www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 148 (8589)
E diel, 23 Qershor 2019
Çmimi 30 Lekë
Ulsi Manja, kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe njeriu që ka marrë përsipër zbatimin e ligjeve në drejtësi, pas publikimeve në “Bild”, duhet të ishte marrë nën hetim penal ose të ishte arrestuar nga prokuroria
Zyrtarisht, qeveri mafioze Katër ditë pas publikimit të përgjimeve të “Bild”, asnjë nga zyrtarët e Rilindjes që u kapën duke manipuluar zgjedhjet me bandat kriminale nuk është nën hetim apo i arrestuar, ndërkohë që arrestohen ish-deputetë të opozitës vetëm pse reagojnë kundër qeverisë në mitingje. Media ndërkombëtare jep alarmin për prag lufte civile më 30 qershor në Shqipëri, për shkak se kryeministri urdhëron votime me një parti
FAQE 3
Presidenca i përgjigjet Basha: Trafikantët e drogës Komisionit të Ligjeve: Nisma drejtojnë ekonominë dhe kundër dekretit, verbëri politike qeverinë. Jemi në gjendje alarmi
FAQE 2
Në foto: Presidenti i Republikës, Ilir Meta
FAQE 8
Në foto: Kreu i PD, Lulzim Basha
MEDIA E BE
SHKODËR
KREU I PR
NËNKRYETARJA E LSI-SË
LETRA PUBLIKE PËR DEPUTETIN E PS
“Euronews”: Shqipëria në prag të kolapsit institucional
Bardh Spahia lihet në arrest shtëpie. PD: U rikthyen gjyqet e diktaturës
Fatmir Mediu: Rama nisi përplasjen, shqiptarët do ta ndalin
Erisa Xhixho: Rama krijoi përçajen, protesta kudo kundër votimeve moniste
Shemsi Prençi: Shumë i degjeneruari dhe mashtruesi tipik, Ulsi! E vërteta doli!
FAQE 7
FAQE 4-5
FAQE 7
Intervistoi: Redjon Shtylla
FAQE 9
FAQE 14
POLITIKE
2 E diel, 23 QERSHOR 2019
Presidenti i Republikës i kthen përgjigje Komisionit Parlamentar të Ligjeve
P
residenti i Republikës i ka kthyer përgjigje Komisionit të Ligjeve në Parlament, lidhur me çështjen e zhdekretimi të datës së zgjedhjeve, 30 qershor. Institucioni i Presidencës argumenton se dekreti i kreut të shtetit për datën e zgjedhjeve është kushtetues dhe ka pasur si qëllim shtensionimin e situatës dhe garantimin e stabilitetit të vendit. “Presidenti i Republikës, vlerëson se e gjithë veprimtaria aktuale parlamentare që përpiqet të godasë veprimtarinë e Presidentit të Republikës, por pa mundur të rrëzojë përmbajtjen e dekretit të Tij, është një proces i rremë, i pambështetur në argumente kushtetues, por vetëm i orientuar verbërisht politikisht”,thuhet në përgjigjen e kreut të shtetit. Lidhur me kërkesën për shkarkimin e kreut të shtetit, Presidenca e cilëson nismën e Kuvendit, si një proces të pambështetur në asnjë bazë ligjore dhe si një verbëri politike. Përgjigja e Presidentit për Komisionin e Ligjeve Lënda: Përgjigje shkresës suaj me nr. 2502/3 prot, datë 19.06.2019. Drejtuar: Zoti Ulsi Manja Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Kuvendi i Shqipërisë I nderuar zoti Manja, Presidenti i Republikës, u njoh me letrën nr. 2502/3 prot, datë 19.06.2019, të Kryetarit të Komisionit të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut, të Kuvendit të Shqipërisë. Presidenti i Republikës, vlerëson t’i bëjë me dije Komisionit të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut të Kuvendit të Shqipërisë se Dekreti nr.11199, datë 10.06.2019, “Për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019”, është marrë në mbështetje të plotë me dispozitat Kushtetuese dhe në mbrojtje të parimeve themelore që
“Nisma kundër dekretit për shtyrjen e zgjedhjeve, verbëri politike”
burojnë prej saj. Ky dekret është në fuqi dhe është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 84, ditë e martë, 11 qershor 2019, e për pasojë është i njohur dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë, përfshi këtu edhe Kuvendin e Shqipërisë. Dekreti i Presidentit është një akt i rëndësishëm me natyrë kushtetuese i marrë në respekt edhe të detyrimeve të Republikës së Shqipërisë që burojnë nga aderimi i saj në aktet ndërkombëtare dhe angazhimi në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Konkretisht ky akt i rëndësishëm i Kreut të Shtetit, i cili ndërpreu një proces zgjedhor fiktiv, të transformuar praktikisht në një proces votimi, pa garë dhe pa alternativa, respekton posaçërisht nenin 3 të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe detyrimet që Shqipëria ka marrë përsipër me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
Asociimit Shqipëri – BE, me hyrjen në fuqi më 29 gusht 2006. Referuar këtyre fakteve dhe argumenteve të pakundërshtueshme, Presidenti i Republikës, vlerëson se e gjithë veprimtaria aktuale parlamentare që përpiqet të godasë veprimtarinë e Presidentit të Republikës, por pa mundur të rrëzojë përmbajtjen e dekretit të Tij, është një proces i rremë, i pambështetur në argu-
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
mente kushtetues, por vetëm i orientuar verbërisht politikisht. Ky proces i rremë dhe verbërisht politik nuk i shërben aspak zgjidhjes së krizës të thellë në të cilën ndodhet vendi, por përkundrazi e rëndon më tepër atë, si një përpjekje e shfrenuar për të thelluar ndasitë midis palëve dhe për të asgjësuar çdo mundësi për krijimin e klimës së dialogut e bashkëpunimit që Presidenti i Republikës, prej
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
kohësh po i kërkon palëve. Presidenti i Republikës është i bindur se, me dekretin e tij nr. 11199, datë 10.06.2019, jo vetëm ka bërë përpjekjen më të mirë për të evituar një konfrontim të mundshëm civil, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të qytetarëve, stabilitetit demokratik, unitetit të popullit dhe rendit kushtetues, por njëkohësisht Presidenti, me aktin e Tij, ka mbrojtur parimin kushtetues të pluralizmit politik, mbi të cilin ndërtohet funksionimi i shtetit të së drejtës. Presidenti i Republikës garanton Kuvendin e Shqipërisë se është në detyrë, i gatshëm që me përgjegjësi të plotë të ndërmarrë të gjitha vendimet e rëndësishme që do të diktojë situata dhe interesi më i mirë i vendit, në përputhje me kompetencat që i jep Kushtetuta dhe me betimin e tij solemn për t’i shërbyer interesit të përgjithshëm dhe përparimit të të gjithë Popullit Shqiptar! Së fundmi, në vijim të shkresës suaj nr. 2502/3 prot, datë 19.06.2019, Presidenti i Republikës konstaton se Komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut, në Kuvendin e Shqipërisë nuk është njohur me arsyet e dekretit nr.11199, datë 10.06.2019 “Për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019” dhe për këtë arsye për një gjykim të shëndoshë (në se kjo do t’ju lejohet), po jua përcjellim bashkëlidhur. Sekretar i Përgjithshëm Ornela ZONJA
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E diel, 23 QERSHOR 2019
Ulsi Manja, kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe njeriu që ka marrë përsipër zbatimin e ligjeve në drejtësi, pas publikimeve në “Bild”, duhet të ishte marrë nën hetim penal ose të ishte arrestuar nga prokuroria
Zyrtarisht, qeveri mafioze Katër ditë pas publikimit të përgjimeve të “Bild”, asnjë nga zyrtarët e Rilindjes që u kapën duke manipuluar zgjedhjet me bandat kriminale nuk është nën hetim apo i arrestuar, ndërkohë që arrestohen ish-deputetë të opozitës vetëm pse reagojnë kundër qeverisë në mitingje. Media ndërkombëtare jep alarmin për prag lufte civile më 30 qershor në Shqipëri, për shkak se kryeministri urdhëron votime me një parti
Të mërkurën gazeta gjermane “Bild” publikoi përgjimet e Dibrës duke u treguar shqiptarëve se vjedhja e votave nga Rilindja është bërë sipas një skeme kriminale, e cila nis nga zyrtarët e policisë dhe përfundon në krye të qeverisë. Ose më saktë nga kryeministri dhe zbret në çdo qelizë të qeverisjes. Vërtetësia e përgjimeve në të cilat ministra, drejtues policie, njerëz të botës dhe krimit dhe sipas “Bild” edhe vetë Kryeministri Rama janë përfshirë në këtë skemë, nuk vihen në diskutim. Përgjigjet nuk janë investigim i gazetarëve, por janë marrë nga prokuroria shqiptare dhe asnjë prej personave të përfshirë nuk e ka mohuar që bisedat dhe komunikimet kanë ndodhur realisht. Por, megjithëse jemi në rastet e rralla kur krimi elektoral në Dibër dihet që ka ndodhur dhe kur autorët e pranojnë në biseda se kanë manipuluar zgjedhjet, sërish prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë hap ligjor. Katër ditë pas daljes së përgjimeve, Prokuroria që ishte në dijeni të krimit që në kohën kur ka ndodhur nuk ka marrë asnjë masë. Asnjë prej drejtuesve të policisë, asnjë prej ministrave, deputetëve dhe personave që flasin për blerje të votave nuk është marrë nën hetim. Madje, asnjë prej tyre duke nisur që nga ata që s’kanë imunitet politik nuk është thirrur për të dhënë dëshmi formale, të paktën. Ashtu, si edhe në rastin e përgjimeve të bandës së Shijakut që rezultoi se edhe deputetët i caktonte vetë krimi, prokuroria është e shqetësuar për daljen e sekretit hetimor. Në kohën që duhet kishte nisur me arrestimet dhe me dërgimin e tyre në gjykatë, organi kryesor i akuzës në vend, kujdeset për prishjen e imazhit të qeverisë dhe jo për krimin alarmant që ka ndodhur ndaj zgjedhjeve dhe shqiptarëve. Përgjimet e publikuara nga “Bild”, në çdo vend tjetër me politikanë normalë, do të kishin sjellë rrëzimin e qeverisë. Një kryeministër i përgjegjshëm, të cilit i zbulohen në publik fakte që tregojnë se mban një pushtet të
paligjshëm do të drejtohej para qytetarëve për të kërkuar zgjedhje të reja. Do të kërkonte ndjesë, do të distancohej nga ajo çfarë i dëgjojnë veshët në përgjimet e prokurorisë dhe do të kërkonte hetimin dhe ndëshkimin e bashkëpunëtorëve duke u treguar qytetarëve se nuk mund t’i drejtonte si kryeministër, pa pasur mandat të ligjshëm. Në Austri, për shumë më pak përgjime sesa ato të Dibrës dhe të Shijakut, qeveria shkoi në zgjedhje brenda 24 orëve. Në Shqipëri kanë kaluar 4 ditë dhe jo vetëm këto nuk kanë ndodhur, por skandali është thelluar edhe më tej. Për të zhbërë skandalin e vjedhjes së votave, qeveria shkon edhe më tej duke shkuar drejt zgjedhjeve pa opozitë dhe pa dekret presidencial për datën. Nuk mjafton që kapen me “presh në dorë” duke vjedhur zgjedhjet dhe duke blerë votuesit, por tashmë kërkojnë që t’u njihen të rregullta edhe zgjedhje pa kundërshtarë. Jo vetëm nuk i tremben drejtësisë, por kanë dhe pafytyrësinë që pas daljes së përgjimeve të pranojnë se bisedat
janë bërë dhe i quajnë normale. Janë biseda ku ministrat, deputetë, flasin me drejtorë policisë dhe kriminelë për çmimet e votat dhe presionet ndaj votuesve. Nuk kanë frikë se do të ndëshkohen, por guxojnë dhe thonë se atë që bënë në Dibër do ta bëjnë prapë, pra do vjedhin sërish. Deri në këtë pikë, askush nuk është tallur kaq keq me shqiptarët. Skandalet vijojnë dhe më tej, kur mësohet se Prokurori që ka kryer përgjimet me urdhër të gjykatës, jo vetëm nuk është lënë t’i përfundojë hetimet, por rezulton se është shkarkuar nga Vettingu disa muaj më parë. Një lëvizje që jo vetëm tregon se emrat që janë në përgjime kanë ndërhyrë, por vë në pikëpyetje gjithë reformën në drejtësi. Një prej emrave që del në përgjimet e vjedhjes së votave është dhe Ulsi Manja, kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe njeriu që ka marrë përsipër zbatimin e ligjeve në drejtësi. Pas publikimeve në “Bild”, Manja duhet të ishte marrë nën hetim, duhet të kish dhënë dorëheqjen dhe i duheshin kaluar në
“Vetting” gjithë vendimet që ka dhënë për prokurorinë, reformën në drejtësi, si dhe propozimet ligjore. Por në vend të kësaj, bashkë me deputetët dhe ministrat e tjerë të kapur duke kryer krim elektoral, Manja vijon të bëjë fushatën duke premtuar se historinë e Dibrës do e bëjë prapë. Madje, çunat problematikë të Rilindjes shkojnë edhe më tej duke kërkuar dhe shkarkimin e Presidentit të Republikës që shmangu një përplasje civile duke shtyrë datën e zgjedhjeve. Janë të njëjtë ministra, deputetë dhe përfaqësues të Rilindjes që sot duhet të ishin në rresht para prokurorisë ose brenda në burg, të cilët dalin flasin për moral dhe ligje, kur në fakt janë faktuar si banditët më të mëdhenj të zgjedhjeve. Artikulli i “Bild” në gazetën gjermane pasqyrohej me titullin “Shqipëria në moçalin e mafies”. Zhvillimet pas daljes së përgjimeve po tregojnë se zyrtarisht Shqipëria ka një qeveri mafioze. Me mafien ose përdoret Ushtria, ose populli del në rrugë me çdo mjet! Mili Xhani
POLITIKE
4 E diel, 23 QERSHOR 2019
Policia blindon godinën e Gjykatës së Shkodrës. Avokati Kaso: Spahia shkoi të protestonte kundër uzurpimit të godinave të bashkisë nga Policia e Shtetit
Morën pjesë në protestë, Gjykata: “Arrest shtëpie” për Bardh Spahinë dhe 3 Gjykata e Shkodrës dha masën e sigurisë “arrest shtëpie për ish deputetin demokrat, Bardh Spahia, ndërkohë prokuroria kërkoi arrest me burg për të ndaluarit gjatë përplasjeve me policinë që u shënuan në KZAZ-në e Shkodrës. Ndaj tij rëndonte akuza për veprën penale të parashikuar nga neni 236 i Kodit Penal, “Kundërshtimi që i bëhet punonjësit të policisë së rendit publik, me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën. Po ashtu, Gjykata e Shkodrë dha masën e sigurisë “arrest me 30 ditë burg” për Alfred Nikollin dhe Gentian Bytyçin, ndërsa “arrest shtëpie” për Adi Garuci, Aleks Ndoj dhe Orlando Thepi. Seanca në ngarkim të ish-deputetit demokrat u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa Bardh Spahia ka qëndruar më shumë se 48 orë në izolim, ndërkohë që u ndalua transmetimi “live” nga policia. Seanca gjyqësore Bardh Spahia u mbrojt dje nga avokati Ivi Kaso, ndërsa seanca u ndoq nga afër nga kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, si dhe të afërm të tij. Sa i përket procesit, “Koha Jonë”
zbardhi deklarimet brenda seancës gjyqësore në Gjykatën e Shkodrës ku pritej të jepej masa e sigurisë për ish deputetin demokrat, Bardh Spahia. “Më datën 18 qershor është njoftuar policia se persona të paidentifikuar kanë hyrë në KZAZ nr 3 dhe kanë djegur materialet zgjedhore. Është parë dera e prishur, dritaret e e thyera. Bardh Spahia, Nikolla Marku kanë qenë me njerëzit në vendin e ngjarjes. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe pasi janë bërë veprimet e para hetimore pasi janë marrë dhe filmimet nga mediat është parë se Bardh Spahia ka kundërshtuar policinë. I dyshuari Spahia ka qenë aktiv dhe është futur në ambientet e shkollës. Policia e ka thirrur me zë për tu ndalur por nuk është ndalur. Në këto kushte policia mendojmë se ka vepruar drejtë me arrestimin e tij sepse ka vepruar në bazë të nentit 253 të Kodit Penal”, u shpreh prokurori i çështjes, duke kërkuar burg për ish-deputetin e PD-së. Ky i fundit u mbrojt duke thënë se veprimet e protestuesve ishin krejtësisht të justifikueshme pasi ambientet që janë në pronësi të
ISH-KRYEMINISTRI
Bashkisë ishin uzurpuar nga policia dhe militantë të PS-së çka ka shkaktuar dhe revoltën në ambientet e KZAZ-së. “Protestuesit kanë vepruar, sepse nuk mund të lejojnë që të uzurpojnë një objekt publik pronë e bashkisë Shkodër. Morëm informacion se kishte tensione dhe u drejtuara nga Shkolla për të qetësuar situatën. Materialet zgjedhore ndodheshin në ambiente të pambrojtura dhe të paautorizuara. Ishim futur për të qetësuar njerëzit. Aty kishte persona të paautorizuar. Arrestimi im ka prapaskenë politike. Gjykata duhet ta vlerësojë sipas ligjit dhe fakteve të vërteta”, u shpreh Bardh Spahia. Ndërsa avokati i ishdeputetit, Ivi Kaso pranoi që klienti i tij ka qenë i pranishëm në grumbullimin e njerëzve, por gjatë qëndrimit të tij nuk ka kryer asnjë akt që mund të cilësohet i jashtëligjshëm, e aq më pak, që mund të përbëjë vepër penale. “Pranojmë vetëm faktin që klienti im ka qenë në grumbullimin e njerëzve por për një arsye krejt tjetër dhe legjitime. Jo atë që pretendon prokuroria. Policia ka pasur ngut. Të priste urdhrin e prokurorit.
Prcoedurat për arrestimin është e jashtëligjshme. Nuk kemi të bëjmë me një person me rrezikshmëri për ikje. Personi nga ana tjetër ka qenë në aktivitet politik dhe publik. Cila ka qenë arsyeja që OPGJ-ja ka vepruar me “kaq ngut”? Po flasim për një përfaqësues të popullit dhe ndërkohë që është arrestuar ka qenë duke i shpjeguar popullit shqiptar arsyet që e kanë çuar në revoltë e protestë. Ai ka qenë duke ushtruar një të drejtë të ligjshme si përfaqësues i popullit dhe funksionar i një partie politike, jo vetëm të shkonte të mbështeste bashkinë e Shkodrës, por dhe të protestonte kundër uzurpimit të policisë së shtetit”, u shpreh avokati i ishdeputetit të PD-së, Ivi Kaso. Ai tha se Spahia ka shkuar për të mbështetur institucionin e bashkisë së Shkodrës, policinë bashkiake dhe shkonte të protestonte kundër uzurpimit të Policisë së Shtetit. “E bashkë me njerëzit përkundër një
procesi farsë dhe të jashtëligjshëm të ashtuquajtur të votimeve”, tha avokati, duke dorëzuar me shkrim më pas arsyetimin. Nisur nga këto argumente, Kaso kërkoi lirimin e ish-deputetit pasi sipas tij, nuk ka një dyshim të arsyeshëm. “Vepra penale për të cilën dyshohet nuk është e një rëndësie të tillë për një masë të tillë radikale. Referuar rrethanave të personalitetit, me një detyrë të lartë…ka qenë përfaqësues i zgjedhur, bazuar mbi gjendjen e tij gjyqësore, nuk ka qenë ndonjëherë i ndjekur apo i dënuar, duke pas parasysh profesionin e tij, po flasim për mjek, kërkojmë një masë më të lehtë dhe kjo do të lejonte mundësinë e të dyshuarit për të kontribuar në shqyrtimin dhe nxjerrjen e së vërtetës. Spahia do ketë bashkëpunim maksimal me prokurorinë për ndihmë dhe shpjegime”, deklaroi avokati Kaso dhe më pas gjykata u tërhoq për të marrë vendimin.
Kryebashkiakja: Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në krimin e vjetër elektoral të faktuar po shkon drejt fundit të tij
Arrestimi i Spahisë, Voltana Ademi: Shkodra si në vitin 1945! Asnjë hap pas Berisha: Spahia i theu turinjtë Edvinit në sallën e narkogjyqit Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia u la ditën e djeshme në arrest shtëpie nga Gjykata e Shkodrës, për atë që policia e quajti sulm ndaj KZAZ-së. Me dhjetëra qytetarë të Shkodrës dolën në mbrojtje të Spahias, duke kërkuar lirimin e tij, ndërsa forca të shumta policie u vendosën në hyrje të gjykatës. Nisur nga këto ngjarje që prodhoi paraditja e djeshme, ish-kryeministri Berisha ka publikuar një album me fotografi nga zhvillimi i gjyqit brenda dhe jashtë Gjykatë së Shkodrës. “Një album me foto nga procesi i Edvin Kristaq Mafise kundër ish deputetit Spahia! I pamposhtur para narkogjykatës! Ish-deputeti Bardh Spahia i thyen turinjtë në sallën e narko-gjyqit Edvin Kristaq Vjedhësit: “Procesi im është politik dhe Rama i ka ditët e numëruara”! Rama ik! Fitore! Sb”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha.
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar dje në lidhje me situatën e krijuar në Shkodër, ndërsa thotë se qyteti po përjeton torturë të njëjtë si ajo e viteve 1945. Përmes rrjeteve sociale Ademi theksoi se mbi 70 policë bllokuan dje Gjykatën e Shkodrës gjatë kohës që po jepej masa për 6 të arrestuarit. Ajo shton se kjo situatë nuk është bërë as kur janë gjykuar kriminelët. “Shkodra si në vitin 1945!Sot shkodranët por edhe shiptarët, panë me sytë e tyre apo përmes mediave skena që i kujtuan trajtimin që iu bë baballarëve të tyre nga diktatura komuniste. Mbi 70 forca policie dhe FNSHje rrethuan Gjykatën e Shkodrës dhe bllokuan qarkullimin në rrugën para saj. As kur janë gjykuar kriminelët më të rrezikshëm nuk ka patur një dislokim të tillë! E për çfarë? Për gjyqin politik të 6 personave të arrestuar paligjshmërisht nga policia politike e Edi Ramës! Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në krimin e vjetër elektoral të faktuar me audio-
përgjimet e prokurorisë, por edhe në krimin e ri që po konsumohet në sytë e të gjithë shqiptarëve, po shkon drejt fundit të tij të sigurtë në politikë. Me lënien në burg të Alfredit dhe Gentianit, me arrestin në shtëpi për Bardhin, Adin, Aleksin dhe Orlandon, Edi Rama dhe drejtësia e kapur prej tij nuk bënë asgjë tjetër vetëm se i shtuan një tjetër faqe të zezë zullumit ku janë zhytur prej 6 vitesh. E drejta e protestës nuk mund të burgoset, e drejta e fjalës nuk mund të na mohohet, të drejtat e fituara me sakrifica
sublime nga 1990-a e këtej, nuk mund të na i gllabërojë askush! Sot nga Shkodra, Edi Rama mori përsëri mesazhin më të fortë që do të jehojë deri në largimin e tij nga pushteti i fituar me votime të vjedhura, me drogën që mbuloi Shqipërinë: Asnjë hap pas! Asnjë tërheqje! Vetëm përpara! Përballë tij dhe falangave të verbra që po i shërbejnë edhe në shkelje të ligjit! Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjëherë votime pa opozitën! 30 qershori ka vdekur dhe është kallur!”, tha dje kryebashkiakja Voltana Ademi.
POLITIKE
5 E diel, 23 QERSHOR 2019
ISH-DEPUTETI I PD-SË
Vendimi për Spahinë, Noka: Gjyq politik, Rama nuk na frikëson I sh-deputeti demokrat Flamur Noka ka folur pas seancës në gjykatën e Shkodrës, ku u vendos “arrest shtëpie” për kolegun e tij Bardh Spahia. Jashtë gjykatës, Noka e cilësoi gjyqin politik dhe tha se është pjesë e provokimit që Edi Rama i bën aleancës për mbrojtjen e demokracisë. Ai tha se Rama nuk mund ta frikësojë opozitën dhe demokracinë dhe se 30 nuk është datë zgjedhjesh.
“Gjyq politik. Është pjesë e provokimit që Edi Rama dhe banda në pushtet i bën aleancës për mbrojtjen e demokracisë. Ishte aty thjesht për të qetësuar situatën. U lanë në burg 2 policë bashkiakë që ishin në krye të detyrës për të mbrojtur dekretin e Presidentit të Republikës dhe ligjin, e për të liruar një ambient të uzurpuar nga bandat. Asgjë nuk na ndal, asgjë nuk na tremb
PD ZBARKON NË SHKODËR, DUMA: BARDH SPAHIA U KËRCËNUA. BALLIU: NË QELINË E TIJ, DO HYJË RAMA
për të mbrojtur kushtetutën dhe demokracinë. Edi Rama ta harrojë se mund të frikësojë opozitën dhe qytetarët. Data 30 nuk është datë zgjedhjesh. Rama mund të bëjë zgjedhje në partinë e tij por jo në Shqipëri. Edi Rama ta harrojë datën 30. Shqipëria do të ketë zgjedhje të lira pa Edi Ramën, Shqipëria do të ketë shumë shpejt zgjedhje të parakohshme”, deklaroi dje Flamur Noka.
Ish-deputeti para togave të zeza: Materialet zgjedhore ndodheshin në një ambient të pambrojtur dhe aty ka pasur njerëz të paautorizuar
Bardh Spahia pas xhamit në gjykatë: Arrestimi im, prapaskenë politike M Salianji: Policia e prokuroria përdoren për të kërcënuar opozitën
N
ë mbështetje Bardh Spahisë në Shkodër, ish-deputeti Ervin Salianji e konsideroi një provokim për opozitën arrestimin e kolegut të tij pak ditë më parë. Salianji tha se është e paimagjinueshme se si përdoret politikisht policia e prokuroria, për të intimiduar apo kërcënuar politikisht opozitën e përfaqësuesit e saj. “Neveria është e shpifur përtej cdo litimi, është e paimagjinueshme se si përdoret politikisht policia e prokuroria e padiskutim në shumë raste edhe gjykata shpresoj mos jetë rasti i sotëm, për të intimiduar apo kërcënuar politikisht opozitës e përfaqësuesit e saj. Nuk ka ndodhur prej vitesh të ketë arrestime politike. Këta janë arrestime mirëfilli politike. Është një rast provokimi ndaj opozitës dhe ndaj shoqërisë i Ramës për të krijuar tension artificial dhe për të luajtur me nervat e opozitës, për ta cuar në përplasje. Përplasja është i vetmi interes i Ramës, e vetmja mënyrë se si mund t’i shpëtojë me amnisti ndëshkimit nga abuzimi i këtyre 6 viteve. Rikthej edhe një herë në memorie të shqiptarëve opozitën e Edi Ramës”, tha Salianji, ndërsa shtoi se këto janë akte dëshpërimi të partive që duan të marrin me dhunë pushtete që s’i takojnë. Ndërsa ish-deputetja tjetër e PD-së, Grida Duma tha se gjyqi politik ndaj Spahisë është fytyra e shtetit të Ramës. “Ish-deputeti u kërcënua live në televizor ‘Po ta mbajti dil’ iu tha Bardh Spahisë. Ajo që duhet të jetë e qartë për sa kohë gjithçka është legjitime, bashkia administron asetet e veta nuk është protestë. Kryeministri që e la vendin pa Gjykatë Kushtetuese të mbajë kosto. Sot bashkitë janë në përgjegjësi të plotë për të mbrojtur asetet e tyre. Shqipëria nuk është kuti kartoni dhe murin e ka shembur nga ky qytet. Protesta e djeshme një nga gjërat e mrekullueshme që ndodhi, nuk ishte pjesë e kurthit të maxhorancës. Në këtë vend bëhen ligjet dhe jo letrat”, u shpreh Duma. Më i ashpër në reagim ishte Klevis Balliu. “Më lejoni t’ju sigorj një gjë, në qelitë ku ndodhet sot Bardh Spahia, do të jenë ata, Habiljat e Bajrat. Po vjen koha që shqiptarët ti vënë lakun në fyt. Kam bindjen e plotë që do të lirohen nuk kanë asnjë provë për shkelje të ligjit. Nëse nuk lirohet do vijojmë betejën deri në lirimin e tij. Uroj gjykata të marrë vendimin e duhur. Do të vazhdojmë qëndresën tonë asnjë hap pas drejt fitores tonë të sigurtë. Nëse i mbajnë në burg është si të mbash në burg demokracinë ligjin e kushtetën e do jetë një provokim që vështirë ti përmbahemi. Është rama që kërkon konflikt civil, i duhet gjaku në rrugë për të shpëtuar kokën e tij”, deklaroi dje nga Shkodra, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu.
e thirrje e duartro kitje është pritur para Gjykatës së Shkodrës ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia i cili do të njihet sot me masën e sigurisë nga Gjykata e Shkodrës pasi akuzohej për ngjarjet e ndodhur në KZAZ, ku iu vu flaka materialeve zgjedhore. Qindra mbështetës u mblodhën dje para gjykatës, ku gjithashtu kishte një numër të madh efektivësh të policisë. Me nisjen e seancës, ishdeputetit Bardh Spahia i është komunikuar akuza: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”. Prokuroria ka deklaruar se disponon prova e pamje filmike që tregojnë se Spahia ka qenë aktiv gjatë përplasjeve në KZAZ dhe nuk i është bindur urdhrit të policisë. Më pas Spahia ka marrë fjalën dhe ka deklaruar se arrestimi i tij është një prapaskenë politike. “Ngjarjet për
të cilat po diskutojmë sot. Po bëj një parantezë sot jemi përballë një përplasje të fortë politike e sociale. Protestuesit kanë vepruar sepse nuk mund të lejojnë që të uzurpojnë një objekt publik pronë e bashkisë Shkodër. Për këtë kemi marrë informacion nga ana e policisë dhe njerëzve të paautorizuar dhe jemi drejtuar nga pallati i Sportit tek shkolla. Morëm informacion se kishte tension dhe u drejtuam atje për të qetësuar situatën. Duke kërkuar që situata të qetësohej, sepse ishte e tensionuar. Materialet zgjedhore ndodheshin në një ambient të pambrojtur dhe aty ka pasur njerëz të paautorizuar. Ne kishim detyrë për të qetësuar njerëzit. Veprimet e arrestimit tim kanë prapaskenë politike. Mendoj që gjykata duhet ta shohë dhe vlerësojë siç duhet
dhe bazuar në ligj”, ka thënë Spahia në sallën e gjyqit. Në mbledhjen urgjente të mbrëmjes së të premtes, që u mbajt në selinë blu menjëherë pas protestës së nëntë kombëtare të opozitës, u vendos që të gjithë ish-deputetët do të jenë sot në Gjykatën e Shkodrës për të protestuar kundër ndalimit të tij. Partia Demokratike e quajti ishdeputetin Bardh Spahia të burgosur politik dhe i kërkoi prokurorisë urdhërimin e menjëhershëm të lirimit të tij. Kujtojmë se të premten qytetarë nga Shkodra kanë protestuar para Policisë së Tiranës aty ku mbahej ish-deputeti Spahia, i arrestuar pas ngjarjeve në KZAZ në Shkodër. Protestuesit kërkuan lirimin e Spahisë dhe personave të tjerë të arrestuar dhe paralajmëruan protesta të përditshme.
POLITIKE
6
E diel, 23 QERSHOR 2019
Nënkryetari i LSI-së: Bablokut (Ramës) nuk i duhet vizion, por vetëm kurajo idiote për të zhbërë deri në fund shtetin dhe njerëzit
N
ënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili nuk heq dorë nga demaskimet e kryeministrit Edi Rama. Duke marrë shkas nga deklaratat e Ramës për dështimin e tij dhe qeveriosë që ai drejton sa i përket mos hapjes së negociatave me BE-në, Vasili rikthen në vëmendjen e publikut pamjet e ekzaltimit të Edi Ramës një vit më parë i cili trumbetonte me të madhe që Shqipëria kishte tashmë një datë për negociatat, si dhe pamjet kur ai personalisht dekoroi edhe 4 ambasadorë si shpërblim për rezultatet e arritura në dështimin e procesit të integrim. Bëhet fjalë për ambasadorët: Ardia Sakiqi, Suela Janina, Kuko, dhe Tola. “Gënjeshtar i palodhur për negociatat ky babloku! Babloku është shkaku i vetëm që negociatat për anëtarësim nuk u hapën. Sot babloku bërtet e çirret rrugëve se për dështimin e tij fajin ja paska opozita dhe jo lidhjet e bablokut me krimin, korrupsioni i shfrenuar dhe vjedhja e votave me kriminelët. Po ky babloku një vit më parë në qershor 2018 gënjeu sa u lodh, ulërinte nga gëzimi, bile dekoroi edhe ambasadorë për suksesin madhështor të hapjes së negociatave. Shiheni videon e këtij babloku dhe kuptojeni një herë e mirë që ky vetëm të gënjejë di”, u shpreh dje Petrit Vasili. Trajektorja Po dje, nënkryetari i LSIsë deklaroi se kryeministri Edi Rama ka përshkruar një trajektore fatale duke u shndërruar nga shkollëpak në bablok. Vasili shton se kjo është një trajektore e pështirë dhe i sfidon të gjithë duke thënë që një trajektore si kjo nuk do të shihet më asnjëherë. “Trajektorja fatale nga Shkollëpak në Bablok! Trajektore më të pështirë se sa kjo e Edi Ramës as është parë, por
Vasili: Rama dekoroi 4 ambasadorë për suksesin e dështimit me negociatat
ju sfidoj të gjithëve kur ju them që as do të shihet. Shkollëpak, mediokër dhe i paaftë pa shërim për punët e shtetit, ky është fiksuar përfundimisht Edi Rama në memorjen e shqiptarëve. Një njeri që grin fjalë pa pushim, llogje u thotë populli me thjeshtë, ky ka qenë Edi Rama në veshët e njerëzve. Pa vizion, inatçor provincial dhe hakmarrës kaq ishte gjithçka që Edi Rama mund të ofronte shqiptarëve. Për fat keq principi i kompensimit nuk mund të ishte më mizor se kaq me Edi Ramën. Mendje ngushtësinë, padijen, karakterin e dobët dhe pasigurinë, që të jep injoranca ky u rrek ta kompensojë në mënyrën më të trashë të mundshme
ndaj u kthye në bablok. Mbase më të saktët në të kuptuarit e Edi Ramës ishin malavita me përfaqësuesit e vet, sepse e pagëzuan shkurt e qartë si bablok. I futur nën ombrellën e krimit, babloku mendonte se ishte më i mbrojtur nga shiu i arsyes dhe logjikës. Babloku mes krimit vriste frikërat e shumta komplekse, që veç rëndohen dhe, nga të cilat çlirimi është i pamundur. Bablokut nuk i duhej gjuha e mençur aspak, por i mjaftonte shumë vulgaritet nga ai me kutërbuesi për t’u ndjerë pjesë dhe përfitues kryesor i krimit dhe i ngjashëm me të. Si bablok qeveriste më rehat të tijtë se nuk merrej fare
me ta, por ja jepte krimit t’i përdorte dhe t’ia kthente sërish në zyrat e tij shtetit ndonëse të përlyer shumë rëndë. Nën çadrën e krimit, babloku mbrohej më mirë nga shkollëpakësia, sepse i duhej shumë pak shkollë dhe shumë shpërdorim i shtetit për të siguruar para pa fund dhe pushtet me bollëk. Bablokut nuk i duhet vizion, por vetëm kurajo idiote për të zhbërë deri në fund shtetin dhe njerëzit për interesin e vet. Shkurt trajektorja fatale e këtij njeriu është nga një shkollëpak në një bablok. Nuk është trajektore për t’u pasur zili…. por nuk është kurrsesi për t’u mëshiruar…. Kurrsesi”, u shpreh ish-kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili.
DENONCIMI
Luçiano Boçi: Risia, administrata të sjellë nga 30 vetë në kutitë e votimit
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi denoncoi dje faktin se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar që të gjithë ata që punojnë në administratë qendrore apo lokale, duhet të sjellin gjithsecili 30 veta në kutinë e votimit. Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Boçi i bën thirrje të gjithë personave që do të përfshihen në zbatimin e këtij urdhri, të qëndrojnë sa më larg krimit elektoral të Edi Ramës. “Pasi privatizoi zgjedhjet me vendimin e KQZ-së partisë, Rama ka shpikur një tjetër risi, për të shkuar si “dhi e zgjebosur, por me bishtin përpjetë” në 30 Qershor-in imagjinar të tij. Ka urdhëruar që të gjithë ata që punojnë në administratë qendrore apo lokale, duhet të sjellin gjithsecili 30 veta në kutinë e votimit. Kush nuk realizon planin shkarkohet nga puna. Në vend që të vinin mend nga përgjimet e “Bild”, Rama&banda, kanë shkalluar fare. Por një porosi kam, për këdo që ka marrë përsipër të realizojë këtë kërkesë absurde, për të ruajtur “bukën e fëmijëve”: Mos u përfshini në krimin elektoral të Ramës! Rrini të qetë. Zgjedhje në 30 qershor nuk ka”, tha ishdeputeti demokrat Luçiano Boçi.
ISH-DEPUTETJA E LSI-së: SHQIPËRIA, KY VEND I PARADOKSEVE TË MËDHA! ULSIU NXORI DIBRËN “ÇYRYK”
Përgjimet, Caka: Ulsi Manja duhet të jetë në burg, jo në krye të Komisionit të Ligjeve I
sh-anëtarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, Silva Caka lëshoi dje akuza të forta ndaj kryetarit aktual të këtij komisioni, socialistit Ulsi Manja, i cili sipas saj, miraton ligje të paligjshme për ata që “prekin” zgjedhjet, duke i sanksionuar me 10 vite heqje të drejte për të dalë jashtë Shqipërisë, ndërsa vetë është i zhytur kokë e këmbë në vjedhje votash dhe vazhdon të jetë në krye të Komisionit të Ligjeve. Sipas saj, Ulsiu që e nxori Dibrën “çyryk” nga masakra me votat, duhet të ishte në burg, e jo duke
bërë reformatorin e sistemit të drejtësisë. “Shqipëria, ky vend i paradokseve të mëdha! Ulsi Manja, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, miraton ligje të paligjshme për ata që “prekin” zgjedhjet, duke i sanksionuar me 10 vite heqje të drejte për të dalë jashtë Shqipërisë, ndërsa vetë është i zhytur kokë e këmbë në vjedhje votash dhe vazhdon të jetë në krye të Komisionit të Ligjeve! Ulsiu, që ka punësuar gjithë fisin në pozicione kyçe të administratës publike, ndërhyn e del garant për shpërblimin e shefave të policisë, që mbushnin
makinat me para e i shpërndanin në këmbim të kopsitjes së rezultatit të zgjedhjeve lokale në Dibër. Çfarë morali ka Ulsiu që të qëndrojë ende në atë detyrë? Apo edhe Ulsiu është pjesë e të graduarve e të të shpërblyerve të Edi Ramës, për vjedhjen masive të votave ne Dibër? E jo vetëm kaq: kohët e fundit ka përvetësuar edhe flamurin e reformuesit të drejtësisë, a thua se shqiptarët nuk e kanë kuptuar akoma që Prokuroria shqiptare është në këtë gjendje, falë ndikimit të drejtpërdrejtë të Ulsiut dhe manovrave antikushtetuese e
antiligjore që ndoqi, për të çuar në krye të këtij institucioni të besuarën e tij!? Dr. Ulsiu shpiku rrotën kur tha se “shumë mami e nxjerrin fëmijën çyryk” e paska pasur të drejtë: shumë si Ulsiu e nxorën Dibrën çyryk, deformuan proceset zgjedhore
dhe shkatërruan institucionin e Prokurorisë! Nëse kjo e fundit nuk do të kishte ndodhur, Ulsiu sot do të ishte në burg e jo duke drejtuar ende Komisionin e Ligjeve…”, u shpreh në reagimin e saj, ish-deputetja e LSI-së në Qarkun e Beratit, Silva Caka.
POLITIKE ISH-DEPUTETI I PD-së
I
sh-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu e quan një lajthitje nën panik të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe atyre që e urdhërojnë idenë e qendrave të votimit në Qendrat Shëndetësore. Madje ai thotë me ironi që për të qenë të sigurt t’i vendosin në sallat e operacionit, ndërsa shton se kemi të bëjmë edhe me një denigrim të thellë, mungesë ekstreme njohje e respekti për sistemin tonë shëndetësor, personelin e punën e tij. “KQZ kërkon “vrimë miu”!
7
E diel, 23 QERSHOR 2019
“Votim në Qendra Shëndetësore”, Shehu: KQZ kërkon “vrimë miu” Lajthitje nën panik e KQZ dhe atyre që e urdhërojnë, kërkojnë të gjejnë “vrimë miu”! Skandal i vërtetë ajo që lexova, KQZ vendos që një pjesë e qendrave të votimit të transferohen nga shkollat apo diku tjetër ku janë, në Qendrat Shëndetësore! Unë do t’u propozoja për të qenë më të “sigurt” e izoluar t’i vendosin në Sallat e Operacionit. Nuk mendoja se marrëzia e injoranca mund të arrinte
deri në këtë pike. Por këtu kemi të bëjmë edhe me një denigrim të thellë, mungesë ekstreme njohje e respekti për sistemin tonë shëndetësor, personelin e punën e tij. Ku është Ministria e Shëndetësisë në këtë vendim absurd. Apo prandaj deklaronte që po i rinovonte këto qendra, për t’i kthyer ato në “bunkerë” paligjshmërie e injorance!”, tha dje Tritan Shehu.
Kreu i PR-së flet për “Koha Jonë”: Edi Rama po shkatërron Kushtetutën, po shkatërron pluralizmin dhe liritë e shqiptarëve
Aksioni i opozitës, Mediu: Rama nisi përplasjen, shqiptarët do ta ndalin P
as protestës së 21 qershorit, e cila ishte paqësore dhe madhështore për numrin e shqiptarëve që mbushën si kurrë më parë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se opozita do t’ia pamundësojë takimet e kryeministrit Edi Rama me elektoratin e PS-së. Kreu i PDsë tha se aksioni do të jetë si në Shkodër, pasi bashkitë e opozitës po respektojnë dekretin e Presidentit Ilir Meta. Në një prononcim për ”Koha Jonë”, kreu i PR-së dhe aleati historik i PD-së, Fatmir Mediu, i pyetur se a i druhet opozita përplasjeve që mund të kthehet në luftë civile mes pushtet vendor dhe atij qeveritar, thotë se me kryeministrin Edi Rama nuk ka më shpresë, pasi ky i fundit thotë Mediu, po e krijon përplasjen. Duke e cilësuar qeverisjen e Ramës, si diktaturë të krimit, Mediu nënvizon se shqiptarët do ta ndalin këtë mallkim të ri. “Përplasjen po e krijon Rama, ai vjedh votat, shkatërron Kushtetutën, bashkëpunon hapur me krimin e organizuar, të kamabizojë Shqipërinë. Korrupsioni është i përmasave skandaloze, Rama po shkatërron Kushtetutën, nuk respekton dekretin e Presidentit, po shkatërron pluralizmin dhe liritë e shqiptarëve. Kjo është diktatura e krimit dhe narko-shtetit. Shqiptarët duhet ta ndalin këtë mallkim të Ri të shqiptarëve”, u shpreh dje krey i republikanëve Fatmir Mediu për “Koha Jonë”.
Aksioni opozitar Në mbledhjen me ish-deputetët demokratë dhe kryetarët e partive aleate që zhvilloi menjëherë pas protestës madhështore të së premtes, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë i qartë: Java e ardhshme është vendimtare mësohet të jetë shprehur ai ndaj ka kërkuar që opozita të jetë në aksion në çdo orë. “Gjithçka paralajmëron fundin e afërt të Edi Ramës.
Gjithçka kompromentohet rëndë, nëse e ndalojmë këtë që kemi nisur. Në aksion çdo orë. Aleanca për Mbrojtjen e Demokracisë do të jetë në çdo cep të vendit për të ndaluar çdo aktivitet të paligjshëm, duke ndjekur modelin e Shkodrës”, mësohet të jetë shprehur kryedemokrati. Në këtë kontekst, Lulzim Basha ka kërkuar nga kryetarët e bashkive të PD-së, por edhe të aleatëve që të vazhdojnë me këmbëngulje
zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit për zbatimin e dekretit të Presidentit, i cili vendosi ta anulojë 30 qershorin si datë zgjedhjesh në Shqipëri. “Kryetarët e bashkive të hënën do të nxjerrin urdhrin për revokimin e listave të zgjedhësve në qendrat e votimit. Jemi më afër se kurrë largimit të Edi Ramës dhe klikës së tij mafioze”, ka thënë Basha. Sipas kreut të opozitës, Shqipëria do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Zgjedhje me 30 qershor nuk do të ketë. Janë të pa pranueshme për çdo partner nga më i madhi deri në Luksemburg. Gjithçka kemi bërë është të zbulojmë që ka një palë politike që është e virtytshme, e gatshme për qeverisjen e vendit e stabilitetin rajonal. Jemi në metrat e fundit të finishit të kësaj beteje. Nuk është ky fundi. Na duhen zgjedhjet e ndershme pa Edi Ramën. Kemi mbështetjen popullore të qytetarëve shqiptarë që janë të pazëvendësueshëm si për fitoren e kësaj beteje edhe të asaj të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Besimi i qytetarëve nga akti i sotëm është në kuotat maksimale. Kemi konfirmuar sonte një mbështetje të pamenduar me optimistët që na nxjerrin 54-60 përqind. Çdokush që mendon se duhet të sakrifikojmë kauzën për hir të disa kapsollave dhe rënies pre e provokimeve, është dritëshkurtër”, ka thënë të premten kreu i PD-së Lulzim Basha.
PD: Dosjet “339” e “184”, Prokuroria nuk i bënte transparente për të mos dëmtuar Ramën e Rilindjen
Kundërshtuan dekretin e Presidentit, Gjata: Anëtarët e KQZ e kanë vendin në burg
S
ekretari i Çështjeve ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, në një intervistë për “Neës 24” komentoi vendimin e KQZ-së, institucion ky që u shpreh kundër dekretit të Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit. Ai tha se institucioni i KQZ-së po e çon vendin drejt përplasjeve. Sipas Gjatës, katër anëtarët e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve kanë shpërdoruar detyrën duke shtuar se vendi i tyre është në burg. “Qeveria thotë se s’bën do të arrestohet populli, thotë se s’bën do të votohet me 30 qershor. Të gjitha i ka bërë dhe vijon t’i bëjë këto gjëra. Si dreqin prokuroria thërret Bashën, por nuk thërret asnjë ministër. Mafia shtetërore nuk thirret në prokurori. Është një broçkull e madhe. E para KQZ është një ndërmarrje, pra një
hamall i zgjedhjeve, o me Gjykatë Kushtetuese ose me revolucion ndryshohen gjërat. KQZ është në shpërdorim detyre dhe ajo katërshja
do të marrë përgjegjësinë se po e çon Shqipërinë në zjarr. Janë në ndjekje penale për shpërdorim detyre. Janë për burg ata që kanë marrë këtë vendim. Ne nuk kemi asgjë me ta. Në 30 qershor nuk ka zgjedhje. Janë në shpërdorim detyre. Si ka shkel ligjin kur ka dekretin nga mbrapa. Çdo Edi Rama që hyn tek kryetari i bashkisë. Këto metoda, që po përdorë Edi Rama janë përdorur këto në demonstrata në Kosovë. Rama kundër shqiptarët po shkon drejt Milloshevicizimin e Shqipërisë. PD po shpëton demokracinë. Është e dyta herë. Ndërkombëtarët i
kanë hequr mbështetjen sidomos pas përgjimeve. Do të këtë surpriza edhe nga faktori ndërkombëtar”, tha ish-kryetari i KQZ-së, Çlirim Gjata. Në vijin, anëtari i Kryesisë së PD-së, ka folur me tone të ashpra ndaj gjyqtarëve në Shkodër, pas masës së arrestit ndaj ish-deputetit Bardh Spahia. Gjata tha se vendimi i Gjykatës është dhënë me urdhër politik të Edi Ramës. “Bardh Spahia u la në arrest shtëpie. Ç’tregon ai vendim, e shumë të tjerë si ky? Tregon kapjen e gjykatës nga Ram. Është urdhër i Ramës. Si ka mundësi të arrestohet Spahia që po proteston
për votën e lirë e horrat e gangsterët që flasin për vjedhje votash, nuk i hyn ferr në këmbë. Dosjet “339” e “184”, Prokuroria i ka ditur para nesh po nuk i bënte transparente për të mos dëmtuar Ramën e Rilindjen. Gjyqtarë e prokurorë legena plehrat e shoqërisë që marrin vendim nga Rama, e nuk arrestojnë ta që vjedhin me qindra miliona e si hyn ferr në këmbë. Kjo është për të dalë në rrugë. Është shprehje e vjetër e Amerikës: Kur qeveria trash zullumet kundër popullit, popullit i lind e drejta me çdo mënyrë për të rrëzuar qeverinë”, u shpreh Çlirim Gjata.
POLITIKE
8
E diel, 23 QERSHOR 2019
RAPORTIMI: SITUATA POLITIKE PO BËHET GJITHNJË E MË E TENSIONUAR
“Euronews”: Shqipëria në prag të kolapsit institucional S
ituata politike, përgjimet dhe protesta e opozitës kanë qenë objekt raportimi edhe për mediat e huaja. Kështu “Euronews” me një artikull të gjatë thekson se Shqipëria ndodhet në prag të një kolapsi institucional. Artikulli i plotë: Shqipëria është në prag të kolapsit institucional. Situata politike po bëhet gjithnjë e më e tensionuar, pas çarjes që është krijuar mes qeverisë së udhëhequr nga socialistët, kryesuar nga Edi Rama dhe Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha. Mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën jashtë zyrës së kryeministrit. Disa protestues tundnin
K
ryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë nga selia blu mbrëmjen e kësaj të shtune, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka nisur një fushatë propagandë miliona euroshe për të fshehur përgjimet e frikshme të publikuara nga gazeta “Bild”. Basha u shpreh se krimi elektoral të Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Ulsi Manjës, Xhelmal Qefalisë, Vangjush Dakos dhe të tjerëve, nuk mund të fshihet me propagandë. “Prej disa ditësh në hapësirën publike shqiptare po zhvillohet një fushatë agresive nga Edi Rama dhe makineria e tij prej miliona euroshe e propagandës për të shpërqendruar opinionin publik dhe mbuluar krimet e rënda që kanë ndodhur në bashkëpunim mes qeverisë dhe Partisë Socialiste, dhe krimit të organizuar. Kjo propagandë është një kopje e parimeve dhe metodave të propagandës naziste për të justifikuar krimet shtetërore. Qëllimi i parë i propagandës është mohimi në mënyrë flagrante se në Dibër dhe në Durrës kanë ndodhur krime, duke e paraqitur marrëdhënien dhe bashkëpunimin krim-politik si marrëdhënie të pafajshme, pa qëllime kriminale. Me një arrogancë dhe shpërfillje ekstreme ndaj zgjuarsisë së njerëzve, bisedat për koordinimin e vjedhjes të zgjedhjeve mes kokave politike të vendit me vrasës e trafikantë e të tjerë po shiten si biseda të pafajshme të politikanëve me votues apo të drejtuesve të qeverisë dhe vartësve të tyre. Një linjë tjetër e propagandës kriminale qeveritare dhe mercenarëve të tyre është relativizimi i krimeve që kanë ndodhur. Përmes pretendimit se vjedhja e zgjedhjeve nuk është gjë në lidhje me krimet e tjera të politikës. Si pjesë e kësaj strategjie sulmohet opozita, deri edhe me akuza të montuara politike, që qytetarët të mendojnë se janë të gjithë njësoj dhe marrëdhënia mes vrasësve dhe trafikantëve me qeveritarët nuk është ndonjë tmerr i madh. Qëllimi tjetër i propagandës me frymëzim gëbelsian të qeverisë është paraqitja e situatës si normale. Ka një përpjekje për ta trajtuar vjedhjen e zgjedhjeve si diçka të zakonshme, si diçka normale, me shpresë që do kalojë dhe do harrohet. Këto teza i përhapin vetë njerëzit e përfshirë në krim dhe të gjitha levat e tyre në media dhe në jetën publike”, deklaroi Basha. Nuk negociojmë me kriminelin Rama Basha tha se kriza lindi nga bashkëpunimi me krimin i PS-së nën drejtimin e Edi Ramës. E për këtë arsye, ai garantoi se me këta njerëz nuk mund të diskutohet, negociohet apo arrihet marrëveshje politike. “Kriza ku jemi nuk është krizë që ka lindur nga shkaqe dhe procese politike. Ajo është krizë që ka lindur nga shkaqe kriminale dhe nga procesi kriminal i bashkëpunimit të qeverisë dhe Partisë Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës me krimin e organizuar. Për këtë arsye zgjidhja e krizës politike kalon nga çmontimi I mekanizmit të bashkëpunimit të strukturuar krim-politikë. Politikisht ajo që duhet të ndodhë, ajo që do të kishte ndodhur në çdo vend tjetër të rajonit e jo më të Europës, është dorëheqja e Edi Ramës dhe largimi i të gjithë këtyre njerëzve nga cdo post shtetëror që mbajnë. Politikisht këta njerëz nuk mund dhe nuk duhet të jenë pjesë e asnjë procesi. Me këta njerëz nuk mund të diskutohet, negociohet
flamuj amerikanë, europianë dhe gjermanë. Për kryeministrin, objektivi kryesor i opozitës është të ndalojë përpjekjet e vendit për të filluar negociatat e plota të pranimit me Bashkimin Evropian. Ndërkohë, Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka vendosur të shtyjë datën e zgjedhjeve me një dekret, për shkak të rrezikut të pjesëmarrjes së ulët. Veprim i paligjshëm sipas Ramës i cili reagon së pari duke i propozuar Kuvendit të vendosë Meta-në me përgjegjësi dhe duke konfirmuar datën e 30 qershorit për administratën e ardhshme. Ndërkohë socialistët akuzohen nga opozita për bashkëpunim me krimine organizuar, ndërsa për t’i bërë gjërat edhe
më keq, Basha është nën hetim për përdorimin e papërshtatshëm të burimeve financiare nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, Presidenti Meta përsëriti se “nuk është koha për të bërë teste forcë, as për retorikën që ndan. Ne kemi nevojë për dëshmi të pjekurisë dhe përgjegjësisë së lartë për interesat kombëtare të vendit dhe vazhdimësinë e procesit të integrimit evropian, si një objektiv shtetas i të gjithë shqiptarëve “. Duke theksuar domosdoshmërinë e dialogut, Presidenti i Republikës tha se ishte i gatshëm “të kontribuojë në një zgjidhje sa më parë të jetë e mundur”. Megjithatë, shumica e qendrës së majtë beson se kreu i shtetit është vendosur me opozitën.
Kreu i PD-së: Kriza lindi nga bashkëpunimi me krimin i PS nën drejtimin e Edi Ramës. Me këta njerëz nuk mund të diskutohet, negociohet apo arrihet marrëveshje politike
Basha: Trafikantët e drogës drejtojnë ekonominë dhe qeverinë. Jemi në gjendje alarmi
apo arrihet marrëveshje politike. Ata tashmë janë subjekt i drejtësisë dhe jo politikës. Të gjithë ata që janë përfshirë në bashkëpunimin kriminal midis krimit dhe politikës, pa asnjë përjashtim duhet të dalin para drejtësisë. Drejtësia duhet të hetojë dhe dënojë jo vetëm aktivitetin kriminal të bashkëpunimit për të vjedhur votat por edhe çdo lloj bashkëpunimi midis qeverisë dhe figurave të krimit. Me këtë ekip krim-politik të lirë dhë të paprekur dhe me këtë Kryeministër në detyrë, në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje të ndershme dhe të lira. Këto kushte janë tashmë përtej vullnetit tim dhe vullnetit të drejtuesve të opozitës: ato janë kërkesë e shqiptarëve”, tha Basha. Ndëshkimet Kreu i PD-së tha se asnjë nga krimet nuk do harrohet, por do të ndëshkohen. Basha tha se vetëm e vërteta e mund propagandën e Ramës, ku shteti bashkëpunoi me krimin për të vjedhur zgjedhjet. “Pamjet e Edi Ramës, Pjerin Ndreut, Damian Gjiknurit, Vangjush Dakos, Ulsi Manjës dhe gjithë politikanëve aleatë të krimit duke u sjellë me pafytyrësi arrogante ndaj veprimeve të tyre, janë pamje
të neveritshme të një grupi njerëzish të cilët krimi i ka shpërfytyruar dhe i ka kthyer në gënjeshtarë patologjikë si të gjithë ata që kanë varësi nga droga dhe krimet e tjera. Koka e gjithë kësaj sipërmarrje kriminale, Edi Rama nuk ka denjuar as për sy e faqe të bëjë sikur distancohet apo sikur kërkon hetim. Të gjithë këta shpresojnë se skandali do të kalojë. Por nuk do të kalojë. Gjëja e parë që të hedhim poshtë propagandën gëbelsiane qeveritare, mënyra më e mirë për të mposhtur atë është shprehja e të vërtetës në mënyrë të thjeshtë dhe direkte. Ndaj ju ftoj të gjithë ju qytetarë që doni një politikë të pastër dhe të përgjegjshme, që jeni kundër krimit, që doni barazi para ligjit dhe sundim të ligji, të thoni dhe përsërisni kudo të vërtetën e thjeshtë. E vërteta është e thjeshtë: I gjithë shteti, nga Kryeministri tek punonjësit e fundit publikë kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin dhe me krimin në mënyrë të qëllimshme dhe të planifikuar për të vjedhur votat. Kryeministri, Ministri i Brendshëm, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve dhe
Administratës Publike, deputetë, shefa policie, shefa hipotekash, drejtorë tatimesh dhe të drejtorive arsimore, deri policë, dhe mësues janë përfshirë në një konspiracion kriminal së bashku me vrasës, trafikantë dhe keqbërës të tjerë për të dhunuar vullnetin dhe votën e popullit shqiptar. Edi Rama është planifikuesi, dhe drejtuesi i këtij konspiracioni kriminal dhe garantuesi i pandëshkueshmërisë së të gjithë atyre të përfshirë në të, nga politikanët dhe punonjësit publike tek kriminelët. Si rezultat, të gjithë ata që kanë kryer krimet zgjedhore vazhdojnë të jenë në postet që kanë pasur, ose më lart, dhe vazhdojnë të kenë në dorë proceset zgjedhore në Shqipëri. Si rezultat, askush prej tyre nuk është marrë i pandehur dhe nuk po zhvillohet një hetim i vërtetë nga prokuroria që kontrollohet politikisht nga Edi Rama. Kjo është e vërteta”, tha Lulzim Basha. Lidhjet financiare Nga foltorja e selisë blu kryedemokrati foli edhe për një të “vërtetë tjetër që nuk po thuhet”, duke treguar lidhjet kriminale financiare mes qeverisë dhe bandave që blenë zgjedhjet. “Shteti u dha Avdylajve edhe mundësinë të përdorin dhe pastrojnë paratë e krimit duke ju dhënë leje ndërtimi dhe leje të tjera, direkt apo indirekt në emër të tyre. Mbi katër leje ndërtimi ka marrë banda e Avdylajve nga Vangush Dako. E njëjta gjë në Peshkopi. Imer Lalës dhe të tjerëve shteti u dha licensën të kultivonin dhe trafikonin drogën. Madje policia direkt u ka afruar këtë pazar kriminelëve: na ndihmoni të vjedhim vota dhe jeni të lirë të mbillni kudo kanabis. Vjedhja e votave ka çuar në kapjen e shtetit dhe të ekonomisë nga krimi. Trafikantët e drogës sot financojnë direkt apo indirekt kompani ndërtimi, projekte zhvillimore, kompani minerare, kompani transporti, televizione, koncesione publike, punë publike, janë në naftë në minerale ne rezorte turistike dhe në zhvillimin e pronave. Jo pak biznese tani kanë bërë aleanca me kriminelët për menaxhimin dhe mbrojtjen e bizneseve të tyre sepse krimineli u ofron atyre edhe forcën e dhunës, edhe mbrojtjen e shtetit. Prandaj, hetimi i vjedhjes së zgjedhjeve nuk do jetë kurrë i plotë pa hetuar në thellësi bashkëpunimin ekonomik të krimit me shtetin, si shpërblim për vjedhjen e votave. Drejtësia nuk mund të bëhet pa zbuluar të gjithë shtrirjen e konspiracionit krim-qeveri”, deklaroi Lulzim Basha.
POLITIKE
9 E diel, 23 QERSHOR 2019
Intervistë për “Koha Jonë”, nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho: Çdo miting elektoral apo organizim i procesit zgjedhor nga ana e KQZ-së, është i paligjshën dhe provokim i pastër
Erisa Xhixho: Rama krijoi përçajen, protesta kudo kundër votimeve moniste Intervistoi: Redjon Shtylla
“Askush nga ne nuk dëshiron përplasje midis qytetarëve por kjo përçarje që po krijon ky kryeministër, do e bëjë atë përgjegjës për çdo gjë. Protesta do ketë në gjithë shqipërinë për mos lejuar në asnjë mënyrë votime moniste në 30 qershor. Kjo qeveri ilegjitime ka humbur çdo moral, besim dhe të gjithë përgjegjësit e blerjes së votave”. Këtë qëndrim ka LSI-ja për situatën në vend. Nënkryetarja e kësaj force, Erisa Xhixho në një intervistë për “Koha Jonë”, thotë se për sa kohë që dekretimi për anulimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale nuk zbatohet nga PS-ja, “çdo miting elektoral apo organizim i procesit zgjedhor nga ana e KQZ-ja, është i paligjshën dhe provokim i pastër ndaj tyre”. Për kushtin e ri të opozitës, që është dënimi i vjedhësve të votës në zgjedhjet e përgjithshme të 2017, thotë se vënia përpara drejtësisë e gjithë blerësve të votave është minimumi që sistemi funksional i drejtësisë mund të bëj ndaj krimit elektoral. A ka zgjidhje që vendi të mos shkojë në përplasje civile? Për Xhixhon, kriza në të cilën ndodhet vendi, ka vetëm një zgjidhje politike që ka propozuar opozita ,” një Pakt Kombëtar për të hapur një etap të re të shtetit të së drejtës, demokracisë dhe forcimit të ekonomisë për qytetarët dhe jo për oligarkët”. E pyetur se përse ndërkombëtarët po qëndrojnë larg zgjidhjes së krizës, nënkrytearja e LSI-së pohon se: “Familja Europiane të cilës ne duam ti bashkohemi, ka në themel demokracinë dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje që buron pikërisht nga vota e lirë, e ndershme dhe në këtë po kërkojmë të zbatohet dhe në vendin tonë”. Si e shpjegoni që ende PS-ja vijon fushatën zgjedhjore zgjedhjore,, kur Presidenti i Shqpërisë, Ilir Meta i ka anuluar zgjedhjet e 30 qershorit? Nga ana endim është botuar tjetër tjetër,, ky vvendim edhe në fletoren zyrtare zyrtare.. Tashmë çdo veprim i maxhorancës është anti-ligjore, përsa kohë kemi një dekret të Presidentit të Republikës, i cili ka anuluar datën 30 qershor si datë zgjedhjesh, duke u botuar dhe në fletoren zyrtare. Ky dekret është i detyrueshëm për të gjithë. Në këto kushte çdo miting elektoral apo organizim i procesit zgjedhor nga ana e KQZ-së, është i paligjshëm dhe provokim i pastër ndaj tyre. P as protestës së 2 1 qershorit, 21 Basha tha se opozita do të pamundësojë takimet e kryeministrit Rama me elektoratin. Kreu i PD tha se aksioni do të jetë si në Shkodër kodër.. A i druheni përplasjev përplasjevee që mund të kthehet në luftë civile mes pushtet vendor dhe atij qeveritar? Si do të organizohen këto protesta kur po i afrohemi 30 qershorit? Qytetarët janë në të drejtën e tyre për të protestuar kundër një qeverie të lidhur me krimin që deformon vullnetin e tyre. Padyshim që kjo arrogancë nga ana e kryeministrit Edi Rama që sot pas përgjimeve të medias gjermane “Bild”, duhet të mbante përgjegjesi politike dhe ligjore, revolton akoma më shumë qytetarët. Askush nga ne nuk dëshiron përplasje midis qytetarëve por kjo përçarje që po krijon ky kryeministër, do e bëjë atë përgjegjës për çdo gjë. Protesta do ketë në gjithë Shqipërinë për mos lejuar në asnjë mënyrë votime moniste në 30 qer-
shor. Kjo qeveri ilegjitime ka humbur çdo moral, besim dhe të gjithë përgjegjësit e blerjes së votave në Durrës, Dibër e gjithë Shqipërinë, do përgjigjen para drejtësisë për këtë kriminalizim të organizuar në çdo qelizë që i kanë bërë vendit tonë. Opozita ka shtuar një kusht të ri, përv eç largimit të R amës përveç Ramës amës.. Burgosja e vjedhësve të votave por si do ta arrijë opozita që të dërgojë mbrapa hekurave këta persona? Pse deri më sot nga ana e opozitës, nuk ka pasur asnjë padi për pushtetarët e PS-së që dalin në përgjimet e “Bild”? Ne kërkojmë të ndërtojmë një shtet të së drejtës dhe ku të gjithë të jenë të barabartë para ligjit. Kjo mund të arrihet duke kthyer në shinat ligjor e kushtetues Reformën në Drejtësi që ajo të jetë e pavarur, profesionale dhe e drejtë për të gjithë. Nëse do e kishim Prokurorinë sot të pavaruar, padyshim që gjithë zyrtarët nga kryeministri Edi Rama, deputetët, ish-ministrat e deri tek punonjësi i administratës publike, do të ishin thirrur nga Prokuroria për tu marrë në pyetje e më tej do kishin filluar procedurat për ndjekjen penale. Po kjo gjë nuk ndodh sot. Prandaj padyshim që vënia përpara drejtësisë e gjithë blerësve të votave është minimumi që sistemi funksional i drejtësisë mund të bëj ndaj krimit elektoral. Nuk mund të vazhdojmë më me pandshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë të kthyer në normë tashmë. Audio-përgjimet e “Bild”, nxorrën në pah përgjimet e kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që në 2016 me një denoncim të Partisë Demokratike dhe si dosja 339,184 kanë vite që nuk zbardhen
me vendim politik të Prokurorisë. Aty janë dosjet, ti zbardhin pasi është një çështje që ka interes kombëtar si dhunimi që i është kryer vlerës nga buron demokracia dhe pluralizmi politik pikërisht Vota. Kjo Prokurori e kapur tashmë nga maxhoranca shqetësohet për daljen e sekretit hetimor dhe imazhin e saj, sesa për hetimin e plotë të çështjeve dhe vënien përpara drejtësisë të çdo zyrtari të përfshirë në këtë masakër elektorale. Absurdi arrin kulmin kur vetë Kreu i Komisioneve të Ligjeve, Ulsi Manja është i përfshirë në këtë skemë mafioze, të blerjes së votave dhe në vend që të shkojë të përgjigjet përpara drejtësisë, propozon ligje për t’iu hequr të drejtën shqiptarëve për të lëvizur jashte vendit nga 5-10 vjet për ata që dhunojnë procesin zgjedhor. Këtu nuk ka më as moral dhe as përgjegjshmëri. Pasi e vetmja gjë që duhet të bëjë është të japë urgjent shpjegime dhe të mbajë përgjegjësi për këtë vepër të rëndë penale që ka kryer para organëve të drejtësisë. Si e shihni faktin që ndërkombëtarët, ndryshe nga herët e tjera, kanë qëndruar larg nismave serioze për zgjidhjen e kësaj krize? Shumica e tyre kanë qënndruar të heshtur edhe për përgjimet. E shihni si mbështetje të pushtetit qev eritar? Në kuv end, R ama tha qeveritar? kuvend, Rama se ndërkombëtarët janë kundër opozitës.
Mendoj që mbas 30 viteve nga rënia e kominizmit, shqiptarët duhet të tregojnë maturi dhe përgjegjshmëri që krizat e tyre ti zgjidhin vetë. Qeveritë e vendeve europiane flasin me raportet periodike që bëjnë për vendin tonë. Raporti i DASH, flet qartë që Shqipëria është kthyer në qendër operacionale të krimit të organizuar për Europën e më gjerë, për korrupsion në të gjitha nivelet dhe fenomenin në rritje të pastrimit të parave. Ndërkohë fatkeqësisht, Parlamenti holandës pak kohë më parë i kërkoi Komisionit Europian vendosjen e regjimit të vizave me Shqipërinë dhe gjithashtu mos hapjen e negociatave me vendin tonë për dy arsye: Mungesa e luftës kundër korrupsionin dhe krimit të organizuar. Gjermania, Franca po ashtu për shkak të rritjes së numrit të azilkërkuesëve nga Shqipëria, vlerësuan se Shqipëria nuk është gati për të hapur negociatat. Kriza në të cilën ndodhet vendi, ka vetëm një zgjidhje politike që ka propozuar opozita , një Pakt Kombëtar për të hapur një etap të re të shtetit të së drejtës, demokracisë dhe forcimit të ekonomisë për qytetarët dhe jo për oligarkët. Familja Europiane të cilës ne duam ti bashkohemi, ka në themel demokracinë dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje që buron pikërisht nga vota e lirë, e ndershme dhe në këtë po kërkojmë të zbatohet dhe në vendin tonë.
POLITIKE ANALIZË Nga Prof. Dr. Kastriot Islami
D
y pyetje shtrohen këto ditë në tavolinat e bisedave mes shqiptarëve: I) kush e mbështet Ramën; dhe II) përse mbështetet Rama kur trazirat po përfshijnë vendin. Realisht, Rama mbështetet vetëm nga disa pak “ndërkombëtarë”, shumica janë për largimin e tij, kurse një pjesë tjetër po vështrojnë me indiferentizëm fundin e tij të tmerrshëm. Por një përgjigje më shteruese e këtyre dy pyetjeve jepet më poshtë. Gjatë këtyre ditëve, situata politike është tensionuar në ekstrem. Qytetarët e revoltuar në shumicë janë në protesta masive, duke kërkuar që Rama të largohet dhe të hapë rrugën për zgjedhje të lira e të ndershme për të zgjidhur krizën e ilegjitimitetit të Kuvendit e të qeverisë, që ka ardhur nga blerja e votave dhe kërcënimi i votuesve në zgjedhjet e vitit 2017. Revolta qytetare është rritur maksimalisht gjatë ditëve të fundit edhe për shkak se media gjermane “Bild”, me burime duket joshqiptare, ka publikuar “përgjime” ku implikohet vetë Rama, ishministra e zyrtarë të lartë të tij, anëtarë të bandave kriminale dhe kriminelë që janë të lidhur me Ramën apo zyrtarë të mesëm të Rilindjes në blerjen e votave e kërcënimin e votuesve. Të gjithë këta qytetarë të shqetësuar në ekstrem dhe të frikësuar nga destabilizimi i vendit apo një përplasje civile, pyesin “përse Rama nuk largohet” që të qetësohet situata e më tej të bëhen zgjedhje të lira e të ndershme dhe të “fitojë kush të fitojë”. Shumica e qytetarëve shqiptarë ndihen të shqetësuar përse ndërkombëtarët nuk po ndërhyjnë për të qetësuar situatën dhe zgjidhur ngërçin, siç kanë vepruar edhe herë të tjera më parë. Madje, jo pak shqiptarë pyesin se përse disa nga ndërkombëtarët, që nuk janë shumë, vazhdojnë të mbështesin Ramën në marrëzitë e zullumet e tij dhe nuk thonë asnjë fjalë për implikimin e Ramës në vjedhjen e votave, për lidhjet me krimin apo trafiqet e drogës. Kjo të shtyn të mendosh se “trazirat” që po i vijnë rrotull Shqipërisë nuk lidhen thjesht dhe vetëm me keqqeverisjen e Ramës, me zullumet apo “çmendurinë” e tij, marrëzitë apo perversitetin
e tij, sepse të gjithë mendojnë se një “frikacak” si Rama do të ishte larguar 100 herë deri tani duke dhënë dorëheqjen. Duket se diçka tjetër fshihet pas “marrëzisë”, perversitetit dhe/ ose “çmendurisë” së tij. Rama siç duket është ndër të tjera edhe peng i një misioni antishqiptar, antikombëtar e antieuropian; ky nuk është konspiracion. 1. Projekti i “ndryshimit të kufijve në Ballkan” për interesat e Serbisë… Projekti i “ndryshimit të kufijve në Ballkan”, i konceptuar prej shumë kohësh nga qarqet akademike e politike të Beogradit në favor të interesave të Serbisë, është nxjerrë nga sirtarët, riaktivizuar dhe intensifikuar nga Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Projekti ka gjetur natyrshëm mbështetje të konsiderueshme nga shumë forca politike dhe politikanë serbë, por ende nuk ka mundur të ketë një mbështetje unanime brenda Serbisë sepse disa forca politike e politikanë serbë e kanë kundërshtuar atë. Vuçiç, natyrshëm, si përfaqësues i interesave serbe, drejton vënien në jetë të këtij projekti, duke pasur mbështetje të gjerë politike e publike; dhe kjo është normale nga këndvështrimi i interesave të palës serbe. Ky projekt është “maskuar” nga dy nënprojekte të tjera: i) ndarjen/copëtimin e Kosovës përmes marrëveshjes Prishtinë (Thaçi)-Beograd (Vuçiç) për ndryshimin e kufirit mes dy vendeve sipas linjave etnike dhe ii) premtimin, natyrisht shumë të “pasigurt” e gati të pamundur, për Bashkimin e Kosovës së copëtuar me Shqipërinë e keqqeverisur, të varfër dhe të boshatisur nga emigracioni masiv. 2. Angazhimi misionar i Ramës e Thaçit për “ndryshimin e kufijve në Ballkan” Ajo që duket e çuditshme është se për realizimin e këtij misioni historik me origjinë serbe janë angazhuar si “misionarë” tepër aktivë Edi Rama e Hashim Thaçi! Kjo sepse, së pari, atyre me shumë gjasa iu është premtuar, por dhe ata vetë janë të bindur se projekti i “ndryshimit të kufijve në Ballkan” do të ishte e vetmja mundësi e
10 E diel, 23 QERSHOR 2019
“Ndryshimi i kufijve në Ballkan” po destabilizon Shqipërinë mbetur që do të mund t’iu garantonte atyre jetëgjatësinë e pushtetit të tyre personal. Së dyti, ata janë të bindur se jetëgjatësia e qëndrimit të tyre në pushtet përmes këtij misioni do të kalonte nga projekti i realizimit të Bashkimit të Kosovës së copëtuar/ ndarë me Shqipërinë e destabilizuar, që do ta shisnin si arritjen e tyre historike????!!! Por duket se këto hesape janë bërë pa hanxhinë!!! Thënë shqip: Gjermania, lokomotiva e BEsë, është deklaruar kundër këtij projekti dhe është angazhuar që ky projekt i rrezikshëm për stabilitetin e sigurinë e Ballkanit Perëndimor e përtej tij, të frenohet e pengohet… Nga shumë analistë europianë mendohet se ky projekt, krejtësisht ndryshe nga çfarë kanë menduar Rama dhe Thaçi, jo vetëm ka dështuar, por nuk ka asnjë shans në të ardhmen të bëhet realitet, ndonëse edhe Rama edhe Thaçi e dinë këtë gjë, vazhdojnë të insistojnë në realizimin e tij!!! 3. Projekti rama-thaçi është i dështuar Ky projekt duket një “skenar”, të cilin edhe shumë nga vendet me peshë në vendimmarrjen globale dhe politikanë të rëndësishëm në nivel global, veçanërisht nga vendet e BEsë, që prej 20 vjetësh kanë kontribuar për pavarësimin e Kosovës dhe integrimin në BE e NATO të Shqipërisë e të vendeve të Ballkanit Perëndimor, do ta kundërshtonin fuqimisht ose më saktë do të angazhoheshin për ta penguar me çdo mjet e mënyrë. Deri më sot, Rusia është shprehur në favor të një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë për ndryshimin e kufijve me të vetmin “kusht” që një marrëveshje e tillë të pranohet nga Serbia. Ky projekt me origjinë serbe është
mbështetur qartas edhe nga disa ish-zyrtarë të lartë në Bruksel, ndërkohë që është kundërshtuar fuqimisht nga Gjermania dhe të gjithë ata politikanë që prej 20 vjetësh kanë qenë të angazhuar për pavarësinë e Kosovës, stabilitetin e Ballkanit dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në strukturat europiane dhe euroatlantike. Këtë projekt me origjinë serbe kanë marrë përsipër ta drejtojnë e realizojnë së bashku Vuçië, Rama e Thaçi, duke e konsideruar misionin e tyre më të madh historik, duke u vendosur madje edhe kundër Gjermanisë e shumë vendeve të BE-së. Arsyeja është e thjeshtë: këta të tre gjykojnë se përmes kësaj karte populiste, antieuropiane e antieuroatlantike do të mund të siguronin në kontekstin e humbjes së mbështetjes qytetare për shkak të qeverisjeve të tyre të korruptuara, autoritare e klienteliste (s’janë të rastit protestat e fuqishme qytetare kundër Vuçiç në Serbi e kundër Ramës në Shqipëri dhe mosmarrëveshjet ThaçiHaradinaj në Prishtinë) jetëgjatësinë e pushtetit të tyre personal. 4. Qëndrimet e Gjermanisë, Rusisë dhe SHBA Pasojat e para të përpjekjeve për zbatimin e këtij projekti do të ishin i) ndarja/copëtimi i Kosovës e komprometimi i rëndë i procesit të pavarësimit të saj, ii) dështimi me shumë gjasa i projektit të Bashkimit të Kosovës së copëtuar me Shqipërinë e “trazuar” dhe iii) destabilizimi eventual i Shqipërisë deri në kufijtë e përplasjes mes regjimit policor të Rilindjes dhe qytetarëve të revoltuar në ekstrem. Këto rreziqe janë të larta për shqiptarët, edhe për faktin se ka një ndarje të fortë të qëndrimeve të vendeve me peshë në
vendimmarrjen globale, por edhe për shkak të ndarjes së thellë të qëndrimeve të faktorëve të rëndësishëm politikë e institucionalë brenda Kosovës e brenda Shqipërisë. Serbinë në këtë nismë, ndër të tjera e mbështet edhe Soros, i cili është një mbështetës i hershëm, por i maskuar i këtij projekti. Në mbështetje të këtij projekti janë edhe shumë ishzyrtarë të lartë të Brukselit, gjë që shpjegon edhe mbështetjen e tyre për misionin e Vuçiç, Thaçit dhe Ramës. Këtë projekt e kundërshton fuqimisht e ashpërsisht Gjermania dhe veçanërisht Kancelarja gjermane Merkel. Kjo shpjegon ndër të tjera edhe qëndrimin e ashpër gjerman, politik e mediatik ndaj qeverisjes Rama në Shqipëri, nisur nga fakti që Gjermania është veçanërisht kundër projektit të ndryshimit të kufijve në Ballkan. Sepse Gjermania dhe kryesisht e djathta gjermane kanë shqetësimin e arsyeshëm se zbatimi i këtij projekti jo vetëm do të stoponte procesin e pavarësimit të Kosovës, për të cilin ata kanë investuar prej disa vitesh, por do të mund të cenonte rëndë integritetin e sovranitetin e Kosovës e sigurinë e Shqipërisë, si dhe të hidhte në erë stabilitetin e rajonit, duke rrezikuar edhe sigurinë në disa nga vendet e BEsë. Administrata e re amerikane, bazuar edhe në filozofinë “Amerika e para”, duket se ka ulur vëmendjen ndaj zhvillimeve në Ballkan duke ia lënë Bashkimit Europian të gjithë peshën dhe përgjegjësitë për Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që Rama, Thaçi e Vuçiç kanë paguar shuma të majme për të krijuar perceptimin alibik se administrata Trump e mbështet projektin e “ndryshimit të kufijve në Ballkan”; gjë që nuk është (Vijon në faqen 11)
POLITIKE Leksionet që na Jeminëmëshirënedobermanëve dhanë përgjimet N e BILD 11
E diel, 23 QERSHOR 2019
FUROM
Nga Ilir Babaramo
Nga Klajda Gjosha
P
ërgjimet e BILD na kanë dhënë një leksion shumë të vlefshëm, atë që politika ka nevojë të përfaqësohet nga njerëz të thjeshtë, normal dhe si të gjithë qytetarët e këtij vendi. Kuvendi i Shqipërisë, duhet të jetë shtëpia e integritetit shoqëror, vlerave, kulturës dhe dijes. Sot më shumë se kurrë nuk mund të pranojmë që Komisioni i Ligjeve, që propozon dhe miraton ligjet që diktojnë jetën e qytetarëve shqiptarë, të drejtohet nga njerëz që shesin dhe blejnë të drejtën e qytetarëve për të votuar të lirë, të shesin dhe të blejnë postet e administratës publike, të propozojnë ligje që dënojnë qytetarët dhe të shantazhojnë këdo që i tregon ligjin kur
(Vijon nga faqja 10)
aspak e vërtetë. Dhe këtë spekulim të lobistëve, Rama, Thaçi e Vuçiç përpiqen ta shesin si mbështetje të SHBAve për veten e tyre. 5. Ndarja e thellë në Kosovë e Shqipëri për rolin e Ramës e të Thaçit Brenda Kosovës, projekti drejtohet nga Thaçi që është në konflikt të ashpër me Kryeministrin Haradinaj dhe me të gjithë faktorët kryesorë politikë e mbi të gjitha me opinionin politik e mediatik. Kurse në Shqipëri, Rama, ndonëse i rrethuar nga disa “argatë të ishJugosllavisë”, është i vetëm dhe i izoluar në krye të realizimit të këtij projekti, madje fshihet tinëzisht, ndërkohë që Presidenti, e gjithë opozita dhe opinioni publik, mediatik e intelektual janë kundër angazhimit “misionar” të Ramës e Thaçit në mbështetje të projektit të “ndryshimit të kufijve në Ballkan”, duke shkuar deri në ekstrem me cilësimin e tyre si “tradhtarë të kombit”. 6. Shantazhet nga media Serbe për veriun e Kosovës.. Rama i gjendur përballë protestave të fuqishme qytetare për shkak të qeverisjes korruptive, lidhjeve me kriminelët e trafikantët dhe humbjes së sigurt të pushtetit, ka vendosur ta çojë deri në fund misionin e ndërmarrë, qoftë edhe me koston e hedhjes në erë të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës apo edhe të destabilizimit të Shqipërisë. Shqipëria e Kosova janë më të rrezikuara se kurrë në këto 28
ata janë vetë objekt i tij! Politika duhet cliruar nga retorika konfliktuale, personale dhe e urrejtjes. Qytetarët e këtij vendi nuk mund të ndahen në të majtë dhe të djathtë, ata janë të gjithë të barabartë brenda ombrellës që quhet Shqipëri! Politika duhet të mësojë të respektojë dhe të ndahet një herë e mirë nga përcarja. Solidariteti në këto momente të vështira duhet të jetë pjesë e historisë së këtij kombi, për të ndarë politikën nga krimi, vulgariteti, abuzimi dhe deliri! Ky vend e ka të ardhmen drejt europës, askush nuk e devijon dot këtë destinacion final. Do të mjaftonte vetëm pak maturi politike për ta bërë këtë realitet!
vjet nga angazhimi i Ramës e Thaçit për zbatimin e projektit të “ndryshimit të kufijve në Ballkan”. Pa bërë asnjë ekzagjerim, shumë analistë perëndimorë, ndonëse krahasimet çalojnë, vlerësojnë se Veriu i Kosovës mund të kthehet në një zonë të ngjashme me Krimenë dhe Shqipëria të destabilizohej. Konkretisht, gjatë këtyre ditëve nga politika dhe media serbe është hedhur në treg shantazhi se nëse Thaçi nuk lejohet të nënshkruajë me Vuçiç marrëveshjen për ndryshimin e kufijve sipas linjave etnike të kufirit Serbi-Kosovë, me shumë gjasa zona veriore e Kosovës mund të kthehet në një “zonë konflikti të ngrirë”. 7. Rama ka mbështetjen e “ndërkombëtarëve”, që janë në favor të “ndryshimit të kufijve?” Pyetja që shtrohet me çudi nga të gjithë është: Si ka mundësi që Rama, autoritar, i korruptuar, i inkriminuar dhe dështak në çdo aspekt të qeverisjes së
uk e kam fjalën vetëm për kokat me qoshe të atyre krijesave të pështira që bënë plojën elektorale. Bëhet fjalë për dobermanë dhe pitbullë të tjerë. Nuk dua të shtoj asnjë fjalë më shumë se çfarë është thënë për përgjimet e publikuara nga Bild, te cilat do kishin detyruar t’ia mbathte në pol të Veriut këdo që ka pak cipë në faqe. Fare pak vëmendje po i kushtohet në opinionin publik ndryshimeve që propozon Rama në Kodin Penal. Nëse kemi parasysh se parlamenti tani ka një “opozitë të re” të drejtuar nga Hajdari askush nuk ka pikën e iluzionit se aty në sallën e parlamentit mund ti ndalojë dikush. Rudina është ngushtë këtë muaj. Rrogën mujore e dorëzoi vullnetarisht për te riparuar dëmin nga djegia e dy dritareve të KZAZ në Shkodër. ( o zot i madh, vajza e Azemit është kundër zjarrit ahahahahahahahaha). Nuk dua të merrem as me propozimin se kush prek procesin zgjedhor përveç burgut do privohet dhe 5-10 vjet për të udhëtuar jashtë shtetit. S ka asnjë vlerë për krizën që po kalojmë sepse është jo vetëm antikushtetues, por dhe absurd si ai vendimi i Plenumit që i
tij ka mbështetje nga disa faktorë “ndërkombëtarë”, ndonëse qytetarët shqiptarë kanë shpërthyer në revolta dhe po emigrojnë masivisht në vendet e BEsë për shkak të gjendjes së tyre katastrofike, varfërisë ekstreme, vjedhjes së pasurisë kombëtare dhe manipulimit të votave? Në realitet, Rama nuk ka mbështetjen e gjithë faktorit ndërkombëtar, por vetëm të asaj pjese të “ndërkombëtarëve” që mbështesin projektin e “ndryshimit të kufijve në Ballkan”, apo që shprehen në mbështetje të marrëveshjes ThaçiVuçiç për ndryshimin e kufirit Kosovë-Serbi sipas linjave etnike. Konkretisht, Rama mbështetet fuqimisht nga Serbia (ndonëse Rama është kujdesur që kjo mbështetje të mos shfaqet në publik), por edhe nga Soros (që ka angazhuar intensivisht djalin e tij Alex Soros që të kryejë misionin e tij përmes lëvizjeve mes Tiranës, Prishtinës e Beogradit) si dhe nga media e qarqe të
hoqi pas vdekjes teserën e partisë Mehmet Shehut. Në paketën e paraqitur ka disa nene të cilat dëshmojnë se dhe në ditët e tij më të vështira Edi Rama po i bën një shërbim të fundit parallinjve shqiptarë. Pasi u ka dhënë gjitha paratë që kishte në këtë buxhet, por dhe paratë buxheteve të 10 buxheteve të ardhshme përmes koncesioneve dhe PPP-ve, kryeministri u plotëson dhe një tekë. Njerëz, besoj e keni parë se kush janë parellinjtë që mban Rama rreth vetes. Ish-fatorino, kapterë intendence, magazinierë ntshapi, të rritur mes erës së hirës tek dyqani i djathit. Këta janë “haute societe”. Palmaresit të trofeve përveç rolexëve, bentley, vilave pa dyshim i kanë shtuar ndonjë doberman apo pitbull. Jeni tmerruar kur hanëmet e tyre obeze apo pinjollët e tyre kokërruar dhe kokëbosh ju kalojnë afër në trotuar me këta qen, që qentë me dy këmbë i kanë zgjedhur për të treguar se janë elita e vendit. Nëse deri sot jeni terrorizuar dhe mbrojtur ndaj tyre nuk do ta keni më këtë të drejtë. Mos qeshni. Ndryshimet ne kodin penal pikërisht këtë parashikojnë. Thënë më shkoqur nëse një doberman i sulet fëmijës suaj ju ndalohet të rrëmbeni ndonjë gur a hu që të mbroheni. Çfarë arrogance hanëmesh! Çfarë qeveri baxhellash! SYRI.net
vëna në lëvizje nga lobistë të paguar majmërish me paratë e korrupsionit, të kultivimit të kanabisit e të trafiqeve të drogës (përmes së ashtuquajturës Diplomaci e Kanabisit dhe Kokainës), si dhe nga disa zyrtarë të rëndësishëm në Bruksel, që për arsye të ndryshme apo për interesa të ngushta personale janë në favor apo mbështesin fuqimisht e haptas projektin e ndryshimit të kufijve në Ballkan sipas linjave etnike. 8. “Trazirat” se Rama është peng i projektit të “ndryshimit të kufijve?!” Nuk ka më asnjë dyshim se Rama është njëkohësisht misionar dhe peng i projektit të “ndryshimit të kufijve në Ballkan”, prandaj është i angazhuar fuqimisht dhe njëkohësisht i detyruar për ta çuar deri në fund këtë mision të rrezikshëm për rajonin, i bindur se realizimi i këtij projekti do t’i zgjaste qëndrimin e tij në pushtet. Prandaj, ai është i vendosur të bëjë gjithçka, të godasë e burgosë opozitën, të gjakosë qytetarët e revoltuar, të “varrosë” pluralizmin dhe të “vrasë” demokracinë, të hedhë në erë gjithçka e të kërcënojë gjithkënd. Në këtë betejë “misionare” Rama duket i vendosur të çojë deri në përplasje regjimin e tij korruptiv, të inkriminuar e policor me qytetarët e revoltuar dhe të varfëruar në ekstrem, duke përdorur ushtarë e shërbëtorë të neveritshëm. Për realizimin e këtij misioni, Rama madje ka mbështetjen e fuqishme të disa lobeve dhe qarqeve që punojnë për projektin e “ndryshimit të kufijve në
Ballkan” në favor të Serbisë, ndërkohë që ai kundërshtohet fuqimisht nga Gjermania e disa vende të rëndësishme europiane, që edhe për këto arsye mbështesin qytetarët e revoltuar shqiptarë të udhëhequr nga opozita dhe të gjithë ata intelektualë shqiptarë që kanë besim te demokratizimi e integrimi europian dhe euroatlantik i Shqipërisë. 9. Mesazhi europian për shqiptarët: kostoja e mosreagimit do të jetë e lartë Ndërkohë, disa vende të BE-së që zotërojnë të gjitha informacionet e analizat për sjelljet dhe misionin diabolik të Ramës e Thaçit për të hedhur në erë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, u kanë bërë të qartë shqiptarëve se nëse Rama qëndron në pushtet, apo thënë ndryshe nëse Rama do të vazhdojë të tentojë të çojë deri në fund zbatimin e projektit të ndryshimit të kufijve në Ballkan, atëherë ata duhet të paguajnë koston e lartë të heqjes së mundësisë për lëvizjen e lirë në Europë. Ose thënë akoma më shkoqur, disa vende të BE-së që janë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan sepse gjykojnë se kjo do të ishte “hapje e Kutisë së Pandorës”, me pasojë destabilizimin e Ballkanit, u kanë dërguar qytetarëve shqiptarë mesazhin: Qëndrimi në pushtet i Ramës për shkak të indiferencës dhe mosreagimit të tyre të fuqishëm e masiv për largimin e tij nga pushteti do të kishte koston e lartë të humbjes së lirisë të lëvizjes së qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen…
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E diel, 23 QERSHOR 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
13 E diel, 23 QERSHOR 2019
Presidenti Meta: Sa më i madh të jetë roli i gruas, aq më e emancipuar do të jetë shoqëria jonë
N
ën kujdesin e veçantë të Presidentit të Repub likës, Ilir Meta u çel në mjediset e hapura të Institucionit të kreut të shtetit ekspozita kushtuar grave të suksesshme shqiptare kudo ku jetojnë: në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Zvicër, Gjermani, Itali, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, etj. Pasi përuroi hapjen e ekspozitës së titulluar “121 jetë suksesi në 121 fotografi” dhe duke mirëpritur zonjat dhe zonjushat që me kontributet e tyre lartësojnë emrin e Shqipërisë në botë, Presidenti i Republikës vuri në dukje në fjalën e rastit: “Ndihem i lumtur veçanërisht për faktin se këto histori suksesi iu dedikohen zonjave shqiptare kudo në
botë që na e kanë zbukuruar dhe fisnikëruar Presidencën si asnjëherë tjetër. Ky ndriçim që ju na sillni këtu, së bashku me historitë tuaja të suksesit në katër anët e botës, është frymëzues për shumë gra dhe vajza të reja shqiptare, të cilat kanë nevojë të kenë më shumë besim e më shumë frymëzim për t’u ndarë me dëshpërimin që vjen shpesh edhe nga pamundësia për të gjetur modelin dhe shembullin e duhur”,- tha Presidenti Meta. Pasi falënderoi “Albanian Excellence” dhe drejtuesen, znj. Flora Nikolla, që në këto vite janë bërë promotore të evidentimit dhe vlerësimit të grave të sukseshme shqiptare, brenda dhe jashtë vendit, Presidenti Meta theksoi se: “Zonjat kanë ardhur jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, Maqe-
donia, Mali i Zi, nga Plava dhe Gucia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Gjermania dhe Italia edhe nga Presheva, duke paraqitur 121 histori suksesi dhe frymëzimi, në profesio-
net e tyre dhe në jetë, duke kapërcyer sfidat me të cilat janë ndeshur e duke i fituar ato në fusha të ndryshme si kulturë, art, arsim e mjekësi. U gëzova pa masë kur mësova se ‘Albanian Excellence’ e ka shpallur vitin 2019 ‘Viti i Gruas’, sepse kemi vërtet nevojë për qetësinë, mençurinë dhe impenjimin e grave shqiptare në të gjitha aspektet e jetës dhe shoqërisë dhe e kemi të domosdoshme që të jetë vërtet një vit pozitiv. Jam i bindur që, kur gratë janë të bashkuara dhe japin kontributin e tyre, përfituesit më të mëdhenj janë familja, komuniteti dhe atdheu”,- vuri në dukje Presidenti Meta. “Është shumë e rëndësishme që të dëgjohet zëri i grave
dhe vajzave për çështje më të rëndësishme që kanë të bëjnë me fuqizimin e tyre ekonomik, me fuqizimin e tyre politik, me mbështetjen sidomos për gratë kryefamiljare që kanë një përgjegjësi të jashtëzakonshme, me mbështetjen për gratë dhe vajzat në nevojë, apo përfaqësimi më i gjerë i grave e vajzave në vendimmarrje kudo. Vetëm duke u mundësuar grave dhe vajzave të bëhen pjesë më aktive dhe më e rëndësishme në vendimmarrje do të kemi ligje më të mira për familjen, për fëmijët, për moshën e tretë dhe më gjerë. Sa më i madh të jetë roli i gruas aq më e emancipuar, më e shëndetshme dhe më e bashkuar do të jetë shoqëria jonë”,- nënvizoi Presidenti Meta.
AKTUALITET
14
E diel, 23 QERSHOR 2019
LETRA PUBLIKE PËR DEPUTETIN E PARTISË SOCIALSTE
Nga Shemsi Prençi
S
humë i degjeneruari Ulsi!Të parët na kanë mësuar të kemi durim sepse e vërteta vonon por nuk harron! Në fakt ashtu ndodhi… Disa e kanë ditur se je një mashtrues ordiner, por “kazani” gjerman Bild tregoi publikisht surratin (se fytyrë nuk ke ti) Tuaj të vërtetë, prej servili dhe mashtruesi të paparë. Të gjithë dibranët që të ndihmuan për të shkuar në Parlament në vitin 2013 i abondonove dhe i le rrugëve, duke u servilosur tek lideri, duke mashtruar shokët e përfituar për vete e familjen tënde. Po poUlsi, të gjithë i ke gënjyer ashtu si gënjeje në përgjime Bert Agën, duke i thënë se: “e kishe për poste më të larta”, e duke ia kaluar topin Xhemalit. E more më qafë dhe e fute në rrugë pa krye, Bert Agën i cili kurrë nuk mori post, por përkundrazi ju shkatërrua jeta dhe familja e madhe, ku vëllain ia arrestuan për trafik droge dhe nipin ia rrëmbeu mafia dhe sot nuk dihet ku e kanë.( Ndjesë
“Shumë i degjeneruari dhe mashtruesi tipik, Ulsi! E vërteta doli!”
familjes Aga për kujtesën dhe shqetësimin). Sa i shpifur paraqiteshe në përgjime ti dhe soji juaj i Rilindjes. Në fakt ne që ju njohim, pamë surratin e vërtetë
të mashtruesve ordinerë. Dikur në vitin 2013 mblidhje vota ndershmërisht si opozitar pa paguar as çajin në klubet e thjeshta të fshatrave të Dibrës, ndërsa në përgjimet e vitit
Përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, zhvilluam në Tiranë, bashkë me përfaqësuesit nga autoshkollat, ekspertë e teknikë nga grupet e interesit, një dëgjesë publike për njohjen dhe përmirësimin e Draft-Pyetësorit për aplikantët për Instruktor Teorie dhe Praktike në Autoshkolla (për të gjitha kategoritë e lejedrejtimit), i cili është publikuar për sugjerime për herë të parë online në faqen tonë zyrtare të DPSHTRr-së. Dëgjesa publike janë diskutime të vlefshme që synojnë rritjen e transparencës dhe gjithëpërfshirjen për përmirësimin e akteve rregullatore, formateve të testimit, sistemeve për informatizimin e bërjen e proceseve testuese sa më objektive e përafrimin më të shpejtë me standardet europiane. “Hapje historike, ftesë konkrete për bashkëpunim nga DPSHTRR me çdo faktor e grup interesi por edhe demokratizim mentaliteti pune e sjelljeje. Dëgjojmë, reflektojmë, përmirësojmë. Jeni në kohë. Mirëpresim sugjerimet apo propozimet konstruktive nga të gjithë të interesuarit, brenda 30 qershorit për përditësimin e rradhës”.
Shënim i redaksisë: Ky është opinioni i ShemsiPrençit, por jo domosdoshmërish i redaksisë. Nëse zoti Manja ka reagim, ne jemi të hapur për botim.
SITUATA
DËGJESA
Instruktor në Autoshkolla, sugjerimet për pyetësorin
2016 shfaqesh si pushtetar kompetent duke mashtruar “bashkëpunëtorët e denjë” që vetë e kanë fajin që kurrë nuk të njohen as mendjen dhe as surratin.
Uroj të të kenë njohur e sidomos Berti që kurrë nuk bëri karrierë se kurrë nuk e ndihmove e në fakt edhe nuk e meriton se kaq e ka kapacitetin se zvarritet nëpër Ulsi e Xhemala për një cop shef komisariati ne Bulqizë! (mirë ti bëhet). Tani me Dibrën ke mbaruar punë se i ke përlyer gjithë shpurën atje, por ti o mashtrues nuk heq dorë nga zanati dhe vazhdon të mashtrosh Dibranët e ndershëm në Tiranë ( Laprakë e Paskuqan).Turp turpturp se në Diber nuk guxon të shkosh as në ish shtëpinë tënde. Ah se harrova me të pyet se si shkoi puna e “furrës” ku do piqje Presidentin e Republikës?! E tregove veten se je jurist më i dobët se Arta e cila nuk e poqi por i la të digjen dosjet 339/1 dhe 184 dhe tash nga thatësira po ikin fletët e disqet deri në Gjermani se: nuk mundet të shpjegohet ndryshe që Kryetari i Komisionit të Ligjeve në Parlamentin Shqiptar të shprehet se : “ Do e pjek Presidentin në furrë”. Këtë nuk duhet ta dëgjojmë dhe nga goja e një deputet me arsim Agranomi apo i pa shkollë e jo më nga palojuristat si ty. Turp, turp, turp.Pra nuk je gjë tjetër vetëm se një trap mashtrues ordiner.Suksese në jetë!
K
onsolidimi i sistemit bankar, zhvillimi i teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit, ndërgjegjësimi, edukimi i publikut në përdorimin e aplikacioneve bankare dhe financiare nëpërmjet pajisjeve të komunikimit në distancë ( smart phone, mobile phone, website etj.), ka sjellë rënie të numrit të degëve bankare por zgjerim të gamës së shërbimeve. Në fund të vitit 2018, bankat e ushtruan veprimtarinë e tyre nëpërmjet 447 degëve/agjencive, të shtrira brenda territorit të vendit. Zgjerimi i kanaleve të komunikimit në distancë mundësojnë dhe lehtësojnë përdorimin dhe kryerjen e transaksioneve bankare dhe financiare në kohë reale, në 24 orë gjatë 7 ditëve të javës dhe optimizojnë shtrirjen e rrjetit të bankave. Ndërkohë që rënia e numrit të degëve fizike, kanë ndikuar edhe riorganizimet juridike të bankave, nëpërmjet bashkimit me përthithje gjatë vitit. Bankat përthithëse kanë mbyllur degët me prezencë të dubluar në të njëjtën zonë gjeografike. Banka e Shqipërisë
Në 2018, shërbimet bankare u ofruan nga 447 degë
bën të ditur se shpërndarja gjeografike e degëve/agjencive bankare përshin pothuajse të gjithë territorin e vendit, ndërkohë që vijon përqendrimi i degëve dhe agjencive bankare
në Tiranë (42.5%), ku edhe përqendrimi i popullsisë është më i madh. Spërndarja e degëve dhe agjencive bankare, sipas rajoneve, është në përpjesëtim me numrin e popullsisë.
AKTUALITET
15 E diel, 23 QERSHOR 2019
Informacion për burgjet, Ish-kreu i SHISH: Ja pse Meta veproi mirë. Rama s’është nga ata që dorëzohen kollaj
Përgjimet, Fatos Klosi: Ata që janë kapur duke biseduar duhet të përgjigjen para drejtësisë I
sh-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi në një intervistë në “News 24” foli për përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, ndërsa tha se ky fenomen në Shqipëri nuk është i ri, por ka kohë që aplikohet nga të gjitha partitë politike. Ai tha se ata që janë kapur duke biseduar duhet të përgjigjen para drejtësisë. “Në fillim janë dukur interesante, të cilën ne kurrë nuk e bënim, por tani bëhen. Janë gjëra, që në parim bëhen në fushata elektorale. Nuk është e mirë dhe as normale. Në Shqipëri kjo është rutinë. Këta janë të parat që janë regjistruar dhe natyrisht do mbajnë pasojat. Kjo është e vjetër. Sigurisht se ata do të mbajnë përgjegjësi. Tani është bërë e mundur dhe provat tregojnë se po: Mund të bëhen. Nuk ka qenë mundësia përpara për ti faktuar dhe nuk ka qenë fenomeni kaq masiv. Tani që
provat janë dhe të shohim se çfarë do të bëjnë. Këtë punë e di prokuroria, ne mund të flasim sa të duam. Morali është një gjë që e mbajnë ata që e kanë dhe e mbajnë përgjegjësi. Ligji është ai që vendos dhe nëse kapen të tjerët, ata do të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Këto gjëra janë bërë në fshat dhe nuk mund
të bëhen në qytet. Janë gjëra që dihen dhe mos të bëjmë sikur. Kush e ka pranuar fajin aq kollaj. Këtu nuk është morali. Por është ligji që të thotë është kaluar ky cak. Kjo kërkon punë dhe nuk është aq e lehtë. Kanë ndodhur vrasje dhe gjëra më të rënda. Tani që kanë dalë mjetet, ata duhet të mendohen dh-
jetë herë para se ta bëjnë. Të dënohen ata që e kanë bërë. Procesi është hapur. Prokuroria e ka problem dhe nëse prej asaj dalin sekrete, e ka problem këtë gjë. Edhe ata gabojnë, për mua kanë gabuar. Nuk është për t’u çuditur. Detyra juaj nuk është për të nxjerrë fajtorë. Kjo bën përshtypje dhe këtu dhe fillon dhe mbaron”, tha ai. Për ish-kreun e SHISH-it, situata politikë në të cilën ndodhet aktualisht vendi është shumë e rëndë. “Gjendja është shumë e rëndë, më vjen keq që erdhi deri këtu. Përgjegjësi kanë të dy palët. Qeveria po mban të drejtën e saj, opozita po ngutet. Rama nuk është nga ata tipa që dorëzohen kollaj dhe këtë do të quaja defekt që s’u arrit. Po nuk besoj që synimi të jetë të jemi ne një vend me një parti. Më tremb ashpërsia e luftës politike”, u shpreh Klosi. Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit, u ndal tek letra që
kreu i Shtetit, Ilir Meta, përmes së cilës i kërkoi Drejtorisë së Burgjeve informacion mbi gjendjen e sigurisë në këtë institucion. Klosi e vlerësoi lëvizjen e Presidentit të Republikës. “Meta zgjodhi këtë rrugë duke thënë se kujdes se mund të ndodhë edhe kjo gjë. Shteti i ka rregullat se si funksionon. Këtu ka ardhë situata sepse palët bëjnë edhe gabime. Ne e kemi eksperiencën e shtetit. Meta ka bërë mirë dhe për këtë mesazh, i cili ishte i hapur dhe i ka treguar edhe popullit se po ndodhin shumë gjëra njëkohësisht. Protesta nuk është e popullit. Protesta udhëhiqet nga partitë e opozitës. Kur japin urdhra ata që të jenë paqësore ata e bëjnë paqësore, dhe kur japin urdhra të bëhet e dhunshme, ata e bëjnë të dhunshme. Kur protesta bëhet e ashpër, e fut edhe qeverinë në gabime, sepse do ti përgjigjet ashpër”-tha ai.
AKTUALITET
16
E diel, 23 QERSHOR 2019
Shumica e forcave shtesë policore janë dislokuar në bregdetin e jugut por edhe në zona të tjera ndërkohë që kufizime do ketë edhe për drejtuesit e Policisë së Shtetit
N
ëse keni zgjedhur që të kaloni pushimet tuaja në bregdet, atëherë siguria në ujë është vendimtare për këdo që ka fëmijë. Duke qenë në dijeni të rreziqeve duhet siguruar që fëmija juaj të ndjekë rregullat e sigurisë në ujë, për të ulur rrezikun e mbytjes. Këto rregulla vlejnë edhe për larje në pishina apo liqene. Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik, japin disa këshilla për t’u larë të sigurt. “Kujdes! Fëmijët nuk duhet të lahen asnjëherë vetëm dhe duhet të sigurohet një mbikëqyrje e vazhdueshme për ta. Notoni në zonat e rrethuara dhe të mbikëqyrura nga rojat detare. Notoni gjithmonë i shoqëruar nga një shok. Nëse do të lundroni me varkë vishni gjithmonë jelekun e shpëtimit. Mbani larg pishinës lodrat që nuk përdoren më. Vendosni barriera penguese pranë pishinave”,-rekomandojnë ekspertët. Mjekët këshillojnë që të tregohet veçanërisht kujdes ndaj pishinave. “Gastrointeritet janë ato që kryesisht na kanë filluar kryesisht nga pishinat publike. Të vjella, bark, veshi i notarit, infeksionet e kanalit të jashtëm të veshit dhe temperatura të larta që shpjegohen kryesisht me qëndrimin për orë të gjata në diell”, është shprehur një mjeke pediatre. Ajo këshillon ku të drejtohemi nëse vërehen simptoma të tilla. Duhet të shkojmë tek mjeku pediatër por jo të gjithë të shkojmë në urgjencë. Edhe nëpër qendrat shëndetësore afër plazheve ka mjekë pediatër. Një pishinë duhet të plotësoje kushtet të higjenës për të mos u kthyer në vatër infeksionesh. Myku dhe infeksionet urinare shkaktohen nga pishinat e ndotura. Është e rëndësishme
Sezon plazhi, këshilla për fëmijët dhe për të moshuarit
të frekuentohet kryesisht deti veçanërisht për fëmijët. Mjekët japin këshilla edhe për të moshuarit dhe këshillojnë që të sëmurët kronikë dhe jo vetëm të qëndrojnë deri në orën 11:00 të paradites në plazh dhe pas orës 18:00 të pasdites. “Zemra jep shenja nëse ka
SIGURIA
problem. Shtrëngim në gjoks, rëndim të krahëve, këmbëve e shpatullave, djersë janë shenja që duhen vlerësuar menjëherë”. Mjekët rekomandojnë që njerëzit e predispozuar për problem zemre të kryejnë një kontroll para se të nisen me pushime. Personat që ndodhen
pranë mund të japin ndihmën e parë duke bërë këto veprime. “T’i ngrihen këmbët më lart në kokë dhe të lajmërohet urgjenca”, është shprehur mjeku. Forcimi i masave të policisë synon mbarvajtjen e sezonit turistik, sa i takon rendit dhe sigurisë publike pasi vitet
“Komandimi i efektivëve, kryesisht i atyre të rendit dhe krimeve është një domosdoshmëri në kushtet kur stacionet policore në zonat bregdetare apo komisaritet kanë numër të limituar punonjësish dhe nuk e përballojnë dot menaxhimin e fluksit të pushuesve shqiptarë dhe të huaj që frekuentojn këto zona. Shumica e forcave shtesë policore janë dislokuar që në fillim të korrikut në bregdetin e jugut por edhe në zona të tjera ndërkohë që kufizime do ketë edhe për drejtuesit e policisë”.
SEZONI
18 vendndodhje autoambulancash nga Thethi në Ksamil M i n i s t r i a e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka ndërmarrë një sërë masash për n j ë s e z o n tu r i s ti k të sigurt dhe sa më pranë qytetarëve. Ministrja Ogerta Manastirliu thotë se autoambulancat janë të vendosura nga veriu deri në jug të vendit. “Nga Thethi në Ksamil. Ja ku ndodhen 18 postacionet e autoambulancave, pjesë e planit të masave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për garantimin e shërbimit shëndetësor 24 orë në 7 ditë të javës gjatë gjithë sezonit veror”, thotë Manastirliu. Nga ana e tyre, ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik bëjnë të ditur se në dispozicion të qytetarëve janë vënë 28 qendra shëndetësore verore me shërbim 24 orë. Ndërkaq, në zonat më të frekuentuara turistike janë 18 autoambulanca të vendosura në pika strategjike, për t’u ardhur në ndihmë pushuesve për çdo problematikë të tyren. Sipas ISHP-së, shërbimi në spitale është përforcuar dhe shërbimi i urgjencës dhe Njësia e Helikopterëve është në gatishmëri.
ELBASAN
R
ehabilitimi i spitalit të Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan, ka përfunduar dhe nga ky investim i qeverisë do të përfitojnë rreth 275 mijë banorë të këtij qarku. Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje investimin më të fundit në shëndetësi, me vlerë 174 milionë lekë. “Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga spitali më i ri në Elbasan, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Kryeministri Rama ndërsa publikoi pamjet e këtij spitali pas rehabilitimit. Spitali i ri në Elbasan ka një kapacitet prej 75 shtretërish, dy salla operacioni ndërsa së shpejti do të pajiset me aparatura të teknologjisë së lartë. Investimet në shëndetësi synojnë të fuqizojnë spitalet rajonale për të çuar shërbimin pranë vendbanimit.
SHËNDETI “Fëmijët nuk duhet të lahen asnjëherë vetëm dhe duhet të sigurohet një mbikëqyrje e vazhdueshme për ta. Notoni në zonat e rrethuara dhe të mbikëqyrura nga rojat detare. Notoni gjithmonë i shoqëruar nga një shok. Nëse do të lundroni me varkë vishni gjithmonë jelekun e shpëtimit. Mbani larg pishinës lodrat që nuk përdoren më. Vendosni barriera penguese pranë pishinave”. e kaluara nuk kanë munguar incidentet kur turistë shqiptarë dhe të huaj janë grabitur ose përfshirë në ngjarje të tjera. Nga ana tjetër, për sigurinë dhe rendin, komandimi i efektivëve, kryesisht i atyre të rendit dhe krimeve është një domosdoshmëri në kushtet kur stacionet policore në zonat bregdetare apo komisaritet kanë numër të limituar punonjësish dhe nuk e përballojnë dot menaxhimin e fluksit të pushuesve shqiptarë dhe të huaj që frekuentojnë këto zona. Shumica e forcave shtesë policore janë dislokuar në bregdetin e jugut por edhe në zona të tjera ndërkohë që kufizime do ketë edhe për drejtuesit e policisë. Policia e Shtetit në të gjitha pikat e kalimit kufitare po shpërndan fletë palosje me këshilla për pushuesit e huaj në anglisht dhe italisht, për pushuesit nga Kosova, për shqiptarët që kthehen për të pushuar, me këshilla për pushuesit në bregdet.
Rehabilitohet spitali i Urgjencës dhe Patologjisë
ART
17 E diel, 23 QERSHOR 2019
Meditim për Marcel Cellier, fitues i Grammy Award dhe shqiptarët Nga Alfred Papuçiu
M
arcel Cellier u largua nga kjo jetë në moshën 89 vjeçare. E shoqja e përkushtuar më theksoi se ai vazhdoi me sa mundi të japë ndihmesën e tij për përhapjen e muzikës popullore të vendeve të Ballkanit. Organist dhe etnomuzikolog, Marceli përshkoi Ballkanin (Rumani, Shqipëri, Bullgari, Hungari) duke regjistruar pa ndërprerje, pa u lodhur, muzikën autentike të këtyre vendeve. Disku i tij “Shqipëria misterioze” pati sukses të jashtëzakonshëm dhe akoma dëgjohet nga amatorët e muzikës popullore. Kur kthehej në Zvicër ai regjistronte emisionin “Nga Deti i Zi në Balltik” në Radio Suisse Romande. Në këtë emision u transmetuan për ditë të tëra edhe emisione me muzikën folklorike shqiptare të të gjithë trevave tona. Ai vazhdoi për 30 vite me radhë të bashkëpunonte me Radio Suisse Romande dhe me rastin e 85 vjetorit të tij mori dhe “Medaljen e Artë të Shekullit”. Në 14 maj 2014, në kujtim të Marcel Cellier, “Radio Kombëtare Bullgare”, BNR, i akordoi çmimin Sirak Stitnik dhe organizoi një koncert të “Mistereve të Zërave bullgare”. Aleksandri i biri i Marselit dhe Katerinës kujton se të premten në datë 13, Katerina vuri një disk për ta dëgjuar. Ata dëgjonin Misterin e Zërave bullgare. Marseli priti fundin e diskut të Misterit..për të ndërmarrë rrugën…Mamaja ishte pranë tij në çastin kur Marseli u largua qetësisht, ditë e Shënjtores Lucie në orën 15.00. Mënyra më e bukur dhe elegante për të ikur nga kjo jetë. E gjithë jeta e tij kishte ritmin e muzikës ».I biri i tij kujton akoma : »Marseli më ka çuar në Shqipëri, kur ky vend ishte ende bastioni i fundit dhe krenar i stalinizmit. Ne mbijetuam nga një tërmet atë mëngjes të 15 prillit 1979. Ishim të vetmit perendimorë që udhëtonim me makinë private në Tiranë dhe ai nuk pati frikë që të më shoqëronte, për të realizuar fotografi të ndaluara që munda t i marr në pjesën e prapme të Mercedezit, në një rrugicë që e kisha pikasur duke shëtitur . Të gjitha këngët që rregjistroi ishin të bukura, por mbetet në mendje kënga e Celo Mezanit, e madhërishme « . Ishte tepër skrupuloz dhe gjithçka e bënte me program. Ai nuk i thoshte kurrë jo një gote të vogël vere të bardhë të ftohtë ose një gotë raki në fund të ushqimit që e kishte marrë si
dhuratë nga miqtë në Shqipëri.. Ishte elegant dhe shkonte në punë me një motor, por në një kostum të bardhë. Kur vendosej duart në tastierë të një pianoje ose një organoje të madhe, nuk e mendoni se çfarë mund të rrezatonte. Dhe të gjithë dëgjuesit e tij besnikë e ndjenin atë kur ishte para mikrofonit të radios. Puna e palodhur është ligji i artit dhe i jetës, kurse arti është riprodhim krijues i realitetit. Për këtë arsye, Marcel Cellier nuk priste as porosi, as porositës ; ai krijonte vazhdimisht sot, nesër dhe gjithnjë. Këtu e ka burimin zakoni për punë, lufta e vazhdueshme me vështirësitë, mbi bazat e të cilave lulëzon bashkimi i lirë i artistit Marcel Cellier me Muzën dhe me forcat e veta krijuese. Marceli ishte i talentuar, pasi ai i kthe-
në shtëpinë e Marcel Cellier, bashkë me bashkëshorten time. Ishte edhe për të një gjë e mirë, pasi shpesh nga që lodhej gjatë javës parapëlqente të qëndronte e të çlodhej në shtëpi, përveç punëve të shumta që e prisnin. Marceli na nxorri aperitivin dhe na shërbeu gjëra të tjera, me atë buzëqeshjen e tij karakteristike. Gjithmonë faqet i rrinin të kuqe, duke i dhënë një hijeshi të veçantë. Kujtonte udhëtimin e tij në Shqipëri e sidomos në festivalin e Gjirokastrës ku kishte bërë rregjistrime të bukura e me shumë vlerë. E vetmja gjë që i kishte mbetur peng ishte se atëherë dikush atje në Tiranë (viti 1989) nuk kishte pranuar ta shoqëronte e shoqja Katerina, e cila donte të realizonte fotografitë, siç bënte në udhëtime të tjera me të. Edhe unë kisha mbe-
kënaqësi të merrte pjesë nëpër dasma dhe të kënaqte të pranishmit me lojën e tij të mrekullueshme. Ishte dhe djali tjetër, si edhe e shoqja e tij. Pas një kohe, mbasi kishim dëgjuar Aleksandrin në piano, si dhe Marcelin duke na treguar muzikën e tij të rregjistruar shqiptare, Marceli më tha: „Do të të jap një dhuratë. Ky është disku i ri që kam bërë me muzikë shqiptare, realizuar në Francë... U emocionova kur e mora atë disk me nënshkrimin e Marcelit. Mbi të gjitha më kujtoheshin emisionet e tij pasionante tek “ Radio Swis romandë “ për muzikën shqiptare. Ato fjalë të bukura e plot dashuri të Marcelit për këngët tona popullore, për folklorin shqiptar: „ Këngët ishin shumë dinjitoze”, „qënja `shqipëtare` e kësaj pasurie” kur ai u drejtohej „miqve të
hej me punë të përsëritur objektit të krijimtarisë së vet, pra punonte dhe ripunonte, dhe përsëri ripunonte pa fund, gjersa bindej se ka krijuar diçka të përkryer, një vepër të madhe arti, me nagrën e tij. Marcel Cellier shprehej se nuk duhej ndërprerë asnjë ditë puna për krijimtarinë. Nuk ka gjë më të rrezikshme, thoshte ai, sesa puna e ndërprerë ; kjo është një shprehi që ikën dhe nuk kthehet më, shprehi që është lehtë ta braktisësh, por shumë e vështirë ta rifitosh. Nuk e mbaj mend mirë se si lindi miqësia jonë, vetëm se atë mbrëmje e ndjeja veten tepër të lumtur që isha
tur i mërzitur atëhere, por të paktën nga Zvicra shkuan tre personalitete të artit: Marcel Cellier, Pierre Barde dhe Antoine Bordier, të dy gazetarë të televizionit të Gjenevës. Marceli pas një çasti na dhuroi diskun e tij me muzikë popullore shqiptare me titull « Shqipëria misterioze ». E dëgjuam një pjesë të saj dhe u mahnitëm me mënyrën se si virtuozi kishte paraqitur këngët tona të trevave te ndryshme të Kombit tonë. Atë darkë aty ishte edhe Aleksandri, djali i Marcelit, një virtuoz i vërtetë, që e kishte azhendën e tij të mbushur plot, për muaj të tërë. Ai kishte
muzikës tradicionale të Zvicrës”, siç e përsëriste vetë shpesh. Më kujtoheshin fjalët e tij shumë poetike: „Ngjitem me manjetofonin tim Nagra, mbajtur krahëqafë, në rrugën e mundimshme dhe me gurë që shkon zigzag deri tek kalaja e Gjirokastrës. Duke marrë përsëri frymë, shikimi im shkon tek çatitë prej guri të qytetit piktoresk...” Dhe më tej, ai thekson kur shiu i rrëmbyeshëm fillon të bjerë mbi skenë: „Shqiptarët janë shumë krenarë dhe nuk braktisin me asnjë pretekst... Artistët kanë ardhur nga disa fshatra dhe lugina të largëta, në mënyrë të çuditshme me
dhunti, për të na shfaqur diçka me origjinalitet të habitshëm”... „Të gjithë ngrinin shëndet me të gjithë, me konjak Skënderbej për miqësinë me Shqipërinë “. Ai tregon: „Papritur, pas meje, dëgjoj të flitet për emra që janë tipikë amerikanë. Pra shkoj në atë drejtim dhe menjëherë bëj një pyetje: „Nga keni ardhur?” „Ne jemi shqiptarë nga Detroiti i SHBA”- më përgjigjen ata. „A e ndjeni veten si në shtëpinë tuaj këtu në Gjirokastër”- i pyes. „Jo, këtu ne jemi në shtëpinë tonë”. „Ky grup, sapo ngjitet në skenë, thotë Marceli, la një përshtypje shumë të mirë, të stilit me të vërtetë shqiptar...” Marseli me zërin e tij melodioz më drejtohet : « Alfred, ajo që ja vlen është besimi, shpresa dhe dashuria. Por më e madhja nga të treja është dashuria ». Marceli më parë më kishte dhuruar diskun e tij me muzikë popullore shqiptare me titull « Shqipëria misterioze ». E kishim dëgjuar një pjesë të saj para disa kohësh tek ai dhe u mahnitëm me mënyrën se si virtuozi kishte paraqitur këngët tona të trevave te ndryshme të Kombit tonë. Më tha se kishte marrë « Grammy Award » për muzikën bullgare dhe të njëjtën gjë donte të realizonte me muzikën shqiptare. Propozoi që të bënte një disk tjetër me muzikë shqiptare, duke futur elementë të rinj... Shpresonim se dikush do të bënte një hap për të realizuar dëshirën e mikut tim Marcel dhe të gruas së tij shumë të devotshme, Katerina që e shoqëronte në çdo udhëtim pune, me fotografitë e saj të arrira. Por sëmundja e papritur e largoi nga kjo jetë virtuozin e mizukës popullore, mik fisnik i shqiptarëve dhe popujve të tjerë të Ballkanit. Darka atë mbrëmje tek miku im Marcel Cellier kaloi në një atmosferë të këndëshme, megjithëse ne na u desh të ktheheshim vonë në Gjenevë, nëpër rrugën me dëborë dhe të lodhur. Në mendje më mbetej melodia e luajtur në mënyrë të përkryer nga Aleksandri që e bëri enkas për neve, si dhe buzëqeshja e shprehur në faqet e kuqe të Marcelit që ishte tepër mirënjohës se kisha bërë përçapje për ta shpënë në Shqipëri, megjithëse unë kisha bërë detyrën time. Në radiokasetën e makinës sime, kisha lëshuar „simfoninë pastorale të shtetit mëmë”, sipas fjalëve të mikut tim muzikant, një muzikë polifonike arkaike të Jugut të Shqipërisë.
KULTURE
E
premtja paradite nuk ish te si gjithë ditët e tjera në Teatrin Metropol. Kampi i katërt veror për teatrin krijues dhe atë të kërcimit ka dhënë për publikun, prindër, të afërm dhe miq të fëmijëve pjesëmarrës, shfaqjen e Teatrit Krijues dhe Kampit të Kërcimit. Fëmijë nga shkollat 9-vjeçare të kryeqytetit ofruan një performim emocionues. Si grupi i aktrimit ashtu edhe ai i kërcimit shfaqën për publikuan punën dyjavore dhe shpirtin e pasur fëminor, çiltërsinë dhe dashurinë me të cilën ata mbushëm ambintet e këtij teatri. Kjo traditë sjell një pasurim të traditës me lidhjen e gjeneratës së re me artin, por në veçanti me etnofolkun tonë. Nga organizatorët vjen mirënjohja për gjithë stafin e Sektorit të Edukimit dhe atë Artistik të cilët me përkushtim dhe përgjegjësi iu përgjigjën nevojave të nxënësve pjesëmarrës në secilën ditë. Kampi i Teatrit Krijues: mes propozimit dramatik ‘Portokalli fluturues rrëfen’ nga Valbona Nathanaili, zhvilloi një punë mjaft dobiprurëse me temën e konfliktit, duke mos pasur në qendër teatrin si kulturë e famës, por teatrin si qasje kozmopolite ndaj humanizmit. Kampi i Kërcimit, në këtë vit të tij të parë, mes një kolazhi pjesëzazh të valleve popullore shqit-
18 E diel, 23 QERSHOR 2019
Pushimet verore nisën në Teatrin Metropol me “Portokalli fluturues rrëfen” javë, fëmijët e kampit mësuan valle të ndryshme të trevave shqiptare duke i dhënë rëndësi fuqizimit të fizikut dhe ndjenjës së ritmit e disiplinës. Ditët e para të pushimeve verore të nisura në Teatrin Metropol, përfunduan gëzueshëm. Mirënjohje për gjithë stafin e Sektorit të Edukimit dhe atë Artistik të cilët me përkushtim dhe përgjegjësi iu përgjigjën nevojave të nxënësve pjesëmarrës në secilën ditë. Në këtë vit të katërt ndjehemi më të pasur për nga këto realizime përvojash produktive që fu-
pare, duke i dhënë rëndësi fuqizimit të fizikut dhe ndjenjës së ritmit e disiplinës. Kampi i Trashëgimisë, mes teatrit të ritualit, duke eksploruar se si dikur e perceptonin dhe e prisnin ardhjen e verës njerëzit dhe
si bashkëvepronin në festime kolektive. Në këtë vit të katërt ndjehemi më të pasur për nga këto realizime përvojash produktive që fuqizojnë fijen që lidh artin me komunitetin dhe besojmë të kemi krijuar mundësi që mes eksplorimeve edukativo-artistike të nxisim edhe rrugë të reja të të menduarit. Kampi i Kërcimit, në këtë vit të tij të parë, solli mes një kolazhi pjesëzazh të valleve popullore shqiptare, një shfaqje fantastike të shumëduartokitur. Për dy
Blerim Destani në kopertinën e revistës prestigjioze botërore Aktori shqiptar Blerim Destani është një nga shqiptarët që ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme ndërkombëtare. Së fundmi Blerimi është bërë pjesë e revistës amerikane “Bella”. Aktori ka treguar për lexuesit se është me origjinë shqiptare dhe se ai ka lindur në Gjermani, sepse familja e tij ka emigruar shumë shpejt. Blerimi
Ekspozita abstrakte me celular
ka rrëfyer se punën me aktrimin e ka nisur që në moshën 13vjeçare dhe gjithmonë e ka pasur ëndërr të luante në një film me aktorë të famshëm. Më tej ai ka zbuluar se do të donte shumë që në të ardhmen të kishte një rol në një film ku do të luan Meryl Streep, Denzel Washington, Daniel Day-Lewis, Sean Penn, Robert DeNiro apo Al Pacino.
“Forumi Romak”, në parkun e Butrintit Gjatë këtij muaji, në Butrint po zhvillohet projekti kërkimor “Forumi Romak”. Qëllimi është që të sqarojë formën, kronologjinë dhe fazat e monumenteve të veçanta historike. Ky studim arkeologjik është i nevojshëm për të realizuar botimin përfundimtar të projektit, të quajtur “Butrinti: Forumi Romak”. Butrinti, ashtu si shumë qendra të tjera të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri, u shpall monument kulture, që në vitin 1948 me një akt të parë rregullues për monumentet e kulturës. Në vitin 1981, zona e pyllëzuar
përreth Butrintit u shpall gjithashtu monument kulture sipas ligjeve ekzistuese, për
qizojnë fijen që lidh artin me komunitetin dhe besojmë të kemi krijuar mundësi që mes eksplorimeve edukativo-artistike të nxisim edhe rrugë të reja të të menduarit, u shprehën organizatorët, ata që mbajtën mbi supe dhe vlerësuan me përgjegjësi një barrë të tillë. Kjo përvojë është ajo që duhet vijuar dhe mbështetur, si nevojë e ngutshme që koha paraqet për të thithur në përfshirje krijuese dhe të pavarur fëmijët, ata që do të jenë e ardhmja e vendit, vazhduesit e traditës. Albert Vataj
mbrojtjen e zonave arkeologjike me rëndësi mjedisore. Në rrafshin ndërkombëtar, rëndësia e qytetit antik u njoh dhe u konfirmua si e tillë në vitin 1992, kur ai u përfshi në listën e pasurive botërore të UNESCO-s. Brenda parkut ndodhen 10 zona të shquara arkeologjike, që lidhen me historinë e Butrintit. Disa prej tyre janë zona brenda mureve të Butrintit, ajo jashtë mureve, Diapori, Fortesa - kalaja e Ali Pashë Tepelenës, Kalivoi, Shën Dëllia, Shën Dhimitri, Xarra, Ana e Kanalit të Vivarit etj.
“Vortex” në qendrën kulturore “Tirana ekspres”, është eksporita e çelur nga Vojsava Sula. Në muret e qendrës “Tirana ekspres” janë fotografi që kanë në qendër objekte, njerëz edhe peizazhe të ndryshme, të cilat, studentja e dizajnit i ka realizuar me celular. Kuratori edhe artisti Shpend Bengu, thotë se kjo ekspozitë është një ngjarje të rrallë për vendin tonë. “Fillimisht u eksperimentua nga Marcel Duchamp, ndërsa në 1916ën u hap ekspozita e parë e quajtur “Vortographs” nga Alvin Coburn. Ndonëse janë bërë eksperimente herë pas here, nuk është çelur më parë një ekspozitë e tillë, ndoshta sepse artistët apo fotografët kanë pasur një lloj timidimi, nga pritja që do t’i bëhej nga opinioni publik. Skupi i kësaj ekspozite, ajo që ka impresionuar të gjithë vizitorët është se fotografitë janë realizuar të gjitha me një telefon celular”, shprehet Bengu. Ekspozita “Vortex” vazhdon të qëndrojë hapur në qendrën kulturore “Tirana Ekspres”.
SHOWBIZ
19 E diel, 23 QERSHOR 2019
Elton John nderohet me çmimin më të lartë në Francë Elton John është nderuar me çmimin më të lartë civil në Francë, Legion d’Honneur. Këngëtarit iu dha çmimi nga Presidenti Emmanuel Macron gjatë një ceremonie në Pallatin Elysee. Presidenti Macron vlerësoi 72 vjeçarin si një “gjeni melodik” dhe si një nga artistët e parë homoseksualë për t’i dhënë një zë komunitetit LGBT. Gjatë fjalimit të tij të pranimit të çmimit John promovoi punën e tij bamirëse. Organizata bamirëse e këngëtarit, The Elton John Aids Foundation, ka gjeneruar më shumë se 310 paund për parandalimin, edukimin dhe ndihmën për personat me HIV. Gjatë fjalës së tij, ai tha se sa e rëndësishme ishte beteja kundër AIDS: “Si muzika, lufta kundër AIDS ka qenë pasioni im për vite të tëra.”
Ëndrra e Kim Kardashian bëhet realitet Kim Kardashian ka realizuar ëndrrën e kamotshme. Kim Kardashian ka pozuar së fundi për revistën e njohur japoneze. Bukuroshja ka bërë të ditur se imazhi i saj gjendet në tri kopertina të “Vogue Japan”, ndërsa pamje nga fotosesioni i realizuar për këtë revistë, i postoi në rrjete sociale. “3 kopertina për revistën Vogue. Kjo ishte absolutisht një ëndërr e bërë realitet”, ka shkruar Kim. Kim Kardashian është nënë e katër fëmijëve, dy prej të cilëve janë lindur nga nëna surrogate.
Noizy dhe Era në një super duet “Ku ka zë nuk është pa gjë”! Së fundmi nga një fan page i reperit të njohur Noizy, janë publikuar foto dhe video ku shfaqet sëbashku me Era Istrefin. Na duhet të besojmë se po ndodh një bashkëpunim i afërt midis tyre pasi ndodhen në ambientet e studios së reperit. Në video citohen emrat e të dy këngëtarëve shumë të dashur për publikun. Le ta mirëpresim këtë super duet!
Nicki Minaj drejt martesës Nicki Minaj do martohet. Reperja ka zbuluar se ajo dhe i dashuri i saj Kenneth Petty kanë marrë një licencë martese. “Ne morën licensën për tu martuar,”-tha Nicki në Apple Beats 1. “Mendoj se e tani e kam atë që kërkoja, lumturinë. Ishte kaq e vështirë për të arritur lumturinë. Tani që e kam këtë vend të lumtur, nuk dua të bëj kompromis për asnjë dhe asgjë.” 36-vjeçarja dhe Petty janë në një lidhje që nga dhjetori i vitit të kaluar. “Ai dëshiron që të bëhem gruaja e tij,”-tha Nicki në rrjetet sociale në një seri fotosh të publikuar përkrah tij. Petty gjithashtu bëri një tatuazh me emrin e saj të lindjes, Onika në dhjetor.
Bar Refaeli njofton shtatzëninë e tretë Njoftim i papritur nga Bar Refaeli që, me një video të postuar në Instagram, i tregon të gjithëve që është në pritje të fëmijës së saj të tretë. Në filmin ajo shfaqet në shoqërinë e komikut izraelit Assi Azar kur papritur thotë: “Jam shtatzënë”. Më pas shkruan një postim: “E bëra sërish”, ironizon për faktin e shtatzënisë së re, që vjen pak më shumë se një vit nga lindja e vajzës së saj të dytë. Modelja ka dy vajza Liv 2 vjece dhe Elle 1, nga martesa me Adi Ezra.
SPORT
20
E diel, 23 QERSHOR 2019
Mbrojtësi 19-vjeçar ka vendosur që të transferohet te kampionët e Italisë pas sezonit fantastik
Rozalb Lika
M
atthijs de Ligt është gjithnjë e më pranë Juventusit. Mbrojtësi që ka shkëlqyer në sezonin e fundit me Ajax-in, është në bisedime për një transferim të mundshëm te kampionët e Italisë. 19-vjeçari ka pranuar ftesën e Cristiano Ronaldos, i cili në ndeshjen finale të Ligës së Kombeve, e ftoi që të bëhej pjesë e bardhezinjve. Lajmi që u duk thjesht si thashethemi i radhës për mbrojtësin holandez, po merr formë tjetër. “Sky Sport Italia” bën me dije se ditën e djeshme Pavel Nedved dhe Fabio Paratici kanë takuar me agjentin e de Ligt, i cili i ka kërkuar pagë 12 milionë euro neto, plus bonuse. Raiola i ka kërkuar edhe një klauzolë largimi, që do të rritet pas çdo fund sezoni, por do të nisë nga 150 milionë euro, e në vijim. Vlera e kartonit të 19-vjeçarit llogaritet të shkojë nga 65-75 milionë euro, ndërsa vetë Raiola po përpiqet që të ulë sa më shumë koston e kartonit, që këto para të shkojnë për lojtarin. “Zonja e Vjetër”, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve në shtëpi, prej holandezëve, e kuptoi se kishte ende nevojë për t’u përforcuar. De Ligt u identifikua si një nga potencialet më autentike, por për shërbimet e tij ka rivalitet të madh. De Ligt, nga ana e tij, është shumë i intriguar nga mundësia për të kaluar te kampionët e Italisë, sepse atje do të kishte
De Ligt pranon ftesën e Ronaldos, gati të vishet bardhezi
garanci aktivizimi dhe mundësi për objektiva të mëdhenj. Në këtë moment Juventus nuk ka qenë kurrë më pranë de Ligt, por duhet të nxitojë të mbyllë operacionin, sepse PSG ndodhet pas “dere”, me Leonardon që ka dërguar sinjale të tjera, por që duhet të formulohet
edhe një herë nga fillimi mes drejtuesit të PSG-së dhe Ajax, sepse shkarkimi i drejtohet sportiv, Henrique Antero i dha kohë Juves për të përparuar në këtë negocim. Një tjetër lajm i mirë për skuadrën torineze është edhe tërheqja nga gara e Barcelonës, pasi sipas gazetës
“Marca”, nuk ka ndërmend që të shpenzojë shifra të çmendura për mbrojtësin e talentuar. Kërkesa e larta të Raiolës, nuk janë pritur mirë nga drejtuesit blaugrana, që duket se janë të përqendruar më shumë te operacioni Griezmann apo Neymar.
PRAPASKENA
MILAN
Sarri takim në plazh me Ronaldon, e bën qendërsulmues
Giampaolo flet si kuqezi: Kam punuar shumë për këtë ditë!
Ishte përfolur që para zyrtarizimit të Sarrit, por tashmë është bërë realitet. Trajneri i Juventusit ditën e djeshme ka pasur një takim me yllin portugez në plazhin e Villefranche, afër Nisë, në Francë. Lajmin e konfirmon e përditshmja italiane “Tuttosport”, që thotë se trajneri i ri i bardhezinjve ka shkuar në zonën ku CR7 po kryen pushimet. Sarri ka qenë i shoqëruar nga drejtori sportiv Fabio Paratici. Së bashku ata kanë shkuar në zonën e quajtur “Costa Azzurra”, ku janë takuar me sulmuesin portugez dhe kanë diskutuar për të ardhmen. Maurizio Sarri, i emëruar në stolin e Juventusit vetëm pak ditë më parë, ka diskutuar me Ronaldo, duke i paraqitur idetë e tij për lojën që do të ketë skuadra kampione e Italisë. Sipas Sarri, 5 herë fituesi i “Topit të Artë” do të jetë në qendër të skemave sulmuese. Mësohet se Sarri ka diskutuar me Ronaldo në lidhje me skemat e reja sulmuese të skuadrës bardhezi, një 4-3-3 ose një 4-3-1-2. Sezonin e fundit, Cristiano Ronaldo realizoi 28 gola me fanellën e Juventusit, në debutimin e tij me kampionët e Italisë.
“Kam punuar shumë për të arritur këtë shans, por për mua Milani është një mundësi e madhe”. Këto janë fjalët e para zyrtare të Marco Giampaolos si trajner i kuqezinjve. Në intervistën e tij të parë, 51-vjeçari i preku disa tema të ndryshme. “Kam punuar shumë për të arritur në klubin më të titulluar në Europë dhe një nga më të rëndësishmet në botë. Për mua është një mundësi e madhe, jam i lumtur dhe i motivuar. Maldini dhe Boban të përcjellin domethënien Milan, çfarë do të thotë të luash te Milani, ta stërvitësh ose të jesh pjesë e këtij klubi. Rrugëtimi ka qenë i gjatë, do të jetë edhe më i gjatë sepse nuk ka asnjëherë fund, nuk dihet kur mbaron për të ndërtuar ide, projekte dhe gjëra. Për momentin, jam i lumtur për të luajtur në një klub të madh dhe jam shumë i motivuar. Mund të them se kam punuar mjaftueshëm, tani mezi pres të rinis. Misioni im është të luaj atë futboll joshësh dhe atraktiv, më pas të fitojmë. Jam në klubin e duhur që e njeh atë kulturë, sepse e posedon. Janë mësuar kështu në historinë e tyre”, ka thënë ish-trajneri i Sampdorias për “Milan TV”.
ZIKALTRIT
Nëse dështon Lukaku, Interi do të tentojë Arnautovic
Interi është në kërkim të një sulmuesi të madh në sezonin e ri. Emri i parë në lisën e trajnerit Antonio Conte është Edin Dzeko, teksa sulmuesi i Romës është një hap larg. Marotta dhe Ausilio ndërkohë po punojnë edhe në një pistë tjetër, Romelu Lukaku, por sulmuesi i United vlerësohet 80 milionë euro. Duke parë këto vështirësi, zikaltërit po tentojnë edhe një tjetër profil, Marko Arnautovic. Sulmuesi i West Ham, sipas “Tuttosport” kërkon të rikthehet tek zikaltërit. Interi për momentin e sheh vetëm një alternativë të Lukakut, por nëse dështon operacioni për të marrë belgun, do të tentohet një rikthim i bomberit të “Hammers”, i cili vlerësohet 25 milionë euro.
TRANSFERIMI
Rrahmani të martën firmos kontratën me Hellas Veronën
Qendërmbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani është shumë pranë kalimit te klubi i Veronës në Serinë A, teksa marrëveshja pritet të mbyllet këtë javë. Sipas mediave italiane, veronezët kanë arritur marrëveshjen me klubin e Dinamos së Zagrebit, për shumën e 2.1 milionë eurove dhe të martën pritet që Rrahmani të kryejë edhe testet mjekësore. Ky do të jetë hapi i fundit për mbrojtësin 25-vjeçar, para se të firmosë kontratën me klubin e ri. Amir Rrahmani e ka nisur karrierën te Drenica, ndërsa më pas u transferua te Partizani në Tiranë dhe prej këtej te Dinamo e Zagrebit në Kroaci, ndërsa është një titullar fiks i Përfaqësueses së Kosovës.
SPORT
21
E diel, 23 QERSHOR 2019
PORTIERI
Nuk e do asnjë skuadër, Keylor Navas “ngec” te Reali Real Madrid do ta ketë të vështirë për të larguar portierin 32-vjeçar Keylor Navas në merkaton e verës. Sipas “AS”, shkak është rroga e tij e lartë, 7 milionë euro në sezon. Asnjë klub tjetër përveç PSG-së nuk është në gjendje të kënaqë financiarisht portierin 32-vjeçar. Trajneri Zinedine Zidane ia bëri të qartë portierit se ai do të jetë portier rezervë edhe sezonin e ardhshëm, pas belgut Thibaut Courtois. Për këtë arsye, palët ranë dakord që Navas të largohej në merkaton e verës. Nga
shitja e tij Reali pretendon 20 milionë euro. Gjithsesi, largimi i tij ka hasur në pengesa, pasi portieri pranon të qëndrojë edhe “i dytë” vetëm e vetëm që të përfitojë rrogën e lartë. Ndërsa Real nuk dëshiron ta mbajë. Ndaj skuadra “merengues” po mundohet të gjejë kompromisin me portierin nga Kosta Rika. Nëse kjo marrëveshje nuk gjendet, me shumë gjasa Keylor Navas, fitues i 3 Champions League radhazi, do të qëndrojë edhe një sezon në Madrid, sipas kontratës (skadon në vitin 2020).
Gazeta “Sport” raporton se katalanasit do tentojnë goditjen e dyfishtë gjatë kësaj vere
N
eymar apo Griezmann? Barcelona është e pavendosur për strategjinë merkatos që do të ndjekë gjatë kësaj vere. Gjithsesi gazeta katalanase “Sport” ka hedhur idenë e çmendur që po planifikon presidenti Josep Maria Bartomeu: Të blejë Antoine Griezmann dhe Neymar Junior! Të dy së bashku tek Barcelona, të dy në të njëjtën verë. Një goditje e paimagjinueshme me kosto tepër të larta financiare, por Barcelona mund ta bëjë këtë goditje. Bartomeu e ka të qartë që bëhet fjalë për një çmenduri, pasi për Griezmann duhet të paguajë 120 milionë euro, një shifër aspak e lehtë për t’u gjetur nga shitje. Ndërkohë që për Neymar duhet të përgatisin një mega-operacion që do ketë kosto të lartë, por në rikthimin e tij do të përfshihet patjetër një lojtar, prandaj shpenzimi për të do të përgjysmohet. Barcelona ka bërë gati listën me lojtarë si Coutinho, Dembele, Malcom, Rakitic dhe Umtiti për t’u shitur, apo edhe të Arturo Vidal në rast të ardhjes së një ofertë të mirë financiare. Largimi i të gjithë këtyre do të ishte i mjaftueshëm për të siguruar financat për dy goditjet e mëdha të merkatos, duke krijuar treshen e frikshme në sulm, që ndryshe do të quhej MGN (MessiGriezmann-Neymar). Një tjetër
Griezmann + Neymar, Barcelona pa frena në merkato
DJAJTË E KUQ United blindon De Gean me 350 mijë paund në javë
David De Gea duket se do të vazhdojë që të mbetet pjesë e Manchester United edhe në të ardhmen. Gardiani spanjoll do të firmosë një kontratë të re me “Djajtë e Kuq” duke hedhur poshtë mundësinë e një largimi gjatë kësaj vere. E përditshmja britanike “The Sun” shkruan se portieri do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me Manchester United. Nga marrëveshja e re ai pritet të arkëtojë 350 mijë paund në javë, duke u bërë portieri më i paguar në botë. Kontrata aktuale e De Gea me United skadon verën e ardhshme. Shpesh është përfolur se portieri do të rikthehet në Spanjë, në vendlindjen e tij. De Gea pritet të rinovojë kontratë me “djajtë” deri në vitin 2024. David de Gea luan me Manchester United që prej vitit 2011, duke e veshur fanellën e këtij ekipi në 362 ndeshje. Edhe pse u vendos në qendër të vëmendjes në fundin e sezonit, ai sërish ka besimin e trajnerit Solskjaer.
BRAZILIANI
Liverpooli kërkon rikthimin e Coutinhos në “Anfield”
problem i madh lidhet edhe me pagën e dy futbollistëve. Neymar përfiton 38 milionë euro në sezon te PSG, ndërkohë që Griezmann 25 me Atleticon, shifra të cilat Barcelona ka bërë më dije që nuk
KUKËSI
është i gatshëm për t’i ofruar. Ata mund të pranojnë një afrim në “Camp Nou” duke u nxitur edhe nga ideja për të luajtur me Messin. Ky është plani i transferimeve të Barcelonës për
këtë verë, një rrugë komplekse, e cila do të vendosë shumë për sezonin e ardhshëm të skuadrës blaugrana, që shpreson ta harrojë sa më parë turpërimin në Champions nga Liverpooli.
Gjoka “diktator” me lojtarët, zbulon programin e detajuar në Instagram K
ukësi ka filluar përgatitjet për pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues të Europa League. Skuadra verilindore synon një kualifikim të mundshëm ndaj Debrecenit, për të pasur mundësi për të sfiduar më pas Romën. Trajneri Ernest Gjoka nuk kërkon që t’i shpëtojë asnjë detaj nga përgatitjet duke vendosur
një program të veçantë për futbollistët. Strategu verilindor ka ndarë në rrjetet sociale programin për ditën e sotme, që fillon që në orën 7:30 me konsumimin e mëngjesit. Më pas ekipi në orën 9:30 stërvitet në palestër, ndërkohë që dreka është konsumuar në orën 12:30. Në 17:15 ekipi niset për të kryer stërvitjen
në Elbasan, ndërkohë që në orën 20:30 konsumon darkën. Gjoka u ka lënë vetëm një orë të lirë në mbrëmje për kafe 21:00-22:00, ndërkohë që në orën 22:00, të gjithë lojtarët duhet të jenë në dhomat e tyre. Një disiplinë e hekur e strategut të verilindorëve, i cili po kryen fazën e parë përgatitore para nisjes për në Ohër.
Liverpool nuk ka qenë shumë aktive gjatë kësaj vere, por pas deklaratës së trajnerit Klopp, i cili kërkoi blerje, vjen dhe reagimi i parë i drejtuesve. Bëhet fjalë pikërisht për sulmuesin e Brazilit, Philippe Coutinho. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, Jurgen Klopp dëshiron të marrë në skuadër lojtarin e Barcelona-s, i cili vitin e kaluar u largua për në “Camp Nou” për 160 milionë euro. 27-vjeçari nuk ka arritur të japë maksimumin në Spanjë dhe Klopp do të ishte i lumtur që ta rimerrte në skuadër. Në mediat britanike është përfolur edhe për një interesim nga ana e Manchester United dhe Chelsea-t për lojtarin, por vetë Coutinho është kundër rikthimin në Angli te një klub tjetër, për respekt të Liverpool. Një problem në këtë tratativë do të jetë paga e lartë që braziliani përfiton te katalanasit, por edhe në këtë pikë, ai mund të pranojë një zbritje për shkak të lidhjes së fortë që ka me tifozët.
SHENDETESI “Flokët janë korrniza e fytyrës” është kjo një prej maksimave më të spikatura në lidhje me rolin estetik që kanë flokët. Flokët kanë një rëndësi shumë të madhe për estetikën e njeriut. Rënia e tyre është e dukshme tek femrat dhe tek meshkujt, por më e theksuar është tek meshkujt. Por, përse bien flokët? A është i mundur parandalimi i këtij fenomeni? Si mund të trajtohet rënia e tyre? Shkaqet e rënies Trashëgimia dhe faktorët gjenetike. Rënia e flokëve ashtu si ngjyra e syve, është një tipar i trashëgueshëm. Me kalimin e kohës floku bëhet i hollë dhe bie kur folikulat vdesin. Gjenet që provokojnë rënien e flokut janë të transmetueshme nga të dy prindërit. Është i kotë rriti që ndiqet shpesh nga prindërit për të qethur fëmijët e vegjël, në mënyrë
që të rritet dhe shtohet floku. Nëse njeri nga prindërit vuan rënien e flokut, ajo do transmetohet tek fëmija nëse ai ka marrë gjenet e tij. Por nga ana tjetër nuk është e
22 E diel, 23 QERSHOR 2019
Arsyet e rënies së flokëve dhe mënyrat e parandalimit thënë që prindi vuan rënien e flokut dhe patjetër duhet ta ketë dhe fëmija. Kjo është në varësi se nga cili prind i janë transmetuar gjenet fëmijës. Pikërisht me këtë fakt shpjegohen dhe rastet e shumta që ndodhin brenda një familjeje, ku njëri vëlla është tullac, ndërsa tjetri ka një dendësi të madhe të flokëve. Rënia e flokëve fillon që 20 vjeç, por ajo vihet re vetëm kur personi arrin në të 30t. Rënia e flokëve nga trashëgimia është tipike në pjesën ballore dhe anash ballit. Stresi Stresi është një faktor shumë
rëndues në rënien e flokut. Në ndryshim me faktorin gjenetik, rënia e flokëve, për arsye stresi, është e shpërndarë në të gjithë zonën ku ka flokë ose e lokali-
zuar në formë rrethore. Sipas specialistëve, dietat e keqbalancuara sjellin si rezultat një keqekuilibrim të ushqimeve të nevojshme për organizmin. Mungesa e proteinave mund të ndryshojë prodhimin normal të flokëve dhe të bëjnë që flokët të hyjnë në një fazë pushimi dhe për dy apo tre muaj do të shfaqet humbja e flokëve në masë. Sëmundjet Ndodh shpesh që shfaqet dukuria e humbjes së flokëve pas kalimit të ndonjë infeksioni, si ethe të forta, operacione, etj. Gjithashtu dhe pas çrregullimeve të funksionimit të gjëndrave tiroide ndodh rënia e flokëve. Në këto raste është e nevojshme t'i jepet fund me trajtim për t'i normalizuar. Gjithashtu, shfaqet ky fenomen kur ka mosfunksionim të hormoneve mashkullore të njohura si androgjene ose femërore të njohura si estrogjene. Në këto raste korrigjimi i disekuilibrit eviton rënien e flokut. Gjithashtu, disa sëmundje shoqërohen nga rënia e flokëve, siç është rasti i diabetit dhe e kundërta. Rënia e flokëve është një paralajmërim se ndonjë sëmundje serioze po fillon të shfaqet. Medikamentet që përdorim për shërimin e sëmundjeve ndikojnë në rënien e flokut. Në këto raste lind si domosdoshmëri shtyrja e kurës së sëmundjes ose duhen marrë parasysh më parë pasojat e marrjes së këtyre medikamenteve. Rënia e flokëve nga marrja e
medikamenteve zakonisht është e kthyeshme dhe përgjithësisht pa probleme. Pakujdesia Veset e këqija dhe pakujdesia. Abuzimi me trajtimet kozmetike me cilësi të keqe, agresive dhe përdorimi i vazhdueshëm i tyre besojnë dhe thyejnë kapilarët e flokut duke bërë të mundur rënien e tyre. Një armik i flokut është edhe larja e tyre shumë e shpeshtë dhe krehja me avuj të nxehtë që bëjnë të mundur këputjen e tyre dhe provokojnë disekuilibër në shtresën e yndyrshme të lëkurës. Kujdes 1-Kontrolloni stresin
2-Mbani një dietë të përshtatshme 3-Pini të paktën dy kg ujë në ditë 4-Konsumoni fruta, perime dhe proteina, me ane të të cilave marrim vitaminat, minerale dhe materiale strukturale thelbësore në rikonstruktimin kapilar. 5-Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrave shtazore, duke i zëvendësuar me vajra natyrale, veçanërisht me vajin e ullirit. 6-Evitoni ushqimet e skuqura. 7-Përdorni sallata të ndryshme. 8-Dielli i pishinës dhe i detit është i dëmshëm për flokët. 9-Mos e ndërroni shpesh shampon.
Ushqimet Ushqimet që japin alergji janë; qumështi, veza, drithërat, perimet etj. Port ë gjitha ushqimet japin alergji, por varet nga organizmi i një personi. Të gjithë këta persona duhet të drejtohen tek mjeku alergolog. Gjithashtu, për të përcaktuar se cilat ushqime shkaktojnë alergji, duhet që të gjithë personat duhet të bëjnë analiza të gjata dhe të detajuara. Një i sëmurë mund të konsumojë djath, oriz, banane, vezë të zier,
supëra të ndryshme. Por një rëndësi të veçantë do t'i kushtohet marrjes së lëngjeve të frutave dhe perimeve. Është vetë natyra e këtyre infeksioneve si virale dhe bakteriale bëjnë që të çojë në sëmundje në eliminimin e toksinave në stomak. Ndërkohë që alergjitë ushqimore shprehen me shenbja në lëkurë, por edhe me çregullime intenstinale. Alergjitë shprehen në mënyra të ndryshme, me shenja në trup dhe me probleme të brendshme.
Alergjia nga ushqimet bllokon frymëmarrjen tek të moshuarit
D
ihet që ushqimet janë produkti bazë i ekzis tencës së njeriut, porn ë disa raste ato janë tepër të dëmshme. Mjekët infeksionistë bëjnë të ditur se disa produkte ushqimore që përdoren rëndom nga të moshuarit janë bërë shkak për shfaqjen e problemeve të frymëmarrjes, të clat kanë arritur deri në atake kardiake, apo rritje të tensionit. Ushqimet që shkaktojnë alergji japin ndikim të menjëhershëm në frymëmarrje, si rezultat ndodh ngushtimi i enëve të gjakut i cili jep ndikim të menjëhershëm për shfaqjen e problemeve të mësipërme. Mjekët rekomandojnë se kura e vetme është kryerja e analizave për përcaktimin e ushqimit që i
bën dëm personave të moshuar dhe moskonsumimi i këtyre ushqimeve. Stomaku duhet të jetë sa më i lehtë dhe duhet të ushqehemi me vitamina nga fruta dhe perime të ndryshme. Specialistët Infeksionistë sqarojnë të gjitha mënyrat se përse shkaktohen problemet me ushqimet, humbjen e oreksit, alergjitë nga ushqimet etj. Mjekja shprehet se ushqimet shfaqin probleme në organizëm për shkaqe të ndryshme. Simptomat Simptomat janë të dallueshme dhe të dukshme për pacientët. Ata kanë bark dhe të vjella, gjendje këputjeje, debolesë, mungesë oreksi, deri në dehidratim që vjen nga të vjellat dhe barku. Shumë pacientë nuk dëshirojnë të konsumojnë ushqim dhe
ndiejnë neveri ndaj ushqimeve. Nëpërmjet të vjellave pacienti nuk mban asnjë lloj ushqimi, arrin që edhe mjekimin nga goja të mos arrijë ta mbajë dot në stomak dhe detyrimisht të mos japë efekt pozitiv në stomak. Kthimi i oreksit vjen duke luftuar shenjat kryesore. Njëra rrugë është marrja e lëngjeve Në kushtet e shtëpisë duhet të merren vetë lëngjet si, Trisoli, Antiseptikan të ndryshëm. Lëngjet mund të merren të gjitha. Kjo, qoftë nëpërmjet ujit, dhallit, apo lëngjet e frutave të ndryshme. Mjafton të jenë lëngje të shëndetshme dhe në sasi të mëdha nga një ditë e zakonshme. Mjekja theksoi se nuk është problematike anoreksia në këtë fazë. Por sëmundja nuk duhet lënë pa mjekim.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 4. Zë i çjerrë a tinguj që të vrasin veshin (për zërin e një vegle muzikore të çakorduar) 8. Mal i lartë me kullota verore 12. Diametri i brendshëm i një gypi, i grykës së armëve të zjarrit etj 14. Yndyrë, tërësia e tyre 15. Shesh në Londër i ndërtuar për nder të fitores së admiralit Nelson 17. Ashtu quhet vendi ku vendoset platforma për të lëshuar anije kozmike 18. Pleh kimik që përmban kripëra të ndryshme të këtij lloji dhe që përdoret në bujqësi 20. Frank, ditari i së cilës u bë një nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve 21. ... ose pullë prej metali, plastike apo druri, e cila shërben për mbërthyer veshjen 22. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 23. Lëkura e pemëve, e frutave dhe e perimeve, e farave dhe tjetërçkaje është... 25. Në largësi të vogël nga diçka tjetër, pran 29. Grua me trup të shëndoshë dhe zakonisht të trashë, është edhe femra e derrit e tille 32. Gatesë, emblematike e kuzhinës italiane, spageti,etj. 34. Rrugë e ngushtë ku mund të kalojnë njerëzit e kafshët, shteg, ose... 36. Hedh tutje menjëherë e me forcë diçka; hedh larg, flakëroj; përplas 38. Laurence ..........., aktor i madh britanik i skenës 40. Gjarpër i trashë dhe i gjatë, me trup të fuqishëm 42. Filmi "... vjen një ditë" prodhim i vitit 1986, me regji të Vladimir Priftit, skenari, Teodor Laço dhe muzika, Thoma Simaku 43. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet 46. Më i lartë se kodra, banorët e tij janë lartësitë dhe malësorët 49. Njeri i egër, i pamëshirshëm, shkatërrimtar e mizor 51. Gjysmerrësirë e mbrëmjes ose e agimit; koha kur zë e ngryset ose kur zë e gdhin 52. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 53. Dakord në gjuhë universale 55. Partia Demokracia Sociale 56. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 57. Veshje për këmbët 60. Gjeorgjia e ka atë monedhën e saj 61. Rri shtrirë në shtrat për shkak të një sëmundjeje të rëndë, lëngoj në shtrat 63. Vladimir Viktoroviç ..., filozof rus (1878-1945), Komunizmi shkencor i Karl Marksit, një nga veprat e tij 64. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 65. Masë e vlerësimit të cilë-
E diel, 23 QERSHOR 2019
Nga Albert VATAJ
sisë së floririt 66. Trungu i trupit të njeriut, shtati pa gjymtyrët e pa kokën; trupi 68. Kafshë e vogël gjitare, që mban "veshur" gjithnjë një gëzof me gjëmba 69. Emri i Meshtroviq, skulptor dhe arkitekt kroat, lindi më 16 janar 1962 70. Kafshë ose shpend i zënë në gracë 71. Partia Emigracionit Shqiptar, inicialet 72. Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet 77. Kthimi prapa në një gjendje të pazhvilluar, e kundërta e progresit 80. Njeri lajkatar, që mundohet të nxjerrë përfitime për vete, hipokrit 83. Ashtu i thërrasin asaj që na ka bërë kokën, por edhe gjyshes shpesh 84. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 85. Ajo që bën pula, vezë ose.. 87. Një e njëmijta pjesë e litrit (shkurt. ml) 89. Përdoret për të mbajtur në të lëngje a lëndë të tjera 90. Është ai që heq dorë nga alkooli 91. E vendos dikë a diçka në një vend 92. Si kishtin makinat e Durrësit targën 93. Aktori i teatrit dhe kinemasë, Stavri .... Vetëm në film ka plot 40 role 97. Në të cilën rrinë e shkruajnë nxënësit në shkollë
98. Partia Konservatore 99. Individ i seksit mashkullor; njeri mashkull në moshë të pjekur 100. I s h - R e p u b l i k a Jugosllave e Maqedonisë, ndryshe ... 103. Mundohem ta paraqit diçka jo ashtu siç është 105. Ornella e famshme e kinematografisë italiane, duhet mbiemri 107. Ajo është mënyra e komunikimit me Zotin 109. Që është në përputhje me normën e gjuhës letrare; pa gabime drejtshkrimore, i saktë ose... 110. Gruaja që ka humbur bashkëshortin është... 111. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë VERTIKALISHT 1. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 2. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 3. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 5. kundërshtari i flaktë i sajë është, refuzimi 6. Dafinë ka edhe atë emër 7. Miami International Airport, shkurtima e saj 8. Institucion financier e tregtar në vendet kapitaliste 9. Quheshin ashtu burrat e tredhur që ruanin gratë e haremit 10. Ato janë antallona të gjata, të cilat nga gjuri e poshtë
ngushtohen e puthiten pas këmbës 11. Që ka të bëjë me zonën rreth Polit të Veriut 12. Njësi administrative ku shtrihej pushteti i kajmekamit në kohën e sundimit osman; qendra e kësaj njësie 13. Ka i egër i Amerikës Veriore, me trup të madh, me një gungë mbi shpatulla 16. Shmangie nga rregulli i zakonshëm, zhvillim jonormal 17. Gjitar dythundrak i familjes së drerëve, mashkulli i sorkadhes 19. Pohim i shkurtër që përmbledh në mënyrë të prerë një ide, një parim etj 23. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 24. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 26. Pastaj e ka brenda 27. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 28. Shesh ndeshjesh ose lufte, mejdan 30. Hapësirë a sipërfaqe tokësore. Edhe ku po qëndron, quhet ashtu 31. QWuhen ashtu lëvdatat e tepruar që i bëhet dikujt a diçkaje me fjalë ose në një shkrim shkrim 33. Paradhënia si garanci për blerjen e diçkaje 35. Pikantet që janë pjesë e asortimenteve të ushqimit janë të tilla. Speci ... është tipiku 37. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 39. ... Qosja është autor i shumë filmave artistik dhe dokumentarë, në mesin e të
dhimit, të kulturës etj. 62. GRamshi e kishte ashtu targën 67. Gadishmëria për t'u dhënë, nënshtrohem para diçkaje, dorëzohem, jepem 71. Caktoj detyrat dhe punët që do të plotësohen në të ardhshmen sipas një rendi të përshtatshëm 73. Thirrja e gjedhit ose e gomarit quhet ashtu 74. Unioni Postar Universal 75. Pjesa e trupit të njeriut a të kafshës në fund të shtyllës kurrizore; kërbishte 76. Që ka sipërfaqe të ashpër, që nuk është lëmuar 78. Titull nderi që i jepej një njeriu me shkollë në periudhën e pushtimit osman; zotëri 79. Organizata Botërore e Turizmit 81. ... Pashë Tepelena, sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut të Janinës 82. Bërtas me sa zë që kam. Mundësi komunikimi e alarmuar, pa dallim moshe 84. Trupë e vogël e artit skenik që merret me skeçe, parodi, këngë, numra akrobatikë etj 86. Strofë apo vargje që përsëriten në një këngë 88. Njeri i veshur me rroba të grisura, njeri i leckosur, fukara, fakir 92. Ngjesh mirë e mirë diçka (barin, pambukun etj.); e mbush një thes 94. Kadare, një nga penat shqiphkruese, nga më të njohurat ndërkombëtarisht 95. Partia Bashkimi Republikan Shqiptar 96. Shkurre e vendeve mesdhetare me degë të shtrembra e me shumë gjemba 98. Mjegull e hollë që vesh majat e maleve në verë ose në vende të ulëta kur ndërron moti 101. Pjesa e padobishme e ushqimit, që njeriu e nxjerr jashtë nëpërmjet zorrës së trashë, jashtëqitje 102. Vendi ku nis një rrjedhë uji, burim; shtrati i një rrjedhe uji 104. Gojëza prej metali së bashku me rripat, e cila u vihet kuajve 106. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 108. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima
cilëve shquhet "Proka" 41. Emër që përdoret sot për shqiptarët e Italisë së Jugut 44. "Bota si vullnet dhe përfaqësim", kryevepra e filozofit gjerman, Artur ... 45. Kongresi i Lushnjes u mbajt në shtëpinë e patriotit lushnjar, Kaso ... më 28 deri më 31 janar 1920 47. Banor që e ka prejardhjen nga Libia, është... 48. Tipi i parë, fillestar i diçkaje që është përsosur më vonë 49. Kryeqyteti i Serbisë quhet ashtu 50. I vogli i lopës, pjella e lopës deri në një vit 54. Me të cilin presin të shpërblehen në botën e përtejme njerëzit e devotshëm, e kundërta është ferri 55. Ashtu është të ndodhurit aty, të qenët i pranishëm 58. Romani i Anton Pashkut 59. Veprimtaria kryesore e njeriut në një fushë të pro1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
I
3
˙
4
L
5
V
F
6
V
13
7
D E
R I
9
F
10
A
N T
A Z
C
P 20
I
G
R
V
L
A
17
L
Y R
I
A K
O
P
R
A
A
L
B
U
I
E T
T
Z
22
˙
25
U
C
Z
A
A
N
J
A
E N
O
L
Z
I
P
U B
E
E
R
K
T
D
23
A J
N I
K
27
K
L
A 29
I
T
26
I
N
32
E K
A N S
F
N
28 31
I
19
G
U
24
H
12
T T E
18
21
Q
11
E M 15
C K 16
Z
8
F
E
14
R E
E
K
30
33
M
¸
Z
S
E
T
O
P
E
R E
T ¸
O
34
Z
A
˙
J
I
35
K
36
¸
N
D O
37
B
¸
K
47
K
39
L
I
A P
I
S
H T
R
I
L
E R
I
L
R
U
62
B
A D
Z
T
P
T E
P
R
U
I
E B
E
A U
D I
E N
L
R
S
E
D
L O
U
N
T E
V
U
I
R A
U
R
¸
E
E U L
K
M 80
O
S
A L
U ˙
83
A
I
L I
S
84
Z A
88
O P
I
B
S
A
N E
H I
F
L K
N
L U
B
O
R
96
R P
¸
U J
A
E
A N
E V
A
L
R
107
A R
A B
A
102
F
103
A M I
M A N
I
P
T
A
O
E
E
U M I
G
118
L
115
I
R
A
104
E
U
N O
L I
N
O 112
A M A L
N 113
G A
116
M E 117
S
119
P
J
109 111
A
L
N 108
110 114
H
T
V 101
106
R I
R A
97
B R
B
K
I
100
E N
I L
79
M
91
V R
˙
105
H
R
N ¸
94
I
E Z
A
H I
R 78
A B 82
95
L
M U
K
77
E
R 87
99
P
L
K
93
¸
F
U
J
U A
¸ L
C E
R
92
D
K
90
K J
M L 61
70
S
86
O
R
M A H 68
T O
M 76
89
D
E M I
73
V 75
85
F
65
M I R U
81
98
T ¸
L S
72
P 74
V
H
S
56
R A G
69
S 71
L A
V R
67
T
E
R 50
B
60
R I
R R
55
H 64
H U
I
43
53
A M A R
63
I
P
59
P
66
K U
A
U
H
S
L
K 58
O
42
49
L Y
54
T 57
D
¸
52
R T
41
A C
48
A
O
U
C
46
51
A
40
M
45
R R
E
C
38
P 44
A
S
D
I
R
A
T
E R
120
E
S
H
D I
K A
S
P
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
Arrest shtëpiak për ish-deputetin, Bardh Spahia. PD: Gjyq politik
Gjykata e Shkodrës vendosi të shtunën masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi” për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i cili u arrestua tre ditë më parë, ndërsa po shkonte në një studio televizive. Policia kishte marrë masa të shumta sigurie per gjykatën, ndërkohë që mbështetës të opozitës pritën me thirrje mbërritjen në gjykatë të ish deputetit Spahia. Ai akuzohet për kundërshtim të punonjësve të policisë dhe dëmtim me dashje të materialeve zgjedhore. Seancën gjyqësore ndaj ish- deputetit të Shkodrës e ndoqën edhe një grup deputetësh të Partisë Demokratike, Po të shtunën, gjykata e Shkodrës vendosi masën e sigurisë edhe për 5 të arrestuar të tjerë në lidhje me ngjarjet e ditëve të fundit në Shkodër. Mes tyre janë edhe dy punon-
jës të policisë bashkiake, të cilët u lanë në arrest me burg për 30 ditë. Në përfundim të seancës, ish-deputeti Flamur Ndoka e cilësoi politik vendimin e gjykatës së Shkodrës ndaj ish deputetit Spahia. Ai u shpreh se asgjë nuk e ndal dhe tremb opozitën për të mbrojtur kushtetutën dhe demokracinë dhe se data 30 qershor nuk është datë zgjedhjesh.
24 E diel, 23 QERSHOR 2019