Koha jone 23 qershor 2018

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 147 (8278)

E shtunë, 23 Qershor 2018

Çmimi 30 Lekë

600 mijë refugjatët e pritshëm janë ide utopike dhe "fantazma" të opozitës apo i përmendi zv/ministri i qeverisë së PS-së për televizionin kryesor gjerman?

Refugjatët, turistët anulojnë pushimet verore në Shqipëri

Ku janë 10 milionë turistët që deklaroi kryeministri Rama? Apo ka llogaritur edhe "emigrantët sirianë", të cilët po planifikohen skutave Tiranë-Bruksel për ti sjellë në zonat bregdetare të vendit? Dy shqiptarët e Zvicrës, Xhaka Presidenti Meta, tifoz i Zvicrës, dhe Shaqiri shkatërrojnë Serbinë feston në Presidencë me të

FAQE 3

ftuarit për golat e shqiptarëve

FAQE 20

Në foto: Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, dje në ndeshjen Serbi- Zvicër, 1-2 OPINION

KREU I DEPUTETËVE TË LSI

Nga Spartak Ngjela

funksion të strategjisë pro-lindore

Refugjatët i kërkoi Rama. Vasili: Rama Ngrihuni dhe rrëzojeni braktisi integrimin në Rama: nga pranimi i armëve kimike të Sirisë, te kërkesa për refugjatët e Sirisë. Është krejt e njëjta gjë, se dhe armët i kërkoi vetë Rama.

FAQE 6

FAQE 5

FAQE 24

Në foto: Presidenti Ilir Meta duke ndjekur ndeshjen Serbi-Zvicër

Oficeri i policisë, Armand Myrta që i kërkon 50 mijë euro medias!

FAQE 11

Gjermania i vendos kushtet qeverisë "Rama" për negociatat

FAQE 4

RUSI 2018

NDESHJET SOT

Belgjikë-Tunizi 14:00 Korea e Jugut-Meksikë 17:00 Gjermani-Suedi 20:00

Coutinho dhe Neymar, Brazili mund mes drithërimash Kosta Rikën

Nigeria mund Islandën, "zgjon" shpresat e Argjentinës për kualifikim

FAQE 21


POLITIKE

2

E shtunë, 23 Qershor 2018

Kreu i Qeverisë tani flet për kushte për hapjen e negociatave: Kështu ka ndodhur edhe me Malin e Zi

Edi Rama: Marrëveshja e detit do të jetë e drejtë, Greqia do shfuqizojë ligjin e luftës K

ryeministri Edi Rama ka zhvilluar llogaridhënien publike me pakicat kombëtarë në Karahaxh të Sarandës. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se marrëveshja e re e detit me Greqinë do jetë e drejtë dhe se fqinjët do shfuqizojnë ligjin e luftës. “Jemi investuar për të ndërtuar një marrëdhënie afatgjatë strategjike me Greqinë. S’ka qene e thjeshtë, ka kaluar nëpërmjet një tensioni të jashtëzakonshëm, jo sepse e kemi pasur për qëllim të prishin marrëdhëniet me Greqinë, por të korrigjohen të gjitha marrëdhëniet që janë krijuar pas ndryshimit të sistemit, vatrat e tensionit, duke na dalë përpara rrugët e së ardhmes. Greqia e ka njohur si fakt ligjin absurd të luftës dhe ka pranuar ta shfuqizojë. Kur ne kemi nisur këtë diskutim thoshin se kjo nuk ekziston, por në fakt është një fakt pengues dhe me pasoja juridike që do të zhbëhet nga parlamenti i Greqisë dhe kjo është një arritje e madhe. Është fakt edhe që emigrantë shqiptarë në Greqi kanë pasur burokraci të ndryshme. Marrëveshja e re e detit do jetë e drejtë dhe do pasqyrohet në hartë. Do kemi mundësi që të gjithë ta shohin jo me sytë e politikës”- tha dje kryeministri Edi Rama. Negociatat Kur e gjithë vëmendja është ndalur tek data 28 qershor, ditë ku do të jepet edhe vendimi nga vendet e BE nëse do të çelen apo jo negociatat e Shqipërisë me BE, kryeministri Edi Rama është

LLOGARIDHËNIA

Demokratët e Sarandës dalin në rrugë, presin Ramën me protesta

shprehur shumë optimist për një “Po”. Gjatë dëgjesës së zhvilluar dje me banorët e Sarandës, kreu i qeverisë tha se ka besim që drita jeshile për Shqipërinë do të ndizet. Mes të tjerash ai u ndal edhe tek kushtet, ndërsa shtoi se “nuk ka proces për në BE pa kushte”. Kreu i qeverisë solli në fokus shembullin e Malit të Zi, që sipas tij i janë vendosur 94 kushte. “Sfida jonë nuk është me këta. Këta janë problem i këtij vendi dhe ajo çka ky vend nuk ia ka pasur borxh bijve të vet. Që nisen si mërgata e qyqeve në parlamentet e Europës dhe kapin deputetët që kanë arsyet e tyre dhe nuk kanë lidhje me Shqipërinë dhe

t’i nxisin, e ti gënjejnë duke u dhënë argumente se pse duhet ta bllokojnë Shqipërinë. Të mos e lënë Shqipërinë që ta hedhë këtë hap historik. Do ta shohim, 28 qershori do vijë. Unë kam shumë besim që drita jeshile do ndizet në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër. Shqipëria ska kthim pas në këtë proces dhe do të vazhdojë duke hyrë në këtë fazë historike negociatat. Kanë ngritur tymnajë të re tani, ‘Po’ me kushte, ‘Po’ me kushte. Janë shembujt. Mali i Zi, Serbia kanë marrë ‘po’-n, kanë marrë edhe kushtet. Nuk ka proces në rrugëtimin drejt BE pa kushte. Mali i Zi sot negocion dhe ka 94 kushte.

Kështu që ky është një proces. E rëndësishme është që ne të mos qëndrojmë në vend numëro, por hapa përpara. Ne na intereson në jetën e përditshme nuk është ajo se kur do të bëhemi anëtar të BE. Ne do të bëhemi anëtarë të BE-së kur të jemi gati, por ndërkohë të shfrytëzojmë këtë proces për një Shqipëri më të mirë. Për ne procesi i integrimit nuk është që të nisemi që të shkojmë të gjithë në Bruksel, por ta bëjmë një shtet europian. Ne jemi në kushtet e një kthese të ekonomisë, duan s’duan këta që çdo ditë shqyejnë Shqipërinë në sytë e të huajve dhe çdo vlerë e parim”, tha kryeministri Edi Rama.

ENDE ASNJË LAJM ZYRTAR NGA TAKIMI I RODOSIT MES KRERËVE TË DIPLOMACIVE SHQIPTARE DHE GREKE

Negociatat me Greqinë, Bushati: Gur-gur bëhet kalaja

K

ur takimi i krerëve të diplomacisë shqiptare dhe asaj greke që po mbahet në Rodos ka hyrë në ditën e tretë të tij, ende nuk ka asnjë informacion zyrtar se çfarë është arritur nga raundi më i fundit i negociatave për arritjen e marrëveshjes Shqipëri –Greqi. Deri më tani janë dhënë mesazhe optimiste nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. U takua ministri për evropën dhe punët e jashtme Ditmir Bushati me homologun grek Nikos Kotzias në raundin e rradhës për të negocuar mbi marrëveshjen Shqipëri – Greqi. Madje dy herë brenda 24 orëve në ishullin Rodos, por çfarë u arrit? “Gur gur bëhet kalaja”. Ky është informacioni i vetëm zyrtar nga ministri i jashtëm i Shqipërisë i dhënë për ndjekësit

e tij në Instagram. Shprehja e urtë shqiptare të lë të kuptosh se një gur tjetër është vendosur për ngritjen e kalasë midis dy fqinjëve, po cili gur dhe për cilën pikë të marrëveshjes, nuk dihet asgjë. Të rezervuar tregohen të dyja palët. Ata që kanë tentuar ta ç’kodojnë janë mediat

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

greke, disa prej të cilave shkruajnë se diskutimet teknike mes Shqipërisë dhe Greqisë pritet të përfundojnë gjatë fundjavës, përpara se të hënën e ardhshme në Luksemburg të mbahet takimi i ministrave të jashtëm të BE. Shumica e këtyre informacioneve rrëzohen një ditë më pas.

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

Të premten IBNA, raportoi se takimi Rama Tsipras do të zhvillohet në 10 ditët e para të muajit korrik për shkak të agjendës së ngjeshur të kryeministrit Grek. Duket se për palën shqiptare e ka marrë përsipër kryeministri Edi Rama të flasë për marrëveshjen. Përpara pakicave kombëtare në fshatin Karahaxh në Delvinë ai thotë se një pikë është arritur, shfuqizimin e ligjit të luftës. Ndërsa për marrëveshjen për detin nuk ka ende një informacion konkret, por vetëm garanci nga kreu i qeverisë se ajo do të jetë e duhura për Shqipërinë. Deri më tani gjithçka kërkon kryeministri është kohë që të tregojë se marrëveshja e duhur, dje është vendosur vetëm një tjetër gur edhe sipas kreut të diplomacisë shqiptare.

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

Në shumë qytete të Shqipërisë, aty ku kryeministri Edi Rama zhvendosi turin e tij të llogaridhënies është përballur me protesta nga mbështetësit e Partisë Demokratike dhe të rinjve të kësaj force politike. Kështu ka ndodhur edhe paraditen e djeshme teksa kreu i Qeverisë udhëtonte së bashku me ministrat e kabinetit drejt Sarandës. Mësohet se protestuesit nga PD-ja dhe FRPD-ja e Sarandës dhe Delvinës e kanë pritur të parin e qeverisë tek ura e Gajdarit. Në krye të protestuesve ishte deputetja e qarkut të Vlorë, Nada Mecorapaj. Ata mbanin pankarta dhe thërrisnin kundër qeverisë ndërsa raportohet të kenë qëlluar në drejtim të tij edhe me midhje, produkt i zonës së tyre. Një parullë gjigande e shpalosur buzë rrugës përcillte mesazhin: “Qeveri e drogës dhe e korrupsionit. Rama ik! Largohu!” Forcat e Policisë kishin rrethuar protestuesit, për të mos lejuar pengimin e eskortës qeveritare. Me protesta nga demokratët, Rama u prit ditë më parë edhe në Dibër ku për shkak të mungesës së infrastrukturës, u detyrua të përdorte helikopterin.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3

E shtunë, 23 QERSHOR 2018

600 mijë refugjatët e pritshëm janë ide utopike dhe "fantazma" të opozitës apo i përmendi zv/ministri i qeverisë së PS-së për televizionin kryesor gjerman?

Refugjatët, turistët anulojnë pushimet verore në Shqipëri

Ku janë 10 milionë turistët që deklaroi kryeministri Rama? Apo ka llogaritur edhe "emigrantët sirianë", të cilët po planifikohen skutave Tiranë-Bruksel për ti sjellë në zonat bregdetare të vendit? Ideja e ngritjes së kampeve të refugjatëve nga Siria dhe Afrika e Veriut në Shqipëri ka dhënë efektin e parë negativ për vendin. Kompanitë turistike thonë se gjatë javës së fundit ka pasur anulime të vizitave të planifikuara në Shqipëri nga turistët e huaj. Operatorët e sektorit deklarojnë se raportimeve të mediave ndërkombëtare, që parashikojnë se në Shqipëri mund të ngrihen kampet për pritjen e qindra mijëra azilantëve që vijnë nga vendet e luftës, ka bërë që vendi ynë të mos shihet më si alternativë për pushime, sidomos këtë verë. Ditët e fundit, emri i Shqipërisë po përmendet gjithnjë e më shumë si shteti i përzgjedhur nga vendet e Bashkimit Europian për zbatimin e një plani gjigant për frenimin e emigracionit. Sipas projektit të BE, parashikohet që flukset e emigrantëve që vijnë nga Siria, Iraku, Afganistani dhe vendet e tjera të Afrikës së Veriut do të grumbullohen në një shtetet europian, por që nuk është anëtar i Bashkimit Europian. Mediat e huaja dhe sidomos gjermane shtojnë, se për shkak të pozicionit gjeografik dhe si vend anëtar i NATO, Shqipëria është më e sigurt dhe shteti më i favorizuar për këtë ide brilante europiane. Në krye të këtij projekti është Gjermania, si vendi që ka probleme me emigracionin dhe Austria, shteti që do të mbajë presidencën e BE në gjashtë mujorin e fundit të këtij viti. Në detaje konkrete ky plan që mbështetet dhe nga zyrtarët e Brukselit pritet të diskutohet këtë të diel, ndërsa vendimi mund të merret në

takimin e ministrave të jashtëm të BE, në 28-29 qershor. Në vendet e BE mediat kanë ditë që po "ziejnë" për idenë që i heq emigrantët e padëshiruar nga territori i tyre dhe i grumbullon në një vend ku nuk zbatohen ligjet e unionit, si Shqipëria. Në gjithë këtë rrëmujë, Qeveria në Tiranë hesht ose bën rolin e të paditurit. Vetëm dy ditët e fundit, kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë kanë dalë zyrtarisht me qëndrimin se "nuk ka projekt për kampe refugjatësh"! 600 mijë refugjatët e pritshëm janë ide utopike dhe "fantazma" të opozitës apo i përmendi zv/ministri i qeverisë së PS-së për televizionin kryesor gjerman? Në fakt raportimet e mediave më serioze ndërkombëtare thonë të kundërtën. Pothuaj gjithë agjencitë e lajmeve në vendet e BE thonë se Shqipëria është një nga shtetet ku mund të zbatohet plani i grumbullimit të refugjatëve. Ajo që u dha zë dhe më shumë teorive për ngritjen e këtij kampi, në fakt, ishte vetë qeveria shqiptare. Num-

ri dy i Ministrisë së Brendshme deklaroi në një intervistë për median gjermane se Shqipëria ishte në gjendje për të pritur rreth 600 mijë emigrantë. Edhe pse më pas kjo deklaratë u përgënjeshtrua nga qeveria, në fakt shifra që përdoret në median e huaj është pikërisht kjo që ka dalë nga qeveria shqiptare. Në takimet e zhvilluara dje në jug të vendit, kryeministri Edi Rama përsëriti disa herë se nuk ka asnjë plan për refugjatët. Por dy ditë më parë, një zëdhënës i qeverisë së Austrisë pranoi për mediat se po negociohet me qeverinë shqiptare për çështjen e emigrantëve. Edhe dje radio shtetrore gjermane "DW" shkruante në portalin e saj se Shqipëria është vendi ideal për refugjatët, pasi ka edhe një port në Durrës për zbarkimin e tyre, etj. Kryeministri Edi Rama, në një shkrim autorial në Facebook, kapej pas shifrës 600 mijë refugjatë duke e cilësuar si një mashtrim të mediave. Edhe në këtë rast, shifra nuk u sajua nga media, por nga qeveria. Shqipëria sigurisht që nuk

ka kapacitete për 600 mijë refugjatë dhe do të ishte çmenduri që të negociohej për një fluks të tillë emigrantësh. Por edhe nëse pranohen disa herë më pak, sërish problemet për shoqërinë shqiptare janë të njëjta. Vetëm këto ditë raportohet për rreth 1200 emigrantë që kanë ardhur në Shqipëria dhe qendrat e pritjes janë vënë në presionin e mungesës së kushteve për t'i mbajtur. Mjaftojnë 10 mijë emigrantë dhe strukturat e emergjencave shqiptare hyjnë në kolaps. Po me 600 mijë çfarë mund të ndodhë? Nëse ky projekt zbatohet protestat do jenë masive në Shqipëri, thonë drejtuesit e opozitës si dhe shoqëria civile. Kjo do sjellë destabilitet, mundësinë e penetrimit të elementit të ISIS ndër radhët e refugjatëve, por më vonë do të ndryshojë edhe strukturën e popullsisë në Shqipëri. Efekti tjetër i kësaj ideje të çmendur është goditja e imazhit të vendit dhe rënia e turizmit. Q. Xhani


POLITIKE Nga radio gjermane DW:

A

skush nuk i konfirmon fjalët në qarkullim: Shqipëria mund të bëhet një vend kyç për pritjen e përkohshme të refugjatëve në Europë, por jo në BE. Një zgjidhje e artë kjo për Merkelin dhe për BE-në. Eshtë vetëm një tezë, asgjë më shumë: Shqipëria si vend për strehimin e përkohshëm të refugjatëve. Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk dhe kancelari i Austrisë Sebastian Kurz e kanë hedhur të parët idenë, që të krijohen qendra për azilkërkuesit në Europë, por jashtë BE-së. Zëdhënësi qeveritar në Vjenë Peter Launsky-Tieffenthal konfirmoi për DW-në, se ndërkohë ka bisedime për krijimin e një qendre të tillë ndër të tjera edhe me Shqipërinë. Kurse Endri Fuga, drejtor për Marrëdhëniet me Publikun dhe këshilltar i Kryeministrit të Shqipërisë, përmes e-mailit i tha DW-së, se nuk ka as kërkesë dhe as diskutime për këtë temë. Opozita në Shqipëri e interpreton ndryshe. Ajo e akuzon qeverinë, se do të arrijë përshpejtimin e antarësimit në BE në këmbim të qendrave për refugjatët. Dhe ja se si mund të ndodhte: Situata aktuale Në itinerarin ballkanik vazhdon të ketë lëvizje përmes rrugëve tokësore. Refugjatët vijnë kryesisht përmes Detit Mesdhe, por ndërkohë Italia, Malta apo Greqia nuk janë më të gatshme t’i pranojnë njerëzit në masë. Ndërsa vendet e BE-së, e ndër to Gjermania,

4

E shtunë, 23 QERSHOR 2018

Gjermania: Ndonëse nuk sundon ligji, por merrni refugjatët në Shqipëri, t’ju japim negociata me BE! duan që t’i kthejnë azilkërkuesit e refuzuar. Ç’lidhje ka kjo me Shqipërinë? Pse Shqipëria? Vendi i vogël ballkanik ndodhet përgjatë itinerarit të refugjatëve dhe po ashtu edhe në Mesdhe, prej nga kalon pjesa më e madhe e refugjatëve, që zbarkojnë me anije. Porti i Durrësit ka kapacitete të mjaftueshme për zbarkimin e kontigjenteve të mëdha të refugjatëve. Nga anijet që eskortohen prej Frontex-it refugjatët mund të vendosen në tokën shqiptare për t’u regjistruar. Paskëtaj ata që nuk konfirmohen se kanë vërtetë arsye për azil mund t’i kthejnë direkt në vendet nga kanë ardhur. Ndërsa ata që kanë nevojë për mbrojtje dhe potencialisht kanë të drejtë azili mund të shpërndahen në vendet e BE-së. Ajo që është atraktive për vendet e BEsë: Shqipëria nuk bën pjesë në BE. Atje nuk janë në fuqi rregulloret e BE-së si Marrëveshja e Shengenit apo Marrëveshja e Dublinit. Shqipëria është megjithatë një vend anëtar në NATO e kësisoj e ankoruar në aleancën e sigurisë së shteteve perëndimore. Përveç kësaj në Shqipëri po ndërtohet aktualisht një Qendër Antiterror e NATO-

s. Kësaj i shtohet edhe pozita e favorshme gjeografike, që veriu i Shqipërisë është i rrethuar prej maleve të larta, ç’ka krijon një siguri natyrore të kurifit. A është Shqipëria e përgatitur? Shqipëria ka përvojë të madhe me strehimin dhe trajtimin e refugjatëve. Në vitet 1999/1998 vendi strehoi gati një milionë kosovarë. Dhe si rrjedhojë e krizës së refugjatëve në vitin 2015 në Shqipëri u krijuan kapacitete të konsiderueshme për pranimin e migrantëve. Këto kapacitete praktikisht kanë qenë deri sot të pashfrytëzuara. Në mediet e Shqipërisë bëhet fjalë për kapacitete në një shifër prej disa mijëra. Zëdhënësi i UNHCR-së për Evropën Juglindore, Neven Crvenkovic, tha për DW-në se prej vitit 2017 Shqipëria i ka dyfishuar kapacitet ekzistuese. Ndërkohë ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj, ka pasur këto ditë bisedime me homologë të tij në kryeqytetet e Evropës. Të enjten ai ishte në Berlin dhe një nga temat e bisedimeve ishte edhe migrimi. Pse do t’i shkonte kjo për shtat Evropës? Ndryshe nga Libia, Shqipëria është një

vend i sigurt në Evropë dhe pranë portave të BE-së. Përveç kësaj, Shqipëria kërkon të bëhet anëtare e BE-së dhe prandaj është e gatshme që të respektojë standardet e BE-së, si ato që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. UNHCR-ja konfirmon se Shqipëria i trajton mirë refugjatët në vend. Të gjitha këto pika që Libia, e cila është po ashtu në diskutim, nuk i plotëson. Dhe mbi të gjitha BE-ja nuk mund të veprojë aty si fuqi rregullatore, sepse Libia është një shtet pa strukturë dhe udhëheqje. Ç’përfitim do të kishte Angela Merkeli prej kësaj? Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer tha në takimin e tij të fundit me kancelarin austriak se ai mbështet idenë e qendrave të migrimit jashtë BEsë. Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert, nga ana tjetër, nuk donte ta komentonte të mërkurën këtë gjë për shkak të samitit të posaçëm të BE i parashikuar për të dielën në Bruksel. Një marrëveshje e mundshme me Shqipërinë do të kishte rëndësi të jashtëzakonshme edhe për çtensionimin e mospajtimeve të brendshme gjermane: Shqipëria do të ofronte

zgjidhjen “humane”. Dhe kërkesat e sigurisë të Seehofer-it: procedura të kontrolluara nën mbikëqyrjen e BEsë, por jashtë BE-së, do të bëheshin të mundshme. Horst Seehofer mund të jetë i kënaqur dhe ta shesë këtë si një sukses për fushatën zgjedhore bavareze. Kriza qeveritare pra faktikisht do të përfundonte. “Zgjidhja shqiptare” mund të jetë e dobishme edhe për Shqipërinë: qeveria socialiste në Tiranë është nën presion nga qarqet konservatore, veçanërisht CDU-ja. Rekomandimi për samitin e BE-së për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë është vënë në pikëpyetje për shkak të shqetësimeve lidhur me sundimin e ligjit. Shqipëria mund të kërkojë si këmbim për marrëveshjen e refugjatëve dritë të gjelbër për bisedimet. Vendet e BE-së do t’ia shpërblenin me mirënjohje Shqipërisë një zgjidhje të tillë për krizën e migracionit. Një zgjidhje e artë krejtësisht sipas proverbit ballkanik “mishi të piqet, helli të mos digjet”. Sepse me një zgjidhje shqiptare mund të mbeteshin të gjithë të kënaqur: BE-ja, Shqipëria, Angela Merkel dhe Horst Seehofer.

PROJEKTREZOLUTA E GRUPEVE GJERMANE CDU/CSU E SPD:

Mbështeje me kushte hapjes së negociatave me Shqipërinë G

rupet parlamentare të partive të koalicionit CDU/CSU e SPD kanë formuluar qëndrimin ndaj një nisjeje të negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë. Nisja e negociatave mbështetet, por me një sërë kushtesh. Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel do ta informojë të enjten në një deklaratë qeveritare Bundestagun për samitin e 28 dhe 29 qershorit të BE. Në këtë samit do të kërkohet konsensus për reformën e Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit (GEAS) dhe veçanërisht për direktivën Dublin III. Në samit do të flitet edhe për nisjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë me BE. Qeveria gjermane është shprehur në mbështetje të vendimit të Komisionit Evropian për të çelur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë. Në projektrezolutën përkatëse të përgatitur Bundestagu e mbështet qeverinë. Dritë dhe hije në përparime Në projektrezolutën për Shqipërinë, Bundestagu e mbështet perspektivën e Shqipërisë për në BE dhe “vlerëson përpjekjet për reforma të Shqipërisë”. “Gjermania dhe BE kanë interes të veçantë për stabilizimin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon”, shkruhet në projektrezolutë. “Zbatimi i reformës së gjerë në drejtësi ka nisur”, vetingu “po jep rezultate konkrete”. Po të zbatohet me sukses kjo procedurë “Shqipëria do të jepte

një kontribut të pashembullt paraprak”. Rëndësi të veçantë merr edhe vazhdimi i ngritjes së autoritetit për luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar (SPAK). Por njëkohësisht Bundestagu konstaton se megjithë sukseset, ka ende deficite. Në këtë kuadër projektrezoluta kujton rrethanën se “deri në mes të 2018-ës duhet ta kenë kaluar procesin e vetingut më shumë se gjysma e rasteve të përcaktuara si prioritare”. Korrupsioni në të gjithë sistemin juridik vazhdon të jetë problem. “Përparime të ndjeshme janë bërë” në luftimin e “kultivimin dhe tregtinë me kanabis”, konstaton Bundestagu. Në projektrezolutë konstatohet vazhdimi i parregullsive në administratën publike. Citohet i Ngarkuari për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil në Shqipëri me shifrën 30 përqind të rasteve si punësime të kundraligjshme në administratën publike. Kërkesa shtesë për reformën e ligjit zgjedhor Bundestagu konsideron “të nevojshme” zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ ODIR-it dhe të Komisionit të Venecias të 2013 dhe 2015 për reformën e ligjit zgjedhor, “edhe nëse kjo nuk është pjesë e katalogut evropian të kërkesave”. Në këtë sfond, Bundestagu Gjerman është i pikëpamjes se vendimi për nisjen e negociatave me Shqipërinë duhet të mer-

ret vetëm me “kushte të formuluara qartë”. Bundestagu shpreh dakordimin që qeveria gjermane “ta miratojë një vendim të Këshillit Evropian për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”. Veç kësaj, në pikën 1 të projektrezolutës, Bundestagu i kërkon qeverisë që ta miratojë hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin Evropian vetëm a) nëse “konferenca e parë e anëtarësimit” zhvillohet kur qeveria gjermane të ketë “konstatuar plotësimin e këtyre kushteve nga Shqipëria”: – plotësimin e përfundimit të rivlerësimit të 57 gjykatësve dhe prokurorëve të gjykatave më të larta të përcaktuar si prioritarë në kuadër të vetingut dhe largimin nga shërbimi të personave me përfundime negative – kur qeveria shqiptare të ketë paraqitur një ligj për një reformë të ligjit zgjedhor b) konferenca e dytë e anëtarësimit të zhvillohet vetëm atëherë kur Këshilli të ketë konstatuar se janë plotësuar këto kushte: – zbatimi i ligjit për reformën e nisur të ligjit zgjedhor Plenarsaal des Bundestages wird umgebaut (picture-alliance/dpa/K. Nietfeld) – të kenë nisur ndjekje penale për gjykatë e prokurorë të konstatuar në veting se kanë bërë shkelje penale – të jetë angazhuar një strukturë speciale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e

organizuar (SPAK) – të jenë shtuar përpjekjet për të garantuar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë dhe të SPAK përmes pajisjes së tyre me numër të mjaftueshëm gjykatësish e prokurorësh të verifikuar – të ketë përparime solide në luftimin e kriminalitetit dhe të korrupsionit në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe nëpunësit e lartë civilë dhe politikanët. Këtu bëjnë pjesë “hetime proaktive, ndjekje penale dhe dënime në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar” – rezultate të prekshme në reformën e administratës…duke përfshirë edhe “verifikimin e punësimit të nëpunësve civilë të rangut të lartë dhe të drejtorëve” – të vazhdojë me intensitet luftimin e tregtisë dhe të kultivimit të drogës në Shqipëri. Në pikën 2, projektrezoluta e Bundestagut kërkon që “nëse Shqipëria pas hapjes së negociatave për anëtarësim e zvarrit, ndërpret ose e kthen mbrapsht plotësimin e detyrimeve, të ndalen negociatat e anëtarësimit”. Ndërsa në pikën 3, projektrezoluta i kërkon qeverisë që të bëjë të qartë se Shqipëria duhet të ndërmarrë “përpjekje shtesë të konsiderueshme” për ta garantuar sundimin e ligjit dhe vazhdimin e Vetingut. “Zbulimi dhe konfiskimi i mjeteve financiare në lidhje me korrupsionin” kërkohet shprehimisht në këtë

kuadër. Kapituj që të shoqërojnë të gjitha negociatat Bundestagu Gjerman kërkon në pikën 4 të projektrezolutës për Shqipërinë që marrja me fushat me rëndësi qendrore “(para së gjithash kapitulli 23 Pushteti gjyqësor dhe të Drejtat Bazë, 24 Drejtësia, Liria dhe Siguria) “të kryhet që në fillim të negociatave dhe të përfundojë vetëm në mbyllje të negociatave”. Planet e veprimit të propozuara nga Komisioni për këtë “të kenë afate dhe objektiva të qarta”. Veç elementëve të përmendur më lart, në pikën 5 të projektrezolutës kërkohet që të mbeten “pikërëndesa të negociatave” edhe “liria e mediave dhe e shtypit”, “të drejtat e personave në nevojë për mbrojtje dhe e pjesëtarëve të minoriteteve”, si dhe “një shoqëri e gjallë civile”. Bundestagu kujton në pikën 6 të projektrezolutës se nuk duhet të ketë një anëtarësim automatik të Shqipërisë, “për shembull duke përmendur një datë anëtarësimi pa përfunduar negociatat”. Ndërsa në pikën 7 Bundestagu i kërkon qeverisë gjermane që të luftojë që për “aquis communitaire” të miratohen “sa më pak dispozita kalimtare dhe përjashtime”. Bundestagu kërkon në pikën 8 që qeveria gjermane të angazhohet që “Shqipëria t’i plotësojë që në procesin e anëtarësimit kërkesat e Paktit të Stabilitetit dhe të Rritjes së BE si dhe kriteret e stabilitetit të Marrëveshjes së Mastrihtit përpara se të anëtarësohet edhe zyrtarisht në bashkimin monetar”. Së fundi, në pikën 9 Bundestagu kërkon që të informohet në vazhdimësi për stadin e negociatave dhe që përparimet e Shqipërisë drejt anëtarësimit të mos vlerësohen vetëm nga Komisioni, por “rregullisht edhe nga qeveria gjermane, duke angazhuar përfaqësitë diplomatike”


POLITIKE

5

E shtunë, 23 Qershor 2018

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së sulmon kreun e Qeverisë: Fajtori i vetëm i bllokimit të integrimit, izoloi Shqipërinë

Petrit Vasili: Rama si Juda, braktisi integrimit në funksion të strategjisë pro-lindore

NËNKRYETARI I PD-së

Paloka: Vendet e BE folën qartë për kushtet, Rama i vetmi që se kupton

L

ëvizja Socialiste për Integrim akuzon Kryeministrin Edi Ranma për tradhti të çështjes së integrimit të vendit në familjen evropiane. Qëndrimi vjen nga kryetari i grupit parlamentar të kësaj partie, Petrit Vasili, i cili përmes rrjetit social “Facebook”, shprehet se Rama por si Judë i vërtetë anti-integrim e sabotoi me qëllim integrimin në funksion të strategjisë pro-lindore dhe anti-euroatlantike. Dhe për të gjitha këto, Vasili paralajmëron Ramën se shumë shpejt do të japë llogari për gjithçka ka thënë dhe bërë në dëm të procesit të integrimit, pasi siç thotë ai, Rama është frymëzues dhe mbështetës i krimit të organizuar. “Ky kryeministër tradhëtar i integrimit dhe gënjeshtar i popullit. Sot kryeministri llafazan dhe i inkriminuar po zbulon armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm. Ky frymëzues e mbështetës i krimit të organizuar, një Judë i vërtetë anti-integrim, jo vetëm damkosi Shqipërinë, por edhe e sabotoi me qëllim integrimin në funksion të strategjisë pro-lindore dhe anti-euroatlantike. Ky kryeministër e ka tradhëtuar haptas integrimin, pasi u tha europianëve se e ka kthyer zverkun nga lindja e Europës dhe nuk i intereson hiç fare nëse i hapin apo jo negociatat, se ai ka alternativa të tjera jo europiane. Por ky është edhe gënjeshtar pa shërim i popullit. Ja lexojeni vetë ç’thoshte kryem-

inistri në parlament pak javë më parë, në 3 maj 2018 dhe i drejtohej i ngrefosur opozitës: “Ne morëm rekomandimin për hapjen e negociata pa asnjë kusht, një dëftesë që dëshmon se Shqipëria nuk ka lidhje me asgjë nga ato që thonë këta.” Këto thoshte pak javë më parë kryeministri, sot pacipësisht bën sikur harron gënjeshtrat dhe debilitetet, që ka thënë. Kujtohu, kujtohu o kryeministër, se do japësh llogari për këto që ke thënë”- u shpreh dje në qëndrimin e tij, Petrit Vasili. Më herët gjatë ditës së djeshme, kreu i ligjvënësve të LSI-së, do të theksonte se Rama është fajtor për kriminalizimin

e vendit, drogës dhe largimin e mijëra shqiptarëve nga puna. “Bllokimi i Integrimit ka vetëm një fajtor, ai është kryeministri. Krimi i organizuar i mbështetur dhe i shfrytëzuar nga kryeministri për të vjedhur, blerë dhe shkatërruar zgjedhjet e për të mbajtur pushtetin ka vetëm një fajtor që është kryeministri. Droga dhe efekti shkatërrimtar i saj për ekonominë, shoqërinë dhe rininë ka vetëm një fajtor që është kryeministri. Shpartallimi shtetëror dhe rikthimi i centralizimit te te gjithë pushtetit vetëm ne një dore ka vetëm një fajtor që është kryeministri. Gjithë Shqipëria që zhvatet nga një dorë

oligarkësh që rrëmbejnë qindra milionë euro djersë të shqiptarëve me koncesione e tendera dhe që rrënojnë qytetet me qindra kulla ka vetëm një fajtor që është kryeministri. Asgjësimi i parlamentit dhe mbështetja e banditizmit parlamentar ka vetëm një fajtor që është kryeministri. Për mijëra-mijëra shqiptarë në moshë aktive, të rinj, fëmijë që largohen nga Shqipëria ka vetëm një fajtor që është kryeministri. Izolimi i Shqipërisë nga Europa dhe bllokimi i integrimit europian ka vetëm një fajtor dhe armik që është kryeministri”, u shpreh dje kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Pas akuzave që lëshoi dje nga Saranda kryeministri Edi Rama ndaj opozitës, me pretendimin se kjo e fundit po lobon kundër hapjes së negociatave për BE, do të reagonte nënkryetari i PD-së, Edi Paloka. Ky i fundit, përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, theksoi se kryeministri bën sikur nuk kupton sa i takon qëndrimin negativ që ka Holanda, Franca dhe Gjermania, për hapjen e negociatave të Shqipërisë në BE. Mes të tjerash Paloka thotë se Europa fitohet duke larguar këtë qeveri. “E ka marrë vesh dhe më i humburi në Shqipëri se Holanda, Franca dhe Gjermania tanimë kanë folur dhe qartë: Rama nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave. I vetmi që bën sikur nuk ka kuptuar, duke luajtur rolin e gomarit të fabulës që thotë: “jam në ëndërr”, është ai vetë, Ali Baba i bandës Tahiri, Habilaj, Xhafaj, Gjiknuri, Dako… Zakonisht atyre si Rama shpullat ju bëjnë mirë se ju bashkojnë fijet, por siç duket këto i erdhën me breshëri dhe e rënduan më shumë. Kushdo e ka të qartë sot se që të fitojmë Evropën duhen larguar këta. Asnjë dileme nuk mund të ketë më”- theksoi deputeti demokrat Edi Paloka.

MYSLIM MURRIZI: TË KESH QENË 6 VJET MINISTRE E PD-SË DHE TË LUFTOSH PREJ 5 VITESH VETËM PD-SË, DO TË THOTË QË BORXHI ËSHTË SHUMË I MADH

D

eputeti demokrat Muslim Murrizi i ka kushtuar një status të gjatë ish-deputetes demokrate Majlinda Bregu, tashmë Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RÇ), e cila vijon të jetë aktive në media e nuk nguron të kritikojë lidershipin e PD-së. Në reagimin e tij, Murrizi thotë se ajo ia ka shitur shpirtin “dreqit”, ndërsa nuk nguron të thumbojë edhe kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, nëse Rama do kishte lobuar, punuar e harxhuar për Shqipërinë aq sa punoi e harxhoi për të punësuar Majlindën, negociatat do ishin hapur me kohë. “Ah, sikur Rama të kishte lobuar për Shqipërinë, sa loboi punoi dhe harxhoi për të “punësuar”

PD sulmon Majlinda Bregun: Ia ka shitur shpirtin “dreqit”, Rama harxhoi shumë për të Majlindën, Shqipërisë jo vetëm do t’i ishin hapur negociatat, por sot mund të ishim anëtarë të BE dhe mund të kishim presidencën e radhës. Të vazhdosh të bësh opozitën e opozitës me kaq shumë zell, do të thotë që “borxhi” është shumë i madh. Një “borxh” i akumuluar herët, ose me interesa shumë të larta. Të kesh qenë 6 vjet ministre e PD-së pa asnjë kontribut në PD nga viti i krijimit të saj (1990-2007), dhe të luftosh prej 5 vitesh vetëm PD-së (2013-2018), do të thotë se ja ke shitur shpirtin “ Dreqit”. Të mburresh se prej

5 vitesh në opozitë të PD-së, ke “sakrifikuar” shumë se ke bërë njëherë sherr me Aldon, më duket sa për të qeshur aq dhe për të Q… arë. Në fakt, PD-në për të qarë në vitin 2013 e latë ju “Lidera” hamullore që pasi morët pushtet nga sakrifica e demokratëve, harruat demokratët dhe i shërbyet vetes. Nga 2013-2017 nuk folët një fjalë për drogën, për krimin, për korrupsionin për tenderat për konçensionet për këtë qeveri që përzuri nga ky vend 400 mijë shqiptarë. Nuk folët për Tahirin, për Balilin, për Habilin,

për Kohilin, por nuk latë gjë pa thënë për PD-në dhe demokratët. Ndoshta ashtu ishte “Loja”, që sot të ishit këtu ku jeni. Negociatat nuk i pengon as Basha e as demokratët, por vëlla “pasha” dhe kleptokratët. PD-ja është krijuar në dhjetor të vitit ’90-të me thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, dhe nga protesta kundër baballarëve të ministrave të sotëm, që mbollën diktaturën mbi shpinën e shqiptarëve. Të fajësosh PD-në për qeverisjen e PS-së kaq bajate besoj që do ta kishte të sikletshme edhe vetë partia memë e rilindjes së sotme, madje kaq “egër” nuk ka folur as shefja juaj, Romana!”- shprehet në reagimin e tij, deputeti i PD-së, Myslim Murrizi.


FORUM OPINION Nga Spartak Ngjela

R

ama: nga pranimi i armëve kimike të Sirisë, te kërkesa për refugjatët e Sirisë. Është krejt e njëjta gjë, se dhe armët i kërkoi vetë Rama. I. Janë shumë ata që më pyesin: vërtet do të pranojë refugjatë sirianë ky kaqoli që kemi sot kryeministër? Pse më pyesni mua - iu them unë- ngrihuni dhe rrëzoheni. Shenjat janë se këta refugjatë i ka kërkuar ky. Njëlloj sikurse kërkoi armët kimike të Sirisë. Po, a do t'ia pranojë Uashingtoni? E rëndësishme për shqiptarët është që politika amerikane t'ia denoncojë kërkesën e tij. Se pastaj ia gjejnë vendin shqiptarët. Por

lajmi ka ngërç logjik, se numri prej 600 mijë refugjatësh krijon një shtet të ri në Ballkan. Pse, këta që flasin qesim për 600 mijë refugjatë, sa banorë e dinë Malin e Zi ? Mali i Zi sot është 650 mijë banorë. Po nuk ka nevojë se Rama është i ikur. Po pyetja është kjo: pse nuk ikën vetë ky pafille, vërtet mendon se mund të fitojë mbijetesën me paratë e korrupsionit edhe pse është krejt i paaftë? Jo, ai po kërkon destabilizimin e Shqipërisë me çdo kusht. Që të ikë nga Shqipëria në Stamboll si i përndjekur. Por, a do ta realizojë. Destabilizimin e Shqipërisë? Kjo është pamundësi absolute II

OPINION Nga Edi Rama

L

ufta e esadistëve kundër negociatave dhe 600 mijë fantazmat për të përmbysur qeverinë. Shqipëria ka parë e dëgjuar shumë në këto thuajse 30 vjet zhvillime demokratike, ku liria e Fjales dhe e Shtypit, është kthyer shpesh në liri e Shpifjes ndaj Tjetrit dhe e Shtypjes të së Vërtetës. Në njëfarë mënyre, Shqipëria ka qenë djepi i "Fake News". Ndaj shpërthimi i epidemisë së Lajmit të Rremë anembanë botës demokratike, e ka gjetur vendin tonë në krye të klasifikimit për prodhimtarinë e lajmeve të rreme! Nuk e di a e ka dikush tjetër shprehjen e vjetër popullore, shpif shpif se diçka mbetet, po mjafton të ndjekësh me shumë pak vëmendje, kuvendimin politik e mediatik në mexhelisin tonë, për ta parë këtë shprehje në veprim të përditshëm. Qyshse Komisioni Europian rekomandoi pa kushte çeljen e negociatave me Shqipërinë, tërbimi epidemik i Lajmit të Rremë ka njohur një përshkallëzim intensiv dhe të trekahshëm. Lajme të Rreme për konsum të brendshëm, për eksport dhe për import. Gënje këtu, ik gënje jashtë shtetit, kthehu gënje me gënjeshtra të bëra andej e të sjella këtej. PD-ja e ka kthyer tanimë Lajmin e Rremë në vizion, mision, pro-

gram dhe qëllim të ekzistencës së vet, madje duke mos u mjaftuar më me prodhimin e riprodhimin e Lajmit të Rremë thjesht me gojë, po duke u hedhur në veprim për ta krijuar Lajmin e Rremë me inskenime perverse. Babalja ishte një prodhim kuptimplotë i kësaj industrie të re të mashtrimit publik. Terreni ynë mediatik ku fara e keqe e Lajmit të Rremë mbin e rritet pa asnjë problem dhe ku thuajse askush, s'gjen as kohë për ta analizuar dhe s'ka as gajle për ta mbjellë e ushqyer në parcelën e tij mediatike këtë farë të keqe, bën që pjelloria e kësaj mortjeje antidemokratike të jetë e lartë ndoshta si askund tjetër. Eshtë e qartë se pafuqia e PD-së për të sfiduar shumicën me ide, alternativa, skuadër e lidership për Shqipërinë, gjeneron përditë e më shumë dëshpërim dhe përpjekje të dëshpëruara për të helmuar e çoroditur opinionin publik. Dhe kjo rritje e pafuqisë dhe dëshpërimit, përkon me një periudhë kur vendit i duhej më shumë se asnjëherë unitet politik në raport me Europën. Në vend se në gjuhë të huaj ta mbronim me një zë Shqipërinë, jemi ndarë në një palë që mbron interesin strategjik të Shqipërisë për çeljen e negociatave dhe një palë tjetër, e cila i punon qindin Shqipërisë duke i'a vjellë në vesh

6

E shtunë, 23 QERSHOR 2018

Refugjatët i kërkoi Rama. Ngrihuni dhe rrëzojeni Gjithë shpresa e Ramës dhe Saliut ka qenë mos-hapja e negociatave. Për këtë i kanë luajtur të gjithë gurët. Po ndërkohë e shohim se kanë dështuar. Hapja e negociatave është një akt politik i Komisionit Europian, dhe nuk është votim në parlamentet përkatëse të vendeve të BE. Votimi parlamentar vjen në çastin e pranimit të anëtarësisë. Menjëherë vendi negociator nënshkruan një marrëveshje me Komisionin për të pranuar 35 kapitujt që përbëjnë negociatat, dhe për këta kapituj negociohet vazhdi-

misht. Të 35 kapitujt, janë në fakt ato që po presin shqiptarët sot: drejtësia, tregu dhe administrata shtetërore. Domethënë, për faktin që ligjet e reformës në drejtësi kanë përfunduar, kapitujt e negociatave skartojnë korrupsionin shqiptar duke vendosur drejtësinë. Kjo është arsyeja që Sot të korruptuarit e mëdhenj po duan me çdo kusht destabilizimin e Shqipërisë. Dhe, në këtë kontekst, sigurisht që janë edhe refugjatët sirianë. Por nuk shoh asnjë mundësi për këta refugjatë, se koncep-

ti e rrëzon numri 600 mijë. Është për të qeshur: 600 mijë refugjatë nuk i akomodon dot as Amerika. Po pse ka dalë shifra? Diçka ka luajtur... por jam i bindur se këtu ka ndërhyrë edhe mëndjengushtësia e kryeministrit shqiptar. Gjithsesi këta të korruptuar të dy krahëve të politikës në çdo çast mendja iu punon për të krijuar destabilizim në Shqipëri. Por e kanë nga e keqja, prandaj le të notojnë dhe ca pak kohë në ujërat e tyre... Negociatat do të hapen domosdoshmërisht.

600 mijë fantazma për të përmbysur qeverinë tërë të zezat e mendjes, çdo deputeti europian që nuk i do negociatat me Shqipërinë. Edhe pse kush i bie ndesh Shqipërisë në parlamente të vendeve europiane, nuk sheh përtej hundës së vet e nuk ka asnjë lidhje me të vërtetat e vendit tonë, po thjesht bën politikë të brendshme duke përdorur Shqipërinë, deri në sekondën e fundit ne do të luftojmë me të gjitha fuqitë që, në një formë a një tjetër, drita e 28 qershorit të jetë jeshile. Por asgjë nuk e shlyen dot nga ky proces turpin e esadistëve të rinj të Shqipërisë. Të cilët kanë hapur thesin e farës së keqe e po përpiqen të mbjellin e rrisin së fundi Lajmin e Rremë të 600 mijë sirianëve të ISIS-it që do mësyjnë në Shqipëri, në këmbim të çeljes së negociatave. Falë gatishmërisë së pasqyrave mediatike për ta reflektuar këtë broçkull kozmike, si një grimcë drite të thithur nga Dielli i të Vërtetës që u hidhet në sy njerëzve për t'i verbuar, ky Lajm i Rremë kaq monumental diskutohet, analizohet, komentohet e debatohet, si të ishte zbulimi i një konspiracioni,

pazari, tradhëtie e me radhë. E vërteta është se as teorikisht e jo me praktikisht, nuk ekzistojnë në asnjë pikë të planetit, jo 600 mijë ushtarë të ISIS-it që presin avionët për t'u nisur për në Shqipëri, po as 600 mijë refugjatë të zakonshëm që mund të mblidhen e të spostohen si të ishin robër lufte, drejt një vendi të vetëm, lëre pastaj drejt një vendi të vogël sa Shqipëria! Po pse 600 mijë dhe jo 500 mijë apo fundja pse jo 1 milionë? Sepse në një intervistë për një kanal gjerman, zv.ministri ynë i brendshëm, tha thjesht "Shqipëria ka strehuar 600 mijë refugjatë lufte nga Kosova" dhe hopa(!), ja ku doli shifra e pazarit të madh në këmbim të negociatave! E gjeti gurin budallai dhe e hodhi në lumë, duke turrur zhyt 100 të mençur për ta nxjerrë dhe tërhequr vëmendjen e tërë dynjasë, mbi një budallallëk me brirët si të kaprollit. Që kjo histori është po aq e vërtetë sa ç'është e vërtetë që Babalja është një hero popullor i luftës kundër kriminalitetit, kjo nuk ka diskutim! Që as nuk e ka çuar askush nëpër mend të mbledhë

600 mijë refugjatë për t'i sjellë në Shqipëri, kjo nuk do as mend as kalem, po nga ana tjetër, është njëqind përqind e sigurtë se asnjëherë dhe askund, asnjeri nuk i ka kërkuar Shqipërisë, as zyrtarisht as me shaka, që të bëhet megapikë grumbullimi e refugjatëve të importuar nga tërë Europa! Që edhe sikur, ta zemë për një moment, se dikush në Europë do të çmendet e do të na e kërkojë një gjë të tillë, ne nuk mundet veçse ta refuzojmë me keqardhje të mirësjellshme, as kjo nuk ka se si të dojë diskutim. Ama një pyetje mbetet: Mirë këta njerëz pa fe e as atdhe, që janë gati t'i hedhin në fytyrë të tilla bomba tymuese e helmuese qytetarëve të këtij vendi, po si ka mundësi që ka akoma njerëz në këtë vend që u besojnë këtyre të dëshpëruarve, të cilët po bëjnë çmos ta shqyejnë Shqipërinë në sytë e të huajve, ndërkohë që e shqyejnë përditë në sytë e shqiptarëve çdo normë, çdo vlerë, çdo parim e çdo dallim mes njeriut dhe çakallit?! Lum Esad Pashë Toptani që pas 100 vjetësh vetmie të hidhur në varr, nuk është më pa pasardhës!


POLITIKE INTERVISTA

I

sh-Kryeministri Sali Berisha thotë se Gjermania i ka shtuar nga 5 në 10, kushtet për Shqipërinë, për shkak të shqetësimeve për korrupsionin, krimin e organizuar, apo edhe vetting-un. Në një intervistë për Televizionin Klan, ai komenton edhe çështjen e përfolur të pritjes së emigrantëve dhe marrëveshjen me Greqinë. Për ish-kryeministrin Berisha, marrëveshja që Edi Rama kërkon të bëjë me Greqinë, është copëtim i dytë i trojeve shqiptare. Berisha është shprehur se, nëse nënshkruhet marrëveshja Rama-Greqi mund të sjellë një luftë të re Ballkanike në rajon. “Kjo që po gatuan Edi Rama me ditëzi Bushatin është një copëtim i ri i trojeve shqiptare, e cila mund të ndezë flakët e një konflikti ballkanik po u ec në këtë mënyrë’, theksoi ish-kryeministri Berisha. Lufta kundër krimit e korrupsioni, Reforma në Drejtësi, si dhe ajo Zgjedhore, sipas tij, janë pengesat për hapjen e negociatave me Shqipërinë, teksa një javë na ndan nga vendimi i Brukselit. I prerë është edhe për çështjen e emigrantëve, pas të cilës thonë se fshihen interesa të mafias në trafikun e qenieve njerëzore. “Shqiptarët nuk mund të pranojnë që të shndërrojnë vendin e tyre në një arenë krimi ndërkombëtar gjigand ku flotiljet e mafias shqiptare prej 300 gjerë në 500 anijesh të shpejta, të fillojnë transportin dhe mbytjen e tyre në det për qëllime pasurimi. Kjo është e vërteta, por unë kam besim se udhëheqësit europianë nuk kanë harruar premtimin e Edi Ramës për armët kimike. Të njëjtin fat do ketë”- u shpreh deputeti demokrat, Sali Berisha. Intervista e plotë Zoti Berisha, kur ka mbetur vetëm një javë nga vendimi i BE për negociatat për Shqipërinë, ka njoftime të ndryshme për qëndrimin e vendeve skeptike. Ju a keni informacione nga kanalet tuaja të komunikimit, se cili do të jetë vendimi i Gjermanisë, i Holandës dhe i Francës? “Tashmë qëndrimet po bëhen të qarta. Së pari, Gjermania ka vendosur një dekalog kushtesh për hapjen e negociatave me Shqipërinë, ndërkohë ka miratuar pranimin dhe hapjen pa kushte të negociatave me Maqedoninë. Holanda nuk ndalet fare, sepse e konsideron tërësisht të papërgatitur Shqipërinë për hapjen e negociatave. Në qoftë se gjermanët nga 5 detyra shtëpie, kalojnë tashmë në 10 detyra shtëpia, të cilat janë: 1 -Votimin e Reformës Zgjedhore; 2-Vettingun e gjykatësve dhe prokurorëve të Apelit; 3-Ndjekjen penale të të gjithë gjykatësve dhe prokuroreve që gjenden në shkelje të ligjeve gjatë vettingut; 4-Zhdukjen e

7

E shtunë, 23 Qershor 2018

Ish-Kryeministri për Tv Klan: Gjermania shtoi 5 kushte të tjera për negociatat

Berisha: Marrëveshja e Ramës me Greqinë, mund të sjellë luftë në Ballkan mbjelljes së drogës nga vendi dhe tregtisë së saj; 5- Luftën me rezultate konkrete të krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve; 6-Ngritjen e SPAK; 7- Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë; 8-Ndëshkimin e zyrtareve të lartë për korrupsion dhe trafiqe; 9-Zbatimin e reformës zgjedhore; 10-Funksionimin e shtetit ligjor.Pra nga 5 kushte që kishte Shqipëria, nga Këshilli i Ministrave, sot janë vendosur 10 kushte. Holanda - Parlamenti holandez me një term ushtarak, të pazakontë në komunikim, urdhëron qeverinë e tij që të bllokojë hapjen e negociatave me Shqipërinë. Dhe ajo që është shumë interesante, Amsterdami thotë se studimi i raportit të Komisionin Europian është i mjaftueshëm për Holandën, e cila absolutisht nuk e bën për probleme të brendshme të vetat, por e bën për parimësinë e standardeve që duhet të plotësohen. Unë u kujtoj shqiptarëve, Holanda është një vend mik, i pari vend që ka mbështetur pa asnjë rezervë heqjen e vizave për shqiptarët, sepse krimi shqiptar në Holandë ishte inekzistent, ndërsa sot është omnipotent, sepse kishte korrupsion, por kishte një luftë serioze. Së fundmi, Franca është absolutisht e prerë në qëndrimin e saj, është kundër hapjes së negociatave edhe për Shqipërinë edhe për Maqedoninë, ndërsa për Shqipërinë krimi është problemi numër 1; krimi në parlament, në administratë, në rrugë,

krimi ndërkombëtar, lidhjet e ministrave dhe qeveritarëve me krimin, sikundër në të vërtetë, me rëndësi të jashtëzakonshme për Francën janë azilkërkuesit shqiptarë, të cilët vetëm 3 muaj të këtij viti ishin dy herë më shumë sesa vendi i dytë me azilkërkues më të shumtë në këtë vend. Çfarë po ndodh këto ditë konkretisht? Tani po përpiqen të shpëtojnë Maqedoninë dhe e kanë veçuar komplet Shqipërinë nga Komisioni dhe Këshilli, si të pashpresë. Dhe Maqedonisë, duan t’i japin hapjen e negociatave, sepse në të vërtetë, Maqedonia ka shumë herë më pak probleme me ligjin se çka Shqipëria. Maqedonia është vendi i zonave ekonomike të lira më të suksesshme në rajon dhe ndër më të suksesshmet në Europë, të cilat nuk arrihen kurrë pa funksionimin e shtetit ligjor. Së fundmi, këneta e krijuar, shembja e institucioneve, grushti kushtetues, grushti i shtetit me Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, e bëjnë

Shqipërinë vend unik në botë pa sistem drejtësie. Mjafton kjo për të hequr kategorikisht dorë nga një mbështetje për hapjen e negociatave dhe kjo po ndodh. Vettingu… A e dini ju që Aldo Bare përcaktoi, qëroi prokurorin e vet që kishte kërkuar dënim përjetë kundrejt një shume që thuhet se i çoi Kryeministrit prej 300 000 eurosh. Pra, edhe ky proces, të cilin e kërkoi vetë opozita, po degradon në labirinte të tmerrshme të korrupsionit shqiptar. Në këtë mënyrë, Edi Rama nuk ka plotësuar, jo s’ka plotësuar, por ka përkeqësuar kushtet dhe mesazhet janë të qarta si kristali: Se me Edi Ramën, për herë të tretë nga viti 2012 deri më sot, bllokohet hapja e negociatave me BE”. Zoti Berisha, le të kthehemi edhe tek çështja e emigrantëve. A duhet t’i presë Shqipëria emigrantët dhe a ka kapacitete vendi ynë për t’i pritur ata? “Që të mendosh se Shqipëria mund të presë qindra mijëra ish-terroristë të ISIS, që tani kanë lëshuar fushëbetejat dhe tani kërkojnë strehë, do të thotë të kriminalizosh gurë e dru në këtë vend. Dhe ky është premtimi i një Nastradini apatrid dhe unë u bëj thirrje vendeve të BE, vendeve serioze, udhëheqësve serioze të BE, të mos lejojnë veten të mashtrohen nga një sharlatan, një Nastradin, njëlloj si në rastin e armëve kimike, sepse absolutisht nuk do të mund të ketë një dalje tjetër. Shqiptarët nuk janë racistë, por shqiptarët nuk mund të pranojnë që të shndërrojnë vendin e tyre në një arenë krimi ndërkombëtar gjigant, ku flotiljet e mafies shqiptare prej 300 deri në

500 anijesh të shpejta, të fillojnë transportin dhe mbytjen e tyre në detra për qëllime pasurimi. Kjo është e vërteta, por unë kam besim se udhëheqësit europianë nuk kanë harruar premtimin e Edi Ramës për armët kimike. Të njëjtin fat do të ketë”. Zoti Berisha, në lidhje me paktin detar mes Tiranës dhe Athinës, a jeni ju në dijeni të marrëveshjes që po negociohet dhe pritet të nënshkruhet së shpejti? “Jam plotësisht në dijeni të marrëveshjes, falë elementit patriot që ndodhet në grupin negociator. Unë i informoj shqiptarët se ajo që po gatuan Edi Rama me ditëzi Bushatin është një copëtim i ri i trojeve shqiptare. Në qoftë se copëtimin shqiptarëve ua bënë fuqitë e mëdha, kësaj radhe copëtimin po e bëjnë qeveria greke me Jorgo Zografin e dytë në pushtet, që është dhe vetë Edi Rama dhe ditëzi Bushati. Unë informoj shqiptarët se shprehja e Ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, një ultranacionalist grek, se po ‘zgjerohet vendi im dhe atdheu im’, është një shprehje me të vërtetë e hidhur për shqiptarët. Greqia po zgjerohet në kurriz të trojeve të Shqipërisë, të trojeve shqiptare. Ekzistojnë të gjitha të dhënat se kjo marrëveshje është katastrofale për Shqipërinë. Marrëveshja është dorëzuar nga pala greke si marrëveshje e panegociueshme. Marrëveshja bie në kundërshtim me interesat shqiptare dhe ato që përcaktojnë në këto interesa, marrëveshja greko-italiane. Në qoftë se me italianët Greqia i ka dhënë ishullit të Totonit vetëm 3/5 e fuqisë, me shqiptarët me Edi Ramën, Greqia i jep ishullit të Totonit të gjithë fuqinë që ka dhe Korfuzin në ujërat territoriale. Në qoftë se lëshon disa kilometra zall dhe shkëmbinj, merr triliona gaz dhe naftë në zonën ekonomike detare të Shqipërisë. Marrëveshja pra është edhe një herë një copëtim i ri i trojeve shqiptare, e cila mund të ndezë flakët e një konflikti ballkanik po u ec në këtë mënyrë. Ndaj unë u bëj thirrje shqiptarëve të përgatiten për të mbrojtur trojet e tyre, që po i copëton Zografi i dytë”.


POLITIKE

8

E shtunë, 23 Qershor 2018

Ambasadorja e BE-së: Absurde! Ka njerëz që kanë legalizuar plazhe ranore, gurë si tokë bujqësore, madje arritën të legalizonin detin si tokë bujqësore

Vlahutin: BE nuk negocion të drejtën e pronës, gjeni zgjidhjet e duhura Ç

ështja e të drejtës së pronës është e drejtë themelore e të drejtave të njeriut, dhe si e tillë për Bashkimin Europian ajo nuk mund të negociohet. “Kjo është arsyeja që në vlerësimet tona për Shqipërinë kjo është reflektuar shumë mirë”- deklaron ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian në vendin tonë, në takimin publik mbi të drejtën e pronësisë dhe problemet e kësaj çështjeje në Shqipëri të organizuar dje nga Bashkimi Europian. Që në fillim të fjalës së saj Romana Vlahutin i tërhoqi vëmendjen klasës politike shqiptare të heqë dorë nga përdorimi i termit “ish-pronarë”, pasi sipas saj, është një qasje e krejtësisht e gabuar. “Ju do të vini re se unë nuk përdor, dhe nuk do të përdor, termin ish-pronarë, sepse nuk ekziston diçka e tillë. Ju jeni ish-pronarë, pasi ju të shisni apo të merrni kompensim për pronën tuaj. Deri në momentin kur asnjëra prej tyre nuk ndodh ju jeni pronarë”- tha Vlahutin. Diplomatja e BE-së shprehu shqetësim lidhur me situatën aktuale. “E kuptoj se ka njerëz që kanë legalizuar plazhe ranore, gurë si tokë bujqësore, madje arritën të legalizonin detin si tokë bujqësore dhe kjo është absurde. Ju kujtoj se në raportin e fundit të KE-së për Shqipërinë, për kapitullin e 23, që ka të bëjë me kapitullin e drejtësisë, dhe të drejtave themelore , Shqipëria duhet ti kushtojë rëndësi me prioritet kthimin, kompensimin dhe regjistrimin e pronës”- theksoi Vlahutin. Në vijim ajo përmendi dhe ligjet që shkatërruan të drejtën e pronës në Shqipëri, ku siç tha ajo, çështja e pronës dhe kalimi i saj tek i zoti është një çështje mjaft komplekse, e cila u bë dhe më komplekse me ligje si ai i 7501 dhe ai i legalizimit, i cili më shumë i dha të drejta zbatuesit dhe abuzuesit të pronave se vetë pronarëve të vërtetë. “Në Shqipëri çdo njeri më ka thënë se ky është një problem më kompleks se kudo tjetër. Mund të jetë e tillë duke nisur me marrjen e pronës private gjatë komunizmit, ndjekur më pas nga një periudhë shumë e gjatë tranzicioni dhe shumë abuzimeve gjatë dekadave. Duke përfshirë këtu, fatkeqësisht, dhe abuzimet për qëllime politike e elektorale. Gjithashtu kur njerëzit me fjalë

u ftuan të zaptojnë tokat. Mjafton të përmendin disa nga ligjet që krijuan këtë kaos, ndoshta ishin propozime të mira në fillim por abuzimet provuan të kundërtën. Përmend ligjin e famshëm 7501, ligjin e legalizimeve nga 2006 dhe ka shumë të tjerë që fatkeqësisht që i japin më shumë të drejtë atyre që abuzuan sesa atyre që u abuzuan. Shto dhe korrupsionin në gjykata, në institucione të ndryshme dhe në mënyrë të vecantë në nivel lokal”- tha ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin. Drejtësia Ambasadorja e BE-së teksa nënvizoi faktin se në adresën e in-

stitucionit që ajo drejton ka një numër shumë të madhe ankesash, shprehu besimin e saj se në sajë të reformës në drejtësi, do të gjejnë zgjidhje shumë prej çështjeve të ankimuara nëpër gjykatat shqiptare. “Kemi marrë shumë letra ankesa nga qytetarë dhe mund të thems e 97% e tyre janë letra që kishin të bënim me çështjen e pronës. Nëse do i mblidhja në kuti, ato kuti do të mbushnin këtë dhomë. Sidoqoftë ka një zgjidhje për çdo problem. Shqipëria ka nisur një reformë gjithëpërfshirëse në drejtësi që do të sjellë stabilitet dhe besueshmëri sistemit të drejtësisë

që do të shërbejë për të mbrojtur të drejtat themelore, përfshirë dhe të drejtën e pronës. Është urgjente që praktikat abuzive të së shkuarës duhen të ndalen. Dhe ndërtimet pa leje në bregdet nuk duhet të legalizohen më. Të vendosen gjoba ndaj atyre që kanë përfituar nga toka e të tjerëve. Ne të gjithë jemi shumë të ndërgjegjshëm që e drejta e pronës është shumë sfiduese, por dhe vende të tjera kanë probleme të tilla, dhe Shqipëria mund ta gjejë gjithashtu. Kjo është arsye pse vendosëm që Euralius të shikojë këtë problem nga ana legjislative, si dhe të mbledhim

REAGIMI

Fotomontazhi/ Balla ironizon Jorida Tabakun

Pas deklaratës së deputetes së PD-së Jorida Tabaku, e cila deklaroi se qeveria “Rama” në këto 5 vite ka rritur të gjitha taksat ka reaguar kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Nëpërmjet një postimi të një fotomontazhi në rrjetin social “Facebook” Balla ironizon Lulzim Bashën, duke iu referuar gafës së kryedemokratit në Kuvend, kur tha se 7x7 bëjnë 42. “Partia Babalokratike foli sot për Ekonominë. Pas 7x7=42, ja dhe zbulimi tjetër”- tha dje Taulant Balla. eksperienca nga ekspertë të ndryshëm të Europës që kanë kaluar përmes këtij procesi. Zgjidhjet janë principet janë kryesore, ajo çfarë duhet është dialog dhe një marrëveshje me të gjithë grupet e interesit për të gjetur një të ardhme të qëndrueshme dhe të pranueshme. Praktika europiane ka treguar se kompensimi 100% të pronarëve për pronat e marra nga regjimi komunist është i pamundur, dhe duhet një kompromis. Një tranzicion të tillë kaq të gjatë dhe të vështirë nuk do i jepet fund pa një dialog”- tha Vlahutin.

TAKSAT, DEPUTETJA E PD-SË: JANË RRITUR SI TVSH-JA EDHE ENERGJIA ELEKTRIKE

Tabaku: Bilanci negativ i biznesit të vogël, alarm për opozitën Partia Demokratike, përmes deputetes Jorida Tabaku, denoncoi mbylljen e gati 6 mijë bizneseve të vogla në pak muaj. Sipas selisë blu, kjo ka ardhur për shkak të dyfishimit të barrës fiskale, si rezultat i rritjes së disa taksave. Nga shtatori 2013 një gjë është e sigurt, taksat rriten çdo vit por rritje pagash dhe pensionesh nuk ka. Akuza vjen nga Partia Demokratike e cila përmes deputetes Jorida Tabaku denoncon barrën e papërballueshme të akumuluar në kurriz të biznesit të vogël. “Barrës së rëndë të taksave të rritura iu shtua këtë vit TVSH-ja për biznesin e vogël, por edhe taksa e rritur për pronën… një biznes për një hapësirë prej 20 metra katrorë pagesa i është dyfishuar. Në vitin 2015 paguante prej 56 mijë lekë, ndërsa sot, për të njëjtën godinë, paguan

128 mijë lekë”- tha Tabaku. Nga viti 2015 në 2017-ën një biznes në qytetin e Tiranës takësn e pronës e kishte në vlerën e 282 mijë lekëve. Sot taksa e fryrë nga qeveria socialiste kap shifrën e 510 mijë lekëve, sipas Jorida Tabakut. “Mbi 100 mijë biznese vuajnë sot dyfishimin e kësaj

takse, ndërkohë që nga viti 2015 pushteti i bashkisë Tiranë ka përdorur të gjitha format për të rritur jo vetëm taksat e tarifat, por edhe çmimin e ujit”- u shpreh deputetja demokrate. Rezultati i paralajmëruar tashmë është i qartë. “Në 4 muaj, 5834 biznese kanë ulur qepenat. Për vitin e shkuar

ky bilanc ishte me 3 mijë biznese të mbyllura më shumë se sa ato që u hapën”- tha ajo. Dy miliard euro më shumë merr sot qeveria Rama nga xhepat e bizneseve dhe qytetarëve përmes këtyre taksave, duke ia kursyer ato në anën tjetër atyre që sot ndërtojnë kulla betoni në qendra qytetesh apo bregdet, thekson Tabaku. Për këtë përsërit alternativën opozitare. “Në qendër të platformës tonë është taksa e sheshtë që do t’i japë frymë ekonomisë e do të ndihmojë biznesin e ndershëm të dalë nga asfiksia dhe të rritet pa gjobëvënien e shtetit. Ne qëndrojmë fort për uljen e taksave për çdo qytetar dhe çdo biznes, pasi besojmë se çdo lek më shumë në xhepin e qytetarëve është më i dobishëm sesa në xhepat e qeverisë”- u shpreh deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.


INTERVISTA

9

E shtunë, 23 Qershor 2018

Deputetja LSI-së: Nëse jepen negociatat për Maqedoninë dhe jo për Shqipërinë, do të ishte një vendim i rëndë

Klajda Gjosha: Do të ishte fatale nëse Shqipërisë i refuzohen negociatat! I

sh-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha shprehet se do të ishte fatale për vendin refuzimi i çeljes së negociatave. Në një intervistë për “Fax News”, Gjosha thotë se qeveria shqiptare nuk ka arritur të bind një pjesë të vendeve të BE për reformat e kërkuara. Janë të shumta debatet që po zhvillohen, në fakt një ditë më parë në komisionin për çështjet e Europës në parlamentin e Hollandës është diskutuar pikëisht çështja e hapjes së negociatave për Shqipërinë po ashtu edhe për Maqedoninë. Debati në parlament u zhvillua në një klimë e cila ka qenë skeptike. Sipas jush si do të jetë vota përfundimtare e Hollandës? Ajo çka ka ndodhur dje në komisionin për çështjet e Europës të parlamentit hollandez ishte një debat pasues i gjithë vizitës që kanë pasur edhe parlamentarët hollandez pak muaj më parë në Shqipëri. Unë kam qenë dhe në studion tuaj ku kam komentuar pikërisht atë vizitë por edhe qëndrimin e Hollandës dhe mund tu them se dje ata kanë detajuar qëndrimin e tyre ndaj Shqipërisë jo vetëm me një skepticizëm të plotësimit të gjithë kushteve në përgjithësi, por duke targetuar dy nga çështjet kryesore që kanë qenë dhe aq shumë të diskutuara edhe në vendin tonë. Që kanë pikërisht të bëjnë me krimin e organizuar me trafikun e drogës si dhe çështjet e korrupsionit. Dhe besoj duke e detajuar dhe duke u fokusuar në këto çështje ata duken që janë shumë konkret dhe shumë të drejtë në kërkesat e tyre ndaj qeverisë shqiptare para çeljes së negociatave. Nuk është një lajm i mirë sepse nuk mendoj që do të kishte ndonjë qeveri të BE, dhe të vendeve anëtare apo dhe Hollanda dje që do të shkonte kundër vendimit të parlamentit apo dhe të komisionit kryesor që raporton mbi çështjet e procesit të integrimit të Shqipërisë, por edhe të gjitha vendeve aspirante, paketa e zgjerimit e cila do të diskutohet në datën 26 midis ministrave të jashtëm në Bruksel. Por dhe më pas konkluzionet që do të miratohen nga krerët e këtyre vendeve në datën 28 dhe datën 29 qershor. Pra gjykoni se ky skepticizëm i Hollandës nuk varet ndaj atyre që kanë qenë aktivitetet e fundit në vendin tonë pra flasim për protestat apo dhe zhvillimet me çështjen e ish-Ministrit Tahiri dhe ministrit aktual Xhafa. Mendoni që është një spekticizëm me problemet që shqetësojnë Shqipërinë prej kohësh apo jo? Unë mendoij që ata dje kanë qenë shumë të qartë. Hollanda si gjithmonë është shumë e drejtpërdrejtë. Nuk përdorin shumë diplomaci në komunikim janë të drejtpërdrejt te kërkesat e tyre. Krimi i organizuar besoj që shpjegon gjithçka, shpjegon edhe faktin e trafikut të drograve të rënda që e ka pasur problem

Shqipëria edhe gjatë muajve të fundit. Ka qenë një nga çështjet më të diskutuara. Unë e rispësëris që kjo është një çështje që ka cenuar deri diku sigurinë e tyre kombëtare. E them këtë sepse ka disa grupe kriminale shqiptare të vendosura në Hollandë. Dhe nuk kam parë intensifikim të marrëdhënieve të institucioneve shqiptare me institucionet hollandeze për ta zgjidhur këtë çështje. Për të kapur një nga këto grupe, për të treguar që me të vërtet ne kemi seriozitet për të luftuar krimin e organizuar. Kuptohet që te kjo pikë debati mund të ketë qenë, askush nga ne nuk ka qenë aty për të ditur përmendjen e emrave po kur flitet për krimin e organizuar kuptohet që dhe çështja e ngritur së fundmi, ajo e ish-Ministrit të brendshëm apo edhe e ministrit aktual janë çështje që kanë tronditur sadopak besimin që kanë vendet anëtare dhe sidomos Hollanda si një nga vendet më strikte te bashkëpunimi me Shqipërinë, tek partneriteti me Shqipërinë, tek besueshmëria që ata duhet të kenë, tek një vend që në fund të fundit ata duan te vazhdojnë procesin e mëtejshëm të negociatave. Kur flasim për korrupsionin dhe krimin e organizuar cili është mesazhi që Hollanda po përpiqet ti sjellë Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare? Është mesazh shumë i qartë, ju keni disa kushte, kanë qenë të vendosura në tryezën e politikës shqiptare, të ekzekutivit shqiptar dhe të institucioneve tona tashmë prej një kohe të gjatë. Besoj që nuk ka pasur asnjë lloj kundërpërgjigje, të paktën dhe nga pala shqiptare dhe kjo e ka bërë Hollandën të vijë në këtë vendim të trishtë do thoja unë të parlamentit të vet. Unë mendoj që ne duhet të tregohemi të kujdesshëm, duhet të respektojmë vendimin që do të marrin të gjitha vendet anëtare në unanimitet. Pra nuk mbetet vetëm çështja e Hollandës. Këtu po të shohim diskutimi është mjaft i gjerë dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm për të kuptuar se cili është mesazhi që ata po i japin qeverisë shqiptare. Cili është mesazhi që duan të përçojnë pra puna që ata kërkojnë. Konkretizimi i kësaj pune të nisur prej kohësh. Sepse ne po shohim që ka kushte tashmë të shtuara tashmë dhe nga Gjermania. PO-ja e Gjermanisë me kushte është e cunguar, nuk do të thotë automatikisht çelje negociatash, përkundrazi do të thotë shtim të kushteve dhe unë besoj që ky është një nga lajmet më të trishta që ka Shqipëria sepse në vend që të pakësojë ato kushte, pra 5 kushte të vendosura nga KE dhe na vendet anëtare, shohim që ka shtim të tyre. Kemi të bëjmë me reformën zgjedhore të kërkuar prej tyre prej disa kohësh. Kemi të bëjmë me çështjet e krimit të organizuar, të trafikimit të qenieve njerëzore, të pastrimit të parave, një sërë e një sërë çështjesh që e mbajnë peng këtë vend. Dhe deri

në këtë pikë që ka ardhur procesi i integrimit e gjithë kjo duhet të ketë patjetër një përgjegjës dhe nëse do të kemi dhe JO-në e prerë nga vendet BE javës që vjen unë besoj që kryeministri shqiptar, qeveria e tij duhet patjetër të mbajë përgjegjësi kundrejt qytetarëve shqiptarë, kundrejt atyre që me të vërtet besuan se kjo qeveri do ta çonte Shqipërinë drejt BE por që në fakt po e çon atë shumë hapa më pas. Mendoni se mund të ketë një shkëputje të Shqipërisë nga Maqedonia të paktën nëse flasim për çeljen e negociatave në situatën aktuale? Maqedonia ndryshon nga Shqipëria sepse ka pasur vetëm një kusht, pikërisht ka pasur të bëjë me marrëveshjen që do të kishte për emrin me Greqinë. Është një kusht deri diku i plotësuar pavaresisht se vendet anëtare ende kërkojnë vazhdimin e mëtejshëm të kësaj marrëveshje, fillimin e implementimit të saj, ratifikimin e mëtejshëm të saj dhe mendoj që disa prej këtyre vendeve mund të jenë skeptike për ta parë të realizuar plotësisht marrëveshjen e lidhur mes Maqedonisë dhe Greqisë. Dhe ndër të tjera ata kërkojnë që Greqia tashmë do duhet ti drejtohet zyrtarisht vendeve anëtare për çeljen e negociatave të Maqedonisë sepse ka qenë pikërisht Greqia ajo që ka vendosur veton kundër Maqedonisë. Çfarë do të thotë për Shqipërinë që të shkëputet nga Maqedonia? A do të futet në grup me Bosnjen dhe me Kosovën? Kjo do të ishte një nga vendimet më të rënda që do të ishte ndërmarrë ndonjëherë kundrejt qytetarëve shqiptarë dhe kundrejt Shqipërisë për procesin e integrimit europian. Unë mendoj që dhe nga ana gjeostrategjike për mënyrën sesi mendon BE ndoshta këto dy vende do duhet të vlerësohen të dyja së bashku por nëse ndahen dhe nëse Maqedonia kalon duke lënë pas Shqipërinë besoj që ky do të ishte vendimi më i rënde dhe mesazhi më i drejtpërdrejt që vendet anëtare do ti jepnin ndonjëherë Shqipëisë dhe kryesisht unë nuk mendoj që ky është një vendim për qytetarët. Do të

ishte një vendim i drejtpërdrejt për ti treguar qeverisë shqiptare që është në rrugën e gabuar dhe se nuk është partneriteti i duhur për BE. A mund të themi se janë tre vende me shumicë myslimane ato që mbeten në fund të karvanit të integrimit. Mendoni se ka ndonjë kriter fetar në këtë rast? Absolutisht. E kam dëgjuar këtë çështje prej vitesh. Të paktën është luajtur si e tillë kuptohet edhe për te shtyrë procesin e integrimit përpara apo ndonjëherë dhe për të shantazhuar vendet e BE. Unë nuk e mendoj dhe nuk e besoj që ky është një nga arsyet. Sepse Shqipëria po bën hapa pas. Sepse ajo çka ka shprehur Hollanda dje, ajo çka ka shprehur Gjermania, Franca dhe shumë vende të tjera, shqetësimet e tyre për mënyrën sesi funksionon shteti i së drejtës në Shqipëri, për mënyrën sesi krimi i organizuar ka pushtuar këtë vend dhe ka kaluar përtej kufijve shqiptar duke cenuar sigurinë europiane, ky është realiteti i trishtë që kemi dhe këto janë arsyet e vërteta te të cilat ne duhet të uleni ti lexojmë ato shumë drejtë dhe duhet vepruar në mënyrë shumë të mënjëhershme. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur. Një nga çështjet që ka hasur debat është dhe fakti që Hollanda e ka pranuar atë që ka qenë dhe propozimi i Donald Lu në mënyrë që të krijohen platforma të azilkërkimit në vendet të cilat janë jashtë BE. A mendoni se nëse Shqipëria bëhet një vend pritës dhe strehuese për azilkërkuesit mund të marrë një dritë jeshile? E para kërkohet një transparencë e plotë nga kryeministri i vendit dhe nga qeveria shqiptare nëse janë kryer bisedime të tilla me vendet e BE. Sepse unë nuk mendoj që BE funksionon në arbitraritet të plotë duke e detyruar Shqipërinë apo duke sjellë këtu mundesinë e një kampi të azilkërkuesve pa pyetur apo pa diskutuar më parë dhe pa marrë le të themi atë aprovimin e qeverise shqiptare. Ndaj para se të shkojmë për të analizuar se çfarë po diskutojnë vendet anëtare, sesa

azilkërkues do të vijnë. Sesa shumë e cënon ajo sigurinë tonë kombëtare dhe pamundësinë e institucioneve tona per tiu kundërpërgjigjur apo për të mbrojtur qytetarët shqiptarë në rradhë të parë dhe më pas për të kaluar te azilkërkuesit, une mendoj që media shqiptare, grupet e interesit, qytetarët shqiptarë dhe institucionet duhet të kërkojnë informacion, transparencën e plote kryeministrit të vendit për të kuptuar nëse ai ka diskutuar me vendet anëtare për këtë çështje, çfarë ka diskutuar, cila është marrëveshja që ai ka bërë. A ka aprovuar ai ngritjen e një kampi të tillë në Shqipëri apo jo. Ky është thelbi i këtij debati. Nuk ka patur një deklaratë të tillë ose ndoshta nuk e dimë ende se do të ketë një transparëncë në lidhje me këtë gjë nëse ka pasur kërkesë për këtë gjë ndaj qeverisë shqiptare… Po do duhet të ketë patjetër, sepse është e pamundur që BE të funksionojë në arbitraritet duke detyruar Shqipërinë të ngrejë një kamp të tillë. Duhen dy palë për një marrëveshje. Ndaj dhe besoj që qeveria shqiptare duhet ti tregojë qytetareve se çfarë ka diskutuar me ta. Sot ka pasur një shkrim nga Deutch Welle, ku shkruhej se ka patur debate të brendshme në Gjermani për çështjen e kampeve të azilkërkuesve. Në këtë klimë mendoni se Gjermania mund ti bashkohet edhe idese për ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri? Se çfarë diskutohet në këto momente është çështje dytësore, parësore është transparenca që qeveria duhet të bëjë për këtë çështje dhe patjetër të gjithë bashkë ne më pas mund ta analizojmë pse është e rëndësishme që këta refugjatë të mos vijnë në Shqipëri. Sepse Shqipëria nuk është e gatshme për të përballuar kampin e refugjatëve , sepse Shqipëria vuan mjaftueshëm nga trafikimi i qenieve njerezore edhe pa pasur refugjatë. Imagjinoni ju nëse do të kishim një kamp refugjatësh në Shqipëri, sesi do të lulëzonte një biznes tjetër në Shqipëri që do të bëhej edhe një barrë e shtuar për të gjithë procesin e integrimit dhe besueshmërinë që duhet të kishte vendi. Por edhe sesa shumë rrezikohemi ne nga e gjithë kjo histori që diskutohet për ngritjen e një kampi refugjatësh. Ka dy momente dhe ne duhet ti ndajmë ato. E para është transparenca dhe më pas për të bërë analizën dhe për tu përgjigjur vendeve anëtare. Kryeministri nga Saranda e ka theksuar se nuk ka patur negociata… Kjo mbetet për tu parë. Mediat e huaja thonë diçka tjetër dhe t’iu them të vërtetën në këto momente unë jam më e prirur t’i besoj ato sesa qeverinë. Marrë me shkurtime nga “Fax News”


SOCIALE

10

E shtunë, 23 QERSHOR 2018

PAKETA LEHTËSUESE E TAKSËS

Ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj, takim me përfaqësues vendor të Qarkut Kukës

Skema e re për taksën në rrugën Milot-Morinë

M

inistri i Infrastruk turës dhe Energjisë Damian Gjiknuri bashkë me Ministrin e Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj zhvilluan dje një takim me përfaqësues nga Qarku i Kukësit ku prezantuan paketën e negociuar me kompaninë koncesionare për skemën lehtësuese tarifore të kalimit në aksin MilotMorinë për banorët e Qarkut të Kukësit, mjetet e transportit publik dhe përdoruesit e shpeshtë. Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues nga Prefektura e Qarkut të Kukësit; nënkryetarë të Bashkisë së Kukësit e Tropojës dhe kryetari i Bashkisë Has; përfaqësues të Këshillave Bashkiake të këtyre tre bashkive; përfaqësues nga bizneset e Qarkut të Kukësit dhe linjave të transportit. Paralel me procesin e negocimit me kompaninë koncesionare janë zhvilluar më shumë se 10 takime konsultative me komunitetin dhe grupet e interesit ku përfshihen: dëgjesa me banorët dhe drejtuesit e Bashkive të Kukësit, Hasit e Tropojës; takime me përfaqësues të Prefekturës dhe Këshillave bashkiake; takime me përfaqësues të bizneseve të grupuara në Odën Ekonomike të Kosovës; takime

me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptare. Grupi ndërministror i cili ka negociuar me kompaninë koncesionare bazuar mbi këto kërkesa të grupeve të interesit dhe hapësirave buxhetore, ka arritur të përmbyllë paketën lehtësuese tarifore për komunitetin lokal. Grupi ka pranuar kërkesën e bizneseve (kryesisht atyre të Kosovës), për të spostuar rinisjen e zbatimit të kalimit me tarifë përtej sezonit aktual turistik. Rrjedhimisht, është përcaktuar që kalimi me pagesë në aksin Milot-Morinë të fillojë të zbatohet duke nisur nga data 17 Shtator 2018. "Qeveria po merr rriskun më të madh. Ne po marrim rriskun financiar për të zgjidhur një problem social meqenëse Kukësi është zonë e varfër, është deri diku e izoluar, nuk ka rrugë të qënësishme alternative dhe jemi koshient për këtë. Ne mendojmë që kjo punë të fillojë në Shtator. Pra, kjo verë të kalojë duke dëgjuar edhe bizneset, pjesën e Kosovës. Nga 17 Shtatori të fillojë të aplikohet tarifa. Këto favore për biznesin janë njësoj edhe për Kosovën. Pra, nuk kemi ndjekur parim diskriminues", nënvizoi ministri Gjiknuri. Më tej, ai tha se po vazhdon investimi për ta për-

funduar segmentin nga Kukësi në Morinë duke e sjellë brenda parametrave të duhura. "Ne do ta kompletojmë edhe pjesën e mbetur nga Kukësi në Morinë. Kanë filluar investimet aty dhe po rregullohen urat. Shumë shpejt do të mbyllet kontrata

edhe për pjesën e mbetur dhe do të vendosim edhe 2-3 mbikalime aty pasi është bërë zonë e rrezikshme për qytetarët. Pra, brenda vitit edhe ajo pjesë e mbetur

-Tarifë prej 100 lekë me TVSH për 1 kalim për të gjithë automjetet e regjistruara në Qarkun Kukës; -Tarifa e reduktuar do të jetë e kufizuar për jo më shumë se 44 kalime në muaj dhe e vlefshme për tu përdorur brenda periudhës 1 mujore nga data e kryerjes së pagesës për këto kalime; -Përdoruesit e Qarkut Kukës do të parablejnë në mënyrë të përshkallëzuar deri në 44 kalime me këtë tarifë të reduktuar; -Kjo skemë tarifore do të aplikohet për klasën e automjeteve A dhe B për përdorim vetjak, të regjistruara në Qarkun Kukës; -Për automjetet e cilësuara më lart, të regjistruara në Qarkun e Kukësit, do të marrin falas pajisjen elektronike Telepass dhe përmes saj do bëjnë rimbushjen e vlerës së kalimeve mujore sipas nevojës; Tarifimi i autobusëve të linjës -Janë identifikuar 11 Linja të licensuara autobusësh që kryejnë udhëtime nga dhe për në qytetin e Kukësit; -Për të eliminuar efektin e tarifës në koston e udhëtimit të banorëve të Qarkut Kukës, këto linja do përfshihen në skemën preferenciale; -Këto mjete do të kenë tarifë Kalimi prej 100 lekë me T.V.SH për 1 kalim; -Tarifimi i përdoruesve të shpeshtë të rrugës pavarësisht vendosjes së tyre (kryesisht bizneset nga Shqipëria dhe Kosova): -Nga 20 deri në 30 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 10%; -Mbi 30 deri në 50 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 20%; -Mbi 50 deri në 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 30%; -Mbi 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 40%; -Efekti financiar në Buxhetin e Shtetit për këtë paketë lehtësuese: Shteti shqiptar duhet të paguajë koncesionarit në 30 vitet e kontratës 48.5 milion Euro si rezultat i zbatimit të këtyre tarifave të reduktuara për banorët e Qarkut Kukës, mjetet e transportit publik në këtë zonë dhe përdoruesit e shpeshtë.

e autostradës do të kompletohet me parametrat e duhura", theksoi Gjiknuri. Ndërkaq, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj tha se rruga paraqet vështirësi në mirëmbajtje dhe kosto të larta por mbetet strategjike. "Ajo është rrugë sa është e vështirë edhe strategjike. Pse është e vështirë? Këndet gjeologjike gjeografike i ka të vështira, një pjesë e saj ngrin gjatë dimirit, ndërkohë që strategjikisht është mundësia e Aeroportit të Kukësit. Ndërkohë nga ana strategjike, sigurisht që ka lidhje me Qarkun e Kukësit, që është fatkeqësisht një nga qarqet më të varfëra dhe me Kosovën", tha Ahmetaj. Më tej, ai sqaroi efektin që ka në

Buxhetin e Shtetit paketa lehtësuese e negociuar me kompaninë koncesionare. "Efekti shtesë bruto në Buxhetin e Shtetit për një vit, për pesë vitet që vijnë kap vlerën rreth 1.1 milionë euro, ose afërsisht 140 milionë lekë të reja. Të gjitha zbritjet që patë ju për qytetarët e Kukësit, për linjat, për përdoruesit e shpeshtë, shkojnë në 48.5 milionë euro. Pagesa, dikush mund të thotë është simbolike, dikush mund të thotë për mua është shumë por kjo është situata e Buxhetit, kjo është situata e rrugës dhe Kryeministri ka vendosur që Buxheti i Shtetit do të marrë këtë kosto, rreth 50 milionë euro vetëm për këtë zbritje të konsiderueshme", sqaroi Ahmetaj.


AKTUALITET

11

E shtunë, 23 QERSHOR 2018

Oficeri i policisë Armand Myrta që i kërkon 50 mijë euro medias!

N

jë oficer policie me emrin Armand Qazim Myrta, ban ues në lagjen nr.18, Durrës dhe që sipas shkresës së datës 04/ 07/2017 të drejtorisë së policisë së qarkut Kukës është punonjës policie në komisariatin e policisë së Kukësit, ka bërë një kërkesë padi, pa datë, por që gjykata e ka pranuar dhe ku kërkon nga “Top Channel”, gazeta “Panorama”, Gazeta “Koha Jonë”, Gazeta “Sot” dhe agjencia informative “lajmifundit.al” , jo pak, por gjithsej 50 mijë euro. Të bën përshtypje se në kërkesë padi oficeri i Policisë së Shtetit nuk e kërkon në lekë dëmshpërblimin, si monedhë zyrtare, por pikërisht në euro. Mundet që nga koha e policisë së ish-ministrit Saimir Tahiri, meqenëse kishte canabis kudo dhe ku policia është akuzuar se ishte pjesë e strukturës kriminale të bandave të drogës dhe pagesat ishin në euro, pra duhet ti ketë mbetur ideja se gjithçka paguhet në euro! Megjithatë le të sqarojmë për lexuesin rastin në fjalë dhe tendencën, sidomos të zyrtarëve të shtetit, për të bërë padi ndaj medias, edhe kur nuk kanë të drejtë. Natyrisht edhe punonjësi i policisë Armand Myrto, para se gjithash është një qytetar i Republikës dhe ka të drejtë të mbrojë të drejtat e tij kushtetuese. Por pse ai nuk ka të drejtë, jo vetëm në kërkesë padi ndaj medias kryesore dhe pse duhet hetuar edhe prokurori Hysni Vata, i prokurorisë së Kurbinit. Sipas vendimit të pushimit të prokurorisë së Kurbinit, datë 03/04/ 2017, e cila ka marrë material kallëzues me numër 41, datë 26/01/2017 nga drejtoria vendore e policisë së Lezhës për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” pasi gjatë kontrollit të makinës me drejtues Armand Myrta dhe pasagjer Petrit Dema kanë sekuestruar dy armë zjarri në makinë. Pra lajmi është i saktë nga mediat në fjalë, pasi janë referuar komunikatës së policisë së Lezhës me datë 26 janar 2017. Çka thënë policia kanë thënë mediat! Në shkresën e prokurorisë të datës 03/04/2017 pranohet se dy personat në fjalë, natyrisht edhe oficeri i policisë, zoti

Armand Myrta janë arrestuar nga policia e Lezhës. Më pas gjykata e shkallës së parë Kurbin ka vendosur masë sigurimi personal “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” ndaj punonjësit të policisë Armand Myrta, ndërsa ndaj shokut të tij vendosi arrest me burg. Më vonë, sipas prokurorisë, rezulton se ndaj policit Armand Myrta është pushuar çështja, kurse ndaj mikut të tij të ngushtë në makinë, Petrit Dema, që u kap me armë pa leje, ka vazhduar procedimi penal. Në fillim kur është arrestuar, bashkudhëtuesi Petrit Dema në mjetin e drejtuar nga polici, ka thënë se edhe arma e kapur pa leje është e punonjësit të policisë, por më vonë (kur është kthjelluar në gjyq!) ka deklaruar ndryshe, pra se nuk ka patur dijeni drejtuesi i makinës! Arma e tij rezultoi, nga ekspertiza, se kishte qëlluar. Për qejf apo si,

këtë prokuroria nuk e ka vërtetuar. Pasi e ka mbyllur me prokurorinë, polici ka kërkuar plot 50 mijë euro. Oficeri i policisë tashmë hidhet në sulm ndaj medias për cenim nderi, prestigji e dëme psikike shkaktuar nga botimi i lajmit. Dhe lajmi është 100 përqind i vërtetë, pasi ka dalë nga Policia e Lezhës dhe është një ditë pas arrestimit, ndërkohë që prokuroria e ka pushuar çështjen tre muaj më vonë. E përsërisim, që lajmi i cili është botuar nga mediat në fjalë, të paditura, ishte krejtësisht i saktë, pasi ai është botuar me datë 26 janar 2017, sipas komunikatës së Policisë së Lezhës dhe nuk ka asnjë pasaktësi nga asnjëra nga mediat në fjalë. Atë e kanë botuar edhe shumë media të tjera, por polici Myrto ka përzgjedhur këto media. Lajmi botohet në çast ndaj është quhet lajm, ndryshe futet në një kategori tjetër

gazetareske. Nëse do të kishte koment pas datës 3 mars 2017 (edhe mund të kishte të drejtë), por prapë e drejtë e medias mbetet, siç do të kërkojmë nga prokuroria e përgjithshme rihapjen e vendimit të pushimit nga prokuroria e Kurbinit, pasi në të vërtetë nuk bind njeri. Udhëtojnë bashkë, dy shokë të ngushtë, dhe njeri ka armë me leje dhe tjetri armë pa leje dhe me fishekë ndër xhepa dhe polici Myrto nuk kishte dijeni, këtë vetëm prokuroria shqiptare mund ta shpjegojë! Aq më tepër që njëra armë kishte qëlluar… Por kjo mbetet çështje e rihapjes së hetimit nga kryeprokurorja Arta Maku, së cilës mediat do ti drejtohen me një kërkesë për këtë dosje të pushuar. Tani të vijmë të problemi që krijon kjo tendencë e punonjësve të shtetit, ku ndonëse janë në faj, duan të turren për të fituar me çdo kusht euro. Rasti në fjalë është flagrant, sepse nuk mundet një punonjës policie, qoftë edhe i thjeshtë, aq me tepër një hetues krimesh, të ngrejë dorën ndaj medias së lirë e cila thotë të

vërtetat e ndodhura. Ai është ndaluar nga Policia e Lezhës, është kapur në makinë me një tjetër me armë pa leje, bile duhej ta kishte arrestuar vetë mikun e tij që shkelte ligjin, por asgjë nuk ka ndodhur. Edhe mund të pyesim: Pse udhëtonte me një oficer policie personi që kishte armë me vete e ku nga arma ishte qëlluar? E kishte për garanci rruge oficerin e policisë?! Tani na del se nga lajmi i qenkan shkaktuar dëme psikike, i është cenuar morali, etj oficerit të policisë Armand Myrta. Dhe mund ta shërojnë plot 50 mijë euro! Po pse jo 100 mijë euro?! Apo më shumë? Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili të paktën deri tani ka mbajtur marrëdhënie korrekte me mediat, duhet të kalojë në skaner jo vetëm policin në fjalë, por edhe disa të tjerë ndër radhët e policisë, të cilët kanë synim përfitimin e jo respektimin e ligjit. Siç ka edhe punonjës policie që shkojnë nga bregdeti për të kapur ndonjë rrugë me drogë nëpër rrethinat e Veriut. Shembujt nuk mungojnë nga policia, e cila ka disa urdhër arreste për kohën e ish-ministrit Tahiri. S.P S.P..


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SHOWBIZ

12

E shtunë, 23 QERSHOR 2018

Shqiptarja realizon fustanin e nusërisë me letra higjenike, fiton vendin e tretë në SHBA Një shqiptare ka zënë vendin e tretë në një konkurs të fustaneve të nuseve të realizuar me letra higjenike në New York të hënën. Mimoza Haska mundi 1.500 konkurrentë në 14 vjetorin e konkursit të "Annual Toilet Paper Wedding Dress Contest Presented" dhe fitoi një çmim prej 2500 dollarësh për fustanin e saj të nusërisë me letra higjenike. 41-vjeçarja e lindur në Shqipëri, por që jeton në Surfside Beach, SHBA ushtron profesionin si parukiere. Ajo e konsideron veten me fat që ju dha mundësia për shkuar në Shtetet e Bashkuara para 21 vitesh. "Në atë kohë vendi im ishte në trazirë për shkak të rënies së sistemit komunist dhe viteve të hershme të demokracisë", tha Haska. Ajo po shëtiste nëpër dyqane kur pa rroba dasme të bëra nga materiale të ndry-

Këngëtari Akon ka thënë se po planifikon të krijojë një kripto-valutë që do mbajë emrin e tij. Në deklaratën e dhënë në Festivalin e Luanëve të Kanës, ylli i "Locked Up" tha se besonte se kriptovulatura mund të ishte "shpëtimtari i Afrikës". Akon tha se po planifikon gjithashtu të ndërtojë një "qytet kriptoze" në Senegal, të cilin ai e quan "një Wakanda reale". Ashtu si vendi imagjinar i Wakanda, Akon premton se qyteti i tij do të jetë një "mjedis futuristik".

shme si gazeta, letër ambalazhi dhe plastikë. Në atë kohë, ajo tha se donte të krijonte veshje për të treguar stilet e saj të flokëve. Veshjet e saj të para u realizuan me letër higjienike. "Unë jam shumë kreativ si një person," tha ajo. "Nuk e dija se si të

qepja por e realizova atë. Është një anë artistike e imja". Ajo ka marrë pjesë edhe dy herë të tjera në konkurs në vitin 2012 dhe më pas në vitin 2013 ku edhe fitoi. Pas shumë vitesh Haska u rikthye dhe u deshën 8 javë për të përfunduar fustanin e nusërisë.

George dhe Amal Clooney ndihmojnë fëmijët emigrantë George dhe Amal Clooney po ndihmojnë fëmijët emigrantë të ndarë nga prindërit e tyre në kufirin e SHBA-Meksikë. Të mërkurën, çifti i famshëm njoftoi se fondacioni i tyre

Këngëtari i fashmëm gjen shpëtimin e Afrikës

"Clooney Foundation for Justice" ka dhuruar 100 mijë dollarë për Young Center for Immigrant Children's Rights, një grup i të drejtave të njeriut që përkrah fëmijët emigrantë.

Ata kanë bërë donacione të konsiderueshme për të ndihumuar në krizën e emigrantëve. Ndarja e fëmijëve nga prindërit e tyre në kufi ka pushtuar titujt e mediave në mbarë botën dhe ka nxitur zemërim duke detyruar Presidentin Trump të nënshkrojë një urdhër ekzekutiv të mërkurën për t'i dhënë fund praktikës. "Në një moment në të ardhmen fëmijët tanë do të na pyesin:A është e vërtetë që shteti jonë ka marrë fëmijët nga prindërit e tyre dhe i vendosi në qendrat e paraburgimit?"-tha çifti në një deklaratë. "Dhe kur ne të përgjigjemi po, ata do të na pyesin se çfarë kemi bërë ne. Çfarë kemi thënë. Ku kemi qëndruar. Ne nuk mund ta ndryshojmë politikën e kësaj administrate, por ne mund të ndihmojmë në mbrojtjen e viktimave të saj".

"Expectations", Bebe Rexha nxjerr në shitje albumin e parë Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar. Dhe ylli i muzikës ka publikuar albumin e saj të parë. "Expectations" titullohet albumi i këngëtares ku janë përmmbledhur 14 këngë, përfshirë "Meant to Be", "Ferrari", "I'm a mess" dhe "2 souls on Fire". Fansat e saj kanë mundësi që ta blejnë albumin ose ta shkarkojnë në Spotify, Artist Store, Google Play dhe Deezer.

Një muaj pas dasmës, Meghan në pritje të dy fëmijëve Princ Harry dhe Meghan Markle u martuan vetëm një muaj më parë. Ama shumë shpejt në rrjete sociale ka qarkulluar lajmi se ajo është shtatzënë. Sipas revistës "Ok!" Harry dhe Meghan janë shumë të lumtur dhe i kanë treguar lajmin menjëherë Princit William dhe bashkëshortes së tij Kate Middleton. "Ata nuk e prisinin që të vinte kaq shpejt ky moment, por tani janë shumë të lumtur aq më tepër që presin binjakë", tha një burim për "Ok!". Megjithatë Meghan nuk ka treguar ende asgjë, duke qenë se në fotografitë e saj barku dhe trupi duket normal.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE STUHIA NË TIRANË

13

E shtunë, 23 QERSHOR 2018

Kryebashkiaku Veliaj: Skuadrat në terren, kujdes në trafik! Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj reagoi në Twitter pas shiut të pazakontë në Tiranë që përmbyti një sërë aksesh rrugore. Kryebashkiaku thotë se si pasojë e stuhisë, ka pasoja në një sërë aksesh, duke shkaktuar dëmtime pemësh. "Stuhia e rrëmbyeshme la pasoja ne disa akse rrugore! Skuadrat janë në terren për të bërë evadimet! Ju lutem kujdes në trafik gjer sa të jenë pastruar gjithë akset! Të gjitha pemët e dëmtuara do rimbillen!", shkruan Veliaj.

Përurohet vepra artistike "Çufoja dhe Bubi Kaçurrel"

L

ulishtes përballë Presi dencës i janë shtuar dy "banorë" të rinj, aq të dashur për fëmijët, Çufoja dhe Bubi Kaçurrel, të cilët këtë vit kanë mbushur 40 vjeç. Dy personazhet, që kanë shoqëruar fëmijërinë e shumë shqiptarëve, janë përjetësuar tashmë jo vetëm

në kujtesën tonë me batuat e tyre, por edhe përmes instalacionit të ideuar dhe konceptuar nga artisti Eljan Tanini. Vepra artistike "Çufoja dhe Bubi Kaçurrel" vjen si një promemorie në 40 vjetorin e botimit të romanit me të njëjtin titull të shkrimtarit të dashur për fëmijë,

Gaqo Bushaka, dhe imiton letrat origami të zmadhuara, si një mënyrë për të ngacmuar memorien e të rriturve, por edhe për të nxitur fëmijët të frekuentojnë këndin e lojërave aty pranë. Instalacioni u përurua nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, ideatori Eljan Tanini dhe krijuesi i dy personazheve, shkrimtari Gaqo Bushaka. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi falenderoi Taninin për veprën e artit modern që i ka dhuruar Tiranës, si dhe autorin e romanit "Çufoja dhe Bubi Kaçurrel", Gaqo Bushaka, për të gjitha emocionet që ka dhuruar me librat dhe humorin e tij në fëmijërinë e çdo shqiptari. "Interesi publik për vendosjen e kësaj vepre në park, mbetet i lartë. Sa estetik, fëminor, artistik, simbolik, por edhe historik. Është e hera e parë në historinë e vendosjes së veprave të parkut

në Shqipëri, ku krijohet kjo vepër arti kushtuar përrallës shqiptare që ka frymëzuar breza të tërë fëmijësh dhe të rriturish", tha Seferi. Artisti Eljan Tanini theksoi se "Çufoja dhe Bubi Kaçurrel", kanë ndikuar dhe vazhdojnë të prekin ende jetët e mijëra shqiptarëve të vegjël dhe të mëdhenj me batutat e tyre, ndaj kjo vepër arti që i kushtohet të vegjëlve vjen edhe si një mirënjohje për autorin që ka krijuar dy personazhe origjinalë shqiptarë. "Duke falenderuar përzemërsisht Gaqo Bushakën për humorin e tij fin që nuk fyen askënd, i shkruar në kohën kur Shqipëria jetonte vite të vështira, uroj shumë që këta dy personazhe të vendosur në park, të jenë një ogur i mirë për t'u kthyer më shumë te libri, te politikat mbi

librin, te autorët e ndryshëm, por edhe te këta personazhe që unë mendoj se duhen lexuar patjetër nga çdo shqiptar. Çufoja është simboli i shpirtit të lirë dhe aventurierit që e jeton jetën si t'i vijë e që gjithmonë gjen një zgjidhje për problemet që has", tha Tanini. Çufoja dhe Bubi Kaçurrel është shkruar për herë të parë në vitin 1978, prandaj ky inaugurim sillet në 40 vjetorin e krijimit të tyre. Të vendosur në lulishten karshi Presidencës së Republikës, pranë Qemal Stafës, Ismail Qemalit, dhe kompleksit të Checkpoint të diktaturës, vepra artistike "Çufoja dhe Bubi Kaçurrel" i kushtohet fëmijëve, që u rritën me përrallat dhe letërsinë e gjuhës shqipe. Instilacioni është dhuratë për fëmijët e qytetit të Tiranës nga artisti Elian Tanini.


14

E shtunë, 23 QERSHOR 2018


AKTUALITET

14

E shtunë, 23 Qershor 2018

Numri i të burgosurve shqiptarë në burgjet italiane fiksohet në 2478, thuajse sa gjysma e të burgosurve të cilët vuajnë aktualisht dënimin e tyre në një prej burgjeve të Shqipërisë

Q

everia e re në Itali, kërkon që të ekstradojë në Shqipëri të gjithë të burgosurit shqiptarë. Matteo Salvini, zëvendëskryeministër, bashkëkryetar koalicioni dhe Ministër i Brendshëm i qeverisë së re italiane, ka propozuar së fundmi rikthimin në Shqipëri të të burgosurve me kombësi shqiptare në burgjet italiane. “Ne do të kërkojmë marrëveshje me Rumaninë, Shqipërinë dhe Tunizinë për të dëbuar të burgosurit e huaj”, deklaroi Ministri i Brendshëm i Italisë, njëkohësisht kryetar i partisë Liga e Veriut, një parti e ekstremit të djathtë që ka në bazë të ideologjisë së saj mungesën e tolerancës ndaj emigrantëve. Numri i të burgosurve shqiptarë në burgjet italiane fiksohet në 2478, thuajse sa gjysma e të burgosurve të cilët vuajnë aktualisht dënimin e tyre në një prej burgjeve të Shqipërisë. Shqiptarët janë të tretët në Itali për nga numri i të huajve në burgje. Arritja e një marrëveshje për kthimin e tyre në atdhe përkthehet në kosto mjaft të larta pasi kërkon një shtim të kapacitetit me të paktën 50%, në një kohë që as kapacitetet aktuale në vendin tonë nuk janë të mjaftueshme, sipas një sërë raportesh të ndryshme. “Vendet si Shqipëria dhe Rumania janë të gatshme të marrin në burgjet e tyre të burgosurit që ndodhen në burgjet italiane”,-thotë Matteo Salvini, ministri i brendshëm italian, njëkohësisht zëvendës kryeminstër i qeverisë Conte. Gjatë një interviste përballë gazetarit të “RAI”, Bruno Vespa, në programin e tij “Porta a Porta”, Salvini u shpreh se qeveria italiane po impenjohet

Salvini: Shqipëria e gatshme të marrë të burgosurit e saj në Itali, janë afro 2480 të dënuar SITUATA “Numri i të burgosurve shqiptarë në burgjet italiane fiksohet në 2478, thuajse sa gjysma e të burgosurve të cilët vuajnë aktualisht dënimin e tyre në një prej burgjeve të Shqipërisë”.

300 EURO “Për t’i mbajtur ata, shteti italian shpenzon 300 euro në ditë e qeveria italiane po impenjohet që ata ta shlyejnë dënimin në vendet e tyre të origjinës”.

të kthejë në vendet e tyre të origjinës të gjithë të burgosurit me nënshtetësi të huaj që ndodhen në burgjet italiane. “Nuk është e mundur që në Itali ka rreth 60 mijë të burgosur, e 1/3 e tyre pra rreth 20 mijë janë shtetas të huaj. Për t’i mbajtur ata,

deklaroi ai, shteti italian shpenzon 300 euro në ditë e qeveria italiane po impenjohet që ata ta shlyejnë dënimin në vendet e tyre të origjinës”,-konfirmoi ministri i brendshëm Salvini. Sipas të dhënave të Ministrisë italiane të Drejtësisë të përditë-

AUTOSTRADA

METODA E RE

Tiranë-Durrës e lirë gjatë fundjavës N

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore njoftoi se prej së premtes, në orën 14:00 përfundoi ndërhyrja për riparimin e shtresave asfaltike në segmenan rrugor Maminas-Sukth-Shkozet. Pas orës 14:00 dhe gjatë gjithë fundjavës aksi Tiranë-Durrës dhe ai anasjelltas Durrës-Tiranë, do jenë plotësisht e hapur në funksion të lehtësimit të lëvizjes së pushuesve që zgjedhin plazhet gjatë fundjavës. Ditën e shtunë, ARRSH dhe Policia Rrugore do të informojne sërish për vazhdimin e ndërhyrjes në Shkozet-Durrës dhe më tej aksin Durrës-Tiranë.

suara deri më 31 maj të 2018, në burgjet italiane ndodhen aktualisht 58.569 të burgosur të shpërndarë në 190 struktura të vuajtjes se dënimit. 34 % e tyre dhe ekzaktësisht 19.929 janë të burgosur me shtetësi jo italiane. Të burgosurit shqiptarë

renditen të tretit në numër pas të burgosurve me nënshtetësi marokene dhe rumune dhe përbëjnë 12.7% të të burgosurve të huaj në Itali. Përballë gazetarit të njohur Bruno Vespa, ministri Salvini shprehu vullnetin e qeverisë për të larguar nga territori italian të gjithë qytetarët e huaj që ndodhen në burgjet italiane si dhe mbajtjen e premtimit të kontratës së qeverisë Conte për të shtuar numrin e dëbimit të personave pa leje të rregullt qëndrimi në Itali.

Hashashi maskohet mes perimeve, ose në sera

ga fluturimet e avionit të “Guardia di Finanza”-s, deri më tani nuk rezulton të ketë kultivim masiv në tokë të hapur, por trafikantët do të ndjekin një tjetër strategji. Përveç kultivimit në ambiente të mbyllura, si magazina që u kap në Fier, e cila ishte shndërruar në një laborator, kultivuesit mund të shfrytëzojnë një tjetër mënyrë. Policia do të ushtrojë vazhdimisht kontrolle me shërbime në terren, për të zbuluar bimë të kultivuara që nuk mund të konstatohen nga ajri. Bëhet fjalë për bimë të mbjella në parcela me perime, apo pemtari, apo bimë të mbjella larg njëra-tjetrës në distancë, në tokë të pyllëzuar e pa pronarë.

Sipas analizës së policisë, ku janë caktuar edhe zonat e riskut, këtë vit do të ketë tentativa kultivimi, pasi edhe çmimi i hashashit pritet të rritet. Për shkak të prodhimit të masë në

vitin 2016, çmimi i kanabisit në tregun e trafikantëve ra ndjeshëm edhe për vitin pasardhës (200 euro/kg), ndërsa këtë vit pritet të kapë sërish kuotat e vitit 2015 (1.500 euro/kg).


AKTUALITET DURRËS

15

E shtunë, 23 Qershor 2018

Plagosi me thikë prindërit, çështja kalon te Krimet Gjykata e Durrësit ka shpallur moskopetëncë për çështjën e Hajri Nezirit, 25-vjeçari që plagosi me thikë pas një konflikti të çastit, dy prindërit e tij. Gjykata ka lënë në burg 25-vjeçarin, ndërsa çështjen ia ka kaluar Krimeve të Rënda Tiranë, duke shpallur njëkohësisht edhe moskopetencën e vijueshmërisë së gjykimit për çështjen në fjalë. ‘’Arresti me burg”

është dhënë si masa paraprake, pasi sipas gjykatës së Durrësit, masa do të rikonfirmohet nga Krimet e Rënda. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:45 të datës 20 qershor 2018, në banesën e familjes në Neziri, në lagjen 17 të qytetit bregdetar. Destan dhe Hasie Neziri, 75 dhe 64-vjeç, kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa këto njolla gjaku në

rrugë janë dëshmia e një sulmi të dhunshëm. Sipas dëshmisë së djalit, shkak i plagosjes ka qenë e dashura e tij, për të cilën prindërit e të riut nuk ishin dakord që djali të vijonte lidhjen. Sipas dëshmitarëve, çifti me origjinë nga Dibra kanë qenë dy arsimtarë dhe prindër të 4 fëmijëve, ku tre prej tyre jetojnë vendit, ndërsa 25-vjeçari jetonte me ta.

Në fund të muajit maj të këtij viti, në burgun e Beratit ka filluar kursi për rrobaqepës, ku aktualisht marrin pjesë 26 të dënuar dhe të paraburgosur, të ndarë në dy grupe

Projekt punësimi në burgun e Beratit, Gogu: Sfidë që kërkon përfshirjen e sektorit privat Q

elitë e burgjeve nuk janë vetëm ambientet e rënda ku disa të dënuar kalojnë ditët e dënimit. Shumë prej tyre për të mos ndenjur kot, nisin të krijojnë objekte të ndryshme me mjete rrethanore. Por një projekt për punësimin e personave që vuajnë dënimin në burgun e Beratit është përuruar në mjediset e këtij institucioni, me praninë e zv.ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, deputetët e qarkut Berat, përfaqësues të Prefekturës dhe bashkisë, si dhe përfaqësues të Avokatit të Popullit. Projekti i punësimit në në IEVP Berat do të zhvillohet në bashkëpunim me shoqërinë “Intex Shpk”, një biznes fason i specializuar në qepjen e rrobave të punës. Kjo kompani në bazë të një marrëveshjeje ligjore ka vendosur në ambientet e IEVP Berat 25 makina qepëse, që do të shërbejnë për trajnimin dhe më pas punësimin e personave të dënuar e të paraburgosur. Zëvendëministri i Drejtësisë, Toni Gogu, duke e marrë fjalën në këtë ceremoni, e cili që në fillim se është një sfidë që kërkon përfshirjen e sektorit privat. “Programi i punësimit në burgje, së bashku me arsimin dhe formimin profesional janë aspektet më të rëndësishme të rehabilitimit të të dënuarit pas kryerjes së dënimit. Kjo është një sfidë që kërkon përfshirjen e sektorit privat, ku gjej rastin t’i falenderoj si dhe modernizimin e bazës ligjore”,-tha Gogu. Në fund të muajit maj të këtij viti, në burgun e Beratit ka filluar kursi për rrobaqepës, ku aktualisht marrin pjesë 26 të dënuar dhe të paraburgosur, të ndarë në dy grupe. Trajnimi i personave

TRANJIMI “Në fund të muajit maj të këtij viti, në burg ka filluar kursi për rrobaqepës, ku aktualisht marrin pjesë 26 të dënuar dhe të paraburgosur, të ndarë në dy grupe. Trajnimi i po kryhet në bashkëpunim me Qëndrën e Formimit Profesional Fier”.

MBËSHTETJE

po kryhet në bashkëpunim me Qëndrën e Formimit Profesional Fier. Pas përfundimit të kursit, të dënuarit dhe paraburgosurit e certifikuar do të fillojnë punë në subjektin “Intex Shpk, punë e cila do të kryhet në ambientet e IEVP Berat. Gjatë ceremonisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka prezantuar edhe

disa projekte të tjera në IEVP të ndryshme të vendit, të cilat janë në hapat e parë të ideimit dhe që do të shërbejnë për punësimin e të dënuarve apo të paraburgosurve në Institucionet penitenciare. Aktualisht në këtë sistem janë të punësuar 667 të dënuar apo të paraburgosur, nga vetë IEVP-të. Përfshirja e biznesit në

këtë drejtim do të krijojë hapësirat e duhura që numri i të punësuarve në radhët e atyre që vuajnë dënimet penale të rritet. Sipas World Prison Brief (WPB) një sistem unik të dhënash që ofron akses në informacionin për sistemin e burgjeve në botë, Shqipëria renditet në listën e shteteve që i kanë burgjet e mbushura plot,

“Programi i punësimit në burgje, së bashku me arsimin dhe formimin profesional janë aspektet më të rëndësishme të rehabilitimit të të dënuarit pas kryerjes së dënimit. Kjo është një sfidë që kërkon përfshirjen e sektorit privat”. mbi 100%. Për vendin tonë, niveli i zënies së burgjeve, bazuar në kapacitetin zyrtar, është 105.6%, duke u renditur në vendin e 109, nga 222 shtete.

TIRANË

“Luftë” me autobusë, plagosen 6 pasagjerë D

y autobusë, njëri prej të cilëve “fizarmonikë”, u përplasën pranë Kthesës së Kamzës mëngjesin e së premtes. Autobusi i linjës Tiranë-Kamëz u godit nga pas nga një autobus tjetër i linjës Uzina Autotraktori-Institut. 6 pasagjerë që udhëtonin në dy mjetet e tranportit publik u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, ata kanë marrë lëndime të lehta dhe

ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nxitimi i shoferëve për të marrë sa më shumë pasagjerë në stacionin e radhës, dyshohet se është shkaku kryesor i aksidentit, megjithatë Policia Rrugore po merr në pyetje dy shoferët e autobusëve. Aksidenti shkaktoi trafik të rënduar në këtë aks, ndërkohë që për Policinë Rrugore problematika e mjeteve të trasnportit publik është e njohur.


AKTUALITET

16

E shtunë, 23 Qershor 2018

Për herë të parë, me urdhrin e mbrojtjes për nënën automatikisht do të garantohet urdhri i mbrojtjes për fëmijët, edhe nëse mbi ta nuk është ushtruar dhunë e drejtpërdrejtë

K

rimi pasioni, ka shoqëruar titujt e lajmeve për vrasjet e vajzave të reja nga ishtë dashurët. Edhe pse Xhuljeta Çuni kishte bërë denoncim, ajo nuk u mbrojt pasi ligji nuk ja dha dhe nuk e jep këtë mbrojtje. Nga muret e shtëpisë deri te përgjakja e rrugëve, dhuna në familje është kthyer në një shqetësim në rritje që ka shtyrë Qeverinë të ndërhyjë me një projektligj që aktualisht po shqyrtohet në komisionet e Kuvendit. Risitë janë të ndryshme, por ajo që bie në sy është se drafti shkon përtej institucionit të martesës dhe parashikon si rastet e bashkëjetesës, ashtu edhe ato të marrëdhënieve apo lidhjes afektive në çift. Thënë ndryshe, një vajzë mund të gjejë mbrojtje edhe nëse personi që e dhunon ka thjeshtë statusin e të dashurit. Përveç Urdhrit të Mbrojtjes shtohet edhe Urdhri Paraprak i Mbrojtjes së Menjëhershme. Sipas hartuesve të draftit, është vënë re se 24 apo 48 orët e para nga momenti kur një grua paraqitej në polici për të kërkuar mbrojtjen e shtetit e deri te lëshimi nga gjykata i këtij urdhri, ishte harku kohor brenda të cilit regjistroheshin edhe ngjarjet më të rënda. Ndryshimet ligjore propozojnë që një grua të përfitojë menjëherë nga Urdhri Paraprak i Mbrojtjes, duke nisur nga momenti që e kërkon atë pranë autoriteteve të rendit, deri kur gjykata do ta konfirmojë atë apo jo. Për herë të parë, me urdhrin e mbrojtjes për nënën automatikisht do të garantohet urdhri i mbrojtjes për fëmijët,

Ligji i ri, urdhër mbrojtje për të dashurat. 25 denoncime në ditë për dhunën

edhe nëse mbi ta nuk është ushtruar dhunë e drejtpërdrejtë. Denoncime Dhuna në familjet shqiptare është një fenomen që po njeh shifra të frikshme kohët e fundit. Rasti më i rëndë ishte ai i së mërkurës në qytetin e Durrësit, ku një i ri plagosi me thikë nënën dhe babain. Por vetëm gjatë së mërkurës, policia e shtetit raportoi 23 raste

të dhunës në familje në të gjithë vendin. Shumica e denoncimeve janë të grave që denoncojnë bashkëshortët, ish-bashkëshortët ose bashkëjetuesit për dhunë fizike dhe psikologjike. Por trendi në rritje vihet re edhe tek prindërit që denoncojnë fëmijët apo anasjelltas. Nëse marrim shifrat e 4 ditëve të fundit, policia raporton 57 denoncime për dhunë në

familje, ku nuk mungojnë edhe denoncimet për 3 nuse që kanë dhunuar vjehrrin ose vjehrrën, ndërsa në një rast kjo e fundit ka kallëzuar bashkëshorten e djalit për dhunë. Në shumicën e rasteve policia ka plotësuar kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, ndërsa raste për specifike ka proceduar edhe me arrestim në

flagrancë të dhunuesit. Krim pasioni? Në pak muaj, dy të rinj vranë ish-të dashurat e tyre dhe më pas vranë edhe veten. Janë konsideruar si krim pasioni, por psikologia Aurela Agalliu, thotë se nëse dikush të do nuk ta merr jetën. “Nuk mund të quhet krim për pasion, megjithëse lobohet si krim për pasion. Unë mendoj se nëse dikush të do, të do dhe nuk ta merr jetën. Por nëse dashuria është e sëmurë, si këto dashuritë që jemi mësuar ne të shikojmë në Shqipëri, ku femra duhet të jetë patjetër prona e një mashkulli, ajo duhet të bëjë çfarë ai do edhe kur nuk është me atë, kjo nuk është dashuri. Për mua këtu evidentoj persona të sëmurë të cilët ka nevojë për terapi, për ndërhyrje urgjente, për konsulta me njerëz profesionist në mënyrë që të rregullojnë jetën e tyre. Ti në këtë rast nuk merr vetëm jetën e personit që vret por shkatërron edhe jetën tënde. Dhe derisa të vijë logjika këtij njeriu, të ndërgjegjësohet se i ka bërë keq dy jetëve apo më shumë, është shumë vonë”,-tha Agalliu.

POLICIA

MASAT

Sensibilizimi për këmbësorët, gjoba ndaj shoferëve

Sezoni veror, mbi 1.000 punonjës policie të angazhuar

P

olicia Rrugore ka nisur aksionin e ndëshkimit të të gjithë kundravajtësve në rrugët e Tiranës. Policia vazhdon sensibilizimin ndaj drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë këmbësorët në vijat e bardha dhe “shkelje” të sinjalizimit rrugor. Policia bën me dije se ka proceduar administrativisht 117 drejtues mjetesh për “shkelje” të sinjalizimit rrugor si dhe 58 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie këmbësorëve. “Vazhdon monitorimi i sjelljes së drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve nga shërbimet e Policisë Rrugore, në kryqëzime, rrethrrotullime dhe vendkalimet

S

e këmbësorëve, në zona të ndryshme të Kryeqytetit me qëllim disiplinimin dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si rezultat i këtyre

shkeljeve”, thotë policia. Kontrollet u fokusuan në rrugën e “Durrësit”, rrugën “Fortuzi”, rrugën e “Elbasanit” dhe disa segmente të tjera.

iguria në sezonin veror, është një ndër prioritetet e Policisë së Shtetit. Lidhur me këtë, Policia e Shtetit ka prezantuar masat e marra për mbarëvajtjen përgjatë këtij sezoni. Zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, njëherësh edhe drejtoreshë e Kufirit dhe Migracionit, ka bërë të ditur planin e masave që ka marrë policia në kuadër të sezonit turistik. Janë rreth 1.078 punonjës policie që janë të angazhuar në sezonin turistik dhe që janë të ndarë në të gjithë territorin për të siguruar qetësinë dhe rendin në zonat turistike. Hajnaj ka theksuar se qël-

limi i masave të marra është garantimi i rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, në plazhe, rritja e parametrave të sigurisë rrugore dhe menaxhimi i hyrje-daljeve në kufi për këtë sezon turistik

veror. Numri dy i Policisë së Shtetit, nënvizoi se Policia Kufitare Shqiptare ka marrë masa për të përballuar fluksin e shqiptarëve që vijnë në Shqipëri nga Kosova, por edhe ata që vijnë nga Greqia.


17

KULTURE Nga Tonin Çobani

Q

ë nga viti 2010 Zhvillo het në Shkodër Kon certi "Viva la musica" nga Shoqata "Rozafa Expression", duke krijuar kështu një traditë me shumë domethënie për Festën e Muzikës me Koncertin që jepet çdo vit në diten Ndërkombëtare të Muzikës, pikërisht me datë 21 qershor. Ç'është konceti "Viva la musica? 21 qershori është Festa e Muzikës, e njohur si Dita Ndërkombëtare e Muzikës. Festa e parë e Muzikës u zhvillua në Francë me 21 qershor të vitit 1981. Që prej herës së parë është kthyer në

një fenomen nderkombëtar dhe festohet në të njëjten ditë në më shumë se 460 qytete, në mbi 110 vende në të gjithë botën. Në Shqipëri që prej vitit 2010, festohet në qytetin e shkodrës, falë inisiativës së Shoqatës "Rozafa Expression" dhe kryetarit të saj prof. Zef Çoba, që është dhe ideatori i ketij aktiviteti. Edhe këtë vit koncerti festiv tradicional "Viva la musica" u dha në ambientin e hapur të sallës "Marianne Graf" të

E shtunë, 23 QERSHOR 2018

Dita ndërkombëtare e muzikës në Shkodër

Qendrës së Këndimit Koral "Rozafa Expression" në Shkodër. Ky aktivitet u realizua edhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Formacioni Koral "Rozafa Expression", thotë profesor Zef Çoba, themeluesi dhe dirigjenti i këtij kori,- është struktura kryesore artistike që kjo shoqatë e ka bazuar aktivitetin e saj, prandaj repertori përmban kryesisht vepra korale të

autorëve tanë dhe këngë korale nga muzika jonë popullore të punuara për kor, si dhe këngë e vepra muzikore të zgjedhura nga vende të ndryshme e autorë të shquar botërorë. I konceptuar si një feste muzikore, koncerti percjellë mesazhe të qarta në vlerësim të trashëgimisë muzikore kombëtare e botërore, si dhe dëshmon rolin pozitiv që lot arti muzikor si eksperiencë e jetës njerëzore për vëllazërimin e popujve, e

në mënyrë të veçantë Këndimi Koral si mjet që forcon e konsolidon ndjenjat e solidaritetit njerëzor. Një larmi do t'i japë koncertit pjesëmarrja e solistëve, të cilët janë formuar e edukuar në laboratorin e punës së bazuar në procesin mësimor teorik e praktik, që zhvillohet në mënyrë sistematike nga dirigjenti e kompozitori i mirënjohur prof. Zef Çoba në tre seksione: Korin "Rozafa Expression", Grupin Vokal të Fëmijëve dhe të Rinjëve "Loja e notave muzikore" dhe seksionit të këngës popullore "Në lulishten e këngës shkodrane". Solistët Olta Juba, Miranda Gjinaj, Laorjan Ejlli, Niki Mjeda, Megi Toma, Xhorxh Buja, me koloret e pasura vokalistike të llojeve të ndryshme të zërave të sopranove, altit, tenorit e basit, sollen një gamë të pasur penelatash sonore e frekuencë të gjërë brendish e përmbajtjesh timbrike e një botë të pasur emocionale. Me rastin e 550-vjetorit te vdekjes së heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe 50 vjetorit të vënjes në skenë të operas "Skënderbeu", u interpretuan: koralja "Kruja Kruja" nga akti i I-rë, tablloja e II-të, dhe "Skena e plakut" nga akti i II-të, tablloja e V-të. Koncert maesterit, pianisti i mirënjohur Klevis Gjergji i cili mban titullin Dr., dhe pianistja e re Ledina Hebovija, mbajtën me sukses peshën e shoqërimit, duke krijuar ekuilibre të drejta sonore. Gjithashtu kitarristi pro-

fesionist Paskal Maka pjestar i korit, ndertoi marrdhanje e raporte të mira artistike, duke shoqëruar me instrumentin e kitarrës. Një kontribut të çmuar për realizimin me sukses të aktivitetit, jep gjithnjë seksioni "Miqtë e muzikës", që është edhe seksioni i katert e më i gjerë i shoqatës "Rozafa Expression". Në koncertin "Viva la musica", këtë vit ishte i ftuar grupi i valleve "Maistepdens" i përgatitur nga koreografi Vladimir Ahmeti. Në respekt e mirënjohje të kontributit që kanë dhënë mësuesit e studiuesit e nderuar Ferid Bala, Tonin Zadeja (pas vdekjes) dhe Tonin Daija (pas vdekjes), iu akordua nga shoqata "Rozafa Expression" vlerësimi: "Zani i kulturës shkodrane". Duke i qëndruar pranë aktivitetit të kësaj shoqate, kam konstatuar se Kori që drejtohet nga prof. Zef Çoba i cili është edhe kryetari i shoqatës, ka një jetë aktive artistike në shkallë lokale, ko-

mbëtare e nderkombëtare dhe bën një punë sistematike gjith vjetore. Në vazhdim, kori "Rozafa Expression" po përgatitet për të marrë pjesë në Festivalin e 53 Koral që do të zhvillohet në muajin shtator, në qytetin Negotin të Serbisë. Shoqata ka në Shkoder "Qendrën e Këndimit Koral" dhe Sallën e Aktiviteteve "Marianne Graf", mundësuar nga Shoqata Austria - Albania me qendër në Vienë. Realizimi i aktivitetit të Shoqatës "Rozafa Expression", bëhet i mundur falë punës humane dhe të palodhur e me pasion të anëtarëve të shoqatës, kontributit të tyre si dhe kontributit të çmuar të donatorëve, sponsorve e dashamirësve të saj, mbështetja e të cilëve ka qenë dhe është një inkurajim i madh, që i shërben gjallërimit e konsolidimit të jetës kulturore e artistike në vend, si dhe dialogut ndërmjet kulturave e popujve të ndryshëm.

mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Palm Springs International ShortFest & Film Market, mbahet prej 19 - 25 Qershor 2018, në Palm Springs. Ai është

festivali më i madh dhe më i rëndësishëm i filmit të shkurtër në Amerikën veriore, me më shumë se 5000 aplikime çdo vit, nga 100 shtete të ndryshme të botës

FILMI

"Gardhi" shfaqet premierë në "Palm Springs", SHBA Filmi "Gardhi"i regjisores Lendita Zeqiraj u shfaq mbrëmjen e mërkurë premierë botërore në "Palm Springs

International Short Film Festival" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në premirën e shfaqjes së

filmit ishin të pranishëm regjisorja Zeqiraj dhe aktorët Arti Lokaj, Ilire Vinca e Rozafë Çelaj. "Palm Springs International Short Film Festival" është një ndër festivalet më të rëndësishme botërore, ku sjellë emrat suksesshëm të regjisorëve të rinj. Shumë e lumtur me këtë premierë ishte regjisorja Zeqiri e cila para publikut solli rrëfilmin e saj rreth realizimit të këtij projekti filmik, ku nuk munguan pyetje të ndryshme rreth filmit e sidomos për kastin e aktorëve të mrekullueshëm. "Gardhi" është prodhim i shtëpisë filmike "N'art" i


FORUM

18

E shtunë, 23 QERSHOR 2018

CEREMONIA NE TIRANË

A

mbasada e Japonisë në Sh qipëri organizoi ditën e en jte një ceremoni të veçantë në nderim të ish-ambasadorit të Shqipërisë në Japoni, profesorit Bujar Dida, të cilit iu akordua Dekorata " The Order of the Rising Sun, Gold and Silver Star". Në një ceremoni ku morën pjesë Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj, Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Andrea Maliqari, ish-Presidenti Rexhep Meidani si dhe të ftuar e personalitete të tjera, Ambasadori Ito i dorëzoi z. Dida simbolet e nderit; ?ertifikatën e Dekorimit dhe Dekoratën Perandorake. Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, Ambasadori Ito uroi ish-ambasadorin Dida për dekorimin dhe e falemnderoi atë për kontributin e dhënë gjatë 18 viteve të fundit, për krijimin e urës së parë të miqësisë dhe mirëkuptimit midis Japonisë dhe Shqipërisë. Duke e konsideruar zotin Dida si një prej miqve më të spikatur të Japonisë në Shqipëri, Ambasadori Ito tha: "Unë besoj se suksesi i marrëdhënieve midis Japonisë dhe vendeve të tjera i detyrohet shumë përkushtimit dhe përpjekjeve të njerëzve si z. Bujar Dida". Nga ana e tij ish-ambasadori Dida ishte i ngazëllyer dhe i emocionuar nga nderi i veçantë dhe shprehu mirënjohjen e tij të përzemërt Madhërisë së tij, Perandorit Akihi-

Shqiptari i parë që merr një dekoratë perandorake nga Japonia

to, Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe dhe Ambasadorit të Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito. Ai i dedikoi këtë dekoratë gjithë zyrtarëve, kolegëve, miqve dhe të afërmve që i kanë qëndruar pranë dhe e kanë mbështetur përgjatë viteve. Z. Dida përmendi si një prej arritjeve të tij më të mëdha, krijimin e një kurrikule të gjuhës japoneze në Universitetin Politeknik të Tiranës, nga e cila kanë përfituar rreth 100 studentë deri më sot, ndërsa shumë të tjerë që do të vijojnë ta

ndjekin këtë lëndë gjatë viteve në vijim, do të përfitojnë gjithashtu. Në fjalën e tij gjatë ceremonisë Zëvendësministri Etjen Xhafaj foli për rëndësinë që ka pasur kontributi i z. Dida në avancimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Japonisë. Duke vlerësuar Japoninë si një prej partnerëve më të rëndësishëm të Shqipërisë ai shprehu bindjen se marrëdhëniet mes dy vendeve do të vijnë duke u forcuar. Xhafaj vlerësoi në mënyrë të ve?antë vizitën e fundit, që Ministri për

Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Ditmir Bushati zhvilloi në Japoni, para disa ditëve, "Iniciativën për Bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor", të lan?uar nga qeveria japoneze në fillim të muajit Shkurt si dhe mbështetjen që JICA ka ofruar gjatë viteve si një dëshmi të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve. Dida është i pari shtetas shqiptar i cili nderohet me një Dekoratë Perandorake japoneze, e cila akordohet nga vetë Perandori i Japonisë, në vlerësim të përpjekjeve

dhe përkushtimit të individëve të ndryshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet e ngushta e miqësore midis Japonisë dhe Shqipërisë si dhe për përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar gjuhën dhe kulturën japoneze në Shqipëri. Z. Bujar Dida ka shërbyer si i pari Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri dhe si i pari Ambasador i Shqipërisë në Japoni. Ai ka pasur detyrën e vështirë të krijonte kontaktet e para institucionale midis dy vendeve tona

PROFIL

Shkrimtari që zbukuron botën e fëmijëve Nga Fran Gjoka

S

hkrimtari Viron Kona, i njohur tashmë jo vetëm në Shqipëri, por dhe në diasporë, e veçanërisht në Suedi, është sot autori i më shumë se 40 vëllimeve me tregime, novela dhe romane për fëmijë dhe të rritur. Edhe pse ka dalë në pension ai vazhdon të sjellë me modestinë e tij tipike libra të tjerë me tregime, novela dhe poezi. Tek provon të hysh në botën e krijimeve të tij, entuziazmohesh me realizmin dhe gjetjet artistike, ndërkohë që spikat në ato krijime letërsia fantastike-shkencore, që është një pasion i veçantë dhe prioritet i krijimtarisë së këtij shkrimtari. Si lexues i hershëm i Viron Konës, si dhe dëshmitarë i takimeve me lexuesit, veçanërisht me ata të vegjël, kam ndjerë gjithherë dhe kam përjetuar magjinë e tij krijuese, fantazinë e orientuar në ato pasione dhe dëshira që kanë fëmijët, por edhe kam ndjerë në atë letërsi edhe bukurinë artistike, befasinë, emocionin dhe origjinalitetin. Përfitoj nga rasti të citoj në këtë artikull, vlerësimin e zonjës Qibrije Hoxha, ish deputete e parë e Parlamentit të Kosovës, sot përkthyese në Stokholm, Suedi, e cila në një mesazh drejtuar Viron Konës, ndër të tjera i shkruan: “Unë pata nderin dhe privilegjin që si përkthyese e librit tuaj, t`ju njoh jo vetëm nëpërmes

Bubulinos, po edhe t`ju takoj nga afër. Libri juaj “Eh, more Bubulino !”, përcjell mesazhe të bukura e pozitive, pikërisht për vlerat e mira të kombit tonë si dhe bukurive, të cilat ia ka falë Zoti, Shqipërisë sonë të mrekullueshme. Butësia dhe urtësia e shpirtit tuaj, bën për vete secilin vogëlush, i cili njohtohet me Bubulinon dhe, kjo, tani po ndodh edhe me lexuesit e vegjël suedezë. Jam e nderuar që m`u dha rasti të bëj një angazhim modest për përkthimin e librit tuaj”.Kurse gazetarja e njohur shqiptare dhe poetja Vjollca Spaho, shkruan: “Duke lexuar librat e mikut tim Viron Kona kam qenë shumë e befasuar tek ndieja atë liri, atë guxim, atë përvojë, atë njohje, atë pasuri të artit të të shkruarit dhe, me kohë, e kupton që kënaqësia e leximit të tyre nuk mund të të zbehet, pasi përpara të hapen caqet e njohurive të reja...I them Vironit të vazhdojë në të njëjtën hulli, pasi ka për të dëgjuar gjithmonë e kurdoherë psherëtimat e lexuesit pasi të ketë përfunduar një libër të tij: “Ah, sikur të vazhdonte edhe më tej!” Interesante ishte edhe në 23 prill të këtij viti, në Ditën Botërore të Librit, kur biblioteka 10 e kryeqytetit, Tiranë, në një takim me nxënësit e pasionuar dhe të dashuruar pas letërsisë, e ftoi pranë lexuesve Viron Konën, shkrimtarin e dashur të fëm-

ijëve. Në atë takim, duke ia njohur shkrimtarit jetën, veprat, personazhet e shumtë të krijuar prej tij, ashtu dhe ndjesitë dhe imagjinatën e tij krijuese, lexuesit e vegjël, ndërsa donin të mësonin sa shumë nga ai, i bënin varg pyetjesh që pas përgjigjeve nxitnin mendimin e tyre, u rritej siguria për të qenë edhe ata “dikush”, për të shkruar dhe ëndërruar, gjithnjë duke i shërbyer jetës dhe të ardhmes. Ndaj dhe dëshira për autografe dhe foto me shkrimtarin ishte jashtëzakonisht e madhe. Nënvizoj se ky shkrimtar ka ecur në rrugën e tij shkrimore me vullnet e këmbëngulje të rrallë, duke iu përkushtuar “non stop” dhe shpirtërisht letërsisë, por dhe duke qenë kërkues i thellë për të realizuar vepra letrare me nivel. Prirja, pasioni, sinqeriteti dhe dashuria e tij krijuese, e nisur që në rininë e tij në Vlorën e bukur bregdetare dhe e kultivuar në mënyrë të vazhdueshme në laboratorin e pasur krijues, ka qenë e shoqëruar edhe me përgatitjen e lartë kulturore dhe pedagogjike, duke e bërë atë natyrshëm një zë dhe emër të madh në sofrën e krijuesve shqiptarë e më gjerë. Viron Kona ka punuar e sakrifikuar për fëmijët dhe me aftësitë e tij ka hyrë thellë në botën e brendshme të tyre, ka zbuluar larminë e dëshirave, emocioneve, interesat dhe ndjenjat e kësaj moshe në pafundësinë e tyre.

E pikërisht, fryma dhe aftësia krijuese në mbi 40 librat e tij, është realiste dhe optimiste, mesazhet e tij janë lehtësisht të kuptueshme nga të vegjlit dhe nga prindërit e tyre, por edhe nga gjithë kategoria lexuesve. Kujtojmë me nostalgji librat për fëmijët “Eh, more Bubulino!”, “ E fshehta e pyllit”, “Dardi në gadishullin e vetëtimave”, “Bubulinoja dhe Dardi në kryeqytetin e amantëve të lashtë”, “Delfini i dy deteve”, “Erlindi dhe papagalli i çuditshëm”, “Shpëtoni papagallin Çate!”, “Dëgjoni se çfarë thotë ky papagall!”, “Të fshehtat e një mrekullie”, “Kontrolli i befasishëm i një inspektori”, “Dielli është i imi”, “Një udhëtim i çuditshëm!”, “Shitësi i vogël i kekëve” apo: “Drithërimat e yjeve”,

“Dëgjoma zemrën, Budapest!”, “Yje mbi Bosfor”, “Nëndetësja”, “Rruga Miss Durham” e dhjetëra libra të tjerë. Thjeshtësia e trajtimit të ngjarjeve dhe personazhet në këta libra mbeten plotësisht të qartë dhe të kuptueshëm, lexuesit e vegjël dhe adoleshentë “notojnë” me dëshirë në librat e Viron Konës sepse ata përcjellin optimizëm, ndjeshmëri të lartë, lirizëm, thjeshtësi, e qartësi, por edhe rrezatojnë kulturë të gjerë shoqërore dhe shkencore, vokal artistik e sens të veçantë psikologjik e pedagogjik, ato përbëjnë vlera origjinale të një letërsie tërheqëse dhe të bukur. Artikullin e plotë mund ta lexoni në faqen online www .kohajone .com www.kohajone .kohajone.com


KURESHTI Modelja e ekzagjeron me operacione plastike

19

E shtunë, 23 QERSHOR 2018

Tenton t'i nxjerrë shpirtrat e këqij, mjeku i djeg gjuhën, buzët e fytyrën

Pixiee Fox nuk ka ndërmend të heqë dorë nga operacionet plastike. Por transformimi i

saj ka shqetësuar fansat. Modelja iu ëshë nënshtruar disa operacioneve për tu

dukur si kukull. Ajo ka zmadhuar gjoksin si edhe ka hequr brinjët. Por pas operacioneve të saj të fundit, fansat në Instagram shprehën shqetësimet e tyre se ajo po shkon shumë larg. "Kirurgjia e nofullave nuk ju ka ju ka zbukuruar por vetëm të ka prishur fytyrën, tani dukeni më e vjetër", shkruajti një nga fansat. "Dikush duhet ta shpëtojë nga vetja. Kjo është një sëmundje dhe ajo nuk mund të ndalet", tha një fans tjetër.

Mali rreth 2 mijë metra hidhet në erë me dinamit

Fjalë për fjalë, punëtorët kinezë kanë lëvizur malet për të ndërtuar një aeroport të ri. Punëtorët në Chongqing kanë rrafshuar majën e një mali 1,800 metra mbi nivelin e detit për të ndërtuar aeroportin Wushan prej 1,64 miliardë juanë (191,4 milionë paund). Objekti mbresëlënës do të hapet vitin e ardhshëm. Aeroporti Wushan ndodhet në majën e malit Taohua, 15 kilometra larg qytetit Wushan në lindje të Chongqing, një komunë në Kinë.

Aeroporti i brendshëm do të ketë një pistë të gjatë 4500 metra dhe i gjerë 147 metra. Aeroporti gjithashtu do të ketë një platformë që mund të strehojë pesë aeroplanë. Për shkak se rajoni është kaq malor, punëtorët e ndërtimit përdorën dinamit për hedhur në erë lartësinë e malit me qëllim që të krijonin hapësirën për aeroportin. Projekti filloi gjashtë vjet më parë dhe aeroporti pritet të përfundojë deri në fund të qershorit, sipas pushtetit lokal në Wushan.

Një vajzë indiane nuk mund ta hapë gojën, pasi një mjek përdori hekur të nxehtë për t'i lënë shenjë në gjuhë, buzë dhe fytyrë për t'i përzënë shpirtrat e këqij. Jatha Devi, nga Pali në Rajasthan kishte qenë e sëmurë për disa kohë, ndaj bashkëshorti i saj Kishan Jat e dërgoi në spital. Por kur gjendja e 25-vjeçares nuk u përmirësua të afërmit e saj thanë se ishte pushtuar nga shpirtrat e këqij dhe e dërguan tek një mjeke "magjistare". Mjekët magjistarë besojnë në djegien e lëkurë me një hekur të nxehtë për të kuruar sëmundje të caktuara dhe gjithashtu pohojnë se kanë njohuri për të kryer ekzorcizëm. Prindëri e dërguan vajzën tek një mjek, Jairam Bhat. Gjatë trajtimit për dy ditë mjeku mashtrues pa mëshirë i dogji gjuhën, ballin dhe krahët me hekur të nxehtë. Gjendja e Jatha u përkeqësua, pasi ajo nuk arrinte të fliste dhe qante nga dhimbjet. Ajo u dërgua përsëri në spital, ku mjekët zbuluan se vuante nga një sëmundje mendore, psikozë akute. "Jatha vuan nga psikoza akute, një gjendje në të cilën pacienti ka halucinacione, ankth, konfuzion dhe pagjumësi. Për fat të mirë, është i shërueshëm dhe trajtimi nuk zgjat më shumë se gjashtë muaj", tha psikiatria Daljeet Singh Ranawat. Edhe plagët në trup të Jatha janë të shërueshme dhe është filluar trajtimi për ta shëruar. Policia arresoi mjekun mashtrues Jairam Bhat.

Gjykata e BE dënon Maltën për trishtilat! Malta ka thyer ligjin e BE, duke lejuar gjuetinë dhe kurthe të disa llojeve për trishtilin, por tani ka mbërritur vendimi i gjykatës Europiane. Ishulli mesdhetar do të përballet me gjoba potencialisht substanciale, nëse nuk merr masa për të ulur gjuetinë ndaj zogut. Malta paraqiti një plan në vitin 2014. Rreth 110,000 trishtila janë kapur nga gjuetarët që nga ajo kohë, së bashku me shumë zogj të tjerë të egër. Catherine Bearder, eurodeputeti liberal demokrat, e përshëndeti vendimin si "një gjykim të mirëpritur që konfirmon atë që ne kemi njohur për një kohë të gjatë. Masakra e këtyre zogjve të mrekullueshëm është e paligjshme dhe e paqëndrueshme. BE duhet të ndërhyjë dhe të ndërmarrë veprime për të ndaluar vrasjen pa vonesë". Kërcimi i

zogjve dikur ishte i zakonshëm në të gjithë Evropën, por praktika është kthyer në mënyrë progresive nga Direktiva e BE-së për zogjtë, e cila synon të ruajë speciet e shpendëve dhe të parandalojë zhdukjen e tyre. Në Maltë, përdorimi i vazhdueshëm i rrjetave për të kapur zogjtë, ka çuar thuajse në mungesën e shumë llojeve të shpendëve shtegtarë.

Abortoi foshnjën, prej asaj dite në shtëpi i ndodhin gjëra të çuditshme Një nënë e dy fëmijëve është e bindur se shpirti i fëmijës së saj të dështuar është duke lëvizur në shtëpi. Pamjet e kamerave kanë kapur "një fytyrë shpirtërore" kureshtare pranë shtratit të vajzës së saj të vogël. Melissa Smith këmbëngul se gjithmonë ka qenë skeptike për situatat paranormale, por gjithçka ndryshoi në shtator 2016, kur ajo aksidentalisht pa diçka të pazakontë në shtëpinë e saj në Toronte. Të njëjtën natë që humbi tragjikisht fëmijën e saj, Melissa thotë se lodra e fëmijëve u kthye në mënyrë të rastësishme në mes të dhomës së ndenjes dhe filloi të luajë muzikë. Ajo thotë se edhe dyert e dhomave u përplasën dhe pati trokitje të çuditshme në derën e dhomës së gjumit. Melissa dhe familja e saj shpesh janë të shqetësuar nga një numër i madh ngjarjesh të çuditshme. Por më 31 maj, Melissa mori provën më "bindëse" se në shtëpi ishte foshnja e saj e pa lindur, pasi kamerat regjistruan nje portret femije pertej krevatit te bebit dhe nje jastek qe levizte.


20

KUPA E BOTËS

E shtunë, 23 Qershor 2018

Brazili fitoi dje 2-0 me dy gola në minutat shtesë, marrin tre pikët e para

GRUPI D

Coutinho dhe Neymar, Brazili mund mes drithërimash Kosta Rikën

Nigeria mund Islandën, “zgjon” shpresat e Argjentinës për kualifikim

Rozalb Lika

Brazil-Kosta Rika 2-0

B

razilit nuk i kanë mjaftuar 90 minutat e kohës së rregullt për të mundur Kosta Rikën, pasi janë dashur minutat shtesë për të marrë 3 pikët e para në Kupën e Botës. “Seleçao” shënoi dy gola në 6 minutat shtesë që arbitri Kuipers akordoi në duelin e zhvilluar mesditën e djeshme në “Saint Petersburg Stadium”, duke e mbyllur ndeshjen në shifrat 2-0. Formacioni i skuadrës së Kosta Rikës luajti shumë mirë në fazën mbrojtëse, por edhe në sulm doli shpesh duke e vënë në vështirësi Brazilin, skuadër që në pjesën e parë duket se nuk ka qenë në formën e duhur. Veprime të dyzuara dhe jo të qartë para portës së mbrojtur nga Keylor Navas. Yjet e Brazilit nuk dhanë asgjë për të qenë vendimtar në 45 minutat e para, ku nuk arritën që të krijonin rastet që shumëkush i ka pritur për këtë sfidë nga ekipi i Tites. Brazili në pjesën e dytë e rriti volumin e lojës. Në fillimin e pjesës së dytë Gabriel Jesus tronditi shtyllën me një goditje me kokë në minutën e 48-të, ndërkohë që disa sekonda më pas goditja e Coutinhos devijohet nga mbrojtësit e Kosta Rikës në vijën e portës. Brazili vijon të dhurojë spektakël, ndërkohë që në minutën e 56-të, Keylor Navas bën një pritje fantastike, duke shpëtuar ekipin e tij. Në minutën

Brazil (4-2-3-1): Alisson; Fagner, Thiago Silva Miranda, Marcelo; Casemiro, Paulinho (68’ Firmino); Willian (46’ Douglas Kosta), Coutinho, Neymar; Gabriel Jezus (93’ Fernandinho) Kosta Rika (5-4-1): Navas; Gamboa (75’ Bald ), Gonzalez, Acosta, Duarte, Oviedo; Venegas, Guzman (83’ Tejeda), Borges, Bryan Ruiz; Urenna (56’ Bolanos). Arbitri: Bjorn Kuipers (Holandë). Golat: 91’ Coutinho (B), 97’ Neymar (B). Kartonë të verdhë: Neymar, Coutinho, Acosta

e 72-të, Neymar i rrëmben një top Gaboas dhe më pas godet menjëherë me të djathtën në hyrje të zonës, por tentativa e tij përfundon jashtë kuadratit. Bjorn Kuipers akordoi fillimisht penallti

për Brazilin në minutën e 78-të, por arbitri shkoi për të riparë pamjet, dhe më pas ndryshoi vendimin e tij. Neymar ka simuluar, pasi prekja e mbrojtësit nuk ishte aq e fortë sa për të dhënë penallti.

Në minutën e parë shtesë, Brazili shënoi golin e avantazhit dhe të fitores. Coutinho shtyn topin në rrjetë, pasi u shërbye mjaft mirë në zonë nga Gabriel Jesus. Në sekondat e fundit të kohës shtesë, Neymar gjeti rrugën e rrjetës, pas një asisti mjaft të mirë të Douglas Costës. Sulmuesi brazilian nuk mundi që t’i mbante lotët pas përfundimit të ndeshjes nga gëzimi. Brazili në këtë mënyrë ngjitet në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë që Kosta Rika i thotë lamtumirë Kupës së Botës.

E FRIKSHME

BRAZILIANI

Më pak pasime se Caballero, statistikat që tregojnë se Messi ishte “fantazmë” Lionel Messi ka përfunduar në qendër të kritikave pas humbjes së thellë 3-0 të Argjentinës mbrëmjen e djeshme ndaj Kroacisë. Ylli i Barcelonës zhvilloi një ndeshje nën mesatare ndaj Kroacisë dhe statistikat e tregojnë këtë gjë. Gjatë gjithë sfidës, Messi dha vetëm 31 pasime, më pak madje edhe sesa portieri Caballero, i cili pasoi 36 herë. Edhe mbrojtësit Mercado (49), Otamendi (72) dhe Tagliafico (84) pasuan më shumë sesa numri 10 i Argjentinës. Messi goditi vetëm një herë në portë dhe u përpoq të driblonte 9 herë. Gjithashtu, përshkoi7,6 kilometra në fushë, kur mesatarja

Rusi – Arabi Saudite Egjipt – Uruguai Rusi – Egjipt Uruguai – Arabi Saudite Arabi Saudite – Egjipt Uruguai – Rusi

Grupi A

e skuadrës ishte 9. Por, bie në sy se 84% të këtyre kilometrave Messi i ka bërë duke ecur dhe ka realizuar vetëm 29 vrapime. Statistika që tregojnë se “Pleshti” ishte një fantazmë në fushën e lojës.

17:00 5-0 14:00 0-1 20:00 3-1 17:00 1-0 16:00 25.6.2018 16:00 25.6.2018

Pi kë t

Marok – Iran Portugali – Spanjë Portugali – Marok Iran – Spanjë Iran – Portugali Spanjë – Marok

Grupi B

Philippe Coutinho ishte sërish vendimtar për Brazilin në fitoren 2-0 arritur ndaj Kosta Rikës. Mesfushori i Barcelonës shënoi golin e parë në minutën e 90-të, duke i hapur rrugën e fitores së parë në Kupën e Botës. “Do të ishte një mëkat po të mos e fitonim këtë ndeshje. Fakti që luajtëm si skuadër deri në fund bëri diferencën në fund, ishim kompakt dhe nuk u tërhoqëm në asnjë moment. Kur nuk shënon bëhesh nervoz, por ruajtëm qetësinë edhe përtej limiteve, duke korrur një fitore të rëndësishme. Goli im? Për mua nuk ka shumë rëndësi në aspektin personal, por rëndësi ka që morëm 3 pikët, që janë më të rëndësishme. Tani jemi më të qetë”, u shpreh Philippe Coutinho.

17:00 0-1 19:00 3-3 14:00 1-0 20:00 0-1 20:00 25.6.2018 20:00 25.6.2018

Pi kë t

Francë – Australi Peru – Danimarkë Francë – Peru Danimarkë – Australi Australi – Peru Danimarkë – Francë

Grupi C

Coutinho: Mëkat nëse nuk fitonim, sekreti ishte qetësia

12:00 2-1 18:00 0-1 17:00 1-0 14:00 1-1 16:00 26.6.2018 16:00 26.6.2018

Pi kë t

Argjentinë – Islandë Kroaci – Nigeri Argjentinë – Kroaci Nigeri – Islandë Islandë – Kroaci Nigeri – Argjentinë

G r up i D

15:00 1-1 21:00 2-0 20:00 0-3 17:00 2-0 20:00 26.6.2018 20:00 26.6.2018

Pi kë t

6

K R OAC I

6

DENIMARK

4

NI G ER I

3

3

AU STRALI

1

ISLANDË

1

0

PE RU

0

ARGJ ENT I NA

1

6

PO RTU GA LI

4

U R U G UA I

6

S PAN J Ë

4

EGJIPT

0

IRAN

ARABIA SAUDITE

0

MARO K

RUSI

Nigeria mposhti Islandën me rezultatin 2-0 në ndeshjen e dytë të grupit D, një rezultat ky që lë totalisht të hapur mundësitë e kualifikimit për të tre skuadrat. Pjesa e parë ishte e balancuar, me Islandën disi më kërkuese, ndërsa në 45-minutëshin e dytë, ishin nigerianët që arritën të dërgojnë dy herë topin në rrjetë. Goli që zhbllokoi ndeshjen erdhi në minutën e 49-të. Pas një kundërsulmi të shpejt, Moses jep një pasim në zonë, atje ku Musa kontrollon mjaft mirë topin dhe më pas godet menjëherë duke mos i dhënë asnjë shans reagimi portierit Halldorsson. Goli i jep zemër Nigerisë, që shfaqet në disa raste shumë e rrezikshme. Do të ishte sërish Musa në minutën e 75-të, i cili shënoi një tjetër gol pas një aksioni shumë të mirë personal. Islanda fitoi një penallti në minutën e 80-të, pas një rrëzimi të Finbogasson në zonë, arbitri Conger u ndihmua nga teknologjia. Gjithsesi Sigurdsson gaboi nga pika e bardhë duke goditur shumë lart shtyllës së portës. Ky rezultat natyrisht që i shkon më shumë përshtat Argjentinës, e cila rikthehet edhe njëherë të shpresojë për një kualifikim të mundshëm në fazën e 1/8-ave. Tani skuadra e Sampaolit ka nevojë për një fitore bindëse ndaj Nigerisë, për t’u renditur e dyta në grup.

F RA N C Ë


21

KUPA E BOTËS

E shtunë, 23 Qershor 2018

Akuzoi shokët e skuadrës, Hummels mungon ndaj Suedisë?

MBROJTËSI

Pasi akuzoi publikisht shokët e skuadrës se nuk ndihmuan mbrojtjen ndaj Meksikës, tani Mats Hummels do të detyrohet ta shohë kombëtaren gjermane si spektator. Mbrojtësi i Bajernit të Mynihut nuk do të luajë në përballjen ndaj Suedisë të shtunën në mbrëmje, një sfidë e cila mund të sanksionojë dhe

eliminimin e bujshëm të kampionëve në fuqi të botës, që në fazën e grupeve. “Mats Hummels nuk do të mund të luajë të shtunën pasi ka dëmtuar vertebrat e qafës dhe gjendja e tij fizike nuk është përmirësuar. Kemi ende kohë gjithsesi për ta parë sesi do të shkojë por kur verifikohen probleme të tilla, nuk

zgjidhen brenda një nate. Na duhen futbollistë të mirë në luftën ajrore. Kam një ide, një plan për ndeshjen ndaj Suedisë”, tha Joachim Low. Hummels ndërkohë reagim me anë të një postimi në “Twitter”: “Kjo nuk është një ndeshje për t’u parë, por për të qenë në fushë”, ka shkruar Hummels.

Futbollistët shqiptarë shënuan golat e fitores për Zvicrën që është pranë kualifikimit

Xhaka dhe Shaqiri, dy “shqiponja” kuqezi që turpërojnë Serbinë

M

omente krenarie edhe për ne shqiptarët në Kupën e Botës. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë ngritur peshë të gjithë shqiptarët në të gjithë botën, duke shënuar dy gola spektakolarë ndaj Serbisë. Falë golave të tyre Serbia mori 3 pikëshin që e kualifikon për në raundin tjetër. Helvetët dhanë sinjalin e parë të rrezikshëm në minutën e 4-t me Granit Xhakën, i cili provoi me një goditje potente nga distanca, por tentativa e tij përfundoi jashtë kuadratit. Kundërpërgjigja e Serbisë është e menjëhershme me Mitrovic që vendos në provë në minutën e 4-t portierin Sommer, ndërkohë që disa sekonda më pas e dërgon topin me kokë në cepin e portës duke mos i dhënë asnjë reagimi. Zviceranët reagojnë mjaft mirë duke fituar terren me kalimin e minutave, teksa në të 30-ën është Xhemaili që afrohet pranë golit, por portieri Stojkovic del shumë shpejt, duke evituar golin e barazimit. Tadic në fundin e kohës së rregullt provon me të majtën në hyrje të zonës, por topi përfundon ngjitur me shtyllën. Fillimi i pjesës së dytë dominohet nga Zvicra, teksa në minutën e 52-të, do të vinte edhe një gol historik. Grani Xhaka lëshoi një goditje bombë në hyrje të zonës, e cila u ndal në fundin e rrjetës. Mesfushori me origjinë shqiptare festoi si i çmendur duke bërë gjestin e “shqiponjës” përballë tifozëve serb dhe rus. Dy minuta më pas Xherdan Shaqiri mund të kishte kompletuar një mbrëmje ëndrrash për shqiptarët, teksa Kosta Rika – Serbi Brazil – Zvicër Brazil – Kosta Rika Serbi – Zvicër Serbi – Brazil Zvicër – Kosta Rika

Gru p i E

REAGIMET

Mediat serbe pas golave të shqiptarëve: FIFA reago, ishte provokacija! Festimet me shqiponjë të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit i kanë djegur më shumë se humbja serbëve, të cilët të tërbuar kërkojnë reagim nga FIFA për të zakonshmen “provokacija”. Menjëherë sapo Granti Xhaka gjeti rrugën e rrjetës për të barazuar shifrat, në mediat më të mëdha në vend gjesti i tij u quajt një provokim i hapur që u bënte serbëve ai dhe kërkonin që FIFA të reagonte për një veprim të tillë të mesfushorit, i cili u përsërit në fundin e ndeshjes nga Xherdan Shaqiri pas golit të fitores. “FIFA duhet të reagojë, Xhaka provokoi serbët me simbolin shqiptar”, shkruante “Kurir”, i cili më pas i kushtonte vëmendje edhe një tjetër “provokimi”, atij të Shaqirit dhe këpucëve të tij. “Shaqiri tregoi në këpucë flamurin e një shteti fantazmë, FIFA duhet të marrë masa”, shkruante e përditshmja serbe.

Serbi-Zvicër 1-2 me një veprim spektakolare në nga një pozicion i prirët, “përkëdhel” cepin e shtyllës. Zvicra dhuron spektakël, teksa Embolo është shumë pranë golit 10 minuta nga fundit, ndërkohë që Kolarov për pak sa nuk dërgoi

14:00 0-1 20:00 1-1 14:00 2-0 20:00 1-2 20:00 27.6.2018 20:00 27.6.2018

Pi kë t

Gjermani – Meksikë Suedi – Kore e Jugut Kore e Jugut – Meksikë Gjermani – Suedi Kore e Jugut – Gjermani Meksikë – Suedi

Grupi F

topin në rrjetën e portës së tij disa sekonda më pas. Në minutën e fundit të kohës së rregullt Xherdan Shaqiri me një aksion shumë të bukur shënon golin e dytë dhe më pas feston me shqiponjë njëlloj si Xhaka. 17:00 0-1 16:00 1-0 17:00 SOT 20:00 SOT 16:00 27.6.2018 16:00 27.6.2018

Pi kë t

Belgjikë – Panama Tunizi – Angli Belgjikë – Tunizi Angli – Panama Angli – Belgjikë Panama – Tunizi

Grupi G

Serbia (4-2-3-1): Stojkoviq; Ivanoviq , Milenkoviç, Tosiç, Kolarov ; Milivojevic (81 ‘Radonjic), Matic; Tadiç , Milinkoviç-Saviç, Kostiç (64 ‘ Ljajiç ); Mitrovic. Zvicra (4-2-3-1): Sommer; Lichtsteiner , Schaer, Akanji, Rodriguez; Behrami , Xhaka; Shaqiri, Dzemaili (73 ‘Embolo), Zuber (90’ Drmic ); Seferoviç (46 ‘ Gavranoviç ). Golat: 6’ Mitrovic; 53’ Xhaka, 90’ Shaqiri. Karton të verdhë: Milivojevic, Milinkovic-Savic, Matic, Mitrovic; Shaqiri. 17:00 3-0 20:00 1-2 14:00 SOT 14:00 NESËR 20:00 28.6.2018 20:00 28.6.2018

Pi kë t

Poloni – Senegal Kolumbi – Japoni Japoni – Senegal Poloni – Kolumbi Japoni – Poloni Senegal – Kolumbi

Gr up i H

14:00 1-2 17:00 1-2 17:00 NESËR 20:00 NESËR 16:00 28.6.2018 16:00 28.6.2018

Pi kë t

B RA ZI L

4

S UE D I

3

BE LGJIKË

3

SE N EG A L

3

ZVI C Ë R

4

ME KSIKË

3

ANGLI

3

JAP ONI

3

S ERB I

3

G J E R M A NI

0

TU N I Z I

0

P OLONI

0

0

KOREA E JUGUT

0

PA N AM A

0

KOLU M B I

0

KOSTA RIKA


VIP

22

E shtunë, 23 QERSHOR 2018

Cher deklaron: Tom Cruise në pesëshen më të mirë të të dashurve të mi "Tom Cruise? Në 5 të dashurit e mi më të mirë…"! Kjo frazë është thënë nga e famshmja Cher, sot 72 vjeç, e cila lëshoi deklaratën gjatë një ndeshje në "The Late Late Show". Rregullat e lojës janë të thjeshta: i përgjigjesh një pyetjeje të sikletshme, ose ha diçka të "shpifur". "Misioni i pamundur" i këngëtares amerikane ishte të hante diçka të shpifur në dukje ose të listonte katër emrat e tjerë të të dashurve dhe në këtë rast, ajo zgjodhi të ushqehej me diçka të "shëmtuar" të paktën në dukje. Kështu, nuk mundëm dot të më-

sonim se kush ishin katër "të dashurit e tjerë të zjarrtë", por aktorja dhe këngëtarja amerikane konfirmoi se Tom Cruise ishte në pesëshen më të mirë të të dashurve të saj. Të dy kanë patur një marrëdhënie të shkurtër në mes të viteve '80-të, kur aktori i "Mission Impossible" nuk kishte përqafuar ende filozofinë e 'Shentologjisë'. Vetë Cher ka rrëfyer që ka patur një marrëdhënie me aktorin e njohur jo shumë kohë më parë dhe madje ai ka qënë një ndër dashnorët e saj më të mirë.

Nënë për herë të parë, Eva Longoria: S'e imagjinoj të ma marrin djalin nga krahët Eva Longoria është shumë e lumtur që ka në krah fëmijën e saj. Dhe dy ditë pas lindjes, nëna e re u shprehu mirënjohjen fansave ndërsa fliste për të qenit prind për herë të parë. "Përshëndetje botë! Ju prezantoj me Santiago Enrique Baston. Faleminderit për urimet e ngrohta", tha ajo. Aktorja, nën situatën e vështirë në Amerikë ku fëmijët janë ndarë nga prindërit, tha se nuk mund ta imagjinonte që dikush t'ia merrte djalin nga krahët. "Në lindjen e djalit tim unë dua të vë fokusin tek familjet që janë ndarë në kufi. Duke pasur djalin pranë meje, nuk mund ta imagjinoj që të ma marrin nga krahët. Familjet i përkasin njëri-tjetrit dhe kjo është arsyeja se pse ne duhet të bëjmë ç'të mundemi që ti ribashkojmë,"-tha 43vjeçarja, duke folur për krizën e fëmijëve të emigrantëve në kufirin Amerikë-Meksikë. Longoria dhe bashkëshorti i saj Jose "Pepe" Baston, 50 vjeç, mirëpritën fëmijën e tyre të parë të martën. Santiago është vëllai i tre fëmijëve të Baston nga një martesë e mëparshme.

Zonja e Parë "ofendon" rëndë fëmijët emigrantë Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump është kritikuar për veshjen e saj gjatë një udhëtimi në një qendër të ndalimit të fëmijëve të emigrantëve në Teksas. Ajo kishte zgjedhur një xhaketë që mbante mbishkrimin "Mua nuk më intereson fare, po ty?". Pasi është kritikuar në rrjete sociale, zëdhënësja e Trump zbuloi "nuk kishte asnjë mesazh të fshehur" në zgjedhjen e veshjes së saj. Çmimi prej 39 dollarësh i xhakëtës jeshile nga firma Zara ka shkaktuar një zemërim në mediat sociale.

Nicky Minaj rrëfen horrorin: Erdha ilegalisht në vend, s'dija ku kisha prindërit Reperja Nicki Minaj ka reaguar për situatën e emigrantëve në Amerikë, duke rrëfyer eksperiencën e saj kur ishte fëmijë. "Erdha në këtë vend si një emigrante ilegale në moshën 5-vjecare. Nuk mund ta imagjinoj horrorin e të qenit në një vend të cuditshëm dhe largimin nga prindërit në atë moshë. Kjo është kaq e frikshme për mua. Ju lutem ndaloni. A mund të imagjinoni panikun dhe frikën që përjetojnë këta fëmijë? Nuk e dinë nëse prindërit e tyre janë të gjallë apo të vdekur, si dhe nuk e dinë nëse do i shohin sërish", shkruajti ajo në një postim në Instagram. Reperja 35-vjecare është me origjinë nga Trinidad dhe u shpërngul për në Nju Jork në vitin 1980. Ajo u bë artiste e famshme dhe shpesh herë dhuron para për familjet e varfra.

Jurgen Klopp komenton tifozet shqiptare Pasi nuk fitoi dot Champions League kundër Real Madrid, Jurgen Klopp ka nisur pushimet dhe duket se ka kohë për postime në rrjetet sociale. Ai është ndaluar tek fotot e famshme të vajzave shqiptare Rike Roçi dhe Ingrid Oxa Euro 2016, të cilat bënë xhiron e mediave botërore. Përmes një postimi në Facebook, Klopp shkruan se i mungon Shqipëria në këtë Botëror duke postuar fotot në fjalë.


KOHA E LIRE

23

E shtunë, 23 QERSHOR 2018

SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ

71. Gjendje shpirtërore e shqetësuar dhe e rëndë, trishtim i thellë nga malli për dikë, nga vuajtjet etj 74. Jani ... një ndër aktoret më të talentuar të brezit të tij, ka luajtuar një sere rolesh dramatike në teatrin "A. Z. Cajupi", në Korçe 75. Një fshat në komunën Shtiqën në rrethin e Kukësit 76. Njësia monetare bazë e Republikës së Shqipërisë 77. Pika a vendi në qendër të diçkaje. Ura e Mesit në Shkodër gjendet në ... 78. I thonë ndryshe një gruaje të përdalë 79. Pjesa e katërt dhe e fundit e plëndësit të përtypësve 81. Tërësia e njohurive dhe e shprehive që jepen me sistem e sipas një programi në shkolla 82. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 83. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 84. Rregull, normë që e pranojnë dhe e zbatojnë të gjithë si diçka e detyrueshme 86. Lloj zvarraniku, më i madh se hardhuca 89. Gjarpër i trashë dhe i gjatë, me trup të fuqishëm 92. Karakteri shumë i nderë e tronditës i veprimit në një vepër letrare, ajo që e bën dramatike një vepër 94. Shkëmb i shkrirë, ajo që nxjerr jashtë vullkani 97. Kokërr e rrumbullakët, afërsisht sa një karamele 99. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 100. Që mbillet për ta përdorur si ushqim për bagëtinë 101. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 102. Humbje e plotë e kujtesës

ose dobësim i saj për shkak sëmundjesh 103. Eshtë bujaria që na e japin shumë prej pemëve dhe bimëve 104. Ashtu quhet monedha japoneze, e shquar 105. Organizata Botërore e Shëndetësisë 107. Eshtë një frut i ëmbël, i kuq, i zi dhe i bardhë 108. Grackë për të zënë zogj, me një rrasë të mbështetur mbi kunja të hollë 109. Gjellë e përgatitur me mish të grirë, me qepë të skuqura në yndyrë, me salcë e pipër 110. Gjendje shpirtërore e zymtë dhe e rënë, trishtim i thellë 114. Veshje e brendshme e hollë, të mbathura ose ... 115. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 116. Eshtë film artistik i metrazhit të gjatë i prodhuar nga Kinostudioja Shqipëria e Re në vitin 1983 117. Nxjerr një zë të hollë e të zgjatur; pingëron VERTIKALISHT 2. Emri i shkronjës së parë të alfabetit grek; përdoret si simbol (a) në matematikë 3. Ves, huq, zakon i keq i dikujt; e metë, dobësi 4. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 5. Dru i përkulur, që i vihet kaut në qafë për ta mbrehur në zgjedhë, tevlik ose ... 6. I'a hodhi ... e kaloi një situatë pa trazim 7. Partia Ardhmëria Shqiptare 8. Eshtë ai që jeton e vepron sipas mendimeve e zakoneve prapanike 10. Al ... italo-amerikan, që

konsiderohet si një simbol i mafiës dhe krizës së ligjit që përfshiu Amerikën gjatë viteve 20' 11. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 13. Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, shkurtima 16. Grua a vajzë e përdalë, bishtdredhur, bushtër 17. Institucion financier e tregtar në vendet kapitaliste 18. Vendi i mbjellë me lule, ku pushojnë njerëzit, kopsht me lule 19. Matrapazët, ose tregtarët, përveç çmimit nuk ngurojnë ta hedhin edhe në... peshë 21. Organizata Ndërkombëtare e Punës 24. Zë i fortë, që nxjerr njeriu kur bërtet, thirrmë e fortë, klithmë 26. Më 661përdundoi epoka e kalifatit ... me vdekjen e Ali Ibn Ebi Talibt 29. Studim i gjerë e i hollësishëm shkencor, që trajton një çështje a një temë të veçantë 32. Ai është qytet më i madh në Zvicër, me sipërfaqe 1.091.732 km² 33. Ka dy lloj plehrash, pleh ... dhe pleh kimik 35. Partia Levizja e Legalitetit 36. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 37. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 38. Numri që është i barabartë me një mijë herë një mijë 39. E vendos dikë a diçka në një vend 43. Ndodhet në Evropën Qendrore, e rrethuar nga Republika Çeke, Gjermania, Hungaria, Italia, Lihtejnshtajni,

62. Benjamin ... konsiderohet si një nga etërit themelues të Shteteve të Bashkuara 63. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 64. Pranverë; muajt e ngrohtë të vitit. ... Mera i aktrimit 65. Enë që përdoret për mbartjen e ujit në tryezën e bukës, kanë 66. Partia Bashkimi Republikan Shqiptar 67. Bisedë që bëhet ndërmjet dy a me shumë vetave, bashkëbisedim 69. Përkrahja që i jepet dikujt pa të drejtë e me paragjykim 70. Vendimi i një gjykimi të padrejtë është pa... 72. Vegël dore, e cila përdoret për të prerë xham 73. Një nga shkrimtarët më të mëdhenj francez, Honore de, duhet mbiemri 80. Tingëllimë e zgjatur, që duket sikur vjen nga larg; tingëllimë me jehonë 85. Përdor Portugalia si monedhën e saj 87. Sakrificë, flijim që bëhet për mbarësi dhe devotshmëri 88. Vend i ngritur buzë arave ose anës shesheve, udhëve, hendeqeve etj. 90. Element kimik, gaz pa ngjyrë e pa erë, që përbën pjesën më të madhe të ajrit 91. Hoxhë ose një tjetër i ngarkuar prej tij, që hipën në minare dhe thërret besnikët në xhami 93. Mbyllja e një sipërmarrje prodhon ... 95. Mineral me ngjyrë hiri në të bardhë, që përmban kalcium e magnez dhe që përdoret për prodhimin e xhamit, të qeramikës etj 96. Burrë i ve. Quhet ashtu bashkëshorti pa grua 98. Ashtu quhej dikur një zonë urbane. Qytet edhe ashtu 103. Ai që jep jetën për një çështje të madhe, bëhet ashtu 106. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 108. Pjesa e mesut të trupit të njeriut. Për femrat e rëndësishme është që ai të jetë i hollë 109. Shkëmb i madh dhe i thepisur, me majë ose me disa maja të mprehta, kreshtë ose... 111. ... Pashë Tepelena, sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut të Janinës 112. I vogli i dhisë pa mbushur vitin, quhet ashtu 113. Heq papastërtitë me ujë a me diçka tjetër, i/e bëj ashtu

Sllovakia, Sllovenia dhe Zvicra. Atdheu i Stefan Zweig 44. Ato të NBA janë të famshëm në këtë lojë 47. Ha shumë dhe e kapërdij ushqimin menjëherë, llup 48. Si kishtin makinat e Durrësit targën 52. Matematikan dhe filozof i lashtësisë greke, i pari që hodhi idenë e rrumbullaksisë së tokës 53. Po Gjirokastra si e kishte targën 55. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 59. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 60. Krijesë e mitologjisë shqiptare, zakonisht grua e bukur e veshur me të bardha. 61. Ndoc ... lindi në Shkodër më 15 qershor 1865, vdiq në burg më 1951. Shkrimtar me mbi 400 vepra, dhe babai i romanit shqip 1

2

3

O K B 9

4

F

10

M K

11

12

13

A M O R F

A

P

5

6

M

P

E

A

15

D S

K

K J

O N E

T ¸

22

L E L

E K T U A L

E

20

I

D

L

K

I

E K U I

L I

S

˙

K R U A

¸

S

R

E

H O V

S

K 32

Z

A

H

N

E

K R

I

30

B Y K

R

28

29

A

P B E

26

27

J

21

23

T

L B 25

N T

M

R

H 19

M A R I

L

K

8

16

M

18

24

I

7

M P O S H T E

14

V A

17

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

HORIZONTALISHT 1. Gatesë tradicionale, tip byreku me lakra të grira, me presh, me kungull etj 3. Pjesë e matematikës, që studion vetitë e thjeshta të numrave dhe veprimet me ta 8. Gjitar i deteve polare, me trup të madh e me qafë të shkurtër, me këmbë si lopatë 9. Eshtë ajo e gjuhës shqipe 12. Endej rrugëve e nëpër shtëpi dhe trembte njerëzit 14. Këllëf prej metali, prej lëkure a prej druri, që shërben për të futur në të shpatën, thikën, hanxharin etj 15. Element kimik i fortë, me ngjyrë të përhimët e me shkëlqim metalik dhe me veti helmuese 18. Një nga perimet kryesore të vjeshtës, rritet si kokërr e madhe me gjethe të gjera 20. Ai me të cilin kemi shumë të përbashkëta, na do të mirën, na ndihmon me gjithë zemër e na gjendet në çdo nevojë 22. Unioni Postar Universal 23. Partia Aleanca Popullore 25. Pemë frutore me trup të lartë e të trashë, me dru të fortë e shumë të mirë për orendi etj 27. Janë mbeturinat e gjellëve, të bukës e të ushqimeve që hidhen, ose u jepen kafshëve 28. Quhen ashtu kryeqytetet, edhe një e përditshme shqiptare ka atë emër 29. Pjesa e një veshjeje që mbulon krahun 30. Qumësht i mpiksur me tharm, që zakonisht vjen pak si i thartë 31. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 34. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 40. Krahinë industriale në Gjermani 41. Ai hodhi themelet e komedisë franceze. Veprat e tij të njohura, Tartufi, Don Zhuani, Mizantropi, Kopraci, Borgjezi fisnik, etj 42. Degë e gjuhësisë, që studion emrat e përveçëm. 45. Quhet femra e cjapit 46. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 49. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 50. Vajzë e shkuar në moshë që ka mbetur pa u martuar, beqaresh e stazhionuar 51. Majmun trupmadh pa bisht, me krahë të gjatë, që rron në pyjet e ishujve Sumatra e Borneo. 54. Tezë themelore e një feje, që duhet pranuar verbërisht nga besimtarët dhe që është e detyrueshme për ta 56. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 57. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 58. Ka atë emër përfaqësia e atyre që kryejnë shërbime dhe kanë detyrime fetare 59. Aktorja e njohur, ... Tejlor, lindi më 27 shkurt 1932, u martuar 8 herë me 7 burra 63. Përfitimi që vjen nga një punë, nga një veprimtari etj 65. Grabitje, vrasje, djegie, shkatërrime e veprime të tjera, të ndëshkueshme ligjërisht 66. Të tillë janë ata që nuk duan të nënshtrohen, të binden 68. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman

B

N

33

F 31

S O F I

O

T

J

D E

34

B A B E

Z I

O

T 35

36

D O K U M E

R

N T

A C I

R 37

O N

P

O

A

J

38

E

B R I

T M E

T

H 39

S

A

S

E

44

40

P E

R M

45

V E

R R

T

R

O

42

D R I

I

A K

M

50

E G R I

M

A L

R

E

R

L E

I

R

L

B

¸

E

52

I

58

V E

K

R

S

T

F

H

60

U K

R R E P

O

61

A D A S H

R E

B E

L I

M

Y

N 63

A R

D

C

E

65

B

53

59

62

L E

I

S

E 66

O

67

T

T

L

Q E

N I

69

A S P

I

U

G

R 64

68

V

B

71

I

70

P

R A N T

A R A

72

D O

L I

73

74

L I

Q

79

I

E

S

N

76

D L

E O R

Z

O 88

¸

77

¸

D E

S

A

89

N A

I

I

P

84

85

A P E

B

L

H

D

N

Z ¸

T

98

C E P

O K ¸

E

D

R A N D

E

M

M

Y 108

D

104

V E R N I

I

M

R

M A

A

E

M A N D E

L A

M

E

S

V E R C A L L U

V

M O C A R T

H

116

N G J

A 107

114

L I

115

M ¸

P

111

113

K O

J 106

P 110

112

102

105

A U T O B U S

K 109

N

A

A B A Z

D

103

O

99

101

O

P G J

A 93

I

97

100

B R U T

A

N O S I

T

B C

96

D

G

86 91

T 95

L I

90

K O R N I

S 94

D 82

N

92

M

78

L A N O

81

M E T

87

N

75

P 80

83

L

A H U

J

51

B

56

N T

57

L

G B E

K 49

N

˙

R

47

48

F

K

C

A R E

55

M O S I

Z

T

43

46

A L

54

D

41

K ¸

M 117

M I

S

H ¸

L

¸


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24

E shtunë, 23 QERSHOR 2018

Zvicër-Serbi, festë në Presidencë për golat e shqiptarëve Disa nga të ftuarit në Presidencë           

N

deshja me Zvicrës dhe Serbisë u ndoq me mjaft emocione dhe në Presidencën shqiptare. Kreu i Shtetit Ilir Meta, gjatë këtij botërori ka krijuar një "Fan Zone" në mjediset e Presidencës ku së bashku me të ftuarit ndjekin spektaklin e futbollit. Ditën e djeshme, ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë është më emocionuese se përballjet e tjera. Kjo për shkak se në ekipin e

  

Zvicrës luajnë 5 shqiptarë. Kreu i shtetit ka deklaruar se në mungesë të Holandës, në këtë botëror ishte tifoz me Zvicrën për shkak të shqiptarëve që luajnë në këtë ekip. Golat e shqiptarëve

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë pritur me shumë entuziazëm. Në ndeshjen e djeshme, në Presidencë ishin të ftuar mjaft përfaqësues të Ambasadës së Zvicrës, por edhe emra

të njohur të botës së sportit shqiptarë, intelektualë dhe gazetarë. Mes shumë të ftuarve binte në sy prania e Rahman Parllaku, gjeneralit 99-vjeçar, i cili ka pranuar ftesën e Presidentit. Në krah të kreut të shtetit janë të pranishëm edhe djali dhe gruaja e emblemës se futbollit shqiptar, Panajot Pano, si dhe mjaft personalitete të tjera.

           

Faruk Sejdin, ish-futbollist dhe trajner Ilias Çeço, ish futbollist Ardit Gjebrea, artist Bejkush Birçe, ish-futbollist dhe trajner "Nderi i Kombit", Rahman Parllaku Fiqiri Kllari, Konsulli i Bosnjës Isa Tare, ish-atlet dhe drejtues Rebeka Pano, gruaja e Panajot Panos Kreshnik Tartari, trajner Genc Tomorri, trajner Ledio Pano, ish-futbollist dhe trajner, djali i Panajot Panos Ekrem Bardha, nga diaspora e shqiptarëve në SHBA Vasil Bici, ish-futbollist dhe trajner Agustin Kola, ish-futbollist dhe trajner Artur Çobani, ish-futbollist Fatmir Mneri, gazetar Petrit Qëndro, ish atlet dhe trajner Kostandin Shkurti, zv.ministër Stefan Çipa, ish-volejbollist e ish/ zv.ministër i Brendshëm Idriz Gashi, trajner futbolli Besnik Kaimi, ish-gjyqtar Fatbardh Jera, ish-futbollist Shyqyri Ballgjini, ish-futbollist Haxhi Ballgjini, ish-futbollist Xhorxhi Puka, ish-futbollist Elektra Zykaj, basketbollistja më e mirë e vitit

AMBASADORI I RI

Presidenti Meta: India të rishikojë qëndrimin për njohjen e Kosovës Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pranoi dje Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Indisë në vendin tonë, Thanglura Darlong, me rezidencë në Bukuresht. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Indisë, si dhe lidhjen e fortë që Nënë Tereza krijoi midis dy vendeve. Në mënyrë të veçantë, Kreu i Shtetit nënvizoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, si dhe të kontakteve të drejtpërdrejta mes

sipërmarrësve dhe qytetarëve të të dy vendeve. "Gjetja e mekanizmave praktike për lehtësimin e regjimit të vizave dhe lëvizjes së sipërmarrësve dhe qytetarëve të të dy vendeve do të ndihmonte shumë në këtë drejtim",-theksoi Presidenti Meta. Duke iu referu-

ar zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Presidenti Meta, nënvizoi se një rishikim i pozicionit të Indisë ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës do të ishte një kontribut i drejtpërdrejtë për forcimin e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.