Koha Jone_24 tetor 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Basha: Jemi gati për zgjedhje të parakohshme E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 255 (8696)

E enjte, 24 Tetor 2019

Çmimi 30 Lekë

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duken se janë afër, pasi ndonëse kryeministri thotë se nuk do të ketë zgjedhje, nëpër ministri të ndryshme dhe disa anëtarë kryesie të PS, thonë nëpër kafene se “kryeministri na ka thënë të përgatitemi pa zhurmë për zgjedhje”. Ndaj opozita të jetë gati që të mos gjendet para faktit të kryer, të cilin Edi Rama po e mendon që t’i gjejë të papërgatitur partitë e opozitës. Të gjitha rrugët të çojnë në zgjedhje të parakohshme pranverën e vitit 2020

Presidenti Meta merr pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit të ri të Japonisë

FAQE 3

DEBATET NË PARLAMENTIN EUROPIAN

Qëndrimi i Gjermanisë: Zgjidhja më e mirë, negociata të kushtëzuara për Shqipërinë FAQE 2

NENKRYETARI I LSI

KRYETARJA E LSI

Petrit Vasili: Kryemadhi: Shumë Propozimet e McAlister shpejt do prezantojmë firmosin fundin politik draftin tonë për të Edi Ramës reformën zgjedhore FAQE 7

INTERVISTË

Roland Qafoku: Edi Rama analist do të tallej me Edi Ramën kryeministër

FAQE 6

KREU I LZHK

Dashamiri Shehi: Shtrati i negocimit janë 9 pikat e Bundestagut gjerman

FAQE 5

SPECIALE FAQE 10

NGJARJA NË VITIN 2018

Në foto: Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë ceremonisë zyrtare të kurorëzimit të Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito. FAQE 16

Policia shqiptare identifikon anëtarët e një celule terroriste iraniane FAQE 9

Eseja e Parisit e Gjergj Fishtës në një 100-vjetor Nga Dr. Tonin Çobani

Konferenca e Paqes zhvilloi punimet e saj në Paris nga janari i vitit 1919 deri në mars 1920. Ajo do të bënte... FAQE 12-13


POLITIKE

2 E enjte, 24 TETOR 2019

NËNKRYETARI I LSI

N

ënkryetari i LSI-së, Pet rit Vasili ka reaguar për propozimin e politikanit gjerman, Devid McAlister, i

Vasili: Propozimet e McAlister firmosin fundin e Edi Ramës

cili sot kërkoi hapjen e negociatave me kushte për Shqipërinë. Vasili shprehet se “propozimi McAlister do të thotë vulosja e 9

kushteve gjermane, si provë dështimi e Edi Ramës. Thënë me thjesht nga nëntori i vitit 2016 kur Shqipëria mori rekomandimin për hapjen e negociatave kishte vetëm pesë kushte. Asnjë prej këtyre kushteve nuk u përmbush përkundrazi u shtuan kushte të rënda”. Sipas tij, propozimi McAlister është fundi i sigurtë i Edi Ramës! “Propozimi i McAlister për një po të kushtëzuar për hapjen e negociatave, për anëtarësim do të thotë fundi i sigurtë dhe pa asnjë

Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe deputeti gjerman, David McAllister, prezanton qëndrimi i Gjermanisë në PE

“Zgjidhja më e mirë, negociata të kushtëzuara për Shqipërinë” K

ryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe deputeti gjerman, David McAllister ka deklaruar sot se zgjidhja e mirë për negociatat për Shqipërinë është hapje e tyre me kushte. Duke kritikuar qëndrimin e Francës për bllokimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, McAllister shprehet se nuk duhet reformuar procesi, por duhen dhënë sinjale pro rajonit. “…Nuk jam i sigurt nëse procedura e ndarjes do të ndihmojë. Sipas mendimit tim, zgjidhja më e mirë do të ishte një rrugë e ngjashme me rezolutën e miratuar nga Bundestagu gjerman - drita jeshile për Maqedoninë Veriore dhe dritë jeshile e kushtëzuar për Shqipërinë. Vlen të përmendet se politika e zgjerimit ngjall shumë dyshime në Gjermani, dhe Bundestag gjerman ka vendosur të ndjekë këtë rrugë”, -shtoi McAllister. Eurodeputeti David Mcallister nuk i ka përmbajtur kritikat ndaj Presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit holandez Mark Rutte Rutte referuar refuzimit të tyre në Samitin e KE-së për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Jam shumë kritik ndaj efektit përfundimtar të bisedimeve në samitin e Këshillit Europian dhe mendoj se ky është një gabim historik. Ky nuk është vetëm një sinjal elokuent për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, por edhe për minimin e besueshmërisë së Bashkimit Europian. Sa kushtojnë premtimet tona nëse veprojmë në këtë mënyrë. Maqedonia e Veriut tashmë ka bërë një rrugë të gjatë, madje i është dashur të ndryshojë

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi

emrin e vendit të saj. Për të qenë i sinqertë, nuk e kuptoj vendimin e Këshillit. Grupi politik, të cilit unë i përkas në PE, ka siguruar që të gjithë krerët e qeverive të Partisë Popullore Europiane (PPE) në Këshill të qëndrojnë në anën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ne jemi shumë të zhgënjyer që disa qeveri ishin në gjendje të ndikojnë në vendimin përfundimtar të Këshillit për këtë çështje”, tha ndër të tjera, David McAllister.

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

kthim i Edi Ramës. Propozimi McAlister do të thotë vulosja e 9 kushteve gjermane, si provë dështimi e Edi Ramës. Thënë më thjesht nga nëntori i vitit 2016, kur Shqipëria mori rekomandimin për hapjen e negociatave kishte vetëm pese kushte. Asnjë prej këtyre kushteve nuk u përmbush përkundrazi, u shtuan kushte të rënda”,- deklaron Petrit Vasili. Nënkryetari i LSI-së shprehet se kushtet e vendosura nga Gjermania parashikojnë ndëshkimin e gjithë korrupsion-

it të kësaj qeverie dhe shkeljeve të rënda ligjore. “Kushte renda si: krimi zgjedhor dhe pandëshkueshmeria skandaloze e tij pas kapjes së prokurorisë, u kryen zgjedhje të paligjshme në 30 qershor duke shkelur Kushtetutën dhe dekretet e Presidentit, u shtua hartimi i reformës zgjedhore plus zbatimi i saj, u shtua plotësimi i gjykatave Kushtetuese e të Lartë, si provë e bllokimit dhe kapjes së reformës në drejtësi, që la vendin pa gjykata”,- deklaroi Petrit Vasili.

KRITIKA PËR QËNDRIMET PAS REFUZIMIT TË NEGOCIATAVE 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 sh-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar ndaj 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 një intervistë që ka dhënë për “Financial Time”, pres 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 identi i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kreu i shtetit serb 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 thotë gjatë intervistës se “vendet e Ballkanit nuk duhet të 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 varen më nga vendimi i radhës i Këshillit të Europës”, 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 por duhet rrisim bashkëpunimin mes vendeve të rajonit 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 dhe me Rusinë dhe Kinën. Në këtë linjë, Vuçiç sheh dhe 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 projektin e njohur me emrin Shengeni-Ballkanit mes Ser123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 bisë-Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo ide e 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 mbështetur dhe nga Edi Rama është kritikuar nga ish123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 ministri Bushati. Në një postim në Twitter, Bushati shpre123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 het se bashkëpunimi mes vendeve të rajonit nuk duhet të 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 zëvendësojë projektin e Bashkimit Europian. “Bash123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 këpunimi rajonal nuk mund të zëvendësojë procesin e 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Të njohësh 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 realitetin në terren do të ishte një sukses i madh për t’i 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 dhënë fund mungesës së besimit në rajon duke ndihmuar 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 në zbatimin e reformave në mënyrë efikase e për pasojë 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 duke siguruar rrugën drejt BE”, shkruan Bushati në Twit123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 ter. Në intervistën e dhënë për “Fiancial Times”, Vuçiç 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 thotë se refuzimi i BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 Veriut përligj qëndrimin e Serbisë për forcimin e mar123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 rëdhënieve me Rusinë dhe Kinën. “Aleksandar Vuçiç 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 gjithashtu tha se refuzimi i BE për të hapur negociatat 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, përligj politikën 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 e jashtme të tij për marrëdhënie me të afërta me Kinën 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 dhe Rusinë. Beogradi është gati të nënshkruar mar123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 rëveshjen për tregtinë e lirë me Unionin Ekonomik të Eu123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 roazisë, një bashkim doganor që drejtohet nga Moska më 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 pesë anëtarë, dhe gjithashtu foli për integrimin rajonal”, 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 shkruan “Financial Time” për projektin e Vuçiç. “Në 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 duhet të kujdesemi për veten. Kjo është rruga e vetme, 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 qasja e vetme. Çdo gjë tjetër mund të ishte e pa123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 përgjegjshme”,- ka deklaruar presidenti i Serbisë. 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789

Bushati: Bashkëpunimi rajonal nuk mund të zëvendësojë BE

I

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E enjte, 24 TETOR 2019

Basha: Jemi gati për zgjedhje të parakohshme Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duken se janë afër pasi, ndonëse kryeministri thotë se nuk do të ketë zgjedhje, nëpër ministri të ndryshme dhe disa anëtarë kryesie të PS thonë nëpër kafene se “kryeministri na ka thënë të përgatitemi pa zhurmë për zgjedhje”. Ndaj opozita të jetë gati që të mos gjendet para faktit të kryer, të cilin Edi Rama po e mendon që t’i gjejë të papërgatitur partitë e opozitës. Të gjitha rrugët të çojnë në zgjedhje të parakohshme pranverën e vitit 2020 Kryeministri Edi Rama, pas dështimit me negociatat në BE, ka hedhur poshtë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Rama nuk pranoi të ndjekë as modelin e mikut të tij Zoran Zaev në Maqedoninë e Veriut që shpalli zgjedhjet 24 orë pas vendimit të Këshillit të Europës. Sipas kreut të qeverisë, situata nuk është për zgjedhje pasi BE nuk refuzoi qeverinë e tij, por kishte probleme brenda saj. Argumenti tjetër i kreut të qeverisë është se duhet bërë më parë reforma zgjedhore, si kërkesë e ndërkombëtarëve, dhe me këtë mënyrë pret që opozita të bojkotojë edhe këtë reformë. Dje opozita ka bërë një hap para drejt reformës zgjedhore duke rrëzuar alibinë e radhës së Edi Ramës. PD, së bashku me aleatët kanë ngritur një grup pune që do të merret posaçërisht me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Lëvizja vjen më tepër si një përgjigje ndaj shqetësimit të ndërkombëtarëve, pasi realisht të gjithë e dinë se problem nuk është Kodi Zgjedhor në Shqipëri, por kontrolli i qeverisë me banda mbi proceset zgjedhore. Ndryshimet në ligjin elektoral kanë dhe një tjetër ngërç që lidhet me mënyrën sesi qeveria po tenton ta përdor këtë reformë. Në Kuvend nuk ka më përfaqësues të opozitës, por maironeta politike të qeverisë që prezantohen si “opozitarë”. I takon qeverisë tani të tregojë rrugën sesi një reformë e tillë do të kalojë në Kuvend me konsensus mes opozitës reale dhe PS-së. Sepse votat e Kujtim Gjuzit dhe të tjerëve, nuk mund të përdoren për të certifikuar një reformë politike, vetëm që Rama të thotë se e bëri me konsensus. Opozita reale i ka bërë propozimet e

saj për mënyrën sesi duhet ndryshuar ligji zgjedhor. Qeveria dhe PS tani duhet të tregojnë nëse e kanë seriozisht kur flasin për konsensus dhe reforma. Justifikimi se kësaj reforma i duhet kohë deri në dhjetor apo më vonë është një mashtrim më tepër. Në vitet e mëparshme, Kodi Zgjedhor kur të gjitha palët kanë qenë dakord është ndryshuar brenda javës dhe brenda ditës, pa pasur asnjë emergjencë siç është situata aktuale. Jo vetëm për negociatat, por për gjithë problemet e tjera që ka Shqipëria me Parlamentin, drejtësinë dhe korrupsionin, vendit i duhen zgjedhjet e parakohshme. Kreu i PD-së, Lulzim Basha hoqi dje çdo dyshim lidhur me qëndrimin e opozitës në këtë pikë. Sipas tij, opozita është gati të hyjë në zgjedhje të parakohshme që nga dita e nesërme. “Ne jemi gati të shkojmë në zgjedhje të parakohshme që nesër. Kushti i vetëm i opozitës,

për të cilën kemi bërë një betejë, është që shqiptarëve t’u garantohet liria e votës. Shqipërisë i duhen zgjedhje të parakohshme shumë më shumë sesa Maqedonisë”,- deklaroi kreu i PD-së. Basha shtoi se zgjedhjet e parakohshme në Shqipëri janë më të nevojshme edhe sesa ato në Maqedoni. “Në rastin e Shqipërisë, zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja rrugë për të kthyer legjitimitetin e një parlamenti, që tashmë është dëshmuar që është produkt i bashkëpunimit të Partisë Socialiste, të Edi Ramës me bosët e krimit të organizuar. Këtë nuk e thotë thjesht dhe vetëm opozita shqiptare apo ato pak zëra të pavarur të medias shqiptare, tashmë, këtë e thonë politikanët europianë, e thonë vendimmarrësit europianë, e thotë media europiane”,- deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha. Vendi është në krizë politike për

shkak të mungesës së parlamentit legjitim. Në krizë institucionale për shkak të rënies së gjykatave dhe në krizë ligjshmërie të pushtetit vendor dhe tashmë atij qendror. Zgjidhja janë vetëm zgjedhjet e parakohshme në mënyrë institucionet të rifitojnë legjitimitetin. Nëse kryeministri nuk pranon, opozita ka detyrë ta detyrojë të shoh të vetmin shpëtim zgjedhjet e parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duken se janë afër pasi, ndonëse kryeministri thotë se nuk do të ketë zgjedhje, nëpër ministri të ndryshme dhe tek disa anëtarë kryesie të PS flitet se “shefi na ka thënë të përgatitemi pa zhurmë për zgjedhje”. Ndaj opozita të jetë gati që të mos gjendet para faktit të kryer, të cilin Edi Rama po e mendon që ti gjejë të papërgatitur partitë e opozitës.


POLITIKE

4 E enjte, 24 TETOR 2019

Kërcënimi i nënkryetarit të LSI-së: Edi Rama po bën shkatërrimin e vet politik dhe Shqipëria do vejë keq e më keq

N

ënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Inte grim Petrit Vasili deklaron se Edi Rama po bën shkatërrimin e vet politik dhe Shqipëria do vejë keq e më keq. Ky ishte paralajmërimi që Petrit Vasili bëri dje në një interviostë në emisionin “Top Talk” në “Top Channel”. Vasili akuzoi Kryeministrin Rama se nuk ka qëllim të bëjë një reformë reale. “Çështja qëndron në atë që quhet reflektim i përgjegjshëm. Kanë ndodhur disa gjëra të rënda, negociatat nuk u hapën. Tani në këtë sfond ky thotë që do e miratoj reformën vetë me partinë time, ndërkohë shumë qartë i thonë, reforma duhet të jetë gjithë përfshirëse dhe jo vetëm duhet të shkruhet, por edhe të zbatohet”, u shpreh nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili. Përplasje sociale Ndër të tjera, Vasili paralajmëroi se vendi po shkon në një përplasje të fortë sociale. “A është i përgjegjshëm Rama se para vendit po krijohet një tension i jash-

Petrit Vasili: Vendi po shkon në një përplasje të fortë sociale

tëzakonshëm shoqëror dhe Shqipëria po dërrmohet? Tashmë çështja e Ramës është ballë për ballë edhe me shqiptarët, jo vetëm me opozitën, ne kemi për detyrë

ISH-DEPUTETI I LSI-SË

të vëmë në lëvizje këtë protestë të madhe popullore sepse mekanizmat institucional kushtetues janë dhunuar. Tani çfarë do ndodhë? Shqipëria do vejë

keq e më keq, dhe tensioni dhe reagimi shoqëror do jetë shumë i egër. Kjo do jetë në dëm të vendit. Ne po bëjmë të pamundurën për të dhënë të gjitha opsionet për të dalë pa

dëme të mëdha politikoshoqërore. Ekonomia po rrënohet për shkak të krizës së rëndë politike, gjë që nuk e them unë, por është në përkufizimet e Bundestagut gjerman. Ne po bëjmë një detyrë shumë të rëndësishme që të kanalizojmë zgjidhjen e krizës për të evituar përplasjen shumë të fortë politiko sociale. Në rast se nuk do ndodhi kjo përplasje do jetë e pa evitueshme. përplasja do jetë shumë e fortë në rast se nuk do ketë reflektim”, deklaroi dje nënkryetari i LSI-së. Sipas Petrit Vasilit, Rama po bën shkatërrimin e vet politik, dhe “po shkatërron interesat e Shqipërisë në mënyrë të jashtëzakonshme, dhe çdo shqiptar sot është më keq, më i varfër dhe më i izoluar”, u shpreh dje në intervistën e tij, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Ish-deputeti i LSI-së: Rënia e të ardhurave, sidomos e TVSH-së, ka bërë që buxhetit të shtetit t’i mungojnë 65 milion euro

Përparim Spahiu: Ekonomia shqiptare drejt kolapsit total Panariti: Te ne, PPP-të janë thjesht një sistem i “rrjepjes” së vegjëlisë

I

sh-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar me anë të një qëndrimi të mbajtur në rrjetet sociale në lidhje me partneritetin pub lik privat, ku sipas Panaritit ato janë forcat politike të djathta, konservatore të cilat e përdorin këtë instrument në qeverisje dhe jo ato të majta. Në reagimin e tij, ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim thekson se këtu qëndron edhe paradoksi politik shqiptar, i përshkruar saktë nga Noli, një shekull më parë në fjalën e tij në Parlament mbi pesë Anarkitë e Shqipërisë. “Te ne, PPP-të janë thjesht një sistem i “rrjepjes” së vegjëlisë, ku paraja rrjedh nga poshtë lart! Padyshim që partneriteti publik privat njihet si instrument, zhvillimi ekonomik. Janë forcat politike të djathta, konservatore të cilat e përdorin këtë instrument në qeverisje dhe jo ato të majta! Këtu qëndron edhe paradoksi politik shqiptar, i përshkruar saktë nga Noli, një shekull më parë në fjalën e tij në Parlament mbi pesë Anarkitë e Shqipërisë Këto “anarki” ose të njohura nën zhargonin “rrumpallë” vazhdojnë edhe sot! Por do t’i harronim dhe do t’i falnim dallimet ideologjike në sferën ekonomike, sikur PPP-të, të zbatoheshin sipas doktrinës ekonomike “Supply – Side Economics” ku paratë e të mëdhënjve të kontraktuara nga qeveria, “rrjedhin” nga pak edhe poshtë në favor të shtresës së varfër dhe e mesme sepse janë këta që paguajnë me taksat e tyre, “harxhet” e investimit të mëdhenjve, por jo! Nuk ndodh kështu. Te ne paraja, nuk është si uji që rrjedh nga lartë poshtë, por ajo “derdhet” vetëm nga poshtë – lart!”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti.

I

sh-deputeti i Lëvizjes Social iste për Integrim, Përparim Spahiu, thotë se ekonomia shqiptare është drejt kolapsit total. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “facebook”, ish-anëtari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave thotë se rënia e të ardhurave, sidomos e TVSHsë, ka bërë që buxhetit të shtetit t’i mungojnë 65 milion euro. Përparim Spahiu deklaron gjithashtu, se diferenca do të ishte më e thellë nëse nuk do të kishte kaluar ligji antikushtetues për dividentin dhe gjithashtu rritja e të ardhurave nga taksat vendore, kryesisht ajo e ndikimit në mjedis prej lejeve të shumta të ndërtimit, detyrime fikse që nuk kanë asnjë lidhje me performancën e bizneseve. “Rënia e të ardhurave, sidomos e TVSH, ka bërë që buxhetit te shtetit ti mungojnë 65 milion euro. Diferenca do të ishte më e thellë nëse nuk do të kishte kaluar ligji antikushtetues për dividentin dhe gjithashtu rritja e të ardhurave nga taksat vendore, kryesisht

ajo e ndikimit në mjedis prej lejeve të shumta të ndërtimit, detyrime fikse që nuk kanë asnjë lidhje me performancën e bizneseve. Përfundimi i projektit të TAP, siç prej kohësh të gjithë e kemi parashikuar, ka bërë që të ardhurat nga TVSH të bie ne 48%. Kjo është rënia me e thellë në dekadën e fundit. Ndikimi në përqindje mjaft të lartë në të ardhura i një projekti të vetëm tregon se sa e dobët është ekono-

mia jonë. Pas kalimit të ligjit për dividentin por dhe rritjes pa asnjë kriter të dhënies se lejeve të ndërtimit, dy mekanizma që ndihmuan buxhetin në zërin e të ardhurave, të shohim se çfarë shpikje do të bëjë Rilindja me ekspertët e saj, për të mbajtur në këmbë ekonominë pothuajse të rrënuar”, u shpreh dje në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.


POLITIKE

5 E enjte, 24 TETOR 2019

Reagojnë Mediu dhe Shehi: Shtrati i negocimit, i përplasjes, i konfrontimit janë 9 pikat e Bundestagut gjerman dhe jo thjesht reforma zgjedhore

Aleatët thirrje Bashës: Opozita të marrë pjesë në Komisionin e Reformës Zgjedhore

P

artia Demokratike në konsul tim me aleatët e saj, prej ditësh ka nisur punën për një platformë të plotë për zgjedhje te lira dhe të ndershme, ku pjesë është edhe reforma zgjedhore. Por mbetet e paqartë se ku do të dorëzohet ky dokument, në kushtet kur mazhoranca është e vendosur që punën ta organizojë vetëm brenda Komisionit të Posaçëm të Reformës, i cili për Partinë Demokratike është ilegjitim. Nisur nga këto zhvillimet aleatët e Lulzim Bashës, mendojnë ndryshe ndërsa i sugjerojnë atij që opozita të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Reformës zgjedhore, e thirrur për t’u zhvilluar ditën e sotme. Kreu i republikanëve Fatmir Mediu apelon që opozita të ketë një produkt që garanton kërkesën e saj thelbësore atë për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri. “E rëndësishme në radhë të parë është që opozita të ketë një produkt që garanton, sipas gjykimit tonë, nga pikëpamja ligjore dhe kushtetuese zgjedhje të lira e të ndershme, madje shtyn drejt një implementimi të ligjit

në mënyrë të drejtë. Por them edhe diçka tjetër që unë nuk kam asnjë kompleks se ku ulem dhe me kë ulem. Ajo që dua të bëj është një gjë që ti vlejë vendit dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme”, u shpreh kreu i PRsë Fatmir Mediu. Ndërsa kreu i

SEKRETARI PËR ZGJEDHJET

Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi thotë se udhërrëfyes për procesin e reformës elektorale, nuk duhet të jenë vetëm rekomandimet e OSBE-së, por dhe 9 kushtet e Bundestagut gjerman. “Gjykojmë si opozitarë që shtrati i negocimit, i për-

plasjes, i konfrontimit janë 9 pikat e Bundestagut gjerman dhe jo thjesht reforma zgjedhore. Duhet nisur edhe nga disa elementë të tjerë për ta bërë të besueshëm edhe reformën zgjedhore”, theksoi dje kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.

Reforma në dy faza Ndërsa idenë e mazhorancës që reforma zgjedhore duhet të kalojë në dy faza, kryetari i Republikanëve Fatmir Mediu e cilëson të pakuptimtë. “Çështja nëse duhet ndarë në dy faza ose jo për gjykimin tim është një lojë politike. Nëse flasim për Reformën Zgjedhore e shohim atë si element të tërë dhe nëse e marrim nga koncepti sesi ndërtohet një Reformë Zgjedhore mendoj se sistemi zgjedhor deri vonë shumë probleme që kanë të bëjnë edhe me anën teknike. Ti nuk mund të ndërtosh anën teknike dhe të krijosh pastaj një sistem që ti kthehesh problemeve teknike nga e para. Është si të bësh dy herë të njëjtën punë. Mendoj se ka një mungesë vullneti për të analizuar dhe shqyrtuar sistemin zgjedhor nga ana e Partisë Socialiste”, u shpreh kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Por përtej, thirrjes së aleatëve, Partia Demokratike mbetet e vendosur në qëndrimin saj për të mos marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore.

Jorida Tabaku: KLSH ka zbuluar se në kontratën e miratuar, inceneratori i Tiranës me pronarë të fshehur në parajsa fiskale, ishte deklaruar 118 milionë euro më pak

PD: Qeveria e Ramës, kampione në vjedhje. Ka manipuluar dhe fshehur 296 milionë euro

P Reforma zgjedhore, Kaso: Duhet draft konsensual, opozita s’e njeh Komisionin

R

eforma zgjedhore duhet të bëhet me pjesëmarrjen e gjitha fak torëve politik. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso tha dje për “Rtv Ora” se drafti nuk duhet të jetë i njëanshëm. “Reforma zgjedhore thotë Bundestagu duhet bërë me pjesëmarrjen e gjithë faktorëve politik. Mazhoranca në pushtet, tentoi që me anë të një drafti të njëanshëm qe e ka miratuar me vetëm votat e deputetëve të mazhorancës ka tentuar t’i paraqesë si reformë e bërë partnerëve. Këtë draft Bundestagu e ka konsideruar të pamjaftueshëm. Klasa politike duhet të ulet dhe duhet të punojë me një draft konsensual. Nëse ka një draft të njëanshëm që do të paraqitet nesër, do të thotë që mazhoranca në pushtet po bën të kundërtën e asaj që ka artikuluar ndërkombëtarët dhe atë çfarë presin ndërkombëtarët prej nesh”, tha Ivi Kaso. Zyrtari i PD-së u shpreh se opozita nuk e njeh Komisionin e Reformës Zgjedhore. “PD në tryezën e thirrur nga OSBE, thirrje që iu përgjigj pozitivisht ka bërë të qartë që nuk e njeh si forum legjitim Komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore. Është një komision që nuk gëzon autoritetin moral për ta bërë këtë, por edhe përbërja e tij nuk krijon garanci për këtë proces”, tha Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso.

artia Demokratike deklaron se Qeveria e Edi Ramës është ka mpione në vjedhje, ku sipas saj, ajo ka manipuluar dhe fshehur vlerën reale prej 296 milionë euro të inceneratorit të Tiranës Nga foltorja e selisë blu, ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku deklaroi se KLSH ka zbuluar se në kontratën e miratuar, inceneratori i Tiranës me pronarë të fshehur në parajsa fiskale, ishte deklaruar 118 milionë euro më pak. Në këtë kontekst, Tabaku theksoi se me korrupsionin e tij, Edi Rama mban peng integrimin europian, ku deri tani u ka paguar inceneratorëve fantazëm 44.3 milionë euro. “Në 6 vjet, qeveria e Edi Ramës ka treguar se ka vetëm një prioritet: të vjedhë sa më shumë dhe pastaj të vjedhë sërish. Edi Rama është kapur shumë herë me duart në xhepat e qytetarëve, duke vjedhur dhjetëra e qindra miliona euro, por kryevepra e tij e korrupsionit janë inceneratorët. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se qeveria e Edi Ramës ka manipuluar shifrat për kostot e PPP-ve, veçanërisht për inceneratorin e Tiranës. Për këtë incenerator shqiptarët nuk do të paguajnë 178 milionë euro, siç ishte deklaruar më parë në kontratë, por 118 milionë

euro më shumë. Gjithsej 296 milionë euro për një koncesion, pronarët e vërtetë të cilit janë të fshehur në parajsa fiskale. Siç tregohet në tabelën e programit buxhetor afatmesëm dhe në tabelën e Kontrollit të Lartë të Shtetit për pagesat e inceneratorit të Tiranës, qeveria e ka fshehur me qëllim vlerën reale prej 296 milionë euro të kontratës, duke e kaluar mënyrë antiligjore këtë PPP korruptive. Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit tregon qartë se qeveria ka gënjyer për shifrat në kontratën e firmosur, pasi ajo po paguan 296 milionë euro ose 118 milionë euro më shumë sesa kishte deklaruar për koncesionin e inceneratorëve. Akoma më i rëndë është fakti se këta inceneratorë, sipas kryeveprës së korrupsionit të Edi Ramës, paguhen miliona euro çdo vit,

megjithëse nuk ekzistojnë. Në dy vjet, qeveria e Edi Ramës ka bërë 44.3 milionë euro pagesa për inceneratorët fantazmë, një vjedhje ditën për diell e shqiptarëve. Nga të dhënat e thesarit rezulton se pagesat e kryera deri tani për çdo incenerator janë si më poshtë: Inceneratori i Tiranës 11,9 milion euro; Inceneratorin i Fierit 15,3 milion euro; Inceneratori i Elbasanit 17,1 milion euro. Kush kërkon gjurmët e korrupsionit të qeverisë Rama, kush kërkon arsyet e refuzimit të Bashkimit Europian për këtë qeveri mjafton të shohë koncesionin e Inceneratorëve Refuzimi i BE-së është vulë korrupsioni për qeverinë e Edi Ramës. Prandaj, kjo qeveri e ka të pamundur të përmbushë 9 kushtet e Bundestagut, një prej të cilëve është lufta kundër korrupsionit, është nxjerrja para drejtësisë e zyrtarëve të lartë të korruptuar. Çdo koncesion, çdo kontratë PPP-je është e lidhur ngushtë me vjedhjen publike që i bëhet pronës së qytetarëve, fondeve publike dhe pasurisë së tyre. Ka vetëm një rrugë për të shpëtuar vendin. Zgjedhjet e parakohshme, të lira e të ndershme, të çliruara nga Kampioni i Korrupsionit, Edi Rama”, tha ish-deputetja Jorida Tabaku.


POLITIKE

6 E enjte, 24 TETOR 2019

Nga financimi i partive te forcimi i kompetencave të KQZ-së, zbardhet drafti i ekspertëve të PS-së për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

P

artia Socialiste propozon ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Në draft i cili do t’i kalojë ditën e sotme për diskutim komisionit, përfshihen propozime për ndryshime në çështje që lidhen me financimin e partive politike, administratën shtetërore, barazinë gjinore dhe rolin e medias në fushatë, por në këtë paketë propozimesh për Kodin Zgjedhore nuk është përfshirë depolitizimi i Komisioneve Zgjedhore. Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore do t’i japë përgjigje prioriteteve të palëve të përfshira në këtë proces, janë ngritur tre grupe pune të përbërë nga anëtarët e këtij komisioni ad hoc, konstituimi i të cilave do jetë pikë e parë e rëndit të ditës në mbledhjen e së enjtes. Veprat penale në fushatë Në nenin 78 shtohet pika 6 ku thuhet se “subjekteve zgjedhore u ndalohet dhe mbajnë përgjegjësi penale në rast se ofrojnë ose japin të holla, të mira materiale, premtojnë për vend pune ose favorizime të tjera në cilëndo formë, për zgjedhësin ose persona të tjerë të lidhur me të, me qëllim marrjen e firmës për paraqitjen e një kandidati në zgjedhje, për të votuar në një mënyrë të caktuar, për të marrë pjesë ose jo në votime, ose për t’u angazhuar në veprimtari të paligjshme për mbështetjen e një kandidati ose partie politike”. Neni 88 bëhen këto ndryshime: Pika 2, në fund shtohet fjalia: “Përdorimi i burimeve njerëzore përfshin edhe presionin ose ofrimin e përfitimeve nëpunësve publikë ose

PS: Mashtrimet elektorale në fushatë, vepër penale

nxënësve për të marrë pjesë në veprimtari që lidhen me fushatën zgjedhore jashtë orarit të punës ose mësimit. Po kështu ndalohet transmetimi nga Radio Televizioni Publik i aktiviteteve të institucioneve publike qendrore dhe vendore për qëllime zgjedhore. Gjithashtu personat juridikë apo fizikë që i kanë bërë dhurime një partie politike nuk mund të përfitojë kontrata të PPP-ve, ose çdo mënyrë tjetër me vlerë më shumë se 10 milionë lekë. “Personat fizikë ose personat juridikë që i kanë bërë dhurime një partie politike apo kandidati në

zgjedhje nuk mund të përfitojnë për periudhën deri 3 vjet pas datës së zgjedhjeve, kontrata publike, kontrata të partneritetit publik privat ose në çdo mënyrë mënyrë tjetër fonde me vlerën totale që tejkalon shumën prej 10 milion lekë,përfshirë edhe si nënkontraktues të një kontrate/ koncesioni publik.”, thuhet në draftin e socialistëve. Po ashtu, socialistët propozojnë që të ndalohen donacionet mbi 30 mijë lekë kur nuk është bërë përmes transaksioneve bankare. Fushata zgjedhore Sa i takon shpenzimeve të fush-

atës zgjedhore, propozohet një ndryshim në pikën 21 të nenit 1 në Kodin Zgjedhor. Pika 21 riformulohet si vijon: “21. Shpenzime të fushatës zgjedhore” janë shpenzime të bëra nga ose në emër të një partie politike të regjistruar si subjekt zgjedhor, përfshirë kandidatët dhe/ose degët e saj, ose nga një kandidat i pavarur, për të promovuar një parti, kandidatët e saj ose një kandidat të pavarur në zgjedhje, ose përpjekjen për të dëmtuar perspektivën e një partie tjetër, kandidatëve të partisë tjetër ose një kandidati të pavarur.” – thuhet në

draftin e propozuar nga PS-ja. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Gjithashtu në ndryshimet e propozuar në draftin për Kodin Zgjedhor, PS ka vendosur të forcojë edhe më tej rolin e KQZ në fushatë zgjedhore, duke detyruar instuticionet publike qendrore dhe vendore, të raportojnë në KQZ të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën gjashtë muaj para datës së zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve. “Në rast se KQZ-ja, kryesisht ose me kërkesë të të tretëve, konstaton nga informacioni sipas pikës 2 të këtij neni, se veprimtaria mund të përbëjë keqpërdorim të burimeve shtetërore, atëherë ajo urdhëron ndalimin e zhvillimit të saj. Ndalimi kryhet nëpërmjet vendosjes së shënimit “Ndaluar nga KQZ” në ndërfaqen e raportimit, në pjesën që i takon veprimtarisë. Shënimi “Ndaluar nga KQZ” vendoset jo më vonë se 24 orë nga raportimi. Informacioni sipas kësaj pike është i aksesueshëm nga të gjithë përdoruesit e ndërfaqes nga momenti i hedhjes së të dhënave deri në datën e shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve”, thuhet në draftin e socialistëve.

burime nga selia blu bëjnë me dije se paralelisht me komisionin e reformës, do të mblidhen ekspertët e opozitës për të diskutuar draftin e saj. “Ne kemi bërë të qartë tek Tryeza e organizuar nga OSBE-ja që duam të japim kontributin tonë për Reformën. Për këtë qëllim, nesër në orën 9.30, do të

mblidhet grupi i punës së opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore”, thanë dje burime nga selia blu. Dy ditë më parë, aleatët e Partisë Demokratike, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka kërkuan që ekspertët zgjedhorë të opozitës të marrin pjesë në mbledhjet e zhvilluara në Kuvend.

Partia Demokratike nuk merr pjesë në komisionin për reformën zgjedhore, Bardhi: Komisioni është ilegjitim

Kryemadhi: Shumë shpejt do prezantojmë draftin tonë për reformën zgjedhore

P

artia Demokratike nuk e njeh komision in për reformën zgjedhore të bashkë-drejtuar nga deputetët Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, dhe nuk do të marrë pjesë në tryezën e së enjtes. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i pyetur nga gazetari i Neës24, Osman Stafa thotë se opozita e bashkuar është e gatshme të kontribuojë për reformën zgjedhore në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, por sipas tij komisioni i reformës zgjedhore nuk i garanton këto. “PD dhe opozita i mbetet qëndrimit publik, të shpallur në tryezën e organizuar nga OSBE. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë për reformën

zgjedhore në një mënyrë transparente, gjithpërfshirëse dhe barazi të plotë me palën tjetër. Këto nuk i garanton komisioni, jo-legjitim i reformës zgjedhore”- u shpreh Bardhi. Që pas djegies së mandateve në muajin shkurt të këtij viti, opozita e drejtuar nga Lulzim Basha nuk është ulur në tryezën e reformës zgjedhore, duke e quajtur këtë komision ilegjitim. Lidhur me këtë çështje mesditën e të mërkurës, Lulzim Basha zhvilloi një takim në selinë blu me aleaten e tij, kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin e cila në fund të takimit për mediat sqaroi se opozita po punon për paraqitjen e

drafti të saj për Reformën Zgjedhore. “PD dhe opozita i mbetet qëndrimit publik, të shpallur në tryezën e organizuar nga OSBE-së. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë për reformën zgjedhore në një mënyrë transparente, gjithpërfshirëse dhe barazi të plotë me palën tjetër. Këto nuk i garanton komisioni, jolegjitim i reformës zgjedhore. Opozita është thellësisht e angazhuar me Reformën Zgjedhore. Unë di të them që komisioni i Frontit opozitar për reformën zgjedhore është ngritur ka punuar, ka përgatitur gati draftin dhe shumë shpejt do ta bëjë prezent”, u shpreh kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Ndërkaq


FORUM ANALIZË Nga Gurali Brahimllari* (Vijon nga numri i kaluar)

N

ëse këtë opinion do ta kishte nënshkruar ndonjë prej zëdhënësve të KPA-së, nuk do të përbënte as lajm e as çudi, por artikulimet e sforcuara e të tejzgjatura të znj Skëndaj për të zhvleftësuar ndikimin e opinionit kundër, të Vëzhguesit Ndërkombëtar, z. Ferdinando Buatier de Mongeot, insistimi i saj për ta paraqitur atë si në kundërshtim me ligjin e Kushtetutën, është sa paradoksal aq edhe në kundërshtim me detyrën e misionin që ka KSHH-ja. Më duhet të bëj të qartë që në fillim, se ashtu si një pjesë e qenësishme e subjekteve në rivlerësim, e kam parë dhe e shoh qëndrimin kundër ndaj vendimit të KPA-së, të z. Ferdinando Buatier de Mongeot, si të vetmen shkëndijë, pas së cilës duhet të lindte drita e të vërtetave negative që po kryhen në jo pak raste të proceseve të rivlerësimit, në lidhje me kriterin e vlerësimit pasuror. Theksojmë se, ndonëse legjislacioni i rivlerësimit dhe Kushtetuta i obligon Institucionet e Rivlerësimit të aplikojnë parimet e kushtetutshmërisë, të ligjshmërisë, të objektivitetit, të proporcionalitetit dhe të barazisë para ligjit (sipas nenit 179/ b/2 të Kushtetutës dhe nenin 4/5 të ligjit të rivlerësimit), gjithnjë e më shpesh ato neglizhojnë këto parime, ose i zbatojnë me standarte të shumëfishta. Por këto problematika, jo vetëm nuk përbëjnë SHQETËSIM për KSHH-në, por me OPINIONIN ligjor të znj Skëndaj, duke se kërkohet të spostohet edhe vëmendja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), nga monitorimi e mbikqyrja reale e proceseve të Rivlerësimit apo të reduktohet ndikimi i tyre në proces, vetëm me rekomandimet për Komisonerët që duhet të ankimojnë vendimet konfirmuese të dhëna nga KPK. Në fakt, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, me vëzhguesit ndërkombëtar, jo vetëm kanë të drejtë të ndjekin procesin e rivlerësimit por edhe kanë rol aktiv në të gjithë fazat e nivelet e proceseve të rivlerësimit, me qëllim që të japin ndihmesën e tyre, për shmangien edhe të vendimeve të shkarkimit nga detyra. Prandaj subjektet e rivlerësimit kanë pritur që Vëzhguesit ndërkombëtar të ishin më aktivë gjatë kryerjes së mbikëqyrjes e “monitorimit të procesit të rivlerësimit në të gjitha nivelet e tij”, posaçërisht edhe në kundërshtimin e vendimmarrjeve të shkarkimit të subjekteve nga detyra kur ato duket qartazi se janë të padrejta e abuzive, në shkelje të dispozitave të legjislacionit të rivlerësimit apo të bazuara në interpretime të gabuara të ligjit e Kushtetutës. Deri tani, reagimet publike të ONMsë në këtë kah, reduktohen vetëm në qëndrimin e Vëzhguesit Ndërkombëtar, z. Ferdinando Buatier de Mongeot, (në lidhje me vendimin e KPA-së për shkarkimin e subjektit A.S), që kundërshtohet fort nga znj Skëndaj në OPINIONIN e saj Ligjor. Megjithëse i vetëm, opinioni i vëzhguesit De Mongeot, ishte e mbetet

7 E enjte, 24 TETOR 2019

Procesi i “VETTING-ut”,parimet e KEDNJ-së dhe “shqetësimet” e Komitetit Shqiptar të Helsinkit ndërhyrje shumë domethënëse, kundër një prej interpretimeve më të gabuara të nenit 61/3 të ligjit të rivlerësimit, në raport me pikën “1” të të njëjtës dispozitë. Ky opinonin në tërësi, e posaçërisht vërejtja e tij se interpretimi i zgjeruar i nenit 61/3 të ligjit 84/2016, ndryshon thelbësisht vullnetin e ligjvënësit sepse e kthen ligjin në një mjet “të aftë për të kryer mutacion gjenetik të çdo pike të përmendur në nenin 33 dhe duke e kthyer atë në “deklarim të pamjaftueshëm”, duhet të kishin shqetësuar më fort edhe vëzhguesit e tjerë të ONM-së, që mbikqyrin e monitorojnë proceset e rivlerësimit, edhe për raste të tjera të diskutueshme të shkarkimeve nga KPK, me të njëjtin interpretim. Në këndvështrimin tim, ndryshe nga sa pretendohet në Opinionin ligjor të sipërcituar, z. De Mongeot, me prefesionalizëm e brenda tagrave që i ka dhënë kushtetutbërësi shqiptar, ka qenë në mbrojtje të plotë të Kushtetutës e ligjit të Rivlerësimit, për mënyrën e vlerësimit pasuror, kur ka dhënë opinionin e tij të kundërt me vendimin e KPA-së, si vijon: “Me respekt mendoj se në rastin e subjektit Antoneta Sevdari nuk ishte e saktë që gjetjet e mësipërme të klasifikoheshin në kuptimin e “deklarimit të pamjaftueshëm”, sipas nenit 61, pika 3 të ligjit nr. 84/2016. Si pasojë, vlerësoj se sanksioni i shkarkimit nga detyra ishte zbatuar në mënyrë të paarsyeshme”. Por ky përfundim i Vëzhguesit Ndërkombëtar të ONMsë duket se ka shqetësuar KSHH-në, në vend që të kishte shërbyer për “zgjimin” e saj, për ta vënë në lëvizje që të ndërmerrte nismat e duhura ligjore apo insitucionale, (sipas mundësisë që ka e brenda MISIONIT të tij), për të korrigjuar praktikën e gabuar të KPK-së e KPA-së. Madje shtjellimi nga znj Skëndaj, në OPINIONIN e saj LIGJOR, duket se është totalisht në kundërshtim me “MISIONIN” e përcaktuar në hyrje të faqes elektronike të Insitucionit që drejton. Duke qenë kundër qëndrimit të vëzhguesit ndërkombëtar për rastin si më sipër të procesit të rivlerësimit, znj. Skëndaj, ndër të tjera e ndërton opinion e saj duke shtruar disa pyetje, njera prej të cilave, e cila duket se e shqetëson më shumë është: A krijon precedenti i mendimit paralel të vëzhguesit ndërkombëtar, Z. De Mongeot, për vendimin e KPA-së, premisa të njëanshme dhe jo objektive, për tu përdorur nga subjekti gjatë gjykimit të çështjes në Gjykatën e Strasburgut? Pikërisht ky paska qenë shqetësimi kryesor i Drejtores Ekzekutive të KSHH, kur thekson se “kam mendimin, se mendimi paralel/ ndryshe i paraqitur nga vëzhguesi i

ONM-së mbi vendimin e KPA-se për çështjen A. Sevdari, tejkalon atributet e përcaktuara në nenin “B” të Aneksit të Kushtetutës…. Për më tepër, në rastin në fjalë apo në një precedent tjetër të njëjtë nëse do të ketë në të ardhmen nga vëzhguesit ndërkombëtar ndaj vendimeve të KPA-së, mendimi paralel/ndryshe do krijonte premisa për të favorizuar subjektet në proceset e tyre në Gjykatën e Strasburgut”. Në fakt ky “SHQE TËSIM”, ndonëse në mënyrë të tërthortë është evidentuar edhe në dokumentin RAPORT STUDIMOR, të publikuar në Nëntor 2018, por shprehja kaq hapur në këtë Opinion ligjor duket se del krejtësisht jashtë objektit të veprimtarisë së KSHH-së. Në të kundërt, mendoj se “ankthi” i KSHH-së, nuk duhet të jetë për pritshshmëritë e pranimit nga GJEDNJja të ankimeve të Subjektve të Rivlerësimit kundër vendimmarrjeve të gabuara të KPA-së, por “SHQETËSIMI” për shkeljet e lejuara prej Institucioneve të Rivlerësimit, veprimtaria e tyre në kundërshtim me parimet e procesit të rregullt ligjor, të cilat janë të detyrueshme për aplikim jo vetëm sipas nenit 4/5 të ligjit 84/2016, neneve 18 e 179/b/2 të Kushtetutës, por edhe nga KEDNJ-ja në nenet 6 e 14 të saj. Për analogji dhe për të bërë më të prekshme këtë problematikë, po ndjek në vijim të njëjtën metodikë të Opinionit Ligjor si më sipër cituar, duke shtruar për Komitetin Shqiptar të Helsinkit disa pyetje: Sipas MISIONIT të KSHH-së, a përfshihen në objektin e veprimtarisë së saj edhe vëzhgimi, studimi e reagimi për shkeljet e të drejtave proceduriale e kushtetuese, të gjyqtarëve e prokurorëve, nga Institucionet e Rivlerësimit? Nëse po, a përbëjnë shqetësim për KSHH, shkeljet e parimeve për procesin e rregullt ligjor të parashikuara në nenin 18, 179/b/ 2 të Kushtetutës dhe në nenin 4/5 të ligjit 84/2016? Në këndvështrimin e KSHH-së, cili është interpretimi i nenit 61/1 – 61/3 të ligjit 84/2016, në raport me nenin “D” të Aneksit të Kushtetutës dhe me parimin e “sigurisë juridike”, të mbrojtur nga KEDNJ-ja dhe të trajtuar gjerësisht nga praktika e Gjykatës së Strasburgut? A mendon KSHH-ja se qëllimi i reformës në drejtësi (përfshirë edhe i ligjit të rivlerësimit) është largimi nga detyra i gjyqtarëve e prokurorëve për pasuri të krijuara në kohët e largëta, kur ekonomia e tregut ishte embrionale, apo për më tepër për pasuritë e krijuara kur Subjekti nuk ishte pjesë e sistemit të drejtësisë? A gjendet në legjislacionin e rivlerësmit ndonjë dispozitë ligjore që lejon shkarkimin nga detyra të Subjketeve sepse kanë marrë kredi të butë pa plotësuar kri-

teret e kohës, apo më keq, vetëm sepse kënë aplikuar për një kredi të tillë? A mendon KSHH-ja se disa vendime të gabuara të Institucioneve të Rivlerësimit (sikurse është edhe rasti i prokurores Sevdari), jo vetëm kanë ulur besueshmërinë e procesit, por edhe kanë krijuar situatë ankthi e pasigurie tek gjyqtarët e prokurorët e ndershëm e të përkushtuar, duke i demotivuar ata për vijimin e përmbushjes me korrektesë të detyrës? A janë pjesë e verifikimit të KSHH-së respektimi i të drejtës së subjekteve për tu dëgjuar e gjykuar drejtësisht nga një gjykatë e pavarur, e paanëshme dhe e caktuar me ligj, të parashikuar nga nenit 42 të Kushtetutës dhe të nenit 6 të KEDNJ-së? Nëse po, a duhet të “shqetësohet” për pasojat e pranimit të ankimeve nga Gjykata e Strasburgut për shkeljen e këtij parimi, për rastet e bëra publike të zgjedhjes së disa Anëtarëve të caktuar të Institucioneve të Rivlerësimit, në kundërshtim me kriteret e përcaktuara nga ligji e Kushtetuta? Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë lehtësisht të kuptueshme, por jam i bindur se KSHH-ja, ende nuk është e gatshme të japë qëndrimin e saj për to, sepse aktualisht “shqetësimet” e saj për procesin e VETTINGUT, nuk gjenden në përputhje me aplikimin e parimeve të procesit të rregullt ligjor të mbrojtur ngë KEDNJ-ja. Për rrjedhojë, si problematikat e Raportit Studimore edhe ato të Opinionit ligjor, si më sipër trajtuar, në këndvështrimin tim, gjenden jashtë misionit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Me këtë reagim nuk kam asnjë qëllim keqdashës për KSHH-në, por shpresoj të zgjoj atë për kryerjen e MINIONIT të tij, si edhe të ndikojë mbi ndonjë Shoqatë tjetër, deri “dje”, aktive (si Instituti i Studimeve Politike (ESP), Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG)), për të bërë objekt të veprimtarisë së tyre problematikat reale të procesit të rivlerësimit, që ato të mos mjaftohen me statistika formale, (duke numëruar se sa vendime janë dhënë e se si ka qenë ngarkesa me çështje e anëtareve të Institucioneve të Vetingut si relatorë apo kryesues, se sa ditë ka zgjatur njeri proces e se sa ka vijuar tjetri apo se cila ka qenë struktura formale e vendimeve), por të shohin përmbajtjen e vendimmarrjeve në raportit me ligjin, me Kushtetutën e parimet e KEDNJ-së, të nxjerrin intepretimet e gabuara, duke reaguar jo vetëm për shkeljen e parimeve të procesit të rregullt ligjor, por edhe për zbatimin e deformuar të ligjit, si në rastet e KPA-së që nuk ka pranuar deri tani asnjë ankim të Subjekteve të shkarkuara (ndërkohë që ka pranuara totalisht qëndrimet e Ko-

misionerit për ankimet ndaj vendimeve konfirmuese) ashtu edhe qëndrimet e shpeshta të KPK-së në shkelje të parimit të “barazisë para ligjit” me standarde të shumfishta të vlerësimeve të Subjekteve. Mendoj gjithashtu, se këto problematika duhet të bëjnë të heshtin atë pjesë të “taborrit” të shoqatave pa identitet, të shoqërisë civile, të cilat “gllabërojnë” fonde të pafundme nga BE dhe Institucionet e tjera ndërkëmbëtare dhe nga taksapaguesit shqiptar, por, në rastin më të mirë, nuk bëjnë asgjë për verifikimin e problematikave të procesit të rivlerësimit, ndërsa në rastin më të keq, japin efektin e kundërt, kur thurin vetëm lavde “sukseseve” që po shënohen duke larguar nga detyra gjyqtarët e prokurorët, madje duke i cilësuar të gjithë, pa asnjë dallim, si të “korruptuar” e abuzues me detyrën (pavarësisht nga shkaku i largimit e arsyet e vendimeve të dhëna nga Institucionet e Rivlerësimit). Me anën e këtij reagimi shpresoj që problematikat e prezantuara më sipër, ndonëse i adresohen KSHH-së, të merren në konsideratë edhe nga ligjvënësit shqiptar, posaçërisht nga Anëtarët e Komisionit të Ligjeve (të cilët edhe kur referohen raste flagrante të vendimeve të gabuara, “nuk duhet të fshihen pas gishtit”, sikurse ka ndodhur në disa emisione televizive, duke u shprehur se nuk mund të ndërhyjnë në veprimtarinë e Institucioneve të Rivlerësimit sepse ato janë të pavarura”. Duke u kujtuar ligjvënësve të nderuara se pavarësisht ndarjes së pushteteve, të gjithë janë, e duhet të jenë “VARUR” nga ligji, mendoj se është koha që Kuvendi i Shqipërisë të ndërmarrë nismat e duhura për të ndërhyrë në ligjin 84/ 2016, jo për të luftuar “KÇK-në” inekzistente, por me qëllim që të motivohen gjyqtarët e prokurorët e ndershëm që janë ende në detyrë, edhe duke përcaktuar dispozita të reja që do të ndikonin në korrigjimin e praktikave të gabuara të KPK-së apo KPAsë dhe të frenonin shkeljet haptazi prej tyre, si të dispozitave materiale e proceduriale të legjisalcionit të rivlerësimit, edhe të parimeve të KUSHTETUTËS sipas ndryshimeve të bëra në Korrik 2016. Duke përfunduar shpresoj se për të ardhmen, KSHHja nuk do të ketë SHQETËSIM parësor pritshmërinë e vendimeve të GJEDNJ-së për pranimin e mundshëm të ankimeve të Subjekteve, por do të SHQETËSOHET më shumë për vendimet që jepen prej Instutucioneve të Rivlerësimit në shkelje të parimeve të procesit të rregullt ligjor, duke REAGUAR, për ndryshimin e praktikave të gabuara të tyre. FUND


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

AKTUALITET

8 E enjte, 24 TETOR 2019

Drejtues të Institutit të Shëndetit Publik dhe ekspertë të Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP kërkojnë bashkëpunimin e popullatës dhe bluzave të bardha

Vaksinimi nga gripi, të parët fëmijët dhe gratë shtatzëna N

ë javën e parë të nëntorit do të nis vaksinimi i popullatës, ndaj virusit të gripit. Grupeve të riskut siç janë gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë, fëmijët 0-5 vjeç dhe bluzave të bardha do ti shtohen dhe shkollave apo edukatoret e çerdheve dhe kopshteve. Doktoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino ka njoftuar se këtë vit janë 30 mijë doza më shumë, në total 80 mijë vaksina. Ndërsa tha se deri tani nuk ka raste të qarkullimit të gripit por vetëm viroza. “Pikërisht në atë moment vjen edhe vaksina e gripit, që vjen falas për grupet e riskut dhe punonjësit shëndetësor. Natyrisht, ne këtë vit po promovojmë edhe vaksinimin e fëmijëve edhe të mësueseve të shkollave edhe edukatorët e çerdheve edhe shkollave sepse janë një kontigjent shumë i rëndësishëm, sepse kujdesen për fëmijët dhe janë në kontakt me ta”, shprehet Silva Bino. Në Shqipëri ende nuk qarkullon virusi i gripit, ndonëse në vende fqinje si Itlaia, janë shfaqur rastet e para. Vaksina e këtij viti përmban shtame të virusit A dhe B. “Ne nuk kemi regjistruar raste me grip, por ka një qarkullim të virozave

respiratore, rufës, që shpesh njerëzit e ngatërrojnë me gripin”. Drejtuesi i organizatës botërore në Shqipëri bëri thirrje që mjekët e mos përdorin antibiotikë për trajtimin virusit të gripit, fenomen i cili duket se nuk është vetëm shqiptar. “Gripi është një sëmundje virale, dhe këto sëmundje kanë trajtime të ndryshme, ndërsa antibiotikët përdoren për simptoma të tjera. Mjekët në të tilla raste nuk du-

het të japin antibiotikë, por ndodh që qytetarët të shkojnë vet në farmaci dhe të marrin vetë antibiotik pa rekomandimin e mjekut. Ky nuk është vetëm fenomen shqiptar, pasi ndodh në të gjithë botën”,-ka thënë Raul Gonzales Montero, drejtor i OBSH. Drejtues të Institutit të Shëndetit Publik dhe ekspertë të Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP kërkojnë bashkëpunimin e popullatës dhe

bluzave të bardha për ndërgjegjësimin dhe parandalimin e përhapjes së virusit të gripit në popullatë. Në vendin tonë janë duke qarkulluar një sërë virozash të stinës me simptoma të gripit. Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik, deklarojnë se ende nuk qakrullon virusi i gripit. “Natyrisht janë viroza stinore, pasi ne nuk kemi izoluar asnjë rast me virusin e gripit. Simptomat e virozave me ato të gripit janë

MBULIMI “Pikërisht në atë moment vjen edhe vaksina e gripit, që vjen falas për grupet e riskut dhe punonjësit shëndetësor. Natyrisht, ne këtë vit po promovojmë edhe vaksinimin e fëmijëve edhe të mësueseve të shkollave edhe edukatorët e çerdheve edhe shkollave sepse janë një kontigjent shumë i rëndësishëm, sepse kujdesen për fëmijët dhe janë në kontakt me ta”. të ngjashme, si këputje, dhimbje kockore dhe temperaturë”. Këtë vit është siguruar në kohë vaksina antigrip që ofrohet falas për grupet e riskut dhe personelin shëndetësor. Ajo është shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore. Dhe në kundërpërgjigje të hezitimeve të ndeshura më parë ndaj vaksinëns, ekspertët e ISHP e kanë injektuar vetë të parët, bashkë me përfaqësuesen e OBSH-së në Shqipëri. Nga 1 tetori në listën kalendarike të vaksinimit u shtua edhe një e re dhe se do tu shpallet luftë atyre prindërve që refuzojnë t’i bëjnë. Vaksina e Rotavirusit, e cila ka një kosto të lartë dhe është shumë e rëndësishme për parandalimin e sëmundjeve që prektin traktin intestinal, ndër sëmundjet më të shpeshta tek fëmijët.

AKSIONI

SITUATA

Virozat, në kopshte ajrosja me “detyrim”

R

reziku i përhapjes së virozave në kopshte dhe çerdhe është i lartë, ndaj dhe mjekja në njësinë vendore të kujdesit shëndetësor, Klodiana Shehu tregon disa nga masat që janë marrë në këta institucione për të parandaluar përhapjen në mase të vi-

rozëve. “Çdo mjek i cili ndodhet pranë atij institucioni iu bën këshillim edukatoreve, stafit qoftë edhe grupi të madh të fëmijëve, duke biseduar me ta, duke ju thënë që të lajnë duart herë pas here, të ajroset sa më shpesh ambienti ku qëndrojnë fëmijët, të mos

pranohet asnjë fëmijë në kopshte apo në çerdhe të cilët janë të sëmurë”. Fëmijët e sëmurë nuk pranohen në kopshte dhe çerdhe, në momentin që fëmija shërohet, prindërit duhet të paraqesin fletën e rekomandimit që merret nga pediatri. Mjekja këshillon prindërit që t’i veshin fëmijët sa më lehtë dhe të ajrosin ambientin ku qëndrojnë. “Veshja që ju bëhet fëmijëve duhet të jetë sa më e lehtë, ajrosja e shtëpive ose e vendeve ku qëndrojnë fëmijët. Fëmijët të mos rrinë në vende shumë të mbyllura, siç janë këndet e brendshme të lojërave në çdo lokal apo qendra të tjera argëtimi. Të ushqehen në mënyrë sa më të shëndetshme, të përdorin lëngje, ushqime me kalori dhe vitamina. Gjithashtu në raste temperature, të përdorin ulës të temperaturës siç është paracetamoli apo edhe ibuprofeni”.

Siguria e ashensorëve, kontrolle për kushtet teknike

N

dërgjegjësimi i biznesit dhe publikut është me rëndësi të veçantë jo vetëm për sigurinë ushqimore por edhe për produktet jo ushqimore. Inspektoriati i Mbikëqyrjes së Tregut është duke zbatuar një plan të detajuar masash. Gjatë një inspektimi të zhvilluar nga zv/ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Belinda Ikonomi dhe Kryeinspektori i ISHMT-së, Lavdrim Sahitaj në një prej qendrave tregtare në kryeqytet u theksua rëndësia e mbikëqyrjes së tregut për këtë kategori produktesh, veçanërisht për ashensorët. “Rregullat teknike lidhen kryesisht me sigurinë e konsumatorëve dhe cilësinë e standardeve që ne synojmë të arrijmë. Pas ndryshimeve të fundit ligjore, mbi ashensorët e rinj dhe ato që janë në përdorim të miratuara këtë muaj, ISHMT po ushtron kontrolle për zbatimin e kushteve teknike nga ana e instaluesve, mirëmbajtësve dhe ndërtuesve, të cilët kanë nën përgjegjësinë e tyre këto pajisje”. Sahitaj theksoi se rregullat teknike, mënyra e certifikimit, shërbimet e mirëmbajtjes, si dhe inspektimet periodike kanë për qëllim regjistrimin e çdo ashensori, deklaratën e përpuethshmërisë sipas standardeve, si dhe funksionimin sipas kushteve teknike. Ekzaminimi i plotë i ashensorëve ekzistues, të vendosur në shërbim pritet të përfundojë në 31 dhjetor 2020.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

AKTUALITET

9 E enjte, 24 TETOR 2019

Në momentin e ndalimit ata ishin duke bërë foto, ndërsa u prezantuan si gazetarë që kishin ardhur në Shqipëri me ftesë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane

Celula terroriste iraniane e drejtuar nga Peyman, do të sulmonte Kryegjyshatën N

jë celulë terroriste iraniane që do të kryente sulme në Shqipëri është zbuluar nga policia shqiptare. Në një konferencë për shtyp, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, tregoi emrat dhe rolet e terroristëve iranianë që do të organizonin sulmin në mars të 2018ës, gjatë festimeve të Sulltan Nevruzit pranë Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë. “Autoritetet shqiptare i kanë identifikuar këta individë dhe informacioni i siguruar nga informatorë nga brenda organizatave kriminale i ka lejuar autoriteteve shqiptare që të parandalojnë planin e marsit 2018 dhe planifikimet eventuale për sulme nga figurat e krimit të organizuar që kishin si objektiv MEK-un për llogari të regjimit Iranian”. Drejtuesi i celulës terroriste rezulton një person i njohur me emrin Peyman, operativi i Forcave QUDS, krahut operacional të Gardës Revolucionare Islamike, përgjegjëse për sulme terroriste në vende të ndryshme, që dyshohet se ka rreth 20 mijë anëtarë dhe që varet direkt nga lideri iranian, Ayatollah Khamenei. “Peyman është rezident i përhershëm në Iran dhe menaxhon në distancë një numër operativësh në Shqipëri dhe në vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Mes të tjerash, ai inicioi dhe zbatoi tentativën e fundit për sulm në muajin mars 2018. Peyman menaxhon shumë operativë, disa për grumbullim informacioni dhe të tjerë për të kryer sulme terroriste”. Njëri nga personat që përdoren nga Peyman për mbledhje informacio-

Baba Mondi: U paraqitën të maskuar si gazetarë

C

ni ose sulme të drejtpërdrejta terroriste është Alireza Naghashzadeh, i dërguar në Shqipëri me këtë qëllim. Operatori tjetër, Abdolkhalegh Malek Zadeh është personi që drejtonte celulën operacionale. Nga hetimet, ka rezultuar se drejtuesi i celulës punonte gjatë dy viteve të fundit me bosin e mafies turke, Abdulselam Turgut, një figurë e njohur për drejtësinë shqiptare, për të planifikuar sulme terroriste. “Operativët kriminelë, me bazë në Ballkan, që janë vartës të Turgut-it ose të një trafikanti droge turk të lidhur me të, nga viti 2018, janë dërguar në Shqipëri

VENDIMI

Mafiozi turk iku nga Shqipëria në 2011

A

REAGIMI

bdulselam Turgut, drejtuesi i celulës operative terroriste që ve pronte në Shqipëri, Malek Zadeh prej dy vitesh punonte me Turgut për të planifikuar sulme terroriste me urdhër të PEYMAN-it dhe të Forcave QUDS. I njohur si një bos mafioz turk dhe kreu i një rrjeti të fuqishëm ndërkombëtar të trafikut të drogës. Për drejtësinë shqiptare u bë i njohur në vitin 2011 kur u arrestua pasi dyshohej se kishte lidhje me trafikimin e dyshuar të rreth 1 ton heroinë. Bosi mafioz turk u vu në pranga më 18 shkurt të 2011 në aeroportin e Rinasit për llogari të drejtësisë gjermane. Gjykata e Apelit e ndryshoi masën nga “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata e Tiranës në masën “arrest shtëpie”. Turgut pas daljes nga paraurigmi u zhduk nga banesa dhe u arratis duke përdorur një pasaportë false. Në raportimet e atëhershme në media thuhej se turku kishte përdorur disa linja për dërgimin e heroinës në vendet perëndimore.

për të avancuar planifikimin e sulmeve kundër MEK-ut, siç ishte diktuar nga Malek Zadeh dhe Forcat QUDS”. Kriminelet dhe anëtaret e mafias përdoren dhe menaxhohen në distancë, në mënyrë që të mbulohet përfshirja e Iranit në terrorizëm. “Duke përdorur këtë Modus Operandi, MOIS (Ministry of Intelligence and Security-Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë) të Iranit ka vrarë të paktën 4 opozitarë të regjimit në Holandë, Gjermani dhe Turqi dhe ka organizuar sulme të pasuksesshme, sikurse ishte sulmi i fundit i mbetur në tentativë

kundër konferencës së MEK-ut në Paris, në Qershor 2018”. Hetimet për celulën terroriste nisën në mars të 2018-ës nën drejtimin e prokurorit të Krimeve të Rënda, Eugen Beçi dhe njësisë së antiterorit në Policinë e Shtetit. Iranianët me inicialet F.Z, 65 vjeç dhe S.M, 59 vjeç u ndaluan nga njësua e anti-terrorit, pas informacioneve të mbërritura nga shërbimet partnere. Në momentin e ndalimit ata ishin duke bërë foto, ndërsa u prezantuan si gazetarë që kishin ardhur në Shqipëri me ftesë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

elula terroriste, që është zbuluar në vendin tonë kishte planifikuar një sulm terrorist në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve në vendin tonë gjatë kremtimit të festës së Sulltan Novruzit. Në një prononcim për mediet, kreu i Gjyshatës Botërore të Bektashinjve, Edmond Brahimaj, ka shpjeguar se si e mësoi këtë ngjarje. “Ata kishin ardhur si gazetarë në një konferencë që kishim. Pasi kemi dhënë dhe intervista ne nuk dinim gjë. Atë ditë ne filluam ceremoninë dhe kremtimin, kur na njofton policia se janë arrestuar dy gazetarët, të cilët kishin ardhur për akte terroriste në Kryegjyshatë por edhe në Tiranë”. Baba Mondi ka sqaruar se për çfarë e kanë pyetur dy terroristët që ishin maskuar si gazetarë kur e kanë intervistuar, gjithashtu nëse ata ishin interesuar për pjesëmarrjen e anëtarëve të organizatës opozitare iraniane MEK. Kreu i Gjyshatës Botërore të Bektashinjve ka treguar se nuk ndihen të kërcënuar pasi kanë një bashkëpunim shumë të mirë me policinë. Sipas informacioneve të bëra publike në atë kohë dy persona ishin Iranian por me shtetësi gjermane.

DETAJE

Forcat QUDS raportojnë te Lideri Suprem i Iranit

Ç

farë janë Forcat QUDS që si pas autoriteteve shqiptare menaxhojnë në distancë një numër operativësh në Shqipëri dhe në vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Perëndimore? Frocat QUDS, janë një njësi brenda Gardës Revolucionare Iraniane, e cila ka për mision të kryejë aktivitete spiunazhi dhe luftarake të fshehta dhe është përgjegjëse për operacionet e kryera nga Irani jashtë territorit të vet. Komandanti i saj është Gjeneral Major Qasem Soleimani. Organizata është shpallur si terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej vitit 2007, duke i ndaluar çdo shtetasi amerikan të ketë kontakte me këtë organizatë. Këtë vit, SHBA ven-

dosi të fusë në listën e organizatave terroriste edhe Gardën Revolucionare Iraniane. Sipas inteligjencës perëndimore, Frocat QUDS mbështesin aktorë “jo zyrtarë” aleatë të Iranit, si Hezbollah, Hamas dhe Xhihadistët Islamikë në Rripin e Gazës dhe Bre-

gun Perëndimor, por edhe rebelët Huthi në Jemen dhe militantë të tjerë shiit në Irak, Siri dhe Afganistan. Forcat QUDS janë krijuar gjatë luftës Iran-Irak, duke i ofruar fillimisht mbështetje kurdëve që luftonin kundër Saddam Hussein-it.


INTERVISTA

10 E enjte, 24 TETOR 2019

Intervistë me gazetarin Roland Qafoku: E kam parë median të abuzojë, të bëjë gafa, të kërkojë falje. E kam parë median në shumë forma, por në këto 23 vjet media më të çoroditur si aktualisht nuk kam parë

Intervistoi: Mili Xhani Për gazetarin Roland Qafoku dështimi i negociatave, kriza politike dhe institucionale që po kalon sot vendi e kanë origjinën te modeli i qeverisjes së Edi Ramës dhe konflikti i ashpër pozitë opozitë. Në një intervistë për “Koha Jonë”, Qafoku deklaron se dështimi i fundit i negociatave, integrimi po kthehet në zhgënjimin më të madh të kombit dhe për këtë përgjegjësia bie mbi të gjithë klasën politike. Duke i kujtuar kryeministrit Edi Rama premtimet e pambajtura në 7 vite, Roland Qafoku shprehet se do të donte që sot të ishte socialist dhe t’i kërkonte Edi Ramës largimin nga qeveria. Arsyet për largimin e kreut të qeverisë, gazetari që e nisi karrierën 23 vjet më parë në “Koha Jonë”, i pasqyron dhe me shkrimet që dikur Edi Rama analist botonte në këtë gazetë. Duke kujtuar këtë periudhë të karrierës së Edi Ramës, Qafoku shprehet se “Edi Rama analist do tallej me Edi Ramën kryeministër”. 1-Çfarë mendon dhe si ndjehet një gazetar që e ka nisur karrierën në vitet ‘90 duke shkuar për integrimin e afërt të Shqipërisë në BE dhe në vitin 2 019 i duhet sërish 20 të shkruaj që Shqipërinë nuk i hapen ende as negociatat? Nuk ke nga t’ia nisësh. Po mbushen 30 vjet që nga rrëzimi i diktaturës dhe jo vetëm që nuk jemi anëtar të BE-së, por jemi aq larg sa parashikuesit më optimistë të këtij procesi mendojnë se do të duhen edhe 15 vjet të tjera. Pra, 45 vjet, po aq sa e gjithë diktatura komuniste. Me pak fjalë, integrimi i Shqipërisë në Evropë është zhgënjimi më i madh i këtij kombi. Kemi qenë aq pranë në vitin 1996 sa asnjë shtet tjetër, jo në Ballkan, por as në Evropën Lindore, por sindromi i pëlhurës së Penelopës nga ndoqi për dreq në këto 3 dekada. Kolapset si ai i marsit të vitit 1997 dhe kryengritja antiqeveritare me armë më 14 shtator 1998, konflikti i pandërprerë politik, keqqeverisjet e përsëritura dhe korrupsioni galopant, kanë sjellë prapa se nuk bëhet fjalë as për hapat e tangos. Tranzicioni shqiptar po kalon aq gjatë sa askush nuk e kishte menduar kur u rrëzua komunizmi. Për ta ilustruar këtë kam nxjerr një pasazh të shkurtër nga konferenca për shtyp e kryeministrit Rama më 30 dhjetor 2013, pra vetëm 3 muaj pasi ishte bërë kryeministër: “Viti 2013 që njësoj si viti 1992, do të shënohet në historinë e re politike të Shqipërisë, si viti i votës popullore që siguroi kthesën e madhe demokratike të vendit tonë” tonë”.. Sot, ky pasazh sot të bën vetëm për të qeshur. 2-Si e vlerësoni qëndrimin e Francës? Ishte një JO për arsye që

Roland Qafoku: Edi Rama analist do të tallej me Edi Ramën kryeministër

këto ditë në media janë etiketuar dhe si albanofobi dhe racizëm francez ndaj shqiptarëve apo një JO që lidhet me reformat e munguara të Shqipërisë dhe rishikimin e rregullave brenda vetë BE-së? Padyshim që moshapja e negociatave ishte bllokim që i bëri Franca procesit shqiptar. Presidenti Emanuel Macron tregoi racizëm të hapur ndaj Shqipërisë me argumente aspak bindëse duke vendosur një perde të mirëfilltë ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Vërtetë kjo perde nuk është e hekurt si ajo e Luftës së Ftohtë, por është një perde paragjykuese dhe gjykuese që të irriton për arsyet e mosarsyes që paraqiti kryetari i shtetit francez. Kam lexuar më shumë vëmëndje kushtet dhe mënyra se si janë bërë anëtare shtetet jothemeluese që nisin nga Greqia në vitin 1981 dhe anëtarësimi masiv që vendeve të Lindjes në 2004 me shtete si Polonia, Çekia, Sllovakia, Hungaria, Sllovenia, Malta,

Lituania, Letonia, Estonia, Qipro, në 2007 Rumania dhe Bullgaria dhe në 2013 Kroacia. As që nuk krahasohen me kushtet pothuajse të tipit “spartan” që i janë vendosur Shqipërisë rregullisht gjatë procesit të stërgjatur. Cila është arsyeja? Unë po them atë më të dukshmen: Deri më sot asnjë shtet anëtar i BE-së nuk ka popullsi me shumicë myslimane duke konfirmuar konceptin e fshehtë dhe të padeklaruar se BE është një klub i krishterë. Ka edhe arsye të tjera, por tani për tani “kambana e kishës së fshatit mungon prandaj nuk mund të bjerë”. Megjithatë, problemet nga brenda BE-së mbarojnë këtu. Tani nis problemi ynë. Fakti që Macron bllokon procesin nuk do të thotë që qeveria shqiptare “e ka qarë me lot” punën e saj. Është një turp i madh mënyra se i sforcohet ta paraqesë kjo qeveri pozitën e saj. Një mazhorancë që tashmë ka një konflikt politik të mavijosur, me një gjyqësor të kolap-

sur në të cilin nuk funksionojnë Gjykata Kushtetuese, e Lartë, e Apeleve, që treguesit ekonomikë i ka skandalozë dhe që abuzimet me fondet publike me shpikjen koncesionar janë të vetmet lajme nga qeveria, është po aq përgjegjëse e këtij bllokimi sa Jo-ja franceze. Përpos kësaj në vend që kryeministri Rama dhe të tijtë të tregohen kokulur nga ky vendim, të marrë përgjegjësitë dhe të mendojë të gjejnë zgjidhje duke treguar maturi, bëhen qesharakë duke ia atashuar fajin Lulzim Bashës, Sali Berishës, Ilir Metës, Monika Kryemadhit, medias kazan, gjyqtarëve, prokurorëve, ndërkohë që vetë ka hyrë në vitin e shtatë të qeverisjes. Pyetja e vetme me sakarzmë brenda në këto momente është: Zoti kryeministër, po ju a keni ndonjë faj vetë? 3- Kryeministri thotë se Shqipëria i kreu reformat e kërkuara, por këtë herë ishte viktimë e përplasjes së të mëdhenjve në BE. A ka përgjegjësi Edi R ama për këtë Rama dështim, apo mjafton justifikimi; ne jemi në rregull, po s’kemi çfarë t’i bëjmë Francës? Më kujtohet se premtimi më madhor i kryeministrit Edi Rama është bërë në shtator të vitit 2013 sapo mori detyrën deklaroi për “EuroNews” se brenda 10 viteve do ta anëtarësonte Shqipërinë në BE. Ky superpremtim ka kaluar pa bujë atëherë se mendja naive e këtij populli ishte te ajo tjetra se Shqipëria do lulëzonte sepse kishin mbërritur titanët e politikës. Pas 6 viteve, ky proces nën drejtimin e saj, qeveria ka dështuar. Ka dështuar 100 për qind. Franca ka faj që ç’ke me të të cilat unë i përmenda përsipër, por kur qeveria i ka punët përtokë me një pushtet që ka rrëshqitur në plan të gjerë dhe në çdo aspekt, si mund të thuash s’kemi ç’ti bëjmë Francës? Vërtetë propaganda ka patur shumë efekte në mënyrën e qeverisjes, por rregulli i propagandës është i tillë që një ditë të kthehet në negativitet. 4- PS është një parti që e ka çështjen e integrimit, që pas ndërrimit të emrit nga PPSH, e ka pasur pikën kryesore në program. Si shpjegohet që sot gjithë socialistët mendojnë njëlloj si Edi R ama? Rama? PS mund ta ketë patur pikën kryesore në program, por PD ka një arritje në procesin e integrimit evropian që nuk mund t’ia mohojë kush. Në qeverisjen e PD-së, Shqipëria ishte shteti parë në Lindje që në dhje-

tor 1995 paraqiti kërkesën zyrtare për anëtarësim në NATO. Nën qeverisjen e PD Shqipëria u anëtarësua në NATO më 1 prill 2009. Nën qeverisjen e PD u realizua më 15 dhjetor 2010 liberalizimi i vizave me BE. Natyrisht nuk mund të mohosh kontributin e qeverisjeve të PS-së në këtë proces. Ringritja e institucioneve nga trazirat e vitit 1997 dhe angazhimi në krizën e Kosovës në vitin 19981999 janë merita të pamohueshme të qeverisë socialiste që kanë ndikuar në procesin e integrimit. Por duhet ta themi troç se si PD dhe PS nuk e kanë eleminuar atë më thelbësoren: konfliktin politik. PD dhe PS nuk besojnë te njëra-tjetra dhe vijojnë të qëndrojnë si dy kulla armike ndaj njëra tjetrës. Për Edi Ramën kjo është edhe më e rëndë për faktin se kur ishte në opozitë reklamonte se sapo të vinte në pushtet, shtrirja e dorës së kundërshtarit politik dhe paqja politike me opozitën do ishte një prioritet e politikës së majtë kur ai të ishte kryeministër. Është për të ardhur keq sepse edhe vetë unë e kam besuar si shumica e shqiptarëve se pas largimit nga politika të Fatos Nanos dhe Sali Berishës si kryetar i PD, politika shqiptare do bëhej me paqësore, më bashkëpunuese. Besoj se unë dhe të tjerë kishim jo pak arsye. Edi Rama dhe Lulzim Basha i përkasin një brezi të ri politikanësh. Me një mentalitet ndryshe pa ngarkesa vetjake nga sistemi komunist, me arsimin dhe formimin e tyre doemos në mendjen time ky binom politik do të sillte shumë më pak konflikt dhe më shumë bashkëpunim në dobi të vendit. Por sot unë mund them se për përplasjet gati homerike NanoBerisha ti puthje në ballë. Madje, si gazetar mua por besoj edhe shumë kolegëve na ka marrë malli. Sigurisht që ato përplasje i sollën edhe dëme vendit, por në asnjë rast ato nuk sollën mungesë opozite në parlament, pushtet monist deri më kulmoren dhe më të pabesueshmen mospjesëmarrje në zgjedhje. Kulmi simbolik i kësaj sjelljeje ishte fjalimi analfabetik i deputetes Majlinda Halili në seancën e të enjtes së kaluar në Kuvend. Të gjithë ia janë turrur asaj sepse falë teknologjisë videoja me fjalën e saj epike është bërë virale. Por në fakt, për mua deputetja Halili nuk ka asnjë faj. Ajo është një viktimë pa faj. Faji është i dy liderëve. I pari i Edi Ramës që e (Vijon në faqen 11)


INTERVISTA

(Vijon nga faqja 10)

lejoi veten që si kryetar mazhorance ta quajë normal një parlament me një nivel të tillë. Pikërisht që Rama që arrin të përqeshë edhe Dash Shehin, ai që artikulon më me mendim në politikën shqiptare. Po me Mjalindën e gjorë ç’duhet të bëjë Rama? I dyti, i Lulzim Bashës që vendosi në listën e PD për deputetë edhe atë që edhe fshati i vetë nuk e zgjedh në krye. Prandaj jam i prirur të them se me Ramën dhe Bashën, Shqipëria ka bërë prapa përsa i përket funksionimit të shtetit, demokracisë dhe se ata nuk mund të krahasohen kurrë me binomin Nano-Berisha. 5-V eç negociata ve që tani kanë 5-Veç negociatav mbetur pa datë, Shqipëria ka një sërë krizash të tjera. Është kriza e prodhuar nga reforma në drejtësi që ka lënë vendin pa gjykata. Është kriza e ligjshmërisë së Kuvendit, i cili ka mbetur pa opozitë reale erisë dhe ale.. Është kriza e mes qev qeverisë Presidentit ndaj të cilit ka nisur shkarkimi. Është kriza e pushtetit vendor që drejtohet me zgjedhje jo legjitime legjitime.. Në këtë lloj kaosi të krijuar çfarë duhet të bëjë kryeministri, si njeriu që përgjegjësinë kryesore për zgjidhjen e situatës? Unë në këto momente do të doja të isha socialist. Një socialist që ta donte me zemër PS-në, pa interes, pa kushte dhe me një integritet që tregohet në momente të tilla. Dhe ti thosha kryetarit se shumatorja e të gjitha këtyre krizave ka një dhe vetëm një zgjidhje: Dorëheqjen e kryeministrit. Do doja të isha një socialist i tillë për ta shpëtuar vendin nga mahisja dhe pasojat e këtyre krizave, por edhe PS-në nga atrofizimi dhe tretja nën parimin e njëshit. Të shpëtonte vendin sepse nëse nuk gjendjet një zgjidhje tani, më vonë do ishte shumë vonë dhe pasojat do ishin të rënda. Të shpëtonte PS-në nga mungesa e demokracisë, ngopja me pushtetin dhe mbytja e fjalës ndryshe. Edi

Rama kupton gjithçka dhe si një politikan me 21 vjet përvojë e di që ky moment është i tillë. Por kam frikë se Edi Rama pikërisht në këto momente e ka shumë të vështirë. Tani ai është i rrethuar nga servilë dhe arrogantë të neveritshëm, këshilltarë pa principe që interes kanë vetëm fitimi i milionave, ministra të ngopur dhe tejngopur me pushtetin dhe me një grup politikanësh, aparatkçinj çakej të po këtij pushteti. Nëse përdor fjalorin e vetë Ramës për ministrat e tij sipas letrës së famshme që ai u dërgoi në shtator të vitit 2015, mund të themi se pushteti socialist “ka marrë fatalisht trajtën turkoshake në sjelljen e njerëzve të vet”. Vërtetë Rama u kërkoi bashkëpunëtorëve të tij të hiqnin turkun nga mendja, por këtë nuk e arriti kurrë. E kërkoi me këto fjalë në letër: “Kjo qeveri ka vetëm një armik dhe ky armik është turku që jeton brenda secilit prej jush, o mbyteni o përgatituni për të lënë anijen” anijen”.. Disa anijen e kanë lënë me apo pa dëshirë, por ama edhe vetë anija po mbytet me ata që kanë mbetur, përfshi edhe Ramën. Këta natyrisht që nuk duan kurrë që Rama të japë dorëheqjen. Ndërsa cicërimat e Ditmir Bushatit dhe Pandeli Majkos janë të pamjaftueshme në pyllin e PS, në të cilin është aq qetësi saqë arrin të dëgjohet edhe zhurma e rënies së gjetheve. Të dytët janë oligarkët dhe biznesmenët e qeverisë. Ata që synojnë dhe po e arrijnë të jenë pronarë të gjithçkaje në këtë vend edhe pse përfaqësojnë vetëm 5 për qind të të gjithë bizneseve. Këta janë barkëfryrët që e shkatërruan ekonominë e këtij vendi me pangopësinë e tyre dhe me bekimin e vetë Ramës. Këta nuk duan kurrë që Rama të largohet sepse pasojat e para do jenë mbi ta. Por as grupi i parë e as i dytë nuk e kupton se sa dëmtohet vendi dhe vetë PS. Në të gjithë këtë analizë nuk ka vend

11 E enjte, 24 TETOR 2019 për të menduar se kur kërkon dorëheqjen e Ramës ti je kundër qeverisë dhe pro opozitës. Jo e madhe kjo. Por fakti është se Edi Rama dhe qeveria ka një avantazh të madh. Opozita është tapeti i kuq që Rama ecën serbes mes përmes krizave dhe nuk i ndodh gjëja më e vogël. 6. Çfarë ndodhë me R amën nëse Ramën jep dorëheqjen? Edhe socialisti më i thekur duhet t’i thotë Ramës se nuk duhet të ketë frikë. Në rastin më të mirë zgjedhjet e reja mund të jenë për të një “restart” i qeverisë së vet. Pastaj me këtë opozitë që çfarë thotë sot, nuk e thotë nesër. Me një kryetar si Basha që në një situatë si kjo lajmëron për konferencë të jashtëzakonshme dhe nuk thotë asgjë, frika është se Rama fiton zgjedhjet edhe sikur ato të bëhen brenda këtij viti. 7. Sikur R ama të ishte analist i Rama gazetës “Koha Jonë” si dikur si do shkruante ndaj qev erisë “R ama”? qeverisë “Rama”? Nëse Edi Rama do shkruante në numrin e nesërm të gazetës “Koha Jonë” editorialin padyshim që do tallej me Ramën kryeministër. Do t’ia rendiste një e nga një thagmat e tij. Edi Rama analist do tallej me Edi Ramën kryeministër për lajmin e gëzuar që dha se negociatat ishin hapur në 2018. Edi Rama analist do tallej me Edi Ramën kryeministër se premtoi se brenda 10 viteve do anëtarësonte Shqipërinë në BE dhe pas 6 viteve në pushtet nuk ka arritur të japë negociatat. Edi Rama analist do tallej me Edi Ramën kryeministër se premtoi lulëzim dhe rilindje të Shqipërisë, por pas 6 viteve nën qeverisjen e tij rreth 300 mijë shqiptarë e kanë lanë Shqipërinë. Edi Rama analist do tallej me Edi Ramën kryeministër se në 6 vitet e qeverisë së Ramës Shqipëria jo vetëm nuk rilindi por vijoi të jetë vendi më i varfër në kontinent. Edi Rama analist do tallej me Edi Ramën kryeministër se e vetmja bëmë e madhe në këto gjashtë vjet është kanabizimi masiv i vendin. Lista mund të bëhet shumë e gjatë dhe nuk ia vlen të vijojmë. Se harrova. Edi Rama analist i “Koha Jonë” do tallej edhe me Edi Ramën kryeministër edhe me premtimin më utopik se do ndërtonte një ishull në mes të lumit Osum në Berat, por ashtu ishte një punë dhe nuk e bëri dot. Jam i bindur që i gjithë tirazhi i këtij numri të “Koha Jonë” do shitej i gjithë si dikur kur Rama shkruante kundër qeverisë Meksi. 8- Ndërkohë që pjesa më e madhe e kritikave shkon drejt qeverisë, a mendoni se opozita ka përgjegjësi për këtë situatë? Analiza e dytë e situatës është për opozitën. Problemi numër një është te kryetari i saj. Në 6 vite ai është kthyer vërtetë në një kryetar të fortë i asaj partie, por nuk ka arritur të bëhet lider. Mungesa e besueshëmrisë është tipari kryesor që e ka shoqëruar Bashën në këto 6 vite. Si mund të besosh te kjo opozitë që ka një kryetar që nuk ka vizion, që nuk është i qartë, që nuk artikulon qartë, që nuk thotë asgjë edhe kur flet dy orë, që edhe ai imiton kryeministrin në përmbajtje duke i ndryshuar vetëm

formën. Për të mos vijuar më pas me një pjesë të figurave të saj që nuk kanë moral dhe bëjnë moral. Apo dikush tjetër, që plot siguri rreket të të tregojë se si duhet të funksionojë politika në Shqipëri, por në fakt kjo e thënë prej këtij dikushi për opozitën është shenjë qameti. Troç fare: Kjo opozitë nuk krijon frymë, rrjedhimisht nuk të motivon. Thirrja e Bashës hajdeni në protestë se sot rrëzohet Rama i doli boja, kallaji dhe i ka dalë fundi. Unë nuk e di se çfarë mekanizmash duhet të gjejë kjo opozitë, por di të them se aktualisht kjo mënyrë po bën që Rama të qëndrojë në pushtet sa do vetë ai. 9-Media dhe gazetarët flasin gjithmonë për politikën dhe shumë pak ose aspak analizojnë apo mbajnë qëndrime për atë që ndodhë brenda vet medias. Si do e vlerësonit funksionimin dhe rolin e medias sot? Gjithmonë kam qenë partizan i asaj që më mirë një media me abuzime se sa abuzime pa media. Në Shqipëri ka liri të medias, por nuk ka media të lirë. Janë dy tipare kryesore për mua në këtë moment. E para lidhet me faktin se që kur biznesi u fut në media, vetë media mori të gjitha problemet e biznesit. E dyta zhvillimi i teknologjisë, kushtet e një Shqipërie ku liria ende është mall i shtrenjtë kanë ndryshuar shumë median. Kam 23 vjet gazetar dhe e kam parë median shqiptare të mbështesë të majtën, të djathtën. Të mbështesë Nanon, Berishën, PS-në, PD-në. E kam par median të abuzojë, të bëjë gafa, të kërkojë falje, të ngrihet, të ulet dhe të bëjë çfarë i ka dashur qejfi. E kam par median në shumë forma, por në këto 23 vjet media më të çoroditur si aktualisht nuk kam parë. Pronarë gazetash dhe televizionesh që nuk dinë se çfarë kërkojnë dhe synojnë edhe pse mburren me kërkesat profesionale ndaj gazetarëve. Që për herë të parë në historinë e medias pas viti 1990 ka rënë roli i kryeredaktorit dhe i drejtorit. Një politikan është e mjaftueshme ta ketë mirë me pronarin se më pas gjithçka me kryeredaktor-

in dhe drejtorin nuk ka asnjë vlerë. Ka rënë roli i gazetarit në atë farë forme aq sa mund ta krahasosh me një punëtor fasonerie. Një element tjetër është edhe raporti i qeverisë dhe politikës në media. Opozita akuzon qeverinë se ka blerë median, ndërkohë vetë opozita ka median e saj dhe të preferuarit e saj. Kjo është aq qesharake sa të bën të mendosh se nëse një ditë bie kjo qeveri, mënyra se si do sillet qeveria e re me median nuk do ketë ndryshim. Nga mënyra se si funksion, raportet me median në PD në opozitë ngjajnë si ato të PS në pushtet. 10- P ak ditë më parë njoftuat Pak largimin nga “ChannelOne” “ChannelOne”.. Përse vendosët t’i jepni fund një bashkëpunimi shumë të gjatë me “Yldon Media Group” dhe ku do të jetë stacioni i ri i emisionit “Debati”? Po është e vërtetë, pas afro 7 vjetësh drejtues i emisionit “Debati” në “Channel One” dhe afro 3 vjetësh drejtor i Informacionit në “Ora News” unë nuk vijoj më bashkëpunimin me “Yldon Media Gruop”. Por mendoj që çdo projekt ka një fillim dhe një fund dhe mjerë ai që nuk e kupton këtë. Nga përvoja ime jetësore dhe karriera në media kam konkluduar se asnjë punë dhe detyrë nuk është e përhershme. Kështu që edhe bashkëpunimi im me këtë media do kishte një fund dhe ky erdhi. Ndjehem krenar për punën që kam bërë dhe dhënë në dy televizionet “Ora News” dhe “Channel One”. 642 puntata në emisionin “Debati në Channel One” me një galeri personazhesh nga shumë fusha shtresa e karakteresh, me debate interesante në studio dhe të ftuar po aq interesantë, me inserte, analiza, speciale dhe dokumentarë të vlerësuar, më bëjnë të ndjehem shumë mirë për këtë bilanc pozitiv. Përsa i përket të ardhmes, jam në bisedime dhe negociata me disa televizione. Besoj se shumë shpejt do jem me një projekt të ri. Karriera ime si gazetar ka qenë dhe është e lidhur me sfidat.


KULTURE

12 E enjte, 24 TETOR 2019

Eseja e Parisit e Gjergj Fishtës në një 100-vjetor Nga Dr. Tonin Çobani

K

onferenca e Paqes zhvilloi punimet e saj në Paris nga jan ari i vitit 1919 deri në mars 1920. Ajo do të bënte bilancet e Luftës së Parë Botërore dhe do të merrte vendime historike për shtetet pjesëmarrëse në të. Për Shqipërinë (jo pjesëmarrëse në Luftë), që ende nuk e kishte gëzuar pavarësinë e shpallur më 1912, vendimet e kësaj Konference do të ishin kufinjtë e shtetit shqiptar të rrudhur që kemi edhe sot. Në këto rrethana, përgjegjësia e atyre njerëzve që përfaqësonin Shqipërinë në këtë tubim ndërkombëtar, ishte e madhe. Kryetari i qeverisë së atëhershme, dalë nga Kongresi i Durrësit, Turhan Pashë Përmeti, u vu fillimisht vetë në krye të delegacionit dhe zgjodhi pas vetes njerëzit më me reputacion nga Jugu dhe Veriu i Shqipërisë, njerëz të besimeve të ndryshme, përfshirë dhe dy klerikë: imzot Luigj Bumçin, ipeshkëv i Lezhës dhe At Gjergj Fishtën, poetin më popullor në Shqipëri. Sekretarë të delegacionit ishin Luigj Gurakuqin dhe Mustafa Kruja. Si anëtarë të delegacionit vinin: Mehdi Frashëri, Dhimitër Berati, Dr.Mihal Turtulli dhe Mehmet Konica, të gjithë njerëz të kulturuar, por me pak përvojë diplomatike. Vetëm Turhan Pashë Përmeti kishte përvojë si diplomat i Stambollit në Europë dhe Rusi, por ai kryetar qeverie, që përfaqësonte në këto rrethana të disfavorshme Shqipërinë, nuk dinte shqip. Dhe, për misionin e tij kjo nuk ishte gjë e vogël. Aq më tepër, kur në gjuhën e kundërshtarëve nuk përmendej shteti shqiptar, por Turqia e Vogël e Ballkanit. Dhe diplomacia për të krijuar një shtet të ri në Ballkan, si ishte Shqipëria, nuk ishte kaq e lehtë. Mjafton të kujtojmë grindjet e zakonshme të krerëve shqiptarë që pretendonin pushtetin, si dhe të evidentojmë lakmitë e shteteve fqinjë, që, megjithëse lufta konsiderohej e përfunduar, mbanin të pushtuar thuajse pjesën më të madhe të territoreve shqiptare. Përballë qeverive provizore që dolën

nga Kongresi i Durrësit (25-27 dhjetor 1918)dhe Kongresi i Lushnjës (2131 janar1920), qëndronte qeveria në mërgim e Esat Pashë Toptanit. Ndërsa në favor të interesave lakmitare të shteteve fqinje, zienin pazarllëqet diplomatike pranë Fuqive të Mëdha. Për këtë arsye Delegacioni i Qeverisë Shqiptare, më së pari, u përpoq të bashkonte grupet shqiptare të Konferencës. Por arriti të bashkonte vetëm tre prej tyre: (1) Delegacionin e shqiptarëve të Stambollit, kryesuar nga Halil Pashë Alizoti, që kishte në përbërje at (imzot) Jul Bonattin; (2) Delegacionin e shqiptarëve të Bukureshtit, me Pandeli Evangjelin në krye dhe (3) Delegacionin e shqiptarëve të Amerikës, me Parashqevi Qiriazin e pastorin amerikan, Telford Erikson, në krye. Njihen edhe udhëtimet për sensibilizim me problemin shqiptar të Bumçit së bashku me Fishtën në Bruksel (5 shkurt 1920) për të takuar kardinalin e atjeshëm, Mercier, si dhe në Londër (mars,1920), ku, përveç kolonel Aubrey Herbert-it dhe miss Durhamit, delegacioni shqiptar u takua edhe me Filip Kerr (sekretar i Ministrit të Jashtëm anglez) dhe Leeper (ekspert për çështjet ballkanike pranë delegacionit anglez në Paris). Ajo çfarë mësuan aty ishte e trishtueshme: “Si këtu, në Paris, po më tepër në Londër,- shkruan në një raport Bumçi,- morëm vesh se shumë prej shqiptarëve kanë kërkue nga Konferenca (e Paqes) proteksionin me Greqinë, Italinë a me Jugosllavinë.” Delegacioni shqiptar kishte mbërritur në Paris nga fillimi i prillit të vitit 1919. Gjatë rrugës, Gjergj Fishta së bashku me Luigj Bumçin do të bënin një ndalesë në Vatikan ku do të pranoheshin në audiencë nga Papa Benedikti XV (6 mars 1919). Ndoshta që këtu fillon veprimtaria diplomatike për Konferencën e Parisit e të dy klerikëve. Ata lobuan te Papa për Korçën dhe Gjirokastrën, që, sipas projekteve të pashpallura të kancelarive evropjane të atëhershme do t’i liheshin Greqisë. Në Paris, edhe në mes të anëtarëve të delegacionit shqiptar u vunë re qëndrime të ndryshme. Siç e thamë, Turhan Pashë Përmeti u tërhoq dhe në krye të delegacionit la ipeshkvin Luigj Bumçi. Ndoshta ky ishte veprimi i tij më i sinqertë në favor të çështjes kombëtare, sepse një ipeshkëv katolik ishte më i pranueshëm për diplomacinë evropiane, se sa një ish diplomat i Perandorisë Osmane. Gjergj

Fishta si sekretar i Luigj Bumçit (dhe i Delegacionit Zyrtar të Shqipërisë) bëhet në shumë drejtime figura e dytë e rëndësishme e delegacionit shqiptar në këtë Konferencë ndërkombëtare me rëndësi historike për të ardhmen e Shqipërisë. Roli i tij vetëm sa mund të merret me mend, në sa ka mbetur si dokument teksti i esesë “Shqiptarët dhe të drejtat e tyne” që u mbajt në Konferencën e organizuar në Universitetin Katolik të Parisit, për të sensibilizuar qarqet intelektuale me problemin shqiptar. 1. “Shqiptarët dhe të drejtat e tyne” u shkrua italisht nga Gjergj Fishta, kurse Luigj Bumçi e ktheu në frëngjisht. Në vitin 1920 botohet në gjuhën shqipe si libër më vete në Shtypshkronjën Françeskane të Shkodrës. Deri pas viteve ‘90 kjo ese kulturore-historike ishte lënë thuajse fare në harresë. Ndoshta qëndrime të tilla subjektiviste ndaj vlerave të së kaluarës stimulojnë atë pështjellim politik që vihet re në praktikat qeverisëse të një vendi të vogël, si rasti i Shqipërisë sot. Teksti i konferencës është një ese e shkruar me kulturë. Nga fryma përvijon esetë e njohura si “Shqypnia dhe shqyptarët” (Pashko Vasa) dhe “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet” (Sami Frashëri). Stili retoriko-klasik, gjuha e pasur figurative, shqyrtimi bindës i fakteve, zgjedhja e shembujve nga historia dhe citimet etj., dëshmojnë jo vetëm informacionin e gjerë të autorit, por edhe përkushtimin e tij serioz për çështjen kombëtare. Forca argumentuese, nervi herë i përmbajtur e herë i ashpër polemik, dëshmojnë, nga ana tjetër, talentin dhe ndjeshmërinë e skajshme qytetare të Fishtës për të mbrojtur të drejtat legjitime të një populli të lashtë të Evropës, si janë shqiptarët. Nuk mungojnë njohuritë e thella për historinë, etnografinë, folklorin, gjuhësinë, letërsinë e, në përgjithësi, për albanologjinë që shpalosen njëra pas tjetrës në dobi të qëllimit sensibilizues të esesë. Kush tjetër si Fishta do ta bënte këtë gjë më me kompetencë? Ndoshta vetëm një institut i specializuar apo akademi kombëtare, institucione këta që do t’u mungonin edhe për një kohë të gjatë shqiptarëve. Ajo çfarë mund t’u kumtojë lexuesve të sotëm kjo ese, është fakti se, jo gryka e pushkës, si është thënë deri tani, e ka shoqëruar shqiptarin ndër shekuj, por, krahas saj, edhe kultura e tij, gjeni i shquarsisë natyrore, çmimi për drejtësi. Pa ato vlera Evropa do të kish-

Në foto: At Gjergji, Emzot Luigj Bumçi e Dhimitër Berati Paris, Delegatë dhe kryetari i Delegacionit (Bumçi). 1919

te diçka mangët, Shqipëria do të ishte e humbur. Te “Shqiptarët dhe të drejtat e tyne” Fishta argumenton nevojën e krijimit të një shteti shqiptar të përcaktuar brenda kufijve të vet etnikë e gjeografikë, të vendosur prej të tjerëve. Për këtë ai sjell fakte historike, duke përmendur Lekën (Aleksandrin e Madh), Burrin (Pirron e Epirit), Gencin (Mbretin e Ilirisë), Skënderbeun (Kalorësin e Krishterimit) etj; citon personalitete të njohur të kulturës që nga antikiteti deri te bashkëkohësit e tij; polemizon me kundërshtarët duke renditur fakte të shumtë dhe duke arsyetuar me gjuhën e auditorit, të cilit i drejtohet. 2. Eseja “Shqiptarët dhe të drejtat e tyne” ndërtohet kryesisht si përgjigje ndaj disa tezave false të atëhershme, sipas të cilave shqiptarëve u mungonte aftësia shtetformuese. Në të trajtohen mjaft probleme të albanologjisë, të cilat paraqesin interes të veçantë për këndvështrimin dhe mënyrën origjinale të trajtimit: së pari, Duke u mbështetur në historinë e popullit shqiptar, Fishta i kundërvihet me forcë lojës diplomatike që bëhej në atë kohë në kurriz të popujve të vegjël. Ai arrin në përgjithësime të rëndësishme për epërsinë e historisë ndaj diplomacisë, veçanërisht, kur është fjala për të marrë vendime mbi fatet e popujve: “Historinë e kemi aty, Zotnitë e mi, që na flet qartë, e asht kot që hipokrizia diplomatike të mundohet me ia shue zanin me shtupa notash zyrtare a gjysmë-zyrtare”. së dyti, Fishta argumenton se ndërgjegjja kombëtare e popullit shqiptar dëshmohet me ndjenjën e lirisë dhe dëshirën që ai popull ka pasur vazhdimisht për të jetuar dhe për t’u zhvilluar “mbë vetveti, brenda

qarkut të fuqive të veta”. Më tej ai konkludon me një shprehje poetike: “Ç’se mbi tokë nisen të derdhen lotë, ç’se mbi botë forca ia zu vendin të drejtës e hipokrizia qeveritare filloi me u pi gjakun popujve, balli madhështor i shqiptarit s’iu përkul kurrkuj, përpos se Zotit të vet. Qenë po, pushtues mbi Shqipni, por nuk qenë zotnues mbi shqiptarë”. së treti, Pika më e fortë në historinë e shqiptarëve, Skënderbeu, trajtohet prej Fishtës si kundërthënie. Qëllimi i luftërave të Skënderbeut nuk ishte fetar, por i shtyrë prej ndërgjegjes kombëtare. Këtë e vërteton fakti se Skënderbeu në “mos me atë mëni, luftoi me aq trimni kundër venecianëve sa kundër turqve, atëherë kur venecianët deshën të pushtonin vise të reja në Shqipni: Dejën e Drishtin”. Si kundërthënie hidhet edhe ideja tjetër e Fishtës “se shqiptarët gabuen e gabuen randë fort, tue u çue asokohe kundër Turqisë... Turku ia njohu Shqipnisë një farë autonomie; na la gjuhën e kanunet tona - e kurrkund s’lexohet në histori se ky mbyti qindra mija shqiptarë njëheri, sado që kombi hoq zi e si asht ma zi prej tij”. Përkundrazi, fqinjët, Serbia e Greqia, që në Konferencën e Paqes luanin nën rrogoz me kartën e “civilizimit” kundër popullit shqiptar kinse “të pacivilizuar”, kryenin krime monstruoze kundër shqiptarëve në trojet e tyre. Fishta denoncon gjenocidin e shovinistëve sllavë në Veri te Shqipërisë dhe të grekëve në Jug (“370 fshatra të Jugut u dogjën prej tyre, vetëm sepse banorët dëshmonin se ishin shqiptarë”), denoncon,po ashtu, ndërhyrjen e Forcave shumëkombëshe në Shkodër, pushtimin e Vlorës nga italianët dhe intervencionin austro-hungarez të 1916-s. (Vijon në faqen 13)


KULTURE

13 E enjte, 24 TETOR 2019

Në nderim të përvjetorit të lindjes së poetit kombëtar, At Gjergj Fishta Nga Jak Rozhani

N

ë nderim të përvjetorit të lindjes së poetit kombëtar, At Gjergj Fishta, Bashkia Lezhë, nën kujdesin e kryetarit të kësaj bashkie, Pjerin Ndreu, ka organizuar Sesionin Përkujtimor “ Shqiptarët e të drejtat e tyre “, (100 vjetori i fjalimit në Konferencën e Paqes të Parisit, më 1919, i At Gjergj Fishtës, si Sekretar i Përgjithshëm i Delegacionit Shqiptar), ceremonia e inaugurimit të Muzeut Etnografik, në sheshin qendror “Gjergj Kastrioti”, në qytetin e Lezhës, ku shiritin e përurimit e prenë: Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, aktiviteti muziko-letrar “Avokati i Shqiptarisë”, përgatitur nga Pallati i Kulturës Lezhë, me pjesëmarrjen e artistit të madh, Mirush Kabashi “Nderi i Kombit”, duke recituar me pasion vargje nga vepra e Fishtës, në Pallatin e Kulturës “Dedë Ndue Lazri” të qytetit të Lezhës ,me drejtorin e palodhur Kolë Kunora. Në Sesionin Përkujtimor “Shqiptarët dhe të drejtat e tyre”, nderuan me pjesëmarrjen e tyre e duke referuar kumtesat për veprën e madhe të Fishtës: Prof .Dr. Nevila Nika, arkiviste dhe historiane, Dr. Tonin Çobani, studiues i Letërsisë, Fishtolog e Mirush Kabashi, aktor, “Nderi i Kombit”, me performancën

e shkëlqyer në interpretimin e veprës së Fishtës së madh. Në Konferencën e Paqes, në Paris, më 1919, At Gjergj Fishta, do të ishte Avokati i Shqiptarisë, duke deklaruar para botës, se Kombi shqiptar ka tagër me qenë njohur shtet, i pavarur dhe sovran, pse asht komb autokton i viseve, ku sot me sot banon, e pse e ka të shquar ndërgjegjen lirie e pavarësinë, si me thanë, se ka në vetvete të gjitha nëndorjet e lypuna, që me u njohtë një komb –shtet. Prandaj , Konferenca e Paqes, asht e detyruar para historisë e para njerëzimit mbarë,për mos me dashtë me u ra mohi parimeve të vetame na i njoftë këto të drejta tona, me vete e i pavarur .(Gjergj Fishta, Paris, 1919) . At Gjergj Fishta , lindi më 23

tetor 1871, në një familje me tradita arsimore e patriotike, në Fishtë , Zadrimë. Krijimtaria e pasur letrare e At Gjergj Fishtës, duke u mbështetur në letërsinë artistike të autorëve të ndryshëm dhe atë klasike greke e latine, e cila do të ndikonte fuqishëm në krijimtarinë e Fishtës,duke u mbështetur tek ato e tek visaret e kombit të tij, që do të formonte portretin fishtian e të një poeti të madh shqiptar. Dhe personalitetin e tij në fushën e arsimit, veprimtarisë patriotike , publicistikës, diplomacisë, poezisë dhe krijimtarisë së pasur letrare, me veprën madhore “Lahuta e Malcisë”, etj. Duke mbetur poeti i dashur i shqiptarëve, i kombit ,Homeri i Shqipërisë, Nderi i Kombit. Kanë evokuar figurën e ndri-

tur dhe veprën madhore të kolosit të letrave shqipe, At Gjergj Fishta: Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, kryetari i Bashkisë Lezhë ,Pjerin Ndreu, duke premtuar për më tepër vëmendje në punën e tyre në evokimin e promovimin në çdo kohë të jetës dhe veprës madhore të At Gjergj Fishtës. Jo vetëm në përvjetore lindjeje dhe vdekjeje ,por edhe me vëmendjen e Kryeministrit, Edi Rama dhe Ministrisë së Kulturës , për ngritjen e shtëpisë muze, në vendin ku ka lindur poeti i madh, në Fishtë, Zadrimë dhe restaurimi i shtëpisë ku ka banuar e krijuar Fishta, monument i kategorisë së dytë dhe se e diela e fundit e majit, do t`i kushtohet veprës madhore të Fishtës etj.

primitive, nuk mund të justifikohet si një instikt kolektiv i një popullsie të tërë. Në të dy rastet gjakmarrja është rrethanë e jashtme siç ka qenë për shqiptarët gjatë periudhës së pushtimit osman ose gjatë periudhës së tranzicionit të pasviteve ‘90, si mungesë e autoritetit të ligjit. së pesti pesti, Origjinale është teza e Fishtës se “vetëm para kuptimit të kombit shqyptar fjala shqyptar shënon kombësi... Ajo shënjon popullin që banon n’Albanije ose në Shqypni”. Ai nënvizon me këtë rast se në territoret shqiptare jetojnë shumë fise shqiptarësh që për shkak të rrethanave të jashtme nuk u është bërë e mundur deri atëherë të organizohen së bashku në një shtet të vetëm. Por edhe kjo, vëren më tej ai, nuk do të thotë se shqiptarët nuk janë të aftë ta bëjnë një gjë të tillë, nëse u krijohen rrethana të favorshme për t’u organizuar etnografikisht e gjeografikisht. së gjashti gjashti, Për të përcaktuar psikologjinë e shqiptarit, Fishta është ndalë në poezinë popullore shqiptare. Vargjet e poetit anonim lartësohen jo vetëm përballë vargjeve popullore të legjendave sllave që i kushtohen vetëm carëve, por, veçanërisht, sepse “shqiptari në poezitë e veta nuk këndon për të tjerë: ai këndon për vete... këndon lirisht si të ishte vetëm ai mbi botë”, poezia e tij “asht një ode e rendit të parë”. së shtati shtati, Gjuha, për Fishtën, është kriteri bazë përcaktues i një kombi,

veçanërisht për shqiptarët, që flasin një gjuhë si të asnjë populli tjetër. Dhe kufijtë e Shqipërisë do të shtrihen deri në ato anë ku njerëzit flasin këtë gjuhë: “Gjuha imponohet (tatohet) ose me forcë të armëve ose me forcë të kulturës e të qytetërimit... Shqiptari s’ka qenë më i fortë se popujt, që ka përbri (fqinjë). Prandaj s’ka si të mohohet se të gjithë ata që flasin shqip, janë të kombësisë shqiptare; dhe se për këtë arsye shteti shqiptar do të shtrihet gjeografikisht deri ku përfshin gjuha shqipe”. së teti teti, Logjika e Fishtës mbështetet në informacionin e gjithanshëm të tij për historinë dhe kulturën e popujve të Evropës. Kjo epërsi përcakton edhe kurajën për t’i thënë gjërat me gjuhën e tyre sado të hidhura që të tingëllojnë ato. Për të mbrojtur kërkesën e ligjshme për Kosovën, Çamërinë dhe trojet shqiptare në Mal të Zi e gjetkë, Fishta citon një politikan bashkëkohës, i cili thotë: “Po pse francezëve nuk u mbushet mendja me heqë dorë prej AlsasLorenës?” dhe më tej “... për me kenë burra fjalet, na duhet me thanë edhe për Shqipninë atë çka themi për të tjerë në Paris, Romë, Athinë, Versajë, etj”. Dhe e mbyll paragrafin Fishta me sentencën proverbiale të Rusoit që kishte thënë se është bërë zakon “me u shndërrue në Zot të popujve. Ani, por pyetini më parë, mos tjetër, këto bagëti njerëzore!”

së fundi fundi, “Shqiptaret dhe të drejtat e tyne” e Gjergj Fishtës mund të klasifikohet si një ndër modelet e eseistikës shqiptare. Megjithëse ka kaluar thuajse një shekull nga koha kur u mbajt në Universitetin Katolik të Parisit, përmbajtja e saj, faktet dhe shumë nga argumentet që shtjellohen mbeten aktuale edhe sot e kësaj dite. 3. Po ç’vend zë eseistika në veprën e Gjergj Fishtës? Është mirë të kujtojmë këtu se Benedikt Dema, i cili qysh në vitet ‘40 të shekullit të kaluar e kishte përgatitur për botim veprën në prozë të Fishtës, thotë se shkon “kund 700 faqe”. Sipas klasifikimit të tij ajo ndahej në dy libra (blej) dhe katër pjesë: Sociologji, Polemikë, Ligjërata dhe Të përziera (Miscellanea). Në klasifikimet e sotme secili libër do të mund të quhej përmbledhje esesh: sociologjike, ballafaquese, diskursive dhe të ndryshme. Një ndarje më vete e eseve të gjata (trajtesa, shënime udhëtimi dhe polemika) është bërë në botimin dyvëllimësh të publicistikës së Fishtës nga Frano Kulli, botuesi i veprave të plota të Gjergj Fishtës: Vepra letrare 9-10. Në vëllimin e 10-të janë klasifikuar si ese shkrimet në prozë të Gjergj Fishtës të botuara, si: broshura, parathënie apo shkrime në vijim të disa numrave të revistës “Hylli i Dritës”: “Kombësia e kleri katolik” (1907), “Lot gjaku” (1914), “Shqiptarët e të drejta e tyne” (1920), “Reforma arsimore në Shqip-

Kadare fiton çmimin e njohur letrar Pak Kyong-ni Ismail Kadare është fituesi i çmimit të njohur koreano-jugor të letërsisë, Pak Kyong-ni, si mirënjohje për artin e tij me vlera sociale, që buron nga përvoja historike e popullit shqiptar, sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve, Yonhap. “Kadare, 83 vjeç, ka qenë një nga autorët më me ndikim në Europë që nga debutimi i tij i parë në vitet ’60. Në 2005 ai u bë shkrimtari i parë që mori çmimin Man Booker International për të gjithë punën e tij. Ai është kandiduar shpesh edhe për çmimin Nobel në Letërsi”, shkruan “Korean Herald”. “Ai debutoi në vitin 1963 me ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’, ndërkohë që në veprat e tij më të mira përfshihen edhe ‘Kështjella’, ‘Prilli i thyer’ dhe ‘Lulet e ftohta të marsit”, shton ajo. “Shqipëria ka qenë një nga kombet më të izoluara në Europë. Ishte një vend komunist nën regjimin diktatorial”, deklaroi Kadare në frëngjisht gjatë një konference për shtyp të mbajtur dje në Qendrën e Shtypit në Gëanghëamun. Shqipëria ishte vendi i fundit në Europë që përjetoi rënien e regjimit komunist në vitet 1990. Duke luftuar kundër shtypjes qeveritare, Kadare kërkoi të migronte në Paris pak kohë përpara rënies së regjimit. “Kur librat e mi u botuan për herë të parë në botën perëndimore, këto vende ishin kombet që Shqipëria i kishte etiketuar si armiq”, tha Kadare.

ANALIZA (Vijon nga faqja 12)

së katërti katërti, Interpretimi i Kanunit të shqiptarëve nga Fishta në këtë ese i kalon kufijtë e argumentit oratorik. Autori, pasi thekson rolin e Kanunit në ruajtjen e ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve në kushtet e pushtimeve të gjata, si ai i osmanlinjve, trajton “punën e gjakut - la vendetta”. Gjakmarrja kanunore nuk është shenjë e barbarisë apo e kanibalizmit të shqiptarëve. Ajo është ndëshkimi me vdekje për një vrasje, është një vendim si çdo vendim i dhënë nga një gjykatë evropiane. Kryetarët e pleqësive zbatonin kanunin, të cilin e njihnin si legjislacion në territoret shqiptare edhe sulltanët e Stambollit. Në këtë kuptim, vrasja e gjakësit “nuk ban gja tjetër, veçse çon në vend një ligj... është një veprim i ligjshëm e nuk mund të quhet hakmarrje - vendetta”, ashtu sikurse edhe francezët bënë kur ia prenë kokën Luigjit XVI për të çuar në vend një ligj të formuluar prej tyre kundër monarkut të vendit. Ajo çfarë e bën këtë arsyetim të Fishtës të mbetet i patejkaluar nga interpretimet e derisotme është përcaktuar në thënien e tij: “Të marrunit e gjakut buron prej mndorjeve (rrethanave) të përjashtme e prej të metave të organizimit shoqënor të një kombi, e jo gjithmnonë prej gjejet (gjendjes) shpirtnore të tij”. Me fjalë të tjera, gjakmarrja (kurdo që të ndodh) qoftë si një veprim i ligjshëm kanunor, qoftë si hakmarrje

ni” (1924), “Poetët e mëdhenj të Italisë” (1932), “Një udhëtim në Turqi të Re” (1932-1933), “Kanuni i Lekë Dukagjinit” (1933), “Grindje me klerin” (1934). Për të plotësuar një antologji të eseistikës fishtjane, prozave të mësipërm u duhen shtuar, së paku, edhe shkrimet: “Një komedi e pandershme e XX qindvjetë” (1913), “Gjuha e mësimit” (1914), “Koha e re” (1914), “Rreziku i përbrendshëm” (1921), “Përlindja e shqiptarëve” (1921), “Hominem non habeo” (1923), “Koha e ardhshme e Shqipnisë” (1923), “Asambleja Kushtetuese” (1923), “Liria e zgjedhjeve dhe obstrukcionizmi i “Opozitës”” (1923), “Delikti i Mamurrasit” (1924), “Trazimet e Qershorit” (1924), “Tash që u ba Shqipnia, duhen ba shqiptarët” (1930), “Një atentat shurdhë” (1930), “Livriza e shteteve” (1932). Sigurisht, çdo antologji e pritshme e eseistikës fishtjane do të duhet të hapej me esenë që u shkrua e para, “Një hije e zezë”, publikuar më 1899, në revistën “Albania” të Faik Konicës. Ne mendojmë, se, duke e marrë atë ese si referencë të nismave të Gjergj Fishtës në këtë gjini, kemi shpalosur edhe kryeidenë në vazhdim të veprës së tij eseistike: “Me e pru mbarë punën e Shqypnisë”, që do të thotë “me e pru mbarë” argumentimin etno-gjuhësore, historikosociale dhe gjerësisht kulturor, modelin e të cilës e trajtuam më sipër në esenë e gjatë “Shqiptarët e të drejta e tyne”.


SPORT

14 E enjte, 24 TETOR 2019 Ballshiotët fituan 3-1 në shtëpi ndaj bardhebluve, duke marrë përkohësisht vendin e parë

Nga Rozalb Lika

A

skush nuk do ta kishte një rikthim të tillë të Bylisit në Kategorinë Superiore. Skuadra ballshiote ka arritur që të mundë edhe Tiranën duke marrë përkohësisht vendin e parë në tabelën e renditjes. Ishte pikërisht mbrojtësi që sezonin e kaluar luajti me Tiranën, Jurgen Goxhaj, që kaloi në avantazh mallakastriotët në minutën e katërt, pasi u la i lirë në zonë gjatë zhvillimeve të një goditjeje standarde. Vetëm 20 minuta më vonë ishte mesfushori i kryeqytetasve Idriz Batha që gaboi një top në një zonë të rrezikshme dhe sulmuesi Guindo u nis i vetëm me portierin Bakaj, të cilin e dribloi me lehtësi dhe shënoi edhe golin e dytë. Pjesa e parë përfundoi me humbjen e bardhebluve, ndërsa në fillim të pjesës së dytë trajneri Mema hodhi në fushë edhe sulmuesin Ngo’o e mbrojtësin anësor Albi Doka për të freskuar ekipin. Ishte pikërisht një zbritje e Ngo’o nga krahu i djathtë i sulmit, që solli edhe golin që rihapi takimin për bardheblutë, pasi anglezi krosoi sak-

Bylis “hirushja” e Superiores, mund Tiranën dhe merr kryesimin

të në zonë për sulmuesin tjetër Dunga dhe ky i fundit me portën e boshatisur shtyu topin në rr-

KATEGORIA SUPERIORE

SUPERIORE, JAVA E 9-të Dje Bylis-Tirana 3-1 Kukësi-Luftëtari 4-1 Laçi-Teuta 3-0 Flamurtari-Vllaznia 1-3 Sot Partizani-Skënderbeu

Kukësi mund me “poker” Luftëtarin, Laçi shkatërron Teutën

K

ukësi më në fund është rikthyer te fitorja që mungonte prej dy muajsh. Skuadra verilindore ka fituar 4-1 ndaj skuadrës së Luftë tarit, në sfidën e zhvilluar në Kamëz. Verilindorët zhbllokuan sfidën që në minutën e dytë me anë të mesfushorit Valon Et’hemi, ndërsa në të 26-ën ishte një ish për gjirokastritët, sulmuesi Vasil Shkurtaj, që dyfishoi shifrat e avantazhit. Në pjesën e dytë Kukësi shënoi edhe dy herë të tjera, fillimisht me Eduart Rrocën me 11-metërsh dhe më pas me Shkurtajn që kompletoi dopietën personale dhe vulosi fitoren e të besuarve të Shpëtim Duros. Gjirokastritët nuk kishin forcë reagimi, teksa golin e vetëm të takimit e shënuan me anë të Çelës në minutën e 61-të. Në javën e dytë në stolin e Laçit, Armando Cungu ka shijuar fitoren e parë, që ka qenë vërtetë e bukur dhe bindëse, 3-0 përballë Teutës, që shkonte si kryesuese e kampionatit në këtë transfertë. Dy golat e shënuar nga Kyrian Nwabueze në minutat 18-të dhe 28-të, vunë sfidën në shinat e duhura për kurbinasit, që në fillim të pjesës së dytë gjetën edhe golin e sigurisë me anë të Redon Xhixhës, duke vulosur suksesin e dytë sezonal, në fazën e parë. Ditën e sotme do të zbresë në fushë edhe Partizani që do të presë Skënderbeun, teksa në rast të një fitoreje, do ta mbyllë si kryesuese fazën e parë.

jetë. Gjithsesi kur bardheblutë rigjetën besimin dhe entuziazmin për të marrë të paktën një

pikë, ishte i sapofuturi në fushë, argjentinasi Celis që përfitoi nga një top i rrëmbyer mbi vijën e 16

metrave dhe lëshoi një predhë me të djathtën, duke thyer për herë të tretë portierin Bakaj. Ky gol komplikoi gjithçka për Tiranën, që në minutat në vijim u pa shumë e paqartë dhe e rrëmujshme në ndërtimin e aksioneve sulmuese, ndërsa edhe në ato pak raste që arriti të shkojë rrezikshëm, gjeti në gatishmëri portierin Hidi. Drejtuesit e klubit kryeqytetas, me në krye presidentin Refik Halili, braktisën stadiumin “Adush Muça” të Ballshit rreth 10 minuta para fundit, si për të dëshmuar zhgënjimin dhe mungesën e besimit te një përmbysje e ndeshjes. Bylisi merr kështu përkohësisht kreun e renditjes me 16 pikë të grumbulluara në fazën e parë, ndërsa Tirana mbetet në kuotën e 14 pikëve, një më pak se Teuta e vendit të dytë dhe aq sa kanë edhe Kukësi e Partizani.

TRAJNERI

Mema: Ia dhuruam fitoren Bylisit, turp të pësosh golat në këtë mënyrë Tirana u mposht me rezultatin 3-1 në transfertën mallakastriote ndaj Bylisit, ndërsa trajneri i bardhebluve Ardian Mema, në intervistën e dhënë pas ndeshjes, ai nuk e fshehu zhgënjimin e tij për humbjen dhe sjelljen e lojtarëve të tij në momente të caktuara. “Mendoj se problemet i patën mbrojtësit në goditjet standarde. Nuk e kuptoj, të përgatisësh çdo gjë dhe të humbësh ndeshjen për një shpërqendrim, më vjen keq. Ia dhuruam ne fitoren kundërshtarit, pasi nuk është se Bylisi po sulmonte fort. Ato u munduan të punojnë fort për topin e parë. Më erdhi keq për mënyrën si pësuam. Ka një vit që punojmë me këto gjëra dhe nuk shkon kështu. Tabloja e ndeshjes kjo ka qenë, se të tre golat ia kemi dhuruar kundërshtarit, nuk di, sikur të mos kishte trajner në fushë, në ato momente duhet të jesh i përqendruar se të pësosh ato gola është turp, kur kundërshtari përdor gjithë arsenalin e tij, është në rregull, por kur pëson kështu golash nuk di çfarë të them. Apo, edhe goli i dytë, për gabimin tonë. Kjo është një mos dëshirë, nuk ka lidhje me trajnerin. Të gjithë këto gola, kushdo të jetë trajner, nuk ka si t’i

TRAJNERI

B

ylis është skuadra surprizë e këtij sezoni, teksa ka arritur që të mbajë vendin e parë në fazën e parë, duke grumbulluar 16 pikë

shmangë. Nuk është çështje vendosjeje, pasi e thashë që mënyra se si pësuam 3 golat sot (dje), nuk lidhet me strategjitë e trajnerit. Tirana nuk ka shpirtin që e karakterizon. Mendoj se kjo është e vërteta”, deklaroi Mema.

Dovedan s’di të ndalet: Do të bëhemi edhe më të fortë! në 9 duelet e para. Kjo ka befasuar edhe vetë trajnerin Marko Dovedan. Në përfundim të sfidës së fituar 3-1 ndaj Tiranës, tekniku i mallakastriotëve pranoi se skuadra mund të shkojë më lart, kur të rikthehen në dispozicion edhe futbollistët e dëmtuar. “Kishim si objektiv për të qëndruar në Superiore, por kjo fitore tregoi se mund të synojmë më lartë, pse jo të shkojmë në Europë. Kemi lojtarë që janë të dëmtuar dhe kur të kthehen ata, ekipi do të bëhet më i fortë. Nuk i studioj shumë ekipet e tjera, por i kërkoj ekipit që gjithmonë të jetë agresiv dhe të bëjë presing lartë”, u shpreh Dovedan.


SPORT

15 E enjte, 24 TETOR 2019

PORTUGEZI

“Makthi” i goditjeve të dënimit, Ronaldo nuk shënon kurrë te Juve

G

oditjet e dënimit po kthehen në mallkim për Cristiano Ronaldon te skuadra e Juventusit. Në 53 ndeshjet zyrtare në të cilat është aktivizuar me skuadrën torineze, sulmuesi portugez, ende nuk ka mundur që të gjejë rrugën e rrjetës nga gjuajtjet e lira. Në 28 tentativat e tij, në 19 goditjet e CR& kanë përfundu-

ar në barrierë, dy jashtë, ndërkohë që në vetëm 7 raste portieri është detyruar që ta presë topin. Në 8 gjuajtjet e fundit, goditjet e portugezit janë ndalur në barrierën e kundërshtarëve, duke mos kërkuar ndërhyrjen e portierëve të Ajax, Fiorentina, Frosinone, Inter (dy herë) dhe Lokomotivës së Moskës. Ai ka

shënuar deri më 33 gola me fanellën bardhezi, por nuk ka mundur që të shfaqë një nga specialitet e tij që ka treguar te Manchester United, Real Madrid dhe me kombëtaren portugeze. Te Juventusi Ronaldo mbetet ende ekzekutuesi kryesor i goditjeve të dënimit, duke u ndërruar në disa raste me Pjanic dhe Dybala.

Kuqeblutë morën një fitore të vuajtur 3-1 në transfertën ndaj ekipit vlonjatë

Vllaznia fundos Flamurtarin dhe rrëmben e dytë në renditje Nga Rozalb Lika

V

llaznia ka fituar me vua jtje ndaj Flamurtarit me rezultatin 1-3. Një transfertë e lehtë në letër për shkodranët, por që nuk rezultoi e tillë për djemtë e Mirsad Jonuzit që vuajtën, pavarësisht se ekipi kundërshtar luajti me 10 lojtarë një pjesë loje. Sfida nisi me shkodranët protagonistë, që u hodhën menjëherë në kërkim të golit të avantazhit, por nuk do të kishin qartësinë e duhur në fillim. Në minutën e 32-të, mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut, Filip Gligorov shpërtheu nga e djathta, hyri bukur në zonë dhe shërbeu saktë për Krujën, që me portën e boshatisur, e pati të lehtë të shtyjë topin në rrjetë. Vetëm dy minuta më vonë vlonjatët rikthyen baraspeshën me golin e shkodranit Xhevahir Sukaj, i cili e kishte shumë të thjeshtë për të shtyrë topin në rrjetë me portën e boshatisur, pas një grushtimi të portierit të Vllaznisë Alen Sherri. Goli i barazimit u dha zemër futbollistëve të Flamurtarit, që filluan të ndërtojnë aksione të

rrezikshme, por gjithçka u prish nga mesfushori Deliaj, i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën me 10 lojtarë. Shkodranët kërkuan që të shfrytëzojnë avantazhin numerik, por duhet të prisnin minutat e fundit. Në minutën e 72-të, Vllaznia fitoi një goditje në afërsi të zonës dhe shko-

VENDIMI

123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 “El Clasico” i parë i këtij sezoni tashmë ka një datë zyrtare se kur 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 do të luhet. Sfida e Camp Nout mes Barcelonës dhe Realit të 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 Madridit që ishte fillimisht në program 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 për t’u luajtur këtë fundjavë, pikërisht 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 të shtunën e 26 tetorit, por që u shty 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 për shkak të trazirave në Katalunjë, ësh123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 të vendosur zyrtarisht për t’u zhvilluar 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 të mërkurën e 18 dhjetorit. Komiteti i 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 Kompeticionit ka vendosur për datën 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 18 dhjetor paraditen e sotme një datë që u shkon përshtat të 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 dyja klubeve pasi ishin ato që kërkuan 18 dhjetorin edhe pse dy 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 klubet fillimisht kërkuan që ndeshja të luhej më 4 dhjetor por 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 kjo datë nuk u pranua nga zyrtarët më të lartë të La Ligas. Tashmë 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë organi i drejtuar, nëse La Liga 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 do të apelojë vendimin e Komitetit të Kompeticionit ndërkohë që 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 nuk është përcaktuar ende ora se kur do të luhet El Clasico. 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789

“El Clasico” e parë në La Liga do të luhet më 18 dhjetor

dranët ekzekutuan mirë një skemë, duke shërbyer Krymin, i cili ishte i saktë, duke ndëshkuar vendasit. Në minutat e fundit Flamurtari u hodh në sulm në kërkim të golit të barazimit, por la shumë hapësira në prapavijë. Në minutat shtesë shkodranët zbritën në një kundërsulm të shpejtë dhe ish-

te braziliani Da Silva, që dribloi bukur Zeqajn dhe i vetëm me portierin Moçka, shënoi golin e tretë, duke vulosur fatin e takimit. Me këtë fitore Vllaznia u ngjit përkohësisht në vendin e dytë me 15 pikë, një më pak se Bylis dhe po aq sa ka edhe Teuta, që mban vendin e tretë për shkak të golaverazhit.

STATISTIKAT

Lewandowski, një “makineri” e pandalshme golash këtë sezon

S

ezoni 2019/20 sapo ka nisur, ndërkohë që edhe Champions League ka luajtur vetëm disa ndeshje në fazën e grupeve. Robert Leëandoëski mund të cilësohet si futbollisti më në formë në Europë për momentin duke lënë pas yjet e tjerë të futbollit. Sulmuesi polak shënoi dy gola në transfertën ndaj Olympiacos të martën në mbrëmje, duke e ndihmuar ekipin në suksesin 3-2. Numrat e Lewandowski janë të jashtëzakonshëm, duket qenë vendimtar thuajse në çdo ndeshje. Me Bayernin ai ka shënuar 18 gola në 13 ndeshje, ndërkohë që nëse përfshijmë edhe 4 ndeshjet e kombëtareve, buletini i tij arrin në 21 gola në 17 ndeshje. Lewandowski nuk ka shënuar vetëm në 4 nga 17 ndeshjet në total, teksa ka shënuar dy tripleta dhe 4 dopieta. Me golat e shënuar në Greqi, polaku ka arritur në kuotën e 58 golave sezonal në Champions League, teksa vetëm Benzema (60), Raul (71), Messi (112) dhe Cristiano Ronaldo (127), kanë shënuar më shumë. Në moshën 31 vjeç Robert Lewandowski nuk di të ndalet duke shënuar gola dhe duke ndihmuar shumë Bayernin.

MESFUSHORI

Nainggolan rrëfeu largimin: Conte ishte i ‘sëmurë’ pas meje! R adja Nainggolan është rikthyer që të flasë për largimin gjatë verës nga Inter vetëm pas një sezoni. Mesfushori belg ka zbuluar se trajneri Conte nuk e dëshironte largimi i tij, por klubi zikaltër kishte marr një tjetër vendim. “Kam parë menjëherë idetë e tij, ishte i qartë dhe i drejtpërdrejt në ato që thoshte. I vlerësoj njerëzit që mi thonë gjerat në sy, ndaj dhe isha i qetë. Nuk e prisja që të largohesha. Marotta nuk më ka ardhur që të më flasë, nuk më tha asgjë. Një ditë Conte më telefonoi dhe më tha që ishte i ‘sëmurë’ pas meje, por klubi kishte marrë një vendim ndryshe

dhe ma tha që në ditën e parë. I thashë Contes, që nuk ka asnjë problem dhe më pas e pamë se si përfundoi. Sezonin e kaluar Nainggolan

shënoi një nga golat më të rëndësishëm ndaj Empolit, duke pasur një meritë të madhe për kualifikimin në këtë kompeticion.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE Presidenti Meta merr pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit të ri të Japonisë

16 E enjte, 24 TETOR 2019

P

residenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vizitës zyrtare në Japoni, ka marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito. Përmes një postimi në Facebook, bashkëngjitur disa fotove të shkrepura gjatë ceremonisë, Presidenti Meta shpreh besimin se gjatë udhëheqjes së Perandorit të ri të Japonisë, marrëdhëniet midis dy vendeve e popujve tanë do të forcohen më tej! “Shumë i nderuar të merrja pjesë në

ceremoninë e kurorëzimit të Madhërisë së Tij Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito. I urova jetë të gjatë dhe suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme, me besimin e

plotë se gjatë Erës së Madhërisë së Tij, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve e popujve tanë, do të forcohen më tej!”,- shkruan kreu i shtetit.

Kreu i shtetit shqiptar dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ceremoninë e 10-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Japonisë

Ilir Meta: Shqiptarët në Japoni, urë e rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve G

jatë vizitës në Japoni, Presidenti Ilir Meta është takuar dje me një grup shqiptarësh që jetojnë dhe punojnë në këtë vend. Kreu i shtetit ka vlerësuar rolin e komunitetit shqiptar në forcimin e marrëdhënieve dhe rritjen e shkëmbimeve mes dy

vendeve. “I gëzuar të takoja sot në Tokio, përfaqësuesit e komunitetit shqiptar, mjaft cilësor dhe shumë të integruar

në Japoni. Shqiptarët në Japoni, urë e rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve mes dy popujve dhe vendeve tona”,shkruan kreu i shtetit në

kurorëzimit të perandorit të ri të Japonisë, Naruhito. Veç këtij aktiviteti, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta së bashku me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 10-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Japonisë. Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shprehet se Japonia ka dhënë

një mbështetje të jashtëzakonshme për Kosovën që nga kriza humanitare e dy dekadave më parë e deri më tani, teksa thekson se kjo është vlerë e shtuar për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë. “Kënaqësi të merrja pjesë sot, së bashku me Presidentin Hashim Thaçi, në një event shumë të rëndësishëm në Tokio, në ceremoninë e organizuar me rastin e 10vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Japonisë. Mbështetja e jashtëzakonshme e Japonisë për Kosovën, që nga kriza humanitare e dy dekadave më parë e deri më tani, është një vlerë e shtuar për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë”,- shkruan Presidenti Meta.

do ketë asnjë ndërtim por më në fund të njëjtin stil menaxhimi që Bashkia e Tiranës ka për

kryevepra si Parku Olimpik do e çojë edhe tek kopshti Zoologjik dhe Botanik”, tha Veliaj.

mesazhin e tij në Facebook, pas takimit me bashkatdhetarët në Tokio. Kreu i shtetit ndodhet në Japoni, i ftuar zyrtarisht, në ceremoninë e

Bashkia Tiranë nis turin e dëgjesave në çdo njësi, për projektbuxhetin e vitit 2020

Veliaj: Nuk do të ketë ndërtime në Kopshtin Botanik K

opshti botanik jo vetëm që do të ruhet, por edhe do të shfrytëzohet më mirë nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe do të vihet në dispozicion të qytetarëve të Tiranës. Nga Parku Olimpik i Tiranës, ku nisi turi i dëgjesave në çdo njësi për projektbuxhetin e vitit 2020, Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se nuk do të ketë ndërtime, përkundrazi e gjithë zona do të ketë një mbrojtje të veçantë

që nuk e ka pasur për gjithë këto vite ku është zaptuar. “Lajmin e mirë që keni marrë vesh të gjithë banorët në njësinë 5 ka të bëjë me megainvestimin që ne do të fillojmë në Kopshtin Zoologjik dhe në Kopshtin Botanik, të dyja prona me hipotekë, të Bashkisë së Tiranës dhe të dyja zona jashtëzakonisht problematike. Për të gjithë ata që tmerrohen thonë që në kopshtin Botanik do ndërtohen kulla, mjafton të shihni pe-

rimetrin e kopshtit Botanik dhe të shihni se si tashmë është zaptuar. Kjo që ndodhi, që Bashkia e Tiranës mori administrimin nga qeveria të Kopshtit Botanik pikërisht vjen me këtë kusht që në mbrojtjen e Bashkisë nuk mund ta zaptojë më njeri. Nëse mendonin që po e ruanin, bëni një xhiro në itinerar dhe do shikoni se si është shqyer në të gjithë anët Kopshti Botanik. Nuk ndërron destinacioni, nuk


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.