Koha Jone_23 korrik 2019.pdf

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Tre vite me reformë, por ende pa DREJTESI E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 174 (8615)

E martë, 23 Korrik 2019

Çmimi 30 Lekë

Tre vite nga miratimi i reformës shqiptarët kanë parë me qindra raste ku është provuar se çështja e zbatimit të reformës ka shërbyer si alibi nga qeveria për të fshehur krimet e qeverisjes. Në këto kohë kanë ndodhur skandalet korruptive dhe krimet qeverisëse më të mëdha duke nisur nga kanabizimi i vendit dhe deri të koncesionet me qindra miliona euro vjedhje. Nuk ka asnjë zyrtar të lartë të dënuar dhe asnjë garanci se drejtësia e re do të merret me këto ministra dhe kupolën e qeverisë FAQE 3

Presidenti Ilir Meta: Krenar që Regjisori Edmond Budina: Po erdhën 3 vjet më parë reforma në për ta rrëzuar Teatrin, do bëhet nami! drejtësi u miratua me konsensus

FAQE 24

Në foto: Presidenti Ilir Meta

GAZETARI

PËRFAQËSUESJA E SHBA

Andi Bejtja: Ja sa mirë e Leyla Moses- Ones: Gjithçka parashikoi Komisioni i Venecias, po shkon shumë mirë në Reformën në Drejtësi Reformën në Drejtësi FAQE 6

FAQE 8

Në foto: Regjisori Edmond Budina

FAQE 6

KREU I PD

KRYETARJA E LSI

Kreu demokrat, Basha: Plani ynë për konfiskimin e parave të korrupsionit

Kryemadhi: Rilindja mbahet në këmbë nga mashtrimi, korrupsioni, premtimet e pambajtura dhe fasada mediatike

FAQE 2

INTERVISTA NË SYRI.NET

Ramush Haradinaj: Taksa ndaj Serbisë nuk hiqet deri në njohjen e Kosovës

FAQE 2

FAQE 9


POLITIKE

2

E martë, 23 KORRIK 2019

AGJENDA - ANALIZA DO PASOHET ME ORGANIZIMIN DHE ZHVILLIMIN E ZGJEDHJEVE TË PËRGJITHSHME NË PARTI

30 qershori, Rama mbledh sot Asamblenë Kombëtare të PS-së: Analiza e votës Kryeministri Edi Rama mbledh sot Asamblenë Kombëtare të PS-së, ku do të kërkojë llogari drejtuesve politik dhe kryebashkiakëve të ri për rezultatet e 30 Qershorit. PS në zgjedhjet lokale arriti të fitojnë 60 bashki, por sërish brenda socialistëve ka pasur edhe pakënaqësi për shkak të numrit të ulët të pjesëmarrësve në votime. Madje kryesocialisti pas 30 Qershorit vendosi që t’i besoj zonat elektorale vetës, Gramoz Rucit dhe Taulant Balles. Në vjeshtë socialistët do të shkojnë në zgjedhje për të votuar drejtuesit e rinj të strukturat të Partisë, ku Edi Rama do të kërkojë një

mandat tjetër nga socilalistët. Gjithashtu gjatë asamblesë pritet të miratohen edhe kriteret mbi të cilat do të zgjidhen delegatet e Kongresit, kryetarët e degëve në rrethe, kryetarët e Këshillave Socialiste të Njësive Administrative si dhe kryetarët e Organizatave Socialiste. Gjithashtu Edi Rama do të kërkojë llogari nga ministrat e Kabinetit nësë kanë realizuar detyrat e përcaktuara nga Këshilli i Ministarve. Kujtojmë që në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kryeministri ju la afat ministrave Klosi dhe Manastirliu për të përmbushur detyrat deri në Korrik në rast të kundërt do të bënte ndryshime. Por ende nuk dihet nëse Rama ka vendosur që në Asamblenë e së martës të ketë emra të rin në kabinetin e tij qeveritar, pavarësisht se disa ditë më parë

e mohoi një gjë të tillë. AGJENDA Nisin punimet në orën 16:00. Asambleja do të hapet me fjalën e kryeministrit Rama. Më pas do mbahet një analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit. Analiza do pasohet me shqyrtimin dhe miratimin e Projekt-Vendimit për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti. Do bëhet shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit për zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti. Do bëhet shqyrtimi dhe miratimi i ProjektUdhëzimit për kriteret përzgjedhëse për delegatët e kongresit dhe kryetarët e partisë të bashkive.

Bardhi: Pa u shqyrtuar çështja në Kushtetuese, Kolegji ka pengesë ligjore për të bërë shpërndarjen e mandateve të Këshillave Bashkiake

Opozita, letër Kolegjit Zgjedhor: Pezulloni mandatet për Këshillat Bashkiakë P

artia Demokratike i ka dërguar një letër Kolegjit Zgjedhor, ku i kërkon pezullimin e mandateve për Këshillat Bashkiakë, ndërsa duhet të vendosë Gjykata Kushtetuese. Letra e opozitës është shkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, para nisjes së shqyrtimit në kolegj të çështjeve për shpërndarjen e mandateve të këshilltarëve bashkiakë. Në letër, që për dijeni i dërgohet edhe OSBE/ ODIHR-it, ambasadës amerikane, misionit të Bashkimit Europian, si dhe ambasadave kryesore në Tiranë, thuhet se Shoqata e Bashkive ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për kushtetueshmërinë e votimeve të 30 Qershorit. Pa u shqyrtuar çështja në Gjykatën Kushtetuese, Kolegji Zgjedhor ka pengesë ligjore për të bërë shpërndarjen e mandateve të Këshillave monopartiake Bashkiake. “Shoqata e Bashkive ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për kushtetutshmërinë e votimeve të 30 Qershorit. Pa u shqyrtuar çështja në Gjykatën Kushtetuese, Kolegji Zgjedhor ka pengesë ligjore për të bërë shpërndarjen e mandateve të Këshillave monopartiake Bashkiake”, thekson opozita. Në letrën e PD-së, opozita thotë se ligji detyron Kolegjin të mos marrë vendim pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese mbi kushtetueshmërinë e Dekreteve të Presidentit. “Ligji detyron Kolegjin të mos marrë vendim pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese mbi kushtetueshmërinë e Dekreteve të Presidentit. Standardet e shqyrtimit

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

gjyqësor te mosmarrëveshjeve në rrezik nga presioni i vettingut mbi disa anëtarë të Kolegjit Zgjedhor”, thuhet më tej në letër. Sipas letrës, vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë mënyrën e ushtrimit të kompetencave nga Presidenti, përfshirë dekretin e zgjedhjeve. “Sa kohë janë në fuqi dekretet për zgjedhje në 13 tetor mandatet e këshilltarëve bashkiakë nuk mund të shpërndahen. Janë fituar në votime të padekretuara nga Presidenti. Ky është një rast që Kolegji të mos lejojë ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

zëvendësimin e pluralizmit me partinë shtet dhe demokracia me diktaturën”, thuhet në letër. Opozita ka një apel edhe për Kolegjin, duke i kujtuar që t’i shërbejë interesit publik përpara interesit privat, i cili po përdoret nga Rama për të krijuar drejtësinë e tij private. “Koha t’i shërbeni interesit publik përpara interesit tuaj privat, i cili po përdoret nga Rama për të krijuar drejtësinë e tij private, duke i shkaktuar Shqipërisë një dëm afatgjatë”, përfundon letra e PD-së. NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

VOTIMET

Kolegji Zgjedhor lë në fuqi 30 qershorin, rrëzon të gjitha ankimimet e Bindjes

Kolegji Zgjedhor, rrëzoi 5 ankimime të Bindjes Demokratike për votimet e 30 qershorit. Partia më e re në spektrin politik, kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre, në Bashkinë e Tiranës, Selenicës, Shijakut, Beratit e Kurbinit. Në fund të seancës përfaqësuesi i Bindjes Demokratike Fabjan Topollaj, tha se pjesëmarrja në zgjedhje, ishte pikërisht për të dokumentuar sipas tij degradimin e sistemit politik në vendin tonë. “Ne kemi nevojë për ndryshime të thella politike që duhet të sistemi zgjedhor, ndryshime që nuk i lënë partitë e mëdha të vjedhin vota, siç ndodhi edhe kësaj here kur nuk kanë nevojë të vjedhin vota dhe një proces që ti japë akses transparencës”, u shpreh Fabjan Topollaj. Ndërsa përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Eridian Salianji, përshëndeti vendimin e kolegjit. “Janë pretendimet e një stine vere të çoroditur nga vetë Bindja Demokratike e cila nuk di se me kë e ka, me veten, procesin apo me votimet”, theksoi zyrtari i PS-së, Eridian Salianji. Më herët Partia Demokratike me firmë të sekretarit përgjithshëm Gazmend bardhi iu drejtua me një letër kolegjit, ku i kërkonte të pezullonte dhënien e mandateve deri sa të shprehet gjykata kushtetuese.

KREU I PD

Basha tregon 4 hapat që do ndjekë PD për zbulimin e parave të korrupsionit

Në tre vjetorin e miratimit të reformës në drejtësi Partia Demokratike ka paralajmëruar hartimin e një pakete antikorrupsion dhe rikuperimit të parave dhe pasurive të vjedhura.Në hapin e parë parashikohet hetimi i korrupsionit qeveritar ku prioritet do të jenë nivelet e larta. Si hapi i dytë renditet hetimi i mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike, duke përfshirë pa asnjë përjashtim kontratat koncesionare. Madje selia blu thekson se çdo kontratë do të konsiderohet si vepër e mundshme kriminale.Në videon e shpërndarë në prezantimin e nismës kryetari i PD, LulzimBasha thekson se në qendër të vëmendjes do të jetë rikuperimi i pasurive të vjedhura përmes kontratave dhe koncesioneve publike.“Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare apo janë investuar ku do nëpër botë do të zbulohen dhe do t’u rikthehen shqiptarëve”, - thuhet në deklaratë.Projekti përmbyllet me luftën kundër pastrimit të parave ku opozita parashikon të bashkëpunojë me ekspertë të huaj dhe me agjencitë kryesore në botë për luftën kundër krimit ndërkombëtar, Europoli, agjencitë britanike, holandeze, gjermane dhe amerikane.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E martë, 23 KORRIK 2019

Tre vite me reformë, por ende pa DREJTESI Tre vite nga miratimi i reformës shqiptarët kanë parë me qindra raste ku është provuar se çështja e zbatimit të reformës ka shërbyer si alibi nga qeveria për të fshehur krimet e qeverisjes. Në këto kohë kanë ndodhur skandalet korruptive dhe krimet qeverisëse më të mëdha duke nisur nga kanabizimi i vendit dhe deri të koncesionet me qindra miliona euro vjedhje. Nuk ka asnjë zyrtar të lartë të dënuar dhe asnjë garanci se drejtësia e re do të merret me këto ministra dhe kupolën e qeverisë Ceremonitë festive të zhvilluara dje nga institucionet e qeverisë për 3-vjetorin e miratimit të Reformës në Drejtësi ishin shfaqja më qesharake që iu servir qytetarëve. Ajo pjesë e Kuvendit që ka mbetur pas bojkotit të opozitës, drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë dhe ambasadorët e huaj në Tiranë u mblodhën për të kremtuar rrugëtimin 3 vjeçar të një projekti që sot ka prodhuar kaos në drejtësi dhe gjithë funksionimin e shtetit e ka futur në krizë kushtetuese të jashtëzakonshme. Kur reforma u miratua me 140 vota në Kuvend, kishte mbështetjen e shumicës së shqiptarëve dhe cilësohej si ndërhyrja më e domosdoshme që do të garantonte drejtësinë në Shqipëri. Sot, pas tre vjetësh sondazhet që bëhen për suksesin e reformës të shqiptarët rezultojnë të jenë aq negative sa edhe ata që i porosisin kanë frikë t’i publikojnë. Sepse qytetarët e kanë kuptuar se ajo që nisi si një tërmet për ndëshkimin e korrupsionit, sot ngjan më tepër si një formë e re e kapjes së drejtësisë nga ana e qeverisë. Por edhe nëse kapja nga qeveria e reformës është një akuzë që kundërshtohet nga Kryeministrit Edi Rama, qytetarët shohin se produkti i parë i kësaj reformë, deri tani, është bllokimi i drejtësisë. Dje festuam 3 vjetorin e reformës, por dje u mbushën tre vjet që Shqipëria praktikisht nuk ka më drejtësi. As gjykatë kushtetuese, as gjykatë të lartë dhe rrezikohemi të mbetemi edhe pa gjykata apelit. Si pasojë e reformës, frikës nga vettingu dhe pasigurisë së trupës gjykuese, gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit thuajse kanë pezulluar punën apo zvarrisin çdo vendim. Në kohën kur u miratuan të gjithë ndryshimet ligjore për reformën, u parashikua që të kishte një periudhë tranzicioni. Hartuesit e ligjeve dhe ndërko-

mbëtarët, në rastin më të mire, flisnin për 12 muaj që do të duheshin për vënien në shina të institucioneve të reja. Sot pas tre vitesh askush nuk jep më data dhe afatet kohore ndryshojnë çdo dy muaj me afate të tjera. Por çështja e kohës është vetëm njëra pjesë e dështimit me reformën. Ajo çfarë është dhe më e rëndë lidhet me mënyrën sesi po zbatohet ajo deri në këtë fazë që jemi. Ndryshimet Kushtetuese të 22 korrikut 2016 u bënë me konsensusin me të madh të politikës. Sot një pjesë e ligjeve të reformës janë prekur në mënyrë të njëanshme ose nuk janë zbatuar plotësisht nga ana e qeverisë dhe institucioneve të reja të drejtësisë. Reforma parashikonte që Vettingu i gjyqtarëve do të kryhej në mënyrën më të rreptë dhe profesionale. Ajo që kemi parë deri tani është se prokurorë dhe gjyqtarë që nuk justifikonin milionat dhe në karrierën e tyre kanë plotë cene, kaluan vettingun si njerëz të drejtësisë së re. Ndërsa gjyqtarë dhe prokurorë që

kanë dënuar grupet më të mëdha kriminale dhe nuk kanë pasur asnjë vrejtje gjatë karrierës u flakën në rrugë. Sigurisht mes gjyqtarëve dhe prokurorëve ka të korruptuar dhe sekserë vendimesh ndaj dhe u kërkua me domosdoshmëri reforma, por u kërkua një reformë që të ndante hajdutët nga të ndershmit dhe jo të promovonte juristët me probleme. Në tre vite po rezulton se vendimet për Vettingun janë formale dhe përzgjedhja e juristëve vërtetë të aftë nuk po bëhet në mënyrë ligjore. Ajo çfarë është me shqetësuese lidhet me emrat e njerëzve që po futen në institucionet e reja të drejtësisë pas vettingut. Në një mënyrë apo tjetër, të gjithë kanë nga një fije që i lidh me qeverisjen aktuale ose janë të sprovuar në vendime që i kanë shërbyer dikur qeverisjes së PS. Kjo shpjegon dhe përse institucionet e drejtësisë së re nuk vihen në lëvizje nga ligji, por sipas urdhrave të deputetit të PS, Ulsi Manja. Testimi i parë i re-

formës ishte Prokurorja e Përgjithshme. Jo vetëm u zgjodh në kundërshtim të Kushtetues si e përkohshme, por vijon të jetë në detyrë për gati dy vite. Prova e radhës janë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, të cilët mesa duket do të vijnë në detyrë me të njëjtën mënyrë të përkohshme. Tre vite nga miratimi i reformës shqiptarët kanë me qindra raste ku është provuar se çështja e zbatimit të reformës ka shërbyer si alibi nga qeveria për të fshehur krimet e qeverisjes. Në këto kohë kanë ndodhur skandalet korruptive dhe krimet qeverisëse më të mëdha duke nisur kanabizimi i vendit dhe deri të koncesionet me qindra miliona euro vjedhje. Nuk ka asnjë zyrtar të dënuar dhe asnjë garanci se drejtësia e re do të merret me këto çështje. Megjithatë shpresa vdes e funditthotë një fjalë e urtë popullore. Po presim dhe këtë fundviti për të parë se çdo bëjë SPAK-u dhe BKH. Mili Xhani


POLITIKE KRYETARI I KUVENDIT

K

ryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, tha gjatë një ceremonie në 3-vjetorin e votimit të ndryshimeve kushtetuese që i hapën rrugë Reformës në Drejtësi, se tashmë ajo është e pakthyeshme dhe e panegociueshme. “Fati dhe e ardhmja e Shqipërisë nuk mund të negociohen. Sfida e vërtetë e reformës është dhënia e drejtësisë dhe barazia reale e shtetasve tanë para ligjit. Për këtë, të gjithë aktorët dhe operatorët e sistemit duhet të punojnë”, tha Ruçi. Kreu i Kuvendit shtoi se kjo reformë është meritë ekskluzive e Kuvendit të Shqipërisë dhe përgëzoi Fatmir Xhafajn, kreun e komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi për

4

E martë, 23 KORRIK 2019

Ruçi: Sfida e vërtetë e Reformës në Drejtësi është barazia para ligjit përkushtimin. “Unë kam nxjerrë mësimet e mia si mbështetës i saj. Besoj kështu do ndodhe me ju. i kam dhënë përparësi organeve kushtetuese në dy vite e gjysme si kryetar Kuvendi”, u shpreh Ruçi. Ndërsa në një takim me ambasadoren gjermane, Susane Schutz, me rastin e përfundimit të misionit të saj në Shqipëri, kryeparlamentari Gramoz Ruçi u shpreh se zgjidhja e krizës politike në vend mund të arrihet vetëm përmes dialogut, por pa shkelur vijat e kuqe të tij. “Zgjidhja mund të vijë

vetëm nëpërmjet dialogut, por pa shkelur vijat e kuqe të këtij dialogu, të cilat janë Kushtetuta e ligji dhe pakthyeshmëria e reformës në drejtësi. Gjithashtu Kuvendi ka krijuar të gjitha mundësitë që opozita parlamentare dhe jo parlamentare të bashkëpunojnë për vazhdimin e reformave, përfshirë edhe reformën në drejtësi”, u shpreh Ruçi. Kryetari i Kuvendit i shprehu ambasadores Schutz përgëzimet për kryerjen me sukses të misionit në Shqipëri, mirënjohjen ndaj bashkëpunimit tuaj të

shkëlqyer me Kuvendin dhe i uroi suksese në detyrën e saj të re. Ruçi shprehu urimet për zgjedhjen e Ursula von der Leyen, Ministres së Mbrojtjes së Gjermanisë, në krye të Komisionit Europian, një shenjë e ndikimit në rritje të Gjermanisë në arenën europiane dhe globale.

Kur kanë kaluar 3 vite nga reforma kushtetuese, organet e reja dhe të vjetra të drejtësisë ende jo funksionale

K

ryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të hënë në përvjetorin e tretë të votimit të ndryshimeve kushtetuese që i hapën rrugë Reformës në Drejtësi. “3 vjet nga votimi i ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi, mjafton të shohësh e të dëgjosh armiqtë e saj, për të kuptuar se sa e drejtë dhe jetike është ajo për Shqipërinë Europiane”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale. Kryeministri shprehu gjithashtu vlerësimin për forcën politike që drejton, por edhe për Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara. “Krenar për Partinë Socialiste dhe mirënjohës për miqtë e partnerët në këtë betejë për të ardhmen”, tha në reagimin e tij, kryeministri Edi Rama. Konsensusi Me një dokument të Komisionerit për Zgjerim Johannes Han, mbështetur tek propozimi i ashtuquajtur hibrid i amerikanes Viktoria Nuland, u vulos konsensusi i vështirë i politikës shqiptare për reformën në drejtësi 21 dhe 22 korrikun e 2016-s. Edhe pse palët besuan se arritën konsensus, 48 orët e fundit deri në finalizimin e draftit konsensual, ishin tejet të vështira. Ngërçi kryesor ishte gjetja e formulës që do të garantonte zgjedhjen e organeve kryesorë të drejtësisë, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, me votë proporcionale nga mazhoranca dhe opozita, bazuar në të famshmin paragrafin 88 të opinionit të Komisionit të Venecias. Konsensusi u gjet me 21 korrik, në prag të mesnatës dhe u miratua me numër maksimal votash, në minutat e para të 22 korrikut nga të gjithë anëtarët e parlamentit dhe nën

3 vjet nga votimi i Reformës në Drejtësi, Rama: Krenar për PS

gëzimin e fortë të ambasadorëve të BE dhe SHBA, Romana Vlahurin dhe Donald Lu. Por çfarë pasoi këtë supervotim ishte një mungesë e theksuar konsensusi për ligjet e drejtësisë që do të zbatonin reformën kushtetuese. Vetëm ligji i Strukturës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit gëzon dhe vota e opozitës.

Sot tre vite më pas vendi ende nuk i ka funksionale organet e reja të drejtësisë, ndërsa dy gjykatat kryesore Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë kanë dalë jashtë funksionit për shkak të seleksionimit nga vettingu të gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistem. Nga 11 hartuesit e ndryshimeve kushtetuese të Reformës në Drejtësi, që në

vitin 2016 buzëqeshën për foton zyrtare të kompromisit të arritur, vetëm 3 prej tyre vazhdojnë të jenë pjesë e Kuvendit dhe ta mbrojnë ende atë. Pjesa tjetër u larguan, disa përfundimisht nga politika me zgjedhjet e vitit 2017, ndërsa pjesa tjetër në 2019-n me djegien e mandateve të deputetit. Këta të fundit janë dhe zërat më kritikë të asaj që u bë me atë reformë që ndërhyri drastikisht në drejtësinë shqiptare Por 3 vite nga ndryshimet kushtetuese, ku ndodhet drejtësia sipas atyre që i votuan ato? “Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme dhe e panegociueshme”, u shpreh kreu i Kuvendit. “Vetting-u, për shembull, rezultoi një proces me çudira të mëdha”, thotë deputeti Musa Ulqini. Ndërsa kreu i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja, ka një urim: “Viti i ardhshëm të jetë viti i mbylljes dhe zbatimit të Reformës në Drejtësi, për të thënë të gjithë bashkë se ia dolëm”. Ligji i SPAK ishte i vetmi përjashtim i bojkotit që opozita i bëri paketës e Reformës në Drejtësi. Një pjesë e ligjeve të kësaj pakete, arriti të miratohej vetëm së fundmi nga emra të rinj, qoftë nga maxhoranca, ashtu dhe opozita. Për Presidentin Meta ka qenë këmbëngulja e tij për të votuar me konsensus ato ndryshime kushtetuese, ajo që nuk lejoi kapjen e sistemit.

Ish-kreu i Reformës: Dosjet në rafte ishin dhe atëherë, askush të mos ankohet për këtë

Xhafaj: Prokuroria, deri dje e mbushur me militantë, s’ka lidhje me SPAK dhe BKH

K

ryetari i komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, dhe se miratimi i ndryshimeve kushtetuese në Kuvend e bën këtë institucion përgjegjës për rezultatin e reformës. “Jam krenar që isha pjesë e atij grupi që punuam për Reformën në Drejtësi. Fjalët i merr era, punët e mira mbeten”, tha ishministri i Brendshëm. Në fjalën e tij në ceremoninë e 3-vjetorit të miratimit të ndryshimeve kushtetuese që i hapën rrugë reformimit të sistemit të drejtësisë, Xhafaj kujtoi se ka ende njerëz që vazhdojnë të punojnë për ta penguar zbatimin e reformës. “Dikush qan hallin e drejtësisë së vonuar duke kujtuar

numrin e madh të dosjeve në rafte, disa të tjerë nuk dinë se çfarë kërkojnë dhe çirren se reforma po kapet! Harrojnë që deri dje që Gjykata e Lartë ishte aty e tëra

dhe ishin mijëra çështje në raftet e saj prej vitesh, ashtu sikundër janë me mijëra dosje në pritje dhe me vite vonesë apo në zvarritje dekadash në shkallët e tjera të gjyqësorit. Sigurisht më mirë një vit vonesë se sa një drejtësi e blerë dhe e shitur si mall nën pushtetin e fuqisë së pushtetit apo të fortit të parasë apo krimit. Ndërkohë që deri dje Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe çdo institucion i sistemit dhe vet karriera e gjyqtarëve e prokurorëve përcaktohej nga

politika, nga vullneti i pushtetit të radhës, ndërsa drejtësia e re që po ngremë përmes kësaj reforme garanton që qëndrueshmëria, karriera dhe promovimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk ka asnjë lidhje me politikën dhe pushtetin, po me vlerat dhe integritetin. Prokuroria e djeshme ishte e mbërthyer nga drejtues të paaftë, të korruptuar dhe shërbëtorë militantë politikë dhe nuk mund të ketë asgjë të përbashkët me institucionet e reja të drejtësisë penale, me SPAK

dhe BKH të formuar me gjyqtarë, prokurorë e polic të skanuar në filtrat e vetting-ut, të emëruar mbi një proces konkurrimi pa asnjë pikë lidhje me politikën dhe kryesorja nën një monitorim të fortë ndërkombëtar nga misionet e asistencës të SHBA e BE, (OPDAT dhe EURALIUS) dhe akoma më shumë në një periudhë të paktën dy vjeçare me mandat kushtetues asistence, trajnimi dhe monitorimi prej tyre!”, u shpreh dje deputeti socialist, Fatmir Xhafaj.


POLITIKE

5

E martë, 23 KORRIK 2019

Gjata: Vendimi i Gjykatës së Durrësit për të ndryshuar një vendim pa e apeluar atë është simboli i drejtësisë private që ka ngritur Edi Rama

PD: 3 vjet pas reformës, drejtësia private e Ramës s’ka ndëshkuar asnjë zyrtar N

ë tre vjetorin e miratimit të reformës në drejtësi, Partia Demokratike ka sjellë në vëmendje vendimin e Gjykatës së Durrësit, ku e njëjta gjykatë dha dy vendime të ndryshime për mandatin e kandidates së Partisë Socialiste. Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata tha se vendimi i Durrësit është dëshmia me e qartë se çfarë drejtësia private ka vendosur Edi Rama në Shqipëri. Sipas tij, vendimi skandaloz, i paprecedentë në historinë e qytetërimit perëndimor, ku vendimi i gjykatës ndryshohet të nesërmen nga e njëjta gjykatë, sipas interesit të kryeministrit, është dëshmia më tronditëse për kapjen totale të drejtësisë nga Edi Rama dhe grupi i strukturuar kriminal i Rilindjes. Përfaqësuesi PD-së solli në vëmendje se kjo drejtësi private e Edi Rama ka bërë që në tre vite të mos ketë asnjë zyrtarë të lartë të ndëshkuar nga drejtësi edhe pse korrupsioni dhe skandalet nuk kanë munguar asnjëherë. Përfaqësuesi ligjor i PD-së thotë se drejtësia private që ka instaluar Edi Rama është garancia për gjithë zyrtarët e korruptuar dhe të lidhur me krimin në Partinë Socialiste. “Vendimi i Gjykatës së Durrësit, pak ditë më parë, është simboli i drejtësisë private që ka ngritur Edi Rama. Vendimi skandaloz,

ISH-DEPUTETI I PD

Alibeaj: Ryshfeti ndaj gjyqtarëve është rritur akoma më tepër

i paprecedentë në historinë e qytetërimit perëndimor, ku vendimi i gjykatës ndryshohet të nesërmen nga e njëjta gjykatë, sipas interesit të kryeministrit, është dëshmia më tronditëse për kapjen totale të drejtësisë nga Edi Rama dhe grupi i strukturuar kriminal i Rilindjes. Vendimi i Gjykatës së Durrësit për të ndryshuar një vendim pa e apeluar atë dhe dhjetëra vendime te tjera antikushtetuese me reformën në drejtësi, e faktojnë Edi Ramën si armikun më të madh të drejtësisë së barabartë

për të gjithë. 3 vjet pas miratimit konsensual të ndryshimeve kushtetuese, shqiptarët janë dëshmitarë se drejtësia private e Edi Ramës nuk ka ndëshkuar asnjë zyrtar të lartë. Asnjë ministër, asnjë zyrtar i lartë publik, asnjë politikan nuk ka dalë para drjetësisë për vjedhjen e përditshme të shqiptarëve. Drejtësia private që ka ndërtuar Edi Rama 3 vjet nga reforma në drejtësi është bërë mburojë e çdo pushtetari apo krimineli të lidhur me pushtetin që vjedh zgjedhjet për llogari të Edi Ramës.

Shqiptarët janë dëshmitarë të imunitetit që Edi Rama i ka dhënë Vangjush Dakos, i cili duhet të ishte sot në burg për krimin e blerjes së zgjedhjeve me krimin e organizuar. Vetëm një drejtësi e çliruar nga diktati i Edi Ramës dhe i krimit do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme, që mundësojnë qeverisje në interes të qytetarëve dhe çojnë përpara agjendën europiane të Shqipërisë”, u shpreh dje nga foltorja e selisë blu Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata.

ISH-NËNKRYETARI I KOMISIONIT TË POSAÇËM: NUK KEMI FRIKË NGA REFORMA NË DREJTËSI, NDAJ I DALIM PËRBALLË RAMËS

Oerd Bylykbashi: Ka politikanë që nuk u leverdis kjo drejtësi

I

sh-deputet i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi u shpreh në ”A2 Cnn”, se pavarësisht se jemi 3 vite nga votimi për drejtësinë e re, sot kemi ende drejtësinë e vjetër. Ish-nënkryetari i Komisionit të posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi theksoi se gjyqtarët e prokurorët e korruptuar duhet të shkonin në burg e jo në shtëpi. “Drejtësia e re ende nuk është në horizont. Ne sot kemi një drejtësi të vjetër, e cila po rrënohet me shpejtësi. Unë gjykoj që shqiptarët kishin nevojë për një reformim dhe jo për një shkatërrim të sistemit, i cili ishte standard Europian por kishte boshllëqe. Në 3 vite kemi një dështim të ngritjes së institucioneve të sistemit të drejtësisë. Kemi copa që po ngrihen por ende nuk kemi ngrehinën e re të sistemit të drejtësisë. Ka politikanë që nuk iu leverdisë kjo drejtësi, ka edhe gjyqtarë dhe prokurorë që janë të korruptuat dhe duhet të ikin sot, por jo në shtëpi siç i çon

Vetting-u, por para drejtësisë dhe pastaj pas hekurave”, u shpreh dje ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi. Ligji i SPAK-ut ishte i vetmi përjashtim i bojkotit që opozita i bëri paketës e Reformës në Drejtësi. Një pjesë e ligjeve të kësaj pakete, arriti të miratohej vetëm së fundmi nga emra të rinj, qoftë nga maxhoranca, ashtu dhe opozita. Demokratët ndihen të tradhtuar, jo vetëm nga socialistët, për konsensusin që dhanë 3 vjet me parë për miratimin e Reformës

në Drejtësi. “Me sa duket, PS dhe kushdo që e mbështeti PS ishte t’i marrim votat opozitës për Kushtetutën, se nuk i kemi, e më pas bëjmë ç’të duam vetë me vota për të miratuar ligjet. Kjo është jo thjesht një shkelje e besimit, por një precedent shumë i rrezikshëm”, tha Oerd Bylykbashi. Ish-deputeti i PD-së thotë se drejtësia sot jo vetëm ka humbur pavarësinë e saj, por është kapur nga pushteti. “Kemi copa që po ngrihen, por ende nuk e kemi ngrehinën e re

të sistemit të drejtësisë”. Dhe për këtë, ai ka një shpjegim. “Me një sistem më të thjeshtë do të kishim ecur shumë më shpejt dhe me më pak ngërçe. Duke i fragmentuar në disa trupa, i bëjmë më të vogla përballë një pushteti arrogant siç është kryeministri”, vlerëson Bylykbashi. Ndërsa ofron mbështetjen për SPAK-un, Prokurorinë e posaçme që do të hetojë zyrtarët e lartë, Bylykbashi përsërit se shpresat i ka te ndërkombëtarët, që ajo të veprojë e pavarur. Dhe tek ndërkombëtarët, Bylykbashit duket se i ka mbetur në mendje një batutë e ishambasadorit amerikan, Donald Lu, i cili shprehej se një mënyrë për të kuptuar nëse gjyqtarët janë të korruptuar, ishte nëse kishin një orë më të shtrenjtë se makina e tij. “Ora ime e dorës është më e lirë se sa makina e çdo lloj ambasadori dhe për rrjedhojë, ne i dalim përballë kësaj maxhorance dhe e akuzojmë”, tha dje ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi periudhën 3 vjeçare të krijimit të Reformës në Drejtësi. Alibeaj u shpreh se tre vite pas krijimit të reformës në drejtësi qytetarët që përballen dyerve të gjykatave nuk flasin për gjyqtarë të pa korruptuar, por përkundrazi ryshfeti është rritur akoma edhe më tepër. “Qeveria jonë ka pasur në këto tre vite një seri episodesh ku është e zhytur në marrëdhënie të ngushta ose intime me krimin, ose në marrëdhënie të ngushta dhe akoma më intime me oligarkinë dhe korrupsionin. Kriteri i parë është testi. Një sistem drejtësie që reziston ndaj të fortit, aty me plot gojën mund të thuash, po ja kemi arritur qëllimit. Kriteri i dytë është a e jep shërbimin ndaj qytetarëve. Po të pyesësh sot qytetarët shqiptarë, atyre që ju bie halli për të shkuar në derën e Gjykatave askush nuk thotë sot se gjyqet bëhen më shpejtë sesa dikur. Që ryshfeti ndaj gjyqtarëve është më pas ose aspak sesa dikur. Përkundrazi, ryshfeti është rritur akoma më tepër. Deri më sot këto dy kritere tregojnë që vetëm për sukses nuk mund të flitet. PD besonte atëherë dhe beson edhe sot se akti i kryer në 22 korrik, i votimit të reformës kushtetuese, pra të pjesës kushtetuese, që ishte baza, themeli i kësaj reforme ishte akti i duhur, jo vetëm politik. Koha e kërkonte, defiçensat e sistemit të drejtësisë deri në atë kohë e kërkonin. Ka qenë kontributi dhe rezistenca e fortë e PD-së, në një farë mase duhet t’i njohim kontributin edhe kreut të Kuvendit të atëhershëm Ilir Meta, që në 22 korrik arritën të gjenin konsensusin. Ky konsensus kishte të bënte me organet e reja. Organet e reja kishin nevojë për një element shumë të rëndësishëm që elementët e drejtësisë të mos kapeshin nga palët politike. Të mos kapeshin nga pushteti se ai i ka instrumentet. Ai është i fuqishmi. Opozita me paq pak mundësi sa kishte nuk kishte mundësi as teorike ta mendonte ta kapte”, theksoi ishdeputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.


POLITIKE GAZETARI

6

E martë, 23 KORRIK 2019

Andi Bejtja: Ja sa mirë e parashikoi Komisioni i Venecias, Reformën në Drejtësi G

azetari dhe analisti i njohur Andi Bejtja në një shënim në profilin e tij në facebook, në kuadër të 3 vjetorit të Reformës së përçudnuar në Drejtësi, kujton konkluzionin e Komisionit të Venecias në fundin e vitit 2015 ku thoshte se zgjidhje të tilla radikale si procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon

procesin. “Pas tre viteve te ashtuquajturës Reforme në Drejtësi nuk gjej dot epitaf me te sakte se konkluzioni i Raportit Interim të Komisionit të Venecias në fundin e vitit 2015. Ja çfarë thuhet fjale për fjale.“Komisioni i Venecias evidenton se zgjidhje të tillë radikale (si procesi i rivlerësimit) janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione

të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën e gjyqtarëve, shton mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmang vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë të jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin”,- shkruan Andi Bejtja në mesazhin e tij.

E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-ve në Tiranë LeylaMoses-Ones

N

ë 3 vjetorin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese që i hapën rrugën reformës në drejtësi e ngarkuara me punë në ambasadën e SHBAve në Tiranë LeylaMoses- Ones, u shpreh se shkrirja e gjykatave në Shqipëri, tregoi fare qartë se përse nevojitej reforma në sektorin gjyqësor.Moses i është referuar dhe momenteve kur palët politike u dakordësuan dhe e votuan draftin e ndryshimeve kushtetuese unanimisht dhe shtoi se sistemi i drejtësisë ishte i kapur nga “ata që rrinë në hije”.“Votimi filloi pas mesnate në 22 korrik dhe ishte unanim. Të gjithë votuan për këtë votim historik. Ky votim tregon se çfarë mund të bëjnë politikanët kur punojnë për të mirën e vendit.Tani, një numër i madh – mbi 15 për qind – i gjyqtarëve dhe prokurorëve janë rivlerësuar. Disa kanë kaluar rivlerësimin dhe shumë kanë dështuar. Kjo përfshin gjyqtarët në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese. Disa thonë se ky është një problem, por ne besojmë se kjo tregon që rivlerësimi po funksionon dhe nënvizon se pse reforma në drejtësi ishte e nevojshme: Sistemi i vjetër i drejtësisë ishte kapur shumë kohë më parë. Ishte i kapur nga korrupsioni dhe nga ata që veprojnë në hije për të mbajtur Shqipërinë prapa. Reforma në drejtësi e theu atë kapje të paligjshme të sistemit të drejtësisë dhe po ia kthen atë njerëzve.”-tha Moses.Sipas saj “Poli i Drejtësisë” do të jetë simbol i suksesit të reformës në drejtësi. Tre vjet më pas kemi një këshil të lartë të prokurorisë dhe gjyqësor dhe po punojnë për të ripërtërirë gjykatën e lartë dhe krijimin e SPAK-ut. Kjo ndërtesë do të i japë KLP-së, KLGJ-së dhe Magjistraturës një shtëpi të re dhe moderne. Do të shohë një Shqipëri më SPAK-un dhe BKH

“Gjithçka po shkon shumë mirë në Reformën në Drejtësi” për të çliruar shqiptarët nga krimi dhe korrupsioni. SHBA ka qëndruar krah Shqipërisë dhe i kanë nxitur këto ndryshime, ne qëndruam krah Shqipërisë dhe po qëndrojmë krah Shqipërisë. Ne po qëndrojmë krah Shqipërisë teksa po ngrihet SPAK-u. Jeni të sigurt, ne do të vijojmë që të qëndrojmë krah Shqipërisë” tha ajo. Fjala e plotë e LeylaMoses-Ones: “Ministre Gjonaj, të ftuar të nderuar, është kënaqësi të jem sot këtu për të shënuar tre vjetorin e miratimit të reformës në drejtësi dhe për të përuruar këtë godinë që do të strehojë Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Shkollën e Magjistraturës. 21 korriku i 2016 filloi me pritshmëritë e një votimi mëngjesi në Kuvend për reformat kushtetuese. Këto reforma kishin qenë në lëvizje për pothuajse dy vjet. Pas negociatave që zgjatën gjatë gjithë ditës, PD miratoi draftin. Kryetari i atëhershëm i Kuvendit Meta falënderoi zotin Basha dhe zotin Rama dhe i vlerësoi për pjekurinë e tyre gjatë negociatave dhe tha se drafti ishte gati për t’u miratuar. Votimi filloi pas mesnatës më 22 korrik. Ishte unanim – të gjithë votuan për të bërë këto ndryshime historike. Ky votim tregon se çfarë mund të bëjnë udhëheqësit e Shqipërisë kur punojnë së bashku për të mirën e përbashkët. Prej orës 1 të mëngjesit, Shqipëria kishte një të ardhme të re, sepse politikanët shqiptarë kishin vizionin për të luftuar së bashku korrupsionin dhe për të ecur përpara drejt realizimit të ëndrrave të pranimit në BE. Kjo ishte tre vjet më parë. Shumë gjëra kanë ndodhur që atëherë.

Shqipëria miratoi ligje për zbatimin e Kushtetutës dhe më pas krijoi një Komision dhe një Kolegj Apelimi për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve (vetingun). Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara krijuan Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit. Ky model i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve ka qenë themeli për pjesën tjetër të reformave që duhet të ndodhin. Tani, një numër i madh – mbi 15 për qind – i gjyqtarëve dhe prokurorëve janë rivlerësuar. Disa kanë kaluar rivlerësimin dhe shumë kanë dështuar. Kjo përfshin gjyqtarët në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese. Disa thonë se ky është një problem,

por ne besojmë se kjo tregon që rivlerësimi po funksionon dhe nënvizon se pse reforma në drejtësi ishte e nevojshme: Sistemi i vjetër i drejtësisë ishte kapur shumë kohë më parë. Ishte i kapur nga korrupsioni dhe nga ata që veprojnë në hije për të mbajtur Shqipërinë prapa. Reforma në drejtësi e theu atë kapje të paligjshme të sistemit të drejtësisë dhe po ia kthen atë njerëzve. Tre vjet pas atij votimi në mesnatë, tani kemi një Këshill të Lartë të Prokurorisë dhe një Këshill të Lartë Gjyqësor. Ata përbëhen nga gjyqtarë, prokurorë dhe anëtarët jogjyqtarë dhe joprokurorë. Këshilli i Lartë Gjyqësor po punon për të përtërirë Gjykatën e Lartë. Këshilli i Lartë

i Prokurorisë ka qenë duke punuar për gurin e çmuar të kurorës së reformave: krijimin e SPAK-ut. Të dy Këshillat janë të ngarkuar me ndërtimin e një sistemi efektiv qeverisjeje për të përmirësuar efikasitetin, për të shtuar llogaridhënien dhe për të rikthyer besimin e shqiptarëve në sistemin e drejtësisë. Ne qëndrojmë përpara një ndërtese të re që së shpejti do t’i japë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Shkollës së Magjistraturës një shtëpi të re e moderne.Kjo godinë së shpejti do të shohë një Shqipëri me gjyqtarë dhe prokurorë të aftë dhe me etikë. Do të shohë një Shqipëri me SPAK-un dhe BKH-në që bëjnë pjesën e tyre për ta çliruar këtë vend nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Ndërsa shqiptarët do ta shohin këtë ndërtesë si një simbol të suksesit të reformës në drejtësi. Prokurorët e rinj që betohen sot do të shohin ndryshime të mëdha në Shqipëri përgjatë jetës së tyre. Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar krah Shqipërisë dhe i kanë nxitur këto ndryshime të mëdha. Ne qëndruam krah Shqipërisë kur reformat u miratuan njëzëri tre vjet më parë. Ne kemi qëndruar krah Shqipërisë kur filloi rivlerësimi dhe ndërsa ka pastruar sistemin e drejtësisë. Ne kemi qëndruar krah Shqipërisë gjatë krijimit të Këshillave të Gjyqësorit dhe të Prokurorisë. Ne jemi duke qëndruar krah Shqipërisë ndërsa po ngrihet SPAK-u. Jini të sigurtë, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë krah Shqipërisë ndërsa Reforma në Drejtësi i jep një formë të re të ardhmes tuaj. Faleminderit shumë për këtë mundësi!”


POLITIKE

7

E martë, 23 KORRIK 2019

ISH-DEPUTETI I PD-sË: RAMA ÇON POLICË TEK UNAZA E RE PËR TË TËRHEQUR VËMENDJEN NGA VOTIMET MONISTE

Balliu: Rama provokime ndaj protestave të opozitës, kërkon viktima Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu shprehet se Edi Rama bën provokime ndaj protestave të opozitës. Në një intervistë dhënë dje për “News 24”, Balliu tha se Rama provokon dhe kërkon viktima, me qëllim që të shpëtojë kokën e tij. “Protesta e qytetarëve te Unaza e Re ka shpëtuar 40 milionë euro. Protestat kanë demaskuar projektin. Rama kërkon gjak për të shpëtuar kokën e tij. Ajo që më shqetëson mua është gjendja e atyre banorëve. Në vend që Rama dhe qeveria të qetësojë situatën, provokon. Edi Rama provokon që të ketë përplasje. Por, përplasja te Unaza mund të sjellë pasoja të mëdha dhe të parikuperueshme”, tha Balliu. Sipas tij, Rama

është fajtori për gjithçka, pasi në këtë mes nuk kanë faj as policët dhe as banorët. “Asnjë polic nuk ka faj. Këtu banorët nuk kanë faj. Pse duhet të përplasen policët me banorët, për Ramën? Duhet të përplaset gjithë Shqipëria, të kemi viktima në bulevard që të ketë viktima dhe Rama të shpëtojë karrigen. Rama ka futur njerëz në protesta për provokime. Qeveria të distancohet nga veprimet e dhunshme. Zgjidhja është e lehtë. Rama të legalizojë siç ka legalizuar ndërtesa të tjera në Tiranë”, shtoi ai. Për Balliun, Rama çon policë te Unaza dhe kudo ku ka kauza qytetare, me qëllim që të tërheqë vëmendjen nga votimet moniste skandaloze të 30 qershorit, ku për të,

u vodhën edhe vota. “Dje solli policinë, për të fshehur dramën e madhe politike të udhëhequr nga Rama. Ai bëri 30 qershorin, zgjedhje diktatoriale në vend, duke tentuar të kthejë sistemin diktatorial në Shqipëri. Sot Policia e Shtetit, konkretisht Komisariati numër 6, me urdhër politik është kërkuar shoqërimi i banorëve. Pse duhet të arrestohen? Që kur është ndaluar të protestohet në vendin tonë? Kjo është qeveri banditeske”, u shpreh Klevis Balliu. Në vijim, ishdeputeti i PD-së Klevis Balliu theksoi se opozita nuk bën pushim me protesta dhe demonstrata, për sa kohë që edhe krimi në pushtet nuk bën pushim. Ai vlerësoi se drejtësia është kapur nga Edi Rama.

Çështja e Teatrit Kombëtar do të ndërkombëtarizohet, ka nisur proceduara për dërgimin e saj në Gjykatën e Strasburgut

R

egjisori Edmond Budina, duke folur në një intervistë për “Fax News” për incidentet e fundit që po ndodhin në Teatrin Kombëtar dhe rrezikun që i kanosët godinës për t’u shembur në mënyrë të paligjshme, tha se ka tentativë të herëpashershme provokative për shembjen e Teatrit, duke argumentuar se edhe ditën e djeshme disa punonjës të ujësjellësit u paraqitën për të ndërprerë furnizimin me ujë ndërkohë që prej ditësh është bërë edhe paketimi i materialeve që ndodheshin brenda godinës, dhe nga momenti në moment pritet që të sjellin mjetet për t’i larguar. “Sot ka pasur një tentativë për të prerë ujin dhe energjinë, ne kemi pasur informacione edhe nga brenda pushtetit. Ata i kanë paketuar materialet brenda Teatrit dhe ndaj ne kemi vendosur të ndërmarrim protestë 24 orëshe për të penguar zbrazjen e Teatrit. Edhe sot erdhën disa persona të ujësjellësit për të prerë ujin. Ne shkuam menjëherë atje dhe iu kërkuam një dokument i cili i urdhëronte ta bënin këtë gjë por s’kishin asgjë me vete. Ne u thamë që do t’ju filmojmë dhe ata ikën sepse s’kanë asnjë faj, janë punëtorë të urdhëruar. Kanë vendosur ta shembin në mënyrë të paligjshme. Ata mund ta rikonstrukturojnë Teatrin aktual dhe të ndërtojnë një Teatër të ri ultramondern diku tjetër, Tirana ka hapësira mjaftueshëm. Mund të ndërtojnë 10 të tillë, 100 po të duan, Teatrot vetëm të mira dhe zhvillim i sjellin vendit”, tha regjisori i njohur. I pyetur nëse ekzistojnë kushtet që pas rikonstruksionit t’i rikthehet kushteve normale për ta përdoruar atë sepse qeveria thotë se një tërmet i vetëm mund ta shembte, Budina tha se këto janë mashtrime të mëdha. “Këto janë mashtrime të mëdha, ne e pamë para disa muajsh që ra një tërmet i fuqishëm në Tiranë, ministria e Bujqësisë u ça në një cep, ndërsa Teatri as e ndjeu fare. Nga ana tjetër, përderisa askush nuk ka marrë asnjë masë që të mos e lejojnë Teatrin të përfundojë në atë shkallë, dikush duhet të japë llogari për këtë gjë. Ai Teatër rikonstrukturohet dhe ndërtohet me shumë pak lekë. Me atë shifër 30 milionëshe që thonë ata, jo vetëm që rikonstrukturohet por ndërtohen edhe 3 të tjerë. Padiskutim që ai Teatër rikonstruktohet me pak lekë, madje vetëm me lekët që mund të ofrojnë vetë qytetarët e Tiranës dhe këtë e provuam me germat që hoqën dhe që i rivendosëm, sepse qytetarët e Tiranës e duan artin jo si politikanët që mbushën xhepat e tyre dhe të afërmve të tyre”, tha Budina. Ai tha se çështja e Teatrit

“Dy duar për një kokë janë”, Budina: Do ta mbrojmë me çdo formë Teatrin Kombëtar

Kombëtar do të ndërkombëtarizohet dhe se ka nisur proceduara për dërgimin e saj në Gjykatën e Strasburgut. “Ka filluar proçedura për ta çuar këtë çështje në Gjykatën e Strasburgut dhe tashmë ajo do të ndërkombëtarizohet. Të gjitha ata që punojnë në këtë profesion duhej të ishin aty sot, sepse do ta shikojnë se sa keq do të katandisen aktorët. Problemi më i rëndësishëm që pushteti ua bën”, u shpreh dje regjisori, Edmond Budina. PJESA NGA INTERVISTA Marrëveshja me shkrim me opozitarët për mbrojtjen e Teatrit që përmendi para disa ditësh aktori Neritan Liçaj, a është realizuar kjo marrëveshje?

Në dijeninë time marrëveshja është gati. Nuk jemi ne që mbështesim PD-së, është opozita e bashkuar që na mbështet neve. Unë në një komunikim me kryetarin e opozitës i kam thënë se nëse ju do të bëni vetëm një sjellje si këta që janë sot, të parët opozitar do të jemi ne. Një vend është në demokraci të plotë vetëm kur ka një opozitë. Sado mirë të qeveriset vendi, populli duhet të jetë gjithmonë në opozitë, që të shpenzohen lekët si të duan qeveritarët dhe ato para mund t’u jepeshin shtresave sociale në nevojë. Si e shpjegoni praninë e shtuar të forcave të rendit në afërsi të TK, a keni frikë që duke përfituar nga pushimet

mund të merret akti i shembjes? Tashmë ata kanë marrë hapa konkrete, kanë hapur edhe gardhin për ta prishur, nuk është më një provokim por hap konkret. Policia erdhi dhe pyetja më absurde ishte, ku e ka zyrën Drejtori i Teatrit Kombëtar, ndenjën për ca kohë atje dhe u larguan me makinat e tyre. Ne e dimë se mund të na survejojnë dhe krijojnë presion, por të bëjnë çfarë të duan. Pse nuk mblidhen gjithë këta njerëz që reagojnë për TK, pse nuk i shohim atje? Politika dhe strategjia e qeverisë është të lodhi njerëzit, i shtyn gjërat deri sa të lodhen njerëzit. Natyrisht që kjo protestë ka pasur firon e saj, por sikur edhe 10 veta të qëndrojnë, kauza mbetet, këto 3 netë që e shohin se po merren gjëra konkrete janë shtuar njerëzit. Këtë e pamë edhe me vendosjen e germave të cilët kur panë se po rrezikohej u mblodhën me qindra. Unë nuk besoj se do të shembet ai Teatër, por edhe nëse bëhet do të përndiqet ai që e bën këtë akt të shëmtuar dhe të pazakontë ndaj vlerave dhe kulturës. Ata nuk e kanë fare në llogari të bëjnë një Teatër modern ashtu siç thonë. Nuk shembet një teatër i vjetër për t’i hapur vendin një tjetri të ri apo të ndërtohen edhe kulla. Rikonstrukto të vjetrin dhe mund të ndërtosh edhe të riun. Do ta mbroni edhe fizikisht Teatrin? Ne jemi atje, nuk do të rrahim apo sulmojmë njeri, por nëse dikush na sulmon dy duart për një kokë janë. Kam frikë se e gjitha do të kthehet në një dhunë të paparë, do të ketë edhe përfshirje të qytetarëve të zakonshëm. Atëherë të dyja duart për një kokë janë. Unë kam takuar edhe ministren dhe ia kam kërkuar që aman mos e shembni atë godinë, por ata nuk i kanë ndërprerë provokimet. I kam thënë edhe kryeministrit në një takim të para një muaj që të mos e shembte, por provokimet vijojnë.


POLITIKE

8

E martë, 23 KORRIK 2019

Ulqinaku: PPP-ja e pompave të karburantit është një projekt mafioz nisur nga qeveria në shtatorin 2018

PD: Qeveria “Rama” ka vendosur t’i ngarkojë shqiptarët me një taksë të re tek nafta T

eksa referon të dhëna nga bizneset, Partia Demokratike deklaron se pritet që produkti i naftës të shtrenjtohet minimalisht me 20 lekë për litër. Ish-deputetja Izmira Ulqinaku nga foltorja e selisë blu u shpreh këtë të hënë se çmimi i naftës në treg është 64% taksa, teksa theksoi se Shqipëria është ndër 20 vendet me çmimin më të shtrenjtë të naftës në botë. “Që nga dita e parë në pushtet, Edi Rama vendosi taksat më të larta në rajon që kanë rënduar jetën e shqiptarëve. Për të dhe oligarkët rreth tij, shqiptarët duhen shtrydhur deri në pikën e fundit të kursimeve. Duke nisur nga viti 2014 qeveria ka rritur taksën e qarkullimit, që paguhet në çdo litër karburant të blerë, duke shtrenjtuar çmimin. Edhe kur çmimi i karburantit në tregjet ndërkombëtare shënoi rënien më të madhe në histori, shqiptarët paguanin më shumë. Të pangopur me vjedhjet dhe koncesionet ndaj oligarkëve qeveria ka vendosur të japë një tjetër PPP. Kësaj radhe projekti mafioz përfshin dhënien me PPP të pompave të karburantit dhe krijimin e një agjencie për rezervën e sigurisë për karburantin. PPP-ja e pompave

të karburantit është një projekt mafioz nisur nga qeveria në shtatorin 2018 dhe denoncuar nga Partia Demokratike që në krye të herës. Aq i madh ishte abuzimi saqë vetë pjesëmarrësit në këtë koncesion e dërguan çështjen në gjykatë. Shkeljet nga ana e ministrisë ne favor të kompanisë NOA qenë të qarta. Gjykata ka marrë një vendim, qeveria vazhdon të refuzojë vendimin. Ajo ka vendosur t’i ngarkojë shqiptarët me një taksë të re tek nafta, taksën NOA. I babëzitur në abuzime, Edi Rama,

ka urdhëruar nje projektligj. I shkruar në ish ministrinë e Gjiknurit dhe shpalosur nga ministrja Balluku, Rama ka vendosur të krijojë një agjenci sigurimi të karburantit. Paratë natyrisht për këtë projekt do të dalin nga xhepat e shqiptarëve. Sipas të dhënave nga bizneset, pritet që produkti i naftës të shtrenjtohet minimalisht me 20 lekë për litër. Tabela e Global Oil Price, referenca për çmimet e naftës në botë, na rëndit fill pas Gjermanisë për çmimin e naftës. Sipas saj shqiptarët

paguajnë 1.45 euro/litër kurse Gjermania paguan 1.46 euro/ litër. Ndërkohë në renditjen botërore ku janë marrë 164 shtete dhe Shqipëria është e 145 dhe bën pjesë te grupi i vendeve të varfra me çmimet më të larta. Shqipëria bën pjesë te grupi i 35 vendeve që e kanë çmimin 1,5-2 dollarë (të gjitha të tjerat janë vende me GDP të lartë për frymë dhe Shqipëria është e vetmja me këto të ardhura dhe këtë çmim). Ka vetëm një vend me të shtrenjtë se grupi jonë që është Hong Kongu! Çmenduria e çmimeve

të larta vjen si pasojë e taksave të larta. Sot çmimi i naftës në treg është 64% taksa . Paguajmë më shtrenjtë se çdo vend i rajonit karburantin jo sepse Shqipëria sepse qeveritarët janë hajdutë dhe miq të hajdutërisë dhe oligarkëve. Taksa e qarkullimit u rrit me 24 lekë për litër. Kjo do të jetë taksa e parë që do të hiqet në qeverisjen e PD. Çmimi më i lartë i karburantit sot ka bërë që fermeri shqiptar të prodhojë me kosto të lartë e të hedhë produktet në rrugë, çmimi më i lartë i karburantit sot ka bërë që kostot e prodhimit të rriten me 11 përqind, duke ulur në minimum punën për bizneset prodhuese, çmimi i lartë i karburantit sot ka bërë që shqiptarët të bëjnë më shtrenjtë çdo produkt që nga buka deri te qumështi duke shtrenjtuar jetesën, duke nxjerrë nga tregu biznese të vogla të ndershme e duke ulur numrin e fermerëve prodhues. Kjo sjellje kriminale duhet të marrë fund! Koncesionet dhe çdo PPP, do të pezullohen dhe do të nisin hetimet për ata që kanë manipuluar dhe vjedhur. Asnjë hap pas për të çliruar ekonominë nga taksat e oligarkëve. Asnjë hap pas deri në largimin e Edi Ramës”, u shpreh Izmira Ulqinaku.

ISH-DEPUTETJA E PD-së: MILOT - BALLDREN; AFERË DHE PROVË E QARTË E KRIMIT EKONOMIK DHE KORRUPSIONIT QË ZHVILLOHET “NË DRITË TË DIELLIT”

I

sh-deputetja e Partisë Demokratiken Grida Duma publikon fakte të tjera nga skandali me rrugën Milot-Balldre. Sipas Dumës, saga korruptive e Milot – Balldren vijon, duke e shndërruar atë në aferë dhe provë e qartë e krimit ekonomik dhe korrupsionit që zhvillohet “në dritë të diellit”. “Në 18 korrik të këtij viti Kuvendi miratoi me nxitim kontratën e koncesionit/PPP, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren”. Si gjithmonë një kontratë e nisur si ofertë e pa kërkuar nga kompania ANK. Kjo kontratë u miratua në të njëjtën ditë që Kuvendi kaloi dhe projektligjin për ndalimin e ofertave të pa kërkuara për rrugët, një kërkesë kjo e vazhdueshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Rruga Milot – Balldren 17.2 km e do kushtojë 213.6 milionë euro ose 256 milionë euro përfshirë TVSHnë. Kjo kontratë do paguhet në euro dhe pagesat koncesionari do i marrë në euro, kur të ardhurat qeveria shqiptare i merr në lekë, e gjitha për të mbrojtur dhe kompaninë. Në Samitin e Poznanit ku qeveria shqiptare kishte mundësinë të përfitonte mbi 70% të shumës nga BE, Rama u paraqit pa asnje kërkesë, ndërsa

Grida Duma publikon fakte te tjera nga skandali me rrugën Milot-Balldre vendet e tjera mundën të përfitonin ndërtimin e rrugëve me fonde europiane, Shqipëria do t’i kryejë me 14 fishin e kostove, një vjedhje e njëqind fishtë, së pari se do të mund të kryheshin shumica e kilomentrave me fonde europiane dhe së dyti sepse një km me studimin europian kushtoj 1.2 milionë, ndërsa me PPP e Ramës, Milot - Balldren sipas kontratës faktike tashmë kushton 13.3 milionë euro. Dhe afera nuk mbaron këtu, kompania me të dhënat dhe hulumtimet edhe të mediave dinjitoze nuk ka aftësi paguese. Kështu ANK premton të financojë 52 milionë euro nga kapitali i vet, ndësa të dhënat zyrtare nga bilanci 2017 tregojnë se totali i aktiveve të saj është vetëm 16 milionë euro (2 miliardë lekë), ndërsa totali i kapitalit është 3.2 milionë euro. Kompania kishte të ardhura prej 16 milionë eurosh në 2017-n dhe një fitim minimal prej më pak se 1 milion euro. Për këtë qeveria Rama bën një tjetër “zgjidhje”. Në ndryshim nga kontratat e mëparshme që bëhen me “çelësa në dorë”, që do të thotë që kompania kontraktore ka përgjegjësinë të mbarojë punimet pa kërkuar asnjë fond shtesë, përveç vlerës së kontratës

së prokurimit (si në rastin e rrugës së Arbrit); për Milot-Balldren, kushtet janë ndryshe. Neni 35 i kontratës, “Ndryshime në punimet apo shërbimet” specifikon që Autoriteti Kontraktor mund të kërkojë ndryshime në projekt përmes një kërkesë me shkrim, përpara fillimit të këtyre punimeve, duke lënë në këtë mënyrë të hapur një rritje tjetër të kostove. Kontrata

parashikon që përballimi i kostove për ndryshimin e kërkuar bëhet nga Autoriteti Kontraktor. Edhe shoqëria koncesionare mund të propozojë ndryshime dhe në këtë rast kostot ndahen 50:50. Pra në seancën e fundit të Kuvendit ka ndodhur që të: miratohet në të njëjtën ditë një PPP e pakërkuar dhe projektligji për ndalimin e PPP të pa kërkuara nga FMN; miratohet një PPP me vlerë 14 fish më të lartë se vlera që përcakton Bashkimi Europian për të njëjtat rrugë; pagesa miratohet në euro, ndryshe nga kontratat e mëparshme dhe ndërsa kostot e inflacionit i bien buxhetit të shtetit që vepron në lekë; për të avantazhuar kompaninë e cila nga bilancet zyrtare duket që nuk ka aftësi paguese, futet në Nenin 35 të Kontratës një klauzolë që jep mundësi ndryshimi pagesash apo kostosh dhe e lehtëson kompaninë e rëndon shtetin, sepse parashikohet që punimet të mund të mos kryhen “me çelësa në dorë”. Të gjitha këto shkelje që bëhen qetësisht janë provë e pastër se nëse reforma në drejtësi do te kishte nisur së funksionuari abuzuesit duhet të dilnin para drejtësisë”, tha Duma.


POLITIKE

9 E martë, 23 KORRIK 2019

KRYETARJA E LSI

Kryemadhi: Këmbët e ngrehinës së “Rilindjes” janë mashtrimi, korrupsioni, premtimet e pambajtura dhe fasada mediatike Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është ndaluar këtë të hënë me strukturat e LSI në Elbasan. Në fjalën para mbështetësve të LSI, Kryemadhi analizoi aktivitetin e qeverisë Rama në këto 6 vite. Teksa tha se ajo nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e bëra në 2013, kryetarja e LSI u shpreh se kjo qeveri po mbahet në 4 shtylla, mashtrimin, korrupsionin, premtimet e pambajtura dhe fasadën mediatike. “Katër këmëbët e kësaj qeverië janë mashtrimi, korrupsioni, premtimet e pambajtura dhe fasada mediatike. Mashtruan fermerët për uljen e çmimit të karburantit. Mashtruan studentët për tarifat vjetore. Mashtruan

shqiptarët me mjekësinë falas, sot vendi ka mjekësinë më të shtrenjtë në rajon. Minatorët dhe naftëtarët u mashtruan me statusin e tyre të pazbatueshëm. U zotuan për taksa të ulëta, sot Shqiperia ka taksat më të larta në rajon, pa llogaritur taksën e korrupsionit. Premtuan konkurrencë të ndershme e kthyen ekonominë e vendit në pronë të pesë vetave. Premtuan uljen e çmimit të energjisë elektrike, kemi çmimin më të lartë në rajon. Premtuan treg të konkurrencës së lirë ku fiton më i miri, sot kemi tendera sekretë dhe prokurime të drejtpërdrejta. Premtuan subvencione në bujqësi por paguajnë interesa tek oligarkët e PPP-ve. Premtu-

ANALIZË Nga Agim Nesho

S

humë është shkruar vitet e fun dit për përkeqësimin e nivelit të demokracisë në botë dhe fillesat e të ashtuquajturit ‘recesion demokratik’. Ndërhyrja Ruse, ekspansionizmi Kinez, stanjacioni i Bashkimit Evropian dhe largimi i Shteteve të Bashkuara nga rendi botëror liberal që ajo vetë ndihmoi të ngrihej janë të gjithë faktorë që janë përdorur për të shpjeguar këtë tendencë. Por ka edhe një tjetër faktor, delikat, njësoj të rrezikshëm, dhe të anashkaluar që gjithashtu kontribuon në instabilitet dhe në tatëpjetën e demokracisë sot. Ky faktor është konfuzioni, specifikisht konfuzioni rreth diplomacisë së administratës Trump. Konsidero rastin e Shqipërisë. Ndërhyrja e fundit e Departamentit të Shtetit në zgjedhjet lokale ktheu një konflikt minor politik në një situatë lehtësisht shpërthyese, pa ofruar një rrugëdalje. Shqipëria sot po përjeton një krizë kushtetuese që nga shkurti 2019. Qeveria Socialiste në pushtet e Kryeministrit Edi Rama është njollosur nga një sërë përgjimesh të botuara në gazetën Gjermane “Bild”, që demaskojnë blerje sistematike votash dhe manipulim të zgjedhjeve të fundit parlamentare. Koalicioni opozitar i Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke vënë në diskutim legjitimitetin e zgjedhjeve të fundit parlamentare të 2017-ës dhe protestuar kundër korrupsionit të përhapur në qeverisjen Rama, hoqën dorë nga mandatet e tyre parlamentare, bojkotuan procesin politik derisa Rama të dorëhiqej dhe socialistët të krijonin një qeveri të re. Duke marrë parasysh përshkallëzimin e protestave dhe presionit pop-

ullor, Presidenti Shqiptar Ilir Meta, anuloi dhe rivendosi një datë të re për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në vend, duke ftuar si qeverinë ashtu edhe opozitën për negocimin e një zgjidhje për krizën. Por qeveria e drejtuar nga Rama insistoi me zhvillimin e zgjedhjeve me 30 qershor, duke orkestruar ato që vetë votuesit shqiptarë i përqeshën si ‘votime të stilit komunist pa mundësinë e zgjedhjes’. Socialistët në pushtet ishin kandidatët e vetëm në 35 nga 61 bashki, dhe në të tjerat u përballën me disa parti të vogla të majta dhe të qendrës së djathtë. Socialistët gjithashtu kanë iniciuar procesin e hetimit dhe shkarkimin e presidentit me pretendimin që ka vepruar në kundërshtim me kushtetutën duke anuluar votimin. (Gjykata Kushtetuese nuk mund të përfshihet për arsye se gjyqtarët e saj po i nënshtrohen procesit të vettingut.) Të gjitha këto veprime rrezikojnë ta kthejnë vendin në një shtet një-partiak, ku të gjitha institucionet e pushtetit – kryetarët e bashkive dhe këshillat vendorë, parlamenti, këshilli i ministrave, prokurori i përgjithshëm, presidenca dhe gjykatat – kontrollohen nga një parti, dhe përfaqësuesit e më tepër se gjysmës së elektoratit protestojnë për një proces të rregullt. Është një situatë shpërthyese dhe e paqëndrueshme. Matthew Palmer, Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit i Shtetit, ndërhyri në një mjedis tashmë të tensionuar parazgjedhor duke e përkeqësuar situatën. Ndërhyrja e z. Palmer përmbante dy aspekte: konsiderimi i opozitës përgjegjëse për çdo dhunë dhe pranimi si të vlefshme i zgjedhjeve një partiake të 30 qershorit të kryera nga shu-

an hapjen e 300 mijë vendeve të punës, por larguan 500 mijë shqiptarë nga vendi”,- tha kryetarja e LSI. Kryemadhi u shpreh se votimet monopartiake të 30 qershorit në Shqipëri u kryen për shkak se në vend nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Ajo shtoi se si pasojë e mungesës së kësaj gjykate, Kuvendi është kthyer në vendin ku miratohen ligje korruptive. “ Farsa 30 qershorit ndodhi për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese. Seanca e fundit e kësaj legjislature u mbyll me turp. Deputetët kartona miratuan thellimin e krizës. Para mbështetësve të partisë që drejton, kryemadhi theksoi prioritet i LSI mbetet arsyeja për të cilën

ajo u themelua integrimi i vendit, por theksoi se synimi do të jetë çmontimi i 4 këmbëve të ngrehinës politike të Edi Ramës duke vënë të parat interesin e shqiptarëve, konkurrencën e lirë dhe të ndershme, integrimin europian dhe një drejtësi të pavarur nga politika dhe oligarkët”,- tha Kryemadhi. Kryetarja e LSI shtoi se “detyrë

parësore e LSI çmontimi i këmbëve të kësaj ngrehine. LSI parti e angazhimeve të mbajtura. LSI ka të parët interesin e shqiptarëve, konkurrencën e lirë dhe të ndershme, integrimin evropian dhe një drejtësi të pakapur nga politika dhe klientët e saj oligarkë. LSI e angazhuar tërësisht që çdo shqiptar ta ndjejë Shqipërinë si shtëpinë e tij”.

Departamenti i Shtetit braktis demokracinë në Shqipëri mica qeverisëse. Ndërsa mesazhi i parë është i kuptueshëm dhe i qartë, i dyti është në kundërshtim me të gjitha parimet demokratike. Palmer, i dyzuar, argumentoi se zgjedhjet fillimisht duhet të zhvillohen (pa pasur parasysh rrezikun e krijimit të një shteti unitar pa kontrolle dhe balanca), dhe më pas do të ishte krijimi i Gjykatës Kushtetuese që do të vendoste mbi vlefshmërinë e këtij votimi. Ai gjithashtu vendosmërisht sugjeroi që Shtetet e Bashkuara do të shkëpusin lidhjet me çdo parti, mbështetësit e të cilës angazhohen në akte të dhunshme, pa vlerësuar thelbin e ankesave të opozitës e të qënit e margjinalizuar në procesin zgjedhor. Një nga parimet bazë të qeverisjes kërkon pranimin si legjitime të institucioneve në mënyrë që ato të funksionojnë në mënyrën e duhur, pavarësisht nëse janë procese zgjedhore apo gjykata. Zoti Palmer i sugjeroi Shqiptarëve që ta injorojnë këtë parim pa vlerësuar konsekuencat e rrezikshme. Deri në zgjedhjet e 30 qershorit, Shqipëria ishte një demokraci pa institucione funksionale që luftojnë për zgjedhje të drejta; që nga 1 korriku, falë rrugës së rrezikshme të ndërmarrë nga koalicioni Rama dhe ndërhyrjes së gabuar nga zoti Palmer, sot vendi nuk është as demokraci dhe as republikë. Votuesit shqiptarë më 30 qershor e injoruan si qeverinë Socialiste ashtu edhe ndërhyrjen e zotit Palmer duke e abstenuar në

heshtje procesin zgjedhor. Rezultati ishte pjesëmarrje historikisht e ulët me më pak se 20 % të elektoratit. Në analizën e vet thumbuese, misioni vëzhgues ndërkombëtar i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE/ODHIR), që vëzhgoi zgjedhjet lokale, arriti në përfundimin se ato u zhvilluan “pa marrë parasysh interesin e elektoratit”. E gjitha kjo ngre pyetje serioze për Departamentin e Shtetit, i cili ende përkrah qëndrimin që Shqiptarët të pranojnë legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve. Mbi ç’bazë Shtetet e Bashkuara do t’i mohonin kërkesat për paanshmëri nga më shumë se gjysma e elektoratit, që ishte i pakënaqur nga ky proces zgjedhor? Pse të mos ndiqej rruga e kompromisit të ofruar nga presidenti legjitim i Shqipërisë? Nuk ka një zgjidhje të qartë për qasjen e ndjekur nga Z. Palmer dhe kolegët e tij të Departamentit të Shtetit. Kjo çështje ngre disa pikëpyetje në një këndvështrim më të gjerë: Kush kujdeset në Departamentin e Shtetit ndërsa Sekretari Pompeo është i fokusuar me iniciativat kyçe të politikës së jashtme? Kush po i drejton burokratët e Shteteve të Bashkuara që luajnë një rol kyç në ruajtjen e stabilitetit të vendeve dhe rajonale fragile në botë, dhe mbi bazën e cilave parimeve? Duket e qartë që mungesa e paprecedentë e konfirmimeve të nivelit të lartë në Departamentin e Shtetit po vuan pasojat. Diplomacia e z. Palmer duket se nuk reflekton doktrinën e deklaruar të administratës Trump në respekt të

vetë-vendosjes kombëtare (duke filluar me Amerika e Para). Por as nuk reflekton parimet e rendit liberal të ndjekura nga çdo President Amerikan që nga George H. W. Bush: promovimi i demokracisë dhe ndërtimi i institucioneve si mjete për të legjitimuar dhe zhvilluar një rend global të bazuar në demokraci dhe tregjet e lira. Sot, qytetarët shqiptarë, nga më pro-amerikanët në botë, po vënë në pikëpyetje qëllimet dhe kompetencën e partnerit të tyre strategjik. Si shqiptar jam i shqetësuar nga ngërçi aktual në vendin tim dhe mundësia e një konflikti social. Si qytetar amerikan, jam i trazuar nga konfuzioni i shkaktuar nga diplomatët Amerikanë dhe rezultatet serioze të ndërhyrjes së tyre. Së fundmi, një politikë e jashtme që nuk reflekton as doktrinën e “realizmit parimor” të administratës, as parimet e demokracisë liberale, është në thelb e konfuzuar. Është gjithashtu vulnerabël ndaj nënvlerësimeve të neglizhuara që mund të rezultojnë në përkeqësimin e demokracisë dhe dobësimin e pozicionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është pikërisht çfarë vihet re në Shqipëri sot. *Agim Nesho, qytetar ShqiptaroAmerikan, është diplomat, autor dhe analist politik. Ai ka shërbyer si Përfaqësues i Përhershëm në Kombet e Bashkuara në vitet 1996-2005 dhe si Ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet 2005-2006. Shkrimi është botuar në revistën amerikane Foreign Policy


POLITIKE Reforma në drejtësi, më e dështuara që nga viti 1990

10 E martë, 23 KORRIK 2019 FORUM

10 atentatet e rilindjes, që vranë reformën në drejtësi!

Nga Neritan Sejamini

R

eforma në drejtësi është ndoshta reforma më e dështuar dhe me pasojat më negative në historinë e tranzicionit shqiptar— mund ta konkurrojë vetëm ligji 7501. Kjo reformë është tashmë garancia më e madhe për pandëshkueshmërinë dhe paprekshmërinë e politikanëve të korruptuar dhe figurave të krimit. Tre vjet pas saj, jo vetëm që nuk ka asnjë politikan në pranga, dhe nuk ka asnjë organizatë kriminale apo të trafikut të drogës të dënuar, por nuk ka më as gjykata, as prokurori, dhe as parlament, si rezultat direkt i saj. Kjo reformë nuk ka lidhje më asnjë parim të demokracisë perëndimore. Nëse do ishte propozuar në Amerikë apo në çfarëdo vendi perëndimor ajo do ishte hedhur poshtë në çast, si një eksperiment marrëzor që varros parimet e shenjta mbi të cilat u krijuan

dhe ekzistojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe demokracitë perëndimore. Cilido amerikan apo europiano-perëndimor që thotë se reforma bazohet mbi parimet amerikane apo perëndimore është duke gënjyer haptazi. Amerika është një vend demokratik dhe i lirë, ku adhurohet dhe lulëzon kufizimi, ndarja dhe kontrolli i pushteteve, pluralizmi politik

dhe shteti i së drejtës—të gjitha parime që reforma në drejtësi i ka dhunuar rëndë. Ata që lëvdojnë reformën, përkundër realitetit skandaloz që ajo ka krijuar, nga Edi Rama e deri tek i fundit, thjesht gënjejnë në mënyrë hipokrite dhe cinike popullin shqiptar, për të cilin kanë përçmim dhe e konsiderojnë popull idiot që mund ta gënjesh si të duash.

Nga Petrit Vasili* Nënkryetar i LSI

1.Ndryshimet kushtetuese te 21-22 korrikut u dhunuan të gjitha. 2. KLGJ dhe KLP e mbushur me njerëz pa integritet nga falsifikatore, evazorë e deri në spiunë të sigurimit. 3. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit është si yjet që rrijnë e vështrojnë se si integriteti i reformës rrënohet e kapet pa kthim. 4. Vetingu me dy standarde fakt i pamohueshëm nga këtu deri ne Strasburg. 5. Prokurori i Përgjithshëm u kap dhunshëm nga rilindja me 69 vota kur Kushtetuta kërkon minimumi 84. 6. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u shkatërrua për ta kthyer në vegël në funksion të kapjes së drejtësisë. 7. Gjykata Kushtetuese u asgjësua për të mbrojtur rilindjen nga ndëshkimi. 8. Gjykata e Larte gjithashtu është asgjësuar dhe mbi 32 mijë çështje janë bllokuar atje. 9. As skandali i Unazës së Re, as dosja 339, as dosja 184 dhe as 30 qershori nuk hetohen, por bllokohen me qëllim dhe kërkush nga qeveria nuk del përpara drejtësisë, ndërsa qytetarët e vjedhur po. 10. Më shume se 63% e shqiptareve nuk besojnë te kjo reforme.

ANALZIË

3 vjet nga puthja Lu-Vlahutin, sistemi i drejtësisë ende në kaos

N

uk ka asnjë dyshim se me snata e 21 korrikut 2016 ka hyrë në historinë e Shqipërisë. Në parlamentin shqiptar do të miratohej si rrallëherë me 140 vota të të pranishmëve një nga një reformat më të kontestuara dhe më të përfolura, ajo në sistemin e drejtësisë. Në ato ditë të nxehta korriku do të mbahen mend ecejaket e ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu dhe koleges së tij të BEsë, kroates kokëkuqe Romana Vlahutin. Zyra e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta në katin e dytë të godinës në qendër të Tiranës ishte vënë në fokus të dhjetëra skenarëve që binin e ngriheshin për mënyrën se si do të funksiononte sistemi i drejtësisë. Ato ditë u dëgjuan për herë të parë edhe për Vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, apo dhe institucioneve të reja si SPAK, BKH, KED, KLGJ, KLP, etj. E fundit pengesë ishte paragrafi 88 i Komisionit të Venecias që sipas opozitës ishte tjetërsuar nga mazhoranca për të vënë në dorë institucionet e reja. Zgjidhja u gjet te konsensusi që duhet të lishin palët për të ngri-

tur këto institucione. Rezultati ishte 140 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, por nuk munguan edhe denoncimet e deputetëve të ndryshëm që kishin marrë telefonata kërcënuese nga selia e rrugës së Elbasanit se në rast të votës kundër do të konsideroheshin “të padëshirueshëm” për SHBA-të. Në atë seancë kryeministri Rama mbajti një fjalim vlerësues dhe premtues se kjo reformë “do të çelë siparin e një revolucioni në sistemin e drejtësisë” dhe se “gjykatësit e prokurorët e korruptuar do i fshinte fshesa e vetingut”. Në krahun tjetër lideri demokrat Lulzim Basha tha se “reforma në drejtësi ishte një ogur i mire për bashkimin e shqiptarëve për drejtësinë e standardit europian”. Të dy akuzuan njëri – tjetrin për krijimin e pengesave të qëllimta. Ishte reforma në drejtësi që shënoi thyerjet e para të forta mes koalicionit që qeveriste vendin në atë kohë mes PS-së dhe LSI-së. U pranua edhe më vonë nga vetë Rama se ato ditë qeveria gati u rrëzua. E famshme ishte përplasja publike

mes kreut të Kuvendit, Meta dhe kreut të komisionit të ligjeve Fatmir Xhafaj që drejtonte edhe komisionin e posaçëm të kësaj reformë. Në mediat dhe portalet pro-qeveritare thellohej ideja se kundër reformës në drejtësi po punon Meta dhe Berisha që sipas tyre i trembeshin “drejtësisë së re”. Një vit para zgjedhjes së Presidentit nuk munguan as zërat për krijimin e një qeverie teknike që do të çonte vendin në zgjedhje. Më vonë edhe Meta ka zbuluar disa gjëra nga ajo që diskutohej në zyrën e tij në prani të ambasadorëve të huaj. “Me ambasadorët kam pasur gjithmonë takime me dëshmitarë”-thoshte Meta më vonë për të treguar se nuk kishte luajtur nën rrogoz. Po ku është sot reforma në drejtësi? Nuk do të shkonte gjatë dhe konsensusi historik i mesnatës së 21 korrikut do të harrohej. Me afrimin e zgjedhjeve të 2017-ës, opozita doli nga parlamenti për të vijuar aksionin e saj në një çadër të ngritur përpara kryeministrisë. Në parlament, ngritja e institucioneve të reja nisi të zvarritej dhe në shumë raste mazhoranca e in-

terpretoi ligjin në mënyra të ndryshme për të zhbllokuar situatat. Ngritja e Këshillit të Emërimeve në drejtësi që duhet të ishte një institucion bipartizan u bë në mënyrë të njëanshme, por ndërkombëtarët heshtën. Më pas u shpik edhe një post i ri, ai i Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm. Në një sallë të mbushur me tym, mazhoranca zgjodhi Arta Markun në vend të Adriatik Llallës. Më pas do të niste Vetingu, por nisja e këtij procesi nga kupola e sistemit ka lënë tashmë vendin pa institucione të rëndësishme siç janë Gjykata, Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë. Oerd Bylykbashi, njëri prej hartuesve të kësaj reforme nga opozita thotë sot se ajo që kemi sot është “fruti i fundit i hidhur i reformës së 2016”. “Sot nuk kemi më Gjykatë Kushtetuese dhe as Gjykatë të Lartë. Euramalius paska propozuar që mund të emërohen gjyqtarë të përkohshëm në Gjykatën e Larte sa për të emëruar 3 anëtarët që i duhen Ramës në Gjykatë Kushtetuese. Te përzihen rropullitë vetëm ta mendosh. Më herët kemi

parë se si KLGJ dhe KLP u kapën duke vënë në to persona kryekëput të lidhur me PS. Janë këta që do të caktojnë gjyqtaret dhe prokurorëtý e ardhshëm që do zëvendësojnë ata që po ikin nga vetingu. Do te krijojnë gardën pretoriane të Ramës në Drejtësi, që ta ruajnë atë në 10-15 vitet e ardhshme nga drejtësia për maskarallëqet që po bën sot pa fund. Vetingun e kapën sepse në listën e kandidateve kishin aplikuar vetëm të majtë ndërkohë që Opozita ishte ne çadër” – shkruan Bylykbashi. Tani sytë janë te SPAK, Struktura e Posaçme Anti-Korrpsion që pretendohet të arrestojë zyrtarët e lartë të përfshirë në afera korruptive. Tashmë nuk janë më as ambasadorët Lu dhe Vlahutin që rrëzëllenin në lozhën e sallës së seancave plenare atë mbrëmje korriku. Reforma në drejtësi mbushi 3 vjet, por shqiptarët e kanë parë vetëm në letër ndërsa politika vazhdon ta përdorë për konsumin e saj të përditshëm duke ia përmendur njëri – tjetrit sa herë nuk kanë diçka për të thënë. LAPSI.al


KOSOVE

11 E martë, 23 KORRIK 2019

Rrëfimi i Ramush Haradinajt: Ku ndahem me Edi Ramën

K

ryeministri i dorëhequr i Kos ovës, Ramush Haradinaj duke folur për Çim Peka LIVE në SYRI TV dhe SYRI.net, është shprehur i bindur se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet edhe pse ai do të ikë. ‘Taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet nga Kosova. Kjo taksë do të qëndrojë deri në ditën kur Serbia të njohë Kosovën shtet. Ndërkombëtarët janë duke bërë gabim duke bërë një presion kaq të madh ndaj Kosovës. Ky presion nuk sjell asnjë gjë të mirë as për Kosovën dhe as për rajonin’, - është shprehur Ramush Haradinaj në Çim Peka LIVE në SYRI TV dhe SYRI.net. Kryeministri i dorëhequr i Kosovës Ramush Haradinaj komentoi aktualitetin në Kosovë e më gjerë, vendimin e tij për dorëheqje dhe atë çfarë pritet të ndodhë në vend. Por Haradinaj nuk la pa përmendur as temën e nxehtë të copëtimin të territoreve në sajë të marrëveshjes Kosovë-Serbi. I pyetur nga gazetari Çim Peka nëse, ka pasur një ofertë konkrete që të pranojë ndryshimin e kufijve, të hiqet taksa, Haradinaj nuk e mohoi diçka të tillë. “Është provuar në mënyra të ndryshme për dobinë e fleksibilitetit. Nuk kanë guxuar hapur me ma sjellë në tavolinë. Unë i takoj një agjende tjetër. Jam i gëzuar shumë që ka një vetëdije në popull kundër ndarjes. Nuk është më Kosova as e 17 shkurtit as e GJND. Qën-

Haradinaj: Taksa ndaj Serbisë nuk hiqet deri në njohjen e Kosovës drimi i taksës nuk është populizëm, ishte qëndrim. Po më kanë pyetur çfarë jepni ju për njohjen. Sa për Merkel ajo ka një qëndrim shumë të qartë kundër ndarjes”, u shpreh lideri i AAK-së. Teksa u ndal edhe te taksa ndaj produkteve serbe, Haradinaj u shpreh i vendosur se ajo nuk do të hiqet derisa Beogradi të njohë shtetin e Kosovës. Thyerja mes një kryeministri të Kosovës me një të Shqipërisë nuk ka qenë asnjëherë kaq e thellë sa ajo që është krijuar mes Ramush Haradinajt dhe Edi Ramës. Pavarësisht se publikisht ishin kujdesur që ta mbulonin krisjen deri pak kohë më parë, samiti i Berlinit i nxorri të gjitha në dritë. Siç dihet në atë takim pati një presion të fortë të Francës dhe Gjermanisë ndaj kryeministrit të Kosovës që ai të heq taksën 100% për prodhimet serbe. Edi Rama mbajti krahun e më të fortëve duke lënë vetëm Haradinajn i cili do të deklaronte në një intervistë pas samitit se

ANALIZË

A do të jetë Michael O’Reilly përsëri avokati i Ramush Haradinajt

P

ër të tretën herë, Ramush Haradinaj do të paraqitet në Hagë për intervistim. Nëntë vite pas përfundimit të procesit gjyqësor ndaj tij në Hagë, ai ka marrë ftesë për t’u intervistuar sërish atje. Por, këtë herë ftesa i ka ardhur nga Gjykata Speciale. Ndërkohë, ende nuk dihet se kush do të jetë avokat i kryeministrit në dorëheqje. Gjasat janë që edhe këtë herë përfaqësues ligjor Haradinajt do të jetë Michael O’Reilly i cili aktualisht është edhe këshilltar i Haradinajt. Ramush Haradinaj do të marrë rrugë sërish drejt Hagës gjatë kësaj jave. Arsye për këtë udhëtim është ftesa që ka pranuar të premten nga Gjykata Speciale, e cila është krijuar me votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për t’i hetuar ishushtarët e UÇK’së që dyshohet se kanë kryer krime lufte dhe krime të tjera nga janari i 1998’ës e deri më dhjetor të vitit 2000. Haradinaj ka bërë të ditur se atje do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit. Por, se kush do të jetë përfaqësuesi ligjor i Haradinajt gjatë intervistimit ende nuk po dihet. Gazeta Express ka dërguar pyetje në Zyrën e Kryeministrit që nga e shtuna, por nuk ka marrë përgjigje. Gjasat janë që edhe kësaj here njëri prej avokatëve të Haradinajt të jetë Michael O’Reilly, i cili e ka mbrojtur

Haradinajn në dy proceset gjyqësore ndaj tij. O’Reilly kishte shkruar edhe libër për kryeministrin në dorëheqje, të cilin e kishte titulluar “Haga e Ramush Haradinajt”. Ndryshe, Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e Kryeministrit të Kosovës, të premten. Shkak për këtë vendim ishte ftesa për intervistim nga Gjykata Speciale. “Kam dhënë dorëheqje prej kryetarit të qeverisë. Nga ky moment japim dorëheqje si qeveri. Jam ftuar të intervistohem si i dyshuar nga Specialja. Javën tjetër do të kem paraqitje. E kam vlerësuar se s’mundem mu paraqitë si kryetar i qeverisë edhe me rujt nderin e kryetarit të qeverisë dhe shtetit”, ka deklaruar Haradinaj. Përveç Haradinajt, ftesë për intervistim kanë marrë edhe ish-shefi i Shtabit të UÇKsë, Bislim Zyrapi, ish-zëdhënësi i UÇK’së, Jakup Krasniqi, Sokol Bashota dhe eprorë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Gazeta Express/

“Rama ishte ai që i bënte më shumë presion se Vuçiçi”. Shefi i qeverisë së Tiranës i hodhi poshtë këto deklarata, madje e quajti Hardinajn “gënjeshtar”. Përplasja mes Ramës dhe Haradinajt ka qenë e fortë edhe për çështjen e korrigjimit të kufijve. Haradinaj e ka kundërshtuar fort çdolloj ideje që shkon në favor të ndryshimit të kufijve, ndryshe nga Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri shqiptar, Rama. Pas dorëheqjes së Haradinajt pati reagime të shumta, por vetëm Edi Rama reagoi një ditë më pas dhe duke mos ia përmendur emrin. Rama as nuk e ka kontaktuar Haradinajt për thirrjen në Gjykatën Speciale, siç kishin bërë shumë kryeministra të rahonit. E zbuloi këtë vetë Haradinaj në një intervistë që dha për televizionin T7 të Kosovës. “Unë kam marrë shumë letra personale prej kryeministrave të rajonit, nuk kam marrë një prej Edi Ramës. Kam marrë prej kryeministrave të tjerë të rajonit shkresa mbështetje,

simpatie. Edhe nga personalitete si Presidenti Berisha, po se po, por edhe Presidenti Moisiu, Presidenti Meta ishte vetë këtu. Kam marrë prej Shqipërisë plot porosi përkrahëse, kam dëgjuar zotin Majko, kryetarin Basha… Vetëdija kombëtare e ka bërë të vetën atje. Ata i përcjellin këto tema” – tha Haradinaj. Ai zbuloi se taksa dhe kufijtë janë dy çështjet që e ndajnë me Edi Ramën. I pyetur nëse ndihet përgjegjës për prishjen e marrëdhënieve me kryeministrin e Shqipërisë ai tha se asgjë nuk ishte personale, por e ngritur mbi baza parimore. “Jam i detyruar të mbroj tërësinë territoriale të Kosovës. Nuk e kam këtë prej qejfit apo prej arrogancës. Unë jam i detyruar me mbrojt Kosovën si agjendë. Unë taksën nuk e kam tregti me Serbinë. Unë taksën e kam me shpëtu (Kosovën) prej ndarjes ose prej “Dodik Republikës”. Unë nuk i kam mbajt këto qëndrime për inat të Edit, Hashimit apo Kadrisë. Unë be-

soj që nëse e heq taksën, e ke çel derën për njërin prej dy çmimeve, ndarje ose “Dodik Republikë”. Unë besoj që nëse e mbajmë taksën, ato të dyja nuk janë më temë dhe hapim derën për njohjen. Kaq e thjeshtë është. Kujt nuk i kam borxh në këtë rast që i shërbej këtij besimi” – tha Haradinaj. “E dua të majtën në Shqipëri. Nuk kam asnjë problem me të majtët. I kam njoh të gjithë dhe i respektoj njëlloj siç kam marrëdhënie me Partinë Demokratike të Shqipërisë me të cilën kemi një kontratë bashkëpunimi dhe aspirojmë në PPE. Më besoni nuk ka asgjë personale këtu, por vetëm jam i detyruem të mbroj axhendën e vendit tem, popullit tem. Kaq” – e mbyll Haradinaj. Përplasjet mes Haradinajt dhe Ramës kanë qenë të hershme. Ato nisën që me çështjen e demarkacionit, për të vijuar me deklaratat e Ramës në emër të Kosovës, çështjen e taksës 100% dhe më pas për idenë e ndryshimit të kufijve.

MINISTRI I JASHTËM I KOSOVËS

Haradinaj: Kryeministër deri në zgjedhjen e Qeverisë së re K ryeministri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj i është drejtuar me letër krerëve të institucioneve dhe kryetarëve të partive opozitare, ku i njofton për dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i Qeverisë. Vendimi i Haradinajt pasoi ftesën nga Gjykata Speciale për të dëshmuar mbi krimet e pretenduara gjatë luftës së Kosovës. Haradinaj i është drejtuar me letër edhe partive opozitare, midis tyre Lidhjes Demokratike dhe Lëvizjes

Vetëvendosje. “Sot, përmes një letre, i kam njoftuar krerët e institucioneve dhe liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, për vendimin e dorëheqjes sime të parevokueshme nga funksioni i Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e aplikueshme, kam ftuar që të ndërmerren hapat e nevojshëm për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme nacionale, në mënyrë që e drejta për të

zgjedhur t’i kthehet sovranit. Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të vazhdoj kryerjen e detyrave kushtetuese si Kryeminister dhe Qeveri në dorëheqje”, shprehet ai. Ramush Haradinaj do të niset nesër për në Hagë për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale, e cila edhe pse selinë e ka në qytetin holandez, funksionon në bazë të ligjeve të Kosovës. Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, jo-zyrtarisht raportohet se ato do të zhvillohen më 8 shtator.

VENDIMI

Kosova drejt zgjedhjeve më 8 shtator P as dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj mësohet se Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme në datën 8 shtator. Sipas ligjit, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë. Për këtë arsye, burime të RTK-së bëjnë me dije se Presidenti Thaçi ka vendosur që, në përputhje me afatet kushtetuese e ligjore, të shpallë zgjedhjet e parakohshme më 8 shtator. Ramush Haradinaj dha dorëheqjen e

tij si dhe konfirmoi shpërndarjen e qeverisë që drejtonte pasi mori ftesën zyrtare për në gjykatën e Hagës. Kjo është hera e dytë që Haradinaj lë mandatin e kryeministrit të vendit për të dëshmuar në gjykatën e Hagës. Në një postim në Facebook Haradinaj falenderon të gjithë mbështetësit që e përkrahën këto ditë. Ai thotë se kjo mbështetje e madhe tregoi për njohje, e jo ndarjen e Kosovës e as Dodik Republikë në Kosovë!

MINISTRI I JASHTËM I KOSOVËS

Pacolli: Vendimi i GJND-së vulosi legjitimitetin e pavarësisë Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, në 9-vjetorin e vendimit të GJND-së tha se i njëjti e vulosi legjitimitetin dhe subjektivitetin ndërkombëtar të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Pacolli shtoi se ky vendim ishte një e arritur historike për shtetin e ri dhe një mesazh i fu-

qishëm për të shuar zërin e kundërshtarëve të pavarësisë. “Nëntë vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si institucioni kryesor i Kombeve të Bashkuara për të zgjidhur kontestet në mes shteteve, nëpërmjet vendimit të saj e vulosi legjitimitetin dhe subjektiv-

itetin ndërkombëtarë të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nga përfaqësuesit e popullit të zgjedhur në mënyrë demokratike. Ky vendim ishte një e arritur historike për shtetin e ri dhe një mesazh i fuqishëm për të shuar zërin e kundërshtarëve të pavarësisë”, deklaroi Pacolli.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

TURIZEM

12 E martë, 23 KORRIK 2019

PORTALI AMERIKAN

“Ksamili aty ku ndihesh si në parajsë”

P

ortali i njohur amerikan, “Nothing Familiar”, që u kushtohet udhëtimeve dhe destinacioneve turistike më tërheqëse në botë, i ka kushtuar një reportazh plazheve të Ksamilit dhe ujërave të tyre të mrekullueshme. “Vetëm në jug të Sarandës do të gjeni plazhin e Ksamilit dhe njëkohësisht një destinacion që duhet vizituar gjatë muajve të

verës në Shqipëri. Vendasit dhe turistët udhëtojnë nga të gjitha anët për të shijuar diellin dhe për të notuar në detin e kristaltë të Jonit. Si njohës të vetëshpallur të plazheve na u desh ta shihnim këtë vend me sytë tanë! Ne kishim dëgjuar që Shqipëria kishte plazhe të mahnitshme, prandaj pse të mos e nisnim me ato më të njohurat? Në

vend që të shkonim në një udhëtim njëditor nga Saranda si shumë të tjerë, kaluam dy netë në Ksamil dhe shijuam çdo moment. Bashkohuni me ne, teksa ndahemi rrugës për në plazhet dhe ishujt e Ksamilit, pse jo për të pasur informacion para se të shkoni dhe për të mësuar gjithçka që e bën këtë vend aq unik!”, shkruan ky portal.

“The Guardian”: Shqipëria e çuditshme, antike dhe e mrekullueshme I

çuditshëm, antik dhe i mrekul lueshëm. Ka shumë për të zbu luar ndërmjet kryqëzimeve kulturore të një vendi që ju siguron një aventurë të vërtetë, shkruan Fiona Dunlop për gazetën e njohur britanike “The Guardian”. “Ishte një ujk? Ndërsa makina jonë u hepua në një tjetër kthesë të ngushtë në një fshat shqiptar, një krijesë e çuditshme me qime po na shihte nga buza e rrugës. Pa dyshim që ishte ujk, pasi sapo kishim lënë pas një rezervat natyror, ku një panel për faunën lokale bënte fjalë për një canis lupus identik. Kjo nuk ishte përvoja e vetme e papritur në vendin e Zogut (mbreti i vetëm i Shqipërisë, në vitet 1920-30), vend që nën diktatorin represiv Enver Hoxha, u mbyll hermetikisht deri në vitet ’90 nga pjesa tjetër e Europës. Ne kishim vendosur të nisnim udhëtimin tonë në Korfuz, për të shmangur kaosin dhe shpenzimet në kryeqytetin, Tiranë. Nga gjithë ngushtica, silueta malore e Shqipërisë u shfaq dhe iku çuditshëm si një aureolë, kështu që kur anija jonë më në fund gulçiti në portin e Sarandës, ishte një tronditje të gjeje një xhungël me ndërtesa të ngritura kuturu që përqafonin bregun. Kjo nisje për në Rivierën Shqiptare nuk ishte për ne, sidoqoftë, si partneri im dhe unë kishim përshkruar udhëtimin tonë rrugor thellë në brendësinë e thyer të jugut, në kërkim të xhevahireve bizantine, bujtinave të çuditshme osmane, xhamive, kështjellave dhe restoranteve që prodhojnë produkte të këndshme lokale. “Shqipëria ka vetëm një rrugë – ajo shkon deri në Kosovë. Ju nuk mund të humbni!”, na tha ai që na dha makinën me qira në port. Nuk është në fakt ky rast, por në të vërtetë një hartë duhet patjetër. Në këtë vend të çuditshëm, ku makinat private janë vetëm që prej rreth 25 vitesh, parkimi i dyfishtë, ngarjet e gabuara

dhe sinjalistika e paqartë rrugore u bënë pjesë e përvojës së pasur. “Mercedes”-at e fortë dhe SUV-ët plot me shkëlqim ishin normë, por kur rrije me makinë pas një plaku të hipur mbi biçikletë ose mbi një gomar, e gjithë kjo sfidonte shekujt. Zakonet e tyre janë interesante, sidomos zakoni i lëkundjes së kokës për të thënë ‘’po’’ dhe ai duke u anuar atë për të thënë për ‘’jo’’. Gjuha shqipe në vetvete është ndryshe nga çdo gjuhë tjetër, megjithëse duket nga pak edhe ndikimi italian. Disa gjëra funksionojnë në anën e kundërt: një mëngjes i bollshëm filloi me kek dhe vazhdoi me djathë, domate dhe suxhuk të fortë para se të mbaronte me vezë dhe, më në fund, kafe me fruta përkrah. Destinacioni ynë i parë ishte Butrinti, i shpallur zonë e trashëgimisë botërore nga UNESCO-ja, që gjendej në jug të Sarandës. I shpërndarë mbi një gadishull të egër dhe të pyllëzuar dhe i arritshëm përmes një vargu shtigjesh të pashkelura, ai është një shumëllojshmëri e pabesueshme ndërtesash antike greke, romake, bizantine dhe veneciane, ndërkohë që ka edhe një muze të vogël, por madhështor. Disa orë rrëshqitën si me magji, që u shtuan edhe me pak det dhe lule të egra plot aromë. Jo shumë larg, ndaluam për drekë në restorantin ‘’Shtëpia e midhjeve’’. Në një tavolinë pranë një lagune të madhe,

mbuluar nga malet, ne hëngrëm midhje lokale, linguini me fruta deti, peshq të pjekur në skarë dhe verë lokale – të gjitha për 22 stërlina. Më në fund ia dolëm të mbërrinim në vendin e bukurisë të rajonit, Syri i Kaltër, i cili ndodhet në një luginë të gjelbër. Këtu, ndodhej një burim që dilte nga një shkëmb karstik dhe derdhej në liqenin e tij me çdo variant të mundshëm të smeraldit. Dukej si një mirazh ose ndoshta një përrallë zanash shqiptare, sepse menjëherë aty pranë pamë atë ujk, dhe jo vetëm atë, por edhe kuaj të egër, tufa delesh dhe dhish, që kullosnin aty pranë. Gjirokastra, ndalesa jonë e ardhshme, është e njohur për kështjellën e saj dhe lagjet harmonike të stilit osman. Në këtë bukuri përfshiheshin shtëpinë e skalitura të Skëndulëve, ku për të na tregoi një trashëgimtar i familjes, i brezit të njëmbëdhjetë. Ajo ishte konfiskuar nën regjimin komunist të Hoxhës dhe iu rikthye pronarëve të saj në vitin 1993. Njëkohësisht, ishin mbresëlënëse edhe strehimet e popullsisë nga avionët bombardues, një labirint tunelesh dhe zyrash nëntokësore, një reflektim mbresëlënës i paranojës së regjimit të Hoxhës. Megjithatë, ne nuk mund të fajësojnë ushqimin ose mirësinë e vendasve, të cilët na prisnin me mirësi. Gryka të larta, male të pjerrëta shkëmbore dhe një industri e lehtë prezente, na ndoqën në veri, përgjatë rrugës kryesore që kalon nëpër qytetet përgjatë lumit të gjerë të

Vjosës. Gërmadha të lashta na prisnin në zonën arkeologjike të Bylisit, një qytet i bukur dhe i braktisur 2500vjeçar, para se të mbërrinim në Berat, që për mua ishte një spektakël i vërtetë. Ky qytet i gjallëruar të përqafonte me “mijëra dritaret e bukura” (një tjetër vend i trashëgimisë botërore UNESCO) dhe shtrihej përgjatë lumit Osum mes dy kodrave përballë njëra-tjetrës, të mbushura me shtëpi osmane, me një kështjellë që duket si kurorë në lagjen më të lartë, Mangalemin. Brenda mureve të kalasë, gjenden kishat mesjetare, dy xhami të shkatërruara, shtëpi private dhe një muze i jashtëzakonshëm i artit bizantin, ndërsa hotelet dhe restorantet me tarifa të ulëta, kishin lulëzuar në brendësi të kalasë. Ushqimi është i gatuar më së miri në Berat. Një mbrëmje, u ulëm në një dritare të restorantit me një pamje të ndritshme të lumit, ku shijuam një specialitet të gatuar me bretkosa të freskëta nga ujërat poshtë restorantit. Një tjetër mbrëmje erdhëm në kala

për të biseduar me Bashkimin, pronar i restorantit simpatik “Antipatrea”. Darka përfshinte byrek me spinaq dhe tavë kosi për një total prej 18 stërlinash. Ndërsa pimë pak verë të kuqe të mirë nga vreshti i tij, Bashkimi na tregoi për 17 vitet e tij të punës në Firence dhe se një e treta e popullsisë së Shqipërisë jetonte jashtë vendit. Gjuha italiane flitet gjerësisht, por edhe anglishtja diku, kështu që komunikimi rrallëherë ishte problem. Berati ishte aty ku ne kuptuam se si Krishtërimi, Islamizmi, Bektashizmi dhe Judaizmi kanë bashkëjetuar në harmoni për shekuj me radhë në Shqipëri. Kjo tolerancë u ilustrua nga xhamia e sulltanit të shekullit XV, ende në përdorim, një xhami sufi, një muze i vogël hebre dhe një katedrale madhështore ortodokse. Nga aty, ku dukeshin malet e largëta të mbuluara me borë, iu drejtuam një rruge të gjatë të rrethuar nga kafenetë e shumta. Dielli po afrohej dhe qindra burra dhe gra shëtisnin përgjatë bulevardit, duke u ndalur për një bisedë ose një kafe. Ky bulevard ishte njësoj si shëtitorja italiane apo paseo spanjolle. Pavarësisht nga e kaluara e saj ekzotike, Shqipëria është një vend shumë mesdhetar. Kështu u zbulua se Shqipëria është një udhëkryq kulturor ndriçues ku takohet Greqia, Italia dhe Ballkani. Pas ndryshimit, mendoj se Shqipëria është një vend vërtet i admirueshëm dhe padyshim për t’u vizituar”, përfundon “The Guardian”


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13 E martë, 23 KORRIK 2019

INVESTIMET

Del ne dritë blloku i banimit në zonën e “Frigoriferit” në Tiranë

B

lloku i banimit në zonën e “Frigoriferit” në lagjen “Besa” në kryeqytet është rehabilituar plotësisht. Falë investimit të Bashkisë së Tiranës, banorët e kësaj zone kanë tashmë edhe

infrastrukturën e duhur për të pasur një jetë dinjitoze në kryeqytet. Në këtë bllok banimi janë ndërtuar rrugët lidhëse, si dhe është kryer sistemimi i kanalizimeve të ujërave të zeza. Sakaq, pas punimeve nën-

tokësore dhe ndërtimit të trotuareve, radha i ka ardhur edhe asfaltit e ndriçimit. Ajo çka bie në sy në gjithë zonën e “Frigoriferit” është edhe sistemi i murëve rrethuese të banesave, të cilët janë zëvendësuar me mure dhe kangjella dekorativë, të cilat përmirësojnë anën estetike dhe rrisin vlerën e pronës. Investime të tilla do të vazhdojnë edhe në lagje të tjera të kryeqytetit, në mënyrë që asfalti dhe shërbimet e Bashkisë së Tiranës të merren nga çdo qytetar.

Bashkia e Tiranës përfundon ndërtimin e rrugës në zonën industriale Yzberisht-Kashar

Kryebashkuaku Veliaj: Tirana nuk e ndal punën N

ga një zonë kryesisht ru rale dhe me ndërtime in formale, Kashari po shndërrohet me shpejtësi në një qendër mirëfilli urbane. Balta dhe pluhuri ia kanë lënë vendin rrugëve të shtruara dhe infrastrukturës moderne me ndriçim. Krahas punës për bulevardin e Kasharit, në këtë zonë është ndërtuar edhe rruga e re që lidh Kasharin me Yzberishtin, rreth 3 km e gjatë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, inspektuan punimet e kryera në zonë dhe theksuan se ky investim, përveç banorëve, do t’u shërbejë edhe bizneseve përgjatë këtij aksi të rëndësishëm industrial. “Nga vitet ‘90 kemi mësuar se aksi më i madh industrial në Shqipëri është aksi Tiranë-Vorë. Por, kanë kaluar 30 vjet dhe sot është zhvilluar një tjetër aks, ai Yzberisht-Kashar, paralel me autostradën Tiranë-Vorë. Ndaj, jam shumë i lumtur që ky in-

vestim i përgjigjet këtij aksi. Mjafton të shihni pas kurrizit tim numrin e kamionëve, furgonëve apo mjeteve që lëvizin për të kuptuar se zona ka një aktivitet të jashtëzakonshëm industrial; pra, përtej kapanoneve që shohim në fashën e parë të autostradës, është zhvilluar edhe fasha e dytë dhe e tretë, me shërbime mbështetëse, televizione, spitale dhe apartamente në zonën midis Yzberishtit dhe Kasharit”, tha Veliaj. Ai theksoi se investimi në infrastrukturë sjell jo vetëm një lagje më të mirë, por edhe ndërgjegjëson banorët e saj për të jetuar në një komunitet të pastër dhe me rregulla. “Mbajtëm fjalën për të krijuar fillimisht lagjen e re të zonës së Astirit dhe Unazës së Re. Tani që qytetarët janë regjistruar dhe mund t’i llogarisim për frymë investimet tona, na jep dorë që të bëjmë edhe më shumë punë. Ky aks i parë, që bashkohet me një rrethrrotullim të shkëlqyer me Bulevardin e Ri të

Kasharit, që mjafton të vish në darkë dhe të shohësh xhiron masive që na sjell nostalgjinë e viteve ’90, për të kuptuar se realisht këtu është krijuar komunitet. Pra, ideja nuk është vetëm të hedhim asfalt, të vëmë shtylla dhe të mbjellim pemë, apo të bëjmë pllaka, por të krijojmë komunitet. Kjo infrastrukturë është në shërbim të krijimit të këtij komuniteti”, u shpreh Veliaj. Kryebashkiaku u tregua mirënjohës me banorët mirëkuptues, të cilët kanë lëshuar pak nga pronat e tyre për të ndërtuar rrugë dhe trotuare. “I falenderoj të gjithë ata banorë që kanë lëshuar nga prona e tyre. Sapo takova njërin prej tyre që i ka dhuruar bashkisë 1400 metra katrorë tokë. Ky rrethrrotullim dhe këta ullinj nuk do të ishin këtu, nëse do të kishim një sjellje jo bashkëpunuese nga banorët. Fakti se sot ka njerëz që besojnë te ky mision, sa janë gati të falin një pjesë të madhe të pronës së tyre për misionin e bërjes së Tiranës një qytet modern, është ndoshta inkurajimi dhe nota më e madhe vlerësuese”, tha Veliaj. Ai theksoi se puna e bërë në gjithë këtë zonë, qoftë me rrugët, rehabilitimin e lagjeve dhe ndërtimin e Bulevardit të Kasharit, është prova më e mirë se edhe realizimi i projektit të zgjerimit të Unazës te Astiri do të jetë po aq dinjitoz dhe që do sjellë civilizim e urbanizim të të gjithë zonës. “Kush ka sy të shikojë, kush ka veshë të dëgjojë dhe kush ka mendje të mendojë: mjaft të shohë çfarë është bërë këtu për të kuptuar se aty ku vë dorë Bashkia dhe Qeveria, sjell vetëm zhvillim, rritje të vlerës së pronës, një hapësirë më të mirë komunitare, më shumë pastërti dhe një

cilësi jete shumë herë më të lartë se sa ajo që gjetëm para pak kohësh. Me rrethrrotullimin, me sinjalistikën, me ndriçimin LED natën, me faktin që kemi mbjellë ullinj aty ku kishte ferra, ndryshimi është si dita me natën”, shtoi Veliaj. Bashkia e Tiranës është e vendosur që t’i përgjigjet kërkesës së 90% të qytetarëve të zonës që e duan zhvillimin, për të vijuar me këtë projekt dhe për t’i dhënë Tiranës një aks të domosdoshëm për qarkullimin e automjeteve dhe të qytetarëve. “Duam që edhe në 4 vitet që vijnë të ecim me këto ritme. Thirrja ime për të gjithë banorët e Astirit është që ne nuk do t’ju zhgënjejmë; e dimë që ka një shumicë të heshtur, që është mbi 90% e banorëve, që nuk ka arsye të vuajnë pengimin nga një pakicë e zhurmshme partiake dhe politike, e keqpërdorur, të cilëve ju garantoj gjith-

ashtu se do t’ju shërbejmë njësoj. Me të njëjtën frymë do të vazhdojmë mandatin e dytë dhe ju garantoj se ata që sot protestojnë, do të jenë përfituesit më të mëdhenj dhe do të përfundojnë si ata që protestonin te Parku i Liqenit, që tani vijnë me kasketë për të çuar te lodrat kalamajtë e tyre. Mos e pengoni zhvillimin e Tiranës! E kemi treguar se ky qytet nuk ndalet. Edhe në mandatin e dytë jo vetëm nuk do ta ndaleim punën, por do ecim me të pestin, duke filluar që nga ditët e nxehta të verës, teksa përgatitemi për fillimin e vitit të ri shkollor dhe rutinën e punës në këto 4 vite”, deklaroi kryebashkiaku i Tiranës. Deputetja e PS, Blerina Gjylameti vlerësoi vëmendjen që Bashkia e Tiranës po i kushton zonave periferike, duke treguar se është njësoj në shërbim të qytetarëve pavarësisht nëse jetojnë në qendër apo jo.


FORUM ANALIZË Nga Berat Buzhala

L

idhja Demokratike e Kosovës është i vetmi subjekt politik në vendin tonë që ne vendosim ta votojmë kur bëhemi nervoz me partitë tjera politike. “E qe pasha Zotin LDK-së kam me ia qitë votën”, është një ofshamë që e dëgjon nga qytetarët sa herë që dikush prej partive tjera e bën ndonjë akt skandaloz si, bie fjala, e lexon në shtyp që Besim Beqaj i PDK-së e ka shpërblyer me një tender një sallon ondulimi, në emër të avancimeve teknologjike. Pra LDK-ja është më shumë një resort ku ne dëshirojmë të pushojmë kur ndihemi të dhunuar dhe të përdhunuar, se sa një alternativë serioze politike. “LDK-ja nuk është si KËTA”. Nëse e interpretojmë këtë citat, do të thotë që LDK-ja nuk është e dhunshme, nuk vjedh aq shumë, nuk rri në pushtet aq gjatë dhe me çdo kusht (në fakt as nuk mundet). Me fjalë të tjera i ka ca skrupuj, që mungojnë gjerësisht viteve të fundit. Shpeshherë ky subjekt shkon në skajin tjetër. Sillet me arrogancë dhe shpërfillje, duke pritur të tjerët të gabojnë, për të na thënë më vonë triumfalisht “nuk po na votoni neve, qe tash!”. Nëse partitë tjera ta marrin votën gati dhunshëm, LDK-ja qëndron anash, duke e ngritur njërën vetull lart mbi ballë. Nënteksti i kësaj pamje është që “ne këtu jemi, kurse ju të vendosni për ndryshime”. Ky subjekt gati nuk ta kërkon votën. Madje gati kërkon që ne ta falënderojmë atë pse po na lejon dhe pse po na mundëson ta votojmë. Sillet si një subjekt ekskluziv, thua që jo çdokush edhe mund të votojë për të. Lidhja Demokratike e Kosovës sigurisht që dallon prej partive të tjera, por jo aq shumë sa ata mendojnë. Ka mundësi që në krye të thesit gjendet një produkt i një cilësie më të mirë, por, sikur disa tregtarë hileqarë të specave, në mes të thesit dhe në fund të tij vazhdimisht vendosin mall që në rrethana normale, sikur të mos fshiheshin ashtu sikurse ishin fshehur, askush nuk do t’i çojë në shtëpi. Jam dëshmitar i gjallë i skenave të tilla, pothuajse sa herë që është kthyer baba nga pazari. “Ku i pate sytë bre hej?” (kështu nana i referohet babës: hej). Brenda LDK-së, gjithashtu, janë disa momente kur ia vlen të shtrohet kjo pyetje

“ku i pate sytë?” sa herë që gjurmon pak më thellë në thes. Mirëpo, nëse i injorojmë për pak çaste këto nuanca dhe ilustrime, atëherë nuk është kurrfarë zbulimi nëse themi që LDK-ja, përveç që është subjekti më i vjetër politik në vend, madje thuhet edhe më i vjetri në Evropën Juglindore pas rënies së komunizmit, është edhe subjekti i vetëm normal në Kosovë. Ose le ta themi kështu: është subjekti i vetëm politik në vend të cilit emri i partisë i kushton më shtrenjtë sesa emri i kryetarit. Pa përjashtim, secilit prej subjekteve të tjera politike nëse ua heq nga ekuacioni liderin ato nuk vlejnë pesë pare. Dikush do të mundë të thoshte që edhe PDK-ja e kaloi krizën e ndërrimit të liderit. Në fakt ky subjekt është më keq se të gjithë të tjerët. Aty njëmend Thaçi nuk është më lider de jure, mirëpo ai ka kaluar nga kryetar i PDK-së në president të PDKsë. Thaçi është president legal i vendit, këtë ndoshta nuk e konteston askush, por ai nuk ka legjitimitet. Për të kanë votuar deputetët, mirëpo për ta marrë votën e tyre Thaçi është shërbyer me resurse publike, si bie fjala terminale dhe poste ambasadorësh. Kjo e bën Thaçin president të një partie dhe jo president të qytetarëve. Për simbol të unitetit nuk kemi çfarë të flasim. Në anën tjetër për partitë tjera gjithashtu dihet çdo gjë. Nuk ka AAK pa Ramushin, nuk ka Nismë pa Fatmirin, e gjithashtu, fatkeqësisht, nuk ka as LVV pa Albinin. Ndërsa, ka LDK pa Isa Mustafën. Votuesit jo vetëm që mund ta imagjinojnë LDK-në pa Mustafën, por edhe e dëshirojnë një gjë të tillë. Koha e gjatë e qëndrimit në krye të partisë, gjendja shëndetësore e tij, zigzaget e ndryshme ndër vite, humbja e shumë palë zgjedhjeve, kanë ndikuar që Mustafa ta humbë shkëlqimin që e kishte para 10 vitesh, kur fikall i vetëm në Prishtinë i bënte blozhdë të gjitha subjektet tjera politike. Tash, me shumë të drejtë, brenda kësaj partie janë rritur apetitet për ta fituar Kosovën, por paraprakisht LDK-në. Madje, ai që e fiton LDK-në zëre që e ka fituar Kosovën. Gati që zgjedhjet brenda LDKsë janë më të vështira, se sa ato në nivel vendi. Yjet pa rreshtohen aq mirë për këtë

14 E martë, 23 KORRIK 2019

A do t’i fitojë zgjedhjet LDK-ja? subjekt politik sa mjafton që të mos gabojnë para portës së zbrazët. Krejt cfarë duhet të bëjnë është që me 3 gusht fituesi dhe humbësit t’i kapin duart me njëri tjetrin dhe të dalin unik përpara Kuvendit të Përgjithshëm. Veç ky spektakël dhe ky unitet, nëse arrihet dhe nëse ruhet, i shton kësaj partie dy-tre për qind të votave. Ka pak rëndësi nëse fitues është Vjosa, Luta, Agimi 1, Agimi 2, Abdullahu, Kujta apo ndonjë tjetër. E rëndësishme është që gara të ketë qenë e hapur, e ndershme, pa ndërskamca, edhe mundësisht pa karrige. Sa më e bashkuar që LDK-ja del prej Kuvendit, aq më e fortë do të jetë në zgjedhje. Plani i saj qeverisës? E kemi thënë më lart, LDK-ja nuk ka nevojë për ndonjë plan. Mjafton plani që kishin rivalët e saj. A është kjo gjithçka? Ncuk. Politika dhe komplikimet që ajo i sjell ta përdredhin qafën. LDK-ja si subjekt politik, nëse përballet vetëm për vetëm me subjektet e tjera sigurisht që do të dalë me më së shumti vota, mirëpo historia e zgjedhjeve të kaluara na ka mësuar plot gjëra. LDK-ja jo vetëm që nuk kishte arritur t’i fitonte zgjedhjet për vete, por kishte shkuar edhe më larg, brenda vetes e kishte rritur një subjekt, AKR-në, e cila në momentin e fundit arriti t’i shiste votat e deputetëve, siç thonë në Shqipëri, sa frëngu pulën. Sot e kësaj dite nuk dihet qartë se sa deputetë në fakt i kishte gjithsej AKR-ja, por dihet qartë që secili prej tyre peshohej me dukat. Një deputet, një ministër. Po të kishte nevojë për ta plotësuar këtë kuotë do të bëheshin edhe më shumë ministri sesa u bënë. Nuk ishte vetëm AKRja që ia ktheu dhe që ia theu kurrizin LDK-së, një gjë të tillë e bëri edhe Teuta Rugova. Ne lirisht mund të themi që pa LDK-në kjo Qeveri nuk do të bëhej. Pra, mësimi i parë është që koalicionet janë shumë të rëndësishme, kurse mësimi i dytë është që mësimi i parë nuk vlen për të gjitha koalicionet. Pastaj LDK-ja është shumë fragjile kur bëhet fjalë për mbrojtjen e votës së deputetëve të vet. Me fjalë të tjera, nëse LDK-ja nuk i ka djegur të gjitha shënimet e vitit 2017, do të bënte shumë mirë që t’i shikonte edhe një herë ato. Pra, zgjedhjet nuk

fitohen ditën e zgjedhjeve, ato duhet të shpallen të fituara ose të humbura ditën kur votohet Qeveria. Deri në atë moment çdo gjë është në shitje dhe çdo gjë është në blerje. Historia na ka mësuar që LDK-ja nuk qëndron mirë në këtë fushë. Nëse për Isa Mustafën dita e punës zgjat tetë orë, për udhëheqësit e partive të tjera dita realisht fillon në atë moment që Mustafa e shpall të mbyllur atë. Darkat e gjata plot me verë dhe me puro, janë ideale për gjueti deputetësh. Hienat veterane të politikës në Kosovë i kanë të përsosura këto taktika. Viktimat e para zakonisht janë ata që jetën politike sapo e kanë nisur. Sulmi me të gjitha mjetet kryhet mbi ta. Të njëjtit lihen në mëshirën e fatit nga LDK-ja, që siç u tha e mbyll ditën shumë herët për rrethanat ballkanike. Kjo çfarë bën LDK-ja, duke mos ushtruar trysni ndaj të vetëve, duke mos i shtrënguar ata, është gjë e mirë, mirëpo për Danimarkë ndoshta. Partitë dhe liderët duhet të veprojnë në përputhje me traditat dhe praktikat lokale. Mirëpo a e ka plotësisht të sigurt LDK-ja fitoren? Po edhe jo! E ka të sigurt nëse garon kokë me kokë me partitë kryesore në vend. Nëse lidhen koalicione dhe bëhen aleanca, e nëse LDK-ja qëndron larg prej tyre, ose edhe më keq, nëse bën koalicion me partiçka që dalin në shitje fill pas zgjedhjeve, atëherë ky subjekt ose do të qëndrojë edhe disa vite në opozitë, ose do t’i bëhet këmbë ndihmëse ndonjë subjekti tjetër politik, pas zgjedhjeve. Kështu siç duken gjërat, LDK-ja është në “pole position”. Përveç tjerash, LDK-ja është subjekti më i pëlqyer nga të gjitha partitë për të bërë koalicion parazgjedhor. Të gjitha subjektet, madje edhe PDKja, do ta dëshironte një martesë parazgjedhore me LDKnë. Mirëpo, elektorati i LDKsë është skeptik për partnerët e partisë. Ai dëshiron që LDK-ja të shkojë sa më afër partive që janë sa më larg PDK-së. Konkretisht në meny të partisë, pa frikën e rrjedhjes së votave diku tjetër, është Lëvizja Vetëvendosje, me të cilën është e sigurt fitorja, por jo edhe hisja e madhe e pushtetit. Përpjekjet për t’u bërë bash-

kë me këtë subjekt janë duke vazhduar që prej zgjedhjeve të fundit, mirëpo duket e vështirë një marrëveshje për sa kohë mund të zgjidhet vetëm një kryeministër. Pozita e presidentit mund ta zbusë krizën deri diku, mirëpo rreziku është i madh, duke pasur parasysh që deri në fund të mandatit të tij Thaçi i ka edhe pak më pak se dy vjet. Përveç Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-ja mund të llogarisë edhe në një partneritet me AAK-në e Haradinajt. Këto dy subjekte e kanë një histori të mirë të marrëveshjeve. Ajo më e rëndësishmja është marrëveshja që e kishte bërë me Haradinajn ish-presidenti Rugova, në kohën e tensioneve të mëdha politike, në vitin 2004. Me Haradinajn LDK-ja ka mundësi ta mbajë për vete pozitën e kryeministrit të vendit, duke e ofruar pozitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Sikur me LVV-në, edhe me AAK-në në një marrëveshje parazgjedhore do ta kishte të sigurt fitoren. Përveç këtyre dy subjekteve serioze politike, Lidhja Demokratike e Kosovës do të mundë të rrezikonte që të futej në një partneritet parazgjedhor vetëm me Nismën për Kosovën, kurse marrëveshjet tjera eventuale, me një çmim më të favorshëm, t’i realizonte pas zgjedhjeve. Një skenar i tillë është interesant, edhe pse e bart në vete rrezikun e një partneriteti në mes të LVV-së dhe AAK-së, që pastaj koalicionin LDK – Nisma do ta spostonte në vendin e dytë. Sido që të jetë, raportet e mira që Mustafa i ka pasur, me gjasë vazhdon t’i këtë, me liderin e Nismës, Fatmir Limaj, janë indikacion i fortë që këto dy subjekte do të bëhen bashkë këtë herë, ose para zgjedhjeve ose pas tyre. Në anën tjetër pjesa e mbetur e subjekteve politike, le t’i quajmë “Të tjerët”, nuk do të duhej të ishin për LDK-në një konop shumë i sigurt për t’u mbajtur prej tyre. Eksperienca e hidhur e LDK-së me partinë e Pacollit dhe me bishta të tjerë, i thotë të gjitha. Ato dalin në shitje sapo të shpallen rezultatet zgjedhore. Pastaj çmimi i tyre varet prej nevojave të atyre partive për ta bërë qeverinë.


AKTUALITET

15

E martë, 23 KORRIK 2019

Plaga e reduktimit të popullsisë për vendin tonë po thellohet. Në 10 vitet e fundit kemi një reduktim me 333 mijë banorë dhe kryesisht kjo vjen nga emigrimi por edhe ulja e lindjeve

Ç

do ditë e më shumë shqiptarët po braktisin atdheun dhe emigrojnë drejt vendeve të BE-së. Shqiptarët gjejnë mënyra të ndryshme për t’u larguar nga vendi, qoftë si azilantë, studentë apo dhe si të punësuar. Referuar një raporti të fundit, gjithnjë e më shumë shqiptarët po preferojnë emigrimin përmes kontratave të punës, pa iu nënshtruar regjimit të kampeve të azilkërkuesve. Mjekë, infermierë dhe specialistë të fushës së teknologjisë, që presin të plotësojnë dokumentet për punësim të rregullt në Gjermani. Në një raport të Eurostat, lexohet se përgjatë vitit 2018, janë dhënë 9,288 leje qëndrimi për qytetarët shqiptarë nga vendet e BE-së për arsye punësimi. Lejet e qëndrimit për punë përbëjnë rreth 15% të lejeve të lëshuara, duke pësuar një rritje me rreth 65% krahasuar me vitin 2017, kur u dhanë 5, 622 leje qëndrimi për të njëjtat arsye. Në vend të parë është Gjermania me 3, 549 leje punësimi, vend i cili po tërheq në masë edhe mjekët dhe infermierët nga Shqipëria. Më pas qëndron Italia me 1, 675 leje të dhëna, Greqia me 1, 635 leje dhe Kroacia me 1 072. Malta është destinacioni më i ri i punësimit për shqiptarët. Në vitin 2018 ky shtet dha 468 leje të reja qëndrimi për arsye punësimi për shqiptarët, nga 161 që kishte dhënë një vit më parë. Krahas specialistëve të shëndetësisë, po rriten kërkesat edhe për profesionistë të rinj që kanë mbaruar studimet për teknologji

3 rrugët që ndjekin shqiptarët për t’u larguar nga vendi PUNËSIMI

informacioni, duke krijuar një vakum për profesionistë në fusha të ndryshme në tregun vendas të punës. Ndaj ekspertët shprehen se shteti duhet të marrë masa emergjente. Plaga e reduktimit të popullsisë për vendin tonë po thellohet. Në 10 vitet e fundit kemi një reduktim me 333 mijë banorë dhe kryesisht kjo vjen nga emigrimi por edhe ulja e lindjeve. Vetëm në tre muajit e parë të 2019, rreth 39 mijë shqiptarë braktisën vendin për të emigruar jashtë kufijve. Ndërsa në dy

SITUATA

javët e para të këtij muaj rreth 2,800 studentë kanë aplikuar për studime jashtë vendit. Azili është zonë e ndaluar për shqiptarët. Në zyrat e emigracionit në vendet e BE-së, qëndrojnë shumë dosje të mbetura pezull. Raporti i fundit i EASO, tregon se 24 muajt e fundit janë regjistruar 11.650 kërkesa për azil që presin të shqyrtohen në vendet e BE. Në 2018-ën, numri i aplikimeve për azil në raport me një vit më parë u ul me 14%. Shqiptarët rezultojnë që janë të refuzuarit më të mëdhenj të

Europës. Nga periudha 20142018 janë refuzuar gjithsej 96 mijë kërkesa nga shqiptarët, që në vlerë absolute është më e larta nga të gjitha vendet e tjera të botës dhe përbën 11% të totalit të refuzimeve nga e gjithë bota. Maturantët çdo ditë e më shumë, po shohin mundësitë për studimet jashtë vendit. Sipas ekspertit të arsimit, Albano Zhapaj kjo “arratisje” e të rinjve është kthyer në një formë të re emigrimi. Procesi i legalizimeve të dokumenteve për të aplikuar

“Referuar një raporti të fundit, gjithnjë e më shumë shqiptarët po preferojnë emigrimin përmes kontratave të punës, pa iu nënshtruar regjimit të kampeve të azilkërkuesve. Mjekë, infermierë dhe specialistë të fushës së teknologjisë, që presin të plotësojnë dokumentet për punësim të rregullt në Gjermani. Përgjatë vitit 2018, janë dhënë 9,288 leje qëndrimi për qytetarët shqiptarë nga vendet e BE-së për arsye punësimi”. në universitetet e huaja ka nisur që prej 1 korrikut në Qendrën e Shërbimeve Arsimore. Këtë vit janë diplomuar 36 mijë maturantë. Bazuar në pritshmëritë e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, rreth 4 mijë mendohet se do të jetë kontigjenti i atyre që do të shkojnë me studime jashtë vendit. Të rinjtë kanë aplikuar kryesisht në universitetet e Gjermanisë, Austrisë, Francës, Italisë dhe Turqisë.

VENDIMI

Specialistët: Ligji për “Bigbrother” vëzhgon në burg alkoolin nuk po zbatohet I

Paçka se ka 13 vite që është miratuar, ligji për alkoolin ende ka mangësi dhe nuk po zbatohet. “Duke qenë se ka kaluar një kohë shumë e gjatë dhe ky ligj ka mangësitë e veta për kohën që ka ardhur, ka kaluar koha për të bërë ndryshime ligjore në këtë ligj. Problematika është e tillë që ligji nuk po zbatohet”. Roland Shuperka është një hartuesit e ligjit të vjetër, thotë se edhe ndryshimet në ligj për mbrojtjen e të miturve të bëra pak muaj më parë kanë probleme në zbatim. “Duhet të fokusohemi që të jenë më pak të aksesueshëm grupmoshat e reja për të përdorur alkool dhe për të blerë alkool, edhe pse e kemi sot këtë pjesë. Sot promovimi i pijeve alkoolike bëhet aty ku janë edhe fëmijët, konsumohet alkool edhe aty ku janë fëmijët. Për sa i përket financave, akcizave duhet të koordinohen në të mirë të shëndetit publik dhe të në të mirë të buxhetit të shtetit”.

nstitucionet e vuajtjes së dënimit, kanë marrë masa edhe më të rrepta. Një urdhër i drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, Agim Ismaili, kërkon që të dënuarit të vetdeklarojnë paraprakisht numrat që do të telefonojnë çdo muaj, emrin e poseduesit të numrit por edhe çfarë lidhje ka i burgosuri me personin që po zhvillohet biseda. Ismaili pohon se e gjitha kjo nuk është shkelje e të drejtave, pasi në urdhër nuk përfshihet raportimi i numrave që një i burgosur mund të telefonojë sa i takon Avokatit të Popullit, Antikorrupsionit, mbrojtësit personal dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit. “Ai nuk mund të flasë me këdo në telefon. Ka një numër të caktuar telefonatash që mund të kryejë. Ne e dimë kë do marri dhe flet qetësisht. Të njëjtën gjë do bëjmë edhe për rrethin e personave që takon. Po

marrim masat edhe për sistemin e hyrjes dhe daljes elektronik, që kushdo që do hyjë në burg të regjistrohet”. Me përjashtim të grave dhe të miturve që kanë të drejtë të kryejnë 16 telefonata në muaj, të paraburgosurit dhe të dënuarve meshkuj u lejohen vetëm tetë telefonata. Limitimi i telefonatave por edhe mbajtja e

regjistrit me identitetin e personit që po telefonohet ka ndodhur për shkak të kërcënimeve apo edhe shantazhit përmes telefonit nga të burgosur të njohur. Kjo masë vjen në të njëjtën kohë kur burgjet po ashpërsojnë qëndrimin dhe janë përfshirë edhe në implementinin e regjimit të ashpër 41 bis.


AKTUALITET

16

E martë, 23 KORRIK 2019

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25-35 vjeç, duke zënë 31,3 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup janë rritur me 10,8 %

A

ksidentet me pasoja të rënda në Shqipëri vijojnë të mbeten në shifra të larta. Vetëm përgjatë këtij 7 mujori në të gjithë vendin kanë humbur jetën 76 persona, 15 prej tyre vetëm në Tiranë. Numri i aksidenteve në muajin qershor krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka pësuar rënie të ndjeshme. Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave (INSTAT) bëhet e ditur se në qershor të 2019 janë regjistruar 131 aksidente rrugore nga 142 të ndodhura në qershor 2018. Në pothuajse të gjitha rastet, konkretisht 91,6 % fajtor ka qenë drejtuesi i mjetit, ku grup mosha më e prekur është 25-35 vjeç. Megjithatë, ajo që vihet re është se pavarësisht se ka pasur një rënie të numrit të aksidenteve, numri i personave që kanë humbur jetën është më i lartë se në vit më parë. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25-35 vjeç, duke zënë 31,3 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshe janë rritur me 10,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në gjashtëmujorin e parë 2019, aksidentet rrugore, në 14,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 36,1 %, krahasuar me një vit më parë. “Në muajin qershor 2019, numërohen 131 aksidente rrugore nga 142 aksidente të ndodhura në Qershor 2018, duke u ulur me 7,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në gjashtëmujorin e parë 2019, numërohen 714 aksidente rrugore nga 801 aksidente të ndodhura në gjashtëmujorin e parë 2018, duke u ulur me 10,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në qershor 2019, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe

Aksidentet rrugore, më shumë viktima se një vit më parë SITUATA

të plagosur) është 187 persona nga 217 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 13,8 %. Numri i të aksidentuarve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019, është 960 persona nga 1069 persona, duke u ulur me 10,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018. Në muajin qershor 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 26 persona, nga 20 persona të vdekur në qershor 2018. Në gjashtëmujorin e parë 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 102 persona nga 98 persona, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në

qershor 2019, aksidentet rrugore, në 91,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25-35 vjeç, duke zënë 31,3 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshe janë rritur me 10,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në gjashtëmujorin e parë 2019, aksidentet rrugore, në 14,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është

më shumë trafik të rënduar dhe probleme është aksi MaminasGjiri i Lalëzit. Për të shmangur problemet që krijoben rëndom gjatë sezonit, ai ka paralajmëruar drejtuesit e mjeteve për të zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor. “Trafik i renduar shfaqet sidomos gjatë fundjavës edhe në kryqëzimin e e rrugëve në Plepa si dhe rruga Ura e Dajlanit-Plepa. Ne po punojmë që të mos ketë trafik kaq të rënduar”, ka deklaruar Floriri.

SITUATA

RAPORTI

Italia kthen 680 shqiptarë E

680 emigrantë të parregullt shqiptarë janë riatdhesuar nga Italia në Shqipëri. Këto të dhëna zyrtare janë prezantuar në një raport mbi situatën e emigracionit në Itali në Komisionin e Çështjeve Kushtetuese në Parlamentin Italian. Deri në fund të 2019, parashikohet që numri i emigrantëve të riatdhesuar të jetë rreth 6000, shifër kjo në koherencë me vitet e mëparshme. Në vendin e dytë pas shqiptarëve renditen emigrantët e parregullt nga Tunizia dhe janë riatdhesuar rreth 300 prej tyre në gjysmën e parë të vitit 2019. Më pas emigrantët nga Peru, Ukrainë, Kina etj. Raporti i Komisionit parlamentar italian informon se emigrantët e riatdhesuar përbëjnë vetëm 39 % të numrit të emigrantëve të parregullt që kanë marrë urdhrin e dëbimit nga territori italian. Azili është zonë e ndaluar për shqiptarët. Në zyrat e emigracionit në vendet e BE-së, qëndrojnë shumë dosje të mbetura pezull. Raporti i fundit i EASO, tregon se 24 muajt e fundit janë regjistruar 11.650 kërkesa për azil që presin të shqyrtohen në vendet e BE.

ulur 36,1 %, krahasuar me një vit më parë”,-thuhet në raportin e Instat. Në kuadër të sezonit veror, njësia e qarkullimit rrugor pranë drejtorisë së policisë së qarkut Durrës, ka përforcuar me shërbime shtesë akset më problematike të qarkut ku shfaqet trafiku më i rënduar. Valentin Floriri, thotë se ndonëse në nivel qarku numri i aksidenteve ka rënë me rreth 40 përqind, përsëri efektivat e policisë rrugore po punojnë me orar të zgjatur she shërbime të përforcuara në rrugët që shërbejnë si destinacion turistik. Një nga këto akse që ka

“Numri i aksidenteve në muajin qershor krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka pësuar rënie të ndjeshme. Referuar të dhënave nga Instat bëhet e ditur se në qershor të 2019 janë regjistruar 131 aksidente rrugore nga 142 të ndodhura në qershor 2018. Në pothuajse të gjitha rastet, konkretisht 91,6 % fajtor ka qenë drejtuesi i mjetit, ku grup mosha më e prekur është 25-35 vjeç. Paçka se ka pasur një rënie të numrit të aksidenteve, numri i personave që kanë humbur jetën është më i lartë se në vit më parë”.

dhe në Shëngjin, Policia Rrugore në bashkëpunim me policinë kosovare janë angazhuar maksimalisht për të garantuar një ambient të sigurt për turistët vendas e të huaj. Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë, Altin Mena u shpreh se si çdo sezon veror, edhe këtë sezon, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e sezonit veror, veçanërisht të trafikut rrugor për shkak të fluksit të madh dhe mbingarkesës që ka sezoni veror në Qarkun e Lezhës. Ernest Ymeraj, oficer i Patrullës së Përgjithshme nënvizoi se: “Si çdo ditë ne patrullojmë në të gjithë vijën bregdetare të Shëngjinit, duke iu gjendur sa më afër pushuesve, të cilët janë shumë bashkëpunues dhe dashamirës ndaj Policisë së Shtetit. Kjo gjë na impenjon të jemi sa më pranë tyre, për çdo problem që mund të kenë gjatë pushimeve të tyre. Ju

Sezoni në Shëngjin, policia në gatishmëri për sigurisë

urojmë pushuesve pushime të mbara dhe i sigurojmë që Policia e Shtetit është në shërbim të tyre”. Policia e Shëngjinit mbulon një zonë me trafik të lartë lëvizje dhe numër të lartë pushuesish në këto muaj. “Gjatë orëve para të mëngjesit kalojmë në mbështetje

të Policisë Rrugore për arsyen e sistemimit të trafikut në qytet dhe pastaj në orët në vazhdim patrullojmë të gjithë sektorët e plazhit dhe marrim kontakt me pushuesit për problemin që mund të kenë”. Edhe Policia Kufitare ka shtuar patrullimet.


AKTUALITET

17

E martë, 23 KORRIK 2019

Ministrja e Shëndetësisë, garantoi mjekët e rinj se ata do të punojnë në kushte të përmirësuara në qendrat shëndetësore, spitale rajonale dhe bashkiake, falë investimeve të qeverisë

P

as përfundimit të dy fazave të konkurimit, 36 mjekë të rinj janë punësuar në qendra shëndetësore dhe spitalet publike në vend, nëpërmjet portalit “Mjekë për Shqipërinë”. Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, thotë se punësimi ka ardhur sipas meritës. “Çfarë u tha, u bë. Nëpërmjet kësaj platforme unike punësimi për mjekët ne i mundësojmë sot çdo mjeku familje dhe mjeku specialist, garancinë për t’u punësuar në sistemin publik shëndetësor me transparencë dhe sipas meritës’’,-u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë takimit me 36 mjekët e rinj të sapo punësuar, pas përfundimit të konkursit të parë të zhvilluar nëpërmjet portalit “Mjekë për Shqipërinë”. Manastirliu garantoi mjekët e rinj se ata do të punojnë në kushte të përmirësuara në qendrat shëndetësore, spitale rajonale dhe bashkiake, falë investimeve të qeverisë në sistemin shëndetësor. “Ju do të shkoni të punoni në qendra shëndetësore, spitale rajonale dhe bashkiake në kushte tërësisht të përmirësuara, që ndryshojnë si nata me ditën me pak vite më parë”,-tha Manastirliu. Në portalin “Mjekë për Shqipërinë”, gjatë konkursit të parë aplikuan 70 mjekë, nga të cilët 19 mjekë specialistë dhe 51 mjekë të përgjithshëm. 36 mjekët e shpallur fitues do të punësohen në qendra shëndetësore në Tiranë, Vlorë, Shkodër, Elbasan, si edhe në spitalet e Durrësit, Lushnjes, Kurbinit si dhe në spitalet universitare “Shefqet Ndroqi” dhe në spitalin Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”

RAPORTI

V

etëm në 6 muajt e parë të këtij viti, në drejtorinë e policisë së Tiranës numërohen 29 denoncime. Sociologët thonë se shifrat janë edhe më të larta se ato që denoncohen. Më alarmante për ta është abuzimi me të mitur. Sipas shoqatës për mbrojtjen e fëmijëve, rreth 12% e të miturve janë dhunuar seksualisht. “Ngacmimi seksual, apo më saktë përdhunimi, incesti e të tjera janë jo vetëm sjellje të papërgjegjshme sociale dhe morale por në anën tjetër janë edhe dukuri që lidhen kryesisht me faktin që janë shprehje më tepër agresivitetit sesa e seksualitetit. Në lidhje me natyrën e krimit seksual të abuzimit me fëmijët ka një ngarkesë negative dhe për faktin se kryesisht ata

Punësohen 36 mjekë të rinj. Manastirliu: Falë meritës PORTALI

“Portali “Mjekë për Shqipërinë” përmban informacion për vendet vakante në sistemin shëndetësor publik, mundësi për mjekët vullnetarë, punësimin me bonus, aplikimin për praktikat klinike për studentët e Mjekësisë, etj. Brenda muajit shtator do të shpallen pozicionet e reja të krijuara në sistemin publik shëndetësor”.

DY FAZA

“Çfarë u tha, u bë. Nëpërmjet kësaj platforme unike punësimi për mjekët ne i mundësojmë sot çdo mjeku familje dhe mjeku specialist, garancinë për t’u punësuar në sistemin publik shëndetësor me transparencë dhe sipas meritës’’,-u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë takimit me 36 mjekët e rinj të sapo punësuar, pas përfundimit të konkursit të parë të zhvilluar nëpërmjet portalit “Mjekë për Shqipërinë”.

në Tiranë. “Nuk ka më kthim mbrapa, rekrutimi i burimeve njerëzore si për mjekët ashtu edhe për infermierët do të jetë nëpërmjet portaleve përkatëse, pasi është e vetmja mënyrë për t’u punësuar në sektorin

shëndetësor publik. Portali “Mjekë për Shqipërinë” përmban informacion për vendet vakante në sistemin shëndetësor publik, mundësi për mjekët vullnetarë, punësimin me bonus, aplikimin për praktikat klinike për

Shtim i denoncimeve për ngacmimet seksuale D

që abuzojnë seksualisht me fëmijët janë të njohurit e tyre, të afërmit ose të njohurit me të cilët e joshin fëmijën dhe nëse fëmija familjarizohet ai do

jetë i abuzuar gjithë jetën dhe ky është shqetësimi. Është me thjeshtë të parandalosh një abuzim seksual sesa të rehabilitosh pasojat e tij”.

studentët e Mjekësisë, etj. Brenda muajit shtator do të shpallen pozicionet e reja të krijuara në sistemin publik shëndetësor. Më herët kryeministri Edi Rama i garantoi mjekët për transparencë nëpërmjet këtij

SITUATA

huna në familje vijon të jetë një plagë e thellë e shoqërisë shqiptare. Në 7 muajt e parë të këtij viti, Gjykata e Tiranës ka dhënë mbi 500 urdhra mbrojtje për dhunë në familje. Paçka se numri është i lartë, urdhrat e mbrojtjes duket se nuk ndikojnë në parandalimin e krimeve. Avokati Erjon Kullolli, thotë se motivet që i çojnë qytetarët në duart e gjykatës për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes janë të ndryshme dhe kanë të bëjnë me plagët e shoqërisë. “Kryesisht shkaqet janë ato ekonomike, depresioni ekonomik, të qenurit nën ndikimin e alkoolit. Më të përhapurat kur miratohet urdhri i mbrojtjes është kur komisariati i policisë sjell si prova në gjykatë raportime për dhunë sistematike. Raportime me shtrirje të gjatë kohore dhe gjyqtari e ka

portali, duke thënë se këto sistem të amortizuara e bëjnë të pamundur ndërhyrjen. “Nëse të ka ardhur radha për punë, ti e shikon këtë në portal dhe konstaton rastet e abuzimit, kur dikush kalon radhën dhe futet në punë. Sistemi është automatik, Ti ke rezultat, që janë shifra. Shifrat futen në kompjuter, proçesohen dhe nuk ka asnjë mundësi që djali apo vajza me baba të njohur apo me lekë, ta kalojë vajzën apo djalin e çobanit, sepse nëse këta të fundit kanë rezultate më të larta, janë të pakalueshëm. Sot ka 112 vende vakante për mjekë specializante dhe 79 për mjekë në spitale . Procedurat janë të shkurtra dhe të shpejta. Kemi disa raste të mjekëve që duan të vijën nga diaspora dhe të punojnë këtu në Shqipëri”.

Dhuna, 500 urdhra mbrojtje vetëm në Tiranë

shumë të lehtë ta vlerësojë edhe në bazë të bindjes së brendshme, që sjella e të paditurit ose të paditurës është një sjellje e përsëritur”. Numri i denoncimeve ka qenë shqetësues në Tiranë edhe gjatë vitit të shkuar, ku në 12 muaj janë lëshuar 1161 urdhra,

nga këto 945 kanë qenë të menjëhershëm. Rastet e dhunës në familje vijojnë të jenë një nga problemet më shqetësuese për shoqërinë shqiptare. Në vitin 2018, policia ka regjistruar 4.411 raste të tilla, ku janë lëshuar 3037 urdhra mbrojtje.


KULTURE

18 E martë, 23 KORRIK 2019

Ermonela Jaho shkëlqen në Australi, duartrokitet gjatë E

rmonela Jaho të shpërthen imagjinatën, në interpretimin e një ndër mbretëreshave më të famshme të historisë, shkruan specialistja e letërsisë angleze Stephanie Russo. Anne Boleyn, bashkëshortja e dytë dhe më famëkeqe e Henrit të VIII. është subjekti ideal për një opera. Historia dramatike e Anne Boleyn ka kënaqur imagjinatën e publikut për pesë shekuj, shkruan Tch. Ky produksion i 2019 i Operas së Australisë, pasqyron apelin dhe sidomos magjepsjen që tregimi i Ana Bolenës (në versionin italisht) ka ushtruar mbi gratë. Në skenografi paraqiten imazhet e horizontit modern të Londrës. Një lule në skenë është duke kujtuar ende lulet që mbetën në varrin e Ana Bolenës në përvjetorin e ekzekutimit të saj, më 19 maj, çdo vit. Në një moment, Ana Bolena (e luajtur nga Ermonela Jaho) shfaqet si një nga grupet e grave që duket se po vizitojnë Londrën në të ardhmen. Në këtë prodhim të vetëdijshëm dhe reflektues, ajo duket se e njeh aftësinë e saj për të duruar. Anna Bolena e Donizetti ishte suksesi i tij i parë ndërkombëtar dhe ai i shkroi bashkëshortes së tij pas pre-

“Avengers Endgame” në krye të listës, thyen rekordin 10-vjeçar të “Avatar” Mbretërimit 10-vjeçar të Avatar-it, si filmi me fitimet më të mëdha në botë, i erdhi fundi. Të dielën, “Avengers Endgame” i Marvelit, kapërceu $ 2.79 miliardë dollarët në “box office”, ç’ka e katapultoi atë në krye të listës, duke spostuar në vend të dytë rrëfenjën epike fantastiko-shkencore të James Cameron, edhe pse diferenca ishte shumë e vogël. Kreu i Marvel, Kevin Feige, i përshëndeti arritjet në Comic-Con në San Diego këtë fundjavë, edhe pse në atë moment, filmit i duheshin zyrtarisht edhe 500.000 dollarë për t’a thyer rekordin. Vetëm në Britaninë e Madhe, “Avengers” nuk regjistroi të njëjtin ndikim si nëpër botë, duke u renditur i pesti për nga fitimet e siguruara prej shitjes së biletave. “Star Wars’, “The Force Awakens” është ende filmi me fitimet më të larta në vend, i pasuar nga dy filma Bond, pasohet nga dy filma Bond, Skyfall dhe Specter, e më pas Avatari, i cili në Angli vazhdon të jetë përpara “Endgame-it”. mierës së tij në dhjetor 1830, se audienca dukej e çmendur. Publiku që merrte pjesë në produksionin e 13 korrikut në Shtëpinë e Operës së Sidneit dukej se pajtohej: duartrokitja ishte e gjatë dhe e shthurur, sidomos për performancën impresionuese të Jahos si Bolena, shkruan Stephanie Russo. Inkorporimi i imazheve digjitale është veçanërisht efektiv në skenë përfundimtare, me një dritë të zbehtë të bardhë duke e bërë edhe më të dukshme dhunën e

papritur me goditjen me shpata ndaj Anes. Ndërsa shënimet përfundimtare të operës po këndohen nga një Anna pas vdekjes, vetë firmosja e Anne Boleyn – “Anne the queen” shfaqet në shkronjën e kuqe në skenë. Është një kujtesë që këta njerëz kanë jetuar dhe kanë vdekur. Përtej aftësisë së saj për të frymëzuar fluturimet e mëdha të imagjinatës operistike, Anne ishte një grua e vërtetë, e ekzekutuar në dëshminë më të zjarrtë, nga burri që u martua.

Filmi “Lion King” gati të thyejë rekorde Prodhimi kinematografik “The Lion King” është pritur me padurim nga fansat e filmave të animuar, ndërkohë që pritet që së shpejti të thyejë rekorde. Mësohet se gjatë të premtes që lamë pas nga transmetimi i filmit në kinema janë fituar 78.5 milionë dollarë dhe pritet që deri në fund të javës të kapë shifrën prej 200 milionë dollarësh. Për pak pritet që ky film të kalojë edhe fitimet e risjelljes së filmit të animuar “Aladdin”, premiera e të cilit ishte në maj të këtij viti. Më parë rekordin për filmin më të shitur e mbante “Beauty and The Beast”, ku vetëm në një fundjavë u fituan 175 milionë dollarë. Filmi po korr shumë sukses edhe për shkak të pranisë së Beyonces në rolin e Nalës.

“Salloni” me premierë botërore në festivalin kualifikues për Oscar Filmi kosovar është përzgjedhur nga 6500 aplikime Filmi i metrazhit të shkurtër, “Salloni” do të ketë premierën botërore në edicionin e 37-të të “Rhode Island International Film Festival” (RIIFF). “RIFF” është festival kualifikues për “Oscar” në tri kategori, BAFTA dhe Canadian Screen Awards, i cili do të mbahet nga

6-11 gusht, përcjell rtv21.tv. Filmi “Salloni” është pjesë e garës “Narrative Shorts” që është përzgjedhur nga 6500 aplikime. “Salloni” është një film i shkurtër, 14 minuta, i cili trajton një temë sociale në Kosovë nëpërmjet komedisë së zezë. Tek sa një nuse është duke u rregulluar për natën e dasmës në një sallon bukurie,

familja dhe vjehrra e saj janë duke diskutuar për një vrasje të mbrëmshme ku një grua vrau burrin e saj. Ato kanë variante konfliktuoze të rrëfimit, por një gjë është e qartë, një grua e vrau burrin e vet. Cilat janë motivet dhe arsyet e saj, dhe çka në fakt ndodhi, mbetet të zbulohet. Ky film vë në dy pozicione një martesë me rezultate fatale dhe ditën e dasmës së një vajzë që ka ardhur të rregullohet në një sallon bukurie. Në këtë film luajnë aktorët: Armond Morina, Irena Cahani, Xhejlane Tërbunja, May-Linda Kosumovic, Anisa Ismajli, Njomëza I. Fetiu, Bibi Qena, Sheqerie Buqaj, Marigona Pervetica, Lurni A Krasniqi dhe Jara Saqipi. “Salloni” është film me regji dhe skenar të Zgjim Terziqit dhe ka producente Valmira Hysenin. Filmi është mbështetur nga MKRS dhe Komuna e Prishtinës.

” – Festa “Hemingway Fest” Hemingway Jazz Fest në Tiranë në 120 vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh Këtë vit është 120 vjetori i shkrimtarit amerikan Ernest Hemingway, prandaj edhe Hemingway Jazz Fest është një festë edhe më e madhe, edhe më ndryshe. Arsyeja kryesore është pjesëmarrja e grupit Barcelona Gipsy, i njohur sidomos për versionin e këngës arbëreshe “Lule, Lule”. Por edhe Opa Cupa. Një lumë njerëzish të veshur me të bardha janë ata që mbushën hapësirën e Universitetit mbrëmjen e së dielës. Të ardhur nga vende të ndryshme të Evropës, me kulturë e gjuhë të ndryshme, ata u njehësuan dhe shkak për këtë është muzika dhje efekti i saj përbashkues. Prandaj edhe mesazhi kryesor i këtij edicioni të shtatë të “Hemingway Fest”, është pranimi i diversitetit kulturor. Ndërsa kjo natë ju dedikua tërësisht etnojazz, nata e së hënës do të ndryshojë tërësisht. Tingujt mbizotëruese për sonte mbrëma do të jenë me muzike funk, soul. Zgjidhni ngjyrat më të forta të mundshme, sepse e tillë do të jetë kjo natë. Plot me ritme të forta.


SHOWBIZ

19 E martë, 23 KORRIK 2019

Sharon Stone flet për sëmundjen: Unë si Lady Diana u harrova Në një intervistë për “Variety” aktorja e njohur Sharon Stone ka rrëfyer se para shumë vitesh në vitin 2001 ka pësuar një hemorragji cerebrale. Ajo tregoi se si e priti bota e spektaklit sëmundjen e saj, duke rrëfyer një nga momentet më të vështira në jetë. 61-vjeçarja tregoi se pasi pësoi hemorragjinë cerebrale të gjithë e harruan ashtu siç bënë me princeshën Diana. “Unë isha një nga femrat më të paguara në botë, por në një çast të gjithë më harruan. U ndjeva e braktisur dhe sikur humba gjithçka, përfshirë edhe dashurinë e djalin tim”, tha Sharon Stone duke treguar dramën e jetës së saj. “Nuk do resht kurrë së falënderuari të gjithë mjekët që më shpëtuan jetën. Pasi u shërova e nisa gjithçka nga zeroja në kuptimin e vërtetë të fjalës. Mësova nga fillimi të bëj gjërat elementare, si të ecja, të flisja etj. Njerëzit më trajtonin

Fyeu në skenë Erdoganin, ja sa dënohet aktorja e njohur turke Aktores së njohur turke, Zuhal Olcay, Gjykata Supreme e Apelit në Turqi i dha dënimin prej 11 muajsh e 20 ditë burg. Ajo u akuzua se ka ofenduar Presidentin Rexhep Taip Erdogan. Sipas hetimeve, Olcay, më 5 gusht 2016, teksa performonte në një skenë në Kadikoy të Stambollit kishte bërë një veprim me dorë që përmbante fyerje ndaj Presidentit Erdogan. Fillimisht, Olcay u dënua me 10 muaj burg, ndërsa pas apelimit, dënimi iu shtua në 11 muaj e 20 ditë burg por implementimi i vendimit shtyhej. Në lidhje me këtë veprim, vetë këngëtarja ka deklaruar se se “ishte një veprim impulsiv”. Aktorja dhe këngëtarja 61-vjeçare ka luajtur në më shumë se 15 seriale që prej vitit 1980.

mizorisht duke filluar që nga gjykatësja për kujdestarinë e djalin tim deri tek koleget e mia. Kuptova që njerëzit nuk e kishin as idenë më të vogël se

çfarë ishte hemorragjia cerebrale dhe sa e vështirë është të marrësh vetën pasi je goditur nga ajo, më janë dashur plot 7 vjet”- rrëfen aktorja 61-vjeçare.

Meghan Markle i plotëson Mbretëreshës një nga dëshirat e saj më të mëdha Qëkur u bë pjesë e familjes mbretërore vitin që shkoi, Meghan Markle ka bërë mjaft bujë në media. Dhe mesa duket, thyerjet e rregullave do

të shërbejnë për diçka. Në një deklaratë për Yahoo, eksperti mbretëror Tim Ewart ka treguar se Dukesha ka ndihmuar që monarkia të ketë

ndjekës të rinj, dhe kjo do të bënte që një nga dëshirat më të mëdha të Mbretëreshës Elizabeth të realizohej. “Mendoj se ajo çka Harry dhe Meghan kanë bërë është tërheqja e madhe e një gjenerate më të re, që është ajo që Mbretëresha donte. E vërteta është që pasi Mbretëresha të vdesë, një nga arsyet për popullaritetin e monarkisë, do të ketë ikur. Një pjesë e madhe e popullaritetit të monarkisë është bazuar në popullaritetin e Mbretëreshës. A do i trashëgohet kjo djalit të saj? Nuk e dimë, por mendohet se ai nuk është aq i njohur sa ajo.” Dhe me ardhjen e Meghan, realizimi i dëshirës së Mbretëreshës është shumë afër. Prova e popullaritet të Sussex u pa kur llogaria e tyre në Instagram, mori 1 milionë ndjekës brenda 6 orëve. Gjithashtu, nga revista apo organizata të ndryshme çifti është radhitur ndër më influencuesit në botë.

Dua Lipa ka sy vetëm për Anwar Hadid Tashmë kudo në mediat e huaja qarkullojnë lajme për çiftin më të ri të showbizit Dua Lipa dhe Anwar Hadid. Që prej momentit kur ata u fotografuan së bashku në një festival, ku shfaqeshin të përqafuar dhe duke u puthur, ata nuk janë ndarë më nga njëri-tjetri. Tashmë e gjithë familja e Anwar e ndjek Duan në rrjete sociale dhe gjithashtu herë pas here shijojnë performancat e këngëtares në koncertet e saj. Për herë të fundit Dua dhe Anwar janë fotografuar duke dalë nga një darkë romantike në një restorant sushi. Ata dukeshin më të dashuruar se kurrë teksa ecnin të përqafuar. Mesa duket Dua e ka harruar tërësisht ish të dashurin e saj Isaac Carew me të cilin u nda vetëm pak javë më parë.

Cardi B frikëson fansat me postimin e saj në Twitter Ajo është një nga reperet më të njohura dhe më të pëlqyera për momentin në SHBA. Por me postimin e saj më të fundit Cardi B i ka trembur fansat e saj. Ajo ka shkruar në Twitter një postim ku ka shkruar: “Do doja të isha e vdekur”. Në pak minuta duket se ajo u pendua dhe e ka fshirë atë çfarë kishte shkruar. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të, por në media aludohet se ajo do të ketë qenë e lodhur nga aktivitetet e shumta këtë periudhë. Cardi B këto kohë ka qenë vazhdimisht prezente

në koncerte të ndryshme dhe më i fundit ishte ai në Kaliforni. Sa i përket jetës private ajo është në një lidhje me Offset dhe së bashku kanë vogëlushen 1-vjeçare Kulture.


SPORT

20

E martë, 23 KORRIK 2019

Takimi mes drejtuesve dhe trajnerëve ka qenë pozitiv, teksa drejtuesit kanë siguruar trajnerin për merkaton

Marota siguron Conten: Shumë shpejt do të ketë futbollistët që do!

EUROPA LEAGUE

Partizani mëson kundërshtarin në turin tjetër nëse kalon Sheriff-in

Rozalb Lika

K

a ardhur momenti i takimit vendimtar në shtëpinë e Interit, pasi Conte ka shfaqur pakënaqësi për situatën e merkato. Të pranishëm kanë qenë pronari Zhang Jindong, presidenti Steven Zhang, trajneri Antonio Conte dhe Administratori i Deleguar Marotta dhe drejtori Sportiv Piero Ausilio. Në përfundim të takimit, ka qenë Giuseppe Marotta ai që ka folur për mediat, duke risiguruar trajnerin Conte se shumë shpejt do të ketë grupin që ka kërkuar. “Takimi i sotëm ishte shumë familjar dhe diskutuam për planet e skuadrës. I kam dëgjuar deklaratat e Contes dhe mund të them se ai dhe shoqëria janë në sintoni të plotë. Shumë shpejt Conte do të ketë të plotë organikën që do dhe do të mund të punojë në detaje, ashtu siç ai di më mirë”, tha Marotta. Administratori i Deleguar i klubit zikaltër pranoi vështirësitë që po has trajneri në këto ditë të para, për shkak të mangësive veçanërisht në sulm, por shtoi se shoqëria është

maksimalisht e angazhuar për të bërë më të mirën “E njoh mirë Conten dhe di të lexoj në mënyrë perfekte çdo deklaratë të tij. Është pak problem, sepse për momentin nuk ka asnjë sulmues në dispozicion, por shumë shpejt do të kthehet Lautaro dhe do të

VERILINDORËT

sjellim edhe dy sulmues të tjerë, njëri prej të cilëve do të jetë me eksperiencë dhe një tjetër i ri. Është viti i parë me Conten dhe ndryshimet janë më të mëdha, por ju garantoj që sezonin e ardhshëm do të jemi shumë më të përgatitur për merkaton, pasi

e dimë çfarë kërkon trajneri. Tani duhet të punojmë si në hyrje, ashtu edhe në dalje, pasi kemi shumë futbollistë që janë profesionistë me vlera, por që nuk përshtaten me idenë e lojës që kërkon të aplikojë Conte”, deklaroi Marotta.

MBROJTËSI

Kukësi zyrtarizon largimin e Çyrbja-s dhe afron mesfushorin e Besëlidhjes

Shqiptari nga SHBA investon për rrugën e fshatit në Kurbin

Kukësi në pritje të zyrtarizimit të trajnerit të ri, i cili me shumë mundësi do të jetë Ilir Daja, po vijon lëvizjet në merkato. Klubi verilindor ka zyrtarizuar largimin e Arbër Çyrbja-s, vetëm pak ditë pas eliminimit nga Debreceni që në raundin e parë të Europa League-s. Mesfushori e ka ndërprerë me mirëkuptim marrëveshjen me Kukësin. Çyrbja, i cili iu bashka skuadrës së Kukësit sezonin e kaluar, është aktivizuar në 49 ndeshje në gjitha kompeticionet. Skuadra verilindore ndërkohë ka njoftuar edhe afrimin Oumar Toured Camara nga skuadra Besëlidhjes, në formë huazimi. Mesfushori vjen në formë huazimi për një sezon futbollistik te skuadra nënkampione nga ekipi i cili militon në Kategorinë e Parë. Afrikani është afrimi i gjashtë i merkatos së verës, pas ardhjes së Ilir Avdylit, Emiljano Mustës, Bruno Lulajt, Marko Çemës dhe Tome Kitanovskit. Skuadra verilindore pritet që të bëjë të tjera largime dhe afrime në ditët në vijim, teksa mes tyre do të afrohet edhe sulmuesi i Skënderbeut, Blerim Krasniqi.

Sipas gazetës italian “La Repubblica” po përflitet për një epilog ta papritur për Elseid Hysajn. Mbrojtësi i kombëtares sonë është i destinuar për t’u larguar nga të kaltrit, pasi prej muajsh përflitet në skuadra të ndryshme. Futbollisti shkodran ishte zgjedhja e parë për Atletico Madrid, por refuzimet e shpeshta të presidentit De Laurentiis, bën që Simeone të preferonte Trippier para tij. Për Hysajn ka ende zëra për një kalim te Roma dhe Tottenham, por sipas gazetës italiane ai mund të zgjedhë edhe qëndrimin edhe për një tjetër sezon te skuadra e Napolit. Mbrojtësit i përfundon kontrata në vitin 2021 dhe ka avantazhin që mund të luajë në disa pozicion në mbrojtje. Pa ndonjë ofertë bisede, ai do të preferojë të qëndrojë edhe pse nuk është në planet e trajnerit Ancelotti. Së fundmi Hysaj ka pasur një takim me Gigi Febbrari-n, ish-përgatitës teknik në kohën e Rejës te Napoli dhe aktualisht pjesë e kombëtares sonë. Në pritje të zhvillimeve të Reja, duket se Elsi mund të jetë një “telenovelë” pa fund të lumtur edhe gjatë kësaj vere.

Skuadrat shqiptare pjesëmarrëse në raundit e dytë të Europa League pas eliminimit nga Championsit: Partizani, Feronikeli dhe Shkëndija e Tetovës, kanë kundërshtarët me të cilët do të përballen në raundit e tretë kualifikues të Europa League. Partizani, nëse arrin të kalojë Sheriffin e Tiraspolit, do të sfidohet me humbësin e çiftit Mariborit (Slloveni) dhe Aik Stokholmit (Suedi). Një short i vështirë për të kuqtë që drejtohen nga Lerda. Feronikeli nëse bën mrekullinë me Slovan Bratislavën, do të përballet me humbësin e çiftit Dundalk (IRL) / Qarabağ (AZE). Shkëndija e Tetovës, nëse eliminon Dudelange të Luksemburgut, do të ketë përballë Celtic të Skocisë ose Nomme Kakju të Estonisë.

ANKANDI

FSHFMBROJTËSI nxjerr në shitje emrin e stadiumit të ri Nëpërmjet një shpalljeje në faqen zyrtare pasditen e djeshme, Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje emrin e stadiumit të ri që po ndërtohet në kryeqytet. Stadiumi ka mbajtur emrin e heroit të popullit, “Qemal Stafa” ndërsa që pas nisjes së punimeve për rindërtimin e tij, të gjithë i janë referuar me emërtimin “Arena Kombëtare”. Megjithatë FSHF ka vendosur të shesë emrin e stadiumit, ashtu si edhe benefite të tjera, teksa në njoftim thuhet se kërkon kompani që kanë një nivel relativisht të lartë xhiroje vjetore dhe që kanë një imazh të mirë në treg. Federata Shqiptare Futbollit njofton se po kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar. E drejta për të qenë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe përfitime të tjera. Çdo kompani e interesuar duhet të permbush kriteret bazë që janë: • Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit • Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ ose ndërkombetar Shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit.


SPORT

21

E martë, 23 KORRIK 2019

Kuqezinjtë kanë arritur një akord me skuadrën e Atletico Madrid për sulmuesin argjentinas

“Zgjohet” edhe Milani, blen Correa-n për 50 milionë euro

ARGJENTINASI

“Bollëk” te Juventusi në sulm, mund të sakrifikohet Dybala

A

ngel Correa është vetëm një hap larg kalimit te skuadra e Milanit. Vendimtar ka qenë një takim i Zvonimir Boban në Madrid. Drejtuesi i kuqezi ka arritur që të mbyllë akordin me Atletico Madrid për shifrën e 50 milionë euro, duke përfshirë dhe bonuset. Ardhja e sulmuesit argjentinas duket çështje ditësh apo edhe orësh. Shumë shpejt pritet një tjetër takim me drejtuesin e Los Colchoneros, Andrea Berta, për të definuar edhe detajet e fundit. Vendimtare për këtë operacion ka qenë edhe shitja e Andrea Silvës te skuadra e Monacos për shifrën e 30 milionë eurove, duke grumbulluar një shifër të konsiderueshme për afrimin e sulmuesit të ri. Sipas asaj që shkruan “Corriere della Sera”, Correa është shumë entuziastë për aventurën e ri në klubin kuqezi, teksa është arritur edhe akordi ekonomik me futbollisti, i cili pritet të formojë një dyshe të frikshme me Piatek. Puna mjaft e mirë e Jorge Mendes për kalimin e Andre Silvas te Monaco, bëri që skuadra kuqezi të çlirohej në merkato, teksa tashmë duket se i ka kartat në rregull për të sfiduar

Interin dhe Juventusin, që kanë punuar mjaft mirë në merkato. Puna e tij duket se nuk do të mbyllet këtu, pasi me shumë mundësi Mendes do të shesë edhe Cutrone-n në Premier League te Ëolves, skuadër e cila ka bërë një ofertë prej

KROATI

25-30 milionësh të rrëmbyer talentin italian. “Milannews” shkruan se akordi me Atletico Madrid është 40 milionë euro dhe 10 milionë bonuse që mund të arrihen. Në këtë mënyrë Giampaolo do të ketë një skuadër më të kompletuar për

sezonin e ri, teksa vijojnë tratativa me mbrojtësin e Juventusit, Demiral. Bardhezinjtë nuk kanë ndërmend që të heqin dorë prej qendërmbrotjësit turk pa shifrën e 35 milionë eurove, edhe pse para disa ditësh e morën për 18 milionë euro nga Sassuolo.

SULMUESI

Rakitic paralajmëron largimin: Griezmann: Messi nuk më ka I hapur për çdo mundësi! dërguar ende mesazh, Suarez po

Ivan Rakitic po mendon seriozisht largimin nga skuadra e Barcelonës. Mesfushori kroat pas disa sezonesh si protagonist te skuadra blaugrana, mund të tentojë një aventurë të re. Konfirmimin e ka dhënë në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Chelsea-t. “Ideja është që të qëndroj te Barcelona, edhe klubi mendon në të njëjtën mënyrë, por jam i hapur për çdo mundësi. Kam edhe disa sezone kontratë dhe jam i lumtur që jam pjesë e familjes blaugrana. Në të njëjtën mënyrë, më vjen mirë që klubet e tjera janë të interesuara për mua, do të thotë që e bëj mirë punën”, deklaroi mesfushori. Mesfushori kroat është në orbitën e disa skuadrave të mëdha europiane, ku Interi dhe PSG janë më të interesuara.

Barcelona ka nisur përgatitjet para-sezonale në Japoni, teksa të martën do të luajë një miqësore ndaj Chelsea. Ky do të jetë edhe testi i parë për Griezmann që do të bëjë debutimin me blaugranët. “Do të jenë minutat e para me fanellën e re dhe mezi pres që të luajë me shokët e rinj. Po ja kaloj shumë mirë në dhomat e zhveshjes dhe jashtë fushës. Ditët e para? Dita e parë ishte pak e vështirë, pasi shokët më turpëruan dy herë me kalimit të topit poshtë këmbëve. Ende nuk kam marrë mesazh nga Lionel Messi, ndërkohë që Messi më ka uruar mirëseardhjen. Jam pritur mirë nga grupi dhe jam argëtuar shumë me djemtë. Shpresoj që ta ndihmoj ekipin sa më shumë të jetë e mundur. Atletico Madrid? Është një klub që kam dhënë gjithçka dhe jam i qetë për këtë gjë. Kam bërë gjithçka në mënyrën e duhur për të respektuar trajnerin Diego Simeone dhe shokët e ekipit të Atletico Madrid”, deklaroi Griezmann. Marrëdhëniet me “pleshtin” pritet të jenë një temë diskutimi gjatë këtij sezoni, pasi luajnë në pozicione të ngjashme në fushën e lojës.

“Bollëku” duket se po kthehet në problem te skuadra e Juventusit. Skuadra bardhezi pritet të bëjë ndryshime të rëndësishme në ditët në vijim në merkato. Në sulm përshembull Sarri ka zgjedhur që të privohet nga Gonzalo Higuain, por nëse nuk do të gjendet një skuadër që do të paguajë shifrën e transferimit për të, atëherë edhe mund të qëndrojë. Një tjetër futbollist që rrezikon shumë është Paulo Dybala, i cili ka oferta të rëndësishme nga Manchester United dhe PSG. Trajneri i “Zonjës së Vjetër” të dielën konfirmoi se dikush duhet të largohet, dhe emri i argjentinasit është ndër të parët në listën e tij, por për një shumë më të lart se 80 milionë euro. Manchester United me shumë mundësi do të humbasë Lukakun dhe Pogban gjatë kësaj vere, dhe blerja e La Joya do të ishte një goditje e gjetur. PSG me Leonardon në krye po mendojnë për një pasues për Neymarin, i cili nuk dëshiron që të qëndrojë më në Paris. 80-100 milionë euro është një shifër që nuk përbën problem për skuadrën franceze. Gjithsesi dilemat pritet që t’i shuajë vetë Dybala pas rikthimit, teksa pritet të ketë një takim me Sarrin, nëse bën pjesë në skemat e tij taktike.

MERKATO

Reali ofron 90 milionë euro dhe Bale për Neymarin

Destinacioni perfekt për Neymar mbetet Barcelona, por në të ardhmen e superyllit brazilian vazhdon të jenë prezent edhe zërat që e shohin te Real Madrid. Sipas “Mundo Deportivo” futbollisti është i vendosur për t’i shpëtuar “kafazit të artë” të PSG. Mësohet se ai i ka thënë agjentit të tij izraelit, Pini Zahavi që nuk është i lumtur te skuadra parisiene dhe t’i gjejë një destinacion të ri. Mes klubeve të interesuara për të është edhe Real Madrid. Madje skuadra merengues ka bërë edhe ofertën e parë, e cila është vërtet interesante: Gareth Bale dhe 90 milionë euro. Reali kërkon që të sistemojë uellsianin dhe ua ka propozuar disa skuadrave në mënyrë që më pas të tentojë afrimin e ndonjë ylli tjetër. PSG pritet që ta hedhë poshtë këtë propozim që është shumë larg kërkesave të tyre.


SHENDETESI

22 E martë, 23 KORRIK 2019

Ushqimet e përpunuara që shkaktojnë kancer N

jë lidhje mes ushqimeve shumë të përpunuara dhe kancerit është sugjeruar nga kërkuesit francezë. Ata i klasifikojnë ushqimet, përfshirë kekët, kotoletat e pulës dhe bukën e prodhuar masivisht, si të mbipërpunuara. Të qenit mbipeshë është një nga

shkaqet e sëmundjes, që renditet pas duhanpirjes, dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se, edhe mishi i përpunuar lehtësisht rrit rrezikun e kancerit. Rritja e shpejtë e konsumit të ushqimeve të mbipërpunuara mund të çojë në rritjen e numrit të rasteve me

kancer në dekadat e ardhshme. Por, ata thonë se zbulimet e tyre duhet të konfirmohen nga studime më të gjera dhe se nevojiten kërkime të tjera për të përcaktuar se çfarë mund të fshihet pas kësaj lidhjeje. Ka edhe faktorë të tjerë që trazojnë ujërat, që mund të lidhen me

kancerin, si duhanpirja, aktiviteti i pakët fizik, konsumi i

shumë kalorive, apo edhe marrja e kontraceptivëve oralë.

DIETOLOGËT JAPIN RECETËN:

M

adhësia e një racioni është rritur ndjeshëm në dekadat e fundit, duke ndikuar dhe në linjat tona. Racionet e mëdha po rrezikojnë shëndetin e njerëzve duke i nxitur të hanë më shumë. Një dietologe bën të ditur përmasën e racionit që duhet dhe është shumë më i vogël sa mendojnë njerëzit. Kate Save nga Be Fit Food, shpjegon se njerëzit kanë njohuri të përgjithshme se çfarë duhet të hanë nga pesë grupet e ushqimeve, por ngatërrohen se sa duhet. Dietologia Save thotë se duhet të merret parasysh pesha, gjatësia, mosha dhe niveli i aktivitetit për person, dhe numri i rekomanduar i vakteve në disa grupe është më pak i rëndësishëm se grupe të tjera. "Udhëzimet janë rreth mbajtjes së peshës, por mbi 60% e popullatës është mbi peshë", ka thënë ajo për Daily Mail Femail. Përshembull, ajo jep këtë recetë për një mëngjes. "½ filxhan me muesli të bërë nga farat, arrat, dhe tërshëra pa sheqer të shtuar, 200 grtam kos me proteina, dhe 150 gram manaferra. = 1 racion drithëra, 1 racion fruta, 1 racion bulmet, ½ racion yndyrna". E për racionin e pasdites, që është me shumë vlerë, ajo jep: "Qumësht me çokollatë të zezë e bërë nga kokosi dhe stevia, apo alternativë tjetër e preferu-

Kjo është sasia e duhur e racionit në një ditë

ar". Dietologët rekomandojnë që të hahen çdo ditë ushqime nga të pesta grupet: perime, fruta, dritëhra, proteina dhe bulmet. Por këto udhëzime thotë Save duhet të merren si një kornizë e ushqimeve të

Detox i mëngjesit, limon me xhinxher Lodhja e përgjithshme, ndjesia e fryrjes dhe rëndesës, lëkura e thatë, janë shenjat që dimri lë në trupin tonë. Për fat të mirë ka disa mënyra për të rikthyer energjitë. Të gjithë e njohin gotën klasike të ujit me lëng limoni, qoftë e ngrohtë apo e ftohtë. Sigurisht edhe me xhinxher. Limoni është antiseptik , ka fuqinë të riekuilibrojë pehashin e trupit, të lehtësojë tretjen, përmirësojë punën e mëlçisë dhe veti diuretike, drenazhuese e lëngjeve të tepërta. Për më shumë përfitime pijeni gjysmë ore para se të hani mëngjesin. Me shtimin e xhinxherit përfitimet shtohen. Xhinxheri stimulon metabolizmin, ndihmon në djegien e yndyrnave, forocn sistemin imunitar, dhe përmirëson lëkurën. Lëngu i dy limonëve, dhe një copë xhinxher të freskët, rreth 6 cm, i prerë në feta. E zjeni për pesë minuta në 1.5 litra ujë. Kur të ftohet e bashkoni me lëngun e limonëe, e filtroni dhe e konsumoni gjatë ditës në vend të ujit.

shëndetshme se sa rekomandime se sa duhet të hani. Save thotë se duhet të merret parasysh pesha, gjatësia, mosha dhe niveli i aktivitetit për person, dhe numri i rekomanduar i vakteve në disa grupe

është më pak i rëndësishëm se grupe të tjera. "Për femrat, sugjerohen 6 racione drithëra në ditë, që nga këndvështrimi im nuk është domosdoshmërish thelbësor. Perimet, bishtajoret, sallatat janë të rëndë-

sishme por vetëm pesë racione në ditë dhe njerëzit duhet ti hanë këto ushqime", thotë ajo. Megjithatë dhe grupet e tjera janë shumë të rëndësishme, dietologia thotë se një dietë e shëndetshme duhet të përfshijë biftek, peshk,tofu, arra, vezë, lajthi e bajame, fara, dhe bishtajore. Një plan ditor: MËNGJES: ½ filxhan me muesli të bërë nga farat, arrat, dhe tërshëra pa sheqer të shtuar, 200 grtam kos me proteina, dhe 150 gram manaferra. = 1 racion drithëra, 1 racion fruta, 1 racion bulmet, ½ racion yndyrna. MESVAKT: 30 bajame dhe një portokall. DREKË: 100 gram peshk ton me vaj ulliri, një filxhan me pesë lloje bixhtajoresh, pa kripë, njëj domate, dy filxhanë perime jeshile me gjethe. PASDITE: Qumësht me çokollatë të zezë bërë nga kokosi dhe stevia, dhe një filxhan qumësht apo alternativë tjetër e preferuar. DARKË: Pule e marinuar me soje mjalti, dhe dy gota perime të skuqura, gatuar me oriz kaf.

Kolla dhe gripi, kura që ju shëron

S

tina e dimrit dihet që dobëson sistemin tonë imunitar, duke reduktuar praninë e antitrupave. Gripi dhe kolla janë të pranishme në këtë stinë. Një ndër kurat natyrale mjaft efikase është çaji me trumzë, limon dhe mjaltë, mjaft e njohur për vetitë e saj anti inflamatore. Ja se si mund ta përgatisni në kushtet e shtëpisë. Pijeni sidomos në stinën e dimrit, apo kur keni simptomat e para të gripit dhe ftohjes. Një gotë ujë, 250 ml, një lugë kafeje me trumzë, 5g, dy lugë me lëng limoni, 20 ml, dhe një lugë me mjaltë, 25 gram. Përgatitja: Ngrohni ujin dhe kur të nisë të ziejë uleni flakën dhe shtoni trumzën. Lëreni të zjejë avash për 5 minuta, e pastaj fikeni zjarrin. Lëreni të pushojë për 10 minuta, dhe filtrojeni. Shtojeni lëngun e limonit dhe mjaltin e përziejeni mirë. Konsumi: Pijeni 2-3 herë në ditë, sidomos para se të flini, që të qetësoni simptomat e ftohjes.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 2. Partia Socialiste e Moderuar 6. Litari ose filli me këtë lidhje, që përdoret për të zënë kafshë të egra a zogj 8. Aktori Ndrek ..., i vetmi i kinemasë shqiptare që shkëlqeun me rolet e tij negative, të cilat i skaliti në pavdeksinë e kinemasë shqiptare 11. Ndryshe quhet çadra ose mrrela. 12. Dikur quheshin jugosllavë, tani quhen ashtu 13. Segment që ka një drejtim dhe kah të caktuar. Fillon me Ve... 15. Stoli prej ari, prej argjendi që varet në vesh 16. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman 17. Mungesa e diçkaje dhe e dikujt, ndjenjë pasionante rijetimi 19. Banor turk i Azisë së Vogël në periudhën e feudalizmit ushtarak osman 23. Përdoret zakonisht me folje të mënyrës urdhërore, lidhore e dëshirore 24. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 26. Tra që shërben si urë për të kaluar një përrua 27. Vend i ngritur buzë arave ose anës shesheve, udhëve, hendeqeve etj. 28. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 32. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 33. Këmbim i vazhdueshëm letrash a shkresash ndërmjet njerëzve ose ndërmjet institucioneve; letërkëmbim 36. Gjendje e rëndë e me mundime, e keqe; diçka e keqe që të mundon, vuajtje, fatkeqësi; rrezik 37. Figurë e punuar si skulpturë ose e gdhendur mbi një sipërfaqe të rrafshët 39. Zakonisht ushqimet e ndenjura, buka kryesisht zë ... 40. Shkrimtari serb ... Andriq, 9 tetor 1892-13 mars 1975, "Ura mbi Drin" është një nga trilogjitë e tij 41. Jetonin në pjesën veriperëndimore të Spanjës dhe në jugperëndim të Francës 42. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 43. Peshk i madh i ujërave të ëmbla. Shkodra e ka emblemë të traditës së saj në kulinari 46. Miami International Airport, shkurtima e saj 47. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 48. Njeri i gjallë, këmbëngulës, i fuqishëm, vital dhe ashtu 49. Një e njëmijta pjesë e gramit (shkurt. mg) 51. Kafshë gjitare brejtëse, me kokë të rrumbullakët e me veshë të gjatë, shumë frikacake 53. Anije lufte, e cila është e pajisur me armë dhe logjistikë ushtarake 55. Njësi e vjetër peshe rreth një kilogram e një çerek deri një kilogram e gjysmë. 56. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 59. Po Gjirokastra si e kishte targën 62. I tregoj rrugën duke ecur përpara, i prij përpara një vargu njerëzish, makinash etj., udhëheq

E martë, 23 KORRIK 2019

Nga Albert VATAJ

65. Dru i lartë që rritet nëpër pyje, me trung të drejtë, me kurorë të gjerë 67. Libër a regjistër që përmban një listë emrash të sendeve, tituj librash, emërtime bimësh etj 68. Që ka ngjyrë kafe të çelur në të trëndafiltë a në të verdhë 69. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 70. Rrobë e gjatë zakonisht prej mëndafshi dhe e stolisur, që mbanin zyrtarët e lartë turq 73. Një grup i njohur i muzikës shqiptare mbante atë emër 75. Banor vendës i Afganistanit ose ai që e ka prejardhjen nga Afganistani 80. Nishan i kuq a i zi në fytyrë ose në trupin e njeriut, lyth dhe ashtu 82. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë 84. Kafshë transporti për në shkretëtirë dhe stepa, që i reziston thatësirës 86. Aparat që shërben për të matur presionin e gazeve a të lëngjeve që ndodhen në një enë ose në një hapësirë të mbyllur 87. Veti thelbësore, e domosdoshme dhe e përhershme e një sendi a e një dukurie 88. Organizata Ndërkombëtare për Migrim, inicialet 90. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 91. "Vajzat e Avinjonit" e Pablo Pikaso ishte sipari i kësaj rryme në pikturë 92. Shitje botërisht e diçkaje, duke ia dhënë atij që paguante më shumë, shprehje e vjetër 94. Aty ndodhen truri, goja, sytë, veshët, hunda, flokët, "zakonisht" e mbajmë mbi shpatulla

96. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 97. Shpërfill paralajmërimet, sinjalizimet dhe këshillat për të shmangur apo parapritur një telash 98. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit 100. Federal Bureau of Investigation, shqip, "Zyra Federative e Hetimit", inicialet 101. Punonjëse e shërbimit mjekësor, mbikqyrëse e shtatzanisë dhe bebes 103. Ai që është larguar nga atdheu i vet për shkaqe politike, ekonomike etj 105. Ushqej dikë që nuk mund të hajë vetë një foshnjë, një të sëmurë etj 107. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 108. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 109. Sipas Konicës, shqiptarët po nuk e pate, ta vënë, po e pate ta heqin, atë 110. Hasan ... (1895-1991) ishte një jurist dhe politikan shqiptar. Ministër Drejtësie në qeverinë e Mustafa Krujës, drejtues i lartë i Ballit Kombëtar 111. Ai që del malit, fshihet e bën grabitje me armë në dorë; kusar 112. Shkëlqim që i japim një sendi, shtresa e shkëlqyer që ka diçka nga jashtë 113. Titull i dikurshëm i perandorit ose i mbretit në disa vende sllave; njeriu që mbante këtë titull VERTIKALISHT 1. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën

2. Lloj sporti, rrëshqitje mbi akull me këpucë të posaçme 3. Përcaktoj me anë të një mase madhësinë, vëllimin, përmasat etj. të diçkaje 4. GRamshi e kishte ashtu targën 5. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 6. Fjalë të mira që thuhen për të ngritur lart dikë a diçka, nderimi që i bëhet dikujt 7. Mjegull e hollë që vesh majat e maleve në verë ose në vende të ulëta kur ndërron moti 8. Lëviz duke bërë dredha, për disa kafshë të vogla e zvarranike 9. Në gjuhën e pellazgëve 10. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 11. Mjek i specializuat për ortopedi 14. Ajo përdoret zakonisht nga gratë për të ngjyrosur flokët 18. Pjesë e pandryshueshme e ligjëratës që lidh dy gjymtyrë fjalie 20. I vë zjarrin diçkaje a e hedh në zjarr dhe e bëj shkrumb e hi 21. Dëshirë e brendshme e zjarrtë, ndjenjë e fortë, afsh, zjarr 22. Gjitar i deteve polare, me trup të madh e me qafë të shkurtër, me këmbë si lopatë 25. Besimi në vetvete a në forcat e veta 29. Që e ka trupin të hedhur, të lidhur e të fortë 30. Përgjithësue është ashtu emri për aktorët që luajnë role gazmore, satir, komedi 31. Shprehje dialektore, shaka, shpoti, qesëndi 34. Havzi ..., poeti kuksian që u dënua me varje dhe u ekzekutua

zezë 57. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 58. Partia Republikane, inicialet 60. I pahijshëm, i ndyrë, i turpshëm 61. Trup gjeometrik, që formohet duke rrotulluar një katërkëndësh kënddrejtë rreth njërës brinjë të tij 63. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 64. Korporata Ndërkombëtare Financiare 66. Ndërtimi i brendshëm i një makine, i një aparati etj 70. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 71. Hija e një të vdekuri, që u fanitet njerëzve 72. Ka një të tillë tretës njeriu 74. Dakord në gjuhë universale 76. Gojëza prej metali së bashku me rripat, e cila u vihet kuajve 77. Thënie a fjali e shkurtër, e goditur e me fuqi shprehëse, që përmban një mendim të përgjithësuar a një mësim të nxjerrë nga jeta 78. Ithtar e përkrahës i pragmatizmit quhet ashtu 79. Matematikan dhe shpikës skocez, James ..., lindi më 19 janar 1736 , vdiq më 1819 81. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 83. Pika e horizontit që është përkundrejt veriut, është ... 85. Ai që plagoset a vritet në një aksident, që dëmtohet a vdes 89. Kohëmatës. E mbajmë në dorë, në murë, në tryezë. 92. Atje ku bëhet trajtesa gestronomike e konviktorëve, ushtarëve, aksionistëve dhe ... më 10 gusht 1988 93. Kasolle e vogël dhe e ulët prej 35. Ndodhi e trishtë, vdekje, ng- dërrasash, prej purtekash etj., ku jarje, ose ... mbahen shpendët shtëpiakë; 36. Restorant, kafe, bar-bufe, qymez ose... 94. Një periodik kulturor në Sh38. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, tar- qipëri. Akademia e çmimeve të ga e saj ishte përvitshme me atë emër 39. Ornella e famshme e kine- 95. Pjesa e këmbës së njeriut matografisë italiane, duhet mbi- ose të kafshës nga këllku deri te emri gjuri. Femrat të dalldisin me to 44. Ai që i bie organos qohet o... 99. Shanset për t'u realizuar janë 45. Shenjë e zgjatur nga një pikë të ..., ose të vogla, minimale te një tjetër, që bëhet në një sipër- 101. Pika a vendi në qendër të faqe ose që është pjesë e një viza- diçkaje. Ura e Mesit në Shkodër timi gjendet në ... 50. Bashkohem me një pikë- 102. Rrethi i Kavajës, ashtu pamje, me një rrymë të mendimit shënohej në targën e mjeteve ose me një lëvizje politike, shken- 104. Partia Lëvizja Socialiste për core etj.; bëhem anëtar i një orga- Integrim nizatë, i një shoqate etj 105. Partia Mendimi I Djathte Lib52. Urë e vogël dhe e ngushtë eral prej druri mbi një përrua 106. Qumësht i mpiksur me 53. Heq papastërtitë me ujë a me tharm, që zakonisht vjen pak si i diçka tjetër, i/e bëj ashtu thartë 54. Bar i keq që rritet zakonisht 109. Banka Botërore në arat e mbjella me grurë dhe që 110. Si kishtin makinat e Durrësit bën kokrra të vogla në ngjyrë të targën 1

2

E

3

N T

4

5

L

Z

U V

I

6

A

7

S

8

L

M E

12

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

13

A L

O

N

O

P

9

10

C

B

L A

K E

I

I

T A

D A

K 19

A P

P

T

S

O

O S

H

20

S

R

P

Z

21

M O Z U 26

U

R B E

Z

U

S

G

Y

D

M

A K

¸

B

36

A S

39

N

37

C O

J

S

M I

A

N

45

K

41

V D

E S

D

I

T

H

R

S

¸

E

R

L I

K

I

O

33

K

A B

O

F

N

T

R A

S

H

T

A

P

44

A

Z A

R

48

R U

S

H

G

A N

49

A

30

J

43

47

C

29

42

O M

46

R A

E

E

38

40

D O

O N

I K

O

O

35

U

M

E

28

O S

32

M

34

T

E N

Z I

27

31

E

A

25

L L

M U

L

E M ¸

18

22

V B A

¸

24

A

11

V

K 15

T L

17

23

V

S

14

A

16

R

50

A R

K I

V I

S

T

R

K

A

N

L G

E

51

F

A

52

J 55

L

53

M A S

H U

R K

57

E Z

A

T

U

E

K L

H

G

J

I

B O

T

M B

65

˙

O

A

R R

A

I

T 76

K

K U

I

N

A S

66

D

D

V

E S

H K

¸

O

C

O

U R

A

N

E

T

R E

F

R

E

G

J

D

D

D H

S

O

H

N

68

K

H

U

A

I

M

A 80

S

81

A

P

C

J

C

A

Y

E

K A

R T

O T

E K

K

R

¸

O

R

E

E N

I

84

P 85

A

R

79

˙ 83

H

L E

72

T

78

I

82

S 67

R 71

74

77

P

E

63

73 75

60

K

O L

70

T

¸

S 59

I

R 64

N L E

P

62

69

M I

I

58

61

I

G

54

N

A

56

N

C

K U

86

R E

F

L

E K

87

S

S

E

88

A 89

K

K

B R

E G

S

E

N

90

˙

S

O R

I

H

91

P

92

O

D G

C

A

93

M

P

O

95

P

B

97

D

N

K

R A

D O

E

Z

D

R

H

R

94

P

96

O L

L A

K

F

P

O B E

A

K S

A L

98

Z A

M B

T

A

A K

U

R

N

T

99

˙

101

V ¸

U I

L I

102

R R

I

A

U

103

L 105

F

N 106

M O C

A R

109

K L

100

E K

T

H

C

P

F

E

T

M T

I

104

A

107 110

I

I

M O S K

L 108

R

M

R

E L

E N

K

O C

111

V

X ¸

G

¸


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E martë, 23 KORRIK 2019

Presidenti: Krenar që 3 vjet më parë reforma u miratua me konsensus P

residenti Ilir Meta ka publikuar në Facebook fjalimin e mbajtur tre vjet më parë në Kuvend, gjatë miratimit të reformës në drejtësi. Në mesazhin e tij, Presidenti shprehet se miratimi me konsensus i kësaj reforme dhe zbatimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias garantonin pavarësi dhe paanshmëri të drejtësisë nga politika. Në vijim mund të lexoni mesazhi i plotë i kreut të shtetit në Facebook *** Krenar që 3 vjet më parë, në detyrën e Kryetarit të Kuvendit, këmbëngula për miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi, për të mos lejuar kapjen e sistemit përmes ndryshimeve kushtetuese. Sot kam një falënderim të veçantë për Komisionin e Venecias, për të gjithë ekspertizën e vyer e të pakursyer, që na dha në atë proces. I lumtur që i qëndrova besnik rekomandimeve

MESAZHI

“Nëntë vite më parë Gjykata e Hagës njohu sovranitetin e Kosovës” Nëntë vite më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha fund pretendimit serb mbi paligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë. Kjo datë është rikujtuar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një postim në Facebook. “Nëntë vite më parë, pretendimit serb mbi paligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha fundin e merituar,

duke njohur aktin e shpalljes së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Ky vendim historik ishte njëkohësisht njohje dhe vlerësim ndaj sakrificave sublime të të gjithë atyre që nuk iu nënshtruan spastrimit etnik dhe nuk bënë asnjë kompromis me të drejtën e patjetërsueshme të qytetarëve të Kosovës, për të jetuar të lirë

dhe në paqe si të gjithë europianët e tjerë. Ishte kënaqësi për mua ta përjetoja këtë moment historik si Ministër i Jashtëm, asokohe i një qeverie që bëri më të mirën për të forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës. Kosovasi shtet i lirë dhe i pavarur është realitet i pakthyeshëm që ka kontribuar për më shumë paqe, siguri dhe stabilitet në rajonin tonë”,- shkruan Presidenti Ilir Meta.

të këtij Komisioni për reformën kushtetuese, që garantonin pavarësi dhe paanshmëri të drejtësisë nga politika. Një falënderim të veçantë kam sot edhe për Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjen e Zbatimit të Ligjit në Departamentin Amerikan të Shtetit të asaj kohe, z.William Brownfield, për mbështetjen dhe inkurajimin që më dha, që Reforma në Drejtësi të ishte gjithpërfshirëse dhe të miratohej me konsensus të plotë në Kuvendin e Shqipërisë. Sot pas 3-vjetësh, secili nga ne mund të bëjë vlerësimet e tij për këtë reformë. Bazat e ndryshimit rrënjësor të sistemit të drejtësisë janë në ligjin themeltar të shtetit dhe të qarta si drita e diellit. Por vetëm falë atij konsensusi prej 140 votash Shqipëria gëzon ende rekomandimin historik për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian prej tre vitesh. Lidhur me çështjen se

kur do të çelen negociatat, kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur të gjithë qytetarët shqiptarë të ushtrojnë sovranitetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të ndershme, demokratike, gjithpërfshirëse dhe të gjithëpranuara, për çdo nivel përfaqësimi politik dhe institucional. Fillimi i negociatave do të jetë i mundur kur zbatimi i Reformës në Drejtësi të shkojë në drejtim të forcimit të shtetit ligjor, mbrojtjes së interesit publik, dhe garantimit të të drejtave demokratike dhe lirive themelore të qytetarëve të Shqipërisë. Më poshtë (në adresën zyrtare të Presidentit në Facebook) do të gjeni qëndrimin tim, të mbajtur në seancën plenare të 21-22 korrikut 2016, që bëri të mundur miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi dhe shmangu kapjen e këtij sistemi nëpërmjet ndryshimeve kushtetutese.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.