Koha Jone_24 nentor 2018

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

www.kohajone.com

1 E shtunë, 24 NENTOR 2018

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 279 (8410)

E shtunë, 24 Nëntor 2018

Çmimi 30 Lekë

Kryedemokrati Lulzim Basha: "Hajduti i Surrelit" është gati të bëjë çdo gjë për të mbuluar grabitjen. U bëj thirrje shqiptarëve, ngrihuni sa nuk është vonë. Ta rrëzojmë, pasi nuk ka zgjidhje tjetër për vendin

PD-LSI: 40 milionë eurot e korrupsionit Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili: Te rruga e Unazës së Re do të kemi një asfalt më të shtrenjtë se floriri. Një vjedhje e jashtëzakonshme mu në mes të Tiranës, por pse Prokuroria ka zgjedhur të mbyllë sytë para këtij megaskandali?

FAQE 3

Presidenti Meta: Luan Hajdaraga, Taulant Balla: Veliaj ka justifikuar një personalitet i lidhur me të besimin e dhënë nga PS dhe gjitha trevat e Shqipërisë qytetarët për mandatin e dytë

Në foto: Presidenti Ilir Meta në ceremoninë përkujtimore për nder të Luan Hajdaragës, dje në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, Maqedoni.

FAQE 24

Ministri i ri i Brendshëm, Sandër Lleshi betohet para Presidentit të Republikës

QËNDRIMET

Si do ta rrëzojë opozita Edi Ramën? Flasin Flamur Noka, Fatmir Mediu dhe Nard Ndoka

FAQE 5

GARA NË PD

Në foto: Kreu i shtetit Ilir Meta dhe ministri i ri i Brendshëm, Sandër Lleshi, dje gjatë betimit

FAQE 24

FAQE 6

Në foto: Sekretari i Përgjithshëm i PS dhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla

Ferdinand Xhaferri zgjidhet kryetar i PD për Durrësin

FAQE 8

TË GJITHA REPLIKAT

Plas sherri mes kryeministrit Rama dhe Ylli Rakipit, Andi Bushatit dhe Artur Zhejit FAQE 2, 4


POLITIKE

2 E shtunë, 24 NENTOR 2018

AKUZAT E KRYEMINISTRIT

K

ryeministri Edi Rama i është rikthyer dje debatit për protestat e banorëve në Unazën e Re, krejtësisht në mënyrën e tij të re me frontin e "kadrinjve". Në një përgjigje dhënë qytetarëve në Facebook, kreu i qeverisë ka mbrojtur projektin që prish më shumë se 320 banesa për rrugën e re të Unazës. Mbrëmë Edi Rama duket se nuk ka kursyer as "Lulin-artist". Kreu i PD-së, Lulzim Basha, kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili, gazetarët, Andi Bushati, Artur Zheji, Ylli Rakipi dhe shumë emra të tjerë të opozitës dhe medias janë sulmuar sot nga Edi Rama se po shpifin. Sipas Edi Ramës akuzat që i vijnë nga këto personazhe, të cilëve kryeministri u ndryshoi dhe emrat në "Kadri Basha", "Kadri Veseli" dhe "Andi Kadriu" janë "të njëjta me lehjet e qenëve që nuk meritojnë përgjigje". Mësohet se Ylli Rakipi do t'i përgjigjet "kryekadiut" shqiptar me një gjë të padëgjuar deri më sot. Kryeministri tha se këta dhe të tjerë janë "zjarrvënës që po shfrytëzojnë protestën e banorëve". Rama shtoi se qytetarët duhet të marrin shembullin e Robert Ndrenikës që nuk doli më në protesta kundër ndërtimit të Teatrit Kombëtar. "Po pse mo,

Rama: Lehaqenie nga Lul Kadriu dhe Kadrinjtë e mediave

budalla ishte Robert Ndrenika dhe të tjerë që ua bënë më në fund vajgurin mbi kokë Kadrinjve të Partisë Demokratike dhe zgjodhën rrugën e bashkëpunimit me Qeverinë dhe Bashkinë, në vend që të shkonin pas aktorëve, si Lul Kadriu, të cilët kërkonin mish për top për skemat e tyre",- tha

REPLIKA ME KRYEMINISTRIN Nga Ylli Rakipi

M

irëmbrëma Edi Diar reja! Isha duke dalë jashtë Tiranës, këtë fundjavë, por ti më ktheve. Më ktheve, sepse je marrë veçanërisht me mua sot. Në fakt, ke kohë që merresh. Ke kohë që përpiqesh si e si ta mbyllësh emisionin, "Të Paekspozuarit". Në të vërtetë, ti e ke mbyllur 95% të medias shqiptare, sepse e ke blerë atë, siç ble votat, siç ble kriminelët, siç kthen vëllaun nga Amerika, për të punuar në Tiranë, siç u shpërndan paratë e shqiptarëve kompanive offshore. Edush diarreja, emisionin "Të Paekspozuarit", nuk e mbyll dot. Ky emision, do të mbyllet, atë ditë që unë nuk do të jem më në këtë botë. Deri atëherë, duhet të presësh dhe do të takohemi shpesh. Ka kohë që njihemi, Edi diarreja. Njihemi nga shumë vitë më parë, kur ti ishe kryetari i Bash-

kisë së Tiranës. Të kujtohet besoj. Përpiqu të futesh pak në atmosferën e asaj kohë. Ja përshembull, kujtohu, ditën kur hape liqenin artificial dhe mbyte Tiranën. Në fakt, nuk e mbyte ti Edush, me duart e tua, por budallenjtë që ti kishte në punë në Bashki. Ata hapën portën e Liqenit Artificial dhe Tirana u mbyt. Kujtohu! Ti ishe në një vend të largët, Ed diarreja. Më more në telefon. Të kujtohet besoj, po qaje Ed diarreja. Aman, - më the, të lutem! Ishe gati të më puthje këtu në qoshe, po të ishe afër. Më ndihmo, - më the! Bëj një gjë në gazetë, se vetëm ti mund të më ndihmosh. Më shpëto! Aman, të lutem! Por, ç'të bëj- thashë, se përmbytjen e kemi nëpër këmbë. Po ja, - thuaj se portën e hapi një i çmendur, djali i Bales. Dhe unë e bëra. Bëra gjënë më aprofesionale dhe më të ndyrë në jetën

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

kryeministri Edi Rama. Kryeministri shtoi se "Lul Kadriut dhe kadrinjve të tjerë të PD as nuk u ha qoshja për të mbrojtur shtëpitë e Unazës së Re. Nuk e mundimin dot me vota Edi Ramën thonë. Po pastaj? Pastaj hajde të djegim vendin dhe të dalë ku të dalë. Nuk ka më gjyhnaqarë sesa

kaq". Pas kësaj video-tallje të Ramës përsonazhet e videos do ti përgjigjen në një mënyrë po aq origjinale… Edi Rama i është hakërryer edhe Ylli Rakipit ose Ylli Kadriut siç e quan ai. "Edhe diçka, që mbase ty Eduard (qytetari që e ka pyetur në FB) nuk të intereson, të më falësh po me që ka shumë miq që habiten se përse më sulmojnë kaq shumë Të Paekzspozuarit, mbase ka ardhur koha që të ekspozojë një fakt që kush e di ka lidhje për Ylli Kadriun. Ylli Rakipi ose Ylli Kadriu i lëshoi OSHEE një garazh në pallatin plot 10 kate të ndërtuar prej tij, ku kryhej pritja për abonentin, me një tualet për stafin dhe abonentin bashkë dhe pa gjenerator për raste errësire. Nuk e di, po mendoheni, sipas një kontrate absurde, Ylli Kadriu ka marrë deri vonë në emër të pronarit 2 561 334 euro qera. Po po nuk e dëgjuat gabim, 2 561 334 euro, plus 390 mijë euro garanci. Këtë kontratë ja prishi organizata

kriminale e rilindjes, e cila ka një mijë e një të këqija, po të zezën që paratë e taksave dhe të mirave publike ti ndaje me Ylli Kadriun apo shumë yje të tjerë të medias dhe politikës që kanë rrezatuar me thënë të drejtën për shumë vite duke marrë nga pushteti i radhës energji financiare, me hir a me pahir, në dritë a ne errësirë, fatkeqësisht për ta, kjo organizatë kriminale nuk e ka. Ah po. Organizata jonë kriminale e rilindjes ka dhe arrogancën që nuk i ha qoshja kurrë, hiç fare, as për jashtënxjerrjet e ekspozuara dhe as për gjobat e paekspozuara të Ylli Kadriut, të Qimi.net Kadriut, të Artur Kadriut dhe të tërë kadrinjve në politikë, në biznes, apo media që i paguajnë dhe ndërsejnë këto materie te degraduara në formë ylli. Kush i ndjek e faltë Zoti dhe le ti ndjekë senacat e tyre inkuzicionare në televizion dhe le të mos më pyes më çfarë kanë këta. Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngja. Shëndet",- tha Rama.

Një përgjigje për Edi Diarrenë time, sepse mu dhimbe. Kur qan ti, sikur qan një qen që është duke ngordhur. Hapa gazetën me titullin e madh: "Djali i Bales, mbyt Tiranën". Njerëzit u tronditën, por edhe u qetësuan. Fjala mori dhenë, që Tiranën e kishte mbytur një i çmendur. E mori edhe shtypi francez, besoj të kujtohet. Me siguri, edhe atje ke marrë në qafë një redaktor të mjerë. "Një i çmendur mbyt Tiranën", shkruajti shtypi francez. Dhe ti, i çmenduri i vërtetë, shpëtove. Shpëtove, por a do të shpëtosh dot tani që ke mbytur të gjithë vendin? Kjo ngjarje, do të më mbetet në mendje gjithmonë. Sa herë përballem në rrugë me djemtë e Bales, ul kokën dhe iki i turpëruar. Sot, ti ke mbledhur rreth vetes, dhjetë vetë dhe po ndan të gjithë Shqipërinë. Ndaje Edush, por ku do të futesh nesër? Thonë që ti

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

Edush diarreja, pi drogë. Unë nuk e di, por ti nuk ke nevojë të pish drogë, sepse ti je i çmendur. Unë e di hallin tënd. Ajo çka ke bërë ti, me këtë vend për 5 vjet, tani të është kthyer në makth. Ti jeton në një gjendje halucinante. Edush diarreja, ti duhet të përgjigjesh për milionat apo miliardat. Ato tani janë bërë shumë. Ti nuk i fsheh dot m, miliardat, duke nxjerrë nga arkivat e tua të pluhurosura, një kontratë që unë kam bërë dhjetë vjet më parë, me një ndërmarrje private të huaj, me emrin CEZ. Po, diarre, une a kam bërë këtë kontratë, nuk kam pse ta fsheh dhe ajo është publike. Kam një pronë sipas të gjitha ligjeve. Unë kam patur një marrëdhënie kontraktuale10 vjeçare, më një kompani private. Kjo kontratë ka mbaruar përpara një viti, në një objekt, lejen e të cilit e ke dhënë ti vite më parë. Unë nuk

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

kam çfarë të fsheh, Ed diarreja. Ti, nuk fshihesh dot më. Vetëm një gjë nuk arrij të kuptoj, se si ti ke mundur të zbulosh, që sipërfaqja që unë zotëroj, kishte vetëm një banjë. Sepse, me sa di dhe kam dëgjuar nga miqtë e tu të afërt, ti e ke shume problem të shkosh në banjë. Në Paris përshmebull, tregojnë që ti ndynje në mes të dhomës. Atëherë nuk ishte kryeministër, por i çmendur si sot, ishe. Kur shokët nuk të gjenin dot, se nuk i hapje derën, ata afroheshin, mbanin erë dhe kuptonin që ti Edush, ishe brenda. Edush diarreja, po ta përsëris edhe njëherë, emisionin "Të Paekspozuarit", nuk e mbyll dot ti, sado media të blesh dhe sado para të kesh… Në fund po të kujtoj një postulatë biblik që thotë, "Nesër, me atë gjykim, që ke gjykuar, do të të gjykojnë". Natën e mirë, Edush!

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E shtunë, 24 NENTOR 2018

Kryedemokrati Lulzim Basha: "Hajduti i Surrelit" është gati të bëjë çdo gjë për të mbuluar grabitjen. U bëj thirrje shqiptarëve, ngrihuni sa nuk është vonë. Ta rrëzojmë, pasi nuk ka zgjidhje tjetër për vendin

PD-LSI: 40 milionë eurot e korrupsionit Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili: Te rruga e Unazës së Re do të kemi një asfalt më të shtrenjtë se floriri. Një vjedhje e jashtëzakonshme mu në mes të Tiranës, por pse Prokuroria ka zgjedhur të mbyllë sytë para këtij megaskandali?

Historia e protestave te Unaza e Re nisi si një çështje që lidhet me shembjen e 370 banesave, ku preken 1 mijë familje, por pas saj ka dyshime të forta për korrupsion dhe shkelje ligjore nga ana e Qeverisë "Rama", deklaruan sot partitë kryesore opozitare. Mediat dhe opinioni njohin këto ditë vetëm dramën e familjeve që pasuria e tyre e vënë përgjatë 28 viteve mund të shkatërrohet pa marrë dëmshpërblim që iu takon me vlerën e tregut. Gjithë debati i institucioneve shtetërore me banorët është nëse ata kanë apo jo dokumente për pronën. Dhe me që një pjesë e tyre kanë objekte të palegalizuara apo në proces legalizimi, sipas qeverisë humbasin të drejtën për të marrë paratë e shembjes së ndërtesave për interesin publik. Histori të ngjashme në Tiranë ka pasur pa fund. Protesta të tilla në Tiranë qeveria i ka shuar ose duke zgjidhur qesen dhe duke dhënë disa para më shumë, ose duke marrë vendime arbitrare, siç ndodhi me një pjesë të banorëve në zonën e ishstacionit të Trenit. Banorët e Unazës së Re, ndryshe nga rastet e tjera janë më të organizuar dhe rezistenca e tyre do të zgjasë me shumë, në mos do të sjellë përplasje edhe me të dhunshme.

Më shumë se kaq, protesta e 20 ditëve ka hedhur dritë mbi një skemë gjigante korrupsioni që po zbatohet me firmën dhe vulën e qeverisë në projektin e Unazës së Re. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë denoncuar këto ditë fakte që duhet të kishin vënë në lëvizje Prokurorinë dhe institucionet që kontrollojnë shtetin. Fakti i parë i denoncuar nga dy partitë opozitare është se për rreth 2.2 kilometra rrugë do të shpenzohen nga buxheti i shtetit 40 milionë euro. Kjo është kostoja më e lartë e ndërtimit të një rruge, për kilometër, jo vetëm në Shqipëri, por në çdo vend

të Bashkimit Europian. Lulzim Basha e cilësoi dje këtë projekt si një vjedhje të madhe të buxhetit me firmën e qeverisë". "Vjedhjen rekord prej 40 milion eurosh, apo 2 mijë euro për centimetër, të këtij segmenti prej 2 kilometrash. 2 mijë euro për një centimetër të kësaj rruge. Imagjinoni. Ky është çmimi me të cilin Edi Rama po vjedh paratë tuaja, jo thjesht të atyre qytetarëve. Paratë tuaja, të buxhetit të shtetit, të taksapaguesve shqiptarë",tha kreu i PD-së. Një shifër e tillë, sipas kreut të deputetëve të LSI, Petrit Vasili është e pajustifikueshme edhe sikur rruga të shtrohej me flori

dhe jo me asfalt. Ndërkohë, veç kostos marramendëse, LSI-ja ka denoncuar procedurat sesi është dhënë tenderi i qeverisë për këtë projekt. Petrit Vasili deklaroi dje se mënyra sesi është zhvilluar tenderi, ka shkelje të hapura ligjore dhe të Kushtetutës. "Keni 3 tendera. Një copë rruge 2,2 km është ndarë në 3 copa, nga 700 a 800 metra janë ndarë. Dhe janë ndarë për 40 milionë euro. Por si janë ndarë? Janë ndara që 3 firmat e paracaktuara do ti fitojnë. Atyre u është vënë përballë një firmë që konkuron me 0 lekë. E kemi korrupsionin sa një mal. Nuk ka garë, nuk konkurojnë, por përlajnë 40 milionë euro",- deklaroi

dje Petrit Vasili. Shkelja e parë është që në garë janë lejuar kompani që nuk japin asnjë fortë për vlerën e rrugës. Ndërkohë shkelja e dytë është se ligji për tenderat publikë përcaktohen se për projekte me mbi 20 milionë euro duhej hapur garë për kompani ndërkombëtare. Deri dy ditë më parë, institucionet e qeverisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk arrinin dot t'i jepnin përgjigje pyetjes e si justifikohej çmimi 40 milionë euro dhe se kush ishte kompania që ka bërë projektin. Së fundi, thonë se projekti është bërë falas nga një prej kompanive. Çudia është sesi një firmë private bën projekt "dhuratë" për shtetin dhe tre firma të tjera marrin 40 milionë euro! Lulzim Basha bëri thirrje dje për një tubime masive, duke deklaruar se ajo që po ndodh të Unaza e Re mund të ndodh me pronat e çdo qytetari. Ai kërkojë fillimin e protestive për ta rrëzuar kryeministrin. Mbetet të shikojmë nëse mbetet më i fortë reagimi i 320 familjeve, të cilët tronditën shtetin pardje apo reagimi i krejt opozitës do të jetë më drastik duke e rrëzuar kryeministrin, edhe me forcë. Q. Xhani


POLITIKE

4 E shtunë, 24 NENTOR 2018

PËRGJIGJA PËR KREUN E QEVERISË Nga Artur Zheji

S

a poshtë po bie o vlla! Je në sindromën e Sali Ber ishës, në orën e vet më të keqe, kur shante nominalisht, me kuç e me maç, gazetarë e opozitarë… Por, ndryshe nga ty, që po të zvoshket boja që lyen nevojtoret e fëlliqura të vartësve të tu hajdutë me çizme, Saliu, nuk guxoi kurrë të çonte si kryeministër, Shqipërinë në buzë të greminës, pas Piramidave të vitit të tmerrshëm ’97. Të kujtohet kur më mbaje 1 orë në telefon, që të më bindje, që të sulmoja hapur Rrugën që do na lidhte me Kosovën? Ndonëse kisha kritika për Saliun, shpesh brinjë më brinjë, nuk e bëra dot, sepse e dija, po aq mirë sa ty, që kompanitë e huaja që kishin marrë tenderin e madh, ishin edhe kompani lobiste, që sollën presidentin Bush në Shqipëri pas ca kohe. Ishin kompani të tilla, që vështirë të jepnin nën banak zarfa shumëmilionëshe. Tani, ti përtyp, si çëmçakëz, emrat tanë, në mbllaçitjet e tua trishtake, idhnake dhe acide, por gjithmonë e më pak simpatike. Lundrove bukur tërë këto vite, vlla i dashur, me talentin e bat-

utave të tua, herë të sajuara prej teje dhe herë mjeshtërisht të vjedhura, por gjithësesi të lëvdueshme për nga humori dhe nënteksti i hollë e artistik. Shqiptarët, të bënë kryeministër dhe të mbajnë si pasha mbi supe plot 21 vjet. Kërceve shpejt, edhe në dietën tënde ushqimore, nga picat e Juvenilies, te karkalecat krudo, merluci i filetuar dhe vera e shtrenjtë. Nga unaza e tunxhit, te rrobaqepësit që dërgon ti marrin me charter. Nga një djalë populli, anti rregjim, në një diktatoruc, llocur në një lojë të fortësh e bandash, në një skemë të një kupole kastash, që një milion euro, ja hedhin prostitutave që ja mbrrijnë të rindezin orgazmat e tyre të shuara. Dhe duket se nuk del dot më, nga ky klub, plot bira k..vash, që të kanë shndrruar edhe ty, dikur shpresë reale për ndryshim, një një klloun që ke lënë penelin, për të marrë në dorë furçën, për të lyer e për të fshehur haletë e dhjera të mëkatarëve që ke për partner të sotëm. Vlla i dashur, unë nuk quhem Artur Kadriu, ashtu si edhe ti nuk quhesh Edi Rrumpalla, por

Sa poshtë ka rënë ylli i kryeministrit të sëmurë nga pushteti dhe paraja overdozë… që je duke mbjellë një rrumpallhanë, sepse nuk ke kthjelltësinë që të duhet për të parë me sytë e tu, që janë gjithmonë e më të dehur dhe të veshur me një vello, nga ku nuk depërton dot realiteti. Nuk është faji im, që ti dhe puthadorët e tu, tenderojnë për 40 milion euro veç 2km autostradë qytetase, kompanisë tënde të Sallillarit të partisë, që e ke bërë pjesë të propagandës tënde dhe që punëson si hekuraxhi, varfanjakun e spoteve të tua delirante. Unë të rri përballë dhe nuk më ke paguar asnjëherë ndonjë drekë, por, përsëri kafshoj gjuhën të them e të shkruaj, se çfarë kam bërë unë në favorin tënd, në ditët e tua të vështira, që nuk kanë zgjatur pak dhe kur ke qenë shumë afër Hotelit 313, nga ku të shpëtoi një Prokuror që e bëre më pas deputet… Rri e mbaj vendin që ke, për aq sa e ke, mos përgjak popullin dhe mos mbllaçit në gojën tënde

emrat e gazetarëve, por merru nëse mundesh, me kopenë e ujqërve që ke në qeveri, e mbaju dorën në vjedhjet që bëjnë ditën për diell, se po thyejnë çdo rekord! Bën dot një autokatharsis? Do kesh mbështetje herët apo vonë! Kap dot për leckash ndonjë bandit nga ministrat e tu, e ta çosh nga veshi në burg? Do të themi bravo! E hap dot shtëpinë tënde bunker për kamerat, që të rrëzosh legjendat se vetëm dyshemenë e saj e ke porositur me materialet më të kushtueshmet në botë? Bëje dhe shumë gojë mbyllen vetevetiu! I dëmshpërblen dot 350 familjet e Astirit? 45 milionë euro duhen, aq sa harxhojnë kastat e të pasurve për operacione plastike, për zuzkërinë e shtrenjtë të veshur me Hermes dhe Gucci, dhe ca udhëtime sekrete në Maladive, apo aq sa kushtojnë jahtet në Capri, të disa prej ministrave të tu…. Porse, mister Rrumpalla alias

Bllokohet sërish rruga tek Unaza e Re, opozita në krah të banorëve të zonës së “Astirit”

kryeministër, je vetë peng dhe shërbëtor i tyre dhe kjo është keqardhja e thellë e imja personale për ty, vlla. Sepse, nuk e fsheh, mendoj se të largohesh, është tani koha, por jo të të përzënë me tërsëllimë e kanoçe, se kishe një barrë talent e mendje të zhvilluar, por deliri dhe veset që të mundojnë, po të marrin në qafë dhe po rrezikojnë të gjithë Shqipërinë që nuk të ka asnjë borxh! Kjo është Çështja! Unë edhe mund ta mbyll gojën, por shqiptarët të përgojojnë çdo ditë, në kuvlinë e ndrojtjes dhe frikës së tyre, që po u del ditë pas dite, mister Rrumpalla, Kadri Kazani apo Kazan Kadri Rrumpalla i Parë… Tung, dhe po të kujtoj një fjalë të urtë nga gjyshja ime që ti e njeh, si unë që njihja dhe adhuroja zonjën Vera, gjyshen tënde fisnike: “Bëhu pishman që fole dhe mos u bë pishman që s’fole!”. 360gradë.al

REAGIMI

Vijon rezistenca e banorëve, Basha: Agai i bëri pazaret, projekt për vilën në Surrel

B

anorët e Astirit bllokuan edhe këtë të premte pasdite për më shumë se një orë rrugën tek Unaza e Re. “Duam shtëpitë tona, duam shtëpitë tona”, ishin thirrjet në kor të banorëve. Ata kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe pa ua legalizuar më parë, që do tu mundësonte atyre dëmshpërblimin, dhe e djeshmja ishte dita e 20 e protestës së tyre. Në mbështetje të tyre ishte dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputetë të tjerë të opozitës. Një qytetare e Unazës së Re, ka treguar se si është dhunuar nga policia të enjten në protestën para Kuvendit. Ajo i ka treguar kreut të opozitës Lulzim Basha, shenjat e dhunës barbare të ushtruar një ditë më parë

nga policia. Në një prononcim për mediat nga protesta Basha sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa tha se ky projekt antiligjor që sipas tij ka vlerën e 40 milionë euro, është për vilën e tij në Surrel. Prononcimi Zoti Basha, Rama sapo ka thënë në facebook se kjo nuk është një protestë e hallexhinjve, por protestë e Partisë

Demokratike dhe e opozitës.... Edi Rama është një hajdut, sepse do të vjedhë 40 milionë euro, duke shkelur ligjin, duke shkelur ligjin e prokurimeve, duke shkelur ligjin e legalizimeve, duke shkelur kushtetutën, duke shkelur ligjet për shpronësimet. Ky nuk është projekt për qytetin e Tiranës, ky është projekt për Vilën e Surre-

lit. Agai i Surrelit do që me një të rënë të lapsit, të marrë 40 milionë euro, pasi pazaret i ka bërë kokë për kokë, është ulur ai kokë më kokë për të bërë pazaret e tenderit, për të vjedhur 40 milionë euro. Ndërsa ne jemi këtu në krah të këtyre njerëzve për t’i mbështetur dhe për të denoncuar këtë megavjedhje. Zoti Basha, janë shoqëruar me dhjetëra protestues, çfarë ka bërë opozita për ta? Ka marrë informacionin e duhur ku janë shoqëruar këta protestues, dhe çfarë do bëhet në vijim? Ne jemi 24 orë pranë tyre, kudo ku ata janë shoqëruar ka pasur deputetë të opozitës, u kemi ofruar ndihmë ligjore dhe u kemi ofruar familjarëve të tyre gjithë solidaritetin, ndihmën dhe mbështetjen tonë, shpirtërore, ligjore dhe të gjithanshme.

Andi Bushati i përgjigjet Ramës: O materie e biodregraduar

P

as reagimit të Ylli Rakipit dhe Artur Zhejit ndaj Kryeministrit Edi Rama ka reaguar dhe edhe analisti tjetër Andi Bushati. Me anë të një statusi në Facebook, Bushati i tregon Ramës se si ai e bleu median. "Pasi pash betejën me video mes Edi Ramës dhe Ylli Rakipit, ku Kryeministri i përmendte gazetarit mosrinovimin që Rilindja i mund ti bënte një kontrate qiraje me një kompani private si CEZ më lindi një pyetje : ore mirë i përmendi Rakipit lekët e qirasë, po po lejën e pallatit që mori atë qira, kush e firmosi? Po ky tipi që s'bën kompromise me mediat, mirë ia dha Rakipit rastësisht atë leje, po si i'a ka dhënë Sandrit, Irfanit, Dulakut, Kokëdhimës, Tur Çanit mijëra e mijëra metra katrorë dhe Vjollcës me dhjetëra kioska në Tiranë? Vetëm nga përgjigjja e kësaj pyetje mund të kuptohet se cila është materia e biodegraduar që blen media prej dy dekadash".


SPECIALE

D

eputetët e opozitës, Flamur Noka dhe Nard Ndoka teksa e i përgjigjen interesimit të gazetës “Koha Jonë” deklarojnë se kryeministri Edi Rama nuk përfaqëson më qytetarët e këtij vendi, por krimin dhe hajdutërinë. “Me këtë arrogancë e dhunë, terror, shkatërrim e rrënim që po ushtron kryebanditi ndaj qytetarëve të vendit po afron dita që shëtitje ka për t’iu dukur arratia e vitit 1998 e Fatos Nanos maleve e shpellave”, deklaron Noka. Ndërsa kreu i demokristianëve thekson se kjo është hera e parë në vitet e pluralizmit politik, që vendi qeveriset vetëm nga një parti politike, duke e cilësuar si rast unikal dhe të papërgjegjshëm drejtimin e vendit nga Edi Rama.

5 E shtunë, 24 NENTOR 2018

Pyetje 1

Me një protestë banorësh të zemëruar Edi Rama u zbyth nga arroganaca kryeministrore. Po nëse Opozita e rrethon atë në Kryeministri, a mendoni se do të ketë skutë ku do të futet ndër male si dukur Fatos Nano në vitin 1998?

Pyetje 2

Kur mendoni të bëni protestën finale që të mos ikni nga bulevardi pa rrëzuar kryeministrin?

Flamur Noka: Ramës do t’i duket shëtitje arratia e Nanos në vitin 1998, me çfarë do provojë vetë!

Nard Ndoka: Është hera e parë në postdiktaturë, që vendi qeveriset vetëm nga një parti politike Përgjigje 1

Përgjigje 1 Ngjarjet e djeshme ku përdori policinë si çetë cubash që mbronin e sakrifikonin jo për shtetin, por për hajdutërinë e bandës dhe të kryebanditit tregojnë se pushteti ka shkatërruar shtetin dhe vendi po shkon drejt destabilizimit. Ajo protestë ishte mesazh: “Ngadalë beg se ka hendek”. Ato zëra të qytetarëve që po shkatërrohet prona dhe po nxirren në rrugë pse “dylberat” e rilindjes i urrejnë dhe i kanë shpallur “shpellarë” janë zëri i qytetarëve që sinjalizon një uragan që po vjen dhe që do të shembë për tokë kështjellën e rërës së arrogancës së krimit në pushtet. Edi Rama nuk përfaqëson më qytetarët e këtij vendi. Ai qartësisht sot përfaqëson krimin dhe hajdutërinë. Edi Rama dhe bandat e tij nuk janë shteti, por banda e pushtetit. Edi Ramës do t’i duket shëtitje, arratia e Nanos në vitin 1998, me çfarë do provojë vetë! Ai e paran-

dien mirë këtë ditë dhe ndaj është nervoz se i del Gruevski në ëndërr çdo natë. Makthet e kanë kapluar prej kohësh ndaj ka humbur qetësinë. Ora po troket…

Përgjigje 2

Opozita po përgatitet për të nesërmen. Sipas mendimit tim ka vetëm një rrugë: Edi Rama të rrëzohet dhe t’i krijohen kushte vendit për zgjedhje

të lira. Rrëzimi i këtij satrapi sot është shpëtim për këtë vend. Është emergjencë kombëtare pasi vendi është në prag të katastrofës. Vetëm kjo rrugë i jep frymëmarrje dhe ngjall shpresën në këtë vend. Dhe kjo është detyra e opozitës dhe e qytetarëve. E përsëri me bindje se Edi Ramës do t’i duket shëtitje arratia e Nanos në vitin 1998, me çfarë do provojë vetë!

Situata politike është shumë kritike: krizë ekonomike, eksod, korrupsion, arrogancë dhe papërgjegjshmëri maksimale nga mazhoranca e kryeministri Rama. Nuk kemi sistem drejtësie, nuk kemi Prokurori funksionale dhe qeveria është totalisht jashtë realitetit. Nuk ka kontroll parlamentar parlamentar,, nuk ka oponencë brenda të majtës dhe opozita është jashtë institucioneve.

Situata politike është shumë kritike: krizë ekonomike, eksod, korrupsion, arrogancë dhe papërgjegjshmëri maksimale nga mazhoranca e kryeministri Rama. Nuk kemi sistem drejtësie, nuk kemi Prokurori funksionale dhe qeveria është totalisht jashtë realitetit. Nuk ka kontroll parlamentar, nuk ka oponencë brenda të majtës dhe opozita është jashtë institucioneve. Është hera e parë në vitet e pluralizmit politik, që vendi qeveriset vetëm nga një parti politike; rast unikal dhe i papërgjegjshëm. Kryeministri i ulur me bythë në tepsi, që rrotullohet si ti dojë vrima e tepsisë.

Përgjigje 2

Protestat e forta qytetarë janë e vetmja mundësi për të frenuar në aventurat e tij, ndërsa protesta e madhe për ta bllokuar dhe larguar përfundimisht me çdo mjet dhe çdo sakrificë.

Kreu i PR-së: Jemi në udhëkryqin më të rrezikshëm të demokracisë shqiptare dhe cënim të hapur të interesave kombëtare

Mediu thirrje opozitës: Çoni në këmbë çdo shqiptar, protesta para Kryeministrisë Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i bën thirrje opozitës që të mobilizohet për të vijuar protestën e banorëve të “Astirit”, jo në Unazën e Madhe, por këtë herë, thotë ai, tek Kryeministria. Përmes një prononcimi për “Koha Jonë”, Mediu thekson se vendi është në udhëkryq të rrezikshëm. Dhe për këtë arsye, kreu i PR-së shprehet se Opozita duhet të organizojë protesta të vazhdueshme përballë Kryeministrisë, pasi siç thotë ai, jemi në udhëkryqin më të rrezikshëm të demokracisë shqiptare dhe cënim të hapur

të interesave kombëtare. Nisur nga kjo situatë e krijuar nga drejtimi i vendit nga Edi Rama, Fatmir Mediu bën thirrje që Opozita të çojë shoqërinë në këmbë, e jo vetëm militantët e saj, por çdo shqiptar që e do lirinë e tij, e do jetën, pronën e do Shqipërinë, çdo intelektual që beson se dhuna dhe krimi nuk mund të drejtojnë vendin. “Dhuna ndaj qytetarëve burgosja e tyre; Sharja dhe fyerja nga Kryeministri ndaj shqiptarëve, intimidimi i tyre; Arroganca dhe shpërfillja përballë jetës dhe pronës, duhet të ketë një përgjigje të fortë qytetare. Në këto kushte: Opozita duhet të organizojë protes-

ta të vazhdueshme përballë Kryeministrisë. Jemi në udhëkryqin më të rrezikshëm të demokracisë shqiptare dhe cënim të hapur të interesave kombëtare. Jemi në kushtet kur Rama, ka shkatërruar parlamentarizmin me manipulimin dhe blerjen e zgjedhjeve të provuar nga OSBE/ ODHIR-i dhe hetimet e fundit të Prokurosisë, për më tepër, ka inkriminuar në mënyrë të qëllimshme politikën dhe parlamentin. Ka shkatërruar pushtetin gjyqësor dhe Prokurorinë, sot jemi në kushtet e absurditetit të plotë në një vend ku flitet për sukses të reformës në drejtë-

si, e cila e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë dhe së shpejti pa gjykata apeli. S’kemi më Kushtetutë, por vetëm një njeri që bën si të dojë. Një njeri që ka kriminalizuar dhe ekonominë. Një njeri që shan, tallet, dhunon dhe burgos qytetarët e vet. Opozita duhet të çojë shoqërinë në këmbë, jo vetëm militantët, por çdo shqiptar që e do lirinë e tij, e do jetën, pronën e do Shqipërinë, çdo intelektual që beson se dhuna dhe krimi nuk mund të drejtojnë vendin”- u shpreh kreu i PR-së, Fatmir Mediu.


POLITIKE

6

E shtunë, 24 NËNTOR 2018

Nuk përmbahet kreu i Qeverisë në Libofshë: Nuk vinë dot në pushtet me votë, ndaj duan ta marrin me dhunë

K

ryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish edhe këtë të premte debatit për protestat e banorëve në Unazën e Re, krejtësisht në mënyrën e tij të re me frontin e “kadrinjve”. Në një përgjigje dhënë qytetarëve që preken nga shembjet e banesave, kreu i qeverisë ka mbrojtur sërish nga Libofsha e Fierit projektin që prish më shumë se 320 banesa për rrugën e re të Unazës. Kryeministri Edi Rama tha se kjo qeveri ka legalizuar në 4 vite 150 mijë objekte, ndryshe nga qeveria e kaluar që ka legalizuar 21 mijë banesa në 8 vite. Për protestën e banoreve te zonës së Astirit, teksa nuk nguroi të sulmojë opozitën, Rama tha se opozita udhëheq protestuesit për të ardhur në pushtet me dhunë, pasi nuk e mundi me votë. “21 mijë banesa janë legalizuar në 8 vite, kurse ne kemi legalizuar 150 mijë objekte në 4 vite, shumica prej tyre shtëpi. Ne nuk mund të legalizojmë aty ku është e pamundur. Të gjitha bashkitë kanë prishur, por kurrë nuk ka pasur një protestë të udhëhequr nga opozita për të mbrojtur atë që ligji e ndalon. Me demek që paskam thënë se shtëpitë nuk do të prishen, nuk është e vërtetë. Ne kemi legalizuar 150 mijë, shumica shtëpia, në katër vite. Por nuk mund të legalizojmë në kurriz të buxhetit aty ky është e pamundur. Kurrë nuk ka pasur një protestë të udhëhequr nga partitë për një gjë që ligji nuk e lejon. Luftë për pushtet, gjej shesh

Rama: Protesta e banorëve të “Astirit” po përdoret nga opozita për të ardhur pushtet

bëj përshesh. Edi Ramën nuk e mundim dot me votë dhe hajde të bëjmë këto, ti vëmë flakën”, tha Rama. Kryeministri Rama ka deklaruar se nuk do të ketë më sorollatje të qytetarëve për pronën e tyre pasi kjo do të zgjidhet duke shkrirë në një Hipotekën dhe Aluiznin duke krijuar

Agjencinë Kombëtare të Trajtimit të Pronave. Shefi i qeverisë përsëriti faktin se nuk do të ketë asnjë legalizim, aty ku ligjin e ndalon një gjë të tillë. “Mbyllim procesin e legalizimeve, por siç do të flasë më në detaje edhe ministrja e Drejtësisë, këtu në këtë zonë do mbyllim procesin

KREU I KUVENDIT KOMENTON NGA LIBOFSHA E FIERIT NGJARJET TEK ZONA E “ASTIRIT” NË TIRANË

Protesta e banorëve të Unazës, Ruçi si Rama: Banorët mos përdoren si mish për top N

ga Libofsha e Fierit, kreu i Kuvendit Gramoz Ruci komentoi protestën e së enjtes para parlamentit, të banorëve të zonës së “Astirit” në kryeqytet, banesat e të cilëve rrezikojnë të shemben nga realizimi i projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe. Ashtu si kryeministri, edhe kryeparlamentari Ruci, ndau të njëjtin qëndrim, se banesat nuk mund të legalizohen aty ku nuk e lejon ligji. “Kam ndjekur me shqetësim demonstrimin te sheshi “Shqiponja” të disa qytetarëve që lidhet me shpronësimet apo me mos legalizimet për arsye të një vepre kombëtare. Unë e ndjej fort se çdo të thotë të prishet shtëpia, me apo pa leje, sepse jam një si ata. Jam fshatar që edhe unë gjatë viteve të gjata të jetës kam bërë shtëpi me duart e mia, dhe kimetin e shtëpisë ia di, jo ai që ka lekë dhe e bën, por ai që ka pak lekë dhe vetë e bën, dhe kjo është e dhimbshme. Por do t’u thosha: miqtë e mi gabimi që bëj unë dhe ti si kryefamiljarë, e paguajnë fëmijët, ndërsa gabimet

që bën politika, e paguan gjithë shoqëria. Dhe ata sot fatkeqësisht po paguajnë gabimet e politikës, të djeshme dhe të sotme. Të cilët ndryshe flasin sipas ligjit kur janë në pushtet dhe ndryshe kur janë në opozitë”, tha Ruçi. Po ashtu duke iu referuar qëndrimeve të Qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama, kryeparlamentari theksoi se kjo marrëzi e ndërtimeve të paligjshme duhet të marrë fund, por siç tha, vetëm përmes rrugëve institucionale. “Apeli im do të ishte, që kjo

marri 28 vjeçare duhet të marrë fund asgjë nuk zgjidhet në rrugë jashtë institucioneve dhe jashtë ligjit. Zgjidhet në bashkëpunim me institucionet dhe siç është thënë do shihen një për një të gjitha objektet si ato që janë legalizuar edhe të tjerat. Të legalizuarit do marrin dëmshpërblime sipas VKM-së dhe vetëm kur ajo të dali, dhe më pas do nisë prishja, të tjerët sipas hapësirave që lejon ligji, do trajtohen me bonus qeraje, apo banesa sociale”, tha Ruçi. Ndërsa apeloi banorët të mos shpërdorojnë hallin e tyre në hallin që ka politika. “Të mos përdoren si mish për top. Një vajzë dje humbi gishtat. Pse? Se i interesonte politikës. Ndaj u bëj thirrje të ulemi, të diskutojmë, të njohim ligjin. Aty janë interesat e qytetarëve. Nëse dikush gjykon se zgjidhja s’është e drejtë, ka gjykata. Kështu funksionon shteti. E kam ndjerë nga afër këtë çështje, kërkon urtësi, qetësi dhe maturi për ta zgjidhur problemin”, u shpreh dje kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

e Legalizimit. Njerëzit e dinë se çfarë kanë hequr shko tek Hipoteka shko tek Aluizni, një tmerr pa fund, që ne e kemi trajtuar dhe lehtësira, por nuk e kemi zhbërë, por kjo do të marrë fund me këtë reformë për mes Agjencisë Kombëtare të trajtimit të Pronës. Ky është një mekanizmin, por bren-

da saj do të ketë një mekanizëm, saktësisht një avokat”, tha Rama. Gjithashtu Rama theksoi faktin se në zonën e Libofshës ka përfunduar procesi i legalizimit, por shtoi se ka disa godina që nuk kanë marrë një të tillë, pasi ligji e pengon këtë. “Qytetarët do ta përdorin pa shkuar më parë në gjykatë. Sot ne e çelin këtë proces se së shpejti drafti i ri do të shkojë në parlament dhe brenda 6 mujorit të vitit të ardhshëm do të kemi një adresë të re, pas kaq shumë historish me problemet e pronës. Disa të dhëna ia vlejnë, pasi ky takim ishte planifikuar më parë. Procesi i legalizimit këtu është mbyllur, por ka godina që nuk legalizohen pasi këtë e bllokon ligji. Nga ana tjetër kam mirëkuptim për këta njerëz dhe kthimi i këtyre pronave tek publiku dhe komuniteti do të bëhet mbi bazën e trajtimeve njerëzore, kur bëhet fjalë për strehë për shtëpi. Ne kemi vendosur banuesin e qerasë. Nuk mund të legalizoj dot kur ndërtohet aty ku nuk lejohet”, deklaroi kryeministri Rama në takimin e Libofshës.

KREU I GRUPIT TË PS-së

Mandati i dytë, Balla: Veliaj ka justifikuar besimin e dhënë nga PS dhe qytetarët

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është i bindur se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do jetë sërish kandidati i socialistëve për një mandat të dytë. Gjatë një interviste për ABC Neës ai u shpreh se, Veliaj ka justifikuar maksimalisht besimin e dhënë nga PS dhe qytetarët e Tiranës më 23 qershor 2015, duke lënë të kuptohet se ai do të konfirmohet nga strukturat e Partisë Socialiste në momentin e duhur. Balla tha se, për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet e caktuara të zhvillohen vitin e ardhshëm, por zhvillohet një proces vlerësimi nga PS. “Kemi filluar procesin e parë të vlerësimin e performancës. Në Asamblenë e fundit të PS-së është raportuar për çdo të zgjidhur vendor të PS. Jemi duke përmbyllur raportin e performancës së këshilltarëve”, tha Balla. Kreu i deputetëve socialistë u shpreh se në zgjedhjet e 30 qershorit, PS synon të fitojë shumicën në këshillat bashkiakë. “Jo më larg se nesër do kemi një takim me gjitha partitë aleate me të cilat ne kemi shumicën në 61 këshillat lokalë. Në të gjitha këshillat bashkiak nuk e kemi shumicën vetëm, por përpjekjet tona kanë filluar që si në 25 qershor, synimi është të kemi shumicën të vetëm në çdo këshill bashkiak, por ligji zgjedhor e lejon që të kemi aleatë”- deklaroi dje Sekretari i Përgjithshëm i selisë rozë, Taulant Balla.


POLITIKE

7

E shtunë, 24 NËNTOR 2018

Që prej nisjes së protestave nga banorët e “Unazës së Re” rreth 3 javë më parë, në total më shumë se 60 persona janë kallëzuar në prokurori

P

as protestës së banorëve të “Unazës së Re” përpara Kuvendit, e cila u shoqërua me akte dhune, Prokuroria e Tiranës informon se ka çuar në gjykatë dosjen për 6 nga të ndaluarit. Prokuroria ka kërkuar masën “Arrest me burg” për protestuesin që qëlloi me këpucë drejt kryeministrit Edi Rama teksa ky i fundit fliste nga ambientet e Spitalit të Traumës. Përveç Dorjan Protoduarit, Prokuroria ka kërkuar burg edhe për disa të arrestuar të tjerë: Fluturim Golecin, Ruzhdi Dacin, Marsel Velillari, Amarildo Sinanajn, Shpati Bilbilaj. Ata akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, mbajtje të lëndëve shpërthyese, kundërshtim të forcave të policisë, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme si dhe prishje të qetësisë publike. Nga ana tjetër, është identifikuar personi që hodhi kapsollen që kapi policja Ina Nuka, e cila humbi dy gishta. Ai është 18-vjeçari Daniel Dobraj, banues në Tiranë. Mësohet se 18-vjeçari është identifikuar nga pamjet filmike gjatë protestës së banorëve. Sipas burimeve, prioritet për Prokurorinë e Tiranës, është edhe identifikimi i llojit të lëndës plasëse të një fuqie relativisht të madhe, e cila shkaktoi plagosjen e rëndë të Nukës. Daniel Dobraj ka lindur në Greqi dhe është kthyer në Shqipëri disa vite më parë. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë regjistroi të enjten kryesisht procedimin penal nr.9146, për veprat penale, “Pla-

Qëlloi Ramën me këpucë, burg për të riun dhe për 5 protestuesit

AKUZAT

“Akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, mbajtje të lëndëve shpërthyese, kundërshtim të forcave të policisë, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme si dhe prishje të qetësisë publike”.

18-VJEÇARI “Është identifikuar personi që i ka hedhur kapsollen që kapi policja Ina Nuka, e cila humbi dy gishta. Ai është 18-vjeçari Daniel Dobraj, banues në Tiranë. Mësohet se 18-vjeçari është identifikuar nga pamjet filmike gjatë protestës së banorëve”.

gosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, e kryer me dhunë dhe në bashkëpunim, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime, manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike” e kryer në

bashkëpunim. Mëngjesin e së premtes, Ina Muka është transportuar nga Spitali i Traumës në një spital të specializuar në Stamboll. Pas ndërhyrjes kirurgjikale që do t’i nënshtrohet atje, mjekët i kanë dhënë shpresë familjarëve të së resë. Të enjten, në hyrje të spitalit Kryeministri Edi Rama u prit nga familjarët e

ARRESTIMI

Kapet autori i plagosjes së polices

Kapet autori i dyshuar i plagosjes së efektives së “Shqiponjave”, Ina Nuka. Bëhet fjalë për shtetasin Daniel Drobaj, 18 vjeç, banues në Tiranë. Në ngarkim të këtij shtetasi do të referohen materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”. “Shërbimet e Policisë Tiranë identifikojnë dhe kapin në kohë rekord autorin e plagosjes së efektives së Policisë, shtetases Ina Nuka. Nga shërbimet e Policisë Tiranë falë një pune të mirë organizuar hetimore u bë identifikimi dhe kapja në kohë rekord e autorit të plagosjes, shtetasi Daniel Drobaj, 18 vjeç, banues në Tiranë”,- njoftoi dje në mbrëmje Policia e Shtetit. Mësohet se i riu është arrestuar në rrugën “Babe Rexha”.

PROTESTA

A

delina Shehu, banore e zonës së “Unazës së Re”, ka mbetur e plagosur në këmbë gjatë protestës para Kuvendit. Në një intervistë për “Fax News” ajo shprehet se ndihet tejet e ofenduar nga kryeministri Edi Rama. Ajo thotë se kur Rama ishte në spital, u ka thënë që janë zaptues e që duhet të zhduken një orë e më parë. Më tej ajo shprehet se protesta degradoi e dhunshme pasi u provokua nga policia. “Vjen kryeministri dhe drejtohet tek polici. Kishte përballë një zonjë tjetër të lënduar dhe ajo i drejtohet: “O kryeministër po si na e bëtë këtë punë kështu?!”. “Ti moj zonjë mos fol fare, se nuk kam ardhur për ty por kam ardhur për të parë atë vajzën 24-vjeçare, që i keni hequr gishtat e dorës, se është vajzë nënë, si do të vinte sikur të ishte vajza jote dhe të vinte me gishtat e hequr?” O kryeministër po dhe unë jam vajzë nënë, nuk më bëri lopa, shikoje këmbën time si jam bërë, pse nuk duhet të më

protestuesve të lënduar. “Turp, turp, turp”, dëgjoheshin teksa brohorasnin në kor familjarët e protestuesve të plagosur. “Çfarë bëri ai që e more me polici, more hajdut. Qeveri e krimit”, i drejtohej një familjare, Ramës. Një prej protestuesve qëlloi Ramën me këpucë por ishte punonjësi i sigurisë, i cili e devijoi. Me pas

ai u shoqërua nga policia. Mes të plagosurve ishin 12 punonjës policie dhe 3 protestues, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Ushtarak. Që prej nisjes së protestave nga banorët e “Unazës së Re” rreth 3 javë më parë, në total më shumë se 60 persona janë kallëzuar në prokurori edhe për bllokimin e përditshëm të rrugës me akuzën e pengimit të mjeteve të transportit dhe prishjes së qetësisë publike. Për protestën e fundit ku mbetën të lënduar 12 efektivë dhe disa protestues edhe avokati i popullit ka nisur një hetim për të parë nëse ka patur tejkalim të kompetencave nga ana e institucioneve.

Theu këmbën, qytetarja: Rama më tha zhdukuni një orë e më parë

flasësh?. “As nuk dua që t’ja di për ju, ju jeni zaptues dhe duhet të zhdukeni një orë e më parë, mos të dukeni më këtu. Ato që kanë letra do të marrin dëmshpërblim, ju do të zhduke-

ni”. I thamë po janë fjalët e tua o kryeministër, kur na thatë ti gëzoni këto shtëpi, kur erdhët të na merrnit votat. “Nuk është e vërtetë”-tha, “nuk ua kam thënë këto fjalë””,-tregoi Shehu.


POLITIKE

8

E shtunë, 24 NËNTOR 2018

Kreu i grupit të LSI-së: Përzëreni këtë psikopat që ndyn spitalet me gojën e pisët dhe sjelljen prej shpellari

K

reu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të mbajtura gjatë ditëve të fundit nga kreu i Qeverisë lidhur me çështjen e banorëve të “Astirit” në Tiranë, ku kërkon që Edi Rama mos të ndërhyjë më në spitale, pasi aty është një vend ku pacientët marrin shërbime shëndetësore dhe jo luftë klasash. Me anë të një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” thekson se Rama, hajdut i 40 milionë eurove, që e bën asfaltin e tij më të shtrenjtë se floriri dhe dhunues i grave, këtu fillon e mbaron ky Kryeministër përtej kësaj është shkretëtirë intelektuale, morale dhe politike. Kreu i deputetëve të LSI, e cilëson jo normale dhe anti-humane sjelljen e kryeministrit Edi Rama në Spitalin Ushtarak. Sipas deklaratave të protestuesve të plagosur që janë ende të shtruar në spital, Edi Rama i ka fyer qytetarët që po merrnin mjekim për plagët e shkaktuara nga policia. Nisur nga këto dëshmi, Vasili thotë se kjo sjellje e kryeministrit Rama është e dënueshme, sipas kodeve ligjore dhe morale. “Mos e lejoni këtë kryeministër shkretëtirë morale e intelektuale, që të hyjë më në spitale. Ky kryeministër kokëgdhë hyn në spital dhe ndan të sëmurët në dysh: ata që u duhet folur dhe atyre që nuk i duhet folur. Ky refuzon t’u flasë grave që ju kanë thyer këmbët, që i kanë rrahur e mavijosur, që

Vasili: Mos e lejoni Ramën të hyjë më në spitale. Të plagosurit janë njëlloj

ënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i quan banorët e “Astirit” si zabtues, ndërsa i kërcënoi pas protestës së djeshme se ata që nuk kanë dokumente nuk do të marrin asnjë dëmshpërblim për banesat e tyre. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se dhuna është shenja e parë e frikës së pushtetit dhe mjeti i fundit që parathotë rënien e tij! “Gjuha e urrejtjes dhe e përçmimit ndaj shqiptarëve të ardhur prej viseve të Veriut të Shqipërisë e që me apo pa leje, de facto janë bërë banorë të Tiranës, etiketimi i tyre “shpellarë” apo “malokë” dhe përpjekja djallëzore për t’i vënë ata në konflikt me banorët e tjerë vendas apo të ardhur më herët tek Unaza e Re apo edhe gjetiu në Tiranë, është shprehja me e qartë e filozofisë armiqësore dhe selektive të Kryeministrit ndaj një pjese të popullsisë së vendit të vet”. Nënkryetari i LSI-së shpre-

“Paratë e krimit e drogës dhe shërbëtorët e tyre, tentojnë të deformojnë vullnetin zgjedhor të qytetarëve!”

Nga Silva Caka

kanë abortuar të arrestuara nga horrat e këtij. Ç’punë ka ky i pagdhendur të hyjë në spital?! Ky idiot nuk e di që në spital ka vetëm të sëmurë që marrin shërbim shëndetësor dhe jo luftë klasash. Përzëreni këtë psikopat që ndyn spitalet me gojën e piset dhe sjelljen prej shpellari. Ka vetëm një kod të përbotshëm sjelljeje në çdo

spital të globit dhe që është respekti dhe etika me çdo të sëmurë të shtruar, që vuan e kurohet atje. Po ky kod i përbotshëm s’ka asfarë të bëjë me një mostër të shpartalluar psiqikisht si ky, që të vetmen pjesë të trurit, që i punon ka atë të gënjeshtrës dhe të dhunës ndaj grave, pjesën tjetër e ka të tharë e të

atrofizuar si shkurre e degraduar. Hajdut i 40 milion eurove, që na e bën asfaltin e tij më të shtrenjtë se floriri dhe dhunues i grave këtu fillon e mbaron ky kryeministër, përtej kësaj është shkretëtirë intelektuale, morale dhe politike”- deklaroi dje kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

NËNKRYETARI I LSI-së: BANORËT NUK KANË ÇFARË TË HUMBASIN MË SHUMË SE SHTËPITË, NDAJ ATA NUK I TREMBEN DHUNËS

N

DEPUTETJA E LSI-së

Luan Rama: Dhuna është shenja e parë e frikës së pushtetit dhe mjeti i fundit që parathotë rënien e tij

het më tej se, prej kësaj gjuhe dhe filozofie urrejtjeje buron dhe ushqehet dhuna e pushtetit që përdor shtetin për interesa korruptive. “Por Kryeministri duhet të ketë mirë të qartë një gjë: dhuna është shenja e parë e frikës

së pushtetit dhe mjeti i fundit që parathotë humbjen dhe rënien e tij”, theksoi Luan Rama. Në vijim të reagimit të tij, Rama thekson se banorët nuk kanë çfarë të humbasin më shumë se shtëpitë, ndërsa thotë se ata nuk i tremben

dhunës. “Banorët e Unazës së Re nuk kanë se çfarë të humbasin më shumë se shtëpitë, e ata nuk janë prej atyre që i tuten apo i tremben dhunës! Prandaj, dialogu me ta e jo dhuna, transparenca dhe jo imponimi janë e vetmja mundësi që ka Kryeministri ta shpëtojë veten prej turpërimit dhe humbjes prej dhunës që vetë e provokoi dhe e nisi i pari. Urrejtja ndaj fqinjit, ndaj tjetrit a cilitdo qoftë; i pasur a i varfër, malësor, fusharak, lab a qytetar, besimtar në qoftë ose jo, është një prej Dhjetë Ndalimeve, që nga Libri i Moisiut. Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e zotit, e kush ka sado pak mend në kokë, nuk shkon me forcë e as përdor dhunën kundër të zotit të shtëpisë, se nuk preket me dorë baba para fëmijëve e as fëmijët në sy të babës!”, u shpreh dje në reagimin e tij, deputeti i LSI-së, Luan Rama.

Pasi e njoftuan administratën publike se në takime do t’u vinin Zv. Ministrat respektivë të fushës, e në vend të tyre u dilte si Fanti Spathi, deputeti i padëshiruar i Rilindjes në Skrapar, tashmë Fanti Spathi ka elaboruar metoda të reja për t’u vjedhur votën qytetarëve të Skraparit. Kuadri ligjor i arsimit në Shqipëri, me gjithë problemet që e karakterizojnë, ka të përcaktuar shumë qartë një rregull, sipas të cilit numri i nxënësve dikton edhe numrin e mësuesve: rritja e numrit të nxënësve, rrit edhe numrin e mësuesve, ashtu siç ulja e numrit të nxënësve ul numrin e mësuesve. Mirëpo Fanti Spathi e përmbys rregullin sipas interesave elektorale, duke punësuar jo pak, por 76 mësues të rinj vetëm për muajin tetor. Konkretisht, në shtator të këtij viti, Zyra Arsimore e Skraparit deklaronte 157 mësues, ndërsa muaji tetor që lamë pas shënon 233 mësues të deklaruar nga Zyra Arsimore Skrapar. Ndërkohë që numri i nxënësve në Skrapar shënon shifrën më të ulët të nxënësve ndër vite; viti 2016 shënonte 1871 nxënës, viti 2017 shënonte 1627 nxënës dhe viti 2018 shënon 1550 nxënës, pra 321 nxënës më pak!!! Duke mos iu futur fare analizës se a e kanë arsimin përkatës këta mësues të rinj që mbijnë si kërpudhat pas shiut të shtatorit, mjaftohem me qëllimin e gjithë kësaj maskarade: kontrata pune fiktive në këmbim të votave për zgjedhjet e ardhshme. Nuk e di a kanë ngelur më struktura shtetërore të cilat duhet të reagojnë ndaj kësaj vjedhjeje, por gjithsesi i bëj thirrje Prokurorisë të reagojë e të hetojë sa më parë këtë abuzim me paratë e shqiptarëve.


AKTUALITET

9

E shtunë, 24 NËNTOR 2018

DEPUTETI I PD-SË: EDI RAMA, INJORANT DHE SHËRBËTOR I KRIMIT

D

eputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka dënuar ashpër gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama ndaj grave protestuese ditën e enjte ndërsa vizitonte efektivët e plagosur në spitalin e traumës. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Spahia shprehet se kur do ta kuptojë Rama se nuk është kryeministër i vetëm atyre që i kanë dhënë votën, por është kryeministër i gjithë shqiptarëve. “Kur do e kuptojë ky injorant që nuk është kryeministër vetëm i kujt i ka dhënë votën dhe i kujt punon në administratë? Kur do e kuptojë ky i pa shpirt e i padenjë që janë përgjegjësi e tij njësoj si gruaja e dëmtuar në protestë, të cilës në krevatin e spitalit i thotë: “pusho ti se s’kam ardhur për ty, e s’dua të të dëgjoj se ju do zhdukeni”, ashtu edhe policja e dëmtuar? Kur do e kuptojë ky shërbëtor i krimit që s’mund të guxojë të shembë shtëpitë dhe shkatërrojë jetët e askujt, duke i thënë “do zhdukeni ju se jeni abuziv, sepse dua të vjedh unë 40 milion euro”? Kur do e kuptojë që s’ka më as votat e atyre që e kanë votuar, ata të cilët pafytyrësisht i ka mashtruar? Mjafton ti hedhim një sy reagimeve në rrjetet sociale të mbështetësve të tij kur ripostojnë statuset e lëpirësave të tij.

Spahia, Ramës: Kur do ta kuptosh që je kryeministër i të gjithë shqiptarëve

Mjafton të shikojmë reagimet e sondazheve televizive dhe reagimeve edhe nga mbështetësit e tij mediatik në studio televizive, përjashto ndonjë fundërrinë shërbetore komuniste. Kur do e kuptoje që këpuca fytyrës, që i ngrin buzëqeshjen dhe i turbullon trurin e brishtë, është vetëm fillimi i reagimit që zien në çdo cep të vendit? Kur do e kuptojë që në njerëzit jemi të ngopur dhe e kemi

pësuar në kurriz për 45 vjet shprehjen “detyrën bëja, ç’faj kisha unë”? E kemi dëgjuar nga gjykatës, hetues, sigurimsa, spiunë e lloj-lloj shërbëtorësh të ndyrë e ç’njerëzorë të diktaturës. Kjo frazë nuk mund të tolerohet në kurriz të askujt më në këtë vend. Askush të mos guxojë të cënojë lirinë dhe të drejtën e askujt me verbërinë e shërbëtorit të pushtetit!”tha dje deputeti i PD-së, Bardh Spahia.

Deputeti Genc Pollo: Në një vend normal, shefi i mazhorancës e qeverisë do e dënonte aktin e ofiqarit, e të paktën do insistonte në sqarim të plotë e hetim të thelluar

PD: Nuk do lëmë gur pa përmbysur që banditët të shkojnë në burg P

artia Demokratike nuk ndalet në kërkesën e saj për arrestimin e kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ku përmes deputetit Genc Pollo, PD-ja ka kërkuar ndëshkimin e Dakos, pasi sipas tij, Dako ka konsumuar veprën penale të “krimit elektoral”. Pollo solli sërish në vëmendje “Dosjen 339” dhe përfshirjen e kryebashkiakun Vangjush Dako në blerje votash në Durrës. Sipas tij, shefi i qeverisë Edi Rama instaloi në të gjithë Shqipërinë skemën e vjedhjes së votave përmes të njëjtës skemë siç bëri me qytetin bregdetar të Durrësit. Teksa kujton se kanë kaluar 30 ditë nga përgjimet e prokurorisë që implikojnë Dakon me bandën e Avdylajve, Pollo shprehet se është e papranueshme që ndaj tij nuk është marrë asnjë masë. Për deputetin demokrat është e papranueshme që “shefi politiko-elektoral i PS-së dhe kryebashkiaku i Durrësit të jetë i përfshirë me bandat kriminale dhe të mos japë dorëheqjen”. Pollo tha se është detyrë primare e opozitës por edhe e gjithë shoqërisë” të mos rreshtim e të mos lëmë gurë pa përmbysur deri sa të jemi sërish vend normal ku banditët

me e pa kravatë të mos rrinë në zyra e nëpër rrugë por aty ku e kanë vendin: në burg. “Kanë kaluar 30 ditë që kur përgjimet zyrtare të prokurorisë ndaj bandës

së Avdylajve, dëshmuan se Vangjush Dako, kryebashkiak i Durrësit e shef politiko-elektoral i partisë rilindiste në pushtet për krahinat Durrës, Shijak e

GARA E BRENDSHME

Përfundojnë zgjedhjet në Durrës, Ferdinand Xhaferri është kreu i ri i PD-së

Kanë përfunduar pasditen e djeshme zgjedhjet e brendshme për kryetarin e degës së Partisë Demokratike Durrës. Në përfundim të numërimit rezultoi se Ferdinand Xhaferri është zgjedhur kryetar i ri i degës së PD-së në qytetin bregdetar, me 222 vota kundrejt 130 votave që mori “kundërshtari” i tij Sokol Kapidani. Po ashtu mësohet se gjatë votimit 14 vota dolën të pavlefshme. Ndërkohë, bëhet e ditur se pjesëmarrja në zgjedhje ishin 83 përqind, ndërsa nga 438 votues, votuam 366. Monitorues i procesit zgjedhor ishte deputeti demokrati i Durrësit, Oerd Bylykbashi, ndërsa pas shpalljes së fituesit nuk pati asnjë kontestim nga kandidati humbës. Edhe në qytete të tjera pritet të zhvillohen zgjedhje për kryetarë dege të PD-së. Krujë, është në pale kontraktore me këtë bandë: Avdylajt i mbledhin vota me para e kërcënime. Shefrilindisti lokal i shpërblen duke i mbrojtur nga policia, duke i dhënë tendera e leje ndërtimi dhe duke ja emëruar minibanditët me shkollë në drejtoritë e Durrësit. Në një vend normal, nuk po them anëtar i NATO-s e kandidat për në Bashkimin Europian, por thjesht në një vend normal, kryebashkiaku do të kishte dhënë dorëheqjen të nesërmen, për t’i çelur rrugë hetimit të pandikuar. Në një vend normal, nëse kjo nuk do të ndodhte, partia e tij do ta zhvishte nga funksionet partiake e do të procedonte me përjashtimin e tij. Në një vend normal, shefi i mazhorancës e qeverisë do e dënonte aktin e ofiqarit, e të paktën do insistonte në sqarim të plotë e hetim të thelluar. Në Shqipërinë rilindiste, prej 5 vitesh Kryebashkiaku tërsëllon kundër kritikëve e kundërshtarëve që i lexojnë dosjen, herë me zë të trashë e herë me qesëndi, madje i pakursyer në padi. Partia e tij nuk mund t’i bëjë gjë pasi nuk është më ose gjallon nën thundrën bandito-rilindiste. Shefi i mazhorancës i jep mbrojtje mbi e nën rrogoz dhe së shpejti pritet të apelojë që kush foli e mendoi keq për Dakon, t’i kërkoi atij falje publike. Prandaj zonja e zotërinj është detyrë primare e opozitës por edhe e gjithë shoqërisë të mos rreshtim e të mos lëmë gurë pa përmbysur deri sa të jemi sërish vend normal ku banditët me e pa kravatë të mos rrinë në zyra e nëpër rrugë por aty ku e kanë vendin: në burg”- deklaroi dje nga selia blu, deputeti demokrat Genc Pollo.


AKTUALITET

10

E shtunë, 24 NËNTOR 2018

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u ndal edhe te investimet në kujdesin shëndetësor parësor, duke filluar nga rehabilitimi i 100 qendrave shëndetësore në vitin 2019

M

inistrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi në komisionin e Ekonomisë dhe Financave, se me buxhetin 2019, nis investimi në 5 maternitete në vend. Gjatë diskutimit në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave në Kuvend, Manastirliu deklaroi se me buxhetin e vitit të ardhshëm, investohen 20% më shumë për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore. Duke theksuar se ky buxhet është 43.3% më i lartë se i 5 viteve më parë, Manastirliu shtoi se buxheti 2019 garanton jo vetëm financimin e shërbimeve në sistem por mbështet transformimin në vazhdim të sistemit, duke vendosur pacientin në qendër. ‘’Për 2019 investojmë 3 miliardë e 150 milionë lek, ose 20% më shumë krahasuar me vitin 2018. Vetëm në QSUT po investojmë 30 milion euro për ndërtimin e Spitalit të ri Kirurgjikal, Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendëshme dhe Spitalin Pediatrik’’,-u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Manastirliu foli gjithashtu për vëmendjen e posaçme tek fuqizimi i spitaleve rajonale dhe rrjetit të materniteteve në vend. ‘’Me buxhetin e vitit 2019 vijojmë me investime të rëndësishme nga veriu në jug nga Spitali i Kukësit, tek investimi në Spitalin Pediatrik Durrës, përfundojmë investimin në Spitalin e urgjencës dhe patologjisë në Elbasan. Gjithashtu ne planifikojmë të nisim investimet në maternitetet e Lezhës, Beratit, Pogradecit, Matit dhe Kukësit’’,-u shpreh Ministrja Manastirliu. Gjatë fjalës së saj para deputetëve të Komisionit

Buxheti 2019, Manastirliu: 3.1 miliardë lekë investime në shëndetësi INVESTIME ‘’Për 2019 investojmë 3 miliardë e 150 milionë lek, ose 20% më shumë krahasuar me vitin 2018. Vetëm në QSUT po investojmë 30 milion euro për ndërtimin e Spitalit të ri Kirurgjikal, Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendëshme dhe Spitalin Pediatrik’’.

BONUSI I BEBEVE

të Ekonomisë dhe Financave në Kuvend, Manastirliu u ndal edhe te investimet në kujdesin shëndetësor parësor, duke filluar nga rehabilitimi i 100 qendrave shëndetësore në vitin 2019. ‘’Infrastruktura e përshtatshme; programi i kontrollit mjekësor bazë për çdo qytetar në qendrën e tij shëndetësore; paketa e

barnave të rimbursueshme për çdo të sëmurë kronik, qoftë ky i siguruar ose jo, me një financim prej 10 miliardë e 400 milion lekë si dhe ofrimi i 12 paketave mjekësore falas për ndërhyrjet në zemër, transplantin e veshkave, dializën, etj, me financim 100% nga shteti në sektorin publik dhe privat janë hapa

“Sa i takon programeve të Mbrojtjes Sociale, Manastirliu foli për politikën e re sociale të bonusit të bebeve, që me buxhetin e vitit 2019 mbështet direkt 30 mijë familje që do të gëzohen me lindjen e një fëmije”.

konkretë drejt mbulimit shëndetësor universal’’, u shpreh Manastirliu. Sipas Ministres, ky buxhet ka drejton vëmendjen te nevojat e qytetarëve duke mbuluar më shumë se 85 % të nevojave të vendit nga rreth 40 % që financoheshin për shëndetësinë me para publike 5 vjet më parë. Sa i takon programeve

të Mbrojtjes Sociale, Manastirliu foli për politikën e re sociale të bonusit të bebeve, që me buxhetin e vitit 2019 mbështet direkt 30 mijë familje që do të gëzohen me lindjen e një fëmije.

për transportin e tyre. Do të kemi tekste falas edhe për klasën e 5-të në 2019, vijojmë të mbështesim edhe kategoritë në nevojë. Investojmë në 75 objekte të reja arsimore, palestra dhe laboratorë”,-deklaroi Nikolla. Gjatë seancës në komision, ministrja nuk la pa përmendur as Arsimin e Lartë i cili këtë vit merr 8.1 miliard lekë ose 410 milionë lekë më shumë se një vit më parë. “Buxheti 2019, Arsimit të lartë i shtohen 410

milion lekë më shumë së një vit më parë. Pagat e pedagogëve do të mbulohen në 12 muaj nga buxheti i shtetit. Po monitorojmë punën e bordeve, administratorëve, dekanëve dhe rektorëve me strukturën universitare. Kemi konfirmuar se ka tejkalim të normës së punonjësve administrativë mbi 33% në disa universitete. Ndaj ne do bëjmë publike këtë investigim dhe do ndërhyjmë që taksat të shkojnë aty ku duhet dhe jo për nderet e radhës duke punësuar pa kriter”. Ministrja u konfirmoi se nuk ka rritje tarifash prej disa vitesh dhe solli disa argumente mbi tarifën mesatare që paguajnë studentët në “Bachelor”. “Ne jemi akuzuar se janë shumëfishuar tarifat. Por në të vërtetë nuk ka asnjë rritje tarifash. Tarifa mesatare që paguan një student sot është 26,314 lekë për studimet “Bachelor”. Qeveria vendos tavanin e tarifës ndërsa vendimmarrja është e universiteteve. Universitet janë të lira të orientojnë vendimmarrjen e tyre për arsimin publik”- u shpreh Nikolla.

MINISTRJA E ARSIMIT

Nikolla: Buxheti rritje me 1.1 mld lekë, fryrje stafesh në Universitete

M

inistria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, raportoi në Komisionin Parlamentar për Ekonominë mbi shpërndarjen e buxhetit për vitin 2019. Nikolla tha se buxheti i akorduar kap shifrën e 39.1 miliard lekëve dhe përmbush pritshmëritë për thellimin e reformave, rritjen e pagës për mësuesit, shtimin e numrit të mësuesve ndihmës dhe sigurimin e transportit për nxënësi dhe mësuesit nga klasat kolektive. “Buxheti për vitin 2019 është 39.1 miliard lekë dhe ka rritje me 1.1 miliard lekë. Është një buxhet që ka disa risi. Për herë të dytë mundëson rritjen e pagave për mësuesit në masën 7% me efektet financiar 1.3 miliard lekë. Premtimi ynë mbetet rritja e pagave në masën 40% deri në fund të mandatit. Do të

S’KA RRITJE TARIFASH “Ministrja u konfirmoi se nuk ka rritje tarifash prej disa vitesh dhe solli disa argumente mbi tarifën mesatare që paguajnë studentët në “Bachelor”. “Ne jemi akuzuar se janë shumëfishuar tarifat. Por në të vërtetë nuk ka asnjë rritje tarifash”.

jetë një buxhet që shton vëmendjen tek gjithëpërfshirja dhe barazia. Mësuesit ndihmës, me buxhetin e 2019 do të kemi 1 mijë mësues ndihmës, me rreth 900 milion lekë efekt financiar. Ambicia jonë është që çdo fëmije që do mësues ndihmës, ne ta sigurojmë atë. Risi e këtij buxheti

janë edhe 150 oficerë sigurie, me një buxhet 125.8 milion lekë. Ata janë instrument i rëndësishëm për sigurinë në shkolla, luftën kundër bulimit, radikalizmit dhe dhunës. Buxheti adreson 86 milion lekë për programin “Bëjmë detyrat e shtëpisë”, në 2019 e shtrimë në 90 shkolla, 70 shkolla më shumë se një vit më parë. Kemi marrë shumë kritika për mbylljen e shkollave. Mbyllëm 345 klasa kolektive duke i qendërzuar në shkolla me bashkëmoshatarët e tyre. Asnjë mësues nuk del nga sistemi për shkak të kësaj reforme. Jemi të vendosur për mbylljen e klasave kolektive, siç bëmë këtë vit me 33 mijë fëmijë që mësonin në klasa kolektive. Buxheti 2019 akordon 800 milion lekë për 35 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues


POLITIKE

11

E shtunë, 24 NËNTOR 2018

Shtyhet për të dytën herë seanca gjyqësore ndaj anëtarëve të grupit të Habilajve, arrestuar nga Amtimafia Italiane gjatë operacionit “Rosa dei venti” ekzekutuar në 14 tetor të 2017

U

kapën me bujë të madhe por seancat gjyqësore për grupin Habilaj në Itali po shtyhen. Jo më pak se dy muaj më parë, financieri i grupit të Habilajve, Nezar Seiti u la nga gjykata e Apelit të Katanias në Itali, në “arrest shtëpie”. Seanca gjyqësore e parashikuar të zhvillohej më datë 16 nëntor, u shty përsëri edhe të premten dhe kjo për shkak të mungesës së njërit prej anëtarëve të trupit gjykues. Gjykata e Katanias ka vendosur që seanca e re qjyqësore të zhvillohet më datë 10 dhjetor 2018. Anëtarët e grupi të trafikantëve italo-shqiptar, drejtuar nga vëllezërit Moisi e Florian Habilaj, akuzohen nga Prokuroria e Antimafias së Katanias për pjesëmarrje në aktivitet të strukturuar kriminal, trafik droge dhe trafik armësh nga Shqipëria drejt Italisë në vlerë 20 milionë euro. Kujtojmë se seanca e parë gjyqësore ndaj bandës së Habilajve u zhvillua më 31 maj të 2018, ku avokatët e të arrestuarve kërkuan gjykim me ri të shkurtuar, kërkesë kjo e pranuar nga trupi gjykues i cili vendosi datën 26 shtator si ditën e nisjes së procesit gjyqësor. Më 26 shtator seanca gjyqësore ka zgjatur vetëm pak minuta pasi Prokurori i çështjes Habilaj ka kërkuar kohë për përgatitjen e akuzës së tij, e cila pritej të lexohej në sallën e gjyqit, Data e seancës së radhës u vendos të jetë më 16 nëntor. Kjo është pra hera e dytë që shtyhet nisja e procesit gjyqësor ndaj grupti të Habilajve. Avokati i Mosiut ka konfirmuar se klienti i tij është marrë vetëm një herë në pyetje nga prokurorët shqiptarë dhe kjo është bërë më datë 30 maj 2018,

Grupi i Habilajve, shyhet sërish gjyqi

“Anëtarët e grupi të trafikantëve italo-shqiptar, drejtuar nga vëllezërit Moisi e Florian Habilaj, akuzohen nga Prokuroria e Antimafias së Katanias për pjesëmarrje në aktivitet të strukturuar kriminal, trafik droge dhe trafik armësh nga Shqipëria drejt Italisë në vlerë 20 milionë euro”.

10 DHJETOR

ku ka sqaruar të gjitha pikat e kërkuar nga prokurorët. U quajt financieri i grupit të Habilajve, Nezar Seiti u arrestua me bujë pasi Habilajt u kapën në Itali. U ekstradua shpejt në Itali dhe dy muaj më parë gjykata e Apelit të Katanias në Itali, e la të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. I dyshuari si financieri i grupit të Habilajve në trafikun e drogës drejt Italisë, është i vetmi nga gjithë anëtarët e tjerë të grupit.

SITUATA

Dy viktima në 3 ditë, pezullohet puna në Kurum

D

AKUZAT

ega rajonale e Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në qytetin e Elbasanit, bën me dije se ka vendosur të marrë në mënyrë urgjente masën e “pezullimit të punës” pa afat në Repartin e Petëzimit të kompanisë “Kurum International Sh.a.”, pas plagosjes së një punonjësi dhe humbjes së jetës nga një tjetër. Mësohet se është ngritur një grup pune për të hetuar mbi këtë aksident por gjatë inspektimeve në vendngjarje, në datën 21, një tjetër punonjës është aksidentuar, për fat të keq fatalisht. Punonjësi ishte me profesion elektriçist. Për shkak të dy incidenteve të njëpasnjëshme, e në kushtet kur vazhdimi i punës në këtë zonë përbën kërcënim konstant për shëndetin dhe sigurinë në punë të punëtorëve të tjerë, inspektorët vendosën pezullimin e punës derisa situata të gjejë zgjidhje, për t’iu ofruar një punë më të sigurtë punonjësve.

Ekstradimi i Nezar Seiti drejt Italisë shkaktoi shumë reagime jo vetëm në institucionet ligjzbatuese por edhe në politikë. PD akuzoi se Seiti u ekstradua për t’i mbyllur gojën, në mënyrë që të mos dëshmonte për lidhjet e ish ministrit Tahiri me Habilajt. Ndërsa prokuroria e Durrësit nisi verifikimet mbi mënyrën ekstraproceduriale të këtij ekstradimi por që në fund konkludoi se nuk ishte konsumuar asnjë vepër penale.

Moisi Habilaj është marrë në pyetje vetëm një herë nga grupi i prokurorëve shqiptarë në Katania. Në datë 15.03.2018, në përfundim të hetimeve që zgjatën thuajse 5 muaj, Prokuroria e Antimafies në Itali i kërkoi Gjykatës Italiane të mbyllë hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin me arsyetimin se “nuk ka prova dhe fakte” që implikojnë Tahirin. “Megjithëse nuk ka dyshim mbi përmendiet e

“Seanca gjyqësore e parashikuar të zhvillohej më datë 16 nëntor, u shty përsëri edhe të premten dhe kjo për shkak të mungesës së njërit prej anëtarëve të trupit gjykues. Gjykata e Katanias ka vendosur që seanca e re qjyqësore të zhvillohet më datë 10 dhjetor 2018”. bëra nga Habilaj Moisi gjatë përgjimeve, veçanërisht ku përmend se duhet ti japë 30.000 euro një “Saimir” ose në pjesët ku flet për blerjen e disa bizhuterive për bashkëshorten dhe të ëmën e Saimir Tahirit, në vlerësimin e Prokurorisë, në mungesë të provave dhe fakteve, nuk ekzistojnë elementët e vlefshëm për të ngritur akuzë në gjyq”.

VLORË

Tritol makinës, biznesmeni humb gjymtyrët R

ikthehen atentatet me tritol në Vlorë. Një makinë tip “Benz” është hedhur në erë nga një sasi e konsiderueshme eksplozivi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:35 të pasdites të së premtes në dalje të rrugës Transballkanike, ndërsa mjeti ka qenë në lëvizje. Në automjet ndodhej drejtuesi, Agron Alushaj 48-vjeç, i cili ka mbetur i plagosur rëndë. Alushaj ndodhet në sallën e operacionit në spitalin e Vlorës dhe mësohet se ka humbur gjymtyrët. Sipas bluzave të bardha, gjendja shëndetësore e tij është tejet e rëndë. Në momentin e shpërthimit, Alushaj sapo kishte dalë nga lavazhi në pronësi të karburantit nga ku po largohej automjeti. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e autorit/ëve të shpërthimit të mjetit. Alushaj mësohet se merrej me

biznes ndërtimi dhe ishte pronar i një guroreje në Drashovic. Po kështu Alushaj është dhe i vëllai i ish-drejtores së Hipotekës së Vlorës, Loreta Alushaj Tozaj. Sipas hetimeve paraprake, lënda shpërthyese është vendosur në pjesën e pasme të automjetit. Grupi hetimor ndodhet në

vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave. Policia ka shoqëruar të gjithë punonjësit e lavazhit dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa në ndihmë të hetuesve të Vlorës janë nisur edhe ekspertë nga Tirana.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E shtunë, 24 NENTOR 2018


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

13 E shtunë, 24 NENTOR 2018

Pedagogë, studentë dhe vullnetarë i bashkohen aksionit të pastrimit të Bashkisë së Tiranës

Veliaj: Qyteti i Tiranës ka më shumë mirësi e dashuri se sa urrejtje e dhunë Në gjithë kryeqytetin ka nisur sot një aksion i gjerë pastrimi, për mbajtjen pastër të mjedisit. Pedagogë e studentë të Fakultetit të Gjeologjisë, vullnetarë nga “Green Line Albania” dhe qytetarë iu bashkuan nismës së Bashkisë së Tiranës dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në pastrimin e Parkut të Liqenit Artificial, Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave dhe hapësirave studentore përreth. Duke marrë shkas nga zhvillimet e djeshme, ku mbetën të plagosur në krye të detyrës disa efektivë të Policisë së Shtetit, kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se qyteti ka më shumë mirësi dhe punë se sa urrejtje dhe dhunë. “Ne kemi parë këto ditë shumë konflikte, kemi parë një politikë që do që ta përçajë qytetin. Unë besoj se ky qytet ka më shumë mirësi se sa prapësi, ky qytet ka më shumë dashuri, se sa urrejtje dhe ky qytet ka më shumë punë, se sa dhunë”, tha Veliaj, teksa i uroi shërim të shpejtë efektives Ina Nuka, e cila humbi gishtat në protestën e dhunshme përpara Parlamentit. Kreu i Bashkisë shprehu bindjen se shumica dhe e mira do të triumfojë sepse progresi për Tiranën nuk do të ndalet. “Dua t’i uroj Inës shërim të shpejtë! Jam shumë i inkurajuar që qeveria po merret posaçërisht me trajtimin e

saj, ama e gjithë kjo ngjarje më jep edhe kurajë: më jep kurajë që sot ka më shumë qytetarë, si Ina, që e duan shtetin, se sa ata që e dhunojnë; sot ka më shumë qytetarë që e pastrojnë Tiranën se sa ata që e ndotin; sot ka shumë më shumë qytetarë që e duan punën, se sa ata që duan dhunën. Për sa kohë që e mira është në shumicë në Shqipëri, jam i bindur se e mira do të triumfojë dhe progresi për Tiranën nuk do të ndalet”, deklaroi Veliaj. Ai vlerësoi traditën e bukur të pastrimit që ka nisur në Tiranë, ndërsa u bëri thirrje banorëve të

japin kontributin e tyre, që Tirana të jetë gjithmonë e pastër, dhe jo vetëm për një ditë. “Jam shumë i lumtur që pastrimi i Tiranës është kthyer në traditë. Në qoftë se më përpara kishte një lloj stigme dhe njerëzit refuzonin se u dukej e ‘kohës së xhaxhit’, sot kemi kuptuar se edhe në Gjermani, në Australi, në Amerikë pastrohet edhe ka njerëz vullnetarë. Kjo është një zonë jashtëzakonisht e frekuentuar, pas Fakultetit Gjeologjik, ku shumë njerëz e preferojnë për piknik, por fatkeqësisht e lënë të gjithë produktin e post-piknikut, si instalacion në park. Kjo nuk ka kuptim! Kështu që, sot po pastrojmë për të dhënë shembullin. Dua të falenderoj shumë studentët e Gjeologjikut që na u bashkuan në këtë aksion, profesorët e tyre, për të kuptuar që kjo është puna jonë e përbashkët”, tha Veliaj. Kryebashkiaku kërkoi prej qytetarëve që të kujdesen për mbajtjen pastër të mjedisit, si një pasuri e përbashkët për të gjithë komunitetin. “Kur dikush vjen dhe jeton në Tiranë, do të thotë se është bërë pjesë e këtij qyteti, se të gjitha asetet e këtij qyteti, kanë vlerë vetëm kur rrinë pastër. Dua të falenderoj të gjithë miqtë e “Green Line”, të gjithë ata që punojnë me energji pozitive, që janë dashamirës të ambientit, që e duan e kanë pasion këtë qytet, besoj që kjo është e ardhmja”, tha ai.

Ministri i Mjedisit: Po përgatitemi për një aksion të madh

Klosi: Mijëra të rinj në aksionin “Të pastrojmë Shqipërinë që duam” Aksioni kombëtar “Të pastrojmë Shqipërinë që duam” nisi në orën 9.00 të mëngjesit të ditës së sotme dhe do të vijojë deri në mbrëmje.

Një ditë e veçantë, ku janë angazhuar mijëra të rinj në të gjithë Shqipërinë, në bashkëpunim me stukturat e mjedisit, prefektët dhe

kryetarët e bashkive, të cilët kanë përgatitur plane konkrete veprimi, për zonat që kanë nisur dhe do të vijojnë të pastrohen. Nga Durrësi, në një nga zonat e ndotura industriale të qytetit bregdetar, ministri Klosi tha se ky kontribut vullnetar duhet përgëzuar, por se ky operacion po vijon intensivisht prej më shumë se një viti, në mbrojtje të mjedisit, si një nga angazhimet e rëndësishme të qeverisë. “Këtu jemi në një zonë, e cila është një zonë industriale, zonë e cila ësthë një zonë e ndotur dhe për këtë gjatë gjithë këtyre kohëve ne kemi folur, jemi në përgatitje të një aksioni të madh, që do të zgjidhë përfundimisht problematikat e zonës më të ndotur mbase në

zonën bregdetare, që është landfilli i Porto Romanos dhe për të realizuar këtë duhet një përpjekje e përbashkët ashtu siç jemi mbledhur sot, së bashku me bashkinë, prefekturën, organet e pushtetit qendror dhe lokal në bashkinë e Durrësit, por edhe kontributin e qytetarëve. Do të ketë një zgjidhje të fundme të problem-

atikave të landfillit të Durrësit, por kjo do të vazhdojë gjithashtu me përpjekje për të mbajtur pastër, në përpjekje për të eliminuar ndotjet, që vijnë nga makinat e përdorura, qeset plastike, nga guroret në malin e Krujës, për të eliminuar ndotjen, që vjen nga shumë industri, që tashmë kanë marrë vëmendjen një e nga një”, tha ministri Klosi.


AKTUALITET

14

E shtunë, 24 NËNTOR 2018

Pronari i furgonit që u kap me 570 kg drogë në Qafë-Thanë, ka mohuar se lënda narkotike është e tij. Biznesmeni nga Fieri, Ilir Dauti është shprehur se e kishte shitur mjetin

8

persona u kapën gjatë operacionit në Qafë-Thanë, ku u zbulua furgoni me 570 kg kanabis. Në mesin e tyre është edhe Aranit Bida, që konsiderohet si drejtuesi i grupit. Bida rezulton të jetë dënuar në 2010 me 7.4 vite burgim nga gjykata e Krimeve të Rënda dhe se kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu. Edhe pasi doli nga burgu, Aranit Bida, filloi sërisht të meret me aktivitet kriminal. Mes të arrestuarve të tjerë janë dhe: Arben Tristea, Eduard Haxhi, Erando Mehmeti, Gentjan Rapollari, Elvis Gjona, Andi Qiraxhi dhe Leonard Demiraj. Furgoni me lëndë narkotike ishte nisur nga Fieri dhe po shkonte në drejtim të Pogradecit dhe Korçës. Dosja e trafikimit të drogës është ndjekur nga Krimet e Rëndam e cila disa muaj më parë ka nisur hetim për “Trafik droge mbetur në tentativë”. Personat e arrestuar janë nga Elbasani, Korça, Fieri, Pogradeci dhe Tirana. Pronari i furgonit Pronari i furgonit që u kap me 570 kg drogë në Qafë-Thanë, ka mohuar se lënda narkotike është e tija. Biznesmeni nga Fieri, Ilir Dauti është shprehur se e kishte shitur mjetin prej dy muajsh por pa akt noterial. “Dua të përgënjeshtroj lajmin që është dhënë dje. Jam njoftuar jo nga policia por nga mediat se furgoni im është kapur në Qafë-Thanë me lëndë narkotike. Por kjo nuk është e vërtetë. Furgoni i kompanisë sonë është shitur prej dy muajsh dhe këtë e vërteton më së miri shkrimi tek furgoni, ku ishte shkruar transporti dhe numri i personit të cilit ia kisha dhënë me mirëbesim sepse nuk më dha paratë. Puna vazhdon rregullisht në firmë dhe nuk është ngatërruar me atë lloj biznesi. Nuk jam person në kërkim dhe as nën hetim”,-tha Dauti. Biznesmeni shtoi se vëllai i blerësit

Droga në QafëThanë, koka e grupit i sapoliruar nga burgu

Aranit Bida Arben Tristea Eduard Haxhi Erando Mehmeti Gentjan Rapollari Elvis Gjona Andi Qiraxhi Leonard Demiraj

NDJEKJA

të furgonit, u zhduk me mjetin rreth orës 04:00 të mëngjesit të së mërkurës (21 nëntor). Ndërsa furgoni me gjysmë ton drogë u kap rreth orës 10:00 të së njëjtës ditë. “Personi që ka blerë furgonin tek unë por jo me akt noterial e ka pranuar këtë gjë dhe vazhdon ta pranojë, si edhe do të vijë me mua kur Prokuroria apo organet ligjzbatuese të më kërkojnë, do japë deklaratën se furgonin e ka blerë tek unë dhe kur të jepen të gjitha

paratë do kalojë edhe pronësia. Personi që bleu mjetin ka bërë kallzimin në polici për vëllain e vet, që në orën 4 të mëngjesit është larguar më furgonin e tij nga shtëpia në drejtim të paditur, ka fikur telefonin dhe nuk është përgjigjur më. Ky person ka bërë edhe kallzimin në polici”. Hetimi në dinamikë Sekuestrimi i sasisë së drogës në pikën e kalimit kufitar nuk ka qënë një rastësi. Sipas, pol-

REAGIMI

Shqiptari i vrarë në Greqi, policia: Po ndjekim çështjen P

olicia e Shtetit ka reaguar për ngjarjen e rëndë në shtetin fqinj, ku mbeti i vrarë një shqiptar. Altin Mulla u vra të enjten nga policia greke. “Ditën e djeshme (e enjte), Policia e Shtetit u informua nga Policia greke për vrasjen e një shtetasi shqiptar. Sipas informacionit të Policisë greke, 39-vjeçari Altin Mulla humbi jetën gjatë një shkëmbimi zjarri. Policia e Shtetit është në proces të vazhdueshëm shkëmbimi informacioni me Policinë greke për këtë çështje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. Rreth orës 18.30 të së enjtes, policia kishte ngritur një kurth

TË ARRESTUAR

VRASJA “Policia e Shtetit ka reaguar për ngjarjen e rëndë në shtetin fqinj, ku mbeti i vrarë një shqiptar. Altin Mulla u vra të enjten nga policia greke Sapo kuptuan se ndodheshin nën ndjekjen e policisë, trafikantët hapën zjarr me automatikë”.

për kapjen e trafikantëve të cilët kishin magazinuar 166 kg e 200 gramë kanabis, e ndarë në gjashtë çanta. Në kohën që tre persona të dyshuar mbërritën

në zonë dhe po përgatisnin transportin, ndërhynë forcat policore. Sapo kuptuan se ndodheshin nën ndjekjen e policisë, trafikantët hapën zjarr me automatikë, duke plagosur lehtë një polic, i cili u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, bën me dije se po kryen hapat e nevojshme me autoritetet homologe greke. Policia e Shtetit siguron qytetarët dhe familjarët e viktimës se do të ndiqen të gjitha hapat në kuadër të bashkëpunimit diplomatik dhe policor dypalësh, për sqarimin e situatës dhe të rrethanave ku humbi jetën Mulla.

icisë ndjekja e furgonin është kryer nga forcat operacionale në teren, që nga pika kur ai ka dalë me ngarkesë nga magazina. Përgjatë segmentit rrugor Fier-Qafë-Thanë, është ndjekur në dinamikë, deri kur ka shkuar në pikën doganore. Pikërisht në këtë pikë kalimi kufitar, është urdhëruar që mjeti ti nënshtrohet një kontrolli të reptë, ku nga rezultoi se në dyshemenë e tij, ishte fshehur një sasi e mad-

“Është kryer nga forcat operacionale në teren, që nga pika kur ai ka dalë me ngarkesë nga magazina. Përgjatë segmentit rrugor Fier-Qafë-Thanë, është ndjekur në dinamikë, deri kur ka shkuar në pikën doganore”. he droge. Menjëherë pas këtij momenti është bërë arrestimi i personave që ndodheshin në makinë dhe pas tyre janë arrestuar magazionieri dhe një puntor në fabrikë. Pritet që për këtë rast, policia dhe prokuroria të jenë në bashkëpunim edhe me hetuesit Grekë, aty ku kishte si destinacion lënda narkotike.


SPECIALE

15 E shtunë, 24 NENTOR 2018

Mark Shagall në Tiranë... Miqësia e panjohur me një artist të famshëm shqiptar

Nga Kristaq BALLI

N

ë mjediset e Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD) të Kryeministrisë qëndron hapur ekspozita e një prej artistëve më të mëdhenj të shekullit XX Marc Schagall - “Graviteti Magjik’’, ku janë paraqitur 180 gravura e grafika të përzgjedhura nga tre ciklet e tij më të njohura ilustruese per librat “Shpirtra të Vdekur” (Gogol), “Stuhia” (Shekspir) dhe “Fabulat” (La Fonten). Mark Shagall (1887-1985) njihet si një artist figurativ modernist ruso-francez me origjinë hebraike nga Bjellorusia që lëvroi disa zhanre, si pikturën, ilustrimet e librave, vitrazhin(xhamin e ngjyrosur), skenografinë, qeramikën, tapicerinë dhe printimet e arteve të bukura. Mark Shagall konsiderohet si “mbijetuesi i fundit i gjeneratës së parë të modernistëve europianë” (Michael J. Lewis), si dhe “për shumë dekada ai është respektuar si artist hebraik i shquar botëror” (Wkp). Talentin dhe inspirimin e tij paraprak e shfaqi me riprodhimin e ilustrimeve nga librat, por arti realist me të cilin ai filloi edukimin (1905) iu duk i papërshtatshëm për shijet e tij artistike. Nga viti 1906-1910 shkoi në Petersburg të Rusisë, ku vijoi studimet dhe përvojën e tij dhe, midis të tjerëve, pati rastin të njihej me piktorin Pol Gogen dhe të tjerë avangardistë, prej ku fillon edhe “…hyrja në rrymën e artit bashkëkohor…., aktivizimi në të cilin ka luajtur rol të dukshëm fillestar në jetën e tij”(Raymond Cogniat, historian). 1910-a e gjen në Paris, ku kubizmi ishte arti kryesor që dominohej ende nga pikpamja matarialiste e shek XIX. Shagall, me një vizion tjetër të sjellë nga një qytetërim rus ndryshe, synonte një art që del nga brenda jashtë, pra një invers i mënyrës kubiste të krijimit. Aty vijoi të studiojë dhe punojë në disa akademi moderniste dhe të njohë, sidomos në Luvër e galeri të tjera, autorë të tillë si Rembrandt, vëllezërit Le Nain, Karden, van Gogh, Renuar, Pisarro, Matisse, Gogen, Kurbe, Mile, Mane, Mone, Delakrua, etj. Ai mësoi këtu teknikën e “guashit” të cilën e përdori për të pikturuar skenat bjelloruse. Ai u “saturua” në Paris me të gjitha rrymat e teknikat moderne pikturale, por veprat e tij nuk i ngjasonin asnjerës prej tyre, pasi ato ishin më pranë subkoshiencës poetike, metaforike që lindnin nga brenda dhe jo nga forma reale e jashtme fizike, ato ishin “piktura jologjike dhe fantastike” (Sweeney). Shagall nuk dëshironte që punët e tij t’i nënështroheshin ndonjë shkolle apo lëvizje të caktuar artistike, ai mëtonte gjuhën e tij personale të simboleve shprehëse. Si-

doqoftë ai konsiderohet si një piktor që “flirtoi” me shumë stile radikale moderniste abstrakte, si kubizmin, fauvizmin, surrealizmin, simbolizmin, suprematizmin, duke u bërë një figurë e spikatur në të ashtuquajturën Ecole de Paris(Shkolla e Parisit). Identiteti hebraik i Shagallit ndërkalli në krijimtarinë e tij bashkërendimin e traditave të vjetra, folklorin, etnografinë hebreje, si dhe kujtimet, dashurinë dhe afeksionin për vendlindjen e familjen me stilet e artit modernist. Kritiku Guillame Apollinaire është shprehur se vepra e Shagallit është “supernatyrale”. Në vitin 1914 ai çel një ekspozitë në Berlin, me 200 punime në vaj, guash, akuarele dhe vizatime, e cila pati një sukses të madh për të. Më pas ai shkoi në vendlindje, Vitebsk të martohej me të fejuarën e tij Bella Rosenfeld, ndërkohë që me fillimin e Luftës I Botërore, kufijtë u mbyllën. Aty lindi vajza e tyre të parë, Ida. Në vitin 1915 Shagall filloi ekspozimin e veprave në Moskë dhe më 1916 në Petersburg. Ato i sollën njohjen, famën dhe shitjen e shumë prej tyre në koleksionistë të pasur. Ai ishte 30 vjeç dhe ishte bërë shumë i njohur. Revolucioni i Tetorit (1917) e vendosi si komisar i arteve të Vitebsk, ku themeloi Kolegjin e Arteve të Vitebsk-ut, i cili u bë shkollla

më e njohur e artit në Bashkimin Sovjetik. U zhvendos përsëri në Moskë ku krijoi veprat e mëdha murale për Teatrin Shtetëror Hebraik, të cilat u bënë pika referimi në historinë e teatrit. Ndërkohë që lufta kishte mbaruar, por kishte filluar kriza ekonomike, më 1922 ai vendos të rikthehet në Francë. Duke pritur vizën ai shkruan autobiografinë e vet “My Life”. Në Paris shkon në vitin 1923, duke bërë një ndalesë në Berlin për të marrë punët e lëna aty në ekspozitën e 10 viteve më parë, por nuk gjen asgjë. Ato ishin djegur, kishin humbur, ishin shitur apo vjedhur, ashtu si edhe në Paris dhe kështu, ai e fillon punën nga e para. Krijon një biznes për ilustrimin e një serie librash me teknikën e gravurës, si “Shpirtra të Vdekur” të Gogol-it, “Biblën” (Testamentin e Vjetër) dhe

Fabulat e La Fontenit, punon më 1924 në Britani, ndërsa më 1926 hap ekspozitën etij me 100 punime në Reinhardt gallery, Nju Jork, SHBA. Ilustimi me 105 figura i Biblës zgjat me ndërprerje për 30 vjet. Lufta II Botërore, pushtimi nazist i Francës dhe politika antisemitiste e qeverisë kukëll të Francës e detyroi Shagallin “të zgjohej” nga rreziku që i kanosej. Me shumë vonesë, më 1941, me ndihmën e përfaqësimit diplomatik të SHBA-ve në Francë ai u shpëtua dhe u dërgua bashkë me gruan e tij Bella në SHBA, po ashtu edhe vajza Ida me bashkëshortin e saj në një vapor emigrantësh, që kishin marrë me vete edhe një pjesë të veprave të Shagallit. Fillimisht klimatizimi i tij me opinionin kritik, përderisa edhe anglishten nuk e fliste, ishte jo aq i asimilueshëm dhe i globalizuar, por shpejt u kuptua se arti i tij nuk ishte vetëm tradicional e folklorik rusohebraik, por ekspozitat e tij gjatë këtij viti në Nju Jork dhe Çikago u “…shpërfaqën si kontribute që nuk ishin takuar më parë…”(Henry McBridge, art critic). Po ashtu skenografia dhe kostumografia e baletit “Aleko” me muzikë të Çajkovskit bazuar në poemën narrative “The Gypsies” (Ciganët) të Pushkinit, më 1942 në Teatrin e Baletit të Nju Jorkut dhe në Teatrin Metropolitan u vlerësua si një sukses i merituar dhe Shagalli u brohorit si heroi i mbrëmjes. Gazeta “The New York Herald Tribune” shkruante ato ditë që vepra e Shagallit “…është kthyer në një ekspozitë të dramatizuar të pikturave gjigande…Ajo tejkalon çdo gjë tjetër që Shagall ka bërë në shkallë këmbaleci dhe është një përvojë befasuese, e një lloji të vështirë për t’u supozuar në teatër.” Në vitin 1944 gruaja e tij Bella ndërroi jetë papritur nga një infeksion virusal. Pas një viti ai u dashurua dhe bashkëjetoi për shtatë vjet me Virginia Haggard me të cilën patën edhe një djalë, David McNeil. Shagall kthehet përfundimisht në Francë në vitin 1948. Pas ndarjes me Virginian, ai martohet më1952 me Valentina (Vava) Brodsky, nje biznesmene kapelesh me sfond hebraik, të cilën ia sugjeroi vajza e tij. Gjatë kësaj kohe ai pikturonte dhe njëheresh bënte skulpturë, qeramikë, vazo, pjata dhe kana dekorative, si dhe murale të mëdha, dritare me vitrazhe, mozaikë dhe tapiceri. Në vitin 1963 ai mori sipërmarjen e tavanit të ri për Operën e Parisit (Palais Garnier), një ndërtesë madhështore e shek XIX, monument kombëtar. Shagall e realizoi atë për një vit. Sipërfaqja e saj ishte 220 m2 dhe piktura peshonte 200 kg. Tavani, një kryevepër që i dedikohej artistëve të shquar ishte një kryevepër dhe një kontribut për kulturën franceze. Gjatë fjalës së tij në inaugurimin e tavanit Shagalli shpjegoi kuptimin e veprës së tij: “Në pikturën time dua të reflektoj, si një

pasqyrë në një buqetë, ëndërrat dhe veprat e këngëtarëve dhe muzikantëve, për të kujtuar lëvizjen e ngjyrimeve që stolisin audiencën poshtë dhe për të nderuar kompozitorët e mëdhenj të operës dhe baletit…Unë e ofroj këtë vepër si një dhuratë mirëmjohjeje për Francën dhe Shkollën saj të Parisit (cole de Paris), pa të cilën nuk mund të jenë as ngjyra dhe as liria.” Një kontribut madhor në krijimtarinë e Shagallit përbëjnë veprat e tij pikturale në vitrazh, sidomos dritaret e mëdha dekorative të shumë objekteve religioze dhe institucioneve të tjera sociale. Ndër to, dritaret e kishës në Assy (1956), katedrales Metz (1958-60), sinagogës së Qendrës Mjekësore Hadassah të Universitetit Hebraik në Jerusalem (1960-61), që konsiderohet vepra e tij më e madhe në fushën e vitrazhit, dritarja e titulluar “Paqja” në godinën e Kombeve të Bashkuara (1964), dritarja e Xhon D. Rokfeller në Kishën e Potantico Hills, Nju Jork (1967), dritaret e katedrales Fraumunster në Zyrih të Zvicrës (1967), dritaret e kishës së Shën Stefanit në Mainz, Gjermani (1978), 12 dritaret e kishës Gjithëshenjtorët, Tudeley, Mbretëri e Bashkuar (19631978), dritarja e katedrales Chichester, West Sussex, Mbretëri e Bashkuar (1978),etj janë mishërim i punës së tij kolosale artistike deri në moshën 90 vjeçare. Po ashtu, muralet, setet teatrore, kostumet dhe tapiceria dekorative, skulptura, qeramika e pikturuar mbeten vlera të paçmuara artistike të një prej artistëve figurative modernistë më të talentuar, më prodhimtarë, më të kompletuar e më të evidencuar botërisht të artit viziv. Ekspozitat dhe eksponatet e tij permanente janë të shumta në Paris, Moskë, Petersburg, Novosibirsk, Stokholm, Londër, San Francisko, Nju Jork, Filadelfia, Çikago, Colorado, Mont Real, Romë, Luksemburg, Berlin, Danimarkë, etj. Mark Shagall mban titullin si Qytetar Nderi i Jeruzalemit, ka marrë Kryqin e Madh të Legjionit të Nderit (Francë), etj. Për të thuhet se nqs ju e pyesni Shagallin t’ju shpjegojë pikturat e tij, ai do të përgjigjej: “edhe unë pothuajse nuk i kuptoj ato. Ato nuk janë letërsi, janë vetëm një aranzhim i imazheve që më pushtojnë mua…” Por cili ishte artisti i famshëm shqiptar me të cilin është miqësuar Shagall? Një vit pasi Shagall ishte kthyer përfundimisht nga SHBA në Francë, më 1949, fotografi virtuoz shqiptar Gjon Mili, i cili punonte për revistën amerikane shumë të njohur edhe ndërko-

mbëtarisht, “LIFE”, ndërmori një inkursion pune drejt rivierës franceze për të fotografuar disa prej piktorëve dhe artistëve të tjerë që jetonin përgjatë saj. Ky rajon i bukur e frymëzues ishte shndrruar në një lloj “qendre artistike” ku jetonin e punonin edhe artistë të tjerë të famshëm si Matisse (pranë Saint Pal-de-Vence) dhe Picasso (në Vallarius). Ndërkohë Shagall jetonte në Côte d’Azur. Duke jetuar pranë njeri-tjetrit ata shpesh punonin bashkë, kishin një lloj rivaliteti midis tyre edhe pse vepra e tyre ishte qartësisht e ndryshme. Sidoqoftë, ata nuk u bënë kurrë miq të ngushtë e për një kohë të gjatë. Sipas zonjës së Pikasos, Françoise Gilot, bashkëshorti i saj kishte respekt të thellë ndaj Shagallit, sidomos për aftësinë e ndjeshmërisë së ngjyrave dhe dritës. Me sa duket, Gjon Mili e kishte parashikuar e planifikuar në udhëtimin e tij në Francë në verën e vitit 1949 takimin e tij me këtë treshe piktorësh komshinj dhe realizimin e seteve fotografike për ta, më i vështiri, por më sensacionali nga të cilët rezultoi ai me Pikason. Takimi i Gjon Milit me Shagallin duket se është bërë në studion e piktorit, ku Mili ka shkrepur një seri prej afro 10 pamjesh, portrete, situata gjatë punës, disa vepra të piktorit, të cilat ishin të destinuara dhe u botuan në revistën “LIFE”, që nuk “kërcasin” shumë si ambicje artistike, por që për Shgallin mbeten një dëshmi vizive në të 60-at e tij, kur ai ishte ende shumë vital dhe prodhimtar në disa zhanre të artit pamor modern. Ilustrimet e shkrimit janë disa prej fotove të Gjon Milit të realizuara me këtë rast. Ato pasqyrojnë portretin fizik, por edhe atë psikologjik të Shagallit, një artist në pamje i thjeshtë, jo ekstravagant, por ambicioz e i përqëndruar në punën e tij më se 70 vjeçare e sistematike, eksperimentuese e në kërkim të vazhdueshëm të zhanreve e nënshtresave të shumta të pikturës moderniste të shekullit XX, të gërshetuara me traditën ekzistencialiste e spiritualiste të kultures së përkatësisë të tij hebraike, e cila i dha një konotacon shumë origjinal e të sukseshëm artit dhe krijimtarisë së tij pamore, që do ta vendoste atë në panteonin e piktorëve më prodhimtarë e më të suksesshëm evropianë të shekullit të kaluar, ashtu si edhe fotografin shqiptar Gjon Mili, i cili, siç shkruan edhe vetë në kujtimet e tij të botuara e ruajti miqësinë e tij me Shagallin pafundësisht.


FORUM

16 E shtunë, 24 NENTOR 2018 SOT NE DITELINDJEN E FILOZOFIT

KUMTIM Nga Albert Vataj

A

i nuk ishte i vetmi që kishte ngritur krye dhe vinte në diskutim tekstet e shenjta, por mallkimi dhe sanksionet që u morën ndaj tij e shndërrojnë atë mendim të kurajshëm në një themel të solid, ku do të ngrihej kreshta e asaj filozofie, që për vite më radhë u hoq zvarrë, por që do të ngjitej aq lart sa të mos mund ta zbresë që atje as shkishërimi, linçimi dhe dëbimi. Kujtojmë se Spinoza jetoi në Holandën e një periudhe kur zbulimet shkencore, ndarjet fetare dhe ndryshimet e themelta politike revolucionarizuan natyrën dhe zbatimin e mendimit filozofik. Kjo panoramë historike dhe vërshimesh, politike, sociale dhe fetare, natyrshëm që ndikoi në personalitetin e tij, në veprën monumentale që shkroi, në atë testament të vyer të mendimit filozofik që la gjeneratave. Ai erdhi në filozofi si një “heretik” dhe mbeti përgjatë historisë së mendimit një zë i fuqishëm dhe origjinal për të merituar shenjtërinë e kurajës dhe lirisë. Entuziazmin e pakufishëm për filozofinë e tij e shprehi Henri Hajne me këto fjalë: “Duke lexuar Spinozën, na kaplon ndjenja thuajse vëzhgojmë natyrën në tërë jetësimin e qetësisë së saj. Ky është pyll i mendimeve, të larta dëri në qiell, majat e luleve të të cilave lëkunden valë-valë, ndërsa trungjet e pathyeshme shtrojnë rrënjët e tyre në tokën e amshueshme.Veprat e Spinozës rrezatojnë një frymë që nuk mund të shpjegohet. Ai na prek lehtë si puhia e kohëve të ardhshme. Ndoshta fryma e profetëve çifutë është qetësuar mbi paraardhësit e tyre të vonuar”. “… liria e vërtetë vjen vetëm me njohjen e motiveve të veprimeve tona. Duke njohur natyrën e ndikimit të dëshirës mbi pasionin, ne pastaj mund të jemi në gjendje të përpiqemi për paqen e mendjes që sjell pa-anshmëri të arsyes….Pra, liria nuk është e lehtë, ashtu si të gjitha gjërat e tjera fisnike, aq të vështira sa edhe të rralla”. Për Baruch Spinozën filozofia nuk ishte një armë, por një mënyrë jetese, një urdhëresë e shenjtë, shërbyesit e së cilës udhëtonin përnga një bekim suprem e të sigurtë. Por çdo urdhër pret një sakrificë, dhe ajo çfarë kërkon filozofia, pranimi nga njeriu i së vërtetës si udhëzuesi dhe synimi i tij, as nuk ndërmerret kollaj e as nuk mirëkuptohet lehtë nga ata që nuk e pranojnë atë. Prandaj njerëzve mund t’i duket si një sabotues shpirtëror, përmbysës i gjërave të ngulitura ligjërisht dhe avokat i djallit. I tillë ishte Spinoza për bashkëkohësit e tij. Me origjinë nga një familje çifute, e cila ka ardhur nga Portugalia. Spinoza qysh në rini i përkushtohet studimit të Biblës, të Talmudit dhe të filozofisë skolastike. Për shkak të qëndrimit të tij kritik racional ndaj këtyre teksteve, mendimi dhe qëndrimi i tij ngre stuhi zemrimi në radhët kryeparëve fetarë dhe të qarqeve teologjike në përgjithësi. Është viti 1656, pas sugjerimeve të pasuksesshme që t’i kthehet fesë së etërve, u mallkua me anatemën më të rëndë dhe u përjashtua nga komuna çifute: “Le të jetë i mallkuar ditën dhe le të jetë i mallkuar natën. Le të jetë i mallkuar kur shtrihet dhe le të jetë i mallkuar kur ngrihet. Le të jetë i mallkuar kur niset dhe le të jetë i mallkuar kur kthehet. Perëndia mos e faltë. Zemërimi dhe tërbimi rënçin mbi këtë njeri duke zbatuar mbi të gjithë

mallkimin e shkruar në Librin e Ligjit. Perëndia i’a shoftë emrin nën qiej. Perëndia e shfarostë duke e ndarë nga gjithë fiset e Izraelit, me gjithë mallkimin qiellor të shkruar në Librin e Ligjit, dhe ju që rrini pas Perëndisë, të gjithë ju e pafshi këtë dritë. Ju urdhërojmë që askush me të të mos komunikojë as me gojë as me shkrim askush të mos qëndrojë me të nën një kulm ose katër bërryla afër tij, askush të mos lexojë veprën të cilën e ka hartuar ai”. Këtij mallkimi Spinoza i’u përgjigj: “Shumë mirë. Kjo nuk më detyron të bëj asgjë që nuk do ta kisha bërë me dëshirën time, po të mos i druhesha një skandali. Gjithsesi Spinozën nuk e ngazëlleu ky konflik. Pas shkishërimit ai i’u drejtua të vjetërve të sinagogës me një Apologji, në të cilën i mbrojti si dogmatike pikpamjet e tij dhe i dënoi rabinët që e akuzonin “për praktika të tmerrshme e paudhësi të tjera” vetëm ngase kishte shpërfillur ritet ceremoniale. Fatkeqësisht kjo apologji nuk mbërritur deri në ditë tona, megjithatë, studjuesit mendojnë se ajo është e përfshirë në “Traktatin teologjikopolitik”. I përsekutuar dhe i përulur si “princ ateist”, “rebel” dhe “mishërim i satanait”, veprat e të cilit “meritojnë të hidhen në errësirën e ferrit”, i njollosur, i mashtruar, i tërhequr në vete, Spinoza refuzon të bindej. Duke ju përmbajtur situatë së krijuar, duke ju përgjigjur kërkesës së rabinëve dhe klrit kalvinist, të cilët më shumë se të fyer ishin të sfiduar nga autoriteti i papërkulshëm i filozofit, e përzunë atë nga Amstërdami, ku do të rikthehej më 1660 për ta fituar bukën e gojës me mësime private të filozofisë karteziane dhe duke latuar lente. Gjatë kësaj përiudhë, Spinoza do të sillte në jetë “Traktatin e shkurtër mbi Zotin, njeriun dhe mirëqënien e tij. Mes një terreni rrefuzues të klerit dhe një opinioni që nisi t’i qasej për mendimet e tij, Spinoza punoi intensivisht duke mbetur deri në fund një simbol i njeriut të ditur. Te e vona, motrës Rebeka ai i la tërë trashëgimin e babait, duke mbajtur për vete vetëm një shtrat dhe një tavolinë.Vdiq në moshën 45 vjeçare nga tuberkulozi në kohën kur iu botuan vetëm dy vepra: “Parimet e filozofisë së Rene Dekartit”, në të cilën paraqet në një mënyrë specifike dhe të pavarur mësimin e Dekartit, dhe “Traktatin teologjikopolitik”, të cilin për shkak të kritikës së ashpër dhe të tezave liberale e shtypi në anonimat. Në veprën e tij kapitale dhe të shtypur pas vdekjes “Etika e paraqitur me rendin gjeometrik” (që përmban 5 pjesë: Mbi Perëndinë; Mbi natyrën dhe origjinën e shpirtit; Mbi origjinën dhe natyrën e afekteve; Mbi jolirinë e njeriut ose mbi fuqinë e afekteve; Mbi fuqinë gnoseologjike ose mbi lirinë e njeriut) Spinza përpiqet rigorozisht dhe në mënyrë racionaliste dhe “gjeometrike” të nxjerrë tërë filozofinë e tij nga numri i caktuar i përkufizimeve, i aksiomave, i propozicioneve dhe i vërtetimeve. Ideja themelore e filozoflsë së tij, e shprehur në pjesën e parë të Etikës, është pohimi se ekziston, përkundër dualizmit të Dekartit, vetëm një substancë e pafund. Ekzistenca e kësaj substance rrjedh nga vetë nocioni i saj dhe është shkak i vetvetes (causa sui). Si një nga nocionet qëndrore të filozofisë së Spinozes, causa sui përmban në vete refuzimin e

Spinoza, filozofi që e shenjtëroi mendimi dhe liria

secilit shkak të jashtëm (ashtu edhe të perëndisë si transcendencë të natyrës vetëmjaftueshmërinë dhe autonominë e natyrës, si dhe të unitetit të botës, dhe me këtë në thelb është përcaktuar tërë determinizmi monistik i Spinozes, përkatësisht nocioni i domosdoshmërisë së lirisë. Perëndia ose natyra (Deus sive natura) nuk është jashtë ose mbi gjërat, por është në të, dhe së këtejmi ajo dhe natyra që krijon (natura naturans) lidhur me të gjitha moduset e atributeve të perëndisë, domethënë në natyrën e krijuar (natura naturata). Spinoza quan atribut atë “që arsyeja përcepton në substancë, thua se përbën esencën e saj (përkufizimi IV), kurse nga atributet e shumta të pafund të substancës së pafundme arsyeja jonë njeh vetëm dy: shtrirjen dhe të menduarit. Moduset e këtyre atributeve, ndërkaq, janë si gjëra të fundme, gjendjet e ndryshueshme dhe tranzitore të substancës ose forma fenomenale të esencës të saj të amshueshme dhe në vetvete të ndryshueshme. Modifikimet më të rëndësishme të të menduarit janë arsyeja dhe vullneti, kurse modifikimet më të rëndësishme të shtrirjes janë qetësia dhe lëvizja. Tërë të ndodhurit në botën materiale dhe shpirtërore është rigorozisht i determinuar, të gjitha fenomenet kauzalisht janë të lidhura dhe çdo modus i të menduarit është i caktuar nga modusi tjetër i të menduarit, kurse modusi i shtrirjes nga modusi tjetër i shtrirjes. Meqë, ndërkaq, ekziston vetëm një substancë, të dy vargjet kauzale (materiale dhe shpirtërore) në realitet, janë një proces i vështruar nga dy aspekte të ndryshme. Kështu paralelizmi psikofizik i Spinozës i shprehur me qëndrimin se rendi dhe lidhja e ideve janë të njëjtë sikurse rendi dhe lidhja e sendeve (ordo et connexio idearum idem est ac ordo et counexio rerum). Meqë fryma njerëzore është modus rigorozisht i determinuar i të menduarit, atëherë nuk ekziston as liria e vullnetit (madje as perëndia kurrgjë “nuk bën nga vullneti i lirë”), ndërsa edhe vetë ideja e vullnetit të lirë bazohet në mosnjohjen e të gjitha shkaqeve. “Sikur guri që bie të kishte vetëdije, do të konsideronte se rënia e tij është rezultat i vullnetit të lirë të tij”. Gjendjet afektive (të cilat Spinoza i nxjerr “me rendin gjeometrik” nga tri

afekte themelore: gëzimi, pikëllimi dhe nga epshi) janë formë e parë e njohjes dhe i veprimtarisë së vetëdijshme, çka, ndërkaq, ofrojnë “njohje joadekuate”. Spinoza, i cili konsideron se “urrejta kurrë nuk mund të jetë e mirë” (XLV) dhe i cili mendon se virtyti nuk është gjë tjetër veçse “të veprosh sipas ligjeve të natyrës vetjake”, jep një analizë të jashtëzakonshme të afekteve njerëzore – të cilat i barazon me gjendjen e skllavërisë njerëzore. Njeriu i varur nga afektet nuk është zot i vetvetes, por i nënshtrohet fatit, në pushtetin e të cilit gjendet ashtu sa që shpesh është i “detyruar të shkoj pas asaj që është më e keqe, ndonëse sheh atë që është më e mirë”. Por prapëseprapë, afekti mund të frenohet ose të eliminohet vetëm “me afektin e kundërt dhe më të fortë nga afekti që duhet frenuar”. Njëkohësisht, ndërkaq, porsa të kemi idenë e qartë dhe të kthjellët mbi afektin e caktuar, ai pushon të jetë gjendje e pësimit, dhe kështu kjo është më tepër në pushtetin tonë, dhe shpirti përsos aq më pak nga ai sa më të njohur ta kemi. Arsyeja, e cila tejkalon afektet e vërteton vetveten dhe gjen në vete kriterin e vërtetësisë, është shkalla e dytë më e lartë e njohjes. Shkalla e tretë, e cila është manifestimi më i lartë i frymës njerëzore, me anën e të cilit ai arrin deri te vet thelbi i çështjes, deri te njohja e perëndisë ose e natyrës, është njohje intuitive, përkatësisht vëzhgim i sendeve sub specie aeternitatis. Në këtë shkallë lartësohemi deri te dashuria intelektuale ndaj perëndisë (amor Dei intelectualis) ose, që për Spinozën është e njëjtë, deri te njohja e vërtet e natyrës, në të cilën gjendet qetësia absolute dhe pastërtia e shpirtit. Asnjë dashuri përveç kësaj nuk është e amshueshme, kurse “në natyrë nuk ekziston asgjë që është në kundërshtim me këtë dashuri intelektuale ose që do të mund ta zhdukte”. Njëkohësisht, sa më shumë gjëra “njeh njohja me llojin e dytë dhe të tretë të njohjes aq më pak pëson nga afektet, të cilat janë të këqija, dhe më pak frikësohet nga vdekja”. Lumturia e fituar kështu nuk është shpërblim për virtytin, “por është vetë virtyti, dhe ne nuk i gëzohemi për shkak se frenojmë epshet, por, përkundrazi, për shkak se i gëzohemi, se mund t’i frenojmë epshet”. Në Traktatin teologjiko-politik dhe në

Traktatin politik të vet, Spinoza dha jo vetëm kritikën brilante të lëvizjeve të përgjithshme ideore dhe shoqërore të kohës së tij, por me mendjen e tij të lirë dhe depërtuse përshkroi disa fenomene sociale në një mënyrë që edhe sot në shumë aspekte është aktuale. Pasojat e të gjitha formave të bestytnive janë fatale për njerëzimin si në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve brenda një shteti, ashtu edhe në marrëdhëniet ndërmjet popujve. Paragjykimet nacionale dhe fetare mbajnë njerëzit të mashtruar, i përulin ngase u rrëmbejnë përdorimin e lirë të së mirës më të lartë të tyre – arsyes, krijojnë armiqësi reciproke dhe urrejtje, shkaktojnë luftëra dhe gjakderdhje. “Qeverisja monarkiste” ka dobi nga përkrahjet e produkteve fantastike të bestytnive, duke i sygjeruar popullit që nën formën e religjionit të nderojë mbretërit e vet si perënditë. Për Spinozën “të gjithë popujt janë të barabartë lidhur me arsyen dhe virtytet e vërteta”, kurse barazia, pa të cilën medoemos rrënohet liria e përgjithshme, nuk mund të mbahet ashtu që “ndonjë njeriu, të famshëm për shkak të virtytit të tij, me ligj t’i bëhen nderime të jashtëzakonshme”. “Sa u përket monumenteve, triumfit dhe nxitjeve të tjera të virtytit, këto janë më tepër shenja të skllavërisë sesa të lirisë. Sepse shpërblimet për nderë u jepen skllavërve dhe jo njerëzve të lirë”. E hazuar në mënyrë panteiste dhe racionaliste, filozofia e Spinozës kërkoi zgjidhje për çështjet më të vështira filozofike dhe njerëzore në kuadrin e botës ekzistuese reale, dhe ky “përfaqësues i shkëlqyeshëm i dialektikës” nuk kënaqi, sikurse paraardhësit e tij skolastikë (madje edhe vetë Dekarti) me pseudozgjidhjet gnoseo-logjike, të cilat u mundësuan me pohimin mbi ekzistimin edhe të gjithëfuqisë të ndonjë qenieje transcendente. Spinoza megjithatë “thelbin ndijor antiteologjik të natyrës e kuptoi si thelb metafizik, teologjik, përkatësisht nga natyra bëri hyjni” (Plehanovi). Pa dyshim, i penguar dhe i kufizuar nga koha dhe rrethanat e tij, si dhe nga trashëgimi filozofik i shekullit të mesëm (që vërehet, para së gjithash, në terminologjinë e tij), duke mos kuptuar sa duhet përcaktimet themelore të thelbit shoqëror të njeriut (duke e reduktuar shpesh vetëm në pjesë të natyrës), duke u zhytur diku-diku në gnoseologji racionaliste të njëanshme, si dhe në determinizmin mekanik, Spinoza, megjithëkëtë, nga aspekti i mundësive dhe i perspektivave historike të kohës në të cilën jetoi, është një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm dhe më konsekuentë të filozofisë racionaliste dhe moniste në përgjithësi. Ndikimi i mendimit të tij është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe është i qartë në një seri veprash letrare dhe filozofike deri në ditët tona. Lesingu vërtetoi se “filozofia e Spinozës të cilin kompatriotët tanë e trajtojnë si një qen të ngordhur” – është edhe filozofia e tij; për të folën me entuziazëm edhe Herderi, Gëteja, Fihteja, Shelingu, Hegeli, Shlajermaheri dhe shumë të tjerë.


KURESHTI

17 E shtunë, 24 NENTOR 2018

"Kush shkel, vdes"! Ishulli i vetëm në botë që nuk është eksploruar Për shekuj me radhë, të huajt janë paralajmëruar të mos vendosin këmbën në Ishullin e Sentinelit të Veriut, sepse kjo do të thotë vdekje e pothuajse e sigurtë në duart e një fisi të izolur nga bota. Sentinelezët ishin një nga fiset më misterioze në botë, para se të vrisnin misionarin amerikan John Allen Chau, që po përpiqej t'i kontaktonte dhe përhapte fenë e tij të krishterë. Por shumë pak dihet për fisin e izoluar, pasi ata vrasin e gjuajnë me shigjeta këdo që afrohet aty me anije. Madje përpiqen të sulmojnë edhe aeroplanët që fluturojnë ulët ose helikopterë në misionet e zbulimit. Ata jetojnë në izolim të plotë dhe mendohet të kenë emigruar aty rreth 50.000 vite më parë. Sentinelezët, që konsiderohen pjesë e fisit të fundit para neolitit, kanë hedhur poshtë civilizimin modern dhe nuk kanë kontakt me botën e jashtme. Ekzistojnë pak fotografi ose video, dhe as nuk dihet se si e quajnë veten. Megjithatë, një gjë është e sigurt. Reputacioni i tyre është i frikshëm. Ata kanë vrarë çdo të

Fiton kundër anoreksisë dhe shndërrohet në një yll

jashtëm që iu është afruar ishullit indian. Në vitin 2006, fisi vrau dy burra që peshkonin ilegalisht në ujërat e Gjirit të Bengalit. Sentinelezët përdorin shtiza, harqe dhe shigjeta për të gjuajtur kafshët në ishullin e vogël të pyllëzuar dhe mbledhin bimë e pemë për të ngrënë dhe ndërtuar shtëpi. Fqinjët e tyre më të afërt jetojnë më shumë se 50 kilometra larg. "Sentinelezët duan të qëndrojnë vetëm,"-tha antropologu Anup Kapur. Dijetarët besojnë se ata emigruan nga Afrika afërsisht 50.000 vjet më parë, por shumica e detajeve të jetës së tyre mbeten plotësisht të panjohura.

"Ne as që e dimë se sa banorë ndodhen atje,"-tha Anvita Abbi, e cila ka kaluar dekada duke studiuar gjuhët fisnore të ishujve Andamane dhe Nicobar të Indisë. "Nuk e dimë se çfarë gjuhe flasin, sa e vjetër është gjuha e tyre. Askush nuk ka qasje në këtë informacion. Pse duhet të shqetësojmë një fis që ka jetuar vetëm për dhjetra mijëra vjet." India ka ndaluar me ligj çdo njeri që t'i afrohet ishullit. Çdo kontakt me fisin e izoluar mund të jetë i rrezikshme, thonë dijetarët, pasi banorët e ishullin nuk kanë rezistencë ndaj sëmundjeve që kanë të huajt.

Gjeti një kuletë, ia kthen pronares që e kishte humbur para rreth 40 vitesh Mike Izzard po gërmonte në afërsi të një stacion hekurudhor në Herfordshire të Anglisë për të mbjellë lule, kur hasi në diçka të butë në dhé. 45-vjeçari gjeti një kuletë të humbur rreth 40 vite më parë. Dhe gjesti i tij do ju habisë. Ai vendosi që t'ia kthejë pronares. Fillimisht, 45vjeçari gjeti një monedhë të vogël dhe vazhdoi të gërmojë më thellë duke gjetur kuletën prej lëkure së bashku me 7 monedha të tjera dhe një çelës. Më pas zbuloi një kartë të Midland Bank të datës 19791981 me emrin Angela Dimond në të. Pas publikimit të fotografisë në mediat sociale, ai gjeti Angelan ende jetonte më pak se dy kilometra larg dhe i kthehu kuletën po atë ditë. Angela, tani 63 vjeç, e humbi kuletën në moshën 25 vjeçare, pasi u sulmua afër stacionit të trenit në vitin 1980.

22-vjeçarja Emelle Lewis, pati një çrregullim të ushqimit në moshën 15-vjeçare teksa ndihej e "shëndoshë dhe e shëmtuar". E vendosur për të qenë e dobët, adoleshentja nga Huddersfield të Anglisë, u anëtarësua në palestër, por në përpjekje për rezultate sa më të shpejta ajo ushqehej vetëm me ushqime vegjetariane. E ndërsa vitet kalonin, ajo bëhej gjithnjë e më e dobët deri në momentin që trupi saj refuzonte ushqimin dhe Emelle Lewis përfundoj të ishte vetëm kockë e lëkurë. Për këtë arsye ajo përfundoi 7 herë në spital dhe duhej ndërhyrja e një psikologu që ajo të kuptonte se sa gabim ishte dhe se ishte e nevojshme që të ndryshonte urgjentisht dietë.

Policia gjen 350 mijë euro në një lavatriçe Policia holandeze ka gjetur 350 mijë euro kesh brenda një lavatriçeje në një shtëpi në Oeverpad në Amsterdam. Ndërsa në pranga është vendosur një 24-vjeçar me akuzën e pastrimit të parave. Policia kontrolloi banesën, ku sipas administratës komunale nuk jetonte askush. Por gjatë kontrollit të pronës, agjentët gjetën shumën e madhe të parave të fshehura në makinën larëse. Gjithashtu u konfiskuan disa telefona celularë, një makinë për numërimin e parave dhe një armë zjarri. Policia gjeti në banesë edhe një 24-vjeçar, që u arrestua me dyshimin e pastrimit të parave.

Menaxherja e Bet365 e shpërblen veten me 300 milionë euro Shefja miliardere e firmës së basteve online, Bet365, i ka dhënë vetes një pagesë prej 300 milionë eurosh, ndërkohë që kompania raporton rritje fitimesh. Pagesa e Denise Coates llogaritet në rreth 800 mijë euro në ditë. Dhe këtë vit ajo ka dalë shumë më mirë se vitin e shkuar, kur mori 250 milionë euro. Pasuria e familjes së saj, që përbëhet nga vëllai Xhon dhe babai Piter, është rreth 6.5 miliardë euro.


VIP

18 E shtunë, 24 NENTOR 2018

Ardit Gjebrea pranon gabimin që bën me vajzën e tij: Nuk dua të gënjej Këngëtari Ardit Gjebrea, mori pjesë në aktivitetin “Takohemi për një libër” me prindër dhe fëmijë në Teatrin e Kukullave. Ndër të tjera, ata folën edhe për atë që prindërit duhet t;ju edukojnë fëmijëve. Vetë Gjebrea bëri autokritikë duke u shprehur se ndonjëherë për shkak të punës, si një pjesë e mirë e prindërve, e ka të pamundur që të lexojë rregullisht me të bijën, megjithëse është një ndër ata prindërit

që përpiqet ta edukojë vajzën me praninë e librit. “Libri është një ndër ato gjërat e shëndetshme për ne, pa diskutim, kështu që, duke nisur nga vetja, me një turp të madh, por duhet ta pranoj sepse s’dua të gënjej. Nuk lexoj, por duhet të lexojmë dhe duhet t’u japim këtë kulturë fëmijëve tanë. Kështu që një shuplakë ia dhashë vetes dhe pastaj të gjithë atyre që sillen po njësoj,” shtoi ai.

Lëndoi policen pasi e shtyu, këngëtarja shqiptare në Gjykatë Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj Morena Tarakut për veprën penale “pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”. Sipas aktakuzës këngëtarja më 17

maj 2014, rreth orës 17:05, në Han të Elezit, në pikën kufitare në hyrje nga Republika e Maqedonisë, gjatë kontrollit ka fyer rëndë dhe ka tentuar të pengojë Fitore Mjaku në kryerjen e detyrës zyrtare. Në

aktakuzë thuhet se e akuzuar ka e shtyrë policen,duke e lënduar në gishtin e parë të dorës së djathtë. Të mërkurën në Gjykatën Themelore në Ferizaj, dega në Kaçanik, është mbajtur shqyrtimi fillestar ndaj Morena Tarakut. Sipas procesverbalit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Agim Kuka, e pandehura Taraku nuk e ka pranuar fajësinë për veprën që i vihet në barrë shkruan telegrafi. Gjykatësi i rastit Shabi Idrizi e ka udhëzuar të akuzuarën Taraku dhe avokaten e saj Fehmije Gashi, se brenda 30 ditësh kanë të drejtë që t’i paraqesin në gjykatë kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hedhje të aktakuzës.

“Je thjesht një makineri parash”, Roberto Cavalli sulmon blogeren e famshme Në industrinë e modës ka shpërthyer një skandal të ri. Dizenjuesi i famshëm Roberto Cavalli kritikoi blogeren popullore italiane Chiara Ferragni në Instagram. Ai komentoi një foto të italianes, në të cilën Chiara shfaqet me të brendshme nga Intimissimi, ku prej shumë kohësh ka rolin e Ambasadores së markës. “Po i bën reklamë kërthizës.Kush mendon se je? Ti je thjesht një makineri parash. Nuk ka as spontanitet, as dashuri në atë që bën”, shkruajti stilisti i njohur. Por burri i blogeres i ktheu koment duke shkruajtur: “Ju lutem më thoni që është gënjeshtër.” Ndërsa Ferragni nuk iu përgjigj kritikës. Më vonë stilisti i ka kërkuar falje Chiaras. Ai i dërgoi një letër duke i kërkuar ndjesë dhe një tufë më lule. Lajmi u shërnda nga blogerja në një postim në Instastory: “Kur Roberto Cavalli të dërgon letër dhe lule për të kërkuar falje për komentin në adresën time.”

Rita Ora biseksuale: Ishte historia dhe e vërteta ime Këngëtarja Rita Ora rrëfeu se nuk kishte frikë të dilte hapur si biseksuale sidomos pas publikimit të këngës së saj Girls. Gjatë një intervistë për Stylist, ylli i popit tha se zbuloi sekretin e saj pasi ndihej se ishte gati të tregonte të vërtetën. “Nuk kisha frikë. Prita derisa u ndjeva gati,”-tha ajo. “Unë jam e rritur dhe ndihesha sikur kjo ishte diçka që duhej të bëja për të ecur përpara. Jam shumë krenar për atë që jam dhe për udhëtimin që kam bërë për të arritur këtu, të gjithë duhet t’i kalojnë këto gjëra për të mësuar rreth vetes.” Këngëtarja vendosi të flasë hapur në lidhje me seksualitetin e saj pas publikimit të këngës “Girls”. “Kjo ishte një temë me të vërtetë e ndjeshme për mua, ishte historia ime dhe e dija se kjo do të ishte një tronditje për njerëzit, sepse kurrë më parë nuk kam folur për këtë në publik”, tha Rita.

Sikur nuk ka ndodhur asgjë, modelja hedh fotot me partnerin pas tradhtisë Sigurisht që bëri bujë, fakti se Tristan tradhtoi Chloe Kardashian teksa ajo ishte shtatzanë. Jo për gjë, por ishin videot që qarkulluan në internet që treguan dhe vërtetuan gjithcka. Por modelja dhe biznesmenia e njohur duket se ka lënë gjithçka pas krahëve për hir të vajzës së saj. Khloe Kardashian ka publikuar një foto në krah të partnerit të saj Tristan Thompson dhe vajzës së vogël True, duke treguar se familja po kalon bashkë festën e “Ditës së Falenderimeve” në Clevelend. Ylli 34-vjeçar i reality shoë-t, bashkëshorti dhe vogëlushja shfaqet të veshur me të njëjtat ngjyra duke shkrepur kështu foton e festës, që është e para për vajzën e vogël. True 7 muajshe duket kaq e bukur e veshur me një fustan

ngjyrë rozë të ëmbël dhe një palë balerina të kombinuar me aksesorët e flokut.


SHOWBIZ

19 E shtunë, 24 NENTOR 2018

Produktet e Dolce & Gabbana hiqen nga tregjet kineze Produktet Dolce & Gabbana janë hequr nga faqet e blerjeve online në Kinë, si reagim ndaj një reklame të diskutueshme të markës së famshme. Firma postoi një video këtë javë ku shihej një modele kineze që "lufton" për të ngrënë makarona dhe pica me shkopinj. Fushata u akuzua për minimizimin e kulturës kineze dhe promovimin e stereotipeve të pahijshme. Ndërsa polemika rrezikon të privojë Dolce & Gabbana-n nga një nga tregjet më luksoze në botë. Familjet në Kinë kanë bërë thirrje për bojkot të markës. Kriza e markës u përkeqësua kur mesazhe të bashkë-themeluesit të Stefano Gabbana, që përfshinin komente ofenduese për popullin kinez, u bënë virale. Firma kërkoi falje, por tha se llogaria e saj në Insta-

gram dhe ajo e stilistit Gabbana ishin hakuar. "Ne nuk kemi asgjë tjetër veçse respekt për Kinën dhe popullin e Kinës", tha një mesazh firma. Firma italiane anuloi shfaqjen e saj të modës në Shangai në fillim të kësaj jave. Por reagimi ka vazhduar

Ariana Grande kujton Mac Miller në Ditën e Falenderimeve: "Më mungon" Dita e Falenderimeve ishte një ditë reflektimi për Ariana Granden. Ylli i popit kujtoi marrëdhëniet e saj me ish të dashurin Mac Miller, që vdiq nga një mbidozë droge rreth 3 muaj pasi çifti u nda. Këngëtarja postoi një fotografi që kishte bërë me të ndjerin në Ditën e Falenderimeve në vitin 2017, me përshkrimin: "Më mungon". Ariana dhe Mac qëndruan të lidhur për dy vite dhe në maj njoftuan fundin e romancës. Vetëm dy muaj pas ndarjes nga reperi ajo u fejua me komedianin Pete Davidson, fejesë të cilës i dha fund pas vdekjes së Mac. Reperi u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles më 7 shtator dhe ishte vetëm 26 vjeç.

ndërsa shitësit në Kinë hoqën markën nga tregjet e tyre online. Të premten, produktet e Dolce & Gabbana nuk ishin të disponueshme në Kinë në faqet e mëdha të tregtisë online si Taobao dhe JD.com, si dhe platformat më të vogla Kaola dhe Secoo.

Madonna publikon një foto të rrallë të gjashtë fëmijëve të saj Madonna ka publikuar një fotografi të rrallë të gjashtë fëmijëve të saj duke festuar Ditën e Falenderimeve në Malawi. "Ajo për të cilën jam më mirënjohëse. Fëmijët e mi më kanë udhëhequr në rrugë dhe më kanë hapur dyer nëpër të cilat nuk kisha menduar kurrë se do kaloja,"-shkruan ikona e popit. "Fama, pasuria dhe klikimet kurrë nuk mund të barazohen me atë që unë ruaj si thesar dhe vlerësoj më shumë." Vajza e madhe e Madonnës, Lourdes, 22 vjeç, nga marrëdhënia e saj me balerinin Carlos Leon, ishte veshur më një fustan të kuq. Pranë saj qëndronte Rocco, 18vjeç, që erdhi në jetë nga martesa e këngëtares me regjisorin Guy Ritchie. Në vitin 2006, Madonna adoptoi David Banda, tani 13 vjeç, në Malavi. Në atë kohë ai po luftonte me pneumoninë dhe malarian. Në fotografi shfaqet në krah të Lourdes. Vajza e adoptuar Mercy James qëndron pranë Rocco. Vitin e kaluar Madonna adoptoi binjaket Estere dhe Stella Mwale, që rrinë pranë vëllezërve e motrave.

Kylie Jenner bën të qartë se është Mbretëresha e vitit 2019 Kalendari vjetori i Kylie Jenner do të dalë në shitje të premten. Dhe miliarderja më e vogël në botë zbuloi disa nga fotot më 119 milionë ndjekësit e saj në Instagram. Mongolja e kozmetikës bëri të qartë se do jetë 'Mbretëresha e vitit 2019' ndërsa pozoi me një kurorë në kokë. Kylie vuri në pah format e saj bombastike me një fustan stofi ngjyrë ari ndërsa në qafë mbante një gjerdan ekstravagant me kryq.

Provokon Rihanna, topless në shtrat Ajo ka provuar herë pas herë se është modelja më e mirë për të promovuar markën e saj të Fenty. Dhe Rihanna është kthyer më seksi se kurrë për të promovuar linjën e të brendshmeve, në bashkëpunim me Savage. Këngëtarja u shfaq tepër provokuese e shtrirë në shtrat topless. Ylli i muzikës u sigurua që të mbronte modestinë e saj.


FORUM Nga Thoma Goga

N

Kështu u vinte mirë edhe amerikanëve. Ndaj më duan. Dhe nuk e ndërroj më. Nejse, puna e emrit nuk më prish punë. Unë përsëri s'po e kuptoja këtë tip. - Gjetkë e kam hallin. Më kanë vjedhur talentin…Po të isha ai që kam qënë, sot do kisha miliona. Pse pak të duket ty zëri im kur këndoja? Je i vogël zotrote, po kur këndoja unë, kam shushatur jo vetëm çupat, po dhe pulat e fshatit. Hajde zë që kisha, hajde! Ngadalë "scaneri" im po e zbërthente tipin që kisha përballë. - Nuk e di kush ma mbushi mendjen të konkuroja për këngë. Një natë më parë e gdhiva me prova te kasollja e lopës. I prisha rehatin dhe kafshës që na jep qumësht. Po në mëngjes…Ah atë mëngjes! S'kisha zë. Doja të ulërija, po zëri më dilte si

FEJTON Nga Hyskë Borobojka

E

dhe sot e kësaj dite mbahet mend e kujto het, kur disa vite më parë u shpall me bujë “Taksa Majko”.Me paratë e mbledhura nga kjo takse, do ndërtohej, jo vetëm “Rruga e Kombit”, por dhe aerodromi i Kukësit. Por koha rrjedh e shkon, si ujët në “Drinin e Bardhë” dhe krijon tokfjalën: “Të shkuara, të harruara!”. Kuksianët, jo vetëm nuk panë me sy as aerodromin e as “Rrugën e Kombit”, por s’mësuan dot ku përfundoi kjo taksë. Aerodromin e qytetit verilindor, që u premtua e u harrua, vendosi ta kujtonte e ta ndërtonte qeveria e “Rilindjes së Re”., Për këtë punë të lavdëruar, një ditë të bukur pranvere, më 5 prill 2018, kur natyra kishte veshur mantelin e gjelbërt e kishin ngritur kryet e kishin çelur manushaqet, merr rrugën drejt Kukësit kryetari i “Rilindjes së Re”, i shoqëruar nga ministri i Energjisë dhe Ekonomisë, që ua ka

E shtunë, 24 NENTOR 2018

“Talent” i rrallë...

FEJTON jë "talent" i rrallë më takoi këto ditë. Ishte vërtetë në hall. Prezantimin e bëri kur u ulëm në lokal. E kisha parë që i binte qytetit vërdallë. - Më thanë se ti i qëndis mirë letrat për gazetë,- filloi ai. Do t'i shkruaj në gazetë të gjitha padrejtësitë dhe poshtërsitë që më janë bërë. Ai fliste dhe nuk po e kuptoja ku do dilte. - E di që nuk më njeh, po do më njohësh. Ja të prezantohem. Më quajnë Ali. Në kohën e sovjetikëve më thoshin ALIOSHA. Qafsha vjehrrën, më vinte mirë. Kur u prishëm me sovjetikët, u rregulluam me kinezët. Domosdo, do ta dridhja dhe unë. E ktheva nga Ali në LIU. Më kinezçe nuk bëhet. Kur erdhi demokracia dhe u hap kufiri, ata që vinin nga Greqia ma ngjitën "qirje Papaalis". Kurse shqiptaroitalianët më thoshin LINO.

20

marrë dorën premtimeve për ndërtimin e aerodromeve, jo vetëm në Kukës, por edhe në Vlorë e Sarandë. Madje mund të zotohet për të ndërtuar edhe një aerodrom special në “Rivjerën Shqiptare”, që njerëzit të thonë: “Aerodrom kemi na, atje në Breg!?” Kryeministri i kësaj “Rilindjeje” famëmadhe, sa shkeli në portën e qytetit, u tha kuksianëve: se u kishte sjellë një “sihariq kësmet” të madh. Aerodromi i qytetit verilindor do të hapej, se procedura kishte filluar. Se ai do ishte një aerodrom që bazohet te çmimet e ulta, se kryetari i qeverisë të “Rilindjes ishte shumë optimist, që për festat e fundvitit kuksianët do vijnë nga jashtë në vendin e tyre me “low cost”! (E morën as s’e morën vesh këtë fjalë në gjuhë të huaj, nuk e ve dorën në zjarr pasi me të pyetur njeriu mëson shumë gjëra prandaj ata mësuan se do vinin në qytetin e tyre me “tajare”( aeroplan) duke

kaposh i therur. Një vit më vonë zërin tim ia dëgjova një këngëtari nga Tirana. E mo, ai që këndonte "Xhixhilenë". Pak të duket ty; ai të bëjë miliona me zërin tim, me "Xhixhilenë" time?! Kështu thua ti?! Tani po e kuptoja edhe më mirë shkallën "e talentit" të tij. Më duhej ta merrja me sportivitet derisa të mbaroja kafenë. - Iku kjo, po kusuret s'kishin të sosur. Iu futa futbollit. Pse, ça kishte më shumë ai "Muratdona"? Apo s'ishte i gjatë sa gjysma ime! Kushedi sa miq futi kryetari që të më merrte në "kombëtaren" e kooperativës. Bëmë shumë stërvitje kur do luanim me kooperativën fqinjë. Po atë ditë në mëngjes nuk u ngrita dot nga shtrati. Më kishin vjedhur muskujt… Ja kështu, qafsha vjehrrën! Një javë më vonë luante Shqipëria me Gjërman Agan'. Shikoj një qeros që manovronte si unë, pasonte si unë, "gënjente" dhe gjuante si unë.

Ishin muskujt dhe fantazia ime. Ja, kësaj ç'i thua ? Ai u pasurua, unë mbeta trok dhe dyll i verdhë si ftua…Edhe për zhvillimin e vendit, kam patur shumë ide. Po ma vodhën edhe "mullirin" e mendjes, atë që shpik projekte pa fund. Ai fliste, ndërsa mua nuk më vinte as për të qarë, as për të qeshur. Këtij lloj "mulliri" me kohë i kishte dalë zinxhiri. - Kush mendon se ta ka marrë "mullirin"? - e pyeta sa për muhabet. - Kam rënë në gjurmë të atij që ma ka marrë, po mos e bëj llogje pazari. - Pastaj u afrua pak nga unë. - Më duket se "mulliri" im ndodhet në parlament. Ai që ma ka marrë, e jep me qera sa në një grup, tek tjetri. Edhe ata pasurohen me "mullirin" tim. I shoh në televizor kur flasin. E pasi zihen, hanë dreka e darka bashkë. Ku zihen, ku puthen. Pastaj prapë gjuajnë me miell, me vezë të prishura, se të mirat i hanë vetë. Thonë e ç'nuk thonë. Ja,

tamam si unë. Ore i kanë mend në kokë?! Pse kot po i ikën "truri" këtij populli. Thuaj, është e drejtë kjo? Prandaj dhe unë mbeta fukara, trok ore trok… Hë, e shikon se kam qënë talent? Do ma qëndisësh një letër, si thua? Kafesë po i vinte fundi. Për efekt kohe doja ta mbyllja këtë takim "miqësor" me "talentin" e rrallë. - Për të gjitha këto duhen fakte, - i thashë. - Fakte? Sa të duash! Ore, shikon televizor ti? Kjo mendja ime i bëri xhelozë të gjithë. Ta dish, mbeti pa mend edhe vetë "Portokallja". - Kështu e quajnë bashkëshorten tuaj? - Jo a derëbardhë. Unë jam beqar, qafsha vjehrrën! "Portokalle" i thonë shkurt spitalit tonë në Vlorë… Kuptove? U ndamë dhe ikëm të heshtur. Në të vërtetë nuk ishte as për të qarë e as për të qeshur. Po një "shashkë" si mesazh e ka hedhur…

Kur premton ne prill dhe harron ne tetor

shpenzuar më pak të holla se taksa e kalimit në “Rrugën e Kombit”. Këtë lajm gazmor kuksianët e pritën me gëzim të madh dhe e shoqëruan, me çifteli, daulle, zurna, me këngë e me vallen tradicionale të Kuksit. Por iku prilli i mnushaqeve, hyri e doli maji i luleve, shkoi qershori i qershive e korriku i kajsive, shkoi edhe gushti me gjithë gunë dhe në Kukës nuk u pa të hapej ndonjë “procedurë” për të filluar punimet. Ata që kishin duruar kaq kohë pse mos duronin dhe ca muaj, kur dihet, se më shumë ditë vijnë se shkojnë. Vërtet se me gushtin bashkë iku dhe vapa, por nuk ikën premtimi, se vinte vjeshta, me të vjela e të mbjella. Në ditën e fundit të vjeshtës së dytë, më 31 tetor, të këtij viti, merr udhën kryetari i qeverisë të “Rilindjes” për në qytetin Verilindor, Por kuksianët, që ishin velur me premtime e harrime e që s’kishin parë ndonjë avion në

aerodromin e premtuar, apo ndonjë kukësian i ardhur nga jashtë për të gëzuar festat e fundvitit me “low cost” e pritën me thirrjen e vjetër: “Ikë! Kryetari e fshehu kërbaçin e afroi kulaçin. I këshilloi qytetarët e Kukësit të mos e merrnin rrëmbyer, se “ qeveria e tij qeveris vendin bashkë me popullin”. Kur i kujtuan premtimin për ndërtimin e aerodromit, u betua “për idealin e “Rilindjes, se kishte ardhur t’i njoftonte e t’i siguronte se aerodromi i Kukësit është një ndër projektet më kryesore, më i rëndësishmi, më strategjiku për zhvillimin, jo vetëm të Shqipërisë Verilindore, por edhe për Kosovës. “I siguroi” se qeveria e “Rilindjes” ka avancuar me procedurën, si pas të gjithë hapave të parashikuara për procedurën ligjore. Kësaj here e kishte harruar premtinin e 5 prillit të vitit të kaluar, e u tha, e i “siguronte”

se deri në javën e dytë të dhjetorit të këtij viti mbyllej procedura. Se pas kësaj duhej një periudhë relativisht e skurtër kohe për përcaktimin e termave përfundimtare të kontratës. Nuk harroi t’u thosht se ambicja e qeverisë të “Rilindjes” ishtë, që brenda mujit janar të vitit që vjen, ose në fund të fundit në fillim të shkurtit, do fillojë puna në kantierin e aerodromit. Kuksianët, që janë velur me premtimet të qeverisë të “Rilindjes së Re “korr e mos lidh”, premto e harro, kush ua heq frikën se fillimi i punimeve në kantierin e aerodromit të qytetit të tyre, që do përfundonin “low cost” për festat e fundvitit, do të “fillojnë” në mes të janarit a po në fillimin e shkurtit që vjen? PO qe se u harrua në në janar e në shkurt, me siguri në do fillojnë e do përfundojnë në “1 prill”, ditën e gënjeshtrave, si shumë zotime e premtime të “Rilindjes ë Re”?!...


SPORT

21

E shtunë, 24 NËNTOR 2018

Në stadiumin Flamurtari, triumfuan vendasit e Ilir Dajës me një gol të kapitenit Busic duke i shkaktuar humbjen e tretë sezonale Partizanit të Skënder Gegës

P

artizani bie në Vlorë. Në stadiumin Flamurtari, triumfuan vendasit e Ilir Dajës me një gol të kapitenit Busic duke i shkaktuar humbjen e tretë sezonale Partizanit të Skënder Gegës, që këtë të shtunë në rast fitoreje të Skënderbeut ndaj Tiranës mund të humbasë edhe kreun e renditjes. Flamurtarit i mjaftoi një gol i Tomislav Bushiçit për të mposhtur në Vlorë Partizanin. Kuqezinjtë pas shënimit të golit ditën të mbroheshin mirë, ndërsa “demat e kuq” ishin të pasaktë përpara portës. Kjo është një fitore me mjaft vlerë për vlonjatët, ndërkohë që mund t’i kushtojë shumë kryeqytetasve, që tani rrezikojnë të humbnin vendin e parë. Nëse Skënderbeu fiton ndaj Tiranës në sfidën e nesërme, atëherë merr kreun. Flamurtari e nisi rrezikshëm ndeshjen, duke i bëre presion të kuqve. Pas disa përpjekjeve, në minutën e 9, kapiteni Bushiç gjeti golin. Ishte Kale që në takimin e tij të parë si kuqezi krosoi drejt zonës së rreptësisë dhe aty kroati me kokë gjuajti dhe mposhti portierin Xhika. Partizani u ngjall pas 15 minutave të para por mungoi finalizimi. Kryeqytetasit u përpoqën të reagonin por Koliçi ishte në lartësinë e duhur duke ndalur tentativat e njëpasnjëshme të Partizanit. Në pjesën e dytë e nisi më mirë Partizani por në 20 minutat e para të këtij fraksioni rastet më të favorshme i pati Flamurtari që gjithsesi nuk shkoi dot te goli i dytë pasi Albi Alla dhe Busic nuk arritën të thyenin Xhikën. Pas minutës

SITUATA

J

uventus po shkon këtë fundviti në ndjekje të një tjetër rekordi, për të mbyllur 2018-n në mënyrë edhe më mbresëlënëse. Nëse arrin të fitojë 7 ndeshjet e fundit në Serie A, duke nisur nga fundjava e deri më 29 dhjetor, skuadra kampione e Italisë do të shkojë në 103 pikë në një vit solar, më mirë sesa çdo rival tjetër në 5 kampionatet kryesore europiane. Kalendari nuk është në favor të “Zonjës së vjetër”, që do të përballet me rivalë të fortë, si Fiorentina, Interi, Torino, Roma e Atalanta. Në total janë 82 pikë, po aq sa Paris SG në Francë por me skuadrën transalpine që ka zhvilluar një ndeshje më shumë, e që deri në fund të vitit do të ketë në kalendar një më pak. Praktikisht Mbappe

Partizani bie në Vlorë, rrezikon kreun

LAJMI

“Topi i Artë” për Modriç

“Transfermarkt”, media e specializuar në informacionet e shifrave, së fundmi publikoi një shkrim për fituesin e “Topit të Artë”, të cilin më pas e fshiu nga faqja. Sipas lajmit të publikuar, fituesi i këtij çmimi është kroati Luka Modriç, i cili aktualisht aktivizohet te Reali i Madridit. Ndërkohë, kujtojmë se çmimi i Topit të Artë për vitin 2018-të do të jepet më 3 dhjetor.

së 65-të ndeshja foli vetëm për Partizanin, të kuqtë pretenduan edhe për një penallti në minutën 76-të për një prekje të topit me dorë nga Pollozhani që ndali një tentativë të Asanit. Pavarsisht përpjekjeve të shumta skuadra e Gegës nuk arriti të ndryshonte fatet e këtij takimi me Flamurtarin që ruajti avantazhin deri në fund duke marrë një fitore minimale që e ngjiti në kuotën e 22 pikëve, po aq sa edhe Teuta

e Laçi. Në pjesën e dytë ishin miqtë ata që e nisën vrullshëm. Por Flamurtari iu afrua golit të dytë në të 63’, kur Kotobelli harkoi një top të bukur drejt zonës për Bushiçin, por portieri Xhika u tregua i vëmendshëm dhe e bllokoi topin. Në 45 minutat e dyta pati aksione nga të dyja skuadrat, por rezultati nuk ndryshoi. “Demat e kuq” pretenduan për një 11 metërsh, pas prekjes së topit me dorë të Pol-

Juventusi, në ndjekje të rekordeve M

lozhanit, por arbitri vazhdoi lojën. Vendasit u treguan të saktë dhe e ruajtën avantazhin. Ata shkojnë në kuotën e 22 pikëve. Tirana do të luajë sot ndeshjen e javës së 14-të ndaj Skënderbeut në “Selman Stermasi”. Megjithatë, në rrjetet sociale tifozët aludojnë se bardheblutë mund të tolerojnë. Pyetur nga gazetarët në konferencën për shtyp, trajneri Ardian Mema ka hedhur poshtë këto dyshime,

PARIS SG

dhe “banda” e tij do të arrijnë maksimumi 100 pikë. Juventusi mund t’ua kalojë të gjithë rivalëve kontinentalë, nëse do të rinisë pas

pushimit të kombëtareve, të bëjë atë që di më mirë: Të fitojë ndeshjet edhe ndaj rivalëve të lehtë, si Spali këtë fundjavë.

e fushatën për titullin në Francë që është në rrugën e duhur, Paris SG nuk do të rrezikojë të përkeqësojë gjendjen fizike të dy prej futbollistëve kryesorë, duke i kursyer në fundjavë. Braziliani Neymar dhe kampioni i botës Kylian Mbappe nuk do të luajnë të shtunën, në impenjimin që parashikon Ligue 1, kjo për shkak të një ndeshjeje më të rëndësishme kundër Liverpoolit. Trajneri Thomas Tuchel parashikoi mungesën e tyre duke fokusuar gjithçka në Champions. “Nuk janë në gjendje të rëndë, por nuk do të rrezikojmë me Neymarin dhe Mbappene”, tha tekniku i parizienëve. Praktikisht të shtunën, dy sulmuesit që “mbjellin” panik në prapavijat e kundërshtarëve në thuajse çdo

duke shtuar se opinionet e tifozëve janë të shumëllojshme. “Unë jam trajner dhe kjo është gjëja e fundit që mendoj. Opinionet janë të shumëllojshme dhe shyqyr që po hiqen llotot. Mund të thuhet se e shiti edhe Barcelona e Reali por duhet të jenë të faktuara. Ndodh të pësosh 2 gola në 3 minuta, pasi erdhën me goditje standarde. Mendoj se edhe ne jemi mësuar që ndeshja dërrmuese ka qenë jashtë dhe kemi luajtur me pak tifoza”, thekson Mema. Tirana renditet në vendin e tetë me 10 pikë, larg objektivave te fillim-sezonit.

Neymar e Mbappe sakrifikohen për Championsin

ndeshje, nuk do të jenë në javën e 14 të kampionatit francez, ndaj Toulouse. Ideja për t’i dhënë më tepër kohë rikuperimit

të tyre u ndikua nga stafi mjekësor. Ndërkohë, Paris SG duhet të riformatojë repartin ofensiv në sfidën e afërt.


SHENDETESI

22 E shtunë, 24 NENTOR 2018

Katarakti-perdja e syrit, çfarë e shkakton dhe si trajtohet? K

atarakti është mjegullim i thjerrëzës së syrit që pen gon të shikuarit e pastër me anë të syrit. Shumica e rasteve të katarakt janë të lidhura me moshën. Kataraktet janë shumë të shpeshta te njerëzit në moshë të shtyrë. Më shumë se gjysma e popullatës mbi moshën 65 vjeçare kanë katarakt (studimet amerikane). Katarakti mund të paraqitet në njërin ose në të dy sytë. Ai nuk mund të shpërndahet nga njëri te syri tjetër. Çfarë është thjerrëza e syrit? Syri funksionon pak a shumë si një kamerë. Drita futet në sy, kalon nëpër korne (një lëng i tejdukshëm në pjesën e përparme të syrit), pastaj nëpër bebëz dhe në thjerrëz. Thjerrëza është një pjesë e pastër (e tejdukshme) e syrit e cila ndihmon fokusimin e dritës ose të pamjes (objekteve) në retinë. Retina është një ind (shtresë) i ndjeshëm ndaj dritës në pjesën e pasme të syrit. Te syri normal, drita kalon nëpër thjerrëzën e tejdukshme dhe fokusohet në retinë. Sapo të arrijë në retinë, drita shndërrohet në sinjale nervore të cilat më pas dërgohen në tru përmes nervit optik. Thjerrëza duhet të jetë e pastër ashtu që retina të pranojë pamje të qarta (të kthjellëta). Nëse thjerrëza është e turbullt si pasojë e kataraktit, pamjet që ju shihni do të jenë të mjegullta. Pra katarakti ndodh kur ka grumbullime të proteinave në thjerrëz të cilat e bëjnë atë të mjegullt. Qelizat e reja të thjerrëzës zakonisht krijohen nga jashtë, që bën që qelizat e vjetra (dhe të vdekura) të grumbullohen brenda. Ato më pas pengojnë që drita dhe pamjet e ambientit të jashtëm të kalojnë në mënyrë të kthjellët nëpër thjerrëz. Llojet e katarakteve, lidhja me moshën dhe menyrat e kurimit Edhe pse shumica e katarakteve janë të lidhura me moshën, ka edhe disa lloje të tjera të kataraktit: Katarakti sekondar - Kataraktet mund të formohen edhe pas operacioneve për ndonjë problem tjetër të syrit, si glaukoma. Kataraktet po ashtu zhvillohen te njerëzit që kanë probleme tjera shëndetësore, si diabeti. Kataraktet ndonjëherë lidhen edhe me përdorimin e asteroideve. Katarakti traumatik - Kataraktet mund të zhvillohen pas ndonjë lëndimi të syrit, ndonjëherë edhe disa vite më vonë. Katarakti kongjenital - Disa

foshnja lindin me katarakte ose i zhvillojnë ato gjatë fëmijërisë, shpesh në të dy sytë. Këto katarakte mund të jetë të vogla sa nuk ndihmojnë në pamje. Nëse pengojnë shikimin, thjerrëzat mund të ketë nevojë të largohen. Katarakti rrezatues - Kataraktet mund të zhvillohet edhe pas ekspozimit në ndonjë lloj rrezatimi. Cilat janë simptomat e kataraktit? Simptomat më të shpeshta të kataraktit janë: Pamje e mjegullt ose e turbullt. Ngjyrat duken si të zbehura. Shkëlqim verbues. Dritat e dhomës, llambat, ose drita e diellit mund të duket shumë e fuqishme. Rreth dritave mund të paraqiten kurora drite. Pamje e dobët gjatë natës. Pamje e dyfishtë ose e shumëfishim i objekteve në njërin sy. Kjo simptomë mund të largohet derisa katarakti bëhet më i madh. Ndryshime të shpeshta të diop-

trisë së syzave ose thjerrëzave të kontaktit. Këto simptoma po ashtu mund të jenë shenjë e ndonjë problemi tjetër shëndetësor. Nëse keni ndonjërin prej këtyre shenjave, kontrolloni sytë tuaj te specialisti i syve. Si diagnostikohet katarakti? Për ta diagnostikuar kataraktin juve do t’ju bëhet një kontroll i syrit për të testuar se sa mirë ju shihni (mos harroni t’i merrni me vete syzet ose thjerrëzat e kontaktit gjatë kontrollit). Mjeku juaj po ashtu do ta zgjerojë bebëzën me qëllim që ta kontrollojë gjendjen e thjerrëzës dhe pjesëve tjera të syrit. Si trajtohen kataraktet? Nëse shikimi juaj mund të korrigjohet deri në një nivel të pranueshëm me anë të syzave të përshkruara, atëherë specialisti mund t’ju rekomandojë syze përfshirë ato bifokale ose të kontaktit, duke eliminuar nevojën për operacion në atë kohë. Nëse humbja e shikimi tuaj nuk

mund të korrigjohet me anë të syzeve të reja dhe kataraktet interesojnë në jetën tuaj të përditshme, ju mund të jeni kandidat për operim të kataraktit, që përfshin largimin e thjerrëzave të mjegulluara të syrit dhe zëvendësimit me thjerrëza të pastra, artificiale. Operimi i kataraktit zakonisht bëhet në mënyrë të shpejtë (pacienti nuk ka nevojë të shtrihet në spital) dhe është shumë i suksesshëm në rikthimin e shikimit. Në SHBA ky është operacioni më së shpeshti i bërë, me më shumë se 1.5 milionë operime të kataraktit çdo vit. Mbi 90 për qind të njerëzve që kanë bërë operacion të kataraktit kanë pasur përmirësime në shikim Bisedoni me mjekun tuaj për të parë se cili trajtim është i duhuri për ju. Kush është në rrezik të shtuar për t’u prekur nga katarakti? Rreziku i kataraktit rritet me kalimin e viteve. Pra faktori kryesor i paraqitjes është mosha. Nga faktorët tjerë të kësaj sëmundje të syrit janë: Sëmundje të caktuara si diabeti Shprehitë personale si pirja e duhanit ose alkoolit Ambienti, si ekspozimi i tej-zgjatur në rreze të diellit.

Çfarë i shkakton kataraktet? Thjerrëza qëndron prapa irisit dhe bebëzës së syrit. Ajo funksionon pak a shumë si thjerrëza e kamerës. Ajo fokuson dritën në retinë, që gjendet në pjesën e pasme të syrit, ku regjistrohen pamjet që ne i shohim. Thjerrëza po ashtu rregullon fokusin e syrit, duke na lejuar të shohim gjërat më qartë si afër ashtu edhe larg. Thjerrëza është e përbërë kryesisht prej ujit dhe proteinave. Proteinat janë të renditura në një mënyrë precize ashtu që ta mbajnë thjerrëzën që kthjellët dhe të lejojnë kalimin e dritës nëpër të. Por me kalimin e moshës, disa proteina mund të grumbullohen dhe të fillojnë ta bëjnë të turbullt një zonë të vogël të thjerrëzës. Kjo paraqiten kataraktin. Me kalimin e kohës, katarakti mund të bëhet më i përhapur dhe mund ta mjegullojë më shumë thjerrëzën, duke e bërë shikimin edhe më të vështirë. Shkencëtarët dyshojnë se ka disa shkaktarë që kontribuojnë në paraqitjen e kataraktit, si duhani dhe diabeti. Ose, kjo mund të ndodhë për shkak se proteinat në thjerrëz ndryshojnë formën nga konsumimi ose dëmtimi me kalimin e viteve.

STUDIMI I FUNDIT

Nivelet e larta të hekurit në gjak është rrezik serioz për diabetikët

Nivelet e larta të hekurit në gjak te gratë e shëndetshme shtojnë rrez-

ikun për zhvillim të diabetit tip II, madje edhe atëherë kur nuk ekzis-

tojnë faktorët tjerë të rrezikut, si obeziteti. Ky është përfundimi i një studimi dhjetëvjeçar që kishte përfshirë 30 mijë gra. Gjatë studimit, rreth 700 gra kishin zhvilluar diabet dhe te të gjitha ato është vërejtur se niveli i hekurit në gjak ishte i lartë. Lidhja në mes të hekurit dhe diabetit ende nuk është shpjeguar krejtësisht, por besohet se rritja e deponive të hekurit mund të pakësojë tajimin e insulinës dhe ndjeshmërinë në insulinë. Nëse nivelet e hekurit në organizëm janë të larta,

ka një varg të mundësive për t'i pakësuar ato. Fillimisht duhet të pakësoni konsumimin e mishit të kuq, të ulni konsumimin e tepruar të vitaminës C dhe pakësoni konsumimin e pijeve alkoolike. Megjithatë, pavarësisht niveleve të hekurit, për shfaqjen e diabetit janë një varg shkaktarësh tjerë më të rëndësishëm, ndër të cilët më me ndikim janë masa trupore, aktiviteti fizik dhe një ushqim i ekuilibruar dhe i shëndetshëm me përmbajtje të ulët sheqeri dhe yndyre.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Lutje drejtuar zotit, që bëhet nga hoxha në xhami 3. Marr frymë shpesh e me vështirësi pas një vrapimi, për shkak të një lodhjeje të madhe fizike etj 8. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 9. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 12. Institucion që merret me mjekimin e disa sëmundjeve të rënda e zakonisht ngjitëse 15. E shoqja e vëllait, kunatë, quhet edhe ... 18. Romani i Anton Pashkut 19. Gosti, që shtrohet për nder të dikujt ose me rastin e një ngjarjeje të shënuar 22. Kongresi i Lushnjes u mbajt në shtëpinë e patriotit lushnjar, Kaso ... më 28 deri më 31 janar 1920 24. Shprehje e kahershme, heshtë me majë të mprehtë, shtizë, hu i gjatë me majë 26. Pjesë e veçantë e një makine a e një mekanizmi 29. Një shtet që ka zgjedhur si formë qeverisje monarkinë, është ... 31. Banor vendës nga Labëria, është ... 33. Lum në pjesën perëndimore të Rusisë, lumi më i gjatë i Evropës, me një gjatësi prej 3,690 km 35. Çitjane, një lloj veshjeje të gruas myslimane 36. Tufëz lulesh a kokrrash, që dalin së bashku në një bisht ose në një kërcell të hollë 38. Ajo për të cilën shquhen në përgjithësi shqiptarët, bujari, dashuri dhe ashtu 40. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 41. Që është shumë i lëvizshëm, i gjallë e i shkathët; energjik 44. Kafshë shtëpiake njëthundrake, e fortë dhe e shkathët, shalohet 45. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 46. Përdoret për të përforcuar thirrjen kur i drejtohemi dikujt. 49. Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trup të madh e të rëndë, të mbuluar me qime të ashpra, me ngjyrë të murrme a të bardhë 50. Që mbahet më të madh, që krekoset, që i shikon të tjerët me mospërfillje a me përçmim 52. Me vështirësi, me shumë mundim, me përpjekje të mëdha 53. Pëlhurë e hollë prej liri, e preferuar në stinën e verës 54. Korporata Ndërkombëtare Financiare 55. I'a hodhi ... e kaloi një situatë pa trazim 56. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 58. ... Hajdaraga, eksponent i rëndësishëm i politikës, ishministër dhe profesor 59. Periudha më e lashtë e zhvillimit të shoqërisë njerëzore të një populli 61. Në largësi të vogël nga diçka tjetër, pran 64. Majmun trupmadh pa bisht, me krahë të gjatë, që rron në pyjet e ishujve Sumatra e

E shtunë, 24 NENTOR 2018

Nga Albert VATAJ

Borneo. 66. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 67. Kristaq ..., regjisor dhe skenarist. Më 1979 i është dhënë titulli "Artist merituar" më 1987 është nderuar me "Artist i Popullit". Në festivalin e XI-të i filmit shqiptar 2000 është nderuar me çmimin e karrierës 69. Edhe ashtu është atdheu 73. Fëmijë i vogël, foshnjë 74. Shegë kokërrmadhe dhe shumë e ëmbël 75. Bimë për prodhimin e birrës, për të bërë një lloj kafeje etj 77. Trup gjeometrik i rregullt, që ka gjashtë faqe katrore të barabarta 81. Alexander Graham ... (mbiemri), fitoi patentën për zbulimin e telefonit, më 7 mars 1876 82. E bëj që të veprojë gjallërisht, e bëj aktiv 83. Shtresë e hollë pak e përskuqur që zë në fund ena kur ziejmë qumësht a ndonjë gjellë tjetër 84. Partia e Gjelber 85. Radhë sendesh të një lloji, që janë shkuar në pe 86. Femra e luanit është ajo dhe quhet ashtu 90. Hidhërim, dhimbje shpirtërore; merak i madh, brengë; mërzi, bezdi ose... 92. Festë fetare e myslimanëve në përvjetorin e lindjes së Muhametit 95. Banor vendas i Perusë ose ai që e ka prejardhjen nga Peruja 96. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 98. Veprimtari politike, që është kundër pikëpamjeve dhe politikës së të një qeverie. 102. Feneri i bregdetit.

Tregues i vendodhjes së bregut për marinarët, natën i nevoshëm 103. ... Bonarparte, strateg ushtarak, burrështetas i zori, ai që ndryshoi historinë e botës 105. Lëvizje e shoqërisë civile në Shqipëri, nisi veprimtarinë e saj më 15 Mars 2003 107. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit 108. Ana e horizontit ose drejtimi në mes të veriut e të lindjes 109. Erë e këndshme, erë e mirë që lëshojnë lulet e disa lëndë VERTIKALISHT 1. Zbërthej e bëj të lexueshëm një tekst të shkruar me shifra; arrij të kuptoj shifrat dhe përmbajtjen e një teksti të tillë 2. Qeni bën ashtu si mundësinë e vetme të komunikimit, por edhe disa njerëz nuk bëjnë ndryshe 4. Pamje e pjesshme e diçkaje, e paraqitur në një fotografi 5. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 6. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqiperise 7. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 8. I keq, zemërkeq, tinëzar; jo i ndershëm, i dobët, i ulët, i ... 10. E afroj më shumë; e shpie pak më afër dikujt a diçkaje 11. Ajo që bën pula, vezë ose.. 13. Filip ... lindi më 1859 në Shkodër, vdiq më 1935 në Bejrut, Liban, shkrimtar, rilindas, shqiptar 14. ... Nosi (1877-1945), njihet si babai i filatelisë shqiptare, personalitet me interesa të gjëra kulturore 16. Rrethi i Shkodrës, ashtu e

kishte targën 17. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 20. E vendos dikë a diçka në një vend 21. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 23. Vendi rrëzë oxhakut, pak si i thelluar, ku ndizet zjarri 24. Ashtu quhet efektiv i këtij organe ndihmëse i policisë në disa vende 25. Është një nga shkencat e natyrës 27. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 28. Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane 29. Enë prej metali, si legen me këmbëza, ku ndizet qymyr druri ose mbahet prush për t'u ngrohur 30. Departamenti i Administratës Publike, duhen inicialet 32. Hollues petësh byreku, shprehje krahinore. 34. Fane ... aktor shqiptar i disa roleve protagoniste. Lindi më 1949 në Gjirokastër. 37. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 39. Ashtu quhet kryeqyteti i Kolumbisë 42. Bëjnë pjesë në grupin e polipeve që jetojnë së bashku në det ngjitur nëpër shkrëmbinj 43. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 44. Mekanizëm i thjeshtë, ajo mundëson ngritjen e makinës, zakonisht për ndërrimin e gomave, etj. 45. Në mënyrë të papritur dhe të menjëhershme 47. Që nuk ka mbushur gjashtë muaj; pirës (për kecat ose qengjat)

fund e rrumbullakët a me majë 70. Në një vend të caktuar larg meje, po afër bashkëbiseduesit 71. Lloj meli me kokrra të vogla të verdheme a të kuqe 72. Njësia ushtarake themelore në ushtrinë romake 73. Një lloj pilafi i gatuar me këtë drithë të copëtuar 76. Banka Botërore 78. I sëmurë me temperaturë, rrahje të dentura pulsi, të dridhura 79. Masë e vëllimit të lëngjeve, e barabartë me një decimetër kub 80. Syth që shpërthen në degët e bimëve, bulë; filiz që posa ka mbirë, bisk që sapo ka dalë nga sythi 82. Shajak i hollë e i rrahur mirë zakonisht i bardhë a i murrmë 86. Ai i Ohrit 87. "Dora e ..". është një dramë televizive e prodhuar në Shqipëri më 1983 me regji të Kujtim Çashkut, skenari, Neshat Tozaj dhe muzika nga Hajg Zaharjan 88. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 89. Hyn te mjetet mësimore, shërben për të shkruar a për të vizatuar 90. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 91. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 93. Rrafsh me tokën, shesh; këmbëkryq 94. Shkurtesa e Union of European Football Associations dhe e shoqatës Futbolle Evropiane 95. Dru i pyjeve malore, me trung të lartë, të trashë e të drejtë dhe me lëvore të lëmuar në ngjyrë hiri 97. Ka të tillë çdo sipërmarrje e madhe biznesi ku diskutohen problematikat 99. Më 23 shkurt 1898, Emile ... u burgos pasi shkroi "J'accuse", letër përmes së cilës akuzoi qeverinë e Francës për antisemitizëm 100. Emri i Banushi, një prej emblemave të traditës shkodrane të humorit 101. Po Gjirokastra si e kishte targën 103. Lumi ... ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e egjiptasëve të vjetër 104. Përdoret për të mbajtur në të lëngje a lëndë të tjera 106. Përgjegjësia që ka dikush kur prish një rregull, kur shkel një normë

48. Një prej tekave shumë të rrezikshme të zemrës 50. Kryeqyteti i saj është Parisi. Emblema, Kulla Ejfel 51. Adem ... veprimtar i shquar i kauzës kombëtare, vuajti 28 vjet në burgjet e ish-Jugosllavisë 53. Që është i dhënë shumë pas lojës 57. Me sipërfaqe prej 1,043 km² dhe kryeqendër qytetin Bajram Curri 60. Ato përdoren zakonisht në ditëlindje, është ëmbëlsirë 62. ... Van Bethoven, një nga kompozitorët më të famshëm gjerman të muzikës klasike 63. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 64. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 65. Lëshoj hekurin e anijes në fund të ujit për të qëndruar në një vend 68. Pjesa e poshtme e fytyrës nën gojë, që vjen e zgjatur e në 1

2

L

3

A ˙

12

P

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

4

D

5

6

7

B A S K E T

P

8

B O L L

M

10

A

˙

K U

A

O

D

K

17

E K

18

P

K O N S

R

N

G

P

20

S

K

T

A J

L K

26

O Z

B 15

E C 21

O

U

22

B

R

D O K

U

B

H

24

D A D E

T

25

A

L

19

23

28

11

A S 14

S I

16

L

9

P

13

R

E

27

B

I

L

L

A

A

B A T E

R D I

I

O

S

29

¸

R

E

K L

I

P

S

30

E

R 31

D

N

33

L

˙

P

L O Z

A

Z 34

L A K I

M

32

L

K O K T

B

35

O

B U F

37

E

L 39

P

A

N

40

O L I

R

T

E 41

V E

P

R 38

P

R

42

B

E J

36

K A P

I

C

E

43

A D I

U

P A Q

C 44

I

K

I

A

45

P

B

E

˙

U

46

R

G

47

Z H A N ¸

48

D

R

B

B

N

I

L

L

49

E R

50

E

A T 51

E 53

J

E

I

54

A

55

D E T

Y R

E

56

V A M P

I

R

T

P

52

B

L

V O R

F I

U A

59

A

V

M

A

61

M Y S H T E

I

R I

63

L

C

L

O 67

T I

68

P S

E K

H

I

O

F

J

E V G

R

O

L A S G U S

78

P

72

P

B

L

K

A

I

R

80

D I

E

Z

R I

N E

J

82

L

R

L O D R

A

O J

N

N ¸

G

T

A

U

84

P A R A F I

85

D J

E R

86

S

T

A

H

89

M U F K ¸

I

J

T 87

G

E

88

J 90

A Z

M O H

R 91

92

E K

93

¸

E N D

94

95

V

T

96

E 97

M E

K A M

J

E

K

99

O

Z

I

104

S

E

98 102

L

100

A

P A K

T

N

M U Z I

Y

K I

T A R ¸

B 106

K O C K ¸

Y

E

D

N

R

D H E

110

S

N I

A

E

A

107

M I

N ¸

109

D H

P

K O L O G J

103

M

108

D E R

C

101

D

105

N

71

V F L H

79

83

I

D 70

E

77

K R

A K 66

K

75

H S

81

N

E

L E

69

M

76

A

C

U

74

E R

E 62

J 65

D O S

N

73

˙

N

64

N I

M O T

A

60

E

O

57

58

S

O L

P

A

111

R A S H I

T

M A N U A L


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E shtunë, 24 NENTOR 2018

Ministri i Brendshëm Lleshaj betohet tek Presidenti Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua mbrëmë ceremonia e betimit të anëtarit më të ri të kabinetit qeveritar, Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Të pranishëm ishin Zëvendëskryeministrja Senida Mesi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla si dhe anëtarët e Kabinetit të Presidentit. "Pas ekzekutimit të

himnit kombëtar, leximit të dekretit të emërimit dhe formulës së betimit, ministri Lleshaj u betua mbi Kushtetutë para Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Presidenti Meta i dorëzoi dekretin e emërimit Ministrit të Brendshëm, duke i uruar suksese në detyrën e re dhe shumë të rëndësishme",- thuhet në njoftimin e Presidencës.

AKTIVITETI

Koncert festiv për Ditën Kombëtare të Alfabetit të Gjuhës Shqipe Presidenti Meta, së bashku me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, Kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev dhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi morën pjesë dhe ndoqën Koncertin festiv të mbajtur mbrëmjen e djeshme në Shkup me rastin e Ditës Kombëtare të Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, ku ishin të pranishëm shumë deputetë, ministra, ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik. Koncerti festiv u mbajt në kujdesin e veçantë të kryeparlamentarit të Maqedonisë Xhaferi dhe të kryeministrit Zaev nën moton domethënëse: "Për ne dielli lind në Perën-

Presidenti Meta, në ceremoninë përkujtimore të Luan Hajdaragës: Një personalitet në gjithë trevat e Shqipërisë dim". Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Meta u shpreh: "Jam shumë i lumtur që marr pjesë në festimet e Ditës Kombëtare të Alfabetit të Gjuhës Shqipe këtu në Shkup. Si sot 110 vjet më parë, në Manastir përfundoi punimet Kongresi i Alfabetit tonë, që na dha alfabetin e njehsuar të gjuhës sonë të bukur shqipe,

gjuhën e të gjithë shqiptarëve kudo ku jemi dhe jetojmë. Është kënaqësi që në këtë përvjetor jubilar, edhe në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë u miratua ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, si vullnet i përbashkët për bashkëjetesë dhe mirëkuptim për të gjithë qytetarët e vendit të tyre".

Presidenti Meta në promovimin e librit të diplomatit Bashkim Zeneli Presidenti Ilir Meta mori pjesë dje në promovimin e librit të diplomatit Bashkim Zeneli, me titull "Miqësi e trazuar - Greqia në kujtimet e ambasadorit". "Ishte një kënaqësi

UNIVERSITETI NDËRKOMBËTAR I STRUGËS

e veçantë pjesëmarrja në promovimin e librit më të ri të diplomatit dhe publicistit të shquar, Bashkim Zeneli, me titull "Miqësi e trazuar - Greqia në kujtimet e ambasadorit". Një

libër i rëndësishëm që do të na orientojë drejt forcimit të kësaj miqësie tepër jetike për dy popujt dhe vendet tona",- shkruan Presidenti Meta në një postim në Facebook.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dje në ceremoninë përkujtimore të Prof.Dr Luan Hajdaragës që u zhvillua në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës në Maqedoni. Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të shqiptarëve të Maqedonisë, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, deputeti i Parlamentit Shqiptar Anastas Angjeli, ish-Kryeparlamentari, Namik Dokle, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla si dhe mjaft personalitete të tjera të politikës shqiptare dhe të shqiptarëve në Maqedoni. Në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet, Presidenti vlerësoi kontributin e Luan Hajdragës në jetën politike dhe akademike të Shqipërisë, por edhe për kontributin e tij për shqiptarët jashtë kufijve. "Luan Hajdaraga hyri në jetën politike shqiptare si zë i fuqishëm progresist. Luan Hajdaraga si akademik jetën e kishte të lidhur me të rinjtë dhe studentët. Prof.Dr Luan Hajdarga është një kontributor i spikatur në periudhën e vështirë të Luftës së Kosovës. Luan Hajdaraga është personalitet që i kaluar me kohë kufijtë e Shqipërisë, i lidhur ngushtë me të gjitha trevat shqiptarë",- tha ndër të tjera në fjalën e tij Presidenti Meta.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.