CYANMAGENTAYELLOWBLACK
www.kohajone.com
1 E enjte, 24 JANAR 2019
Ministria e Jashtme jepet me koncesion E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 17 (8458)
E enjte, 24 Janar 2019
Çmimi 30 Lekë
Praktikisht Edi Rama ia ka falur diplomacinë shqiptare një 28 vjeçari që nuk ka lidhje me Tiranën zyrtare, bile duke e dorëzuar detyrën në interesa të tjerë rajonal. Akuzat dje vinin pikërisht nga Kosova, ku thuhej se me këtë akt Ministria e Jashtme e Shqipërisë iu dorëzua njerëzve të Presidentit serb Vuçiç, të cilët do të punojnë me flamurin shqiptar për ta ndarë Kosovën në pjesët që kërkon Beogradi. FAQE 3
Kryemadhi: Më 16 shkurt do Fraza e ish-ministrit Bushati që e protestojmë për të rrëzuar nervozoi kryeministrin Edi Rama sistemin që po mjeron shqiptarët
Në foto: Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë takimit me strukturat e partisë në Kamëz REAGIMI
ISH-PRESIDENTI
Në BE të shqetësuar për Nishani: Sjellja e ngritjen e Gent Cakaj dhe Ramës në Ministrinë nga largimi i ministrit e Jashtme, akt Damian Gjiknuri poshtërues ndaj shtetit FAQE 2
FAQE 6
FAQE 7
Në foto: Ditmir Bushati, gjatë fjalimit të fundit si Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
ANALIZË
A mund të ketë Rruga e Mëndafshit një stacion edhe në Shqipëri?
ORGANIZIMI
Protesta e opozitës, Paloka apelon: Shqiptarë ngrihuni! FAQE 6
Nga Hajdar Muneka FAQE 10
KOMENT
FAQE 2
DEKLARATA
Presidenti Meta: Kushtetuta e përcakton qartë se kush është Ministri i Jashtëm
Gjeniu Cakaj do takojë kryetarë shtetesh! Nga Agron Gjekmarkaj FAQE 6
LSI NË KAMËZ
Edmond Stojku: Koha për protesta dhe për largimin e qeverisë
FAQE 2
FAQE 24
POLITIKE
2 E enjte, 24 JANAR 2019
Ceremonia e lënies së detyrës së ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme
Fraza e Bushatit që e nervozoi kryeministrin Edi Rama F
raza që tërhoqi vë mendjen e të gjithëve dhe që e bëri kryeministrin të thartohej në fytyrë ishte ajo që gjendej në fund të fjalimit të ish ministrit të jashtëm: “Nuk ka garanci se ajo çfarë kemi përpara do të jetë më e mirë a më e lehtë se ajo çfarë po lëmë pas” tha Bushati, duke lënë të kuptohet se në drejtimin e Gent Cakës është vështirë të arrihen rezultatet e deritanishme dhe sidomos ruajtja e tërësisë teritoriale të Kosovës, e cila është përfolur si shkaku real i shkarkimit të Ditmir Bushatit. Fill pas kësaj e mori fjalën kryeministri, i cili nga fjalimi që kishte përgatitur,
e hodhi në kosh nga idhtësia e ish-ministrit Bushati, i cili ia përcëlloi krejt mendjen. Pasi doli në podium kryeministri foli vetëm pak fjalë dhe i dorëzoi detyrën Gent Cakaj, zv/ ministrit të shumëpërfolur dhe që Presidenti Meta nuk e dekretoi. Kryeministri mori për tu ulur dhe i hodhi një vështrim inatçor Ditmir Bushatit, ndërsa ky i fundit e shikoi në dritë të syrit sikur i thoshte se “do ta hash keq”. “Nuk ka garanci se ajo çfarë kemi përpara do të jetë më e mirë a më e lehtë se ajo çfarë po lëmë pas”- tha Bushati, duke ia prishur humorin kryeministrit në sallën e tejmbushur të ministrisë së jashtme.
Flet Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në BE, Janez Kopac
Në BE të shqetësuar për ngritjen e Cakajt dhe nga largimi Gjiknurit Marrja e detyrës nga Gent Cakaj si zv/ministër për të drejtuar Ministrinë e Jashtme ka shqetësuar Brukselin. Ai njihet si antigjerman në raport me qëndrimet zyrtare përsa i përket ndarjes së Kosovës për ti bërë qejfin Serbisë. Por reagimet e tij krijojnë dyshime, në Gjermani, se pas tij fshihet Edi Rama. Diplomacia shqiptare mori goditje të fortë nga largimi Ditmir Bushatit. Por edhe largimi i ministrit të Energjetikës Damian Gjiknuri ka shkaktuar habi dhe mosdakortësi te institucionet përgjegjëse energjetike në BE. Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në BE, Janez Kopac shprehet i keqardhur për zhvillimet më të fundit rreth sektorit elektroenergjetik në Shqipëri. Në një intervistë dhënë për agjencinë “Energetika.net”,
Kopac vlerëson se largimi i Ministrit të Energjetikës Damian Gjiknuri nga kabineti qeverisës do të ndikojë negativisht në ritmin e reformave që duhet të ndërmarrë Shqipëria. Habia se si kryeministri Rama e përdori për punët e mira në këtë sektor dhe papritur e hedh jashtë kabinetit, duke e zëvendësuar me një ish-drejtore kabineti të tij në Bashki, kur ishte kryebashkiak. “Përpara një viti, kisha pritshmëri të larta për liberalizimin e tregut të energjisë. Operatori i Sistemit të Transmetimit në Shqipëri arriti me sukses të bëhet pjesë e familjes evropiane të rrjeteve të transmetimit ENTSO-E dhe unë prisja që ky vend të mund të krijonte tashmë Bursën e Energjisë. Një vit më vonë, gjërat duken krejtësisht ndryshe: procesi i “unbundling” është shtyrë
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
sërish, Ministri i Energjisë i orientuar drejt reformave është shkarkuar dhe kuadri rregullator po i orienton pjesëmarrësit aktual të tregut jashtë vendit”, thotë Kopac në intervistën për “Energetika.net”. Duke vlerësuar atë çka është arritur deri më tani, Kopac thotë se Shqipëria dhe Mali i Zi ishin të vetmet që ndoqën hapat e duhura në drejtim të zbatimit të rekomandimeve të Këshillit të Ministrave të vitit 2017. Gjithashtu vë në dukje faktin se po këto dy vende arritën me sukses të zhvillonin ankandet e para për energjitë e rinovueshme. Fakti që numri një i Energjisë se BE flet hapur dhe shpreh mos aprovimin për lëvizjet në qeveri, veçanërisht te Energjetika, ndonëse mbetet një e drejtë politike e kryeministrit, tregon se lëvizjet nuk
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
janë pëlqyer nga sektorë jetikë të BE. Edhe emërimi de facto i zv/ ministrit Genti Cakaj si ministër, pa dekret presidencial, është pritur shumë keq në Bruksel. Cakaj është deklaruar në thelb kundër qëndrimit
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
gjerman, pra kancelares Merkel. Reagimet nga BE vijnë si për ministrin e jashtëm, ashtu edhe për ministrin e Energjitikës dhe Infrastrukturës, çka duket se edhe andej e shikojnë me nota pesimiste kabinetin e ri qeveritar.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E enjte, 24 JANAR 2019
Ministria e Jashtme jepet me koncesion
Praktikisht Edi Rama ia ka falur diplomacinë shqiptare një 28 vjeçari që nuk ka lidhje me Tiranën zyrtare, bile duke e dorëzuar detyrën në interesa të tjerë rajonal. Akuzat dje vinin pikërisht nga Kosova, ku thuhej se me këtë akt Ministria e Jashtme e Shqipërisë iu dorëzua njerëzve të Presidentit serb Vuçiç, të cilët do të punojnë me flamurin shqiptar për ta ndarë Kosovën në pjesët që kërkon Beogradi. Pa u mbushur ende 24 orë nga marrja e detyrës dhe bërja e betimit si Ministër i Jashtëm, Kryeministri Edi Rama ija delegoi dje të gjitha kompetencat e funksionit të kryediplomatit, pikërisht zëvendësministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, i cili nuk u dekretua nga Presidenti i Republikës. Në një ceremoni në Ministrinë e Jashtme, në prani edhe të trupit diplomatik të huaj në Tiranë, kreu i qeverisë mbajti fjalimin që siç tha dhe vet ishte më i shkurtri në karrierën e tij. Vetëm një fjali ku konfirmonte se detyra e ministrit nuk ishte e tija, por e Gent Cakaj. Më pas fjalën e mori Ditmir Bushati, ku në mesazhin e lamtumirës kishte vlerësime për diplomatët e karrierës dhe më shumë kunja të hidhura për kryeministrin Edi Rama, i cili edhe sot nuk ka dhënë asnjë shpjegim zyrtar se përse e shkarkoi atë nga detyra si mimistër, që pranohet pothuaj nga të gjitha krahët politikë se ishte ministër i sukesshëm. Sigurisht foli dhe zëvendësministri i ri Gent Cakaj, por në komunikimin e tij të parë publik, në vend të ndonjë strategjie apo qëndrimi të politikës tonë të jashtme, mbetën në mendje vetëm lavdet e tepruara për Edi Ramën. Një nisje jo aq e mbarë për një njeri "shumë të lexuar" që dje më shumë se me kulturën e gjerë, të linte pa fjalë për servilizimin ndaj shefit të Ekzekutivit. Deri në këtë pikë nuk ka asnjë dalje nga skenari që paralajmëroi Rama. Deklaroi se Gent
Cakaj do mbante postin e ministrit dhe formalisht e bëri fakt të kryer. Problemi në gjithë këtë rrëmujë aspak diplomatike të shtetit shqiptar është baza ligjore. Nuk dihet sesi ua ka shpjeguar ambasadorëve të huaj në Tiranë atë që po ndodhte në Ministrinë e Jashtme. Kryeministri tha se ia kalon detyrën zëvendësit 28 vjeçar, por shteti shqiptar nuk ka asnjë procedurë që i jep vlerë ligjore këtij "transferimi" detyre. Kushtetuta parashikon se ministri merr detyrën nga Presidenti dhe përgjigjet personalisht, pasi bën betimin për funksionin që i është ngarkuar. Në ligjet e Shqipërisë nuk ka asnjë nen që parashikon se si një njeri që votohet në Kuvend dhe bën betimin mbi Kushtetutën, aktin më solemn të një shtetari, ditën tjetër deklaron se nuk do të jetë ai zyrtari që do ushtrojë funksionin, por dikush tjetër. Praktikisht Edi Rama e ka dhënë me koncesion diplomacinë shqiptare, duke e dorëzuar detyrën në interesa të tjerë rajonal, ku akuzat shkojnë shumë larg. Akuzat dje vinin pikërisht nga Kosova, ku thuhej se me këtë akt ministria e jashtme e Shqipërisë iu dorëzua njerëzve të Presidentit serb Vuçiç, të cilët do të punojnë me flamurin shqiptar për ta ndarë Kosovën në pjesët që kërkon Beogradi. Këto ditë kryeministri Edi Rama ka përsëritur me dhjetëra herë se Presidenti shkeli Kushtetutën duke mos e dekretuar Genc Cakaj. Por po dje, vet Edi Rama ka shkelur dhunshëm Kush-
tetutën duke deleguar kompetencat e detyrës për të cilën bëri betimin. Shkelja e parë është se posti i ministrit nuk mund të delegohet, njëlloj siç delegohet një funksion partiak. Gent Cakaj, nuk është votuar nga Parlamenti, nuk është dekretuar nga Presidenti dhe as nuk ka bërë betimin për të qenë ministër i Jashtëm. Ti japësh në dorë diplomacinë një njeriu që s'ka kaluar asnjë nga këto procedura, kushdo qoftë ai, është thjesht shkelje kushtetuese. Ndërsa shkelja e dytë është se problemet që ekzistonin për Gent Cakaj vijojnë të jenë ende dhe nuk kanë marrë fund pasi Rama bëri betimin. Zëvendësministri i Jashtëm, ende nuk ka të sqaruar çështjen e certifikatës së sigurisë që e mori brenda 12 orësh. Për këtë problem është kërkuar ngritja e një komisioni hetimor parlamentar që mund të nxjerrë në publik skandale edhe më të mëdha që janë gatuar në zyrat e Kryeministrisë. Shkelja tjetër morale dhe ligjore është se dy ditë më parë Edi Rama u betua në mënyrë se do të kryente detyrën e ministrit dhe jo se do ta delegonte atë. Pra, pa u mbushur ende 24 orë nga betimi Edi Rama e nisi me shkelje detyrën e re. Problemi tjetër që nuk është ligjor, por moral dhe lidhet me seriozitetin e diplomacisë shqiptare. Në faqen zyrtare të këtij institucioni ende nuk ka një jetëshkrim të zv/ministrit Cakaj. Ambasadorët e huaj në Tiranë, zyrtarë ndërkombëtarë dhe
kancelaritë e huaja ende janë në kërkim të një profili për njeriun me të cilin do komunikojnë. Por problemet ligjore me aktin e djeshëm të Ramës duken të "vogla" në krahasim me thelbin e asaj që po ndodh dhe që përfaqëson zv/ministri Cakaj. I riu nga Kosova është prezantuar në Tiranë si njeriu pro shkëmbimit (copëtimit) të territorit të Kosovës. Është një zë që shkon në kodrapedal me gjithë qëndrimet shtetërore të Presidentit, diplomacisë zyrtare të Tiranës deri më sot, të opozitës dhe sigurisht të pjesës më të madhe të mazhorancës dhe Partisë Socialiste. Ideja e ndarjes nuk ka mbështetje as në klasën politike të Kosovës, duke nisur nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe deri te partitë më të vogla në opozitë. Nga dje, Cakaj do të përfaqësojë një qëndrim të kundërt me interesin e Kosovës dhe të kundërt me atë që ka qenë objektiv i Shqipërisë, pavarësinë e Kosovës dhe ruajtjen e integritetit të saj territorial. Pro kësaj ideje, në hapësirën shqiptare është vetë, Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, indirekt Edi Rama dhe së fundi dhe zv/ministri Cakaj. Është ndër rastet e rralla kur diplomacia dhe interesat kombëtare nuk do janë vendimmarrje e shumicës, por i janë lënë në dorë një pakice me ide të rrezikshme. Deri dje qeveria kishte dhënë me PPP-të dhe koncesione shumë aktivitete e prona shtetërore, porse të jepet edhe vetë qeveria kjo nuk ishte dëgjuar.
POLITIKE
4
E enjte, 24 JANAR 2019
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së: Jemi në kaos qeveritar. Po e çojnë vendin në greminë
K
ryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ftuar në studion e lajmeve në Report Tv ka thënë se opozita do t’i drejtohet popullit në një sërë protestash mbarëkombëtare. Vasili tha se PS-ja ka si “simbol” çadrën në Bulevard, ndërsa opozita ka përgatitur të tjerë elementë, që sipas tij do të ngelen “surprizë”. “Kemi pasur një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin. Jemi në kaos qeveritar. Po e çojnë vendin në greminë. Mijëra njerëz duan të ikin nga Shqipëria. Bllokimin e bulevardeve dhe ‘çadrën’ e ka simbol PS. Protesta do të jetë fundi i kësaj qeverie. Desha të vë në dukje standartin e PS. nuk ka mundësi sot të zbardh detaje nga organizimi dhe surprizat e protestës. Po t’i zbuloj unë ato nuk janë më element surprizë të protestës/ data 16 kulmon një pakënaqësi mbarëkombëtare. Në krizë është qytetari i Gjirokastrës, Korçës etj. Këto do të jenë protesta të organizuara nga opozita. Fakti që kemi 200 mijë të larguar është një alarm. Esenca është më e rëndësishme se përmbajtja” – u shpreh Vasili. Vasili nuk pranoi të komentojë deklaratën e kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, që i bëri thirrje opozitës të rikthehet në Kuvend për të reformën Zgjedhore. Vasili tha se Balla është “sharlatan”. Vasili ka ironizuar aktin e delegimit të kompetencave të Ministrit të Jashtëm për Gent Cakaj, nga ana e kryeministrit Rama. Ai tha se ky akt është i paprecedentë dhe shprehje e zhbërjes së shtetit. Vasili theksoi se marrëdhënia midis kryeministrit dhe ministrit të jashtëm tashmë më shumë ka ngjyrime të një marrëdhënie erotike se sa të një marrëdhënie shtetërore. “Por me dy fjalë, që ta keni edhe më të lehtë për ta pasur në headlinet e bisedës tonë, sot mu duk një eksklamacion, një shpërthim më tepër i një marrëdhënie erotike, sesa i një marrëdhënie shtetërore, midis këtij kryeministri dhe këtij ministri”, u shpreh dje Petrit Vasili. Pjesë nga intervista Fillimisht do doja që të ndalemi së bashku, duke qenë se keni bërë dhe një reagim në rrjetet sociale, asaj çfarë ndodhi sot në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, ku kryeministri i delegoi të gjitha kompetencat Zëvendësministrit, atij që ishte kandidatura e tij që në fillim të herës për t’i besuar këtë ministri të rëndësishme…. Ju falënderoj që më patët si pikënisje timen një komunikim timin në Facebook për këtë gjë, një koment. Keni vënë re që besoj ishte një koment i shkurtër apo jo?
Vasili: Delegimi i Cakës, erotizëm politik në vend të raportit shtetëror
Po, prandaj ju pyeta… Ishte dhe shumë lakonik, ua them sinqerisht dhe kam një bindje tanimë. Ngaqë nuk shoh asnjë element shtetëror brenda. Sepse do isha shumë naiv ta quaja që kjo zgjidhje ka elemente shtetërore. Ky ishte fillim mbarim një turp shtetëror, ç’bërje shtetërore. Nuk kemi precedentë, nuk do të kemi as në të ardhmen. Sikurse nuk do të kemi në të ardhmen një kryem-
inistër anormal, as marrëdhënie anormale. Por me dy fjalë, që ta keni edhe më të lehtë për ta pasur në headline-t e bisedës tonë, sot mu duk një eksklamacion, një shpërthim më tepër i një marrëdhënie erotike, sesa i një marrëdhënie shtetërore, midis këtij kryeministri dhe këtij ministri. Prandaj s’kishte elemente gjë fare dhe prandaj dhe në komentin tim e kam kon-
sideruar thjesht dhe vetëm që ja dha dhe ja fali me shumë zemër. Dhe ishte provë e një dashurie të vërtetë e cila respektohet në tërë elementet e veta, kështu që këtij erotizmi politik, nuk kam ça ti shtoj. Kushtetuta ka disa pamundësi, që do të thotë nuk ka një nen të caktuar që ta ndalë në këtë moment për shembull këtë matufllëk të Kryeministrit. Ne duhet ta komentojmë këtë ashtu
DEPUTETJA E LSI-së
Delegimi i Cakajt, Gjosha: Përpëlitjet e fundit të një diktatori të sëmurë
Deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha ka reaguar pas delegimit nga Kryeministri Rama të përgjegjësive të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme te Gent Cakaj. Përmes reagimit të saj në rrjetet sociale, ish-Ministrja e Integrimit shprehet se akti i djeshëm i kryeministrit Rama është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën. “Unë nuk e di a ka mbetur më ndonjë fije ndërgjegje në këtë vend! Unë nuk e di a ka më ndonjë përfaqësues shtetëror që të ketë pak personalitet dhe dinjitet! Nuk e di nëse ekziston më respekti për veten! Akti i sotëm i Kryeministrit me kalimin e përgjegjësive të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, është një akt që tregon edhe një herë përpëlitjet e fundit të një diktatori të sëmurë për pushtet!”, u shpreh dje deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha në reagimin e saj. siç e kuptojmë. Përderisa kjo vjen nga një intimitet i brendshëm, që nuk është politik, është ekstra politik, ta trajtojmë si të tillë, si erotizëm politik.
DEPUTETJA E LSI-SË: EDI RAMA RRËNOI EKONOMINË E FAMILJEVE SHQIPTARE
Floida Kërpaçi: Protestat e vetmja rrugë për largimin e kryeministrit D eputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi theksoi në një intervistë për televizionin “Fax News” se protestat janë e vetmja rrugë dhe e vetmja zgjidhje për të larguar kryeministrin Rama bashkë me qeverinë e tij, të cilët kanë shkatërruar ekonominë, jetën dhe të ardhmen e familjeve shqiptare. Kërpaçi tha se qytetarët shqiptarë kanë vendosur ti thonë “boll më” kryeministrit Rama dhe protestat masive të tyre do të sjellin largimin e këtij kryeministri të papërgjegjshëm. “E thonë qytetarët, të cilët tashmë nuk e duan më Edi Ramën, i kanë thënë boll më Edi Ramës, i kanë kuptuar mashtrimet që ai u ka bërë dhe në momentin e parë duan ta largojnë dhe ti hapin rrugën një alternative të re, që të sjelli zhvillim dhe progres në shtëpinë tonë ku të gjithë
duam të jetojmë. Padiskutim që data 16 shkurt është një kumbim politik për një vazhdimësi të protestës dhe për ti thënë jo këtij Kryeministri , për të vazhduar protestën deri në largimin e tij. Por gjëja më e rëndësishme që duhet të diskutojmë në gjykimin tim, nuk është as data, as ora, as mënyra, as strategjia dhe asgjë
tjetër. E vetmja gjë që ne duhet të diskutojmë janë problemet e qytetarëve shqiptarë, sfidat me të cilat ata përballen çdo ditë, pamundësia për të jetuar dhe për të pasur një jetë normale në Shqipëri. Mua si te re kjo gjë më shqetëson. Më shqetëson që kur flas me familjarët e mi, me njerëzit e mi, me shokë dhe bashkëmoshatarët e mi nuk duan të jetojnë në Shqipëri dhe ndihen të pashpresë në vendin tonë. Kjo gjë aq sa më shqetëson edhe më revolton dhe prandaj mendoj që është një moment kulminant në vendin tonë dhe të gjithë duhet të çohemi, të gjithë duhet të reagojmë dhe të gjithë bashkë me problemet që ne kemi, të bashkohemi me kauzën për ti thënë jo këtij Kryeministri, sepse ai është përgjegjësi kryesor i problemeve që kemi ne si qytetarë, i problemeve për një ekonomi të rrënuar
në vendin tonë, i problemeve për largimin masiv të të rinjve, i problemeve në sistemin arsimor të rrënuar, i problemeve që kemi shëndetësinë më pa standarde dhe vetëm shëndetësi falas nuk kemi nga ajo që ka premtuar dhe ka deklaruar Kryeministri jonë. Prandaj për t’i thënë PO këtij momenti, ku të gjitha problemet tona kanë vetëm një zgjidhje, të largojmë Edi Ramën. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë dhe të çohemi të protestojmë pavarësisht kërcënimeve dhe shantazheve që Rama ka bërë ndaj studentëve, ndaj gjimnazistëve me anë të drejtoreshave që i shërbejnë atij si makineta, janë më të ulëtat. Por ai tregon se kështu funksionon shteti për të. Ai e merr shtetin, e vjedh, bën çfarë të dojë, prandaj është një moment i rëndësishëm”, tha dje deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi.
POLITIKE
I
5
E enjte, 24 JANAR 2019
Ish-Kryeministri reagon ashër ndaj delegimit të Ministrisë Gent Cakajt: Meritë të vetme ka se është shprehur për copëtimin dhe tregtimin e trojeve shqiptare
sh-kryeministri Sali Berisha, e ka cilësuar një shkelje të hapur të Kushtetutës, delegimin e kompetencave të Ministrisë së Jashtme nga Edi Rama tek Gent Caka. Me anë të një qëndrimi të shprehur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se me veprimin e sotëm Rama tregoi edhe njëherë se ligjet dhe Kushtetuta e vendit për të nuk ekzistojnë. “Ministria e jashtme që sot nevojtore personale e Zografit Bis! Të dashur miq, pa iu tharë boja dekretit antikushtetues të emërimit të tij, edhe ministër i Jashtëm, skiziodi primitiv, hakmarrës Zografi bis vrapoi të shndërrojë Ministrinë e Jashtme të vendit në një nevojtore personale. Ai, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e vendit, ligjin organik të Këshillit të Ministrave i delegoi detyrën mender hales së tij në atë ministri, për meritën e vetme se është shprehur për copëtimin dhe tregtimin e trojeve shqiptare dhe që nuk guxon të afishoje veten se cili është. Ndaj atij, që Zografi bis i delegoi sot detyrën, deri sa Gjykata Kushtetuese të vendosë ndryshe, rëndon refuzimi me dekret kushtetues të Presidentit të Republikës si i padenjë për postin e ministrit të Jashtëm. Por për të ligji dhe Kushtetuta nuk ekzistojnë dhe sot ai provoi se ndjehet më komod si një jashtëqitje e Edi Ramës në atë detyrë se sa një njeri civil, i lirë,
Berisha: Ministria e Jashtme nga dje nevojtore personale e Ramës
që respekton Kushtetutën, ligjet e vendit”- tha Berisha Takimi me Bankën Botërore Largimi i shqiptarëve nga vendi, korrupsioni dhe tkurrja e investimeve të huaja ishin disa
nga temat që dje ish-kryeministri Sali Berisha i diskutoi me dy përfaqësuesit e Bankës Botërore, Florence Charlier dhe Ali Khadr. Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Berisha njoftoi mes tjerash se
KREU I PR-së
në bisedën me dy zyrtarët e lartë të BB-së, ka denoncuar keqqeverisjen dhe rrënimin e ekonomisë. Por ai është ndalur edhe tek një fenomen tjetër, që sipas tij është gjithnjë në rritje dhe ka të bëjë me hyrje e
parave të drogës në ekonominë shqiptare. “Çështje kryesore të këtij takimi ishin: Largimi masiv i shqiptareve nga vendi i tyre; Largimi nga vendi dhe mosardhja e investitorëve perëndimorë në Shqipëri këto vitet e fundit; Korrupsioni i papërmbajtur, i jashtëzakonshëm, i lidhur direkt me familjen kryeministrore dhe qeveritarët; Dhjetëfishimi i çmimit të ndërtimit të rrugëve dhe veprave të tjera publike, ndërkohë që kostoja e ndërtimit është rritur më pak se 40% dhe ndarja e këtyre qindra e qindra milionë eurove nga kompanitë me pushtetarët; Kërcënimi i jashtëzakonshëm i vendit nga borxhi publik, që aktualisht de facto është 83% dhe do arrijë në mbi 90%; Efektet shkatërruese në ekonomi dhe sistemin bankar të narko-eurove që futen me kamionë, autobuzë dhe mikrobuzë në Shqipëri nga organizatat kriminale shqiptare të lidhura me nivelet më të larta të pushtetit”- u shpreh dje në njoftimin e tij, ish-Kryeministri Sali Berisha.
ISH-MINISTRI I DREJTËSISË
Delegimi i kompetencave, Mediu: Idiotësi, Manjani: Ministria e Jashtme s’delegohet, shkatërruese për politikën e jashtme Rama shkeli betimin kushtetues
K
reu republikan Fatmir Mediu e ka cilësuar si absurd vendimin e Kryeministrit Edi Rama për ti deleguar kompetencat e Ministrit të Jashtëm, zëvendësministrit Gent Cakaj. Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Mediu u shpreh dje se ulja e nivelit të përfaqësimit është shkatërruese për politikën e jashtme, e paprecedentë dhe idioteske. “Veprimi i Ramës për të deleguar një autoritet kushtetues si Ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë të një zv/Ministri Genc Cakaj, është një veprim absurd, i cili tregon kalbëzimin e qeverisë shqiptare. Ne jemi përballë sfidash kombëtare, siç është Hapja e negociatave me BE-në. Diskutimi i kufijve detarë me Greqinë, Dialogu Kosovë-Serbi, përgjegjësia e madhe me marrjen e Presidencës së OSBE-së. Ulja e nivelit të përfaqë-
I
simit në këto çështje është shkatërruese për politiken e jashtme, e paprecedentë dhe idiotike. Çështje që kërkojnë angazhim dhe nivel maksimal përfaqësimi dhe mbështetje politike, Rama i degradon në marrëdhënie të rëndomta teknike. Kjo është varfëria mendore dhe politike e kësaj qeverie. As më
shumë, e as më pak më keq se Enveri dhe më keq se Putin. Enveri s’kishte nevojë për marrëdhënie me jashtë se ndërtonte komunizmin në rrethim, nga armiqtë borgjezo-imperialistë, ndërsa Rama shkatërron shtetin dhe ndërton korrupsionin”, tha dje kryerepublikani, Fatmir Mediu.
sh-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar menjëherë pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të mos drejtuar Ministrinë e Jashtme, duke ia deleguar institucionin më të lartë të diplomacisë 28-vjeçarit Gent Cakajt. Në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, Manjani do të shprehej fillimisht se Rama delegoi një detyrë që nuk delegohet, e për më tepër një zyrtari që nuk plotëson dot kushtet për t’a kryer atë. Dhje këtë kontekst, Manjani sqaron se ky akt quhet shkelje e betimit kushtetues! Sipas tij, gjesti i marrjes së detyrës kushtetuese për të mos e kryer vetë është mashtrim. “Asnjë surprizë! Delegoi një detyrë Kushtetuese një zyrtari që nuk plotëson dot kushtet për ta kryer atë. Delegoi një detyrë që nuk delegohet sepse, është betuar se do ta ushtrojë dhe jo ta delegojë! Ky quhet shkel-
je e betimit kushtetues! Gjesti i marrjes së detyrës kushtetuese për të mos e kryer vetë është mashtrim! Ata që e bëjnë kryejnë abuzimin më të rëndë me detyrën publike. Na flasin dhe për Kushtetutën, pa le! Na hapën barkun!”u shpreh Ylli Manjani. Ndërkaq, pak minuta më pas ish-ministri i Drejtësisë
do të reagonte sërish dje lidhur me këtë absurditet të kryer dje para kamerave nga kryeministri Edi Rama. Për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, sipas ““Kushtetutës së Edvinit”, Presidenti mund të vetë-emërohet kryetar i KLSH dhe pastaj ta delegojë tek kujt ti dojë qejfi…”- u shpreh dje Manjani.
FORUM KOMENT Nga Agron Gjekmarkaj
E
d i Rama sot për sot është prodhuesi më i madh i lumturisë! Por ai në të njëjtën përmasë ka në dorë yzengjitë e trishtimit! Sa i gufuar e farfullitur gazmendi e shendi ishte sot një farë Gent Cakaj, djalosh i ri, pothuaj në moshe të dashurisë, siç rënkon ndezullie serenata korçare, i cili si në përralla bëhej defakto ministër i Jashtëm i Shqipërisë. Kur papritmas u shfaq emri i tij ballinave mediatike, askush nuk e njihte. Tani pas një muaji e kusur përfoljeje e insistimi, ndalesë nga Presidenti e promovimi nga Kryeministri, që e thirri gjeni, prapë askush nuk e njeh. Gërmuan njerëzia thellë në kujtese e lart në imagjinatë, por asgjë nuk gjetën. Vetëm fjalën e Ramës, që jep certifikata gjenialiteti kanë si peng sigurie. Ta gjesh gjeniun, ta njohësh deri në skutat e epërme të leximit, ta përkufizosh atë e mbi të gjitha, t'ia vësh në shërbim shoqërisë, është si dukuri njëfarësoj gjenialitet për llogari të vet. Me qeverinë e re Edi Rama e ka shfaqur thekshëm e konkretizuar bindshëm këtë cilësi, te cilën inatçinjtë e kazanit ja vinin në dyshim. E për këtë meriton një të madh aferim. Ne nuk i
njohim ministrat e rinj, nuk u dimë emrat, nuk ju gjejmë dot CV-të po s'kemi të drejtë të dyshojmë. Edi Rama në thelb është i pagabueshëm. Cili bir shqiptari del e thotë qe ai ka bërë gjë keq? Veç ndonjë smirëzi a i verbër! Ne nuk i njohim ministrat e rinj dhe injoranca nuk është argument! Ata i njeh Edi Rama dhe ata e njohin atë. Nuk ka vend për dyshim në këtë mes. Besimi është i fortë dhe i ndërsjelle. Nëse ndokush ka nge e qejf për të dëgjuar ligjërimi e cucave dhe djalkave që do na qeverisin e ndien këtë simbioze te bashkëkohësisë rilindase. Gent Cakaj kishte një merak të mos e zhgënjente Kryeministrin se për të tjerët as kishte dert. E te drejte ka! Cfare i duhen te tjerët?! Po te qe për ta ai do ishte cokaqeve te Prishtinës duke pirë çaj e molloisur përsiatje të gjata dimërore. Po jo fati i buzëqeshi i bardhë, i trokiti ai. Të takohesh me Edi Ramën është puthje perëndie. T'i pëlqesh atij biletë për parajsë. T'i shërbesh atij është thagem liturgjike. Dëgjojeni ministrat sa të lartë e kanë vetëdijen, krenarinë, dinjitetetin për këtë rrethanë. Një e dy pohojnë na ka dërguar Edi Rama, na tha Edi Rama, ma propozoi Edi
OPINION Nga Bujar Nishani
F
jala e Kryeministrit të Shqipërisë dhe veprimi i tij sot në një nga institucionet më të rëndësishme të shtetit shqiptar siç është Ministria e Jashtme, ishte kulmimi i modelit më skandaloz, poshtërues, të turpshëm dhe
i dënueshëm, përgjatë tërë historisë së Shtetit Shqiptar. Sot, sjellja poshtëruese dhe shkatërruese ndaj shtetit tonë ja kalojë më në fund dhe asaj të diktaturës që ishte më kriminalja, më xhánavarja dhe më injorantja e shekullit modern
6 E enjte, 24 JANAR 2019
Gjeniu Cakaj do takojë kryetarë shtetesh! Rama, është porosi e Edi Rames, do te vije Edi Rama. Ky është një reagim apostujsh që kanë gjetur rrugën dhe të vërtetën tek Mesia e tyre. Ndihen te gëzuar sepse është gëzimi burimor qe lind nga misteri i besimit, nga mungesa e interesit, nga dëshira për te shërbyer! Ndaj për këta ministra, s'ka rendësi mungesa e emrit, e fytyrës, e CV -ve sepse ata janë misionarë, të cilët nuk kërkojnë identitet, nuk kërkojnë te jenë të perveçëm, nuk kërkojnë gjykimin e njerëzve, por vetëm të Hyut të tyre. Duhen mirëkuptuar, jo keqëgjykuar. Shikoni ministrat që ikën aq emër sa patën, aq fytyre, aq pak zë e prapë e turbulluan misterin e besimit dhe zemëruan Zotin e tyre, që i hodhi shuk në mes të sallës atje në purgatorin e meditimit të gjatë. Ditmir Bushati largohej sot duke mbajtur fjalimin më të mirë të karrierës së tij. Po ç'e desh? Kujt ja tha? Pse e tha? Edhe Sali Berisha do të ndiejë nostalgji për "Ditëziun"! Rama
mbajti me të shkurtrin kumt. Gent Cakaj me të gëzuarin fjalim. Tani ai do na përfaqësojë nëpër kancelari! Do takoje ministra e kryetar shtetesh! Lum ata, se do takohen me një gjeni, i cili do ju rrëfejë librin e fundit dhe kryesorin që ka lexuar "Kurbanin", si pjesë e trashëgimisë kulturore të botës. Sa do gëzohet Merkeli e Makroni aq sa endja për të dëgjuar rrëfimin do t'i zgjasë takimet pafund. Kësisoj ata do të thithin nektarin e Shqipërisë, ëndrrat dhe brengat e saj, rrugën e mundimshme për progres e standarde demokra-
tike! Mbi te gjitha, do te njohin një gjeni qe rrëfen për një gjeni tjetër. Jemi toke pjellore, kemi bereqet te madh. Këtu s'ka t marre q hedhin gur n pus e as qindra q tentojnë ta nxjerrin. Mos u mërzisni ju o shtegtarë, që ende se keni takuar Ramën. Një ditë buzëqeshja ja beh. Pyesni Besën, Margaritin, Gentin, luleshtrydhen, Etilden melankolike etj ,te çilet gjithmonë besuan në këtë profani. Ata i ka dërguar Edi Rama në mesin tonë për të na kallxuar Shqipërinë që duam. Ata janë ai, dhe ai është Ata. Panorama.com.al
Sjellja e Ramës në Ministrinë e Jashtme, akt poshtërues ndaj shtetit evropian. Nuk kishte se si ndodhte ndryshe. Gjenerata e dytë e aktorëve më të egër të diktaturës veç se do ta rilindnin përbuzjen dhe xhánavarizmin e tyre ndaj shtetit dhe vendit. Ata mbeten "tóidhjo" me baballarët e tyre. Sjellja e njeriut që mban vulën e kryeministrit të vendit ishte akti më poshtërues ndaj shtetit shqiptar, ndaj institucioneve të këtij shteti. Pushteti që ai mori dhe transferoi nuk ekziston. Ai sajoi sot një pushtet ilegal. Ai ushtroi dhunën më poshtëruese ndaj shtetit, sistemit, rregullave demokra-
tike, qytetarëve shqiptarë. Po aq mjerante ishte edhe sjellja e një djali të ri sot, i cili duke pranuar poshtërimin mori përsipër të transportojë minën ndaj Shtetit Shqiptar. Ky do të jetë Ministri i Jashtëm i "dekretuar" nga një kryeministër dhe i pavotuar nga Parlamenti. Imagjinoni tani se çfarë serioziteti, integriteti dhe profesionalizmi do të përçojë ai si përfaqësues i politikës së jashtme të Shqipërisë. Papërgjegjshmëria e bashkëngjitjes së tij ndaj dhunës së Kryeministrit degradoi deri në të
paimagjinueshmen. Deri në pantomima mesjetare përpara korpusit diplomatik shqiptar. Por, mund të kishim parë edhe më keq! Mbartësi i imazhit të përfaqësimit ndërkombëtar të Shqipërisë mund edhe të ishte urdhëruar ta çonte dorën diku gjetkë se në vend të hundës. Dizenjatori e kishte lëvizur në këtë rast pak gjeografinë e kultit të tij. Tashmë dilema nuk është më tek modeli skandaloz dhe i dhunshëm i një njeriu por se sa shqiptarë do ta pranojnë këtë dhunim, poshtërim, asgjësim të shtetit të tyre?
POLITIKE
7
E enjte, 24 JANAR 2019
Kryetarja e LSI-së në takim me strukturat e partisë në Kamëz: Të protestojmë për banorët e Unazës së Re, për studentët, për naftëtarët, për minatorët, për pensionistët dhe gjithë qytetarët
Monika Kryemadhi: Në 16 shkurt, protestë për të rrëzuar sistemin e një njeriu K
ryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë takimit me strukturat e LSI në Kamëz se LSI ka nisur përgatitjet për protestën e madhe të opozitës së bashkuar më 16 Shkurt. Kryemadhi tha se kjo protestë do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse do të jetë protesta që do të rrëzojë sistemin që varfëron shqiptarët, kundër sistemit që grabit pronat e tyre, kundër sistemit që rrit taksat, energjinë elektrike, çmimet dhe kundër sistemit që pasuron vetëm një njeri të vetëm, si kryeministri Edi Rama. Kryemadhi renditi një sërë arsyesh të forta përse opozita do të protestojë më 16 shkurt. “Do të protestojmë të gjithë së bashku për ata banorë të Unazës së Re, të cilët për hir të së vërtetës zbërthyen dhe zbuluan skemën më të madhe të vjedhjes që qeveria u bën shqiptarëve, se si vetëm me një tender kalojnë mbi 20 milion euro brenda ditës në xhepin e Edi Ramës, dhe se si vetëm me një firmë apo me një ëndërr të pikturave të tij, prishen mbi 1 mijë ndërtesa duke hedhur familjarët në mes të rrugës. Prandaj kjo protestë bëhet për ata banorë të Unazës së Re, bëhet për studentët, për naftëtarët, për minatorët, për pensionistët, të cilëve pensioni nuk u del as për të paguar ilaçet e tyre e jo më të paguajnë dritat e ujin, çmimi i të cilave rritet çdo ditë. Kjo protestë do të jetë për nxënësit e gjimnazeve të cilët kërcënohen çdo ditë nga mësues mediokër dhe kamikazë të qeverisë së Rilindjes. Kjo protestë do të bëhet për ata fëmijë shkollash, kopshtesh e çerdhesh, të cilët rrihen nga edukatorë makabër, sepse kanë paguar për të marrë vendin e tyre të punës. Kjo protestë do të bëhet për ata shoferë taksish, të cilët mezi mbajnë me bukë fëmijët e tyre, që iu hiqen licencat e punës dhe iu jepen oligarkëve për të krijuar kompanitë e tyre fiktive për të pastruar paratë. Kjo protestë do të bëhet për shoferët e autobusëve, të cilëve çdo ditë iu rritet çmimi i naftës, gjë që e bën të pamundur për ta të mbajnë linjat e tyre urbane në biznes. Kjo protestë do të bëhet për peshkatarët, për të gjithë ata të cilët çdo ditë e më shumë ndihen jo vetëm të frustruar e të zemëruar, por ndihen të shfrytëzuar në
maksimum e nuk shikojnë më asnjë shpresë e asnjë të ardhme”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Kryetarja e LSI shtoi se sot vendi është në emergjencë për shkak të një modeli kriminal të instaluar nga Edi Rama. “Ky sistem ka vetëm një emër edhe emri është i Edi Ramës, i cili ka marrë peng Partinë Socialiste, ka marrë peng qeverinë shqiptare, ka marrë peng Parlamentin shqiptar e tashmë do të marrë peng edhe të ardhmen e shqiptarëve. Vetëm të bashkuar ne mund t’i bëjmë ballë këtij. Opozita e bashkuar, sot më shumë se kurrë, ka arsye
për të mos u ndalur, sepse janë me qindra e mijëra studentë, që vërtet nuk bojkotojnë në klasat e universiteteve, por bojkotojnë bankën e universitetit të ashtuquajtur që kërkon ta marrë peng Edi Rama dhe grupi i tij. Janë me qindra e mijëra studentë, të cilët për arsye financiare nuk janë sot në bangat e shkollës, por kanë shokët e tyre heronj, që qëndrojnë me devotshmëri në ditën e 47-të të protestës së tyre kundër kësaj qeverie që kërkon t’i grabisë ata”,- tha Monika Kryemadhi. Kryetarja e LSI shtoi se largimi i Edi Ramës është mënyra e vetme
për të shpëtuar vendin dhe për tu dhënë shpresë të rinjve. “Prandaj, vetëm largimi i këtij njeriu i hap shansin dhe mundësinë Shqipërinë për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të bërë dialogun politik, për ta rritur dhe për të ecur përpara me të gjitha reformat të cilat janë kapur dhe uzurpuar nga një njeri i vetëm. Këto negociata janë të mundshme jo për Edi Ramën, se ai as nuk i ka dashur dhe as nuk do ti dojë kurrë, këto negociata janë të domosdoshme, për shqiptarët janë jetike. Prandaj hapja e negociatave kërkon shqiptarët në shesh për të përmbysur këtë
klikë grabitqare dhe kriminale dhe për ta kthyer Shqipërinë aty ku duhet të jetë, si gjithë shoqet e saj të tjera anëtare e BE-së, më evropiane se shqiptarët nuk janë të tjerët, o e meritojnë shqiptarët, o nuk e meriton asnjeri”,- tha Kryemadhi. Ajo shtoi se vendi ndodhet përballë sfidave të rëndësishme që lidhen me integrimin në BE. Kryemadhi tha se mos hapja e negociatave do të ishte një zhvillim fatal për të ardhmen e vendit. “Prandaj motra dhe vëllezër ju bëj thirrje sot më shumë se kurrë, të gjithë së bashku kemi një mision, unë jam e bindur se siç del në sondazhet e BE, siç del në sondazhet e LSI-së dhe PD-së edhe në sondazhet e Rilindjes 90% e shqiptarëve duan të jenë anëtar të BE. Pra që ne të bëhemi anëtar të Bashkimit Europian duhet të bëjmë një proces shumë të rëndësishëm, i cili është hapja e negociatave, negociatat janë një nga arsyet më të rëndësishme, të cilat mbajnë sot në jetën politike dhe në jetën rajonale Shqipërinë gjallë. Nëse këto negociata nuk do të hapen në qershor, nëse Shqipëria do ta humbi shansin e hapjes së negociatave, këtu nuk është më se kush është fajtori dhe kush është problemi, por këtu humbet e ardhmja e shqiptarëve, këtu nuk ka më kohë për të gjetur fajtor, tashmë fajtori e ka një emër dhe të gjithë e tregojmë me gisht, fajtori është Edi Rama për mos hapjen e negociatave”,- tha kryetarja e LSI.
LSI NË KAMËZ
Edmond Stojku: Koha për protesta dhe për largimin e qeverisë L
ëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot një takim me strukturat e saj në Kamëz. Koridnatori strukturave të LSI në këtë njësi, Edmond Stojkut theksoi rëndësinë e organizmit të gjithë anëtarësisë për protestat kundër qeverisë “Rama” dhe për zgjedhjet e ardhshme. “Rilindja e ka humbur mundësinë e qeverisjes, e ka humbur besimin e shumicës dhe ka fituar dashurinë e Oligarkëve, le ti mbajë ata s’ja duam. Këtë pushtet që mazhoranca e mori me vota të vjedhura, dhune e presion ndaj votuesve ne duhet ta shembim, jo vetëm ta ndërrojmë për të ndërtuar një model të
ri, modern e njerëzor! Ne duhet dhe do dimë të ndërtojmë shtet, jo më tranzicion. Me vrullin, pasionin e LRI-se, me mbështetjen e vlerësimin e Kryesisë dhe të Kryetares tonë Znj Kryemadhi grupi ynë i LSI në Kamëz do të jetë si gjithmonë në ballë të
protestave dhe aksionit opozitar për rrëzimin e skemave të Rilindjes, skema te cilat çojnë në varfërimin pa fund të gjithë popullatës”,- tha Stojku. Duke folur për oranizmin e strukturave të partisë, Stojku tha se qytetarët duhet të përgatiten jo për një palë
zgjedhje, por për dy. “Për të bërë gati me urgjencë ekipin drejtues administrativ bashkiake e politike, se kemi dy palë zgjedhje për të bërë dhe dy administrata për ti ndërtuar... Sepse ne kemi vërtetuar që dimë të qeverisim me profesionalizëm e idealizëm dhe mbi çdo gjë vëmë interesin kombëtar! Vlera jonë integruese këtu dhe në Europë gjatë pjesëmarrjes tonë në Qeverisje solli lëvizjen e lirë të shqiptarëve dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO! Këto vlera tonat askush s’duhet ti harrojë dhe duhet t’jua kujtojmë të gjithëve si kontribute kombëtare të LSI”,- deklaroi Edmons Stojku.
POLITIKE
8
E enjte, 24 JANAR 2019
Braimllari: Banorët e Unazës së Re, simbol i sakrificës. Rama një kryeministër antikombëtar
P
avarësisht motit të keq që përfshiu pasditen e djeshme kryeqytetin, banorët e zonës së “Astirit” janë mbledhur sërish mbrëmjen e kësaj të mërkure për të protestuar kundër projektit korruptiv të qeverisë, banesat e të cilëve preken nga zgjerimi i rrugës “Unazës së Re”. Tashmë në ditën e 81 të protestës së tyre, ata kanë bllokuar rrugën kryesore, teksa kërkuan me thirrje revoltuese anulimin e projektit, duke e cilësuar këtë të fundit si të jashtëligjshëm dhe korruptiv. “Edi Rama ka mbaru..., ka mbaru..., ka mbaru. Qeveria është rrëzu..., është rrëzu..., është rrëzu. Qeveri e krimit..., qeveri e krimit..., qeveri e krimit”, ishin disa nga parullat që shoqëruan protestën e djeshme të banorëve të Unazës së Re. Teksa kanë marrë shkas nga shkarkimi i Afrim Qendros nga detyra e kreut të ARRSH-së, ata i kanë bërë të qartë kryeministrit Edi Ramës se i ka ardhur ora për t’u larguar nga pushteti. Ata kanë deklaruar se nuk mashtrohen nga lëvizjet e tij, ku sipas tyre Rama mund të emërojë e shkarkojë me qindra drejtorë, por banorët nuk do të tërhiqen nga protesta. Jo vetëm kaq, por ata nuk janë mjaftuar as me masën e sigurisë “arrest në burg” për administratorin e kompanisë “DH Albania” Avdjol Dobi. Për banorët e zonës së “Astiri”-it, përgjegjësi i vetëm i skandalit me projektin e Unazës së Re, është vetë Edi Rama. “Sot, ai, Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro, duhet të ishin në burg”, u shprehën banorët. Mbështetja e opozitës Në mbështetje të tyre kanë
“Astiri”, banorët: Rama, Gjiknuri dhe Qendro duhet të jenë në burg
shkuar edhe deputetë e opozitës. Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari do të shprehej dje se largimi i Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare është beteja e çdo qytetari, pasi ata janë përgjegjësit kryesorë të korrupsionit dhe varfërimit në vend. Braimllari tha se banorët protestues të Unazës së Re janë kthyer në simbol të sakrificës dhe në simbol të bashkimit. Braimllari akuzoi kryeministrin Rama si një kryeministër antikombëtar. “Sot është dita e 81-të banorëve
që protestojnë çdo ditë në shi dhe breshër për të mbrojtur pronën e tyre. Banorët e Unazës së Re janë kthyer në simbolin e protestës, janë kthyer në simbolin e sakrificës, janë kthyer në simbolin e bashkimit, sepse gjëja më e shtrenjtë e tyre duhej të merrej dhe shkatërrohej nga një dhunues i pronës që ka vetëm një emër, Edi Rama. Edi Rama është një Kryeministër antikombëtar, një Kryeministër që dhunon pronën e qytetarëve të këtij vendi. E mbani mend
shumë mirë dhe po e përsëris përsëri, çfarë i tha Edi Rama këtyre banorëve. Ju tha që nuk kanë para për dëmshpërblim, sepse paratë do ti çojnë për kopshte, çerdhe dhe spitale. Por çfarë ndodhi dy javë më pas? Dy javë më pas vërtetua që ato para nuk shkonin për shërbim publik, por shkonin në xhepin e Edi Ramës dhe shkonin në kompani offshore. Pse banorët e Unazës së Re sot janë simbol i protestës dhe janë simboli i forcës në këtë vend? Sepse këto
banorë që janë sot këtu kanë shkatërruar dhe kanë çmontuar këtë qeveri korruptive të Edi Ramës. Këta banorë këtu vërtetuan përpara çdo shqiptari atë ç’ka ne kemi thënë përditë, që Edi Rama është një Kryeministër i korruptuar. Vërtetuan përpara çdo shqiptari që këto shtëpi këtu nuk prisheshin për shërbim publik, por prisheshin për interesa klienteliste të Edi Ramës. Sot nuk jemi të kënaqur që Edi Rama shkarkon një drejtor apo një ministër të ti hequr përgjegjësitë. Përgjegjësi i vetëm është Edi Rama. Çdo drejtor, çdo ministër ka vepruar me porosi të drejtpërdrejtë të Edi Ramës. Sot Edi Rama duhej të ishte në burg. Damian Gjiknuri, Afrim Qendro dhe të gjithë ata që kanë tentuar të shkatërrojnë pronën e shqiptarëve. Ju bëj thirrje të bëhemi të gjithë bashkë, të marrin shembullin e banorëve të Unazës së Re, si modelin e sakrificës, si modelin e shpresës, modelin e bashkëpunimit dhe modelin e rezistencës përballë kësaj qeverie, sepse për 81 ditë nuk kishte skemë policie, nuk kishte skeme qeverie që ti përçante, këto sot janë bashkuar, por siç janë bashkuar banorët e Unazës së Re do të bashkohen të gjithë banorët e këtij vendi sepse sot ka një fatkeqësi kombëtare që e ka emrin Edi Rama”, u shpreh deputeti i LSI-së Endrit Braimllari.
GJYKATA E TIRANËS KA VENDOSUR MASËN E SIGURISË “ARREST NË BURG” NË MUNGESË PËR AVDJOL DOBIN
“Unaza”, Arrest me burg për administratorin e “DH-Albania” G
jykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë për Avdjol Dobin, administratorin 26-vjeçar të kompanisë “DH-Albania”, e cila me dokumente të falsifikuara fitoi tenderin për Unazën e Madhe të Tiranës. Masa e sigurisë nga Gjykata është dhënë ditën e djeshme me kërkesë të prokurorisë. Avdjol Dobi është shpallur në kërkim policor që prej zbulimit të skandalit për “DH-Albania” nga emisioni “Të paekspozuarit” në News24. Ky falsifikim e ka ndihmuar kompaninë “Dunwell Haberman”, të fitojë lotin prej 18 milionë euro të tenderit për rindërtimin e Unazës së Madhe, duke krijuar imazhin e rremë se kjo është një kompani 20 vjeçare dhe me eksperiencë në projektet e infrastrukturës. E vërteta është se kjo kompani është themeluar
në 25 Qershor 2018, vetëm dy muaj përpara zhvillimit të tenderit. Në sistemin TIMS, Dobi nuk rezulton të jetë larguar nga Shqipëria, por tre herë thirrjeve të prokurorisë për t’u paraqitur nuk i është përgjigjur. Në lidhje me hetimet në Prokurori pak ditë më parë u mor në pyetje ish-
kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro. Kujtojmë se pas zbulimit të skandalit, Autoriteti Rrugor Shqiptar pezulloi ndërtimin në lotin e parë tek Unaza e Re. Ndërkaq, vetëm dy ditë më parë do të shkarkohej kreu i ARRSHsë, Afrim Qendro dhe se në vend të Qendros do të emërohej
ish-ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato. Qendro ka qenë një nga emrat e përfolur kohët e fundit, pas shpërthimit të skandalit me “DH Albania”. Ndërkohë të hënën, drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Klodian Gradeci dha dorëheqjen, sërish pas një skandali lidhur me “DH Albania”. Kjo pasi kjo firmë mori tenderin prej 12 mln eurosh për një linjë energjetike. Pas daljes së fakteve, tenderi u anulua. Më 16 janar, Kreu i ARRSH, Afrim Qendro ka dëshmuar për rreth 2 orë në Prokurorinë e Tiranës për marrjen e tenderit nga kjo firmë me dokumente të falsifikuara. Qendro ka mohuar kategorikisht se ka shkelur ligjin për tenderin dhe është shprehur para trupit gjykues se ka zbatuar vetëm ligjin. Sipas të dhënave të sig-
uruara në faqen e Agjencisë së prokurimit publik, Operatori i Sistemit te Transmetimit i kishte dhënë kompanisë DH ALBANIA, një tender me vlerë 11 milionë euro (1 miliardë e 447 milionë lekë). Bëhet fjalë për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit, një nga tenderat më të mëdhenj të zhvilluar nga OST gjatë këtij viti. Sipas dokumenteve të siguruara nga Agjencia e Prokurimeve Publike, tenderi është zhvilluar në nëntor dhe Dunwell Haberman Albania e ka fituar atë me 100 për qind të vlerës limit. Më konkretisht, sipas dokumenteve të APP, fondi limit për ndërtimin e linjës Burrel-Peshkopi ishte përcaktuar 1 miliardë e 447 milionë lekë dhe po me këtë çmim është fituar nga DH Albania.
POLITIKE
9
E enjte, 24 JANAR 2019
Përshkallëzimi - Studentët e “Juridikut” paralajmërojnë grevë urie: Të rrëzohet ligji për Arsimin e Lartë
Studentët rinisin protestën në rrugë, gjuajnë me vezë Kryeministrinë
SOLIDARIZIMI
Pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës: Mbështesim bojkotin e studentëve
S
tudentët e fakulteteve të ndryshme në Tiranë i janë rikthyer këtë të mërkurë protestave masive. Të rinjtë kanë dalë nga godinat ku janë tubuar këto ditë dhe janë drejtuar drejt Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit. Të rinjtë kanë hedhur parulla kundër qeverisë dhe kanë kërkuar anulimin e ligjit të Arsimit të Lartë. Ata theksojnë se nuk do të ketë normalitet në universitete derisa qeveria të përmbushë të tetë kërkesat që i janë dërguar nga studentët prej gati dy muajsh. Gjatë protestës së djeshme, të rinjtë kanë gjuajtur me vezë godinën e Kryeministrisë dhe atë të Ministrisë së Arsimit. Të rinjtë e cilësojnë si tallje projektin e qeverisë të prezantuar si “Pakti për Universitetin”. Sipas tyre, qeveria “Rama” nuk ka mbajtur asnjë premtim, por vetëm po bën shfaqje vulgare për të larguar vëmendjen nga protesta. Gjatë këtyre ditëve, shumica e fakulteteve në Tiranë kanë bojkotuar mësimin. Vetëm në një pjesë të vogël të fakulteteve mësimi vazhdon, ndërsa shumica e studentëve kanë bojkotuar duke kërkuar plotësimin e kushteve. Në protestën e djeshme ishin edhe studentë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe të Mjekësisë. “Kjo nuk është dhunë, është çjerrja e fytyrës së një sistemi. Po shprehim pakënaqësinë tonë, kjo formë duhet të ishte djegur nga dita e parë. Protesta e sotme është një mar-
shim nga ministria në drejtim të kryeministrisë. Ne nuk kemi marrë ato për të cilat jemi ngritur”, u shprehën studentët. Solidarizimi i pedagogëve Kryeministri Edi Rama ka nisur prezantimin e paktit me universitetin në rrethe, duke u munduar të krijojë përshtypjen se rezistenca e të rinjve është shuar. Por pikat e prezantuara për zgjidhje nuk kanë ndikuar në reagimin e studentëve, ku në fakultetet e Universitetit të Tiranës vijon bojkoti i mësimit,dhe që tashmë prej së hënës të rinjve u janë bashkuar dhe pedagogët e tyre. Shkencat Sociale, Shkencat e Natyrës, Juridiku dhe Histori-Filologji vijojnë protestën deri në plotësimin e tetë kërkesave. “Ne jemi akoma me idenë për të vazhduar ngujimin dhe
bojkotin pa afat. Sigurisht që do vazhdojë deri kur kërkesat të plotësohen dhe ligji të bjerë”tha studentët protestues. Prej tre javësh ata kanë bllokuar ambientet e brendshme të fakulteteve dhe që prej të hënës, pedagogët e fakultetit të Histori-Filogjisë dhe ato të Gjeologji Minierave i janë bashkuar protestës së studentëve, si një mënyrë reagimi ndaj kërcënimeve të Kryeministrit. “Jemi në fazën e mbrojtjes. Qeveria duhej të reflektonte por tani ka filluar sulmin ndaj pedagogëve dhe e ka kthyer situatën përmbys si të rrisë presionin dhe të bëjë sikur nuk ka ndodhur asgjë”- u shpreh për mediat dje pedagogu Ervin Goci. Fakulteti i Ekonomisë i është bashkuar fakulteteve të tjera që zhvillojnë mësim, ndërsa studentët e Shken-
cave Sociale zgjodhën të dalin sërish në rrugë për të protestuar me vezë para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë. Përshkallëzimi Studentët e Fakultetit të Drejtësisë kanë paralajmëruar se të dielën ose të hënën do të nisin grevën e urisë, pasi nuk janë dorëzuar dhe kërkojnë rrëzimin e ligjit për arsimin e lartë. Ata janë shprehur se kush e ndjen të rëndësishme kauzën sikurse ata, mund t’i bashkohet grevës dhe të luftojnë të gjithë bashkë për arsim më cilësor. Nga ana tjetër, ka studentë që shprehen se duan të marrin pjesë në mësim dhe nuk mund të vazhdojnë më me bojkotim, duke akuzuar të ngujuarit se nuk po i lejojnë të vijojnë me mësimin në mënyrë të rregullt.
Një tjetër Asamble e Personelit Akademik, ajo e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, i bashkohet Asambleve të disa fakulteteve të tjerë në mbështetje të protestës së studentëve. Në një deklaratë për mediat, pedagogët kërkojnë anulimin e ligjit të Arsimit të Lartë, si dhe ndalimin e gjuhës denigruese të kryeministrit Edi Rama ndaj stafit akademik. “Mbështetjen për studentët dhe kërkesat e tyre: Kërkesën për Dekanatin e FSHN-së që të mos penalizojë studentët protestues për shkak mungesash; Solidarizimin me deklaratat e Asambleve të Pedagogëve të fakulteteve të tjerë, duke kërkuar anulimin e v.k.mve të fundit, të cilat cenojnë autonominë universitare; Hartimin e një ligji të ri për arsimin e lartë, më demokratik dhe gjithëpërfshirës; Kundërshtinë ndaj fushatës denigruese të ndërmarrë nga kryeministri Rama për figurën e pedagogut”- thuhet në deklaratën e Personelit Akademik, ajo e Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
DEPUTETI I LSI-SË: AI QË PO PENGON RI-FUNKSIONIMIN E UNIVERSITETEVE ËSHTË KRYEMINISTRI
P
edagogu dhe deputeti i LSIsë Shezai Rrokaj fajësoi në mënyrë të drejtpërdrejtë qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama si shkaktarin kryesor për mos rifillimin dhe mos ri-funksionimin e universiteteve në vend. Në një intervistë për News 24, Rrokaj deklaroi se kryeministri nuk duhet të zvarritet dhe të hidhet nga një degë në tjetrën, por t’u përgjigjet konkretisht plotësimit të kërkesave të paraqitura nga studentët. Pjesë nga intervista Ju vini direkt nga fakulteti tani, si ishte atmosfera ditën e sotme? Studentët vazhdojnë të protestojnë. Nuk kishte studentë të pranishëm. Edhe atmosfera e përgjithshme është që studentët vazhdojnë të këmbëngulin në kërkesat e tyre, në kërkesat e tyre dhe më e çuditshme tani është qëndrimi i qeverisë dhe i kryeministrit, i cili hidhet nga dega në degë, por katër pesë çështjet themelore siç është
Rrokaj: Kryeministri të mos zvarritet, por të plotësojë kërkesat e studentëve përgjysmimi i tarifave për të dyja ciklet, rishikimi i ligjit të arsimit të lartë, kur e kërkojnë të gjithë grupet e interesit. Kur e kërkojnë të gjithë grupet e interesit do të thotë që ligji është për ata. Kryeministri nguron dhe nuk është i bindur ende për të bërë ndryshimet e nevojshme, nga ana tjetër shumë kërkesa të studentëve siç është Karta e Studentit flitet se po kërkohet të lidhet me një kartë ndërkombëtare studentësh. Në qoftë se nuk ka një kartë studenti kombëtare ajo nuk lidhet dhe nuk mund të bëhet ndërkombëtare. Ka pasur deklarata ditën e sotme se ka studentë që duan të futen në mësim, duan të futen në auditore, por nuk i lejojnë. Nga vëzhgimi si keni patur si pedagog, profesor a
ka studentë që duan të vijnë që të marrin pjesë në mësim? Në fakultetin histori-filologji unë nuk pashë, mbase edhe në ndonjë auditor mund të bëhet mësim, nuk mund të këmbëngul në këtë
gjë. Ajo që unë di të them dhe mund ta them me plot bindjen është që tani pengesa, ai që po pengon rifillimin dhe ri-funksionimin e universiteteve është qeveria, është kryeministri. Ai duhet tu thotë Po kërkesave të studentëve, dhe të mos zvarritet duke gjetur alternativa të tjera, por nuk u jep përgjigjen e pastër dhe të qartë të atyre gjërave që studentët kërkojnë. Studentët e Juridikut kanë paralajmëruar ndoshta një greve për ditën e dielë ose ditën e hënë nëse qeveria nuk do të reflektojë. A është greva rruga e duhur, a mendoni se qeveria do të ketë ndonjë reflektim? Mua më vjen keq për këtë masë ekstreme që lidhet me jetën e tyre dhe me qenien student, por ja që
u dashka në bindjet e tyre për ata që ata pretendojnë të arrijnë me kërkesat e tyre. Sidomos përgjysmimi i tarifave edhe për ciklin master, kryeministri nuk e premton. Nuk lidhet me një koncept meritokracie, por lidhet me një koncept ekzistencial të familjeve shqiptare. Po kështu dhe kërkesat e tjera që ata kërkojnë, janë kërkesa të rëndësishme për jetën e tyre akademike. Rishikimi i Ligjit, Karta e Studentit , 5 % e PBB për arsimin. Mbase nuk arrihet 5% por të paktën 1% për Arsimin e Lartë që do të thotë rreth 70 milionë euro më shumë. Nga 0.5 që shpenzohet tani, është e mundshme. Por duhet të jenë gjërat të qarta. Sepse te Pakti për Universitetin ka shumë demagogji por nuk zgjidhen 5 gjëra kryesore që ata kërkojnë. Pra të përgjysmohen tarifat për të dyja ciklet, çfarë nënkupton Karta e Studentit, sa % e PBB mund të kalojë për Arsimin e Lartë këtë vit dhe pastaj më pas të rishikohet.
FORUM ANALIZË Nga Hajdar Muneka
P
ara disa kohësh pata rastin të darkoja me një personalitet të rrallë kinez, anëtarin e Akademisë së Shkencave Shoqërore të Shanghait, Prof. Wang Zhan. Përveç postit të tij akademik, Profesor Wangu është edhe një figurë politike në vendin e tij. Ai ka mbajtur poste të rëndësishme në ekzekutivin e legjislativin kinez, deri atë të nënkryetarit të Asamblesë së Shanghait. Fjala është për numrin dy të parlamentit të qytetit më të zhvilluar të Kinës, me një popullsi gati nëntë herë më e madhe se ajo e vendit tonë. Për shkak të detyrave që ka mbajtur, por edhe falë aftësive të tij të veçanta komunikuese, zëri i tij dëgjohet edhe në sferat e larta drejtuese kineze. Profesori kishte sjellë me vete edhe dy profesorë të rinj dhe dy biznesmenë që mund të krahasohen me më të fuqishmit e Shqipërisë, por mesatarë në vendin e tyre. Profesorët kishin për detyrë të vlerësonin atmosferën tonë politike si dhe atë të rendit e sigurisë, ndërsa biznesmenët të shikonin ndonjë mundësi investimi, kryesisht në fushën e infrastrukturës. Të njëjtën gjë do bënin edhe në Mal të Zi e në Serbi. Nga axhenda dhe fusha e interesit, kuptohet se ky turne pune i këtij grupi të vogël kinez lidhej direkt me projektin e madh të Rrugës së Mëndafshit, ku rajoni ynë i Ballkanit është një degëzim i saj i rëndësishëm. Siç bëjnë zakonisht të gjithë profesorët, edhe Wang Zhan, përpara se të vinte në Tiranë, kishte shfletuar shumë për Shqipërinë e ditëve tona. E theksova këtë pasi, siç më tha ai vetë, për Shqipërinë e dikurshme dinte pothuajse gjithçka. Dinte të mirat e të këqijat e asaj kohe. Fjala është për marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Të këqijat, më tha, le të ikin me të këqinjtë. Të mirat t’i ringjallim e t’u japim jetë, nën frymën e re të bashkpunimit, mbi bazat e interesit e përfitimit të ndërsjelltë. Projekti i Rrugës së Mëndafshit, tha profesori, është i shtrirë në rreth 70 vende të botës. Por, janë të rralla vendet me të cilat Kina ka ndarë një histori aq të ngushtë bashkpunimi, siç ka ndodhur me Shqipërinë. Njohja reciproke është një kusht bazë për të hedhur hapa të mëtejshme bashkpunimi.
Shqiptarët e kinezët e njohin njëri tjetrin dhe ky është një avantazh me vlerë të jashtëzakonshme. Brezi aktual që drejton Kinën është edhe i fundit që e mban mend miqësinë e ngushtë midis dy vendeve tona. Nëse nuk avancojmë shpejt, sa ta mësojnë të tjerët që do vinë më vonë se ku ndodhet Shqipëria e cilët janë shqiptarët, treni kinez do ketë shkuar shumë larg. Profesori Wang Zhan i dinte përmendësh disa nga këngët e poezitë që janë thurur dikur për miqësinë shqiptaro – kineze. Duke diskutuar për thënien e famshme të Mao Ce Dunit, i cili e pat quajtur Shqipërinë “fanar ndriçues në brigjet e Adriatikut”, unë i thashë me shaka se “fanari u shua sapo mbaroi vaji kinez”. Profesori më tha se në moment i kishte lindur një ide: pse të mos kthehej Shqipëria në një fanar të Rrugës së
Mëndafshit për Ballkanin? Shqipëria është bërë pjesë e Rrugës kineze të Mëndafshit që në vitin 2012. Në atë vit, me propozim të qeverisë kineze, u krijua platforma 16 + 1, një mekanizëm ku janë përfshirë 16 vende ish komuniste të Europës Lindore dhe Kina. Edhe për shkak të renditjes së alfabetit, Shqipëria është e para në listë. Përveç samiteve vjetore të nivelit të lartë, që mbahen një herë në vit, çdo vit organizohen edhe dhjetra veprimtari të ndryshme si konferenca, seminare, workshope, ekspozita, të gjitha në funksion të rritjes së bashkpunimit ekonomik e shkëmbimeve të gjithanëshme midis këtyre vendeve dhe Kinës.
10 E enjte, 24 JANAR 2019
A mund të ketë Rruga e Mëndafshit një stacion edhe në Shqipëri? Shqipëria ka marrë pjesë në pjesën më të madhe të këtyre veprimtarive. Për financimin e projekteve të ndryshme të këtyre vendeve, kryesisht atyre në fushën e infrastrukturës, qeveria kineze ka alokuar edhe një fond të posaçëm investimesh, fillimisht 10 miliardë dollarë, por që është rritur ndër vite. Një vit më vonë, kjo platformë u bë pjesë e nismës më të madhe kineze në fushën e bashkpunimit ekonomik me botën, që është quajtur “Një Brez, një Rrugë”. Ka marrë këtë emër
Në Kinë janë ngritur struktura të posaçme që merren me studimin e këtij megaprojekti. Qeveria kineze ka angazhuar edhe mekanizma të ngjashme në vende të tjera të botës, që e kanë përqafuar këtë nismë, të cilat me kohë të plotë po punojnë për implementimin e saj. Faktikisht atë e kanë përshëndetur, madje janë bërë pjesë e saj, edhe pothuajse të gjitha vendet e Europës. Një pjesë e tyre kanë filluar t’i shikojnë e gëzojnë edhe përfitimet e para të saj. Ato konsistojnë në porte,
pasi parashikohet të zhvillohet në dy drejtime të ndryshme që do të bashkohen në të njëjtën pikë: në veri të Europës. Drejtimi i parë është ai tokësor, i cili pak a shumë do të ndjekë rrugën e dikurshme tokësore të mëndafshit. Ndërsa drejtimi tjetër do të jetë ai detar, i cili do të kapërcejë Oqeanin Indian, do të kalojë nga brigjet e Afrikës dhe, nëpërmjet Mesdheut, do të bashkohet me rrugën tokësore të mëndafshit. Shqipëria ndodhet në një nga pikat më të rëndësishme të atij rrugëkalimi. Financimi fillestar i këtij projekti, i parashikuar nga qeveria kineze, ka qenë 40 miliardë dollarë amerikanë. Por është parashikuar që ajo shifër të kalojë përtej trilionit.
aeroporte, telekomunikacion, linja hekurudhore e autostrada. Në rajonin tonë përfituesit më të mëdhenj të deritanishëm janë Serbia e Maqedonia. Hapa të rëndësishëm ka hedhur edhe Mali i Zi. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit tonë, Shqipëria duhet të ndjehet më e favorizuara nga projekti i Rrugës së Mëndafshit. Kjo pasi asnjë nga ato nuk i ka kushtet gjeostrategjike më të përshtatshme. Vendi ynë është në kryqëzimin e të gjitha rrugëve detare, por edhe tokësore, që lidhin Europën Qëndrore e Veriore me Azinë Qëndrore dhe Afrikën. Por çfarë e bën tabllonë më të plotë është edhe gatishmëria kineze për
të pasur këtu një stacion të rëndësishëm të asaj rruge në shtrirjen e saj drejt veriut të Europës. Qeveria shqiptare ka në dorë një sërë prejektesh të rëndësishme, të cilat, në bashkpunim me Kinën, por pa anashkaluar Brukselin, mund të gjejnë zbatim në terma afatmesëm e afatgjatë. Një koordinim sa më efikas i atyre projekteve, duke i lidhur edhe me Procesin e Berlinit, mendoj se do t’i jepnin një impakt të ri ekonomisë shqiptare. Duke e ditur gatishmërinë për bashkëpunim të organizmave kineze, të ngritura enkas për realizimin e nismës që përmenda më sipër, përfshirë edhe atë të ambasadës kineze në Tiranë, mendoj se mund të organizohen më shumë dëgjesa publike, konferenca, takime për shkëmbime përvoje e njohje të mëtejshme, jo vetëm të prejekteve, por edhe të njerëzve që i hartojnë e zbatojnë ato. Instituti për Bashkëpunim Ekonomik (CDI) ka krijuar një traditë mjaft pozitive, duke organizuar disa veprimtari për këtë qëllim. Mendoj se është koha kur mund të hartohet një strategji e mirëstudjuar me pjesëmarrjen e grupeve të interesit, dhomave të tregtisë, përfaqësuesve të kompanive e agjencive të interesuara. Por suksesi i kësaj pune garantohet me një rritje të mëtejshme të përfshirjes aktive të strukturave të qeverisë, e cila vlerësohet nga pala kineze. Pasi, edhe pse në këto nisma kaq të rëndësishme janë angazhuar qindra e mijëra kompani private nga Kina e nga bota, ato janë mirëfilli platforma të qeverisë kineze, e cila e kontrollon mbarëvajtjen e zbatimin e tyre në çdo hap e detaj. Jam i sigurtë se, me një menaxhim të mirë e me pak durim kinezi, brenda një periudhe jo shumë të largët Shqipëria do të kthehet në një stacion të rëndësishëm të Rrugës së Mëndafshit drejt pjesës tjetër të Europës. *Ish-ambasador në Kinë
AKTUALITET
11
E enjte, 24 JANAR 2019
Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më i rëndësishëm vaksinimi për të parandaluar përhapjen e fruthit
I
nsituti i Shëndetit Publik, bën me dije se deri në datën 22 janar të këtij viti, janë identifikuar 30 raste me fruth, tek fëmijët nën 2-vjeç. Për këtë shkak, ISHP iu bën thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët. Gjithashtu, ISHP i bën thirrje spitaleve që të marrin masa për trajtimin e fëmijëve me fruth. Reagimi vjen pas rastit të së martës, kur në QSUT humbi jetën një foshnjë 4 muajshe. Jo vetëm fëmijët por edhe të rriturit që nuk janë vaksinuar ndaj fruthit apo nuk kanë marrë dy doza të vaksinës, duhet të vaksinohen. Në një prononcim për mediet, Eugena Tomini, specialiste e sëmundjeve infektive në Institutit të Shëndetit Publik, tha se nuk duhen neglizhuar simptomat e sëmundjes së fruthit, pasi sipas saj, mund të rezultojnë me pasoja fatale për shëndetin. Sipas saj, komplikacionet e kësaj sëmundje virale janë vdekjeprurëse. “Aktualisht që flasim nuk kemi raste të rënda. Rasti që fatkeqësisht ndërroi jetë para dy ditësh, na ka prekur të gjithëve por sensibilizimi kryesisht qoftë i mjekëve për kapjen në kohë të rasteve të dyshuara por mbi të gjitha një tërheqje vëmendje për të gjithë prindërit, qofshin këta të rinj apo që kanë pasur historik të lindjeve të mëparshme të lindjeve të mëparshme të lindjeve të, duhet respektuar kalendari i vaksinimit”, tha Tomini. Më tej, ajo bëri apel për vaksinim edhe për fasha moshore të viteve ’80 deri në ’99. “Kemi që nga 2016 për fasha moshore të viteve ’80 deri
30rastemefruth,ISHP apel për vaksinimin
SITUATA “Insituti i Shëndetit Publik, bën me dije se deri në datën 22 janar të këtij viti, janë identifikuar 30 raste me fruth, tek fëmijët nën 2-vjeç. ISHP iu bën thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët. Gjithashtu, ISHP i bën thirrje spitaleve që të marrin masa për trajtimin e fëmijëve me fruth”.
MOSHA
në ’99 kemi theksuar për vaksinën, rifreskim i dozës së vaksinës kundër fruthit dhe shumë i rëndësishëm që edhe nëse nuk i kanë rifreskuar në këto momente apelojmë për vaksinimin”,-apeloi Tomini. Sipas ISHP, vaksinimi është mbrojtja më e mirë për parandaluar fruthin dhe komplikacionet që vijnë prej tij. Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më i rëndësishëm
vaksinimi për të parandaluar përhapjen e fruthit. Në konsultoren e fëmijëve në qendrën shëndetësore nr.3 në Tiranë pediatrja Mimoza Cabiri, thotë se këtë vit ka një rritje të lehtë të prindëve që janë ndërgjegjësur. “E kemi rritur nga 72 në 80% mbulimin vaksinal për 2018”, shprehet Cabiri, mjeke pediatre. Tirana ka numrin më të madh të prindërve që refuzojnë të bëjnë vaksinën e MMR tek fëmija një vjeç ose e shtyjnë disa me muaj”. Vaksina
e MMR, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë po në këtë situatë fruthi por edhe për shkak se në vitet 80 nuk ka funksionuar zinxhiri ftohës nënat nuk kanë imunitetin e duhur për ta transmetuar te foshnja. “Me autizëm lind nuk bëhesh. Është mirë që vaksina të bëhet që në moshën 9 muajsh dhe jo të shtyhet pasi qarkullimi i fruthit apo edhe i varicelës rëndon gjendjen e fëmijës deri në vdekje”, vijon më tej Mimioza Cabiri, mjeke pediatre.
“Me autizëm lind nuk bëhesh. Është mirë që vaksina të bëhet që në moshën 9 muajsh dhe jo të shtyhet pasi qarkullimi i fruthit apo edhe i varicelës rëndon gjendjen e fëmijës deri në vdekje”. Sipas ISHP numri i të prekurve me fruth qe nga 1 janari deri të martën në darkë ka shkuar në 30 raste kryesisht të grupmoshës nën 2-vjeç. ISHP i bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët pasi rritja e infeksioneve respiratore dhe gripit gjatë kësaj kohe shton rrezikun e rënies në kontakt me virusin e fruthit.
SITUATA
M
inistria e Mbrojtjes, ka informuar mbi situatën në të cilën ndodhet vendi pas reshjeve të shumta të shiut që kanë rënë ditët e fundit. Sipas kësaj ministrie, disa zona janë ende të bllokuara nga reshjet e borës por po punohet për normalizimin e situatës. Qarku Shkodër Aksi rrugor rural Shkodër-Bregu i Lumit është ende i bllokuar në Malin e Shoshit, ku ka rreth 70 cm dëborë, ku po punojnë 2 borëpastruese. Aksi rrugor rural Bogë-Theth është i bllokuar në Qafë Thore, ka mbi 2 metër dëborë. Të gjithë fshatrat e njësisë administrative Shalë dhe Shosh janë të bllokuara nga dëbora, ku trashësia është rreth 70 cm. Bashkia Vau Dejës: Aksi rrugor Drisht-Shllak vazhdon të jetë i bllokuar dhe aktualisht po punon 1 fadromë e bashkisë. Bashkia Malësi e Madhe: Aksi rrugor rural Gropat e Selcës-Vermosh është i kalueshëm me zinxhirë. Bashkia Fushë-Arrëz:
Ministria e Mbrojtjes: Zonat e bllokuara në veri
Situata në këtë bashki paraqitet e stabilizuar si pasojë e rritjes së temperaturave. Në njësinë administrative Iballë është punuar për zhbllokimin e disa rrugëve rurale në disa fshatra, të cilat vazhdojnë të jenë të bllokuara. Qarku Dibër Akst rrugore nacionale janë të qarkullueshme pa probleme,
përveç aksit rrugor Ura e Çerenecit-Steblevë, ku në segmentin Klenjë-Steblevë ka pasur vështirësi nga ngrica. Rrugët rurale të fshatrave të bllokuara që lidhen me qendrat e njësive administrative janë: Fshati Ketë, njësia administrative Xibër, bashkia Klos, si dhe pjesërisht fshatrat e njësisë administrative
Muhurr dhe Zall-Dardhë, bashkia Dibër dhe po punohet për hapjen e tyre. Qarku Kukës Në të gjithë qarkun akset rrugore nacionale kanë qenë të kalueshme pa zinxhirë, me përjashtim të aksit rrugor Kryqëzimi Domaj-Draj Reç që është qarkulluar pjesërisht me zinxhirë. Bashkia Kukës: Aksi rrugor për në njësinë administrative Arrën vazhdon të jetë ende i bllokuar. Të bllokuara janë një pjesë e rrugëve rurale të fshatrave të njësisë administrative Kalis, Bushtricë dhe Grykë-Çajë. Forca dhe mjete të angazhuara nga bashkia dhe firma kontraktore kanë qenë: Punonjës 15 dhe 6 fadroma. Bashkia Tropojë: Të gjitha qendrat e njësive administrative janë të kalueshme me akset rrugore nacionale dhe po punohet për hapjen e rrugëve që lidhin njësinë administrative
Lekbibaj me fshatrat saj. Forca dhe mjete të angazhuara nga bashkia dhe firma kontraktore kanë qenë 6 punonjës dhe 2 fadroma. Qarku Gjirokastër Akset rrugore nacionale dhe rurale kanë qenë të gjitha të kalueshme normalisht. Rrugët rurale të fshatrave kanë qenë të kalueshme pa probleme, përjashtuar aksin rrugor Kolonjë-Golem që qarkullohet pjesërisht me vështirësi. Qarku Elbasan Bashkia Librazhd: Të gjitha akset rurale kanë qenë të hapura, përveç rrugës rurale Togëz-Qarrishtë, e cila vazhdon e bllokuar në segmentin Ligavec-Qarrishtë dhe për këtë arsye mbetet i bllokuar edhe fshati Qarrishtë. Në njësinë administrative Orenjë rrugët e fshatit Dranovicë dhe Kostenjë janë të bllokuara por po punohet për hapjen e tyre.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
12 E enjte, 24 JANAR 2019
Bizneset i përgjigjen thirrjes së Kryeministrit dhe Bashkisë së Tiranës për rikonstruksionin e konvikteve në "Qytetin Studenti"
Veliaj: Lirojmë territorin nga 148 zaptime në Qytetin Studenti
B
izneset i janë përgjigjur thirrjes së Kryeministrit dhe Bashkisë së Tiranës për të dhënë një dorë në rikonstruksionin e godinave të konvikteve në "Qytetin Studenti". Falë nismës "Adopto një konvikt", deri në verë do të përfundojë ndërhyrja në të gjitha hapësirat e përbashkëta, për t'i hapur rrugë më pas edhe ndërhyrjes në çdo dhomë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me deputeten e PS, Vasilika Hysi inspektoi punimet që po kryhen në rezidencat Nr. 20 dhe Nr. 21. "Dua të falenderoj të gjitha kompanitë që i janë përgjigjur thirrjes së kryeministrit dhe bashkisë për të adoptuar një konvikt. Jemi në situatë emergjence, nuk mjafton të thuash hashtagun "Me studentët", nëse nuk je gati vetë të bësh diçka. Për të gjithë ata që këtë thirrje e çuan në veprim konkret, ka vetëm mirënjohje, edhe nga unë, edhe në emër të kryeministrit dhe të Qeverisë. Deri në fund të muajit, me këtë sistem adoptimesh, ku një kompani merr përsipër një konvikt, do t'i kemi adoptuar të gjitha konviktet e "Qytetit Studenti". Deri në verë, të gjitha hapësirat e përbashkëta, që janë nyjet higjieno-sanitare, sallat e leximit, banjot, fasadat, korridoret, hollet e tyre, do të kenë përfunduar, që pastaj t'i lihet radhë punës nëpër secilën dhomë të 'Qytetit Studenti'", tha Veliaj. Kryebashkiaku kërkoi bash-
het krahu tjetër, dhe do të doja që ta vazhdonim këtë bashkëpunim. Tani që vëmendja publike është kthyer e plotë, nuk e lëshojmë më këtë punë derisa të realizojmë deri në pikën më të fundit të gjitha premtimet që
këpunimin e studentëve për ecurinë e punimeve. "Dua t'i ftoj të gjithë studentët të bash-
këpunojnë. Ka qenë jashtëzakonisht ndihmues fakti që po punojmë në një krah, teksa liro-
janë bërë me 'Paktin e Universitetit', sipas afateve që janë dakordësuar nga kryeministri dhe
studentët", deklaroi ai. Ndërhyrja e radhës do të jetë lirimi i territoreve nga 148 zaptime në 'Qytetin Studenti', për t'i hapur rrugë fillimit të projektit për "Kampusin e ri Universitar". "Rendi i punëve është ky: hapi i parë, ndërhyrje emergjente me çdo kompani që adopton një konvikt, si fazë e emergjencës; hapi i dytë, ka të bëjë me lirimin e territoreve në "Qytetin Studenti". Kemi identifikuar me IMT-në dhe IKMT-në 148 zaptime", theksoi Veliaj. Ai siguroi se Kampusi i ri do të jetë një premtim i mbajtur, jo vetëm në kohë, por edhe me cilësi. "Pas kësaj do të fillojë zbatimi i projektit për Kampusin e ri Universitar. Më vjen mirë që vetëm në pak ditë nga shpallja e Paktit me Universitetin nga Kryeministri, puna vlon në "Qytetin Studenti". Jam i bindur se Kampusi i ri do të jetë realisht premtim i mbajtur, jo vetëm në kohë, por edhe me cilësi, kur vjen puna për t'i lënë një pajë një hapësire që i ka dhënë kaq shumë Shqipërisë, që nga vitet e para të demokracisë dhe ka marrë kaq pak në terma të vëmendjes publike", nënvizoi kreu i Bashkisë. Deputetja e PS, Vasilika Hysi, njëherësh edhe Nënkryetare e Kuvendit, falenderoi kryebashkiakun Veliaj për gatishmërinë e treguar për përmirësimin e kushteve të godinave në "Qytetin Studenti", ndërsa u kërkoi të rinjve dhe të rejave që të aplikojnë për praktikat e punës në institucionet shtetërore.
TAKIMI ME AMBASADORIN
Ruçi: Bashkëpunim ekonomik me Katarin
K
ryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti dje ambasadorin e Shtetit të Katarit në Shqipëri, Ali bin Hamad al Marri. Ruçi ritheksoi vullnetin e Shqipërisë për fuqizimin e marrëdhënieve midis të dy vendeve. Aktualisht këto marrëdhënie janë shumë të mira, por ato mund të intensifikohën sepse të dy qeveritë kanë shprehur vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh. Këtij
qëllimi do tu shërbejnë edhe vizitat e pritshme të udhëheqësve të lartë të të dy vendeve, vizita e afërt Zëvëndëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Shtetit të Katarit në Tiranë dhe vizita e pritshme e Kryeministrit Edi Rama në Katar, në prill të këtij viti. Qeveritë dhe institucionet e të dy vendeve po bashkëpunojnë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik. Qeveria shqiptare
po punon për nxitjen e investimeve katariane në projektet strategjike për vendin dhe së shpejti do t'i paraqesë Shtetit të Katarit një plan të ri projektesh në energjetikë, miniera, turizëm, infrastrukturë, transport ajror etj. Ambasadori al Marri vuri në dukje se Qeveria e Shtetit të Katarit është mjaft e interesuar për rritjen e bashkëpunimit me Shqipërinë. Ambasada në Tiranë po punon për nxitjen e këtij bashkëpuni-
mi, sidomos për shtimin e investimeve të Katarit në Shqipëri, lehtësimin e lëvizjes së qytëtarëve të të dy vendeve si edhe bashkëpunimin në aspekte të tjera. Ambasadori al Marri i përcolli Kryetarit të
Kuvendit z. Gramoz Ruçi ftesën për të marrë pjesë në Sesionin e 140-të të Asamblesë Parlamentare të Unionit Ndërparlamentar (AP IPU), që do të zhvillohet në Doha, Katar më 6-10 prill 2019.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAME
13 E enjte, 24 JANAR 2019
AKTUALITET
14
E enjte, 24 JANAR 2019
Ndjekja policore detyroi trafikantët të futeshin në grykëderdhjen e lumit. Aty braktisën mjetin lundrues dhe lëndën narkotike në buzë të lumit Vjosë
P
asi në Vjosë u kap gomonia me 1 ton drogë, 24 orë nga ngjarja Policia e Shetit bën me dije se ka vënë në pranga autorët e dyshuar të tentativës së trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Është bërë e mundur zbardhja e tentativës për trafik ndërkombëtar të një sasie të konsiderueshme lënde narkotike, rreth 1 ton drogë dhe si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit: A.A, 39-vjeç dhe E.Xh, 33-vjeç. Dyshohet se këta shtetas janë poseduesit e lëndës narkotike që do trafikohej më datën 22 janar, rast i parandaluar dhe goditur gjatë operacionit të koduar “Vjosa”. “Operacioni “Vjosa” vë në pranga autorët e dyshuar të tentativës së trafikimit ndërkombëtar të lëndës narkotike. Falë punës hetimore intensive e të mirëorganizuar nga një grup i posaçëm hetimor i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit, Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda dhe me Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë, Lezhë e Elbasan, u bë e mundur zbardhja e tentativës për trafik ndërkombëtar të një sasie të konsiderueshme lënde narkotike. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: A.A, 39-vjeç dhe E.Xh, 33-vjeç. Nga tërësia e hetimeve të kryera nga grupi hetimor dyshohet se këta shtetas janë poseduesit e lëndës narkotike që do trafikohej më datën 22 janar, rast i parandaluar dhe goditur gjatë operacionit të koduar “Vjosa”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF-në. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të
1 ton drogë në Vjosë, kapen trafikantët
këtij aktiviteti kriminal”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. Pas rastit në Durrës, ku u kap heroinë me vlerë 80 mijë euro, të martën u kap gomonia me 1 ton kanabis. Mjeti lundrues u pikas në det nga policia kufitare dhe operacioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së martës. Guardia Di Finanza dhe
kufiri i Vlorës vijuan ndjekjen në det, kurse Forcat operacionale të FNSH-së Fier dhe të Policisë lokale Fier e Vlorë patrulluan me disa grupe nga toka, megjithë kushtet e vështira të motit. Ndjekja policore detyroi trafikantët të futeshin në grykëderdhjen e lumit. Aty braktisën mjetin lundrues dhe lëndën narkotike
“Ndjekja policore detyroi trafikantët të futeshin në grykëderdhjen e lumit. Aty braktisën mjetin lundrues dhe lëndën narkotike në buzë të lumit Vjosë. Duke përfituar nga errësira, të dyshuarit u larguan në drejtim të pyllit. Rreth orës 13:00 ngarkesa me lëndë narkotike u vendos në Drejtorinë e Policisë Fier”. nisi rreth orës 03:30 të mëngjesit, kur u pikas mjeti lundrues disa milje në det. Nga Policia shtohet se është sekuestruar 1 mjet lundrues, 2 automjete, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis, si dhe prova të tjera që ndihmojnë hetimin. Pak ditë më parë “The Guardian” e Londrës, një nga gazetat më të lexuara në Britani dhe në botë, në një shkrim të gjatë analitik për shtrirjen e mafies shqiptare të drogës shkuante se: “Nga portet e Europës deri në rrugët e Londrës, një rrjet kriminal tashmë komandon tregtinë me vlerë 5 miliardë stërlina të drogës në Britani”. Trafikantët shqiptarë të drogës, gazeta i cilëson “të sofistikuar, të zgjuar dhe që mbarojnë gjithmonë punë”. Mënyra sesi shqiptarët e pushtuan tregun britanik të kokainës është një leksion në botën kriminale.
ITALI
AKSIONI hajdutë, 3 prej të Policia “mbyt” në gjoba mjetet Katër cilëve shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane
Policia Rrugore ka nisur një aksion kundër shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, që sipas tyre kthehen në burim aksidentesh. Ky aksion ka pasur në fokusin e tij automjetet që kryejnë transportin publik të udhëtarëve por që ndalojnë vend e pa vend. “Transporti publik dhe mjetet e destinuara për këtë lloj transporti, janë për t’i shërbyer qytetarëve, sipas intenerarit të përcaktuar nga autoriteti përkatës. Të ndalosh kudo dhe ku të mundesh, nuk është shërbim, por shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor dhe burim për aksidente rrugore. Të cënosh sigurinë e një rruge të tërë për të marrë një pasagjer më shumë, është shkelje e rëndë, si për drejtuesin e mjetit, ashtu dhe për pasagjerët që rrinë në anë të rrugës dhe jo në vendin e caktuar për këtë shërbim. Siguria juaj, obligimi ynë, kontribuo edhe ti, respekto rregullat e qarkullimit rrugor”,-thuhet në njoftimin e plotë të Policisë Rrugore.
në buzë të lumit Vjosë. Duke përfituar nga errësira, të dyshuarit u larguan në drejtim të pyllit. Rreth orës 13:00 ngarkesa me lëndë narkotike u vendos në Drejtorinë e Policisë Fier. Flitet se ngarkesa arrin në 1 ton kanabis. Operacioni i policisë së Shtetit në bashkëpunim me partnerët e Guardia di Finanza-s
NDJEKJA
në Trento. Ata kanë kryer dhjetëra vjedhje me një shifër të vlerësuar prej rreth 400 mijë eurosh. Baza logjistike e grupit ishte një apartament i marrë me qira nga një 22-vjeçare rumune. Destinacioni i mallrave nuk dihet ende ndërsa hetimet janë në vazhdim. Gjatë hetimeve është zbuluar se grupi ka realizuar dhjetëra grabitje në pak muaj. Deri më tani në kuadër të operacionit “Black Point”, janë zbuluar 30 vjedhje, 4 prej të cilave në Bolzano. Rreth 40 mijë euro mallra janë grabitur vetëm në një vilë luksoze nëntorin e kaluar. Në pak më shumë se katër muaj, hetuesit e policisë të Bolzanos dhe ata të Milanos, arritën të shpërbënin një nga bandat e kusarëve “akrobatë”, autorët të bastis-
Grabitje 400 mijë euro, kapen shqiptarët
jeve të ndryshme në Trentino dhe në Alto Adige. Në sytë e grabitësve, shënjestër ishin vetëm vilat dhe apartamentet. Grabitjet u planifikuan
me detaje, me patrullime të shumta paraprake me anë të një Fiati Grande Punto, ku kuptohej nëse shtëpitë kishin njerëz ose jo.
AKTUALITET
15
E enjte, 24 JANAR 2019
E moshuara: Na qëlluan me tytën e pistoletës
MEMALIAJ
P
olicia e Gjirokastrës ende nuk ka ndaluar autorët që grabitën një biznes në Memaliaj. Pronarja Thëllëza Mustafai, rrëfen momentet e terrorit dhe kërcënimit nga grabitësit. Gruaja që u sulmua nga grabitësit është ende e tronditur. Ajo thotë se autorët ishin dy per-
sona të maskuar dhe pasi hynë në dyqan kërkuan lekët. Njëri prej tyre qëlloi me tytën e pistoletës tregtarin Mustafa Mustafai, kurse Thëllëza tentoi t’i heqë kapuçin tjetrit. Ky i fundit e goditi me armë në kokë. Më pas ata u largua nga dyqani me një makinë të bardhë.
70-vjeçari dhe bashkëshortja pasi morën ndihmën mjekësore në spital u larguan për në shtëpi. Shuma e grabitur sipas policisë është 500 mijë lekë të vjetra dhe një telefon. Policia e Gjirokastrës shoqëroi disa persona por ende nuk ka ndaluar autorët e grabitjes.
Policia ka nisur hetimin për rastet por kjo nuk është hera e parë që bizneset në Korçë bien pre e grabitësve. Vitin e kaluar të paktën 10 biznese të mëdha u vodhën në masë të konsiderueshme
Valë grabitjesh në Korçë, 3 grabitje në një natë
3
biznese janë vjedhur gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës në Korçë. Dy prej bizneseve të pozicionuara në periferi të qytetit dhe një tjetër në fshatin Bulgarec u janë grabitur shuma të konsiderueshme monetare. Mësohet se në fshatin Bulgarec, në banesën dhe biznesin privat (furrë buke) të një shtetasi, persona të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur rreth 10 mijë euro si dhe 400 mijë lekë të reja. Banesa dhe biznesi i grabitur janë në pronësi të Artur Proi. Grabitësit kanë vepruar me qetësi brenda bizneseve, duke përvetësuar shuma në lekë dhe euro të cilat ndodheshin në kasafortat përkatëse. Hajdutët kanë hyrë gjatë natës duke synuar zyrat ku ndodhen lekët dhe në qetësi të plotë kanë mundur t’i përvetësojnë ato. Bëhet fjalë për një biznes të përpunimit të letrës, një pikë e tregtimit me shumicë të materialeve hidrosanitare dhe një furrë buke në fshatin Bulgarec. Sipas të dhënave nga vetë bizneset, tek furra e bukës janë vjedhur 12 mijë euro dhe 4 milionë lekë të vjetra, ndërsa në dy bizneset e tjera 1 milionë dhe 300 mijë lekë të vjetra. Policia ka nisur hetimin për rastet por kjo nuk është hera e parë që bizneset në Korçë bien pre e grabitësve. Policia ka nisur hetimin për rastet por kjo nuk është hera e parë që bizneset në Korçë bien pre e grabitësve. Vitin e kaluar të paktën 10 biznese të mëdha u vodhën në masë të konsiderueshme. “Më datë 23.01.2019, gjatë natës, në fshatin Bulgarec,
“3 biznese janë vjedhur gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës në Korçë. Dy prej bizneseve të pozicionuara në periferi të qytetit dhe një tjetër në fshatin Bulgarec u janë grabitur shuma të konsiderueshme monetare”. AUTORËT “Bizneset kanë roje por grabitësit kanë vepruar pa u diktuar prej tyre. Ekspertimi i pamjeve të kamerave të sigurisë do të ndihmojë në identifikimin e autorëve të grabitjes, të cilat janë kthyer në shqetësim për bizneset në juglindje”.
Korçë, në banesën dhe biznesin privat (furrë buke) të një shtetasi persona të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një sasi parash. Gjithashtu në aksin rrugor Korçë-Dishnicë, gjatë natës në dy biznese private dyshohet se
janë marrë sasi lekësh. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. Bizneset kanë roje por grabitësit kanë vepruar pa u
diktuar prej tyre. Ekspertimi i pamjeve të kamerave të sigurisë do të ndihmojë në identifikimin e autorëve të grabitjes, të cilat janë kthyer në shqetësim për bizneset në juglindje. Policia dyshon që grabitjet janë kryer në një hark
TIRANË
Banda e lopëve, grabisin fermerët në periferi N
3 GRABITJE
ëse në Korçë grabitësit duan lekë në fshatin Bërzhitë, vetëm pak kilometra larg Tiranës dhe prej disa kohësh po “plaçkitet” nga një bandë e vjedhjes së lopëve. Para pak ditësh, Agron Muja e gjeti stallën bosh. Hajdutët pasi çanë murin gjatë natës, i morën dy lopët së bashku me një viç, ç’ka ishte e gjithë pasuria e tij. Me paratë që fitonte nga
shitja e qumështit të tyre, Agroni mbate familjen. “Lopa madhe bënte 2 milionë lekë, 1.5 lopa tjetër dhe 700 viçi. Rreth 5 milionë lekë është dëmi që më është bërë mua. Tani do marr lekë borxh të blej një lopë tjetër, sa për të mbajtur familjen time. Vetëm në katundin tonë janë 3 vjedhje, edhe vëllait tim i morën viçin, po ashtu janë vjedhur edhe bletët”,
tregon Agroni. Stacioni i Policisë Farkë, i cili mbulon këtë territor, ende nuk ka rënë në gjurmët e grabitësve, ndërsa Fejzulla Gjoshi është një tjetër banor i fshatit i cili natën e kalon duke ruajtur lopët. Edhe gjatë muajve të kaluar disa fshatra të tjerë përrreth Tiranës kanë rënë pre e vjedhjes së bagëtive por deri më tani asnjë grup nuk është zbuluar.
të shkurtër kohor, ndërsa autorët janë kujdesur të mos lënë gjurmë në vendngjarje. Supozohet se këto grabitje të jenë kryer nga një grup i vetëm personash. Ditët e fundit vendi është përfshirë nga disa grabitje. Në Lushnje u vodh një argjendari ku vlera e bizhuve të vjedhura arrin në 10 mln lekë të reja. Ndërsa një ditë më parë, u grabit në binzes në Memaliaj nën kërcënimin e armëve si dhe u dhunua çifti të moshuarve. Edhe gjatë muajve të kaluar disa fshatra të tjerë përrreth Korçës kanë rënë pre e vjedhjes por deri më tani asnjë grup nuk është zbuluar.
AKTUALITET
16
E enjte, 24 JANAR 2019
Rreth një vit nga krimi i rëndë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim autorët e vrasjes
N
jë nga ekzekutimet më misterioze është ajo e Devi Kasmit, mbrëmjen e 29 janarit në Tiranë. Për ekzekutimin e tij u pagua një killer grek, Efthtimious Efthimiou. Kasmi u vra në derën e shtëpisë së tij dhe u qëllua disa herë me pistoletë në kokë dhe trup. Rreth një vit nga krimi i rëndë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim autorët e vrasjes. Hetimet për këtë dosje janë ndjekur nga prokurori Besnik Muçi. Nën akuzë për vrasjen në kuadër të grupit të strukturuar kriminal janë vënë ish-speciali grek Efthtimious Efthimiou si ekzekutori i Kasmit, Aurel Hoxhallari alias Altin Hoxhallari, Elton Habilaj, Marvin Dinellari, Elton Hoxhallari dhe Marjo Meshini. Organi i akuzës në hetimet e kryera për çështjen ka arritur në përfundimin se shtetasit e mësipërm njihen me njëri-tjetrin dhe kanë planifikuar vrasjen prej disa muaj para se ta ekzekutonin mbrëmjen e 29 janarit 2018. Autorët qëndronin në një banesë në Kombinat dhe shtetasin grek në Shqipëri, sipas akuzës e ka sjellë Aurel Hoxhallari. Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të caktojë trupin gjykues dhe datën e seancës. Prokuroria ka konkluduar se këta shtetas njihen me njëri-tjetrin dhe kanë planifikuar vrasjen prej disa muaj para se ta ekzekutonin Devi Kasmin. Hetimet për këtë rast u nisën nga Prokuroria e Tiranës e cila më pas shpalli moskompetencë pasi u zbulua
Vrasja e Kasmit, killeri grek dhe 5 persona në gjyq tek Krimet SHKAKU “Vrasja ka dyshime se ndodhi për prishje të pazareve të kokainës në Francë dhe Spanjë. Edhe gjatë kontrollit të banesës së Kasmit u gjetën 3 kilogramë kokainë, 300 gramë drogë LSD dhe një armë automatike”.
dhe grupi strukturuar kriminal dhe baza e tyre në zonën e Yrshekut. “Nuk e njoh Devi Kasmin, hera e parë që dëgjova për të ishte në lajme kur u ndalova nga policia. Nuk mbaj mend se çkam bërë para 4 mujash më 21 Janar 2018, ose në kafe ose gjëra të zakonshm”, ka thënë greku për prokurorët. I pyetur për kamerat e sigurisë që rrethonin bazën e tyre në Yrshek ai thotë: “Unë nuk i kam parë
PROJEKTLIGJI
ato, ato kush është në shtëpi i sheh ato shfaqen në ekrënin e kamerave dhe në lagje kishte shumë vjedhje, prandaj ishin vënë shumë kamera dhe i kam parë për herë të fundit para se të ndalohesha”. Kjo është vetë një ndër disa dëshmi të administruara nga prokuroria dhe prova e fakte të tjera për të cilat prokurori Besnik Muçi thotë është e provuar përtej çdo dyshimi se “Shtetasit në hetim
DOSJA
e Krimeve të RënShqipëria vend pritës për refugjatët Prokuroria da, mbyll hetimet ndaj Suel
Një projektligj i dërguar në Kuvend shërben si kuadër i ri ligjor për të strukturuar më tej luftën ndaj emigracionit të paligjshëm, bashkëpunimit të instancave të vendit tonë me shtetet në BE dhe gjithashtu, operacioneve të përbashkëta. Me anë të kësaj marrëveshjeje synohet forcimi i bashkëpunimit në fushën operacionale, për të luftuar emigracionin e paligjshëm, krimin ndërkufitar si dhe kryerjen e operacioneve të kthimit e të ripranimit në lidhje me menaxhimin e kufijve. ‘’Kjo marrëveshje do t’i hapë rrugë bashkëpunimit në fushat e shkëmbimit të informacionit, analizës së riskut, trajnimit, kërkimit, zhvillimit të projekteve pilot dhe operacioneve të përbashkëta’’, thuhet në relacionin shpjegues. Por sa janë shqiptarët që kanë kërkuar azil? Sipas Eurostat, 183 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në vendet anëtare të Bashkimit Europian për periudhën 2011-2018.
Çelës, duke e akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë lidhur me incidentin e ndodhur në shtator të vitit 2017 në Elbasan. Në dosjen e prokurorisë thuhet se Çela drejtonte makinën “Audi” që goditi automjetin e ish zv.drejtorit të policisë Elbasan Gjergji Oshafi. Në atë kohë policia e Elbasanit kishte informacion për një grup të rrezikshëm që po lëvizte në qytet prandaj organizoi kontrolle. Pikërisht para tregut Agro-Ushqimor Policia ndaloi një Range-Rover ku brenda tij ishin Enea Bekteshi e Kelmend Xhaferri. Uniformat blu të Elbasanit i arrestuan dy të rinjtë për shkak se kundërshtuan punonjësit. Në momentin që policët po largoheshin, një “Audi” i blinduar vjen drejt makinave të uniformave blu dhe në këtë moment përplasen me njëra-tjetrën. Sipas Prokurorisë, Policia ishte në aksion dhe Audi ka goditur me qëllim makinën e Gjergji Oshafit.
Aurel (altin) Hoxhallari, Efthymiu Efthymiu, Elton Habilaj, në bashkëpunim mes tyre dhe të tjerë kanë planifikuar dhe kryer vrasjen e Devi Kasmit”. Në banesën një katëshe e përdorur si bazë e grupit u sekuestruar: bomba, mina, 100 fishekë, 7 armë të kalibrave të ndryshme, 1 granat, 3 predha antitank, 5 granata, 5.6 kg tritol, 2 minta të gatshme për shpërthim, 6 selenciatorë, dylbi, shënjestra
optike dhe 115.6 kg kanabis. Shtetasi grek rezulton se ka hyrë në Shqipëri më 10 nëntor 2017 i shoqëruar nga Aurel (Altin) Hoxhallari e deri ditën që u krye vrasja e Kasmit ka qëndruar në Shqipëri ka zbuluar Prokuroria në hetimin e saj. Por kush e porositi këtë vrasje misterioze? Policia dyshohet se porositës i vrasjes së tij është Domart Konjari, i cili kërkohet nga autoritetet shqiptare por edhe ato franceze. Vrasja ka dyshime se ndodhi për prishje të pazareve të kokainës në Francë dhe Spanjë. Edhe gjatë kontrollit të banesës së Kasmit u gjetën 3 kilogramë kokainë, 300 gramë drogë LSD dhe një armë automatike.
Sulmi ndaj policisë, Çela në gjyq për tentativë vrasje
Në dosje theksohet se Audin e blinduar e drejtonte Suel Çela i cili më pas u fut brenda Tregu Agro-Ushqimor. Dera e tregu u mbyll dhe Policia nuk mund të hynte dot në brendësi, për shkak se roja nuk e hapi portën. Kur Policia u fut brenda tregut, sipas Prokurorisë, Suel Çela ishte larguar. Me mbylljen e hetimeve nga Prokuroria, tashmë Gjykata
e Krimeve të Rënda do të hetojë Suel Çelën, djalin e biznesmenit Petrit Çela për tentativë vrasje ndaj punonjësve të policisë. E njëjta akuzë rëndon edhe ndaj Enea Bekteshit dhe Kelmend Xhaferrit. Në dosje bie në sy fakti, se të pandehurit, Cela, Kelmendi dhe Bekteshi, janë hetua edhe për dy ngjarja të tjera kriminale të ndodhura në Elbasan.
KULTURE
17 E enjte, 24 JANAR 2019
Dhimitër Anagnosti, kineasti i mirënjohur feston 83-vjetorin V
etëm katër vite më parë kineasti i mirënjo hur, Dhimitër Anagnosti theu heshtjen me romanin "Koburja nga Europa". Dje ai festoi 83- vjetorin e lindjes. I vetmi regjisor shqiptar që ka patur guximin të meditojë publikisht mbi rolin e vet si kineast brenda propagandës së realizimit socialist, Dhimitër Anagnosti është njëkohësisht ndër ata që më pak se kushdo tjetër ka qenë pjesë e kësaj propagande, thekson atsh. Filmat e tij janë ndër të paktët që edhe sot paraqesin interes nga ana artistike. Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin "Artist i Popullit", 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike
në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Dhimitër Anagnosti shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe të mesmen e përgjitshme i kreu në Vlorë. Më 1954 1960 ndoqi Institutin Kinematografik "VGIK" të Moskës, ku u diplomua për kinoopera-
tor. Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin "Njeriu kurrë nuk vdes", një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961. Filloi punë si operator në Kinostudion "Shqipëria e re"
në 1961, me filmin "Debatik" (1961) e më pas me filmin "Toka jonë" (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra "Gurët dekorativë". Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, "Komisari i dritës" dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin "Dueli i heshtur". Në karrierën e tij 40vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurime të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë. Anagnosti është njeriu i mendimit të lirë, këmbëngulës në mbrojtjen e pikëpamjeve të tij, me një kurajo qytetare, e cila e ka vënë shpesh në shënjestër të mediokërve. Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin "Artist i Popullit", 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të
impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 pril 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri më 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen. Anagnosti është ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën "Fan Noli", duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë. Në vitin 2001 shkroi dhe vuri në skenë në TK dramën e vetme "Nata e trokitjeve në xham". Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit "Gjoleka, djali i Abazit", film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali. Mban titulllin "Nderi i Kombit". Anagnostii është i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, "Artisten e Merituar" Roza Anagnosti. /a. gjergji/
FILMI
“Delegacioni” trifumon në Trieste me dy çmime
F
ilmi "Delegacioni" me regji të Bujar Alimanit edhe me skenar të Artan Minarollit, pas çmimit të madh "Grand Prix" në Varshavë arriti të vlerësohet në Festivalin e Filmit të Triestes, si filmi më i mirë i gjatë. Çmimi "Trieste" iu dorëzua Ali-
manit për filmin e gjatë më të mirë që trajton tentativat ekstreme të sistemit komunist në fund të viteve '90. "Delegacioni" ka rrëmbyer edhe një tjetër trofe, "PAG" që iu dorëzua nga juria e të rinjve, me motivacionin: "Regjia lëvizë si uji, një element shumë
simbolik në film, në mjegullat paradokse të historisë politike, i përforcuar në studion e ngjyrave edhe të dritës". Ngjarjet në film zhvillohen në tetor të vitit 1990. Regjimi komunist kërkon të mbajë pushtetin, ndërsa në Tiranë vjen një delegacion europian për të parë nga afër mbarëvajtjen e reformave të qeverisë. Leo, i dënuar me 15 vite burg, është bërë jashtëzakonisht i vlefshëm për pushtetin e kohës, sepse delegacioni udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të Leos. Ai duhet të bind delegacionin se çdo gjë është në rregull, por ngjarjet marrin tjetër rrjedhë. Festivali i Filmit në Triste, është krijuar në prag të rënies së Murit të Berlinit, (1987) nga Fabrizio Grosoli dhe Nicoletta Romeo. Është çmimi më i rëndësishëm italian, kushtuar kinemasë së Europës Qendrore dhe Lindore. /atsh/
Përfundon procesi i deklasifikimit të 600 mijë dokumenteve sekrete në Drejtorinë e Arkivave
N
ë Drejtorinë e Përgjithshme e Arkivave ka përfunduar tërë sisht procesi masiv i deklasifikimit të dokumenteve që kanë qenë sekret deri më sot, për të cilin kanë punuar gjatë vitit të kaluar një staf prej 8 arkivistëve më të mirë të vendit. Prej ditës së sotme do të mundet të aksesohen lirisht më shumë se 48 mijë dosje dhe 600 mijë dokumente nga viti 1945-1993, nga fondet e Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryeministrisë, fondet personale të Enver Hoxhës dhe Hysni Kapos. Fondet e isharkivit të partisë, fondet e ministrive, të Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykatës së Lartë dhe të organeve të tjera qendrore. Procedura e deklasifikimit e ndjekur me rigorozitet siguron që dokumentet që kishin mbetur të deklasifikuara prej kohësh pa asnjë arsye reale, por vetëm sepse nuk ishte ndjekur procedura e nevojshme burokratike, do të jenë të aksesueshme për të gjithë studiuesit e vendit. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave siguron edhe njëherë studiuesit se do të gjejnë një shërbim të shpejtë e cilësor në sallën e re të studimit në AQSH.
VIP
18 E enjte, 24 JANAR 2019
Chris Brown lirohet nga burgu pas akuzave për përdhunim Chris Brown është liruar nga burgu pa asnjë akuzë në Paris, pasi u arrestua me dyshimin për përdhunim. Një hetim mbi incidentin e pretenduar po vazhdon, thanë zyrtarët në kryeqytetin francez. Ylli i R&B u arrestua të hënën së bashku me 2 burra të tjerë, pasi një 24-vjeçare pretendoi se u përdhunua nga këngëtari në një hotel në qytet më 15 janar. Pas lirimit, Chris përdori rrjetet sociale për të mohuar çdo akuzë. “Dua ta bëj plotësisht të qartë, se akuzat janë të rreme,”shkroi ai në Instagram. “Për vajzën dhe familjen time kjo është mosrespektuese, si edhe nuk është në karakterin dhe moralin tim.” Avokati i Brown, Raphael Chiche, tha se këngëtari deklaroi pafajësinë e tij dhe se do padisë 24-vjeçaren për shpifje. Dy burra u arrestuan së bashku me Brown, të identifikuar nga mediat franceze si truproja dhe një mik i tij, të cilët gjithashtu janë liruar. Incidenti i supozuar raportohet të ketë ndodhur në hotelin luksoz Mandarin Oriental më 15 janar.
Gigi Hadid shpreson të kthehet sërish me Zayn Malik Çfarë po ndodh midis çiftit të dashur Gigi Hadid dhe Zayn Malik? Duket sikur do kthehen sërish bashkë. Një burim zbuloi se supermodelja ka ende shpresë se do ribashkohet me 26vjeçarin. Lajmet vijnë rreth një javë pasi Gigi u pa duke dalë nga banesa e këngëtarit. Sipas burimit, një nga arsyet e ndarjes së modeles dhe Zayn, ishte orari shumë i ngarkuar i 23vjeçares. “Gigi ka shpresë se ajo dhe Zayn mund të gjejnë rrugën e tyre të përbashkët,”-tha burimi. “Sepse të dy e duan shumë njëri-tjetrin dhe asnjëri nuk është gati të largohet përfundimisht.” Vitin e kaluar Gigi dhe Zayn u ndanë në mars por u pajtuan në mars. Gjërat nuk shkuan mirë mes çiftit pavarësisht ribashkimit të tyre, arsyeja për të cilën vendosën përsëri të ndiqnin rrugë të veçanta.
Kylie Jenner konfirmon martesën me Travis Scott Shpesh Kylie Jenner ka nxitur thashethemet se ajo dhe Travis Sott janë martuar në fshehtësi. Por duket se milionerja më e vogël në botë ka konfirmuar lajmet. Mbrëmjen e së martës 21-vjeçarja publikoi një set të ri fotografik në rrjetet sociale. Në imazhin e fundit shkruajti në spanjisht: “extraño a mi esposo”, që përkthehet në “Më mungon bashkëshorti im”. Shkrimi i Kylie nxiti fansat të besonin se konfirmoi martesën me Scott, babain e vajzës së saj të vetme Stormi.
Shtyhet për të tretën herë dasma e Justin Bieber dhe Hailey Baldwin Justin dhe Hailey Bieber po hasin shumë vështirësi në gjetjen e një ditë perfekte për realizimin e dasmës së tyre fetare. TMZ raporton se çifti po shtyn ceremoninë martesore për të tretën herë. Sipas burimeve 300 të ftuarit që kanë marrë ftesën e dasmës së këngëtarit dhe modeles, janë njoftuar të martën se data e dasmës po riplanifikohet. TMZ raporton se dasma nuk do bëhet në një periudhë të afërt pasi çifti, tashmë zyrtarisht i martuar, dëshiron ta planifikojë siç duhet këtë herë. Disa nga të ftuarit që do marrin pjesë në dasmë janë Kylie Jenner dhe Travis Scott, Chris Brown, Drake dhe Odell Beckham Jr.
Gjërat bëhen serioze mes Kendall Jenner dhe Ben Simmons Mesa duket gjërat mes Kendall Jenner dhe Ben Simmons po bëhen serioze. Ylli i basketbollit uli të dashurën e tij pranë mamasë gjatë ndeshjes së Philadelphia 76ers. Supermodelja u fotografua në krah të nënës së Ben ndërsa ky i fundit luante kundër Houston Rockets, duke siguruar një fitore 121 deri në 93. Të dyja u panë duke qeshur me njëra-tjetrën dhe duke biseduar. Por nuk është hera e parë që Kendall dhe Julie kanë qëndruar së bashku. Nuse e vjehrrë ishin nën shoqërinë njëra-tjerës edhe gjatë një ndeshje në nëntor 2018.
SHOWBIZ
19 E enjte, 24 JANAR 2019
Pas hetimit, yjet e mediave sociale pranojnë të deklarojnë reklamat Të paktën 16 yje të mediave sociale, përfshirë këngëtaret Ellie Goulding dhe Rita Ora, modelet Rosie HuntingtonWhiteley dhe Alexa Chung, si edhe vlogerja (video blogere) Zoella kanë rënë dakort të ndryshojnë mënyrën sesi reklamojnë online. Ata duhet të deklarojnë qartë nëse janë paguar apo i morën dhuratë produktet që reklamojnë. Kjo vjen pas paralajmërimeve nga Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve se postimet e tyre mund të shkelin ligjin e konsumatorit. Reklamimi online mund të mbështesë markat por gjithashtu mund të çorientojë, tha CMA. CMA nuk ka treguar rastet kur "infuencuesit" kanë shkelur ligjin e konsumatorit, por tha se ata do ndryshojnë praktikat e tyre vullnetarisht pas një hetimi. Megjithatë, nëse përmbushin marrëveshjen e arritur me CMA, mund të shkojnë në gjykatë dhe të përballen me gjoba të rënda ose dënime me burg deri
në dy vjet. Emrat e famshmëve të bërë publik nga CMA janë: -Ylli i popit Rita Ora -Aktorja Michelle Keegan -Këngëtarja Ellie Goulding -Shkrimtarja dhe modelja Alexa Chung -Stilistja dhe modelja Rosie Huntington-Whiteley -Vlogerja Zoe Sugg (me emrin Zoella) -Mario Falcone i 'The Only Way Is Essex' -Alexandra 'Binky' Felstead
nga 'Made In Chelsea' -Holly Hagan nga 'Geordie Shore' -Modelja Iskra Lawrence -Camilla 'Milly' Macintosh nga 'Made In Chelsea' - Ylli i televizionit Megan McKenna -Chloe Sims nga 'The Only Way Is Essex' -Louise Thompson nga 'Made In Chelsea' -Blogerja Dina Torkia -Vlogeri James Chapman (me emrin Jim Chapman)
Romanca e re e Brad Pitt me "armiken" e ish-gruas, reagon Angelina Jolie: Ndjej tradhti! Në faqet rozë po qarkullon lajmi se Brad Pitt ka nisur një histori të re dashurie me Charlize Theron. Thuhet se ata janë njohur vitin e kaluar gjatë disa xhirimeve dhe që prej Krishtlindjeve janë bashkë. Një burim pranë ish-bashkëshortes së Brad, Angelina Jolie ka zbuluar se ajo nuk është aspak e lumtur nga kjo gjë. Ndonëse është ndarë, asaj i duket tradhti kjo gjë. "Angelina nuk ka qenë asnjëherë e afërt me Charlize pasi ato kanë konkurruar për të njëjtat role në të kaluarën. Ajo do të mërzitej nëse Brad do të fillonte marrëdhënie me dikë duke e ditur se ish-gruaja e tij nuk e pëlqen. Angelina ndjen pak tradhti këtu. Lajmi nuk i ka pëlqyer aspak dhe shpreson se nuk është i vërtetë", tha burimi për "HollywoodLife". Martesa e Angelinës me Brad mori fund në dhjetor të 2017 dhe ata ende vazhdojnë seancat gjyqësore pasi nuk bien dakord për kujdestarinë e fëmijëve.
Trondit e ish e dashura e futbollistit të zhdukur: Nuk ishte aksident, hetoni mafjen Nuk janë gjetur ende gjurmët e avionit me të cilin udhëtonte sulmuesi i sapoblerë i Cardiff Citit, Emilinao Sala, i cili mendohet se është rrëzuar në det gjatë udhëtimit nga Nanta në Cardiff. E ndërsa vijojnë kërkimet, ish-e fejuara e futbollistit argjentinas, Berenice Schkair, hedh akuza të rënda me një postim në Twitter: "I pabesueshëm fakti që kanë ndërprerë kërkimet pikërisht në momentin që u gjetën mbetjet e para. Hetoni mafien e futbollit, sepse unë nuk besoj se ishte aksident". Ndërsa në Instagram shkruan fjalë të ndjera për ish-partnerin e saj:"Nuk arrij ta heq mendjen nga ti, Emi. Jeta mund të ndryshojë në një sekondë, jemi thjesht pluhur në këtë univers. Pse i ndodhin gjëra të tilla një njeriu kaq të mirë dhe tërheqës, me projekte dhe i përkushtuar? Ju lutem, mos hiqni dorë së kërkuari!
Operacionet plastike shpërfytyrojnë aktoren e preferuar të shqiptarëve Shqiptarët u fiksuan aq shumë pas serialit indian Bidaii saqë për ta, aktorja kyesore Sadna u bë e preferuara e të gjithëve. Sara ishte shumë simpatike dhe e ëmbël dhe shumë e dashur për çdo fans të këtij seriali. Mirëpo, shumë pak ka ngelur nga pamja e saj e mëparshme. Kjo pasi Sara ka bërë ndërhyrje të mëdha estetike që e kanë "shpërfytyruar" aktoren. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak fansave të saj, të cilët e kanë kritikuar duke u shprehur se ky look nuk i shkon aspak asaj.
Vdes komediani i famshëm në moshën 32-vjeçare Komediani amerikan Kevin Barnett ka vdekur në moshën 32 vjeçare. Ai ishte i njohur për bashkë-krijimin e serisë së Fox, Rel dhe shkruajti komedi televizive përfshirë Broad City. Barnett ishte me pushime në Meksikë kur vdiq. Nuk dihet ende shkaku i vdekjes "Ne jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të mikur tonë Kevin Barnett,"-tha agjencia e tij UTA, në Twitter. "Ishte talent i jashtëzakonshëm dhe një person i mrekullueshëm." Në postimin e fundit në Instagram të Barnett, ai shihet në Meksikë. Gjithashtu komediani shkroi The Carmichael Show dhe u shfaq në filmin e vitit 2014, Dumb and Dumber To.
SPORT
20
E enjte, 24 JANAR 2019
Rezultate surprizë në ndeshjet e 1/8-ve, spikat humbja e skuadrës verilindore ndaj Apolonisë
Vllaznia mund Kamzën, Kukësi dhe Laçi thyhen në sfidat e para
NDESHJET
Kupa ndryshon kalendarin e Superiores për javën e 19-të
Rozalb Lika
K
upa e Shqipërisë ka luajtur dje ndeshjet e para në të dy grupet A dhe B. Rezultate surprizë në thuajse të gjitha fushat, pasi ekipet e Kategorisë së Parë kanë fituar ndaj skuadrave të Superiores. Kukësi e Laçi janë befasuar në ndeshjet e para, pasi janë mundur nga Apolonia dhe Bylisi. Vllaznia triumfoi në një mënyrë surprizë 2-1 ndaj Kamzës së trajnerit Ernest Gjoka në “Reshit Rusi” të Shkodrës. Një rikthim i ashpër për teknikun që sezonin e kaluar vuajti nën drejtimin e kuqebluve. Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh me anë të Mehmetit, por shkodranët përmbysën gjithçka me Markun dhe Zhuniorin. Gabim i pafalshëm i mbrojtjes dhe Avdylit në golin e brazilianit. Një rezultat i papritur u shënua në “Loni Papuçiu” të Fierit, aty ku Apolonia vendase fitoi 2-1 me Kukësin, me gola të Gjatës dhe Hysenshahajt, ndërsa finalizimi i vetëm i verilindorëve mban firmën e Et’hemit. Skuadra verilindore duhet të rikthejë këtë humbje të sfidës së parë me një fitore minimale në ndeshjen e kthimit. Teuta hipotekoi kualifikimin me një fitore të thellë 1-3 në fushën e Lushnjës. Për durrsakët shënuan Kallaku,
Vila dhe Prongi, ndërsa Gjyla shkurtoi diferencën në 1-3 në fundin e sfidës. Teuta ka bërë detyrën me Lushnjën, duke fituar me rezultatin 1-3. Kallaku me penallti dhe Vila në pjesën e parë shënuan dy herë, ndërkohë që me fillimin e fraksionit të dytë të lojës ishte Progni që e çoi në 0-3
rezultatin, ndërkohë Gjyla për lushnjarët shënoi golin e nderit. Luftëtari ka mundur në transfertë Egnatian, në një ndeshje që u zhbllokua në pjesën dytë. Ramadani shënoi me 11-metërsh dhe i la radhën sulmuesit Dunga për të realizuar golin e qetësisë. Gjirokastritët nuk u mjaftuan
KUPA E SHQIPERISE GRUPI A Kastrioti-Partizani Besëlidhja-Skënderbeu Egnatia-Luftëtari Vllaznia-Kamza
2-4 1-2 0-3 2-1
GRUPI B Apolonia-Kukësi 2-1 Bylis-Laçi 2-0 Lushnja-Teuta 1-3 Tirana-Flamurtari (Sot 13:00)
MERKATO
Skënderbeu zyrtarizon malazezin Toksic, Partizani “amerikanin” Duka
Skënderbeu është një ndër skuadrat më aktive të kësaj merkatoje. Bardhekuqtë zyrtarizuan edhe blerjen e tretë, malazezin Idriz Toskic. Një tjetër mesfushor dhe më shumë zgjedhje për trajnerin Shehi i cili më herët ka afruar edhe 2 lojtarë të tjerë të të njëjtit pozicion. 23-vjecari Toskic më herët ka qenë pjesë edhe e italianëve të Barit ndërkohë që ka firmosur për 1 vit e gjysmë me kampionët e Shqipërisë. Mesfushori i është bashkuar menjëherë skuadrës në stërvitje në kuadër të përgatitjeve për duelin ndaj Partizanit. Malazezi është afrimi i 3-të në merkaton e janarit pas Asanit dhe Taipit. Nuk ka mbetur
pas në merkaton e transferimeve as skuadra e Partizanit. Të kuqtë kanë prezantuar futbollistin e tyre më të ri që i bashkohet skuadrës në prag të rinisjes së kampionatit. Dilaver Duka, mesfushori me origjinë shqiptare, karriera e të cilit i përket vetëm kampionatit amerikan të futbollit do të jetë pjesë e Partizanit deri në fund të sezonit me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Duka luan në rolin e mesfushorit anësor dhe më herët ka qenë pjesë e skuadrave të njohura si Nju Jork Red Bull apo Çikagos ndërsa tashmë kërkon të provojë për herë të parë një eksperiencë të re në kampionatin shqiptar.
me kaq, pasi shënuan sërish me Rapon dhe fituan 0-3. Bylisi ka treguar muskujt kundër Laçit, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0. Kualifikimi i kurbinasve vështirësohet kështu. Bytyçi me penallti shënoi i pari, kurse në fund realizoi mesfushori Bajramaj. Skuadra e Prengës do duhet të djersijë shumë në takimin e kthimit nëse dëshiron që të kalojë në çerekfinale të këtij edicioni në Kupën e Shqipërisë. Kurbinasit nuk po arrijnë që të rikthehen në formën e tyre më të mirë, teksa mesa duket faza përgatitore nuk ka shërbyer shumë për ta.
Java e 19-të e Kategorisë Superiore, do të luhet në tri ditë, duke filluar që nga e premtja, me super sfidën mes Skënderbeut dhe Partizanit, por ditën e ditën e djeshme, është bërë një tjetër ndryshim. Duke marrë parasysh se takimi i sotëm mes Tiranës dhe Flamurtarit u shty për ditën e sotme, është zhvendosur edhe takimi për vlonjatët në fundjavë, që ishte parashikuar ta luanin ditën e shtunë. Kështu, Flamurtari, transfertën me Teutën do të luajë 24 orë më pas, pra të dielën e 27 janarit. Një shtyrje e tillë shihet si një zgjedhje e mirë, pasi vlonjatet do të kishin në dispozicion vetëm 24 orë për të përgatitur ndeshjen ndaj durrsakëve.
NDESHJET TË PREMTEN Skënderbeu-Partizani | 18:00 TË SHTUNËN Kukësi-Laçi | 14:00 TË DIELËN Luftëtari-Kastrioti | 14:00 Tirana-Kamza | 17:00 Teuta-Flamurtari | 17:00
KUPA
“Selman Stermasi” kthehet në pishinë, shtyhet për sot Tirana-Flamurtari
Nuk zgjati më shumë se 25 minuta ndërkohë sfida e parë e raundit të 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë mes bardhebluve dhe vlonjatëve. Shirat e shumtë që kanë rënë gjatë 2 ditëve të fundit në kryeqytet e kishin kthyer në një pishinë “Selman Stërmasi”. Pellgjet e ujit në pjesë të ndryshme të fushës e bënin shumë të vështirë qarkullimin e topit aq sa gjyqtari kryesor Kreshnik Bajramaj së bashku me delegatin e ndeshjes Lusien Nurishmi vendosën që sfida të ndërpritet përkohësisht në pritje të përmirësimit të kushteve të motit. Me shiun që nuk pushonte dy klubet, gjyqtarët dhe zyrtarët e FSHF-së vendosën që
sfida të shtyhet përfundimisht. Delegati i FSHF, Lusien Nurishmi pas ndeshjes konfirmoi shtyrjen e ndeshjes por gjithashtu bëri me dije se sfida do të riluhet sot në orën 13:00, duke filluar që prej minutës së 25-të, pikërisht aty ku ndërpre gjithçka. Për t’u përmendur që në minutën e 10-të të takimit Tirana fitoi një 11-metërsh me Hoxhallarin, por Edon Hasani gaboi nga pika e bardhë me Enea Koliçin që ndali me këmbë tentativën e tij. Ndeshja u zhvillua në kushte të vështira deri në mesin e pjesës së parë, teksa ishte thuajse i pamundur qarkullimi i topit në disa pjesë të fushës që ishin kthyer në moçalë.
SPORT
21
E enjte, 24 JANAR 2019
E përditshmja britanike shkruan se strategu italian e kërkon shkodranin në formë huazimi
“The Mirror: Sarri e do Hysajn tek Chelsea që këtë muaj
KATALANASIT
Barcelona transferon De Jong për 86 milionë euro Barcelona ka arritur të sigurojë një nga talentet më premtues të futbollit europian, edhe pse për këtë do të paguajë një shifër të majme. Skuadra katalanase zyrtarizoi dje pasdite blerjen e holandezit, Frenkie de Jong, nga Ajaksi i Amsterdamit, një lojtar që do t’i bashkohet kolonisë “blaugrana” në fundin e këtij sezoni, kur të mbyllë kampionatin me “tulipanët”. Operacioni, që ishte i vështirë për shkak të limiteve të merkatos dimërore dhe vështirësive të negociatave, u finalizua për 86 milionë euro. Pikërisht kaq do të përfitojë Ajaksi, që e kishte kthyer thuajse në një ankand mes Barcelonës, Manchester Cityt dhe Paris SG, garën për të marrë futbollistin e kombëtares holandeze. Vendimtar ishte vullneti i futbollistit për të provuar një kampionat teknik, si ai spanjoll. Frenkie de Jong do t’i bashkohet Barcelonës këtë verë dhe do të luajë për 5 sezone, me një pagë dukshëm të përmirësuar nga ajo që merr aktualisht tek Ajax-i i Amsterdamit.
HISTORIA
97-vjeçarja i shkruan Ronaldos, portugezi i përgjigjet menjëherë
E
lseid Hysaj duket i destinuar për të vijuar karrierën te skuadra e Chelsea-t. Trajneri Maurizio Sarripas afrimit të Gonzalo Higuian në organikën e tij kërkon edhe shërbimet e shkodranit tek Blutë e Londrës. Lajmin e publikon e përditshmja britanike “Daily Mirror”, ku thekson predispozitën e trajnerit të Chelsea-it për të transferuar në “Stamford Bridge” një tjetër lojtar të stërvitur prej tij, si tek Empoli ashtu dhe tek Napoli. Për mbrojtësin e kombëtares shqiptare të futbollit, i cili ka një kontratë të vlefshme me Napolin deri në qershor të 2021 projektohet një huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, për një shifër që De Laurentiis do ta quante të arsyeshme.
Në rast të një largimi të mundshëm nga Italia napolenatanët do të kishin Kevin Malcuit si zëvendësues të tij. Shkodrani 24-vjeçar i cili mbërriti në Itali në 2009-ën, pas ndalesës tek Empoli e gjeti dimensionin e tij të vërtetë në Serinë A pikërisht nën drejtimin e teknikut Sarri. Me emërimin e tij si në stolin e Napolit në verën e 2015-ës, Sarri zgjodhi të merrte me vete edhe mbrojtësin shqiptar i cili me fanellën e kaltër ka koleksionuar 155 prezenca mes kampionatit dhe Kupës së Italisë dhe atyre europiane. Me ardhjen e Ancelottit shkodrani ka humbuar statusin e tij prej titullari të padiskutueshëm, Detaj ky që shton edhe predispozitën e Sarrit ndaj tij konsiderohen si
faktorë që e shtyjnë Hysajn për të ndryshuar ambient. Mediat angelze e japin të këtë transferim si një operacion shumë propabël dhe në rast të një transferimi të Hysajt në Londër atëherë do të ndizej drita jeshile për pistat Mosses dhe Zappacosta tek Napoli. Megjithatë ka edhe nga ata lojtarë që nuk e duan shkodranin te Chelsea dhe njëri prej tyre është spanjolli Azpilicueta, i cili duke t se nuk ka shumë besimin e trajnerit, i cili nuk i ka pritur mirë gabimet në mbrojtje në ndeshjen e fundit ndaj Arsenalit. Klubi anglez sipas mediave britanike është gati që të paguajë edhe klauzolën, por për një gjë të tillë duket se nuk është shumë e bindur drejtorja sportive e klubit, Marina Granovskaia.
Nëna Lucia është 97 vjeç dhe ka një pasion të madh për Juventusin, por në veçanti për Cristiano Ronaldon. Ylli portugez ditët e fundit i ka bërë një surprizë që e ka bërë shumë të lumtur. Ai i ka dërguar një kartolinë me nënshkrimin e tij ku i shkruan “para nonna Lucia”, e përkthyer në shqip “Për nëna Lucia-n”. Historia, e treguar nga disa gazeta lokale në Breshia, tregon për zonjën Lucia Timi, e cila jeton në një azil pleqsh në Pralboino, një qytet i vogël në krahinën e Brescias. Nëna Lucia, një ish-publiciste në pension, kishte kërkuar prej kohësh t’i shkruante futbollistit portugez. Pas pushimeve të Krishtlindjeve, stafi i shtëpisë së pleqve e ndihmoi të shkruante një letër që u dërgua më 10 janar në klubin e futbollit të Juventusit në Torino. Ajo letër ishte një ndër të shumtat letra apo email që shkojnë çdo ditë për kampionin portugez dhe mbesin pa përgjigje. Por, më 17 janar, zonja e vjetër ka marrë një surprizë që e bëri jashtëzakonisht të lumtur: një kartolinë me autografin e Ronaldos, shoqëruar me simbolin e Juventusit dhe të ngjyrave të klubit bardhezi. Një gjest i bukur i portugezit, i cili i ka plotësuar një dëshirë të madhe nënës së moshuar. Tani super-tifozja është bërë e njohur, duke kujtuar kohët kur shkruante artikuj të ndryshëm në gazeta.
Zbulohet mesazhi tronditës i pilotit para përplasjes fatale të avionit privat
TRAGJEDIA
V
ijojnë kërkimet për avionin e zhdukur mbrëmjen se hënës me të cilin udhëtonte argjentinasi me origjinë italiane, Emiliano Sala. Avioni që udhëtonte nga Nantes drejt Cardifit u zhduk nga radarët ndërsa ishte mbi kanalin e La Manshit. Forcat e shpëtimit janë të mobilizuara, duke mos ndalur kërkimet, edhe pse shpresat vijnë duke u zbehur. 28-vjeçari kishte patur shenja ankthi që para se të ndërmerrte udhëtimin drejt një etape të re në karrierë. Gjatë fluturimit, ndërsa komunikonte
me mesazhe audio në Whatsapp me një mikun e tij, ish-lojtari i klubit francez mësohet të ketë parashikuar fatin e keq që e priste: “Ky avion duket sikur do të bëhet copash nga momenti në moment, kam frikë, nëse nuk keni lajme prej meje brenda një ore e gjysmë, ejani të më kërkoni, edhe pse ndoshta nuk do të me gjeni kurrë”. Grupet e shpëtimit punojnë për të gjetur ndonjë gjurmë nga të humburit, hidhërimin më të madh e përjetojnë prindërit e Salas, të cilët jetojnë në Rosario të Argjentinës.
Ata kanë dhënë vetëm disa deklarata të shkurta për shtyp. Mediat angleze kanë zbuluar se piloti kishte tentuar disa herë të ngrejë në fluturim avionin privat të kontaktuar nga agjenti i futbollistit. Avioni ka mundur të ngrihet vetëm në tentativën e katërt, për shkak të kohës së keqe. Një oficer në një prononcim për mediat angleze ditën e djeshme nuk ka dhënë më shpresa për ta gjetur shëndosh e mirë futbollistin, edhe pse në rit e para u përfol për disa shanse të mundshme.
KURESHTI
22 E enjte, 24 JANAR 2019
Gjenden kimikate të rrezikshme në pelenat e fëmijëve Agjensia kombëtare e shëndetësisë në Francë, Anses thotë se ka gjetur kimikate në pelenat e foshnjave që tejkalojnë nivelet e sigurisë. Testet gjetën substanca të cilat janë potencialisht të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Anses tha se testet në pelena ishin të parat që u realizuan nga një organizatë kombëtare e shëndetit dhe sigurisë në botë. Agjensia bëri thirrje për reagim të shpejtë duke marrë parasysh rreziqet e mundshme që këto kimikate mund të paraqesin. Ministri i Shëndetësisë i Francës, Agnès Buzyn tha se nuk kishte rrezik serioz ose të menjëhershëm për shëndetin e foshnjave. Por në një deklaratë të përbashkët të ministrave të shëndetësisë, financave dhe mjedisit u tha se qeveria i ka dhënë prodhuesve 15 ditë kohë për të
Vajza i plotëson dëshirën nënës me kancer Dëshira e një nëne me kancer për të parë vajzën e saj të martuar para se të vdiste është plotësuar. Cindy Davies u diagnostikua me kancer në mitër gjashtë javë më parë dhe kishte frikë se nuk do jetonte dot për të parë vajzën e saj Kerry Webb duke u martuar me Dean Badhams-Williams. Por me ndihmën e spitalit Saint Michael’s Hospice në Hereford, 31-vjeçarja dhe Dean ndryshuan planet e martesës dhe zhvilluan një ceremoni martesore në dhomën e nënës së sëmurë. Bride Kerry u shoqërua nga gjyshi i saj Gordon Thomas. “Nuk doja të martohesha pa qenë nëna ime aty. Doja të më shihte me vello,”-tha vajza. Pesë fëmijët e saj, Shania, 15 vjeç, Kenz, 12, Levi dhe Daisy, 3 vjeç, dhe Rico, 1 vjeç, gjithashtu morën pjesë në ceremoni.
ndërmarrë veprime. Studimi është bërë në një numër markash të ndryshme të pelenave që janë në dispozicion vetëm në tregun francez. Gjatë tre viteve të para të jetës fëmijë përdorin rreth 4.000 pelena, tha Anses. Raportoi nuk tregoi emrat e markave të testuara. Disa marka të dis-
ponueshme në tregun francez shiten edhe në vende të tjera të botës. Sipas Anses, u zbuluan një numër kimikatesh të rrezikshme tek pelenat që përmes urinës mund të hyjën në kontakt të gjatë me lëkurën e foshnjave. Disa nga kimikatet mund të shkaktojnë alergji të lëkurës, tha Anses.
Ngrin ujëvara e Niagarës, spektakli unik i natyrës Është kaq e ftohtë saqë një pjesë e ujëvarës së Niagarës ka ngrirë. Temperaturat nën zero kanë sjellë një shfaqje unike në botë për të gjithë ata njerëz me fat që ndodheshin afër ujëvarës së famshme.
Copat e akullit dhe shtigjet e dëborës të kujtonin peizazhet e filmave të animuar të Disney . Ndërsa vizitorët nuk humbën rastin të dokumentonin fenomenin e rrallë të natyrës.
Adoleshentja vrau veten nga rrjetet sociale, i ati akuzon Instagramin Familja e një adoleshenteje nga Anglia, e cila thuhet se vrau veten për shkak të Instagramit ka vendosur të publikojë fotografitë e saj për të luftuar rrjetin social. Molly Rusell, 14 vjec, u gjet e vdekur në dhomën e saj në nëntor të 2017. Ndonëse u vetëvra, ajo nuk kishte shfaqur asnjëherë shenja të problemeve shëndetësore. Më vonë, familja e saj zbuloi se po shihte një material në rrjete sociale që lidhej me ankthin, depresionin, vetëvrasjen. Për këtë gjë, i ati akuzoi Instagramin duke thënë se “e ndihmoi të vdiste”. Ian Rusell vendosi të publikojë fotografitë e të ndjerës duke luajtur me kafshë dhe duke shijuar dëborën. Ai kishte një arsye të fortë për këtë gjë. Ian kërkon të sfidojë algoritmin e Instagramit duke thënë se duhen më shumë imazhe të tilla për të rinjtë. Ndër të tjera, ai kërkon që të merren masa për videot apo fotografitë me përmbajtje shqetësuese që mund ti marrin jetën të rinjve.
Foshnja lufton me jetën prej puthjes së familjarit me herpes Një foshnje nga Darlingtoni kaloi 4 ditë në spital duke luftuar për jetën pasi një anëtar i familjes, i sëmurë me herpes e puthi. Kaylah Merrit, 1 vjeçe, u mbush me shenja të kuqe në të gjithë trupin dhe u diagnostikua me ekzemën herpetikum, e cila shkaktohet nga virusi i herpesit. Prindërit Brogan Thomas dhe Conor Merritt u tmerruan nga të qarat e vogëlushes dhe e çuan me urgjencë në spital. Kaylah kishte nevojë për dy antibiotikë dhe disa lloje kremrash që të pastronte lëkurën, por mjekët thanë se nëse do ishte zhvilluar më shumë do të ishte fatale. Personi i panjohur me virusin e herpesit gati i mori jetën vogëlushes vetëm se i dha një puthje. Prindërit 22vjeçarë vendosën ta bëjnë publik rastin për të paralajmëruar të tjerët.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 4. Quhet edhe ashtu një njeri i metë nga mendja, teveqel 7. Kajkatohet, llastohet, sillet me ... 10. Akryeqyteti i Afganistanit është 12. Enë e madhe prej metali, shërbente për të zier ujë, ndërresa, gjellë (e shquar) 13. Miami International Airport, shkurtima e saj 14. Emër përmbledhës për shqiptarët në mesjetë 15. Ushqim që bëhet me miell drithi të gatuar me ujë e të pjekur në furrë a në saç 17. Pa... kadegorizohet edhe tradhtia 18. Filmi "... vjen një ditë" prodhim i vitit 1986, me regji të Vladimir Priftit, skenari, Teodor Laço dhe muzika, Thoma Simaku 19. Gjini bimësh që rriten në vende me klimë të nxehtë a të butë, me gjethe të trasha 22. ...u, kjo nuk është gjë fare! 23. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 24. Kafshë transporti për në shkretëtirë dhe stepa, që i reziston thatësirës 26. Një mendësi, qëndim apo botkuptim është edhe ... 28. Vendi ku lidhen dy eshtra, nyja e eshtrave 29. Riza, aktori i mirënjohur i teatrit të Korçës dhe personazh i karaktereve të spikatura në kinematografi 31. Krëhëri na mundëson një trajtim të tillë flokëve 32. ..ho, sa e mirë është. 33. Pemë që bën fruta me kokërr të verdhë, të mëdha dhe të mbuluara me pak push, e me erë të këndshme 34. Veshje burrash ose grash me mëngë të gjata, e prerë si jelek dhe e qëndisur, që mbahej mbi këmishë; një lloj mëngoreje 36. Një nga Gurakuqët e famshëm të Shkodrës, poet, pedagog, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet 39. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 40. Nigeria e ka atë monedhën e saj 42. Ajo që bën pula, vezë ose.. 43. Trup gjeometrik në trajtën e një hinke të përmbysur, që formohet duke rrotulluar një trekëndësh kënd drejtë rreth njërit prej kateteve të tij 44. Varg lëvizjesh të caktuara të trupit e të gjymtyrëve nën ritmin e muzikës 46. Që lidhet me patriotizmin; që përshkohet nga patriotizmi 48. Ndaras nga tjetri a nga të tjerët 49. Tërësia e qimeve të gjata që mbulojnë lëkurën, janë... 50. Makinë shtypshkrimi, që i radhit shkronjat në rreshta të plotë plumbi 52. U vihet në kyçet e duarve të ndaluarve nga policia 55. Vjen në jetë një bimë. Del nga fara, çan koren e tokës, mugëllon, ose ... 56. Ajo për të cilën shquhen në përgjithësi shqiptarët, bujari, dashuri dhe ashtu 57. Copë e madhe buke, mishi etj.; ngastër
E enjte, 24 JANAR 2019
Nga Albert VATAJ
59. Të fikët, ose ... 61. Doktori i kafshëve quhet ... 63. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 65. Në Shkodër i thonë katërdhet 68. Tërësia e shkresave dhe e dokumenteve që vihen së bashku brenda këtyre kapakëve 69. Pjesë ndërtese, ure etj. që përgatitet në fabrikë që më parë 71. Romani i Anton Pashkut 72. Të lag e të bën qull 75. Partia Socialiste e Moderuar 76. Përdoret në mjekësinë popullore për të mjekuar plagët 79. Umberto... një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare 80. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 81. I tillë është një njeri që lufton dhe nuk dorëzohet në asnjë rrethanë 82. Sipërfaqja e përgjithshme e këtij shteti është 1,030,700 km2, prej së cilës 300 km2 janë ujë. Mauri fillon 84. Të ftohtë i madh, i thatë e me ngricë; fraq, cingërimë, thëllim 86. Secila nga dy pjesët e mishta e të lëvizshme të kokës 89. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 91. Dhi 4-5-vjeçare që s'ka pjellë, dhi shterpë. Ose deti që përshkon Stambollin 93. "Ata ishin ..." film shqiptarë i prodhuar në vitin 1977 me regji Esat Musliu, Kujtim Çashku, skenari E. Musliu K. Gjonaj dhe muzika, Sokol Shupo 95. Gjendje psikike e sëmurë e një njeriu, të cilit i ngulet
mendja te diçka pa ndonjë arsye 97. Rudolf ..., (25 shkurt 1861 - 30 mars 1925) ishte një filozof austriak, arkitekt, dramaturg, mendimtar dhe ezoterik 98. Sjellje e veprime që bëhen sa për të qenë brenda, prirje për t'iu përshtatur sa për sy e faqe qëllimeve 101. Organizata Ndërkombëtare për Migrim, inicialet 102. Kristaq ..., regjisor dhe skenarist. Më 1979 i është dhënë titulli "Artist merituar" më 1987 është nderuar me "Artist i Popullit". Në festivalin e XI-të i filmit shqiptar 2000 është nderuar me çmimin e karrierës 104. Kufomë e një kafshe të vrarë ose të ngordhur, që ka mbetur disa ditë pa u groposuar 105. emër i përbashkët për muzikën, pikturën, skulpturën, arkitekturën, etj 106. Murg i një urdhri reaksionar katolik, të themeluar në shekullin XIII 109. Fat në lojë, në punë a në jetë. 110. Vendi ku kemi lindur e jetojmë ne dhe ku kanë jetuar të parët tanë 111. Dakord në gjuhë universale VERTIKALISHT 1. Aktori, Shpëtim ... me një galeri të larmishme rolesh dhe karakteresh në kinema dhe teatër 2. Pastaj e ka brenda 3. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 4. Kryeqytet i këtij shteti është Lisbona 5. Vegël, shërben për të
kapur e shtrënguar diçka a për të shkulur gozhdë 6. Partia Ardhmëria Shqiptare 7. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 8. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 9. Departamenti i Administratës Publike, duhen inicialet 10. Trup gjeometrik i rregullt, që ka gjashtë faqe katrore të barabarta 11. Pëlhurë pambuku e hollë dhe me punim të thjeshtë, e ngjyrosur ose me lule të ndryshme 15. Emri i shkronjës së dytë të alfabetit grek 16. Drejtues i korit në dramaturgjinë e vjetër greke, i cili tregonte në skenë për jetën e heroit 20. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 21. Thuhet zakonisht për dikë që nuk kundërshton kurrë e u përulet të tjerëve 25. I vetmuar, i veçuar. I tillë është ai që ka vetëm veten 26. Punoj tokën me shatë, me bel etj., rrëmih, gërmoj tokën me diçka 27. Degë e gjuhësisë që studion prejardhjen e fjalëve të një gjuhe 28. Ashtu quhet ai që bëhet aty zot i pasurive të tjera të vendit dhe i shfrytëzon ato për nevojat e veta 30. Ashtu quhet ai që e ka prejardhjen nga Palestina 31. Shkelje serioze e dënueshme sipas ligjit 35. Që është i hedhur e pak i prapë, që është i lëvizshëm e gazmor 37. Ëmbëlsirë e ngrirë, me
hartash, pasqyrash, skicash, grafikësh etj 60. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 61. Sëmundja e tuberkulozit. U bë v... 62. Brazili e përdor atë si monedhën e saj 64. Luigj ... (1879-1925), hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, pedagog, tekstolog, gjuhëtar, diplomat 66. Shkurre e viseve bregdetar nga të cilat mund të nxirret raki 67. Partia Demokracia e Re Europiane 70. Kap një njeri që dyshohet për një faj dhe e mbaj nën ruajtje 73. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 74. Bajram ..., gazetar, albanologë dhe politikan shqiptarë. Ka qenë kryeministër i Kosovës 77. Çorbë e trashë, që bëhet zakonisht me oriz të zier shumë 78. Djathë me qumësht delesh, i ngjizur në trajtë rrotulle 80. Ajo shërben për të ngjizur, tharm 82. Kokrrat e kësaj bime, përdoren zakonisht si ushqim për shpendët 83. Shajak i hollë e i rrahur mirë zakonisht i bardhë a i murrmë 85. Viç dy-tre vjeç; ka i ri dhe i patredhur, që mbahet për ndërzim 87. Shkop i gjatë me dorezë të kthyer, që mbajnë zakonisht pleqtë 88. Tokë e rrahur ose e ngjeshur me këmbë nga të ecurit 90. Organizata Botërore e Shëndetësisë 92. Gjini e letërsisë artistike që e pasqyron jetën përmes veprimit skenik të personazheve dhe të dialogëve e të monologëve të tyre 94. Susanna..., romanciere italiane 96. Që është pak i thartë e që të mbledh gojën, gjysmë i thartë 99. Tërësia e mjeteve monetare e materiale të caktuara për një qëllim 100. Ana e sipërme e bukës, korja e saj, quhet edhe ashtu 103. Vjershë lirike a këngë solemne. 106. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 107. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 108. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave
lëndë të parë qumështi, edhe lepihet kur konsumohet 38. Atë Shtjefën ... (Mëhill Kostandin Gjeçi-Kryeziu 1873 1929) veprimtar i shquar i lëvizjes atdhetare, etnograf, arkeolog dhe shkrimtar 41. Quhen edhe ashtu depuetetët 44. Zakon i keq që ka një njeri, e kundërta e virtytit quhet ... 45. Ai që bën e ndreq këpucë 47. Një nga vendet fqinje që kemi Adriatikun të përbashkët 51. Fatkeqësi e madhe, shkatërrim a mjerim i madh, katastrofë; kërdi, mynxyrë (shqipe e turquizuar) 52. Partia Republikane, inicialet 53. Partia Aleanca Popullore 54. Ka edhe atë emër vendbanimi ynë 55. Kur fëmijëve kryesisht i vendosin nishane, nuska, etj., për të mos e marrë ... 58. Përmbledhje hartash gjeografike; përmbledhje 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
A L 10
V
11
3
5
C
I
A
15
7
P
A
B
B R
I
F
I
K
E T
9
M A M I I
U 17
V
O J
C
19
M K
E
D
M
D
D
¸
22
I
S
P E
˙
K
S
I
V O
˙
E
R
A
A
S H
K E
26
M
A
O
M
F L
R T
¸
T
A
27
D
34
E G
M A
S A
P O
N 37
N
L
T
43
L
O
R
T
R
M
D A
D E
S
R
N
A
M
M
D
B
I
E
E
R
I
P
O
K
45
P A
L
39
¸
44
M O
L
N L
O
41
B P A
30
N
38
40 42
29
A M U L K
R T I
35
P A U S
O J
33
36
L
S T 28
K
32
B
N
T E
D
25
Z H
O
K
21
23
24
E
A
J
20
31
I
8
M 14
A G
16
L U
K
6
U B 13
B
18
D
4
K L
L M E
12
A
S Q
Y R
I
46
P
M
47
U
J
48
49
R R
E M
L
S
56
N
K
L
O T
L
A
R
T
O
P
E
R
I
P
P A
S T
E L
E
H
R
O
F A
O
F
R
R
62
R S
I
G
Q
O
A
R
E
P E
A
F
I
T
G A
C
J
E
L
M
V A
E F
72
G J
U E
O
T I
A
E R
I
N
O
E R
80
73
V
A R
E
R
T
75
K 77
E T
A
B
71 74
K U
P
67
E
70
M E
I 64
B C
O
M I
76
G
J
78
A
Z
79
H Y
S
R
T O
A
M
K U
I
P I
81
M I
O
82
R
N
S K
U
E
83
L
Y R
S E
E
¸
86
N 87
X
84
T
J
M
88
H I
89
B U
T I
A
V A
94
R ¸
S
T
85
N
A S
90
R
M
R
O
E
R
K
A
E
T
N 91
A 93
92
E L
T ¸
A
95
S
V E
T ¸
V E
N D
O S
J
96
A
T
97
A
A
A
M E
N T
98
K
˙
O 99
I
O
104
D
O T R
63
C
I
69
M
L
N 59
66
F
E
I
61
65
U
J
55
58
D E
60
N
O G
54
A
A
57
A
O L
M 53
M E
R
N T
R
52
L A
68
A
50
K O
51
100
A
101
102
P
M I
D Y
Q
T
Z E
T E
105
E M
I
M Y
S L
B
E
E
M
M
R I
J
107
M E J
A
G
M
108
D A
110
R E
I K
106
R
109
T
K
103
M O
R S
R
V
N
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E enjte, 24 JANAR 2019
Presidenti Meta: Vepra e përjetshme e Ismail Qemalit meriton nderim dhe respekt pjesë në ceremoninë e vendosjes së emrit të tij në një prej rrugëve kryesore të Bashkisë Kamëz. Vepra e përjetshme e Ismail Qemalit në shërbim të çështjes shqiptare, forcimit të identitetit kombëtar dhe themelimit të shtetit modern, meriton të gjithë nderimin e respektin tonë të pakufijshëm, si komb, shoqëri dhe institucione”,- shkruan Presidenti Ilir Meta.
P
residenti Ilir Meta mori pjesë dje në ceremoninë e vendosjes së emrit Ismail Qemalit, në një prej rrugëve kryesore të Bashkisë Kamëz. “Me rastin e 100vjetorit të kalimit në përjetësi të patriotit të madh, burrit të ndritur dhe themeluesit të
shtetit të ri shqiptar, Ismail Qemali, u ndjeva sot jashtëzakonisht i lumtur të merrja
Presidenti: Kushtetuta njeh përgjegjës për Ministrinë e Jashtme Edi Ramën Presidenti Ilir Meta ka komentuar dje kalimin e kompetencave të ministrisë së Jashtme nga Edi Rama, te zëvendësministri Genti Cakaj. I pyetur nga mediat, gjatë një ceremonie në qytetin e Kamzës, Presidenti Ilir Meta u shpreh se pavarësisht organizimit të brendshëm të qeverisë, Presidenti i Republikës ja ka deleguar autoritetin kushtetues të kreut të diplomacisë, Edi Ramës. Kreu i shtetit u shpreh se “Presidenti nuk ndërhyn dhe nuk komenton për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive. Unë si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë”,- deklaroi Presidenti Meta. Dje, në ambientet e Ministrisë së Jashtme, kreu i qeverisë, Edi Rama prezantoi Gent Cakaj si zyrtarin që do të merret me çështjet e diplomacisë së shtetit shqiptar. Unë në funksionin tim si ministër i Jashtëm i delegoj zotit Gent Cakaj drejtimin e kësaj ministrie dhe përfaqësimin në institucionet ndërkombëtare”, u shpreh Rama. Kandidatura e Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm shkaktoi përplasje në distancë dhe prodhoi deklarata të forta mes Ramës dhe Metës, pasi nga Presidenti refuzoi që ta dekretonte. Me këtë qëndrim, Presidenti Ilir Meta ka lënë të kuptohet se pavarësisht lëvizjeve të brendshme që Edi Rama bën në kabinetin e tij, institucioni i Presidencës do të komunikojë për çështjet e diplomacisë me presonin që ka dekretuar për këtë post, Edi Ramën, dhe jo me zyrtarët e nivelit më të ulët që Rama zgjedh personalisht për ta zëvendësuar.
PRESIDENTI META NË KAMËZ
“Shoqëria jonë ka nevojë të nxisë vullnetarizmin në kauzën e dhurimit të gjakut”
P
residenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta ishte dje në Bash kinë e Kamzës për seancën e radhës të fushatës ndërgjegjësuese të dhurimit të gjakut. I pritur nga Kryetari i Bashkisë,.Xhelal Mziu dhe përfaqësuesit vendorë, Presidenti Meta
përuroi rrugën “Ismail Qemali” në nder dhe kujtim të 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të atdhetarit që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë dhe themeloi shtetin modern shqiptar. Në kuadër të nismës së ndërmarrë së bashku me “Aleancën për Dhu-
rimin e Gjakut”, Presidenti Meta shprehu kënaqësinë lidhur me seancën e dhurimit të gjakut dhe falënderoi kryebashkiakun Mziu dhe qytetarët e Kamzës, të cilët iu përgjigjën me dëshirë apelit dhe thirrjes ndërgjësuese dhe humaniste. “Kjo seancë e dhurimit të gjakut ishte e shkëlqyer, përsa i takon pjesëmarrjes dhe kontributit. Ishte një surprizë mjaft e këndshme për mua që kjo vizitë e sotme të lidhej edhe me vendosjen, të njërës prej rrugëve kryesore të Bashkisë së Kamzës, të
emrit të atdhetarit të madh, themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit, me rastin e 100-vjetorit të kalimit të tij në përjetësi. Duke u përulur me nderim dhe duke nderuar gjithmonë figura të tilla që kanë bërë kaq shumë për shtetin dhe për kombin tonë, ne përçojmë mesazhin e forcimit të shtetit dhe vendosjes së interesit kombëtar mbi gjithçka tjetër. “Gjithashtu jam i lumtur që Bashkia Kamëz ka shfrytëzuar shumë mirë mundësinë e jashtëzakonshme që kanë aq
shumë të rinj e të reja për t’i orientuar në fushën e sportit dhe mendoj se ky është një shembull i shkëlqyer për të gjitha bashkitë e tjera”,- theksoi Presidenti Meta. Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, duke vënë në dukje se kjo është vizita e parë e një Presidenti Republike në këtë bashki, falënderoi Presidenti Meta për nismën e ndërmarrë në kuadër të “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, duke i ftuar qytetarët që t’i bashkohen kësaj kauze humane.