Koha Jone_23 nentor 2018.

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

www.kohajone.com

1 E premte, 23 NENTOR 2018

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 278 (8409)

E premte, 23 Nëntor 2018

Çmimi 30 Lekë

Bilanci i përplasjes mes policisë dhe banorëve të Unazës së Re është i frikshëm; 13 policë dhe 3 qytetarë të plagosur, pa harruar edhe 11 protestues të arrestuar

Dhunë dhe gjak para Parlamentit

Një kryetar qeverie mundohet të shmangë tensionet, të gjejë zgjidhje, të krijojë hapësira për marrëveshje. Por Rama dje bëri të kundërtën. Foli në Kuvend njëlloj sikur të kishte dalë enkas për të provokuar banorët që tek e fundit qeveria e tij po u merr të vetmen gjë që kanë, shtëpitë e tyre. Me të njëjtën gjuhë kërcënimi vijoj edhe në Spitalin Ushtarak ku u përballë me këpucët e protestuesve FAQE 3

Presidenti Ilir Meta vizitë në Maqedoni, takohet me kryeministrin Zoran Zaev

Në foto: Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev DEPUTETJA E PD

Fatbardha Kadiu: Rama s'ka më limite, banorëve të Unazës ti bashkohemi të gjithë FAQE 5

INCIDENTI

Banorët e Unazës së Re që do u shemben shtëpitë konfliktohen me forcat e policisë

FAQE 24

KRYEMINISTRI

Kryeministri Edi Rama: Nuk ka para për ndërtesat pa leje

FAQE 6

FAQE 4-5

Në foto: Nga protesta e djeshme e banorëve të Unazës së Re

KREU I PD

Lulzim Basha: Edi Rama do përgjigjet për rrahjen e qytetarëve

FAQE 7

DEPUTETI I LSI

Braimllari: Edi Rama është përgjegjës për dhunën para Kuvendit

FAQE 8

REAGIMI

Presidenti Meta: Të shmangen aktet e dhunës. Qeveria të rivendosë dialogun me banorët e Unazës së Re

Lindita Protoduari: Kryeministri erdhi në spital, më ofendoi, ndaj burri e qëlloi me këpucë FAQE 5

FAQE 2


POLITIKE

2

E premte, 23 NËNTOR 2018

Protesta e dhunshme para Kuvendit, reagon Presidenti i Republikës

P

residenti i Republikës reagoi dje për ngjarjet e dhunshme gjatë protestës para Kuvendit. Në një deklaratë për mediat Presidenca bëri me dije, se Kreu i Shtetit po ndjek me shqetësim dhe vëmendje zhvillimet e protestës së zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë nga qytetarët e prekur nga projekti i ndërtimit të Unazës së Re në Tiranë. “Presidenti Meta shpreh keqardhjen më të thellë për aktet e dhunshme të shfaqur gjatë kësaj proteste dhe u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira që të shmangin çdo përplasje dhe të vendosin sa më parë një dialog institucional në mënyrë që ankesat e banorëve të shqyrtohen duke i dhënë një zgjidhje kësaj situate. Pasi u njoh me raportimet, se disa efektivë të Policisë së Shtetit dhe protestues paqësorë janë lënduar sot para Kuvendit të Shqipërisë, Presidenti i Republikës shpreh keqardhjen më të thellë dhe u uron shërim sa më të shpejtë”,- thuhet në reagimin e Presidencës. Në mesazhin e tij kreu i shtetit bën apel për uljen e tensioneve dhe gjetjen e një zgjidhje ligjore për problematikën që kanë banorët e zonës së Unazës së Re.”Presidenti Meta dënon aktet e dhunshme dhe u bën thirrje të gjitha palëve të distancohen menjëherë nga dhuna dhe të bë-

Meta: Të rivendoset urgjentisht dialogu me banorët e Unazës së Re

jnë maksimumin për të shmangur konfliktin dhe gjuhën së forcës së përdorur në këtë çështje. Presidenti Meta gjen rastin t’u bëj apel sërish institucioneve shtetërore të zbatojnë me përpikmëri procedurat ligjore

dhe kërkon urgjentisht rivendosjen e dialogut me banorët e prekur nga ky projekt për të gjetur një zgjidhje të drejtë për të gjithë qytetarët dhe interesin publik. Gjithashtu, Presidenti i Republikës i bën thirrje politikës

të tregohet e kujdesshme dhe të japë mesazhe bashkëpunimi e dialogu, ndërkohë që nxitësit e dhunës duhet të izolohen”, thuhet më tej në komunikatën e Presidencës”,- thuhet në reagimin e Presidencës.

UNAZA E MADHE

Lubonja: Grabitësi i vërtetë është Edi Rama

Analisti Fatos Lubonja deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se grabitësit e vërtetë të pronave nuk janë banorët e Unazës së Re por kryeministri Edi Rama. “Këtu kemi një shtet, ku policia, Prokuroria, Parlamenti, janë një bandë e përbashkët, përdoren për të grabitur njerëzit. Këtu ai na del dhe akuzon disa njerëz dhe thotë që kanë grabitur tokën, por nuk është e vërtetë. Por Rama po ua grabit tokën atyre me këta horrat që ka. Po na grabit ne duke bërë kilometrin me 20 milionë euro dhe po na grabit ne pasi do u paguajmë dhe bonusin e qerave për 3 vite. Banorët duhet të shkojnë të protestojnë tek Prokuroria të nxjerrin nga zyra Arta Markuan se ata vëllezërit Hysa janë të kallëzuar”, u shpreh analisti Lubonja.

ANALISTI ARTUR ZHEJI: MARRIN 12 MILIONË EURO PËR PROSTITUTA DHE UDHËTIME, S’KANË 4 MLN EURO PËR BANORËT

A

nalisti Artur Zheji analizuan mbrëmjen e djeshme në “Ora News” protestën e dhunshme para Kuvendit. Për Zhejin, ajo që ndodhi dje ishte një nga shpërthimet e një akumulimi të papërgjegjshëm të konfliktit mes dy poleve. Në vijim pjesë nga deklaratat e Zhejit dje në “Ora News”. *** “Sot (dje) ndodhi një nga shpërthimet e një akumulimi të papërgjegjshëm të konfliktit mes dy poleve. Polit të superkastës drejtuese, oligarkike dhe ekonomike që nuk e ka fare për frikë, ankth dhe përgjegjshmëri të koncesionojë 20 mln euro për një km autostradë në Tiranë, e shtruar. 40 mln euro gjithsej, me dy-tre vepra arti, nënkalime dhe mbikalime, natyrisht të shtrenjta. Dhe nuk gjen lek në këtë fond luksoz për të dëmshpërblyer me dinjitet ata të cilët do të preken rëndë nga ky transformim që do ti bëjë mirë anës urbanistike, por dëmton në mënyrë të patjerësueshme dhe të pariparueshme me këtë qëndrim që ka qeveria deri sot, banorët që janë aty. Që në nuk jemi një popull i paqtë dhe kemi kusuret tona individuale, kjo nuk ka dyshim. Unë nuk do kisha kurrë guximin të ndërtoja në një tokë që e shoh të lirë, por që e lirë nuk është

“Rama po e kërkon vet destabilitetin”

gjithmonë. Raporti i shtetit me individin, me qytetarin, pavarësisht se nga vjen dhe kush është ai, është që kur ti krijon precedentin e një bashkëjetese në paligjshmëri për 28 vjet, praktikisht ti e ke legalizuar atë. Normalisht nuk mund ta shpronësosh pavarësisht se nuk ka letra, nuk mund ta nxjerrësh jashtë pavarësisht se nuk ka letra një njeri që ka 28 vjet që jeton aty dhe ka krijuar mikrobotën e tij dhe një realitet alternativ që nuk është i mbështetur në ligj, por në ekzistencë.

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

Këto janë gjëra që gjithë bota i ka zgjidhur. Nuk mund të kujtohet kryeministri sot dhe të thotë nuk ka asnjë kompromis, të ikin të lirojnë shtëpitë, boll kanë bërë kështu se kjo kohë ka mbaruar. Mund të shënojmë një listë të gjatë gjërash abuzive që qeveria bën dhe nuk jep llogari. Por ama nuk ka kush forcën ta nxjerrë jashtë. Është një qëndrim harbut, i pashpjegueshëm. Por kam një teori tjetër, Rama ka dëshirë të përplaset sepse do të rrisë reputacionin e vet të nëpërkëmbur kohëve të fundit duke

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

bërë arrogancën e pushtetit që është më i forti me më të dobëtit. Është radha dhe zarfi. Mund ta tejkalosh radhën nëpërmjet zarfit. Pjesa më e goditur është pjesa që nuk ka pasur zarfin. Sot në parlament foli me gjuhë përjashtuese. Jam shumë dyshues për përplasjen që u bë sot në Kuvend, më vjen shumë keq për atë vajzën që humbi gishtat, për policin tjetër. Gjëja më e shëmtuar në një situatë kur tensionet politike shkojnë në paradhomën e diktaturës siç po shkon Shqipëria sot është lufta midis të varfërve, të varfërit me uniformë që janë policët dhe të varfërit që protestojnë. Banorët e Unazës do të vazhdojnë të protestojnë ndërkohë që kemi një paralajmërim të butë nga Ministri i Brendshëm që mos e trajtoni tolerancën e policisë për dobësi. Do kemi reagime më të ashpra, kjo mua më shqetëson. Nëse kjo ndodh do kemi pasoja. Është një person i kthjellët ky njeri që e do këtë? Rama po harxhon kaq shumë lekë për 2.2 km saqë aty brenda janë dhe lekët për të qetësuar njerëzit në mënyrë normale.Mos ka ky një konspiracion brenda vetes për ta çuar vendin në një kolaps, një përplasje sociale sepse trembet nga diçka e tretë.

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

Mos i intereson destabilizimi sepse jemi në prag të destabilizimit. Teksa sot u shënua plot 19 ditë protesta të banorëve në mbrojtje të shtëpive të tyre, Pano Soko thotë se dëmshpërblimi për banesat e palegalizuara në zonën e Astirit shkon 4-5 mln euro. Vetëm zarfi i një drejtuesi të ndershëm që është ke 10%, në 40 mln euro janë 4 mln euro. Zarfi që të gjitha palët i thonë faleminderit njëra-tjetrës është ky 4 milionëshi. Tani mesa di unë zarfi ka shkuar mbi 30%, që i bie 12 mln euro. Ky është momenti korruptiv. Këta janë kaq të pafytyrë sa duan të marrin 12 mln euro për prostituta, shampanjë, udhëtime, për Gucci, për Hermes, çdo lloj orgjie që bëjnë dhe ti lënë njerëzit në rrugë të vdesin për bukë, të vdesin nga i ftohti, nga një qënie sociale të bëhen kafshë sociale, barbonë dhe lypës. Dhe thonë pastaj pse me gjuan ky me mjete të forta. Po normale zotëri. Ti lekët që po mi merr mua taksa mi bën prostituta dhe udhëtime dhe më lë mua në rrugë, të vdes nga i ftohti! Protestuesit kanë bërë pak. Nuk është njeri kundër luksit dhe të pasurve, por nuk mund të lejojë njeri polirazimin”.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E premte, 23 NENTOR 2018

Bilanci i përplasjes mes policisë dhe banorëve të Unazës së Re është i frikshëm; 13 policë dhe 3 qytetarë të plagosur, pa harruar edhe 11 protestues të arrestuar

Dhunë dhe gjak para Parlamentit

Një kryetar qeverie mundohet të shmangë tensionet, të gjejë zgjidhje, të krijojë hapësira për marrëveshje. Por Rama dje bëri të kundërtën. Foli në Kuvend njëlloj sikur të kishte dalë enkas për të provokuar banorët që tek e fundit qeveria e tij po u merr të vetmen gjë që kanë, shtëpitë e tyre. Me të njëjtën gjuhë kërcënimi vijoj edhe në Spitalin Ushtarak ku u përballë me këpucët e protestuesve Protesta e banorëve të Unazës së Re para godinës së Kuvendit është kthyer dje në një përplasje të dhunshme. Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, si pasojë e përplasjes me protestuesit, 13 efektivë të policisë u plagosën. Mes forcave të policisë, në gjendje më të rëndë është 24 vjeçarja, Ina Nuka, e cila humbi disa nga gishtat e dorës ndërsa u përpoq të largonte nga supi një kapsollë plasëse. Ndërkohë bilanci i të plagosurve nga radhët e protestuesve ishte i paqartë edhe disa orë pas përfundimit të protestës. Zyrtarisht policia tha se janë "tre të plagosur lehtë nga protestuesit". Ndërkohë deputetë të opozitës që ishin në protestë deklaruan se numri është më i madh. Sipas tyre, për shkak të frikës nga arrestimi i policisë, pjesa më e madhe e protestuesve që u lënduan në tubim nuk shkuan në Spitalin Ushtarak për tu mjekuar. Policia deklaroi se janë shoqëruar dhe ka nisur procedim penal për 11 persona që morën pjesë në protestë. Ata akuzohen për "dhunë ndaj policisë" dhe "zhvillim të paligjshëm të mit-

ingjeve". Pamjet filmike të një pjese të mediave tregojnë se policia ka arrestuar protestues gjatë kohës që ishin në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Gjithashtu, aksione të policisë janë bërë dhe gjatë rrugëve të Tiranës duke krijuar tensione dhe panik. Mes të arrestuarve rezultojnë edhe të minorenë nën moshën 18 vjeç. Dhunimi i forcave të rendit, sigurisht që mbetet një akt i dënueshëm dhe jo normal. Edhe pse qeveria e rriti për efekt propagande numrin prej 13 policëve të plagosur, mjafton vetëm plagosja e 24-vjeçares Ina Nuka, për tu distancuar nga dhuna dhe për të dënuar personin përgjegjës që hodhi kapsollën. Por incidenti me policinë, nuk i jep të drejtën qeverisë dhe

askujt që qytetarët e saj të Unazës së Re ti trajtojë si terroristë apo siç i përqeshi kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në parlament. Të gjithë e dinin se protesta e djeshme para Kuvendit do të kishte tensione dhe dhunë. Policia kishte informacione dhe vet banorët deklaruan se "protestën e kishin për Edi Ramën". Duke parë gjithë këtë mllef që ishte grumbulluar prej 18 ditësh nga protestuesit, cili drejtues i Ministrisë së Brendshme urdhëroi që para banorëve të inatosur të rreshtoheshin police femra? Kush i sugjeroi policisë që përballë protestuesve të vendoste trupa të zakonshme policie, pa skanfandër, pa mjete mbrojtëse, por vetëm me uniformë? Policët që u plagosën dje

nuk kishin asnjë pajisje apo mjet që parashikon rregulloja në menaxhimin e protestave të dhunshme. Sigurisht kjo nuk e justifikon dhunën. Përballë plagosjes së policëve dhe dramës së 24-vjeçares sot këto detaje kanë pak rëndësi dhe gjithë mllefi shkon te protestuesit, por çështja shtrohet pse drejtuesit e shtetit në këtë situatë u treguan kaq pak profesionistë. Mos vallë u interesonte që të çonin" mish për top" disa policë dhe që më pas të dilnin të deklaronin, siç dhe dolën, që shpellarët dhe barbarët goditën shtetin?! Por para se të diskutohet çështja e dënueshme e dhunës, ngjarja e djeshme ka një kronologji që nis nga salla e parlamentit dhe që bën me përgjegjësi Edi Ramën. Derisa kryeministri nuk kishte folur në Kuvend, protesta nuk kishte shenja dhune. Protesta mori përmasa të dhunshme dhe akte kundër policisë, në momentin që kryeministri mbajti një nga fjalimet më agresive ndaj qytetarëve të vendit të vet në Kuvend. Shprehjet e përdorura nga Edi Rama, etiketimet ndaj qytetarëve dhe fyerjet

direkte ndaj pronarëve të banesave në "Astir" janë të padenja për një kryeministër. Një kryetar qeverie mundohet të shmang tensionet, të gjejë zgjidhje, të krijojë hapësira për marrëveshje. Por Rama dje bëri të kundërtën. Foli në Kuvend njëlloj sikur të kishte dalë për të provokuar banorët që tek e fundit qeveria e tij po u merr të vetmen gjë që kanë, shtëpitë e tyre. Me të njëjtën gjuhë kërcënimi vijoj edhe në Spitalin Ushtarak ku u përballë me këpucët e protestuesve. Një kryeministër e zgjedh vet mënyrën si sillet dhe si flet ndaj qytetarëve. Por para se të mbaj fjalime, një kryetar qeverie duhet edhe të mendojë se deklaratat e papërgjegjshme si ato që tha dje në Kuvend, jashtë sallës shkaktojnë dhunë dhe gjak. "Dje ndodhi një përplasje e dhunshme, e cila është fillimi i fundit të Edi Ramës, i cili po qeveris me arrogancë dhe me përçmim me qytetarët e vendit, me korrupsion dhe me krim",- tha një drejtues i LSI-Dhe fundi po vjen para zgjedhjeve të qershorit 2019. Qamil Xhani


AKTUALITET

4

E premte, 23 NËNTOR 2018

Të plagosurit u vizituan në spital nga zv/ministri i Brendshëm, nga Kryeministri por edhe nga deputetë të opozitës. Akuzat nga politika nuk munguan

P

rotesta e banorëve të “Astirit” para Kuvendit, u mbyll me të plagosur dhe të arrestuar. Të lënduarit e protestës si protestuesit ashtu edhe policët, ndodhen në Spitalin e Traumës duke marrë kurimet e nevojshme. Atje shkuan edhe forcat e policisë që shoqëruan disa persona por edhe prokurorët që nisën menjëherë hetim për ngjarjen. Protesta u përshkallëzua në akte dhune, ku 13 punonjës policie mbetën të lënduar, mes tyre dy në gjendje më të rëndë, si edhe 3 protestues mbetën të plagosur. Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se protestuesit e lënduar janë: Adelina Shehu, Adem Cara, Lindita Protoduari. Nga Spitali i Traumës bëhet me dije se në gjendje më të rëndë ka qenë një efektive e repartit “Shqiponja”, Ina Nuka, të cilës i janë këputur 2 gishta dhe i është dëmtuar një gisht i tretë. Një polic tjetër ka humbur dëgjimin nga njëri vesh, pasi kapsolla e ka kapur në pjesën e qafës. I plagosur nga protesta mbeti edhe zv/ drejtori i policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu. “Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit nuk jep asnjë informacion se sa qytetarë janë të plagosur, sa qytetarë janë goditur. Edhe pse gazetarët kanë këmbëngulur për të marrë informacione në lidhje me

Protesta, në spital përfundojnë policët dhe protestuesit 13 POLICË “Protesta u përshkallëzua në akte dhune, ku 13 punonjës policie mbetën të lënduar. Policia e Shtetit nuk jep asnjë informacion se sa qytetarë janë të plagosur, sa qytetarë janë goditur”.

3 BANORË “3 protestues mbetën të plagosur. Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se protestuesit e lënduar janë: Adelina Shehu, Adem Cara, Lindita Protoduari”. qytetarët e plagosur, policia nuk ka dhënë asnjë detaj, asnjë informacion. Banorët kanë hedhur shashka e kapsolla, si dhe janë dëgjuar përgjatë gjithë kohës duke thërritur: “Duam shtëpitë tona”, ndërkohë që përkrah ishin edhe fëmijët. Ata janë dëgjuar gjithashtu të shprehen: “Do i mbrojmë shtëpitë me gjak”, “Erion hajde këtu”, “Edvin hajde këtu”. “Pas ‘Unazës së Re” e ka radhën Shkoza

e Paskuqani. Jemi një, nuk tërhiqemi. Duam shtëpitë tona”, ka thënë njëri prej tyre. Ndonëse Policia vendosi si masë sigurie kordone, këto të fundit u shkatërruan nga përplasjet e vazhdueshme. T ë pl agos u rit u viz i t u a n në spital nga zv/ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, nga kryeministri Edi Rama por edhe nga deputetë të opozitës. Këta të fundit vizituan banorët e plagosur.

SPITAL

T

Deputetët mjekë të PD-së vizitojnë të plagosurit

ritan Shehu dhe Bardh Spahia, dy deputetët e PD-së me profesion mjekë, vizituan personat e plagosur. Në një prononcim për mediat, Shehu tha se panë nga afër gjendjen e banorëve dhe policëve të cilët mbetën të plagosur por shtoi se për shkak të etikës mjekësore nuk mund të bënte komente pasi duhet të jenë mjekët që po kujdesen për ta, ata të cilët duhet të shprehen. “Unë i vizitova të gjithë që ishin atje, së bashku me z.Bardhi, nuk dua të bëj asnjë koment për anën shëndetësore sepse janë specialistët e këtushëm që i bëjnë, është drejtori i spitalit me të cilin ne biseduam dhe të cilët unë i respektoj për punën e tyre, për aftësitë e tyre duke qenë i bindur

që do bëjnë maksimumin e tyre për shërimin sa më shpejtë të të dëmtuarve, kushdo janë ata. Ka në gjendje shëndetësore jo të

mirë por më mirë t’i bëjnë këta që i mjekojnë, mjekët kurues, sepse ka një etikë mjekësore në këto raste”, u shpreh Shehu.

Në shenjë mbështetje, deputetët e PD-së, Tritan Shehu, Bardh Spahia, Flamur Noka, Dhurata Çupi si dhe deputeti i LSI-së Endrit Braimllari. Nga ana e tij, deputeti i LSI shprehu solidarizim të plotë si me protestuesit e plagosur ashtu edhe me oficerët e policisë së shtetit. “Në mes të protestuesve kishte, civilë të cilët hidhnin kapsolla kundrejt kolegëve të tyre. Edi Rama të mos përdorë gratë

dhe burrat e policisë së shtetit për interesat e tij politike. Oficerët e policisë janë prindër të këtij vendi mos u përdorni nga një kryeministër kriminel”, u shpreh Braimllari. Protestuesit kërkojnë dëmshpërblim për prishjen e banesave apo bizneseve të tyre, të prekura nga projekti i rikonstruksionit të “Unazës së Re” të Tiranës, në aksin nga “Pallati me shigjeta” deri te sheshi “Shqiponja”.

FOTOLAJM

Gjendja e polices

Ina Nuka, policja e repartit “Shqiponja”, humbi 2 gishta të njërës dorë pas kapsollës që i plasi në protestën e dhunshme para Parlamentit. Ditën e djeshme pati jo pak raportime të gabuara mbi gjendjen e saj shëndetësore. Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një foto ku shfaqej një efektive e policisë me dëmtime të lehta duke pretenduar se bëhej fjalë për Ina Nukën. Në fakt, policja ndodhet në gjendje jo të mirë dhe të dyja duart i ka të fashuara. Fotoja tregon gjendjen e efektives së plagosur në protestë.


AKTUALITET

5

E premte, 23 NËNTOR 2018

Prokuroria e Tiranës, në reagimin zyrtar për këtë ngjarje, thekson se në protestë mbetën të lënduar 16 punonjës policie dhe tre protestues

P

rotesta e banorëve të “Astirit” përballë Kuvendit të Shqipërisë, zgjati mbi dy orë dhe në të morën pjesë rreth 300 persona dhe për këtë do të ketë përgjegjës. Prokuroria e Tiranës, në reagimin zyrtar për këtë ngjarje, thekson se në protestë mbetën të lënduar 16 punonjës policie dhe tre protestues. Prokuroria thekson se ka marrë në dorë pamjet filmike dhe po identifikohen protestuesit e dhunshëm, ndërsa ka marrë në pyetje të lënduarit. Gjithashtu, prokuroria e Tiranës paralajmëron arrestime për organizatorët e dhunës në protestë. Ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë theksohet se hetime do të ketë edhe për grumbullim e tubime të paligjshme, për prishje të qetësisë publike etj. 5 janë veprat penale: “Plagosja e rëndë me dashje” “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, si edhe “Prishja e qetësisë publike”. Deklarata e plotë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë me juridiksion të Përgjithshëm, me datën 22.11.2018 ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr. 9146, për veprat penale të: “Plagosja e rëndë me dashje”, e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 88/1 i K. Penal. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 278/1 i K. Penal (i ndryshuar). “Kundër-

Prokuroria e Tiranës: Po hetojmë protestuesit për 5 vepra penale VEPRAT PENALE “Plagosja e rëndë me dashje” “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, si edhe “Prishja e qetësisë publike”.

shtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, e kryer me dhunë dhe në bashkëpunim, e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 236/2 i K. Penal. “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 262 i K. Penal. “Prishja e qetësisë publike”, e kryer në

bashkëpunim, e parashikuar dhe e dënueshme nga nenet 27425 të K. Penal. Pas regjistrimit të procedimit penal është krijuar grupi hetimor në përbërje të të cilit janë prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore. Në drejtimin e prokurorëve janë kryer veprimet e para proceduriale, që kanë të bëjnë me këqyrjen e vendit të

RRËFIMI

Protoduari: Rama më ofendoi në spital, ndaj burri e qëlloi me këpucë

Bashkëshortja e personit që qëlloi me këpucë drejt kryeministrit Edi Rama në ambjentet e Spitalit të “Traumës”, rrëfeu për emisionin “Të Paekspozuarit”, tmerrin që përjetoi gjatë përplasjes me policinë tek Kuvendi si dhe fjalët që shkëmbeu me Ramën në spital. “Rama na ka futur djemtë nëpër burgje. Kam 28 vjet që i paguaj shtetit, po nëse jemi ne të paligjshëm sic na thotë ky kryeministër drogaxhi, mos na i merrte taksat. Nuk jam shpellare unë por qytetarë me shtëpi me hipotekë, me legalizim. Kemi fëmijë, kemi punuar me gjak për atë shtëpi. Prandaj i bëj thirrje kryeministrit t’i vejë gishtin kokës se shtëpinë do e mbrojmë me gjak. Ai erdhi në spital, dhe tregoi edukatën e vet, kam ardhur për policen, jo për ty, më tha kryeministri ndërkohë që unë isha me serum. Dhe unë i thashë e kam për turp të vish ti për mua, dhe s’dua të vish këtu kurrën e kurrës”,- tregoi Lindita Protoduari. Ndaj burri i saj e qëlloi me këpucë kryeministrin kur doli nga spitali. Por e arrestuan, tregon ajo.

ngjarjes, fiksimin e provave materiale, pyetjen e të dëmtuarve, në Spitalin e Traumës në Tiranë, identifikimin nëpërmjet pamjeve filmike, si dhe në bashkëpunim me punonjësit e policisë, të personave që kanë kryer veprime konkrete, me qëllim kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë së tyre. Nga veprimet e kryera deri

tani rezulton se janë dëmtuar 15 punonjës policie, mes tyre dhe shtetësja I. M, me dëmtime të rënda të shëndetit, punonjëse policie e repartit special “Shqiponja”. Po ashtu në Spitalin e traumës janë paraqitur për ndihmë mjekësore dhe tre qytetarë, pjesëmarrës në protestë. Veprimet në lidhje me këtë çështje penale vazhdojnë deri në dokumentimin e plotë të veprave të kryera, si dhe arrestimin e personave përgjegjës dhe dërgimin e tyre para Drejtësisë. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, siguron publikun se në zbatim të detyrës tonë kushtetuese ka pasur dhe do të ketë përkushtim maksimal për zbardhjen e shpejtë të ngjarjes, si dhe kërkon bashkëpunimin e tyre në përmbushje të rregullt të kësaj detyre.

PROTESTA

P

ër pjesëmarrje dhe nxitje të protestës së agravuar përpara Kuvendit, janë arrestuar 11 protestues. Personat janë shoqëruar dhe pas veprimeve hetimore janë arrestuar në flagrancë. Të arrestuarit janë nga mosha 17-vjeç deri në 53-vjeç. Mes tyre është edhe një femër. “Policia e Tiranës pas përshkallëzimit të protestës përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, protestë e cila u përshkallëzua në akte dhune ku për pasojë u plagosën 12 punonjës policie, mes tyre dy në gjendje më të rëndë, si dhe u lënduan lehtë 3 protestues, informon se: Shërbimet e Policisë Tiranë kanë shoqëruar 11 shtetas. Nga tërësia e veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët për hetimin e krimit, nën drejtimin e Prokurorisë u bë arrestimi në flagrancë i tyre dhe konkretisht: Alban Ahmetcenaj, 36-vjeç; P.A, 17-vjeç; Fluturim Goleci, 30-vjeç; Rruzhdi Daci, 53-vjeç; Marsel Villari, 28-vjeç; Erjona Dozhani, 30 vjeç; Lulzim Dozhani, 45-vjeç; Dorjan Protoduari, 30-vjeç (i

Policia: 11 të arrestuar

shpallur më parë në kërkim nga Kom. Pol. nr.6, për veprën penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”); Ali Nalic, 35-vjeç; Amarildo Sinanaj, 30-vjeç; Shpati Bilbili, 31-vjeç. Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të palig-

jshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës””, deklaron Policia e Tiranës. Policia e Shtetit është e vendosur për të mos toleruar akte të tilla dhune ndaj punonjësve të Policisë si dhe për të mos lejuar më bllokimin e rrugës, duke penguar qarkullimin e lirë të qyetarëve dhe të automjeteve.


POLITIKE

6

E premte, 23 NËNTOR 2018

KREU I GRUPIT TË PS-së: TË NDËSHKOHEN ASHPËR BANORËT QË TË MOS E PËRSËRISIN MË

K

reu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka kërkuar Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për dhunën e ushtruar ndaj punonjësve të policisë. Nga foltorja e Kuvendit ai pohoi se PD-ja dhe LSI-ja u rreshtuan në anën e zaptuesve, ndërsa veprimin e tyre, Balla e quajti si një turp të radhës. Gjithashtu, kreu i ligjvënësve socialistë u uroi shërim të shpejtë të gjithë policëve dhe qytetarëve të dëmtuar në protestën e djeshme para godinës së Kuvendit. “Kërkova fjalën për të shprehur të gjithë solidaritetin dhe urimet për shërim sa më të shpejtë të disa punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët në ushtrimin korrekt të detyrës së tyre janë plagosur nga dhuna e pashoq, “në emër të ligjshmërisë”, e disa personave për të cilët Forca e Ligjit duhet të jetë ndëshkuese, për të mos lënë më asnjë hapësirë ri-përsëritje të këtij fenomeni të turpshëm, ku një vajzë e re 24-vjeç, punonjëse e Policisë së Shtetit, ka humbur katër gishtat e njërës dorë dhe po merr trajtimin adekuat në Spitalin e Traumës. Ky është një turp i radhës për Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, bëhet bashkë me një grup zaptuesish emrat e të cilëve

Protesta, Balla thirrje Prokurorisë: Të nisin menjëherë hetimet

tashmë janë bërë publik nga Kryeministri para pak orësh këtu në këtë foltore, të cilët në emër të zbatimit e të paligjshmërisë guxojnë të ngrenë dorën kundër ligjit, sikurse nuk e

respektuan ligjin ditën që “i zunë frymën” rrugës së Unazës së Tiranës. Personalisht, do t’i thoja Lulzim Bashës se: Ti Lulzim je i pari që nuk të takon të protestosh për dëmshpërblim, sepse atyre qytetarëve të thjeshtë duhet t’u tregosh se ti ke interesat e tua kur bëhet fjalë për dëmshpërblim, sepse ti dhe vjehrri yt, jeni ata persona që doni ti bëni presion qeverisë për t’u dëmshpërblyer për ndërtimet pa leje. Nuk mund të jesh ti ai që del në krahun e atyre që duhen dëmshpërblyer. Për ne sot është e rëndësishme që t’u gjendemi pranë punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët meritojnë gjithë respektin për punën e nderuar që bëjnë çdo ditë për të garantuar sigurinë publike. Thirrja ime sot është ndaj Prokurorisë së Tiranës. Prokuroria e Tiranës duhet të fillojë menjëherë hetimet”- deklaroi dje në Kuvend deputeti i PS-së Taulant Balla.

Kryeministri flet me emra: Ramazani, Agroni, Pali kanë zaptuar Tiranën dhe duan dëmshpërblim

Unaza e Re, Rama: Ata me dokumente do dëmshpërblehen, të tjerët mos na dalin përpara

E

dhe pse përpara parlamentit banorët e “Astirit” po protestonin, kryeministri Edi Rama u shfaq i vendosur, duke deklaruar se dëmshpërblim do të marrin vetëm ata që i kanë banesat e legalizuara. Kreu i qeverisë i kërkoi banorëve që të mos bllokojnë rrugën, pasi nuk mund të dëmshpërblejnë paligjshmërinë. “Për ata të unazës së re, duhet të jetë shumë e qartë. Kush ka titull pronësie do të marrë dëmshpërblimin sipas ligjit dhe do largohet që aty. Kush nuk ka titull pronësie dhe ka vetëm një strehim do të marrë bonus tre vjet qiraje. Kush ka ngrehina të kategorisë së Bashkimit, Kujtimit, Agronit, Ramazanit, të largohet sa më parë dhe mos na dali përpara”- theksoi Rama. Kryeministri Rama sqaroi edhe akuzat në lidhje me koston e lartë të ndërtimit të segmentit të Unazës nga Pallati me Shigjeta, deri tek sheshi Shqiponja. “Nuk e mendojmë çmendurinë që të dëmshpërblejnë cdo zaptues të territoreve me interes publik, nuk dalin më buxhetet e 25 viteve të ardhshme për të bërë një gjë më shumë sesa është bërë në të shkuarën. Këta i kanë bërë rrugët njësoj si të bësh një palë pantallona teritali, ku të marrësh vithet e mia, kërcinjtë e Erion Bravces, gjunjët zgjidhni vetë dhe pastaj ti thuash njërit nga ne vishi, i vesh dot? Kështu janë rrugët e këtyre. Ndërsa ne kemi komplet qasje tjetër, dhe kjo është Shqipëria që duam ne dhe për Shqipërinë që duam ne jemi votuar nga ata që duan Shqipërinë si ne”- theksoi Rama. Nga ndërtimi i segmentit të Unazës në zonën e “Astrit” preken rreth 317 objekte, ku vetëm 123 janë me vërtetim pronësie. Emrat e protestuesve Me protestuesit përpara derës së parlamentit, kryeministri Edi Rama tregoi me

emra ata që i quajti zaptues të shtratit të rrugës së Unazës së Re, duke përmendur objektet që secili prej tyre ka ndërtuar në Tiranë. “Bashkimi është rekordmeni, është oligarku i këtij sektori. Te shtrati i Unazës së Re shoku Bashkim do lekët për godinën e tetë pa leje, të tetën. I do 100%”tha Rama I prerë që paratë e buxhetit të dedikuara për rritjen e pagave nuk mund të shkojnë si dëmshpërblim për zaptuesit, Rama tha se do të përfitojnë vetëm ata që janë të legalizuar dhe ata që kanë ndërtuar për të pasur një strehë. Megjithatë, edhe ata që janë legalizuar, dosjet e tyre do të

shkojnë në prokurori, pasi kanë ndërtuar në tokë me pronar. “Me këta njëherë të kategorisë së zaptuesve profesionistë, as nuk bëhet fjalë, jo dëmshpërblim 100%, por as nuk bëhet fjalë, asnjë lloj tolerance. Zero dhe ata bëjnë mirë të largohen vetë që aty, të mos dalin më të zënë rrugën. Për këta 40 që janë legalizuar, korrik- shtator të 2013, gjatë verës, sigurisht që do bëjmë shpronësimin, por do çojmë në Prokurori dosjen. Kush ua ka bërë ato legalizime? Kush ua ka bërë? Pastaj le të dali Kadri Saliu dhe të thotë si ishte puna, se ashtu ishte një muhabet, se kështu e ka politika,

REVOLTA E BANORËVE

Braçe: Nuk është më një protestë, por sulm ndaj institucioneve

Deputeti socialist Erion Braçe i cilëson ngjarjet e djeshme para parlamentit dhe tek spitali i Traumës, si sulme të banorëve të “Astirit”, të cilëve qeveria po iu shemb shtëpitë, ndaj institucioneve shtetërore. “Tani nuk është më një protestë për një të drejtë të pretenduar! Ky është sulm kriminal mbi institucionet, mbi njerëzit e tyre që veprojnë në emër të ligjit; po cënojnë integritetin fizik dhe jetën e tyre! Paligjshmëria kështu po kthehet në krim! Si krim duhet të përballet, pa as më të voglin diskutim; I ndarë në mënyrë të qartë nga çdo pretendim tjetër që ka lidhje me ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës. Pretendimi/ Pretendimet duhet të trajtohen ligjërisht deri në fund, deri tek i fundit qytetar atje. Krimi i sotëm si sulm ndaj jetës, duhet ndëshkuar deri tek i fundit i përfshirë në këtë krim! I bindur, tek Unaza e re, nga kthesa e mbikalimit e deri tek “Shqiponja” e famshme, ka një aktivitet kriminal që, nuk ka lidhje me njerëzit në nevojë që kanë ngritur një strehë për të jetuar aty. Jo! Është një aktivitet kriminal që lidhet me ndërtime të paligjshme dhe, prej aty, mbi paligjshmërinë, vijon me qiradhënien si biznes i vlerësuar në qindra milionë të akumuluar nga qiratë në vite! Këta po financojnë krimin mbi institucionet; Nuk ka lidhje me njerëzit në nevojë! Ka lidhje me fitimet e tyre marramendëse! Ky aktivitet kriminal duhet ndëshkuar! Njerëzit në nevojë, duhen ndihmuar të ndahen nga kriminelët e milionave, duhen ndihmuar e trajtuar ligjërisht, deri në fund, të kenë një strehë të denjë për të jetuar! Ndërkohë, kriminelët në politikë që në një rast tjetër vranë protestues, duhet të marrin përgjigjen shembullore që po kërkojnë me ngulm: Përballjen me ligjin!”- u shpreh dje Erion Braçe. bashkë me artistin. Së dyti, për ata që janë vetëm me shtëpi, por që janë të paligjshëm. Ne nuk mund të bëjmë dëmshpërblime, por do të japim bonusin e qerasë tre vjet. Çfarë duan më shumë tani?”- theksoi Rama. Me thirrjen e vendosur për tu larguar nga rruga dhe për të mos bllokuar projektin, Rama tha se çmimi i lartë i kësaj rruge vjen si pasojë e cilësisë dhe stadardit europian që po ndërtohet. “Ata bëjnë mirë të largohen vetë që aty, të mos dalin më të zënë rrugën.Bashkim, Ramazan, Agron, Edmond, largohuni! Shkoni e gëzoni ato të tjerat që keni ndërtuar, mos rrini aty”deklaroi nga foltorja e Kuvendit, kreu i Qeverisë, Edi Rama.


POLITIKE

7

E premte, 23 NËNTOR 2018

Banorët e “Astirit” bllokojnë rrugën me opozitën, kreu i PD-së: Rama s’njeh vija të kuqe, vetëm të bardha

M

e thirrjet “Poshtë qeveria, poshtë qeveria”, “Nuk na ndalni dot”, banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë që preken nga projekti i Bashkisë, bllokuan sërish rrugën pasditen e djeshme në Unazën e Re. Forca të shumta të shumta të policisë vendore dhe FNSH-së rrethuan zonën, ndërsa në mbështetje të tyre ka shkuar dhe vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha, së bashku me deputetë të tjerë të opozitës. Basha akuzoi Ramën se po përdor policinë dhe propagandën për të mbuluar vjedhjen 40 milion euro me projektin e Unazës së Madhe. “Edi Rama do ta paguajë shtrenjtë dhunën ndaj banorëve me brinjë të thyera dhe shtyllë kurrizore të shembur. Do të paguajë edhe për gishtat e polices së plagosur në detyrë”- deklaroi Basha. Prononcimi Zoti Basha protesta degjeneroi në dhunë... Njeriu që frymëzoi dhunën me shprehje raciste ndaj qytetarëve është kryeministri i vendit. Edi Rama mban përgjegjësi për dhunën e ushtruar ndaj banorëve që po protestonin para Kuvendit. Ai mban përgjegjësi dhe do ta paguajë shtrenjtë dhunën, që ka shkaktuar disa viktima mes banorëve, gra me brinjë të thyera, zonja me shtyllën kurrizore të shembur. Ai do të paguajë edhe për gishtat e polices së plagosur në detyrë. Ky njeri i papërgjegjshëm, për të mbuluar vjedhjen prej 40 milionë eurosh, po përdor sot dy faktorë: Policinë, që paguhet nga taksat e shqiptarëve për të zbatuar ligjin dhe ligji është me këta qytetarë, është me shtëpitë e tyre, Kushtetuta dhe ligji është me ta. Pra, po keqpërdor policinë për të mbrojtur vjedhjen prej 40 milionë eurosh në këtë mega-aferë korrupsioni. Po përdor propagandën për të vendosur policinë dhe popullin përballë, policinë dhe qytetarët përballë kur në fakt, si qytetarët, ashtu dhe policia janë në anën e ligjit dhe i vetmi në anën tjetër, të anti-ligjit, të shkeljes së ligjit, është Edi Rama, i cili po grabit 40 milionë euro të shqiptarëve për këtë projekt korruptiv. Zoti Basha, Rama tha se sot është shkelur vija e kuqe nga ana e qytetarëve... Vija e kuqe e kujt? Po ai nuk njeh vija të kuqe. Ai njeh vetëm vija të bardha, nga ato që merr me hundë. Vija e kuqe është shkelur, kur i ka vënë kryqe boje shtëpive të këtyre njerëzve në kundërshtim me ligjin për të përligjur vjedhjen 40 milionë euro. Kjo është e vërteta, të gjitha të tjerat janë propagandë.

Basha: Me shprehjet e tij raciste, Rama frymëzoi dhunën ndaj qytetarëve

Dhe do ta paguajë shtrenjtë edhe për dhunimin e qytetarëve, edhe për atë që i ka ndodhur policëve dhe vajzës së policisë, së cilës natyrisht i shpreh urimet e mia për një shërim sa më të shpejtë, të jenë në anë të ligjit. I çoi aty të pa trajnuar, kapi kapsollën me dorë. I çoi të pa trajnuar për të mbrojtur vjedhjen. Këtu ka vetëm një njeri që ka shkelur ligjin, vetëm një njeri që është i përfshirë në krim dhe ky është Edi Rama. Tashmë kjo nuk është më një protestë paqësore. Do ta mbështesni këtë protestë të dhunshme? Po qytetarët kush i goditi? Kush e nisi dhunën, unë apo ti? Kush

e goditi 60 vjeçaren? T’i japim fund propagandës. Dhunën e filloi Edi Rama në Kuvend. E dëgjove me çfarë emrash iu drejtua banorëve? E dëgjove si i trajtoi? Ai tha se do të dëmshpërblehen ata që kanë pronën e legalizuar. Të tjerët duhet të largohen... Ai është një krye-hajdut dhe një krye-mashtrues që përdor sharjet më raciste ndaj popullit të tij dhe këtë do ta paguajë rëndë! Si e vlerësoni ju reagimin e Ramës dhe të policisë ndaj qytetarëve? Policia duhet të jetë në anën e ligjit dhe jo të mbrojë këtë vjedhje të shëmtuar, këtë krim që

kryhet për të mbushur xhepat e Edi Ramës dhe klientëve të tij. A nuk ka një mënyrë për ta zgjidhur këtë çështje? Unë kam qenë pranë tyre që në momentin e parë, u kam thënë se janë në të drejtën e tyre, ndërkohë që këta u kanë ardhur dhe u kanë vënë kryqet në shtëpi për t;ua prishur. Ligji e thotë qartë: banesa është e shenjtë. Premtimi i tij politik ka qene se asnjë nuk duhet të prishet, “Enver Hoxha po të çohet nga varri, nuk prishen.” Apo e keni harruar? Sot pse po e bën këtë? Për të mbushur xhepat e tij. 40 milionë euro aferë klorruptive. Ja ku e keni, nuk ndalet më as para shtëpive, as para fëmijëve.

DEPUTETJA E PD-së

Kadiu: Rama s’ka më limite, banorëve të Unazës ti bashkohemi të gjithë

Deputetja demokrate, Fatbardha Kadiu duke marrë shkas nga ngjarjet e djeshme që prodhoi protesta e banorëve të zonës së “Astirit” fillimisht para Kuvendit, e më pas në ambientet e Spitalit të Traumës, si dhe deri tek bllokimi i unazës së madhe në kryeqytet, bën thirrje që tashmë nuk ka më rrugë tjetër veçse shqiptarët ti bashkohen kësaj proteste, si e vetmja mënyrë për të ndalur qeverinë “Rama”. “Nuk ka më limite në asnjë drejtim të jetës që po jeton çdo shqiptar sot. Të gjithë ti bashkohemi protestës së qytetarëve të unazës së re. Ti bashkohet biznesi i vogël (edhe pse protestës së tyre nuk ju bashkuan)! Ti bashkohen artdashësit (edhe pse për teatrin nuk iu bashkuan të gjithë)! Ti bashkohen kuksianët! Ti bashkohen mjekët! Ti bashkohen profesorët! Ti bashkohen studentët! Ti bashkohen të përndjekurit! Ti bashkohen të gjithë aleatët opozitarë! Ndryshe askush nuk del fitimtar përveç Ramës. Kjo është mënyra e vetme, ndofta jo e duhura, por e vetmja”- apeloi deputetja e PD-së, Fatbardha Kadiu.

DEPUTETI DEMOKRAT

Strazimiri i hakërrehet Ramës: Do i paguash edhe ato 4 gishta vajze D uke marrë shkas nga deklaratat e kryeministrit nga spitali i Traumës, pas vizitës që kreu tek policja e plagosur në protestën e sotme të banorëve të Unazës së Madhe para parlamentit, deputeti demokrat Gent Strazimiri do të reagonte ashpër përmes rrjeteve sociale. Teksa i kujton se ka shkelur me të vërtetë vijën e kuqe, Strazimiri paralajmëron Ramën se do të paguajë edhe për gishtat e polices që iu këputën gjatë tentativës së saj për kapur një kapsollë të hedhur nga protestuesit. Deputeti demokrat, shprehet se policja 24 vjeçare dhe

kolegët e saj, nuk duhej të ishin aty, përballë qytetarëve të acaruar prej teje nga salla e parlamentit, nga karrigia e Kryeministrit! “Po ke shkelur vërtetë vijën e kuqe vagabond plak! Policja 24 vjeçare dhe kolegët e saj, nuk duhej të ishin aty, përballë qytetarëve të acaruar prej teje nga salla e parlamentit, nga karrigia e Kryeministrit! Do i paguash edhe ato 4 gishta vajze deri në pikën e fundit të gjakut! Veç vazhdo kështu pa lëvizur nga vendi, i zbehur dhe i fryrë!!! (I bleve pantallonat bojëkafe??)”- u shpreh dje deputeti demokrat Gent Strazimiri në reagimin e tij.


POLITIKE

8

E premte, 23 NËNTOR 2018

Kreu i grupit të LSI-së: Njerëz jini vigjilent! Kryeministri provokoi protestën me deklaratat nga Kuvendi

Vasili: “Unaza e Re” megahajdutëri. Asfalti i Ramës sa dyfishi i floririt

NËNKRYETARJA E LSI

Unaza e Madhe, Xhixho: Ky kryeministër duhet larguar urgjentisht

L

ëvizja Socialiste për Integrim ka paralajmëruar denoncimin e fakteve të tjera për atë që e quan megahajdutërinë e qeverisë tek Unaza e Re. Kreut i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, e cilësoi provokative dhe të ulët deklaratën e kryeministrit Edi Rama dje në Kuvend. “Pas deklarimeve provokative, të ulëta për sa i takon nivel shoqëror dhe politik të Kryeministrit, i cili u demonstrua sot as më shumë e as më pak, një provokatori ordiner në krizë, pasi lukunia e hajdutëve ndjen që po u preken interesat e tyre dhe tashmë hajdutëria është në sytë e publikut. Ky, kryetar i lukunisë së hajdutëve, quhet Edi Rama. S`ka emër tjetër, jam i detyruar dhe të më ndjejnë qytetarët, por nuk e përcaktoj dot ndryshe këtë njeri, i cili po ndërton antishtetin në Shqipëri, pa u marrë ende as leje zhvillimit të territorit e të tjera, pasi merr nga KRTSH-ja i Republikës apo Këshilli Kombëtar i Territorit leje, leja merret në datën 20. Kjo është data 20 e lejes”- theksoi kreu i deputetëve të LSI-së. Petrit Vasili tha se Rama damkos me kryq të kuq shtëpitë e qytetarëve të ndershëm, gjakun dhe djersën e tyre, i trajton ata tamam si naziskinët dikur dhe ky hajdut dhe i çmendur njëherazi, del dhe vret dhe bën moral me antishtetin e tij. Duke akuzuar qeverinë për vjedhje me rrugët, Vasili tha se asfalti i Ramës kushton dyfishin e floririt. “Maksimumi i një autostrade

të re në SHBA kushton 2.7. Këtij kryehajduti i bën 19 dhe del e gënjen njerëzit atje. Për të kuptuar se çfarë hajdutërie është, po marr me mirëkuptim dhe po huazoj një përllogaritje shumë të bukur të bërë nga një përfaqësues i nderuar i Shoqërisë Civile, z. Edi Shabani, i cili thotë: Një unazë floriri 6 cm kushton deri në 500 euro. 6 cm asfalt me çmimet e Edi Ramës kushton 1092 euro. Dyfishin e floririt na kushton asfalti i Edi Ramës. Këto janë shifrat, nuk janë të opozitës, nuk janë të Petritit, janë atje. Pra, ç’na binte qytetarë, edhe ta bënim me florinj do na binte më lirë

sesa me asfaltit e Edi Ramës. Ky hajdut dhe i çmendur që ka marrë pozicionin e çelësit kopil, pra çelës kopil që hap çdo derë, ky bën piktorin ambulant, ky bën kërcënuesin dhe kriminelin, ky bën inxhinierin, ky bën filozofin, ky flet për shkencën, ky flet për naftën, pre e vetmja gjë që ky flet saktë është hajdutëria”- u shpreh Vasili. Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, tha se çdo ditë që Rama vazhdon të jetë në pushtet, asfalti do na kushtojë dyfishin e floririt dhe autostradat tona do kushtojnë shtatëfishin e autostradave amerikane. “Ky i panginjur nuk do të qetësohet në çmendurinë e tij pasi çmenduri, padituri dhe

krim të bëra bashkë, kjo është një fatkeqësi shumë e madhe për Shqipërinë, dhe çdo ditë që ky qëndron në pushtet do na duhet një ditë më shumë nesër për të vendosur në vend shtetin e tronditur, shtetin e zhbërë, antishtetin, i cili çdo ditë grabit qytetarët dhe njëherazi të nderuar qytetarë u vë damkën e kuqe si dikur nazistët hebrenjve, nazisti i ri ua vë qytetarëve shqiptare. Këto janë të vërtetat, e ftohta, e qarta që nuk ka nevojë për komente të gjata dhe për këtë arsye shprehja e madhe e shkrimtarit çek Julius Buchinsky “Njerëz jini vigjilent”, është më aktuale se kurrë, sot”- tha Vasili.

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar për protestën e sotme përballë Parlamentit. Xhixho shkruan se ky kryeministër që flet për qytetarët e “Unazës së Re” sikur të jenë terroristë duhet larguar urgjentisht nga drejtimi i vendit. “Ky Kryeministër nuk ka më asnjë ndjeshmëri për këtë popull, që i ka vënë kundër njëri tjetrit pasi Forcat e Policisë janë njerëzit tanë me të njëjtat halle që vuajmë të gjithë. Ky kryeministër që flet për qytetarët e “Unazës së Re” sikur të jenë terroristë, duhet larguar urgjentisht nga drejtimi i vendit tim. Dhunën e nxite Ti z. Kryeministër dhe ti mban përgjegjësi për njerëzit e dëmtuar, për fëmijët e terrorizuar, për lotët e nënave dhe acarimin e njerëzve. Ti nuk meriton më të jesh në krye të vendit tim, pasi të janë errur sytë nga arroganca dhe pushteti që e fitove me votat e vjedhura nga paratë e drogës. Por të jetë e qartë që ky popull ka forcën për të të rrëzuar ty”- u shpreh dje në reagimin e saj, Erisa Xhixho.

DEPUTETI I LSI-SË: PROBLEMI KRYESOR ËSHTË EDI RAMA DHE ËSHTË SHKAKTARI KRYESOR I KËSAJ SITUATE

D

eputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar në lidhje me protestën përballë Parlamentit duke u shprehur se Edi Rama është shkaktari kryesor i dhunës, pasi sipas tij, ai provokoi hapur protestuesit me një fjalim prej rrugaçi në parlament. “Edi Rama është shkaktari kryesor i futjes së shqiptarëve në lufte dhe sherr me njeri-tjetrin. Edi Rama është shkaktari kryesor i provokimit të banorëve por dhe nga ana tjetër e policisë së shtetit. Të jeni të bindur që dhe oficerët e policisë janë prindër janë njerëz të këtij vendi që punojnë për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike dhe ne i suportojmë maksimalisht ato oficer të cilët përballen drejtpërdrejt me krimin e organizuar por kurrsesi nuk mund të pranojë një kryeministër të tillë që ka futur në një luftë të hapur qytetarët me policinë duke provokuar nga njëra anë. I bëj thirrje, qoftë pol-

Braimllari: Edi Rama është përgjegjës për dhunën para Kuvendit

icisë së shtetit, qoftë qytetarëve të jenë të kujdesshëm në këtë drejtim, sepse dhe qytetarët, por dhe policia nuk e kanë me njëritjetrin. Policia nuk ka lidhje me banesat. Është Edi Rama që po ua

prish banesat. Problemi kryesor është Edi Rama dhe është shkaktari kryesor i kësaj situate. Nga ana tjetër dua të distancohem nga segmente të caktuara të Policisë së Shtetit, ku në mënyrën më të

ulët kanë bërë arrestime në mes të Tiranës, në mes të ditës duke shoqëruar njerëz sikur të ishin kriminelë dhe jo njerëz. Në këto momente duhet të ketë ruajtje qetësie nga të gjitha palët, nuk duhet të veprojnë si një organizatë kriminale. Sepse kanë lënë kriminelët rrugëve dhe po merren me qytetarët të cilëve po iu merret prona. Duhet ti kuptoni qytetarët që Rama po i merr gjënë më të çmuar atë të pronës publike. Edi Rama është ai që provokoi dhe mban përgjegjësinë kryesore, nuk mundet të mbajë një fjalim aq banal. Si mundet një kryeministër të flasë me atë gjuhë për qytetarët e vendit. Shkon u prish shtëpinë, i vjedh duke u marrë taksa e duke

u çuar sekserët për legalizim prone dhe nga ana tjetër i ofendon në Parlament. “I bëj thirrje Ministrit të Brendshëm, të jetë i kujdesshëm të mos bjerë në grackën e Ramës, por të zbatojë detyrën e Ministrit të Brendshëm ashtu siç i takon atij sepse nuk ka asnjë përfaqësues politik të paktën unë flas në emër të LSI, që të ketë ushtruar dhunë. E para ne kemi qenë në një takim, për të folur mbi buxhetin e kësaj qeverie kriminale, në momentin që kemi parë që turma është provokuar nga deklaratat, kemi dalë për të qetësuar situatën. Kur del ministri i Brendshëm që thotë që ka pjesëmarrës nga opozita që kanë ushtruar dhunë është e papranueshme. Patrullat e Shqiponjës ndaluan qytetarët dhe po e merrnin zvarrë. Ndaluam dhe i thamë që ka mënyra të tjera, ka banesa, jo në publik duke i ushtruar presion mbi policinë”- tha Braimllari.


AKTUALITET

M

E premte, 23 NËNTOR 2018

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se toleranca e Policisë së Shtetit ndaj akteve të dhunës nuk është akt dobësie dhe nuk ka për t’u toleruar

inistri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, pa nga afër gjendjen shëndetësore të efektivëve të Policisë dhe të qytetarëve që mbetën të lënduar nga protesta e banorëve të “Unazës së Re” përpara Kuvendit. Pasi ka takuar fillimisht efektivët, Lleshaj dha një deklaratë për mediat, ku u shpreh me keqardhje për situatën në fjalë. Ministri shprehu solidaritetin ndaj punonjësve të rendit, të cilët sipas tij me përgjegjshmëri të lartë dhe profesionalizëm përballuan skena krejtësisht të papranueshme dhe të panevojshme. Ministri lëshoi akuza edhe ndaj përfaqësuesëve të caktuar politik, të cilët sipas tij, në kushtet e papërgjegjshmërisë qytetare dhe politike inspirojnë dhunë ndaj forcave të policisë. Lleshaj u bëri thirrje qytetarëve të vendit që të kuptojnë se Policia është Policia e tyre dhe pikërisht për këtë arsye, theksoi që nuk duhet ngritur dorë mbi të. “Në qoftë se sot kemi një konflikt të disa qytetarëve, të cilët janë të pabazuar në ligj me autoritetet civile, ky konflikt nuk ka asnjë arsye pse të spostohet ndaj policëve të rendit. Janë një numër i konsiderueshëm policësh të dëmtuar, madje edhe me dëmtime të rënda, të cilët pa asnjë shkak, pa asnjë arsye paguajnë një çmim të pamerituar. Dua t’ju bëj një thirrje të gjithë qytetarëve të vendit tonë, të kuptojnë mirë që Policia është Poli-

Ministri Sandër Lleshaj: Policia u godit edhe nga përfaqësues politik

cia e tyre. Kjo polici mban mbi supe dhe në uniformë simbolet e kombit shqiptar dhe kush vë dorë ndaj saj, kush ngre dorë ndaj saj, ngre dorën ndaj interesit të madh publik, ndaj interesit tonë të përgjithshëm dhe ndaj simboleve tona kombëtare. Dua t’ju bëj një thirrje edhe

MBLEDHJA

Lleshaj kritika drejtuesve të policisë

P

9

as protestës së dhunshme që u zhvillua dje para Parlamentit, ku banorë të “Unazës së Re” tentuan të hynin me forcë në këtë institucion, mbrëmë erdhi një lëvizje nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Ai thirri në një takim nëndrejtoreshën e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, drejtorin e Forcave Lëvizese Operacionale Sokol Bizhga (i cili mbeti i lënduar në shpatull gjate protestës), drejtori i Policisë së Tiranë Kastriot Skenderaj si dhe drejtori i Rendit, Gjovalin Loka. Mësohet se Lleshaj ka marrë informacion të detajuar mbi atë çka ndodhi para Parlamentit dhe ka shprehur kritika në menaxhimin e protestës ku të dëmtuar mbeten 15 punonjës policie, mes tyre 2 më rëndë. Po ashtu të plagosur mbetën edhe tre protestues.

përfaqësuesve politikë të caktuar, të cilët mundohen të krijojnë kapital politik nga një konflikt civil, që të distancohen nga dhuna dhe nga aktet e papërgjegjshme dhe të vihen në mbështetje të Policisë, e cila e theksoj dhe njëherë, është Policia jonë, Policia e Shtetit shqip-

tar, Policia e qytetarëve shqiptarë. Njëkohësisht u shpreh familjarëve të të gjithë policëve të dëmtuar përkrahjen time, fëmijëve dhe bashkëshorteve të tyre, dhe garantoj mbështetjen e plotë të institucioneve të shtetit shqiptar ndaj këtyre policëve të dëmtuar”. Në për-

THIRRJA “Dua t’ju bëj një thirrje edhe përfaqësuesve politikë të caktuar, të cilët mundohen të krijojnë kapital politik nga një konflikt civil, që të distancohen nga dhuna dhe nga aktet e papërgjegjshme dhe të vihen në mbështetje të Policisë”. fundim të fjalës së tij, ministri i Brendshëm tha se toleranca e Policisë së Shtetit ndaj akteve të dhunës nuk është akt dobësie dhe nuk ka për t’u toleruar. “Gjithashtu u bëj thirrje qytetarëve të kuptojnë mirë faktin se Qeveria shqiptare, institucionet e saj janë të angazhuar plotësisht për të plotësuar me përgjegjshmëri të plotë të gjitha detyrimet përballë çdo individi. Në rastin në fjalë, edhe ndaj individëve që preken nga projekti i “Unazës së Re”, në bazë të ligjit dhe të akteve të tjera nënligjore. Por, nga ana tjetër dua të bëj të qartë për të gjithë ata që kanë guxuar të përballen me Policinë e Shtetit se maturia, përgjegjshmëria e Policisë së Shtetit nuk duhet të kuptohet kurrësesi si dobësi e saj. Edhe njëherë duhet të kuptojmë që toleranca, në njëfarë mënyre, edhe e tepruar e Policisë së Shtetit ndaj akteve të dhunës nuk është akt dobësie dhe nuk ka për t’u toleruar”.

REAGIMI

Protesta, Avokati i Popullit: Po hetojmë A

vokati i Popullit, në një deklarate të shpërndarë për mediat, thuhet se po e ndjek në vazhdimësi situatën e krijuar si pasojë e kundërshtimeve për projektin e “Unazës së Re”, ndërsa referuar përplasjes së dhunshme mes banorëve dhe policisë para Kuvendit, thekson se dhuna nuk është mjet për zgjidhje. Zgjidhja, sipas institucionit të Avokatit të Popullit, duhet të vijë përmes rrugës ligjore. “Mirëqeverisja si vlerë thelbësore e shtetit të së drejtës nuk mund të realizohet pa u zbatuar ligji si i vetmi burim i sigurisë për jetën, nga secili prej nesh, e nga organet e administratës shtetërore përpara të tjerëve. Institucioni i Avokatit të Popullit shpreh keqardhjen për situatën e krijuar si rezultat i së cilës nuk u arrit të shmangeshin dot lëndime nga

radhët e punonjësve të policisë e të qytetarëve, si dhe u uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve duke garantuar se një hetim paralel ka nisur të zhvillohet për të parë nëse ka pasur tejkalime të kompentencave nga ana e institucioneve. Me shpresën se situata të tilla prej të cilëve të gjithë si shoqëri

dalim humbës do të evitohen, Avokati i Popullit bën thirrje për ulje të menjëhershme të tensioneve dhe nisjen sa më parë të një procesi të hapur, të ndershëm dhe të sinqertë komunikimi midis palëve deri në gjetjen e një zgjidhjeje të kënaqshme dhe ligjore”,thuhet ndër të tjera në reagimin e Avokatit të Popullit.


POLITIKE

10

E premte, 23 NËNTOR 2018

Opozita në një takim të zgjeruar me biznesin prezanton alternativën e saj ekonomike

O

pozita bojkotoi edhe seancën plenare të kësaj jave në Kuvend duke organizuar një takim paralel me përfaqësuesit e biznesit në kuadër të projektbuxhetit të 2019. E ndërsa brenda në Kuvend po diskutohej për buxhetin dhe jashtë tij po zhvillohej protesta e banorëve të Unazës së Re që degjeneroi në dhunë, Lulzim Basha do të lëshonte akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, si dhe shpalosi alternativën e opozitës për rimëkëmbjen ekonomike të vendit. “Buxheti 2019 më katastrofiku i 28 viteve viteve. Legjitimon zhvatjen dhe vjedhjen me ligj të shqiptarëve dhe pasuron një grusht oligarkësh dhe qeveritarësh. Llogaritë tregojnë se 97% e shqiptarëve, me rritjen e taksave, çmimit të naftës, të energjisë, paguajnë më shumë sesa para 5 vitesh. Janë 1.9 miliardë euro më shumë të nxjerra nga xhepat e shqiptarëve, jo për shkak të formalizimit. Këta vjelin më pak se qeveria e PD. Buxheti 2019 thyen rekordin e borxhit që, bashkë më PPP, e kalon kufirin ogurzi të 80%. Projekti “1 miliard” me PPP, që po shkon 3 miliard euro, është projekti më korruptiv në Ballkan. Favorizon disa oligarkë duke lënë mbi shqiptarët një faturë të tmerrshme. Buxheti 2019 nuk ndal boshatisjen e vendit. 1 në 6 shqiptarë është larguar gjatë qeverisë së Edi Ramës. Buxheti 2019 nuk nxjerr nga varfëria ekstreme asnjë nga 150 mijë familjet. Buxheti për ta është sa për 2.2 km tek Unaza e Re. Alternativa e PD nuk është një tufë premtimesh, por një plan solid për të rindezur motorrët e fikur të ekonomisë, të rikthejë besimin e investitorëve vendas e të huaj. 9% taksë e

Basha: Buxheti 2019, varfëri, borxh dhe vjedhje

sheshtë, e domosdoshme si taksë konkururese në Ballkan për të thithur investime që krijojnë vende pune. Për biznesin e vogël ngritja e kufirit të xhiros në 120 milionë lekë në vit dhe vedosja e pullës fiskale në mjediset e jashtme të biznesit. Vendosja e kufirit me ligj për taksat e pushtetit vendor. Në Tiranë janë 7 fishuar. Eliminim të menjëhershëm të taksës së qarkullimit + taksës së karbonit = 314 lekë/litër më lirë. Rikthim i fashave mbrojtëse të energjisë për shtresat në nevojë dhe për prodhuesit. Energjia është një nga piramidat më kriminale të ekonomisë. Në qeverinë

e PD të ardhurat nga taksat e shqiptarëve nuk do të shkojnë për koncesione korruptive. Secili prej tyre do të anullohet sipas ligjit Antimafia. Nuk ka për të falimentuar Shqipëria për të paguar 15 kontrata korruptive. Qeveria e PD nuk do të paguajë asnjë qindarkë për to. Këto para do të shkojnë për prioritetet tona të zhvillimit. Në bujqësi 100 milionë euro subvencione për fermerët, 50 milionë euro për investime në infrastrukturë. Për të realizuar alternativën e PD, duhet të realizohen 3 synimet kryesore të opozitës: vetingu i politikanëve, platforma antimafia, dekrimi-

DEPUTETI LSI-së

nalizimi i zgjedhjeve. Ftoj qytetarët t’i bashkohen alternativës sonë për rrugëdalje nga kriza, për të rikthyer legjitimitetin qeverisjes. Është beteja ekzistenciale për një Shqipëri të mundësive për të gjithë”- tha Lulzim Basha. Ndërsa nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë dhe deputetja Jorida Tabaku, bëri të ditur në bashkëbisedimin për buxhetin 2019 me përfaqësues të biznesit, ekspertë, gazetarë e grupe interesi, se ekonomia është një pasqyrë e rrugës së gabuar që është ndjekur prej 5 vitesh në të 5 buxhetet e paraqitura nga “Rilindja”. “Vetëm dy investimet

më të mëdha, TAP dhe Kaskada e Devollit, sjellin 1 përqind rritje ekonomike. A ka menduar qeveria se si t’i zëvendësojë këto investime? Borxhi Publik ka mbërritur në 83 përqind, sepse kemi një buxhet jashtë buxhetit, për shkak të PPP-ve, që janë jashtë buxhetit dhe jashtë kontrollit. Sistemi bankar është pothuajse në kolaps”, tha Tabaku. Sipas saj e gjitha kjo ka krijuar një pabarazi të jashtëzakonshme. “Sot akcizat janë rritur me 650 milionë euro. 60 herë ka rritur qeveria ngarkesën fiskale, pra 60 herë ka futur duart në xhepat tuaj. Megjithëse taksat janë rritur, mblidhet vetëm 27,6 % e PBB, çka do të thotë se është rritur informaliteti”, tha Tabaku. Deputeti Florion Mima denoncoi tentativën sipas tij të Edi Ramës që nëpërmjet një buxheti prej 13,7 miliardë eurosh të tjetërsojë krejtësisht asetet kryesore të ekonomisë shqiptare. “Qeveria po bëhet gati të koncesionojë 13,7 miliardë euro, thotë Mima. Ajo synon të ngrejë një koorporatë publike që synon tjetërsimin e pronave publike. Që të jetë e lirë, qeveria ka parashikuar bile që Koorporata, gjatë punës së vet për privatizimet, nuk do të ndjekë rregullat e njohura të ankandit, por do të veprojë me rregulla të miratuara nga bordi. Pra, një gjetje artistësh. Ky do të jetë buxheti i fundit i kësaj qeverie me sa duket” tha Mima.

DEPUTETI I LSI-së

Përparim Spahiu sulmon Panariti: Alternativa opozitare për zhvillimin buxhetin: Ka paqartësi strategjike e vendit, e ndryshme nga ajo e djeshmja Deputeti i LSI-së në Komisionin parlamentar të Ekonomisë Përparim Spahiu ka folur dje në tryezën e opozitës lidhur me buxhetin. Ai tha se buxheti i parashikuar nga qeveria shqiptare për vitin e ardhshëm ka paqartësi strategjike. Dhe kjo paqartësi konsiston, sipas tij, në mungesën e një objektivi strategjik të planifikimit urban dhe infrastrukturës për një Shqipëri të aftë për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje të akse-bilitetit në tregun europian, nëpërmjet një infrastrukture moderne portuale multimodale, e mbështetur me një infrastrukture moderne rrugore dhe hekurudhore për të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të Shqipërisë me tregun europian dhe korridoret strategjike. “Ajo që vihet re në të gjitha buxhetet, në gjashtë vite buxhete të rilindjes, kemi të bëjmë me një mungesë totale transparence dhe e bazuar totalisht në investimet PPP. Investime të cilat janë ofertë e pakërkuar dhe normal që çdo ofertë e pakërkuar është në interesin e kompanive private që ato të realizojnë fitime sa më të mëdhaja dhe s’ka të bëjë fare me atë strategji që unë përmenda më sipër, një strategji mbarëkombëtare për sa i takon infrastrukturës. E gjithë kjo strategji e PPPve ka konsistuar në rritje të disafishtë të kostove të tenderimit, normal me fatura të fryra të cilësisë të dobët”- u shpreh dje Përparim Spahiu.

P

jesë e takimit të djeshëm me biznesin ishin dhe një pjesë e grupit parlamentar të LSI-së të kryesuar nga kryetari i këtij grupi, Petrit Vasili i cili u shpreh se me këtë buxhet, qytetari është klient i korrupsionit qeveritar “Ky është buxheti i fundit i kësaj qeverie. Ky është një buxhet që rrënon mundësinë që shërbimi shëndetësor të merret sa më afër banesës, por ecën drejt përqendrimit që mban gjallë dhe ushqen një korrupsion të frikshëm. Përfundimisht, me këtë buxhet kemi një qytetar klient të korrupsionit qeveritar, tha ai. Ndërsa deputeti tjetër i LSI-së, Edmond Panariti, u shpreh se opozita tanimë do ketë alternativë ndryshe, pasi nuk mund të ketë rezultate të mira duke përsëritur të njëjtat gjëra. Ai tha se opozita do të jetë

bashkëpunuese, pavarësisht faktit se vendi nuk ka reforma dhe qytetarët shqiptarë po largohen masivisht. “Për një vit të qeverisjes së qeverisjes së Rilindjes, bujqësia ka marrë pikiatën në bazë të një sufiçiti primar që krijoi për herë të parë në vitin

2017 dhe këto janë statistika të INSTAT-it, ku për herë të parë, eksportet e fruta-perimeve kapërcyen importet, gjë që ka qenë një arritje historike, por sërisht zhytemi në bilanc negativ. Pra përsëri importet kalojnë eksportet. Eksportet bien dhe thellohet defiçiti i bujqësisë, pra kjo është rezultantja e një vit qeverisje autokratike dhe jo në koalicion. Kush janë shkaqet? Shkaqet janë shumë të qarta! E para e punës një buxhet mjeran, një buxhet që nuk ka të krahasuar, jo vetëm më Evropën, se as nuk i afrohemi, por as në rajon. Pra buxheti që i alokohet bujqësisë, buxheti për subvencionet e fermerëve, buxheti për subvensionin e agro-industrisë është 20 milion euro, aq sa është kostoja e 1 km rrugë Thumanë-Kashar”- tha Panariti.


POLITIKE DEKRETIT I PRESIDENTI

11

E premte, 23 NËNTOR 2018

Kuvendi voton “pro” Sandër Lleshajt si Ministër i Brendshëm Sandër Lleshaj është zyrtarisht ministër i Brendshëm. Në një seancë maratonë, Kuvendi ka votuar sot me 77 vota dekretin e Presidentit Ilir Meta, dhe pas kësaj Lleshaj pritet të bëjë betimin sot paradite në Presidencë. Emri i ish-Gjeneralit, i propozuar nga kryeministri Edi Rama si pasues i Fatmir Xhafajt në krye të një prej dikastereve më të rëndësishme

të vendit, shkaktoi përplasje mes mazhorancës qeverisëse dhe Presidentit. Kreu i shtetit refuzoi të dekretojë Lleshajn me pretendimin se mbante gradën e ushtarakut aktiv, edhe pse ishte liruar nga detyra e zv/shefit të Shtabit të FA që prej vitit 2012, dhe për rrjedhojë propozimi i Ramës, sipas tij, ishte një problematikë themelore kushtetuese. Por vetë Lleshaj hoqi

dorë vullnetarisht nga uniforma ushtarake, duke i kërkuar Metës për një letre çdekretimin. Opsion i cili gjeti edhe dakordësinë e kryeministrit i cili gjithashtu i propozoi Metës rrugëzgjidhjen e ngërçit. Të shtunën e kaluar, Meta dekretoi lirimin e Lleshajt si ushtarak dhe brenda ditës, hodhi firmën edhe mbi dekretimin për emërimin e tij ministër të Brendshëm.

Izmira Ulqinaku: Vangjush Dako duhet arrestuar pasi është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar bandën e Avdylajve

P

artia Demokratike nuk ndalet në kërkesën e saj për arrestimin e kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Edhe këtë të enjte, përmes deputetes Izmira Ulqinaku, PD-ja ka kërkuar ndëshkimin e Dakos, pasi sipas saj ka konsumuar veprën penale të “krimit elektoral” në zgjedhjet e fundit parlamentare. Deputetja e Partisë Demokratike, përmes një deklarate për mediat ka sulmuar sërish qeverinë “Rama”, duke sjellë në vëmendje “Dosjen 339” dhe përfshirjen e kryebashkiakun Vangjush Dako në blerje votash në Durrës. Sipas Ulqinakut, shefi i qeverisë Edi Rama instaloi në të gjithë Shqipërinë skemën e vjedhjes së votave përmes të njëjtës skemë siç bëri me qytetin bregdetar të Durrësit. Nga selia blu, deputetja demokrate deklaroi se Dako ka zgjedhur të fshihet, por kjo shton ajo nuk e shpëton nga akuzat për dosjen e mësipërme. “Dosja 339 e krimit elektoral në Durrës, vazhdon të mbahet e mbyllur pa të pandehurin kryesor: kryesuesin e masakrës së votave, Vangjush Dako. Përgjimet e dosjes 339 janë prova e pakundërshtueshme që kryebashkiaku i Durrësit duhet të arrestohet dhe t’i dorëzohet drejtësisë për t’u përballur me

PD: Rama po mbron Dakon, pasi nëse e lëshon radhën do ta ketë vetë

akuzën e rëndë të krimit zgjedhor. Edi Rama e ka marrë nën sqetull Vangjush Dakon dhe po e mbron nga burgu edhe për pak kohë. Arsyeja është e thjeshtë: Po lëshoi Dakon e bandave të

Durrësit, radhën do ta ketë vetë Edi Rama! Provat janë në dritën e diellit: Dako duhet arrestuar pasi është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar bandën e Avdylajve të blejë vota për llog-

arinë e pushtetit të paligjshëm të Edi Ramës. Vangjush Dako nuk e mohon dot zërin e tij, kapur në përgjime, ku, në shkëmbim të votave, premton favore për bandat. Përgjimet në dosjen 339 pro-

vojnë zyrtarisht bashkëpunimin e Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve për të vjedhur votat në Qarkun e Durrësit, në këmbim të favoreve jo vetëm në bashkinë e Durrësit, por edhe kryeministri. Biseda e shkurtit 2017 me Altin Avdylajn, me nofkën Niçja, të cilit i premton favore, e provon këtë. Biseda e Dakos me Niçen për të falenderuar kreun e bandës, Astrit Avdylaj, dy ditë pas zgjedhjeve e provon këtë. Telefonatat e bandës drejtuar Dakos, kur rrethohet nga forcat e FNSH-së e provon këtë. Miqësia e shpallur nga Astrit Avdylaj në sallën e gjyqit me kryebashkiakun e Durrësit provojnë se denoncimet e opozitës për bashkëqeverisjen me krimin. Për një drejtësi të pa kapur politikisht dhe që nuk i shërben krimit të organizuar, dosja 339 duhet ta kishte çuar në burg Vangjush Dakon! E gjithë bota kërkon zgjedhje të lira në Shqipëri, por deri sa Vangjush Dako dhe eksponentët e tjerë të Rilindjes të jenë të lirë, zgjedhje të lira nuk mund të ketë. Vangjush Dako duhet dhe do të arrestohet! Pastrimi i Politikës nga krimi do të bëhet! Rrugë tjetër për të shpëtuar zgjedhjet e për të larguar krimin nga politika, nuk ka”, deklaroi dje deputetja demokrate Izmira Ulqinaku.

KREU I LZHK-së: VELIAJ ËSHTË PERSONAZHI MË NEGATIV. PD KA VËNË PERSONAZHE TË PAVLERA NDAJ KA HUMBUR

D

eputeti i opozitës, njëherazi kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin ”45 minuta” në Report Tv, u shpreh dje se nuk e përjashton mundësinë e kandidimit të tj përballë kryebashkiakut Veliaj për Bashkinë e Tiranës. Shehi ka thënë se nëse Basha do ia propozonte, mund t’a pranonte kandidimin pasi sipas tij, ky post është politik. “Do ta gjykojmë kur ti vijë koha. Do e flasim. Jo unë nuk e përjashtoj. Unë gjykoj se bashkia e Tiranës ka funksion politik, për hir të eksperiencës do t’i bëja më mirë punët. A do e shtyjmë Ramën tutje? Po, për këtë arsye do e pranoja. Halim Kosova ishte burrë i mirë, kandidatura duhet të jetë politike. PD ka vënë personazhe të pavlera ndaj ka

Dashamir Shehi: Nuk e përjashtoj kandidimin për Bashkinë e Tiranës humbur. Janë zgjedhje politike. Kaq. Personazhi më i rëndësishëm politik duhet të ishte sot. Vumë një burrë të mirë, por na duhet një politikan. Nëse Basha do të bëjë politikë duhet të merret me personazhe politikë. Megjithatë kjo është premature, s’ka rëndësi fare. Do jepja këshillë që Basha, falë zotit, edhe falë mediave. S’ka nevojë ta zgjedhin seksionet kryetarin, mjaftojnë disa sondazhe. Basha bazohet tek sondazhet, që prej 10 vitesh. Nuk përjashtoj asnjë mundësi që i jep shans këtij vendi të shtyjë jashtë regjimin

e Edi Ramës. Pse është më i fortë Veliaj? Unë them se ky është personazh negativ, më negativi. Sa ka ai jetë, unë i kam punë. Ai është nxënës, s’ka çfarë më mëson”, tha Dashamir Shehi. Ai ka komentuar edhe çështjen e protestës tek Unaza e Re. Ai ka thënë se rruga duhet të ndërtohet, por njëherazi duhet të gjendet një zgjidhje për të kompensuar banorët. “Unë mendoj se unaza duhet të bëhet, por këto njerëz duhet të kompensohen si të tjerët. Të trajtohen në mënyrë njerëzore. Ky ekzagjerim tregon se shteti

dhe qeveria s’kanë ndjeshmëri. Ligji që ka bërë Rama iu jep pronarëve një shifër qesharake. Unë propozoj, që në këtë që keni 4 kate më tepër, këtë që përfitohet nga ndërtuesi. Se këtë thotë ndërtuesi, jap më shumë, jepja dhe ta ndajnë këto. Nëse ka patur hajdut më të madh në Shqipëri është Rama, ka pasur edhe të tjerë më para. Pronarët mund të ndihen të ofenduar, por iu them se tokën si kjo Rama na e bëri tokë bujqësore. Unë po e zë, nga 1 mln euro që do të merrej, marr 70 mln lekë të vjetra” – theksoi dje Dashamir Shehi. Kreu i LZHK-së, komentoi edhe çështjen e djegieve të mandateve të opozitës, ku theksoi se PD-ja duhet të shkojë në zgjedhje, por e ka pranuar një opsion të mundshëm të djegies së mandateve.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E premte, 23 NENTOR 2018


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

13 E premte, 23 NENTOR 2018

Dita e Falenderimeve, Bashkia e Tiranës dhe komuniteti amerikan shtrojnë drekë për njerëzit në nevojë

Mazniku: Moment për të qëndruar bashkë, një qytet është më i mirë kur kontribuojnë të gjithë P

ër të dytin vit radhazi, Bashkia e Tiranës dhe shtetasit amerikanë që shërbejnë dhe punojnë në Shqipëri, zgjodhën që festën tradicionale amerikane "Ditën e Falenderimeve", ta kalojnë në qendrat sociale të Tiranës. Kësaj feste iu bashkua edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, i cili i së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të ABI Bank, Andi Ballta dhe kryetarin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, i shërbyen një drekë festive njerëzve në nevojë që frekuentojnë qendrën sociale "Të qëndrojmë së bashku" në Kombinat. Nënkryetari Mazniku falenderoi miqtë amerikanë që këtë

ditë vendosën ta kalojnë me njerëzit në nevojë, ndërsa theksoi se kjo ditë është një mundësi e mirë edhe për të qëndruar bashkë. "Dita e Falenderimeve është një festë e rëndësishme për shtetin amerikan, e cila tashmë ka marrë një dimension global. Për të disatin vit radhazi, bashkë me Dhomën Amerikane të Tregtisë, por edhe me kontributin shumë të vlefshëm të Abi Bank, jemi këtu në një qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës, për të ndarë një vakt dhe qëndruar me njerëzit në nevojë të kësaj zone. Festa e Falenderimeve është një moment shumë i rëndësishëm, njerëzit kanë mundësi të qëndrojnë së bash-

ku, kurse ata që kanë diçka më shumë apo ia kanë dalë të jenë më mirë në shoqëri, ndihmojnë e u gjenden pranë atyre njerëzve që sot janë në nevojë", tha Mazniku. Ai shtoi se një qytet bëhet më i mirë kur në të kontribuojnë, jo vetëm institucionet shtetërore, por edhe çdo individ apo sipërmarrje. "Për ne si qytet është shumë e rëndësishme dhe është një moment kyç, kur institucione të rëndësishme, investitorë, shqiptarë e të huaj bëhen pjesë e sipërmarrjes së përbashkët për të pasur një qytet më të mirë. Të gjitha qendrat sociale të bashkisë kanë punuar gjatë gjithë këtyre viteve dhe janë duke funksionuar në mënyrë

gjithnjë e më të strukturuar për të siguruar që çdo njeri, pavarësisht mundësive, të ketë të paktën një vakt të ngrohtë. Në këtë çështje pa dyshim nuk ia dalim dot vetëm, pa mbështetjen shumë bujare të institucioneve të rëndësishme, si Abi Bank, Dhoma Amerikane e Tregtisë apo çdokush tjetër, me qindra e mijëra njerëz që na janë bashkuar gjatë gjithë këtyre periudhave për t'iu gjendur pranë njerëzve", u shpreh Mazniku. Duke e cilësuar një ditë të veçantë, Kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Craëford, siguroi se kontributi do të vijojë edhe më tej për të ndihmuar njerëzit. "Është një festë familjare amerikane tipike dhe është një nga festat më të preferuara. Unë si kryetar i Dhomës Amerikane jam shumë i gëzuar që kemi anëtarë si ABI Bank që mund të bashkohemi bashkë me bashkitë dhe të japim kontributin tonë. Është një ditë e veçantë, një festë e veçantë dhe jemi gëzuar që jemi bashkë me

ju", deklaroi Mark Crawford. Drejtori i Përgjithshëm i ABI Bank, Andi Ballta, vlerësoi Bashkinë e Tiranës për një nismë të tillë duke u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë. "Është viti i dytë dhe falenderojmë Bashkinë e Tiranës dhe këtë qendër, drejtuesit e saj shumë energjikë që na dhanë mundësinë që të jemi bashkë me ju këtu. ABI Bank do të vazhdojë të jetë në pararojën e dhënies së ndihmës ndaj komuniteteve në nevojë", tha Ballta. Miqtë amerikanë dhe përfaqësues të biznesit iu bashkuan gjithashtu nismës së Bashkisë së Tiranës për të mbjellë pemë, si një tjetër mënyrë për ta bërë qytetin më të mirë dhe më të jetueshëm. E enjtja e katërt e muajit Nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njihet zyrtarisht si Dita e Falenderimeve dhe festohet nga qytetarët amerikanë me familjarët për të falenderuar Zotin, Jetën, Miqtë dhe të Afërmit.


AKTUALITET

14

E premte, 23 NËNTOR 2018

Buxheti 2019, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë: PPP-të janë instrument i qeverisë për të marrë infrastrukturën në kohë

Gjiknuri: 10% rritje në infrastrukturën rrugore, financim gjithë projekteve G

jatë diskutimeve të kësaj të enjteje në Kuvend për diskutimin e Buxhetit 2019, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri deklaroi se infrastruktura mbetet një nga themelet e zhvillimit ekonomik dhe një domosdoshmëri për zinxhirin ekonomik të së ardhmes në Shqipëri. “Mbështetja është e dukshme për rrjetin infrastrukturor rrugor ku kemi një rritje prej 10% krahasuar me vitin e kaluar, që bën të mundur financimin e gjithë projekteve të hapura përfshirë dhe kontratat me partneritet publik privat”, u shpreh Gjiknuri. Ai tha se, gjithashtu mbështetje ka për infrastrukturën hekurudhore ku për herë të parë do bëhen investime të reja në hekurudhë pas 30 vjetësh ku përfshihet ndërtimi i hekurudhës së re Tiranë-Durrës me devijim Aeroportin e Rinasit. “Kjo do jetë një vepër e rëndësishme infrastrukturore e cila do realizohet këtë mandat. Ka mbështetje dhe për sektorin e Ujësjellës-Kanalizimeve qoftë nga fondet e brendshme dhe ato të huaja. Tendenca e qeverisë është e saktë, do investohet në ato zona ku ka prioritet të zhvil-

limit ekonomik, ku ka nevoja më të mëdha kryesisht të lidhura me turizmin”- theksoi ministri Gjiknuri. Sipas tij, Buxheti mundëson përfundimin në kohë të gjithë veprave të mëdha të nisura qoftë ato të infrastrukturës rrugore, rrugët e reja të hapura dhe partneritetit publik privat. “Partneriteti Publik-Privat është instrument i qeverisë për të

marrë infrastrukturën në kohë që do të thotë për rrugë kemi nevojë tani jo mbas 20 vitesh. Një vend që pret të rritet ekonomikisht dhe të zhvillojë turizmin patjetër duhet të fokusohet te infrastruktura kombëtare tani” , u shpreh Gjiknuri. Ai shtoi se, për infrastrukturën e rrugëve ka gati 20 miliardë lekë çdo vit që do të thotë se në 13 vitet e ardhshme

MINISTRI I FINANCAVE

M

inistri i Ekonomisë dhe i Financave, Arben Ahmetaj ka folur nga Kuvendi lidhur me projektbuxhetin e parashikuar nga qeveria për vitin e ardhshëm teksa shigjetoi drejtuesit e Partisë Demokratike. Sipas tij, ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka ndërtuar rrugë, por ka hapur vetëm tendera duke lënë më pas rrugët në mëshirë të fatit. “Saliu nuk bëri rrugët, por bëri tendera. I la rrugët rrugëve. Të gjitha rrugët ishin hapur me dy ose tre milionë leke. Buxheti i infrastrukturës është një proces i maturuar. “, tha Ahmetaj. Gjithashtu Ahmetaj u ndal edhe tek arteriet më të rëndësishme të rrugëve, që sipas tij do të përfundojnë përmes projektit 1 miliard dollar brenda 2021. Ai pohoi se qeveria në drejtimin e kryeministrit Rama po ia del mban të ulë borxhin publik duke e përkthyer këtë më pas në rritje pagash dhe investimesh. “Këtu ia vlen

MINISTRI I PUNËVE TË JASHTME

“Buxheti”, Ahmetaj: Berisha M s’bëri rrugë, por hapi tendera

t’i referohemi Rrugës së Arbrit dhe rrugëve të tjera, të cilat do të ndërtohen deri në 2021. E dini se projekti i 340 milionë dollarë i rrugës Tiranë-Elbasan sot i ka shkuar mbi 400 milionë dollarë. Janë 190 mijë nxënës që përfitojnë nga librat falas, janë shumë mësues që përfitojnë nga transporti falas. Po ulim borxhin, por rrisim investimet dhe pagat”, shtoi ai. Vendimi i qeverisë së

angazhimi do jetë i barabartë me një rang prej 2.5 miliardë dollarë. “Kjo do të thotë që ky buxhet është i garantuar dhe nëse Shqipëria do të mbajë këtë prudencë nga ana fiskale dhe ekonomike patjetër që të gjitha këto rrugë janë të financueshme dhe s’ka asnjë rrezik. Investimet e rrugëve janë të matshme, që do të thotë që anash tyre ka një

çmim, që është çmimi i referencës që bazohet buxheti i shtetit ku parashikohen investimet publike. Tek rrugët me Partneritet Publik-Privat kemi bërë një gjë, do marrim kompani inxhinierike të huaja ndërkombëtare pasi ai është arbitri i vetëm që përcakton se a është rruga brenda parametrave, sa asfalt është hedhur dhe cilësinë e punimeve, të cilat gjithmonë kanë një faturë mbrapa. Për rrugën e “Arbrit” e kemi filluar me një kompani gjermane, shumë shpejt do përzgjedhim inxhinierin e pavarur edhe për rrugët e tjera që janë hapur me PPP, ku gjithmonë kushti është kompani e njohur ndërkombëtare. Duhet një kompani me reputacion që i del zot projektit dhe ne këtë po bëjmë në mënyrë që të gjitha pretendimet që ngrihen për kostot e rrugëve të certifikohen në çdo kohë. Kontratat me institucionet e huaja dhe ka disa rrugë të hapura të cilat janë hapur nga e para si rruga e Elbasanit dhe rruga ”Qafë-PlloçëQukës” janë të gjitha rrugë, ku të gjitha risqet i merr shteti dhe kontraktori është ai që gjithmonë ka të drejtë”, përfundoi fjalën e tij në Kuvend, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri.

Kosovës për rritjen e taksave ndaj mallrave serbe në 100% është vlerësuar si jo e shëndetshme për ekonominë e dy vendeve, nga ana e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Në një intervistë për televizionin Scan, ministri Ahmetaj i sugjeron Kosovës të mos marrë masa të tilla me asnjë vend, pasi vendosja e tarifave shkon si kosto mbi qytetarët.

inistri i Jashtëm, Ditmir Bushati nga foltorja e Kuvendit deklaroi dje se Shqipëria aspiron që në vitin 2020 të bëhet drejtuese e OSBE-së. Ai u ndal edhe tek marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, të cilat tha se do të vijojnë të intensifikohen edhe më tej. “Buxheti gjithashtu reflekton qartësisht politikat tona të jashtme, pasi viti 2019 është shumë i rëndësishme për Shqipërinë për procesin e Integrimit. Ky buxhet konfirmon përpjekjet e vazhdueshme të vendit në përmbushej të detyrimeve ndërkombëtare. Do të kemi një rritje në fushën e mbrojtjes dhe kjo është dëshmi e reformimit të forcave të Armatosura të Shqipërisë.E kam fjalën për aspirimi tonë që të jemi drejtues të OSBE në 2020.Vitin e shkuar bëmë dy mbledhje të qeverive, përkatësisht për të detajuar projektet ndërkufitare. Do të vijojmë planin edhe për vitin 2019 për të

Ditmir Bushati: Shqipëria aspiron të drejtojë OSBE-në

luajtur rolin konstruktivitetit”, tha kreu i diplomacisë shqiptare. Ministri Bushati pohoi gjithashtu se Ministria e Jashtme po punon intensivisht për t’ju shërbyer shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit përmes shërbimeve online pa pasur nevojë për të shkuar tek konsullatat.

“Roli i shqiptarëve në rajon është shumë i rëndësishëm. Qytetarët tonë që jetojnë jashtë vendit nuk kanë nevojë të paraqiten tek konsullatat, por kjo do të mbështetet në dhënien e shërbimeve me pak kosto përmes sistemit On-line”, deklaroi dje në Kuvend, ministri Ditmir Bushati.


AKTUALITET

15

E premte, 23 NËNTOR 2018

Konkursi për përzgjedhjen e mjekëve në shërbimin parësor do të vijojë pas Tiranës, edhe me qarqet e tjera të vendit. Vetëm gjatë vitit 2018 në sistemin shëndetësor publik janë punësuar 153 mjekë dhe 820 infermierë

P

as një konkursi transparent, ku aplikantët kandiduan me dosje pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u përzgjodhën 25 mjekë të përgjithshëm dhe specialistë që do të punësohen në Qendrat Shëndetësore dhe Poliklinikat e Specialiteteve të Tiranës. Ministrja Manastirliu priti në një takim ekipin e ri të mjekëve të familjes dhe specialistë. “Doja t’ju uroja personalisht punë të mbarë pasi jeni mjekë të rinj që jeni përzgjedhur për të qenë pjesë e sistemit tonë shëndetësor mbi bazë merite, me një konkurs transparent në të gjitha fazat e tij”, tha ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Gjatë takimit me 25 mjekët e rinjt të Tiranës, Manastirliu, bëri me dije se19 mjekë familje dhe 6 mjekë specialistë nga sot lidhin kontratat për t’u punësuar në qendrat shëndetësore dhe poliklinikat e specialiteteve në Tiranë, duke ju shtuar ekipit të ri të 153 mjekëve që u punësuan në sektorin publik vetëm gjatë 2018. “Ne do të vijojmë mbështetjen për mjekët me politikën e rritjes së pagave dhe incentivave financiare dhe me përmirësimin e kushteve të punës”, tha më tej ministrja Manastirliu. Konkursi për përzgjedhjen e mjekëve në shërbimin parësor do të vijojë pas Tiranës, edhe me qarqet e tjera të vendit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se do të përsoset më tej mënyra e

Punësohen 25 mjekë, Manastirliu: Mbështetje për personelin shëndetësor 25 MJEKË “19 mjekë familje dhe 6 mjekë specialistë nga sot lidhin kontratat për t’u punësuar në qendrat shëndetësore dhe poliklinikat e specialiteteve në Tiranë, duke ju shtuar ekipit të ri të 153 mjekëve që u punësuan në sektorin publik vetëm gjatë 2018”.

KONKURSI

testimit, duke krijuar një platformë të ngjashme me “Infermierë për Shqipërinë”. Vetëm gjatë vitit 2018 në sistemin shëndetësor publik janë punësuar 153 mjekë dhe 820 infermierë. Nga mjekët që janë punësuar në sektorin publik, 79 prej tyre janë punësuar në spitale dhe 74 mjekë në shërbimin parësor.

MUNGESA E URËS

Në sajë të programit të bonusit gjatë këtij viti janë punësuar 16 mjekë në të gjithë Shqipërinë, ndërkohë që janë edhe 35 mjekë që janë në procedurë punësimi në shërbimin parësor vetëm në Tiranë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, përmes platformës “Infermierë për Shqipërinë” që prej shpalljes

Një orë në këmbë për një ilaç M

7 fshatra të njësisë administrative Lumas në Bashkinë e Kuçovës, vuajnë prej vitesh mungesën e një ure. Dy përrenjtë Sineci dhe Belesova, gjatë stinës së reshjeve sjellin probleme në këtë zonë, duke përmbytur toka e banesa por edhe duke lënë të izoluar banorët e këtyre 7 fshatrave. Fshatrat Koritëz, Belesovë, Vodës, Sinec, Lumas, Pëllumbas dhe Sheqëz mbeten të izoluar, sepse nuk ka një urë që t’i lidhë me njëra-tjetrën. Banorët ankohen se kanë vite që kërkojnë një zgjidhje, pasi sa herë ka reshje lumenjtë pushtojnë zonën. Fshati Lumas, dikur komunë, është qendër administrative ku ndodhen institucionet më të rëndësishme për krejt zonën. Qemal Doko, banor i fshatit Krekëz, duhet të ecë një orë e gjysmë në këmbë për të marrë ilaçet në farmacinë e Lumasit. Nga reshjet e ditëve të fundit e kanë pësuar edhe fermerët, të mbjellat e të cilëve janë rrëmbyer nga prurjet e ujit.

QSUT

inistria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj ekipit mjekësor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku familjarët e një pacienteje dhunuan mesnatën e së enjtes, mjekët dhe infermieren e turnit në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme. “Vetëm në urgjencat e QSUT paraqiten mesatarisht rreth 315 mijë raste në vit. Një volum pune i jashtëzakonshëm që përballohet me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm nga ekipet e urgjencave 24/7. Kujdesi shëndetësor që duam ka në themel frymën e besimit, ofrimin e kujdesit të pakushtëzuar, pavarësisht statusit social të atij që ka nevojë por njëherësh, moscënimin dhe respektin ndaj figurës së mjekut dhe infermierit”,-thuhet në deklaratën e ministres. Më tej, Manastirliu, inkurajon organet kompetente që të zbardhin sa më parë ngjarjen. Nga nga ana

të mënyrës së re të punësimit të infermierëve, janë punësuar 820 teknikë të shkencave mjekësore, konkretisht: 715 infermierë, 68 mami, 18 teknikë laboratory, 15 teknikë imazherie dhe 4 fizioterapistë. Me buxhetin e vitit 2019, do të ketë 7% rritje të pagave për mjekët dhe infermierët. Nga rritja e pagave

“Konkursi për përzgjedhjen e mjekëve në shërbimin parësor do të vijojë pas Tiranës, edhe me qarqet e tjera të vendit. Ministrja thotë se do të përsoset më tej mënyra e testimit, duke krijuar një platformë të ngjashme me “Infermierë për Shqipërinë””. do të përfitojnë 4650 mjekë dhe 13765 infermierë, ku përfshihen edhe laborantët dhe farmacistët e spitaleve.

Dhuna ndaj mjekëve, ministria: Akt i shëmtuar

tjetër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social i bën apel opinionit publik, të mirëkuptojë dhe përkrahë bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pa-

varësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin human, atë të dhënies së ndihmës së parë dhe shpëtimin e jetëve njerëzore.


FORUM

16

E premte, 23 NËNTOR 2018

ANALIZË Nga Ilir Babaramo

M

ë në fund qeveria Haradinaj ndërmori hapin që një qeveri e Kosovës duhet të kishte bërë të paktën dhjetë vjet më parë. Qeveria e Prishtinës vendosi të zbatojë një taksë prej 100 për qind për çdo produkt serb që hyn në territorin e Kosovës. Ky veprim energjik përbën të vetmen përgjigje ndaj agresionit shumëplanësh të Serbisë. Në mënyrë konstante Beogradi po përdor çdo mjet politik dhe diplomatik për ta kthyer Kosovën një shtet të dështuar dhe për ta mbajtur atë një koloni ekonomike të saj. Vendimi I qeverisë së Prishtinës erdhi vetëm një ditë pas dështimit spektakolar që pësoi ajo dhe Perëndimi në Dubai, ku u rrëzua për të katërtën herë kërkesa e Kosovës për tu anëtarësuar në Interpol. Ky rrëzim u shoqërua me një festë deliri në Beograd. Situatë vërtet cinike, madje skizofrenike. Në kohën që nuk e pranon Kosovën si shtet, Beogradi përdor CEFTA-n, marrëveshjen e tregëtisë së listë mes shteteve të rajonit për të fituar çdo vit të paktën 500 milionë euro pikërisht nga ky shtet që nuk e njeh, pikërisht nga shteti i cili importet më të mëdha i ka nga Serbia. Sigurisht qeveritë pasuese të Kosovës e kanë ditur këtë realitet. E kanë pranuar, janë dorëzuar në heshtje nga presioni që bëjnë në Prishtinë ata që

rëndom thirren si oligarkë, të cilët janë bërë të tillë përmes statusit si importues të produkteve serbe. Përmes këtij korruptimi politik Kosova është kthyer në një koloni ekonomike serbe, ku thuajse çdo gjë që konsumohet është Made in Serbia. Tentakulat e këtij kolonizimi kanë filluar të shtrihen deri dhe në Shqipëri, ku ashtu si në Kosovë ka vërshuar mielli serb i cilësisë së ulët që në vendet evropiane përdoret si ushqim për kafshët, miell që vjen nga stoqet e vjetruara të ushtrisë serbe. Vendimi I qeverisë Haradinaj ka shkaktuar reagime negative në Bruksel. Mogerini ka kërkuar që qeveria e Prishtinës ta anulojë këtë vendim, ndërkohë që Thaçi hesht dhe oligarkët kanë filluar të deklarojnë se është një vendim I marrë në gjaknxehtësi. Qeveria Haradinaj nuk duhet lënë e izoluar në këtë nismë. Rrethanat janë të tilla sa shqiptarëve nuk ju kishte ngelur tjetër rrugë ndaj agresionit të Beogradit: vetëm ulja e traut. Madje aparati shtetëror kosovar duhet të trajtojë si kolaboracionist këdo që importon nga Serbia. Zgjidhje ekstreme, por e vetmja në situatën esktreme të krijuar. Dhjetë vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës strategjia e Beogradit është e qartë : të imponojë ndarjen ose boshnjakëzimin e Kosovës si dhe ta mbajë Kosovën

Tirana të mbështesë Prishtinën : Të ulë traun për produktet serbe Vendimi I qeverisë Haradinaj ka shkaktuar reagime negative në Bruksel. Mogerini ka kërkuar që qeveria e Prishtinës ta anulojë këtë vendim, ndërkohë që Thaçi hesht dhe oligarkët kanë filluar të deklarojnë se është një vendim I marrë në gjaknxehtësi. Qeveria Haradinaj nuk duhet lënë e izoluar në këtë nismë. Rrethanat janë të tilla sa shqiptarëve nuk ju kishte ngelur tjetër rrugë ndaj agresionit të Beogradit: vetëm ulja e traut. koloni ekonomike të saj. Ka vetëm dy mënyra për ti ushtruar presion Serbisë ta njohë pavarësinë e Kosovës. E para është procesi I anëtarësimit të saj në Bashkimin evropian. Thënë më teknikisht kapitulli 35 I negociatave Bruksel – Beograd. Përmes këtyre negociatave Beogradi duhet të njohë kufijtë me vendet fqinjë, në të kundërt anëtarësimi I saj ngec. Çelësin e dytë e kanë në dorë shqiptarët. Ti prekin nervin e zbuluar, strategjinë e saj për ekspansion ekonomik. Pikërisht për këtë arsye çdo qeveri në Prishtinë nuk duhet të tërhiqet nga vendimi I fundit I qeverisë Haradinaj deri në njohjen e pavarësisë nga Beogra-

di, pavarësisht presionit që mund të bëhet. Mjet tjetër nuk kanë në dorë. Nuk ka përse ti druhet presionit. Beogradi ka dhjetë vjet që është nën presion për të njohur pavarësinë dhe nuk ka lëshuar pe. Në të kundërt , nëse vendimi I qeverisë Haradinaj bie do ishte kapitullim. Presioni I Brukselit do ishte alibi. Rrethanat korruptive do ishin ulëritëse. Qeveria e Prishtinës nuk duhet lënë vetëm në këtë nismë. Vendimit të saj duhet ti bashkohet dhe qeveria e Tiranës. Ka dhjetëra arsye. Marrëveshja e CEFTA- mes Moldavisë, Serbisë, Kosovës , Malit të zi dhe Bosnjës nuk është e patjetërsueshme si dhjetë urdhëresat e Dhjatës së

Vjetër. Ajo nuk mund të bjerë ndesh me interesim ekonomik dhe kombëtar të çdo shteti aderues. Qeveria Rama e ka një shkak të qartë. Beogradi ka bllokuar linjën e intekonjeksionit Shqipëri Kosovë për vite me radhë, ndonëse për ndërtimin e saj Gjermania ka dhënë një kredi me vlerë mbi 100 milionë euro. Vetëm për këtë arsye Tirana duhet të ulë traun për produktet serbe deri në momentin zhbllokimit të interkonjeksionit. Ca më tepër që nuk bëhet fjalë për një koflikt të Serbisë me Moldavinë. Eshtë konflikt me Kosovën me të cilën qeveria shqiptare po përgatit marrëveshjen e bashkimit doganor. Historikisht Beogradi është përpjekur ta zgjidhjë konfliktin e Kosovës duke negociuar me Tiranën. Në kanalet e tyre të komunikimit mund ta bëjnë këtë demarsh : zhbllokoni interkonjeksionin ose në Shqipëri nuk hyjnë mallra serbe. Ndërkohë që Thaçi hesht dhe Rama nuk ndërmerr këtë hap për të gjithë bëhet e qartë se kryeministri shqiptar mbështet negociatat e dy presidentëve për ndarjen e Kosovës , krejt ndryshe nga cfarë mendojnë të gjithë në të dyja anët e Drinit.

MINISTRI I FINANCAVE DHE EKONOMISË

V

endimi i qeverisë së Kosovës për rritjen e taksave ndaj mallrave serbe në 100% është vlerësuar si jo e shëndetshme për ekonominë e dy vendeve, nga ana e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Në një intervistë për televizionin Scan, ministri Ahmetaj i sugjeron Kosovës të mos marrë masa të tilla me asnjë vend, pasi vendosja e tarifave shkon si kosto mbi qytetarët. Ndërsa deputet e vlerësojnë si çështje të brendshme, ose si një përgjigje përkundrejt sjelljeve të shtetit serb ndaj Kosovës, duke e mos votuar për anëtarësim në Interpol. Serbia eksporton mallra në Kosovë në vlerë prej rreth 440 milionë euro, ndërsa importon mallra në vlerë prej rreth 21 milionë në vit. Pas deklaratave të ardhura nga Brukseli, edhe Berlini është shprehur kundër vendimit të qeverisë Haradinaj për rritjen në 100 përqind të taksave doganore për mallrat nga Serbia dhe Bosnja. Siç bëri të ditur për DW një burim nga qeveria gjermane të enjten në Berlin, Berlini, sikurse edhe përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerimin Hahn, e shohin këtë rast si shkelje të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë mes vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, shkurt CEFTA.

Ahmetaj: Shqipëria kundër taksës së Kosovës për Serbinë

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Prishtinës që ta tërheqë këtë vendim”, tha i njëjti burim për DW. Por, njëkohësisht, Gjermania bën thirrje në përgjithësi që Kosova dhe Serbia të bëjnë ç’është e mundur për të shënuar përparime në normalizimin e

marrëdhënieve mes njëra-tjetrën. “Edhe Beogradi mund të japë ndihmesë për përmirësimin e atmosferës me hapa konkrete”, thuhet nga qarqet qeveritare në Berlin. Edhe raportuesi i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Peter Beyer,

e mbështet thirrjen e BE-së. “Vendimi i djeshëm i Kosovës për t’i ngritur deri në 100 për qind taksat për mallrat e ardhura nga Serbia dhe Bosnja-Hercegovina është një shkelje e qartë e Marrëveshjes për tregtinë e lirë midis vendeve të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe mund të cilësohet si një sinjal kundër Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës“, tha deputeti demokristian për DW të enjten në Berlin. Beyer, në deklaratën e tij, shtoi se “qysh prej rritjes së parë të taksave me 10 përqind, javën e kaluar, raporti ndërmjet dy shteteve është tensionuar”. Beyer tha se bashkohet me kërkesën e BE-së dhe i bën thirrje qeverisë së Kosovës që ta tërheqë vendimin sa më shpejt. Beyer, i cili është raportues në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë, tërhoqi vëmendjen se konfliktet tregtare duhet të gjejnë zgjidhje në instancat dhe proceduarat e parapara për to.”


SPECIALE

17 E premte, 23 NENTOR 2018

"Një pasdite në muze", fokus në periudhën e komunizmit

N

ë kuadër të programit Edukimi Përmes Kul turës, Muzeu Historik Kombëtar organizoi veprimtarinë "Një pasdite në muze" me temë: "Periudha e komunizmit në Shqipëri 1945-1990; Si t'i qasemi së kaluarës?" Këto takime periodike bëhen me qëllimin për të sensibilizuar shoqërinë shqiptare mbi çështje të ndryshme të historisë, kulturës dhe trashëgimisë ko-

mbëtare shqiptare. Për të referuar për këtë temë ishin të pranishëm prof.as. dr. Sonila Boçi, shefe departamenti pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, Etleva Demollari, Drejtoreshë e Muzeut Kombëtar "Shtëpia me Gjethe" si dhe sociologia Entela Binjaku, raporton agjencia telegrafike shqiptare.

Kongresi i Manastirit me rëndësi për kulturën dhe arsimin shqiptar

Në fjalën e tij, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, tha se, "në vendet totalitare propaganda dhe terrori paraqet dy anë të së njëjtës monedhë. Kudo që totalitarizmi zotëron kontroll absolut, ai zëvendëson propagandën me indoktrinimin dhe e përdor dhunën jo aq sa për të frikësuar njerëzit, sesa për të realizuar vazhdimisht doktrinat e tij ideologjike dhe gënjeshtrat e tij praktike. Në Shqipëri i gjejmë të gjitha format e komunizmit dhe një ndikim të madh ka pasur stalinizmi, e cila ka qenë ideologji sunduese. Në jetën politike regjimi komunist shqiptar ndoqi verbërisht përvojën sovjetike. Shqipëria ishte vendi socialist me diktaturën më të egër në vendet e lindjes komuniste". Sonila Boçi, midis të tjerash tha se, "dilemat që ka historia për atë regjim janë të shumta, pasi njerëzit duan të dinë për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe

vuajtjeve të atij regjimi. Kurse në krahun tjetër janë nostalgjikët që kërkojnë vetëm të mirat e sistemit. Komunizmin shqiptar ajo e ndan në tre faza: vitet 1944-1954 periudha e vendosjes dhe konsolidimit të regjimit, 1954-1970 periudha e stabilizimit relativ të tij, dhe 1970-1990 periudha e stanjacionit, krizës ekonomike dhe rënien e regjimit". Ndërsa Etleva Demollari, drejtoreshë e Muzeut Kombëtar "Shtëpia me Gjethe" tha se çdo trashëgimi duhet mbrojtur pa dallim nga Hollivudi, tek Holokausti. Ajo foli edhe për muzeun e kujtesës që ajo drejton dhe për programet e ndryshme që zhvillon me personat e prekur nga ai regjim, por edhe aktivite-

tet e shumta që zhvillon me shkollat, përmes programeve edukative. Sociologia, Entela Binjaku, prezantoi këtë aktivitet dhe u shpreh se, komunizmi është një temë e cila më shumë se çdo temë tjetër ka nevojë të trajtohet me objektivitet. Muzeu Historik Kombëtar organizon këtë takim shkencor-social me një natyrë periodike, për të përkujtuar figura të shquara të historisë dhe të letërsisë shqiptare, ballkanike dhe europiane që kanë shkruar dhe kanë kontribuar për evidentimin e vlerave kulturore. Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Mjekësisë, të pranishëm në këtë veprimtari, kishin përgatitur pyetjet e tyre, duke marrë përgjigje nga ana e ligjëruesve.

TEATER

Rikthehet për publikun ditari i vajzës që vazhdon të trondisë botën

M

ë 22 nëntor përkujtohet Kongresi i Manastirit. Kongresi i Manastirit ishte një kongres kombëtar, i cili u mbajt në Manastir nga data 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908. Kongresi i Manastirit vlerësohet si kuvendi më i rëndësishëm kombëtar në historinë politike e kulturore të shqiptarëve në fillim të shek. XX. Ky kongres u mbajt për të shqyrtuar disa çështje të rëndësishme të lëvizjes kombëtare, në radhë të parë u paraqit me rëndësi shqyrtimi i çështjes së alfabetit të gjuhës shqipe. Në të morën pjesë 50 delegatë të shoqërive, klubeve dhe organeve kombëtare të trevave shqiptare. Kongresi ngriti një komision prej 11 delegatësh, ku Gjergj Fishta u zgjodh kryetar komisioni. Në këtë komision ishin anëtarë: N. Mjeda, Gj. Qiriazi, M. Frashëri, S. Peci, Sh. Kolonja, L. Gurakuqi, Dh. Buda, B. Topulli, N. Vrioni, G. Cilka. Pas mjaft diskutimesh u krijua një alfabet i ri, i mbështetur i tëri në alfabetin latin. Në fund komisioni dhe kongresi vendosën që të lejohen si përdorimi i alfabetit të Stambollit, që kishte një përhapje të gjerë, ashtu edhe alfabeti i ri. Brenda pak vitesh alfabeti i ri u bë alfabeti i përbashkët e i vetëm për gjithë shqiptarët, që është alfabeti i sotëm i gjuhës shqipe. Në këtë kongres u morën vendime të rëndësishme për çështjen e alfabetit e për ato politike, që ndihmuan për ngritjen në një shkallë më të lartë të kulturës e të arsimit shqiptar, si edhe për bashkimin e tij të mëtejshëm në luftën për çlirimin kombëtar.

D

rama "Ditari i Ana Frank" rikthehet këtë javë nga e enjtja në të diel në skenën e Teatrit Metropol. Vepra me regji nga Armela Demaj ka bërë bashkë aktorë të njohur. Historia e vajzës, e cila me ditarin e saj vazhdon të trondisë botën, vjen në skenë me aktorët Vanesa Guri, Myzafer Zifla, Klea Konomi, Ketjona Pecnikaj, Bruno Shllaku, Marjana Kondi, Roerd Toçe, Marius Dhrami, Edvin Mustafa, Paola Xhafa, Sara Koçi, Sedmir Memia, Stivi Osmanaj, Mario Bali, Dinorah Beqiraj, Ezra Vogli dhe Valdano Bajrami. Teksti, fitues i çmimit "Pulitzer", shkruar nga Frances Goodrich dhe Albert Hackett i sjell publikut një copëz reflektive nga jeta e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Siç transmeton Atsh, Ana Frank filloi të shkruante në ditarin e saj që në moshën trembëdhjetëvjeçare, nga 12 qershori i vitit 1942 deri më 1 gusht 1944. Myzafer Zifla vjen në rolin e Otto

Frank te "Ditari i Ana Frank". Z. Frank, babai i sjellshëm dhe praktik i Anës është gjithashtu dhe kreu i "familjes papafingo" (papafingo është vendi ku 8 hebrenjtë u fshehën për 2 vjet, për t'i shpëtuar përndjekjes naziste). Qetësia dhe durimi i tij janë një pasuri në papafingon e ngushtë dhe një ngushëllim për Anën, e cila është shumë e lidhur me të. Mes aktorëve, Klea Konomi është në rolin e Edith Frank. Zonja Frank është mamaja nervoze dhe e rezervuar e Anës të cilën e do shumë, por dëshiron dhe e këshillon që ajo të jetë më serioze dhe e sjellshme si motra e saj Margot. Ana Frank në të vërtetë, nuk kishte ndonjë mik të afërt me të cilin mund të fliste,

ndaj në ditarin e saj i shkruan për të gjitha përjetimet e veta një shoqeje imagjinare, me emrin Kiti. Këto shënime, ku ajo nxirrte dufin e atyre ditëve të zymta dhe të rënda, ishin shkruar vetëm për Anën, deri në pranverën e 1944ës, kur Bolkenshtajni, atëherë ministër i Arsimit në mërgim, tha në radio se të gjitha dëshmitë e vuajtjeve të popullit holandez gjatë pushtimit gjerman, do të mblidheshin dhe do të botoheshin pas mbarimit të luftës. I ati, pas luftës dhe zhdukjes së gjithë familjes në kampet e përqendrimit, vendosi ta botonte këtë ditar, që shumë shpejt u bë një nga dëshmitë më të forta dhe rrëqethëse të "Shoah-ut".


VIP

18 E premte, 23 NENTOR 2018

Shkoi në udhëtim me familjen, reperi përjetoi makthin e tmerrshëm Para disa javësh, Kanye West mori bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij për të bërë një udhëtim në Afrikë, pa e ditur se çfarë do përjetonte. Një grup personash të armatosur kishin vendosur që ta rrëmbenin reperin, i cili po eksploronte një xhungël. Kanye ishte i shoqëruar me rojet e sigurisë dhe disa vendas që e njihnin zonën. Gjatë rrugës, para tyre u shfaqën disa persona të armatosur dhe asnjëra nga palët nuk pranonin të ulnin armët. Për të qenë të mbrojtur, grupi i sigurisë vendosi që së bashku me Kanye-n të kalonte një natë në pyll. Mediat e huaja kanë raportuar që ajo mbrëmje ishte e tmerrshme dhe reperi mezi priste që të takohej me familjen. Fatmirësisht, Kim dhe fëmijët ishin në hotelin luksoz dhe

Të famshmit "bashkohen" në burg vetëm për një arsye Të burgosurit e famshëm do të hanë një darkë shumë të thjeshtë këtë vit për 'Ditën e Falenderimeve' në Amerikë. Tekashi69, Bill Cosby, Suge Knight dhe Paul Manafort nuk bëjnë më jetë publike për shkak të krimeve që u zbuluan gjatë vitit 2018. Atyre do t'i shërbehet një darkë e thjeshtë për "Ditën e Falenderimeve", e cila përfshin në menu gjelin e detit, patatet, salcën e boronicës dhe perime të ndryshme. Emrat e njohur nuk janë në të njëjtin burg, por menuja do jetë e njëjtë për të gjithë.

nuk e përjetuan makthin. Asnjëri nga yjet nuk zgjodhi ta bëjë publik këtë rast,

megjithëse u zbulua nga një burim që e tha për të përditshmen Radar.

I dhanë fund fejesës, Chris dëshiron unazën me diamante të Paris Hilton mbrapsht Chris Zylka dhe Paris Hilton i dhanë fund marrëdhënies së tyre. Por aktori dëshiron unazën e fejesës mbrapsht, edhe pse ishte një dhuratë nga argjendari i famshëm Michael Greene për DJ. Zylka i ka kërkuar trashëgimtares Hilton të japë unazës në këmbim të një bizhuterie tjetër, por Paris nuk ka ndërmend ta bëjë këtë. Një burim i afërt i çiftit shprehet se Chris e bleu unazën me paratë e tij. Ndërkohë burimet theksonin se dasma e tyre nuk do të ndodhte kurrë. "Dasma kurrë nuk do të ndodhte. Ata nuk bënë kurrë një festë për fejesën dhe prindërit e tyre nuk u takuan asnjëherë, ndërsa shtynin gjithmonë datën. Askush nuk është i befasuar. Paris dhe Chris u ndanë disa javë me parë dhe biznesmenja po udhëton botën për të promovuar parfumin e saj. Ajo dëshiron të mbeten miq,"tha një burim.

Rita Ora: Jam krenare që jam nga Kosova, në shtëpi flas shqip Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora e ka thënë shpesh rëndësinë që ka Kosova e Shqipëria për të. Këtë herë, ajo ka zgjedhur ta thojë për një media britanike. E pyetur se si ndikon fakti që është kosovare dhe a e ka prejardhja ndihmuar në formimin si femër, Rita tha: "Nuk kam fjalë ta përshkruaj se sa krenare jam për prejardhjen time. Në fillim të këtij viti kam perfomuar në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe ishte një përvojë e mrekullueshme, jo vetëm për mua por edhe për familjen time". Më pas, Rita u pyet nëse flet shqip me familjen në shtëpi. "Flas, për ne është shumë e rëndësishme të ruajmë gjuhën", shtoi këngëtarja e cila nesër do sjellë në treg albumin Phoenix.

I thyen nofullën kur ishte adoleshent, këngëtari: Gjendja depresive më ndryshoi jetën Këngëtari i njohur, Tom Grennan ka zbuluar se sulmi i dhunshëm që përjetoi në moshën 18-vjecare e ka ndihmuar shumë. Në një intervistë, 23-vjecari tregoi se ai pëlqente të luante cover-a të ndryshme me bandë në atë kohë. Por, një ditë në vendlindjen e tij në Bendfor, ai u rrah dhe mbeti pa ndjenja jashtë një dyqani që shiteshin pula. Tom theu nofullën dhe mjekimi i ngadalshëm e bëri që të përfundojë në gjendje depressive. "E gjithë jeta ime ndryshoi dhe unë nuk mund të dilja nga shtëpia për një vit. Kisha mendime të thella dhe të këqija në kokë", tha ai. Tom solli albumit e tij "Lighting Matches" në fillim të këtij viti dhe zbuloi se mbështetja e nënës së tij, miqve dhe psikologëve i dhanë besimin që të ngrihej sërish në këmbë e të rikthehej në muzikë.


SHOWBIZ

19 E premte, 23 NENTOR 2018

Ermal Meta “ç’orienton” italianët Së fundmi ai ka publikuar një fotografi, ku bashkëngjitur me të ka vendosur që të shkruajë në gjuhën shqipe. Meta si diçiturë ka përdorur një shprehje popullore, e cila përshtatet me pozën që ka marrë. “Rri shtrembër dhe fol drejtë”, ka shkruar këngëtari në postimin që ka çmendur italianët, të cilët nuk e kuptonin dhe nuk mund ta përkthenin gjuhën shqipe. “Tani duhet të nis një kurs për gjuhën shqipe që të kuptojmë”, i shkru-

an një komentues. “Çfarë? Unë flas pak italisht dhe pak anglisht. Nuk e kuptoj gjuhën tënde. Këtë radhë duhet përkthimi. Shqipja nuk është një gjuhë e lehtë. Unë nuk kuptova gjë, vetëm fjalën e fundit”, janë disa nga komentet që i kanë lënë fansat e tij. Por sigurisht që komentuesve italianë të cilët u munduan të gjenin përkthimin i erdhën në ndihmë shumë shqiptarë, të cilët u munduan ti shpjegonin shprehjen tonë popullore.

“Nxora thikën për t’u vetëmbrojtur”, aktorja flet për ish-të dashurin abuziv Aktorja e njohur Jada Pinkett Smith ka zbuluar diçka më shumë rreth jetës së saj të mëparshme ku rrezikonte jetën nga lidhja me një mashkull abuziv. Gjatë një bisede në shfaqjen e saj për dhunën fizike dhe marrëdhëniet e këqija, Jada

tha: “Unë kam qenë në një lidhje të tillë që ishte emocionalisht abuzive. Mendoj se dhuna është përhapur shumë”. Ndërsa fliste për eksperiencat e së kaluarës ku kishte nevojë të mbronte veten, aktorja i tha nënës së saj: “Ti e mban mend atë

incidentin që kisha me një djalë ku duhet ti drejtoja thikën?” 47-vjeçarja shpjegoi se kishte dalë për darkë me ish-të dashurin, por ai kishte konsumuar shumë alkool dhe gjatë rrugës për shtëpi u bë agresiv. “Faleminderit zotit e dija si të dilja jashtë makinës dhe të shkoja në shtëpi. E mbaj mend kur vrapova, nxorrja një thikë të madhe nga kuzhina dhe e fsheha në dhomën e djalit të tij. Nuk do e harroj kurrë. E dëgjova që po vinte nga korridori për në dhomën e djalit dhe nuk hezitova ti nxirrja thikën. I thashë mos mu afro. Ai më tha një frazë që thuhet shpesh në filma, “Ti mendoje se unë do të të lëndoja? Nuk do ta bëja kurrë këtë”, përfundoi Jada. Megjithëse nuk e tregoi si përfundoi incidenti, aktorja falnederoi Spike Lee që e shpëtoi nga ajo lidhje duke i ofrua një rol në filmin “Girl 6”.

“Artistet dalin nudo për klikime”, plas sherri mes këngëtares dhe moderatorit Ylli i pop-it, Ariana Grande ka patur një sherr virtual me moderatorin Piers Morgan rreth femrave që zgjedhin të tregojnë trupin e tyre. Moderatori kritikoi bandën e Little Mix për pozat nudo. Ai zgjodhi të bëjë një postim në Twitter për të akuzuar grupin se përdor seksin për të shitur muzikë. Nuk ka munguar reagimi i Ariana Grande, e cila për të mbështetur vajzat shkruajti: “Unë përdor talentin dhe seksualitetin tim gjithë kohës sepse ashtu dua. Femrat mund të jenë seksi dhe të talentuara, nudo dhe dinjitoze. Është zgjedhja jonë”. Moderatori Piers Morgan njihet si provokues i çështjeve të tilla. Debati nisi kur Piers dha mendimin e tij për Little Mix në “Good Morning Britain” ku tha se vajzat po përdorin fotografi të nxehta për të marrë vëmendje. Little Mix zgjodhën të zhvisheshin nudo e të mbusheshin me shkrime për të promovuar klipin e ri muzikor “Strip”.

Pamela Anderson e zhveshur: Askush nuk është i ndershëm Pamela Anderson ka zgjedhur një vjeshje mjaft provokuese për të përcjellë një mesazh mbi gënjeshtrët. Pa të brendshme dhe me një bluze transparente, aktorja e famshme u shpreh se asnjë njeri nuk është i ndershëm. Ylli nënvizoi se natyra njerëzore është e tillë dhe se njerëzit duhet të mendojnë më shumë për veten e tyre. “Besoni në gënjeshtra për të mësuar më në fund të besoni tek vetja… është vërtetë shumë e rëndësishme kjo? Asnjë nuk është i ndershëm 100%, mbi të gjitha ata që akuzojnë të tjerët që nuk janë të besueshëm. Natyra njerëzore është e tillë. Është normale të jesh i hapur, të jetosh, të mos kesh frikë. Lëri të gënjejnë, është vetëm një vend, i trishtuar gjithsesi, ndër të tjera-mendoni shumë për veten tuaj. Preferoj të besoj tek çdo gjë dhe tek të gjithë. Përse Jo? Sepse e di të vërtetën dhe të tjerat janë vetëm zbavitje”, shkruajti ajo në postimin në Instagram. Anderson dukej shumë seksi në foto, ndërsa vuri në pah gjoksin bombastik. Edhe pse 51-vjeç, aktorja ka një trup për tu pasur zili nga çdo vajzë e re.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie drejt përfundimit të marrëveshjes së kujdestarisë Brad Pitt dhe Angelina Jolie raportohet se po arrijnë drejt përfundimit të një marrëveshje mbi kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre. Çifti i famshëm, që u nda në vitin 2016, do të përballen në një gjyq privat muajin e ardhshëm, por mesa duket po i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre për kujdestarinë e Maddox, 17 vjeç, Pax, 14, Zahara, 13, Shiloh, dhe binjakëve 10-vjeçarë Knox e Vivienne. Sipas mediave të huaja, Angelina dhe Brad kanë rënë dakort se lufta midis tyre po dëmton fëmijët ndaj duan të zgjidhin çështjen dhe të shmangin dhimbjen e vazhdimit të një beteje të gjatë gjyqësore. Megjithëse aktorja kishte kërkuar fillimisht kujdestarinë e plotë të fëmijëve, raportohet se marrëveshja do të përfshijë një kohë të konsiderueshme për 54-vjeçarin.


KURESHTI

20 E premte, 23 NENTOR 2018

Përdhunoi 8 ndjekëse të kishës së tij, dënohet me 15 vite burg pastori Një pastor në Korenë e Jugut është dënuar me 15 vjet burg për përdhunimin e tetë ndjekëseve të fesë në kishën e tij. Por 75-vjeçari i mohoi të gjitha akuzat. Lee Jae-rock ka rreth 130.000 ndjekës në Kishën Qendrore të Maminit në Seul. Femrat e përdhunuara folën për “fuqinë e tij hyjnore” dhe thanë se ndiheshin të detyruara të bënin atë që ai i kërkonte, sepse ishte “Perëndi”. Lee krijoi Kishën Qendrore të Maminit në vitin 1982 me vetëm 12 ndjekës. Tani është rritur në atë që njihet si një mega-kishë, me selinë e saj të madhe, auditorin dhe një faqe interneti ku bëhen premtime mrekullie. Këtë vit, tre nga ndjekëset e tij thanë se pastori i kishte thirrur në banesën e tij dhe i detyroi të bënin seks. “Nuk isha në gjendje ta ndaloja,”-tha njëra prej tyre për mediat e Koresë së Jugut. “Lee ishte më shumë se një mbret. Ai ishte Perëndia,shtoi gruaja, e cila tha se kishte qenë anëtare e kishës

Nëse i kryqëzoni këmbët duhet të bëni kujdes Kjo mënyrë e zakonshme për t’u ulur vjen me shumë rreziqe shëndetësore. Me siguri i kryqëzoni këmbët të paktën një herë kur jeni duke ngrënë darkë, duke punuar në tavolinën e punës, apo thjesht kurdo që jeni ulur. Por ekspertët thonë se duhet ta rimendoni këtë zakon: kryqëzimi i këmbëve faktikisht mund të sjellë shumë efekte negative shëndetësore. Ulja me këmbë të kryqëzuara shkakton dhimbje në shpinë dhe qafë. Në një botë të përsosur, ju nuk duhet t’i mbani këmbët e kryqëzuara asnjëherë, por kjo rrallëherë ndodh. Shumica prej nesh e shpërngulim peshën e trupit vetëm në një anë, duke i kryqëzuar këmbët. Por terapeuti fizik-ortopedik Vivian Eisenstadt, kryqëzimi i këmbëve është thjeshtë kërkesë për dhimbje shpine dhe qafe. Aq më shumë që qëndroni ulur në një pozicion të tillë, aq më shumë presion vendosni në shpinë, gjë që i rrit mundësitë për të zhvilluar probleme me qafë dhe shpinë. Përveç kësaj, ulja me këmbë të kryqëzuara e rritë edhe shtypjen e gjakut dhe ndikon në nervat e këmbëve tuaja.

që kur ishte fëmijë. “Përmes predikimeve të tij i akuzuari është shprehur në mënyrë indirekte apo të drejtpërdrejtë se ishte fryma e shenjtë, duke e pastruar veten,”-tha gjykatësi Chung Moon-sung në Gjykatën Qendrore të Seulit. Viktimat e përdhunimit

besonin se Lee ishte “një qenie hyjnore që ushtron fuqi hyjnore”, shtoi gjykatësi. Lee i mbajti sytë mbyllur pasi u lexua gjykimi. Avokati i tij pohoi se gratë po gënjenin për tu hakmarrë pasi u shkishëruan për thyerjen e rregullave të kishës.

Norvegjia “goditet” nga abuzimi më i madh në histori i një pedofili Një gjyqtar futbolli me prirje pedofilie në Norvegji është akuzuar për 300 akuza për ngacmimin e djemve adoleshentë, duke përfshirë një akuzë për përdhunim. Ky është rasti më i madh i abuzimit seksual në historinë e vendit. Arbitri, që besohet të jetë në të 20-at, filloi të

ngacmonte djemtë adoleshentë të moshave 13-16 vjeç nga viti 2011, duke paraqitur në forume online të bisedave si një grua duke kërkuar fotografi seksuale dhe video. Sipas mediave norvegjeze, arbitri hynte në dhomat e çatit duke përdorur emra si “Sandra” dhe “Henriette”, duke

shkëmbyer mijëra mesazhe eksplicite me rreth 100 adoleshentë midis 2014 dhe 2016. Arbitri u përpoq të joshte djemtë, duke kërcënuar se do të publikonte në internet imazhet e tyre nudo. Ai i kërcënonte adoleshentët jo vetëm me kërkesa të natyrë seksuale. “Rasti është një çështje serioze dhe është rasti më i madh i abuzimit seksual në Norvegji deri më sot,” tha prokurori i shtetit Guro Hansson Bull në një deklaratë. Avokati i të riut, Gunhild Laerum, tha klienti i tij “pranon faktet”, por ende nuk i përgjigjet çdo akuze individuale. Në vitin 2016, Britania e Madhe u trondit nga skandali i abuzimit seksual që rrethoi ishtrajnerin pedofil Barry Bennell, i cili u shpall fajtor për 36 vepra seksuale kundër lojtarëve të rinj dhe u burgos për 30 vjet.

Nuk bëri detyrat, rrihet për vdekje 9-vjeçari Një djalë 9-vjeç është rrahur për vdekje nga të afërmit te tij në Francën lindore pasi refuzoi të bënte detyrat e shkollës në shtëpi. Nëna e tij, motra, vëllai dhe e dashura e vëllait, u arrestuan të mërkurën pas vdekjes së djalit më 17 shtator. 9-vjeçari, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, vdiq në shtëpinë e tij në qytetin e Mulhouse. Nëna e tij nuk ishte në shtëpi kur ai u dhunua për vdekje, por u arrestua për t’u marrë në pyetje. Rrethanat e vdekjes së tij ende nuk janë të qarta, por prokurorët thonë se u rraf keq pas refuzoi të bënte detyrat e shtëpisë. Sipas autopsisë rrahja ishte shkaku më i mundshëm i vdekjes. Motra e 9-vjeçarit, vëllai dhe e dashura e vëllait telefonuan shërbimet emergjente, por mjekët nuk arritën ta ringjallnin atë.

Shkatërrohet banda, prodhonin prezervatizë fals Policia kineze ka shkatërruar një bandë që prodhonte dhe shiste prezervativë fals. Prezervativët, që shënoheshin me emrat e markave të mëdha ndërkombëtare si Durex dhe Okamoto, shiteshin në hotele dhe supermarkete në Kinën qendrore dhe lindore, raportoi televizioni Zhejiang të martën (20 nëntor). Më shumë se 500.000 kuti false me vlerë totale prej 9.9 milionë dollarë u sekuestruan dhe 17 persona u arrestuan në provincat Henan, Hebei dhe Zhejiang. Policia tha se prezervativët e falsifikuar përbënin një kërcënim për shëndetin publik, për shkak të nivelit të tepërt të baktereve.


SPORT

21

E premte, 23 NËNTOR 2018

Në Vlorë janë duke u kryer edhe përgatitjet e fundit, me fushën që është tashmë në gjendje optimale, ndërsa takimi do të luhet ditën e premte në orën 18:00

K

ëtë të premte rikthehet Superliga me ndeshjen hapëse mjaft interesante mes Flamurtarit dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 14-të. “Demat” udhëtojnë në Vlorë si kryesuesit e kampionatit dhe do të kërkojë të jenë të tillë edhe pas këtij 90 minutëshi. Në prag të sfidës trajneri Gega është shprehur se në Vlorë do të shkojnë për të mbjatur vendin e parë. “Jemi në vendin e parë, do të shkojmë në Vlorë për të mbajtur këtë pozicion. Gjithsesi futbolli i ka të treja rezultatet por kemi rrugë të gjatë për të bërë. Deri në momentin e fundit do të jemi nën presion për objektivat që duhet të arrijmë”. Dashamir Xhika, i cili sot do ta nisë si titullar për shkak të mungesës së Alban Hoxhës, ka deklaruar: “S’kam menduar kurrë të largohem nga Partizani pasi jam në shtëpi këtu. Për mua s’është problem që jam portier i dytë, pasi i pari është Albani që luan edhe me Kombëtaren”. Për vlonjatët kjo ndeshje është mjaft e rëndësishme pasi një hap i gabuar do t’i largonte shumë me ekipet kryesuese. Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja e ka cilësuar një ndeshje të rëndësishme por edhe të vështirë, duke patur parasysh faktin se luhet një sfidë mjaft delikate. Ashtu si kundërshtarit i duhet fitorja për objektivat e veta, ashtu edhe Flamurtarit i duhet fitorja për të shkuar sa më lart në renditje Trajneri Daja ka folur edhe për mungesat si Siljanovski dhe Alvesh por do të jetë gati Kale, të cilin e ka cilësuar si një blerje të re dhe mjaft të rëndësishme në këtë periudhë, ndërsa fakti që

LOJTARI

C

ristiano Ronaldo nuk njeh kufij si brenda fushës ashtu edhe jashtë saj. Revista e përjavshme italiane “Chi” e specializuar në kronikat rozë ka analizuar disa nga lukset e sulmuesit të Juventusit. Gjithçka fillon nga paga prej, 31 milionë euro në sezon e thënë ndryshe, 85 mijë euro në ditë ose 3500 euro në orë. Këto shifra ja bëjnë më të lehtë Ronaldos plotësimin e dëshirave për makinat. Blerja e tij e fundit është një Bugatti Chiron me vlerë 3 milionë Euro ky është një automjet i rrallë duke qenë se ekzistojnë vetëm 500 ekzemplarë.

Daja kërkon fitoren ndaj Partizanit, Alban Hoxha s’ luan GEGA “Jemi në vendin e parë, do të shkojmë në Vlorë për të mbajtur këtë pozicion. Gjithsesi futbolli i ka të treja rezultatet por kemi rrugë të gjatë për të bërë. Deri në momentin e fundit do të jemi nën presion për objektivat që duhet të arrijmë”.

DAJA “Tranjeri ka folur edhe për mungesat si Siljanovski dhe Alvesh por do të jetë gati Kale, të cilin e ka cilësuar si një blerje të re dhe mjaft të rëndësishme në këtë periudhë, ndërsa fakti që luhet të premten në orën 18:00, padyshim pritet të sjellë edhe sa më shumë sportdashëse në shkallët e stadiumit”. luhet të premten në orën 18:00, padyshim pritet të sjellë edhe sa më shumë sportdashëse në shkallët e stadiumit. Dhe pikërisht në këtë sfidë duhet që publiku të marr kënaqësi nga skuadra e vet. Vjen me statusin e një ish-i në fushën e lojës. Mesfushori Idriz Batha luan përballë të kaluarës së vet, ndërsa ka komentuar se në ndeshje të tilla nuk ka nevojë për motivim eks-

tra, gjithçka vjen natyrshëm në fushë. Luhet përballë Partizanit dhe Batha kërkon tre pikët. Edhe përballë ish të kaluarës së vet, për çdo lojtar ndeshje ndaj ish-skuadrave ku kanë luajtur kanë ndodhur përherë. Për mesfushorin Batha kjo ndeshje do jetë më shumë se ndeshja e radhës. “Është bukur të luash kundër ekipit ku je formuar dhe ke kaluar një pjesë të madhe të

Ronaldo, fiton 3500 euro në orë

karrierës. Shpresoj të bëhet lojë e mirë dhe të kënaqim tifozët”. Skënder Gega konfirmoi në konferencën për shtyp në prag të transfertës me Flamurtarin se Alban Hoxha nuk do të udhëtojë drejt Vlorës. Trajneri i të kuqve shpreson që skuadra e tij të ruajë ritmin e ndeshjeve të fundit. “Deri tani kanë shkuar gjërat mirë, sfida jonë është të vazhdojmë me këtë ritëm. Ndeshja e

PILOTI

M

ë në fund Robert Kubic do të rikthehet zyrtarisht në Formulën 1. Këtë një fitme ka publikuar skuadra e tij Williams, e cila ka vendosur të firmosë një kontratë të re me pilotin polak. Pasi qëndroi 8 vite larg botës së garave, pas një aksidenti të frikshëm më 6 shkurt të vitit 2011 në një garë Rally në Andora. Hera e fundit që kishte drejtuar një makinë Formula 1 ishte 14 nëntori i vitit 2010, Çmimi i Madh i Abui Dhabit. U duk deri diku e pamundur që të rikthehej, por Kubica ia doli dhe pasi ka marrë dhe “Ok” e mjekëve do të jetë nga sezoni i ardhshëm në Formula 1, përkrah George Russell.

radhës është e fortë, luajmë përballë një klubi me emër, ndoshta nga klubet më të mira të futbollit shqiptar. Çdo gjë do t’ia lëmë fushës”. Flamurtari renditet në vendin e 6 dhe aktualisht është -12 pikë nga Partizani kryesues. Në Vlorë janë duke u kryer edhe përgatitjet e fundit, me fushën që është tashmë në gjendje optimale, ndërsa takimi do të luhet ditën e premte në orën 18:00.

Kubica pas 8 vitesh në F1


SHENDETESI T

rupi i njeriut përbëhet prej rreth 200 lloje qeli zash të maturuara, ku secila prej tyre kryen një funksion të specializuar. Siç janë përshembull qeliza të muskulit të zemrës që rrahin në mënyrë ritmike apo rruazat e kuqe të gjakut që shpërndajnë oksigjen në çdo pjesë të trupit tonë. Qelizat staminale ndryshojnë prej qelizave të maturuara. Ato kanë një aftësi të mahnitshme. Jo vetëm që janë të afta të shumëfishojnë vetveten, por mund të krijojnë inde të reja kur ato ndahen e zhvillohen më tej. Qelizat staminale luajnë një rol kyç gjatë zhvillimit të trupit të njeriut pas ngjizjes. Dhe kjo aftësi e tyre për të prodhuar lloje të ndryshme qelizash të specializuara i bën të papërsëritshme për efektin veprues që mund të kenë në terapinë mjekësore. Qelizat staminale klasifikohen sipas origjinës dhe sipas llojit të qelizave të maturuara që mund të prodhojnë. Ato ndahen në qelizat staminale embrionale, qeliza staminale të të rriturve dhe qeliza staminale të kordonit kerthizor. Qelizat staminale embrionale përdoren në laborator për kërkime shkencore, për të kuptuar zhvillimin e qelizës, por ato nuk janë të disponueshme për t'u përdorur për terapi. Këto lloj qelizash mund të jene përgjegjëse për krijimin e pjesës dërmuese të trupit të njeriut. Qelizat staminale të të rriturve,

22 E premte, 23 NENTOR 2018

Qelizat staminale, kush janë dhe funksioni i tyre

gjenden tek trupi i rriturve, por edhe fëmijët. Ato quhen ndryshe edhe "qeliza staminale të angazhuara" apo "të programuara" pasi prej tyre mund të prodhohet vetëm një gamë e kufizuar qelizash të specializuara. Me kalimin e kohës edhe ato e humbasin vitalitetin e tyre. Qelizat staminale të kordonit kërthizor, janë qeliza që gjenden vetëm në trupin e të porsalindurit. Janë më pak të maturuara se qelizat staminale që gjenden në palcën kockore ose në

organet e të rriturve a fëmijëve. Konsiderohen unike per aftesine e tyre për të prodhuar qeliza dhe inde të ndryshme të trupit të njeriut. Ky zbulim shkencor i mjeksise po zbatohet për kuruar sëmundje shume të renda. Dhe kjo fale përdorimit të qelizave staminale të marra prej kordonit kërthizor. Qelizat staminale të nxjerra prej kordonit kërthizor mblidhen në çastin kur pritet kordoni kërthizor që lidh nënën me foshnjën e porsalindur. Mbledhja është e lehtë, kryhet brenda pak minutave dhe është, krejtësisht, e padëmshme si për nënën dhe për të porsalindurin. Pas lindjes, ndërsa ne rritemi, grupet e qelizave staminale të gjendura fillimisht në kordonin kërthizor nisin të ndryshojnë. Për këtë arësye, çasti i lindjes është mundësia e vetme e sigurimit te tyre. Qelizat staminale prej gjakut të kordonit kërthizor të cilat janë përgatitur në mënyrën e duhur për depozitim mund të jetojnë, në fakt, më gjatë se ç'mund të jetojmë ne vetë. Kërkimet e deritashme sugjerojnë se qelizat e ruaj-

Efektet kuruese të domates për të sëmurët me ulçër dhe reumatizëm

D

omatja është një nga pe rimet më të njohura për vlerat e saj kuruese. Perimet luajnë një rol të rëndësishëm në organizmin e njeriut në çdo kohë dhe për të gjitha stinët. Ato përmbajnë kripëra minerale, karbohidrate, proteina, acide organike, fitoncide (antibiotikë bimorë) dhe veçanërisht vitamina. Perimet nxisin veprimin e gjëndrave të tretjes dhe ndikojnë drejtpërsëdrejti në përvetësimin e ushqimeve që treten me vështirësi. Perimet janë të pasura me kripëra të kaliumit, fosforit, kalciumit, magnezit, hekurit etj, të cilat treten lehtësisht nga organizmi i njeriut. Vlerat ushqyese të domates Për vlerat e saj ushqyese, domatja ka gjetur përdorim të gjerë. Ajo është e pasur me Vitamina C dhe A. Gjithashtu, domatja përmban kripëra minerale, acide organike etj. Ndër kripërat, vend të rëndësishëm zënë potasi, fosfori, kaliumi, hekuri, magnezi raporti i të cilave krijon një ekuilibër të përsosur të ushqimit. Domatja përmban edhe antibiotikë bimorë si tomatina, e cila shërben në shërimin e sëmundjeve të lëkurës dhe të aparatit tretës. Lëngu i domates ushtron ndikim të madh në shërimin e plagëve të infektuara si dhe të ulcerave kronike. Ai vepron gjithashtu mbi sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Domatja ndikon në kurimin e formave të lehta reumatike. Gjithashtu, ajo ka veti kuruese edhe për nefritin, artritin dhe kapsllëkun.

Pas Vitaminës C dhe antioksiduesve, zbulimet e fundit për të parandaluar kancerin e vënë theksin te glikopeni, që është dhe përbërësi kryesor i domates. Për të luftuar plakjen, për të parandaluar kancerin apo për të pasur një lëkurë të bukur, asgjë nuk do të ishte më e çmuar se sa marrja gjatë vakteve të ditës të një "ilaçi" me emrin domate. Atë mund ta përdorësh të "gjallë", në salcë, gjellë, sallatë, makarona, rizoto, supa, koktejl (koktejli i famshëm "Bloody Mary" përgatitet me lëngun e domates) apo në gatime të ndryshme, për të cilat nuk është e nevojshme të konsultohesh me ndonjë mjek apo të kesh recetë për t'i blerë. Antioksiduese Është vërtetuar se domatet kanë veti magjike, janë të shijshme, ekonomike, por mbi të gjitha janë aleate të çmuara për shëndetin. Prania e madhe e antioksiduesve shkatërron radikalet e lira, cilësohet nga shumë ekspertë si dhurata e natyrës, prandaj domatet luftojnë sëmundjet. Është zbuluar se këto substanca arrijnë rezultate të shkëlqyera, madje mund të krahasohen edhe me ilaçet tradicionale që mund të shkaktojnë edhe dëme. Domatet janë të pasura me betakaroten, likopen (substanca që u jep atyre ngjyrën e kuqe) dhe me vitaminat më të mira dhe më efikase se çdo gjë tjetër në luftën kundër plakjes. Jo më kot është cilësuar si fryti më i përhapur në botë pas mollëve, bananeve, rrushit dhe

portokalleve. Në të vërtetë, nuk ka këshillë më të mirë sesa të hash ushqime që jo vetëm nuk të sëmurin, por mbi të gjitha të mbrojnë. Antikanceroze Laboratori i artë i natyrës është në gjendje të na ofrojë gjithçka, sidomos kur shkenca ka zbuluar me kujdes virtytet e produkteve të saj. Kërkimet mjekësore që shtohen vit pas viti kanë treguar se domatet dhe produktet e tjera ku ato përdoren kanë aftësinë të jenë antikanceroze dhe të ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit. Sipas ekspertëve, konsumi i rregullt i saj ul pothuajse me tri herë mundësinë për t'u prekur nga kanceri i prostatës, zorrës së trashë, mushkërive apo pankreasit dhe se efekti "mbrojtës" i detyrohet tërësisht likopenit, përbërës që gjendet me shumicë te domatja dhe është një armë e fortë në luftën kundër kancerit. Fillimisht, diçka e tillë dukej e pamundur, por faktet tregojnë se likopeni dhe antioksiduesit e domates mund të parandalojnë dhe reduktojnë zhvillimin e llojeve të ndryshme të kancerit, sidomos atij të prostatës te meshkujt, ndaj konsumi është i rëndësishëm për organizmin. Konsumimi Dhjetë kokrra domate në javë, të freskëta, të gatuara apo produkte të saj, mund të ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet me 60 për qind. Sigurisht që mjekët duan t'i bindin njerëzit të hanë domate dhe produktet që rrjedhin prej

tura në ngrirje të thellë, kanë, virtualisht, një kapacitet të pakufizuar. Shkencëtarët besojnë se femijet kane probabilitet te larte per përdorimin e qelizave staminale prej gjakut të kordonit të tyre. Tani ky probabilitet është të paktën 1 në 400. Gjithashtu edhe të rriturit, mund të kurohen me me keto qeliza qe marra nga gjaku i kordonit. Nuk ka rëndësi sasia e qelizave staminale që mund të përdoret në një terapi, pasi një sasi e vogël mund të mjaftoje për të rigjenerimin e një indi në trupin e njeriut. Me këto lloj qelizash bazohen terapitë mjekësore për mbi 80 lloje sëmundjesh të gjakut, dhe aplikime të tjera që i përkasin mjekësisë rigjeneruese. Shpejtësia e mahnitshme e kërkimeve dhe provave klinike të cilat përdorin gjakun e kordonit kërthizor, ka çuar në trajtimin e sëmundjeve, te pakurueshme më parë. Gjithashtu, zbulime të reja shkencore, kanë treguar se në laborator qelizat e gjakut të kordonit kërthizor, mund të zhvillohen më tej në qeliza të mëlçisë, veshkës, qeliza nervore, të muskulit të zemrës dhe në qeliza prodhuese të insulinës. Ky zbulim, i hap dyert, potencialisht, përdorimit të këtyre qelizave në mjekësinë rigjeneruese.Që prej transplantimit të parë të suksesshëm të qelizave staminale prej kordonit kërthizor në vitin 1988, janë kryer tashmë, një total prej mbi 20,000 transplante. Aktualisht, çdo vit kryhen mbi 3,000 transplante të qelizave staminale, çka do të thotë se, tashmë, flitet me siguri, për një arritje të mjekësisë.

saj, pasi mund të reduktojnë rrezikun e përhapjes së shumë llojeve të kancerit, por kjo nuk do të thotë se ata duhet të hanë vetëm domate. Por domatet duhet të jenë shoqërueset e para të një diete të pasur ushqimore me fruta dhe perime. Nga ana tjetër, ajo mund të ndihmojë edhe në uljen e kolesterolit të keq në gjak. Studimet e fundit të mjekëve finlandezë treguan se salca e kuqe e quajtur ndryshe "ketch up" largon kolesterolin e keq në organizëm. Sipas kërkimit finlandez, salca e kuqe, aq e dashur për anglezët dhe jo vetëm për ta, është një minierë e artë për zemrën dhe mjafton një sasi e vogël në ditë për të mbajtur tërësisht nën kontroll vlerat e LDL, të ashtuquajturin "kolesteroli i keq". Jo më kot, Hipokrati e kishte si rregull që çdo pacienti të tij i thoshte: "Ushqimet që hamë janë në gjendje të influencojnë në "nxehtësinë" e organizmit dhe gjenezën e sëmundjeve". Shumë mjekësi tradicionale, mes të cilave edhe ajo indiane dhe kineze, mbështesin se nuk ka ushqime 100 për qind të shëndetshme për organizmin, por ka ushqime që janë të përshtatshme për çdo njeri dhe kjo është domatja. Përbërësi i domates mbron zemrën Hulumtimet e zhvilluara në Universitetin e Cambridge tregojnë se përbërësi i domates, likopeni, mund ta pengojë zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe të ulë

rrezikun për sulme në tru. Hulumtimet e konsumimit të përditshëm të tabletave me likopen, kanë treguar se vetëm për periudhë 8-javore vjen deri te ndërprerja praktike e oksidimit të LDL kolesterolit (të keq) në gjak. Shkencëtarët besojnë se tabletat me likopen në testimet e ardhshme klinike do të mund të vërtetohen se janë madje më të efektshme se statinat, barëra të dedikuar për uljen e kolesterolit të lartë në gjak. Likopeni është antioksidues i domates përgjegjës për ngjyrën e saj të kuqe, por sipas informatave të deritanishme vështirë absorbohet në formë natyrale. Dhjetë kokrra domate në javë ulin rrezikun për t'u prekur nga sëmundjet me 60 për qind. Të gjitha efektet kuruese të domates dhe vlerat ushqyese që ajo përmban. Disa nga perimet janë të pasura me proteina në sasi të barabartë me mishin, si për shembull bishtaja (që quhet mishi i gjelbër) dhe në përgjithësi bishtajoret. Sa për vitaminat, perimet mbajnë vendin e parë. Vitaminat luajnë rolin kryesor në shkëmbimin e lëndës (metabolizmit) në organizmin e njeriut, pa të cilat jeta do të ishte e pamundur. Janë tepër të rëndësishme për jetën e njeriut vitaminat A dhe C dhe nevojat e organizmit me vitamina plotësohen duke konsumuar jo sasi, por shumëllojshmëri perimesh.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Vend që përmbytet nga ujërat e lumenjve ose të përrenjve. Kisha e Shën Ndout është në atë qytet 5. Quhet sporti "kombëtar" i amerikaknëve 9. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 12. Partia Republikane, inicialet 13. Aktori, Pandi ... Spikat me rolin e hamallit në "Kur zbardhi një ditë" (1971). Shkëlqen te "Njeriu me top" (1977), "Këmishët me dyllë" (1987), etj. 14. Umberto... një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare 16. Urdhërpagesë e shkruar sipas një modeli të caktuar. Ai i bardhi ishte i famshëm 17. Partia Konservatore 19. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 20. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 22. Pëlhurë e dendur prej pambuku, që përdoret sidomos për veshje të lehta verore ose për rroba pune 23. Emër me të cilin zakonisht fëmijët e vegjël thirrësin me përkëdhelje atë që përkujdeset për ta (gjyshen, nënën a motrën e madhe) 25. Shkrimtari, publicisti dhe skenaristi shqiptar Neshat ... 27. Dëm i rëndë, shkatërrim i madh, prishje e rrënim; e keqe e madhe 28. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 29. Errësim i përkohshëm i një trupi qiellor kur zihet nga një trup tjetër qiellor. 32. Pije alkoolike e përzier, por edhe pritje zyrtare ku përparësi qerasjeje janë pijet 33. Tërësia e ndryshimeve që pëson trajta e emrit, mbiemrit, përemrit, numërorit, nyjës dhe e çdo pjese të ligjëratës që përdoret si emër, kur i lakojmë sipas rasave, numrit e gjinisë 35. Shërben për të mbyllur derën nga brenda 36. Shpend grabitqar i natës, me kokë të madhe e të rrumbullakët, me sy të mëdhenj 37. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 38. Grumbull i madh sendesh të hedhura në mënyrë të çrregullt 39. Laurence ..........., aktor i madh britanik i skenës 42. Një e tillë të çon në gjyq 43. I'a hodhi ... e kaloi një situatë pa trazim 44. Emri i ish-Presidentit amerikan, të cilit i Kosova i detyrohet... Klinton 45. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 46. Arti është ndarë në Zh..., ashtu 48. Qytet në Jug të Shqipërisë, i cili shquhet për arkitekturën dhe dritaret 52. Njeri sylesh, të cilit ia hedhin të gjithë; njeri budalla, i trashë 53. Diçka që duhet bërë patjetër në përputhje me normat morale 55. Ushqehet me gjak 56. Pastaj e ka brenda 57. Liza ... gjatë karrierës së sajë ka mbi 60 role. Më të njohurat: Elmira te "Tartufi", Dezde-

E premte, 23 NENTOR 2018

Nga Albert VATAJ

mona te "Otello", Dorina tek "Borgjezi fisnik", Beatriçja "Shërbëtori i dy zotnive", Dona Luçia "Karnavalet e Korçës", Marta "Cuca e maleve", Mara "Përmbytja e madhe" etj 59. Vija që kufizon diçka, kufiri; buza në skajet e një sendi. 60. Ai që blen a që porosit diçka rregullisht në të njëjtin dyqan quhet ... 62. Gjendja e atmosferës në një kohë e në një vend të caktuar 63. Lumi ... ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e egjiptasëve të vjetër 64. Hasan ... (1895-1991) ishte një jurist dhe politikan shqiptar. Ministër Drejtësie në qeverinë e Mustafa Krujës, drejtues i lartë i Ballit Kombëtar 65. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 67. Partia Socialiste e Moderuar 69. Evgjit. Ashtu quhen pakica rome, ciganët 70. Vdekje Fashizmit, Liri e Popullit 73. Një nga katër pjesët e barabarta 74. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 75. ... PORADECI (Llazar Gusho), 1900-1989. Poet lirik më përfaqësuesi i letrave shqipe. Lindi ne Pogradec në një familje zanatçinjsh 76. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 79. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 80. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 82. Hidhem e kërcej me qejf, bëj lodra nga gëzimi; argëtohem; luaj

83. Përdoret për të bërë qirinj, që nxirret nga përpunimi i naftës, i torfës, i qymyrit etj 84. Tokë e papunuar, vend djerr; tokë që lihet pa punuar për shumë kohë 87. I ra hasha, e mohoi diçka që ka thënë ose që ia ngjitin të tjerët 88. I paarrirë, i papjekur, i pabërë mirë, ose ashtu 89. Turp! faqja e zezë! 92. ... ose thur një pëlhurë apo diçka tjetër për të krijuar 96. Varri i një shenjtori mysliman, zakonisht brenda në një tyrbe 101. Shkenca që studion teorinë dhe historinë e muzikës, që studion kulturën muzikore të popujve 103. Vegël muzikore si violinë e gjerë me gjashtë tela, ka të tilla elektrike dhe akustike 104. Nuk është shumë, as mjaftueshëm, është ... 105. Secila nga pjesët e veçanta që përbëjnë skeletin e njeriut është ... 107. Armë lufte ose mjet pune, i mbushur me lëndë shpërthyese 108. Zbraz një lëng a diçka të imët nga një enë, nga një thes etj 109. Filmi "... vjen një ditë" prodhim i vitit 1986, me regji të Vladimir Priftit, skenari, Teodor Laço dhe muzika, Thoma Simaku 110. Punoj, por jo shumë thellë tokën e mbjellë 111. Libër doracak që përmban në mënyrë të përmbledhur njohuritë themelore VERTIKALISHT 2. Që është veti e nënës, që është tipar dallues i nënës 3. Ai ishte nga Sinapi, filozof i

shquar grek që jetoi në shek. IV p.e.r. 4. Partia Unitetit Kombetar 5. Kontrolloj befas e me dhunë në një shtëpi ose në një vend 6. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 7. Partia Lidhja Demokristiane e Shqipërisë 8. Partia Levizja e Legalitetit 10. Copa e fundit e një oreksi shovinist. Ajo që mbetet nga Jugosllavia 11. Ushqim që bëhet me miell drithi të gatuar me ujë e të pjekur në furrë a në saç 12. Trup gjeometrik me gjashtë faqe dy nga dy paralele 15. Emri ... Paskali, (22 Dhjetor 1903-13 Shtator 1985) "Skulptor i Popullit", "babai" i Skënderbeut në qendër të Tiranës 18. Njeri hokatar, gaztor që e mbante mbreti ose një feudal në oborrin e vet për t'u zbavitur 19. Dallgë të mëdha, tallaze; kreshtat me shkumë të dallgëve të detit. 21. Sistem i cili mbivlerëson anët formale, zvarritje e punëve nga nëpunësit e aparatit zyrtar 24. Lëndë djegëse e lëngët, benzine; naftë etj 26. Ka i egër i Amerikës Veriore, me trup të madh, me një gungë mbi shpatulla 30. Salvador ... piktor surrealist, skulptor dhe skenograf, terhoqi vemendjen si nje njeri i cuditshem 31. Mbathje për këmbët prej copë të leshtë që mbahen nëpër shtëpi 34. Ndjenjë munduese që lind nga dëshira e madhe për të pasur diçka, smirë, inat 35. Kafshë gjitare brejtëse, me kokë të rrumbullakët e me veshë të gjatë, shumë frikacake

lorë 60. Zemërim a inat i madh që na është grumbulluar përbrenda e duam ta shfrejmë, duf, mëri 61. Ana e horizontit ose drejtimi midis jugut dhe lindjes 62. MERGJUR m. sh. etnogr. Shuma e parave që i jepte dhëndri nuses për të bërë pajën; rushat 64. Koleksion pllakash gramafoni; vendi ku ruhen pllakat e gramafonit 66. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 68. Atmot të vitit 399 p.e.s. ... edhe pse bëri apologjinë më të jashtëzakonshme, nuk shpëtoi nga dënimi me vdekje 71. Federal Bureau of Investigation, shqip, "Zyra Federative e Hetimit", inicialet 72. Çdo libër, zakonisht fillon me një të tillë 73. Skulptori, Dhimitër ... lindi në Korçë më 14 shtator 1904, dhe vdiq më 1990 në Tiranë 77. Banor vendas i Panamasë 78. Shesh ndeshjesh ose lufte, mejdan 81. Që mbillen herët në vjeshtë dhe korren në fillim të verës, të ... janë ato 85. Njeri i veshur me rroba të grisura, me rrecka 86. Po Gjirokastra si e kishte targën 90. Aleks Stavre Drenova 1824-1947, poet i shquar, publicist dhe veprimtar demokrat. Eshtë autor i Himnit te Flamurit 91. Ka edhe atë emër, një bar, kafeteri, pijetore, por edhe një grup personash me interesa të përbashkëta profesionale 93. Ishte 26 shkurti i vitit 1961 kur Bob ... debuton në publik. 94. Burrë i ve. Quhet ashtu bashkëshorti pa grua 95. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 97. Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës, shkurtima 98. Secila nga palët e fustanit ose të fustanellës është ashtu 99. Njësi e vjetër peshe rreth një kilogram e një çerek deri një kilogram e gjysmë. 100. Në një vend të caktuar larg meje, po afër bashkëbiseduesit 102. Kod, alfabet a sistem i komunikimit me telegraf, përbëhet nga pika dhe viza të bashkuara ose të bashkërenduara në grupe, të cilat u përgjigjen shkronjave të caktuara 106. Viç dy-tre vjeç; ka i ri dhe i patredhur, që mbahet për ndërzim

39. Organizata e Kombeve të Bashkuara, u themelua pas Luftës së Dytë Botërore për forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës 40. Krahinore, ashtu quhet një dhurata a ushqime që i çohej dikujt me rastin e martesës 41. Ai që gëzon dashurinë dhe përkrahjen e veçantë të dikujt, i përkëdheluri i dikujt 47. Murg i sektit bektashian, që jeton e kryen shërbime fetare në një teqe 48. Mbulesë e hollë prej leshi a prej pambuku 49. India ka atë si monedhë 50. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 51. Ecën duke kërcyer dhe që mund të jetojë në ujë dhe në tokë 52. Shkollë e mesme e arsimit të përgjithshëm, gjimnaz 54. Ajo gjë që përbën natyrën a thelbin e diçkaje, thelbi, qenësia 58. Masë ajri që mbështjell Tokën dhe disa trupa të tjerë qiel1

2

N

3

K ¸

4

5

6

7

8

P A K ¸

P U C A R I L

Y

R

R

14

T

15

K U S H T

M O L

16

11

K O M A N D ¸

O M A

H

N

R

E

S K 24

O

˙

O

R

R

R A T H J

E

A

H

O

B

U K

I

E

A

A P

P G

S

˙

30

N

31

32

B A S H

P

35

B

36

D R

38

19

I

26

M T

34

T

˙

23

29

V E

I

25

K O

33

N

L

22

28

B I

18

A R

21

27

E

L A

17

A M T

A

20

P

10

A

13

M A R

9

V

12

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

¸

37

G R

K

A

M

T

D I

39

A N I

K

K U P

¸

40

E

R

45

P

41

P E

R I

42

P

B L

46

C

S

43

E R

E B

O

B

44

R A L

L

F E

R I

F R

O

A Z

E

I

K 48

E 50

R

R

R

51

52

O K

53

S

54

B

˙

A M ˙

A K E

S

K 62

D U F

L

Z

R

I

63

E B

A

B

C

A

N

S

A

L U

L A

E

A

B 66

67

T P

68

69

E N G J

E L

L

70

M ˙

K ¸

E

73

I

Z

T

S I

T

U R

L

B A N I

T

H ¸

M E

S H I

N

A

K

90

N

C I

K

E L

O F I

C E

Z

B

U

C

Z

R

I

A K H

O M

106

D

N

H

I

Q

˙ B

P

96

V

O

A

T

Z

K

E R

X O L L

L E

T L

B

I 116

A R B

R

N O R I

118

O P

I

L

N

V A L

¸

U M

O

B O Z E

C

N

R

F 121

I

G E J

E R 115

L U

D I

122

123

A G O N A L

125

L ˙

E

O

111

H I 114

K

S

G 110

J

120

A L

T

O B R

O N N

A 113

R

A

D A K

108

K U M B

B

U K U

124

A R

107

117

D V

M 87

99

109

R A S

˙ 95

I

L

A 105

112

P

E

102

K 104

O 92

101

Z

103

D

98

M I 100

R

86

91

L O J

O M

E 97

119

85

94

T U

H 80

B I

K

A 89

93

I

I

R

R

88

B

K 79

M O S

A S

76

M E

83 84

M

E

J

75

I

78

Q

K 82

A M E

B

74

M U

77

T 81

O 71

K U ˙

72

K

60 65

U D A L

A R K T I

T

64

M E

M

58

U K

F

59 61

A Z A T

H

57

M Y H I

U 49

55

G

D O

56

O

M

47

Z

O H E T

I

K

I

H


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E premte, 23 NENTOR 2018

Presidenti Meta nderon kujtimin dhe veprën e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Shkup Presidenti Ilir Meta ishte dje në Maqedoni në kuadër të ceremonive për Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Kreu i shtetit shqiptar i shoqëruar nga Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, Zv/Kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, udhëheqës politikë, deputetë si edhe dhjetra shqiptarë në Maqedoni, u përul me respekt dhe vendosi një buqete me lule te monumenti i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Shkup. Pasi vizitoi edhe Shkupin e vjetër dhe Mozaikun e Lidhjes së Prizrenit, duke vlerësuar figurën dhe rolin e tij, në kuadër të Vitit

Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Presidenti Meta u shpreh: “Jam shumë i

lumtur që gjendem në Shkup së bashku me udhëheqësin e Bashkimit Demokratik për Integrim

Presidenti Meta takohet me Kryeministrin maqedonas, Zaev

Presidenti Meta: Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës i shërben integrimit të rajonit

G

jatë vizitës në Shkup, Presidenti i Republikës Ilir Meta u takua me Kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev. Presidenti Meta e përgëzoi Kryeministrin Zaev për përparimin e shënuar nga vendi i tij si dhe vuri në dukje shpresën dhe dëshirën që Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit të përfundojë sa më shpejt dhe me sukses. “Është me rëndësi përfundimi me sukses i Marrëveshjes së Prespës. Kjo do të mundësonte jo vetëm anëtarësimin zyrtar të Maqedonisë në NATO, por do të ndihmonte edhe marrjen e një vendimi të favorshëm në qershor për procesin integrues europian, duke shënuar sukses për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, paqen dhe stabilitetin e mbarë rajonit tonë”,- u shpreh Presidenti Meta. Presidenti i Republikës theksoi gjithashtu se: “Shqipëria është e angazhuar për respektimin e të drejtave të pakicës maqedonase”, ndërsa vlerësoi se është me rëndësi bashkëpunimi i qeverive të dy vendeve tona në kuadër të Procesit të Berlinit. Presidenti Meta dhe Kryeministri Zaev theksuan rëndësinë e forcimit të

përpjekjeve në rrugën e reformave për çeljen e negociatave qershorin e ardhshëm me Bashkimin Europian. Duke e falënderuar Kryeministrin Zaev për

atmosferën pozitive të krijuar për shqiptarët në Maqedoni, Presidenti Meta vuri në dukje kënaqësinë që po merr pjesë në festimet zyrtare e Ditës Kombëtare të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Shkup. ”Kongresi i Manastirit dhe Alfabeti i Gjuhës Shqipe shënojnë ngjarje tepër të rëndësishme dhe historike, sepse sollën dhe mundësuan bashkimin e shqiptarëve dhe ndihmuan për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912-n”. – nënvizoi Presidenti i Republikës. Ndërsa Kryeministri i Maqedonisë Zaev vuri në dukje se Maqedonia tashmë po kalon procese të rëndësishme reformuese duke pasur si objektiv krijimin e një “shoqërie shumetnike për të gjithë” me të drejta dhe trajtim të barabartë për të tërë qytetarët e saj. “Pas zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe hyrjes në fuqi të ligjit për gjuhën shqipe, përfundimit me sukses të Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, kryerjes së reformës në drejtësi, në administratën publike, etj, Maqedonia shpreson të realizojë ëndrrën e saj për anëtarësim në NATO dhe përparimin në procesin integrues europian.” – tha Kryeministri Zaev.

zotin Ali Ahmeti, me Kryeparlamentarin e Republikës së Maqedonisë, zotin Xhaferi dhe

shumë personalitete të tjera për të marrë pjesë në kremtimin e 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, kësaj ngjarjeje madhore për të gjithë kombin shqiptar, që i bashkoi të gjithë shqiptarët rreth Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe që i parapriu edhe Pavarësisë së Shqipërisë, ekzistencës së shtetit shqiptar dhe gjitha mbarësive që u gëzohet kombi ynë sot. Është kënaqësi për ta nisur këtë kremtim duke u përulur me nderim këtu në Shkupin e vjetër para monumentit të Heroit tonë Kombëtar edhe në kuadër të 550-vjetorit të kujtimit të kësaj figure të përmasave europiane”,- tha kreu i shtetit.

VIZITA NË KROACI

Në shkollën ku janë shkolluar breza arbanasish Presidenti Ilir Meta, gjatë vizitës që zhvilloi të mërkurën në komunitetin e abnanasve në Koraci është takuar dhe me nxënësit e shkollës ku jepet mësim shqip, “Krune Krstiæa”. “Emocione të veçanta përjetova gjatë vizitës në Shkollën “Krune Krstiæa” në Zadar, me nxënësit e mësuesit e gjuhës sonë të bukur, aty ku Ndre Mjeda e Gjergj Fishta kanë folur shqip dhe ku janë shkolluar në gjuhën e tyre amtare breza Arbanasish dhe një plejadë e tërë akademikësh, studiuesish, shkrimtarësh, artistësh e sportistësh, duke krijuar vlerën e përbashkët sa Arbneshe, aq edhe kroate”,- shkruan Presidenti Meta në një mesazh në Facebook.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.