Koha Jone_24 prill 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Protesta dhe bllokim të rrugëve nacionale E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 95 (8536)

Koalicioni Opozitar: Zgjedhje farse në Shqipëri nuk do të ketë, Kryeministri Rama do ikë!

Në foto: Drejtuesit e PD dhe LSI, dje gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit opozitar

MARRËVESHJA

KREU I PD

FAQE 2

E mërkurë, 24 Prill 2019

Bujar Nishani: Do ketë akte masive të mosbindjes civile të qytetarëve shqiptarë

Në foto: Ish-Presidenti, kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani

OPINION

Kryemadhi: Nuk Basha: Opozita është Edi Rama ka të do lejojmë që të sot shumica numerike drejtë, zgjedhjet nuk zhvillohen zgjedhje si dhe morale. Nuk ka duhet të shtyhen! Nga Andi Bushati në kohën e diktaturës zgjedhje pa ikur Rama FAQE 4

FAQE 9

FAQE 5

HETIMET

FORUM

PARTIA E RE

Arrestohet autori i pestë i grabitjes në Aeroportin e Rinasit

Ndotja e mjedisit

Astrit Patozi: Përse vjen Bindja Demokratike?

FAQE 11

Nga Brunela Beshaj

Shqipëria ka probleme të shumta lidhur me mjedisin, jo vetëm në cilësinë...

FAQE 17

Çmimi 30 Lekë

FAQE 3

FAQE 6

TAKIMI ME ZV/PRESIDENTIN E PE

Presidenti Meta: Italia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

FAQE 10

REAGIMI

Petrit Vasili: Cakaj është skajshmërisht i dashuruar me Ramën

FAQE 6

FAQE 24


POLITIKE

2

E mërkurë, 24 PRILL 2019

Koalicioni opozitar nënshkruan marrëveshje me 10 pika: Nuk do të lejohen zgjedhje farsë të organizuara nga qeveria e Edi Ramës

D

itën kur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u mbyll afati për regjistrimin e partive që do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, tetë parti të opozitës firmosën marrëveshjen ku angazhohen për mos pjesëmarrje në këtë proces . Përfaqësia e PD-së e kryesuar nga kryetari Lulzim Basha nënshkroi paraditen e djeshme paktin me 10 pika, fillimisht me republikanët e kryesuar nga Fatmir Mediu, më pas me Agron Dukën e PAA-së, Vangjel Dulen e PBDNJ-së, Nard Ndokën e PDK-së, Dashamir Shehin të LZHK-së, Shpëtim Idrizin e PDIU-së, dhe në fund me Monika Kryemadhin e LSIsë. Në marrëveshje nënvizohet se partitë nënshkruese të këtij Koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. E për këtë rruga e vetme shihet formimi i një qeverie tranzitore me mandat të posaçëm. Në marrëveshje theksohet se nuk do të lejohen zgjedhje farsë të organizuar nga qeveria e Edi Ramës. Marrëveshja e koalicionit opozitar ka 10 pika ku si objektiv është kthimi i legjitimitetit politik të qeverisjes në vend nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe vendore në Shqipëri. Po ashtu, partitë opozitare angazhohen për krijimin e klimës së besimit për zbatimin e reformës në drejtësi jashtë çdo ndërhyrjeje politike; si dhe krijimin e kushteve të nevojshme për të përshpejtuar nisjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe ndërmarrjen e çdo reforme të nevojshme për këtë qëllim. Marrëveshja 1-Krijimin e një Koalicioni të

Opozita e Bashkuar: Zgjedhje vetëm me qeveri tranzitore

Bashkuar Opozitar dhe Qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend. 2-Partitë nënshkruese të këtij Koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. 3-Rruga e vetme për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme është formimi i një Qeverie Tranzitore me mandat të posaçëm për: Kthimin e legjitimitetit politik të qeverisjes në vend nëpërmjet

zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme parlamentare dhe vendore në Shqipëri. Krijimin e klimës së besimit për zbatimin e reformës në drejtësi jashtë çdo ndërhyrjeje politike. Krijimin e kushteve të nevojshme për të përshpejtuar nisjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe ndërmarrjen e çdo reforme të nevojshme për këtë qëllim.

4. Në mbrojtje të demokracisë dhe të zgjedhjeve të lira e të ndershme, partitë nënshkruese të këtij Koalicioni angazhohen të mos lejojnë asnjë farsë elektorale, të organizuar nga qeveria ilegjitime e Edi Ramës. 5. Pamundësimi i mbajtjes së zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga pakti i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe paratë e tyre të pista, të realizohet përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar në të gjithë vendin. 6. Rikonfimojmë vullnetin tonë se

Integrimi Europian i Shqipërisë është rruga e vetme për t’i dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur. Shprehim vendosmërinë tonë të plotë për të ndërmarrë çdo hap, që bën realitet rrugëtimin e pandalshëm dhe të shpejtë të Shqipërisë në familjen europiane. 7. Angazhohemi për të unifikuar dhe miratuar një Platformë të Përbashkët për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia dhe krimi me mbështetje qeveritare. Ky trinom është përgjegjës për rritjen e papunësisë, largimin e investimeve të huaja, falimentimin e fermerëve dhe sipërmarrjes private. Kjo Platformë e Përbashkët ka për qëllim nxjerrjen e vendit nga kriza e rëndë ekonomike për të krijuar punësim, zhvillim, mirëqenie dhe mundësi të barabarta për të gjithë. 8. Angazhohemi për luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave të pista, si pengesa kryesore për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit, sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve. 9. Mbështesim çdo qytetar, të drejtat dhe liritë themelore të të cilit dhunohen nga veprimet arbitrare të institucioneve shtetërore. 10. Angazhohemi për një marrëdhënie politike dhe elektorale me çdo individ apo parti politike, bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe integritetit të nënshkruesve.

NARD NDOKA IA THOTË AMBASADORIT TË OSBE-së NË TRYEZË: RAMA, KALAMA MISTREC DHE I LLASTUAR

P

asi firmosën me Partinë Demokratike për të qenë pjesë e koalicionit opozitar krerët e PDBNJ-së, PR, PAA dhe PDK patën një takim me kreun e OSBE-së, Bernd Borchardt Takimi mes Bernd Borchardt dhe Vangjel Dule, Agron Dukës, Fatmir Mediut dhe Nard Ndokës u mbajt në një nga hotelet e Tiranës. Në tryezë mësohet se Nard Ndoka duke folur për Ramën i është drejtuar me epitetet “kalama mistrec”. “E meriton atë fjalë për faktin se ashtu është. Në të gjithë historinë është i vetmi personazh që ka shembur sistemin ka marrë çdo gë nga Sali Berisha. Ndërkohë që ne presim standarde ai përpiqet ti minojë . Fjala fëmijë mistrec i llastur i shkon”, u shpreh kreu i PDK-së Nard Ndoka duke iu përgjigjur interesimit

Borchardt mbledh krerët aleatët e Bashës: Shtyrja e zgjedhjeve është një mundësi

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

të gazetarëve. Ndërsa, kreu i PR-së, Fatmir Mediu tha se do të kërkojnë dhe takim me presidentin Ilir Meta. Nga ana e tij, ambasadori i OSBE në vendin tonë, Bernd Borchardt tha se ndryshimi i datës së zgjedhjeve është një proces i ndërlikuar. Në një prononcim për gazetarët ai u shpreh se shtyrja e zgjedhjeve është një mundësi, por nuk sjellë të mira. “Kemi një datë zgjedhje që është 30 qershori. Ndryshimi i datës është një proces shumë i ndërlikuar. Shtyrja e zgjedhjeve ka ndodhur në 2007 dhe shtyrja është një mundësi. Por a është një ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

mundësi e mirë? Çfarë të mira ka sjellë dhe në fund të fundit çfarë të mire do të sjellë sot shtyrja e zgjedhjeve”, u shpreh Bernd Borchardt. Kreu i Prezencës së OSBE-së tha se inkurajon palët që të gjejnë një zgjidhje. “Ajo që na takon është që të inkurajojmë partitë politike të gjejnë një zgjidhje, të tregojnë kush zgjidhje është më e mirë. Secili zgjidhje funksion për një vend, ky është një vendim që i takon sovranit. Politikanët duhet të marrin mendimin e tyre për mënyrën më të mirë të funksionimit”, tha dje ambasadori Bernd Borchardt.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E mërkurë, 24 PRILL 2019

Protesta dhe bllokim të rrugëve nacionale Dje në mbrëmje skadoi afati ligjor për regjistrimin e partive politike në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Zyrtarisht opozita reale e vendit nuk u regjistrua duke konfrimuar qëndrimin se nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve pa u larguar kryeministri Edi Rama dhe pa u krijuar një qeveri tranzitore që të garantojë një proces të rregullt zgjedhor. Po dje, partitë e opozitës nënshkruan marrëveshjen e koalicionit opozitar, duke prezantuar në mënyrë zyrtare qëndrimin e tyre lidhur me krizën politike. Më shumë se 8 parti të opozitës firmosën dokumentin që sanksionon bllokimin e zgjedhjeve farsë dhe kërkesën për largimin e qeverisë “Rama”. Dokumenti i opozitës, përveç një programi politik për zgjedhjet, integrimin, ekonominë dhe luftën kundër krimit, ka vlerë dhe si dokument që tregon se kush janë forcat reale opozitare përballë qeverisë “Rama”. Në marrëveshjen e firmosur dje mes PD-së dhe aleatëve kuptohet se bojkoti i zgjedhjeve nuk është një kërkesë që vjen nga periferia e politikës, por nga boshti kryesor i forcave politike. Në këtë mënyrë tentativa e qeverisë për të hyrë në zgjedhje pa opozitën është jo vetëm një procedurë jo ligjore, por edhe një lëvizje që ka kundër shumicën e partive politike dhe votuesve shqiptarë. Marrëveshja është dhe një mesazh për ndërkombëtarët që çuditërisht janë të bindur se zgjedhjet quhen demokratike edhe kur në to nuk merr pjesë më shumë se gjysma e votueseve! Marrëveshja tregon se kush është opozita e vërtetë dhe kush janë forcat gjasme opozitare që në fakt po e mbajnë në këmbë qeverinë “Rama”. Ata që vërtetë duan zgjedhje normale ishin dje në koalicion, të tjerët që shuan të regjistrohen në zgjedhje, janë ose shtojcë e qeverisë, ose vet qeveria. Pas më shumë se dy muaj protestash, dje u konfigurua

zyrtarisht koalicioni më i madh politik në vend që ka synimin e qartë zhvillimin e zgjedhjeve normale. Çdo tentativë për të zhvilluar procese zgjedhore në Shqipëri, pa marrë parasysh këtë masë të madhe votuesish dhe qytetarësh është thjesht një tentativë për të asgjësuar demokracinë. Përballë këtij kërcënimi që nuk lidhet vetëm me partitë, por me vetë shtetin opozita nuk do të rrijë në pritje të 30 qershorit që zgjedhjet fasadë të bëhen fakt i kryer. Deri në këtë datë ka kohë për negociata, ka kohë për reflektim dhe për hapa pas nga ana e qeverisë. Por që të arrihet deri në këtë pikë, opozita do të shfrytëzojë të gjitha mjetet demokratike që kanë të drejtë të përdorin qytetarët. Sinjali i parë për aksion të fortë qytetar dhe politik u dha dje nga ana e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho. Numri dy i PD-së paralajmëroi në

një intervistë për “A2”, se protestat do të përshkallëzohen që këtë javë duke nisur me bllokimin e rrugëve. “Ne do të vazhdojmë me protesta dhe ato do të përshkallëzohen. Duke filluar nga e enjtja do të fillojmë me bllokimin e rrugëve, akseve kombëtare në të gjithë vendin për një periudhë kohe të caktuar, një orë. Më vonë, do të rritet edhe koha e bllokimit”,- tha Spaho. Të njëjtin qëndrim lidhur me formën e protestave ka mbajtur dhe ish-kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i cili duke folur për formën e reagimit u shpreh se ai “do të jetë shumë i larmishëm dhe shumë i fortë njëherazi”. Ideja e bllokimit të rrugëve dhe protestave që mund të jenë më të forta se ato që janë parë deri më sot, janë cilësuar nga ana e qeverisë si shprehje e dhunës. Bllokimi i rrugëve, sigurisht që ka një kosto, por nuk

po bëhet për herë të parë nga opozita dhe as nuk quhet reagim i dhunshëm. Partia Socialiste kur ishte në opozitë e ka provuar me dhjetëra herë bllokimin e rrugëve dhe djegien e gomave. Madje, për çështje shumë banale në krahasim me ato për të cilat ka dalë sot në rrugë opozita, siç ishte ajo e kreut të këshillit Bashkiak në Fier. Ndaj bllokimi i rrugëve dhe forma të tjera protesta vijnë si një gjest i domosdoshëm pas një historie të gjatë protestash dhe dhune nga ana e policisë. Teksa qeveria vijon me kokëfortësi të shkojë drejt zgjedhjeve pa opozitë, edhe reagimi i opozitës do të jetë në proporcion të drejtë me paligjshmërinë që po bën kryeministri Edi Rama. Sapo ka filluar fillimi i fundit të qeverisë Rama. Por nëse kryeministri i thërret arsyes edhe mund të gjendet udha e zgjidhjes. Q. Xhani


POLITIKE

P

ër kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha gjeneza e krizës janë zgjedhjet fallco, të diktuara nga krimi. E në këtë kontekst, në përfundim të takimeve tyë njëpasnjëshme që ai pati me krerët e partive të koalicionit opozitar me të cilët firmosi marrëveshjen opozitare për krijimin e një koalicioni që synon garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, Basha deklaroi se nuk do të ketë më zgjedhje fallco, parlament fallco, qeveri fallco, drejtësi fallto, por as edhe opozitë fallco. Misioni më i madh i koalicionit, pas fitores me zgjedhje të lira e të ndershme, vijoi Basha, është dhënia fund e tranzicionit, për të diktuar standardin europian në zgjedhje, në demokraci, në shtetin e së drejtës, në ekonomi dhe kudo. Akti i parë i koalicioni do të jetë Platforma Për Zgjedhje të Lira e të Ndershme, i reformimit të thellë të sistemit politik, ndalja e krizës ekonomike, për të sjellë mirëqenie, punësim dhe siguri për të gjithë qytetarët. Po ashtu Basha bëri me dije se hap i panegociueshëm mbetet zgjidhja politike përmes largimit të Edi Ramës, autorit të krimit elektoral dhe shkaktarit të krizës së thellë ekonomike, sociale, politike dhe kushtetuese. “Kurrë më nuk do të pranojmë një proces zgjedhor fals, të diktuar nga krimi, që prodhon parlament fals, kukull, të interesave kriminale të oligarkisë, qeveri fallco, vegël të interesave kriminale të oligarkisë që grabisin pasuritë e shqiptarëve. Angazhohemi, po kështu, që të çojmë përpara reformën në drejtësi, larg ndikimeve politike, duke nisur me dhënien fund krizës kushtetuese dhe formimin e Gjykatës Kushtetuese, funksionimin e Gjykatës së Lartë dhe një Prokurorie larg ndikimeve politike dhe ligjit me një standard dhe jo dy standarde. Për këtë është e domosdoshme që të ndëshkohet krimi elektoral që prodhoi një parlament ilegjitim, një qeveri ilegjitime, armike të interesave të qytetarëve, që godet, ndëshkon në mënyrë të padrejtë qytetarët, jetën, sigurinë, pronën e tyre, ndërkohë që mbron dhe promovon pasurimin e paligjshëm, gra bitjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve në emër të një grupi oligarkësh dhe kriminelësh me të cilët ka marrë pushtetin. Zgjedhje farsë në Shqipëri nuk do të ketë. Nuk do të ketë zgjedhje farsë në Shqipëri pa u ndëshkuar krimi elektoral, pa u ndëshkuar dhe pa u vënë para përgjegjësisë Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në këtë krim elektoral duke nisur me Vangjush Dakon dhe Damian Gjiknurin. Pa pasur, pra, një drejtësi, e cila nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e kapur duke bashkëpunuar me

4

E mërkurë, 24 PRILL 2019

Kreu i PD-së: Nuk do të ketë zgjedhje në Shqipëri pa u ndëshkuar krimi elektoral, pa u vënë para përgjegjësisë Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij

Koalicioni opozitar, Basha i bindur: Zgjedhje farsë s’do ketë

krimin dhe të kapur në afera të tmerrshme, të paprecedenta korruptive, siç ka ndodhur në vijimësi me këtë qeveri. Në funksion të këtij misioni

kombëtar, akti i parë i këtij koalicioni që merr jetë sot, do të jetë formësimi, së bashku me të gjithë faktorët shoqërorë dhe qytetarë, i Platformës Për

Zgjedhje të Lira e të Ndershme, i reformimit të thellë të sistemit politik, ndalja e krizës ekonomike, që ka varfëruar, ka rritur papunësinë dhe

vrarë shpresën e shqiptarëve, shfrytëzimi i potencialeve të jashtëzakonshme të vendit tonë, jo për të pasuruar një grusht oligarkësh, monopolistësh, politikanësh të korruptuar dhe kriminelësh, por për të sjellë mirëqenie, punësim dhe siguri për të gjithë qytetarët shqiptarë. Hap i panegociueshëm mbetet zgjidhja politike, tashmë e parashtruar nga opozita e bashkuar dhe e institucionalizuar në marrëveshjen e Koalicionit tonë politik, që është largimi i shkaktarit të kësaj gjendjeje, largimi i autorit të krimit elektoral që shkaktoi parlamentin fallco, qeverinë fallco, policinë fallco, drejtësinë fallco, ekonominë fallco, shëndetësinë fallco, arsimin fallco, po shkatërron shpresën e shqiptarëve, largimi i Edi Ramës dhe një qeveri tranzitore, e cila do të mundësojë, përmes masave, për të garantuar zbatimin e ligjeve aktuale, si dhe reformës zgjedhore, zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku të diktojë Sovrani”, deklaroi dje Lulzim Basha.

KREU I PR-së

KREU I LZHK-së

Marrëveshja opozitare, Mediu: Detyrë qytetare për të penguar farsën

Marrëveshja me PD-në, Shehi: Harku opozitar po zgjerohet

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së aleatëve të opozitës, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu në një dalje për media e cilësoi rezistencën opozitare si një mënyrë për të luftuar padrejtësinë. Sipas Mediut, marrëdhënia e re e opozitës është një detyrë qytetare për të penguar zgjedhje farse apo edhe shkatërrimin e institucioneve të vendit. “Benjamin Franklin thoshte që kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca është detyrë. Padyshim kjo marrëdhënie e opozitës sot është një detyre qytetare për të penguar zgjedhje farse, shkatërrimin e opozitarizmit dhe institucioneve kushtetuese të vendit. Ne si opozitë kemi këtu përpara sot në këtë marrëdhënie një raport të ri politik, po edhe një raport të ri elektoral. Është institucializimi i zgjedhjeve për të mos lejuar zgjedhje të manipuluar, shkatërrimin e institucioneve. Mendoj që është e drejta e çdo politikani për të siguruar të drejtën kushtetuese qytetarëve shqiptarë për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Zgjedhje do ketë vetëm kur qytetarët të mundësojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar zgjedhje të ndershme”, tha kreu i PR-së, Fatmir Mediu.

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi pak minuta pasi firmosi marrëveshjen me Partinë Demokratike dhe aleatët e tjerë të kampit opozitar, në një dalje për mediat është shprehur se harku opozitar po zgjerohet çdo ditë. Nga ana tjetër, sipas Shehit beteja ndaj Qeverisë aktuale është mos regjistrimi në zgjedhje. “Kjo është thelbi i marrëveshjes. Këtu fillon beteja nga mos regjistrimi. Duke mos regjistruar maksimumin e partive, duke mos bërë të mundur që qytetarët mos të shkojnë në zgjedhje. Të gjitha format nga këtu deri në ditën e zgjedhjeve. E rëndësishme që harku opozitar po zgjerohet me parti, me njerëz dhe me ide që na ka munguar me kohë. Ne urojmë që kushdo që merr në betejën si opozitarë, kush merr pjesë si fasadë e qeverisë, nuk ka vlerë. Nga kjo pikëpamje do regjistrohen këta të tjerë. Po regjistrohen partitë një ditë para se të regjistrohet lista. Kolegët që futen në parti të bëjnë opozitarizmin. Është rishkruar që do rishkruhet dhe reforma që mendojmë ne është 360 gradë. Sigurisht sistemi kushtetues duhet të balancojmë pushtetet, dhe në një farë mënyre këto janë këmbët që e mbajnë këtë marrëveshje. Kufizim mandatesh dhe luftë definitive grupeve të armatosura financiare. Qytetari ka mbetur vetëm, duke mbetur vetëm është i trishtuar dhe merr valixhen dhe ikën jashtë”, u shpreh dje kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.


POLITIKE

5

E mërkurë, 24 PRILL 2019

Kryetarja e LSI-së mbledh Kryesinë: Të premten mblidhet KDK-ja. Marrëveshja, rezultat i gjithë agjendës opozitare të mirëorganizuar prej 1 viti

Kryemadhi firmos koalicionin me Bashën: Flamur shprese për shqiptarët P

ak orë pas firmosjes së marrëveshjes së koalicionit me Partinë Demokratike, kryetarja e LSI-së do të mblidhte dje Kryesinë e LSI-së ku u diskutuan hapat që do ndiqet si rezultat i zbatimit të aktit të radhës së kampit opozitar. Pas diskutimesh të shumta prej disa orësh, Kryesia e LSI-së vendosi që më 26 prill në orën 11:00 të thërrasë edhe Komunitetin Drejtues Kombëtar, ku sërish në fokus pritet të jenë diskutimet për agjendën dhe aksionin opozitar. Marrëveshja Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte e fundit në radhë, por jo për nga rëndësia, që firmosi marrëveshjen për krijimin e koalicionit opozitar me Partinë Demokratike. Ajo e cilësoi “flamurin e shpresës për shqiptarët” këtë marrëveshje dhe tha se është e vetmja që garanton zgjedhje të lira e të ndershme. “Sigurisht aksionit opozitar i shtohet një element tjetër shumë i rëndësishëm për të gjithë skeptikët e opozitës për të gjithë ata që duan të dinë se çfarë ndodh. Tashmë kanë strategjinë, platformën dhe alternativën e opozitës, është shumë e qartë, ju do të njiheni menjëherë mbas kësaj, vjen si rezultat i gjithë kësaj agjende opozitare e

mirëorganizuar prej 1 viti, e cila përfundon sot në nënshkrimin e një koalicioni të përbashkët opozitar përballë, një shteti të kapur nga krimi i organizuar, e cila garanton mbi të gjitha zgjedhje të lira dhe të ndershme. Them zgjedhje sepse votime ka bërë edhe Enver Hoxha, kanë bërë të gjithë diktatorët, por popujt nuk kanë zgjedhur kurrë, prandaj në Shqipëri do të ketë vetëm zgjedhje të lira e të ndershme ku shqiptarët janë të garantuar që të zgjedhin atë që duan dhe për atë që dëshirojnë t’i drejtojë dhe t’i udhëheqë. Për sa i përket të gjithë procesit dhe

KREU I PBDNJ-së

aksionit opozitar sigurisht që kjo marrëveshje është flamuri i shpresës për shqiptarët, për të rinjtë dhe të rejat dhe për të gjithë ata, të cilët duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe familjen e tyre në Shqipëri. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve dhe duke qenë shtëpia e shqiptarëve, ne kemi për detyrë që t’iu garantojmë shqiptarëve të gjithë infrastrukturën, të gjithë sistemin për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri”,tha Kryemadhi. Ajo tha ndër të tjera se, “Ne jemi anëtar të BE-së, vërtet nuk jemi institucionalisht me flamur të ngritur në Bruksel,

KREU I PDK-së

e ngjyra bardhë e zi e sheh edhe Koalicioni opozitar, Dule: Hap i M kreu i Partisë Demokristiane, Nard situatën politike ku pandalshëm, duhen zgjedhje të lira ndodhetNdoka vendi. Në një dalje publike

P

as nënshkrimit të marrë-veshjes për formimin e koalicionit opozitar, kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule teksa dha një prononcim për mediat, deklaroi dje se ky është hapi i parë dhe i pandalshëm i opozitës, i cili do të synojnë arritjen e thelbit të demokracisë ku qytetarët të zgjedhin lirshëm përmes votës së lirë. Gjithashtu ai theksoi se sa më shumë Edi Rama të qëndrojë në pushtet, aq më shumë do të shtohen kostot për familjet e të gjithë shqiptarëve. “Dëshirojmë të theksojmë se: Zhvillimet politike në vendin tonë kalojnë tani në një stad të ri cilësor. Kemi një artikulim të qartë, të cilat shkojnë përtej objektivave partiake dhe prekin thelbin e arritjes së demokracisë funksionale dhe të së drejtës. Në këto momente, kur kemi këtë artikulim të qartë opozitar, kemi mbështetjen tonë masive tek qytetarët. Është momenti që t’i drejtohemi ndërgjegjes popullore. Edi Rama çdo sekondë që rri më tepër në pushtet është një kosto më tepër për familjet tona. Qytetarët reflektoni, e keqja është e përbashkët për të gjithë ne. Zgjedhjet pa qytetarët nuk kanë kuptim”, u shpreh dje kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

për mediat menjëherë pasi firmosi marrëveshjen për krijimin e një koalicioni opozitar, i gatshëm të hyjë në zgjedhje, vetëm nëse largohet Edi Rama si kryeministër, Ndoka tha se pikërisht me këtë akt të firmosur dje, Lulzim Basha po i jep jetë krijimit të një ekipi kombëtar. “Është një moment i rëndësishëm, pasi e kemi të përcaktuar një datë të zgjedhjeve lokale nga Presidenti. 30 qershori është një moment i rëndësishëm ku ose do të triumfojnë vlerat reale të demokracisë që mazhoranca të kuptojë që rregullat e lojës vendosen nga dy palët. Unë e falënderova edhe liderin e opozitës zotin Basha për fatin që ka ruajtur mozaikun e vlerave të përfaqësimit të së djathtës, ndryshe nga Rama që ndodhet i vetmuar. Ka thirrur ca parti për koalicion, ca i ka blerë”, tha Ndoka. Ndër të tjera, kreu i PDK-së, kishte edhe një thirrje për kryeministrin e vendit, Edi Rama. “Sistemi është në agoni, nuk

por Shqipëria është vend që Zoti e ka vendosur në mes të Bashkimit Europian dhe duke qenë në mes të BE-së çdo përpjekje e Edi Ramës dhe bandave kriminale për ta mbajtur Shqipërinë larg BE-së është e dështuar. Çdo ditë që ai zgjat shton vështirësinë dhe varfërinë ndaj shqiptarëve, dhe largon Shqipërinë nga BE-ja. Sa më shpejt largimi i tij e afron dhe integron Shqipërinë në BE dhe u jep mundësinë shqiptarëve për të rritur fëmijët e tyre në Shqipëri, për të luftuar varfërinë dhe për të sjellë atë sistem, për të cilën shqiptarët kanë nevojë”, u shpreh kryetarja e LSI-së.

KREU I PDIU-së

Shpëtim Idrizi: Rama si Ramiz Alia, në zgjedhje me Bashkimet Profesionale

“Kryeministri Edi Rama nuk mund të tentojë të përsërisë Ramiz Alinë e vitit 1991 që u fut në zgjedhje në 1991 me Partinë e Punës dhe me Bashkimet Profesionale”kështu u shpreh kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi në një prononcim për mediat, pas firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit me PD-në. Idrizi apeloi partitë opozitare të mos bëhen pjesë e kësaj farse elektorale. “Opozita dhe mazhoranca duhet të jenë pjesë aktive e sistemit, opozita është garante e pluralizmit. Por në kushtet e kapjes së shtetit, të ekonomisë, kapjes së gjyqësorit, në kohën që ne po kërkojmë që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, në po shohim që kjo mazhorancë kërkon që jo vetëm te emërojë opozitën, por edhe Parlamentin e ka kthyer si teatër kukullash, dhe kryeministri duket si drejtor i teatrit të kukullave. Kjo është demokracia, sepse nuk mund të tentojë të përsërisë Ramiz Alinë e vitit 1991 që u fut në zgjedhje në 1991 me Partinë e Punës dhe me Bashkimet Profesionale. Si forca politike opozitare mos vrapojmë të regjistrohemi për tu bërë pjesë e farsës elektorale por të bashkohemi për ti dhënë Shqipërisë një zgjidhje politike”, u shpreh dje kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Ndoka: Basha po krijon ekipin kombëtar, në zgjedhje pa Ramën

funksionin fare, ndryshe nga e majta e çoroditur, zoti Basha për ndërton ekipin kombëtar me vlerat e veta, pa i blerë lojtarët si zoti Rama. Rama do të ketë përballë ekipin e ri që dështoi në parlament, po ngutet, po përpiqet. Por i bëj thirrje ta kuptojë

realitetin e politikës shqiptare, nuk mund të zhvillohen zgjedhje pa opozitën, jemi garancia e këtij sistemi. Ne jemi të vendosur në kauzën tonë parlamentare, kërkesa jonë e unifikuar është pa Ramën kryeministër”, tha dje Nard Ndoka.


POLITIKE

6

E mërkurë, 24 PRILL 2019

REAGIMI

Vasili: Cakaj është skajshmërisht i dashuruar me Ramën I

sh-kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar për deklaratat e bërë mbrëmë në emisionin opinion nga zv/ ministri i Jashtë, Gent Cakaj.“Ky Gent Caka është skajshmërisht i dashuruar me Edi Ramën. Ishalla mësojnë sa më shume nga shkollëpakësia e njëri-tjetrit.

Paçin jetë të lumtur!!”,- shkruan Vasili në Facebook. Në intervistën e dhënë për “Opinion”Cakaj u shpreh se edhe pse është 28 vjeç, ka 14 vite përvojë.Gjatë intervistës në “Opinion”, Cakaj deklaroi se me Edi Ramën ishte njohur rastësisht, por gjatë komunikimit me të kishte pasur skajshmërisht

përputhje idesh. “Pas performancës në universitet u kontaktova nga kabineti i tij dhe pastaj nëpërmjet takimeve. E them edhe njëherë kryeministrin Rama e kam njoftuar përmes shefes së zyrës së Kabinetit të tij. Fillimisht nuk e kam takuar personalisht”,- deklaroi ndër të tjera Cakaj.

Nënkryetari i PD-së: Zgjedhjet e 30 qershorit tashmë janë djegur, nuk ka më kohë për t’u mbajtur

Përshkallëzohen protestat. Spaho: Të enjten opozita bllokon rrugët kombëtare O

pozita do të përshkallëzojë protestat dhe formën e reagimit ndaj qeverisë që këtë javë. Deklarata vjen nga nënkryetar i Partisë Demokratike Edmond Spaho, i cili deklaroi dje se nesër protestuesit do të bllokojnë rrugët kombëtare, si formë reagimi kundër qeverisë “Rama”. Në një intervistë për “A2 CNN”, nënkryetari i PD-së deklaroi se protestat do të vijojnë pa ndalim dhe në forma të reja. “Ne do të vazhdojmë me protesta dhe ato do të përshkallëzohen. Duke filluar nga e enjtja do të fillojmë me bllokimin e rrugëve, akseve kombëtare në të gjithë vendin për një periudhë kohe të caktuar, një orë. Më vonë, do të rritet edhe koha e bllokimit”,- tha Spaho. Në këtë kontekst, Spaho u shpreh se qëndrimi i opozitës nuk është bojkot ndaj zgjedhjeve, por kërkesa për plotësimin e kushteve me qëllim zhvillimin e zgjedhjeve normale në vend. “Qëndrimi ynë po vjen duke u përshkallëzuar. Opozita është sot mazhoranca reale. Kemi përshkallëzuar qëndrimin tonë këto ditë, duke deklaruar se nuk regjistrohemi në zgjedhje për sa kohe të realizohen kushtet. Ne nuk jemi kundër mbajtjes së zgjedhjeve vendore. Ne do të ishim të gatshëm të hynim në çdo palë zgjedhje, pa Edi Ramën. Por zgjedhjet e 30 qershorit tashmë janë djegur, nuk ka më

kohë për t’u mbajtur. Ne nuk po bojkotojmë, por duam kushte për mbajtjen e zgjedhjeve”, tha Spaho. Nënkryetari i PD-së ka sqaruar dhe qëllimin e marrëveshjes së nënshkruar ditën e djeshme mes partive të opozitës.

“Lëvizja për të nënshkruar marrëveshjen me aleatët nuk ishte e nxituar. Ne kemi deklaruar që pas mbledhjes së këshillit, duke paraqitur 3 pika në opinionin publik për mos regjistrim. Një nga pikat tona ishte se nuk

do të regjistrohemi në zgjedhje sa kohë nuk garantohen kushtet për zgjedhje të lira. Ne do të punojmë për një platformë, ku së pari, të përcaktohen kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qeveria duhet të lejojë hetimin për ata që kanë vjedhur zgjedhjet në të kaluarën. Dy dosje janë aktualisht të hetuara kryesisht nga ndërkombëtarët, por janë bërë të gjitha përpjekjet për të sabotuar hetimin”,- tha Edmond Spaho. Ndërkohë në 11 maj opozita ka njoftuar zhvillimin e një proteste të madhe kombëtare, e cila pritet të jetë ndryshe nga tubimet e zhvilluara deri më sot nga opozita. Kolegji i Kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike vendosi dy ditë më parë për mbajtjen e protestës kombëtare pasditen e 11 majit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Për krerët e selisë blu protesta e radhës është konceptuar si “një përballje popullore për të treguar se shqiptarët refuzojnë kategorikisht të vidhen dhe të qeverisen nga krimi”. Gjithashtu Kolegji i Kryetarëve ka vendosur edhe për përshkallëzimin e aksionit opozitar, duke nisur me protesta rajonale në akset kryesore kombëtare nga kjo e enjte. Ndërkohë protesta e madhe në Tiranë pritet të mbahet më 11 maj në orën 18:30 në sheshin para Kryeministrisë.

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së: Partia e re e Patozit, është parti e Edi Ramës

Petrit Vasili: Aksioni opozitar, i larmishëm dhe shumë i fortë

P

ak orë pas nënshkrimit të marrëveshjes me Partinë Demokratike, ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në një intervistë për “Fax Neës”, shprehet se aksioni opozitar i opozitës do të jetë më i fortë dhe në forma të ndryshme reagimi. “Me kryehajdutin Edi Rama që të bëjmë ujkun për bari. Ai që vodhi në 2017-n, që e mori vesh gjithë Shqipëria se si bliheshin votat, sepse dosjen 339, ato zbardhjet besoj ju i keni tani. Ju e patë një reportazh të RAI-t, ku intervistuesi thoshte: Siç i kemi blerë votat në zgjedhjet e kaluara, do t’i blejmë edhe në këto zgjedhje. Tani ky do t’i administrojë zgjedhjet? Administratori i zgjedhjeve është ky. Çdo bëjmë ne? Do riciklojmë të njëjtat zgjedhje? Do shikojmë hajdutllëkun dhe pastaj do fillojmë

ta komentojnë dy vjet? Jo, është koha për ta ndalur sot. Po pse ju pandehni që kjo Shqipëria, procesi politik, mënyra se si zhvillohen ngjarjet, këto janë pronë e Edi Ramës? Pronë e një partie ka ekzistuar në Shqipëri në kohën kur sundonte Partia e Punës dhe politika ishte pronë e një partie dhe qytetarët ishin pronë e një partie, sepse ju e dini votohej një parti me 99.99 për qind. Ju duket qesharake,

por ne të gjithë kemi hedhur votën tonë te ky 99.99 për qindësh. Nuk jemi më në 91-shin. Jemi ndarë nga prona e një partie. Një parti që do të sillet sikur shtetin dhe qytetarin e ka pronë të sajën, ka fund të pashmangshëm, nuk e duron, e asgjëson pluralizmi. Zgjedhjet në Shqipëri janë damkosur si zgjedhje të vjedhura. Jo sipas nesh, e keni në raportin më të fundit të DASH, qartë fare, që në hyrje. Thënë e gjithë, çdo të thotë? Do të thotë që kjo do të marrë përgjigje. Askush prej nesh nuk do zgjedhje të padrejta. Do jetë në sytë tuaj dhe do ta shihni që do të jetë

shumë i larmishëm dhe shumë i fortë njëherazi aksioni opozitar”, deklaroi Petrit Vasili. Ndëkohë, i pyetur për zhvillimet e orëve të fundit, ku ditën e djeshme u zyrtarizua edhe partia e re “Bindja Demokratike”, e cila drejtohet nga ish-nënkryetari i PD-së Astrit Patozi, Vasili theksoi se kjo parti dhe deputetët “opozitarë” brenda parlamentit janë krijesa të Edi Ramës. “Për punët e Edi Ramës pyesni Edi Ramën. Të gjitha këto që më pyete, këto patatet e kalbura, kjo parti, janë deputetët e tij, është partia e tij, pyesni Edi Ramën. E keni mjaft të thjeshtë

megjithëse nuk besoj që keni jetuar në atë kohë, merrni dhe shikoni se ç’i ndodhi Ramiz Alizë në ’91ish me bashkimet profesionale dhe me historitë e tjera. Këto janë bashkime profesionale këto deputetët e rinj, kjo partia, që edhe për nga emri duhet ta dijë Edi Rama se është stili i tij. Sa e zgjidhi hallin Ramiz Alia në atë kohë, aq do ta zgjidhë edhe ky. Ju e dini fatin e Ramiz Alizë, partia e tij humbi në mënyrë katastrofike, ai vetë iku nga pushteti, përfundoi edhe në burg dhe demokracia bëri rrugën e saj. Ky është në atë situatë, edhe fati është i njëjtë”, u shpreh dje Petrit Vasili.


POLITIKE

7

E mërkurë, 24 PRILL 2019

Mblidhet grupi i PS-së - Me porosi të Ramës, Balla kërkon nga deputetët intensifikimin e takimeve në zonat e tyre elektorale

Qeveria e bindur se i ka bërë detyrat, Balla: Integrimi në dorë të PE-së

KREU I KËSHILLIT KOMBËTAR TË PD

Nishani: Do ketë akte masive të mosbindjes civile të qytetarëve shqiptarë

P

artia Socialiste mblodhi këtë të martë grupin e saj parlamentar, mbledhje kjo që u drejtua nga kryetari i grupit, Taulant Balla, pasi vetë kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm. Në fjalën para deputetëve socialistë, mësohet se Balla ka kërkuar prej tyre më shumë angazhim e të jenë më prezentë në zonat elektorale. Kreu i grupit parlamentar socialist, ka kërkuar gjithashtu, përgatitje e dhe kontakte me elektoratin në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet lokale. Burime nga selia rozë, thanë dje se në mbledhje deputeti Bashkim Fino ka kërkuar rishikimin e pagave për oficerët e policisë gjyqësore. Sipas Finos, me pagat e reja, policët gjyqësore marrin paga më të larta se Presidenti. Por kjo kërkesë e anëtarit të Komisionit të Ligjeve nuk u pranua nga kolegët e tij. Sakaq PS pritet të mbledhë sot në orën 18:00, Kryesinë e cila do të diskutojë për çështjet zgjedhore. Dhe në kuadër të fushatës elektorale, mësohet se javën e parë të muajit maj, PS-ja do të mbledhë Asamblenë Kombëtare, nga ku do të zyrtarizojë emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit për kryetarë të bashkive në vend. Integrimi Edhe pse prej muajsh vendi është përfshirë në një krizë të thellë parlamentare dhe ekonomike, mazhoranca qeverisëse është e

bindur se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga Bashkimi Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit në union. Por socialistët nuk e mohojnë se zgjedhjet në Parlamentin Europian dhe fushata e partive populiste mund të kenë një efekt negativ në vendimin e Brukselit në qershor për Shqipërinë. Dhe për këtë arsye, Qeveria është dorëzuar para faktit se vendimi i qershorit për hapjen e negociatave nuk varet vetëm nga Shqipëria. Nënkryetari i

Këshillit të Integrimit, Taulant Balla, gjatë takimit me studentët e Drejtësisë u shpreh se vendi ynë i ka bërë detyrat e saj, por debatet e brendshme në vendet e unionit mund të ndikojnë në Bruksel. “Ne jemi gati të japim provimin por sa të mbarojnë zgjedhjet me 26 maj për Parlamentin Europian dhe sa kohë ka një rritje të partive populiste të cilat kondicionojnë qasjen e tyre me pengimin ndaj zgjerimit, ka dhe vende si Holanda. Por pavarësisht ndikimit të tyre, Sekretari Përgjithshëm i PS-së

theksoi se nuk do të rikthehen vizat për shqiptarët. “Zero shanse që Shqipërisë ti vihen sot vizat. Vetë qeveria holandeze nuk është dakord me inisiativën e një deputeteje ekstremiste”, u shpreh Taulant Balla Edhe pse na ndajnë 2 muaj nga marrja e vendimit nga ana vendeve të unionit për negociatat me Shqipërinë, vendi ynë vijon të mbetet pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë. Pavarësisht se zyrtarët e lartë besojnë që deri në qershor Kushtetuesja do të jetë funksionale.

KOALICIONI OPOZITAR SHQETËSON MAZHORANCËN, SPIROPALI: FRIKË DHE MUNGESË KURAJOJE POLITIKE

Rama: Koalicioni kundër zgjedhjeve, vetëvrasje politike

K

ryeministri Edi Rama shprehet i vendosur se data e zgjedhjeve nuk do të ndryshojë, dhe se shqiptarët më 30 qershori do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj të bashkive. Në një reagim në rrjetet sociale pas firmosjes së koalicionit opozitar nga Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe 6 aleatë, kreu i qeverisë thotë se koalicioni kundër zgjedhjeve është një tjetër vetëvrasje politike pas djegies së mandateve. “Pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike! Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s’e marrin dot peng. Zgjedhjet as ndalen as shtyhen. Në 30 qershor qytetarët do flasin

me votë në çdo bashki”, u shpreh dje kreu i Qeverisë Edi Rama në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale. Paraditen e djeshme partitë opozitare që kanë dalë nga Parlamenti në protesta antiqeveritare, firmosën marrëveshjen e koalicionit zgjedhor opozitar për një qeveri

tranzitore që do të mundësojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Krerët e opozitës deklaruan prerazi se zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë, duke lënë të nënkuptuar edhe një herë në faktin se nuk do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve lokale për sa kohë Edi Rama është

në krye të qeverisë. Lidhur me këtë marrëveshje do të reagonte dje edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali, e cila reagoi pas firmosjes së koalicionit zgjedhor opozitar, duke dhënë se ky moment shënon edhe shkatërrimin e partive. “Vetëm Lulzim Basha mund të krijojë koalicion partish për mos pjesëmarrje në zgjedhje dhe këtë marrëzi olimpike ta shoqërojë me buzëqeshje heroike! Ja pra dëshmia akademike dhe praktike se si mund të shkatërrohet një parti historike prej frikës dhe mungesës së kurajos politike!”, u shpreh dje Elisa Spiropali në rrjetet sociale.

Ish-presidenti, Bujar Nishani, tashmë në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike deklaroi dje se koalicioni opozitar dhe marrëveshja e nënshkruar sot nuk është kundër zgjedhjeve, por për garantimin e standardeve të tyre. “Gjithçka në funksion të kësaj marrëveshje është për zgjedhje, por zgjedhje të lira dhe të drejta për gjithkënd. Qytetarët të kenë mundësi të hedhin votën e tyre në mënyrë të drejtë në kutinë e votimit për alternativën që ata mendojnë”, tha Nishani. E ndërsa mazhoranca vijon e palëkundur drejt 30 qershorit, Nishani në një intervistë për “Ora News” paralajmëroi përshkallëzim të aksionit opozitar dhe mosbindje civile. “Nuk bëhet fjalë për të bllokuar zgjedhjet por për të mos lejuar një farsë elektorale. Hapi i parë ishte pikërisht ky, moslejimi i regjistrimit formal të partive opozitare për tu bërë pjesë e farsës elektorale. Momenti i dytë, vijon aksioni opozitar që ka nisur prej kohësh ku aktori kryesor është populli opozitar, revolta qytetare. Ne kemi armët politike në dorë dhe armët politike do ti shfrytëzojmë. Armët politike janë fokusuar kryesisht te protestat, do të vinë duke u përshkallëzuar në gjithë vendin. Do të ketë akte masive të mosbindjes civile të qytetarëve shqiptarë. Jam i bindur që asnjë aventurier, kushdo që të jetë ai, nuk do të ketë kurajon e motivimin për të injoruar shumicën e dërmuese të qytetarëve sot”, tha Nishani. Duke komentuar deklaratën e Ramës, që e cilësoi bojkotin e zgjedhjeve nga opozita një vetëvrasje politike, Nishani tha: “Është një kryeministër që asnjëherë nuk ka qenë konseguent në qëndrimet e tij politike dhe jam i bindur që përballë presionit popullor, kjo është një betejë politike, jo betejë në luftë, por nëse e shohim në retrospektivë asnjëherë drejtuesit dhe pushtetarët autoritarë nuk kanë triumfuar dot përballë masës së madhe”, tha Nishani. Ndaj dhe për opozitën, kushti i panegociueshëm mbetet largimi i Ramës si kryeministër. “Duhet ti hapë rrugë një procesi normal ligjor. Ky njeri i provuar si prishësi i gjithçkaje të normalitetit demokratik dhe deformimit të vullnetit të qytetarëve duhet të largohet dhe më pas ulemi dhe garantojmë me mekanizmat”, tha kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani.


POLITIKE

8

E mërkurë, 24 PRILL 2019

Ndikim negativ në imazhin e vendit - Guvernatori jep detaje për transportin: Parave iu hiqet GPS në momentin që hyjnë në aeroport

G

uvernatori i Bankës së Shqipërisë është shprehur i shqetësuar në lidhje me grabitjen e ndodhur në Rinas disa javë më parë. I pyetur nga mediat ai zbardhi një detaj për sa i përket transportit të parave, të cilave iu hiqet GPS në momentin që hyjnë në aeroport, ndërsa ende nuk dihet nëse në thasët e vjedhur ka pasur sinjalizues. Edhe pse bankat e nivelit të dytë e kanë detyrim që të përdorin sinjalizues apo bojë ngjyruese në momentin e transportit të parave duket se jo të gjitha institucionet financiare i zbatojnë. Në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, në të cilën prezantoi raportin e BSH për 2018, guvernatori Gent Sejko iu përgjigj interesit të medias lidhur me grabitjen e 9 prillit në Rinas, ku deklaroi se disa banka i zbatojnë këto rregulla ndërsa GPS hiqet në aeroport. “Banka e Shqipërisë si institucion licensues është përgjegjëse për kërkesat minimale që bankat kanë për ambientet e tyre pra në objektet e tyre. Lidhur me transportin e vlerave monetare ka një udhëzim të Ministrisë së Brendshme, e cila si rregullore është forcuar. Ngjarja e fundit ka ndodhur në ambientet e aeroportit dhe jo gjatë transportimit. Masa e marra janë ndryshimet rregullative për këtë rregullore që ne e kemi përforcuar dhe sigurisht që përgjegjësia direkte e jona është për të monitoruar dhe mbikqyrur zbatimin e kërkesave të sigurisë së bankave në ambientet e tyre”, u shpreh Sejko. Ai shtoi se bankat janë të mirë kapitalizuara dhe janë të afta për të përballuar situata financiare qoftë edhe nga këto humbje apo goditje. “Dua

Grabitja në Rinas, Sejko: Na shqetëson më shumë përsëritja e këtyre ngjarjeve

të theksoj meqë ju jeni këtu, që bankat janë të mirëkapitalizuara me likuiditet natyrisht që janë shumë të afta për të përballuar situata financiare qoftë edhe nga këto humbje apo goditje. Ajo që na shqetëson më shumë ne si BSH është përsëritja e këtyre ngjarjeve, ndikimi negativ në imazh, ndikim negativ psikologjik dhe sigurisht nëse ngjarje të tilla do të përsëriteshin shumë shpesh dhe ndikimi financiar do të bëhej shumë problematik dhe do të kishte një kosto jo vetëm për sistemin bankar, por për të gjithë ekonominë shqiptare. Në dijeninë time disa banka e kanë pasur GPS natyrisht për arsye teknike GPS zhvendoset në aeroport po ashtu dhe doganat po këtu nuk bëhen fjalë për element

të detajuar në këtë nivel pasi këto janë post faktum për të zbuluar në duhet të jemi të koordinuara si institucione për të marrë masa që ngjarje të tilla mos të përsëriten më në të ardhmen pasi jo vetëm që kanë ndikim financiar tek investitorët e huaj por ndikojnë negativisht dhe në imazhin e vendit”, deklaroi dje Guvernatori Gent Sejko. Raporti në Komision Banka e Shqipërisë vlerëson se viti 2018 solli përmirësime të mëtejshme në veprimtarinë e sistemit bankar. Në raportin e tij para komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Guvernatori Sejko tha se aftësia e këtij sektori për të përballuar rreziqe është e lartë. Kapitalizimi dhe likuiditeti janë në nivele

më se të kënaqshme, ndërsa raporti i kredive me probleme ka zbritur në nivelet më të ulëta prej pothuajse një dekade. Guvernatori u shpreh optimist edhe për sa i takon procesit të ristrukturimit të bankave. Ai theksoi se procesi i shitblerjeve ka qenë i balancuar, duke krijuar disa banka të përmasave të përafërta brenda sistemit. Kjo pritet të nxisë konkurrencën dhe të rrisë ofertën për kredi në ekonominë shqiptare. Në fund të vitit të kaluar, sistemi bankar shqiptar u përqendrua në 14 banka, nga 16 që kishte një vit më parë. Këtë vit, pritet që numri i bankave të ulet në 12, si rezultat i përthithjes së Bankës Ndërkombëtare Tregtare nga Union Bank dhe mbylljes së

REAGON KRYEMINISTRI

Arrestimi i grabitësve në Rinas, Rama: Rrethi po ngushtohet

Arrestimet e personave të përfshirë në grabitjen e Rinasit të ditëve të fundit kanë bërë që edhe kryeministri Edi Rama të reagojë me nota shpredhënëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes që tronditi jo vetëm opinionin publik shqiptar, por edhe atë ndërkombëtar, të cilët e kanë cilësuar si supergrabitje. Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetet sociale, Rama u shpreh pasditen e djeshme se një tjetër person u arrestua nga policia, ndërsa thotë se kjo tregon se Policia e Shtetit po godet fuqishëm krimin. “Arrestohet edhe një autor tjetër i grabitjes së Rinasit, duke e ngushtuar më tej rrethin e keqbërësve falë punës intensive dhe profesionale të Policisë së Shtetit.E cila po provon se ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse ndaj krimit, duke folur përditë me rezultate konkrete”, u shpreh kryeministri Edi Rama. E ndërsa përshëndet këto aksione të policisë, ajo që ende nuk mundet që ti japë një përgjigje as vetë kreu i Qeverisë, është fakti se sa është shuma reale e grabitur mesditën e 9 prillit brenda pistës së fluturimit. Kjo pasi edhe pas hetimeve intensive që po zhvillon prokuroria dhe kur pretendohet se janë arrestuar 4 persona sërish nuk ka një informacion të saktë mbi shumën totale të grabitur. Prokuroria e Krimeve të Rënda u dërgoi më 18 prill shkresë zyrtare tre bankave të niveli të dytë për shumat e parave që i kishin destinuar për tu depozituar jashtë. Fillimisht shifra e pretenduar ishte 10 milionë euro të vendosura në 7 thasë, 5 me kartëmonedha dhe 2 me monedha metalike afërsisht 5.7 milionë euro.

Bankës së Kreditit të Shqipërisë, që prej vitesh kishte një aktivitet në përmasa të papërfillshme.

DENONCIMI I FORTË I ISH-KRYEMINISTRIT: TË ARRESTUARIT, KOKA TURKU PËR TË MBULUAR VJEDHJEN E PARAVE QË “U DOGJËN”

P

olicia arrestoi mbrëmjen e 20 prillit katër persona në Elbasan lidhur me supergrabitjen e 9 prillit të këtij viti në aeroportin e Rinasit. Personat e ndaluar dyshohen se kanë lidhje me grabitjen. Ata u identifikuan nga gjurmët e gishtave të gjetura në dy furgonët të cilët u përdorën për t’u larguar. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se 2 nga 4 të ndaluarit dyshohen se modifikuan fugonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. E teksa Policia dhe vetë Kryeministri po reklamojnë me të madhe se po zbërthehet grupi i grabitjes së 9 prillit në aeroportin e Rinasit, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi pasditen e djeshme të dhëna të reja, kontradiktore me ato të organeve

Berisha: Gjendet “Fred Alizoti” i Rinasit, farsa e policisë me arrestimet për grabitjen ligjzbatuese në vend. Sipas tij, personi i paraqitur në polici, si bashkëpunëtor i drejtësisë, nuk është gjë tjetër veçse një “Fredi Alizoti i ri”, i cili pretendohet të jetë dhe truri i organizimit të grabitjes, por që tashmë po bashkëpunon me policinë për zbardhjen e ngjarjes. “Eureka! Gjendet Fred Alizoti Bis, Alkond Bengasi! Të dashur miq, vazhdon përpjekja për të maskuar grabitjen shtetërore të shekullit të dt 9 prill në Rinas. Edvini dhe Vasal Kimiku i tij, badiguardi i Eskobarit dhe narkopolicia, pas njoftimit të

Klement Çalës “ik, zhduku se na duhet të akuzohesh në mungesë për anëtar kryesor të bandës shtetërore që realizoi grabitjen e shekullit madje dhe që dogji 10 milionë eurot e grabitura”, paraqiten sot (dje) para publikut si bashkëpunëtorë të drejtësisë Alkon Bengasin, apo Fredi Alizotin Bis. Duke e reklamuar si sukses spektakolar, ata i thanë publikut se Bengasi, sikur të ishte truri, u tregoi gjithçka për bandën dhe grabitjen, Elbasanin dhe Krujën e picerinë, paçka se sipas tyre ai kishte marrë pjesë vetëm në lyerjen me bojë në

servis të mikrobuzit famoz me mbishkrimin policia tatimore. Madje e zbuluan Alizotin e dyte nga gjurmët e gishtërinjve të tij që u gjetën në mikrobuz. Njëlloj si Alizoti, bashkëpunëtori me gjithë kontributin e tij u sigurua me masën “arrest me burg”. Të arrestuarit e tjerë që janë viktima të një farse të turpshme kriminale mbahen në qeli prej tre ditësh pa avokat dhe në terror me shpresën se do të pranojnë akuzat fallco të Alizotit bis. Turp! Krim! Narkoshteti pasi vodhi paratë dhe i “dogji” ato, tani vrapon t’i mbulojë me koka turku. Ti shporrim, ti shporrim, ti shporrim kalbësirat!”, u shpreh dje në denoncimin e tij, ishkryeministri Sali Berisha.


FORUM OPINION Nga Andi Bushati

E

di Rama dhe zëdhënësi i tij më i zellshëm diplo matik, shefi i OSBE-së, kanë folur sot lidhur me mundësinë e ndryshimit të datës së zgjedhjeve. Kryeministri ka qenë i prerë, shtyrje nuk do të ketë. Ndërsa Bernd Borshard ka pyetur me ironi reporterët që i kanë zgjatur mikrofonin: “E ç’të mirë do të sillte shtyrja”? Në fakt edhe pohimi i Ramës edhe ai i diplomatit, jetëgjatësia e të cilit varet nga projektet që i miraton qeveria, kanë diçka racionale. Sepse 30 qershori, si një datë tashmë e dekretuar nga Presidenti, do të kishte kuptim të ndryshohej vetëm me kushtin e pjesmarrjes së opozitës në garën lokale. Po a ka sot opozita mundësi të përfshihet në këtë garë, pasi ka djegur mandatet me arsyetimin se nuk zhvillohen dot zgjedhje të ndershme, të lira dhe të barabata me këtë

kryeministër? Një veprim i tillë do të ishte një kamikazëri politike e paimagjinueshme. Sepse zgjedhjet në këtë vend nuk mund t’i shpëtojë, as ndonjë lëmoshë e minutave të fundit, as ndonjë garanci ndërkombëtare, apo premtimi se Gjushi në Durrës apo Lala në Elbasan u hoqën qafe, e aq më pak ndonjë kompromis për “lëshimin” e ndonjë qyteti të madh. Nëse me largimin përfundimtar nga parlamenti, opozita pati si qëllim ta nxjerë lakuriq regjimin e Ramës, nëse ajo u vetësakrifikua për të shërbyer si pasqyrë, ku njerëzit të shohin se të gjitha pushtetet i ka në dorë një njeri i vetëm, ajo duhet t’i shkojë në eksterm kësaj rruge. Pra t’i braktisë edhe zgjedhjet lokale. Ta lërë të shpërfaqet deri në fund parodia e një pushteti që do të garojë me vetveten, që do të bëjë sikur ndeshet me palaçot që ka krijuar vetë, e që do të

KOMENT Nga Bledian Koka

I

shin ditën e marsit 2008 kur në prapaskenat e podiumit ku do të fliste opozita, pashë një burrë të gjatë, kaçurrela dhe me syze të cilin e njoha direkt si gazetar i politikës. Më bëri përshtypje sesi kishte mundësi që një ambasador i një vendi të madh si Gjermania kishte dalë vetë në shesh për të ndjekur një protestë të opozitës, i pashoqëruar nga asnjë. Ishin kohët kur ndërsa Shqipëria priste ato ditë të hidhte firmën për anëtarësimin në NATO, opozita protestonte as nuk më kujtohet se për çfarë. Kjo ishte hera e parë që pashë "in persona" Bernd Bochard. Si gazetar, nxora celularin e lodhur nga xhepi dhe i bëra disa foto që nuk i kam ruajtur pasi më bëri përshtypje dhe doja ta dokumentoja praninë e tij. Mbaj mend që ambasadori gjerman e vuri re që po e fotografoja (jo se po e bëja fshehtas) dhe me shpejtësinë e rrufeshme të një diplomati mu zhduk ndërsysh. Atë çast mendova me vete sesa sa mirë ndërkombëtarët dalin vetë në shesh për të ndjekur nga afër shqetësimet e opozitës dhe e lashë me aq. Nuk e di pse e kam fiksuar në mëndje këtë moment, por mu kujtua sot kur dëgjova zotin Bochard në një prononcim për mediat tek flet si djalli për temjanin sa i takon mundësisë së zgjedhjeve të parakohshme, a thua se po shtyhet

festimi i Krishtlindjeve apo Dita e Bajramit të Madh. Në dy mandatet që zoti Bochard ka mbajtur në Shqipëri, siç ndodh përherë me vendin tonë kohërat politike kanë qenë të trazuara dhe demokracia gjithnjë pikëpyetje. Pra minimalisht personazhi i këtij shkrimi është një njeri që nuk e njeh vendin tonë nga kabllogramet diplomatike, por personalisht e me vite të tëra. Thënë kjo, edhe pas zgjedhjeve të vitit 2008 kur opozita e atëhershme kërkonte hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave pas zgjedhjeve të 28 Qershorit, reagimi i ish-ambasadorit gjerman ka qenë i tillë në një intervistë për DW në 9 Tetor 2008: "Shumë nga reformat, që Shqipëria ka përpara në rrugën e saj drejt integrimit në BE, kërkojnë një shumicë të cilësuar në parlament. Prandaj shpresojmë që opozita do të zgjedhë të mbajë një qëndrim konstruktiv lidhur me reformat për legjislacionin. Opozita ka detyrën të përfaqësojë interesin e elektoratit të saj në këtë diskutim në parlament. Nuk besoj se një pjesë e konsiderueshme e elektoratit ka interes për ngadalësimin e prosesit të reformave në Shqipëri. Jam i bindur se qeveria dhe opozita mund të gjejnë zgjidhje kompromisi për shumë nga paketat e reformave e duhura".

9 E mërkurë, 24 PRILL 2019

Edi Rama ka të drejtë, zgjedhjet nuk duhet të shtyhen! kthejë në lolo vëzhguesit ndërkombëtarë që do të sillen sikur monitorojnë një garë të rregullt. Pra, në këtë kuptim, ajo që opozitës i duhet më pak, është një shtyrje e datës së zgjedhjeve. Prandaj edhe Rama ka të drejtë kur deklaron me vendosmëri se 30 qershori nuk preket. Ai nuk mund të falë një gjë që, as nuk ia ka kërkur kush, as nuk i duhet kujt. Por edhe mbështetësi i tij, Broshard, nuk e ka gabim kur ngre dilemën se ç’do përfitohej nga zhvendosja e 30 qershorit. Këtu të gjitha palët bien dakord: E pse u dashkan bërë zgjedhjet detyrimisht me opozitën? Lapsi.al

Zgjedhjet e parakohshme dhe një histori personale me Bernd Bochard! Edhe sot, zoti Bochard në staturën diplomatike si kreu i OSBE/ODIHR në Shqipëri, nuk ndryshon pothuajse fare nga ai i 2008-2012. Por ama Shqipëria ka ndryshuar në raport me demokracinë që është shëndrruar në demokraturë. Me zgjedhje ku votohej mirë dhe numërohej keq, ndërsa tani kemi me vota që blihen dhe nuk ia vlen më barra qiranë as ti numërosh. Po zoti Bochard, ajo që kemi tani është një demokraturë, legale siç deklaron Ditmri Bushati, por aspak morale. Prandaj sot më shumë se gjysma e shqiptarëve e besojnë deri edhe Lulzim Bashën që të gënjen për orën se vjedhjet në Shqipëri nuk janë vjedhur, por janë blerë. Dhe ky është ndoshta i pakti shembull në botë ku të blesh është më jomorale se të vjedhësh. Sepse në demokraci, vetëm pasi e blen pushtetin atëherë mund ta grabisësh dhe mund të grabisësh me të. Kjo është situata ku ndodhet sot Shqipëria. Sakrifikojmë shtet, për të siguruar pushtetin e grabitur përmes votave të blera. A mund të ketë rreth më vicioz se kaq? A mund të jetë më qesharak një shtet që aspiron të anëtarësohet në familjen ku bën pjesë edhe shteti i

zoti Bochard? Pyes veten, po këta diplomatët europianë a e pyesin veten ndonjëherë për atë që u shohin sytë e u dëgjojnë veshët në Shqipëri? Shumica e mendjeve të arsyeshme të këtij vendi, kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohëshme, për shkak të keqqeverisjes sa për fillim e për të mos folur për krimin e korrupsionin që ka mbytur rrugët e zyrat e shtetit. Apo për atë çështjet e shitblerjes së votës që zoti Bochard dhe kolonia e ambasadorëve europianë e jo vetëm, e dinë fare mirë se nga buron e çfarë prodhon. Kur një gjë nuk e rregullon dot, po të paktën mos e prish. Kur demokracinë e një vendi nuk e shëndosh dot, po të paktën mos ndihmo që të shkatërrosh atë duke e mveshur stabilokracinë me penuarin e "qeverisë që po bën reforma". Kur nuk ke zgjidhje për krizën, po të paktën hesht me ndihmën e Zotit që mund të ta mbajë gojën mbyllur kur nuk gjë për të thënë. Demokracia e vendeve të ngjashme si ne, nuk është dobësuar nga zhvillimi i zgjedhjeve, e kundërta i ka forcuar dhe ka arritur që ato të tejkalojnë problematika shumë të forta se ato që ka në

Shqipëri. Maqedonia boll sa për të kujtuar, pas zgjedhjeve të parakohëshme tejkaloi një nga krizat e raporteve më të mprehta në rajon, atë me Greqinë për çështje e emrit. E pra sot një vend që është me sot me nesër në pikëpyetje nëse do të ekzistojë apo jo, është vite drite para në rrugëtimin e vet drejt BE-së ndërsa ne jemi sërish tek bishti kavallit. Kur kërkoni që elitat e reja të dalin në skenë e të ndryshojnë situatën, a e pyesni veten nëse ka kushte për ta bërë një gjë të tillë? A munden që të rinjtë të bëhen pjesë e një sistemi politik që rotacionin e ka herezi, ndërsa stabilokraturën devizë ekzistenciale? Mirë që qëlluam pa fat me politikën tonë, po ndërkombëtarët pse duan me çdo kusht të jenë pjesë e këtij mallkimi për shqiptarët? Sepse vetëm duke bërë zgjedhje, do të mund të largojmë Ramën, më pas Bashën e më pas dreqin dhe të birin nëse ata sundojnë dhe nuk qeverisin. Por pra i dashur ambasador, edhe ne e duam Shqipërin si gjithë Europa. Sepse në të kundërt jemi të dënuar të jetojmë si skllevër të sundimtarit të radhës, ashtu të dhjerë e aspak krenar siç jemi sot. Danke!


POLITIKE

10 E mërkurë, 24 PRILL 2019

Përse vjen Bindja Demokratike? Nga Astrit Patozi

B

indja Demokratike është ide, nuk është pronë, as biznes apo

njeri. Ajo ka lindur nga bindja e fortë e qytetarëve të lirë të këtij vendi për një projekt të ri politik. Bindja Demokratike është dhe do të jetë një ofertë serioze dhe tërësisht e pavarur, sa herë që të ketë zgjedhje në Shqipëri. Bindja Demokratike është frymë dhe alternativë e re, në një shoqëri, ku monopoli partitokratik po vret konkurrencën dhe ka kufizuar lirinë e zgjedhjes për qytetarët. Ne jemi të bindur se Shqipëria sot po vuan pasojat e një polarizimi politik, që e ka zanafillën tek vrasja e demokracisë brenda dy partive të mëdha dhe tek konsolidimi i një sistemi mbytës, që garanton palët rivale për mosndëshkueshmëri dhe mbijetesë politike, kundër çdo projekti të ri. Ndryshimi i sistemit dhe çlirimi i zgjedhjeve, kauza jonë Sistemi ynë politik bazohet tek garancia që dy rivalët kryesorë në vend i kanë dhënë njëri tjetrit, për të nënshtruar çdo ide apo frymë demokratike brenda kampeve të tyre. Ilustrimi më i mirë për këtë ishte marrëveshja okulte e dy vjetëve më parë mes kryetarëve të dy partive të mëdha. Shqiptarët sot janë të shtrënguar më shumë se çdo popull tjetër në botën demokratike të votojnë vetëm një person, i cili pasi zgjidhet si kryeministër, na bëhet njëkohësisht president, kryetar parlamenti, kyeprokuror, kryegjykatës, kryetar partie dhe diktues ndaj të gjitha pushteteve të tjera të pavarura. Republika e Shqipërisë de fakto nuk është as demokratike dhe as parlamentare, sepse si e tillë ekziston vetëm në letër. Ne gjendemi sot nën një rregjim atipik dhe hibrid, i cili është sistemi i partitokracisë, i prodhuar kryesisht nga nevoja që dy partitë e mëdha kanë pasur për të garantuar pushtetin brenda tyre. Bindja Demokratike është një alternativë e re kundër këtij regjimi dhe ne do të bëjmë gjithçka mundemi që ai të rrëzohet. Gjithkush do të ketë kohën dhe mundësinë që të na

vlerësojë në të ardhmen për qëndrimet dhe aktet tona. Bazamenti ynë politik është fuqia që do t’i japim votës së çdo qytetari, i cili do të bëhet pjesë e rrugëtimit tonë. Bindja Demokratike do të qeveriset si një parti e lirë që të shërbejë si model për mënyrë se si partitë duhet të qeverisin Shqipërinë. Kundërshtarët e Bindjes Demokratike janë përfituesit më të mëdhenj nga ky system i kalbur politik, në krye të cilëve qëndron sot kryeministri Edi Rama. Nuk është rastësi që ata na janë vërsulur në shpinë ende ende pa lindur, por kjo nuk na shqetëson. Përkundrazi, na motivon më shumë dhe na tregon se jemi në rrugën e duhur. Ne mendojmë se fuqia e pakontrolluar e pushtetit të Edi Ramës, buron edhe nga pafuqia e opozitës zyrtare, sidomos nga pranimi prej saj i modelit të qeverisjes së partisë dhe më pas qeverisë. Opozita zyrtare e shikon pushtetin e Edi Ramës si model që mund ta shfrytëzojë për vete, kur t’i jepet rasti. Që do të thotë se ajo nuk e sulmon atë, por thjesht e lakmon. Ajo nuk do ta shembë atë model, por do që ta përvetësojë. Ajo nuk do të ndryshojë Shqipërinë, por do të ndryshojë vetëm pushtetin në këtë vend. Ndërsa ne jemi kategorikisht kundër kësaj. Sepse ne besojmë se Shqipëria qeveriset, ashtu siç administrohet partia. Nëse nuk bën zgjedhje të lira në parti, nuk mund të kërkosh zgjedhje të lira në Shqipëri. Nëse nuk lufton korrupsionin në parti, nuk mund ta luftosh atë në Shqipëri. Nësë nuk respekton një sistem vlerash në parti, nuk mund të respektosh elitat në Shqipëri. Për këto arsye, Bindja Demokratike lind si një forcë e vendosur për të ndryshuar, jo vetëm pushtetin, por dhe mentalitetin e të drejtuarit të Shqipërisë. Ne e dimë se do t’i kemi në shpinë të gjithë të bindurit e partive, që mbajnë në këmbë këtë sistem të degraduar, sepse është frika e tyre për prishjen e statuskuosë. Ne urojmë që shumë shpejt edhe ata të çlirohen nga kjo skllavopronari moderne e politikës dhe jemi të gatshëm t’i ndihmojnë, pavarësisht sharjeve dhe akuzave të tyre,

një pjesë të të cilave i kemi marrë paradhënie. Por jemi të sigurt që për të arritur deri atje ata kanë nevojë për një bindje demokratike, të cilën nuk e kanë sot. Tre prioritetet e Bindjes Demokratike Bindja Demokratike i ka vendosur vetes këto objektiva afatshkurtëra në rrugëtimin e saj politik: E para, vendosmëria për t’i dhënë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sistemi politik shqiptar duhet të çlirohet nga kontrolli i dy partive të mëdha dhe nga avantazhi i frikshëm i qeverisë, sa herë shkohet për të votuar. Në këtë pikë ne mbështesim rekomandimet e OSBE/ ODIHR-it për depolitizim të komisioneve zgjedhore dhe avancimin drejt numurimit elektronik të votave, si një mënyrë për të lehtësuar procesin nga ushtria e trafikantëve dhe pagesat e zeza, të cilat e ndryshojnë rezultatin edhe gjatë administrimit të zgjedhjeve. Ne jemi, gjithashtu, për ndryshimin e sistemit zgjedhor në një periudhë më aftgjatë, ku kandidatët të kenë mundësi të marrin mbështetje popullore dhe jo vetëm mbështetje nga kryetari i partisë. Ligji i dekriminalizimit dhe vetingu i politikanëve është një premisë pozitive për t’i mbajtur larg elementët kriminalë nga zgjedhjet dhe kjo duhet të na inkurajojë për t’i lënë më shumë hapësira shqiptarëve të zgjedhim një listë të filtruar nga politika. Së dyti, Bindja Demokratike identifikon si problem të madh për Shqipërinë polarizimin ekonomik dhe krijimin e një hendeku të thellë mes një shtrese të varfër dhe një grupi njerëzish të pasuruar në mënyrë abuzive. Bindja jonë është se polarizmi ekstrem ekonomik i Shqipërisë është pasojë e korrupsionit në qeverisje. Por po ashtu ne jemi të bindur që oligarkët më të mëdhenj në vend janë politikanët më të rëndësishëm. Korrupsioni ka prodhuar një Shqipëri që ka 10 për qind milionerë dhe 90 për qind mbijetues. Kjo do të thotë se pa një betejë kundër korrupsionit politik dhe atij shtetëror vendi nuk mund të ketë kurrë barazi sociale.

Së treti, vendi ka nevojë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Shqipëria nuk mund të zhvillohet duke u bazuar në ofertat e oligarkëve, por në një vision të qëndrueshëm, që bazohet tek pasuritë kombëtare dhe mundësitë reale të shqiptarëve për t’i bërë ato efikase. Vendi duhet të ketë prioritete të zhvillimit kombëtar, që nuk duhet të ndryshojnë sipas orekseve të qeverive të kapura nga korrupsioni. Turizmi dhe bujqësia duhet të vihen në krye të projekteve për zhvillimin e vendit, ndërsa cilësia e arsimit duhet të trajtohet si emergjencë kombëtare. Shqipëria duhet të përgatitet për epokën digjitale të zhvillimit, duke e orientuar brezin e ri drejt një kualifikimi cilësor në këto fusha. Shqipëria ka nevojë për një sistem taksash të thjeshtë, të kuptueshëm dhe të llogaritshëm nga çdo qytetar dhe për një administratë, që shërben dhe nuk grabit. Bindja Demokratike është e shqetësuar për ikjet masive të shqiptarëve dhe për zbazjen e popullsisë nga keqqeverisja. Ajo do të mbështesë projekte konkrete për të stimuluar rritjen demografike të Shqipërisë. Sipas nesh, frenimi i kjes së të rinjve nga vendi mund të ndodhë vetëm kur çdo familjeje të re t’i garantohet mundësia e pasjes së një shtëpie, që gjithkush ta ndjejë veten pjesë të atdheut. Perëndimi është Siguria jonë Kombëtare Bindja Demokratike konsideron si jetike ruajtjen e aleancës së Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. Ajo e vlerëson si arritje historike antarësimin në NATO dhe do të angazhohet fort që Shqipëria të jetë sa më shpejt

pjesë e Bashkimit Europian. Ne mendojmë se çdo parti politike që cënon orientimin perëndimor të Shqipërisë, është duke cënuar njëkohësisht sigurinë dhe vënë pikëpyetje ekzistencën tonë kombëtare. Orientimi perëndimor i Shqipërisë, është shtylla kryesore për sigurinë tonë kombëtare. Në këtë kuadër, ne e shikojmë si jetike që i gjithë faktori shqiptar në Ballkan të orinetohet drejt Perëndimit, si e vetmja strategji që na bën bashkë, na bën më të fortë dhe na jep më shumë identitet. Liria është fuqia e zhvillimit të shoqërisë Bindja Demokratike është shtëpi e hapur lirisë. Në të është i mirëpritur gjithkush që gjykon se Shqipëria duhet të çlirohet nga zgjedha e partitokracisë dhe duhet të dalë nga kjo spirale krizash të vazhdueshme, vetëm pasi njerëzit të kenë mundësi të zgjidhen dhe të zgjedhin lirisht. Bindja e konsideron shtypin si një aleat të çmuar në betejën e saj për ndryshimin e rendit të gjërave në Shqipëri, pavarësisht linjës politike apo editoriale të çdo aktori mediatik. Pozicioni që ato do të mbajnë në raport me Bindjen Demokratike nuk do ta ndryshojë asnjëherë konsideratën tonë. Ne nuk na lidh asgjë me ata që e konsiderojnë shtypin “kazan”, por as me të tjerët që paguajnë para të zeza korrupsioni për të blerë dhe keqpërdorur mediat. Bindja Demokratike nuk ka armiq, por vetëm kundërshtarë. Ajo nuk ka miq, por vetëm partnerë. Bindja nuk ka kushurinj, shokë dhe familjarë, sepse ka zgjedhur që në fillim të mbrojë dhe përfaqësojë interesin publik. Zoti e ndihmoftë dhe ia lehtësoftë rrugën Bindjes Demokratike!


AKTUALITET

11

E mërkurë, 24 PRILL 2019

Vendimet për tre të arrestuarit e tjerë do të jepen sot. Ndërkohë burime bëjnë me dije se nga përgjimet dhe provat e deritanishme dyshohet se ai është bashkëpunëtor i grupit të grabitësve

N

jë gjurmë gishti i gjetur në furgonin me të cilin u krye grabitja ka tradhtuar Alkond Bengasin, i cili u soll në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”. Bengasi është një prej të arrestuarve në Elbasan që dyshohen se kanë ndihmuar grabitësit e Rinasit për të modifikuar furgonin me të cilin arritën të futeshin brenda aeroportit. 34-vjeçari ka bashkëpunuar me Prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes. Ndërsa tre të arrestuarit e tjerë, Oltion Veseli, 38-vjeç, banues në Krujë, Saimir Çela, 28-vjeç, si dhe Renato Sula 25-vjeç, do të dalin sot para gjykatës për të marrë masën e sigurisë. Bengasi ka shprehur qëndrim mohues para trupit gjykues. Ai mbrohet nga Adriatik Cami, ish-prokuror. Ai kërkoi lirimin e klientit të tij duke thënë se Bengasi nuk ka asnjë lidhje me grabitjen dhe se ka qenë njohja me Kelmentin ajo që e ka dërguar pas hekurave. Ndërkohë burime bëjnë me dije se nga përgjimet dhe provat e deritanishme dyshohet se ai është bashkëpunëtor i grupit të grabitësve. Për shkaqe sigurie dhe për shkak se ai po merr statusin e të penduarit, qepeni i bodrumit të gjykatës nga ku hyri makina e policisë u mbyll përgjysmë. Edhe seanca e sigurisë u zhvillua me dyer të

I penduari tregon grabitjen në Rinas

mbyllura, ku për më tepër se një orë prokurorët kanë radhitur provat në bazë të të cilave Alkond Bengasi dyshohet për grabitje, pjesëmarrje në grup kriminal, vrasje të policëve të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje. I shoqëruar që prej ditës së shtunë por që i është prerë fleta e arrestit të dielën në mbrëmje, 32-vjeçari,

një ish i dënuar për çështje narkotikësh dhe përdorim droge, ka filluar të flasë. Ai ka treguar, sipas një burimi të besueshëm, se në pistë mes 5 grabitësve ishte edhe Klement Çala, ndaj autoritetet po punojnë ta bëjnë Bengasin një bashkëpunëtor drejtësie. Të njëjtat burgime treguan se Bengasi, që është

Është arrestuar në Bullgari autori i pestë i grabitjes së miliona eurove në aeroportin e Rinasit. I dyshuari i pestë si autor i grabitjes në aeroport, Elton Pikli pritet të vijë drejt Shqipërisë nën masa të rrepta sigurie. Ai ka qenë i shpallur në kërkim për një çështje falsifikimi, ndërsa është arrestuar. Emri i tij duket se ka dalë pas dëshmisë së të penduarit, ose i kanë dalë gjurmët e gishtave te furgoni që autorët dogjën pas grabitjes. Ai punon si kasap në Krujë. Me arrestimin e fundit shkon në pesë numri i personave të kapur (dy autorë dhe tre bashkëpunëtorë), ndërsa shtatë vijojnë që të jenë ende në kërkim, mes tyre Klement Çala, vëllai i tij Eldi Çala dhe një ish-polic, Mareglen Hoxha. Hetimet për autorët e tjerë janë duke u kryer edhe me autoritetet bullgare, pasi dyshohet se Bullgaria ishte një ndër bazat e Aleks Pepës një prej të kërkuarve për grabitjen e parë brenda aeroportit të Rinasit në 2016. Pikli ka qenë edhe kandidat për këshilltar bashkiak në Bashkinë e Krujës në zgjedhjet vendore të vitit 2011, i cili kishte garuar nën siglën e “Aleancës Arbnore Kombëtare”.

“32-vjeçari, një ish i dënuar për çështje narkotikësh dhe përdorim droge, ka filluar të flasë. Ai ka treguar, sipas një burimi të besueshëm, se në pistë mes 5 grabitësve ishte edhe Klement Çala, ndaj autoritetet po punojnë ta bëjnë Bengasin një bashkëpunëtor drejtësie. Të njëjtat burgime treguan se Bengasi, që është gjithashtu kushëriri i Çalës por edhe shoku i tij, ka dhënë emrat e 9 bashkëpunëtorëve”. të kryer kqyrje në disa objekte, të cilat po kontrollohen. Këtë të mërkurë do të dalin para gjykatës edhe 3 të dyshuar të tjerë, mes të cilëve ka nga ata që kanë qenë në grupin e zjarrit, pra pjesëmarrës në grabitjen në aeroport ku gjatë shkëmbimit me armë zjarri ngeli i vrarë njëri prej tyre, Admir Murataj. Lidhur me grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit, policia ka shpallur në kërkim ishpunonjësin e policisë Mareglen Hoxha. Oltion Veseli, 38-vjeç nga Kruja, dyshohet të jetë një nga pesë personat që u futën me furgon në pistën e aeroportit të Rinasit, duke vjedhur miliona euro të bankave të nivelit të dytë teksa do të transportoheshin me avionë në Vjenë.

POLICIA

POLICIA

Kasapi i arrestuar për grabitjen, kandidat në zgjedhje

gjithashtu kushëriri i Çalës por edhe shoku i tij, ka dhënë emrat e bashkëpunëtorëve. Burimet tregohen mjaft të rezervuara për shkak se hetimet vazhdojnë intensivisht, ashtu siç edhe ndodhi gjatë ditës kur prokurorët sapo kanë përfunduar masën e sigurisë janë larguar bashkë me oficerët e Policisë Gjyqësore për

RRËFIMI

O

ltion Veseli, 38-vjeç nga Kruja, dyshohet të jetë një nga pesë personat që u futën me furgon në pistën e aeroportit të Rinasit, duke vjedhur miliona euro të bankave të nivelit të dytë teksa do të transportoheshin me avionë në Vjenë. Oltion Veseli, dyshohet të jetë personi krah Admir Muratajt, i veshur me rroba ushtarake teksa i drejton armën automatike personave të sigurisë pranë avionit. Veseli është larguar nga Shqipëria në vitin 2003 kinse për të kryer studeime fetare në një shkollë në Jemen, diplomën e së cilës as vetë shteti i Jemenit nuk e njeh. Në fakt ai është stërbitur aty me muaj të tërë për të shkuar më tej në Afganistan krah talebanëve. Përreth 1 vit, para se të nisej në Afganistan, ai ka qenë edhe imam i vetëshpallur në xhaminë e Krujës, në zonën e Kalasë. Ai nuk ka qenë asnjëherë imam i vendosur nga KMSHja në Krujë por i vetëshpallur. Veseli u arrestua në 2005 nga trupat amerikane gjatë një operacioni kundër talebanëve dhe mbështetësve të tyre në Afganistan dhe u riatdhesua

Myslimani radikal pjesë e grabitjes, flet babai

në vitin 2006, pasi nga hetimet rezultoi të ishte shfrytëzuar nga radikalët islamikë për shkak të moshës së tij të re dhe besimit të fortë tek “Allahu”. Babai, Hasan Veseli, nuk është i bindur për atë çfarë e akuzojnë djalin e tij. Tregon se kur policia hyri në banesë tre djemtë ishin në gjumë dhe që të tre u shoqëruan por Oltianin nuk e kthyen më.

“E vërteta është se nuk ka qenë. Djali ka qenë atje në shkollë për master. I kanë kaq në xhiro me 3-4 shokë të vet atje në atë vend në Jemen dhe në krye të 3-4 ditëve ai ka marrë pafajësinë atje. Dokumentet i kanë futur bashkë me të tjerat dhe në krye të 7 muajve na kanë thënë me i bërë ekstradim. Këtë punë e di Policia e Krujës dhe ajo e Shtetit”.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E mërkurë, 24 PRILL 2019


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13 E mërkurë, 24 PRILL 2019

6 stacione të reja karikimi për makinat elektrike në Tiranë, Posta Shqiptare dhuron 30 pemë

Veliaj: I bindur se transporti elektrik do të kthehet në trend

N

ismave të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës për mbrojtjen e mjedisit i janë bashkuar edhe institucione e kompani të ndryshme, të cilat po kontribuojnë jo vetëm në mbjelljen e pemëve të reja, por edhe në trasnformimin e flotës së tyre të automjeteve. Përfaqësues të Postës Evropiane dhe të asaj shqiptare, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbollën 30 fidanë në pjesën Jugore të Parkut të Liqenit. Duke vlerësuar kontributin e këtyre dy institucioneve, kryebashkiaku tha se nismat që synojnë gjelbërimin e kryeqytetit kanë gjetur mbështetje jo vetëm tek shqiptarët, por edhe tek të huajt që vizitojnë vendin tonë. “Jam shumë i lumtur që dy kolegë që përfaqësojnë Postën Shqiptare dhe Postën e Europës, janë bashkë me ne në aksionin e mbjelljes së pemëve. Më vjen mirë që jo vetëm shqiptarë, por edhe të huajt që vijnë këtu për një konferencë, seminar ose udhëtim pune, gjejnë pak kohë dhe i bashkohen energjisë së qytetit për mbjelljen e pemëve. Jemi në muajin e fundit, falë Zotit ka pasur edhe shi, lagështirë, një moment perfekt për ta mbyllur me një sprint të fortë mbjelljen e pemëve”, deklaroi Veliaj. Pas flotave të para të taksive elektrike dhe të automjeteve të Bashkisë së

Tiranës, edhe Posta Shqiptare po ndryshon logjistikën për ta bërë më miqësore me mjedisin. Postës Shqiptare i shtohen në flotën e saj 12 automjete ekologjikë të dhuruara nga UPU (Universal Postal Union). Ndërkaq, kryeqytetit i shtohen edhe 6 karikues për automjetet elektrike, të cilët u shtohen atyre të vendosur nga bashkia. “Posta është një industri logjistike, kryen shumë lëvizje me automjete, dhe jo vetëm që po e rikuperon këtë duke mbjellë pemë që thithin dioksid karboni dhe çlirojnë oksigjen, por mbi të gjitha duke ofruar një projekt pilot fantastik, duke i shtuar flotës së saj 12 makina ekologjike, 6 prej tyre totalisht elektrike, si dhe 6 karikues, që u shtohen karikuesve të bashkisë, për t’u siguruar që siç kemi stacion autobusi

EUROPA JUGLINDORE

P

as çmimit për sheshin ”Skënderbej” dhe Paz arit të Ri, një tjetër vepër arkitekturor është vlerësuar mes projekteve më të mira në finalen e arkitekturës së Evropës Juglindore. Parku i ri Olimpik i Tiranës ka fituar çmimin e Arkitekturës Publike Komerciale, ku garoi krahas projekteve të tjera nga shtete si Austria, Qipro, Republika Çeke, Greqia, Kroacia, Italia, Hungaria, Turqia, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia

Veriore, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Serbia. Parku Olimpik është një kompleks modern që mbledh bashkë të gjitha strukturat

ose pikë karburanti, kemi edhe stacion karikimi të makinave elektrike. Posta bëhet institucioni i parë që fillon këtë revolucion të gjelbër për Tiranën kur vjen puna te transporti”, u shpreh Veliaj. Kryebashkiaku shprehu bindjen se sikurse nisma për dhurimin e pemëve, edhe ajo për zëvendësimin e automjeteve me karburant me makina elektrike do të gjejë përkrahjen e qytetarëve dhe të kompanive. “Çdo punë nis me hapa

të vegjël. Edhe aksioni i pemëve filloi me 1-2-3 pemë, sot jemi tek faza kur po mbjellim mbi 100 mijë pemë çdo vit. Jam i bindur se, falë iniciativës së Postës Europiane, edhe çështja e transportit elektrik do të fillojë po kështu, me një kompani, pastaj dy, pastaj pesë, e do të kthehet në trend, për t’i kthyer në minorancë makinat me karburant që helmojnë qytetin dhe fëmijët”, tha Veliaj. Administratori i Postës Shqiptare Sh.a, Laert Duraj përshëndeti nismën e Bashkisë së Tiranës, e cila përveçse po përmirëson cilësinë e jetës në qytet, po ndërgjegjëson shoqërinë shqiptare për më shumë vëmendje ndaj mjedisit. “Rëndësia e vërtetë e kësaj që po bën Erioni dhe Bashkia e Tiranës shkon përtej numrit të pemëve të mbjella, por tek shembulli që po jepet dhe te sensibilizimi i shoqërisë shqiptare. Me

kënaqësi shikoj që të gjitha bashkitë e tjera ndjekin me të njëjtin përkushtim shembujt që jep Tirana. Të njëjtën gjë duam të bëjmë edhe ne te Posta Shqiptare, të krijojmë një shembull që kompanitë publike, ato shtetërore dhe ato private, të përdorin mjete transporti, të kthejnë sytë nga energjia e gjelbër”, tha ai. Përfaqësuesja e Postës Evropiane, Maire Lodi u shpreh e kënaqur që tashmë edhe Posta Shqiptare do të përdorë automjete hibride dhe elektrike. “Ne kemi vërtet disa nisma për gjelbërimin, njëra është mbjellja e pemëve. Kemi mbjellë pemë në vendet tona anëtare çdo pranverë, që nga 2014, dhe jemi shumë të lumtur që tashmë edhe Posta Shqiptare do të përdorë gjithashtu makina hibride për shpërndarjen. Do të jetë një shenjë e mirë për Tiranën”, deklaroi ajo.

Parku i ri Olimpik i Tiranës vlerësohet me çmimin e Arkitekturës Publike Komerciale zinxhir të sportit, federatat, peshëngritjen, mundjen, atletikën si dhe lojërat me dorë. Dushe, sauna, dhoma zhveshjesh të ndara, akomodim i veçantë për federatat, një fushë olimpike rreth 3 mijë metra katrorë, janë disa nga ambientet që përmban kjo strukturë e inauguruar në Qershor 2017. Projekti i plotë përfshin godinën me ambiente dedikuar administratës, godinën e FSHF, pallatin e sportit, pishinën olimpike, fushë

futbolli, basketbolli, volejbolli dhe tenisi, e gjitha e shtrirë në një sipërfaqe rreth 25 mijë m2. Festivali i Arkitekturës së Evropës Juglindore shërben si një katalizator i reflektimeve rreth rëndësisë së arkitekturës në mjedis dhe vjen si një

përgjigje ndaj sfidave bashkëkohore sociale. Qëllimi i festivalit është njohja e arkitektëve dhe e vendimmarrësve profesionistë me konceptet e reja të jetesës, teknologjive inovative, sistemeve të ndërtimit, shërbimeve dhe zgjidhjeve të avancuara.


AKTUALITET

14

E mërkurë, 24 PRILL 2019

“Corriere della Sera” shkruante se ai është më kryesori e më i rëndësishmi në hetimet e antiterrorizmit italian. I riu shqiptar ka pasur një rol kyç mes grupeve radikale në Itali

N

jë 28-vjeçar nga Elbasani i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, është prangosur nga Policia e Shtetit. Bledar Ibrahimi akuzohet se është përfshirë në organizata terroriste në Itali dhe Egjipt. I riu u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë. “Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, si rezultat i informacioneve të marra dhe punës investigative, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, operacionin për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane. Bledar Ibrahimi, banues në Elbasan, u arrestua me qëllim ekstradimin”,-raportoi policia. 28-vjeçari është shpallur në kërkim nga Interpol Roma në datë 15.04.2019, mbi bazën e vendimit të arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Republikës Italiane në mars 2019, për veprën penale “pjesëmarrje në organizatë terroriste”. Ibrahimi është më parë deportuar nga Italia si person i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike në Itali. Ministri Italian Ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini ka reaguar pas arrestimit të Bledar Ibrahimit në Elbasan. 28-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane nën dyshimin e veprave terroriste. Në një postim në Facebook, Salvini ndër të tjera ka falënderuar policinë shqiptare për arrestimin, ndërsa shton se nuk ka lëshim ndaj

Ekstradohet në Itali, 28-vjeçari rol kyç mes grupeve radikale ROL KYÇ “”Corriere della Sera” shkruante se emri i Bledar Ibrahimit është më kryesori e më i rëndësishmi në hetimet e antiterrorizmit italian. Sipas të njëjtave burime i riu shqiptar ka pasur një rol kyç mes grupeve radikale në Itali. Kthimi nga Egjipti në Itali u bë nëpërmjet Frankfurtit gjë që ka ngjallur dyshime te antiterrori”.

MINISTRI

kriminelëve. “Bledar Ibrahimi, 28-vjeç u arrestua në Shqipëri, pasi kërkohej për terrorizëm ndërkombëtar. Në shtëpinë e tij në Milano janë gjetur pajisje kompjuterike, gjurmë të kontakteve me fundamentalistët islamikë dhe dokumente e video që lavdëronin xhihadin islamik. Hetuesit dhe policia jonë ka bërë një punë të shkëlqyer. Gjithashtu falënderoj policinë e Tiranës për punën mjaft të mirë. Asnjë lëshim ndaj kriminelëve

VENDIMI

Shullazi, shtyhet për herë të 7 nisja e procesit

Seanca gjyqësore për anëtarët e grupit të Emiljano Shullazit është shtyrë për herë të shtatë në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Shkak u bë mos prania e avokatit të Gilmando Danit, Denion Bogdanit, i cili nuk ishte njoftuar nga gjykata dhe kërkesa e të pandehurit Blerim Shullazit për përjashtimin e kryesueses së trupit gjykues, Saida Dollani. Në sallë pati debat mes Blerim Shullazit dhe gjyqtares Dollani, Shullazi i tha që nuk duhet të më gjykoni ju. Gjithashtu duke qenë se janë ndryshuar dy gjyqtare nga trupa gjykuese ligji, parashikon se procesi duhet të fillojë edhe njëherë nga e para dhe të pandehurit nuk ishin njoftuar për këtë ndryshime. Gjyqtari Femi Petku që kryesonte seancën u shkarkua nga KPK-ja, ndërsa Sokol Binaj nuk dihet përse është ndryshuar. Avokatët kanë kërkuar të informohen për ndryshimin e gjyqtarit Binaj por trupa e re gjykuese është shprehur se duhet që të dorëzojnë kërkesë zyrtare.

dhe fanatikëve të cilët na sjellin luftë në shtëpinë tonë”-thuhet në deklaratën e plotë të ministrit të Brendshëm. Historia Bledar Ibrahimi ishte 20-vjeç kur përfundoi në Pozzo d’Adda. Aty ai mohoi origjinën dhe tokën e tij, duke u betuar në emër të Allahut dhe për ushtrinë e ISIS-it, i joshur nga propaganda e internetit. “Corriere della Sera” shkruante se emri i Bledar Ibrahimit është më kryesori e më i rëndësishmi në

hetimet e antiterrorizmit italian. Sipas të njëjtave burime i riu shqiptar ka pasur një rol kyç mes grupeve radikale në Itali. Ai ka pasur kontakte me personave të arrestuar, të dëbuar dhe luftëtarë të ISIS. Në këto komunikime ai njihej me nofkën “profesori”. Ai u edukua në Egjipt së bashku me motrën e tij dhe burrin e saj italpian, por të gjithë u dëbuan nga aty për fondamentalizëm. Kthimi nga Egjipti në Itali u bë nëpërmjet Frankfurtit gjë që ka

“Ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini ka reaguar pas arrestimit të Bledar Ibrahimit në Elbasan. 28-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane nën dyshimin e veprave terroriste. Në një postim në Facebook, Salvini ndër të tjera ka falënderuar policinë shqiptare për arrestimin, ndërsa shton se nuk ka lëshim ndaj kriminelëve”. ngjallur dyshime te antiterrori. Pas dëbimit edhe nga Italia ai tani jeton në Elbasan me gjyshin e tij dhe e ka të ndaluar hyrjen në vendet e BE për 10 vjet.

AKSIDENTET

Në mars, 10 viktima më shumë se 2018 G

jatë muajit mars në vend ka pasur 10 viktima nga aksidentet automobilistike me pasoja fatale. Sipas të dhënave të INSTAT edhe numri i të plaguarve ka qenë më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Shkak kryesor për aksidentet vijon të mbetet sjellja e drejtuesve të mjeteve. Muaji mars ka qenë i përgjakshëm përsa i përket numrit të aksidenteve të regjistruara në vend. Sipas të dhënave të INSTAT, në vend janë shënuar 10 viktima më shumë krahasuar kjo me një muaj më parë. Numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore rezulton se është 24 persona nga 14 që ishte një vit më parë. Në total në mars të këtij viti numërohen 127 aksidente rrugore nga 123 aksidente të ndodhura në mars 2018, duke u

rritur me 3,3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Po ashtu edhe numri i të plagosurve ka qenë më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke u regjistruar 7 persona më

shumë. Shkak për ndodhjen e aksidenteve vijojnë të mbeten sjelljet e drejtuesve të mjeteve dhe më shqetësues është fakti që mosha e drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident është mosha 25-35 vjeç.


AKTUALITET

15

E mërkurë, 24 PRILL 2019

Indeksi kriminalistik matet duke marrë parasysh 8 lloje krimesh: vrasje, përdhunim, grabitje, sulm i rëndë, zjarr-vënie, vjedhje, vjedhje automjetesh, vjedhje banesash

N

gjarjet e kohëve të fundit që vazhdojnë për fat të keq në mënyrë të përditshme, ka zbuluar një të vërtetë: faktin që krimi është më i fortë se kurrë, kontrollon territorin dhe ekonominë. Kontrolli i territorit dhe kontrolli i ekonomisë është në duart e krimit, ka kaluar në duar të krimit. Ka disa metoda për matjen e krimit. Sondazhet publike bëhen herë pas here për të vlerësuar sasinë e krimeve që nuk janë raportuar në polici. Anketa të tilla zakonisht janë më të besueshme për vlerësimin e tendencave. Megjithatë, ato gjithashtu kanë kufizimet e tyre dhe në përgjithësi nuk sigurojnë statistika të dobishme për parandalimin e krimit lokal, shpesh injorojnë veprat kundër fëmijëve dhe nuk llogarisin shkelësit e sjellë para sistemit të drejtësisë penale. Agjencitë e zbatimit të ligjit në disa vende ofrojnë kompilime të statistikave për lloje të ndryshme të krimit. “Numbeo” e cila është një bazë e të dhënave botërore e burimeve të popullsisë për çmimet e konsumit të raportuar, normat e perceptuara të krimit, cilësinë e kujdesit shëndetësor, etj, ka publikuar një raport për indeksin e kriminalitetit për secilin shtet ndër të cilat renditet edhe Shqipëria. Indeksi kriminal për Shqipërinë është: 40.30 dhe vendi ynë renditet i 71 në listë pas Turqisë dhe Malit të Zi, të cilët rezultojnë me një nivel më të lartë të indeksit kriminalistik. Vendin me numrin më të lartë të indeksit kriminalistik e ka Venezuela me 83.23. Indeksi kriminalistik matet duke marrë parasysh 8 lloje krimesh dhe normalisht krime që janë deklaruar: vrasje, përdhunim, grabitje, sulm i rëndë, zjarr-vënie, vjedhje, vjedhje automjetesh, vjedhje banesash. Ndërmjet 2040 pikë, vendi konsiderohet me një nivel të ulët krimi, ndërsa ndërmjet 40-60 konsiderohen vende me krim të moderuar, 60-80 me nivel kriminaliteti të lartë dhe mbi 80 shumë të lartë. Në Europë, qytetet me nivelin më të lartë të kriminalitetit janë Katania, Napoli dhe Torino në Itali. Vendet me kriminalitetin më të lartë në botë janë vendet e Amerikës së Jugut, të cilat kanë shënuar mbi 80 pikë, si Brazili, Kolumbia, Venezuela, Honduras. Nivel të lartë të krimit kanë edhe disa vende të Afrikës së Jugut dhe Azisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, Italia, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë shënuar nga 40-60 pikë, duke u renditur në nivelin e moderuar. Nivelin më të ulët të kriminalitetit e ka Japonia, e cila ka shënuar 13 pikë, më e ulëta nga vendet e marra në shqyrtim. Vendet me kriminalitetin më të ulët janë vendet arabe, si Arabia Saudite, Omani. Vendet

Indeksi kriminal, Shqipëria në vendin e 71-të

KRIMET “Indeksi kriminalistik matet duke marrë parasysh 8 lloje krimesh dhe normalisht krime që janë deklaruar: vrasje, përdhunim, grabitje, sulm i rëndë, zjarr-vënie, vjedhje, vjedhje automjetesh, vjedhje banesash. Indeksi kriminal për Shqipërinë është: 40.30 dhe vendi ynë renditet i 71 në listë pas Turqisë dhe Malit të Zi, të cilët rezultojnë me një nivel më të lartë të indeksit kriminalistik”.

MATJA

e Europës së Veriut dhe Qendrore, si dhe vendet Baltike klasifikohen me nivel të ulët të kriminalitetit. Ndër vendet e Ballkanit, vetëm Kroacia është e konsideruar si vend me nivel

të ulët krimi. Shqiptarët mbeten ende në hapat e parë lidhur me sigurinë kibernetike. Shumica janë konservatorë kur vjen puna te shërbimet online që ofrohen nga institucionet, pasi kanë

mungesë besimi që kjo praktikë funksionon. Kur vjen puna te përdorimi i rrjeteve sociale, shumica prej tyre nuk kanë filtra sigurie dhe mund të japin lirisht informacion sensitiv.

“Ndërmjet 20-40 pikë, vendi konsiderohet me një nivel të ulët krimi, ndërsa ndërmjet 40-60 konsiderohen vende me krim të moderuar, 60-80 me nivel kriminaliteti të lartë dhe mbi 80 shumë të lartë. Në Europë, qytetet me nivelin më të lartë të kriminalitetit janë Katania, Napoli dhe Torino në Itali”.

APELI

APELI

Policia: Shpejtësia e lartë ju merr jetën

Regjistroni vendbanimet tuaja reale

Policia Rrugore vijon punën për të garantuar standardet e sigurisë në qarkullimin rrugor dhe jetën e qytetarëve. Me anë të vëzhgimeve dhe kontrolleve nëpër rrugët e vendit, Policia pohon se ka drejtues mjetesh që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Policia apelon që “syrit” të saj në terren t’i bashkohen edhe qytetarët, të cilët me anë të denoncimeve të tyre, bëjnë të mundur evidentimin dhe ndalimin e rasteve të shkeljeve të sigurisë rrugore. “Të bësh drifting, të qarkullosh me shpejtësi të lartë, veçanërisht në qendrat e banuara, apo në shëtitore aty ku luajnë fëmijët dhe qarkullojnë këmbësorët, janë veprime që cenojnë dhe rrezikojnë sigurinë e jetës në rrugë dhe njëkohësisht shkelje që kushtojnë shumë”, u bën policia apel qytetarëve, duke i inkurajuar që nëse shohin diçka, të njoftojnë pranë Policisë Rrugore.

Të gjithë qytetarët që ende nuk kanë bërë regjistrimin e tyre të vendbanimit, kanë ende dhe 17 ditë kohë ta realizojnë këtë procedurë pa u gjobitur. Ministria e Brendshme, përmes një njoftimit, kujton të gjithë qytetarët shqiptarë mbi pezullimin e masës administrative gjobë, për ata që realizojnë regjistrimin në vend banesat e tyre brenda datës 10 maj 2019. “Kujtesë mbi pezullimin e masës administrative/gjobë për të gjithë shtetasit që nuk e kanë bërë regjistrimin e vendbanimit aty ku banojnë realisht”, thekson ministria e Brendshme në njoftim. Sipas këtij njoftimi, qytetarëve do tu duhen vetëm dy dokumente për të bërë regjistrimin e vendbanimit të tyre. “Pezullimi i masës administrative zgjat deri në datë 10 maj 2019. Për të bërë regjistrimin falas, qytetarët duhet të dorëzojnë pranë zyrave të Gjendjes Civile këto dokumente: Dokument i pronësisë, ose kontratë qiramarrje/huadhënie/përdorimi apo banimi (fotokopje e noterizuar) Fotokopje e Kartës së Identitetit për çdo person mbi 16-vjeç”, përfundon njoftimi.


AKTUALITET

16

E mërkurë, 24 PRILL 2019

VENDIMI

Shtyhet sërish seanca për Balilin

S

htyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Klement Balilin, i njohur si “Eskobari i Ballkanit”. Shkak është bërë pasi avokati avokati Theodhori Sollaku, i cili kërkoi kohë të njihet me aktet e prokurorisë, pasi janë voluminozë dhe nuk i ka marrë në dorëzim. Kjo pasi fashikulli i prokurorisë ka volum prej 1100 faqesh. Seanca e radhës u caktua më 7 maj ora 11:00. Ndërkohë mësohet se Balili ishte i pranishëm në seancë. Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar më herët kërkesën e Balilit për të përfituar gjykim të shkurtuar duke reduktuar dënimin e tij nga 18 në

12 vite. Ai akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim”, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”. Balili u vetëdorëzua mëngjesin

e 15 janarit në policinë e Tiranës, pas 2 vitesh arrati. Sipas prokurorisë, Balili dyshohet se ka qenë një nga financuesit, ndërsa autoritetet greke nxorrën përfshirjen e tij në trafikimin e një sasie prej 700 kilogramësh kanabis nga Saranda drejt ishullit Zakinthos në Greqi.

BERAT

36-vjeçari vdes në punë, nën hetim pronari i firmës

N

jë 36-vjeçar humbi jetën në një aksident në Malin e Tomorit të dielën, teksa organi i akuzës ka regjistruar procedimi penal për teknikun e firmës së Kantierit të nxjerrjes së gurit gëlqeror të mermerizuar, Vangjel Demiri. Besnik Kanani, nga fshati Fushë-Peshtan në Poliçan, humbi jetën të dielën, në një aksident në punë. 36-vjeçarihumbi jetën pas rrëzimit të kamionit të mbingarkuar me gurë gëlqeror në afërsi të fshatit Dëvri, në malin Tomorrit, ku babai i 2 fëmijëve punonte në një nga Kantierët e nxjerrjes së pllakave të mermerit. Sipas policisë së Beratit,

ngjarja u klasifikua si aksidentale, ndërkohë që të martën u mësua se ka nisur proçedimi penal për teknikun e firmës, ku ishte i punësuar Kanani. Burime të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Beratit, bëjnë me dije se ka nisur proçedimi penal për Vangjel Demirin, 77-vjeç, nga Tirana,tekniku

i Kantierit të nxjerrjes së Gurit Gëlqeror të Mermerizuar,ku edhe ishte i punësuar Kanani. Tekniku punonte me kohë të pjesshme pranë kësaj firme, ndërkohë që do të procedohet penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Sipas ekspertizës, gjatë lindjes cezariane 25-vjeçarja ka patur probleme me koagulimin e gjakut dhe ka pësuar tromboemboli pulmonare ose i ashtuquajturi infarkt i mushkërisë

V

dekja e 25-vjeçares në Elbasan, menjëherë pas lindjes së fëmijës së parë erdhi si shkak i mpiksjes së gjakut. Autopsia ka dalë në përfundimin se kjo i shkaktoi edhe bllokimin e mushkërive të Rexhina Debrovës. Sipas ekspertizës, gjatë lindjes cezariane 25-vjeçarja ka patur probleme me koagulimin e gjakut dhe ka pësuar tromboemboli pulmonare ose i ashtuquajturi infarkt i mushkërisë. Për rastin u vunë në pranga dy mjekë, kolegët e të cilëve protestuan duke kërkuar edhe ndryshime ligjore. Familjarët akuzojnë bluzat e bardha për këtë humbje tragjike. “Ajo shkoi me këmbët e veta atje. Neglizhenca e doktorëve të korruptuar jo që dalin nëpër intervista që dhunohen, por ata duhen vrarë. Ti vrasësh! Doktori i zemrës është vonuar 4 orë dhe kur erdhi ka ardhur shumë avash dhe me gjithë tangëllik”,shprehen familjarët. Arrestime Në lidhje me këtë të ngjarje, policia e Elbasanit arrestoi kardiologun Mehmet Ibaj dhe reanimatorin Niko Thano, të cilët sipas njoftimit zyrtar akuzohen për mjekim të pakujdesshëm. Arrestimet e menjëhershme u cilësuan akt ekstrem dhe i nxituar nga kolegët e tyre në Spitalin e Elbasanit, që zbritën në protestë në shenjë solidariteti. “Ne nuk mbrojmë askënd që është përgjegjës para ligjit por jemi të shokuar nga prangosja pa asnjë fakt të kolegëve Thano dhe Ibaj”. Duke shprehur ngushëllimet për rastin në fjalë, mjekët e Elbasanit kërkuan

Vdiq pas lindjes, ekspertiza: Shkak mpiksja e gjakut EKSPERTIZA “Vdekja e 25-vjeçares në Elbasan, menjëherë pas lindjes së fëmijës së parë erdhi si shkak i mpiksjes së gjakut. Autopsia ka dalë në përfundimin se kjo i shkaktoi edhe bllokimin e mushkërive të Rexhina Debrovës. Sipas ekspertizës, gjatë lindjes cezariane 25-vjeçarja ka patur probleme me koagulimin e gjakut dhe ka pësuar tromboemboli pulmonare ose i ashtuquajturi infarkt i mushkërisë”.

ndryshimin e ligjit. “Kërkojmë nga parlamenti shqiptar të ndryshojë ligjin që është në favor të bluzave të bardha”. Policia nisi verifikimin e rastit pas akuzave publike të familjarëve të 25-vjeçares për pakujdesi dhe vonesë të mjekut kardiolog në trajtimin e nënës. Ndërkohë grupi hetimor i ngritur për ngjarjen, dhe grupe inspektimi të dërguar nga Ministria e

Shëndetësisë mësohet se po verifikojnë praktikën standarde që duhet ndjekur në raste të tilla. Akuza Lot e britma të familjarëve në hollin e maternitetit të Elbasanit, kur mësuan se 25-vjeçarja Rexhina Debrova, ndërroi jetë 1 orë pasi solli në jetën fëmijën e parë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së hënës, ku viktimë mbeti e rja nga Cërriku. Ajo

lindi me operacion dhe ndërroi jetë pasi pësoi arrest kardiak. Fëmija ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që familjarët akuzojnë bluzat e bardha për neglizhencë. Kasem Dylgjeri dhe Ardian Kadefciu, ishin mjekët gjenekolog të cilët po kryenin operacionin e lindjes. Mësohet se ata së bashku me dy infermiere, mjekun kardiolog, Mehmet Ibaj dhe reanimatori

Nikollaq Thana, që ishin të pranishëm në sallën e operacionit janë shoqëruar në Komisariat. E reja 42 javëshe u shtrua me diagnozën “soferrencë fetale progrediende”. “Ajo shkoi me këmbët e veta atje. Neglizhenca e doktorëve të korruptuar jo që dalin nëpër intervista që dhunohen, por ata duhen vrarë. Ti vrasësh! Doktori i zemrës është vonuar 4 orë dhe kur erdhi ka ardhur shumë avash dhe me gjithë tangëllik”,-shprehen familjarët.


FORUM Nga Brunela Beshaj

S

E mërkurë, 24 PRILL 2019

Ndotja e mjedisit

OPINION hqipëria ka probleme të shumta lidhur me mjedi sin, jo vetëm në cilësinë e ajrit por në përgjithësi të elementëve përbërës të tij, siç janë uji dhe toka (dheu’). Ndryshimet e shumta në jetesën e qytetarëve, ritmet e shpejta të zhvillimit të infrastrukturës, ndërtimet e pakontrolluara dhe shkatërrimi i zonave të gjelbra po ndikojnë në cilësinë e mjedisit. Ndotja e ajrit është një nga problemet kryesore mjedisore në qytetet e mëdha shqiptare, sidomos në Tiranë. Ndotja ka ardhur për pasojë të shtimit të makinave dhe pakësimit të gjelbërimit urban. Përqendrimi i grimcave PM10 dhe NO2 në Tiranë, kalon standardet kombëtare dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ndarja e mbeturinave që në burim mbetet problematike, si pasojë e mungesës së informacionit të banorëve ose mungesës së edukatës për ta bërë diçka të tillë. Mospasja e një ligji, i cili do të nënvizonte pasojat e mosrespektimit të ndarjes së mbeturinave, ashtu sikurse ndodh në vendet europiane, të cilat nuk i kanë këto probleme në masë, pikërisht nga prania dhe zbatimi i këtyre ligjeve. Aktualisht

17

ekzistojnë ndotje edhe më të rrezikshme si mbetjet spitalore e helme të lëshuara në ajër nga barna të skaduara. Qytetet me ndotjen më të lartë mbeten Tirana dhe Elbasani. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka një tejkalim të normës vjetore të Bashkimit Europian në dy stacionet e vendosura në kryeqytet për matjen e ndotjes. Ndotja vjen nga shtimi në masë i numrit të makinave, në Tiranë numri i makinave për km2 është më i madh se Amsterdami apo Berlini. Pararelisht me këtë shkon edhe rritja e dendësisë së popullsisë, sa më tepër banorë aq më të larta do të jenë edhe nivelet e ndotjes. Në tërësinë e ndotjes përfshihet jo vetëm cilësia e ajrit, por edhe ajo e ujit, një ndër produktet më të konsumuara dhe që ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin e njerëzve duke u bërë një ndër burimet kryesore të sëmundjeve të brendshme. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) nga uji i ndotur sot në botë sëmuren mbi pesëqind milion njerëz, pra rreth 88% e të gjitha sëmundjeve në botë shkaktohen nga uji i ndotur. Nga uji i papastër pasojnë një sërë sëmundjesh, ku ndër më të

rëndësishmet janë kolera, tifoja abdominale, hepatitis A, enterovirozat etj. Mos të harrojmë këtu që një pjesë e mirë e ndotjes vjen edhe si pasojë e mungesës së një sistemi hidrik të mirëndërtuar dhe mbi të gjitha të mirëmbajtur, i cili nuk do të lejonte përzierjen e ujërave të zeza me ujin e pijshëm. Ndër ankesat kryesore të qytetarëve mbetet pikërisht kjo gjë, uji i rubinetit është më pikëpyetje rreth cilësisë për t’u konsumuar, gjë e cila i shtyn të blejnë ujin e ambalazhuar, duke ndikuar edhe në buxhetin e tyre deri diku sepse jo të gjithë mund ta kenë mundësinë ta blejnë… Ndotja e ujit në Shqipëri ndodh edhe si pasojë e hedhjes së mbeturinave të ndryshme në liqene, lumenj dhe det. Ndotje në masë ndodh nga cilësia jo e mirë e karburantit të anijeve e trageteve apo derdhjes së ujërave të zeza të bizneseve që operojnë në këto zona. Në ndotjen e ujit ndikon gjithashtu mungesa e kontrollit për pastërtinë e lumenjve, liqeneve dhe deteve. Mungesa të tilla kanë bërë që në liqenet tona, përveç shkaqeve natyrore, të vihet re në masë eutrofikimi, i cili është përgjigja e ekosistemit për shtimin e substancave artificiale apo natyrore, të tilla si nitratet, fosfatet apo ujërat e zeza, në sistemin

ujor. Faktorë tjetër shumë i rëndësishëm i cili ndikon në ndotjen e mjedisit mbetet edhe prerja e pyjeve dhe zjarret që në të shumtën e rasteve la ta themi janë të qëllimshme. Mos të harrojmë pa përmendur që për hatër të shumë bizneseve të ndërtimit shkulen pa mëshirë masive pemësh e lulishtesh, e gjitha kjo në emër të “zhvillimit në rang europian”. A nuk ja vlen të theksojmë se pikërisht parqet e Hollandës, Hungarisë apo Kroacisë janë me famë dhe nuk janë cënuar aspak nga ky “civilizim”. Vitet e fundit, parqet kombëtarë në të gjithë Republikën e Shqipërisë janë gjendur nën presionin e rrezikun e bizneseve që i shikojnë si burimet e fundit për t’i shfrytëzuar.

RAFTING

Turistët e aventurës në Shkumbin

T

uristë e aventurës këtë fundjavë kanë shijuar bukuritë natyrore dhe adrenalinë e rafting në lumin Shkumbin. Përveç peizazhit fantastik që ofron lugina e lumit Shkumbin, turistët shijuan dhe një guidë historike. Ata lundruan përgjatë vijës Egnatia, mes pamjeve magjike të një prej urave më të njohura dhe më të mirëmbajtura të rrugës Egnatia, urën e Kamarës. Pas aventurës në lumin Shkumbin, turistët u mikpritën edhe nga familjet e zonës duke shijuar dhe kulinarinë tradicionale. Lugina e Shkumbinit ka një bukuri të rrallë me katarakte, shpella,

MORATORIUMI

Spektakël natyror në lagunën Divjakë-Karavasta

M

plazhe të vogla, etj. Përgjatë lumit në krahinën e Mokrës, ka edhe mjaft vende të përsh-

tatshme për peshkim dhe vende të tjera piktoreske, që mund të vizitohen nga turistët e natyrës dhe ata të aventurës, si Selca e Poshtme në krahinën e Mokrës me një vendbanim të lashtë ilir, ura e Golikut në fshatin Golik, atje ku bashkohen tri degë të lumit Shkumbin. Raftingu nis nga ura e Bushtricës dhe përfundon pranë qytetit të Librazhdit. Lumi i Shkumbinit e ka grykëderdhjen në një nga plazhet më të bukura në Shqipëri, i cili është Plazhi i Vilë-Bashtovës.

Ato janë ndeshur me shkeljen e ligjit për zonat e mbrojtura, ku janë dhënë leje për HEC-e e ndërtime të tjera brenda parqeve kombëtare, mjafton të përmendim Parkun Kombëtar të Valbonës. Shtimin i betonizimit dhe zvogëlimi i ambienteve të gjelbra ka bërë që grimcat e ndotura në ajër të arrijnë një nivel të frikshëm duke u bërë një ndër shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të apartait të frymëmarrjes, duke rritur rrezikun për personat që vuajnë nga sëmundje kronike të sistemit respirator. Në Shqipëri vdekjet e shkaktuara nga ajri i ndotur, llogariten në 1400 persona në vit, ose 0.05% e popullsisë, duke u renditur e 29-a në Europë, nga 37 shtete gjithsej.

oratoriumi i gjuetisë ka rikthyer shpendët shtegtarë në këtë fillim pranvere në lagunën Divjakë-Karavasta, ku me ngjyrat dhe lëvizjet e tyre dhurojnë një spektakël natyror. Fotografët e apasionuar të guidës turistike Divjakë-Karavasta kanë fiksuar në fokus përveç flamingove dhe pelikanëve edhe tufa me shpendët e rrallë të sapoardhur nga migrimi, Krillat apo Gjelat e Pranverës (Plegadis falcinellus) të cilët janë tepër të rrallë dhe janë rikthyer në habitatin natyror të lagunës Divjakë-Karavasta. Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta numëron 250 specie të shpendëve dhe është një nga zonat me numrin më të madh të tyre në Shqipëri. Laguna është toka ligatinore më e madhe në Shqipëri për zogjtë migratorë, duke siguruar për ata një habitat të përshtatshëm për t’u ushqyer, kaluar dimrin, shumimin dhe ngritjen e foleve. Ajo është gjithashtu habitati i vetëm në Shqipëri ku mund të rritet Pelikani Kaçurrel. Ishujt natyrorë brenda lagunës janë elementi më i rëndësishëm i kësaj zone për ruajtjen e zogjve. Për të shmangur shqetësimet në vende të tjera, pelikanët i ngrenë foletë e tyre vetëm në këta ishuj.


FORUM ANALIZË Nga Jorgji Kote *

T

ë premten e kaluar mbylli mandatin e tij të tetë Parla menti Evropian. I riu do të dalë nga zgjedhjet evropiane që do të zhvillohen në të 28 vendet antare të BE-së më 23 dhe 26 Maj dhe do të fillojë nga puna në korrik. Parlamenti Evropian është më i madhi në botë më 795 parlamentarë; këta të fundit quhen Eurodeputetë sepse janë të vetmit nga organizatat ndërkombëtare që duke filluar nga viti 1979 zgjidhet drejtpërsëdrejti nga popujt e vendeve antare. Kësisoj, ai përfaqëson tribunën parlamentare më të madhe në botë. Mendoj se për lexuesin është më realiste që në vend të shifrave dhe fakteve mbi numrin e madh rezolutave, raporteve, misioneve, komiteteve, arritjeve, etj të ndalemi në tiparet, dukuritë dhe problemet kryesore e tij kryesore; të cilat janë dhe sfida thelbësore për mandatin e tij të nëntë. Për një gjykim të drejtë të performancës së Europarlamentit së pari do marrë në konsideratë se ai zhvilloi veprimtarinë e tij intensive kur Evropa dhe bota u trondit nga shumë ngjarje dhe zhvillime madhore serioze; ato kanë ndikuar ndjeshëm në kufizimin e arritjeve dhe sidomos jehonës së tij në Evropë e dhe në Ballkan. Kështu, në vjeshtë 2014 u intensifikua terrorizmi ndërkombëtar i nxitur kryesisht nga konfliktet dhe vatrat e dhunës në Irak, Libi, Siri, Afghanistan, Lindjen e Mesme; pak më vonë, ai shënoi kulmet e tij me aktet e rënda terroriste në Paris, Bruksel, Berlin, Mançester dhe gjetkë. Pasojë e drejtpërdrejtë tronditëse ishin valët e mëdha masive të azilit dhe migracionit në Itali, Greqi, Gjermani, Austri dhe kudo gjetkë me problemet dhe pasiguritë emblematike në vitet e mëvonshme. Ndikim të veçantë negativ kanë patur ngjitja në skenë e forcave populiste dhe euroskeptike, duke filluar nga fitorja e Trump në SHBA me problemet e njohura sidomos ndaj multilaterizmit, e pasuar nga fitorja e Brexit në Qershor 2016 që i dha hov një vale të re euroskeptike, duke vënë në dyshim vetë projektin e BE-së. Pak më vonë erdhën fitoret e populistëve dhe ekstremit të djathtë në Itali, Austri, rritja e tyre në Gjermani, Suedi, Danimarkë, Finlandë dhe gjetkë. Ndërkohë, dhe në vendet ish-lindore, pararojë e shembjes së komunizmit dhe reformave demokratike, prej 15 vitesh antare të BE-së u përshkallzuan prirjet dhe veprimet anti-evropiane, me „ demokracinë iliberale” si kundërvënie ndaj shtetit të së drejtës „zemra” e projektit evropian me synim minimin e saj nga brenda. Për pasojë, janë dobësuar ndjeshëm partië tradicionale e të moderuara, të majta dhe të djathta, çka ndihet dhe në grupimet e tyre në Europarla-

ment. Po gjatë kësaj periudhe dolën në skenë me pretendime të hapura për hegjemoni botërore Kina dhe Rusia. Kjo e fundit me aneksimin e Krimesë dhe Ukrainës Lindore, ndërsa Kina me “mëndafshin” e projektit të saj gjigand “Një rrugë, një brez” dhe Huawei. Të gjitha këto zhvillime kanë zbehur ndjeshëm forcën dhe peshën reale të Europarlamentit, pavarësisht nga demarshet dhe disa arritje të pamohueshme të tij. Si pasojë e zhvillimeve të mësipërme të shoqëruara me sfida të tjera madhore socialekonomike, si skamja, varfëria, mjerimi, rritja e pabarazive socialekonomike, racizmi, etj këto vitet e fundit po del gjithnjë e më shumë në pah roli i REALPOLITIKES, me qasje dhe qëndrime pragmatiste që anojnë më shumë nga mbrojtja e interesave gjepolitike kombëtare, ekonomike e të sigurisë se sa nga dimensioni etik dhe demokratik, dmth të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, liria e shtypit, respektimi i pakicave, etj. Pavarësisht deklaratave dhe sa thuhet në letra, praktikisht Stabiliteti ka dalë në pah mbi Demokracinë, aq më tepër që në shumë vende kjo e fundit ka rezultuar zhgënjyese. Pasojë tjetër e zhvillimeve të lartpërmendura dhe e rënies së fuqisë tërheqëse të Europarlamentit është zgjerimi i hendekut midis qasjes dhe natyrës supranacionale dhe asaj ndërqeveritare të BE-së këto vitet e fundit. Më thjeshtë, dobësimi i rolit të Komisionit dhe Europarlamentit, si dy dorumet supracionale dhe forcimi i rolit të Këshillit, pra të vendeve antare në procesin vendimarrës si dimensioni “ndërqeveritar”. Kjo është dhe pasojë e veprimeve të forcave populiste dhe euroskeptike që po bëjnë çmos për t’i shpëtuar “sundimit të Euroburokracisë së Brukselit”; për pasojë, po kërkohet gjithnjë e më shumë shtimi i rolit dhe kompetentave të vendeve antare që pritet të konkretizohet në muajt e ardhshëm. Kjo do të prekë direkt dhe fushën e sigurisë dhe lëvizjen e lirë; vendimi i Parlamentit holandez për rivendosjen e rregjimit të vizave me vendin tonë është vetëm një nga shenjat/mesazhet e para shqetësuese në këtë drejtim. Gjithashtu, gjatë këtij pesëvjeçari Europarlamentit i kanë munguar personalitete të fuqishme dhe rrezatuese. Këtu ka ndikimin e vet dhe fakti se në një masë të konsiderueshme, eurodeputetët zgjidhen nga liderët e forcave të tyre politike më tepër për konvejencë dhe komfort politik, si shpërblim ndëshkues për oponencën apo karakterin e tyre; aty gjen jo pak ishpresidentë, ish kryeministra, ishministra të jashtëm ose “farewell politicians” pra “që i kanë dhënë lamtumirën politikës kombëtare”; ka të tjerë “mistrecë” politikë që i

18 E mërkurë, 24 PRILL 2019

Europarlamenti që lamë pas… bezdisin ose ua vështirësojnë jetën liderëve në vendet e tyre, ndaj i dërgojnë si “shpërblim” në Bruksel, ku natyrisht ata shijojnë të gjitha “salltanetet” e rastit, me paga e pensione të majme, bonuse për pushime e sëmundje, personal të bollshëm dhe privilegje të tjera. Për pasojë; ata praktikisht humbasin kontaktin dhe sensin e realitetit në vendet e tyre dhe fuqinë bidëse për ndikim politik, sidomos kur nuk janë të sigurt nëse do të rizgjidhen sërish. Ndaj ka jo pak eurodeputetë që kanë thyer rekorde me 30 vjet karrierë e që prapë duan të zgjidhen se “kanë gjetur rehat” politik dhe jetësor. Kjo dukuri shpjegon dhe dështimet spektakulare të tre viteve të fundit të disa eksponentëve kryesorë të Europarlamentit në zgjedhjet e vendeve të tyre, ku në vend që “t‘u venë vetullat, u nxjerrin sytë” forcave të tyre politike. Shembulli më tipik është ai i ish-Presidentit të Parlamentit Evropian, social-demokrati Martin Schulz, me 30 vjet karrierë si eurodeputyet dhe pesë vitet e fundit deri më 2017 si Krye Europarlamentar. Në shkurt 2017, fill pas largimit nga ai post Schulz u zgjodh me 100 për qind të votave Kryetar i SPD-së gjermane që ishte në krizë dhe kandidat nër Kancelar. Por, rezultati i tij përballë Merkel dhe pse e dobësuar pas 12 vjet në krye të qeverisë gjermane ishte katastrofik me rezultatin më të ulët historik për SPD-në me 20 për qind! Vetë u detyra më vonë të tërhiqet nga çdo post i lartë dhe sot është deputet i thjeshtë në Bundestag! Fat dhe më të keq pati ish zëvendësja e tij austriake, Lunaçek, personalitete e njohur në fushën e të drejtave të njeriut dhe në zgjedhjet parlamentare në Austri për të Gjelbërit. Nuk siguroi dot as për vehte një vend në Parlamentin federal me vetëm 0,5 për qind të votave! Ky dobësim i rolit të Europarlamentit e në përgjithësi i BE-së vërehet qartë dhe në Ballkanin Perendimor. Ndonëse në pikpamje të volumit Europarlamenti ka bërë goxha punë, ai ka dërguar në rajon raporterë, komitete dhe delegacione, ka dërguar shumë misione në terren, ka miratuar rezoluta, etj. Por fare pak është arritur në praktikë dhe kjo për pasojë të rënies së rolit të institucioneve të BE-së të ngarkuara për këtë qëllim. Roli i Europarlamentit ka qenë minimal për të mos thënë inekzistent lidhur me Marrëveshjen e Prespës, Procesin e Berlinit, dialogun Serbi Kosovë, etj. Një shkak tjetër i efektivitetit të tij të ulët është se dhe në përbërjen/kryesinë e Delegacionit dhe raporterët për Ballkanin Per-

endimor mungojnë ekspertë dhe personalitete të fuqishme aktive, sidomos nga vende dhe parti nga vende e forca politike me peshë, siç ishte Doris Pack që e kryesoi atë delegacion për gati 20 vjet. Pavarësisht nga rezervat e ndryshme që mund të ketë, ajo përfaqësuese e CDU-së së fuqishme gjermane as që mund të krahasohet me kryetaren e sapolarguar e qw nuk konkuron më për Eurodeputete, rumunen gati të panjohur e padëgjuar Monika Macovei. Aq sa të dukej sikur e kishin vënë me detyrim në atë detyrë që nuk e kishte fare për zemër! Përjashtim bën e mirënjohura Tanja Fajon e cila dha ndihmesën e njohur për liberalizimin e vizave me vendin tonë dhe në përgjithësi për qëndrimet pozitive, bashkë me veteranët e vërtetë Elmar Broek dhe Eduard Kukan, Knut Fleckenstein e ndonjë tjetër. Për pasojë, nëse më parë fjala dhe rezoluta e Europarlamentit ishte ligj dhe shkaktonte stuhi të vërteta kudo, sot nuk ndodh më një gjë e tillë as brenda BE-së dhe as me vendet tona. Dëshmia më e qartë është fakti se pavarësisht nga vendimi i tij i përsëritur për liberalizimin e vizave me Kosovën dhe çeljen e negociatave tona të antarësimit me BE-në, Këshilli dhe disa vende antare i kanë hedhur poshtë atë dyja këto propozime. Ndonëse nuk e urojmë, kjo histori rrezikon të përsëritet dhe në Qershor të këtij viti me shtyrjen e çejes së negociatave. Fakt tjetër i trishtë në këtë fushë është mosvënia asnjëherë përpara përgjegjësisë nga Europarlamentit e drejtuesve më të lartë të Komisionit dhe Shërbimit të Jashtëm Evropian dhe më konkretisht të Përfaqësueses së Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Zonjës Mogherini, për njëanshmërinë e treguar në favor të Serbisë, për indiferencën e pashpjegueshme lidhur me lobimin agresiv kundër njohjes së Kosovës dhe së fundi lejimin e hapjes së “Kutisë së Pandorës” Ballkanike me tezën e këmbimit/ndryshimit të kufijve! Disa vite më parë paraardhësit e saj nuk do të guxonin të bënin një gjë të tillë pa konsensusin e BE-së! Derisa detyrohet Merkel dhe Macron ta marrin në dorë vetë çështjen më 29 Prill në takimin me liderët e Ballkanit Perendimor në Berlin! Këtë rol të vakët të Europarlamentit dhe ndaj “të vetëve” e kemi parë dhe në qëndrimet ndaj vendeve dhe rajoneve të tjera. Par pasojë, jo vetëm vendet antare të BE-së, por dhe ato të Ballkanit duket se janë mësuar me këto qasje dhe “ia kanë pirë lëngun” pa u shqetësuar shumë. Edhe

në krizën politike në vendin tonë më 2017, po të mos ishte ndërhyrja e palës amerikane nuk do të kishte marrëveshje, siç bëri Europarlamenti 8 vite më parë me kompromisin e famshëm te „ Krokodili” në Strasburg”. Ndaj, pritet me shumë interes dhe rëndësi zgjedhja e eurodeputetëve të rinj dhe e forumeve drejtuese, duke filluar nga kryesia e tij, komisionet, sidomos ai i jashtëm, delegacionet, e sidomos ai për Ballkanin Perendimor, si dhe drejtuesit më të lartë të Komisionit, Këshillit dhe Shërbimit të Jashtëm të BE-së, ku pesha e Europarlamentit duhet e do të jetë shumë më e madhe, që ky proces të mos kthehet në “një Pazar” apo “tender” politik, siç ka ndodhur më parë. Vetëm kështu do të kemi një peisazh të ri cilësor politik europarlamentar më shpresëdhënës dhe me ndikim shumë më pozitiv. Aq më tepër kur 1/3 e eurodeputetëve të kaluar nuk do të jenë më, duke përfshirë dhe disa nga eurodeputetët dashamirës të rajonit dhe vendit tonë, si Kukan, Broek, etj. Ndërsa atyre të ardhur rrishtazi do t’u duhet kohë për t’u familjarizuar e sidomos për t‘u mësuar me “hilet” tona. E rëndësishme është që ata të bëhen nismëtarë të qasjeve/mënyrave të reja e të ndryshme të trajtimit të problematikës së nxehtë të rajonit tonë, për një ndikim realisht më të madh në procese të tilla madhore si dialogu Serbi - Kosovë, procesi i zgjerimit të BE-së, etj. Për ta mbyllur me pozitivitet realist këtë analizë, le të evidentojmë faktin se lidhur me Brexit, si gjithë BE-ja dhe Parlamenti Evropian, ky i fundit me kryenegociator për atë proces një lider dhe ekspert të sprovuar si Guy Verhofstadt, ish Kryeministri karizmatik belg treguan unitet dhe kohezion unikal surprizues. Kësisoj, dështimi i Brexit ishte një shuplakë e fortë elektorale dhe politike për forcat populiste dhe euroskeptike në prag të 23/26 Majit. Sepse jo vetëm nuk ka patur kërkesa të tjera për të dalë nga Evropa, por dhe vetë Britania e Madhe nuk po e gjen dot rrugën e daljes prej saj, çka i ka demotivuar ndjeshëm “exitët” kudo. Sepse perceptimi i përgjithshëm për BE-në është se ok, dhe aty ka disa kohë që bën “bën ftohtë” por gjithsesi jashtë saj “mërdhif” më shumë! Shënim: Autori është diplomat i njohur karriere; veç të tjerash, më 1997 - 2001 dhe 2011 - 2017 ka qenë Nr.2 i Ambasadës sonë në Belgjikë dhe në Misionin pranë BE-së në Bruksel, ku ka mbuluar me përparësi marrëdhëniet me Parlamentin Evropian.


KULTURE

19 E mërkurë, 24 PRILL 2019

Dhimitër Anagnosti, regjisori i rikthehet sërish shkrimit Pas botimit të romanit “Koburja nga Europa” dy vjet më parë, regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti, prezantoi dje para lexuesit librin e tij më të ri. “Ulliri pema e dhembjes” quhet libri, i cili zbulon dy jetët e Dhimitër Anagnostit, atë të shkrimtarit dhe kineastit. Pasionin për shkrimin, Anagnosti e ka treguar herët. “Përrallë nga e kaluara” një prej filmave të njohur nën regjinë e tij, është shkruar nga vetë Anagnosti në vitin 1987 bazuar në novelën me të njëjtin titull nga Andon Zako Çajupi. Filmi “Plagë të vjetra” është me skenar të tij, i shkruar në vitin 1968. Filmi “Monumenti” i realizuar në vitin 1977 është po me skenar të tij. Në karrierën e tij si regjisor po të shohësh me kujdes filmat që mbajnë firmën e tij, në një pjesë të mirë të tyre Anagnosti shfaqet edhe si skenarist. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë. Anagnosti është një nga emrat më të njohur të kinematografisë shqiptare. Pas studimeve në Moskë, ai u kthye në Tiranë për t’u shndërruar në një nga njerëzit më të rëndësishëm të filmit shqip. Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961. Ai nisi punë në ish-kinostudion “Sh-

Të rinjtë iu bashkuan nismës “Udhëtoj përmes librit” Libri dje ishte bileta e qytetarëve që udhëtojnë në urbanët e kryeqytetit. Nismës “Udhëtoj përmes librit, iu janë bashkuar të rinj të cilët kanë udhëtuar me urbanët e kryeqytetit duke lexuar libër. Kjo ka bërë që ata të mos paguanin biletën e urbanit. “22 Prill, Dita Ndërkombëtare e Librit dhe plot udhëtarë në urbanët e qytetit të Tiranës kanë marrë një libër me vete. Sepse 1 libër = 1 biletë”, u shpreh ministrja e Kulturës Elva Margariti, lidhur me këtë nismë sensibilizuese. “Udhëtoj përmes librit”, është nismë e ndërmarrë nga Ministria e Kulturës dhe bashkia e Tiranës, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Librit.

qipëria e re” më 1961 me filmin “Debatik” për të vijuar më pas një karrierë të gjatë me filma që e bën kohën e artë të kinemasë shqiptare si “Toka jonë”, “Komisari i dritës”, “Dueli i heshtur”, “Përrallë nga e kaluara”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Gjoleka djali i Abazit”, etj. Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurrime të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10-të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjid-

het edhe deputet i PD-së në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen. Anagnosti është ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë. Në vitin 2001 shkroi dhe vuri në skenë në TK dramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali, i konsideruar si një nga filmat më të mirë të bërë këto dy dekada.

Rikthehet “Brass Festival” në Shqipëri Rikthehet edicioni i IV-ët i International Albanina Brass Festival, organizuar nga Shoqata “Artistët Interpretë”. Ky festival i organizuar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Universitetit të Arteve dhe disa institucioneve të tjera ndërkombëtare do të zgjasë pesë netë nga data 23 deri më datë 27 prill. Artistë ndërkombëtarë nga USA, Rusia, Austria, Italia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Hungaria, Spanja, Kosova, Serbia dhe Shqipëria do të ndezin sallën e Universitetit të Arteve, teatrin “Petro Marko”, Vlorë pa harruar ambjentin e përhershëm në natën mbyllëse të festivalit, Amfiteatrin e Liqenit Artificial Tiranë. Ky festival ka si qëllim krijimin e urave të bashkëpunimit mes artistëve vendas dhe të huaj, duke interpretuar sëbashku në skenë. Njëkohësisht nëpërmjet këtij festivali rritet ndërgjegjësimi ndaj instrumenteve të tunxhit duke i kthyer ata në tejet popullorë dhe due nxitur brezin e ri të luajë në ta.

“Libri është zemra që rreh në kraharorin e njeriut” Pse lexojmë? Për Franz Kafkën, libri është “sëpata për liqenin e ngrirë brenda nesh”. “Ne mendojmë se duhet të lexojmë vetëm librat që na lëndojnë. Zot i madh, librat që na bëjnë të lumtur janë ata që mund t’i shkruajmë vetë nëse është e nevojshme. Por ne kemi nevojë për libra që na hidhërojnë thellë, që na godasin si fatkeqësi, si vdekja e dikujt që e kemi dashur më shumë se veten. Libri është sëpata për liqenin e grirë brenda nesh. Ky është mendimi im”. Për Carl Sagan, libri është prova se njerëzit janë të aftë për gjëra të magjishme,

pasi libri na lejon të udhëtojmë në kohë e vende të ndryshme. Por gati një gjysmë mijëvjeçari më parë, Galileo Galilei (shkurt 1564–janar 1642), një nga iluminuesit më të mëdhenj në

histori, bëri një vëzhgim të ngjashëm mbi fuqinë e leximit, mbi aftësinë e leximit për të mbushur mendjen dhe shpirtin e njerëzve me idenë e fuqive të mbinatyrshme, si udhëtimi në kohë dhe telepatia. “Çfarë mendjeje sublime pati ai që gjeti mënyrën për të komunikuar mendimet e tij më të thella; për të folur me njerëz në kohë e vende të ndryshme; për të folur me ata që nuk kanë lindur ende e që mbase nuk do të lindin edhe për mijëra vite të tjera. Dhe me çfarë thjeshtësie! Të marrim një moment dhe të admirojmë këtë shpikje të madhe të njerëzimit”.

Libri “Katedralja e Parisit”, më i shituri në Amazon Viktor Hygo e kishte përshkruar me një përpikmëri frikësuese momentin që flakët do të gllabëronin Katedralen ikonë të Parisit, “Notre Dame”, në romanin e shkruar në vitin 1831. “Katedralja e Parisit” e Hygoit u shndërrua në librin më të shitur në “Amazon” pas shkatërrimit të pjesshëm të saj nga flakët. Gjenialiteti i shkrimtarit të madh po merret për profeci, por ndërkohë teoritë konspirative këmbëngulin se ka një profeci të vërtetë në këtë mes, atë të Nostradamusit, që e ka parashikuar sipas tyre këtë ditë.”Zonja jonë’ do të qajë për të gjithë ne dhe do të shkëlqejë në distancë. Me ardhjen e pranverës, një kishë e të gjitha kohërave do të digjet për mëkatarët”, thuhet të ketë shkruar ai, duke parashikuar kështu djegien e katedrales.


SPORT

20

E mërkurë, 24 PRILL 2019

Në Gjirokastër vendasit presin Tiranën, ndërkohë që Kukësi pret Skënderbeun

Luhen sot gjysmëfinalet e para të Kupës së Shqipërisë

MBROJTËSI

Hysaj s’është më i paprekshëm, largimi në verë duket i sigurt

Nga Rozalb Lika

K

upa e Shqipërisë është objektivi i dytë më i rëndësishëm në Shqipëri. Sot do të luhen ndeshjet e para gjysmëfinale, teksa të dy duelet premtojnë spektakël, Tirana do të udhëtojë drejt Gjirokastrës, ku përballë Luftëtarit do të zhvillojë dy ndeshje brenda javës; për Kupën në mesjavë dhe për kampionat në fundjavë. Humbja ndaj Kukësit i ka futur dukshëm nën presion bardheblutë për objektivin e mbijetesës në kampionat, por gjithsesi, për trajnerin Ardian Mema skuadra e tij i ka ende mundësitë për të luftuar në të dyja frontet. “Luftëtari është ekip shumë i fortë, me mënyrën se si luan më pëlqen shumë. Kam parë video të Luftëtarit këto ditë dhe është një ekip që luan shumë mirë me topin. Do të kemi një kundërshtar shumë të vështirë përpara dhe mendoj që edhe ne kemi bërë përgatitjet tona. Ndeshjet kanë specifikën e vet, pasi është një ndeshje Kupe dhe duhet të mendojmë për dy ndeshje. Po mendojmë për të dyja ndeshjet, pasi të dyja kanë vlerën e vet. E

para na çon drejt finales dhe e dyta është për mbijetesën. Është test për të dyja, por specifikat janë të ndryshme nga e para te e dyta. Ajo është edhe e gjithë mërzia ime. Ato golat ndaj Kukësit që ishin dhuratë. Duhet të jemi të përgjegjshëm, nuk mund të falim gola gjithë vitin. Është edhe puna ime, mund të jem edhe unë fajtori. Secili duhet të marrë përgjegjësitë e veta. 99% të rasteve i kam marrë

VERILINDORËT

unë përgjegjësitë për gabimet apo për gjërat që kam bërë”, deklaroi Mema për mediat para ndeshjes. N d ë r k o h ë , n deshja tjetër gjysmëfinale do të jetë ajo mes Kukësit dhe Skënderbeut. Verilindorët do të jenë me mungesa të shumta në këtë ndeshje. Shameti, Melo, Valdet Rama, Dzaria, Maliqi, Musolli, që të gjithë do të mungojnë, megjithatë trajneri Ernest Gjoka është optimist për këtë takim.

Ndeshja e parë mes Kukësit dhe Skënderbeut do të luhet në stadiumin e Kamzës, ku hyrja do të jetë falas për tifozët verilindorë, ndërkohë që ndeshjet e kthimit për gjysmëfinalet e Kupës do të luhen më 8 maj. Skuadra korçare është dukshëm në vështirë gjatë këtij sezoni, teksa fitimi i Kupës do të ishte një ngushëllim, por përballë ka një rivalë që ka të njëjtën objektiv.

DËMTIMET

Gjoka dhe Reginaldo besojnë Tronditet Kukësi, Rama dhe te kualifikimi ndaj Skënderbeut Maliqi mbyllin para kohe sezonin

Kukësi do të ketë mungesa të rëndësishme në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, ndaj Skënderbeut, por trajneri Ernest Gjoka nuk mendon se kjo është një alibi për të treguar potencialin e tyre, veçanërisht në repartin e avancuar. “Kupa është shumë e rëndësishme për objektivat e klubit. Vendi i parë në kampionat është larg, ndaj kupa merr rëndësi të dyfishtë. Presidenti Gjici nuk pret gjë tjetër, përveçse të kualifikohemi në finale. Skënderbeu është Skënderbe dhe prej vitesh, së bashku me Kukësin po shkruajnë historinë e futbollit shqiptar. Sigurisht që i druhem, por bukuria e ndeshjes është që nuk duhet të gabojmë ne”, u shpreh Ernest Gjoka. Për sulmuesin Reginaldo, aktivizimi me Kukësin është mënyra më e mirë për të fituar trofe, pas aventurës 3-vjeçare në Shqipëri. “Kukësi do të fitojë gjithçka, por me diferencën prej dhjetë pikësh titulli është më i vështirë. Skënderbeu është një skuadër e fortë, por dua të fitoj trofe në Shqipëri dhe tani kemi një trajner fitues. Vitin e kaluar shënova më shumë gola, por me Shkurtajn nuk ka garë. Fillimisht mendojmë të ndihmojmë skuadrën të fitojë, nuk mendojmë cili pason dhe cili shënon”, deklaroi sulmuesi Kukësit.

Kukësi merr dy goditje të rënda, pasi dy futbollistë të kombëtares Valdet Rama dhe Edis Maliqi, nuk do të jenë të gatshëm për pjesën e mbetur të sezonit. Ish-futbollisti i Kombëtares ka pësuar një dëmtim të rëndë në menisk dhe me shumë mundësi do t’i duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për të rikuperuar dëmtimin në gju. Në këtë mënyrë Valdet Rama mund të rikthehet në fushë vetëm për aventurën e Kukësit në ndeshjet e Europa League, duke humbur sfidat e mbetura në kampionat dhe në Kupë. Nëse për Ramën ekziston ndonjë fije shprese, për Edis Maliqin mbyllja e sezonit është diçka e sigurt. Mesfushori ka pësuar një krisje në kërcirin e këmbës, dhe do të qëndrojë jashtë fushe më shumë se një muaj pasi bëhet fjalë për një dëmtim që do kohë për t’u rikuperuar. Maliqi u dëmtua në ndeshjen me Kastriotin dhe sakrifikoi duke luajtur me dhimbje ndaj Laçit, por dëmtimi është përkeqësuar dhe tani i duhet të bëjë pushim për të mos rrezikuar. Dy mungesa të rënda për Gjokën dhe Kukësin, pasi verilindorët ende nuk kanë në dispozicion kapitenin Ylli Shameti.

Më 28 mars në Romë, u takuan presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis dhe agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi. Një takim që ishte programuar për të diskutuar për rinovimin e ish-mbrojtësit të Empolit dhe Mario Ruit, për të eliminuar klauzolën 50 milionë euro, teksa kontrata e tij skadon deri në vitin 2021. Hysaj, mbërriti te Napoli në sezonin 2015-16, së bashku me mentorin e tij, duke qenë për tri sezone radhazi titullar në formacionin e të kaltërve. Mbërritja e Carlo Ancelottit, ka hequr paprekshmërinë për mbrojtësin, i cili ka vuajtur edhe mbërritjen e Kevin Malcuit, i cili në disa ndeshje ka treguar se mund të japë më shumë se shkodrani veçanërisht në fazën sulmuese. Kështu, e ardhmja e futbollistit shqiptar duket i rrethuar nga një mjegull e dendur: Nëse Sarri qëndron tek Chelsea, nuk përjashtohet mundësia e kalimit në Londër, kështu janë edhe ekipet e tjera të interesuara. Çmimi i kartonit, sigurisht që d të ndryshojë, pavarësisht faktit se Hysaj ka treguar në këto vite se është shumë i rëndësishëm në fazën difensive, vlera e tij ka rënë. Në këtë verë me shumë mundësi ai do të transferohet në një ekip tjetër pasi së fundmi, të kaltrit kanë shfaqur interes për Trippier. Edhe në sfidën e djeshme ndaj Atalantës, ai ishte një ndër më të dobëtit në fushën e lojës, duke konfirmuar vështirësitë në skemat me trajnerin Ancelotti.


SPORT

21

E mërkurë, 24 PRILL 2019

Bardhezinjtë po përgatiten për një fushatë shumë aktive në merkaton e kësaj vere

6 blerjet që kërkon Ronaldo për të ndërtuar një Juve për Champions

E

liminimi në Champions League në javën e kaluar ndaj Ajaxit, ka lënë shenjë në shtëpinë e Juventusit. Bardhezinjtë festuan të shtunën titullin e 8-të radhazi, por festa u shty për shkak të mungesës së suksesit në Europë, pavarësisht se sezoni mbetet sërish shumë pozitivë. Cristiano Ronaldo hyri në histori pasi u bë futbollisti i parë që fiton titullin në Itali, Angli dhe në Spanjë, por portugezi po shikon drejt të ardhmes, duke konfirmuar së pari qëndrimin e tij. “Corriere dello Sport” së fundmi shkruan se ylli portugez ka kërkuar disa përforcime të mëdha në merkato për të formuar një skuadër që mund të luftojë për të fituar Championsin. Trajneri Allegri ka të siguruar për momentin vetëm uellsianin Aaron Ramsey, ndërkohë që janë zbuluar emrat e tjerë, që teorikisht janë pjesë e shijeve të yllit portugez. Dy prej tyre kanë luajtur me të te Real Madridi: Raphael Varane

dhe Isco. Duket se Cristiano Ronaldo synon të peshkojë tek ekipi i tij i mëparshëm, për ta sulmuar Ligën e Kampionëve me “luftëtarë” të sprovuar në këtë kompeticion, sezonin e ardhshëm, objektiv i pakapshëm në këtë vit. Ja gjashtë emrat, që po monitorohen nga drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” Varane Mbrojtësi qendror francez e njeh mirë portugezin, sepse ka luajtur me të te Real Madridi. Një nga pikat referuese në prapavijën e të bardhëve, ndaj duket se ka një problem në transferimin e tij. Real Madridi e konsideron lojtar të pazëvendësueshëm në “Bernabeu”. Për rrjedhojë, edhe të pashitshëm! Isco Ish-shoku i ekipit të Cristiano Ronaldos te Real Madridi. Mesfushori spanjoll kishte gjithmonë një partneritet të mirë në fushë me portugezin te “Los Blancos”.

Manolas Mbrojtësi grek, siç dihet, luan një rol në qendër të prapavijës te Roma. Ai mbërriti në klubin e kryeqytetit italian më 2014 dhe që atëherë ka qenë i lidhur me shumë skuadra. Greku është në listën e Juventusit që nga vera e kaluar. Ai ka një klauzolë lirimi në kontratë prej 36 milionë eurosh, të cilën bardhezinjtë janë gati për ta paguar. Ndombele Mesfushori i Lyon, 22 vjeç, tashmë ka hyrë në orbitën e ekipeve si Barcelona apo Real Madridi. Didier Descamps nuk e ka marrë ende në kombëtaren franceze, pavarësisht paraqitjeve të mëdha në Champions, sidomos kundër Manchester City, por e ka në plane. Chiesa Sulmuesi 21-vjeçar po luan te Fiorentina. Lojtari në fjalë, me një të ardhme të madhe përpara, spikat për shpejtësinë e tij. Joao Felix Sulmuesi 19-vjeçar luan për Benfica dhe është thirrur tashmë në ekipin kombëtar portugez.

RASTËSIA

Për të fituar Championsin, Juves i duhet një uellsian në krah të Ronaldos Joao Felix, Chiesa, Zaniolo, de Ligt, Isco dhe Marcelo. Janë shumë kampionët dhe talentet që synon Juventusi në merkato, objektiva pak a shumë reale për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm në realizimin e ëndrrës për të fituar Championsin. Bardhezinjtë, ndërkohë, që nga janari kanë siguruar me parametra zero për të thyer tabunë: Aaron Ramsey. Mesfushori i Arsenalit, nuk e ka fituar asnjëherë kupën më prestigjioze, por është me origjinë nga Uellsi. Cristiano Ronaldo ka ngritur 5 herë në qiell Kupën me “veshë të gjatë” dhe gjithmonë ka pasur në krahë një uellsian: Ryan Giggs në kohën Manchester United (sezoni 2007-2008) dhe Gareth Bale në 4 nga 5 triumfet me Real Madridin, tre prej të cilëve radhazi.

PREMIER LEAGUE

Situata e çrregullt mes City-it, United dhe Liverpool-it që vendos titullin

Në Premier League ka ardhur momenti final i këtij edicioni, teksa parashikohet një garë e çmendur mes Manchester City-it dhe Liverpoolit në luftën për titullin kampion. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka edhe tre ndeshje për të zhvilluar (Huddersfield, Neëcastle dhe Ëolverhampton), ndërsa City ka katër ndeshje (derbi me United, Burnley, Leicester dhe Brighton). Duke marrë në konsideratë faktin që për momentin Liverpooli është dy pikë përpara, City mund të shpallet kampion i Anglisë nëse i fiton të gjitha ndeshjet deri në fund. Tani duket e qartë për të gjithë se ndeshja vendimtare për titullin, përveç surprizave sensacionale, mund të jetë vetëm derbi i Manchesterit, i planifikuar për nesër në mbrëmje. United ndërkohë është në pozicion shumë të keq me tifozët e tij, teksa është i njohur dhe rivaliteti mes Manchester United dhe Liverpulit. Marrëdhëniet e tyre nuk janë aspak të mira, madje ata do të preferonin më shumë që titullin ta fitonin rivalët e qytetit se “The Reds”. Në këtë mënyrë ata do të vijonin ngacmimet ndaj tifozëve të Liverpoolit për faktin që nuk fitojnë titullin prej një kohe të gjatë. Liverpool, në anën tjetër, duhet të shpresojë për një hap të gabuar të City-it ndaj United, ndërkohë që ekipi i Solskjaer është në garë për vendin e katërt dhe luan në këtë ndeshje së pari për veten e tyre.

BARDHEZINJTË

180 Juventus të ndryshëm në 185 ndeshje me Allegrin

Ekipi fitues ndryshon. Besimi i Allegrit konfirmohet edhe nga faktet, pasi trajneri i Juventusit ka vendosur shpesh dorën e tij në formacion, duke bërë shumë modifikime. Rezultati nuk ka ndryshuar, 5 kampionate të njëpasnjëshme, ndërkohë që 8 radhazi për klubin bardhezi (3 me Conten). Massimiliano Allegri ka drejtuar në 185 ndeshje bardhezinjtë, teksa në ndeshjen e fundit të fituar ndaj Fiorentinës, siguroi matematikisht titullin kampion. Allegri ndryshon formacionin shpesh herë me dëshirën e tij, në 185 raste, është prezantuar me 180 formacione të ndryshme. Një zgjedhje si nga nevoja për të ruajtur forcat e skuadrës në tre kompeticion, por edhe nga kapaciteti i tij për të gjetur zgjidhje në situata të ndryshme. Aftësitë taktike, aftësia për të lexuar ndeshjet, ndonjëherë të ndikuar edhe nga dëmtimet, ose duke u bazuar te karakteristikat e kundërshtarit me të cilin përballesh. Eksperimentet e trajnerit të bardhezinjve nuk kanë përfunduar këtu, pasi sezoni i rregullt do edhe 5 ndeshje për t’u mbyllur në Seria A. Ashtu siç edhe strategu livornez tha pas festës së titullit, në sfidat e fundit parashikohet që të ketë edhe më shumë eksperimente. Nga perspektiva e së ardhmes, parashikohet që të thellohen statistikat e veçanta të Allegrit, që shfaqet si një “kameleon” me lëvizjet e tij ndaj rivalëve. Formacionet e tij janë të ndryshme, por objektivi mbetet i njëjtë: Të fitojë në çdo ndeshje.


SHOWBIZ

22 E mërkurë, 24 PRILL 2019

Në ditën e lindjes së tij Ermal Meta i thotë “lamtumirë” muzikës

Kantautori shqiptar Ermal Meta do të shkëputet muzika dhe do t’i japë vetes një pushim të gjatë 2-vjeçar. Në ditën e ditëlindjes së tij, Ermali vendosi të thotë “lamtumirë” me koncertin përmbyllës të turit të tij prej tre vitesh, të mbajtur më datë 20 prill në Milano. Kujtojmë se Ermal Meta u ngjit tre vite më parë në skenën e Sanremos me këngën “Odio le favole”, më pas me “Vietato Morire”, kënga e cila e bëri të famshëm edhe në Shqipëri. Vetëm një vit më vonë, ai do të rrëmbente vendin e parë të këtij festivali prestigjioz, me këngën “Non mi avette fatto niente”, në bashkëpunim me këngëtarin italian Fabrizio Moro.

Jennifer Lopez rikujton fustanin që e bëri të famshme në vitin 2000 Veshja më ikonike e Jennifer Lopez ishte në vitin 2000. Edhe përse kanë kaluar thuajse 2 dekada, askush nuk e ka harruar veshjen e JLo në ndarjen e cmimeve Grammy. Dhe videon e fundit që publikoi në kanalin e saj zyrtar të Youtube, Jennifer tha se ishte ai fustan arsyeja përse u krijua Google Images. “Shumë njerëz kanë kërkuar atë fustan në Google, por atëherë nuk ekzistonte Google Images. Kështu që ata e krijuan. Pyetja ime është: Ku është ceku im? Sepse mesa di unë, ate mbrëmje Google u përdor më shumë se kurrë. Për mua ai ka qenë kulmi im sa i përket modës, ndërsa stilistja ime Andrea këmbënguli me orë të tëra të mos e vishja”, u shpreh JLo.

4 ditë martesë, ish-gruaja e Nicolas Cage kërkon dëmshpërblim Anulim, pas vetëm 4 ditësh martesës të Niocolas Cage me make-up artist Erika Koike. Aktori tha në mënyrë të papritur se kishte qenë shumë i dehur ditën që tha ‘po’. Ishbashkëshortja tani ka kaluar në sulm dhe kërkon një dëmshpërblim ekonomik për ‘dëmet’ që ka shkaktuar martesa me aktorin dhe prishjen e reputacionit të saj. Sipas revistës Tmz online duket që Erika Koike ka depozituar në gjykatë disa dokumente që tregojnë ‘dënim’ që ka sjellë marrëdhënia e saj me Cage (në fillim të 2018) dhe e akuzon aktorin për martesë me mashtrime, një gjë që dëmton rëndë reputacionin e saj si make-up artist. Erika është dakord me aktorin për papajtueshmëri martesore mes saj dhe Nicolas dhe pranon anulimin e martesës së ’nxituar’, por pretendon pagesa të përmuajshme për ushqime dhe shpenzime ligjore.

Libri biografik i papërfunduar i Prince do dalë në treg në 2019 “The Beautiful Ones”, libri biografik i papërfunduar i yllit të popit Prince, do dalë në treg në tetor. 50 faqet e shkruara me dorë, që Prince i shkroi një muaj para vdekjes së tij, do jenë baza e librit, që mendohet se do jetë një album i jetës së tij. Gjithashtu do përfshijë fotografi të rrallë dhe tekste kënge të shkruara me dorë nga këngëtari, së bashku me skenarin origjinal të Purple Rain. Botuesit e Random House thanë se libri do jetë ‘thellësisht personal’. Prince, i cili vdiq në prill të vitit 2016, nga një mbidozë aksidentale e ilaçit për dhimbje fentanyl. Ai ishte një nga tre yjet më të mëdhenj të viteve 1980, së bashku me Madonnën dhe Michael Jackson. Ai rrallë jepte intervista dhe ndërtonte mitologjinë e tij përmes muzikës.

Jonas Brothers me album të ri pas një dekade Jonas Brothers i habitën të gjithë me rikthimin e tyre. Ata publikuan këngën ‘Sucker’ një muaj më parë që ka arritur 111 milionë shikime në YouTube. Por surpriza e tyre nuk mbaron me kaq. Vëllezërit Jonas lajmëruan se së shpejti do vijë albumi i ri, pas një dekade. Kevin, Joe dhe Nick publikuan lajmin e shumëpritur nga fansat me anë të postimeve në Tëitter. Albumi “Happiness Begins” do dalë në treg më 7 qershor. “Ne po sigurohemi që t’ju sjellim lumturinë dhe gëzimin që ju na jepni çdo ditë,”-tha Nick Jonas, vëllai më i vogël, kur shpjegoi se çfarë do të thotë për ta “Happiness Begins”.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 3. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 8. Ha sipërfaqen e diçkaje me limë ose me një vegël a mjet tjetër për ta bërë të sheshtë e të butë 12. I tillë është ai që merret me paleografi 14. Përcaktoj me anë të një mase madhësinë, vëllimin, përmasat etj. të diçkaje 15. I parashtroj dikujt një mendim për diçka që ta shqyrtojë e ta miratojë 17. Ashtu quhen ata që veshin trupin e peshkut 18. Që është i shtypur nga të dyja anët si petë, petashuq 21. Lutje drejtuar zotit, që bëhet nga hoxha në xhami 22. Vija e lakuar ose e thyer që kufizon një figurë gjeometrike 26. Figurë e përrallave popullore, që parafytyrohej si një përbindësh me trup jashtëzakonisht të madh e me fuqi mbinjerëzore 28. Miami International Airport, shkurtima e saj 30. Ndjenjë e fuqishme gëzimi e kënaqësie shpirtërore 31. Grup i përbërë nga azoti dhe hidrogjeni, që nuk gjendet i lirë, por hyn në përbërjen e shumë kripërave 32. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 33. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 36. Ai që jeton i fshehur, cub. ... i maleve. 38. Partia Aleanca Popullore 39. Një fshat në jugperëndim të qytetit të Shkodrës. Ndodhet mes Oblikës dhe Muriqanit 41. Yndyrë, tërësia e tyre 42. Vajza e ish-diktatorit sovjetik ..., Svetlana Alliluyeva, kërkoi srehim politik në ambasadën SHBA-së në New Delhi, Indi 44. Quheshin ashtu burrat e tredhur që ruanin gratë e haremit 45. Shprehje dialektore, shaka, shpoti, qesëndi 46. Romani i Anton Pashkut 49. Përdoret për të ruajtur e për të mbartur gaze të ngjeshura 50. Aty ku flenë ushtarët; vendi ku është vendosur për një kohë të gjatë një repart ushtarak 52. I vogli i dhisë pa mbushur vitin, quhet ashtu 57. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 59. Partia Bashkimi Liberal Demokrat 61. Shirit mëndafshi për të zbukuruar një veshje për të lidhur një pak 62. Disa kandrra të vogla pa krahë dhe që dëmtojnë bimët 65. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 66. Lum që lag Shkodrën 67. Më 7 mars 1871, hapet mësonjëtorja e parë në gjuhën shqipe në qytetin ... 72. Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke 74. Ai që është pak i prapë, i vrazhdë e jo i shkueshëm; që besohet se sjell prapësi 76. Drejtpërdrejt në dorë; me

E mërkurë, 24 PRILL 2019

Nga Albert VATAJ

dorë, me njeri, jo me postë 77. Kështu quhen njerëzit e dijes 80. Vegjë për të endur, tezgjah, ndryshe quhet “veg” 81. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 82. Dollap i madh brenda në mur të dhomës së gjumit në të cilin vihen rrobet e fjetjes 83. Dervish ..., (Ibrahim Naxhi) veprimtar atdhetar dhe publicist i Rilindjes, Lindi në Ohër më 1875 vdiq më 13 prill të vitit 1928 në Tiranë 85. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 86. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 88. Lëvdatë e tepruar që i bëhet dikujt 90. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 91. Shkenca që merret me mbrojtjen e shëndetit, me studimin, e sëmundjeve të ndryshme, me parandalimin dhe me mjekimin e tyre 97. Një nga veglat muzikore shqiptare më të hershme, rapsoditë, epuset, elegjitë, këndoheshin me to 101. Ai është lloj sallami, me mish ose me të brendshmet e bagëtive dhe me shumë erëza 102. Një grup i njohur i muzikës shqiptare mbante atë emër 104. Ai që urren luftën, dhunën, terrorin, gjakderdhjen është ...dashës 107. Amerikani i famshëm filmave aksion,arteve marciale, Chuck ..., duhet mbiemri 108. Shi i fortë me furtunë që bie për një kohë të shkurtër. 109. Tërësia e lëvizjeve dhe

shprehjeve të fytyrës, deshifrues i gjendjes shpirtërore 110. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 111. Kaloj natën ose rri për ca ditë diku si mysafir; banoj, fle përkohësisht 112. Harxhoj të gjitha fuqitë duke bërë një punë tepër të rëndë e të gjatë; rraskapitem 115. Tërësi njësish ose elementesh, që kanë një veti të përbashkët 116. Pëlhurë e hollë prej liri, e preferuar në stinën e verës VERTIKALISHT 2. Organizata Ndërkombëtare për Lundrimin Detar 4. Vdekje Fashizmit, Liri e Popullit 5. Ishin aq të mira ata dikur, karamelet ... 6. Më i vogli ndër vëllezërit, thuhet edhe ashtu 7. Kafshë ose shpend i zënë në gracë 8. Dru pylli i lartë, me gjethe me dhëmbëza anash, që përdoret si lëndë ndërtimi, për zjarr dhe dushk 9. Ëmbëlsirë që bëhet me oriz e me sheqer të djegur, me rrush të thatë, me bajame etj 10. Eshtë bujaria që na e japin shumë prej pemëve dhe bimëve 11. Reshje e kushteve të ftohta atmosferike, e bardhës si ... 13. Sëmundje ngjitëse e bagëtive dhe e shpendëve, epidemi 16. Pjesë e gjatë kohe në jetën e një populli, të një vendi, të një kombi etj 19. Nikollë ... (1862-1917) ishte klerik, politikan dhe atdhetar

shqiptar, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Zëv/Kryeministër i parë i Shqipërisë në kabinetin e Ismail Qemalit 20. Pëlhura e merimangës. Rrjetë; kurth. 23. Veshje që mbajnë priftërinjtë katolikë; petk fetar 24. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 25. Ëmbëlsirë si qull i trashë, që përgatitet me niseshte e sheqer 27. Mjet peshkimi, përdoret kryesisht për të zënë ngjala 29. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë 34. Copë nga trupi i kafshëve të therura, që përdoret për ushqim 35. Emri i ish-Presidentit amerikan, të cilit i Kosova i detyrohet... Klinton 37. Pamja e fytyrës; ngjyra e fytyrës; shprehja e fytyrës 40. Arsenal ushtarak, granatë. Ose kur shohim një femër hata, themi seks ... 43. Masë ajri që mbështjell Tokën dhe disa trupa të tjerë qiellorë 47. Qumësht i mpiksur me tharm, që zakonisht vjen pak si i thartë 48. Që ka përfundime të mira, i frytshëm, frytdhënës 51. I vë zjarrin diçkaje a e hedh në zjarr dhe e bëj shkrumb e hi 52. Krëhëri na mundëson një trajtim të tillë flokëve 53. Kafshë mitologjike që përfytyrohej si një qen i egër me tri kokë, i cili ruante hyrjen e botës tjetër

Camajt u botua më 1981 70. Kandërr me këmbë të gjata, që kërcen. Kërcënues i të lashtave 71. Gjitar i madh brejtës, me kokën si hinkë, me bisht të gjatë dhe me lëkurë të mbuluar me qime në ngjyrë të kuqërreme 73. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 75. Ose vezë e rrahur dhe e tiganisur, e skuqur. 77. Pemë frutore me trup të lartë e të trashë, me dru të fortë e shumë të mirë për orendi etj 78. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 79. Shprehje krahinore, xhaxha, axh, vëllai i babait 84. Njëra nga të dy ngjyrat e zeza në lojën e letrave të bixhozit 87. Ajo mbushet me duhan të grirë, ndizet dhe thithet, Stalini e kishte pjesë të profilit 89. Përmendore e ngritur për të përjetësuar një ngjarje të shënuar ose kujtimin e një njeriu të rënë për atdhe 92. ...u, kjo nuk është gjë fare! 93. Sëmundje që shfaqet me zgjerim të venave në fund të zorrës së trashë dhe që shkakton rrjedhje gjaku; hemorroide 94. Ashtu e përcaktojmë një distancë ose destinacion jo afër, i ... 95. Ndrek ..., aktor i mirënjohur me një galeri të pamatë rolesh në kinema dhe teatër 96. Të kapluarit nga të ftohti që të hy në palcë 98. Aktori i disa filmave, Mario ... lindi më 27 korrik të vitit 1939 në Shkodër 99. Shkurtim për: Artileria bregdetare 100. Prirje e brendshme për të pasur diçka a për të bërë diçka; synim i vetëdijshëm për diçka; qejf, zell 103. Kirkizia ka atë monedhën e saj 105. Nuk ka gjë, s’prish punë, paçka 106. Qytet në Jug të Shqipërisë, i cili shquhet për arkitekturën dhe dritaret 109. Përdoret zakonisht me folje të mënyrës urdhërore, lidhore e dëshirore 110. Kokrrat e kësaj bime, përdoren zakonisht si ushqim për shpendët 111. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 113. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 114. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën

54. Shpejtimi ose ngadalësimi i rrahjeve të zemrës, çrregullim i rrahjeve të zemrës 55. Banka Botërore 56. Puna e drejtpërdrejtë që bëhet për nxjerrjen, përgatitjen a përpunimin e diçkaje në një ndërmarrje industriale, bujqësore etj 58. Të lag e të bën qull 59. Kashtë e imët dhe e copëtuar, që del nga shirja e nga pastrimi i grurit, i elbit, i orizit, i tërshërës, i thekrës etj 60. Vendi ku lidhen dy eshtra, nyja e eshtrave 61. Mbetja nga një shumë të hollash pas një blerje cash 63. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 64. Çel në fund të dimrit lule të imëta me ngjyrë të verdhë e me erë të mirë 68. Ronald ..., Presidenti i 40të i SHBA-ve 69. Kjo novelë e poetit, narratorit dhe albanologut, Martin 1

2

K

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

3

O

4

L

5

L A

T I

6

F

O

7

8

N D

A

E

B

F

T

O

I 13

R 16

S

D

11

M Y 15

9

A

10

17

M O

K

T

A R

I

C

I

12

¸

N

D O

R

14

L A

S

¸

D

18

S

L

19

Y

H

R O

N

K

E

20

S

21

I

L O

F

O

L

N

22

H

K 23

Q

A

R

F

E

L

K

24

J

I

O

25

M B

26

B

27

M A

R I

N A

28

I

O

S

L L

O V

E N

I

30

P

A

A D

R O

N

H

A 32

T

D

K

K U

T ¸

U L

S P

U

I

S

S

H

K

A C

A R

I

U L

S

59

60

L

M A

I

¸

J

B

D

I

D

S

A R

D H

J

K

54

I

B

Y R

O J

J

E

63

A

T

F

D U

R

75

E

C

U M R A

E

L

K

O

U

A S

K A

W T

P

I

I

A

O 83

N

J

A

N E

S

A

S

D

E Z

H B I

E R

T O

J

T

˙

P

R

A

K O

V A

K 112

L I

A

U

L A

P

E

C

N J

A

¸

F

F

E R

A

96

A U

S

T

N V

A

98

E

R

S

R I

Z

H

L

O

99

Z

T

H

I

R

O

P

N

M U F

A

T

H I

K ¸

R 114

J

107

R

100

A M

108

E

B

M

E

E V

S

Z

R

E

E

110

113

L A

R I

T

M

115

116

D O

H Y

T A

R

I

S

117

S

T

O J

118

I

I

104

R A

109

F

A

106

U

S R D

89

95

A

T E

103

K J

K

P V E

H S

N

I

97

111

O D D

¸ 88

105

G

A

B

81

94

L E

102

P

K O

85

Z A

H

N

Z

O 101

B 74

92

E C

E

K

87

93

H

T O J

91

A R

R

O

84

G

86 90

73

80

C

82

S

V 69

P 77

R R

I B

E

A

E

79

P

M 65

N G 72

76

78

R E

68

A

F

E

S

64

R A 71

K

R R

O

67

C

L

55

¸

58

M

70

R

I

Y

L L

62

E T

D H

E N

50

I

53

S

K

F 47

D H

A

57

66

R E

O

J

J 46

E

61

M

38

L

D

49

H E

O

41

M P

52

E K Q

R

J

E

I

56

D

H

45 48

R

N

D

A L

37

P

E

44

V E

51

D

O

40

A M V I

43

D

G

L M ¸

T

34

R

39

O

A

I

36

U S 42

B

C

33

35

P

E

31

U K

R 29

P

K

I


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E mërkurë, 24 PRILL 2019

INTEGRIMI NË BE

Presidenti Meta, takim me Zëvendës Presidentin e Parlamentit Europian P

residenti i Republikës, Ilir Meta priti dje në një takim Zëvendës Presidentin e Parlamentit Europian dhe eurodeputetin e Lëvizjes 5 Yjet (Movimento 5 Stelle), Fabio Massimo Castaldo. Kreu i Shtetit e falënderoi Castaldo për angazhimin e tij lidhur me forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë. Presidenti Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e fortë që Italia dhe Parlamenti Europian i kanë dhënë procesit të inte-

grimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Zëvendës Presidenti i PE, Castaldo e siguroi Kreun e Shtetit shqiptar për mbështetjen e tij dhe të Italisë në këtë proces. Në një postim në Facebook, pas takimit, Presidenti Meta shprehet se Zv/Presidenti i PE i ka dhënë garanci për mbështetjen e Italisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. “I gëzuar të takoja sot Zëv-

DITA NDËRKOMBËTARE E LIBRIT

endës Presidentin e Parlamentit Europian dhe eurodeputetin e “Lëvizjes 5 Yjet”, z.Fabio Massimo Castaldo, me të cilin ndamë bindjen për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë. Më siguroi për mbështetje në procesin e anëtarësimit të vendin tonë në Bashkimin Europian”,- shprehet Presidenti Ilir Meta.

DEKRETI

“Rikthehuni fuqishëm tek libri dhe leximi”

N

ë Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtave Autoriale, Presidenti Ilir Meta u ka bërë apel të rinjve që të orientohen drejt dijes. Në një shënim në Facebook, Presidenti Meta shprehet. “Libri është jo vetëm miku më i mirë, por edhe dashuri e madhe e të gjitha kohërave. Është e trishtueshme të shohësh sot biblioteka bosh dhe kafene të mbushura plot me të rinj, por asnjëherë nuk është vonë t’i orientojmë ata drejt librit dhe t’u kujtojmë se vetëm dija mund të pasurojë dhe të ndryshojë jetët e tyre. Rikthehuni fuqishëm tek libri dhe leximi, për plotësimin

e dijeve dhe ëndrrave tuaja, është ky apeli im për të gjithë të rinjtë e të rejat, sot në Ditën Ndërko-

mbëtare të Librit dhe të Drejtave Autoriale”,- shkruan Presidenti.

Dita e Librit, Rama lexon vargjet e Ismail Kadaresë

K

ryeministri Edi Rama ka qenë pjesë e aktiviteteve të organizuara në Ditën Ndërkombëtare të Librit. Në

takimin me një grup nxënësish, kryeministri ka zgjedhur që të ndajë me ta një fragment nga libri autobiografik “ Mëngjeset në

Kafe Rostand” të shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare. “Nuk është nga librat e rëndë të Ismail Kadaresë, që kërkojnë angazhim gati gati special për t’u dëgjuar nga fillimi deri në fund, por është një përmbledhje e një sërë reflektimesh të tij, që në tërësinë e tyre të japin kënaqësinë e vërtetë e të qenit lexues librash”,- tha Edi Rama. Në ditën ndërkombëtare të librit, aktivitetet për të nxitur leximin te të rinjtë ishin të shumta, mes tyre edhe përdorimi i autobusit urban falas, nëse do të kishe një libër në dorë.

Gazmend Barbullushi, ambasador në Spanjë

P

residenti Ilir Meta ka dekretuar dje emërimin e diplo matit Gazmend Barbullushi, ambasador në Mbretërinë e Spanjës, rezident, si dhe në Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë dhe në Principatën e Andorrës, jorezident. Gazmend Barbullushi është një diplomat karriere që ka mbajtur poste të rëndësishme në Ministrinë e Jashtme. Në periudha të ndryshme kohore ai ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Drejtor i Drejtorisë për Çështjet Konsullore, ambasador në Holandë, i ngarkuar me pune në Gjermani, Slloveni, si dhe ka mbajtur funksione të ndryshme në Ministrinë e Jashtme.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.