Koha Jone, 23 gusht 2018

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVII i botimit

Nr: 199 (8330) E enjte, 23 Gusht 2018 Çmimi 30 Lekë

Burimet tregojnë se do të ketë shumë ndryshime edhe në drejtuesit e disa agjencive dhe institucioneve qendrore

QEVERIA“RAMA 3” Edi Rama e ka krijuar qeverinë e tij të re, krejtësisht femërore, e cila do të jetë e para në botë me kaq shumë femra ministre. Me 8 shtator ai do ta paraqesë para Asamblesë së PS-së, ku disa prej ministrave të sotëm as që e mendojnë se nuk do jenë më ministra, por emrin e kanë të fshirë në bllokun e Edi Ramës

FAQE 3

Manastirliu: Mbrojtje dhe riintegrim në shoqëri për gratë viktima të dhunës

Në foto: Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dje në Qendrën Kombëtare të Trajtimit të Viktimave të Dhunës në Familje FAQE 11

AKUZAT

PD: Rama po mbron kriminelët. Pse nuk sekuestrohen pasuritë e mikut të Ballës?FAQE 2

VETTINGU

Presidenti Meta në pelegrinazhin e Malit të Tomorrit: Shoqëria ka nevojë për më shumë solidaritet

Në foto: Presidenti Ilir Meta, në ceremoninë e festës së bektashinjve në Malin e Tomorrit

KRITERET E APLIKIMIT

AKSIDENTET

Asnjë gjyqtar nuk Gjermania kërkon infermiere, Përgjaken aplikon për anëtar kujdestarë, ndihmës në kopshtet e rrugët, në 7 në Këshillin e fëmijëve, elektriçistë, marangozë muaj 116 viktima Lartë Gjyqësor FAQE 5 FAQE 10 FAQE 19 ZËVENDËSKRYETARI I LSI-së

Luan Rama: Kufijtë e Kosovës janë kufij gjaku, askush nuk mund t’i trafikojë!

FAQE 2

FAQE 12-13

HETIMET

Zjarret në çerdhet e Tiranës janë të qëllimshme FAQE 16 ANALIZË

Presidenti Thaçi po krijon Serbinë e Madhe

Nga Marjana Doda FAQE 15


POLITIKE

2

E enjte, 23 GUSHT 2018

“Kur të gjithë presin sekuestrimin e pasurive të Edmond Begos, policia tallet me pritshmëritë e shqiptarëve, duke njoftuar se “Forca e Ligjit” ka rënë mbi pasuritë e një të vdekuri”

P

artia Demokratike ka reaguar pas sekuestrimit të 1 milion eurove të shtetasit Roland Shembitrasi, i cili u vra një vit më parë. Në një deklaratë për mediat, selia blu theksoi pasditen e djeshme thotë se kur të gjithë presin që Policia dhe Prokuroria të zbatojnë “Forcën e Ligjit” për sekuestrimin e pasurive të Edmond Begos, policia tallet me pritshmëritë e shqiptarëve, duke njoftuar se “Forca e Ligjit” ka rënë mbi pasuritë e një të vdekuri. “Kur të gjithë presin që Policia dhe Prokuroria të zbatojnë “Forcën e Ligjit” për sekuestrimin e pasurive të Edmond Begos, trafikantit të drogës të shndërruar në biznesmen me lidhje politike, policia tallet me pritshmëritë e shqiptarëve, duke njoftuar se “Forca e Ligjit” ka rënë mbi pasuritë e një të vdekuri. Policia njofton si sukses sekuestrimin e 1 milionë eurove të një shtetasi shqiptar qe nuk jeton më dhe që dyshohet për pjesëmarrje në trafikun e drogës ne Greqi, por Policia hesht dhe “Forca e Ligjit” nuk vepron për mikun e familjes së Taulant Ballës, i dënuar me 21 vjet burg në Itali për trafik droge. Duke kërkuar që “Forca e ligjit të mos bjerë vetëm mbi pasuritë e atyre që nuk jetojnë më, por edhe mbi pasuritë e krimit të lidhur me pushtetin, Partia Demokratike i kërkon Policisë së Shtetit të sqarojë opinionin publik: Kur

PD: “Forca e Ligjit” nuk vepron për mikun e familjes së Taulant Ballës

do të zbatohet i njëjti standard i “Forcës së Ligjit” ndaj vëllait te Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, aktualisht në burg për trafik droge? Kur do të zbatohet i njëjti standard i “Forcës së Ligjit” ndaj mikut të familjes së Taulant Ballës,

trafikantit të dënuar me 21 vjet burg për trafik droge Edmond Bego? Pse trafikantët e lidhur me pushtetin, si Agron Xhafaj dhe Edmond Bego kanë imunitet dhe “Forca e Ligjit” është e pafuqishme ndaj tyre? Heshtja e Policisë së Shtetit,

e Fatmir Xhafës dhe Taulant Balles provon se me Edi Ramën kryeministër krimi ka imunitet dhe mbrohet nga qeveria”- u shpreh dje PD në reagimin e saj. Operacioni i Policisë Operacioni “Forca e Ligjit”

ka çuar sot në sekuestrimin e rreth 1 milion euro llogari bankare të një shqiptari të vdekur tashmë, pasi u ekzekutua në tetor të vitit të kaluar në Greqi. Ai është Roland Shëmbitrasi, i cili u vra në moshën 39-vjeçare më 8 tetor të vitit 2017 në lagjen “Glyfada” në Athinë. Pasuria e sekuestruar ishte vendosur në emër të familjarëve të tij. Roland Shëmbitrasi me origjinë nga Korça prej vitesh ishte rezident në Greqi. Ai ishte i martuar dhe babai i dy vajzave të mitura. 39-vjeçari u ekzekutua në lokalin e natës “Joy Bar” nga persona të paidentifikuar. I plagosur gjatë atentatit mbeti edhe një shqiptar tjetër i quajtur Gjergji Kapaj. Hetuesit grekë thanë atë kohë se ngjarja kishte lidhje me trafikun e drogës dhe dyshohet për larje hesapesh mes bandash. Roland Shëmbitrasi njihej edhe me nofkën “Roni” në lagjen Gyldafa. Shëmbitrasi kishte qenë më herët në burg në Greqi. Policia shqiptare tha dje zyrtarisht se pasuria është sekuestruar dhe në total u sekuestrua shuma 111.402.609 lekë, të cilat dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të shtetasit R.Sh. në fushën e “Trafikimit të lëndëve narkotike”, në Greqi.

KREU I GRUPIT PARLAMENTAR TË LSI-SË AKUZON SËRISH RAMËN PËR BANDAT: ME TY 140 DO BËHEN, KE LIDHUR JETËN ME TO

Vasili: Pse kryeministri nuk flet më për 40 bandat kriminale?

K

reu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, bën kryeministrin Edi Rama fajtor për rritjen e numrit të bandave kriminale në vend. Sipas Vasilit, bandat me kryeministër Ramën mund të bëhen dhe 140 pasi ai i do ato dhe ka lidhur jetën me to. Në këtë linjë Vasili shprehet se është e qartë se Rama i do bandat, i dhëmb për bandat, i duhen bandat dhe nuk bën dot pa bandat ndaj ka mbyllur gojën, shkruan Vasili në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”. Duke folur për situatën e rendit në vend, Vasili përmend edhe disa ngjarje që kanë ndodhur pak kilometra larg zonës ku kalonte pushtimet Edi Rama, në vilën qeveritare.

“40 bandat kriminale ku janë dhe Kryeministri pse trembet të flasë. U deklaruan muaj më parë nga Kryeministri dhe ministri që 40 grupe të strukturuara kriminale veprojnë në Shqipëri. Kryeministri, që na lajmëron për çdo qoshe rrugësh, për lyerje muresh, për palma rruge e për qindra dokrra pa asnjë fare vlerë çfarë halli të madh ka që as flet, as informon, as deklaron, as facebukon apo tëiteron për bandat kriminale dhe luftën ndaj tyre. Është e qartë i do bandat, i dhëmb për bandat,

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

i duhen bandat dhe nuk bën dot pa bandat ndaj ka mbyllur gojën. Apo kur është me leje ai bandat janë për qejf të tyre se ka kush i mbron. Aq rehat janë banditët dhe hajdutëria sa kur pushon ky vetë në Jal 15 vjedhje ndodhin në fshatin Vuno, 10 min larg nga Jali. Kaq vjedhje s’kanë ndodhur as në 600 vjet të ekzistencës së fshatit. Bandat me këtë kryeministër mund të bëhen edhe 140, se ai i do ato, ka lidhur jetën me to”, u shpreh dje kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3

E enjte, 23 GUSHT 2018

Burimet tregojnë se do të ketë shumë ndryshime edhe në drejtuesit e disa agjencive dhe institucioneve qendrore

QEVERIA“RAMA 3” Edi Rama e ka krijuar qeverinë e tij të re, krejtësisht femërore, e cila do të jetë e para në botë me kaq shumë femra ministre. Me 8 shtator ai do ta paraqesë para Asamblesë së PS-së, ku disa prej ministrave të sotëm as që e mendojnë se nuk do jenë më ministra, por emrin e kanë të fshirë në bllokun e Edi Ramës

E

di Rama e ka ndarë mendjen për ndryshime drastike në kabinetin e tij qeveritar. Të premten, Edi Rama do të mbledhë në Vlorë ministrat e tij, për të vazhduar analizën e këtij viti të parë të punës së Qeverisë, analizë e cila ka nisur që në korrik, në një takim të ngjashëm që u mbajt në Tiranë. Njësoj si herën e kaluar, në këtë mbledhje kryeministri do të jetë vetëm me anëtarët e Qeverisë, të cilët do të raportojnë mbi realizimin e detyrave dhe objektivave, që secili dikaster kishte të përcaktuara kur Qeveria “Rama 2” nisi punën shtatorin e kaluar. Nga kjo mbledhje, kryeministri nuk pritet të dalë me një vendim në lidhje me fatin e ministrave të tij, për të cilët Rama do të vendosë më tutje, në fillim të shtatorit, kur pritet që Partia Socialiste të mbajë dhe mbledhjen e radhës së Asamblesë së saj Kombëtare. Ende nuk ka një datë të saktë se kur do të thirret Asambleja socialiste, por burime nga kjo forcë politike i thanë “Top Channel” se, ajo pritet të zhvillohet brenda datës 8 shtator. Edi Rama do të vijojë të mbajë në ankth deri në fund, të gjithë anëtarët e Qeverisë, të cilët pritet të mësojnë fatin e tyre “live”, njësoj me publikun, në mbledhjen e Asamblesë, njësoj siç ndodhi gati një vit më parë, kur shtatorin e kaluar, ata që janë sot ministra e mësuan njëherazi me anëtarët e Asamblesë se ishin për-

zgjedhur nga kryeministri. Burime që nuk duan të identifikohen thanë për “KJ” se kryeministri e ka piketuar qeverinë e re në shtator të këtij viti, ku do të ketë surpriza. I pyetur me insistim

nga “Koha Jonë” se çfarë nënkupton me “surpriza”, njeriu pranë kryeministrit, pasi fërkoi mjekrën e lehtë kryeministrore tha se “nga 13 ministra, 11 prej tyre do jenë femra”. Por vetëm kaq

Burime që nuk duan të identifikohen thanë për “KJ” se kryeministri e ka piketuar qeverinë e re në shtator të këtij viti, ku do të ketë surpriza. I pyetur me insistim nga “Koha Jonë” se çfarë nënkupton me “surpriza”, njeriu pranë kryeministrit, pasi fërkoi mjekrën e lehtë kryeministrore tha se “nga 13 ministra, 11 prej tyre do jenë femra”. Por vetëm kaq tha personi që rri pranë kryeministrit.

tha personi që rri pranë kryeministrit. Nuk sqaroi nëse femrat ministre që janë sot a do të jenë prapë në kabinetin e ri apo do të jenë 11 femra të reja ministre. Nuk tha se cilët do të jenë dy burrat ministra mes këtij seksi femëror ministror. A do të jetë zv/kryeministra Senida Mesi prapë në detyrë apo do të largohet për tu bërë gati si kandidate për kryetare bashkie në Shkodër ku Edi Rama ka thënë për “Koha Jonë”, pak javë më parë, se do ta fitojë bashkinë e Shkodrës. Po kështu, zotëria pranë kryeministrit nuk sqaroj, nëse këto dy burra ministra që do mbeten a do të jenë Fatmir Xhafa, Ditmir Bushati, Niko Peleshi, Damian Gjiknuri apo ndonjë tjetër ministër. Cili mashkull ministër do të jetë si

“veshka mes dhjamit” në këtë kabinet ministrash, ku 11 janë femra, apo asnjeri prej ministrave të sotëm sepse mund të marrë dy ministra të tjerë? E fundit, cila femër ministre do jetë nga SHBA, prej diasporës shqiptare? Edi Rama e ka krijuar qeverinë e tij femërore, e cila do të jetë e para në botë me kaq shumë femra ministre. Me 8 shtator ai do ta paraqesë para Asamblesë së PS-së, ku disa prej ministrave të sotëm as që e mendojnë se nuk do jenë më ministra, por emrin e kanë të fshirë në bllokun e Edi Ramës. Të njëjtat burime tregojnë se do të bëjë shumë ndryshime edhe në drejtuesit e disa agjensive dhe institucioneve qendrore. “Rama 3” është projektuar dhe vetëm pritet të shpallet. A.Marku


POLITIKE

4

E enjte, 23 GUSHT 2018

Nënkryetari Edmond Spaho publikon dokumentin e tenderit 100 milionësh nga OST në Librazhd

N

jë ditë pasi pohoi miqësinë e tij duke garantuar se Edmond Bego, biznesmeni që u lirua dje nga drejtësia greke, nuk ka përfituar asnjë favor nga lidhjet politike, Partia Demokratike ka vijoi me akuzat ndaj deputetit socialist Taulant Balla duke publikuar edhe dokumente që sipas saj faktojnë se Edmond Bego ka fituar miliona nga buxheti i shtetit falë lidhjeve me politikën. Kreu i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho doli dje para mediave duke i kërkuar Taulant Ballës të tregojë se a ka hyrë ai sekser që miku i tij kriminel të fitojë fitoi tenderin 100 milionësh nga OST në Librazhd. “Arrestimi i trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego, mik familjar i kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është dëshmia më e freskët sesi Edi Rama ka kriminalizuar gjithçka, që nga zyra ku punon, deri tek paratë që u merr shqiptarëve me taksa gjithnjë e më të larta. Partia Demokratike po publikon sot një provë zyrtare sesi buxheti i shtetit është vënë në shërbim të mikut kriminel të Taulant Ballës, i cili tha dje se nuk ishte përdorur si mburojë politike për ish anëtarin e bandës së Lushnjës. Të dhënat zyrtare tregojnë se kompania ‘Inerte Express’, me pronar

PD: Bego mori tenderin e OST-së, ja si përfitoi miku i Ballës nga buxheti i shtetit

trafikantin e drogës dhe mikun e familjes së Taulant Ballës, nuk ka përvojë në ndërtimin e nënstacioneve elektrikë dhe se këtë funksion ai e shtoi në fund

të dhjetorit 2017. Pak muaj më vonë, kompania pa përvojë e mikut trafikant droge të Taulant Ballës përfitoi një tender publik nga Operatori

i Sistemit të Transmetimit”, deklaroi Spaho. Nga foltorja e selisë blu, Spaho u shpreh se dokumentat në fjalë tregojnë se tenderi i OST-së me vlerë 100 milionë lekë i është dhënë trafikantit të dënuar me 21 vjet burg për drogë, në fillim të verës, në zemër të zonës elektorale të Taulant Ballës, në Librazhd. “Kolegu im, Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla duhet t’u thotë shqiptarëve a ka bërë ai sekserin me OST-në, që miku i tij trafikant droge të fitojë një tender prej 100 milionë lekë? Sa më shumë të heshtë Taulanti pa sqaruar çfarë e lidh atë me miqësi familjare me një trafikant të rrezikshëm droge, që autoritetet italiane e kanë dënuar me 21 vjet burg, aq më shumë forcohet bindja për rolin e Taulant Ballës si sekser të miliona eurove që ia merr shqiptarëve për t’i ndarë me trafikantin e drogës”, u shpreh dje kreu i ligjvënësve demokratë, Edmond Spaho.

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I PS-SË I PËRGJIGJET PD-SË PËR PËRFITIMIN E 1 MILIARD LEKËVE NGA LIDHJA POLITIKE

N

jë ditë pasi pohoi njohjen që ai kishte me Edmond Begon, biznesmeni që u lirua nga drejtësia greke, kryetari i grupit Parlamentar Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me biznesmenin. Nga Elbasani ku inspektoi së bashku me kryetarin e bashkisë Qazim Sejdini punimet për rikonstruksionin e rrugëve “Çaush Asllani” dhe “Ismail dhe Xhemali Debrova”. Balla i quajti shpifje akuzat e deputetit demokrat Edmond Spaho se Edmond Bego ka përfituar 1 miliard lekë nga buxheti i shtetit nëpërmjet një tenderi të OST. Ai tha se disa janë votuar për të bërë punë e disa për të bërë llafe. “Nuk ka asnjë dyshim që Bashkia Elbasan është një prej modeleve më të mira të qeverisjes lokale që ne ofrojmë për qytetarët. Rruga që inspektojmë sot është një prej arterieve më të rëndësishme lidhëse të dy lagjeve më të mëdha të Elbasanit me qendrën e qytetit. Këtu janë të gjitha nivelet e punës, kanalizimet e ujërave të zeza, uji i pijshëm, troturaret dhe sigurisht

“Bego përfitoi 1 miliard lekë”, Balla: Disa janë votuar për punë, disa të tjerë vetëm për llafe e shpifje

një cilësi shumë e mirë e asfaltit që garanton jetëgjatësi dhe një punë të shkëlqyer. Së bashku me Kryetarin e Bashkisë, i cili nuk pushoi gjatë kësaj vere, por qëndroi në krye të këtyre punëve, erdhëm sot për të inspektuar këto punime dhe për të parë vijimin e punës intensive, në atë që ne e quajmë kantieri i Rilindjes Urbane të Elbasanit, jo vetëm në qendër, por tashmë po përfundon edhe në lagjet më periferike të këtij qyteti. Ky qytet meriton më shumë dhe ne jemi të angazhuar t’i qëndrojmë punës, sepse ne jemi të zgjedhur për të bërë punë. Ka ca të tjerë, që ju i dini kush janë, që janë të votuar vetëm për të bërë llafe dhe shpifjen e kanë pjesë të mentalitetit të punës së tyre”, deklaroi Balla nga Elbasani. Kryebashkiaku

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini tha se ky aks rrugor i shërben edhe disa institucioneve të rëndë-

sishme, siç është institucioni i drejtësisë në Elbasan. “Më vjen mirë që pas një bllokimi prej gati 4 muajsh, më në fund arritëm të bëjmë një nga rrugët kryesore të qytetit të Elbasanit, rrugë kryesore edhe për faktin e shpërnguljes së institucioneve të drejtësisë në këtë zonë. Por ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se kjo është një rrugë lidhëse midis qendrës së qytetit të Elbasanit dhe lagjeve ‘5 Maji’ dhe ’11 Nëntori’ dhe koha e ndërtimi të rrugës është shumë e shpejtë, 90 ditë. Ne jemi duke plotësuar të gjitha premtimet që u kemi dhënë qytetarëve dhe do të vazhdojmë me investime intensive, jo vetëm në qytetin e Elbasanit, por në të gjithë Bashkinë e Elbasanit”, tha kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini.

VENDIMI

Greqia liron Edmond Begon, avokati: S’ka çështje të hapur në Itali

Edmond Bego, biznesmeni me disa emra, i cili u arrestua pak ditë më parë në Greqi, për llogari të drejtësisë italiane, është lënë i lirë. Biznesmeni u lirua pasi “Interpol Roma” i ktheu përgjigje “Interpol Athinës”, ku shkruan se ndaj Begos nuk ka asnjë çështje dënimi të hapur. Ardian Leka, avokati i biznesmenit Edmond Bego të ndaluar për 4 ditë nga autoritetet greke ka treguar dje në një lidhje telefonike për “News24” se pas vitit 2009 emri i klientit të tij nuk ka ekzistuar në sistem dhe se dyshon se ndalimi nga Greqia ka qenë i qëllimshëm, e jo një gabim. “Edmond Bego u lirua, është nisur drejt Shqipërisë. Përgjigja erdhi mbrëmë nga Interpol Roma. Prokurorja e Apelit nxori urdhrin e lirimit. Bego s’ka pasur çështje të hapur pas 2009. Në 2009 Bego është arrestuar nga shteti shqiptar. Ai i përfundoi detyrimet e tij në 2014. Është njësoj si me radhët e gjata në doganë. Ky emër në sistem nuk ka ekzistuar asnjëherë nga viti 2009 e në vazhdim. Kjo është situatë. Këtë gjë e kemi peshqesh nga shteti grek”, deklaroi avokati i Begos, Ardian Leka.


POLITIKE

5

E enjte, 23 GUSHT 2018

Anëtarë në KLGJ! Gjykata e Lartë thirrje gjyqtarëve në rrethe për të kandiduar

F

aza e parë e Vetting-ut duket se ka trembur shumë gjyqtarë, sidomos ata të Apelit. Duket se askush nuk ka aplikuar për në KLGJ nga shkalla e dytë e gjyqësorit, edhe pse kanë kaluar tre javë nga thirrja për vendin bosh të kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor, çka ka detyruar Gjykatën e Lartë që të bëjë serish thirrje për aplikantë. Shkarkimi i Besim Trezhnjeves në prill e ka futur në rreth vicioz çështjen e një prej institucioneve të reja të drejtësisë që duhet të ngrihet. Në datën 13 prill, ditën kur u shkarkua Besim Trezhnjeva (kandidat për në KLGJ) Top Channel paralajmëroi futjen në krizë të procesit për ngritjen e institucionit më të ri në drejtësi. Por duhej që shkarkimi i Besim Trezhnjevës të merrte formë të prerë në Kolegjin e Apelimit, që gjykata supreme të kërkonte ndihmën e çdo gjyqtari të apelit në rrethe për të zhbllokuar ngërçin e krijuar. Ata kanë afat deri në datën 6 shtator për të dorëzuar dokumentacionin, ose me email ose me postë, duke kërkuar që të marrin pjesë në qeverinë e re të gjyqësorit që do të jetë Këshilli i Lartë Gjyqësor. Kanë kaluar mbi 3 javë nga thirrja e Gjykatës së Lartë që çeli garën për në KLGJ, por askush nuk ka shprehur interes për të konkurruar, përderisa ata do t’i nënshtrohen me prioritet procesit të rivlerësimit. Ekspertët nga ana e tyre e lidhin mungesën e kandidaturave me standartet e procesit të vettingut. Ligji cakton si detyrim kandidaturën e një gjyqtari nga apelet e rretheve, i cili duhet të garojë drejt KLGJ. Kurse dy pretendentët e tjerë, Nertina Kosova dhe Ilir Toska që e kaluan procesin i përkasin

Gjyqtarët, asnjë nuk aplikon për anëtar në Këshillin e Lartë Gjyqësor

Apelit të kryeqytetit, por nga 14 gjyqtarë që synonin Këshillin e Lartë Gjyqësor e kanë kaluar procesin 10 prej tyre, ndërsa katër u shkarkuan pas procesit të trefishtë dhe me prioritet. Një vit më parë thirrja për këtë proces u lëshua nga Gjykata e Lartë dhe pas mbledhjes së përgjithshme të gjyqtarëve u shpallën 14 emra gjyqtarësh nga të gjitha nivelet prej të cilëve duhet të fitojnë vetëm gjashtë. Këshilli i Lartë Gjyqësor do ketë 11 anëtarë dhe përveç kontrollit në gjyqësor ka kompetenca edhe të vulosë

vazhdimin në detyrë edhe të gjyqtarëve të Krimeve të Rënda që do kalojnë vettingun dhe që më pas do jenë gjyqtarët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që është gjykata e re që shpresohet të gjykojë zyrtarët e lartë të korruptuar dhe anëtarët e krimit të organizuar. E ndërsa procesi i vettingut ka përfunduar për kandidatët e KLGJ, nuk ka përfunduar ende për garuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, prej të cilëve presin t’u dalë emri për në vetting edhe prokurorët Bujar Hoti, Shpëtim Kurti dhe

Ramadan Troci. Që nga muaji mars e deri tani janë shkarkuar 20 njerëz të drejtësisë, që prekin majat më të larta që nga Gjykata Kushtetuese e Gjykata e Lartë, të dyja këto në krizë tashmë. Kërkesa e Gjykatës së Lartë Gjykata e Lartë i bën thirrje gjyqtarëve të Gjykatave të Apelit në rrethe që të aplikojnë për pozicionin e anëtarit te Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ). Thirrja e Gjykatës së Lartë vjen pas shkarkimit të Gjyqtarit të Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva, i cili nuk kaloi filtrat e Vettingut për shkak të burimeve të pajustifikuara të pasurisë. Besim Trezhnjeva ishte i vetmi kandidat për të qenë pjesë e KLGJ-së. Gjyqtarët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin sipas parashikimeve të nenit 10 të ligjit nr. 115/2016 “ Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” në Gjykatën e Lartë. Dorëzimi i tyre duhet të bëhet në njërën prej mënyrave: dorazi, pranë zyrës së protokollit të institucionit të Gjykatës së Lartë (nga ora 08:00-16:00); ose me postë, në adresën postare zyrtare të Gjykatës së Lartë: [gjykata e lartë, rruga “ibrahim rrugova”, tiranë]; ose me postë elektronike, në adresën zyrtare

elektronike të Gjykatës së Lartë: supremecourt@gjykataelarte. gov.al ( kërkesa dhe dokumentacioni duhet te jenë në format WORD ose PDF). Kryetarët e gjykatave të marrin masa që ky njoftim t’i bëhet i ditur gjyqtarëve të gjykatës që drejtojnë. Shtesa Bashkëlidhur këtij njoftimi, në përputhje me nenet 10/3 dhe 276/3 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, gjenden për t’u plotësuar nga gjyqtarët interesuar formularët e mëposhtëm: a) deklarata individuale e gjyqtarit që mbështet kandidatin; b) formulari i vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”; c) formulari për informacion mbi të afërmit e shkallës së dytë, ungj/emtë, nip/mbesë, gjysh/ gjyshe, gjysmë vëlla/motër dhe të afërmit e shkallës së parë të bashkëshortit/bashkëjetuesit, prindër, fëmijë dhe vëllezër/motra që ushtrojnë në mënyrë aktive profesionin e avokatit ose janë pronarë ose drejtues ekzekutivë në subjektet ekonomike, të cilat klasifikohen si tatimpagues të mëdhenj nga autoriteti tatimor.

ISH-MINISTRI I DREJTËSISË ANALIZON SITUATËN: TANI VENDOSIN DREJTËSI TË DËNUARIT, MIQ TË TAULANTIT. Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka bërë një analizë të situatës në të cilën ndodhet sot vettingu aq shumë i reklamuar nga institucionet shqiptare dhe të huaja. Në analizën e publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Manjani shprehet se ajo që po ndodh me vettingun, ku të gjithë prokurorët dhe gjykatësit që hetuan, akuzuan, gjykuan e dënuan bandat e njohura kriminale në vend, u shkarkuan, nuk është drejtësi, por hakmarrje ndaj drejtësisë! Pasi sipas tij, tashmë janë të dënuarit, që rezultojnë dhe miq të Taulant Ballës, që po e bëjnë vetingun. “Disa gjetje të rënda nga Vetting-u i derisotëm! 1. Thuajse të gjithë prokurorët dhe gjykatësit që hetuan, akuzuan, gjykuan e dënuan bandat e njohura kriminale në vend, u SHKARKUAN! I zuri vettingu, për të cilin bën moral Taulanti dhe Rilindasit. Meqë sot po vërtetohen se të dënuarit

Vetting-u i derisotëm, Manjani: Nuk është drejtësi, por hakmarrje ndaj drejtësisë

janë miqtë familjarë të Taulantit, logjika të thotë se vettingun po e bëjnë të DËNUARIT! Pra nuk është drejtësi, por hakmarrje ndaj drejtësisë! 2. Një “kontakt i pa përshtat-

shëm” mund të jetë i tillë për dikë, por “burrë i mirë” për dikë tjetër. Ky rregull zbatohet jo vetëm ndaj gjyqtarëve, por edhe për Taulantin me shokët e tij Rilindas. Pra, afrimi i “kontaktit të pa përshtatshëm”, qoftë edhe indirekt me një gjykatës, që i është bërë beja për ta heqë, është gjë e keqe. Ndërsa kur takohen me Taulantin dhe shokët e tij, ata janë të gjithë “burra të mirë” e madhe edhe “familjarë”! Ndërkohë, Taulanti dhe shokët e tij vetëm bëjnë moral për vettingun. Moral bandash, moral padrejtësie, moral sundimi! Moral leshi! 3. Komisionet e Vettingut, këto të shkallë së parë, jo vetëm që nuk i trajtuan njësoj të vettuarit,

por nuk paskan pyetur fare këta të ONM-s! Pra, deklaratat që të huajt po kontrollojnë proçesin janë fallse dhe krejt të pa bazuara. ONM vetëm ka protestuar ndaj vendimeve të KPK. SELEKTIV sa më s’ka ishte ky proces! Qartësisht i kontrolluar nga qeveria. Direkt nga Kryeministria... 4. Bashkë me “të ligjtë” dogjën edhe ndonjë “tyrin”. Kjo u bë për efekt të lojërave të brendshme ndërmjet tyre. Sherri Kryeministri- (krye)Ministri e Brendshme është evident. 5. Askush nga “të pakënaqurit” nga drejtësia, përveç të dënuarve miq të Rilindjes, nuk po e gjen të drejtën. Vettingu ishte një mashtrim i madh në emër të

tyre. Në të vërtetë u bë vetëm për t’a vënë nën kontroll të qeverisë. Gjithnjë në emër të popullit! Të atij të pakënaqur me drejtësinë! Tani ta gëzojmë të gjithë drejtësinë POLITIKE! 6. Pasuria e pa justifikuar ishte loja! Ajo u përdor si një element propagandistik për ta bërë të besueshme atë pisllëk që gatuan. Po kur thonë “nuk justifikon pasurinë”?! Hahahahahhaha. A thua se të vetën e justifikojnë! 7. Komisioni i Apelimit ka ende një shans të vendosë drejtësinë mbi procesin, ose të legalizojë drejtësinë selektive, të pa ligjshme dhe të dhunshme të Rilindasve të KPK”- u sh[preh dje në analizën e tij, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.


AKTUALITET

6

E enjte, 23 GUSHT 2018

LSI kundër Thaçit: Shqiptarët nuk mund të kthehen në provokues konfliktesh apo luftërash të reja në Ballkan

Z

ëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka reaguar nga Jala në lidhje me çështjen e shumëdiskutuar gjatë këtij muaji atë të ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Në përgjigje të interesit të të rinjve që janë pjesë e kampingut të LRI-së, deputeti u shpreh kundër idesë së hedhur nga Presidenti Hashim Thaçi, duke deklaruar se kufijtë e Kosovës nuk janë çështje negociatash individuale dhe as çështje negociatash bilaterale apo më shqip dypalëshe. Luan Rama tha se për Kosovën ashtu si për të gjithë hapësirën shqiptarë është luftuar dhe është derdhur gjak. “Ato kufij janë kufij gjaku, janë kufij zemrash të cilat nuk mund t’i nxjerrë në tregun politik askush, cilido qoftë ai. Shqiptarët në të gjithë hapësirën ku jetojnë kanë qenë dhe janë për këtë rajon faktor i rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti, një faktor i rëndësishëm bashkëpunimi dhe integrimi. Dhe pse kanë qenë të tillë kanë pasur me vete në luftën e tyre të drejtë për çështjen kombëtare, për kauzën kombëtare dhe partnerët ndërkombëtar”- u shpreh Luan Rama. Ligjvënësi i LSIsë nënvizoi se shqiptarët nuk mund të kthehen në provokues konfliktesh apo luftërash të reja në Ballkan. “Vendosja apo projektimi i kufijve nga lart dhe në mënyrë provokative ka çuar gjithmonë në luftë. Në mënyrë më lakonike, pyetjes se cili është qëndrimi im në lidhje me tezën e ndryshimit të kufijëve apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, i përgjigjem me vargun e një poeti të famshëm kosovar; “Kosova është gjaku im që nuk falet”. Dhe kufijtë e Kosovës në gjithë hapësirën e saj janë kufij të vulosur, të formësuar me sakrificat shembullore të luftës së shqiptarëve për trojet e tyre. Por janë dhe kufij të një lufte shekullore që kanë bërë shqiptarët e Kosovës për të mbijetuar dhe për të jetuar të lirë në trojet e tyre aty ku ata, kanë derdhur gjak, ku kanë folur gjuhën e tyre dhe ku është ngritur gjithmonë flamuri kombëtar shqiptar”deklaroi Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Duke vijuar më tej gjatë fjalës së tij, Luan Rama theksoi se askush nuk mund t’i tjetërsojë, t’i ndryshojë, apo t’i trafikojë kufijtë e Kosovës dhe lirinë e Kosovës, sepse, tha ai, çështja e kufijve të Kosovës është çështje ndërkombëtare dhe gjeopolitike.

Luan Rama: Kufijtë e Kosovës janë kufij gjaku, askush nuk mund t’i trafikojë! DEPUTETI I LSI-SË

Haxhinasto: Qeveria është jashtë realitetit

D

eputeti i LSI-së, Edmond Haxhinasto në trajnimin me të rinjtë e LRI-së në kampin veror të Jalës u shpreh se qeveria shqiptare është jashtë realitetit. “Qeveria ka humbur sensin e realitetit. Ajo ka humbur sensin e shërbimit ndaj qytetarit. Shqipërisë i duhet një qeveri me fytyrë humane e sociale. Kjo qeveri ka vrarë besimin për një jetë më të mirë dhe kjo reflektohet nga emigrimi masiv i shqiptarëve, veçanërisht i rinisë, si dhe në shifrat alarmante të tkurrjes së popullsisë”,- tha Haxhinasto. Ai u shpreh se politikat fiskale të qeverisë kanë qëllim të mbushin arkën e shtetit, duke u shpenzuar në mënyrë të papërgjegjshme, në vend që të shërbejë për investime publike dhe nxitjen e rritjes ekonomike. “PPP nuk kanë transparencë, as për burimin e financimit, as për veprat ku investohen. Shqipëria ka prioritete të tjera infrastrukturore dhe detyrime ndërkombëtare për rrjetet infrastrukturore që vijnë nga Procesi i Berlinit”- theksoi deputeti i LSI-së. Lidhur me debatin për kufijtë në Kosovës, Haxhinasto tha se ndryshimi i kufijve është kundra frymës europiane të integrimit dhe të të drejtave të qytetarëve. “Shtetet etnikisht të pastra, të pamundura për t’u krijuar në Ballkan. Përpjekjet për t’i realizuar ato kanë përfunduar në gjakderdhje. Fokusi duhet të jetë te respektimi i të drejtave të komuniteteve etnike dhe jo të shkëmbimi i territoreve. Shkëmbimi i territoreve e largon Rajonin nga Europa”, theksoi gjatë fjalës së tij para të rinjve në kampin e Jalës, deputeti i LSI-së, Edmond Haxhinasto.

KRYETARJA E LRI-SË: GJENDEMI NË SITUATËN KU AJO QË PROKLAMOHET ËSHTË SISTEMI I ANTIVLERAVE

P

rej katër ditësh të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, prej tre ditësh ndodhen në Jalë, ku vijojnë traditën e tyre. Përveç të rinjve pjesë e këtij kampingu janë bërë edhe deputetët e LSI-së, të cilët shkëmbejnë ide si dhe japin këshilla për të rinjtë shqiptarë se si ata duhet të punojnë më shumë për vete dhe për vendin e tyre. Pjesë e këtij kampingu janë dhe deputetë të LSI-së, si Klajda Gjosha, Luan Rama, Floida Kërpaçi, Endrit Brahimllari, apo edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Ky i fundit i është bashkuar ditën e djeshme të rinjve të LRI-së, në kampingun e Jalës, ku ka bërë dhe një trajnim me temë “Reforma në drejtësi”. gjatë fjalës së tij, Manjani u shpreh se Shqipëria sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Ajo që nuk po sheh ky popull sot, tha ai, nuk po sheh cila është alternativa. Duke u ndalur tek tema e trajnimit të të rinjev të LRI-së, reforma zgjedhore, Manjani u shpreh se sistemi zgjedhor që ne kemi është një

Kërpaçi: Luftë kundër padrejtësive të qeverisë! LSI, alternativa e shpresës së rinisë

sistem hajdut, ku siç tha ai, s’ka logjikë proporcionale, por ka logjikë sundimi dhe ka logjikë mashtrimi. “Ajo që duhet të zgjidhim njëherë e mirë është ndërtimi i diçkaje të re. Dhe kjo është detyra juaj. Ndërtoni diçka të re. Ndërtoni diçka që e keni në kokë dhe e keni ëndërr dhe që do jetë në thelb e ardhmja

juaj. Të ardhmen nuk mua ta ndërtojë e shkuara. Reformat që merren me njerëzit janë të poshtra dhe prodhojnë diktaturë. Sistemi jonë politik nuk është i drejtë. Sistemi zgjedhor që ne kemi është një sistem hajdut. S’ka logjikë proporcionale, ka logjikë sundimi dhe ka logjikë mashtrimi. Shqipëria sot nuk

ka Gjykatë Kushtetuese. Ajo që nuk po sheh ky popull sot, nuk po sheh cila është alternativa. Në qoftë se nuk shfaqesh dot si një alternativë më e mirë se kjo që është koston e merr ti. Detyra jonë e të gjithëve bashkë është ta shfaqim veten si një alternativë dhe për t’i treguar këtyre që ne jemi më të mirë se ju, se dimë të qeverisim me mirë, se dimë të qeverisim pa koncesione, se na vjen keq më shumë sesa ty për fshatarët edhe për fuqinë punëtore të vendit, sepse ne nuk jemi agjenci punësimi, por jemi alternativa ekonomike me taksa më të ulëta. Këtë pret populli sot. Se kush është Edi Rama dhe rilindja tashmë e dinë të gjithë dhe kjo është evidente”- u shpreh dje ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në fjalimin e tij para të rinjve të LRI-së të mbledhur në kampingun veror në Jalë.


AKTUALITET

7

E enjte, 23 GUSHT 2018

Ish-ministri i Drejtësisë me të rinjtë e LSI-së në Jalë: Shqipëria duhet pastruar nga plehrat që prodhojnë plehra

P

rej katër ditësh të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, prej tre ditësh ndodhen në Jalë, ku vijojnë traditën e tyre. Përveç të rinjve pjesë e këtij kampingu janë bërë edhe deputetët e LSI-së, të cilët shkëmbejnë ide si dhe japin këshilla për të rinjtë shqiptarë se si ata duhet të punojnë më shumë për vete dhe për vendin e tyre. Pjesë e këtij kampingu janë dhe deputetë të LSI-së, si Klajda Gjosha, Luan Rama, Floida Kërpaçi, Endrit Brahimllari, apo edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Ky i fundit i është bashkuar ditën e djeshme të rinjve të LRI-së, në kampingun e Jalës, ku ka bërë dhe një trajnim me temë “Reforma në drejtësi”. gjatë fjalës së tij, Manjani u shpreh se Shqipëria sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Ajo që nuk po sheh ky popull sot, tha ai, nuk po sheh cila është alternativa. Duke u ndalur tek tema e trajnimit të të rinjev të LRI-së, reforma zgjedhore, Manjani u shpreh se sistemi zgjedhor që ne kemi është një sistem hajdut, ku siç tha ai, s’ka logjikë proporcionale, por ka logjikë sundimi dhe ka logjikë mashtrimi. “Ajo që duhet të zgjidhim njëherë e mirë është ndërtimi i diçkaje të re. Dhe kjo është detyra juaj. Ndërtoni diçka të re. Ndërtoni diçka që e keni në kokë dhe e keni ëndërr dhe që do jetë në thelb e ardhmja juaj. Të ardhmen nuk mua ta ndërtojë e shkuara. Reformat që merren me njerëzit janë të poshtra dhe prodhojnë diktaturë. Sistemi jonë politik nuk është i drejtë. Sistemi zgjedhor që ne kemi është një sistem hajdut. S’ka logjikë proporcionale, ka logjikë sundimi dhe ka logjikë mashtrimi. Shqipëria sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Ajo që nuk po sheh ky popull sot, nuk po sheh cila është alternativa. Në qoftë se nuk shfaqesh dot si një alternativë më e mirë se kjo që është koston e merr ti. Detyra jonë e të gjithëve bashkë është ta shfaqim veten si një alternativë dhe për t’i treguar këtyre që ne jemi më të mirë se ju, se dimë të qeverisim me mirë, se dimë të qeverisim pa koncesione, se na vjen keq më shumë sesa ty për fshatarët edhe për fuqinë punëtore të vendit, sepse ne nuk jemi agjenci punësimi, por jemi alternativa ekonomike me taksa më të ulëta. Këtë pret populli sot. Se kush është Edi Rama dhe rilindja tashmë e dinë të gjithë dhe kjo është evidente”- u shpreh dje ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në fjalimin e tij para të rinjve të LRI-së të mbledhur në kampingun veror në Jalë.

Manjani: Sistemi zgjedhor që ne kemi është një sistem hajdut KAMPINGU I LRI-SË NË JALË

Braimllari: Rinia revolucion për shkatërrimin e sistemit të krimit

ISH-MINISTRI I BUJQËSISË, PËRGËZON MEDIAN QË DENONCOI SKANDALIN: DIKUSH DUHET TË PËRGJIGJET

Skandali me vajin e ullirit, Panariti: Prodhues apo institucione “fake”

D

eputeti i LSI-së Edmond Panariti, përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, u shpreh dje se zbulimi i vajit të ullirit të falsifikuar në treg përbën një megaskandal kombëtar. Ish-ministri i Bujqësisë, përgëzon median që denoncoi skandalin, që sipas tij duhet të bëjë AKU-ja. Në këndvështrimin e tij, Panariti thekson se të dhënat e zbulimit të falsifikimit, vijnë nga Instituti i Sigurisë dhe i Veterinarisë, i cili është në varësinë e AKU-së. Por, shtoi ai më tej, pavarësisht se Instituti i saj bën publike në media skandalin ushqimor, AKU hesht dhe nuk bllokon prodhuesit, shpërndarësit dhe tregtuesit e këtij prodhimi fals, duke vënë në rrezik me mijëra konsumatore në të gjithë Shqipërinë. “Prodhues apo institucione “fake”. Kjo është çështja! Zbulimi i vajit të ullirit të falsifikuar në treg përbën një megaskandal kombëtar. Është një produkt të cilin e përdorim të gjithë! Këtu nuk është fjala thjesht për falsifikimin por mbi të gjitha për natyrën dhe llojin e tij. E cila mund të jetë kriminale, pasi agjentet falsifikues, të cilët mund të jenë ngjyrues, aromatizues, vaj sintetik industrial etj. Mund të jenë kancerogjene, teratogjene, mutagjene. Dhe lista e pasojave me prapashtesën.. “gjënë” mund të jetë e gjatë. Pasojat mbi shëndetin mund të jenë kronike, afatgjata dhe të transmetueshme në breza! Kjo nuk mund të kalohet si një “lajm vere”..!! Duhet ti jemi mirënjohës medias, e cila zëvëndëson në këtë rast rolin dhe funksionin e AKU-së dhe arrin ta zbulojë këtë skandal. Të dhënat e zbulimit të

falsifikimit, vijnë nga Instituti i Sigurisë dhe i Veterinarisë, i cili është në varësinë e AKU-së. Por pavarësisht se Instituti i saj bën publike në media skandalin ushqimor, AKU hesht dhe nuk bllokon prodhuesit, shpërndarësit dhe tregtuesit e këtij prodhimi fals, duke vënë në rrezik me mijëra konsumatore në të gjithë Shqipërinë! Dikush duhet të përgjigjet! Dy janë mundësitë! O mashtron prodhuesi dhe në këtë rast emri i tij dhe i markës duhet të bëhet publik. Prodhimet e falsifikuara, të tërhiqen urgjentisht nga magazinat dhe tregu dhe të nisë procedimi penal, ose analizat nuk janë të vërteta dhe zyrtare. Edhe në këtë rast do të kishim të bënim me falsifikim të rezultateve në dëm të prodhuesve dhe të prodhimit. Përsëri objekt hetimi penal!! Këtë duhet të na sqarojë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe sa më parë!”- tha deputeti i LSI-së, Edmond Panariti.

Prej katër ditësh të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, prej tre ditësh ndodhen në Jalë, ku vijojnë traditën e tyre. Përveç të rinjve pjesë e këtij kampingu janë bërë edhe deputetët e LSI-së, të cilët shkëmbejnë ide si dhe japin këshilla për të rinjtë shqiptarë se si ata duhet të punojnë më shumë për vete dhe për vendin e tyre. Pjesë e këtij kampingu janë dhe deputetë të LSIsë, si Klajda Gjosha, Luan Rama, Floida Kërpaçi, Endrit Brahimllari, apo edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Teksa poston foto në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” nga kampingu i Jalës, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari bën thirrje në rrjetet social për një revolucion të dytë rinor, një revolucion që sipas tij do të shërbejë për shkatërrimin e sistemit të krimit të instaluar nga kryeministri Edi Rama. “Rinia revolucion për shkatërrimin e sistemit të krimit. Nuk ka kthim pas, të gjithë në shërbim të rinisë”- shkruan në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, deputeti i LSI-së Endrit Braimllari.


FORUM Juxhin Mustafaraj

R

aportuesi i CDU/CSU për Shqipërinë, njëherësh anëtari i Komitetit për Çështjet Europiane, Thorsten Frei, në një intervistë për “Panorama”, ka komentuar ligjin e miratuar nga maxhoranca që i hap rrugën shembjes së Teatrit Kombëtar. Anëtari i Bundestagut gjerman ka vlerësuar vendimin e Presidentit Meta, i cili nuk e dekretoi hyrjen në fuqi të ligjit, por ia riktheu për rishqyrtim Parlamentit. Deputeti gjerman ka thënë se për çështjen e Teatrit Kombëtar është e vështirë të qartësohesh nëse është në përputhje me Kushtetutën, në një kohë që Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale. Për Thorsten Frei: “Rasti i Teatrit Kombëtar do të tregojë gjithashtu se sa serioz është Edi Rama me anëtarësimin në Bashkimin Europian”. Në intervistën e tij, Frei ka folur dhe për ngërçin në Parlament mes maxhorancës dhe opozitës, ku ka theksuar i takon qeverisë që të ofrojë kompromis. Frei ka folur edhe për negociatat, teksa ka sqaruar se ato do të çelen vitin e ardhshëm vetëm në rast se do të bëhet përparim në dy drejtime kryesore, përfundimi i vetingut, realizimi i reformës zgjedhore, si dhe zhvillimi i zgjedhjeve lokale në përputhje me standardet. “Natyrisht, nuk ka asnjë mënyrë automatike për të nisur negociatat e pranimit verën e ardhshme. Vendimi u shty në fund për shkak të mangësive ekzistuese”, ka thënë Frei. “Panorama”: Zoti Frei, ju, si raportues i Shqipërisë, keni ndjekur nga shumë afër zhvillimet në vendin tonë dhe keni shpjeguar rolin e Bundestagut gjerman në vendimin e BE-së për të hapur negociatat e pranimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë që u duk se në Këshillin Europian, në qershor, u bë një hap përpara për Shqipërinë dhe Malin e Zi. Ka debat këtu nëse në qershor të vitit të ardhshëm hapja e negociatave do të jetë automatike apo do të ketë një vendim të ri, pozitiv ose jo? A mund ta shpjegoni këtë duke iu referuar rolit të Bundestagut. Thorsten Frei: Natyrisht, nuk ka asnjë mënyrë automatike për të nisur negociatat e pranimit verën e ardhshme. Vendimi u shty në fund për shkak të mangësive ekzistuese. Sipas pikëpamjes sonë, ka dy deficite të mëdha. Së pari, përfundimi i vetingut për 57 gjykatësit dhe prokurorët më të lartë, pra, funksionimin e pavarur të gjykatave më të larta. Së dyti: përfundimi i Reformës Zgjedhore dhe zgjedhjet lokale, të

8

E enjte, 23 GUSHT 2018

Raportuesi CDU/CSU, Thorsten Frei: Presidenti Meta veproi drejt që ktheu Ligjin e Teatrit Gjermania do të mbështesë dhe do të ndihmojë për të gjitha reformat e nevojshme. Por, sfidat më të mëdha qeveria shqiptare duhet t’i zgjidhë së bashku me shoqërinë shqiptare. Reformat, të cilat janë dakordësuar me opozitën dhe ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe prioritetet kyçe të lidhura me to, mund të vazhdojnë të përmbushen dhe jo vetëm në letër. cilat mbahen nën regjimin e një ligji të ri zgjedhor. Vetëm nëse këto eliminohen, unë jam i sigurt se Bundestagu dhe veçanërisht Grupi Parlamentar i CDU/CSU do t’i rekomandojë qeverisë federale që të miratojë hapjen e negociatave të pranimit në Këshillin Europian. Çfarë duhet të bëjë Shqipëria dhe çfarë mendoni ju se do të bëjë Gjermania? Gjermania, siç thamë, do të mbështesë dhe do të ndihmojë për të gjitha reformat e nevojshme. Por, sfidat më të mëdha qeveria shqiptare duhet t’i zgjidhë së bashku me shoqërinë shqiptare. Reformat, të cilat janë

dakordësuar me opozitën dhe ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe prioritetet kyçe të lidhura me to, mund të vazhdojnë të përmbushen dhe jo vetëm në letër. Ju dhe kolegu i CDU-së, VVadephul, keni qenë mjaft të hapur në intervistat e mëparshme ndaj Saimir Tahirit, duke kritikuar mbrojtjen e tij politike, si dhe për ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke nënkuptuar që ai nuk mund të qëndrojë me besueshmëri në detyrë pas skandalit që përfshiu atë dhe vëllain e tij. A mendoni se këto pikëpamje reflektojnë një qëndrim më të gjerë në Berlin?

Po. Sipas standardeve gjermane, ai ndoshta nuk do të mbetej në detyrë. Faktori vendimtar është gjithmonë presioni i shoqërisë sonë shumë të fortë civile. Kriza e fundit që kemi në Parlament, ka të bëjë me një projekt ndërtimi në qendër të Tiranës të Teatrit Kombëtar, të cilin qeveria e ka nxitur me një ligj të posaçëm dhe opozita e quan një mashtrim të madh. Ajo ka mobilizuar edhe qytetarë dhe figura publike dhe ka kapur vëmendjen edhe të medias ndërkombëtare. Presidenti e ka dërguar ligjin përsëri në Parlament dhe Komisioni Europian është duke kontrolluar nëse ai e shkel Marrëvesh-

jen e Stabilizim Asociimit. E gjithë kjo, pa asnjë Gjykatë Kushtetuese funksionale. A e keni ndjekur këtë? Po, e kam ndjekur rastin. Ngre shumë pyetje në lidhje me ligjin e BE-së dhe Kushtetutën shqiptare. Prandaj, nga këndvështrimi im, Presidenti Meta, me të drejtë, e ktheu ligjin përsëri në Parlament. Dhe në mënyrë të qartë është e vështirë të qartësohet rasti mbi sundimin e ligjit, pa Gjykatë funksionale. Rasti i Teatrit Kombëtar do të tregojë gjithashtu se sa serioz është Edi Rama me anëtarësimin në BE. Shkolla e Magjistraturës është bllokuar dhe është bërë një çështje politike pasi nuk mund të funksionojë sipas ligjit të aprovuar dy vite më parë nga shumica. Ndërkohë që është bërë një ligj i shumicës së cilësuar, opozita ka kushte për miratimin e tij. Cili do të ishte qëndrimi juaj, meqë keni komentuar më herët mbi Reformën e Drejtësisë? Ligji siguron një nga levat e pakta që ka opozita. Prandaj, është e kuptueshme që PD-ja dhe LSI-ja të kenë kërkesa me miratimin e tyre. Në fund, është në dorë dhe përgjegjësia e Kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij për të gjetur një kompromis, për të nxitur reformat e nevojshme dhe për të arritur përparim konkret në rrugën drejt Europës. Ribotim

DEPUTETI I LSI: SHKOLLA SHQIPTARE VAZHDON TË VUAJË NGA MOS FINANCIMI I QEVERISË

M

basditen e sotme deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj ishte i ftuar në një trajnim në kampin veror të LRI-së në Jalë, me temë Reforma në Arsim dhe çështja e Teatrit Kombëtar. Rrokaj theksoi se shkollat shqiptare vazhdon të vuajë nga mos financimi në masën 5% të PBB-së si shumica e vendeve të Europës. “Akademia e 100 fshatrave është spekulim i pastër me varfërinë e shqiptarëve dhe anashkalim i problematikave që ata kanë. Shkolla shqiptare vazhdon të vuajë nga papërgjeshmëria e qeverisjes e cila nuk financon në masën 5% të PBB-së si shumica e vendeve të Europës, por edhe fantazon me pseudo reforma apo kinezërira siç ishte edhe urdhri i fundit i ministres së arsimit ai për ndalimin e celularëve”,- tha Rrokaj. Ndër të tjera ai foli edhe për çështjen e Teatrit Kombëtar, duke u shprehur se mbrojtja e

Rrokaj: Babëzia e kullave e ka verbuar këtë qeveri

tij nuk është çështje ngrehine, e cila mund të ri jetësohet, por është çështje vlerësimi të kujtesës, si pasuria më e madhe që ka një komb. Mbrojtja e Teatrit Kombëtar nuk është çështje ngrehine e cila

mund të ri jetësohet, por është çështje vlerësimi të kujtesës si pasuria më e madhe që ka një komb. Babëzia e kullave e ka verbuar këtë qeveri e cila po shkel hapur Kushtetutën, ligjin për pushtetin vendor dhe

të gjitha rregullat e konkurrencës në një vend demokratik”,- tha deputeti i LSI. Ai shtoi se është detyrë e rinisë që të frenojë qeverinë. “Rinia e ka për detyrë parësore t’i thotë STOP politikës së sulltanatit, të demagogjisë dhe të manipulimit mediatik. Politika shqiptare ka nevojë nevojë të transformojë modelin e vjetër të qeverisjes dhe kjo arrihet me një mea culpa apo ndjesë të hapur për keqqeverisjen kur kemi qenë në qeveri, me prezantimin e një ekipi të ri dhe me ide të reja e projekte që u kthejnë shpresën shqiptarëve, që nuk e mbajnë rininë në ankthin dhe pasigurinë e saj”,- tha Shezai Rrokaj.


RAJON

R

usia nuk e dëshiron anëtarësimin e Maqedonisë në NATO kështu që po përpiqet me të gjitha mënyrat për të prishur marrëveshjen historike mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit. Së fundmi, kryeministri maqedonas Zoran Zaev është shprehur se njerëz të botës së biznesit në Greqi janë solidarizuar me “çështjen ruse” dhe po paguajnë për të nxitur protesta në Maqedoni. Zyrtarë të ambasadës ruse në Athinë kanë kërkuar të bëjnë për vete biznesmenë, politikanë dhe madje edhe priftërinj të malit Athos që me anë të parave të ngrenë zëra kundër zgjidhjes së kësaj çështjeje. Athina i ka zbuar disa diplomatë të tillë që në korrik. Moska në krahun tjetër largoi disa diplomatë grekë. Athina tërhoqi ambasadorin e saj. Ambivalenca e Shteteve të Bashkuara.“Dëshirojmë tu kujtojmë miqve tanë rusë se asnjë vend në botë nuk do të toleronte tentativa të a) korrupsionit të funksionarëve qeveritarë b) të minimit të politikës së tyre të jashtme dhe c) të ndërhynin në punët e tyre të brendshme” – thuhet në faqen zyrtare të ministrisë së punëve të jashtme të Greqisë. Nëse shihni investimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në juglindje të Europës kanë qenë gjithmonë të lidhura me Bashkimin Europian atje ku influenca e Perëndimit është ende e fortë. Por, shumë vende nuk janë integruar ende në BE. Në këtë boshllëk, Rusia po përpiqet të shtrijë influencën e saj për arsye gjeopolitike. Shefi i Qendrës për Europën Juglindore në Universitetin e Graz, Florian Bieber thotë se kjo do të

9

E enjte, 23 GUSHT 2018

“Der Standard”: Dueli ruso-amerikano-kinez dhe turk për Ballkanin

bëhet realitet nga mungesa e impenjimit të BE-së dhe ambivalenca e SHBA-ve. “Rusia po përdor dobësinë e të tjerëve” – thotë Bieber duke shtuar – “lëvizja e rusëve në Greqi tregon se Moska po bëhet gjithnjë e më shumë nervoze. Marrëveshja aktuale mes Greqisë dhe Maqedonisë, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe

Serbisë do ta privonte Rusinë nga influenca e saj në rajon duke i mbetur vetëm Bosnja për të bërë keq”. Në Bosnje Hercegovinë, ky “absurditet” është dëgjuar prej shumë kohësh dhe me zë të lartë. Vasali më i mirë i Putin në Ballkan është shefi i partisë boshnjake SNSD, Milorad Dodik, që po bën gjithçka për të penguar avancimin e vendit

në NATO dhe në BE. Dodik viziton sa herë të dojë shefin e Kremlinit. Në janar nderoi një grup motoristësh nacionalistësh rusë “Nachtëölfe”. Në Banja Luka u ndërtua një qendër kulturore ruso-serbe. Por edhe qeveria turke është aktive në Bosnje Hercegovinë. Duke përdorur media si Stav dhe agjencinë e lajmeve Anadolu ka shtuar sulmet

kundër klerikut Fetullah Gülen. Shkollat e kësaj lëvizjeje janë marrë tashmë nga një fond amerikan për shkak të presionit të qeverisë turke. Edhe Baky Izetbegović, shefi i partisë më të madhe boshnjake SDA, është tashmë nën urdhrat e tij. Gjatë vizitës së fundit të Presidentit turk në Sarajevë në maj, Izetbegović i tha Erdoganit se ishte “i dërguar i Allahut”. Analistët flasin për një “turkifikim” të boshnjakëve nga ana e Izetbegović. ME SHPEJTËSI EDHE NË KOSOVË Turqia financoi restaurimin e xhamive otomane, por edhe disa politika kulturore. Regjimi i Ankarasë ka aktualisht një akses të madh në Kosovë për shkak të strukturave shtetërore të dobëta. Në mars, 6 qytetarë turq të afërt me lëvizjen Hizmet të Gülen u rrëmbyen nga shërbimet sekrete turke në Prishtinë. Megjithëkëtë, Bieber konfirmon se Turqia është tashmë me e përmbajtur në luftën kundër Gülen në rajon pasi ka humbur paksa terren. Gjithsesi “burrat e fortë” si Putin apo Erdogan do të preferonin të përforconin dominimin autoritar dhe korrupsionin sesa demokracinë dhe ekonominë e hapur në Ballkan. Kina është gjithnjë e më e impenjuar në aktivitete ekonomike në këtë rajon pasi e sheh atë si një portë për të hyrë në Europën Perëndimore. Investimet e huaja direkte janë ende të papërfillshme, por jo projektet infrastrukturore. Këtu Pekini e sheh si një betejë me BE-në si gjeo-ekonomike dhe jo gjeostrategjike. Kina ka marrë portin e Pireut dhe pjesë të rrjetit elektrik. Gjithsesi në Greqi në 10 vitet e fundit investitori më i madh është Gjermania. /gazeta austriake “Der Standard”/

“TË DREJTAT E SHQIPTARËVE NË KOSOVËN LINDORE TË JENË TË BARABARTA ME TË DREJTAT E SERBËVE TË KOSOVËS”

Veteranët e UÇK kundër Thaçit: Mos negocioni për kufijtë e Kosovës K

ryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mbledhjen e mbajtur dje u është drejtuar institucioneve të vendit me një letër të hapur. Aty kanë paraqitur disa kërkesa, si: Asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive, të mos negociohen kufijtë e Kosovës, të drejtat e shqiptarëve të Luginës të jenë të barabarta me ato të serbëve të Kosovës etj. Veteranët e UÇK-së kanë dalë kundër presidentit Hashim Thaçi për idenë e tij për ndryshim të kufijve. Ata kanë bërë thirrje për të mos i ndryshuar kufijtë. “Kërkojmë nga Institucionet e Republikës së Kosovës që Asociacionin e Komunave me

shumicë serbe, të mos e bëjnë kurrsesi me kompetenca ekzekutiv. Kërkojmë nga Institucionet e Kosovës konkretisht ekipi negociues me Serbinë, që të mos i negocioj kufijtë e Kosovës që janë njohur edhe ndërkom-

bëtarisht, kufij të fituar me luftë dhe gjakun e dëshmorëve. Kërkojmë që të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore të jenë të barabarta me të drejtat e serbëve të Kosovës, pra të kërkohet reciprocitet në të drejta.

I bëjmë thirrje spektrit politik të Kosovës që të jenë unik për sa i përket marrëveshjes përfundimtare Kosovë- Serbi”,thuhet në deklaratë. Ata kanë paralajmëruar edhe një padi ndaj analistit Nexhmedin Spahiu për

ditëlindjen e Adem Jasharit. “Sa i përket çështjes së listave të veteranëve, OVL UÇK e ka iniciuar dhe ka ftuar Prokurorinë e shtetit që të hetoj listat dhe kërkojmë nga Institucionet e drejtësisë që kësaj çështje t’i shkojnë deri në fund. I kundërshtojmë ashpër tendencat e denigrimit të luftës së UÇK-së dhe figurave tona të luftës e posaqërisht Kryekomandantit tonë Adem Jashari, dhe kërkojmë nga Prokuroria që të hetoj njerëzit si Nexhmedin Spahiu, për shpifjet dhe falsifikimet që i bën. Për shpifje të këtij niveli, Ne si OVL UÇK do të ngremë padi”,- thuhet në deklaratën e organizatës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


SOCIALE

T

ë tërhiqen më shumë punonjës të kualifikuar në Gjermani – ky është qëllimi i ligjit në planifikim të migracionit, që është duke e përgatitur aktualisht qeveria federale. Një gjë e kanë të qartë autorët e projektligjit të ri për migracionin e punës: papunësia e ulët dhe popullsia në plakje në Gjermani ua bëjnë të vështirë sipërmarrjeve, që t’i zenë me punonjës të kualifikuar vendet vakante të punës. Po ashtu autorët e projektligjit e pranojnë, që edhe punësimi i shtetasve të BE-së nuk do të jetë i mjaftueshëm, për të kompensuar mungesën e punonjësve të kualifikuar në tregun gjerman. Gjermania për këtë arsye duhet të jetë shumë më efektive në tërheqjen e punonjësve të kualifikuar nga vendet e treta, thuhet në dokumentin përkatës – me vende të treta nënkutpohen vendet jashtë BE-së. Dokumenti i formuluar nën drejtimin e Ministrisë së Brendshme dhe i pasuar për plotësim në Ministrinë e Punës dhe të Ekonomisë në fund të gushtit do t’i dorëzohet kabinetit të kancelares Angela Merkel. Me këmbënguljen e ministrit të Brendshëm kristiansocial (CSU)Horst Seehofer synohet që të evitohet një “migrim në sistemet e sigurimit social”. Gjermania nuk preferon sistemin e pikëve Ndryshe nga vendet si Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia, qeveria gjermane nuk do të aplikojë sistemin e pikëve. Në një sistem të tillë migrantët i nënshtrohen një verifikimi prej disa etapash, në të cilin vlerësohen kryesisht arsimimi, gjendja financiare, njohuritë e gjuhës dhe aftësitë për në tregun e punës. Sipas kushteve që plotësojnë migrantët klasifikohen me një numër të caktuar pikësh. Nëse numri i pikëve është i lartë atyre u jepet një vizë. Nëse numri i pikëve është i ulët, ata nuk pranohen. Një sistem i tillë me pikë u propozua në vitin 2016 nga partia socialdemokrate. Asokohe propozimi u mirëprit edhe nga partitë e tjera të qendrës së majtë. Në draftin aktual rekomandohet, që njerëzit të përzgjidhen mbi bazën e kritereve të sipërpërmendura, por jo me sistem pikësh. Se si mund të bëhet vlerësimi në rrethana të tilla, për këtë ekspertët aktualisht nuk janë të qartë. “Shtroj pyetjen, se si mund të zbatohet kjo”, thotë Thomas Liebig, studiues i mi-

10

E enjte, 23 GUSHT 2018

Gjermania kërkon infermiere, kujdestarë, ndihmës në kopshtet e fëmijëve, elektriçistë, marangozë Ndryshe nga vendet si Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia, qeveria gjermane nuk do të aplikojë sistemin e pikëve. Në një sistem të tillë migrantët i nënshtrohen një verifikimi prej disa etapash, në të cilin vlerësohen kryesisht arsimimi, gjendja financiare, njohuritë e gjuhës dhe aftësitë për në tregun e punës. Sipas kushteve që plotësojnë migrantët klasifikohen me një numër të caktuar pikësh. gracionit pranë OECD-së (Organiazat për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin). “Unë nuk e di, se si mund të vlerësohen kritere të tilla. Në këtë rast është i nevojshëm një sistem pikësh.” Rregullore e thjeshtë për kandidatët e kualifikuar Për njerëzit me nivel të lartë arsimimi Gjermania ka ndërkohë një ndër ligjet më të

thjeshta të migracionit në mbarë botën. “Në kushtet aktuale është më e thjeshtë të vish në Gjermani se sa p.sh. të shkosh në Kanada”, thotë Liebig. “Sistemi gjerman përqendrohet ndërkohë tek kualifikime mjaft formale. Nëse keni kualifikimin dhe një punë, mund të vini në Gjermani. Madje nuk është e detyrueshme të flisni gjermanisht.”

Për njerëzit me nivel të lartë arsimimi Gjermania ka ndërkohë një ndër ligjet më të thjeshta të migracionit në mbarë botën. “Në kushtet aktuale është më e thjeshtë të vish në Gjermani se sa p.sh. të shkosh në Kanada”, thotë Liebig. “Sistemi gjerman përqendrohet ndërkohë tek kualifikime mjaft formale. Nëse keni kualifikimin dhe një punë, mund të vini në Gjermani. Madje nuk është e detyrueshme të flisni gjermanisht.”

Njerëzve me kualifikim të nivelit të lartë Gjermania u jep një vizë. Ju mund të vini edhe pa një vend konkret pune në Gjermani dhe të kërkoni punë. Por ajo që mungon në Gjermani, janë njerëzit me kualifikim të ashtuquajtur të nivelit të mesëm: infermiere, kujdestarë, ndihmës në kopështet e fëmijëve dhe profesionistë si elektriçistë apo marangozë. Për të gjitha këto zanate duhet të ketë një kualifikim të zyrtarizuar. Sipas Liebig punë të tilla mbulojnë 60 përqind të tregut gjerman të punës. Deri tani ka pasur pengesa për njohjen e kualifikimeve të tilla. Shmangia e kësaj pengese, parashikohet në draft si “kyçi për një integrim të sukseshëm në tregun e punës” . Shembull Danimarka Eshtë e paqartë në draft, se çfarë kërkesash të mëtejshme janë të nevojshme: çfarë niveli të njohurive të gjuhës gjermane duhet të vërtetojë migranti i mundshëm? Duhet që aplikantët të kenë një ofertë konkrete pune nga një ndërmarrje gjermane? Ndërkohë duket, sikur qeveria gjermane po tenton të japë viza për ata që kërkojnë punë dhe kanë një nivel mesatar kualifikimi. Një model i tillë është provuar si mjaft i preferuar në Danimarkë. Por në Gjermani me këtë nuk ka asnjë përvojë. Shumë gjëra varen nëse punëdhënësit gjerman janë

të gatshëm ta marrin parasysh një risk të tillë, pra të punësojnë njerëz me vizën përkatëse. “Kjo është një pikëpyetje e madhe”, thotë Liebig. Ai tërheq vëmendjen, se shumë sipërmarrje gjermane nuk preferojnë të punësojnë njerëz nga jashtë. “Ne i kemi pyetur punëdhënësit gjerman, nëse kanë interes të marrin punonjës nga tregje të huaja pune. Përgjigja dominuese ka qenë: jo, në asnjë mënyrë.” “Për momentin duket sikur po aplikohet një sistem prej dy etapash: vijnë njerëz që kërkojnë punë. Nëse gjejnë një vend pune, atëherë ata marrin një vizë”, shpjegon Liebig. Thjeshtimi i burokracisë Për t’u bërë më atraktive për njerëzit me aftësi të veçanta apo arsimim të caktuar, Franca para pak kohësh ka precizuar një ligj migracioni. Ashtu si në Gjermani synohet që të thjeshtohet burokracia. Në rastin e Francës kjo prek kryesisht punonjës me funksione drejtuese për sipërmarrje ndërkombëtare, të cilët fitojnë mbi 5.000 Euro në muaj – normalisht këta janë shkencëtarë, punonjës në industrinë e argëtimit, punonjës sezonalë dhe profesione të regjistruara. Ndërsa Suedia ndjek një politikë shumë më liberale – “parimisht atje mund të shkosh për çdo lloj pune”, thotë Liebig. Franca në të kundërt është e mbyllur. Gjermania do të pozicionohet diku në mes.” /dw/


AKTUALITET

11

E enjte, 23 GUSHT 2018

Punonjësit e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit dhurojnë gjak, i bashkohen nismës

P

unonjësit e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit i bashkohen thirrjes së Aleancës për Dhurimin Gjakut, duke u sensibilizuar me institucionet e tjera të Bashkisë së Tiranës, të cilat gjatë verës dhuruan gjak për të sëmurët talasemikë dhe personat e tjerë në nevojë. Kryebashkiaku Erion Veliaj falenderoi të gjithë punonjësit e AMK-së, që iu bashkuan thirrjes për dhurimin e gjakut dhe shtoi se kontributi i tyre dhe i gjithë kolegëve të tjerë të bashkisë ka bërë të mundur që, edhe gjatë verës kur ndjehet më shumë problematika e mungesës së gjakut, të mos ketë më një problem të tillë. “U jam pafundësisht mirënjohës të gjithë kolegëve të Bashkisë së Tiranës, sot Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, të cilët gjatë gjithë verës, pavarësisht periudhës së lejeve, jo vetëm që s’kanë lënë mangët asnjë punë në Tiranë dhe siç e shikoni është hapur çdo kantier në qytet, por ajo që është më e rëndësishme, kanë qenë të parët për të dhuruar gjak. Nga statistikat që na u ofruan nga Kryqi i Kuq me rritjen 250% të dhurimeve të gjakut gjatë sezonit të verës falë kontributit të Bashkisë Tiranës, është fakt se kemi kaluar me sukses një nga sfidat që tipikisht ndodhin çdo verë, ku prej largimit të pushuesve kemi pasur ulje të dhurimeve dhe kemi pasur shumë problematika kryesisht nga aksidentet, nga të sëmurët me talasemi dhe ata që kanë nevojë për gjak”, tha Veliaj. Kryebashkiaku shtoi se kjo fazë emergjente e dhurimit të gjakut duhet të vazhdojë me angazhimin e të gjitha institucioneve, për ta kthyer në një traditë të përhershme. “Besoj se për këtë fazë të emergjencës

Veliaj: Dhurimin e gjakut do ta kthejmë në mision të përhershëm

Bashkia e Tiranës e ka kryer misionin e saj dhe kemi kaluar një verë realisht të menaxhuar mirë, me këtë frymë solidariteti. Tani do të kalojmë nga një fazë emergjente, në një fazë rutinë ku çdo institucion i bashkisë, në mënyrë kalendarike, 1 herë në 3-4 muaj, të dhurojë gjak; pra, të kalojmë nga zgjidhja e emergjente në një situatë ku edhe mund të parashikojmë se cilat do të jenë volumet e gjakut të dhuruar”, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj deklaroi se çdo punë, çdo investim i bërë nga bashkia, është i rëndësishëm, por në çdo rast aseti më i rëndësishëm janë njerëzit. “Në një qytet është shumë e rëndësishme të kemi asfalt, ndriçim, pemë, trotuare, por aseti më i madh janë njerëzit dhe kur Bashkia e Tiranës e merr seriozisht këtë, sigurisht që do të bëjë mirë edhe punët e tjera. Kështu që, u jam pafundësisht mirënjohës të gjithë kolegëve që iu përgjigjën kësaj thirrje dhe mezi pres që të

vazhdojmë të jemi institucioni numër një, shembullor si në çdo punë tjetër, edhe në këtë drejtim”, përfundoi ai. Drejtoresha e AMK-së, Rudina Hoxha theksoi se ky institucion e ka kthyer tashmë në traditë dhurimin e gjakut. “Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit i është përgjigjur thirrjes sot, ndërkohë si institucion tashmë e kemi kthyer në traditë. Është e hera e dytë që ky institucion dhuron gjak. Dua të them që vihet re një sensibilizim nga të

gjithë punonjësit dhe realisht e kanë kuptuar që dhënia e gjakut shpëton një jetë”, tha ajo. Përfaqësuesja e Kryqit të Kuq falenderoi Bashkinë e Tiranës dhe institucionet në varësi të saj që u bënë pjesë e Aleancës për Dhurimin e Gjakut. Kjo nismë, tha ajo, ka ndikuar fort në promovimin e dhurimit vullnetar të gjakut, në rritjen e dhuruesve vullnetarë të gjakut dhe për pasojë edhe në plotësimin e nevojave të gjakut në këtë periudhë vere, kur nevojat janë të shumta.

HYJNË NË FUQI NDRYSHIMET LIGJORE

D

uke filluar nga kjo javë, kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja në ligjin për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare, të miratuara në Kuvendin e Shqipërisë më datë 27 Korrik 2018. Këtë lajm Ministrja e Shëndëtetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e ka ndarë me përfitueset në Qendrën Kombëtare të Trajtimit të Viktimave të Dhunës në Familje, gjatë vizitës së saj në këtë qendër. Gjatë bashkëbisedimit me gratë e strehuara në këtë qendër, Manastirliu theksoi se me ndryshimet e reja ligjore, gratë që përballen me dhunën në familje do të kenë mbrojtje që në momentin e parë të denoncimit në polici. Me ligjin e ri do të garantohet urdhër paraprak i menjëhershëm të mbrojtjes për viktimat e dhunës, për të vazhduar më pas me masat e tjera

Manastirliu: Mbrojtje dhe riintegrim në shoqëri për gratë viktima të dhunës të parashikuara. Ndryshimet e reja në ligjin për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare sjellin disa risi me qëllim forcimin e ligjit, trajtimin e viktimave të dhunës dhe mbi të gjitha riintegrimin e tyre në shoqëri. Risi në ndryshimet e reja është dhe zgjerimi i mbrojtjes përtej marëdhënies juridike burrë-grua, duke parashikuar masa të mbrojtjes për gratë dhe vajzat që bashkëjetojnë apo janë në lidhje afektive. Manastirliu u ndal edhe tek ndryshimet ligjore që garantojnë një mbrojtje më të mirë për fëmijët që asistojnë dhunën në familje, pasi për herë

të parë, me urdhrin e mbrojtjes për nënën, automatikisht do të garantohet urdhëri i mbrojtjes për fëmijët, edhe nëse mbi ta nuk është ushtruar dhunë e drejtpërdrejtë. Ndryshimet lig-

jore synojnë parandalimin dhe reduktimn e rasteve të dhunës në marëdhëniet familjare dhe në njësinë shtëpiake, për të garantuar mbrojtje të veçantë dhe pa diskriminim të çdo grupi që paraqet nevoja të veçanta mbrojtjeje. Ministrja u shpreh se, duhet të punojmë çdo ditë për të forcuar sistemin e denoncimit, të referimit, për të përmirësuar shërbimet për gratë, për të mbështetur më shumë gruan për strehim, për punësim, për shërbime sociale. Në Qendrën Kombëtare të Trajtimit të Viktimave të Dhunës në Familje akualisht trajtohen 53 përfitues, nga të

cilët 34 janë fëmijë. Pëfituesit marrin shërbime të ndryshme si shërbime psikologjike, strehim, shërbime psiko-sociale, juridike, mjekësore, arsimore dhe programe të riintegrimit. Në përpjekje për një riintegrim të qëndrueshëm dhe afatgjatë përfituesve u janë ofruar mundësi për të ndjekur kurse të ndryshme të formimit profesional me qëllim punësimin e tyre. 10 nga përfitueset aktualisht janë të punësuara në kompani të ndryshme falë ndërmjetësimit të bërë nga Qendra në bashkëpunim me Shërbimin Kombëtar të Punësimit.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

12

E enjte, 23 GUSHT 2018

KREU I SHTETIT, NË PELEGRINAZHIN QË ZHVILLOHET NË MALIN E TOMORRIT

Presidenti Meta: Shoqëria ka nevojë për solidaritet P

residenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dje paradite në pelegrinazhin në malin e Tomorrit, ku përshëndeti Festën e shenjtë Bektashiane të Abaz Aliut. Në prani të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj dhe mijëra besimtarëve bektashianë, Presidenti Meta vlerësoi pelegrinazhin e përvitshëm madhështor në malin e Tomorrit, ndërsa foli edhe për figurën e jashtëzakonshme të Abaz Aliut, që edhe sot e kësaj dite vazhdon të frymëzojë brezat e rinj dhe besimtarët bektashinj.Në fjalën e tij, Presidenti Meta vuri theksin në kontributin e bektashizmit në momente të veçanta të historisë së Shqipërisë. “Bektashizmi që si devizë të tij ka pasur gjithmonë “Pa atdhe nuk ka fé” është në radhë të parë një përkushtim ndaj atdheut, ndaj kombit, është një shërbim për bashkëjetesën, për tolerancën, për bashkëpunimin në shërbim të një çështjeje më të madhe e që na bashkon të gjithëve. Ndaj ne jemi sot këtu për t’u

parë janë të gdhendura në shpirtin e çdo besimtari bektashian. Ishe koha kur kërkohej një fuqi e mbinatyrshme për të përballuar të keqen, dëshpërimin, për të përballuar përçarjen dhe për të vendosur themelet e një Rilindjeje Kombëtare që do të sillte shpëtimin e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.

përkulur me respektin më të thellë për të gjithë veprën që ka realizuar e vazhdon edhe sot e kësaj dite, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve në

Shqipëri, pavarësisht nga sfidat e shumta”,- tha Presidenti Ilir Meta. *** Fjala e kreut të shtetit: “Abaz Aliu zu’ Tomorr, Erdhi afër nesh, Shqipëria s’mbet e gjorë, Se Zoti e desh”. Me këto vargje gdhendi dashurinë e të gjithë shqiptarëve dhe adhurimin, që vazhdon edhe sot e kësaj dite, poeti i madh i Rilindjes sonë Kombëtare, Naim Frashëri për martirin e Qerbelasë,

Ndaj dhe jo rastësisht poeti ynë i madh Naim Frashëri shkroi me kaq adhurim, pasion dhe frymëzim për figurën e mbinatyrshme të Abaz Aliut. Dhe sot e kësaj dite ne shohim me kënaqësi se madhështia Abaz Aliun. Këto vargje të cilat janë të e veprës të jashtëzakonshme gdhendura edhe atje lart në në dobi të njerëzimit dhe majën më të lartë të Malit të vlerave më të larta dhe të Tomorrit në radhë të të përjetshme njerëzore të


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

13

E enjte, 23 GUSHT 2018

FOTOLAJM

Monika Kryemadhi, foto familjare me urimin për bektashinjtë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë dje në ceremonitë e besimtarëve bektashinj në Malin e Tomorrit. Kryetarja e LSI ka postuar një foto familjare në Facebook dhe ku shkruan: Ju uroj të gjithë bektashAbaz Aliut i tërheq si një magnet besimtarët shqiptarë dhe nga e gjithë bota në këtë mal të shenjtë. Bektashizmi që si devizë të tij ka pasur gjithmonë “Pa atdhe nuk ka fé” është në radhë të parë një përkushtim ndaj atdheut, ndaj kombit, është një shërbim për bashkëjetesën, për tolerancën, për bashkëpunimin në shërbim të një çështjeje më të madhe e që na bashkon të gjithëve. Ndaj ne jemi sot këtu për t’u përkulur me respektin më të thellë për të gjithë veprën që ka realizuar e vazhdon edhe sot e kësaj dite, Kryegjyshata Botërore

injve mbarësi e paqe! Abaz Aliu i ndihmoftë të gjithë shqiptarët kudo! Ndërsa Presidenti Meta, ka postuar një foto tjetër, ku thotë: “Mirëmëngjes nga maja e malit të shenjtë të Tomorrit!”.

e Bektashinjve në Shqipëri, pavarësisht nga sfidat e shumta. “Bota nuk u takon atyre që ngrohen, por u takon atyre që digjen”. Këto fjalë të një figure të shquar shqiptare, të shkruara pikërisht kur ishte në burg, më shkojnë ndërmend kur flasim për figurën e Abaz Aliut, të misionarit, i cili u dogj, u sakrifikua për të ndriçuar njerëzimin dhe për të ngritur në qiell vetitë dhe vlerat më të mira njerëzore, për të cilat kemi nevojë sot aq shumë. Ndaj jam shumë i kënaqur që shikoj një pjesëmarrje mjaft të gjerë në këtë pelegri-

nazh dhe ky është tregues dhe i adhurimit për këtë figurë të jashtëzakonshme, frymëzuese edhe në ditët tona, që u jep të gjithëve forcë për të përballuar vështirësitë e sfidat. Njëkohësisht është edhe një mundësi që duke ardhur këtu të kujtojmë edhe njerëzit tanë të dashur, të

kujtojmë edhe ata të cilët janë në gjendje të vështirë, që kanë nevojë për ndihmën tonë, që të ndjejnë mbështetjen dhe solidaritetin e shoqërisë sonë. Sepse kjo shoqëri mund të ketë të ardhme vetëm bazuar në këto vlera shumë të fuqishme njerëzore e shoqërore për të cilat u sakrifikua Abaz

Aliu dhe mjaft figura të tjera. Kemi nevojë ta duam njëritjetrin më shumë dhe t’i japim edhe më shumë shpresë, besim dhe durim të rinjve dhe të rejave tanë në mënyrë që ata ta shikojnë të ardhmen në këto vise të mrekullueshme ku mundësitë për zhvillim janë shumë më të mëdha. Dhe për këtë na duhet t’u kthehemi gjithmonë atyre vlerave që e mbajnë një familje, që e mbajnë një komb, që e mbajnë një shoqëri të fortë, të shëndetshme dhe shpresëdhënëse sidomos për gjeneratat më të reja. Duke falënderuar Kryegjyshin Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, për ftesën dhe për këtë organizim të veçantë ju uroj të gjithë besimtarëve fat, mbarësi! Na ndihmoftë të gjithë shqiptarëve Abaz Aliu për një të ardhme më të mirë dhe për të qenë gjithmonë të bashkuar në paqe dhe begati!”


REPORTAZH

14

E enjte, 23 GUSHT 2018

Çdo vit nga data 20 deri në datën 25 gusht, Mali i Tomorrit shndërrohet ne vendin shpirtëror për mijëra pelegrinë

Festa e Malit të Tomorit bashkon mijëra pelegrinë Bektashinj Nga Dilaver Xhelili

M

ijëra besimtarë bektashinj janë bërë pjesë e pelegrinazhit të përvitshëm në Malin e Tomorit, duke u lutur e duke nderuar figurën e Abaz Aliut. Shumë prej tyre kanë si banesa të përkohshme çadrat e ngritura në Malin e shenjtë, ndërsa kanë ndezur qirinj si formë lutjeje për njerëzit e dashur, por edhe kanë therur kurban në shenjë sakrifice për Mali i Tomorrit në rrethin e Skraparit, është kthyer këto ditë në pritësin e mijërave pelegrinëve nga gjithë Shqipëria, por edhe jashtë saj, që i bashkohen pelegrinazhit të përvitshëm të besimtarëve Bektashinj. Pelegrinazhi i njohur si festa e “Abaz Aliut” në malin e Tomorrit shoqërohet gjithmonë me therjen kurbanit, ku veçori tjetër e festës është edhe lyerja e ballit të pelegrinit me gjakun e kurbanit. Më pas ritet vazhdojnë në Teqenë e Kulmakut me ndezjen e qirinjve dhe riteve të tjera. Mëngjesi i 20 gushtit i gjeti plot me njerëz rrugët që të çojnë në malin e Tomorrit, duke i thënë kështu, start pelegrinazhit, ku besimtarët bektashinj kremtojnë Festën e Kulmakut. Dhjetëra automjete kanë udhëtuar që me natë drejt vendit të shenjtë. Teqeja e Kulmakut ka gjithçka gati për të pritur pelegrinët, të cilët do të mbyllin festimet në datën 25 gusht, ditën e shtunë. Gjatë pesë ditëve mijëra pelegrinë do të bëhen pjesë e kësaj feste fetare, jo vetëm për besimtarët bektashinj. Pelegrinët falen në Teqe për shëndet, dashuri dhe mbarësi. Të mbërriturit në Tomorr, fillimisht ndjekin ritet fetare pranë Teqesë së Kulmakut dhe më pas sipas traditës bëjnë kurban një qengj ose më shumë, kjo e varur sipas dëshirës, ku simbolike është lyerja e gishtave me gjak. Më pas ata hedhin në vendin e shenjtë lekë për mirësi familjare. Me qindra çadra janë ngritur nga pelegrinët nëpër kodrat e malit të Tomorrit, ku vizitorët po shijojnë hijeshinë e malit dhe ushqimet e freskëta. Të parët që janë vendosur në malin e shenjtë të bektashinjve kanë qenë barinjtë e fshatrave të Skraparit, Korçës dhe Vlorës, të cilët këtë vit do të shesin më shumë, pasi sipas të dhënave numri i pelegrinëve mund të kapë shifrën 10 mijë. Shumica e besimtarëve vijnë çdo vit për të kryer ritualet në teqenë e Kulmakut dhe shprehen të sigurt se kjo gjë i ndihmon që të kenë më shumë mbarësi në jetën e tyre.

Kulmi i festimeve është dita 23 gushtit, ku priten organizime nga ana e drejtuesve të Teqesë së Abaz Aliut.Vitin e kaluar Teqeja e Kulmakut është vizituar nga 300 mije qytetare këtë vitë numri I njerëzve arrin rreth 5 veta Ku si pas të dhënave janë therur 4 mijë bagëti,Prezenca e madhe e njerëzve ka bërë që Drejtoria e Policisë se Beratit në bashkëpunim me ko-

por dhe nje rast ideal për të kaluar disa ditë pushimesh në mal, duke vlerësuar peizazhet natyrore dhe qetësinë që të ofron ky vend i shenjtë. Sipas traditës, pelegrinët mbërritën në pikën më të lartë të malit Tomorr, ku në një teqe të vogël prehet i shenjti Abaz Ali, vëllai i gjetur i profetit Muhamet. Me të mbërritur, janë akomoduar në qafën e Kulmakut, në afërsi të

misariatet Kuçovë, Skrapar dhe Ura Vajgurore, kane marre masat qe te mos ketë asnjë problem gjate pelegrinazhi ne Malin e Tomorit, po ashtu gjatë këtij viti është rregulluar edhe infrastruktura e rrugës. Vëmendja me e madhe e policisë, do te fokusohet tek respektimi i rregullave te qarkullimit rrugor per te shmangur aksidentet. Në këto ditë zona e Skraparit është në qendër të vëmendjes dhe qarkullimi i automjeteve dhe njerëzve aty është në shifra të larta. Kujtojmë që pelegrinazhi mbyllet në datën 25 gusht. Pelegrinazhi në Malin e Shenjtë të Tomorrit, në Skrapar, janë ditët më të veçanta për besimtarët bektashinj. Nga ana tjetër për të shmangur numrin e aksidenteve, por dhe parandaluar ngjarjet kriminale Drejtoria vendore e Policisë Berat në bashkëpunim me komisariatet Kuçovë, Skrapar, Ura Vajgurore do të zbatojë një plan të detajuar masash. Çdo vit nga data 20 deri në datën 25 gusht, Mali i Tomorrit shndërrohet ne vendin shpirtëror për mijëra pelegrinë, me rastin e ritit kushtuar shenjtit Abaz Ali. Edhe këtë vit, prezenca e pelegrinëve ka qenë mjaft e madhe. Pelegrinazhi është një “rit fetar”,

manastirit ku ndodhen varret e pesë Dita me numrin më të madh të pelegrinëve ka qenë 23 gushti, më rastin e hapjes së ceremonisë së festës së sektit Bektashi, foli dhe Presidenti i republikës i cili, në fjalimin tradicional vlerësoi bashkëjetesën fetare të popullit shqiptar, si çelësi i suksesit për integrimin e Shqipërisë në Europë. Ngjitja në lartësi Të ngjitesh lartësinë e malit të Tomorrit është një sakrificë e madhe dhe në asnjë çast nuk duhet të tërhiqesh nga dëshira për të shkuar në vendin e shenjtë ose e

thënë ndryshe në festën e Abaz Aliut. Pavarësisht kilometrave me një makinë të duhet jo më pak se katër orë rrugë nga Berati drejt Tomorrit, gjatë rrugës do të kalosh Bogovën, fshatin Kakrukë, Çorovodën, Grykën e Devrisë për të mbërritur më pas në Kulmak. Por nuk është i pakët numri i personave që preferojnë degëzimin nga Poliçani, ku kalon në Novaj, ku për të shkuar në Gjerbës duhet të kalosh në Guhakun, burimin që rrjedh nga Tomorri, duhet të kalosh të përpjetmen e fshatrave Radësh e Mollas, duke lënë djathtas shpellën e Piragoshit dhe Grykën e Devrisë me pamje alpine që të çon në Leshnje për të shkuar më pas në Ujanik. Në vendin e shenjtë Nga Gjerbësi drejt Ujanikut, kur mbërrin në vendin e shenjtë do të shikosh të sistemuar në kampingje të gjithë të mbërriturit, ku rreth e rrotull nuk mungojnë as uniformat blu, të cilët merren me mbikëqyrjen e vargut të gjatë të pelegrinëve. Drejtuesit e Teqesë pohojnë se “feja nuk bashkëjeton me koburen dhe se besimtarët e gjejnë vetë rrugën për te shtëpia e Zotit”. Në festën e këtij viti kanë marrë pjesë vendas dhe të huaj, të cilët u përkasin edhe besimeve të ndryshme fetare. Dy ndërtesat e shenjta janë të rrethuara me një mur të lartë, ndërsa çadrat e pelegrinëve janë të sajuara me plastmasë, ndërsa automjetet janë parkuar nga baxhoja e Ujanikut deri në majën, ku gjendet varri i Abaz Aliut. Në gjithë këtë festë pija e preferuar është rakia e Skraparit, e cila derdhet lumë pa asnjë kursim. Rituali Ndryshe nga vitet e kaluara këtë herë festa tradicionale e bektashinjve ka ndryshuar ritualin e therjes së gjësë së gjallë, tanimë kurbani kryhet në një thertore të madhe me kushte të mira dhe uji të bollshëm. Njerëzit sipas zakonit taksin

qengjin dhe nëse nuk e therin vetë ndihmohen nga kasapët. Për kuriozitet në këtë festë përdoren për therje vetëm qengja të bardhë. Një kilogram mish qengji i pjekur shkon deri në 10 mijë lekë të vjetra. Territori përreth është kthyer në një fushë gjigande panairi, ku gjendjen të gjitha asortimentet simbolike fetare dhe kulturore të krahinave të ndryshme. Festa Festa e Tomorrit është me origjinë pagane. Ky vend ka filluar të përkujtohet si epiqendra e bektashinjve në vitin 1600 kur Haxhi Babai ngriti varrin kenotof në Çukan të Tomorrit. Rituali i festimeve u ndalua gjatë 50 viteve të diktaturës komuniste dhe rifilloi sërish pas viteve 1992. Ndërsa sipas mitologjisë Tomorri ka qenë fron i Perëndive para helene. Një legjendë e lashtë flet për mrekullinë e Tomorrit, sipas të cilës, kur Perëndia krijoji këtë mal, mbeti e mahnitur aq shumë teksa e sodiste nga larg, saqë nuk arriti të krijonte një tjetër bukuri të krahasueshme me të. Lutjet në Teqenë e Kulmakut. Tomorri është vendi që luten njerëzit, një pikë e pelegrinazhit ku thuhet se, në vitet 1600 ai filloi të bëhet simboli kryesor i bektashinjve shqiptarë. Sipas një etimologjie popullore, Tomorr do të thotë: “Mali i të mirëve”, ndërsa cilësohet si vendi, ku shqiptarët i luteshin perëndive. Pelegrinazhi nis çdo 20 gusht dhe përfundon në 25 gusht, ndërsa falja pasohet nga mishi i pjekur në hell dhe rakia e famshme e Skraparit. Çdo vizitor lutet fillimisht pranë Teqesë së Kulmakut dhe më pas në shenjë mirësie bën një kurban. Tomorri është vend i bekuar nga zoti. Ka disa shenja atje rreth historisë së Abaz Aliut. Është edhe një gjurmë kali në shkëmbin përballë që vërteton që ka kaluar aty me kalë. Ai vend është shumë i thepisur dhe nuk mund të jetë bërë nga ndonjë kalë normal. Është lartësia e Tomorrit që të bën sikur prek qiellin me dore dhe nga ajo lartësi mund të shohësh fare mirë shumë qytete përreth. Të gjithë pelegrinët që shkojnë atje janë të bindur se kanë bërë diçka që ia vlen. “Kush beson, është mirë, por kush praktikon besimin është më mirë akoma”. Me këtë postulat këta njerëz duket se kanë bërë diçka në jetën e tyre. Kanë respektuar një shenjt, kanë bërë një ritual me të gjitha praktikat dhe pastaj kanë kaluar një anë në majën e malit Tomorr, një mal që në histori njihet si mal i perëndive.


ANALIZE Nga Marjana Doda

N

ëse Ballkani gjithmonë ka qenë fuçi baruti, tashmë po duket se baruti po shpërndahet në kufijtë e Kosovës, dhe fatkeqësisht fitilat po kërkon ti ndezë vetë Presidenti Hashim Thaçi. Në takimin me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës më 26 korrik kur Thaçi deklaroi se: “ në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe në kuadër të korrigjimit të kufijve të prezantoj dhe kërkesën e institucionalizuar të liderëve të Luginës”, mendova se prezantoi një miopi politike, ose pati një ekzaltim patriotik, ndërsa dyshova se mos ka rënë pre e ndonjë kurthi a marrëveshje konspirative. Dhe pse aspak elegant, artikulues e vizionar, është njeriu që lëshoi “bombën” e parë në Preshevë. Mendova se do ta linte me atë deklaratë, por jo. Ditë pas dite po shpalos të njëjtat ide, ku më të moderuara e ku të pamundura. Në ditët e para të këtij Gushti të nxehtë, Hashim Thaçi doli në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat. Dukej se kishte gjetur “zgjidhjen” për një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës e Serbisë. Korrigjim të kufijve, theksonte Thaçi me zërin e tij të mbytur ( ndoshta nga temperaturat e larta të Gushtit apo të vendimit absurd që kishte marre përsipër të delegonte…) E ndërsa Thaçi lexonte në disa fletëformat A4, idenë absurde për shkëmbim territoresh apo ndarjen e Kosovës, (Thaçit i pëlqen ta quajë “korrigjim të kufijve”… duket më pak e dhimbshme për të,ndonëse plaga është e njëjtë),për ironi, pas tij në mur qëndronte “Deklarata e Pavarësisë së Kosovës”, e shkruar në Pergamen. Deklaratë që po ky President e ka lexuar më 17 Shkurt 2008,duke e shpallur Kosovën shtet i pavarur e sovran. Ajo deklaratë megjithëse në heshtje dëshmonte qartë se Thaçi po shkelte Kushtetutën e Kosovës, përkatësisht nenin 1 dhe nenin 3 të saj. “Është momenti që të korrigjojmë kufirin mes Kosovës e Serbisë. Korrigjimi do shmangë pa asnjë dyshim ndarjen e Kosovës, shkëmbimin e territoreve, krizat e mëtejshme, problemet, apo dhe një luftë të re. Nëse palët bien dakord në dialog dhe arrijnë një marrëveshje, BE e SHBA do mbështesin çdo pakt në korrigjim kufijsh”,-vijonte deklaratat Thaçi në një intervistë me datë 14.8.2018 dhënë agjencisë së lajmeve “Reuters” . Të menjëhershme ishin reagimet e aleatëve të Kosovës për platformën e z.Thaçi. DASH i bën thirrje Prishtinës e Beogradit që të tregohen krijues e elastikë në gjetjen e një zgjidhje për normalizimim e marrëdhënieve mes dy vendeve, nënkuptuar shkëmbimin e territoreve në veri

15

E enjte, 23 GUSHT 2018

Presidenti Thaçi po krijon Serbinë e Madhe

të Kosovës me shumicë serbe. Ndërsa diplomati i ri në Kosovë Philip Kosnet, që pritet të marrë detyrën, do deklaronte se:” Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar... Synimi ynë është të shohim stabilitet në rajon, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të vjetra mes dy vendeve që të forcojnë lidhjet me vendet e Perëndimit”. Analistë të ndryshëm amerikanë po e shohin shkëmbimin e territoreve të rrezikshëm që mund të çojë në fundin e shtetit të Kosovës. Dhe BE po kërkon që Kosova e Serbia të mos krijojnë tensione në terren e të arrijnë marrëveshje përfundimtare, duke planifikuar që në datat 24-28 shtator të dërgojnë ekspertë të vendeve anëtare në kuadrin e një komisioni vlerësues. Ajo çfarë është për tu vlerësuar deri tani,është deklarata e Kancelares gjermane Merkel e cila është shprehur kategorikisht se nuk ka ndryshim kufijsh në Ballkan. “Çështja e parë është,integriteti territorial i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, sepse ka përpjekje për të diskutuar gjithmonë kufijtë. Këtë ne nuk do ta bëjmë. Nga kjo varet e ardhmja europiane e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor”- ka deklaruar ajo. Dhe kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç është kundra, dhe Presidenti Maqedonisë Ivanov po kundra. Të gjithë kundër, vetëm Thaçi dhe serbët çuditërisht për herë të parë janë dakord. Dhe kryeministri Haradinaj nuk shpreh të njëjtin mendim me Presidentin e tij i cili në një deklaratë të tij më 8 gusht në Vlorë do deklaronte se “Beogradi bën retorikë, kufijtë nuk mund të lëvizin me fjalë”. Asnjë politikan shqiptar ende nuk është prononcuar për nismën famëkeqe “Thaçi”, përveç

ish-kryeministrit Berisha, i cili për “RTV Dukagjini” do deklaronte se, “Beogradi i nxjerr tezat në Prishtinë, nuk i nxjerr në Beograd”, ndërsa u mbështet në qëndrimin e tij nga liderët e Luginës. Ndërkohë heshtja e Tiranës zyrtare është vrastare. Thaçi për hir të kolltukut të tij Presidencial (nuk duam të dyshojmë më shumë), justifikuar me njohjen e Kosovës në OKB e liberalizim vizash, ka përgatitur platformën për coptimim e Kosovës dhe krijimim e Serbisë së Madhe. Me këtë propozim të tij për korrigjim kufijsh, në një kohë ku ekuilibrat botërorë janë në rrezik, ku vetë BE po duket e përçarë më problemet e brendshme të saj, ku SHBA herë duket protagoniste, herë pragmatiste e herë izolacionaliste në politikat e saj, dhe për më shumë ku vetë Ballkani është histori e dhimbshme luftërash, duket sikur po shkon për shtat shprehja: “Në do botës ti vësh zjarr, merr Thaçin dhe je i larë”. (kujto poezia e F.Nolit) Presidenti Thaçi po luan me zjarrin, po rihap plagë në Ballkan, orekse nacionaliste që fare mirë mund të shoqërohen me lëvizje që mund të dalin jashtë kontrollit në Kosovë dhe krijimin e grupimeve të ndryshme të tilla në rajon, në Maqedoni, Bosnjë, etj. Pikërisht për rrezikun e Bosnjëzimit të Kosovës ,ka trumbetuar jo pak herë dhe lideri i VETËVENDOSJES ! Albin Kurti, i cili theksonte: “Bosnjëzimi nuk u bë duke u synuar direkt, por teksa kërkohej ndarja e Bosnjës apo shkëmbimi territorial midis Serbisë e Kroacisë. Ne duhet të nxjerrim mësim nga paqja e Bosnjës dhe të ndërhyjmë kundër ‘Zajednicës’ së Thaçit me Vuçiqin”. Ajo çfarë ai nuk po kupton me

platformën e tij është fakti se po harron se po i fut ujin nën rrogoz Kosovës dhe po e çon atë në mullirin serb. Është një logjikë fare e thjeshtë: Si ka mundësi që Presidenti serb Vuçiç, i cili kurrë në asnjë deklaratë të tij të ketë njohur sadopak si shtet Kosovën, tashmë ti japë asaj dhe territor? Absurditet(!) Nëse vërtet Vuçiç do sakrifikonte Preshevën ( si i vetmi komunitet me përqindjen më të lartë të popullsisë shqiptare, rreth 90/%), nga serbët do kërkohet që komuna të tjera ti përkasin asaj. Nëse vërtet supozohet se Kosova merr Preshevën dhe një pjesë të Luginës, propozimi i Thaçit lë shteg të hapur që negociatat të jenë në favorin serb për të konfiguruar në një kohë sa me të afërt kufirin e Serbisë së Madhe që kalon nëpër Luginën e PreshevësMitrovicë- Republika Srpska, me qëllimin final, ëndrrën e vjetër serbe për daljen në Adriatik. Në bisedime, lëshimet për Luginën do jenë në funksion të thellimit autonomisë Mitrovicës që deri më tashmë ka funksionuar në bazë të asosacionit të komunave serbe ( Zajednica) nënshkruar mes dy qeverive të Kosovës e Serbisë me marrëveshjen e Brukselit, por që Serbia e quan territor të saj. Në vazhdën e këtyre zhvillimeve kryetari i Listës Serbe për Mitrovicën , Goran Rakiç është shprehur se Vuçiç është konsultuar vazhdimisht me ta dhe tani po përpiqet që të sigurojë që çështja e Kosovës të zgjidhet në mënyrë që serbët të sigurojnë një jetë më të mirë. Ndërsa kryetari i Republikës Srpska të Bosnjës, Millorad Dodik do shprehej se katër komunat në Veri të Kosovës duhet të përfshihen në përbërjen territoriale të Serbisë. “Serbët

duhet të kenë një plan të tyre që do të përfshinte qëllimet afatshkurtëra dhe afatgjata të popullit tonë. Për fillim kjo do të ishte riintegrimi i katër komunave në Veri të Kosovës”- do deklaronte ai për gazetën serbe Blic. Dhe vetë Vuçiç në deklaratat e tij më të fundit tregon se është më i vendosur se kurrë për interesat e Serbisë i cili shprehet se: “Zgjidhja e problemit të Kosovës duhet të bëhet sa më shpejt. Serbet e shqiptarët duhet të vendosin nëse kemi nevojë për paqe apo të vazhdojmë të vritemi për territor”. Tashmë Kosova është shndërruar në një shesh beteje, ose shesh pazaresh politike. Dhe Presidenti Maqedonisë George Ivanov situatën e konsideron të rrezikshme. Në fjalimin e tij me rastin e 26 vjetorit të themelimit të Armatës së Maqedonisë do deklaronte se:” Sikur po harrohet mësimi se çdo plan për korigjim të kufijëve në Ballkan shkakton reagim negativ zinxhiror. Precedentët në Ballkan janë shfrytëzuar e do të shfrytëzohen për qëllime të tjera në Evropën Lindore, Kaukaz, Lindjen e Afert, Afrikën Veriore”. Ndonëse vendet e BE dhe SHBA janë tejet të interesuara, nuk do të tregojë më pak interes Turqia, e cila dhe pse është në përballje të madhe me Perëndimin, veçanërisht me Amerikën, nuk do të qëndrojë indiferente ndaj vendeve myslimane të Ballkanit. (Uroj që në Kosovë të mos luhen skenarë si në Siri për të zhvendosur një konflikt tëri ku secila fuqi kërkon të tregojë supremaci). Vuçiç po tregohet i kujdesshëm dhe i sigurë në hapat e tij. Lidhur me dialogun për Kosovën ai më 8 Maj mori takim me Presidentin Putin dhe ky i fundit i ka siguruar mbështetje se do monitorojë në mënyrë aktive përmbajtjen e bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës,por në fund Rusia do të respektoje çdo vendim të Beogradit. Bisedimet që priten të zhvillohen për korrigjim kufijsh e shkëmbim territoresh në Ballkan po e fusin rajonin në një konflikt, tashmë me një Evropë gjithnjë e më të trazuar në probleme të tilla, dhe precedenti Kosovës me Serbinë do të shërbejë për ta hapur probleme e konflikte të tilla dhe më gjerë. Dhe gjithçka po ndodh pasi Kutinë e Pandorës e hapi Presidenti Thaçi, “zogu” që mendon se po fluturon lart, që dhe pse pa krahë, po shpërndanë flakët e luftës në Ballkan. Tashmë askush nuk mund të dijë e flasë më shumë, veç në horizont duket një Serbi e Madhe, një Ballkan në kaos, në mos më shumë…


AKTUALITET

Ç

16

E enjte, 23 GUSHT 2018

Shefi i shërbimit Zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj flet për ngjarjet dhe shpjegon se si zjarret në dy çerdhet në kryeqytet ishin të qëllimshëm

farë po ndodh me çerdhet në Tiranë, pse në dy rastet e fundit, hetimet zbulojnë se zjarret kanë qenë të qëllimshme? Zbardhen konkluzionet nga hetimet e kryera në dy çerdhet e Tiranës të përfshira nga zjarret gjatë ditëve të fundit. Sipas hetimeve të deritanishme, ekspertët kanë dalë në konkluzionin se të dyja rastet e zjarreve kanë qenë të qëllimshme. Nga hetimet, është evidentuar fakti se në magazinën e çerdhes numër 14 te ”Ali Demi” tubi i gazit u gjet i prerë. Për pasojë, rreth orës 04.00 të mëngjesit pati një shpërthim dhe vetëm dëme materiale. Po ashtu, të martën në çerdhen numër 16, ra zjarr në orët e pasdites. Hetuesit thonë se edhe në këtë rast zjarri ishte i qëllimshëm, pasi janë gjetur vatra zjarri në disa shtretër. Fatmirësisht, edhe në këtë rast nuk pati të lënduar, pasi këto institucione nuk punonin për faktin se ishte ditë pushimi nga festa e Kurban Bajramit. Në datën 16 gusht, depoja e ushqimeve të çerdhes numër 14 në “Ali Demi” u përfshi nga zjarri. Ndërkohë mbrëmjen e së martës, flakët e zjarrit përfshinë çerdhen numër 16 që ndodhet në të njëjtën godinë me njësinë bashkiake numër 5 në ish-Bllok. Paraprakisht si shkak i zjarrit është dëmtimi i një kabulli elektrik të frigoriferit, ndërsa burime informacioni pranë policisë bëjnë me dije se ka dyshime të forta se dhe këtë herë kemi të bëjmë më zjarrvënie të qëllimshme të cilat pritet të zbardhen. Shefi i shërbimit Zjarrfikës

Zjarret në çerdhet e Tiranës, hetimet: Janë të qëllimshme HETIMET “Hetuesit e Komisariatit nr.1, janë duke hetuar disa persona të dyshuar për të cilët ka dyshime se mund të jenë implikuar në shpërthimin e qëllimshëm duke dëmtuar tubat e gazit”.

në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj flet për ngjarjet dhe shpjegon se si zjarret në dy çerdhet në kryeqytet ishin të qëllimshëm. “Nga ekspertiza ka rezultuar se zjarret janë të qëllimshëm. Për rastin e para tek Çerdhja nr.14 kemi përfunduar ek-

spertizën dhe do t’ia dërgojmë raportin policisë, e cila vijon hetimet për identifikimin e autorëve. Edhe ne rastin e dytë kur nga flakët u përfshi Çerdhja nr 16, dyshimet janë se zjarri është i qëllimshëm. Kemi dalë në këtë përfundin

nisur nga provat e gjetura në vendngjarje të cilat do t’ia dorëzojmë policisë”, tha Goxhaj. Për fat të mirë nga zjarret nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Ekspertët zjarrfikës kanë arritur në përfundimin se bombola

DOGANË

M

enjëherë pas mbarimit të festës së Kurban Bajramit, qindra shqiptarë të Kosovës janë dyndur drejt bregdetit shqiptar, ku të mërkurën u bllokua edhe segmenti Morinë-Kukës, pjesë e “Rrugës së Kombit”. Radha e madhe e automjeteve solli trafik nga zona e njohur si Bardhoc deri në urën e Drinit të Zi, në dalje të qytetit të Kukësit. Drejtuesit e automjeteve thonë, se kanë pritur më shumë se dy orë për të kaluar, pasi radha e automjeteve është shumë e madhe. Në këtë situatë, Policia Rrugore ka monitoruar gjatë gjithë kohës trafikun por ai sa vjen e rëndohet, për shkak të ardhjes së mijëra pushuesve nga qytete të ndryshme të Kosovës. Sipas të dhënave zyrtare,

CËRRIK

Makinat bllokojnë “Rrugën e Kombit”

35259 shtetas të huaj, shumica prej tyre kosovarë hynë në Shqipëri nga Morina prej mesnatës deri në orën 09:30 të mëngjesit të së mërkurës me 6678

nuk ka qenë në përdorim në momentin kur ka ndodhur shpërthimi në orën 04:57 të mëngjesit, pasi në atë kohë në çerdhe nuk ka pasur njeri. Kjo ka ngritur dyshime për një ndërhyrje të qëllimshme nga persona ende të paidentifikuar që kanë pasur si motiv mosmarrëveshjet lidhur me pronësinë e godinës. Në këtë pistë hetuesit e Komisariatit nr.1, janë duke hetuar disa persona të dyshuar për të cilët ka dyshime se mund të jenë implikuar në shpërthimin e qëllimshëm duke dëmtuar tubat e gazit. Grupi i hetimit po analizon me detaje kamerat e sigurisë të marra nga bizneset e zonës për të evidentuar ndonjë lëvizje në magazinë në kohën kur ndodhi shpërthimi.

mjete. Efektivë të Policisë Rrugore të Kukës, janë shpërndarë në terren për të monitoruar dhe rregulluar trafikun sikurse për të shmangur aksidente.

P

olicia ka arrestuar burrë dhe grua në Belsh të Cërrikut, pas një sherri jo të vogël mes tyre që përfundoi edhe me një breshëri automatiku në ajër. Mylazim Abazi, 58-vjeç akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij Adelina Abazi 54-vjeç. Kjo e fundit ka marrë një automatik dhe ka qëlluar në ajër duke kanosur bashkëshortin e saj. Konflikti dyshohet se ka pasur si shkak kryesor motive të xhelozisë nga ana e gruas. Ajo dyshohet se është konfliktuar me bashkëshortin e saj sapo ai ishte kthyer nga Italia ku kishte qëndruar për tri muaj sipas rregullave të lëvizjes së lirë në zonën Shengen. Por fakti që nuk ka sjellë të ardhura pas tri muajve punë e ka irrituar

Gruaja qëllon me kallash burrin

bashkëshorten e tij e cila ka dyshuar për një lidhje tjetër të burrit të saj. Mes tyre ka nisur sherri dhe më pas gruaja ka qëlluar në ajër me armë. Pasi e

ka kanosur me armë ajo është larguar nga banesa. Afër mesnatës policia e ka gjetur te disa të afërm, ndërsa armën të fshehur 200 metër larg banesës.


AKTUALITET

17

E enjte, 23 GUSHT 2018

Durrësi konsiderohet si zonë më e nxehtë për shkak të pozitës gjeografike dhe influencës që i sjell porti më i madh i vendit

N

ë kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, Policia e Shtetit ka skeduar bandat kryesore kriminale në vend. Sipas policisë ato janë 40 dhe kanë aktivitete që shkojnë që nga vjedhjet dhe trafiqet, e deri te pengmarrjet dhe vrasjet. Por deri më tani, vetëm 7 prej këtyre bandave janë shkatërruar. Vetë drejtuesit e lartë të institucioneve shtetërore pohuan disa muaj më parë, ekzistencën e këtyre grupe kriminale por Pëllumb Nako, ekspert i çështjeve të sigurisë, pyet pse askush nuk po i përmend më? “Po të shikoni faqen e internetit të Policisë së Shtetit, para disa kohëve e reklamonte punën e Task-Forcës në drejtim të kapjes së këtyre grupeve kriminale. Në mos gabohem ishin 6 apo 7 grupe. 33 grupet e tjera kriminale ku janë? U reklamua për disa muaj edhe e famshmja Task-Forca “Forca e Ligjit”. U reklamua për disa muaj dhe u la përgjysmë. Në muajt e fundit nuk flet njeri për të”, u shpreh Nako për “TCH”. Kur e pyet mbi gjendjen e rendit në vend, preferon t’u referohet shifrave. E nis nga krimi i organizuar dhe fuqia e shtetit për t’i goditur asetet financiare. “Do të bënim një bilanc që në një vit kemi 60 milionë euro asete kriminale të sekuestruara nga organet tona kompetente”, thekson Pëllumb Nako, ekspert për çështjet e sigurisë. Durrësi konsiderohet si zonë më e nxehtë për shkak të pozitës gjeografike dhe influencës që i sjell porti më i madh i vendit. Vetëm në Durrës dhe Shijak janë të paktën 7 grupe kriminale. Vlora rendiet e dyta me të paktën 5 grupe kriminale,

40 banda, paratë e krimit nuk po bllokohen PASIGURIA “Gjithnjë shqetësimet sociale që lidhen me ndjenjën e pasigurisë ndiqen nga një fenomen i dytë social, që lidhet me largimin, me braktisjen”.

60 MLN EURO “Do të bënim një bilanc që në një vit kemi 60 milionë euro asete kriminale të sekuestruara nga organet tona kompetente”, thekson Pëllumb Nako, ekspert për çështjet e sigurisë. që dyshohet se aktivitetin e kanë të shtrirë edhe përtej Adriatikut. Elbasani është një tjetër pikë e nxehtë, me të paktën 3 grupe kriminale që janë të skeduara ndër vite në dosjet e policisë. Po kaq grupe ka edhe Shkodra dhe Fieri, por në këto dy qarqe, policia thotë se ka goditur nga një grup. Kryeqyteti, ku edhe vëmendja është më e madhe, duket më i qetë. Për ta vënë

në kontekst forcën e shtetit, krahasimin e bën përsëri përmes parasë. Si shembull merr rastin e 600 kg kokainë të kapur në Durrës. “Vlerësimi që kanë bërë specialistët në vlerën e investuar, vlerën e parave që janë harxhuar për ta marrë këtë sasi, është te 120 milionë euro. Pra kemi vetëm një grup, i cili deri tani, të paktën sipas hetimit, përbëhej nga 4 persona, që ka kryer një

N

gacmimet seksuale, janë një fenomen jo pak prezent në vendin tonë. Këtë herë, një adoleshente nga Durrësi ka denoncuar të dashurin e mamasë së saj. Sipas njoftimit të policisë, bashkëjetuesi me inicialet E.R, 36-vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj 17-vjeçares A.S. Për këtë, policia ka lëshuar një urdhër mbrojtje ndaj vajzës. “Më datë 19.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen me ini-

ciale A.S 17-vjeç, banuese në Durrës, pasi bashkëjetuesi i mamasë, shtetasi E.R 36-vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet

i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare””,-sqaron policia.

ky do të ishte çelësi i artë. Si ekspert i çështjeve të sigurisë, Nako e di fort mirë se gjykimi i qytetarëve nuk bazohet në statistika por mbi mbazën e një perceptimi që ata krijojnë mbi veprimtarinë e institucioneve. “Gjithnjë shqetësimet sociale që lidhen me ndjenjën e pasigurisë ndiqen nga një fenomen i dytë social, që lidhet me largimin, me braktisjen”, deklaroi ai.

DIBËR

DURRËS

17-vjeçarja denoncon të dashurin e nënës

investim kriminal prej 120 milionë eurosh. Ndërkohë, të gjitha institucionet e shtetit tonë kanë sekuestruar një sasi që është në vlerat e 60 milionë eurove”, tha Pëllumb Nako. Ngjarje si vrasja e 8-fishtë në një fshat të Vlorës, pak ditë më parë, shoqërohen nga thirrjet për fushata të mbledhjes së armëve që ndodhen në duart e popullsisë. Pëllumb Nako tregon se nuk ka iluzionin se

T

Qëlloi në dasëm, në pranga 53-vjeçari

radita e ka që në dasëm të qëllohet me armë por ligji e ndalon. Këtë herë në pranga ra Hasan Koltraka. 53-vjeçarit ju vunë prangat në dasmë, ku Koltraka po martonte kushëririn. Nga njoftimi zyrtar i policisë thuhet se: “Arrestimi i tij u bë pasi një qytetar ka telefonuar Policinë se 53-vjeçari dyshohej se mbante armë zjarri pa leje, ku menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll në banesën e tij”. Gjatë

kontrollit, 53-vjeçarit iu gjetën të fshehura një armë zjarri pistoletë TT, 3 krëhëra të mbushura me fishekë, dhe një kuti me 44 copë fishekë, gjithësej 65 copë fishekë pistolete. Gjithashtu janë gjetur edhe 28 fishekë arme gjahu. Arma e zjarrit sëbashku me muni-

cionin është sekuestruar në cilësinë e provës materiale Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,-thuhet në deklaratën e Policisë.


AKTUALITET

18

E enjte, 23 GUSHT 2018

Për këtë aksident të rëndë, kanë reaguar edhe deputetë të PS-së. Përmes postimeve në facebook, ata shprehin ngushëllimin për ikjen e parakohshme të Gentian Tomës

P

as aksidentit tragjik në Fier, sërisht rrugët e vendit u përgjakën. Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy të rinjve, ndodhi rreth orës 01:40 të mëngjesit të djeshëm në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Dajç. Mjeti me të cilin udhëtonin dy të rinjtë, një “Benz” me targa “AA 929 FF”, kishte si drejtues 32-vjeçarin Gentian Toma, i cili u përplas nga një kamion, që si drejtues ka një 19-vjeçar. Përplasja ka rezultuar fatale si për Tomën ashtu edhe për mikun e tij që ishte në makinë. Robert Ejlli 25-vjeç, ishte pasagjer në mjetin tip “Benz”. Policia sqaron gjithashtu se kamioni drejtohej nga një 19-vjeçar dhe se Policia e Lezhës ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje të rëndë. Superstrada Lezhë-Shkodër hyn në hartën e zezë sa i përket aksidenteve rrugore me pasoja të rënda. Për këtë ngjarje të rëndë, dy mendohet të jenë shkaqet. Shpejtësia me të cilën po udhëtonin të rinjtë dhe mungesa e sinjalistikës së kamionit. Për humbjen e Tomës, kanë shprehur ngushëllimet edhe deputetë të zonës. Ngjarja Aksidenti i rëndë ndodhi në superstradën Lezhë-Shkodër në vendin e quajtur Ura e Dajçit, e cila përfundoi me një kthesë të rrezikshme. Viktimat janë nga fshati Mabe në Zadrimë të Lezhës. Ata e njihnin zonën por eskpertët thonë se ishin me shpejtësi të lartë. “Benzi” goditi pjesën fundore të një kamioni pa sinjalistikë, që drejtohej nga një 19-vjeçar i cili u mor në polici. Kamioni doli jashtë

“Benz”-i përplaset me kamionin, vdesin dy të rinj SHKAQET “Paraprakisht dy mendohen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Shpejtësia me të cilën po udhëtonin të rinjtë dhe mungesa e sinjalistikës së kamionit”.

DEPUTETËT “Për këtë aksident të rëndë, kanë reaguar edhe deputetë të PSsë. Përmes postimeve në facebook, ata shprehin ngushëllimit për ikjen e parakohshme të Gentian Tomës”. rruge dhe përfundoi pak metra poshtë saj, kurse makina me dy të rinjtë u përplas fort. Paraprakisht dy mendohen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Shpejtësia me të cilën po udhëtonin të rinjtë dhe mungesa e sinjalistikës së kamionit. Deputetët Për këtë aksident të rëndë, kanë reaguar edhe deputetë të PS-së. Përmes një postimi

në facebook, Pjerin Ndreu ka shprehur trishtimin e tij për vdekjen e 32-vjeçares, Gentian Tomës, në aksidentin tragjik në Dajç të Lezhës. Ndreu thotë se ishte shumë herët për Gentianin që të largohej nga kjo botë dhe se ai ishte një njeri me vlera dhe shok i mirë. “Gentian Toma, ishte shumë herët për ty me ik! Do i mungosh familjes por edhe neve. Të kishim shok të

Aksident, dy të plagosur

y persona të plagosur, një prej të cilëve një fëmijë 8-vjeç, është bilanci i një aksidenti të ndodhur në mëngjesin e së mërkurës në autostradën Lushnje-Rrogozhinë. Mjeti tip “Benz” me targa “TR 6070M” i drejtuar nga Marindo Rona, i cili udhëtonte drejt Tiranës, doli nga rruga për rreth 200 metra dhe u përplas në muret e betonit të një nënkalimi. Për pasojë janë dëmtuar dy persona nga Tirana që udhëtonin si pasagjerë në mjet, ndërsa drejtuesi nga Tepelena nuk ka pësuar asgjë. Një prej të plago-

V

surve pasi është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes është nisur për mjekim të specializuar drejt Tiranës pasi gjendja shëndetësore ka qenë

tepër e rëndë. Sipas policisë së qarkullimit rrugor, aksidenti me dy të plagosur ndodhi pas drejtuesi i mjetit ishte përgjumur dhe kishte dalë nga rruga.

se Zoti e deshti për vete. “Sot (dje), kur mora lajmin e vdekjes së shokut tim të ngushtë Gentian Tomaj, u trishtova! Akoma nuk më besohet dhe lotët i kam në faqe! Kurrë nuk do t’i harroj të qeshurat dhe lojërat që kaluam bashkë në konviktin e shkollës. Zoti, të deshti për vete. Të pastë dritë shpirti”,thuhet në mesazhin ngushëllues të deputetit Gjetani.

FIER

LUSHNJE

D

mirë, krah të fortë. Një djalë me vlera që do e kujtojmë gjithmonë. Pushofsh në paqe miku im”,-shkruan deputeti i PS. Pas reagimit të deputetit socialist, Pjerin Ndreu për vdekjen e 32-vjeçarit në aksidentin e Dajçit, ka reaguar edhe deputeti tjetër socialist, Gjetan Gjetani. Ai kujton të qeshurat dhe lojërat që kishte kaluan me të ndjerin, kur ishin në konvikt dhe thotë

E mbijetuara e aksidentit: Pashë vdekjen me sy

alentina Troka, e mbijetuara e aksidentit të ndodhur në aksin Fier-Levan, ku humbi jetën një grua shtatzënë, flet për momentet e frikshme. Nga shtrati i spitalit në Fier, ajo thotë se mban mend gjithçka ndodhi, duke shtuar se ishte një mjet tip “Benz” ai që i erdhi përballë mjetit “Audi” ku ndodhej Valentina por edhe Majlinda Troka, viktima e aksidentit, njëherësh nusja e djalit të Astrit Trokës, shoferit të mjetit. “Ne po shkonim për në Levan me mje-

tin tip “Audi”. Para nuk kishim asnjë mjet. Ndërkohë pamë dy mjete tip Benz që po mundoheshin të parakalonin. Në këtë moment njëri prej tyre që s’mundi të parakalonte është drejtuar nga ne dhe është përplasur. Ne

përfunduam anëz kanalit të rrugës së bashku me “Benz-in”. Thonë që ne kemi përplasur “Benzin” por kjo nuk është e vërtetë. Pashë vdekjen me sy”,- rrëfen ajo. Policia ka vënë në pranga drejtuesin e “Benz-it”, njëri nga mjetet që u përplas në aksidentin vdekjeprurës në aksin Levan-Fier, ku humbi jetën Majlinda. Ai dyshohet të jetë shkaktari i përplasjes së mjeteve. Sipas policisë, Edmond Asllani, 31-vjeç nga Patosi është përplasur me një mjet tjetër “Benz”.


AKTUALITET

19

E enjte, 23 GUSHT 2018

Në muajin korrik 2018, aksidentet rrugore në 74,1 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit

A

ksidentet rrugore ditët e fundit kanë përgjakur rrugët në vend, duke shënuar thuajse çdo ditë raste të reja me pasoja të rënda për jetën e njerëzve. Në harkun kohor të një jave, në rrugët e vendit kanë ndodhur mbi 10 aksidente rrugore, me një bilanc tragjik, katër persona të vdekur dhe 25 të tjerë të plagosur. Rasti më i fundit me dy persona të vdekur është shënuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë urës së Dajçit. Mjeti tip benz është përplasur fatalisht me një kamion anës rrugës, duke shkaktuar vdekjen e dy personave që udhëtonin në të. Më i rëndi u regjistrua në afërsi të Përroit të Agait në Durrës, ku treni përplasi dhe mori zvarrë për mbi 80 metra një automjet ku ndodheshin e tërë familja, bashkëshortët dhe katër fëmijët e mitur. Fatmirësisht, ky aksident, ashtu si edhe dy të tjerët e ndodhur në afërsi të Gërdecit, kaluan vetëm me plagosje të lehta. Sipas të dhënave të INSTAT, në 7-të muajt e parë të 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 116, nga 127 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat tregojnë se në korrik 2018, aksidentet rrugore, në 74,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 45-60-vjeç, duke zënë 27,1 % të numrit të aksidenteve

Përgjaken rrugët, në 7 muaj 116 viktima ULJE “Në muajin korrik 2018 numërohen 166 aksidente rrugore, nga 199 aksidente të ndodhur në korrik 2017, duke u ulur me 16,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”.

gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshe janë rritur me 15,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në shtatë mujorin 2018, aksidentet rrugore në 20,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 7,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Në muajin korrik 2018 numërohen 166 aksidente rrugore, nga 199 aksidente të ndodhur në kor-

rik 2017, duke u ulur me 16,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në korrik 2018, numri i të aksidentuarve është 210 persona, nga 272 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 22,8 %. Numri i të aksidentuarve në shtatëmujorin 2018, është 1.276, duke u ulur me 13,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin korrik 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 18 persona, nga 22 që ishte një vit më parë. Pavarsisht kontrolleve

të Policisë Rrugore, numri i aksidenteve rrugore vijon të mbetet i lartë. Ajo që bie në sy nga këto të dhëna është fakti se 74% e aksidenteve kanë ndodhur për shkak të gabimeve të shoferëve. Mungesa e kulturës dhe sjelljes në rrugë nga të gjithë, si shoferet dhe këmbësorët, është një tjetër shkak i aksidenteve. “Nuk jemi të sigurt në të gjitha rrugët”, shprehet një qytetar. “Shoferët duhet të kenë më shumë respekt për jetën e njeriut”, thotë një tjetër. “Unë jam e para

RAPORTI

S

hqiptarët lënë sgtetësinë dhe refugjatët kërkojnë azil politik tek ne. Ky konstaton raporti i fundit nga INSTAT, aty ku thuhet se numri i të huajve që kërkojnë të qëndrojnë në Shqipëri është rritur me 3 për qind në krahasim me vitin e shkuar, duke prekur numrin e 12 mijë e 906 personave. Në total për vitin 2017 janë 8.395 meshkuj dhe 4.511 femra. Prej tyre, rreth 60 për qind janë me origjinë nga Europa, teksa 316 kanë mundur të marrin shtetësinë shqiptare përgjatë vitit të shkuar. Shqetësuese mbetet situata me personat që kërkojnë të lënë shtetësinë shqiptare. Në 2017, rezultojnë 651 persona të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia duke pësuar rritje me 32,9 për qind. Megjithatë, vetëm 6300 janë për arsye punësimi. INSTAT rapor-

FIER

Shqiptarët lënë shtetësinë, rritet azilkërkimi

ton se në total janë 1049 persona që qëndrojnë në mënyrë të paligjshme. Klandestinët vijnë kryesisht nga Siria, Algjeria dhe Libia. Por prej tyre, vetëm 309 kanë kërkuar azil, duke shënuar një rritje me rreth 30 për qind krahasuar me një vit

më parë. Duke analizuar vendin e origjinës së azilkërkuesve në Shqipëri, kuptojmë se shumicën e rasteve e përbëjnë ato me origjinë nga Siria me 111 persona, me origjinë nga Algjeria 61 dhe nga Afganistani 29 azilkërkues.

që nuk i respektoj”, tregohet e sinqertë një qytetare. Sipas ekspertëve, policia “luan” me shifrat, pasi në të vërtet numri i aksidenteve nuk është ulur. “Frekuenca e numrit të aksidenteve në vendin tonë nuk është ulur, mund të jenë disa të vdekur më pak por ne shikojmë që ka kapërcime të mëdha nga njëri muaj në tjetrin, që do të thotë se s’ka një studim të plotë”, shprehet eksperti. Sipas ekspertëve rrugorë, edhe pse shkaqet kryesore të aksidenteve janë për shkak të sjelljes së drejtuesve të mjeteve dhe këmbësorëve, masat për menaxhimin e trafikut dhe shmangien e aksidenteve nuk mund të jenë sezonale, kur rriten ndjeshëm fluksi, siç vepron aktualisht policia rrugore.

Rrugës i del pronari, banorët në protestë

R

reth 80 familje të lagjes Muçaj në fshatin Peshtan-Bregas të Fierit rrezikojnë të mbeten të izoluar si pasojë e konfliktit me një banor të lagjes, i cili pretendon se rruga është pronë e tij. Banorët thonë se rruga ka ekzistuar prej më shumë se 70 vjetësh. Bllokimi i saj do të shkaktonte pasoja

të rënda për jetesën, pasi kjo është e vetmja rruge që lidh banoret e kësaj lagje me pjesën tjetër të njësisë administrative Frakull. Banorët kërkojnë zgjidhjen e problemit, për të shmangur konfliktet që mund të shkaktohen me personin që pretendon se është pronar i rrugës.


SPORT

20

E enjte, 23 GUSHT 2018

Masa të ashpra për ngjarjen e shëmtuar në stadiumin e Korçës, gjoba dhe disa javë pa tifozë

Rozalb Lika

K

omisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka publikuar dje vendimet e konstatuara në lidhje me problemet e ndryshme disiplinore në ndeshjet e javës së parë në Kategorinë Superiore. E gjithë vëmendja është përqendruar në Korçë pas përplasjeve mes tifozerive dhe Disiplina ka dënuar me gjobë dhe me pesë dhe katër ndeshje pa tifozë Skënderbeun dhe Partizanin për sjellje të gabuar të spektatorëve. Në bazë të këtij dënimi, Skënderbeut i takon ta mbyllë fazën e parë të kampionatit pa tifozë në stadiumin e tij, madje edhe ndeshjen e fazës së dytë me Kastriotin. Mbetet për t’u parë, nëse drejtuesit do të vendosin të paguajnë pasi të shlyet gjysma e dënimit, që i bie tri ndeshje, apo jo. E sigurt është që korçarët do të luajnë pa tifozë në ndeshjet me Laçin, Tiranën dhe Kukësin, që janë tri të radhë në stadiumin “Skënderbeu”. Nëse drejtuesit e klubit paguajnë, tifozët mund të kthehen ndaj Kamzës në javën e 9-të, nëse jo atëherë do të kthehen në javën e 13-të ndaj Flamurtarit. Partizani do të luajë pa tifozë në 4 sfida, ato kundër Kamzës, Kastriotit, Laçit dhe Flamurtarit, por një lajm i mirë për “demat e kuq”. Për derbin kundër Tiranës, tifozeria e kuqe do të jetë e pranishme në stadium, pasi dënimi i FSHF skadon. Gjithashtu e pëson edhe presidenti i Laçit, Pashk Laska. Më poshtë keni të gjitha vendimet e Komisionit të Disiplinës: 1. Zyrtari i KF “Laçi”, Pashk Laska për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes kundër KF “Skënderbeu” e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë, në bazë

Disiplina me “dorë të hekurt”, Skënderbeu dhe Partizani e pësojnë keq

të nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Në bazë të nenit 20, zyrtarit i ndalohet hyrja dhe qëndrimi në dhomat e zhveshjes, territorit përreth fushës së lojës dhe stolit të rezervave. 2. KF “Tirana”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që përmban Kodi i Disiplines Sportive. 3. FK “Kukësi”, paralajmërohet se në rast përsëritje të reagimeve paragjykuese ndaj zyrtarëve të

ndeshjes, do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që përmban Kodi i Disiplines Sportive. 4. KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur mjete ndezëse, hedhur gurë brenda rrethimit të fushës duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të ndeshjes kundër FK “Partizani”, në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqindmijë) lek dhe zhvillimin e 5 (pesë) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës. 5. FK “Partizani”, për sjellje të

gabuar të spektatorëve duke përdorur mjete ndezëse, hedhur gurë brenda rrethimit të fushës duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të ndeshjes kundër KF “Skënderbeu”, në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. 6. Mos shqyrtimin e kërkesës së lojtarit të KF “Vora”, Artur Sejdini, duke mos qënë kjo kërkes në kompetencë të Komisionit të Disiplines Sportive.

Pas nisjes fantastike nën drejtimin e Christan Panuccit, Eros Grezda pësoi një dëmtim të rëndë që e mbajti jashtë fushave për një kohë të gjatë. Lista e futbollistëve që nuk mund të jetë nën urdhrat e trajnerit italian për ndeshjet e para të Nations League është zgjeruar dhe me siguri Grezda do të kthehet pikë referimi, edhe pse ende nuk është në formën e tij më të mirë. “Kam kaluar një fazë të vështirë dhe tani jam në fazën e rikuperimit dhe kam nisur stërvitje me ekipin. Dua të jem në formën më të mirë jo vetëm

për të ardhur aty, por për të qenë gati për ndeshjet në shtator. Mungesat? Roshi dhe Sadiku kanë treguar se janë të rëndësishëm dhe më vjen keq që nuk do të jenë për ndeshjet e radhës nga dëmtimi i rëndë, por nëse rikuperohem unë do të bëj maksimumin për të

ndihmuar skuadrën dhe mbushur vendin e tyre në një formë. Forma? Është problem pasi shumë lojtarë nuk kanë klube dhe disa të tjerë janë të dëmtuar por nuk varet nga 1-2 apo 3 lojtarë pasi kemi lojtarë kualitativ që mund të përfaqësojnë vendin tonë dhe Panuçi mund të bëjë më të mirë që janë për momentin. Kam folur vazhdimisht me të dhe më ka pyetur për gjendjen e i kam thënë se kam nisur përgatitjet me skuadrën dhe se gjithçka po shkon mirë”, u shpreh Grezda në një intervistë për Supersport.

Radas flet shqip: Ju tregoj sekretin e fitoreve të Skënderbeut

Kapiteni i Skënderbeut, Marko Radas tashmë flet shqip në konferencën për mediat. Pas 7 vitesh në Korçë këtë sezon ka marrë përgjegjësinë e shiritit dhe të një lideri, siç u pa dhe në ndeshjen me Partizanin, një fitore e rëndësishme, por aspak e thjeshtë, sipas kroatit. “Më vjen mirë që e nisëm me një fitore, edhe pse nuk mund ta konsideroj të thjeshtë. Është shumë e rëndësishme, pasi fituam ndaj një rivali direkt. Kastrioti? Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, duhet ta respektojmë maksimalisht kundërshtarin. Ne respektojmë këdo kemi përpara, natyrisht duke kërkuar gjithmonë fitoren në fushë. Sekreti i fitoreve? Është forca e grupit, kjo është pika e fortë e Skënderbeut, të luajmë të gjithë si një skuadër. Kemi një organikë, cilësore pavarësisht largimeve. Eksperienca që kam fituar këto 7 vjet te Skënderbeu, pastaj më ndihmojmë shumë edhe shokët e skuadrës. Bëhet gjithçka më e lehtë kur luan përkrah një lojtari si Vangjeli, që gjithashtu ka shumë eksperiencë. Merkato? Ndoshta skuadrat tregohen më të kujdesshme për të mos pësuar. Mund të thuhet se dikur ishin Pejic, Ekuban apo Salihi e Soëe, por është vetëm fillimi dhe qendërsulmuesit mund të spikatin. Nuk besoj se ne kemi nevojë për sulmues në merkato. Krasniqi është një qendërsulmues shumë i mirë, të gjithë besojmë tek ai. Ndoshta në ndeshjen e parë i mungoi pak besimi, por kur ta gjejë do të tregojë vlerat e tij”, deklaroi mbrojtësi kroat.

VERILINDORËT

SULMUESI

Grezda: Jam gati që të mbuloj “boshllëkun” e Roshit dhe Sadikut

MBROJTËSI

Kukësi prezanton Krasniqin, por ngatërron ish-klubin e tij Gëzim Krasniqi është prezantuar paraditen e të mërkurës nga drejtuesit e klubit të Kukësit si lojtari më i ri i tyre. Mbrojtësi kavajas ka nënshkruar një kontratë për një vit me opsionin për të rinovuar edhe në sezonin pasardhës. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, Kukësi njofton marrëveshjen me 28-vjeçarin, i cili u prezantuar nga drejtori Nderim Nexhipi. “FK Kukësi vijon merkaton! Gëzim Krasniqi është futbollisti i radhës që ka nënshkruar me FK Kukësin. 28-vjeçari vjen nga radhët e Partizanit ku

ka luajtur për pesë vite. Ai ka nënshkruar me klubin tonë një kontratë njëvjeçare me të drejtë rinovimi

për një vit. Krasniqi luan në pozicionin e qendërmbrojtësit, dhe është njohës i mirë i Kategorisë Superiore, pasi sezonet e fundit ka luajtur rregullisht në kampionatin shqiptar. Suksese Gëzim Krasniqi!”, thuhet në komunikatën e klubit verilindor. Klubi i fundit në fakt nuk është Partizani, por Rabotnicki në Maqedoni. Kavajasi iu bashkua nënkampionëve menjëherë pas largimit të Albi Allës, që nënshkroi me Flamurtarin. Ai është projektuar për të luajtur krah kapitenit Ylli Shameti në qendër të mbrojtjes.


SPORT

21

E enjte, 23 GUSHT 2018

Gazeta “Corriere dello Sport” i ka dedikuar një speciale portierit shqiptar, i cili sezonin e kaluar ndaj Dybala-n

D

ëshironte të fluturonte dhe fluturoi. Ishte një hedhje në pafundësi. Në minutën e 96-të të Juve-Lazio 1-2, më 14 tetor 2017, lindi përralla e Thomas Strakoshës. Kështu nis një shkrim i “Corriere dello Sport”, kushtuar portierit shqiptar të Lazios, pak ditë para përballjes më të rëndësishme të javës së dytë të Serisë A. Ishte ende një djalosh 22-vjeçar, që donte të bëhej dikush. Priti penalltinë e parë si profesionist. U hodh nga e djathta dhe bllokoi gjuajtjen e Paulo Dybalas. Priti deri në momentin e fundit dhe zgjodhi krahun e duhur. Shpëtoi Lazion, ndryshoi historinë. 15 vite pas fitores së fundit në shtëpinë e Juventusit, Lazio i tha faleminderit Strakoshës. Pas një viti, Strakosha po përgatitet për një tjetër Juve-Lazio, duke studiuar Ronaldon. Statistikat e CR7 shkojnë përtej shkencës, gjuajtjet e tij janë silurë, madje në 2014 topi i goditur prej tij “fluturoi” me 132 km në orë. Goditjet e lira i ka me efekt zbritës, gjuan gjithmonë 11-metërshat. Të gjithë e dinë se cili është Ronaldo, çfarë është i aftë të bëjë. Kur shënjestron portën, në shumicën e rasteve duhet të mbyllësh sytë dhe të shpresosh… Nuk dihet se çfarë mund të shpikë sërish. Të shtunën, në Torino, pas “thatësisë” në Bentegodi, do ta kërkojë me çdo kusht golin. Strakosha

Juve-Lazio, Strakosha po studion goditjet e Ronaldos PORTUGEZI

Ronaldo: Kam ardhur për të fituar Championsin me Juven!

po e studion në Formello dhe vjen i përgatitur me detyrat e shtëpisë, që të jetë gati. Zemra e tij po gufon. Strakosha u bë i njohur pikërisht në Torino. Dybala e kishte mposhtur në finalen e Superkupës, dy muaj para asaj mrekullie. Më 13 gusht 2017, në “Olimpico”, numri 1 i Lazios u hodh i mposhtur nga e majta,

BARDHEKALTRIT

ndaj Dybal-ës, edhe pse do të jetë shumë e vështirë duke parë se kualiteti i skuadrës së “Zonjës së Vjetër” është shtuar ndjeshëm me afrimet e reja. Një shembull frymëzimi është Sorrentino, i cili evitoi tre gola të sigurt në gjuajtjet e Ronaldos, por duhet parë nëse reflekset e Strakoshës do të jenë po aq të mira.

GAFA

Lotito sherr me Inzaghin pas humbjes ndaj Napolit: Këtu vendos unë!

M Humbja në ndeshjen e parë në kampionat ndaj Napolit, ka tronditur jo pak ambientin e klubit të Lazios. Presidenti Claudio Lotito ka pasur një telefonatë aspak miqësore me trajnerin Simone Inzaghi pas përfundimit të ndeshjes. Teksa ka qenë duke shprehur shqetësimin në telefon, dikush ka bërë një video dhe ka regjistruar fjalët e tij, adresuar trajnerit. “Simone, vendos unë, nuk vendos ti. Ta kam thënë në të gjitha mënyrat, se dua të di me siguri kush është mirë dhe kush nuk është mirë. Ti ankohesh gjithmonë dhe për gjithçka. Ke një skuadër që vlen 10 herë më shumë sesa vlejnë të tjerat”. Pikërisht ky diskutim dhe për më tepër publikimi i tij, pritet të destabilizojë ambientin lacial vetëm pak ditë transfertës torineze ndaj Juventusit, të shtunën në orën 18:00.

ndërsa më 14 tetor ia kuptoi krahun argjentinasit. Kundërpërgjigjja e portierit shqiptar ishte gatuar në stërvitje: “I kisha përgatitur 11-metërshat me analistin dhe përgatitësin e portierëve Grigioni”, tregonte atëherë Strakosha. Mbetet të shohim nëse këtë herë ai do të bëjë një tjetër mrekulli si në sezonin e kaluar

Manchester City rrezikon të mbetet pa portier

anchester City ka një skuadër që vlen rreth 1 miliard euro dhe padyshim edhe një mbrojtje të fortë. Një nga pretendentët kryesor të këtij sezoni në Champions rrezikon që të mbetet pa asnjë portier. Dëmtimi i rëndë i Claudio Bravos, që do ta mbajë jashtë fushave për gjithë vitin pas një problemi në thembrën e akilit, duke se i ka prishur planet trajnerit Guardiola. Por kush është portieri zëvendësues i Ederson pas dëmtimit të kilianit? Duket e pabesueshme që një nga ekipet më të pasura në Europë, ka vetëm dy portierë, dhe tashmë ka mbetur vetëm një. Mbyllja e merkatos i ka prishur planet “qytetarëve” të cilët tashmë mund të mbështeten vetëm te portierët e akademisë. Në merkaton e verës, City shiti Joe Hart për vetëm 3.9 milionë euro te Burnley, ndërkohë që portieri premtues Angus Gun kaloi te Southampton për 11

milionë euro. Sigurisht nëse do të ndodhte dëmtimi i Bravos gjatë verës, do të ishte menduar një zgjedhje, ndërkohë që tani mbetet të shpresohet vetëm te Ederson, pasi në të kundërt, do të ishte një katastrofë e vërtetë. Një gabim për të cilin me siguri që dikush duhet të përgjigjet, pasi nuk mund të mendohet që një klub i nje niveli të tillë dhe me një sezon kaq të gjatë si në

Angli, ta luajë gjithë vitin me dy portierë. Buffon-Trapp-Areola është treshja me të cilën mburret trajneri i PSG, ndërkohë që Lopetegui i Realit ka në dispozicion jo dy, por 5 portierë: Courtois, Navas, Casilla, Lunin dhe Luca Zidane. Dhe duke mbetur te Reali raportohet se në merkaton e janarit, City do të tentojë që të arrijë një marrëveshje për transferimin e Keylor Navas.

Cristiano Ronaldo nuk mendon vetëm për t’u stërvitur çdo ditë më shumë se të tjerët, por edhe jashtë fushave të lojës është mjaft aktiv. Ylli portugez tashmë ambasador botëror për kompaninë e transmetimit DAZN, e cila këtë sezon ka të drejtën për të transmetuar edhe disa ndeshje në Seria A. Në intervistën e dhënë për këtë platformë, ai nuk la pa përmendur edhe objektivat e tij me bardhezinjtë. “Dua të fitoj Champions League me Juven. Do të përqendrohemi tek ky objektiv bashkë me shokët e skuadrës, por, pa qenë të fiksuar. Hap pas hapi, do shohim. Edhe nëse nuk ia arrijmë këtë sezon, do e provojmë vitin tjetër ose më vonë. Qëllimi është të fitojmë kampionatin, Kupën, dhe sigurisht të japim më të mirën në Champions. Pse zgjodha Juven? Ka gjëra në jetë që duken të vendosura nga fati dhe në këtë rast ka qenë kështu. Unë kurrë nuk prisja të luaj në këtë klub, por disa gjëra ndodhin natyrshëm. Siç të gjithë e dinë, Juventusi është një nga klubet më të mira në botë dhe për mua ishte një vendim i lehtë. Natyrisht, ajo që bëra me Realin e Madridit ishte e pabesueshme, kam fituar gjithçka dhe kam shumë miq, por Juventusi provoi të më donte më shumë se kushdo dhe unë dua të përpiqem të shkruaj edhe këtë histori me këtë klub”, deklaroi Cr7.


VIP

I

ndustria e muzikës, çdo ditë e më shumë po bëhet një sektor që ka fitime kolosale. Në gjithë këtë fluks prodhimesh muzikore, vetëm 4 këngë shqiptare janë më superiore, kur vjen puna te klikimet në Youtube, që në ditët e sotme është matësi kryesor i suksesit të një këngë. Në krye të listës qëndron kënga “Bonbon” e Era Istrefit me 605,817,380 views. Hiti i padiskutueshëm i 2016ës mori me shpejtësi përmasa globale. “Bon Bon”, i publikuar në stinën e dimrit, me një videoklip të thjeshtë, qe rruga e lavdishme që i hapi dyert Erës drej tregut të huaj muzikor. Jo vetëm dominoi çdo klasifikim të mundshëm shqiptar por ia doli të dëgjohej dhe pëlqehej kudo në botë. E gjitha ndodhi shumë shpejt. Tituj e gazetave ishin: “Era çmend Europën”, ndërkohë që këngëtarja u pa të ftohej në televizione gjermane, franceze e më gjërë. 5 vite më parë, më 18 janar të 2013- ës, u publikua kënga hit.”Të ka lali shpirt”, një këngë që sot numëron ekzaktësisht 403,433,721 views. Bashkëpunimi i Silva Gunbardhit, Mandit dhe Dafit qe kombinimi perfekt. Ritëm dhe një refren që do të mbahej mend gjatë, aq gjatë sa u përfshi në batutat tona të përditshme, club- e nate

22

E enjte, 23 GUSHT 2018

Këngët shqiptare me mbi 100 milionë shikime në Youtube

apo dasma. Por nuk u mbyll me kaq. “Të ka lali shpirt” arriti të dëgjohej në të gjithë Ballkanin e më gjerë. Bashkimi bën fuqinë. Bashkëpunimet e këngëtarëve, janë një tjetër strategji për të gjeneruar miliona klikime në Youtube, që përkthehet në koncerte të shumta dhe sig-

urisht të ardhura të majme. “Bow Down” nga Enca ft. Noizy ka sot shifrën e 108,536,090 views (shikime). Asgjë nuk qe e papritur, kënga ishte tepër fiksuese, e thjeshtë por padyshim u favorizua edhe nga refreni, më saktë gjuha e tij. Kjo e ndihmoi “Bow Down” të

përthithej sa hap e mbyll sytë nga njerëz në të gjithë botën. Finlandë, Ukrainë, Armeni, SHBA, Turqi ishin vetëm disa nga lista e gjatë e shteteve që dëgjuan e ridëgjuan këtë prodhim të këndshëm muzikor. Grupin e 4 këngëve me mbi 100 milion shikime e mbyll Sabina

Dana ft Dafi Derti. 103,930,226 views (shikime), për “E kam pas”. Kënga është publikuar në vitin 2012 dhe u përpunua edhe në versionin turqisht dhe padyshim që ishte hit në Ballkan dhe një trampoline e një muzike të re që erdhi në Shqipëri. Ata nuk e quajnë tallava.

Çifti i njohur, sërish prindër G-Eazy dhe Halsey rikthehen

Çifti i këngëtarëve duket se nuk kanë mundur të qëndrojnë dot larg njëri-tjetrit. Pas ndarjes së tyre në muajin korrik, G-Eazy dhe Halsey janë rikthyer sërish bashkë. Ata janë fotografuar duke kapur duart në festën e madhe pas ceremonisë së “MTV VMA”. Burime pranë tyre kanë treguar për “E News” se pas ceremonisë ata kanë festuar të ndarë në pjesë të ndryshme të klubit por janë larguar së bashku në orët e para të mëngjesit. I njëjti burim shton se ata janë duke luftuar për njëri-tjetrin në mënyrë që mos të kenë më një marrëdhënie problematike.

Beatrix: I shikoj të gjitha

Këngëtari i njohur amerikan Robin Thicke dhe partnerja e tij April Love, do të bëhen prindër përsëri. 41 vjeçari dhe 23-vjeçarja kanë dhënë lajmin e gëzueshëm në Instagram gjatë së martës, duke treguar se po presin fëmijën e dytë së bashku. April ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të dhënë këtë lajm, duke e publikuar në Instagramin e saj një video

të vajzës Mias gjashtë muajsh, duke luajtur me një fotografi ultrazëri. “Epo, dikush do të bëhet motra e madhe vitin qe vjen. Jemi shumë të lumtur t’ju lajmërojmë se po bëhemi prindër përsëri. Të shtunën e zbulojmë nëse do jetë vajzë apo djalë”, ka shkruar ajo. Robin po ashtu ka edhe një djalë tetë vjeçar me emrin Julian, nga martesa e tij e parë me Paula Patton.

Beatrix Ramosaj është një nga këngëtaret më të përfolura. Së fundmi ajo ka lançuar edhe bashkëpunimin me vëllain e saj, Alban Ramosajn “Get High”. Mirëpo herë pas here Trixa bëhet fokus i mediave rozë, për format trupore dhe për jetën e saj personale. “Është qesharake se si sillesh mirë para fytyrës time, është gallatë se si flet pas shpinës time, dhe është jashtëzakonisht komike që mendon se nuk e kam vënë re. Unë mund të mos them asgjë por i shikoj të gjitha. Vetëm sepse hiqem sikur nuk ka asgjë nuk do të thotë se jam budallaqe. Me mua nuk luan njeri, unë luaj. Unë mbyll gojën dhe mbaj veshët hapur”- shkruan Ramosaj.


VIP

23

E enjte, 23 GUSHT 2018

“Notre Dame de Paris”, Elhaida Dani në Kanada Këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani ndodhet prej disa ditësh në Kanada në kuadër të turneut muzikor “Notre Dame de Paris”. Muzikali është i shkruar nga muzikanti Riçardo Koçiante dhe tekstshkrues është Luc Plamondon. Elhaida u ftua nga të dy autorët e projektit për të luajtur rolin e Esmeraldës në muzikalin e famshëm botëror i cili është pjesë e librit Guinness. Duke njohur terren të gjerë nëpër botë, vepra është e përkthyer në 7 gjuhë të tjera. “Notre-Dame de Paris” është një lidhje muzikore mes kulturës francez dhe asaj kebekuaze, e cila debutimin e saj të parë e pati më 16 shtator 1998 në Paris. Ajo bazohet në romanin me të njëjtin titull (The Hunchback of Notre-Dame) të romancierit francez Victor Hugo. Siç shkruan “Atsh”, prej vitit 2016, Elhaida Dani dhe “Notre Dame de Paris”, po udhëtojnë anekënd botës duke e prezantuar përpara artdashësve në Francë, Lebanon, Russi, Taiëan, dhe stacioni i fundit pritet të jetë Kanada-

ja. Ky është një prej spektakleve më të mëdha në botë ndaj edhe trupa përfaqësuese është mjaft profesionale. Ndërkohë që turi vazhdon, pas shfaqjeve

në Quebec në “Grand Théâtre de Québec”, datat e spektaklit të Montreal do të jenë më 8, 15 dhe 20 shtator, ndërsa në Otawa Elhaida do të jetë më 17 tetor.

Muzika shkodrane zbret në Amfiteatrin e Tiranës mbrëmjen e së enjtes. Legjendat e muzikës qytetare shkodrane: Mukades Çanga, Myfarete Laze, Bujar Qamili e Bashkim Alibali vijnë së bashku me artistët e rinj të qytetit në një buqetë muzikore të titulluar “Karajfilat e Shkodrës”. Prej ditësh këngëtarët shkodranë kanë nisur provat, për t’u përfaqësuar sa më mirë në koncertin që do të mbajnë mbrëmjen e 23 gushtit, në Amfiteatrin e Liqenit. “Karajfilat e Shkodrës” do të jetë jo vetëm një mbrëmje

muzikore, por edhe një paradë me kostumet më të bukura popullore të zonës së Shkodrës.

Veç këngëve, do të ketë edhe pjesë nga dhe orkestra e grupi i valleve të qytetit të Shkodrës.

“Karajfilat e Shkodrës” sot në Tiranë “U rritëm” e Kejsi Tolës

Fifi në duet me marokenen

Këngëtarja Fifi ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor. Pas suksesit të dy këngëve me titull “Nanush” ajo ka zgjedhur të vijë me një duet. “Habibi” titullohet kënga e saj e re, të cilën ajo e sjell në bashkëpunim me këngëtaren tjetër, Lamar. Njw projekt ky i cili në minutat e parë të publikimit ka filluar të pëlqehet dhe shpërndahet nga fansat. Në këtë këngë me tekst të të dya këngëtareve, shihet haptazi se është një “diss” për reperet e reja, Tayna dhe Rina. “S’më bon përshtypje nëse e ki belin e hollë, mos i jep vetes rëndësi se je t’u u kalb n’silikon”, është vetëm një pjesë e tekstit e cila po cilësohet si “diss” ndaj tyre. Theksojmë se projekti është punuar nga Max Audio, me tekst të vetë këngëtareve ndërsa për muzikën është përkujdesur Apollo. Ajo që e karakterion këtë projekt dhe që tërheq vëmendje është vetura me targa të kohës së okupimit të Serbisë në Kosovë. Për të gjithë ata që nuk e dinë, targat janë me flamur të Serbisë.

Një sukses i menjëhershëm ka rezultuar projekti më i ri i Kejsi Tola, i cili është sugjeruar pafund nga publiku shqiptar në topawards. top-channel.tv, duke u bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. “U rritëm” mban titullin prurja më e re e artistes së talentuar, e cila kësaj radhe i ka besuar kantautorit Flori Mumajesi. Me muzikë dhe tekst të Florit, Kejsi ka bërë zgjedhjen e duhur për këtë projekt muzikor dhe këtë e tregojnë më së miri komente pozitive në rrjetet sociale si edhe renditja në “The Top List”. Edhe pse ka vetëm një javë që ka dalë në treg, kjo këngë jo vetëm është bërë pjesë e “The Top List” por ajo është renditur gjithashtu mjaft mirë, pikërisht në 20 këngët më të votuara të klasifikimit. “Kjo është një këngë që e kam dashur që nga fillimi kaq shumë dhe jam kaq e lumtur që po më bëni ta vazhdoj ta dua edhe më shumë, nga çdo koment dhe çdo fjalë me kaq shumë energji”, shkruan Kejsi në një postim të bërë në profilin e saj në Instagram sa i përket këngës “U rritëm”.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

LRI: Kosova është gjaku ynë që nuk falet

Në përgjigje të interesit të të rinjve që janë pjesë e kampingut të LRI-së në Jalë, Zëvendës Kryetari i LSI-së Luan Rama u shpreh kundër idesë së hedhur nga Presidenti Hashim Thaçi, duke deklaruar se kufijtë e Kosovës nuk janë çështje negociatash individuale dhe as çështje negociatash bilaterale apo më shqip dypalëshe. Luan Rama tha se për Kosovën ashtu si për të gjithë hapësirën shqiptarë është luftuar dhe është derdhur gjak. Të frymëzuar pikërisht nga vargjet e Ali Podrimës të interpretuara sot nga Luan Rama, të rinjtë e LRI-së me pankarta në duar japin mesazhin e fortë nga Jala, që askush nuk ka të drejtë të falë territore shqiptarësh. “Kosova është gjaku im që nuk falet”- shkruhet në pankartën e të rinjve të LRI-së. “Të rinjtë e LRI motivohen nga vargjet e poetit Ali Podrimja që sot u interpretua nga Luan Rama gjatë #LRIsummercamp2018”- thuhet në postimin LSI-së në faqen zyrtare të saj në rrjetet sociale.

24

E enjte, 23 GUSHT 2018


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.