Koha jone 24 maj 2018

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 121 (8252)

E enjte, 24 Maj 2018

Çmimi 30 Lekë

Zoti Basha! Mafia që është në pushtet, siç akuzoni ju, përmbyset me popull, pasi me votë nuk arritët dot as vitin e kaluar ta rrëzonit, ndonëse ishit në bashkëqeverisje me PS

Nuk rrëzohet Rama me protestë “pambuku” Nëse varfëria është në kufijtë e mbijetesës, nëse gjithë pushtetet po i merr Edi Rama, nëse droga është kthyer në biznes qeveritar, nëse mediat kryesore i ka blerë kryeministri me leje ndërtimi dhe koncensione, nëse korrupsioni kap vlera galopante, etj siç reciton Lulzim Basha, atëherë populli ka të drejtë të bëjë ç'të dojë me qeverinë e tij; pra edhe ta rrëzojë me forcën e shpirtit të revoltuar FAQE 3

Protesta e 26 Majit/ Floida Presidenti Ilir Meta: Kërpaçi: Rama duhet të ikë Bashkëpunim në ekonomi dhe të mos kthehet më dhe turizëm me Maltën

FAQE 4

Në foto: Kryetarja e LRI dhe deputetja, Floida Kërpaçi KOTEGORIA SUPERIORE

FORUM

Në foto: Presidenti Ilir Meta, me delegacionin shqiptar pjesëmarrës në “Forumin e Biznesit Maltë –Shqipëri”

OPOZITA

Partizani "gropos" Më keq seç duket, nuk Lori Hoxha: Është Vllazninë, nuk mjaftojnë një privilegj të kemi Prokurori fare Nga Astrit Patozi 5 gola në Korçë jem vajza e Tanit FAQE 14

FAQE 22

INVESTIGIMI I ZËRIT TË AMERIKËS

Koncesionet e debatueshme të qeverisë "Rama" FAQE 2

FAQE 11

FAQE 24

SHËNIM

Pse Lulzim Basha nuk tregoi emrin se kujt i ofruan 200 mijë euro? Kreu i PD-së, Lulzim Basha bëri këtë të mërkurë në mbrëmje një tjetër denoncim në vijim të akuzave ndaj ministrit të Brendshëm, Famir Xhafaj. Në një konferencë urgjente Basha deklaroi se Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj po tentojnë të blejnë... FAQE 2


POLITIKE

2

E enjte, 24 Maj 2018

DENONCIMI I LULZIM BASHËS

K

reu i PD-së, Lulzim Basha bëri këtë të mërkurë në mbrëmje një tjetër denoncim në vijim të akuzave ndaj ministrit të Brendshëm, Famir Xhafaj. Në një konferencë urgjente Basha deklaroi se Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj po tentojnë të blejnë dhe kërcënojë dëshmitarin “X”, Albert Veliu. Qëllimi i blerjes dhe kërcënimit, sipas Bashës, është ndryshimi i dëshmisë kundër vëllait të ministrit. Sipas kreut të PD, njerëz me rekorde kriminale nga Vlora dhe Fushë-Kruja u kanë ofruar të afërmve të Veliut 200 mijë euro. “Të dërguarit e Fatmir dhe Agron Xhafajt, njerëz të skeduar për vrasje të tipit mafioz nga zona e Vlorës dhe e Fushë Krujës i kanë ofruar një të afërmi të dëshmitarit x, Albert Veliu 200 mijë euro nga paratë e pista që familja mafioze Xhafaj përfiton nga trafiku i drogës dhe veprimtari të tjera kriminale, që ai të përgënjeshtrojë deklarimet e bëra publike”,- tha Lulzim Basha. Në denoncimin e Lulzim Bashës thuhen akuza të rënda, por nuk jepen fakte konkrete që mund të ndihmojnë hetimin dhe publikun për të kuptuar atë që po ndodh. Kush ja ka ofruar

Pse PD nuk tregoi emrin kujt ja ofruan 200 mijë euro?

konkretisht paratë? Kujt i janë ofruar paratë? Përse denoncimi nuk është bërë në prokurori? Përse Basha nuk tregoi emrat e atyre që i quan kriminelë dhe kanë shkuar me para? Përse nuk tregon emrat e atyre që u janë ofruar paratë? Minimalisht, një prej palëve duhet të ishte përmendur sot me emër nga

Lulzim Basha. Kreu i PD-së tha se kishte informacione që tregonin për kërcënimin apo blerjen e dëshmitarit. Gjë që do të thotë se PD dhe Basha e dinë se kush ka shkuar me lekë tek afërmit e dëshmitarit. Po ashtu, derisa familjarët e Albert Veliut janë ankuar të PD, ata kanë emra dhe adresa

LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM

LSI, kërkesë Ruçit: Hiq nga rendi i ditës ligjin për frekuencat dixhitale

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi heqjen nga rendi i ditës së ligjit për “Lirimin e frekuencave të dixhital dividentit ”. Sipas letrës së LSI-së, ky ligj është miratuar pa u konsultuar në komisionet parlamentare. Deputetët Kejdi Mehmetaj, Shezai Rrokaj dhe Nora Malaj argumentojnë se projektligji ka kaluar në komisionet e Kuvendit pa u konsultuar dhe pa u debatuar sipas rregullave parlamentare. Gjatë kohës që është prezantuar nga mazhoranca ndryshimi i ligjit, LSI ka kërkuar që miratimi i ndryshimeve të bëhej duke ju referuar praktikave ndërkombëtare në raste të ngjashme dhe se medieve private nuk mund t’u jepeshin para pa kontroll nga buxheti i shtetit. Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

ADRESA E REDAKSISË:

konkrete të atyre që kanë bërë ofertën e jashtëligjshme. Nga ajo që ka thënë Basha kemi të bëjmë me një vepër penale mjaft të rëndë e cila duhet të merret seriozisht. Por për ta marrë seriozisht akuzën dhe për ti kërkuar llogari Edi Ramës apo Fatmir Xhafës duhet që Basha, ashtu siç doli me urgjencë për të

bërë denoncimin, të tregojë emrat e personave konkret. Duhet të tregonte se kush ka shkuar në emër të ministrit apo vëllait të ministrit me “lekë në dorë” për të blerë dëshmitarin. Ose një prej të afërmeve të Albert Veliut, të dilte bashkë me Bashën dhe me zë dhe figurë të pranonte se po i ushtrohej presion apo po i ofroheshin para. Çështja e audio-përgjimit, për shkak të mjaft dilemave që ka për vërtetësinë, e ka bërë edhe më të pabesueshme opozitën në ato që thotë. Lulzim Basha ka detyrimin si kryetar i opozitës të bëjë denoncim bindës dhe pa aludime. Pikëpyetjet e audio-përgjimit vënë në dyshim çdo denoncim të PD aq më tepër kur i bën Lulzim Basha, që më shumë se faktet ka hallin e lojës politike. Nëse kemi të bëjmë me një vepër penale dhe krim, atëherë autorët dhe pala tjetër kanë emra që Basha i di. Është detyrimi i tij t’i tregojë se kush janë, gjithnjë nëse ekzistojnë.

Lori Hoxha: Është një privilegj të jem vajza e Tanit D je u mbushen 10 vite nga ndarja tragjike nga jeta e themeluesit të Top Medias dhe njeriut që revolucionarizoi median në Shqipëri, Dritan Hoxhës. Familja, të afërm, bashkëpunëtorë dhe miq të shumtë do ta kujtojnë përherë Tanin e Topit, njeriun që me aftësitë e kurajën e pabesueshme arriti që, pothuaj nga hiçi, të ngrinte veç të tjerave një perandori mediatike. Sot, më shumë se kujtdo, Tani i Topit i mungon familjes, bashkëshortes dhe Presidentes së Top Medias, Vjollca Hoxha, si dhe fëmijëve të tij, Lori, Sara, Redia dhe Itan shkruante dje Top Channel në faqen online. Lori Hoxha ishte e ftuar në mbrëmjen e djeshme në “Top Show”, ku u shpreh se për të është privilegj që është vajza e Dritan Hoxhës. “Për mua është privilegji më i madh në jetë të jem fëmija i tij. Por sigurisht që ka edhe një lloj presioni. Je gjatë gjithë kohës në luftë që të bësh atë që do të donte të bënte ai, por pa e humbur veten tënde”, tha Lori. Lori u shpreh se nuk do të donte kurrë të ikte nga vizioni i Tanit, por thotë se vizioni i tij duhet të evoluojë. “Tani është sinonim i Topit. Nuk ka për të ikur kurrë shprehja: “Tani i Topit”. Dhe unë nuk dua ta heq këtë. Unë dua të bëhen gjëra aq të mira sa dhe njerëzit të thonë edhe Tanit do t’i kishte pëlqyer kjo. Unë nuk do të doja që

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

NUMRI I KONTAKTIT:

ne të iknim nga vizioni i Tanit, por sigurisht që ai vizion duhet të evoluojë dhe po evoluon”, u shpreh Lori. Më tej, Lori tha se në fillim nuk e konceptonte dot Tanin si gjeniu për të cilin flisnin njerëzit. “10 vite pa babin është një mungesë shumë e madhe. Unë nuk e dija kush ishte Tani, gjeniu për të cilin flisnin njerëzit. Unë kam qenë vetëm 14 vjeç kur ai iku. Unë e dija që punonte, pasi bënim një jetë të mirë, por nuk e dija që ishte njeri kaq i madh. Pasi ai iku, atëherë e kuptuam”. Por si e përkufizon ajo Dritan Hoxhën? “Një njeri i papërsëritshëm. Nuk vjen më as në familjen time, as në shoqërinë shqiptare. Nuk bëhen dy”, tha Lori.

0697044477

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3

E enjte, 24 MAJ 2018

Zoti Basha! Mafia që është në pushtet, siç akuzoni ju, përmbyset me popull, pasi me votë nuk arritët dot as vitin e kaluar ta rrëzonit, ndonëse ishit në bashkëqeverisje me PS

Nuk rrëzohet Rama me protestë “pambuku” Nëse varfëria është në kufijtë e mbijetesës, nëse gjithë pushtetet po i merr Edi Rama, nëse droga është kthyer në biznes qeveritar, nëse mediat kryesore i ka blerë kryeministri me leje ndërtimi dhe koncensione, nëse korrupsioni kap vlera galopante, etj siç reciton Lulzim Basha, atëherë populli ka të drejtë të bëjë ç'të dojë me qeverinë e tij; pra edhe ta rrëzojë me forcën e shpirtit të revoltuar Ndërkohë që publiku mbetet i ngarkuar nëse opozita, dhe kryesisht PD e LSI, a do të mund ta rrëzojnë qeverinë ditën e shtunë me forcën e shpirtit dhe zëmërimit qytetar, mbrëmë vonë doli Lulzim Basha në konferencë shtypi. Të gjithë prisnin që të thoshte se të vijë e gjithë Shqipëria dhe ta rrëzojmë këtë "pushtet të krimit e drogës", siç Basha e Berisha e deklarojnë. Por Basha u mor me një akuzë se kanë ofruar 200 mijë euro familja Xhafaj në drejtim të dëshmitarit. Kjo akuzë do të bëhej e besuar nëse Basha do të thoshte emrin se kujt nga të afërmit ia kanë ofruar shumën. Po të thoshte emrin do të ishte e besueshme. Por gjithsesi akuzën e bëri kryetari i PD-së. Atëherë derisa mafia qeveritare ofron 200 mijë euro për të mbyllur gojën, duhet me popull ta rrëzojë këtë mafie të pushtetit. Po pse nuk tha se të shtunën do ta rrëzojmë këtë klikë droge që qeveris vendin? Asgjë të tillë motivuese për demokratët nuk tha zoti Basha. Një opozitë serioze, e përkushtuar ndaj elektoratit të saj dhe popullit të pakënaqur me qeverisjen, kur bën thirrje për protestë parashikon të gjithë skenarët e mundshëm. Kur opozita akuzon dhe bërtet se "vendin e drejton krimi, mafia, droga dhe po vjedhin pasuritë e popullit", nuk ka vend për protestë, por për demonstratë. E ku ka më rrezik për njerëzit se sa kur krimi e droga drejtojnë vendin, siç flet kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Nëse varfëria mbetet në kufijtë e mbijetesës, nëse gjithë pushtetet po

i merr Edi Rama, nëse droga është kthyer në biznes qeveritar, nëse mediat kryesore i ka blerë kryeministri me leje ndërtimi, koncensione apo vendime me nga 5 milion euro me një ligj të veçantë, nëse "tepsinë" e pushtetit e ndan kryeministri me militantët e PS-së, nëse korrupsioni kap vlera galopante, etj siç reciton Lulzim Basha, atëherë populli ka të drejtë të bëjë ç'të dojë me qeverinë e tij. Gjithnjë nëse është i revoltuar me kryeministrin.

Por, mësohet se Lulzim Basha ka porositur drejtuesit e PD-së se hajdeni e më dëgjoni mua kur të flasë kundër kryeministrit Rama dhe më pas ikni në shtëpi. Bile mblidhni edhe shishet e ujit që do hidhen në bulevard nga etja. Asnjë fije bari mos shkelni para zyrës së kryeministrit! Të shtunën njerëzit do vijnë nga ana e anës, me makina, motora, me trena e me autobuzë. Edhe me biçikleta. Do të dëgjojnë Lulzim Bashën kur të "dërmojë" me fjalë e

me një zë të çjerrë drithërues, Edi Ramën dhe pastaj njerëzit do turren për të kapur ndonjë automjet që të kthehen prapë në shtëpi, ku nuk do kenë drita, ku do mungojë ushqimi, ku prapë do jenë të papunë e ku prapë pa asnjë shpresë. Zoti Basha! Mafia që është në pushtet, siç akuzoni ju, përmbyset me popull, pasi me votë nuk arritët dot as vitin e kaluar ta rrëzonit, ndonëse ishit në bashkëqeverisje. Q. Xhani


FORUM INTERVISTA

L

ëvizja Rinore për Inte grim prej disa ditësh kanë nisur organizimin për protestën e opozitës, më 26 maj para Kryeministrisë. Deputetja e LSI-së dhe kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi në një intervistë për “Koha Jonë” deklaron se mesazhi i të rinjve në këtë tubim është për kryeministrin Edi Rama. “Të rinjtë kanë një mesazh të qartë që Edi Rama të iki e të mos kthehet më!”,- shprehet Floida Kërpaçi. Deputetja e LSI-së deklaron se shqiptarët dhe veçanërisht të rinjtë kanë me dhjetëra arsye për të qenë pjesë e protestës kundër qeverisë. Ajo shprehet se tubimi i së shtunës është një reagim ndaj keqqeverisjes, krimit dhe humbjes së shpresës së të rinjve. “E gjithë struktura e LRI do të jetë në protestë për të bërë të pamundurën që zëri i rinisë të dëgjohet, dhe me zërin e fortë të rinisë do të shembim edhe këtë sistem kriminal që ka vjedhur fatin e rinisë dhe ja ka dorëzuar krimit e oligarkëve. Shqipëria çdo ditë e më shumë po shkon në degradim, në drejtim të gabuar, në varfëri dhe depresion social, ndaj i gjithë populli duhet të bëhet bashkë për ti firmosur fundin. Të shkatërrojmë këtë sistem e të ngremë sistemin e vlerave, parimeve, për një drejtim demokratik të shtetit ku qeveria punon për njerëzit dhe mirëqenien e tyre”,- thotë Kërpaçi. E pyetur sesi do të menaxhohet protesta në rast të provokimeve, deputetja e LSI-së ka një mesazh për qeverinë: “Po bëj një thirrje të qartë drejtuar këtyre të inkriminuarve; Larg duart nga të rinjtë e të rejat e Shqipërisë dhe LRI, pasi do të përballen me një reagim aq të fortë sa nuk ua pret mendja”. Të shtunën opozita ka paralajmëruar protestën masive

4

E enjte, 24 MAJ 2018

Kryetarja e LRI-së dhe deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi: Nëse qeveria provokon protestën do të përballen me një reagim aq të fortë sa nuk ua pret mendja

Floida Kërpaçi: Kryeministri duhet të iki dhe të mos kthehet më

kundër qeverisë. Si po organizohet LRI-ja për këtë tubim dhe cili është apeli që keni për të rinjtë? Për LRI përballja me qeverisjen që urren të rinjtë është një sfidë jo e vështirë pasi të gjithë të rinjtë ndihen të përjashtuar, të përbuzur nga një qeveri që kërkon ti dëbojë ata nga atdheu, qeveri kriminale që ka vrarë shpresën dhe shkatërruar të ardhmen e rinisë! Ne kemi vetëm një detyrë, që ta administrojmë me gjithë forcën e duhur të gjithë këtë zemërim të papërmbajtur të të rinjve të cilët duke u ngritur në këmbë kundër padrejtësisë dhe arrogancës, ringjallin shpresën e tyre dhe të famil-

jeve të tyre tek Shqipëria, e cila sot është marrë peng nga qeverisja e bërë njësh me drogën dhe krimin, por me reagim të fortë qytetar mund ti rikthehet atyre! Të rinjtë e Shqipërisë do të jenë të gjithë në protestë pasi nuk mund të lejojnë më që droga ti vras dhe kriminalizojë ata, janë sot të gjithë bashkë, për të shpëtuar brezin e tyre dhe atdheun nga e keqja që ka kapur Shqipërinë prej fyti. Protestoni të shpëtoni, protestoni për veten! Ky është apeli im për gjithë të rinjtë e të rejat e vendit, fatin e të cilëve e ka marrë peng qeveria e papërgjegjshme dhe kriminale e rilindjes. Tashmë është e qartë se cilët janë përgjegjësit për

papunësinë e të rinjve, për varfërinë në tavolinat e familjeve Shqiptare, për arsimin e rrënuar dhe shëndetësinë që i vdes njerëzit e nuk i kuron ata. Të gjithë këta përgjegjës gjenden në qeveri dhe ndaj i gjithë populli më 26 maj duhet të dalë e të ngrejë zërin, të vendosemi të gjithë si popull përballë Edi Ramës dhe gjithë sistemit të tij që pasuron oligarkët dhe vdes për bukë qytetarët e thjeshtë. E gjithë struktura e LRI do të jetë në protestë për të bërë të pamundurën që zëri i rinisë të dëgjohet, dhe me zërin e fortë të rinisë do të shembim edhe këtë sistem kriminal që ka vjedhur fatin e rinisë dhe ja ka dorëzuar krimit e oligarkëve. Shqipëria çdo ditë e më shumë po shkon në degradim, në drejtim të gabuar, në varfëri dhe depresion social, ndaj i gjithë populli duhet të bëhet bashkë për ti firmosur fundin.

e vendit, që e shndërruan Shqipërinë nga një vend kontribues për siguri e stabilitet në rajon, në një vend me rrezik të lartë kriminal, e ku alarmi për këtë vjen edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ky kriminalizim dhe korrupsion i përhapur si një kancer në çdo qelizë të shoqërisë kërkon një përballje pa asnjë kompromis të vendosur dhe deri ne fund. Në 26 maj do të jemi për tu përballur me një qeverisje të mbushur me ministra të kriminalizuar dhe korruptuar, të frymëzuar e të mbështetur nga i krye inkriminuari që është kryeministri i vendit. Rrugën e protestës do ta udhëheq zëri i qytetarëve dhe çdo të vendosin ata, do të bëjmë ne për ti treguar vendin këtij kryeministri armik të qytetarëve Shqiptarë. Nëse policia provokon protestuesit, cili do të jetë

Të shkatërrojmë këtë sistem e të ngremë sistemin e vlerave, parimeve, për një drejtim demokratik të shtetit ku qeveria punon për njerëzit dhe mirëqenien e tyre. Në protestë shkoni për rrëzimin e Edi Ramës të shtunën apo mendoni se protestat do të vijojnë pa fund limit derisa të detyrojnë kryeministrin të largohet? Mijëra qytetarë ashtu si në 27 janar do të jenë atje te palëkundur, përpara një qeverisjeje dhe një kryeministri që ka dëbuar nga Shqipëria dhjetëra e mijëra Shqiptarë të të gjitha moshave duke mos kursyer as të miturit. Pra një qeverisje që e përmbyti Shqipërinë me drogë dhe krim dhe vuri në krye të ministrisë që duhej të përballej me to, ministra të inkriminuar, duke i bërë trafikantët dhe kriminelët që të jenë ata zot të qeverisjes. Që e shkatërruan dhe kriminalizuan ekonominë

qëndrimi i LRI-së? Policia Shqiptare ka rekorde shumë të errëta që lidhen me përfshirjen e saj direkte në trafikun e drogës, për prishjen e zgjedhjeve të 25 qershorit, në lidhjet e ngushta me kriminelët , në dhunimin e opozitës për të cilën unë e kam provuar edhe vet personalisht, por edhe ne represionin ndaj të rinjve të LRI të cilët i procedoi penalisht për një manife0stim në Rinas apo edhe për protestën në Surrel që të rinjtë bënë kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij të kriminalizuar. Të rinjtë kanë një mesazh të qartë që EDI RAMA TË IKI E TË MOS KTHEHET MË! Por po bëj një thirrje të qartë drejtuar këtyre të inkriminuarve; Larg duart nga të rinjtë e të rejat e Shqipërisë dhe LRI, pasi do të përballen me një reagim aq të fortë sa nuk ua pret mendja. Po po, kryeministri duhet të iki dhe te mos kthehet më.


POLITIKE

5

E enjte, 24 Maj 2018

Çështja “Xhafaj” , debate në Komisionin e Integrimit, PS: Po punoni kundër interesave të Shqipërisë

Ç

ështja “Xhafaj” ishte edhe gjatë ditës së djeshme pjesë e diskutimeve në komisionet parlamentare, ku opozita po i shfrytëzon këto ditë për të sensibilizuar qytetarët lidhur me protestën e thirrur këtë të shtunë në bulevardin përballë Kryeministrisë. Në këtë kuadër, debate të forta u shënuan në mbledhjen e radhës në Komisionin e Integrimit, ku një muaj para vendimit për çeljen e negociatave ose jo që do të marrë Këshilli Europian, palët akuzuan njëra-tjetrën se po bëhen pengesë për procesin e integrimit të Shqipërisë. Demokratët nga ana e tyre shikojnë krimin dhe lidhjet e qeverisë me krimin si një rekord negativ lidhur me hapjen e negociatave. “Shqipëria është peng i krimit dhe atyre që sot organizojnë trafikun e drogës. Unë e kuptoj që qeveria është dorëzuar por ne do të vazhdojmë të luajmë rolin tonë deri në fund”- u shpreh deputetja e PD-së, Jorida Tabaku. Nga ana e tyre, socialistët përmes kryetarit të grupit parlamentar, Taulant Balla, theksojnë se opozita përmes baltosjes së vendit po punon kundër interesave të Shqipërisë. “Ju nuk keni kontribuar fare në këtë proces të rëndësishëm”- tha Balla. Por, reagimi do të vinte nga homologu i tij demokrat, Edmond Spaho, i cili paralajmëroi publikimin e përgjimeve të tjera përgjatë këtyre ditëve.

Spaho paralajmëron: PD ka përgjime të tjera, do publikohen shpejt

“Jeni shtet i kriminalizuar në palc. Përgjimin e ke atje kokë e këmbë dhe do të shikosh që deri ditën e shtunë do të kemi të tjera. Do të tregojmë me

fakte si e keni mbrojtur dhe si është akoma i përfshirë në trafik droge”- u shpreh Spaho. Ndërsa, deputetja socialiste Elisa Spiropali i tërhoqi

vëmendjen demokratëve për qëndrimet e tyre lidhur me çështjen e integrimit. “Edhe të dilni publikisht e të thoni se po lobojmë më pas të thoni

çelini negociatat me Noriegën edhe me kokat e krimit që janë në maxhorancë kjo është e turpshme”- u shpreh Spiropali, e cila ngjalli reagimin e ashpër të deputetit tjetër demokrat, Gent Strazimiri i cili i cilësoi socialistët si të “pafytyrë”. “Kjo është e vërteta e juaj kur flisni për Babalen, Fatmirin, Agronin, luftën kundër krimit dhe kokainën e opozitës. Edhe sikur të ishte e vërtetë, po të isha në Europë do të thoja: E kontrolloni këtë territor? Ti je kryeministër? Opozita të bën 613 kg kokainë drogë dhe ti thua jemi gati për në Europë?! Largohuni se jeni të pafytyrë”- u shpreh Strazimiri. Ndërsa socialisti Musa UIqini do ti pyeste kolegët e tij demokratë se si ka mundësi që dhe një kasetë që është bërë në tetor duhej të ishte përdorur tani?! Pas këtyre debateve, Komisioni i Integrimit miratoi programin tre javor të punës së tij për periudhën 31 maj-3 qershor.

SËRISH DEBATE NË KOMISIONIN E LIGJEVE MES KRYETARIT DHE DEPUTETIT DEMOKRAT

D

eputeti demokrat, Klevis Balliu, është përplasur me kreun e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, duke mos e lënë këtë të fundit të zhvillojë normalisht mbledhjen. Balliu i ka kërkuar me këmbëngulje Manjës një përgjigje se pse nuk jep dorëheqjen ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pas akuzave të opozitës, e cila pretendon se vëllai i tij, Agron Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës. Ndërsa Manja bënte thirrje për qetësi, Balliu ka vijuar me pyetjet. Ai u revoltua keq në momentin që Manja nuk i dha fjalën, madje kërkoi që kolegët të mos i përmendin babain dhe të mos e lidhin aktivitetin e tij politik me botuesin e gazetës “55”.Manja i tha se përgjigjen për këtë çështje e ka dhënë babai i deputetit, Fahri Balliu. Kjo e ka revoltuar edhe më shumë ligjvënësin e djathtë, i cili i ka quajtur socialistët “palaço”. Debatet Ulsi Manja: Qetësi! Vazhdojmë me pikën e dytë të rendit të ditës! Klevis Balliu: Po ç’pikë e dytë

“Pse s’ikën Xhafaj?”, Manja: Pyet Fahriun. Klevis Balliu: Mos ma përmend babain

e pikë e tretë mo, pika që nuk ju bie ju. Ça pike do bëni ju mo, keni ngel pa pika, keni ngel vetëm me viza, me viza të kokainës. Ju drogen e keni thyer në sistem për të vjedhur zgjedhjet. Ulsi Manja: Sa bukur këndon mo, ke tre ditë që këndon në Komision të Ligjeve, u kënaqe! Klevis Balliu: Po ka më bilbil se ty. Ke 8 vite që bën bilbilin.

Unë bëj pyetjen më të thjeshtë që ka sot.. Ulsi Manja: Po ku di të bësh pyetje ti! Po ty s’të ka thënë ndonjëherë njeri në jetë puna e mbarë, po bën pyetje ti... Klevis Balliu: Pse jeni kthyer në memecë të gjithë, pse nuk i përgjigjeni pyetjes. Këtu duhet të jepni përgjigje e llogari. Ulsi Manja: Vazhdoni se e keni

mirë kështu. Kush është dakort me nenin 1. Klevis Balliu: Të kanë dhënë urdhër të mos flasësh? A ju duket normale që vëllai i ministrit e ka vëllain të dënuar për drogë? Ulsi Manja: Ju keni në krye të opozitës një person që akuzohet për vjedhje në rrugën DurrësKukës… Klevis Balliu: Gjithë ky burrë

këtu nuk jep dot një përgjigje. Ulsi Manja: Po më shurdhove mor burrë. E kanë marr vesh qytetarët që je deputet. Klevis Balliu: Ti i ke nxirë jetën shqiptarëve, u shurdhove ti. Ulsi Manja: Përgjigjet që kërkon i ka dhënë analisti Fahri Balliu. Klevis Balliu: Po ikni ju të gjithë se po vjen baba im këtu pra. Po muhabet është ky! E shikoni ku keni arritur të përmendni emra familjarësh. Po t’i përmend unë emrat e familjarëve këtu. O zotëri ç’është ky komision, kush e drejton këtë komision? (Balliu i bie tavolinës) Klevis Balliu: Jeni bërë palaço. Pa folur unë këtu s’flet njeri. Ulsi Manja: 5 minuta pushim sa të mbarojë muzika e opozitës. Klevis Balliu: Më datë 26 maj mbaron muzika jote!


POLITIKE

6

E enjte, 17 Maj 2018

AUDIO-PËRGJIMI, DEPUTETI DEMOKRAT: PRITET PËRGJIGJA E PROKURORISË, POR PD ËSHTË E BINDUR SE ËSHTË I VËRTETË Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka thënë se protesta e opozitës në 26 Maj do jetë paqësore dhe demokratike duke hedhur poshtë zërat se mund të ketë trazira. I ftuar dje në rubrikën “Opinion” në News24, Oerd Bylykbashi tha se në mbledhjen e grupit të PD janë ndarë detyrat për protestën, por detajet do të bëhen të ditura në ditët në vijim. “Nuk ka vendime të reja në mbledhjen e grupit, por vendimi i marrë është protesta e datës 26 ku ne kemi gjithë angazhimin tonë për të inkurajuar numrin më të madh të qytetarëve. Jam i sigurt që do jetë protesta më e madhe dhe do jetë një protestë qytetare. Dy ministra të Brendshëm kanë lidhje me drogën. Detyrat që ne ndamë në mbledhjen e grupit ishte pikërisht ndarja e detyrave për organizmin e protestës. Ne do kemi qytetarët të shtunën që do jenë përballë krimit. Protesta do jetë masive dhe demokratike. Kushdo, pra jo vetëm opozita por edhe të tjerët janë të ftuar të marrin pjesë në protestë”- tha ai.

Protesta e opozitës, Bylykbashi: Do të jetë një protestë qytetare dhe madhështore

Pyetjes për një skenar të mundshëm se mund të ketë zgjatje të protestës dhe bllokim për 72 orë, Bylykbashi tha se këto detaje do mësohen në ditët në vijim, por sipas tij rëndësi ka që

protesta do jetë paqësore dhe madhështore. “Detajet do jenë të përcaktuara në planin që do bëhen të ditura shpejt. Kjo do jetë një protestë paqësore dhe e drejta e protestës është një e drejtë kushtetuese. Ajo që garanton opozita është se do jetë një protestë qytetare dhe unë do jem me familjen time aty. Ministri Fatmir Xhafaj mbron vëllain e tij kur thotë se ishte në vendin dhe kohën e gabuar. A thua se a bëri një aksident dhe jo se ishte kreu i një bande kriminale. Pyetjes se nëse do ketë skenar për zgjatje të protestës unë mendoj se këto janë detaje që do i merrni në ditët në vazhdim. Ajo që ka rëndësi që do jetë një protestë madhështore. Qytetarët e dinë që qeveria është e lidhur me krimin”- tha Bylykbashi. Deputeti i PD-së u

PD shpërndan fletëpalosjet për protestën e së shtunë, Rama takim me Ruçin dhe Ballën

Skenaret e PS-së dhe PD-së për seancën e sotme në Kuvend

shpreh se pritet përgjigja e Prokurorisë, por PD është e bindur se audio përgjimi është i vërtetë dhe se Rama bën blofe kur thotë se nuk është zëri i Agron Xhafajt në përgjim. “Përtej përpjekjes së Ramës që thotë se nuk është zëri i Agronit para kohe, unë mendoj se ai bllofon sic bëri me Tahirin dhe Rroshin. Është një provë që vërteton se vëllai i Xhafajt është kreu u bande të drogës. Ministri falsifikoi kodin e procedurës penale për të mbrojtur vëllain e tij. Origjinali i audio-përgjimit i është dërguar Prokurorisë dhe pritet përgjigja. Rama gënjen se nuk kishte origjinalin për ekspertizën që pretendon. Nuk po zbatohet ligji anti-mafia”- tha dje deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi.

DEPUTETJA DEMOKRATE

Protesta e opozitës, Çupi: Do jetë më e madhja në 27 vite për një qeveri antikrim

P

artia Demokratike vijon përgatitjet për protestën e 26 majit, ku do të kërkojë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Një ditë pasi u konsultua dhe me aleatët e kampit opozitar, kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi mesditën e djeshme grupin parlamentar të PD-së, ku ka folur shkurt lidhur me aksionin e të shtunës. Basha ka kërkuar të shpërndahen fletëpalosje me mesazhe kundër kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të tij. Në fletëpalosjet e ideuara në kuadër të protestës së të shtunës që do iu shpërndahen qytetarëve, shfaqen ministrat e qeverisë, ndërsa shkruhet se ata janë me krimin për para dhe pushtet. Ndërsa në një fletëpalosje tjetër shkruhen qëllimet e protestës së opozitës, ku ndër të tjera thuhet se aksioni bëhet për një jetë më të mirë dhe për shpresë për çdo shqiptar. Në mbledhjet e djeshme, mësohet se Basha iu la porosi deputeteve, strukturave si dhe të rinjve që ditën e nesërme dhe të premten të shkojnë derë më derë për të takuar qytetarët për t’i ftuar në protestë si dhe për t’u shpërndarë fletëpalosjet. Sa i takon seancës plenare të ditës së enjte, mësohet se do të përsëritet e njëjta situatë si javën e kaluar. Basha ka porositur deputetët e tij të bllokojnë foltoren, sapo ai të mbarojë fjalën në foltoren e Kuvendit. Ashtu siç ndodhi edhe të enjten që lamë pas, demokratët mbajtën peng foltoren, duke transmetuar seancën live nga “Facebook”, ndërsa më vonë u shpërndanë, pa lejuar zhvillimin normal të seancës plenare. Por edhe pala tjetër ka bërë gati planin e saj. Një takim i Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit e Taulant Ballës u mbajt paraditen e djeshme në zyrën e kryeparlamentarit, ndërkohë që është parashikuar që qeveria do të paraqesë në Parlament raportin e saj mbi gjetjet dhe rekomandimet e Komisionit Europian për Shqipërinë 2018. Në fakt të gjithë janë pro integrimit, por

në mënyra të ndryshme. Mazhoranca akuzon opozitën se po dëmton imazhin e Shqipërisë dhe hapjen e negociatave për anëtarësim me aksionin e saj, por opozita thotë se gjithçka bën është në funksion të një Shqipërie europiane pa qeveri të lidhur me krimin. Dhe ky debati me kryefjalë largimin e Fatmri Xhafajt vijoi edhe gjatëe ditës së djeshme në punimet e të gjitha komisioneve parlamentare. Të shtunën në orën 11:00 opozita ka thirrur qytetarët në protestë, për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Që nga dita

kur publikuan dosjen e plotë të dënimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, i cili rezultonte i dënuar si pjesë e një organizate të trafikut të drogës, demokratët kërkuan që ai të dorëhiqet. Ndërsa ministri reagoi dhe u distancua nga veprimet e vëllait, deputeti i PD-së Ervin Salianji publikoi të tjera prova të forta, një audiopërgjim të vëllait të ministrit me një trafikant. PD deklaroi se biseda e përgjuar ishte berë në kohën kur Xhafaj ishte ministër, duke shtuar se Agron Xhafaj bënte trafik droge nën hundën e vëllait ministër.

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi, pak orë pas mbledhjes së thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha ka folur rreth protestës së opozitës të 26 majit. Lidhur me përgjimet e reja që paralajmëroi dje kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho, Çupi tha që nuk kishte dijeni, por si Parti Demokratike jemi krah popullit dhe si një shtet demokratik duhet që ministri i Brendshëm Xhafaj duhet të japë dorëheqjen. Çupi është shprehur se protesta është më e madhja që është organizuar në 27 vite demokratike në Shqipëri dhe që priten ndryshime të mëdha. “PD do të udhëheqë protestën e 26 majit, dhe kjo ishte tema kryesore e mbledhjes. Në fletëpalosje janë të dhëna konkrete si një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, janë shpërndarë nga vetë deputetët për të pasur edhe një kontakt të afërt me qytetarët. Arsyeja pse Olsi Rama është në listën e fletëpalosjeve të protestës është e thjeshtë, ai vjen nga SHBA, të gjithë shqiptarët e kanë ditë feste, ndërsa ai kthehet nga Amerika për një punë modeste. Nuk është krim, por PD ka artikuluar qartë krimin me qeverinë, problematika të deputetëve që kanë lënë mandatin, zyrtarë të lartë që janë larguar falë insistimit të Bashës. Deri më tani kanë dalë të gjitha akuzat e Partisë Demokratike. Çdo provë dhe fakt përballë qytetarëve ka dalë i vërtetë. Edmond Spaho ka thënë që do të dalin përgjime të reja për drogën, do jua bëjmë me dije të gjithëve, nuk kemi asgjë të fshehtë. Nga sondazhet e medieve pranë qeverisë, rreth 80% e të pyeturve kanë thënë që do të dalin në protestë, pasi edhe vetë socialistët janë të pakënaqur nga kjo qeverisje. Shqipërisë i duhet një qeveri antimafia”- tha deputetja e PD-së, Dhurata Çupi.


POLITIKE

7

E enjte, 17 Maj 2018

“Kokaina e Durrësit”, ish-kryeministri: Babai i Arbër Çekajt krijoi Partinë Komuniste pas ’90-s, xhaxhai kryetar i PS-së në Tropojë

P

rokuroria si kurrë më parë është vegël e Edi Ramës. Kështu u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e djeshme, duke shtuar se Saimir Tahiri duhej të ishte atje ku e ka vendin, jo të bënte pushime në shtëpi. “Thonë që kanë ardhur të dhëna shumë më të tmerrshme, por Tahiri nuk shkon atje ku duhej të ishte, pasi Rama është peng i tij”, tha Berisha në studion e Abc News. Berisha tha se prokuroria sot është në dorën e Kryeministrit Edi Rama si kurrë më parë, është shndërruar në vegël të tij, i cili në anën tjetër është shndërruar në vegël të krimit dhe drogës. “Sot Agron Xhafaj ka pasuri që nisin me pallatet, me lojrat e fatit, por pasuritë e tij nuk preken, sepse e mbron Fatmir Xhafaj. Po nëse hipokriti është serioz, atëherë çfarë i mbetet seriozitetit, si mund të quhet serioz një njeri që ka fshehur kërkesat për ekstradim për vëllain e tij”, tha Berisha. Sipas tij, Fatmir Xhafaj, e ka vendin para ligjit dhe në qeli, pasi ka shkelur ligjin, ka fshehur ekstradimin e të vëllait dhe ka falsifikuar ligjin. Berisha tha se në rastin e Fatmir dhe Agron Xhafajt ka një ndarje të thellë mes të vërtetave dhe gënjeshtrave. Berisha tha se në kampin e së vërtetës qëndron që vëllai i Fatmir Xhafajt ishte i dënuar me 7 vjet e dy muaj burg nga Gjykata Italiane, ndërsa Gjykata e Lartë e Venezuelës e kishte dënuar edhe më rëndë dhe kërkonte ekstradimin e tij, por ky fakt është hedhur poshtë nga gënjeshtra, që përfaqësohet nga Edi Rama me mbështetjen e Fatmir Xhafajt. “Në 2015 e kam thënë në Kuvend, kur Edi Rama emëroi Fatmir Xhafajn në krye të Reformës në Drejtësi, duke ia publikuar të gjithë dosjen vëllait të Fatmir Xhafajt. Por Rama m’u vërsul mua dhe më tha se po sulmoja babain e dy fëmijëve, po sulmoja një njeri të ndershëm. Por e vërteta është se sot Agron Xhafaj sot është në një nga burgjet e Italisë, megjithëse shkoi i shoqëruar atje me avokatin dhe një inspektor të lartë të Policisë së Shtetit. A është në burg sot Agron Xhafaj? A nuk më shau mua Edi Rama me fjalët më të ndyra vetëm se i zbulova të vërtetën vëllait të Fatmir Xhafajt. Sot Fatmiri i kërkon çdo polici të thotë nëse takon ndonjë kriminel, ndërsa vetë e kishte kriminelin në gji dhe e fshihte. Opozita tha se ka një ligj anti-mafia, ndaj të cilit i nënshtrohen të gjithë ato që janë të dënuar për veprimtari mafioze dhe madje ligji parashikon edhe rrethin e tyre. Por nuk ndodhi asnjë hetim, sepse Fatmir Xhafaj bllokonte tërësisht drejtësinë. Fatmir Xhafaj ndryshoi ligjin e ekstradimit për të mbrojtur Agronin”, tha Berisha. Kokaina e Durrësit Ish-Kryeministri Sali Berisha iu përgjigj edhe deklarimeve të Edi Ramës dhe Taulant Ballës, sipas të cilëve me 613 kg kokainë kanë lidhje me kupolën e PD-së. Berisha theksoi se pasi opozita akuzoi Olsi Ramën si pritësin politik të drogës, që kaparin e ka çuar Vangjush Dako dhe Çela i OSHEE-së, këta bënë këtë tjetrën. “Pronari i firmës i përket një familjeje që ka qenë kundërshtare e Sali Berishës. I ati i tij ka krijuar Partinë Komuniste pas viteve ’90, xhaxhai i tij ka qenë kryetar i PS-së së Tropojës. Tani çfarë tha Edi Rama dy javë më parë? Rama tha se do të shihni ju se kush nuk e hetoi drogën? Dhe çfarë bëri shkarkoi Besim Hajdar-

Berisha: Prokuroria vegël e Ramës. Ka regjistrime të tjera

matajn, ndërkohë që dosjen e kishte Olsi Çela, njeriu më i dashur i Ramës, dhe pavarësisht kësaj ai nuk e kishte mbyllur dosjen”, theksoi dje deputeti demokrat Sali Berisha. Qëndrimi i BE-së në Tiranë Sipas ish-Kryeministrit, deklarata e bërë nga delegacioni i BE-së në Tiranë është mjaft e dyshimtë. “Të thuash se mosekstradimi është standard evropian është një gënjeshtër e madhe. Ajo që ndodhi është njëlloj si të krijosh strofullat për krimin dhe kriminelët. Nuk ka asnjë

standard evropian dhe deklarata të tilla duhen hetuar”, tha Berisha. I pyetur nëse ndërkombëtarët mbështesin, Xhafajn, Berisha tha se mund të ketë ndërkombëtarë që e mbështesin, por ka të tjerë që po e vëzhgojnë me lupë. Në lidhje me audio-regjistrimin dhe deklaratat e Ramës për ekspertizën e regjistrimit, Berisha theksoi se për të bërë një gjë të tillë është kusht që të merret zëri i të dy palëve. “Ky e mori zërin e Agronit dhe babales Edi Rama? Qëllimi i tij ishte që t’i mbyllte gojën Prokurorisë”, tha Berisha,

duke shtuar se ai është i papërgjegjshëm. “Rama tha një mashtrim të ulët, s’ka bërë asnjë ekspertizë, por ai operon me gënjeshtrën”, theksoi Berisha. Duke komentuar deklaratat kundër audio-përgjimit dhe vërtetësisë së tij, Berisha tha se Agron Xhafaj, jo vetëm që është i dënuar në Itali për trafik droge, por edhe në Venezuelë me një masë më të madhe. “Kemi një ndarje të thellë mes të vërtetave dhe pas të vërtetave. E vërteta qëndron në faktin se i vëllai i Fatmir Xhafajt, ishte i dënuar me 7 vite e 2 muaj burg. E vërteta qëndron se ai është i dënuar edhe në Venezuelë, më shumë se në Itali, për trafik ndërkombëtar droge”- tha Berisha. Ish-Kryeministri pohoi se ka regjistrime të tjera, por shtoi se nuk ishte në dijeni të përmbajtjes së tyre. Berisha tha se audio-përgjimi i publikuar tregoi se këta funksionojnë në bazë të kodit të drogës. “Këtu do jemi dhe do të shihni se Fatmir Xhafaj do të ikë dhe do të vijë Taulant Balla, sepse këto nuk i ikin kodit të drogës, sepse po t’i ikin i del emri Olsi Ramës. Met Kanani është një tjetër baron droge i partisë siçiliste. Met Kanani ka lidhje të drejtpërdrejta me Edi Ramën, ndërsa Gramoz Ruçi është ndërmjetës”, tha Berisha. Ish-Kryeministri deklaroi se kodi i përdorur nga Rama në Gjirokastër është i qartë, i tha Xhafajt bëju gati të ikësh. “Xhafaj ditë e natë punonte me Erjon Veliaj, i cili për t’i dhënë peshë Xhafajt e ka marrë në Holandë, sepse mendojnë se do të ndryshojnë mendimin e qeverisë holandeze. Pasi Rama dhe Ruçi sulmuan deputetetët holandezë, shkon Lal Plehu dhe Xhafaj gjoja për të rregulluar raportet, por Xhafaj është i ikur dhe po nuk e hoqi është i ikur bashkë me Ramën”, tha dje Sali Berisha.

“Çdo përpjekje për të kërcënuar, intimiduar, thjesht i zhyt edhe më thellë”

L

ideri demokrat, Lulzim Basha akuzoi sonte Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, se po tentojnë tjetërsimin e dëshmisë së Albert Veliut, për vëllain e ministrit, Agron Xhafaj. Në një dalje për mediat në orët e mbrëmjes së djeshme, kryedemokrati tha se dyshja Rama-Xhafaj kanë hedhur në “aksion”, strukturat e tyre për të kërcënuar Albert Veliun. Por kryetari i Partisë Demokratike shtoi se kjo përpjekje e zhyt akoma edhe më shumë Xhafën dhe Ramën, në skandalin ku janë përfshirë. Ai ftoi qytetarët, pa dallim, që të dalin në protestë ditën e shtunë, në 26 maj. “Jam sonte në këtë orë të vonë të mbrëmjes para jush për të denoncuar thellimin e skandalit dhe skenarit kriminal të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt të cilët po përdorin shtetin e kapur dhe kanë hedhur në veprim strukturat e krimit të organizuar nën urdhrat e tyre për të të kërcënuar dhe për ti bërë presion dëshmitarit x, shtetasit Albert Veliu dhe familjarëve të tij. Sot të dërguarit e Fatmir dhe Agron Xhafajt, njerëz të skeduar për vrasje të tipit mafioz nga zona e Vlorës dhe e Fushë Krujës i kanë ofruar një të afërmi të dëshmitarit x, Albert Veliu 200 mijë euro nga paratë e pista që familja mafioze Xhafaj përfiton nga trafiku i drogës dhe veprimtari të tjera kriminale, që ai të përgënjeshtrojë deklarimet e bëra publike. Çdo përpjekje e Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës për të kërcënuar, intimiduar apo për të blerë dëshmitarin x, thjesht i zhyt edhe më thellë Fatmir Xhafajn dhe Edi Ramën në skandalin ku janë përfshirë kokë e këmbë. Plani për blerjen, kërcënimet ndaj dësh-

Basha denoncon: Rama-Xhafaj, 200 mijë euro që dëshmitari “X” të tërhiqet

mitarit, intimidimi dhe sulmet ndaj gazetarit Jetmir Olldashi nxjerrin zbuluar frikën dhe përfshirjen e Fatmir Xhafajt dhe Edi Ramës në këtë veprimtari kriminale për të mbuluar narkoaferën e Agron Xhafajt. 10 ditë më parë, nga kjo sallë paralajmërova se Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, në bashkërendim dhe bashkëveprim me struktura kriminale dhe njerëz të krimit të organizuar, kanë vënë në lëvizje një skenar kriminal: Moho përgjimin; Kap, josh ose likuido dëshmitarin dhe familjen e tij; Shkatërro provat; Akuzo dhe kërcëno opozitën, gazetarët

dhe çdo denoncues! Presioni shtetëror dhe mafioz me paratë e krimit dhe të drogës është prova më e qartë e rënies shtetit dhe e kapjes së qeverisë Rama nga Mafia dhe organizatat kriminale të trafikut të drogës. Hartimi dhe zbatimi i këtij skenari të presionit shtetëror dhe mafioz është arsyeja e vetme pse Fatmir Xhafaj mbahet me thonj pas karrikes së Ministrit të Brendshëm. Duke dënuar ashpërsisht këto akte kriminale, dua ti përsëris sot Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës paralajmërimin e prerë se për çdo hap që hedhin për të vënë nën presion Albert Veliun, dëshmitarin e familjes mafioze Xhafaj, si dhe gazetarin investigativ Jetmir Olldashi, përgjegjës do të jenë ata dhe do të marrin përgjigjen më të ashpër nga opozita dhe populli! I paralajmëroj sot Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn para gjithë shqiptarëve dhe para gjithë botës: ndal presionit mafioz ndaj dëshmitarit Veliu dhe gazetarit Olldashi! Kërcënimet dhe presionet e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt janë rritur ethshëm pak orë para protestës tonë kombëtare të 26 majit. Sepse ata kanë frikë. E vetmja forcë që mund ta ndalë këtë të keqe është bashkimi ynë. E vetmja forcë që mund ta mposhtë këtë të keqe është bashkimi ynë. Ju ftoj të gjithëve të bashkohemi në protestën kombëtare të 26 majit për një Shqipëri të çliruar nga qeveria e lidhur me krimin”- tha dje kryedemokrati Lulzim Basha.


POLITIKE

8

E enjte, 24 Maj 2018

Deputetja e PD-së citon raportin e FMN-së: Borxhi publik, koncesionet dhe klima e biznesit sëmundja e ekonomisë

P

artia Demokratike përmes deputetes së saj, Jorida Tabaku, akuzon qeverinë se ka dështuar sërish me taksat dhe borxhin. Në një reagim të sajin në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh dje se Shqipëria është sot kombi më i varfër në Ballkan, me mbi 200 mijë biznese që kanë pësuar rritje të taksave. Duke cituar raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tabaku tregon vështirësitë që ka ekonomia shqiptare që sipas saj janë niveli i lartë i borxhit, kreditë me probleme dhe klimën e vështirë të të bërit biznes. Të tre këto shqetësime të përsëritura nga ana e opozitës, dhe për këtë arsye protesta e së shtunës e thirrur nga opozita do të bëhet pikërisht për të shkundur një qeveri që jeton dhe punon përditë për një grup njerëzish. “Qeveria përsëri dështon me taksat dhe borxhin! FMN: borxhi publik, koncesionet dhe klima e biznesit sëmundja e ekonomisë! Shqiptarët janë sot kombi më i varfër në Ballkan, mbi 200 mijë biznese kanë pësuar rritje të taksave ndërkohë që 200 mijë familje kanë tentuar të largohen nga Shqipëria përmes formave të ndryshme. Një qeveri e tërë është e angazhuar që të prodhojë ligje dhe para për të shtuar pasurinë e një grushti biznesesh pranë qeverisë, ndërkohë që krimi i organizuar kanë mburojën e policisë dhe ministrisë së brendshme. Raporti i fundit i FMN tregoi dhe njëherë vështirësitë që ka ekonomia shqiptare: Niveli i lartë i borxhit, kreditë me probleme dhe klimën e vështirë të të bërit biznes. Të tre shqetësime të përsëritura të opozitës. Borxhi publik u rrit me pretendimin e shlyerjes se detyrimeve të prapambetura te cilat kurrë nuk u shlyen. Me borxh të

Tabaku: Qeveria përsëri dështon me taksat dhe borxhin

rritur qeveria rriti taksat me pothuajse mbi 2 miliardë Euro, nuk realizoi asnjë investim publik të qëndrueshëm që do të nxiste ekonominë duke e futur vendin në kllapi. Të vetmit që përfituan nga ulja e taksave, sipas edhe FMN, ishin oligarkët pranë qeverisë. Megjithëse, taksat u rritën, përsëri qeveria dështoi në mbledhjen e të ardhurave dhe çdo vit ka pasur një mbledhje më të

ulët se parashikimi. Vetëm për 3 muajt e parë të vitit mungojnë 36 milion euro. Kjo rritje e taksave ka sjellë më shumë informalitet, më shumë papunësi dhe mbyllje biznesesh. Opozita ka ngritur herë pas here shqetësimin e koncesioneve. Nga mesi i vitit 2017 thotë FMN qeveria shqiptare ka nënshkruar 200 kontrata koncesionare dhe vetëm projekti 1 miliardë është sa 7% e PBB.

Këto janë shqetësimet reale të ekonomisë e dyert e bizneseve që mbyllen prej rritjes së taksave, të rinjtë që largohen se nuk kanë një vend punë, borxhi që rritet e taksat që vetëm rriten. Data 26 maj duhet ta mbushë bulevardin e Dëshmorëve të Kombit për të shkundur një qeveri që jeton dhe punon përditë për një grup njerëzish”- u shpreh dje deputetja demokrate, Jorida Tabaku.

DEPUTETIU I LSI-sË IRONIZON VENDIMET E NXITUARA TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Shtyrja e taksës së pronës, Spahiu: Qeveri e paaftë! Mirë që po e kuptoni më në fund D

eputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë për të shtyrë aplikimin e taksës së pronës deri në vitin e ardhshëm. Spahiu ironizon duke e cilësuar Qeverinë si të paaftë për ta implementuar këtë taksë. Ulën TVSH-n në 6%, taksa e tatime, 10 vite tatim fitimi zero, për hotelet me 4 dhe 5 yje dhe sot e kuptojnë që problem qenka infrastruktura e jo shtrenjtësia, për turizmin në Shqipëri. Dakord, shumë mirë që e kuptuat më në fund..!!!”- ironizon deputeti i LSI-së. Ndërkaq, ai i bën thirrje qeverisë që ti kushtojë vëmendje edhe FMN-së lidhur me çështjen e koncesioneve. Në fund të re-

agimit të tij, Përparim Spahiu e cilëson si një dëm shumë të madh që po i bëhet eksporteve dhe prodhuesve shqiptarë nga rënia e përditshme e monedhës së përbashkët evropiane.

“Vendosin taksimin e pronës, e shtyjnë, si të paaftë për ta implimentuar (ose dhe tërhequr përkohësisht, me hallet e mëdha që i kanë zënë). Ulën TVSH-n në 6%, taksa e tatime, 10 vite tatim

fitimi zero, për hotelet me 4 dhe 5 yje dhe sot e kuptojnë që problem qenka infrastruktura e jo shtrenjtësia, për turizmin në Shqipëri. Dakord, shumë mirë që e kuptuat më në fund..!!! Bini dakord me FMN-n për hallet e mëdha që sjellin PPP-t dhe pranoni që do të shihet çdo rast me më shumë transparencë dhe efiçencë, duke hequr dorë nga ofertat e pa kërkuara, shumë mirë dhe kjo. Por lind pyetja: Projekti “1 miliard euro” a ka lidhje me PPP-t, apo është gjetur instrument tjetër investimesh që do ta dëgjojmë ditët në vijim...? P.S. Euro edhe sot shënon rënie kundrejt lekut, dëm i madh eksporteve dhe prodhuesve në vend!”- u shpreh dje në reagimin e tij deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.

DENONCIMI

Boçi: Mësuesit nxjerrin nxënësit të lajnë xhamat, se po vjen ministrja Nikolla

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka publikuar dje në rrjetet sociale disa foto ku nxënës të 9-vjeçares kacavirren nga dritaret për të larë xhamat. Boçi thotë se kjo gjë bëhet se po vjen ministrja e Arsimit. Sipas tij, nën urdhrin e përgjegjëses së Arsimit dhe drejtoreshës së shkollës, mësimi është braktisur dhe gjithçka i është përkushtuar “vizitës historike” ku fëmijë të shkollës “Nonda Bulka” në Përmet janë detyruar të lajnë xhamat. Reforma në arsim u krye, ironizon deputeti demokrat. “Lani xhamat se po vjen kush po na vjen… na vjen Ministresha e Arsimit! Për këtë arsye nxënësit u detyruan të kacavirren majë dritareve që të mund të arrinin xhamat, paçka se janë në proces mësimor. Kështu janë shtrënguar të veprojnë fëmijët e shkollës “Nonda Bulka” në Përmet. Nën urdhrin e përgjegjëses së Arsimit dhe drejtoreshës së shkollës, mësimi është braktisur dhe gjithçka i është përkushtuar “vizitës historike”. Ja pra që “Reforma në Arsim” është kry! Lahen xhamat… prej fëmijëve! Ca lule me nxënës që qeshin… Ministrja që shtrëngohet të qeshë… Mësueset që “mezi” presin të puthin ministren… Një rrëfim shkollaresk në vazhdim nga Ministresha për suksese imagjinare. Në fund ajo që u lodh më shumë ishte ministrja, jo nxënësit, që lanë e pastruan. Ajo mbolli një lule… Dhe mbaroi. Pas kësaj në PISA ne dalim të parët…”- ironizoi dje deputeti demokrat, Luçiano Boçi.


POLITIKE

9

E enjte, 24 Maj 2018

Zëvendës Kryetari i LSI-së: Protesta e 26 majit brenda kuadrit të një revolte qytetare. Parlamentarizmi ka rënë!

L

ëvizja Socialiste për Integrim menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar që u mbajt një ditë para seancës plenare, u shpreh për një sjellje konstante të qytetarëve ndaj papërgjegjshmërisë së qeverisë. Nga foltorja e LSIsë, Zëvendëskryetari i saj, Luan Rama deklaroi se vendi ndodhet në një situatë të vështirë politike, përballë vlerësimit që do të bëjë Komisioni Europian, në qershor për hapjen e negociatave. “Kur do të duhej që mazhoranca e para, por e gjithë klasa politike të demonstronte qëndrim unik sa i përket kontributit për të mbërritur tek çelja e negociatave që në bazamentin e vet të ketë së pari plotësimin e kriterit të parë që është dialogu politik, mazhoranca vjen në mënyrë të një anshme edhe me qëndrimin e vet në raport me vlerësimin që duhet bërë për rekomandimet e raportit të KE”, u shpreh Rama në një dalje për mediat. Ai shtoi se e gjithë sjellja politike e qeveris dhe e gjithë ajo që ka demonstruar Kryeministri Edi Rama pavarësisht retorikës, është kontribut i vazhdueshëm i qeverisë për të sabotuar çeljen e negociatave me Shqipërinë, si mënyrë për të legjitimuar autoritarizmin. Luan Rama deklaroi se LSI-ja do të jetë pjesë e seancës së sotme me seriozitetin dhe përgjegjësitë e grupit. Sipas tij, edhe në seancën e nesërme shfaqet e njëjta shfaqje e mazhorancës, rrënimi i parlamentarizmit, pasi tha se, nismat janë të njëanshme si shprehje e arrogancës dhe autoritarizmit. Ai bëri thirrje për pjesëmarrje dhe reagim në protestën e 26 majit, duke nënvizuar se kjo gjë duhet kthyer në sjellë konstante përballë papërgjegjshmërisë. “Grupi që po merret me organizimin e detajeve konkrete me protestën po projekton gjithçka ka të bëjë me administrimin dhe drejtimin e protestës konform asaj çfarë është A-ja e një proteste qytetare, zbatimi me rigorozitet i të gjitha rregullave, brenda një kuadri të një revolte qytetare. Ajo çfarë është e rëndësishme është forca qytetare angazhimi qytetar dhe revolta qytetare për ta bindur qeverinë që nuk është më qeveri e maxhorancës në këtë vend, pavarësisht se ka numrin e kartonëve në Kuvend”, deklaroi Luan Rama. Konferenca për shtyp Siç është në traditën e komunikimit nga selia qendrore e Lëvizjes Socialiste për Integrim në ditën kur është mbledhja e grupit parlamentar, jam sot këtu përpara jush, për të sjellë qëndrimin dhe vlerësimin e grupit parlamentar në lidhje me atë çfarë është në fakt rendi i ditës i Kuvendit për seancën që do të zhvillohet nesër duke shprehur

Luan Rama: Vendi në situatë të vështirë, Edi Rama po saboton çeljen e negociatave

gjithë angazhimin tonë për të qenë pjesë e seancës së Kuvendit me seriozitetin dhe përgjegjësitë që meriton përfaqësimi ynë parlamentar. Jemi në një situatë kritike të zhvillimeve politike në vend; jemi përballë vlerësimit që do të bëjë Këshilli Europian në qershor për procesin e çeljes së negociatave me Shqipërinë .Dhe kur do të duhej në fakt që, mazhoranca e para, por e gjithë klasa politike të demonstronte qëndrim unik për sa i përket kontributit për të mbërritur te çelja e

negociatave, që në themelin apo bazamentin e vet duhet të ketë pikësëpari plotësimin e kriterit të parë që duhet të përmbushë Shqipëria dhe që është dialogu politik, mazhoranca vjen në mënyrë të njëanshme edhe me qëndrimin e vet në raport me vlerësimin që duhet bërë për rekomandimet e raportit të Komisionit Europian. E gjithë sjellja politike e qeverisë, e gjithë ajo çfarë ka demonstruar kryeministri dhe qeveria e tij, pavarësisht retorikës apo demagogjisë në

thelb, është kontribut konsistent i qeverisë për të sabotuar çeljen e negociatave me Shqipërinë pavarësisht asaj që thotë. Sepse në këtë mënyrë ai legjitimon autoritarizmin dhe abuzivizmin e tij që është realisht ajo çfarë ka dominuar të gjithë sjelljen dhe qëndrimet e qeverisë. Prandaj kjo është dhe një arsye më shumë sepse protesta qytetare, revolta qytetare, barrikada qytetare ndaj kësaj sjellje dhe ndaj kësaj papërgjegjshmërie duhet demonstruar jo vetëm me forcën më të

madhe në mitingun e protestës së 26 Majit, por ajo duhet kthyer në një sjellje konstante përballë papërgjegjshmërisë dhe abuzimit konstant të qeverisë. Ky është qëndrimi i LSI-së, në raport me seancën e nesërme dhe në raport me protestën qytetare të 26 Majit. A ka një skenar për sa i përket protestës së 26 Majit? Natyrisht që ka një grup pune që po merret me detajet konkrete të organizimit të protestës. Ajo çfarë është e rëndësishme është forca qytetare, angazhimi qytetar dhe revolta qytetare për ta bindur qeverinë që ajo nuk është më qeveria e mazhorancës në këtë vend. Pse nuk ndërmerr opozita një mocion mosbesimi ndaj qeverisë në parlament? Është tejkaluar çështja e veprimit formal në parlament sepse edhe njëherë dua të theksoj që parlamentarizmi si vlerë, si institucion, si shprehje më domethënëse e autoritetit qytetar në vendimmarrjen e këtij vendi për shkak të keqpërdorimit apo shpërdorimit nga ana e mazhorancës ka humbur çdo lloj dimensioni. Tani është koha e qytetarëve, përballë papërgjegjshmërisë në zbatimin e ligjit, çfarëdolloj qasje tjetër nuk bën efekt, efekti i vetëm është protesta dhe lëvizja qytetare.

KREU I GRUPIT TË LSI-së: KRYEMINISTRI TË TREGOJË PSE FILLOI HETIMIN KUR QEVERIA E TIJ ËSHTË NËN HETIM

K

ryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, akuzon Kryeministrin Edi Rama se po gënjen lidhur me verifikimin që thotë që ka bërë për audio-përgjimin. Në një reagim të tij në rrjetet sociale Vasili u shpreh dje se qeveria nga që s’ka asnjë dyshim, e bën kryeministrin të gënjejë dhe të thotë që gjoja e ka bërë ai vetë verifikimin, duke i nxjerrë bojën prokurorisë. “Për audio-përgjimin nuk dyshon as qeveria, por për çudi dyshojnë ca të tjerë… Për audio-përgjimin nuk dyshon fare qeveria dhe ky është fakt. Ca të tjerë… dyshojnë. Po këta ç’kanë. Qeveria nga që s’ka asnjë dyshim, e bën kryeministrin të gënjejë dhe të thotë që gjoja e ka bërë ai vetë verifikimin, duke i nxjerrë bojën prokurorisë dhe duke thënë që: nuk e tregon dot agjencinë ku ka bërë verifikimin; Nuk tregon dot kush ja dha

“Audio-përgjimi”, Vasili: Rama me gënjeshtrën e tij i nxori bojën prokurorisë

audio-përgjimin origjinal; Nuk tregon dot kush e pagoi verifikimin; Nuk tregon dot pse filloi hetimin kur qeveria e tij është nën hetim; Nuk tregon dot pse

shkel kushtetutën dhe shkel me këmbë reformën në drejtësi dhe bën hetime paralele si sigurimi i shtetit para viteve ’90-të. Këto janë të vërtetat që kryeministri i ka pranuar. Vetëm ca të tjerë…. që nuk ndodhen fare në qeveri nuk i pranojnë dot. Po ç’kanë këta që marin mbi vete me kaq zell hallin e kryeministrit… Sigurisht një hall e kanë. Të presim e të shohim…”, deklaroi Petrit Vasili. Më herët, po përmes rrjeteve sociale, Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i është referuar shifrave të INSTAT për shtim të numrit të vdekjeve në Shqipëri, duke ngritur dhe një pyetje: po Check Up për çfarë shërbyen. “Që check up ishte një aventurë ku shpenzimet ishin dhe janë të frikshme dhe

përfitimet hiçgjë ky është fakt. Ja kam kërkuar këtij Adhamutit që është kryeministër të na thotë se cili tregues i sëmundjeve kryesore që shkaktojnë vdekshmëri të lartë u përmirësua. Dhe ky si Adhamut që është,por edhe më keq se ai që Çajupi i madh përshkruan te komedia “Pas vdekjes” përgjigjet me propagandë idiote koreanoveriore. Vlerësimi i ecurisë së treguesve është një detyrim për të treguar dobinë e kryerjes se check up, është detyrim për të justifikuar miliona euro të shpenzuara por edhe një detyrim shkencor ndonëse me këtë të fundit ky shkollëpaku agjitator ky s’ka lidhje fare. Instat publikon që vdekjet janë shtuar, pra ndikimi i check up është zero”, tha dje Vasili.


AKTUALITET

10

E enjte, 24 Maj 2018

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj seancë dëgjimore në Komisionin për Drejtësi dhe Siguri të Parlamentit të Holandës

N

ë kuadër të vizitës zyrtare në Holandë, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj kanë zhvilluar një seancë dëgjimore në Komisionin për Drejtësi dhe Siguri të Parlamentit të Hollandës. Në fjalën e saj, Ministrja Gjonaj u ndal në arritjet e deritanishme të reformave në Shqipëri duke u fokusuar në ecurinë e reformës në drejtësi dhe rëndësinë e krijimit të një sistemi gjyqësor transparent, të pavarur, të paanshëm dhe efiçent në funksion të zhvillimit të shtetit të së drejtës dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Ajo vlerësoi Holandën për asistencën teknike dhe financiare të ofruar që nga fillimi i kësaj reforme, si dhe në zbatimin e saj. Gjithashtu, ajo vlerësoi se pa mbështetjen e ekspertëve holandezë dhe ekspertëve të tjerë të huaj, do të kishte qene e vështirë kryerja e një reforme kaq thelbësore. Më pas, ajo i njohu parlamentarët me rezultatet e para të prekshme të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe me mbështetjen e qeverisë shqiptare për ngritjen e organeve të reja të sistemit të drejtësisë, veçanërisht organet që do të merren me hetimin dhe gjykimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ministrja Gjonaj bëri me dije masat që qeveria shqiptare ka marrë për të forcuar luftën kundër korrupsionit, veçanërisht masat në nivel politikash dhe ndryshimet ligjore si dhe rezultatet e deritanishme në gjykimin e zyrtarëve të lartë publikë të akuzuar për korrupsion. Në vijim, Ministri i Brendshëm Xhafaj iu paraqiti të pranishmëve një panoramë të asaj çka Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit është duke bërë për adresimin e një sërë çështjesh të cilat janë shqetësuese për të dy vendet tona. Në këtë kontekst ai theksoi se nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me Ministrinë e Drejtësisë dhe Sigurisë së Holandës siguron instrumentet përkatës institucionale dhe operacionale për adresimin e këtyre fenomene. Më pas, në përgjigje edhe të interesimit të parlamentarëve, Xhafaj prezantoi masat dhe arritjet në luftën kundër krimit të organizuar duke e cilësuar këtë si prioritetin kyç të qeverisë shqiptare. Duke i njohur të pranishmit me dokumentin e prioriteteve të Ministrisë së Brendshme, ai u ndal së pari tek lufta kundër kultivimit të kanabisit, grupeve kriminale që e kanë shfrytëzuar këtë aktivitet për përfitime të shpejta e të paligjshme, një fenomen i përhapur për vite të tëra në Shqipëri, duke cenuar në këtë mënyrë edhe imazhin e vendit. Rezultatet e vitit 2017 tashmë të certifikuara nga partnerët ndërkombëtarë, shënojnë

Gjonaj dhe Xhafaj në Komisionin e Drejtësisë në Holandë: Hapja e negociatave, inkurajim dhe shpresë

një kthesë domethënëse në luftën ndaj këtij fenomeni. Për herë të parë, pas 25 vjetësh, Shqipëria nuk është më në hartën e vendeve që kultivojnë kanabis. Ministri i bëri me dije parlamentarëve se qëndrueshmëria e këtyre rezultateve është sfida kryesore për vitin 2018. Për këtë gjë, Policia e Shtetit po zbaton një plan agresiv veprimi për monitorimin e territorit në bashkëpunim edhe me Misionin e Guardia di Finanza-s. Më tej, ai u fokusua në operacionin “Forca e Ligjit” si një qasje ndërinstitucionale në luftën kundër krimit të organizuar. Për këtë qëllim, është ngritur dhe funksionon tashmë Task Forca Qendrore Speciale në përbërje të së cilës janë përfaqësues të të gjitha agjencive ligjzbatuese në vend. Më tej, Ministri i informoi parlamentarët që deri tani janë identifikuar grupet kriminale, është bërë profilizimi i tyre, asetet dhe lidhjet e tyre. Ai nënvizoi gjithashtu asistencën dhe bashkëpunimin e partnerëve ndërkombëtarë, një pjesë e të cilëve kanë atashuar edhe përfaqësuesit e tyre në këtë task forcë. Ndër rezultatet kryesore të arritura deri tani, ai përmendi goditjen e 9 grupeve të rrezikshme kriminale si dhe vijimin e hetimeve për 5 grupe të tjera kriminale, operacione këto të kryera edhe me bashkëpunimin e Europol-it dhe vendeve të tjera të BE-së. Hetimet dhe zhvillimi i operacioneve të përbashkëta u konsideruan nga Ministri si jetike në luftën kundër krimit të organizuar, i cili vepron tej kufijve të një shteti.

Një çështje tjetër në të cilën u ndal Ministri Xhafaj ishte edhe Vetting-u në policinë e shtetit dhe lufta kundër terrorizmit. Në pjesën e dytë të takimit, të dy Ministrat iu përgjigjen pyetjeve të parlamentarëve. Këta të fundit, ndër të tjera, shprehen interesin e tyre për të ditur më shumë mbi mënyrën se si do të realizohet procesi i Vetting-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, afatet kohore, shpërblimin financiar i gjyqtarëve dhe prokurorëve, impaktin që ky proces ka pasur në Gjykatën Kushtetuese. Ministrja Gjonaj, në përgjigje të çështjeve të ngritura nga parlamentarët, u bëri me dije rezultatet e deritanishme të Vetting-ut, si dhe besimin e saj që procesi i Vetting-ut për 57 gjyqtarë dhe prokurorë të listës prioritare do të përfundojë shumë shpejt duke sjellë ngritjen e institucioneve të reja me kandidatë

të pastër dhe të vetuar, procese këto që ndikojnë në rikthimin e besimit të qytetarëve tek sistemi i drejtësisë. Megjithatë, Ministrja u bëri me dije që ky proces nuk ka qenë pa vonesa për shkak të pengesave që janë krijuar në ngritjen e organeve të vetingut dhe fillimit të këtij procesi, përtej afateve të parashikuara në ligj. Gjithashtu, Ministrja u bëri me dije që përfundimi shumë shpejt i procesit të Vetting-ut për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si dhe vlerësimi i kandidaturave për vakancat e krijuara në Gjykatën Kushtetuese do të zgjidhë çdo çështje që lidhet me funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Ministrat u bënë me dije deputetëve që duke filluar nga 1 janari i vitit 2019, hyjnë në fuqi pagat e reja të gjyqtarëve dhe prokurorëve që garantojnë një shpërblim financiar të denjë

për funksionin që ata ushtrojnë. Qëndrueshmëria e reformave të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare në raport me procesin e integrimit në BE. ishte një tjetër pyetje e parlamentarëve. Në përgjigje të saj, Ministri Xhafaj i siguroi parlamentarët se procesi i reformave që ka ndërmarrë Shqipëria është i pakthyeshëm dhe jetik për vendin. Çelja e negociatave për anëtarësim është padyshim inkurajim i forcave progresiste në Shqipëri për thellimin e këtyre reformave si dhe i jep shpresë të rinjve për një të ardhme më të mirë në vendin e tyre. Ministri Xhafaj shprehu besimin e tij që ecuria e reformave, veçanërisht e asaj në drejtësi, nuk mund të ndikohet nga zhvillimet politike, duke shtuar se BE-ja është investuar fuqishëm në zhvillimin e tyre. Procesi i negocimit me BE-në do të sigurojë në të njëjtën kohë një mekanizëm efikas kontrolli dhe monitorimi të procesit të reformave në Shqipëri. Kriminaliteti shqiptar në Holandë ishte një tjetër çështje e ngritur nga parlamentarët në këtë takim. Në përgjigje të saj, Ministri Xhafaj u shpreh se ne e njohim këtë shqetësim dhe kemi gjithë vullnetin e duhur për ta adresuar atë. Për vetë natyrën e këtij kriminaliteti, bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona, është më se i domosdoshëm. Shpesh, çështje të tilla mediatizohen dhe ndikojnë në perceptimin e publikut, megjithatë, Ministri u bëri atyre me dije se sipas statistikave zyrtare holandeze, në burgjet holandeze ndodhen vetëm 64 shtetas shqiptar, pjesa dërrmuese e të cilëve ndodhen në paraburgim. Pra, është më se e domosdoshme që të dy palët të zhvillojnë analiza dhe hetime të përbashkëta bazuar në të dhëna konkrete dhe jo në perceptime. “Ne jemi të gatshëm”, u shpreh Ministri Xhafaj, £të dërgojmë në Holandë grupe oficerësh policie, të cilët në bashkëpunim me kolegët e tyre holandezë të zhvillojnë analiza për situata konkrete që lidhen me kriminalitetin dhe emigracionin e paligjshëm”. Në vijim, ai u bëri me dije parlamentarëve se shumë shpejt, Shqipëria do të vendosë një oficer kontakti në Holandë, të dedikuar për shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin me autoritetet policore holandeze.


INVESTIGIMI Nga Aleksandra Bogani

N

ë Shqipëri, një seri kompanish të vogla në ortakëri me njëra-tjetrën dhe kompani me pronarë të panjohur të rregjistruara në parajsa fiskale janë fituese të tre koncesioneve të inceneratorëve. Kjo dëshmohet nga dokumentat e siguruara nga Zëri i Amerikës lidhur me këto projekte të cilat sipas specialistëve pritet të shumëfishojnë kostot e trajtimit të mbetjeve në kurriz të taksapaguesve. I kthyer nga emigracioni disa vite më parë, Leonard Janji nga fshati Verri i Fierit ka zgjeruar fermën e tij dhe prodhon sot mbi 100 ton domate dhe pjepër për tregun e brendshëm. Por 38 vjeçari thotë se investimi i tij në bujqësi po vihet në rrezik nga projekti i inceneratorit të Fierit, i cili po ndërtohet thuajse një kilometër larg tokës së sapombjellë. Prej një viti e gjysmë, Janji dhe bashkëfshatarët e tij kanë organizuar disa protesta kundër ndërtimit të inceneratorit në fshatin e tyre, por shqetësimet kanë rënë në vesh të shurdhër. Fermeri ka frikë se ky projekt do ta nxjerrë prodhimin e tij jashtë tregut dhe do ta detyrojë atë të ikë sërish në emigracion. “Unë nuk dua të iki, por jam i detyruar nga këto rrethana, nga mosinformimi im dhe mbajtja në terr për çfarë po ndodh këtu. Nga dhuna e përdorur dhe mosgjetja e drejtësisë në këtë vend,” u ankua Janji. Koncesioni i Fierit me vlerë investimi 28 milionë euro dhe me kapacitet përpunimi rreth 200 ton mbetje në ditë u shpall në shtator 2016 nga Ministria e Mjedisit. Por banorët e fshatit Verri u informuan disa muaj më pas, vetëm pasi kamionët e tonazhit të rëndë u shfaqën pranë shtëpive të tyre. Pas dhjetra peticionesh dhe protestash pa përgjigje, ata kërkojnë ende që qeveria t’i sqarojë për ndikimin që ky projekt do të ketë në jetën e tyre. Kleanthi Ngolemi, banor i fshatit Verri e quajti procesin e konsultimit publik një farsë dhe kërkoi sqarim nga autoritetet mbi ndotjen që i rrezikohet banorëve. “Ne protestojmë që të vijë dikush këtu dhe të na thotë se në këtë tokë ngjitur, ku ne prodhojmë për tërë Shqipërinë nuk ka ndikim. S’vjen dikush të na thotë, të na e shpjegojë,” tha ai. Historia e djegies së mbetjeve me qëllim prodhimin e energjisë nisi në dhjetor të vitit 2014, kur qeveria shqiptare shënoi një kthesë 180 gradëshe nga strategjia kombëtare e miratuar në përputhje me direktivën e Komisionit Europian. Kjo strategji i jep prioritet parandalimit dhe riciklimit të mbetjeve, ndërkohë që e konsideron asgjësimin si opsion të fundit. Prej asaj kohe, qeveria ka firmosur tre kontrata

11

E enjte, 24 Maj 2018

Koncesionet e debatueshme të inceneratorëve në Shqipëri

koncesionare për ndërtim inceneratorësh në Elbasan, Fier dhe në Tiranë me një vlerë investimi prej 178 milionë eurosh në total. Por politika e re e menaxhimit të mbetjeve është kritikuar në progres-raportin e fundit të Bashkimit Europian. “Ndërtimi i një incerneratori në Elbasan, i cili filloi të operojë vitin e kaluar dhe planet për investime të mëtejshme në incerneratorë përbëjnë një shqetësim në termat e respektimit të parimeve të BE-së. Groposja dhe incernerimi janë opsionet më pak të pëlqyera të menaxhimit të mbetjeve,” shkruhet në progres-raport. Fituesit e koncesioneve Dokumentet e siguruara nga Zëri i Amerikës tregojnë se fituesit pa garë të këtyre koncesioneve janë një rrjet kompanish të vogla në ortakëri me njëra-tjetrën si dhe kompani të regjistruara në parajsa fiskale me pronarë të panjohur. Inceneratori i Elbasanit dhe ai i Fierit zotërohen respektivisht nga kompanitë Albtek Energy me pronare Stela Gugallja dhe Integrated Technology Waste Treatment Fier, ku 70 % e aksioneve zotërohen nga Klodian Zoto. Ndërkohë, 30 për qind e aksioneve të koncesionit me vlerë rreth 28 milionë euro iu shitën një kompanie lokale për 30 mijë lekë, vetëm një muaj pas themelimit të kompanisë koncesionare. Inceneratori i Tiranës, më i madhi dhe i kushtueshmi ndër të tre u fitua nga kompania Integrated Energy B.V me seli në Amsterdam të Holandës. Ndonëse në Tiranë u ekspozuan si përfaqësues sërish Klodian Zoto, biznesmeni italian Ernesto Granelli si dhe kompania e njohur në prodhimin e impianteve, Paul Wurth, është e paqartë se kush e zotëron aktualisht kompaninë koncesionare. Të dhënat e siguruara nga data-

baza e kompanive në Holandë tregojnë se Klodian Zoto ka dhënë dorëheqjen nga Integrated Energy në mars 2018. Më parë, ai është zëvendësuar nga një kompani guackë e quajtur Almares Management B.V me seli në Amsterdam, me drejtorë të emëruar dhe pronësi të panjohur. Zëri i Amerikës nuk mundi të kontaktonte me Klodian Zoton. Ndërsa Kompania koncesionare “Integrated Energy”, e cila pranoi të përgjigjej vetëm përmes postës elektronike tha se Zoto nuk ishte i përfshirë në projektin e Zonës së Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë. Kompania i devijoi pyetjes së kush ishin aksionerët e saj apo të kompanisë “Almares Management B.V”, duke sugjeruar që t’u drejtoheshim autoriteteve në Shqipëri dhe në Holandë. Opozita e akuzon qeverinë se ia ka dhënë klientëve të saj kontratat koncesionare. Një interpelancë e zhvilluar në shkurt mes deputetes demokrate Jorida Tabaku dhe ministrave Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj ofroi megjithatë pak përgjigje për akuzat. Pyetjes së pse qeveria kishte dhënë një kontratë me negocim të drejtpërdrejtë në Elbasan, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri u

përgjigj se “bashkia e Elbasanit kishte shpallur gjendjen e emergjencës për situatën e mbetjeve”. Ndërkohë, ministri Ahmetaj-i akuzuar edhe më parë për lidhje me Klodian Zoton mohoi të kishte shoqëri me të. Kostot mjedisore dhe ekonomike Përveç pikëpyetjeve mbi pronësinë, projektet e inceneratorëve kanë ngritur shqetësime për shumëfishim të kostove për trajtimin e mbetjeve në Shqipëri si dhe impaktin e tyre mbi mjedisin. Të dhënat e siguruara nga Thesari i Shtetit tregojnë se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe ajo e Mjedisit kanë paguar së bashku deri më tani 13.4 milionë euro në llogaritë e koncesionarit të Elbasanit dhe rreth 8.4 milionë euro për inceneratorin e saponisur të Fierit. Ndërkohë, kostot për inceneratorin e Tiranës pritet të jetë shumëfish më të larta. I projektuar për të pasur një kapacitet përpunues rreth 900 ton mbetje në ditë, kompania Integrated Energy ka marrë përsipër të investojë më shumë se 128 milionë euro për ndërtimin dhe operimin e tij. Fatura do të shlyhet për 30 vitet e ardhshme nga Bashkia e Tiranës, e cila detyrohet në

kontratë që ta paguajë koncesionarin për një sasi mbetjesh të garantuara prej 550 tonësh në ditë, pavarësisht sasisë së mbetjeve që ajo do të mbledhë në kryeqytet. Garancia në kontratë i çon kostot minimale vjetore për taksapaguesit e kryeqytetit në 5.8 milionë euro dhe vlerën totale për 30 vitet e koncesionit në 174 milionë euro. Zëri i Amerikës iu drejtua Ministrisë së Infrastrukturës së Energjisë për të mësuar barrën e tre projekteve mbi buxhetin e shtetit, por ajo ia kaloi përgjegjësinë Ministrisë së Mjedisit si institucioni kontraktor. Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi refuzoi gjithashtu të komentonte. Edhe Bashkia e Tiranës nuk iu përgjigj një kërkese për koment se sa do t’i kushtonte trajtimi i mbetjeve në inceneratorin e Sharrës. Drejtori i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi kritikoi vendimin e qeverisë për të ndryshuar strategjinë e trajtimit të mbetjeve dhe shtoi se kjo do t’i kushtonte shumëfish taksapaguesve shqiptarë. “Vihet re që ka një largim nga metoda e ladfilleve dhe rritje të kostos 4 deri në 5 herë më të shtrenjtë të procesohen, të digjen. Ka një përzgjedhje të çuditshme përmes metodës së ofertës së pakërkuar, e cila në të vërtetë siguron fitime më të mëdha për kompanitë,” tha Preçi për Zërin e Amerikës. Teknologjia e përdorur dhe monitorimi i nivelit të ndotjes kanë shkaktuar gjithashtu debat mes ekspertëve të mjedisit në Shqipëri. Kompania që do të operojë inceneratorin e Tiranës, Integrated Energy tha në përgjigjen me shkrim se “teknologjia do të jetë e avancuar, e praktikave më të mira europiane që e aplikojnë këtë industri”. Por aktivisti mjedisor, Lavdosh Feruni thotë se incenerimi i mbetjeve shkakton ndotje të ajrit nga metalet e rënda dhe mbetjet e rrezikshme. “Që të djegë inceneratori 30 vjet, 1 milion ton plehra në Shqipëri kjo do të ishte një ndotje shumë e madhe për këtë vend të vogël,” tha Feruni. “Kemi të bëjmë me një përmbysje, që në rastin më të mirë është një naivitet vendimarrës dhe në rastin më të keq, korrupsion masiv,” shtoi ai. Ekspertët Preçi dhe Feruni kërkuan hetimin e këtyre kontratave koncesionare, pasi sipas tyre dyshohen për favorizime klienteliste në kurriz të taksapaguesve shqiptarë. Ata kërkuan gjithashtu që qeveria ta rikthejë vendin në shinat e strategjisë në fuqi për trajtimin e mbetjeve urbane. “Zëri i Amerikës”


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

KULTURE

12

E enjte, 24 MAJ 2018

Libohova, qyteti i rilindur me një panoramë të re

L

ibohova, qyteti i ndodhur rreth 11 km në juglindje të Gjirokastrës, me një bukuri natyrore magjepsëse dhe monumente me vlera kulturore, falë programit kombëtar të Rilindjes Urbane, po kthehet në një atraksion turistik për qytetarët vendas e të huaj. Një bashki e vogël, ku njerëzit kishin mbetur peng i rrënimit të së shkuarës, po rilind falë investimeve të kryera, shkruan atsh. Rilindja Urbane në Libohovë së

shpejti do t'i dhurojë qytetit një panoramë të re, duke transformuar dhe rijetëzuar qendrën e qytetit, rrugë dhe objekte me rëndësi historike. Investimi prej më shumë se 134 milionë lekë, i cili parashikon rehabilitimin e plotë të 10 mijë metrave katrorë, është drejt përfundimit. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe drejtues të pushtetit vendor pa nga afër punimet që po e shndërrojnë qytetin nga një zonë të

shkretë nga pikëpamja infrastrukturore, në një mjedis funksional e tërheqës për qytetarët dhe turistët. Ministrja Kumbaro shpjegoi se rehabilitimit të plotë do t'i nënshtrohen edhe godina e bashkisë, shkollës, unaza e qytetit, por edhe i zonës historike, me restaurimin e sarajeve të Myfit bej Libohovës. "Në total janë rreth 10 mijë metra që rehabilitohen, por pjesë e projektit është edhe restaurimi i shkollës, bashkisë, kemi edhe restaurimin e Sarajeve të Libohovës që është një pjesë historike e rëndësishme dhe unaza gjithashtu. Ideja është që të bëhet këmbësore e gjithë shëtitorja. Që tani kanë filluar edhe investimet private që deri dje nuk iu shkonin në mendje, të lokaleve rreth e rrotull sheshit". Sipasa saj, kemi gati edhe projektin për rikualifikimin e

zonës së kalasë së Ali Pashë Tepelenës, me gjithë ndriçimin përkatës. Punonjës të bashkisë së Libohovës bëjnë të ditur se "ustallarët e zonës janë mjeshtra të vërtetë dhe në periudhën e verës në darkë rruga do të kthehet në pedonale". Banorët e Libohovës shprehen se Libohova vërtet është një qytet i vogël, por i bukur. "Këtu ka ndryshuar gjithçka më parë çdo gjë ishte e vjetër, ndërsa tani ka dalë diçka shumë e bukur dhe po afrohen sa më shumë njerëz në Libohovë", thotë një i ri libohovit. Ndërsa një tjetër banore thotë se "tani vijnë më shumë turistë se më përpara. Çdo gjë ka ndryhsuar nuk është investuar ndonjëherë në Libohovë sa është investuar tani". Banorë të tjerë theksojnë se kënaqen njerëzit vijnë shumë vizitorë, më parë ishte rrugë makine.Kjo punë e bukur që u bë do të mbetet në mendje për të gjithë libohovitët, sepse u bë diçka e bukur, po ruhet kultura e Libohovës". Sipas studiuesve, Libohova e ka marrë emrin pas shekullit VI, pasi sllavët u dyndën dhe pushtuan Arbërinë. Mbi këtë emër, mendohet të ketë dy kuptime; i pari Li-

bohova, vend buzë fushës, luginës dhe i dyti, Libodo, që do të thotë i dashur, me kuptimin vend i bukur dhe prapashtesa përkëdhelëse. Qyteza e vogël shquhet për kalanë e Ali Pashë Tepelenës, dhuratë e motrës së tij Shanishanë. Shanisha u martua me një nga anëtarët më të rëndësishëm të familjes Libohova dhe kalaja ishte paja e Ali Pashës për të motrën. Shanishaja tashmë prehet në varrezat në jug të kalasë. Kalaja kishte një pozicion strategjik dhe kontrollonte gjithë luginën. Zona ku shtrihet qyteti ndahet nga disa përrenj në zona të veçanta shkëmbore në të cilat burojnë ujërat e kristalta dhe të ftohta të burimeve të Zhepes, te Lozes, etj.. Në qendër te Libohovës ndodhet rrapi shumëshekullor mbi 560 vjeçar, një monument i rrallë i natyrës, i cili është i rrethuar nga rrepë të tjerë. Ata i japin qytetit gjelbërimin, bukurinë dhe freskinë verore. Gjithashtu bien në sy, në qendër të qytetit, sarajet e bejlerëve të Libohovës. Kalaja e Libohovës, me katër kulla shumëkëndëshe nëpër qoshet dhe murin që rrethon një sipërfaqe të gjerë, është një fortesë me përmasa të konsiderueshme.

Mozaikët e fshehur të Butrintit, tani të prekshëm dhe për publikun S

Ndahet nga jeta Philip Roth, gjiganti i letërsisë amerikane Shkrimtari Philip Roth, gjiganti i letërsisë amerikane, vdiq ditën e martë në moshën 85-vjeçare, sipas agjentit të tij, i cituar dje nga disa media amerikane. Vëzhgues i saktë i shoqërisë amerikane dhe i dështimeve të saj, ai u lind në Newark (New Jersey) dhe ishte gjithnjë i pranishëm në mesin e kandidaturave për çmimin Nobel në Letërsi, pa mundur kurrë të shpërblehet me këtë vlerësim prestigjioz. Ai është autori i "Njollës", "Komplot kundër Amerikës" dhe i "Teologjia amerikane" për të cilin u shpërblye me çmimin Pulitzer në vitin 1998. Ishte pikërisht libri "Portnoy dhe komplesi i tij", botuar për publikun në vitin 1969, një vepër që bëri bujë dhe njëkohësisht skandal, si për përshkrimet seksuale mjaft të detajuara dhe mënyrën e trajtimit të besimit hebre.

hqipëria zotëron shumë site arkeologjike, të pasura me mozaikë. Disa prej këtyre mozaikëve janë bërë objekt studimi dhe restaurimi ndër vite, të tjerë mozaikë presin të studiohen, restaurohen si dhe dokumentohen nëpërmjet publikimeve shkencore. Për këtë arsye, specialistët e mozaikëve, Agron Islami dhe Marie-Patricia Raynaud sollën sot vëllimin e parë të serisë "Korpusi i mozaikëve të Shqipërisë", një botim i çmuar, i cili i dedikohet mozaikëve në Qytetin Antik të Butrintit, që u pubikua për publikun në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, raporton atsh. Publikimi "Korpusi i mozaikëve të Shqipërisë" është një seri vëllimesh të cilat pasqyrojnë rezultatet e punës disa-vjeçare të hulumtimit në terren të dyshemeve me mozaik (mozaikë, opus sectile dhe veshje me pllaka ose plloça) në të gjithë territorin e Shqipërisë. Botimi përmban një format të madh ku përf-

shihen planimetri të lexueshme dhe dokumentacion fotografik i shfrytëzueshëm me ngjyra. Publikimi pasqyron një inventar të detajuar të të gjithë mozaikëve në Butrint të dokumentuara sipas fishave të dedikuara për këtë tipologji. Ky është një nga botimet e para që ndodh në këtë fushë,me të cilin kurorëzohen 5 vite punë, të stafit të ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me ambasadën

franceze dhe ekspertët francez. Këto specialistë kanë vite që punojnë dhe studiojnë në terren duke sjellë një punë të denjë kërkimore dhe me shumë vlerë të këtyre mozaikëve. Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro e pranishme në këtë aktivitet u shpreh se "kjo është një iniciativë të cilën e kam ndjekur me shumë interes dhe me një lloj pasioni që unë ndjejë për trashëgiminë kulturore".


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SHOWBIZ

13

E enjte, 24 MAJ 2018

Kryebashkiaku Veliaj i bashkohet qeverisë për negociatat, tur lobimi në Hollandë

Veliaj: Të gjithë kemi një qëllim, integrimin e Shqipërisë në BE

N

ë vijim të vizitës së tij dy ditore në Hollandë, kry etari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj dhe Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, u prit dje në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Roterdanimit, Ahmed Aboutaleb. Në takimin ku morën pjesë edhe zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve ligjzbatuese holandeze, u fol për procesin e integrimit dhe rritjen e bashkëpunimit mes Bashkisë së Roterdamit dhe asaj të Tiranës në projekte konkrete. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se qëllimi i këtij takimi ishte gjithashtu prezantimi te

autoritetet holandeze i Shqipërisë europiane dhe reformave që ajo ka ndërmarrë, për të merituar hapjen e bisedimet për anëtarësimin në BE. "Kemi pasur dy ditë intensive në Hollandë edhe të gjithë e dimë se Hollanda ka qenë një nga vendet që ka treguar skepticizëm në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë. Patëm një ofensivë komunikimi bashkë me ministrin e Brendshëm dhe ministren e Drejtësisë dhe unë besoj se duhet të funksionojmë si skuadra "Shqipëria". Këtu nuk ka rëndësi fare qeveri, opozitë, autoritete

lokale, qendrore, sepse të gjithë jemi për një qëllim: në qoftë se prezantohemi si një skuadër, ku secili tregon reformat e kryera në qeverisjen qendrore dhe lokale, besoj se kemi një argument shumë të fortë për të kërkuar që edhe Hollanda t'i bashkohet listës të madhe të vendeve që kërkojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE", tha Veliaj.

reforma në drejtësi, tek mënyra se si menaxhohen territoret, përgatitjet për turizmin dhe publiciteti pozitiv që Shqipëria po merr nga mediat ndërkombëtare, të cilat kanë akses në atë që realisht po ndodh në Shqipëri. Besoj se ka ardhur koha që ashtu siç kemi prezantuar në Hollandë imazhin e një Shqipërie të re, të një Tirane të re, të një qeverie dhe të një bashkie që po lufton

Pas takimeve, ai u shpreh optimist për mbështetjen e propozimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit. "Ishte një moment i mirë për të treguar këtë kartolinë të Shqipërisë, që sigurisht ka halle, probleme dhe sfida, por që po bën në kohë rekord reforma që nuk janë bërë në vite të tëra. Besoj se konfirmimi në bllok që morëm nga dëgjuesit tanë, qoftë në takimet zyrtare apo edhe në takimet akademike e diplomatike, na dëshmon se kemi një kauzë të vërtetë për të mbrojtur, teksa kërkojmë që Shqipëria të fillojë negociatat për Bashkimin Europian. Kjo është një ditë e mirë për Shqipërinë edhe këtu në Hollandë", shtoi Veliaj. Ai theksoi se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave për integrimin në BE, pasi ka bërë reforma të mëdha në forcimin e shtetit ligjor dhe në zhvillimin ekonomik të vendit, ndërsa theksoi se procesi i integrimit duhet të jetë interesi i të gjithë shqiptarëve, larg dasive politike. "Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme, duke filluar nga kryeministri deri tek autoritetet më modeste lokale, për të krijuar një Shqipëri europiane nga

për të prodhuar një rezultat në një vend dinjitoz evropian, ashtu do të duhet të vazhdojmë përtej ndasive tona politike", u shpreh kryebashkiaku. Në vizitën e tij në Holandë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi edhe një leksion të hapur me studentë të Fakultetit të Arkitekturës dhe Mjedisit në "Delft University of Technology", me të cilët ndau eksperiencën e ndryshimeve të mëdha që po ndodhin në Tiranë. Kryebashkiaku prezantoi projektet e realizuara gjatë këtij mandati në kryeqytet, si dhe masterplanin e ri të zhvillimit të Tiranës. "Ishte një kënaqësi që u bëra pjesë e një leksioni në universitetin e Delft-it, një nga universitetet elitare që prodhon shumicën e arkitektëve dhe urbanistëve në Holandë. Shumë prej tyre kanë hedhur rrënjë në Tiranë dhe po punojnë projekte, duke filluar nga Piramida, tek sheshet, te rilindja urbane, që si ide e kryeministrit u përhap përtej Tiranës, në çdo qytet të Shqipërisë dhe sot po shikojmë si po zbatohet edhe në Francë, apo në vende të tjera në Europë. Këto janë të gjitha lajme të mira", përfundoi Veliaj.


FORUM KOMENT Nga Spartak Ngjela

G

jykata e Shkupit dënoi 2 vjet burg ish kryeministrin maqedonas Gruevski. Akuza u mbështet në blerjen e paligjshme, si kryeministër, të një automobili më çmim 600 000 Euro. Këtu te ne kjo lloj blerje është një gjë normale për korrupsionin kryeministror shqiptar. Por mos

mendoni që nuk është hetuar. Të gjitha janë hetuar. Akuzën Gruevskit ia ka ngritur Prokuroria Speciale e cila shumë shpejt do të fillojë edhe në Shqipëri nga funksionimi i saj. Dhe procesi, jo vetëm që do të shpejtohet, por edhe do të ashpërsohet profesionalisht nga ndërkombëtarët.

14

E enjte, 24 MAJ 2018

Ambasadori i ri i BE në Tiranë, njeriu që shkroi ligjet e Vettingut Ndërkohë është emëruar ambasador i BE dhe pritet të vijë në Shqipëri nga Brukseli, autori që ka shkruar të gjitha ligjet tona të vetingut. Doktrinar i rreptë juridik, dhe personalitet në jurisprudencë, që sigurisht se po vjen në Tiranë

që të përfundojë segmentin e fundit të implementimit ligjor të Reformës në Drejtësi. Sigurisht që këtu, është vendi të theksohet se edhe zonja Vlahutin, ka dhënë një kontribut të çmuar për çlirimin e shqiptarëve nga zgjedha

njëzetvjeçare e korrupsionit kryeministror në Shqipëri. Ajo tashmë është një personalitet ndërkombëtar që ka hyrë në historinë e Shqipërisë, siç kanë hyrë dhe shumë figura të tjera ndërkombëtare para saj.

ANALIZË

Nga Sadedin Çeliku

K

y ligj e ka zana fillën çerekshek ulli përpara kur nisën ta përdorin vende të mëdha që kishin vështirësi për financimin e shërbimeve publike dhe investimeve të projekteve strategjike, të cilat kërkonin fonde të mëdha dhe që për qeveritë ishin të papërballueshme. Kjo ishte ana e dukshme, qëllimi tjetër ishte futja në përdorim të parave që vinin nga korrupsioni me fondet publike dhe para që vinin nga trafiqe të ndryshme. Nga ana tjetër duhet theksuar se në përgjithësi ligji (PPP) në mjaft raste është përdorur nga vende të varfra si Mali, Mauritania, Maroku, Polonia, Portugalia, Gana, Hungaria, Tanzania, Uganda, Peruja, Bullgaria, Rusia etj. Zgjidhet kjo metodë në shërbimet publike, jo për efikasitetin që ata përfaqësojnë, por për mungesën e transparences, ndërkohë që lejon shpenzime të detyruara "jasht bilancit" duke fshehur në këtë mënyrë kostot reale

FORUM

Kokëfortësia në zbatimin e PPP e të vërteta të projekteve e sipërmarrjeve të ndryshme. Kjo lejon gjithashtu anashkalimin e kufijve ligjorë të buxhetit shtetit dhe krijon premisa për pastrim parash për shkak të vështirësive në monitorimin e të ardhurave e shpenzimeve. Fondi Monetar Ndërkombëtar thekson se ligji në fjalë ndikon mjaftueshëm në shmangien e monitorimit të buxhetit publik apo deficitit publik. Në praktikë citon FMN-ja qeveritë shpesh përfundojnë me kosto dhe rreziqe të larta fiskale. Çfarë është Partneriteti Publik Privat ? Është një metodë e financimit në të cilën një autoritet publik përdor ofruesit private për të financuar dhe menaxhuar pajisjet që ofrojnë një shërbim publik. U shfaq dhe dështoi në Mbretërinë e Bashkuar Britanike në vitin 1992, modeli u aplikua në Francë në vitin 2004 e cila gjithashtu dështoi. Ekspertët deklarojnë se ç'vendosja e shërbimeve publike nga shteti tek privati është zgjidhje

afatshkurtër për shkak se qeveritë do duhen të paguajnë për vite me radhë. Në deklarimin e fundit Banka Botërore u shpreh me nota negative sa i përket ligjit ( PPP ) që nëse do të vazhdojë të aplikohet në ekonomi gjatë, risqet fiskale do të rriten dhe gjasat janë të bëhen të rrezikshme e të papërballueshme që do të thotë humbjet e partnerit privat do të financohen nga shteti dhe barra e riskut do të rritet ndërkohë që nuk do të arkëtohet asnjë lek tatim. Në raportin e Bankës Botërore zonja Maryan Salim, përfaqësuese e BB në Tiranë theksonte se Shqipëria renditet e 14-ta në 82 shtete për shkak se mbi 200 marrëveshje konçensionare nuk kanë rezultuar të suksesshme dhe shpenzimet nuk përfshihen në buxhet, duke i hapur rrugën parave të pa kontrolluara që vijnë nga trafiqet e korrupsioni. Ky ligj krijon detyrime të drejtpërdrejta e të tërthorta për qeverinë. Vlerësimi dhe bërja pub-

like e këtyre detyrimeve është një hap i rëndësishëm për menaxhimin e ndonjë rreziku të mundshëm fiskal. Aktualisht, implikimet fiskale të PPP nuk përfshihet plotësisht në dokumentet buxhetore apo në pasqyrat respektive të financave publike. Në vëndin tonë duhet bërë mjaft kujdes sepse është vendosur një praktikë e keqe keqqeverisje që përkrahet e mbështeten metoda të dështuara. Duke patur parasysh nivelin e lartë të borxhit publik, borxhi i lartë që ju kemi huadhënësve(kredi dhe eurobonde), borxhet e këqija të cilat po krijohen me shpejtësi e po kthehen në barrë për popullin që deri tani kanë shkuar në një miljard euro, mungesën e transparencës, mungesën e përvojës kontraktuale, korrupsionin dhe informalitetin e lartë, qeveria duhet të heqë dorë nga kjo sipërmarrje e keqe sa më parë, ndryshe vendi dhe ekonomia do futet në krizë dhe ato që do të paguajnë si gjithmonë, populli shqiptar.

Më keq seç duket, nuk kemi Prokurori fare Nga Astrit Patozi*

S

ot gjendemi në situatën para doksale, kur njëra palë thotë se më në fund kemi prokurorinë që duam, kurse tjetra që kjo është më e keqja në Shqipëri, që nga koha e Ismail Qemalit, sepse e ka futur të gjithën në thes "Sulltani". Të dyja palët ia fusin kot dhe nuk thonë të vërtetën, sepse në fakt ne nuk kemi prokurori fare. Sepse po të kishim, të paktën do ta merrnim shpejt një përgjigje në është autentik apo falso "Babalja". Do të ishte minimumi për të krijuar një ide paraprake ndaj një çeshtjeje shumë sensitive, që mban pezull zhvillimet politike dhe sociale në vend. Do t'i jepte mundësinë publikut që të paktën të mos shikonte sërish këtë shfaqje të shpifur me dy gjela majë plehut, që i hakërrehen njëri-tjetrit, por vetëm njërin prej tyre. Në kushtet e mosbesimit të plotë nga njëra palë, po të kishim prokurori, kjo e fundit do të kishte pajtuar me kohë agjencinë më të specializuar perëndimore në lëmin e përgjimeve dhe nuk do të shtynte ditët kot me procedura rutinë dhe thirrje dëshmitarësh. Natyrisht, ka nga ata që thonë se qeveria e kap lepurin me qerre dhe na duhet veç të presim e të shikojmë. Por në ka një rast në botë që nuk duhet humbur asnjë sekondë, nëqoftëse pretendojmë për shtet, është pikërisht ky. Sepse është njësoj si të shkojë në spital dikush, që i ka plasur apandesiti, dhe të mos e fusin në sallë të operacionit, por t'i japin paracetamol për t'i qetësuar dhimbjet. Dhe kur prokurori nuk ka, si i bëhet, e marrim me qera apo e japim me konçension? *Ish-deputet i Partisë Demokratike


AKTUALITET

15

E enjte, 24 Maj 2018

Mikel Kasa i ka shpëtuar bluve në momentin kur gjykatësi komunikoi dënimin ndaj tij me 3.4 vite burg. Mësohet se dyert e gjykatës kanë qenë të hapura

N

ë 16 sekonda, Mikel Kasa realizoi arratisjen më spektakolare nga salla e gjyqit në Gjykatën e Vlorës. Paraditen e së mërkurës, në katin e dytë të gjykatës ai kishte dalë përpara trupës për t’u njohur me dënimin. Nga kamerat e sigurisë së gjykatës ka qenë ora 10:22: 04, kur i riu është larguar nga salla e gjyqit, dhe pas 16 sekondash ai është parë jashtë ambienteve. Fillimisht Kasa ndodhej në tavolinën e të akuzuarëve, i shoqëruar edhe nga avokati. Para momentit të largimit duket se i riu ka komunikuar shkurt me avokatin dhe më pas ka hipur mbi tavolinë, për tu larguar me shpejtësi nga dera ku dalin gjyqtarët. Më pas Kasa iu drejtua korridorit në katin e dytë të Gjykatës duke përfituar edhe nga mungesa e forcave të rendit. Në orën 10:22:20 Kasa është fiksuar nga kamerat e sigurisë duke dalë me vrap në ambientet e jashtme. Mikel Kasa u arratis nga seanca gjyqësore, sapo u lexua vendimi që e dënoi atë me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar 29-vjeçari mori dënimin 3.4 vite. Kasa u arrestua për “Shtrëngimi me anë të kanosjes”ose “dhunë për dhënien e pasurisë”. Ngjarja Mikel Kasa i ka shpëtuar bluve në momentin kur gjykatësi, Skënder Haluçi, komunikoi dënimin ndaj tij me 3.4 vite burg. Atij i janë hequr prangat nga policia pas njohjes me dënimin, por pikërisht ky ka qenë momenti që ka sjellë arratisjen. Edhe pse shoqërohej nga dy oficerë policie në sallën e gjyqit, i dënuari ka mundur t’u ikë duke kapërcyer tavolinat. Në

Arratisje në 16 sekonda. I dënuari ikën nga salla e gjyqit, u dënua me 3.4 vite burg PRANGAT “Atij i janë hequr prangat nga policia pas njohjes me dënimin, por pikërisht ky ka qenë momenti që ka sjellë arratisjen. Mësohet se dyert e gjykatës kanë qenë të hapura”.

ndjekje të të riut u vunë rreth 6 persona, mes tyre edhe shoferi i Gjykatës, por pa mundur që ta ndalojnë. Mësohet se dyert e gjykatës kanë qenë të hapura, çka ka ndihmuar 29-vjeçarin të realizojë planin e tij. Policia ka zbarkuar në terren me forca

të shtuara për prangosjen e të arratisurit. Policia kërkon bashkëpunimin dhe ndihmesën e çdokujt që e sheh të riun, të telefonojnë në numrin e telefonit 129. Vetë kreu i Gjykatës së Vlorës, njëherazi gjyqtari që pa me sytë e tij arratisjen e të dënuarit Kasa,

LUSHNJE

Rrëfehet ushtari që tentoi të grabiste bankën

Olcion Muça, efektivi i ushtrisë, në repartin e Poshnjes në Berat, u arrestua pasi tentoi të grabiste filialin e një banke në Lushnje, rreth orës 16:30 të së martës. Përpara oficerëve të policisë ai ka pranuar krimin duke u justifikuar se kishte nevojë për para. I riu ka rrëfyer se kishte aplikuar për një overdraft page, në bankën që tentoi të grabiste, por kërkesa i ishte refuzuar. Muça tha se kishte qenë në gjendje të vështirë psikologjike dhe se kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli. 25-vjeçari tentoi të hynte në bankë, kur punonjësit po kryenin veprimet dhe klientët ishin larguar, por kur nuk hapi dot derën qëlloi 6 herë me armën e tij. Pas rënies së alarmit u largua, por policia e arrestoi në këtë rrugicë. 25-vjeçari jeton me qira në këtë pallat në lagjen “Xhevdet Nepravishta” të Lushnjës. Gruaja e tij nuk pranon të flasë në lidhje me ngjarjen. Fqinjët thonë e njihnin pak Muçën, pasi jetonte vetëm prej pak kohësh në këtë pallat.

ARRATISJA

A

rratisja nga salla e gjyqit e 28-vjeçarit, ka risjellë në vëmendje dhe parametrat e sigurisë në gjykatën e Vlorës. Kryetari i kësaj gjykate, njëkohësisht dhe gjyqtari i çështjes së Kasajt, ku u dha vendimi, Skënder Haluçi thotë se i riu i iku policisë në momentin kur ai po i komunikonte dënimin me 3.4 vite burg. Haluçi thotë se ambientet e Gjykatës së Vlorës kanë mungesë sigurie dhe trupa e gjyqtarëve dhe avokatëve janë të rrezikuar çdo ditë. Sipas tij, i riu ka tentuar ta ndalojë shoferi i Gjykatës në korridor, pasi iu iku dy oficerëve që ndodheshin në sallë. “Gjykata e Vlorës është jashtë çdo lloj parametri sigurie. Ka mungesë të sigurisë në Gjykatë. Kam kërkuar marrjen e masave për sigurinë e trupës së gjykatës dhe të qytetarëve në këto ambiente. Në këto ambiente ndodhin përditë probleme të qytetarëve me avokatët dhe gjyqtarët. Në sallën e gjyqit janë vetëm dy punonjës policie dhe nuk ka asnjë forcë tjetër sigurie

ngriti shqetësimin se në sallën e gjyqit nuk ka masa sigurie. Policët Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet pas arratisjes dhe mësohet se janë shoqëruar tre policë të burgjeve. Tre punonësit e policisë së burgjeve janë shoqëruar

në komisariat lidhur me arratisjen e Mikel Kasës, sapo këtij të fundit iu komunikua vendimi i dënimit nga gjyqtari i Gjykatës së Vlorës. Tre punonjësit e burgjeve kanë pasur detyrë të shoqëronin të arrestuarin. “Shërbimet policore të IEVP-së gjatë shoqërimit të 29-vjeçarit në ambientet e Gjykatës nuk kanë kërkuar mbështetjen e forcave policore të DVP Vlorë. Aktualisht nga ana e Drejtorisë Vendore e Policisë Vlorë janë ngritur disa grupe kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen dhe ndalimin e 29-vjeçarit. Policia kërkon bashkëpunimin dhe ndihmesën e çdokujt që e sheh të riun, i cili në momentin e arratisjes ka pas veshur një palë pantallona të zeza dhe një bluzë rozë”.

Gjyqtari: Më iku para syve, në gjykatë s’ka siguri

pavarësisht kërkesave që kam bërë prej 4 vitesh. I arratisuri ka përshkuar të gjitha korridoret e gjykatës dhe përplasur vetëm me shoferin e gjykatës i cili ka tentuar ta ndalojë por pa rezultat”,-tha Haluçi. Siguria dhe

mbrojtja e jetës së gjyqtarëve ka qenë kërkesa tjetër e vazhdueshme e Haluçit, prej katër vitesh në këtë detyre. “I kërkojmë autoriteteve shqiptare të marrin masa për mbrojtjen e jetës së gjyqtarëve”, tha ai.


POLITIKE

16

E enjte, 24 Maj 2018

Ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, rëndojnë dy akuza: “Trafik droge” dhe “korrupsion pasiv”. Kërkesa u dorëzua nga avokati mbrojtës Maks Haxhia

11

ditë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda, la në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpiak” për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, por dje përmes avoaktit mbrojtës, Maks Haxhia depozitoi në Gjykatë e Apelit, kërkesën për heqjen e masës. Tahiri i akuzuar si bashkëpunëtor në trafikun e drogës me Habilajt, do kërkojë heqjen e “arrestit shtëpiak” në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, ku seanca do zhvillohet në datën 28 maj, ora 13:00. Gjykata vendosi 11 ditë më parë të lërë në “arrest shtëpie” për ish-ministrin pas mbërritjes së provave të reja nga Italia dhe Greqia, ku pretendohet se Tahiri ka bashkëpunuar me Habilajt. Madje, sipas prokurorisë ka dyshime se ish-ministri i Brendshëm ka takuar në një hotel në Korfuz, Artan Habilajn, vëllain e Moisi Habilajt, i arrestuar në Itali në tetor të 2017 si kreu i grupit kriminal të trafikut të kanabisit. Pikërisht nga përgjimet ambientale të Habilajt me bashkëpunëtorët e tij përmendet emri i Tahirit. Por deri tani, në bazë edhe të materialeve të dorëzuara nga drejtësia italiane, nuk ka prova të mjaftueshme që të fajësojnë ish-ministrin socialist, i cili në fillim të këtij muaji dorëzoi edhe mandatin e deputetit për t’u përballur me akuzat e Prokurorisë. Saimir Tahiri kujtoi se mandatin e kishte lënë me dëshirë dhe se nuk ishte një mburojë siç gjyqtarja Baku e kishte cilësuar në verdikt. Por prokurori kujtoi se i janë drejtuar Apelit me kërkesën

Tahiri kërkon të dalë nga “arresti shtëpiak”, seanca në Apel më 28 maj

PROVA TË REJA “Tahiri akuzohet për “trafik narkotikësh” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për “korrupsion”. Sipas Prokurorisë mësohet se gjatë hetimit janë gjetur prova të reja”.

AVOKATI “Jemi të bindur që ky veprim do të prishet nga Gjykata e Apelit, pasi pretendimi ynë është pretendim ligfjor, sepse për ne është një masë e përsëritur marrë po nga e njëjta gjyqtare dhe një masë që është prishur herën e parë”.

për arrest me burg pasi në të kundërt me çka pretendon mbrojtja, sipas akuzës ka prova që hedhin dyshime ndaj ish ministrit. “Ti ke drekuar a darkuar me Artan Habilajn”, e akuzoi drejt përdrejt prokurori në seancën e 15 majit në Gjykatën e Krimeve të

Rënda. Si provë shtesë prokurori tregoi se skafi i Orges Liperit me të cilin udhëtoi drejt Greqisë Saimir Tahiri, pas një avarie ishte dërguar prej Moisi Habilajt për tu riparuar në Itali. Duke rënduar pozitën e ish-ministrit, prokurori Hajdarmataj shtoi se

ka dyshime se shumë të dhëna nuk rezultojnë fare në sistemin TIMS, siç është rasti i këtij udhëtimi të Moisi Habilajt. Avokati i Tahirit, Maks Haxhia shprehu bindjen pas seancës së 15 majit, se masa e vendosur ndaj klientit të tij do të prishet në Apel. “Jemi

të bindur që ky veprim do të prishet nga Gjykata e Apelit, pasi pretendimi ynë është pretendim ligfjor, sepse për ne është një masë e përsëritur marrë po nga e njëjta gjyqtare dhe një masë që është prishur herën e parë. Kemi të bëjmë me faktin që herën e parë është kërkuar masa më e lehtë ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, tha Haxhia. Saimir Tahiri do të qëndrojë në banesën e tij, pas vendimit që dha Gjykata për Krime të Rënda. Vendimi i Gjykatës nuk e përcakton që Tahiri duhet të ruhet me policë. Pra është një vendim që nuk është përcaktuar që në banesën e Tahirit të qëndrojnë efektivë policie.

TEPELENË

POLICI

Tenton t’i japë celular në burg vëllait të dënuar

Vetting-u, mbyllet faza e “Gjyqtarëve”. 250 aplikime P

Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga efektivët e Tepelenës, pasi ka tentuar ti fusë celular në burgun e Bënçës, të vëllait. Sipas policisë Dritan Rrapa nga Gjirokastra, u kap nga punonjësit e burgut në flagrancë. Mësohet se vëllai i tij Gëzim Rrapa është arrestuar në 2016, dhe po vuan dënimin për trafikimin e 10 kg hashash. “Tenton të fusi sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, arrestohet në flagrancë nga Policia. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dritan Rrapa, 33-vjeç, banues në Gjirokastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë nga punonjësit e IEVP Bençë, Tepelenë duke futur në këto ambjente një aparat celular për vëllanë e tij të dënuar shtetasin Gëzim Rrapa, 35-vjeç, banues në Gjirokastër”, bën të ditur policia e qarkut.

rocesi i Vetting-ut në Polici përmbylli edhe fazën e dytë, ku 250 persona aplikuan për 5 vende të lira, si anëtar i Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit. Në fazë përfundimtare është edhe përzgjidhja 15 anëtarëve të Sekretariatit Teknik. Dorëzimi i formularëve të Vetting-ut u mbyll më 7 maj, ndërsa 220 efektivë nga 11 mijë në total nuk pranuan të jenë më pjesë e radhëve blu. Gjatë kësaj periudhe bordi i ri ka si kryesues Aida Shehi, e cila është ngarkuar për të shqyrtuar dokumentacionin shoqerues të çdo aplikanti në fazën e parë. Sipas përcaktimit të gradës madhore, i pari që do të dalë përpara Komisionit ë Vlerësimit do të jetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Më pas do të kalojnë në sitën e Vetting-ut 2 zv/drejtorët dhe më pas drejtuesit e policive

në qarqe. Në fazë të dytë, Vetting-u do ti nënshtrohen 2500 efektiv dhe Komisioni Qendror i Vlerësimit që do të ketë 45

anëtarë. 7500 mijë efektiv të nivelit bazë do të skanohen në fund dhe Komisioni i vlerësimit do të ketë 135 anëtarë.


FORUM Nga Mark Tirta*

K

ohë më parë publicisti Ndue Dedaj, teksa po përgatiste një dosier rreth vrasjes së atdhetarit të madh Dedë Gjo Luli, m’u drejtua dhe mua, nëse si oroshas dhe studiues kisha ndonjë dëshmi rreth asaj vrasje të bujshme të 24 shtatorit 1915. Shfletova blloqet e shënimeve të 60 viteve më parë dhe nxori këto shënime që ia dhashë atij për botim, me synimin që të të mos ketë asnjë hije dyshimi kinse në atë vrasje kishin patur dorë Gjiomarkajt, siç ka qenë pohuar në mënyrë të pasaktë në ndonjë botim të viteve ‘60. ...Kisha dëgjuar që në vogëli se Dedë Gjo Luli e Bajram Curri, në kohë të ndryshme, kishin fjetur disa herë në shtëpinë e gjyshit tim, Prengë Gjin Doda në Orosh. Asokohe baba im ishte i ri e zot shtëpie, kuptohet, ishte gjyshi, në emrin e të cilit njihej shtëpia. Pastaj në vitet 1955-1957 unë kam qenë arsimtar në shkollën 7- vjeçare në Orosh, që ishte vendlindja ime. Isha shumë i interesuar për të njohur të kaluarën historike e etnokulturore të Oroshit dhe krejt Mirditës. Në atë kohë e dija se atdhetari i shquar Dedë Gjo Luli ishte vrarë në Orosh në kohën e Luftës së Parë Botërore, nga serbët. E dija se Mrika e Lleshit të Ndue Gjonit në Orosh ishte mbesa e Dedë Gjo Lulit dhe e bija e Dedë Cokut, malësor i Bregut të Matës në Lezhë. (E shoqja e Dedë Cokut ishte vajza e Dedë Gjo Lulit.) Llesh Ndue Gjoni ishte kushëri i parë i Gjon Marka Gjonit, Kapidanit të Mirditës. Në ato vite (’55-’57), kur isha arsimtar atje, kam shkuar disa herë te Mrika, në shtëpinë e saj e kam marrë të dhëna për veprimtarinë e Dedë Gjo Lulit, se si ishte vrarë në pyllin Sheshez të Oroshit. Ajo më tregoi shumë gjera për veprimtarinë e Dedë Gjo Lulit, për ardhjen e tij disa herë në Mirditë, në Orosh, për njerëz që kishin qenë në njohje të veprimtarisë së tij. Ndër të tjerë ishte dhe

17

E enjte, 24 MAJ 2018

Dedë Gjo’ Luli u vra nga serbët, nuk kishin dorë Gjomarkajt

një plak mbi 90 vjeç në lagjen Planetë të Oroshit, tek i cili më dërgoi Mrika. Ai, kur e kishin vrarë Dedë Gjo Lulin, kishte shkuar në vendin e vrasjes, ku kishte mundur të njihej me shumë gjera, e kishte mbartur në shpinë Dedën e vrarë dhe e

kishte sjellë te kisha e Oroshit, ku e kishin varrosur shumë njerëz. Mrika më dërgoi dhe te disa njerëz të tjerë që kishin bashkëpunuar me Dedë Gjo Lulin. Në verën e vitit 1915 Dedë Gjo Luli bashkë me disa burra të tjerë vjen

në Kryezez (Mirditë) te bajraktari Prengë Pjetër Gjergji dhe qëndron disa ditë në shtëpinë e tij. Pastaj bashkë me bashkëpunëtorët e tij kërkon të shkojë në Orosh. Bajraktari ngulmon që të mos lëviznin, pasi atje kishin hyrë serbët dhe u rrezikohej jeta, por të rrinin në shtëpinë e tij. Deda këmbëngul që të vejë në Orosh dhe bashkë me të birin e shoqëruesit niset për atje. Atëherë bajraktari i Kryezezit e porosit që të shkojë e të bujë te Prengë Gjin Doda (i ati i Nikollë Prengë Gjinit), ku ky fisnik kishte fejuar një vajzë (Mrikën) e së shpejti do ta martonte. Dedë Gjo Luli udhëton drejt Oroshit me të tijtë, fle një natë te Preng Gjin Doda në Lëgjin e të nesërmen shkon te shtëpia e Lleshit të Ndue Gjomarkut, që siç u tha e shoqja e tij Mrika ishte mbesa e Dedës. Aty Deda rrin disa ditë dhe është pritur te Lleshi dhe Gjomarkajt e tjerë me shumë dashamirësi e nderim si mik shtëpie që ishte, por dhe si bashkëveprimtar me ta në shërbim të atdheut. Siç kujtonte Mrika dyzet vite më vonë, por dhe burra oroshas të moshuar, ndër ta dhe të derës së Kapidanit, ato ditë që Deda ka qendruar në Orosh e bujtur te Gjomarkajt, nuk ka pasur burra në shtëpitë e tyre, po vetëm gra e fëmijë. Burrat kishin ikur e ishin strehuar nga frika e serbëve. Me gratë e fëmijët pushtuesit nuk janë marrë, pasi ata nuk kishin armë dhe nuk i rrezikonin. Gjatë atyre ditëve Dedë Gjo Luli kërkonte që doemos të takohej me Abat Prend Doçin e të bisedonte me të për ngjarjet tronditëse të kohës në Mirditë. Shkoi disa herë te Abacia e Oroshit, por Abati nuk ishte kthyer nga Shkodra. Ishte një rrugë e vështirë nga Abacia te Sara-

jet e Gjomarkajve, ku Deda qëndronte. Një ditë teksa ishte te Abacia Deda kërkoi që t’i gjenin një shoqërues që ta çonte te komanda e ushtrisë serbe në Nënshejt, rrugë që ai vetë nuk e dinte. Siç thoshin oroshasit synimi i tij ishte të ndërhynte te serbët që të mos e terrorizonin Mirditën. Deda niset për atje dhe kur arrinë në Sheshez, 5-6 kilometra larg kishës, në lartësi të bjeshkës së Oroshit, serbët e vrasin barbarisht, pasi i kishin hequr harmaxhikun e duhanit nga brezi. Mbaj mend që e kam pyetur me shumë ngulmim Mrikën e Lleshit të Ndue Gjonit dhe disa pleq të tjerë nga Oroshi (pasi asokohe doja të shkruaja një libër kushtuar këtij heroi të kombit tonë, çka u ndërpre me vazhdimin e studimeve të larta me 1957 për gjuhëhistori) dhe të gjithë më kanë pohuar se vrasësit e Dedë Gjo Lulit ishin serbët, në bashkëpunim me Esad Pashë Toptanin, që në atë kohë ishte në shërbim të këtyre pushtuesve, si tradhtar i atdheut. Edhe pse kishin kaluar dyzet vjet nga ajo vrasje, ata më flisnin me shumë emocion për Dedën, ngaqë vrasjen e tij e kishin përjetuar me shumë dhimbje. Ata pleq të pyetur nga unë ishin në moshë, dikush 70, dikush 80 e dy prej tyre mbi 90 vjeç. Prandaj pohimi me gojë a me shkrim se në vrasjen e Dedë Gjo Lulit kanë pasur gisht Gjomarkajt është krejtësisht i pasaktë. Një barrë që nuk do ta mbante kurrë mbi supe Mirdita. Kësisoj është në detyrimin tonë moral dhe intelektual, por dhe të gjithëkujt tjetër që ka njohje për atë histori, të saktësojë njëherë e mirë se si ka qenë e vërteta e vrasjes së këtij heroi të kombit tonë. *Akademik

Flet kreu i Drejtorisë Arsimore Rajonale Lezhë, Bardhok Pulaj Nga Jak Rrozhani Shkollat e Lezhës, janë gati për maturën shtetërore dhe provimet e lirimit dhe mbylljen me sukses e rezultate të larta të këtij viti mësimor. Duke qenë një sektor i ndjeshëm dhe i rëndësishëm si arsimi, që ka të bëjë me perspektivën e gjeneratave të ardhshme, ndryshimet dhe pritshmëritë në rezultate dhe cilësi në arsim, të jenë të sakta, të përcaktojnë e të ndikojnë pozitivisht në rritjen e cilësisë së këtij procesi të rëndësishëm me maturën shtetërore dhe provimet e lirimit në shkollat 9 vjeçare, me efektivitetin e reformave në arsim, të ndërmarra nga Qeveria, MASR dhe ministrja Lindita Nikolla. "Rëndësi po i kushtohet nga Drejtoria Arsimore Rajonale Lezhë, drejtoritë

Pulaj: Shkollat, gati për maturën shtetërore e shkollave dhe mësuesit , punës me maturën shtetërore , me udhëzimet përkatëse dhe masat e marra në këtë drejtim, për një proces transparent dhe vlerësim real të çdo maturanti, bën të ditur për "Koha Jonë", drejtori i DAR Lezhë, Bardhok Pulaj. Edhe me testet dhe konsultimet e rregullta sipas një grafiku të caktuar për çdo lëndë, ngritja e komisioneve përkatëse dhe njohja e nxënësve me udhëzimet dhe rregulloren për maturën shtetërore , për një proces të drejtë dhe efikas". Pasi matura sh-

tetërore në shkollat e Lezhës, ka krijuar një përvojë pozitive në vite, ku kjo përvojë dhe mangësitë e vërejtura , do të bëjnë që këtë vit mësimor nga të gjithë, gjithçka të jetë në funksion të vlerësimit të maturantëve . Duke eliminuar çdo aspekt, që prish konkurencën, transparencën në vlerësimin real dhe cilësinë e procesit, ku më i miri dhe i përgatituri të fitojë dhe të aplikojë për në fakultete. Ku secili maturant, me aftësitë dhe njohuritë e tij të fituara në vitet e shkollës së

mesme , do të vlerësohet drejtë dhe me meritë për dijet e tij, garanton drejtori i DAR Lezhë, Bardhok Pulaj. Me transparencë të plotë dhe vlerësim real, në bazë të meritës dhe performancës të çdo maturanti, për t`u ndjerë i vlerësuar drejt dhe saktë. Duke i hapur rrugë aplikimit dhe përzgjedhjes në lëndët që maturantët preferojnë të studjojnë në fakultetet e ndryshme , sipas sistemit meritë, performancë, preferencë e transparencë të plotë, si rezultat i vlerësimit real të përgatitjes së mat-

urantëve. Duke rritur besimin tek ata, që ky proces i drejtë dhe transparent , me vlerësimin real të dijeve të tyre , të nxisë tek maturantët dëshirën për të konkurruar për degën që preferojnë në fakultete e ndryshme, për të fituar dije e profesion e garantuar të ardhmen e tyre me këto studime. "Për më shumë ndjeshmëri profesionale e njerëzore , më shumë pavarësi dhe cilësi në arsim, në realizimin e të gjitha pritshmërive , që ka komuniteti i mësuesve , me punën profesionale e përkushtimin e tyre, i nxënësve me dijet e fituara , i prindërve dhe i gjithë atyre, që janë të lidhur pandashëm dhe e përjetojnë arsimimin dhe edukimin e brezave, si domosdoshmëri dhe sfidë të kohës dhe e progresit shoqëror",- thekson drejtori Bardhok Pulaj.


SHOWBIZ Përkulja e pamundur e Michael Jackson, tashmë shpjegohet edhe shkencërisht Neurokirurgët kanë përshkruar në detaje sesi Michael Jackson arriti të realizonte përkuljen biomekanikisht të pamundur në videon e këngës së tij, "Smooth Criminal". Në vitin 1987, Michae anohet në një kënd 45 gradësh, ndërkohë që mban trupin e tij të tendosur. Iluzioni, që shumëkush është munduar ta kopjojë, krijohet falë këpucëve të veçanta dhe fuqisë së artistit. Manjul Tripathi dhe kolegë nga Instituti i Edukimit Mjekësor dhe Kërkimeve në Chandigarh të Indisë, thonë se "kërcimtarët më të trajnuar, me një fuqi të madhe të shtyllës kurrizore, mund të arrijnë maksimumi në këndin 25 deri në 30 gradë të përkuljes, ndërsa performojnë një lëvizje të tillë. Michael Jackson realizoi ndërkohë një anim 45 gradësh, që sfidon gravitetin dhe që duket e pamundur për këdo që e sheh". Por si e ka arritur ai këtë? Nëse një person tenton uljen e "Smooth Criminal" do të vërejë se pesha dhe tensioni zhvendoset te tendina e Akilit në secilin kyç, e jo te muskujt e pasëm të shtyllës kurrizore. Kjo

lejon vetëm një shkallë të kufizuar përkuljeje edhe për dikë që mund të ketë aftësi të njëjta atletike me Michael Jacksonin, transmeton tch. Por, ky i fundit ka fituar edhe disa gradë ekstra falë këpucëve të tij të posaçme. Një çarje në formë V-je në takën e secilës këpucë e lejon atë të përkulet edhe më shumë përpara. Para shpikjes së patentuar të këpucëve, Michael bazohej te një litar që e nuk e lejonte atë të binte, e pajisje të posaçme përreth belit,

për të krijuar iluzionin. Thuhet se ai e ka huazuar idenë e këpucëve nga çizmet e astronautëve amerikanë, që mund të përdoreshin prej tyre kur punonin në mungesë graviteti. Sidoqoftë, edhe me këpucët e posaçme dhe fuqinë fizike, lëvizja është tejet e vështirë, veçanërisht kthimi në pozicion vertikal, ndaj dhe ekspertët paralajmërojnë fansat e Michael Jacksonit të mos tentojnë ta realizojnë atë, pasi edhe mund të dëmtohen.

Akuza për përdhunime, ylli i R&B: "Jam prangosur nga fati im" Ylli i R&B, R Kelly është filmuar duke treguar, një dhomë plot me njerëz, se është tepër vonë që ndikimi i tij në muzikë të kufizohet. Video vjen pas akuzave ndaj këngëtarit për sjellje të pahijshme seksuale. "Unë jam prangosur nga fati im", thotë ai duke pirë puro, raporton BBC. "Ata duhet ta kishin bërë këtë 30 vite më

parë. Është shumë vonë, muzika ime është injektuar në botë." R Kelly është ndjekur me vite nga akuzat për abuzime seksuale, seks me të mitur si edhe pohime se mbylli disa gra në një kult seksi. Të gjitha akuzat ai i ka mohuar. Ylli i muzikës, i cili ka realizuar hite si "I Believe I Can Fly" dhe "The World's Greatest", gjith-

monë ka mohuar akuzat për sjellje të pahijshme seksuale, por reputacioni i tij dhe marrëdhëniet e biznesit kanë marrë goditje javët e fundit pas fillimit të fushatës në internet #MuteRKelly. Lëvizja kërkon që të dekurajojë njerëzit për të mos dëgjuar më muzikën e Kelly-t si rezultat i akuzave kundër tij dhe i ka kërkuar promotorëve të koncerteve, shitësve të biletave dhe shërbimeve të transmetimit që të mos e mbështesin më. Spotify e hoqi muzikën e Kelly-t nga listat e tij më 10 maj (edhe pse muzika e tij është ende e disponueshme në platformë). Ditën tjetër, Apple Music njoftoi se kishte ndërmarrë hapa të ngjashëm. Në video Kelly duket se i drejtohet fushatës duke thënë: "Janë 1 milionë njerëz që më urrejnë dhe 40 miliardë që më duan".

18

E enjte, 24 MAJ 2018

Anxhela Peristeri rrëfehet për racizmin që e ka përndjekur në Greqi Anxhela Peristeri shquhet për potencën e saj vokale. Ajo së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën "Who" dhe ka dashur të vërë theksin mbi racizimin. Këngëtarja ka jetuar për disa vite në shtetin fqinj, Greqi dhe e ka përjetuar për disa kohë racizimin dhe diskriminim mbi vete. Për këtë arsye ajo ka dashur të realizojë një kopertinë ndryshe nga herët e tjera, as e zhveshur e as duke pozuar vetëm. Kësaj here këngëtarja ka pozuar me disa fëmijë të racave të ndryshme për të treguar se për të racizmi nuk duhet të ekzistojë. E nëse racizmi i hapi mendjen apo e kompleksoi më shumë, Peristeri u përgjigj: "Sigurisht që më hapi mendjen. Atje e ndjeva për herë të parë dhe

më shoqëroi për një kohë të gjatë. Megjithatë puna dhe talenti im i bënin njerëzit të mos merreshin shumë me këtë pjesë pavarësisht se u privova nga shumë gjëra për shkak të origjinës sime që theksoj se nuk e fsheha asnjëherë. Megjithatë nuk janë të gjithë njësoj. Kam shumë miq të mirë në Greqi, miq që me vite të tëra po më tregojnë se nuk ka asnjë vlerë nacionaliteti yt, ngjyra apo shtresa shoqërore. Rëndësi ka njeriu që je".

U kapën me drogë, avokati i aktores bën deklaratën e fortë Çagatay Ulusoy dhe Gizem Karaca u kapën me një sasi të konsiderushme droge duke lënë pa fjalë gjithë Turqinë. Nën akuzën e trafikimit të drogës ata janë dënuar me 4 vjet e 2 muaj burg, ndërkohë pritet që vendimi të dërgohet në Gjykatën e Apelit. Në shtëpinë e tyre është gjetur plot drogë, makineri përpunimi dhe shiringa. "Klientja ime pranon se ka përdorur lëndë narkotike në kohën kur me aktorin ishin më tepër se miq, por refuzon kategorikisht që ka marrë pjesë në trafikim lëndësh narkotike", është shprehur avokati i Gizem.

Menaxherja shet dhuratat e dasmës së Meghan me një çmim marramendës Disa ditë më parë aktorja Meghan Markle dhe Princi Harry kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Duket se Harry and Meghan, kanë bërë disa çanta të vogla të mbushura me dhurata për të ftuarit. Brenda çantave kishte një shishe Windsor Castle, një monedhë gjigante me çokollatë, një kavanoz dhe një kupon për 20 për qind off në dyqanin e kështjellës. Por duket se disa të ftuar këto çanta i kanë vënë në shitje në e-bay. Një ndër to ka qene edhe menaxherja e burimeve njerëzore. Duket se kjo gjë ka pasur interes, pasi për çantat u ofrua më shumë se 30 mijë paund.


VIP

19

E enjte, 24 MAJ 2018

Pas dasmës mbretërore, "zhduket" Kate Middleton

Duka dhe Dukesha e Sussex-it bënë daljen e tyre të parë pas dasmës mbretërore në Buckingham Palace me rastin e ditëlindjes së Princit Charles. Siç kuptohet edhe nga fotoja, mungojnë dy njërëz: Duka dhe Dukesha e Cambridge-it. Në fakt, Princ William mungoi sepse mbajti një fjalim në nderim të viktimave që humbën jetën gjatë një sulmi terrorist në Manchester Arena në koncertin e Ariana Grande-s. Një vit më parë, 22 njerëz humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur. William mbajti një fjalim të gjatë për të kujtuar 22 të vrarët dhe në fund la një mesazh në Pemën e Shpresës (Tree of Hope), një memorial ku çdo njeri mund të shkruajë mesazhe për të ndjerët. Por, pse Kate Middleton nuk ishte e pranishme në asnjë event? Sipas një rregulli tradicional mbretëror, nënat pas lindjes duhet të qëndrojnë rreth 6 muaj pa marrë pjesë në evente të tilla, në mënyrë që t'i përkushtohen maksimalisht të sapolindurve. Kështu shpjegoi për BAZAAR një biografe e familjes mbretërore, e cila theksoi gjithashtu se Kate mori pjesë në dasmën e vitit pasi një event i tillë nuk quhet duke qenë se konsiderohet si detyrë kundrejt familjes. Larcombe, autor i "Prince Harry: The Inside Story", sqaron se hera tjetër kur do ta

Era Istrefi hap Botërorin në Rusi, çmenden serbët Lajmi që Era Istrefi do të jetë pjesë e këngës zyrtare të Botërorit në futboll "Rusia 2018" është dhënë edhe në mediat serbe. Gazeta Blic e quan kontraverse këngëtaren nga Prishtina, duke thënë se ajo ka kënduar gjysmë e zhveshur në objektin e Kishës Ortodokse të Serbisë, duke aluaduar në një klip të saj të publikuar vite më parë. "Ajo synon me anë të paraqitjeve provokative të tërheqë vëmendjen ndërkohë që para 4 vitesh është akuzuar për shkak të spotit kontraves të këngës "E dehun", në të cilin gjyshmë e zhveshur vazllëzon në tempullin e kishës Krishti Shpëtimtar në Prishtinë. FIFA do ta prezantojë himnin e Botërorit 2014 më 25 maj", thuhet në shkrim. Edhe pse Rusia dhe Serbia vazhdojnë luftën kundër Kosovës dhe shqiptarëve, pjesmarrja e Era Istrefit pikërisht në Rusi do të jetë një shuplakë e nxehtë për ta.

shohim Kate Middleton do të jetë në "Trooping of the Colour", festën zyrtare për ditëlindjen e Mbretë-

reshës, në korrik. Por në rast se Kate nuk dëshiron, atëherë mund ta marrë pushim deri në tetor.

Selena Gomez, aspak e trishtuar nga ndarja me Justin Bieber Pas dy ndarjesh publike, dy miq, Selena Gomez dhe Justin Theroux mund të jenë kthyer në diçka më shumë. Sipas një raportimi, thuhet se këngëtarja 25vjeçare dhe aktori 46-vjeçar njëherazi ishbashkëshorti i Jennifer Aniston, "janë më afër se kurrë". "Kanë vite që njihen prej menaxherit të përbashkët," thotë burimi për Life & Style. "Në fillim, u mbështetën tek njëri tjetri pas ndarjeve të rrëmujshme". Është thjesht një spekulim, pasi as Selena, as Justin Theroux dhe as përfaqësuesit e tyre s'kanë konfirmuar gjë. Sidoqoftë, burimi i hedh benzinë zjarrit dhe thotë se Jennifer Aniston nuk është aspak e lumtur për lidhjen e re të ishit. Në fakt, Gomez dhe Theroux kanë kaluar goxha kohë bashkë. Në fillim të majit u panë bashkë në New York bashkë me disa aktorë të tjerë të rëndësishëm. Duke marrë parasysh diferencën prej 21 vitesh mes të dyve, ka mundësi që këto fjalë të jenë thjesht fjalë, por në Hollywood çdo gjë mund të ndodhë.

Avicii-t i jepet lamtumira e fundit, familja flet mbi detajet e funeralit DJ dhe producenti i famshëm humbi jetën papritmas në Muscat, Oman teksa ishte me pushime në një resort bregdetar. Ai ishte 28-vjeç dhe kreu vetwvrasje. Së fundmi ka qenë familja e Avicii-it ajo që ka folur rreth planeve për funeralin e DJ-it të njohur. "Ka pasur shumë kërkesa në lidhje me varrimin e Tim Bergling, nga fansat e muzikës së Aviciit. Familja e tij ka konfirmuar se funerali do të jetë privat në prani të njerëzve që ishin më të afërt me Tim. Ata me mirësi kërkojnë nga mediat ta respektojnë këtë", u tha në deklaratën e lëshuar nga familja, raporton "Variety".

Kim Kardashian poston foton e fëmijëve të saj Ditën e sotme Kim Kardashian ka postuar një foto të ëmbël të djalit të saj Saint, së bashku me vajzën e vogël e cila është vetëm 4 muajshe, Chicago. Vëllai dhe motra duken shumë të afërt dhe fotoja shfaq shumë dashuri. "Ndonjëherë mjafton një përqafim", kështu ka shkruar Kim në foton e ëmbël të fëmijëve të saj.


KURESHTI

20

E enjte, 24 MAJ 2018

Gjendet anija e fundosur 300 vjet më parë, vlen 17 miliardë dollarë

Anija spanjolle "San Hose", e fundosur prej më shumë se 300 vjetësh në Detin e Karaibeve, jo shumë larg bregdetit të Kolumbisë, është gjetur me ndihmën e një mjeti autonom nënujor, njoftoi sot Instituti i oqeanografisë WHOI. Zëvendëspresidenti i këtij instituti Rob Munier tha se lajmi ishte mbajtur sekret për tre vjet që nga gjetja, 'në shenjë respekti' ndaj qeverisë së Kolumbisë. "San Hose" gjatë betejës me anijet britanike më 8 qershor 1708 u fundos së bashku me 600 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit. Anija kishte me vete ar dhe argjend me vlerë 17 miliardë dollarë dhe është çështje e kontestit juridik ndërmjet disa kombeve dhe kompanive

private. Para disa javësh, UNESCO i bëri thirrje Kolumbisë që të mos eksplorojë mbet-

jet e anijes, vendndodhja e së cilës ishte sekret shtetëror. Thesari i paprekur për momentin ndodhet në fund të detit, transmeton AP. Vendndodhja e saktë e anijes konsiderohej për një kohë të gjatë si një nga misteret më të mëdha detare.

Ju "ngel në derë" prindërve, ata e hedhin në gjyq

Një 30 vjeçar nga Syracuse, në New York duket se është bërë një telash për prindërit e tij. Ata e kanë hedhur në gjyq, pasi djali duket se u ka "ngelur në derë". Michael Rotondo "harroi" të mar-

tohet e kështu është vazhdon ende të jetojë me prindërit. Prindërit e Michael-it, Mark dhe Christina Rotondo shprehen se i kanë kërkuar shumë herë djalit të tyre që të largohet nga shtëpia. Madje

i ofruan edhe 1100 dollarë për ta ndihmuar që të gjente mundësi të reja për veten. Kjo ishte një ofertë që, nëse do ishte rasti i një shqiptari, do e pranonte dhe do të përfitonte menjëherë. E bukura qëndron se Michael i mori paratë e ofruara dhe I harxhoi e pastaj para gjykatës tha se ato para nuk ishin të mjaftueshme për që të largohej nga shtëpia e prindërve. Gjykata vendosi në favor të prindërve dhe urdhëroi djalin që të largohej nga shtëpia e tyre brenda një afati kohor të paracaktuar. Michael është shprehur se kjo që po i bëjnë, është padrejtësi dhe që do ta apelojë vendimin. Duket se jo vetëm vajzat në Shqipëri e paskan këtë hall, paska edhe më keq akoma.

I vë flakën pyllit, duhet të paguajë 36 mln $ dëmshpërblim Një adoleshent që pranoi se ka nisur zjarrin që pothuajse dogji një pyll të tërë në Oregon është urdhëruar nga gjykata të paguajë 36 milionë dollarë amerikanë si dëmshpërblim ndaj atyre që janë prekur na ky zjarr. "New York Post" shkruan se gjykatësi Hood River e mori vendimin pasi konfirmoi nëse ishte në përputhshmëri me kushtetutën vendosja e një gjobe të tillë ndaj një minoreni, pasi i akuzuari është vetëm 15 vjeç. Gjithashtu ai vendosi që gjoba do të paguhet e ndarë në vite. "Jam i kënaqur që dëmshpërblimi është në përputhje me përmasat e dëmit të

shkaktuar, për të cilin i riu është shpallur fajtor", thuhet në një memo të gjykatës ku është zbardhur vendimi. Avokati i 15-vjeçarit e quajti shifrën absurde dhe krejtësisht qesharake. Shuma e majme do të shpërndahet ndërmjet agjencive të ndryshme shtetërore të prekura nga zjarri. Kështu, 21 milionë $ do të shkojnë për Shërbimin Pyjor Amerikan, 12,5 milionë $ për Departamentin e Transportit në Oregon, 1 milion $ për Agjencinë Shtetërore të Zjarrfikësve në Oregon dhe 1 milion $ për kompaninë hekurudhore "Union Pacific Railroad".

Lind fëmija peshk Një foshnjë, gjinia e së cilës është e panjohur për shkak të lindjes së këmbëve në formë peshku, ka ndërruar jetë vetëm 15 minuta pas lindjes. Foshnja ishte prekur nga gjendja e njohur si sirenomelia ose "sindroma mermaid", shkaku i së cilës mbetet i panjohur. Disksha Kamble, 25, lindi normalisht në spitalin Beed në Maharashtra, në perëndim të Indisë. Bashkëshorti i saj, Nanoba Kamble, 32, tha se ishin të shokuar me humbjen e fëmijës. "Ne nuk kemi parë asnjëherë një foshnjë si kjo", tha ai. Sindroma mermaid mendohet të prekë një në çdo 60 mijë deri 100 mijë lindje.


KOHA E LIRE

21

E enjte, 24 MAJ 2018

SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ

Maqedonasve për Integrim Europian 67. Vë dikë a diçka në një vend të caktuar... bëj ashtu 71. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë 72. Princ ... mbretëroi në Shqipëri gjatë periudhës (7 marsi 1914-3 shtator 1914) 74. Gruaja e katërt, që martohej pa kurorë me një të krishterë, shprehje e vjetër 76. Ajo shërben për të rrotulluar me dorë boshtin e një makine etj, ndezës 77. I/e tillë është ai ose ajo që ka horizont të kufizuar dijesh 81. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 84. Pastaj e ka brenda 86. Pezmatim i kyçeve, cermë 87. Masë që merr qeveria e një vendi për të ndaluar që të nxirren jashtë ose të sillen nga jashtë mallra 89. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 90. Shumë shpejt, me shpejtësinë e vetëtimës, si rrufeja 91. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 92. Markë e njohur e prodhimeve të kompjuterave 93. Kinezët shquhen shumë për atë. Ne e kemi të famshëm atë të malit 95. Trajtim profesional afatshkurtër për kualifikim 96. Djali kundrejt prindërve të vet është tamam ashtu 99. Krahinë industriale në Gjermani 100. Eshtë presidenti i 23-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Benjamin ...

101. Grishje që i bëhet dikujt për të marrë pjesë në një festë 103. LLoj gatese me oriz dhe mish të grirë, qepë dhe erëza që mbështillen në gjethe lakre, apo hardhie të njomë 105. Njësia monetare bazë e Japonisë; monedhë që ka këtë vlerë 106. Gjysmerrësirë e mbrëmjes ose e agimit; koha kur zë e ngryset ose kur zë e gdhin 107. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 108. Mel Columcille Gerard ... aktor, regjisor dhe producent amerikan. Më 2004 shpërtheu në regjizur me "Pasioni i Krishtit" 109. Vjershë lirike a këngë solemne. 110. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë VERTIKALISHT 1. Vend a fushë me ujë të ndenjur e me baltë, ligatë, ligatinë 2. Pyll i vogël me dushk a me drurë të tjerë jo shumë të lartë; zabel 3. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 4. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 5. Po Gjirokastra si e kishte targën 6. Thes zakonisht i madh, i mbushur plot me diçka 7. Të qenët i lirë. E drejta e fjalës, e shtypit, e shprehjes është ... 8. Grindje e mosmarrëveshje ndërmjet dy a me shumë njerëzve; sherr 9. Violeta ..., aktore e mirënjohur. Teta Ollga te filmi

"Zonja nga qyteti" (6 mars 1926-27 Korrik 2007) 12. Ajo është sharrë e madhe dore, me dy doreza, që përdoret nga dy veta 14. Që ndodhet në zonën e Polit të Jugut a që ka të bëjë me këtë zonë 17. Shërben për të mbyllur derën nga brenda 19. Quhet ashtu lëkura që heq gjarpri në pranverë, kur i del e reja 20. Vend i posaçëm, i ndërtuar nën tokë për t'u mbrojtur nga bombardimet në rast lufte 22. Pandi ..., një nga individualitetet e rëndësishme të kinemasë shqiptare, me një galeri të pasur rolesh 23. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 26. Prek në bisedë ose me shkrim një çështje pa e trajtuar gjerësisht, flas kalimthi për të, zë në gojë 28. Me të cilën nuset ose gratë mbulonin fytyrën 30. Tirana, e kishte targën e makinave ... 31. Tokmak prej druri që përdoret për të rrahur leshin ose pambukun 33. I ra hasha, e mohoi diçka që ka thënë ose që ia ngjitin të tjerët 35. Film i në vitin 1986. Me regji të Besim Kurtit, skenari, Dhimitër Xhuvani dhe me muzikë të Maksim Shehut 36. Dallgë të mëdha, tallaze; kreshtat me shkumë të dallgëve të detit. 37. Numri që është i barabartë me një mijë herë një mijë 38. Zemërim i madh, që i

e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 59. Njeri hokatar, gaztor që e mbante mbreti ose një feudal në oborrin e vet për t'u zbavitur 60. Njoftim i shkurtër me gojë a me shkrim; kumtim, lajmërim 62. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 64. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 65. Orendi shtëpie a zyre, zakonisht prej druri, karrige, tryezë, raft, etj. 68. Njësi e matjes së forcës a të aftësisë së të parit 69. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 70. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 72. Dokument a shkresë që vërteton diçka; dëshmi 73. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 75. Sende, orendi e plaçka të tjera të një shtëpie të vjetruara 78. Pjesa e sipërme dhe e thatë e bukës, kore, krodhë; copë buke e thatë 79. Emri i ... Jones, e cila akuzoi presidentin Bill Clinton për ngacmime seksuale. 80. Organizata Botërore e Tregtisë 82. Quhet kështu secili individ që përbën sundimin oligarkik. 83. Kategori gramatikore e foljes, që tregon lidhjen ndërmjet veprimit e folësit 85. Ai që nuk shprehet as "po" as "jo" në një votim 88. Në mënyrë të shpejtë e të gjallë 90. Nuk shkoj por v... 93. Hebrenjt quheshin ashtu. Antisemitizmi ishte një luftë kundër tyre 94. E kundërta e saj është e vërteta 96. Pronar tokash në sistemin ekonomik feudal në Shqipëri para Çlirimit 97. Radhë sendesh të një lloji, që janë shkuar në pe 98. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 100. Victor Marie..., shkrimtari francez, romanet emblematik të të cilit janë, "Katedralja e Parisit", "Të mjerët", "Njeriu që qesh" 102. Bimë për prodhimin e birrës, për të bërë një lloj kafeje etj 104. Organizata Ndërkombëtare për Lundrimin Detar

është mbledhur dikujt prej një kohë të gjatë dhe që shpërthen; valë zemërimi a inati 39. Monedhë e vjetër turke prej metali, e barabartë me dhjetë pare 40. Përgjegjësia që ka dikush kur prish një rregull, kur shkel një normë 41. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 43. Partia Rruga e Lirisë 46. Metal i kushtueshëm, i verdhë dhe i shndritshëm, ar 47. Ai që ka ngelur në provim është p... 48. Bimë që rritet në Azinë Jugore e sidomos në Indi, prej saj nxjerren fije për përdorim të gjërë 51. Masë ajri që mbështjell Tokën dhe disa trupa të tjerë qiellorë 54. Nivel jo i njëjtë, ndryshim niveli; të qenët e dy gjërave, e dy sendeve etj. në lartësi a në nivele të ndryshme 55. Një nga bashkëtingëlloret 1

2

3

K A P

O T

E

4

G 11

A

E

5

R

J

18

6

L

M 12

A R I

13

7

8

R R

K

I

M

A

O

U

O

D H A M O

17

G

L 20

A

E

M

D

21

D O R E

F

R Y M O R

22

Z O J

K

G

I

A

L

O

23

I

D

E

L 26

N

L 28

A

S

30

V

R

˙

A P K E N

U

Z

U

25

V E

I

A

31

M O T

O

H

V

S

33

P R

A K T I

K A

35

L U K A N I

K

36

D

U

42

37

A L

X

I

P A Q J

A

A

A

38

39

A Z H

43

40

V

O

41

A

B

R U N O

44

E

K

B

O K T

A P

S

O D

45

N

U

47

46

M ¸

K A T

A R

R

48

D I

49

N O Z A U R

X

I 52

O

R

S

53

R 58

59

60

T P 62

F R

B

R

R

O

M ¸

U

A N E

O

A

N

N

E V I

T ¸

S I

K

57

K U S H T

D E

V E

N

S I

M

I

Y

A

65

M

C

O

L

M Y S

L I

V ¸

69

P

T

K

64

68

A B

I

61

63

67

L

H

D

51

56

M N

P

K 50

54

D U S H K

A

55

F

S

V

32

34

L

24

L E

27

K 29

10

P

I

16

19

9

D A M K E 14

P E

A N

15

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

HORIZONTALISHT 2. Fije e trashë që nxirret nga liri a nga kërpi kur e krehin, shtupë 10. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, kryesisht e termave, që u përgjigjet nga kuptimi fjalëve, një 11. Nipi i Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, e kishte emirn ashtu 13. Shkurre, zakonisht kacavarëse, me lule të bardha ose të verdha në trajtë ylli e me erë të mirë 15. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 16. Rrugë e ngushtë ku mund të kalojnë njerëzit e kafshët, shteg, ose... 18. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 21. Përdor Mongolia si paranë e saj 24. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 25. Ajo është ekspres dhe turke 27. Rilindjes ..., e cila lindi titanë të vërtetë për nga forca e mendimit dhe e pasionit, për karakterin dhe diturinë e shumanshme 29. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 31. Quhet ashtu nëpërmjet kësaj shprehje të vjetër, lajmësi i gëzuar, ai që sjell një sihariq 32. Emërtim i përgjithshëm për insektet, si mizat, mushkonjat etj 33. Më i lartë se kodra, banorët e tij janë lartësitë dhe malësorët 34. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 36. Më 23 shkurt 1941 u prodhua për herë të parë ... (simboli PU) nga Dr. Glenn T. Seaborg. 40. Bukë gruri e bardhë, e gatuar me brumë të ardhur, në trajtë të zgjatur e të rrumbullakët 42. Përdoret për të mbajtur në të lëngje a lëndë të tjera 44. Ha shumë dhe e kapërdij ushqimin menjëherë, llup 45. Sëmundje e rëndë që vjen nga gjakrrjedhja në tru ose nga mpiksja e gjakut në enët e trurit 47. Zhardhoku i kësaj bime, prej të cilit nxirret sheqer 49. Maja e çatisë së një ndërtese, kulmorja e saj 50. Veshje për këmbët 52. ... e zi, është flamuri ynë kombëtar 53. Një e tillë të çon në gjyq 56. Këllëf prej metali, prej lëkure a prej druri, që shërben për të futur në të shpatën, thikën, hanxharin etj 57. Që e ka zakon të gënjejë, gënjeshtar; që nuk është i rregullt e i përpiktë në marrëdhëniet me të tjerët 58. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 59. E ka ujin me pakicë. Del rakia me ... 61. Ajo është edhe kryedëndra e rrethit së Hasit 63. Lumi ... ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e egjiptasëve të vjetër 64. Dru zakonisht i butë, fryti i të cilit hahet, dru frutor 66. Partia Aleanca e

66

D O

70

A F

R A T E

S

M

N

71

I

O K U L I

S T

I

K ¸

R

E

D

A 72

M

R

N

U

¸

S

M O N T A Z H

R

K

73

P

74

O E

E 76

I

78

E

N

O

86

U

B R

82

P S

A

R

84

R E

P

E N G O S

85

M

F

B

A

J

L

88

G J

H

K

I

B

T

90

O H U 91

I

N

Z

U

H

92

M U S

93

K A L

A

¸

N D ¸

L

B

95

L I

E

¸

R

A

R

L

E N T

R 97

O H A N E S

R

94

96

J

Z

M

83

87

89

L

A

81

B

¸

D

E

80

K O R

N D ¸

K A Z M ¸

P

79

75

L ¸

77

98

P

P

E

A

L

O

99

Z 100

R

R

E G R E

S I

O 102

O D ¸

I

O

T

Z

O

R 105

107

D A L

V

101

J

C E

S

P

I

V A R D A

R 104

A V E

106

K

108

I

L 103

H K R O N J D

E

109

U

C I

E 110

N G E L

N

L

¸


EKONOMI

18

E enjte, 24 Maj 2018

Më shumë akses në turizëm, Ahmetaj - sipërmarrjes: Shërbime për personat me specifika të veçanta

Ahmetaj: Qeveria gati ndryshimet ligjore për PPP-të, jo më oferta të pa kërkuara Q

everia ka përgatitur disa ndryshime në ligjin “Për Partneritetin Publik Privat (PPP)”, ku bëhet e ditur se nuk do të pranojnë më oferta të pa kërkuara. Ky fakt u bë i njohur nga ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj. Teksa prezantoi projektin për promovimin e turizmit “P.A.S.T 4Future”, Ahmetaj deklaroi dje se po bëhet një përmirësim në legjislacion, duke hequr dorë nga ofertat e pa kërkuara. “Ka qenë një diskutim i gjatë midis nesh, Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Komisionit Europian dhe USAID-t. Praktikisht qeveria po kalon në një fazë të dytë shumë më të zgjuar në aspektin e menaxhimit të risqeve”, theksoi kreu i financave shqiptare. Sipas tij, drafti ka kaluar në institucionet e linjës për mendim marrje dhe duke nisur nga viti 2019 qeveria nëpërmjet këtyre ndryshimeve në ligj, nuk do të lejojë më oferta të pa kërkuara në shumë sektorë dhe do të vazhdojë vetëm me ofertat e kërkuara. Kjo, theksoi kreu i financave publike, bën një diferencë shumë të madhe në të gjithë atë debat apo pikëpyetje që kanë lindur këto 27 vite për sa i përket PPP apo koncesioneve. Po ashtu, ministri Ahmetaj tha se në vendin tonë në periudhën e sezonit turistik gjatë vitit të kaluar kanë hyrë 5.2 milionë turistë. Teksa theksoi rëndësinë e këtij sektori, Ahmetaj pohoi se nevojitet edhe përmirësimi i infrastrukturës. Ndërkohë ministri pohoi se paketa prej 1 miliard dollarësh do të ndryshojë infrastrukturën. “Numri i vizitorëve ka një rritje 8.7 % krahasuar këtë periudhë një vit më parë. Duke e konsideruar turizmin prioritet, ministria e Financave mori iniciativën për lehtësimin e strukturës së akomodimit. Kemi dhënë edhe paketa për turizmin dhe investitorët. Por krahas turizmit nevojitet edhe infrastruktura. Paketa prej 1 miliard dollarë, pra paketa e partneritetit publik-privat, në këndvështrimin e lidhjes bënë një punë të konsiderueshme që do të ndryshonte hartën e infrastrukturës. Kam nxjerrë një procedurë për të nisur procesin për investimet strategjike”, tha dje i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj. Projekti për turizmin Sektori i turizmit në Shqipëri duhet të diversifikojë ofertën dhe të ofrojë shërbime edhe për disa kategori për të cilat deri më sot nuk është bërë asnjë investim, siç janë personat me specifika

VENDIMI I QEVERISË

Ngrihet Drejtoria e Thesarit - Do menaxhojë edhe dëmshpërblimet e të përndjekurve

të veçanta, pensionistët, etj. Ky është edhe qëllimi i projektit të financuar nga Bashkimi Europian “Past For Future”. Ministri e Financave dhe ekonomisë u ka kërkuar sipërmarrjeve turistike që të punësojnë staf të posaçëm për këtë qëllim. Projekti do të zgjasë dy vjet dhe ka si prioritet kryesor menaxhimin e zgjuar të trashëgimisë natyrore dhe kulturore për shfrytëzimin e tur-

izmit të qëndrueshëm ndërkufitar dhe atraktivitetin territorial. Projekti zbatohet nga 6 partnerë dhe eliminon kufijtë midis shteteve partnere përmes detit Adriatik. Ndër të tjera, Ahmetaj u bëri thirrje subjekteve që të krijojnë kushte të përshtatshme edhe për turistët me aftësi të kufizuara. “Nëpërmjet këtij projekti, Ministria e Financave dhe Ekonomisë kërkon të sensibi-

lizojë të gjitha ato sipërmarrjhe në sektorin e shërbimeve për të mundësuar staf të kualifikuar për kujdesje të veçanta për turistë me nevoja të veçanta”tha Ahmetaj. Kreu i Financave ripërsëriti edhe njëherë nismat e marra për të lehtësuar nga taksat sektorin e turizmit duke nisur që nga ulja e TVSH-së në 6% të strukturave akomoduese dhe heqjen e taksave për hotelet me 5 yje.

PELESHI: BRENDA KORRIKUT DO TË KALOJË LIGJIN PËR SHËRBIMIN VETERINAR

Bypass i Tepelenës, Gjiknuri: Investimi do ndikojë në punësim

N

ë kuadër të turit të llogaridhënies publike të qeverisë “Puna për Shqipërinë që Duam”, ministrat Damian Gjiknuri dhe Niko Peleshi zhvilluan një dëgjesë publike me banorë të Tepelenës. Në fjalën e tij, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë u ndal tek projektet e investimeve në rrjetin rrugor duke ju referuar konkretisht Bypass-it të Tepelenës që fillon ndërtimin brenda vjeshtës dhe rrugës Kardhiq-Delvinë. “Disa angazhime që i kemi marrë për Qarkun e Gjirokastrës dhe për popullin e Tepelenës do ti bëjmë realitet. Këtu janë bërë shumë investime, Tepelena është transformuar. Kemi hapur një procedurë edhe për të zgjidhur bypassin e Tepelenës, do jetë një investim goxha i madh që do krijojë mundësi edhe për punë këtu në zonën e Tepelenës. Kompanitë në fund të fundit do marrin edhe njerëz këtu apo do jenë shërbime në funksion të këtyre veprave. Janë 18 milion euro investim për këtë vepër. Shumë shpejt do të fillojmë edhe rrugën Kardhiq-Delvinë. Pra, edhe

kjo do te jetë një mundësi e mirë për njerëzit këtu që të komunikojnë ndërsa rritja e lëvizjes në drejtim të Sarandës patjetër do të sjellë një zhvillim ekonomik për atë zonë. Impakti ekonomik do të shpërndahet kudo”- u shpreh ministri Gjiknuri. Ndërkaq, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi tha se brenda korrikut do të kalojë ligjin për shërbimin veterinar. “Ne tani kemi bërë gati një ligj, dhe besoj brenda Korrikut do ta çojmë në Parlament për reformimin e

shërbimit veterinar. Me dy fjalë, ky ligj korrigjon dy gjëra, e para shmang atë amullinë e shërbimeve veterinare dhe të veterinerëve, se sot kemi veterinerë bashkie, veterinerë të AKU-së, veterinerë të shërbimit rajonal të drejtorisë së bujqësisë, kemi klinika veterinare kemi veterinerë autonom. Secili nuk di se ku fillon dhe ku mbaron përgjegjësia, shpesh herë një punë iu takon të dyve ta bëjnë dhe se bën askush. Me këtë ndryshim, ne po ia japim të gjithë kontrollin një institucioni. Nuk do ketë më veterinerë të bashkisë, Bashkia nuk do merret me shërbimin veterinar. AKU do të bëjë kontrollin nga ferma e deri në dyqan, në tavolinë. Ndërkohë shërbimi veterinar synon të ketë për çdo njësi administrative, ish-komunë, të ketë të paktën një veteriner”- nënvizoi ministri Niko Peleshi. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga ministrja Kumbaro pa nga afër punimet për transformimin e Libohovës në saj të rilindjes urbane ku është ndërhyrë në 10 mijë metra katëror në të gjithë zonën.

Qeveria në mbledhjen e saj të përjavshme miratoi dje krijimin, organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit. Misioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit është sigurimi dhe realizimi i shërbimeve operacionale për qeverisjen e përgjithshme, që garanton paranë e gatshme për kryerjen e transaksioneve të pagesave. Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit ka këto funksione dhe përgjegjësi kryesore: Menaxhimin e mjeteve monetare për kryerjen e pagesave brenda kufijve të limitit të cash-it; Kryerjen e pagesave në mënyrë të centralizuar dhe administrimin funksional të sistemit informatik financiar të qeverisë, në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi, për procesin e ekzekutimit të buxhetit të shtetit dhe të raportimit financiar; Regjistrimin, kontrollin, kontabilizimin dhe përpunimin e informacionit të transaksioneve të qeverisjes së përgjithshme; Llogaritjen e vlerës për dëmshpërblimin e ish- të dënuarve politikë në mënyrë proporcionale dhe sipas radhës së numrit të pagesave; Menaxhimin e procesit të shpërndarjes së dëmshpërblimit financiar të ish- të dënuarve politikë me transparencë dhe në kohë; Hartimin e akteve nënligjore, të cilat prekin fushën e përgjegjësisë së institucionit dhe i propozohen ministrit përgjegjës për financat. “Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit e shtrin veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit organizohet në nivel qendror, nëpërmjet zyrës qendrore, si dhe në nivel vendor, nëpërmjet degëve të thesarit. Degët e thesarit në nivel vendor, në përbërje të Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, krijohen me urdhrin e Kryeministrit për miratimin e organizimit të brendshëm të kësaj drejtorie, pas propozimit të ministrit”- thuhet në vendimin e Qeverisë.


SPORT

22

E enjte, 24 Maj 2018

Shkodranët do të luajnë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë pas fitores së Kamzës

P

asditen e djeshme është zhvilluar java e fundit e kampionatit të 79-të kombëtar të quajtur ndryshe Kategoria Kryesore, e cila ka prodhuar edhe verdiktet e një sezoni që ka sjellë jo pak surpriza. Vllaznia pas 57 sezonesh do të luajë në Kategorinë e Parë, që përkon edhe me vitin jubilar të 100-vjetorit të krijimit të klubit shkodran. Fitorja me goleadë në Korçë përballë Skënderbeut me shumë mungesa dhe me mendjen te festa e titullit, por edhe te finalja e Kupës, nuk i vlejti aspak Vllaznisë që u rrëzua zyrtarisht një kategori më poshtë. Për herë të tretë në historinë, klubi më i vjetër i futbollit shqiptar do të luajë në një kategori inferiore. Në vitin 1956, kur Dinamo u shpall kampione, ka qenë hera e parë që klubi shkodran është rrëzuar nga kategoria. Në atë kohë ka qëndruar vetëm një vit në nivelin e dytë të futbollit shqiptar, duke u kthyer menjëherë në elitë. Më pas, në vitin 1961 Vllaznia ka zbritur sërish nga Superiorja, teksa atë kampionat e fitoi Partizani Rënia e Vllaznisë erdhi si pasojë e fitores së Kamzës që me një gol të Rezit në minutat e para të pjesës së dytë triumfoi 1-0 brenda në “Selman Stërmasi” ndaj Partizanit duke ruajtur avantazhin prej 2 pikësh ndaj kuqebluve në renditje. Të kuqtë nuk bindën aspak me lojën e tyre duke luajtur një ndeshje teatrore, njëlloj siç ndodhi edhe në Korçë. Vllaznia dominoi ndaj Skënderbeut në Korçë duke realizuar 5 herë në portën e Aldo Teqjas për

Partizani “gropos” Vllazninë, nuk mjaftojnë 5 gola në Korçë KATEGORIA SUPERIORE, JAVA E 36-të

NDESHJET Kukësi-Flamurtari 2-2 Partizani-Kamza 0-1 Skënderbeu-Vllaznia 1-5 Laçi-Teuta 4-2 Lushnja- Luftëtari 1-2

KLASIFIKIMI

një sukses me shifrat 5-1, me gola të Xhevahir Sukajt me penallti, Arlind Kalaja-s, 2 gola të Eraldo Cinarit dhe finalizimin e Renato Malotës. Golin e vetëm për Skënderbeun e realizoi Nazmi Gripshi. Edhe në këtë ndeshje trajneri Ilir Daja kishte zgjedhur që të luante me formacionin e dytë. Luftëtari bëri detyrë duke fituar 1-2 në Lushnjë e mbylli zyrtarisht kampionatin në vendin e 3-të, duke siguruar kualifikimin

PRESIDENTI

historik në Europa League për herë të parë në historinë e klubit. Autogoli i Alushit dhe goli i Shkurtajt ishin të mjaftueshëm për gjirokastritet e udhëhequr nga Hasan Lika. Të njëjtën gjë bëri edhe skuadra e Laçit që mposhti 4-2 Teutën duke blinduar pjesëmarrjen në Europë, me vendin e 4-ët, ndërkohë që Partizani e mbylli i 5-ti dhe do të presë të mësojë se çfarë vendimi do të japë UEFA për Skënderbeun,

nëse të kuqtë do të luajnë ose jo në Europë sezonin e ardhshëm. Rexhinaldo, Jonuzi dhe Uzuni që realizoi dy herë, ishin autorët e golave për Laçin ndërsa për Teutën barazoi përkohësisht shifrat Peqini ndërsa golin e dytë e realizoi Hila. Sfida me më pak interes në këtë javë të fundit të Superiores ishte ajo që u zhvillua në “Zeqir Ymeri” mes Kukësit dhe Flamurtarit. Përfundoi 2-2 me Sindrit Gurin që e mbylli me

1 Skënderbeu 72 2 Kukësi 63 3 Luftëtari 59 4 Laçi 56 5 Partizani 53 6 Flamurtari 46 7 Teuta 46 8 Kamza 46 9 Vllaznia 44 10 Lushnja 11 një gol aventurën e tij te Kukësi por pa mundur dot të shpallet golashënuesi më i mirë i këtij sezoni pasi Këpuca e Artë shkoi për Ali Souen të Skënderbeut autori i 21 golave. Golin tjetër për verilindorët e shënoi Hoxha, ndërkohë që për miqtë Bushiç dhe një autogol që u shënua nga kapiteni i kuksianeve, Ylli Shameti.

CEREMONIA

Duka: Më vjen keq për Vllazninë, Korça në festë, Skënderbeu verdiktin e dha fusha e lojës ngre titullin e 8 në histori

Nëse në Shkodër ka lot, për rënien e Vllaznisë në Kategorinë e Parë, në Korçë ka festë dhe fishekzjarre, por jo nga shkodranët. Skënderbeu ngriti titullin e 8 kampion në histori, në një ceremoni mjaft të bukur, të organizuar në qytetin e Korçës, në stadiumin ‘Skënderbeu’. Për t’u dhënë titullin e merituar korçarëve, ishte në Korçë edhe vetë kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, që i dorëzoi titullin kapitenit të korçarëve, Orges Shehit. Më pas skenën e morën nën kontroll protagonistët e titullit, lojtarët dhe stafi teknik i skuadrës, që shkuan të festojnë me tifozërinë, që edhe sot ishte e madhe në numër. Të gjithë protagonistët e këtij sezoni mjaft të bukur për korçarët, parakaluan gjatë gjithë stadiumit, duke u përshëndetur nga afër dhe duartrokitur tifozërinë, që nga ana e saj brohoriti në kor emrat e të gjithë futbollistëve dhe stafit. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ishte në Korçë sot, ku i dha titullin kampion Skënderbeut dhe bëri edhe një koment për këtë sezon të sapombyllur. “Besoj se skuadra korçare e meritoi titullin për atë që dha gjatë gjithë 35 javëve, përveç javës së fundit. Kanë mbyllur një sezon shumë të suksesshëm dhe titulli është verdikt i fushës. Rënia e Vllaznisë? Të gjitha verdiktet janë ato që kanë ardhur pas performancave të skuadrave në fushë, që nga java e parë, deri në të fundit. Asgjë nuk korrigjohet as në dy javët e para, e as në dy të fundit. Natyrisht që futbolli ka edhe fatin në mes, por në përgjithësi është performanca ajo që vendos. Vitin e kaluar ra Tirana, këtë vit Vllaznia, dhe natyrisht që ka keqardhje për këtë, por shpresojmë që kjo të shërbejë si një mësim për t’u rikthyer edhe më të fortë në Superiore. Gjërat pozitive dhe negative? Një nga gjërat më të mira është që kemi prodhuar disa lojtarë cilësorë, që edhe kanë gjetur skuadra në Europë, por mund të them se është shumë herët për të bërë bilance”, u shpreh Armand Duka.

BOMBERI

Ali Sue fiton “Këpucën e Artë”, fiton garën me Sindrit Gurin Skënderbeu ka fituar titullin kampion këtë sezon, por gëzimi për sulmuesin e tyre Ali Soue është i dyfishtë. Bomberi ka arritur që të fitojë duelin ndaj Sindrit Gurin për “Këpucën e Artë”. Sulmuesi i korçarëve ka shënuar këtë sezon 21 gola, nga të cilët vetëm një me penallti, duke qenë vendimtar. Ai nuk u aktivizua për asnjë minutë në ndeshjen ndaj Vllaznisë, por rivali i tij, Sindrit Guri gjeti vetëm njëherë rrugën e rrjetës ndaj Flamurtarit, duke qëndruar në kuotën e 20 golave. Sulmuesi shkodran, ashtu si Soue ka shënuar vetëm një gol me penallti. I treti në këtë listë, renditet sulmuesi i Laçit, Rexhinaldo me 17 gola të shënuar.


SPORT

23

E enjte, 24 Maj 2018

Klop tregon “sekretin” e Realit para finales: Marselo nuk di të mbrojë

LIVERPULI

I

sh-lojtari i Liverpuli, Robbie Fouler, ka intervistuar trajnerin Jurgen Klop për gazetën “The Mirror”. Strategu gjerman ka analizuar Real Madridin përpara finales së Ligës së Kampionëve dhe se si arriti që të ndalte Ronaldon në kohën kur ishte pjesë e Dortmundit. Ai lë të kuptohet

se pika e tij e dobët është grupi i Marselo dhe shpjegoi se si ekipi ka evoluar. “Ne të gjithë e kemi parë dhe kjo duket qartë. Marselo është një lojtar i madh në lojën sulmuesi, por nuk di të mbrojë. Ata kanë fituar dy herë radhazi Championsin dhe janë sërish në finale. Realit i duhen vetëm katër mundësi, për të

S

hqipëria do të luajë dy miqësoret e radhës ndaj Kosovës më 29 maj dhe Ukrainës 5 ditë më vonë. Trajneri Kristian Panuçi në dy grumbullimet e fundit ka bërë disa ndryshime të rëndësishme, duke i dhënë mundësinë futbollistëve që kanë spikatur brenda dhe jashtë vendit. Një ndër ta është edhe mbrojtësi Bujar Lika, i cili ka marrë gjatë kësaj jave ftesën e dytë zyrtare nga strategu italian. 25-vjeçari është pjesë e ekipit të Grasshopers në Zvicër, ndërkohë që ai pati mundësinë për të zhvilluar 25 minutat e para me fanellën kuqezi në miqësoren e 26 marsit ndaj Kombëtares së Norvegjisë. Lika në një intervistë për gazetën “Koha Jonë” e pranon se është mjaft i kënaqur që është pjesë e Kombëtares, ndërkohë që ai është shprehur i gatshëm për të luajtur në çdo pozicion që trajneri do të ketë nevojë. Si ndiheni pas ftesës së dytë të marrë nga trajneri Kristian Panuçi? Ndihem shumë i lumtur për ftesën e dytë nga Shqipëria dhe është një nder i madh për mua. Po vijoj ende stërvitjet me ekipin e Grasshoperit. Besoni se dy miqësoret e radhës do të keni hapësira për të luajtur me fanellën kuqezi? Unë dua vetëm që të tregoj veten time sa më mirë në seancat stërvitore. Nëse trajneri Panuçi do më japë mundësin që të luaj, unë do i jep mirënjohës dhe do të jap maksimumin në fushën e lojës.

DEKLARATA

Lika: Nder që luaj për Shqipërinë, me Hysajn ka rivalitet të madh

Në krahun e djathtë keni një rivalitet të ashpër me Hysajn, e bën kjo edhe më të vështirë gjetjen e hapësirave në Kombëtare? Është e vërtet. Me Hysaj kemi rivalitet të madh në krahun e djathtë, por te skuadra e Grasshoperit kam luajtur edhe në pozicione të tjerë. Jam një futbollit polivalent. Për mua është e rëndësishme që të tregoj veten në stërvitje, dhe që të integrohem sa më shpejt në Kombëtare, dhe gjithmonë me dhënë

maksimumin për kuqezinjtë. A keni pasur ndonjëherë propozim nga Kosova për të luajtur për përfaqësuesen e tyre? Jo, nuk kam pasur asnjëherë një propozim prej tyre. Si ka qenë ky sezon te Grashopers, a jeni i kënaqur? Apo besoni se mund të jepni edhe më shumë? E nisëm mjaft mirë sezonin, por më pas humbën sistemin tonë të lojës, dhe kemi pasur disa

Napoli zyrtarizon Ançelotin më 1 qershor, gati plani për merkaton

gjetur rrugën e rrjetës 2 herë, ndërkohë që Bajerni shënon vetëm një gol në 8 raste. Kanë më shumë përvojë, por edhe ata kanë pikat e dobëta. Futbolli nuk është aq i thjeshtë sa thuhet. Marselo është një futbollist që nuk vendoset mirën në linjë dhe do të lërë hapësira për Salah”, ka thënë Klop.

Mbrojtësi i Kombëtares ka folur në një intervistë ekskluzive për gazetën

Intervistoi: Rozalb Lika

TË KALTRIT

ndryshime brenda klubit, duke përfshirë trajnerin dhe gjëra të tjera. Grasshopers ka ambicie për të luajtur në Europa Leasgue, një objektiv që këtë sezon nuk e kemi realizuar. Besoj se vitin e ardhshëm do ta arrijmë këtë objektiv. Sa i përket së ardhmes, a keni pasur ndonjë propozim konkretë? Sa i përket së ardhmes, unë kam një kontrata ende me klubin aktual. Për të ardhmen do të shohim.

Karlo Ançeloti do të jetë trajneri i ri i Napolit, pas takimit për rreth 3 orë të ditës së martë, strategu i njohur italian arriti në akordin përfundimtar. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në Romë kanë mbërritur edhe bashkëpunëtorët e stafit të Ançelotit. Kontrata që do të lidhë ish-trajnerin e Milanit me klubin jugor do të jetë dyvjeçare, me opsion rinovimin, me një pagë prej 6.5 milionë eurosh, si për të kënaqur pretendimet e trajnerit me shumë eksperiencë, i cili do të ketë edhe 4 bashkëpunëtorë: të birin Davide, dhëndrin Mino Fulko, përgatitësin atletik Mauri dhe djalin e këtij të fundit, Françesko. Konfirmimi zyrtar do të përcaktohet pasi të zgjidhet çështje “Sarri”, ndaj dhe mund të marrë pak ditë. Problemi i vetëm për t’u zgjidhur është klauzola e trajnerit aktual, prej 8 mln eurosh, që do të negociohet për t’u paguar nga Zeniti (pa trajner pas largimit të Mançinit) apo Çelsit (që pritet të shkarkojë Konten). Zyrtarizimi i Ançelotit do të bëhet në datën 1 qershor, pasi kontrata e tij aktuale me Bajernin përfundon në datën 31 maj. Pas ardhjes së tij flitet edhe për një merkato të bujshme. Dëshirat primare të Ançelotit janë dy, Karim Benzema për sulmin dhe Arturo Vidal për mesfushën. Dy objektiva deri diku të arritshëm duke patur parasysh faktin që sulmuesi francez dhe mesfushori kilian me shumë gjasa do të ndërrojnë skuadër në merkaton e kësaj vere. Një tjetër objektiv është Mario Balotelli i cili mund të afrohet me parametër zero.

Panuçi i jep një këshillë Ançelotit për Hysajn Trajneri i Kombëtares sonë, Kristian Panuçi është i pari që ka reaguar për zhvillimet e fundit në Itali. Marrja e drejtimit të Napolit nga Karlo Ançeloti është lajmi më i bujshëm në vendin fqinj, dhe për strategun tonë, ai do të bëjë mjaft mirë te të kaltrit. Në intervistën e dhënë për “Sky Sport” ai ka komentuar edhe zgjedhjen e Mançinit në krye të Italisë si dhe për largimin e Bufonit. “Ançeloti në krye të Napolit rrit nivelin e Seria A. Trajnerët tanë më të zotë janë të gjithë jashtë vendit. Napolit do t’i sjellë një imazh të jashtëzakonshëm. Një goditje e madhe për gjithë futbollin italian. Sarri i ka dhënë një ide loje ekipit,

që e kanë vlerësuar të gjithë. Ançeloti është një administrator shumë i mirë, ka drejtuar kampionë të mëdhenj dhe pikën e tij të forcës e ka te prakticiteti. Do të bëjë një punë të madhe te Napoli, duke i sjellë rezultate. Ngjan pak si kalimi mes Sakit dhe Kapelos te Milani. E veçanta e Ançelotit? Më ka bërë përshtypje ana e tij humane. Ka një personalitet të jashtëzakonshëm dhe hyn në kokën e lojtarëve. Për këtë u surprizova, kur u shkarkua nga Bajerni. Jam i bindur se mënyrë e tij e punës do t’i sjellë rezultate Naoplit. Unë do t’i thosha Ançelotit që të mos shiste Hysajn, sepse e kam te

Shqipëria (qesh, ed). Sigurisht që ai do të ketë marrë garanci për disa lojtarë të rëndësishëm, sepse Napoli për të fituar titullin dhe për të konkurruar në nivel evropian duhet të blejë lojtarë të rëndësishëm. Mançini tek Italia? Në kombëtare ka pak kohë për të punuar, duhet të kesh 2-3 koncepte. Edhe ai t’i të stërvitë kampionë të mëdhenj. Një trajner praktik, i duhuri për Italinë. Largimi i Bufon? Nëse ka dëshirë, është e drejtë të vazhdojë të luajë. Ka mundësinë të luajë në një skuadër të madhe, që me siguri do të fitojë Championsin vitet e ardhshme. I uroj fat!”, ka thënë Panuçi.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24

E enjte, 24 MAJ 2018

Presidenti Meta merr pjesë në ditën e dytë të Forumi të Biznesit Maltë - Shqipëri

Presidenti Meta: Bashkëpunim ekonomik me Maltën N

ë vijim të vizitës dyditore në Maltë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë në ditën e dytë e Forumit të Biznesit Maltë-Shqipëri. Me fjalimet e rastit të dy Presidentëve, Ilir Meta dhe homologes malteze, ColeiraPreca u çel dita e dytë dhe e fundit e Forumit të Biznesit Maltë-Shqipëri, i cili zhvilloi punimet në ishullin e Gozos, në Maltë. Presidenti Meta prezantoi shkurtimisht zhvillimet ekonomike, potencialin e bashkëpunimit të biznesit dhe oportunitetet e investimeve për biznesin maltez në Shqipëri. Presidenti i Republikës theksoi se nga historia e suksesit e "modelit ekonomik" të Maltës, Shqipëria mund të nxjerrë leksionet e duhura për të fuqizuar sektorët më vital për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, siç janë turizmi, agro-industria, shërbimet financiare, ICT, etj. Nga ana tjetër, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Gozos shfaqi interes të madh në shkëmbimin e eksperiencave me përfaqësuesit e komunitetit biznesit shqiptar dhe eksplorimin e projekteve të biznesit në tregun shqiptar dhe atë rajonal. Forumin e Biznesit e përshëndetën dhe Ministri maltez i

Ekonomisë dhe Biznesit e Vogël, Cardona dhe Ministrja për Gozon, Caruana, të cilët vlerësuan Forumin si platformën e duhur për të njohur më mirë potencialet tona ekonomike dhe për të krijuar sinergjinë e nevojshme mes biznesit maltez dhe atij shqiptar për investimet e ndërsjellta. Në përfundim të Forumit u nënshkrua një Marrëveshje Bashkëpunimi mes Presidentit të Dhomës të Tregtisë dhe Industrisë së

Tiranës, Nikolin Jaka dhe Presidentit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Gozos, Joseph Grech. Gjatë punimeve të Forumit, Presidenti Meta zhvilloi takime edhe me rektorin e Universitetit të Maltës, Prof. Alfred. J. Vella dhe me Drejtuesit Ekzekutiv të Air-Malta. Në takime u diskutua për bashkëpunimin ne fushën e arsimit me fokus kryesor programet e shkëmbimeve studentore në Maltë dhe Shqipëri si dhe mundësinë për

dhënien e disa bursave në nivelin pasuniversitar për studentët shqiptar në Universitetin e Maltës. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Air-Malta shprehën interes për të vlerësuar mundësinë e vendosjes së linjës direkte mes Maltës dhe Shqipërisë. Në përfundim të punimeve të forumit, Presidenti Meta u shpreh për median se mes dy vendeve duhen intensifikuar edhe më shumë marrëdhëniet. "Ishte një kënaqësi e veçantë

për të marrë pjesë së bashku me Presidenten e Maltës, Coleiro Preca në Forumin e Biznesit Maltë-Shqipëri, që besoj se ka qenë një forum mjaft produktiv dhe që reflekton potencialet e jashtëzakonshme për bashkëpunim tregtar, ekonomik dhe në fushën e investimeve midis vendeve tona. Malta është tashmë një model i shkëlqyer i diversifikimit të ekonomisë, i rritjes së qëndrueshme dhe një nga ekonomitë me rritjen më lartë në Bashkimin Evropian, por njëkohësisht edhe një vend lider në shumë fusha si në inovacion, në fushën e turizmit, të shërbimeve financiare dhe në fusha ku ne kemi mundësi të përfitojmë, të mësojmë më shumë, të bashkëpunojmë dhe të rrisim njëkohësisht akoma më tej ekonominë tonë. Në këtë drejtim besoj se këto marrëveshje që janë arritur këto dy ditë si në Valeta ashtu edhe në Gozo midis dy dhomave të tregtisë dhe industrisë, marrëveshjet midis sipërmarrësve shqiptarë dhe atyre maltezë njëkohësisht do të sjellin shumë shpejt një rritje të shkëmbimeve të përgjithshme tregtare, ekonomike të investimeve midis dy vendeve tona",- tha Presidenti.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.