Koha Jone 24 Korrik 201+

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Drejtësia në kaos, Qeveria me pushime E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 173 (8304)

E martë, 24 Korrik 2018

Çmimi 30 Lekë

Gjykata Kushtetuese nga nëntë anëtarë ka sot vetëm një, Gjykata e Lartë nga 19 anëtarë ka mbetur me 7, por me sa duket KPK-ja do ta shkrijë për pak javë duke e bllokuar edhe këtë gjykatë. PD-LSI kërkojnë të mos ketë pushime për deputetët deri në gjetjen e zgjidhjes së përbashkët politiko-kushtetuese FAQE 3

Kryeministri Edi Rama: Loja Luan Rama: Duhet zgjidhje për mbaroi! Gjykatat e sipërme do situatën alarmante me Gjykatën pastrohen nga llumi Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë

Në foto: Kryeministri Edi Rama

FAQE 2

PROJEKTI

EDITORIAL

Kryebashkiaku Veliaj: Banditizëm dhe hakmarrje ndaj Mandatin tjetër, udhëtimi gjyqtarit Xhezair i parë me tren elektrik nga Tirana në Rinas Zaganjori

FAQE 13

Në foto: Zëvendëskryetari dhe deputeti i LSI, Luan Rama

FAQE 5

PLANI I OPOZITËS

AKUZAT

ANALIZË

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha: 7 pika për daljen nga kolapsi kushtetues

Deputeti socialist, Ulsi Manja: Në kolaps është opozita, jo sistemi i Drejtësisë

Përballo trysninë e pazakontë Opozitë! Nga Kolapsi buron Zgjidhja!

FAQE 6-7

Nga Artur Zheji FAQE 8

FAQE 7

FORUM

Nga S.Prulli Xhezair Zaganjori është një burrë 61 vjeçar, i mbuluar nga thinjat e viteve. Zaganjori drejton gjykatën e lartë të Shqipërisë që prej vitit 2013. Ai është një profesionist, burrë me karakter...

FAQE 4

Partia-shtet Nga Ylli Manjani

Miratimi i ligjit për Magjistraturën është akt anti-reformë dhe krejt i pastër korruptiv! Politika duhet të gjejë zgjidhje për të ngritur menjëherë:... FAQE 8


POLITIKE

2

E martë, 24 KORRIK 2018

Rama: Loja mbaroi! Gjykatat e sipërme do pastrohen nga llumi

KRYEMINISTRI

Kryeministri Edi Rama këmbëngul fort në bindjen e tij se “Vetingu po vepron në pavarësi të plotë e monitorim ndërkombëtar. Fletërrufetë kundër Vetingut janë dëshpërimi i atyre që e mbushën me llum Pallatin e Drejtësisë! Loja mbaroi. Gjykatat e sipërme do pastrohen deri në fund e do ringrihen për ta bërë më në fund drejtësinë Drejtësi”. Ndërkohë PD-LSI japin alarmin se reforma në drejtësi

po krijon kolaps dhe se Vettingu po kontrollohet nga PS. Sot parlamenti nuk arriti të kishte 84 vota për projektligjin e ofruar nga PS për një zgjidhje provizore të bllokimit të Reformës. Opozita akuzoi kryeministrin se po kontrollon krejt Vettingun dhe se me këtë ligj që synonte të miratonte sot në Kuvend donte ta mbushte sistemin me magjistratët e rinjë, të para seleksionuar nga drejtuesit e qeverisë.

Kreu i grupit parlamentar të PS: Institucionet e reja të Drejtësisë shumë shpejt në funksionim të plotë

K

ryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla në një prononcim për mediat, jashtë ambienteve të Kuvendit pas përmbylljes së seancës, ka theksuar se bojkoti i opozitës për votimin e ligjit të magjistraturës nuk ka arsyetim. “Kemi pasur një komunikim me opozitën. Na vjen keq që kjo çështje që është thjesht një ndryshim afati dhe që nuk ka të bëjë aspak me një çështje të rëndësishme, të binarëve të rëndësishëm të paketës së reformës në Drejtësi, opozita nuk erdhi të jepte dakordësinë e saj. Sikurse edhe për një çështje tjetër që më shumë sesa i përket interesit të punës së përditshme parlamentare, ka të bëjë me interesin e përditshëm të atyre qytetarëve shqiptarë që lëvizin me leje drejtimi të vendeve të huaja apo të shtetasve të huaj që lëvizin të shumtë në Shqipërisë, këto ditë pushimi në verë, të kishim mundësi të ndryshimit rrugor”, -tha Balla. Kreu i grupit parlamentar të PS, vuri në dukje se edhe pse opozita refuzoi të votonte ligjin, shumë shpejt do të ngrihen institucionet e reja të Drejtësisë. “Kjo nuk është një problem i pazgjidhshëm sepse të gjithë e dimë që shumë shpejt, qoftë këshilli i emërimeve në drejtësi, por edhe këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe ai i prokurorisë, do të jetë funksional dhe do jetë KLGJ

Taulant Balla: Bojkoti i opozitës është pa arsye

që do përcaktojë se cila është nevoja e numrit të pranimeve të Shkollës së Magjistraturës për magjistratët gjyqësorë apo numri i nevojave që ka institucioni i prokurorisë, me prokurorë të rinj që mbarojnë magjistraturën dhe hyjnë në sistem. Sot unë ende

nuk gjej një shpjegim për arsyen e vërtetë për bojkotin, nga ana e opozitës”, -tha Balla. Ai sqaroi se “edhe ligji që votuam për avokatinë dhe amendamenti i propozuar prej meje dhe zotit Manja , është një hap i rëndësishëm drejt moralit, pastërtisë

së figurës së atyre që veprojnë në sistemin e drejtësisë dhe avokatëve. Kemi miratuar një amendament që garanton që personat që kanë qenë pjesë e sistemit të drejtësisë, gjyqtarë dhe prokurorë të cilët largohen për shkak të Vetingut për një

kohë të caktuar, nuk mund të kryejë profesionin e avokatit duke dhënë garanci. “Dua t’iu them që prej shtatorit ë 2017-ës, ne kemi shprehur gatishmërinë për të pasur dialog me opozitën, në vijim të çështjeve të trajtuara në marrëveshjen e 17 majit 2017. “Në shtator, na pret një punë intensive që ka të bëjë me adresimin e plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR, përsa i përket reformës zgjedhore dhe dua t’i them sot opozitës zyrtarisht se, jemi vonë por ende jo shumë vonë për të përmbyllur brenda afatit që vendosëm sot dhe këtu kuptohet serioziteti i kërkesave. Sot duhet të ishte opozita në sallë për të votuar ndryshimin e afatit të komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. Brenda fundit të shtatorit duhet të kemi komplet paketën për t’u bërë publike dhe më pas për të vijuar me seancë plenare, të ndryshimit në disa ligje për të ndryshuar kodin zgjedhor apo ligjin për partitë politike, që janë pjesë e rekomandimve të OSBE/ODIHR”, -përfundoi Balla.

REAGIMI I KREUT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË LSI

Petrit Vasili: Rilindja i preu kokën drejtësisë K

reu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, akuzoi dje Partinë Socialiste se qëllimisht po e çon drejt dështimit reformën në drejtësi, duke lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë. “Paketa e ndryshimeve për Reformën në Drejtësi dhe për ta ruajtur drejtësinë nga shkatërrimi e paraqitur nga opozita u hodh poshtë nga

rilindja javë më parë në kuvend. Sot kjo paketë e opozitës vazhdimisht është aty si provë e fajit shumë të rëndë të maxhorancës për drejtësinë”,-shkruan Vasili në Facebook. Nga ana tjetër, Vasili shton se mos hapja e negociatave me BE-në, çon në kushtin për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. “Rilindja është fajtorja e vetme

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

ADRESA E REDAKSISË:

për dekapitimin e drejtësisë. Për shkak vetëm të rilindjes në vendimin për moshapjen e negociatave është kusht ngritja e Gjykatës Kushtetuese. Pa e bërë Shqipërinë me Gjykatë Kushtetuese, nuk mund të hidhet asnjë hap përpara. Në Shqipëri maxhoranca i ka prerë kokën drejtësisë”,-deklaron kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili.

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E martë, 24 KORRIK 2018

Drejtësia në kaos, Qeveria me pushime

Gjykata Kushtetuese nga nëntë anëtarë ka sot vetëm një, Gjykata e Lartë nga 19 anëtarë ka mbetur me 7, por me sa duket KPK-ja do ta shkrijë për pak javë duke e bllokuar edhe këtë gjykatë. PD-LSI kërkojnë të mos ketë pushime për deputetët deri në gjetjen e zgjidhjes së përbashkët politiko-kushtetuese Më 21 korrik 2016 Parlamenti miratoi me konsensusin e 140 deputetëve reformën në drejtësi që do të sillte fundin e korrupsionit në gjykata-prokurori si dhe largimin e duarve të politikës nga sistemi i drejtësisë. Dy vite më pas rezultati i reformës është më i keq se çdo parashikim i mundshëm. Gjykata Kushtetuese ka një vit që nuk funksionon. Gjykata e Lartë pritet që të mbetet shumë shpejt pa anëtarë, sepse KPK-ja po i shkarkon njëri pas tjetrit. Ndërsa pas disa muajsh pritet që të bllokohen edhe gjykatat e apelit në gjithë vendin. Ngritja përgjysmë e disa institucioneve të vettingut dhe vendimmarrja e njëanshme e PS ka bërë që të nisin shkarkimet e gjyqtarëve që rezultojnë me probleme, por ideatorët e reformës nuk kanë menduar se kush do t'i zëvendësonte këta. Por opozita akuzon se PS-ja kontrollon Vettingun duke larguar gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që nuk janë me prirje të Rilindjes. Në fakt ka shkarkime që duhet duartrokitur KPK-ja sikurse janë disa largime me motive politike ose pa asnjë argument ligjor. Gjithë rezultati i reformës deri më sot është një kaos total në sistemin e drejtësisë dhe me pasojë në gjithë shoqërinë. Largimet e para nga Vettingu kanë krijuar dhe dyshimet për seleksionime juristësh dhe largime gjyqtarësh që nuk kanë qenë mes të preferuarave të qeverisë së PS. Emrat e atyre që e kanë kaluar Vettingun, historikisht njihen si njerëz që kanë lidhje apo kanë dhënë vendime që kanë qenë në favor të PS dhe njerëzve të saj. Shkurt, kemi të bëjmë me një reformë gjysmake e cila vërtet po largon disa juristë që nuk justifikojnë pasurinë dhe meritojnë të mos jenë më në sistem, por po ashtu po largohen gjyqtarë me

integritet dhe po lejohen të vazhdojnë punën disa që nuk njihen si të ndershëm apo profesionistët më të mirë. Njerëzit e rinj që do të zëvendësonin të larguarit janë studentët e shkollës së Magjistraturës. Sipas konsensusit të vitit 2016, emërimet do bëheshin nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Të dyja këto institucione sot nuk funksionojnë dhe për shkak të vonesave që kanë sjellë përfaqësuesit e PS. Dje mazhoranca kërkoi votat për të miratuar ndryshimet e ligjit të vitit 2016 për "Statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve" duke synuar të zhbllokojë edhe problemin e shkollës së magjistraturës. Propozimi i quajtur si teknik nga PS, në fakt ishte një hap tjetër drejt kontrollit të drejtësisë. Varianti i PS përcakton se në mungesë të institucioneve kushtetuese që duhet të ishin ngritur këto dy vite, emërimet e magjistratëve të bëhen nga KLD dhe Prokuroria e Përgjithshme. Gjithashtu dhe kuotat e studentëve të rinj të magjistraturës të bëheshin nga

parlamenti. Sipas PS, ky propozim zhbllokon kaosin me emërimet dhe funksionimin e gjykatave. Për miratimin e tij duheshin 84 vota, të cilat PS nuk i ka. Opozita e cilësoi një nismë të tillë si serinë e radhës për kapjen e drejtësisë. Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se më mënyrën e re sesi është konceptuar ligji, Shkolla e Magjistraturës është kthyer në shkollën e dikurshme të Partisë Komuniste ku përgatiteshin kuadrot e regjimit. Duke refuzuar votimin e ligjit, Lulzim Basha propozoi një plan prej shtatë pikash për zgjidhjen e krizës. Kërkesat e PD kërkojnë rikthimin e konsensusit të vitit 2016, zgjidhjen urgjente të vakumit në Gjykatën Kushtetuese, zgjedhjen e një kryeprokurori të ri sipas ligjit, si dhe rishikimin e disa emërimeve në institucionet e drejtësisë, që sipas PD, janë tërësisht politike. PS-ja nuk pranoi asnjë kërkesë të PD-së. Në emër të PS u shpreh dje kreu i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja i cili foli për "kapsllëk" të opozitës dhe frikë nga reforma në drejtësi. Qëndrimet e pozitës dhe opozitës janë shumë

larg gjetjes së gjuhës së përbashkët dhe situatën e kaosit me drejtësinë e përdorën për akuza të ndërsjella. Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi dje një lexim real të gjendjes në të cilën ndodhet shteti pa gjykata dhe kërkoi gjetjen e konsensusit me çdo kusht. Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama deklaroi dje në dy daljet për mediat se vendi është në një kolaps që do të ketë pasoja afatgjata për qytetarët dhe çeljen e negociatave. LSI propozoi që sesioni parlamentar të mos mbyllet pa u gjetur një zgjidhje që do t'i japë vendit Gjykatë Kushtetuese si dhe sistemi i reformës në Drejtësi të funksionojë. Përkundër kësaj kërkese, mazhoranca zgjodhi të mos marrë parasysh as planin me 7 pika të Lulzim Bashës dhe as sugjerimin e LSI për të vijuar me dialog institucional për zgjidhjen e krizës. Zyrtarisht Kuvendi, me nismën e PS, mbylli dje punimet dhe pritet të mblidhet në shtator. Në kulmin e një kaosi institucional pa sistem drejtësie, PS dhe qeveria zgjodhën që parlamenti të vazhdojë pushimet. Është një vendim jo vetëm i papërgjegjshëm, por edhe diabolik. Ndërkohë që kriza konsumohet në gjithë shkallët e gjyqësorit, qeveria mund të vazhdojë e qetë të miratojë koncesione, marrëveshje të dyshimta dhe çdo ligj tjetër. Gjykata Kushtetuese nga nëntë anëtarë ka sot vetëm një, gjykata e lartë nga 19 anëtarë ka mbetur me 7, por me sa duket KPK-ja do ta shkrijë për pak javë duke e bllokuar edhe këtë gjykatë. PD-LSI kërkojnë të mos ketë pushime për deputetët deri në gjetjen e zgjidhje të përbashkët politiko-kushtetuese. Një shtet pa gjykata paralajmëron mbarimin e Shtetit. Kjo mbetet alarmante. Q. Xhani


SPECIALE

4 E martë, 24 KORRIK 2018

Banditizëm dhe hakmarrje ndaj gjyqtarit Xhezair Zaganjori. Duan ta bëjnë pis, si të tjerët! Nga S.Prulli

X

hezair Zaganjori është një burrë 61 vjeçar, i mbuluar nga thinjat e viteve. Zaganjori drejton gjykatën e lartë të Shqipërisë që prej vitit 2013. Ai është një profesionist, burrë me karakter dhe asnjëherë i përfolur në sistemin e drejtësisë për akuza shpërdorim detyre apo korrupsion. Në krejt gjyqësorin e vlerësojnë si një jurist korrekt, i qetë, fjalëpakë dhe zbatues i përpiktë i ligjit. Që prej vitit 2001 ai është edhe anëtar i Gjykatës së Pajtimit e Arbitrazhit pranë OSBE-së me seli në Vjenë. Pra edhe një ekspert gjyqësor ndërkombëtar me vlera jo vetëm për Shqipërinë. Ishte vota e Xhezair Zaganjorit kur ishte në Gjykatën Kushtetuese, i cili vendosi të rrëzojë marrëveshjen e qeverisë Berisha me Greqinë, e cila quhet Marrëveshja e Detit. Nëse vota e Zaganjorit do të ishte pro Marrëveshjes, tashmë grekët do ishin ofruar edhe me shumë bregut shqiptar me detin e tyre. Jo aqsa po projektohet nga qeveria Rama, por gjithsesi vendosmëria e tij kushtetuese ruajti integritetin e kufirit shqiptar. Ky ishte akt jo vetëm ligjshmërie dhe kushtetues, por edhe një Akt Kombëtar. Por tani Xhezair Zaganjorin e kanë vënë në thertoren e Vettingut ose të KPK, siç njihet shkurt nga publiku. Ai shkoi vetë, pa avokat, përballë KPK-së ditën e premte. E pyetën edhe për emrin e babait, të nënës, etj. Natyrisht formalizmave ligjorë nuk iu bën bisht askush, porse ai njihet se është Xhezair Zaganjori. Ishte Xhezair Zaganjori që kur e propozoi PD-ja për President Republike (para Bujar Nishanit) nuk pranoi, pasi tha se pa konsensusin e opozitës (PS) nuk pranoj të votohem. Dhe e refuzoi publikisht. Ky është integritet dhe personalitet shtetëror. Nga mënyra se si e pyesnin të premten në KPK, si e vëzhgonin në bisht të syrit apo nga trajtimi me pyetje hetuesie, sikur kishin një kriminel para tyre, dukej hapur se kishte prapavijë politike për ta mposhtur krenarinë dhe korrektësinë e tij ligjore e kushtetuese. Zaganjori u përgjigj, nxori dokumente, sqaroi duke respektuar Ligjin. Dikush që

kishte interesa politike, në pragmarrëveshjen e re që po përgatitet me Greqinë, e donte Zaganjorin të "therur" në "thertoren" e KPK. Dhe kokën e tij të prerë ta daravisin mjediseve politike e mediatike, duke thënë se "kush guxon të dalë kundër marrëveshjes së detit me Greqinë, kështu do të përfundojë! Nga Vettingu nxorën në media, mundet me qëllim diskretitimin e figurës dhe autoritetit të tij të padiskutueshëm, se kryetari i gjykatës së lartë nuk justifikon pasurinë. Me një finesë djallëzore, dikush lart, që nuk e do politikisht në gjykatë përhapi me vrap nëpër media dhe rrjete sociale se "Zaganjori nuk e justifikon dot apartamentin e tij dhe një garazh". Natyrisht që mbetet një e drejtë e KPK dhe e specialistëve që punojnë pas tyre të hetojnë për këdo, pa përjashtim. Por nuk do të thotë se e tha KPK-ja dhe e ka thënë ZOTI! Duket se një dorë e fshehtë, mundet edhe shërbimet greke në shenjë hakmarrje ndaj votës së tij antigreke, por thellësisht kushtetuese dhe shqiptare, po hakmerren ndaj tij. Gjithçka ndodh në këtë Shqipëri! Shërbimet inteligjente greke janë kudo nëpër politikë e në institucione të tjera shqiptare. Ka politikanë të korruptuar, qeveritarë apo ish-qeveritarë

"bythë e brekë" me grekët dhe interesat e tyre në Shqipëri. Edhe në këtë rast grekët nuk harrojnë, janë shumë korrekt me inatet dhe hakmarrjen e tyre. E sajuan bukur, me sa duket, me duart shqiptare të Vettingut se Xhezair Zaganjori ka një garazh makine që nuk e justifikon dot me burimet financiare. Një pisllëk i paparë dhe me sa duket, siç po vërtetohet përditë, PS-ja dhe kryeministri Rama paska një listë se cilët emra nuk i do në sistemin e drejtësisë. Nëse vërtetohet kjo siç edhe akuzon opozita, atëherë Reforma ka vdekur që pa nisur, porse po vdes edhe njerëzit e ndershëm dhe profesionistë të drejtësisë. "Nuk është momenti për intervista. Jam njeri i ligjit, dhe erdha në proces. E kam mbështetur reformën në Drejtësi, ndaj kam respektuar KPK dhe kam dokumentuar gjithçka. Kam 40 vite pune dhe kam punuar me përkushtim", tha Zaganjori fill pas mbarimit të seancës së KPK. Teksa u pyet për faktin nëse kishte besim tek sistemi i drejtësisë, ai u shpreh se: "Nuk e di, atë do ta shohim, pasi të gjithë dokumentet qe kam pasur më është dashur që të shkoj në Gjermani". Turpi nuk paska kufi. Duan ta bëjnë pis edhe Xhezair Zaganjor-

CV e Xhezair Zaganjorit: Xhezair Zaganjori lindi më 9 Mars, 1957 në Shkodër. Ai u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1981. Që nga kjo kohë ai ka qenë lektor i së Drejtës Ndërkombëtare Publike, i të Drejtës Europiane dhe i të Drejtave të Njeriut në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në Shkollën e Magjistraturës dhe në Shkollën e Studimeve Europiane, Tiranë. Gjatë viteve 1992-1997, Z. Zaganjori ka qenë Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë. Në vitin 1988 merr gradën shkencore "Doktor i Shkencave Juridike" dhe në vitin 2009 "Profesor". Në vitet 1998-1999 ka kontribuar si bashkëpunëtor shkencor pranë Institutit Max-Planck, për të Drejtën Ndërkombëtare dhe të Drejtën Kushtetuese, në Heidelberg të Republikës Federale të Gjermanisë. Që prej vitit 2001, është anëtar i Gjykatës së Pajtimit dhe Arbitrazhit pranë OSBE-së me seli në Vjenë. Prof.Dr. Xhezair Zaganjori është autor i një sërë botimesh shkencorë brenda dhe jashtë vendit, si dhe pjesëmarrës aktiv në Kongrese e Konferenca të ndryshme ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit. Zaganjori, u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë, me dekretin nr. 8065, të datës 22.03.2013 pas ushtrimit të detyrës së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese prej vitit 2003 deri në fillim të 2013. Ai u emërua Kryetar i Gjykatës së Lartë në 24.03.2013, me dekretin nr. 8120 in! Nëse edhe Zaganjorin e largojnë me vendim KPK-ja, atëherë nuk duhet të punojë asnjeri nga gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që ndodhen sot në drejtësi. Mbetet më mirë që të ngrihen gjykata popullore komuniste të kohës së Enverit, të cilat kishin në përbërje sekretarin e partisë, kryetarin e këshillit të fshatit si dhe një të deleguar nga komiteti i partisë së rrethit. Revanshi nuk paska

të ndalur. Edhe kryetarin e gjykatës kushtetuese, Bashkim Dedja kanë kërkuar ta rihetojnë në apelin e Vettingut. Synimi mbetet që ta shkrijnë krejtësisht gjykatën kushtetuese, ku më pas qeveria të bëjë ç'të dojë në Shqipëri. Pa gjykatë kushtetuese dhe pa gjykatë të lartë, merret me mend se si shkojnë punët në një shtet të vogël si vendi ynë. Të mos harrojmë edhe një gjë, e cila nuk duhet kaluar pa vëmendje: Si ka mundësi që këta gjyqtarë e prokurorë që po shkarkohen janë nga Veriu? Rastësi?! E dini se edhe Xhezair Zaganjori është nga Shkodra dhe Bashkim Dedja nga Dibra? E të dy duan ti palosin me pretekstin Vetting. Pyetja shtrohet tashmë publikisht: Pse po largojnë gjithë drejtuesit e institucioneve kushtetuese që janë nga Veriu i Shqipërisë? Enver Hoxha sapo mori pushtetin dhe për ta çimentuar përjetësisht burgosi dhe shkarkoi elementët progresistë dhe kushtetues, kryesisht nga Veriu. Sinqerisht që në rastin e Zaganjorit, por jo vetëm, po krijohet një precedent i rrezikshëm duke e kthyer nga Reformë në Monarki ku gjyqtarët e prokurorët i vendos Monarku… Mësimet e presidentit turk janë busull orientuese për Edi Ramën dhe mazhorancën. Njerëz jini vigjilentë!- se kështu montohet diktatura. Nuk ka më diktaturë komuniste, por ka diktatura të llojit mafioz kolumbian.


POLITIKE

5

E martë, 24 KORRIK 2018

Zëvendëskryetari i LSI-ë, Luan Rama: Se i hoqën apo i hoqi Vettingu ata që duheshin hequr, nuk tha njeri gabim. Por problemi shtrohet. Kush i zëvendëson? Si i zëvendëson?

P

as seancës plenare, nënkryetari i LSI-së, Luan Rama në një konferencë për shtup tha se askush nuk është kundër reformës në drejtësi, por sistemi i drejtësisë është në kolaps total. “Askush nuk është kundër reformës në drejtësi. Por ta keqinformosh e përdorësh shqetësimin për të zgjidhur një problem të madh në kushtet e një emergjence kombëtare siç është mosfunksionimi i një mori institucioneve të reformës në drejtësi dhe ta fshehësh këtë para spekulimit se këta duan të ishte Gjykata Kushtetuese, kjo është poshtërsi. Maxhoranca zgjodhi të shkojë me pushime, por unë vazhdoj ta konsideroj absurde dhe papërgjegjshmëri të plotë të shkosh me pushime kur sistemi i drejtësisë është në kolaps që do të sjellë pasoja edhe më të rënda në ditët në vijim”, deklaroi Luan Rama. Sipas tij qëndrimi i LSI është si i gjithë frontit opozitar, por dialogu si institucion duhet të jetë funksional. “Nuk ndajmë asgjë ndryshe, jo vetëm me z. Basha po gjtihë frontin opozitar dhe shumicën e qytetarëve kur është fjala për funksionimin e shtetit të së drejtës për zbatimin e ligjitdhe për të ndarë përfundimisht kapjen politike që i është bërë drejtësisë”, tha ai. Rama deklaroi se kanë ekzistuar të gjitha mundësitë për konsensus, por deklarata e djeshme e deputetit Ulsi Manjani shkatërroi çdo gjë. “Kam qenë gjatë gjithë ditës në kontakt të vazhdueshëm dhe në përpjekje për të mundur të mbërrinim në një zgjidhje me Kryetarin e Kuvendit, me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së, me Kryetarin e Partisë Demokratike, por në mënyrë absurde, provoktative dhe me një gjuhë aspak të denjë u shfaq në këtë skenë të teatrit politik edhe Ulsi Manja, i cili na u prezantua sot edhe si specialist i kapsllëkut. Seç deshi dhe seç pati Ulsiu që hyri për ta provokuar këtë përpjekje për të mundur që të mbërrinim në një zgjidhje është çështje e tij, por ta lexosh apo ta perceptosh përpjekjen për dialog, përpjekjen për normalitet dhe për të zgjidhur problemet e mëdha të Reformës në Drejtësi si kthim mbrapa të Reformës në Drejtësi, do të thotë jo vetëm lajthitje në objekt, dhe meqë është jurist Ulsiu e kupton këtë gjë, por për fat të keq kemi të bëjmë edhe me lajthitje në subjekt. Deklaratat provokative dhe gjuha arrogante natyrisht nuk i shërben interesit publik, interesit qytetar dhe interesit të jetësimit, ashtu siç është nisur në fakt Reforma në Drejtësi. Askush nuk është kundër Reformës në Drejtësi dhe kjo është e gjitha një spekullim i madh. Askush nuk është kundër Vettingut dhe në mënyrë të veçantë LSI e ka demonstruar këtë me qëndrimet e veta konsenguente,

Luan Rama: Dialog dhe jo pazar për drejtësinë

transparente dhe institucionale, por ta keqinformosh dhe ta keqpërdorësh shqetësimin për të zgjidhur një problem që është i madh, që është një problem në kushtet e një emergjence kombëtare, siç është mosfunksionimi i një mori institucionesh të Reformës në Drejtësi dhe ta fshehësh këtë prapa spekullimit se këta duan të ishte Gjykata Kushtetuese apo Gjykata e Lartë, kjo është jo vetëm spekullative, por është shqip fare poshtërsi”,- deklaroi Luan Rama. Përfaqësuesi i LSI tha se askush nuk po merr në mbrojtje gjyqtarët e korruptuar, por duhet të parlamenti të kishte menduar që më herët zgjidhjen për vendet që do të mbeteshin bosh. “Askush nuk kërkon, askush nuk do, dhe askush nuk i merr në mbrojtje gjyqtarë të korruptuar apo gjyqtarë që përmes procesit të Vettingut rezultojnë që kanë probleme të mëdha me integritetin, me profesionalizmin dhe me ligjin. Por kur projektohet zbrazja e vendeve që kanë zënë njerëz të korruptuar, duhet të ishte projektuar edhe se si do të zëvendësohen këto vende. Që sot, ne të mos ishim pa Gjykatë Kushtetuese,- deklaroi Luan Rama. Z.Rama, gjatë konferencës për shtyp, Z.Basha tha se, propozimi juaj për dialog dhe përgjigja e z.Ruci që ishte në pritje të PD-së, ngjante me një skemë të vjetër të Sigurimit. Cili është komenti juaj?

E para nuk kam folur për dialog me qeverinë, e thashë dhe po e rithem, dialogu si institucion dhe diaologu midis aktorëve si institucion duhet të jetë funksional sepse kjo është shenjë jo vetëm e emancipimit politik, jo vetëm e përgjegjshmërisë politike por është shenjë e një qasjeje apo e një sjelljeje europiane edhe në politikbërjen në Shqipëri. E dyta më konkretisht, nuk e kam dëgjuar se çfarë ka thënë z.Basha por di të them këtë gjë, që nuk ndajmë asgjë ndryshe jo vetëm me z.Basha por me të gjithë frontin opozitar dhe me shumicën e qytetarëve shqiptar kur është fjala për funksionimin e shtetit të së drejtës, për zbatimin e ligjit dhe për të ndarë përfundimisht kapjen politike që i është bërë sistemit të drejtësisë dhe për të mos lejuar që ky proces i rëndësishëm siç është reforma në drejtësi, të përdoret për të bërë seleksionim politik, përzgjedhje politike apo edhe ndëshkim politik të atyre që janë subjekt i ligjit në këtë rast. Natyrisht kush mund të thotë sot që sistemi i drejtësisë nuk është në kolaps? Kush mund të thotë sot që Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë është në punë? Kush mund të thotë sot që në gjykatat e vendeve të tjera apo në prokurorori janë strukturat në punë në zbatim të ligjit? Askusht nuk mund ta thotë sepse kjo është e vërteta. Dhe e vërteta është vetëm një: Sistemi i drejtësisë është në kolaps total. Dhe këtu do të jemi, keni për të parë që pasojat do të vijnë gjith-

një e duke u rënduar dhe kostot do të vijnë gjithnjë duke u rritur sepse e gjithë ajo çfarë është projektuar, është projektuar më shumë për ta përdorur atë për demagogji dhe për të kërcënuar dhe kanosur të tjerët sesa për ti dhënë Shqipërisë sistemin e drejtësisë që kërkon një shtet modern i të drejtës. Shkoni nëpër gjykata, shkoni në prokurori dhe shikoni, kush është në punë dhe sa janë në punë. Të gjithë presin sesi do të buzëqesh njëri apo tjetri nga anëtarët e komisioneve të Vettingut dhe natyrisht ata që ia kanë bërë vendin, presin rradhën të shkojnë atje ku ju takon dhe të mos qëndrojnë aty ku ju takon. Ka dhe nga ata që thashë shprehin shenja devijacioni apo deformimi të çuditshëm që thonë sistemi i drejtësisë është në punë. Që sistemi i drejtësisë është funksional, që reforma në drejtësi ka qenë e suksesshme dhe e fshehin reformën në drejtësi vetëm pas Vettingut i cili është një proces. Sot që flasim jo vetëm nuk është gjykata kushtetuese në punë, jo vetëm nuk ka gjykatë të lartë, jo vetëm janë të paralizuara dhe një pjesë e gjykatave të apelit, jo vetëm jashtë funksionit një pjesë e gjykatave të nivelit të parë por jemi dy vjet pas ndryshimeve kushtetuese që i çelën rrugën reformës në drejtësi dhe sot nuk janë krijuar institucionet kryesore të reformës në drejtësi. Kur ligji parashikonte afat deri në 8 muaj pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese që duhet të ishin krijuar. Sot nuk

është krijuar KLGJ, KLP nuk bëhet fjalë për SPAK-un dhe të tjera. Nuk funksionon KED dhe KEP , shto këtu dhe gjykatat që i përmenda. Atëherë kush është ky idiot që merr guximin dhe thotë, sistemi i drejtësisë funksionon në përputhje me parametrat që kërkon shteti i së drejtës në zbatim të kushtetutës.Epo ja që ka edhe të tillë, nuk ke çfarë i bën. Pse kërkuat konsensus apo dialog pikërisht tani dhe jo më parë? E para, nuk ka ndonjë radhë se kur duhen thënë gjërat që gjykojmë që janë të rëndësishme. E dyta, e kemi kërkuar këtë në vijimësi, si institucion dialogun dhe jo si Pazar. Se nuk janë çështje pazaresh çështjet e reformave të rëndësishme siç është reforma në drejtësi. E kemi kërkuar dialogun si institucion midis të gjithë aktorëve politik parlamentar, dhe midis mazhorancës dhe opozitës, jo vetëm midis mazhorancës dhe LSI. Sepse LSI, i ka dhënë votat kur është dashur të miratohen një mori ligjesh me 84 apo 86 vota. Dhe sjellja e mazhorancës që është sot në qeveri, ka qenë e njëjtë, abuzive, arrogante dhe e papërgjegjshme. Prandaj mbi bazën e precedentëve që janë kthyer në vijësjellje nga kjo mazhorancë, e shfaqur dhe sot që shkon me pushime kur drejtësia është në hall të madh. Është krejt normale që të bëhesh skeptik sepse në fund të fundit, unë jam dakord me atë që tha z.Basha që këtu mungon besimi. Dhe që të rikthehet besimi kërkohet hap konkret, sjellje konkrete, angazhim konkret dhe real, i sinqertë dhe transparent për të shkuar te zgjidhje që i bëjnë mirë vendit dhe jo njërit krah apo krahut tjetër, njërës palë apo palës tjetër. Pastaj për vlerën që ka LSI për integritetin e saj në artikulimin e qëndrimeve politike pa kompleksuar nga qasja e të tjerëve, kjo ka qenë dhe mbetet konstante e pandryshueshme e angazhimit politik, publik dhe e sjelljes politike dhe publike të LSI-së. A ishte kërkesa juaj sot, shprehje e përgjegjësisë së përbashkët të votës së dhënë dy vite më parë? Kërkesa ime sot ishte reflektim mbi të gjithë çfarë ka ndodhur në dy vjet që kur janë miratuar ndryshimet kushtetuese por kërkesa ime sot ishte dhe reflektim mbi bazën e rekomandimeve dhe të kritereve që kanë të bëjnë me çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE. Ashtu sikundër, kërkesa ime sot dhe kur them imja kam parasysh e LSI-së, ishte krijimi i një mundësie që Kuvendi ta mbyllte sesionin me faqe të bardhë dhe jo për turp dhe me faqe të zezë.


POLITIKE

6

E martë, 24 KORRIK 2018

Kreu i PD: Edi Ramës nuk i intereson një Reformë në Drejtësi sipas Kushtetutës

P

as mbledhjes së grupit, Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat, ku foli për ligjin e magjistraturës, duke u shprehur se mazhoranca e ka kapur këtë shkollë, e cila mund të quhet tashmë një shkollë partie sipas Bashës. “Ligji për magjistraturën është maturuar vetëm me votat e mazhorancës, në mënyrë të tillë që pasi ta kapnin këtë shkollë, asnjë parti tjetër të mos ndërhynte. Ajo është tani një shkollë partie. Ky është një institucion i kapur totalisht nga Edi Rama. Njerëz të lidhur me PS prej një apo dy brezash. Synohet një kapje afatgjate e sistemit”, tha Basha. Më tej, Basha u shpreh se Magjistratura nuk e zgjidh mungesën e Gjykatës Kushtetuese. “Nëse reforma në drejtësi do të funksiononte, atëherë Saimir Tahiri do të ishte në burg”, tha kreu i PD. Basha ishte i prerë kur tha se duhet rikthim në konsensusin e 22 korrikut për Reformën në Drejtësi, ndryshe nuk ka asnjë bashkëpunim të opozitës me PS dhe Edi Ramën. Kryeministri Rama-tha Basha- e ka kapur krejtësisht Vettingun. Kjo e rrëzon krejt Reformën në Drejtësi. Basha foli më tej për kërkesat dhe qëllimet e PD mbi situatën në sistemin e drejtësisë: “Ti qëndrojmë besnik konsensusit të 21 dhe 22 qershorit 2016. Zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në organin e prokurorisë, duke i dhënë fund kapjes politike të prokurorit të Përgjithshëm. Zgjidhja e situatës së paligjshmërisë për kandidatët e KLGJ dhe KLP. Ky proces është i pavlefshëm bazuar në ligj, pasi këta anëtarë duhet të zgjidhen në bazë të kushtetutës. Zgjidhje urgjente e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese, jemi në situatë grushti shteti. Të ngrihet një Komision Koordinimi për mbikëqyerjen e organeve të reja të sistemit të drejtësisë”, tha Basha, i cili u shpreh më tej se kjo është rruga për të nxjerrë sistemin e drejtësisë nga gjendja në të cilën ndodhet. Kreu i PD u shpreh se ata që e kanë sjellë vendin në këtë pikë duhet të mbajnë përgjegjësi. “Nëse nuk realizohen këto nuk ka asnjë besim në vazhdim”, tha ai. I pyetur nga mediat se si e gjykon qëndrimin e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manjës, deputetit të PS-së, se mazhoranca nuk pranojë kushte nga opozita për situatën, kreu i PD tha: “Ulsiu është njeriu më i lumtur në këtë situatë ai ia doli ta bëjë prokurore, Arta Markun dhe kush ka një problem për Prokurorinë, kap Ulsiun- Artën e ka bërë Prokurore të Përgjithshme; ai tjetri ka çuar kunatin në shkollën e Magjistraturës, këtë tjetrën e bëri Prokurore të Krimeve të Rënda që të mbyllë jo vetëm dosjen e Tahirit dhe Geronit, por dhe të

Lulzim Basha: 7 pika për daljen nga kriza

Vangjushit, s’kanë asnjë interes për reformën dhe as vullnet politik- përfundoi Basha. Në ditën e sotme kam patur disa takime të rëndësishme përsa i përket shpjegimit dhe qartësimit të qartë të pozicionit të Partisë Demokratike në lidhje me çështjen e ligjit të Magjistraturës. Ligji i Magjistraturës është aprovuar vetëm me votat e maxhorancës. Është aprovuar në mënyrë të tillë që pasi ta kapte shkollën e Magjistraturës Edi Rama, asnjë parti tjetër të mos kishte mundësi tia hiqte nga duart dhe kjo është aryeja pse ligji është me 3 të pestat. Pasi vuri bordin me të emëruarit e vetë dhe ata emëruan emrat që dërgoi Edi Rama, tani ajo është si me thënë një shkollë partie”,- tha Lulzim Basha. Kreu i PD-së e cilësoi propozimin e mazhorancës për Shkollën e Magjistraturës si plan për kapjen e gjithë sistemit dhe juristëve të rinj. “Arsyeja e kapjes së Shkollës së Magjistraturës është që ta shndërrojë atë në një farë kursi partiak ku të seleksionohen kandidaturat sipas preferencave të Edi Ramës dhe këta të jenë pas 3 vitesh gjyqtarë, prokurorë të ardhshëm. Pra synon një kapje afatgjatë të sistemit. Ju e dini që në vitet 92-93, e më vonë u organizuan kurse 6 mujore në Durrës në zonën që quhet si Zona e Plepave me qëllim që të trajnoheshin gjyqtarë e prokurorë për të shërbyer në sistemin i cili po kalonte nga monist në demokratik, e për vit me radhë këtyre një pjesë e politikës iu referohen si gjytarët e prokurorët e plepave. Tani Edi Rama po bën të njëjtën gjë porn ë kushte shumë më të

ndryshme, në kushte totale transparence dhe në kushte total kontrolli politik për të nxjerrë, siç e quajti deputeti Dash Shehi në mbledhjen e grupit, gjyqtarë dhe prokurorë të shelgjeve. Mund të zgjedhim ndonjë pemë tjetër por duke ia ruajtur autorësinë Dash Shehit, kjo nuk është gjë tjetër vetëm propozim që të kemi shelgjet e Partisë Socialiste. Pra ky është qëllimi prandaj insistojmë kaq shumë. Por natyrisht edhe në qoftëse ne do të mbyllim sytë e themi dakord po ua japim votat për ligjin e Magjistraturës por problem që shtohet para vendit e shqiptarëve dhe partnerëve dnërkombëtarë është; a e zgjidh kjo faktin që ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese sot?! “,- tha Lulzim Basha. Sipas Bashës arsyet se përse qeveria kërkon kapjen e drejtësisë është shpëtimi i politikanëve që kanë probleme të hapura me ligjin. “Motivet janë të qarta. Me një reformë në drejtësi funksionale sot Saimir Tahiri duhej të ishte në burg. Nuk do kishte gjyqtar dhe prokuror që të klishte guximin që ta mbante larg burgut, por sot ata i kontrollon Edi Rama përmes kamikazës në Prokurorinë e Pergjithshme dhe përmes kamzhikut që përdor me komisionet e vetingut të cilat bëjnë punë selektive politike. Për të njëjtën shkelje një gjyqtar dhe një prokuror e largojnë, dhe për të njëjtën shkelje tjetrin e mbajnë. Pse?! Sepse është në listën e bardhë të Edi Ramës, jo në atë të zezën e Ramës. Pra po të kishim një reformë funskionale Saimir Tahiri duhet të ishte në burg. Elvis Roshi duhet të ishte në burg.

Hetimet duhet të ishin hapur prej kohësh për Damian Gjiknurin, për Vangjush Dakon, për Qazim Sejdinin, për Arben Ahmetajn, për Ilir Beqën, e për shumë figura të tjera të maxhorancës të lidhur me kjrimin apo të përfshirë në aferra të tmerrshme korruptive që i kanë kushtuar xhepit të shqiptarëve qindra milionë euronga taksat e tyre. Ja pra ku jemi edhe tek motivi i tyre”,- tha Luzlim Basha. Shtatë propozimet e Lulzim Bashës për zgjidhjen e krizës. 1- Hapi kryesor është ti qëndrojmë besnik konsensusit të 21 dhe 22 korrikut 2016. Që do të thotë; zhbërje të të gjithë rregullave ligjore që janë miratuar me dyer të mbyllura të njëanshme nga ana e maxhorancës në kundërshtim me frymën e konsensusit të arritur në ndryshimet kushtetuese, në kundërshtim me vetë parashikimet e Kushtetutës. Ne i kemi bërë disa nga këto propozime. i kemi shkruar, i kemi bërë drafte, i kemi paraqitur në Këshillin e Legjislacionit, por natyrisht që vlerësimi duhet të jetë shumë më i plotë dhe i thellë duke pasur parasysh që ato propozime janë bërë para se të kolapsonte tërësisht Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë dhe para se të kapej edhe Prokurori i Përgjithshëm. 2- Çështja e dytë është zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në organin e Prokurorisë, ku paligjshmëria ka kapluar gjithë piramidën e prokurorëve, duke i dhënë fund kapjes politike të Prokurorit të Përgjithshëm e cila pastaj ka çuar në emërime politike, antiligjore, antikushtetuese, të prokurorëve të ndryshëm siç

është emërimi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në prokurori të tjera të vendit. Një autoritet që prokurori i përkohshëm nuk e ka as me ligjin antikushtetues mbi bazën e të cilit është emëruar. 3- Zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve të jashtëm të KLGJ-së e KLP-së duke eliminuar nga gara të gjithë kandidatët që nuk plotësonin kriteret kushtetuese ligjore apo ishin përjashtuar nga OMN-ja dhe duke përsëritur procedurën e zgjidhjes. Një proces administrativ që është bërë në kundërshtim me ligjin dhe sipas ligjit është absolutisht e pavlefshme. Dhe këtu ka standard që maxhoranca i ka ndjekur shumë mirë në disa raste të mëparshme dhe të njëjtin standard duhet të ndjekë edhe këtu. KLGJ dhe KLP dhe anëtarët jo gjyqtarë dhe prokurorë duhet të zgjidhjet sipas Kushtetutës dhe jo sipas qefit apo ligjeve të njëanshme të maxhorancës dhe procedurave të shkelura edhe të këtyre ligjeve të njëanshme. 4- Zgjidhja urgjente e ngërçit të krijuar në Gjykatën Kushtetuese duke evidentuar mekanizmat e duhur kushtetues dhe ligjor që kjo gjykatë të jetë plotësisht funksionale. Përsa kohë që vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese, vendi është në një gjendje defakto dhe dejuro të grushtit të shtetit. Sepse asgjë nuk e ndalon Edi Ramën, siç kaloi ligjin për Teatrin, që të ndërmarrë një ligj, që po e marr për shembull, që të gjitha ata që demonstrojnë ngjyrat portokallli të shkojnë në burg. Këtu para meje kemi 3 veta që do shkojnë në burg. Ju për pantallonat portokalli, ju për për bluzën portokalli dhe ju për mbulesën portokalli të telefonit. E mora këtë shembull grotesk, aspak për të qeshur, se çfarë e pengon Edi Ramën ta bëjë këtë? A mund të ma thotë dikush nga ju se çfarë e pengon Edi Ramën ta bëjë këtë?! Ju ftoj ta thoni, a mendoni se ka një instrument që ta pengojë Ramën që ta bëjë këtë gjë?! Nuk e kam pyetje retorike, por nëse keni përgjigje ma thoni. Jeni 8 gazetarë para meje. Çfarë e pengon Edi Ramën të fusë në burg këdo që mban ngjyrën portokalli?! Çfarë e pengon?! Pra ai mund të kalojë një ligj me votat e maxhorancës që kush mban (Vijon në faqen 7)


POLITIKE

7

E martë, 24 KORRIK 2018

KREU I KOMISIONIT TË LIGJEVE THOTË SE OPOZITA KA FRIKË NGA REFORMA NË DREJTËSI

Ulsi Manja: Vapa e gushtit opozitës do t’i duket dimër Ulsi Manja kreu i Komisionit të Ligjeve dhe deputeti i PS, Ulsi Manja foli jashtë ambienteve të Kuvendit duke kërkuar konsensusin e opozitës për projektligjin e magjistratëve për të cilin nevojiten 84 vota për miratim. Manja tha se nuk ka kolaps në sistemin e drejtësisë, ndërsa tha se opozita nuk e kupton si duhet reformën në drejtësi. “Projektligji për magjistratët është votuar njëherë me 84 vota në mandatin e kaluar dhe aktualisht duke qenë se dy organet reja të drejtësisë nuk janë krijuar ende për të bërë emërimin e magjistratëve të ri propozimi ynë synon që këtë ta bëjë direkt ligji në një dispozitë tranzitore. Ne

nuk i kemi 84 vota, por kjo nuk na pengon që ne të shohin njëri-tjetrin në sy dhe të themi disa të vërteta për reformën në drejtësi. Opozita nuk e kupton si duhet reformën në drejtësi. Çfarë e keqe mund ti vijë opozitës nga magjistratura. S’ka kolaps në sistemin e drejtësisë, Kushtetuta s’ka dhënë recetë për kapsllëkun e opozitës. Nëse organet e reja të drejtësisë do funksionojnë do ju them se vapa e korrikut 2016 do ju duket dimër. Nuk është shantazh. O jemi në krahun e shqiptarëve dhe për reformën në drejtësi ose rrugë të mesme nuk ka. Si ka mundësi sulmohet vettingu me absurditet” ,- tha Ulsi Manja.

Mazhoranca dhe opozita nuk arrijnë konsensus për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash

K

uvendi ka mbyllur seancën e fundit këtë të hënë për këtë sesion parlamentar, ku në fund është shtyrë votimi për ligjin e magjistraturës. Seanca e kësaj të hëne ka qenë e fundit për këtë sesion parlamentar, ku ka pasur edhe disa ligje të rëndësishme që kërkonin 84 vota për të kaluar, siç është edhe ai për ndryshimet në ligjin “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”, që synon të zgjidhë ngërçin e krijuar me Shkollën e Magjistraturës. Por për shkak të mos gjetjes së gjuhës së konsensusit mes opozitës dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi është detyruar që të njoftojë shtyrjen e votimit të kësaj çështje të rëndësishme për sesionin e ri parlamentar që nis në shtator. Vendim, që erdhi pavarësisht kërkesës së kreut të Grupit Parlamentar që Kuvendi të vijojë e të punojë, duke anuluar edhe pushimet deri në kalimin e këtij ngërçi që sipas tij dëmton rëndë sistemin e drejtësisë në vend. “Nga sot, deri sa të zgjidhet problemi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë të mos fillojë pushimet Kuvendi. Deri sa të bëhet funksionimi normal i sistemi të drejtësisë”, u shpreh Luan Rama, duke kërkuar ndërprerjen e seancës – “Nuk mund të vazhdojmë si në një situatë normale, nuk është problemi i regjis-

(Vijon nga faqja 6) ngjyrë portokalli shkon në burg. Çfarë e pengon?! Deri më dje e pengonte Gjykata Kushtetuese, e pengonte Prokuroria. Pse?! Gjykata Kushtetuese menjëherë brenda 24 orë do e pezullonte një ligj të tillë dhe jam i bindur që brenda një kohe të shkurtër do ta nxirrte të paligjshëm dhe përveç kësaj për shkelje të lirive themelore të njeriut, siç është edhe liria për të veshur ngjyrën portokalli, do hapej një procedim penal. E kuptoni pse themi që ky është kufiri mes demokracisë dhe diktaturës?! Sepse ai nesër mund dhe do ta kalojë një ligj që nuk do të ketë të bëjë me ngjyrat por mund të ketë të bëjë me pronën. Do të ketë të bëjë me

Kuvendi merr pushimet, shtyhet ligji për magjistratët

trimit të Magjistratëve, por funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, pa të cilën çdo Kuvendi dhe qeveria duhet të reshtë së ekzistuari”, u shpreh Luan Rama, nga foltorja e Kuvendit. Nisma ligjore e socialistëve synonte të ngarkonte përkohësisht shkollën e Magjistraturës të hapte dyert për 25 magjistratë këtë vit dhe 50 magjistratë vitin e ardhshëm,

pasi ligji aktual në fuqi ia ngarkon dy institucioneve të reja, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë caktimin e kuotave për magjistratë dhe të dyja këto institucione nuk janë krijuar. Por miratimi i ndryshimeve të propozuara nga socialistët kërkon shumicë të cilësuar parlamentare me 84 vota ndërsa Partia Socialiste

disponon aktualisht rreth 79 vota, nga të cilat, 74 i ka fituar në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar dhe disa deputetë të tjerë nga PDIU dhe LSI kanë zgjedhur ta mbështesin atë. Në mungesë të 84 votave, PS i bëri thirrje partive politike opozitare që të votonin ndryshimet ndërsa u akuzua për “tentativa blerjeje dhe përçarjeje të opozitës”. Duke refuzuar

ofertën për bashkëpunim në këtëçështje, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vendosi disa kushte për kompromis, të cilat u hodhën poshtë nga socialistët. Basha deklaroi se sipas tij, qeveria “Rama” ka aktualisht nën kontroll shkollën e magjistratëve dhe se me këtë nismë ligjore synon “të kapë sistemin e drejtësisë në terma afatgjatë”. Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i hodhi poshtë pretendimet e Bashës për kapje të drejtësisë deklaroi se ndryshimet e propozuara prej tij ishin të karakterit teknik. Balla hodhi poshtë kërkesën e opozitës për anulimin e ligjit që i hap rrugën shembjes së teatrit kombëtar ekzistues përmes një marrëveshjeje koncesioni me kompaninë Fusha duke thënë se nuk shihte lidhje mes ligjit për teatrin dhe ligjit për magjistraturën. Në mungesë të kompromisit për ligjin e magjistraturës, shkolla e magjistraturës këtë vit pritet të mos bëjë pranime të reja. Institucionet e reja të drejtësisë pritet të krijohen tepër vonë për të kryer funksionin e tyre në përcaktimin e kuotave për këtë vit.

liritë, me fëmijët e shqiptarëve. Me shtëpitë e tyre, me dyqanet, me rrogat dhe pensionet e tyre, me kursimet e tyre. E kuptoni se çfarë ka rënë? Ka rënë themeli i shtetit si një kontratë mes qytetarëve për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore. Me të vërtetët që maxhoranca ka përgjegjësinë të hartojë ligje por ka edhe një Gjykatë Kushtetuese që vendos nëse këto ligje janë apo jo kushtetuese. Dhe Kushtetuta është e vetmja që garanton liritë dhe të drejtat tona. Nuk ka asnjë person apo entitet që ti garantojë ato përveç Kushtetutës dhe natyrisht që interpretimi i Kushtetutës është monopol i Gjykatës Kushtetuese. E përsëris edhe njëherë, sikur larg qoftë në një rrethanë natyrore të 9-të anëtarët

e Gjykatës Kushtetuese do të humbisni jetën, do të pamundësoheshin fizikisht, detyra e parë e çdo vendi normal është të rizgjedhë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa këtu është çuar vendi me qëllim çuar drejt kësaj situate të Gjykatës Kushtetuese dhe Edi Rama bën sikur nuk e sheh. Sepse kështu i intereson. Që të shembë Teatrin dhe ka plane të tjera pas teatrit. Prandaj zgjidhja urgjente e këtij ngërçi të krijuar, e kësaj krize është pika e katërt e qëndrimeve që ne shpalosim në mënyrë që kjo gjendje krize të adresohet për sistemin e drejtësisë. 5- Zgjidhja urgjente e krijuar nga ngërçi e zgjatjes së periudhës tranzitore dhe gjetja e mekanizmit të duhur ligjor që të ngrihet sa më shpejt KLGJ dhe KLP sipas

Kushtetutës në mënyrë që të fillojë menjëherë i përzgjedhjes dhe funksionimit të SPAK dhe BKH. Kjo është reforma, e cila ka dy pjesë, vetingu për të nxjerrë jashtë sitemit gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe e dyta që të kemi disa institucione të cilat të kenë kapacitetet dhe fuqinë ligjore të ndjekin penalisht, të gjykojnë e të çojnë prapa hekurave krimin e organizuar, politikanët e korruptuar, politikanët e lidhur me krimin. Këto janë të bllokuara për arsyet që përmenda më herët. Zgjidhja e këtij ngërçi është një tjetër emergjencë absolute e vendit dhe një qendrim i panegociueshëm. 6- Ecuria normale sipas Kushtetutës dhe sipas ligjeve të procesit të vetingut. Ndërprerja e menjëhershme e ndërhyrjes politike

në proces nga ana e maxhorancës dhe siç u thashë në fillim ka sjellë deri tani një process të deformuar ku disa trajtohen si të Edi Ramës dhe disa si të njerkut. Për të njëjtën shkelje dikush mbahet në detyrë dhe dikush largohet nga detyra. Kemi sot një shembulli epik që është shembulli i një prokurori të ish diktaturës komuniste që ka bërë procese politike e në veçant në Shkodër në vitet e fundit t ëish regjimti dhe që është shërbëtor i verbër i Edi Ramës dhe për këtë do dëgjoni z Strazimiri. 7- Një komisioni koordinimi siç e parashikonte Kushtetuta duhej të ishte ngritur më shumë se para një viti që të jetë i balancuar dhe i paanshëm për të mbikqyrur konstitutimin e organeve të reja të drejtësisë.


FORUM ANALIZË Nga Artur Zheji

Ë

shtë një situatë tjetër e pazakontë në favor të Shumicës, e cila ka vjelë shumë vota edhe me pistoletën te koka të bandave më të rrezikshme në Shqipëri, që sot livadhisin të qeta. Kanë bërë vrasje dhe grabitje dhe janë të pandëshkuar sepse i shërbejnë regjimit dhe sepse regjimi i mbron sot, më shumë se kurrë më parë. E kam përshkruar këtë që

po ndodh sot, kur dy vite më parë, u votua "Vettingu", Vettingu që duhej bërë, por që të zëvendësohej nga Anti-Vettingu, nga kapja e parrëfyer politike e saj nga një supermen i ri shqiptar, si Ulsi Manja. Opozita ka sot çelësin e fundit, që të pengojë kapjen përfundimtare të Drejtësisë. Opozita ka sot në dorë të ndalojë Vetëvrasjen e pashmangshme politike të vetvetes. Opozita ka sot në dorë të

FORUM

Nga Ylli Manjani

M

8 E martë, 24 KORRIK 2018

Përballo trysninë e pazakontë Opozitë! Nga Kolapsi buron Zgjidhja! ndalojë vendosjen e një Regjimi Autokratik, të një force të vetme politike, të asfiksimit të plotë të kësaj gjysmë demokracie që po jep shpirt nga të gjitha anët. Nëse akuzohet për Kolapsim, përgjigja e Opozitës, është e thjeshtë dhe në majë të gjuhës, "atë që gatuat vetë, shërbejeni vetë!" "Bëni po të doni edhe një

grusht shteti të hapur, sepse kjo që po bëni është de facto një Grusht Shteti i maskuar!… Por mos prisni që të bëhemi edhe në pjesë e nënshtruar e këtij grushti shteti!…". Sepse duke i dhënë bashkëpunimin, ashtu si është bërë deri më tani e hap pas hapi, sëpatës i është dhënë bishti, që të presë krejt

pyllin. E më pas, të dalin e të këndojnë si gjeli majë hurit, këngët bajate të moralit: "Se Ne, jemi ndryshe nga Ju!"… Mos bëj Vetëvrasje Opozitë se ke mision mbajtjen e ekuilibrave, aq sa ato janë, se Demokracia, është në fund të fundit ekuilibër dhe jo një fjalë krejt boshe! 360grade.al

KOMENT

Partia- Shqipëria me gjykatësit dhe prokurorët më të shtet

iratimi i ligjit për Magjistraturën është akt anti-reformë dhe krejt i pastër korruptiv! Politika duhet të gjejë zgjidhje për të ngritur menjëherë: 1. Gjykatën Kushtetuese, 2. Gjykatën e Lartë, 3. Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), 4. Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), 5. Inspektorin e Përgjithshëm. Pa këto organe drejtësia është në kolaps. Shumë shpejt do dalin nga burgjet edhe të arrestuarit... Po u ngritën këto Institucione zgjidhen të gjitha të tjerat. Edhe Shkolla e Magjistraturës, edhe SPAK, edhe BKH edhe Prokurori i Përgjithshëm. Të gjitha zgjidhen! Parlamenti nuk mund të merret me çështje që janë detyra kushtetuese dhe ligjore të KLGJ dhe KLP. Njësoj si me ligjin e Teatrit, ku Parlamenti merr vendime që i takojnë Këshillit Bashkiak! Ose njësoj si me zgjedhjen anti kushtetuese të Prokurores së Përkohshme të Përgjithshme! Ndaj, të paktën Opozita duhet ti qëndrojë strikt nevojës për krijimin e institucioneve të renditura më sipër. S'ka asnjë temë tjetër për dialog, përveç krijimit të 5 institucioneve themelore të sistemit të drejtësisë! *** Partia-shtet ka vendosur sot të mos lejojë gjykatësit dhe prokurorët, të cilët i largon vettingu, të ushtrojnë të drejtën e Avokatit. Mirë ka bërë! Po ata ish-prokurorë që u larguan nga Prokuroria për akte korrupsioni dhe shkelje ligji, të cilët janë anëtarë të shumicës moniste, pse lejohen në Parlament?! Si kanë fytyrë të marrin vendime në emër të popullit!

drejtë në botë Nga Dritan Kaba

N

ë Shqipëri, deri më tani na Vetting-u, asnjë gjyqtar ose prokuror nuk është skualifikuar nga organet e drejtësisë sepse ka dhënë një vendim jo në përputhje me ligjin! Të gjithë janë larguar se nuk kanë ditur të plotësojnë ose formularin, ose kane pasur dikë ne fis që na qenka arrestuar njëherë me 0,4 gram hashash ose për nga arsye nga më të ndryshmet, por asnjë për arsye të vendimeve të dhëna gjatë kryerjes së detyrës së tyre. Nuk po analizoj këtu që Dvorani na doli qelibar, se ai njihet si socialist i devotshëm dhe përfundimi dihej pa filluar Vetting-u. Ndërsa Xhezair Zaganjori, Fatos Lulo, Artan Zeneli që njihen thellësisht për integritetin e tyre moral na dolën me probleme, se edhe kjo gjë dihej. Me KPK te vënë nën

komandën politike të Rilindjes nuk do prisnim rezultat tjetër. Por dua të analizoj nje faqe tjetër të kësaj që na servir Vetingu, nga këto trupa vetingashese. Nëse e mbani mend, një pjesë e mirë e tyre u zgjodhën duke shkelur Kushtetutën dhe ligjin. Nejse hesap tjetër ky. Po diku tjetër dua ta "ngas llafin". Në një shtet prej 27 vjetësh informal në ekonomi vlerësimi na vjen vetëm nga të ardhurat e tyre. Komplet ndryshe nga se veproi maxhoranca rilindase me anëtarët e KLGJ dhe KLP të zgjedhur jashtë sistemit të drejtësisë. Një pjesë e madhe e të cilëve u refuzuan nga OMN pikerisht të mosdeklarimit të saktë ndër vite të të ardhurave të tyre. Kjo logjikë të çon në arsyetimin e thjesht: Organet e drejtësisë i paskan dhënë vendimet në mënyrën më të mirë të mundshme, pa asnjë verejtje apo diskutim deri tani. Nga kjo lind pyetja po për çfare na duhen komisionet e vetingut dhe OMN dhe shpenzimet e mëdha për to? Na u paska dashur vetëm një ILKPDI funksionale. Ky nuk është Vetting! Vendimet e gjykatave dhe

prokurorëve paskan qënë qelibar. Po ku janë vendimet që paskan shkelur të drejtat e qytetarëve. Ata i besuan vetingut se e drejta e shkelur do i kthehet në vend. Por kjo nuk po ndodh. Të gjithë ata që shpresuan për vendime që vendimet e padrejta do analizohen, ta harrojnë. Askush të mos shpresojë se ky është një proces për të drejtat e mohuar, por ajo që është paralajmëruar që në fillim. Është thjesht një farsë për të kapur rilindasit sistemin e drejtësisë. Vetting-u tani është kthyer në një gjueti shtrigash, si ato komisionet e ngritura ne vitet e para te komunizmit per tatimet e jashtezakonshme, qe e hante burgun, në këtë rast diskretitimin, vetëm ata që nuk ishin me komunistët. Bufonatë më të madhe se gjyqet e Vetting-ut nuk ka. Dy rrugë janë. Ose këta që janë në komisione nuk marrin vesh nga drejtësia dhe janë "partizanët" e rinj të Rilindjes dhe për ta ka rëndësi vetëm qëllimi i Ramës për të kapur organet e reja të drejtësisë, ose gjykatesit e prokurorët qe kemi paskan dhënë drejtësi të kulluar. Unë mendoj se është e para!


AKTUALITET

9

E martë, 24 KORRIK 2018

Krimet e Rënda: Janë krijuar dyshime të arsyeshme se disa pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla përbëjnë produkt të veprës penale

N

uk e kapi Vetting-u por Krimet e Rënda. Prokuroria për Krimet e Rënda ka sekuestruar disa prona të ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Krimet informojnë se pasuria e sekuestruar e Llallës kap vlerën e rreth 1 miliardë lekëve. Mbi pronat e Llallës është vënë masa e sigurimit “sekuestro preventive” dhe dyshohet se ish-kryeprokurori ka kryer pastrim parash. Mes objekteve të sekuestruara është një apartament në Durrës dhe mijëra metra katrorë tokë në Tiranë. Gjithashtu mësohet se për Llallën është hapur procedimi penal për pastrimin e parave. Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nuk do të kalojë në sitën e Vetting-ut, por do të jetë 15 vite larg sistemit të drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në seancën e 11 qershorit e cila ishte finale për dhënien e vendimit, u shpreh pro ish-kreut të akuzës, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të Vetting-ut. Që do të thotë se ndaj Llallës nuk do ketë Vetting. Por shkalla e dytë e Vetting-ut shtoi diçka në vendimin e mëparshëm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që mesa duket ishte harruar edhe pse ligji e thotë qartë. Bëhet fjalë për ndalimin që i bëhet Adriatik Llallës për të qenë pjesë e drejtësisë deri në 2033. Vendimi i plotë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, mbi bazën e akteve të ardhura për kompetencë lëndore nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ka regjistruar proçedimin penal nr.65 viti 2018, në ngarkim të shtetasit Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë. Në kuadër të hetimeve paraprake të kryera lidhur me këtë proçedim penal, në bashkëpunim të ngushtë me policinë gjyqësore në

1 miliardë lekë pasuri, sekuestrohen pronat e Llallës. Krimet: Nën hetim për pastrim parash POLICIA

Sezoni, shumica e patentave që hiqen janë të kosovarëve

Drejtorinë Hetimore Qëndrore, pranë Departamentit të Policisë Kriminale të Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë, janë kryer një sërë veprimesh hetimore. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, janë krijuar dyshime të arsyeshme se disa pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla përbëjnë produkt të veprës penale. Me vendimin nr.179, datë 20.07.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është vendosur pranimi i kërkesës së Prokurorisë, vendosja e masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasuritë e paluajtshme të mëposhtme:

Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës; Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë; Tokë

AKUZA “Krimet informojnë se pasuria e sekuestruar e Llallës kap vlerën e rreth 1 miliardë lekëve. Mbi pronat e Llallës është vënë masa e sigurimit “sekuestro preventive” dhe dyshohet se ish-kryeprokurori ka kryer pastrim parash”.

arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë; Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë; Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë; Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë në datën 23.07.2018 ka ekzekutuar vendimin gjyqësor për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të mësipërme. Vlera e tregut e pasurive të paluajtshme të mësipërme, në total është në shumën 98.772.000 lekë. Vijojnë hetimet e mëtejshme lidhur me këtë proçedim penal në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë.

AKSIONI

P

olicia e Dibrës ka finalizuar me sukses operacionin për goditjen e një grupi që kryenin vjedhje banesash në fshatra të ndryshme të zonës. Në sajë të operacionit të koduar “Maqellara” janë vënë në pranga Resmi Jakimi, 31-vjeç dhe Egert Jakimi, 27-vjeç, nga Shupenza, si dhe u shpall në kërkim V.R, 24-vjeç. Në orët e para të mëngjesit të së dielës, rreth orës 02:30, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një sasi nafte prej rreth 60-litrash në fshatin Erebarë në automjetin kamion në pronësi të E.L si dhe kanë tentuar të vjedhin në fshatin Burim, Maqellarë banesën e F.L. Policia e Dibrës menjëherë pas njoftimit të marrë për dy ngjarjet e lartpërmendura kanë orga-

Kapen “skifterët” në Dibër, tentuan ti largoheshin policisë

nizuar punën duke ngritur një pikë postblloku të befasishme ku autorët nuk u janë bindur punonjësve të policisë për të

ndaluar duke u larguar me shpejtësi me një automjet tip “Benz”. Në vijim të veprimeve policore dhe hetimore rezulton

se ky grup të jenë edhe autorë të dyshuar të katër vjedhjeve të tjera. Janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale: Një automjet tip Benz me targa BZ 2269 A, 3 bidonë plastik, veshje të cilët dyshohen se janë përdorur nga autorët, kaçavida dhe aparat celular . Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Dibër për veprat penale të “Vjedhjes”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, “Vjedhjes” mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publike”.

Radarët e Policisë Rrugore janë në 7 akset kryesore të vendit, ku viktimë e tyre kanë rënë edhe shumë shtetas të huaj. Referuar statistikave të Policisë Rrugore, deri më tani gjatë këtij sezoni turistik u është pezulluar leja e drejtimit më shumë se 150 drejtuesve të automjeteve, që janë penalizuar për shpejtësi tej normave të lejuara apo parakalim të gabuar dhe kundërvajtje. Shumica janë shtetas nga Kosova por ka edhe çekë, polakë dhe italianë, të cilët sipas procedurave duhet të sorollaten me javë të tëra në institucionet shqiptare për të tërhequr patentën. Vetëm në autostradën Tiranë-Durrës, gjatë 48-orëve të fundit janë pezulluar 39 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara. Gjatë një takimi me homologun shqiptar Fatmir Xhafaj, ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës, Bejtush Gashi, tha se duhet një procedurë e gjatë për t’i kthyer ose për t’ua ridhënë në përdorim patentë mbajtësve përmes një burokracie shumë të gjatë që ka aktualisht Shqipëria.


AKTUALITET

10

E martë, 24 KORRIK 2018

Nga sita e Vetting-ut për fazën e parë janë larguar nga strukturat e Policisë së Shtetit rreth 230 efektiv, ku 15 prej tyre kishin gradë drejtuese

Vetingu në polivi, në shtator del para komisionit kryepolici Ardi Veliu N

uk ngec Vetting-u në radhët e Policisë së Shtetit, pasi bllokimi i procesit që zgjati për gati tre muaj ka marrë zgjidhje. Në shtator, i pari që do të skanohet për performancë në punë, pasuri dhe integritet do të jetë kryepolici Ardi Veliu. Procesi i Vetting-ut në Policinë e Shtetit pritet të nisë javën e ardhshme, ndërsa rezultatet e para pritet të shihen në fillim të shtatorit, ku njësoj si me Vetting-un e prokurorëve dhe gjyqtarëve edhe drejtuesit e Policisë së Shtetit do zhvillojnë seanca dëgjimore publike. Mësohet se shkak për vonesën e ngritjes së struturave të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, ishin 5 përfaqësues të botës akademike të Universitetit të Tiranës. Burime nga Ministria e Brendshme konfiormojnë se pas përzgjdhjes së 30 komisionerëve të Vlerësimit të Jashtëm në filtrat e Vetting-ut do të kalojnë edhe 12 drejtorët e policive vendore. Procesi i Vetting-ut në polici u shty afërisht me tre muaj nga afati përmbyllës që ishte caktuar data 8 maj i këtij viti. Pengesë për këtë shtyerje sipas burimeve kofidenciale të Ministrisë së Brendshme u bë zgjedhja me vonesë e 5 përfaqësues nga bota akademike e Universiteti i Tiranës. Më herët ishin caktuar 15 anëtarë të

NË SITË “Në fazën e parë do të dalin 250 efektivë më gradë drejtuese. Në shtator, i pari që do të skanohet për performancë në punë, pasuri dhe integritet do të jetë kryepolici Ardi Veliu”.

PYETJET Sekretariatit Teknik, 5 anëtarë e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive si edhe 5 komisionerët e Vlerësimit të Jashtëm. Në fazën e parë do të dalin 250 efektivë më gradë drejtuese, ndërsa kontrolli i tyre ka filluar, duke kërkuar informacion nga Drejtoria e Tatimeve, Hipotekat, si edhe bankat e nivelit të dytë. 30 të përzgjedhurit do të kalojnë në sitë të gjitha deklaratat e dorëzuara nga uniformat blu dhe pas gjetjeve për secilin polic do të

bëhet më pas seanca dëgjimore dhe marrja e vendimit, njësoj si ndodh procesi i Vetting-u për gjyqtarët apo prokurorët. Efektivët duhet t’i përgjigjen edhe pyetjeve nëse kanë qenë bashkëpunëtorë apo anëtarë të ish-Sigurimit të Shtetit dhe nëse janë përdorues të lëndëve narkotike. Punonjësit duhet të deklarojnë para komisionit të Vlerësimit të Jashtëm nëse kanë patur takime me persona të përfshirë në krimin e organizuar apo kanë lidhje familjare

POLICIA RRUGORE

FIER

“Mos shpejto të arrish aksidentin, familja po të pret”

me ta. Nga sita e Vetting-ut për fazën e parë, janë larguar rreth 230 efektiv nga strukturat e Policisë së Shtetit, ku 15 prej tyre kishin gradë drejtuese. Ka një debat për këtë pikë për të larguarit nga Policia nëse do t’i nënshtrohen Vetting-ut, por ligjërisht e kanë të pamundur këtë gjë. Ripranimet do të kalojnë në filtrin e Vetting-ut dhe ata që do hyjnë në Polici do plotësojnë një formular deklarimi. Gjatë gjithë kohës janë në filtrin e Vetting-ut. Zëvendësimi do të

“Informacion nga Drejtoria e Tatimeve, Hipotekat, si edhe bankat e nivelit të dytë. Efektivët duhet t’i përgjigjen edhe pyetjeve nëse kanë qenë bashkëpunëtorë apo anëtarë të ish-Sigurimit të Shtetit dhe nëse janë përdorues të lëndëve narkotike”. bëhet me pjesën e efektivëve që vijnë nga Akademia e Sigurisë, ndërsa i përket pjesës së gradave, të gjithë ata që do të kalojnë këtë proces me sukses kanë të drejtë të konkurrojnë për grada. Pritshmëritë janë që brenda muajit korrik të nisë puna.

Pas Annës, në pranga edhe kushëriri grabitës

P

39 drejtuesve automjetesh iu është hequr leja e drejtimit 48 orët e fundit. Policia Rrugore e Tiranës, thotë se përshkonin autostradën nga Tirana-Durrës dhe anasjelltas me shpejtësi që varionte nga 140 km/h deri në 223 km/h. “Mos shpejto të arrish aksidentin, familja po të pret”. Shpejtësi që varjonin nga 140 km/ h deri në 223 km/ h kanë konstatuar uniformat blu 48 orët e fundit. Kryesisht nga drejtues makinash prodhimi i viteve të fundit e që sipas policisë nuk respektojnë asnjë normë të qarkullimit rrugor. 39 leje drejtimi janë pezulluar por qëllimi nuk është masa administrative thotë Polica e Tiranës por parandalimi i aksidenteve rrugore. Rrugorët paralajmërojnë shtim të kontrolleve me qëllim rritjen e paramentareve të sigurisë në disa pika edhe me radarë, ndërkohë që apelojnë për më shumë përgjegjshmëri gjatë drejtimit të mjetit.

olicia e Fierit ka arrestuar edhe autorin e dytë të vjedhjes së karburanteve në këtë qytet, pas arrestimit të kushërirës së tij, Anna Malaj. Në pranga ka rënë Emiljano Grembi, 22-vjeç, banues në Belinë të Patosit. Sipas policisë, Grembi në bashkëpunim me Malaj, nën kërcënimin e armës gjatë orëve të vona të natës shkonin për të vjedhur pika të ndryshme karburantesh. Dyshja veproi për herë të parë në 2 korrik, ku vodhën 30000 lekë të reja në një pikë karburanti në fshatin Levan. 5 ditë më vonë, më 7 korrik ata tentuan që nën kërcënimin e armës të vjedhin pikë karburanti në Mallakastër por në atë rast u larguan pasi ndeshën kundërshtim nga ana e rojes. Më 17 korrik, grupi i kushërinjve tentuan të grabisin një karburant në lagjen “1 Maji” në Fier nën

kërcënimin e një arme gjahu. Policia sekuestroi një makinë me të cilën dy ata qarkullonin për të kryer grabitjet, një armë gjahu, 6 fishekë dhe 4 targa të falsifikuara. Ndaj 31-vjeçares

dhe kushëririt të saj rëndojnë akuzat “Vjedhje me armë, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.


AKTUALITET RAPORTI

11

E martë, 24 KORRIK 2018

98 persona humbën jetën nga aksidentet Në 6 muaj, 98 persona kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore. Sipas raportit të INSTAT, gjatë periudhës janar-qershor, numërohen 1066 persona të aksidentuar, duku u ulur me 11.5% krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sa i takon shkaqeve të aksidenteve, pjesa më e madhe e

tyre kanë ardhur si pasojë e sjelljes së këmbësorëve. Sipas INSTAT, ky tregues është evidentuar në rënie me 12.7% krahasuar me periudhën janar-shtator 2017. 25-35 vjeç është edhe grupmosha që ka shkaktuar numrin më të madh të aksidenteve gjatë gjashtëmujorit të par, por krahasuar me të njëjtën periudhë

të një vitit më parë, ky tregues ka shënuar rënie të konsiderueshme me 11.4%. Referuar të dhënave sipas qarqeve të vendit, Tirana është edhe qarku me numrin më të lartë të aksidenteve, 399, ndjekur nga Durrësi me 102 aksidente. Qarku i Dibrës evidentohet si qarku me numrin më të ulët të aksidenteve.

Banka e nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut u grabit në datë 8 gusht të 2016-ës, ku autorët mundën të merrnin rreth 200 milion lekë të vjetra

D

y vite nga grabitja e bankës së nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut, autorët do shkojnë në burg aty ku do të vuajnë dënimet e dhëna nga Gjykata e Tiranës. Për Roland Litin, gjykata dha dënimin me 13 vite burg, ndërsa për Alan Babameto gjykata vendosi ta dënojë me 1 vit e 6 muaj për vjedhjen e bankës. Në seancën e së hënës, trupa gjykuese e argumentoi vendimin për masën ndaj Babametos me faktin se dënimi i tij ishte vetëm për moskallëzim krimi. Ngjarja ka ndodhur në datë 8 gusht të vitit 2016, ndërsa fillimisht u akuza edhe Robert Kulla por më pas hetimet për atë u pushuan. Për vjedhjen e 200 milionë lekëve u shpallën fajtorë vetëm Babameto dhe Liti por që të dy në seancat e mëparshme i kanë mohuar akuzat. Autorët u kapën pasi kishin harruar një shishe uji në vrimën e hapur në murin e pasëm të bankës. Nga analizat e ADN-së më pas u identifikuan dhe u arrestuan, ku asokohe për ngjarjen u arrestua edhe shefi i sigurisë së filialit të bankës. Banka e nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut u grabit në datë 8 gusht të 2016-ës, ku autorët mundën të merrnin rreth 200 milion lekë të vjetra. Autorët kanë mundur të hyjnë në ambientet e një bodrumi që më parë ka shërbyer si lokal, duke thyer një dritare të vogël. Vjedhja e filialit të një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë në gushtin e 2016, mund të cilësohet si vjedhja më e zhurmshme e bërë ndonjëherë, por që nuk u arrit të zbulohej në kohë. Sipas dëshmisë së drejtorit Luigj Gjonaj, alarmi i bankës kishte rënë të paktën tre herë në fundjavë, nga e premtja deri të dielën, por në asnjë rast, edhe pse ambientet e bankës janë kontrolluar nuk është konstatuar vjedhja. Dëshmitari tregoi para gjykatës se kontrollet e ambienteve të brendshme janë bërë me sy të lirë, pasi alarme të tilla bien shpesh në bankë dhe janë kthyer në një rutinë. Megjithë paralajmërimet e alarmit, vjedhja është konstatuar ditën e hënë, kur punonjësit kanë hapur dhomën kasafortë nga ku ishin marrë rreth 20 milionë lekë të reja. Roland Liti dhe Alan Babameto e kanë realizuar vjedhjen duke çarë murin e dhomës kasafortë nga një bodrum i një lokali

Vjedhja e bankës në ish-Bllok, 14.6 vite burg për dy autorët. I “tradhtoi” një shishe uji VENDIMI

“Për Roland Litin, gjykata dha dënimin me 13 vite burg, ndërsa për Alan Babameto gjykata vendosi ta dënojë me 1 vit e 6 muaj për vjedhjen e bankës. Në seancën e së hënës, trupa gjykuese e argumentoi vendimin për masën ndaj Babametos me faktin se dënimi i tij ishte vetëm për moskallëzim krimi”.

GRABITJA “Banka e nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut u grabit në datë 8 gusht të 2016-ës, ku autorët mundën të merrnin rreth 200 milion lekë të vjetra. Autorët kanë mundur të hyjnë në ambientet e një bodrumi që më parë ka shërbyer si lokal, duke thyer një dritare të vogël”.

që ndodhet ngjitur me godinën e bankës. Sëbashku me sendet e tjera të gjetura në bodrum, shishja u dërgua nga ekspertët për ekzaminim në laboratorin e

policisë shkencore dhe krahasimi në sistem identifikoi se ato i përkisnin të arrestuarit Robert Liti. Pas arritjes së identifikimit të njërit prej të dyshuarve,

policia nëpërmjet përgjimeve ambientale dhe telefonike arriti të identifikojë edhe dy autorët e tjerë të dyshuar dhe u vu në ndjekje të tyre. Mësohet se pas

vjedhjes së bankës, dy prej pjestarëve të këtij grupi udhëtuan drejt Malit të Zi dhe u kthyen pas 4 ditësh por këtë herë jo nga kufiri.

KAPSHTICË

Në 6 muaj policia ka kapur 3 mijë refugjatë Shqipëria është “rruga e artë” për refugjatët që synojnë të shkojnë në vendet e BE-së. Janë shifrat që flasin për rritje të refugjatëve që kërkojnë të kalojnë nga kufiri me Greqinë, për qëllim kalimin drejt Malit të Zi. Rreth 3 mijë është numri i emigrantëve të paligjshëm nga vende në konflikt, të kapur nga Policia e Shtetit nga muaji janar deri në mesin e muajit korrik. Pjesa më e madhe e emigrantëve që vijnë janë kryesisht nga Siria dhe Afganistani. Ata hyjnë në territorin shqiptar nga zonat përreth Kapshticës dhe fshatrave, Kakavijë dhe Glinë në Gjirokastër, ndërsa në Korçë pi-

kat hyrëse janë fshatrat Vernik dhe Trestenik. Grupet e klandestinëve janë të organizuar dhe udhërrëfyesi i tyre është shqiptar. Nga Korça apo Gjirokastra dhe deri në kufi me Malin e Zi, emigrantët paguajnë nga 1500 deri 2000 mijë euro. Dhe deri në vendin ku duan të shkojnë shifra shkon në 4 apo 5 mijë euro. Për të parandaluar fluksin e emigrantëve që hyjnë nga Greqia në Shqipëri, Frontex do të vendosë 45 oficerë në kufi. Ekspertët kanë identifikuar një rrugë të re që ndjekin refugjatët nga Greqia veriore, përmes Shqipërisë dhe Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës, Kroacisë dhe Serbisë.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

VIP

12 E martë, 24 KORRIK 2018

Princi George i Cambridge mbushi 5 vjeç, festë në Karaibe Nuk do të fotografohet dhe çdo herë që fotografët i afrohen për të shkrepur foto, ai arrin gjithnjë të kthejë fytyrën nga ana tjetër dhe "të dhurojë" mimika zbavitëse. Fëmija i parë i Kate dhe William, princi George i Cambridge mbushi 5 vjeç. Më 22 korrik festoi me gjithë familjen në pushimet në Karaibe. George, i treti në radhë për kurorën do të jetë mbreti i ardhshëm. Për familjen mbretërore angleze, 2018a është një vit për t'u kujtuar. Që nga lindja e vëllait të George, Louis, i sapo pagëzua, tek dasma e xhaxha Harryt e deri tek dita e parë e shkollës për George. George ka lënë kopshtin dhe ka nisur shkollën e fëmijërisë në Thomas's Battersea.

Martohet sërish Pamela Anderson

Pamela Anderson dhe i dashuri i saj futbollist, Adil Rami do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Adil ka qenë në Botërorin "Rusi 2018" duke luajtur me ekipin francez dhe aktorja 51-vjeçare e ka mbështetur në çdo ndeshje. Ajo që ka rënë në sy te aktorja ishte një unazë Cartier Panther me diamante. Një burim i afërt i tyre ka thënë se unazën ia ka dhuruar sportisti. Rami dhe Anderson u takuan në Maj të 2017 në Monako. Ata kanë

një diferencë moshe prej 18 vitesh, por ky detaj nuk i ka penguar ata të jenë marrëzisht të dashururar me njëri-tjetrin. Edhe pse me disa martesa të dështuara, ku nga e para ka dhe dy djem, ikona e Baywatch gjithmonë e ka shprehur dëshirën për të qënë e martuar, edhe pse është e vetëdijshme që e ka kaluar kufirin. Të shpresojmë që Anderson ta këtë gjetur tek Adil mashkullin që kërkon, për të mos i shtuar vetes edhe një tjetër divorc.

Komplet nudo në Instagram Dy javë para se të nxjerrë në treg albumin e saj "Off the record" Courtney Stodden shkakton "tërmet" në instagram. Publikon foto nudo menjëherë sapo del nga pishina. Poza e 23-vjeçares jashtë pishinës nuk i lë vënd imagjinatës. Ylli pritet të performojë në datën e publikimit të albumit të saj, 3 gusht, në skenën e Peppermint Club dhe mesaduket qëllimi i saj është të tërheqë sa më shumë vëmendjen. Në 2011 kur ishte vetëm 16 vjeçe ajo u martua me aktorin Doug Hutchison, 58 vjeç. Diferenca mes tyre ishte 34 vjet. Por përpara kësaj martese Courtney fitoi titullin "Miss Adoleshentja" në Washington. Çifti u nda në 2013 por më pas u ribashkuan dhe në maj 2016 festuan 5 vjetorin e martesës. Por lidhja nuk zgjati shumë. Në shkurt 2017 ajo konfirmoi ndarjen me Doug dhe në mars 2018 firmosën divorcin përfundimtar.

Rihanna rikthehet fuqishëm Janë bërë më shumë se dy vjet që kur Rihanna ka publikuar albumin e fundit "Anti", por ka lajme të mira për fansat e saj. Duket se këngëtarja, po përgatitet të sjellë jo një, por dy albume. "Rolling Stone", raporton nga disa burime se Rihanna është në kërkim të beat-eve të reja për një album që do t'i dedikohet rrënjëve të saj karaibiane, e thënë ndryshe, një projekt plot me këngë "dancehall" dhe "reggae". Rihanna dhe stafi i saj janë duke kërkuar mes 500 këngëve nga producentë të ndryshëm për të përzgjedhur 10 prej tyre që do t'ia vlejnë të konsiderohen prej saj. Ndërsa projekti tjetër flitet të jetë i zhanrit pop. Mesa duket Riri nuk ka ndenjur duarkryq gjithë këtë kohë, ndërkoha bota është gjithë sy e veshë për të mirëpritur muzikën e saj.

Pushimet e nxehta të këngëtares me të dashurin 13 vjet më të vogël Pushime të nxehta ato të këngëtares Nicole Scherzinger me të dashurin e saj 13 vjet më të vogël. Ato janë fotografuar të dielën në Saint Tropez, teksa shijojnë pushimet e tyre romantike. I dashuri i këngëtares 40-vjeçare është tenisti 27-vjeçar, Grigor Dimitrov. Nicole nisi lidhjen me Dimitrov pas ndarjes së saj me Lewis Hamilton. Çifti përjetoi një romancë në distancë që zgjati për tre vitet e fundit.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13 E martë, 24 KORRIK 2018

Instalacioni i lokomotivës me avull te Bulevardi i Ri, kujtesë për ish Stacionin e Trenit

Veliaj: Mandatin tjetër, udhëtimi i parë me tren elektrik nga Tirana në Rinas

T

reni do të vijë shpejt në Tiranë, por kësaj here do të jetë elektrik. Stacioni i ri do të jetë thuajse në të njëjtin vend si stacioni i vjetër, aty ku tashmë është vendosur në shenjë simbolike instalacioni i një lokomotive me avull, për të kujtuar të vjetrën. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet se shpejt qytetarët e Tiranës do të udhëtojnë drejt aeroportit të Rinasit dhe qytetit të Durrësit me tren elektrik, lajm të cilin e dha në ceremoninë e vendosjes së instalacionit të lokomotivës me avull në hyrje të Bulevardit të Ri, si bashkëpunim mes Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë dhe "Hemingëay Fan Club Albania". "Treni i ri elektrik do të kalojë në anën tjetër, kjo është arsyeja pse e vendosim lokomotivën në këtë anë. Me këto mundësi, besoj se brenda mandatit tjetër do të kemi shansin që të përjetojmë udhëtimin e parë me trenin elektrik, pa ndotje, nga Tirana në Rinas dhe pastaj nga Tirana në Durrës. Do të kemi mundësi të shikojmë, ku ishim, ku jemi dhe ku duam të shkojmë në të ardhmen", deklaroi Veliaj. Kryebashkiaku tha se instalacioni i ri i lokomotivës me avull, shërben jo vetëm si një kujtesë fizike. "Kjo lokomotivë

është prodhuar në vitin 1951. Kjo përkon me vitin kur u krijua konsorciumi i parë që i parapriu BE-së, që ishte unioni i çelikut dhe i qymyrit. Në fakt, avulloret e para në Europë ishin për të mundësuar tregtinë e çelikut dhe të qymyrit. Nga marrëveshja e vitit '51 lindi ajo që sot quhet Bashkimi Europian, negociatat me të cilin do t'i hapim vitin tjetër. Kështu që, kjo është edhe një kujtesë jo vetëm fizike, por edhe politike, edhe e njerëz-

imit, edhe e faktit si ka zhvilluar jo vetëm shkenca, por edhe marrëdhëniet mes popujve, që nisën si marrëdhënie tregtare dhe sot janë marrëdhënie shumëpalëshe në atë që e quajmë familja evropiane", tha ai. Veliaj theksoi se e ardhmja e Tiranës nuk është një qytet ku punët i bën vetëm bashkia, po ku djem dhe vajza fantastikë adoptojnë një pjesë të qytetit për ta zbukuruar. "Në shumicën e vendeve të botës, një park, një lulishte, një instalacion, një statujë, në fakt nuk janë pro-

dhime të bashkisë, por i djemve dhe vajzave të atij qyteti, komune apo lagjeje, që bëhen bashkë për të krijuar një mikrohapësirë, të cilën e adoptojnë. E ardhmja e Tiranës nuk është një qytet ku punët i bën vetëm bashkia, po ku djem dhe vajza fantastikë adoptojnë një copë të qytetit për ta zbukuruar, ashtu si është sot vend më i bukur Bulevardi i Ri me këtë instilacion fantastik pas nesh", deklaroi ai, teksa falenderoi të gjithë ata të rinj dhe të reja që u morën me vendosjen e këtij instalacioni në kryeqytet. "Gjërat e bukura duan shumë mundim, përgatitje, punë bindëse, angazhim, duan edhe shumë pasion. Nuk është vetëm punë muskujsh, vinçash edhe shinash, por duan shumë

zemër. Kur të tregohet historia e këtij qyteti do të jetë historia e djemve dhe vajzave që i kanë bërë gjërat me shumë pasion", tha kryebashkiaku Veliaj. Lokomotiva e vendosur në Bulevardin e Ri u prodhua ne vitin 1951 në Poloni dhe përfundoi misionin e saj në vitin 1986, në Shqipëri. Fillimisht u shërbeu udhëtarëve e më pas trenave te mallrave, ndërsa tashmë do të na kujtojë stacionet hekurudhore që ngjajnë me stacionet e jetës, me historitë dhe emocionet, dashurisë që mbajti gjallë familjet e largësitë që kjo lokomotivë i shkurtoi. Më shume se një relike e fillimit hekurudhor shqiptar, lokomotiva me avull shërben edhe simbol i rrugëtimit të pandalshëm i zhvillimit të Tiranës.

jugore të Manhatanit dhe të vazhdojë deri në anën tjetër, në Rrugën e Lindjes 42. Një barrierë e mbjellë me një përzgjedhje të florës është propozuar për të mbrojtur terrenin e ulët. Faza e parë, e njohur si projekti ESCR, do të fokusohet në pjesën Lindore të Parkut të Lumit përgjatë Lower East Side dhe do të kushtojë 335 milionë dollarë,

fonde publike dhe private. Gjithashtu, studio e Bjarke Ingels ka propozuar edhe një projekt për të parandaluar përmbytjet në San Francisko, ndërsa ka një numër projektesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mes të cilave edhe shtëpinë e Google, apo rindërtimin e Kullave Tregtare në New York.

SHBA

Projekti që parandalon përmbytjet në Manhattan i besohet arkitektit, Bjarke Ingels

N

ew York-u ka zgjedhur arkitektin danez Bjarke Ingels për projektin më të madh të shekullit 21, atë të transformimit të të gjitha

parqeve urbane në formë digash, për të parandaluar përmbytjet. Arkitekti i njohur në gjithë botën, i cili ka projektuar godinën e Teatrit të ri

Kombëtar në Tiranë, me projektin e tij do të parandalojë përmbytjet e mëdha në lagjen më të njohur dhe të zhvilluar në New York, si Manhattani. Ky projekt është iniciuar për të parandaluar një katastrofë të ngjashme me atë që ndodhi në vitin 2012 në bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas uraganit Sandy, si dhe për të luftuar rritjen e nivelit të detit, që pritet si rezultat i ndryshimeve klimatike. Gjithashtu, projekti parashikon krijimin e një barriere 10 milje që do të shtrihej nga Rruga e 57-të Perëndimore, do të vijojë rreth pjesës


POLITIKE

14

E martë, 24 KORRIK 2018

Fjalimi në Kuvend/Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale: Vendosim standarde ndërkombëtare

Manastirliu: Përmirësimi i ligjit, hapi i duhur kundër dhunës “Me urdhrin për masat paraprake të mbrojtjes së menjëhershme, një element i përfshirë për herë të parë në ligjin për masat ndaj dhunës në familje, sigurohet mbrojtje e menjëhershme për viktimën e dhunës, deri në daljen e vendimit nga gjykata”. Kjo është një ndër risitë që parashikon ligji i ndryshuar “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, i prezantuar nga Ministrja Ogerta Manastirliu në Kuvend. Duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të këtij ligji, Manastirliu deklaroi nga foltorja e Kuvendit se do të garantohet mbrojtje më e mirë, sidomos për kategoritë vulnerabël. “Zbatimi i ligjit të përmirësuar do të ketë efekte të menjëhershme në parandalimin dhe reduktimin e rasteve të dhunës në familje, në të gjitha format e saj, duke garantuar dhe masa të tjera të nevojshme për anëtarët e tjerë të familjes të cilët janë viktima të dhunës, me vëmendje të veçantë te gratë, fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar”, tha Manastirliu. Ligji i ri zgjeron mbrojtjen për gratë dhe vajzat që janë viktima të dhunës. “Ky ligj për herë të parë do të veprojë edhe në rastet e dhunës në marrëdhëniet intime, jo detyrimisht të përcaktuara si lidhje gjaku apo martese,

apo bashkëjetese, duke garantuar mbrojtje efikase për gratë dhe vajzat”, tha Manastirliu. Ndër risitë e tjera që parashikon ligji për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare është edhe përmirësimi i masave mbrojtëse për fëmijët, pasi, me urdhrin e mbrojtjes për nënën, automatikisht do të garantohet urdhri i mbrojtjes për fëmijët, edhe

nëse mbi ta nuk është ushtruar dhunë e drejtpërdrejtë. Gjithashtu ky ligj përcakton afate të qarta procedurale për regjistrimin e kërkesës të urdhrit të mbrojtjes dhe urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes si dhe për ankimet ndaj vendimeve gjyqësore, duke eliminuar zvarritjet e proceseve gjyqësore dhe duke siguruar më shumë mbrojtje për viktimat e

dhunës. Ligji parashikon edhe detyrimin e organeve shtetërore për të ofruar falas çdo shërbim ekspertize për rastet e dhunës në familje, duke filluar nga shërbimi i ekspertizës psiko-sociale, mjeko-ligjore, etj, shërbime që nuk do të ndikojnë më në proces, pasi do të ofrohen nga shteti dhe më pas fatura për këto shërbime do të jetë e dhunuesit. Efektet që sjell ky projektligj prekin jo vetëm sistemin e mbrojtjes për viktimat por gjithashtu parashikohen dhe shërbime rehabilituese për dhunuesit, me fokus të veçantë dhunuesit e alkoolizuar, të droguar apo me probleme të shëndetit mendor, të cilat do të jenë qartësisht të shprehura në vendimet e gjykatave për lëshim e urdhrave të mbrojtjes. Propozimet për ndryshimin e ligjit që miratohet kanë kaluar përmes një procesi gjithpërfshirës, duke u prezantuar në tryeza konsultimi me të gjithë aktorët përgjegjës. “Është një ligj që do të mbrojë më mirë palët, një ligj më mirë i përputhur me standardet ndërkombëtare, një ligj më i shpejt në veprim, një ligj më efektiv”, tha Manastirliu, duke ftuar të gjithë deputetët të votojnë ndryshimet ligjore që përmirësojnë ligjin për “Masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

MINISTRJA E SHTETIT PËR MBROJTJEN E SIPËRMARRJES

M

inistrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato deklaroi se, investitorët e huaj nuk hezitojnë për të ardhur në Shqipëri dhe se numri i tyre është rritur. Në një intervistë televizive, ministrja Qato dha një përgjigje për tërë frikërat që kanë qarkulluar së fundmi në medie se Shqipëria rrezikon që nga njëri vit, në tjetrin të përballet me sfidën e zvogëlimit të investimeve të huaja direkte në kushtet kur dy projektet e mëdha të energjisë (TAP dhe Devolli) po kompletohen. Ju garantojmë se investimet janë vetëm në rritje, tha ajo. “Fakti që në 3-mujorin e parë të 2018 është shënuar një rritje me 62% e investimeve të huaja, thotë që nuk jemi në këto kushte dhe kjo tregon se nuk ka hezitim nga të huajt. Investimet e huaja nuk kanë rënë dhe Tap nuk është i vetmi investitor dhe nuk e prish bilancin”, – theksoi ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato. Pak ditë më parë ishte raporti i Komisionit Europian, ai që dha vlerësime mbi ecurinë e investimeve

“Investimet e huaja në Shqipëri, 62% rritje në 3-mujorin e parë të vitit”

të huaja në Shqipëri krahasuar me vendet e rajonit. “Të hyrat e Investimeve të Huaja Direkte pritet që të financojnë plotësisht deficitin e llogarisë korrente. Përgjatë 10 viteve të fundit investimet e huaja direkte kanë financuar 76 për qind të deficitit të llogarisë korrente. Në 12 muaj, deri në shtator 2017, IHD-të neto

tejkaluan deficitin me 41 për qind ndërkohë që ndërtimi i dy projekteve të mëdha në fushën e energjisë shënoi kulmin. Në Programin e Reformave Ekonomike parashikohet që Investimet e Huaja Direkte do të mbeten të forta dhe do të tejkalojnë deficitin e llogarisë korrente me rreth 20 për qind në çdo vit të

programit. Ky Program i Reformave Ekonomike njeh faktin që të ardhurat nga Investimet e Huaja Direkte që lidhen me dy projekte gati në përfundim do të zvogëlohen por duket se pret pa ndonjë diskutim që kjo do të kompensohet nga projekte të reja të Investimeve të Huaja Direkte. Gjithsesi, suksesi i Shqipërisë në tërheqjen e investimeve të huaja në vitet e fundit ka qenë gjerësisht i përqendruar në industri me bazë tek burimet natyrore dhe të patregtueshme”, thuhet në raport. Lidhur me këtë aspekt Komisioni vlerëson se këto lloj investimesh mbartin me vete riskun që të shterrin, ndërkohë që propozon që Shqipëria të fokusohet tek investime që paraqesin vlerë të shtuar dhe e përfshijnë atë në zinxhirin global të furnizimit”, citon ndër të tjera raporti i KE-së.

KËSHILLI I MINISTRAVE

Qeveria do rishikojë buxhetin, shkak rënia e euros

Zhvlerësimi i euros ndaj lekut mund ta detyrojë qeverinë të shkurtojë të ardhurat e buxhetit. Këshilli i Ministrave pritet të miratojë në mbledhjen e radhës një akt normativ, për të ndryshuar buxhetin e shtetit në mes të vitit. Burime nga qeveria i thanë Top Channel se aktualisht po diskutohen dy skenarë. I pari është ai që ul njëkohësisht të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit me 3 miliardë lekë krahasuar me buxhetin e miratuar në fillim të vitit. Ndërsa varianti i dytë, nuk parashikon shkurtime, por vetëm rishpërndan fondin e investimeve publike nga projektet me ecuri të ngadaltë zbatimi tek ato që kanë një realizim më të mirë. Sipas Ministrisë së Financave, vetëm për gjysmën e parë të vitit, arka e shtetit ka humbur rreth 3.5 miliardë lekë nga rënia e euros ndaj lekut. Pjesa më e madhe e të ardhurave buxhetore vilen në doganë, nga taksimi I importeve që blihen në tregjet e Bashkimit Europian. Por rënia e euros ul vlerën në lekë me të cilën zhdoganohen këto importe, duke dëmtuar të ardhurat veçanërisht ato që mblidhen nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Në të dy skenarët, ndryshimi i buxhetit nuk parashikon rritje të huamarrjes. Në variantin e parë shkurtimi i të ardhurave me 3 miliardë lekë shoqërohet me shkurtim në të njëjtën masë të shpenzimeve, pa rritur shifrën e deficitit dhe borxhit publik. Ndërsa në variantin e dytë, nuk ndryshon asnjë nga parametrat e buxhetit, por vetëm rishpëndahen fondet e investimeve, duke I transferuar paratë nga projektet që kanë vonesa tek ato me realizim të lartë. Burime thanë për Top Channel se ende nuk është vendosur përfundimisht se cili nga të dy variantet do të miratohet. Por e sigurt është se buxheti I shtetit nuk do të shpëtojë as këtë vit, nga ndryshimi me akt normativ, një procedurë e shumëdebatuar, e cila sipas kushtetutës parashikohet vetëm për rastet e emergjencave.


KOSOVA

15

E martë, 24 KORRIK 2018

Albin Kurti: Kuvendi i Kosovës duhet të miratojë kërkesat e Republikës së Kosovës ndaj Republikës së Serbisë

P

artitë politike opozitare nuk po pranojnë të rreshtohen në një formacion “Grup Uniteti”, që po kërkohet për përfshirjen në fazën e fundit të dialogut Kosovë-Serbi, për arritjen e një marrëveshje finale për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Kështu përfaqësuesit e partive opozitare nuk morën pjesë në takimin e thirrur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili për qëllim kishte arritjen e një konsensusi siç thuhet “kombëtar për dialogun me Serbinë”. Në takimin e thirrur nga kryetari i kuvendit morrën pjesë vetëm partitë në pushtet dhe ato të pakicave jo-serbe nga grupi 6+. “Konsensusi i brendshëm ka qenë një traditë e mirë qe e kemi pasur dhe rezultatet janë historike. Në takimin e sotëm kanë marrë pjesë vetëm përfaqësuesit e pozitës. Kërkesa e sotme ka qenë më shumë kërkesë e opozitës, për çka duhet publikisht të falënderoj ambasadorin e Amerikës dhe përfaqësuesen e BE-së për iniciativat”, tha kryeparlamentari Veseli në një konferenncë për medie. Sipas tij, “ulja në tavolinën e bisedimeve me Serbinë është sakrificë dhe jo privilegj dhe mesazhi që duhet të dërgohet nga Prishtina duhet të jetë uniteti”. “Me Serbinë duhet biseduar për hir të fëmijëve tanë

ANALIZË

Nga Martin Hyfner

P

ër të shmangur çdo keqkuptim:Unë jam një besimtar i vendosur i integrimit europian. Por gjithnjë e më shumë pyes veten, nëse proçesi i integrimit evropian, siç është realizuar deri më sot, na çon apo jo drejt një suksesi afatgjatë. Qasja aktuale bazohet në bindjen se Europa mund të bëhet më e forte, vetëm përmes zgjerimit dhe ose thellimit të mëtejshëm të integrimit të bllokut aktual. Përsa i përket dimensionit të zgjerimit, Brukseli është duke shqyrtuar përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, dhe Bullgarisë në eurozonë. Ndërkohë, përsa i përket thellimit të integrimit, çështjet kyçe janë aktualisht projekti i mirënjohur i një Fondi Monetar Europian, dhe një buxhet i veçantë për zonën e euros. Sidoqoftë, ideja kryesore, është se gjithmonë duhet të ndodhë diçka. Kjo është teoria e vjetër e biçikletës – një biçikletë rrëzohet, nëse pedalet e saj nuk lëvzin gjatë gjithë kohës. Sigurisht, qasja nuk ishte e gabuar. Gjatë 60 viteve të fundit, ajo ka arritur të ndërtojë një Bashkim Europian me mbi 500 milionë njerëz, një treg të përbashkët me një fuqi blerëse prej 15 trilionë eurosh, dhe një monedhë evropiane që gëzon një reputacion të mirë në mbarë botën. Kjo është një histori suksesi, përtej çdo lloj krahasimi. Por tani, mund të shohim të çara në armaturën evropiane, gjë që më zyt sërish në mendime. Mbretëria e Bashkuar, është anëtarja

Nuk ka konsensus politik për fazën finale të dialogut me Serbinë

dhe sakrificës për ta ruajtur këtë që e kemi arritur deri më tani. Ky është obligim dhe përgjegjësi e gjithë spektrit politik. Mesazhi që duhej ta dërgonim do të ishte mesazhi i unitetit konsistent se

Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe sovraniteti është i pacënueshëm”, theksoi Kadri Veseli, duke shtuar se Kuvendi i Kosovës është organi që do të ketë rol vendimtar në procesin e

dialogut. Kryetari i kuvendit tha se në radhët e disa partive opozitare ka mungesë lidershipi, ndërsa një pjesë e opozitës sipas tij, ka pranuar që të përfshihet në dialog. “Në emër të patriotizmit po krijohet një populizëm, me qëllm të përfitimit. Qëllimi i takimit ka qenë të krijohet formati dhe vijat për të cilat duhet të diskutohet në dialog”, tha Kadri Veseli. Nga ana tjetër është lideri i lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti i cili është kategorik kundër përfshirjes në grupin e unitetit, sikundër që është kundër që dialogu të udhëhiqet nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Në një postim të rrjetin social, ai renditi disa pika siç thotë për dialogun në Kuvend. “Kuvendi i Kosovës nuk ka pse flet për dialog të ri kur ne deputetët nuk e diskutuam dialogun ‘e vjetër’. Nuk bën të vrapohet në dialog të ri me Serbinë pa shqyrtuar premisat, procesin, marrëveshjet, zbatimet si dhe rezultatet e dialogut 2011-2017. Në Kuvend të Kosovës nuk duhet të

diskutohet për ecurinë e dialogut të ri dhe siguresat e tij, pa e marrë së pari qeveria barrën e provës së argumentimit pse na nevojitet ky dialog mu tash dhe çka është domethënia e tij, thotë Albin Kurti. Albin Kurti akuzon Serbinë për shumë krime të bëra në Kosovë, ndërsa, në fazën e dialogut ai thotë se “Kuvendi i Kosovës duhet që paraprakisht të diskutojë dhe miratojë kërkesat e Republikës së Kosovës ndaj Republikës së Serbisë”. “Pa mandatin e Kuvendit të Republikës, presidenti aktual e nisi dialogun e ri me Serbinë. Shpërfilli karakterin e republikës sonë parlamentare dhe jo vetëm. Thaçi takoi Vuçiqin e Serbisë pak ditë pasi takoi Medvedevin e Rusisë me ç’rast deklaroi “Kryeministrin Medvedev shkurtimisht e informova për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon.” Presidenti nuk duhet të jetë informatori”, thotë Albin Kurti duke e cilësuar insistimin e Presidentit Thaci për “grup uniteti”, si një “aventurë personale të presidentit”. DW

Kriza e BE, zgjidhja mund të jetë më pak, dhe jo më shumë Europë e parë që po largohet nga blloku. Disa thonë se edhe Italia mund të largohet përfundimisht nga BE. Ministri italian i Çështjeve Europiane, pret “tërheqje të mëtejshme” nga BE, përveç vendit të tij. Ajo që është në horizont mund të jetë një tkurrje, sa i përket vendeve që janë kyçe për integrimin europian, dhe jo më shumë zgjerim. Ka edhe probleme me thellimin e integrimit. Mekanizmat themelore të BE-së, ndodhen gjenden nën presion të madh. Marrëveshja e Shengenit, e cila është aq e rëndësishme për cilësinë e jetës (pa kufij) në Europë, është anuluar në vende të rëndësishme. Ka sërish ulje të traut kufitar, në kufirin midis Austrisë dhe Gjermanisë. Më shumë se sa pengesa Bashkëpunimi midis vendeve anëtare, çalon në çështje të rëndësishme. Polonia dhe Hungaria, kanë probleme me ndarjen demokratike të pushteteve. Nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje për shpërndarjen e refugjatëve midis vendeve. Gjermania, druhet nga transferimi financiar në gjirin e unionit. Unë dyshoj se bashkëpunimi do të ishte edhe më i keq, (dhe ndoshta më shumë vende do të kishin hequr dorë), nëse nuk do të kishte aq shumë para për t’u ndarë

nga Brukseli. Sidoqoftë, ne jemi më larg se kurrë një bashkimi politik, që ka qenë gjithmonë synimi kryesor i gjithë ndërmarrjes europiane. Për më tepër, njerëzit janë të pakënaqur me Europën. Partitë euro-kritike po forcohen. Ekziston një dyshim gjithnjë e më i madh, se për çfarë është në faket e mirë BE-ja. Gjatë gjithë periudhës së pasluftës, kjo nuk vihej kurrë në pikëpyetje:Qëllimi i unifikimit evropian, ishte që ta bënte të pamundur një herë e përgjithmonë luftën në kontinent. Por për brezin e sotëm të të rinjve, kjo i përket shumë së kaluarës. Prandaj, BE-ja ka nevojë për një motiv të ri të madh. Sigurimi që Europa mund të rezistojnë vetëm kundër fuqive të

mëdha si Amerika dhe Kina, përbën një motiv të tillë. Por kjo nuk është diçka që i përcillet me lehtësi populates, dhe në terma konkretë. Rindërtimi i BE-së nga thelbi Ja një ide për t’u diskutuar:Po sikur të mos përqendrohemi më në avancimin e Europës nëpërmjet gjithnjë e më shumë anëtarëve dhe institucione të reja, por përkundrazi me më pak prej tyre? Pra një rindërtim të BE-së nga themeli. I kuptuar si duhet, nëse dhe kur vendet largohen nga komuniteti, kjo nuk është një katastrofë, por një shans për të tjerët që të afrohen më pranë. Sa më pak anëtarë, aq më mirë. Akush nuk duhet të inkurajohet të largohet. Por nëse kjo ndodh, nuk është një katastrofë. Rasti i Shteteve të Bashkuara, është një shembull tejet mësimor në një kontekst historik. Në Luftën Civile të viteve 18611865, 80 vjet pas themelimit të Shteteve të Bashkuara, 11 shtete të Jugut donin të shkëputeshin. Në fund, jo vetëm që përpjekjet e tyre dështuan – por unioni u shfaq edhe më i fortë. Në pamje të parë, një reduktim në madhësinë e BE-së, duket si një dështim. Por kjo është perspektiva e gabuar. Kur vendet (si Mbretëria e Bashkuar), që gjithmonë janë ndjerë si në skajet

e unionit, vendosin të largohen nga komuniteti, vetëm ata që qëndrojnë e ndjejnë vërtetë se i përkasin njëri-tjetrit dhe BE-së. Eurozona në zemër të projektit Ajo duhet të forcojë nivelin e kohezionit. Ngjashmëritë kulturore dhe historike, janë thelbësore në krijimin e një ndjenje komuniteti. Midis kombeve të tilla, nuk ka nevojë për justifikime të veçanta për BE. Ajo është thjesht aty pavarësisht kritikave, e pranuar gjerësisht nga populli. Në rrethana të tilla, bashkëpunimi politik duhet të bëhet më i lehtë. Frika nga një union i pakufizuar i transfertave, është zbehur shumë. Tek e fundit, shtetet kombe, nga ana e tyre, kanë gjithashtu pagesa të transfertave që pranohen nga popullata – dhe jo pa ankesa. Natyrisht, euro do të duhej të përshtatet me rrethanat e ndryshuara. Por pastaj mund të ekzistojë në bazë të një bashkimi politik funksional. Kjo do ta bënte atë më elastik. S’ka pasur kurrë një monedhë në histori, pa një union politik. Ndërkohë, bashkëpunimi i pastër ekonomik, brenda ish-unionit “të Madh”, mund të ruhet. Ai pranohet nga të gjithë, dhe nuk do të bindte një anëtar që të linte BE-në. Dhe as nuk ka nevojë për një bashkim politik. “The Globalist” – Në shqip nga Bota.al


SPECIALE

16 E martë, 24 KORRIK 2018

PASURIA PËRRALLORE E...

VladimirPutin 200 miliardë dollarë, 58 aeroplanë e helikopterë dhe 20 pallate

njerëzve më të pasur nga Forbes. Kjo pasi revista thotë se nuk i përfshin liderët botërorë, në veçanti "diktatorët të cilët pasurinë e nxjerrin krejtësisht duke iu falenderuar pozicionit të tyre në pushtet". Belkovsky thotë se një pjesë

P

r esidenti rus, Vladimir Putin mund të jetë personi më i pasur në botë, sipas ekspertëve që besojnë se pasuria e tij mund të shkojë në total prej 200 miliardë dollarë. Sipas revistës "Forbes", zyrtarisht, personi më i pasur në botë është Bill Gates i Microsoft-it me një pasuri neto prej 75 miliardë dollarësh, por ka dyshime të forta se gjatë dy dekadave në pushtet, pasuria neto e Putinit shkon në 200 miliardë dollarë, raporton opinion.al. Për pasurinë e liderit rus është spekuluar gjerësisht, ndërsa thuhet se ish-agjenti i KGB-së ka asete private në patundshmëri dhe aksione në disa kompani. Një nga supozimet më të cituara për pasurinë neto të 64 vjeçarit është ajo e analistit politik Stanslav Belkovsky i cili në 2007 pasurinë e Putinit e vlerësoi në 40 miliardë dollarë, por Bill Browder, autor dhe ishmenaxher fondesh në Rusi, ka thënë se presidenti ka një pasuri shumë më të madhe mbi 200 miliardë dollarë. "IBTimes" ngriti çështjen e

pasurisë së Putinit javën e fundit, duke theksuar se Browder ka folur me Fareed Zakaria GPS më 2015, i cili ka thënë se vitet e shumta të Putinit në pushtet i kanë sjellë atij një pasuri marramendëse. "Besoj se është 200 miliardë dollarë", ka thënë ai atë kohë. "Pas 14 vitesh në krye të Rusisë, dhe pas tërë atyre parave që vendi i ka fituar, pas tërë atyre parave që nuk janë shpenzuar në shkolla, rrugë e spitale e kush e di çfarë tjetër, gjithë ato para janë në prona, banka - në llogari bankare në Zvicër në aksione, në fonde të ndryshme… janë menaxhuar për Putinin dhe miqtë e tij". Por megjithatë, Putini nuk hyn në listën zyrtare të

e madhe e neto pasurisë së Putinit vjen nga biznese të naftës, duke thënë se presidenti rus kontrollon 37 për qind të kompanisë së naftës Surgutneftegaz, 4.5 për qind të kompanisë së gazit natyror Gazprom. Përkundër jahtit të tij 35 milionë dollarësh, të quajtur Olympia, një prej treguesve më të dukshëm të pasurisë së tij është një pallat në Detin e Zi i cili raportohet të ketë vlerën e 1 miliard dollarëve. Biznesmeni në ekzil, Sergei Kolesnikov, i ka thënë BBCsë se pallati është ndërtuar enkas për Putinin, por është paguar nga një fond sekret i formuar nga oligarkë rusë. Sipas një dosieri të shkruar nga një rival politik i presidentit rus, Putin ka mundësi që disponon deri në 58 aeroplanë e helikopterë, një koleksion orësh në vlerë prej

500,000 mijë dollarëshe dhe 20 apartamente verore jashtë qyteteve. Raporti thoshte gjithashtu se ai shfrytëzon një aeroplan privat me një kabinë në vlerë prej 137 milionë dollarësh që ka një banjë të punuar në ar, një tualet që kushton 62,000 dollarë. Përfitime tjera përfshijnë një rezidencë gjigante në Liqenin Valdai në veriperëndim të Rusisë. Në vitin 2015, Putin kishte deklaruar për vitin 2014 vetëm 119,000 dollarësh pasuri të shtuar, duke listuar pronësi të dy apartamenteve dhe në një garazhd parkingu. Ndërkohë Putin i ka hedhur poshtë pretendimet se është njeriu më i pasur në Evropë, duke thënë: "Janë gjepura. Gjithë ato fjalë i kanë nxjerrë nga hunda e dikujt dhe i kanë shpërndarë nëpër gazetat e tyre të vogla".


KURESHTI

17 E martë, 24 KORRIK 2018

Përdhunohet 8 herë nga vëllai, burgoset 15-vjeçarja pasi abortoi fëmijën Një vajzë adoleshente, e përdhunuar tetë herë nga vëllai i saj më i madh është burgosur sepse ka kryer abort. 15vjeçarja u dënua me gjashtë muaj burg pas sulmit të sëmurë nga vëllai i saj, 17vjeçar. Vajza u detyrua të abortonte kur ishte gjashtë muajshe shtatzënë, pasi u dhunua tetë herë nga vëllai i saj shtatorin e kaluar, tha një zyrtar i gjykatës në Indonezi. Dyshja u arrestua kur policia gjeti një fetus mashkull në një plantacion të vajit të palmës pranë fshatit Pulau në provincën Jambi, njofton Sky News. Vëllai i saj u burgos për dy vjet për sulme seksuale me një të mitur. Aborti është i ndaluar, përveç rasteve kur jeta e një gruaje është në rrezik apo në rrethana të caktuara nëse ajo dhunohet, sipas ligjit indonezian. Ai duhet të kryhet nga një profesionist i regjistruar jo më vonë se gjashtë javë të shtatzanisë. Ligji po ashtu thotë se gruaja duhet t'i nënsh-

Bëhuni gati për eklipsin hënor më të gjatë të shekullit

trohet këshillimit. Pretendohet se vajza ishte ndihmuar nga mamaja e saj, e cila po përballet me akuza më vete. Kuptohet që prokurorët po shqyrtojnë një ankesë kundër dënimit. Ata fillimisht kishin kërkuar që viktima të burgoset për një vit dhe vëllai i saj për shtatë vjet. Ligjet e Indonezisë për abortin janë kritikuar gjerësisht nga autoritetet

shëndetësore globale dhe grupet e të drejtave të grave. Ata argumentojnë se kufizojnë të drejtat e grave dhe nënkuptojnë se shumë prej tyre janë të detyruar të kenë aborte të rrezikshme në klinikat ilegale. Një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë 2013 thotë se abortet përbëjnë rreth 30 deri 50 përqind të vdekjeve të nënave në vend.

Hiqej si viktimë e sulmit të 13 nëntorit në Paris, demaskohet Thoshte se mbante mend të gjitha detajet e atentateve që tronditën Parisin mbrëmjen e 13 nëntorit 2015, se ishte gërvishtur nga një plumb kallashnikovi, ndërkohë që ishte jashtë kafenesë "Carillon". Gjithçka ishte një gënjeshtër. Alexandra D., 32 vjeç, hiqej si një viktimë, por nuk ishte. U intervistua nga shumë gazetarë, pozoi me rastin e përvjetorit të tragjedisë, bëri një tatuazh me moton e Parisit në krah

dhe madje mori edhe një kompensim nga shteti, një shumë rreth 20 mijë eurosh. Por në fakt, ajo nuk ka qenë kurrë në atë bar. Shoqata që bashkon viktimat e tragjedisë, "Life for Paris", ka bërë kallëzim. Vajza tani është në proçes gjyqësor për "mashtrim të agravuar" dhe "dëshmi të rreme". "Kryqëzova vështrimin e terroristëve. Vepronin me gjakftohtësi, si makina të programuara", tregonte. Më pas shton-

te: "Ndrydha gishtin e madh të dorës", pastaj vetëkorigjohej duke treguar një gërvishtje në krah. Pikërisht, falë këtyre mospërputhjeve në rrëfime, disa të mbijetuar kanë nisur të dyshojnë. Pa kërkimeve të para, del në dritë një video e CNN, në të cilën Alexandra pranon se nuk ka qenë në vendngjarje. Nuk është takuar me miqtë e saj në bar (Raphael dhe Nohemie, të cilët mbetën vërtet të vrarë gjatë sulmit). Në këtë pikë provat ishin shtypëse dhe "Life for Paris", për të cilën Alexandra ishte bërë një ndër anëtarët më aktive, e denoncoi. Siç shkruan "La Repubblica", autoritetet e drejtësisë kanë caktuar mjekim psikiatrik për të pandehurën. Gjithsesi, Alexandra nuk është viktima e vetme false. Janë të paktën 15 raste të njëjta, mes të cilëve Cédric Rey, një infermier 29 vjeçar, i cili, para se të demaskohej, ka thënë për muaj të tërë që ishte një ndër të mbijetuarit e tragjedisë.

Fundjavën e fundit të këtij muaji, mes të premtes dhe të shtunës së 27 dhe 28 korrikut të gjithë të apasionuarit pas ngjarjeve qiellore do të kenë mundësi të shohin eklipsin më të madh të Hënës të shekullit të XXI. Eklipsi hënor do të shihet në pjesën më të madhe të Europës, Azisë, Australisë, Afrikës dhe një pjesë të Amerikës Jugore. Amerika Veriore dhe ajo Qendrore nuk do të mund ta shohin këtë eklips, megjithatë astronomët janë përgatitur për ta shijuar këtë moment dhe pritet që ta transmetojnë LIVE në internet. Kjo ngjarje e rrallë qiellore është rezultat i disa ngjarjeve astronomike, që do ta zgjasin fenomenin. Gjatë eklipsit, Hëna do të kalojë përmes hijes më të errët të Tokës, e njohur si Umbra, duke shkaktuar një shkëlqim të kuq, e cila i jep emrin "Hëna e përgjakur". Nuk ka nevojë për të pasur një pajisje specifike për të parë eklipsin më mbresëlënës të shekullit. Na duhet vetëm të shpresojmë që qielli të jetë i kthjellët. Eklipsi total fillon në orën 19.30 dhe do të përfundojë në 21.13. Kulmi i eklipsit do të jetë në orën 20:22. Ky do të jetë eklipsi i dytë hënor për 2018-ën. I pari ndodhi më 31 Janar dhe zgjati në total 3 orë dhe 23 minuta. Megjithatë koha që eklipsi ishte i plotë, ishte 1 orë e 16 minuta. Por eklipsi i ri hënor pritet të zgjasë 1 orë e 43 minuta dhe gjithsej 4 orë, duke u bërë kështu eklipsi më i gjatë për këtë shekull.

E pazakontë, në Itali bie borë në kulmin e verës Një fenomen i pazakontë i natyrës ka ndodhur në Itali. Në kulmin e të nxehtit dhe mesin e verës ka rënë dëborë. Bora ka rënë në zonën e Dolomitit dhe Marmoladas, në lartësinë 3300 metra mbi nivelin e detit. Meterologët shpjegojnë se këto ngjarje janë të lidhura me paqëndrueshmërinë që del nga kontrastet midis ajrit të freskët të Atlantikut dhe ajrit të ngrohtë të pranishëm në territorin italian, rezultatet e të cilit mund të duken të dukshme dhe të habitshme në të njëjtën kohë.

Zgjedh personin e gabuar për të grabitur, studentja bën për spital hajdutin Një studente e guximshme përdori aftësitë e saj në arte marciale për të mposhtur një hajdut të armatosur, i cili u përpoq t'i vidhte telefonin. Lorrana Braga, 23 vjeç, pavarësisht se agresori i kishte drejtuar armën, nuk hezitoi ta gjuante sepse besonte se arma ishte e rreme. Duke përdorur një art ushtarak të quajtur "Morganti Jiu-Jitso", i cili është një përzierje e karates dhe xhudos, ajo i dha disa goditje sulmuesit, i cili i befasuar nga guximi i studentes, u largua nga vendi i ngjarjes. Por, sipas policisë veprimet e Lorranas nuk janë të këshillueshme pasi arma mund të kishte qenë e vërtetë, ç'ka do të kishte rezultuar fatale për të.


SHOWBIZ

18 E martë, 24 KORRIK 2018

Telashe për Bale, vjehrri i shtyn dasmën Gareth Bale ka anuluar dasmën e tij me të fejuarën Emma Rhys-Jones. Çifti duhet të martohej gjatë këtij viti në një kështjellë në Itali. Një burim pranë tyre ka zbuluar për "The Sun" se Emma ka disa probleme me të atij, që në këtë moment ka "minuar" të gjithë familjen. Duket se ajo dhe Gareth kanë jetuar një vit me shumë uljengritje. Burimi tregon: "Ka kaq shumë probleme dhe shqetësime familjare sa çifti kërkon të qetësojë situatën përpara se të martohen. Janë ende shumë të dashuruar, por në fillim duhet të zgjidhin disa probleme." Çifti ka tre fëmijë. Babai i Emma është fejuar me një vajzë që ka gjysmën e viteve të moshës së tij, pak pasi është liruar nga një burg në SHBA, shkruan telesport. Ai ka bërë gjashtë vite burg për mashtrim ndërkombëtar dhe Emma nuk ka pranuar që babai të paraqitet në dasmën e saj në prani të të fejuarës

Suksesi më i fundit i Dua Lipa Dua Lipa, është këngëtarja që vitet e fundit duket se ka arrritur që ta ngrejë lart figurën e saj. Mbrëmjen e së premtes ajo ka performuar në festivalin e njohur botërisht që mbahet në Belgjikë, "Tomorrowland" dhe ka qenë pikërisht pjesëmarrja e saj në këtë festival që ka thyer një rekord ndërkombëtar. Paraqitjen në "Tomorrowland", Lipa e përshkroi si "përvojë të çmendur", ndërsa falënderoi të gjithë fansat sikurse edhe DJ-in e njohur, Martin Garrix, i cili do të performojë në Prishtinë më 10 gusht në kuadër të festivalit "SunnyHillFest".

së re. Burimi ka konfirmuar për "The Sun": "Ka pasur disa sherre: Emma nuk është e lumtur me zgjedhjen

e babit. Nuk do të që në dasmën e saj të vijë një person që nuk e ka parë kurrë në jetë".

Çfarë po ndodh me Johnny Depp? Flokë të bardhë platin, sy të akullt, një kapotë e gjatë dhe një shkop në dorë. Transformimi i radhës për Johnny Depp e ka një arsye. Kësaj radhe, aktori hollivudian është mbi skenën e Comic-Con në San Diego, ku është shfaqur papritur, duke errësuar sallën dhe publikun. Ish "Pirati i Karaibeve" është veshur me petkun e personazhit që do të luajë në "Kafshët fantastike": Krimet në Grindelwald. Duke e përvetësuar personazhin nën lëkurë, në rolin e 'batakçiut', krijuar nga J. K. Rowling, Depp recitoi edhe një monolog të shkurtër, në të cilin dha prova të aftësive të veta aktoriale.

Moderatorja zhvishet nudo në plazh, rrezikon burgun Moderatorja e njohur, Katie Price ka vendosur që në temperaturat e nxehta të provokojë me një set fotografik nudo. Së bashku me të dashurin e saj, Kris Boyson, ajo ka shkuar në Tajlandë ku është zhveshur për të treguar linjat e mira trupore. "The Sun" ka publikuar imazhet e 40-vjeçares. Ajo ka rrezikuar të arrestohet, pasi nuk lejohet zhveshja në plazhet e Tajlandës. Lakuriqësia publike është e ndaluar atje, por moderatorja duket se nuk është informuar sa duhet për zakonet.

Një javë pasi bëri fejesën publike, këngëtarja e njohur ndahet Këngëtarja e njohur e hitit "Side to Side" është një nga më të komentuarat kohët e fundit nga mediat pasi vetëm pak javë pasi ishte lidhur, shpalli fejesën me partnerin e saj. Ariana Grande dhe i dashuri Pete Davidson janë shfaqur shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe kishin në planë që të martoheshin. Megjithatë siç duket Ariana ka filluar të mendojë që t'i jap fund fejesës dhe lidhjes me aktorin amerikanë, pasi sjelljet e tij po bëhen shumë të bezdisshme. Sipas "Daily Mail" burime pranë çiftit kanë treguar se ata janë në krizë dhe kjo pasi Ariana është e lodhur nga karakteri dhe sjelljet e pa tolerueshme të Pete. Këngëtarja mendon se i dashuri po i prish vazhdimisht imazhin që ajo mezi ka krijuar.


FORUM

19 E martë, 24 KORRIK 2018

PËRSIATJE NGA CIKLI “ANTIHARRESA”

Kapitali atdhetar tek Agim Jazo peshon më tepër se cdo kapital politik Nga Kristo Mërtiri

G

jurmët nuk kërkohen në ujë. Dhe s'është thjesht aforizëm diturie e mencurie. Se llafet shpesh i merr era. Por e shkruara mbetet. E kur ka dalë nga zemra, ajo nuk përthahet kollaj në kujtesën e lexuesve. Kështu ndodh edhe me Agim Jazon e pathyeshëm përballë ca ziliqarëve dembelhanë e smirëzinjve llafazanë. Sepse ai nuk hesht. As dje, as sot e as nesër. Unë e njoh mirë. Mjaft shkrime nuk i qep asnjëherë me penj të kalbur. Nëpër dekada opozitar i ndershëm, pa u kulpëritur e pa u jargavitur. Prandaj gjurmët e tij ruhen ende edhe pranë piedestalit të përjetshëm, pranë Monumentit të Pavarësisë ! Vite të tëra pune e shërbimi qytetar. Antiharresa, mbi të gjitha, është virtyt i njerëzve të pastër e atdhetarë të kulluar. Rrodhën 6 vjetë nga libri i tij i vecantë, libër që kuvendon sot e kësaj dite me vlonjatët brenda e jashtë Vlorës. Vetëm mendjelehtët a të marrët mund t'i kërkojnë gjurmët në ujë. Pa u zgjatur te kjo parathënie, nuk thonë kot : Lavdia dhe merita e disave është se shkruajnë mirë, e të tjerëve është se nuk shkruajnë fare. Shkurt, le të ridëgjojmë gurgullimën e sinqertë që pret ende reflektim pushtetar, gurgullimën shpirtërore që as shitet, as blihet… Vetëm për njerëzit që nuk dinë të prodhojnë asgjë, nuk ekziston asgjë. Këtë postulat të një mëndjeje të ndritur e penëhollë, e kemi kujtuar jo rrallë kur bie fjala për ata që nuk shtyjnë ditën vetëm rreth filxhanit të kafesë apo gogësijnë e marrin nëpër gojë cilindo që përpiqet të bëjë dicka të mirë për vendlindjen e më tej. Madje ndonjë sojsëz, i mbetur në verbëri brënda kapsllëkut të vet qytetar e publicistik, tund celësat e vulat zyrtare të shtetit rreth fondeve të ndryshme "kulturore" dhe tregohet hovardar për koncertet partiake elektorale që vijnë e shkojnë si lumë mbi kurrizin e taksapaguesve të varfër. Pa harruar tubimet populiste me daulle që u vënë drynin shkollave, dyerve të administratës, kasafortave me dosjet plot halle e probleme të qytetarëve që presin zgjidhje etj.Pra, rroftë e qoftë kapitali politik që siguron kolltuqe e ofiqe të dhuruara nga liderë-kalanderët ! Përshembull, në ekonominë shqiptare të tregut pa rregulla dhe me plot ethe paraje të pastra e të pista, vec të tjerave, mjaft pasanikë mjerisht e mbajnë librin si vrimën e fundit të kavallit të babëzitur. Në qyetin e Vlorës jeton e punon edhe

Agim Jazo (Dushkaraku), një emër jo i panjohur në faqet e shtypit lokal e qendror, në monizëm e në pluralizëm. Brënda, por edhe jashtë Shqipërisë në emigracion. Kishte kohë që vriste mëndjen e shtronte penën për një kontribut modest në 100 vjetorin e Pavarësisë. Dy muaj më parë, më shoferin e një furgoni taksi, më dërgoi librin e sapobotuar "Bij të Vlorës". Në mes të ballinës: Porterti i Ismail Qemalit me flamurin kuqezi. Ndërsa brënda më kish futur një letër të shkruar si nxitimthi me dorë, thjesht e me humor. Po shkëpus vetëm 4 vargje:"Tek një i pasur shkova/ Shumë jam ofenduar/Një libër i ofrova/ …S'dinte për të lexuar !".Ethet e fitimit me cdo rrugë e mjet, shpesh po sjellin edhe verbërinë përballë njeriut, kulturës dhe qytetërimit të vërtetë. Jo më kot miku e bashkëvuajtësi im nëpër udhët helm të kurbetit ekonomik të detyruar, lëshon atë pyetjen filozofike e sarkastike: Njerëzit falsifikojnë paratë apo paratë falsifikojnë njerëzit ?!... -Dëgjo mua, ore babam, sot ka ndryshuar vetëm kostumi, të tjerat janë vetëm dokrra kafeneje e derexheje,-hyn i rrëmbushur në bisedë, Kico Peshtanaku nga Gryka e Këlcyrë-Mezhgoranit.-Po nuk ke marrë në xhep një teserë, po nuk je bërë ndihmës a yzmeqar i thekur i ndonjë partie të madhe politike në pushtet, nuk të qasen pranë dhe as të mbështesin moralisht e aspak financiarisht. Që ta ngas llafin më shkoqur, ata që kanë vetëm partinë e shqiptarizmit të kulluar, nuk e cajnë dot detin e interesave monetare plot tramundanë . Ti nuk e di se c'ka hequr Agimi, miku ynë i përbashkët. Ku s'trokiti me gojë e me shkrim, në Prefekturë, Bashki e gjetkë ! Dhe askush nuk i dha një dorë ndihme a qysh i thoni ju në Tiranë, sponsorizim bre…Disa nuk patën "nge" as t'i kthenin përgjigje formale zyrtare, në mos minimalisht ta uronin a përshëndesnin për nismën e filluar. Shumicës së nëpunësve mehmurë të emëruar nga X parti, u ngjiret zëri teksa flasin e bërtasin "në emër të qytetarit" dhe realish tepër larg qytetarisë së vërtetë ! Ta them unë pa doreza e pa camcakëz nëpër dhëmbë, sot janë nakatosur keq vlerat dhe antivlerat, ose sic thotë Agimi, zogjtë dhe korbat, stërralli e informali:"Ka zogj që fluturojnë/Dhe vdesin duke fluturuar/Ka korba që plehërave rëmojnë/Dhe ngordhin të harruar…". Ai mbase nuk është poet i mirfilltë, por vargjet e tij shkurtima jo rrallë të befasojnë dhe të venë në men-

dime të mira. Sidomos te "mikroenciklopedia" kushtuar mbi 100 bijve të Vlorës që kanë mbetur "të shënuar, jo rëndom të regjistruar" në memorien historike të kësaj treve lavdimbuluar. 4 vargje për secilin janë edhe pak,edhe shumë. Sepse nuk është kaq e lehtë të ndash grurin nga egjra, sojllinjtë nga sojsëzët. Sot na mbytën e ndotën mjedisin "Plot të palyrë/Njerëz informalë/Pa gjak në fytyrë/Pa cipë në ballë !...". Të nderosh a të thuash qoftë edhe 2 fjalë të mira për të vdekurit e të gjallët, sidomos për ata që "shëruan e nuk lënduan" nëpër qytete e fshatra, nuk do të thotë të marrësh viston e partive politike ose dorën e pushtetit të radhës. Përndryshe, me dashje a pa dashje, ke ngritur gjerdhe me hunj të kalbur që populli i shikon me qesëndi, e pse jo me neveri e përbuzje. Agimit e të tjerëve që u përpoqën në atë 100 vjetor të kërrejnë nga mëndja, pena e xhepi i tyre libra të tillë, ua bëftë Zoti hallall ! Vlora jonë (dhe jo vetëm kjo) nuk ua kursen mirënjohjen, vetë historia mban shënime… Duke dëgjuar e respektuar mikun tim të vjetër që jeton e punon në Jug, s'mund t'i shmangesh meditimit të natyrshëm rreth patriotizmit të vërtetë që feks fort jo sipër në qiell por në tokë, te njeriu e te cdo grusht dheu që pikon djersë, gjak e mundime të mëdha, halle e maraze,gëzime e hidhërime. Fjala vjen, Agim Jazo (Dushkarakut), për 100 vjetorin e Pavarësisë, nuk mund t'i kërkonim të therte 1 mijë deshë dhe 1 mijë dele nga tufat e kodrave e maleve të Sevasterit, ashtu sic u përrallis për Tiranën (?!).Përballë shpalosjes së Flamurit Kuq e Zi, ai qëmtoi me dashuri mjaft emra të nderuar që gjatë jetës së tyre "shërbyen e nuk rrëmbyen". Dhe asnjëherë shosh e sit e mos gatuaj. E ka hapur siparin me kryebashkiakun e parë, Ali Asllanin e famshëm të Vlorës që "Na ka lënë thesar/"Maskarenjtë e Kohës"! Është fjala për ata që "Të pabrekë i zuri dita/Milionerë i gjeti darka"…Dhe vazhdon me penëmadhin Petro Marko, burrin e bukur dhimbjeshumë të Bregut të Detit që dallgëzoi deri buzë lumit Ebro edhe me ligjëratën e prerë: Himara ka qenë, është dhe mbetet shqiptare ! Shkurtimat e autorit të librit-jubilar, nuk të lodhin aspak. Thjeshtësia dhe befasia e këndshme shkrepin përmes mendimit konciz, pa vrapuar pas fjalëve të mëdha e të majme dhe pa i bërë tërkuzë. Disa nga ata burra e gra idealiste, me karakter të fortë, të zgjuar e të dashur si S.

Tozaj, L. Çipa, Q. Kamberi, H. Dalipi, E. Mita, Xh. Bino,B. Gace,V. Qesari,S. Kamberi,Gj. Gaba,K. Aliko,Ll. Llanaj, N. Jonuzi, M. Binaj, R. Gjika etj.unë i kam njohur nga afër gjatë jetës time profesionale e qytetare. Sinqerisht, përjetova edhe emocione, sidomos për ata që kanë ikur me faqe të bardhë e zemërbardhë nga kjo botë. Kurrë nuk rrëmbyen, por vetëm shërbyen për njerëzit, për vendin. Prandaj i kujtojnë ende me adhurim e dhembshuri sot e kësaj dite…Mirënjohjen gjer në fund për "Vlorën, djepin e lindjes dhe shtratin e prehjes",autori e zbraz edhe në shkrimet e shumta publicistike. Ndërsa notat e ironisë labe (sikur më sollën pranë poetin popullor të papërsëritshëm, Xhebro Gjika) i përdor bukur ndaj atyre që tundin e shkundin tituj shkencorë e ofiqe të pamerituara dhe fare pak prezantohen "As.Prof.Njeri" ose intelektualë të vërtetë që udhëheqin komunitetin. Jo rastësisht janë vargëzuar 4 radhë kuptimplote: "Kryetar Komune/ I zgjedhur 3 herë/ Vota i ka hije/ Votuesi ka vlerë". Është fjala për birin e vecantë, të dashur e burrëror të kësaj treve, Përparim Shametaj. Njeri që do i bënte nder cdo partie politike. Por më tepër popullit, që i besoi për herë të katërt tashmë edhe Bashkinë e madhe të Selenicë-Labërisë. Një udhëtim model e dinjitoz nëpër vatra e zemra, larg tribunave daullembuluar me fasada e maskarada politike… -Boll i kemi folur njëri-tjetrit me gjuhën e pushkës ! Të flasim me gjuhën e shpirtit…Të demaskohen vrasësit me kolltuk e karrige, të cilët po shumohen. Sepse ndryshe "hala ka mbetur përsëri në fyt"… Mesazhet e mencura nuk fshihen nga kujtesa e lexuesve. Kapitujt e vecantë nga emigracioni shqiptar në Greqi; ai nga minishkolla e gazetarisë në javoren lokale "Zëri i Vlorës" ca dekada më parë apo botimet nga jeta politike e sociale në shkallë vendi etj.,japin edhe mjaft informacion e shtrojnë probleme të mprehta për debat e zgjidhje. Fjala vjen, nuk mund të mbetet në hije ai episodi drithëronjës për refugjatin Bardhi nga Sevasteri, ish i persekutuar politik, që po dergjej në një qeli policie në SHBA. Duheshin prova të pakontestueshme për ta liruar. As vërtetimi nga Shoqata përkatëse nuk piu ujë. Mirëpo do e shpëtonte vetëm magjia e shtypit(jo manipuluesit e tij). Namiku me bashkëshorten kërkonin Agimin nëpër Vlorë: Para 20 vjetëve kishte

PROFIL

botuar një shkrim për atë familje të persekutuar. Më në fund e gjetën në një sepete gazetën, e fotokopjuan, e noterizuan dhe e nisën me faks. Pa kaluar shumë orë, policia kish hapur dyert e qelisë dhe i komunikoi refugjatit të drobitur:-Zotri, jeni i lirë !...Sepse plagët e asaj arratie biblike kullojnë ende. Censura sfilitëse e parasë, menefregizmi i zyrtarëve të lartë në Vlorë e Tiranë, nuk ia lidhën duart nismës vetiake të Agimit. Prushi i atdhetarisë të ngroh në cdo faqe libri. Gjatë orëve të fundit të "lindjes" në shtypshkronjë,jo rastësisht janë lidhur edhe 2 fletë të freskëta. Njëra i kushtohet ikjes së Arbën Xhaferit, i cili do kujtohet cdo 28 Nëntor:"Burri i kombit,vizionar/ Mbuluar me ngjyra ylberi/Do mbetet përjetë pishtar…".Dhe në finale, qesh e tallet me etjen ulëritëse për pushtet e pasuri, me sojsëzët e panginjur që rrojnë në luks të pamerituar duke rjepur vegjëlinë.Ja,c'më dërgoi mbrëmë në celular:"Të ish gjallë Xhebro Gjika/Rasatin e informalit/Do e përzinte me hithëra/Do ndërsente qentë e stanit…".Dhe psherëtin robi: O Zot, mos u shtofshin si fara e hithrës ! Autori tërë jetën i ka qëndruar larg karriges së pushtetit dhe protagonizmit fals. Traditën e ruan si sytë e ballit. Le të hahen si gjelat zyrtarët në Vlorë e Tiranë tamam "për mustaqet e Çelos". Agim Jazo (Dushkaraku) e dha një shembull shqiptarie e qytetarie atje te Sheshi i Flamurit, pa bujë e zhurmë, pa fanfara partiake a pushtetare. Politizimi i skajshëm nuk e eklipson dot kurrë Kryeqytetin e Pavarësisë. Llafet e debatet lumë ikin, historia dhe puna konkrete mbeten. Plot një shekull më parë, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Dom Nikoll Kacorri, Hasan Prishtina etj. erdhën e puthën palët e Flamurit kombëtar në Vlorë. Me në krye Ismail Qemalin kryeburrë shteti, nuk e lanë Shqipërinë të bëhej copa-copa. Por mbas rreth 5 shekuj robërie nën sundimin otoman, e shpallën shtet Sovran "më vehte, e lirë e mosvarme". 28 Nëntorin e thërrasim jo me pak krenari edhe Dita e Flamurit ! Te Monumenti i Pavarësisë përkulemi përjetësisht, por do nderohen në breza edhe ata që e gdhendën me daltë e me zemër, të paharruarit K.Rama,Sh.Hadëri e M.Dhrami. Sepse në cdo hap kemi me vete të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen. Me rrënjë tepër të forta edhe në këtë qytet të bekuar. E sic thotë me të drejtë Agimi,"Dasmën e bën/I zoti i shtëpisë/Vlora e Flamurit/Djepi i Pavarësisë…".

Mark Vuji, modeli i arsimit dhe i studiuesit Nga Jak Rrozhani

I

edukuar dhe i formuar në shkollën e At Gjergj Fishtës së madh, Mësuesi i Popullit, Prof.As. Dr. Mark Vuji, ka dhënë kontributin e vet në edukimin e brezit të rinj e në drejtimin e shkollës me profesionalizëm dhe përkushtimin që e karakterizonte . Përvojë kjo e nisur që në vitin 1957, kur hapi dyert Gjimnazi i Lezhës , duke qenë drejtori i parë i tij e për 30 vite radhazi, si dhe autori i disa botimeve me karakter pedadogjik e psikologjik etj. me shumë vlerë për nxënësit , mësuesit e arsimin në përgjithësi. "Shkolla moderne ka për mision, që t`iu japë nxënësve metodën më të mirë, se si t`i përvetësojnë dijet dhe t`i zbatojnë ato në praktikë në mënyrë

aktive, kritike e krijuese "shkruante ai . Futja e metodave aktive në organizmin e procesit arsimor, i hap rrugën të nxënit aktiv e krijues, që e bën të mundur të ndryshohet statusi i nxënësit , nga dëgjues pasiv në bashkëveprues aktiv me mësuesin , në punën që bëhet për ndërtimin e mësimit . Ky funksion i ri i procesit të të nxënit, bëhet më i qartë, kur me rritjen e pavarësisë së nxënësit në përvetësimin kritik e krijues të dijeve të reja, kristalizohet vetëbesimi, që hap pas hapi, shndërrohet në një studim të mirëfilltë, individual, me kërkesa shkencore gjithnjë në rritje, që përbën bazën e realizimit të vetëformimit intelektual permanent. E tërë kjo, është një zhvillim logjik i sistemit të punës të nxënësve, që kjo vijë metodike kaq aktive, të përsh-

kojë natyrshëm krejt sistemin e punës së nxënësve dhe është e domosdoshme, që ai të pajiset me një minimum të caktuar njohurish psikologjike. Dhe në këtë drejtim, në krye të punëve për afirminin e shkollës në nivel lokal e kombëtar, ka qenë padyshim gjatë këtyre viteve, kontributi i mësuesit e drejtuesit Mark Vuji, model i arsimit lezhjan, i mësuesve dhe i drejtuesve. Përpunimi i përvojës së përparuar në fushën e mësimdhënies e të mësinxënies, thellimi i punës individuale të mësuesve për rritjen e shkallës së kualifikimit, krijimi i një atmosfere pune me kërkesa në rritje, çon natyrshëm në rritjen e pretendimeve të kolektivit dhe drejtorisë së shkollës, për të njohur teorikisht e zbatuar në mësim metoda dhe teknika, që vënë

në lëvizje edhe më shumë mendimin e pavarur, krijues e kritik të nxënësve. Prioritete që i ka vënë në çdo kohë në zbatim të ecurisë së procesit mësimor -edukativ, përsosjen e metodave të mësimdhënies e të mësinxënies, të drejtimit dhe të fushës së studimit, me kontributin e madh, Prof.As .Dr Mark Vuji, Mësues i Popullit . Prof. Mark Vuji, afro 20 vjet ka qenë anëtar i Këshillit Shkencor pranë Institutit të Studimeve Pedagogjike, ka dhënë leksione në Universitet, në Departamentin e Psikologjisë dhe Pedagogjisë, autor i kapitujve për metodat në tekstet universitare të Pedagogjisë e Dialektikës dhe autor i disa studimeve për zhvillimin e arsimit për At Fishtën etj. Vdiq më 24.7.2015 në Lezhë .


SPORT

20

E martë, 24 KORRIK 2018

Stadiumi i Prishtinës merr emrin “Fadil Vokrri”

TRANFERIMI

Tifozët grekë presin me entuziazëm Migjen Bashën Migjen Basha është zyrtarisht një lojtari i Arisit të Selanikut. Ai u largua nga Bari, pasi i përfundoi kontrata dhe vendosi të transferohej në futbollin helen. Në aeroport Basha është pritur nga një grupim ultrasish të Arisit dhe interesante ishte se njëri prej tyre mbante veshur fanellën me emrin e Kristi Valengjelit. Vangjeli ka lënë shenjë në periudhën që ka luajtur për skuadrën selanikase dhe të njëjtën gjë do të kërkojë të bëjë edhe Basha. “Do të jap 200% për ekipin dhe të gjithë bashkë të bëjmë më të mirën për klubin. Ka mbetur vetëm vizita mjekësore, por

gjithçka është në rregull, nesër është firma”, ishin fjalët e para të Bashës. Në orët e ardhshme Basha pritet të firmosë zyrtarisht edhe kontratën që do ta lidhë me Arisin për 2 sezonet e ardhshme.

TRAJNERI I LIVERPOOL

I

sh-futbollisti dhe ishkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri po të ishte gjallë sot do të mbushte 58 vjeç. Tashmë emrin e tij e mban stadiumi i Prishtinës, raporton kosovapress. Përveç një ndeshjeje miqësore në Podujëve mes Llapit dhe Prishtinës, ekipe në të cilat ka qenë lojtarë vetë kryetari Vokrri, nga sot Stadiumi i Prishtinës do të emërtohet me emrin e legjendës së futbollit

“Fadil Vokrri. Në stadiumin me emrin e ri më 28 korrik do të luhet ndeshja testuese në mes ekipit FC Prishtina dhe FC Flamurtari nga Vlora ku do të marrin pjesë figura të njohura të kombit shqiptar që do të ndeshen mes vete. Kjo ndeshje do të jetë ndeshje testuese e cila do të inspektohet nga delegatët e UEFA-s, ku ata do të inspektojnë këtë stadium në disa aspekte kryesore si qasja e shikuesve në stadium,

sistemi i kontrollit të sigurisë, infrastruktura mediale, aspektet sportive dhe hapësirat e brendshme të stadiumit. Federata e Futbollit të Kosovës fton të gjithë qytetarët të jenë prezent në ndeshjen testuese, ku biletat do të jenë falas. FFK bëri të ditur se për ndeshjen e testimit që do të zhvillohet më 28 korrik do të duhen të jenë prezent më shumë se 3 mijë shikues në mënyrë që të bëhet testimi në të gjitha aspektet nga UEFA.

Zyrtare, Mesut Ozil jep dorëheqjen nga kombëtarja gjermane I

vendosur përballë kritikave, pasi realizoi një fotografi me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, futbollisti Mesut Ozil ka vendosur të japë dorëheqjen nga kombëtarja e Gjermanisë. Ka qenë vetë mesfushori i Arsenal, i cili e ka bërë të ditur vendimin e tij, duke e deklaruar nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”. “Unë nuk do të luaj më për Gjermaninë, ndërkohë që kohët e fundit kam marrë veç ndjenja racizmi dhe mosrespektimi. Racizmi nuk duhet kurrë të ekzistojë. Më parë e vishja fanellën e Gjermanisë me shumë krenari, por tani nuk do e vesh më,” shkruan Ozil. “Unë jam gjerman kur ne fitojmë, por jam emigrant kur ne humbasim. Kjo ndodh pasi edhe pse paguaj taksa në Gjermani,bëj bamirësi në Gjermani dhe fitoj Kupën e Botës me Gjermaninë në 2014, unë prapë nuk pranohem në shoqëri. Trajtohem si i “huaj”,” vazhdon më tej mesfushori. Futbollisti theu heshtjen për herë të parë duke u shfaqur tepër i “trishtuar” mbi këtë temë e ndërsa u shpreh se lidhur me kritikat për

Klopp tregon çfarë pret nga Shaqiri sezonin e ardhshëm

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka deklaruar se ka shumë besim në ekipin që ai ka formuar ku nuk i ka kursyer lavdërimet. Klopp ka folur edhe për blerjet e reja që ka bërë Liverpool ku ka përmendur edhe sulmuesin me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqirin për të cilin tha se pret shumë nga ai. “Deri tani është një vit i mirë për ne, sepse kemi një ekip shumë të mirë dhe ishim goxha të suksesshëm sezonin e kaluar, luajtëm futboll të bukur, por duhet të ndërrojmë lojtarët”, tha Klopp. Gjermani më tej ka thënë se pret nga Shaqiri që të jetë një opsion në vijën e sulmit, aty ku titullarë të padiskutueshëm sezonin e kaluar ishin Mohamed Salah, Roberto Firmino e Sadio Mane. “Kishim mungesë të opsioneve në ekip në vijën e sulmit, kështu që e sollëm Shaqirin, të cilin e patë në Kupën e Botës. Jo vetëm në Kupën e Botës – e di se Stoke pësoi rënie nga liga, por ai pati ndeshje shumë të mira”, tha Klopp për Shaqirin. “Kështu ndodh me lojtarët e mirë kur ata janë duke luftuar mbijetesën, nuk është niveli i tyre, kështu që nuk mund të keni sezonin më të mirë në botë. Por, ai mund të bëjë hapin e radhës. Për të, në karrierën e tij është një moment i mirë, duke qenë 26 vjeç dhe duke pasur përvoja të shumta”, shtoi gjermani.

MREKULLIA

Varka e Fabio Coentra shpëton 15 jetë peshkatarësh

një foto me presidentin e Turqisë, Erdogan do ta bënte sërish me të nëse i jepej mundësia. “Unë kam dy zemra, njëra është gjermane dhe tjetra turke,” shkruan ai. “Nëse do refuzoja të takohesha me Erdoganin, do mohoja rrënjët e mia”. Angela Merkel gjithashtu ka reaguar mbi largimin e futbollistit Ozil nga Komëtarja gjer-

mane. Ajo tha që se respektonte vendimin e futbollistit gjerman me origjinë turke, Mesut Ozil për tërheqjen nga ekipi kombëtar i Gjermanisë. Nëpërmjet zëdhënëses së saj, Ulrike Demmer ajo u shpreh; “Mesut Ozil është një futbollist që i ka dhënë shumë ekipit tonë kombëtar. Respektoj vendimin e tij”.

Sipas mediave portugeze, një mrekulli e vërtetë ka ndodhur ne det pranë portit të Avieros, ku varka e lojtarit te Real Madrid, Fabio Coentrao ka shpëtuar 15 peshkatarë. Peshkatarët raportohet se ndodheshin rreth 18 kilometra larg nga bregu dhe sipas “Correio da Manhã” varka e tyre ishte duke u mbushur me ujë dhe vetëm ndërhyrja e varkës se Fabio Coentrao ka bërë që ata të mos mbyten. Kapiteni i varkës ka qenë vëllai i lojtarit, që sapo ka parë pesh-

katarët është drejtuar për t’i marrë. Ky gjest prej një heroi të vërtetë është transmetuar nga të gjitha mediat portugeze dhe familja e Coentraos tashmë shihen si heronj.


SPORT

21

E martë, 24 KORRIK 2018

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare pranon se ka disa oferta por nuk ka vendosur akoma të ardhmen: Objektivi është që të jetë kategoria e parë

N

jë futbollist i lirë është statusi për mbrojtësin kuqezi Mërgim Mavraj. Edhe pse nuk ka lidhur kontratë me ndonjë ekip, ai po stërvitet te Koln, tek ish-klubi i tij për të mbajtur veten në formë. “Koln ka qenë dhe është një pjesë e rëndësishme e jetës time. Tani është një moment i veçantë, pasi nuk ka diçka të sigurt për të ardhmen”,-thotë Mavraj në një intervistë të dhënë për “Express. de”. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare pranon se ka disa oferta por nuk ka vendosur akoma të ardhmen, ndërsa më pas u ndal gjatë te festa me shqiponjë e Xhakës dhe Shaqirit në Botërorin “Rusi 2018” pas golave ndaj Serbisë. “Historia luan një rol të madh. Ka qenë një periudhë e errët që nuk duhet të përsëritet. Ka pasur luftë mes Shqipërisë dhe Serbisë deri vonë. Fati e desh që prindërit e këtyre djemve të arratiseshin atëherë. Por këto vlera të origjinës, që njeriu i mban në vetvete, nuk harrohen. Xhaka e dashuron Zvicrën por te Zvicra lufton si një shqiptar. Kjo do të thotë se ata këndojnë këngë shqiptare, festojnë martesat si shqiptarë, ruajnë traditat dhe festojnë me këto simbole. Është diçka e mirë që nuk fshihet një gjë e tillë nga një qenie njerëzore dhe duhet të jesh tolerant”. Mavraj, po stërviteni në Koln për të mbajtur veten në formë, pse kjo zgjedhje? Koln ka qenë dhe është një pjesë e rëndësishme e jetës time. Tani është një moment i veçantë, pasi nuk ka diçka të sigurt për të ardhmen. Ndaj është e rëndësishme që të jem këtu me miq të vërtetë. Mund të kisha shkuar të stërvitesha me Benjamin Kugel në Majorka, por këtu në Koln kushtet janë po aq të kompletuara. Cila tjetër? Ku do të shkoni? Është e vështirë të them se ku do të shkoj. Sigurisht, objektivi është që të jetë kategoria e parë, kudo. Ka disa opsione, këtu dhe jashtë. Në moshën 32-vjeçare, nuk mendoj se jam pranë pensionit. Padyshim është edhe një shtysë për të ndëshkuar kritikët të cilët e thonë pikërisht këtë gjë. Te Koln ishit një siguri. Pastaj

Nga Koln te Hamburgu, Mavraj flet për të ardhmen dhe për shqiponjat e Botërorit QËLLIMI “Objektivi është që të jetë kategoria e parë, kudo. Ka disa opsione, këtu dhe jashtë. Në moshën 32-vjeçare, nuk mendoj se jam pranë pensionit”.

mbrojtja dështoi. Ishte fatale për të dy palët që u larguat, apo jo? Ishte rruga më e vështirë që zgjodhëm të dy palët. Në fund, rezultati nuk ishte ai që kishim

shpresuar. Megjithatë, Hamburgu ishte një eksperiencë e rëndësishme për jetën, ndonëse kapitulli u mbyll pa lavdi. Padyshim, unë do të kisha dashur të

YLLI BRAZILIAN

Neymar tregon Botërorin: Shkova për të luajtur N

ë intervistën e parë të tij pas përfundimit të botërorit, ylli brazilian Neymar tregon aventurën e tij në Rusi që për shumë tifoz u kthye në qesharake. “Unë shkova në Botëror të luaja e të fitoja ndeshje jo të goditesha, kritikat ndaj meje u ekzagjeruan, megjithatë unë jam i rritur tashmë dhe u mësova”. Më pas Neymar është pyetur edhe për të gjithë famën që mori shoku i tij i skuadrës

tek PSG Kylian Mbape. “Jam i kënaqur për të sepse ne kemi shumë miqësi, jam përpjekur në klub t’i mësoja shumë gjëra nga eksperienca ime edhe pse unë jam i ri për vete. Po bëhet gjithmonë edhe më i mirë”, përfundon Neymar, i cili mori pjesë në një turne botëror të futbollit të vogël, apo kalçetos siç njihet ndryshe. Brazili i tij fitoi turneun ku morën pjesë 60 shtete, pasi mundën Meksikën në finale.

luaja në Europë me Koln, për këtë nuk ka dyshime. Si e keni përjetuar nga distanca rënien e Koln nga kategoria, me dorëheqjen e Stöger dhe Schmadtke? Ishte shumë e papritur, por kështu ndodh edhe në jetë. Suksesi sjell gabimet më të mëdha. Sigurisht, ka gjithmonë sinjale. Por është e vështirë t’i shohësh ato kur je mirë. Kjo tashmë mund të aplikohet edhe me Federatën Gjermane. Sigurisht që u mërzita nga ajo që pashë. Por edhe te Hamburgu, nuk di të them në të vërtetë se cila ishte arsyeja e zhgënjimit, ndonëse isha vetë në aty. Si e përjetuat Kupën e Botës? Duhet të keni ndjerë dhimbje pasi luajtët një rol të mirë me Shqipërinë në “Euro 2016”.

Ekipi kombëtar ka qenë motivimi im më i madh në muajt e fundit. Këtë dëshirë, për t’i kthyer diçka mbrapsht njerëzve të mi, kam arritur ta ruaj edhe në një moment të vështirë sportiv, në një moment kur njerëzit nuk kanë shumë respekt ndaj teje. Kjo dëshirë më ka mbajtur gjallë nga ana sportive. Është diçka e këndshme të arrish Europianin me Shqipërinë, dua të punoj për atë objektiv përsëri. A mund të na i shpjegoni gjestet e Xhakës dhe Shaqirit në Botëror pas golave me Serbinë që sollën kaq polemika? Historia luan një rol të madh. Ka qenë një periudhë e errët që nuk duhet të përsëritet! Ka pasur luftë mes Shqipërisë dhe Serbisë deri vonë. Fati e desh që prindërit e këtyre djemve të arratiseshin atëherë. Por këto vlera të origjinës, që njeriu i mban në vetvete, nuk harrohen. Xhaka e dashuron Zvicrën por te Zvicra lufton si një shqiptar. Kjo do të thotë se ata këndojnë këngë shqiptare, festojnë martesat si shqiptarë, ruajnë traditat dhe festojnë me këto simbole. Është diçka e mirë që nuk fshihet një gjë e tillë nga një qenie njerëzore. Duhet të jesh tolerant. Dhe ajo që është më thelbësore, është se golat e tyre kanë ndihmuar më shumë Zvicrën se Shqipërinë.


SHENDETESI

A

pendiciti është një in flamacion (ndezje) e ap endiksit (zorrës qore, rreth 9 centimetra e gjatë, që vazhdon nga cekumi). Ende nuk dihet me saktësi se cili është funksioni i apendiksit, ndërsa ajo që dimë është se mund të jetojmë pa të, pa pasoja. Apendiciti është një urgjencë mjekësore që kërkon ndërhyrje të shpejtë kirurgjike për të larguar apendiksin. Nëse nuk intervenohet, apendiksi i inflamuar mund të shpërthejë duke nxjerrë materiale infektive në hapësirën abdominale (e barkut). Kjo mund të çojë deri te shfaqja e peritonitit - një inflamacion serioz i peritoneumit (mbështjellësit të zgavrës së barkut) që mund të ketë pasoja fatale, nëse nuk trajtohet shpejtë me antibiotikë të fuqishëm. Çfarë e shkakton apendicitin? Apendiciti shkaktohet kur apendiksi bllokohet, më së shpeshti nga jashtëqitja, nga një trup i huaj ose nga kanceri. Bllokimi mund të jetë edhe pasojë e infeksionit, meqenëse apendiksi fryhet si reaksion ndaj çfarëdo infeksioni në trup. Simptomat Simptomat klasike të apendicitit janë: • Dhimbje topitëse pranë kër-

22 E martë, 24 KORRIK 2018

Apendisiti, nuk parandalohet por kërkon ndërhyrje urgjente thizës ose në pjesën e sipërme të abdomenit që bëhet e mprehtë derisa lëviz në pjesën më të poshtme të abdomenit. Zakonisht kjo është simptoma e parë. • Humbje apetiti. • Nauze (mundim në lukth) dhe/ose vjellje menjëherë pas fillimit të dhimbjes abdominale. • Fryrje e barkut. • Temperaturë 37-39 gradë Celsius. • Pamundësi për kalimin e gazrave. Simptomat që shfaqen thuajse në gjysmën e rasteve: • Dhimbje topitëse kudo në pjesën e sipërme ose të poshtme të abdomenit, në shpinë ose në rektum. • Urinim që shoqërohet me dhimbje. • Të vjella që i paraprijnë dhim-

bjes abdominale. • Shtrëngime të rënda • Kapsllëk ose barkqitje me gaz Nëse i keni këto simptoma kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore, sepse koha e diagnostikimit dhe mjekimit është shumë e rëndësishme. Mos hani, mos pini e as mos përdorni barna që lehtësojnë dhimbjen (analgjetikë), antacide, laksativë e as mos vendosni jastëkë të ngrohtë - të cilët mund të shkaktojnë pëlcitjen e apendiksit. Diagnostikimi Simptomat e apendicitit shpeshherë janë të paqarta ose të ngjashme me sëmundjet tjera, duke përfshirë problemet me fshikëzën e tëmthit, fshikëzën e urinës ose ndonjë infeksion të traktit urinar, pastaj sëmundjen Crohn, gastritin, infeksionin intestinal dhe problemet me ovariume. Për të përcaktuar diagnozën, zakonisht bëhen ekzaminimet e mëposhtme: • Ekzaminimi i abdomenit për zbulimin e inflamacionit • Analiza e urinës për të eliminuar infeksionin eventual të traktit urinar • Ekzaminimi i rektumit (pjesës më të poshtme të zorrës së trashë) • Analizat e gjakut, për të shikuar nëse organizmi po lufton me ndonjë infeksion • Skanimet me CT dhe ultrazë Trajtimi i apendicitit Mjekimi standard i apendicitit

është ndërhyrja kirurgjike për të larguar apendiksin, e cila quhet apendektomi. Në rast të dyshimit më të vogël se ekziston një apendicit, mjekët intervenojnë menjëherë në mënyrë që të mos pëlcasë dhe të shkaktojë probleme të tjera. Nëse apendiksi ka formuar absces (qelb), mund t'iu nënshtroheni dy procedurave: të bëhet drenazhi (të thahet) i qelbit dhe lëngut apo të largohet apendiksi. Apendektomia: Çfarë pritet? Antibiotikët jepen përpara një apendektomie për të luftuar peritonitin eventual. Jepet anestezioni i përgjithshëm dhe më pas largohet apendiksi përmes një prerjeje të vogël ose me laparoskopi. Nëse është zhvilluar peritoniti, atëherë bëhet shpëlarja e abdomenit dhe drenazhi (tharja) i qelbit. Vetëm 12 orë pas ndërhyrjes kirurgjike mund të çoheni dhe të lëviz-

ni. Zakonisht, brenda dy-tri javësh iu ktheheni aktiviteteve normale. Nëse ndërhyrja bëhet me laparoskopi, prerja është më e vogël dhe rikuperimi është më i shpejtë. Pas një apendektomie duhet ta thirrni mjekun tuaj, nëse keni: • Vjellje të pakontrolluar • Dhimbje të madhe në abdomen • Marramendje apo plogështi • Gjak në të vjella ose në urinë • Ethe • Qelb në plagë A mund të parandalohet apendiciti? Nuk ka asnjë mënyrë të parandalimit të apendicitit. Megjithatë, thuhet se apendiciti është më i rrallë te njerëzit që konsumojnë ushqime të pasura me fibra ushqyese, siç janë pemët dhe perimet e freskëta.

mëposhtme: o Foshnja juaj nuk ka lëvizur gjatë gjithë ditës; o Foshnja juaj ka bërë më pak se dhjetë lëvizje për dy ditë një pas një; o Lëvizja e dhjetë arrihet çdo ditë por me vonesë. Nëse gjatë periudhës prej 12 orësh ju nuk keni ndjerë lëvizje, ju duhet ta kontaktoni menjëherë

mjekun tuaj për të kuptuar se ku është problemi. Zakonisht foshnja fle, por mjeku juaj është në gjendje ta përcaktojë shëndetin e foshnjës në mënyrë të shpejtë duke shfrytëzuar ultrazërin ose monitorimin elektronik fetal dhe do të marrë një vendim nëse ka nevojë për ndonjë intervenim.

SPECIALISTI

Lëvizjet e foshnjës tuaj Testi i lëvizjes së foshnjës tuaj është një shënim të cilin mund ta mbani rreth lëvizjeve të foshnjës për të përcaktuar mirëqenien dhe shëndetin e saj. Kjo mund të bëhet në shtëpi dhe e gjitha çfarë nevojitet është një stilolaps dhe një copë letër. Si ta përpiloni listën e lëvizjeve të foshnjës? Foshnja zakonisht konsiderohet e shëndetshme nëse nëna regjistron tre lëvizje në një periudhë prej një ore, ose dhjetë lëvizje në një periudhë prej 12 orësh. Ju mund të shënoni numrin e lëvizjeve për çdo orë, dhe në fund ta numëroni numrin e përgjithshëm për tërë ditën. Shumica e nënave mbase vërejnë

më shumë aktivitet të foshnjës së tyre derisa flenë. Por kjo është sepse ka më pak hamendje gjatë natës. Në fakt foshnjat zhvillojnë stilin e tyre gjumë-zgjim, shpesh flenë për 20 minuta që pasohet nga një aktivitet prej tridhjetë minutash. Ushqimi juaj nuk shton ose pakëson numrin e lëvizjeve të bëra nga foshnja, por alkooli, duhani, qetësuesit dhe narkotikët po. Ju mund të vëreni lloje të ndryshme të lëvizjeve: goditje, kthesa, rrotullime ose frushkullima. Duke filluar nga ora nëntë e mëngjesit çdo lëvizje që e ndjeni shënojeni në listën tuaj të goditjeve të fetusit në momentin që i ndjeni ato. Pasi keni vërejtur dhjetë lëvizje, ju mund të ndaloni së llogarituri

dhe të filloni sërish mëngjesin e ardhshëm. Mbani mend se foshnja juaj mund të lëvizë dhjetë herë brenda 30 minutash ose edhe brenda 12 orësh. Nëse deri në ora nëntë të mbrëmjes ju keni numëruar më pak se dhjetë lëvizje, shkruajeni numrin e përgjithshëm të goditjeve që keni ndjerë në tabelën për shënim. Pas disa ditësh ju do të filloni të vëreni një model të lëvizjeve të cilin mund ta ndani me mjekun tuaj, dhe kjo do t'ju alarmojë juve nëse diçka nuk është në rregull. Mjeku juaj do të dëshirojë të dijë për çdo ndryshim që mund të jetë shenjë e ndonjë çrregullimi fetal dhe duhet ta kontaktoni nëse vëreni ndonjërën prej shenjave të

Përgaditi: Albert Vataj


KOHA E LIRE

23 E martë, 24 KORRIK 2018

SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ

66. Tërësia e krijimeve epike të një populli 67. Theofan Stilian ..., Kryeministër i Shqipërisë më 1924, Ministër i Jashtëm (1924-1924), klerik Ministër i Jashtëm (19211921) 69. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 70. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 71. Zgjerimi i sferës së ndikimit dhe të sundimit ekonomik, ideologjik, politik, kulturor etj 72. Piktori i mirënjohur ... Kodheli (24 dhjetor 1918 - 18 shkurt 2006), lindi në katundin Kodhel të Shkodrës 73. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 74. Kafshë e vogël gjitare, që mban "veshur" gjithnjë një gëzof me gjëmba 75. Partia e Çështjeve Shqiptare 76. E kindëta e saj është virtyti 79. Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut kanë atë monedhë të saj 80. Pjesa e trungut, bashkë me rrënjët, që mbeten në tokë kur presim një dru të trashë, cung 82. Quhet ashtu mënyra e përditshme dhe e pandryshueshme e të bërit të gjërave 83. Zezak; njeri me lëkurë shumë të zeshkët 85. Shprehje dialektore, shaka, shpoti, qesëndi 88. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 89. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 90. Dhimitër ... i njohur me pseudonimin Mitrush Kuteli lindi më 13 shtator 1907 në Pogradec 93. Vendbanim i përkohshëm i shpendëve, kafshëve, apo insekteve, çerdhe 95. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu

97. Eshtë profesioni i vrasjes së kafshëve 98. Rrip i gjatë e i ngushtë prej stofi të leshtë për të mbështjellë kërcinjtë; gjunjake 99. Njësi administrative ku shtrihej pushteti i kajmekamit në kohën e sundimit osman; qendra e kësaj njësie 100. Përgatitem e edukohem në një drejtim të caktuar, duke përvetësuar parime, ide e njohuri të caktuara formohem 101. Shmangie nga parimet e marksizëm, largim nga vija e përgjithshme politike e një partie marksiste 103. I dhënë pas një loje si mënyrë argëtimi, luaj ose ... 104. Element kimik, gaz pa ngjyrë e pa erë, që përbën pjesën më të madhe të ajrit 105. Mjet i madh lundrimi, që përdoret për të mbartur nëpër ujë mallra e njerëz, për peshkim, për qëllime ushtarake 108. Ai është qytet më i madh në Zvicër, me sipërfaqe 1.091.732 km² 110. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 111.Pëlhurë e dendur prej pambuku, që përdoret sidomos për veshje të lehta verore ose për rroba pune 112. Gjendje e pabarabartë e njerëzve në shoqëri nga pikëpamja e të drejtave politike e qytetare 113. Mustafa ... një nga themeluesit e PKSH. Vritet në rrethana misterioze më 1944. Pas luftës dënohet si agjent britanik VERTIKALISHT 1. Ai që jep jetën për një çështje të madhe, bëhet ashtu 2. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë

3. Koha kur lind dielli e derisa perëndon 4. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit 6. Lëng, pa aromë, pa shije, pa ngjyrë 7. Hedh ujë mbi dikë a mbi diçka, e bëj të qullet, e ... 8. Një nga katër pjesët e barabarta 10. Partia Shqiptare Atdheu 13. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 14. Që mban qëndrim përbuzës e tallës, ndaj normave dhe zbatuesve të tyre 16. Parësor është fjala ndryshe, dytësor është sekondar 17. I je shtruar një të ngrëni a të piri ... ashtu 18. Që mbillet për ta përdorur si ushqim për bagëtinë 19. Marrëveshje ndërmjet dy a më shumë vetash 21. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 23. Partia e të Drejtave të Mohuara 25. Liriku brilant ... Mjeda (18661937), teolog, shkrimtar, gjuhëtar, deputet shqiptar 29. Përkthyes që zakonisht bënte përkthime me gojë. Një lloj rrëfimtari dhe ndjekësi këmbakëmbës i një personi 31. Hiri që lë duhani kur digjet 32. Ashtu është ai që merret me paleontologji 34. Punonjëse e shërbimit mjekësor, mbikqyrëse e shtatzanisë dhe bebes 35. Masa që merret për një të akuzuar deri ditën e vendimit nga gjykata 36. ... Gligorov, politikan dhe avokat bullgaro-maqedonas, Presidenti i Parë i Republikës së Maqedonisë 37. Pika a vendi në qendër të

e kundërta është kation 58. Al ... italo-amerikan, që konsiderohet si një simbol i mafiës dhe krizës së ligjit që përfshiu Amerikën gjatë viteve 20' 61. Punoj, por jo shumë thellë tokën e mbjellë 64. Shpend grabitqar i natës, me kokë të madhe e të rrumbullakët, me sy të mëdhenj 68. Atë emër mban vendi ku bëhen punime të ndryshme mekanike. 77. Ai që është larguar nga atdheu i vet për shkaqe politike, ekonomike etj 78. Ajo merret me studimin e mënyrës së jetesës së popujve, me kulturën e tyre materiale, shoqërore dhe artistike 80. Ajo është bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të lartë, nga i cili nxirren fije për të bërë thasë, litarë etj 81. Avni ... (1895 - 1924) ishte mësues, aktivist, veprimtar demokrat dhe deputet shqiptar 84. E shtrëngoj dikë që të bëjë një punë a diçka tjetër pa dëshirën e pa vullnetin e vet 86. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 87. Federal Bureau of Investigation, shqip, "Zyra Federative e Hetimit", inicialet 88. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 91. Mjet lufte që shërben për të sulmuar a për t'u mbrojtur 92. Eshtë komunë, shtrihet në pjesën perëndimore të Kosovës, me territor 86,2 km², kufizohet me komunën Deçan 94. Lëndë e fortë plastike, që përftohet duke përzier gomën e vullkanizuar me squfur 96. Kufizohet nga perëndimi me Gjermaninë, në jug me Çekinë, Sllovakinë, në lindje me Bjellorusinë, Ukrainën dhe në veri me Detin Baltik, Lituaninë 99. MITRUSH ... (Dhimiter Pasko) 1907-1967 Shkrimtar, ekonomist, publicist, dhe perkthyes 100. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, kryesisht e termave, që u përgjigjet nga kuptimi fjalëve, një 102. Ibrahim ... i njohur si Dervish Hima veprimtar atdhetar dhe publicist i Rilindjes 106. Umberto... një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare 107. Frank, ditari i së cilës u bë një nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve 109. Pastaj e ka brenda

diçkaje. Ura e Mesit në Shkodër gjendet në ... 38. Nëpunës i ngarkuar për të ndjekur detyrat e administratës në një ndërmarrje, në një institucion etj.; punonjës me përgjegjësi i administratës 39. Shërben për të përforcuar zërat e për t'i përçuar në distancë të largët 47. Eshtë një term nençmues për një njeri të dobët, shëndetlig 48. Vendlindja e te madhit te futbollit, Maradona. Fqinjët e tij janë: Bolivia, Brazili, Paraguaj, Kili dhe Uruguaj 50. Kukull në duart e një aktori, ose zëdhënës i një ... 51. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 53. Quheshin kahere gjellëtoret ku përgatiten e tregtohen meze të ndryshme 54. Ai që shkonte në vend të një tjetri në ushtri ose në punë të detyruar kundrejt një pagese 56. Jon me ngarkesë negative, 1

2

K O N G L

3

O M E R A T 9

A

O

K

15

16

M A N I

E

S E

N C E

18

M

E

A

Z

P

U G A

U S

O K

E ˙

T I

F I

K I

H

H

Y R E

I

T

33

D A I

J

A

Y

N 39

K

K

F

T

29

I

O

Q

F

L E

T R A R

O P ¸

E

D L A

S

K A L

I

S

T O

H

T

54

M B ¸

L

B

¸

O

R I

˙

I

F

T E

E

S

L

A

P

H 73

N

P A R A D O K S

O

K

Z

V

N U E T

I S

L

I

O

F

D E

R I

C K

M

A L

R

K

N

E

F 81

L O D H

L

N

82

A L B A N I

H G O J

T

Z

R

H

L

M A J

¸

L

Z

O M

A

90

91

G

D A V A

U

M 96

O I

T

T

97

B E O G R A D

D

H

98

I

G

A

N

100

R U H R

L

O 101

U B I

K

R 103

A L

I

B I

R

Z

I

L

A K

O P

N ¸

109

O N E N T

110

T

K O M O D I

O

108

¸

D

104

106

O R ¸ 107

¸

K

102

105

R

M R

111

R

114

R R A Q E

U

O 83

O R D Z

95

A

L

86

S H

99

H 76

R E

93

L

68

D O

S O

75

E

89

94

Z

R

79

T

J

O 92

M

Z 67

C

88

V ¸

O R I

M ¸

85

M I

K

72

80 84

K 59

A

A S T

R A P A

P 78

87

E M

63

71

74

A 77

T

G J

T

T P

K

K

70

A

S

66

S

69

K A L

D I

E

62

65

P

50

M 55

A L P

61

E R

64

L

49

58

V

A

60

V A R R

H

D E

57

A P

A

¸ M I

48

56

L

H

T

46

53

¸

Z

K E S 42

B C

A L L

A

Z H A V O R R

A

45

52

E

E P

38

41

G

T

31

A P

N

47 51

30 35

37

D H I R

R

L

M A R I

D U H A N

¸ R

44

K

O

˙ M A K E

34

40

A B A S

14

O

27

36

43

M

A

26 28

32

L 13

A M B A K

23

25

N

7

12

22

24

F

J

P

21

B

6

B B 11

O R U M

19

E C O 20

5

K

10

P

17

A K

I

4

K

8

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

HORIZONTALISHT 1. Fondi Monetar Ndërkombëtar 4. Organizata Ndërkombëtare për Lundrimin Detar 5. Përfaqësues zyrtar i një shteti në një qytet të një shteti tjetër, ambasadori është shefi 9. Kreu i kishës katolike dhe i Vatikanit quhet ... 11. Sipërmarrës i madh privat në vendet kapitaliste, që përpiqet të nxjerrë sa me shumë fitime me çfarëdo mjeti 12. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 13. Shprehje krahinore, fëmijë i vogël, ose shtatshkurtër 15. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 16. Drita ... aktore shqiptare me një galeri të pasur rolesh në teatër dhe kinematografi 18. Pështymë e hollë që kullon e varet si fill nga goja 19. Element kimik, jometal i fortë, me ngjyrë të zezë dhe simboli B 20. Vajtje e ardhje e shpeshtë; ecje tutje e tëhu, e përsëritur shumë herë në një vend të kufizuar 22. Partia Aleanca Popullore 24. Që shprehet me pak fjalë e në mënyrë të prerë, i tillë 26. Punë e veprimtari tregtare, që bëhet nga kapitalistët për të nxjerrë fitime sa më të mëdha 27. Pohim me shkrim ose me gojë, që bën dikush për të vërtetuar diçka 28. Plagë, ... dhimbje trupore ose shpirtërore që kemi marrë 30. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 33. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 34. Shitje botërisht e diçkaje, duke ia dhënë atij që paguante më shumë, shprehje e vjetër 35. Dioqeza ortodokse që ka në krye një peshkop 39. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 40. Humbje në mjete, në sende a në njerëz që pëson dikush 41. Dëshirë për të ngrënë, oreks 42. Pjesë e hapur në murin e një ndërtese, në vagonët e trenit, në kabinat e anijeve, për tu bashkuar me botën jashtë 43. Kirkizia ka atë monedhën e saj 44. Dakord në gjuhë universale 45. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 46. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 49. Partia Balli Kombetar 52. Quhet ashtu. Sandejmi gjejmë shtegun për të hyrë në qytetin e Durrësit 54. Lëndë plasëse, zakonisht si pluhur i zi a i murrmë 55. Varg i madh kafshësh, të ngarkuara me plaçka ose me ushqime 57. Ajo që bën pula, vezë ose.. 59. Romani i Anton Pashkut 60. Gji deti, i thellë e i ngushtë, me brigje të larta e të thepisura 61. Partia Ardhmëria Shqiptare 62. Shkurtim për: Artileria bregdetare 63. Ai lindi më 1 mars 1994, quhet Justin ..., këngëtar kanadez i zhanrit Pop,R&B, ikon e adoleshentëve 65. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu

M

A 112

H S

I

E

L

T

113

N K E L

E A S

115

A T

Y

R

I

R

H


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

24 E martë, 24 KORRIK 2018


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.