www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
Rama shkarkon Ditmir Bushatin E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 175 (8616)
E mërkurë, 24 Korrik 2019
Çmimi 30 Lekë
Mesazhi i koduar i Presidentit Meta: Kim Philby s’ishte sovjetik, aleatët tanë do e zbulojnë shumë shpejt
FAQE 3
KREU I PD
Basha në Tropojë: Qeveria prodhoi më shumë varfëri. Objektiv, largimi i Ramës
FAQE 2
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I LSI
Braimllari: Edi Rama urdhëron policinë për dhunë tek “Unaza e Re”
FAQE 16
NËNKRYETARI I PD
Paloka: Njohim 13 tetorin, protestat nuk ndalen
FAQE 12
KRITIKAT
Në foto: Presidenti Ilir Meta me gazetaren, Sonila Meço
FAQE 4-11
DEUTSCHE WELLE
Ligjet e Ramës për median, luftë ndaj Fake News apo atentat lirisë së shprehjes?
FAQE 17
OSBE rrëzon ligjin kundër mediave: Vret lirinë e shprehjes
FAQE 17
DEPUTETI I PAVARUR
Lefter Maliqi: Rama, hipokrit e cinik, duhet rrëzuar sa më parë
FAQE 14
POLITIKE
2
E mërkurë, 24 KORRIK 2019
Kreu i PD-së në Qarkun e Kukësit: Për llogari të pak oligarkëve, Qeveria u ka hequr shqiptarëve të drejtën që të gëzojnë pasuritë e vendit
Basha në Tropojë: Qeveria prodhoi më shumë varfëri. Objektiv largimi i Ramës K
ryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon turin e takimeve me qytetarët dhe strukturat e PD-së në rrethe, ku ndalesa e radhës ishte Qarku i Kukësit. Lulzim Basha deklaroi nga Tropoja se qeveria ka diskriminuar bashkitë e veriut për të ndëshkuar politkisht qytetarët që nuk mbështesin qeverinë e Edi Ramës. Kreu i opozitës, i cili ndodhet në një tur takimesh në veri dhe verilindje të vendit tha se fondet kanë shkuar për bashkitë kliente të Edi Ramës. “Vetëm Veliera e Durrësit ka kushtuar më shumë sesa ç’ka marrë investime i gjithë qarku i Shkodrës. Ky është aparteid”, tha Basha në një takim informal me strukturat e PD-së në Tropojë. Kreu i demokratëve ndau me demokratët shqetësimin për gjendjen e rëndë ekonomike në vend, për shkak të përqendrimit të ekonomisë në pak duar klientësh dhe oligarkësh të Edi Ramës. “Pasuritë minerale, bregdetin, pyjet, gjithë ekonominë ua ka dhënë për dy lekë klientëve të vet, oligarkëve dhe të fortëve, më të cilët grabit vendin.
Pasuritë natyrore, mineralet mbanin dikur ekonominë dhe ushqenin Shqipërinë, kurse sot nga to nuk merren as taksa dhe asnjë përfitim për shqiptarët, por vetëm pasurim për oligarkët grabitqarë”, u shpreh Basha. Kreu i opozitës theksoi me shqetësim se politika
grabitqare e qeverisë nuk ka prodhuar mirëqenie përmes turizmit apo tregtisë. “Ato kanë prodhuar miliona për klientët e Ramës dhe më shumë varfëri për popullin. Këto politika grabitqare po shkatërrojnë turizmin dhe ekonomitë e vogla familjare për të pasuruar
klientët grabitqarë të Ramës”, deklaroi Basha. Kreu i PD-së, në vijim të fjalës së tij u shpreh se vendimet speciale të qeverisë për llogari të pak oligarkëve, u kanë hequr shqiptarëve të drejtën që të gëzojnë pasuritë e vendit. “Bregdetin ua ka vjedhur qytetarëve dhe ia ka dhënë me
vendime speciale oligarkëve, që kanë ndërtuar në toka të vjedhura buzë detit. Ka marrë pyjet dhe ua ka dhënë për dy lekë oligarkëve. Pyjet kanë qenë të shqiptarëve tani janë të oligarkëve. Lumenjtë, kanionet, ujëvarat po ua merr shqiptarëve dhe po ua jep oligarkëve për hidrocentrale dhe betonizim. Ato kanë qenë të shqiptarëve, tani janë të oligarkëve grabitqarë”, theksoi Lulzim Basha, duke vënë ne dukje duke pasojat shkatërruese për ekonominë të vendimeve të qeverisë në këto 6 vjet. Lideri i opozitës theksoi qëllimi i aksionit politik të opozitës ka qëllim largimin e Edi Ramës, qeverinë tranzitore që do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme. “Vendimi për mospjesëmarrjen në farsën e 30 qershorit ishte vendim politik unanim për të vazhduar betejën, për të arritur objektivin tonë, largimin e kësaj qeverie dhe këtij kryeministri, rikthimin e të drejtës shqiptarëve për të zgjedhur me votë parlamentin dhe pushtetin vendor që meritojnë”, u shpreh dje në takimin e zhvilluar në Tropojë, Lulzim Basha.
KRYEDEMOKRATI TAKIM NË HAS
KREU I PD-SË NDALET DHE NË KUKËS
Basha: Vetëm Partia Demokratike mund të sjellë ndryshimin që duan shqiptarët
Basha: Në javën e parë në pushtet heqim traun te Rruga e Kombit
Në takimin me demokratët në Has, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se në 6 vjet qeverisjeje Edi Rama shkatërroi tre themelet e bashkëjetesës demokratike, pluralizmin, zgjedhjet e lira, shtetin e së drejtës. “Farsa e 30 qershorit i shërbeu mbarë botës për të parë se ky njeri nuk bën dot zgjedhje. Edhe kur vetë kandidon, vetë voton, vetë numëron, vetë tabulon, vetë shpall rezultatin, prapëseprapë, nuk rri dot pa i vjedhur zgjedhjet. Për pushtetin dhe pasurinë e tij, është i gatshëm t’i vërë kazmën pluralizmit dhe demokracisë”, tha Basha. Në vijim, Lulzim Basha vuri në dukje se aksioni politik i opozitës do të vazhdojë deri në përmbushjen e objektivit, që janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale nën kujdesin e një qeverie tranzitore, pa Edi Ramën. Kreu i PD-së shprehu vendosmërinë për të konkretizuar mesazhin e dyfishtë të 30 Qershorit, refuzimin ndaj Edi Ramës dhe kërkesën për ndryshim. “Ndryshimi i thellë, ekonomik dhe politik është prioriteti numër një i Partisë Demokratike e cila ka një program të qartë që zgjidh problemet e biznesit, zgjidh problemet e rinisë, të fermerëve, zgjidh problemin e papunësisë, si problemi kryesor i vendit”, u shpreh dje kryedemokrati Lulzim Basha.
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
K
ryedemokrati Lulzim Basha nga Kukësi premtoi se në javën e parë në pushtet qeveria e tij do të heqë traun te Rruga e Kombit. Në përfundim të një takimi që ai zhvilloi me banorët e Kukësit, kryedemokrati Lulzim Basha tha se i shpreh mirënjohjen e thellë të gjithë kuksianëve që refuzimin masiv që i bënë kryeministrit Rama më 30 qershor. “Dua t’u shpreh të gjithë kuksianëve mirënjohjen time të jashtëzakonshme në emër të Partisë Demokratike, në emër të opozitës, për refuzimin masiv që i bënë regjimit të Edi Ramës më 30 qershor. Kukësi, natyrisht, i ka prirë betejës për liri, për demokraci dhe për mundësi të barabarta në ligj për çdo qytetar, me revoltën kundër taksës së rrugës. Dua të rikonfirmoj vendosmërinë tonë për të hequr traun e Rrugës së Kombit në javën tonë të parë në pushtet. Sikundër u kam kërkuar të gjitha strukturave të
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
Partisë Demokratike të bëhen gati që, së bashku me qytetarët e Kukësit, me gjithë qytetarët shqiptarë ta kthejmë shumicën “Rama ik” të 30 qershorit, në shumicën e një ndryshimi të thellë ekonomik dhe politik për çdo shqiptar, për t’i dhënë fund emigracionit dhe kurbetit që po e tret Kukësin, për t’i kthyer pasuritë e shqiptarëve; rrugët,
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
bregdetin, minierat, pyjet, të gjitha pasuritë e këtij vendi të bekuar nga Zoti, në funksion të mirëqenies dhe punësimit të shqiptarëve. Punësimi i shqiptarëve, mirëqenia e shqiptarëve, punësimi i kuksianëve, mirëqenia e kukësianëve janë objektivi dhe prioriteti më madhor i Partisë Demokratike dhe i imi personalisht”, tha Basha.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E mërkurë, 24 KORRIK 2019
Rama shkarkon Ditmir Bushatin
Rrymat politike që mbanin gjallë demokracinë e brendshme kanë kohë që janë shuar në PS, por dje në Asamblenë Kombëtare, Edi Rama dha sinjalin se do të ndëshkojë ashpër çdo zë kundër ndaj tij duke i përjashtuar. Në mënyrë të pashpjegueshme, kryeministri dhe kreu i PS-së shkarkoi nga funksion politike në parti ish-ministrin e Jashtëm Dimir Bushati. Deputeti dhe ish-ministri socialist prej vitesh ishte drejtues i PS-së në Qarkun e Shkodrës dhe ka drejtua të gjitha fushatat zgjedhor që prej marrjes së partisë nga Edi Rama. Ajo çfarë e bënë këtë ndryshim të duket si një hakmarrje është motivi që Edi Rama zgjidhi për ta emëruar këtë lëvizje. Jo zyrtarisht u mor si bazë për ndryshimet në degët e PS rezultati i 30 qershorit, pasi kryeministri priste më shumë vota për PS në këtë qytet. Argumenti jo vetëm nuk qëndron por është dhe qesharak. Nëse Edi Rama do të merrte votat e 30 qershorit si analizë për PS-së, i pari që duhet të ishte larguar nga detyra është kryetari i PS. Në 30 qershor më pak se 20% e shqiptarëve shkuan në votime. Një pjesë e madhe e atyre pak që shkuan i shpallën vota të pavlefshme duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe personalisht ndaj Edi Ramës. Ndaj nëse ka një bilanc negativ në bashkitë e vendit, nuk është faji i partisë, por i kryetarit të saj që bëri zgjedhje sipas stilit komunist. Në Shkodrën që këto muaj ka qenë në gjendje lufte, me ish-deputetë dhe opozitarë të rrahur dhe të burgosur, Dimir Bushati ishte i vetmi socialist që bëri fushatë duke kërkuar nga palët t’i thërrisnin arsyen dhe të mendonin për të ardhmen e qytetit dhe jo pushtetin e radhës. Por nuk janë votat dhe 30 qershori arsyeja e shkarkimit nga funksionet partiake të Ditmir Bushatit. Vendimi i marrë në mënyrë të pabesë dje nga Edi Rama është gatuar shumë kohë më parë, që kur Ditmir Bushati ishte i vetmi ministër i PS që doli hapur kundër Edi Ramës. Krisja më e fortë i ka rrënjët më shumë se një vit më parë, kur Edi Rama priste në Tiranë Hashim
Thaçin dhe e mbështete në idenë e tij për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Krisja ka nisur që në momentin kur shefi i diplomacisë shqiptare, pa se politika e jashtme e konsoliduar e 30 viteve për Kosovën, mori një kthesë të beftë me iniciativë personale të Edi Ramës. Pra Tirana, nga një garantuese e stabilitetit të rajonit dhe mbështetëse e mos cenimit të territorit të Kosovës, me nismë të Edi Ramës u kthye në promotorë e idesë së shkëmbimit të kufijve. Një
ministër si Ditmir Bushati, që hyri në PS nga shoqëria civile pas një përvoje të gjatë në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, nuk mund të mos fliste për dëmin që po i bënte Shqipërisë dhe Kosovës një dalje nga shinat e diplomacisë kryeministrore. Dhe me aq sa e lejon etika një diplomat, Dimir Bushati ishte i pari që foli hapur për rrezikun që ka ideja e shkëmbit të territoreve Kosovë-Serbi duke theksuar se Pavarësia e Kosovës
dhe statusi i saj janë çështje e mbyllur. Pa e sulmuar asnjëherë shefin e tij në qeveri, Bushati argumentoi si diplomat profesionist dhe si atdhetar se nuk i takon Tiranës dhe Prishtinës të mendojnë për mënyrat sesi duhet kompensuar Serbia për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Qëndrimi i Ministrit të Jashtëm ishte më qarti në kohën që Hashim Thaçi dhe mesa duket edhe Edi Rama kishin nisur hapjen e hartave për të përcaktuar se çfarë pjesë të Kosovës duhet t’i japim Aleksandër Vuçiçit. Por veç qëndrimit për Kosovën, që pas djegies së mandateve të opozitës dhe krizës së fortë politike që rrezikon integrimin e vendit në BE, Ditmir Bushati është i vemi deputet i PS-së që ka mbajtur qëndrimet e duhura. Nuk ka përkrahur në asnjë moment aktet e opozitës, madje si socialistë i vërtet ka kritikuar ashpër, bojkotin, djegien e mandateve, protestat dhe molotovët. Por si ish-ministër i Jashtëm, Bushati është i vetmi socialist në Kuvend që ka bërë thirrje që partitë edhe sidomos PS-ja që ka pushtetin, të mendojnë për dëmin që po i bëjnë vendit duke e larguar edhe për disa vjet nga BE. Në parlamentin njëngjyrësh dhe në tufën e servilave që rrethojnë Edi Ramën, fjalimet e Dimit Bushatit janë të vetmet që ndiqen me interes edhe nga vet socialistët si një zë ndryshe që kërkonte rrugëdalje. Deklaratat e Ditmir Bushatit nuk u pritën mirë nga Edi Rama, i cili mesa duket është mësuar që në kabinet të ketë vetëm servila që admirojnë çdo marrëzi edhe kur ajo është antikombëtare. Hakmarrja e tij nuk vonoi. Pak muaj pas qëndrimeve të Ditmir Bushatit, Edi Rama firmosi dhe shkarkimin e tij nga ministria e Jashtme duke ndërprerë një nga karrierat më të suksesshme të viteve të fundit në diplomacinë shqiptare. Por hakmarrja e Edi Ramës nuk mbaroi me kaq. Pas postit në qeveri, kryeministri ja ka frikën ish-ministrit edhe në parti. Ndaj sapo mbylli votimet farsë të 30 qershorit nisi fushatën e spastrimeve brenda në parti.
INTERVISTA
4 E mërkurë, 24 KORRIK 2019
Mesazhi i koduar i Presidentit Meta: Kim Philby s’ishte sovjetik, aleatët tanë do e zbulojnë shumë shpejt P
r esidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar dje në emisionin "Tempora" të gazetares Sonila Meço në Ora News e ka konsideruar me ironi procedurën e nisur nga Kuvendi për shkarkimin e tij, si procedurë "dekorimi". "Në fakt unë e konsideroj si një procedurë dekorimi sepse nuk shoh asnjë shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, aq më tepër natyrisht, e them me trishtim, nga një Parlament që ka thyer çdo rekord në shkeljen e qartë dhe flagrante të Kushtetutës së Shqipërisë edhe falë një kontributi që ka po ky Parlament për bllokimin e qëllimshëm të ndërtimit të Institucioneve të reja të drejtësisë dhe të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë të veçantë. Pra, ndihem në procedurë dekorimi sepse nuk e di se cilin nen të Kushtetutës kam shkelur dhe se çfarë dëmi i kam bërë Kushtetutës dhe qytetarëve shqiptarë",- tha Presidenti. Presidenti Meta gjatë intervistës së dhënë për gazetaren Sonila Meço ka përcjellë dhe një "mesazh të koduar". "Kim Philby nuk ishte sovjetik dhe as bashkëshortja e tij nuk ishte sovjetike. Kështu që unë jam i bindur që edhe aleatët tanë do t'i gjejnë Kim Philby-t e rinj, të cilët kërkojnë të komprometojnë imazhin e Shqipërisë si një vend demokratik dhe si një vend i qëndrueshëm në këtë rajon", - ka deklaruar ndër të tjera Meta duke dashur kësisoj të përcjellë një mesazh mjaft të fortë.
Intervistoi: Sonila Meço Gazetarja (Sonila Meço): Mirëmbrëma zoti President! Mirë se ju gjeta! Presidenti Meta: Mirëmbrëma Sonila, ju dhe të gjithë ndjekësve tuaj! Gazetarja: Jemi në Presidencë. Përballë kam Kreun e Shtetit. Për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar një President, në një intervistë në kushtet kur Parlamenti ka ndërmarrë një procedurë për shkarkimin e tij. Si ndiheni si President nën hetim administrativ dhe me procedura shkarkimi? Presidenti Meta: Në fakt unë e konsideroj si një procedurë dekorimi sepse nuk shoh asnjë shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, aq më tepër natyrisht, e them me trishtim, nga një Parlament që ka thyer çdo rekord në shkeljen e qartë dhe flagrante të Kushtetutës së Shqipërisë edhe falë një kontributi që ka po ky Parlament për bllokimin e qëllimshëm të ndërtimit të Institucioneve të reja të drejtësisë dhe të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë të veçantë. Pra, ndihem në procedurë dekorimi sepse nuk e di se cilin nen të Kushtetutës kam shkelur dhe se çfarë dëmi i kam bërë Kushtetutës dhe qytetarëve shqiptarë. Gazetarja: Po ju në ç’ligj jeni bazuar për të marrë një vendim, për të cilin akuzoheni se keni ndërmarrë një vendim antikushtetues? Presidenti Meta: Unë jam bazuar në pluralizimin politik, që është shtylla e gjithë Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Së dyti, jam bazuar në kompetencën ekskluzive që ka Presidenti i Republikës së Shqipërisë për të shpallur dhe për të caktuar datën e zgjedhjeve lokale të përgjithshme apo të zgjedhjeve parlamentare. Dhe po kështu mund t’ju them që, i pari që ka shtyrë zgjedhjet në Shqipëri është ish-Presidenti Ramiz Alia, i cili edhe pse vinte nga një formim komunist, edhe pse kishte ardhur në pushtet me armë bashkë me partinë e tij në
atë kohë, përsëri arriti të tregonte një përgjegjshmëri.... Gazetarja: Falë dhe një reagimi dhe një kohezioni të jashtëzakonshëm mbarëpopullor, le të themi. Presidenti Meta:....të veçantë për kohën, po të kemi parasysh vitin ’91 dhe i shtyu zgjedhjet dhe i dha mundësi opozitës së re që të merrte pjesë. Nuk jam duke përmendur dhe rastin tjetër të vitit 2006-2007, kur zoti Rama ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe zoti Berisha ishte Kryeministër, ku përsëri u shty data e zgjedhjeve për shkak të një certifikate që zoti Rama kërkonte në atë kohë si garaci që të mos manipuloheshin zgjedhjet. Nuk po përmend dhe precedentë të tjerë, nga paraardhës të tjerë. Nuk e di, cilin nen të Kushtetutës kam shkelur. Gazetarja: Më shumë se cilin keni shkelur, po mbi ç’ligj jeni bazuar. Ju ma thatë qartësisht ‘pluralizmi’. Presidenti Meta: Janë ta qarta. Ajo që dua t’ju them ju është sepse, edhe ju ndoshta ndonjëherë edhe pse jeni gazetare me shumë përvojë, bini pre padashje e një propagande ‘sorosiste’ që përsërit gjithmonë të njëjtën gjë, të njëjtin refren, jashtë çdo fakti, jashtë çdo akti, që është pikërisht ky që, edhe sot e kësaj dite, në asnjë gjykatë të Republikës së Shqipërisë dhe po kështu në asnjë gjykatë ndërkombëtare që ka juridiksion ndaj Republikës së Shqipërisë, nuk ka një padi apo një ankesë ndaj Dekretit të Presidentit të Republikës. Gazetarja: Kishte një zgjidhje fjalësh shumë interesante, janë disa tema që ju vetëm në një fjali keni hapur horizontin për të marrë drejtimin e bisedës. Unë do të ndjek pak atë logjikë që kisha nisur që në fillim dhe do të ndalem edhe tek propaganda ‘sorrosiane’, dhe tek fakti që unë si gazetare me përvojë nuk arrij dot që të dal.... Presidenti Meta: Unë kërkoj ndjesë.....
Gazetarja: Jemi pushtete të pavarura zoti Meta, kështu që nuk ka problem. Unë jam pushteti i katërt dhe ndihem komode. Megjithatë kam një pyetje. Është fiksuar në kujtesën kolektive shqiptare batuta e famshme e Ilir Metës, jo vetëm si President, prandaj dhe referova me emrin tuaj të përveçëm, “me qetësi dhe dashuri”. Është zëvendësuar krejt papritur nga sarkazma, ironia, shpeshherë dhe nervozizmi. Pse ky ndryshim? Presidenti Meta: Së pari, një President, mendoj se duhet gjykuar nga aktet që Ai bën edhe sa këto i shërbejnë interesit publik edhe interesit kombëtar, dhe në këtë drejtim duhet të kemi parasysh që anëtarësimi i Shqipërisë në Europë dhe në këtë këndvështrim dhe çelja e negociatave, janë interes kombëtar, sepse ky është një drejtim strategjik i përcaktuar që nga studentët e Dhjetorit ku unë kam kam qenë një prej tyre, e deri më sot nga të gjithë shqiptarët. Së dyti, këto historitë – Pse e tha kështu Presidenti, pse e tha ashtu. Pse doli, bëri postim në plazh me rroba plazhi dhe nuk doli me kostum dhe me kollare, që të tregonte seriozitet.... Gazetarja: Keni pasur goxha kritika. Presidenti Meta: ...Këto janë tamam histori ‘sorosiste’. Presidenti gjykohet nga aktet. Cili akt i Presidentit ka sjellë një dëm për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për qytetarët shqiptarë, për interesin publik, interesin kombëtar për integrimin europian.
Përkundrazi, të gjitha aktet kanë synuar pikërisht këtë gjë. Pra, që të mbrojnë këto interesa. Të mbrojnë Kushtetutën dhe parimet e saj, dhe kjo është detyra parësore e një Presidenti. Të mbrojë pluralizmin politik. Të mbrojë të drejtën e qytetarit për të zgjedhur, jo për të votuar. Kanë votuar shqiptarët 45 vite, në qetësi absolute, me festë, daulle, 100%, etj. Gazetarja: Po numëroj herët që keni përmendur Sorosin dhe do të vazhdoj t’i numëroj deri në pikën ku t’ju pyes. Presidenti Meta: Do ta them këtë gjë sepse është një kulturë që nuk ka të bëjë thjesht me personin, po ka të bëjë me manipulimin dhe propagandën. Pra, asnjëherë nuk i referohemi akteve, Kushtetutës, ligjit, vendimit, por i referohemi propagandës. Përsëritet një gjë, e ka shkelur Presidenti kështu. Ku e ka shkelur? Cilin nen të Kushtetutës? Gazetarja: Duhet të na e thotë Gjykata Kushtetuese. Po presim krijimin e saj. Presidenti Meta: Kush është ankuar? Ku janë ankuar? Gazetarja: Edhe në Kolegjin Zgjedhor në fakt nuk ka pasur një vendim të goditur. Presidenti Meta: Të shkojnë në Gjykatën Europiane. Të shkojnë në Gjykatën e Strasburgut. Gazetarja: Sigurisht. Edhe në Kolegjin Zgjedhor nuk pati një goditje të drejtpërdrejtë të dekretit tuaj. Presidenti Meta: Kolegji Zgjedhur e ka (Vijon në faqen 5)
INTERVISTA (Vijon nga faqja 4)
shumë të përcaktuar se me çfarë merret. Meqë hymë tek propaganda ‘sorosiane’, janë të paparë, keqinformojnë. Thonë Kolegji Zgjedhor këtu si Kolegji Zgjedhor në Amerikë. Por, në Amerikë Presidenti është subjekt i garës, vetë. Mund të ankohet vetë, mund të ankohet dikush tjetër. Janë dy gjëra krejt të ndryshme. Dy sisteme të ndryshme, pavarësisht se në thelb janë dy sisteme të sundimit të ligjit. Gazetarja: Nuk dua të merrem që tani me Sorosin sepse jam përballë me Kreun e Shtetit shqiptar dhe do merrem pak më vonë. Presidenti Meta: As unë nuk dua të merrem me të, por pa dashje jemi viktimë prej 20 vitesh të një propagande të tillë. Gazetarja: Ju e kuptuat tani? Presidenti Meta: Në fakt, po ta kisha dëgjuar Viktor Orbanin më seriozisht në janar të vitit 2000, më mirë do të ishin gjërat në Shqipëri. Gazetarja: Kjo referencë me Viktor Orbanin na ka krijuar jo pak probleme në opinionin publik. Presidenti Meta: Pse? Çfarë ka opinioni me Viktor Orbanin? Gazetarja: Janë një pjesë shumë e rëndsishme analishtësh për atë që Viktor Orbani përfaqëson, edhe në perceptimin politik që ekziston dhe gjeopolitik në lidhje me të. Për Presidentin e Republikës, citimi i një njeriu i cili ka akuza të forta për rekordet demokratike brenda vendit të tij. Është normal ky citim? Presidenti Meta: E para, unë nuk jam këtu për të përcaktuar shkallën e demokracisë në Hungari. E di çfarë po më kujton kjo që po më thoni për Viktor Orbanin? Kjo më kujton, kur unë isha Kryeministër në vitin 2000, dhe pyes para se të shkoja për pushimet e verës se çfarë programi kishim për në vjeshtë. Këshilltarët më thonë, - kemi një vizitë zyrtare për të bërë në Austri, por Ministria e Jashtme dhe ne mendojmë, si staf, që kjo vizitë mos bëhet sepse BE ka vendosur sanksione ndaj Kryeministrit Schüssel meqë ka bërë koalicion me partinë e Haider-it, si parti ekstremiste, hera e parë që ndodh kjo gjë. Kështu që ne mendojmë të mos shkoni atje në Austri, ta shtyjmë për më vonë që të shohim si do shkojë kjo punë. Unë i them, - kush jam unë që do t’i them ‘Jo’ Kryeministrit të Austrisë që është zgjedhur në mënyrë legjitime nga austriakët, që është anëtar i BE-së dhe që është përfaqësues i një vendi që ka dhënë maksimumin që të ketë një shtet shqiptar në 1912-n dhe në vazhdimësi. Kështu që, unë shkova atje sepse unë nuk mund t’i jepja leksion demokracie as Austrisë, aq më tepër dhe në kushtet aktuale Hungarisë apo çdo vendi tjetër anëtar të BE-së. Nuk e kam këtë të drejtë. Pasi unë vajta në Austri mbaj mend që vajtën dhe shumë të tjerë. Kështu që kjo referenca për Orbanin më duket përsëri një shpikje ‘sorosiste’. Nuk mendoj kurrë që situata në Hungari është më problematike se sa në Shqipëri. Gazetarja: Pra, që nga koha e Viktor Orbanin që ju bëri një lloj sinjalizimi në lidhje me çështjen e Sorosit, ju vetëm vonë zoti President, me ardhjen e verës së 2019-s dhe me temperaturat e larta, hodhët idenë e këtij komploti. Dua të qëndroj pak. Argumentimi kryesor që i jepet për liderë të caktuar edhe kur ndaj tyre ka akuza për sjellje jodemokratike, është që kanë dalë me votën e popullit. Të
njëjtën gjë e thotë dhe Kryeministri Edi Rama, - kam dalë nga vota e popullit. Presidenti Meta: Ashtu është, por s’ka dalë akoma rezultati, u bënë tre javë nga zgjedhjet, që unë i quaj ‘votime socialiste’. Gazetarja: I referohet zgjedhjeve së përgjithshme të 2017-s, që pas shuplakave 1 milionshe të 2013-s, të pranuara nga të gjitha forcat politike. Kështu që edhe zoti Edi Rama, i cili sot në fakt ju akuzon ju në mënyrë të drejpërdrejtë si ‘armik të Kushtetutës’, ‘armik i vendit dhe i Shqipërisë’ .... Presidenti Meta: Pse? Kam vënë në diskutim kufijtë e Shqipërisë apo kam vënë në diskutim kufijtë e shtetit të Kosovës? Çfarë armiqësie kam bërë unë ndaj vendit dhe kombit? Gazetarja: Marrëdhënia juaj me Edi Ramën zoti Meta është e hershme. Le të themi që ka shenjuar një pjesë të rëndësishme të tranzicionit shqiptar dhe pluralizmit shqiptar. Një marrëdhënie me ulje-ngritje, e cila në momente të caktuara ka shenjuar dhe fatet e drejtimit politik. Presidenti Meta: Marrëdhëniet e mia me të gjithë aktorët politikë në vend kanë qenë gjithmonë mjaft korrekte nga ana ime. Gazetarja: Mund të shihet në dy këndvështrime ky raport sot si ai midis Presidentit dhe Kryeministrit, por jo pak opinioni publik e sheh si raportin midis dy individëve të rëndësishëm në një raport kompleks Rama-Meta. Presidenti Meta: Nuk është e vërtetë. Kjo është prapë një shpikje ‘sorosiane’. Sot në Shqipëri ekziston vetëm një konflikt madhor, që është nëna e gjithë konflikteve... Gazetarja. Cila? Presidenti Meta: Është konflikti i Kryeministrit Edi Rama me pluralizmin politik, me demokracinë dhe me shtetin e së drejtës, që bazohet në ndarjen e pushteteve dhe në respektimin e ‘check and ballance’. Ky është problemi. Pastaj, ai që ka konflikt me median, kazanin siç e quan ai, apo me Presidentin kur si pëlqen. Kur i pëlqen thotë, - është më i miri që ka pasur Shqipëria. S’ka thënë të vërtetën sepse Shqipëria ka pasur gjithmonë Presidentë shumë të mirë. Problemet që ka me gjykatat. Kur gjykata jep një vendim që i intereson atij, thotë, - është shumë e mirë. Kur jep një vedim që s’i intereson atij, - e bën nul. Problemet që ka me Parlamentin, me të gjithë. Nuk është se kjo është diçka e re. Pra, ky është një njeri që nuk gjen dot rehat me demokracinë. Gazetarja: Nuk gjen do të rehat, por edhe në deklaratat publike që keni bërë respektivisht në kohë të ndryshme, edhe kur keni qenë në kohën e ‘luftës së ftohtë’ mes jush, edhe kur keni qenë pas tretjes së mirë të ngjalave, ideja ka qenë që ju keni një raport personal interesant. Presidenti Meta: Po të ishte për raporte personale, duhet të keni parasysh që raportet e mia me Berishën kanë qenë mjaft të vështira, pastaj më ndryshe, edhe me Ramën dhe me këdo. Unë po të nisem nga pozitat personale, kam frikë se do të kisha marrë vendime të tjera, por unë gjithmonë nisem nga gjykime politike dhe nisem në interes të vendit, dhe pranoj dhe atë rezultat apo ata interlokutorë që na jep qytetari shqiptar herë pas herë përmes zgjedhjeve që bëhen apo që bëheshin. Gazetarja: Keni ngrënë një drekë që ju e përmendët para se të bënit komunikimin
5 E mërkurë, 24 KORRIK 2019 e parë publik me gazetarët. Çfarë është folur në atë drekë? Presidenti Meta: Nuk ka ndonjë arsye për të thënë se çfarë është folur nëpër dreka apo darka. Gazetarja: Po pse e përmendët atëhere? Presidenti Meta: ...ato janë dreka apo darka të tilla ku shkëmbehen mendimet të lirshme, të natyrshme. Gazetarja: Përse e përmendët? Presidenti Meta: Presidenti apo ndonjë politikan gjithmonë gjykohet nga veprimet e tij publike, nga ndonjë akt publik, nga qëllimet e mira, nga pasojat pozitive apo negative që ai jep. Qëllimet e mia kanë qenë tepër pozitive dhe nuk besoj se ka ndonjë suprizë për vendimin tim të shfuqizimit të dekretit të datës 30 qershor për arsye se unë që më 24 maj publikisht, kur kemi një reagim zyrtar të CDU / CSUsë të Bundestagut gjerman për krizën në Shqipëri, dhe që ata kërkojnë më të mirën e së ardhmes dhe të çeljes së negociatave të Shqipërisë, pra me gjithë situatën, të vendoset dialog, të shikohet mundësia e shtyrjes së zgjedhjeve vendore që ato të jenë gjithëpërfshirëse, të të ofrojnë madje që ata të marrin një rol moderues midis palëve, unë e kam shprehur publikisht, zyrtarisht, me deklaratë zyrtare, gatishmërinë time edhe për të rishikuar datën e zgjedhjeve vendore, pasi palët të binin dakord. Dhe vazhdimisht kam marrë iniciativa të tilla, edhe informalisht, sepse... Gazetarja: Unë vazhdoj të këmbëngul. Presidenti Meta: ...sepse unë mendoj se është marrëzi që ne pas tridhjetë vitesh të shkojmë në zgjedhje pa opozitën. Gazetarja: Do të shkoj edhe aty. Tani dua të qëndroj edhe pak te raporti me kryeministrin Edi Rama, sepse në momentin kur kreu më i lartë i shtetit... Presidenti Meta: Unë raportet me të i kam shumë të mira kur nuk i preken interesat e tij. Kaq. Gazetarja: Në fakt është e çuditshme: sa herë keni qenë bashkë i keni dhënë fitoren së majtës, sa herë jeni ndarë... Presidenti Meta: Sa herë që ai i ka dëgjuar mendimet e mia, këshillat e mia, nuk i ka dalë keq. Sa herë i ka dëgjuar, jo vetëm të miat, por edhe të të tjerëve. Kur nuk i ka dëgjuar... Unë nuk i imponohem dot. Gazetarja: Keni komunikime me zotin Rama? Presidenti Meta: Komunikime në çfarë drejtimi? Gazetarja: Ju dolët përpara publikut dhe folët për një drekë. Hani më dreka apo darka? Presidenti Meta: Unë vazhdoj të pres. Gazetarja: Institucionalisht e di që nuk ju përgjigjet. Presidenti Meta: Ia kam çuar edhe me shkrim. Gazetarja: Institucionalisht e di që nuk ju përgjigjet. Në nivel personal? Presidenti Meta: Unë kam durim. Nuk jam i padurueshëm. Jam i durueshëm. Gazetarja: Nuk jeni i padurueshëm. Ndërkohë që Edi Rama, dhe do të doja të ndiqnim një deklaratë të tij të bërë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat i cilësoni votime dhe ende mbetet një verdikt nga Gjykata Kushtetuese për t’u kuptuar nëse ende janë të tilla, ja se çfarë ka deklaruar. Nuk ka të njëjtin durim zoti Edi Rama me atë që keni ju. (Insert) Ishte kjo deklarata e zotit Rama. E para: Ju jeni një tespie në duart e Sali Berishës. Dhe e dyta, në rast se do të rezultoni një “kokërr me gunga”, do të shkoni përpara
drejtësisë. Presidenti Meta: Së pari mua vjen për të qeshur kur dëgjoj deklarata të tilla. Natyrisht që ato janë nën efektet e caktuara. Gazetarja: Të? Nën efekte të caktuara të? Presidenti Meta: Së dyti, unë jam një politikan që nuk përdor doping. Madje edhe sportin e lashë, sepse kisha përshtypjen që nëse do të bëhesha kampion, do të më duhej të përdorja pak doping. Dhe në këto kushte... Gazetarja: Është nën efekt dopingu zoti Rama kur bën këtë deklaratë? Presidenti Meta: Më falni tani! Pse më bëni kaq shumë presion? Gazetarja: Këtë punë ka gazetari zoti Meta. Presidenti Meta: Së dyti, më vjen keq që ai nuk u ngrit as në nivelin e Ramiz Alisë, ku duhet të ishte ngritur për t’i dhënë mundësi opozitës për zgjedhje vendore, por kurrsesi as në nivelin e Doktorit, i cili në vitin 2006-07 u tregua fleksibël. Dhe tha: “Ore ky nëse me të vërtetë kërkon një certifikatë, hajde! Por ky nuk do që të hyjë në zgjedhje, etj., etj.” Pastaj përsa i takon kësaj drejtësisë, në qoftë se ka ndonjë njeri që duhet të jetë vërtet i shqetësuar përsa i takon asaj, është pikërisht kryeministri aktual, sepse jam i sigurtë se dëmi publik që mund t’i ketë bërë kjo qeveri Shqipërisë me një koncension, nuk ia kanë bërë të gjitha qeveritë për gati njëzet e pesë vite. Të mos llogarisim ato qindra koncesione të pakontrolluara, një faturë dhe një pasojë shumë e madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë në vitet që do të vijnë. Se çfarë kuptoni ju me drejtësinë është tjetër gjë, se çfarë kuptoj unë, pastaj është një gjë tjetër. Gazetarja: Ka një shprehje Makiaveli që thotë: “Në qoftë se do të lëndosh një njeri, lëndoje kaq fort, sa po t’i teket të hakmerret, mos kesh frikë fare!” Keni frikë? A keni frikë nga drejtësia që po vjen? Presidenti Meta: Nga cila drejtësi? Gazetarja: Po bëhet një reformë e rëndësishme në drejtësi. Dje ishte trevjetori i ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi. Ngrihet SPAK-u në shtator, në tetor, Byroja Kombëtare e Hetimit. Presidenti Meta: Populli shqiptar ka kohë që dëgjon histori me drejtësi dhe me Kushtetutë. Kjo këtu, sepse e dija që do të pyesnit, meqë ka qenë trevjetori dje, është Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë! Dhe kjo është origjinalja, sepse mund të kenë edhe të tjerët kushtetuta, por mund të punojnë me kushtetuta të tjera nga kjo, që është votuar para tri vitesh me 140 vota. Kam qenë unë kryetari i Parlamentit dhe konsensusin e kam imponuar unë për ato 140 vota dhe në këtë Kushtetutë është shumë e qartë se cila është reforma. Përsa i takon “Ramaformës” që është sot, ajo është një Kushtetutë tjetër, nuk është kjo, por kjo është origjinalja, sepse është firmosur nga unë pas votimit si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë në atë kohë. Dhe natyrisht frikë nga kjo reformë, nga “Ramaformë” ka ai që e çoi në këtë gjendje. Tani doni të flasim për histori me peshq e me peshkaqenë? Peshkaqenët nga atëherë, janë kthyer në kroçera. Kroçerat rrezikojnë të kthehen në Titanik pas disa kohësh. Se kështu dëgjuam histori nga, sepse nuk dua t’ia përmend emrin, sa të ikë Adriatik Llalla, do të fillojnë gjërat serioze. Iku... Gazetarja: Ka pasur lajme të herëpash(Vijon në faqen 6)
INTERVISTA
6 E mërkurë, 24 KORRIK 2019
(Vijon nga faqja 5)
ershme do të vijë marsi, peshku i madh... Presidenti Meta: Më falni, me qetësi tani! Iku ai, u bënë dy vjet që mbushi mandatin, që kur iku. Gazetarja: Zoti Lu. Presidenti Meta: Jo, jo, flas për ishprokurorin e Përgjithshëm. Gazetarja: Ah, po thoni për zotin Llalla! Presidenti Meta: U zgjodh Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm. U zgjodh nga zoti Rama dhe nga dy ambasadorët, të cilët u përqafuan për këtë Kushtetutë që kam unë këtu, jo për atë të 69 votave dhe të “Ramaformës” që kanë sot shqiptarët. Kjo është Kushtetuta që ka bërë Komisioni i Venecias, institucioni më i rëndësishëm dhe më i besueshëm në Europë për çështjet kushtetuese dhe gjithmonë i gjithëpranuar edhe në Shqipëri, edhe kudo, në të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Europës. Dhe tani mund të bëj nja dy pyetje të vogla? Gazetarja: Mua? Presidenti Meta: Po. Përmes jush edhe të gjithë qytetarëve. Në qoftë se ka mundësi? Gazetarja: Patjetër. Për transparencë të plotë zoti President. Presidenti Meta: Sepse e dija që do të vinit edhe te këto pyetje, edhe te këto shqetësime. Tani këtu kemi edhe prokurorinë në kushte normale siç gjendet edhe te kjo Kushtetutë, që është votuar me 140 vota. Edhe me Komsionin e Venecias që ka pasur një vëmendje të veçantë për moskapjen e institucioneve të reja të drejtësisë të Prokurorisë së Përgjithshme, të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë... Gazetarja: Dhe sidomos ka pasur një kujdes të veçantë edhe për vettingun. Presidenti Meta: Po, edhe për vettingun, patjetër. Dhe këtu thotë, në kushtet normale pra, që Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me 84 vota. Tani këtu kemi, te dispozitat kalimtare, të hap Kushtetutën. Gazetarja: Po, sigurisht. Presidenti Meta: Thotë që deri në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, por jo më vonë se data 1 shtator 2017, pra 1 shtatori ishte afati kur skandonte parlamenti i vjetër... Gazetarja: Dhe fillonte punën i riu. Presidenti Meta: ...kur ish-mazhoranca Rama-Meta kishte mbi 84 vota, por jo dy të tretat, dhe fillonte pastaj parlamenti i ri, pas zgjedhjeve të reja të përgjithshme. Pra thotë se deri më 1 shtator, zgjedhja e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – që nuk është zgjedhur ende as sot, – dhe e Prokurorit të Përgjithshëm, do të bëhet me dy të tretat e anëtarëve të Kuvendit. Zgjedhjet e tjera do të bëhen me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit. Është Kushtetuta kjo! Gazetarja: Po! Presidenti Meta: Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se kjo reformë, e votuar me 140 vota për të cilën Komisioni i Venecias... i mbani mend ata profesorë që vinin me çanta këtu e andej apo jo? Gazetarja: Sigurisht! Sigurisht! Presidenti Meta: ...që bën një punë të shkëlqyer, të jashtëzakonshme. Kjo që në momentin kur Prokurori i Përgjithshëm u zgjodh me 69 vota, jashtë çdo standardi... Gazetarja: Por me këshillimin nga EURALIUS-i. Presidenti Meta: Këtë me EURALIUSin e bëmë. Gazetarja: Po, por ajo Kushtetutë nënk-
uptonte se ka vullnet politik për të shkuar, por kur mungon vullneti politik..., Presidenti Meta: Si mungon vullneti politik...?! Gazetarja: ...i vonon afatet, bllokon procesin... Presidenti Meta: Cilat afate? Ku thuhet kjo? Gazetarja: ...si nxirret nga kolapsi? Presidenti Meta: Ma gjej! Kam një pyetje, jo për ju, as për juristët. Kam një pyetje për të gjithë ata që mendojnë se nuk kanë asnjë njohuri juridike. Ka që i dinë të gjitha. Kushtetuta është baza e shtetit. Është baza e çdo ligji dhe është burimi i çdo legjislacioni. Gazetarja: Themeli i shtetit. Presidenti Meta: Themeli. Më gjeni një vend ku flet për prokuror...? Gazetarja: Nuk ka. E kam lexuar. Presidenti Meta: ...ku flitet për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm? Atëhere si mund të dalë një ligj i njëanshëm, mbi një kushtetutë të votuar sipas Komisionit të Venecias, me konsensus nga 140 deputetë, dhe të mos harrojmë që deputetët e Partisë Socialiste në atë kohë, po të mos llogarisim LSI-në dhe Partinë Demokratike, kishin pakicën, sepse 64 mandate kishin, dhe pastaj, pas pak kohe të dalin, të bëjnë një ligj mbi Kushtetutën, dhe të shpikin një term të ri dhe të bëjnë një zgjedhje të re. Gazetarja: Po në rast se nuk zgjidhej Prokurori i Përgjithshëm? Presidenti Meta: Po pse mos ta bënin me 84 vota? Gazetarja: Për shkak të bllokimit. Nuk i kishin. Presidenti Meta: Kush tha? Sepse donin të vinin patjetër një njeri jashtë çdo procesi, jashtë çdo standardi. Dhe Komisioni i Venecias këtë kishte parashikuar. Dhe prandaj thamë se Prokurori i Përgjithshëm nuk duhet të zgjidhet pa dy të tretat para zgjedhjeve, sepse RamaMeta kishin mbi 84 vota. Ah, pas zgjedhjeve! Po, nëse populli shqiptar votonte dhe nxirrte një shumicë me 84, por kjo është një tjetër çështje. Gazetarja: Po pra, po, por duke menduar se një shumicë që ka vullnet për ta bërë... Presidenti Meta: Kjo nuk ndodhi! Kjo gjë nuk ndodhi! Vullnet politik për të respektuar Kushtetutën apo vullnet politik për të kapur çdo pushtet me Kushtetutën? Gazetarja: Po vullneti politik që i bllokon institucionet? Presidenti Meta: Ja pra kjo i ka bllokuar të gjitha gjërat! Pyetja e dytë: Më gjeni një institucion nga
këta që janë parashikuar këtu me afate, se prapë këto afate janë bërë me EURALIUS-in, me OPDAT-in, me Komisionin e Venecias, me të gjithë – më gjeni një institucion që është ngritur në kohë dhe brenda afateve kushtetuese në Republikën e Shqipërisë? Gazetarja: Kush i ka bllokuar? Presidenti Meta: Tani kalojmë këtu? Gazetarja: Sepse ajo nënkupton se në qoftë se kalojmë në një Kushtetutë të re, në një reformë të re, edhe vullneti do të jetë i ri. Presidenti Meta: Dakord! Gazetarja: Boll me vullnetet politike bllokuese! Kush i bllokon? Presidenti Meta: Atëhere, kam një pyetje: Unë kam qenë në dy zyrat më të larta të shtetit gjatë gjithë kësaj periudhe, gjatë gjithë këtyre pesë viteve që kemi bërë reformën. Se reforma nuk është tre vite. Reforma filloi dy vite përpara. Çfarë ishte? Presion ishte: mbi prokurorët, mbi gjyqtarët. Le të mos harrojmë që në vitin 2016, kur ishte kulmi i reformës, ishte edhe kulmi i gjelbërimit të Shqipërisë me kanabis apo jo? Apo jo? Gazetarja: Po. Presidenti Meta: Atëhere kam një pyetje tjetër unë për... Gazetarja: Vonesat e ngritjes së institucioneve. Presidenti Meta: Unë kam qenë kryetari i Kuvendit dhe prej andej kam ardhur në këtë zyrë, që është zyra më e lartë e shtetit shqiptar. Kush ka marrë një inciativë për të respektuar afatet kushtetuese dhe ka kërkuar ndihmën e Kryetarit të Kuvendit apo ndihmën e Presidentit të Republikës më vonë? Dhe si shpjegohet që të gjitha përpjekjet e ishkryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, që nga përpjekja e jashtëzakonshme për të ngritur KED-në (Komisionin e Emërimeve në Drejtësi) në kohë në janar të vitit 2017; përpjekja tjetër si President këtu, duke e kërkuar edhe me letra zyrtare, me shkrim, se nuk dua të hyjnë këto çështje, me Delegacionin Europian, me ambasadoren e asaj kohe, me EURALIUS-in,... Gazetarja: E keni sqaruar në një status të gjatë në Facebook. Presidenti Meta: Por nuk jemi sqaruar, jo! Si shpjegohet që të gjitha këto përpjekje nuk kanë gjetur një vullnet nga aktorët e tjerë në mënyrë që KED-ja të ishte bërë që në 2017-n, të ishte bërë edhe në 2018-n, dhe ne sot mund të kishim një vend bosh, vakant në Gjykatën Kushtetuese, por nuk mund të ishim pa as një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, sepse edhe ajo zonja që është... Gazetarja: A mund t’ua jap unë
përgjigjen, zoti President? Presidenti Meta: ...e ka mbaruar mandatin para disa vitesh. Po, ma jepni përgjigjen! Gazetarja: E kam. E ndjekim. Është Etilda Gjonaj që i përgjigjet kësaj gjëje. (Insert i përgjigjes së ministres së Drejtësisë) Presidenti Meta: Më duket krejt absurde që të merrem me gënjeshtra kaq banale Gazetarja: Është ministrja e Drejtësisë. Presidenti Meta: Gënjeshtra kaq banale pasi mund t’ju vë në dispozicion letrën publike që unë i kam dërguar në postin e Presidentit ambasadores së Bashkimit Europian dhe EURALIUS-it, ku pikërisht duke treguar vullnetin tim për të hedhur shortin për KED-në si President, i kam bërë të qartë se këtu ka disa probleme, që ne duhet të takoheshim që në fillim të nëntorit, që t’i zgjidhim. Duke pasur parasysh përse dështoi KED-ja e një viti më parë ku unë përsëri e hodha shortin si kryetar i Kuvendit dhe dihet ajo, se është sqaruar se kush e eliminoi. Dhe ky takim është bërë. Unë kam shprehur vullnetin për të hedhur shortin, por para se të hidhnim shortin, duhet të bënim takime me të gjithë drejtuesit e institucioneve: me kryetarin e Kuvendit, me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, me përfaqësuesit e Prokurorisë dhe të gjithë institucionet që kanë të drejtë të propozojnë në KED, në mënyrë që të evitonim debatet se jo ky institucion i ka respektuar kriteret sipas Kushtetutës, sipas ligjit, jo ky nuk i ka respektuar, sepse kuptohet që Presidenti i Republikës është një institucion, i cili çdo detyrë duhet ta përmbushë me shumë përgjegjësi dhe larg kontestimeve apo debateve që krijojnë probleme. Situata ka qenë ekstra... Gazetarja: Vakancat? Presidenti Meta: Situata ka qenë ekstra ligjore. Siç gënjen për këtë gënjen edhe për të gjitha. Ky takim është kërkuar nga unë. Hera e parë ndoshta, që është kërkuar nga përfaqësuesi i një institucioni shtetëror dhe ky është institucioni më i lartë, një konsultë. I është kërkuar zyrtarisht Delegacionit të Komisionit Europian këtu. I është kërkuar zyrtarisht EURALIUS-it. Qëllimi ka qenë për të parandaluar bllokimin e KED-së dhe krijimin e kontestimeve. Një ditë përpara se ky takim të bëhej, EURALIUS-i që kishte punë me stafin tim dhe kishim rënë dakord dhe ndanim të njëjtat pikëpamje, e ka anuluar pjesëmarrjen. Atëhere çfarë do të bëja unë? Do të hidhja një short që të fillonin prapë debatet midis përfaqësuesve të PD-së dhe atyre të PS-së? Unë atëhere bëra menjëherë një letër për kryetarin e Kuvendit. Për dijeni edhe për Bashkimin Europian, edhe për ambasadën e Shteteve të Bashkuara, edhe për misionet e tyre... Gazetarja: Cili qe reagimi? Presidenti Meta: Jua jap unë të gjitha dokumentet. Gazetarja: Shkurt. Presidenti Meta: U kam thënë që duke pasur parasysh këtë situatë, ju lutem shortin po ua kaloj juve pasi situata është e tillë dhe ju jeni organi, i cili mund të bëjë interpretimin më të mirë edhe të Kushtetutës, edhe të legjilacionit. Gazetarja: Cili institucion mund ta bënte këtë? Presidenti Meta: Kuvendi. Gazetarja: Dhe cila qe përgjigja? Presidenti Meta: Përgjigja ishte se mund të bllokohej përsëri KED-ja. Mund t’i referoheni postimit që kam bërë... Gazetarja: Po, deklaratës së zotit Ulsi (Vijon në faqen 7)
INTERVISTA (Vijon nga faqja 6)
Manja. Presidenti Meta: Jo, e keni në Facebook. Shikojeni! Gazetarja: Po, deklaratën e zotit Rama dhe atë të zotit Manja. Presidenti Meta: Po, shikojini të gjitha. Gazetarja: Po ndërkombëtarët? Ju thoni që u keni dërguar letër për këtë arsye se përse ju nuk e hidhnit shortin, si dhe pse e dërgonit këtë kompetencë në institucionin e Kuvendit. Presidenti Meta: Sepse në qoftë se unë do ta ushtroja... Gazetarja: Cila qe përgjigja e ndërkombëtarëve? Më intereson. Ju ka ardhur përgjigje për këtë gjë? Presidenti Meta: Po përgjigja dihet: U mbyll telefoni, morën porosi politike. Tani ata mision teknik janë, çfarë do të bëjnë ata të shkretët?! Dikush do të firmosë për lekët që ata marrin këtu! Gazetarja: Ju e keni të gjithë dokumentacionin? Presidenti Meta: Nuk jam unë që firmos për këtë gjë. zetarja: Më falni zoti Meta, a e keni të gjithë dokumentacionin? Presidenti Meta: Po patjetër! Gazetarja: E letrave dërguar ndërkombëtarëve për pamundësinë tuaj të hedhjes së shortit? Presidenti Meta: I kam unë të gjitha. Gazetarja: ...dhe delegimit të kësaj kompetence në Kuvend, sepse parashikohet ose Presidenti, ose Kuvendi. Dy janë institucionet. Presidenti Meta: I kam të gjitha letrat, sepse unë për çështjet e shtetit punoj me shumë përgjegjshmëri dhe me shumë seriozitet. I kam të gjitha letrat, edhe përpara reformës, edhe me ambasadën amerikane, edhe me atë të Bashkimit Europian. Çdo gjë është e dokumentuar. Përgjegjësia ime gjithmonë ka qenë maksimale dhe për fat të keq, aktorët e tjerë kanë përgjegjësitë e tyre në lidhje me këtë situatë ku ne jemi sot. Me këtë situatë të reformës, që nga reformë e kemi kthyer në një “Ramaformë”. Gazetarja: Kur u bë “Ramformë”? Kur u bë? Presidenti Meta: U bë ajo që kur shkelën të gjitha afatet kushtetuese, një. Që kur u zgjodh Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm me 69 vota. Ma gjeni në Kushtetutë Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm?! Ma gjeni këtu? Gazetarja: Ju keni dëgjuar...? Nuk e gjej dot. Unë e di që edhe këshillimi për këtë arsye është bërë. Presidenti Meta: Një javë, duke kuptuar këto lojërat, të cilat nuk janë të mira dhe i sjellin kaq pasoja vendit, këtu kam qenë me Presidentin e Malit të Zi në vizitë zyrtare. Shikojeni se i keni kronikat dhe kam thënë: Lidhur me çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm, i ftoj palët që të fillojnë dialogun për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm sipas standardeve dhe në frymën e Kushtetutës. Se cilat ishin standardet dhe se cila ishte fryma e Kushtetutës, besoj se mund ta gjeni në ndonjë kushtetutë tjetër, por jo në këtë Kushtetutë të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë më 21-22 korrik me 140 vota dhe që u firmos pas votimit nga unë. Dhe ishte kushtetutë e bërë me Komisionin e Venecias, ishte kushtetutë e bërë me amerikanët, ishte kushtetutë e bërë me europianët. Gazetarja: T’ju kujtoj diçka zoti Meta, sepse ju përveç se kreu i Shtetit, jeni një politikan me shumë përvojë. Jeni le të themi, i lindur politikisht me pluraliz-
imin shqiptar apo jo? Presidenti Meta: Diçka e tillë. Gazetarja: Diçka e tillë. Në rast se... Presidenti Meta: Ndaj edhe është detyra ime ta mbroj pluralizimin, përveç anës institucionale. Gazetarja: Uroj me shpirt që të ndodhë kjo gjë! Në një vend ku nuk ka Gjykatë Kushtetuese, Presidenti i Republikës është garanti i fundit i kësaj gjëje. Në rast se nuk do të kishte qenë kandidatura e zonjës Marku, ju mendoni se në Parlament do të kishte qenë një konsensus më i gjerë? Presidenti Meta: Së pari unë nuk mendoj... Gazetarja: Apo është gjetur alibia për të bllokuar zgjedhjen me sukses të Prokurorit të Përgjithshëm? Presidenti Meta: Nuk mendoj se kjo është një çështje e zonjë Marku apo e zonjës Meçe, po themi, sepse dua të evitoj gjëra të tilla. Gazetarja: Emrash të përveçëm. Presidenti Meta: ...sepse edhe unë po të isha zgjedhur në atë mënyrë, do ta kisha shumë të vështirë ta bëja punën time në pavarësi të plotë. Edhe po të isha zgjedhur për shembull President i Republikës me 65 vota, nuk do të isha dot në këtë pozitë që kur ka një problem qeveria me interesin shtetëror apo me interesin publik, t’ia kthej. Unë ia kthej, sepse jam zgjedhur konform të gjitha rregullave dhe ligjeve në Republikën e Shqipërisë. Faleminderoj Partinë Socialiste dhe të gjithë deputetët që më zgjodhën President, por më kanë zgjedhur në mënyrën më të ligjshme dhe më kushtetuese që unë të respektoj Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, mbi të cilën kam vënë dorën. Dhe unë dorën e kam vënë mbi këtë Kushtetutë, që është edhe kushtetuta e 21-22 korrikut. Në rast se unë kam shkelur këtë Kushtetutë, jo shkelje të rëndë, por edhe shkeljen më të lehtë, unë mbaj çdo lloj përgjegjësie. Gazetarja: Zoti Meta, kur unë ju pyeta se kur nisi ‘Ramaformë”, ju thatë se nis që me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, ose në vitin e parë jashtëkushtetues. Presidenti Meta: Duhet të kemi parasysh dy gjëra, që të jemi shumë të sinqertë! Përpjekjet që kjo të ishte “Ramaformë” ishin që para konsensusit. Gazetarja: Më thoni, më konkretisht! Presidenti Meta: Konsensusi u vonua, sepse kjo nuk duhet të ishte miratuar më 21-22 korrik. Duhet të ishte miratuar që katër-pesë muaj më parë, që kur erdhën rekomandimet përfundimtare të Komisionit të Venecias. Gazetarja: Pra shtyrjen ju e shikoni si një përpjekje për ta kthyer reformën në një “Ramaformë”? Presidenti Meta: Shtyrja ishte një lojë që gjoja këta po lodheshin shumë; vinin te unë, shkonin te Rama. Ky përpiqej shumë që Lulzimi me Saliun do votonin drejtësinë, andej këndej. Një rrëmujë e paparë dhe nuk po merrej vesh se ç’po ndodhte këtu. Kur gjëja ishte shumë e thjeshtë. Unë e kisha thënë gjithmonë: Hajdeni të mblidhemi ne këtu! Se në Kuvend do të miratohet, te zyra ime! Të vijë këtu edhe Lulzimi! Të vijë këtu edhe Saliu! Të vijë këtu edhe Edi! Ja edhe ambasadorët ku i kemi këtu! Rekomandime e Komisionit të Venecias ne i kemi të qarta se si janë apo jo? Dhe ta zgjidhim këtë punë! Nuk kemi përse ta shtyjmë kaq shumë. Këta shty e shty në mënyrë që të vendosesh Kuvendi dhe shumë deputetë në njëlloj presioni. E duan, s’e
7 E mërkurë, 24 KORRIK 2019 duan reformën! Do të marrin viza apo jo! Gazetarja: Ne i dimë edhe “sms-të” e ambasadës amerikane të dërguara në adresë të deputetëve të veçantë. Kanë qenë të qarta. Presidenti Meta: Ndërkohë që mesazhi ka qenë mjaft i qartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë të posaçme nga Ndihmëssekretari i Departamentit të Shtetit për Laë Enforcement, për Çështjet e Ligjit, që financon edhe OPDAT-in këtu, ambasadori Bronfild, që reforma të miratohet brenda korrikut. Dhe të miratohet me konsensus dhe vetëm me konsensus se ky është qëllimi. Të bëjmë një drejtësi të pavarur, etj. Këtu ju e dini se çfarë ndodhte dhe kjo bëhej që “Ramaforma” të bëhej me kushtetutë “Ramaformë”. Ajo është sot “Ramaformë”, por është në kundërshtim me Kushtetutën. Kushtetuta është këtu dhe ngelet këtu. Gazetarja: Dje ju besoj se keni dëgjuar deklaratat e përfaqësuesve të rëndësishëm: të zotit Soreca, të zonjës Calavera, të së Ngarkuarës me Punë të ambasadës amerikane në Tiranë. Zoti Soreca ka kujtuar 42 milionë Eurot e hedhura për realizimin e reformës. Kryesuesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit e ka cilësuar një reformë të suksesshme deri në momentin që ka arritur dhe duhet çuar edhe më tej, patjetër. Dhe e Ngarkuara me Punë e ambasadës amerikane, madje është shprehur se ekzaktësisht fakti që ka pasur këto probleme, dhe këto vonesë, si dhe mungesë të kuorumit të gjykatave në Shqipëri, edhe asaj Kushtetuese dhe të Lartë, tregon në vetvete se vettingu funksionoi dhe ishte i domosdoshëm. Pra ne nuk shohim asnjë rast nga përfaqësues të Bashkimit Europian, nga ONM-ja, nga amabsada amerikane, që të kenë këtë shqetësim që keni edhe ju, zoti President. Presidenti Meta: Është çështje e tyre. Unë lexoj raportet e Departamentit të Shtetit edhe për çështjen e korrupsionit në Shqipëri, edhe për çështjen e krimit të organizuar, edhe për çështjen e drogës, e kështu me radhë. Shikoj edhe raportet e komisioneve europiane. Në rast se situata do të ishte kaq e suksesshme, të jeni të sigurt se ne do të na ishin hapur negociatat para një viti, para dy vitesh. Shpesh sot shumë njerëz thonë: Po ku shkoi ajo Kushtetuta që u bë me konsensus? Të paktën, unë them, të paktën, një rekomandim pozitiv për të çelur negociatat, kjo Kushtetutë ia dha Shqipërisë më 7 nëntor! Sepse vetëm konsensusi për miratimin e reformës ia dha këtë rekomandim pozitiv Shqipërisë. Unë shpresoj që ky rekomandim të kthehet në një vendim më 17-18 tetor! Po kam shumë dyshime serioze nëse kjo gjë do të ndodhë në rast se nuk reflektohet në drejtim të respektimit të parimeve të sundimit të ligjit në vend dhe të rikthimit të vendit në shinat e demokracisë. Përsa u takon ndërkombëtarëve: Këtë Kushtetutë ne me kë e bëmë? A e bëmë me Komisionin e Venecias? Gazetarja: Po! Presidenti Meta: A e bëmë me ambasadorin Lu? Dhe me OPDAT-in? A e bëmë me ambasadoren Vlahutin dhe me BEnë? Gazetarja: Po, dhe u realizua! Presidenti Meta: A e bëmë edhe me të gjithë opozitën? Gazetarja: Po! Presidenti Meta: Po zbatimin, jo me këtë Kushtetutë, por me atë Kushtetutën
tjetër, kush e ka bërë? E ka bërë Presidenti apo ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta? E ka bërë opozita, se themi shpesh që i ka fajet opozita? Po a i dha votat e saj opozita për 140 votat? Sa janë votat e Partisë Socialiste në ato 140 votat më 21-22 korrik? 64, 65 vota janë! Votat e tjera ishin PD, LSI dhe partitë e tjera të opozitës. Përgjatë këtyre tre viteve si u zbatua kjo Kushtetutë? Nga 140 vota si përfundoi Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm, që nuk ekziston në Kushtetutë, me 69 vota? Kur u ndërtua një proces për të thënë: Ore ne do të zgjedhim një Prokuror të Përgjithshëm, qoftë edhe të përkohshëm sipas frymës dhe standardeve të Kushtetutës, e cila e bën të qartë që nukmund të zgjidhet kurrë pa 84 vota? Si mundesh që përmes një ligji, të rrëzosh Kushtetutën?! Edhe më analfabeti në fushën e drejtësisë... Gazetarja: Si e shpjegoni që quhet histori suksesi zoti Meta nga këta përfaqësues, të cilët kanë bashkëpunuar në realizimin e reformës në drejtësi? A nuk është ky një argument edhe për kryeministrin Rama për të thënë që kjo nuk është “Ramaformë”, por është reformë që mbështetet nga institucionet më të rëndësishme: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian? Presidenti Meta: Ua thashë edhe më parë: Në rast se situata do të kishte ecur kaq mirë, do të ishin çelur që vjet. Në rast se gjërat po ecin kaq mirë sa ç’thoni ju, shpresoj... Gazetarja: Po në rast se ngrihet SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit në shtator apo tetor, edhemund të hapen. Presidenti Meta: ...shpresojmë të na zgjidhet kjo çështje më 17-18 tetor dhe e uroj shumë! Meqë erdhëm te SPAK-u, mendoj që të jemi pak më të përgjegjshëm kur flasim në raport me qytetarët shqiptarë, sepse dëgjova para pak ditësh se në shtator do të fillojë SPAKu dhe do t’ia nisë me çështje të nxehta. Gjëra që për mua nuk mund të thuhen kurrë, sepse këto histori na kujtojnë ato të ish-prokurorit të Përgjithshëm, që... Gazetarja: Zoti Ibrahimi, në një intervistë me “Deutsche Ëelle-n” deklaroi që do ta fillojë me çështje të nxehta duke përmendur çështjen e ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Presidenti Meta: ...Kjo është një histori që le të vazhdojnë të merren me të gjitha çështjet... Gazetarja: Është kreu i KLP-së, i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Presidenti Meta: ... ajo që dua t’ju them është kjo gjë: Të mos kemi mungesë respekti për qytetarët shqiptarë! U tha që sa të ikë Adriatik Llalla, do të fillojnë çështjet e nxehta. Nuk ka çështje më të nxehtë se sa ajo e Unazës së Re! Pse? Sepse është ai popull atje që unë i kam parë të gjitha letrat, edhe pse institucionet e kanë me detyrim kushtetues, me një nen të Kushtetutës, që Presidentit të Republikës t’i japin çdo informacion që kërkon, por edheme aq sa kam parë, është një genocid në raport me të drejtat e njeriut sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Përveç që është një korrupsion i pacipë dhe i shfrenuar ku për fat të keq, kanë implikuar edhe një institucion amerikan, Departamentin e Delaware-it, siç e dini ju, etj., etj. Nuk ka çështje më të nxehtë për atë. Nuk kemi se çfarë presim! Gazetarja: Nuk e paragjykojmë dot. SPAK-u mund ta nisë me atë. Presidenti Meta: Nuk po them unë se me çfarë ta nisë. Nuk jap unë orientime (Vijon në faqen 8)
INTERVISTA
8 E mërkurë, 24 KORRIK 2019
(Vijon nga faqja 7)
se me çfarë ta nisë. Unë përgjigjem për Kushtetutën e Shqipërisë. Kur thuhej sa të ikë ky, do të bëhet nami. Tani themi sa të bëhet kjo. Gjërat janë të qarta: Prokurori i Përgjithshëm, që u zgjodh me 69 vota, u zgjodh që në bazë të veprimeve që do të bënte, pra të njëanshme për fat të keq, dhe ju e dini se sa kontestime ka pasur edhe për KLP-në, madje edhe ka, se nuk dua të hyj në çështje më të thella, të krijojë një KLP. Po SPAK-u nga do të dalë? Të krijohet nga kjo KLP. Pra nga Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm. Shikojeni me logjikë këtë gjë! Shpresojmë që të bëjë mrekullira! Këtu do të jemi. Gazetarja: Ai do të ngrihet. Në shtator, tetor është i përfunduar. Presidenti Meta: Duhet të ishte ngritur me kohë. Gazetarja: Ju shqetëson kjo gjë zoti Meta? Sepse ju thoni, sipas jush do të jetë një SPAK nën ndikimin e këtij Prokurori të Përgjithshëm, të zonjës Marku... nën ndikimin politik. A e keni frikë? Ju bëj një pyetje mëse normale. E bën çdo shqiptar zoti Meta. Presidenti Meta: E para nuk kam asnjë arsye të kem asnjë frikë nga askush. E dyta, janë lodhur në këtë vend që të më arrestonin mua. I pari donte të më arrestonte Doktori në 1992, që më hoqi imunitetin. Isha i pari deputet i opozitës që më hoqi imunitetin dhe që më mbajtën tetë muaj peng nëpër prokurori. Më thoshin edhe që të largohesha që të mos arrestohesha. Ato marrëzitë e asaj kohe. E unë mezi po prisja që të më arrestonin, por nuk e bënë këtë. Gazetarja: U bë e kundërta. Në vitin 2000 jeni i vetmi që keni ndaluar zoti Berisha. Presidenti Meta: Së dyti... pa prokurinë / pëlqimin e zotit Berisha. Se këtë përvojë e kam pasur, se kur ishte Ina Rama, kush e kishte prokurorinë, Berisha e kishte? Se e përmenda këtë emër, për të thënë që nuk e kishte Berisha, sepse po ta kishte Berisha nuk do ta kishte firmosur për një natë arrestimin e gjashtë drejtuesve të Gardës, se mund ta kishte firmosur arrestimin e një apo dy! Gazetarja: E përmenda zotin Berisha për të thënë se kur ka vullnet politik, nuk pyet fare për... Presidenti Meta: ...Tani do t’jua sqaroj përse jua përmenda zotin Berisha. Pyeteni kur ta takoni, se e di që keni një lloj kimie edhe ju! Më merr një ditë zoti Berisha në telefon kur ishte kjo çështja e kësaj videos, nëse e mbani mend, kur dhashë dorëheqjen dhe shkova vetë në prokurori për të nisur hetimet. Pas 21 janarit. Ku je? – më thotë Doktori. Jam në Durrës. A ka mundësi të vish, se kam një çështje serioze për të folur me ty. Po! – i thashë, duke menduar se çfarë ka ndodhur. – Shiko, se këta duan të të provokojnë prapë! Kam mësuar se duan të të arrestojnë, jo duan të të bëjnë, andej këndej! – Po le të më arrestojnë! – i thashë. – Çfarë problemi ke ti? Unë mezi po pres. Kjo gjë bëhet, sepse mendojnë, se ishin zgjedhjet vendore të atij viti... Gazetarja: Të vitit 2011. Presidenti Meta: Po. Kjo bëhet, – i thashë. – sepse mendojnë se duke më goditur mua, godasin Lëvizjen Socialiste për Integrim në mënyrë që Rama të marrë prapë mandatin. Ti mos u shqetëso fare! Vetëm ti ruaj qetësinë! Këtë punë e zgjidh unë, pa asnjë merak. Votat do t’i kesh shumë herë më tepër dhe ai nuk fiton, por ti ruaj qetësinë! Sepse po më thonte që jo kanë çuar fshe-
hurazi një ekspertizë në Angli, pa këtë e pa atë, etj. Kështu që me këto histori jam ngopur deri këtu dhe të gjithë shqiptarët, ta dini edhe ju, ta dinë edhe të gjithë qytetarët shqiptarë, që jo nga kjo “Ramaforma”, por nga asnjë lloj drejtësie, amerikane, europiane, Ilir Meta nuk ka shqetësimin më të vogël. Të vetmin shqetësim e kam vetëm nga drejtësia kombëtare, sepse drejtësia kombëtare është e pamëshirshme për çdo lloj politikani, i cili shet interesat kombëtare, i cili bëhet pjesë e lojërave kundër interesave kombëtare. Vetëm këtë kam, këto të tjerat a nuk i llogaris fare. Të gjitha këto janë lojëra sorosiane. Ka njëzet vite që vetëm me këto merren, me këo shpifje, me këto intriga. Edhe në 21 janarin kanë qenë të përfshirë, se ju e mbani mend, ato e-mailet apo jo? Gazetarja: Kur ju përmendni 21 janarin, ka edhe një... se kur ju thoni “Ramareforma”... Presidenti Meta: Donin të bënin një “pranverë arabe” edhe në Shqipëri. Gazetarja: ...zoti Rama deklaronte... Atëhere bëhej fjalë për skenarin tunizian... Zoti Rama atëhere deklaronte se është drejtësia e Berishës dhenë një mënyrë ose në një tjetër, ... Presidenti Meta: Si drejtësia e Berishës? Ina Rama ishte drejtësia e Berishës?! T’i lëmë këto muhabete! Gazetarja: Gjykata juve ju nxori... të pafajshëm. Presidenti Meta: Cila Gjykatë? Gazetarja: Të pafajshëm. Presidenti Meta: Po çfarë do të thonte gjykata për mua?! Çfarë do të thonte? Personi që çoi këtë lloj përgjimi, në orën e tij, ju e dini shumë mirë se çfarë gjetën ata në Amerikë apo jo? Gjetën videon e tij me zëvendësministrin në shtëpi se çfarë po bënin. Këtë nuk e përmend asnjeri! Ata përmendin një shantazh, një montazh totalisht të paligjshëm, që m’u bë mua, siç i bëjnë sorosianët këto punë, me qëllim që, se e para nuk ishte për të më goditur mua publikisht. E para ishte për të më bërë shantazh që unë të ikja nga
Berisha, të bëja koalicion me Ramën dhe të rrëzonim Berishën. Unë këtë gjë nuk e pranova. Ia thashë edhe Berishës se këta kanë këtë gjë, por është një mashtrim. Edhe ai madje më tha: Mos e jep dorëheqjen! – Unë i thashë: Do ta jap dorëheqjen, sepse këta kanë një skenar të zi. Sepse këta duan konflikt. Sepse këta duan gjakderdhje dhe unë dua të jem në këtë zyrë si zëvendëskryeministër apo si ministër që t’u jap një pretekst. Unë dua që të iki. Dua të iki vetë te drejtësia dhe ta sqaroj atë punë, sepse janë që të gjitha gjërat të qarta dhe madje i kam thënë që ata prapë nuk do të ndalen. Dhe kemi bërë deklaratë publike dhe kam njoftuar edhe Ministrinë e Brendshme, edhe SHISH-in. Ka dalë edhe Luan Rama, edhe unë që do të bëhet një skenar i dhunshëm, sepse ai ishte qëllimi. Unë e njoh shumë mirë veten time. Dhe të gjithë qytetarët shqiptarë. Lëre se çfarë thonë, se ata nuk i thonë këto që të më shqetësojnë mua, sepse ata e dinë se si i trajtoj unë këto lloj shantazhesh, e dinë shumë mirë, e kanë provuar. Por duhet ta dinë se asnjë vend armiqësor ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, por edhe asnjë vend, sado miqësor ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, nuk ka mundësinë më të vogël për t’i bërë një presion dhe shantazh Ilir Metës. Fare! Gazetarja: Pra akuza që ngrihet nga përfaqësues të mazhorancës se Ilir Meta po e zhvillon gjithë këtë betejë tani për shpëtimin e drejtësisë, por për të negociuar fatin e tij pas ngritjes së... Presidenti Meta: Lërini çfarë thuhet! Fati im! Ilir Meta ka bërë betejë për këtë Kushtetutë që i dha Shqipërisë me insistimin e vet, kundër gjithë atyre intrigave. Një ditë ndoshta do të bëj një skenar... Gazetarja: Libër, libër duhet të bëni. Të na e tregoni pak këtë historinë. Presidenti Meta: Libër po, por ta bëjmë edhe kështu se njerëzit edhe përtojnë të lexojnë në kohët tona. Ta bëjmë film që të rrëzojmë edhe fantazitë e Hollyëood-it vetëm me të vërtetat e reformës në drejtësi dhe çfarë ka hequr Ilir Meta me llojlloj intrigantësh, në mënyrë që të shpëtojë stabilitetin e vendit dhe të garantojë
normalitetin në këtë vend. Dhe në gjashtë vite në Shqipëri, vetëm pesë minuta dialog është bërë. Që ta dinë gjithë shqiptarët: Është bërë në zyrën e Ilir Metës atë ditë që donin ta kapnin drejtësinë me Kushtetutë, që nuk i lashë. Shikojeni fjalimin e keni të publikuar! Dhe i kam thirrur të gjithë, sepse bënin lojra. Gazetarja: Ofruat dorëheqjen. Dhe bëtë aktin më... Presidenti Meta: I kam thirrur të gjithë: Hajdeni tani këtu te unë ta zgjidhim këtë punë se kemi dhënë fjalën ta bëjmë me konsensus. I vetmi person që nuk ka ardhur a e dini ju se cili është aty? Është vetëm Edi Rama. Si shpjegohet? Dhe u arrit konsensusi, pa të. Kështu që unë për çështje serioze, të shtetit, të vendit tim, të kombit tim nukbëj asnjë lloj shakaje. Për çështje të tjera, edhe mund të bëjmë ndonjë shaka se njerëz jemi. Gazetarja: Ju e quani “Ramaformë”. Presidenti Meta: Po quani ndryshe! Reformë është kjo! Reforma është kjo! Reformat në Kushtetutë vetëm Komisioni i Venecias i bën. Kaq! Gazetarja: Në qoftë se jemi në këto kushte, cilat janë...? Presidenti Meta: Ata le të vazhdojnë. Unë nuk kam asnjë problem. Gazetarja: Ajo që u intereson shqiptarëve është drejtësia, është ndëshkueshmëria, vendosja e barazisë para ligjit. Presidenti Meta: Po, patjetër! Por çfarë po ndodh me Teatrin? Çfarë po ndodh me Unazën e Re? Si mund të ndodhë që të bëhet një tender, që ndahet në tri pjesë, pale që është totalisht i parregullt me letra, etj., etj., dhe kompani konkurente në të tria lotet është e njëjta kompani dhe jep ofertën zero? Dhe tenderi u quajt i vlefshëm. Vetëm pasi u bë gjithë ajo zhurmë, gjithë ajo rrëmujë, që dolën ata hallexhinjtë atje... Gazetarja: Që vijojnë atje... Presidenti Meta: A mban njeri përgjegjësi për këto gjëra? Ja pra, kjo është Ramaforma, situata tek Unaza e Re, ku (Vijon në faqen 9)
INTERVISTA (Vijon nga faqja 8)
çdo ditë, çdo javë ne kemi qindra njerëz, hallexhinj, sepse unë i kam pasur komshinj, ngaqë kam jetuar ca kohë tek Unaza e Re te shtëpia e prindërve të Monikës, këta shkojnë në burg, këta shkojnë në Polici pse duan të mbrojnë pronat e tyre. Pse kanë paguar taksa, pse kanë qenë në rregull me shtetin, etj., dhe pse kanë denoncuar një korrupsion. Dhe nga ana tjetër, jo peshkaqenët, po as cironkat nuk ka vajtur në burg, as recepsionisti nuk është ndaluar. Dhe çfarë është Ramaforma? Dritan Zagani rri akoma atje në azil. Pse? Sepse denoncoi lidhjet e disa të fortëve të cilët u ndaluan në Itali, etj. Ndërsa drejtorët e policisë, që ishin në kërkim për trafik, vazhdojnë dhe nuk i ndalon njeri fare. Kjo është dhe kjo nuk mund të funksionojë. Nuk mund t’i themi popullit shqiptar “prisni edhe pak, prisni edhe ca”, sepse ikën 5 vjet. Gazetarja: Por cilat janë pasojat afatgjata zoti Meta? Se ne po shkojmë, do ngrihen nesër këto institucione në këto kushte në vend... Presidenti Meta: Pasojat janë shumë të mëdha, shikoni se sa shqiptarë janë larguar nga Shqipëria. Më thoni një biznes serioz që ka ardhur në Shqipëri, gjerman, apo norvegjez – jo “Statkraft” që erdhi në kohën e Doktorit të madh – danez, pra një gjë që vjen në një vend ku ka besim se sundimi i ligjit po përmirësohet, që klima e biznesit po përmirësohet. Shikoni kursin e euros e nderuar gazetare për të kuptuar këtë lloj Ramaforme, se reforma është këtu në Kushtetutë. Shikoni kursin e euro se si ka ikur. Janë arsye normale? Ka logjikë këtu? Kush po dëmtohet? Po dëmtohen të gjithë bizneset e ndershme, vendas dhe të huaj, që prodhojnë dhe që eksportojnë. Dhe kush po përfiton? Përfitojnë ata të cilët duan ta përdorin Shqipërinë si lavatriçe. Kjo është e vërteta. Gazetarja: E ndjeni që po flisni si politikan apo si President i Republikës? Presidenti Meta: Unë po flas si President i Republikës në një situatë jonornmale. Nëse juve ju duket kjo situatë normale.... Po të ishte situatë normale, opozita të ishte në Parlament, Parlamenti të ishte në rregull, Gjykata Kushtetuese të ishte në rregull, edhe unë do të kisha bërë një ceremoni këtu, ndoshta për t’ju dekoruar juve, ose do të prisja ndonjë ambasador, etj. Unë po flas si President në një situatë për të cilën jam i shqetësuar, për vendin tim dhe për të ardhmen e qytetarëve të mi. Kaq, nuk kam asnjë shqetësim tjetër. Unë shqetësim kam vetëm drejtësinë kombëtare, ajo është e pamëshirshme mbi çdo politikan. Gazetarja: Por drejtësia institucionale do të jetë e tillë dhe në bazë të asaj që ju deklaroni zoti President, sot shqiptarët janë edhe më të shqetësuar për atë që vjen. Ju do të mjaftoheni vetëm me deklarimet dhe me statuset në “Facebook” apo keni një mision edhe në cilësinë e Presidentit të Republikës, garantit të Kushtetutës, simbolit të unitetit kombëtar për të ndërmarrë veprime të cilat mund të shmangin pasojat afatgjata? Presidenti Meta: Unë i kam ndërmarrë të gjitha veprimet dhe do t’i ndërmarr edhe në të ardhmen. Edhe ditën që opozita për fat të keq shpalli që do të digjet mandatet në Parlament, unë kam qenë për një vizitë në Gjermani për të takuar homologun tim atje. Unë kam dhënë menjëherë mesazhin -
ndërkohë që opozita e kishte thënë me kohë, sepse e kishte hapur idenë e lënies së mandateve prej një viti – që kjo është një marrëzi, që nuk i shërben as vendit dhe askujt. Përkundrazi do i bënin një shërbim Edi Ramës, se këtë nuk është se do ta shikonin me përgjegjësi, që prit se po shkojnë gjërat keq dhe duhet ekuilibruar diçka. Unë kam thënë askush nuk do të rri pa gjumë në Bruksel se ju po bëni një veprim të tillë, megjithatë ata e bënë, punë e tyre, përgjegjësi e tyre dhe kostot le t’i marrin edhe ata, për fat të keq po marrin edhe qytetarët shqiptarë. Gjithashtu, kam thënë opozita të bëjë një hap pas, të mos i dorëzojë mandatet, qeveria të bëjë dy hapa pas dhe të kthehet në kufijtë që i ka përcaktuar Kushtetuta, sepse qeveria kishte dalë nga kufijtë e Kushtetutës, sikurse ka dalë. Një nga arsyet pse jemi në këtë situatë pa Gjykatë Kushtetuese, pse jemi në këtë situatë pa Gjykatë të Lartë, pse jemi në këtë situatë edhe me Prokurorinë, kjo është arsyeja. Edhe dekreti që unë nxora për të shfuqizuar 30 qershorin, çfarë qëllimi kishte? Kishte qëllimin për të siguruar një normalitet në vend, për zgjedhje lokale që të merrnin pjesë të gjithë. Unë as i kërkova dorëheqjen Edi Ramës.... Gazetarja: ....Dua të qëndroj të reforma në drejtësi që ta mbyll argumentin... Presidenti Meta: Reforma është kjo (tregon Kushtetutën), që të mos ketë Kushtetutë tjetër. Gazetarja: Cila do të jetë rezultatja e lidershipit Meta në reformën në drejtësi? Publiku shqiptar, populli, sovrani, në emër të të cilit ju flisni, përveç oponencës tuaj të shprehur, çfarë do të mund të marrë nga burri i shtetit Ilir Meta? Presidenti Meta: Faleminderit për konsideratën... Gazetarja: Jeni në pozicion të tillë, jeni Kreu më i lartë i Shtetit... Presidenti Meta: Është e vërtetë, por për fat të keq jemi në situatën ku edhe pa thonjëza mund të thuhet i një grushti të butë shteti, pra të asgjësimit të gjithë institucioneve, të izolimit edhe të Presidentit si të vetmit institucion – sepse këtu vetëm dy institucione janë që nuk i ka marrë mazhorancës, që janë Presidenti i FSHF-së dhe Presidenti i Republikës, sepse të gjithë të tjerat po ta shikoni i ka marrë, i ka uzurpuar – dhe në këto kushte unë bëj detyrën time për të ruajtur qetësinë, për të shmangur konfliktet dhe gjakderdhjen. Dhe për një gjë të paktën jam i qetë deri tani që e kemi shmangur këtë gjë, megjithëse përpjekjet do të vazhdojnë. Sepse e kam thënë edhe më përpara dhe do e përsëri, kjo situatë në Shqipëri nuk është e rastësishme dhe duhet të kemi parasysh se Rilindja – se unë nuk kam asgjë me socialistët, jam vetë socialist si pikëpamje, si formim – pra, Rilindja nuk është thjesht një organizatë shqiptare. Është edhe një organizatë globale, një lloj Internacionale e re socialiste, që ka qëllime të caktuara, që në vlerësimin tim nuk janë në përputhje me interesat kombëtare të Shqipërisë, por edhe të shqiptarëve dhe as të stabilitetit në rajonin tonë. Gazetarja: Për cilën Rilindje jeni duke folur, atë me të cilën bëtë koalicion në vitin 2013? Presidenti Meta: Tani, unë koalicionin e kam bërë me Partinë Socialiste, nuk e kam bërë me Rilindjen. Fakti që tani Rilindja e kontrollon totalisht edhe Partinë Socialiste mua nuk më lë pa
9 E mërkurë, 24 KORRIK 2019 shpresë që një ditë nuk do të ketë Parti Socialiste, si ajo që i dha Shqipërisë mjaft gjëra pozitive në të kaluarën, përfshirë edhe kontributin e jashtëzakonshëm për krizën e Kosovës dhe për çlirimin e Kosovës. Gazetarja: Kur e kuptuat ju ekzistencën e Rilindjes si një organizatë, thoni ju, globale, me këto qëllime? Presidenti Meta: Tani është shumë e qartë, sepse e gjithë kjo situatë përfshirë edhe Ramaformën, është shprehje e një organizate globale dhe nuk kemi vetëm rilindësa shqiptarë, kemi edhe rilindësa ndërkombëtarë, të cilët janë pjesë e kësaj organizate. Gazetarja: Cilët janë ata? Presidenti Meta: Janë këta që flasin njësoj si Kryeministri jonë, edhe për çështjen e reformës, dhe që nuk kanë asnjë reflektim e asnjë ndjeshmëri për shumë probleme, që janë krijuar këtu për mosfunksionimin e institucioneve. Gazetarja: Më falni, i referoheni Sorosit në këtë rast? Presidenti Meta: Nuk është çështje thjesht e personit, është një organizatë, nuk është vetëm më Amerikë në atë që duhet “deep state”, por edhe në Europë, në të gjithë botën, është një organizatë jo për t’u nënvlerësuar. Gazetarja: Megjithatë, është një diskurs që dëgjohet, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të Vishegradit, ku ka një frymë të fortë kundër filozofisë sorosiane dhe ngjajnë pak si teza populiste. Mos kemi rënë edhe ne në këtë lloj konspiracioni? Presidenti Meta: Nuk mendoj se jam populist, jam tepër i qartë dhe flas me Kushtetutë, flas me ligje, flas me vendime. Nuk flas thjesht me propagandë dhe Kushtetuta është këtu, Kushtetuta që është votuar më 21-22 korrik. U bënë 3 vjet, mund të bëhen katër, mund të bëhen 5. Një ditë qytetarët shqiptarë, populli shqiptar, institucionet shqiptare dhe aleatët tanë të mëdhenj, të cilët tani kanë edhe punë të tjera dhe ndoshta tani nuk janë shumë të përqendruar dhe të vëmendshëm këtu, do të merren, do ta shikojnë do ta studiojnë këtë çështje. Sepse Shqipëria është një vend i NATO-s dhe ka për detyrë të jetë një vend demokratik, sepse në zemër të NATO-s, siç edhe tha edhe Sekretari i Përgjithshëm, Stoltenberg, qëndron demokracia, dhe jo tirania. Gazetarja: Dakord, por si President i Republikës, si kreu më i lartë i shtetit shqiptar, kur ju përmendi këto forca le të themi të jashtme, të cilat sipas jush kanë ndikim në atë që është duke ndodhur në Shqipëri.... Presidenti Meta: ....Patjetër, sepse situata në Shqipëri duhet të ishte shumë më normale... Gazetarja: ...E para, mos është një rënie edhe në pozitat – dikur e bënte edhe Kryeministri Rama, kur fliste edhe nga Brukseli për faktorë terciarë, të cilët mund të krijojnë destabilitet në Shqipëri. Ai asokohe përmendte Rusinë dhe faktorë të tjerë të lindjes, ju nga ana tjetër përdorni Sorosin? Mos është një rënie në pozitat e një konspiracioni tipik të vendeve të vogla, ku politika nuk mban dot përgjegjësitë e veta? Presidenti Meta: Unë nuk vuaj dot nga këto gjëra, por një gjë e di mirë unë nga historia, besoj që e dini edhe ju, që Kim Philby nuk ishte sovjetik dhe as bashkëshortja e tij nuk ishte sovjetike. Kështu që unë jam i bindur që edhe aleatët tanë do t’i gjejnë Kim Philby-t e rinj, të
cilët kërkojnë të komprometojnë imazhin e Shqipërisë si një vend demokratik dhe si një vend i qëndrueshëm në këtë rajon. Dhe absolutisht do të reflektojnë, sepse precedenti i dorëzimit të mandateve nga ana e deputetëve të opozitës është i papranueshëm për mua si President dhe ka qenë dhe mbetet gjithmonë i papranueshëm edhe mosregjistrimi i tyre në zgjedhje është i papranueshëm. Ashtu sikurse mos-hetimi i atyre dosjeve, 184, etj., është i tmerrshëm dhe askush nuk ka penguar, të paktën që nga ikja po themi e zotit Llalla edhe deri tani, pra dy vjet, për të mos treguar vullnet për të hetuar këto dhe për të hetuar dhe çështje të tjera e për të vënë përpara drejtësisë cilindo politikan, deputet, ministër, qytetar, drejtor, që ka marrë pjesë në një masakër zgjedhore apo është përfshirë me elementë të krimit të organizuar për shantazh, për blerje votash, etj., përpara drejtësisë, në qoftë se duam vërtetë domethënë që këtu të ketë një vend të sundimit të ligjit, edhe të sundimi të popullit. Dhe populli sundon vetëm përmes votës së lirë dhe të barabartë. Gazetarja: Në fakt, mezi po presim krijimin e shtetit të së drejtës, sepse jemi bërë shtet vetëm i ligjit dhe ligji që ndërtohet siç po do sot vetëm një mazhorancë... Presidenti Meta: Të ishte një mazhorancë do ishte mirë, por është i një personi. Gazetarja: Dakord, të një personi. Ju thoni “deep state”, që do të thotë kapja e shtetit, shtet paralel, grusht shteti. Zoti Basha në fakt, pas deklaratës suaj lidhur me çështjen e Sorosit dhe ndikimit të kësaj organizate edhe në destabilitetin aktual shqiptar, është shprehur se nuk duhet ta kërkojmë fajin te faktorët e jashtëm. Presidenti Meta: Sigurisht, disa faje ka edhe zoti Basha dhe opozita në këtë drejtim. E para, sa i takon reformës në drejtësi ata duhet të kishin qenë shumë më të qartë gjatë gjithë kohës që negocionin për reformën, duhet të mbanin shënime. Sepse ti shkon e flet me përfaqësues të EURALIUS, pastaj OPDAT, pastaj të ambasadës e pastaj ikën e flet një tjetër dhe thotë “jo po ramë dakord për këtë dhe nuk ramë dakord për atë”, këto janë çështje serioze. E dyta, ai ka pasur gjithë përkrahjen time si Kryetar Kuvendi për të gjitha çështjet e drejta. Unë një herë e takova zotin Basha kur erdha nga SHBA, që u takuam te Rogneri, meqenëse mora një kërkesë që të insistoja sa më shumë për konsensus nga Ndihmës Sekretari i Shtetit. E takova dhe e pyes: çfarë do ti, sepse nuk po e kuptojmë këtë gjë, se më tha edhe zoti Vasili që kishte qenë në takim me zotin Rama e që ju kishit nja 56 kërkesa? Ai m’i tha dhe në fakt nga ato njëra ishte thelbësore, rekomandimi 86 nëse nuk gabohem që e kishte përmendur zoti Bylykbashi. E pyeta se çfarë çështje ishte, sepse ai kishte edhe kërkesa të tjera që kishin lidhje me reformën zgjedhore, etj., dhe ma shpjegoi. I kam thënë shprehimisht: - Nëse më kërkon vetëm këtë gjë dhe ti voton këtë gjë zotëri, ti ke për ta marrë këtë kërkesë, por se mos më nxjerrësh ndonjë gjë tjetër? Jo, - më tha. – Ke folur ti, i thashë, me Doktorin, se mos thotë gjë ai? – Jo, më tha, edhe Doktori është dakord, nëse plotësohet kjo kërkesë ne do ta votojmë. – Këtë gjë ke për ta marrë i (Vijon në faqen 10)
INTERVISTA
10 E mërkurë, 24 KORRIK 2019
(Vijon nga faqja 9)
thashë, po se mos nxjerrësh ndonjë gjë. Dhe unë e mbajta fjalën deri në fund për atë gjë, që ata e morën. Pastaj opozita – unë nuk i vë dot faj opozitës sepse e votoi reformën me 140 vota – LSI që sot është në opozitë, në atë kohë ishte në mazhorancë, votoi 7 ligjet me garancinë që ato 7 ligje nuk do të ktheheshin aty ku u katandisën. Dhe unë i kam thënë gjithmonë opozitës që ju duhet të vini me një qëndrim alternativ për reformën në drejtësi, sepse nuk mjafton vetëm kontestimi, që ne e kontestojmë këtë gjë. Dilni me një propozim tjetër, për rivendosjen e reformës në afate kushtetuese, që ishin shkelur dhe një iniciativë e tillë është marrë në fakt nga grupi parlamentar i LSI-së, pavarësisht se nuk është pranuar fare të shqyrtohet as për procedurë në Kuvend, por edhe opozita për mua ka ndjekur një rrugë jo normale. Që do të thotë që Shqipëria sot ecën në dy rrugë pa pikë perspektive për t’u takuar. Rruga e parë është rruga e kapjes së të gjitha pushteteve, rruga e dytë është deligjitimimi i çdo institucioni. Këto janë dy rrugë që i ndajnë shqiptarë, nuk janë dy rrugë që na ndihmojnë të jemi të bashkuar, as të hyjmë në Europë, as të kemi një jetë me të qetë, më të sigurt, më me perspektivë, etj. Kjo është artificiale, kështu që në këtë drejtim të dyja palët kanë përgjegjësitë e tyre dhe unë jam i qetë, sepse u kam dalë borxhit të dyja palëve. Sa u takon ndërkombëtarëve, se vë re shpesh që thonë se Meta është kundër këtyre apo atyre. Unë kam një eksperiencë të gjatë me ndërkombëtarët, kam gati 30 vjet po themi, sepse edhe në Partinë Socialiste kam pasur një rol shumë të rëndësishëm, kam qenë Sekretar Ndërkombëtar, merresha me marrëdhëniet me jashtë që në vitin 1993. Tani, duhet ta kuptojnë të gjithë qytetarët shqiptarë, se ndërkombëtarët do të pranojnë atë lloj demokracie dhe atë lloj drejtësia që do të pranojnë qytetarët shqiptarë. Nuk duhet të mendojmë tani ne që ata nuk do t’i zërë gjumi pse ne e katandisim shtetin në këtë lloj situate. Gazetarja: Qytetarët shqiptarë nuk kanë asgjë në këtë histori. Në ka më të padëgjuar në këtë histori janë qytetarët shqiptarë, pavarësisht se flitet në emrin e tyre.... Presidenti Meta: Prandaj unë kam dhënë këtë zgjidhje për këtë situatë që nuk është normale. Që ne kemi një Parlament, ky që është, që nuk duhet të ishte. Është edhe për faj të opozitës, por edhe për faj të atyre që e shtynë opozitën që të shkonte atje ku nuk duhet të shkonte. Është edhe për faj të gjithë këtyre situatave që kanë të bëjnë me 30 qershorin, edhe për shumë të tjera. Mund të jetë edhe për fajin tim, nuk e përjashtoj këtë, pavarësisht se unë mendoj që i kam bërë të gjitha veprimet e mia, edhe kur kam qenë Kryetar i Kuvendit, dhe kam bërë çdo gjë si Kryetar Kuvendi që opozitë të mos dilte nga Parlamenti, edhe pse në atë kohë opozita ishte shumë më e parëndësishme në Parlament se sa tani. Sepse në atë kohë Rama-Meta kishin 84 vota, por prapë unë kam qenë shumë i durueshëm. Pse? Sepse opozita duhet të jetë atje, sepse opozita fjalën ka dhe nëse e teproi me fjalë nuk u bë qameti. Qytetarët të ndëshkojnë me votë nëse e teprojnë me fjalë, por ne kemi për detyrë të sigurojmë këtë bashkëjetesë demokratike të lindur që
në dhjetor të vitit ‘90 dhe ta forcojmë e jo ta vëmë atë në pikëpyetje dhe të ecim drejt kthimit të një partie-shtet. Gazetarja: Megjithatë, ajo që kjo reformë në drejtësi ka prodhuar, të paktën deri tani pa paragjykuar se cilët kanë qenë faktorët që e kanë çuar deri aty, është që ne kemi të krijuar një shtet mono-partiak, një shtet të kapur.... Presidenti Meta: ...Më fal, unë kam një pyetje për ju. Dje ishte 3-vjetori i reformës në drejtësi. Në cilin aktivitet ishte i ftuar Presidenti i Republikës? Gazetarja: Nuk ishit i ftuar të përurimin e godinës së re të drejtësisë? Presidenti Meta: Kryetari i Shtetit ku ishte i ftuar? Mirë si Kryetar Shtetit, po si ish-Kryetar Kuvendi? Gazetarja: Nuk iu kanë ftuar? Presidenti Meta: Po një meritë nuk e kam unë për këtë Kushtetutë që u bë me 140 vota? Gazetarja: Nuk keni marrë asnjë ftesë? Presidenti Meta: Nuk ka rëndësi kjo gjë. Mund të bëja dhe unë një aktivitet tjetër, por ç’të bëja unë, kur të bëja vetëm kritika.... Gazetarja: Pra, Presidenti i Republikës nuk është ftuar? Presidenti Meta: Më vjen keq, unë nuk di të kem patur ndonjë ftesë. Dhe çfarë keni dëgjuar ju shqetësimet për reformën në drejtësi publikisht kohët e fundit, të cilat kanë ardhur pas ashpërsimit të krizës politike në vend, këto janë shumë pak nga sa kanë dëgjuar partnerët tanë në këto zyra kur vijnë e takohen me mua prej gati 2 vjetësh apo edhe më përpara që kam qenë në postin e Kryetarit të Kuvendit, në mënyrën më të hapur, më të ndershme, më transparente dhe më të dokumentuar. Duke u thënë që shiko se kjo reformë po ecën në drejtimin e gabuar, ia kam thënë që në fillim të tetorit Drejtorit të Përgjithshëm për Zgjerimin të Komisionit Europian, zotit Danielsson, i cili është njeri shumë serioz. Pasi më ka folur për sukseset e reformës, për rezultatet e vetting-ut, i kam thënë dakord, por keni parasysh problemet që kemi. Se problemet më duket se nuk i keni të qarta. Një,
dy, tre, katër, pesë. Jemi pa Gjykatë Kushtetuese i kam thënë, krahasuar me këto që po ua them juve, atij i kam dhënë shumë më tepër informacion atij. Dhe unë jam President i Republikës dhe njerëzit më pyesin mua se kur do kemi Gjykatë Kushtetuese. Nuk di çfarë t’u them, nuk di çfarë të bëj dhe kjo do ta përshkallëzojë situatën, por nuk është gjë e mirë. I kam thënë, të lutem sill një mision nga BE-ja të bëjë një vlerësim të gjithë zbatimit të reformës. Si është reforma dhe si është zbatuar dhe çfarë mund të korrigjojmë në mënyrë që kjo të jetë një gjë e suksesshme për Shqipërinë në radhë të parë, të jetë e suksesshme edhe për ju, sepse ju doni një sukses, të jetë e suksesshme për të gjithë partnerët tanë.... Gazetarja: Dhe cila ka qenë përgjigja e tij? Presidenti Meta: Unë mund të flas për atë që i kam thënë unë. Nuk kam të drejtë të them se çfarë përgjigje kam marrë apo nuk kam marrë. Gazetarja: A nuk ndjeheni që jeni i padëgjuar nga komuniteti ndërkombëtar? Presidenti Meta: Nuk ka problem, unë ata i kam dëgjuar me shumë.... Gazetarja:...Madje ka një pretendim nga mazhoranca që zoti Palmer në deklaratën e fundit që bëri vetëm 3 ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit ju ka “shkarkuar” si President... Presidenti Meta: Së pari, më vjen shumë keq për këto banalitete. Këto më mirë se të gjithë i di vetë ai që i shpërndan. Që Ilir Meta edhe ditën e parë kur kam hyrë në zyrë si Kryeministër, isha në moshë të re, vetëm 30 vjeç, kur më ka ardhur një ambasador dhe më ka thënë “të lutem se po presim të firmoset kjo marrëveshja për një aferë Telekomi”. I kam thënë “zotëri kjo gjë nuk bëhet për arsye sepse cenon interesin publik të Shqipërisë dhe nuk mund t’i falim ne një kompanie off-shore Telekomin tonë”. Mund të pyesni Anasatas Angjelin se ka qenë ministër asokohe, e di edhe zoti Rama atë punë. Dhe kam bërë shumë mirë se kam mbrojtur edhe marrëdhëni-
et e vendit tonë me këtë vend dhe me institucionet financiare që ishin shumë të shqetësuara se mos një gjë e tillë realizohej, që do të thoshte një humbje shumë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë, por edhe për besueshmërinë që Shqipëria është një vend serioz që i bënë gjërat me ligje, që i bën gjërat me transparencë, etj. Sepse ti nuk mund t’i kërkosh parà Bankës Botërore, t’i kërkosh para FMNsë dhe pasuritë e vendit tënd t’i falësh “X” kompanie dhe kompanisë tjetër. Kështu që unë jam mësuar prej kohësh me këto çështje dhe me këto histori, nuk pres të më mësojë asnjë diplomat amerikan apo europian se si të mbroj idealet euroamerikane për liri, për drejtësi, për sundim të ligjit në vendin tim. Gazetarja: Ata janë partnerët tanë strategjikë... Presidenti Meta: Partnerët tanë strategjikë i kemi në zemër, siç në zemër të NATO-s është demokracia dhe këtë ne Amerika na e ka mësuar. Gazetarja: Ju më sollët në një pikë në fakt dy ditë ka ndodhur diçka. Janë dy raporte, dy artikuj që janë publikuar nga “Financial Times” dhe nga “World Politic Reviews”. Të dyja flasin për një problem të qasjes së politikës së jashtme të administratës Trump në përgjithësi, duke përmendur edhe emrat e Pompeos apo Boltonit e kështu me radhë, të cilët për hir të një kaosi le të themi të politikës së jashtme, qoftë me emërimet e papërfunduar në këtë administratë, qoftë për shkak të interesave dhe sidomos aktualisht në konfliktin me Iranin kanë “çeduar” le të themi në stabilitetin e Shqipërisë në nivelin e saj demokratik, duke vendosur si primare interesin që SHBA-të kanë me pritjen që Shqipëria u ka bërë muxhahedinëve... Presidenti Meta: Unë mendoj se të gjitha këto janë më shumë përralla, sepse pritja që Shqipëria u ka bërë muxhahedinëve ka nisur që në kohën e Berishës dhe kjo nuk është një favor që po ua bën dikush, ky është një detyrim i një vendi që vuajtur për lirinë ndaj një organizate të caktuar. Në rast se dikush e keqpër(Vijon në faqen 11)
INTERVISTA (Vijon nga faqja 10)
dor që thotë se këto po e mbaj unë se po vijnë këta të tjerët do t’i heqin, etj., këto janë mashtrime Gazetarja: A jemi duke paguar çmimin e një destabiliteti në emër të një interesi të tillë? Si mendoni ju si President i Republikës? Presidenti Meta: Ne po paguajmë sot çmimin e një klientelizmi ndërkombëtar dhe të një Rilindjeje shqiptare, por jo vetëm, edhe ndërkombëtare. Ndërkohë që unë jam i vendosur që Shqipëria të jetë një vend i përgjegjshëm, i sundimit të ligjit edhe i mbrojtjes së vlerave të NATO-s, por njëkohësisht edhe një vend që të ecë i sigurt në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, sepse kjo është politika zyrtare e SHBA-ve. Pra, mbështesin anëtarësimin dhe integrimin europian të Shqipërisë. Dhe unë e di shumë mirë se cila është rruga dhe mënyra që ndihmon Shqipërinë të anëtarësohet në BE. Sepse jam President i Republikës, kam qenë Kryetar i Kuvendit, kam qenë Kryeministër dhe mos harroni, që kur unë kam qenë Kryeministër, Shqipëria ka qenë përpara Kroacisë dhe vendeve të tjera sa i takon procesit të integrimit europian. Sot mund të marrim në qafë edhe Maqedoninë e Veriut nëse nuk reflektojmë në ditët në vijim. Unë në raport me SHBA-të jam politikani më korrekt në Shqipëri. Amerika është shumë e madhe, ndonjëherë edhe vetë amerikanët nuk e njohin sesa e madhe dhe sa e thellë është në kuptimin e mirë të soliditetit, të vlerave të lirisë, të demokracisë dhe vlerave të sundimit të ligjit. Marrëdhëniet e mia, jo me të gjithë ambasadorët amerikanë kanë qenë të shkëlqyera. Unë përmenda vetëm një rast, mund të përmendë dhe emrin, por emrin mund t’ua përmend z. Angjeli me që ka qenë Ministër i Financave në atë kohë. Qëndrimi im shumë i qartë, në mbrojtje të vendit tim, të interesit publik të vendit tim për të mos pranuar mbylljen e një afere që ishte nisur dhe që do të dëmtonte reputacionin e marrëdhënieve mes dy vendeve, nuk më pengoi mua as të pritesha zyrtarisht në Amerikë, një vit më vonë dhe as të takoja Presidentin Bush. Dhe e kam kërkuar sot për nesër, vetëm për një arsye, sepse kishte ardhur dhe Trajkovski i shkretë në Amerikë në atë kohë dhe kisha hall po të kthehesha pa takuar Presidentin Bush do thoshte Berisha se ishte dhe para zgjedhjeve, ja atë e priti këtë se priti. Në fakt mua më pritën të gjithë, por aty kishte ndodhur diçka e papritur dhe Amerika ma solli mua në takim Presidentin Bush. Pse? Për shkak të marrëdhënieve të mia të sinqerta me Amerikën, të cilat unë asnjëherë nuk i përgojoj dhe nuk i përdor. Unë edhe kur bëj një gjë nuk them ma kanë thënë amerikanët, ma kanë thënë europianët. Unë i dëgjoj të gjithë, në fund fare unë përgjegjësinë e marr vetë në raport me popullin shqiptar. Të heqim dorë nga keqpërdorimi i tyre, unë ato që kam ua them direkt, nëse kanë ata ma thonë direkt... Gazetarja: Nuk jeni i izoluar në këtë pikë... Presidenti Meta: Unë i izoluar? Ai që ka provuar të mbylli një derë e ka parë që unë kam hyrë nga dyer të tjera. Asnjë shqetësim, asnjë problem. Unë në Amerikë nuk kam ndërhyrë ndonjëherë në zgjedhje. Ke dëgjuar ndonjëherë të
flasë unë pro atij ose kundër këtij? Se nuk mund ta bëjë unë këtë gjë, sepse kushdo që të jetë në Amerikë unë do të punoj me Amerikën për vendin tim, jo për veten time, sepse s’kam nevojë unë për veten time. Unë Amerikën e dua për vendin tim, për kombin tim, nuk e dua për veten time, unë raportin time e kam me shqiptarët, ata më votojnë, ata më përkrahin ose ata më ndëshkojnë. Nuk e kam as me Europën. Unë jam pritur nga kryeministrat që 24 vjeç, më ka pritur Franc Vranicki që ishte një udhëheqës europian dhe më ka besuar para zgjedhjeve të 26 majit dhe është i pari Kancelar që ka paralajmëruar manipulimin e zgjedhjeve të 26 majit vetëm për shkak se më ka dëgjuar mua. Çfarë isha unë atëherë, një fëmijë 23-24 vjeç. Gazetarja: Po sot? Presidenti Meta: Sot, shumë mirë i kemi çështjet. Janë ça ngatërrestarë, ca intrigantë, është kjo organizata që të thashë, por gjërat do shkojnë atje ku duhet. E rëndësishme është që deri tani në Shqipëri, deri tani nuk ka pasur përplasje shumë të fortë dhe me pasoja gjakderdhje sikurse ka qenë dëshira. Unë do të vazhdoj të bëj punën time. Ndërkohë unë i shikoj të gjithë dhe të gjithë më shikojnë mua dhe duhet të hapim sytë dhe të kuptojmë se ato të drejta që kemi fituar mund t’i humbasim pak nga pak nëse nuk do i mbrojmë. E kam fjalën për qytetarët shqiptarë, ata duhet të jenë dyshues që tek unë i pari si President, që të qeveria, tek opozita dhe gjithë të tjerët, në mënyrë që të mos e humbasin sovranitetin e tyre mbi institucionet që duhet t’u shërbejnë interesave të tyre... Gazetarja: I kanë humbur, demokracia përfaqësuese e drejtpërdrejtë në këtë vend nuk funksionon... Presidenti Meta: ...Po që me ndryshimet kushtetuese të 2008, ai i mbani mend? Dhe dolën ambasadorët i bekuan, i mbani mend? Cilat ndryshime kushtetuese bekuan ata, ndryshimet e kushtetutës që shqiptarët e votuan me referendum pas ‘97-ës, për dy ditë i përmbysën të gjitha parimet “chek & balance”. Përse u bë ajo Kushtetutë aq e mirë? Ajo u bë që të mos përsëritej më 1997, ku ishte qëllimi kryesor, që përqendrimi i pushteteve në një dorë të çonte në një qeverisje pa frena. A ka frena qeverisja e sotme? Ky është një problem mjaft më serioz. Gazetarja: Për këto frena dua të flas, sepse freksionin e kësaj qeverisje, sipas jush, e kontrollon edhe një rrjet më i madh global. Duam të dëgjojmë deklaratën e Fondacionit për Shoqëri të Hapur e cila u referohet drejtpërdrejt vetëm ju z. Meta... Presidenti Meta: E kam dëgjuar këtë prononcim. Është prononcim korrekt nga ana e tyre, aq më tepër edhe në raport me qëndrimet e mia publike, të cilat nuk kanë qenë kaq të përmbajtura. Kuptohet që ato kanë ardhur si rezultat i një akumulimi afatgjatë, prej gati 20 vitesh nga ana ime, për shkak të angazhimit të shumtë prej këtyre strukturave në demonizimin tim, e cila në fakt ka shërbyer për të hapur rrugën për aktorë të tjerë që të bëjnë çfarë të duan në këtë vend. Ajo që mund të them është se gjëja më e mirë që ka bërë Fondacioni Shoqëria e Hapur këtu është sondazhi lidhur me besueshmërinë e reformës në drejtësi dhe sidomos përsa i takon vetting-ut, ku dilte qartë, në mos gaboj, që 63% nuk e besonin. Por ky studim, i cili besoj se
11 E mërkurë, 24 KORRIK 2019 është transparent menjëherë u zhduk nga qarkullimi. Gazetarja: Do takoheni? Presidenti Meta: Zonja Meço unë nuk kam asnjë problem për të bashkëpunuar me çdo investitorë të huaj që do të investojë në Shqipëri, me çdo bamirës që do të ndihmojë për demokracinë, por që të pranoj që të punohet një projekt për zhbërjen e demokracisë në Shqipëri dhe sovranitetin e Shqipërisë unë këtë gjë nuk mund ta pranojë kurrë sesi. Sepse unë kam lindur i lirë dhe kështu do të vdes. Kjo e para, e dyta sepse më the për frikën; një njeri ka frikë vdes çdo ditë, një njeri që nuk ka frikë vdes vetëm njëherë. Dhe të gjithë do të vdesim një ditë, rëndësi ka që të lëmë një trashëgimi sa më pozitive, politikanët për vendin e tyre, por edhe çdo njeri për familjen e tij dhe për shoqërinë. Ky është dallimi i një njeriu që ka frikë me një që s’ka frikë. Gazetarja: ...Megjithatë siç thotë Çurçill vetëm në luftë vdes një herë, në politikë mund të vdesësh më shumë se një herë.... Presidenti Meta: Kjo është tjetër histori, flasim për në jetën e përditshme. Gazetarja: Ju jeni rritur me pluralizmin në Shqipëri, megjithatë ju e pranoni vet, me dëshmitë që po jepni sot, unë po dëgjoj disa gjëra për herë të parë, pavarësisht viteve që kam në gazetari. Megjithatë pyetja vazhdon të jetë e njëjta dhe kam një skepticizëm që e ka dhe një pjesë e mirë e shqiptarëve; përse i keni dhënë kaq benefite dyshimi ju zoti Rama si përfaqësues i këtij organizimi... Presidenti Meta: E di, e di. Ju jeni shumë të këndshëm. Kur bëja koalicion me Nanon, me thoshin: “Ti përkrah Nanon”, pastaj me Berishën më thoshin: “Ti mban Berishën”, pastaj me Ramën: “Ti mban Ramën”. Gazetarja: Dhe i ke mbajtur, keni qenë “Kingmaker”... Presidenti Meta: Më fal, meqenëse folët për “Kingmaker”, le të flasim dhe për rotacionet. Falë LSI-së u bë, për herë të parë në 2005, rotacion paqësor i pushtetit. Po kështu edhe në 2009 që u bë qeveria LSI-PD, po kështu edhe në 2013 ku LSI u shkëput nga PD, ndërpreu kontratën dhe bëri koalicion me PS. Mendoj se LSI ka ca kusure të vetat, si ishparti që unë kam drejtuar... Gazetarja: Që janë tuajat... Presidenti Meta: ...I pranoj unë s’ka problem, por (LSI) ka edhe ca merita dhe kontribute, sepse pa atë forcë politike shqiptarët nuk do merrnin vesh gjë fare se ku ishin dhe çfarë bëhej në këtë vend. Por kjo nuk është më një histori për mua. Askush nuk duhet të mendojë që mendja ime është pas te një adresë. Unë jam këtu. Ditën që kam vënë dorën mbi Kushtetutë shoh vetëm interesin kombëtar dhe asnjë interes tjetër... Gazetarja: Më ndaluat te 2013, thatë që bëtë tranzicione të buta, por në 2013 sollët në pushtet një koalicion... Presidenti Meta: Tani kam një pyetje për ju. Çfarë do të bëja unë nëse populli shqiptar i dha 64 mandate Edi Ramës. Do të bllokoja qeverisjen e vendit? Gazetarja: Jo ju e bëtë koalicionin më herët... Presidenti Meta: Më fal, çfarë do të bëja unë kur populli shqiptar i dha PDsë 70 mandate dhe LSI, pavarësisht se i dha shumë më tepër, por i ngelën sa i ngelën për shkak të atyre që ndodhën, unë jam i detyruar të lexojë vullnetin e popullit shqiptar.
Gazetarja: Në 2013 nuk lexuat vullnetin, u prish koalicioni më përpara, u afruat sërish me Edi Ramën, njeriun me të cilin shkëmbyet akuzat më të forta të mundshme... Presidenti Meta: Koalicioni LSI-PD në atë kohë nuk ishte shumë i natyrshëm, pavarësisht se ishte funksional dhe e vërteta është se edhe shumë veta brenda PD nuk e donin këtë koalicion. Në fakt, jo se nuk donin koalicionin me LSInë, por ata donin t’i fusnin minat Sali Berishës dhe e shikonin si rrugë që të prishej LSI me PD dhe e bënë këtë punë çështje të tyre. Unë kam qenë shumë korrekt edhe me Berishën në koalicion edhe me Edi Ramën. Sesi janë tani këto punët e koalicioneve, kjo është një histori që mua nuk më intereson. Unë nuk mund të bllokoja qeverisjen, o do të jap një zgjidhje në interes të qeverisjes ose jo. Të mos harrojmë se në dy vitet e para 2013-2015 u bënë reforma. Pastaj filluam të kalojmë te Ramaforma, ku Ramaforma e vërtetë filloi me kalimin e 70 mandateve deri në 2017. Sepse deri në 2017 ishte me frena qeverisja, në shumë aspekte, tani është pa frena. Gazetarja: A ishte e tepërt për një president publikimi i SMS me z. Rama lidhur me faktin se pas vitit 2017 Lulzim Basha nuk do të ishte me kryetar i PD dhe se ju pas mandatit presidencial do të shikonit një LSI inekzistente? Presidenti Meta: Publikimi nuk është normal, sepse nëse unë dërgoj një SMS dhe ti e publikon kjo është shkelje etike dhe nuk është në natyrën time. Madje, mu lutën të gjithë kur ishte koha e mocionit me Nanon që të publikoja letrat që më dërgonte nga burgu, por nuk e bëra këtë gjë, siç e bënë disa kolegët e mi. Por në rastin konkret, kur situata shkon kaq keq në vend dhe kur njerëzit e shikojnë përgjegjësinë te Presidenti, te Kryeministri nuk do rrinë ata ta analizojnë me detaje jo neni kaq dhe aq, sepse ke dhe juristë që i ngatërrojnë këto punët e Kushtetutës, dhe unë isha i detyruar të tregojë që kjo është përgjegjësi e këtij. Ky ka hall tani si të më lërë mua pa gjurmë LSI-je, se mua po më kërcet shumë për LSI-në. Unë s’pyeta për Partinë Socialiste, që vajta atje që në fund të ‘91-shit, kur nuk shkonte njeri dhe s’kishte arsye përse të shkonte, sepse pushteti shkonte drejt PD. Unë gjithë miqtë e mi i kisha me PD, që nga profesor Pashko e gjithë të tjerët, por unë atë mendim kisha, kisha lexuar për socialdemokracinë, nuk më pëlqente kjo që gjithë njerëzit kalonin andej dhe unë jam pak kontrapedal dhe dua t’i çoj gjërat më në ekuilibër. Dhe ajo parti prapë më dha mundësinë më bëri deputet në 1992, pastaj u bëra Kryeministër, mora gjithë ato pozicione duke menduar që këto gjëra t’i shërbenin vendit. Kur e pashë që kjo situatë nuk funksiononte krijova parti të re, mund të dilte me zero LSI, siç kanë dalë shumë pari që janë ndarë nga partitë e mëdha. Rrezik i madh ishte, aq më tepër që atëherë ishte mazhoritar dhe unë nuk e vura veten as në listën proporcionale të partisë. Mjaftonte që unë të kisha humbur në zonën time, kur PS ishte në pushtet në kohën e Nanos kryeministër dhe mund të mos isha në politike fare. Gjithmonë unë kam bërë zgjedhjet bazuar në bindjet e mira, por edhe në moralin tim. Marrë nga emisioni “Tempora” të Televizonit “Ora News” (Vijon në numrin e nesërm)
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE
12
E mërkurë, 24 KORRIK 2019
30 qershori “pret kokat” e para brenda PS-së, ikin Bushati, Gjylameti dhe Nikolla
RISTRUKTURIMI Partia Socialiste mblodhi pasditen e djeshme Asamblenë Kombëtare, ku në fokus të punimeve ishin zgjedhjet e 30 qershorit, por edhe ato brenda partisë që pritet të zhvillohen. Sipas kryeministrit Edi Rama, Partia Socialiste do të ketë ristrukturim vertikal dhe horizontal në gjithë strukturat e saj. Gjatë fjalës së mbajtur në këtë
asamble, Rama bëri me dije dhe propozimet për ndryshimet në krye të partisë socialiste për qarkun Shkodër, Lezhë dhe Tiranë. “Kjo parti duhet ti takojë njerëzve shumë më shumë seç u ka takuar sepse njerëzit i dhanë kësaj partie mundësinë që të shënojë një tjetër moment për të qenë krenar në historinë e saj, 30 qershorin. Secili nga ju ka
një detyrë dhe do të vlerësohet nga vetë procesi, dëshiroj që që tani të propozoj disa ndryshime, së pari në udhëheqjen e qarqeve, në qarkun e Shkodrës, qarkun do ta drejtojë kryetari i bashkisë Shkodër, Tiranën ta drejtojë Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati. Qarkun e Lezhës ta drejtojë Sandër Lleshi. Ndërsa për Lindita Nikollën kam një tjetër
propozim që do e diskutojmë më pas. Për sekretariatin kemi rënë dakord që të bëjmë disa axhustime të nevojshme”, tha Rama. Deri më tani në krye të drejtimit të qarqeve të Shkodrës, Lezhës dhe Tiranës kanë qenë: Ditmir Bushati për Shkodrën, Blerina Gjylameti për Tiranën dhe për Lezhën, Lindita Nikolla.
Presidenti francez Emanuel Makron vonon punimet e Asamblesë së PS-së, Rama: Ndjesë, më mbajti në telefon!
Rama: Asnjë marrëveshje për të “ndenjurat” e politikanëve, duam paqe politike K
ryeministri Edi Rama ka deklaruar sot gjatë mbledhjes së Asamblesë, se është i gatshëm që të zhvillojë negociata me opozitën sipas tij në të mirë të vendit. Ai ka thënë se është i gatshëm të ulet me opozitën parlamentare dhe me opozitën jo parlamentare. Rama tha se ata kanë një vend në komisionin e reformës zgjedhore, duke iu referuar partisë demokratike. “Patjetër që ne duam paqe politike, por një paqe politike që duhet të nisë me Shqipërinë dhe jo për karriget. Dora ime mbetet e shtrirë për të shkruar prapë kur të vij momenti. Reforma në drejtësi mbetet një sfidë e përbashkët me opozitën parlamentare dhe jo parlamentare e cila ka dhe një vend të lirë, bosh që e pret, madje ka edhe veto, ky është ndryshimi mes nesh dhe tyre që më bën krenar. Reforma në drejtësi nuk negociohet, nuk diskutohet, vetëm mbështetet. Duhet të jetë e qartë që unë personalisht nuk kam disponim për asnjë marrëveshje politike, për të ndenjurat e politikanëve, për asnjë qoftë majtas, qoftë djathtas, qoftë këtu brenda, qoftë jashtë kësaj salle. Borxhi që na ka futur populli në 30 qershor nuk shlyhet dot. Mesazhi që kam për ata që përfunduan aty ku e meritojnë dhe ranë në gropën që i hapët vendit, qoftë kushdo nën këtë çati socialistësh, hesapet me drejtësinë i ka individuale dhe do ti trajtojë individualisht. Partia jonë nuk ka gatishmëri të mbrojë dhe të justifikojë asnjë që mund të ketë hesape me drejtësinë”, deklaroi Rama. Vonesa Mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste që u mbajt pasditen e djeshme te Pallati i Kongreseve do të niste pak minuta me vonesë, dhe kjo për “faj” të Presidentit francez Emanuel Makron. Për këtë fakt kryeministri Edi Rama kërkoi ndjesë për vonesën, por kjo kishte ndodhur sepse ai tha kishte zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me presidentin francez Emanuel Macron. “Nuk është në natyrën time të vonohem, ju kërkoj ndjesë, por kisha një bisedë të gjatë telefonike me presidentin e Francës”, tha kryeministri.
Më tej Rama e nisi fjalën e tij me zhvillimet e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit ku sipas kryeministrit zhvillimi i tyre ishte fundi i historikut të përçarjes politike me synimin e marrjes peng të Shqipërisë. “Sot jemi mbledhur për një moment që mbyll vitin politik dhe qe në të njëjtën kohe për ne është i nevojshëm në funksion të vitit të ri politik. Do ta nis nga 30 qershori, si fundi i një akti të radhës në historinë e politikës së përçarjes, një akti frymëzuar dhe organizuar për të marrë peng Shqipërinë, në kuptimin e plotë të fjalës, duke marrë peng zgjedhjet, dhe përmes tyre reformën ne drejtësi. Prandaj ato zgjedhë u kthyen ne një kulm të një përplasjeje që është shfaqur herë pas here mes anti-shtetit dhe shtetit. Por këtë herë me një dimension më shumë, me dimensionin e përpjekjes për të mbrojtur pandëshkueshmërinë në raport
me një Shqipëri të drejtë që ne luftojmë me plot pengesa, gabime, dështime dhe jo vetëm me arritje, dhe ne rrugën drejt te cilës jemi siç i takon PS, ne përputhje me interesin kombëtarë, dhe me miqtë dhe partnerët tanë strategjik”, deklaroi kryeministri Rama. Paralajmërimi I prerë ishte me të vetët, kryeministri Rama ndërsa i bëri të qartë gjithsecilit se do të përjashtohet nga projekti politik i PS-së në 2021 gjithkush që nuk do të bëjë kilometrat e veta për ta merituar, i bindur kështu se do e çojë deri në fund mandatin e tij qeverisës. “Është koha që secili e secila në këtë sallë, të bëjë kilometrat e veta. Dua ta them që sot, nuk mund të ketë më deputetë që marrin malet për të takuar njerëz, që marrin njerëzit në krah për t’iu zgjidhur një hall, që rrinë në kontakt me njerëzit, dhe nga ana tjetër deputetë që edhe
në 30 qershor kanë shkuar te njerëzit vetëm javën e fundit. S’mund të ketë më anëtarë të PS që kujtohen vetëm nga ftesa për mbledhjen e asamblesë, apo që nuk shfaqen te njerëzit, pavarësisht se janë në çdo mbledhje. Kush nuk i përgjigjet ritmit që kërkon 30 qershori nuk do jetë më në projektin prolitik të vitit 2021”, tha Rama. Po i qartë ishte mesazhi i tij edhe për kryebashkiakët e rinj të zgjedhur më 30 qershor. “Dua ta them që sot, se është e fundit që dëshiroj të ndodhë, do dalë jashtë çdo kryebashkiak që do bëjë gabimin të mendojë se mund të bëjë pa njerëzit e pa ne. Revolucioni imagjinar, ishte një turp u kthye në disfatë shembullore. Dua ta them qartë se kush ka qenë viktimë e presionit për të ardhur në Bulevard, nuk duhet të preket, dhe nuk ka pse të preket për këtë arsye në të drejtën e tij që ti vijojë punën në Bashkitë që ne nuk i fituam me kundërshtarë por që 30 qershori na i ka lënë si barrë për të treguar kush jemi. E kam thënë dhe dua ta dëgjojnë të gjithë kryebashkiakët, asnjë grua asnjë vajzë nuk do të largohet nga puna në asnjë nga bashkitë e djathta që nuk janë më duart e kryebashkiakëve të djathtë. Lart qoftë mund të dalë dikush të bëjë të kundërtën. Për sa na takon do bëjmë çmos që asnjë revansh politik të mos tolerohet. Nuk diskutohet që çdo vend i zënën pa meritë, nuk ka si të justifikohet e mos lirohet, por gjithçka do zhvillohet në mënyrë të strukturuar, dhe ku do zhvillohen analiza të mirëfillta e vendimmarrja do jetë e argumentuar e transparente, por absolutisht nuk do i njohim të drejtën të kthejnë bashkinë nga klientelë e djathtë në gjoja të majtë. Në klientelë njerëzish për qoka dhe arsye vetjake. Nuk duhet të harrojmë se Shqipëria në 30 qershor nuk ka fituar për të majtën por për të drejtën dhe ne duhet të bëjmë një përpjekje maksimale, që të bëhemi më të drejtë dhe të jemi më të drejtë edhe kur gjykojmë njerëzit. Administrata nuk duhet gjykuar në asnjë mënyrë nga këndi majtas, nuk do shkelim asnjë të drejtë”, u shpreh gjatë punimeve të djeshme të Asamblesë së PS-së, Edi Rama.
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së
Taulant Balla: PS e hapur për të rinjtë, mandatin e kryetarit e përcakton statuti
P
as Asamblesë Kombëtare, PS do të mbledhë në muajin janar Kongresin e partisë prej nga do të dalin edhe Asambleja dhe Kryesia e re. Lajmi u dha nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, i cili tha dje për “News 24” se PS nis një proces të rëndësishëm të hapjes së partisë, në kuadër të bashkëqeverisjes me qytetarët. “Një proces me rëndësi që vjen gjithmonë pas cdo zgjedhjeje lokale. Plotësohet cikli 4 vjeçar i organit më të rëndësishëm drejtues, dhe nis një analizë në themel të organizimit politik dhe elektoral, një proces rifreskimi i organizatave socialiste, e më pas Kongresi që do të zhvillohet në fundin e muajit janari prej nga
do të dalin asambleja dhe kryesia e re e PS-së. PS nis një proces të rëndësishëm hapjeje, është shumë e rëndësishme të ngremë forumet e komunikimit me qytetarët, në kuadër të bashkëqeverisjes. Procesi do të
synojë sa më shumë të rinj, jemi partia që kemi më shumë gra në anëtarësi, e kemi bërë në nivel të qeverisë. Ne gjithmonë kemi bërë rifreskim e përshtatje të strukturës. Pas zgjedhjeve vendore, ku vëmendja do jetë te punët në shërbim të komuniteteve, zgjedhjet e 2021 janë vetëm 22 muaj larg duhet të nisë puna që tani për zgjedhjet.”- u shpreh Balla, ndërsa shprehu edhe një herë vendosmërinë e tij se PS do i shkojë deri në fund mandatit të dhënë nga shqiptarët me votë. “E kemi thënë prej muajsh PS do i
qëndrojë mandatit të 25 qershorit, cdo ndërprerje e mandatit është besëthyerje e besimit të dhënë nga votuesit. Ne do e cojmë këtë mandat deri në fund, prë të fituar një mandat të tretë për të cuar deri në fund punët e nisura në shërbim të qytetarëve shqiptarë.” vijoi me tej Balla. Duke u ndalur në punimet e Asamblesë, Balla komentoi edhe një prej pikave të rëndit të ditës, atë të kryetarit të partisë. “Mandatin e kreut të PS e përcakton zgjedhësit, e përcakton vota e shqiptarëve në zgjedhjet
politike, e kemi të sanksionuar në statut. Rama në krye të PS mbart votën e shqiptarëve dhe këtë model nuk e kemi vetëm po edhe shumë parti në Europë. Kemi integruar vendimmarrjen e zgjedhësve lidhur me mandatin e lidershipin e partisë. Të gjitha institucionet e tjera,sikurse është kongresi e delegatët kalojnë në proces zgjedhjesh në parti. Një proces i hapur, me parimin një anëtar një votë për delegatët e kongresit”, tha dje Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE
13
E mërkurë, 24 KORRIK 2019
“Toyota Yaris”, Lulzim Basha i përgjigjet pozitivisht thirrjes: I gatshëm të bashkëpunoj me drejtësinë belge
N
jë grup prokurorësh federalë belgë, do të asistojnë në seancën e marrjes në pyetje të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i thirrur të dëshmojë si persona që ka dijeni për çështjen e njohur si “Toyota Yaris”. Zyrtarisht, Prokuroria për Krime të Rënda tha se kreu i PD-së është ftuar të paraqitet me datë 25 korrik dhe do të japë shpjegime për denoncimin që bëri në Kuvend, dy ditë pas të cilit u bllokuan në portin e Durrësit automjetet që vinin nga Belgjika, në të cilat ishte fshehur shuma prej 3.4 milionë euro. Ai pritet të japë shpjegime se cili ishte burimi i informacionit. “Përfaqësues të Prokurorisë Federale të Belgjikës kanë mbërritur në Shqipëri me qëllim vijimin e kryerjes së veprimeve proceduriale të kërkuara dhe të lejuara nga autoritetet gjyqësore shqiptare. Këto veprime konsistojnë në marrjen në pyetje të personave të pandehur si dhe marrjen në pyetje të shtetasit Lulzim Basha ditën e ditën e enjte datë 25 korrik 2019”, njoftoi prokuroria. Belgjika prej disa muajsh po heton paralelisht me Shqipërinë për të zbuluar personat e implikuar në pastrimin e parave. Aksioni për bllokimin e eurove u finalizua me 24 qershor të vitit të kaluar. Paratë ishin fshehur në dy nga shtatë Toyotat e blera në shtetin belg. Në pranga përfunduan pesë persona, ndërsa në kërkim janë shpallur dy kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi.
NËNKRYETARI I PD
D
eklarata e Presidentit Ilir Meta se në 13 tetor garantonte pjesëmarrjen e një partie të opozitës në zgjedhje, ngriti pikëpyetje nëse aleatët ishin të bashkuar në qëndrimin për zgjedhjet e dekretuara nga kreu i shtetit. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka garanton se nuk ka përçarje mes opozitës dhe se ata pranojnë 13 tetorin e dekretuar nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta për zhvillimin e zgjedhjeve lokale. “13 tetori i dekretuar nga Presidenti është datë zyrtare për mbajtjen e zgjedhjeve. Presidenti është i vetmi që ka të drejtën kushtetuese të dekretojë zgjedhjet. Për ne pjesëmarrja ose jo në këto zgjedhje kushtëzohet nga rrethanat e tjera dhe të njëjtin qëndrim ka edhe LSI dhe në këtë pikë, madje në asnjë pikë tjetër nuk ka ndarje”, u shpreh dje Paloka në një intervistë për
Prokurorë belgë në Tiranë për milionat e eurove në “Toyota Yaris”, nesër dëshmon Basha
Përgjigjja e Bashës Ndërsa Prokuroria për Krime të Rënda njoftoi se kreu i Partisë është ftuar të paraqitet me datë 25 korrik dhe do të japë shpjegime për denoncimin që bëri në Kuvend, lidhur me
rastin e “Toyota Yaris”, burime nga selia blu bëjnë të ditur se kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur gatishmërinë e plotë që të kontribuojë në hetimin e autoriteteve të drejtësisë belge për dosjen e njohur si
“Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milionë euro dhe ku kreu i PDsë pretendon se në këtë çështje është i përfshirë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla. Kryetari i opozitës është shprehur i gatshëm për të
ISH-DEPUTETI I PD
ndihmuar me informacionet që disponon në zbardhjen e lidhjeve kriminalo - politike në aferën e pastrimit të miliona eurove me garanci politike të përfaqësuesve më të lartë të kupolës së Rilindjes. Vetë Basha mësohet se është në kontakt me autoritetet belge dhe mbetet në pritje të rakordimit me to për mënyrën e bashkëpunimit. “Kryetari i opozitës është shprehur i gatshëm për të ndihmuar me informacionet që disponon në zbardhjen e lidhjeve kriminalopolitike në aferën e pastrimit të miliona eurove me garanci politike të përfaqësuesve më të lartë të kupolës së Rilindjes. Zoti Basha është në kontakt me autoritetet belge dhe mbetet në pritje të rakordimit me to për mënyrën e bashkëpunimit”, thanë dje për “Koha Jonë”, burime nga selia e PD-së. Nga ana e tyre, pala belge i kërkon Bashës përgjigjen e tre pyetjeve: Si u informua Basha për sasinë prej 3,4 milionë Euro? Cilat ishin informacionet ekzakte? Si dhe: Kush ia dha zotit Basha këtë informacion?
Paloka: Njohim 13 tetorin, protestat nuk ndalen I
Bumçi: Jemi në momentin më frymëzues të PD-së
“A2 CNN”. Por Mendimet ndryshe nuk mungojnë brenda vetë demokratëve. Paloka shprehet se ka qenë mbështetës i djegies së mandateve të shtrirë në kohë. “Unë kam qenë për djegien e mandateve por në një kronologji tjetër kohore”, tha ai. Paloka sqaron se procesi i vetëdeklarimit për të gjithë anëtarët e
deputeti demokrat thotë se kjo verë e gjen PD-në të gjallë , në momentin më frymëzues. “Kjo verë e gjen PD-në të gjallë, në këmbë dhe më frymëzuese në këto 6 vite. Jo vetëm në këto 6 vite, por edhe pak më shumë. Ky është momenti më frymëzues në PD. Treguesit janë aty. Është rikthyer i gjithë elektorati i djathtë. Në 2017-ën ne ramë ndjeshëm me rreth 200 mijë
Këshillit Kombëtar synon kontrollin e integritetit moral dhe profesional të zyrtarëve të cilët i kërkojnë besim qytetarëve për t’i qeverisur dhe se këtij procesi do u nënshtrohet edhe vete Lulzim Basha. Nënkryetari demokrat pranon se periudha e verës nuk ndihmon aksionin e opozitës, por protestat nuk do të ndalen.
sh-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, ishte i ftuar dje në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN, ku ndër të tjera foli edhe për vettingun e brendshëm në PD. dhe për këtë proces që po zhvillohet në selinë blu, Bumçi bëri me dije se po asistohet nga Partia Konservatore britanike “Integriteti i figurave që kjo parti do t’i nxjerrë para qytetarëve. Kjo do të jetë një lloj site. Vlera është në momentin që flasim. Vitet e fundit pati një shkarje të rëndë në demokracinë e vendit, por nuk ishte problemi në atë që bëmë në të kaluarën, por çfarë po bënin në atë moment. Në këtë moment, PD vendosi të kishte kriteret e saj për të qenë së më përfaqësuese në vlerat e saj. Ne kemi bashkëpunuar ngushtësisht me Partinë Konservatore britanike”, tha Bumçi. Edhe pse jashtë Parlamentit dhe jashtë pushtetit vendor, ish-
vota. Kanë ndryshuar disa gjëra. Qytetarët kishin nevojë për akte të forta për të fituar besimin. Çadra ishte një vendim i drejtë, por mënyra se si u zhvillua fushata krijoi një moment besimi. Pas zgjedhjeve të 2017-ës ka qenë momenti më i ulët, mendoj që pas 1997, por ishte një krizë akute”, u shpreh ish-deputeti i PD-së, Aldo Bumçi.
POLITIKE
14
E mërkurë, 24 KORRIK 2019
Pampuri: KE-ja fakton shqetësimin se me blerjen e pushtetit përmes parave të pista të krimit dhe korrupsionit, Edi Rama ka braktisur çdo përgjegjësi
Raporti i KE, PD: Sa më shumë qeveris Rama, aq më shumë rritet varfëria
DEPUTETI I PAVARUR
Maliqi: Edi Rama, hipokrit e cinik, duhet rrëzuar sa më parë
P
ërmes një deklarate nga selia blu, ish-deputetja e PD-së Orjola Pampuri ka komentuar raportin e Komisionit Europian, që pohon se varfëria në vend është rritur me 35.2%. Sipas, saj, sa më shumë qeveris Edi Rama, aq më shumë do të rritet varfëria e shqiptarëve. Në vlerësimin e demokratëve, në raportin e saj, KE-ja fakton shqetësimin kryesor të opozitës se me blerjen e pushtetit përmes parave të pista të krimit dhe korrupsionit, Edi Rama ka braktisur çdo përgjegjësi për mirëqenien e qytetarëve. Familjet më të prekura nga rritja e varfërisë në vend janë ato më të pambrojturat, janë të papunët, familjet që jetojnë në fshat, të moshuarit, gratë e divorcuara, personat me aftësi të kufizuara, si dhe romët dhe egjiptianët. 35.2 përqind e rritjes së varfërisë do të thotë se shteti ka dështuar plotësisht me kujdesin dhe politikat sociale. “Treguesit më të qartë të qeverisë së Edi Ramës janë dy: rritja e abuzimit me pasuritë publike dhe rritja e varfërisë. Të dy këta tregues shkojnë paralel me njëri tjetrin. Sa më shumë vjedh kjo qeveri, aq më shumë rritet varfëria në shoqërinë shqiptare. Këtë të vërtetë e ka pohuar, së fundmi, edhe Komisioni Europian, sipas të cilit shkalla e varfërisë në Shqipëri është rritur në 35.2%. Raporti fakton shqetësimin kryesor të opozitës se, me blerjen e pushtetit përmes parave të pista të krimit dhe
korrupsionit, Edi Rama ka braktisur çdo përgjegjësi për mirëqenien e qytetarëve. Familjet më të prekura nga rritja e varfërisë në vend janë ato më të pambrojturat, janë të papunët, familjet që jetojnë në fshat, të moshuarit, gratë e divorcuara, personat me aftësi të kufizuara, si dhe romët dhe egjiptianët. 35.2 përqind e rritjes së varfërisë do të thotë se shteti ka dështuar plotësisht me kujdesin dhe politikat sociale. Niveli më i lartë i varfërisë është në verilindje të vendit, ku investimet e qeverisë janë diskriminuese, papunësia shumë e lartë, mundësitë shumë të vogla dhe heqja e të pamundurve nga
listat e ndihmës ekonomike, është një krim tjetër në listën e dëmeve që kjo qeveri u ka shkaktuar qytetarëve. Komisioni Europian rrëzon si të dyshimtë skemën e ndihmës ekonomike, të denoncuar si të padrejtë, përjashtuese dhe abuzive nga Partia Demokratike. “Efektiviteti i skemës është e dyshimtë, pasi kompensimi mbetet nën kufirin e varfërisë së skajshme. Skema mbulon vetëm një pjesë të vogël të personave që jetojnë në varfëri”. – thekson Komisioni Europian. Raporti vë në dukje thellimin e varfërisë të pensionistëve për shkak të pensioneve të ulëta, mbulimit të ulët të sigurimeve shëndetësore
dhe diferencimit të madh mes pensioneve në fshat dhe qytet. Thellimi i nivelit të varfërisë dhe gjendja e rënduar ekonomike në familjet shqiptare gjatë qeverisë së Edi Ramës është një nga arsyet kryesore të refuzimit plebishitar të 30 Qershorit. Lufta kundër varfërisë, rritja e pensioneve minimale në 250 dollarë, janë prioritete në planin e Partisë Demokratike për rimëkëmbjen e ekonomisë. Por që ky plan të realizohet, vendit i duhen zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo është beteja jonë, të cilën do ta luftojmë pa bërë asnjë hap pas”, u shpreh dje nga selia blu, ish-deputetja demokrate, Oriola Pampuri.
ISH-DEPUTETI I LSI-së
Panariti: Gropat buxhetore të koncesioneve do të na çojnë në katastrofë financiare I
sh-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmonad Panariti ka lëshuar sërish alarmin për PPP e famshme të qeverisë shqiptare duke bërë edhe një krahasim me situata të tilla në Suedi. Sipas tij, gropat buxhetore të koncesioneve PPP aforfe, pa garë dhe vlerësim (fizibilitet), do të na çojnë jo thjesht në faliment, por në katastrofë financiare. Por para se të shkojnë deri aty, ishministri paralajmëron se rrugës do vazhdojnë të gëlltisin miliona euro në rivlerësim të kostove të
investimit, pra do të vazhdojnë të fryhen. Dhe kjo thotë Panariti në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, filloi që tani Milot – Balldren me 40 milionë euro plus. “Përpara se të plasin do të vazhdojnë të fryhen! Por kur të plasin do na zënë të gjithëve përfund! Gropat buxhetore të koncesioneve ppp aforfe, pa garë dhe vlerësim (fizibilitet), do të na çojnë jo thjesht në faliment, por në katastrofë financiare. Por para se të shkojnë deri aty, rrugës do vazhdojnë të gëlltisin
Deputeti i pavarur Lefter Maliqi ironizon deklaratat e kryeministrit Edi Rama që bëri pak minuta më parë gjatë punimeve të Asamblesë së PS-së, duke e cilësuar Ramën si hipokrit dhe cinik. “Bariu: “Në 30 Qershor fitoi populli, pas 30 Qershorit duhet të fitojë Rilindja me tepsinë bosh për qytetarët” ! Pupu çfarë aktrimi, çfarë vajtimi, çfarë hipokrizie, çfarë cinizmi. Ne nuk fituam se kemi bërë vetëm punë të mira, por fituam se vetë votuam, vetë numëruam, vetë konkurruam me veten. Sfida të mëdha, thotë bariu i rilindjes, kemi përpara, sepse do bëjnë zgjedhje më të vështira brenda vetes dhe mos të ketë vjedhje votash dhe të bëhet fushatë brenda PS-së, më e fortë se e 30 Qershorit që mos të ketë ankimime në Kolegjin Zgjedhor nga ndonjë Idajet Beqir brenda Rilindjes. Pupu Bariu mbledh Asamblenë dhe i shantazhon anëtarët e Asamblesë, deputetët, etj., i kërcënon për t’i futur frikën dhe kopeja e Asamblesë së Rilindjes si kope delesh që rri në turmë dhe asnjë s’blegëron nga frika se bariu i përzë, i ndan nga kopeja dhe i lë pa ushqim. Ky bari duhet rrëzuar një sahat e më parë. E kundërta do jetë vdekjeprurëse për shpresat e shqiptarëve për punë, mirëqenie, siguri dhe integrim në BE”, u shpreh dje në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, deputeti i pavarur në Kuvendin e Shqipërisë, Lefter Maliqi. miliona euro në rivlerësim të kostove të investimit, pra do të vazhdojnë të fryhen. Filloi që tani Milot – Balldren me 40 milionë euro plus! Shihni se çfarë po ndodh sot në Suedi! Investimi me PPP i Spitalit New Karolinska të Stokholmit, është duke u hetuar nga qeveria suedeze! Spitali që duhet të përfundonte në 2018, ende nuk ka përfunduar, sepse sistemi i tij IT është difektoz dhe do ribërë nga e para. Ndërsa kostot e ndërtimit kanë kërcyer nga 1.8 miliard euro në 7.5 miliard euro. Konsiderohet si spitali më i shtrenjtë në botë… Kur kjo ndodh me PPP-të në Suedi.. po te ne?”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-ministri dhe ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti.
KOSOVE ANALIZË
Nga Andi Bushati
R
amush Haradinaj nuk është një ëngjëll. Përtej aureolës së komandantit trim të UÇK, që ende mban të varrosur në pragun e shtëpisë në Gllogjan dëshmorët që familja e tij i dha Kosovës, qëndron njeriu që nuk e kanë shpënë fare kot dy herë në Hagë, nga ku doli i padënuar pasi dëshmitarët ishin zhdukur. Ramush Haradinaj nuk është as një idealist naiv. Përtej dashurisë patetike për Kosovën, qëndron kryeministri që mori vendim ti rrisë pagën vetes se i duheshin më shumë kravata, qëndron njeriu që theu rekordin e numrit të zëvendësministrave duke e përdorur shtetin si kamaradare për ekuilibrat e pushtetit, qëndron lideri që i mbushi bordet publike me militantë dhe familjarë. Ramush Haradinaj aq më pak është një politikan parimor. Ai që, së bashku me Vetëvendosjen, i vuri flakën parlamentit dhe i mbyti kolegët e tij me gaz lotësjellës, për të mos i falur tokë Malit të Zi, kur erdhi puna për t’u bërë kryeministër, i tradhtoi sa hap e mbyll sytë aleatët e dikurshëm, madje i harroi edhe ato 8 mijë hektarë për të cilat ishte betuar se do të derdhej gjak. Pra, në këtë kuptim, ashtu si të gjithë heronjtë që kanë imponuar emrin dhe famën e tyre përmes grykës së pushkës, ai është i adhuruar pa kushte nga disa, po aq sa është i urryer nga të tjerë. Por, ky personaliteti dyzuar, prej njeriu që ngjall po aq frikë sa edhe respekt, që i shërben atdheut po aq sa edhe botës së nëndheshme të Rrafshit të Dukagjinit, që ndan, po aq sa edhe përbashkon, nuk u pasqyrua me të gjithë dritë hijet e tij në momentin që u thirr sërish nga gjykata speciale, duke e detyruar të heqë dorë nga kryesimi i qeverisë. Çuditërisht rreth Ramush Haredinajt u krijua një empathi mbarë kombëtare e cila nuk kishte të bënte, as thjeshtë me lotët e derdhur live teksa lajmëronte dorëheqjen dhe as vetëm me faktin se qe ai që duhej të përgjigjej për të tretën herë përpara Hagës, ndërkohë që të singjashmit e vet vazhdojnë të shijojnë kolltuqet e pushtetit. Jo, përreth kryeministrit në ikje u krijua një emocion më i madh që e tejkalon historinë e tij
15 E mërkurë, 24 KORRIK 2019
Solidariteti me Haradinajn përtej dritë hijeve të Ramushit në të shkuarën dhe qeverisjen e tij të përditshme. Kjo ndjenjë solidariteti që shpërtheu në të dy anët e kombit është e lidhur me qëndrimet e fundit të Ramushit, me mbrojtjen që ai i bëri taksës 100% ndaj produkteve serbe, dhe me vendosmrinë që tregoi kundër copëtimit të Kosovës. Në sytë e shumëkujt, Haradinaj krijoi profilin e politikanit që i flet njësoj si shqiptarëve, po ashtu dhe Makronit apo Uashingtonit, ndryshe nga Edi Rama apo Hashim Thaçi që e kanë shndërruar politikën në teatër. Ai skaliti aureolën e liderit që di ti mbrojë bindjet e veta edhe përpara një presioni asgjësues ndërkombëtar, gjë që deri më tani rrallë ndonjë politikan shqiptar ka guxuar ta bëjë. Ai ndërtoi imazhin e njeriut që nuk bën pazar as me ndarjen e kufijve, as me shkëmbimin e popullsive, për ti shpëtuar Gjykimit të Hagës apo për të krijuar profilin e një lideri global, që të lë më gjatë në pushtet. Nëse ideja e rrezikshme e copëtimit të Kosovës u varros, apo u shty larg në kohë, pa dyshim që një kontribut jo të vogël ka dhe taksa e vendosur personalisht nga Ramushi dhe qëndrimi i tij i palëkundur kundër projektit të iniciuar në Beograd. Këto dy kolona identifikuese për qeverisjen e tij të dytë, kanë krijuar përshtypjen se Ramush Haradinaj po viktimizohet për qëndrimet që ka mbajtur, më shumë sesa për të shkuarën e tij në luftë. Kjo ide, e mëkuar edhe nga teoritë konspirative që gëlojnë në këto raste, e që e shohin Hagën si një zgjatim të manovrave meskine të politikanëve, kanë përforcuar edhe më paranojën e një puçi të ndërkombëtarëve me liderët shqiptarë që mendojnë vetëm për menderen e tyre. Në këtë kontekst, shumëkush po e sheh thikën pas shpine për Haradinajn, si atentat ndaj përpjekjes për vendime sovrane të një udhëheqësi shqiptar, si shenjë të bashkëpunimit okult mes politikanëve tanë të inkriminuar dhe një kaste të pamoralshme ndërkombëtarësh, që mbështet të parët në dëm të pjesës më të madhe të shqiptarëve, shkurt si arbitraritet të
një elie që kërkon të reduktojë hapsirat demokratike. Pikërisht për këto arsye, në ditët e fundit, që pas thirrjes nga Gjykata Speciale, ka shpërthyer një valë empathie për Haradinajn, një
solidaritet shumë më i gjerë sesa ai i rrethit të simpatizantëve të tij, që në kushte të ndryshme, Ramushi, as nuk do të kishte patur mundësi t’a ëndërronte kurrë. Lapsi.al
POLITIKE
16
E mërkurë, 24 KORRIK 2019
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I LSI-SË: SOT NË BURG DUHET TË ISHTE RAMA, GJIKNURI, QENDRO
Braimllari: Rama urdhëron policinë për dhunë tek ”Unaza e Re” S
ekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, akuzon kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar Policinë që të ushtrojë terror mbi banorët e ”Unazës së Re”. Sipas Braimllarit, Edi Rama po përdor dhunën dhe terrorin shtetëror, sepse kërkon të çojë përpara projektin e tij korruptiv dhe kriminal në kurriz të 1300 familjeve, që me djersë e mund kanë ndërtuar shtëpitë e tyre. Duke marrë shkas nga arrestimet e
fundit të banorëve të zonës së ish-Astirit, ish-deputeti i LSI-së, shprehet se sot në burg duhet të ishte Edi Rama, Damian Gjiknuri, Taulant Balla, Afrim Qendro, dhe jo banorët e Unazës së Re të cilët po mbrojnë pronat e tyre nga hajdutëria e Edi Ramës dhe bandës së tij. “Edi Rama ka urdhëruar policinë e tij politike të dhunojë dhe ushtrojë terror mbi banorët e Unazës së Re. Edi Rama ta harrojë që nëpërmjet dhunës shtetërore e terrorit të policisë do të arrijë të shtypë protestën e banorëve të Unazës së Re. Edi Rama përdor
dhunën dhe terrorin shtetëror, sepse kërkon të çojë përpara projektin e tij korruptiv dhe kriminal në kurriz të 1300 familjeve që me djersë e mund kanë ndërtuar shtëpitë e tyre. Sot në burg duhet të ishte Edi Rama, Damian Gjiknuri, Taulant Balla, Afrim Qendro, dhe jo banorët e Unazës së Re të cilët po mbrojnë pronat e tyre nga hajdutëria e Edi Ramës dhe bandës së tij. Asnje hap pas, të bëhemi të gjithë bashkë në mbështetje të banorëve të Unazës së Re”, u shpreh dje në reagimin e tij, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.
Nënkryetari i LSI-së: Nga Great Success tek Big Failure, dhe Reforma që s’ecën, ndërsa miliona euro dhe dollarë që ecin?!
N
ënkryetari i lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i është kundërpërgjigjur deklaratave që shefja e misionit të ONM-së në Tiranë, Genoveva Calavera bëri një ditë më parë lidhur me ecurinë e deritanishme të reformës në drejtësi. Përmes rrjeteve sociale, Vasili i kujton Calavera-s se shqiptarët nuk kanë pse të presin 1 mijë vjet sa Roma për të bërë këtë reformë. “Calavera nuk do presim 1 mijë vjet sa Roma për reformën në drejtësi! Dje Calavera tha: “Duhet të jemi krenarë me atë që është arritur. Proverba thotë se Roma nuk është ndërtuar në një ditë, kështu që një reformë e tillë nuk mund të bëhet në një ditë, por do vite dhe integritet”. Kushtetuta e 21-22 korrikut ka afate të qarta të shkruara e zeza mbi të bardhë, për të mos pritur sa Roma për reformë, por ato janë shkelur e dhunuar nga fillimi në fund. 1. A e rrit dhe garanton integritetin e reformës dhunimi i korpusit juridik bazë të saj, siç është Kushtetuta normat dhe afatet e saj? Kandidatët e kontestuar fort nga vetë ONM e Calaverës sot janë anëtarë të shumicës së KLGJ dhe KLP, sepse rilindja i hodhi në kosh edhe konstatimet e ONM-së dhe i zgjodhi ata se i duheshin për të kapur drejtësinë. 2. A e rrit dhe garanton integritetin e reformës prania e këtyre anëtarëve të KLGJ-së dhe KLP-së pa asnjë integritet? Calavera i referohet Romës dhe mirë bën, por shqiptarët nuk kanë kohë të presin 1 mijë vjet, ata kërkojnë respekt absolut të Kushtetutës së tyre që e lexojnë vetëm në shqip! Ata refuzojnë kapjen e drejtësisë nga rilindja me anë të klientëve të saj dhe me integritet të rrënuar, që kanë mbushur institucionet e reja. Që Calavera nuk do të përgjigjet kjo dihet..! Të paktën të na kursejë retorikat me dogmat “alla komuniste” të së shkuarës me armiq dhe me dashnorë të reformës në drejtësi”, u shpreh Petrit Vasili. Më herët nënkryetari i LSI-së, do të bënte dhe një analizë mbi atë çfarë ka prodhuar gjatë këtyre tre viteve e ashtuquajtura reformë në drejtësi. “Nga Great Success tek Big Failure, dhe Reforma që s’ecën, ndërsa miliona euro dhe dollarë që ecin?! Që reforma në drejtësi ka tre vjet që kapet nga qeveria dhe që s’ecën, këtë e shohin dhe e kuptojnë të gjithë, bile, kjo nuk do
Vasili replikon me shefen e ONM-së: Nuk kemi pse presim 1 mijë vjet për reformën
edhe ndonjë zgjuarsi të madhe, se është kaq e qartë. Por se si dhjetëra milionë euro dhe dollarë nga BE dhe SHBA vazhdojnë, ecin dhe derdhen për një reformë që s’ecën dhe është kapur nga qeveria, këtë nuk e kupton njeri… Nuk e kupton njeri po e them për mirësjellje, sepse të gjithë e kuptojnë që ç’ke me atë punë, duke filluar nga shqiptarët të parët, sepse nga që e kuptojnë shumë mirë, afër 90% e tyre i refuzuan votimet rilindase të 30 qershorit dhe “sukseset” e klepto-qeverisë me gjithë
“suksesin madhështor” të reformës në drejtësi brenda, që i la pa gjykata dhe ku drejtësinë e kapi qeveria. Reforma, sukses i madh ose “Great Success”, thonë me gojën plot. Po pse nuk e kuptojnë europianët këtë “suksesin e madh” xhanëm dhe vazhdojnë e nuk na i hapin negociatat për anëtarësim në BE për vite me radhë. Po pse investitorët nuk e kuptojnë “suksesin e madh” dhe vetëm ikin e ikin nga Shqipëria, dhe shkojnë në Maqedoni, Kosovë e Mal të Zi, dhe nuk vjen asnjë investitor
i rëndësishëm në Shqipëri. Po pse shqiptarët nuk e kuptojnë “suksesin e madh” dhe ikin me mijëra e mijëra nga Shqipëria, meqë thonë se reforma u bë për popullin shqiptar. Po pse nuk e kupton këtë “sukses të madh”, Departamenti Amerikan i Shtetit, që na e thotë troç në raportet e tij se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë, që krimi është këmbë kryq edhe në mes të Tiranës, që Shqipëria është bazë e krimit të organizuar për Europën, SHBA, Amerikën Latine dhe Lindjen e Mesme, që Shqipëria është shndërruar në një lavatriçe gjigande parashë të pista. Po pse nuk e kupton këtë “sukses të madh”, Komisioni Europian që na tregon me gisht katastrofën ekonomike ku po bie Shqipëria për shkak miliardave të koncesioneve hajdutërore, që kanë rrëmbyer 45 % të GDP-së së Shqipërisë. Reformën si “sukses të madh” e kupton vetëm Rama dhe qeveria se grabisin miliarda siç duan dhe nuk i hyn gjemb në këmbë, pasi falë reformës kapën drejtësinë. Reformën si “sukses të madh” e kuptojnë të gjithë ata që i bëjnë rrush e kumbulla dhjetëra milionë eurot dhe dollarët e Europës dhe Amerikës, mbushin xhepat dhe në fund do të thonë: “reformën e bëmë, por është e padukshme, ndaj nuk e shikoni”. Reformën e kupton si “sukses të madh” vetëm krimi dhe korrupsioni, që janë më rehat se kurrë, sepse nuk ndëshkohen, ndaj edhe vetëm rriten e zmadhohen dhe kanë kapur për fyti Shqipërinë. Mirë ne na thonë: hajeni me zor reformën në drejtësi si “Great Success”, po atyre, që i paguajnë dhjetëra milionë eurot dhe dollarët dhe që e dinë shumë mirë çfarë është drejtësi e barabartë për të gjithë qytetarët dhe nuk e hanë për sukses këtë “Big Failure” si do t’ia bëjnë, çfarë do t’u thonë, si do ti gënjejnë se minarja e dështimit nuk futet në xhep?”, u shpreh nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili.
FORUM
17 E mërkurë, 24 KORRIK 2019
Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias Harlem Desir ka bërë kërkesë që qeveria “Rama” të rishikojë ligjion për lirinë e medias
OSBErrëzonligjinkundër mediave:Vretlirinëeshprehjes P ërfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias Harlem Desir ka bërë kërkesë që qeveria “Rama” të rishikojë ligjion për lirinë e medias. Në një raport të gjatë, zyra qendrore e OBES-së i ka sugjeruar kryeministrit Edi Rama të rishohë disa pika të Ligjit të për Komunikimet Elektronike, të cilat bien ndesh me standardet ndërkombëtare të lirisë së shprehjes. Desir shprehet se duhet rishikim i ligjeve mbi mediat online në Shqipëri. Sipas tij, duhen bërë disa përmirësime të tjera në projektligj. Kërkesa është përgatitur nga Dr Joan Barata Mir, një ekspert i pavarur për lirinë e medias dhe është një version i zgjeruar dhe i përditësuar i analizës ligjore që ka bërë Zyra e Përfaqësuesit për Lirinë e Medias. “Vërej që ka pasur përmirësime të rëndësishme në krahasim me draftet e përgatitura më herët gjatë vitit. Versioni i fundit i projektligjit për mediat audiovizuele përmban dispozita të
reja që përcaktojnë më mirë dhe më saktësisht objektin dhe fushëveprimin e ligjit dhe përmend nevojën që AMA të respektojë standardet ndërkombëtare dhe rajonale kur të miratojë vendimet e saj. Është pozitive që dispozitat problematike në lidhje me regjistrimin e emrave të domenit dhe bllokimin e përmbajtjes në internet janë hequr dhe se propozimi përfshin një përshtatje specifike të së drejtës për t’u përgjigjur në mjedisin e ri të botimeve elektronike “, tha Désir. Përfaqësuesi pranoi që drafti nuk i jep kompetencë Komitetit të Pajtueshmërisë së AMA-s në lidhje me respektimin e normave morale, etike apo profesionale për ofruesit e shërbimeve elektronike të botimit. Për më tepër, drafti i tanishëm nuk përmban dispozitën e përgjithshme të përfshirë në versionet e mëparshme të cilat duket se i japin AMA-së kompetenca bllokuese të gjera dhe të pakufizuara në rastet e “shkeljeve
të dispozitave të këtij ligji”, i cili do të kufizohet në rastet e veprave penale kundër fëmijëve si pornografi, nxitje të akteve terroriste ose shkelje të sigurisë kombëtare. Në letrën e tij drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë, Désir theksoi disa çështje të mbetura që ende duhet të adresohen, të cilat ai rekomandon për të ndryshuar në procesin legjislativ. Rishikimi ligjor propozon, në veçanti, të modifikojë nenin 132/1 që i jep AMA-s kompetencën për të detyruar ofruesit e shërbimeve të botimeve elektronike të publikojnë një kërkesë faljeje, të heqin përmbajtjen ose të futin një njoftim pop-up në rastet e shkeljeve të dispozitave në veçanti në nenin e ri 33/1. Në këtë artikull, referimi ndaj “respektit të privatësisë dhe dinjitetit të qytetarëve”, i cili është i gjerë, i jep AMA-s fuqi të madhe të re që mund të ndikojë në lirinë e shprehjes. “AMA ose ndonjë organ administrativ apo rregullator nuk duhet të merret me çështjet e
shpifjes, të cilat duhet të mbeten nën kompetencat e gjykatave”, tha Désir. Analiza gjithashtu sugjeron një formulim të ri për paragrafin 3 të nenit 132, i cili përcakton mundësinë, në rastet kur shërbimet e medias elektronike “mund të favorizojnë” veprat penale të pornografisë së fëmijëve, inkurajimi i akteve terroriste ose shkelja e sigurisë kombëtare, “të bllokojnë qasjen në internet “. Formulimi i propozuar synon gjithashtu qartësimin e kompetencave të Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (NAECES), AMA dhe AKEP në këtë fushë. Shqyrtimi ligjor ngre shqetësime rreth kompetencave të dhëna AKEP-it në propozimin për ndryshimin e Ligjit për komunikimet elektronike, lidhur me miratimin e masave për të mbrojtur një gamë të gjerë interesash, duke përfshirë interesat
e vendit, sigurinë publike, të drejtat themelore dhe çdo dispozitë të përfshirë në sistemin ligjor shqiptar. Këto nocione janë shumë të definuara dhe mund të jenë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të sigurisë juridike, proporcionalitetit dhe domosdoshmërisë dhe nuk përfshijnë rregulla specifike për mënyrën e sigurimit të mbrojtjes së lirisë së shprehjes. Për më tepër, neni 133 i projektligjit ende i referohet gjobave ekonomike shumë të larta që do të vendosen në rastet e shkeljeve. “Shpresoj se analiza ligjore, që përfshin një numër rekomandimesh, do të jetë i dobishëm në diskutimet e mëtejshme. Zyra ime do të vazhdojë të jetë e angazhuar ngushtë në këtë proces, i cili duhet të jetë gjithëpërfshirës për të gjithë aktorët relevantë deri në përfundimin e saj”, përfundoi Désir.
Dy projektligjet, që ndryshojnë ligjet aktuale për AMA dhe AKEP, nuk janë hartuar pas një konsultimi me grupet e interesit
LuftëndajFakeNewsapoatentatlirisësëshprehjes? D y projektligje kundër Fake News në portalet dhe medi an on line u miratuan ditët e fundit nga qeveria socialiste e kryeministrit Edi Rama. Në shtator, me rifillimin e punimeve të Parlamentit pas pushimeve të gushtit, pritet që ato të votohen apo të rrëzohen nga deputetët. Sipas qeverisë dy projektligjet në fjalë, të njohura si “Paketa anti shpifje” janë një përpjekje për të luftuar “ epideminë e Fake News - lajmeve të rreme-, për të mbrojtur fëmijët nga abuzimet on line, për të forcuar Autoritetin e Mediave Audio- Vizuale, (AMA).” Paketa ligjore në fjalë është kritikuar ashpër nga gazetarë, shoqata të tyre dhe ato të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Në një deklaratë publike të hartuar prej 10 syresh kjo paketë cilësohet si “Paketa ligjore e censurimit, e vendosjes së kontrollit administrativ mbi median on line”. 10 shoqatat kanë ngritur alarm publik alarm për cënimin serioz të lirisë së shprehjes nëse Parlamenti e miraton dhe i bëjnë thirrje deputetëve që në shtator të votojnë kundër. Për opozitën jashtë parlamentit, të kryesuatr nga PD, me Paketën anti-shpifje qeveria Rama synon “të kontrollojë, gjobisë , mbyllë portalet kritike ndaj qeverisë”. Janë dy projektligje që përbëjnë “Paketën ligjore anti-shpifje” dhe kanë shkaktuar alarm dhe angazhim publik. Njëri i jep Këshillit të Ankesave tek AMA pushtetin që të detyrojë ofruesit e shërbimve on line në fush-
ën e publikimeve të ndryshojnë / korigjojnë përmbajtjen e tyre, të publikojnë ankesa, që duhet të shfaqen njëlloj si reklamat on line, sa herë që në publikimet on line cënohet/dhunohet dinjiteti ose privatësia e qytetarëve. Në rast të kundërt Këshilli i Ankesave ka pushtetin të vërë gjoba që shkojnë deri në 10 milionë lekë ose 8.300 Euro. Këshilli i Ankesave do të menaxhojë edhe të drejtën e përgjigjes / replikës së palëve të prekura që nga qytetarët deri tek institucionet, anëtarët e qeverisë, deputetët, kryebashkiakët etj. Projektligji i dytë ka të bëjë me një tjetër instituciion administrativ: Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postale (AKEP), të cili i jepet pushteti të vendosë inserte, njëlloj si reklamat tek portalet online, nëse Këshilli i Ankesave konstaton se ofruesit e publikimeve on line nuk kanë zbatuar ligjet e reja. Nëse portalet nuk zbatojnë edhe
AKEP-it i jepet meligj e drejta t’u vërë gjoba që shkojnë deri në 10 milionë lekë ose 8.300 Euro, shumë që përbën në rastin më të mirë gjithë pagën vjetore të një gazetari që mund të gjobitet për një shkrim të vetëm on line, në rastin më të keq pagën e dy viteve. Në dy projektligjet e mësipërme parashikohet që gjobat duhen paguar menjëherë dhe më pas subjektet e prekura mund t’i drejtohen gjykatës. Paketa ligjore e sapo miratuar nga qeveria përmban edhe detyrimin e krijimit në AMA të një regjistri të mediave on line. Dy projekligjet e saj nuk bëjnë diferencime mes portaleve të fuqishme on line dhe blogjeve individuale. Aleksandër Çipa, analist e pavarur në Tiranë dhe kryetar i Unionit të Gazetarëve Profesionistë, që ka firmosur deklaratën kundër paketës antishpifje paraqet për DW arsyet e kundërshtimit. “Dy projektligjet, që ndryshojnë ligjet aktuale për AMA
dhe AKEP, nuk janë hartuar pas një konsultimi / diskutiumi me grupet e interesit. AMA dhe AKEP janë dy institucione publike, administrative që zgjidhen nga pushteti politik dhe nuk mund të bëhen garante të lirisë së mediave on line. Gjobat janë të papërballueshme nga gazetarët dhe redaktorët e mediave on line- gjë që krijon të gjitha premisat për censurë dhe auto censurë,” thotë Aleksandër Çipa. Nga ana tjetër ekipet e AMA dhe AKEP, që do të gjykojnë publikimin ose jo të Fake News apo shpifjeve në median on line janë pjesë e këtyre institucioneve, “të zgjedhura dhe mbajtura nën ndikim nga politika ose grupet e mëdha financiare që flirtojnë me politikën e qeverisë” thekson ai. Kristina Voko , kryeredaktorja e BIRN - Albania, organizatës mediatike, pjesëmarrëse në deklaratën publike kundër paketës anti-shpifje” thotë për DW, se „ më tepër se të luftojë Fake News dhe shpifjen qeveria synon të ngrejë një mekanizëm censure dhe kontrolli mbi mediat on line”. “Në Europë, me përjashtimn të Rusisë asnjë vend nuk përdor institucione administrative si AMA për të rregulluar përmbajtjen e mediave on line. Gjobat janë dragoniane dhe shtyjnë gazetarët drejt auto-censurës dhe anashkalojnë ose i mbivendosen rolit të gjykatave. BIRN mendon se dy projektligjet janë një atentat ndaj lirisë së shprehjes dhe medias” thekson Kristina Voko. Drejtuesja e “ Komitetit të Hel-
sinkit” Erida Skëndaj në blogun e saj vë në dukje, se “ AMA nuk ka garanci për të qenë një institucion i pavarur politikisht pasi formula aktuale e përbërjes së saj është në favor të maxhoranxës socialiste”. Paketa ligjore anti-shpifje është hartuar në konsultim me OSBE dhe BE. Përfaqësuesi për lirinë e medias në OSBE, Harlem Desir, në analizën ligjore të dy projektligjeve të bërë publike prej tij vë në dukje, se “ paketa ligjore anti shpifje ka nevojë për përmirësime të mëtejshme” “ AMA, si rregullatori medias audio- vizuale në Shqipëri nuk duhet të zëvendësojë gjykatat e pavarura ose mekanizmat vetë rregulluese për lirinë e shprehjes, të bllokojë përmbajtjen e publikimeve on line, të vendosë gjobat apo të përcaktojë modalitetet e së drejtës për përgjigje” vë nëdukje analiza ligjore e OSBE. Dy projektligjet po shqyrtohen edhe nga BE. Ambasadori i Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, deklaroi se “ BE po i shqyrton së bashku me partnerë të tjerë ndërkombëtarë”. 10 organizatat e gazetarëve dhe të të drejtave të njeriut i janë adresuar BE dhe OSBE për të kërkuar që të marrin parasysh objeksionet dhe komentet e tyre ndaj dy projektligjeve. Ato kërkojnë që kopetencat në luftën kundër Fake News dhe shpifjeve t’i marrin institucionet vetërregulluese që duhet të ngrihen nga komuniteti i gazetarëve dhe ekspertëve profesionistë për lirine e medias. Deutshe W elle Welle
AKTUALITET
18
E mërkurë, 24 KORRIK 2019
Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Verior ka realizuar deri më tani 281 verifikime në vijën bregdetare Velipojë -Shëngjin
M
inistrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, në kuadër të Planit Operacional në luftën kundër informalitetit, ishte në plazhin e Velipojës ku inspektoi bizneset që ofrojnë shërbimin e akomodimit. Administrata Tatimore kishte bllokuar pak ditë më parë një subjekt për shkak se ishte konstatuar i paregjistruar në organet përkatëse. Për të ndihmuar biznesin që të formalizohej, punonjësit e Shërbimit të Tatimpaguesve asistuan në plotësimin e të gjitha procedurave të regjistrimit, në vendin e ushtrimit të aktivitetit. Ministrja Denaj kërkoi bashkëpunimin e të gjitha institucioneve shtetërore në nivel qendror dhe lokal për të asistuar biznesin të formalizohet dhe bëri me dije se rreth 11 biznese në zonën e Velipojës u zhbllokuan nga Administrata Tatimore, pasi bënë regjistrimin e tyre. Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Verior ka realizuar deri më tani 281 verifikime në vijën bregdetare Velipojë -Shëngjin, gjatë të cilave janë evidentuar 100 raste të paligjshmërisë, ku objekt i kontrollit ka qenë regjistrimi i bizneseve, pajisja me kasa fiskale dhe prerja e kuponit tatimor, lëshimi i faturave dhe deklarimi i punonjësve. Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ervin Hoxha, theksoi se mes Drejtorive Rajonale Tatimore dhe Drejtorive të Hetimit Tatimor janë hartuar plane operacionale për të forcuar bashkëpunimin dhe koordinuar veprimet mes tyre. “Qëllimi i dy drejtorive është që të analizojnë
Anti-informaliteti, Denajbizneseve: Regjistrohuni, aksioni jo veç në verë
subjektet që janë me risk të lartë, të koordinojnë punën midis dy strukturave, të bëjnë kontrolle të thelluara dhe nëpërmjet analizave të riskut të bëjnë vizita fiskale me gjetje të plota. Besojmë se e gjitha kjo do të na japë një rezultat më të mirë dhe më të lartë”, u shpreh Hoxha. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë vuri
RAPORTI
theksin në një bashkëveprim me të mirë ndërinstitucional dhe brenda strukturave të Administratës Tatimore, në mënyrë që të ketë një efektivitet më të lartë në inspektime dhe ndërgjegjësim më të madh të biznesit. “Bashkëveprimi mes punës së Drejtorive Rajonale dhe Hetimit Tatimor duhet të
Bum turistësh në qershor, P 134 mijë vizita më shumë
Rreth 134 mijë të huaj më shumë kanë hyrë në vendin tonë gjatë muajit qershor. Pas një fillimviti të ngadaltë, që duket se zbehu pritshmëritë për rritjen e turizmit, të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë për një bum vizitorësh me nisjen e sezonit veror. Nga mbi 630 mijë hyrje të shtetasve të huaj në pikat kufitare të vendit, mbi 1/3 vijnë nga Kosova. Shqiptarët e Kosovës duket se kanë nisur më herët pushimet këtë vit, me 55% më shumë vizita. Vendet e rajonit kanë kontribuar më tepër në këtë bum turistësh gjatë muajit qershor por në rritje janë edhe vizitorët nga Gjermania, Anglia, Italia, vendet nordike dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fenomeni i largimit të turistëve polakë vazhdon. Siç kishin paralajmëruar edhe tur operatorët, hyrjet nga ky grup ranë me rreth 7,4% për qershorin. Si arsye për këtë largim jepet shtrenjtimi i çmimeve nga hotelet dhe paketat që ato ofrojnë. Në total për gjysmën e parë të vitit, në vendin tonë kanë hyrë 2,1 milionë turistë të huaj, ose 11,3% më shumë se në 2018-ën. Në rritje është edhe numri i shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit, me 2,6 milionë vizita.
çojë në efektivitet në inspektime por, mbi të gjitha, drejtoritë rajonale të punojnë përditë me biznesin, në mënyrë që të rritet jo vetëm ndërgjegjësimi, por edhe të evidentohen në kohë shkelësit e ligjit. Për ne është shumë e rëndësishme që raporti me biznesit të jetë ai i duhuri, të jetë në çdo kohë, jo vetëm në
KËRKESA “Për të ndihmuar biznesin që të formalizohej, punonjësit e Shërbimit të Tatimpaguesve asistuan në plotësimin e të gjitha procedurave të regjistrimit, në vendin e ushtrimit të aktivitetit. Ministrja e Financave, Anila Denaj kërkoi bashkëpunimin e të gjitha institucioneve shtetërore në nivel qendror dhe lokal për të asistuar biznesin të formalizohet dhe bëri me dije se rreth 11 biznese në zonën e Velipojës u zhbllokuan nga Administrata Tatimore, pasi bënë regjistrimin e tyre”. periudhën korrik-gusht, por të jetë gjatë gjithë vitit. Këtë ne do ta sigurojmë jo nëpërmjet inspektimeve, por nga një punë e vazhdueshme e agjentëve tatimorë”, u shpreh Denaj. Më tej, Ministrja informoi se Plani Operacional kundër informalitetit është i shtrirë në të gjithë Shqipërinë e jo vetëm në zonën e bregdetit, ndërsa janë angazhuar një sërë institucionesh shtetërore. Ministrja theksoi rëndësinë e regjistrimit të një biznesi jo vetëm në QKB dhe organet tatimore, por edhe resektimin e të gjithë rregullave të tjera që lidhen me funksionimin e një biznesi, si deklarimi i punonjësve, lidhja e kontratës së energjisë elektrike me OSHEE, si dhe e kontratës së furnizimit me ujë.
PATRULLË E PËRGJITHSHME
olicia e Shtetit njofton kriteret e pranimit të aplikantëve të rinj në Policinë e Shtetit. Të gjitë ata që kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e Patrullës së Përgjithshme dhe nuk kanë marrë ende një leje drejtimi, mjafton që deri në datë 3 gusht të kenë përfunduar testin teorik dhe të kenë nisur praktikën. Deri në momentin e shpalljes së fituesve, aplikantët duhet të kenë paraqitur lejen e drejtimit ose ndryshe nuk do mund të vijojnë në fazat e tjera të konkurrimit. Afati për të aplikuar për Patrullë të Përgjithshme është data 3 gusht, ndërsa për Specialist për Hetimin e Krimit është data 31 korrik. “Nisur nga fluksi i kërkesave adresuar Policisë së Shtetit, nga qindra të rinj e të reja, të cilët kanë shprehur dëshirën për të aplikuar për Patrullë të Përgjithsme por janë ende duke ndjekur kursin për t’u pajisur me leje drejtimi, sqarojmë gjithë të interesuarit se: Të gjithë ata aplikantë që deri në datën 3 gusht 2019, data kur mbyllet aplikimi, kanë përfunduar fazën e parë të kursit për leje drejtimi
Njoftim për të rinjtë që duan të bëhen pjesë e Policisë
dhe disponojnë vërtetim zyrtar nga Autoshkolla që e kanë përfunduar provimin e teorisë dhe janë duke ndjekur praktikën, do të pranohen për të aplikuar. Aplikantët që do të shpallen fitues në fazën e parë të konkurrimit për Patrullë të Përgjithshme në Kolegjin e Policisë dhe deri atëherë nuk kanë dorëzuar lejen
e drejtimit, do të skualifikohen dhe nuk mund të vijojnë fazat e tjera të konkurrimit. Policia e Shtetit nxit çdo të interesuar dhe rikujton se afati për të aplikuar për Patrullë të Përgjithshme është data 3 gusht, ndërsa për Specialist për Hetimin e Krimit është data 31 korrik”,-thuhet në njoftimin e plotë të Policisë.
SOCIALE
19 E mërkurë, 24 KORRIK 2019
Pas rizgjedhjes për një mandat të dytë
Veliaj ftohet në SHBA për të prezantuar Tiranën zohen bashkarisht, mund të bëjnë transformime që bien në sy. “Tirana nuk është perfekt, ka ende shumë punë! Por, jam krenar që kur ne shqiptarët mobilizohemi i madh e i vogël, bëjmë transformime që bien në sy!
P
as marrjes së votëbe simit nga qytetarët edhe për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është ftuar në Shtetet e bashkuara të Amerikës për të prezantuar Tiranën dhe projektet transformuese të saj. Kryebashkiaku do të hapë Kongresin vjetor me temë “Qytete që rriten me gjelbërim”, ku marrin pjesë mbi 1.000 kryetarë bashkish dhe menaxherë qytetesh nga 200 bashki të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kanadasë. Rasti i Tiranës është përzgjedhur si një histori suksesi, ku transformimet kanë përfshirë gjithë terri-
KASHAR
N
ëse gjatë këtyre viteve të tranzicion it të gjithë rendnin se si të zaptonin hapësira publike, në kryeqytet ka nisur një mentalitet të ri. Një shembull qytetarie vjen pikërisht nga Haxhi Çaushi në zonën e Kasharit në kryeqytet. Ai ka dhuruar mbi 1 400 metra katror tokë për komunitetin duke i hapur rrugë transformimit të gjithë zonës. Falë këtij gjesti qytetarie, Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e rrugës në zonën industriale YzberishtKashar me gjatësi rreth 3 km e gjatë, me trotuare, ndriçim LED, sinjalistikë dhe vizime. Por gjesti i tij shkon edhe më tej. Krahas dhurimit të
torin, por edhe kanë mobilizuar çdo grupmoshë, nga adoptimi i kopshteve dhe i konvikteve, tek mbjellja e pemëve dhe krijimi i parqeve të reja në Tiranë, Farkë e Kashar. Veliaj thekson se ndonëse ka ende shumë punë për të bërë, kur shqiptarët mobili-
tërhequr vëmendjen edhe të drejtuesve të qyteteve të tjera dhe të urbanistëve në të gjithë botën. Në vitet e fundit, konferenca “Greater & Greener” ka tërhequr folës dhe liderë nga
mbi 20 vende, duke përfshirë kryebashkiakun e qytetit të Nju Jork-ut, Michael Bloomberg, kryebashkiakun e San Franciskos, Ed Lee, Guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom etj.
Namin tonë në botë e kemi në dorë vetë - mjaft të vazhdojmë me punë e përkushtim”, shprehet ai. Plani Vendor për Tiranën 2030, transformimi i Sheshit “Skënderbej” dhe fokusi tek investimet urbane për krijimin e “Pyllit Orbital” përreth qytetit, kanë
Historia e Haxhi Çaushit, dhuroi 1400 m2 tokë për komunitetin tokës, Haxhi Çaushi ka mbjellë për komunitetin edhe rreth 25 rrënjë ullinj. E shembuj tillë të suksesit të këtij bashkëpunimi nuk mungojnë. Kudo ku komuniteti ka bashkëpunuar duke liruar pak nga avllia e tyre, lagjet janë transformuar në model.Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vazhdimisht i ka bërë thirrje komunitetit që të bashkëpunojë për të liruar pak nga hapësira në mënyrë që t’i hapin rrugë projekteve zhvillimore të cilat jo vetëm transformojnë lagjen, por rrisin vlerën edhe të vetë pronës së tyre.
SPORT
20
E mërkurë, 24 KORRIK 2019
Takimi mes drejtuesve dhe trajnerëve ka qenë pozitiv, teksa drejtuesit kanë siguruar trajnerin për merkaton
Derbi i Italisë, Interi dhe Juventusi përplasin “brirët” në Kinë
POLAKU
Lewndowski shpërthen: Kështu nuk fitojmë as kampionatin
Rozalb Lika
G
jatë kësaj vere nuk kanë munguar miqësoret mes skuadrave të mëdha, teksa radha do të jetë e Juventusit dhe Interit për të zbritur në fushë në Kinë. Pas humbjes ndaj Manchester United, zikaltërit janë duke u përgatitur për miqësoren e dytë të International Champions Cup. Një sfidë e “zjarrtë” pasi përballë tyre do të jetë Juventusi i Sarrit, në atë që cilësohet si Derbi i Italisë. Drejtuesit i siguran Contes se do të kishte ndërhyrje të rëndësishme në merkato për të kompletuar grupin e lojtarëve. “Nuk kisha nevojë që të sigurohesha sepse nuk kam nevojë. Me presidentin dhe drejtuesit kemi folur në një mënyrë shumë të qetë. Janë bërë reflektime edhe për Fair Play-n Financiar. Sigurisht që vendimet do të merren në bazë të bilancit dhe pritshmërive. Ndeshja me Juventusin? Do të jetë një ndeshje emocionuese për mua, është hera e parë që përballem me bardhezinjtë si kundërshtar që nga koha kur mbylla kontratën. Të rishohësh shumë miq do të jetë emocionuese, por në fillimin e ndeshjes gjithçka do të marrë fund. Juventus për mua është një kundërshtar,
nuk kam qenë asnjëherë pranë rikthimit, asnjë nuk më ka kontaktuar”, deklaroi Conte në konferencën para miqësore. Në vigjilje të Derbit të Italisë foli edhe trajneri i bardhezinjve, Maurizio Sarri. Teksa në shtëpinë zikaltër flitet për largime dhe afrime, te torinezët mendohet më shumë për ndryshimin e mënyrë së lojës dhe mentalitetit të ri. “Nuk është
TRAJNERI
Klopp “shpërthen”: Në Angli luhet shumë, s’kemi kohë të stërvitemi
Shumë ndeshje edhe në verë, kur në fakt duhet të pushohet. Jurgen Klopp nuk është aspak i kënaqur me miqësoret e shumta dhe me programin e ngjeshur të sezonit. Strategu gjerman është shprehur shumë i pakënaqur me numrit e shumtë të ndeshjeve në Angli ku luhet në katër kompeticion, duke përfshirë de Championsin. “Problemi nuk është te grumbullimi, i kemi të gjithë në dispozicion, përveç Alisson dhe tridentin e sulmit. Pas 3 ditësh, nuk mund t’i thuash një futbollisti që fillojë të vrapojë. Kemi kaluar muaj të lodhshëm, në të ardhmen duhet të ndryshohet. Në Angli jemi të parët që nisim të vrapojmë, kur të gjejmë kohë për t’u stërvitur? Duhet të zvogëlojmë presionin mbi djemtë, të përpiqemi të ulin tonin dhe mos jetojmë çdo ndeshje sikur të ishte e fundit. Duhet që të reduktojmë numrin e ndeshjeve”, deklaroi Klopp.
një ndeshje si të tjerat, por do të përballen dy ekipe që ë për shkak të përgatitjeve ende nuk janë të gatshme për të shprehur më të mirën. Do të përpiqemi që të ruajmë vazhdimësinë duke marrë për bazë fillimin e pjesës së dytë. Nuk do të ketë shumë ndryshime nga ndeshja e parë. Jemi duke u stërvitur pak dhe luajtur shumë, ndaj është një
fazë vendimtare deri më 10 gusht. Ronaldo? Do të luajë fillimisht në krahun e majtë, e dimë që i pëlqen që të spostohet drejt qendrës. Ai duhet të jetë i lirë për të bërë diferencën. Dybala? Mund të bëjë lehtësisht sulmuesin si 9-të false, por mund të gjejmë edhe ndonjë zgjidhje tjetër. Mund të luajë si trekuartist pas shpinës së dy sulmuesve”, deklaroi Sarri.
BELGU
Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski është një nga futbollistët e rrallë që i thotë gjërat hapur. Sulmuesi polak është i pakënaqur nga merkato e drejtuesve të kampionëve të Gjermanisë. Para miqësores që bavarezët do të luajnë me Milanin, sulmuesi polak i ka dërguar një mesazh të fortë klubit. “Është shumë e rëndësishme që klubi të sjellë përforcime dhe ne jemi duke i pritur. Bayern ka nevojë për lojtarë të mëdhenj për të fituar Champions League. Të gjithë e dinë që nuk është një gjë e mirë kur një ekip ka pak lojtarë në dispozicion. Shpresoj që gjërat të ndryshojnë shpejt. Duhet të kemi kompetitivë kudo që do të luajmë edhe në kampionat. Rivalët po përforcohen, ndaj duhet të lëvizim shpejt dhe me emrat e duhur”, tha Lewandowski.
SFIDA
Debutojnë De Jong MBROJTËSI dhe Griezmann, por Chelsea e mund Barcelonën
Mertens “provokon” Sarrin: Ku është më bukur të fitosh?
Transferimi i Maurizio Sarrit te Juventusi, ka nervozuar tifozët e Napolit dhe Dries Mertens. Në një intervistë për “Radio Kiss Kiss”, ai ka folur për kalimin e trajnerit te Juventusit. “Isha shumë i lumtur që Sarri fitoi Europa League-n. Mua më ka dhënë shumë, e shikon futbollin në mënyrë të ndryshme dhe ai të ndihmon shumë. Dua të them të vërtetën: Më vjen keq, gjithmonë ka folur mirë për Napolin dhe është një zgjedhja e tij. Tani është kundërshtar, por shpresoj që të vijë dhe të na përshëndes te dhomat e zhveshjeve. Të fitosh trofeun te ne nuk ka krahasim me asnjë. Dua të pyes Sarrin se ku është më bukur të fitosh te Juve apo te Napoli. Duhet të stërvitemi mirë dhe të japim 100 për qind ndeshje pas ndeshje. Sezonin e fundit e mbyllëm disi larg Napolit, këtë vit duhet ta mbyllim më mirë”, deklaroi Sarri.
Chelsea i shkakton humbjen e parë Barcelonës në testin e parë miqësor të “Rakuten Cup” në prag të sezonit të ri. Blutë e Londrës kanë arritur që të triumfojnë 2-1 ndaj blaugranëve, me nga një gol të shënuar për pjesë. Te blaugranët lajmi më i rëndësishëm ishte debutimi i Griezmann me fanellën e Barcelonës. Ndeshja do të ishte e barabartë deri në minutën e 34-t, teksa Busquets do të gabonte në një pasim, duke i dhënë mundësinë Abraham që të realizonte përballë portierit Ter Stegen. Barcelona kërkoi të gjente golin e barazimit, por 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Barkley shënoi edhe golin e dytë me një goditje të bukur me të majtën në hyrje të zonës. Në minutën e parë të shtesës, Ivan Rakitic do të shënonte golin e nderit për ekipin e tij. Mesfushori kroat realizoi me një goditje fantastike në hyrje të zonës, që do të përfundonte në cepin e portës. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte, me blaugranët që pësojnë disfatën e parë në përgatitjet për sezonin e ri.
SPORT
21
E mërkurë, 24 KORRIK 2019
Klubi verilindor ka arritur akordin me strategun e njohur, zyrtarizimi çështje ditësh
Kukësi i beson Dajës projektin për një skuadër kampione K
ukësi është skuadra më aktive këtë merkato vere, teksa ndryshimet do të jenë të shumta pas shkarkimit të trajnerit Ernest Gjoka. Strategu që pritet të marrë drejtimin e verilindorëve është Ilir Daja, me të cilin presidenti Safet Gjici është në bisedime prej ditësh. Nga burime brenda klubit mësohet se kanë gjetur gjuhën e përbashkët, madje duke menduar edhe për afrimet dhe largimet që do të jenë të shumta. Tre tituj kampion të fituar me tri skuadra të ndryshme: Elbasanin, Dinamon dhe Skënderbeun. Daja është i vetmi trajner që ia ka dalë të bëjë diçka të tillë në Shqipëri. Respekt kudo ka shkuar me profesionalizmin dhe përkushtimin e tij ka arritur që të korrë suksese. Tani mbetet vetëm përkufizimi i detajeve për të materializuar kontratën e re. Diçka që pritet të ndodhë sapo presidenti të kthehet nga pushimet që është duke kaluar me familjen në Turqi. Të angazhuarit me merkaton ndërkohë vijojnë intensivisht tratativat. Pa dyshim i bujshëm zyrtarizimi i Enis Gavazajt, lojtar që i shton klasin dhe teknikën një organike të pasur, ku do të ketë të tjera goditje. Pak orë para tij u zyrtarizua huazimi i
Camara, ndërkohë që sa u përket afrimeve në vijim do të jenë emra prestigji dhe që ofrojnë garanci, por më parë duhet zyrtarizuar trajneri për të qartësuar idetë mbi projektin e tij për sezonin e ardhshëm në bazë të filozofisë së tij dhe nevojave specifike që do të adresojë në drejtim të njerëzve të
KUQEBLUTË
merkatos. Nga Skënderbeu do të vijë sulmuesi Blerim Krasniqi, teksa zyrtarizimi do të bëhet në ditët në vijim, pasi akordi është arritur prej ditësh. Rrumbullaku pritet të jetë futbollisti i radhës që pritet të largohet nga Kukësi, ndërkohë që do të ketë edhe ndryshime të tjera të mëdha.
Mesfushori Valdet Rama mund të qëndrojë në rast se nuk merr ndonjë ofertë të mira nga ndonjë klub i huaj. Duket se projekti i Kukësit për të ndërtuar një skuadër kampione për sezonin e ri po ecën në rrugën e duhur, tashmë mbetet të definohen edhe lëvizjet e fundit.
MERKATO
Vllaznia nis përgatitjet për sezonin Në Itali besojnë te ëndrra Pogba, ja e ri nën drejtimin e Mirsan Jonuz strategjia si mund ta rrëmbejë Juvja
3 ditë pasi prezantoi trajnerin nga Maqedonia e Veriut, Mirsan Jonuz si kreun e pankinës, Vllaznia nisi sot zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik, që e gjen sërish mes më të mirëve, pas një viti në Kategorinë e Parë. Në ditën e parë të stërvitjes, kanë qenë të pranishëm më shumë se 15 futbollistë, ndonëse vetëm pak prej tyre kanë kontratë me Vllazninë, ndërsa pjesa tjetër duhet të kalojnë filtrat e trajnerit maqedonas për të fituar një vend në ekip. Klubi shkodran ka firmosur vetëm me pak futbollistë nga sezoni i kaluar, si Krymi, Sherri, Lika, Malota, etj., ndërsa emra si Gocaj, Hajdari, etj., do të duhet të bindin trajnerin Jonuz, për të vazhduar të jenë pjesë e Vllaznisë. Ndërkohë, kujtojmë që deri tani shkodranët kanë firmosur vetëm me Dajan Shehin dhe Herald Markun futbollistë që sezonin e kaluar ishin pjesë e Kastriotit në Superiore, ndërsa në ditët në vijim priten edhe emra të tjerë.
Juventus nuk do të ndalet vetëm me Ramsey, Rabiot, Pellegrini, Demiral dhe De Ligt. Transferimi i mbrojtësit holandez nuk do të jetë e fundit për merkaton e bardhezinjve. Tifozët ëndërrojnë edhe një tjetër goditje të madhe. Emrat që qarkullojnë janë Pogba, Icardi, Chiesa dhe Darmian. Në mesfushë, sulm dhe mbrojtje mund të ndodhin shumë gjëra në reparte të ndryshme. Rruga si mund të arrihet te Pogba Pogba ngacmon imagjinatën e tifozëve, në atë që mund të cilësohet si ëndrra e kësaj vere. E pamundur? Për të gjetur një përgjigje duhet pyetur së pari Real Madrid që është edhe favoriti kryesor për shërbimet e lojtarit. Koha klon ndërkohë që më 8 gusht do të mbyllet merkato në Premier League. Deri atëherë United duhet të ketë mësuar të ardhmen e francezit në mënyrë që të gjejë zëvendësuesin e tij. Djajtë e Kuq kanë fiksuar shifrën e shitjes e cila pritet që të jetë 167 milionë euro. Një shifër shumë e lartë duke marrë në konsideratë faktin që kanë investuar një shifër të rëndësishme për De Ligt. E vetmja mënyrë për të arritur te francezi është shitja e disa yjeve si Cancelo, Douglas Costa, Matuidi, Rugani dhe Khedira.
SITUATA
Bale nuk pranoi të luante ndaj Bayernit, Zidane zbulon arsyen
Gareth Bale mbetet një nga lojtarët që pritet të largohet nga Reali gjatë kësaj vere. 30-vjeçari, sikurse e zbulon tekniku francez, refuzoi të luante në sfidën e International Champions Cup kundër Bayernit (3-1 për bavarezët), por është i vendosur të zbresë në fushë ndaj Arsenalit, takim që do të luhet në orët e para të së mërkurës . “Së pari, nuk është e vërtetë që nuk e kam respektuar dikë e aq më tepër futbollistët. Gjithmonë kam thënë të njëjtën gjë, lojtarët janë më të rëndësishmit. E dyta, kam thënë se klubi po përpiqet ta shesë atë. Dhe e treta, mendoj se është shumë e rëndësishme të thuhet se Gareth nuk pranoi të luante, sepse nuk donte që të negocionim largimin e tij.” Gareth Bale në fushë kundër Arsenalit? Ju mund të pyesni për gjithçka, por unë iu përgjigja pyetjes. Gareth është një lojtar i Real Madridit. Kjo është gjëja më e rëndësishme, ai është një lojtar i skuadrës”, deklaroi Zidane.
BRAZILIANI
PSG merr një tjetër ofertë nga “Zonja” për Neymar
Neymar kërkon të largohet nga PSG dhe ky trashmë nuk është më një mister. Sulmuesi i ka kërkuar largimin skuadrës franceze dhe u është ofruar disa prej klubeve më të mëdha në botë. Ëndrra për t’u rikthyer duket e vështirë që të realizohet pasi skuadra blaugrana shpenzoi 120 milionë euro për Griezmann. Interes të madh për të ka shfaqur edhe Real Madrid, por mesa duket më aktive duket se është Juventusi, gjithmonë duke u bazuar në burimet e gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”. Në ditët në vijim pritet edhe një takim mes agjentit të PSG dhe Pavel Nedved. Drejtori Sportiv i bardhezinjve, Paratici i ka ofruar PSG-së Paulo Dybala-n dhe Blais Matuidi si dhe një shumë të konsiderueshme. Takimi do të zhvillohet me agjentin Pini Zahavi. Paratici është rikthyer në Itali pas ndeshjes ndaj Tottenhamit dhe po përpiqet që të bëjë disa lëvizje si në hyrje dhe në dalje. Sa i përket Neymarit, oferta e parë prej 100 milionë eurosh dhe kartoni i Dybala-s u refuzuan nga PSG, por nuk përjashtohet mundësia që skuadra franceze të gjejë gjuhën e përbashkët me bardhezinjtë edhe pse duket një operacion i pamundur duke marrë në konsideratë pagën e frikshme të brazilianit.
AKTUALITET
22
E mërkurë, 24 KORRIK 2019
Me ligjin e ri të Asistencës Sociale hiqet kufizimi 48 muaj i përfitimit të pagesës së aftësisë së kufizuar për personat me aftësi ndryshe
D
itë më parë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi disa ndryshime në ligjin për Asistencën Sociale. Në këtë mënyrë hiqet kufizimi 48 muaj i përfitimit të pagesës së aftësisë së kufizuar për personat me aftësi ndryshe. Zgjerohet skema e mbrojtjes sociale edhe me personat që nuk përfitonin nga ligji i sigurimeve shoqërore. Lidhur me këtë, ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se: ‘’Përveç pagës si të punësuar, personat me aftësi ndryshe do të përfitojnë edhe paketën e plotë të mbrojtjes sociale që i sigurohet nga shteti, përfshirë edhe pagesën e aftësisë së kufizuar, gjatë gjithë kohës, pavarësisht se janë në punë’’. Manastirliu vizitoi një të punësuar me karrige me rrota në sektorin e shërbimit të ADISA në Tiranë. Ligji i ri i asistencës sociale ka hequr limitin për mbështetjen e personave me aftësi ndryshe që punojnë. ‘’Jemi këtu me një lajm të mirë për Ilirin dhe të gjithë personat me aftësi të kufizuar që punojnë. Hiqet limiti 48 mujor i pagesës së aftësisë së kufizuar për personat e punësuar, duke nxitur punësimin dhe integrimin e kësaj kategorie përmes punësimit, pasi ata do ta përfitojnë paketën e plotë të mbrojtjes sociale, gjatë gjithë kohës’’, tha Manastirliu. Deri tani, personat me aftësi ndryshe e merrnin pagesën e aftësisë së kufizuar edhe 4 vite pas punësimit, ndërsa me ligjin e ri, e marrin përfitimin pa ndërprerje. Manastirliu deklaroi gjithashtu se ligji i ri i Asistencës Sociale zgjeron mbrojtjen për kategoritë në nevojë. “Të gjithë ata persona që përjashtoheshin nga ligji i sigurimeve shoqërore, persona me aftësi të kufizuar që nuk e përfitonin KMCAP për shkak se nuk kishin një vit të siguruar në 5 vitet e fundit, tashmë bëhen pjesë e skemës së mbrojtjes
Manastirliu: Të punësuarit me aftësi ndryshe përfitojnë edhe pagesën e aftësisë së kufizuar LIGJI I RI “Ligji i ri i asistencës sociale parashikon përcaktimin e të drejtës së përfitimit të pagesave të personave me aftësi të kufizuar dhe të së drejtës së përfitimit të një ndihmësi personal duke zgjeruar gamën e përfituesve dhe duke përfshirë në skemë rreth 4000 persona, të cilët më parë nuk mund të përfitonin nga skema e sigurimeve shoqërore për shkak se nuk plotësonin kushtin e të paturit 12 muaj kontribute në skemën e sigurimeve shoqërore në 5 vitet e fundit”.
sociale, duke u përfshirë në ligjin e ri të asistencës sociale”, tha Manastirliu. Ligji i ri i asistencës sociale parashikon përcaktimin e të drejtës së përfitimit të pagesave të personave me aftësi të kufizuar dhe të së drejtës së përfitimit të një ndihmësi personal duke zgjeruar gamën e përfituesve dhe duke përfshirë në skemë rreth 4000 persona, të cilët më parë nuk
mund të përfitonin nga skema e sigurimeve shoqërore për shkak se nuk plotësonin kushtin e të paturit 12 muaj kontribute në skemën e sigurimeve shoqërore në 5 vitet e fundit. Ligji i ri i miratuar nga Kuvendi pak ditë më parë, parashikon shtrirjen progresive të një sistemi të ri të vlerësimit të aftësisë së kufizuar bio-psikosocial, bazuar në Konventën e
MINISTRIA
MINISTRIA
“Mjekë për Shqipërinë”, flasin mjekët e rinj
Pas përfundimit të dy fazave të konkurrimit, 36 mjekë të rinj janë punësuar në qendra shëndetësore dhe spitalet publike në vend nëpërmjet portalit “Mjekë për Shqipërinë”. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë apel për pjesëmarrje në konkurs për sistemin shëndetësor publik, pasi në Shtator hapet konkursi i radhës. Kjo është eksperienca e mjekëve të punësuar rishtazi nëpërmjet portalit “Mjekë për Shqipërinë”. “Quhem Mirela Cojo, jam mjeke reumatologe. Kam vite që kam mbaruar fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Nuk besoj në fakt se do të funksiononte portali por e provova vetë që transparenca ishte maksimale”,-thotë një tjetër mjeke e punësuar. “Për mua transparenca ka qenë maksimale që nga fillimi deri në fund të procesit. Ndjej veçse një falenderim dhe mirënjohje maksimale për të gjithë”. “Jam shumë e lumtur që pas shumë viteve punë, lodhje, përkushtim për t’u bërë një mjeke specialiste sa më e mirë, arrita që të dal fituese”,-thotë një mjeke tjetër e punësuar.
OKB për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, standardet ndërkombëtare të OBSH dhe Klasifikimin Ndërkombëtar të Funksioneve. Ligji parashikon edhe thjeshtim të procedurave të panevojshme për përfitimin e pagesave të aftësisë së kufizuar, heqjen e vendimmarrjes së Këshillit Bashkiak dhe dhënien e këtij përfitimi menjëherë, bazuar
në komisionin e vlerësimit. Nga skema e mbrojtjes sociale përfitojnë mbi 165 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe invalidë pune. ‘’Përveç pagës si të punësuar, personat me aftësi ndryshe do të përfitojnë edhe paketën e plotë të mbrojtjes sociale që i sigurohet nga shteti, përfshirë edhe pagesën e aftësisë së kufizuar, gjatë gjithë kohës, pavarësisht se janë në punë’’,-tha më tej ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
80
pacientë kanë përfituar transplant falas të veshkave, me financim publik në spitalet jopublike, që prej ofrimit të këtij shërbimi. Shifrat janë bërë publike nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Sipas FSDKSH, sfida e radhës mbetet realizimi i transplantit në spitalet publike. 80 pacientë kanë përfituar transplante falas, me financim publik në spitalet jopublike, që prej ofrimit të këtij shërbimi. Për një person të diagnostikuar me sëmundjen terminale të veshkave, ka disa trajtime të mundshme si Hemodializa, Dializa peritoneale dhe transplanti. Transplanti i veshkave është trajtim i zgjedhur nga pjesa më e madhe e personave që vuajnë nga kjo sëmundje. Në përgjithësi, Transplanti i veshkave rezulton në më shumë
80 pacientë kanë përfituar transplant falas të veshkave
se dyfishim të jetëgjatësisë, krahasuar me dializën. Dializa është një trajtim që shpëton jetën e pacientit që vuan nga sëmundja terminale e veshkave por ajo mund të kryejë vetëm 10-15% të punës së një veshke
normale, ndërkohë që një veshkë e transplantuar mund të kryejë 50-85% të punës së dy veshkave normale. Përveç kësaj, personat që I nënshtrohen transplantit të veshkës nuk kanë nevojë për orë të zgjatura trajtimi me dializë.
KULTURE
K
ostumografia e Ansam blit Folklorik “Çiftelia” në rrethin e Lezhës, me kostumet kombëtare tradicionale të trevave të Lezhës, në festivalet folklorike kombëtare të Gjirokastrës është bërë me kontributin e nën drejtimin e historianit e kostumografit të njohur Loro Gjeçi. Specialist i mirëfilltë i kësaj fushe, ku në të gjitha festivalet folklorike në Gjirokastër, Lezha si pjesëmarrëse është nderuar me çmim të parë për veshjet sipas zonave të rrethit të Lezhës. Pasi për larminë dhe shumëllojshmërinë e kostumeve popullore të burrave e grave të zonave etnografike të Lezhës, ka punuar mendja, pasioni dhe fantazia e specialistit të palodhur të kësaj fushe, Loro Gjeçi. Që la gjurmë në kulturën, etnografinë dhe artin lezhjan, me pasionin, frymëzimin, përkushtimin dhe profesionalizmin që e karakterizonte. Gjatë gjithë viteve të punës së tij, ai ka treguar korrektësi dhe profesionalizëm, me komunikimin, bashkëpunimin, korrektësinë dhe thjeshtësinë që e karakterizonte. Duke dhënë përherë shembullin personal, duke shkëmbyer përvojë e duke ndihmuar të rinjtë në aftësimin profesional në rrugën e historisë e të kulturës. Kjo praktikë pune, e ndoqi për afro 50 vite historia-
23 E mërkurë, 24 KORRIK 2019
Loro Gjeçi, historiani, studiuesi dhe etnografi , që la gjurmë në historinë dhe kulturën lezhjane
nin, studiuesin dhe etnografin e njohur Loro Gjeçi. Gjatë gjithë karrierës së tij të suksesshme, si
shef i Seksionit të Kulturës, në Komitetin Ekzekutiv të rrethit Lezhë, drejtor i Shtëpisë së Kul-
turës të qytetit të Lezhës, drejtor i Muzeut Historik të Lezhës, derisa doli në pension(1992), detyra të cilat i kreu me përgjegjësi, profesionalizëm e përkushtim. Shembull të cilin e ka ndjekur për vite me rrallë në punën e saj, vajza e tij e nderuar Flora Sokoli, si mësuese e specialiste e përkushtuar e muzikës në shkolla.Veçanërisht, duke lënë gjurmë si specialiste muzike e si drejtuese e Shtëpisë së Pionierit në qytetin e Lezhës (sot QKF). Edhe si instrumentiste e përkushtuar në instrumentin e pianos dhe në punën profesionale me fëmijët e talentet e reja në fusha të ndryshme në këtë qendër dhe pianiste e shkëlqyer këtu me aktivitetet e shumta artistike, që organizonte këtu. Duke shkëlqyer me talentin e saj në muzikë, por edhe në drejtim e organizim. Me përkushtimin, pasionin, profesionalizmin e korrektësinë që e karakterizonte. Me respekt dhe
Filmi i “Woodstock” do të shfaqet në kinema vetëm për një natë Derisa përpjekjet për ta sjellë në skenë 50-vjetorin e Woodstockut muajin e ardhshëm kanë hasur në një pengesë të madhe, ata të cilët kanë mbetur të magjepsur nga festivali origjinal i vitit 1969 do të mundë ta ripërjetojnë atë kur “Woodstock: The Director Cut” të mbërrijë në kinema në të gjithë SHBA-në për një natë të vetme, më 15 Gusht, në ora 19:00 sipas kohës lokale. Versionit të pa shkurtuar prej 44 minutash, të bërë në vitin 1994,
i janë shtuar edhe 40 minuta më shumë dhe ai përfshinë këngë nga Jimi Hendrix, Janis Joplin dhe Jefferson Airplane të cilët mbetën jashtë origjinalit, si dhe një sekuencë përmbyllëse që i përkujton të famshmit e viteve të ’60 të cilët kanë vdekur. Filmi do të shfaqet me një interval të shkurtër që do të zhvillohet në dy orë e tetë minuta në film. “Si dokumentar ashtu edhe si një fenomen i pop-kulturës, Woodstocku është një moment his-
torik, një moment i rëndësishëm i kapur përgjithmonë, duke e dëshmuar fuqinë e qëndrueshme të kinemasë”, tha Ray Nutt nga Fathom Events në një njoftim për shtyp. “Pesëdhjetë vjet më vonë, nuk ka pasur kurrë diçka të tillë, qoftë si një festival muzikor apo si ndonjë film, dhe Fathom Events është krenar që do të jetë pjesë e përvjetorit të Woodstockut”. Fillimisht i publikuar në mars të vitit 1970, në dokumentarin e koncertit me regji të Michael Wadleigh janë paraqitur performancat kryesore nga shumë interpretues të festivalit të fundjavës – duke përfshirë The Who, Santana, Sly & the Family Stone, Joe Cocker dhe Richie Havens – dhe intervista me vizitorët e koncertit dhe vendasit. Dokumentari e fitoi Oscarin për Dokumentarin më të Mirë dhe u nominua për Editimin më të mirë filmik dhe për Zërimin më të mirë, edhe pse humbi nga filmi Patton në të dy kategoritë.
mirënjohjeje të thellë e kujton vjehrrin e tij, mësuesi, futbollisti dhe trajneri i njohur Vesel Sokoli, futbollist i shkëlqyer dhe trajner i njohur i “Besëlidhjes”, për të vazhduar profesionin me grupmoshat dhe si mësues i palodhur i edukimit fizik në shkolla. Për ta përçuar këtë traditë të bukur e të pasur tek mbesat e nipat e tij, që ndjekin shembullin e gjyshit të tyre të nderuar e të prindërve të tyre të dashur, duke qenë mirënjohës e krenar për ta. Për vite me radhë, historiani dhe studiuesi i njohur Loro Gjeçi, ka punuar në Muzeun Historik të Lezhës, dha ndihmesë të madhe në fushën e muzeologjisë, arkeologjisë, etnografisë dhe historisë së Lezhës.Ai ka qenë autor i shumë studimeve në “Lissus”, seminarin “Shkodra në shekuj”, autor librash dhe në revistat e tjera shkencore e studimore me vlera të mëdha. Jak Rozhani
ÇMIMET
Ambasada rumune vlerëson gazetarë e politikanë për kontributin gjatë presidencës së BE
A
mbasada e Rumanisë në Tiranë ka organizuar një aktiv itet me rastin e fundit të Presidencës 6 mujore të Bashkimit Europian, një presidencë ku i rikonfimua politika e dyerve të hapura për vendet kandidate për në BE ku bën pjesë edhe Shqipëria. Me këtë rast Ambasadori i Rumanisë në Tiranë, Mircea Perpelea tha se Rumania është një mbështetëse konstante e zgjerimit të Uninionit dhe një mbështetëse e madhe e integrimit të Shqipërisë. Ambasadori Perpelea u shpreh optimist se në tetor Shqipëria do të marrë hapë negociatat me BE-në. Gjatë ceremonisë z. Perpelea ndau edhe disa vlerësime për gazetarë, politikanë dhe njerëz nga bota akademike. Mes emrave që u vlerësuan për kontributin e dhënë, ishin politikani Taulant Balla, gazetari Arbër Hitaj, Bashkia Tiranë etj.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E mërkurë, 24 KORRIK 2019
Presidenti Meta takim me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Marshall Sir Stuart Peach
Presidenti: Qeveria t’u përmbahet angazhimeve në NATO
Presidenti i Republikës Ilir Meta priti dje në një takim kryetarin e Komitetit Ushtarak
të NATO-s, Marshall Sir Stuart Peach. Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e dhënë nga
Komiteti Ushtarak i NATO-s për projektin e Bazës Ajrore të Kuçovës, duke garantuar se bashkëpunimi me Aleancën ka një rëndësi strategjike për sigurinë kombëtare dhe rajonale. Presidenti Meta siguroi se Shqipëria do të vijojë kontributet e saj në misionet në Afganistan, Kosovë, BosnjeHercegovinë, Mali, Detin Egje, Letoni, Rumani, Mesdhe, etj. Duke e vlerësuar si legjitime kërkesën e NATO-s për të ndarjen e drejtë të barrës së përgjegjësive, Kreu i Shtetit theksoi se i ka kërkuar Qeverisë, t’u përmbahet angazhimeve zyrtare të Shqipërisë, duke rritur vit pas viti buxhetin deri në 2% të GDP në vitin
2024. “Shqipëria është një anëtare e NATO-s, e pozicionuar në mënyrë të vendosur në procesin e integrimit europian, duke pritur që të hapë negociatat e pranimit të saj. Shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, për t’u bashkuar me NATO-n dhe Bashkimin Europian. Askush nuk mund t’ia ndryshojë rrugëtimin këtij projekti strategjik. Do punoj pa u lodhur për një Shqipëri të qëndrueshme, demokratike dhe anëtare të denjë të NATOs, që siç tha Sekretari i
Përgjithshëm Stoltenberg gjatë vizitës së Tij në Tiranë, ka në zemër demokracinë”, – u shpreh Kreu i Shtetit. Gjithashtu, Presidenti Meta, nënvizoi se roli dhe prezenca e NATO-s në rajon është faktor kyç për sigurinë, paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Kreu i Shtetit shprehu mbështetjen e Tij ndaj përpjekjeve të qeverisë së Kosovës, për integrimin në NATO dhe ngritjen e Forcave të Armatosura si “kontribut shtesë për sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit”.
URIMI
Presidenti Meta uron Boris Johnson: Britania faktor kyç në rajon
P
residenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshënde tur fitoren e Boris Johnson si kryeministri i ri i Britanisë së Madhe. Përmes një mesazhi të postuar në facebook, Kreu i Shtetit uron forcim të marrëdhënieve Britani-Shqipëri, në të gjitha
fushat. “Urime dhe shumë suksese z.Boris Johnson për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryeministrit të ardhshëm të Britanisë së Madhe. Gatishmëri për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat”. Nga ana tjetër, Presidenti Meta ka
ASAMBLEJA E PS
vlerësuar rolin e Britanisë, si faktor kyç në stabilitetin e rajonit. “Shqipëria beson në angazhimin e domosdoshëm të Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për stabilitetin e rajonit, konsolidimit të demokracisë dhe shtetit ligjor”.
TAKIMI
Gjermania mike dhe partnere strategjike e Shqipërisë
P
residenti Ilir Meta është takuar dje me ambasa doren gjermane në Tiranë, Susanne Schütz, e cila ka përfunduar mandatin në Shqipëri. Në një postim në Facebook, Presidenti ka vlerësuar rolin e diplomates
Rama: 30 qershori iku, por plaga është e hapur Partia Socialiste mblodhi dje Asamblenë Kombëtare për të diskutuar dhe analizuar rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama u shpreh se “në 30 qershor fitoi shteti, fitoi qytetaria, shpresa dhe humbi antishteti, rrëmuja dhe balta”. 30 qershori, sipas Ramës, ishte fundi i një akti të radhës në historinë e politikës së përçarjes, një akti të frymëzuar dhe organizuar për të marrë peng Shqipërinë. Ai tha se 30 qershori iku, por plaga e krizës mbetet e hapur. Ndërkohë dje Rama nisi dhe spastrimet në Partinë Socialiste duke larguar nga funksionet partiake ish-ministrin Ditmir Bushati.
gjermane gjatë misionit në Shqipëri, si dhe ndihmën që ka dhënë Bundestagu për procesin e integrimit të Shqipërisë. “Sot (dje) prita në takimin e lamtumirës Ambasadoren gjermane Susanne Schütz, e cila mbaron mandatin e saj në Shqipëri. Tek Gjermania mike dhe partnere strategjike e Shqipërisë do vijojmë të mbështetemi me besim dhe bashkëpunim gjithnjë e më të afërt. Mirëpres angazhimin e sinqertë dhe vendimtar të Bundestagut për të ndihmuar në rrugën drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe për përparimin e vendit drejt standardeve demokratike europiane”,- shkruan Presidenti Meta.