Koha Jone 25 dhjetor 2018

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

www.kohajone.com

1 E martë, 25 DHJETOR 2018

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 305 (8436)

E martë, 25 Dhjetor 2018

Çmimi 30 Lekë

Kryeministri Edi Rama shtyn shkarkimin e paralajmëruar të ministrave dhe flet për vetëkorrigjim, ndërkohë që nuk ka Papë që ia lan mëkatet kësaj qeverie, e cila është kthyer në vasale e një grushti biznesmenësh

U falën për Krishtlindje apo presion nga oligarkët?! Informacionet që dalin nga selia rozë thonë se shefi i qeverisë nuk mund të diktojë më asnjë lëvizje, pasi disa ministra e kanë kundërshtuar dje në mbledhjen e Kryesisë së PS. Ndërkohë Monika Kryemadhi deklaron se: “Nuk do të ndalojmë derisa të rrëzojmë Edi Ramën si simbol i krimit, korrupsionit dhe varfërisë që u ka shkaktuar qytetarëve” Tregti bluzash dhe tutash me sloganin e Ramës: Kur do takohemi? Kush po i shpërndan nga oligarkët?

FAQE 24

Në foto: Bluzat me sloganin e kryeministrit Edi Rama, në shitje në Tiranë SPECIALE

Papa Klementi XI-Albani, burrë i shquar i kombit shqiptar, i përket fisit të Kelmenit Nga Mark Uci

OPINION

Eksperimenti vdiq, tani të rikthehemi te politika! Nga Çim Peka

FAQE 11

FAQE 9

FAQE 3

Presidenti Meta uron Krishtlindjen: Mbarësi, begati e drejtësi sociale

Në foto: Presidenti, Ilir Meta

FAQE 24

FESTAT

Kryebashkiaku Veliaj: Dhurata për gjithë fëmijët që vijnë nga familjet në nevojë

ANALIZA

FAQE 12

Armand Shkullaku: Qeveria "Rama" e dështuar nga A-ja të Zh-ja

i uron të gjithë besimtarët

Gëzuar Krishtlindjen!

FAQE 8


POLITIKE

2

E martë, 25 DHJETOR 2018

Kryetarja e LSI, takim me strukturat e partisë në Mallakastër: Nuk do të ndalojmë derisa të rrëzojmë Edi Ramën si simbol i krimit, korrupsionit dhe varfërisë ndaj qytetarëve

K

ryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjatë takimit me strukturat e LSI në Mallakastër, ju ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të mos braktisin studentët. Ajo ka ripërsëritur edhe njëherë thirrjen që të gjithë të harrojnë kartat e anëtarësisë dhe të luftojnë për flamurin kombëtar të marrë peng nga krimi. “Edhe pse jemi në prag festash në Shqipëri nuk flitet për tryeza plot por për tryeza bosh. Këtu është thënë që do të ulet tvsh për energjinë, por nuk ëh stë ulur. U premtua se do të ulet tvsh për shportën e ushqimeve, sërish nuk është ulur. Ne shohim një mungesë përgjegjësie të qeverisë. Ka ardhur koha që ta quajmë Shqipërinë si shtëpinë tonë, pasi çdo shqiptar vendin e tij e ka në Shqipëri”,- tha Kryetarja e LSI. Kryemadhi tha se abuzimet e qeverisë vetëm sa shtohen, ndërsa shqiptarët janë më të varfër. “Të gjithë jeni në dijeni për faljen që ju bëri Rama oligarkëve ditën e enjte në parlament. Pra ju do të paguani taksat ndërsa të pasurve do ua falë. Ajo që po vëmë re ne është se abuzimi që ëhstë bërë me PS-në është shumë i madh. Sot PS-në nuk e drejtojnë socialistët por kriminelët. Sot ka ardhur koha që politika të marrë në dorë fatet e njerëzve. Ne nuk do të ndalemi as ditët e festave, do të zhvillojmë takime me njerëzit që tu kërkojmë të suportojnë fëmijët shqiptarë. E vetmja zgjidhje e jona është të mos ndalojmë në asnjë moment harrojini flamujt politikë dhe sensibilizohuni për familjet

Kryemadhi: Kjo qeveri po poshtëron qytetarët dhe favorizon oligarkët

tona”,- deklaroi Kryemadhi. Në takimin me strukturat e LSI së Mallakastrës, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar një nga temat e nxehta të ditës, siç është votimi për uljen e taksës së dividentit nga ana e mazhorancës. Teksa argumentoi thjeshtësisht dhe

me fakte mënyrën se si ky ligj favorizon oligarkët dhe ngarkon me taksa qytetarët e thjesht, Kryemadhi tha se ky ligj është shembulli më i qartë i klientelizimit dhe mënyrës se si qeveria poshtëron qytetarët e saj. “Këtu është absurditeti, këtu është edhe revolta, këtu ndihet edhe ajo nd-

jenja e poshtërimit që një qeveri bën ndaj qytetarëve të saj”, tha Kryemadhi e cila si më poshtë shpjegon. “Besoj se keni dëgjuar për dividentin e famshëm, për dekretin e tatimit të dividentit, ku nga 15% do të ulet në 8%. Që t’jua bëj shumë të thjeshtë për ta kuptuar, ja çfarë ka ndodhur.

Nëse një punonjës banke, nëse një mësues apo një naftëtar, apo një minator, i cili merr para më shumë se 800 mijë lekë të vjetra rrogë, apo 900 mijë lekë të vjetra rrogë, tatohem me 23% të të ardhurave të tyre. Ose ky lokali ku jemi ne sot, fitimi i tij i tatohet mbi 15%. Ama çfarë bëri qeveria ditën e enjte? Nëse një oligark fiton miliona apo miliarda euro, të cilat nuk ia ka paguar shteti, i thotë ti nuk do tatohesh 15 ose 20%, sa tatohet ky lokali që më shumë rri mbyllur se sa hapur, por do të tatohesh 8%. Dhe do të tatohesh 8% edhe për vitet e tjera që nuk ke paguar. Paratë të cilat nuk shkojnë në Buxhetin e Shtetit, janë më miliarda euro, nuk janë miliona. Janë miliarda! Dakord këto miliarda që ti ua fale pesë vetave, po këta të tjerët që i kanë paguar çfarë do u bësh? Do u kthesh taksat mbrapsht? Pra ju që keni paguar energjinë elektrike, që keni atë 20% e TVSH-së aty, ju që keni paguar ujin që keni atë 20% e TVSH-së, ky pronari i lokalit, ai pronari i karburantit, të tjerët që blejnë naftën, apo domatet apo specat, ju që keni paguar taksat, do të vazhdoni ti paguani prapë. Ndërsa këta që kanë fituar milionat, që i kanë futur në xhepat e tyre, jo vetëm që s’do të paguajnë, por do t’u kthejnë edhe lekët mbrapsht të viteve më përpara. Dhe qan dhe zgërdhihet me fatin e 140 mijë studentëve, të cilët kërkojnë minimumin. Pra kërkojnë kafshatën e fundit të bukës së familjeve të tyre”, deklaroi nga Mallakastra, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

shojmë reformën në arsim sikur reformën në arsim e kam bërë unë. Ky bën zotin, diellin, ajrin, ujin këtu… pra ministrat janë disa njerëz që Rama i ka emëruar në bazë të disa shijeve të veta. Është e njëjta mënyrë se si ai e ka bërë funksionimin e organizatës. Nuk është se bëhet fjalë për një proces

zgjedhjesh, seleksionimi bazuar në merita etj etj...”,- tha Shkullaku. Analisti beson se kryeministri e ka humbur betejën e tij nga pikëpamja propagandistike pasi Shkullaku mendon se: “Nuk fitohet asgjë me propagandë, realiteti vonon por çdo gjë del në shesh me kohën. Kjo u pa me lëvizjen e studentëve”.

ANALIZA

Armand Shkullaku: Qeveria “Rama” e dështuar nga A-ja te Zh-ja

N

dryshimi i disa ministrave nuk është ngjarje, sipas gazetarit Armand Shkullaku, për të problemi është kryeministri e jo ministrat e tij. I ftuar në ‘A Show’ përballë Adi Krastës, analisti Shkullaku analizoi situatën e krijuar pas protestës së studentëve dhe reagimet e kryeministrit Rama. “Nuk e di a do duhej të kishte sepse në se do të kishte një ngjarje. Por ngjarja që duhet të pritej ishte mendoj unë jo thjeshtë ndërrimi i disa ministrave por një ngjarje më e madhe se kaq. Po them se nuk mund të kishte

ngjarje sepse ti pret që të ndryshojnë disa ministra Kur? Kur qeveria ose kur kryeministrin ka një përpjekje për të ecur përpara në reforma të caktuara dhe disa ministra nuk i përgjigjen në ritmit të këtyre reformave. Në rastin konkret nuk është problemi tek ministrat, është problemi tek kryeministri. Ne kemi një qeveri që e dimë shumë mirë që është totalisht personalizuar. E keni parë ju Lindita Nikollën të dalë, fjala vjen tre javët e fundit në publik e të sqarojë problemet që kanë të bëjë me reformën në arsim? Reformën në arsim kush

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

e bëri ministria apo Edi Rama?”,tha Shkullaku. I pyetur nëse ministrave iu mungon personaliteti për t’u përballur me publikun apo thjeshtë nuk i lejon kryeministri, Shkullaku u përgjigj: “Jo nuk është se i lejon, por këtu kemi të bëjë me një qeveri që është vetëm vullneti i njëshit. Pra kryeministri ka marrë përsipër të ndajë edhe tapitë, ka marrë përsipër të na gëzojë edh me shpërblimet e pensionistëve, ka marrë përsipër të bëjë edhe studentin kur del e u thotë studentëve bashkë me ju do ndryshojmë Shqipërinë… do ndry-

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E martë, 25 DHJETOR 2018

Kryeministri Edi Rama shtyn shkarkimin e paralajmëruar të ministrave dhe flet për vetëkorrigjim, ndërkohë që nuk ka Papë që ia lan mëkatet kësaj qeverie, e cila është kthyer në vasale e një grushti biznesmenësh

U falën për Krishtlindje apo presion nga oligarkët?! Informacionet që dalin nga selia rozë thonë se shefi i qeverisë nuk mund të diktojë më asnjë lëvizje, pasi disa ministra e kanë kundërshtuar dje në mbledhjen e Kryesisë së PS. Ndërkohë Monika Kryemadhi deklaron se: “Nuk do të ndalojmë derisa të rrëzojmë Edi Ramën si simbol i krimit, korrupsionit dhe varfërisë që u ka shkaktuar qytetarëve” Pas protestave masive të studentëve dhe organizimit të opozitës për reagim mbarëkombëtar, Kryeministri Edi Rama paralajmëroi me anë të zyrtarëve në rrethin e tij të ngushë ndryshime të forta në qeveri. Pakënaqësia e qytetarëve dhe skandalet qeveritare që plasin çdo javë e kanë bindur Kryeministrin se një pjesë e mëkateve vijnë dhe nga paaftësia, apo përzierja e ministrave të tij në projekte të dyshimta. Për këto arsye, dje ishte planifikuar që kreu i qeverisë në mbledhjen e Kryesisë së PSsë, të jepte dhe sinjalet e para se cilët ishin ministrat që do të largoheshin nga kabineti. Në media dhe nga bashkëpunëtorë të afërt të Kryeministrit u la të kuptohet se ndryshimet do të ishin radikale dhe kreu i qeverisë do të tregohej "i pamëshirshëm" edhe me shumë ministra që përveçse vartës i konsideron edhe miq të tij. Por çuditërisht pas pesë orësh mbledhje kryesie, një nga më të gjatat në PS, Kryeministri Edi Rama doli para mediave dhe më pak se për çdo gjë tjetër foli për ndryshimin e ministrave. Nuk e hodhi poshtë mundësin e ndryshimit të tyre, por pranoi se qeveria po bën të tjera reforma të rëndësishme për të zgjidhur problemet e studentëve.

Pranoi se protestat e studentëve ishin një shuplakë e fortë për qeverinë, por nuk e shihte përgjegjësinë domosdoshmërisht të emrat e kabinetit qeveritar. Pranoi se qeverisë i duhen korrigjime, por kur u pyet në mënyrë konkrete nëse duhen larguar disa ministra, Kryeministri u përgjigj: "Çdo gjë hap pas hapi, ju e dini se unë nuk e them asnjëherë fjalën e fundit të parën dhe unë di gjithmonë radhën e lëvizjeve, pasi gjithmonë mendohem gjatë para se të bëj çdo lëvizje". Sigurisht që ndryshime ministrash do të ketë në një kohë të dytë, që mund të jetë dhe mbledhja e Asamblesë së PS më 28 dhjetor, por kjo është shumë larg asaj fushate që Rama dhe të tjerë në PS premtuan këto ditë. Këtë e vërteton dhe fakti se në mbledhjen e stërzgjatur të PS, përgjegjësia për situatën e rëndë nuk u hodh te asnjë ministër, por te të rinjtë e Forumit Rinor Eurosocialist të PS (FRESSH). Kryeministri dhe të tjerë pas tij, deklaruan në mbledhje se FRESSH nuk arriti të informonte dhe të menaxhonte protestat e studentëve. Një justifikim i tillë është jo vetëm qesharak, por dëshmi sesa larg realitetit është qeveria dhe Kryesia e PS. Ti kërkosh Eljo Hyskos, kryetar i FRESSH, dhe adoleshentëve

të tjerë në PS, që të mbajnë përgjegjësi për protestat është njëlloj sikur këto vite të mos kesh jetuar në Shqipëri dhe jo më të kesh qeverisur. Sepse nëse fajin për protestat e paska një forum i PS, atëherë për çfarë duhet qeveria në një vend? Megjithatë, detajet e mbledhjes së Kryesisë së PS-së, u shpërndanë në media vetëm për të larguar vëmendjen nga problemi real i kryeministrit Edi Rama. Pasi njoftoi se do bënte "kasaphanë" me "koka" ministrash në Qeveri, Edi Rama dëshmoi dje se nuk është më aq i fortë sa duket përballë faktorëve të tjerë në PS, Qeveri dhe jashtë saj. Qëndrimi i tij për të ndryshuar komplet imazhin e qeverisë është përballur për herë të parë me reagime të forta nga grupi parlamentar. Një pjesë e ministrave, kanë gjashtë vite që menaxhojnë qindra milionë euro dhe pushtet brenda Partisë Socialiste. Për pasojë kanë arritur që këto kohë të krijojnë lobingjet e tyre me deputetë, të cilët këto ditë janë vënë në lëvizje dhe ndoshta për herë të parë që kur është zgjedhur kryeministër nuk ka gjithë mbështetjen e grupit të PS. Një pjesë e ministrave duket se kanë aq peshë në PS sa në një përplasje me Edi Ramën

mund t'i vënë në rrezik vota e mazhorancës në Kuvend. Ministrat e tij nuk kanë bërë asgjë pa lejen e kryeministrit, në mos edhe frymë marrin me lejen e Edi Ramës. Modeli politik që ka instaluar Edi Rama këto vite, tregon se shpesh herë fatet e ministrave dhe emrave të veçantë nuk varen nga PS, por nga vendime në tavolinat e rezidencave luksoze, ku kreu i qeverisë bën konsultime të përhershme me një grup biznesmenësh. Fjala e biznesmenëve të tillë që kanë marrë koncesione, projekte dhe së fundi një falje taksash miliona euro si dhuratë, duket se ka peshë shumë herë më shumë se forumet e Partisë Socialiste. Janë një grup njerëzish që fatin e pasurisë tashmë e kanë lidhur me atë të qeverisë "Rama" dhe bashkë me projektet e fitimet, tashmë ata vendosin se kush duhet të jetë në kabinetin e kryeministrit. Edhe pse pak e pahijshme për një kryeministër me autoritet si Edi Rama, kjo është "taksa" që ai duhet të paguajë për aleancën mes qeverisë dhe oligarkisë. Ndaj dhe nga e shtuna, kur kreu i qeverisë lëshoi lajmin se do të kryente ndryshime rrënjësore, të hënën u shfaq si një kryetar partie që ishte zënë ngushtë

dhe i pasigurt në hapat që do të hidhte më pas. Po kaq të paqartë janë dhe socialistët që prisnin ndryshime për mirë në qeveri. Janë të paqartë, pasi nuk e dinë nëse ministrat u falën nga Edi Rama me që janë Krishtlindje dhe në një festë të tillë nuk bëhen "sakrifica", apo oligarkët veç parave i kanë marrë Edi Ramës edhe fuqinë formale të vendimmarrjes në qeveri. Oligarkët që i hartuan ligjin për faljen e gjysmës së taksave te tyre dhe PS e Rama e votuan pa fjalë, bile duke shkelur edhe Kushtetutën. Ndaj nuk duket se do kemi ndryshime të mëdha që presin në bazën e PS. Qeverinë e tij nuk ka Papë që ia lan gjynahet që po bën ndaj popullit të thjeshtë. Ndërkohë kreu i qeverisë duhet t'i bëjë llogarit tani dhe me një opozitë që nuk është ajo e gjashtë viteve që la pas. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi dje, në takimin me strukturat e partisë, se protestat nuk do të ndalen deri në largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të korruptuar. Organizimi i opozitës dhe studentëve po vazhdon furishëm edhe gjatë festave, për tu rikthyer në janar në tubime që nuk do të jenë thjesht protesta, por reagim qytetar kundër qeverisë.


POLITIKE

4

E martë, 25 DHJETOR 2018

ORGANIZIMI PARA ZGJEDHJEVE VENDORE

Zbardhen vendimet e Kryesisë së PSsë: Në 30 mars mblidhet Kongresi Z

bardhen disa nga vendimet e Kryesisë së Partisë Socialiste, e mbledhur gjatë ditës së djeshme me dyer të mbyllura. Kështu, Kryesia e PS-së ka vendosur për zhvillimin e Kongresit të partisë në 30 mars për të diskutuar rreth zgjedhjeve lokale. Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë u bë edhe një analizë e punës organizative të PS-së në 12 qarqe. Kjo do të thotë se degët e PS-së do kalojnë në sitë dhe priten zgjedhje partiake katër muaj përpara zgjedhjeve vendore. E në këtë kuadër, durime nga mbledhja e Kryesisë së PS bëjnë me dije se 12 kryetarët e PS në qarqe kanë bërë

dje një raportim të detajuar në këtë mbledhje lidhur me situatën e partisë në rrethe. Gjithashtu, në kryesi u bë edhe një analizë e thellë e performancës së kryetarëve të bashkisë dhe këshilltarëve të PS-së në bashkive përkatëse. Në këtë mbledhje, burimet saktësuan se nuk ka pasur asnjë diskutim për ndryshime në qeveri apo largime të ministrave të caktuar, edhe pse kryeministri Rama la të hapur mundësinë e ndryshimeve gjatë prononcimit të tij për mediat jashtë selisë rozë. Të parët që kanë hyrë në këtë mbledhje ishin ministri Pandeli Majko, apo zv. kryeministrja Senida Mesi, Eglantina Gjermeni, Mimi Kodheli, Elisa

Spiropali, e Erion Braçe. Ndërkaq, ra në sy sërish ardhja e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj i cili ka shkuar me biçikletë në mbledhjen e Kryesisë së PS. Një pamje që do të rishitej edhe pas 5 orësh, ku në përfundim të mbledhjes

së Kryesisë së PS-së, Veliaj nxitoi të hypte mbi biçikletë duke u larguar drejt Bashkisë. Ndërsa kryeministri Edi Rama, pavarësisht lodhjes, u ndal të takonte një të moshuar, e cila e priste jashtë dyerve të PS-së.

Kreu i Qeverisë 5 orë debate në Kryesinë e PS-së për rolin inekzistent të FRESSH-it gjatë protestës studentore: Çdo gjë hap pas hapi

D

itët e fundit të këtij vit nuk do jenë ditë të qeta për socialsitët, të cilët ende vijojnë të analizojnë kërkesat dhe shkaqet që i detyruan studentët që për më shumë se dy javë të protestonin në rrugët jo vetëm të Tiranës, duke u shndërruar në një kërcënim për qeverinë. Për këtë arsye, kryeministri Edi Rama në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste mblodhi paraditen e kësaj të hëne Kryesinë e PS-së ku8 në fokus të kësaj mbledhjeje ka qenë pikërisht bilanci politik i qeverisjes së socialistëve. Në një diskutim që zgjatim për më shumë se 5 orë në selinë rozë, temat e diskutuara ishin organizimi i PS-së, protesta studentore, duke mos e përjashtuar dhe mundësinë për ndryshime në qeveri. Edhe roli i FRESSH-it është diskutuar në mbledhjen e Kryesisë, pasi sipas burimeve pranë PSsë, kryeministri Rama akuzon këtë strukturë për inaktivitet sa i takon diskutimeve brenda fakulteteve për ligjin e Arsimit të Lartë, tarifave të kërkuara nga rektorët dhe dekanët për t’u paguar menjëherë dhe përcjelljen e shqetësimeve të studentëve pranë strukturave drejtuese të PS-së dhe Ministrisë së Arsimit. Në vazhdën e kësaj analize, pas tre ditësh, në 28 dhjetor, PS-ja do të mbledhë Asamblenë Kombëtare, edhe kjo mbledhje e paparashikuar në kalendar, por që mesazhi i kreut të qeverisë ishte në këtë forum diskutimet do të jenë edhe më të gjëra, duke mos përjashtuar lëvizjet në kabinet. Këto mbledhje vijnë pak ditë pas mbylljes së protestës së studenteve dhe një valë protestash lokale të organizuara nga PD në disa qytete. Më herët kryeministri Rama, i ndalur tek protesta e studentëve ka thënë se ka qenë një mësim i mirë për qeverinë

Ndryshime në qeveri? Rama: Kemi gabime, kemi shumë për të korrigjuar

dhe të personalisht. Mesazhet e Ramës Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Kryesisë, kryeministri Edi Rama dha detaje të asaj që u diskutua në mbledhje. Kreu i qeverisë tha se në mbledhje u diskutua për organizimin e PS, protestën e studentëve, ndërsa i pyetur nga gazetarët sa i takon ndryshimeve në kabinetin qeveritar, Rama e la të hapur si opsion, por mesazhi i tij ishte se pas pak ditësh do mblidhet Asambleja Kombëtare e PS. “Kemi pasur një diskutim të gjatë dhe të dobishëm në kuadrin e një procesi të premtuar reflektimi, që sigurisht merr shtysë nga protesta e studentëve, por është në ADN-në tonë dhe është një tjetër shprehje e vetëdijes se çdo ditë ka gjëra

për të përmirësuar, se nuk jemi të pagabueshëm, përkundrazi dhe se mbi të gjitha në vakumin e madh të lënë nga opozita, në mungesën e një opozite të besueshme, është një sfidë më vete që të vetëkorrigjohemi në vijim. Kemi folur për partinë, organizimin në tërësi, mekanizmat e komunikimit, domosdoshmërinë e një raporti me shoqërinë, ku shoqëria dhe zëri i shoqërisë të gjejë më shumë hapësirë dhe të gjejë dëgjimin që meriton në partinë tonë dhe partia të ketë kapacitetin të shkojë përtej vetes dhe të shtrihet në mënyrë më të natyrshme dhe në mënyrë më të dobishme në shoqëri. Kur them Partia, kam parasysh të gjithë bazën e veprimtarisë sonë dhe të përfaqësimit tonë sepse në fund

të fundit, të gjithë forumet dhe të gjitha mekanizmat përfaqësues, qoftë Parlamenti apo qeveria, janë drejtpërdrejtë të lidhura me raportin e krijuar në terren mes njerëzve. Kemi shumë për të korrigjuar dhe shumë për të përmirësuar dhe është një proces pozitiv. Kemi diskutuar edhe për protestën, arsyet, faktorët, dobishmërinë e madhe të protestës dhe për domosdoshmërinë që ne ta mishërojmë ashtu siç duhet atë që është shqetësimi real i asaj proteste dhe që është transmetuar në formën që ajo mori nga shumë studentë, të cilët i thonë vetes apolitikë, por që në këtë rast e kanë shkundur politikën në raport me vetveten. I kanë dhënë një shuplakë qeverisë, unë e kam thënë edhe më parë.

Po ashtu, siç kam thënë edhe po bëjmë që protesta ka dinamikën dhe trajektoren e vet, ndërsa reflektimi ynë i domosdoshëm pas asaj shuplake do të vazhdoje dhe do të thellohet në funksion jo vetëm të studentëve, por në funksion të të qenit të denjë dhe në lartësinë e ambicieve, por edhe të shqetësimeve të shoqërisë”tha ai. PYETJE Do bëni ndryshime në qeveri z.Rama? Çdo gjë hap pas hapi. Ju e dini që unë nuk e them asnjëherë fjalën e fundit të parën. Nga ana tjetër, unë di gjithmonë radhën e lëvizjeve pasi gjithmonë mendohem gjatë përpara se sa të bëj çdo lëvizje. Ne do të bëjmë të gjitha gjërat e duhura dhe do t’i përgjigjemi me dinjitet shqetësimit të studentëve, por do të shkojmë përtej këtij shqetësimi sepse ne e kuptojmë se ka ende shumë për të bërë dhe pavarësisht rezultateve të padiskutueshme që janë arritur njerëzit meritojnë shumë më tepër akoma dhe në këtë aspekt ne kemi shumë për të korrigjuar. Kemi bërë gabimet tona. Gabime që i bëjnë të gjithë ata që ndërtojnë, punojnë dhe që përpiqen të spostohen nga diku në diku tjetër dhe të marrin përsipër sfidat si sfidat që ne kemi marrë përsipër, por e rëndësishme është që të mësojmë prej gabimeve dhe të shkojmë përpara. Ajo që është e sigurt është që e kemi lexuar me shumë vëmendje dhe po e lexojmë me shumë respekt mesazhin e protestës. Do të mbledhim Asamblenë Kombëtare dhe do të flasim përsëri.


POLITIKE P

artia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkojnë zyrtarisht Kuvendit të anulojë votimin e së enjtes të dekretit të Presidentit të Republikës për ligjin e “Tatimin mbi të ardhurat”. Kreu i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho dhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i janë drejtuar këtë të hënë me një letër Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku kërkohet anulimi i rrëzimit të dekretit të Presidentit për ligjin taksimit të të ardhurave, që sipas opozitës, favorizohen kompanitë e mëdha. Në letër, PD-LSI theksojnë se është shkelur Rregullorja e Kuvendit, duke rrëzuar dekretin e presidentit pa kaluar 12 orë nga miratimi dhe administrimi i këtij akti në Kuvend. Duke vepruar në këtë mënyrë, thotë opozita, Kuvendi, duke shkelur Rregulloren, ka minuar bashkëjetesën normale të të gjitha grupimeve politike në Kuvend. “Nëse opozitës i mohohet e drejta e saj kushtetuese për t’u njohur me çështjet që shqyrtohen e miratohen në Kuvend, sipas rregullave dhe afateve të përcaktuara nga Rregullorja e Kuvendit, atëherë ky veprim antikushtetues tenton të asgjësojë defacto rolin e opozitës në Parlament, që është jetik për funksionimin demokratik të shtetit shqiptar”- thuhet në letër. Argumentet Në seancën plenare të datës 20 Dhjetor 2018, Kuvendi i Shqipërisë, në kundërshtim flagrant me Rregulloren e Kuvendit, ka vendosur rrëzimin e Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11015, datë 20.12.2018 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 94/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”. Shqyrtimi dhe rrëzimi i Dekretit të Presidentit, pa kaluar as 12 orë nga miratimi dhe administrimi i këtij akti në Kuvend, është rasti i vetëm dhe i paprecedentë në të gjithë historinë e parlamentarizmit në 28 vite demokraci në Shqipëri. Ky akt i pashembullt paligjshmërie dhe arrogance, tregon degradimin e Kuvendit të Shqipërisë, deri në atë nivel, sa pamundëson bashkëjetesën parlamentare. Dekreti i Presidentit të Republikës i datës 20 Dhjetor 2018, nuk mund të miratohej në seancën plenare të po të njëjtës ditë, për shkak se Rregullorja e Kuvendit e ndalon këtë. Duke përfshirë për diskutim dhe miratim Dekretin e Presidentit të datës 20 Dhjetor 2018, në seancën plenare të datës 20 Dhjetor 2018, mazhoranca parlamentare i ka mohuar të drejtën kushtetuese deputetëve të opozitës, që të njihen me Dekretin e Presidentit të Republikës. E drejta e deputetëve të opozitës, për t’u njohur paraprakisht me çështjet që shqyrtohen, apo votohen nga Kuvendi, garantohet nga Rregullorja e Kuvendit. Sipas pikës 7, të nenit 26 të Rregullores së Kuvendit, dekretet e Presidentit të Republikës për rishqyrtim të ligjeve, futen automatikisht në Programin e Punës së Kuvendit. Për pasojë, Kryetari i Kuvendit, menjëherë pasi të jetë njohur me Dekretin e Presidentit, duhet të urdhërojë

5

E martë, 25 DHJETOR 2018

Spaho-Vasili: U shkel Rregullorja, duke e rrëzuar dekretin e presidentit pa kaluar 12 orë nga miratimi dhe administrimi i këtij akti në Kuvend

Dekreti për tatimin e të ardhurave, PD-LSI letër Kuvendit: U shkel rregullorja

përfshirjen e tij në Programin e Punës së Kuvendit. Ky fakt nuk ka ndodhur, për shkak se Kryetari i Kuvendit, ka qenë në drejtim të seancës plenare, në kohën kur ka mbërritur Dekreti i Presidentit të Republikës, dhe nuk ka pasur asnjë njoftim për përfshirjen e tij në Programin e Punës. Nga ana tjetër, sipas nenit 29 të Rregullores së Kuvendit, që një çështje të shqyrtohet nga Komisioni përgjegjës, duhet që çështja të jetë e përfshirë në Kalendarin e Punimeve të Kuvendit. Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nuk është përfshirë në ndonjë Kalendar Punimesh të Kuvendit të Shqipërisë. As Kuvendi dhe as Komisionet parlamentare nuk mund të diskutojnë dhe të vendosin për çështje që nuk janë në rendin e ditës. Sipas nenit 31 të Rregullores së Kuvendit, për të diskutuar ose vendosur në seancë plenare për çështje që nuk janë në

rendin e ditës, duhet që Kuvendi të marrë vendim me jo më pak se tre të pestat e deputetëve të pranishëm. Në këtë rast, propozimet për vendosje të çështjeve të tjera në rend të ditës duhet të paraqiten me shkrim nga një kryetar grupi parlamentar vetëm para fillimit të seancës, para fillimit të diskutimit të një pike të rendit të ditës ose kur është pezulluar diskutimi. Mirëpo, as përpara fillimit të seancës plenare, as përpara fillimit të diskutimit të një pike të rendit të ditës dhe as kur diskutimet kanë qenë të pezulluara, seanca plenare nuk është njoftuar dhe nuk ka vendosur për të diskutuar për Dekretin e Presidentit të Republikës. Kuvendi nuk mund të vendoste për këtë çështje, për shkak se Dekreti nuk ishte shqyrtuar nga Komisioni përgjegjës. Që Dekreti të shqyrtohet nga Komisioni përgjegjës, duhet

të respektohen dy kërkesa procedurale, të parashikuara nga Rregullorja e Kuvendit. Sipas pikës 3, të nenit 31 të Rregullores së Kuvendit, duhet që të ketë vendim të Kuvendit që Komisioni i përhershëm të përfshijë në rend dite një çështje, dhe në çdo rast kjo duhet të jetë në përputhje me programin e punës dhe me Kalendarin e punimeve të Kuvendit. Në këtë rast, nuk ka asnjë vendim të Kuvendit që të ketë vendosur që komisioni përgjegjës të mblidhet me rend dite shqyrtimin e Dekretit të Presidentit, edhe për shkak se ky i fundit nuk ishte përfshirë as në Programin e Punës dhe as në Kalendarin e Punës së Kuvendit. Nga ana tjetër, sipas pikës 3, të nenit 32 të Rregullores së Kuvendit, Komisionet e përhershme nuk mund të mblidhen gjatë kohës kur Kuvendi zhvillon punimet në seancë plenare, përveçse me miratimin e Kryetarit të Kuvendit.

Nuk ka patur asnjë kërkesë dhe asnjë miratim nga Kryetari i Kuvendit, që Komisioni përgjegjës për ekonominë, të mblidhej gjatë zhvillimi të seancës plenare. Duke vepruar në këtë mënyrë, Kuvendi i Shqipërisë, duke shkelur Rregulloren e Kuvendit, ka minuar bashkëjetesën normale të të gjitha grupimeve politike në Kuvend. Nëse opozitës i mohohet e drejta e saj kushtetuese për t’u njohur me çështjet që shqyrtohen e miratohen në Kuvend, sipas rregullave dhe afateve të përcaktuara nga Rregullorja e Kuvendit, atëherë ky veprim antikushtetues tenton të asgjësojë defacto rolin e opozitës në Parlament, që është jetik për funksionimin demokratik të shtetit shqiptar”- thuhet në letrën e opozitës. Në këto kushte, vijojnë Spaho e Vasili, në mbështetje të neneve 13, 26, 27, 29, 31, 32 dhe 116 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, që: 1- Të konstatojë shkeljen e Rregullores së Kuvendit; 2- Të kërkojë nga Kryetari i Kuvendit anulimin e vendimit të Kuvendit të datës 20 Dhjetor 2018; 3- Të kërkojë nga Kryetari i Kuvendit shqyrtimin e miratimin e Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11015, datë 20.12.2018 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 94/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, sipas procedurave ligjore të paracaktuara nga Rregullorja e Kuvendit.

RENDI I DITËS PËR MBLEDHJEN E NESËRME

KQZ nis punën për zgjedhjet lokale, kërkon 337 punonjës Pas caktimit të datës 30 qershor 2019 për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, Komisioni Qendror i Zgjedhje ka ndërmarrë hapin e radhës. Në një njoftim për mediat, KQZ njofton se do të mblidhet nesër në 10:00 paradite për të caktuar shpërblimin për anëtarët e KZAZ-ve, përdorimin e kamerave regjistruese, por edhe për miratimin e strukturës së punonjësve që do të merren me zgjedhjet lokale 2019. “Për caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët e KZAZ-ve, KQV-ve dhe anëtarëve të grupeve të numërimit të votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019. Për përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve (ekraneve), për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendin e Numërimit të Votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019. Për miratimin e strukturës organike dhe strukturën e pagave , të punonjësve me kohë jo të plotë pune, për zgjedhjet për or-

ganet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”- është rendi i ditës i mbledhjes së nesërme. Ndërkaq, ndarja e anëtarëve të komisioneve zonale dhe të qendrave të votimit do të jetë sfida e radhës mes mazhorancës dhe opozitës. KQZ ka përgatitur strukturën e pagave të anëtarëve, pas miratimit të së cilës u takon katër partive të bëjnë propozimin për anëtarët. Të drejtën do ta kenë PS dhe PD, partitë e dyta në të dy kampet politike, por me kusht që të kenë grup parlamentar. Prej së majtës vetëm PS plotëson këtë kusht, ndërsa te e djathta janë PD, LSI dhe PR. Burimet kanë bërë të ditur se shpërblimi për angazhimin në administrimin e votimeve të 30 qershorit do të jetë i njëjtë si një vit më parë. Kryetarët dhe zv. kryetarët do të shpërblehen me 65.000 lekë, për anëtarët dhe sekretarin e KZAZ-ve paga shkon në 60.000 lekë. Kryetarët e KQV-ve do të shpërblehen në vlerën 4.000 lekë, ndërsa sekretarët e KQV-ve

me 3.500 lekë. Anëtarët e Grupit të Numërimit të Votave propozohet të marrin nga 6.000 lekë. Megjithatë vendimi konkret do të merret ditën e mërkurë kur dhe parashikohet mbledhja e KQZ. Sa i përket numërimit të votave, parashikohet vetëm përdorimi i kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendin e Numërimit të Votave. Në këtë mënyrë subjektet do të kenë mundësi të ndjekin procesin por dhe të kënë provë nëse duan të ankimojnë. Për të administruar procesin, KQZ do të punësojë edhe 337 personave me kontratë të përkohshme nga 5 deri në 3 muaj. Magazinerë, specialistë juridik e shërbimesh, teknik, sallë, përkthyes dhe operator janë nevojat që do të përzgjidhen me konkurrim nga KQZ. Paga e tyre do të jetë nga 70 mijë lekë për specialistët e lartë, 40 mijë lekë për specialistët e tjerë, si dhe 30 mijë lekë për punonjësit e shërbimit.


REKLAMA

6 E martë, 25 DHJETOR 2018

REPUBLIKA E SHQIPERISE GJYKATA KUSHTETUESE KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

RISHPALLJE VENDI VAKANT Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar me vendimin nr.101 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit” rishpall vendin vakant për pozicionin: “Përkthyes” në Drejtorinë e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median dhe Publikun KËRKESA TË POSAÇME: 1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Gjuhë të Huaja, Dega Anglisht ose Drejtësi dhe të ketë minimum 5 vjet eksperiencë në përkthim Shqip- Anglisht - Shqip; 2. Të ketë njohuri shumë të mira në terminologjinë ligjore në të dyja gjuhët; 3. Kanë përparësi kandidatët me eksperiencë pune pranë organizatave ndërkombëtare. KUSHTE TË PËRGJITHSHME · Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Certifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr. 188, datë 4.3.2015. · Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara. Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 24 dhjetor deri më 10 janar 2019 në një nga format e dhëna më poshtë: · Paraqitjes së Kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00.

· Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 10 janar 2019, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 24 dhjetor deri më 10 janar 2019 në adresën info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme: 1. Jetëshkrim profesional në gjuhën shqipe, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare; 2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) origjinal ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi. 3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal; 4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore; 5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi; 6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt; 7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim. Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-7.

REPUBLIKA E SHQIPERISE GJYKATA KUSHTETUESE KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

SHPALLJE E VENDEVE VAKANTE Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar me vendimin nr.101 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit” shpall: - 1 (një) vend vakant për “Këshilltar Ligjor” me afat sa mandati i gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, - 1 (një) vend vakant për “Këshilltar Ligjor” me afat jo më pak se 6 (gjashtë) muaj dhe jo më shumë se 1 (një) vit. KËRKESA TË POSAÇME: a) Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri ose studimet universitare për drejtësi jashtë vendit dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj; b) Të ketë një përvojë pune në sistemin e drejtësisë ose administratën publike jo më pak se 7 vjet; c) Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi, si dhe për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, ose ndaj tij të mos ketë nisur një hetim penal; d) Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi, sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit; e) Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze. KUSHTE TË PËRGJITHSHME · Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Certifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 4.3.2015. · Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara. Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 24 dhjetor 2018 deri më 10 janar 2019 në një nga format e dhëna më poshtë:

· Paraqitjes së Kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 10 janar 2019, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 24 dhjetor 2018 deri më 10 janar 2019 në adresën info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme: 1. Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare; 2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi. 3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal; 4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore; 5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi; 6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt; 7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim. Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-7.


FORUM

7 E martë, 25 DHJETOR 2018

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili denoncon ligjin e faljes së taksave për super të pasurit, mediat vizive e bojkotojnë

D

itën e djeshme ka ndodhur një nga ato ngjarje që faktojnë se media dhe biznesi kontrollohen nga një grusht i vogël njerëzish që kanë lidhje direke me qeverinë dhe nuk lejojnë të shfaqet asnjë zë kundër. Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili doli këtë të hënë në ora 11 për të denoncuar vendimin skandaloz të qeverise për të ulur nga 15% në 8% tatimin mbi dividentin, madje edhe për vitet e mëparshme. Por menjëherë sapo u pa se për çfarë po fliste, edhe ato TV news qe e lidhën e shkëputën menjëherë konferencën e Vasilit nga selia e LSI. Ai denoncoi si ligjin e Ramës që binte ndesh me premtimet e veta elektorale: “Kush fiton më shumë, paguan më shumë”, po ashtu edhe procedurën antiligjore se si u kalua ai në parlament. Por askush nga shqiptarët nuk e pa këtë denoncim sepse ai u censurua nga TV-të që gjithashtu përfitojnë nga ulja e kësaj takse. Me siguri ai nuk do të ekzistojë dhe në lajme e mëtejshme të ditës sotme. Denoncimi i kreut të deputetëve të LSI është një nga çështjet më të rëndësishme të ditëve të fundit. Me një vendim antikushtetues qeveria ka vendosur të shpërblejë një grusht biznesmenësh afër saj, duke u falur dhjetëra milionë euro taksa. Skandali i qeverisë së majtë nuk ndalet vetëm me faljen e parave, por vijoi edhe me kalimin në seancë të ligjit brenda 48 orëve, pasi kreu i shtetit kishte kthyer ligjin. Me censurimin e sotëm të fjalës së Vasilit, rezulton se një grup oligarkësh nuk kontrollon vetëm pushtetin dhe mediat, por është kthyer në një organizatë mafioze që nuk lejon t’i dalë asnjë zë kundër. Deklarata e plotë për media e Kreut të

“Oligarkët kontrollojnë gjithçka; biznesin, qeverinë, mafien dhe mediat!” Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili: “Jemi këtu së bashku në këtë komunikim përsëri lidhur me skandalin e jashtëzakonshëm dhe të paprecedentë në 28 vjet të pluralizmit shqiptar, të votimit të falsifikuar dhe të mashtrimit të madh që ndodhi në Kuvendin e Shqipërisë në rrëzimin e dekretit të Presidentit që kishte lidhje me aktin më të turpshëm të qeverisë për uljen e tatimit mbi të ardhurat për oligarkët nga 15% në 8%. Edi Rama, i proklamuar si njeriu që do luftonte oligarkët shqiptarë dhe i cili do t`i bënte ata të paguanin më shumë, miratoi një ligj i cili ua ulte atyre gjysmë përgjysmë dhe i hiqte buxhetit të shtetit dhe financave të shtetit dhjetëra milionë euro, euro të cilat mund të përdoreshin për të zgjidhur problemet kritike shumë serioze dhe ç’njerëzore që me të cilat përballen studentët me kushtet e tyre të jetesës dhe të mësimit, por përkundrazi, zgjodhi tua bëj dhuratë atyre oligarkëve. Ju ftoj edhe njëherë që së bashku të ndjekim në pak sekonda se çfarë deklaronte Edi Rama, jo më larg se 7 muaj më parë lidhur me këtë çështje. Ju lutem ndiqeni pak sekonda deklaratën e Ramës 7 muaj më parë.

Lidhur me këtë skandal të konsumuar në Parlamentin e Shqipërisë, opozita kërkoi edhe në seancën plenare e datës 21, anulimin e menjëhershëm të këtij votimi dhe sot unë dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, z. Edmond Spaho, jemi drejtuar me një letër shumë të qartë, ku i kërkojmë kryetarit të kuvendit të Shqipërisë anulimin e menjëhershëm të këtij votimi, votim i një dekreti, i cili ishte i një rëndësie të jashtëzakonshme jo vetëm për faktin se po bëhej një ulje krejtësisht e pajustifikueshme,e paligjshme që e kthente kryeministrin dhe Parlamentin thjesht dhe vetëm në argatë të oligarkëve, por njëherazi sepse ky dekret evidentonte dy shkelje madhore të Kushtetutës të nenin 155 të saj, që i jepte ligjit fuqi prapavepruese. Pra, i vinte në kondita krejtësisht të pabarabarta biznesmenët dhe njerëzit e biznesit, pasi ata që kishin shpërndarë dividendin do kishin paguar tashmë 15%, ndërsa oligarkëve, të cilët u bëri dhuratë, do paguanin pikërisht gjysmën e tyre dhe do kursenin dhjetëra milionë euro, të cilat do t‘i ndanin sërish gojarisht me qeverinë e kusarëve. Njëherazi, Presidenti kishte zbuluar edhe një

tjetër shkelje Kushtetute për hyrjen në fuqi të ligjit, pasi këta me ngutin e tyre të jashtëzakonshëm donin që ky ligj të hynte në fuqi që në 1 janar, në mënyrë që të rrëmbenin sa më shpejt paratë të cilat kishin negociuar së bashku për ti rrëmbyer. Jemi qartësisht në kushtet e një uzurpimi të parlamentit në mënyrë të turpshme, pasi qytetarët duhet të dinë që dekreti i Presidentit të Republikës ka arritur në 12:30 në zyrat e Kuvendit, në orën 7 në mënyrë hajdutshe dhe si hajna të vërtetë në një nga zgëqet e sallave të Kuvendit janë mbledhur komisioni përkatës duke mos ftuar as përfaqësues të Presidencës të cilët kishin prodhuar dekretin dhe në orën 11 të darkës, përsëri në mënyrë hajdutshe dhe fshehurazi pa njoftuar dhe pa miratuar asgjë në seancën plenare siç është rregulli, duke shkelur çdo normë dhe ligj që rregullon veprimtarinë e Parlamentit kaluan këtë akt të turpshëm brenda më pak se 12 orë. Këtu jemi në një situatë të paprecedentë të cilën ne do ta ndjekim, jo vetëm kaq por edhe Prokurorinë Shqiptare, pasi me këto veprime janë konsumuar dy vepra penale shumë të rënda, si element të shpërdorimit të detyrës dhe ndikimit të paligjshëm mbi

punonjësit për të realizuar pikërisht për mendimin tim dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të gjithë opozitës shqiptare këtë votim kriminal, pasi përfundimisht e ktheu sallën e kuvendit në një paradhomë të pisët të oligarkëve, shkatërroi Parlamentin, shkatërroi procedurat, dhunoi Kushtetutën dhe përfundimisht Shqipëria me aktin e ditës së premte, mund të konsiderohet një Republikë Parlamentare pa Parlament, pasi një Parlament që funksionon në kushtet e banditizmit, ku brenda 11-12 orëve në shkelje të çdo rregulli rrëzon akte, bën votime të paligjshme, për votime të cilat minimumi i detyrimeve parlamentare është që 48 orë para duhet të depozitoheshin dhe çdo deputet do kishte mundësinë të njihej me të, të diskutonte, të votonte, të ngrinte problemet e veta dhe e gjithë kjo bëhet vetëm dhe vetëm që oligarkët në datën e caktuar të rrëmbejnë paratë dhe po në atë datë hajdutët e qeverisë të marrin peshqeshin e tyre të majmë për këtë çështje. Ndaj, të gjithë qytetarët shqiptar me këtë akt të fundit kuptojnë më së miri arsyet se pse opozita ka ndërtuar një marrëdhënie të kushtëzuar me këtë Parlament të kapur dhe të dorëzuar në duart e krimit dhe oligarkëve, qëndresa jonë do të jete e palëkundur. Ne do t‘i shkojmë të vërtetave deri në fund dhe personat përgjegjës do përgjigjen një për një këtu, në Prokurori. Do ta paguajnë deri në fund dhe me dënimet që parashikon edhe kodi përkatës i procedurës penale, në mënyrë që dënimi i tyre të bëhet një shembull për këdo që do guxonte të dhunonte procedurat e shtetit, të dhunonteKushtetutën,tëdhunonte rregullat e funksionimit të Parlamentit në një vend demokratik”.

REPUBLIKA E SHQIPERISE GJYKATA KUSHTETUESE KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

SHPALLJE E VENDEVE VAKANTE Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/ 2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar me vendimin nr.101 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”: 1. Rishpall 2 (dy) vende vakante për “Specialist IT” në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse. KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT TE PARË PËR “SPECIALIST IT”: a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Inxhinieri Informatike, Informatike, Teknologji informacioni etj. b. Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit. c. Të ketë eksperiencë në menaxhimin e projekteve TIK. d. Të ketë eksperiencë në hartimin e politikave të brendshme IT dhe planifikime ne fushen IT. e. Të ketë njohuri shumë të mira për infrastrukturat e IT dhe sistemet të cilat implementohen mbi to. f. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT TE DYTË PËR “SPECIALIST IT”: a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Inxhinieri Informatike, Informatike, Teknologji informacioni etj. b. Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit. c. Të ketë njohuri shumë të mira në administrimin e sistemeve si Active Directory, Outlook Mail Client d. Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastukturën e rrjetit. e. Të ketë njohuri bazë për panelet e administrimit të faqeve web (Wordpress, Drupal, Joomla etj). f. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. 2. Shpall 1 (një) vend vakant për “Specialist Financë/Buxheti” në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse. KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT “SPECIALIST FINANCË/BUXHETI”: a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Ekonomi, Dega Financë. b. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. c. Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion. d. Të ketë njohuri në programet financiare si: Alpha/Financa 5 etj. 3. Shpall 1 (një) vend vakant për “Specialist i Burimeve Njerëzore” në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse.

KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT “SPECIALIST BURIME NJERËZORE”: a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor”. b. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. c. Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën e burimeve njerëzore. KUSHTE TË PËRGJITHSHME: · Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Certifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 4.3.2015. · Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara. Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 20 dhjetor deri më 31 dhjetor 2018 në një nga format e dhëna më poshtë: · Paraqitjes së Kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 31 dhjetor 2018, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 20 dhjetor deri më 31 dhjetor 2018 në adresën info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme: 1. Jetëshkrim profesional në gjuhën shqipe, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare; 2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi; 3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal; 4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore; 5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi; 6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt; 7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim. Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-7.


POLITIKE

8

E martë, 25 DHJETOR 2018

Tabaku: Dokumentat zyrtare provojnë se shitja është kryer për llogari të mikut trafikant droge të Taulant Ballës

Dokumentet, PD: Bego pagoi 1.5 milionë euro për privatizimin e 31 mijë metrave P

artia Demokratike ka nxjerrë të tjera dokumente për çështjen e planit urbanistik të Tiranës duke ngulmuar se plani u ndryshua për të favorizuar një projekt të biznesmenit Edmond Bego. Deputetja e PD Jorida Tabaku tha se kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe Ministrin e Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj i bashkon mashtrimi. “Skandali i projektit rezidencial 60 milionë euro pranë Unazës së Madhe përfshin jo vetëm Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, por edhe Ministrin e Financave Arben Ahmetaj. Të dy këta i bashkon mashtrimi në mënyrë të pacipë se nuk kanë lidhje me projektin. I pari, Erion Veliaj mashtroi, kur deklaroi se projekti nuk ekziston dhe se nuk ka leje ndërtimi për të. Ne kemi paraqitur dokumentat zyrtarë se projekti 60 milionë euro i trafikantit ndërkombëtar të drogës e ka kaluar fazën e parë të miratimit për leje ndërtimi. Tani leja është vetëm një formalitet”, deklaroi Tabaku. Sipas saj, kryebashkiaku Veliaj është përgjegjës me firmën e tij për ndryshimin e planit urbanistik të Tiranës. “Sipas planit të 2013-ës, lumi Lanë zinte një sipërfaqe të konsiderueshme të tokës, ku Bego ka planifikuar të ndërtojë. Por plani u ndryshua në 2017-ën, pasi Bego kishte lidhur kontratë për ndërtimin e projektit 60 milionë euro. Me firmën e Erion Veliajt dhe të Edi Ramës, Plani ndryshoi dhe Lumi Lanë u zhvendos duke mos prekur asnjë centimëtr nga toka ku do të ndërtojë trafikanti i drogës, miku i Taulant Ballës. Gjatë gjithë këtyre ditëve, Erion Veliaj që flet për gjithçka, nuk u ka shpjeguar shqiptarëve pse e ndryshoi projektin e Lanës për llogari të projektit 60 milionë euro të Edmond Begos. Kush fshihet pas trafikantit ndërkombëtar të drogës, i cili ka deklaruar publikisht se nuk disponon 60 milionë euro? Këto pyetjeve duhet t’u japë përgjigje edhe Ministri I Financave Arben Ahmetaj. Ai është personi i dytë kyç në këtë aferë”, tha Tabaku. Deputetja e PD akuzoi ministrin Arben Ahmetaj, pasi sipas saj mashtroi qytetarët, kur tha se ministria e drejtuar prej tij nuk ka pasur asnjë lidhje me Edmond Begon gjatë procesit të privatizimit të zonës, ku i dënuari me 21 vjet burg për trafik droge do të ndërtojë projektin rezidencial 60 milionë euro. “Ndryshe nga sa mashtron Arben Ahmetaj,

dokumentat zyrtare provojnë se shitja është kryer për llogari të mikut trafikant droge të Taulant Ballës”, tha Tabaku. Ndërsa zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa tha se afera e ka pikënisjen tek ministria e Arben Ahmetajt. “Afera e projektit 60 milionë euro pranë Unazës së Madhe me ndërtues trafikantin e drogës Edmond Bego, e ka pikënisjen tek Ministria e Arben Ahmetajt”, tha ajo. Zhupa deklaroi se përveç përmbylljes në një kohë rekord të privatizimit dhe shitjes së ish

serave pranë Unazës së Madhe, ministria e Arben Ahmetajt ka pasur marrëdhënie direkte financiare me Edmond Begon për këtë pronë. “Faktet ndodhen në dosjen e privatizimit. Edmond Bego është personi që ka paguar rreth 1.5 milionë euro në llogarinë e Ministrisë së Financave, të ndarë në 4 këste, nga muaji nëntor 2015 deri në mars 2016. Pagesat janë bërë nga kompania ‘Inerte Ekspres’, në pronësi 100 përqind të Edmond Begos. Faturat bankare që kanë dalë në

ekran janë dokumenti zyrtar që provojnë mashtrimin e Ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. 4 pagesat për llogari të Ministrisë së Financave mbajnë datat, njëra në 13 nëntor 2015, me vlerë 121 milionë lekë. 3 të tjerat janë paguar brenda të njëjtës ditë, më 11 Mars 2016”, tha zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa. Ajo theksoi se vetëm pas këtyre pagesave nga Edmond Bego, Ministria e Financave ka lidhur kontratën për privatizimin e rreth 31 mijë metrave katrorë tek ish Serat, pranë Unazës së madhe. “Me pagesën e 1.5 milionë eurove për Ministrinë e Arben Ahmetajt nga Edmond Bego, të gjithë e dimë si vijoi historia: Plani Urbanistik i Tiranës u ndryshua me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt; Projekti për Lumin e Lanës u ndryshua që të mos prekë tokën ku do të ndërtojë trafikanti i drogës; Bashkia e Tiranës ka miratuar fazën e parë të miratimit për lejen e ndërtimit. Projekti rezidencial 60 milionë euro pranë Unazës së Madhe dhe projekti korruptiv 40 milion euro për zgjerimin e Unazës së Madhe janë modeli më i qartë se nën drejtimin e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, Tirana është shndërruar në lavatriçen më të madhe në Ballkan për pastrimin e parave të pista”, përfundoi Zhupa.

PROTESTAT

Unaza e Re, banorët: Krishtlindjet janë të plagosura për ne

Banorët e Unazës së Re kanë protestuar edhe mbrëmjen e djeshme kundër projektit të Unazës së Madhe. Pavarësisht se festat e fundvitit janë pranë, ata nuk tërhiqen nga qëndresa e tyre, ku një nga banorët e kësaj zone nga protesta, ndërsa uroi shqiptarët, u shpreh se Krishtlindjet e tij dhe gjithë Unazës janë plagosur për këtë vit. “Urojmë një vit sa më të mbarë, pavarësisht se për ne banorët e Unazës së Re, Krishtlindjet janë të plagosura. Faleminderit edhe për ju mediat që na keni mbëshetur”, u shpreh ai. Për rreth 2 muajsh në formë qëndrese banorët e Unazës, mblidhen çdo darkë për të ngritur zërin kundër këtij projekti dhe për të deklaruar se nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre. Edhe në ditën e 52 të protestës banorët e Unazës së Re vazhdojnë të kenë mbështetjen e deputetëve të opozitës.

PD REAGON PAS DEKLARATËS SË MF: PËRGJIGJA PËR KËTË PYETJE ËSHTË VETËM ÇËSHTJE KOHE

“Ish-Sera”, Ministria e Financave përgënjeshtron lidhjen e Ahmetajt me Begon P

as denoncimit të publikuar nga Partia Demokratike, ku deputetja Jorida Tabaku bëri me dije se ministri Arben Ahmetaj ka firmosur në vitin 2016 për privatizimin e zonës së ish-Serës, për të favorizuar më pas biznesmenin Edmond Bego, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë ka nxjerrë të tjera fakte. Ministria e Financave u shpreh e gatshme për të vënë në dispozicion dokumentet që provojnë se fituesi i vërtetë nuk është Edmond Bego, siç u shpreh më herët PD-ja, por trashëgimtarët Pinari. Më tej, përfaqësuesi i kësaj ministrie tha se nuk është firmosur asnjë dokument që zbulon përfshirjen me Begon. “Ky është dokumenti i firmosur nga këshilltari i Këshillit të Ministrave, i cili i ka hapur procedurë legalizimi në vitin 2007. Dëshiroj të ndalem në dy elementë që sqarojnë pozicionin

e Ministrisë së Financave në këtë objekt. Në asnjë rast ministria e financave nuk ka firmosur asnjë dokument me Edmond Begon. Në asnjë rast ministria e Financave nuk ka asnjë dokument që nxjerr fitues këtë person. Ministria ka favorizuar kalimin e serave në pronësi të trashëgimtarëve Hamdi Pinari. Pagesa është kryer nga trashëgimtarët Pinari. Media është e ftuar për më shumë detaje dhe verifikime pranë Ministrisë së Financave për të gjithë objek-

tet”, deklaroi dje Ministria e Financave. Pas kësaj deklarate në lidhje me çështjen e privatizimit të zonës së ish-Serës tek Unaza e Re, do të reagonte sërish selia blu, e cila përmes një njoftimi theksoi dje se është e provuar me dokumente se “Inerte Ekspres” i përket Edmond Begos, sipas tyre mikut të Taulant Ballës. Po ashtu PD-ja thekson se nga kjo kompani janë bërë 4 pagesa për llogari të Ministrisë së Financave përpara se ajo të lidhte kontratën e privatizimit.

“Arben Ahmetaj bëri budallain për të mbuluar me burokraci të të vërtetën se ishte trafikanti Edmond Bego ai që i pagoi Ministrisë së Financave 1.5 milionë euro për privatizimin e ish serave. Është e provuar se “Inerte Ekspres” i përket plotësisht mikut të Taulant Ballës dhe se, nëpërmjet saj, janë bërë 4 pagesa për llogari të Ministrisë së Financave përpara se ajo të lidhte kontratën e privatizimit. Arben Ahmetaj mund të nxjerrë arkivin e Ministrisë së Financave, që nga krijimi i saj, por nuk mund të fshehë dot faktin se ai e privatizoi pronën vetëm pasi trafikanti i drogës mori përsipër të mbyllë procedurën e privatizimit. A ka pjesë Arben Ahmetaj në projektin rezidencial 60 milionë euro që zhvendosi Lanën me firmën e Ramës dhe Veliajt? Përgjigja për këtë pyetje është vetëm çështje kohe”, theksoi dje PD-ja.


FORUM OPINION Nga Çim Peka

S

hihni me vëmendje se çfarë po ndodh në skenën e politikës shqiptare, veçanërisht nën dritën e zhvillimeve të fundit. Një paradoks logjik dhe moral, po bluhet me mjeshtëri nga makineria gjigante e propagandës së Rilindjes dhe punëtorët “e pavarur” mediatik të saj. Qeveria dhe media pranë saj po i kërkojnë Presidentit të Republikës, që të mos politizojë (mos) dekretimin e ministr(ave)it, apo ligjeve të miratuara nga mazhoranca, madje as të mos bëjë deklarata politike. Në të njëjtën logjike i kërkojnë opozitës, që të mos politizojë protestën e banorëve të Zharrës, Unazës së Re, apo dhe protestën e studentëve. Madje sipas tyre, nuk duhen politizuar as aferat e korrupsionit, koncensionet dhe dosjet e trafikut të drogës. T’u kërkosh aktorëve dhe faktorëve politike që të mos bëjnë politikë është njësoj, sikur t’u thuash futbollistëve të çdo lige profesioniste; mos luani futboll, por bëni sikur vërtiteni pas topit në fushë. Duke shfrytëzuar pakënaqësinë dhe zhgënjimin e qytetarëve ndaj klasës politike në përgjithësi (Për hir të së vërtetës, simptomë kjo jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjitha demokracitë perëndimore), propaganda e qeverisë kërkon të de-politizoje reagimin qytetar, duke shkuar aq larg sa bëhet thirrje për një klasë të re politike që nuk duhet të vijë nga politika! Thuhet hapur se studentët duhet të marrin vetë fatin e tyre në dorë, por me një kusht; nuk duhet të përzihet politika! Por se çfarë mund të bëhet duke marrë fatin në dore pa u përzier me politikë, këtë nuk e thonë. Skema është e qartë. Nuk duhet që kriza e gjithanshme që ka kapluar vendin, të kanalizohet drejt një zgjidhje politike. E ashtuquajtura Klasë e Re Politike, që duhet të dalë mbi ujë, nuk duhet të përfshijë partitë politike dhe politikanët opozitare; vetëm Ai më i gjati duhet të rrijë i pacenuar. Sepse vetëm atij i plas shpirti për studentet dhe sot pas 5 vitesh në pushtet gati absolut është jo vetëm “mbështetës” i kërkesave të studenteve (Vetë ka krijuar problematikën, po vetë nuk i ka realizuar kushtet dhe të drejtat), por edhe më agresiv se vetë kryengritësit. Pra sipas këtij paradoksi logjik, politik dhe mbi të gjitha moral, ai që ka shkaktuar

sëmundjen malinje në sistemin imunitar është njësoj viktimë, sa dhe studentët që u ngritën pasi kapën fundin. Por pavarësisht kësaj të vërtete, ata nuk duhet ta politizojnë sepse kanë Edi Ramen jo vetëm në krah, por edhe si “mjekun” e vetëm që mund të bëjë operacionin shpëtimtar. Në fillim e nisi qeverisjen, me idenë e ’emergjencës kombëtare’. Nëse ju kujtohet, në vitet 2013-2014, si emergjencë kombëtare ishin rendi dhe siguria, financat, ekonomia, arsimi, mjedisi, bujqësia, infrastruktura… Pra me një fjalë; gjithçka! Pasi ’emergjencës kombëtare’ i doli boja shumë shpejt, pakënaqësia në rritje e qytetarëve duhej të kanalizohej tek armiku i përbashkët, jo vetëm i popullit por edhe i qeverisë (sepse nuk e linte qeverinë të punonte siç donte): sistemi gjyqësor. E keqja nga buronte gjithçka që nuk shkon mirë në këtë vend, ishte drejtësia dhe vetëm ajo. Prandaj pakënaqësia popullore duhej të kanalizohej drejt saj, dhe jo qeverisë e cila ishte “viktimë” për vete. Në muajin Korrik të vitit 2016, më në fund u miratua Reforma në Drejtësi. Duke qenë se edhe kjo kauzë u ezaurua shpejt duhej gjetur një armik tjetër, këtë herë më specifik: gjykatës dhe prokurorë individualë që ishin të korruptuar. Për një vit me radhë, e gjithë makineria e propagandës qeveritare i lëshoi bataret drejt tyre dhe procesit ‘shpëtimtar’ të vettingut. Aq shume u banalizua dhe u fut në paradoks logjik e moral kjo fushatë si pjesë e diskursit politik dhe mediatik, sa që edhe trafikanti e përdhunuesi, Elvis Roshi, sulmet e opozitës ndaj tij i konsideronte si përpjekje të opozitës për t’ju shmangur vettingut! Vazhdojmë më tej. Gjatë fushatës së vitit 2017 dhe deri në vjeshtën e po këtij viti pjesë e diskursit ishte faji i LSI, e cila nuk e paskësh lënë PS-në të qeveristë siç donte dhe si duhej. Me këtë rast u shpikën një turli termash populistë si; tepsia, tenxherja, kusia, legeni, e me radhë. Por ndërkohë që koha kalonte dhe qeverisja e Rilindjes shkonte keq e me keq, sulmi ndaj LSI nuk po ngjiste më. Duhej një “armik i ri” dhe ai do të ishte; media e kazanit. Tashmë ajo i kishte të gjitha fajet, që “punët e mira” të qeverisë kritikoheshin dhe pasqyroheshin si një makineri që punonte për një grusht njerëzish dhe jo për qytetarët.

9 E martë, 25 DHJETOR 2018

Eksperimenti vdiq, tani të rikthehemi te politika! Kur edhe kësaj alibie i doli boja dhe shqiptarët filluan të ngrenë krye nëpër sheshe, kryeregjisori Edi Rama, më në fund e kuptoj se të gjithë “personazhet-fajtorët” të këtyre 5 viteve të mbushur me filma-propagandë nuk i pinin më ujë. Paradokseve të shndritshme të simuluara fortë në eterin mediatik u doli varaku; zullumi shpërtheu nën dritën e diellit, kurse qytetarët e çliruan mllefin e ndryrë në shpirt dhe filluan, ta marrin vetë situatën në dorë. Fajtori me emër të përveçëm, nuk ka më as edhe një gjethe ku të fshehë “veglat”, me të cilat për 5 vite rresht ka “përdhunuar” dinjitetin dhe mirëqenien e nënshtetasve të vet. Dhe ja ku erdhëm te faza e fundit, që të kujton fundin e historisë së çdo autokrati dhe kleptokrapi në pushtet. Në mungesë të armiqve jashtë oborrit të vetë, nis të gërmosh për mëkatarë të brendshëm; brenda politikës. Qytetarët e revoltuar “kanë të drejtë” që të bëjnë gjithçka, por sërish vetëm me një kusht; nuk duhet të përzihet politika në kauzat e tyre. Kështu FRESSHët dhe marksistët e tij të infiltruar në protestën studentore u ngarkuan me vetëm një mision: të mbanin politikën dhe opozitën larg. Aq shumë u stimulua fryma anti-politikë, sa që u hodhën teza që të shkrihej e gjithë klasa politike (opozitare), vetëm e vetëm që opozita në tërësi dhe Lulzim Basha në veçanti, të kompleksoheshin dhe të mos “guxonin” që të bëheshin faktorë. Fabula dhe synimi është i qartë: duhet një lëvizje popullore (lexo; populiste). ku reagimin qytetar duhej ta drejtonin njerëz dhe formacione jo politike, njësoj si me Lëvizjen “5 Yjet” në Itali, Makronin në Francë, apo me Tcipras në Greqi. Pra, sipas Edi Ramës dhe propagandës së tij, edhe Shqipëria duhet të eksperimentojë me lëvizje dhe individë, që vijnë jashtë politikës. Por, si me çdo gjë që ka bërë deri më tani duke ja hedhur fajin të tjerëve dhe duke u kujdesur që veten ta mbajë të distancuar nga skena, ai është sërish në paradoks historik, politik dhe moral. Po kërkon

që të shpikë diçka, e cila tashmë ka ndodhur në Shqipëri. Madje edhe më herët se në Itali, Greqi, Francë, SHBA, Angli (me Brexit). Shqipëria e ka tejkaluar këtë eksperiment, pikërisht me Edi Ramën dhe Rilindjen e tij. Me Erion Veliajn dhe G99 e tij (karroceri e Rilindjes). A nuk startoi Rilindja si një lëvizje populiste, ‘Pertej së Majtës dhe të Djathtës’?! A nuk është Edi Rama, ai artisti që po bën politikë?! A nuk kemi për kryeministër një individ, i cili deri vonë nuk linte intervistë në mediat ndërkombëtare dhe këmbëngulte tu mbushte mendjen shqiptarëve këtu brenda, se nuk është politikan race, tipik, tradicional, por artist?! Njësoj si Bebe Grillo në Itali; Filozof, njësoj si Makroni në Francë; marksist i moderuar dhe i përshtatur në këtë epokë të kapitalizmit, si Tzipras në Greqi?! Slogani, ‘Përtej së Majtës dhe të Djathtës`, i Rilindjes së Edi Ramës nuk ishte thjesht elektoral, por shqipërim i filozofisë së re politike, ‘Rruga e Tretë’ e shpikur nga Bill Clinton e Tonny Blair (mentori dhe këshilltari i tij politik), dhe i vazhduar me Macron, Tzipras, Grillo. Filozofia e ‘Rrugës së Tretë’ ose ndryshe ‘As majtas dhe as djathtas’, doli si nevojë e adoptimit të partive të majta ndaj degradimit të socializmit, i cili përthithi parime nga dy krahët politike dhe ideologjike: majtas dhe djathtas. Nga rruga majtas merrte parimin e shtetit social dhe nga ajo djathtas, më të mirat e kapitalizmit. Në mes si pykë, ishte futur parimi i Partneritetit Publik-Privat (PPP e famshme apo koncensionet). Edi Rama si biznesmen i ushtruar fort në këtë profesion si kryetar i bashkisë së Tiranës për 3 mandate, nga të gjitha parimet e ‘Rrugës së Tretë’, përzgjodhi vetëm PPP-të. Pra koncesionet, që tashmë çdo shqiptarë e dinë se çfarë janë. Edi Rama pra, së bashku me Rilindjen e tij dhe Erion Veliaj së bashku me ‘G99’ e tij, e kanë ezauruar eksperimentin e populizmit dhe drejtimin e vendit nga jo-politika. Eksperi-

ment, që dështoi në mënyrë spektakolare! Ky model nuk ka çfarë të japë e të mbledhë më, në skenën politike të Shqipërisë. I ka ngelur vetëm një fazë e fundit për të konsumuar dhe ajo mund të zhvillohet, vetëm në bankat e drejtësisë! Tani është koha, të hedhim pas krahëve këtë eksperiment dhe të kthehemi tek politika tradicionale. Tek Partitë Politike tradicionale dhe tek politikanët tradicionalë. Tek opozita dhe lidershipi i saj. Nëse edhe këta si pjesë e establishmentit duhet të pastrohen, ka vetëm një mënyrë efikase: dekriminalizimi dhe vettingu në gjithë shtresëzimet e politikës shqiptare. Le të bëhet, sepse është jo vetëm gjëja më e mirë që mund të bëhet për këtë vend, por edhe e vetmja si zgjidhje përfundimtare. Studentët, le të vazhdojnë të protestojnë. Janë në të drejtën më themelore të tyre, por kërkesat që kanë nuk janë dhe nuk mund të jenë dot, thjeshtë ekonomike. Formën le ta kenë “ekonomike, por thelbin nuk jua ndryshon dot askush dhe aq më shumë Edi Rama; janë politike dhe pikë! Prandaj si të tilla, mund dhe duhet të zgjidhen vetëm politikisht. Shfuqizimi apo ndryshimi i Ligjit për Arsimin e Lartë është akt politik, ndaj vetëm si i tillë duhet të trajtohet. Eksperimenti me artistë në qeverisje, e ka mbyllur ciklin. Çfarë la pas e dinë shumica e shqiptarëve, që e vuajnë në xhepat dhe shpirtin e tyre. Tani ka vetëm një kohë; ajo për t‘ju kthyer politikës reale dhe të bëri politikë sipas traditës më të mirë të demokracive në botë. Dhe këtë e ka për detyrë dhe mund ta bëjë, vetëm opozita. Në parlament; Në rrugë; Në sheshe… Edhe në marrëdhënie të kushtëzuara, apo djegie mandatesh nëse është nevoja. Opozita është e dënuar që ti dalë zot, pakënaqësisë dhe revoltës popullore, që po rritet në mënyrë të paparashikuar nga “profesorët”. Kjo është zgjidhja. Eksperimenti dhe e shkuara, e kishte emrin Edi Rama; politika e ka emrin Lulzim Basha! Syri.net


SPECIALE

10 E martë, 25 DHJETOR 2018

ARQIPESHKVI METROPOLIT I TIRANËS DHE DURRËSIT

Imzot George Frendo: Njeriu s’ka nevojë të afrojë një deputet që t’i ofrohet puna A

rqipeshkvi Metropolit i Tiranës dhe Durrësit, imzot George Frendo ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e Krishtlindjeve. Përmes një mesazhi urimi, imzot George Frendo shprehet se Krishtlindja i fton të gjithë besimtarët që të mësojnë nga një foshnjë duke respektuar dinjitetin e çdo njeriu, pavarësisht gjinisë, shkollës apo ngjyrës së lëkurës. Urimi i plotë i imzot George Frendo:

“Krishtlindja na fton të mësojmë nga një foshnjë. Së pari, ai na mëson dinjitetin e njeriut, e çdo njeriu. Në fytyrën e Jezusit fëmijë shohim fytyrën e çdo njeriu, mashkull ose femër, i bardhë ose i zi, i ditur ose i pashkolluar. Me ardhjen e tij në botë Jezusi ka shtruar themelet për një dinjitet të ri për njeriun. Nga grazhdi Jezusi na urdhëron të respektojmë dinjitetin dhe të drejtat e çdo njeriu. Prandaj njeriu s’ka nevojë të afrojë një deputet që t’i ofrohet puna, s’ka nevojë të paguajë një kirurg në një spital publik që të bëjë një operacion, s’ka nevojë të korruptojë një gjyqtar që të marrë vendimin e drejtë në gjykatë, s’ka nevojë të pijë drogë që të gjejë

gëzim, as ka nevojë të lypë nëpër rrugë që të fitojë bukën e ditës. Në shpellën e Betlehemit shohim një familje. Është një familje e thjeshtë, e varfër, por shumë e lumtur. Asnjëri nuk e dëgjon dënesën e kësaj foshnjeje, përveç prindërve, njerëz të thjeshtë. Nuk e dëgjon Herodi, në pallatin e tij; as e dëgjojnë priftërinjtë e popullit, në tempullin e tyre. Por e dëgjojnë i ati, Jozefi, një marangoz, dhe e ëma, Maria, shtëpiake. Megjithatë jemi të ftuar t’i afrohemi grazhdit ku është shtrirë Jezusi, dhe të dëgjojmë dënesën e Jezusit. Por dënesa e tij përzihet me një buzëqeshje. Po, ai na buzëqesh, dhe

buzëqeshja që ai i drejton secilit prej nesh tregon pastërtinë e syve të tij. Po, sytë e Jezusit janë të pastër, të kthjellët. Ai nuk përdor syzë të errëta. Na shikon pa paragjykime. Të gjithë jemi shumë të bukur para syve të tij. Le të mësojmë, nga shikimi i tij, si të shikojmë njëri-tjetrin. T’u japim dorën atyre të cilëve ua kemi mohuar deri tani. Kemi zbuluar Krishtin. Kemi gjetur një rrugë të re që na çon drejt gëzimit të vërtetë. Ky është gëzimi ynë, gëzimi që tregohet në këtë fëmijë të brishtë. Ky është urimi im për ju me rastin e Krishtlindjes. Gëzuar Krishtlindjen! Rroftë Jezusi fëmijë”.

KRYEPESHKOPI I KISHËS ORTODOKSE AUTOQEFALE SHQIPTARE

Krishtlindje të bekuara! Nga Anastas Janullatos*

N

jë pasiguri e përgjithshme, si re pluhuri bërthamor, është përhapur në mbarë shoqërinë e sotme, duke shkaktuar vështirësi shqetësuese në frymëmarrje. Shumë përpiqen të përballen me të duke akumuluar pasuri materiale të çdo lloji. Të tjerë kërkojnë miq të fortë, njerëz me pushtet politik dhe ekonomik. Disa gjejnë strehë në ideologji të çuditshme fetare me origjinë aziatike. Njerëzit synojnë të fitojnë siguri me mënyra të shumëllojta. E kremtja e Krishtlindjes vjen që të na ofrojë antidotin e efektshëm kundër virusit të pasigurisë, të rigjallërojë në mendjen dhe në ndërgjegjen tonë një të vërtetë që shpesh harrohet se “Perëndia është me ne”. Pikërisht ky është kuptimi i emrit të Shpëtimtarit që po vjen: “Emanuel”. Fjala e Perëndisë “u bë mish dhe banoi ndër ne” (Jn. 1:14). Kjo përbën përvojën thelbësore të Kishës: Perëndia i pafund dhe i pakonceptueshëm, nuk e braktisi botën dhe e la të vetme kundër fuqive të urrejtjes dhe egocentrizmit. Biri dhe Fjala e Perëndisë mori natyrën njerëzore. Sipas shën Vasilit të Madh, Ai erdhi në tokë “për ta sjellë tërë njerëzimin te vetja”, për ta rilidhur me Krijuesin e tij, Perëndinë personal, “i cili është dashuri”. Shumë njerëz e hedhin poshtë zbulesën në Krishtin, duke mbështetur mendimin se gjithësia drejtohet nga një Mendje dhe Fuqi e Epërme jopersonale. Aftësi intelekti disponon edhe njeriu, krijesa më e përsosur në botë, por karakteristikë e tij është vetëndërgjegjësimi i tij, se është person. Përse ata, të cilët i referohen në mënyrë abstrakte një Fuqie të Epërme, e duan të jetë jopersonale? Përse e mohojnë faktin se ky

Realitet i Epërm është njëkohësisht një Person, me vetëndërgjegjësim, që na siguron, sipas shprehjes biblike, se është “Ai që është”, “Ai që ekziston”? Ne të krishterët besojmë se Krijuesi dhe Zoti i gjithësisë, nuk është një fuqi jopersonale, abstrakte, por është Perëndia i Gjallë, i Cili zbulohet me dëshirën e Tij dhe krijon një marrëdhënie dashurie me njeriun. Kisha nuk kërkon ta imponojë këtë të vërtetë. Veçanërisht, gjatë së kremtes së madhe të Krishtlindjes, e shpall në mënyrë lavdëruese, duke na ftuar t’i afrohemi esencialisht me besë të nxehtë dhe dashuri autentike. ** “Ja, Krishti lind, lavdërojeni… Ja, Krishti mbi dhenë, ngrihuni.” Lartësimi shpirtëror më Krishtin nuk kryhet automatikisht. Fillimisht, ka si kusht paraprak pasjen e besimit. Dhe e kremtja e Krishtlindjes kërkon të na zgjojë për ta pranuar personalisht Jisu Krishtin, si Shpëtimtar, si Udhërrëfyes, si Frymëzues të mendimeve, të ndjenjave, të vendimeve dhe të veprimeve tona. Kuptimi i thellë i pranisë së Tij të vazhdueshme, na paqëson dhe na jep kurajë, “nëse Perëndia është me ne, kush është kundër nesh?” (Rom. 8:31). Kjo siguri shpërbën çdo ndjesi pasigurie, duke ofruar ngushëllim, fuqi dhe shpresë. Dhe besimtari përsërit me gëzim paqësor psalmin: “Sepse edhe po të eci në mes të hijes së vdekjes, nuk do të kem frikë nga ndonjë e keqe, se ti me mua je” (Ps. 22). “Ja, Krishti mbi dhenë, ngrihuni.” Jisu Krishti nuk erdhi si profet i thjeshtë për të fshikulluar dukuritë negative, për të shpallur një sistem të ri idesh dhe parimesh. Ai erdhi për të na lartësuar, për të na bërë bij të Perëndisë, “që të marrim birësinë” (Gal.

4:5). Dhe pikërisht kjo kryhet me anë të besimit, “sepse të gjithë jemi bij të Perëndisë me anë të besimit, që është në Jisu Krishtin” (Gal. 3:26). Siç e përmbledh në mënyrë tronditëse shën Joan Ungjillori, duke iu referuar ardhjes së Mesisë, “Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij, të vetëmlindurin, që të mos humbasë kushdo që i beson atij, po të ketë jetë të përjetshme” (Jn. 3:16). Marrëdhënia me Krishtin, esencialisht, është marrëdhënie dashurie, e cila formon një mënyrë jetese të sajën. Jisui e përcaktoi para Pësimit të Tij: “Ai që ka porositë e mia dhe i ruan, ky është ai që më do; dhe ai që më do, do të duhet prej Atit tim; dhe unë do ta dua, dhe do të tregoj veten time tek ai” (Jn. 14:21). Të mira janë shprehjet e jashtme të shpresëtarisë dhe të adhurimit, por pasja e një marrëdhënieje esenciale dashurie me Krishtin, do të thotë që të bëhemi të njëtrajtshëm me llojin e dashurisë, që Ai e zbuloi me fjalën, jetën dhe sakrificën e Tij. Shën Joan Gojarti, duke komentuar himnin e apostull Pavlit “cili do të na ndajë nga dashuria e Krishtit?” (Rom. 8:31-39), e përfundon duke thënë me guximin e tij të njohur: “Kjo është gjëja më e madhe nga të gjitha, ta kesh Krishtin edhe personin që ti e dashuron, edhe atë që të do ty”. Nxënësi konsekuent i Krishtit nuk kufizohet duke u marrë vetëm me veten e tij. Paralelisht, ai ndien detyrimin të luftojë për drejtësinë, të vërtetën, pajtimin dhe paqen në ambientin e tij të ngushtë dhe më gjerë, duke kontribuuar në kohezionin e sigurt social. Nuk kufizohet vetëm në detyrat e jashtme fetare. Nuk harron se, “të bësh drejtësi dhe të jesh i vërtetë, është më e pëlqyer për Perëndinë sesa blatimet me gjak” (Fjalët e Urta 21:3). Të gjithë e dimë se tron-

ditja dhe pasiguria që helmojnë shoqërinë, mbahen në këmbë nga korrupsioni shumëformësh, të cilin e ushqejnë gënjeshtra, lakmia, egocentrizmi, arroganca. Pikërisht këto erdhi t’i përmbysë me praninë e Tij, Biri i bërë njeri dhe Fjala e Perëndisë. Bashkërendimi ynë me parimet që Ai përcaktoi, përbën garancinë më të madhe për sigurinë e jetës sonë dhe, më gjerë, të shoqërisë. “Ja, Krishti lind, lavdërojeni…”, vëllezërit e mi, “Ja, Krishti mbi dhenë, ngrihuni”. Krishti qëndron me ne, jo vetëm në orët e pendimit dërrmues dhe të adhurimit, por edhe në ditët e turbullta të dyshimit dhe të pafuqisë. Ndërgjegjësimi për praninë e Fjalës së mishëruar të Perëndisë shpërbën retë e pasigurisë, si dhe çdo frikë e shqetësim. Le ta presim me besë dhe dashuri të rigjallëruar. Le ta lartësojmë në mënyrë adhuruese mendjen dhe zemrën tonë, duke kundruar Fytyrën e Krishtit të Dashur. Dhe njëkohësisht, le të punojmë për Ta njohur Atë edhe njerëz të tjerë, afër dhe larg nesh. Krishti ofron antidotin e efektshëm kundër shqetësimit që krijon virusi i pasigurisë”. Krishtlindje të bekuara! Viti i Ri le të jetë përplot me sigurinë e pranisë së Krishtit në jetën tonë të përditshme dhe në ecurinë e botës. *Mesazhi i Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos për Krishtlindjet


DOSSIER

11 E martë, 25 DHJETOR 2018

Papa Klementi XI-Albani, burrë i shquar i kombit shqiptar, i përket fisit të Kelmenit Amaneti i Papa Klementi XI-Albanit: “Më varrosni në mënyrë shumë të thjeshtë, por të shkruhet në pllakën time që Papa Albani është Papë në Romë, por rrjedh nga gjaku shqiptar”.

P

Nga Mark Uci

apa me origjinë shqiptare, Klementi XI ( Gjon Françesk Albani) lindi më 23 korrik 1649 në Urbino dhe vdiq më 19 mars 1721 në Romë). Ishte papa i 243 i kishës katolike. Shërbeu si papë që nga zgjedhja e tij më 23 nëntor 1700 dhe deri më 19 mars 1721. Në vitin 1660, pas kryerjes së shkollës fillore, shkoi në Romë për të ndjekur kolegjin romak. Studjoi gjuhë të vjetra dhe drejtësi. Në vitin 1668 diplomohet në drejtësi. Në vitin 1670 fillon karrierën kishtare. Nga papa Inoçenti XI u emërua sekretar i Brevave ( dekreteve papnore). Më 13 shkurt 1690 emërohet kardinal. Më 9 tetor 1700 zgjidhet Papë i kishës katolike. Krenaria e origjinës shqiptare e Papës Klementi XI- Albani u shfaq në çastin kur u zgjodh Papë. Mbas emrit të tij Papnor, ai kërkoi që t’i vendosej mbiemrit të vet Albani, për t’i treguar botës mbarë se është shqiptar. Papa Albani në latinisht shkruhet: “Clementes Undecimo Albani Urbinas “ që shqip do të thotë “ Shqiptari Klementi XI nga Urbino “. Madje, sipas biografit të tij personal francezit M. Reboule, në emrin e tij të Papës, ai shikonte edhe emrin toponimik të fisit të shquar shqiptar të Kelmenit. Sipas biografit, Papa Françesku u emocionua shumë nga krenaria, kur mori vesh se si Papë, atij ju vu emri Klementi, jo për faktin se emri i tij “ Klementi “ kishte kuptimin (i miri), por për faktin se ky emër papnor përkonte me emrin e fisit të tij luftarak të Shqipërisë së Veriut, Kelmenin, nga kishte zbritur stërgjyshi i tij Mikeli. Konti i Kelmenit me luftëtarët e tij kelmenas i qe bashkuar ushtrisë së Skënderbeut në vitin 1447, kur ai rrethoi Danjën në luftë kundër Venedikut. Më vonë, dy djemtë e Mikelit, Gjergji e Filipi, gardistë të Skënderbeut, kelmenas, zbritën me ushtrinë e tij në vitin 1461, kur ai pati ndihmuar Ferdinandin e Napolit në luftë kunder Anzhuinëve. “ Për të gjallëruar marrëdhëniet me Mbretërinë e Napolit, si dhe për të siguruar më pas ndihmën për qëndresën e shqiptarëve ndaj turqve prej mbretit Ferdinand e aleatëve të tij, Papa Piu II dhe dukës së Mil-

anos, Françesk Sforcës, të cilët formonin bllokun politik më të fuqishëm në Itali, Skënderbeu gjykoi t’i jepte ndihmë ushtarake mbretit Ferdinand në luftën që kishte shpërthyer midis tij dhe kundërshtarëve të vet politik, që ishin baronët e Italisë së Jugut. Këta ishin bashkuar me princin francez Rene të Anzhuinëve, të cilët pretendonin fronin e mbretërisë së Napolit. Skënderbeu pasi i shpartalloi forcat armike e siguroi pushtetin e Mbretit, Ferdinandi në shenjë mirënjohje për këtë ndihmë i dhuroi Skënderbeut, feudet e Monte Sant Anxhelos e të San Xhovani Rotondos si dhe një pension vjetor prej 1200 dukatësh. ”(“ H.P.Shqip.’’ V.I f 443 ) Skënderbeu e pati lënë në Urbano kontin kelmenas, bashkë me 30 gardistë për të mbrojtur kështjellat dhe tokat që i dhuroi Mbreti, ku pasardhësit e kësaj dege formojnë vazhdimësinë e dinastisë së Albanëve. Gjergji pati dy djem Antobelin dhe Hanibaldon. Po kështu Antobeli pati dy djem Oracin dhe Karlin. Karli është babai i Gjon Françeskos (Franit). E ëma quhej Elena ( Lena me origjinë shqiptare). Kjo familje ka dhënë një dinasti të shquar prelatësh, një papë dhe disa kardinalë, si dhe një radhë politikanësh. Për rolin e saj në histori, emrin e kësaj familje dhe pinjollëve të saj të veçantë, janë shkruar në enciklopeditë e shumta botërore. Për vendin nga e ka

prejardhjen dinastia e Albanëve në vendin tonë, janë dhënë mendime të ndryshme. Për këtë fakt At Zef Valentini është më i sakti. Ai do të shprehet: “ Nji familje shqiptarefis të Dukagjinëvet ose dalë prej feudëve të tyne e pikrisht prej Laçit, por s’dihet prej cilit Laç- ishte bartë në Itali... dija e virtyti e çuan në ma të naltën kambë të botës, në fronin papnuer; aty me emnin Klement XI shëndriti në botë si një ndër më të mirit papë të këtyne shekujve të fundit ; andej u dërgonte urdhna ipeshkëvet shqiptarë e i drejtonte n’atë Koncilin e Arbërit që nisi të përtrimit moral të Shqipnisë veriore; andej rrokej që t’u vinte në ndihmë kelmenasvet, që kishin çue krye kundër turkut.’’ ( At Valentini ‘’Vepra III ‘’ f. 75) At Valentini nuk gabon, kur thotë : “ Familja Albani i përket fisit të Dukagjinit ose e dalun prej feudalëve të tyne”. Në shekullin e 15 kontea e Kelmenit ishte pjesë e zotërive Dukagjinas. Madje deri vonë malësorët e Malësisë së Madhe të ulur në Breg të Matit e sidomos kelmenasit e kësaj Malësie janë quajtur “ Lekët “, për nderë të Lek Dukagjinit me të cilin ata patën luftuar kundër osmanëve. Emrin Laç që përdor studjuesi, ai e vë në dyshim, se cilit Laç i përket kjo familje. Përjashtohet emri Laç i Kurbinit, sepse n’atë kohë ishte domen i Kastriotëve dhe jo i feudalëve Dukagjinas. Po të merret llagapi i

Albanëve, Laç, në të vërtetë në dokumentat latine shkruhet “ Laze “, shqip Lace. Emër toponimi që edhe sot, që nga koha e Mesjetës, ndodhet në Rozhajë, djepi i Kelmenit, ( Lace e Rozhajës). Por më i saktë është llagapi Laze ( Lac) i Albanëve, Mikel Lace- emër njeriu e jo toponim, i përdorur shumë deri më sot tek kelmanasit. Ka kuptimin e djalit, lindi me lac, që do të thotë lindi djalë . Sot gjenden mjaft emra e mbiemra tek kelmenasit Mbishkodër e Nënshkodër , që quhen “ Lac “. Madje Valentini, informon se: Papa Klementi XI: “...andej u dërgonte urdhëna ipeshkëve shqiptarë e i drejtonte n’atë Koncilin e Arbërit që nisi të përtrimit moral të Shqipnisë veriore, andej rrokej që t’u vinte në ndihmë kelmenasvet, që kishin çue krye kundër turkut.’’ At Gusepe Valentini, po këtu në veprën e tij të tretë, në pjesën “ Venecia dhe Shqipëria “ (f.25), na vë në dukje interesimin e madh të Papës Klementi XI, që të shpëtonte kelmenasit kryengritës nga raprezaljet e osmanëve, duke i propozuar Venedikut edhe shpërnguljen e tyre në një provincë veneciane, për të cilën publicisti italian na dëften se: “ Papa i Romës (Klementi XI) i lutej Zonjës (Venedikut ) t’i vinte në ndihmë fiseve të Kelmenit, duke marrë prej saj edhe premtimin për një mërgim të sigurtë, nëse nevoitet, të popullsisë në Kataro.’’ Të gjitha këto fakte tregojnë lidhjet e forta

shpirtërore me gjakun e t’parëve nga rrjedh Papa Klementi XI dhe dobësinë e madhe që Papa në Romë kishte për Shqipërinë dhe fisin e tij luftarak të Kelmenit nga e kishte prejardhjen vetë. Shpresa e vazhdueshme e papës me origjinë shqiptare Klementi XI për të bashkuar krishterimin, dha rezultat të mirë në Shqipëri, ku kisha katolike romake dhe ajo ortodokse bashkëjetuan për një periudhë. Klementi XI, u interesua shumë për rilindjen politike e fetare të atdheut të vet. I përket asaj periudhe, mbajtja e Koncilit të Arbërit, “ Këshillit fetar të parë kombëtar shqiptar “ ( 1703) i cili shënoi ndryshime rrënjësore në linjën e veprimit të klerit për çështjen dogmatike, morale, kanunore dhe ipeshkvore. Me 14 janar 1703 u mbajt “ Kuvendi i Arbërit “ në Mërqi të Lezhës, në Kishën e Shën Gjonit, me nxitjen dhe përkrahjen e drejtpërdrejtë të Papa Klementi XI-Albani. Ky kuvend ishte më i rëndësishmi që zhvillohej në Shqipëri pas Kuvendit të Besëlidhjes së Skënderbeut në Lezhë. Kuvendi i Arbërit është absolutisht, mund të thuhet nga më të rëndësishmit në historinë kombëtare shqiptare. Problemet që ky kuvend trajtoi janë në tri rrafshe. Në rrafshin kanonik kishtar, doktrinor, në rrafshin organizativ-ekonomik dhe pragmatist si dhe në rrafshin arsimor dhe politik të kombit shqiptar dhe në këtë kuadër kishte tre objektiva kryesore : - Bashkimin e shqiptarëve dhe ndaljen e islamizmit, që kishte marrë dhenë. - Zbatimin e kanunoreve morale e kishtare nga ana e klerit katolik. - Mbrojtjen dhe përdorimin, mësimin e gjuhës shqipe pranë kishave, si dhe kleri katolik të flasë e të predikojë shqip. Aty iu tha troç e shqip priftërinjve: “ A e dini gjuhën e shqiptarëve?” Tetë vjet më vonë, më 19 shkurt 1711, me “ Bulla Comnunis nobis”, Papa Klemeni XI urdhëroi të gjendej sa më parë një vend ku të mësohej gjuha shqipe. Gjithashtu caktoi një vend të përvitshëm në kolegjin e Propogandës Fide për djemtë e krahinave të Epirit. Merita më e madhe e tij ishte ngritja e kolegjit të Shën Mitër Koronës, ku u hap katedra e gjuhës shqiptare. Një degë e parë kjo universitare e gjuhës shqipe në Evropë dhe në botë .


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E martë, 25 DHJETOR 2018


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

13 E martë, 25 DHJETOR 2018

Festat, kryebashkiaku shpërndan dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe romë

Veliaj: Dhurata për gjithë fëmijët që vijnë nga familjet në nevojë atyre që i kanë kushtet, që mund të dhurojnë, që mund të ndihmojnë një familje në nevojë, që mund t’i japin dorën dikujt, që mund të përgatisin një pako për Vitin e Ri, që të kenë mundësi ta bëjnë për të gjithë fëmijët e Tiranës. Thirrja ime për gjithë çunat dhe gocat që po na dëgjojnë, dhe për gjithë familjet që i kanë mundësitë, është që të identifikojnë në pallatin e tyre ose në lagjen e tyre, ose në rrugicën e tyre një familje në nevojë, dhe të kenë mundësi që ta ndihmojnë për festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri”, u shpreh

F

estat e fundvitit dhe atmosfera e gëzueshme që ato ofrojnë kanë trokitur edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara të institutit “Ramazan Kabashi”, për fëmijët rom dhe ata që vijnë nga familjet në nevojë. Nën ritmet e muzikës, lojës së aktorëve të cirkut dhe humorit, nën kujdesin e veçantë të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, ata morën dhuratat nga babagjyshi i Vitit të Ri. Festës së tyre iu bashkua edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndërsa shpërndau dhuratat për vogëlushët, shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që në këto ditë festash gjejnë pak kohë për t’i shërbyer njerëzve që kanë nevojë për mbështetje. Ai tha se këtë vit Bashkia e Tiranës do të shpërndajë dhurata për të gjithë fëmijët që vijnë nga familje në nevojë ekonomike dhe zonat periferike të Tiranës, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të festojnë. “Për të gjithë fëmijët që vijnë edhe nga zonat periferike, që vijnë edhe nga fshati, për të gjithë ata që vijnë nga qendrat sociale, që janë me ndihmë ekonomike, që vijnë nga komunitetet e ndryshme që asistohen nga Bashkia, këtë vit të ri do të marrin dhurata. Do të sigurohemi që të gjithë fëmijët e Tiranës të kenë dhurata”, tha Veliaj. Më tej, ai shtoi se periudha e festave është një moment reflektimi për këdo që ka mundësi të ndihmojë të tjerët që të bëhet solidar dhe të kontribuojë që i gjithë qyteti të ketë mundësi të festojë dhe gëzojë për ardhjen e Vitit të Ri. “Duam që ta shfrytëzojmë këtë mundësi, t’i kërkojmë të gjithë

Veliaj. Kryebashkiaku theksoi se nëse të gjithë tregohen solidarë në këto ditë festash, atëherë qyteti i Tiranës do jetë më i mirë dhe festiv. “Jam i sigurt që nëse secili, ashtu si APR-ja po ndihmon të gjithë fëmijët në nevojë, nëse secili e bën këtë për këdo tek lagjja e vet, tek pallati i vet, tek klasa e vet,

“TI MË LE PA FJALË ... KRENAR PËR TY”

atëherë e gjithë Tirana do të jetë më e lumtur, dhe të gjithë fëmijët do të kenë mundësi që të festojnë për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri”, shtoi ai. Aktiviteti “Buzëqesh me fëmijët” u zhvillua në ambientet e Parkut Olimpik me të ftuar aktorin e “Portokallisë”, Irgen Çela dhe artistin e Cirkut Kombëtar, Julian Kazazi.

Olen Cesari vlerëson Veliajn për transformimin e sheshit “Skënderbej” “Ti më le pa fjalë ... krenar për ty”, me këto fjalë violinisti i njohur Olen Cesari ka vlerësuar kryebashkiakun Erion Veliaj për transformimin e sheshit “Skënderbej” i cili ndizet çdo mbrëmje nga atmosfera festive. Teksa e cilëson të pabesueshëm ndryshimin në shesh, Veliaj thotë se “Skënderbeu” duket si një vend tjetër në botë. “E pabesueshme ndryshimi në sheshin mahnitës të Tiranës, Skënderbeu duket si një vend tjetër në botë .. @erionveliaj wow .. Kjo është gjithçka që kam për të thënë .. ti më le pa fjalë ... krenar për ty”, shkruan Olen Cesari. Tirana do të presë sot Krishtlindjet me një

koncert festiv që do të organizohet në “Skënderbej”. Festimet do të nisin në orën 19:00 me koncertin ‘Krishtlindjet në Tiranë”. Në një natë feste, nën tingujt muzikore të orkestrës frymore do të do të luhen partiturat hite të këngëve të Kërshëndellave (mes pjesëve: Noel, La Spangola, Sing – Sing, Feliz Navidad, Nata e qetë, Jingle Bang etj.). Atmosfera e festës do të përcillet më së miri nga këngëtarët Armando Kllogjeri, Ardita Meni, Linda Kazani, Suzana Frashëri e Gëzim Mushketa dhe nën dirigjimin e Valmir Xoxe, që do të sjellin koncertin live të natës ku lind shpresa për një të ardhme të bardhë.


AKTUALITET

M

14

E martë, 25 DHJETOR 2018

Kriza politike ka bërë që propozimi i amnistisë të mos dërgohet në kuvend para festave të fundvitit, në pritje të negociatave pasi për miratimin e saj duhen 83 vota

inistrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Stefan Çipa, kanë marrë pjesë në prag të festave të fundvitit në një festë të organizuar në burgun 325 në Tiranë, me gratë e dënuara dhe fëmijët e tyre. Ministrja Gjonaj u premtoi grave të dënuara se do të angazhohet fort që një pjesë e tyre të përfitojnë nga amnistia e fundvitit dhe të fitonin lirinë. Në këtë drejtim, ministrja i bëri thirrje opozitës që të bashkojë votat me shumicën në Kuvend dhe të votojnë amnistinë. ‘’Unë shpresoj fort që edhe ajo amnisti që ne e kemi propozuar të miratohet nga Kuvendi, pavarësisht se nuk është e thjeshtë se nuk varet vetëm nga maxhoranca qeverisëse, pasi do një shumicë të cilësuar të votave por do t’i bëjmë thirrje në mënyrë të vazhdueshme, edhe përfitoj nga rasti që t’i bëj thirrje opozitës që ta votojë në Parlament amnistinë me qëllim që një pjesë prej jush të përfitoni dhe të ktheheni pranë gjirit të familjes’’,-tha Gjonaj. Ministrja u uroi të dënuarave një vit të mbarë e të mbushur me shëndet, ndërsa një falenderim special iu rezervoi edhe stafit të policisë së burgut, tek të cilët vlerësoi përkushtimin në zbatimin e detyrës së tyre. Ndërsa në një status në facebook, ministrja Gjonaj shkroi këtë mesazh. “Festat marrin një tjetër kuptim kur nënat kanë mundësi të festojnë me fëmijët e tyre. Ishte një ndjesi dhe emocion i veçantë

Festë në burgun e grave, Gjonaj: Apel opozitës për amnistinë

sot në IEVP 325 në Tiranë, t’ju krijonim mundësi grave të dënuara të takoheshin dhe kalonin disa orë me të vegjlit e tyre. Krahas festës dhe haresë që sollën fëmijët në këtë institucion, u premtova grave të dënuara se do

përpiqemi të miratojmë amnistinë në Kuvend, me qëllim që një pjesë e tyre të përfitojnë dhe të kthehen pranë gjirit të familjes”. Drafti i amnistisë me gjithë sugjerimet e bëra nga Prokuroria dhe Ministria e Brendshme

LEZHË

Në pranga avokati, do të korruptonte gjyqtarët

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar arrestimin e avokatit Sokol Gjini dhe Eriger Bushi pasi akuzohen për veprën penale “korrupsion aktiv i gjyqtarit”. Të arrestuarit kanë kryer veprime me qëllimin korruptimin e gjyqtarëve për të mundësuar ndryshimin e masës së sigurimit për Bushin. Përveç të arrestuarve për Llesh Bushin është caktuar masa detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore. Eriger Bushi u arrestua nga Policia e Lezhës së bashku me Mark Cenaj, pasi ishin të dënuar nga Gjykata e Kurbinit, për armëmbajtje pa leje, kanosje, vjedhje e trafik narkotikësh. Sipas njoftimit, Gjini tentoi të ndryshonte masën e sigurisë për shtetasin Eriger Bushi, lindur dhe banues në Laç. Edhe për këtë shtetas janë marrë masat përkatëse si i përfshirë në korruptimin e gjyqtarëve.

është gati për të kaluar në procedurat parlamentare por kriza politike ka bërë që propozimi të mos dërgohet në kuvend para festave të fundvitit, në pritje të negociatave pasi për miratimin e saj duhen 83 vota. Nga amnis-

83 VOTA “Drafti i amnistisë është gati për të kaluar në procedurat parlamentare por kriza politike ka bërë që propozimi të mos dërgohet në kuvend para festave të fundvitit, në pritje të negociatave pasi për miratimin e saj duhen 83 vota”. tia e propozuar përfitojnë rreth 600 të dënuar dhe paraburgosur. Në draftin e propozuar prioritet i është dhënë kryesisht grave. Përfitues do të jenë të dënuarit me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën, pezullimin e dënimit me burgim ose çdo lloj dënimi tjetër alternativ. Gjithashtu amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilëve deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur deri në 2 vite nga dënimi i marrë. Përfitues janë të dënuarat femra, që në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 55-vjeç dhe meshkuj mbi moshën 60-vjeç. Nje lehtesim ka edhe per te miturit të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18vjeç, me përjashtim të atyre që janë dënuar për vepra penale, të rënda penale.

DREJTORI I ZJARRFIKËSES

T

re ministra firmosën urdhërin për ndalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve për përdorim civil. Vendosja e një regjimi të ri që synon bllokimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve është firmosur nga ministri i Brendshëm, ministri i Mbrojtjes dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë. Lidhur me këtë situatë, drejtori i Zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj ngre shqetësimin se pavarësisht urdhrit për ndalimin e tregtimit të kapsollave, lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve, ka subjekte të cilat ende i tregtojnë. “Nuk janë hequr fishekzjarret nga tregu por ndonëse vite më parë tregtonin edhe subjekte të palincencuara, këtë vit tregojnë vetëm ato të lincencuara. Ka ende subjekte që tregtojnë. Këto subjekte i kemi nën monitorim. Në treg ka fishekzjarre. Qytetarët janë informuar se këtë vit tregtimi i fishekzjarreve do jetë vetëm brenda normave dhe standardeve të vendosura nga Policia e Shtetit”,-tha ai për “Report Tv”. Nisur nga urdhri i fundit i qeverisë që ndalon përdorimin e fishekzjarreve nga qytetarët, Goxhaj thotë se

Festa pa fishekzjarre, Goxhaj: Ka subjekte që i tregtojnë

ky vendim synon të ofrojë më shumë siguri për qytetarët gjatë festës së Vitit të Ri. Ai thotë se hedhja e fishekzjarreve nga institucionet do mbikëqyret nga policia dhe shërbimi zjarrfikës për të parandaluar në çdo moment incidentet e mundshme. Për pjesën e masave të marra nga shërbimi zjarrfikës natën e ndërrimit të viteve, Goxhaj pohoi se do kalohet në shërbime të përforcuara. Në urdhër janë përcaktuar rastet kur do të lejo-

hen këto produkte. Kështu është përcaktuar se do të lejohen të përdoren vetëm nga subjekte të licencuara për përdorimin e lëndëve plasëse, piroteknike dhe fishekzjarrë, në raste festash kombëtare apo lokale të organizuara nga institucionet publike, evente festive ose në rast festash familjare (dasma, ditëlindje) e në të gjitha rastet do të lejohen vetëm pas vënies në dijeni të Komisariatit të Policisë, që mbulon zonën.


AKTUALITET

15

E martë, 25 DHJETOR 2018

AKUZAT

Spahia: Sistemi shëndetësor në vështirësi

D

eputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, ka denoncuar nga QSUT në Tiranë, sipas PD-së gjendjen e vështirë të institucioneve shëndetësore. “Gjendja sot nuk ndryshon aspak nga një vit më parë, ku kemi një përkeqësim të situatës për sa i përket aparaturave, gjendjes së strukturave, ku nënat dhe fëmijët duhet të marrin shërbimin, dhe në papërgjegjshmëri të plotë, kemi deklarata mashtruese,

të papërgjegjshme nga Ministria e Shëndetësisë. Edhe një herë dua të thërras në vëmendjen tuaj denoncimin që bëmë një vit më parë, për situatën katastrofë ku gjenden strukturat përgjegjëse për jetën e nënës dhe fëmijës, për humbjen e jetës së nënave shqiptare”, shprehet Spahia. Deputeti shton se ministrja e Shëndetësisë bën propagandë, në vend që të marrë masa për të ndryshuar gjendjen.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë të gjitha masat për të siguruar shërbim 24 orë në ditët e festave, me personel të shtuar në urgjencat e spitaleve

Festë te pediatria, Manastirliu: Spitalet 24 orë në shërbim edhe gjatë festave K

ëto Krishtlindje kanë sjellë atmosferë festive edhe për fëmijët e shtruar në repartin e Pediatrisë në Qendrën Universitare “Nënë Tereza”. Fëmijët e shtruar në repartin e pediatrisë janë bërë pjesë e një feste që është organizuar nga Ministria e Shëndetësisë për ta. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila ishte e pranishme në këtë aktivitet, tha se qeveria ka investuar për inkubatoret në vend, si dhe janë marrë të gjitha masat që ky fundvit të mos ketë probleme me urgjencat në këtë repart. “Gjatë 2018-ës jo vetëm në spitalin Nënë Tereza por në çdo spital kemi investuar 28 inkubatorë, nga të cilët shumë janë të lëvizshëm. Lehtësojmë situatën e çdo nëne në Shqipëri. Jemi pranë nënave dhe prindërve në Shqipëri. Janë marrë masat në çdo spital”-tha Manastirliu. “Spitalet dhe Urgjenca Mjekësore do të jenë në gatishmëri 24 orë në ditët festive”, tha nga ana tjetër Manastirliu. “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë të gjitha masat për të siguruar shërbim 24 orë në ditët e festave, me personel të shtuar në urgjencat e spitaleve”. Urdhri i Ministrisë së Shënde-

URDHRI “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë të gjitha masat për të siguruar shërbim 24 orë në ditët e festave, me personel të shtuar në urgjencat e spitaleve”. Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për gatishmërinë gjatë festave të fundvitit parashikon edhe sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore shtesë për çdo emergjencë.

tësisë për gatishmërinë gjatë festave të fundvitit parashikon edhe sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore shtesë për çdo emergjencë. Gjithashtu në ditët e festave vendoset në gatishmëri edhe shërbimi i autoambulancave dhe Njësisë së Helikopterëve. Është përcaktuar edhe lista e mjekëve “on call”

REAGIMI

M

për çdo spital, pra që do jenë në gatishmëri për çdo situatë emergjente. Festës në Pediatrinë e QSUT-së ju bashkua edhe administratori me ekipin e OShEE-së me dhurata për të gjithë fëmijët. Aktorët e “Portokallisë”, balerinë profesionistë dhe animatorë e personazhe të dashur për fëmijët krijuan atmosferë festive me

dhurata e kërcime në të gjitha repartet e Pediatrisë. Ministrja Manastirliu i ftoi të gjithë për të qenë më shumë solidarë në këto ditë të festave të fundvitit me ata që kanë më shumë nevojë. “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë të gjitha masat për të siguruar shërbim 24 orë në ditët e festave, me

personel të shtuar në urgjencat e spitaleve”,-tha Manastirliu. Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për gatishmërinë gjatë festave të fundvitit parashikon edhe sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore shtesë për çdo emergjencë. Gjithashtu në ditët e festave vendoset në gatishmëri edhe shërbimi i autoambulancave dhe Njësisë së Helikopterëve. Është përcaktuar edhe lista e mjekëve “on call” për çdo spital, pra që do jenë në gatishmëri për çdo situatë emergjente.

Akuzat e PD-së, Ministria: Investime në të gjithë maternitetet

inistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, hedh poshtë deklaratën e PD e cila akuzon se institucionet shëndetësore janë në gjendje të vështirë. Në përgjigje të spekulimeve të PD-së, ministria e Shëndetësisë thekson se “është e angazhuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimit në spitale, me vëmendje të veçantë tek shëndeti i nënës dhe fëmijës”. Me investimet e vitit 2018, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përmirësuar infrastrukturën shëndetësore jo vetëm në Tiranë por edhe në konsultoret e nënës

dhe fëmijës në të gjithë vendin si dhe në maternitetet e spitaleve rajonale. “Me programin kombëtar të 300 qendrave shëndetësore MShMS ka investuar këtë vit në 45 konsultore të nënës dhe fëmijës dhe vijon investimin në 100 konsultore të tjera me buxhetin e vitit 2019. Është investuar në maternitete që më parë ishin pa asnjë shërbim ose me shërbime të mangëta me programin e patronazhit, ku mjekë nga spitalet e Tiranës japin shërbim në ditë të caktuara në spitalet e rretheve. Si shembull mjafton të përmendet spitali i Burrelit, ku gjatë 2017

kishte vetëm 13 lindje ndërsa në 9 muajt e parë të këtij viti, me nisjen e programit të patronazhit, ka patur 163 lindje.Vetëm gjatë vitit 2018 është investuar jo vetëm në Tiranë por në të gjithë maternitetet e spitaleve rajonale, ku janë instaluar 30 inkubatorë të rinj, nga të cilët, 11 janë të lëvizshëm. Gjithashtu 8 eko të reja i janë shtuar spitaleve rajonale për kujdesin ndaj nënës dhe fëmijës”, shprehet ministria e Shëndetësisë. MSHMS shton se:”Këtë vit u ndërtua Materniteti i ri i Sarandës, me standardin më të lartë të shërbimit shëndetësor. Një tjetër investim i

rëndësishëm po përfundon, ndërtimi i Maternitetit të ri të Korçës. Me buxhetin 2019, do të nisë rijetësimi i materniteteve Kukës, Berat, Lezhë, Pogradec dhe Mat”. Në fund të deklaratës thuhet se: “Duke ftuar Partinë Demokratike të mos spekulojë edhe me shëndetin e të porsalindurve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton qytetarët se investimet me fokus nënën dhe fëmijën do të vijojnë në vitin 2019. Vit i cili do të nisë me bonusin e bebes për çdo fëmijë që vjen në jetë duke filluar nga janari 2019”, shprehet MSHMS.


AKTUALITET

S

16

E martë, 25 DHJETOR 2018

Festat, janë hartuar Planet e Vendosjes së shërbimeve të Policisë Rrugore, me qëllim monitorimin e akseve kryesore rrugore kombëtare

trukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të evidentimit dhe goditjes së paligjshmërisë, ka arrestuar 26 persona për vepra të ndryshme penale; ka proceduar 170 persona në gjendje të lirë dhe ka shpallur në kërkim 4 persona të tjerë. Ndërkohë që ka vijuar monitorimi i rrugëve urbane dhe interurbane me radar me qëllim mbajtjen në kontroll të shpejtësisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë. Gjatë kontrolleve të ushtruara janë proceduar penalisht 41 persona, nga këta: 18 persona janë proceduar për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, 20 persona janë proceduar për “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe 3 persona të tjerë janë proceduar për “largim nga vendi i aksidentit”. Kontrollet kanë vijuar edhe në dyqanet e qarkut Tiranë për lëndët piroteknike, si dhe janë plotësuar 13 kërkesë padi për urdhërmbrojtje të menjëhershme. Shefat e komisariateve të kryeqytetit, për caktimin e porosive dhe prioriteteve në drejtim të evidentimit dhe goditjes së paligjshmërisë, kanë kryer edhe takime e mbledhje. Lidhur me masat e Policisë së Shtetit me rastin e festave, janë hartuar Planet e Vendosjes së shërbimeve të Policisë Rrugore, me qëllim monitorimin e akseve kryesore rrugore kombëtare. Bazuar në informacione, do të organizohen shërbime të përbashkëta, të këtyre strukturave dhe do të mbështeten edhe nga Repartet e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, Fier, Shkodër për kontrollin e territorit dhe patrullime të përbashkëta, për qarkullimin e sigurtë të automjeteve dhe kapjen e personave objekt i këtij kontrolli. Strukturat e Policisë kanë planifikuar masa për mbajtjen në kontroll të situatës së

Bilanci para festave, Policia: 41 persona të proceduar penalisht

P

“18 persona janë proceduar për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, 20 persona janë proceduar për “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe 3 persona të tjerë janë proceduar për “largim nga vendi i aksidentit””.

LËNDËT PIROTEKNIKE “Kontrollet kanë vijuar edhe në dyqanet e qarkut Tiranë për lëndët piroteknike, si dhe janë plotësuar 13 kërkesë padi për urdhërmbrojtje të menjëhershme. Shefat e komisariateve të kryeqytetit, për caktimin e porosive dhe prioriteteve në drejtim të evidentimit dhe goditjes së paligjshmërisë, kanë kryer edhe takime e mbledhje”.

sigurisë, në veçanti në sheshe publike, Qendra Tregtare që frekuentohen nga numër i madh qytetarësh, lokale dhe restorante, apo sheshe ku do të organizohen aktivitete festive etj. Në veçanti nga DVP Tiranë, gjatë natës së nderimit të viteve janë planifikuar punonjës policie në terren, nga të cilët në Sheshin “Skënderbej”, ku do të festohet nata e ndër-

rimit të viteve dhe ku Bashkia e Tiranës organizon koncertin festiv, siguria është organizuar në bashkëpunim me të gjitha institucionet që kanë detyrime. Nga ana e strukturave të Kufirit dhe të Migracionit, vazhdojnë masat me shtimin e posteve të punës në Pikat e Kalimit Kufitar, me qëllim kryerjen e procedurave të shpejta dhe krijimin e

lehtësirave gjatë hyrje-daljeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj. Pas urdhër të përbashkët të ministrit të Brendshëm, ministrit të Mbrojtjes dhe ministrit të Financave dhe Ekonomisë për ndalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve,

DOSJA

rokuroria e Durrësit ka mbyllur dosjen hetimore për pastrim parash për Aleko Perlesi dhe Drane Kola, duke kërkuar 8 vite burg për Perlesin dhe 7 vite për gruan. Procedimi penal filloi pas kallëzimit të shtetases Q.P. (M) me 11 tetor 2013 ndaj të pandehurit Aleko Perlesi, sipas të cilit ky i fundit me paratë e fituara nëpërmjet shfrytëzimit të prostitucionit ka blerë apo po ndërton prona të paluajtshme në zonën e Durrësit dhe i ka vendosur në emër të pandehurës Drane Kola, ish-bashkëshortja e tij. I pandehuri Perlesi, u dënua më 15 mars të vitit 2007, me 4 vite e 8 muaj burg për shfrytëzim prostitucioni. Sipas vendimit të gjykatës,

AKSIONI

do të ushtrohen kontrolle për verifikimin e kushteve të prodhimit, të magazinimit dhe të përdorimit nga subjektet e licencuara për lëndët piroteknike dhe fishekzjarrët. Strukturat e Policisë do të angazhojnë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Policia e Shtetit dëshiron të sigurojë të gjithë qytetarët që do të festojnë natën e ndërrimit të viteve në Shqipëri, se do të jetë pranë komunitetit për garantimin e rendit publik, të sigurisë së jetës dhe të pronës.

SEANCA

Rrjet prostitucioni në Vrasja e Marvit, dëshmon shoqja e tij Francë, mbyllen hetimet V

një vajzë e re ka denoncuar ekzistencën e një rrjeti te gjerë prostitucioni shqiptar e rumun, të vendosur në zonën e Nancy në Francë por të shtrirë edhe në qytete të tjera si Avignon, Lyon dhe Toulouse. Nga ekzaminimi i parave të dërguara me “Western

Union” në 2002-2005, rezulton se perfitues i shumave të parave është edhe Aleko Perlesi. Prokuroria ka kërkuar sekuestrumin e arë 420 m2 në Rreth, Shijak, tokë me sipërfaqe 2930 m2, tokë me sipërfaqe prej 2750 m2, ne Rreth, Shijak në emër të Drane Kola.

endimi i gjykatës për vrasësit e Marvi Mihalit, po kthehet në mision të pamundur. Procesi do të rinisë më 14 janar 2019, me dëshmitë e të pandehurve si autorë të vrasjes së kryer në bashkëpunim. E megjithatë, në seancën e fundit për këtë vit dëshmoi Grejsi Stremasi, shoqja e Mihalit, e cila u shpreh se shkaktar i konfliktit kishte qenë Armend Haxhiu. Sipas Grejsit, biseda e saj e fundit me Marvin ishte 10 minuta para ngjarjes, përmes një sms ku ai i kish thënë “jam me njerëz”. Ndërsa për vrasjen e Mihalit, ajo dëshmoi se ishte njohur më pas nga Armendi, i cili i kishte thënë se Eugen Bitraj e kishte qëlluar Marvin me

thikë. Marvi Mihali u vra më 31 korrik të vitit 2017 në zonën e stadiumit “Dinamo”. Miku i tij Armend Haxhiu i kishte shitur një telefon Devi Bitrajt por nuk i kishte dhënë karikuesin. Një debat mes 19-vjeçarit Dejvi Bitraj dhe Marvi Mihalit (viktima) dhe mikut

të këtij të fundit. Më pas, sherri ka percipituar pasi Dejvi Bitraj ka thirrur në ndihmë kushëririn e tij, Eugen Bitraj, 24-vjeç i cili ka shkuar bashkë me 3 shokë të tjerë. Pasi kanë rrahur Marvin në rrugicën para lokalit, Dejvi Bitraj e ka goditur me thikë në zemër.


AKTUALITET

17

E martë, 25 DHJETOR 2018

Përballimi i fluksit në dalje të udhëtarëve drejt Shqipërisë me të njëjtin personel si në ditë të zakonshme ka shkaktuar vonesa të theksuara në procedurat e përpunimit të udhëtarëve

E

migrantët shqiptarë si çdo vit, edhe këtë herë kanë zgjedhur që festat e fundvitit ti kalojnë pranë familjarëve të tyre në Shqipëri. Nga toka, deti apo ajri, emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në vendet e BEsë po kthehen për festat e fundvitit. Mbi 10 mijë shtetas kanë hyrë në vend gjatë 24 orëve të fundit, nga pika kufitare e portit detar të Durrësit. Janë kryesisht familje emigrantësh që kthehen për festat e fundvitit pranë të afërmve të tyre në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Ndryshe nga linja e Ankonës, të gjithë udhëtarët e linjës Bari-Durrës janë përballur me vonesa të theksuara në grafikun e lëvizjes së trageteve. Sipas autoriteteve detare shqiptare, shkak për këto vonesa janë bërë autoritetet italiane të cilat në portin detar të Barit gjatë ushtrimit të kontrollit kufitar vazhdojnë punën me vetëm dy sportele. Përballimi i fluksit në dalje të udhëtarëve drejt Shqipërisë me të njëjtin personel si në ditë të zakonshme ka shkaktuar vonesa të theksuara në procedurat e përpunimit të udhëtarëve dhe mjeteve, si dhe të nisjes së trageteve nga porti detar i Barit. Gjatë këtyre ditëve janë regjistruar vonesa 4-10 orë në mbërritjen e trageteve në port. Lidhur me këtë situatë, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë Detare Paulin Ndreu kontaktoi dje me konsullin e

Kthehen emigrantët për festat, fluks në pikat kufitare tokësore e detare SHIFRAT

KAPSHTICË Hyrje 6321 persona Dalje 3289 persona KAKAVIJË Hyrje 8026 persona Dalje 3597 persona

vendit tonë në Bari të Italisë, për të paraqitur shqetësimet pranë autoriteteve italiane të portit të Barit dhe kërkuar marrjen e masave për menaxhimin e fluksit për festat e fundvitit. Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se “vonesat e trageteve që duhet ankoroheshin në orën 8.00 në Durrës janë krijuar në

portin e Barit, për shkak të numrit të madh të udhëtarëve”. Çdo ditë në linjën Bari-Durrës dhe kthim lundrojnë 5-6 tragete, një numër dy herë më i lartë se sa në ditë normale. Vetëm ditën e shtunë dhe të dielë, tre nga 6 tragetet kanë sjellë në Durrës 6.700 udhëtarë dhe 1.400 automjete gjithsej. Sipas informa-

cioneve zyrtare, gjatë 48 orëve rreth 20 mijë persona dhe 4 mijë automjete kanë hyrë në Shqipëri nga Kakavija. Pala shqiptare punon me tre sportele në hyrje, ndërsa ajo greke me dy në dalje. Në Kapshticë, fluksi në hyrje ka nisur prej tre ditësh por numri i të kthyerve është më i ulët se një vit më parë. Situata në kufi

është normale, kjo për shkak se vit pas viti edhe numri i emigrantëve që kthehen për festa shënon rënie. I lartë është numri i shqiptarëve që kanë zgjedhur të largohen drejt Greqisë për të kaluar festat fundvitit, duke patur parasysh faktin se fëmijët e tyre kanë krijuar stabilitet dhe gjëndja ekonomike nuk i lejon të rikthehen në Shqipëri shpesh herë. “Festat dhe vitin e ri atje, se kam fëmijët atje, nipër mbesa, plot. Kam dy fëmijët atje dhe do shkoj”. Një problem shqetësues për udhëtarët në këtë pikë kufitare është mungesa e një terminali. Të gjithë autobuzët e tranbportit publik janë në të njëjtin orar dhe si pasojë shkaktojnë radhë në këtë pikë.

GJYKATA

FAMILJA

Akuzoi vjehrrin për përdhunim, burg për nusen

“Arratisja” e adoleshentëve, flasin psikologët

Elda Tanushi është dënuar me 11 ditë burgim nga Gjykata e Tiranës, pasi është shpallur fajtore për veprën penale të “Kallëzimit të rremë”. 21-vjeçarja që kallëzoi një vit më parë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda vjehrrin e saj, Eduard Stafën se ka kryer marrëdhënie seksuale me të kundër vullnetit të saj. Veprimet e para hetimore janë kryer te Krimet e Rënda dhe më pas dosja ka kaluar te Gjykata e Tiranës, pasi është vërtetuar që kallëzimi ka qenë i rremë. Është pyetur vjehrri i cili ka mohuar akuzat kategorikisht. Vjehrri ka kallëzuar nusen se ka tentuar të helmojë bashkëshorten e tij. Ndaj nuses është hapur procedim tjetër dhe në fund, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ta referojë çështjen në Gjykatën e Tiranës. 21-vjeçarja ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe në përfundim është dënuar me 11 ditë burg nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “Kallëzim i rremë”.

L

argimi i të miturve nga banesat, kryesisht adoleshentë, është kthyer në një fenomen shqetësues edhe për policinë e shtetit. Vetëm javën e fundit në kryeqytet janë regjistruar 2 raste ku dy motra dhe vëlla e motër u larguan nga banesa me dëshirë. Në të dyja rastet të miturit u gjendën shumë kilometra larg banesave të tyre. Sipas psikologëve këto veprime janë pasojë e problemeve në familje por edhe një marrëdhënie të mbyllur mes prindërit dhe fëmijës. Në këtë situatë prindërit duhet të marrin edhe rolin e psikologut. Largimi nga shtëpia mund të sjellë sjellje të pakontrolluar të fëmijëve të nxitur nga emocionet, por edhe nga inati personal si pasojë e konflikteve që lindin gjithmonë në familje. Kjo është mosha më delikate, për shkak pasi lind dhe kriza e identitetit, ku fëmijët priren të nxiten kryesisht nga emocionet sepse është mosha që fillojnë dhe lidhjet e dashurisë dhe

njohjet midis të rinjve por ka dhe një përplasje të botë-kuptimit midis prindërve dhe fëmijëve. Dhe sigurisht që kjo nxit gjithmonë konfliktin dhe bën të mundur që në tension e sipër, në inat

e sipër të rinjtë të largohen, duke shkaktuar kështu sjellje në të cilat do të mendojnë që prindërit do t’i vënë përballë përgjegjësisë dhe vështirësisë”, tha Aurela Agalliu, psikologe.


INTERVISTA

18

E martë, 25 DHJETOR 2018

Flet poetja shqiptare e disa çmimeve në Itali Juljana Mehmeti: Nga Albert Z. Zholi

J

uljana dhe në krijimtari dhe në jetë është një femër e vrullshme që kërkon abstrakten, kërkon të veçantën ekstreme madje dijet dhe kërkesat e saj janë të zhbirojë universin pasi të qënit tokësorë për të është një normalitet. Pra ajo kërkon diçka që i mungon tokës në kërkim të planetit të 9. Poezia e saj abstragon jo vetëm me veten por edhe me shoqërinë dhe kohën. Një poezi ku modernia dhe filozofikja përqafojnë por edhe përjashtojnë njëra-tjetrën. Në jetë dhe në krijimtari ajo të befason me shpërthimet e saj, me kërkesat ndaj vetes, me ëndrrat e së nesërmes duke kërkuar irealen në një botë që e sfumon këtë abstraktim jetësor. Haijku është një tjetër gjini poezie që ajo i e lëvron në momente të veçanta por që e përcjell me mjeshtëri sa që në Itali ajo komentohet si një ndër mjeshtret e kësaj gjinie. Në krijimtari dhe në jetë përkufizimi i karakterit ët saj është një enigmë pasi dhe vetë jeta e saj është një udhëtim peripecish dhe shpërthimesh që në një moment të qetë dhe as vetë ajo se beson se çfarë nismash kryeneçe merr përsipër. Ajo tenton të dallojë të dukshmen nga e padukshmja, që e ka intriguar gjithmonë. Sipas saj ajo që shohim është një pjesë shumë e vogël e asaj që ekziston në të vërtetë në Univers... Rreth dy dekada larg Shqipërisë, si i kujton vitet e fëmijërisë në qytetin e bukur të Durrësit. Ishit fëmijë mistrec apo i shtuara, çfarë çapkënllëqesh kujton apo të ofron sot ky qytet me flladin e tij plot aromë? Jam rritur në Fermën e Sukthit, Durrës. Kujtimet e fëmijërisë dhe pse përkojnë me vitet e regjimit komunist, në mendjen time mbeten të pashlyera. Brezi ynë vërtet kishte gungësen e lirisë që karakterizonte sistemi, por sërish përcillte një botë dhe imagjinatë tjetër rreth asaj që na rrethonte. Që fëmijë kisha ditarin tim ku shprehja mendimet e shkruajtura, ndonjë varg të frymëzuar nga ato pak libra që lexoja, ose fragmentizime të hartimeve që na jepnin në letërsi. Çapkënllëqet e moshës dhe ndjesia e rebelimit që kam pasur fillonin që në modifikimin e veshjes, ku preferoja të isha ndryshe, më pas thyerja e rregullave klasike, bojkotimi i mësimit në jetën studentore për më shumë kushte dhe të drejta, të cilat më pas mbrujtën tek mua një karakter të fortë dhe këndvështrim më të detajuar rreth asaj që përjetoja. Kam ëndërruar që e vogël të studioja për gjuhë të huaja. Ndoshta kjo shërbeu si hap i parë për të dalë jashtë kornizave të kohës dhe komunikuar përmes tjetër gjuhe dhe kulture me botën e madhe. -Ikët nga Shqipëria në moshën më të bukur, kur kishit shumë ëndrra dhe u përfshitë në lëvizjet rinore studentore. Kush ishte shkaku kryesor? Si u larguat dhe kush ishin vështirësitë e largimit? Pas viteve -90 largimi për një jetë më të mirë ka qenë lajmotiv për gjithë shqiptarët. Gjithsesi për mua nuk ka qenë ky shkaku kryesor. Unë urreja rutinën dhe të ardhmen e përgatitur .. Dihej që pas shkollës do gjeja një vend pune, një martese , familje sì të gjithë dhe kjo realisht më trembte . Unë dëshiroja që pas universitetit të vazhdoja më tej sfidat .Jeta në Tiranë ishte frenetike dhe gjithçka bazohej në aparenca e kompromise të cilat nuk i duroja. Liria e veprimit u dha mundësinë shumë njerëzve të tregonin karakterin e vërtetë. E shpesh u neverita nga një transformim i të njëjtëve njerëz që unë i mendoja ndryshe. Kuptova që nuk ndjehesha më pjesë e këtij realiteti . - Ku u vendosët për herë të parë si emigran-

“Botimi i librit të parë në italisht “Soft Poesie“ më ka dhënë emocione të papërsëritshme”

te, a gjetët strehëzën e ngrohtë të menduar apo racizëm që se suportonit dot - Kush ka qenë dita më e vështirë në emigracion? Po më e bukura? U largova ne 1992 drejt Gjermanisë e më pas në Itali. Në fillim më mungonte familja dhe miqtë. Vështirësitë ishin shumë të mëdha. Kur kaloja rrugës i jepja përherë vetes kuraje. Unë do t’ ia dal dhe do krijoj të ardhmen time këtu. Mësova të vëzhgoj më me imtësi. Në çdo vend që kam shkuar jam munduar të respektoj rregullat civile e të përshtatem shpejt. Racizmin e kam ndjerë relativisht, por e përgatitur për sfidat që më prisnin kam arritur t’ ia dal mbanë. Dita ime më e vështire ka qenë pas një operacionit të apendicitit që ndodhi pas dy muajsh në gjermani. Isha vetëm e nuk flisja mirë gjuhën. Qaja gjithë kohës në spital tek shihja të tjerët që kishin vizitat e familjarëve të tyre. Flisja mirë italisht e frëngjisht dhe një infermiere më dhuroi një libër në italisht. Titullohej : Vlera e një buzëqeshje. Dita më e bukur ka qenë kur më dërguan kontratën për publikimin e librit tim të parë. Në vitin- 2015 mora pjesë në një konkurs që zhvillohej pa pagesë nga Shtëpia Botuese “Leonida Edizioni”. Unë krijoja më shumë në gjuhën italiane . -Keni vite e vendosur në Itali aktualisht çfarë është për ju Italia? A është një atdhe i dytë që ka strehëz të sigurt për ëndrrat tuaja? Sigurisht që Italia është vendi që më dha shumë më tepër mundësi për një jetë tjetër, por dhe për njohjen më mirë me kulturën evropiane. Kontakti me poezinë elitare, pjesëmarrja në shumë evente letrare aty, si dhe mundësia e dhënë për botimin e librit të parë në italisht “Soft Poesie“ më ka dhënë emocione të papërsëritshme. - Qysh në fëmijër dallohej talenti juaj letrar, kur përkon poezia e parë, kujt i dedikohet dhe kush ta dha vlerësimin më të bukur? Poezinë time të parë ja dedikoj atdheut, një impresionim i imi qysh fëmijë; si e shikoja atdheun, njerëzit e thjeshtë, vetë prindërit tanë. Pra në fund të fundit atdheu është natyra dhe vetë njerëzit që punojnë për ta ndryshuar atë. Vlerësimi më i bukur; leximi i poezive të mia përpara studentëve të

tjerë, të ftuarve në aktivitete të ndryshme . -Keni një poezi moderne – filozofike, pse këmbëngulni tek kjo poezi? Kush është e veçanta e saj? Pse kërkon të padukshmen në to? Nuk është këmbëngulje ose përpjekje e sforcuar për të qenë pjesë e poezisë. Nëpërmjet poezisë unë arrij të komunikoj sensacionet dhe mendimet e mia. Është lirshmëri për të përcjellur ato ndjesi të pazakonta, deshifrim ngjyrash, që më rrëmbejnë dhe më bëjnë pjesë të pandashme. E veçanta ? Unë nuk ulem kurrë të krijoj një poezi. Vargjet mbërrijnë tek unë papritur dhe më imponojnë që ti konkretizoj në letër. E padukshmja më ka tërhequr gjithmonë. Nuk jam ndalur kurrë në aparencë, tek sipërfaqësorja, por kam kërkuar gjithmonë për të ndjesinë dhe deshifrimin e pamundësisë për të kapërcyer kufijtë kohë. -Si u prit vëllimi juaj i parë poetik në Itali dhe cila shtëpi botuese u bë mbështetësja juaj? Vëllimi i parë poetik poetik “Soft Poesie“ sigurisht që më krijoi sadifaksion të veçantë dhe ngelet për mua hapi i parë drejt rendjes në rrugën e vërtetë të artit të shkruar. Është për mua një motiv krenarie. Në fund të fundit jam një e huaj që krijon në gjuhën italiane, në atë kulturë që ka hedhë rrënjët e gjithë Rilindjes Evropiane. Më pëlqeu reagimi i lexuesit, vlerësimi i kritikës atje, komentet në gazetat e ndryshme në Itali dhe sidomos shënimi i një artikulli “Poetja shqiptare është një sensacion i papërshkrueshëm”. -Keni marrë pjesë në një konkurs me poezi Haijku, si erdhi tek ju kjo poezi dhe si u fute në konkurs. Cili ishte vlerësimi? Mënyra si u afrova me krijimet Hajku ende më bën të buzëqesh. Para disa vitesh, publikoja krijimet e mia në një faqe letrare drejtuar nga redaktori i një shtëpie botuese italiane. Një ditë publikova aty një trivargsh të sapo shkruar (5 x 7x 5) dhe redaktori i cili më mbante në vëzhgim (isha e vetmja e huaj aty që prezantohesha me poezi të shkruara në italisht) i befasuar më tha se duhej të vazhdoja në këtë stil poetik, pasi forma e sjellur dhe thellësia e mendimit grishnin

dhe krijonin tjetër urë komunikimi me lexuesin e poezisë. Në fakt nuk e kujtoja këtë formë letrare nga koha e shkollës dhe për të mos shfaqur këtë mungesë nisa të studioj më pas më shumë për Hajkun. Krijova disa Hajk, të cilat u preferuan nga lexuesit dhe kolegët . Më ftuan të merrja pjesë në një konkurs internacional të krijuesve të Hajkut me tre krijime të mia. Surpriza më e bukur mbërriti pas një muaji, pasi kisha arritur në finale dhe tre poezi të mia u publikuan në një antologji interesante me titulli “Hajku mes meridianësh dhe paralelesh” . Kjo më dha më tepër siguri dhe përbënte një tjetër arritje për mua. - Edhe në fëmini edhe në rini por edhe sot bën veprime kundra rrymës, që dallojnë nga e zakonshmja, mos vallë keni një shqisë tjetër, apo është thirrja brenda vetes për të thyer disa rregulla strikte? Më ka pëlqyer gjithmonë ti shoh gjërat nga këndvështrimi im pa u influencuar nga mendimi kolektiv. Në fëmijëri, ky rrebelimi im ndaj disa rregullave (nuk them të gjitha pasi mendoj që janë rregullat ato që mbajnë një shoqëri civile), dëshiroja që çdo gjë që më përkiste të kishte gjurmën time personale. Analizoja çdo informacion të gatshëm në mendjen time para se ta pranoja. Më vinte instiktive të mos merrja gjërat ashtu siç më ofroheshin, por të shkelja në vetvete shumë rregulla shabllone dhe të indetifikohesha si pjesë përbërëse e një qenie njerëzore që kërkon dhe humbet mes absurdit të vet. Nuk di a kam një tjetër shqisë. Mendoj se çdo krijues është perceptiv dhe i ndjeshëm. - Sa herë keni ardhur në Shqipëri pas largimit dhe si ju është dukur,? Keni menduar të ktheheni? Në Shqipëri vij rrallë, pasi familjarët e mi jetojnë këtu. Mendoj se Shqipëria ka bërë shumë hapa përpara, por ka dhe shumë sfida të tjera për tu integruar në Komunitetin Evropian. Duhet punuar akoma në ndërgjegjësimin kolektiv, duhet investuar më shumë në arsim dhe stimuluar më shumë brezi i ri. Duhet ti lemë rinisë përgjegjësinë e të ardhmes. -Keni ndonjë peng në atdhe ? Dua që Shqipëria dhe shqiptarët të zënë në Europë vendin që meritojnë e të mos harrojnë prejardhjen dhe vlerat që kemi si komb. -Në krijimet tuaja vihet re një lidhje enigmatike që keni me Universin, çfarë tregon kjo, mos vallë jetoni mes dy botësh, kësaj tokësore dhe Ufo-ve si jashtëtokësor? Është pikërisht hapësira që ndan të dukshmen nga e padukshmja, që më ka intriguar gjithmonë. Aty kërkoj... Ajo që shohim është një pjesë shumë e vogël e asaj që ekzisto . -Ku e ndjen veten më mirë Julja në poezi apo prozë? Jeni para një romani mendoni se po thyeni disa tabu në të ashtu si në përditshmërinë tuaj? Më lart fola për poezinë. Ajo vjen tek unë krejt natyrshëm, shpesh prepotente, me efekt adrenaline që me fut në një gjendje ekstaze e dhimbjeje. Poezia ndryshe nga proza është kapriçioze, nuk arrij ta komandoj, duhet ta pranoj ashtu sikurse vjen . Ndryshe ndodh me prozën. Aty mendimet kanë një rregull e zhvillohet në tjetër formë. Proza kërkon më shumë kohë, ndjek hallkat e saj, ruan formën dhe idenë, ndjek zanafillën e mendimit dhe përherë në unison me gjithë përmbajtjen. -Ç’është dashuria për ju dhe a ka dashuri të përjetshme? Dashuria e vërtetë është një ndjenjë hyjnore. Jemi gjithmonë në kërkim të saj, derisa në këtë endje universale kryqëzohet trupi me shpirtin .


VIP

19 E martë, 25 DHJETOR 2018

“Ktheju Tokës” në Eurovision, Maliqi: Himn për shqiptarët Një këngë etno-balad do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin më të madh Europian, në Eurosong, që këtë vit mbahet në Israel. Jonida Maliqi është fituesja e Festivalit të 57-të të Këngës në RTSH dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2019 (Festivali Europian i Këngës), që këtë herë mbahet në Israel. Në natën finale të së shtunës, “Ktheju Tokës” rrëmbeu votat totale të jurisë profesionale dhe tematika e këngës lidhet me fluksin e emigrantëve Shqiptarë në botë. Pas 11 vitesh nga pjesëmarrja e fundit në Festivalin e Këngës në RTSH, Jonida këtë herë siguroi biletën për në Eurosong. Kënga është mirëpritur nga publiku i sallës dhe jo vetëm. Nëpër sondazhet e kryera më herët, Jonida Maliqi ishte ajo që kryesonte me shumicën e votave. Në natën finale performuan 14 finalistë, ndërkohë që vendin e dytë e rrëmbeu Lidia Lufi me “Rrëfehem”, ndërsa në të tretin u rendit Eranda Libohova me “100 pyetje”. Artistja është shkëputur nga skena prej vitesh dhe ky rikthim drejt skenës në Eurovision është një sfidë e madhe. Ajo rrëfeu se kënga do të jetë në shqip edhe gjatë kompeticionit në Eurosong në Tel Aviv. Sipas kompozitores, për vet tematikën e këngës këndimi në gjuhë tjetër nuk do të ishte i përshtatshëm, pasi edhe teksti ka në

Tayna: Nuk e bëj hundën

fokus tokën amë. E ftuar në programin e së hënës në “Mirmëngjes Shqipëri” në RTSH, ajo u shpreh se: “Të gjithë ne në familjet tona ka dikë që jeton jashtë. Unë kam gjysmën time që është ime motër dhe sa herë më është dhënë rasti, e ka thënë se unë

nuk ndihem e plotësuar se ajo është atje sepse për një zgjedhje më të mirë, për një mundësi më të mirë”. E ka cilësuar si himn, si kolonë zanore melodinë e këngës dhe për të ky mesazh social i largimit në masë të shqiptarëve, kërkonte pikërisht këtë muzikë. Në këtë këngë ka pjesë etno dhe siç Jonida theksoi: Në këtë këngë ti gjen veriun dhe jugun e Shqipërisë”.

Këngëtarja prizrenase ka qenë një ndër këngëtaret më të kërkuara në tregun muzikor shqiptar. Bëhet fjalë për Taynan, e cila vitin që po lëmë pas ka sjell një numër të madh të projekteve të reja. Së fundi, ajo publikoi bashkëpunimin me reperin Ledri Vula, “Aje” i cili u prit mirë prej fansave si dhe opinionit gjerë duke arritur mbi tre milionë shikime në YouTube. Këngëtarja ka zgjedhur kohët e fundit të komunikojë edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale duke iu përgjigjur disa pyetjeve të tyre. Njëri prej fansave të reperes i kërkoi që bëjë një ndërhyrje kirurgjike apo estetike në hundë, i cili mori edhe një përgjigje interesante. “Jam mësuar njerëzit me i pa në ekran që kanë mbetur pa hundë duke e zvogëluar. E imja më pëlqen dhe kryesorja është se nuk i shti hundët në punët e huaja”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Tayna. Zeshkania ka paralajmëruar se do të sjell këngë të reja gjatë vitit të ardhshëm kalendarik.

TEKSTI I KËNGËS Ti këndon edhe qan Në duar lotët mbledh I mban Një ditë jeton Në tjetrën vdes Sa mall, pak shpresë I vetëm pa identitet Ktheju tokës tënde O njeri që zemrën le peng Ktheju tokës tënde Ti e di një zemër të pret Një ditë jeton Në tjetrën vdes Sa mall, pak shpresë I vetëm pa identitet Ktheju tokës tënde O njeri që zemrën le peng Ktheju tokës tënde Ti e di një zemër të pret

Nick Jonas, mashkulli më me stil Revista GQ e ka shpallur muzikantin Nick Jonas si mashkullin me më së shumti stil në vitin 2018. Këngëtari e ka marrë këtë titull falë votave të fansave në një sondazh në faqen e kësaj reviste për të zgjedhur personalitetin e njohur me më së shumti stil. Në konkurrencë kanë qenë edhe 64 meshkuj të tjerë, në mesin e të cilëve, edhe Ryan Reynolds, John Legend e Jeff Goldblum. Njëherësh, revista i ka kushtuar vëmendje edhe martesës së tij me aktoren Priyanka Chopra. Jonas bëri ndryshime të shumta në stilin e tij, ndërsa gjatë dasmës u veçua veshja e tij me rroba tradicionale të Indisë duke respektuar trashëgiminë e bashkëshortes së tij. “Nëse jo diçka tjetër, Nick është shembull i shkëlqyer se çmimi dhe rrobat e brendeve të njohura, jo domosdoshmërisht duhet t’i rrinë bukur secilit. Kur dini t’i vishni rrobat, edhe veshjet e zakonshme mund të shndërrohen në gjërat më elegante në planet”, thuhet mes tjerash nga redaksia e revistës GQ.


SPORT

20

E martë, 25 DHJETOR 2018

Gazeta “Il Messaggero” shkruan se verdhekuqtë i kanë bërë një ofertë 45-vjeçarit

Panucci gati të braktisë Shqipërinë për të marrë drejtimin e Romës Rozalb Lika

C

hristian Panucci është i gatshëm të lërë Shqipërinë për të marrë drejtimin e Romës. Kështu shkruan e përditshmja italiane “Il Messaggero” shkruan në versionin e saj online. Momentalisht trajneri i kombëtares është me pushime në Karaibe, por që nga përtej Atlantikut mund të shkaktojë befasinë më të madhe të këtij fundviti. Drejtuesit amerikanë të klubit verdhekuq po mendojnë për të ardhmen e trajnerit Di Francesco dhe në mendje kanë dy alternativa, Paolo Sousa-n dhe pikërisht Panuccin. Ky i fundit mendohet se ka marrë një telefonatë nga një person i afërt me pronarin James Pallota, ndërsa marrëdhënia e tij me ish-drejtuesin e klubit Franco Baldini, vazhdon të mbetet shumë e mirë. Një plus tjetër për Panuccin është edhe miqësia me kapitenin De Rossi, që mund të ndikojë pozitivisht tek zgjedhja e tij. Panucci ka një kontratë me Shqipërisë deri në nëntor 2019, kur edhe përfundojnë kualifikueset e Euro 2020. Por siç shkruan “Il Messaggero” ai do të shkojë të premten në Itali

për të ndjekur ndeshjen e Romës kundër Parmës në “Tardini” ku mund të zhvillohet edhe një takim. Një aventurë e re në kryeqytetin italian do të ishte një zgjidhje mjaft e mirë për trajnerin e kombëtares sonë, i cili është kritikuar shumë për paraqitjet e kuqezinjve në Ligën e Kombeve. Paulo Sousa, i cili është kandidati tjetër potencial nuk shihet me sy të mirë nga tifozët, të cilët nuk i

kanë pritur aspak mirë fotot e portugezit me fanellën e Juventusit në rrjetet sociale. Mbetet të shihet nëse Panucci do të joshet vërtet nga kjo mundësi e madhe profesionale për të, apo do t’i qëndrojë besnik presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili e “votëbesoi” në momentin kur i kishte të gjithë kundër në mjedisin kuqezi, edhe rezultatet në Ligën e Kombeve.

14 Ndeshje ka qenë në krye të Shqipërisë trajneri Christian Panucci. Strategu italian ka arritur që të marrë vetëm 4 fitore dhe 2 barazime, ndërkohë që ka pësuar dhe 8 humbje

VERILINDORËT

Kukësi mbyll zërat e merkatos: Reginaldo nuk është në shitje

Lajmet se Reginaldo mund të braktisë ekipin e Kukësit në merkaton e janarit nuk ka lënë shije të mirë në kampin verilindor. Drejtuesit janë shqetësuar nga këto zëra mediatik, megjithatë dhe postimi në “Instagram” i brazilianit William Cordero ku e falënderonte mozambikasin dhe i uronte fat, ngjalli më shumë dyshime. Nisur nga aludimet për një largim të mundshëm dhe shpërndarjen e shpejtë të këtij lajmi, klubi i Kukësit vendosi të reagonte me anë të një postimi në “Facebook” duke qetësuar tifozët e ekipit. “Duke marrë shkas nga spekulimet e bëra në media për futbollistin Reginaldo Fait, dëshirojmë të informojmë të gjithë tifozët, por edhe sportdashësit në tërësi, se mozambikasi është pjesë e padiskutueshme e skuadrës sonë. Sulmuesi është nën kontratë me Futboll Klub Kukësin deri në fund të sezonit futbollistik. Drejtuesit e klubit e shohin 28-vjeçarin të denjë për projektin e ekipit tonë, i cili synon fitimin e titullit Kampion, Kupën e Shqipërisë, Superkupën si dhe përfaqësim sa më dinjitoz në Kupat e Europës. Faleminderit”, shkruhet në postimin e verilindorëve. Reginaldo është sulmuesi kryesor i ekipit të Kukësit. Ai ka luajtur 17 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola. Afrimi i Rrocajt dhe të Shkurtajt do të shtojë edhe më shumë cilësinë e sulmit në fazën e dytë për ekipin verilindor, teksa mesa duket Reginaldo do të vijojë që të jetë një pjesë e rëndësishme për të arritur që të konkurrojë Partizanin dhe Skënderbeun për titull.

PORTIERI

MBROJTËSI

Tifozët e kryqëzojnë në rrjetet social, Gjesti “fisnik” Gentian Selmani-t, kontribuon për fëmijët jetim Mavraj drejt largimit nga Aris P M brojtësi i kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj nuk po kalon një periudhë të mirë në karrierën e tij. Pas shumë kohe pa skuadër, ai arriti të transferohej te Arisi i Selanikut. Përtej nivelit të ulët të përformancës, mbrojtësi kuq e zi, është përballur edhe me komentet negative të tifozëve, menjëherë sapo u kthye nga fushata me kombëtaren shqiptare. “Ti ke qenë pjesë e jona vetëm për pak kohë, poston vetëm Shqipëri, Kosovë dhe Allah. Fokusohu më shumë në klubin tënd, se kombëtarja e mbylli

me 2018”, shkruhej në komente. “Tifozët e Arisit nuk tolerojnë asnjë akt patriotizmi të asnjë shteti. Ke 4 muaj këtu, e poston vetëm Allah, Kosovë e Prishtinë. Luaj më shumë me topin dhe lëre Instagramin”. Ndërkohë ditën e djeshme

në mediat greke është përfolur për një largim të mundshëm të Mavrajt nga Arisi. Presidenti i klubit grek, ka theksuar se të gjithë ata lojtarë që nuk kanë bindur deri më tani do të largohen dhe në këtë listë është edhe mbrojtësi kuq e zi.

ortieri i kombëtares sonë, Gentian Selmani, ka vizituar paraditen e sotme shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli, ku ka dhuruar për fëmijët e kësaj shtrese disa dhurata me rastin e festave të fundvitit. Të pranishëm në këtë shtëpi ishin edhe fëmijët e qendrës së zhvillimit të Tiranës, ku Selmani kishte menduar për secilin prej tyre të dhuronte buzëqeshje në këtë periudhë festive. Ky është viti i dytë radhazi për Gentianin i cili mundohet të japë një kontribut për këta fëmijë, në prag festash. “Sot kam ardhur këtu

tek shtëpia e fëmijës, “Zyber Hallulli” sepse jemi në periudhë festash dhe jam munduar të kontribuoj sadopak, për fëmijët që janë në nevojë dhe ti bëjmë sa më të lumtur. Këta fëmijë e meritojnë të jenë të lumtur si çdo fëmijë tjetër, me disa kursime nga paga ime dua që ti bëj të lumtur. I uroj të

gjithë fëmijëve, të kalojnë gëzueshëm me festat dhe një vit të ri sa më të bukur. Gjithashtu edhe futbollit shqiptar dua ti uroj, që nga FSHF, Presidentit Duka e të gjitha ekipeve, futbollistëve, e në veçanti ekipit tim, Laçit, gëzuar festat dhe një vit sa më i mbarë”, ishin fjalët e Selmanit.


SPORT

21

E martë, 25 DHJETOR 2018

“Fair Play Financiar” mund të detyrojë ekipin francez të privohet nga një prej yjeve të tij

PSG duhet të shesë një mes Neymar dhe Mbappe në verë

MESFUSHORI

Marotta nuk fal, Nainggolan bën gati “valixhet” që në muajin janar

Interi ka vendosur për ta ndëshkuar rëndë Radja Nainggolan në prag të një ndeshjeje të rëndësishme, si ajo kundër Napolit. Dënimi mbërriti të dielën zyrtarisht, në drekë, kur klubi zikaltër njoftoi pezullimin e përkohshëm të Nainggolan për arsye disiplinore. Në bazë të vendimit flitet për një vonesë në trajnim, por mbi të gjitha, del në pah vullneti i Marotta, që pak ditë pas “inaugurimit” të tij si drejtori i ri i Interit, dikton menjëherë linjën: asnjë tolerim! Për këdo! Sipas “La Gazzetta dello Sport” në rastin e Nainggolan, hipoteza e një lamtumire që në fillim të janarit nuk përjashtohet. Nëse një ofertë ekonomikisht e favorshme vjen nga Kina, Interi do të ishte gati të ulet në tryezë dhe të vlerësonte mundësinë e operacionit. Nainggolan nuk është i paprekshëm, me pak fjalë.Një sinjal i qartë se si tek Interi, me ardhjen e Marotta, situata ka ndryshuar me të vërtetë, por, gjithashtu, një paralajmërim për trajnerin Spalletti, i cili e kishte kërkuar fort Nainggolan verën e kaluar dhe tani rrezikon të paguajë sjelljen e “nxënësit” të tij.

STRATEGU

Ferguson rikthehet sërish te United, por me një detyrë të re PSG duhet të gjejë 170 milionë euro për të pastruar llogarinë për të zgjidhur problemet e mundshme që mund të ketë me UEFA-n. Sipas “Mediapart”, klubi parisien është ende në vështirësi për shkak të rregullave të “Fair Play-t” financiar. E ndërsa klubi pret që çështja të zgjidhet në gjykatën e arbitrazhit sportiv, ekipi i Nasser Al-Khelaifi duhet të rregullojë numrat nëse do që të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Champions League. Për të siguruar shumën e dëshiruar që duhet të arkëtohet në llogaritë e kompanisë, rruga më e shkurtër është shitja e njërit prej dy yjeve: Neymar ose

Kylian Mbappe. Braziliani ka shkuar te PSG-ja për 222 milionë euro, ndërsa francezi ka lënë Monaco-n në formë huazimi me një shifër 180 milionë euro. Kontrata me zyrën e turizmit të Katarit ka gjeneruar 145 milionë euro në vit por janë llogaritur vetëm 58 milionë (pothuajse 100 milionë janë reduktuar në vitin 2014). Gjithashtu UEFA ka njoftuar se nuk do të pranojë shtimin e sponsorizimeve nga Katari duke vendosur një limit për sponsorin gjeneral deri në 36 milionë vitin që vjen. Nga një llogaritje, kuptojmë që ka një humbje prej 100 milionë eurosh në sezon, kështu pa shitur një nga lojtarët kryesorë,

DREJTORI SPORTIV

PSG-ja nuk do të ketë rrugëdalje dhe nuk do të mund të luajë në Ligën e Kampionëve. Për të dy lojtarët janë interesuar shumë ekipe duke përfshirë Real Madrid-in dhe Barcelonën, që janë në gjendje të firmosin kontrata “të kripura” duke qenë në rregull me rregullat e Fair Play-t financiar. Gjithsesi vështirë se klubi parisien do të lejojë një nga yjet që të largohet që në merkaton e janarit, por me shumë mundësi, nëse dështohet sërish në Champions League, atëherë një mes tyre do të vijojë aventurën me shumë mundësi në La Liga, atje ku Real Madrid dhe Barcelona duken të gatshme për të bërë lëvizje të çmendura.

Sir Alex Ferguson është rikthyer të punojë për Manchester United, pak ditë nga shkarkimi i Jose Mourinhos si trajner i skuadrës. Edhe pse drejtuesit e klubit anglez kanë emëruar Ole Gunnar Solskjaer si trajner të përkohshëm, i kanë kërkuar legjendës Ferguson që të rikthehet si këshilltar, për të ndihmuar skuadrën të rikthehet në ditët e lavdishme. “The Sun” shkruan se skocezi nuk do të jetë i punësuar me kohë të plotë, por do të këshillojë dhe ndihmojë në punën e tyre stafin e ri që do të drejtojë skuadrën deri në fund të sezonit. Mësohet se Ferguson nuk është pyetur fare për emërimet e Van Gaal dhe Mourinhos në krye të United, një “gabim” ky që pronarët e klubit duket se nuk do ta përsërisin më. 77-vjeçari po bën kështu një rikthim fantastik në aktivitet të plotë, vetëm disa muaj pasi i shpëtoi vdekjes kur pësoi një hemorragji cerebrale në maj.

Paratici: Blerja e Ronaldos ishte e thjeshtë, ai donte vetëm Juven D rejtori Sportiv i Juventusi, Fabio Paratici ka folur në programin “Il Codice”. Rubrikë, duke treguar disa nga prapskeni e transferimeve të yjeve te skuadra bardhezi në vitet e fundit. Pasi ka punuar së bashku me Marottën, tashmë ai është i vetëm në detyrën për të gjetur elementë që i nevojiten trajnerit Allegri. “Me Cristianon ishte shumë e thjeshtë, sepse e kishte në mendje të vinte te Juventusi. Nuk kishim nevojë ta bindnim. Besoj se rreth datës 25 maj, pas përfundimit të Ligës së Kampionëve, nisi konkretizimi i gjithçkaje. Ai

vendosi menjëherë dhe tha: Dua vetëm Juventusin. Ne u takuam me Mendez për Cancelo. Ai na befasoi të gjithëve, kur na tha: Ju nuk e besoni, por Cristiano dëshiron të vijë te Juventusi. Unë iu përgjigja: Nuk është se nuk e besoj, por mua më duket e vështirë të jem në gjendje të mbaroj këtë operacion. Presidenti Agnelli është një person shumë i pranishëm në jetën tonë të përditshme, sepse është gjithmonë me ne, ose të paktën gjithmonë i arritshëm. Mund të haset lehtë. Kjo nuk ishte e planifikuar, por i thashë atij: A ke mundësi të më

dëgjosh deri në fund. Ju e kuptoni çfarë situatë është krijuar në zyrën e tij, kur e pyeta nëse do të blejë Cristiano Ronaldon. Ky është një lajm sportiv, por pas tij ka shumë gjëra të tjera. Ai e kuptoi menjëherë. Mendoj se u desh një minutë për të kuptuar se ai tashmë po mendonte në atë drejtim. Kur u largova më tha: Më lejo të mendohem një, ose dy ditë, por më thirri pas 3 orësh. Për të hartuar të gjitha kontratat, ne u mbyllëm në një vilë në liqenin “Maggiore”, një ditë të tërë, me të gjithë avokatët e Juventusit dhe lojtarin”, deklaroi Paratici.


SHOWBIZ

22 E martë, 25 DHJETOR 2018

Festat, Capital T një babagjysh për fëmijët Ai është një ndër artistët më të dashur të skenës. Capital T po e përmbyll një vit të jashtëzakonshëm me projekte dhe koncerte të ndryshme. Këngëtari ka sjell disa këngë të reja muzikore gjatë këtij viti kalendarik duke u shndërruar në hite të mëdha. Reperi ka qenë mjaft aktiv në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe kjo nuk ka munguar edhe gjatë festave të fundvitit. Në fakt, ai ka shpërndarë disa dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuara në Prizren, pasi dhuratave që shpërndau për fëmijët në Prishtinë. “Kështu e përmbyllim vitin me buzëqeshje e lumturi në qendrën për edukim të hershëm të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Prizren, të cilët i befasuam me dhurata simbolike për këto festa. Shfrytëzoj rastin me i uruar stafin e Caritas Kosova për një vullnet edhe punë të mrekullueshme. Urime festat e Fundvitit”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram. Theksojmë se reperi gjithashtu e kemi parë në disa aktivitete të tilla, në krah të humanistit, Halil Kastrati. Ndryshe, këngëtari që në realitet njihet me emrin Trim Ademi, do të sjell disa këngë të reja gjatë vitit të ardhshëm. Javë më parë, ai

bëri pesë familje skamnore me shtëpi, e ndërsa për fundvit po vazhdojnë të jenë pjesë e aksioneve të shumta humanitare. Pëlqimet dhe komentet e

shumta pozitive nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për këtë gjest fisnik.

Bleona gati për t’u bërë nënë

Bleona Qereti u bë mjaft e diskutuar në media vitin e kaluar, kur vendosi që të ngrijë vezët, për t’i përdorur në një çast të caktuar kur të ishte gati për t’u bërë nënë. Por mesa duket Bleona tani ndihet gati, ose së paku këtë la të nënkuptohej me foton e fundit të postuar në Instagram. Në foton e fundit nga spitali ajo shkruan: “Kur nuk ke gjetur akoma të duhurin, apo partneri nuk mund të përkushtohet, ka gjithmonë një zgjidhje”. Këtu ajo nënkupton metodën e fertilizimit dhe me sa duket, do të kemi të reja nga Bleona. Epo, veç të mira dëgjofshim!

Samanta largohet nga Max Production Prej vitesh, Samanta Karavella ishte pjesë e label- it Max Production, ku për shumë nga projektet më të suksesshme të artistes u kujdes vetë produksioni në fjalë. Nuk e dimë se për ç’arsye por “Prive” ka zbuluar se artistja është shkëputur nga produksioni në fjalë për të vazhduar rrugëtimin e saj artistik si këngëtare e pavarur. Me pak fjalë, Samanta do ta ketë vetë

Samantën nën menaxhim. Lajmin në fjalë duket se e vërteton edhe fakti që Karavella ka hapur kanalin e saj personal në YouTube.

Miley dhe Liam martohen në fshehtësi Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth duket se e kanë kurorëzuar historinë e tyre të dashurisë në martesë dhe provat janë bindëse. Ka patur gjithnjë thashetheme për lidhjen e tyre, megjithatë fotot e mëposhtme janë mjaftueshëm të besueshme sa për të menduar se bëhet fjalë për një ceremoni të fshehtë. Miley e veshur me një fustan të bardhë; ajo dhe Liam presin tortën, vëllezërit e tij janë të pranishëm. Një burim pranë dyshes tha në mars të këtij viti se Miley është shumë e fshehtë kur bëhet fjalë për të tilla ngjarje. “Edhe miqtë do ta marrin vesh në minutën e fundit”. Në 2009-n, Miley e quajti Liam-in “shokun e saj më të mirë”, fill pasi u njohën në xhirimet e filmit “The Last Song”. Një vit më vonë, ata u shfaqën bashkë në një event për çmimet Oscars duke konfirmuar lidhjen. Para se këngëtarja të vendoste në gisht një unazë fejese prej diamanti, historia e tyre u përfshi në shumë drama, thashetheme, ndarje e ribashkime.

Cardi B: Kam presion dhe ankth Cardi B po ndjen shumë presion dhe ankth për publikimin e albumit të saj të dytë. Reperja pranoi se është shumë nervoze për këngët e reja që do regjistrojë, pasi të gjitha pjesët e albumit të saj ‘Invasion of Privacy’ u vlerësuan shumë nga Recording Industry Association of America (RIAA). Pasi dëgjoi lajmin ajo shkroi në një postim në Twitter: ’’Jam e lumtur që albumi im është mahnitës por kam kaq shumë presion dhe ankth. Shkaku

është se duhet të godas akoma më shumë me albumin e dytë”.


SHENDETESI

23 E martë, 25 DHJETOR 2018

Shoqata e Kardiologjisë Shqiptare zhvilloi konferencën vjetore më të rëndësishmë në fundëvit

Dr. Leonidha Peppo, Poliklinika Nr. 4 Këtë javë u zhvillua ngjarja më e madhe dhe e këndshme e plot suksese e Kardiologjisë Shqiptare. Shoqata e Kardiologjisë Shqiptare zhvilloi konferencën vjetore më të rëndësishmë në fundëvit. Kjo është e përhërshmë sepse në një vitë shpalosen temat shkencore tepër përgjegjëse në paraqitjen nga mjekët të kualifikuar e të njohur sepse pjesmarja shumë e madhe e kardiologëve shqipëtar dhe të atyre jashtë kufijëve por në tokë shqipëtare, ju bënë autoritetin e ligjëratave me lartësinë më të madhe shpjeguese. Singurisht në ngjarje kaq të mëdha me rëndësi edhe përgjegjësia kulminante e organizatorëve duhet të arrijë suksesin e merituar. Pra, ka një këshill të organizimit të konferencës që kontrollon temat e paraqitura, përzgjedh më të mirat me hapësirë shkencore të kapura mirë me sendërtim të kuptueshëm duke përzgjedhur natyrisht edhe lektorët e njohur dhe shpjegues të kapur mirë nga dëgjuesit. Presidentja Mimoza Lezha, profesoreshë e njohur në kardiologji edhe nga studentët për udhëhejqe e drejtuese e shkëlqyer. Tema gjithësisht për tërë konferencën është për valvulopatitë e zemrës, pra sëmundjet e tyre. Sic dihet janë katër valvula të cilat mund të lindin të sëmura, apo sëmuren gjatë jetës së njeriut që ndryshojnë me moshën. Disa sëmuren nga sëmundje të mëparshme sic është ethja reumatizmale , tepër e rrezikshme në moshën fëminore me pasoja të rënda të ndjeshme më vonë. Apo të krijuara gjatë rritjes dhe në moshat e shtyra, grumbullohen në formë kalciumi mbi këto valvula duke ndërlikuar shëndetin e jetesës e njerërzve të prekur , deri në pamundësi për të jetuar. Por edhe cfarë masash dhe veprimesh mjekësore me ilace apo ndërhyrje kirurgjikale pasi të kalojnë një sër analizash dhe ekzaminime në aparatura moderne për të arritur në përfundime të përshtatshme në shërbim të të sëmurit. Për këtë arsye edhe tematika e gjithë kësaj veprimtarie pati kujdes të vecantë nga organizatorët duke filluar me presidenten e shoqatës të kardiologjisë shqiptare, e cila me ftesën e dërguar të gjithë kolegëve

Valvulopatitë e zemrës, shkaktarët dhe rreziku. Si trajtohet?

shpreh qartazi objektivin e suksesit të kësaj konference. Deri në hollësi llogaritjet janë bërë të menduara nga zgjedhja e lektorëve të huaj dhe shqiptarë, këtej e andej kufirit të komitetit shkencor të gjithë figura e firma të njohura profesorësh Mimoza Lezha, Artan Goda, Alban Dibra, Mihal Tase, Albana Doko me Naltin Shuka, sekretar i shoqatës apo Leonard Simoni dhe sekretariati me mjekë pasionant dhe të palodhur. Por s’di kë të zgjedhësh më parë për ta përshkruar në këtë shkrim, sepse të gjithë janë shumë të mira e të frutshme por mendova të vë në dukje mjekët e huaj të njohur si prof. Stephan Agewall nga Oslo e Norvegjisë me temë : “Vlerësim invazive i pacientit MINOCA” pra parapërgatitjen nqs ka nevojë për ndërhyrje dhe si do të bëhet. Christian Hengstenberg (Vienë, Austri) me temë “Metoda të reja për trajtimin e pacientëve me sëmundje të valvu-

lave të zemrës.” Pra dije të reja edhe superiore për mjekët tanë. Por mundësitë për të shmangur operacionet e hapura, pra me kraharor të hapur me metoda shumë më pak agresive nëpërmjet katetelit në valvulën mitrale të shpjeguar me profesionalizëm nga prof. i njohur Thierry Carrel nga Berna e Zvicrës. U shfaq përpara mbi tribunë edhe Manuel Antunes nga Portugalia me të zgjedhurën e tij për trajtimin e valvulës tricuspidale, “valvul e harruar” por shumë e rëndëshishme në cilësinë e ecurisë së sëmundjes. Shqiptari i Kosovës, prof. Gani Bajraktar,i me temën “Vlerësimi dhe trajtimi i regurgikimit aurtal”, tërhoqi vëmëndjen e auditorit për shprehjen e qartë dhe instruktive. Por valvula mitrale s’mbeti vetëm edhe nga Prof. Sokol Myftiu dhe Arben Baboci. Por kujdesi i tyre “Për vlerësimin dhe trajtimin e regurgitacionit mitral primar” u komentua dukshëm për

vlerën e kësaj teme. Prof. Artan Goda për temen “ Për stenoza, mitrale ende sfidë” është sëmundja e parë dhe trajtuar shumë, së pari qysh kur ishim studentë e më vonë kur u bëmë kardiolog, por profesori mendon se vazhdon të jetë sfidë për studimin e mëtejshëm të kësaj sëmundje dhe trajtimin me mjete e metoda më të fundit dhe të sukseshme. Vetë prof. Mimoza Lezha, presidente e SHSHK, zgjodhi për të bërë të ditur se cfarë ndodh dhe kujdesi pas ndërhyrjes kirurgjikale në valvulat e dëmtuara te zemrës, shumë e rëndësishme kjo për të shtuar njohuritë e mjekëve trajtues në vazhdim. Por si vjen kjo sëmundje e valvulave të zëmrës? Përgjigje për këtë dhe vlerësim jo invaziv të pacientit e jep prof. Mihal Tase në hapje të kësaj konference të madhe. Por këto valvula të dëmtuara komplikohen me sëmundje të tjera rrjedhuese si sëmundja ishemike e zemrës apo fibila-

cioni atrial, i gatshëm ta trajtojë plotë kompetencë prof. Idriz Balla. Shumë prej ndërhyrjeve kërkojnë vendosje proteze me ndërlikimet e tyre. Profesionalizmi i lartë i prof. Ali Refatllari me përvojë të gjatë në këtë kirurgji, i kënaqi dëgjuesit në sallë. Por gjatë këtyre ndërhyrjeve ka mbikqyrje të punës së zemrës. Këtë e di mirë, gjë që e pasqyroi në leksionin e vet Petrit Bara, shef i klinikës II të kardiologjisë. Po Edvin Prifti i njohur me cfarë u paraqit këtu? Zgjodhi temën “Menaxhimi i sëmundjeve multivalvulare të zemrës”. Tema të rëndësishme kanë edhe disa mjekë të huaj dhe Alban Dibra, “Menaxhimi i Stenozës të Aortës Asimptomative me fluks të ulët”, sepse ndodhin ngjarje të rënda duke mos patur shqetësime. Në fund shprehja mjaft e njohur “ qershia mbi tortë”. Vlerësimi i posterave që përmbanë studime të vetë mjekëve. Këto janë sesion i vecantë të vlerësuar nga Luksi i Kardiologjisë Shqiptare, profesorët shumë të njohur Pandeli Cina, Ahmet Kamberi, Anesti Kondili, ku fituesi mer cmim monetar, të merituar dhe vlerësuar për punën e bërë intelektuale dhe kohore gjithashtu. Në mbyllje të konferencës ku presidedentja Momoza Lezha, e thënë më lartë, mbajti fjalën e saj dhe u bënë zgjedhjet e reja nga “Asambleja e Përgjithme e SHSHK”. Për gjithë pjesëmarësit dhe të ftuarit sipas zakonit të vjetër edhe përpara të kohës së krijimit të SHSHK u mblodhën në Xibrakë për festimin e mbylljes të konferencës dhe të festave të fundvitit, ku këngëtarët dhe valltarët krijuan entuziazëm të madh te pjesëmarësit nën efektin e darkës. Aty takova dhe mikeshat e vjetra, dr. Tefta dhe Nadirja, e para e ardhur nga Italia ku vazhdon profesionin e nderuar të pediatres dhe janë mike besnike të Profesoresh Mozës. E mbyll këtë shkrim modest me urimet më të mira dhe shëndetë të plot për të gjithë.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE Presidenti Ilir Meta ka uruar gjithë besimtarët e krishterë për Krishtlindjen. Në një mesazh në Facebook, kreu i shtetit uron që që mishëron vlera sa hyjnore, aq dhe njerëzore dhe që bashkon familjen e shoqërinë tonë me paqen, harmoninë e mirëkuptimin, të sjellë më shumë mbarësi, dashuri, lumturi, begati dhe drejtësi sociale. “Të dashur miq, Në vigjilje të Ditës së Bekuar të lindjes së shpresës e gëzimit, mirësisë, solidaritetit e humanizmit, Ju shpreh urimet më të ngrohta dhe të përzemërta, të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë: Gëzuar Krishtlindjen! Uroj që kjo festë e bukur e Krishtërimit, që mishëron vlera sa hyjnore, aq dhe njerëzore dhe që bashkon familjen e shoqërinë tonë me paqen, harmoninë e mirëkuptimin, të sjellë më shumë mbarësi, dashuri, lumturi, begati dhe drejtësi sociale. Në këtë Ditë të Shenjtë të mos harrojmë të vetmuarit, njerëzit në nevojë dhe të sëmurët, për t’u dhënë atyre më shumë shpresë, besim dhe gëzim. Për shumë mot Gëzuar Krishtlindjen!”,shkrua kreu i shtetit në mesazhin e tij për besimtarët.

24 E martë, 25 DHJETOR 2018

Presidenti Meta uron Krishtlindjen: Mbarësi, begati e drejtësi sociale

Tregti bluzash dhe tutash me sloganin e Ramës: Kur do takohemi? Kush po i shpërndan nga oligarkët? Edi Rama prapë nuk rri rehat pa hapur sherr dhe polemika. Ja statusi i tij dje në mbrëmje Krishtlindjesh: “I shoh kadrinjtë të agjituar shumë që mirë u iku dhjetori pa revolucion, po kërkesat e studentëve mesa duket po adresohen dhe Partia Socialiste po reflekton seriozisht për të nxjerrë mësimet e duhura nga shuplaka e tyre për qeverinë. Eh o kadrinj sa stinë si kjo do kaloni akoma”, shkruan Rama. Ndërkohë në QTU u shitën 185 tuta dhe bluza me foton e tij me mbishkrimin “Kur do flasim?” thonë burimet endrifugiane. Ndërsa në TEG, nesër, oligarkët do nxjerrin qindra bluza të tilla, tha një burim tjetër damiangjiknuras. I pyetur njëri nga “kadrinjtë” tha se “i kanë blerë katundarët për të tremb zogjtë në kopshte! Në mos qoftë se i blejnë vetë freshistët e Laknasit”.

URIMI

Basha: Zoti e bekoftë Shqipërinë Kreu i opozitës, Lulzim Basha, u ka uruar Krishtlindjen të gjithë besimtarëve të krishterë. Në urimin e tij Basha që kjo festë e shënuar të bekojë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. “Gëzuar festën e Lindjes së Krishtit, të dashur bashkëkombas të krishterë, vëllezër dhe motra besimtarë të Zotit dhe të respektuar shërbëtorë të Zotit kudo në dioqezat shqiptare, në vendlindje dhe diasporë! Krishtlindje të Gëzuar dhe të Bekuar për ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”,-shkruan Basha.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.