por edhe në Durrës, Kavajë, Elbasan, Krujë e gjetkë. Edi Rama e ka dhunën pjesë të psiqikës dhe veprimit individual dhe politik, ndaj edhe sot ky personazh kërkon me çdo kusht që të mbrojë karrigen e tij. Ai ka kriminilaziuar Shqipërinë dhe sundon atë me bandën e tij kriminale, duke dhunuar opozitarët dhe terrorizuar qytetarët. Rama duhet përmbysur, jo thjesht të ikë! Shqiptarët duhet që një herë e mirë të ndahen nga tranzicioni dhe të krijojnë një elitë te re politike, tek e cila më së pari të kenë besim vetëm shqiptarë dhe më pas edhe komuniteti ndërkombëtar. Por me Ramën kjo gjë është totalisht utopike. *A vokat-New Y ork/ SHB A *Av York/ SHBA
SHOWBIZ
19 E shtunë, 22 QERSHOR 2019
Miriam Cani ndan detaje nga shtatzënia Lajmi i shtatzënisë së këngëtares Miriam Cani, erdhi më mënyrë të papritur tek publiku, në mënyrë të befasishme. Askush nuk kishte dëgjuar për pritjen e dytë të ëmbël të këngëtares. Këto kohë po flitet për ta më shumë se kurrë! Për faktin se janë vetë ngjarjet që kanë shenjuar jetën e tyre artistike por edhe atë personale, ato që vërtetë kanë marrë vëmendjen maksimale të shtypit dhe fansave të shumtë. Koncerti recital që u mbajt në Prishtinë, ku Alban Skënderaj ndau me publikun e madh të pranishëm atje një repertor të zgjedhur këngësh, me hitet e suksesshme ndër vite. E atëherë kur askush nuk e priste, ai ndaloi një moment dhe vendosi që këngën “Dhurata” që ata ja kanë kushtuar vajzës së tyre Ameli, t’ja dedikojnë një tjetër pjesëtari më të ri të familjes së tyre të bukur. Fëmijës së dytë të çiftit që pritet të vijë në jetë pas pak muajsh! Ata pra, do të bëhen prindër për herë të dytë dhe ky ishte një lajm vërtetë i bukur. Për revistën “Class”, këngëtarja e dashur për publikun u shpreh se sapo ka mbyllur tre mujorin e parë të shtatzënisë dhe ende nuk ka shumë detaje
Era Istrefi publikon këngën me reperin rus Sezoni i verës, njihet si periudha e sjelljes së këngëve të reja prej artistëve. Era Istrefi ka publikuar projektin më të ri muzikor para fansave dhe publikut të gjerë. Bukuroshja kësaj radhe ka zgjedhur të bashkëpunojë me një reper të njohur rus, “Sayonara boy”. Kjo është hera e parë që ka ndodhur një bashkëpunim i tillë. “Algie”, titullohet kënga e dyshes por që nuk kanë vendosur ta shoqërojnë me ndonjë video projektin e ri. Theksojmë se biondina jonë është duke punuar në këngë të tjera që pritet t’i sjell gjatë muajve në vijim para tirfozëve të saj. Istrefi ka paralajmëruar se gjatë verës do të mbajë disa koncerte të ndryshme në diasporë dhe troje shqiptare. Emri i saj u bë i njohur në muzikën botërore falë projektit të saj muzikor “Bonbon”, i cili u shndërrua në një hit muzikor brenda një periudhe shumë të shkurtër. Pas këtij suksesi, Era Istrefi vijoi projektet e saj, duke bashkëpunuar me artistë të huaj, të cilat gjithashtu rezultuan të suksesshme.
për të ndarë me lexuesit, mbi gjininë e bebit, pasi është ende herët...Pra, Miriam Cani është tre muajshe shtatzënë, ndërsa
ne të gjithë presim me kuriozitet se nëse fëmija i dytë do të jetë një vëlla apo një motër për Amelinë!
“Qikat” nga AdelinaRina kunjë për reperet Para 48 orësh u publikua projekti muzikor “Qikat”, i cili bëri bashkë Adelina Ismailin dhe Rina Balajn. Versioni i ri i “Kanagjegji” të Ismailit u risoll në një klip ekstravagant, me veshje provokuese dhe lëvizje sensuale. Ndryshe nga çfarë Adelina këndonte dikur, “Ani qika ani, ecni e mos ngani, lum për dadën o”. Në klipin në fjalë, artistja dëgjohet të thotë: “Lum për mamin o”. Ju kujtojmë se “Mami” është mënyra se si Rina ka preferuar të vetëquhet, një mënyrë kjo për t’u diferencuar nga pjesa tjetër e repereve. “Mami” u shndërrua gjithashtu në fjalën kyçe të luftës së disseve mes saj dhe Tayna- s. Rina këndoi “krejt e din kush o mami” e ndërsa Tayna “t’kallxoj unë kush o mami”. Pikërisht në një situatë të tillë, Adelina përpiqet t’i vendosë vulën e saj situatës duke shpallur Rinën “Mami”. Përsa i përket bashkëpunimit në fjalë, në një intervistë për “Gjesi” në T7, Ismaili zbuloi arsyen pse vendosi të këndojë me Balajn. “U takuam te parukieri ynë i përbashkët”,-tha ajo. “Më ka pëlqyer edukata e saj. U prezantua si sheqer, shumë e ëmbël, shumë e mirë. Te mosha e saj, të qenurit kaq e edukuar është e rrallë”. Më tej, Adelina thekson se fakti që Rina studion në Akademinë e Muzikës ndikoi më shumë. “Ma bëri zemrën copa-copa. Për ata që studiojnë në Akademinë e Muzikës e kam njëfarë dobësie. Nisa ta dëgjoja dhe pashë një stil të veçantë”.
Komentet rreth peshës, Bebe: Më lëndoni shumë
Të qenurit i suksesshëm dhe me famë globale, nuk të bën doemos të lumtur. Bebe Rexha është gjithnjë duke luftuar kundër paragjykimeve të trupit, kjo për shkak se lëndohet sa herë lexon një koment në lidhje me peshën e saj. Komenti i një prej ndjekësve të saj është bërë shkak që këngëtarja të flasë njëherë e mirë rreth sfidës së përditshme me të cilën përballet. Në foton e shkrepur gjatë performancës së saj në Cannes, Francë, dikush i shkruan: “Po shton shumë në peshë, e shëndoshë”. Paçka se kishte shumë komente që mbështesnin këngëtaren dhe pëlqenin trupin e saj, Rexha nuk vonoi t’i kthejë përgjigje. “Po kam shtuar. Po punoj me veten”. Më tej, Rexha postoi një sërë storyish ku shprehu gjithë ç’ndjen së fundmi në lidhje me peshën e saj. “Mua më pëlqen të ha dhe s’do ta mohoj këtë. Po ju, nuk i dini historitë e njerëzve. Të shkuarat e tyre, varësitë, apo nëse ata po marrin ilaçe që i bëjnë të shtojnë në peshë. Depresioni. E gjithë kjo më lëndon shumë sepse kam fituar shumë kilogram dhe është kaq e vështirë për t’i hequr. Pesha për mua ka qenë një çështje shumë delikate që e vogël. Është një rrugë e tërë, prandaj unë s’kam ndërmend të fshihem vetëm sepse jam shëndoshur. Do punoj për të dhe e di që do kem si ditë të mira ashtu dhe të këqija”,-përfundon ajo. Ajo ka shtuar se problemi i peshës ka qenë një problem për të që kur ka qenë një vajzë e vogël. “Pesha ka qenë diçka e vështirë për mua, që kur kam qenë vajzë e vogël. Po është një rrugë e gjatë dhe unë nuk do të fshihem pas një guri sepse kam fituar peshë. Unë do të stërvitem dhe do të kem ditë të mira dhe ditë të këqija”.
SPORT
20
E shtunë, 22 QERSHOR 2019
Skuadra spanjoll ka rritur ofertën në 20 milionë euro, mbrojtësi ndërkohë mendon për dasmën
Rozalb Lika
E
lseid Hysaj me siguri që do të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere. E thonë të gjitha mediat sportive në Itali dhe e konfirmoi edhe vetë futbollisti gjatë grumbullimit të kombëtares. Mbrojtësi shkodran është në kërkim të një skuadre të re, por fillimisht i duhet që të mendojë për dasmën madhështore që ka organizuar sot në kalanë e Rozafës. Gjithsesi gazetari i njohur i “Sportitalia”, Alfredo Pedulla, raporton se ai është më pranë se kurrë një transferimit te Atletico Madrid në Spanjë. “Elseid Hysaj do të martohet nesër (sot) në Shqipëri dhe shumë shpejt do të ketë zhvillime të rëndësishme nga merkato. Madje që tani, pasi në orët e fundit Atletico Madrid ka përmirësuar ndjeshëm ofertën për të te Napoli, duke arritur vlerën e 20 milionë eurove. Asnjëherë nuk ka qenë kaq i fortë interesi nga ‘Los Colchoneros’, te cilët do të largojnë edhe Arias. Mbrojtësi shqiptar është një kërkesë e trajnerit Diego Simeone. Atletico ka shumë interes për të. Hysaj në fakt dëshiron që të rikthehet duke punuar me Sarrin, por mungesa e një propozimi konkret nga Juventusi, dhe oferta e Atleticos mund ta bindin të ikë në Spanjë. Në pritje të zhvillimeve, ndërkohë Hysaj do të martohet nesër ...”, deklaroi Pedulla. Hysaj si Sergio Ramos Elseidi do të shkojë në altar
Hysaj asnjëherë kaq pranë Atleticos, sot martohet në Shkodër
MAQEDONI
Shkëndija bën ofertë për Andi Lilën
Shkëndija e Tetovës pasi nuk arriti që të sigurojë shërbimet e mesfushorit Sabien Lilaj, tashmë po tenton për një tjerr futbollist të kombëtares sonë. Bëhet fjalë për Andi Lilën, emri i të cilit qarkullon edhe në listën e skuadrës së Tiranës. Mediat në Maqedoni raportojnë se skuadra tetovare, i ka bërë një ofertë Lilës, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës greke të PAS Janina. Mbetet të shihet nëse drejtuesit e Shkëndijës do të bindin futbollistin e njohur shqiptar. Lila ka një karrierë të pasur, pasi ka qenë edhe pjesë e Seria A me Parmën, ku edhe ka gjetur rrugën e rrjetës.
MBROJTËSI bashkë me Fiorenza Lekstakaj, me të cilën është në një lidhje prej vitesh dhe kanë së bashku një djalë. Ajo nuk është e panjohur për shqiptarët, sepse është shpallur “Miss Albania 2013”, ndërkohë që janë njohur
së bashku në Itali. Do të jetë një dasmë e madhe, me rreth 400 të ftuar, e cila do të organizohet sipas traditave të dhëndrit dhe nuses. Dasma do të jetë e përbashkët për të dyja familjet dhe do të zhvillohet në një vend
shumë të veçantë në Shkodër: Kalanë e Rozafës. Pritet një ceremoni shumë e kuruar, duke sfiduar Sergio Ramos, i cili pak ditë më parë zhvilloi ceremoninë e dasmës me Pilar Rubion dhe kishte 500 të ftuar.
SULMUESI
MESFUSHORI
Torres tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur
Granit Xhaka do të bëhet kapiteni i ri i Arsenalit
Fernando Torres ka njoftuar tërheqjen nga futbolli i luajtur në moshën 35-vjeçare. Bomberi spanjoll që nga vera e vitit të kaluar është pjesë e skuadrës japoneze, Sagan Tosu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale njoftoi që ka ardhur momenti të tërhiqet nga futbolli. “Duhet t’ju them diçka të rëndësishme. Pas 18 vitesh plot emocione, ka ardhur momenti për t’u dhënë fund karrierës sime si futbollist. Të dielën e ardhshme do të shpjegoj gjithçka të gjitha detajet në një konferencë për shtyp, në Tokyo”, shkroi Torres. “El Niño” Torres debutoi me Atletico Madrid në 27 maj 2001. Në 2007 u transferua te Liverpool, ku shkëlqeu nën drejtimin e Rafa Benitez, ndërsa një vit më vonë shënoi golin e vetëm të ndeshjes në finalen e Evropianit të vitit 2008, aty ku Spanja mposhti Gjermaninë. Me kombëtaren spanjolle fitoi edhe Botërorin e vitit 2010 dhe Evropianin e vitit 2012. Në vitet 2007-2011 luajti me Liverpoolin, për t’u transferuar më pas te blutë e Londrës. Të Chelsea fitoi Championsin (2012), Europa League-n (2013) dhe FA Cup (2012). Pasi e mbylli me skuadrën londineze, provoi, pa shumë sukses, një eksperiencë me Milanin në Serinë A.
Granit Xhaka në sezonin e ri mund të bëhet kapiteni i skuadrës së Arsenalit. Mesfushori me origjinë shqiptare ka refuzuar një ofertë nga Atletico Madrid për të zënë vendin e Rodrit, teksa drejtuesit e ekipit londinez e ka shpërblyer menjëherë. Trajneri Unay Emery ka vendosur, që pas sezonit mjaft të mirë, ti besojë Xhakës shiritin e kapitenit, duke e bërë liderin e ri të ekipit. Xhaka kaloi nga Borussia Monchegladbach tek Arsenal për 45 milionë euro në vitin 2016, por shpeshherë është vënë në qendër të kritikave nga tifozët, edhe pse trajneri Unai Emery i ka besuar shumë atij, duke e aktivizuar në 40 ndeshje sezonin që sapo përfundoi. Për të mos lejuar largimin e Granitit, Arsenali po ecën përpara me planin për ta bërë kapiten mesfushorin, pasi Laurent Koscielny, nuk do të jetë në sezonin e ri pjesë e londinezëve. Xhaka u bashkua me Arsenalin në 2016 dhe që atëherë ka seleksionuar 130 paraqitje pas një fillimi të vështirë të jetës në veri të Londrës. Atij iu desh pak kohë të fitonte përkrahjen tifozëve.
Arrihet akordi, Mihaj transferohet te kampionët e Greqisë
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Enea Mihaj në sezonin e ri do të jetë pjesë e kampionëve të Greqisë, Paok. 20 vjeçari do të lërë Panatolikosin, ku u aktivizua për 3 sezone dhe do t’i bashkohet skuadrës nga qyteti i Selanikut me një kontratë katër vjeçare. Forma e shkëlqyer që ka shfaqur qendërmbrojtësi në këtë sezon ka bërë që të tërheqë vëmendjen e bardhezinjëve nga Selaniku të cilët për Mihajn pritet të derdhin në arkat e Paokut shifrën e 1,2 milionë eurove. Mediat greke njoftojnë se ditët në vijim do të bëhet edhe prezantimi i mbrojtësit shqiptar me klubin e tij të ri. Qendërmbrojtësi i kombëtares ishte lakuar si opsion edhe për Napolin dhe Benfikën, por do të qëndrojë në Greqi. Kujtojmë që te Paok ka kontratë edhe Ergys Kaçe, por ky i fundit pritet të largohet pas rikthimit nga huazimi nga Panathinaikos.
SPORT
21
E shtunë, 22 QERSHOR 2019
ROMERO
“Chiellini më tha që po më priste te Juvja, pothuajse qava” Argjentinasi Cristian Romero ka motive të mira për të ëndërruar si bardhezi, pasi e ardhmja do të jetë në skuadrën torineze. “Chiellini më ka thënë që po më pret te Juvja – zbuloi mbrojtësi 21-vjeçar i Genoas për televizionin argjentinas Canal Shoësport – pothuajse u përlota. Nuk mund ta besoja. I tregova të gjithë familjes sime”. Ai debutoi sezonin e kaluar në Seria A, por arriti që të luante 27 ndeshje me fanellën e Genoas- duke spikatur dhe duke tërhequr
më pas vëmendjen edhe të Juventusit, që bleu kartonin e tij për 20 milionë euro. “Unë mendova se do të mbijetoja pak ndeshje. Ne ishim 30 lojtarë në fushë, ditën e parë të stërvitjes, dhe për trajnerin thuajse nuk ekzistoja. Para meje ishin lojtarë të mëdhenj dhe katër mbrojtës”, tregon Romero. Argjentinasi vështirë se do të transferohet në Torino këtë verë, pasi mund të mbetet te Genoa në formë huazimi për të fituar më shumë eksperiencë.
Verdhezinjtë kanë bërë 4 blerje të mëdha deri tani, duke i rrëmbyer dhe Hummels bavarezve
S
ezonin e kaluar Dortmundi i Lucien Favre kishte një avantazh të konsiderueshëm ndaj Bayernit në renditje, por në javët e fundit nuk arriti që ta ruante duke u parakaluar nga rivalët e tyre historikë dhe duke e mbyllur kampionatin në vendin e dytë. Për sezonin e ri verdhezinjtë kanë vendosur që të bëjnë investime të mëdha në merkato për të sfiduar bavarezët në Bundesligë, të cilët në sezonet e fundit janë bërë të paarritshëm. Lëvizja e fundit që e tregon këtë dëshirë të drejtuesve, është blerja e Mats Hummels pikërisht nga Bayerni për 30 milionë euro. Në javët e fundit ndërkohë, Dortmundi ka bërë të tjera investime të mëdha. Dy emrat më të rëndësishëm janë Thorgan Hazard, i vëllai i Eden, i cili u ble nga Borussia Moenchengladbach për 26 milionë euro pas një sezoni fantastik dhe Julian Brandt, i cili u transferuar nga Bayer Leverkusen për 25 milionë euro. Duke mbetur gjithnjë në Bundesigë, Dortmundi transferoi edhe Nico Shultz, mbrojtësin e krahut të majtë të Hoffenheim për 25 milionë euro të tjera. Ndërkohë nga Argjentina, nga Boca vjen mbrojtësi Leonardo Balerdi për 15 milionë euro. Investimet në merkato nuk janë mbyllur me kaq. Edhe pse Pablo Alcacer, ishte pjesë edhe në sezonin e
Dortmundi, 142 milionë euro për të thyer “fortesën” Bayern
DJAJTË E KUQ
Solskjaer jep “OK” për shitjen e Paul Pogba
Ole Gunnar Solskjaer ka dhënë dritën jeshile për të larguar Paul Pogba. Trajneri i Mancester United sipas “Daily Star”, e ka nxjerrë në merkato francezin dhe tashmë është në pritje të ndonjë oferte sa më të mirë. Disa ditë më parë, Pogba shprehu dëshirën për të nisur një karrierë të re futbollistike. 26-vjeçari transalpin po ndiqet nga Real Madrid dhe Juventusi, teksa mesfushori është në dilemë të madhe, pasi i pëlqejnë të dyja skuadrat. Pogba ka qenë edhe më parë pjesë e bardhezinjve nga viti 2012 deri në 2016. Solskjaer është i bindur që shuma që do të merret nga shitja e francezit, mund të përdoret në merkato për të përforcuar sa më shumë skuadrën, që vjen pas një sezoni shumë të vështirë.
LIVERPOOLI
Klopp: S’mund të fitosh pa shpenzuar shuma të mëdha në merkato
kaluar, verdhezinjtë investuan 21 milionë euro të tjera për të blerë kartonin e tij nga Barcelona. Në total janë 142 milionë euro të shpenzuara, dhe ta mendosh jemi vetëm më 21 qershor.
Impresioni është që do të ketë edhe blerje të tjera të mëdha për të rrëzuar “fortesën” Bayern në Gjermani. Një strategji e zgjuar e Dortmundit, që ka arritur që t’i rrëmbejë vetëm dy tituj në 10
vitet e fundit Bayernit, por në kohën që në krye të tyre ishte një strateg i madh si Jurgen Klopp. Tashmë Favre nuk do të ketë më justifikime, pasi drejtuesit kanë hapur “thesin”.
MERKATO
Interi befason Milanin, rrëmben Sensin nga Sassuolo Interi bën goditjen e parë nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte. Klubi zikaltër ka mbyllur transferimin e Stefano Sensit nga skuadra e Sassuolos, duke befasuar rivalët e qytetit, Milan. Vështirësitë që ka hasur në bisedimet me Cagliarin për kartonin e Nicolo Barrela kanë bërë që drejtuesit zikaltër të ndryshojnë objektiv duke piketuar pikërisht Sensin për qendrën e mesfushës. 23-vjeçari ishte shumë pranë transferimit te Milani por marrëdhëniet e mira mes drejtuesve zikaltër dhe atyre të Sassuolos pas transferimit të Mateo Politanos në San Siro, kanë bërë që kjo marrëveshje të mbyllet në kohë rekord. Marotta dhe Ausiolo i kanë
ofruar 5 milionë euro Sassuolos për huazimin e Sensit dhe 22 deri në 25 milionë të tjera për të drejtën e blerjes pas një viti, por në këtë shifër do të përshihet edhe kartoni i një futbollisti të ri të skuadrës zikaltër që do të përzgjidhet nga trajneri De Zerbi dhe me shumë mundësi do të jetë sulmuesi Edoardo Vergnani. Një transferim i ngjashëm ky me atë të Mateo Politanos para një viti. Në sezonin e fundit Sensi zhvilloi në total 28 ndeshje me Sassuolon në Serie A duke realizuar dhe 2 gola. Interi pritet që të bëjë të tjera blerje të rëndësishme gjatë kësaj vere, teksa Conte ka bërë të qartë objektivin për të luftuar për titullin kampion.
“Liverpooli është ambiciozë dhe nëse nuk do të shpenzojmë para si të tjerët, nuk do të jemi në gjendje që të konkurrojmë. Të gjithë bëjnë blerje, duhet të bëjmë dhe ne”. Jurgen Klopp kërkon investime nga drejtuesit në merkato, pavarësisht se janë kampionët e Europës në fuqi. Sezonin e kaluar të kuqtë shpenzuan 170 milionë sterlina duke transferuar Alisson, Keita, Fabinho dhe Shaqiri. Strategu gjerman beson se nëse nuk bën investime në merkato nuk mund të arrish fitoren e trofeve, por ai kërkon të vendosen kufi. “Kur isha në Gjermani, Bayerni kishte një buxhet të palimituar, të tipit 100 milionë euro, por në merkaton e sotme këto para mund të mjaftojnë vetëm për të blerë një mbrojtës. Ka ndryshuar më shumë nga sa e prisja, ashtu siç po thuhet për Pogba. Nëse futbolli një ditë do të bëhet vetëm çështje parash, do të largohem”, deklaroi Klopp.
DOSSIER
Nga Kristaq BALLI
E shtunë, 22 QERSHOR 2019
Henri Matisse në “çarkun” fotografik të Gjon Milit
K
anë kaluar 150 vjet nga lindja dhe 65 vjet nga shuarja së piktorit të famshëm modernist francez Henri Matisse. I njohur për përdorimin e ngjyrave së bashku me grafikat e tij origjinale fluide, ai konsidohet së pari si piktor, grafist, piktor printues dhe skulptor. Matisse vlerësohet (së bashku me Pablo Pikason) si një prej artistëve i cili ndihmoi fort në përcaktimin e zhvillimeve revolucionare në artet vizuale në dekadat e para të shek. XX, atribuese e referuese në pikturë dhe skulpturë. (“Trachtman, Paul, Matisse & Picasso, Smithsonian, February 2003”. Smithsonianmag.com. Retrieved 13 February 2010). Mjeshtëria e gjuhës ekspresive të ngjyrave dhe pikturimit, të shprehura në pikturat mbi gjysëm shekullore i atribuan atij rolin e liderit në artin modern.(Magdalena Dabrowski: Henri Matisse (1869–1954) | Thematic Essay | Heilbrunn Timeline of Art History | The Metropolitan Museum of Art) Ka studiuar drejtësi dhe filloi të merret me pikturë më 1899; studioi art në Paris në Akademinë Julian si student i disa piktorëve më të vjetër avanguardistë, ku u njoh me veprat e rrymave të ndryshme artistike, sidomos me impresionizmin. Ka studiuar edhe në Angli me piktorë të njohur ishullorë të asaj kohe. Drejtimi i parë artistik që përqafoi dhe aplikoi Matisse ishte “Fauvizmi”, një rrymë artistike që zgjati pak (1900-1910); përfaqësuesit e saj, të quajtur “fauvistë” (Matisse, Andre Derain) (John Elderfield, The ”Wild Beasts” Fauvism and Its Affinities, 1976, Museum of Modern Art, p.13, ISBN 0-87070638-1) ekspozuan së bashku më 1905, ndërkohë që Matisse kishte çelur një ekspozitë vetiake favoiste më 1904, pa shumë sukses. Favoizmi (ndonjëherë identifikohet edhe si neo-impresionizëm) dhe përkrahësit e tij i shprehnin emocionet me ngjyra të ndezura, ekspresive, madje të vrazhda,ekstravagante, ekstremiste e shpesh të egra e këlthitëse. Ai vlerësohet si piktor fauvist, modernist dhe post-impresionist. Më 1906 ai takoi Pablo Pikasso-n, 11 vjet më i vogël se Matisse. Ata u bënë miq për gjithë jetën, si dhe rivalë dhe shpesh të krahasueshëm. Veç të tjerash, të dy sollën në Paris sallonin e Gertrude Stein, e cila bashkë me vëllezërit e saj, Leo e Michael ishin koleksionistët kryesorë, inkurajues të pikturave të tyre, dhe u quajtën metaforikisht “Amerikanë në
22
Paris” dhe bashkë me Motrat Cone nga Baltimore, ShBA, u bënë u bënë mecenatët kryesorë të Matisse dhe Picasso. Miqtë e Mattisse organizuan dhe financuan, gjithashtu në Paris, “Akademinë Matisse”, një shkollë private jokomerciale ku Matisse instruktonte artiste të rinj. Kjo akademi qëndroi e hapur prej 1907 deri 1911. Koleksioni i motrave Cone me pikturat e këtyre piktorëve dhe të piktorëve modernë kontemporanë europianë të asaj kohe ndodhet sot në Muzeun e Artit në Baltimore, ShBA. Më tej, 1917, ai vendoset në Cimiez (Riviera franceze) pranë Nice. Krijimtaria pas Luftës I Botërore u quajt shpesh sinjë relaks dhe “kthim në rregull” që krahasohej shpesh me neoklasicizmin e Pikasos dhe Stravinskit dhe tradicionalizmin e Derain, krijimtari që dallohej për…cektësi dhe dekoracion. (Jack Cowart and Dominique Fourcade. Henri Matisse: The Early Years in Nice 1916–1930. Henry N. Abrams, Inc., 1986. p. 47.) Pas vitit 1930 ai punoi disa piktura murale me porosi për fondacionin “Barnes
Foundation”, i cili zotëronte edhe disa dhjetra piktura të tjera të Matisse. Gjatë viteve të Luftës II Botërore, Matisse nuk u larguanga Franca, pasi ai dhe veprimtaria e tij artistike e sociale nuk u konsideruan të rrezikshme nga regjimi nazist. Në këtë kohë ai iu përkushtua grafikës artistike dhe realizimit të ilustrimit bardh’e zi të disa librave dhe mbi 100 litografi origjinale në Studiot Mourlot në Paris. Fëmijët e tij, në të kundërt, u aktivizuan në anën kundër pushtimit nazist të Francës me të gjitha mundësitë e tyre, aktivitet të cilin Matisse e mori vesh vetëm pas mbarimit të luftës. Për shkak të një sëmundjeje të rëndë dhe operacioni kirurgjkal, ai e ndjeu veten jo të gatshëm për t’u riintegruar sërish me të gjitha mundësitë e tij fizike për të punuar gjatë në këmbalec, apo në pikturat murale, kështu gjeti një mundësi të re angazhimi artistik në karrocë invalidi duke pikturuar murale me një shkop të gjatë lidhur me penelin, ose mbështur në krevat për vite të tëra, duke u marrë me një zhanër të ri, atë të letrave të prera me ngjyra dhe kompozimit të tyre tapicerik apo instalacionist me ndihmën e asistentëve të tij. Në fakt, këtë teknikë e kishte aplikuar edhe më herët, që më 1919 për dekorin e një prej operave të Igor Stravinskit. Veprat kryesore të periudhës përmbyllëse, sidoqoftë, janë në fakt disa kryevepra të vlerësuara artistikisht. “OqeaniaQielli” dhe “Oqeania-Deti”, të vitit 1946, dekorimi i kishës “Chapelle du Rosaire de Venice” me teknikën e letrave të prera, si dhe vepra e tij e fundit, një dritare e dekoruar me xhama vitrazhi e montuar në Union Church of Pocantico Hills, pranë pronës veriore të Rockefeller
në Nju Jork e cila “ishte krijimii tij i fundit; maketi ishte në murin e dhomës së tij të gjumit kur ai vdiq në Nëntor 1954”, shkruan Rockefeller. Instalimi përfundoi më 1956.(David Rockefeller: Është kënaqësi t’ju ftoj në kishën e bashkuar Pocantico Hills, 30 Korrik 2010) Matisse çeli një museum në vitin 1952 dedikuar punës së vet – “Muzeu Matisse” në Le Cateau, i cili sot përbën koleksionin e tretë më të madh të Matisse në Francë. Disa prej veprave më të të suksesshmee e autentike të tij vlerësohen “Woman with a hat” (Gruaja me kapele), 1905, “The Joy of Life”” (Gëzimi i Jetës), 1906, “Nu bleu” (Nudo blu), “La Dance” (Vallzimi),1909, “L’Atelier Rouge” (Punishja e kuqe),1911, etj. Për nder të tij janë krijuar filma, janë botuar libra, janë çelur muzeume, ekspozita, fondacione dhe ai konsiderohet si një nga piktorët kontemporanë modernë të gjysmës së shek. XX që do të mbetet si pikë referimi e artit pamor në të gjitha kohrat që do të vijnë. Momentet që Gjon Mili i kushtoi piktorit Matisse janë ato të vitit ‘49, pra kur ai ishte rreth 80 vjeç dhe që koincidojnë me takimin e fotografit Mili me Pikasson dhe sepse, ashtu si edhe disa piktorë të tjerë modernistë, edhe Matisse jetonte në Rivierën jugore të
Francës. Në një esse të revistës “LIFE” botuar më 1949, në qendër të së cilës vendoset portreti me ngjyra i Matisse nga Gjon Mili, përmendet fakti se tamam në këtë zonë të Francës jetonin e punonin shumë nga piktorët avangardistë, stili i veprave të të cilëve do të zhdukej me vdekjen e tyre, por vetë veprat e tyre do t’u mbijetonin brezave të ardhshëm të artistëve, të cilët edhe pse do të praktikonin eksperienca të tjera, pikturat e pararendësve do të mbeteshin për ata por edhe për opinionin artdashës dëshmi autentike të një arti eksperientues, vital e të pashlyeshëm në të gjitha kohrat. Fotot që Gjon Mili ka realizuar për Matisse janë mjaft interesante, shfaqin origjinalitetin e fizionomisë së tij fizike e shpirtërore prej xhentëlmeni, komunikativ, një rondokop babaxhan, i qeshur e optimist (edhe pse tepër i sëmurë), dhe janë të kombinuara në sfond me disa nga punimet e tij, kryesisht në teknikën e letrave të prera dhe në pikturën e vitrazhit. Gjithashtu Mili ka eksperimentuar edhe teknikën stroboskopike duke i dhënë mundësi piktorit të vizatojë në ajër i ngujuar në shtrat me një dritëz inkandeshente, ashtu siç bëri edhe me setin e famshëm fotografik të Pikassos. Edhe fotot e Henri Matisse të Gjon Milit, mbeten kujtime të vyera në fototekën e tij, të një figure madhore botërore të artit piktural modern në shek. XX, siç ishte edhe vetë fotografi ynë.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 5. Ajo që bën pula, vezë ose.. 8. Hija e një të vdekuri, që u fanitet njerëzve 12. Frank, ditari i së cilës u bë një nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve 13. Ai i ... Parë u bë mbret i Prusisë më 18 janar 1701 15. Ai që mohon qenien e çfarëdo perëndie 16. Mpaket, zvogëlohet, ose...e ke ne fillim duke hequr një M 19. ... ose thur një pëlhurë apo diçka tjetër për të krijuar 22. Enë me lëfyt, me kapak dhe me dorezë që shërben për të zier çaj a për të përvëluar çajin 24. Ai është qytet më i madh në Zvicër, me sipërfaqe 1.091.732 km² 25. Secili nga dy fëmijët që lindin njëkohësisht nga e njëjta mëmë 28. Përdoret për të shënuar zërin e zogjve të vegjël ose zëra të tjerë të hollë 29. Mbulesë në trajtë gjysmërruzulli. Veprat e kultit dhe të tjera baroke shquhen për të tavan të tillë 31. Kadri..., gazetar dhe jurist, veprimtar i shquar atdhetar, vritet me vëllezërit Gërvalla më 17 janar 1982 33. Vepër muzikore me përmbajtje gazmore, që luhet në skenë ku aktorët këndojnë, kërcejnë dhe herë-herë i recitojnë pjesët e tyre. 35. Kam aftësi të posaçme për të nxjerrë me zë tinguj muzikorë 40. Mësoj foshnjën të ecë, e përkëmb 42. Pemë frutore me trup të lartë e të trashë, me dru të fortë e shumë të mirë për orendi etj 44. Quhet ashtu një vend me shumë rrape 48. Yndyrë, tërësia e tyre 49. Sharje kundër zotit ose kundër fesë 51. Tërësia e armatimeve luftarake, që përbëhet nga armë zjarri të rënd 52. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 55. I thonë ndryshe kafkës 59. Çdonjëri nga gypat, nëpër të cilët qarkullon gjaku në trupin e njeriut a të kafshëve; rremb 60. Përgjumësh, përgjumshëm; pa i dalë mirë pija, pijshëm, dejshëm 62. Tërësia e sendeve të vogla prej lënde të çmueshme ose të punuara hollë, që përdoren si stoli 64. Përkëdhel dikë me dashuri, duke e lëmuar a duke i shkuar dorën mbi kokë, mbi supe etj., ledhatoj 66. Ujku, ka edhe atë emër në traditën gojore të komunikimit në Veri të Shqipërisë 67. Pesha është neto, siç është edhe ... 68. Vend, që formon një njësi dhe dallohet prej të tjerave nga disa veçori zakonore, gjeografike, gjuhësore, ekonomike etj 69. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 70. Lutje drejtuar zotit, që bëhet nga hoxha në xhami 74. Pranimi i një personi, i një delegacioni etj. nga kryetari i shtetit ose nga një përfaqësues
E shtunë, 22 QERSHOR 2019
Nga Albert VATAJ
tjetër i lartë i shtetit për të biseduar në mënyrë zyrtare 76. Banor vendës nga Labëria, është ... 81. Tirana, e kishte targën e makinave ... 82. Vegël gjimnastikore si kalë, i përbërë nga druri dhe i veshur me lëkurë 83. Bëj që t'i bjerë të fikët. 85. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 88. Të lag e të bën qull 89. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 90. Rilindjes ..., e cila lindi titanë të vërtetë për nga forca e mendimit dhe e pasionit, për karakterin dhe diturinë e shumanshme 91. Ka edhe atë emër, një bar, kafeteri, pijetore, por edhe një grup personash me interesa të përbashkëta profesionale 92. E vendos dikë a diçka në një vend 93. I vogli i lopës, pjella e lopës deri në një vit 94. Secila nga dy gjymtyrët e sipërme të trupit të njeriut nga supi deri te dora është 95. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 96. Vend i thellë në lumë; pellg i madh me ujë të ndenjur 99. Pragu i dritares 100. Pastaj e ka brenda 102. Njësi e vogël e organizimit të jetës shoqërore, që përbëhet nga burri, gruaja, fëmijët 106. Karrocë e hapur, zakonisht me katër rrota, e tërhequr prej kuajsh 107. Gjendje psikike e sëmurë e një njeriu, të cilit i ngulet mendja te diçka pa ndonjë arsye
110. Filozof francez... Louis Bergson (18 tetor 1859 -4 janar 1941). Veprat më të njohura janë "Materja dhe memorja", 1896; "Evolucioni krijues", 1907, "Energjia spirituale", 1919, etj 111. Lidhje e zhivës me një metal tjetër; përzierje e disa metaleve të shkrira në zhivë 114. Turqi si para të saj ka atë 116. Lef ... (1877-1945), nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, patriot, arkivist, folklorist, etnograf, numizmat, arkeolog e politikan shqiptar 117. Partia Aleanca Popullore 118. Drin i Bardhë dhe Drin i Zi 119. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 120. Institucion qendror i administratës shtetërore; ministri VERTIKALISHT 1. Korporata Ndërkombëtare Financiare 2. Fyt i hollë që del nga një enë për të derdhur nga pak ujin ose një lëng tjetër; lëfyt 3. Njësia monetare bazë e Rumanisë; monedhë që ka këtë vlerë 4. Tra që shërben si urë për të kaluar një përrua 6. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman 7. Gojëza prej metali së bashku me rripat, e cila u vihet kuajve 9. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 10. Ata seksualë janë të shumtë dhe të rrezikshëm 11. Ashtu quhet serial komedi
shqiptar i vitit 2004 me skenar nga Ruzhdi Pulaha dhe regji nga Alfred Bualoti 12. Dhomë a sallë e posaçme, ku punon piktori, skulptori, fotografi etj 14. Parzmore ose ..., shtresë mbrojtëse prej çeliku a prej metali të fortë, mburojë për mjetet levizëse 16. Qull i hollë me niseshte ose me miell orizi e me sheqer 17. I madhi i pikturës, shqiptari, ndërkombëtarisht i njohur, Ibrahim Kodra, ishte i tillë 18. Po Gjirokastra si e kishte targën 20. Emri i tij është Theofan Stilian Noli, klerik, politikan, dijetar, poet, përkthyes e historian shqiptar, lindi më 6 janar 1882 në ... 21. Ajo në botën e çudirave 23. Vegël; mjet i thjeshtë pune 26. Në mënyrë anësore; tërthorazi, jo drejtpërdrejt 27. Mënyra e veprimit, ecuria që ndjekim kur kryejmë një punë, procedurë, ecuri 30. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 32. Skaji më i hollë dhe i mprehtë i diçkaje, pjesa e diçkaje që vjen si thumb 34. Mjet për të nxjerrë ujë nga pusi 35. Frutat e një druri tropikal, të cilat janë lënda bazë e prodhimit të çokollatës 36. Pjesa e mesut të trupit të njeriut. Për femrat e rëndësishme është që ai të jetë i hollë 37. Partia Rruga e Lirisë 38. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 39. Po rrethi i Matit, si e kishte
kufiri më i poshtëm; kund. maksimale 63. Unioni Postar Universal 64. Tendencat e reja në veshje, sjellje, mënyrë të jetuari etj. 65. Bretkosa bën ashtu, por ua huazon atë edhe njerëzve që nxjerrin një zë të çjerrë dhe të fortë 71. Kurti i famshëm i muzikës qytetare shkodrane, (18581920) 72. Zakon i keq që ka një njeri, e kundërta e virtytit quhet ... 73. I dhënë pas një loje si mënyrë argëtimi, luaj ose ... 75. Si kishtin makinat e Durrësit targën 77. Fjalë e dhënë për diçka të rëndësishme, premtim 78. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 79. Arthur S.., kompozitor dhe dirigjnt i shquar anglez. Lindi më 13 maj 1842 80. Zë i njëtrajtshëm, që zgjatet pa u ndryshuar dhe që shoqëron e mbështet zërat kryesorë në një këngë 84. Lëng i bardhë si qumësht e shumë i hidhur, që bëhet kryesisht me zhivë e që përdorej zakonisht nga gratë për të zbardhur fytyrën 86. Lloj ëmbëlsire që përftohet nga zierja e frutave, jo kompostë por 87. Pjesë e shtëpisë e ndarë me vete, e shfrytëzueshme për nevojat personale 93. Quhet është ajo që bën pula 96. Njeri i egër, i pamëshirshëm, shkatërrimtar e mizor 97. Fëmijë, pjella e dikujt (bir ose bijë), shprehje e turqizuar 98. Që mbahet më të madh, që krekoset, që i shikon të tjerët me mospërfillje a me përçmim 99. Marr një sëmundje ngjitëse, molepsem, ose ashtu 101. Ajo rracë duhet të mbizotëronte botën, sipas Hitlerit 103. Carl Gustav .., psikoanalist i famshëm 104. Që përllogaritet në rrafshin horizontal; i gjatësisë 105. Pjesë a rrip toke, që kufizon në anë një rrjedhë uji, një det 108. Partia Ora e Shqiperise 109. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 112. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë 113. emër i përbashkët për muzikën, pikturën, skulpturën, arkitekturën, etj 114. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 115.Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar
targën 41. Ai që del malit, fshihet e bën grabitje me armë në dorë; kusar 43. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 45. Partia Lëvizja Shqipëria e Re 46. Që ka sipërfaqe të ashpër, që nuk është lëmuar 47. Johan ..., filozof gjerman i së drejtës (1557-1638) 50. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 53. Quhet një nga ato që tërheq lokomotiva e trenit 54. Kafsha më e thjeshtë njëqelizore, që rron në ujë dhe që ndryshon trajtën gjatë lëvizjes 56. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 57. Armë e rëndë artilerie, me tytë të gjerë, më të shkurtër se topi dhe më i gjatë se i mortajës. 58. Vija e lakuar ose e thyer që kufizon një figurë gjeometrike 59. Koha kur lind dielli e derisa perëndon 61. Caku më i ulët i diçkaje, 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
O
S
3
E
4
11
L
12
P
L
5
6
E K
P 10
S
S
7
P
E R
J
A
8
E
N C
N E
9
L
E
O
14
L
E
L
S
16
V E
I
13
U L
15
E
I
P
A
M O
L O
L
V E
Z A
J
K
T
18
19
I
U
S
N
J
J
R
H
I
L
S 21
B
A
25
K
E
K
M E
N D
A S
29
A
A
A T
T
J
K
32
B
P
27
B A
L I
S
¸
N
F
A
S
R D
R
L 44
K R
E H
F
D
R
A
A
V
A
M
E
D
L A
I
M I
U
G
E
Z
H
K
R
V
47
B A
P
P 52
K
D
R I
I
K
O
A
A N
Z I
M A
M
A
I
L
R
58
H
T
P
A
S
I
O N
A T
A
O
U
T
R
O
D
J
59
Z 60
I
T I
J
U
E
˙
L
J
64
65
R D
I 67
K 71
E
72
68
K
L
P
A
L
V E
G ¸
L
E
I
O
B
J
A D
70
U F
J
E
B I
I
¸
K
B ¸
N
K
E
R
B
D
82
G
J
S
J
T A
T
84
O M
P
I
O
A
O
E
T
B L
E J
E
O
90
G U
L L
I
85
T
M E
T
C
C I F 91
A L
¸
D
99
R O
M
95
D O
98
A E
O
N
94
F
I
N
I
B C
J
D R
I
P
G
93
R
S
O 97
H 101
T
T P
D
96
¸
100
F
A
U R
O
P
R C
E
T
T
¸
102
O
103
L
E
104
L
J 105
I
D
J
L O
P
M E
M
A
106
107
E ˙
111
A
S
H
K O
J
I
A
112
Z E
A
86
92
L
S
88
V E
89
A N
R
I
83
87
A
N 76
G R 79
S 81
R
Z A
L 75
S
80
M U
A R
69
78
T P
O
¸
N
M I 66
A K
74
P
77
A K
¸
73
L
T
63
M I
K
57
L O
61
62
V E
S
55
K
56
O
I
48
E 51
C
K
A F
D
43
50
O K 54
I
L
35
A N
39
L
V ¸
49
R
I
Z
L U
46
T
53
M A H
R
42
K
45
I
31
38 41
G
R
I
34
E
R
O
28
T E
G J
37
U 40
˙
C
33
36
I
K
23
P
30
V A C
22 26
E L
M
N
20 24
R
17
R I
M I
108
P
K 109
A R
A B
L
A
L E
K T
110
O L
¸
R O
L I
L E
113
N ¸
E
Z E
A
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E shtunë, 22 QERSHOR 2019
Protestë madhështore Në protestën e nëntë të opozitës, shqiptarët u mblodhën për të kundërshtuar regjimin e Edi Ramës. Si kurrë më parë qytetarët u mblodhën nga kryeministria deri tek sheshi “Skënderbej”. Organizatorët e protestës arritën të shmangnin çdo akt dhune nga qytetarët e revoltuar, duke organizuar një nga tubimet më shembullore. Basha u shpreh se protestat paqësore janë arma më e mirë kundër Edi Ramës. “Vëllezër dhe motra, basti i vetëm i Edi Ramës është që kjo protestë e sotme të degjeneronte në dhunën e planifikuar nga provokatorët e Edi Ramës, nga veglat e tij qorre. Dhe tani dua t’jua them fare qartë se pse jehona e Bildit, jehona e 339-s, tashmë në shqip, në anglisht, në gjermanisht, dhe çdo gjuhë të Perëndimit ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë. Nuk ka burrë dhe grua shteti që nuk e di se çfarë banditi është kryeministri i Shqipërisë”,- deklaroi kreu i PD.