Koha jone 24 qershor 2018

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 148 (8279)

E diel, 24 Qershor 2018

Çmimi 30 Lekë

Deputeti i Bundestagut gjerman nxjerr bllof qëndrimet e Kryeministrit dhe konfirmon se oferta për ngritjen e kampeve të refugjatëve u bë nga qeveria shqiptare: "Është një propozim që më ka habitur". Antonio Tajani, Presidenti i Parlamentit Europian, duke folur për mediat gjermane, tha dje se e shihte "Shqipërinë si vendin ku mund të grumbulloheshin emigrantët"

Po erdhën refugjatët, plas rrëmuja popullore Një gjë dihet e sigurtë, që nëse vendoset nga BE në bashkëpunim me qeverinë shqiptare që të kthehet Shqipëria në vend për qindra mijë refugjatë, atëherë nuk do të jetë gjë revolta e qytetarëve për armët kimike para përplasjes masive popullore kundër një akti të tillë antikombëtar FAQE 3

Vasili: Hapja e negociatave Një tjetër çmim për Tiranën, për Maqedoninë, asgjëson çdo "Pazari i Ri" vlerësohet në Londër alibi të dështimit të Ramës

FAQE 7

Në foto: Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili

Në foto: Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, në ceremoninë e marrjes së çmimit për FAQE 13 projektin e rinovimit të "Pazarit të Ri"

INTERVISTA

REFUGJATËT

EDITORIAL

TAKIMET

Gjosha: Qeveria të informojë publikun për marrëveshjen me Greqinë

Manjani: Rama i ka ofruar BE-së një poshtërsi me pasoja të rënda për vendin

Dy shqiptarë heronj, mposhtin një Serbi mu në mes të Rusisë!

Ministri Xhafaj dhe Drejtori i Policisë vizitë në Gjermani, diskutohet për refugjatët

FAQE 9

FAQE 10

FAQE 2

FAQE 6

RUSI 2018

Kardinali Ernest Troshani dekorohet në Vjenë, Meta: Nder i jashtëzakonshëm për Shqipërinë FAQE 24

NDESHJET SOT

Angli-Panama Japoni-Senegal Poloni-Kolumbi

14:00 17:00 20:00

Gjermaninë e shpëton në Belgjika e pamëshirshme ndaj Tunizisë, shkëlqejnë sekondat e fundit Kroos, fiton me 10 lojtarë ndaj Suedisë Lukaku dhe Hazard

FAQE 22


POLITIKE

2

E diel, 24 Qershor 2018

Dy shqiptarë heronj, mposhtin një Serbi mu në mes të Rusisë! N

EDITORIAL

djenja e gjakut të një kombi të madh e sportdashës, siç jemi ne shqiptarët, tregoi në mes të Rusisë se pasioni, shpirti, vendosmëria dhe përbashkimi na ka mbajtur ndër shekuj si KOMB i qytetëruar dhe kurajoz. Dje ishte ndeshja Zvicër-Serbi e cila për faj të serbëve, u kthyer në ndeshje mes shqiptarësh dhe serbëve. Ndonëse ishte Zvicra ekipi, por 5 lojtarë, bile më kryesorët ishin me gjak shqiptari. Ata luajtën për Zvicrën, por geni, gjaku dhe shpirti ishte në fushë krejt shqiptar. Të shikoje Granit Xhakën, një futbollist klasi botëror, apo Xherdan Shaqirin me një zjarr e pasion brilant shqiptari, si një “Skënderbe” kundër serbëve, të cilët e sakatuan dhe dërrmuan fizikisht duke e goditur me qëllim për ta dëmtuar, por që iu shënoi një supergol që do ta mbajnë mend brezat në Serbi; nuk kishte shqiptar anekëndë botës që nuk ngrohej shpirtërisht për dyshen Xhaka-Shaqiri. Ata ishin mbrëmë heronjtë, jo vetëm të Zvicrës, por edhe të kombit shqiptar. Ndeshja mbaroi siç tashmë dihet me rezultatin 2-1. Në fillim shënuan serbët në minutën e pestë të pjesës së parë,

dhe kështu mbaroi kjo pjesë loje. Në pjesën e dytë “shqiponjat” shqiptarë, me në krye Shaqirin dhe Xhakën, nuk luanin në tokë, por sikur fluturonin në ajër. Ata shkatërruan një Serbi me pretendime dhe në një stadium me 65 mijë tifozë rusë, të cilët ishin dhe bërtisnin për Serbinë. Mjafton të shikosh mediat shqiptare dhe botërore dhe rrjetet sociale, sesi vlonin nga lumturia për dy bashkëkombasit tanë, Xherdan Shaqiri dhe

Granit Xhaka. Natyrisht edhe për tre të tjerët, të cilët formonin një xherdan me pesë yje në fushën e lojës. Ndeshja me Zvicrës dhe Serbisë u ndoq me mjaft emocione, dhe në Presidencën shqiptare. Kreu i Shtetit Ilir Meta, gjatë këtij botërori ka krijuar një “Fan Zone” në mjediset e Presidencës ku së bashku me të ftuarit ndoqën spektaklin e futbollit. Aq e zjarrtë dhe emocionues ishte ky duel shqiptarësh dhe ser-

bësh, pasi vetë e kërkuan para ndeshjes, sa bëri edhe Presidentin e Republikës Ilir Meta të hidhej përpjetë nga gëzimi, duke harruar çdo protokoll. Apo vrapi i kryeministri Rama për postuar dy heronjtë e Kombit, në facebook e tij, apo shpërthimi i Berishës për Xhakën dhe Shaqirin. Ishte ndeshje futbolli, por vetë serbët e kthyen në duel kombesh. Dhe shqiptarët i mundën mu në mes të Rusisë.

AMBASADORI I SHBA

Donald Lu: Reforma në drejtësi dhe Vettingu s’kanë dështuar

A

mbasadori i SHBA në vendin tonë Donald Lu, e vlerëson ecurinë e procesit të vettingut në vendin tonë. I pyetur nga “BW” lidhur me pretendimet e disa njerëzve që kanë thënë se “reforma në drejtësi po bllokon sistemin e drejtësisë dhe po dështon”, ambasadori Lu ka shprehur qëndrimin e tij. Ai thotë se me zbatimin e deritanishëm të procesit të vettingut, shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar sepse nuk mundeshin të justifikonin pa-

surinë e tyre të madhe. Madje sipas tij, ishte korrupsioni që pengoi funksionimin e këtyre gjykatave për vite me radhë. I pyetur mbi komentet se reforma në drejtësi po bllokon sistemin e drejtësisë dhe po dështon, ambasadori Lu u përgjigj: “Vetingu po funksionon. Shumë gjykatës dhe prokurorë janë shkarkuar sepse nuk mundeshin të justifikonin pasurinë e tyre të madhe apo të tregonin se kishin integritetin e duhur për t’i shërbyer drejtësisë

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

në Shqipëri. Disa njerëz e kanë kritikuar procesin sepse ka penguar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Unë nuk mendoj kështu. Ishte korrupsioni që pengoi funksionimin e këtyre gjykatave për vite me radhë. Vettingu po e ndreq këtë. Së shpejti Shqipëria do të ketë një sistem me gjykatës dhe prokurorë të pastër, që e kanë kaluar vettingun. Ai sistem është e ardhmja e Shqipërisë”.

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3

E diel, 24 QERSHOR 2018

Deputeti i Bundestagut gjerman nxjerr bllof qëndrimet e Kryeministrit dhe konfirmon se oferta për ngritjen e kampeve të refugjatëve u bë nga qeveria shqiptare: "Është një propozim që më ka habitur". Antonio Tajani, Presidenti i Parlamentit Europian, duke folur për mediat gjermane, tha dje se e shihte "Shqipërinë si vendin ku mund të grumbulloheshin emigrantët"

Po erdhën refugjatët, plas rrëmuja popullore Një gjë dihet e sigurtë, që nëse vendoset nga BE në bashkëpunim me qeverinë shqiptare që të kthehet Shqipëria në vend për qindra mijë refugjatë, atëherë nuk do të jetë gjë revolta e qytetarëve për armët kimike para përplasjes masive popullore kundër një akti të tillë antikombëtar Projekti për ngritjen e kampeve të refugjatëve mund të jetë mashtrimi më i madh që një qeveri ka bërë ndaj qytetarëve të saj. Prej gati një jave, Edi Rama dhe ministra të kabinetit qeveritar bëjnë për budalla këdo që flet kampe që do të ngrihen në Shqipëri. "Nuk ka asnjë projekt, as negociata. dhe as na është kërkuar nga BE pritja e refugjatëve",- ka deklaruar më shumë se një herë Edi Rama duke sharë mediat dhe opozitën që po sajon lajme të rreme me fantazma emigrantësh. Nisur nga shqetësimi se diçka po sajohet e luhet skutave të errëta të Brukselit në koordinim me qeverinë shqiptare edhe ministri për Diasporën, Pandeli Majko bëri një deklaratë të fortë atdhetare kur tha se nëse është kusht nga BE që të na sjellin refugjatët në Shqipëri, atëherë më mirë nuk i duam ato negociata. Në mënyrën me absurde të mundshme, po dalin fakte se ngritjen e kampeve për refugjatët në Shqipëri nuk e ka kërkuar Bashkimi Europian, por qeveria shqiptare. Më saktë, është qeveria jonë që është vetofruar të bëhet pjesë e një projekti që asnjë vend i BE nuk e ka marrë përsipër. Propozimi i qeverisë shqiptare, për tu bërë pika e grumbullimit të qindramijëra sirianëve dhe

afrikanëve (mes të cilëve dhe të dyshuar si terroristë të ISIS) duket se ka befasuar dhe vetë vendet e BE. Konfirmimi për këtë skenar që shkon jashtë çdo logjike të një qeverie të përgjegjshme është bërë dje nga një deputet i rëndësishëm i Bundestagut (Parlamentit) gjerman. Në një intervistë për radion shtetërore gjermane, "Deutsche Ëelle", Johann Wadephul tha: "Unë e shoh si një propozim interesant që më ka habitur, por mendoj se është një propozim i mirë, që duhet parë, kjo është një ofertë që mundësisht duhet edhe të realizohet. Ne e dimë se Shqipëria është treguar mjaft mikpritëse edhe në krizën e atëhershme në Kosovë, atëherë ishte një situatë tjetër, se bëhej fjalë për vëllezër e motra nga Kosova që flasin të njëjtën gjuhë e kanë të njëjtën kulturë. Në këtë rast do të ishte ndryshe, por si e thashë ky është një sinjal i mirë që duhet ndjekur". Sikur të mos mjaftonte ky konfirmim i planit të Edi Ramës për refugjatët, dje ka ardhur dhe sinjali i parë se projekti i kampeve me emigrantë po diskutohet në mënyrë zyrtare në institucionet e BE. Antonio Tajani, Presidenti i Parlamentit Europian, duke folur për mediat gjermane, tha se e shihte "Sh-

qipërinë si vendin ku mund të grumbulloheshin emigrantët". Deklarata e Presidentit të PE është një tjetër konfirmim se ardhja e refugjatëve në Shqipëri është tashmë në tryezën e bisedimeve të institucioneve më të larta të Bashkimit Europian. Në linjën e këtyre deklaratave, që nxjerrin zbuluar mashtrimin e qeverisë shqiptare, duket se janë dhe vizitat e fundit të ministrave të kabinetit "Rama" në Austri dhe në Gjermani, ku është diskutuar për emigrantët. Drejtues të lartë të shërbimeve të sigurisë dhe ekspertë të emergjencave kanë javë që po diskutojnë me homologët e tyre për mënyrën sesi do të zhvillohet operacioni që do të sjellë refugjatët në Shqipërinë. Në këtë seri përpjekjesh dhe përgatitjesh është bërë dhe deklarata e zëvendësministrit të Brendshëm në median gjermane, ku tha se "Shqipëria mund të presë 600 mijë refugjatë". Po ashtu dhe shkrimet në median serioze ndërkombëtare që vlerësojnë Shqipërinë, si një vend i sigurt dhe ku respektohen të drejtat e emigrantëve janë pjesë e kësaj strategjie, për të përgatitur opinionin për atë që do të ndodh këtu në vijim. Deklarata e deputetit gjerman dje, fakton se gjithçka është folur për qindram-

ijëra refugjatët që do vijnë në Shqipëri, nuk ka qenë gënjeshtërt. Gënjeshtra dhe mashtrime po del se janë vetëm qëndrimet e qeverisë shqiptare, që thotë se "nuk do marrim emigrantë", ndërkohë i ka kërkuar vet që të vijnë. Veç mohimit të negociatave, zyrtarë të qeverisë kanë nisur dhe një fushatë "të butë" ku kushdo që është kundër refugjatëve cilësohet si racist. Është një akuzë diabolike dhe fyese ndaj një kombi që shumicën e popullit të tij sot e ka emigrantë nëpër botë. Shqiptarët nuk janë kundër emigrantëve. Por është ndryshe të pranosh disa emigrantë në hall nga lufta dhe ndryshe të të sjellin në Shqipëri 600 mijë refugjatë, që janë më shumë se çereku i popullsisë që sot jeton në territorin e vendit. Refuzimi nuk ka të bëjmë me mungesën e humanizmit, por me shmangien e kaosit social dhe 600 mijë problemeve që vijnë bashkë me 600 mijë refugjatë. Një gjë dihet, nëse vendoset nga BE në bashkëpunim me qeverinë shqiptare që të kthehet vendi ynë në vend për qindra mijë refugjatë: nuk do të jetë gjë revolta e qytetarëve për armët kimike para përplasjes masive popullore kundër një akti të tillë antikombëtar. Artan Milo


FORUM

4

E diel, 24 QERSHOR 2018

Deputeti i CDU-së, Johann Wadephul: Ne e dimë se Shqipëria është treguar mjaft mikpritëse edhe në krizën e atëhershme në Kosovë

Deputeti gjerman: Qendrat për refugjatët në Shqipëri, ofertë pozitive Intervistoi Adelheid Feiclke

CDU i thotë po Shqipërisë për negociatat, megjithatë pas kësaj vjen por, thotë deputeti i CDU-së, Johann Wadephul në intervistë për DW. Ai e sheh pozitive ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri. DW emi një situatë të vështirë DW:: K Kemi tani për Bashkimin Europian. Në këtë kontekst diskutohet edhe për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë me BE. Pse është relevante Shqipëria? Johann W adephul: Shqipëria ka Wadephul: rëndësi dhe as më pak e as më shumë se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me të cilat Gjermania ndjehet shumë e lidhur. Deklatat e Selanikut ne i kemi parë seriozisht dhe jemi të bindur se këto vende janë pjesë bërthamë e Europës dhe se ne edhe premtimet që kemi bërë nga ana europiane duhet t’i mbajmë, edhe sepse konfliktet brenda jugosllave siç i kemi parë në vitet 90-të mund të rindizen në çdo kohë, e një proces i integrimit dhe anëtarësimit, siç ka ndodhur pjesërisht, pikërisht këto i çtensionon, prandaj kemi edhe një motivim të dyfishtë që të tregohet kujdes për këto vende. Rekomandimi i grupev grupevee parlamentare lamentare,, CDU/CSU është formuluar me një qëndrim pozitiv për hapjen e negociatave duke përcaktuar qartë edhe hapat e mëtejshëm, si e komentoni ju? Johann W adephul: Kemi nevojë Wadephul: për një vendim të Bundestagut. Këtë ne e kemi përgatitur prej vitesh dhe me shumë kujdes,

ashtu si edhe për Serbinë. Në rastin e të dy vendeve, Bundestagu merr një vendim dhe qeveria gjermane që ka kontakt të ngushtë me të gjitha grupet parlamentare ka kërkuar të dijë se çfarë është e rëndësishme për ne. E rëndësishme për ne është që të themi Po, por edhe…Pra po, duhet të fillohet me bisedimet për negociatat, por… Cilat janë këto “por”… Johann W adephul: Ne kemi Wadephul: nevojë për një orientim më të qartë ndaj vlerave europiane në disa fusha, marrëveshja e koalicionit e thotë qartë, se kriteret duhet të plotësohen edhe në fillimin e negociatave, jo vetëm në anëtarësim. Kjo nënkupton një luftë më të ashpër kundër korrupsionit se deri më tani, se reforma në drejtësi duhet të vazhdohet më me vendosmëri se deri më tani, se duhet të ketë një reformë zgjedhore që kërkohet prej kohësh si nga KE por edhe nga OSBE. Këto janë tri fusha ku ne themi se Komisioni që zhvillon bisedime i ngarkuar nga BE duhet t’i shohë me vëmendje. Në javët e fundit ndërkohë që përgatitej ky vendim kishte diskutime e zëra kritikë mjaft konkretë brenda CDU-së, ndërkohë që Partia Socialdemokrate ndoqi një kurs më të butë. Si e shihni këtë? Johann W adephul: Ne ndjekim të Wadephul: njëjtat norma. Edhe në rastin e Maqedonisë, kur qeveriste partia partnere, VMRO-DPMNE ne kemi vendosur po ashtu kritere të qarta se çfarë duhej të bëhej në Maqedoni. Të njëjtat kritere europiane vlejnë edhe për Shqipërinë e këto

kërkojmë që të zbatohen, pavarësisht se kush është në qeveri. Por kur ne regjistrojmë, se prej vitesh duhej të kryhej një reformë zgjedhore, dhe OSBE për shembull e ka thënë qartë, se cilat janë kriteret, unë pyes veten, pse kjo nuk bëhet. Ose kur prej kohësh flitet se duhet bërë një proces vetingu në sistemin e drejtësisë, janë 800 persona, por deri më tani janë verifikuar vetëm një grusht njerëzish, – unë shtroj pyetjen sa seriozisht është zhvilluar ky proces deri më tani në Shqipëri. Nuk ka të bëjë me përkatësi partiake, por me kriteret që ne presim që të respektohen. E nëse Europa e merr seriozisht, duhet që të plotësohen kriteret e rëndësishme për bashkëjetesën mes vendeve në BE. Një person që u vendos në qendër të kritikave është ministri i Brendshëm i Shqipërisë, zoti Fatmir Xhafaj. Ju keni kërkuar në disa intervista shumë konkretisht, që ai duhet të përballet me akuzat, deri edhe dorëheqjen e tij. Të enjten zoti Xhafaj u takua me ministrin e Brendshëm gjerman, zotin Horst Seehofer Seehofer.. Më pas ai shkroi se gjithçka u zhvillua në konsesus të plotë. U vendos paqja? Johann W adephul: Unë besoj se Wadephul: ministri i Brendshëm i Shqipërisë duhet të pyesë veten, nëse mund ta përmbushë detyrën plotësisht i pavarur. Vëllai i tij është ekspozuar ndaj akuzave. Dhe unë mendoj, se një person me një përgjegjësi të tillë duhet vetë të verifikojë, nëse mund ta kryejë detyrën i pavarur, nëse mund të drejtojë me përgjegjësi një proces në shtetin e së drejtës, kur ka akuza të forta,

dhe kur vëllai i tij është përballur me procese në Itali. Qeveria duhet të vendosë vetë, nëse ai është personi i duhur që e vazhdon këtë detyrë. Unë kujtoj, se edhe ambasadori amerikan,që ka qenë mjaft miqësor ndaj qeverisë, në këtë rast ka ushtruar kritikë të fortë. Ka pasur edhe politikanë gjermanë që kanë thënë se nuk duhet të flasim kolektivisht, sepse akuzat janë drejtuar kundër vëllait të tij… Johann W adephul: Po sigurisht, Wadephul: kjo është e drejtë, unë nuk jam instancë gjyqësore që jap një vendim për këtë, por ju i referoheni një sekretari shteti gjerman dhe unë jam pak i habitur, që një anëtar i qeverisë t’i parashtrojë parlamentit se ç’duhet të bëjë dhe këtë ne nuk do ta pranojmë. Ka për momentin diskutime diskutime,, dhe këtu është i kërkuar edhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, se Shqipëria mund të angazhohej duke ngritur qendra pranimi refugjatësh për azikërkuesit e refuzuar apo si stacion i ndërmjetëm për refugjatët në kontekstin e Frontex-it. Si e shikoni rrugën që po ndiqet? Johann W adephul: Unë e shoh si Wadephul: një propozim interesant që më ka habitur, por mendoj se është një propozim i mirë, që duhet parë, kjo është një ofertë që mundësisht duhet edhe të realizohet. Ne e

dimë se Shqipëria është treguar mjaft mikpritëse edhe në krizën e atëhershme në Kosovë, atëherë ishte një situatë tjetër, se bëhej fjalë për vëllezër e motra nga Kosova që flasin të njëjtën gjuhë e kanë të njëjtën kulturë. Në këtë rast do të ishte ndryshe, por si e thashë ky është një sinjal i mirë që duhet ndjekur. Ky është edhe një propozim nga Austria, edhe nga presidenti i Këshillit të BE, Donald Tusk që Shqipëria të përfshihej më shumë e të mbështetej, e që do të ishte një zgjidhje jashtë BE-së, por brenda Europës. Janë më shumë teza se sa gjëra konkrete konkrete,, çfarë do të bënit ju si CDU apo Gjermania për ta mbështetur këtë? Johann W adephul: Ka dy gjëra, Wadephul: njëherë mendoj se qeveria shqiptare ofertën e ka serioze, dhe se verifikon kushtet juridike dhe teknike në vend për zbatimin, por nga ana tjetër edhe Komisioni Europian duhet ta mbështesë këtë masivisht, edhe financiarisht por edhe nga ana logjistike. Të dyja palët ndeshen me një detyrë jo edhe aq të lehtë, por ndoshta do të bëhet një detyrë e përbashkët. Ne jemi të hapur, mund ta përfytyrojmë këtë, e shohim një ofertë pozitive dhe Komisioni Evropian duhet të zhvillojë bisedime me DW Shqipërinë.

Antonio Tajani: Ne kemi nevojë për kampe jashtë Bashkimit Europian

Presidenti i PE: Kampe refugjatësh në Shqipëri Për herë të parë një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian ka deklaruar se është e mundshme që kampet e refugjatëve të ngrihen në Shqipëri. Bëhet fjalë për presidentin e Parlamentit Evropian, italianin Antonio Tajani, i cili e

ka bërë këtë deklaratë një ditë përpara mini-samitit për refugjatët, i kërkuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel. “Ne kemi nevojë për kampe jashtë BE”, ka thënë Tajani sot për “Funke Medien Gruppe”, duke

shtuar “se e përfytyron si të mundshme, që qendra të tilla të ngrihen në Shqipëri apo Maqedoninë e Veriut. Tani nuk bëhet fjalë për zgjidhje të veçuara kombëtare ne kemi nevojë për një strategji europiane”. Deklarata e zyrtarit të lartë të BE, rrëzon gjithë argumentet e qeverisë shqiptare gjatë javës së fundit. Kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të qeverisë kanë deklaruar se “as u është kërkuar

dhe as po negociohet për kampe refugjatësh”. Ndërkohë që Presidenti i PE, që pas Komisionit Europian, është autoriteti më i rëndësishëm vendimmarrës thotë hapur dhe troç se Shqipëria mund të jetë vendi ku do ngrihen kampe refugjatësh. E gjitha kjo konfirmon tezat se çështja e kampeve po diskutohet në mënyrë të fshehtë nga qeveria shqiptare me vendet e Bashkimit Europian.

Presidenti i PE ka përmendur Libinë, Tunizinë, Marokun dhe Nigerinë si shtete të mundshme ku mund të ngrihen gjithashtu kampe për refugjatët. Tajani ka theksuar se problemi i refugjatëve nuk është çështje vetëm e Gjermanisë dhe ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje në nivel të BE-së, sepse nëse shtetet anëtare veprojnë të veçuara, atëherë kjo mund të sjellë edhe shkatërrimin e unionit.


POLITIKE

5

E diel, 24 Qershor 2018

REFUZIMI - REZOLUTA E PARLAMENTIT HOLANDEZ NUK ËSHTË DETYRUESE PËR QEVERINË

Qeveria hollandeze kundër Shqipërisë. Me një votë ajo mbahet në këmbë T

re parti të koalicionit qeverisës në Holandë votuan një rezolutë që i kërkonte Qeverisë të mos pranonte as hapjen e negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë, as ato me Maqedoninë. Vendimi nuk duket surprizues nëse shihen marrëdhëniet shpesh bllokuese të Holandës ndaj procesit të zgjerimit të Unionit, jo vetëm në raport me Shqipërinë por dhe shumë vende të tjera. Sipas rezolutës, Shqipëria nuk kishte bërë mjaftueshëm në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, gjë që u kundërshtua nga një tjetër parti qeverisëse D66, si dhe dy parti

opozitare, të cilat mbështetën hapjen e negociatave, duke akuzuar qeverinë holandeze për pandershmëri dhe mungesë vizioni gjeo-strategjik. Rezoluta e Parlamentit holandez nuk është detyruese për qeverinë, por brishtësia me të cilën ajo që qëndron në këmbë, me vetëm 1 votë më shumë se opozita, zvogëlon shanset që ekzekutivi i Holandës të kundërshtojë Parlamentin. Refuzimet holandeze janë të shumta. Kundër Shqipërisë, Serbisë, Kroacisë, Bosnjes, Rumanisë, kundër Bullgarisë, kundër Ukrainës, kundër Turqisë. Edhe në vitin 2013, Hollanda ishte kundër dhënies së statusit

të vendit kandidat për Shqipërinë. Në 2016 organizuan një referendum kundër marrëveshjes së stabilizim asociimit BE-Ukrainë, ndërkohë që Holanda vijon të bllokojë zgjerimin e zonës Schengen me Bullgarinë dhe Rumaninë. Edhe anëtarësimi i Kroacisë në BE u vonua me 1 vit për shkak të holandezëve, ndërsa kanë bllokuar Bosnjen për atë që njihet me emrin Membership Action Plan. Holanda ka një qëndrim skeptik ndaj Serbisë, ka marrëdhënie të ngrira me Turqinë ndërsa është mjaft e ashpër dhe kritike për sa i përket reformave në Rumani, Poloni dhe Hungari.

Analizë nga radio gjermane “Deutsche Welle” - Qendra pritëse për refugjatë në Shqipëri? Ç’mendojnë ekspertët?

K

ancelari austriak Sebastian Kurz ishte i pari që e hodhi idenë e hapjes në Shqipëri të qendrave për migrantë të parregullt pa të drejtë azili në Ballkan. Kështu mund t’u ofrojmë këtyre njerëzve mbrojtje, në një vend, por jo njëkohësisht edhe një jetë të bukur në Europën Qendrore”, argumentoi kreu i qeverisë austriake para pak kohësh në një intervistë për Televizionin Publik të Austrisë, ORF. Kurz nuk e përmendi Shqipërinë shprehimisht, por zëdhënësi i qeverisë së tij i konfirmoi Deutsche Welle-s se aktualisht po bëhen bisedime me Shqipërinë për ngritjen e qendrave të riatdhesimit(në gjermanisht: Ausreisezentren): “Migrantët ilegalë duhet të ndalen dhe të trajtohen në kufijtë e jashtëm pas shpëtimit të tyre, dhe më pas ata duhet të kthehen menjëherë në vendet e prejardhjes. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë atyre duhet t’u ofrohet një strehim i përkohshëm në qendra në vende të treta të sigurta. Për ngritjen e një qendre riatdhesimi aktualisht po zhvillohen bisedime me Shqipërinë”, thuhet në një përgjigje të zëdhënësit të qeverisë austriake. Një propozim tjetër vjen nga presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, sipas të cilit migrantët që duan të depërtojnë në BE përmes Mesdheut të mblidhen nëpër qendra jashtë Bashkimit Evropian, ku do të shqyrtohet edhe kërkesa e tyre për azil. Këtë propozim, Tusk ka ndër mend ta bëjë në fund të qershorit në samitin e BE-së. As këtu nuk përmendet konkretisht Shqipëria, por në shtyp spekulohet se Shqipëria mund të ishte njëri prej vendeve, sidomos për shkak të pozitës gjeografike. Xhafaj përgënjeshtron Ministri i punëve të brendshme

Zëdhënësi i qeverisë austriake: Po negociojmë me Shqipërinë për refugjatët

të Shqipërisë, Fatmir Xhafaj, i cili së fundi ka zhvilluar bisedime me disa homologë të tij në Europë dhe të enjten (21.06.) u takua me ministrin e brendshëm të Gjermanisë, Horst Seehofer, i pyetur nga Deutsche Welle për këtë çështje, tha se nuk ka pasur bisedime për qendra refugjatësh në Shqipëri. Në rrugë elektronike, ai i tha se kjo çështje nuk ka qenë aspak temë e bisedës me Seehofer. Ndërsa nga qarqet diplomatike thuhet se Shqipëria është e gatshme të marrë përsipër përgjegjësinë e saj në kapërcimin

e krizës së refugjatëve dhe të realizojë një kontribut brenda kapaciteteve të saj. “Ne nuk do të bëjmë diçka që e refuzojnë vendet e tjera që janë ekonomikisht më të fuqishme se ne, i tha DË një diplomat i rangut të lartë.” Nga ana e saj opozita e akuzon qeverinë për një pazar me vendet skeptike të BE-s në këmbim të Po-së për negociatat e anëtarësimit në BE, vendimi zyrtar për fillimin e të cilave, pritet të jepej në fund të qershorit. Në fakt, lajmi për mundësinë e hapjes së kampeve të refugjatëve në Shqipëri erdhi menjëherë

pasi kancelari austriak mbas një bisede me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama bëri të njohur, se Austria do të shprehet pro fillimit të negociatave të anëtarësimit me BE-në. Shumë zhurmë për asgjë? Nëse bëhet fjalë vetëm për qendra të përkohshme për të strehuar ata ish-azilkërkues që duhet të dëbohen, por që për arsye të ndryshme nuk mund të kthehen në vendin e tyre, atëherë numri i tyre është shumë i vogël, thotë eksperti për azilin, Gerald Knaus. Numri i tyre nuk është as 20 në vit, përllogarit drejtuesi i Inicia-

tivës Europiane për Stabilitetin. Ai tërheq vëmendjen që të mos flitet për një plan dhe e krition qeverinë austriake që përhap ca terma populiste: Unë e quaj një budallëk politik që tani të krijosh përshtypjen në rajonin e Ballkanit sikur na qenkan me mijëra azilkërkues të refuzuar që duhet të dërgohen në Shqipëri, tha Knaus për DW. Ardian Hackaj, drejtori i Institutit të Kooperimit dhe Zhvillimit në Tiranë është kundër këtyre qendrave në Shqipëri. Hackaj kujton me këtë rast se Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që në solidaritet me vendet partnere të BE-së dhe SHBA-së u ka ofruar strehë rreth 3000 opozitarëve iranianë.” Ndërtimi në Shqipëri i kampeve të tjera të pritjes për refugjatë të kthyer nga vendet e BE, do ta vendoste vendin në një situatë shumë të vështirë për ta përballuar, dhe si të tillë nuk e konsideroj të arsyeshëm, i tha Hackaj DW. Edhe deputeti i socialdemokratëve dhe eksperti i Europës Juglindore, Josip Juratoviç, është kundër ngritjes kampeve në Ballkan: “Socialdemokratët nuk do ta mbështesin këtë. Ne duam standarde humanitare për personat që kërkojnë strehim. Dhe gjithkush e di që në shumicën e vendeve pikërisht kjo mungon, deklaroi Juratoviç për DW.


AKTUALITET

6

E diel, 24 Qershor 2018

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj theksoi se qëllimi i vizitës është konsolidimi më tej i marrëdhënieve të deritanishme, për t’i bërë model në rajon

Xhafaj dhe Veliu takojnë kreun e policisë gjermane, diskutime për refugjatët dhe reformën në polici BASHKËPUNIM

G

jatë vizitës në Berlin, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Federale, Dieter Romann. Diskutimet e këtij takimi, kanë pasur në qendër emigracionin e paligjshëm dhe reformën në Policinë e Shtetit. Duke vlerësuar nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit me Policinë shqiptare, Romann u shpreh se: “Jam i nderuar dhe shumë i lumtur për këtë mundësi për t’u takuar dhe për të biseduar rreth temave të përbashkëta”. Ministri Xhafaj theksoi se qëllimi i vizitës është konsolidimi më tej i marrëdhënieve të deritanishme, për t’i bërë model në rajon. Në këtë kontekst, minsitri Xhafaj u shpreh se asistenca dhe përvoja e Gjermanisë është shumë e rëndësishme, veçanërisht nga këndvështrimi strategjik, në kushtet e procesit të reforminit të Policisë. Në vijim, ata u ndalën tek situata aktuale lidhur me migracionin e paligjshëm dhe problemet me të cilat po përballet Policia e Shtetit në menaxhimin e kësaj situate. Për këtë çështje, shtoi ministri Xhafaj, kam diskutuar edhe me Komisionerin e BE-së, Avramopoulos dhe kam kërkuar mbështetje financiare dhe logjistike nga Brukseli.

“Duke marrë në konsideratë origjinën e flukseve migratore dhe rrugën që ndiqet për të depërtuar në vendet e BE-së, palët ndanë të njëjtin mendim se bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor në menaxhimin e këtyre flukseve”.

KRIMET “Një tjetër takim u zhvillua në Policinë Kriminale Federale, ku u vendos për rritjen e këtij bashkëpunimi, si në fushën e krimit të organizuar, krimeve të drogës, trafikimit të personave, vjedhjeve të banesave”.

Duke marrë në konsideratë origjinën e flukseve migratore dhe rrugën që ndiqet për të depërtuar në vendet e BE-së, palët ndanë të njëjtin mendim

se bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor në menaxhimin e këtyre flukseve. Për Gjermaninë, u shpreh Romann, përballimi i situatës që

lidhet me migracionin është detyrë parësore e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë Federale, kjo edhe e lidhur me mungesën e informacionit nga vendet e origjinës, vështirësisë në identifikimin e individëve, apo problematika të sigurisë që shoqërojnë këtë fenomen. Lidhur me këtë çështje Drejtori Ardi Veliu, u ndal tek masat që ka ndërmarrë Policia e Shtetit, veçanërisht ajo kufitare për një menaxhim sa më të mirë të regjimit të kufirit. Ai u ndal po ashtu, edhe në mungesën e kapaciteteve njerëzore dhe teknike

të nevojshme për përballimin e situatave të tilla. Veliu falënderoi Policinë Federale për ndihmën që i ka ofruar Policisë së Shtetit. Romann u shpreh se ishte shumë i impresionuar nga arritjet dhe bashkëpunimi me Policinë e Shtetit. Ai pranoi me shumë entuziazëm ftesën e Ministrit Xhafaj për të vizituar Tiranën. Një tjetër takim u zhvillua në Policinë Kriminale Federale, midis Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, shoqëruar nga Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Eduart Merkaj dhe Drejtorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Arsimimit dhe Kërkimit Shkencor në BKA, Gerhard Hantschke. Ky i fundit tha se bashkëpunimi aktual është në nivele të larta. Ata ranë dakord mbi rritjen e këtij bashkëpunimi, si në fushën e krimit të organizuar, krimeve të drogës, trafikimit të personave, vjedhjeve të banesave etj. Zyrtari i Policisë gjermane përmendi në mënyrë të veçantë bashkëpunimin në kuadër të Task-Forcës “Anti Skifter” si dhe “Forca e Ligjit”. Drejtori Veliu, e njohu me prioritetet e Policisë, si: lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike, operacionin “Forca e Ligjit”. Veliu theksoi se për një nga grupet e goditura, është bashkëpunuar ngushtësisht me BKA gjermane.

ANALISTI ILIR KULLA: POLITIKANËT SHQIPTARË DUHET TË FLASIN QARTË ME BE

“Me 600 mijë refugjatë, Shqipëria shkon në kolaps për dy javë”

“Jo 600 mijë refugjatë, por as 200 nuk mund të mbajë Shqipëria”. Analisti Ilir Kulla është kategorik dhe argumenton në studion e emisionit “Kjo

Javë” në News 24 së vendi ynë nuk është i përgatitur të përballojë një krizë migratore. Ai shpreh habinë se si politikanët dhe zyrtarët shqiptarë nuk

mund ta argumentojnë një gjë të tillë para ndërkombëtarëve në një kohë kur vende me ekonomi më të fuqishme se ne, e kanë thënë tashëm fjalën e tyre. Kulla shkon deri aty sa thotë se Shqipëria kapitullon për dy javë nëse pranon të marrë kaq shumë refugjatë. “Zyrtarët shqiptarë nuk duhet të kenë aspak turp të thonë ne nuk kemi mundësi. Po ju them ne nuk jemi të përgatitur për një krizë refugjatësh. Ka një amulli të madhe në lidhje me

këtë çështje, por politikanët shqiptarë duhet të marrin përgjegjësi, të dalin e të thonë se nuk kemi mundësi të pranojmë jo për 600 por as për 6 refugjatë”,- tha Kulla. Ai shtoi ndër të tjera se politikanët tek ne duhet të heqin dorë nga lojërat e fjalësve, jo pranojmë sa na mban kurrizi, apo aq sa kemi këllqe (Taulant Balla). Kulla shkon deri aty sa thotë se Shqipëria kapitullon për dy javë nëse pranon të marrë kaq shumë refugjatë. “Kur nuk i

mban kurrizi Mateo Salvinit dhe ekonomisë së 7 më të fuqishme të botës, do na mbajë ne? Po e përsëris, nuk kemi mundësi të përballemi me një krizë migarcioni. Vende si Spanja, Franca, Italia që janë vende mesdhetare si ne me ekonomi shumë më të madhe edhe ato janë lodhur nga kjo histori. Nuk bëhet kjo! Duhet të jemi taksativë, t’ua themi edhe politikanëve europiane së nuk ka shanse. Shqipëria kolapson brenda dy javësh nëse kjo ndodh”,- shtoi ai.


POLITIKE

7

E diel, 24 Qershor 2018

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së: Rama është i vetmi armik i egër i integrimit dhe e dërrmoi imazhin e vendit, me trafiqe e korrupsion

K

reu i deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar lidhur kritikat e disave vendeve të Bashkimit Europian për Shqipërinë sa i përket vendimit për çeljen ose të negociatave të anëtarësimit të vendit në familjen evropiane, një vendim ky që pritet të merret me 28 qershor. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili krahason Maqedoninë dhe Shqipërinë. Sipas tij, vendi fqinj edhe pse ka shumë më tepër probleme se Shqipëria, mesa duket do të marrë çeljen e negociatave. Ndërsa, theksoi, Shqipëria për shkak të mos përmbushjes së reformave pritet të marrë negociata me kushtet. Për këtë refuzim të BE-së, Vasili bën përgjegjës Edi Ramën. Kreu i ligjvënësve të LSI-së në reagimin e tij thotë se kryeministri Rama nuk ka asnjë alibi për dështimin. Ai shton se Rama është i vetmi armik i egër i integrimit dhe e dërrmoi imazhin e vendit, me trafiqe e korrupsion. “Hapja e negociatave për Maqedoninë, asgjëson çdo alibi të dështimit të Edi Ramës. Europa është pozitive pa asnjë hezitim dhe skepticizëm për hapjen e negociatave me Maqedoninë. Me gjithë problematikën shumë të komplikuar të Maqedonisë, qoftë në planin e

Vasili: Hapja e negociatave për Maqedoninë, asgjëson çdo alibi të dështimit të Ramës

brendshëm dhe të jashtëm, ku spikatnin problemet etnike dhe çështja e emrit, procesi i integrimit europian të saj ecën përpara dhe ajo e bind

Europën. Shqipëria pa asnjë nga këto probleme ka ngecur në vend. Ka ngecur se Kryeministri i saj si armik i egër i integrimit dhe i vendit të tij e

molepsi vendin në çdo qelizë me trafiqe, krim të organizuar dhe korrupsion. E dërrmoi imazhin e vendit, e demoralizoi biznesin, i bëri shqiptarët

të ikin me mijëra nga atdheu i tyre. Maqedonia prej vitesh është ndër 10 vendet e para në botë si vend tërheqës për biznesin. Shqipëria është dhjetëra vende larg dhe korrupsioni e kriminalizimi i ekonomisë nga milionat drogës dhe krimit largojnë qindra miliona euro investime dhe varfërojnë frikshëm shqiptarët. Kjo është ditë shumë e rëndë për Shqipërinë. Maqedonia me hapjen e saj te negociatave për anëtarësim në BE është dëshmia më tronditëse se sa kriminale, malinje, regresive dhe grabitqare është qeverisja e këtij kryeministri. Asnjë alibi e asnjë lloji nuk e shpëton dot këtë kryeministër nga kjo damkë turpi që i vuri Shqipërisë ku përgjegjës është vetëm e vetëm ai”- u shpreh dje në reagimin e tij, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

DEPUTETI I PD-së

MEPJ-së: TAKIMI ISHTE KONSTRUKTIV

Takimi i tretë për Detin, grupet Fitues të Olimpiadës me notë negociatore do të vazhdojnë punën mesatare, Boçi: Degradim i Maturës M

inistria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se është përmbyllur të premten raundi i tretë i bisedimeve për delimitimin e zonave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë. “U mbyll dje më 22 qershor 2018, në Athinë raundi i tretë i bisedimeve për delimitimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë. Takimi ishte konstruktiv dhe u zhvillua në një klimë pozitive, miqësore dhe bashkëpunuese. Grupet negociatore do të vazhdojnë të punojnë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe në interes të të dyja palëve”, thuhet në njoftimin e MEPJ. Prej disa ditësh mediat greke flasin për një përmbyllje të “paketës” së marrëveshjes me Greqinë, dhe më pas kryeminsitrat Edi Rama dhe Aleksis Tsipras do të

D firmosin në samitin e BEsë më 28 dhe 29 qershor. Sipas mediave greke, ministrat e jashtëm të Greqisë e Shqipërisë po i japin dorën e fundit marrëveshjes dypalëshe për zgjidhjen e problemeve ndërmjet dy vendeve. Kotzias e Bushati do të takoheshin pasditen e së enjtes në ishullin Rodos, ku u mbajt Konferenca për Sigurinë dhe Stabilitetin Rajonal. Mediat greke raportuan se krerët e diplomacisë së dy vendeve po i japin dorën e fundit marrëveshjes dypalëshe, ndërsa bënë me dije që në të nuk do të ketë referime ndaj çështjes çame. Sipas me-

diave helene, sapo dy ministrat do konkludojnë në marrëveshjen përfundimtare atë që duhet të miratohet edhe nga dy kryeministrat. Nëse gjithçka shkon sipas planizimeve, Tsipras e Rama do të takohen para samitit të BE që mbahet më 28-29 qershor. Teksa cituan burime diplomatike greke thanë se bisedimet me palën shqiptare vazhdojnë me synimin që marrëveshja të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur. Disa ditë më parë Bushati u shpreh se Greqia nuk ka vendosur kusht që marrëveshja për detin të firmoset para 28 qershorit.

alja e rezultateve të provimit të maturës së Letërsisë, për deputetin demokrat, Luçiano Boçi, tregon degradimin e Maturës Shtetërore. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, kreu i Departamentit për Arsimin në PD sjell rastin e një nxënësi fitues i Olimpiadës së letërsisë në Shkodër, i cili është vlerësuar me notën 7-të, notë e cila sipas Boçit është marrë edhe nga nxënësit nën nivel mestar. Nga ana tjetër, Boçi denoncon edhe daljen e testeve. Në fund, mesazhi i Boçit është se arsimi është i përmbysur me Maturën “e vrarë” nga Ministria. “Dalja e rezultateve të provimit të maturës së Letërsisë, zbuloi qartazi degradimin e Maturës Shtetërore, përmbysjen e

meritës dhe paaftësinë e papërgjegjshmërinë totale të Ministrisë. Nuk është vetëm rasti i fituesit të Olimpiadës së letërsisë nga Shkodra që denoncoi prof. Vejsiu, i vlerësuar me 7, me të njëjtën notë që e “kapën” shumë të tjerë maturantë me nivel nën mesatar (të 5-sës). Ka shumë raste të tilla që tregojnë qartë se asgjë nuk është e rastit. Ja disa prej tyre: R. F vendi i parë në Olimpiadën e Letërsisë 2016, vlerësohet me 8; M. S dhe S. LL në vende të dyta në Olimpiadën e Letërsisë 2016, marrin 8; K. H vendi i dytë në 2018, vlerësohet

mesatarisht. Është fare pak të thuash turp! Dalja e testeve, menaxhimi skandaloz pa rregulla, korrigjimi shkel e shko, të gjitha janë pjesë e atij zinxhiri vlerësues që nuk funksionon më. Broçkullat e Linditës janë vetëm për ekrane. Mundi, puna, djersa, përkushtimi i fëmijëve e prindërve nuk kanë më vlerë. Sot ata kanë humbur shpresën e besim tek e drejta, e mira dhe vlerat. Arsimi është sot i përmbysur me Maturën “e vrarë” nga Ministria. Është koha për reagim....!”- u shpreh dje në reagimin e tij, deputeti demokrat, Luçiano Boçi.


POLITIKE

8

E diel, 24 Qershor 2018

Votimi elektronik, bashkëkryetari demokrat i Komisionit: Projekt pilot në disa bashki për zgjedhjet vendore të 2019

P

artia Demokratike po bëhet gati të ruajë zgjedhjet e ardhshme nga fenomeni i shumëdenoncuar publikisht, ai i shit-blerjes së votës. Bashkëkryetari demokrat i Komisionit të Reformës Zgjedhore Oerd Bylykbashi i ftuar pasditen e djeshme në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24 tha se për vendin është jetike një reformë zgjedhore sipas standardeve të OSBE/ODIHR-it, dhe shtoi se ka ardhur koha që edhe Shqipëria të përqafojë votimin elektronik, si e vetmja mundësi për të shmangur shit-blerjen e votës. “Pa ndrequr standardet Edi Rama do vazhdojë të blëjë vota, por do t’ia vëmë gardhin tek thana. Me reformën e re zgjedhore Edi Rama nuk do ketë hapësirë për të vjedhur më”,- tha ai. Deputeti i PD-së tha se situata e deritanishme me zgjedhjet në Shqipëri mund të konsiderohet e frikshme. “Procesin zgjedhor e kriminalizoi Rama, jemi përballë diçkaje të frikshme. Rama organizon bandat kriminale për të mbledhur vota. Është thelbësisht e rëndë të themi të drejtën. Me këtë lloj indeksi që kemi në për zgjedhjet s’ka BE që të hapë negociatat”, vijoi ai. Sa për votimin e emigrantëve, Bylykabshi tha se është më e vështirë të implementohet se sa votimi elektronik. “Besoj që 1 milion shqiptarë janë jashtë dhe kanë të drejtën e votës. Na duhet të gjejmë zgjidhje, si do t’i identifikojmë? Kush është mënyra e sigurt? Ke në Itali 500 mijë emigrantë që do votonin në konsullata p.sh, si do mundnin

Reforma Zgjedhore, Oerd Bylykbashi: Ramës do t’ia vëmë gardhin tek thana

të votonin të gjithë këta brenda 1 dite? Ky mund të kthehet në një instrument për të vjedhur votën. Është një çështje që do kemi diskutim më të thelluar”, u shpreh deputeti demokrat. Votimi elektronik Në zgjedhjet vendore të vitit 2019 është propozuar zbatimi i një projekti pilot në disa prej bashkive të vendit, në mënyrë që të testohet votimi elektronik. Më pas kjo mënyrë votimi, do të mund të implementohet në shkallë vendi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Oerd Bylykbashi teksa ka komentuar ecurinë me realizimin e Reformës zgjedhore, ai tha se me votimin elektronik do

të shmanget blerja apo vjedhja e votës, manipulimi i zgjedhjeve, apo standarde të tjera të cilat janë shkelur deri më tani. “PD ka kërkuar votimin elektronik dhe identifikimin elektronik të votuesve që në 2016. Qëndrimi ynë është se në duhet të kemi një identifikimin bio-elekrornik përmes shenjës së gishtave, dhe komisionerët nuk do të mund të mbushin kutitë më vota false. Edhe votimi elektronik do të bëjë të mundur që rezultati të shihet në mënyrë reale. Pa ndryshuar thelbësisht procesin e votimit, do të jetë thjesht letra dhe elektronika ajo që do të ndryshojë. Pra zgjedhësit do të votojnë elek-

tronik, dhe vota nuk do të shkojë në një kuti votimi, por në një pajisje elektronike. Ne kemi rënë dakord që për 2019 të jetë një projekt pilot, në disa prej bashkive, dhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të implementohet në shkallë totale. Kjo ishte kërkesë e ndërkombëtarëve. Duhet të themi s zgjidhjet elektronike sot janë të mundshme, por na duhet të ecim me hapa të kujdesshme. Brenda korrikut parlamenti do të ketë hartuar rregullat e ashpra për garantimin e votimit elektronik”, tha Bylykbashi. Duke u ndalur tek procesi i integrimit europian, deputeti i PD tha se BE do t’i kërkojë

Shqipërisë si kusht për negociatat, realizimin e reformës zgjedhore. “Reforma zgjedhore ka nisur me ngritjen e komisionit, që me fillimin e kësaj legjislature. Kërkesa është për autoritetet shtetërore, dhe jo për opozitën. Në 5 vite kjo mazhorancë nuk e zbatoi. Shqipëria, si të gjitha vendet e BE, duhet të zbatojë rekomandimet. Mbas vitit 2012, nuk ka më reforma, me përjashtim pak ndryshime në vitin 2017, pas marrëveshjes PD-PS. Pra realisht reformë zgjedhore nuk ka patur. Së pari dua të them se nuk jam i kënaqur me rezultatet, do të kishte dashur ritëm më të lartë. BE do t’i japë kusht Shqipërisë realizimin e reformës zgjedhore brenda vitit 2018. Kemi rënë dakord si komision për 6 çështje kryesore, siç është blerja e votës, votimi elektronik, numërimi, për financimin, etj. Ne po marrim eksperiencën më të mirë nga ODIHR dhe nga Komisioni i Venecias. Në do të kemi një votim për çështjen e emigrantëve, për mediat, e më pas me çështjet e tjera. Ne po pjekim qëndrimet tona politike në lidhje me këtë çështje, por ia kemi lënë ndërkombëtarëve gjykimin. Do kisha dashur të ecet me ritëm tjetër, dhe mund të ishte bërë shumë më shumë”, theksoi Oerd Bylykbashi.

DEPUTETJA E PD-SË BËN ANALIZËN E SITUATËS POLITIKE DHE SHKAQET E MOS HAPJES SË NEGOCIATAVE ME SHQIPËRINË

D

eputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri deklaron se Shqipëria dhe shqiptarët tashmë gjenden në udhëkryq për sa i përket të ardhmes së tyre në familjen evropiane. Shkak i kësaj situate, thotë Pampuri, është kryeministri Edi Rama dhe dështimi i realizimit të pritshmërive për çeljen e negociatave me BE-në, proces të cilin ajo e cilëson si bast i humbur i kryeministrit. Deklaratat e saj, deputetja Pampuri i bëri dje përmes një shënimi në rrjetet sociale ku bën analizën e situatës politike dhe shkaqet e mos hapjes së negociatave me Shqipërinë nga vendet e Bashkimit Europian. “Shqipëria e Shqiptarët në udhëkryq. Negociatat bast i humbur ne “tryezën e dallavereve” të kryeministrit. Prej dy muajsh diskutojmë mbi plotësimin e pesë prioriteteve të vendosura nga BE, për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Disa ndër to ishin; Reforma në drejtësi, Krimi i organizuar, Të drejtat e njeriut, Reforma në administratën publike. Le të nisim me të parën, pra reforma në drejtësi, e cila në një analizë fare sipërfaqësore la për të dëshiruar që në krye të herës me zgjedhjen e kryeprokurores në kundërshtim me Kushtetutën e deri tek vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve, i

Pampuri: Shqipëria në udhëkryq, negociatat bast i humbur nga dallaveret e Ramës

cili po bëhet në mënyrën më të shëmtuar të mundëshme, dhe krejt të njëanshme, gjithashtu. Sistemi i drejtësisë sot po ndërtohet i tëri sipas porosive dhe interesave të kryeministrit për të arritur qëllimet destruktive të tij. Reforma në administratën publike është totalisht e dështuar. Sot administrata është e uzurpuar nga miq e militantë partie, të cilët shërbyen e u shpërblyen nga ministrat e kryeministri. Sot vettingu në polici ka dështuar, pasi atë nuk mund ta bëjë një Ministër i Brendshëm vëllai i të cilit duhej të ishte në burg për trafik droge, nuk mund të kërkojë pastërti të asnjë figure në polici një ministër i “përlyer”. Një sistem drejtësie, i cili anashkalon përfshirjen e ish Ministrit të Brendshëm në afera droge, dhe nga ana tjetër tregohet i ashpër me qytetarë hallexhinj e të pafajshëm. Si mund të pretendosh të përmbushësh një prioritet tjetër, atë të të drejtave të njeriut, kur atë i pari e shkel kryeministri e për të është mision i pamundur përmbushja e tij. Pra, asnjë nga prioritetet dhe reformat nuk e

kalon klasën për hapjen e negociatave. Madje jo vetëm, por Gjermania i jep “një shuplake të fortë” në shkëmbim të rezultatit të arritur “në detyrat e shtëpisë”, duke i vendosur 10 kushte, të cilat e fundosin përfundimisht qeverisjen diletante dhe

uzurpuese të kryeministrit. Përpara pesë viteve ishim në prag të hapjes së negociatave, sot pas pesë vitesh jemi telendisur si mos më keq, në sy të Europës, e në kurriz të qytetarëve, me bëmat e kësaj qeverie, e cila në këmbim të marrjes së trofeut për pseudo-sukses është gati të shesë e të mbulojë gjithçka. Para pesë vitesh në kishim bërë shumë hapa para e ishim prioritet për BE për hapjen e negociatave, ndërsa Maqedonia, ishte shumë hapa pas nesh. Sot vjen një PO e madhe për të e një refuzim e skepticizëm për Shqipërinë. Kryeministri me turet qesharake, nuk mund të fshehë më varfërinë, papunësinë, taksat e larta të cilat i shërbejnë për të kënaqur interesat e miqve të tyre me koncensione, PPP, e tendera. Sot Tirana është në kaos, ku bashkia kërkon të uzurpojë çdo hapësire publike e private, në këmbim të miliona eurove. Sot trafiku i drogës mbrohet nga vetë qeveria. Të shëtisësh nëpër Europë, e ta shesësh rrënimin për sukses, vetëm ky kryeministër mund ta bëjë”- tha deputetja Oriola Pampuri.


POLITIKE

9

E diel, 24 Qershor 2018

Flet për “Koha Jonë”, ish-ministrja e Integrimit, deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha: LSI-ja ka qenë tejet konstruktive

Intervistoi: Redjon Shtylla Politika në vend është në tensionin e vendimmarrjes së Këshillit Europian, i cili në Samitin e 28 qershorit, do të flasë nëse për Shqipërinë do të ketë çelje të negociatave të anëtarësimit drejt BE-së. Për të shpjeguar edhe teknikisht këtë proces, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, në një intervistë për “Koha Jonë”, thotë se Shqipëria ka dy opsione, por që të dyja e çojnë vendin drejt refuzimit. “Rezervat për Shqipërinë janë të mëdha dhe çështjet kryesore kanë të bëjnë me krimin e organizuar, korrupsionin, pastrimin e parave, ngërcin e krijuar me reformën në drejtësi, mungësën e reformës zgjedhore si dhe numrin e lartë të azilkërkuesve”,-thotë Gjosha. Nëse refugjatët janë kusht, deputetja e LSIsë i bën thirrje kreut të qeverisë, që të flasë dhe të tregojë se si ka qenë qëndrimi i Shqipërisë, nëse ka patur një propozim të tillë. “Një vendim i tillë i pakonsultuar do të ishte i paimagjinueshëm në pasojat që mund të sjellë”. Edhe pse po kalon në heshtje nga qeveria, për Marrëveshjen e Detit me Greqinë ish-ministrja e Integrimit, ngreh alarmin se mungesa e Gjykatës Kushtetuese pengon këtë marrëveshje. “Rrezikshmëria e mungesës së kësaj Gjykate është shumë e lartë. Vendi ka hyrë në një spirale që minon edhe atë pak demokraci të brishtë që ka mbetur”.

Paçka lojës politike në vend dhe sherreve për BE, do të marrë Shqipëria një “Po” për çeljen e negociatave? Në bazë të kontakteve që keni, do të kemi një mbëshetje pa kushte apo me kushte? Pse po diskutojnë ende shtetet, për ju ku ka rezerva? Deri në këto momente, Shqipëria ka dy opsione për negociatat dhe të dyja fatkeqësisht të çojnë drejt refuzimit, pavarësisht propagandës politike që dëgjojmë nga qeveria. Unë do ju jap një shpjegim teknik të proçesit edhe për hir të transparencës dhe nevojës për informim që kanë qytetarët. Versioni i parë është refuzimi i plotë i negociatave nëse Hollanda dhe Franca do t’i qëndrojnë vendimeve të tyre të deritanishme. Kjo do të thotë që Shqipëria do të nisë sërish raportimet e një pas njëshme mbi pesë prioritetet, dhe do të duhet të presë raportin e radhës të Komisionit Europian si dhe një diskutim nga Këshilli Europian për t’i dhënë një dritë jeshile. Këtu rrezikojmë një humbje të madhe kohore për arsye edhe të zgjedhjeve që kanë institucionet evropiane. Versioni i dytë është shprehja e një vullneti pozitiv për çeljen e negociatave, por duke vendosur edhe kushte shtesë për Shqipërinë dhe pa pasur një datë konkrete për fillimin e bisedimeve, pasi kjo do të jetë në varësi të plotësimit të kritereve. Pra në asnjë rast nuk do të kemi nisjen e punës konkrete për çeljen e kapitujve dhe procesi do të bëhet i paparashikueshëm. Rezervat për

Shqipërinë janë të mëdha dhe çështjet kryesore kanë të bëjnë me krimin e organizuar, korrupsionin, pastrimin e parave, ngërçin e krijuar me reformën në drejtësi, mungesën e reformës zgjedhore si dhe numrin e lartë të azilkërkuesve. “Shqipëria mund të mbajë Angela Merkelin në pushtet”. A do të bëhet Shqipëria “kurban” si vend pritës i përkohshëm për azilkërkuesit që i drejtohen BE-së? Është ky kusht për vendimin e 28 qershorit për pritjen e 600 mijë refugjatëve, kur shqiptarët kanë kryesuar vendet e BE-së në kërkesat për azil? Për këtë do duhet të përgjigjet Kryeministri, i cili ka për detyrë të bëjë transparencë ndaj qytetarëve shqiptarë për çdo vendim që prek sigurinë e tyre. Një vendim i tillë i pakonsultuar do të ishte i paimagjinueshëm në pasojat që mund të sjellë. BE nuk mund të marrë kurrsesi një vendim të tillë në arbitraritet. Kryeministri duhet të flasë nëse ka kryer bisedime dhe cili ka qenë qëndrimi i Shqipërisë. Z.Basha, pohoi me bindje se Gjermania është për “JO” dhe se ka kushte shtesë. Një deklaratë e tillë nuk mund të bëhet pa një bazë të fortë, pasi kostoja politike do të ishte shkatërruese për PD. Keni biseduar me z.Basha lidhur me këtë? Mendoj që z.Basha e njeh mjaft mirë procesin dhe ka qenë tejet i angazhuar që Shqipëria të ketë një dritë jeshile. Përgjegjësitë nuk janë të opozitës,

Gjosha: Qeveria të informojë publikun për marrëveshjen me Greqinë

është ekzekutivi ai që duhet të mbaj përgjegjësi. LSI-ja është treguar e matur dhe ka kërkuar qëndrueshmëri politike. Kjo lidhet edhe me aksionet politike ku LSI-ja është parë disi e tërhequr, pasi në ballë ka dalë PD-ja. Kjo tërheqje e LSI-së, lidhet me ndonjë skenar pas 28 qershorit? Mund të krijojë një “Jo” e BE-së trazira në vend? LSI-ja ka qenë tejet konstruktive, sepse kjo është kultura jonë e të bërit politikë. Kjo është sjellja që i takon një vendi që kërkon t’i bashkohet vlerave europiane. Përgjegjësia e “Jo” duhet të jetë shumë e madhe ndaj

qytetarëve shqiptarë, dhe unë besoj se do të jenë vetë ata që do kërkojnë një alternativë në të cilën të ndërtojnë besimin e tyre për një të ardhme më të mirë. Një “Jo” për Shqipërinë, do të ishte fatale për rrugëtimin europian të Shqipërisë, sepse do duhej të prisnim një kohë shumë të gjatë deri në takimin e radhës të vendeve anëtare apo të konkluzioneve të mundshme që ato do të merrnin bazuar mbi gjithë setin e kushteve të reja tashmë që mund ti vendosen Shqipërisë. Dy rrugë po shihen si bashkim me BE-në, njëra që cilësohet si “parim regatash” dhe tjetra me kushte. Maqe-

donia duket se rrugën e ka pa pengesa, por e njëjta gjë nuk thuhet për Shqipërinë. Cilën pikëpamje e shihni si realiste dhe në afër politikës rajonale? Mendoj që vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë nga pikëpamja gjeo-strategjike duhet të shkojnë bashkë. Panvarësisht po të vendoset mbi bazën e parimit të një procesi bazuar mbi meritë, Maqedonia patjetër që ka plotësuar kushtin e vetëm të negociatave. Megjithatë nëse do të kishte një ndarje në këtë vendim, Shqipëria do t’i bashkohej grupit të Kosovës dhe Bosnjes. Kjo do të ishte me të vërtet fatale për Shqipërinë, dhe do të na kthente shumë hapa pas në këtë proçes. “600 mijë fantazmat për të përmbysur qeverinë”,-tha Rama. Për PD, ai shtoi se janë gati t’i hedhin në fytyrë të tilla bomba tymuese e helmuese qytetarëve të këtij vendi. Si me armët kimike, dhe tani me refugjatët çfarë tregon qeveria? Unë dëshiroj të falënderoj vendet anëtare dhe median e huaj për informimin që i kanë bërë qytetarëve shqiptarë mbi këtë çështje. Po të ishte për qeverinë, ndoshta edhe pasi të ishte ngritur qendra e emigrantëve nuk do të kishte denjuar të tregonte të vërtetën! Mediet greke, shkruajnë se Marrëveshja e Detit është mbyllur dhe pritet firmosja, e cila mund të ndodh në 28 qershor. Në dijeninë tuaj, kur në vend nuk ka Gjykatë Kushtetuese, do ta firmosë Presidenti paktin ShqipëriGreqi? Para se të firmoset marrëveshja, qeveria do duhet të informojë publikun dhe institucionet mbi të, cili është pakti i arritur dhe çfarë përfiton Shqipëria. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese do të thotë mos funksionim i shtetit. Jo vetëm për marrëveshjen me Greqinë, por për çdo vendim që mund të bjerë ndesh me Kushtetutën, rrezikshmëria e mungesës së kësaj Gjykate është shumë e lartë. Vendi ka hyrë në një spirale që minon edhe atë pak demokraci të brishtë që ka mbetur!


POLITIKE

11

E diel, 24 Qershor 2018

Terminal modern për kroçierat në Vlorë, kreu i Qeverisë: Sjell shumë para në një kohë të shkurtër

“Aeroporti i Vlorës”, Rama: Po negociojmë për të pasur tarifat më të ulëta në Rajon N

dërtimi i një terminali modern për kroçierat, ishte një tjetër projekt i prezantuar nga kryeministri në qarkun e Vlorës. Rama tha se përveç Vlorës, do ndërtohen edhe dy terminale të tjera, në qytetet bregdetare Durrës dhe Sarandë. Realizmi i këtij projekti do të forcojë ekonominë dh do të sjelli shumë para në një kohë të shkurtër, sipas kreut të qeverisë. “Kemi nisur punën për ndërtimin e tre terminaleve për kroçierat në Durrës, në Vlorë dhe në Sarandë. Vlora po bëhen gjithnjë edhe më shumë e kërkuar nga turistët dhe nga destinacionet e kroçierave. Kështu që në portin e Vlorës do të ndërtojmë një terminal modern për krocerat, dhe ndërkohë po synojmë dhe po vazhdojmë punën për të bërë disa investime me marinat e jahteve dhe varkave turistike qoftë në Vlorë, qoftë në Sarandë, pasi është një domosdoshmëri e madhe dhe një ekonomi e fortë, pasi sjell shumë para në një kohë shumë të shkurtër. Turizmi që kemi sot është një turizëm masiv që jep një kontribut të rëndësishëm në vendim tonë, por nuk sjellë aq para që ne duam të sjellim në vend, sepse nuk e ka fashën e cilësisë të lartë, për shkak të mungesës së strukturës me 4 dhe 5 yje, dhe për shkak të mungesës së marinave”- u shpreh dje kryeministri Edi Rama.

NJOFTIMI

Rama: Nis restaurimi i kishës së Shën Mërisë në Dropull

Aeroportet Aeroporti i Vlorës do të punësojë rreth 1 mijë njerëz, me shumëllojshmëri zanatesh dhe profesionesh. Pagat do të jenë mbi mesataren, ndërsa nga ana tjetër ky aeroport do të ketë çmime shumë të favorshme për pasagjerët. Këtë deklaroi kryeministri Rama gjatë prezantimit të projekteve për qarkun e Vlorës. “Kemi një rritje të jashtëzakonshme të kërkesës nga investitorët e mëdhenj. Duan të investojnë në Shqipëri, për të përfituar nga lehtësirat. Shqipëria është kthyer në destinacion. Duam t’u

përgjigjemi kërkesave me forca të kualifikuara pune në të gjithë zinxhirin. Që prej kohës kur kanë nisur të bëhen fushata, të gjithë kanë ardhur këtu dhe kanë thënë ‘Do bëjmë aeroportin’, aq sa u kthyen në barcaletë. Aeroporti në vetvete kërkon mbi 1 mijë forca punë në tërësi zanatesh dhe kualifikimesh. Aeroporti do të jetë me paga goxha të larta në raport me mesataren sepse ka një zinxhir shërbimesh. Kërkohen njerëz të kualifikuar të cilët paguhen mirë. Nëse do 1 mijë të punësuar, raportin nga ndikimi që do të ketë ky projekt do të jetë

1 me 27. 27 mijë të punësuar është minimum, drejtpërdrejtë. Shumë e shumë investime të tjera, rreth e rrotull këtij territori. Aeroporti i Vlorës do jetë konkurrues drejtpërdrejt me Rinasin, nga pikëpamja e parametrave do të jetë cilësor, ndërsa nga çmimet do të jetë shumë më i favorshëm. Ne kemi kërkuar të negociojmë që të kemi aeroportin e Vlorës me tarifat më të ulëta në rajon. Mos harroni se janë 1600 persona që lëvizin çdo ditë për të ikur në Athinë. Imagjinoni sa lirë do të jetë”- u shpreh dje gjatë fjalës së tij, kreu i Qeverisë, Edi Rama.

BYPASS-ET E VLORËS DHE FIERIT, MINISTRI I INFRASTRUKTURËS: PUNIMET NISIN NË SHTATOR TË 2018

M

inistri i Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri nënvizoi se projektit për aeroportin do ta kthejë Vlorën në qendrën e dytë më të rëndësishme, pas kryeqytetit. Gjiknuri deklaroi se të gjitha investimet në qark do të sjellin shumë të mira ekonomike për banorët e këtij qarku. Në shtator të 2018, tha Gjiknuri, do të nisë puna për ndërtimin e bypass-eve të Fierit dhe të Vlorës. “Aeroporti i Vlorës, që do ta kthejë Vlorën vërtetë qendrën e dytë më të rëndësishme, mbas kryeqytetit, sa i përket qendrës ekonomike, kulturore, turistike dhe çdo gjë tjetër që përmbledh një qytet i zhvilluar. Të gjitha investimet e nisura do të vazhdojnë. Shumë shpejt do të fillojë rruga Orikum – Llogora, rruga e Lumit të Vlorës, do të përfundojnë edhe dy lotët e tjerë. Nga muaji shtator bypass-i i Fierit dhe i Vlorës do të fillojnë. Sot jemi në fazën e procedurave të tenderimit. Do ketë edhe shumë investime të tjera që po transformojnë qytetin çdo ditë dhe çfarë të mirash ekonomike

Gjiknuri: E kthejmë Vlorën në qendrën e dytë më të rëndësishme, pas kryeqytetit

sjellin”- u shpreh dje ministri Damian Gjiknuri. Duke iu drejtuar qytetarëve vlonjatë, Gjiknuri u shpreh se ju po i shikoni përditë se si investimet po e transformojnë qytetin dhe çfarë të mirash ekonomike po sjellin. “Në panairin e punës mësova se ka 1 mijë e ca vende pune, kërkesat për punë janë rritur. Ne shpesh

këtu në Vlorë vuajmë pak nga ajo dëshira për të punuar në shtet, por ka shumë, shumë mundësi në sektorin privat që do të jenë mundësi të palimituara”, shtoi Gjiknuri. Ministri tha se investimet nuk janë përqendruar vetëm në qytetin e Vlorës, ato janë edhe në pjesën tjetër të këtij qarku. “Është fat për ne

që Kryeministri, është edhe deputet i lidhur me këtë zonë, që ka bërë të mundur transformimin tërësor të qarkut të Vlorës”- tha Gjiknuri. Por, vijoi ai, ajo që po ndodh në Vlorë me projektet tona ambicioze po ndodh edhe në pjesë të tjera të Shqipërisë. “Shqipëria ka hyrë në një trajektore rritjeje ekonomike. Ne patjetër kemi shumë halle e probleme. Është një vend që ka një trashëgimi të mangët, është vend i varfër, megjithatë progresi i bërë, reformat që po bëhen dhe institucionet që po ngrihen, na bëjnë që të ardhmen tonë ta kemi të konsoliduar. Ne do të bëjmë progres aty ku duhet. Realisht, Vlora do të jetë një nga përfitueset më të mëdha, pasi i ka dhënë natyra bukuri, Vlora për këtë ka pasur nevojë, vëmendjen e shtetit”- theksoi dje në Vlorë, ministri Damian Gjiknuri.

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në “Facebook” bëri me dije se ka nisur puna për restaurimin e Kishës së Shën Mërisë në Peshkëpinë e Sipërme të Dropullit. Sipas Ramës, ajo është lënë prej vitesh në harresë. “Mirëmëngjesi dhe me punën e nisur për restaurimin e Kishës së Shën Mërisë në Peshkëpinë e Sipërme të Dropullit, e cila pas dekadash lënie në harresë, do t’i nënshtrohet ndërhyrjeve restauruese, ju uroj një fundjavë të qetë”, njoftoi kryeministri Edi Rama. Sa i përket qytetit të Vlorës, rivitalizimi i qendrës historike të Vlorës, jo vetëm do të ruajë gjurmët e historisë së lavdishme të këtij qyteti, por do të hapë edhe perspektivë të re për zhvillimin e turizmit. Kështu, në fazën e dytë të projektit për qendrën historike, janë parashikuar të investohen 200 milionë lekë dhe ruajtja e gjurmëve të historisë do të sjellë zhvillim të sipërmarrjes private të orientuar drejt turizmit. Turistët nuk do ta vizitojnë Vlorën vetëm për detin dhe ushqimin e mrekullueshëm të zonës, por edhe për historinë e patjetërsueshme të saj. Faza e dytë e projektit do të shtojë një hapësirë të re për turizmin në Vlorë që pritet të shtojë numrin e vizitorëve.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

KULTURE

12

E diel, 24 QERSHOR 2018

Zbulohet dorëshkrimi i panjohur i Marin Barletit

Plasari dhe Nadin ndajnë detaje të rëndësishme

K

ërkimet shkencore dis avjeçare individuale dhe të përbashkëta të studiueses, Lucia Nadin dhe historianit Aurel Plasari, kanë çuar në zbulimin e një teksti të panjohur të Marin Barletit. Ai ndodhet në Bibliotekën Kombëtare të Francës i ardhur nga Venecia. Nga studimi i deritanishëm, ky dorëshkrim që vjen i ilustruar përmes këtyre dy fotografive, është më i hershmi i zbuluar nga Marin Barleti, që si dëshmues i rrethimit të parë të Shkodrës mbi pesë shekuj më parë, raporton agjencia telegrafike shqiptare. Në një deklarim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Albanologia Lucia Nadin nënvizoi faktin se ishin disa të dhëna që çuan në këtë studim, ndërsa nënvizoi se bashkë me studiuesin Aurel Plasari ka punuar për vite me radhë. "Disa të dhëna na çuan të mendonin se Marin Barleti kishte shkruar diçka para dy veprave të publikuara, por ishin vetëm të dhëna. Le të themi që ishin hipoteza dhe duan vite kërkime dhe arritëm që të identifikonim këtë dorëshkrim që vinte nga Venecia, por që ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Parisit. Dorëshkrimi rrëfen "Rrethimin e Shkodrës", por në një verson të mëparshëm, pra që ishte botuar në 1504 dhe kështu hapet një skenar të ri, kur është shkruar ekzaktësisht, momentin kur Marin Barleti shkruan këtë dorëshkrim, materialet që kishte në dispozicion. Kështu që tani hapet nje kapitull i ri studimesh, i raporteve të Barletit me Beçikemin dhe për pasojë për ngjarje dhe infomacione të Marin Barletit si dhe saktesime te datave te reja dhe

I qullur nga "Shirat e zymtë të muzgut" të Mark Simonit

ngjarjeve historikete reja, materiale të reja historike që përafrohen me botimin e 1504", shpjegoi ajo. Nga ana e tij, studiuesi shqiptar, Aurel Plasari tha se fakti që dokumenti daton shumë më herët seç studiuesit kishin menduar, përfshirë edhe vetë atë, përkthehet në një "vetëkorrigjim" që i duhet bërë historisë. Ky dorëshkrim përmban rrethimin e Shkodrës të datuar në 1500. Botimi i librit i dedikohet një dogje, kreut të Republikës, në 1504. Botimi ose teksti i tanishëm i dedikohet dogjës paraardhës dhe kjo është siguria maksimale që është shkruar shumë vite më parë se Beçikemi. Kjo ndryshon shumë gjëra në kontekstin kur është shkruar vepra e Barletit. Është menduar se është shkuar gjatë paqes që bënte Republika e Venedikut me turkun, por në të vërtetë vitet na japim diçka tjetër. Është viti i kryengritjes shqiptare,

ti ai që ka marrë nga Beçikemi, por e kundërta", - shpjegoi studiuesi Plasari. Nga ajo që është studiuar deri tani bëhet fjalë për një dorëshkrim që i përket fundit të 1494-ës, pra fundit të 1400 deri në 1501. Sipas Nadin dhe Plasarit, dorëshkrimi duket si një kopje luksi e përgatitur për botim, pa shënime anash, i pastër, me një shkrim të thjeshtë, lehtësisht e korrigjueshme. Një kopje e këtij dorëshkrimi në formatin digjital do t'i jepet edhe Bibliotekës Kombëtare.

Edicioni i 5-të i Festivalit të Muzikës së Vjetër "Vox Baroque" në qytetin e Korcës

F

estivali i Muzikës së Vjetër "Vox Baroque" organizon edicionin e 5-të, nga data 24 qershor deri në 8 korrik 2018 në qytetin e Korçës. Edicioni i pestë i Festivalit të Muzikës së Vjetër "Vox Baroque", sjell për herë të parë në Shqipëri "Quartetto di Cremona", një nga kuartetet më në zë në arenën ndërkombëtare. Performancë fantastike e instrumenteve origjinale Stradivari, do të zhvillohet tek "Hani i Pazarit", në Pazarin e Vjetër të Korçës. Festivali i Muzikës së Vjetër "Vox Baroque" i kushtohet tërë-

kryengritjes së Lezhës, për çlirimin e Krujës dhe Shkodrës dhe kur në Arbëri vjen nipi i Skënderbeut, ose Skënderbeu i Ri. Pra, rrethanat përmbysen krejtësisht. Pretendimet e autorëve që duke llogaritur botimin dhe pa njohur këtë vepër kanë menduar se Barleti ka marrë pasazhe nga Beçikemi në 1503, pra ka kopjuar prej tij. Këto marrëdhënie kthehen më kokëposhtë, sepse rezulton që është Barleti vite përpara Beçikemit dhe nuk është Barle-

sisht repertorit barok. Synimi i këtij festivali është të përhapë muzikën baroke të luajtur me instrumente

origjinalë, në respekt të plotë të stilit, rregullave dhe mënyrës së interpretimit të asaj kohe. I konceptuar të ndikojë njëherësh në zhvillimin rajonal, nëpërmjet edukimit muzikor, por edhe të kthehet në një nxitës të politikave drejt zhvillimit të turizmit kulturor, duke kthyer vëmendjen dhe interesin në disa nga monumentet e rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare. Në edicionin e parë, ky festival

solli risi në zhanrin e muzikës, duke trajtuar muzikën e vjetër dhe stilin barok në disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë, konsideruar si qendra të rëndësishme të trashëgimisë kulturore. Edicioni i dytë u zhvillua në pesë nga qytetet më të rëndësishmet të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë si: Durrësi, Tirana, Berati, Vlora, në zonën turistike të Voskopojës, në kishën e Shën Nikollës.

"Shirat e zymtë të muzgut" është një libër i fort të çmuarit mikut tim, Mark Simoni. Një përmbledhje embelake me esse dhe opinione për librin, një përqasje e andshme e nevojës për të qenë i përshkuar nga një ndjesi magjepsjeje që të mëkon copëz pas copëze kjo ngasje përjetimi. Këtë përcikje e fillon me rrëmimet në kujtime. Ai i përgjigjet heshtjes së kohës dhe thellësisë së ikjeve me një zë përgjërues. Ndalon në pragjet ku i gërryen malli. Shkel në ato rrugë që i drithërojnë çdo nerv e jetësim. Vjen dhe ikën prej atje ku harrimi ka filluar të zhbëjë të gjitha trajtat. Diçka prej zjarri e thërret ndërsa eshkat e pritjeve thahen në diellin kohëgjatë të mungimit. Përmallet dhe përlotet e një gazi shpengues i jepet si krahëve të atyre fluturimeve që i mbetën të gdhendura nëpër fjalë dhe vargje. Thërret me zërat e ngjirur të së shkurarës në bregun shkëmbor ky thyhen dallgët dhe në pritje të një përgjigje, ndjek hapat që vala kujtimeve ka harruar t'i shlyej. Jeton ai në të gjithë kohërat dhe frymë i jep çdo gjendje lumnuese e hutimi, çdo çasti shpengues dhe faji. Në faqet e këtij libri, njihemi gjithashtu me autorë dhe krijues, me atë madhështi epjeje që ka përfshirë këto konstelacione shpirtërore si në një magji, për t'i rrëfyer ata përmes një matshmëri artistike të jetësuar në plazmimin e asaj pene që njëjtësisht pjesëmerr në ta, si në çdo çast që ka grishur eterin e shpirtjes së perëndishëm mëkuese. Më shumë se një cekje në çdo mëtim promovues krijuesish, ky libër është një grishje për të yshtur dëshirimet tona për t'u bërë pjesë e atyre përjetimeve, që nuk janë të tilla, yshtëse vetëm për autorin, por për çdo epje delikate që ngucat gjithë admiruesit e librit, kësaj magjie të komunikimit dhe kumtimit estetik dhe shpirtëror. Me "Shirat e zymtë të muzgut", Mark Simoni e përthellon afrinë me lexuesin përmes një arti të epërm komunikimi, trajtash të sojme estetike dhe asaj delikatese shprehëse që sëmbon shpirtin duke na ftuar në këto kumtime si në një gosti solemnitetesh. Albert V ataj Vataj


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13

E diel, 24 QERSHOR 2018 Pas çmimit për sheshin "Skënderbej", vjen çmimi për Pazarin e Ri, xhevahirin tjetër të Tiranës

Arbjan Mazniku: Pazari i Ri një qendër e re e kumbuese në Tiranë

P

as çmimit në Barcelonë për sheshin Skënderbej si hapësira më e mirë publike e urbane në Europë për vitin 2018, një tjetër xhevahir i Tiranës është vlerësuar nga një juri profesioniste ndërkombëtare. Një vit nga përurimi i tij, Pazari i Ri ka fituar çmimin si Projekti i Rinovimit për vitin 2018 nga Emerging Europe Awards (EEA) në Londër, një iniciativë unike që shpërblen praktikat më të mira në Europën Lindore. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, falenderoi jurinë për vlerësimin e projektit të rehabilitimit të Pazarit të ri, i cili nga një ngrehinë, brenda një kohe të shkurtër është transformuar në një nga pikat më atraktive të kryeqytetit duke ofruar një shumëllojshmëri aktivitetesh ekonomike dhe kulturore. Mazniku u shpreh se ndihet i kënaqur për këtë çmim prestigjioz, që është një shembull fantastik se si " një qendër e re e kumbuese në Tiranë si Pazari i

Ri është vlerësuar" . Pazar i Ri u përball me konkurrencën e nëntë kandidatëve të tjerë, duke përfshirë Pazarin e Vjetër të Korçës, qendrën historike të Timishoarës, sallën e tregut 100-vjeçare të Varshavës "Koszyki", sheshin Mynta në Lviv (Ukrainë) etj. Juria profesioniste ndërkombëtare veçoi se Pazari i Ri ka pësuar ndryshime pozitive duke bërë që nga një

zonë që për vite me radhë u neglizhua, të shndërrohet në një simbol të jetës urbane dhe një destinacion me vlerë tregtare, kulturore si dhe një treg "hip". Gjithashtu, juria vlerësoi ndërthurjen e trashëgimisë kulturore me arkitekturën modern të Pazarit të Ri, ku shumë nga elementët tradicionalë të qytetit të vjetër janë ruajtur, ndërsa sheshi është rifreskuar me një çati mbresëlënëse prej çeliku dhe qelqi. Pazari i ri u konsideroi si modeli inovativ i biznes-

Atmosferë festive në sheshin “Skënderbej”

S

heshi Skënderbej është kthyer këto ditë qershori në një hapësirë ku qytetarët e Tiranës kanë mundësi që nëpërmjet një ekrani gjigant të ndjekin të gjitha ndeshjet e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit në botë. Ndeshjet e Kam-

pionatit Botëror, muzika, por edhe ushqimet tradicionale kanë tejmbushur sheshin gjatë ditës, por edhe në mbrëmje, nga qytetarët e shumtë të cilët të organizuar me familjet e tyre apo me shoqërinë kalojnë disa momente fantastike. Por jo vetëm kaq. Sheshi

it pasi është një qendër tregtare e cila përfshin 308 biznese dhe siguron 1,007 vende pune. Projekti i rinovimit të Pazarit të Ri u realizua nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Fondacionin Shqiotaro - Amerikan të Zhvillimit (AADF). Që prej inaugurimit të Pazarit të Ri, përmes tezgave mund të shohësh gjithnjë e më shumë turistë

të cilët gjejnë rastin të shijojnë specialitetet e kuzhinës tradicionale shqiptare. Rivitalizimi i sheshit "Avni Rustemi", një prej pjesëve më kritike që ka patur ky Pazar, tashmë ofron mundësi të panumërta për aktivitete në çdo orë të ditës, që së bashku me rikonstruksionin e godinave përreth, e ka kthyer zonën në një pikë mjaft atraktive për turizëm.

e tyre. I tejmbushur këto ditë ka qenë edhe parkingu nëntokësor nën sheshin Skënmderbej si dhe lulishtet e shumta. Për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve për çdo

problematikë, gjatë gjithë kohës janë edhe punonjës të Policisë Bashkiake, ndërkohë që sheshi mirëmbahet dhe pastrohet vazhdimisht nga punonjësit e Bashkisë.

"Skënderbej", ofron këto ditë edhe një hapësirë argëtimi ku të apasionuar pas sportit të futbollit, basketbollit apo volejbollit kanë mundësi edhe ta ushtrojnë atë. Për këtë qëllim në shesh janë vendosur disa fusha sportive, ku të apasionuarit zhvillojnë ndeshjet


AKTUALITET GREQI

14

E diel, 24 Qershor 2018

Ikën nga burgu, merr fund aventura e shqiptarit Një nga shqiptarët e arratisur 4 ditë më parë nga burgu i Greqisë, është arrestuar nga policia greke. Mediat në vend bëjnë me dije se ai është kapur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në vendin e quajtur Kitsi Koropi. Duke ju referuar medaive në Greqi, bëhet me dije se në pranga është vënë Gertian Vrushaj, 24-vjeç nga

Shqipëria. Ai ishte rrethuar në një zonë jo shumë larg vendit të arratisjes. Sipas medieve, Vrushaj është kapur i fshehur në një dollap rrobash, pasi e kishte marrë vesh se po rrethohej nga policia. Së bashku me tre shqiptarë të tjerë, më 19 qershor ata mundën të sharronin me fletë metalike hekurat e tualetit të paraburgimit

rreth orës 6:30 të mëngjesit, për t’u hedhur më pas nga një lartësi prej 10 metrash. Ata u pikasën nga oficerët e policisë, që u përpoqën t’i ndalnin pa sukses, pasi ata arritën të kapërcenin gardhin dhe të largoheshin prej andej. Veç Vrushajt u arratis dhe Marjus Dedolli, dhe një 17-vjeçar, emri i të cilit nuk jepet pasi është i mitur.

Nga Shqipëria çdo informacion vlerësohet maksimalisht, dhe kriza e emigrantëve po merr një vëmendje të rëndësishme nga Policia e Shtetit me masa të dyfishuara “Rrugë e artë” po s hihet Shqipëria nga refugjatët, kjo si trampolinë e sigurtë kalimi drejt vende të BE-së. Këtë e tregojnë edhe shifrat e muajve të fundit, ku mijëra refugjatë nga vendet e treta kanë gjetur Shqipërinë si rrugën e shkurtër dhe të sigurtë. Kriza e emigrantëve duket se ka mbërthyer Shqipërinë, dhe ndonëse autoritet ligjvënese dhe ligjzbatuese nuk e pranojnë hapur, rreth 2500 emigrantë kanë në rreth 5 muaj në vendin tonë. Dy janë rrugët që ata ndjekin, njëra përmes maleve të drejtuar nga trafikantët dhe pasaporta të falsifikuara. Nga fillimi i janarit dhe deri në ditët e sotme, Policia e Shtetit ka ndaluar 2500 emigrantë që kanë kaluar kufirin jeshil me Greqinë, për të kaluar në Malin e Zi dhe më pas drejt Europës. Burimet policore shtojnë se në më shumë se gjysmën e këtyre rasteve bëhet fjalë për të njëjtët persona, të cilët pasi kthehen në Greqi, rihyjnë sërish në rrugë tokësore. Në qendrën e azilkërkuesve në Babrru, kanë aplikuar për azil 1700 persona, por numri i aprovimeve është pothuajse 10-fish më i ulët, pasi rastet verifikohen imtësisht. Nga ana tjetër emigrantët e përdorin kampin si pikë të sigurtë, ku deklarojnë në polici se kanë mbërritur në Shqipëri për azil dhe pasi strehohen për disa ditë, ata largohen për t’iu drejtuar kufirit me Malin e Zi. Pjesa tjetër që nuk kërkon azil, rikthehet në Greqi, sipas marrëveshjes së ripraninit, por ata hyjnë sërish dhe nuk kanë munguar rastet kur një person është ndaluar mbi 10 herë. Emigrantët nga Siria, Iraku, Afganistani dhe Afrika Veriore u paguajnë deri në 500 euro trafikantëve shqiptarë, për t’i kaluar në Malin e Zi, por më parë një tjetër pagesë e ngjashme kanë marrë trafikantët grekë. Pikërisht për të frenuar këtë fenomen policia ka rritur gadishmërinë dhe 200 efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Korçës, Gjirokastrës dhe Shkodrës ndodhen në gadishmëri për të mbështetur kufitarët. Shpërndarja e FNSH-së është planifikuar sipas territorit që mbulojnë, ku efektivët e Korçës patrullojnë në Qafë-Thanë, Devoll, Kolonjë e pika të tjera. Specialët e Gjiro-

Në 5 muaj u kapën 2500 refugjatë, Shqipëria “rrugë e artë” drejt vendeve të BE-së MASAT “Për të frenuar këtë fenomen policia ka rritur gadishmërinë dhe 200 efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Korçës, Gjirokastrës dhe Shkodrës ndodhen në gadishmëri për të mbështetur kufitarët”.

QENDRA “Në qendrën e azilkërkuesve në Babrru, refugjatët e kapur nga Policia deklarojnë se mbërrijnë në Shqipëri për azil dhe pasi strehohen për disa ditë, largohen për t’iu drejtuar kufirit me Malin e Zi”. kastrës mbikqyrin Kakavijën, Përmetin, Sarandën, etj, kurse efektivët e Shkodrës këto ditë janë shpërndarë në Murriqan, Hanin e Hotit apo në zona të tjera. Fëmijë, të moshuar, burra e gra, me çanta në shpinë qëndrojnë me netë të tëra në hapësirë me

shpresën e vetme se vende të BE-së do hapin dyert për ta. Ata përshkojnë rrugën përmes Greqisë, Maqedonisë, Serbisë e Austrisë për t’u shpërndarë më pas në vendet e Bashkimit Europian. Është pranuar tashmë publikisht dhe shumë zyrtarë të

lartë evropianë flasin për mijëra terroristë që mund të kenë hyrë në Europë me dokumente të falsifikuara. Ata kanë përdorur rrugë të ndryshme. Në Europë po shtohet frika e sulmeve nga persona të tillë të regjistruar si refugjatë. Të rrezikuar sipas

ekspertëve mund të jenë të gjithë vendet e rreshtuar në koalicionin anti-ISIS, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Nga Shqipëria çdo informacion vlerësohet maksimalisht, dhe kriza e emigrantëve po merr një vëmendje të rëndësishme nga Policia e Shtetit.

POLICIA

Emigrantët, forcohen kontrollet në Kapshticë Rritja e numrit të emigrantëve që kalojnë ilegalisht kufirin shqiptar me synim Bashkimin Europian, ka detyruar autoritetet të shtojnë masat dhe kontrollet në doganën e Kapshticës. Masave të rrepta nuk iu shpëton asnjë autobus apo taksi, që dyshohet se transporton emigrantë të paligjshëm. Sipas statistikave nga drejtoria vendore e kufirit dhe Migracionit, mësohet se përgjatë dy mua-

jve të fundit kanë mundur të hyjnë ilegalisht rreth 140 shtetas sirian. Ata udhëtojnë nga shteti grek përmes kufirit të gjelbër drejt vendit tonë. Emigrantët e paligjshëm dërgohen në drejtorinë e kufirit vendor, për të dhënë deklaratën e tyre pas kësaj ata dërgohen drejt qëndrës së azilkërkuesve në Tiranë. Por jo vetëm në Kapshticë edhe në pikat e tjera kufitare autoritetet shqiptare kanë shtuar masat.


AKTUALITET

15

E diel, 24 Qershor 2018

Policia kriminale dhe ata të ndërhyrjes së shpejtë kanë ndërhyrë në kohë, për autorët e vjedhjeve, apo dhe sherreve të ndryshme që mund të kenë ndodhur

N

jë sërë grabitjesh brenda natës në Shëngjin, aty ku hajdutët kanë përfituar nga stuhia. Grabitësit kanë përfituar nga mungesa e energjisë për shkak të stuhisë që ka kaluar mbrëmë në zonë. Rreth 5 milionë lekë të vjetra janë grabitur në një pikë të transferimit të parave në Shëngjin. 5 hajdutët, me maska dhe leva, kanë mundur të marrin shumën e parave. Ngjarja është regjistruar rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës në qendër të Shëngjinit. Pavarësisht vjedhjes së kryer, hajdutët nuk janë larguar, por kanë tentuar të vjedhin një exchange dhe një pikë e shitjesh të lëndëve të ndërtimit. Tentativa e tyre ndaloi vetëm nga rënia e sinjalit të këtyre bizneseve. Pasi nuk kanë mundur të realizojnë plotësisht planin e tyre, hajdutët janë larguar ndërsa drejt Shëngjinit janë nisur forca të shumta policie. Këto të fundit ngritën postoblloqe dhe krehën zonën, por pa mundur që të bien në gjurmët e hajdutëve pasi ato mbanin maska në kokë dhe identifikimi i tyre bëhet i vështirë. Banorët Në sezonin veror, grabitjen janë më të shumta dhe lidhur me këtë, banorët e zonës shprehen të pasigurtë. Ata theksojnë se vjedhje të tilla nuk ndodhnin prej kohësh në qendër të qytetit, por që krahas sigurisë që ata marrin vetë, kërkojnë që edhe Policia e Shtetit të jetë më e pranishme gjatë natës me kontrollet e tyre, dhe jo të fokusohet vetëm tek trafiku. “Është hera e parë që na ka ndodhur, por duhet të kemi kujdes se me qepena i kemi të mbyllur, me 2 dyer e 3 çelsa. Policia e Shtetit duhet të mbikëqyrë

Maskat grabisin 5 mln lekë në pikën e transferimit të parave, alarmi shpëtoi dy të tjera 5 MLN LEKË “Rreth 5 milionë lekë të vjetra janë grabitur në një pikë të transferimit të parave në Shëngjin. 5 hajdutët, me maska dhe leva, kanë mundur të marrin shumën e parave”.

më tepër sepse ne shpresat tek policia i kemi”,-tha një banor Ndërsa një tjetër, shtoi se: “Janë në mëshirë të zotit, asnjë biznes nuk ka një siguri më të vogël prej shtetit”. Policia po shqyrton edhe disa kamera sigurie për të parë nëse mund të bjerë në gjurmët e hajdutëve të cilët e kishin lënë

AKSIONI

Vjedhin Benz-in në Tiranë, “luftë” me policinë në Bulqizë

Policia është vënë në ndjekje të një makine të vjedhur, e cila nga Tirana po lëvizte drejt Bulqizës. Menjëherë është organizuar puna ku shërbime të policisë kanë ngritur një pikë kontrolli në Qafën e Buallit, me qëllim ndaljen e këtij automjeti. Në momentin që është afruar makina tip Benz me targa “AA 186 EE”, nga shërbimet e policisë i është bërë shenjë ndalimi, por automjeti është larguar me shpejtësi duke rrezikuar edhe jetën e punonjësve të policisë. Policia ka qëlluar në ajër me qëllim që automjeti të ndalej. Shërbimet e policisë kanë vijuar ndjekjen e automjetit ku në hyrje të qytetit të Bulqizës, dy persona ende të paidentifikuar kanë braktisur automjetin duke u larguar me shpejtësi në këmbë. Policia e Bulqizës vijon krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e personave si dhe vijojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

mjetin e tyre në distancë për të mos u filmuar. Masat Nga ana e Policisë së Shtetit, është programuar që në muajin shkurt për masat për sezonin veror. Policia kriminale dhe ata të ndërhyrjes së shpejtë kanë ndërhyrë në kohë, për autorët

e vjedhjeve, apo dhe sherreve të ndryshme që mund të kenë ndodhur. Shërbimet e Policisë Kufitare, të Delta Forcë, FNSH, të Policisë Rrugore, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme kanë nisur shërbimin në të gjithë vijën bregdetare për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe për

t’ju ardhur në ndihmë pushuesve në rast nevoje. Shërbimet e Policisë janë të alternuara nga toka dhe nga deti, ku mjetet lundruese të Delta Force dhe Policisë Kufitare kontrollojnë mjetet lundruese si dhe motorët e ujit për dokumentacionin përkatës që duhet të kenë për të dalë në det. Ndërkohë përgjatë vijës bregdetare nga toka, punonjës policie me biçikleta patrullojnë në zonat ku pushuesit kanë filluar plazhin. Policia Rrugore e mbështetur nga Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme, por edhe nga FNSH apo Delta Force, janë të shtrira në të gjitha akset në shërbim të pandërprerë me qëllim krijimin e lehtësive në qarkullimin e mjeteve.

FIER

Tentoi vetëvrasjen: Më ndihmoni, s’kam çfarë të ha Jeta nuk është treguar miqësore me Lindita Malokun. Bashkë me djalin e sëmurë, ajo jeton në kushte të vështira, ku ka ditë që flejnë edhe nga ngrënë. Shtëpia e saj më suva të rënë, dikur përdorej si stallë për mbarështimin e kuajve të fermës, ndërsa sot është kthyer në banesë ku jeton në varfëri të skajshme zonja e cila pak kohë më parë tentoi të vetëhidhej nga një pallat 5 katësh në qytetin e Fierit. Me lot në sy ajo tregon peripecitë e të jetuarit në kushte të tilla, e për tentativën e vetëhedhjes Lindita thotë se ishte në gjendje depresive kur ndërmori në hap të tillë. E ndarë nga bashkëshorti, 48-vjeçarja shpesh ka kërkuar ndihmë në institucionet shtetërore, por ajo çfarë ka marrë si përgjigje në të shumtën e rasteve përplasja e

derës në fytyre, e disa raste të tjera premtime, por asgjë konkrete. Ajo apelon për ndihmë pasi gjendja shëndetësore nuk e lejon të punojë për t’u ushqyer. “Tentova të hidhem se nuk kam shtëpi ku të jetoj, skam me çfarë të ushqehem edhe jam e sëmurë marr serume, kam qenë në Vlorë

18 ditë dhe tani kam marrë ilaçe për dy muaj për anti stres dhe për depression. Nuk kemi as shtëpi as punë jemi në mes të katër rrugëve, kjo shtëpi që shikoni këtu nuk është shtëpi por stallë kuajsh, por unë nuk jetoj këtu por në spital sepse kam frikë se mos më dhunojë bashkëshorti”.


KURESHTI

16

E diel, 24 QERSHOR 2018

Fillon festivali famëkeq në Kinë, thirrje për të frenuar masakrën me qentë Përkundër kërkesave të shumta nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, ka filluar edhe këtë vit në Yulin të Kinës, festivali ku festohet duke ngrënë mish qeni. Festivali nisi të premten dhe do të vazhdojë për nëntë ditë. Rreth 10 mijë qen do të theren për të festuar solsticin e verës. Për të shmangur protestat e shoqatave dhe aktivistëve, këtë vit therja e kafshëve do të mbahet larg nga sytë e klientëve dhe çdo shitës do të ekspozojë maksimumi dy trupa qensh. Mbrojtësit e kafshëve në Itali protestuan dje në Romë, duke brohoritur: "Ndaloni Kinën, shfuqizoni festivalin Yulin, të ndalojmë konsumimin e qenve dhe maceve. Sipas tyre kjo nuk është festë, por një masakër. Sipas të dhënave nga zyra në Pekin për mbrojtjen e kafshëve në botë, "25 milionë qen theren në Kinë çdo vit. Dhe në Yulin, ku festohet çdo vit solstici

Njihuni me njeriun që shkruan dhe lexon mbrapsht Për shumë njerëz, leximi në anën e kundërt mund të jetë shumë e vështirë. Por ky nuk është rasti i Daniel Mirera që shkruan dhe lexon në këtë mënyrë. Ai zgjedh që librin ta kthejë në anën e kundërt kur shkruan pasi arrin ta lexojë më mirë. "Pjesa më e madhe e njerëzve që më shohin duke shkruajtur në këtë mënyrë, habiten jashtëzakonisht shumë. Më pas fillojnë me pyetje të tilla si: Si i sheh këmbët e mia? Poshtë apo lart? Thjesht i them jo. Emri im është Daniel Mirera dhe jam një student i drejtësisë. Përvec se shkruaj mbrapsht, unë lexoj mbrapsht. Gjithcka filloi kur isha në shkollën fillore", tha ai për BBC. Pavarësisht kësaj, Daniel nuk ka ndërmend të ndryshojë, pasi i pëlqen të jetë i vecantë nga të tjerët.

veror , janë masakruar dhe më pas ngrënë rreth 10 mijë mace dhe qen, një masakër: Sipas besimit popullor, mish i qenit është burim shëndeti, fati dhe energjie seksuale; ndërsa sëmundjet e shkaktuara nga konsumimi i mishit të qenve me origjinë të panjohur janë të

njohura - në bazë të të dhënave nga institucionet lokale dhe institucionet shëndetësore ". Edhe këngëtari, Tiziano Ferro, ka ndarë në rrjetet sociale një video-mesazh me kërkesën e aktivistëve për mbrojtjen e kafshëve që ftojnë të pengohet ky event.

250 priftërinj kërkojnë armë zjarri! Më shumë se 250 udhëheqës fetarë në Filipine duan leje për të zotëruar armë, mes rritjes së vrasjes së priftërinjve. Zyrtarët më të lartë katolikë, megjithatë kërkojnë që kleri të jetë gati të "përballet me vdekjen dhe rrezikun" pa pasur nevojë për armë. "Ne kemi marrë 246 kërkesa për leje për mbajtjen e armëve të zjarrit jashtë vendbanimit nga 188 priftërinj dhe 58 shërbyes, predikues dhe pastorë", tha të mërkurën shefi i Policisë Kombëtare të Filipineve (PNP) Oscar Albayalde. Zyrtari tha se ai mbështeti idenë e armatosjes së fesë për sa kohë që ata ishin të kualifikuar për të mbajtur një licencë armësh. Albayalde tha se

Nënë e bir takohen një muaj pas ndarjes që u bëri Donald Trump Një djalë i vogël 7 vjeç dhe nëna e tij nga Guatemala janë takuar një muaj, pasi u ndanë në kufi. Beata Mariana de Jesus Mejia-Mejia dhe djali i saj Darëin u takuan në Aeroportin Ndërkombëtar në Washington pasi avokati fitoi të drejtën e lirimit të vogëlushit. 38-vjecarja bëri padinë në gjykatën federale se i kishin marrë djalin dhe Departamenti i Drejtësisë ra dakord ta lirojë pasi aplikoi për azil politik. Të dy shpërthyen në lot kur u takuan në orën 2:30 të mëngjesit të së premtes. Ndërsa fliste për gazetarët, nëna tha se nuk do ndahej më kurrë nga i biri.

policia ishte e gatshme të ofronte trajnime të nevojshme për priftërinjtë, duke kërkuar të përmirësonin aftësitë e tyre "të gjuajtjes". Jo të gjitha aplikacionet janë vlerësuar ende, tha shefi i policisë, dhe mbetet e paqartë nëse të gjithë ata që aplikonin për licenca morën kërcënime me vdekje. Kohët e fundit, Filipinet kanë parë një rritje të dhunës ndaj figurave fetare, me tre priftërinj katolikë të vrarë gjatë gjashtë muajve të fundit. Viktima e fundit, Fr Richmond Nilo, u qëllua më 10 qershor në një kishëz në qytetin e Zaragozës. Së paku gjashtë persona dyshohen për vrasjen e tij, një prej tyre është arrestuar.

Adoleshentja vret veten se nuk mori provimet Një adoleshente është vetëvrarë, pasi nuk mund të paguante borxhet dhe dështoi në provimet e saj në universitet. Babai i Lara Colthrop shkoi të merrte të bijën në stacionin e trenit, kur zbuloi se ajo i kishte dhënë fund jetës. 19-vjecarja vijoi të jetonte me miqtë e saj në Universitetin e Londrës, edhe pse ishte në dijeni se duhet të paguante taksën, pasi nuk ishte më studente. Nëna e adoleshentes tha në Gjykatë se familja e përjetoi rëndë vdekjen e saj. "Ne flisnim cdo ditë dhe jemi të lënduar pasi nuk na tregoi vështirësitë që kalonte çdo ditë. Për ne, këto ishin probleme që kishin zgjidhje, por një 19-vjeçare nuk mendon si një i rritur", tha ajo. Kur u kthye në vendin e saj, Lara telefonoi babain për t'i thënë se ishte në stacion. Ai u mundua ta telefononte përsëri, por nuk ia doli e më pas u përball me oficerët e policisë. Tragjedia e kësaj familje nxiti që të krijohej një fondacion për të mbledhur para për adoleshentët që nuk e përballojnë jetesën në shkollë.


VIP

17

E diel, 24 QERSHOR 2018

Meghan Markle dhe Princ Harry do bëhen prindër, ja reagimi i babait të ish-aktores Duka dhe dukesha e Essex-it do të bëhen me fëmijë. Kjo është tema që është përfolur më shumë në faqet rozë, por ende nuk ka dicka të konfirmuar. Një burim i afërt pranë babait të Meghan Markle ka zbuluar disa detaje të reja. "I ati i Meghan ka thënë se nëse lajmi që çifti është në pritje të binjakëve është i vërtetë, për të është një lajm shumë i mirë dhe ai është shumë i gëzuar për ta. Por ka edhe një keqardhje në këtë mes. Ai është pak i trishtuar, sepse, nëse ajo është shtatzënë, ai do të jetë edhe më larg së bijës dhe ndoshta ai do të jetë personi i fundit me të cilin ajo do ta ndajë këtë gjë. Më keq akoma. Ai ka frikë se mund të mos i takojë kurrë fëmijët e Meghan dhe Harry, nipërit e tij. Kur ata të bëhen me fëmijë, ai do të dëshironte të ishte një

Prapë bashkë? Aktorja e famshme kthehet me ish-in Pasi i dhanë fund lidhjes në maj të këtij viti, fotot më të fundit tregojnë se Emma Watson dhe fotografi Chord Overstreet janë sërish bashkë. Dyshja u fotografua duke bërë pazare në Los Angeles teksa putheshin dhe përqafoheshin gjatë gjithë kohës. Zërat se ata ishin në një marrëdhënie nisën që në shkurt, ku u fotografuan në një koncert në praninë e njëri- tjetrit. Më pas, një muaj më vonë u panë të largoheshin bashkë nga festa e "Vanity Fair Oscar". Ende nuk dihet përse Watson dhe Overstreet patën një periudhë shkëputjeje në maj. Aktorja ka preferuar gjithmonë të qëndrojë shumë e rezervuar përsa i përket jetës personale. "Nuk mundem dot të flas për të dashurin tim dhe pastaj të pretendoj që paparacët të mos shkrepin një mal me foto para shtëpisë sime. Gjë që s'bëhet." u shpreh Watson në një intervistë për "Vanity Fair". gjysh i pranishëm, sepse do t'i thyhej zemra nëse nuk do të ishte i pranishëm në familjen e tij", tha burimi për Hollywood Life. Kujtojmë se Tomas

nuk u shfaq në dasmën e së bijës dhe u përfol se kjo gjë përcau marrëdhënien mes tyre, por Meghan nuk ka reaguar për këto spekulime.

Ariana Grande, dashuria e saj e re është Pete Davidson, konfirmimi në televizion Tani është zyrtare. Ariana Grande dhe komediani Pete Davidson, aktori komik i "Saturday Night Live", janë fejuar. Pas ndarjes nga reperi Mac Miller, ylli i popit duket se është sërish e dashuruar. Konfirmimi për lidhjen e të dyve, për të cilën flitej prej kohësh, ka mbërritur nga vetë Davidson, gjatë një batute me Jimmy Fallon në Toning Show të NBC. Këngëtarja ishte në studion televizive pikërisht një muaj më parë, duke dhënë intervistën e parë pas atentatit të Manchester, ndodhur në koncertin e saj vitin e kaluar, por pa thënë asgjë për jetën e saj sentimentale. Deri tani vetëm ndonjë foto i kishte bërë fansat të dyshonin që mes Davidson dhe këngëtares pop amerikane kishte një lidhje. Gjatë programit Fallon filloi të bënte shaka, duke thënë që nuk ishte e nevojshme të lidhej me Arianën për të marrë pjesë në show. Pete u përgjigj: "Po e kam bërë', duke konfirmuar zërat për këtë lidhje.

Elvana Gjata, "kësulkuqja" e kohëve moderne! Këngëtarja Elvana Gjatë vijon të publikojë në rrjete sociale foto dhe video. Së fundmi ajo shfaqet më në formë se kurrë e veshur e gjitha me të kuqe. Krahas videos së postuar keto dite ne instagram ajo shkruan: "Tip kësulkuqeje". Nuk dihet, nëse kjo veshje e këngëtares është për ndonjë klip, apo projekt të ri të saj.

Soni Malaj bashkëpunim me producentin e Shakirës Këngëtarja Soni Malaj ka qenë këtë të premte e ftuar në "Wake Up" ku ka folur për projektin e ardhshëm muzikor. Ajo së shpejti do të vijë me një hit, bashkëpunim me producentrin e Shakirës. Soni tha se kënga "El La Intimitad" është edhe një kujtim për babain e saj.


SHOWBIZ

18

E diel, 24 QERSHOR 2018

Pse Meghan i vesh këpucët një numër më të mëdha?

Seks bomba serbe ka dy fjalë për Xhakën dhe Shaqirin, quan "budallaçkë" Dua Lipën Këngëtarja seksi serbe, Jelena Karleusa është shqetësuar shumë nga gjesti i shqiponjës së Shaqirit dhe Xhakës. Ajo ka qenë mjaft aktive mbrëmë në rrjetin social Twitter, duke bërë shumë komente mbi ndeshjen dhe "padrejtësive" që ju bënë serbve. Fillimisht, Jelena, një këngëtare "hot" është shqetësuar se arbitri gjerman nuk po arbitronte mirë, ndërsa më pas ka pyetur FIFA-n nëse ishte sipas rregullave veprimi i Xhakës dhe Shaqirit. Në fund fare, Jelena është kapur edhe me Dua Lipën, duke e quajtur "budallaçkë".

Këtë javë, në garën e hipizmit "Royal Ascot 2018", Meghan Markle veshi këto këpucë dhe njerëzve nuk u shpëtoi një detaj i vogël: këpucët i rrinin pak të mëdhaja. Ato ishin lëkurë e zezë, me majë dhe pak takë. Tani, cila është arsyeja që Meghan shkoi veshi këpucë jo në numrin e saj? Ekspertja e fashion- it Harriet Gavey zbuloi për "The Sun" se me shumë mundësi kjo ishte një gjetje e zgjuar nga ana e Dukeshës. "Të famshmit përgjithësisht i blejnë këpucët 2 numra më të mëdhenj për të shmangur fërkimin dhe bashkë me të edhe flluskat e dhimbshme. Nuk ka gjë më të keqe se një palë këpucë të parehatshme dhe kur njerëz si Meghan rrinë me taka gjatë gjithë kohës, këmbët fryhen. Enjtja shkakton irritim në pjesën e thembrës dhe fërkim veçanërisht brenda gishtit të madh të këmbës. Probleme që prej kohësh është përfolur se i ka Victoria Beckham, një adhuruese e zjarrtë e takave"! Nga ana tjetër Harriet tha se nuk është aspak e lehtë të ecësh me këpucë që të rrinë të mëdha, madje është një sfidë më vete. "Një hile që bëhet zakonisht është kjo: merret pak pambuk dhe futet në mes të gishtërinjve. Kjo lind nevojën që këmba të kërkojë më shumë hapësirë në këpucë".

Nëna e Rita Orës, një koment interesant Granit Xhakës Vera Ora, nëna e Rita Orës e ka komentuar Granit Xhakën pas fitores historike ndaj Serbisë. Nëna e këngëtares me famë botërore që mbrëmjen e ndeshjes së Zvicrës me Serbinë do ta pëlqejë edhe më shumë futbollin dhe kjo falë Granit Xhakës. "Ju bëtë që unë ta pëlqej futbollin" i ka shkruar Vera, Granitit në instagram. Pas dy golave të realizuar mbrëmë, Rita Ora ka filluar t'i ndjekë në Instagram Xhakën e Shaqirin.

Miliarderi iranian ndahet nga Morena Taraku dhe i vë zjarrin bizhuterive Këngëtarja Morena Taraku është ndarë nga i dashuri miliarder iranian Sasha Sobhani. Së fundmi çifti nuk janë parë më së bashku dhe nuk kanë postuar më foto me njëri-tjetrin në Instagram, duke u përfolur se lidhja e tyre kishte marrë fund. Por miliarderi Sasha i ka dhënë fund njëherë e mirë këtyre thashethemeve, duke i treguar të gjithëve në Instastory se ata ishin ndarë. Ai ka publikuar një video ku i vë flakën me çakmak byzylykut që ka në dorë, teksa shkruan "shko pirdhu", si dhe asnjëri prej të dyve nuk e ndjekin njëri-tjetrin në profilin e Instagram.

Zbulohet sekreti i Johnny Depp për të shkëlqyer në ekran Aktori i njohur, Johnny Depp shkëlqen në pjesën më të madhe të roleve të tij, por askush nuk e dinte që përdorte disa pajisje të veçanta. Ai ka treguar në një intervistë se përdor kufje që të dëgjojë zëra të vecantë, pasi e ndihmojnë të duket më mirë në ekran. "Unë kam dëgjuar muzikë, të qara fëmijësh dhe zhurma bombash me anë të kufjeve. Kjo krijon një të vërtetë. Disa prej heronjve më të mëdhenj që kam krijuar, ishin në filma të heshtur. Ndjenja ime është se nëse nuk e kam të vërtetën prapa syve, nuk ka rëndësi se cfarë janë fjalët", tha ai.


SPORT

19

E diel, 24 Qershor 2018

Dy futbollistët me origjinë shqiptare kanë shkaktuar trazira në Serbi për festimin e tyre

Serbia kërkon ndëshkim për ‘’shqiponjën’’ e Xhakës dhe Shaqirit S

erbia po ushtron presion të madh te FIFA që të dënojë Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin për festimet e tyre me simbolin e shqiponjës gjatë fitores kundër Serbisë në Kupën e Botës. Federata serbe, në ankesën e saj zyrtare kërkon që lojtarët të dënohen me dy ndeshje pezullim, sipas vetë rregullores së FIFA-s. Madje në ankesën e saj zyrtare, Serbia ka përmendur edhe këpucën e përdorura nga Shaqiri për ndeshjen ku në njërën prej tyre ishte stampuar flamuri i Kosovës. Dy autorët e golave u kritikuan edhe nga vetë trajneri i tyre Vladimir Petkovic, për festimin e golave, i cili bëri thirrje që politika duhet të qëndrojë jashtë futbollit. Të dy lojtarët, por edhe Behrami dhe Xhemaili u vërshëllyen nga tifozët serbë sa herë që kapnin topin, por sipas vetë lojtarëve festimi me simbolin e shqiponjës ishte për familjen dhe nuk kishte lidhje fare me serbët. Por edhe pse trajneri i Serbisë Mladen Krstajic refuzoi të fliste për këtë çështje, sekretari i përgjithshëm i Federatës Serbe, Jovan Surbatovic tha: “Do t’i shkruajmë

PRESIDENTI

Festimi i Xhakës dhe Shaqirit “tërbojnë” Vucic: Duan të na përçajnë!

FIFA-s. U bënë disa veprime të diskutueshme dhe të gjithë e pamë se çfarë ndodhi në të dy golat”. Kodi i disiplinës i FIFA-s i ndalon sloganet politike në fanella ndërsa seksioni 54 thotë: “Të gjithë ata që provokojnë publikun gjatë një ndeshje do të pezullohen për dy takime dhe do të gjobiten me minimum 5000 Franga Zvicerane

MESFUSHORI

Shaqiri vendosi një rekord unikal me golin ndaj Serbisë

Vetëm 3 futbollistë kanë shënuar radhazi në Kupën e Botës 2014, Euro 2016 dhe Kupën e Botës 2018, mes tyre është edhe një prej shqiptarëve, Xherdan Shaqiri. Nuk ka dyshim që një prej vendeve e ka portugezi Cristiano Ronaldo në radhët e Portugalisë, duke qenë gjithnjë protagonist në aktivitete kaq madhore. Me shumë fat ka qenë padyshim edhe Romelu Lukaku me Belgjikën, që nuk ka munguar të gjejë rrugën e rrjetës në të tre aktivitetet. Të njëjtin shkëlqim e ka dhe Xherdan Shaqiri, që në vitin 2014 shënoi 3 gola në fitoren me Hondurasin në grup. Në Euro 2016, Shaqiri shënoi golin e barazimit 1-1 me Poloninë, ndërsa më pas Zvicra humbi me 11-metërsha. Dhe më i bukur ishte padyshim goli ndaj Serbisë, në fundin e një ndeshjeje epike, ndërsa më parë kishte shënuar edhe shqiptari tjetër Granit Xhaka.

(rreth 4300 euro)”. Mediat britanike- Portali anglez “Metro” shkruan se rregullat e FIFA-s janë të qarta në këtë pikë pasi dënojnë çdolloj deklarate apo qëndrimi politik që mund të bëhet gjatë festimeve në fushë. Ndërkohë që “The Mirror” shkruan se të dy lojtarët mund të kenë telashe me FIFA-n për

MBROJTËSI

Kolarov se përtyp dot “shqiponjën”: Festim primitivë, jemi 10 vite para tyre!

Zvicra fitoi 2-1 ndaj Serbisë, me dy gola të shqiptarëve Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Ata festuan t dy me shqiponjë pas golave, duke ngjallur reagimin e ashpër në Serbi. Një nga figurat më të njohura të kësaj Kombëtare, Kolarov, është shprehur se festime të tilla janë primitive. “Ne jemi serbë dhe jemi përpara nivelit të tyre. Kishim të bënim me një primitivizëm. Ne jemi 10 vite përpara njerëzve që festojnë në këtë mënyrë, nuk është në nivelin tonë”, ka thënë Kolarov për “Sports Journal”.

shkak të gjestit të tyre pasi ai mund të interpretohet “me motive politike” dhe kjo është e ndaluar. Mbetet për tu parë nëse do të ketë sanksione nga FIFA për dy shqiptarët. Mediat serbe kërkuan menjëherë ndërhyrjen e FIFA-s, por ende nuk është e qartë nëse do të ketë një qëndrim zyrtar për këtë çështje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic i cilësoi gjestet me shqiponjë nga ana e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, “provokimi i futbollistëve shqiptarë”, duke shtuar se duan ta demotivojnë Serbinë. Në reagimin për mediat serbe, ai është shprehur se ishte një gjest që donte t’i vendoste në vështirësi. “Kombi ynë është i bashkuar, i bashkuar edhe në trishtim dhe vështirësi, por ne nuk e fyem askënd, sepse e duam vendin tonë dhe nuk e urrejmë askënd, ata po. Ne do të mbështesim lojtarët tanë, ne besojmë në fitore në ndeshjen e ardhshme. Dhe, nëse nuk fitojmë, do të vazhdojmë ta duam ekipin tonë”, u shpreh Vucic.

KAPITENI

Lichsteiner mbron shqiptarët: Bënë mirë që festuan ashtu

Kapiteni i Zvicrës, Stefan Lichsteiner, u jep të drejtë Xhakës dhe Shaqirit për mënyrën e festimit të gola duke bërë me duar shqiponjën dykrenore. Në fakt, vetë Lichsteiner është fotografuar duke formuar simbolin e shqiptarëve. “Kishim shumë presion, nuk ishte një ndeshje e lehtë. Ne kemi shumë shqiptarë, kështu që ka shumë histori mes Serbisë dhe Shqipërisë. Ishte një lojë shumë e vështirë për ta, mentalisht. Ishte e mirë, pse jo? Kjo është historia për ta. Lufta mes tyre ishte kaq e vështirë, unë fola me babanë e njërit prej lojtarëve tanë shqiptarë dhe ai më tregoi për këtë histori. Kjo është më shumë sesa futboll, sepse e kanë jetuar atë periudhë. Kjo luftë u dha atyre probleme të mëdha. Unë i kuptoj ato, mendoj se është normale, është pjesë e jetës së tyre. Ka pasur edhe provokime të mëdha para ndeshjes nga Serbia, kështu që mendoj se është normale”, u shpreh Lichsteiner për “Goal.com”.


20

KUPA E BOTËS

E diel, 24 Qershor 2018

Skuadra e Martinez ka fituar në shifrat 5-2, siguron kualifikimin në raundin tjetër

GRUPI F

Belgjika e pamëshirshme ndaj Tunizisë, shkëlqejnë Lukaku dhe Hazard

Koresë nuk i mjafton “perla” e Son, Meksika merr fitoren e dytë

Rozalb Lika

Belgjikë-Tunizi

B

elgjika ka dhuruar spektakël, duke shënuar një festival golash ndaj Tunizisë në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Spartak Stadium” të Moskës. “Djajtë e Kuq” fituan thellë 5-2 dhe praktikisht janë në fazën tjetër. Dy gola nga Eden Hazard dhe dy të tjerë nga Romelu Lukaku i shërbyen “Djajve të Kuq” të merrnin fitoren, ndërsa tunizianët mundën të realizonin vetëm një gol shpresë në pjesën e parë, por nuk arritën asnjëherë që të rivalizonin për të marrë qoftë edhe një pikë. Fraksioni i parë nisi me vrull dhe 3 gola në 17 minuta. Belgët kaluan të parët në avantazh në minutën e 6-të kur Eden Hazard realizoi nga pika e bardhë pas një 11-metërshi të fituar nga vetë ai kur u pengua në hyrje të zonës tuniziane, edhe pse pamjet treguan se ishte jashtë zone. 10 minuta më vonë ishte Romelu Lukaku që dyfishoi epërsinë e skuadrës së tij, kur mori një pasim të shkëlqyer nga Mertens dhe me të majtën e tij mposhti portierin tunizian Ben Moustafa, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi. Tunizisë i mjaftuan dy minuta për të shkurtuar diferencën. Wahbi Khazri krosoi në zonën belge me goditje dënimi dhe Dylan Bronn kërceu më shumë se të gjithë për të dërguar topin pas shpinës së Curtois. Shpresat e skuadrës afrikane për të bërë diçka më shumë morën një goditje të rëndë pas dy zëvendësimeve të detyruara për shkak dëmtimi. Belgjika dominoi në minutat e mbetura të pjesës së parë dhe në minutën e tretë shtesë gjeti sërish golin, sërish me Romelu Lukakun. Sulmuesi i Manchester United mori një pasim të saktë nga Meunier në qendër dhe kaloi topin lehtësisht pas portierit tunizian për të shënuar kështu golin e katërt personal në këtë Botëror. Rusi – Arabi Saudite Egjipt – Uruguai Rusi – Egjipt Uruguai – Arabi Saudite Arabi Saudite – Egjipt Uruguai – Rusi

Grupi A

Belgjikë (3-4-3): Courtois; Alderweireld , Boyata , Vertonghen; Meunier, Witsel, de Bruyne, Ferreira-Carrasco; Mertens (86’ Tielemans), Lukaku (59’ Fellaini), E. Hazard (68’ Batshuayi). Tunizia (4-3-3): Ben Mustapha; Bronn (24’ Naguez), Meriah , S. Ben Youssef (41’ Benalouane), A. Maaloul; Sassi (59’ Sliti), Skhiri , Khaoui; F. Ben Youssef, Khazri, Badri. Arbitri: Jair Marrufo (USA) Golat: 6’ pen. Hazard (B), 16’ Lukaku (B), 18’ Bronn (T), 45+3’ Lukaku (B), 51’ Hazard (B), 90’ Batshuayi (B), 93’ Khazri

Në minutën e 51-të ishte Hazard që vulosi fitoren, duke shënuar golin e dytë personal. Sulmuesi i Chelsea-t vallëzoi bukur mes

mbrojtësve tunizianë për të dërguar me qetësi topin në portën kundërshtare. Në minutat e mbetura Belgjika dominoi totalisht

duke rrezikuar disa herë, ndërsa Michy Batshuayi, i futur në lojë në pjesën e dytë, realizoi golin e pestë për të tijtë në minutën e 89-të duke goditur fluturimthi në zonë. Më parë sulmuesi i Dortmund goditi dhe shtyllën me portën e boshatisur. Në fund, Tunizia shënoi një tjetër gol me Khazri, i cili vlen vetëm për statistika Një fitore e madhe për Belgjikën, që pret e qetë takimin e tretë me Anglinë.

PROBLEMET

Tre yjet e sulmit të Belgjikës të dëmtuar, mungojnë ndaj Anglisë Trajneri i Belgjikës Roberto Martinez dje ka konfirmuar se mund të bëjë ndryshime të mëdha për ndeshjen e radhës ndaj Anglisë të enjten. “Djajtë e Kuq” e kanë siguruar kualifikimin pas fitores 5-2 ndaj Tunizisë, por pas ndeshjes, trajneri Martinez ka konfirmuar se treshja e sulmit Eden Hazard, Romelu Lukaku dhe Dries Mertens kanë pësuar dëmtime gjatë takimit. Ata rrezikojnë të mos jenë në fushë për ndeshjen e radhës ndaj Anglisë, që do të vendose se cili ekip do të kryesojë grupin. “Do të më duhet të bëj ndryshime të mëdha

17:00 5-0 14:00 0-1 20:00 3-1 17:00 1-0 16:00 NESËR 16:00 NESËR

Pi kë t

Marok – Iran Portugali – Spanjë Portugali – Marok Iran – Spanjë Iran – Portugali Spanjë – Marok

Grupi B

Meksika ka fituar ndaj Koresë së Jugut dhe tashmë është shumë pranë kalimit në raundin e 1/8-ve të Kupës së Botës. Përfaqësuesja Tricolor e drejtuar nga kolumbiani Juan Carlos Osorio, pas suksesit ndaj Gjermanisë u konfirmua si nga skuadrat më të forta të grupit F dhe tashmë kryeson e vetme me pikë të plota 6. Në “Rostov Arena” vendosën golat e dy sulmueseve me shumë eksperiencë si Carlos Vela dhe Javier Hernandez ndërsa finalizimi fantastik Son Heung-min nuk u mjaftoi koreano jugorëve të cilët pësuan humbjen e 2-të në grup këtë herë me rezulatin 2-1 dhe janë pothuajse të eliminuar nga Botërori. Ishte një ndeshje në të cilin ritmin e diktonte Meksika që e kërkoi me ngulm golin derisa sa e gjeti atë me një penallti të akorduar nga gjyqtari Mazic për një prekje të topit me dorë brenda zone dhe të kthyer në gol nga Carlos Vela. Në minutën e 66-të sulmuesi i Ëest Ham Chicarito shënoi një gol me peshë duke dyfishuar shifrat dhe duke vulosur fitoren e Meksikës. Goli i nderit për Korenë e Jugut u realizua nga ylli i skuadrës Son në minutat shtesë dhe ishte një super gol, por që ishte shumë vonë për të ndryshuar fatet e ndeshjes.

TALENTI MEKSIKAN

Barcelona hidhet në sulm për “ndëshkuesin” e Gjermanisë

për ndeshjen ndaj Anglisë.” Lukaku ka një dëmtim në kavilie, Hazard ka një problem muskulor dhe Mertens ka pësuar një dëmtim të lehtë në këmbë. Te Belgjika shpresojnë që treshja të rikthehet në formacion për fazën e 1/8-ve.

17:00 0-1 19:00 3-3 14:00 1-0 20:00 0-1 20:00 NESËR 20:00 NESËR

Pi kë t

Hirving Chucky Lozano me golin ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane. Pas Liverpool, tani mesa duket edhe Barcelona interesohet për 22-vjeçarin që aktualisht luan në Holandë te PSV Eindhoven. “Ka pasur interes, por asgjë nuk është konkrete për momentin. Do të vendosim pas Kupës së Botës, se ç’do të ndodhë me të,” thotë babai i lojtarit për ESPN. Kontrata e Lozano-s te PSV zgjatë deri më 2023. Gjatë sezonit të kaluar ai ka shënuar 17 gola dhe 11 asiste për kampionët e PSV

Francë – Australi Peru – Danimarkë Francë – Peru Danimarkë – Australi Australi – Peru Danimarkë – Francë

Grupi C

12:00 2-1 18:00 0-1 17:00 1-0 14:00 1-1 16:00 26.6.2018 16:00 26.6.2018

Pi kë t

në 29 ndeshje. Ai mund të jetë i lirë të largohet nëse dikush vjen dhe i jep 50 milionë euro klubit holandez.

Argjentinë – Islandë Kroaci – Nigeri Argjentinë – Kroaci Nigeri – Islandë Islandë – Kroaci Nigeri – Argjentinë

G r up i D

15:00 1-1 21:00 2-0 20:00 0-3 17:00 2-0 20:00 26.6.2018 20:00 26.6.2018

Pi kë t

6

K R OAC I

6

DENIMARK

4

NI G ER I

3

3

AU STRALI

1

ISLANDË

1

0

PE RU

0

ARGJ ENT I NA

1

6

PO RTU GA LI

4

U R U G UA I

6

S PAN J Ë

4

EGJIPT

0

IRAN

ARABIA SAUDITE

0

MARO K

RUSI

5-2

F RA N C Ë


21

KUPA E BOTËS

E diel, 24 Qershor 2018

Mediat spanjolle zbulojnë sekretet e Sampaolit për sfidën me Nigerinë

SKEMA

Humbja e Kroacisë do të shoqërohet nga ndryshime të shumta te Argjentina. Caballiero është viktima e parë për disfatën kundër Kroacisë. Në Argjentinë nuk kanë më dyshime dhe për ndeshjen vendimtare kundër Nigerisë portieri titullar do të jetë Franco Armani, 31-vjeçari që luan me River Plate. Portieri i dytë i Chelsea do të paguajë gabimin e rëndë të bërë te rasti i

golit të parë për kroatët shënuar nga Rebic. Ndërkohë, gazeta “AS” ka fotografuar një bllok shënimesh në dorën e Sampaoli, ku pavarësisht nga kritikat, Messi mbetet në qendër të projektit. Poshtë emrit të Messi është dikush që i fillon emri me “B”, dhe sipas mediave spanjolle mund të jetë Banega ose Biglia. Në letër lexohet një lojë 7 kundër 7 plus dy xhola. Nga njëra

anë janë Ansaldi, Fazio, Lo Celso, Meza, Dybala, Pavon dhe Aguero; ndërsa Salvio, Rojo, Tagliafico, Mascherano, Di Maria, Higuain dhe Perez ishin me ekipin tjetër. Messi dhe futbollisti i lartpërmendur me “B”. Argjentina luan gjithçka ndaj Nigerisë pasi do të duhet të fitojë me diferencë golash për të evituar surpriza të hidhura nga sfida Kroaci-Islandë.

Pancerat kanë triumfuar 2-1, duke shpëtuar një eliminim të mundshëm që në fazën e grupeve

Gjermaninë e shpëton në sekondat e fundit Kroos, përmbys me 10 lojtarë Suedinë Gjermani-Suedi

2-1

Gjermania (4-2-3-1): Neuer ; Kimmich , Boateng, Rudiger , Hector ( Brandt ); Rudy (Gundogan), Kroos; Reus, Muller, Draxler (Gomez); Werner. Suedia (4-4-2): Olsen; Lustig, Lindelof, Granqvist , Augustinsson; Claesson (Durmaz), Larsson, Ekdal , Forsberg ; Toivonen (Guidetti), Berg (Thelin) Gjyqtari: Szymon Marciniak (POL) Golat: 33’ Toivonen (S), 48’ Reus (G), 95’ Kroos (G) Karton i verdhë: Ekdal Karton i kuq: Boateng 82’

N

shfaq përballë portierit Neuer, por ai u pengua në fund nga Boateng. Arbitri Marciniak vijoi lojën, duke mos kërkuar as ndihmën e “VAR”. Në minutën e 33-të, Berg dha një pasim fantastik në zonë për Toivonen, i cili kontrollon bukur topin dhe më pas me një parabol të lehtë mposhtë në mënyrë spektakolare Neuer, i cili mbetet i shtangur. Fraksioni i parë me gjithë rastet e krijuara, u mbyll me avantazhin e suedezëve. Pjesa e dytë nisi me një ritëm të frikshëm, teksa skuadra e Low, gjeti shumë shpejt rrugën e rrjetës. Timo Werner bën një aksion mjaft të mirë në krahun e majtë, teksa Reus, e devijon me fat dhe më pas shkon në rrjetë. Pancerat fitojnë besim, dhe pas dy minutash i afrohen shumë pranë golit të avantazhit

jë përmbysje e madhe me 10 lojtarë, mban ende gjallë shpresat e Gjermanisë për të kaluar në fazën tjetër të Botërorit. Kampionët në fuqi kanë fituar 2-1 ndaj Suedisë, falë një goli të Tonis Kroos nga goditja e dënimit në sekondat e fundit të kohës së rregullt. “panterat” shmangën rrezikun e “bisko tave” skandinave me Meksikën, duke larguar problemet që kanë pasur kohët e fundit, të shtuara edhe nga largimi i Boateng në 10 minutat e fundit të ndeshjes së djeshme. Gjermania e nisi mjaft mirë ndeshjen, teksa dha sinjalin e parë që në minutën e tretë me Draxler, i cili ishte në një pozicion të favorshëm në zonë, por goditja e tij u përplas te mbrojtësit e Suedisë. Skuadra e Andersson reagoi menjëherë, teksa në minutën e 13-të, Berg u Kosta Rika – Serbi Brazil – Zvicër Brazil – Kosta Rika Serbi – Zvicër Serbi – Brazil Zvicër – Kosta Rika

Gru p i E

14:00 0-1 20:00 1-1 14:00 2-0 20:00 1-2 20:00 27.6.2018 20:00 27.6.2018

Pi kë t

Gjermani – Meksikë Suedi – Kore e Jugut Kore e Jugut – Meksikë Gjermani – Suedi Kore e Jugut – Gjermani Meksikë – Suedi

Grupi F

me Kroos, i cili provon me një goditje në hyrje të zonës, e cila devijohet nga mbrojtësit e Suedisë dhe më pas shkon ngjitur me shtyllën duke krijuar iluzionin e golit. 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Werner shpërdoron një mundësi shumë të mirë. Një minutë më pas Gjermania mbetet me 10 lojtarë, pasi Boateng, merr kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të ashpër në mesfushë. Dy minuta nga fundi i kohës së rregullt, Mario Gomez godet me kokë në zonë, por portieri Olsen bëri një pritje spektakolare, duke larguar topin në goditje nga këndi. Pancerat edhe pse me një lojtarë më pak, vijojnë të dominojnë, teksa në minutën e dytë shtesë, Brand provon me një goditje spektakolare në hyrje 17:00 0-1 16:00 1-0 17:00 1-2 20:00 2-1 16:00 27.6.2018 16:00 27.6.2018

Pi kë t

Rusia reagon pas akuzave të amerikanëve për doping

të zonës që përplaset në shtyllë. Në sekondat e fundit të kohës së rregullt, Toni Kroos shënon një gol fantastik, pasi goditja e tij përfundoi në cepin e portës së mbrojtur nga Olsen.

Doktori i kombëtares së Rusisë reagoi ashpër ndaj pretendimeve amerikane se futbollistët kanë treguar një formë të jashtëzakonshme vetëm sepse kanë përdorur substanca të palejueshme. FIFA refuzoi që të jepte informacion në lidhje me testimet e bëra në këtë turne, por mjeku Eduard Bezuglov hodhi poshtë këto akuza. Deklarata e zyrtarit të anti-dopingut erdhi për faktin se në 2016 nga 1000 atletë rusë të kapur me doping, 33 prej tyre ishin futbollistë. “Jam gati të vë bast një shishe qumështi se anglezët nuk kanë dhënë kampionë për analiza kaq shpesh. Kështu, njerëzit duhet që të përqendrohen te vetja e mos të kenë frikë”, tha Bezuglov Rusia do të përballet në takimin e fundit të Grupit A me Uruguain ditën e hënë.

MESFUSHORI

Brazili në ankth, Douglas Costa mungon ndaj Serbisë Douglas Costa nuk do të jetë në ndeshjen ndaj Serbisë. Ylli i Juventus ka ndjerë një dhimbje në kofshën e tij dhe mendohet të jetë një tërheqje muskulore. Mjeku kryesor i Brazilit e ka përjashtuar praninë e tij për ndeshjen ndaj Serbisë. “Në fund të ndeshjes së djeshme, Douglas është ankuar për një dhimbje në kofshën e djathtë. Ai është diagnostikuar me një tërheqje të lehtë muskulore. Kështu që nuk do të udhëtojë me ne për ndeshjen e radhës. Ai do të qëndrojë në Sochi, ku do të ndjekë një program me qëllimin për t’u riaftësuar sa më shpejtë për ndeshjet e mbetura”, tha mjeku. Costa pritet që të jetë për të luajtur për ndeshjet e tjera nëse Brazili do të kualifikohet.

Belgjikë – Panama Tunizi – Angli Belgjikë – Tunizi Angli – Panama Angli – Belgjikë Panama – Tunizi

Grupi G

17:00 3-0 20:00 1-2 14:00 5-2 14:00 SOT 20:00 28.6.2018 20:00 28.6.2018

Pi kë t

Poloni – Senegal Kolumbi – Japoni Japoni – Senegal Poloni – Kolumbi Japoni – Poloni Senegal – Kolumbi

Gr up i H

14:00 1-2 17:00 1-2 17:00 SOT 20:00 SOT 16:00 28.6.2018 16:00 28.6.2018

Pi kë t

B RA ZI L

4

ME KSIKË

6

BE LGJIKË

6

SE N EG A L

3

ZVI C Ë R

4

G J E R M A NI

3

ANGLI

3

JAP ONI

3

S ERB I

3

S UE D I

3

TU N I Z I

0

P OLONI

0

0

KOREA E JUGUT

0

PA N AM A

0

KOLU M B I

0

KOSTA RIKA


FORUM KUMTIM Nga Albert Vataj

S

hqiponjat e natës magjike në përballjen Zvicër-Serbi. Triumfi që na çoi në dëlir. Një fitore që sfidoi çdo fitore tjetër. Emocione të fuqishme dhe zjarr flakërues së ndjenjës dhe krenarisë kombëtare. Kurrë më parë, futbolli nuk kishte zbritur aq thellë ndjenjës time personale dhe kombëtare, për të shuar një etje të gjatë zhuritëse në burimet prej zjarri të urrejtjes, si kësaj here. Kurrë më parë nuk e kasha ndjerë deri në asht thirrjen prej zeniti të atij triumfi. Kjo fitore ishte nga ato, të cilat ndezin brenda teje një diell

shkrirës të të gjithë atyre dimrave dhe akujve, zemëratsh dhe hidhërimi që janë murosur shtresë pas shtrese në kohështrirjen e padrejtësive historike. Kjo fitore ishte një shpërblim për ato zemra që i bëjnë vend një mrekullie, një adhurimi që i ngre lart pendët e këtij fluturimi hareje dhe ngazëllimi. Kjo fitore mund të mos jetë asgjë, në gjithçkanë e ëndrrave tona për të merituar atë çfarë na bën motivues sfidash, por ajo ishte e tillë vezulluese dhe ndritëse, e vlertë në çdo çast përjetimi rrëmbyes.

22

E diel, 24 QERSHOR 2018

Të shpërthesh në një çast thirrje qielli Këto dy gola, kjo fitore, ky shpërthim i qiellt gazmimi dhe zemërmbushje, nuk ishte thjeshtë rrjedhojë e një sfide futbollistike, por vetë një vullnet i lartë që i ofrohet si blatim këtij shpirti që meriton t'i mëkohet dritë, dritë që na mundëson të shohim çfarë shpirti mban të fshehur brenda nesh dhe zgjon papritmas çfarë të mbush përplot me gëzim. Ja ç'mund të bëjë pasioni, shpirt, futbolli! Një falenderim për arbitrimin korrekt të gjermanëve

REPORTAZH

Risia e një sporti që thyen tabu Besnik Bedollari

R

ikthehemi në fushën e futbollit të qytetit të vogël të Maliqit dhe gjejmë në krye të punës trajnierin e K.F Maliqit Egli Malësia. Ky djalë pasionat, i palodhur, vizionar, largpamës, veç profesionit të mësuesit dashuron dhe punon me pasion dhe për futbollin. Djaloshi korçar tashmë 'i dashuruar' me qytetin e Maliqit po jep forcë e shpirt për ta gjallëruar jetën sportive të këtij qyteti. Fillimisht puna e tij ka nisur me moshat U 11, U 13, U 15, U 17 deri në ngritjen e një grupi simpatik dhe modest të ekipit të futbollit që ruan terene të mira në renditjen e kategorisë së dytë në kampjonatin e futbollit shqiptar prej dy vitesh. Egli Malësinë është e vështirë ta kapësh në orar të lirë, pasi dita e tij nis në orën 8:00 dhe përfundon në orët e vona të pasdites. Kuptohet, paradite në profesionin e mësuesit të gjuhës shqipe dhe pasdite në aktivitetin sportiv. Tashmë ai është personalitet i respektuar në komunitetin e Maliqit. Kontributet e tij i

detyrohen shumë këtij qyteti. Por aftësitë dhe vlerat e tij shkojnë përtej pritshmërive. Një djalosh i vullnetshëm shikimin e tij e hedh larg, duke fuqizuar sportin dhe thyer mentalitete të vështirë provincialë. Në fushë shohim të aktivizohen dhe të stërviten një grup vajzash. Piksynimi i vetëm ngritja e një ekipi kampjonati të futbollit për vajza. I shohim ato entuziaste dhe tepër optimiste në nismën e re të trajnierit. Një risi sportive që thyen tabu për vet faktin se qytetet provincialë çalojnë në drejtimin e emancipimit bashkëkohor. Por këto vajza guxojnë. Guxojnë dhe gjejnë frymëzim dhe shpresë në aftësitë e këtij trajnieri që po ngre lart sportin dhe madje me synimin për një sport sa më të gjërë të qytetit. Ato shpresojnë si vet trajnieri se fillimi është i vështirë, por e bukura arrihet veç me përpjekje, forcë, guxim e pasion të

pathyer. Dhe kjo si fillim thyen konceptin e vështirë brenda familjes, brenda shoqërisë dhe brenda komunitetit të gjerë në

tërësi. Ndaj padyshim merr vlera në qytete të vegjël si Maliqi. Sigurisht mbështetja e parë është bashkia e qytetit. Dhe një ëndër e mirë le të bëhet realitet. Këto vajza le të jenë dallëndyshet e para që lajmerojnë një pranverë ndryshe. Le të jenë të parat vajza që thyejnë murin e mentaliteteve të dalë nga moda dhe nisur drejt një llogoreje të re emancipimi dhe një ngritje në të tjera faza sportin ,sidomos në qytete të vegjël. Nëse kemi parë nëpër stadiume vajza sportdashëse në tribuna, sot nuk jemi vonë të themi se ka erdhur moment t'i shohim ato protagonist në fushë. Aty ku

ka vizion padyshim ka dhe sfida. Rrugët e gjata kanë vështirësi, por jo të paarritshme. Ato shkelen me fuqinë e hapit të vendosur dhe të palodhur. Tashmë hapi i radhës për trajnierin Egli Malësia ka nisur. I urojmë suksese në nismën e radhës dhe padyshim besimin e plotë se aftësitë e tij do i japin tjetër faqe duke e ngritur më lart perfomancën sportive të këtij qyteti. Le të bëhen dhe këto vajza krenaria sportive duke dhënë mesazhin se sporti nuk njeh mosha apo gjini. Ai njeh pasion dhe luftë sportive për qëllimin e mirë drejt fitoreve dhe sfidave të mëtejshme.


KOHA E LIRE

23

E diel, 24 QERSHOR 2018

SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ

ashtu 60. Ashtu quhet një nga novelat emblematike të Franc Kafkës 63. Mjet sinjali, që përdoret në makina 64. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 65. Rend shoqëror i instaluar dhunshëm, Shqipëria dhe Lindja ishte e gjitha e tillë 67. Ha shumë, ha si i babëzitur, shqepem së ngrëni, ose p... 70. Një njeri që merret me mbledhjen e parave 71. Dakord në gjuhë universale 75. Partia Aleanca Popullore 76. Shkurre, zakonisht kacavarëse, me lule të bardha ose të verdha në trajtë ylli e me erë të mirë 78. The Association of Culture and Art Development in Balkans, inicialet e saj duhen 80. Strati i rekordeve Guinness 81. Partia Demokristine 88. Enë balte me një dorëz, që shërben për të mbajtur bulmet poçe; qyp i vogël 89. Shenjë dalluese e një dinastie, sporti, subjekti politik; logo 92. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 93. Bëj mënjanë për t`i lëshuar rrugën dikujt a diçkaje, shmangem 95. Jaë të tillë, djali i xhaxhait, i dajës, i tezes a i hallës ose secili nga fëmijët a pasardhësit e tij 97. Mashkulli i dhisë. Proverbi thotë "Shkon si ...i te kasapi" 98. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën

101. Njeri shumë i dashur e i shtrenjtë për nënën. Zemër, shpirt, ... i thonë Shkodër 103. Që thyhet lehtë; që thërrmohet shpejt 104. Çekan i madh prej metali, që përdoret për të thyer gurë 107. Monedhë prej metali ose prej letre me një vlerë të caktuar 110. Tra që shërben si urë për të kaluar një përrua 111. Lidhja e krushqisë me anë të mblesit, fejesa a krushqia që bëhej me mbles 114. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 115. Kokrrat e kësaj bime, përdoren zakonisht si ushqim për shpendët 116. Që është lënë i lirë të veprojë a të bëjë si të dojë; i papërmbajtur VERTIKALISHT 2. Partia Pajtimit Kombëtar 3. Poseidoni dhe Hadi, në mitologjinë greke, ishin vëllezërit e ... 4. Partia Komuniste e Shqipërisë 5. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 6. Kryeqyteti i Egjiptit ai është 7. Grumbull bore që rritet duke u rrokullisur përposhtë 8. Që është jashtë kohës dhe i pavarur prej saj 9. Ajo që bën pula, vezë ose.. 10. Përdoret në ndërtim. Titan është prodhuesi grek në Shqipëri i saj 12. Vend shumë i largët. Opera Sindnej ndodhet atje. Kanguri dhe shumë specie të rralla gjenden vetëm atje... au

17. Disiplinë e fizikës që studjon trupat në gjendje qetësie apo ekuilibri 18. Një nga festat kryesore të të krishterëve. Më 25 dhjetor, daton 19. Masa që merret për një të akuzuar deri ditën e vendimit nga gjykata 23. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 25. Po Gjirokastra si e kishte targën 27. Kryeqyteit i Tataristanit dhe njëri prej qyteteve më të mëdha ruse. Është qendër e madhe industriale dhe kulturore e tatarëve 29. Aleanca Kuq e Zi 32. Lloj paraziti që gjallon në kushtet e papastërtisë te njerëzit, gjithashtu edhe te disa kafshë e shpendë 33. Ajo shërben për të lyer objektet prej druri për t'i ruajtur nga prishja, për t'u dhënë shkëlqim 35. Tërësia e sendeve të vogla prej lënde të çmueshme ose të punuara hollë, që përdoren si stoli 36. Që nuk lidhet me thelbin a me pjesën më të rëndësishme të diçkaje 37. Institucion që mbledh, ruan dhe ekspozon vepra e krijime të ndryshme të artit e të teknikës, sende, objekte e materiale me vlerë historike e shkencore 39. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 40. Lloj buburreci, me ngjyrë të zezë, që jeton zakonisht nëpër shtëpi ose në vende hedhurinash ushqimore 42. E drejta e një vendi për të vendosur për punët e veta

me qime të ashpra, me ngjyrë të murrme a të bardhë 68. Vepër arti, tablo, portret etj. në përmasa shumë të vogla, e punuar hollë e me shije 69. Gyp i shkurtër, i mbështjellë me tel të izoluar 72. Shkoj nga brenda jashtë 73. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 74. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 77. Kafshë e vogël shtëpiake, ajo mban larg minjtë 79. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 82. Gjakderdhje, vrasje e plagosje në masë; kërdi. 83. Grua a vajzë e përdalë, bishtdredhur, bushtër 84. Mustafaj i politikës, diplomacisë dhe letrave shqipe 85. Pjesa e rrafshit që përfshihet midis dy gjysmëdrejtëzave ose midis dy drejtëzave që dalin nga një pikë 86. Zëri më i trashë i burrit në të kënduar; këngëtari që ka këtë zë 87. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 90. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 91. Ndryshe quhet ashtu doreza e telefonit 94. Grumbulloj në një vend, njerëz, kafshë a gjëra të shpërndara andej-këtej, i vë bashkë 96. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 99. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 100. Njeri që bredh e rron në kurriz të të tjerëve 102. Këpucë prej lëkure ose prej gome me qafa të gjata, zakonisht deri afër gjurit 103. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 105. Ana e sipërme e bukës, korja e saj, quhet edhe ashtu 106. Reshje e kushteve të ftohta atmosferike, e bardhës si ... 108. Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke 109. Kafshë ose shpend i zënë në gracë 110. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 112. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 113. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 114. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën

44. Kalorësit e mbërthejnë pas thembrës së çizmes për të shpuar kalin që të ecë më shpejt; shpor 45. Përdoret vetëm nga gratë për të bërë fresk në ditët e nxehta 46. Tirana, e kishte targën e makinave ... 48. Hyj diku me pahir e forcë 52. Nuk është shumë, as mjaftueshëm, është ... 53. Oganizata Botërore e Meteorologjisë 57. Pjesa e krahut nga bërryli deri te nyja e dorës quhet ... 60. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 61. Përdoret për të shprehur një lutje ose për të kërkuar falje a mëshirë 62. Një nga shkrimtarët më të mëdhenj francez, Honore de, duhet mbiemri 66. Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trup të madh e të rëndë, të mbuluar 1

2

L

3

4

5

A K R O R

A R I

T M E T

L

V

P

I

6

K E

7

P 9

11

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

HORIZONTALISHT 1. Pjesë e diçkaje të ngurtë, që është thyer, është shkëputur ose është ndarë nga e tëra 6. Ato janë antallona të gjata, të cilat nga gjuri e poshtë ngushtohen e puthiten pas këmbës 11. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman 13. Ushqej dikë që nuk mund të hajë vetë një foshnjë, një të sëmurë etj 14. Aktor dhe regjisor i mirënjohur shqiptar, Niko... lindi më 17 shkurt të vitit 1947 në Tiranë 15. Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut kanë atë monedhë të saj 16. Anije e vogël me motor, me avull ose me vela. Bosët e kanë edhe si rezidencë lundruese 17. shtatën ka në të, edhe pse ai rënditet i nënti në kalendarin e vitit 19. Vendi ku shiten parfumet quhet ... 20. Romani i Anton Pashkut 21. Ajo është edhe kryedëndra e rrethit së Hasit 22. Sëmundje që shfaqet me zënien e frymës herë pas here, për shkak të çrregullimeve të bronkeve 24. Pëlhurë e trashë prej liri, që përdoret për thasë etj., burdhë 26. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, na duhen inicialet 28. Titull i dikurshëm i perandorit ose i mbretit në disa vende sllave; njeriu që mbante këtë titull 30. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 31. Përdoret për të ruajtur e për të mbartur gaze të ngjeshura 34. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 36. Shpend i butë a i egër me krahë të shkurtër, me pendë të bardha ose ngjyrë hiri në të kaltër 38. Ajo është fe botërore dhe filozofi jetësore e përhapur kryesisht në Azi 40. Pëlhurë e ashpër, me fije të trasha zakonisht prej kërpi, që përdoret për të forcuar jakën ose gjoksin e xhaketës a të palltos 41. Krijesë e mitologjisë shqiptare, zakonisht grua e bukur e veshur me të bardha. 43. I vogli i lopës, pjella e lopës deri në një vit 47. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 49. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 50. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 51. Gatesë tradicionale, tip byreku me lakra të grira, me presh, me kungull etj 54. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 55. Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen 56. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 58. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 59. Artist cirku që i bën spektatorët të qeshin me lëvizjet dhe veshjet e tij, quhet

F 18

L

12

L

13 20

R

˙

Z

23

U

A

L

M I

L

Q

A

N A

A R R E

L

M E T

D

B

R O P O L I

33

S

A

34

O

A A S

Z

H

Y

E

M ¸

N G ¸

O

E

N

R

K O S

K

E R I

O N O M A S

R

¸ 38

E 39

M

P

V

T I

K ¸

45

B

E

D H I

L

47

G 49

D

A

A

L ¸

N E

S H ¸

U

I

K

50

51

L

U

48

A L

U

˙

43

U 52

H

R

I

H S

53

54

O R A N G U T

A N G

56

P

I 37

O

42

44

G

B

U P 30

36

P

M O L I

R U H R 46

17

K

32

41

T

T

O

35

M T

40

H

A

H

29 31

I

16

N I

P

26

28

¸

A

A R S E

22

K 25

B

L

21

24

A P

27

F O K E

A

15

M I

L U G A T

8

P 10

A B C

14

19

A K ¸

U

55

D O G M E

T 57

D I

R

J

F

58

F

K L

59

K

E R

63

64

D O B I

T

B

L

N

M R 60

I

62

N

I

F

66

K R I

M

I

K

61

Z

65

A

P

67

A B I

N D U R

68

O

T 69

B

E

O

H

70

A

P

V A

M

N

71

72

B R E

K

B

73

N G E

N

R I

Z

A

G J

A L

L I

C A

A

D

L

78

M E S

D

R U S

L

L

P I

M U L L

¸

A R S

I

H

M

M A

U

Z I

U

J

L

K

D R A M A T I

Z E

P

M 94

R

¸

D

L

95

L A V ¸

99

U

B O A

A

S K

96

D

R

I

91

M

P

H

I

F

J

O N X H E

I

L 108

A

N

109

L

J

E N I

106

W H O

D

110

112

113

S

I

L

A P A S I

O N A T

M ¸

114

B R E

K E

E

115

L

116

E

I

M A N

A 111

A N K O L I

K I

Z

E 107

M E L

B A T

T

104

R U T 105

A

Y

B O M B O N E 101

103

A M N E Z

Z

97

V

100

102

A

I N

90

93

98

S

L

G

M

K

89

92

P

87

Z H A P

E

K

O 83

86

G J

K

Z

88

K

N

L E

80

82

85

I

J

A

79

81

S

A

A 76

77

84

I

74

B

75

E

A

117

A

I

C I

J

A T

I

I


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24

E diel, 24 QERSHOR 2018

Kardinali Ernest Troshani vlerësohet me çmimin e lartë "Thomas Morus"

Ilir Meta: Nder i jashtëzakonshëm për Shqipërinë

Nderimi në Vjenë i Kardinalit të shquar shqiptar, Ernest Simoni Troshani, me çmimin e lartë "Thomas Morus" është përshëndetur nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social "Facebook", Presidenti Meta vlerëson lart figurën e Kardinalit Ernest Troshani për angazhimin e sakrificat e ti sublime ndaj besimit të krishterë. "Me shumë kënaqësi e prita lajmin e nderimit në Vjenë të Kardinalit të shquar shqiptar, Ernest Simoni Troshani, me çmimin e lartë "Thomas Morus", si përfaqësues i të gjithë shqiptarëve të persekutuar në komunizëm, për angazhimin e sakrificat e tyre sublime ndaj besimit të krishterë. Është një nder i jashtëzakonshëm, që Eminenca e Tij, është kualifikuar për këtë çmim, për vlerat shpirtërore, njerëzore, fetare e kulturore, kishtare e kombëtare që ai përfaqëson. Urimet më të mira! ???? "- shkruan kreu i Shtetit, Ilir Meta, në mesazhin e tij të urimit.

Tifozi më i zjarrtë i zviceranëve

Presidenti Ilir Meta ishte i pari nga politikanët kryesorë të vendit që ktheu vëmendjen e opinionit sportdashës nga

ekipi i Zvicrës, ende pa nisur kampionati botëror. Në datën 4 maj, kreu i shtetit tregoi skuadrën për të cilën do të

bënte tifo duke zbuluar dhe arsyen e veçantë se përse e mbështeste. Gjatë takimit me Presidentin e Këshillit të Madh të Gjenevës, Eric Leyvraz, i cili ishte 4 maj në Shqipëri, Meta u shpreh se ishte krenar për kontributin e shqiptarëve në Zvicër dhe mezi priste të mbështeste këtë ekip futbolli në botëror. Arsyeja lidhej me faktin se në këtë ekip luajnë pesë shqiptarë që janë dhe shtylla e ekipit zvicerian. "Kënaqësi takimi me Presidentin e Këshillit të Madh të Gjenevës Eric Leyvraz. Krenar kur flet për kontributin & historitë e suksesit të Shqiptarëve në Gjenevë dhe gjithë Zvicrën. Mezi pres të

mbështes Zvicrën në FIFA World Cup",- shkruante Presidenti në Twitter shumë kohë para se të niste kampionati botëror. Parashikimi i Presidentit Meta deri tani ka rezultuar i vërtetë. Zvicra jo vetëm po kualifikohet, por po luan ndeshjet me të mira të

botërorit, falë kontributit të pazëvendësueshëm të shqiptarëve. Presidentit Meta njihet si një tifozë i flaktë i Holandës, por dje, para nisjes së ndeshjes me Serbi-Zvicër, Presidenti tha se "edhe po të ishte Holanda në këtë botëror, sërish do të isha me Zvicrën".


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.