CYANMAGENTAYELLOWBLACK
www.kohajone.com
1 E mërkurë, 23 JANAR 2019
A po shkarkohen drejtorët për t’u arrestuar nga Prokuroria? E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 16 (8457)
E mërkurë, 23 Janar 2019
Çmimi 30 Lekë
Shkarkimet e djeshme lidhen vetëm me prangat që po përgatit prokuroria për tenderin e Unazës së Re. Kryeministri duket se i ka përcaktuar Prokurorisë se deri ku mund të ngjitet në piramidën e qeverisë për ndalimet e mundshme FAQE 3
Ministri i Punëve të Presidenti Ilir Meta mbylli dje Jashtme Edi Rama betohet vizitën në Mal të Zi pas vizitës në para Presidentit Meta Arkipeshkvinë 1 mijë vjeçare të Tivarit
Në foto: Kryeministri Edi Rama dje gjatë betimit si ministër i Jashtëm para Presidentit Ilir Meta RIKANDIDIMI
OPOZITA ZBRET NË SHESH
Në foto: Presidenti Ilir Meta në Katedralen e “Shën Pjetrit Apostull” dhe në Arkipeshkvinë një mijëvjeçare të Tivarit AKUZAT E FORTA
Kodheli dhe Partia Braçe: Erion Demokratike: Veliaj, kandidat Më 16 shkurt do i PS për Tiranën të nisin protestat! FAQE 12
FAQE 2
Jozefina Topalli: Basha e mban në pushtet Edi Ramën! FAQE 6
AKSIONI
FAQE 2
FAQE 24
KRYETARJA E LSI
Një ton Kryemadhi: Mos hapja kanabis, e negociatave me kapet gomonia pasoja kritike, sjell në Vjosë izolimin e Shqipërisë FAQE 14
FLET KARDIOLOGU
Leonidha Peppo: I ftohti dhe sistemi kardiovaskular, rreziku që kanos dhe kujdesi që duhet të bëni
FAQE 22
FAQE 8
POLITIKE
2 E mërkurë, 23 JANAR 2019
CEREMONIA
Ministri i Punëve të Jashtme Edi Rama betohet para Presidentit Meta P
ak minuta ka zgjatur beti mi i kryeministrit Rama, si ministër i Jashtëm, para Presidentit Meta. Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua dje ceremonia e betimit të Ministrit të ri për Evropën dhe Punët e Jashtme. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, e njëkohësisht Kryeministër, Edi Rama, u betua sonte, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë. Presidenti i Republikës, Meta, duke i dorëzur dekretin, i uroi suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme. Në ceremoni ishte i pranishëm Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli akuzon ashpër kryetarin e Partisë Demokratike
Topalli: Basha e mban në pushtet Edi Ramën! I
sh-nënkryetarja e Partisë Demokratike dhe një ndër ikonat e kësaj force politike, Jozefina Topalli, e quan të delegjitimuar procesin e përzgjedhjes së Kryesisë së re. "Është një kryesi e delegjitimuar, sepse më i votuari ka vota më pak se gjysma e votave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe kjo s'ka ndodhur kurrë në historinë e PD. Ata që mbesnin jashtë kryesie se PD kishin vota me shumë se gjysma e anëtareve të këshillit. E dyta 90% e kësaj kryesie kanë më pak se 30 për qind të votave të Këshillit Kombëtar është mungesë përfaqësimi, është rrëzim i çdo emri të paraqitur aty. Përpara ata që votoheshin më shumë merrnin 80-90% te votave. Ata që ishin anëtarë të kryesisë së PD sigurisht merrnin mbi 70% të votave", thotë ajo për Klan. Kur flet për ekipin e Lulzim Bashës, thotë se ai nuk është përfaqësues, as në figura, as ne ideologjinë e se djathtës: "Është pa identitet, no face, no name, no voice, me ndonjë përfaqësim të vogël brenda kësaj strukture. Pas Republikës së re ajo që ishte, PD ka rilindur, siç ka rilindur edhe PS, e para e majtë e dyta e djathtë. Në këtë që është kryesia e re dhe që presupozohet se është qeveria e Lulzim Bashes, nuk ka të vjetër, nuk ka njerëz me kontribute, nuk ka themelues, nuk ka njerëz me eksperiencë, nuk ka profile të larta dhe nuk ka njerëz që flasin politikisht, nuk ka
të rinj dhe nuk ka të djathtë". Delegjitimi i strukturave drejtuese të Partisë Demokratike, thotë ish-numri dy i kësaj force politike, Lulzim Bashës i shërben vetëm për një qëllim: "Një forcë politike pa legjitimitete dhe pa identitet sigurisht i shërben vetëm kryetarit dhe njerëzve të familjes së tij, të cilën e ka kthyer nga një force politike në një biznes privat për përfitime dhe ambicie financiare, të cilat kanë ecur shumë mirë gjatë këtyre viteve, ndërkohë që shqiptarët ikin nga Shqipëria… Këto janë shenja të autokratizmit të qartë të frikshëm në një kohë kur shqip nuk kanë bukën e gojës". Nën kryesimin e Bashës, Topalli thotë se në Partinë Demokratike ka humbur demokracia, vota, vlerat, kontributi apo qenia e djathtë, ndaj dhe e sheh të pamundur rikthimin e demokratëve në pushtet. Arsyeja, sqaron ajo, është pazari që sipas saj e lidh Bashën me kryeministrin Rama: "Lulzim Basha nuk vjen kurrë në pushtet, as me këtë ekip. Basha është njeriu që mban Edi Ramën. Po të mos ishte Lulzim Basha, Edi Rama nuk do ishte kryeministër prej kohësh, ashtu si po të mos ishte Edi Rama, Lulzim Basha nuk do ishte në krye të PD. Ata janë të lidhur në mënyrë të pazgjidhshme sepse ata mbajnë njeri-tjetrin, i mbajnë interesat e njëri-tjetrit". Dhe kur flet për pazar thotë se në perspektivë sheh një "deja vu" të marrëveshjes Rama-
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
Basha të Majit të vitit 2017 edhe për sa u përket protestave: "Lulzim Basha po pret pazarin e radhës do ketë çadrën e radhës, pazarin e radhës, do hyjë në qeveri me Edi Ramën si në 2017, pas britmave të çadrës dhe tradhtisë apo do kërkojë në tavolinë drejtori apo ndonjë bashki tjetër, këtë do t'ia lëmë kohës. Ai zgjedhjet i kupton si pazar, ai nuk pranon votën si koncept. Ndaj dhe PD është një emër që nuk ka lidhje me atë forcë politikë të kapur peng nga Basha dhe familja e tij".
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
Ndaj dhe thirrjen e protestave e sheh në funksion të interesit personal të Lulzim Bashës: "Prej 5 vitesh e kam dëgjuar mbi 590 herë këtë thirrjen se sot do fillojmë betejën frontale për rrëzimin e supertrafikantit Edi Rama. Është farsë, është gënjeshtër dhe ky është identiteti i Lulzim Bashës. Është gënjeshtar. Kishte 6 vite kohë për të bërë protesta dhe për t'iu përgjigjur thirrjes së shqiptarëve. Nuk e bëri asnjëherë se i shërbeu xhepit të kunatit dhe familjes së tij, duke u bërë si një argat i Edi Ramës". Kritike është edhe me bojkotin e
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
Kuvendit, pasi thotë se nuk i shërbeu asnjë qëllimi: "Në parim jam kundër çdo bojkoti, vetë kam bojkotuar për çështje madhore dhe kemi dalë me një bilanc pas bojkotimit. Kur Basha kërkonte leje ndërtimi për katin shtese të tij në përplaseshim me krimin në Parlament. Dolëm nga parlamenti kur bëmë dekriminalizimin, por e realizuam, rrezikuam sakrifikuam, por ia dolëm. Ky doli nga parlamenti se tha do bej vetingun në politikë, ky dhe hyri në parlament për të mbrojtur mandatin e tij dhe hoqi nga lista e kryesisë së tij Rudina Hajdarin, se mbase është më mirë që të djegim mandatet tona". Ndryshe nga lulzim Basha ish-nënkryetarja e demokratëve thotë se nuk duhet ndryshuar sistemi, por duhet një lëvizje e re për t'i dhënë fund kësaj kaste politike. Dhe lëvizjen e studentëve e sheh si mundësinë e një ere të re politike në vend: "Ata janë ngritur kundër qeverisë dhe kanë refuzuar opozitën. Është unike në botë që opozitarizmi të refuzojë atë që quhet opozita formale. Kjo tregon që ka një vakum të frikshëm, të tmerrshëm në skenën politike. Kjo 'status quo' e skandaleve që nuk presin njëratjetrën duhet përmbysur një sekondë e më parë. Katër vetë nuk mund të mbajnë peng fatet e Shqipërisë, ata duhen rrëzuar dhe njerëz të ndershëm do duhet të marrin drejtimin e këtij vendi dhe besoj se një lëvizje e re do lindë në vijim."
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E mërkurë, 23 JANAR 2019
A po shkarkohen drejtorët për t’u arrestuar nga Prokuroria?
Shkarkimet e djeshme lidhen vetëm me prangat që po përgatit prokuroria për tenderin e Unazës së Re. Kryeministri duket se i ka përcaktuar Prokurorisë se deri ku mund të ngjitet në piramidën e qeverisë për ndalimet e mundshme Pak ditë pas ndërrimit të ministrave kryesorë të kabinetit, kryeministri Edi Rama ka nisur një valë shkarkimesh të drejtorëve më të rëndësishëm të administratës. Vetëm dje u shkarkua nga detyra Afrim Qendro, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, si dhe një nga drejtorët që ka pasur në duar këto vite pjesën më të madhe të buxhetit të shtetit për investime. Dy ditë më parë u largua kreu i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), Klodian Gradeci. Zyrtarisht u tha se ishte dorëheqje, por vetëm pak orë pas letrës së largimit u emërua drejtori i ri, gjë që të bën të besosh se me shumë se dorëheqje ishte një shkarkim shpejtë. Shkarkimi i dy drejtorëve më të rëndësishëm të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, pa dhënë asnjë shpjegim, në pamje të parë duket si një ndërrim administrate pas marrjes së detyrës nga ministrja e re Belinda Balluku. Por për të dy drejtorët mësohet se ka qenë kërkesa e Edi Ramës për t'i larguar ata dhe për ti zëvendësuar brenda pak orësh me zyrtarë të tjerë. Pra, më shumë se ndryshim i njerëzve për shkak të modelit që do të sjellë ministrja e re, kemi të bëjmë me urdhër të Edi Ramës. Ndërsa për ministrat që largoi u justifikua se ikën për shkak të protestave të studentëve, ndërsa për drejtorët e rëndësishëm, kryeministri nuk ka asnjë qëndrim zyrtar se pse po i largon. Shkarkimet e bëfta dhe pa zhurmë nga ana e kreut të qeverisë lidhen direkt me aferat për të cilat Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është vënë në qendër të vëmendjes këto muaj. Emrat e të dy drejtorëve lidhen me skandalin e kompanisë "DH Albania", e cila në dy tendera të dyshimtë arriti të marrë në pak muaj 30 milionë euro. Kompania
që kishte pronar një 26-vjeçar i cili punonte recepsionist, rezultoi se kishte të falsifikuar gjithë dokumentacionin. Jo vetëm nuk rezultonte se në Shqipëri të kishte kryer ndonjë projekt që e fuste atë në firmat serioze, por kishte falsifikuar në SHBA gjithë dokumentacionin duke u prezantuar në Tiranë si një kompani amerikane. Me një dosje me letra flase, OST-ja i ka dhënë gjatë muajve të fundit të vitit 2018 kompanisë "DH Albania" një tender prej 12 milionë eurosh për ndërtimin e linjës së transmetimit të energjisë Burrel-Peshkopi. Fondi limit i këtij institucioni ishte 12 milionë euro aq sa ka marrë dhe kompania me letra të dyshimta. Ndërsa drejtori i ARRSH, Afrim Qendro u vendos në qendër të skandalit pasi kompania "DH Albania" fitoi tenderin 18 milionë euro për ndërtimin e një segmenti të Unazës së Re. Në të dy këto tendera kompania mashtruese
garoi e vetme dhe mori vlerën maksimale të parave nga buxheti i shtetit, duke shënuar një rast unikal të korrupsionit me paratë e taksapaguesve. Pas publikimit të skandalit Ministria e Infrastrukturës, anuloi të dy tenderat, ndërsa zyrtarët u justifikuan se nuk kishin informacion për dokumentet e kompanisë "amerikane"(!) se ishin false. Kryeministri Edi Rama deklaroi se pavarësisht që kompania kishte mashtruar, lekët e buxhetit të shtetit nuk u prekën dhe se zyrtarët e shtetit kishin zbatuar ligjin. Nëse zyrtarët kanë zbatuar korrekt ligjin, përse kryeministri me nxitim kërkoi shkarkimin e dy drejtorëve më të rëndësishëm të kësaj ministrie dhe që kanë përgjegjësi direkte për tenderët e "DH Albania". Në të gjitha rastet, me shkarkimin e tyre, kryeministri Edi Rama konfirmon se largimet në këtë ministri lidhen me dy tenderat që në mënyrën
antiligjore iu dhanë një kompanie me të gjitha dokumentet të falsifikuara. Në këtë histori dikush duhet të dalë fajtorë dhe përgjegjësia s'mund të jetë vetëm e recepsionistit 26-vjeçar që mashtroi. Me shkarkimet e djeshme të drejtorëve, kryeministri duket se i ka çuar sinjal dhe Prokurorisë se me cilët duhet të merret. Pra kryeministri ose ka dijeni se ç'po gatuan Prokuroria ose u ka çuar sinjal publik atyre se "tani e keni udhën të hapur për arrestimet e ish-drejtorëve, pasi nuk janë më zyrtarë të lartë!". Gjithashtu u ka vënë edhe kufirin se deri këtu mund të bëni arrestime e jo më lart! Shkarkimet e djeshme lidhen vetëm me prangat që po përgatit prokuroria për tenderin e Unazës së Re. Kryeministri duket se i ka përcaktuar Prokurorisë se deri ku mund të ngjitet në piramidën e qeverisë për ndalimet e mundshme.
POLITIKE
4
E mërkurë, 23 JANAR 2019
Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho: Protesta popullore të pandalshme deri në rrëzimin e Ramës
N
ë përfundim të mbledhjes, kryesia e re e Partisë Demokratike ka vulosur datën 16 shkurt për të mbajtur protestën e madhe opozitare. Burime nga selia blu thanë dje për “Koha Jonë” se protesta do të nisë në orën 11:00, ndërsa ajo do të paraprihet nga protesta të tjera në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Kujtojmë që Kryesia e re e PD-së u mblodh pasditen e së hënës për të parën herë, për t’ia lënë radhën mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve që u mblodh dje në orën 11:00, mbledhje në të cilën u diskutua për formën, datën dhe të gjitha detajet e protestës së opozitës. E pas kësaj mbledhjeje, anëtarët e Kryesisë së PD-së u mblodhën sërish pasditen e djeshme për të vendosur datën dhe orën e protestës së madhe. Aksionin e opozitës do ta paralajmëronte në nisjen e sesionit të ri parlamentar vetë kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili nga foltorja e Kuvendit deklaroi se vendi është në emergjencë kombëtare dhe për këtë arsye Basha bëri thirrje nga Kuvendit për kryengritje. “Duke nisur nga sot, PD dhe opozita ka një dhe vetëm një mision; ti prijnë qytetarëve drejt të drejtës së tyre më legjitime. Të bëhen zot të fateve të vendit, të bëhen zot të fateve të familjeve të tyre, të bëhen zot të fateve të fëmijëve të tyre, të bëhen zot të fateve të tyre, të bëhen zot të fateve të këtij parlamenti dhe të kësaj qeverie përmes një kryengritje
Opozita zbret në shesh – Më 16 shkurt do të nisin protestat!
demokratike popullore për ti dhënë fund regjimit të këtij të marri psiqik që vjedh dhe shkatërron Shqipërinë”- deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha të hënën në Kuvend. Aleatët Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, në një intervistë për “Ora Neës” deklaroi se protestat e opozitës do të jenë të pandalshme deri në rrëzimin e kryeministrit
Edi Rama, i cili, sipas saj, është përgjegjësi kryesor për varfërinë e vendit, rritjen e taksave, kanibizimi, dhe largimin masiv të të rinjve nga Shqipëria. “Protesta popullore të pandalshme deri ne rrëzimin e kryeministrit Rama si përgjegjësi kryesor i kanabizimit të vendit, varfërisë dhe rritjes së taksave, kriminalitetit të politikës shqiptare, dhe largimin masiv të të rinjve nga vendi”, tha Xhixho. Ajo shtoi se vendi ka nev-
ojë për krijimin e një qeverie kalimtare për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si dhe për ecjen përpara të procesit të integrimit europian. Duke folur për negociatat, Xhixho theksoi se LSI-ja ka angazhimin maksimal për hapjen e tyre. “LSI ka angazhim maksimal dhe do bëjë çdo gjë për të mundësuar hapjen e negociatave në qershor, si e vetmja mënyrë për ndërtimin e shtetit ligjor dhe kontroll më të
madh të BE ndaj vendit tonë. Sot, çdo njeri ka arsye për të protestuar ndaj premtimeve të pa mbajtura të qeverisë, e cila premtoi 300 mijë vende pune, por mbi 400 mijë shqiptarë kanë emigruar jashtë vendit. Premtoj uljen e korrupsionit, por vetë DASH në raportet e saj thotë qartë që korrupsioni është në çdo qelizë të administratës. Premtoi përgjysmim të TVSH-së për ushqimet më jetike të shportës, por çmimet janë rritur, duke u bërë të papërballueshme për qytetarët. LSI dhe opozita do vijnë me një alternative konkrete, të besueshme, e cila ka fokus zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe uljen e taksave”, u shpreh ndër të tjera në intervistën e saj, Erisa Xhixho. Ndërkohë, duke folur për protestën e studentëve, Erisa Xhixho u shpreh: “Protesta e studentëve është një mesazh që mazhoranca të lërë propagandën dhe shohë realitetin e varfërisë së familjeve shqiptare. VKM e nxjerra cenojnë autonominë universitare dhe janë antikushtetuese, ndaj duhen shfuqizuar sa më parë”, u shpreh dje nënkryetarja e LSIsë, Erisa Xhixho.
DEPUTETJA E PD-SË SKANON KONCESIONET: KANË VENDOSUR FINANCAT PUBLIKE NË RREZIK ME RRITJEN E BORXHIT ME 12 PËRQIND
Jorida Tabaku: Të gjitha PPP-të e Ramës janë korruptive D
eputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i është rikthyer çështjes së Partneritetit Publik Privat. Përmes një analize të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku tha dje se qeveria pas kritikave nga ndërkombëtarët dhe presionit të opozitës, ka vendosur të ndryshojë fasadën e koncesioneve duke propozuar një ligj që do të shërbejë për t’u justifikuar sërishmi përpara ndërkombëtarëve. Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë shton mes tjerash se proceduarat ligjore janë shkelur nga qeveria sipas oreksit të saj, në kundërshtim të hapur me sanksionet e parashtruara. Ajo shton se të gjitha PPP-të e dhëna janë kurruptive dhe janë shpërndarë pa bërë asnjë studim paraprak. “Gënjeshtra me PPPtë! Pasi shpërndanë PPP për mbi pesë vjet dhe pasi çdo institucion ndërkombëtarë shprehu pakënaqësitë për mënyrë e lehtë se si keqpërdoren paratë publike të vendit, qeveria dhe mazhoranca kanë vendosur që të ndryshojnë
fasadën e koncesioneve duke propozuar një ligj që do të shërbejë për t’u justifikuar sërishmi përpara ndërkombëtarëve. Përse them fasadë? Së pari qeveria është vendosur nën trysninë e denoncimeve te opozitës dhe institucioneve ndërkombëtare për abuzimet me tenderat dhe PPP-të. FMN, Banka Botërore e deri raportet e DASH, drejtojnë gishtin nga procedurat korruptive që qeveria kryen për PPP-të dhe tenderat. Këto procedura, siç edhe raportet vërejnë dhe nënvizojnë, kryhen si pasojë e mosrespektimit të ligjit nga
ana e funksionarëve të shtetit dhe administrata. Le të marrim shembullin e inceneratorëve të cilët kanë shkelur procedurat dhe afatet ligjore të cilat ishin dhe janë në ligjin e koncesioneve dhe PPP-ve. Përse u dhanë inceneratorët në kundërshtim me ligjin? Përse u kalua ligji special për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës (që ende është në pikëpyetje dhe ne si deputetë nuk kemi asnjë informacion) kur ligji ishte i qartë? Përse shumë e shumë PPP të tjera kanë kaluar me ligje specifike, si fjala vjen ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar? Siç
edhe kuptohet lehtësisht nuk ka qenë ligji problemi i qeverisë, pasi ligjet zbatohen nga funksionarët dhe nëpunësit e shtetit. Jam shumë e bindur që një nëpunës serioz dhe një ministri e pa kapur nga oligarkët nuk do të kalonte ofertën për Unazën në projektin e zonës së Astirit. Pra, nuk qenka ligji ai që pengon një qeveri të zbatojë kriteret e duhura për të kryer një garë të barabartë. Por është fryma dhe qëllimi politik që udhëheq zbatimin apo jo të ligjit. Siç edhe është lehtësisht e kuptueshme dhe botërisht e ditur, qeveria nuk ka synim të respektojë ligjin dhe ligjet. Bërthama e saj është e kalbur dhe synon të vazhdojë të njëjtën rrugë pasi ajo ushqehet nga një burim që ka nevojë për PPP-të dhe koncesionet. Prandaj, këto ndryshime ligjore janë fasadë dhe nuk kanë gjasa të zbatohen nga një qeveri që në fund të ditës nëse do të ishte e përgjegjshme pas zbulimit të skandalit me Unazën e re në zonën e Astirit, do të reflektonte duke parë të
gjitha koncesionet një për një. Një tjetër argument lidhet me ligjin e ri, nëse qeveria është kaq e vendosur kundër PPP përse nuk vendos që asnjë kompani me letra offshore nuk mund të fitojë një të tillë? Ky ndryshim ligjor vjen mbasi kanë koncesionuar çdo aks rrugor me programin e 1 miliardë që tashmë ka shkuar 2,2 miliardë e mbasi kanë vendosur financat publike në rrezik me rritjen e borxhit me 12 përqind vetëm nga këto kontrata. Të gjitha ato janë abuzive, të pabazuara në studime, korruptive e me kosto të fryra dhe do të analizohen një për një duke çuar para drejtësisë këdo që ka abuzuar me fondet publike. Platforma antikorrupsion do të çlirojë ekonominë nga kjo barrë e rëndë dhe buxhetin e shtetit nga kostot e qokave në formë PPP-je. Investimet reale në infrastrukturë, arsim e shëndetësi do të bëjnë të mundur që Shqipëria të vazhdojë të zhvillohet si gjithë rajoni”- u shpreh deputetja demokrate, Jorida Tabaku.
POLITIKE
5
E mërkurë, 23 JANAR 2019
Banorët e “Astirit” vijojnë protestën, thirrje Ramës: Afrim Qendro nuk mjafton, anulo projektin
“Unaza”, Braimllari: Edi Rama, është kthyer në fatkeqësi kombëtare! B
anorët e “Unazës së Re” janë mbledhur sërish mbrëmjen e e kësaj të shtune për të protestuar kundër projektit korruptiv të qeverisë, banesat e të cilëve preken nga zgjerimi i rrugës. Tashmë në ditën e 80 të protestës së tyre, ata kanë bllokuar rrugën kryesore, teksa kërkuan me thirrje revoltuese anulimin e projektit, duke e cilësuar këtë të fundit si të jashtëligjshëm dhe korruptiv. Teksa kanë marrë shkas nga shkarkimi i Afrim Qendros nga detyra e kreut të ARRSH-së, ata i kanë bërë të qartë kryeministrit Edi Ramës se i ka ardhur ora për t’u larguar nga pushteti. Ata kanë deklaruar se nuk mashtrohen nga lëvizjet e Edi Ramës i cili ka shkarkuar dje nga detyra kreun e ARRSH-së Afrim Qendron. Sipas tyre Rama mund të emërojë e shkarkojë me qindra drejtorë, por banorët nuk do të tërhiqen nga protesta. “Ne nuk tërhiqemi mbrapsht deri sa të anulohet projekti. Nuk kënaqemi dhe as gënjehemi me këto që bën kryeministri duke hequr një drejtor dhe emëruar një tjetër”, deklaruan banorët. Ultimatumi Gjithashtu, ata denoncuan arrestimin e një banori mëngjesin e djeshëm. Një protestues i Unazës së re, është prangosur nga Policia e Tiranës, ku mësohet se banori Artur Muja, është arrestuar te Unazë, para se të niste protesta. Mësohet se prangosja e tij është bërë në shtëpi, me pretekstin se ka marrë pjesë në protestat e mëparshme. Lidhur me këtë arrestim, kanë reaguar banorët e Unazës, duke i lënë edhe një ultimatum ministrit të brendshëm Sandër Lleshajt. “I bëjmë thirrje edhe këtyre drejtorëve të rinj lërini rehat njerëzit, nxirrini njerëzit tanë nga burg, dhe nëse keni ndonjë qëllim tjetër, hajdeni bujrum, hunjtë i kemi gati. Lironi Arturin që e keni marrë te shtëpia sot në mëngjes. I bëj thirrje këtij ministrit, si e ka ky: Lleshaj – Liro Arturin, ndryshe në orën 6 do vijmë te Komisariati. Në rast se nuk e lironi Arturin brenda orës 18.00, protesta jonë do të zhvendoset para komisariatit nr. 6”- u shpreh njëri nga banorët. Ndërkaq, në orët e vona të mbrëmjes u mësua se Artur Muja do të lirohej nga Komisar-
iati nr. 6 ku dhe u shoqërua për verifikim. Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe deputetë e opozitës. Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari do të shprehej dje se largimi i Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare është beteja e çdo qytetari, pasi ata janë përgjegjësit kryesorë të korrupsionit dhe varfërimit në vend. Braimllari shprehet se banorët e Unazës së Re më qëndresën e tyre në këto 78 ditë proteste kanë rrëzuar qever-
inë dhe i kanë çjerrë maskën e saj. “Banorët e Unazës së Re me qëndresën e tyre në këto 78 ditë kanë rrëzuar qeverinë e Edi Ramës, i kanë çjerrë maskën dhe kanë zbuluar fytyrën e vërtetë të korrupsionit në kurriz të qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi. Tani beteja e çdo qytetari është largimi i kësaj qeverie që ka varfëruar dhe kriminalizuar vendin. Nuk mjafton largimi i drejtorëve dhe ministrave të korruptuar për të pastruar Edi
Ramën, por duhet largimi i Edi Ramës sepse ai është përgjegjësi kryesor i korrupsionit dhe i varfërimit të vendit. Qytetarët nuk duhet të ndalen në rrugën e tyre sepse banorët e Unazës së Re dhanë një mesazh të qartë, po të bëhemi të gjithë bashkë t’iu qëndrojmë besnik interesave qytetare çdo beteje fitohet. Sot problemi i vendit është Edi Rama i cili është kthyer në fatkeqësi kombëtare”, tha dje deputeti Endrit Braimllari.
MINISTRJA PËR PARLAMENTIN Spiropali: Fondit për
rrugën ThumanëKashar do shkojë për kampusin universitar
Dy ditë më parë opozita deklaroi se kalimi i fondeve të rrugës Thumanë -Kashar për Universitetin ishte një propagandë e gënjeshtërt qeveritare, pasi për këtë rrugë nuk ishte parashikuar asnjë fond në buxhetin për vitin 2019. Këtij pretendimi, Ministrja për Parlamentin, Elisa Spiropali, iu përgjigj duke thënë se kjo është e pavërtetë. Qeveria, sipas saj, ka parashikuar një hapësirë fiskale për këtë rrugë të cilën do ta paguante sipas kontratës, ndërsa kjo rrugë do të niste ndërtimin me paratë e privatit. “Procedura Thumanë-Kashar ishte në fazën finale të kalimit në qeveri dhe do të niste menjëherë puna me fondet e subjektit privat. Procedura e PPP-së për aksin Thumanë-Kashar është anuluar dhe hapësira fiskale në dispozicion të kësaj PPP do ti kalojë Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë për kampusin universitar, si dhe për rregullime të tjera në jetën universitare dhe infrastrukturë”- u shpreh ministrja Spiropali. Në lidhje me kandidaturën e Bahri Shaqirit për Kontrollin e Lartë të Shtetit, Spiropali mbështeti mendimin e Ulsi Manjës, i cili paralajmëroi rrëzimin e tij.
MINISTRJA E INFRASTRUKTURËS BALLUKU E ZËVENDËSON ME ISH-MINISTREN SONILA QATO
Skandali te Unaza - Shkarkohet kreu i ARRSH-së Afrim Qëndro S
hkarkohet kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro. Burime për Neës24 bënë me dije lajmin dhe se në vend të Qendros do të jetë ish-ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato. Qendro ka qenë një nga emrat e përfolur kohët e fundit, pas shpërthimit të skandalit me “DH Albania”. Ndërkohë dje, drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Klodian Gradeci dha dorëheqjen, sërish pas një skandali lidhur me “DH Albania”. Kjo pasi kjo firmë mori tenderin prej 12 mln eurosh për një linjë energjitike. Pas daljes së fakteve, tenderi u anulua. Më 16 janar, Kreu i ARRSH, Afrim Qendro ka dëshmuar për rreth 2 orë në Prokurorinë e
Tiranës për marrjen e tenderit nga kjo firmë me dokumente të falsifikuara. Qendro ka mohuar kategorikisht se ka shkelur ligjin për tenderin dhe është shprehur para trupit gjykues se ka zbatuar vetëm ligjin. Skandali me kompaninë Dunwell Haberman, nisi me shpalljen fituese për
ndërtimin e një pjese të Unazës se Madhe, por aktiviteti ndërtimor i kësaj kompanie u pezullua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar pas publikimit të dokumenteve, në emisionin “Të paekspozuarit”. Sipas të dhënave të siguruara në faqen e Agjencisë së prokurimit publik, Operatori i Sistemit te
Transmetimit i kishte dhënë kompanisë DH ALBANIA, një tender me vlerë 11 milionë euro (1 miliarde e 447 milionë lekë). Bëhet fjalë për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit, një nga tenderat më të mëdhenj të zhvilluar nga OST gjatë këtij viti. Sipas dokumenteve të siguruara nga Agjencia e Prokurimeve Publike, tenderi është zhvilluar në nëntor dhe Dunwell Haberman Albania e ka fituar atë me 100 për qind të vlerës limit. Më konkretisht, sipas dokumenteve të APP, fondi limit për ndërtimin e linjës Burrel-Peshkopi ishte përcaktuar 1 miliardë e 447 milionë lekë dhe po me këtë çmim është fituar nga DH Albania.
POLITIKE
6
E mërkurë, 23 JANAR 2019
Ultimatumi i Asamblesë: Nëse nuk shfuqizohet brenda 15 ditësh, VKM-ja që e lë fakultetin pa godinë, do përshkallëzojmë qëndrimin
A
sambleja e Përgjithshme e Fakultetit të Gjeologji-Minierave paralajmëron bojkot pa afat të mësimit, nëse nuk shfuqizohet brenda 15 ditësh, VKM-ja që e lë fakultetin pa godinë. Në një deklaratë për mediat, kjo Asamble mbështet protestën e studentëve, duke kërkuar shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë. “Solidarizohet me APA të fakulteteve të tjera dhe mbështet idenë e një mbledhjeje të përgjithshme mes përfaqësuesve të fakulteteve”, thuhet në njoftimin e djeshëm. Vendimi i Asamblesë së Gjeologji-Minierave Sot në datën 21.01.2019, në mbledhjen e saj të parë, pasi diskutoi mbi situatën e krijuar nga Protesta e studentëve dhe Statusin e godinës ku zhvillon aktivitetin mësimor Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave; Vendosi 1. T’i kërkohet Qeverisë shfuqizimi i VKM-së Nr. 744, datë 5.11.2014 “Për kalimin në përgjegjësi administrimi, të objektit “Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave”, Tiranë, nga Ministria e Arsimit dhe Sportit/ Universiteti Politeknik i Tiranës, tek Ministria e Drejtësisë, për Gjykatën e Lartë”, për arsye se: Kjo VKM përbën një precedent të rrezikshëm për të tjetërsuar të gjitha godinat e Universiteteve publike; Kjo VKM është bërë pengesë për të realizuar të gjitha investimet e nevojshme për zhvillimin funksional të aktivitetit mësimor e kërkimor-shkencor në FGJM. Anulimi i VKM-së të bëhet brenda një periudhe kohore prej 15 ditësh, në të kundërtën Stafi akademik do të kalojë në Bojkot, deri në plotësimin e kërkesave. 2. Ti kërkohet Qeverisë anulimi,
Fakulteti GjeologjiMiniera: Bojkot pa afat për godinën dhe studentët
ose ndryshimi rrënjësor i Ligjit për Arsimin e Lartë Nr. 80/2015, duke marrë në konsideratë kështu qëndrimin e 29 anëtarëve të stafit akademik të FGJM-së nga 50 gjithsej, të shprehur nëpërmjet një peticioni në fund të dhjetorit të vitit 2018, në solidaritet edhe me stafet akademike të institucioneve të tjera të Arsimit të Lartë Publik. Ky proces të jetë gjithëpërfshirës, i mirëmenduar, dhe i matur me qëllim nxjerrjen e një produkti cilësor që do të adresojë shqetësimet dhe problematikat e dala. 3. Me qëllim dhënien fund të abuzimit me godinat, të regjistrohen në ZRPP të gjitha godinat e
Universiteteve Publike në emër të tyre. 4. Të kërkohet ri-vlerësimi, motivimi dhe mbështetja e Pedagogëve dhe punës kërkimore shkencore në Universitet. 5. Të mbështetet protesta e studentëve deri në plotësimin e plotë të kërkesave të tyre. 6. Të mbështetet propozimi i Asamblesë të Personelit Akademik të Fakulteteve të tjera për një takim koordinues mes përfaqësuesve të stafeve akademike. 7. Të merren masa për plotësimin e kushteve bazë për mësimdhënien sipas normave të CEE, përfshirë ngrohjen në të gjitha auditoret e fakultetit si
dhe të sigurohet uji i vazhdueshëm. Të merren masa për plotësimin e kushteve bazë të mësimdhënies, duke akorduar një fond të menjëhershëm emergjence për përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare, ngrohjes së auditorëve dhe bibliotekës. 8. Të krijohet dhe të përditësohet në mënyrë periodike një bazë e besueshme të dhënash për të vlerësuar cilësinë e mësimdhënies dhe t’i bëhet transparente Asamblesë së Personelit Akademik. 9. Të organizojë mbledhjen e ardhshme të Asamblesë jo më larg se 15 ditë nga dita e sotme, me një rend dite të paracaktuar më parë.
TE HISTORI-FILOLOGJIA TË RINJTË TË VENDOSUR PËR VIJIMIN E BOJKOTIT, NDËRSA EKONOMIKU HAP AUDITORET
N
ë Fakultetin e Ekonomisë ka rinisur mësimi. Studentët kanë ndërprerë bojkotin dhe janë ulur në auditore, por pedagogët nuk marrin mungesa për të mos penalizuar të rinjtë që ende protestojnë. “Po është zhvilluar mësimi normalisht”, tha një studente për mediat. Në këtë fakultet pedagogët shohin me shqetësim VKM-në për rivlerësimin e titujve akademikë, kompetencë që i kalon Ministrisë së Arsimit, por edhe vendimet e tjera të ndërmarra nga qeveria në dhjetor të vitit të kaluar. “Unë uroj që ky mos jetë veting si gjueti shtrigash që pastaj të dalë siç u bë me policët që më justifiko makinën që ke marrë në 1997. A ka nga ne që janë të krimbur? Plot ka sa të duash. Po nuk i di as ai zotëria, as ministria e Arsimit”, u shpreh dje pedagogu Rezart Prifti. Më-
Studentët e Tiranës vijojnë bojkotin: Të plotësohen kërkesat tonat
sim po zhvillohet në Universitetin e Mjekësisë dhe në disa prej fakulteteve të Politeknikut. Ndërsa në Fakultetin e Drejtësisë një
grup studentësh insistojnë për rinisjen e mësimit. “Nuk duam të krijojmë asnjë përplasje, nuk jemi kundër protestës, por duam
mësim. Ne nuk mendojmë se kjo është forma e duhur e protestës”thanë studentët. Në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të rinjtë shprehen të vendosur për vijimin e bojkotit deri në zgjidhjen e kërkesave. “Në momentin që plotësohen kërkesat ne hyjmë në mësim direkt”, tha një student. Pedagogët këtu nuk po zhvillojnë mësim, ndërsa në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave u mblodh asambleja. Pedagogët adresojnë 9 kërkesa ndër to edhe shfuqizimin e VKM-së që parashikon kalimin e godinës së fakultetit në administrim të Ministrisë së Drejtësisë.
PROTESTA
Studentët e Elbasanit vijojnë grevën, këngë për Ramën
Një grup studentësh protestues të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” kanë kërkuar solidaritetin e kolegëve për të vijuar protestën e tyre që vijon që prej 5 dhjetorit të vitit të kaluar. Gjatë ditës së djeshme ata u kanë kërkuar të gjithë studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të grumbullohen te godina qendrore, por këtë të martë në auditore ka pasur më shumë studentë që ndjekin leksionet dhe seminaret krahasuar me javët e shkuara, pavarësisht se grupi i protestuesve këmbëngul për vijimin e protestës deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të parashtruara prej tyre. Ndërkohë protestuesit kanë shpërndarë një tjetër video këngë kushtuar kryeministrit Edi Rama. Kryeministri Edi Rama kishte planifikuar që të inspektojë ecurinë e punimeve në rrugën Tiranë-Elbasan, punimet për përfundimit e së cilës janë zvarritur prej afër 6 vitesh nga qeveria që ai vetë drejton. Po ashtu, Rama kishte planifikuar një inspektim në Spitalin Rajonal të Elbasanit si dhe një takim në prefekturë me drejtues të rëndësishëm të institucioneve dhe kryetarët e bashkive. Ndërkaq krahas disa takimeve të rëndësishme kryeministri Rama do inspektonte edhe godinat e konviktit të studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. E nisur nga ky inspektim do të zhvillohej më pas edhe një takim me studentët e këtij Universiteti, kuk kryeministri do ishte i shoqëruar nga disa ministra dhe deputetëve të PS-së të Elbasanit.
POLITIKE
7
E mërkurë, 23 JANAR 2019
STUDENTI NXIRRET JASHTË NGA TAKIMI ME RAMËN: SALLA ËSHTË MBUSHUR ME FRESSH-ISTË
“I gjati me dy punë”, studentët e Elbasanit presin Ramën me protesta K
ryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e djeshme një vizitë në qytetin e Elbasanit, ku ka kryer një inspektim në Spitalin Rajonal të Elbasanit, si dhe një takim në prefekturë me drejtues të rëndësishëm të institucioneve. Ndërsa pasdite, kreu i Qeverisë zhvilloi një takim me disa studentë, ku në qendër të diskutimit ishte pakti i tij për Universitetin. Por ndërsa Kryeministri dhe ministrja e Arsimit Besa Shahini po prezantonin dokumentin qeveritar, që sipas tyre u jep zgjidhje kërkesave të studentëve, një student është nxjerrë jashtë nga ky takim, me pretendimin se nuk ishte në listë. Studenti u shpreh në një dalje për mediet, se ai nuk u lejua bren-
da, ndonëse emri i tij ishte në listë. “30% ishin studentë të konvikteve dhe 70% ishin të tjerë”, tha studenti ndërsa shtoi
se në sallë janë lejuar të hynë FRESSHistët. Kujtojmë se Kryeministri u prit me protesta në hyrje të godinës ku po zhvillohej takimi. Në tubimin e tyre disa studentë kanë shpalosur parulla kundër “Paktit për Universitetin”, i cili është propozuar nga qeveria si zgjidhje për kërkesat e tyre. Studentët nuk janë lejuar në takimin me Ramën, ndërsa me pankarta në duar kanë protestuar për mos realizimin e 9 kërkesave të tyre. “Shqiptarët pa punë, i gjati me dy punë” ishte një nga pankartat e studentëve, duke iu referuar edhe postit të ri të ministrit të Jashtëm që u mor nga vetë Rama, i cili vendosi ta shkarkojë Ditmir Bushatin.
Kryeministri “gjen mënyrën” të shmangë përballjen me studentët: Qeveria s’është babai e nëna
Privatiziohen e universitetet?! Rama: Do të jepen me PPP K
ryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim me studentët e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ku prezantoi “Paktin për Universitetin”. Por në vend që të merrej me hallet e të rinjve shqiptarë që kërkojnë kushte minimaliste për vijimin e studimeve, Rama sulmoi opozitën pas akuzave të kësaj të fundit, sipas të cilës anulimi i koncesionit për rrugën Thumanë-Kashar, për t’ia kaluar këto para Universiteteve, është një gënjeshtër, pasi për vitin 2019 në buxhetin e shteti nuk ka asnjë lekë të parashikuar për këtë akt. Pas kësaj, Rama justifikoi skemën e Partneritetit Publik-Privat, ndërsa u shpreh se edhe universitetet do të jepen me koncesion në bazë të kësaj skeme. Ai tha se ky partneritet është krejt normal. “Deri dje thonin se po u vidhen qindra milionë euro shqiptarëve, por sot kur qeveria ka vendosur që të anulojë koncesionin për rrugën Thumanë-Kashar, thonë që s’ka lekë. Jo mor jo, kjo është një propagandë e tyre. Skema e Partneritetit Publik-Privat është diçka krejtësisht normale. Ne do u japim mundësinë sipërmarrësve që të marrin me koncesion, pra në bazë të skemës PPP, për disa vite sipas kontratës. Ju do të keni Universitetin e ri, nga sipërmarrësit të cilët do të shlyhen brenda disa vitesh sipas kontratave”, tha ndër të tjera Rama, duke nënkuptuar se kjo është e
vetmja mënyrë që ai të mos ketë kokëçarje nga të rinjtë që kërkojnë arsim cilësor dhe të pakorruptuar. Kërkesat e studentëve Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u ndal edhe tek kërkesat e studentëve, duke këmbëngulur në të tijën duke thënë se tarifat për studentët janë përgjysmuar. Sipas Ramës, tarifat sot janë nën kosto, por qeveria sipas tij nuk është babai dhe nëna kur vjen çështja tek arsimi i lartë. “Kemi adresuar me shumë seriozitet 8 pikat e studentëve duke thënë qartësisht se si i kuptojmë ne ato pika. Është një përgjegjësi përtej një 3-vjeçari apo 5-vjeçari. Është e kuptueshme që kjo kërkesë është rezultat i një nevoje për më shumë respekt për studentin. Është e qartë që tarifat sot janë nën kosto.
Tarifat i ka vendosur Universiteti dhe qeveria vendos tavanin. Një arsim cilësor lidhet edhe me sa paguan. Të jemi të qartë, por duke pasur parasysh jo sa kapacitet ka një familje për të paguar. Qeveria ka për borxh që në parim të mbështesë ata që vijnë nga familje në nevojë. Qeveria nuk ka detyrim të bëjë babain dhe nënën kur vjen puna tek arsimi i lartë. Kushtet nuk janë më optimale dhe ne kemi rënë dakord për të përgjysmuar tarifat për Bachelorin. Dikush që nuk merr dot universitetin mund të bëhet një profesionist në një drejtim tjetër”- u shpreh Rama. Kryemistri Edi Rama u ndal edhe tek punësimi i të rinjve. Ai tha se duhet të bëhet një balancim i tregut të punës. Ndërsa mori shembullin e
gazetarëve, që sipas tij numri i pranimeve në këtë degë është shumë i lartë. “Perspektiva e punës nuk mund të zgjidhet me punë shteti. Ne duhet të fillojmë të balancojmë tregun këtu. Ju jeni nja 100 veta për gazetarë në vit të parë. 100 veta për gazetari. Ku do shkoni mo vëlla, cili kazan do ju nxerë 100 veta. Edhe nga Elbasani 100, 100, 100, 100 janë 400 vetëm këtu, llogarite 200, 200, 200 atje... dmth do jeni mijëra njerëz që doni kazanin tuaj për të jetuar. Si i bëhet kjo punë?! Do na mbysni fare, do na shkatërroni, do bëhet një kazanhanë e madhe që nuk do ja dalim dot. Unë po mendoj si do vijë dita që kazani të marrë formë prej mermeri, ju doni ta bëni llamarinë komplet”- u shpreh kryeministri Edi Rama.
DEPUTETI I NXJERR LISTËN E PROBLEMEVE
Rama në Elbasan, Boçi: Ai s’ka c’të inagurojë, vetëm papunësi dhe mjerim
Kryeministri Edi Rama ka kryer një vizitë të pa njoftuar publikisht në Elbasan. Duke marrë shkas nga kjo, deputeti i PD-së në këtë qark, Luaçiano Boçi ka ironizuar vizitën e tij ”surprizë”, duke theksuar se ky veprim “vjen nga trimëria” që e karakterizon vjen papritur e pa pandehur. Deputeti i rendit një sërë mangësish nga të cilat vuan sot Elbasani, duke nisur nga kushtet në konvikte, rrugën Tiranë-Elbasan etj. “Çfarë do Rama në Elbasan?! Rama na paska surprizuar Elbasanin?! Me siguri nga “trimëria” që e karakterizon vjen papritur e pa pandehur. Zakonisht e keqja ka këtë formë ardhje. “Hapi derën”thonë në Elbasan. Po çfarë vjen “të inagurojë” ky tipi gjysëm Kryeministër, gjysëm Ministër i jashtëm, në Elbasan?! Vjen për arritjet historike të papunësisë e të mjerimit që është ulur këmbëkryq në qytetin më të ndotur të Shqipërisë?! Ndoshta vallë vjen për rrugën Tiranë-Elbasan, për të cilën ke gjashtë vite që mashtron, dredhon e deliron?! Ndoshta për gjendjen mjerane të konvikteve mesjetare?! Fotot e video e dëshmojnë qartë gjendjen. Aaaa po! Ti Ramë po vjen për të inaguruar shkatërrimin e Universitetit Publik të Elbasanit dhe projektin tënd, për asgjësimin e mësuesisë dhe degëve të tjera e më pas shndërrimin e tij në një Kolegj pa vlerë. Zero lekë investime ke sjellë për gjashtë vite në këtë Universitet. Shikoi mirë shifrat, se si në sajë të qeverisë tënde e Ligjit tënd e formulës të pranimit, sot në Universitetin e Elbasanit degët themelore bazë të tij që i dhanë famën e vlerën, janë katandisur në këto shifra: Gjuhë-Letërsi 14 studentë; Gazetari 27 studentë; Histori-Gjeografi 11 studentë; Gjuhë shqipe frënge 9 studentë; Gjeografi gjuhë italiane 0 (e mbyllur); Histori gjuhë gjermane 0 (e mbyllur); Gjermanisht 0 (e mbyllur); Italisht 0 (e mbyllur); Frëngjisht 0 (e mbyllur); Matematikë 9 studentë; Bio-Kimi 13 studentë. Kjo është e vërteta e arritjeve të tua. Mos u mundo të pllaquritesh në ato monologjet e tua të pështira, për të mashtruar me pakte sakate studentet e pedagogët, sepse ti je tipi Kryeministër që ke prerë në besë e në shpresë studentët, qytetarët, fermerët, biznesin. Hajde ha një “peshk” të bardhë në Labinot se aq meriton!”- tha Boçi.
POLITIKE
8
E mërkurë, 23 JANAR 2019
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, takim me strukturat e LSI në Bashkinë e Vorës
K
ryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi se mos hapja e negociatave për Shqipërinë do të sjellë pasoja kritike për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke sjellë izolimin e vendit. Këtë deklaratë Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e bëri gjatë takimit me strukturat e LSI-së në Bashkinë e Vorës. Kryemadhi theksoi se për hapjen e negociatave duhet dialog politik dhe realizimi i reformave, por duke përmendur edhe mesazhin e komisionerit Hahn, Kryetarja e LSI-së theksoi se opozita i ka luajtur të gjitha gurët e saj, ndërkohë që mungon dialogu politik, në Parlament opozitës i mohohet e drejta e fjalës si në diktaturë, ndërkohë që Parlamenti është uzurpuar nga Kryeministri, i cili ka marrë peng vendin dhe të ardhmen e shqiptarëve. “Hapja e negociatave krijon një stabilitet ekonomik dhe politik për Shqipërinë. Hapja e negociatave për Shqipërinë ka një rëndësi shumë të madhe, sepse krijon pozicionimin e Shqipërisë përfundimisht në krahun e Bashkimit Evropian, gjë që për të cilën ne në këto 27 vite tranzicion të politikës shqiptare kemi pasur të domosdoshme pozicionimin përfundimtar të Shqipërisë. Dhe ajo çka dua të them është që anëtarësimi i Shqipërisë dhe hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian ka një rëndësi të veçantë, por që të arrijmë në këto rezultate, pra për të hapur negociatat, është shumë e rëndësishme që të realizohet dialogu politik”,- tha Monika Kryemadhi. Pjesë nga fjala e Monika Kryemadhit në Vorë: Bashkia e Vorës është një xhevahir në të gjithë hartën elektorale të Qarkut të Tiranës. Edhe pse presioni dhe lufta e egër e qeverisë, apo edhe e policisë së asaj kohe ka qenë e jashtëzakonshme , rezultati i LSI në Bashkinë e Vorës ka qenë surprizues, jo vetëm për ne si LSI, por edhe për shumë faktorë të tjerë politik. Mbi 4600 vota, tashmë kuptohet se kush është sekreti i këtyre votave. Jeni ju që jeni në këtë sallë, këta djem dhe vajza të reja, që, për hir të së vërtetës, keni dhënë forcën, keni dhënë besimin, keni dhënë kurajën jo vetëm LSI-së, por jam e bindur të gjithë banorëve dhe qytetarëve të Bashkisë së Vorës. Kështu që sinqerisht iu falënderoj, iu falënderoj dhe iu jam shumë mirënjohëse për të gjithë këtë angazhim tuajin. Në fakt kur vjen në Vorë, shikon që e gjithë autostrada që nga Komuna e Kasharit, do të shikosh që ka zhvillim në të dy anët e rrugës, ka industri të zhvilluar, ka biznese të hapura, por kur pyet dhe hyn brenda në Bashkinë e Vorës, shikon që papunësia është shumë e madhe. Dhe kjo vjen si rezultat edhe i mungesës së zhvillimit apo të krijimit të mundësive, që qeveria duhet të krijojë. Më pas po të dalësh në njësitë administrative të Bashkisë të Vorës do të shikosh që bujqësia është një nga elementët kryesorë, me të cilët fermerët apo banorët e fshatrave jetojnë me këtë bujqësi, e cila nuk ka absolutisht subvencionim nga shteti, por përkundrazi. Në momente të caktuara ka pasur pozicionimin e shtetit kundër fermerëve, kundër banorëve të fshatrave përreth, apo dhe krijimit të mungesës së hapësirës së zhvillimit të bizneseve të tyre apo të fermave të
Monika Kryemadhi: Mos hapja e negociatave me pasoja kritike vogla, që ata kanë. Problematikat në Bashkinë e Vorës janë pafundësisht, të mos dalim dhe të flasim ku pak më tutje keni një fabrikë bitumi këtu, e cila ndot komplet ambientin, por krijon edhe mungesën e zhvillimit të kësaj zone, qoftë kjo për bujqësinë, turizmin etj. Mos të flasim për mungesën e infrastrukturës së liqeneve në Bashkinë e Vorës, ku qytetarët e Tiranës nuk e dinë sepse nuk i ka promovuar dhe nuk i ka motivuar dhe nuk e ka promovuar turizmin në këto zona, të cilat kanë potenciale të mëdha turistike. Kemi aeroportin e Rinasit, që është shumë afër, kemi dhe shumë e shumë mundësi të tjera zhvillimi, të cilat nuk po shfrytëzohen dhe nuk po i japim shtysë zhvillimit ekonomik dhe hapjes së vendeve të reja të punës në Bashkinë e Vorës. Kemi dëgjuar që do të kemi arsim falas, përkundrazi të gjithë ju në faturën tuaj të energjisë elektrike, paguani dhe 5000 lekë të vjetra taksa arsimi, që për hir të së vërtetës kësaj i shtohet edhe 20% i TVSH-së. Kemi dëgjuar që do të kemi mundësi pafundësisht të zhvillimit ekonomik, stimulimin për krijimin e bizneseve të reja për të rinjtë, por përkundrazi kemi vetëm të rinj dhe të reja që largohen nga Shqipëria. Vetëm në një vështrim të shpejtë që ne kemi bërë si LSI, kemi evidentuar mbi 26 premtime, të cilat asnjëra prej tyre nuk është mbajtur. Vetëm një premtim ka mbajtur Edi Rama, ku thoshte se do të krijojmë korridorin e syrit të kaltër, por në fakt krijoi korridorin e trafikut të drogës nga Shqipëria për në Evropë. Të gjitha këto të dëshpërojnë dhe nuk të japin asnjë shans dhe shpresë që të thuash që ky vend do të bëhet një ditë. Por ka vetëm një mundësi, e cila mund të sjellë shpresën për të ardhmen e shqiptarëve dhe këto janë negociatat me Bashkimin Evropian. Sepse 99% e shqiptarëve aspirojnë për të qenë anëtar të Bashkimit Evropian. Ne sot një nga arritjet më të mëdha që kemi si LSI, është lëvizja e lirë dhe lëvizja pa viza e shqiptarëve në Evropë. Por të mos harrojmë politikat, të cilat kanë favorizuar korrupsionin, krimin e organizuar, trafikun e drogës dhe shpërnguljen në masë të shqiptarëve, sikur të jemi në gjendje lufte. Pra mbi 400 mijë shqiptarë, të cilët janë larguar nga Shqipëria drejt Bashkimit Evropian, kanë krijuar një nga alarmet më të mëdha që ka BE për Shqipërinë, që janë azilkërkuesit, të cilët në këtë proces të shpërnguljes masive të shqiptarëve, BE do të vendosi dhe ka mundësi që në vitin 2021 ta rivendosi përsëri Shqipërinë në procesin e marrjes së vizave. Pra, jo vetëm që nuk kemi hapa përpara, por kemi një kthim pas të procesit të hapjes së negociatave dhe të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Në fakt do thoni ju në Bashkinë e Vorës, përse na flet kaq shumë për integrimin evropian? Flas, sepse Bashkimi Evropian është një nga problemet më të
rëndësishmet për Shqipërinë, është një nga problemet më madhore që ka Shqipëria sot, është një nga pikat më të dobëta për të cilat nuk flitet fare nga klasa politike, por flitet më shumë në kancelaritë e Bashkimit Evropian, se si e si ti krijojmë një shans dhe mundësi Shqipërisë për tu bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Dhe nëse ne politikanët në radhë të parë, nëse ne klasa politike, nëse ne partitë e opozitës nuk do të flasim për këtë problem madhor, sigurisht që Edi Ramës do t’i interesojë që të venitet shpresa e shqiptarëve për Bashkimin Evropian. Sepse vetëm në këtë mënyrë të gjithë shqiptarët do të ngrenë plaçkat dhe do të largohen nga Shqipëria dhe do të lënë një oazë të madh të të gjithë kësaj pasurie, do t’ia lënë Edi Ramës për të bërë çfarë të dojë. Ju keni dëgjuar përpara disa ditësh, se si disa punonjës të Drejtorisë së Tatimeve janë arrestuar për shkak të skemës së mashtrimit me TVSH-në. A e dini ju që kryesorët dhe çelësat kryesorë të kësaj skeme të mashtrimit me TVSH-në janë oligarkët e Edi Ramës, të cilët marrin miliona para’ nga buxheti i shtetit, nga paratë tuaja dhe përveç kësaj vjedhin me skema mashtrimi dhe 118 miliardë lekë të reja, të cilat janë 100 milionë euro që i marrin dhe i fusin në xhep nëpërmjet kësaj skeme mashtrimi. Pra kompanitë e oligarkëve, të cilët shkarkojnë TVSH-në në kompani fantazma, të cilat nuk ekzistojnë fare dhe nga ana tjetër bizneset e ndershme, të cilat rropaten, të kanë nëpër dyert e bizneseve të tyre nga katër herë, apo dhe nga pesë herë në muaj policinë taksidarë të Edi Ramës. Një herë me Taks Forcën, një herë me
Hetimin Tatimor, një herë me Policitë Bashkiake, një herë me Policitë Rrugore, një herë me Policinë e Shtetit, një herë me policinë e kuqe, një herë me policinë e verdhë, sipas të gjitha llojeve të policive që ka krijuar Edi Rama, jo vetëm që i krijojnë probleme dhe i mbyllin çdolloji shansi dhe mundësie për të zhvilluar biznesin e tyre, por nga ana tjetër janë mbi 100 milionë euro, të cilat shteti shqiptar, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve duhet t’ua kthejë këtyre bizneseve me skemën e rimbursimit, sepse ua ka marrë në mënyrë të padrejtë. Pra kemi dy lloje standardesh, kemi standardin e grabitjes së parave të buxhetit të shtetit për t’ua dhënë me skema fiktive dhe mashtruese oligarkëve të tij dhe nga ana tjetër kemi biznesin e ndershëm, ata që mbajnë në këmbë buxhetin e shtetit, të cilët nuk subvencionohen dhe nuk u kthehen mbrapsht paratë e tyre sipas ligjit dhe rregullave të shtetit. Megjithatë mund të flasim pafundësisht për problematikat që ne kemi, mund të flasim pafundësisht edhe për shumë probleme të tjera, gjëra të cilat e bëjnë jetën e përditshme të pamundur për shqiptarët. Qëllimi ynë është që shqiptarët të kthehen në Shqipëri dhe ta kthejnë Shqipërinë në shtëpinë e tyre. Ashtu siç kujdesemi për shtëpitë tona, ashtu siç kujdesemi për familjet tona. Në fakt duhet të kthehemi të kujdesemi dhe për Shqipërinë. Duhet të marrim përsipër përgjegjësitë tona, duhet të marrim përsipër edhe gabimet, edhe të korrigjohemi, sepse gabimet na shërbejnë për t’u korrigjuar, edhe për të kërkuar falje, por dhe për t’u përmirësuar edhe për mos t’i bërë më dhe të ndryshojmë
atë mentalitet, i cili, për hir të së vërtetës, është kthyer që kush vjen në pushtet merr, përfiton çfarë ka për të marr dhe largohet. Jo, ne duhet të krijojmë atë lloj filozofie të politikës, që nuk ka më politikanë që vijnë e përdorin shtetin dhe pushtetin për të mbushur xhepat e tyre dhe largohen. Sot ne duhet t’u japim një shembull të rinjve dhe të rejave shqiptarë që Shqipëria duhet të ngrejë atë model dhe atë sistem që i shërben popullit. Nuk mund të jetë populli në shërbim të politikanëve, por duhet të jenë politikanët dhe qeveritarët në shërbim të popullit. Nëse ne nuk do të ndërtojmë këtë mentalitet dhe këtë koncept në radhë të parë tek ju të rinjtë dhe të rejat dhe më pas te vetë politika, që duhet ta kuptojë që e ka shumë të rëndësishme që ata janë shërbëtorët e qytetarëve dhe votuesve të tyre, ne do ta kemi shumë të vështirë për të mbijetuar dhe për ta mbajtur këtë vend në këmbë. Unë ju falënderoj jashtëzakonisht shumë, iu jam shumë mirënjohëse për këtë takim, jemi të gatshëm të bashkëbisedojmë sepse më datën 30 qershor ne do të përgatitemi për zgjedhje, të cilat jam e bindur që nuk do të jenë thjesht zgjedhje lokale, por do të bëjmë zgjedhje lokale dhe të përgjithshme, sepse sot, pas kaq kohësh, ne kemi një diskutim të hapur, ku kemi një mandat kryeministri dhe një mandat mazhorance të grabitur dhe të blerë me votat e krimit të organizuar, ku kemi një raport të OSBE/ODHIR-it dhe të BE-së, ku e shkruajnë të zezë mbi të bardhë që 20% e votave nga mazhoranca janë të blera, ashtu siç kemi edhe një raport për intimidimin e qytetarëve nga administrata publike apo edhe nga Policia e Shtetit, të cilat tregojnë haptas se zgjedhjet e 25 qershorit të 2017 kanë qenë zgjedhje të manipuluara dhe kanë qenë zgjedhje të korruptuara. Pra kemi një Kryeministër në ikje, i cili 9 ministrat e tij tashmë kanë rënë dhe janë kukulla, dhe vetë Partia Socialistë nuk i njeh më se çfarë përfaqësojnë ata dhe kush janë, tregon edhe njëherë që kemi një situatë jonormale, emergjente, ku kërkohet rivendosja e rregullave të lojës, e atyre rregullave të lojës të cilat janë të shkruara në Kushtetutën e Shqipërisë, e atyre rregullave të lojës të cilat të gjithë i kemi aspiruar dhe i kemi kërkuar në vitet 90 për demokraci. Demokracia është një e drejtë që na jepet të gjithëve, prandaj ne nuk mund të lejojmë këtë grusht njerëzish, të cilët kanë uzurpuar dhe kanë rrëmbyer jetën e shqiptarëve, e kanë grabitur dhe përdorur për interesat e tyre. Prandaj unë ju falënderoj shumë, Zoti ju ruajt ju dhe familjet tuaja. Ju jam mirënjohëse pafundësisht për gjithë këtë angazhim, sigurisht dhe grupit të punës dhe gjithë atyre strukturave drejtuese në të gjithë Bashkinë e Vorës që për hir të së vërtetës kanë qenë një nga Bashkitë mund të themi më pa zë, por ka qenë një nga Bashkitë më produktive të Qarkut të Tiranës.
POLITIKE
9
E mërkurë, 23 JANAR 2019
“Padi në Kushtetuese për Presidentin”- Kreu i grupit parlamentar të LSI-së reagon ashpër: Argat i oligarkëve, i sëmurë psiqik
Vasili “i kthehet” Ramës: Zorrë qorre e oligarkëve, që dhunoi Kushtetutën K
reu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa e ka akuzuar këtë të fundit për dhunim të Kushtetutës. Përmes një reagimi publik në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili ka reaguar pas deklaratës së të hënë të kryeministrit Edi Rama, i cili jashtë sallës së Kuvendit bëri me dije për median se ka gati padinë në Gjykatë Kushtetuese për Presidentin e Republikës. Në reagimin e tij Vasili akuzon kryeministrin si dhunues të Kushtetutës, pasi për të, Edi Rama është rasti i Kryeministrit ku padija, ligësia dhe babëzia bëhen bashkë. E në fund ka dhe një pyetje për të: Për çfarë do ta padisë Metën? Deri në marrjen e kësaj përgjigje, kreu i grupit parlamentar të LSI-së e ka një opsion duke ia shprehur publikisht: “Sepse dhunuesve ordinere te kushtetutes si Edi Rama u tregoi se kushtetuta eshte e e para dhe e paprekshme” shkruan Vasili.
“Edi Rama dhunoi Kushtetutën, nenin 155, per oligarkët, tani ka surrat e flet për të. Edi Rama ky zorrë qorre e oligarkëve, u përgjysmoi atyre tatim fitimin nga 15% ne 8 %. Për këtë dhunoi Kushtetutën, pikërisht nenin
155 te saj, kur i dha ligjit fuqi prapavepruese. Ja çfarë thotë Kushtetuta: Neni 155 “Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej
AMBASADORI I BE-së
Soreca - Ramës: Mos e merrni të mirëqenë vendimin e qershorit A
mbasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca përsëriti mesazhin që vendet e BE-së i përcjellin qeverisë për rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Ajo që shtetet anëtare presin nga Shqipëria u tha qartë qershorin e kaluar: ”Të konsolidojë progresin në përparësitë kyçe dhe veçanërisht të japë rezultate të prekshme dhe konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”- u shpreh Soreca. Ambasadori nënvizoi se reforma në drejtësi bazuar në veting po funksionon dhe është e pakthyeshme por se duhet të ketë historik i vazhdueshëm ndjekjesh penale dhe dënime përfundimtare. Soreca u shpreh se do të ishte gabim nëse Shqipëria nuk do të fokusohej këto muaj. ”Ka pasur operacione shumë inkurajuese
tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese”. Për hir të pazarit të madh të bërë më parë me oligarkët, ata
vetë i shkruan edhe ligjin, dhe Edi Rama shkeli Kushtetutën si asnjë kryeministër tjetër, kurrë ndonjëherë më parë në pluralizmin shqiptar. Ky kryeministër është rasti i zi kur padija, ligësia dhe babëzia bëhen bashkë. Edi Rama ky gdhë kryeministër, u qurreps dje para parlamentit, u vetëpropozua për ministër si budalla që është, dhe na trembi shumë kur tha se do të padiste Presidentin meqë nuk i dekretoi një farë Gent Caka. Po përse do ta padiste? Sepse Presidenti e zbatoi Kushtetutën pikë për pikë dhe nuk e shkeli si ky argati i oligarkëve. Sepse Presidenti legenave të propozuar për ministër, që s’njohin ligj e atdhe, ne zbatim të Kushtetutës u tha: Stop! Sepse dhunuesve ordinerë të Kushtetutës si Edi Rama u tregoi se Kushtetuta është e para dhe e paprekshme. Ky kryeministër është edhe dhunues i Kushtetutës, edhe argat i oligarkëve, edhe i sëmurë psiqik. Ndaj ai e ka zgjedhur fatin e tij, që të mbyllet edhe në burg edhe në psikiatri”- u shpreh dje në reagimin e tij, kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili.
ISH-MINISTRJA E INTEGRIMIT
Klajda Gjosha: Rama pengesë për dialogun politik, ka zgjedhur memet I
të zbatimit të ligjit gjatë muajve të fundit, të cilat jo vetëm që duhet të vazhdojnë por edhe të ndiqen nga një historik i vazhdueshëm ndjekjesh penale dhe dënime përfundimtare. Po ashtu kohët e fundit kemi parë progres shumë të rëndësishëm lidhur me reformën në drejtësi, me piketën e ngritjes së institucioneve të reja, kjo shtron udhën për emërimin e gjyqtarëve në gjykatën e lartë si dhe për ngritjen e SPAK dhe BKH”- u shpreh dje ambasadori i BE-së, Luigi Soreca. Ndërkohë Ambasadori i Rumanisë në vendin tonë Mircea Per-
pelea deklaroi se Rumania do ta mbështesë Shqipërinë në procesin e integrimit në BE. “Gjatë këtij mandati në procesin e zgjerimit hapat tanë do të bazohen te raporti vjetor i Komisionit Europian. Ky raport vjetor do të botohet në pranverë dhe do të tregojë se sa janë përmbushur kriteret dhe kushte e kandidatëve. Presidenca Rumune e Këshillit të BE-së, do të kërkojë që t’i kanalizojë këto përpjekje në një drejtim pozitiv për të avancuar me tej të ardhmen evropian të rajonit dhe të Shqipërisë”- tha ambasadori i Rumanisë Perpelea.
sh-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha në në një dalje për mediat ka komentuar aktivitetin ku ishte i pranishëm ambasadori i BE-së , Luigi Soreca, i cili u bëri thirrje partive politike për dialog dhe konsensus për antarësimin në BE. Gjosha tha që kryeministri Rama është e vetmja pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, i cili ka zgjedhur gjuhën e memeve. “Qershori është jetë a vdekje për një proces jetik, siç është procesi i integrimit europian. Lëvizja Socialiste për Integrim, ashtu siç është shprehur edhe nëpërmjet rezolutës që u miratua në Konventën Kombëtare, është e gatshme të bëjë çdo sakrificë për të çuar përpara këtë aspiratë të çdo shqiptari. Sfidat që kemi përpara nesh, si vazhdimësia e Reformës në Drejtësi me zgjedhjen e Kryeprokurores së
Përgjithshme, ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, ngritjen e SPAK-ut dhe Byrosë së Hetimit, Reforma Zgjedhore dhe eliminimin e shitblerjes së votës, kërkojnë përgjegjshmëri të lartë politike si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë. Konstatojmë se Kryeministri i Shqipërisë, ka zgjedhur konfliktin në vend të dialo-
gut, ka zgjedhur provokimin në vend të komunikimit dhe interesat dhe prioritet të tjera dhe jo ato evropiane dhe euroatlantike. Është e qartë për të gjitha shqiptarët që procesi i integrimit europian dhe objektivi madhor i çeljes së negociatave kanë vetëm një pengesë që është Kryeministri, i cili ka zgjedhur në vend të platformave dhe objektivave të integrimit, gjuhën e memeve vulgare. LSI do vazhdojë me këmbëngulje të pandryshuar të mbështesë vetëm një axhendë, atë të integrimit europian dhe të refuzojë axhenda të tjera të errëta. Sot është dita që çdo politikan, çdo parti politike qoftë opozitë apo qeveri, të dalë mbi interesat e ngushta dhe të vërë përpara çdo gjëje të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, të cilat janë të lidhura pazgjidhshmërisht me Europën”, tha Klajda Gjosha.
AKTUALITET
10
E mërkurë, 23 JANAR 2019
Duke përfituar nga errësira, të dyshuarit e këtij transporti janë larguar në drejtim të pyllit. Forcat e Policisë kanë rrethuar zonën
P
as rastit në Durrës, ku u kap heroinë me vlerë 80 mijë euro, dje u kap gomonia me 1 ton kanabis. Mjeti lundrues u pikas në det nga policia kufitare dhe operacioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së martës. Guardia Di Finanza dhe kufiri i Vlorës vijuan ndjekjen në det, kurse Forcat operacionale të FNSH-së Fier dhe të Policisë lokale Fier e Vlorë patrulluan me disa grupe nga toka, megjithë kushtet e vështira të motit. Ndjekja policore detyroi trafikantët të futeshin në grykëderdhjen e lumit. Aty braktisën mjetin lundrues dhe lëndën narkotike në buzë të lumit Vjosë. Duke përfituar nga errësira, të dyshuarit u larguan në drejtim të pyllit. Forcat e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë ndjekjen për kapjen e tyre. Rreth orës 13:00 ngarkesa me lëndë narkotike u vendos në Drejtorinë e Policisë Fier ku dhe do bëhet peshimi. Flitet se ngarkesa arrin në 1 ton kanabis. Operacioni i policisë së Shtetit në bashkëpunim me partnerët e Guardia di Finanza-s nisi rreth orës 03:30 të mëngjesit, kur u pikas mjeti lundrues disa milje në det. Nga Policia shtohet se është sekuestruar 1 mjet lundrues, 2 automjete, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis, si dhe prova të tjera që ndihmojnë hetimin. Pak ditë më parë “The Guardian” e Londrës, një nga gazetat më të lexuara në Britani dhe në botë, në një shkrim të gjatë analitik për shtrirjen e mafies shqiptare të drogës shkuante se: “Nga portet e Europës deri në rrugët e Londrës, një rrjet kriminal tashmë
1 ton kanabis, kapet gomonia në Vjosë
M
Qëllohen me thikë dhe i merren 10 mln lekë
Një kambist dhe bashkëshortja e tij janë plagosur e grabitur në qytetin e Memaliajt nga dy persona me maska. Bëhet fjalë për Mustafa Mustafai, 70-vjeç dhe Thëllëze Mustafai, 67-vjeç. Çiftit dyshohet se i kanë vjedhur 10 milionë lekë.Thëllëze Mustafai është qëlluar teksa mbyllte derën e dyqanit, ndërsa Mustafai mësohet se ka kërkuar ndihmë nga vendi i ngjarjes duke bërtitur. Fill pas kësaj, 70-vjeçari është dërguar sëbashku me bashkëshorten e tij në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku mësohet se ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve. komandon tregtinë me vlerë 5 miliardë stërlina të drogës në Britani”. Trafikantët shqiptarë të drogës, gazeta i cilëson “të sofistikuar, të zgjuar dhe që mbarojnë gjithmonë punë”. Mënyra sesi shqiptarët e pushtuan tregun britanik të kokainës është një leksion në botën kriminale. Ndjekja Policia Kufitare e Vlorës dhe GdF kanë vijuar ndjekjen në det. Ndjekja policore detyroi trafikantët të futeshin në grykëderdhjen e lumit” u shpreh
policia e shtetit. Aty braktisën mjetin lundrues dhe lëndën narkotike në buzë të lumit Vjosë, pranë fshatit Bishan. Forcat e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë ndjekjen për kapjen e tyre. Rreth orës 13:00 ngarkesa me lëndë narkotike u vendos në Drejtorinë e Policisë Fier ku dhe do bëhet peshimi. Flitet se ngarkesa arrin në 1 ton kanabis. Trafikantët Sipas informacioneve të Policisë së Shtetit, trafikantët kanë përfituar nga errësira dhe u ar-
ratisën. Mësohet se të dyshuarit janë larguar në drejtim të pyllit. Forcat e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë ndjekjen për kapjen e tyre. Forcat e Policisë Kufitare mësohet se po krehin zonën në kërkim të personave të dyshuar. Nën drejtimin e një grupi të posaçëm po vijojnë hetimet intensive për ndalimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe përballjen e tyre me drejtësinë. Mjeti lundrues, ishte rreth 10 metra i gjatë dhe i pajisur me dy motorë të fuqishëm.
TAKIMI
e ftesë të ministrit të Brendshëm kroat, Davor Bozinovic, ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, dhe homologu malazez, zhvilluan të martën një takim në Zagreb, ku qëllimi kryesor ishte vendosja e një bashkëpunimi më të ngushtë në drejtimin e parandalimit dhe menaxhimit të migracionit të paligjshëm. Takimi në Zagreb midis tre ministrave të Brendshëm solli dakordësimin e tyre për ndërmarrjen e hapave konkretë në drejtim të bashkëpunimit ndërkufitar mes vendeve, të praktikave më të mira në kontrollin kufitar, si dhe në qasjen e përbashkët në instrumentet financuese të BE-së në lidhje parandalimin dhe menaxhimit të migracionit të paligjshëm. “Tre ministrat e Brendshëm u
MEMALIAJ
Lleshi me homologun kroat e malazez: Të luftohen grupet kriminale
dakordësuan për ndërmarrjen e hapave konkretë në drejtim të bashkëpunimit ndërkufitar mes vendeve, shkëmbimit
periodik të informacionit, të praktikave më të mira në kontrollin kufitar, si dhe në qasjen e përbashkët në instru-
mentet financuese të BE-së, me qëllim fuqizimin e kapaciteteve njerëzore dhe logjistike të Policisë Kufitare”,-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme. Ministri Sandër Lleshi e vuri konkretisht theksin në luftën e përbashkët ndaj grupeve kriminale që merren me trafikimin e migrantëve të paligjshëm. Në këtë takim u ra gjithashtu dakord për hapa të përbashkët në forcimin e kapaciteteve në bashkëpunim me agjencitë përgjegjëse të Bashkimit Evropian, si FRONTEX etj. Tre ministrat e Brendshëm u takuan Zagreb me ftesë të ministrit të brendshëm kroat, Davor Bozinovic.
KORÇË
Enea nuk humbi jetën nga dhuna
Vdekja e Enea Ftoit në Komisariatin e Korçës vitin e shkuar, sipas prokurores së çështjes Oli Visi, policia nuk ka ushtruar dhunë. Sipas dosjes së Prokurorisë, i ndjeri gjeti vdekjen për shkaqe natyrore por familjarët parajamërojnë vetëgjyqesi pas vendimit të Prokurorisë. Për vdekjen e 27 vjeçarit në dhomat e shoqërimit, Prokuroria rregjistroi kallëzim penal për tre efektive të Komisariatit me akuzën e mosdhënies së ndihmës por pas hetimeve, organi i akuzes i ka shkarkuar nga përgjegjësia penale, duke i konsideruar të ligjshme veprimet e tyre. Nga dëshmitë e efektiveve të Komisariatit por edhe disa personave të shoqeruar, nuk ka rezultuar që ndaj Enea Ftoit, ashtu siç kanë pretenduar familjarët të jetë ushtruar dhunë. Ndërsa dy ekspertimet mjeko-ligjorë nxorrën se 27-vjeçari ka vdekur si pasojë e një ishemie akute të miokardit.
AKTUALITET
11
E mërkurë, 23 JANAR 2019
Pezullohen drejtori i burgut
RROGOZHINË
P
ezullohet nga detyra drejtori i burgut të Rrogozhinës Ibrahim Bejo dhe shefi i policisë, Mina Veli. Vendimi për pezullimin e tyre është marrë pasi një hetimi që ka nisur pas akuzave për korrupsion dhe për shpërdorim detyre. Kërkesa për
pezullimin e drejtorit vjen pas dyshimeve se Bejo mund të prishë provat gjatë hetimeve. Ibrahim Bejo ishte zgjedhur në krye të këtij IEVP-së së Rrogozhinës më janar të 2018-ës, me vendim të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Stefan Çipës. Ndaj tij
kanë nisur hetimet pas një denoncimi nga SHKB e burgjeve. Burimet pohojnë se hetimet kanë nisur pasi janë futur nja 500 shishe me birra në burg për Vitin e Ri. Ngarkesa është bllokuar nga SHKB dhe nuk janë lejuar të shpërndahen tek të burgosurit.
Në vitin 2018 numri i vrasjeve qëndroi pothuajse i njëjtë me atë të 2017-ës. Në vitin që lam pas, në vend u regjistruan 51 vrasje, vetëm një më pak se viti paraardhës
2019
nisi me vrasje. Krimi në familje tronditi shqiptarët në ditën e dytë e Vitit të Ri. Gazmend Musta, pas një sherri banal vrau me thikë gruan dhe motrën e saj. Krimi i trefishtë tronditi Tiranën, ku ngjarja u shënua të hënën e 14 janarit, ku për hakëmarrje ndaj ish-gruas, 52-vjeçari i vret prindërit. Një vrasje me fjalët “Pse më pe”, ndodhi në Korçë. Në vitin 2018 numri i vrasjeve qëndroi pothuajse i njëjtë me atë të 2017-ës. Në vitin që lam pas, në vend u regjistruan 51 vrasje, vetëm një më pak se viti paraardhës. Krahasuar me 2016-ën numri i krimeve kundër jetës me pasoja fatale është ulur me 28 %, pasi në atë vit u regjistruan 71 vrasje. Ndërkohë gjatë 2018ës në aksidentet rrugore që ndodhën në të gjithë vendin, humbën jetën 212 persona. Nga të dhënat krahasuar me vitin 2017 në rrugët e vendit rezulton të kenë humbur jetën 11 persona më pak. Sipas analizave të policisë rrugore krahasuar me 2016-ën rezultojnë 57 të vdekur më pak në aksidente, kjo edhe për shkak të rritjes gjithnjë e më shumë të ndërgjegjësimit për përdorimin e rripit të sigurimit pas ashpërsimit të gjobës 2 vite më parë. Ndërkohë nga analizat e brendshme të policisë rezulton se për 2018-ën, problem mbetën vjedhjet e banesave dhe bizneseve. Në një studim global për vras-
Vrasjet në Shqipëri reduktohen me 28%, këtë janar 5 të vrarë
jet e lidhura me gjininë për vajzat dhe gratë” të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Krimet dhe Drogën, Shqipëria mban nivelin më të lartë të vrasjeve nga partnerët intimë, me 0.7 vrasje për 100 mijë gra. Shtëpia thuhet në raport, është kthyer vendi më i rrezik-
shëm për gratë. Probabiliteti më i lartë është që gratë të vriten nga duart e dikujt që e njohin sesa nga një i panjohur, ndërsa shumica dërrmuese e vrasësve janë burra. Këto krime janë shpesh të paralajmëruara. Edhe pse ka mundësi raportimi të kërcëni-
meve e dhunës, masat e marra për parandalimin ndaj tyre janë të pakta. Dhe si pasojë, vjen forma më ekstreme e dhunës, Vrasja. Pavarësisht zhvillimit të një vendi, si ato të varfra dhe vendet e pasura, shfaqin një panoramë të zymtë sa vjen e në rritje për
GREQI
Luça rikthehet aty ku nisi gjithçka A
leksandër Luça pritet të rikthehet në ishullin Rodos, ku do të përballet me autoritetet greke për akuzat e reja që rëndojnë mbi të. Ai ndodhej në qeli pasi ai është një nga dy të pandehurit për përdhunimin, dhunimin dhe vrasjen e studentes 21-vjeçare Eleni Topaloudi. Kjo e fundit humbi jetën më 28 nëntor 2018, pra vetëm pak ditë para se shqiptari të përfshihej në ngjarjen e dytë me vajzën 19-vjeçare. 20-vjeçari shqiptar pritet që të transferohet nga burgu i Grevenas ku po qëndron dhe të merret në pyetje nga hetuesit e ishullit të Rodosit për episodin e dytë. Shtypi grek raporton se edhe
23-vjeçari rom pritet që të merret në pyetje. Për momentin ata janë të arrestuar si të dyshuar pas denoncimit të vajzës. Megjithatë, pritet ekspertiza për të konfirmuar nëse 19-vjeçarja është abuzuar seksualisht. Luça dhe shoku i tij grek Manolis Koukouras akuzohen se kanë abuzuar seksualisht dhe kanë dhunuar për vdekje studenten greke Eleni Topaloudi, trupin e së cilës e hodhën më pas në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fund të muajit nëntor 2018 në ishullin Rodos. Aleksandër Luça dhe Manolis Koukouras ndodhen në të njëjtën qeli por nuk flasin me njëri-tjetrin.
VRASJET 2016-71 vrasje 2017-52 vrasje 2018-51 vrasje AKSIDENTET 2016-269 viktima 2017-223 viktima 2018-212 viktima vrasjet e lidhura me gjininë e vajzave; 58% e të gjitha vrasjeve e përbëjnë gratë e vrara nga partnerët intimë dhe anëtarët e familjes. Pas Shqipërisë, Lituania mban nivelin më të lartë në Europë për vrasjet e grave, 2.9 për 100 mijë gra, 0.5 prej të cilave janë nga partnerët intimë. Në BE-së, norma e vdekjeve nga vrasjet ishte mesatarisht 0.7 për 100,000 banorë në 2015, ndërsa në Shqipëri 1.8. Në vendin tonë nuk ka një kurbë të qartë të vrasjeve, pasi nga viti në vit ka luhatje. Në dhjetë vitet e fundit numri më i lartë i vrasjeve është regjistruar në vitin 2012, me 126 të ekzekutuar. Krimet që jo vetëm i shtohen listës së vrasjeve, por mbesin edhe si problem i madh social janë ato brenda familjes. Në katër vitet e fundit ka një trend në rënie të vrasjeve por sërish shifrat krahasuar me vendet e BE-së janë shumë të larta.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
12 E mërkurë, 23 JANAR 2019
Zgjerohet me 4 herë trotuari në rrugën “Ibrahim Rugova”, pranë Shallvareve
Kryebashkiaku Veliaj: Tirana qytet i të gjithëve
P
as rehabilitimit të trotu areve në Rrugën e Kava jës, Bashkia e Tiranës po vijon punën për zgjerimin e tyre edhe në disa rrugë të tjera të qytetit, për të mundësuar kalimin më lehtë të këmbësorëve, të karrocave të fëmijëve dhe personave me aftësi ndryshe. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për zgjerimin e trotuareve në “Ibrahim Rugova”, pranë shallvareve, dhe vlerësoi faktin se edhe ky investim shkon në favor të këmbësorëve dhe personave me aftësi ndryshe. “Jam shumë i kënaqur nga mënyra se si po rikuperojmë tokë dhe terren, që më përpara ishte vetëm pronë e makinave, të cilat në fakt janë vetëm 20% e popullatës, kurse 80% e njerëzve ecin në këmbë, përdorin biçikletat dhe transportin publik. Kjo rrugë vërtetë ka qenë një rrugë tregtare, një rrugë me dyqane, me kafe e biznese, ama për trotuar kishim një shteg dhish, i cili nuk lejonte të shkëmbeheshin dy vetë, e jo më të shijonin vitrinat apo të bënin biznes. Ajo që kemi vënë re në të gjitha rrugët ku shtohen hapësirat pedonale ka më shumë biznes, ka më shumë ekonomi, ka më shumë xhiro. E kemi vënë re tek “Myslym Shyri”, e kemi
vënë re te Pazari i Ri, te sheshi “Skëndërbej”, në çdo rrugë që përshkohet nga një trotuar i mirë ose nga një korsi biçikletash”, tha Veliaj. Sipas kryebashkiakut, shumë prej trotuareve të zaptuara gjatë viteve ‘90 janë legalizuar dhe hipotekuar, prandaj për zgjerimin e trotuarit përgjatë gjithë segmentit rrugor nga “Myslym
bëjnë thuajse të pamundur që ti të qërosh çdo fasadë pallati, kështu që na duhet në korsitë ose në rrugët që kanë 4-5 korsi të marrim një korsi makinash ose një korsi parkingu, ku sakrifikojmë të ardhura për ta kthyer në një hapësirë për këmbësorët. Ndaj, jam shumë i lumtur që eksperimenti i parë po bëhet në këtë segment të parkut “Rinia”, duke filluar nga “Myslym Shyri” deri tek ura e Lanës”, tha ai. Veliaj shtoi se projekti i radhës është ndërhyrja në parkun “Rinia”, i cili do t’i nënshtrohet një ndërhyrje totale nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, për ta transformuar edhe këtë hapësirë në një mundësi më shumë për argëtim për fëmijët dhe të rriturit. “Në parkun Rinia do të bëjmë një sistemim total. Jam i ndërgjegjshëm se është një park shumë i frekuentuar, por ka nevojë të vihet dorë. Me të njëjtën mënyrë siç kemi vënë dorë tek liqeni dhe kemi
muajsh ka nisur projektin për të përshtatur të gjitha trotuaret dhe rrugët për kalimin e karrocave të fëmijëve dhe personave me aftësi ndryshe, duke mundësuar kështu një qytet për të gjithë. “Jam i bindur që deri në mes të këtij viti i gjithë projekti për të ulur trotuaret, për të vendosur rampat, për t’u siguruar që ata që janë me karrige me rrota, me karroca bebesh ta kenë qytetin më të aksesueshëm dhe në momentin që është mbyllur gjithë pjesa e Unazës së Re, pastaj mund të kalojmë në të gjithë lagjet në nivel kapilar”, u shpreh Veliaj. Sipas kryebashkiakut, këto lloj investimesh jo vetëm u vijnë në ndihmë qytetarëve, por i nxisin ata të përdorin mënyra alternative për të lëvizur dhe jo detyri-
misht makinën. “E vetmja mënyrë për të filluar një ofensivë ndaj makinës është që të kemi një çikë më shumë hapësirë për këmbësorët dhe për të gjithë ata që përdorin mënyra alternative për të lëvizur dhe jo detyrimisht një makinë”, tha kryetari i Bashkisë. Me ndërhyrjen e bashkisë trotuari përgjatë rrugës “Ibrahim Rugova” është zgjeruar në 2.5 metra, ndërkohë që është bërë lëvizja e plotë e pusetave shimbledhëse, por edhe ndriçuesve të rrugës. Heqja e mundësisë së parkimit në këtë zonë rikuperohet, sipas bashkisë, me parkingjet që janë ndërtuar dhe janë në plan për t’u ndërtuar në zonën përreth. Ndërkohë, nuk është prekur gjerësia e rrugëve për lëvizjen e makinave.
RIKANDIDIMI Shyri” deri tek ura e Lanës janë përdorur hapësirat që më herët përdoreshin për parkimin e makinave. “Statistikat na tregojnë që në vitet 90-të kemi pasur një ofensivë të zaptimit të trotuareve. Shumë prej tyre në rrumpallën e këtyre viteve janë legalizuar dhe hipotekuar dhe e
transformuar gjithë hapësirën atje, ashtu do të transformojmë edhe parkun “Rinia”, deklaroi kryebashkiaku. Ai ftoi qytetarët të jenë bashkëpunues me bashkinë, jo vetëm për të mirëmbajtur investimet, por edhe për të sugjeruar ndërhyrjet e radhës që mund të bëhen në zona të ndryshme të Tiranës. “Dua t’i ftoj qytetarët të përdorin platformën Tirana Ime për të na propozuar vende të tjera ku mund të bëjmë të njëjtin transformim. Ka qenë në fakt kërkesë e qytetarëve, e banorëve të kësaj zone zgjerimi i këtij trotuari dhe do të vazhdojmë me të gjithë kërkesat e qytetarëve. Aty ku ka më shumë propozime për ndërhyrje aty do të ketë edhe më shumë konsensus për t’i bërë këto ndërhyrje”, vijoi ai. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës prej disa
Kodheli dhe Braçe: Erion Veliaj, kandidat i PS për Tiranën Ish-ministrja Mimi Kodheli, e ftuar në "45 minuta" ka thënë se qytetarët e Tiranës e kanë më të thjeshtë zgjedhjen në 30 qershor 2019, pasi e kanë aktualisht kryetarin e Bashkisë. "Një qytetar i Tiranës e ka më të thjeshtë Tiranën se e ka kryetarin. Vendimmarrja nuk është e Mimit por e kryesisë së PS. Por qytetari i Tiranës e ka të thjeshtë sepse e sheh Erjonin çdo ditë duke bërë punë. Që do të thotë se e ka më të thjeshtë. Erioni është një zgjedhje e PS për Tiranën. Puna flet vetë, është atje dhe shihet përditë. Qyteti im i dashur ndryshon përditë",-tha Kodheli. Pas Taulant Ballës, Elisa Spiropalit dhe Mimi Kodhelit, edhe zv/ kryeministri Erion Braçe deklarohet në favor të një mandati të dytë të Veliajt në krye të bashkisë së Tiranës. I ftuar në emisionin "Përballë" të gazetarit Lutfi Dervishi në TVSH, Braçe theksoi se Erion Veliaj duhet të jetë kandidati i PS për Tiranën. "Të jesh i bindur se nuk do të cedoj as në këtë pikë, nga thënia e mendimit tim. Jemi një parti politikë, dhe duhet të jemi të barabartë apo të baraslarguar nga çdo kandidat i mundshëm. Me një fjali, për mua Erion Veliaj duhet të jetë kandidati i PS për kryetar të bashkisë së", tha zv. Kryeministri Braçe.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAME
13 E mërkurë, 23 JANAR 2019
AKTUALITET
14
E mërkurë, 23 JANAR 2019
Kësaj kategorie u ofrohen shumë pak shërbime nga shteti. Si të mos mjaftonte kjo, edhe disa qendra rehabilitimi me donacione të huaja janë mbyllur
M
bretër, të zgjuar, drogë, banda dhe personazhet e këtij “tregimi” janë shqiptarë. “The Guardian”, një nga gazetat më të lexuara në Britani dhe në botë, pak ditë më parë i dedikoi një shkrim analitik shtrirjes së mafies shqiptare të drogës, ku shkuante se: “Nga portet e Europës deri në rrugët e Londrës, një rrjet kriminal tashmë komandon tregtinë me vlerë 5 miliardë stërlina të drogës në Britani”. Por sa janë në Shqipëri konsumatorë të heroinës? Sipas të dhënave të fundit, në Shqipëri janë 8 mijë përdorues të “drogës së vdekjes”. Megjithëse një numër relativisht i lartë, kësaj kategorie u ofrohen shumë pak shërbime nga shteti. Si të mos mjaftonte kjo, edhe disa qendra rehabilitimi me donacione të huaja janë mbyllur, ndërsa vetëm një që funksionon në Shkodër, përballon shumë pak kërkesa. Ajo ka qenë një prëdoruese e rregullt por ka disa kohë që nuk merr më heroine dhe për të hequr dorë nga “droga e vdekjes” trajtohet me metadon. “U martova me një përdorues heroine, nuk e dija që ai konsumonte. Pasi u bëmë me dy fëmijë, atëherë e mora vesh që ai pinte heroinë. Zihesha dhe më dhunonte pasi nuk sillte para në shtëpi, rrihte fëmijët edhe mua. Me dhunë ma mësoi edhe mua, duke më detyruar ta pija herë pas here, derisa m’u krijua varësia”, thotë një e varur nga droga në rehabilitim. Nga pamundësia për t’i mbajtur, dy vajzat e saj janë strehuar në Shtëpinë e Fëmijës, ndërsa një mesazh ka edhe për të rinjtë. “Mos ta provojnë asnjëherë, sepse është një valle që po i hyre,
8.000 përdorues droge në Shqipëri, shtohen overdozat
është shumë e vështirë të dalësh. Edhe nëse ata do të duan ta lenë, nuk të lë ajo, sikurse të vret edhe opinioni”, rrëfen më tej ish-përdoruesja. Edhe një tjetër ish-përdorues heroine është braktisur nga familja, e për këtë bën përgjegjës rrugën e drogës. “Jetoj
vetëm, kam kohë që nuk rri me familjen si të gjithë të tjerët. Ata s’kanë faj, se i mërzisim përditë duke iu kërkuar parà. Edhe ata s’kanë ku t’i gjejnë lekët”, thotë ish-përdoruesi. “Kemi shumë raste të rikthimit të personave në terapi, sikurse kemi pasur
Njerëzit që nuk dëgjojnë, nuk janë të privuar vetëm nga dëgjimi por edhe nga e drejta për të vazhduar shkollën e mesme. Elona, një 15-vjeçare nga Durrësi, ka talent të spikatur për rrobaqepësi, por fatkeqësisht për Elonën dhe shokët e shoqet e saj, arsimimi ndërpritet me mbarimin e shkollës 9-vjeçare. “Nuk kam mundësi të vazhdoj shkollën e mesme profesionale, pasi nuk ka për nxënës që nuk dëgjojnë. Ndërsa në shkollat publike mungon interpreti”, shprehet Elona. Floriani është nga Berati. Ai është një nga 16 nxënësit që mbarojnë shkollën 9-vjeçare këtë vit. Në Institutin Kombëtar te Nxënësve që nuk Dëgjojnë mësojnë gjithsej 85 persona, nga 6 deri në 19-vjeç, nga gjithë vendi. Drejtoresha e këtij instituti ka një thirrje. “Kërkojmë ngritjen e shkollës së mesme profesionale në këtë institut për të nxjerrë njerëz me një profesion të certifikuar. Këta fëmijë kanë të privuar dëgjimin por jo talentin”.
“Mos ta provojnë asnjëherë, sepse është një valle që po i hyre, është shumë e vështirë të dalësh. Edhe nëse ata do të duan ta lenë, nuk të lë ajo, sikurse të vret edhe opinioni”. ndërhyjë në forma të tjera për rehalibitimin e kësaj kategorie. “Mirë mbaron terapia por pastaj çfarë do të bëhet më tej me persona të tillë? Duke mos pasur mundësi punësimi apo riintegrimi, bëhet më e vështirë për rehabilitimin e tyre. Po punojmë me Bashkinë e Tiranës, apo edhe bashki të tjera, për të gjetur mundësi punësimi për ta, që të kenë një jetësë normale”, thotë më tej Muçollari. Nga ana tjetër, raportohet se është rritur edhe numri i vdekjeve nga overdoza. Deri dje nuk kishte të dhëna për overdozat, mendohet se ishin 4-5 në vit, ndërsa aktualisht numri ka shkuar nga 10-12 në vit. Në Shqipëri mungon edhe medikanemti Naloxone, që mund të shpëtojë jetën e një përdoruesi droge që kalon në overdozë: ‘’Mungon totalisht, edhe kur një person shkon në urgjencë me overdozë, ky preparat nuk i jepet. Mund të marrë një ndihmë tjetër, por praktikisht ai është i vdekur”. Tirana, Fieri, Vlora, Berati dhe Shkodra janë qytetet kryesore ku janë evidentuar përdoruesit e rregullt të drogës.
TIRANË
SHQIPËRI
Arsimi për ata që nuk dëgjojnë, ka vështirësi
edhe raste që këta persona kanë shfaqur probleme të shëndetit mendor, e që po bëhen gjithnjë e më të shpeshta”, tha Genci Muçollari, shoqata “Aksion Plus”. Organizatat që punojnë kundër përdorimit të lëndëve narkotike kërkojnë që shteti të
MESAZHI
N
jë foshnjë 4 muajshe me inicialet A.A nga Manza e Durrësit, humbi jetën në shërbimin e pediatrisë në QSUT për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga fruthi. Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bëri me dije të se fëmija me moshë 4 muajsh, humbi jetën pranë shërbimit të Reanimacionit të Pediatrisë është trajtuar në mënyrë intensive për 10 ditë nga ekipi reanimator, me mjekime bashkëkohore për një nga komplikacionet më të rënda të fruthit. Fëmija ishte vetëm 4 muajshe, moshë në të cilën sipas Kalendarit të Vaksinimit nuk aplikohet vaksina e fruthit. Përveç kësaj, megjithë moshën e vogël, foshnja ka vuajtur nga infeksione të përsëritura të mushkërive, për të cilat është trajtuar disa herë. Kjo ka bërë që kjo foshnje të pësojë një nga komplikacionet më të rënda të fruthit, pneumoninë. Gjatë 10 ditëve të qëndrimit të Terapinë
Humb jetën foshnja, QSUT: U prek nga fruthi
Intensive të Pediatrisë, fëmijës i janë bërë të gjitha protokollet mjekësore bashkëkohore si dhe është asistuar me frymëmarrje
të drejtuar por megjithë përpjekjet e ekipit reanimator mjekë infermierë, ishte e pamundur që foshnja të mbijetonte.
AKTUALITET
15
E mërkurë, 23 JANAR 2019
Së fundmi, është bërë lajm akuza e nënës së Anxhelinës dhe do të jenë mjekët mjekoligjorë ata do të konfirmojnë nëse vajza është abuzuar seksualisht para se të vritej nga i ati
M
ë 2 janar të 2019 në ishullin e Korfuzit në Greqi, Aleko Petro dhunoi dhe vrau të bijën, 29 vjeçaren Anxhelina Petro. Në mediat greke vijojnë lajmet për këtë ngjarje. Së fundmi, është bërë lajm akuza e nënës së Anxhelinës dhe do të jenë mjekët mjeko-ligjorë ata do të konfirmojnë nëse vajza është abuzuar seksualisht para se të vritej nga i ati. Këtë dyshim e ka ngritur në fakt nëna e Anxhelinës, e cila mori trupin e së bijës në Berat. Xhezmije Hoxhallari ka kërkuar një ekzaminim të mëtejshëm mjeko-ligjor për të hetuar nëse para vrasjes e bija është abuzuar seksualisht. Kërkesa e mamasë i është bërë e ditur prokurorisë nga avokati i saj. Lidhur me këto zhvillime, ka folur për mediat greke avokati i shqiptarit. Niko Hatzinikolaou thotë se do të japë dorëheqjen nga mbrojtja e klientit të tij nëse provohet që Aleko Petro ka abuzuar seksualisht me të bijën. “Deri tani argumentimi juridik është se krimi është kryer për shkak të zemërimit dhe nuk e ka kryer qëllimisht. Ai është në gjendje të keqe psikologjike dhe nuk e kupton që ka kryer këtë vepër. Mbetet për të parë nëse është abuzuar seksualisht, vepër që klienti im e mohon. Nëse gjendet diçka lidhur me këtë, do të dorëhiqem si avokat mbrojtës i tij”, tha avokati grek i shqiptarit Aleko Petro. Ky i fundit kundërshtonte lidhjen e vajzës së tij Anxhelina Petro me të dashurin e saj afgan. Pasi debatoi ashpër me të bijën, 52-vjeçari dhunoi për vdekje me sende të forta vajzën e tij dhe më pas trupin e 29-vjeçares e varrosi në oborrin e shtëpisë. Zhdukja e Anxhelinës
Anxhelina u përdhunua? Avokati i Alekos: Jap dorëheqjen NGJARJA “Aleko Petro kundërshtonte lidhjen e vajzës së tij Anxhelina Petro me të dashurin e saj afgan. Pasi debatoi ashpër me të bijën, 52-vjeçari dhunoi për vdekje me sende të forta vajzën e tij dhe më pas trupin e 29-vjeçares e varrosi në oborrin e shtëpisë”.
QËNDRIMI
u raportua në polici nga i dashuri afgan i saj. Fillimisht, i ati fshehu ngjarjen dhe u shfaq i shqetësuar për zhdukjen e 29-vjeçares, duke i kërkuar policisë që t’i gjenin të bijën. Dëshmitë kontradiktore që ai jepte bënë që hetuesit të dyshonin. Pas disa orësh kërkime, trupi i Anxhelina Petros u gjet i varrosur në oborr. Ndërsa babai i saj Aleko Petro u detyrua të pranonte krimin që kishte kryer. Disa ditë më parë, Aleko Petro u dhunua në qeli nga të burgosurit e tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në burgun e Koridhalos, ku 52-vjeçari është dërguar aty pasi gjykata greke e la në burg pa afat deri në përfundim të hetimeve. Të burgosurit e kanë dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht, duke e sulmuar për vrasjen e vajzës së tij, Anxhelina Petro. I dashuri afgan i tha gjithashtu policisë se me Anxhelinën kishin rënë dakord që pasi të largohej nga banesa e të atit, të takoheshin në një pikë të caktuar por nuk mbërriti kurrë në
PETICION
atë destinacion. Debati mes Alekos dhe vajzës së tij Anxhelina ishte ndezur. Ai kishte qëlluar vazhdimisht me shufër hekuri vajzën e tij. Kjo e fundit tentoi të largohej duke dalë nga një derë por 52-vjeçari e ndoqi dhe e goditi të paktën 7 herë në kokë me shufrën e hekurit, duke i shkaktuar vdekjen. Shqiptarja Anxhelina Pjetro kishte disa vite që ishte njohur me afganin, ndërsa babai e kundërshtonte marrëdhënien. Kjo ishte arsyeja që vajza ishte larguar nga
“Deri tani argumentimi juridik është se krimi është kryer për shkak të zemërimit dhe nuk e ka kryer qëllimisht. Ai është në gjendje të keqe psikologjike dhe nuk e kupton që ka kryer këtë vepër. Mbetet për të parë nëse është abuzuar seksualisht, vepër që klienti im e mohon. Nëse gjendet diçka lidhur me këtë, do të dorëhiqem si avokat mbrojtës i tij”. banesa, ndërsa punonte në një dyqan. Sherret e njëpasnjëshme sollën edhe ngjarjen tragjike në ditën e parë të janarit.
TIRANË
Grabiti banesën e Çiçës, kapet pas 4 vitesh autori
Banorët: Rrezikohemi, duam mbikalim E
Zona afër Arkivës së Shtetit në Tiranë është shumë e populluar. Ka shumë pallate dhe institucione, ndërsa në anën tjetër të Unazës është shkolla 9-vjeçare “7 Marsi”. Banorët e zonës i kanë drejtuar bashkisë një peticion, ku i kërkojnë vendosjen e një semafori, apo vijave të bardha, për të qenë të sigurtë për jetën. Banorët tregojnë se 2 ditë më parë një makinë me shpejtësi të madhe, aksidentoi një këmbësor 22-vjeçar, në vendin që ështe vijëzuar mbi rrugë. Në orarin kur përfundon mësimi, mungesa e sinjalistikës në këtë vend behet me evidente. Prindër dhe fëmijë që thonë se duhet të vendoset pa humbur kohë një semafor apo vija të bardha. Pak vite më parë vdiq një grua tregojnë ata. Ndërsa një fëmijë thotë se nuk e kalon kurrë rrugën vetëm por e shoqëruar nga mami ose babi.
rigers Mias është ndaluar me urdhër të prokurorisë Gjirokastër si i dyshuar për vjedhje me armë të banesës së Naim Çiçës në qytetin e Tepelenës në vitin 2015. Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës në zonën e Yrshekut. Ai dyshohet të jetë një prej autorëve që në vitin 2015 grabitën me armë shtëpinë e Naim Çiçës, babai i të ndjerit Elton Çiça, i cili u ekzekutua në një lokal në kryeqytet. “Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me qëllim kapjen e një personi të dyshuar si bashkëpunëtor në një vjedhje me armë në vitin 2015 në Tepelenë. Si rezultat i këtij operacioni, kapet
në Yrshek Tiranë, 30 vjeçari E.M, për të cilin Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër kishte urdhëruar ndalimin e tij pasi ka dyshime të arsyeshme se ky shtetas ka marrë pjesë në vjedhjen me armë të banesës së shtetasit N. C në qytetin e Tepelenës më
datë 31.03.2015”, njofton policia. Ndalimi i 30-vjeçarit u bë pasi ai akuzohet për veprat penale “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.
FORUM KOMENT Nga Kristo Mërtiri -Ore babam, kujt i bëri magji ky “Eskobar” Balili, që mbi dy vjetë e gjysëm arriti të mbrohet mrekullisht me veprime cudibërëse përballë shtetit dhe pushtetit të radhës ?,-më pyeti pardje në mesditë një miku im dibran, hokatar e thumbues aspak i rëndomtë, teksa po hyja te Ura e Tabakëve në Kryeqytet.-Aman, më qafsh, nuk është llafi thjesht për paragjykime mistike e fetare. Sepse tani po duket sheshit që ai nuk paska ndenjur hic si macja nën sofër. Dhe as u krekos gjëkundi si macoku në thekër. Por ama, jo vetëm përgjigjet e tij publike, tregojnë ashiqare se nuk u struk diku thellë nga frika daulleshpuar e “Forcës së Ligjit” që vazhdon të bjerë me tam-tame propagandistike sot e gjithë ditën nga majat ekzekutive të Policisë e të vetë Ministrisë së Brendëshme. Të rrimë shtrembër e të flasim drejt: Ky “magjistar” kampion, sa takat paska patur “të ndikojë mbi njerëzit” me poste të rëndësishme lokale e qendrore? Mos është magjistrat ekselent nga ata të kohës së lashtësisë? Më beso, nuk dua të bëj vetëm hajgarë janari. Të jetë vërtet si ata magjistratët e njohur të Romës e Athinës, domethënë “zyrtar i lartë shtetëror i zgjedhshëm, që kishte pushtet juridik, administrativ ose politik”?! Apo ndoshta ngjan shumë me ata tipat e rrallë që “të hedhin sërën”, të magjepsin deri në paralizë të rëndë institucionale (policore, hetimore, juridike, shërbimi i Inteligjencës etj.). Shkurt muhabeti, mos vallë një ditë i erdhi në majë të hundës, u mërzit e u sfilit dhe u prek fort në sedër mbi 36 muaj, pasi u vërtit ku i deshi kokrra e qejfit ?... Njerëzia fryn e shfryn dëshpërimisht, në qytet e në fshat. Dhe jo vetëm në Delvinë, në Stjar a në Sarandën time të bekuar nga Zoti e të shpërfytyruar dhunshëm nga duart e pista të Polit(h)ikës pluraliste pa din e iman. Se ajo kënga popullore tashmë e famshme nëpër dasma e gëzime familjare, ka marrë dhenë brenda e jashtë Shqipërizës sonë. Madje shpesh kthehet vetiu në vallet më të ndezura ku zbrazen malle e derte, por pse jo edhe dufe proteste shpirtërore : “Moj Sarandë e moj Delvinë/ Kush ua prishi bukurinë!”. Në emigracionin ekonomik të detyruar, kam parë nga afër edhe mjaft sy nga kjo trevë e lakmuar dhe e adhuruar, sy të rrëmbushur dhimbshëm nën tingujt e orkestrës amtare gjatë festave të ndryshme kombëtare. Janë nga ajo racë që vendlindjen e marrin me vete nëpër udhët helm të kurbetit, arrati e kurbet që i ndau njerëzit për
së gjalli…Ndërsa Politika e Tiganit po mbush tre dekada që po i merr frymën Atdheut, duke e boshatisur pa mëshirë nga bijtë e bijat e veta të varfër e të kamur. U përmbytën ekranet, mikrofonat, gazetat e pordhalet( kështu i qesëndisin në Vlorë),nga përrenjtë plot hamëndje, opinione, komente e halucinacione delirante rreth “Eskobarit të Ballkanit”! Sidomos pas lajmit hidhërak e kulpërak për “arrestimin” a “vetëdorëzimin” e tij jo pak teatral. Mirëpo lind natyrshëm pyetja: A ngritën vërtet kandar për Drejtësinë uloke e marroke ? Apo rrahin më kot ujë a hudhra në havan druri, tunxhi, porcelani e qelqi ?! Sepse deri ditët e fundit, në praktikën mbi dy vjecare e gjysëm dukej qartë dhe prekej realisht ajo urtësia : Peshku në det, tigani në zjarr! Vecanërisht në metropol, tigani politik herë nxehej e herë ftohej. Vetëm ca cironka e humbisnin davanë. Tigani “digjej” shpesh pa fërguar asgjë ! Dhe nuk dallohej mirë, ishte prej alumini a prej bakri. Ishte i kallajisur apo i ujdisur nga magjistratët mashtrues të Polit(h)ikës. Një okë e pesë, një okë pa pesë, pak a shumë aty-aty janë! Se peshqit e mëdhenj rrojnë e mbretërojnë realisht në atë gjiriz erërëndë gati 30 vjecar, në kupolën politike të këtij Tranzicioni shqiptar të pafund e me drama të mëdha sociale. Kjo kupolë e ndryshkur e zullumqare gjer në fyt, duhet shporrur nga drejtimi i vendit. Përndryshe, Shqipëria jonë hallemadhe do të lëngojë gjatë… Mjaft taksapagues të thjeshtë e të ndershëm në Sarandë e Delvinë, këto ditë qeshin, ngjeshin e përqeshin, ngrenë supet e pyesin drejtpërdrejt : More të uruar, zamet e kini, na thoni të paktën se c’lloj peshku ishte, fluturues (dallëndyshe deti); peshk elektrik (nga ata që lëshojnë xixa); peshk guri (nën shkëmbinj deti a lumi dhe që nuk hahet); peshk pëllumb (ai i sojit të peshkaqenëve) apo dora vetë peshkaqeni i bardhë grabitqar ?! Se mos katandiset si ata të rezervateve me pronarë lepepeqe e dorëlëshuar para Drejtësisë(?)… Se qeveritë mund ta zënë lepurin por edhe peshkun me qerre, por në asnjë mënyrë “Eskobarin” e as “Magjistarin”. Aq më tepër që i pagëzuan publikisht Ndërkombëtarët ! Më duket se po i del llafi gjyshit tim : Disa nga këta firaunë, ia fusin si kau pelës… Ose më tej. Për Balilin u tha se i paska kursyer arkës së Shtetit mbi 50 mijë euro ! Por cuditërisht harruan plus 100 mijë eurot “shpërblim” për cilindo rob zoti që do tregonte saktë vendn-
16 E mërkurë, 23 JANAR 2019
Krekosen me lepurin në bark apo struken prapa “Eskobarit” ?! dodhjen e tij. Mos ishte futur si puna e djallit në shishe? Megjithatë, ka ende të tjerë që besojnë se u vetëdorëzua “me urdhër të peshkut“. Medet, c’na gjeti! Askush nuk i jep karar, pa le më hakun… Politika ndërsehet gjoja me hingëllima, bubullima e hakërrima. Jehonat e saj dridhen, vërshojnë e përdridhen me një gjuhë përgjëruese nëpër median elektronike e të shkruar. Si gjithnjë, nëpër hone dhe rrungaja të majta e të djathta partiake. Për ndonjërin paska rëndësi antiharresa e Baladës së mocme të Fjalës së Dhënë : “Magjistari” i Delvinës premtoi herët vetëdorëzimin, pasi të bëhej gati dosja për në gjykatë. Dhe nuk e theu hic fjalën. Pra, “kija inatin dhe foli hakun”! Sepse njerëzia në Stjar, e jo vetëm, dëshirojnë t’i jepet e drejta që i takon, hakce. Pa shkelur asnjë fije Kushtetutën e Republikës. Dikush tjetër nga nahija e “Eskobarit”(unë dyshoj jo pak) rrëfente se ai mban një si hajmali në qafë, për t’u mbrojtur nga rreziqet e fatkeqësitë etj. etj. Mirëpo, a i patë deputetët e “pjellur” nga kryetarët, në Parlament ? Hakërrima e britma të egra shumë, ngrefosje e krekosje të pështira. Dhe kujtova ca ditë janari të viteve të shkuara kur isha korrespondent i përhershëm me
rezidencë në Sarandë. Nëpër rrethinat e Stjarit dhe sidomos mbi Qafën e Muzinës thoshnin shpesh se “këtu hakërrehet edhe era”! Në ditët e sotme, mazhoranca e opozita po ia bëjnë mendjen miletit corap, me mikrofona e kamera, me fjalimet me bojë a me gojë, me fejsbuqe e ulluqe… Ca mistere të politikës së nëndheshme po dalin në dritë. Ndaj i ziu popull qesh e tallet tashmë me ata liderë e kalanderë që shesin brockulla me okë (“Qaj, moj Shqipëri,/ Ulëri e gjorë !”). U bënë vite e dekada që mashtrojnë e mistifikojnë “duke shpërdoruar mirëbesimin” e votës së dhuruar deri edhe qorrazi, pa ditur fare për kë konkretisht. Dhe një ditë prej ditësh, tjetërsohen e shfaqen të mbinatyrshëm mbi kolltuqet e pamerituara. Të fshihesh sot prapa “Eskobarit” nuk është njëlloj si të shullëhesh prapa mullarit të barit dhe pa ndonjë lepur në bark ! Me siguri, shteti i vërtetë i së Drejtës do të bëjë që të shkojë haka tek i zoti. Pa tiganë e hakërrima, pa pallavra e ulërima, pa gënjyer shqiptarë e ndërkombëtarë. Këta të fundit, personalisht besoj se nuk e kishin seriozisht atë pyetjen e varur si gozhdë në murin-beton të korrupsionit politik, moral e ekonomik: “Kush e ka radhën?”. Shaka e hidhur ! Kujt ia shesin
këtë “padituri” proverbiale ? Qytetarëve apo cironkave në ndjekje penale ?!Krimin e organizuar dhe atë të paorganizuar i ka mbajtur dhe i mban gjallë kjo kupolë politike majtas e djathtas, që e bëri trokë njerëzinë, Shqipërinë. Po u dehën këta të “dhëmbshur” nga emërtimet “Eskobar” a “Magjistar”, fakirfukarenjtë e të kamurit e ndershëm do ia thonë avazit “Selanik e tatëpjetë, sic ka qenë do të jetë”!...Ka prova apo nuk ka prova për rastin konkret, këtë e vulos Drejtësia e vërtetë. Jo kjo e derisotmja që po mbush 30 vite teksa përpëlitet nën kthetrat tinëzare te mjaft politikanëve të “përvëluar” nga meraku nëpër vilat e pishinat verore e dimërore. “Dëgjo mua, miku im, këta janë Eskobarët më të mëdhenj në vendin tonë”,-më tha mbrëmë i irrituar një mëhallali tiranas që i shkoi jeta nëpër veprat energjetike të monizmit dhe sot merr një pension qesharak e tepër fyes. Ish partizani, montator i talentuar që paguhej cdo muaj në hidrocentrale “më shumë se Enveri”, shkoi edhe më tej : Sa për atë oficerin e policisë gjermane që ka mbushur gazetat duke e quajtur shtetin tim si “shtet i maskarenjve”, dua t’i them dy fjalë si shtetas shqiptar e veteran i LANC-it. Le t’i nxjerrë ujin e zi trafikut të drogës e të femrave ose pushtetit të radhës, por nuk mund të shajë e akuzojë pa doganë një shtet të tërë ! Fjala vjen, sikur ai të marrë vesh vetëm origjinën time nga Borova martire(pa hyrë në episode të tjera që do drithërojnë të gjallë e të vdekur brez pas brezi dhe pa ia kthyer me të njëjtën resto), atë lloj definicioni, përcmimi e titulli të turpshëm, besoj do e përgënjeshtrojë e do e fshijë menjëherë nga mediat në print a internet. Por edhe vetë botuesit e papërgjegjshëm gjermanë. Sepse në fund të fundit, sic thoshte i pavdekshmi Gëte:”Cili është kritiku më i ashpër ? Një diletant që nuk ia ka dalë dot në krye”…Ose do u lë si amanet dicka : Mos e harroni kurrë proverbin tuaj “ Lumturia dhe ylberi nuk shikohen kurrë mbi shtëpinë tënde, por vetëm mbi shtëpinë e të tjerëve”…
SPECIALE
17 E mërkurë, 23 JANAR 2019
Humbi foshnjen e porsalindur gjatë betejës me kancerin, vdes edhe nëna Një nënë e re, që vendosi të shtyjë trajtimin e kancerit për ti dhënë djalit të saj një shans për të jetuar, ka vdekur. Brianna Rawlings vdiq më 29 dhjetor të vitit të kaluar pasi humbi betejën e saj me leuçeminë, një formë e rrallë dhe agresive e sëmundjes së gjakut. Adoleshentja nga Colyton në Sydney vdiq pak ditë pas 19 vjetorit të lindjes. Ajo ishte 17 javëshe shtatzënë kur u diagnostikua me sëmundjen. Brianna u përball me vendimin për të përfunduar shtatzëninë, që do i rriste shanset për mbijetesë, ose do të mbante fëmijën por të mos merrte mjekim. Nëna guximtare bëri zgjedhjen duke vënë jetën e fëmijës para jetës së saj dhe vonoi trajtimin, në këtë mënyrë duke e përgjysmuar shanset për të
Babai godet të bijën 4 muajshe gjatë marrëdhënies seksuale me gruan
jetuar. Ajo vuajti nga dhimbje të mëdha trupore për të mbajtur foshnjen në krahët e saj. Por mjekët zbuluan një infeksion tek Rawlings që kishte potencial për t’ë kaluar tek fëmija, duke e detyruar të bënte lindje cezariane tre muaj para kohe. Foshnja Kayden arriti të jetonte vetëm për 12
ditë para se të vdiste. Nëna e re u shkatërrua, por vazhdoi të luftonte. Ndonëse gjendja e Rawlings u përkeqësua më vonë dhe një transplantim i mundshëm i palcës së eshtrave nga vëllai i saj u përjashtua nga mjekët. Pas pak ditësh ajo Brianna iu nështrua sëmundjes.
Ngjiste malet me bikini, vdes nga i ftohti Një alpiniste që u bë e famshme në mediat sociale pasi bëri selfie në majat e maleve me bikini ka vdekur. Gigi Wu, e njohur si “Ngjitësja me bikini”, ra në një kanion në parkun kombëtar të Yushan të Tajvanit, ku u plagos rëndë. Ajo përdori një telefon satelitor për të njoftuar miqtë e saj që t’i vinin në ndihmë por helikopterët e shpëtimit e kishin të vështirë të shkonin në kanion për shkak të motit të keq. Zyrtarët e gjetën trupin e saj të pajetë të hënën. 36-vjeçarja mendohet të ketë vdekur nga hipotermia. Wu ishte në një turne shumëditor vetëm në Parkun Kombëtar Yushan, ku ndodhen majat më të larta të Tajvanit që arrijnë lartësinë 4000 metra. Gigi u bë e famshme për postimin e fotografive në majat e malit me bikini. Por ishte alpiniste me përvojë, pasi përdorte gjithmonë pajisjet e duhura dhe merrte masat paraprake gjatë ekspeditave të saj. Sipas mediave moti i keq nuk lejoi helikopterin e shpëtimit që të shkonte në vendngjarje. Dhe u nis një mision shpëtimi në këmbë. Trupi i saj u gjet i ngrirë të hënën pasi temperaturat ishin shumë të ulëta gjatë natës.
Një burrë thuhet se vrau foshnjën e tij katërmujore duke e goditur atë në kokë, ndërkohë që po kryente marrëdhënie seksuale me gruan e tij. Lazaro Banda, nga Malavi në Afrikë, është akuzuar për goditjen e vajzës së tij Tereza. Burri synonte të ndalonte së qari foshnjën, që me sa duket po bënte zhurmë në një moment të “papërshtatshëm” për çiftin. Policia pretendon se 22 vjeçari dhe gruaja e tij, Everesi Banda, 19 vjeç, ikën nga shtëpia e tyre dhe shkuan në një fermë, duke lënë vetëm foshnjën e plagosur për rreth shtatë orë të premten e kaluar. Ata thanë se u kthyen në shtëpi duke gjetur vajzën të vdekur. Incidenti është raportuar te kreu i fshatit dhe më pas në polici, raporton Malavi 24, cituan nga britanikja “Mirror”. Forcat e rendit shkuan me shpejtësi në vendngjarje përpara se trupi i Terezës të dërgohej në spital për një postmortem. Mjekët zbuluan se fëmija vdiq për shkak të lëndimit të kokës pas sulmit. Burri është arrestuar dhe ka nisur një hetim policor.
Vdes gruaja më e vjetër në botë, ja cili ishte sekreti i jetëgjatësisë Një grua nga Rusia, e cila besohet se ka qenë personi më i vjetër në botë që ka ndërruar jetë në moshën 128 vjeçare. Nanu Shaova thuhet se lindi para se të vinte në pushtet Perandori Nicholas II dhe vdiq në Malet e Kaukazit. Para dy vitesh, ajo i regjistrua në librin e Rekordeve të Rusisë si personi më i vjetër në vend. Nanu ka treguar sekretin e jetëgjatësisë: puna e rëndë dhe qumështi i thartuar. Nanu ka qenë e martuar dy herë, kishte 8 fëmijë, 19 nipër e mbesa, 33 stërnipër dhe 7 stër-stërnipër.
Sherr në mes të spektaklit, gjithë publiku del kundër jurisë Një prej pjesëmarrëseve të spektaklit “Dancing on Ice” ka marrë të gjithë mbështetjen e publikut për zënkën që pati me juristin Jason Gardiner, të cilin e akuzojnë për bullizëm. Ylli britanik, Gemma Collins nuk ia doli që të impresiononte 47-vjeçarin Jason që i tha “dukesh më shumë si Anna Nicole Smith se Marilyn Monroe” duke i referuar formave të saj trupore. Në intervistën që pati në emisionin “Loose Women”, Gemma tha: “Unë u tmerrova. Nuk e dija që DOI ishte ai lloj spektakli. Ti pret sjellje të tilla në shfaqje si Big Brother ose ndonjë të ngjashëm, por jo një spektakël që e sheh me të gjithë familjen, të cilët mësojnë ndonjë lëvizje të re në akull. Unë nuk i pranoj sjellje të tilla të pahijshme.” Në shfaqjen e së dielës, Gemma i tha anëtarit të jurisë Jason se po përpiqet “të shesë” ngjarje nëpërmjet saj.
VIP
18 E mërkurë, 23 JANAR 2019
Nominimet për "Oscar 2019", ja cilat filma kryesojnë "Roma" dhe "Favourite" kryesojnë listën e nominimeve për Oscar 2019, me nga 10 të tilla, përfshirë edhe përzgjedhjen në garën për "Filmin më të mirë". Për statujën e artë që do të jepet më 24 shkurt në Los Angeles konkurrojnë edhe filmat "A star is Born" dhe " Bohemian Rapsohdy". Nominimet për OSCAR: Akademia e çmimeve Oscar në Los Angeles, ka shpallur zyrtarisht nominimet për Statujën e artë, në edicionin e 91. "Roma", drama e regjisorit Alfonso Cuaron dhe "The Favourite", një komedi/ dramë për gratë, dominojnë listën e nominimeve Oscar, me nga 10 secila, përfshirë kategorinë "për filmin më të mirë". Pas tyre me 8 nominime, renditet filmi "A star is born" me debutimin e Bradley Cooper dhe këngëtaren e famshme Lady Gaga. "Vice" një film biografik për Dick Cheney, gjithashtu është dominuar plot 8 herë. Pas tij, vjen "Black Panther" me 7 nominime, si filmi i parë me superheronj që është dominuar në kategorinë " Filmi më i mirë". Renditja vijon me dramën e Spike Lee "Blackklansman" me 6 nominime,
Sërish për marrëdhënie seksuale? Cardi B lutet që jetë pranë ish-bashkëshortit Cardi B duket se është penduar për ndarjen me ish-bashkëshortin dhe po kërkon të ribashkojë sërish familjen. Mëngjesin e së martës (22 janar), reperja postoi një fotografi nga biseda në Facetime me ish-partnerin Offset, i cili ishte pranë vogëlushes së tyre Kulture. Cardi B e shoqëroi imazhin me shkrimin: "Dua të jem në shtëpi". Pas ndarjes në dhjetor të 2018, Offset ka qenë gjithmonë pranë Cardit duke i kërkuar që të kthehen bashkë, por reperja nuk ka pranuar. I vetmi moment që u panë pranë njëri-tjetrit ishte gjatë pushimeve në Puerto Rico, për të cilin Cardi tha se u bashkua pasi i mungonte seksi me të.
"Bohemian Rhapsody" dhe "Green Book" me nga 5 të tilla si dhe " First Man" dhe "Mary Popins Returns" me 4 nominime. Në garë për filmin më të mirë, janë filmat: "Black Panther", "BlacKkKlansman", "Bohemian Rhapsody", "The Favourite", "Green Book", "Roma", "A Star Is Born" dhe "Vice". Ndërsa trofeu për aktorin më të mirë, do të ndahet mes Christian Bale, Bradley Cooper, Willem Dafoe, Rami Malek, Viggo Mortensen. Të nominuara në kategorinë e aktores më të mirë janë Yalitza Aparicio, Glenn Close,Lady Gaga, Olivia Colman, Melissa McCarthy. Aktori Richard E Grant ka
marrë nominimin e tij të parë OSCAR për aktorin më të mirë mbështetës për rolin e tij në filmin " Can you ever forgive me". Nominimet për Oscar 2019, u shpallën nga aktorja Tracee Ellis ros dhe Kumail Nanjiani ndërsa ceremonia e ndarjes së cmimeve" do të mbahet më 24 shkurt në teatrin "Dolby" në Hollivud. Filmat me më shumë nominime: 10 - The Favourite, Roma 8 - A Star Is Born, Vice 7 - Black Panther 6 - BlacKkKlansman 5 - Bohemian Rhapsody, Green Book 4 - First Man, Mary Poppins Returns
Kylie Jenner mohon pretendimet për shtatëzani të dytë Milionerja më e vogël në botë ka hedhur poshtë pretendimet për një shtatëzani të dytë. Ndërsa u tha fansave se ka një lajm emocionues që do e ndajë me ta shumë shpejt, ata hodhën dyshimet se është në pritje të një fëmijë të dytë. Por Kylie nxitoi ti hidhte poshtë thashethemet, para se të dilnin jashtë kontrollit. "Kam diçka me të vërtetë emocionuese për të ndarë me ju së shpejti,"-tha mongolja e kozmetikës. Dhe fansat e pyetën: "Je shtatzënë?" Menjëherë erdhi përgjigja e 21-vjeçares, e cila tha: "Jo lol".
Ja si qëndron e vërteta e lidhjes mes Brad Pitt dhe producentes Brad Pitt dhe Charlize Theron u takuan vitin e kaluar gjatë disa xhirimeve por nuk ka qenë kurrë së bashkë. Kështu është shprehur një burim për People pasi u përhapën thashethemet për një lidhje mes aktorit dhe producentes. "Rreth 6 muaj më parë, ata xhiruan së bashku,"-tha burimi. "Ata nuk kanë qenë së bashku. Raportet se janë në një romancë janë të rreme." 55-vjeçari dhe Charlize xhiruan për një reklamë për markën Breitling vitin e kaluar me Adam Driver. Kompania publikoi disa momente nga xhirimet e realizuara në shtator në faqen e tyre në Facebook. Më 20 janar qarkulluan lajmet se Pitt dhe 43-vjeçarja kishin nisur një romancë gjatë Krishtlindjeve. Por asnjëri prej tyre nuk ka komentuar thashethemet. Pitt e ka mbajtur jetën e tij personale larg mediave që nga ndarja me Angelina Jolie në shtator 2017.
Adriana Lima ndahet nga shkrimtari turk Metin Hara Adriana Liama i ka dhënë fund lidhjes me shkrimtarin turk Metin Hara. Çifti raportohet se është ndarë pas një 1 viti e gjysmë lidhje. Ish-Ëngjëlli i Victoria Secret u lidh me shkrimtarin në korrit të vitit 2017, kur u fotografuan duke qëndruar së bashku në një jaht. Ata janë parë për herë të fundit së bashku në nëntor të vitit 2018. Supermodelja ka qenë e martuar më parë me yllin serb të basketbollit Marko Jaric nga 2009-2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Valentina 9-vjeç dhe Sienna 6-vjeç.
SHOWBIZ
19 E mërkurë, 23 JANAR 2019
Bebe Rexha “shpërthen” ndaj stilistëve të famshëm, zbuloni arsyen Ylli i popit, Bebe Rexha ka reaguar publikisht për disa stilistë që refuzuan ti japin veshje për eventin “Grammys” pasi trupi i saj është i madh dhe nuk kanë masa të tilla. Do të jetë një natë magjike për këngëtaren shqiptare, prandaj ajo dëshironte që ta kuronte veten në detaje. Por, e papritura i ka ndodhur, prandaj ka zgjedhur të reagojë në rrjete sociale. Bebe u shpreh e nevrikosur se stilistët nuk i jepnin veshje pasi i përket një mase të madhe dhe shtëpitë e modës nuk punojnë me vajza të tilla. 27-vjeçarja nuk e duroi këtë gjë dhe i
ofendoi publikisht me një video në Instagram, duke i shtuar shkrimin: “Më falni, unë duhet ta nxirrja gjithë këtë mllef. Nëse nuk ju pëlqen stili apo muzika ime, është tjetër gjë. Por nuk mund të thoni që nuk vishni dot dikë se nuk ka masat e modeleve të pasarelave. Fuqizoni femrat që të duan trupin e tyre dhe të mos ndihen të pasigurta me veten. Megjithatë, unë do shkoj në Grammy. #Duajenitrupintuaj”. Bebe ka marrë dy nominime Grammy si artistja më e mirë dhe performanca më e mirë për projektin muzikor “Meant to Be”.
Bukuroshja shqiptare shpallet Miss New York 2019 Bukuroshja me origjinë shqiptare Florinda Kajtazi ka rrëmbyer kurorën e Miss New York 2019. 27-vjeçarja nga Kosova u kurorëzua nga Genesis Suero në Performing Arts Center. Kajtazi do përfaqësojë New York në edicionin e 68 të Miss SHBA. Ky konkurs është një nga garat më të rëndësishme të bukurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqiptarja Kajtazi aktualisht jeton në Yonkers. Ajo arriti që të mundë shumë konkurrente.
Chris Brown arrestohet në Paris për përdhunim
Zhduket i biri i Sinead O’ Connor, këngëtarja bën thirrje në rrjetet sociale Sinead O’ Connor është në ankth për të birin i cili është zhdukur, mesa kuptohet nga apelet e saj në Twitter, që nga e premtja e kaluar. “Hera e fundit
që është parë”, shkruan këngëtarja e hitit ‘Nothing compares to you’, në postimin e saj të fundit, në të cilin tregon edhe foton e të birit “ishte në
orën 19.42 të dielën në Wicklow. Presupozohet se ishte drejtuar për në shtëpië e dikujt me emrin Orlando. Nëse e shihni, apo nëse ndodhet diku, kontaktoni me policinë e Dundrum ose të Wocklow…” Edhe pse këngëtarja O’Connor nuk e përmend emrin e djalit, siç raporton shtypi anglez, bëhet fjalë për 14 vjeçarin Shane, që këngëtarja e ka me ish- partnerin Donal Lunny. Kërkesa e saj për ndihmë është shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale, por për momentin nuk ka asnjë lajm për zhdukjen e vërtetë të Shane dhe arsyet që mund të ketë pasur. Këngëtarja 52 vjeçare irlandeze, ka qenë në qendër të vëmendjes para pak kohësh, kur deklaroi se kishte ndërruar emrin dhe se ishte bërë Shuhada Davitt, pas ii kishte kthyer krahët katolicizmit për t’u konvertuar në islam.
Chris Brown është arrestuar në Paris, me dyshimin për përdhunim. Një vajzë 24-vjeçare ka akuzuar këngëtarin se e përdhunoi mbrëmjen e 15 janarit në një hotel në kryeqytetin francez, raporton Daily Mail. Zyrtarët e policisë thanë se ylli i R&B dhe dy të tjerë janë në paraburgim pasi 24vjeçarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, paraqiti padinë për pëdhunim. Brown u arrestua të hënën dhe ndodhet ende në paraburgim. Njëri prej të arrestuarve të tjerë është truproja e këngëtarit, sipas një zyrtari të policisë. Revista franceze Closer raportoi se vajza akuzoi Chris se e ka përdhunuar në hotelin Mandarin Oriental. Brown
ka qenë në telashe me drejtësinë pasi u deklarua fajtor për dhunimin e të ish të dashurës së tij Rihanna në vitin 2009. Ai përfundoi provën për rastin në vitin 2015.
U përfol se u ndanë, por Melissa Satta uron Boatengun për kalimin te Barcelona Barcelona i befasoi të gjithë këtë të hënë, teksa vetëm pak orë nga dalja e lajmit zyrtarizoi Kevin-Prince Boateng. E lumtur nga ky transferim edhe bashkëshortja e ish-sulmuesit të Milanit, Melissa Satta, që duke përgënjeshtruar zërat për një “divorc” të mundshëm të çiftit, ka shpërndarë në Instagram një foto të partnerit të saj me tutat “blaugrana”: “Gjithmonë krenare”. Një mesazh shumë domethënës, që ua mbyll gojën atyre që aluduan ditët e fundit për një “divorc” mes tyre.
SPORT
20
E mërkurë, 23 JANAR 2019
Ditën e djeshme kanë vijuar kërkimet për argjentinasin, i cili ndodhej në një avion privat
Futbolli botëror në “ankth”, zhduket avioni i sulmuesit Sala
ARGJENTINASI
Historia e trishtë e shokut të Canës dhe Lenjanit që u bë pjesë e fluturimit fantazmë
Rozalb Lika
F
utbolli botëror dhe jo vetëm është në “ankth” për futbollistin Emiliano Sala. Avioni me të cilin sulmuesi argjentinas po udhëtonte drejt Cardiff-it, skuadra e tij e re, u zhduk nga radarët. Sipas policisë franceze, kontaktet e radarit me mjetin u ndërprenë në momentin kur aeroplani po kalonte kanalin e La Manshit. Në bordin e Piper Malibu ndodhej sulmuesi dhe piloti i mjetit. Futbollisti ishte një prej yjeve të Nantes në Ligue 1 franceze, duke shënuar 12 gola në 19 ndeshje gjatë këtij sezoni. Falë këtyre paraqitjeve ai bindi klubin e Cardiff City që ta blinte për 17 milionë euro dhe kishte mundësinë të luante në Premier League. Arritje që mbeti vetëm një ëndërr për Emiliano Sala-n, sepse menjëherë pas transferimit rekord për uellsianët, ai nuk arriti të luante asnjë ndeshje. Pas firmës në kontratë dhe prezantimit në ekipin e ri, 28-vjeçari ishte gati të niste aventurën. Mesazhi i fundit: Pak orë përpara nisjes, ai përshëndeti edhe shokët e ekipit te Nantes. “Faleminderit për gjithçka Nantes. Faleminderit tifozëve dhe shokëve të mi të skuadrës për mbështetjen që më kanë dhënë gjithmonë. Faleminderit edhe stafit të klubit që
më ka bërë gjithmonë të ndihem si në shtëpi. Nuk do ta harroj. Jam krenar që kam mbajtur ngjyrat e këtij klubi dhe ju uroj më të mirën për të ardhmen”, shkruan sulmuesi në rrjetet sociale. Kërkimet për avionin: Avioni me dy vende po bënte rrugën nga Franca në Cardiff. Ai humbi nga radari 20 kilometra në veri të ishullit të Guernsey. Në orën dy të mëngjesit, kërkimi duhej të ndërpritej për shkak të rritjes
së erës dhe dallgëve të shumta. Në mëngjesin e sotme ka nisur kërkimi me pesë avionë dhe dy anije shpëtimi. Sulmuesi 28-vjeçar kishte nënshkruar kontratën me klubin anglez, Cardiff City. Të hënën, ai mori rrobat në qendrën stërvitore të Nantes për t’u kthyer në Uells, por udhëtimi mbeti “peng”. Paralajmëroi tragjedinë- Sipas lajmeve që vijnë nga gazetari francez David Phelippeau, vijnë
të dhëna shokuese. Sulmuesi kishte udhëtuar me të njëjtën avion për në Cardiff, ku edhe u prezantua me skuadrën e re, dhe më pas u kthye sërish në Francë për të përshëndetur shokët e ekipit. Njëri prej tyre, Nicolas Pallois, ka rrëfyer se Sala i kishte thënë se udhëtimi i tij nuk kishte shkuar aspak mirë dhe kishte frikë për sigurinë në udhëtimin e kthimit që do të bënte për në Angli.
SULMUESI
BRAZILIANI
Piatek transferohet te Milani për 35 milionë euro
“Dua të shkoj te Juventusi”, Marcelo i kërkon një “nder” Perez-it
Piatek mund të quhet futbollisti më i ri i skuadrës së Milanit. Mediat italiane shkruajnë se ditën e sotme klubi kuqezi ka arritur marrëveshjen përfundimtare me Genoa-n për të blerë sulmuesin për shifrën e 35 milionë eurove. Të dyja klubet janë duke plotësuar dokumentet e nevojshme dhe në orët në vijim do të zyrtarizojnë operacionin. Polaku do të firmojë një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë 2 milionë euro në sezon. Milani ka marrë dhe bekimin e UEFA-s për këtë lëvizje për shkak të problemeve që ka pasur me Fair Play Financiar. Pritet gjithashtu dhe zyrtarizimi i Higuain tek Chelsea, duke hequr barrën e kontratës prej 9.5 milionë euro në sezone që kishte sulmuesi argjentinas. Polaku do t’i kushtojë 53 milionë euro, duke përfshirë edhe pagat, pak më pak se tre sezone e gjysmë të pagës së Higuain.
Marcelo që i ka kërkuar drejtueseve të Los Blancos transferimin në fund të sezonit për t’u bashkuar me portugezin Ronaldo në Torino.“Nëse Juventusi do të bëjë një ofertë për mua duhet të më lini të shkoj mësohet të jetë kërkesa e mbrojtësit 30-vjeçar ndaj drejteusve të klubit Los Blancos. Një kërkesë që mund të pranohet nga Florentino Perez, që projekton një revolucion në organikë në fund të këtij sezoni. Zërat e një flirti mes Marcelos dhe zonjës së vjetër kanë qënë koherente që nga kalimi i Cristiano Ronaldos në Itali, por konkretizimi i një operacioni të tillë mund të mbërrijë këtë qershor. Pas përgënjeshtrimeve në të shkuarën duke deklaruar se nuk mendonte të largohej nga Reali, tashmë shtypi spanjoll citon fjalët e Marcelos që vënë në dukje ambicien e tij për të mbajtur veshur fanellën e bardhezinjve. Një telenovelë merkatoje e ngjashme me kalimin e Modriç tek Interi por që ketë herë për të dy mund të ketë një fund të ndryshëm.
U transferua nga Argjentina te Bordeaux vetëm në moshën 20 vjeç.Agjenti i tij është vëllai i Gonzalo Higuain. Bëhet fjalë për Emiliano Sala, i cili është blerë nga Cardiff City, por avioni që ai po shkonte në Angli rezulton i zhdukur. Mediat britanike raportojnë se nuk kanë ende asnjë informacion se çfarë ka ndodhur. Nga Franca janë të sigurt se Sala ka qenë në atë avion, por edhe ish-klubi i tij i Nantes, e konfirmon diçka të tillë. “Jam një djalë i qetë, që dashuron të qëndrojë në familje. Në stërvitje jam i përqendruar dhe sakrifikohem por pasi mbyll punën, përpiqem të shkëputem me futbollin dhe të bëj gjëra të tjera për të relaksuar mendjen”, rrëfente argjentinasi për mediet franceze nëntorin e kaluar. Quhet Emiliano Sala dhe është 29 vjeç po prej mbrëmjes së ditës së hënë, nuk ka më asnjë informacion mbi të. Nuk ka ndërruar shtëpi, nuk është arratisur, thjesht u ngjit në një avion të mallkuar, me ëndrrat për të provuar Premier League, pas firmës me Cardiff City, që e priste për të bërë prezantimin dhe nisur stërvitjet. Nuk mund të largohej pa përshëndetur shokët e skuadrës në klubin ku ka kaluar 3 vjet dhe ku nisi të shkëlqejë, mes golave dhe rendimentit, aq sa ra në sy pikërisht në ishullin e futbollit, aty ku edhe skuadrat e mesme ose të vogla i lejojnë vetes një investim 17 milionë euro. Tifoz i Indipendientes dhe Batistutën si idhull, Sala është rritur në Cordoba, në Akademinë e Proyector Crecer, klub satelit i Bordeaux, që në moshën 20 vjeç e mori në Francë. Në fillim e xhiroi te Orleans (divizioni i tretë), më pas te Niort (ligue 2) përpara se të debutonte në kampionatin Ligue 1 (2014-2015) me fanellën e zhirondinëve që më pas e shitën te Caen. Aty u dallua nga Nantes që në verën e vitit 2015 e bleu duke e blinduar me kontratë 5 vjeçare: 48 gola dhe 13 asiste në 133 ndeshje të zhvilluara, ndërkohë që ka qenë shokë ekipi dhe me Canën dhe Lenjanin.
SPORT
21
E mërkurë, 23 JANAR 2019
Dy skuadrat e njohura e kanë nisur mbarë vitin 2019, gati për duelin e së premtes mes tyre
Skënderbeu dhe Partizani hipotekojnë kualifikimin në Kupë
MBROJTËSI
Hysaj i “tërbuar” me Ancelotti-n, gati huazimi që këtë merkato
E ardhmja e Elseid Hysaj vijon të jetë një ndër temat më të ndezura në shtëpinë e Napolit. Sipas gazetës “Il Mattino”, mbrojtësi i kombëtares sonë nuk e ka pritur aspak mirë lënien në stol në ndeshjen ndaj Lazios, duke u shprehur shumë i indinjuar ndaj trajnerit dhe drejtuesve. Për këtë motiv Giuffredi, agjenti i tij ka nisur rinisur tratativat me Chelsea-n, por sigurisht jo me kërkesat si 6 muaj më parë. Mediat italiane shkruajnë se hipoteza më e mirë në këtë merkato do të ishte huazimi i mbrojtësit, një formulë që në fakt nuk preferohet shumë nga presidenti De Laurentiis. Të hënën është përfolur edhe për një interesim të Interit, që do të ishte një lëvizje e mirëpritur nga shkodrani
TRAJNERI
Gega: Fusha ishte në gjendje skandaloze, por mora sinjale pozitive
S
kënderbeu dhe Partizani e ka nisur në mënyrën më të mirë fazën e 1/8-ve në Kupën e Shqipërisë, duke rrëmbyer fitore të lehta në sfidat e para për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë për sfidën e kësaj të premteje mes tyre. Vlen të theksohet se dy ndeshjet e para të Kupës janë luajtur në terrene të rënduara nga moti i keq i ditëve të fundit. Besëlidhja-Skënderbeu 1-2: Skuadra korçare nuk i la asgjë rastësisë në ndeshjen e parë me Besëlidhjen në Lezhë. Kampionët e Shqipërisë fituan me rezultatin 1-2, për ta patur thjesht formalitet sfidën e kthimit në Korçë. Në stadiumin “Brian Filipi” të Lezhës skuadra bardhekuqe realizoi që në minutën e 8-të me Otto John, por vendësit
PËRBALLJA E 1/8-VE
barazuan me Camara në të 26ën. Në fillimin të pjesës së dytë, pikërisht në 51-të, Nazmi Gripshi realizoi të dytin për Skënderbeun, me rezultatin që nuk ndryshoi në minutat e mbetura. Shehi e kishte marrë seriozisht Besëlidhjen, duke aktivizuar formacionin më të mirë. Në fakt kjo ndeshje ishte edhe një lloj testi për sfidën e së premtes me Partizanin, e vlefshme për javën e parë të fazës së tretë. Kastrioti-Partizani 2-4: Të kuqtë hipotekuan kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë falë suksesit me përmbysje me shifrat e thella 2-4 në stadiumin Redi Maloku të Fushë-Krujës përballë Kastriotit, një sfidë që nisi me 15 minuta vonesë për shkak të mungesës së ambulancës. Me një formacion të ndërthurur
mes lojtarëve titullarë dhe atyre të stolit, skuadra e Skënder Gegës nuk e nisi shumë mirë ndeshjen teksa në minutën e 13-të u ndëshkua nga Kastrioti. Një super gol i ishit Jurgen Vatnikajt me një goditje fluturimthi i dha epërsinë skuadrës së Bledar Devollit. Me kalimin e minutave terreni u rëndua gjithnjë e më shumë, megjithatë Partizani arriti të përmbyste shifrat brenda pjesës së parë me golat e dy sulmuesve Rubin Hebaj dhe ganezit Mensah. Në pjesën e dytë Partizani realizoi dhe dy herë të tjera fillimisht me Lorenc Trashin dhe më pas me Rubin Hebaj që realizoi golin e dytë personal duke vulosur shifrat në 2-4, pasi në mes të dy golave të skuadrës kryeqytetase qëndronte edhe finalizimi i Shehit për vendasit.
Trajneri i Partizanit Skënder Gega e ka vlerësuar në këtë mënyrë paraqitjen e skuadrës së tij në sfidën ndaj Kastriotit ndërkohë që ka theksuar se kushtet e fushës ishin skandaloze dhe penalizuan jo pak të kuqtë. “Është një ndeshje që ka problemet e veta. Fusha, pa dashur të ankohem, është jashtë çdo norme dhe parametri për të luajtur futboll. Megjithatë goli nuk ishte faj i fushës, por i vendosjes dhe vëmendjes. Për fat të mirë djemtë e morën seriozisht ndeshjen e Kupës dhe jam i kënaqur nga impenjimi dhe nga mënyra si mbaroi loja. Jemi pjesë e kampionatit dhe i kemi pranuar këto kushte. Ne te gjithë i kanë pranuar këto kushte, nuk dalim dot jashtë tyre. Shpresoj të rregullohen gjërat. Klubi po punon, merkato është e rëndësishme. Unë teknikisht bëj përzgjedhjen. Deri tani kanë shkuar gjërat mirë. Do shikojmë se çfarë do të vijë deri më datë 30. Shpresojmë të na vijë një lojtar i saktë. Kemi luajtur me ekipe të mira, kemi luajtur si të barabartë dhe me personalitet. Ndeshja në Korçë është jashtëzakonisht e fortë, i respektojmë si kundërshtar dhe jemi gati për çdo lloj sfidë. Do mundohemi të marrim më të mirën”, deklaroi strategu i Partizanit pas fitores në Kupën e Shqipërisë ditën e djeshme.
Tirana-Flamurtari, sfida më e ndezur e ditës së sotme në Kupë S
ot do të luhen edhe ndeshje të tjera të Kupës së Shqipërisë, teksa vëmendja do të jetë te kryesfida mes Tiranës dhe Flamurtarit. Skuadra vlonjate vjen në këtë ndeshje me probleme të shumta që, sipas zv/trajnerit të bardhebluve, Erjon Xhafa, nuk do të ndikojnë në fushën e lojës.“Kupa ka një specifikë tjetër nga kampionati, ku 90 minuta vendosin. Këtu duhet të luajmë edhe me llogaritë e ndeshjes së dytë, që do të thotë që nuk mund të kalojmë në aventurë që në ndeshjen e parë. Duhet të
jemi shumë të kujdesshëm, sepse na jep mundësinë edhe ndeshje e kthimit të kemi kohë për rikuperim e takimit. Problemet e rivalëve? Nuk shohim në shtëpinë e tjetrit, shohim problemet tona. Flamurtari mund të ketë probleme nga më të ndryshmet, ama kontingjenti, stafi, trajneri janë ata që mbyllën kampionatin. Nuk mendoj se një lojtar kur futet në fushë mendon problemet që ka. Ai futet dhe jep më të mirën për të marrë atë rezultat që kërkon”, deklaroi Xhafa. Ndërsa te Flamurtari, mbrojtësi
Artim Pollozhani vlerësoi në maksimum skuadrën e Tiranës, pavarësisht gjendjes që ajo ka: “Ndeshjet e Kupës kanë tjetër specifikë, pasi janë dy të tilla nga 90 minuta. Por, ne do të hyjmë në fushën e lojës për të marrë maksimumin. Përballë do të kemi një skuadër të fortë dhe që të vë në vështirësi nëse i lejon hapësira”. Sfida mes Tiranës dhe Flamurtarit do të luhet ditën e sotme në “Selman Stërmasi”. Në të njëjtën ditë do luhet edhe sfida tjetër çerekfinale mes Vllaznisë dhe Laçit.
SHENDETESI
22 E mërkurë, 23 JANAR 2019
MJEKU KARDIOLOG, KESHILLON
I ftohti dhe sistemi kardiovaskular, kujdesi që duhet të keni Dr. Leonidha Peppo Poliklinika 4, Tiranë
T
Pra te fillojme me semundjet e zemres. Ngritja e tensionit te gjakut rrezikon infarkt te zemres edhe te trurit si edhe ata qe vuajne nga damaret sepse kerkojne me teper oksigjen dhe kjo gjendje nuk ja mundeson kete gje. Natyrisht kjo eshte me e rende, ata qe dikur vuajten nga keto semundje shtohen rrahjet e zemres qe keto cojne ne insificence kardiake gjendje mjafte e rende dhe e veshtire per tu kuruar dhe ndjekur me sukses qe i semuri te beje jete cilesore dhe te mbijetoj gjate . Kjo kerkon konsulta te vazhdueshme dhe qendrim prane mjekut duke zbatuar keshillat e tij dhe marre me rregull barnat e demostruar qe
ashme ne keto dite shume te ftohta te dimrit te ashper para qiten ne spital, poliklinika, ne regjim shtepie te semure ne gjendje te ndryshme shendetesore, njerez pa pasur semundje, ne mosha te ndryshme qe nga ata qe preken me teper sic jane femijet apo te moshuarit, por edhe te tjere ndermjet kesaj moshe. Por qellimi i ketij sherbimi eshte ti bej me dije se cfare pesojne te semuret kardiak ,cfare masash vetjake dhe ndihme mjeksore nga personeli i kualifikuar, mjeke, ndihmesmjeke apo infermier sidomos ne zonat e gjera ku sherbimi eshte me i veshtire apo ska te tille pa te dhe per te cilet qeveria ka bere oferta te mira per ata qe pranojne te shkojne ne keto zona. Propozimi i lavderueshem qe ju sherbejne njerezve ne nevoje dhe mjekeve gjithashtu. Te kthehemi tek tematika e ketij shkrimi cfare ndodh ne te semuret kardiovaskulare ne klima te ftohta me lageshtire e temperature te ulura? Ne keto kushte klimaterike te deritanishme te keqija fillon e rritet tensioni i gjakut, shtohen te rrahurat e
kerkon semundja. Duhet permendur qe i ftohti sjell grip bronkopnemumoni, semundje te veshkave apo crregullime te zorreve te cilat rendojne shendetin e ketyre te semureve me pamjaftueshmerine te punes se zemres(koronareve) te cilat rrezikojne infarkt te zemres apo tashme te njohur klima e ftohte, lageshtira
zemres, frymemarrja shpejtohet, qarkullimi i gjakut behet i veshtire sepse enet e tij ngushtohen pra kembet mezi levizin edhe truri furnizohet pikerisht prej tij fillon e vuan duke shfaqur shenjat e saj qe quhet ishemie trurit me pasojat e saj. Te rrezikuar jane ata qe pijne duhan, te semuret me diabet( semundja e sheqerit) me semundje kronike te mushkerive apo te veshkave.
shtojne rendim te gjendjes duke rritur nevojat per oksigjen qe nuk mjaftojne ne keto kushte. keto kombinohen edhe me crregullim te rithmit te zemres qe i shtohet rrezikshmerise te vete semundjes baze duke rrezikuar edhe jeten .Edhe pa gje s'rrinin pa u prekur ata ate deklaruara me crregullim te rrahjes te zemres duke u renduar akoma me teper jane te njohura edhe goditjet ne tru nga klima e
ftohte dhe rrahjet e crregullta te zemres. Pale te mendosh qe te kete kombinim ete gjithe te ketyre semundjeve duke u shtuar qe jane te pranishme ne moshat e perparuara dhe me teper kurkane fatin e keq te kene edhe diabet qe pervec rrezikut qe ka vete por endon edhe giagnoza e pranishme. Por kane te drejte te ruhen edhe te semuret kronike te mushkerive te gatshem te akutizohen- periudhat e ftohta . Aty mungon oksigjeni normalisht por duke shtuar edhe ftohjen e herepasheshme shtohet mungesa e oksigjenit dhe rendon edhe organet e tjera . Por gati jane te semure edhe organet
Sëmundjet kardiovaskulare, shkaqet dhe rreziqet tek fëmijët
S e barkut qe crregullojne dhe vuajne gjithe trupin. Pra gjithe keto qe thame te lajmerojne qe te rritet kujdesi sigurisht veshjet e ngrohta te ditura nga te gjithe por qe duhen zbatuar rigorozisht, kufizimin e daljevej ashte banesave te ngrohta port e shoqeruar domosdoshmerisht me marrjen e rregullt te barnave te dhena nga mjeku duke shtuar edhe zbatimin e keshillave te nevojshme. Shembujt jane te shumte e fatkeqesisht te pranishme te rendimit apo edhe fatale ne klimen e ftohte, keto i permendem per te qene vigjilent e jo per frike. Arrihen nepermjet rritjes te nivelit kulturor e mjekesor te populates nepermjet ndjekjes te emisioneve te medias, lidhjes te ngushte me mjeket. Edhe konferenca vjetore e shoqates shqipetare te kardiologjise me temat e shumta te trajtuara, specifike ku ato te thena pas nderhyrjeve kirugjikale si ato By-Pass te koronareve apo te valvulave te diskutuara dhe mjekimi plotesues eshte i domosdoshem.. Permendim me force duhanpiresit te shendoshet, dhjamosja, ushqimet me yndyre shtazore, tensioni i larte i gjakut, origjina familiare per semundje, diabeti, tipi i njeriut, ngarkesat psikologjike jane te rrezikuar per tu semurur dhe te marrin keshillat e duhura.
ëmundje kardiovaskulare (SKV) është një term i gjerë dhe përfshin një sërë sëmundjesh që ndikojnë në zemër dhe në enët e gjakut. Një atak në zemër ose goditje në tru mund të jetë paralajmërimi i parë i një sëmundje kryesore. Ka shumë lloje të ndryshme të sëmundjeve që mund të japin ose goditje në zemër ose goditje në tru dhe për lehtësi i ndajmë këto sëmundje në tre grupe të mëdha: në sëmundje që ndikojnë drejtpërdrejtë në zemër, në tru dhe në sistemin periferik të qarkullimit të gjakut, prej të cilave marrin edhe emrin. Çfarë i shkakton këto sëmundje Sëmundjet kardiovaskulare shkaktohen në përgjithësi nga kombinimi i një sërë shkaqesh të përbashkëta e të shumta, duke filluar me karakteristikat social-biologjike, si presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, mbipesha e obeziteti, diabeti, apo faktorët e mënyrës së jetesës,si dieta jo e shëndetshme, duhanpirja, mungesa e aktivitetit fizik, konsum i shtuar i alkoolit, të cilat rrisin probabilitetin për të pësuar një problem të enëve koronare apo aksidenteve erebrovaskulare, që njihen ndryshe edhe si goditjet apo hemorragjitë në tru. 8 sëmundje që kërcënojnë shëndetin Autoritetet shëndetësore vënë në dukje se 61 për qind e shkaktarëve janë faktorët që i kemi ne vetë në dorë, si kontrolli apo trajtimi i rregullt i hipertensionit, shmangia e duhanpirjes, ushqyerja me fruta e perime, të qenit më aktiv,etj. Në vendit tonë, përsa i përket barrës së vdekjeve, faktor kryesor rreziku janë presioni i lartë i gjakut që prek rreth 17.2 %, duhanpirja 10,8 %, mbipesha e obeziteti 6,7 %, mungesa e aktivitetit fizik 6,6 %, alkoolpirja 6,4, sheqeri i lartë në gjak 6,3 %, kolesteroli i lartë në gjak 5,2 %, marrja e pakët e fruta-perimeve 3.9 %,etj. Rreziku i sëmundjeve të zemrës tek fëmijët Fëmijët janë gjithashtu shumë të prekshëm. Rreziku për sëmundje kardiovaskulare mund të fillojë që para lindjes, gjatë zhvillimit të fetusit, dhe të rritet më tej gjatë fëmijërisë me ekspozimin ndaj dietave jo të shëndetshme, mungesës së aktivitetit fizik dhe pirjes së duhanit. Sëmundjet kardiovaskulare, si të gjitha sëmundjet kronike, fillojnë që në barkun e nënës dhe shtohen me moshën, për shembull është provuar se pesha e ulët në lindje është e lidhur me një risk të shtuar për hipertension, sëmundje zemre, cerebrovaskulare dhe diabet gjatë rritjes.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 2. Kujdesi që tregohet për të ruajtur në mënyrë artificiale freskinë e lëkurës, bukurinë e flokëve 8. Përdor atë monedh Bullgaria 10. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 12. Që është i dhënë shumë pas lojës 15. Delet, deshtë dhe shqerrat. Ky grup quhet i tille 16. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 17. Partia Aleanca Popullore 19. Tirana, e kishte targën e makinave ... 21. Vangjush ....., piktor i shquar shqiptar 22. Ngritja e shëndetit për dikë në një dasmë, në një gosti, në një pritje etj 23. Tërësia e njohurive dhe e shprehive që jepen me sistem e sipas një programi në shkolla 25. Ai që i ther, i rrjep dhe shet mishin e bagëtive 26. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 27. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 28. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 30. Lopatë e barkës për të lundruar, lugatë 31. Njeri i caktuar ose i zgjedhur nga palët kundërshtare si i paanshëm 33. Energjia që harxhohet ose që çlirohet në një njësi kohe për të bërë një punë 34. Pastaj e ka brenda 36. Institucion financier e tregtar në vendet kapitaliste 38. Pjesëtar i trupave të çrregullta, të paorganizuara e të padisiplinuara 41. Petrit ..., me një begraund shumë të pasur si aktor dhe si akademik. Lindi më 12 dhjetor 1961 në Vlorë 43. Një lloj ndëshkimi që u bëhej familjarëve të një të dënuari politik në kohën e komunizmit 45. Pjesa e rrafshit që përfshihet midis dy gjysmëdrejtëzave ose midis dy drejtëzave që dalin nga një pikë 47. Lumi ... ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e egjiptasëve të vjetër 48. Sporti i ndeshjes me grushte, sipas disa rregullave të caktuar 50. Bimor ose... 52. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 54. Mjet prej metali, me trajta e me përmasa të ndryshme, me një hallkë të harkuar 55. Popull e ..., shprehje e hershme 56. FAIK ...1876-1942, publicist, kritik letrar dhe veprimtar politik i shquar 57. Një e hapur e këmbës gjatë ecjes 59. Udhëtim në vendet e ashtuquajtura të shenjta që bëjnë pelegrinët 62. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 64. Që rri në një vend, që nuk rrjedh, i fjetur, i ndenjur 66. Në një vend të caktuar larg meje, po afër bashkëbiseduesit 68. Qeramikë e hollë, që përga-
E mërkurë, 23 JANAR 2019
Nga Albert VATAJ
titet nga deltine e bardhë, të përzier me gjips, prodhohen enë kuzhine, etj 73. Produkt ushqimor, me të bëhet pilafi 74. Ndarje teritoriale e disa krahinave veriore, të cilat diferencohen dhe identifikohen nga doke, zakone dhe kode kanunore 77. Ha shumë, është i pangopshëm 78. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 80. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 81. Organizata Ndërkombëtare për Lundrimin Detar 82. Përmbledhje e sistemuar e normave juridike. I tillë është civil, penal dhe i punës, i pashkruar është ai moral 83. Qyteti i Shqipërisë së Mesme, i vendosur midis gjerësive gjeografike veriore 41° 27', jugore 40° 10', lindore 20° 34' dhe perëndimore 19° 03' 86. Salvador ... piktor surrealist, skulptor dhe skenograf, terhoqi vemendjen si nje njeri i cuditshem 87. Mjet peshkimi, përdoret kryesisht për të zënë ngjala 91. Mjerim i madh, fatkeqësi e madhe, mynxyrë; vdekje, mbart edhe këtë shquarje emërtore 92. ... Pashë Tepelena, sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut të Janinës 93. Një enë prej metali me një rubinet që shërbente për të larë duart, fytyrën 94. Titull që vihej përpara emrit të një prifti katolik 95. Aleanca Kuq e Zi 96. Partia Lëvizja Shqipëria e Re
98. 22 shkurt 1974, Samuel Byck tentoi të vrasë Presidentin amerikan Richard ... 99. Shprehje krahinore, xhaxha, axh, vëllai i babait 100. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 102. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 104. Që e përlan të gjithë ushqimin shpejt e shpejt; grykës 105. Markë e njohur e prodhimeve të kompjuterave 108. Organi legjislativ në SHBA dhe në disa vende të Amerikës Jugore 111. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 112. Turqi si para të saj ka atë 113. I thonë ndryshe dhomës...asaj të miqve. 114. Ai që jep jetën për një çështje të madhe, bëhet ashtu 115. Të ftohtë i madh e i thatë, acar; ngrica e dimrit 118. Njeri i gjallë, këmbëngulës, i fuqishëm, vital dhe ashtu 119. Lindi më 1215 dhe vdiq më 1294, Kublai ..., sundimtar mongol, historike miqësia e tij me Marco Polo VERTIKALISHT 1. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 2. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 3. ... ose thur një pëlhurë apo diçka tjetër për të krijuar 4. Njësi e vogël, administrative e tokësore në Francë e në Belgjikë; krahinë autonome në Zvicër 5. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 6. Kirkizia ka atë monedhën e saj
7. Umberto... një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare 9. Që caktohet rastësisht, jo sipas një rregulli të paravendosur 10. Ndryshe i thonë dritare 11. Livadh pranë pyllit a në mes të korijeve, ku kullot bagëtia. 13. Qytet, kufizuar në perendim më detin Adriatik, në lindje me Tiranën, në veri me Durrësin, juglindje me Peqinin 14. Teknik që rregullon lëvizjen e mjeteve të transportit 16. Partia Demokracia Sociale 18. Degë e mjekësisë që studion metodat për shërimin e disa sëmundjeve me anë të operimit 20. Lëkurë kafshësh që përdorej për të shkruar 24. Vesh diçka në trup nga mesi e poshtë; i vesh dikujt këpucët etj.; kund. zbath 28. Pronar tokash në sistemin ekonomik feudal në Shqipëri para Çlirimit 29. Banor vendës nga Labëria, është ... 32. Zë i njëtrajtshëm, që zgjatet pa u ndryshuar dhe që shoqëron e mbështet zërat kryesorë në një këngë 33. Tërësia e krijimeve artistike (gojore, muzikore, vallet etj.) të një populli 35. Lloj perimeje që përdoret gjerësisht në kuzhinë 37. Copa e fundit e një oreksi shovinist. Ajo që mbetet nga Jugosllavia 39. Ushqim që bëhet me miell drithi të gatuar me ujë e të pjekur në furrë a në saç 40. Tinka ... Që nga viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit "Migjeni" të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role
ekuilibri 65. Thënie a fjali e shkurtër, e goditur e me fuqi shprehëse, që përmban një mendim të përgjithësuar a një mësim të nxjerrë nga jeta 67. Gjermania e kishte atë monedhë të saj 69. Ali ..., (28 nëntor 1884-20 dhjetor 1966), ishte poet, atdhetar dhe diplomat shqiptar 70. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 71. Kung fu ..., është fjala për ariun e famshëm 72. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 75. I veshur me rroba të reja dhe të hekurosura, i pispillosur 76. Shkrimtar, studiues, diplomat, politikan, historian, orator, dhe themeluesi i Kishës Ortodokse Shqiptare, Theofan... Noli 79. ... Salihamixhiq, futbollist i mirënjohur boshnjak 82. "Shqipëria e Re" quhej filprodhuesja e kohës së dikaturës, ku punojnë skenaristë, regjisorë, aktorë, operatorë etj 84. Kosh i madh, i lyer jashtë e brenda me bajga dhe me baltë, që përdorej për të mbartur drithë 85. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 86. Departamenti i Administratës Publike, duhen inicialet 88. Keqtingëllim, zakonisht i një fjale, apo dhe i një fraze 89. Copë nga trupi i kafshëve të therura, që përdoret për ushqim 90. Karrocë e vogël me dy rrota, që tërhiqet nga një kalë 91. Vazhdim e kalim i pandërprerë i minutave, i orëve, i ditëve, i muajve, i viteve etj. Proverbi thotë "... është flori" 97. Pjesa e mesut të trupit të njeriut. Për femrat e rëndësishme është që ai të jetë i hollë 99. Proverbi e thotë: "Gur, gur bahet ..., ..., ..., bahet kalaja" 101. Themi ashtu ku na del hyq 103. Sipas besimit mysliman ai është Ademi dhe i përket mëkatit të zanafillës 106. Heq papastërtitë me ujë a me diçka tjetër, i/e bëj ashtu 107. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 109. Më 18 janar 2012, Wikipedia në gjuhën angleze mbyllet për 24 orë në formë proteste ndaj ... e PIPA 110. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 116. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 117. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën
42. Tërësia e punonjësve që drejtojnë vënien në skenë të një shfaqjeje ose të një filmi 44. Nationalsozialistishe Deutsche Arbeiter Partei, iniciale, lider i së cilës ishte Adolf Hitler 46. Po Gjirokastra si e kishte targën 49. Ai që drejton një mjet të lundrues, quhet ashtu 51. Federico García ...,shkrimtar spanjoll 53. Element kimik, jometal i fortë, me ngjyrë të zezë dhe simboli B 58. Eshtë një përpjekje për të imituar natyrën 60. ... Kupi, veprimtaria, Kapiten i xhandarmërisë në Krujë (1924 - 1932), major i xhandarmërisë në Durrës (1932 - 1939), Kryetar i Legalitetit (1943 - 1976) 61. Pjesa e padobishme e ushqimit, që njeriu e nxjerr jashtë nëpërmjet zorrës së trashë, jashtëqitje 63. Disiplinë e fizikës që studjon trupat në gjendje qetësie apo 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
A L 10
V
11
3
5
C
I
A
15
7
P
A
B
B R
I
F
I
K
E T
9
M A M I I
U 17
V
O J
C
19
M K
E
D
M
D
D
¸
22
I
S
P E
˙
K
S
I
V O
˙
E
R
A
A
S H
K E
26
M
A
O
M
F L
R T
¸
T
A
27
D
34
E G
M A
S A
P O
N 37
N
L
T
43
L
O
R
T
R
M
D A
D E
S
R
N
A
M
M
D
B
I
E
E
R
I
P
O
K
45
P A
L
39
¸
44
M O
L
N L
O
41
B P A
30
N
38
40 42
29
A M U L K
R T I
35
P A U S
O J
33
36
L
S T 28
K
32
B
N
T E
D
25
Z H
O
K
21
23
24
E
A
J
20
31
I
8
M 14
A G
16
L U
K
6
U B 13
B
18
D
4
K L
L M E
12
A
S Q
Y R
I
46
P
M
47
U
J
48
49
R R
E M
L
S
56
N
K
L
O T
L
A
R
T
O
P
E
R
I
P
P A
S T
E L
E
H
R
O
F A
O
F
R
R
62
R S
I
G
Q
O
A
R
E
P E
A
F
I
T
G A
C
J
E
L
M
V A
E F
72
G J
U E
O
T I
A
E R
I
N
O
E R
80
73
V
A R
E
R
T
75
K 77
E T
A
B
71 74
K U
P
67
E
70
M E
I 64
B C
O
M I
76
G
J
78
A
Z
79
H Y
S
R
T O
A
M
K U
I
P I
81
M I
O
82
R
N
S K
U
E
83
L
Y R
S E
E
¸
86
N 87
X
84
T
J
M
88
H I
89
B U
T I
A
V A
94
R ¸
S
T
85
N
A S
90
R
M
R
O
E
R
K
A
E
T
N 91
A 93
92
E L
T ¸
A
95
S
V E
T ¸
V E
N D
O S
J
96
A
T
97
A
A
A
M E
N T
98
K
˙
O 99
I
O
104
D
O T R
63
C
I
69
M
L
N 59
66
F
E
I
61
65
U
J
55
58
D E
60
N
O G
54
A
A
57
A
O L
M 53
M E
R
N T
R
52
L A
68
A
50
K O
51
100
A
101
102
P
M I
D Y
Q
T
Z E
T E
105
E M
I
M Y
S L
B
E
E
M
M
R I
J
107
M E J
A
G
M
108
D A
110
R E
I K
106
R
109
T
K
103
M O
R S
R
V
N
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE Presidenti takon partitë shqiptare në Tuz: Bashkëpunoni të fitoni komunën Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një takim me përfaqësuesit kryesorë të partive politike shqiptare në qytetin e Tuzit, kreun e Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, kreun e Lidhjes Demokratike Shqiptare, Nikollë Camaj, kryetarin e Unionit Demokratik Shqiptar-Tuz, Fadil Kajoshaj e figura të tjera politike. Presidenti Meta u njoh prej tyre me zhvillimet më të fundit për përgatitjet e zgjedhjeve vendore në këtë komunë që do të mbahen në 3 mars 2019 dhe koalicionin e arritur mes disa subjekteve politike shqiptare. Presidenti Meta u bëri thirrje partive politike shqiptare që të maksimalizojnë votën e tyre dhe të përafrojnë qëndrimet në mënyrë që në komunën e Tuzit të fitojnë një shumicë që mundëson krijimin e qeverisjes vendore nga ana e shqiptarëve në koalicion me subjektet e tjera. “Është kënaqësi e veçantë që vizitoj Tuzin dhe njëkohësisht dua t’ju uroj një Vit të Ri sa më të mbarë! Ju jeni në prag të zgjedhjeve që do të zhvillohen së shpejti në komunën e Tuzit. Ju uroj suksese të gjithë juve që mer-
rni pjesë në këtë garë elektorale, që jo vetëm të kontribuoni për të përmirësuar qeverisjen vendore këtu, por njëkohësisht për të treguar aftësitë drejtuese të shqiptarëve të Tuzit përmes bashkëpunimit por edhe përmes edhe bashkëjetesës me malazezët dhe me të gjithë grupimet e tjera. Dëshirojmë që të vazhdojmë këto marrëdhënie shembullore të Shqipërisë dhe Malit të Zi edhe që
shqiptarët në Malin e Zi të vazhdojnë të jenë faktor kyç për të ardhmen euro-atlantike dhe europiane të Malit të Zi. Unë besoj se ju e keni vetë në dorë fatin tuaj dhe në zgjedhjet e 3 marsit ju do të keni mundësi të siguroni më mirë të drejtat tuaja”,tha ndër të tjera Presidenti Meta në këtë takim. Po dje presidentit zhvilloi një takim dhe me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi. “I ftova që pavarësisht dallimeve politike të bashkëpunojnë më ngushtë në interes të të gjithë shqiptarëve dhe të forcimit të pozitave të tyre, për t’i shfrytëzuar plotësisht hapësirat që janë krijuar nga anëtarësimi i Malit të Zi në NATO dhe si një vend që po përparon me sukses në negociatat për anëtarësim në BE. Vetëm në këtë mënyrë këto troje nuk do braktisen nga shqiptarët, sidomos nga të rinjtë, që me mundësitë e reja meritojnë të jetojnë aty dhe të kenë një të ardhme më të mirë”,- shkruan Presidentit Meta në një postim në Facebook.
“Përfaqësim më përfshirës dhe më të drejtë të shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale të Malit të Zi”
N
E mërkurë, 23 JANAR 2019
Presidenti Meta viziton Arkipeshkvinë një mijëvjeçare të Tivarit
TAKIMI ME KRYEMINISTRIN E MALIT TË ZI
ë vijim të vizitës shtetërore në Mal të Zi, Presidenti i Republikës Ilir Meta u prit në takim nga Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç. Presidenti Meta përgëzoi Kryeministrin Markoviç për përparimin që ka shënuar Mali i Zi, veçanërisht sa i përket procesit të integrimit europian, aq jetik për të gjitha vendet e rajonit. Gjatë takimit, Presidenti Meta shprehu dëshirën që bashkëpunimi i mirë që ekziston midis dy vendeve të përshpejtohet dhe të
24
thellohet më tej në të gjitha fushat, duke patur si objektiv parësor ndërlidhjen gjithnjë e më të mirë mes qytetarëve në të dy anët e kufirit. Kreu i Shtetit inkurajoi përcaktimin e prioriteteve të qarta dhe ndjekjen e projekteve konkrete në fushën e infrastrukturës, mjedisit, ujërave, turizmit, etj., që i japin përmbajtje dhe shprehin vullnetin e ndërsjelltë politik për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu, Presidenti Meta apeloi për një përfaqësim më përfshirës dhe më
të drejtë të shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale të Malit të Zi. Kryeministri i Malit të Zi e informoi Presidentin Meta për disa projekte konkrete në mbështetje të zonave ku banojnë shqiptarë, siç është ndërtimi i rrugës Tuz-Grabon, rikonstruksioni i shkollës së fshatit Dacaj në Rozhajë, përmirësimi i infrastrukturës rrugore në Plavë dhe Guci, hapja e disa pikave kufitare në këtë zonë si edhe në Ulqin, punësimi i shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale, etj.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi ka postuar disa foto nga vizita në Arkipeshkvinë një mijëvjeçare të Tivarit, e para vizitë e një Presidenti në këtë institucion kaq të shenjtë. Kreu i Shtetit, shkruan më tej se është pritur nga Imzot Rrok Gjonlleshaj, me të cilin thotë se biseduan për rëndësinë e jashtëzakonshme që luan besimi në shërbim të bashkëjetesës. “Shumë i lumtur të vizitoja Arkipeshkvinë një mijëvjeçare të Tivarit, ku u prita nga Imzot Rrok Gjonlleshaj, me të cilin biseduam për rëndësinë e jashtëzakonshme dhe universale që luan besimi në shërbim të bashkëjetesës dhe harmonisë sociale’‘,-shkruan Presidenti. Më tej, Presidenti ka veçuar kontributin e madh që lanë kolosë si Pjetër Bogdani dhe Dom Simon Filipaj. “Këtu kanë shërbyer shumë kolosë të besimit katolik, në veçanti i madhi Pjetër Bogdani si dhe përkthyesi i parë i Biblës në gjuhën shqipe, Dom Simon Filipaj”.