www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 94 (8535)
E martë, 23 Prill 2019
Çmimi 30 Lekë
Historia me protestat masive popullore që kërkojnë largimin e Qeverisë, ndërsa kryeministri iu përgjigjet me dhunë e gaz lotsjellës nuk mund të vazhdojnë pa fund. Më 11 maj skenari opozitar është që dhunës së policisë t’i përgjigjen me të njëjtën mënyrë; me sulm
Opozita vendos: Protestë më 11 Maj Lulzim Basha deklaron se “Kolegji i Kryetarëve ka vendosur për mbajtjen e protestës kombëtare të 11 majit si një përballje popullore për të treguar se shqiptarët refuzojnë kategorikisht të vidhen dhe të qeverisen nga krimi. Fatura do të jetë vetëm e Edi Ramës” FAQE 3
Sot firmoset marrëveshja Erisa Xhixho: Kriza zgjidhet me Qeveri Tranzitore e koalicionit opozitar
FAQE 2
Në foto: Drejtuesit e partive kryesore të koalicionit të opozitës
EDITORIAL
“Më 11 Maj rrëzojeni Kryeministrin ose ikni dhe vetë në shtëpi, Opozitë!” Deri tani Opozita, PD dhe LSI si dhe partitë e tjera realisht opozitare, kanë treguar durim duke e përmbajtur popullin me shumë... FAQE 2
Në foto: Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho
KREU I PR
ANALIZA
Fatos Lubonja: Lëvizja e re opozitare shërben për qeverinë
FAQE 9
Fatmir Mediu: Duhet përshkallëzim i protestave, boll më protesta paqësore
FAQE 2
PROJEKTLIGJI
Pronat shtetërore do të privatizohen nga Qeveria pa ankand dhe pa garë
FAQE 8
DOSSIER
Një grindje në Boston. Udhëheqësit shqiptarë që kërkonin njohjen eAAmerikës
FAQE 6
“DITA NDËRKOMBËTARE E TOKËS”
Presidenti Meta: Të shpëtojmë mjedisin për një të ardhme më të shëndetshme të fëmijëve tanë
Nga Ilir Ekonomi FAQE 11
FAQE 24
POLITIKE
2
E martë, 23 PRILL 2019
“Më 11 Maj rrëzojeni Kryeministrin ose ikni dhe vetë në shtëpi, Opozitë!” D
eri tani Opozita, PD dhe LSI si dhe partitë e tjera realisht opozitare, kanë treguar durim duke e përmbajtur popullin me shumë kujdes që të mos djegë kryeministrinë dhe Kuvendin e Shqipërisë. Natyrisht ka patur raste episodike përplasjesh mes policisë dhe radhëve të para të popullit të acaruar ndaj kryeministrit, por nuk ka qenë strategji e lidershipit opozitar. Deri më tani me sa duket LulzimBasha dhe Monika Kryemadhi kanë menduar se numri jashtëzakonisht i madh i njerëzve në shesh ka qenë një mesazh i qartë për kryeministrin, por edhe për ndërkombëtarët.
Kryeministri nuk don t’ia dijë, por sajon “opozitë të re” duke keqpërdorur emrin e familjes Hajdari me një vajzë me emrin Rudina si dhe ka ndërmend të shkojë në zgjedhje me 30 qershor. Ndërkombëtarët akoma janë në “drekat” me qeverinë dhe nuk duan të prishin oreksin e filluar që nga koha e SajmirTahirit, kur kabanisi bënte namin në Shqipëri, por ata thonin se “gjithçka ecën mirë”! Nuk mund të themi se gjithë kancelaritë e huaja janë nën këtë efekt kanabisi, pasi Italia dhe Gjermania me ambasadorët e tyre kanë reaguar duke kërkuar kryeministrit të bëjë hapa pas,
sepse po rrezikohet stabiliteti si dhe investimet e tyre në Shqipëri. Tani LulzimBasha dhe Monika Kryemadhi kanë vendosur me 11 maj protestën e radhës kundër kryeministrit Rama. Populli deri tani i është përgjigjur nëntë protestave madhështore, por ai është stopuar nga lidershipi opozitar që të mos e merrte vetë fatin e qeverisë në duar, duke e nisur në udhëtim pa kthim Edi Ramën. Tani populli nuk duron dhe nuk pret më!Më 11 maj LulzimBasha dhe Monika Kryemadhi duhet të lenë popullin të vendosë përfundimisht për të vendosur një qeveri tranzitore
për zgjedhje korrrekte që nënkupton çdo lloji demonstrate si dhe duke rrethuar ditë-natë kryeministrinë (pa ndalesë) ose lidershipi opozitar të ikë në shtëpi. Fatmir Mediu sot bëri thirrje që nga protestat paqësore të kalohet në protesta radikale. Edhe Berisha ka bërë thirrje për rrëzim të Ramës me çdo kusht. Nga ana e tij Edi Rama duket i vendosur për të shkuar në zgjedhje me çdo çmim me “opozitën” e re. “Më 11 Maj rrëzojeni Kryeministrin ose ikni dhe vetë në shtëpi, Opozitë!”kanë filluar të thonë në oborrin e selisë blu.
Kreu i PR-së: Edi Rama nuk njeh as ligj, as Kushtetutë, e as marrëdhënie politike, dhe do ta çojë të keqen deri në fund
I
sh-deputeti i opozitës dhe kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka komentuar edhe aksionin e opozitës, duke kërkuar që të ketë një përshkallëzim të mëtejshëm të protestave. Sipas Mediut deri më tani protestat e opozitës kanë qenë të përmbajtura, por në mendimin e tij Edi Rama mund të rrëzohet vetëm duke e shtrirë protestën e opozitës në të gjithë vendin. “Kemi pasur organizime politike kundër qeverisë, por protesta duhet sjellë deri në një përplasje më të madhe. Deri tani kemi qenë në një përplasje brenda Tiranës. Por duhet një organizim më i gjerë jashtë Tiranës. Qytetarët duhet ta marrin në dorë fatin e tyre. Ajo që dua të them është se Edi Rama shkatërroi gjithçka me vetëdije. Parlamenti u kthye në një haltore të Edi Ramës që përbuz dhe shan këdo. Edi Rama po kërkon që e keqja të bëhet e pranueshme. Ajo që do të ishte gabim nga opozita është ajo që ka të bëjë me një njeri racional. E keqja është ngritur ne sistem nga ky kryeministër në mënyrë të vetëdijshme. Ne duhet të mendojmë çdo skenar të zi nga Edi Rama. Në mënyrë diabolike Rama shkatërroi gjyqësorin. Të gjithë kanë qenë dakord për Reformën në Drejtësi. Pasi mori konsensusin nga opozita, Edi Rama miratoi në mënyrë të njëanshme të gjitha ligjet për të shkatërruar reformën në drejtësi. Shkatërroi parlamentin duke e kthyer në një vend të
MARRËVESHJA
Fatmir Mediu: Duhet përshkallëzim i protestave, boll më protesta paqësore
debatit banal. Sot nuk kemi as qeveri, sepse nuk është as e socialistëve sepse është jashtë frymës së socialistëve. Sot jemi në një qeveri bananesh. Ky është një skenar i qëllimshëm nga Edi Rama”, deklaroi dje Fatmir Mediu. Kreu i republikanëve në vijim deklaroi qëllimi i tij është
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
i qartë, “pasi nuk mendoj se ka njeri sot në Shqipëri që të mos mendojë se Edi Rama është një njeri egocentrist, që çdo gjë e ka vetëm për vete dhe vetëm për vete: nuk njeh as ligj, as Kushtetutë, e as marrëdhënie politike, dhe do ta çojë të keqen deri në fund. E në këtë kontekst, çdo lloj fature që
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
shpëton demokracinë shqiptare është pa dyshim e domosdoshme nga ana e opozitës. Pra ka dy rrugë: ose drejt suksesit, ose drejt shkatërrimit. Suksesi do të thotë sukses për të gjithë shqiptarët dhe shkatërrim do të thotë shkatërrim për të gjithë shqiptarët. Sepse nëse do të shkatërrohet opozita, do të dezintegrohet opozita, kjo është në dëm të interesave të Shqipërisë, pavarësisht se kush është opozita. Ky është një vend që nuk mund të funksionojë pa opozitë. Dhe po ta shikoni, gjithë veprimi i Edi Ramës mbas dorëzimit të mandateve nuk është reflektim në raport me interesin e vendit, në raport me integrimin evropian, por është një raport i një politike të dezintegrimit të vazhdueshëm të opozitës. Dhe këtë praktikë dezintegrimi e realizoi duke mos respektuar as procedurat parlamentare, dhe më pas duke krijuar hapësirat e nevojshme për të blerë dhe për të krjuar atë që ka ndodhur tashmë, të krijimit të “opozitës së re””, tha dje kreu i republikanëve Fatmir Mediu.
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
Sot zyrtarizohet koalicioni opozitar, PD firmos me LSI dhe aleatët e tjerë
Sot do të krijohet koalicioni opozitar. Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se procesi do të nisë në orën 09:00, me firmosje e marrëveshjes për krijimin e koalicionit. Raportohet se me koalicionin e partisë së drejtuar nga LulzimBasha do të bashkohen partitë kryesore të opozitës, të cilat kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme, por jo me Edi Ramën në pozitën e kryeministrit. Raportohet se kjo do jetë një nga pikat e marrëveshjes për krijimin e koalicionit opozitar, që synon krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe do t’i hapë rrugë drejtësisë për të ndëshkuar ata politikanë që pretendohet se janë faktuar duke manipuluar zgjedhjet.Lëvizja Socialiste për Integrim mësohet se do i bashkohet koalicionit me Partinë Demokratike, së bashku me PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK dhe PDIU.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E martë, 23 PRILL 2019
Historia me protestat masive popullore që kërkojnë largimin e Qeverisë, ndërsa kryeministri iu përgjigjet me dhunë e gaz lotsjellës nuk mund të vazhdojnë pa fund. Më 11 maj skenari opozitar është që dhunës së policisë t’i përgjigjen me të njëjtën mënyrë; me sulm
Opozita vendos: Protestë më 11 Maj Lulzim Basha deklaron se “Kolegji i Kryetarëve ka vendosur për mbajtjen e protestës kombëtare të 11 majit si një përballje popullore për të treguar se shqiptarët refuzojnë kategorikisht të vidhen dhe të qeverisen nga krimi. Fatura do të jetë vetëm e Edi Ramës” Opozita ka vendosur që më 11 maj të zhvillohet protesta e radhës kombëtare kundër qeverisë “Rama”. Vendimi u bë publik pas takimit që kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi me kolegjin e kryetarëve të kësaj partie. Ashtu si në protestën e fundit, tubimi masiv i opozitës do të zhvillohet në orët e mbrëmjes, në 18:30. Protesta e 11 majit është e 10-ta masive që opozita organizon që nga djegia e mandateve në muajin shkurt. Tubimi i kësaj radhe pritet të jetë edhe më masiv dhe i tensionuar për shkak të situatës politike që duket ende shumë larg zgjidhjes. Në fjalën e mbajtur gjatë takimit me krerët e degëve, Lulzim Basha ka folur për protestë masive, e cila është pjesë e projektit për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve lokale, derisa kryeministri Edi Rama të pranojë kushtet e opozitës. Kryedemokrati u shpreh se mesazhi i protestës është se me Edi Ramën kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje. Basha ka dhënë dhe një përgjigje indirekte për kritikat që ka marrë opozita për protestat e tensionuara në Tiranë, duke u shprehur se për situatën ku ndodhet vendi përgjegjësia është e Edi Ramës. “Kolegji i Kryetarëve ka vendosur për mbajtjen e protestës kombëtare të 11 majit si “një përballje popullore për të treguar se shqiptarët refuzojnë kategorikisht të vidhen dhe të qeverisen nga krimi. Fatura do të jetë vetëm e Edi Ramës”,- është shprehur Basha. Në dy muaj e gjysmë që ka nisur aksioni opozitar, me djegien e mandateve si akt distancues me Qeverinë dhe Parlamentin aktual, mazhoranca nuk ka bërë asnjë
lëshim. Përkundrazi, që nga muaji shkurt situata politike është përkeqësuar me kontributin personal të kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë jo vetëm nuk ka pranuar asnjë kërkesë të opozitës, por se fundmi ka marrë seriozisht planin për asgjësimin e saj duke deklaruar se do të hyjë në zgjedhje me parti që ose janë të papërfillshme, ose i ka krijuar vet PS-ja në emergjencë duke i servirur si të djathta. Ndaj protestat e radhës e opozitës nuk është një tubim i zakonshëm, por edhe një reagim për projektin e Ramës që synon zhvillimin e zgjedhjeve fasadë dhe me partiza që nuk përfaqësojnë realisht as një përqind të elektoratit. Teksa opozita paralajmëron protestën e radhës, koha e afatit kushtetues për zgjedhjet e 30 qershorit po afron. Opozita dhe qytetarët po kuptojnë se tubimet,
pavarësisht numrit jashtëzakonisht të madh të qytetarëve nuk po japin efekt përballë një kryeministri që e ka ndarë mendjen të hyjë në zgjedhje i vetëm. Ndaj, ndryshe nga herët e tjera, protestat e opozitës ndodhen dhe përballë presionit të fortë qytetarë për të dhënë një mesazh më radikal ndaj kreut të qeverisë. Historia me protestat masive popullore që kërkojnë largimin e Qeverisë, ndërsa kryeministri iu përgjigjet me dhunë e gaz lotsjellës nuk mund të vazhdojnë pa fund. Me 11 maj skenari opozitar është që dhunës së policisë t’i përgjigjen me të njëjtën mënyrë; me sulm. Qëllimi i protestave është që t’i tregojë Edi Ramës dhe ndërkombëtarëve se shumica e shqiptarëve duan ndryshim dhe zgjedhje të parakohshme. Përderisa ky mesazh paqësor nuk konsiderohet si problem real për qeverinë, atëherë është
koha që qytetarët të flasin me qeverinë me gjuhën që kjo e fundit kupton e cila do jetë forca. Në radhët e opozitës kanë jo pak zëra që kanë nisur të flasin për radikalizim të protestave, jo si dëshirë, por si detyrim që vjen nga qëndrimi i qeverisë dhe dhuna policore. Kreu i Partisë Republikane Famir Mediu deklaroi se reagimi qytetar ndaj qeverisë duhet të kalojë në një tjetër stad, duke nënkuptuar radikalizmin e saj. Në takimin e krerëve të PD me Lulzim Bashën është diskutuar dhe nisja e tubimeve masive në qytetet të tjera të vendit, para protestës së 11 majit. Ndërkohë sfida kryesore është vendosur në 11 maj dhe mënyra sesi do të organizohet ky tubim nga ana e opozitës do të përcaktojë dhe fatin e mëtejshëm të zhvillimeve politike. Një gjë mbetet e sigurt, që protesta e 11 majit nuk do jetë si protestat e tjera.
POLITIKE
4
E martë, 23 PRILL 2019
Opozita rrit aksionin opozitar - Protesta në akset kryesore, më e madhja në Tiranë pasditen e 11 majit
Opozita në shesh, Basha: Zgjedhjet pa ne dhe me Ramën, janë farsë K
olegjiiKryetarëvetëdegëve të Partisë Demokratike ka vendosur për mbajtjen e protestës kombëtare pasditen e 11 majit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Për krerët e selisë blu protesta e radhës është konceptuar si “një përballje popullore për të treguar se shqiptarët refuzojnë kategorikisht të vidhen dhe të qeverisen nga krimi”. Gjithashtu Kolegji i Kryetarëve ka vendosur edhe për përshkallëzimin e aksionit opozitar, duke nisur me protesta rajonale në akset kryesore kombëtare nga kjo e enjte. Ndërkohë protesta e madhe në Tiranë pritet të mbahet më 11 maj në orën 18:30 në sheshin para Kryeministrisë. Mbledhja në selinë blu Në mbledhjen e djeshme që u mbajt me dyer të mbyllura dhe që u drejtua nga vetë kryetari i Partisë Demokratike, për më shumë se 3 orë Kolegji i Kryetarëve të degëve të PD-së në rrethe diskutoi aksionin e opozitës në ditët në vijim. “Fatura do të jetë vetëm e Edi Ramës”, mësohet të jetë shprehur kryedemokrati Basha, duke theksuar se stabiliteti mbrohet vetëm duke mbrojtur demokracinë dhe jo duke investuar tek krimi. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve, në të cilën edhe
u vendos data e protestës së ardhshme të opozitës së bashkuar, nuk kurseu akuzat ndaj Qeverisë aktuale dhe kryeministrit Edi Rama. Basha, u ndal te zgjedhjet lokale të cilat i cilësoi një farsë, për faktin që opozita nuk do jetë pjesë e saj. Kryetari demokrat është shprehur se nuk do të lejojë që më që zgjedhjet në Shqipëri t’i organizojë dhe diktojë krimi. “Zgjedhjet pa opozitën janë farsë. Ne nuk do të lejojmë më që zgjedhjet në Shqipëri t’i organizojë dhe diktojë krimi. Zgjedhjet pa opozitën janë farsë. Ne nuk do të lejojmë më që krimi të diktojë zgjedhje në Shqipëri.
Zgjedhjet do të mbahen pasi të ndëshkohen hajdutët e votave të 2017. Me Edi Ramën dhe me Dakon e Gjiknurin në krah të tij nuk mund të ketë zgjedhje të lira as sot, as mot. Prandaj largimi i tij i hap rrugë zgjidhjes politike që kemi kërkuar ne, opozita e bashkuar dhe legjitime e Shqipërisë, për të hapur dialogun me qeverinë e re tranzitore për masat që duhen marrë për të krijuar kushtet për zgjedhjet. Vetëm zgjedhjet e lira do t’i kthejnë legjitimitetin institucioneve, në kushtet kur Gjykata Kushtetuese nuk ekziston prej një viti e gjysëm,
Gjykata e Lartë nuk funskionon, Prokuroria e Përgjithshme ështe e paligjshme dhe kur Parlamenti ilegjitim është kthyer në vegël te krimit dhe oligarkisë, që po grabisin dhe shkatërrojnë vendin duke mbjellë mjerim dhe pasiguri kudo. Kolegji i Kryetarëve ka vendosur për mbajtjen e protestës kombëtare të 11 majit si një përballje popullore për të treguar se shqiptarët refuzojnë kategorikisht të vidhen dhe të qeverisen nga krimi. Fatura do të jetë vetëm e Edi Ramës”, mësohet të jetë shprehur në mbledhjen e djeshme kryedemokrati Lulzim Basha. Pak ditë më parë Këshilli
ZHVILLIMET NË SELINË BLU
Protestat lokale Kryebashkiakët e bashkive të djathta takim në zyrën e Bashës
Dita e djeshme ka qenë e ngarkuar për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili mblodhi fillimisht krerët e degëve të PD-së në rrethe ku u vendos që të vijojnë protestat lokale në të gjithë vendin gjatë jaëvve në vijim, të cilat do të kulmojnë me një tjetër protestë që do të mbahet sërish pasdite, më 11 maj para Kryeministrisë. Pas takimit me kryetarët e partisë në rrethe, kreu i PD-së Lulzim Basha mblodhi gjatë mesditës së djeshme edhe krerët e bashkive të djathta. Siç bëhet e ditur, takimi nisi rreth orës 14:15 në selinë e PD-së dhe të pranishëm kanë të gjithë kryebashkiakët e djathtë. Takimi ka zgjatur më shumë se 1 orë e 30 minuta. Në këtë takim është diskutuar për aksionin opozitar, ku krerët e bashkive të djathta do të organizojnë në varësi dhe të problematikave që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen dhe vendimmarrjen e pushtetit qendror protesta lokale kudnër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Kombëtar i Partisë Demokratike doli me 3 propozime konkrete për krizën. Partia Demokratike paralajmëroi bojkotin e 30 qershorit, ndërsa deklaroi se do regjistrohet me zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira.
ANËTARI I KRYESISË SË PD-SË: “BINDJA DEMOKRATIKE”? PA ROL, FRAKSION NË SHËRBIM TË MAZHORANCËS
A
leksandër Biberaj, figurë historike e Partisë dhe pjesë e Kryesisë së saj, i ftuar paraditen e djeshme në A2CNN, komentoi strategjinë opozitare, por edhe zhvillimet e fundit brenda saj, ku spikat lëvizja e re e promovuar nga deputetja Rudina Hajdari. Për Biberajn, kriza politika është pasojë e keqqeverisjes së vendit nga mazhoranca socialiste, dhe nuk është rezultat i mosbindjes politike të opozitës, apo e protestave të saj. “Krizën nuk e ka shkaktuar opozita dhe nuk është ajo që duhet ta zgjidhë”, u shpreh Biberaj. Në vijim, zyrtari i lartë i selisë blu theksoi se opozita e bashkuar është në rrugën e duhur për një marrëveshje që do të përcaktojë lëvizjet e ardhshme politike, që për momentin kufizohen në protestat që kërkojnë një qeveri tranzitore, dhe që sipas tij “do të vazhdojnë dhe do të
Biberaj: Protestat do të intensifikohen. Rudina Hajdari e humbi shansin që i dha Basha intensifikohen, duke u shtrirë në të gjithë Shqipërinë”, tha Biberaj. Por kur na ndajnë pak më shumë se dy muaj nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, shqetësimi i opinionit publik mbetet nëse ka kohë fizike për një qeveri transitore?! Dhe për këtë çështje, Biberaj thotë se është plotësisht e mundur një gjë e tillë, duke vendosur shtyrjen e zgjedhjeve të paktën për në vjeshtë. “Patjetër që ka kohë, po pati vullnet. Përndryshe zgjedhjet mund të shtyhen edhe në vjeshtë”, u shpreh Aleksandër Biberaj. Koha tregon se ka dinamika brenda fronit opozitar, me lëvizjen e deputetes “rebele” Rudina Hajdari, që së shpejti
pritet do të regjistrojë partinë e saj të re, “Bindja Demokratike”. Për këtë lëvizje, Biberaj thotë se ky mbetet një vendim personal
i Hajdarit, por nga ana tjetër ai i kujton asaj që mandatin e deputetes e ka marrë nga Partia Demokratike, dhe aspak nga vullneti i saj për të bërë ndryshimin në kampin e djathtë. “Është qëndrimi i saj personal, por Hajdari duhet të kujtojë që mandatin e ka marrë nga Partia Demokratike, çdo lëvizje tjetër është jashtë PD”, tha Biberaj. Sipas tij, kjo lëvizje nuk cenon PD-në, sepse nuk është gjë tjetër veçse “një fraksion i deformuar i PD-së në shërbim të mazhorancës”, që, siç thotë ai, nuk do të ketë asnjë rol në politikën kombëtare. Akoma më i ashpër gjykimi i tij politik për Hajdarin. Për
Biberajn, mandati i saj ishte “një dhuratë” e kryetarit Basha. “Një mandat honorifik për historikun e saj familjar, që ajo nuk arriti të shfrytëzojë”, tha Aleksandër Biberaj. Edhe Biberaj dikur është larguar nga PD-ja tek FRD-ja. “PD ishte në pushtet. FRD-në e kam themeluar unë dhe z. Topi ishte i ftuar. Kur Topi mori partinë, historia e asaj partie mbaroi, sepse një parti ka nevojë për programe dhe personalitete, gjë që z. Topi nuk ka. Kështu që patjetër që u riktheva në PD, ku papajtueshmëria ime ishte me disa elementë”, u shpreh më tej në intervistën e tij, anëtari i Kryesisë së PD-së, Aleksandër Biberaj.
FORUM ANALIZË Nga Ditmir Bushati*
V
endimi i Parlamentit hollan dez që i kërkon qeverisë nisjen e procedurave në nivel europian për pezullimin e regjimit pa viza me Shqipërinë është padyshim një lajm i hidhur. Mekanizmi i përcaktuar, në rast se aktivizohet nga Hollanda, është i qartë. Komisioni Europian do t’i përgjigjet kërkesës (së supozuar deri tani) të Hollandës mbi kriteret e përmbushura nga ana e Shqipërisë dhe çdo vendimmarrje kërkon një shumicë të caktuar votash në Këshill, ku pesha e votave të vendeve anëtare është e ndryshme. Vitin e kaluar, raporti i Komisionit Europian për këtë çështje vlerësonte se Shqipëria i përmbushte kriteret. Vlen të theksohet gjithashtu se asnjë prej vendeve anëtare të BE, përfshirë Hollandën, nuk kundërshtoi gjetjet e Komisionit. Në të tilla rrethana me të drejtë lind pyetja çfarë ndryshoi në pak muaj nga publikimi i raportit të Komisionit Europian vitin e kaluar? Pse një lëvizje e tillë tani kur Shqipëria pret zyrtarizimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian, bazuar në kalendarin e miratuar në qershorin e 2018 nga vendet anëtare të BE-së dhe procesin analitik screening? Shanset që një nismë e tillë të prodhojë efekte në praktikë janë thuajse zero. Ndaj nuk ka vend për panik. Shqipëria edhe pse ka shumë sfida në betejën me krimin e organizuar dhe korrupsionin i përmbush kriteret e përcaktuara sipas vlerësimeve të
Komisionit Europian. Megjithatë, nuk ka vend për neglizhencë e aq më keq për stigmatizim. Përkundrazi duhet të sigurojmë integritetin e debatit publik në lidhje me këtë çështje. Jemi në të drejtën tonë të përbuzim çdo steriotip negativ që tenton të na vizatojë si njerëz e shoqëri që prodhojmë veç krim dhe emigracion të paligjshëm. Por do të ishte gabim fatal që ta vizatonim Hollandën, anëtare themeluese e kontribuese kyçe në BE, mbështetëse e aspiratës europiane të Shqipërisë, si një vend racist ndaj nesh apo si një vend ku gëlon krimi e prostitucioni. Do të ishte mendjelehtësi gjithashtu të injoronim mesazhin që vjen prej kësaj nisme të Parlamentit hollandez, edhe pse e padrejtë dhe në mungesë të kritereve të përcaktuara nga vetë BE-ja. Të drejtën tonë duhet të vazhdojmë ta demonstrojmë me vendosmëri përmes rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Duke shtuar angazhimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar me organet e specializuara, me Komisionin Europian dhe me vendet anëtare të BE-së. Sepse në asnjë rast nuk duhet të harrojmë që jemi ne që po trokasim në dyert gjithnjë e më vështirë të penetrueshme të BE-së dhe jo e kundërta. Vendimi i Parlamentit hollandez, edhe pse i pari për një nga shtetet që janë pjesë e listës së bardhë të Schengen, nuk është rrufe në qiell
5 E martë, 23 PRILL 2019
Jo panikut, jo neglizhencës! të kaltër. Vjet, në vigjilje të vendimit të BE-së për nisjen e bisedimeve për anëtarësim, Parlamenti hollandez, përmes një rezolute, i kërkoi qeverisë bllokimin e bisedimeve me Shqipërinë. Është fakt tanimë i njohur se për shkak të kundërshtisë së Francës dhe Hollandës, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk i nisën menjëherë bisedimet për anëtarësim në BE. Kjo situatë shtyu vendet anëtare drejt një formule kompromisi me kalendar të përcaktuar për nisjen e këtij procesi pas qershorit të 2019. Historiku i qëndrimeve hollandeze në çështjet që kanë të bëjnë me politikat europiane dhe standardet që lidhen me procesin e zgjerimit nuk fillon e as nuk duket se do të mbarojë me Shqipërinë. Një vlerësim i esëllt i këtij historiku do të na mundësonte për të shpjeguar të pashpjegueshmen, por mbi të gjitha për të kuptuar vështirësitë nëpër të cilat do të kalojë rruga jonë europiane. Në vitin 2016 Hollanda ishte vendi i vetëm në BE që organizoi referendum për marrëveshjen ndërmjet Bashkimit Europian dhe Ukrainës edhe pse u kritikua gjerësisht për pandershmëri dhe mungesë vizioni strategjik, duke pasur parasysh situatën specifike me të cilën përballej Ukraina pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë dhe nevojën dramatike që kishte BE për t’u pozi-
cionuar si lojtar i besueshëm në raport me ambicien e Ukrainës për t’u afruar drejt BE-së. Si rrjedhojë e këtij referendumi, marrëveshja BEUkrainë përmban garanci shtesë për tu mos interpretuar në asnjë rrethanë si marrëveshje që shtron rrugën e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Europian. Hollanda gjithashtu bën pjesë në grupin e vendeve që kundërshtojnë zgjerimin e zonës Schengen me Bullgarinë dhe Rumaninë, përkundër vlerësimeve të Komisionit Europian se këto dy vende i kanë përmbushur kriteret për të qenë pjesë e Schengenit. Është i mirënjohur qëndrimi kushtëzues i Hollandës ndaj procesit të anëtarësimit të Kroacisë dhe Serbisë në BE për shkak të mosbashkëpunimit të tyre me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë. Gjatë krizës në eurozonë, Hollanda spikati si një prej vendeve me qëndrim strikt ndaj vendeve të jugut të Europës duke reflektuar pikëpamjet dhe filozofinë e një vendi që është kontribues kryesor i mekanizmit financiar të BE-së e që kujdeset për çdo qindarkë të shpenzuar. Hollanda mbetet një kritike e zëshme ndaj Polonisë, Hungarisë dhe Rumanisë në lidhje me reformat në fushën e sundimit të së drejtës. Ndryshe nga qëndrimi kundërshtues për anëtarësimin e Turqisë në BE, Hollanda e sheh Ballkanit Perëndimor si pjesë natyrale të BE-së, duke
përqafuar qasjen ‘strikt por të ndershëm’ ndaj detyrimeve që kanë vendet aspirante për përmbushjen e reformave. Edhe në vitin 2013, pavarësisht miratimit të tre ligjeve të famshme dhe rotacionit të pushtetit dhe rekomandimit të qartë të Komisionit Europian për akordimin e statusit të vendit kandidat, Hollanda bënte pjesë në grupin e vendeve që kërkonin më shumë prova bindëse nga ana e Shqipërisë. Më kujtohet fare mirë puna kapilare me vendimmarrës dhe opinionbërës në Hollandë, por jo vetëm, për komunikimin e refomave dhe rezultateve me durim dhe këmbëngulje. Një punë e përbashkët që u materializua me marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, në qershorin e 2014. Ndërkohë që kanë mbetur vetëm pak javë nga vendimmarja e vendeve anëtare të BE-së për zyrtarizimin e bisedimeve për anëtarësim, historiku i mësipëm na tregon se duhet të demonstrojmë kohezion politik e shoqëror dhe një fokus të ripërtërirë për reforma, duke mos lejuar në të njëjtën kohë cënimin e arritjeve historike. Kjo do të ishte profilaksia e duhur në funksion të vendimmarrjeve të pritshme të cilat do të përcaktojnë kursin e Shqipërisë për një periudhë të paktën 10 vjeçare. *Ish-ministritër i Jashtëm, deputet i PS
SHENIM
K
a nisur një debat edhe mes vetë shumicës së majtë për mënyrën se si duhet komentuar votimi i Parlamentit Holandez për rivendosjen e vizave për qytetarët shqiptarë. Ish ministri i jashtëm Ditmir Bushati, që është shndërruan në një zë të arsyeshëm brenda mazhorancës, ka replikuar në distancë me propagandën që po përdor qeveria për të justifikuar këtë goditje të fortë ndaj saj : « do të ishte gabim fatal që ta vizatonim Hollandën, anëtare themeluese e kontribuese kyçe në BE, mbështetëse e aspiratës europiane të Shqipërisë, si një vend racist ndaj nesh apo si një vend ku gëlon krimi e prostitucioni. Do të ishte mendjelehtësi gjithashtu të injoronim mesazhin që vjen prej kësaj nisme të Parlamentit hollandez… » ka shkruar Bushati në Facebook. Duket se reagimi i tij vjen pas përcaktimit të vijësjelljes së qeverisë për ta zhvlerësuar votimin si një objekt i politikës së brendëshme hollandeze. Zyrtarë të kabinetit Rama janë shfaqur këto ditë nëpër ekrane për të treguar statistika se kriminaliteti shqiptarë nuk përbën problem për
Çfarë fshihet pas goditjes së fortë për heqjen e vizave nga Holanda? vendin e tulipanëve pasi ai është i papërfillshëm. Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari gjatë një interviste televizive për “Vizion Plus” deklaroi se : “Nga shifrat e publikuara nga Ministria e Drejtësisë së Holandës, rezulton se në vitin 2016 janë numëruar 710 shqiptarë të dyshuar për veprat penale. Në vitin 2017, shtoi ai, ky numër ka zbritur në 499 dhe në 2018 vazhdojë rënia me 476 të dyshuar për vepra penale. Në total shqiptarët përfaqësojnë vetëm 0.2% të totalit të veprave penale ku dyshohet se janë të përfshirë” këmbënguli ai duke dashur të justifikoi si politik vendimin e parlamentit holandez. Akoma dhe më keq, boria propaganidistike e qeverisë, Top Channel filloi akuzat ndaj Holandës si një vend i kriminalizuar. E gjithë kjo vijë sjelljeje erdhi pas qëndrimit të Edi Ramës në kuvend i cili e konsideroi
si lojë elektorale aktin e fortë të parlamemntit holandez. “Nëse ata kanë arritur në konkluzionin, që, duke i bërë shqiptarët gogol marrin më shumë vota, se do t’i mbrojnë njerëzit nga gogoli që ata e krijojnë vetë, kjo është politikë e tyre” u mbrojt kryeministri. Por, kjo logjikë argumentuese e qeverisë lë shumë gropa në arsyetim Së pari po kur krimi shqiptar qenka kaq i papërfillshëm në Holandë pse na zgjodhën ne si mish për top? Thjesht sepse na ra lapsi pasi u duhet për efekte elektorale do të përgjigjeshin propogandistët e Ramës. Po mirë, nëse kishin nevoja zgjedhore pse nuk futën dhe malazezët, serbët, maqedonasit, boshnjakët, por vetëm ne – shtrohet pyetja tjetër? Mjafton vetëm kjo pyetje për të kuptuar se kriminaliteti shqiptar ka një « meritë » më shumë në raport me vendet fqinje që gëzojnë privilegjin
e lëvizjes së lirë. Dhe kjo meritë duhet qëmtuar në sferat e larta të shteti dhe të policisë. Ata pak njerëz që e njohin botën e lidhjeve kriminale e dinë shumë mirë shprehjen : « Filan drejtor policie e emëruan çunat e Amstërdamit ». Ata e dinë po aq mirë se vetëm krerët e policisë antidrogë nuk dalin kurë nga sistemi kushdo që të jetë në pushtet. Pra, ndryshe nga sa pretendon qeveria, reagimi holandez nuk është as racist, as vetëm për qëllime elektorale. Ai lidhet me informatat e tyre se tentakulat e bosëve shqiptarë të drogës shtrihen deri në majat e pushtetit në Tiranë. Ata e dinsë se kush i mbron dhe kush i jep leje ndërtimi për të pastruar paratë. Në këtë kuptim, po, vendimi i Holandës nuk është punë 2%, por akt politik, për një qeverisje që nuk bashkëpunon në goditjen e krimit. Dhe megjithëse e kanë të qartë se
heqja e vizave është një mision i pamundur, deputetët holandezë votuan masivisht për të. Për të dhënë një sinjal të qartë se ata janë në djeni se kush është partner në Tiranë, me ata që kontrollojnë drogën në Amstërdam. Ai është një sinjal politik edhe në prag të vendimit të vendeve anëtare për hapjen e negociatave më Shqipërinë. Jo më kot ish ministri i jashtëm, që i njeh mirë kulisat e lojës së europianëve ka ngritur pyetjet retorike: “Në të tilla rrethana me të drejtë lind pyetja çfarë ndryshoi në pak muaj nga publikimi i raportit të Komisionit Europian vitin e kaluar? Pse një lëvizje e tillë tani kur Shqipëria pret zyrtarizimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian, bazuar në kalendarin e miratuar në qershorin e 2018 nga vendet anëtare të BE-së dhe procesin analitik screening? Lapsi.al
POLITIKE
6
E martë, 23 PRILL 2019
Nënkryetarja e LSI-së: Opozita kërkon që të mos jenë bandat, apo krimi i organizuar që të vendosë për zgjedhjet në Shqipëri
Erisa Xhixho: Kriza zgjidhet me Qeveri Tranzitore N
ënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, thotë se vendi ndodhet në një një krizë të thellë politike, institucionale, dhe një mosfunksionim i dy pushteteve. Në një intervistë dhënë dje për emisionin “KafeIN”, Xhixho u shpreh se qoftë të pushtetit legjislativ, i cili ka humbur tashmë pluralizmin politik dhe mbas vendimit të opozitës për djegien e mandateve, kemi një Parlamenti ilegjitim i provuar tashmë nga përgjimi jo i rastësishëm, por nga ai i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. “Evidentohej qartë lidhja e krimit me blerjen e votës të zgjedhjeve te 2017. Gjë që çoi padyshim në një vendimmarrje shumë të fortë, ekstreme, të djegies së mandateve”, tha Xhixho. Më tej Xhixho tha se në sondazhin e fundit që është bërë nga Komiteti i Helsinkit, i mbështetur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur, del që 63% e shqiptarëve nuk besojnë të procesi i Vettingut dhe se ky sistem do të pastrohet. Sipas nënkryetares së LSI-së, për të zgjidhur këtë krizë, vendi ka nevojë për një zgjidhje politike. “Zgjidhja politike zgjidhet nga palët ,që do të thotë që kushtet që ne kemi vendosur për të hyrë në zgjedhje janë pikërisht garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, krijimi i një qeverie tranzitore, e cila do të mund të kishte disa objektiva, ndër të cilat garantimi i zgjedhjeve, ecja përpara e proceseve integruese të vendit”, tha Xhixho. INTERVISTA Si i sheh zhvillimet e fundit politike që kanë ndodhur nëvendin tonë? Absolutisht që jemi në një krizë politike, institucionale, një mosfunksionim i dy pushteteve. Qoftë të pushtetit legjislativ, i cili ka humbur tashme pluralizmin politik dhe mbas vendimit të opozitës për djegien e mandateve kemi një Parlamenti ilegjitim i provuar tashme nga përgjimi jo i rastësishëm, por nga ai i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ku evidentohej qartë lidhja e krimit me blerjen e votës të zgjedhjeve te 2017. Gjë që çoi padyshim në një vendimmarrje shumë të fortë, ekstreme, të djegies së mandateve. Në mënyrë të një ndërgjegjësimi shumë të madh për këtë problem shumë serioz për demokracinë e vendit por jo vetëm. Dhe nga ana tjetër, ndodhemi pa Gjykatë Kushtetuese pa Gjykatë të Lartë, të një sistemi drejtësie në kaos dhe të një implementimi të reformës në drejtësi, e cila pas 3 viteve nga miratimi i ndryshimeve kushtetuese mund të themi që ka rene besueshmëria e publikut te kjo reformë. Nëse në 2016, 80% e
shqiptarëve besonin te reforma në drejtësi si një mundësi për të rikthyer besimin e tyre te sistemi, por edhe për të larguar duart e politikës njëherë e mirë nga sistemi i drejtësisë për të pasur një drejtësi të pavarur. Në sondazhin e fundit që është bërë nga Komiteti i Helsinkit, i mbështetur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur, del që 63% e shqiptarëve nuk besojnë te procesi i Vettingut dhe se ky sistem do të pastrohet. Besueshmëria ka rënë, sepse
Vettingu është shumë i ngadaltë me standarde të dyfishta dhe hetimi i subjekteve nuk është kryer me të njëjtën metodologji gjithmonë, kjo e raportuar se fundmi nga Brukseli si shqetësim i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili ia ka përcjellë dhe zyrave në Tiranë tashmë. Kemi parasysh që nga 800 prokurorë dhe gjyqtarë që janë në sistem, vetëm 130 e kanë kryer deri më sot. Domethënë ka shumë problem, sepse njerëzit nuk e prekin shpejtësinë e
procesit të gjykimit dhe drejtësinë e sistemit të ri. Duket se një gjë e ngjashme po ndodh me sistemin politik, po zëvendësohen disa aktorë dhe faktorë me disa të tjerë. Ekziston mundësia, për të mos ta quajtur rreziku që në zgjedhjet lokale të shkojnë dy kampe të rinj, mazhoranca dhe një opozitë e re, diku parlamentar, diku me aleatë të vegjël, diku me njerëz që ndoshta nuk do e kishin rastin dhe mundësinë të rankoheshin aq lart në listat e partive respektive… Për mua kjo është një përpjekje e dëshpëruar e arkitektit të mazhorancës për të krijuar një opozitë të re apo një fasadë opozitë. Mendoj që vetë opozita që njohin të gjithë shqiptarët ka marrë një vendim shumë ekstrem për daljen nga Parlamenti dhe ajo është opozita e vetme. Këto janë thjeshtë disa mekanizma të z. Rama, mendoj, për të dhënë idenë që këtu jemi në normalitet, ndërkohë që të gjithë e pranojnë se nuk jemi në normalitet. Dhe për këtë krizë ka nevojë për një zgjidhje politike. Zgjidhja politike zgjidhet nga palët, që do të thotë që kushtet që ne kemi vendosur për të hyrë në zgjedhje janë pikërisht garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, krijimi i një qeverie tranzitore, e cila do të mund të kishte disa objektiva, ndër të
cilat garantimi i zgjedhjeve, ecja përpara e proceseve integruese të vendit. Jo pushtet në tavolinë, dhe këtë e kemi bërë të qartë. Do të thotë që opozita kërkon vetëm që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme dhe të fitojë absolutisht më i miri. Por të mos jenë bandat apo krimi i organizuar që të vendosë për zgjedhjet në Shqipëri. A i keni ju mekanizmat ligjorë, institucionalë, politikë apo para politikë për ta ndaluar një realitet të tillë? Fakti që në gjithë mbështetjen popullore të gjithë protestave që ne kemi zhvilluar, pjesëmarrja gjithmonë ka qenë shumë e madhe, shumë e vendosur. Njerëzit kanë qenë aty për të na mbështetur dhe ne për t’i mbështetur ata. Besoj që është mekanizmi më i mirë për të arritur jo thjesht qëllimin e opozitë, unë nuk e shoh kështu. Unë e shoh si një qëllim për të mirën e vendit tim. Në radhë të parë, sepse sot në çdo tavolinë që ti ulesh flitet ose për të emigruar nga Shqipëria, të rinjtë dhe të rejat, njerëz me kushte të vështira ekonomike, dhe e dyta është kriza ekonomike në të cilën po kalon Shqipëria sot. Pasiguria juridike, vetë ambasadorja gjermane tha para disa ditësh që kemi problem me investimet gjermane, sepse ka mungesë të sigurisë juridike dhe transparencë në gjithë proceset e tenderimit.
GRABITJA E RINASIT
ANËTARI I KRYESISË SË PD-së
Spahiu: Rama harron se hetimet zhvillohen nga prokuroria, e jo nga policia
Integrimi në BE, Alizoti: Gjermania do japë lajmin e keq për Shqipërinë
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama mbi rolin e policisë në arrestimin e katër personave të dyshuar mbi grabitjen e Rinasit ka komentuar edhe ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu. Përmes një qëndrimi të shprehur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Spahiu shprehet se Rama harron që këto janë punë hetimore të Prokurorisë edhe pse ai përmend gjithmonë policinë. Gjithashtu, Spahiu nuk lë pa përmendur edhe thirrjen e kryeministrit drejtuar policisë për të hequr kapelet dhe për t’u përfshirë në fushatë për Rilindjen, implikimin e policisë në trafikun e drogës e të tjera me radhë. “Shkruan dhe përmend gjithmonë policinë, harron që janë punë hetimore të prokurorisë. S’ka faj, aty e ka “dashurinë”. Që me thirrjen që të hedhin kapelet dhe votojnë Rilindjen (veprim i dënueshëm), implikimin e saj në marrëdhënie direkte me trafikun e drogës (128 policë raportuar nga shërbimet dhe asnjë i ndaluar), dhunën me gaz ndaj protestues por dhe gaz helmues fëmijëve në gjumë në banesën e tyre. Ke të drejtë, pasi të gjithë frikacakët policinë kanë frikë!”, tha dje ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu në reagimin e tij.
Gjermania mund të propozojë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia, në procesin e integrimit në BE. Kështu është shprehur dje në studion e emisionit “Mbrëmje Ide”, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, i cili është dhe njohës i mirë i politikave gjermane. “Unë kam bërë disa takime kur kam qenë në Berlin kohët e fundit dhe kam pasur takime me dy deputetë. Njëri nga CDU dhe tjetri nga FDP të cilët ishin përgjegjës në Parlamentin Evropian në Komisionet e Jashtëm për Ballkanin Perëndimor. Një nga tezat që dëgjova që ka një mundësi, falë krimit dhe situatës jo stabël që do të ishte fatkeqësi për Shqipërinë që do të ndahej nga Maqedonia. E kam dëgjuar nga njerëzit që mbulojnë Ballkanin Perëndimor për Parlamentin gjerman dhe bëjnë teza dhe dosjet gati që përcillen në Buntestag. Ka qenë e parashikuar që Maqedonia e Veriut të jetë paketë bashkë me Shqipërinë. Ndarja nga Maqedonia e Veriut do të ishte një gjë shumë e keqe për ne. Situata po rrethohet shumë keq për ne. Dhe rastri i Holandës që e kërkon vetëm për ne heqjen e vizave mund të fryjë Evropën e cila është bërë goxha poluliste dhe partitë që mund të vijnë nuk e duan zgjerimin e BE. Ata mendojnë se zgjerimi i BE është përgjegjës për krimin edhe rënien e ekonomisë. Shqipëria duhet ta marrë seriozisht këtë gjë dhe deri tani nuk e ka marrë seriozisht”, u shpreh dje anëtari i Kryesisë së PD-së, Tomor Alizoti.
POLITIKE
7
E martë, 23 PRILL 2019
Rama bën reagimin e zakonshëm pas ndalimit të 4 personave për grabitjen në Rinas: Zhvillim inkurajues
I
sh-kryeministri Sali Berisha dhe pasardhësi i tij në Qeveri, Edi Rama do të replikonin në distancë përmes rrjeteve sociale këtë të hënë lidhur me operacionin policor në Elbasan, ku uniformat blu raportuan ndalimin e katër pjesëtarëve të grupit të grabitësve që morën pjesë në vjedhjen spektakolare të miliona eurove në brenda pistës së avionëve në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Fillimisht do të ishte ish-kryeministri Berisha, i cili përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, hodhi dyshime të forta se policia po kërkonte dje në Elbasan për autorë të rremë të grabitjes në Rinas. Përmes ironisë ai shton se operacioni i koduar me emrin “Fredi Alizoti”, bëhet për të maskuar grabitjen shtetërore. Sipas tij autorët e vërtetë të grabitjes u arratisën. “Vazhdon me sukses në Elbasan operacioni me emër të koduar “Fredi Alizoti”. Miq, prej katër ditësh, për të maskuar grabitjen shtetërore të shekullit në Rinas, narkopolicia me urdhër të Noriegës dhe Gjeneral K a n a b i s i t , badiguardi i Eskobarit ka nisur operacioni me emër të koduar “Fredi Alizoti”. Për këtë qëllim, pasi e informuan të zhdukej, shpallën në kërkim Klement Çalën dhe tani janë vërsulur
Grabitja në Rinas, Berisha: Autorët ikën, u informuan më parë për operacionin
në arrestime të të afërmve të Çalës, njerëz që në jetën e tyre nuk kanë të regjistruar ndonjë shkelje ligji, por me shpresën e pashuar se ndonjëri prej tyre do pranojë të luajë rolin e Fred Alizotit në grabitjen shtetërore të shekullit. Përveç kësaj, narkos me uniformë po kërkojnë strofullën se ku do ti vendosin disa dhjetëra mijëra euro, njëlloj si në rastin e
parë që i futën në frigorifer dhe tenxhere me presion për të faktuar se u gjetën dhe paratë që nuk u “dogjën” nga policia, por u poqën. Kësaj radhë po provojnë lavatriçe, mikrovalë, qypa balte, gjerë dhe katruve ujë. Miq, le të ndjekim gjer në përfundimin me sukses spektakolar operacionin “Fredi Alizoti””, u shpreh dje në reagimin e
NUMRI 2 I QEVERISË
STATUSI
Minatorët në protestë, Xibri: Rama dhe ministrat e tij po na sorollasin
S
indikalisti Fiqiri Xibri i ftuar në rubrikën “Opinion” në “Neës 24” dha detaje për protestën e sotme të minatorëve, të cilët do të mblidhen para godinës së Kryeministrisë, duke filluar nga ora 10:00. Sipas tij, protesta e minatorëve do të zhvillohet me disa skenarë, ndërsa njëra prej tyre tha Xibri mund të jetë vendosja e 5 arkivoleve, të cilët do simbolizojnë institucionet përgjegjëse që kanë harruar minatorët. “Kostoja e statusit të minatorit është e lartë. Akoma zero punë për këtë çështje. Sot jemi në luftë me qeverinë. Nesër kemi disa skenare për këtë protestë. Një skenar do të jetë
tij lidhur me operacionin policor që u zhvillua dje në Elbasan, ish-kryeministri Sali Berisha. Kryeministri Pak orë pas operacionit të policisë, kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të katër personave të dyshuar si të përfshirë në grabitjen në Rinas. Në faqen e tij zyrtare në rrjetet
sociale, kreu i Qeverisë e quan ndalimin e këtyre katër personave si një zhvillim inkurajues në rrugën e ndalimit dhe ndëshkimit ligjor të të gjithë autorëve të krimit. Sipas tij, sa më shumë baltoset policia, aq më shumë rritet forca e saj goditëse. Sipas shefit të qeverisë, ndalimi i tyre është një zhvillim inkurajues, i cili më pas do t’i hapë rrugë arrestimit të të gjithë personave të tjerë për ngjarjen e 9 Prillit. Në reagimin e tij, Rama nuk harroi të shigjetonte edhe kritikët e Policisë së Shtetit, ndërsa pohon se sa më shumë baltë të hidhet drejt tyre,kjo e fundit duhet të japë përgjigjen duke rritur forcën e saj goditëse ndaj krimit. “Ndalimi i 4 personave të përfshirë në grabitjen e aeroportit,një zhvillim inkurajues në rrugën e ndalimit dhe ndëshkimit ligjor të të gjithë autorëve të krimit. Policia e Shtetit duhet të provojë përditë se sa më shumë sulmohet e baltoset,aq më shumë rritet forca e saj goditëse”, u shpreh dje kryeministri Edi Rama. Alkond Bengasi, Saimir Çela, Renaldo Sula nga Elbasani dhe Oltian Veseli nga Fushë Kruja, dyshohen si të përfshirë në ngjarje, fill pas së cilës gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë mbeti i vrarë Admir Murataj, një eksponent i njohur i botës së krimit.
Protesta e opozitës, Braçe- Bashës: Do të dhunosh sërish mor qyq?
P
vendosja e disa arkivoleve në shenjë simbolike, që do personifikojnë disa institucione. Minatorët i kanë dhënë shumë vendit, politikanët duan të na sorollasin. Kemi qenë gjithmonë në një mendje. S’mendoj se janë më
shumë se 6000 minatorë. Policia e Shtetit është njoftuar për protestën. Ky është një shtet që nuk funksionon. Ka mijëra e mijëra pensione false, çfarë bën shteti këtu?”, tha përfaqësuesi i minatorëve Fiqiri Xibri.
ak orë, pasi u mësua se protesta e radhës e opozitës do të mbahet më 11 maj në orën 18:30, do të reagonte mazhoranca përmes Zëvendëskryeministrit Erion Braçe. Teksa ka publikuar tre foto të disa grupeve të turistëve që huaj në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, që kanë mbërritur në Shqipëri, Braçe i bën thirrje kryedemokratit Lulzim Basha të largohet. “Do dhunosh sërish ti or qyq?! Nuk ka vend! Tirana është plot! Nuk ka vend për ty! Shihe! Në një minutë të vetme, sot (dje), tamam në Bulevard, mes selisë së Qeverisë e Kuvendit, janë tre grupe të mëdha
turistësh! Lëre Tiranën të jetojë! Boll e sulmove! Boll i dëmtove njerëzit! Boll e sulmove ekonominë e tyre! Ti i ke bërë paratë e tua, hem si holandez, e hem si pushtetar! Abuzove sa deshe, u pasurove, u hetove, bëre çmos dhe gjykimin ndalove! Këtë sistem kemi!
Tani boll kundër njerëzve të zakonshëm, ekonomisë së tyre, thjesht, sepse ke tmerr nga rënia e sistemit! Mos ju prek ekonominë or qyq! Tutori yt e bëri dhe u përvelua! Zini mend një herë të vetme!”, u shpreh dje në reagimin e tij numri 2 i Qeverisë, Erjon Braçe.
POLITIKE
8
E martë, 23 PRILL 2019
TË DHËNAT E INSTAT
Turizimi - 2019-ta nis keq, më pak të huaj vijnë në Shqipëri S
hqipëria është ambicioze këtë vit për thithjen e turistëve të huaj. Qeveria ka shpallur objektivin e 10 milionë turistëve, shifër që do të arrihet gjatë muajve të verës. Kjo pasi nisja e 2019-ës nuk është premtuese. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë dy muajve të parë të këtij viti, në Shqipëri kanë hyrë rreth 411 mijë shtetas të huaj, me rënie 2,8% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Pjesa më e madhe mendohet se janë turistë, pasi ka edhe të huaj që vizitojnë vendin tonë për qëllime të tjera. Të dhënat e detajuara të INSTAT-it tregojnë se është rritur ndjeshëm numri i anglezëve që kanë hyrë në Shqipëri këtë vit, me 17,6%, ndjekur nga qytetarët
e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me 8,2%. Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe 2-mujore është shtuar edhe numri i turistëve nga Gjermania, duke u rritur me 6,8%. Për polakët, Shqipëria vijon të mbetet një ndër atraksionet turistike më të preferuara, pasi numri i hyrjeve është rritur me 5,9%. Ndërkaq gjatë tre muajve të parë të vitit janë regjistruar 24 mijë vizita më pak në dy muaj nga Kosova. Më pak shqiptarë të Kosovës kanë hyrë në
vend gjatë dy muajve të parë të këtij viti. Sipas Institutit të Statistikave, vizitat nga Kosova janë ulur me 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kështu, gjatë periudhës janar-shkurt 2019 numërohen 124 mijë shtetas nga Kosova që kanë vizituar Shqipërinë, nga 148 mijë që shkelën kufirin shqiptar në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo rënie drastike e numrit të tyre lidhet ngushtësisht edhe me vendosjen e tarifës së Rrugës së Kombit.
Qeveria ndryshon ligjin: Parashikon edhe formën e privatizimit me metodën e “tjetërsimit” duke ia kaluar direkt investitorit pronat
Herion Mesi
P
ërmes një ndryshimi në Aktin Normativ me fuqinë e ligjit, të miratuar në vitin 2008 për privatizimet, Këshilli i Ministrave u jep të drejtën subjekteve të përfitojnë edhe pa ankand apo tender një pasuri shtetërore. Synimi i kësaj shtese është zgjerimi i konceptit të privatizimit të parashikuar në aktin normativ, që krahas formës së privatizimit me mënyrën e tenderit, apo edhe të ankandit, parashikon edhe formën e privatizimit me metodën e “tjetërsimit”, pra duke ia kaluar direkt një investitori të interesuar pronën shtetërore, në përputhje me kritere që i përcakton sipas rastit të caktuar Këshilli i Ministrave. Në relacionin që shoqëron ndryshimin, Këshilli i Ministrave sqaron se një masë e tillë është marrë për t’u rritur investitorëve sigurinë në respektimin e së drejtës së pronës në vend. Vetëm pak javë më parë Këshilli i Ministrave miratoi disa ndryshime të tjera të rëndësishme lidhur me pronat publike, duke u dhënë të drejtën subjekteve që kanë kontrata qiraje apo kontrata simbolike një euro të privatizojnë pasurinë nëse përmbushin disa kushte. Relacioni Qeveria duke argumentuar qëllimin e këtij ndryshimi, habit me justifikimin e aktit teksa thekson se bëhet fjalë privatizimin pa garë të disa tokave të vogla. “Kjo nismë merr shkas nga vullneti i mirë për të adresuar disa problematika që ndeshen aktualisht me disa sipërfaqe toke shtetërore, të cilat preken nga planet e përgjithshme vendore. Konkretisht, në mjaft raste ekzistojnë sipërfaqe të ndryshme toke pronë private të cilat janë të përfshira në planet e miratuara të zhvillimit urban nga ana e njësive të vetëqeverisjes vendore. Por këto sipërfaqe toke private rrethojnë, prekin ose janë menjëherë në kufi me copëza/sipërfaqe relativisht të vogla toke në pronësi të qeverisjes qendrore ose të njësive të vetëqeverisjes vendore. Në praktikë këto rrethana sjellin probleme për investitorët që përkthehen me pengesa në kryerjen e disa investimeve të rëndësishme në vend, si dhe sjellin si rezultat moszbatimin e planeve vendore të miratuara. Kjo, sepse investimet private pengohen nëse investimi nuk do të përfshinte edhe këto sipërfaqe të vogla shtetërore, një pjesë
Pronat shtetërore do të privatizohen nga Qeveria pa ankand dhe pa garë
e mirë e të cilave prej kohësh rezulton të ketë humbur edhe funksionet për të cilat janë përdorur dikur. Vlen të përmendim këtu se problematika e regjimit të pronës në Shqipëri dhe e sigurisë juridike që lidhet me pronat është një problematikë e kahershme dhe e trashëguar, që fatkeqësisht vazhdon ende të pengojë realizimin e shumë investimeve me potencial të lartë për vendin. Në shumë raporte ndëkombëtare, të tilla si raporti i përvitshëm “Doing Business”, theksohet se problematika e çështjes së pronave dhe e sigurisë juridike që lidhet me to pengon tërheqjen e investimeve të huaja dhe të investimeve të rëndësishme nga Shqipëria. Ndaj, nisur nga fakti se regjimi juridik i pasurive të paluajtshme ndryshon në funksion të llojit apo të mënyrës së përdorimit të tokës (p.sh. tokë truall, tokë bujqësore, pyje, kullota, livadhe, toka të pafrytshme), propozimi për këtë rast është që shtesat dhe ndryshimet të kryhen
pikërisht duke amenduar aktin normativ nr.4, të ndryshuar, që prek privatizimin e pronave të institucioneve shtetërore. Kjo rrugë do të ishte rruga më efiçente nga pikëpamja e sigurisë juridike, duke ofruar, gjithashtu, qëndrueshmëri dhe një adresim afatgjatë të këtij shqetësimi. Me qëllim që objektivat e këtij projektligji të mund të arrihen, lind nevoja për të miratuar këto shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore të xhiros së këtyre ndërmarrjeve””, miratuar me ligjin nr.9967, datë 24.7.2008, dhe ndryshuar me ligjin nr.3/2015”, thuhet në relacionin bashkëngjitur projektligjit. Privatizimi Thelbi i ndryshimeve të propozuara nga Qeveria në draftin e saj, bën të
mundur që në ligj të parashikohet mundësia e privatizimit të sipërfaqeve të pronës shtetërore tek të tretët, në funksion të planeve të përgjithshme vendore të miratuara, si dhe sipas kushteve e procedurave që do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Konkretisht, shtesa e parë bëhet në paragrafin e dytë të nenit 2, ku në fjalinë e parë, pas fjalës “... tenderit ...” shtohen fjalët “... ose tjetërsimit ...”. Synimi i kësaj shtese është zgjerimi i konceptit të privatizimit të parashikuar në aktin normativ, që krahas formës së privatizimit me mënyrën e tenderit, të parashikojë edhe formën e privatizimit me metodën e “tjetërsimit”, ku ky tjetërsim do të bëhet nëpërmjet kontratave të tjetërsimit ku pronësia mbi pasurinë kalon në çastin e lidhjes se kontratës së tjetërsimit të kësaj pasurie. “Blerësi apo përfituesi i kësaj pasurie bëhet pronar i ligjshëm i saj që në momentin e nënshkrimit të kontratës, duke fituar të gjitha të drejtat dhe detyrimet që lidhen me qenien e tij si pronar mbi këtë pasuri”, thekson Këshilli i Ministrave. Ndryshimi i dytë prek sërish nenin 2 të aktit normativ, ku në fund të fjalisë së dytë, pas fjalëve “... Këshillit të Ministrave ...” shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Kalimi i pronës shtetërore në private të bëhet edhe në funksion të planeve të përgjithshme vendore, sipas kushteve dhe kritereve që përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Vendimi i Këshillit të Ministrave, për këto raste, përcakton gjithashtu kushtet që duhet të plotësojnë kërkuesit e tjetërsimit me kontratë të pronës shtetërore, mënyrën e vlerësimit të pronës shtetërore si dhe organet që përfshihen gjatë procesit dhe rolin e tyre.”, thekson Qeveria, por pa sqaruar konkretisht se për cilat projekte vendore bëhet fjalë.
FORUM
9 E martë, 23 PRILL 2019
ANALIZË
Partia e re, Lubonja: Hajdari e Patozi i bëjnë shërbim Ramës
A
nalisti Fatos Lubonja e sheh partinë e re të kri juar nga Rudina Hajdari dhe Astrit Patozi të dështuar që në nisje. Duke komentuar zhvillimet politike në rubrikën “Opinion” në News24, Lubonja tha se analiza duhet të nisë që nga Azem Hajdari. Sipas tij, të thuash që ai ishte një idealist dhe vajza e tij erdhi me ideale është të mashtrosh. Për Lubonjën, Hajdari dhe Patozi nuk përfaqësojnë askënd dhe nuk sjellin asgjë në këto zgjedhje, përveç
se i shërbejnë Edi Ramës. “Zonjës Hajdari i thonë e zgjodhën se është e bija e Azem Hajdarit, por për mua problemet e PD fillojnë që me Azem Hajdarin. Pse u vra Azem Hajdari? Për histori të fortësh. Ai u vra nga disa të fortë që ishin të lidhur me PS. Ai u vra sepse ishte tek ata që quhen të fortët e PD. Kjo analizë fillon që me të fortët. E kam dhe me oligarkinë por edhe me ata të fortët e zonave elektorale. Të thuash që Azem Hajdari ishte një idealist dhe vajza erdhi si e tillë është
ANALIZA Nga Agron Gjekmarkaj
E
pamëshirshme më dukje përmes deklarat ave ka qenë Ambasada e SHBA-ve, qysh nga djegia e mandateve ndaj qëndrimeve dhe gjuhës së Lidershipit opozitar. E në këso rastesh fillon një festival i madh hipokrizie e propagande e denjë për artikulimin tonë kulturor e politik të ditës. Togfjalëshat e tipit “ja Amerika foli”, “Amerika e vulosi”,” Amerika di një gjë” , “Opozita diku e ka shkelur”, “Ramën e do Amerika” , “ti je me Amerikën apo kundër saj?” i ndesh në shtyp, në ekran dhe në tavolinë?! Në fakt, qoftë gjuha që përdori i dërguari Palmer, qoftë ajo e diplomateve si Leyla MosesOnes, me parimet e demokracisë amerikane është tejet korrekte. Precedenti i djegies së mandateve dhe sidomos bojkotimi i zgjedhjeve lokale, janë shumë të rënda dhe bien si grusht në stomak për këdo. Logjikisht kështu do të duhej të ishte në çdo vend me demokraci normale. Kur u miratua reforma në drejtësi u fol në media për biseda e mesazhe që Ambasada u dërgoi deputetëve të caktuar, në mënyrë që të siguronte votën e tyre pro duke i futur mes kulaçit dhe kërbaçit. Perceptimi që, se po konsumohej një gjest amoral për një qellim të mirë. Në fakt do të kishte qenë shërbim i madh për pastrimin e politikes nëse Ambasada i publikonte dosjet e tyre sesa na la mbi kurriz deputet e politikan të shantazhueshem. Madje edhe kësaj here nëse do të kishte
diçka për Opozitën shqiptare që nuk e dimë do të ishte shërbim i madh ndaj kësaj shoqërie dhe këtij kombi të na e thonë publikisht! Kësisoj qartësohemi edhe ne që mendojmë se opozita po bën gjënë e duhur. Megjithëse vështirë të besohet se në këtë vend ka forca politike apo politikanë të rangut të lartë që luftojnë kundër interesave amerikane. Kur edhe Gramoz Ruçi sot e Fatmir Xhafaj dje janë bërë proamerikan të thekur kush dreqin ka mbetur tjetër në këtë vend pa ndryshuar bindje!! Madje Kryeministri e quante Trampin turpi i civilizimit e sot të merr gjak në vetull për të, madje po i thahet gjuha teksa rend me lobues për ta takuar. Shqipëria ka një histori tragjike dhe paradoksale. Shumë kush është vrarë e persekutuar në këtë vend si “agjent” i amerikanëve pikërisht nga etërit jo metaforik por biologjik të këtyre tipave që drejtojnë mazhorancen e sotme, ndërsa shumë prej pasardhësve të të vrarëve akuzohen nga Gramozi me shokë si antiamerikan. Nejse, djemtë dhe cucat e rilindjes modern tek nuk vë teksa kruajnë mjekrat spic dhe nishanet nën gushë mund të të akuzojnë për rënie në folklorizëm!! Por ne që jetojmë këtu e dimë që ka mospërputhje të deklaratave me realitetin. Të rriturit po e po e dinë që bota e krimit, paratë e trafikut, abuzimi me pushtetin dhe administratën ndikojnë fort në rezultatin e zgjedhjeve, por edhe fëmijët që politika si lë të
të mashtrosh, është një problem i madh”,- tha Lubonja. Ai deklaroi se emrat që po krijojnë partinë e re opozitare nuk kanë folur kurrë për korrupsionin dhe vjedhjet e qeverisë “Rama”. Sipas Lubonjës ky është një tregues se partia e re është vënë në shërbim të Edi Ramës. “I ke dëgjuar këta të flasin njëherë për vjedhjen tek Astiri, për teatrin që po prishet, për kullat që do të ndërtojë Edi Rama?! I vetmi problem është demokracia në PD. Më
fal po a kanë qenë këta në kohën e Berishës? Këta nuk përfaqësojnë dhe nuk sjellin asgjë në këto zgjedhje përveç se një shërbimi për Edi Ramën që të sjellë një fasadë, që ja ku e
kemi opozitën. Nga pikëpamja pragmatiste nuk shkon, janë të dështuara. Këta duket që nuk kanë mbështetjen e askujt përveç se të pushtetit”,- deklaroi Lubonja.
“E dashura, Leyla Moses-Ones bën mirë ti degjosh edhe “banditet”!!” rriten të qetë. Tanimë ky fakt rri sa gjerë gjatë në dosjet e prokurorisë! Pushteti në gjashtë vite e ka dëshmuar qartë natyrën e vet sunduese e tejet korruptive dhe jo qeverisëse duke mos humbur asnjë rast për ta deligjitimuar opozitën, e përdhunuar atë! Vitet e fundit duke asgjësuar Gjykatën kushtetuese, atë të lartë dhe kapur sistemimin e drejtësisë në mënyrë kapilare i ka hequr asaj edhe mundësinë formale për tu ankuar! Ndërkombëtarët nuk kanë bërë asgjë ose shumë pak për të nxjerrë opozitën nga gjendja e fasadës! U bë ligji i Dekrimanilizimit po kush i pengoi punëtoret e kanbisit tu hynin zgjedhjeve qysh e tek jua lypte xhani? Ambasadat? Jo jo, askush!! Ligji kësaj anë ka vlerë vetëm në letër për sunduesit. Ata nuk kanë qenë në gjendje të japin asnjë garanci. Sistemi i gjymtuar jo e jo dhe të gjitha këto e shtynë opozitën të dalë prej tij! Sistemi i kontrolluar nga një njeri, ai që do duhej të ishte struktura e demokracisë, po e vriste thelbin e saj duke asgjësuar garancitë dhe institucionet e ankimimit. Demokracia në Shqipëri ka nevojë të rithemelohet dhe jo ti kërkohet opozitës të rikthehet në “shtratin” e Edi Ramës për ta përdhunuar përsëri. Nga ana tjetër diplomatet i përsërisin pa reshtur opozitës të tejkalojë vetveten, të harrojë
pse i dogji mandatet dhe të hyjë në zgjedhje lokale megjithëse e dinë që Kryeministri po i pret me “kobure” në dorë për ti “vrarë” përsëri! Pas këtij dimri të vështirë ai e ka më të domosdoshme se kurrë një “fitore” të madhe!! Mendoni me çfarë kose ne dorë do tu ngjitej lëndinave të këtij vendi gjatë muajit qershor. Ani i thonë, Bashës, shko e “vdis” aty po garanci nuk japin as edhe një. Nga ana tjetër ata nëpërmjet presionit verbal po ndihmojnë Edi Ramën të gjejë paterica dhe të sajojë opozitë të re. “Opozita e re” sot nuk është asgjë tjetër vetëm një departament i Rilindjes. Parlamenti aktual është tragjikomedi. Tek kjo përçapje shfaqet i mnershëm dhe i tmerrshëm vizioni që ka Kryeministri ynë dhe këshilluesit e tij për pluralizmin. Ndërsa tek ata që kërcënojnë se do të trajtojnë partitë e opozitës si banda konturohet mundësia hipotetike për tu ndeshur me të gjithë ata që nuk e pranojnë këtë vizion domethënë me qytetarët! Egërsia me të cilën arrestohen se janë mbështetës të opozitës është fillimi i kësaj të vërtete që rrezikon të dalë jashtë kontrollit drejt një përplasjeje civile. Me djegien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale si rruga e vetme që i ka mbetur Opozitës, Basha i ka hequr çdo kujt mundësinë e lëvizjes
antisistem duke e përvetësuar atë po kaq i ka pamundësuar jetën politike çdo subjekti me karakter kinse opozitar. Me të mirat dhe të këqijat e veta tani Opozita reale gravon përreth aksit PD-LSI me aleatë! Ajo duhet të vazhdojë transformimin e brendshëm të cilin e ka jetik, pa rënë në kurthet e shumta që po i ngrihen ngamos. Dialektika politike e tre dekadave na mëson se pesha e pushtetit abuziv zë nën vete arkitektet e saj. Kur garancitë nuk na i japin dot të huajt tanimë të lodhur me ne për 30 vjet, është koha që ato ti prodhojë vetë shoqëria, pikërisht ata “banditët” që duan ti japin fund kësaj fasade korruptive. Ndaj një lutje e kemi për zonjen Leyla Moses –Ones, mos na kërkoni të pranojmë, ato gjera që në Amerike do të irritonin këdo, ato gjëra që do e çonin qytetarin tek interpretimi i asaj kushtetute madhështore, e cila në emër të lumturisë u lejon atyre të ngrihen kundër qeverisë teksa asnjëri prej nesh këtu nuk po kërkon lumturi, vetëm pak normalitet e vërtetësi, mundësi për të hedhur një votë që numërohet në kushte lirie. Ndaj pasi dëgjon arsyet e qeverisë mirë është të takosh edhe “banditët” që tanimë qartazi janë më shumë se gjysma. “Banditë” të llojit të veçantë që kërkojnë demokraci me garanci ligjore! Një sistem të ri politik.
SOCIALE
10 E martë, 23 PRILL 2019
BERZH do të investojë rreth 1.1 miliardë euro në Ballkan në 2019
B
anka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) synon të investojë përsëri rreth 1.1 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor këtë vit, me fokus në sektorin privat, lidhjen dhe tranzicionin në ekonominë e gjelbër, sipas presidentit të BERZH, Suma Chakrabarti. “Ne jemi një partner i vjetër i rajonit, i përkushtuar për të mbështetur ndërtimin e një ekonomie që u lejon njerëzve të saj, sidomos të rinjve, të vendosin talentet e tyre dhe të përfitojnë nga përpjekjet e tyre në vendin e tyre. financimi i nevojave të vendeve, por gjithashtu duhet të jetë një rritje e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për t’i shërbyer popullit të tyre “, tha Chakrabarti për SeeNews në një intervistë. Në Kosovë, BERZH po synon një rritje të ndjeshme të investimeve të saj – deri në 100 milionë euro në vit gjatë periudhës së ardhshme, nga 52 milionë euro në vitin 2018. “Në total, ne kemi investuar 363 milionë euro në 63 projekte në Kosovë deri më sot. Sfidat që duam të trajtojmë janë të ngjashme me ato të rajonit më të gjerë: nxisin potencialin e sektorit privat, forcojnë integrimin dhe adresojnë sfidën e energjisë”, tha Chakrabarti . Në vitin 2018, huadhënësi ndërkombëtar investoi më shumë se 1.1 miliard euro në Ballkanin Perëndimor përmes 67 projekteve. “Prioritetet tona janë zhvillimi i sektorit privat si motori i rritjes, punësimit dhe inovacionit, lidhja si një koncept që mbështet integrimin e rajonit jo vetëm në kuptimin fizik (infrastrukturë), por edhe përmes ndihmës për tregti dhe inves-
Sa përfiton Shqipëria?
time rajonale dhe krijojnë kushtet për përafrimin e BE-së dhe kalimin në një ekonomi të gjelbër duke adresuar sfidat urgjente mjedisore dhe gjithashtu duke rritur mbështetjen e vendeve në burimet e ripërtërishme të energjisë “, – shpjegoi Chakrabarti. Për energjinë e rinovueshme, ai shtoi: “Ne jemi duke punuar ngushtë me autoritetet për të finalizuar kuadrin rregullator në një formë që do të mundësojë investime në energji të pastër”. Presidenti i BERZH tha
REPUBLIKA E SHQIPËRISË Bashkia Malqi Lënda: Informacion mbi publikimin e VSM-së për Hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor për Bashkinë Maliq në faqen zyrtare të Bashkisë. Referuar pikave 1-7, kreu III, të VKM-së nr.219, datë 11.03.2015 “Për përcaktimin e rregullave e të procedurave për konsultimin me grupet e interesit dhe publikun, si dhe dëgjesën publike gjatë procesit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor” si dhe nenin 9 të ligjit nr.91/2013 “Për Vlerësimin Strategjik Mjedisor”, Bashkia Maliq ju informon se Studimi Vlerësimi Strategjik Mjedisor i Hartimit të Planit të Përgjithëshëm Vendor në Bashkinë Maliq është publikuar në site e Bashkisë. Ju lutemi të informoheni për të marrë pjesë në procedurat e konsultimit. Në vijim të Ftesës ndaj publikut me nr prot.1477 dt.01.04.2019 për degjesën publike për Vlerësimin Strategjik mjedisor, theksojmë se grupet e interesit mund të shprehin pikëpamjet e tyre me shkrim brenda 15 ditëve nga data e prezantimit. Pikëpamjet tuaja do të integrohen në rezultatin përfundimtar të Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Hartimin e Planit të Përgjithëshëm Vendor të Bashkisë Maliq.
gjithashtu se është i bindur se takimi vjetor i bankës në Sarajevë në maj do të ndihmojë në nxitjen e investimeve në të gjithë rajonin. Përveç përkrahjes për integrimin rajonal të Ballkanit Perëndimor, BERZH është e angazhuar fuqishëm për integrimin e saj në BE me investime, si dhe me këshilla për reformat ekonomike dhe institucionale. Është gjithashtu një investitor i madh në shumicën e projekteve të mëdha të transportit dhe infrastrukturës energjetike që lidhin
rajonin me Europën. “Ne jemi shumë të përfshirë në investimet në infrastrukturën mjedisore, siç është trajtimi i ujërave të zeza ose menaxhimi i mbeturinave të ngurta – një fushë tjetër e mbështetjes për vendet që zbatojnë acquis të BE-së”, tha Chakrabarti. “Përveç marrjes së normave të BE-së si pjesë e standardeve të projektit, ne gjithashtu ndihmojmë në ndërtimin e institucioneve më të mira në kuadër të Iniciativës tonë ‘Klima për Investime’ dhe ‘Ini-
REPUBLIKA E SHQIPËRISË Bashkia Devoll Lënda: Informacion mbi publikimin e VSM-së për Hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor për Bashkinë Devoll në faqen zyrtare të Bashkisë. Referuar pikave 1-7, kreu III, të VKM-së nr.219, datë 11.03.2015 "Për përcaktimin e rregullave e të procedurave për konsultimin me grupet e interesit dhe publikun, si dhe dëgjesën publike gjatë procesit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor" si dhe nenin 9 të ligjit nr.91/2013 "Për Vlerësimin Strategjik Mjedisor", Bashkia Devoll ju informon se Studimi Vlerësimi Strategjik Mjedisor i Hartimit të Planit të Përgjithëshëm Vendor në Bashkinë Devoll është publikuar në site e Bashkisë. Ju lutemi të informoheni për të marrë pjesë në procedurat e konsultimit. Në vijim të Ftesës ndaj publikut me nr prot.1138 dt.01/04/2019. për degjesën publike për Vlerësimin Strategjik mjedisor, theksojmë se grupet e interesit mund të shprehin pikëpamjet e tyre me shkrim brenda 15 ditëve nga data e prezantimit. Pikëpamjet tuaja do të integrohen në rezultatin përfundimtar të Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Hartimin e Planit të Përgjithëshëm Vendor të Bashkisë Devoll.
ciativa Qeverisëse’. Nën këto nisma promovojmë integrimin rajonal përmes mbështetjes së bashkëpunimit rajonal të dhomave të tregtisë ose krijimit të një platforme investuese rajonale nëpërmjet lidhjes së bursave kombëtare”. Duke komentuar mbi ndikimin e strategjisë së re të BERZH për sektorin e energjisë në operacionet e bankës në Ballkanin Perëndimor – një rajon shumë i varur nga qymyri për prodhimin e energjisë elektrike, Chakrabarti tha se banka është vendosur të japë një kontribut të fortë për të ndihmuar gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme. “Ne jemi të vetëdijshëm se energjia është një çështje vendimtare në Ballkanin Perëndimor, ku shumica e gjenerimit të energjisë varet nga qymyri dhe standardet e efikasitetit në të gjithë zinxhirin e vlerës lënë një hapësirë të konsiderueshme për përmirësim”. Qëllimi i BERZH është krijimi i një sektori energjitik i cili siguron energji të pastër, të sigurt dhe të përballueshme, tha Chakrabarti, duke shtuar se edhe para se banka të përfundonte investimet e reja, projektet e saj të energjisë së ripërtëritshme tashmë e kishin tejkaluar investimin e saj në lëndët djegëse fosile. Objektivi i BERZH është të investojë 40% të angazhimeve të saj vjetore në ekonominë e gjelbër deri në vitin 2020.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË Bashkia Pustec Lënda: Informacion mbi publikimin e VSM-së për Hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor për Bashkinë Pustec në faqen zyrtare të Bashkisë. Referuar pikave 1-7, kreu III, të VKM-së nr.219, datë 11.03.2015 "Për përcaktimin e rregullave e të procedurave për konsultimin me grupet e interesit dhe publikun, si dhe dëgjesën publike gjatë procesit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor" si dhe nenin 9 të ligjit nr.91/2013 "Për Vlerësimin Strategjik Mjedisor", Bashkia Pustec ju informon se Studimi Vlerësimi Strategjik Mjedisor i Hartimit të Planit të Përgjithëshëm Vendor në Bashkinë Pustec është publikuar në site e Bashkisë. Ju lutemi të informoheni për të marrë pjesë në procedurat e konsultimit. Në vijim të Ftesës ndaj publikut me nr prot.283/1 dt.02/04/2019. për degjesën publike për Vlerësimin Strategjik mjedisor, theksojmë se grupet e interesit mund të shprehin pikëpamjet e tyre me shkrim brenda 15 ditëve nga data e prezantimit. Pikëpamjet tuaja do të integrohen në rezultatin përfundimtar të Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Hartimin e Planit të Përgjithëshëm Vendor të Bashkisë Pustec.
FORUM Nga Ilir Ekonomi
V
iti 1942. Shqipëria është e pushtuar nga Italia. Dy udhëheqës të shqiptarëve të Amerikës, Fan Noli i “Vatrës” dhe KostëÇekrezi i “Shqipërisë së Lirë”, ulen të bisedojnë në kishën shqiptare të Bostonit, për të ngritur një front të bashkuar me përkrahjen e Amerikës. Faik Konica nuk merr pjesë. Edhe pse është bërë mik me Nolin, ai nuk e duron dot Çekrezin. Noli dhe Konica duan në krye të frontit të bashkuar Mbretin Zog, që jeton në Londër. Çekrezi nuk e duron Zogun, i cili dikur e ka dënuar me vdekje në mungesë. Në këtë bisedë që kam rindërtuar në bazë të dokumenteve, dëshira e udhëheqësve për t’i bërë mirë vendit pengohej nga egoja dhe kokëfortësia e secilit prandaj, në fund, nuk u arrit gjë. Ishte e diel, 12 korrik. Noli dhe Çekrezi u takuan në kishën e Shën Gjergjit në EmeraldStreet të Bostonit për të arritur bashkimin e shqiptarëve nën një plan të vetëm.Në orën 3 pasdite, rreth 15 veta u ulën në tryezën e gjatë të kishës. Nga njerëzit e Çekrezit ishin: IloTromara, John T. Nasse, Kosta Isaak dhe VangjelSotir. Ndërsa Vatrën e përfaqësonin Vasil Pani, PeterTyko, Shefqet Bënça dhe Peter Kolonja. Palët ishin marrë vesh që Noli të ishte i paanshëm në atë mbledhje. Faik Konica nuk merrte pjesë sepse nuk denjonte të ulej në një tryezë me Çekrezin. Noli foli i pari: - Shqipëria nuk ka se si bëhet edhe një herë përveçse me një front të përbashkët, të cilin duhet ta kryesojë Zogu. Sado i keq të ketë qenë Zogu për Shqipërinë, puna e do që ta vemë edhe një herë në krye të lëvizjes kombëtare për formimin e një qeverie në mërgim.
E martë, 23 PRILL 2019
Një grindje në Boston. Udhëheqësit shqiptarë që kërkonin njohjen e Amerikës Çekrezi u përgjigj me një fjalim bombastik që zgjati një orë e gjysmë e që herë-herë i largohej temës së mbledhjes. - Nga bisedat që kam patur deri tani, mund të deklaroj botërisht se Zogu nuk përfillet as nga Amerika dhe as nga ndonjë prej aleatëve të saj. Propozoj që disa prej nesh që janë në këtë mbledhje të vijnë bashkë me mua në Uashington për të dëgjuar me veshët tanë se cili është mendimi i qeverisë amerikane dhe angleze për Zogun. Fjalët e Çekrezit e ngacmuan Nolin dhe gjakrat u nxehën. Në zemërim e sipër, peshkopi i ra tryezës me grusht. - Po të ishte për të bërtitur e për të rrahur tryezën, njerëzit e mi dinë ta godasin atë më fort se ju, - tha Çekrezi. - Goditja e tryezës ishte thjesht një gjest oratorik, - u përgjigj Noli disi i zbutur. Duke qenë se mbledhja hyri në rrugë pa krye, Çekrezi propozoi që dy grupet t’i kërkonin së bashku qeverisë amerikane njohjen e Shqipërisë si fuqi aleate dhe, në qoftë se amerikanët ose anglezët shprehinin dëshirën që ky bashkim të kishte në krye një përfaqësues të ligjshëm, atëherë ky përfaqësues le të ishte Zogu. Çekrezi propozoi gjithashtu që ai vetë dhe Faik Konica të ishin delegatë fuqiplotë të shqiptarëve të Amerikës në Uashington, me Nolin si këshilltar. Sytë e të gjithëve u drejtuan nga Noli. - Ky është një plan i çmendur, tha peshkopi. Nuk pranoj të hyj në bisedime për një plan të tillë. - Janë të çmendur vetëm ata që nuk pranojnë bisedime mbi
FORUM
Nga Mentor Kikia
B
11
isedova me një mjek sot, i cili më tha se shkaku kryesor i rritjes së sëmundjeve kancerogjene janë ilaçet (përdorimi pa kriter që bëhet si nga vetë njerëzit ashtu dhe me rekomandim mjeku) dhe ushqimet. Bisedova me një mik, pedagog i veterinarisë. Më renditi rreziqet që vijnë nga mishi i kafshëve që rriten me ushqime hormonale. Më foli për produktet blegtorale që prodhohen nga
propozime të bëra me vullnet të mirë për bashkim të vërtetë, sepse e kanë vendosur që më parë që Zogu gjakatar të pranohet në krye të lëvizjes tonë, tha KostëÇekrezi. - Në qoftë se nuk merremi dot vesh, ndërhyri një delegat nga Nju Jorku, – të paktën të mos përdorim fjalë jashtë edukatës, si ‘i çmendur’ e të tjera. - Më falni zotërinj, por paskam bërë një gabim të madh, – tha Noli. Tani po e kuptoj që e paskemi thirrur këtë mbledhje pa ditur mirë se përse po mblidhemi. - Me sa shikoj, – tha Çekrezi, – na paskeni thirrur jo për të biseduar se si mund të bëhet bashkimi, por për të na kandisur të pranojmë Zogun që këtë minutë, në kohën kur “Shqipëria e Lirë” gjendet në marrëveshje me qeverinë amerikane
për njohjen e të drejtave të Shqipërisë. “Shqipëria e Lirë” do të njihet nga Departamenti i Shtetit brenda tre muajve. - A mund të na tregosh dokumentet zyrtare që ke për këtë marrëveshje? - u hodh Shefqet Bënça i Nju Jorkut. - Eja në zyrën tonë dhe do t’i shohësh, - ia ktheu Çekrezi. Njerëzit e Nolit nuk duruan dhe iu sulën Çekrezit: - Je i çmendur! - Je agjent greko-serb! - Ik ore mbytu! Ora kishte shkuar 7 e 30 e mbrëmjes. Çekrezi, i bërë ujë në djersë nga të folurit e tepërt, doli nga kisha bashkë me të tijët. Çekrezi nuk u shkurajua. Dy javë më vonë, i dërgoi një tjetër letër Departamentit të Shtetit me kërkesën për njohje. Letra i drejtohej Sekretarit CordellHull
dhe tonet e saj ishin më pajtuese për kundërshtarët e tij politikë. “Mund të argumentohet – shkruante Çekrezi – se shqiptarët jashtë vendit, të vetmit që mund të flasin për popullin e tyre që ka mbetur pa zë, janë të përçarë mes vetes. Nëse kjo është e vërtetë, ata janë të përçarë vetëm në çështjet e brendshme, por janë plotësisht të bashkuar, që nga ish-Mbreti e deri te shqiptari më i fundit, në vendosmërinë për të luftuar deri në fund në krah të Kombeve të Bashkuara”. Për t’u bërë më i besueshëm, Çekrezi shkruante se, po ta donte puna, ishte gati të hiqte dorë nga kërkesa për t’u bërë udhëheqës i një organizimi të shqiptarëve jashtë vendit, në favor të cilitdo njeriu tjetër, duke përfshirë Zogun.
Këta po na vrasin! qumështi pluhur. Më foli për kosin e “lopës” me qumësht pluhur. Më foli për djathin e “deles” e të “dhisë” që bëhen me qumësht pluhur dhe aromatizues artificialë. Më foli për rrezikun e sallameve që bëhen me 3-4 fishin e kimikateve për ti zgjatur jetën sallamit. Kam biseduar edhe me një tjetër njeri, ekspert i sigurisë ushqimore, dhe më foli për miellin që përdoret për bukë, qe eshte me nivel proteine shumë të ulët. Më foli për bukën e “zezë’ që nxihet vetëm nga solucione kimike dhe shitet si bio. Më foli edhe për verën, një shishe e të cilës kushton sa një kg rrush, që prodhohet me ujë, alkol dhe
ngjyrues artificial. Pastaj edhe domatet me hormone që piqen për 24 orë, kastraveci që rritet për 48 orë, shalqini që peshon 15 kg e qe mban aromë kungulli… Lexova edhe fjalimin e djeshem te Albin Kurtit në parlamentin e Kosovës, që fliste fiks për të njëjtat gjëra. Që akuzonte një grup tregtarësh vrasës që importonin krundet e Serbisë e i shesin për miell buke në tregun e Kosovës dhe Shqipërisë. Që fliste për prodhuesit e bulmetit që nuk ua blejnë qumështin fermerëve, por produktet i bëjnë me qumësht pluhur… Mjeku që takova këtë mëngjes më tha
se këta jo po e vrasin popullin, por po i ndryshojnë edhe genin me këto që po i fusin në trup. Por ku flitet për këto probleme? Kush ngre zërin? Askush. Të gjithë flasin për politikë. Të gjithë e kanë mendjen tek koalicioni. Po na vrasin o njerëz, po na shkatërrojnë organizmin, po na deformojnë fëmijët fizikisht dhe mendërisht. Në djall vaftë koalicioni dhe zgjedhjet, këta po na vrasin. Ndërsa ata që i prodhojnë dhe na i shesin këto produkte, sëbashku me ata që duhet ti kontrollojnë, fëmijët e tyre i kanë në Vjenë, në lagjen e oligarkisë shqiptare.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E martë, 23 PRILL 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E martë, 23 PRILL 2019
INVESTIMET NË ZONAT RURALE
Bashkia e Tiranës rehabiliton disa rrugë P
aralelisht me investimet brenda qytetit, fokusi i punës së bashkisë së Tiranës në këto katër vite ka qenë edhe përmirësimi i infrastrukturës dhe i shërbimeve në zonat rurale. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për përmirësimin e infrastrukturës në të gjitha njësitë e reja administrative që i janë shtuar me ndarjen e re administrative, ç’ka më parë ka qenë pothuajse e pamundur. Ndërmarrjet e Bashkisë po punojnë për hapjen e kanaleve anësore dhe mirëmbajtjen e rrugës Sauqet- Pinet. Paralelisht po punohet edhe në rrugën e” Taganit” Njësia Administrative Petrelë duke e bërë këtë fshat lehtësisht të aksesueshëm, si nga banorët e zonës dhe për të gjithë ata që duan të shijojnë natyrën. Me intensitet të lartë punimet vijojnë edhe për shtrimin me stabilizant të rrugës në lagjen e Mallikajve,
Prush, Njësia Administrative Vaqarr duke bërë komunikimin e këtyre banorëve më të lehtë. Këto rrugë jo vetëm do të lehtësojë lëvizjen e automjeteve, por në të njëjtën kohë do të afrojë edhe më shumë banorët që tregtojnë produktet bujqësore të zonës me tregjet e Tiranës. Përmirësimi i
infrastrukturës rrugore në zonat rurale, shoqërohet me rritje dhe diversifikim të prodhimit bujqësor, që në periudhën afatgjatë rrit
të ardhurat dhe përmirëson cilësinë e jetës së banorëve të këtyre zonave. Përfundimi i disa prej projekteve madhore në zonën urbane të kryeqytetit dhe mirëmenaxhimi i ka dhënë mundësi Bashkisë së Tiranës që të rrisë vëmendjen e saj në zonat rurale të ish-komunave.
VËZHGIM Nga Quinn Hargitai
E
dhe pse kjo ishte hera e parë që po takoja Hasib Buba-n, kisha dëgjuar zërin e tij tashmë disa herë duke bërë jehonë nëpër rrugët me kthesa dhe rrugicat e Beratit, një qytet i vogël në pjesën jug-qendrore të Shqipërisë. Me flokët e mbyllta, të ndara me kujdes, një mjekër mirë të mbajtur, udhëheqësi fetar 25-vjeçar shpjegoi se si një nga detyrat e tij si muezin është të thërrasë ezanin për faljen e namazit, gjë që ndodh pesë herë në ditë. Ai është personifikim i vërtetë e një muslimani të devotshëm; por unë mbeta i befasuar kur mësova se kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu. “Në fakt unë jam rritur si i krishterë,” shpjegon Buba, “dhe për vite me rradhë kam ndjekur këtë rrugë. Më vonë në moshë të pjekur, pata një debat me një nga miqtë e mi, i cili ishte musliman. Debati vazhdoi për muaj, dhe në mënyrë që të jem sa më i përgatitur për diskutimet tona, unë fillova të lexoja për Islamin, përpiva gjithçka që pata mundësi në lidhje me këtë fe. Në fund, edhe pse mu duk se debatin e fitova unë, i gjithë procesi më shtyri të bëj pyetje në lidhje me bindjet e mia. Përgjigjet e dhëna nga Islami kishin më shumë kuptim për mua, kështu që unë u konvertova në musliman”, thotë ai. Edhe pse zgjedhja për t’u konvertuar mund të duket e habitshme për shumëkënd, realiteti është se Shqipëria prej kohësh konsiderohet si një vend i tolerancës dhe harmonisë fetare.
BBC: “Shqipëria, ky sinonim i tolerancës fetare” Fetë dominuese në Shqipëri janë Islami dhe Krishterimi, ku muslimanët përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë. Megjithatë, mbetet një unitet i përbashkët në mes të banorëve të vendit. Kishat dhe xhamitë shpesh zënë të njëjtën rrugë, dhe martesat ndërfetare janë pranuar gjerësisht në kulturën e vendit. Veçanërisht vlen të shquhet Berati, në të cilin gjendet Muzeu “Onufri” që e mban ikonën e burimit të jetës. Kjo vepër artistike shqiptare e shekullit të 18-të përshkruan një skenë të krishterë me minare në sfond dhe është lavdëruar si një simbol i harmonisë fetare të famshme të vendit. Gjatë një vizite në vitin 2014, Papa Françesku, kreu i kishës katolike, vlerësoi vendin ballkanik për tolerancën e saj të dukshme fetare, duke thënë se kjo tolerancë duhet të shërbejë si një shembull për gjithë botën. Gjatë fjalës së tij në Tiranë, Papa
Françsku vlerësoi “bashkëjetesën paqësore” të feve në vend, duke shtuar se “kjo është veçanërisht e rëndësishme në këto kohëra kur fryma autentike fetare është duke u shtrembëruar nga grupe ekstremiste”. Kurioz të di se si ka arritur popullsia e Shqipërisë të mbesë e bashkuar, e pyeta Buba-n për mendimin e tij mbi këtë temë. “Shqipëria ka pasur gjithmonë traditë të pranimit të të tjerëve. Nëse shikoni nëpër historinë e vendit, ju do t’a shihni harmoninë në çdo shekull. Edhe gjatë Perandorisë Osmane. Shumë njerëz ia atribuojnë atë komunizmit, por unë nuk e besoj”. Buba është duke iu referuar periudhës në mes të viteve 1944 dhe 1992, kur Shqipëria ishte nën një regjim të rreptë komunist të udhëhequr nga diktatori Enver Hoxha. Gjatë regjimit, Shqipëria u bë shteti tërësisht i izoluar praktikisht me asnjë lidhje me botën e jashtme.
Në vitin 1967, Hoxha forcoi kontrollin e tij mbi vendin edhe më tej duke ndaluar të gjitha fetë, duke deklaruar Shqipërinë si shteti i parë ateist në botë. Gjatë kësaj kohe, kishat dhe xhamitë u konfiskuan nga ushtria dhe u shkatërruan apo u kthyen në kinema e salla për vallëzim. Klerikët ishin zhveshur nga titujt e tyre, ishin turpëruar dhe në disa raste madje ishin burgosur. Disa spekulojnë se ky përjashtim i dhunshëm i fesë së organizuar ka rezultuar me adaptimin e mendimit laik ndër shqiptarët, dhe se vendi është i njohur për mungesë të çfarëdo tensioni ndërfetar, sepse besimi nuk është një element i rëndësishëm i jetës për shumë njerëz sot. Dhe Buba lutet që kjo të ndryshojë. Për të ilustruar se si harmonia fetare ekziston ne Shqipëri, ai solli shembullin e fundit të Malbardhit, një fshat i vogël në veri të Shqipërisë. Disa vjet më parë, zona e vogël bëri bujë në të gjithë vendin, kur popullsia lokale muslimane kishte mbledhur fonde dhe kishte rindërtuar kishën e vetme katolike të fshatit, e cila ishte shkatërruar bashkë me shumë kisha tjera gjatë sundimit të Hoxhës. Këto tregime janë veçanërisht me rëndësi në kohën e sotme. Me frikën nga rritja e mundshme e grupeve
ekstremiste, duket se vija e dallimeve në mes të besimeve ka shkuar duke u shtyrë edhe më thellë. “Kam dëgjuar gjitha këto biseda të disa personave që dëshirojnë të ndërtojnë mure dhe të ndalojnë besimtarët e besimeve të caktuara nga hyrja në vendet e tyre”, tha Buba. “Kjo vetëm se do të ngjallë urrejtje dhe keqkuptim. Arsyeja pse ekziston harmonia në Shqipëri është për shkak se ne angazhohemi njëri me njërin. Ne debatojmë, diskutojmë dhe edukojmë veten në lidhje me ata që na rrethojnë. “ Është e vështirë të thuhet nëse bota do të marrë shembullin e Buba-s dhe të Shqipërisë për zemër, por ka diçka për të thënë për shtetin e vogël ballkanik në të cilën fëmijët rriten duke dëgjuar edhe thirrjen për namaz edhe këmbanat e kishave prej jashtë dritareve të tyre. Për ta, bashkëjetesa dhe harmonia janë bërë aq të natyrshme sa ajri që (KultPlus.com) thithin.
AKTUALITET
14
E martë, 23 PRILL 2019
Viktima kishte vetëm 10 muaj që ishte martuar. Trupi ndodhet ende në morg, për t’iu nënshtruar autopsisë, që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes
25-vjeçarja vdes gjatë lindjes, familja: Faji i mjekëve. Spitali: Presim ekspertizën
GREQI
33-vjeçari shqiptar nuk u helmua, u vra
Bandiol Tusha është shqiptari i cili u gjet i pajetë në qelinë e tij në burgun e Korydallos-it në kryeqytetin grek, Athinë, më 28 janar 2019. Dje mjekët ligjorë kanë konfirmuar se vdekja e tij nuk erdhi nga helmimi siç u pretendua por ai u vra ose u mbyt me jastëk ose litar. Shqiptari po vuante dënimin në burgun famëkeq të Greqisë për veprën penale të trafikut të drogës. Ministria e Drejtësisë në Greqi nuk e konfirmon faktin se shqiptari i dënuar ka qenë përdorues droge, duke ngritur dyshime të mëdha për shkaqet dhe motivet e vdekjes së tij. Burgu i Koridhalos në Greqi është kthyer në një varrezë për shqiptarët. Lidhur me këto vdekje, Ministria e Drejtësisë e Greqisë ka nxjerrë një njoftim te brendshëm, për punonjësit apo gardianët e burgjeve, ku thekson se, punonjësi social ose drejtori i burgut në të cilin është i ndaluar i burgosuri kur vdes ky i fundit njofton menjëherë vdekjen e tij tek autoritetet kompetente administrative dhe gjyqësore dhe të afërmit e tij. Në rastin e vdekjes së një të burgosuri të huaj, ambasada ose konsullata e vendit të tij ose autoriteti konsullor i vendit më të afërt njoftohen.
L
ot e britma të familjarëve në hollin e maternitetit të Elbasanit, kur mësuan se 25-vjeçarja Rexhina Debrova, ndërroi jetë 1 orë pasi solli në jetën fëmijën e parë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së hënës, ku viktimë mbeti e rja nga Cërriku. Ajo lindi me operacion dhe ndërroi jetë pasi pësoi arrest kardiak. Fëmija ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që familjarët akuzojnë bluzat e bardha për neglizhencë. Viktima kishte vetëm 10 muaj që ishte martuar. Trupi i pajetë u dërgua në morg, për t’iu nënshtruar autopsisë, që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes. Mjekja e shërbimit gjinekologjik, Teuta Ilirjani, thotë se të ndjerës i ka bërë ekzaminimet para një muaji, përfshirë edhe zemrën, ku kishte rezultuar në rregull. Por sot (dje) ka ardhur në situatë urgjence dhe aty nuk bëhen të tilla ekzaminime. “Pacientja është shtruar me barrë të vonuar, dy javë nga java që duhej të linde dhe është ndërhyrë. Operacioni ka shkuar mirë, foshnja mirë. Si operacion ka qenë shumë në rregull. Këto janë raste shumë të rralla në gjithë botën njihen, unë jam e tronditur nga ky fakt, ka kohë që s’ndodh kjo në maternitetin tonë. Vajzës i ishte vonuar data e lindjes. Këto raste njihen, nuk janë vetëm te ne, janë kudo”,-tha mjekja nga materniteti i Elbasanit.
Akuzat Familjarët e vajzës të pranishëm në maternitet, kanë ngritur pretendime ndaj bluzave të bardhja për pakujdesi. Kasem Dylgjeri dhe Ardian Kadefciu, ishin mjekët gjenekolog të cilët po kryenin operacionin e lindjes. Mësohet se ata së bashku me dy infermiere, mjekun kardiolog, Mehmet Ibaj dhe reanimatori Nikollaq Thana, që ishin të pranishëm në sallën e operacionit janë shoqëruar në Komisariat. E reja 42 javëshe u shtrua me diagnozën “soferrencë fetale progrediende”. “Ajo shkoi me këmbët e veta atje. Neglizhenca e doktorëve të korruptuar jo që dalin nëpër intervista që dhunohen, por ata duhen vrarë. Ti vrasësh! Doktori i zemrës KAKAVIJË
P
olicia kufitare në Kakavijë, ka arrestuar një 45-vjeçare pasi iu gjet një pistoletë pa leje. Sipas policisë, arrestimi i 45-vjeçares me inicialet L.S, banuese në Fier, erdhi pas një kontrolli në automjetin e përdorur prej saj, ku në bagazh u gjetën të fshehur një armë zjarri e llojit Glock, kalibri 9 mm, me gjithsej 9 fishekë. “Policia Kufitare godet një rast të armëmbajtjes pa leje. Arrestohet në flagrancë poseduesja e armës së zjarrit. Sekuestrohet një armë zjarri (pistoletë) dhe 9 fishekë. Shërbimet e Policisë Kufitare në zbatim të masave
SITUATA
“25-vjeçarja pati një lindje cezariane dhe menjëherë pas operacionit pësoi atak kardiak. Familjarët akuzojnë bluzat e bardha për neglizhencë në dhënien e shërbimit pasi sipas tyre mjeku kardiolog u paraqit shumë vonë. Burime zyrtare nga spitali i Elbasanit bëjnë me dije se diagnoza e 25 vjeçares Rexhina Debrova është soferencë fetale progrediente. E reja ishte paraqitur në maternitet në javën e 42 të shtatzënisë, sipas mjekëve 2 javë me vonesë”.
është vonuar 4 orë dhe kur erdhi ka ardhur shumë avash dhe me gjithë tangëllik”,-shprehen familjarët. Spitali Pas vdekjes së 25-vjeçares, ka reaguar shërbimi spitalor i Elbasanit. Teksa i kanë shprehur
ngushëllimet familjarëve të viktimës, mjekët bëjnë me dije se e reja kishte pësuar komplikacion por ndonëse ata i kishin dhënë shërbimin e nevojshëm, e reja nuk kishte mundur të mbijetonte. Në reagim thuhet se pritet që
ekspertiza mjeko-ligjore të zbulojë shkakun e vdekjes së 25-vjeçares. “Duke shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e 25-vjeçares R.D. Spitali rajonal Elbasan sqaron opinionin publik ne lidhje me humbjen e jetës së 25-vjeçares” si vijon: Pacientja R.D u paraqit në spital më datë 22.04.2019 në orën 10:25 paradite. Pacientja ka ardhur me urgjencë në spital, me barrë të vonuar 42-javëshe dhe është futur në sallë, ku mjekët asistuan lindjen e fëmijës, i cili erdhi në jetë në orën 11:50. Foshnja u reanimua dhe gëzon shëndet të mirë. Aktualisht priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes së 25 vjeçares”,-thuhet në reagimin e plotë të spitalit.
Pistoletë në bagazh, arrestohet fierakja për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në bazë të analizës së riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë automjetin në pronësi të shtetases L.S, 45-vjeç, banuese në Fier. Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, nga punonjësit e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore, në bagazhet e këtij mjeti, u gjet e fshehur një armë
zjarri e llojit Glock, kalibri 9 mm, me gjithsej 9 fishekë. Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Postës së Policisë Dropull, të cilët bënë
arrestimin në flagrancë të shtetases L.S., për veprën penale “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit””,-thuhet në reagimin e plotë.
AKTUALITET
15
E martë, 23 PRILL 2019
Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, garantoi të punësuarit e rinj në sistemin shëndetësor publik se licensimi i tyre dhe mbledhja e krediteve do të kryhen në të njëjtën kohë
G
jatë muajit të fundit u punësuan 106 infermierë dhe teknikë të shkencave mjekësore teknike në qendrat shëndetësore dhe spitale në të gjithë vendin. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë një takimi me këta të fundit, ku tha se falë meritës, dijeve dhe eksperiencës, u arrit ky numër i të punësuarve. “Ju jeni 106 të punësuarit gjatë këtij muaji nga konkursi i tretë në portalin “Infermierë për Shqipërinë” në bazë të merititës, dijeve dhe eskperiencës tuaj. Ndërkohë që janë 324 të punësuar në tre muajt e fundit nga veriu në jug, në sitemin shëndetësor publik në të gjithë vendin me meritokraci dhe transparencë”,-tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë takimit me infermierët e punësuar rishtazi, tha se portali “Infermierë për Shqipërinë” do të përfshihet në ligjin e ri për kujdesin shëndetësor. “Portali “Infermierë për Shqipërinë” do të përfshihet në ligjin e ri për kujdesin shëndetësor duke ligjërojmë kështu këtë mënyrë transparente punësimi, që i jep hakun që i takon gjithësecilit dhe i siguron sistemit shëndetësor të përzgjedhë më të mirët”,-deklaroi Manastirliu. Nga ana tjetër, ministrja lajmëroi ndryshimin në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor për edukimin në vazhdim. “Ne kemi vendosur që edukimi në vazhdim nuk do të jetë më vetëm detyrë për t’u përmbushur nga profesionistët, por do të jetë detyrim i institucioneve
SITUATA
S
ëmundjet tumorale mjekët i rendisin ndër blloqet kryesore të sëmundjeve kronike bashkë me sëmundjet kardiovaskulare. Çdo vit në vendin tonë sipas Institutit të Shëndetit Publik regjistrohen rreth 5500 raste të reja me kancer. Numër më të lartë të të prekurve shënojnë kanceri i mushkërive dhe ai i gjirit. Numri i meshkujve që vuajnë nga kanceri i mushkërive sipas Institutit të Shëndetit Publik rezulton të jetë katër herë më i lartë se ai i femrave. Qarqet me numrin më të lartë të të prekurve janë Tirana,
Punësohen 106 infermierë, Manastirliu: Portali përfshihet në ligj
“Portali “Infermierë për Shqipërinë” do të përfshihet në ligjin e ri për kujdesin shëndetësor duke ligjërojmë kështu këtë mënyrë transparente punësimi, që i jep hakun që i takon gjithësecilit dhe i siguron sistemit shëndetësor të përzgjedhë më të mirët”,-deklaroi Manastirliu.
LIGJ shëndetësore. Sepse në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor e kemi përcaktuar edukimin në vazhdim si detyrim i institucioneve për t’jua mundësuar dhe nëse jo, do
të penalizohen drejtuesit e institucioneve shëndetësore”, tha Manastirliu. Ministrja garantoi të punësuarit e rinj në sistemin shëndetësor publik se licensimi i tyre dhe mbledhja
e krediteve do të kryhen ne të njëjtën kohë, ndryshe nga si kishte ndodhur deri më sot dhe kjo do të përcaktohet në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor. Në tre konkurset e Portalit “Infermierë
3 KONKURSE “Në tre konkurset e Portalit “Infermierë për Shqipërinë” kanë aplikuar 4.258 aplikantë dhe kanë fituar 2.928 kandidatë. Aktualisht janë punësuar 1.331 kandidatë, ndërkohë që janë në pritje për tu punësuar edhe 1.597 kandidatë fitues”. për Shqipërinë” kanë aplikuar 4.258 aplikantë dhe kanë fituar 2.928 kandidatë. Aktualisht janë punësuar 1.331 kandidatë, ndërkohë që janë në pritje për tu punësuar edhe 1.597 kandidatë fitues. Infermierët e rinj, të punësuar në spitalin Psikiatrik të Elbasanit e kanë fituar vendin e punës përmes konkurrimit në Platformën Infermierëpërshqipërinë.al. Gjatë vitit 2018 u punësuan nëpërmjet portalit 820 teknikë të shkencave mjekësore, ndër ta 715 infermierë, 68 mami, 18 teknikë laboratori, 15 teknikë imazherie dhe 4 fizioterapistë në të gjithë vendin. “Portali “Infermierë për Shqipërinë” do të përfshihet në ligjin e ri për kujdesin shëndetësor duke ligjërojmë kështu këtë mënyrë transparente punësimi, që i jep hakun që i takon gjithësecilit dhe i siguron sistemit shëndetësor të përzgjedhë më të mirët”,-deklaroi Manastirliu. “Në tre konkurset e Portalit “Infermierë për Shqipërinë” kanë aplikuar 4.258 aplikantë dhe kanë fituar 2.928 kandidatë. Aktualisht janë punësuar 1.331 kandidatë, ndërkohë që janë në pritje për tu punësuar edhe 1.597 kandidatë fitues”.
RAPORTI
Kanceri tek shqiptarët, Hipertensioni, vrasësi i jekët theksojnë se hipertensioni 5500 raste të reja çdo vit M kohërave moderne është vrasësi i kohëve
Kukësi, Gjirokastra dhe Korça, ndërsa me raste janë regjistruar në Vlorë, Durrës dhe Berat. Sa i përket kancerit të gjirit me më pak persona të semurë rezultojnë Kukësi, Dibra dhe Durrësi ndërsa me më shumë Tirana, Fieri dhe Korça. Sëmundjet
tumorale mjeket i rendisin ndër blloqet kryesore të sëmundjeve kronike bashkë me sëmundjet kardiovaskulare, ndërkohë që vënë theksin tek parandalimi sa i përket kancerit të mushkërive dhe tek kapja e hershme për kancerin e gjirit.
moderne. Sipas tyre, në vendin tonë të prekur nga kjo sëmundje rezultojnë gjysma e personave mbi 50-vjeç. Mjekët vërejnë se presioni i lartë i gjakut po prek dhe moshat e reja, pasi një në dy persona mbi 50-vjeç në Shqipëri vuajnë nga hipertensioni. Sëmundja ka prekur gjithashtu 25% të atyre nën 45-vjeç. Raporti kombëtar i Institutit të Shëndetit Publik për sëmundjet jo të transmetueshme ku pasqyrohen të dhënat nxjerr në hap rritje të numrit të të prekurve
dhe ulje të moshës së tyre. Dhjetë vite më parë me hipertension rezultonin rreth 40 % e personave
nga 45 në 49-vjeç. Shtimin e rasteve mjekët e lidhin me përkeqësimin e stilit të jetesës, ndërkohë që shifrat i konsiderojnë të ngjashme me vendet evropiane. Hipertensionin bluzat e bardha po e konsiderojnë vrasësin më të madh të kohëve moderne. Kjo për shkak të komplikacioneve që shkakton. Presioni i lartë i gjakut është faktor i madh rreziku për sëmundjet e zemrës, goditje në tru, sëmundjet e veshkave madje dhe sëmundjet e syve.
AKTUALITET
16
E martë, 23 PRILL 2019
Aksioni në terren i “Task-Forcës” në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, ka pasur në fokus konstatimin e pikave problematike, sipas denoncimeve nga vetë grupet e interesit
P
as polemikave të shumta që shpesh janë përcjellë dhe me tension në Shqipëri, ekspertët apelojnë për modernizim të transportit ndërqytetës, për të respektuar dhe standardet e sigurisë së udhëtarëve. Për këtë intensifikohen kontrollet në linjat e transportit të udhëtarëve. Mësohet se “TaskForca” e Transportit Rrugor ka ndëshkuar 160 subjekte në kundravajtje me ligjin. “Task Forca” e Transportit Rrugor, bën me dije se ka intensifikuar punën me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit në mjetet e transportit të udhëtarëve, goditjen e paligjshmërisë dhe eliminimin e konkurrencës së pandershme, në respektim të të drejtave ndaj operatorëve të ligjshëm që punojnë me këto linja. Aksioni në terren i “TaskForcës” në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, ka pasur në fokus konstatimin e pikave problematike, sipas denoncimeve nga vetë grupet e interesit, si dhe për të krijuar një panoramë sa më të qartë, sa i takon situatës në të gjithë vendin. Që prej fillimit të muajit prill, “Task-Forca” e Transportit Rrugor, ka ndërmarrë disa operacione blic, të cilat janë shtrirë në akset kryesore kombëtare dhe në terminalet me fluksin më të lartë të trafikut. Subjekt i këtyre kontrolleve kanë qenë operatorët e linjave të transportit të udhëtarëve, si rreth-qytetas, ndërqytetës dhe ndërkombëtar. Nga kontrollet e ndërmarra deri më tani, rreth
Transporti i udhëtarëve, ‘’TaskForca’’ ndëshkon 160 subjekte AKSIONI “Aksioni në terren i “TaskForcës” në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, ka pasur në fokus konstatimin e pikave problematike, sipas denoncimeve nga vetë grupet e interesit, si dhe për të krijuar një panoramë sa më të qartë, sa i takon situatës në të gjithë vendin”.
SHKELJET
160 subjekte janë konstatuar me shkelje të rënda, kryesisht, “ndryshim destinacioni”, pa “akt vlerësimi komoditeti” dhe në shumë raste me mungesë dokumentacioni. Për të gjitha këto subjekte janë marrë masa përkatëse administrative. Kontrollet nga ana e “TaskForcës” të Transportit Rrugor, do të vijojnë edhe përgjatë ditëve në vijim, si rregullator i konkurrencës së pandershme, për rritjen standardeve të shërbimit dhe komoditetit të qytetarëve. Ky aksion ka ardhur
KËRKESA
Ndryshimet në Kodin Rrugor, Konfindustria: Kapje e shtetit Konfederata e sindikatave të Shqipërisë do ti kërkojë Kuvendit të Shqipërisë të mos miratojë në seancë plenare projektligjin për disa ndryshime në Kodin Rrugor dhe njëkohësisht Presidentit të Republikës për të mos ta dekretuar. Për ta, disa nga ndryshimet në projekt ligjin për Kodin Rrugor cënojnë interesin publik. Konfindustria përmes një njoftimi për shtyp, bën me dije se disa nga ndryimet e propozuara jo vetëm cënojnë interesin publik por janë me tipare të qarta klienteliste të tipit “kapje e shtetit”, duke rënduar në mënyrë të drejtpërdrejtë financiarisht kostot e punës se biznesit dhe jetesës së qytetarëve shqiptarë. “Është e papranueshme dhe antikushtetuese, që qytetarët dhe bizneset të penalizohen në mënyrë automatike deri në 50 mijë lekë gjobë për siguracionin e çdo automjeti edhe në kushtet e mospërdorimit të tij. Rasti i mësipërm është i pashembullut në vendet e Rajonit, në Bashkimin Europian dhe më gjerë”. Për Konfindustrian gjendja bëhet edhe më e rëndë në kushtet kur Gjykata Kushtetuese prej kohësh është praktikisht jofunksionale.
pas udhëzimit të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila pak javë më parë thirri në një takim përfaqësuesit e transportit publik ndërqytetas dhe ndërkombëtar që operojnë në vendin tonë. Në këtë takim ministrja u njoh me shqetësimet e tyre dhe i siguroi se të gjitha problematikat e ngritura do të marrin zgjidhje. Ministrja garantoi se do të ketë një rregullim të operimit të linjave të transportit publik, duke theksuar se në fokus të kësaj ndërhyrjeje është goditja
e paligjshmërisë në sektor, eliminimi i konkurencës së pandershme dhe ofrimi i një shërbimi cilësor për qytetarët. Aksioni në terren i “TaskForcës” në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, ka pasur në fokus konstatimin e pikave problematike, sipas denoncimeve nga vetë grupet e interesit, si dhe për të krijuar një panoramë sa më të qartë, sa i takon situatës në të gjithë vendin. Që prej fillimit të muajit prill, “Task-Forca” e Transportit Rrugor, ka ndërmarrë disa
“Nga kontrollet e ndërmarra deri më tani, rreth 160 subjekte janë konstatuar me shkelje të rënda, kryesisht, “ndryshim destinacioni”, pa “akt vlerësimi komoditeti” dhe në shumë raste me mungesë dokumentacioni. Për të gjitha këto subjekte janë marrë masa përkatëse administrative. Kontrollet nga ana e “Task-Forcës” të Transportit Rrugor, do të vijojnë edhe përgjatë ditëve në vijim”. operacione blic, të cilat janë shtrirë në akset kryesore kombëtare dhe në terminalet me fluksin më të lartë të trafikut.
NISMA
Vaqarri do të bëhet i pari burg i hapur P
as rikonstruksionit të burgut të Vaqarrit, mësohet se do të kthehet në një burg të hapur, i pari në vendin tonë. Ideja është që i burgosuri del nga burgu në mëngjes dhe shkon në vendin e punës. Pas përfundimit të punës ai menjëherë do të rikthehet në institucion dhe do të mbetet aty deri mëngjesin tjetër nëqoftëse ai nuk ka leje ose pushim. Në institucion të burgosurit mund të marrin pjesë në aktivitete të kohës së lirë, të zhvillojnë aktivitete sportive dhe të përfitojnë në trajtimin e ofruar atje. Shumicën e fundjavave i burgosuri mund ti kalojë me familjen e tij. Të burgosurve në një burg me regjim të hapur sigurisht që do tu duhet ti përmbahen në mënyrë strikte rregullave të specifikuara.
Konsumimi i alkoolit ose kthimi me vonesë mund të çojë zhvendosjen e të burgosurit në burgjet e mbyllura. I burgosuri vendoset me miratimin e tij në një burg me regjim të hapur kur plotëson kushtet e
veçanta për tu vendosur në një institucion të tillë dhe ky kalim nuk nënkupton që ai ti shpëtojë dënimit me burgim dhe as të abuzojë me mundësitë e ofruara nga burgjet e hapura për të kryer krime të tjera.
AKTUALITET
17
E martë, 23 PRILL 2019
Provat kryesore janë përgjimet telefonike midis të pandehurve dhe nga këqyrja e qindra orëve të kamerave të sigurisë. Në seancë do të zbardhet edhe roli që ka pasur secili nga të arrestuarit
K
atër të ndaluarit për grabitjen në aeroportin e Rinasit, do të njihen me akuzat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Tre të rinj nga Elbasani dhe një tjetër nga Kruja, që të gjithë me lidhje të forta me të arrestuar të mëparshëm të grupit Murataj, Kupa dhe grupin e Klement Çalës, janë të dyshuarit kryesor,si bashkëpunëtorë të grabitësve që hynë në aeroportin e Rinasit dhe rrëmbyen prej andej mbi pesë milionë euro. Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Oltian Veseli dhe Saimir Çela janë të arresturit e Policisë së Shtetit. Organi i akuzës kërkon të caktohet masa e sigurisë “arrest me burg”. Klement Çala, një person me precedentë të rrezikshëm dhe me të kaluar kriminale në Greqi dhe në Shqipëri po në fushën e grabitjeve të armatosura, vazhdon të jetë në kërkim që prej 2013-s, dosjes së tij i është shtuar edhe përfshirja në grabitjen e 9 prillit. Edhe i vëllai i tij, Eldi Çela është në kërkim, sëbashku me një të tretë por të forta ngelen dyshimet edhe për një shtetase që shikohet si ndihmëse e grupit. Të arrestuarit I pari që do dalë këtë të martë para Gjykatës është Alkond Bengasi që është kushëri i Klement Çalës. Ai akuzohet për grabitje, grup të strukturuar dhe armëmbajtje dhe prodhim municionesh. Tre të arrestuarit e tjerë do njihen me masën
4 të kapur për grabitjen në Rinas, lidhje me grupet Murataj-Çala-Kupa TË ARRESTUARIT
e sigurisë ditën e mërkurë, ndërkohë që përpara se tu priteshin fletët e arrestit, ata janë mbajtur të shoqëruar për dy ditë rresht ne polici. Prokuroria dyshon se i kërkuari Eldi Çela, vëllai i Klement Çalës kishte marrë me qera një servis në qytetin e Elbasanit. I dyshuari tjetër Oltion Veseli është kushëriri i Ernest Kupës, i dënuar nga gjykata për grabitjen e armatosur të blindave përgjatë aksit Tiranë-Rinas, edhe dy të rinjtë e tjerë njihen si krahu i Klement Çalës, njeriut që po sfidon autoritetet e gjithashtu njeriut të shumë kërkuar edhe
RRËFIMI
Pronari i servisit: Makinën e mori me qira vëllai i Çalës
Zbulohet emri i personit që mori me qera servisin ku u modifikua furgoni i përdorur për grabitjen në aeroportin e Rinasit. Pronari i servisit, Gentjan Sharra, thotë se ky objekt ishte dhënë me qira personit me emrin Elvi Çalës. Ky i fundit rezulton të jetë vëllai i Klement Çalës, një prej personave të shumëkërkuar dhe i arratisur bashkë me Admir Muratajn në 2013-ës nga burgu i Trikalas në Greqi. Po ashtu, ai dyshohet si një ndër personat që ka marrë pjesë në grabitjen e blindave në Rinas në vitin 2017 por nuk u provua përfshirja e tij. Po ashtu, Sharra ka deklaruar edhe për policinë se me qira e kishte lënë këtë servis për faktin se nuk kishte punë dhe se me Elvi Çalën nuk kishte një kontratë noteriale. Gjithashtu, Sharra ka mohuar të ketë dijeni mbi aktivitetin kriminal lidhur me grabitjen.
nga Greqia, pas arratisjes se bashku me 7 shqiptarë të tjerë mes të cilëve ishte edhe Admir Murataj. Akuzat Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se provat kryesore janë përgjimet telefonike midis të pandehurve dhe nga këqyrja e qindra orëve të kamerave të sigurisë. Në seancën për caktim të masës së sigurisë do të zbardhet edhe roli që ka pasur secili nga të arrestuarit. Oltian Veseli dyshohet se ka ndihmuar grabitësit e tjerë që të largohen nga vendi i ngjarjes me një tjetër makinë. Pjesa tjetër kanë
bërë modifikimin e furgonit më mbishkrimin “hetim tatimor”. Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë shoqëruar edhe dy vëllezërit e tjerë të Oltian Veselit, Ardit dhe Ermal Veselin. Vëllezërit do të hetohen edhe për pasurinë, nëse kanë apo jo burime të ligjshme për krijimin e saj. Sipas burimeve nga organi i akuzës Ermal Veseli është pronar i një picerie në zonën e Fushë-Krujës e cila quhet “Pizzeri Kupa Hallall”. Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshime të forta se Oltian Veseli ka lidhje me Dash Kupën,
“Tre të rinj nga Elbasani dhe një tjetër nga Kruja, që të gjithë me lidhje të forta me të arrestuar të mëparshëm të grupit Murataj, Kupa dhe grupin e Klement Çalës, janë të dyshuarit kryesor si bashkëpunëtorë të grabitësve që hynë në aeroportin e Rinasit dhe rrëmbyen prej andej mbi pesë milionë euro. Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Oltian Veseli dhe Saimir Çela janë të arresturit e Policisë së Shtetit”. i cili është dënuar për vjedhjen e parave në vitin 2017. Drejtoria e Burgjeve mohon që të dyshuarit e grabitjes të kenë pasur kontakte me këta persona që po vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në kryeqytet. Ndaj 4 të arrestuarëve rëndojnë akuzat e “vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “grupit të strukturuar kriminal”, “mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “vrasje e punonjësve të policisë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.
POLICIA
Në kërkim të Klement Çalës K
lement Çala, 30-vjeç, rezulton i shumë kërkuar që prej 2013 por pa sukses. Policia e ka rishpallur sërish në kërkim të riun nga Elbasani, që u dënua në mungesë në Shqipëri me 25 vite burgim pas arratisjes nga burgu i Trikallasë. Pas marsit 2013, atëherë kur edhe ndodhi arratisja në Greqi, rastësia e tradhtoi vetëm njëherë të vetme Çalën, një rastësi e cila në fakt rezultoi se ishte mbret i botës për të, pasi ai u lirua në mënyrë paradoksale. Në qershorin e 2015-s, dy vjet nga arratisja ai gjendej në Vlorë me pushimet verore së bashku me familjen dhe me Alkond Bengasin, që ishte gjithashtu i kërkuar për një vepër tjetër penale. Siç thuhet në vendim, Klement Çala po udhëtonte me shpejtësi tej normave për të dërguar njërin nga fëmijët në urgjencë kur edhe
është ndaluar nga një patrullë, të cilën ai e ka kundërshtuar dhe është ndaluar vetëm pasi është përplasur. Klement Çala ia kishte dalë mbanë të merrte me emrin Saimir Koca, nga Obiliqi i Kosovës, një praktike kjo që u shpall false. Edhe pse përveç këtij fakti atij iu gjetën në shtëpinë e pushimit një pistoletë dhe disa gramë hashash,
Prokuroria kërkoi gjithsej pesë vite burgim dhe në përfundim Gjykata e dënoi me vetëm një vit heqje lirie. Çala qëndroi vetëm një muaj në paraburgim, pasi gjykata urdhëroi në datën 2 korrik heqjen e “arrestit me burg” dhe lirimin e menjëhershëm të tij, duke e konvertuar burgimin me shërbim prove.
FORUM
18 E martë, 23 PRILL 2019
Qeveria gjermane dëshiron të ndryshojë ligjin për azil. Në veçanti të prekur janë personat që nuk kanë shansa për azil. Po cilat janë të drejtat dhe obligimet e personave me “Duldung”?
“Duldungu” në Gjermani, obligimet dhe të drejtat N
jerëzit që qëndrojnë në Gjermani, por nuk kanë ndonjë leje qëndrimi, janë të detyruar që një ditë të largohen nga vendi. Disa prej tyre largohet vullnetarisht dhe kthehen në vendlindje. Të tjerët nuk duan të kthehen, sepse nuk duan të shkojnë prap në vendlindjet e tyre prej nga kanë ikur. Ka dhe raste kur njerëzit dëbohen me dhunë. Por kjo nuk është e mundur gjithmonë. Në këso rastesh, pesonat marrin një status “Duldung” në Gjermani, pra lejohen të qëndrojnë këtu deri sa nuk gjendet ndonjë zgjidhje. Sa persona duhet të largohen nga Gjermania? Partia e Majtja ka kërkuar nga qeveria të publikojë të dhënat për numrin e personave që duhet të largohen nga Gjermania. Në përgjigje thuhet: Me 31 dhjetor 2018 ka pasur në Gjermani 235.957 persona që duhet të largohen nga Gjermania. Prej tyre 180.124 persona janë me Duldung, ndërsa 55.833 pa Duldung. Numri më i madh i tyre janë persona të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil. Por në mesin e tyre ka edhe persona të cilët
kanë pasur ndonjë dokument tjetër dhe ndërkohë e kanë humbur ate. Ata megjithatë nuk janë larguar nga vendi. Policia gjermane ka regjistruar në vitin 2018 vrretzh 15.000 njerëz të cilëve u ka kaluar viza, por nuk janë kthyer në vendlindje. Shumica prej tyre janë nga Kina, Turqia, Rusia dhe India. Këta persona nuk kanë kurfarë titulli për momentin. Por ata shumë shpesh përpiqen t’i ikin policisë dhe vështirë mund të dëbohen nga vendi. Cilat janë rastet kur personat nuk dëbohen, ndonëse nuk kanë dokumente qëndrimi? Shkaku më i shpeshtë për Duldung, gati 41 % e rasteve, është mungesa e dokumenteve për udhëtim. Nxjerrja e dokumenteve të reja është shpesh e vështirë, për shkak se autoritetet e vendeve të origjinës nuk u lëshojnë dokumenta. Për rreth 6500 persona nuk është saktësuar se nga cili vend e kanë origjinën. Një grup tjetër i madh i takon personave nuk mund të dëbohet për shkaqe humanitare apo personale. Ndër ta ka dhe fëmijë në shkolla apo persona në përgatitje profesionale. Por ka dhe
persona që nuk mund të largohen për shkak të problemeve shëndetsore apo kujdesit për familjarë. Gati 4000 persona nuk mund të dëbohen për shkak të gjendjes shëndetësore. Ka dhe vende në të cilat personat nuk mund të kthehen, për shkak të gjendjes atje, por edhe për shkak të rrezikut nga sulmet eventuale terroriste. Shkaqet për Duldung, me datën 31.12.2018: - Mungesa e dokumenteve për udhëtim: 74.281 - Duldung për shkaqe humanitare apo personale: 11.486 - Për shkaqe familjare: 11.124 - Ndalimi i dëbimit në vende apo rajone të caktuara: 4402 - Shkaqe shëndetërore: 3803 - Prindër të fëmijëve minorenë: 476 - Proceset në gjykata: 426 - Shkaqe të tjera: 72.569 - Duldung pa shpjegime të sakta: 1157 Sa gjatë mund të qëndrojë dikush me Duldung? Duldung është parimisht me një kohëzgjatje të kufizuar. Për vazhdimin vendosin autoritetet. 37% e personave me Duldung jeton më shumë se tre vite në Gjermani. 18 % më gjatë se pesë
vite. Teorikisht një Duldung mund të ndërpritet në çdo moment. Kjo ndodhë në veçanti në rastet kur më nuk ekzsiton shkaku i qëndrimit në Gjermani. Të drejtat dhe obligimet e personave me Duldung Personat me Duldung duhet të lajmërohen rregullisht tek autoritetet. Ata marrin ndihma sociale sipas ligjit. Në radhë të parë marrin gjëra materiale për jetë si dhe rreht 40 Euro në muaj për nevojat e përditshme. Fëmijët deri në 14 vjeç marrin 20 Euro në muaj. Nëse pesoni e eviton me qëllim largimin, atëherë mund të ndodhë që ndihmat shkurtohen tërësisht. Personat me Duldung mund të marrin edhe obligime, si për shembull ndonjë vend për kualifikim profesional, ndonjë praktikë, një vit social apo dhe vende me pozitë të lartë akademike, të cilat paguhen mirë. Prej muajit të katërt ata mund të kërkojnë edhe një leje pune, ndërsa qasjen pa kufizime në tregun e punës e fitojnë automatiisht nëse në Gjermani kanë qëndruar 49 muaj. Pas tetë vitesh në Gjermani me
Duldung, personat mund të kërojnë një titull tjetër, nëse kanë mjaft para për të siguruar ekzistencën dhe nuk janë denuar me ligj. Familjet me fëmijë e fitojnë këtë të drejtë pas gjashtë vitesh. Ndërsa personat me Duldung të moshës 14 - 21 vjeç kanë të drejtë të kërkojnë leje tjetër pas katër vitesh, nëse shkojnë në shkollë apo në ndonjë përgatitje profesionale. Çfarë duhet të ndryshojë? Në Gjermani janë propozuar disa ndryshime ligjore. Në veçanti e paqartë është gjendja me personat që duhet të dëbohen nga vendi, të cilët mbahen nën masa arresti. Deri tani nën masa të këtilla janë mbajtur vetëm personat për të cilët ka ekzistuar rreziku i ikjes. Tani duhet të ketë edhe një Duldung për personat pa identitet të saktë. Personat që qëllimisht e pengojnë identifikimin e tyre do futen nën masa të veçanta. Në anën tjetër, personat e tjerë me Duldung duhet të kenë më shumë mundësi për integrim siç është ndjekja e kurseve të gjuhës. DW
PROCESI
S
tevo Pendarovski i Lidhjes So cial Demokrate, i mbështetur edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe partitë e tjera të koalicionit qeveritar, dhe Gordana Siljanovska Davkova e VMRO-DPMNE-së do të përballen në balotazh më 5 maj, pas një rezultati të ngushtë në zgjedhjet presidenciale të së dielës në Maqedoninë e Veriut. Kur janë numëruar mbi 99 për qind të votave, Stevo Pendarovski, prinë me 42.84 për qind, ndërsa Gordana Siljanovska Davkova, ka fituar 42.24 për qind të votave. Rezultati është shumë i ngushtë mes dy garuesve për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Stevo Pendarovski ka 4600 vota më shumë se zonja Gordana Siljanovska. Zoti Pendarovski ka 42,85% kundrejt 42,24% që fituar garuesja e VMRO-së. Ndërkohë zoti Blerim Reka ka fituar afro 80 mijë vota ose përkatësisht 10,57% të votave. Rreth 4.35% e votave janë cilësuar si të pavlefshme, një numër jo i vogël që analistët thonë se tregon për dëshpërimin e qytetarëve ndaj përfaqësuesve të politikës. Të dy kampet maqedonase, VMRO-DPMNE dhe Lidhja Social Demokrate e kanë votimin si quajtur fitore të tyre, madje VMRO-ja opozitare përmes euforisë e cilësoi si një “ngadhnjim të madh ndaj Zoran
Presidenti i Maqedonisë së Veriut zgjidhet në balotazh
Zaevit” që është kryeministër i vendit dhe kryetar i LSDM-së. Drejtuesi i opozitës, Hristijan Mickovski, mbrëmë vonë, tha se Maqedonia tani ka një realitet të ri: “korri fitore të drejtë me krenari, dinjitet dhe nderë”, u shpreh. “ Fituam! Fituam!”, iu drejtua ai partisë së tij nga selia e asaj që njihet si ‘Pallati i Bardhë’ në qendër
të Shkupit. “Politikat antishtetërore dhe kriminaliteti u mundën”, u shpreh Mickovski. VMRO-ja megjithatë nuk i konsideron votat e shqiptarëve që votuan zotin Pendarovski. Ndërkohë vetë Siljanovska është shprehur me tone tëheqëse ndaj elektoratit të zotit Blerim Reka, duke shpresuar se në balotazh do të ketë
mbështejen e tij. Nga ana tjetër, edhe Lidhja Social Demokrate me tone më të matura e quajti fitore të raundit të parë të kandidatit të saj Stevo Pendarovski. Kryeministri Zaev u bëri thirrje të gjitha komuniteteve etnike që në balotazhin e 5 majit të votojnë për konceptin “për Maqedoninë e Veriut drejt BE-së dhe NATO-s e jo për kthim prapa”. “Pres që qytetarët të cilët e votuan Blerim Rekën, më 5 maj të veprojnë me përgjegjësi dhe kontribuojnë për rrugën që çon përpara”, tha zoti Zaev. Kandidati Stevo Pendarovski thotë se balotazhi do të jetë më i lehtë sepse dallimi mes tij dhe Siljanovskës është tepër i madh. Blerim Reka, i mbështetur nga partitë shqiptare të opozitës Aleanca dhe Besa përsëriti se nuk do të orientonte votuesit se për kë ta japin votën e tyre në balotazh. Ai tha se do ta vlerësojë çështjen e kyçjes në politikë pasi të shohë nëse ka marrë më sumë vota se i gjithë Bashkimi Demokratik për
Integrim në zgjedhjet e fundit lokale. Mendohet se ata që votuan zotin Reka vështirë se do ta përkrahnin zonjën Gordana Siljanovska të VMRO-së në balotazh për shkak të retorikës nacionaliste kundrejt shqiptarëve të partisë së saj. Në balotazh duhet të marrin pjes 40% e votuesve të regjistruar në mënyrë që procesi të llogaritet i vlefshëm. Në zgjedhjet e së dielës u vërejt një pjesmarrje e ulët sidomos në komunat e banuara me shumicë shqiptare, megjithëse zgjedhjet presidenciale në këtë vend nuk tërheqin shumë votues ndërsa kohët e fundit ka patur mjaft debate nëse presidenti do të duhej të vazhdojë të zgjidhet me vota popullore apo në parlament me dy të tretat e votave. Por, për këtë të fundit duhen ndryshime kushtetuese. Po ashtu edhe politike të cilat e dinë se nuk i fitojnë dot zgjedhjet presidenciale e përdorin këtë për t’i matur forcat midis tyre. “Zëri i Amerikës”
NDERMENDJE
19 E martë, 23 PRILL 2019
NË 403-VJETORIN E VDEKJES SË SHKRIMTARIT
KUMTIM Nga Albert Vataj
N
doshta ajo që arriti të bënte me romanin "Don Kishoti i Mançes" në letërsinë botërore do të ishte shumë më shumë se sa ai ishte gaditur në këtë sipërmarrje. Në atë kohë letërsia ndodhej në një taban të ashpër dhe tejet të ngurtë. Tematika dhe larmia e personazheve dhe ngjarjeve po vuante një lloj shterrimi. Nevoja për të vënë dorë në diçka që kishte shfaqur shenja dekompozimi ishte gjithnjë e më emergjente. Ndërsa askujt nuk i kishte rënduar në shpirt kjo situatë e shterruar e letrave dhe krijimtarisë. Një i prerë për luftë dhe aventura, më shumë se për penë, “ngre shpatën” dhe godet litarin që mban të tendosur velën e asaj anijeje të pakur që vijonte të lundonte në një detë të paanë. E përplas këtë pushtues të ujrave për shkëmbinjtë e brigjeve dhe kurajos, dhe me çfarë arrin të dalë në breg nis të ringre një anije tjetër, një anije më të shpejtë dhe më sfiduese për stuhitë dhe detet e ashpra të letërsisë që e presin kërcënueshëm. Cili është ai që guxon kaq shumë? Po, është Miguel de Servantes Saavedra, ai që do të hyjë në historinë e letërsisë botërore si nënshtruesi i kalorësiakes përmes satirës. "Don Kishoti i Mançes", ishte kjo kryevepër e paarritshme fikshën që do ta ngjiste këtë spanjoll me mish e me shpirt në panteonin e famës. Miguel de Servantes vdiq në Madrid më 22 prill si dhe u përcoll për në amshim më 23 prill duke u varrosur në një manastir triniteti si një françeskan. Është pikërisht 23 prilli i keqpërdorur si datë që në shumë hamendësime konsiderohet si datëvdekja e shkrimtarit. Shkaku i vdekjes së tij, në bazë të Antonio López Alonso, një mjek, i cili ka shqyrtuar dokumentacionin e mbijetuar deritani, ishte diabeti 2 dhe një cirozë së mëlçi. Aludime të ndryshme bëjnë fjalë që ky përkeqësim i shëndetit të Servantes erdhi si rezultat i konsumit të tepruar të alkoolit në vitet e fundit të jetës. *** Miguel de Servantes Saavedra u lind më 29 shtator 1547 dhe vdiq më 22 prill 1616. Në historinë e letërsisë dhe tekstshkrimet për autorin, orvatet ta mbamendin atë si një novelist, poet dhe dramaturg i njohur. Deri në vitin 1605 kur atë e kishte lënë takati dhe mbi vete mbante inatet e të pamundurave
që cyt mosha e thyer, është fjala për një burrë 58-vjeçar, ai rroket prej një suksesi të paimagjinueshëm që i sjell romanin, "Don Kishoti i Mançes". Servantes veç historive me femra, aventurave, deri tek pengmarrja nga një tufë mercenaresh algjerianë të komanduar nga një shqiptar, kishe shkruar, ose më saktë ishte ballafaquar me veten e tij të dështuar krijuese. Asaj pjese të krijimtarisë së Servantes nuk i'u kthye askush as për ta riparë, as për ta rivlerësuar, për ta lënë këtë emër të lidhur vetëm me "Don Kishotin e Mançes", të cilin ai e bëri me dy pjesë. Nga kritika, "Don Kishoti i Mançes" konsiderohet romani i parë modern europian dhe më i mirë i shkruar ndonjëherë. Ndikimi që pati në gjuhën spanjolle ka qenë aq themeltar sa u etiketua si "Gjuha e Servantesit". Gjithashtu, ky roman pati një ndikesë rrapëllitëse në periudhën e bashkëkohësisë dhe përmbysjen e epokës së famës kalorësiake duke i transkriptuar këto heronj në personazhe grotesk. Kësodore arrijmë të kapim fillin e një pene inatçore, marazin e një burri me të shkuar shumëngjyrëshe dhe goditjen që pësoi nga rrufeja e famës, pod, ku ndodhet edhe sot e asaj dite. Gjithqysh ai arriti të shkruante një faqe shkëlqimtare në historinë e letërsisë dhe të sillte në jetë një emblemë filozofike dhe psikologjike, siç ishte "Don Kishoti i Mançes". *** Nëpër jetëshkrimet për shkrimtarit thuhet se Miguel de Servantes Saavedra, fëmija i katërt një mjeku, fillimisht regjistrohet në marinën tregtare spanjolle, por shpejt flota që e paguante përfshihet në njësitë luftarake. Servantes i ri shkëlqen si ushtarak. Ai plagoset tri herë në fushatat kundër otomanëve, më rëndë në betejën historike të Lepantos, një nocion gjeografik në Gjirin e Korintit, në Greqi. Pas pesë vitesh shërbim, atë e lejojnë të kthehet në atdhe, në Spanjë. Për shërbimet e tij të vyera ndaj kombit, Servantes sapo ishte graduar me titullin "ushtar elitar" dhe në kthim kishte me vete edhe 2 letra për Mbretin Filip II të Spanjës. Të dyja letrat, që Servantesi i ruante me kujdes, kishin vlerën e rekomandimit, me qëllim që mbreti të çmonte atë që ai kishte bërë në luftë. *** Pas pesë viteve të robërisë, Servantes u çlirua, falë negociatave të etërve të trinitetit. Më 27 tetor, ai mbërriti në Valencia, i
Servantes, ai që nënshtroi përmes satirës kalorsiaken tek "Don Kishoti i Mançes"
dobët. I ati kishte për të shitur të gjithë pasurinë dhe shkurorëzuar nga të gjitha nderet për t'i dhënë lirinë. Përvoja ishte një pikë kthese në jetën e tij, si dhe referenca të shumta për tema të lirisë dhe robërit shfaqen në punën e tij. Servantes u kthye nga Algjeri i zhytur në borxhe për shkak të haraçit të paguar për lirimin e tij. Për të fituar të holla, ai vendosi të ishte kontingjent lufte. Ai shkoi në Portugali dhe mori pjesë në betejën e "Azores Las" në 1582. Një vit më vonë, ai u kthye në Spanjë me dorëshkrimin e një romance, "La Galatea" dhe ndoshta pjesën e parë të "Persiles y Segismunda". Ai gjithashtu solli disa shënime për biografinë e tij. Gjatë këtij viti ai u bë babai i Isabel de Saavedra, një vajzë që kishte me një zonjë të aristokracisë së Lisbonës. Më 12 dhjetor, 1584, 37- vjeçari Miguel de Servantes Saavedra ishte martuar me Katalina Dona de Palacios Salazara. Martesa e detyruar e Servantes për të kërkuar një punë funksionoi dhe në 1588 ai siguroi një pozitë si një zyrtar i qeverisë në jug të
Spanjës, rekuizimi gruri dhe vajit të ullirit për fushatën e Armadës së pamposhtur. Posti i tij i ri i dha atij mundësinë për të mësuar zakonet dhe shprehitë e zakoneve, traditave nga Sevilje që ai përshkroi tek Don Kishoti. Ai u arrestua dy herë në Sevilje për marrje posedimin e materialeve që i përkitnin Katedrales Sevilje-së. Këto përvoja justifikojnë legjendë që pjesa e parë e Don Kishotit ishte shkruar në burg. Qëndrimi i tij në Sevilla ishte një periudhë e fatkeqësive për Servantes. Fat i tij nuk ishte më i mirë në letërsi. Në vitin 1595, ai fitoi çmimin e parë (tre lugë argjendi) në një konkurs poeme, dhe tre vjet më vonë, kënga e tij El entierro del Rey Felipe II en Sevilla ka marrë një vëmendje, edhe pse pjesa tjetër e poemave të tij do të mbeten të pabotuar. *** Xhaxhai i tij Alonso de Quesada Salazar thuhet se ka shërbyer si yshtje frymëzuese për të formësuar karakterin e Don Kishotit. Gjatë 20 viteve të ardhshme Servantes bënte një ekzistencë nomade, duke punuar si
një agjent blerje dhe si një tagrambledhës. Ai vuajti falimentimin dhe u burgos të paktën dy herë (1597 dhe 1602) për parregullsitë në llogaritë e tij. Midis 1596 dhe 1600, ka jetuar kryesisht në Sevilje. Në vitin 1606, Servantes u vendos në Madrid, ku ka mbetur për pjesën tjetër të jetës deri në të shuar më 22 prill 1616. *** Romani "Don Kishoti" i të madhit Miguel Serantes, gjeniut të letërsisë spanjolle, që bashkon në mënyrë krejt të natyrshme prirjen fantastike me shpirtin realist, del në dritë në periudhën kur romani kalorësiak e kishte humbur plotësisht joshjen dhe vëmendjen e lexuesit të kohës. Ai e solli këtë fikshën si një kundërvënie e fuqishme ndaj mentalitetit spanjoll mbi romanin kalorsiak, mbi këtë roman që ishte i molepsur nga figura të glorifikuara heronjsh të vendosur në situata të ekzagjeruara dhe që lëvizin në një botë eksploduese pasionesh dhe ngërthyer mes intrigash dhe aventurash të pabesueshme. "Don Kishoti" nëtërësinë e vet rreket të ironizojë prirjeve kalorsiake, si dukuri shoqërore dhe historike të Spanjës. Servantesi zgjedh pikërisht një "hero" si Don Kishoti, një personazh sa grotesk aq dhe kompleks, për ta vendosur përballë ngjarjeve dhe situatave të fryra dhe shpesh herë absurde, për të realizuar dhe përmbushur aventura të çmendura, të cilat e pozicionojnë si romanin e pare antiroman në historinë e letërsisë, kurse Don Kishotin si të parin antihero në këtë lëm. Gjithqysh kjo kryevepër e vuri Servantesin në një radhë me përfaqësuesit e tjerë të mëdhenj të Rilindjes europiane për ta sjellë deri në ditët tona si një rast i veçar dhe emblematik i tekstshkrimit. Nëse kombi gjerman mburret me Gëten, ai angles nuk ka nguruar ta vendos në kreshtën më të lartë të krenarisë, tragjikomedianin më të madh të të gjitha kohërave, Uilliam Shekspir, edhe Spanja te Miguel de Servantes Saavedra ka të shëmbëllyer elementin më përfaqësues të kombëtares.
KULTURE
20 E martë, 23 PRILL 2019
Olen Çezari: Njerëzit duhet t’i japin më shumë dashuri njëri-tjetrit V
iolinisti i njohur Olen Çezari rikthehet me koncert për dy net radhazi në Pallatin e Kongreseve. I shoqëruar nga 22 artistë të njohur në mbarë botën dhe nga grupi i tij, “International Clandestine Orchestra” (Klandestinët Ndërkombëtarë) artisti me origjinë shqiptare rrëfen arsyet e këtij koncerti tek rrënjët. Ndonëse dëshira e tij, është që të luajë më shpesh në skenën shqiptare, por ai na tregon se për shkak të udhëtimeve në mbarë botën luan vetëm një herë në dy vite. “E ndiej të domosdoshme që të vij në Shqipëri, e kam brenda vetes, është pjesë e dëshirës sime, që atë që prezantojmë nëpër botë ta kemi edhe këtu”, shprehet violinisti. Gjatë karrierës së tij në mbarë botën Oleni nuk ka qenë asnjëherë vetëm, sikundër edhe në këtë koncert ka ftuar disa nga miqtë e tij, për ta shoqëruar. “Bashkë me grupin tim International Clandestine Orchestra kemi dhjetë vite që udhëtojmë nëpër botë, do të vendosim në skenë nesër edhe pasnesër tinguj nga e gjithë bota. Për këtë kam thirrur miqtë
e mi, që këta tinguj të jenë të prekshme dhe reale, si kantautorin e njohur italian Alessandro Mannarino, instrumentisti i njohur nga Kina, Guo Gan, bateristi Pepe Sanchez, Eden, i cili për dy muaj bllokoi Sanremo-n e të rinjve, artisti nga Kuba Shama Milan, këngëtarja Lavinia Mancusi , që e kam pjesë të grupit tim, edhe humoristin Bes Kallakun”, vijon më tej, gjeniu i violinës. Dëshira e artistit është që repertori të mbetet surprizë për publikun, por ajo që na rrëfen është se nuk do të mungojnë këngët shqiptare, të cilat kësaj here vijnë të interpretuara nga artistja e vetme italiane që di të këndojë shqip, Lavinia Mancusi. “Kësaj here sa i përket Shqipërisë, kemi të vetmen këngëtare italiane që këndon shqip në të gjithë botën, Lavinia. Por do ta dëgjoni në koncert. Sa i përket pjesëve shqiptare, nuk doja që të ftoja artistë shqiptarë ( se këtë e kam bërë në koncertin tim të parë), por në të njëjtën kohë doja të ftoja dikë, që nuk kishte lidhje me muzikën, rastësisht takova Besin dhe dukë dëgjuar humorin e tij, vendosa që ta kem
pjesë edhe të koncertit”, shton më tej. Sa i përket zhvillimeve politike që ndodhin në Shqipëri, ai shprehet se është artist edhe i përket popullit, ndërsa vendin e tij dhe Italinë në mbarë botën e përfaqëson si artist. “Nuk jam politikan edhe s’jam marrë ndonjëherë me të. Nuk i përkas asnjë ngjyrimi politik, por i përkas popullit, sikundër kam vite që prezantoj edhe popullin italianë nëpër botë. Ndihem si një urë e këtyre dy shteteve që kanë
“Zona e pritjes”, komedia e zezë shfaqet në Shkodër Komedia e zeze “Zona e pritjes” shkruar nga autorja kroate Marina Vujçiç, nën regjine dhe skenografinë e Fatos Berishës është ngjitur në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër. Në këtë komedi ngjarjet zhvillohen në një korridor ambulance, ku të gjithë presin të futen tek doktori. Por ama kur i vjen radha për t’u futur, të gjithë nxjerrin nga një justifikim për ta shtyrë këtë takim pasi kanë frikën e përgjigjeve. Përmes notave humoristike dhe ironive, regjisori Fatos Berisha dhe aktorët kanë sjellë një realitet te prekshëm edhe në Shqipëri e Ballkan. Metafora e jetës si pritje
e së nesërmes më të mirë që behet emërtimi ynë i përbashkët është mesazhi i veprës që erdhi për të
gjithë artdashësit shkodran në kuadër të 70 vjetorit të krijimit të teatrit “Migjeni”.
Komediani fiton zgjedhjet për president të Ukrainës Komediani ukrainas, Volodymyr Zelensky do të jetë presidenti i ardhshëm i Ukrainës. Rezultatet preliminare tregojnë se aktori shpallet fitues pas balotazhit ku garonte kundër presidentit të deritanishëm, Petro Poroshenko, me 70% të votave. Zelensky kishte dominuar edhe në raundin e parë të zgjedhjeve ku garonin 39 kandidatë. Presidenti i Ukrainës mban fuqi mbi sigurinë, mbrojtjen dhe politikën e jashtme të vendit. Nëse sondazhet janë të sakta, aktori do të zgjidhet president në një mandat 5 vjeçar.
një vëllazëri shekullore me njëritjetrin. Por unë mendoj se Shqipëria ka nevojë për dashuri, ka nevojë që njerëzit të zbuten edhe t’i shprehin të gjithë dashurinë njëri-tjetrit, se janë të gjithë të tendosur si tel violine”, shprehet artisti. Ajo që i dhëmbë më shumë se gjithçka Olenit sa i përket Shqipërisë është historia për të cilën shqiptarët, nuk kujdesen sa duhet, për ta promovuar tek turistët e huaj. “Do preferoja që Muzeu Kombëtar të ishte plot me
objekte arkeologjike, që flasin për historinë, gjënë më të rëndësishme, që ne kemi, ndërsa, të tjerët nuk e kanë. Kemi amfiteatro, si ai në Durrës, që ne i kemi lënë pas dore. Këto janë gjërat që mua më mungojnë. Në Tiranë janë bërë gjëra të bukura. Por, një turist ka dëshirë që të shoh edhe historinë tonë”, përfundon Oleni. Violinisti Olen Çezari do të interpretojë në skenën e Pallatit të Kongreseve në datë 23-24 prill, ora 19.00.
Gegë Marubi, dalja nga dimensioni idilik Një cikël bisedash të drejtuara nga Lek Gjeloshi do të hulumtojnë fotot e Gegë Marubit, dhe daljen e tyre nga dimensionin idilik. Gegë Marubi (1907-1984), i formuar pranë Vëllezërve Lumière në Paris (1924), përfaqëson një prej momenteve më të rafinuar të koleksionit të Marubëve. Më shumë se Pietro e Keli, ai mund të konsiderohet si fotografi që punoi në dy sisteme diametralisht të kundërt: nga ai kapitalist tek ai komunist. Një tranzicion social-politik që lë një gjurmë të fortë mbi individin dhe dëshminë e paraqitjes së tij. Kështu edhe personazhet e Gegës, fillimisht të përshkuar nga një dritë e tërthortë e kinematografike, i gjejmë në periudhën e fundit gjithnjë e më të standartizuar nga vorbulla komplekse e kolektivizimit. Kjo periudhë për fotografinë e Marubëve shënon daljen përfundimtare prej atij dimensioni idilik që e kishte karakterizuar në fillesë.
SHOWBIZ
21 E martë, 23 PRILL 2019
Eleni Foureira kujton momentet e bukura nga fëmijëria Këngëtarja me origjinë shqiptare, Elenei Fouriera është shumë e famshme në shtetet fqinje, sepse fillimisht u bë e njohur në Greqi. Eleni është larguar në vitin 1997 nga Shqipëria dhe pavarësisht se fëmijëria për të ka qenë e vështirë ajo ruan disa kujtime të bukura. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të vjetër, në të cilën shihet përkrah vëllait të saj. Me anë të fotos Eleni ka uruar vëllain, i cili dje festoi ditëlindjen. Në kohën kur është shkrepur fotografia këngëtarja duhet të ketë jetuar në Shqipëri, sepse ajo duket shumë e vogël, ndërsa nga vendlindja është larguar në moshën 10-vjeçare. Meqenëse kanë kaluar shumë vite, Eleni ka ndryshuar dhe tiparet e fëmijërisë duket se janë zbehur. Sot ajo është një këngëtare mjaft e suksesshme dhe madje arriti që vitin e
Eminem feston përvjetorin e veçantë: Akoma nuk kam frikë Eminem ka festuar 11 vjetorin e të qenurit esëll, pa konsumuar substanca të dëmshme për organizmin. Ka qenë vetë reperi ai që ka dhënë detajet e ngjarjes së rëndësishme për të. Ai publikoi foton e një medalioni që mban të shkruar me simbole romake numrin 11 (XI), ndërsa rreth tij shfaqen tre fjalë: Bashkim, shërbim dhe marr veten. “11 vite dhe ende nuk kam frikë”,-shkruan Eminem krahas fotos. Më herët reperi ka zbuluar se në 2007-ën për pak humbi jetën nga mbidoza me ilaçe që kishte marrë. Ai i ka dedikuar edhe një këngë këtij momenti të vështirë, që mund ta ndante nga familjarët e tij.
kaluar të renditej e dyta në ‘Eurovision’ me këngën ‘Fuego’ si përfaqësuese e Qipros. Këtë vit ajo pritet të ngjitet
sërish në skenën e festivalit europian, si e ftuar speciale për të performuar në natën finale.
Aktorja e njohur merr vendimin: Do heq dorë nga alkooli Ajo është një nga aktoret më të njohura në Hollywood, e njohur për shumë role. Në një intervistë për mediat e huaja, Anna Hathaway është shprehur rreth varësisë së saj nga alkooli. Anne është zotuar se nuk do të konsumojë më alkool deri kur djali i saj të bëhej 18 vjeç. “E kam mbajtur fjalën për gjysmë viti. Më kanë mbetur edhe 17 vite e gjysmë të tjera. Kam provuar të pi dhe t’i kthehem familjes, por kam kuptuar që është shumë e vështirë. Nuk mund të jesh një nënë e mirë nëse përfundon duke u dehur. Po e bëj gjithçka për djalin tim”,-u shpreh aktorja e njohur. Tashmë Anne është e vendosur të heqë dorë njëherë e përgjithmonë nga alkooli.
Dhurata Dora trondit estradën, miliona klikime vetëm në 4 ditë Këngëtarja Dhurata Dora ka vetëm katër ditë që ka sjellë projektin e saj të ri muzikor “Zemër” në bashkëpunim me reperin Soolking dhe ka rezultuar një sukses i madh. Ata kanë marrë mbi 11 milionë klikime në Youtube duke thyer rekord e duke lënë pas gjithë hitet e estradës. Padyshim që “Zemër” do jetë hiti i verës që do të pushtojë të gjitha klubet e natës dhe lokalet verore. Në këtë këngë, Dhurata u shfaq në super formë dhe klipin e xhiroi në kryeqytetin e Shqipërisë. Thuhet se pas këtij suksesi, ajo po përgatitet për të sjellë një këngë në gjuhën gjermane me qëllim për të hyrë në tregun e huaj.
Regjisori i famshëm në spital, pëson goditje në zemër Regjisori i nominuar për Oskar, John Singleton është nën kujdes intesiv pasi pësoi goditje në zemër. Prodhuesi i filmave, përfshirë Boyz N the Hood, Shaft dhe 2 Fast 2 Furious u sëmurë të mërkurën. “Singleton është në spital nën kujdes intesiv,”-tha familja e tij në një njoftim për shtyp. “Kërkojmë privatësi gjatë kësaj periudhe.” Pas publikimit të lajmeve për gjendjen e përkeqësuar të 51-vjeçarit, miqtë dhe kolegët i dërguan urimet më të mira. Reperi Snoop Dogg publikoi një foto me regjisorin në Instagram dhe shkroi: “Lutuni për vëllain tim.” Pas publikimit të filmit të tij të vitit 1991, Boyz N the Hood, ku debutoi si regjisor në moshën 23-vjeçare, ai mori nominimin në Academy Award për ‘regjisori më i mirë’, duke u bërë afrikano-amerikani i parë dhe më i ri i nominuar ndonjëherë.
SPORT
22
E martë, 23 PRILL 2019
Në përfundim të javës së 30-të, Partizani ka humbur pak terren në lidhje me ndjekësin më të afërt, Kukësin, pasi diferenca ka shkuar në 10 pikë. Në lojë janë edhe 18 pikë për t’u fituar deri në përfundim të sezonit
P
artizani nuk ka arriti të mbyllte praktikisht çështjen titull në Kategorinë Superiore. “Demat e kuq” nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertën e Fushë-Krujës ndaj Kastriotit. Edhe pse ishin kryeqytetasit ata që kaluan të parët në avantazh, të besuarit e Bledar Devollit e gjetën forcën për të reaguar. Golat e takimit mbajnë firmat e Mensah dhe Julian Shehut. Dalja me karton të kuq e Lum Rexhepit i uli marshin ofensivës së të kuqve që menduan vetëm për të ruajtur rezultatin. Në përfundim të javës së 30-të, Partizani ka humbur pak terren në lidhje me ndjekësin më të afërt, Kukësin, pasi diferenca ka shkuar në 10 pikë. Në lojë janë edhe 18 pikë për t’u fituar deri në përfundim të sezonit. Duke marrë parasysh diferencën dhe pikët që janë në lojë për t’u fituar, sipas përllogaritjeve Partizanit i duhen 8 pikë në 6 javët e mbetura për të dalë kampion edhe sikur Kukësi t’i fitojë të gjitha ndeshjet. Me 8 pikë duhet që Partizani të mos humbasë 2-0 përballjen direkte me Kukësin. Nëse merr 9 pikë, cilido qoftë rezultati apo fitorja e mundshme e Kukësit në përballjen direkte, Partizani është kampion i padiskutueshëm i edicionit të 80-të të Kategorisë Superiore. Pra për të qenë të qetë, “demave” u duhet të marrin gjysmën e pikëve të mbetura. Nëse fitojnë tri sfidat e radhës, Laçi, Flamurtari dhe Tirana, i bie që Partizani të shpallet kampion në derbi, 3 javë para përfundimit të kampionatit. Partizani është zyrtarisht 8 pikë larg titullit kampion të shumëpritur prej dy
Formula e “demave” për t’u shpallur kampion
FITORJA
“Për të qenë të qetë, “demave” u duhet të marrin gjysmën e pikëve të mbetura. Nëse fitojnë tri sfidat e radhës, Laçi, Flamurtari dhe Tirana, i bie që Partizani të shpallet kampion në derbi, 3 javë para përfundimit të kampionatit. Partizani është zyrtarisht 8 pikë larg titullit kampion të shumëpritur prej dy dekadash e gjysëm. Mjaftojnë që të kuqtë të arrijnë kuotën e 69 pikëve dhe ata janë automatikisht kampionët e këtij viti”.
dekadash e gjysëm. Mjaftojnë që të kuqtë të arrijnë kuotën e 69 pikëve dhe ata janë automatikisht kampionët e këtij viti. Ndeshjet nuk janë të lehta, përpara janë kundërshtarë si Laçi, Tirana, Kukësi, Flamurtari apo Luftëtari
DUELI
Marku zyrtarizon kundërshtarin
por me formën e këtij viti duke se kryeqytetasit nuk duan t’ia dijnë. Me fitimin e Superligës Partizani fillon rrugëtimin e saj drejtë Champions League. E fillon nga 18 qershori me raundin e parë por ajo çfarë
dihet është se kundërshtari i Partizanit nuk do të jetë aspak i lehtë, madje i frikshëm. Kjo ndodh për shkak të koeificientit të ulët që ka jo vetëm Partizani por dhe kampionati shqiptar në Europë (8.500). Skënderbeu
UDHËKRYQ “Kampionati shqiptar ndodhet në udhëkryq për sa i përket koeficientëve por me shumë gjasa nëse kryeqytetasit fitojnë titullin atëherë do të kenë përballë kampionen e vendeve si Rumania, Skocia, Qipro, Bullgaria, Polonia, Suedia, Norvegjia, Skocia, Bjellorusia etj. Kaq për raundin e parë”. me arritjet e para disa viteve bëri mirë, por nga dënimi i tij skuadrat shqiptare e kanë kthyer Europën në shëtitje, kjo në bazë të rezultateve. Kampionati shqiptar ndodhet në udhëkryq për sa i përket koeficientëve por me shumë gjasa nëse kryeqytetasit fitojnë titullin atëherë do të kenë përballë kampionen e vendeve si Rumania, Skocia, Qipro, Bullgaria, Polonia, Suedia, Norvegjia, Skocia, Bjellorusia etj. Kaq për raundin e parë. Ndërkohë Partizani ka dhe një shans tjetër nëse nuk kalon këtë tur, vijimin e rrugëtimit në eleminatoret për Europa League. E vetmja rrugë për të qenë të qetë është kjo: Nëse fitojnë tri sfidat e radhës, Laçi, Flamurtari dhe Tirana, i bie që Partizani të shpallet kampion në derbi, 3 javë para përfundimit të kampionatit. Partizani është zyrtarisht 8 pikë larg titullit kampion të shumëpritur prej dy dekadash e gjysëm. Mjaftojnë që të kuqtë të arrijnë kuotën e 69 pikëve dhe ata janë automatikisht kampionët e këtij viti.
31-VJEÇARI
Benzema në historinë e Realit K
F
lorian Marku është një nga sportistët më të suksesshëm të momentit. Sportisti nga Lushnja po përgatitet të ngjitet në nivelet më të larta të boksit dhe këtë të shtunë do të kërkojë maksimumin. Mbrëmjen e 27 prillit, Marku do të ngjitet në ringun e York Hall, “Bethnal Green” në Londër, ku kundërshtar do të ketë Jan Marsalek. Çeku zëvendëson Robert Asagba në këtë duel, pasi ky i fundit u tërhoq. Marsalek u bë i njohur në disiplinën MMA, ashtu si 27-vjeçari shqiptar. Ndërkohë, në boks, Marsalek ka fituar të 3 përballjet e tij, dy prej të cilave me knock-out. Dy janë fitoret për Markun, ndërsa ka nisur edhe shitja e biletave për këtë duel.
arim Benzema është bërë lojtari i parë i Real Madridit, që ka shënuar tetë gola radhazi, pa asnjë ndalesë. 31-vjeçari ka shënuar tetë golat e fundit të “Los Blancos”, diçka që ndodh për herë të parë në historinë 117-vjeçare të klubit. Edhe legjenda e vërtetë e Merengues, Cristiano Ronaldo, golashënuesi kryesor i të bardhëve gjatë gjithë historisë, nuk ishte në gjendje ta arrinte këtë rekord. Kjo seri golash të Benzema filloi katër javë më parë, kur shënoi në minutën e fundit të fitores 3-2 kundër Huesca. Francezi shënoi pastaj në humbjen 2-1 ndaj Valencias, para dopietës në fitoren 2-1 ndaj Eibar. Benzema shënoi edhe në barazimin 1-1 kundër Leganes, të hënën por e bëri të
vetën “skenën” duke ralizuar një “hat-trick” kundër Atletico Bilbao. Benzema e ka gjetur 30 herë rrugën e rrjetës në 50 ndeshje të luajtura këtë sezon,
duke qenë zëvendësuesi më dinjitoz i Cristiano Ronaldos në “Santiago Bernabeu”, pasi portugezi shkoi te Juventusi verën e vitit të kaluar.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 4. Pronë toke e madhe në kohën e Perandorisë Romake që ishte në duart e njerëzve të shtresave të larta 10. Klerik i lartë mysliman që drejton punët fetare të një vendi, të një krahine, të një qarku etj 11. Që përbëhet nga lënda e që perceptohet si e tillë nga shqisat 13. Shkolla dhe shoqëria janë të ndara në të tilla 16. Më 6 mars 1992 në ... ndodhi konflikti i parë i armatosur në mes të serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve 19. Vegël muzikore, që përbëhet nga disa pllakëza druri me madhësi të ndryshme, të cilat i godasin me dy çekanë të vegjël për të nxjerrë tinguj 22. Pushteti i lartë i një mbreti a i një perandori 23. Dëshirë e fortë për lavdi personale 26. Një detar, efektiv i flotës. Ai që është në marinë, është i tillë 28. Ajo ndodhet në pjesën jug lindore të Evropë, zë një sipërfaqe prej afro 20 256 km2, me kryeqytet, Ljubljana 29. Një nga vendet fqinje që kemi Adriatikun të përbashkët 30. Ndryshe quhet një pronar, sipërmarrës, punëdhënës 31. Në ngjyrë të mjaltit; i përhimë në të verdhë 32. Si kishtin makinat e Durrësit targën 34. Të ftohtë i madh, i thatë e me ngricë; fraq, cingërimë, thëllim 35. Helmëz, bimë të huaja që zhvillohen në një të mbjellë 36. Partia e Punës së Shqipërisë 38. Dakord në gjuhë universale 39. Ajo që bën punët e shtëpisë (gatuan, pastron etj.), rregulloj, qeveris shtëpinë 40. E bëj që të humbasë ndjeshmërinë, e kthej në diçka si të ngrirë, e ngrij, e topit 43. Zakon i keq që ka një njeri, e kundërta e virtytit quhet ... 46. Delet, deshtë dhe shqerrat. Ky grup quhet i tille 48. I pesti në radhën e muajve të vitit. Dita e parë tij është e famshmja e paradave dhe protestave te punëtorëve 49. FRANG ... (1606-1643) leksikografi i parë shqiptar, historian, folklorist dhe etnograf. Një nga autorët më të vjetër të letërsisë shqipe 50. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 51. Dhuratë e vogël që u jepet zakonisht fëmijëve për t'i marrë me të mirë 53. Tekstshkrim dhe tekstshtyp, vepër shkencore, mësimore, letrare etj 58. Lopatë e barkës për të lundruar, lugatë 61. E shtrëngoj dikë që të bëjë një punë a diçka tjetër pa dëshirën e pa vullnetin e vet 63. Njësia monetare bazë e shtetit shqiptar deri me 1946 66. Dru halor përherë i gjelbër, me kurorë me majë, që lëshon boçe të gjata dhe që përdoret më shumë për mobilie
E martë, 23 PRILL 2019
Nga Albert VATAJ
67. Inicialet e Unionit të Krist Demokratëve Gjermanë 72. Organizata Botërore e Tregtisë 73. Mjerim i madh, fatkeqësi e madhe, mynxyrë; vdekje, mbart edhe këtë shquarje emërtore 75. Njeri shumë i shkurtër; burrac; fëmijë i vogël me shtat të parritur ende; cung i vogël 76. E lodh shumë dikë, e stërmundoj, e këput, e shkreh, ose e rr... 77. Përmbledhje e sistemuar e normave juridike. I tillë është civil, penal dhe i punës, i pashkruar është ai moral 79. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 80. Thurje, prerje a qëndisje me bedena e me lule, që bëhen ose që qepen anës një rrobe. 81. Giuseppe ... (1813-1901) është kompozitori me njohur i operës italiane 82. Që nuk merr anën e asnjërës nga palët e përfshira në debat, etj 84. Krijesë e mitologjisë shqiptare, zakonisht grua e bukur e veshur me të bardha. 85. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 86. Iki pa leje dhe fshehurazi nga ushtria, nga vendi i shërbimit luftarak ose nga fusha e betejës 89. Heq papastërtitë me ujë a me diçka tjetër, i/e bëj ashtu 90. Vegël, shërben për të kapur e shtrënguar diçka a për të shkulur gozhdë 92. Një e hapur e këmbës gjatë ecjes 93. Copë e vogël letre a kartoni, me shënimet e nevojshme, që merret kundrejt një pagese
95. Ndodhet në Evropën Qendrore, e rrethuar nga Republika Çeke, Gjermania, Hungaria, Italia, Lihtejnshtajni, Sllovakia, Sllovenia dhe Zvicra. Atdheu i Stefan Zweig 97. Krasniqi, akademikë, profesor dhe biolog i shquar shqiptarë, lindi më 4 janar 1931 99. Pastaj e ka brenda 103. Një nga stinët e vitit 105. Qytet në Kosovë me sipërfaqe 24.81 km². I vendosur në kryqëzimin e Via de Zenta (Shkodër-Kosovë) 106. I paarrirë, i papjekur, i pabërë mirë, ose ashtu 111. Ai që jep jetën për një çështje të madhe, bëhet ashtu 113. Ajo bën pjesë në frutat e thata, me zhguall të fortë, shumë më e vogël se arra 115. Fjodor Mihajlloviç ... (11 nëntor 1821-9 shkurt 1881), shkrimtar rus, veprat e tij kryesore janë "Krimi dhe Ndëshkimi" dhe "Vëllezërit Karamazov" 118. Ndryshe palombari quhet... VERTIKALISHT 2. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 3. Turqi si para të saj ka atë 5. Fëmijë i vogël që ushqehet ende me qumështin e nënës 6. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 7. ... bej Toptani (1864-1942), veprimtar i çështjes kombëtare, prijës çetash, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ministër Financash në qeverinë e parë, pjesëtar i Këshillit të Naltë dalur nga Kongresi i Lushnjës
8. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 9. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 12. Njoftoj organet përkatëse për diçka që kam gjetur, që kam zbuluar ose që kërkohej 14. Yndyrë, tërësia e tyre 15. Gjuha e nënës 17. Organizata e Kombeve të Bashkuara, u themelua pas Luftës së Dytë Botërore për forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës 18. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve RRESHTOJ 20. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 21. Leja që u jepet ushtarëve për të dalë jashtë repartit 22. Erë e lehtë, e freskët dhe e këndshme, puhi 24. Boris ..., fizikanë dhe astronaut rus 25. Të holla që i jepen dikujt për shërbime të vogla mbi vlerën e punës që bën. Korrupsioni ashtu e ka ngjyrën dhe fytyrën 26. Përdoret në mjekësinë popullore për të mjekuar plagët 27. Ajo është lëndë a pigment që u jep ngjyrën e gjelbër gjetheve ose pjesëve të tjera të bimëve 33. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 37. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 41. ... Mall, një lloj cigareje 42. Njeri dinak, shpirtkeq e smirëzi; njeri i prapë, i prirur për prapësira; djall 44. Të lag e të bën qull 45. Çdo punë, aktivitet apo veprimtari, qoftë edhe mjet ka nevojë për një tillë
64. Isac..., fizikan dhe matematikan i famshëm anglez, Lindi më 4 janar 1643, vdiq më 1727 65. Eshtë trajtim mjekësor nëpërmjet një injeksion për të rritur mbrojtjen nga disa sëmundje 68. Ai që nxjerr a përpunon një lëndë të parë dhe jep diçka të gatshme për t'u përdorur 69. Banka Botërore 70. Historiani dhe etnografi, Hasan ... u lind në fshatin Sërbicë të Kërçovës 71. Quhen kështu ata që nuk janë në pushtet. 74. Ndërhyrje kirurgjikale, operimi është brenda. 78. Tamam ashtu është një njeri që ka sjellje të vrazhdë e të pahijshme 83. Po Gjirokastra si e kishte targën 87. Romani i Anton Pashkut 88. Ai që nuk u përgjigjet ngacmimeve të jashtme 91. Umberto... një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare 93. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 94. Në largësi të vogël nga diçka tjetër, pran 96. Tirana, e kishte targën e makinave ... 97. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë 98. Haiti përdor atë si monedhë të saj 100. Emri i nënës në dokumentet zyrtare 101. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 102. Hurma me bërthamë, ose hurma farëzezë, quhet ashtu 103. Ku shiten e blihen sende ushqimore, kafshë e mallra të tjera 104. Kockës i thonë ashtu në dialektore 107. Të gjithë e kemi një të tillë, me të cilin identifikohemi dhe na thërrasin 108. Fjalë e dhënë për diçka të rëndësishme, premtim 109. Aktorja e njohur, ... Tejlor, lindi më 27 shkurt 1932, u martuar 8 herë me 7 burra 110. Në një vend të caktuar larg meje, po afër bashkëbiseduesit 112. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 114. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 116. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 117. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu
47. Më 1817, me 8 mars, u themelua tregu i organizuar financiar New York Stock Exchange (inicialet) në SHBA. 48. E sulmoj dikë a diçka me fjalë, me qortime, me vërejtje, i sulem dikujt, i turrem 52. Vend i ngritur buzë arave ose anës shesheve, udhëve, hendeqeve etj. 54. Gjarpër i trashë dhe i gjatë, me trup të fuqishëm 55. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 56. Numri a shkronja përpara një shprehjeje algjebrike ose përpara një formule kimike 57. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 59. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 60. Ushtar me rrogë në shërbim të një shteti a të një ushtrie të huaj 62. I tendosur e i ashpërsuar aq sa mund të çojë në ndeshje ose në shpërthim, shumë i nderë 63. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
3
4
K
A E
U
V
R O
5
S
T
6
A T
13
B
P
M
R
I
T O
Z
19
A R
O
T
N
J
I
20
M
T
O Z
A J
D
U
E
E
R
C
F
T
F
T
L 24
28
A
O
V
N
H I
C
N
A
A
26
J
B I
E
T E
R
R
O
A
K
32
R
K 33
37
25
R
29
R
31
D
K O
21
K U
Q
A 17
Z A
23
H
U
O
E
S
N I
30
34
L
L A
A T
E R
I
A M N I
K
35
V
S
T
I
36
R E
F
E
R O
J
E
R
Z
S
Z
H
38
R I
39
P
A
B
B
40
N
M I
P
U
O
D A
R E
G
R
A
43
H
¸ 46
A
R
S
H
T O
I
H
52
C
N 48
H
K
R
G
E
J
L
H ˙
A L
L U
M B
L E
O
K
N C
K
L 54
W H
49
B A
51
L Y
X 53
O S
M
¸ 45
I
¸
50
S
R M E
44
R V
47
R E
E
41
42
K
T H
16
D A
27
S
M B
12
B A
U
L 22
A
8
B A
11
L D 15
A
18
Z
10
A
14
B
7
P 9
O
55
56
K O
I
A
57
O
¸
¸
58
59
˙ K
K A
A
E L
A R
R
T
R
A
J
I
O
60
B
63
61
M K
P
62
A B
E S
U A
D R
N
J
A T 65
69
S
70
L
66
P
A
67
N J
A
K
71
A K
T U
68
I
R
72
A L
T
K
H
B
P
A
I 73
E
T ¸
S
74
R
75
A J
T
M
U
H
˙
78
79
80
C O
L
T
L
M
¸
O K
81
B
90
P
I
S
M I
L E
D
F
S
L
Y
M
H
A N
¸
M I
87
D E
88
B
H
91
A
L
S
Z
R
I
T
M
L E
U
R
A
G J
K U
109
E T
F
A
Z A
I
M
T
O
N A
T
G
L
S R
M U
K E
96
L
Z
V A
D H
P L I
O N
J
B
M
A
K
Y 106
Y ˙
I
100 103
107
O
P
K
U
R
L
A
A
108
P
S
H
R
R
110
N I
J
N
L
95
102
105
H
E D
89
L A 94
K 101
T
V
99
104
B R
H
92
G D I
¸
M I
T
98
E R
S
85
93
I
P
D
R
E M E R
86
Z
L
A R
82
84
O T
G
N
83
V
N 76
Z A
77
97
¸
64
K
111
E
H
¸
B A
R E
L E
K
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E diel, 21 PRILL 2019
Presidenti Meta: Tirana sot duket më e bukur Presidenti Ilir Meta është takuar dje me Sylviane Muselier, motra Mbretëreshës shqiptare Geraldinë. Në një postim në Facebook, kreu shtetit shkruan: “Tirana sot duket më e bukur nga vizita e një zonje të jashtëzakonshme, Sylviane Muselier, motra e “Trëndafilit të bardhë”, Mbretëreshës Geraldinë. Dashuria e saj e madhe për Shqipërinë, e konkretizuar edhe me ndihma humanitare e mjekësore për fëmijët e njerëzit në nevojë, mbetet përherë një burim frymëzimi. Shumë i lumtur të dëgjoja nga miqtë e saj francezë se nderimi i
DITA E TOKËS
figurës së Mbretëreshës Geraldinë vijon të inkurajojë francezët dhe europianët të
ndihmojnë dhe promovojnë Shqipërinë”,- shkruan Presidenti Ilir Meta.
MESAZHI
Presidenti Gjimnazistë nga Tirana Meta për “Ditën e Prishtina aksion Ndërkombëtare pastrimi në Dajt
N
ë Ditën e Tokës, gjimna zistët e dy shkollave në Prishtinë dhe në Tiranë kanë zhvilluar një aksion pastrimi në malin e Dajtit. Nxënësit e gjimnazeve “Qemal Stafa” në Tiranë dhe “Xhevdet Doda” Prishtinë, në kuadër të shkëmbimit kulturor midis 2 vendeve, pastruan vullnetarisht mbeturinat që qytetarët kanë lënë në malin e Dajtit pasi kanë bërë piknik. Dita e Tokës i kushtohet planetit tonë. Me disa veprime të thjeshta, çdokush mund të bëjë diçka për planetin në këtë ditë, ashtu si edhe gjimnazistët e shkollave nga Tirana dhe Prishtina. Pjesa më e rëndësishme është mbajtja pastër e mjedisit, ndërkohë që nuk duhen përdorur qese plastike. Edukimi i brezit të ri me sjellje miqësore ndaj mjedisit është investimi afatgjatë në Ditën e Tokës.
të Tokës”
Në ditën Ditën Ndërkombëtare të Tokës, Presidenti Ilir Meta ka bërë apel për ruajtjen e biodiversitet dhe shtimin e hapësirave të gjelbra në vend. Në një mesazh në Facebook, kreu i shtetit shprehet se investimi në ekosistem është mënyra më e mirë për t’u garantuar fëmijëve një të ardhme më të mirë. “Për një të ardhme më të shëndetshme të fëmijëve tanë, është detyra jonë ta mbrojmë tokën, shtëpinë tonë të përbashkët, duke treguar një kujdes e vëmendje më të shtuar për mjedisin dhe ekosistemin, ruajtjen e biodiversitetit të pasur dhe pyjeve të bukura të Shqipërisë. Mbrojtja e tokës dhe e mjedisit, nuk duhet trajtuar si propagandë mediatike! Të gjithë jemi dëshmitarë se si kurorat e gjelbërta, që duhet të ishin mushkëria e pacënueshme e qyteteve tona, fatkeqësisht janë dëmtuar nga ndërtimet pa kritere, një regres që duhet të marrë fund! Ta bëjmë tokën një vend më të mirë për të jetuar! Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës”,- shkruan Presidenti Ilir Meta.