Koha jone 22 shkurt 2018

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVII i botimit

Nr: 42 (8173)

E enjte, 22 Shkurt 2018

Çmimi 30 Lekë

Ambasada Amerikane në Tiranë: Jemi të zhgënjyer nga Rama. Gjuha e shkujdesur është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje

SHBA, shuplakë kryeministrit Rama

Kryeministri ia doli të tërheqë vëmendjen nga hallet problematike të qeverisë së tij, por me një kosto të madhe për Kosovën dhe Shqipërinë. Kryeministri luajti në ditën e Kosovës për t'u bërë lajm botëror, duke i ngritur "topin e basketbollit politik", Presidentit Vuçiç FAQE 3

Lulzim Basha: Emergjencë kombëtare, 20 mijë familje janë pa ndihmë ekonomike

Në foto: Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë takimit me familjet që u është ndërprerë ndihma ekonomike në Kamzë OPINION

ANALIZË

I dimë të gjitha: Votojeni demarkacionin

Ëndrra e pavërtetë e Kryeministrit dhe një qokë për Vuçiçin…

Nga Berat Buzhala FAQE 19

FAQE 6

Ministri Xhafaj në Londër: Bashkëpunim me Britaninë kundër krimit të organizuar

Në foto: Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Ministrin britanik për Sigurinë, Ben Wallace

TAKIMI

Presidenti Ilir Meta: Idetë për ndarje territoresh, destruktive dhe të papranueshme

Nga Artur Zheji FAQE 10

Merrni pensionin në Credins bank dhe shijoni paketën dedikuar për ju.

FAQE 24

EDITORIAL

Lulzim Basha nuk ka takat të rrëzojë Edi Ramën Lulzim Basha ka në dorë rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. Protesta e datës 27 janar, PD-LSI, e tregoi mjaft mirë se zemërimi popullor është në rritje dhe po plas, por kërkon drejtim, kërkon udhëheqje. Kjo udhëheqje e partisë kryesore opozitare mungon. Mungon si dëshirë për t'u përballur me kryeministrin, direkt e mu në bulevard...

FAQE 2

FAQE 2

DIPLOMACIA EKONOMIKE

Ylli Ndroqi në mbrojtje të bizneseve: Duhet më shumë kreditim nga bankat për energjetikën

FAQE 12


POLITIKE

2 E enjte, 22 SHKURT 2018

Lulzim Basha nuk ka takat të rrëzojë Edi Ramën

EDIOTIAL

Lulzim Basha ka në dorë rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. Protesta e datës 27 janar, PD-LSI, e tregoi mjaft mirë se zemërimi popullor është në rritje dhe po plas, por kërkon drejtim, kërkon udhëheqje. Kjo udhëheqje e partisë kryesore opozitare mungon. Mungon si dëshirë për t'u përballur me kryeministrin, direkt e mu në bulevard. Ndaj Edi Rama qesh e përqesh, tallet e bën ironi me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, sepse e di mjaft mirë se inati i tij shkon deri te buzëqeshja. Rama e njeh mjaft mirë Bashën, e di kryeministri rilindas se ai njeh stilin hollandez të të bërit opozitë, por ne jetojmë në Shqipëri dhe nuk bëhet opozitë me një qeveri të tillë uzurpatore, e cila po kap të gjitha pushtetet. I ka mbetur vetëm presidenca. Edi Rama ironizon PD-në dhe kryetarin e saj, se e di që nuk ngrihen, se nuk udhëheqin në përballje me forcë e zjarr zemre, por vetëm dijnë të buzëqeshin e të flasin anglisht më të huajt. Shqiptarët e revoltuar dhe pa shpresë, ata që duan një jetë më të mirë duan fjalën shqip: Pas meje për të rrëzuar qeverinë e krimit! A thotë Basha dhe të tjerët se "po qeveris kryeministri dhe qeveria e krimit? A bërtet Basha se mafia drejton vendin? A thotë Basha se kryeministri po mbron ishministrin e brendshëm dhe krejt kupolën e mafies ekonomike dhe bashkëpunon me krimin e organizuar? Nëse

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

këto që thotë, i beson vërtetë, atëhere kryetari i PD-së turret vetë i pari në ballë të turmës e jo në mes, por direkt përballë gardhit me gjemba të policisë. Kur pranon të jesh lider, edhe do të sakrifikosh, edhe mund të biesh hero. Nëse ke frikë, shkon në shtëpi njeriu dhe lexon anglisht përrallat e Guliverit. Lulzim Basha nuk e rrëzon dot Edi Ramën jo me 100 mijë protestues, aqsa thuhet se ishin me 27 janar të këtij viti, por as me 200 mijë, 500 mijë. Mungon në PD tharmi Berisha, i cili edhe me 1000 veta të Shaban Memisë trondiste qeverinë. Edi Rama është komod me një kryetar të tillë në PD. Nuk themi se Lulzim Basha është i inkriminuar apo pa kul-

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

turë, por mund te themi se sa të jetë Lulzim Basha, kryeministri Rama do mbetërojë në qeveri, pa i hyrë gjemb në këmbë. Opozita e bashkuar apo FRONTI OPOZITAR duhet të gjejë një zgjidhje praktike: Të sjellë Sali Berishën kryetar të FRONTIT OPOZITAR për aq kohë sa të rrëzojë qeverinë e PS. Natyrisht me këtë propozim, nuk preket lidershipi i PD, askush nuk cënohet, por të gjithë gjallërohen për FRONTIN OPOZITAR. Vijnë edhe ata që Basha ka larguar apo kanë ikur prej Bashës. Por këtë propozim nuk e bën PD-ja, për çudi. Ky propozimmotivim duhet të vijë nga Fatmir Mediu apo Monika Kryemadhi. Dhe natyrisht duhet ta pranojë Sali Berisha.

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

Një fjalë të thotë Berisha si kryetar nderi i FRONTIT OPOZITAR, ndizet zjarr populli opozitar dhe e merr përpara qeverinë, parlamentin e mafien që sponsorizon qeverisjen. Këtë sakrificë duhet ta bëjë Sali Berisha, nëse edhe ai don vërtetë rrëzimin e kryeministrit të PS. Nëse nuk ia propozojnë këtë detyrë opozitare kombëtare, atëhere fjalët e "Pjetër Mustakuqit" se "këtu ka tradhti burra!", janë me vend edhe për këtë opozitë PD-LSI-PRetj. Por nëse ia kërkojnë Berishës këtë detyrë kombëtare opozitare dhe nuk pranon, atëhere mund të thuhet se ka me shumë se tradhti! Edi Vunoi

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E enjte, 22 SHKURT 2018

Ambasada Amerikane në Tiranë: Jemi të zhgënjyer nga Rama. Gjuha e shkujdesur është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje

SHBA, shuplakë kryeministrit Rama

Kryeministri ia doli të tërheqë vëmendjen nga hallet problematike të qeverisë së tij, por me një kosto të madhe për Kosovën dhe Shqipërinë. Kryeministri luajti në ditën e Kosovës për t'u bërë lajm botëror, duke i ngritur "topin e basketbollit politik", Presidentit Vuçiç Deklarata e kryeministrit Edi Rama në Prishtinë për një “president të përbashkët Shqipëri-Kosovë” e ka vendosur Shqipërinë në një pozitë jo komode përballë partnerëve ndërkombëtarë. Pas Bashkimit Europian që kritikoi i pari deklaratën e Ramës dhe bëri thirrje për kujdes, dje ka ardhur reagimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë. Një reagim i ashpër, që krahasuar me mbështetjen e madhe që diplomacia amerikane i ka dhënë qeverisë “Rama” këto vite, duket si një shuplakë e fortë. Ambasada thekson se është zhgënjyer nga retorika e Edi Ramës në Kosovë dhe se deklarata për bashkimin mes Shqipërisë dhe Kosovës është e padobishme dhe dëmtojnë marrëdhëniet në rajon. “Ambasada e SHBA mbeti e zhgënjyer nga deklarata e Kryeministrit Rama mbi Shqipërinë dhe Kosovën me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje. Ne i bëjmë thirrje udhëheqësve që të jenë fqinjë të mirë dhe të lënë mënjanë gjuhën ndarëse të së shkuarës”,- thuhet në reagimin e Ambasadës. Reagimi i SHBA vjen pas deklaratës së Kryeministrit Rama në Prishtinë, të cilën e cilësuan “gafë të pafalshme”. Kryeministri shqiptar, në pritjen zyrtare të 10-vjetorit të Pavarësisë, në Kuvendin e Kosovës tha se “Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo, një president, simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë”. Në të vërtetë, kryeministri Rama mjeshtërisht gjeti një mënyrë për tu bërë lajm botëror si dhe

për të larguar vëmendjen nga problemet ekonomike e politike në Shqipëri. Por nuk parashikoi reagimin amerikan, se për atë që vjen nga BE as që ia ndjen Ramës. Por kur Uashingtoni lëshoi reagimin nëpërmjet ambasadës në Tiranë, kjo e vë në pozitë të vështirë kryeministrin. Reagimi ndaj këtij fjalimit të gabuar diplomatik të Ramës ishte i menjëhershëm në Prishtinë dhe në Tiranë. Ideja e bashkimit kombëtar, në këtë fazë te zhvillimeve të rajonit dhe e thënë nga një kryetar qeverie shqiptare, dëmtoi Kosovën dhe politikën e saj për tu bërë pjesë e OKB dhe normalizimin e raporteve më Serbinë. Beogradi ishte i pari që reagoi ndaj fjalimit të Ramës duke e etiketuar si zyrtarizmin e idesë për “Shqipërinë e Madhe”. Më pas në Greqi, mediat dhe qarqet zyrtare e cilësuan këtë qëndrim si pjesë të “ekspansionit shqiptar në Ballkan dhe trazimin e rajonit”. Mediat ndërkombëtare aludonin se një qëndrim i

tillë i Tiranës hap konflikte direkte mes të paktën 4 shteteve në rajon; Serbisë, Maqedonisë, Greqisë dhe Mali të të Zi. Shkurt, një deklaratë e Edi Ramës rrezikon që të kthej Ballkanin në kaos, por dëmi real është mbi Kosovën dhe negociatat e saj me Serbinë. Në mënyrë direkte, Rama i dha mikut të tij, Aleksandër Vuçiç një argument më shumë për të luajtur “basketboll politik”. Teza e bashkimit Shqipëri-Kosovë hidhet për konsum publik nga Edi Rama në momentin që Serbia kërkon ndarjen e veriut të Kosovës, pikërisht me argumentin e “Shqipërisë së Madhe”. Por informacionet janë që kjo ide ka ardhur nga “Sulltani”, Presidenti Erdogan, i cili ka interesa të forta në Ballkan, aq më tepër që po luan poker me Rusinë, por nga një set e bën edhe me SHBA. Gjithsesi, të martën Edi Rama u tërhoq nga deklarata. Tërheqjen e bëri njëlloj si për deklaratat e ditës politike në Tiranë. Tha se deklarata

ishte imagjinatë e tij, nuk e kishte seriozisht dhe se fjalia ishte nxjerrë nga konteksti, kryesisht nga mediat. Në fakt, deklarata është cituar siç e ka thënë Edi Rama dhe nëse mediat e kanë nxjerrë nga konteksti, të njëjtën gjë nuk mund ta bënte BE dhe SHBA. Problemi është se deklarata u bë nga Kryeministrit me vetëdije të plotë. Jo rastësisht fjalimi u mbajt në Kuvendin e Kosovës, në kohën kur mediat ndërkombëtarë dhe gjithë diplomatët e huaj po ndiqnin seancën e 10-vjetorit të pavarësisë. Gjithashtu, kryeministri e dine se çfarë pasojash do të sillte për Shqipërinë kjo deklaratë dhe çfarë reagimesh do vinin nga ndërkombëtarët. Ishte një “gafë” e bërë më dashje. Edhe pse në Tiranë mediat afër Ramës e paraqitën si diçka që nuk duhej marrë seriozisht, pasi kryeministri këtë stil oratorie mbart, dëmi u bë njëlloj. Në Serbi dhe Greqi qëndrimi i kryeministrit Rama po përdoret dëshmi e politikës konfliktuale të Shqipërisë. Ky argument nëse mund të përdoret edhe kundër hapjes së negociatave. Duke ditur gjithë këto pasoja që dëmtojnë Kosovën dhe Shqipërinë, pyetja që shtrohet është çfarë fitoi Edi Rama me këtë qëndrim? Shpjegimi për një shërbim direkt ndaj politikës serbe është pak i besueshëm. Edi Rama luan më mirë se Vuçiç. E vetmja arsye që e detyroi Ramën të thotë këtë fjali që zgjoi Ballkanin është shmangia e vëmendjes ndaj krizës reale në Shqipëri. Kryeministri ia doli të tërheq vëmendjen nga hallet problematike të qeverisë së tij, por me një kosto të madhe për Kosovën dhe Shqipërinë. Kryeministri luajti në ditën e Kosovës për tu bërë lajm botëror. Dhe ia arriti. Q. Xhani


OPINION

4 E enjte, 22 SHKURT 2018

Fyerje arrogante ndaj Presidencës Nga Bujar Nishani

P

as disa denoncimesh publike se Qeveria Shqiptare nuk ka zbatuar Vendimin e Gjykatës Kushtetuese (GjK) Nr 15, dt. 15.04.2010 mbi "Marrëveshjen e Detit me Greqinë" për marrjen e Autorizimit të Plotfuqishmërisë, kjo e fundit u detyrua të dërgoj një kërkesë formale tek Institucioni i Presidentit të Republikës. Në të dy aspektet, si atë formal procedural ashtu dhe atë përmbajtësor ajo kërkesë përveçse konfirmon shkeljen e vendimit kushtetues, demonstron fyerjen arrogante dhe tentativën për të përdhosur Institucionin e Kreut të Shtetit. Kërkesa tallëse e qeverisë konfirmon faktin se prej 3 (tre) vitesh paskan biseduar dhe negociuar për Marrëveshjen pa denjuar të marrin Autorizimin Presidencial siç detyron GjK. Ja çfarë shkruan Qeveria Shqiptare në letrën drejtuar Presidentit, citoj : "Diskutimet e deritanishme për çështjen e delitimimit të hapësirave detare nevojitet të konkretizohen me negociata mes palëve". Por le të kujtojmë se çfarë ka kërkuar qeveria e sotme kur ishte në opozitë në kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese, citoj ; ….. "grupi negociator shqiptar, gjatë bisedimeve dhe në momentin e lidhjes së marrëveshjes nuk ka qenë i pajisur me plotfuqi nga Presidenti i Republikës. Si rrjedhojë, grupi negociator nuk ka pasur autorizim nga organi kompetent për të hyrë në bisedime me palën greke dhe aq më pak për të lidhur marrëveshje mbi delimitimin e hapësirave detare. Mungesa e plotfuqisë, sipas kërkuesit, e bën marrëveshjen antikushtetuese", … thoshte qeveria e sotme atëherë në opozitë përpara Gjykatës. Këto dy qëndrime konfirmojnë shkeljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Qeverisë Shqiptare gjatë gjithë këtyre kohëve të negocimit me palën greke mbi Marrëveshjen e Detit. Ndaj ajo lloj kërkese nga ana proceduariale është një tentativë për tu tallur me Institucionin e Presidentit. Por pse ajo kërkesë është skandaloze dhe nga pikëpamja përmbajtësore ? Shih se çfarë thotë vendimi i Gjykatës

Kushtetuese, citoj : "37. Gjykata çmon se qëllimi i plotfuqisë është dhënia e autorizimit nga organi kompetent për të biseduar me palën tjetër për çështje që caktohen shprehimisht në objektin e plotfuqisë. Përfaqësuesit e shtetit që pajisen me plotfuqi janë të autorizuar të bisedojnë vetëm për aq sa është përcaktuar në mandatin e dhënë për përfaqësim". Por kërkesa e dërguar tek Presidenti nuk ka asnjë çështje të renditur shprehimisht për të cilën do vazhdohet bisedimet madje nuk ka se as cilët janë "përfaqësuesit e shtetit" që do të bisedojnë. Qeveria vallë i mban "sekret" nga Kreu i Shtetit këta përfaqësues të shtetit ?!! Nga përgjigjja e Presidentit të Republikës kuptohet se në kërkesën e saj drejtuar Presidentit, Qeveria nuk ka respektuar në shumicën e tij vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ajo që po fshihet dhe që ende nuk po denoncohet ka të bëjë me faktin e rëndë se Qeveria Shqiptare ka negociuar deri tani ndarjen e Shelfit Kontinental të Shqipërisë. Pra është parashikuar ndarja e territorit shqiptar. Qytetarët duhet ta dinë se Shelfi Kontinental është vijimi i territorit tokësor në tabanin e detit që sipas konventave ndërkombëtare Shqipërisë i takon rreth 13 mijë km2 të cilat i shtohen sipërfaqes 28 mijë km2. Pikërisht në Shelfin Kontinental Shqiptar gjenden burimet e mëdha të naftës dhe gazit që në shkëmbim të neutralitetit të shkëmbinjve të Barketës ato po u jepen Greqisë. Ndarja e Shelfit Kontinental të Shqipërisë përbën një SKANDAL me përmasa të cenimit të integritetit territorial të vendit. Nga letra e Presidentit mësojmë se Qeveria Shqiptare deklaron se nga pala zyrtare greke ka pretendime territoriale ndaj Shqipërisë! Ky është një SKANDAL tjetër i paimagjinueshëm deri me sot që tregon se në çfarë derexheje është katandisur niveli i një ministri në Republikën e Shqipërisë. Të njehsosh përçartjet haluçinante të grupimeve ekstremiste pa identitet me qeverinë apo zyrtarë të shtetit grek është një lajthitje po aq haluçinante sa ajo e ekstremistëve neonazist në vendin fqinj. Në këtë situatë të rrezikshme ku është përfshirë integriteti territorial i Shqipërisë qëndrimi më i fundit i Presidentit të Republikës duhet mbështetur dhe inkurajuar. Qeveria Shqiptare jo vetëm duhet të përgjigjet për kërkesat korrekte dhe kushtetuese të Kreut të Shtetit por me çdo kusht duhet ti paraqesë Presidentit hartën e Shelfit Kontinental të Shqipërisë mbi të cilën ka bërë deri tani pazarin politik.

GJYKATA KUSHTETUESE KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

SHP ALLJE E VENDEVE V AKANTE SHPALLJE VAKANTE Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/ 2016, “Për Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimin e Kuvendit nr.92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të kolegjit të Posacëm të Apelimit”: I - Rishpall vendet vakante për pozicionet: 1. Drejtor në Drejtorinë e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marëdhënieve me Median dhe Publikun Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” për Drejtësi. b. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. c. Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në nivel drejtues e menaxherial. 2. Drejtor në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” për Ekonomi. b. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. c. Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në nivel drejtues e menaxherial. 3. Specialist për zbardhjen dhe redaktimin e vendimeve Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a. Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë, në Degën Gjuhë -Letërsi. b. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. c. Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion. 4. Specialist IT Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Inxhinieri Informatike, Informatike, Teknologji informacioni etj. b. Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit. c. Të ketë njohuri shumë të mira në administrimin e sistemeve si Active Directory,Outlook Mail Client d. Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastukturën e rrjetit. e. Të ketë njohuri bazë për panelet e administrimit të faqeve ëeb (Ëordpress, Drupal, Joomla etj). f. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. KUSHTE TË PËRGJITHSHME · Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Çertifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 4.3.2015. · Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara. Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 26 Shkurt deri më 28 Shkurt 2018 në një nga format e dhëna më poshtë: · Paraqitjes së kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë instituardi “Dëshmorët e K ombit, P allati i K ongresev cionit të KPA-së, në adresën: Bulev Bulevardi Kombit, Pallati Kongresev ongresevee, Tiranë, nga e Hëna në të Premte , ora: 0 9:00-16:00. Premte, 09:00-16:00. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë Bulev ardi “Dëshmorët e K ombit, P allati i K ongreinstitucionit të KPA-së në adresën: “Bulev Bulevardi Kombit, Pallati Kongresev 018 sevee, Tiranë Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 28 Shkurt 2 20 18, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 26 Shkurt deri më 28 Shkurt 2 018 në adresën: info@kpa.al. KPA 20 konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme: 1. Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare; 2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi. 3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal; 4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore; 5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi; 6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt; Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim. Gjykata Kushtetuese, Kolegji i Posaçëm i Apelimit Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" Nr. 6, Tiranë

Tel. +355 4 2.......... e-mail: info@kpa.al www.kpa.al


POLITIKE

K

ryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Forumit të Biznesit të Republikës Çeke dhe të Republikës së Shqipërisë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishte Presidenti i Senatit të Republikës së Çekisë, Milan Stech, Senator Çek, ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, etj. Gjatë kësaj ceremonie, Ruçi e cilësoi si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin ndërmjet Çekisë dhe Shqipërisë në shumë fusha ekonomike si energjia, industria petrokimike, infrastruktura rrugore dhe hekurudhore, agro-makineria, teknika bujqësore dhe teknologjia, turizmi dhe ndërtimi si edhe i rrjeteve të hotelerisë. “Marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve tona kanë një histori zhvillimi të vazhdueshëm. Çekia për Shqipërinë është një vend i rëndësishëm dhe mbështetës i vendosur për anëtarësimin tonë në BE, ashtu siç ka qenë mbështetës edhe për anëtarësimin tonë në NATO. Është sigurisht me rëndësi të theksohet se marrëdhëniet shumë të mira politike duhet dhe kanë nevojë të reflektohen edhe në bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, bashkëpunim i cili në marrëdhëniet tona ka një tendencë arritje. Ky forum është një dëshmi kuptimplotë e dëshirës dhe vullnetit tonë të përbashkët për të forcuar këtë bashkëpun-

5 E enjte, 22 SHKURT 2018

Kryetari i Kuvendit merr pjesë në Forumin e Biznesit Çeki-Shqipëri: Marrëdhëniet e mira politike të reflektohen edhe në bashkëpunim ekonomik

Ruçi: Ne besojmë në një rajon tërësisht të integruar në Bashkimin Evropian

imin ekonomik duke përligjur kështu edhe miqësinë historike, tradicionale midis dy vendeve dhe dy popujve tanë. Ky forum është një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer mundësi konkrete bashkëpunimi për të ardh-

men në fusha dhe sektorë me interes të përbashkët dypalësh. Në këtë kontekst, mirëpresim interesin e kompanive çeke në sektorin e energjisë, të industrisë petrokimike, të infrastrukturës rrugore dhe asaj hekurudhore,

të agro-makinerisë, teknikës bujqësore dhe teknologjisë, turizmit dhe ndërtimit si edhe të rrjeteve të hotelerisë”- u shpreh Ruçi. Në fjalën e tij kryeparlamentari Ruçi u ndal edhe tek aspirata e Shqipërisë për integrimin e plotë

ISH-NËNKRYETARI I PD: NËSE S’KA REFLEKTIM, E KEQJA NUK KA ARDHUR ENDE

I

sh-deputeti demokrat, një nga figurat më përfaqësuese të Partisë Demokratike deri pak kohë më parë ka qenë dje i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24 për të komentuar situatën politike, por edhe rrugëtimin e kësaj force që nga rënia e komunizmit. Ai ka folur edhe për 20 shkurtin e vitit 1991 dhe kujtimet e tij si një nga studentët grevistë. Por për Partinë Demokratike sot, Patozi thotë se është në ditën më të keqe dhe nëse nuk ka reflektim, më e keqja nuk ka ardhur ende. Ju bën më përshtypje data 20 shkurt? Është një datë e shënuar pavarësisht çfarë pozicioni ke qenë atë ditë. Edhe për njerëz që kanë qenë prapa barrikadës sepse shënon rënien e regjimit. Datë që bën krenar shqiptarët, PD që mbështeti studentët. Iu bën nder shqiptarët. Do mbetet ditë e shënuar. Juve vetë çfarë ju kujton? Unë kam qenë një nga studentët grevistë por e kam pak të vështirë të zgjatem me kujtimet e mia, e para sepse s’më pëlqen nostalgjia dhe më duken si kujtimet e veteranit e nuk dua të ndalem. Edhe ne ishim një lloj simboli. Me ne ishin treçereku i Shqipërisë. Nuk ka qenë ndonjë heroizëm i madh për ne që ishim brenda por si simbol është ditë që duhet përkujtuar, duhet mbajtur mend gjatë por është një ditë që ka nevojë për reflektim. Si ka ndryshuar PD-ja këto 27 vite? PD ka pasur një amplitudë të vetën.

Astrit Patozi bën bilancin: PD sot në ditën më të keqe

Ka pasur vite të ndritshme dhe vite në rënie. Sot që po flasim PD është shumë larg asaj kohe por edhe shumë larg vetvetes. PD sot është ditën e saj më të keqe. E them me keqardhje por me bindje të plotë. Kam frikë se nëse nuk ka reflektim, më e keqja nuk ka ardhur akoma. Sa përgjegjësi ka qeverisja e PD-së në këtë rrugëtim 27-vjeçar? PD në këto vite ka më shumë merita se gjynahe. Nuk është e rastësishme që hapat e mëdhenj emancipuese janë bërë në kohën që qeveriste PD-ja. Solli idenë e lirisë e demokracisë në vend. Gjatë këtyre viteve ne kemi një bilanc të madh, kemi edhe përgjegjësi

edhe gabime por mbi të gjitha kemi merita. Futja e Shqipërisë në NATO, liberalizimi i vizave, futja në KE janë meritë e PD. Ai momenti i grevës së urisë ka qenë interesant në atë kohë, për faktin se pati një lloj paralelizmi me PD? PD e ka mbështetur atë grevë, por me takt. Jo publikisht. Kanë mbetur gjëra pa u thënë? Nuk e besoj, mos të them të kundërtën. Ishte një grevë simbolike. Siç ishte rrëzimi i bustit një shenjë, ashtu ishte dhe kjo greva e urisë si simbol i revoltës së shqiptarëve për rrëzimin e diktaturës.

në Bashkimin Evropian, dhe për këtë, falënderoi Presidentin e Senatit të Çekisë Milan Stech për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë vendi i tij në aspiratën e Shqipërisë për anëtarësim në BE. “Reformat e ndërmarra vitet e fundit, veçanërisht reforma në drejtësi, përbëjnë një garanci për suksesin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në këto fusha. Konstatoj me kënaqësi se dy vitet e fundit tregtia e shkëmbimeve mes dy vendeve ka shënuar rritje. Ndërkohë që turizmi mbetet një nga fushat kryesore të bashkëpunimit me Republikën Çeke, ku zbatimi i Marrëveshjes për Turizmin të nënshkruar para dy viteve e gjysmë, ofron mundësi të reja. Bashkëpunimi në fushën e kulturës, arsimit dhe shkencës është gjithashtu një element i rëndësishëm i afrimit midis dy vendeve tona, dhe mundësi për të rritur dhe forcuar lidhjet tona. Ne besojmë në një rajon tërësisht të integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si dhe në heqjen e pengesave të panevojshme ndaj lëvizjes së lirë të njerëzve, tregtisë dhe mallrave, të cilat janë thelbësore për rritjen tonë ekonomike dhe për arritjen e paqes sociale dhe stabilitetit politik në kontinentin evropian dhe përtej”- tha dje kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

RAPORTI VJETOR I KORRUPSIONIT

Transparency International: Shqipëria më e korruptuar se një vit më parë Korrupsioni është një problem madhor në botën e sotme, dhe matja e fenomenit është thuajse e p a m u n d u r. Gjithsesi, indikatori më i saktë i përhapjes së fenomenit në një shoqëri të caktuar i referohet perceptimit të tij nga vetë qytetarët. Në këtë pikë, “Transparency International”, është ndër më të besueshmet, dhe çdo muaj shkurt publikon indeksin e perceptimit të korrupsionit. Për vitin 2017, Shqipëria renditet në vendin e 91 (83-të në 2016), ndër 180 vende të ekzaminuara. Kjo hartë, ilustron mjaft mirë faktin se Shqipëria është ndër vendet më të korruptuara në Europë. Kosova, Rusia dhe Ukraina ndërkohë, janë tre vendet më të korruptuara në Europë, sipas “Transparency internacional”. Sipas “Transparency International”, Shqipëria renditet e 91-ta, tetë vende më lart se vitin e shkuar, për luftën kundër korrupsionit. Renditet e parafundit ndër vendet e rajonit duke lënë pas vetes vetëm Bosnjen, ndërsa Kosova renditet në vend të 85 në renditjen e përgjithshme të 180 vendeve. Organizata jo qeveritare “Transparancy International”, që çdo vit u kërkon ekspertëve nga mbarë bota një gjykim mbi korrupsionin në vende të ndryshme, ka botuar raportin e vitit 2017.Me këto të dhëna përpilohet një renditje ku vërehet se Shqipëria është rritur me tetë vende krahasuar me një vit më parë. Në vitin 2016 ishte në vend të 83-të, ndërsa këtë vit ka rrëshqitur në të 91-tin.


POLITIKE

6 E enjte, 22 SHKURT 2018

Kreu i Partisë Demokratike takime në Bashkinë e Kamzës: Kjo do të thotë t’ju kërcënojë me bukën e gojës

P

as ndryshimeve në ligj dhe përjashtimit nga skema e ndihmës ekonomike, kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar disa banorë të përjashtuar nga kjo skemë në Kamëz. Sipas njoftimit për shtyp nga selia blu, mësohet se kreu i PD-së vizitoi disa familje të varfra, të cilat janë hequr padrejtësisht nga skema e ndihmës ekonomike. Dëshmitë e grave kryefamiljare, të mbetura pa asnjë ndihmë, të nënave që nuk kanë bukë për fëmijët tregojnë lënien në mëshirë të fatit nga qeveria të më shumë se 20 mijë familjeve në të gjithë vendin. Marie Gjoka është një nënë e vuajtur, që tregon historinë tronditëse sesi ngeli pa asnjë të ardhur, pas vdekjes së bashkëshortit të sëmurë, në përpjekje për të marrë KEMP-in ditën që bashkëshorti u nda nga jeta. Në bashkinë e Kamzës, ku Basha vizitoi familjet në skamje, janë hequr në janar rreth 780 familje nga skema e ndihmës ekonomike, por askush prej tyre nuk e di arsyen, edhe pse ata janë njësoj të varfër. Në frigoriferët apo dollapët e vjetër të Shpresa Arapit, Artur Rungos, Donika Shetës nuk ka asgjë për të ngrënë. Partia Demokratike e konsideron një emergjencë kombëtare mbetjen pa asnjë të ardhur dhe heqjen e ndihmës shtetërore të mbi 20 mijë familjeve dhe për këtë arsye ka kërkuar një debat urgjent me kryeministrin. Bashkëbisedimi i Bashës me banorët në Kamëz Marije Gjoka: Kisha burrin për KEMP dhe vdiq ditën që ia lidhën

Heqja e ndihmës ekonomike, Basha takon të varfërit: Kjo është një emergjencë kombëtare

dhe vajta të kërkoja KEMP-in që ta varrosja dhe nuk ma dhanë. Më dhanë vetëm 50 mijë lekë për me e varros. Nuk e di nga t’ia mbaj. Ka ardhur kulmi. Basha: Për çfarë u thanë që s’keni pikë mjaftueshëm? U dhanë shpjegim? Shpresa Arapi: Jo fare. Kemi mbetur pa asnjë lek. Nuk kemi asgjë dhe frigoriferin e kam bosh.

Basha: Pra, pa ndihmën ekonomike, ju do t’ju presin edhe dritat dhe ujin. Ose do t’ju marrin do t’ju çojnë në burg. Kjo është e papranueshme. Bashkëshortja e Artur Rungos: Listën e kam bërë të gjatë në dyqan dh s’kemi me çfarë të paguajmë. Vetëm me borxhe dhe asnjë lloj ndihme. Basha: Nuk u dhanë shpjegim

pse ua hoqën ndihmën? Artur Rungo: Jo fare, asnjë shpjegim. Basha: Kishit ndihmë ekonomike? Donika Sheta: Kisha, por ma kanë hequr tani. Basha: Po pse ta kanë hequr? Donika Sheta: Më thanë që nuk plotëson kushtet. Nuk e di çfarë kushtesh, kur unë s’kam

asgjë, asnjë kusht për të jetuar. Thanë nuk plotëson pikët. Nuk kam as lavatriçe, as dush. Asgjë nuk kam. Basha: Po të ardhura të tjera përveç ndihmës ekonomike keni pasur? Donika Sheta: Kam vetëm 20 mijë lekë pension të vjetra. Pak ditë më parë qeveria deklaroi se ka hequr nga skema e ndihmës ekonomike ata që nuk e meritojnë, por dëshmitë në familjen e Pranvera Tetovajt dhe Gëzim Ukdashit tregojnë për një situatë katastrofike, ku iu është prerë edhe uji i pijshëm. Pranvera Tetovaj: Nënën e kam të paralizuar. Asistencën ma kanë hequr. Lekët e përmbytjes nuk i kemi marrë. Skam asgjë, as dyshek për nënën.“ Bashkëshortja e Gëzim Ukdashit: “Edhe ujin na e kanë ndërprerë. Kush të na japë ndonjë pikë ujë, e marrim. S”kemi lekë të blejmë një thes miell, pale dritat dhe ujin”. Basha: Prandaj kemi ardhur, në radhë të parë t’i tregojmë botës kujt ia kanë hequr ndihmën, njerëzve më të pamundur dhe kjo është kriminale. Kjo do të thotë t’ju kërcënojë me bukën e gojës.

NË MARS PROTESTA E RADHËS E OPOZITËS, NË FOKUS ÇËSHTJET EKONOMIKE DHE FAMILJET NË NEVOJË

PD: Pranvera vjen me protesta të mëdha O

pozita po përgatitet për fillimin e protestave pa ndalim kundër kryeministrit Rama. Me përfundimin e protestës së janarit dhe shpalljes së një “epoke” tubimesh, opozita e PD-së dhe LSI-së duket se do të organizojë një tjetër protestë në muajin mars. Pavarësisht se ishte rakorduar mes dy partive të opozitës një skenar për protesta edhe në shkurt, duket sikur PD e LSI e kanë “shtyrë” në kohë atë që kanë premtuar që vitin e kaluar. Muaji mars shihet si koha e përshtatshme për të organizuar protestën e radhës, e cila pritet që t’i qëndrojë besnike “modelit” të krijuar në protestën e janarit, ku u vu re mungesa e plotë e simbolikës partiake. Kësaj here PD do të protestojë me shumë gjasa nën siglën e atyre

mijërave qytetarë të cilëve qeveria u ka hequr ndihmën ekonomike. Në muajin mars pritet që protestat të shpërndahen kudo nëpër qarqet e vendit dhe të mos lihen vetëm në “mëshirën e fatit” nga një tubim i madh

në kryeqytet. Në PD e LSI kanë filluar që tashmë lëvizjet e deputetëve dhe anëtarëve të partive respektive, për të mbledhur të dhëna mbi situatën e krijuar dhe pasojat tek qytetarët, që ka sjellë heqja e mijërave rasteve

të dhënies së ndihmës ekonomike. Një zhvillim interesant mbi këtë çështje mbetet dhe diskutimi që do të zhvillohet sot në parlamentin e Shqipërisë, aty ku opozita ka depozituar një kërkesë mocioni me debat

drejtuar kryeministrit Rama, për të shpjeguar heqjen e rreth 20 mijë rasteve të dhënies së ndihmës ekonomike. Takimet e politikanëve me familjet në nevojë do të vazhdojnë edhe dy javët në vijim, ku në fokus është organizimi i tyre për protesta, që nisin sërish në muajin mars. Kjo është faza e parë, pasi protesta pritet të organizohet në rang qarqesh. Ka qenë pikërisht ndihma ekonomike që ka ndryshuar strategjinë e opozitës, duke e fokusuar objektivin e protestës te familjet e varfra dhe duke e zgjeruar protestën, jo më në qytete, por në qarqe. Ka një bashkëpunim mes forcave opozitare për të organizuar familjet në nevojë, një arsye e fortë kjo që bën të zhvillohet një protestë opozitare edhe më e madhe se ato të kaluarat.


POLITIKE

7 E enjte, 22 SHKURT 2018

Ministri i Brendshëm takim me Sekretaren e Brendshme të Britanisë: Mbështetje konkrete. Përvoja britanike në procesin e Vettingut në polici

N

ë vijim të vizitës që po zhvillon në Londër, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u takua sot me Sekretaren e Brendshme të Britanisë, Amber Rudd. Sipas njoftimit të shkurtër që vetë ministri Xhafaj përcjell përmes rrjeteve sociale, mësohet se Rudd i ka shprehur atij vlerësime për lidershipin dhe programin ambicioz të Ministrisë së Brendshme, dhe veçanërisht për operacionin “Forca e Ligjit”. “Sapo përfundova një takim shumë frytdhënës me Sekretaren e Brendshme të Britanisë, zonjën Amber Rudd. Vlerësim dhe besim për vizionin, lidershipin dhe programin ambicioz të MB-së dhe veçanërisht për operacionin “Forca e Ligjit”. Premtim për mbështetje konkrete përmes një axhende intensive bashkëpunimi mes Ministrive dhe Policive të dy vendeve”- u shpreh dje ministri Fatmir Xhafaj në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”. Takimi me ministrin e Sigurisë Po dje Ministri Xhafaj është takuar edhe me Ministrin britanik për Sigurinë Ben Wallace me të cilin mësohet se ka diskutuar lidhur me hartimin e një agjende të përbashkët pune, në kuadër të një bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar. “Takim shumë miqësor me Ministrin britanik për Sigurinë z. Ben Wallace për një axhendë të përbashkët pune, në interes të bashkimit të përpjekjeve për veprime të bashkërenduara në luftën kundër krimit të organizuar. Premtim për asistencë teknike dhe operacione të për-

Siguria, Xhafaj takon ministrin britanik: Bashkë kundër krimit

bashkëta. Shumë shpejt do ta mirëpres mikun tim në Tiranë për të avancuar axhendën e përbashkët”- u shpreh dje ministri Xhafaj menjëherë pas takimit që

ai zhvilloi me homologun britanik, Ben Wallace. Vizita në Londër Më herët, Xhafaj bëri me dije se përvoja britanike në procesin e

Vetting-ut të Policisë do të jetë modeli i realizimit të këtij procesi në Shqipëri. “Në Londër, në vendin e një prej Policive më të mira në botë. Një ditë intensive në Metropolitan Police në Neë Scotland Yard dhe Agjencinë Kombëtare të Krimit. Modeli për ne – përvoja e shkëlqyer britanike në procesin e Vetting-ut të Policisë. Premtim për mbështetje konkrete për operacionin “Forca e Ligjit”. Bashkëpunim për operacione dypalëshe”- theksoi ministri Fatmir Xhafaj përmes postimeve në rrjetet sociale.

DERREGULLIMI, ZV KRYEMINISTRJA MESI: 46 DOKUMENTE MË PAK PËR NË HIPOTEKË, ALUIZNI DHE ATP

Q

ytetarëve do t’u kërkohen 46 dokumente më pak pas ndryshimeve në Hipoteka, duke eleminuar radhët e gjata të pritjes në sportele. Zëvendës Kryeministrja Senida Mesi dhe Zëvendës Ministrja e Drejtësisë Teuta Godo prezantuan dje nismën për derregullimin për këtë sektor, ku u shprehën se do të kursehet shumë kohë në përgatitjen e dosjeve të qytetarëve. “Lehtësimin e procedurave burokratike është një hallkë, nëse kjo nuk jetësohet bashkë me ju ne mund të bëjmë shumë punë të bukur në letër po nuk gjen asnjë zbatim në realitet. Ju e lehtësoni reformën dhe është e nevojshme që në një fazë të dytë të ecim dhe të avancojmë dhe me trajnimin e stafit dhe qasjen që duhet të kenë për çdo qytetar dhe sipërmarrës”, tha Mesi. Për 17 shërbime të ofruara nga ZVRPP-të, 51 dokumente janë dokumente identifikuese dhe 48 dokumente janë dokumente

Edi Rama: Reformë Shërbimeve Administrative, për të ulur burokracitë

pronësie të cilat mund të merren tashmë pa asnjë kosto shtesë. Optimist për reformën e shërbinmeve administrative u shpreh edhe vetë kreu i Ekzekutivit, Edi Rama. Teksa publikoi pamjet nga takimi i djeshëm, Rama u shpreh se ulja e numrit të dokumenteve të kërkuar nuk është qëllim në

vetvete por ajo shoqërohet me rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve dhe eliminimin e burokracisë. “Reforma e Shërbimeve Administrative për qytetarët – 46 dokumente më pak kërkohen nga qytetarët pas ndryshimeve në ZVRPP, duke eliminuar radhët e gjata

të pritjes në sportele. Qytetarët që aplikojnë për dokumente në zyrat e ALUIZNI-t apo Agjencisë së Trajtimit të Pronave, tashmë do të kursejnë shumë kohë në përgatitjen e dosjes së tyre. Për 17 shërbime të ofruara nga ZVRPPtë, 51 dokumente janë dokumente identifikuese dhe 48 dokumente janë dokumente pronësie të cilat mund të merren tashmë pa asnjë kosto shtesë. Ulja e numrit të dokumenteve të kërkuar nuk është qëllim në vetvete por ajo shoqërohet me rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve dhe eliminimin e burokracisë. Ky është një angazhim që do të prekë të gjitha institucionet e varësisë të Ministrisë së Drejtësisë”- theksoi kryeministri Rama.

BUSHATI NË LETONI

Shqipëria merr mbështetjen e Letonisë për hapjen e negociatave

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në kuadër të një turi rajonal në vendet Baltike, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Letoni. Gjatë takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Letonisë, Edgar Rinkevics, ministri Bushati diskutoi për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe rëndësinë e gjallërimit të bashkëpunimit ekonomik. Ministrat i kushtuan vëmendje të veçantë procesit të integrimit evropian, impaktit transformues që ka politika e zgjerimit në vendet e rajonit të Ballkanit, përfshirë sigurinë e tij. Ministri Bushati e njohu kolegun e tij me procesin e reformave në Shqipëri, me fokus reformën në drejtësi dhe masat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare në plotësimin e 5 prioriteteve kryesore në procesin e integrimit, me fokus hapjen e negociatave për anëtarësim. Ministri Rinkevics konfirmoi qëndrimin mbështetës të Letonisë për një vendim pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë gjatë këtij viti. Ministrat diskutuan edhe mbi situatën në rajon. Ministri Rinkevics vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor si faktor i qëndrueshëm stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal. Gjatë takimit, ministrat shkëmbyen mendime për çështjet e sigurisë globale me të cilat po përballet Evropa dhe bota. Ministrat Bushati dhe Rinkevics vlerësuan bashkëpunimin dhe rolin e vendeve të tyre, edhe si vende anëtare të NATO-s, në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, ISIS dhe rolin e aktorëve të tretë në krizat rajonale. Gjithashtu, Ministri Bushati zhvilloi një takim me kryetaren e Saeima-s letoneze, Inara Murniece, me kryetaren e Komitetit për Punët e Jashtme, Lolita Cigane, të cilat i njohu me progresin dhe aspiratat e Shqipërisë drejt BE-së. Gjatë qëndrimit në Letoni, Ministri Bushati zhvilloi një vizitë në bazën ushtarake të NATO e FP, në Adazi, ku po shërben kontingjenti i dytë i FARSH, me një togë EOD me 18 ushtarakë.


POLITIKE

8 E enjte, 22 SHKURT 2018

KRYEMINISTRI RAMA AKTIVITET PËR ANULIMIN E HIDROCENTRALEVE MBI OSUM

Qeveria zhvendoset për mbledhje zyrtare në Berat K

ryeministri Rama nuk e mblodhi këtë të mërkurë kabinetin e tij. Burime për Report TV saktësojnë se qeveria do të mblidhet të premten dhe të shtunën në qarkun e Beratit, në kuadër të nismës së kryeministrit për tu zhvendosur me qeverinë të paktën

një herë në muaj në një qark të vendit. Burimet thonë se qeveria do të inspektojë disa investime në infrastrukturë në këtë qark, dhe pas vendimeve të qeverisë do të ketë një komunikim me median. Kryeministri do të ketë një aktivitet të veçantë për vendimin e anulimit të kon-

cesioneve mbi kanionet e Osumit. Ditën e shtunë, do të ketë një mëngjes pune me të gjithë drejtuesit e institucioneve të rajonale dhe vendore, ndërsa në fund do të zhvillohet një takim me qytetarët për të nxitur përfshirjen e tyre në portalin e bashkëqeverisjes me njerëzit.

Debate në Komisionin e Ekonomisë, PD: Antikushtetuese është të miratojmë një VKM që ka ndryshuar

K

reu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, nuk ka pranuar të diskutojë ndryshimin e marrëveshjes për koncesionin e portit në Porto Romano për të cilën parashikohet një shtesë fondi prej 4.5 milion dollarësh dhe ndërtimi i një argjinature për vendosjen e tubave të ngarkim–shkarkimit të karburanteve. Sipas Braçes, projekti i paraqitur është me gabime matematikore dhe do të diskutohet në momentin që do rregullohet. Ndërkohë, opozita ngriti si shqetësim propozimin për ndryshimin e marrëveshjes që sipas tyre do të përmbytë Durrësin. Shqetësimet u ngritën në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ekonomisë, i cili vendosi të mos pranojë të nisë diskutimin për ndryshimin e marrëveshjes për koncesionin në Porto Romano, pasi projekti i prezantuar rezultoi me gabime. Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe kërkoi që të rishikohet edhe njëherë ky draft nëse do të marrë miratimin e Kuvendit si dhe kërkoi prezencën e ministrit të Infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe të zv/ministrit të Bujqësisë. “Ka një gabim aritmetikor në kontratën koncesionare, gabimi aritmetikor ka të bëjë më një mbledhje gabim të shumës së investimeve, kaq. Nuk ka gjë antikushtetsue në këtë mes”- u shpreh deputeti socialist Erjon Braçe. Ndërsa deputetja demokrate, Jorida Tabaku nën-

Koncesioni i Porto-Romanos, Braçe kritikon qeverinë për gabimet në projekt

vizoi se nuk mund të miratohet një vendim i Këshillit të Ministrave në një kohë që ai është ndryshuar. “Antikushtetuese është të miratojmë një VKM që ka ndryshuar dhe nuk ka kaluar procedurën ligjore”- u shpreh

Tabaku. Replika sërish do ti vinte nga kryetari i Komisionit, i cili deklaroi që qeveria duhet të sjellë sa më shpejt para komisionit kontratën e rregullit në rrugë zyrtare. “Jo zonjë. Edhe njëherë, qeveria sa më shpejt

të sjellë kontratën korrekte në rrugë zyrtare përmes Këshillit të Ministrave. Mbledhja e ardhshme do të kryhet në momentin që dokumenti depozitohet në Kuvend zyrtarisht nga Këshilli i Ministrave”- u shpreh

Braçe. Opozita ndërkohë ngriti si problem faktin se ndërtimi i argjinaturës që kërkohet të realizohet në portin e Durrësit mund të sjellë pasoja të rënda për qytetin duke e përmbytur atë. “Nuk është çështja e shumës së parave, janë 4.2 milion më shumë apo 4.3 milion më pak. Dëmi ekonomik që mund ti shkaktoni qytetit është minimal, kosto oportune më e ulët, ndërkohë që krijoni një burim për përmbytjen e zonës së ish-Kënetës ku jetojnë 100 mijë banorë. Nga ana tjetër do të bëheni shkas për të shkatërruar ato vlera arkeologjike që ka ai qytet”- theksoi deputetja e PD-së në Komision Fatbardha Kadiu. Edhe pse tashmë në Porto-Romano ka nisur zgjerimi i portit ndryshimi në këtë kontratë ka ardhur pasi gjatë punimeve janë konstatuar probleme teknike për shkak të aluvioneve.

NË PUNIMET E SOTME PRITEN RAPORTIMET E MINISTREVE LINDITA NIKOLLA DHE OGERTA MANASTIRLIU

K

ryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka miratuar rendin e ditës për seancës parlametare të ditës së sotme, ku bie në sy fakti që nuk do të ketë votim për asnjë projektligj. Ashtu si javën e kaluar, pjesa më e madhe e debatit do të zhvillohet mes deputetëve dhe Ministrave të thirrur për interpelancë. Kësaj radhe, është thirrur për interpelancë urgjente nga 7 deputetë të LSI, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla. Në fokus do të jetë ligji për arsimin e lartë, për të cilin mungojnë aktet nënligjore, të cilat duhet të ishin miratuar brenda 9 muajsh nga hyrja në fuqi, por kanë kaluar 2 vite e disa muaj. LSI e konsideron këtë një shpërdorim të detyrës, që ka krijuar kaos në universitetet

Asnjë projektligj në seancë plenare, Kuvendi mblidhet vetëm për interpelanca publike duke rritur kostot e studimeve. Po ashtu, do të ketë një interpelancë edhe me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kërkuara nga kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Ministrja do të japë shpjegime lidhur me ecurinë e kontrollit shëndetësor bazë, si dhe do të japë informacion për analizat e rezultateve të deritanishme. Seanca e datës 22 Shkurt do të nisë me betimin e deputetit të ri të Partisë Demokratike në qarkun e Beratit, Astrit Veliaj. Sipas

rendit të ditës të senacës së sotme plenare, pas interpelancave do të vijohet me miratimin e përbërjes së nënkomisionit parlamentar “Për barazinë gjinore dhe parandalimin e dhunës ndaj gruas”, i cili do të kryesohet nga Eglantina Gjermeni. 5 anëtarë të këtij komisioni do të jenë nga radhët e PS, 1 nga LSI dhe 3 nga PD, e cila nuk ka propozuar anëtarët e saj. Në fund, deputetët do të votojnë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri.


INTERVISTA

9 E enjte, 22 SHKURT 2018

Klajda Gjosha: Deklaratat e Ramës për Kosovën, të papranueshme dhe fëminore I sh-ministrja e Integrimit dhe deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha i ka cilësuar deklaratat e Edi Ramës në Kosovë si të papranueshme. Në një intervistë për « Vizion Plus », Gjosha shprehet se «të bësh një deklaratë të tillë e quaj të papërgjegjshme, në një moment kaq të rëndësishëm për Shqipërinë dhe para çeljes së negociatave ku një nga kushtet kryesore është pikërisht zgjidhja e mosmarrëveshjeve me fqinjët ».

Dua ta nis nga deti, kishte një mospërputhje PresidencëQeveri apo është pak faktorizim i palëve? Nuk mendoj se ka të bëjë me faktorizim të palëve, mendoj se ka nevojë për transparencë dhe konferenca për shtyp dje nga Presidenti i Republikës, besoj se ishte brenda kornizës institucionale të tij. Por edhe brenda asaj çka i lejon Kushtetuta. Në të vërtetë ka nevojë për një transparencë të thellë për marrëveshjen e detit. Por edhe për të gjitha marrëveshjet e tjera që po kryen në fakt me vendin tonë fqinj që është Greqia. Ne kemi kërkuar edhe një seancë dëgjimore me ministrin e jashtëm. Është kryer seanca e parë dëgjimore por nuk arritëm të dëgjonim asgjë nga diskutimet që janë bërë me palën greke. Dhe tashmë kemi kërkuar transparencë të plotë dhe kemi qenë tepër të kujdesshëm për të treguar dhe faktin që nëse do duhej që transparenca për këtë marrëveshje të bëhej dhe pa prezencën e mediave, opozita është e gatshme ta pranojë këtë. Me dyer të mbyllura? Edhe me dyer të mbyllura mendoj që pak rëndësi ka sepse pala greke ka qenë shumë e qartë në marrëveshjet që ka diskutuar me palën shqiptare. Madje dhe në deklaratën e kryeministrit Tsipras, unë do të theksoja që ai ka qenë tepër i qartë për ti dhënë plotfuqishmërinë për të përfunduar marrëveshjen, ministrit Kotzias bashkë me grupin negociator. Kjo në fakt u kërkuar edhe nga Presidenti ynë sepse plotfuqishmëria e cila iu kërkua atij nga ministria e jashtme ishte tejet e cunguar. Do të duhet të diskutohet me detaje për çfarë kërkohet autorizimi, cili do të jetë grupi negociator. Besoj ju e dini që mbi të gjitha marrëveshjet është një detyrim dhe po të shikoni të gjitha marrëveshjet që kalojnë te Presidenti për autorizim apo për plotfuqishmëri, kanë një model të përcaktuar. Kjo e fundit nuk qëndronte brenda këtij modeli dhe unë mendoj që tashmë ka ardhur momenti të bëhet pak transparencë për çfarë po ndodh realisht. Pse ka kaq shumë mungesë transparence? Është shumë e theksuar mungesa e transparencës. Ka një ndryshim shumë të madh nga mënyra sesi funksionon politika, po të shohim në vendin tonë fqinj, bëhet fjalë

për të njëjtën marrëveshje. Po të shohim ata janë treguar shumë të kujdesshëm për ta bërë këtë marrëveshje më parë me Kryetarin e Opozitës, me Presidentin e Greqisë, me parlamentin e Greqisë pra kanë kaluar të gjitha instancat dhe institucionet që ata kanë një detyrim Kushtetues për tu konsultuar. Ndërsa këtu te ne gjithçka është mbajtur e fshehtë. Nuk mendoj se këto janë negociata që i takojnë një individi të vetëm apo kryeministrit dhe ministrit të jashtëm. Ajo çka ka ngritur një pikëpyetje të madhe është se si mundet për një marrëveshje kaq të rëndësishme dhe për çështje sensitive siç është ajo e detit të negociohet në tre netë me ministrin e jashtëm grek. Ndërkohë që po ti rikthehemi vite më pas, marrëveshja që është kryer me Italinë për detin, ka nisur në 1983 dhe ka mbaruar në 1992 me një grup shumë të madh negociatorësh , ekspertë të mirëfilltë të fushës, që kanë kryer debate të njëpasnjëshme. Kanë vënë mbi tryezë të gjithë dokumentacionin, si në bazë ligjore ashtu edhe duke parë thyerjen që ka bregdeti ynë sepse janë shumë çështje brenda që duhen marrë në diskutim. Ne jemi para një pikëpyetje të madhe, e kërkojmë këtë gjë edhe nga ministri Bushati, për të na dhënë një përgjigje. E kemi kërkuar për një seancë dëgjimore dhe shpresojmë që javën që vjen të vijë në Komisionin e Punëve të Jashtme për të referuar mbi këtë marrëveshje. E kemi sëmundje të hershme ne të institucionev institucionevee shqiptare shqiptare,, dikush drejton një institucion, dikush një tjetër tjetër,, aq më tepër akoma kur Presidenti vjen nga një parti sot në rradhët e opozitës. Institucionet me njëri tjetrin nuk komunikojnë në mën yrë të vvazhdueshme azhdueshme ... mënyrë azhdueshme... Është pjesë e një kulture të munguar, ka qenë prej kohësh kështu, kemi vuajtur gjithmonë nga koordinimi, nëse do të kishim një vendimmarrje që do të duhej të merrje me më shumë se dy institucione, gjithmonë ka qenë një problem i jashtëzakonshëm. E para kush e koordinon dhe e dyta si do të merrej vendimi duke u hapur në disa institucione. Megjithatë në këtë rast të mirëfilltë, unë shoh një arrogancë të papranueshme. Në mënyrën sesi janë zhvilluar negociatat dhe në mënyrën sesi është bërë transpar-

enca me publikun. Po ne nga ana jonë i kemi bërë sa duhet detyrat e shtëpisë në këndvështrimin tuaj. Sot nuk kemi më ministri integrimi por kemi një ministri për Europën dhe Punët e Jashtme htme.. Prish punë kjo? Shpesh herë kur diskutojmë për këto çështje, shoh analiza të ndryshme, që dikush thotë, nuk duhet të biem në debatin e një emri ministrie. Në fakt ajo ministri nuk kishte të bënte vetëm me emrin, kishte të bënte me një kërkesë të mirëfilltë që vinte nga Komisioni Europian për ta krijuar atë dhe për ti dhënë rëndësinë e duhur procesit. Sot kemi të gjithë të gjithë procesin e integrimit të futur në një ministri që merret me shumë çështje të tjera. Dhe nëse ministri do të duhet të merret me marrëdhëniet bilaterale, me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, me negociatat me Greqinë, e kështu me rradhë sepse janë një sërë çështjesh të tjera që ai mbart. Shtuar, diplomacinë ekonomike që është një tjetër sfidë e ministrisë së punëve të jashtme. Unë nuk e besoj dot që në një nivel drejtorie që ka mbetur tashmë procesi i integrimit, ky është realiteti. Ku ende ajo drejtori nuk ka një strukturë të mirëfilltë, ku ka ende vende vakante për shkak të ristrukturimit të vetë ministrive dhe të shkrirjes së ministrisë së integrimit. Dhe ka kaluar një periudhë 6 mujore, e kam të vështirë të besoj se kush raporton sot në Komisionin Europian. Çfarë është raportuar dhe si është koordinuar me 72 institucione në vend. Nuk është e thjeshtë, nuk janë vetëm institucione qendrore janë dhe të pavarura. Dhe mos të harrojmë që me institucione të pavarura është e pamundur të negocioj një drejtor apo një zv.Ministër. Pra niveli i koordinimit të punës duhet të jetë maksimal për ti dhënë atë rëndësinë e duhur procesit. Në 2016 kishim një kusht të mirëfilltë që ishte Reforma në Drejtësi, procesi i Vetingut. Në fjalën time javën që shkoi në Kuvendin e Shqipërisë, iu drejtova duke thënë çfarë do të raportoni ju për procesin e Vetingut. Do doja shumë ta dija për transparencë të publikut, dikush të më thoshte që kemi katër-pesë arritje që do ta bëjmë Shqipërinë të çeli negociatat në qershor. Raportimi i Shqipërisë duhet të jetë dhe pjesë e raportimit që do të kryejë vetë Komisioni Europian për vendet anëtare. Dhe askush nuk mund të më japë sot një përgjigje. Presim që deri në qershor të kemi apo duhet të kemi rezultate në prill? Ne ende kemi kohë deri në prill. Sepse aty përmbyllet raporti i Ko-

misionit Europian. Çdo gjë tjetër është ekstra. Por mos kujtoni se vendet anëtare e kanë gjithmonë vëmendjen në procesin e zgjerimit apo se çfarë ndodh me Shqipërinë hap pas hapi. Sepse shumë nga vendet kryesore kanë dhe çështjet e tyre që shqetësojnë qytetarët e tyre. Gjermania ende sot është në ujërat e ndërtimit të një qeverie. Italia gjithashtu është para zgjedhjeve. Pra janë disa nga vendet kyçe që janë shumë të involvuara me çështjet e brendshme. Pra Shqipëria duhet të vrapojë në këtë proces, nuk duhet të ecë me hapa kaq të ngadaltë. Duhet të vrapojë vetëm ministri Bushati apo në koordinim me gjithë faktorët politikë për të vrapuar për të bindur partnerët? Procesi nuk është vetëm i z. Bushati. Është i të gjithëve, aq më tepër që janë institucione të involvuara në pesë prioritetet që nuk janë në përgjegjësinë e z.Bushati. Kemi ministrinë e brendshme p.sh, që ka një rol të jashtëzakonshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kemi ministrinë e drejtësisë që kanë një peshë shumë të madhe dhe në raportimin e disa prej prioriteteve ku këtu bëjnë pjesë dhe të drejtat e njeriut, çështja e pronës. Janë çështje që i drejton ministria e drejtësisë. Dhe janë shumë problematike. Sot nuk shoh asnjë sukses të arritur në këto 5 prioritete. Ajo çka shoh është një kryeprokurore e zgjedhur me vetëm 69 vota. Në shkelje të plotë të Kushtetutës dhe çka është më e rëndësishme pa Veting, ndërkohë që Vetingu sot është kryefjalë e Kushtetutës sonë. Asnjë Kushtetutë e dytë në botë nuk e përmban këtë term brenda saj. Dhe ne të paktën duhet ta kishim respektuar për kreun e Prokurorisë. Përveç kësaj dalim te institucionet e reja që po ngrihen. Çfarë zgjodhëm ne? Zgjodhëm anëtarët e KLGJ dhe KLP me kaq shumë problematikë. Njerëz të cilët përmbanin jo vetëm probleme integritetin e tyre dhe probleme morale , mesa pashë në raportet. Disa prej tyre kanë qenë tejet të anatemuar nga ONM-ja. Pra disa ishin të papranueshme si kandidatura, ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë, vendosi ti pranonte ata. Pra në njëfarë mënyre ne shkelëm dhe garantin tonë të drejtësisë që ishte faktori ndërkombëtar, atë për të cilën ne votuam me 140 vota në Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë këndvështrim kemi disa probleme të cilat besoj se e pengojnë pak a shumë procesin e Vetingut dhe Reformën në Drejtësi. Aq më tepër që ne kemi dhe një çështje shumë të diskutuar siç ka qenë ajo e ish-ministrit

të brendshëm, që tashmë është ngritur dhe nga pala ndërkombëtare si e papranueshme për imunitetin të cilin e ruajti me aq fanatizëm mazhoranca në Kuvendin e Shqipërisë duke mos lejuar arrestimin e tij ndërkohë që për një qytetarë të thjeshtë ndodh totalisht e kundërta dhe besoj kjo nuk është e drejtë në një vend demokratik. Duhet të mos kishim imunitet fare? Sot mediat e kishin që kanë dalë të dy palët PD dhe PS kanë rënë dakord ta heqin fare këtë çështjen e imunitetit, se ruajnë njëri tjetrin. Pavarësisht se në fillim kërkuar që të mos ketë imunitet për zyrtarët që kërkohet nga prokuroria por në fund ranë dakord mos ta prekin më si çështje çështje.. Brenda atyre rekomandimeve është vendosur një paragraf i qartë ku thuhet se duhet të rishikohet edhe njëherë çështja e imunitetit të politikanëve. Pra është krejt e kundërta. Dhe kjo ka qenë një kërkesë e opozitës për tu vendosur brenda rekomandimeve e pranuar dhe nga pala Europiane. Tejet e diskutueshme sepse nuk është e thjeshtë për mazhorancën të pranojë sot atë paragraf ndërkohë që e kemi sot një model paraprak. Vetëm para disa muajsh, megjithatë ajo është pranuar. Përsa i përket opozitës mendoj që po bën një punë të jashtëzakonshme. E para me miratimin e asaj rezolute e cila nga Parlamenti Europian do të kalojë në Komisionin Europian dhe më pas i prezantohet vendeve anëtare. Debatet kanë qenë gjithmonë tejet të ashpra por është një Komitet që mblidhet dy herë në vit dhe asnjëherë nuk ka pasur një konsensus apo dhe një debat konstruktiv. Gjithmonë me dy-tre qëndrime dhe asnjëherë me një deklaratë të përbashkët. Kjo është hera e parë dhe mendoj se është një hap pozitiv. Nga ana tjetër ne si LSI kemi qenë shumë të qartë, duke qenë se procesi i integrimit është dhe pjesë e ADN-së tonë. Gjithmonë kemi qenë aty shtysë e procesit dhe për të arri-

tur një konsensus mes palëve ndërkohë që mos të bëhej pengesë asnjë nga çështjet që është shtruar në tryezë për integrimin. Kemi dërguar para disa kohësh edhe një letër zyrtare, Komisionerit Hahn, duke i kërkuar haptas, çeljen e negociatave sepse ne mendojmë që ky do të ishte një hap jashtëzakonisht shumë i rëndësishëm për qytetarët shqiptar në rradhë të parë. Dhe e dyta, Komisioni Europian do të fillonte të luante një rol ndryshe nga ai që ka sot. Duke monitoruar me shumë rreptësi të gjithë procesin e reformave në vend. Deklarata e pak ditëve më parë e kry eministrit Edi R ama, për kryeministrit Rama, një President të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës si lexohet? Sot do them diçka që e them për herë të parë. Nuk është hera e parë që ndihem keq përballë këtyre deklaratave. Në atë kohë kam qenë ministre ku më është dashur shumë të shpjegoj deklaratat e kryeministrit të bëra mbi Kosovën, mbi bashkimin me Kosovën, megjithatë them se është e papranueshme në këto momente që ne flasim, kur strategjia shumë e qartë pra, i vendoset liderëve për ti thënë zgjidhni çështjet, mosmarrëveshjet. Të bësh një deklaratë të tillë e quaj të papërgjegjshme, në një moment kaq të rëndësishëm për Shqipërinë dhe para çeljes së negociatave ku një nga kushtet kryesore është pikërisht zgjidhja e mosmarrëveshjeve me fqinjët. Dhe ajo çka ka shkaktuar deklarata dhe në vendet fqinje, në Serbi, në Greqi, pamë dje në reagim shumë të madh të mediave greke mbi deklaratën e kryeministrit. Mendoj që nuk është e nevojshme në këto momente, është e patolerueshme, e pamenduar, fëminore do thoja unë dhe mbi të gjitha me kaq shumë probleme sa çka Shqipëria sot në çështjet e krimit të organizuar. Dhe për të çuar përpara reformën në drejtësi të merresh me diçka që nuk është pjesë e tryezave dhe diskutimeve tona mendoj që është e pafalshme.


FORUM KOMENT Nga Artur Zheji

N

a tha që po ëndër ronte për pas 10-të vitesh. Me syçkat gjysëm mbyllur dhe me vështrimin tretur në horizontin e kohërave, si gjysëm parashikonjës dhe si gjysëm shkrimtar romanesh historikë. Duke pranuar ëndërrimin, kur kërkoi nëpër tym, në bashin e Kuvendit të Kosovës dhe në kulmin e vëmendjes ndërkombëtarëve, të miqve dhe të jo miqve të Kosovës dhe të shqiptarëve, "një president të përbashkët në emër të unitetit kombëtar", kryeministri pranoi djallëzisht, sikur sapo kish bërë një lajthitje të padjallëzishme. Them e shkruaj se pranoi djallëzisht, që gjoja kish lajthitur në ëndërrim e sipër, me shumë

keqardhje, sepse nuk do të doja kurrësesi të pranoja, me zemër të lehtësuar, që kryeministri i vendit tim, të luajë më çështje kaq madhore, si një politikan i llastuar që i lejohet të thyejë çdo Kristal të shtrenjtë, të vlerave tona kombëtare. Ay, kryeministri e dinte dhe e priste reagimin që pasoi. E dinte dhe e priste që pas kësaj, Vuçiç, do të rrëmbente nga Prishtina si një simite me gjalpë, qokën e ngrohtë të Ramës dhe do të bënte zhurmën e vet, duke forcuar pozitat e veta presidenciale. Priste edhe sulmin nga Beogradi, që do t'a vendoste, Ramën e "padjallëzuar', në qendrën e dashur të vëmendjes së humbur, përsëri e me çdo çmim, në Prishtinë, në Tiranë dhe

10 E enjte, 22 SHKURT 2018

Ëndrra e pavërtetë e Kryeministrit dhe një qokë për Vuçiçin… në Athinë. Thuhet se një nga këshilltarët e huaj të kryeministrit tonë, është edhe këshilltar i partnerit serb, të shkrirjes së akujve, Vuçiç. Të jetë kjo deklaratë, këshillë e tij? Për të rritur respektivisht popullaritetin lokal të klientëve të tij, njeri president në Beograd dhe tjetri kryeministër në Tiranë? Llogjika ta do që po. Këshilltarët janë të djallëzuar dhe përllogarisin pasojën e duhur, të shkakut që shpërthen si kapsollë verbale… Çfarë na rrëfen kjo? Asgjë më tepër nga sa dimë:

KRYETARI I PDIU

Idrizi: Nuk ka burrë none dhe palaço që të heqë emrin “Çamëri” K

ryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi tha i ftuar në Intervistën e Mbrëmjes në Ora News, tha se askujt nuk duhet ti shkojë në mendje që të heqë emrin Çamëri. “Ajo që duam të them është që emri Çamëri nuk ka as burrë none as grua none, as palaço që ti shkojë në mendje që ta heqë, se për ta hequr nuk e heq dot. Është një zonë që njifet prej 2 mijë vjetësh dhe është larë me gjak dhe janë zona shqiptare. Për ta negociuar po ka luajtur mendsh ndonjë sigurisht që do të përballet jo me protesta, por shumë më tepër se kaq”,- tha Idizi. Ai ftoi të gjithë që ditën e shtunë ti bashkohen protestës përpara ambasadës greke për të protestuar kundër deklaratave të Presidentit të Greqisë, por edhe të çështjeve të tjera. “ Kemi disa

hallë më të mëdha sesa PDIU. Ditën e shtunë për të protestuar përpara ambasadës greke. E filluam tek ministria e jashtme, do të vazhdojmë ditën e shtunë dhe i bëj thirrje çdo shqiptari që të vijë sepse ne do të bëjmë protestë jo vetëm për atë që ka thënë presidenti i Greqisë, por edhe për çështjen e marrëveshjes së detit, për varrezat”,- tha Idrizi. Për Idrizin është më e rëndësishme për Shqipërinë kufiri tokësor sesa detar. “Sot nuk po flitet për marrëveshjen e kufijve tokësorë. Është më e rëndësishme për Shqipërinë sesa e kufijve detarë. Deri më sot ne kemi ecur sipas axhendës së shtetit grek, edhe kërkesa për kufijtë detarë është një kërkesë e Athinës zyrtare. Nevoja e Shqipërisë ka qenë që ta fillonte nga kufiri tokësor. Ne kemi një ligj

lufte, kemi një vend që nuk e njëh traktatin e Firences, pra ne i kemi kufijte më deklarim të ndërkombëtarëve”,- tha Idrizi. Ai shtoi se “Masakra e Peshkëpisë në 1996 ku bandat greke hynë në postën ushtarake shqiptare dhe nëse do të shikoni gjyqin që u bë në Athinë, thoni jo, ne nuk e dimë që kjo postë ka qenë në territorin e Shqipërisë, por ndoshta në territorin e Greqisë. Realisht deri më sot ne kemi avancuar me axhendën e palës greke. Kjo axhendë është vendosur që nga Micotaqis në 1996 dhe axhenda greke sot pothuajse është e mbyllur. Me këtë ça kam parasysh? U bë ligji për toponimet, u bë ligji për minoritetet kur për herë të parë e nxorën Shqipërinë me 9 minoritete, po zgjerohen zonat minoritare”,tha Shpëtim Idrizi.

Varfëri idesh, hapësirë e ngushtë loje politike, për shkak të dështimeve ekonomike dhe tunelit të zymtë të mosinvestimeve të huaja, që sa vjen e zgjatet. Të grafikut të tmerrshëm të Bankës Botërore, që e nxjerr Shqipërinë, Hirushen më të varfër të Ballkanit, me mbi 32% të popullit të vet, që jeton nën minimumin jetik, të 5$ në ditë. Për të fshehur pra, bythën e dalë sheshit, prej pantallonave të çjerra, në gremisjen e të ardhurave, në papunësinë e thellë, në karvanin e gjatë braktisës që shqiptarët kanë krijuar për t'i kthyer krahët

Mëmëdheut gjinjëtharë dhe të zhvatur në çdo qelizë, nga korrupsioni galopant. Prandaj nuk e besoj asfare, që kryeministri ka ëndërruar për një bashkim Kombëtar. Kryeministrit i lypset vetëm zhurmë, për të mos u dëgjuar kujet dhe vajtimet e mjeranëve që ikin, që gulçojnë, që dhunohen dhe shpërfillen nga stili i jetës së oligarkëve të regjimit, apo të oligarkëve të të gjitha regjimeve, që klloçisin vezë të arta nëpër ministritë e qeverive që vijnë dhe që do të vijnë… /360grade.al/

HISTORIANI

Xhufi: Jam kundër varrezave greke, e kuptoj nëntekstin e tyre Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, thotë se ngritja e varrezave greke ka nënkuptim dhe nuk bëhen pa qëllim nga pala greke, që siç thotë ai, në marrëveshje merren vesh edhe me opozitat. “Ti pyet njeriun që ka qenë kundër këtyre varrezave sepse e kuptoj nëntekstin të shtrirë në një vijë virtuale kufiri ku nuk të njihet akoma kufiri de jure sipas protokollit të Firences. Të ngresh varreza monumentale...të shkosh në Këlcyrë të mbeten vetëm varrezat e ngritura nga socialistët në 2004-n me heshtjen e opozitës. Ti e di, ata merren vesh edhe me opozitat. Ti e di çfarë nxori Wikiliks, për marrëveshjen e detit që thoshin që të mos e marrin vesh amerikanët”,tha Pëllumb Xhufi.


FORUM OPINION Nga Spartak Ngjela

E

dëgjuat ligësinë Rama në Prishtinë për "presidentin konsensual" të dy shteteve? Një turp që tregon që Shqipëria ka si kryeministër një person që nuk di fare se çfarë është shteti, por që në të njëjtën kohë edhe një indivi që, i kapur në korrupsion nga avancimi i Reformës në Drejtësi, po kërkon destabilizim rajonal. Po mund ta arrijnë dot këtë tre individë fare pa forcë në opinionin politik ndërkombëtar, siç janë Berisha, Rama dhe Meta? Kjo është një Pamundësi Absolute. Po nga e polli Rama presidentin konsensual? E para: si ka mundësi që dy shtete të pavarur, me strukturat e tyre juridike të zgjedhin një president konsensual për dy shtete? E di ky injorant që presidenti i çdo republike demokra-

tike është subjekt i të drejtës së shtetit të vet? E di ky që sot, përderisa ka dy shtete të veçantë, shteti shqiptar dhe shteti i Kosovës, ka dhe dy të drejta të ndryshme nga njëra-tjetra? E kupton dot kryeministri Rama që një President i përbashkët dy shtetesh është kërkesë primitive që vjen nga bashkimi i dy mbretërive? Si ka mundësi që dy republika ballkanike të pavarura të drejtohen nga një President i përbashkët kur strukturat e të drejtës së tyre janë ngritur mbi dy kushtetuta të pavarura shtetesh të pavarur??? Sigurisht që kjo në fillim analizohet pse është thënë, dhe pastaj ngrihet pyetja: pse e tha Rama tani? Por ky kryeministër na tha që për presidentin konsensual është "nisur nga fantazia e tij". Sigurisht që u tërhoq

OPINION Nga Enkel Demi

N

dërsa greku është duke realizuar qetësisht projektin shovinist të Megalo Idesë, opinionistët, zëri opozitar i politikës, madje edhe Bashkimi Europian, merren me deklaratën marroke të kryeministrit Edi Rama për një President të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Edhe vetë Edi Rama e di që kjo deklaratë e hedhur si shashkë është një "pesë me hiç". Ai, prandaj e ka bërë një gjë të këtillë, me qëllimin e vetëm që të tërheqë vëmendjen patriotike diku gjetkë. Madje, makina e tij e propagandës e orkestroi në vetë të parë sulmin ndaj kësaj teze të re, të cilën do e ketë shpikur, teksa lironte mendimet e zëna kaps. Duhet pranuar që Edi Rama është mjeshtri më i madh i propagandës qysh pas rënies së regjimit të Enver Hoxhës. Është i vetmi që i njeh kaq mirë caqet emocionale dhe politike të kundërshtarëve të

tij mediatikë apo politikë, sa kësaj here eci pas shprehjes së mirënjohur popullore: "hedh budalla një gur në lumë, e sulen të zgjutët ta qisin". As ai vetë e as ndonjë tjetër nga makina e tij e propagandës as nuk do, as nuk e çon në mend që dy shtetet shqiptare të kenë një President të përbashkët. Kur nuk bashkojmë dot dy dogana, si mund ta bashkojmë kreun e shtetit? Por, qëllimi është i thjeshtë; të largojmë vëmendjen nga tragjedia që po luhet në jug të vendit, ku kreu "patriot" i qeverisë po bëhet gati të firmosë realizimin jetik të Vorio Epirit. E para, premton zona të reja minoritare që do të mbrohen me status (ligj). Himara do të jetë minoritare. Atë që nuk e pranoi kurrë Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Fan Noli, madje edhe Enver Hoxha, do e pranojë Edi Rama. E dyta, termi "Çamëri" do të

11 E enjte, 22 SHKURT 2018

Ruçi dhe Xhafaj të rrëzojnë kryeministrin fantazist dhe antishtet nga qëllimi, se dështoi. Pse shtetin, ky kryeministër, e di nocion fantsat? Atëherë: pse rri ende dhe nuk ikën e të futet në çdo bodrum për të fantazuar marrëzinë e tij në një telajo? Po socialistët akoma do ta mbajnë këtë individ fantast dhe antishtet që t'i drejtojë si kryeministër? Por, duke e ditur aleancën shqiptaro-amerikane që funksionon në të dy shtetet, pyetja tjetër që ngrihet këtu është kjo: a është konsultuar Rama më Uashingtonin për këtë çështje? Të gjitha këto arsye që vijnë nga pyetjet e më sipërme të japin të kuptuar që ky kryeministër i pushtuar nga ligësia antish-

qiptare, e ka një hall. Cili është halli Rama? Sigurisht halli i tij është Reforma në Drejtësi. Po ç'lidhje ka kjo me deklaratën për presidentin konsensual ShqipëriKosovë? Kjo ka një lidhje të drejtpërdrejtë: është konstantia Berisha-Rama që tenton gjithësisht në destabilizimin i Shqipërisë. Çdo veprim që ju duket absurd, vjen në Shqipëri nga krerët për të destabilizuar Shqipërinë, por mundësisht edhe rajonin. Presidenti i përbashkët konsensual i Ramës ka lidhje më dëshirën e tij për destabilizimin e rajonit; se ky mendoi që ky solucion i tij do të ngjallte si me flakë naciona-

lizmin shqiptar dhe kundërpërgjigjen e nacionalizmit serb. Por ja që, injoranca fëminore, i ka ditur gjithmonë flluckat e sapunit si anije kozmike… Prandaj, a do ta arrijnë dot destabilizimin e rajonit këta të fantaksur me fluckat e tyre të sapunit? Edhe kjo është pamundësi absolute. Po, a do të heqin dorë këta nga veprimi i tyre antikombëtar po të binden për këtë pamundësi absolute të destabilizimit të Shqipërisë dhe të rajonit? Jo, ata nuk binden. Atëherë pyetja është kjo: po Socialistët akoma do ta durojnë këtë kryeministër? Për këtë duhet pyetur Gramoz Ruçi dhe Fatmir Xhafa.

Rama po bëhet gati të zhduk përfundimisht emrin Çameri hiqet nga tekset e gjeografisë dhe historisë. Me heqjen e termit nuk ka pse të ketë më një Çështje Çame e natyrisht nuk ka pse të kërkojmë që në këtë krahinë është bërë gjenocid. Bëhet nul Rezoluta e Kuvendit për Çështjen Çame që e detyron Parlamentin e Shqipërisë për zgjidhjen e kësaj Çështje

Kombëtare. E treta, në marrëveshjen e detit sipas zërit zyrtar "To Vima" mësohet se Greqia përfiton 306 km2 si në marrëveshjen që rrëzoi Edi Rama në Gjykatën Kushtetuese. E katërta, gjuha greke kthehet zyrtare në katër zona ku ne njohim minoritetin, gjë

që do të thotë që në qytete si Gjirokastra do i kesh dokumentet e shtetit në dy gjuhë, rrugë, pse jo dhe monumentet, duke e nisur me shtatoren e Çerçiz Topullit. Mund të ketë edhe pesë apo gjashtë, por janë detaje të tjera që nuk i dimë, sepse këta tanët heshtin, kurse Nikos Kotzias andej është bërë fjalaman. Këta po negociojnë dhe nuk e tregojnë gjallë në botë as negociatorët. Këta po kryejnë punë, por këndej merren me Presidentin e përbashkët, ndërsa Batoni ka hallin që ia kemi shkëputur nga konteksti. Këto reagimet politike dhe të komentatorëve për presidentin e përbashkët është si puna e Titanikut që teksa mbytej, muzikantët i binin violinës që të mbanin njerëzit me gajret. 27al


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

12 E enjte, 22 SHKURT 2018

Kreu i shoqatës së Konsujve të Nderit në mbrojtje të bizneseve

Ylli Ndroqi: Duhet më shumë kreditim nga bankat për energjetikën

K

reditimi për inves timet në energjetikë dhe hezitimi i bankave shqiptare për të mbështetur projektet në këtë sektor ka qenë një ndër shqetësimet kryesore të ngritura nga kreu i shoqatës së Konsujve të Nderit,Ylli Ndroqi, gjatë një takimi ballafaques të sipërmarrjeve vendase dhe të huaja me Ministrin e Energjitikës Gjiknuri dhe Guvernatorit Sejko. Në takimin e katert të Konsujve të nderit z.Ndroqi siguroi edhe mbështetjen e Norvegjisë, si një partnere e Shqipërisë në zhvillimin e sektorit energjitik, por për një zhvillim të qëndrueshëm ambasadori norvegjez theksoi nevojën e shtetit ligjor dhe klimës pozitive për biznesin.

Tryeza e rrumbullakët me temë "Energjia dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik- Roli i Diplomacisë Ekonomike" u organizua dje në hotel Tirana. Takimi Për herë të katërt shoqata e "Konsujve të Nderit" vijoi traditën e organizimit të tryezave ku diskutohen tema të rëndësishme që lidhen me ekonominë shqiptare dhe diplomacinë. Nën drejtimin e Kreut të shoqatës së Konsujve të Nderit, Ylli Ndroqi, bizneset e pranishme dhe ekspertët më të rëndësishëm të sektorit energjetik patën mundësi të diskutojnë edhe me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Gjiknuri si dhe me Guvernatorin Sejko. Investimet në sektorin energjitik kanë një peshë të rëndësishme

për ekonominë shqiptare. "Këtë vit fokusi i diskutimit është vendosur tek energjia, sepse besojmë fort se një nga rrugët më të rëndësishme për zhvillimin e vendit në Shqipëri është energjia. Këtu kemi investitorë të huaj shqiptarë që kanë investuar me të vërtetë shumë fuqishëm përsa i përket energjisë",- tha Ylli Ndroqi. Në një kohë që investimet në energji zënë 70% të totalit të investimeve, ministri Damian Gjiknuri premton se së shpejti do të miratohet një strategji e re për sektorin energjetik. Mbështetja dhe kreditimi i projekteve në enegjitikë ka

qenë një ndër shqetësimet kryesore që u ngrit në këtë tryezë nga kreu i Shoqatës së Konsujve të Nderit Ylli Ndroqi, i cili kërkoi më shumë mbështetje nga bankat e nivelit të dytë. Guvernatori Gent Sejko pranoi se kreditimi është i ulët për shkak të nivelit të lartë të kredive të këqija. "Këto dy vitet e fundit, bankat janë tkurrur përsa i përket dhënies së kredisë. Unë do doja ta ngre këtë shqetësim se jo pa qëllim jemi

Ekspertë të sektorit të energjisë i sugjeruan qeverisë që të tregojë kujdes në dhënien e kontratave dhe në mesazhin që marrin investitorët vendas dhe të huaj. "Anulimi i lejes mjedisore, jo vetëm që nuk është aplikuar asnjëherë në dhjetra-qindra hidrocentrale të bëra, por është dicka e cila cënon besimin që investitorët duhet të kenë në këtë sektor",- tha Gjergj Bojaxhi. Ndërsa ishministri Arben Malaj u

mbledhur",-tha Ylli Ndroqi. Projektet Ambasadori i Norvegjisë i cili kishte ardhur posaçërisht nga Kosova për këtë aktivitet të Konsujve të Nderit renditi disa ide për zhvillimin e sektorit energjetik duke vënë theksin tek klima e biznesit dhe garancitë që jep shteti ligjor. "Besoj se energjia do të luajë një rol të rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë. Është e rëndësishme të mos harrojmë se mundësitë për investim në sektorin energjetik varet nga klima e biznesit dhe të gjitha sa i takon shtetit të së drejtës që do të rezultojnë një siguri për një të ardhme premtuese për Shqipërinë. Norvegjia do të mbetet një partnere konstruktive në këtë proces",tha ambasadori Strand Sjaastad.

shpreh se "Jemi pak vonë me sfidat që sektori i energjisë mund të ballafaqojë ekonominë shqiptare". Në përfundim ambasadori norvegjez, vendi i të cilit është përdoruesi më i suksesshëm i burimeve ujore, la porosi që puna e bërë të pasohet nga një shfrytëzim më i mirë i kohës, me qëllim që në vitet e ardhshme të merren masat e duhura. Puna e bërë nga qeveria është goxha premtuese por ka akoma punë për të bërë. Nëse e shfrytëzoni kohën mirë, e kam fjalën për vitet që vijnë nëse merrni masat e duhura, unë kam besim se sektori i energjisë do të jetë një forcë shtyese e arritjes ekonomike dhe Norvegjia është përgatitur të jetë partnerja juaj në këtë proces",- tha diplomati, Strand Sjaastad.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13 E enjte, 22 SHKURT 2018

Aeroporti i Rinasit i dhuroi Bashkisë së Tiranës dy makineri teknologjike pastrimi dhe 100 pemë

Kryebashkiaku Veliaj: Linjë e gjelbër transporti publik Tiranë-Rinas

P

as linjës së gjelbër, me autobusë elektrikë, e cila do të funksionojë shumë shpejt brenda qytetit, edhe linja Tiranë-Rinas, për në aeroportin "Nënë Tereza", do të jetë tërësisht me autobusë elektrikë. Bashkia e Tiranës ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e aeroportit për të mundësuar një linjë transporti publik me autobusë të gjelbër, që mbrojnë mjedisin dhe rrisin cilësinë e shërbimit për qytetarët. Ndërkohë, përfaqësuesit e Aeroportit Ndërkombëtar

"Nënë Tereza" i kanë dhuruar Bashkisë së Tiranës dy automjete të reja për heqjen e mbetjeve dhe pastrimin e qytetit, si dhe iu bashkuan nismës për mbjelljen e pemëve. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i falenderoi ata për përgjegjësinë sociale që treguan, duke kontribuar për një qytet të pastër dhe më të gjelbër. "Kemi filluar një diskutim me aeroportin e Tiranës, për të pasur një linjë autobusësh elektrikë nga qendra deri në Rinas, e për t'u siguruar që të ulim ndotjen në mjedis. Jemi duke folur edhe me kolegët kinezë; Kina sot është avangardë në prodhimin e autobusëve elektrikë dhe mezi pres që shumë shpejt, brenda këtij viti, për ata që do të udhëtojnë nga Tirana në Rinas të kenë mundësi ta bëjnë këtë duke shkaktuar zero ndotje", tha Veliaj. Për dhurimin e dy makinave të pastrimit, kryebashkiaku shtoi: "Na kanë bërë një dhuratë shumë të çmuar, me vlerë monetare të konsiderueshme, sepse kemi dy kamionë teknologjikë që do të ndihmojnë ndërmarrjen tonë të pastrimit të rrisë cilësinë e pastrimit edhe lagjet periferike. Duke shtuar flotën tonë me dy mjete teknologjike, mund të rrisim mbulimin e sipërfaqes në zonat e reja që i janë shtuar Tiranës si "Fresku", "Astiri", "Kodra e

Diellit" dhe zona të tjera periferike me rritje të popullsisë dhe rritje të konsumit". Kryebashkiaku Veliaj shprehu mirënjohjen që Aeroporti i Tiranës iu bashkua aksionit të mbjelljes së pemëve në Tiranë. "Shumë faleminderit për 100 pemët. E vlerësoj jashtë mase që, edhe Aeroporti i Tiranës, i cili ndonëse nuk është fizikisht pjesë e territorit të bashkisë, por që punën më të madhe e ka me Bashkinë e Tiranës, është i pranishëm duke na dhuruar këto pemë për revolucionin e gjelbër që po ndodh në qytetin tonë", tha Veliaj. Drejtoresha e Komunikimit e Aeroportit Ndërkombëtarë "Nënë Tereza", Arlinda Çausholli, e cila ishte e pranishme gjatë aktivitetit, tha se e vlerëson nismën e Bashkisë së Tiranës për gjelbërimin e qytetit dhe theksoi se është në detyrimin e çdo biznesi që të kontribuojë në përmirësimin e jetës së komunitetit ku kryejnë veprimtarinë e tyre. "Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është shumë i lumtur që po kontribuon me dhurimin e dy kamionëve, që shpresoj do ndihmojnë në pastrimin e qytetit dhe gjithashtu në mbjelljen e 100 pemëve. Është minimumi që duhet të bëjë çdo biznes, por në të njëjtën kohë, edhe çdo qytetar, që të japë një kontribut sado të vogël për pastrimin e qytetit", tha ajo.


EKONOMI

14 E enjte, 22 SHKURT 2018

Ministri i Industrisë dhe Energjisë: Duam të krijojmë më shumë garanci për investitorët privatë

P

ërkundër debatit të krijuar me HEC-t, qeveria shqiptare nuk do të heqë dorë nga ndërtimi i tyre. Ministri i Industrisë dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, shfrytëzoi tryezën e Konsujve të Nderit për të ftuar investitorët të investojnë në hidro-energji. “Normal që çdo investim në hidro krijon dhe problemet e saj. Teorikisht Shqipëria mund të ketë vend për 2-3 mijë mega të tjera për të ndërtuar HEC-e por jo çdo burim ujor mund të kthehet në energji. Por nuk duhen stigmatizuar. Shteti do të bëjë të tijën për të siguruar një mjedis të pranueshëm, gradualisht do të shkojmë në një treg të liberalizuar. Duhet të fillojmë të adoptohemi dhe këta investitorë privatë duhet të adaptohen. Ne po punojmë në këtë drejtim. Investimet në hidro-energji duhet të vazhdojnë, qoftë në Hidrocentrale të vegjël, qoftë dhe ato të mëdhenj pa tarifa të garantuara të energjisë. Ne po investojmë dhe në infrastrukturën e energjisë për tu lidhur me rajonin dhe kjo është një mundësi për eksport nesër. Me programet e reja do të krijojmë mundësinë dhe të investimeve në fushën e paneleve diellore brenda një kapaciteti të pranueshëm që e mban tarifa e konsumatorit shqiptar”- u shpreh dje Damian Gjiknuri. Ministri, gjithashtu, se po punohet edhe për kontratat koncesionare. “Ne po punojmë që edhe këto kontrata nga B të shkojnë tek një model BO. Qeveria nuk ka ndërmend të marrë mbrapsht HEC-e që në fundin e jetës së tyre do të jenë të amortizuara. Duam të krijojmë më shumë garanci për investitorët privatë për ti gëzuar

Gjiknuri: Jo çdo burim ujor duhet të kthehet në energji por HEC-e duhen ndërtuar në terma afatgjatë gjitha këto investime dhe risqe të marra në bazë të një formule kompensimi të pranueshëm dhe nuk do të rëndojë fare mbi investitorët privatë nëse ata pranojnë të futen në këtë skemë”- theksoi ministri Gjiknuri. Ministri ndër të tjera tha se investime në hidro-energji përgjatë 15 viteve të fundit kanë kapur shifrën 1 miliard dollarë. “Norvegjia përfaqëson një nga vendet me stokun më të madh të investimeve të huaja këtu, një vepër ekselente dhe sa i përket modelit të biznesit që kanë zgjedhur, do të ishte një model i mirë për zhvillimin e energjive në Shqipëri. E kam fjalën për investimin nga më të mëdhatë të huaja si “Statkraft”, projekt që po ecën shumë mirë dhe është projekt model dhe nga pikëpamja e adresimit të problemeve sociale dhe komunitare. Me ta po punojmë dhe për bursën e energjisë, Norvegjia është partner i jonë duke na suportuar financiarisht që edhe ne të ardhmen të kemi një treg funksional të energjisë”theksoi ministri. Energjia është sektor i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare. Stoku më i madh i investimeve të huaja është në energji, ku përfshihet dhe nafta

dhe gazi.Mbi 70% e investimeve të huaja kanë qenë të fokusuara në energji edhe për faktin se energjia është intensive nga pikëpamja e kapitalit, vlerat e kapitalit janë shumë të mëdha në avancë. Kjo e bën biznesin si dhe riskioz, shumë investitorë marrin risqe sa i përket investimeve paraprake dhe që rikuperohen më vonë. Energjia nuk ka fitime të shpejta, është biznes i qëndrue-

shëm dhe shikon fitime afatgjata, përveç rasteve të eksplorimeve të naftës. Riskun më të madh e merr në fillim kur investon dhe më pas nuk ke probleme në shitjen e mallit dhe markimit. Shqipëria ka potenciale natyrore. Burime ujore kanë mundësuar një portofol goxha të madh investimesh. Përfshirë dhe Devollin, në 15 vitet e fundit, investimet po shkojnë në 1 miliard dollarë në hidro.

Ministri gjithashtu vlerësoi rolin e Konsujve të Nderit, duke i cilësuar një urë lidhëse mes qeverisë shqiptare dhe investitorëve të huaj në vendet që ata përfaqësojnë. “Gjithmonë keni qenë aktiv në promovimin e biznesit, po pse jo lidhjeve të mundësive që ka Shqipëria me potencialin e mundshëm të investimeve. Roli i Konsujve të Nderit është një rol kyç, kryesisht ata vinë nga bota e biznesit dhe me lidhjet që kanë në vendet që përfaqësojnë mund të shërbejnë një urë shumë e mirë lidhëse mes qeverisë shqiptare dhe investitorëve të huaj dhe realisht kështu ka ndodhur. Jam dëshmitar i shumë iniciativave të filluara nga Konsujt e Nderit, nuk e kam fjalën për zotin Ndroqi këtu por për shumë të tjerë të cilët kanë sjellë investitorë , madje janë materializuar me projekte konkrete. Kjo është një formë jashtëzakonisht e mirë, direkte e promovimit të Shqipërisë në mundësitë që krijon për investime të huaja. Dua të falënderoj Ambasadorin e Norvegjisë që e kemi një shtet partner në rrugën e zhvillimit”- u shpreh ministri i Transporteve dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

GUVERNATORI: DIPLOMACIA EKONOMIKE TË BËJË MË SHUMË PËR PROMOVIMIN E BRANDIT TË PRODUKTEVE SHQIPTARE

G

uvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se ekonomia e Shqipërisë karakterizohet me një rritje progresive. “Procesi i globalizimit, zgjerimi i tregjeve dhe integrimi i zinxhirëve të prodhimit janë një sfidë me të cilën po përballemi dhe do të përballemi më shumë në të ardhmen. Si çdo sfidë ajo do sjelli përfitime nëse administrohet si duhet por edhe kosto dhe humbje nëse nuk kuptohet dhe nuk trajtohet në kohë. Në anën pozitive integrimi dhe globalizimi i ofron vendeve zhvillim, kapitale financiare dhe ju mundëson akses ne tregje më të mëdha. Kurse nga ana negative integrimi dhe globalizimi forcon konkurencën mes produkteve kompanive dhe vendeve të ndryshme. Duhet të bëjmë më shumë për të pasur një shpërndarje të mirë të investimeve. 23 % janë përqëndruar në sektorin e energjetikës. Dhe kjo është inkurajuese” – theksoi

Sejko: Presim një rritje të mirë ekonomike afër nivelit 4 % Gent Sejko. Sejko ishte i ftuar ne tryezen: “Energjia dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik- Roli i Diplomacisë Ekonomike” organizuar nga shoqata “Konsujt e Nderit në Shqipëri”. Guvernatori tha se ekonomia e Shqipërisë karakterizohet me një rritje progresive. “avën e kaluar Këshilli Mbikqyrës ne Bankën e Shqipërisë bëri dhe analizën e tij periodike për aktivitetin tremujor të ekonomisë dhe tregjeve financiare shqiptare dhe në bazë të informacionit të disponuar që ne patëm konkluduam se ekonomia shqiptare vazhdon të karakterizohet nga një moment pozitiv zhvillimi. Rritja ekonomike e vitit 2017

mbetet për tu konfirmuar, ne presim një rritje ekonomike të mire afër nivelit të 4 %. Rritja e kërkesës ka mundësuar gjithashtu rritjen e prodhimit në një zinxhir virtuoz pasojash , është e shoqëruar me zgjerimin e punësimit , përmirësimit të gjendjes

financiare të familjes dhe bizneseve si edhe me reduktimin e zhbalancimeve ekonomike dhe financiare. Pavarësisht dobësive të cilat vazhdojnë të jenë akoma të pranishme, rritja ekonomike po merr një bazë gjithmonë ë më të gjerë. Në aspektin sek-

torial, zgjerimi i prodhimit ka pasqyruar kontributin pozitiv, pothuajse të gjithë sektorëve , te industrisë, të shërbimit, të ndërtimit dhe bujqësisë. Në aspektin e burimit të shpenzimeve rritja ekonomike ka pasqyruar fuqizimin e konsumit familjar, trendin pozitiv të investimeve të brendshme dhe të huaja , si edhe rritjen eksporteve shqiptare, në veçanti në sektorin e shërbimeve të turizmit. Së fundmi në aspektin e politikave të zhvillimit rritja ekonomike ka pasqyruar stimul monetar dhe konsolidim fiscal, të cilët kanë mundësuar norma më të ulëta interesi dhe një likuiditet të bollshëm në tregje si dhe politika të kujdesshme mbikqyrëse dhe rregullatore që kemi ndjekur të cilat kanë mundësuar një sistem financiar të suksesshëm fitimprurës dhe të aftë për kreditim”- u shpreh dje Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.


AKTUALITET

15 E enjte, 22 SHKURT 2018

Qeveria shqiptare po ndërmerr një reformë të madhe për çështjen e pronave, duke i trajtuar në mënyrë të integruar të gjithë titujt e pronësisë përmes një Agjencie

V

ettingu do të prekë edhe policinë e burgjeve. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në kuadër të takimeve me bazë qarku dhe të platformës së bashkëqeverisjes me qytetarin, u ndal dje në Vlorë. Në takimet e zhvilluara në IEVP-në e Vlorës, Ministrja vuri theksin në reformën e ndërmarrë me nisjen e procesit të Vettingut për policinë e burgjeve, duke theksuar se “punonjësit e rinj do të rekrutohen pranë strukturave vetëm pas testimeve dhe trajnimeve nga Akademia e Sigurisë. Ministrja theksoi se së shpejti do të nisë edhe trajnimi i punonjësve aktual në sistemin penitenciar në mënyrë që çdo punonjës në këto institucione të përmbushë kriteret prioritare sa i përket profesionalizmit, integritetit apo verifikimit të gjendjes gjyqësore. Gjonaj u prit në Bashkinë e Vlorës nga Kryetari Dritan Leli dhe Prefekti i Qarkut Vlorë Flamur Mamaj, në të cilën theksoi bashkëpunimin e mirë midis pushtetit vendor dhe qendror për zgjidhjen e problematikave të ndryshme. Takimet Ministrja Gjonaj ka konfirmuar problematikat që hasin qytetarët lidhur me zyrat rajonale te regjistrimit të pasurive dhe ALUIZNI-t. Çështjet e pronave mbeten ende problematike ka theksuar Gjonaj, një problematikë që gjatë viteve është edhe abuzuar nga zyrat e regjistrimit të pasurive, por edhe nga zyrat e ALUZINI-t, në të cilat ka ende problematika të lidhura me mbivendosjen

Vettingu për policinë e burgjeve, Gjonaj: Rekrutimet pas testimeve nga Akademia e Sigurisë PRONAT “Problematika e pronave do të vihet në rrugën e zgjidhjes. Qeveria po ndërmerr një reformë të madhe, duke i trajtuar në mënyrë të integruar të gjithë titujt e pronësisë përmes një Agjencie”.

e pronave, një çështje që ende mbetet shqetësuese. Ministrja e Drejtësisë ka theksuar se një agjenci e posaçme do të jetë në funksion të qytetarëve, duke përfshirë të gjitha këto institucione tashmë në varësi të Ministrisë

së Drejtësisë. “Problematika e pronave duhet të marrë fund, ose me saktë të vihet në rrugën e zgjidhjes, pasi problematikat jane ende prezente, por mbi të gjitha të zgjidhet situata e zvarritjeve që qytetarët kanë hasur dhe

hasin në zyrat e institucioneve të posaçme”. Ministrja ka folur me gjuhë të ashpër lidhur me abuzimet në zyrat e instuticioneve, duke kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve, për të denoncuar problematikat dhe abuzimet,

ndërsa për punonjësit do të shkohet deri në ndjekje penale. Qytetarët Gjatë vizitës në Vlorë, në kuadër të platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët znj. Gjonaj zhvilloi gjithashtu një dëgjesë publike me komunitetin mbi problematikat në sektorin e drejtësisë në këtë qark. Së bashku me qytetarët u trajtuan një sërë shqetësimesh dhe problematikash kryesisht lidhur me procesin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për të cilat premtoi që do të ndiqen nga ana e Ministrisë me qëllim që qytetari të marri përgjigje apo zgjidhje në bazë të kërkesë së paraqitur prej tij.

SHKODËR

PROKURORIA

MARRËVESHJA

Grabitësit lidhin burrë e grua dhe i vjedhin

“Grupi i Zjarrit”, kërkohen 3 dënime të përjetshme

Marku: 33 prokurorë hetim për krimin

Mark Alija ka treguar tmerrin që përjetoi së bashku me bashkëshorten e tij gjatë grabitjes së banesës së tyre në fshatin Shirq të Shkodrës. Ai thotë se ishte në gjumë, kur dy personat i janë hedhur sipër dhe kanë dashur ta mbytin. “Mua më kanë hipur sipër dhe kanë dashur të më mbysin. Morën automjetin dhe dy çifte”, shprehet Mark Alia. I moshuari tregon se grabitësit janë të njohur për të. Madje, thotë se babai i njërit prej grabitësve ka bërë punime në shtëpinë e tij dhe se ai për këtë nuk e fal. “Djalin nuk e fal, të atin e tij po. Më ka kërkuar falje”. Policia pohon se emrat e grabitësve nuk bëhen të ditur pasi, hetimet vazhdojnë dhe dyshohet se ky grup ka kryer e të tjera grabitje me armë.

Tre dënime me burgim të përjetshëm, ka kërkuar Prokuroria e Krimeve të Rënda për tre të arrestuarit e “grupit të zjarrit”, që akuzohen për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Bashës. Prokuroria kërkon dënim përjetë për Albion Alikon, Barjam dhe Elvis Bocian, ndërsa për Alban Alikon ka kërkuar 35 vite burg. Për shkak të moshës, këtij të fundit dënimi i kërkuar ulet në 17 vjet e 6 muaj burg. E njëjta kërkesë për dënim vlen dhe për Elton Kazmën. 18 vjet burg janë kërkuar për Dervish Gabën, Ruhan Hirën dhe Iljaz Xhaferrajn. Për Xhulio Malon është kërkuar 20 vjet burg, i cili për shkak të moshës ulet në 10 vjet. Për Klodian Selimin kërkohet 10 vjet burg ndërsa për Oltion Prokon 18 vjet, të cilit për shkak të moshës i ulet në tetë vjet. Të rinjtë sulmuan me armë policinë një vit pasi ajo kishte marrë nën kontroll fshatin Lazarat, në qershor të 2015-tës.

Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, pas marrëveshjes së firmosur me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka urdhëruar ngritjen e Task Forcave në çdo prokurori për të hetuar krimin dhe korrupsionin. 33 prokurorë në 8 prokuroritë e rretheve të cilët kanë përvojë në hetime për sa i përket krimit të organizuar atij ekonomik dhe korrupsionit. Udhëzimi kërkon që këta prokurorë do të bashkëpunojnë me Task Forcën special Qendrore dhe atë Rajonale për shkëmbimin e informacionit. Prokurorë do të kryejnë analiza dhe vlerësime të përbashkëta rreth grupeve kriminale si dhe realizimin e veprimtarisë hetimore në zbatim të detyrimeve specifike të përcaktuara në Planin e Veprimit kundër Krimit të Organizuar-Operacioni Forca e Ligjit.


AKTUALITET

16 E enjte, 22 SHKURT 2018

Karkini i përfshirë në skandalin e vjedhjes së tokave në plazhin e Spillesë, dhe nuk është një emër i panjohur për publikun. Ka krijuar dyshime te grupi hetimor për dekonspirim të aksionit

“Peshku i madh”, biznesmeni Idlir Karkini mik i politikanëve është i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Kavajës, pasi ka përvetësuar sipërfaqe toke që ishte në pronësi të Komandandës së Forcave Ajrore në plazhin e Spillesë, është larguar nga Shqipëria në datë 11 shkurt. Ai ka dalë nga Shqipëria nga aeroporti i Rinasit, dhe ka dyshime që aksioni për arrestimin e biznesmenit është dekonspiruar, dhe për këtë arsye kanë nisur hetimet, përveç hetimeve që po kryhen për abuzimet me pronat. Në hetim janë 24 zyrtarë e ish-zyrtarë të bashkisë Rrogozhinë e Kavajës, që kishin abuzuar me detyrën duke falsifikuar dokumentet kadastrale për një sipërfaqe prej 110 mijë m2 tokë, nxorën si të përfshirë edhe emrin e tij. Ministria e Mbrojtjes dhe Komanda e Forcës Ajrore kishin bërë kallzim penal, ku pretendohet se ajo tokë është pronë shtetërore, duke aplikuar 3 herë për regjistrimin e pronës së saj nga viti 2005-2007 dhe nuk i është regjistruar. Ndërsa në vitin 2016, kjo pronë është regjistruar në favor të biznesmenit Karkini. Policia sqaron se e njëjta skemë ishte përduar edhe për 27 biznese në Spille. Nën hetim është edhe kreu aktual i Bashkisë Rrogozhinë, Beqir Nuredini, të cilit gjykata i ka ndaluar daljen jashtë vendit

Njeriu që “vodhi” poligonin, Karkini iku nga vendi 9 ditë para urdhër-arrestit

deri në përfundim të hetimeve. Dekonspirimi Idlir Karkini, këtë herë është i dyshuar për vjedhjen e tokave në bregdetin e Spillesë. Sërish për pronat e Ministrisë së Mbrojtjes,

të cilat sipas Prokurorisë janë tjetërsuar përmes falsifikimit të dokumenteve nga zyrtarët e bashkisë së Rrogozhinës. Nga verifikimet e prokurorisë ai rezultoi të ishte pronar,

SHIJAK

sipas një skeme falsifikimimi i tokës së ish-repartit të poligonit të quajtur Rreth-Greth në Spille. Biznesmeni dyshohet se vetëm pak ditë para se policët të trokisnin në derën e tij për ta

DEKONSPIRIMI Karkini është larguar nga Shqipëria në datë 11 shkurt, vetëm nëntë ditë para se të lëshohej urdhër-arrest ndaj tij. Dyshohet që aksioni është dekonspiruar. arrestuar, ka ikur jashtë vendit. Skandali 2015 Karkini është i përfshirë në skandalin e vjedhjes së tokave në plazhin e Spillesë, dhe nuk është një emër i panjohur për publikun. Tre vjet më parë, kompania e tij “Idea Tel” u denoncua nga KLSH si e përfshirë në një aferë të rëndë të lidhur drejtpërdrejtë me cenimin e sigurisë kombëtare. Në dhjetor të vitit 2013, përmes një tenderi sekret Ministria e Mbrojtjes i dha kompanisë “Idea Tel” të drejtën për të menaxhuar sistemin e integruar të radarëve detarë duke ja hequr atë gjigantit amerikan “Lockheed Martin”. Në dhjetor të vitit 2015, tenderi u auditua nga KLSH i cili gjeti shkelje. Sipas KLSH, Ministria e Mbrojtjes shpalli fituese kompaninë “Idea Tel”, e cila jo vetëm që nuk kishte ekspertizën e nevojshme për të menaxhuar vëzhgimin e hapësirës detare, por kishte ofruar edhe një çmim 4 herë më të lartë se sa “Lockheed Martin”. Skandali u thellua më shumë në vitin 2016, kur një raport i Autoritetit të komunikimeve elektronike, gjeti se radarët ishin fikur duke i lënë kufijtë detarë të vendit pa kontroll.

VENDIMI

4 vjedhje në një ditë, në pranga dy të rinj Noteri i “tokave”, lihet në “arrest shtëpie” Katër vjedhje brenda një dite, por policia i ka arrestuar në kohë rekord, në sajë të operacionit të koduar me emrin “Flash”. Florjan Rushiti 29-vjeç dhe Serxho Llaftiu 22-vjeç, nga Shijaku. Policia në sajë të veprimeve hetimore të specializuara dhe të pandërprera ka dokumentuar me prova shkencore katër vjedhje të dyshuara të kryera nga dy të rinjtë. Në një magazinë ata kanë marrë 15 copë disqe automjetesh me vlerë 200 euro/ copa, më pas kanë vjedhur tre televizorë të markave të ndryshme, dhe në një tjetër banesë po në Shijak, kanë marrë dy televizorë. Në 20 shkurt në Tiranë ata kanë vjedhur dhe një motor.

ANTIMAFIA

Mafia shqiptare, importuesja e madhe e drogës Antimafia në Itali ka dorëzuar në komisionet e sigurisë të Parlamentit italian raportin për vitin 2017. Mediat italiane, shkruajnë se rritja e aktivitetit të grupeve kriminale shqiptare, që për ‘’007’’ italianë konsiderohet mafia më e rrezikshme e huaj. Raporti thekson se grupet shqiptare shtrijnë aktivitetin e tyre në të gjitha fushat e paligjshme, që nga trafiku i drogës, prostitucioni, grabitjet, gjobëvënia e deri tek vrasjet. Mësohet se grupet mafioze shqiptare janë importuesit kryesorë të drogërave të forta që mbërrijnë nga Azia, por edhe të hashashit në drejtim të Italisë nga Ballkani, duke bashkëpunuar me grupet italiane, kryesisht në Pulja dhe zonat e tjera të jugut të Italisë. Mafia ka evoluuar duke shfrytëzuar në rrugë dhe kanalizime komplekse pastrimin e parave, kryesisht në sektorin e ndërtimeve.

Noteri Julian Zhelegu, është pjesë e dosjes së tjetërsimit të pronave shtetërore dhe të ushtrisë në zonën bregdetare të Spilles. Gjykata për Zhelegun ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndonëse Prokuroria kërkoi “arrest me burg”. Zyra noteriale e tij ndodhet në zonën e ish-Bllokut, ndërsa ai rezulton certifikues i shumë shit-blerjeve apo privatizimesh apo çështjesh të mëdha biznesi. Emri i tij doli si noterues i kontratës koncesionare për ndërtimin e hidrocentraleve në kanionet e Osumit, kontrata të cilat u anuluan sepse ishin të parregullta dokumentet e lejes mjedisore. Prokuroria ngriti dy akuza për noterin Zhelegu, atë të falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës. Sipas Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Zhelegu ka disa vite që ushtron këtë aktivitet. Zhelegu ka patur probleme me ligjin edhe në të kaluarën. Në vitin 2002 kur punonte në doganën e Durrësit ku u akuzua për trafikim të mallrave kontrabandë, por në atë kohë u hetua në gjendje të lirë.


AKTUALITET PËRGJAKEN RRUGËT

17 E enjte, 22 SHKURT 2018

Rritje e frikshme e aksidenteve në Janar Aksidenti në Velipojë që i mori jetën 4 persona të së njëjtës familje, është një tregues i frikshëm. Instat ka publikuar raportin sa i takon aksidenteve rrugore, aty ku ka rritje të frikshme. Në muajin janar 2018, numërohen 134

aksidente rrugore, nga 119 aksidente të ndodhur në janar 2017. Në janar 2018, numri i të aksidentuarve është 175 persona, nga 158 që ishte një vit më parë. Krahasuar me numrin mesatar të aksidentuarve gjatë vitit 2017, ky numër është ulur

me 19,6 %. Numri i personave të plagosur gjatë muajit janar 2018 është 162, nga 136 të plagosur në muajin janar 2017. Krahasuar me mesataren e personave të plagosur gjatë vitit 2017, ky numër është ulur me 18,6 %. Në muajin janar

2018, numri i të vdekurve nga aksidentet është 13 persona, nga 22 që ishte një vit më parë për të njëjtën periudhë. Në janar 2018, aksidentet rrugore, në 74,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Një tragjedi që nuk gjen fjalë për ta përshkruar. Tashmë e vetmja që ka mbetur gjallë nga familja Preka është gruaja e Edmondit, nëna e fëmijëve që fatkeqësisht nuk janë më

D

yert e mortit janë lënë hapur. Familja Preka sot do të përcjellë për në banesën e fundit, Noemin. Vajza 10-vjeçare që prej ditës së dielë u mbante në jetë nga aparaturat, por dje rrahjet e zemrës pushuan. Noemi nuk ia doli duke humbur betejën, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve për ta mbajtur në jetë. 10-vjeçarja është fëmija i tretë i familjes që ndërron jetë si pasojë e aksidentit tragjik që ndodhi ditën e diel në mbrëmje në aksin Velipojë-Shkodër pranë zonës së plazhit. Noemi jetonte prej thuajse 4 ditësh falë aparaturave, por e mërkura ka qenë dhe dita e fundit për rrahjet e zemrës së vogëlushes, e cila largohet tragjikisht nga kjo botë. Një tragjedi që nuk gjen fjalë për ta përshkruar. Tashmë e vetmja që ka mbetur gjallë nga familja Preka është gruaja e Edmondit, nëna e fëmijëve që fatkeqësisht nuk janë më. Ngjarja Lutjet e familjarëve dhe të afërmve, por edhe shërbimi i mjekëve nuk mundën ta mbajnë në jetë Noemin, vajzën 10-vjeçare, duke ia shtuar më tej dhimbjen Evisit, nënës së saj e cila tashmë është e vetmja që shpëtoi nga aksidenti. Babai, Edmondi që drejtonte makinën humbi jetën

U shua një familje! Noemi bëhet ëngjëll, nëna në spital në banesën e fundit mes dhimbjes dhe lotëve Edmond Preka me dy fëmijët, ndërsa dje ndërroi jetë edhe fëmija i tretë.

në vend, pasi përplasja me një mjet tjetër tip fuoristradë rezultoi fatale, ndërsa në spital po atë natë ndërruan jetë edhe djali 9-muajsh dhe vajza 5-vjeçe, ndërsa pas tre ditësh u nda nga jeta edhe vajza e dytë Noemi. Ndërkohë që në spital ndodhet e plagosur nëna, Evisa Preka 36-vjeçe. Ajo është përmen-

dur dy ditë më parë dhe mjekët shprehen se është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nuk është në dijeni për tragjedinë. Të plagosur nga aksidenti i së dielës mbetën edhe dy personat që ndodheshin në fuoristradë, por jashtë rrezikut. Familja Preka po udhëtonte me një makinë tip “Alfa Romeo”

VETTINGU NË POLICI 13 mijë punonjës në Policinë e Shtetit, do të kalojë në sitën e Vettingut, dhe sipas planit, brenda 2 vitesh pritet që të japë rezultatet e plota. Zv.ministër i Punëve të Brendshme, Julian Hodaj, tha për “ATSH” se ligji nis nga puna 15 ditë pasi të miratohet nga kuvendi. Ai shtoi se faza e parë do të zgjasë 24 muaj. Hodaj tregon edhe mënyrën se si do të funksionojë komisioni. “Për vlerësimin e gradave të larta, do përdoret një komision që në ligj quhet Komisioni i Jashtëm, që janë anëtarë nga jashtë sistemit të Policisë së Shtetit. 5 anëtarë vijnë nga LDKPI, 5 anëtarë nga radhët e pedagogëve, dhe 5 anëtarë përzgjidhen me konkurrim anëtarësh.

PORTOKALLJA

Hodaj: Pas 24 muajve nuk ka policë të korruptuar

Në fazë të dytë është Komisioni Qendror i Vlerësimit që do të ketë 45 anëtarë, 30 nga të cilët do të shtohen nga radhët e policisë që e kanë kaluar “Vetting”-un në

ndërsa në fuoristradë ishin Sokol Mujaj (i dënuar më parë për trafik armësh) dhe Ndrek Gjergji, që ishte drejtuesi i makinës. Sipas ekspertizës, shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i mjetit “Alfa Romeo” ku ndodheshin 5 anëtarët e familjes Preka. Të martën u përcollën për

U bë ëngjëll Ndalimi i pulsimit të zemrës së Noemit, vajzës 10-vjeçare, ka bërë që shumë persona në rrjetet sociale të shprehin hidhërimin e tyre të thellë. Një prej tyre është edhe Dom Marjan Gega, famulltari i Velipojës, me një dedikim rrëqethës. “Me sa duket Zoti të deshti ma shumë se sa ne. Ma shumë se të qëndrojë me ne, ndoshta të gjithë jetën e pikëllume, ai i Lumi preferoi me të bashku me babën, motrën e vllaçkon tand! Pushofsh në Paqe Noemi!”,-shkruan Gega. Edhe deputetja e PS-së, Elisa Spiropali shkruajti në facebook, edhe pse përballë kësaj gjëme të madhe, fjalët janë veç se dhimbje. “Noemi i vogël u largua me motrën, vëllain dhe babain. Zoti i dhëntë forcë të ëmës Evisit të përballojë këtë gjëmë të llahtarshme. Lotët dhe lutjet tona janë me të dhe familjen Preka”.

fazën e parë. Në fazën e fundit komisioni i vlerësimit do të ketë 135 anëtarë që do të shtohen nga radhët e Policisë që kaluan fazën e dytë me sukses”.

50 kg vaj hashashi në një kantinë vere Policia e Vlorës ka dhënë detaje mbi operacionin e zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë, “Portokallja”, ku janë arrestuar dy persona dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme vaj hashashi dhe hashash në formën e çokollatës dhe pluhur. Shahin Zanaj, 60-vjeç, dhe Kristaq Derraj, 26-vjeç, janë vënë në pranga. Policia sekuestroi 49.7 litra vaj hashashi, 17.5 kg hashash në formë çokollate, 13.4 kg hashash në formë pluhuri, pajisje, të cilat shërbenin për prodhimin dhe përpunimin e vajit të hashashit dhe 4 automjete. Agjentët kanë evidentuar asetet në pronësi të Zanaj një kantinë vere, në pronësi të Zanajt dhe një bar-restorant në Radhimë.


AKTUALITET Nga Aleksandra Bogdani

R

reth 57 për qind e gjyqtarëve të shkallës së parë në Shqipëri dështojnë në testin e justifikimit të pasurisë të paktën për një vit të deklarimit, zbulon një studim i BIRN i bazuar në praktikën e kontrollit aritmetik dhe logjik të deklaratave të pasurisë. Studimi evidenton se 154 gjyqtarë nga 268 gjithsej kanë diferenca të pajustifikuara të pasurive të tyre të deklaruara, të cilat kapin në total vlerën e 698 milionë lekëve. Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN analizoi deklaratat e pasurisë familjare të 268 gjyqtarëve të rretheve gjyqësore, pasi i administroi ato nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI përmes një kërkese për të drejtë informimi. Gjyqtarët e shkallës së parë përbëjnë rreth 65 % të të gjithë korpusit të gjyqtarëve dhe janë të shpërndarë në 23 gjykata të rretheve gjyqësore në vend. Në analizë u përfshinë 3128 deklarata pasurie gjithsej, të cilat u përkasin viteve të deklarimit 2003-2016. Pasi u hodhën në një database, deklaratat iu nënshtruan analizës aritmetike dhe logjike-një nga format e kontrollit që ILDKPKI përdor për të hetuar pasurinë e zyrtarëve të lartë. Të dhënat e përftuara tregojnë se vetëm 114 gjyqtarë nga 268 gjithsej arrijnë të mbulojnë me burime të deklaruara pasurinë e shtuar përgjatë 13 viteve. Ndërsa 154 gjyqtarët e tjerë rezultojnë të kenë shtim të pajustifikuar të pasurisë për një ose më shumë vite të karrierës së tyre. Diferencat e pajustifikuara zënë 17 për qind të totalit të pasurisë neto që gjyqtarët e shkallës së parë zotërojnë së bashku-pasuri që kap vlerën totale të 4 miliardë lekëve. Gjykata më problematike në justifikimin e pasurisë rezulton ajo e Sarandës, ku 27.7 për qind e deklaratave të analizuara kanë diferenca të pajustifikuara të pasurisë. Në vendin e dytë renditet Gjykata e Dibrës me 20 për qind të deklaratave dhe në vendin e tretë ajo e Pogradecit me 18 për qind të deklaratave me probleme. Dështimi i gjyqtarëve në testin e justifikimit të pasurisë me burime financiare të deklaruara është një fenomen i gjithëpërhapur në sistemin shqiptar të drejtësisë. Nga analizat e mëparshme të deklaratave të pasurisë, BIRN arriti në përfundimin se diferenca të pajustifikuara të pasurisë gjendeshin mes 58 për qind të anëtarëve të Gjykatës së Lartë, 77 për qind të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe 79 për qind të anëtarëve të Gjykatave të Apelit në vend.

18 E enjte, 22 SHKURT 2018

Të dhënat e siguruara nga një studim i BIRN tregojnë se 154 gjyqtarë nga 268 gjithsej kanë probleme në justifikimin e pasurisë me burime të deklaruara

57 % të gjyqtarëve të shkallës së parë nuk justifikojnë pasuritë

Kurba e pasurisë Kontrolli aritmetik dhe logjik, i njohur si KAL nga ekspertët e fushës është një mekanizëm i rëndësishëm në verifikimin dhe hetimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë, mes të cilëve bëjnë pjesë edhe gjyqtarët. Dështimi në këtë test ngre pikëpyetje mbi integritetin e gjyqtarëve dhe krijon terren për institucionet përgjegjëse që të kryejnë verifikime të plota të pasurive të tyre. Përveç problemeve me justifikimin e pasurisë, studimi i BIRN mbi deklaratat e pasurisë së 268 gjyqtarëve të shkallës së parë nxjerr në pah një sërë trendesh të shpërndarjes së aseteve apo rreziqe të tjera, të cilat konsiderohen si “flamuj të kuq” apo indicie për të kryer verifikime në praktikat më të mira ndërkombëtare. Të dhënat e siguruara nga studimi tregojnë se gjyqtarët e shkallës së parë në vend e kanë trefishuar pasurinë e tyre përgjatë 13 viteve të deklarimit në ILDKPKI. Në vitin 2003, gjendja fillestare e pasurisë së gjyqtarëve të shkallës së parë kapte vlerën e 1.18 miliardë lekëve, ku pasuria mesatare e një gjyqtari llogaritet rreth 4.4 milionë lekë. Ndërsa në fund të vitit 2016, shuma totale e pasurisë bruto të tyre kap vlerën e 4.5 miliardë lekëve, të ndara mesatarisht në 17 milionë lekë për gjyqtar. Njësoj si gjyqtarët e shkallëve më të larta, edhe gjyqtarët e rretheve kanë piketuar tregun e pasurive të paluajtshme për

investimin e të ardhurave të tyre. Sipas studimit, rreth 56.7 për qind e pasurisë së tyre përbëhet nga pasuri të paluajtshme që kapin vlerën e 2.6 miliardë lekëve. Të dhënat e studimit sugjerojnë se një gjyqtar e ka rritur mesatarisht vlerën e pasurive të paluajtshme familjare nga 2.98 milionë lekë në fillim të detyrës në 9.69 milionë lekë në fund të vitit 2016. Në këtë vlerësim nuk janë përfshirë pasuritë e paluajtshme të përfituara nga trashëgimia, dhuratat apo kontratat e sipërmarrjes që nuk shoqërohen me vlera në para nga subjektet e deklarimit. Llogaritë bankare zënë 20.9 për qind të pasurisë së gjyqtarëve objekt studimi me një vlerë totale prej 958 milionë lekësh. Ndërkohë,

kursimet e deklaruara në cash zënë 12.9 për qind të pasurisë së gjyqtarëve të shkallës së parë me një vlerë të përllogaritur në 593 milionë lekë. Përgjatë 13 viteve të analizuara, likujditetet në bankë kanë shënuar një rritje prej 5.6 herësh, ndërkohë që kursimet në cash janë rritur me 6.4 herë. Vlerat e larta të kursimeve në cash konsiderohen si “flamur i kuq” në praktikat e kontrollit të pasurisë së zyrtarëve. Sipas studimit, gjyqtarët e shkallës së parë në Shqipëri mbajnë mesatarisht nga 2.2 milionë lekë cash në shtëpi. Nëse likujditeteve cash i shtohen edhe përqindjet e aseteve të deklaruara në formën e huadhënieve, atëherë një përqindje e konsiderueshme prej 14 % të pasurisë mbahet

Të dhënat e studimit sugjerojnë se një gjyqtar e ka rritur mesatarisht vlerën e pasurive të paluajtshme familjare nga 2.98 milionë lekë në fillim të detyrës në 9.69 milionë lekë në fund të vitit 2016. Në këtë vlerësim nuk janë përfshirë pasuritë e paluajtshme të përfituara nga trashëgimia, dhuratat apo kontratat e sipërmarrjes që nuk shoqërohen me vlera në para nga subjektet e deklarimit. Llogaritë bankare zënë 20.9 për qind të pasurisë së gjyqtarëve objekt studimi me një vlerë totale prej 958 milionë lekësh.

jashtë sistemit bankar, duke përfaqësuar pjesën më informale të pasurisë së gjyqtarëve të rretheve gjyqësore në Shqipëri. Kurba e shtimit të pasurisë neto dhe shpërndarja e saj nuk janë treguesit e vetëm rreth pasurive të njerëzve të drejtësisë. Detyrimet janë gjithashtu një mekanizëm i gjithëpërhapur për të mbështetur rritjen progresive të pasurisë. Të dhënat e siguruara nga studimi i BIRN tregojnë se gjyqtarët e shkallës së parë kanë së bashku borxhe në vlerën e 533 milionë lekëve në fund të vitit 2016. Rreth 61 për qind të detyrimeve e zënë kreditë bankare, ndërkohë që 25 për qind janë deklaruar si huamarrje te të afërmit dhe 12.7 për qind si borxhe ndaj kompanive të ndërtimit. Praktikat më të mira ndërkombëtare i konsiderojnë detyrimet jashtë sistemit bankar si indikatorë transaksionesh të dyshimta. 268 gjyqtarët e analizuar në këtë studim raportojnë 38.4 për qind të borxheve të tyre si detyrime ndaj të afërmve dhe kompanive të ndërtimit. Gjykatat më të pasura Të dhënat e siguruara nga studimi i BIRN tregojnë se në vlerë absolute, Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë është gjykata më e pasur në vend, e ndjekur nga Gjykata e rrethit Gjyqësor Durrës dhe ajo e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Por ky raport ndikohet ndjeshëm nga numri i gjyqtarëve që punojnë në këto institucione gjyqësore; Gjykata e Tiranës ka 110 gjyqtarë ndërkohë që gjykata e Durrësit dhe ajo e Krimeve të Rënda kanë secila nga 16 gjyqtarë. Krahasimi i pasurisë mesatare të gjyqtarëve të secilës gjykatë jep të dhëna të ndryshme. Gjyqtarët e gjykatës së Durrësit rezultojnë më të kamurit në Shqipëri me një pasuri mesatare prej 42.8 milionë lekë për gjyqtar. Në vendin e dytë renditen gjyqtarët e Sarandës me pasuri mesatare 20.7 milionë lekë për gjyqtar dhe në vendin e tretë ata të Gjykatës së rrethit gjyqësor Kavajë me 20.2 milionë lekë për gjyqtar. Gjykata e Tiranës ka një shpërndarje pasurie mesatarisht 18 milionë lekë për gjyqtar, ndërkohë që gjyqtarët më të varfër janë ata të Krujës me një pasuri mesatare prej 1.9 milionë lekësh për gjyqtar. BIRN


KOSOVA ANALIZË Nga Berat Buzhala

P

ër demarkacionin me Malin e Zi nuk ka më çfarë të thuhet e të mos tingëllosh i përsëritur qindra herë. I kemi përmendur të gjitha! I kemi përmendur të gjithë! I dimë hartat, edhe ato ushtarake edhe ato civile. I dimë pikat, edhe ato administrative edhe ato ndërshtetërore. I dimë kur janë vënë ato, kush i kanë vënë ato, dhe pse i kanë vënë ato. E dimë edhe kush e ka shtruar në asfalt rrugën për Kullë. E dimë edhe kush e ka mirëmbajtur atë rrugë kur binte borë e kur binte shi. I dimë edhe sa këngë janë kënduar për Çakorrin dhe çfarë thoshin ato këngë. E dimë tashmë edhe terminologjinë në gjuhën latine për librat kadastralë. E dimë edhe kuptimin e Uti Possidetis, të cilin nëse do të ma kishe përmendur para disa vitesh do t’i kisha ngritur supet me habi. E dimë çfarë do të thuash nëse e fillon debatin duke thënë që raporti i Murat Mehës është i gabuar. I dimë argumentet që do t’i përdorësh për t’i mbrojtur qëndrimet tua. Edhe ti e di për mua. Nëse ti e mbron raportin e Bulliqit, unë e di se çfarë ke në mendje. Edhe ti e di se me çfarë arsenali do të të sulmoj unë. E dimë që dikush nuk jep tokë për viza, e dimë që dikush tjetër thotë se nuk po jepet tokë për viza, ndërsa krejt dikush tjetër thotë: more bre edhe le të jepet tokë për viza vetëm le të dalim nga ky burg; po një tjetër, i lodhur e i mërzitur nga pritja e nga mungesa e shpresës, thotë që nëse Amerika thotë se Pejën duhet t’ia japim Malit të Zi ne duhet t’ia japim, derisa një radikal patriot këtë deklaratë të mësipërme e quan tradhti dhe të rëndë, sepse, sipas tij, Amerika nuk do të na bëjë asgjë, mjafton që ne të jemi seriozë dhe ta duam vendin tonë. E dimë që pastaj ky debat patjetër do të rrëshqasë në një kacafytje banale ballkanike, në mes të patriotëve dhe tradhtarëve. Ku ishte ti kur këtu po luftohej? Pse nuk po shkon ti në veri të vendit, nëse qenke kaq trim? E çka tjetër nuk dimë ne? I dimë edhe konkluzionet e Konferencës së famshme shkencore të mbajtur në Prishtinë, e para e kësaj natyre që nga ilirët e deri në ditët e sotshme, e që për shkak të rëndësisë dhe peshës së saj do të mundë dhe do të duhej, ta quanim edhe si Plenumi i shkencëtarëve të Kosovës, ku u mblodhën ajka e njerëzve të ditur, kokat e kombit, të prirë nga kryeshkencëtari Enver Hasani, i shoqëruar edhe nga Riza Smaka, ky i fundit duke kontribuar në gjithë këtë lëmsh më shumë në

latinisht sesa në shqip. E dimë që Isa Mustafës ia hëngër kokën demarkacioni. Që Ramush Haradinajn, kundërshtarin më të egër të kësaj teme, e solli në vendin e tij. E dimë që në radhët e LDK-së ishin disa që u rreshtuan krah Ramushit e kundër Isës. E dimë që të njëjtit sot do të mund të kenë ndryshuar mendje, sepse në atë kohë nuk po mbronin parime, por po frikësoheshin për kokën e tyre të zbrazët. E dimë gjithashtu - e kush nuk e di - që AAK-ja, ndonëse e pakompromis në këtë temë, i humbi zgjedhjet në Pejë, e që një gjë e tillë mund të interpretohej si flakaresh fytyrës për Ramushin. I dimë edhe gojëdhënat që Ramushi nuk po mbronte parime, por po mbronte ndonjë pronë të tij në ato territore. I dimë edhe gojëdhënat tjera, se këto pika të larta do t’i përdorë Amerika për t’i vendosur ose disa radarë të fuqishëm, ose disa armë të fuqishme, që do t’i përdorë kundër një Zot e di se kujt. Kokat e zgjuara, ato më analitiket, thonë se do t’i përdorë kundër Rusisë dhe Serbisë, ditën kur do të ndahen dhentë prej dhive dhe shapi prej sheqerit. Kush nuk e di që përgjegjësi kryesor i gjithë kësaj kakofonie është lartmadhëria i tij, Presidenti Hashim Thaçi! E dimë që sikur ky të kishte qenë më i vëmendshëm, sikur në atë kohë të kishte kërkuar konsensus politik, kjo temë do të ishte harruar dhe ne do të ishim duke lëvizur si evropianë të kulturuar në transversalen Romë - Paris - Berlin. E dimë, gjithashtu, që ndoshta kur të votohet ky demarkacioni ne prapë nuk do të mundë të lëvizim askund përtej Velipojës dhe Shëngjinit. E dimë që Evropa është klub i shteteve të

19 E enjte, 22 SHKURT 2018

I dimë të gjitha: Votojeni demarkacionin

poshtra, që na ka tradhtuar sa herë që i është dhënë mundësia - kuptohet përveç viteve 1999 kur e bombardonte Serbinë pa reshtur për 78 ditë dhe vitit 2008 kur e njohu Kosovën si shtet të pavarur. E dimë që Gjermania është e mirë me ne, edhe Austria, edhe Zvicra, edhe Britania, edhe Holanda, edhe Çekia, edhe Sllovenia, edhe Italia.... Mirëpo, çuditërisht, kur bëhen bashkë, e kemi një bindje ne shqiptarët, Europa nuk është e mirë. Shndërrohet në një shtrigë antishqiptare. Përfundimisht ne e dimë që aneksi i marrëveshjes së fundit me Malin e Zi, i nënshkruar nga dy presidentët, nuk i kthen as Çakorrin e as Zhlebin, por që ishte një shpëtim fytyre prej krizës ku ishim futur. Ose, po ashtu, përfundimisht, e dimë që kjo marrëveshje i kthen këto dy pika brenda Kosovës.

Me një fjalë, tash pas tri vitesh debate të zjarrta, tri vitesh koktej molotovi dhe arrestime, pas tri vitesh kriza institucionale dhe juridike, ne dimë çdo gjë. Sa ta shoh një fytyrë të njohur në ekran unë e di çfarë do të thotë. Nëse ndodh që fytyra që e shoh në ekran nuk është e njohur, unë e di se çfarë do të thotë sapo ta nxjerrë tingullin e parë nga goja. Prandaj, të nderuar deputetë, ju të koalicionit dhe opozitës, ju tradhtarë dhe patriotë, ju që e doni më pak dhe ju që e doni më shumë Kosovën, votojeni demarkacionin. Nuk kemi çfarë të themi më shumë për këtë temë. Kemi thënë shumë më shumë sesa kemi pasur për të thënë. Nëse këtë energji debatuese do ta kishim orientuar në tema të tjera, si, bie fjala, arsimi dhe shëndetësia, Kosova do të kishte filluar të dukej pak më ndryshe. Mund të ndodhë që Çakorri dhe

Zhlebi do të mbesin përgjithmonë në Mal të Zi, mund të ndodhë që ato do të kthehen, por kjo tashmë e ka humbur çdo kuptim. Ne po humbim çdo gjë tjetër, duke provuar t’i mbrojmë 8000 hektarë. Ju nesër (sot) do të votoni ose në favor të Boiken Abazit, një person i dyshimtë nga Shqipëria, që pretendon se kujdeset për Kosovën më shumë sesa ju, ose më shumë sesa ne, ose do të mundë të votoni në favor të 2 milionë njerëzve që juve ju zgjodhën deputetë të Kosovës, me shpresën që ata do të jetonin më mirë, me shpresën që jeta e tyre do të ishte më e lehtë. Tash e tri vjet një gjë e tillë vetëm është përkeqësuar. Prej Rusisë e deri në Spanjë, të vetmit qytetarë që nuk mund të lëvizin të lirë në kontinentin evropian jemi ne dhe bjellorusët. Jepini fund kësaj drame të panevojshme. Gazeta “Ekspres”

DEMARKACIONI

Parlamenti i Kosovës voton të enjten marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi K

ryesia e Parlamentit të Kosovës vendosi të thërrasë të enjten një seancë gjatë së cilës pritet të votohet marrëveshja për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Thirrja e seancës pasoi kërkesën e qeverisë së Kosovës për një gjë të tillë, e cila një ditë më parë miratoi projektligjin së bashku me deklaratat e presidentëve të Kosovës e Malit të Zi për të zgjidhur këtë

çështje. Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli bëri thirrje që projektligji të votohet nga të gjithë pa dallim. Autoritetet po shpresojnë që deputetët do ta ratifikojnë marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi, një çështje kjo që ndarë skenën politike në vend për gati tri vite. Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë ka bërë të ditur se do

ta votojë për këtë marrëveshje ndërsa lëvizja Vetëvendosje vazhdon ta kundërshtojë. I paqartë mbetet ndërkaq vendimi i Listës Serbe e cila deri më tani nuk ka treguar qëndrim për një gjë të tillë. Organizimi i seancës pasoi një pajtim ndërmjet presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviç, për të mundësuar ratifikimin

e marrëveshjes për shënimin e kufirit duke përfshirë edhe mundësinë e korrigjimeve të vijës kufitare të përcaktuar më marrëveshjen e nënshkruar në gusht të vitit 2015. Mos ratifikimi i kësaj marrëveshjeje që është kusht për liberalizimin e vizave ka bërë që qytetarët e Kosovës ende të presin në radhë për viza para ambasadave evropiane.


SHOWBIZ

20 E enjte, 22 SHKURT 2018

Dua Lipa s'ka pasur ftesë zyrtare për Ditën e Pavarësisë Para se tu konfirmonte se Rita Ora do të performonte në koncertin e madh për 10vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, u përfol edhe për një ardhje të Dua Lipës, ku disa portale shkruanin se 22vjeçarja që po kap majat e suksesit në botë, ka kërkuar një shumë të madhe, ndaj dhe mungoi. Por babai i Lipës, thotë se për artisten e re nuk ka pasur ftesë zyrtare nga institucionet e vendit që të performonte në Prishtinë në Ditën e Pavarësisë. E për më tepër, as që është biseduar për ndonjë kosto që ajo t'i përgjigjej ftesës. Këtë e ka konfirmuar stafi i këngëtares së njohur botërore ashtu sikurse edhe Presidenca e Kosovës. Dukagjin Lipa, pjesë e stafit menaxherial dhe njëherësh babai i këngëtares që po arrin majat në skenën botërore, i ka thënë "Kohës

Elettra Lamborghini "thyen" rrjetin E bukur dhe shpërthyese, janë karakteristika që përkufizojnë Elettra Lamborghini. Kënga e parë e saj, "Pem Pem" ka arritur majat e klasifikimeve në muzikë, duke u renditur në 50 e Top Listave muzikore në 20 vende të botës. Video e saj ka arritur mbi 5 milionë klikime në Youtube në më pak se një javë nga publikimi i saj. 23-vjeçarja njihet si mbesa e Ferruccio Lamborghini, dhe ka mbi 2 milionë ndjekës në Instagram.

Ditore" se të gjitha diskutimet janë bërë në lidhje me kohën dhe orarin e saj, por edhe këto biseda qenë jozyrtare. "Të gjitha diskutimet që i kemi bërë për ardhjen e mundshme të Duas në Prishtinë kanë qenë lidhur me kohën dhe orarin e

saj, por edhe këto biseda kanë qenë në forma miqësore, krejtësisht jozyrtare. Prandaj nuk është i vërtetë as pretendimi e as shuma e cila është përfolur në këto portale, pasaktësi për të cilën ne ndiejmë keqardhje", ka thënë Lipa.

Sondazhet pro fitores së Metës në Eurovizion

Ermal Meta, shqiptari nga Fieri triumfon ne skenën e Sanremos duke rrëmbyer trofeun e festivalit më të rëndësishëm në Itali. Dueti i tij me Fabrizio Moro, me titull, ''Non mi avete fatto niente'' (nuk më keni bërë asgjë), është renditur i pari pas votave të publikut dhe jurisë profesioniste. Një sondazh i hapur në një faqe online më datë 29 janar ka parashikuar nëpërmjet votimeve fitoren e tij në festivalin e madh të Eurovisionit. Sondazhi që vazhdon të jetë i hapur momentalisht numëron mbi 14 mijë vota ku 3.559 shkojnë për Ermal Meta dhe Fabrizio Moro duke i renditur të parët dhe fitues. Të shohim se kush nga shqiptarët do të jetë trimfues, pasi edhe Qipro përfaqësohet me këngëtaren Eleni Foureira, e cila është nga Shqipëria. Dhe vetë Shqipëria, në Eurovision është në garë me Eugent Bushpepën.

AdelinaTahiri në pritje të ëmbël Është përfolur gjatë në media lidhur me martesën e saj, ndërsa pak muaj më vonë edhe për një shtatzëni të mundshme. Bëhet fjalë për këngëtaren Adelina Tahiri, e cila ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël. Këngëtarja ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram ku ka rrëfyer edhe gjininë e fëmijës, është djalë. Pas martesës Adelina duket se po bën jetë luksi, jo se më parë i ka munguar, por këtë herë ajo i ka mahnitur të gjithë me blerjen e saj. Së fundmi ajo në Instastory ka publikuar disa foto, ku duket e veshur mjaft bukur me dhuratën që i bëri bashkëshorti para pak ditësh. E veshur e tëra në lekurë të zezë ajo duket bukur, por vëmëndjen duket se merr makina e saj e cila është tepër luksoze.

SulmohetBlacChyna Ish-partnerja e Rob Kardashian, Blac Chyna, është bërë pjesë e një video e cila ka bërë xhiron e internetit. Pa dijeninë e saj, tashmë po qarkullon video pornografike, në të cilën shfaqet Blac dhe një mashkull. Sipas mediave, video është xhiruar nga ish i dashuri i Blac, Mechie, por që nuk ka qenë ai që e ka shpërndarë atë në internet. Avokati i Blac e ka konsideruar kriminale publikimin e videos, ndërkohë që po hetohet se kush mund të jetë personi që e ka bërë publike atë.


KOHA E LIRE

21 E enjte, 22 SHKURT 2018

SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ

62. Nuk del dot jashtë ose del jashtë me vështirësi e me vonesë 64. Partia Aleanca Popullore 65. Lloj peshku deti, shpatuk, me një shenjë të verdhë si ar midis syve, i preferuar në menynë e prodhimeve të detit 66. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 67. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 69. Njëra prej figurave me vlerë në lojën me letra 70. I heq të drejtën e pronësisë dhe vetësisë, një individi, ose një grupi me anë të mekanizmave ligjore 71. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 72. Partia Lidhja për Drejtësi e Progres 74. Tërësia e organeve të njeriut, të kafshës a të bimës, quhet ashtu 76. Shitje botërisht e diçkaje, duke ia dhënë atij që paguante më shumë, shprehje e vjetër 78. ... Pashë Tepelena, sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut të Janinës 79. Organizata Botërore e Tregtisë 80. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian 81. Rrip i gjerë e i gjatë prej leshi, prej pambuku etj 83. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar 85. Kafshët shtëpiake, që mbahen për prodhimet e tyre dhe për punë bujqësore 86. Pasuria e patundshme, pronë e një xhamie, quhet kësisoj 87. Mjetet e Bulqizës, e kishin

ashtu targën 88. Partia Unitetit Kombetar 90. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 92. Havzi ..., poeti kuksian që u dënua me varje dhe u ekzekutua më 10 gusht 1988 93. Kontradiktë e papajtueshme, kontradiktë që zgjidhet vetëm me ndeshjen e të kundërtave, me luftë ose me revolucion 94. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 95. Merr atë emërtesë bashkimi harmonik i ngjyrave, që përdoren për të bërë një tablo 97. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 99. Shtet islam në kontinentin e Azisë, me kryeqytet Islamabad 100.I vogli i lopës, pjella e lopës deri në një vit 101.Pohim i shkurtër që përmbledh në mënyrë të prerë një ide, një parim etj 102.Ashtu quhet serial komedi shqiptar i vitit 2004 me skenar nga Ruzhdi Pulaha dhe regji nga Alfred Bualoti 105.Amper-Andrea ... (17751836) fizikant i shquar dhe matematikan francez 107.Pjesa e mesut të trupit të njeriut. Për femrat e rëndësishme është që ai të jetë i hollë 108.Mjegull e hollë që vesh majat e maleve në verë ose në vende të ulëta kur ndërron moti 111. Lojë me bila dhe me stekë, që luhet në një tryezë të posaçme dhe sipas disa rregullave 112.Ashtu e shënonte Lezha

në targat e makinave 113.Punoj tokën me shatë, me bel etj., rrëmih, gërmoj tokën me diçka VERTIKALISHT 1. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 2. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 4. Historiani dhe etnografi, Hasan ... u lind në fshatin Sërbicë të Kërçovës 6. ...u, kjo nuk është gjë fare! 7. Që ka shije të papërcaktuar, as i ëmbël as i kripur, i pashije 8. Edhe ashtu quhet shkuesi që hyn për lidhjen e një miqësie 9. Hekurudhë e nëndheshme në disa qytete, lloj shërbimi i transportit publik 11. Fiks 4 vjet nga shpallja e Pavarësisë, më 17 shkurt 2012, ... njeh zyrtarisht Republikën e Kosovës, duke u bërë shteti i 88-të i njohjeve 12. Humbje e plotë ose e pjesshme e ndjeshmërisë së gjithë trupit a të një organi 13. Pika e horizontit që është përkundrejt veriut, është ... 16. Qeni bën ashtu si mundësinë e vetme të komunikimit, por edhe disa njerëz nuk bëjnë ndryshe 19. Markë e njohur e prodhimeve të kompjuterave 22. Pjesa e poshtme e shtyllës kurrizore, përbëhet nga pesë rruaza dhe formon anën e prapme të legenit 23. Pushkë e gjatë me pesë fishekë, kështu quhej 24. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 26. Zë i njëtrajtshëm, që

zakonisht me zink 45. Aeroplan me dy palë krahë 46. Tingëllim jo i harmonishëm i dy a me shumë tingujve të njëkohshëm ose të njëpasnjëshëm 48. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 52. Që shfaqet si mbeturinë e trashëguar nga tiparet e paraardhësve të lashtë 55. Pastaj e ka brenda 59. Dakord në gjuhë universale 60. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 61. Britma e lopës ose e kaut quhet ashtu 63. Ashtu quhet pamja para nesh; peizazh i gjerë 65. Gjellë e përgatitur me mish të grirë, me qepë të skuqura në yndyrë, me salcë e pipër 68. Titull aristokratësh më i lartë se ai i baronit dhe më i ulët se i markezit; ai që mbante këtë titull është... 73. Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet 75. Dita e tretë e javës që vjen pas së martës 77. Bimë me kërcell të hollë e të drejtë, me zhardhok të vogël. 78. Punë e detyruar, e mundimshme dhe pa shpërblim 80. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 82. Fjalë ose shprehje që përdoret në vend të një fjale a shprehjeje tjetër 84. Dita e shtatë e javës, që vjen pas të shtunës 85. Anohet gati për t'u përmbysur, i merr ana; përmbyset 86. Shkrepëtimë drite në trajtë vijash zigzage a të degëzuara 89. Fjalë tepër lavdëruese që i thuhen dikujt për t'i bërë qejfin, korte, kompliment 91. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 94. Shtëpi banimi, banesë; familje, shprehje e vjetër 96. Marrëveshje ndërmjet dy a më shumë vetash 98. Shkurtim i ofshamës 103...ho, sa e mirë është. 104.Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman 106.Organizata Ndërkombëtare për Migrim, inicialet 109.Tirana, e kishte targën e makinave ... 110.Zëri që nxjerr një njeri kur qan.

zgjatet pa u ndryshuar dhe që shoqëron e mbështet zërat kryesorë në një këngë 28. Element kimik, gaz në ngjyrë të gjelbër në të verdhë dhe me erë shumë të fortë 29. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 30. Shtyp për ta përhapur një libër, një gazetë, një shkrim etj 32. "Këpucët" që i vishen kalit 34. Shkrimtari serb Ivo ..., 9 tetor 1892-13 mars 1975, "Kronika e Travnikut" është një nga librat e tij 35. Furrë për të pjekur tulla ose tjegulla 36. Që nuk ka fund, që është e tillë 40. I qëroj një frut, i heq lëkurën diçkaje, e zhvesh 41. Masa ndëshkimore që i jepet dikujt me vendim gjyqi për një faj a për një krim 43. Titull shkencor më i ulët se ai i profesorit 44. Teneqe e trashë, e veshur 1

2

B

3

L I

4

5

L

E P

E

E

E

9

D 12

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

HORIZONTALISHT 3. Një jetë mes sendesh, stolish dhe shkëlqimit, jetë... 5. Lum në pjesën perëndimore të Rusisë, lumi më i gjatë i Evropës, me një gjatësi prej 3,690 km 10. Ha shumë, është i pangopshëm 12. Njeri i caktuar ose i zgjedhur nga palët kundërshtare si i paanshëm 14. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 15. Qytet bregdetar që ndodhet afër kryeqytetit 17. Secila nga dy pjesët e mishta e të lëvizshme të kokës 18. Fjalë e dhënë për diçka të rëndësishme, premtim 19. Shkurre e vendeve mesdhetare me degë të shtrembra e me shumë gjemba 20. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 21. Filmi "Dasma e ..." është film shqiptarë i prodhuar më 1998. Regjia, Vladimir Prifti, skenari, Vath Koreshi dhe muzika Aleksandër Peçi 24. Ashtu mban një emërtesë më e vogla ndër motrat 25. Ai që luan me mjeshtëri një vepër arti 27. ... Nosi (1877-1945), njihet si babai i filatelisë shqiptare, personalitet me interesa të gjëra kulturore 29. Lloj buburreci, me ngjyrë të zezë, që jeton zakonisht nëpër shtëpi ose në vende hedhurinash ushqimore 31. Hedh ujë mbi dikë a mbi diçka, e bëj të qullet, e ... 32. Bimë barishtore si spinaqi, por me gjethe më të mëdha që përdoret për gatim 33. Lloj zvarraniku, më i madh se hardhuca 37. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 38. Endi ... (6 gusht 1928-22 shkurt 1987) projektues grafik, artist, regjisor dhe botues amerikan po ashtu edhe bashkëthemelues dhe zëvendës i rëndësishëm i pop artit amerikan 39. Vendoset pas njëshit për ta bërë dhjetë. 40. Bimë që rritet në det ose në vende të tjera me ujë 42. Festë që bëhej në Greqinë e lashtë për nder të Dionisit, perëndisë së rrushit dhe të dëfrimit 45. Që ka ngjyrë qielli të mbyllur. Flamuri i BE dhe ai i PD është ashtu 47. Vetë, pa ndonjë shkak, shtytës a ndikim të jashtëm; vetvetiu 49. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 50. Theofan Stilian ..., Kryeministër i Shqipërisë më 1924, Ministër i Jashtëm (1924-1924), klerik Ministër i Jashtëm (1921-1921) 51. Ka një të tillë tretës njeriu 53. Aleanca Kuq e Zi 54. Dikur quheshin jugosllavë, tani quhen ashtu 56. Sëmundja e tuberkulozit. U bë v... 57. Ku shihen të lashtat, ose edhe aty ku mblidhet bereqeti 58. Shteti i Bullgarisë e ka atë kryeqytet

6

7

D

K

E R

L ¸

P

13

V I

Z S

H ¸

E

H P R

L U R

O R

K

B

M 17

P

M Y S

M

21

22

E

Z

U

E

23

V E

B C

25

K O N

L

I 28

T

29

W

L

42

A

E

34

35

E

P

39

O

26

R O N

M

50

T

V

I

S R

U T

H

L

E

A

A

L

E

A

P

U S

N

G

¸

J

M A N C

H ¸

S A M I

U

61

M A L L

R

E

P

B

E R

¸ 65

R

O

66

R

A

O

I

K U Q

D

67

A

M O

68

L A J

U

K ¸

69

C

¸

R

O J

70

B R

R

U T

O

B A T H E

I

71

¸

A

74

72

O

A B A

75

K R

76

M

77

O G U R

N

E

73

V I

I

D H

78

79

M I

R ¸

E

A

I

F

K

A F

I

A

P

80

A

I

T

Z

81

N T U I

T

E 83

87

¸

E

J 84

M

86

A

K

82

V

R

85

P

A L

E S

T I

N E

¸

J

G

Z

88

K A R

B

L

I

89

90

M ¸

R Z

A

I

E J

O

R

B

J

R

P

C

M O H

91 93

O

R E

A N D O R I

G J

B

T P

O

H

101

Z 97

P

L 98

99

S

U T

A L

L

A D A X H I

O

K O P

R

P

A

S ¸

I 103

N

105

O

M

107

108

N

R

T

R

S

K

V O

F

R

V A R

E

A V A N T A Z H

110

G

E

T R

112

111

R

I

N 113

R

L

104

I

106

U G R I

109

E A L

H

100

102

O K ¸

E 95

96

B R

R

92

E R

94

K

D

R 62

O T

64

U

¸ D

A R G E

K 60

¸

X 53

58

59

M I

N

48

U M

57

63

N T

L E

B

52 56

L

F R

47

E G J

51

S K E

U

38

A

M

44

E

U K O L

55

O H

L

37

Z O H E

S

46

D 49

A N G E

41

L

U K

P

45

O K

27

T

S

36

P A G ¸

40

K A C

43

K

˙

31

33

L A S H T A T

F

30

K U

32

E

N A R

I 16

B I

¸

20

24

54

B I

O

M 15

T 19

U

K

11

14

P A L ¸ 18

8

L

10

V

H

I

O M

D


SPORT VENDIMET

22 E enjte, 22 SHKURT 2018

Disiplina ledhaton Bakajn, por dënon Tiranën për parullën ndaj FSHF-së Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet e fundit në lidhje me vendimet e ndërmarra për javën që lamë pas. Elis Bakaj është dënuar vetëm me dy ndeshje pezullim për sjelljen e tij në fund të ndeshjes kundër Partizanit. Sulmuesi i Kukësit në këtë mënyrë mund ta shlyejë

nëpërmjet pagesës së një gjobe, që do të thotë se ai do të vuajë vetëm dënimin fillestar të kartonit të kuq që i dha gjyqtari Kridens Meta. Kësisoj, lojtari mund të luajë ndeshjen kundër Skënderbeut dhe humb vetëm atë ndaj Laçit. Ndërkohë tifo-grupi i Tiranës. “Fanat-

ics”, të cilët kanë shpalosur një parullë “FSHF-Mafia” në ndeshjen ndaj Bylisit, do të mbeten një javë jashtë stadiumeve, duke munguar në duelin ndaj Apolonisë. Klubi i Tiranës dhe Partizanit janë gjobitur edhe me nga 100 mijë lekë për sjellje të gabuar të tifozerive.

Një numër i madh sportdashësish në qytetin e Korçës kanë dalë për të reaguar pas pretencës së inspektorëve të Disiplinës

Mijëra korçarë protestojnë ndaj UEFA-s: Mos na vrisni ëndrrën! Rozalb Lika

M

ijëra qytetarë korçarë kanë dalë dje në mbështetje të skuadrës së Skënderbeut për dënimin e mundshëm nga UEFA. Ata kanë mbushur zonën këmbësore të qytetit në mbështetje të ekipit të zemrës. Një pjesë e mirë e tyre ishin me parulla në duar në të cilat spikati: “Mos na vrisni ëndrrën”. Skënderbeu rrezikon një penalizim të rëndë prej 10 vitesh pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare, kjo bazuar në pretencën e inspektorëve të Disiplinës së UEFA-s për trukime ndeshjesh si dhe një gjobë prej 1 milion euro. Në tubimin e djeshëm është lexuar peticioni i mëposhtëm dhe ka nisur të firmoset prej të gjithëve, para se t’i dërgohet qeverisë europiane të futbollit. Peticioni Përmes këtij peticioni duam t’i kërkojmë UEFA-s jo vetëm që të mos dënojë ekipin e Skënderbeut, pasi ne jemi të bindur tek cilësitë dhe vlerat e padiskutueshme të skuadrës dhe përkushtimit sportiv e moral të saj e drejtuesve, por edhe të marrin fund spekulimet ndaj kësaj skuadre, që është shndërruar në krenarinë europi-

ane të një vendi të tërë! Ky është një peticion, që drejtësia të mos veprojë si zakonisht, si një tren që vjen kurdoherë me vonesë, por të marrë sinjale reale, sidomos nga ne tifozët, që futbollin e shohim si një art që respektohet në adhurim! Futbolli për Korçën është më shumë se një lojë, është besim. Kur mbaron ndeshja e futbollit, kur përfundojnë nëntëdhjetë minutat e kohës së rregullt, ajo çka mbetet është pasioni dhe gëzimi, bindja që lojtarët në fushë kanë

dhënë gjithçka për të respektuar fanellën që veshin. Qyteti i Korçës jeton me futbollin. Jemi Skënderbeu dhe kjo skuadër nuk është thjesht një emblemë, është një histori e tërë lavdie dhe krenarie. Në 8 vitet e fundit, Skënderbeu ka qenë gëzimi i një qyteti. Në Korçë të gjithë kanë besuar dhe besojnë te loja e ndershme e kësaj skuadre, e cila ka fituar 6 kampionate kombëtare dhe ka marrë pjesë 2 herë në grupet e “Europa League”. Kemi nevojë për mbështetje dhe

jo për një dënim, pasi ky do të ishte dënim jo vetëm i të gjithë futbollit shqiptar, por i çdo tifozi dhe të apasionuari pas futbollit, që vlerëson ndershmërinë e futbollistëve, që japin shpirtin në fushën e blertë. Nëse ndiqet rruga e dënimit të pamerituar e të mbështetur mbi spekulime, ka për t’u ndëshkuar një qytet i tërë, një histori krenarie e futbollit shqiptar në vitet e fundit. Drejtësia dhe e duhura është e tillë edhe kur ngrihen zëra kundër, që kërkojnë të hedhin dyshime të pabaza. Prandaj, me respekt ju kërkojmë të mos na e hiqni këtë histori suksesi. Skënderbeu u krijua në vitin 1909, por vetëm në vitin 2015 mundi që të afrohet në familjen europiane, duke bërë që ne si qytetarë të mund ta prekim këtë ëndërr. Arritjet e Shqipërisë në futboll janë shumë të varfra, aq sa kujtohen vetëm 2 momente kryesore: Kualifikimi historik i kombëtares në kompeticionin madhor “Euro 2016” dhe përfaqësimi i dyfishtë i Skënderbeut në “Europa League”. Në kohën kur UEFA kërkon të zgjerojë futbollin në çdo shtet, dënimi i Skënderbeut do të sillte një goditje të rëndë për futbollin në Shqipëri, duke e detyruar

TABELA

FSHF publikon çmimet e biletave për miqësoren me Norvegjinë Një muaj para ndeshjes së parë miqësore ndaj Norvegjisë për vitin 2018, që do të luhet në “Elbasan Arena”, FSHF ka përcaktuar edhe çmimet e biletave për tifozët sipas tribunave. Sipas tabelës së miratuar dje ng Komiteti Ekzekutiv çmimet janë më poshtë, ndërkohë që për datën e shitjes ende nuk është marrë asnjë vendim. ÇMIMET E BILETAVE PËR SHQIPËRI-NORVEGJI Tribunat Çmimi Tribuna VIP 6.000 leke Tribuna B3, A2, A3 4.000 lekë Tribuna B2, B3, A1, A5 3.000 leke Tribuna B1, B5 2.000 leke Tribuna E 1.000 lekë Tribuna D, F 700 lekë Tribuna C1, C3, G1, G3 500 lekë Tribuna C2, G2 300 lekë

padrejtësisht që gjithçka të rinisë nga e para. Futbolli shqiptar falë mbështetjes së UEFA-s po i afrohet standardeve më të mira europiane, Skënderbeu në gjithë këtë histori nuk është lakuar, por është skuadra që ka zbatuar pikë për pikë çdo rregull, duke krijuar një frymë pune vizionare, që shikon te ndershmëria sportive kushtin për të triumfuar në sport. Skënderbeu për Korçën është gjithçka, ndaj dhe ne sot kërkojmë drejtësi, vlerësim të djersës së derdhur ndershmërisht në fushë nga lojtarët në vite dhe jo dënim! Skënderbeu nuk iu përket vetëm korçarëve, por është skuadra e gjithë shqiptarëve. Në asnjë rast, në gjithë historinë e skuadrës, nuk ka patur, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lidhje me lojën e pandershme. Na ndihmoni të ecim përpara në këtë rrugë europiane! Na jepni të drejtën dhe drejtësinë!

STATISTIKAT

Bie miti i fushës në Superiore, Kukësi kampion në transfertë K

y sezon në Kategorinë Superiore ka treguar se diferencat ndërmjet skuadrave janë ulur ndjeshëm, duke përjashtuar disi Skënderbeun, që mbetet një hap para të tjerëve. Duke i hedhur një sy statistikave të 100 ndeshjeve të para në Kategorinë Superiore, bie në sy fakti se është thyer miti i skuadrave të fushave. Në 100 ndeshjet e luajtura deri më tani pas 20 javëve të para të kampionatit janë 75 fitore dhe 25 barazime. Në këto 75 suksese, 38 i përkasin skuadrave vendase

dhe 37 atyre udhëtuese, shifra që flasin për një barazi të dueleve që luhen brenda dhe jashtë. Kukësi nuk e njeh më si një avantazh faktin që luan duelet në shtëpi8 në stadiumin “Zeqir Ymerin”, pasi në një renditje virtuale, do të zinin vetëm vendin e 8-të në ndeshjet në shtëpi me vetëm 11 pikë. Vetëm dy vendet e fundit Teuta dhe Lushnja, kanë bërë më keq se skuadra verilindore në shtëpi. Në duelet e zhvilluara në fushën vendase, Skënderbeu mban vendin e parë me 28 pikë,

me 9 fitore dhe vetëm një barazim. Pas tyre vjen Flamurtari me 19 pikë të grumbulluara, ndërkohë që Partizani mban vendin e tretë me 16 pikë. Laçi nuk duket shumë agresiv në shtëpi, pasi ka regjistruar këtë sezon 4 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje, e njëjta ecuri me atë në transfertë. Nëse Kukësi është një nga ekipet më të dobëta përpara publikut të tyre nuk mund të thuhet e njëjta gjë në duelet jashtë fushe. Në një renditje tjetër për duelet jashtë fushës, Kukësi kryeson me 21

pikë të fituara falë 6 fitoreve, 3 barazimeve dhe një humbjeje, ndërkohë që ndjek Skënderbeu me 18 pikë. Pas skuadrës verilindore, vjen Skënderbeu me 18 pikë të grumbulluara, teksa korçaret kanë pësuar një humbje më shumë se kampionët në fuqi. Flamurtari ka gjithashtu një skuadër të ekuilibruar, pasi ka grumbulluar 16 pikë. E çuditshme është ecuria e Partizanit në transfertë, pasi kryeqytetasit nuk kanë asnjë barazim, duke patur 4 fitore dhe 5 humbje.


SPORT

23 E enjte, 22 SHKURT 2018

Gazeta spanjolle “Marca” ka publikuar faktet se përse skuadra katalanase nuk fiton në transfertat ndaj ekipeve të njohura

B

arcelona doli i pamundur nga “Stamford Bridge”. Një lojë e dobët pa shumë ritëm, që i shërbeu skuadrës së Valverdes për të dalë me një pikë pas golit të Uillian në pjesën e dytë në duelin e së martës. Goli i Mesit nuk mund të “fshinte” një ndeshje të dobët të skuadrës katalanase, e cila nuk është më njëlloj si në vitin 2017. Gazeta “Marca” ka rreshtuar disa nga arsyet e ndryshimit që ka pësuar ekipi blaugrana. Barcelona shënon pak Ekipi i Valverde ka humbur shumë në fazën sulmuese pas largimit të Nejmar. Në muajin e fundit, me përjashtim të fitores 0-5 kundër Betis, katalanasit kanë shënuar vetëm nëntë gola në njëmbëdhjetë ndeshje. Statistika aspak të denja për Barcelonën, e cila shquhet si një ekip shumë sulmues. Mesi nuk ka shënuar në 5 nga këto 9 ndeshje. Kontributi i pakët i transferimeve të reja Trajneri Valverde, po mbështet më shumë te “garda e vjetër”. Të martën dyshja Mesi-Iniesta, me kombinimin e tyre sollën dhe golin e barazimit në “Stamford Bridge”. Valverde nuk është i bindur nga asnjë prej blerjeve të bujshme. Kutinjo, nuk mund të aktivizohet këtë sezon në Champions, por që deri më tani ka spikatur vetëm me një gol ndaj Valencias, ndërkohë që Paulinjo në vitin 2018 duket shumë larg formës së tij më të mirë dhe kjo u duk edhe në zëvendësimin e menjëhershëm pas pësimit të golit. Semedo është aktivizuar në disa ndeshje, ndërkohë që për Jerri Minën është ende herët për të kërkuar rezultat edhe pse në Londër është lënë jashtë ekipit.

5 arsyet se pse Barcelona nuk fiton më në transfertë ndaj ekipeve të mëdha

Mungesa e efektivitetit Ndeshja ndaj Çelsit tregoi se ky ekip ka nevojë për më shumë futbollistë në Evropë. Kutinjo nuk mund të luajë në Champions, ndërkohë që Paulinjo dhe Dembele ende nuk kanë mundur që të bindin trajnerin Valverde. Mungesa e tyre kanë bërë që “garda e vjetër” Messi, Iniesta, Suarez, Buskets dhe Rakitiç të luajnë gjithmonë nga minuta e parë, dhe kjo e ul dukshëm edhe produktivitetin

GJERMANI

e tyre në duele të rëndësishme. Shumë minuta për lojtarët kryesorë Skuadra paraqet mungesë freskie te lojtarët kryesorë. Futbollistë më të rëndësishëm por grumbullojnë shumë minuta në këtë pjesë të sezonit që është shumë e ngarkuar. Shembulli më i qartë është Pike, i cili është detyruar që të luajë në ndeshjet e fundit edhe pse ka pasur probleme fizike. Në “Mestalla” dhe në “Stamford Bridge” ai ka “forcuar

dhëmbët”. Vështirësi në fusha të mëdha Ekipi i Valverdes ka vështirësi të mëdha në transferuat ndaj ekipeve të njohur. Duke përjashtuar fitoret ndaj Realit në La Liga dhe Valencias në Kupën e Mbretit. Barcelona nuk ka mundur që të fitojë në “Uanda Metropolitano”, “Mestalla” në La Liga, “Allianz Stadium” dhe “Stamford Bridge” në Champions, Real Madrid në Superkupë dhe në dy ndeshjet ndaj Espanjolit.

Sadiku debuton me Levanten, jep asist në miqësore

Armando Sadiku ka debutuar ditën e djeshme me skuadrën e Levantes. Sulmuesi i kombëtares sonë ishte titullar në ndeshjen miqësore që skuadra spanjolle luajti sot kundër rusëve të UFA. Dueli i mbyll në barazim 1-1, teksa sulmuesi nga Elbasani dha asistin në golin e barazimit për shokun e tij, Roxher. Skuadra ruse arriti të shënojë që në minutën e 12-të me anë të Fatai, por reagimi ishte i shpejtë. Në të 26’ Levante barazoi, por rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund. Levante në këtë mënyrë ka dy forca të shtuara para ndeshjes me Real Betis në kampionat. Sadiku tani mund të debutojë në kampionat me Levanten që në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Real Betis. Dëmtimi në gju duket se është lënë pas nga sulmuesi shqiptar, i cili tashmë do të luftojë me Pacinin për një vend në formacionin bazë.

DREJTORI SPORTIV

Samer pendohet: Largimi i Kros te Reali ishte një gabim i madh!

CHAMPIONS LEAGUE

Lajpcigu ndërton një dhomë të Sevija leksion “shterp” ndaj veçantë për duhanpirësin Sarri Junajtid, Shahktar përmbys Romën Napoli do të udhëtojë në Gjermani për të luajtur ndeshjen e kthimi ndaj Lajpcigut pas humbjes 1-3 në sfidën e parë. Për trajnerin e Napolit, Mauricio Sarri ky udhëtim është një problem i madh, pasi në “Red Bull Arena” është e ndaluar pirja e duhanit në dhomat e zhveshjeve. Gjithsesi organizatorët gjerman kanë gjetur një zgjidhje unikale. Gazeta gjermane “Bild” shkruan se klubi i Lajpcig ka krijuar një dhomë për pritjen e duhanit për trajnerin e Napolit. Por ajo që do ta bëjë udhëtimin më të lehtë do të jetë një dhomë tre metra e gjerë dhe dy metra e gjysmë e lartë e cila do të instalohet në “Red Bull Arena” për t’i shkuar pas qejfit trajnerit të Napolit. Një mikpritje e veçantë për trajnerin toskan, i cili nuk mund të heqë dorë nga cigaret e tij. Mediat gjermane zbulojnë se kjo është bërë me kërkesë të drejtuesve të skuadrës së Napolit, që duket se kanë paguar edhe për shqetësimin që i kanë krijuar skuadrës gjermane. Mësohet gjithashtu se për siguri do të fiken edhe sinjalizuesit anti-zjarr në atë zonë. Takimi parë i Europa League mes Napolit dhe Lajpcig ka përfunduar me shifrat 1-3 për gjermanët.

SULMUESI

Sevija dhe Mançester Junajtid nuk shkojnë më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Ramon Sançez Pizuan”. Skuadra e Vinçenzo Montelës ka dominuar ndeshjen nga minuta e parë deri në të fundit, por pa mundur që të gjejë rrugën e rrjetës. Lukaku ka një mundësi të mirë në minutën e 25-të, por goditja e tij është për t’u harruar. Sevija kundërpërgjigjet shumë shpejt me Korrean, i cili godet me të djathtën, por pa mundur të shkaktojë shumë probleme. Nzonzi disa minuta më pas ka një mundësi shumë të mirë, me kokë, por goditja e tij përfundon jashtë kuadratit. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Jesus Navas jep një asist fantastik për Muriel, i cili godet me kokë, por portieri De Gea bën mrekullinë. Portieri i Junajtid shpëtoi skuadrën e tij në disa raste edhe në pjesën e dytë, teksa Muriel, Korrea nuk mundën që ta mposhtnin. Shahktar Donesk ka fituar me përmbysje ndaj Romës në duelin e parë në shifrat 2-1. Skuadra italiane kaloi në avantazh në minutën e 41-të me Çengiz Under, por vendasit futen në një ritëm tjetër në pjesën e dytë. Fakundo Ferreira do të shënonte golin e barazimit në minutën e 52-të, ndërkohë që Fred shënoi golin a avantazhit me një goditje dënimi spektakolare në minutën e 71-të. Romës i mjafton një fitore minimale 1-0 në ndeshjen e kthimit për të kaluar në çerekfinale.

Toni Kros është një nga pengjet më të mëdha në karrierën e drejtorit sportiv të Bayern Mynih, Matias Samer. Futbollisti gjerman debutoi te Bajerni në 2007 dhe fitoi 9 trofe në total me klubin gjerman, por në vitin 2014 u largua te Real Madridi. “Ka momente kur njeriu duhet të kthejë kokën prapa dhe të reflektojë për të parë se ku ka gabuar. Largimi i Toni Kros ishte një gabim i madh. Në lidhje me këtë pjesë ne mund të kishim bërë diçka ndryshe, por nuk e bëmë. Sidoqoftë nuk ishte vetëm faji jonë, sepse edhe vetë Kros dëshironte të largohej. Këtë pjesë e kisha kuptuar me kohë, sepse e njoh prej kohësh atë, që kur ishte 16 vjeç”, ka thënë drejtuesi i lart i klubit gjerman.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E enjte, 22 SHKURT 2018

TAKIMI

Presidenti Meta: Idetë për ndarje territoresh, destruktive dhe të papranueshme Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në takim delegacionin e Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, kryesuar nga Carl Bildt, ish-Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Suedisë. Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka zgjerimi i BE-së edhe me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe në këtë kontekst vuri në dukje se shpreson që Shqipëria të çelë sa më parë negociatat e anëtarësimit në BE, dhe që Kosova të përftojë liberalizimin e vizave, sapo të mbyllet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi. Presidenti Meta gjithashtu i konsideroi të papranueshme dhe të pamundura idetë destruktive për ndarje apo shkëmbime territoresh, duke i konsideruar ato tentativa të dëshpëruara

për mbivendosjen e agjendave populiste mbi agjendat jetike të integrimit dhe

stabilitetit. Programi i vetëm i punës në tryezat e drejtuesve politikë duhet

të jenë zgjidhja e problemeve e shqetësimeve reale të qytetarëve, për të ven-

dosur sundimin e ligjit dhe demokracisë në secilin vend.

Presidenti takon kryetarin e Senatit të Republikës Çeke

Çekia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

P

residenti i Repub likës, Ilir Meta priti sot, në një takim të veçantë, Kryetarin e Senatit të Republikës Çeke, Milan Stech. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera e miqësore që ekzistojnë midis dy vendeve, si dhe tendencën në rritje të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, veçanërisht në fushën e turizmit. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen konstante që Republika Çeke i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të integrimit evropian, si

dhe për mbështetjen e qartë për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. Duke vlerësuar praninë e përfaqësuesve të Akademisë së Shkencave dhe të Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë në delegacionin çek, Presidenti Meta nënvizoi se, është shumë e rëndësishme që intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik e tregtar, të shoqërohet edhe me rritjen e shkëmbimeve akademike e studentore. Presidenti Meta shprehu gjithashtu besimin se pala çeke do t'i hapte shumë shpejt rrugën ngritjes në

nivel Ambasadori të marrëdhënieve diplomatike midis Republikës Çeke dhe Kosovës. Zoti Stech e siguroi

Presidentin Meta për mbështetjen e Republikës Çeke në funksion të çeljes së negociatave të anëtarësimit në BE,

si dhe nxitjen e mëtejshme të sipërmarrësve çekë për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik e tregtar.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.