Koha Jone_25 dhjetor 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 307 (8748) E mërkurë, 25 Dhjetor 2019

Çmimi 30 Lekë

Kur në një projekt të tillë mungon Uashingtoni dhe Brukseli, nuk kemi më plane strategjike, por marrëveshje personale mes kryeministrit të Shqipërisë dhe presidentit të Serbisë

Loja me Minishengenin nuk mbështetet nga ndërkombëtarët Mashtrimin e ka zbuluar vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë dhënë për median serbe, teksa ka lavdëruar Edi Ramën për qëndrimet e tij kurajoze. Lëvdatat e presidentit serb nuk ishin vetëm për sulmet që i bëri Prishtinës, por edhe për faktin se Edi Rama po kundërshton dhe disa vende të Bashkimit Europian, të cilat janë kundër idesë së Minishengenit

FAQE 3

Kryeministri Edi Rama: Rindërtimi Presidenti Ilir Meta uron i banesave të dëmtuara nga Krishtlindjen: Zoti e bekoftë tërmeti, prioritet i prioriteteve! Shqipërinë dhe kombin shqiptar!

FAQE 4

Në foto: Kryeministri Edi Rama

ISH-MINISTRI

Ditmir Bushati: 2019-ta ishte viti i eksperimenteve të rrezikshme politike

FAQE 4

KREU I PD

Lulzim Basha: Vendit nuk i duhet një qeveri që pasurohet mbi rrënojat e tërmetit

FAQE 2

FAQE 16

Në foto: Presidenti Ilir Meta

KRYETARJA E LSI

Monika Kryemadhi: 2019-ta, viti i kapjes së shtetit, abuzuesit do të dalin para drejtësisë

FAQE 6

i uron të gjithë besimtarët

Gëzuar Krishtlindjen!


POLITIKE

2 E mërkurë, 25 DHJETOR 2019

Kreu i PD-së mesazh të fortë nga Thumana: Shteti ka dështuar turpshëm! Nga zgjidhja e krizës politike, varet ekonomia

Lulzim Basha: Vendit nuk i duhet një qeveri që pasurohet mbi rrënojat e tërmetit

P

ërmes një videome sazhi të shpërndarë nëpërmjet rrjeteve sociale, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas vizitës që ai zhvilloi në Thumanë deklaron se vendit i duhet një qeveri e përgjegjshme, që nuk pasurohet mbi rrënojat e tërmetit. Sipas Bashës, nga zgjidhja e krizës politike, varet ekonomia. “Të dashur miq, jam rrugës për kthim në Tiranë nga Thumana, ku për dy orë vizitova shumë familje të cilat janë në gjendje të mjerueshme. Pas një zallamahie propagande ata janë krejtësisht të harruar, të braktisur. Ndërkohë që ftohja e motit dhe shirat i kanë nxjerrë jashtë përdorimit çadrat prej plastmasi apo çadrat verore me të cilat janë pajisur një pjesë prej tyre. Dëshpërimi mbretëron kudo, varfëria është thelluar dhe tashmë ka nisur një pasojë tjetër e tmerrshme e kësaj krize humanitare. Ka shumë fëmijë të sëmurë, ka shumë të moshuar në nevojë për kujdes mjekësor për të cilët kanë nevojë por të cilët e kanë plotësishtë të pamundur të marrin çdo shërbim aty ku janë apo të zhvendosen drejt spitaleve të Krujës, Tiranës apo të Laçit. Kjo është gjendja e harresës totale, e braktisjes totale të shtetit prej kartoni, e shtetit të babëzisë dhe korrupsionit që është rrëzuar kohë para se tërmeti të rrëzonte shtëpitë e banorëve të Thumanës, Durrësit, Kurbinit dhe zonave të tjera të goditura rëndë. Jemi në një krizë humanitare, me përmasa të plota, e cila vetëm sa do të thellohet. Sepse shteti nuk po vepron.

Qeveria dhe kryeministri e kanë mendjen tek parada mediatike, propaganda dhe po bëjnë gati të ngrenë mbi rrënojat e tërmetit një tjetër megaaferë korruptive, vjedhje, zhvatje dhe grabitje. Vendi është në një krizë të thellë humanitare, ekonomike, sociale, politike dhe kushtetuese. Rruga për ta zgjidhur

këtë krizë duhet të nisë me përpjekjet e të gjithë shqiptarëve pa dallime partiake, për të pasur një qeveri të përgjegjshme. Një qeveri e cila ndihmon në kapërcimin e pasojave të tërmetit dhe bën gati të gjitha masat dhe të gjitha instrumentet për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të goditur kaq rëndë dhe për të

ndalur rrokullisjen e ekonomisë kombëtare, në një greminë edhe më të thellë. Nga zgjidhja e krizës politike, kalon edhe zgjidhja e krizës ekonomike, kalon edhe shpëtimi i dhjetëra mijëra familjeve të cilat ndodhen si asnjëherë në mëshirën e fatit. Kjo është sot emergjenca e vërtetë kombëtare e vendit. Ju përshëndes

ISH-DEPUTETJA E PD-SË ME BIZNESET NË NJËSINË 4

Tabaku me bizneset në Tiranë: Mjerim, krizë dhe skamje e madhe

I

sh-deputetja demokrate ka vijuar edhe këtë të martë takimet me bi zneset në njësinë 4 në kryeqytet, nga ku thekson se ka parë nga afër mjerim, krizë dhe skamje të madhe. Sipas Tabakut biznesi sot ankon për

mungesë konsumi dhe mosbesim në këtë qeveri. “Edhe ditën e sotme (djeshme) bashkë me Andian dhe përfaqësues të PD-së së degës 4 vizituam bizneset e një prej zonave periferike të qytetit të Tiranës. Mjeri-

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi

mi, kriza dhe mungesa e shpresës lexohej në bilancet e tyre. Ajo që dëgjoje nga goja e tyre nuk ngjasonte aspak me çfarë dëgjon nga goja e propagandës së ministrisë së financave dhe ekonomisë. Një skamje e madhe, mungesë konsumi dhe mosbesim në këtë qeveri. Aq i madh ishte mosbesimi saqë edhe socialistë që kishin votuar këtë qeveri nuk gjejnë më kurajën të justifikojnë këtë sjellje arrogante. Bizneset janë tanimë të gatshëm të mbyllin qepenat, askush në qeveri nuk iu përgjigjet shqetësimeve të tyre. Sipërmarrësit e vegjël e dinë më mirë se kushdo situatën ekonomike në vend, ata sa herë u tregon justifikimet e qeverisë

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

të përgjigjen me fletoret e borxheve apo biznese që nuk shesin prej fillimit të muajit. Të tjerë tregojnë taksat e larta, ankohen për 1200 euro në vit taksë shtesë që do rrisë çmimet. Biznesi ka nevojë për frymëmarrje, jo vetëm ai i prekur nga tërmeti i kobshëm i fund nëntorit. Çdo biznes ka nevojë të shpëtojë nga tërmeti 7 vjeçar me emrin rilindje socialiste. Qeveria gabon kur mendon se mund të gënjejë bizneset me gjoja “vëzhgime pas tërmeti”. Pasi ajo është shkaktarja e tërmetit ekonomik dhe si çdo fajtor duhet të largohet me turpin e një ekonomie të rrënuar dhe propagande të zvjerdhur”, theksoi ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

edhe një herë në kthim nga Thumana”, u shpreh dje në mesazhin e tij, kryedemokrati Lulzim Basha. Pas takimeve në Thumanë Kryetari i PD Lulzim Basha pas inspektimeve dhe takimeve me banorët e Thumanës, theksoi se përtej propagandës, shteti ka dështuar turpshëm. Dhe e gjitha kjo, tha ai, vetëm që të mos preken 150 milion dollarët që shkojnë në xhepat e 10 oligarkëve. “Sot (dje) vizitova disa familje në Thumanë, zona më e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Thumana nxori në pah papërgjegjshmërinë dhe dështimin e kësaj qeverie që shkaktoi humbjen e 24 jetëve vetëm sepse nuk mori masa për pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit dhe ai i korrikut 2018. Ka kaluar një muaj dhe ende qytetarët, banesat e të cilëve u dëmtuan janë në ankth për fatin e tyre. Askush nuk u ka dhënë një vlerësim nëse banesat e tyre janë apo jo të banueshme. Disa janë detyruar të marrin rrezikun e qëndrimit në shtëpitë e dëmtuara duke mos pasur mundësi tjetër strehimi. Frika dhe dëshpërimi i shoqëron gjatë gjithë kohës. Ata nuk kërkojnë asgjë më tepër sesa inxhinierë që të vlerësojnë rrezikshmërinë që paraqesin banesat e tyre në mënyrë që të mos u ndodhë e njëjta gjë siç ndodhi me pallatet e shembura vetëm disa metra larg tyre. Përtej propagandës shteti ka dështuar turpshëm. Dhe e gjitha kjo vetëm që të mos preken 150 milion dollarët që shkojnë në xhepat e 10 oligarkëve. Mos reagimi i shpejtë ka rënduar gjendjen e tyre she po sjell probleme shëndetësore kryesisht tek fëmijët dhe të moshuarit. Bamirësia e shqiptarëve ka qenë ndihma më e madhe që kanë marrë! Por është detyrë e shtetit që u merr taksat, tu vijë në ndihmë, tu sigurojë strehim, të vlerësojë sa më parë dëmet dhe të bëjë të mundur rindërtimin e shtëpive dhe riparimin e dëmeve. Çdo vonesë sjell dëme të mëdha për banorët, fëmijët e tyre por edhe për mbarë shoqërinë dhe vendin”, u shpreh dje në mesazhin e tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E mërkurë, 25 DHJETOR 2019

Kur në një projekt të tillë mungon Uashingtoni dhe Brukseli, nuk kemi më plane strategjike, por marrëveshje personale mes kryeministrit të Shqipërisë dhe presidentit të Serbisë

Loja me Minishengenin nuk mbështetet nga ndërkombëtarët Mashtrimin e ka zbuluar vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë dhënë për median serbe, teksa ka lavdëruar Edi Ramën për qëndrimet e tij kurajoze. Lëvdatat e presidentit serb nuk ishin vetëm për sulmet që i bëri Prishtinës, por edhe për faktin se Edi Rama po kundërshton dhe disa vende të Bashkimit Europian, të cilat janë kundër idesë së Minishengenit Projekti i bashkëpunimit mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, i njohur me emrin Minishengeni Ballkanik ka hasur kritika që kur është prezantuar disa muaj më parë nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç. Kritikat kanë nisur për dëmin që mund t’i vijë ekonomisë shqiptare përballë vendeve të rajonit dhe deri te akuzat se Shqipëria po bëhet pjesë e projektit të “Jugosllavisë së Re”. Efektet e dëmshme të këtij projekti u shfaqën në datat 20-21 dhjetor në Tiranë, kur për hir të bashkëpunimit me Serbinë, Shqipëria la jashtë tryezës Kosovën dhe kryeministri Edi Rama sulmoi liderët politikë të Prishtinës. Bile kryeministrin Haradinaj e quajti mashtrues, gjë që as Vuçiç nuk guxoi ta thoshte. Përballë stuhisë së kritikave dhe qëndrimeve të forta në Tiranë dhe Prishtinë që po e akuzojnë qeverinë “Rama” se po dëmton interesat kombëtare, justifikimi kryesor i kryeministrit është se ky projekt mbështetet nga ndërkombëtarët dhe konkretisht nga Bashkimi Europian. Edhe kur sulmonte politikanët e Kosovës, edhe kur akuzonte kritikët në Tiranë se “janë patriotë facebook-u”, Rama deklaronte se kishte mbështetjen e Bashkimit Europian. Më pas, gjithë propaganda e qeverisë dhe mediave afër saj e përktheu çdo qëndrim kundër Minishengenit si qëndrim kundër ndërkombëtarëve. Në fakt, loja me ndërkombëtarët është mashtrimi më i madh në çështjen e këtij bashkëpunimi rajonal. Mashtrimin e ka zbuluar vet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë dhënë për median serbe. Kreu i shtetit serb duke dashur të mburrë qëndrimin e

Edi Ramës e cilësoi atë si një lider kurajoz. Lëvdata e presidentit serb nuk ishte vetëm për sulmet që i bëri Prishtinës, por edhe për faktin se Edi Rama po kundërshton dhe disa vende të Bashkimit Europian, të cilat janë kundër idesë së Minishengenit. Vuçiç thotë se “shumë në Europë nuk duan që Ballkanasit të vendosin për fatin e tyre, por nuk e kundërshtojnë hapur pasi bazohet në parimet e 4 lirive të Bashkimit Europian”. Veç mburrjeve ndaj Edi Ramës kjo deklaratë konfirmon se projekti Rama-Vuçiç nuk ka mbështetjen zyrtare të Bashkimit Europian. Një tjetër fakt që kaloi pa rëndësi për ketë projekt ishte mungesa e zyrtarëve kryesorë të BE-së në Durrës dhe Tiranë. Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Várhelyi anuloi vizitën e paralajmëruar për të marrë pjesë në këtë samit. Mungesa e një zyrtari të lartë të institucioneve të reja të BE-së për këtë projekt, më shumë se anxhenda e ngarkuar e komisionerit, është një mesazh politik që kaloi pa vëmendje. Ndërsa

nga institucionet e BE në Tiranë ishte vetëm Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Ginovefa Calavera. Kjo e fundit nuk dihet nëse ishte si drejtore e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) për reformën në Drejtësi, apo si drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në KE. Në intervistat që dha për median në Tiranë, foli vetëm për suksesin e paparë të vettingut në drejtësi dhe jo për minishengenin. Gjithashtu në këtë takim munguan dhe zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit. Diplomatët amerikanë në këtë takim edhe nëse kanë marrë pjesë qenë duket se kanë pasur statusin e vëzhguesit dhe jo të promotorëve ndaj iniciativave të tilla. Për minishengenin ka vetëm një deklaratë mbështetëse të zyrtarit të DASH, Mattheë Palmer, disa muaj më parë kur kjo ide nuk ishte konkretizuar me takime. Por fakti që i dërguari i DASH për Ballkanin nuk e mbështeti me praninë e tij këtë takim, si dhe fakti DASH nuk ka

asnjë deklaratë zyrtare pro kësaj nisme ngrenë pikëpyetje për mbështetjen e SHBA. Mediat në Kosovë dhe konkretisht gazeta “Exspress” dje publikoi një dokument që zbardhte detaje interesante lidhur me “mbështetjen” e SHBA për Minishengenin. Sipas dokumentit ka plan që vjen nga Amerika për këtë projekt, por nuk është i DASH dhe as i administratës amerikane për rajonin. Sipas mediave në Kosovë është një plan i Fonacionit “Shoqëria e Hapur”, i cili nuk përfaqëson qeverinë e SHBA, por një organizatë jo qeveritare që ka axhendën e saj. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka premtuar se ka mbështetjen e SHBA dhe BE, mungesa e zyrtarëve të dy superfuqive tek të cilat Shqipëria ka mbështetur dhe strategjinë kombëtare të saj është shqetësuese. Kur në një projekt të tillë mungon Uashingtoni dhe Brukseli, nuk kemi më plane strategjike, por marrëveshje personale mes kryeministrit të Shqipërisë dhe presidentit të Serbisë. Janë marrëveshje që përveç se nuk dihet çfarë të mirash i sjellin Shqipërisë, po rezultojnë që në nisje të dëmshme për Kosovën dhe interesat kombëtare në rajon. Deri tani, kryeministri ka përkeqësuar raportet shtetërore me Kosovën, duke i çuar në nivelet më të ulëta që pas viteve ’90. E vetmja gjë që ka fituar është simpatia e serbëve dhe Aleksandër Vuçiç. Të ndezësh kritika dhe revolta në Prishtinë dhe për këtë gjë të mburresh nga serbët, vetëm kaq mjafton për të kuptuar se qeveria “Rama” është në rrugë krejtësisht të gabuar. Mili Xhani


POLITIKE

4 E mërkurë, 25 DHJETOR 2019

VENDIMI

Rama i beson dyshes SpiropaliBushati në krye të PS-së në Tiranë

K

ongresi i PS do të mbahet më 29 shkurt. Këtë ka vendosur dje Kryesia e Përgjiths hme e Partisë Socialiste në mbledhjen e drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Në

mbledhjen e djeshme të Kryesisë së PS-së janë diskutuar edhe emrat për kandidatët për kryetarët e rinj të degëve të PS-së në rrethe. Burime nga selia rozë konfirmojnë se kryetar të degës në Tiranë janë caktuar Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati. Më herët, në Asamblenë Kombëtare të PS-së të zhvilluar në 23 korrik, dyshja SpiropaliBushati u emëruan koordinatorë të qarkut të Tiranës, duke zëvendësuar në këtë post Blerina Gjylametin. Pas përfundimit të mbledhjes, kryeministri Edi Rama ka deklaruar jashtë dyerve të selisë rozë se në procesin e drejtimit të organizat-

Kreu i Qeverisë mbledh Kryesinë e PS-së: PD duhet të ishte në parlament, por reformat shkojnë përpara

Kongresi i PS-së në 29 shkurt! Rama: Rindërtimi, prioritet i prioriteteve! K

ongresi i Partisë Social iste do të mbahet në 29 Shkurt. Kjo është vendosur nga Kryesia e Partisë Socialiste të mbledhur nga kryeministri Edi Rama mëngjesin e djeshëm në selinë rozë. Pas përfundimit të mbledhjes Rama tha se brenda 2020 të gjitha shërbimet do të ofrohen online, ndërsa e quajti procesin e rindërtimit të banesave “prioritetin e prioriteteve”. Rama vuri theksin tek parimi një burrë, një grua për drejtimin e organizatave të PS-së, për të vënë në zbatim barazinë gjinore. Kryesocialisti deklaroi se Kuvendi nuk ka vakum, sepse procesi legjislativ po ecën ndërsa reformat po çohen përpara edhe pa Partinë Demokratike. Rama tha se “duhet të matemi mirë lidhur me vendimin për dhënien e shpërblimeve”, pasi, siç ai u shpreh, situata nuk është normale dhe dëmet nga tërmeti janë të mëdha. Rindërtimi Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se Kuvendi nuk ka vakum, sepse procesi legjislativ po ecën, ndërsa reformat po çohen përpara. Rama tha se brenda 2020 të gjitha shërbimet do të ofrohen online, ndërsa e quajti procesin e rindërtimit të banesave prioritetin e prioriteteve. “Unë mendoj që Kuvendi nuk ka vakum sepse kuvendi funksionon, procesi legjislativ ecën. Reformat po i çojmë përpara. Do ketë një impakt në nevojë për të përfunduar titullin e pronësisë në fshat qoftë në aspektin e shërbimeve. Në janar qytetarët nuk do shkojnë nëpër sportele të presin. Brenda 2020 të gjitha shërbimet do të ofrohen online. Nuk do ketë më nevojë të shkojë në 17 dyer. Edhe në aspektin e sezonit turistik kemi ndërmarrë nismën për të bërë një riformatim. Do hapet kantieri i madhe i kampusit uni-

URIMI

Ditmir Bushati: 2019-a ishte viti i eksperimenteve të rrezikshme politike

I

versitar të pakrahasueshëm. Aspekti i rindërtimit është prioriteti i prioriteteve. Njerëzit do kthehen në shtëpi më të mira dhe nuk besoj se në kushte të tjera do bëhej më mirë se kaq. Do ishte mirë që PD të ishte në parlament, por ka marrë vendimin e vetë të ikë duke dëmtuar rëndë PD, nuk e ka bërë më të mirë jetën politike të vendit, por gjërat funksionojnë edhe pse mund të funksiononin më mirë. Jemi të gatshëm të ulemi në tryezë të mbajmë shënime. Ne jemi të zgjedhur për të udhëhequr, nuk presim sa të zgjohen nga gjumi”, u shpreh Edi Rama. Zgjedhjet Kreu i qeverisë Edi Rama tha se të gjitha në zgjedhjet e ardhshme do të kemi komisionerë të depolitizuar, dhe kjo do të votohet sipas rekomandimeve të OSBEsë, edhe nëse PD nuk merr pjesë. “Të gjitha idetë respektive të çdo force politike janë legjitime por ajo që është e sigurt, është implementim i rekomandimeve të OSBE. Ne këtu nuk kemi çfarë diskutojmë. Kemi qenë të hapur për çdo palë, por në zgjedhjet e e ardhshme do kemi komisione zgjedhore të depolitizuara. Votat do t’i besohen njerëzve që nuk kanë asnjë lloj zelli në raport me

partitë e tyre për të zgjedhur ligji”, tha Rama. Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve për situatën në disa bashki të vendit, ku kandidatët socialistë për kryebashkiakë u përjashtuan si pasojë e të shkuarës së tyre kriminale, Kryeministri deklaroi se nuk ka asnjë komunikim për presidentin Ilir Meta lidhur me caktimin e një datë zgjedhjesh të pjesshme për Shkodrën, Vaun e Dejës dhe Vorës, kur këto dy të fundit kanë mbetur pa drejtues, ndërsa e para është ende në drejtimin e kryebashkiakes në ikje Voltana Ademi. “Kudo procesi ecën sipas normave, sigurisht diku më shpejt, diku më mirë. Por në përgjithësi ky proces na ka dhënë një energji të re dhe një ripërtëritje të domosdoshme. Zgjedhjet duket sikur janë nesër. Nuk kemi asnjë komunikim me presidentin situata post-zgjedhore karakterizohet me një inerci që lidhjet me historinë e dekreteve dhe zhdekreteve. Për sa i përket Shkodrës nuk ka një vendim. Ajo është në situatën më të rëndë sepse ka një kryetare që nuk është kryetare, por nuk është në dorën tonë. Thjesht presim të marrim një zgjidhje”, tha kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.

ave të PS-së do të përdoret formula një burrë, një grua për të vënë në zbatim parimin e barazisë gjinore. “Prej disa muajsh jemi në proces organizimi dhe ripërtëritje për zgjedhjet e ardhshme. Pasi kemi zgjedhur kryetarët e organizatave pasi kemi përfshirë në procesin e zgjedhjeve edhe gratë duke zbatuar një normë të re të drejtimit ku drejtimi i organizatave i besohet një burri ose djali dhe një vajze. Janë marrë propozimet nga të gjitha asambletë për të vazhduar pastaj zgjedhjet e kryetarëve të partisë në 6 bashkitë”, tha kryesocialisti Edi Rama.

sh-ministri i Jashtëm dhe deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bus hati ka uruar shqiptarët për Krishtlindjen dhe vitin e ri 2020. Në një mesazh të përcjellë në rrjetet sociale, Bushati shprehet se viti që po lëmë pas do të mbahet mend për tragjedinë e tërmetit dhe për eksperimentet e rrezikshme politike. Mesazhi i plotë i ish-ministrit Bushati: Krishtlindja dhe Viti i Ri na jep mundësinë që të jemi më pranë njëri tjetrit me familjet tona dhe me njerëzit tanë të dashur. Teksa presim 2020 le të ndalemi për një cast tek viti që po lëmë pas. 2019 do të mbahet mend gjatë për tërmetin shkatërrimtar, ku humbëm 51 motra dhe vëllezër. Tërmet, që la pas një mal tronditës me rrënoja, plagë, halle e sfida. Dhimbja e madhe na bëri bashkë e shpresoj të na ketë vetëdijësuar për të ardhmen. 2019 në kuptimin politik ishte viti i eksperimenteve të rrezikshme, çka pengoi potencialin tonë për të bërë më të mirën për Shqipërinë. Këto zhvillime nuk duhet të na bëjnë pesimistë. Gjatë 2019 shumë shqiptarë spikatën me arritjet e tyre. Janë të shumta rastet e suksesit të të rinjve dhe të rejave të talentuar burim frymëzimi për të ardhmen. Gjimnazistet Dea Rrozhani, Arla Hoxha dhe Jonada Shukarasi, me aplikacionin e tyre “GjejZâ” që u vjen në ndihmë grave e vajzave të dhunuara, na bëjnë të ndihemi krenar për vlerësimet ndërkombëtare që kanë fituar, por mbi të gjitha na mbushin me shpresë se të rinjtë janë garanci për një Shqipëri më të mirë. Albi Zhulali themeluesi i Softmogul, platforma e parë e lëvizshme për menaxhimin e hoteleve, që së fundmi është bërë pjesë e Silicon Valley, është një tjetër histori suksesi i të rinjve në sipërmarrje. Serena Leka, një projekt menaxhere e spikatur e Universitetit Aarhus në Danimarkë fitoi çmimin e parë në Kinë në fushën e inovacionit dhe startup-ve për vitin 2019. Diaspora është pjesë e pandarë e rrugëtimit të Shqipërisë në këto 30 vjet. Vasil Pema, që jeton dhe punon në Suedi, këtë vit u bë mjeku i 27 në botë, i specializuar në trajtimin e Demencës. Arba Kokalari është shqiptarja e parë që u zgjodh këtë vit eurodeputete. Nik Gjeloshaj, me mbështetjen e shqiptarëve të Malit të Zi, për herë të parë fitoi drejtimin e Komunës Tuz, tanimë me një status të pavarur nga Podgorica. Majlinda Kelmendi fitoi medjalen e artë në Lojërat Evropiane në Minsk 2019. Edhe këtë vit djemtë dhe vajzat e talentuar të Kosovës treguan se arti dhe sporti e ngriti lart me dinjitet flamurin e Kosovës. Këto janë vetëm disa raste nga dhjetëra histori suksesi të shqiptarëve të talentuar që na mbushin me shpresë se viti 2020 do të jetë një vit më i mbarë për të gjithë shqiptarët, me synim rrugën e suksesit dhe ndërtimin e një të ardhme të begatë. Viti që vjen hyn me këmbë të mbarë pasi Shqipëria për herë të parë merr drejtimin e një prej organizmave më të rëndësishëm të sigurisë, OSBE-së, me shtrirje në 3 kontinente nga Vankuveri në Vladivostok. 2020 shënon fillimin e dekadës së re. Një dekade e cila duhet shënjuar nga të tjera histori suksesi si këto, për të përmbyllur tranzicionin e mundimshëm dhe për të jetësuar projektin e Shqipërinë Evropiane. Gëzuar Festat! Ju priftë e mbara.


POLITIKE

5 E mërkurë, 25 DHJETOR 2019

Ish-ministrja e Integrimit: Qeveria përmes këtij samiti, po tenton të kamuflojë dështimet me negociatat, situatën pas tërmetit të 26 nëntoritm, apo dhe dështimin ekonomik

“Mini-Shengeni”, Gjosha: Mungesa e Kosovës në samit ngre pikëpyetje I sh-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha iu është bashkuar reagi meve për samitin e tretë të MiniShengenit Ballkanik, që u mbajt fundjavën e kaluar në Tiranë mes kryeministrit Edi Rama, atij maqedonas, Zoran Zaev, Presidentëve të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ndërsa mungonin liderët kosovarë. Në një intervistë në “News24”, ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim tha se mungesa e Kosovës në këtë samit ngre pikëpyetje për ekzistencën e këtij projekti. Po ashtu, ish-ministrja Gjosha pohoi se qeveria shqiptare

po tenton që përmes këtij samiti, të kamulfojë dështimet; negociatat me BE, situata pas tërmetit të 26 nëntorit apo dhe dështimi ekonomik. “Unë mendoj se duhet të ndajmë disa koncepte. Atë që po ndodh realisht, me konceptin e bashkëpunimit rajonal në vetvete. Askush nga ne nuk ka asnjë dilemë kur themi se Shqipëria ka nevojë që të bashkëpunojë me vendet e rajonit. Rajoni ka nevojë për bashkëpunim të ngushtë. Por kur kthehemi dhe shohim se çfarë po bëhet me këtë forum, kam shumë gjëra për të thënë. Mungesa e Kosovës ngre pikëpyetje për

NËNKRYETARI I LSI-SË

ekzistencën e këtij projekti. Vet Mali i Zi ka pikëpyetjet e veta, edhe pse ishte në takim nuk e ka të zyrtarizuar ende pjesëmarrjen. Mënyra se si është shpejtuar, ka të bëjë dhe me dështimet e qeverisë me negociatat. Po mbulohet si çështje. Nëse kthehemi tek Shqipëria, është një angazhim për të kamufluar keqqeverisjen dhe dështimin me BE. Dështimi i qeverisë me ekonominë, me atë çka po ndodh pas tërmetit me ata njerëz që janë ende të pastrehë. Për këtë arsye mendoj se pikëpyetjet janë të mëdha. Asnjë bashkëpunim rajonal nuk mund të jetë i suksesshëm pa

Kosovën. Kosova dhe Serbia kanë trazuar ujërat në rajon. Si mund të diskutojmë për bashkëpunim në rajon kur fton Kosovën dhe Serbia nuk e njeh pavarësinë e saj?! Kjo iniciativë është e pasinqertë. Liderët që e drejtojnë këtë samit janë autoritarë. Për të mbuluar shumë dështime, është nisur kjo iniciativë dhe është e nxituar. Mënyra se si iu qas kryeministri ynë liderëve kosovarë është e gabuar. Ne ofendojmë disa liderë që janë legjitim dhe kanë

mbështetje në vendin e tyre. Kjo është paturpësi. Se di nëse Mali i Zi do të bëhet pjesë e këtij samiti. Më duket më shumë një shoë dhe teatër, se sa tentativë reale. Ky rajon nuk funksionon i vetëm. Sado të duam ne që të krijojmë lidership në rajon, nuk e kemi këtë kulturë. Qeveria duhet të sqarojë shumë çështje. Se sa i dobishme është ky i samit”, u shpreh dje gjatë intervistës së saj, ishministrja e Integrimit, Klajda Gjosha.

Zëvendëskryetari i LSI-së: BDI dhe Ali Ahmeti, garantë të stabilitetit dhe të ardhmes europiane të Maqedonisë së Veriut

Luan Rama: Detyrë, unifikimi i faktorit politik shqiptar Petrit Vasili: Mes Vuçiç dhe shqiptarëve, Edi Rama zgjodhi të parin!

N

ënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar dje përmes rrjeteve sociale ku shprehet se Edi Rama nuk ka asnjë ndjeshmëri për sjelljen genocide mizore të Serbisë ndaj Kosovës, ndaj për të është njëlloj sikur genocidi të mos kishte ekzistuar kurrë. “Mes Vuçiç dhe shqiptarëve, Edi Rama zgjodhi të parin! Në pabesi të plotë, kundër të gjithë shqiptarëve nga Tirana në Prishtinë, Edi Rama zgjodhi me ndërgjegje të jetë kundër tyre. Edi Rama si peng i një strategjie antishqiptare, që ka për qëllim shpërbërjen kombëtare nëpërmjet shpopullimit dhe mjerimit diskriminues ekonomik, po bën gjithçka që në Serbi të përjetohet në ngazëllim i natyrshëm. Ndaj Vuçiç me shumë sinqeritet e tregon ngazëllimin dhe ngre në qiell Ramën si të vetmin shqiptar antishqiptar, që është nga ana e tij, prandaj Vuçiç thotë: “Kryeministri Rama është në favor të bashkëpunimit tonë ekonomik, ndryshe nga disa të tjerë në rajon që këmbëngulin se ne duhet vetëm të kërkojmë ndjesë pasi jemi popull gjenocidal. Rama, për nismën e Shengenit të vogël, ka treguar kurajë të rrallë”. Rama nuk ka asnjë ndjeshmëri për sjelljen genocidiste mizore të Serbisë ndaj Kosovës, ndaj për të është njëlloj sikur genocidi të mos kishte ekzistuar kurrë. Në të kundërt, më e pakta që Rama mund të bënte do të ishte që të kërkonte Referendum për të ashtuquajturin Minishengen. Por Edi Rama nuk mund të përballet kurrë me një Referendum që përmes Minishengenit ai të shesë Shqipërinë, sepse do të kishte kundër të gjithë shqiptarët në Shqipëri e kudo në botë. Edi Rama i vendosur kryekëput në funksion të detyrës së përçarjes mes Shqiperisë dhe Kosovës, po kupton gjithnjë e më shumë se shqiptarët janë 100% bashkë kundër kësaj përçarjeje dhe Minishengenit si instrument i saj. Izolimi i Kosovës dhe nxjerrja e saj jashtë vëmendjes është pikërisht ajo që Serbia do për të mos e njohur kurrë Kosovën dhe Edi Rama pikërisht këtë bën. Sot në të gjithë hapësirën shqiptare ekziston vetëm një problem, një kundërshtar dhe përçarës, që është Edi Rama. Çlirimi prej tij është pastrimi i rrugës së kauzave të mëdha në Shqipëri dhe Kosovë ku integrimi europian mbetet krye-kauza, që kërkon bashkërendim të energjive, unitet dhe sakrifica të përbashkëta”, u shpreh dje nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Z

ëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama e sheh partinë Bashkimi Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit në Maqedoni si garant të stabilitetit dhe të ardhmes europiane të fqinjëve tanë. Në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Luan Rama tregon se ka qenë i ftuar në kongresin e katërt zgjedhor të BDI-së ku u morën vendime të rëndësishme për sfidat e të ardhmes. Sipas tij, Maqedonia e Veriut nuk do të ishte kjo që është sot edhe me shumë arritje të tjera për statusin e shqiptarëve atje, pa rolin e vendosur, përcaktues dhe konstruktiv të BDI-së. Por Luan Rama thekson se BDI-së i takon detyra e unifikimit të faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, që sfidat e afërta zgjedhore të mund t’i përballojnë së bashku, për t’i dhënë votës së qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, vlerën dhe fuqinë politike reale që ajo ka. “BDI dhe Ali Ahmeti – garantë të stabilitetit dhe të ardhmes europiane të Maqedonisë së Veriut. Para disa ditësh u mbajt në Shkup kongresi i katërt zgjedhor i BDIsë, Bashkimit Demokratik për Integrim, partisë politike më të madhe të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Unë pata nderin të jem i ftuar e të marr pjesë në atë kongres si përfaqësues i LSI-së. Por, nuk mund të mos e përjetoja praninë time në atë forum ku u morën vendime të rëndësishme për sfidat e të ardhmes që duhet të përballojë BDI, edhe si njëri prej atyre që e kanë ndjekur

rrugëtimin; prej lindjes në rritjen, konsolidimin, modernizimin dhe faktorizimin e partisë me kryetar mikun tim të gati 30 viteve më parë Ali Ahmeti, që prej kur ushtria çlirimtare kombëtare imponoi Marrëveshjen e Ohrit e tëhu, vit pas viti e fitore pas fitoreje. Ndaj, mund të them me bindje se Maqedonia e Veriut nuk do të ishte kjo që është sot; anëtare në NATO dhe në prag të çeljes së negociatave për anëtarësim me BE-në (e penalizuar padrejtësisht vetëm për të mos u ndarë prej saj Shqipëria!), por edhe me shumë arritje të tjera për statusin e shqiptarëve atje, pa rolin e vendosur, përcaktues dhe konstruktiv të BDI-së, si garante e stabilitetit dhe të ardhmes europiane të Maqedonisë së Veriut. Ndërkaq, mendoj se BDI-së i takon detyra e

unifikimit të faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, që sfidat e afërta zgjedhore të mund t’i përballojnë së bashku, për t’i dhënë votës së qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, vlerën dhe fuqinë politike reale që ajo ka. Interesi kombëtar e kontributi ndaj shtetit që po aq sa i maqedonasve është edhe i shqiptarëve, duhet t’i udhëheqë e bashkojë shqiptarët e padyshim, më së pari liderët e tyre politikë, kah kjo konstante përbashkuese. Kongresi i katërt zgjedhor i BDI-së e konturoi më së miri e me shumë përgjegjësi këtë qasje, ndaj zgjedhjet e afërta të parakohshme parlamentare, janë një mundësi përbashkuese për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”, u shpreh dje Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama.


INTERVISTA

6 E mërkurë, 25 DHJETOR 2019

Kryetarja e LSI-së: Me Mini-Shengenin, shikojmë që është edhe një strukturë anti-shqiptare e cila është shumë më e fuqishme financiarisht, ndërkombëtarisht dhe shumë më e fuqishme dhe e organizuar edhe në aspektin diplomatik

Kryemadhi: 2019-ta, viti i kapjes së shtetit, abuzuesit do të dalin para drejtësisë K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryema dhi në një intervistë për "Fax News" deklaroi se 2019-ta, ishte viti i kapjes së shtetit, teksa theksoi se abuzuesit do të dalin para drejtësisë. Pjesë nga intervista Çfarë fitoi dhe çfarë humbi në politikën e ndjekur opozita këtë vit? Jeni gazetarja e parë që thoni që 2019 ishte një nga vitet e egra të opozitës dhe kjo është e vërtetë, pavarësisht se pjesa më e madhe e gazetarëve kërkojë që të nxjerrin lajm apo një pjesë e stabilokratëve mendojnë që opozita ka bërë një opozitë sipërfaqësore. 2019 ka qenë një vit shumë i vështirë për shqiptarët. Është një vit që shqiptarët kanë qenë të varfër, kanë qenë më të censuruar, më të kërcënuar nga sistemi autokratik që ka ngritur rilindja. Përveç kësaj në anën tjetër 2019, siç ka një zhveshje të mbulesës së kalbëzimit të shtetit, u zhbë kjo. Largimi i opozitës nga Parlamenti dhe bojkoti i votimeve të 30 qershorit, theu atë lëvoren e një veze të kalbëzuar, e cila brenda kishte një vezë të prishur, por që në fakt në pamje të jashtme nuk dukej. Tashmë ka shpërthyer dhe kundërmon me erën e saj të prishjes së sistemit. 2019 ka qenë një vit shumë problematik, sepse kemi një cedim të të gjithë hallkave të shtetit, kemi një uzurpim të strukturave të shtetit, kemi kapje të shtetit nga një grup njerëzish me një krye një kryeministër që tenton të kapi reformën në drejtës, tenton të kapi sigurinë, ekonominë, etj. Tashmë edhe atë që deri dje deklaratat e opozitës ishin si deklarata retorike ose narrativë politike, sot tashmë ato janë më se të vërteta dhe mjafton të kapësh një qytetar të thjeshtë. Sot nuk ke më një diferencë mes një politikani, një qytetari, artisti, një mjeku, një mësuesi, nxënësi, një të papuni, një pensionisti. Të gjitha deklaratat konkludojnë në një pikë, sepse ajo ç'ka të bën përshtypje, i gjithanshmi kryeministri ynë, tashmë Lideri Suprem që bën edhe ekonomistin, edhe doktorin, edhe inxhinierin, edhe priftin, edhe hoxhën, edhe artistin, të bëjë edhe këngëtarin, edhe regjisorin, edhe diplomatin. Pra njerëzit tashmë kuptojnë se çfarë kemi bërë. Por reflektimi është që e gjithë kjo situatë vjen për shkak të votës që ne i kemi dhënë këtij njeriu, për shkak të indiferencës që i kemi bërë këtij njeriu kur ai kapte institucionet një nga një, kur censuronte njerëzit apo mediat një nga një. Diku kemi bërë sikur nuk e kemi parë, diku kemi qenë indiferentë, diku na ka pëlqyer. Dhe sot ja ku jemi, aty ku i gjithë shteti, e gjithë struktura, i gjithë mekanizmi jetësor i një vendi siç është Shqipëria është në duart e një njeriu me probleme. 2019-ën po e mb yllni pa asnjë mbyllni

mandat, ndërkohë që vendin tuaj e zunë deputetët që dolën nga listat shumë emërore të partive opozitare tare,, çka duhet thënë që në shumicën e rastev rastevee, për të mos thënë gati gjithmonë kanë dalë në krah të mazhorancës për të kaluar një sërë projekt ligjesh apo PPP korruptiv ruptivee. A mendoni se opozita është në luftë me kohën dhe është emergjente rikthemi në parlament pasi edhe një tjetër vit pa fuqi bllokuese apo vendimmarrëse do të ishte fatale për opozitën dhe shumë në favor të Kryeministrit Rama? Kush mendon që nuk do paguajë për krimet e veta e ka shumë gabim, të gjithë do të paguajmë një ditë. Të gjithë do të dalim para drejtësisë, jo vetëm para drejtësisë ligjore dhe njerëzore por edhe përpara drejtësisë hyjnore. Për drejtësinë hyjnore nuk kam të drejtë të flas sepse është tjetër forcë që merret me të, por për drejtësinë ligjore të jeni të bindur që të gjithë do të përballen një ditë. Të gjithë që janë aty janë të paligjshëm që kanë hyrë, sepse është shkelur i gjithë procesi i futjes së tyre në Parlament por përveç kësaj, shantazhimet dhe dosjet me të cilët ata janë shantazhuar dhe janë kërcënuar apo janë joshur për të hyrë brenda sigurisht që jo vetëm do të zhbëhen por do të dalin përpara drejtësisë. Keni kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe duket pak e vështirë në fakt që të bini në dakordësi me Kry eministrin R ama, a do të përKryeministrin Rama, dorni Gjykatën K ushtetuese Kushtetuese ushtetuese,, do të ankimoni mandatet? Nuk është se kemi kërkuar ne zgjedhje të parakohshme, ne kemi kërkuar që në momentin që dogjëm

mandatet sepse kishim një Parlament prodhuar me deputetë që vinin si rezultat i votave të blera nëpërmjet bandave dhe krimit të organizuar. Zgjedhjet e parakohshme ja ka kërkuar Bashkimi Europian, ja ka kërkuar Bundestagu gjerman pra 9 kushtet e Bundestagut janë shumë të qarta ku kërkojnë miratimin e reformës zgjedhore dhe implementimin e saj që do të thotë zgjedhje. Kështu që kjo është shumë e thjeshtë, nuk është tashmë zgjedhjet e parakohshme një kërkesë e opozitës. Rama po kërkon t'i spostojë dhe po të shikoni tërheqja e vëmendjes me gjendjen e jashtëzakonshme, sepse ajo që të bën përshtypje që në fakt rrallë herë kapet. Ne kemi krijimin e një Ministrie Rindërtimi dhe ndërkohë kemi dhe një zvarritje, zgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme. Ose gjendjen e jashtëzakonshme ose Ministrinë e Rindërtimin nuk mund t'i bësh dot të dyja, por ne i kemi të dyja. Kemi debatin që është i hapur tashmë për mini-shengenin. Një debat për të cilin ai është i gatshëm t'ia dhuroj Shqipërinë, Serbisë siç është, si llokum. Vetëm e vetëm që të mos flitet më për zgjedhjet e parakohshme, vetëm e vetëm që të mos flitet më për dështimet e Ramës që ka mbi kurrizin e tij. Ajo që themi ne dhe që është e domosdoshme, zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme për Partinë Socialiste jo për opozitën. Opozita është në një komoditet të jashtëzakonshëm, ndryshe nga herët e tjera sepse nuk është palë. Nuk është palë e një Parlamenti të cilin, që mund të ishim në Parlament ju besoj se e dini që ai kishte 74 vota, 78 ja dhe dy tre që mund t'i blinte siç ndodh gjithmonë. Ja 81, 82 dhe cili

do të ishte roli i opozitës nëse në Parlament ne do të vazhdonim të gjuanim me këpucë, të gjuanim me vezë, të gjuanim me bojë, të bënim amendamente, të propozonim ligje, të propozonim ndryshime kushtetuese, të propozonim gjëra pafundësisht që i kemi propozuar në dy vitet e para dhe arroganca po themi dhe shkelja pa asnjë lloj ndërgjegje nga mazhoranca ishin të jashtëzakonshëm. Mjafton të kujtojmë Prokurorin e Përkohshëm që u zgjodh me 69 vota ku në Kushtetutë nuk ka Prokurorë të Përkohshëm por edhe sikur duhet me 84 vota. Ai e zgjodhi me 69 edhe mori vetëm një letër rekomandimi nga Romana Vlahutin. Pra Romana Vlahutin ishte më e madhe se Kushtetuta e shqiptare, ishte më e madhe se Gjykata Kushtetuese, ishte më e madhe se Parlamenti, ishte më e madhe se çdo gjë tjetër, e para. E dyta propozimi i LSI dhe që kemi bërë bashke me ICITAP-in dhe Ambasadën Amerikane për ligjin e Vettingut në polici në qoftë se e mbani mend. U bënë 29 amendamente të cilat u pranuan politikisht, u miratuan për momentin dhe pas 2 ose 3 muajsh i rikthyen edhe një here prapa dhe i anuluan të gjitha. Pra janë disa gjëra që qëndrimi i opozitës në Parlament do të ishte thjeshtë një rrogë për deputetët edhe ndonjë qokë midis njëri tjetrit, dikujt ndonjë vëlla ose kunat në magjistraturë, dikujt ndonjë burrë ose grua në një administratë shtetërore e kështu me radhë. Kështu që pozicionimi I daljes së opozitës në rrugë dhe unifikimi i saj me qytetarët, krijoi kartën e moralit të opozitës, sigurisht që ne nuk jemi perfekt, sigurisht që ne kemi problemet tona për sa i përket organizimit të cilat do t'i rregullojmë gjatë rrugës sepse mos të harrojmë që kemi një opozitë që është përballë një strukture kriminale të organizuar ndërkombëtare. Pra nuk është thjeshtë një Edi Ramë që përfaqëson një grup rilindasish që vijnë nga disa NGO, por është një strukturë kriminale e cila paguhet me paratë e drogës, trafikut të drogës, trafikut të armëve, terrorizmit e shumë e shumë aspekte të tjera dhe pas tij, që mjafton të shikojmë propozimet e fundit të Mini-Shengenit, shikojmë që është edhe një strukturë anti-shqiptare e cila me shekuj të tërë është munduar për të eliminuar dhe për të ekskluduar në rajonet e veta Shqipërinë, por që tashmë është shumë më e fuqishme financiarisht, shumë më e fuqishme ndërkombëtarisht dhe shumë më e fuqishme dhe e organizuar edhe në aspektin diplomatik. Kështu që përballja e opozitës dhe e shqiptarëve të ndershëm përballë Ramës dhe klanit të tij është një nga përballjet më të mëdha që mund të ketë pasur ndonjëherë Shqipëria në të gjithë historinë e shtetit të saj.

Jo të 100 vjeçarit por edhe të kohës së Skënderbeut. Mos të harrojmë që është po e njëjta betejë për ruajtjen e një lloji identiteti dhe integriteti shqiptar, e njëjta betejë për ruajtjen e etnisë dhe tradicionalitetit shqiptar por edhe të flamurit mos të harrojmë. Në fakt fundviti na gjeti dhe me ngritjen e SP AK -ut, a keni besim SPAK AK-ut, që këta prokurorë kanë integritetin e duhur për të hetuar zyrtarë të korruptuar ndoshta kryeministrin, presidentin apo dhe kryetarë të partive? Ajo që mendoj unë është se sistemi i bën individët që edhe po mos të kenë integritet të zbatojnë ligjin dhe gjykatësi më i mirë është populli, është opinioni publik që i gjykon njerëzit edhe pse me perceptim dhe herë pas here dhe me propagandë të madhe por ajo që dua të theksoj është se unë shpresoj që insititucioni i SPAK-ut të krijojë një hapje po themi ose një ringjallje të besimit, sepse të mos harrojmë që shqiptarët kur u miratua reforma në drejtësi, 90% e tyre prisnin vendosjen e drejtësisë. Por sot janë më të zhgënjyerit dhe vetë ato institucione që kanë bërë sondazhe para reformës në drejtësi dhe tashmë janë ato që e kanë hedhur poshtë dhe thonë që njerëzit nuk besojnë më te reforma në drejtësi. SPAK-u ka për detyrë që t'u japë zgjidhje dosjeve që rrinë dhe flenë në Prokurori, duke filluar që nga dosjet e koncesioneve mendoj që janë shumë të rëndësishme, apo edhe ato korruptive të shumë shtetarëve. Mendoj që në momentin që SPAK-u do të bëhet pjesë e jetës politike, sigurisht që besimi për ta do të bëhet zero. Unë nuk mendoj që ky institucion do të ngatërrohet, sepse do t'iu kushtojë vetë atyre më shumë se kujtdo tjetër. Por ajo që mendoj është që qytetarët shqiptarë mendojnë që nëpërmjet këtij institucioni të lulëzojë ekonomia shqiptare, shkollat, arsimi e kështu më radhë. Besoj që do të bëjnë diçka, në radhë të parë për veten dhe integritetin e tyre, sepse mendoj që subkoshienca menjëherë del shumë më lart sesa ajo që mund të themi e momentit. Sepse çdo njeri dhe prokuror që është aty do të ketë shumë dëshirë që të eci përpara në karrierën e tij, të jetë i pranueshëm dhe i pëlqyeshëm nga opinioni publik, në kuptimin e sjelljes së tij ligjore dhe korrekte. Nuk mendoj që secili nga ata do t'u shërbejë partive politike, sepse partitë politike ikin dhe vijnë, politikanët e kanë shansin për t'u konsumuar shumë më shpejt sesa një prokuror dhe një gjyqtar. Dhe të mos harrojmë që është një proces që dashje pa dashje politika ka marrë në qafë shumë prokurorë dhe shumë gjyqtarë që sot për hir të së vërtetës përballen me probleme të së shkuarës së tyre.


SPECIALE

7 E mërkurë, 25 DHJETOR 2019

DËMET E TËRMETIT

Kryeministri dhe kryebashkiaku i dorëzojnë çelësat e shtëpisë së re familjes Belegu

N

ë 21 shtator familja Belegu nga Petrela mbeti pa shtëpi, për shkak të tërmetit. Pak ditë më pas, kryebashkiaku Erion Veliaj u premtoi se Krishtlindjen dhe Vitin e Ri do ta festonin në një shtëpi të re. Sot Kryeministri Edi Rama dhe kryetari Veliaj i dorëzuan çelësat e

banesës së re kryefamiljarit Xhevdet Belegu. Xhevdeti, i cili vuan edhe nga probleme shëndetësore, për shkak të vështirësive ekonomike nuk do ta kishte imagjinuar kurrë se shtëpia e shkatërruar plotësisht, do të mund të rindërtohej në kaq pak kohë. Por, lotët e

hidhërimit të asaj dite sot u kthyen në lot gëzimi, kur tre fëmijët e tij të vegjël kanë jo vetëm një banesë të re, por edhe të rriten e të mësojnë në kushte më të mira. Bashkia e Tiranës dhe një nga kompanitë që iu përgjigjën në kohë rekord thirrjes për të adoptuar një banesë nga

shtëpitë e shkatërruara nga tërmeti i 21 shtatorit, filloi rindërtimin e saj, ndërkohë që është menduar edhe për mobil-

imin e plotë. Kryebashkiaku Veliaj siguroi se të gjitha banesat e reja do të plotësojnë standardet. Shtëpia e tyre e re 3+1, plotëson më së miri të gjitha nevojat për strehim të familjes Belegu.

“Krishtlindja e Tiranës sonë”. Koncert festiv në sheshin “Skënderbej” me veprat më të bukura të muzikës

M

e një atmosferë festive dhe argëtuese për qytetarët e Tiranës, por edhe vizitorët e shumtë nga brenda dhe jashtë vendit, Tirana kremtoi mbrëmjen e djeshme vigjiljen e Krishtlindjes. Kastriot Tusha, Vikena Kamenica dhe orkestra filarmonike e Universitetit të Arteve “Ibrahim Madhi”, nën dirigjimin e Gridi Krajas, interpretuan veprat më të bukura të muzikës shqiptare dhe botërore klasike. Të pranishmit që kishin mbushur sheshin “Skënderbej” i përshëndeti kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha se pas tërmetit, Tirana i është rikthyer normalitetit. “Kishim shumë nevojë që qyteti të kthehej në normalitet, që të kuptojmë se ka ardhur koha që edhe të gëzojmë. Kishte një moment hidhërimi, vështirësie, sfide, por ka edhe një moment për të ngritur kokën, për t’u përqafuar, për t’i kujtuar njëri-tjetrit që jeta vazhdon edhe me më shumë forcë, pasion dhe energji pozitive. Ndonjëherë, shumë gjëra që ne i ndërtojmë me mund gjithë jetën, mund të na prishen përpara syve në pak sekonda. Tërmeti në fakt na tregoi ekzaktësisht këtë. Plaçkat, katandia, gjërat fizike, janë gjëra që prishen.

Veliaj: Tirana është ringritur më e fortë e më e bashkuar se kurrë më parë

Por, ama gjithashtu, kuptuam se ka disa gjëra që nuk prishen kollaj: Ajo që dimë dhe ajo që duam nuk prishet. Faleminderit nga zemra dhe në emër të familjes time, të Ajolës, të Kajos, ju urojmë gëzuar festat. Shumë faleminderit të gjithëve”, tha ai. Veliaj nënvizoi se Tirana di gjithmonë të ngrihet me më shumë forcë dhe energji pas çdo sfide. “Në këtë sfidë të

madhe që kaluam në vitin e fundit të shekullit të parë të Tiranës si kryeqytet, mësuam që vërtet kombet nuk maten nga sa herë rrëzohen, por nga sa shpejt ngrihen; qytetet gjithashtu, maten nga sa shpejt ngrenë kokën, rikuperojnë energjinë, përqafojnë njëritjetrin dhe ecim përpara. Unë jam sot krenar që Tirana është ringritur dhe pavarësisht se nuk kemi zgjidhur çdo prob-

lem me sfidën që sapo kaluam, jam i bindur se edhe këtu brenda nesh, edhe në këtë orkestër, edhe këtu në këtë shesh, ka njerëz që akoma kanë shtëpi të dëmtuara, ka ndoshta nga ata që janë akoma diku me qira. Por, di t’ju them këtë, me kaq dashuri dhe me kaq energji pozitive që ka Tirana, e sigurt që do të ngrihemi më të fortë dhe më të bashkuar e më solidarë se kurrë më parë”, tha ai. Kryebashkiaku deklaroi se Tirana vjen në këtë 100 vjetor të saj si një qytet ku çdokush mund të gjejë veten, ndërsa siguroi se ky shekull i dytë që po vjen me energji pozitive do ta gjëjë Tiranën si një nga qytetet më të mira në rajon. “Tirana ka vend për të gjithë. Ka vend për njerëz që kanë ngjyra të ndryshme të lëkurës, bindje të ndryshme politike, fe të ndryshme, pasione të ndryshme dhe punë të ndryshme. Tirana mbush 100 vjet vitin tjetër, në 2020. Është shekulli ynë i parë, për moshën e qyteteve është vetëm fillimi. Ndaj mezi pres që të gjithë

bashkë me këtë energji pozitive të hyjmë në shekullin e dytë të Tiranës si kryeqytet, jo vetëm si qyteti më i mirë në Shqipëri, po edhe ndoshta si një nga qytetet më të mira në rajon. Jam i bindur se bashkë, si një familje e madhe, njerëzit që keni në krahë, majtas, djathtas, para, mbrapa, nuk janë të panjohur, janë pjesë e asaj që quhet familja e madhe e Tiranës tonë”, deklaroi Veliaj. Kreu i Bashkisë i shprehu mirënjohjen edhe të gjithë atyre që këto ditë festash apo sfidash janë në krye të detyrës, duke shërbyer për njerëzit. “Dua sot t’ju dërgoj një përshëndetje të veçantë atyre njerëzve që ndoshta i shohim përditë, por harrojmë t’ju themi faleminderit; atyre që punojnë në spitale, që janë policë, ushtarakë, Shërbimet e Emergjencës, Shërbimet e Zjarrfikëses, mësuesve, edukatorëve, dhe në momentet e vështira harrojmë që edhe ata kanë familje. Por ama shohim te këta, dikë që duhet të na shërbejë edhe ne, përtej familjes së tyre”, shtoi Erion Veliaj.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE Nga Andi Bushati

T

E mërkurë, 25 DHJETOR 2019

Pinpongu i gënjeshtrave Rama-Vuçiç

OPINION ë hënën në mbrëmje, në emisionin “Open”, i gjendur përballë zv/ kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani, i bëra atij një pyetje të thjeshtë: “Po bëhet shumë zhurmë në Tiranë lidhur me faktin se ideja e mini Shengenit përkrahet nga BE. A mund të na thoni ju që jeni i përfshirë në këtë proces, se nga kush mbështetet konkretisht”? Nevoja për të sqaruar këtë pikë më vinte për disa arsye. E para se kështu u spekulua për një kohë të gjatë edhe për marrëveshjen e ndarjes së Kosovës, sikur gjoja pas saj qëndronin amerikanët. E dyta sepse shumëkush e ka etiketuar mini Shengenin si një karrshillëk ndaj dështimit për të përparuar drejt BE. Dhe e

8

treta sepse Edi Rama është angazhuar në një propagandë të shfrenuar për mbrojtjen e idesë që po çon përpara sëbashku me Vuçiçin, duke e paraqitur atë si një plan të dakordësuar me SHBA dhe BE. Përgjigjja që mora ishte shumë më befasuese se sa e prisja. Me një seriozitet solem, zoti Osmani u përgjigj: “Po gjithçka është dakordësuar në Bruksel, nga Këshilli i kordinimit të Majlinda Bregut”. Pra sipas tij, europiania kryesore që e paska mbështetur këtë nismë, paskësh qenë ish deputetja disidente e PD që qeveria shqiptare e mbështeti për të marrë postin që mban. Më shumë sesa kjo përgjigje do të kuptoja nga intervista që presidenti serb Aleksandër Vuçiç, jepte të hënën në të

njëjtën kohë në televizionin “o2”. Përgjigjet e tij qenë pa ekuivoke. Ai e ngrinte në qiell Ramën se nuk po sillej si liderët kosovarë dhe përgëzonte vullnetin e kryeministrit tonë për të çuar me guxim përpara një ide që nuk kishte një përkrahje entuziaste nga kryeqytet europiane. Dhe si për të përforcuar këtë ngurim të Europës, Vuçiç shtonte: “Shumëkush në Europë nuk dëshiron që ballkanasit të vendosin për fatin e tyre”. Pra dilema është e qartë: Kush gënjen Vuçiç që thotë se Europa nuk do që ai me Ramën të vendosin vetë, apo kryeministri shqiptar që pretendon se mini Shengeni ka përkrahjen e plotë të Brukselit (shpresojmë mos i referohet thjeshtë Majlinda

Bregut)? Natyrisht, si “shqiptarë të mire”, ne nuk kemi pse i marrim për 100% të vërteta thëniet e presidentit serb (ndonëse ai na foli më hapur edhe kur na tha troç se ideja e ndarjes së Kosovës ishte e tija). Ne jemi në të drejtën tonë të besojmë se mund të jetë ai dhe jo Rama duke gënjyer këtë herë. Atij mund t’i volisë që për interesa të brendëshme, për ti folur elektoratit të vet anti perëndimor, të lërë të kuptohet se mini Shengenin e ka nisur si një inisiativë anti europiane. Por, në këtë rast pak rëndësi ka se kush gënjen. Me interes është një pyetje tjetër: A mund të merret seriozisht një proces përafrimi ku Rama i flet krejt ndryshe shqiptarëve dhe Vuçiç u prezanton komplet të

Avokati i njohur: Një kryeministër që dëmton interesat shqiptar duhet flakur

Ngjela: Rama nuk ka mbështetjen e SHBA për minishengenin A

vokati Spartak Ngjela u shpreh në televizionin A2 se Edi Rama mund të rrëzohet me një rezolutë të Parlamentit të Kosovës, pas nismës për Shengenin Ballkanik. Ai theksoi se kjo nismë është një gabim politik i kryeministrit të Shqipërisë, pasi përçan shqiptarët në Ballkanin Perëndimor. “Luan për Shqipërinë apo kundër saj, kjo nuk është arsye e momentit, por është një arsye që i përket historisë. Serbia armatoset rëndë, Kosova ka kaluar në armatë me orientim amerikan dhe me ndihmë amerikane ushtarake. Këtij i kërkojnë të ndërtojë ushtrinë, ky as çan kokën fare dhe bën edhe këtë. Ky është një kryeministër pa asnjë vlerë politike dhe kjo është më e pakta e akuzës ndaj tij, i paaftë! Marrëveshja nuk është aq e lehta sa ta bëjë kryeministri, por e bën Parlamenti. Mua nuk ma ha mendja se Parlamenti është çmendur të ribëjë përsëri gabimin e vitit 1939 që i dha kurorën Viktor Emanulit. Është e njëjta gjë. Zakonisht, parlamentet antikombëtarë ndodhin një herë në shekull. Çfarë e detyron Ramën të merret me këto? Nuk ka të sigurt pushtetin”,- tha Ngjela. Avokati i njohur tha se Edi Rama nuk e ka mbështetjen e SHBA dhe po tregon paaftësi me qëndrimet që po mban. “Tani, Prishtina politike e ka në dorë Ramën. Na shpëton edhe ne.

Unë e quaj paaftësi. Ne e konsiderojmë paaftësi maksimale. Në një kohë që ata armatosen, në një kohë që Kosova nuk njihet nga Serbia, ai thotë hajde të bëjmë Mini Shengenin. Mosnjohja e një shteti nga një shtet tjetër do të thotë gjendje luftë dhe Kosova dhe Serbia janë në gjendje lufte. Nëse Rama nuk e di këtë, atëherë nuk ka vlerë si kryeministër. A e di Rama se gjithçka këtu luhet kundër botës shqiptare në Ballkanin perëndi-

mor? Nëse nuk e di, duhet ta mësojë, por fakti që nuk e di është i paaftë. Sapo të vendoset parlamenti i ri në Kosovë. Një rezolutë e Parlamentit të Prishtinës kundër Ramës, rrëzon Ramën në Tiranë. Një rezolutë e tillë me dëmin e madh që i krijoi Kosovës, këtë e rrëzon. Kosova është pjesë e Shqipërisë, minimumi 2000 vjet pjesë e Arbërisë. Shqiptarët e fituan me sakrifica dhe i kanë bërë këto ndaj serbëve. Kur Serbia është push-

tuese e popujve shqiptarë, çështja është që ky po i del në ndihmë. Ky quhet gabim politik. Shqipëria ka të ardhura për frymë barabartë me Serbinë, por Shqipëria nuk ka prodhim. Shqiptarët kanë eksportuar punë. Ne na mban emigracioni. Paratë e emigracionit do të vijnë të shpërdorohen me prodhimin serb. Ata eksportojnë mall. Ai vjen të pushton tregun. Ky kryeministër nuk e kupton këtë dhe duhet të flakët. Si do iki? Me një rezolutë të parlamentit të Prishtinës. Albin Kurti është risi në politikën shqiptarë dhe ka trembur shumë Beogradin. Kjo është arsyeja politike që Rama mund t’i trembet Kurtit, pasi ka disnivel me Kurtin”,- tha Ngjela. Ai shtoi se “Rama nuk ka mbështetjen nga ndërkombëtarët. Nga Uashingtoni nuk mund të ketë mbështetje pasi është shkatërrim politik për botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Politika amerikane e ka shpresën në Ballkanin Perëndimor te bota shqiptare. Është forca e saj që ka krijuar një shtet që është Kosova dhe është forca e saj që po krijon në një shtet të ri me Maqedoninë e Veriut. Opozita aktuale në vend nuk e rrëzon Ramën, nuk ka forcën e analizës politike të nivelit të lartë. Nuk e ka aftësinë e optikës së re. Por ky gaboi rëndë. Këtu nuk dëmtohet Shqipëria, më shumë se sa izolohet Kosova”.

kundërtën serbëve? A mund të ndërtohet besimi tek dy liderë, që deri dje pikturonin një rajon më të mirë, duke përforcuar kufijtë etnikë dhe duke ngritur mure, ndërsa sot predikojnë merkullinë duke rrëzuar kufijtë dhe muret? Natyrisht, besimi tek këta dy autokratë është zero dhe të gjithë e kanë kuptuar se janë të gatshëm të luajnë çdo lojë, boll që të ruajnë me ndihmën e njëritjetrit, skeptrin e liderit të madh që vendos për Ballkanin. Dhe pikërisht se procedojnë në këtë mënyrë ata shkatërrojnë kredibilitetin e çdo nisme që ndërmarrin, madje dhe të atyre që besojnë tek katër kolonat e lëvizjes së lirë, por nuk janë dakord me mënyrën banale se si po iu shitet ajo. Lapsi.al FORUM

Rilindja është në fushatë elektorale

Nga Ylli Manjani Sa mirë që doli ky minischengeni se i harruam të gjitha problemet! Harruam, votimet moniste; raportin sterr të ODIHR; dështimin në BE; 9 kushtet e Gjermanisë; reformën zgjedhore megjithë gishtin e Bosxhard; tërmetin megjithë pasojat e tij; njerëzit pa shtëpi e pa çadra;paketën anti-shpifje dhe për momentin dhe ligjin KÇK. Në çdo vend normal do mjaftonte vetëm njëra nga këto çështje dhe do ishte harruar qeveria. Kurse ne harrojmë problemin, siç harrojmë një fluturim të sikletshëm nga turbulencat... Tani kemi minischengenin. Zgjidhjen e të gjitha problemeve. Thonë që ky minischengeni kuron edhe kancerin... Deri sa të bëhet show tjetër me konferencën e donatorëve, do kënaqemi me minischengenin. Me lugë bosh, por do kënaqemi... Rilindja është qartësisht në fushatë elektorale. Nga qeverisja i ka larë duart me kohë... Sa më shpejt të kuptohet që jemi në fushatë elektorale, më mirë do jetë.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE

9 E mërkurë, 25 DHJETOR 2019

REAGIMI

Akademia e Shkencave të Kosovës: Rama na njollosi para Vuçiçit

A

kademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka re aguar ndaj qëndrimeve të kryeministrit Rama ndaj miniShengenit Ballkanik si edhe deklaratat ndaj liderëve të politikës së Kosovës. Reagimi vjen pasi kryeministri Rama tha se liderët e Kosovës po e çonin vendin në rrugë qorre. Akademia e Shkencave të Kosovës i konsideron si një hakmarrje të paarsyeshme që ka konotacion shqetësues për të ardhmen e raporteve Kosovë-Shqipëri deklaratat e tij gjatë Samitit. Në vijim mund të lexonin reagimin e plotë të Akademisë së Shkencave të Kosovës: "Të përballur me kriza të brendshme dhe me dështime të njëpasnjëshme në çështje të reformave dhe të integrimeve evropiane; me rritjen e vazhdueshme të autoritarizmit dhe të pushtetit të pakontrolluar të oligarkëve; me cenimin e pashembullt të lirisë së shprehjes dhe të veprimit opozitar; me përfshirjen e pandalur të të gjithë pushteteve në një paqëndrueshmëri institucionale, tre shtete

fqinjë të Kosovës (Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria) së fundi bënë një depërtim medial në opinionin tonë me një marrëveshje që duhej të imitonte punët e rëndësishme të Europës, me të ashtuquajturin "mini-Shengen ballkanik", duke prodhuar të vetmin efekt të dukshëm dhe të prekshëm: çrregullimin serioz të marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri dhe lëndimin e krejt ndjeshmërisë sonë rreth këtyre marrëdhënieve. Duke e parë këtë rrethanë dhe duke vërejtur dëmin e konsiderueshëm që shkaktoi kjo nismë në politikëbërjen shqiptare, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) është e shtrënguar të reagojë, duke konsideruar se nisma e propozuar nga Serbia ka prapavijë të qartë subversive dhe synon rrënimit e perspektivës evropiane të rajonit të Ballkanit, duke krijuar alternativa minuese dhe defaktorizim të potencialit politik shqiptar në këtë proces. Duke e ditur se Kosova nuk mund të përfshihet në asnjë proces dhe në

asnjë marrëveshje ku ajo nuk është e barabartë dhe ku asaj nuk i njihet shtetësia dhe sovraniteti, fyerja dhe lëndimi që iu bë asaj në takimin e fundit në Tiranë, përfshirë edhe tiradat përçmuese të kryeministrit të Shqipërisë, kap përmasat e një hakmarrjeje të paarsyeshme dhe me konotacion të frikshëm për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Në Tiranë, bashkë me mohimin e agresionit serb mbi Kosovën, të mijëra të vrarëve e të masakruarve, të deportimeve dhe shkatërrimeve të papara, përveç që u promovua indiferenca zyrtare e Shqipërisë dhe mohimi i kësaj memorie kombëtare, duke e quajtur këtë histori të Kosovës "pyetje patetike"; edhe më i frikshëm dhe më brengosës doli të ishte reagimi i vakët i institucioneve të pavarura, i shoqërisë civile, i botës akademike dhe i mendjeve të lira të profileve krijuese, të cilët ose u shtrënguan të heshtin, ose pazëshëm mbështetën shfryrjet e egërsuara të liderit të tyre kundër Kosovës. Po kaq i pakuptueshëm dhe thellë-

sisht i parëndësishëm, madje i zmbrapsur dhe i pavlerë ishte qëndrimi i faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i cili nuk gjeti mënyrë të artikulojë një qëndrim që do të shkonte një hap më larg se interesat e ngushta të politikës provinciale. ASHAK fuqimisht mbështet qëndrimin se "mini-Shengeni ballkanik" nuk është i mundur në një asimetri të këtillë politike në Ballkan, me dominim të theksuar të Serbisë, duke qenë se ajo nuk njeh Kosovën dhe që çdo ditë minon dhe shantazhon progresin e saj, synon ndarjen dhe copëtimin e saj, mohon krimet dhe nuk respekton marrëveshjet e arritura dhe që është e angazhuar gjerësisht në pengimin e integrimeve të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë dhe duke ndërmarrë sulme të vazhdueshme diplomatike për të zvogëluar numrin e njohjeve. Mbi të gjitha, Kosova nuk mund të përfshihet në një proces të udhëhequr nga Serbia, përderisa ajo vazhdon ta mbajë Kosovën në kushtetutën e saj si pjesë e këtij shteti dhe

aq më pak të përfshihet në aleanca që shkojnë kundër interesave tona kombëtare dhe krijojnë alternativa të kundërvënies ndaj integrimeve europiane dhe euro-atlantike. Kosova nuk mund të bëhet pjesë e aleancave që kanë kërkuar dhe vazhdojnë të kërkojnë zhbërjen e saj. Historia më e re e Kosovës është histori e vlerave të civilizimit perëndimor dhe e parimeve të lirisë dhe të drejtës së popujve për vetëvendosje. Më anë tjetër, Kosova është shtet sovran, ka subjektivitetin e saj politik, ka organet e saj legjitime dhe në asnjë rrethanë nuk mund të pranojë vendimmarrje të imponuar dhe sjellje paternaliste. Duke u mbështetur në këto parime, ASHAK gjithnjë do të punojë dhe do të mbështesë bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri në të gjitha fushat, do të bëhet pjesë e të gjitha proceseve të përbashkëta integruese dhe do të përpiqet të minimizojë dëmet që shkaktohen në këto marrëdhënie nga politikat e pamatura dhe kundërvënëse ndaj procesit normal të integrimit të ndërvetshëm".

tërheqjes së opozitës nga parlamenti. Kryeministri Edi Rama është konfrontuar me rrjetet kriminale në vend, ka luftuar trafikun e drogës dhe ka fituar për këtë respekt në Evropë. Por tani atij i mungon mbështetja ndërkombëtare, jo vetëm për shkak të bllokadës në rrugën drejt BE-së, por edhe sepse një numër vendesh evropiane, veçanërisht Holanda, nuk duan ta prishin me opozitën shqiptare. Që Rama, njëri i vetëdijshëm për pushtetin, të dorëzohet, kjo nuk pritet. Më parë, ashtu si dhe Vuçiçi në Serbi, ai do të distancohej nga BE, i cili nuk e mban fjalën, dhe do të kërkonte një rrugë të vetën. Që Bosnjë-Hercegovina të zgjohet më në fund nga koma e saj politike, është ajo që mendohet më së paku në atmosferën e pritshme të vitit 2020. Sa më të pakëta të jenë shpresat kudo në rajon, aq më i madh është emigracioni. Me ligjin për emigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar, që do të hyjë në fuqi në mars, Gjermania jep një tjetër impuls. Kosovë: Një rebel do të luftojë kundër korrupsionit Me të vërtetë interesante janë vetëm zhvillimet në Kosovë. Me fituesin e

zgjedhjeve të tetorit, Albin Kurti, vendi së shpejti duhet të ketë një kryeministër të ri krejtësisht tjetër. Rebeli premton luftë të vendosur kundër korrupsionit dhe nepotizmit dhe duhet të përballet me rrjete të fuqishme, madje të gatshme për dhunë. Ndryshe nga reformatorët në vendet fqinje, për Kurtin BE është më pak pjesë e zgjidhjes se sa pjesë e problemit: Pas besnikërisë demonstrative ndaj Europës pushtetarët e deritanishëm fshihnin me gjithë qejf agjendën e tyre personale dhe kryesisht financiare. Në çdo formacion qeveritar ato u falendëruan me mbështetje masive nga ambasadorët e fuqishëm perëndimorë. Këtë herë perëndimi është i rezervuar. Kjo vlen të thuhet madje edhe për SHBA, që nuk kanë treguar kurrë hezitim ndaj ndërhyrjeve. Në Uashington po punohet qartë në një strategji të re për Ballkanin. Ende është e paqartë, se si mund të jetë ajo. Por që amerikanët e marrin fletoren në dorë, kur Europa nuk di më tutje, është pikërisht për këtë rajon një model shumë i njohur që prej luftërave të viteve nëntëdhjetë. Marrë nga DW

REAGIMI

DW: Ramës i mungon mbështetja ndërkombëtare N jë tjetër samit i BE për Ball kanin Perëndimor është caktuar të mbahet në maj të vitit të ardhshëm në Zagreb. Zyrtarisht Këshilli i Evropës në tetor vetëm e shtyu vendimin e tij për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Vetoja e presidentit francez, Emmanuel Macron, thyerje e një premtimi solemn nga samiti i kaluar në qershor, shkaktoi tronditje në rajon dhe pothuajse në të gjithë Evropën. Veçanërisht në Gjermani kritikohet fakti, se me refuzimin e tij të ashpër BE ka humbur levën më të rëndësishme për të mbështetur reformatorët pro-perëndimorë në gjashtë vendet jo anëtare të BE në Evropën Juglindore. Shumë shpresojnë se samiti i Zagrebit në maj mund ta rishikojë vendimin e tetorit, por shpresa është e dobët. Një Komision i ri Evropian do të përgatisë samitin, dhe raporti i tij bie nën kompetencën e Komisionerit të ri të Zgjerimit, Olivér Várhely. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, politikat e të cilit Várhely gjithmonë i ka mbështetur, mbron me forcë zgjerimin e BE në juglindje, por me një agjendë krejt tjetër nga Gjermania. Orbán nuk preokupohet për demokracinë në shtetet e Ballkanit, përkundrazi: ishte ai që shpëtoi nga burgu ish-kryeministrin autoritar dhe

të korruptuar të Maqedonisë së Veriut. Sa më shumë përpiqet Hungaria për Ballkanin, aq më i madh bëhet skepticizmi në Francë, në Hollandë, por edhe në Gjermani. Frika është se Hungaria po përdor shtetet e Evropës Juglindore vetëm për të krijuar zonën e saj të ndikimit dhe për të mbajtur larg refugjatët. Maqedoni: Zaevi ka luajtur vetëm me një kartë dhe ka humbur Një muaj para samitit të Zagrebit me 12 prill zhvillohen zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri reformator Zoran Zaev ka ecur në mënyrë konsekuente në kursin e BE, në 2018-2019 realizoi madje edhe ndryshimin e emrit të shtetit. Kështu ai luajti vetëm me një kartë dhe humbi. Akoma nën përshtypjen e freskët nga vota franceze ai ka planifikuar zgjedhje të reja. Sikur Zaev të humbasë zgjedhjet dhe opozita autoritariste, nacionaliste, pro-ruse të vijë përsëri në pushtet, proevropianët në të gjithë rajonin kanë pak shanse në plan afatgjatë. Është e dukshme për këdo, se ata nuk e mbajtën dot premtimin: “pranim nëse kryen reforma”. Do të ishte ironi e keqe, sikur samiti i Zagrebit pikërisht pas një fitoreje të mundshme të të djathtëve, t’i thoshte “po” negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut. Mesazhi do të ishte: bëjini rezistencë maksimale çdo kërkese përendi-

more! Fiton vetëm ai që rrezikon më shumë. Serbi: V azhdimisht zgjedhje Vazhdimisht zgjedhje,, opinioni në gjendje mobilizimi Ndoshta edhe në Serbi do të këtë zgjedhje në vitin 2020 – ashtu si në 2017, 2016, 2014 dhe 2012. Zgjedhjet e vazhdueshme janë për njeriun e fortë të vendit, presidentin Aleksandar Vuçiç, një mjet i sprovuar për ta mbajtur publikun në gjendje mobilizimi dhe për të turpëruar vit për vit opozitën. Veton franceze në tetor Vuçiç e mori si shkas për ta relativizuar orientimin perëndimor të Serbisë dhe për të përgatitur popullin e tij për një kurs të përhershëm ndërmjet Europës, Rusisë, Kinës dhe të gjithë investitorëve të mundshëm – një konsekuencë logjike e tërheqjes evropiane. Prandaj në negociatat e pranimit asnjëra palë nuk ka shkak për t’u ngutur. E njëjta gjë vlen edhe për Malin e Zi. Në shtatë vjet bisedime ky vend i vogël, ashtu si fqinji i tij Serbia, i ka kaluar deri tani në heshtje paralajmërimet e zbehta evropiane në lidhje me korrupsionin dhe frikësimin e gazetarëve dhe opozitarëve. Shqipëri: A do të distancohet kry eministri R ama nga BE, që nuk kryeministri Rama mban fjalën? Në Shqipëri kriza vazhdon. Nëse do të tejkalohet në vitin 2020, askush nuk e di se si. Ka stanjacion që prej bojkotimit të zgjedhjeve lokale dhe


AKTUALITET

10 E mërkurë, 25 DHJETOR 2019

Gjermania është një prej destinacioneve kryesore të emigrantëve shqiptarë, ku si me magnet në vitet e fundit po tërheq profesionistët, si mjekët, infermierët, apo edhe IT-të Sa herë që flitet për azil, shqiptarët renditen të parët në raportet e huaja. Në Francë, Gjermani dhe së fundmi në Irlandë, shqiptarët kanë rritur kërkesat për punësim si profesionistë. Gjermania është një prej destinacioneve kryesore të emigrantëve shqiptarë, ku si me magnet në vitet e fundit po tërheq profesionistët, si mjekët, infermierët, apo edhe IT-të. Këtë e tregojnë edhe shifrat më të fundit të publikuar nga Instat, ku në katër vite, numri i emigrantëve shqiptarë atje u rrit më shumë se tre herë. Në 2019-n, sipas Instat, jetonin dhe punon në Gjermani 50,400 mijë emigrantë shqiptarë, apo 4.2% e totalit të emigrantëve shqiptarë në botë. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara për vitin 2019, numri i emigrantëve shqiptarë në botë është rreth 1,2 milionë. “Nga ana tjetër numri i emigrantëve shqiptarë në Gjermani ka ndryshuar me ritme të tjera nga ato të Italisë, Greqisë dhe ShBA-ve. Gjatë viteve 1990-1994, ky numër rritej me rreth 10 % në vit. Më pas norma vjetore e rritjes u zvogëlua në mënyrë konstante, duke arritur në rreth 1 %, përgjatë periudhës 2010-2014. Duhet të theksohet se shtetësia është një karakteristikë e ndryshueshme, njerëzit mund të fitojnë shtetësinë e vendit të huaj të qëndrimit të tyre. Gjermania është një prej destinacioneve kryesore të emigrantëve shqiptarë, ku si me magnet në vitet e fundit po tërheq profesionistët, si mjekët, infermierët, apo edhe IT-të. Këtë e tregojnë edhe shifrat më të fundit të publikuar nga Instat, ku në katër vite, numri i emigrantëve shqiptarë atje u rrit më shumë se tre herë. Në 2019-n, sipas Instat, jetonin dhe punon në Gjermani 50,400 mijë emigrantë shqiptarë, apo 4.2% e totalit të emigrantëve shqiptarë në botë. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara

Profesionist në Gjermani, shqiptarët trefishuan kërkesat në 4 vitet e fundit SITUATA

“Gjermania është një prej destinacioneve kryesore të emigrantëve shqiptarë, ku si me magnet në vitet e fundit po tërheq profesionistët, si mjekët, infermierët, apo edhe IT-të. Këtë e tregojnë edhe shifrat më të fundit të publikuar nga Instat, ku në katër vite, numri i emigrantëve shqiptarë atje u rrit më shumë se tre herë. Në 2019-n, sipas Instat, jetonin dhe punon në Gjermani 50,400 mijë emigrantë shqiptarë, apo 4.2% e totalit të emigrantëve shqiptarë në botë”. për vitin 2019, numri i emigrantëve shqiptarë në botë është rreth 1,2 milionë”,-shkruan revista “Monitor”. Gjatë viteve 2008-2009, 22.8 mijë shqiptarë kanë fituar shtetësinë greke; në Itali 14 mijë shqiptarë kanë fituar shtetësinë italiane. Kështu së bashku me një numër të panjohur të shqiptarëve të paregjistruar, popullsia e shqiptarëve jashtë vendit do

VENDIMI

123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për këngëtarin e 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 mirënjohur, Aleksandër Gjoka pasi u ndalua dy netë më parë 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 teksa drejtonte makinën nën efektin e alkoolit. Gjykata dha 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Gjokën, e cila duket të 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 jetë më e lehta. Këngëtari është lënë i lirë, por duhet të paraqitet 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 të hënën e parë dhe të tretë të muajit. Gjatë seancës me dyer të 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 mbyllura, mësohet se Aleksandër Gjoka i ka thënë gjykatës se ky 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 ishte një rast i veçuar. Gjoka duke drejtuar mjetin në gjendje të 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 dehur në masën 0.66 mg/ 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 l. Në bazë të kodit rrugor, 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 shtetasi konsiderohet në 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 gjendje të dehur kur testi 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 del mbi 0.5 mg/l. Arresti123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 mi ndodhi në rrugën 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 “Sotir Caci”, ku Gjoka ish123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 te duke drejtuar mjetin 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 veturë, tip “Chevrolet” në 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 gjendje të dehur. Policia e 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 Shtetit, tha në një deklaratë 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 për shtyp se “Arrestimi i tij 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 u bë pasi më datën 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 23.12.2019, rreth orës 00.15, është ndaluar nga shërbimet e Ko123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 misariatit të Policisë nr.4 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 mjetin veturë, tip “Chevrolet”. Pas testimit me aparat “Drager”, 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se ky shtetas drejtonte 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l”. 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789

I dehur në makinë, lirohet Aleksandër Gjoka

të ishte më e madhe. Nga ana tjetër, popullsia me shtetësi shqiptare jashtë vendit përfshin një brez të dytë të fëmijëve të lindur jashtë Shqipërisë, të cilët nuk duhet të konsiderohen emigrantë. rritej me një normë vjetore prej rreth 35 %, duke e kthyer këtë vend si destinacionin kryesor të tyre. Kjo ka bërë që pesha që zënë emigrantët shqiptarë në

Gjermani, në numrin gjithsej të emigrantëve, të katërfishohet nga 1,3 % në 4,2 %. Përtej masave dhe thirrje për refuzim, shqiptarët çdo ditë e më shumë tentojnë azilin. Vetëm gjatë muajit shtator në Bashkimin Europian u regjistruan 1,770 kërkesa të reja për azil nga shqiptarët, apo rreth 14% më shumë se një muaj më parë. Eurostat ka publikuar të dhënat e reja

për tremujorin e këtij viti, ku për periudhën korrik-shtator janë shënuar rreth 5,120 kërkesa. Gjatë periudhës janar-shtator numri i tyre u rrit me 21% në krahasim me një vit më parë. Në total për 9 muajt e parë të këtij viti kanë aplikuar për herë të parë edhe 15,469 shqiptarë të tjerë, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i aplikimeve ishte 12,835.

SITUATA

Vetting-u për 2019, janë kontrolluar 220 gjyqtarë dhe prokurorë

V

etting-u për vitin 2019 është mbyllur. Ky vit ka qenë i mbushur plotë me verifikime të prokurorëve dhe gjyqtarëve që prej vitesh janë në sistemin e Drejtësisë. Për këtë vit Vetting-u ka shkarkuar nga detyra 83 prokurorë e gjyqtarë, ndërsa në detyrë janë riemëruar plotë 94 prokurorë e gjyqtarë. Vetting-u ka pezulluar nga detyra një subjekt rivlerësimi, ndërsa gjatë këtij viti është ndërprerë vettingu për 26 subjekte. Vetting-u ka kontrolluar 220 prokurorë e gjyqtarë. Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Xhenoveva Ruiz Calavera, më herët ka thënë se krijimi i SPAK është një lajm i mirë, ndërsa procesi i Vetting-ut ka ende 600 dosje në përpunim. Calavera thotë se përgjegjës për këtë proces janë të gjitha institucionet. Ajo ftoi të gjithë që të tejkalojnë ngërçin për

Gjykatën Kushtetuese. ‘’Janë rreth 600 dosje të tjera që duhen përpunuar. Kjo është një punë shumë e vështirë dhe sfiduese. Megjithatë, unë kam shumë besim se institucionet kanë fituar shumë më tepër përvojë tani se si të procedojnë dhe do të bëjnë gjithçka që është e mundur që të sigurohen që të

gjitha këto raste të përpunohen brenda afateve ligjore të vendosura në Kushtetutë. Por më lejoni të them diçka që është shumë e rëndësishme. S’janë vetëm institucionet e Vetting-ut përgjegjëse për këtë. Kjo duhet të jetë një përparësi kryesore kombëtare, përparësi për të gjitha institucionet’’.


AKTUALITET

11

SITUATA

E mërkurë, 25 DHJETOR 2019

Fluks në Kapshticë, 5532 hyrje në 24 orë

F

estat e fundvitit janë afër dhe emi grantët që kthehen në atdhe janë të shumtë në numër. Në pikën kufitare të Kpashticës gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 5532 persona të huaj dhe shqiptarë. Po kështu kanë dalë nga territori i Shqipëri 2981 persona. Shumë emigrantë shqiptarë të cilët jetojnë jashtë vendit, zakonisht kthehen në atdhe për të festuar pranë familjarëve Krishtilindjen dhe Vitin e Ri. Në pikat kufitare të vendit krijohen radhë

të gjata, aq sa shtohen edhe sportelet në pikat e kalimit. E njëjta situatë është në pikat doganore të vendit edhe kur emigrantët largohen sërish nga atdheu. Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 181 shtetas, konkretisht: 31 janë arrestuar, 6 janë ndalur dhe 144 po procedohen në gjendje të lirë. Sipas njoftimit të policisë, janë ndaluar 3 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet për verifikimin e kushteve të prodhimit, magazinimit, tregtimit dhe përdorimit nga subjektet e licencuara të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrët

P

olicia e Shtetit, në vir gjilje të festave të fund vitit, ka bërë publike masat e ndërmarra. FNSH, RENEA dhe FAST, do të zhvillojnë operacione për arrestimin e personave në kërkim gjatë natës së ndërrimit të viteve, por edhe në ditët para dhe pas 31 dhjetorit. Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik, Albert Dervishaj, në një deklaratë për mediat, tha se do të shtohet prezenca policore në të gjitha akset rrugore, në sheshet kryesore dhe do të krijohet lehtësimi ligjor në pikat e kalimit të kontrollit kufitar. “Policia e Shtetit e vlerëson si mjaft të çmuar bashkëpunimin me komunitetin dhe në këtë kontekst do të analizojë dhe rivlerësojë informacionet për identifikimin e autorëve të ngjarjeve kriminale kundër jetës dhe pronës, konfliktet për motive të ndryshme, për personat në kërkim, si dhe do të organizojnë operacione për kapjen e tyre, duke angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Repartin Special “RENEA” dhe Njësinë Speciale “FAST”, u shpreh Dervishaj. Një vëmendje dhe masa ekstra do të ketë për banesat e prekura nga tërmeti, të cilat ditët e fundit kanë rënë pre e grabitjeve. Sipas policisë, këto masa do të synojnë parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kryesisht të lëndëve narkotike, në shtimin e patrullave në kufirin e gjelbër, si dhe në bashkëpunimin dhe bashkërendimin e veprimeve me ho-

RENEA dhe FAST në terren për festat: Personat në kërkim dhe banesat e tërmetit

RUAJTJA E PRONËS

Njëvëmendjedhemasa ekstradotëketëpërbanesateprekurangatërmeti, tëcilatditëtefunditkanë rënëpreegrabitjeve. “DrejtoriaeVendoree PolicisëDurrës,Tiranëe Lezhëkanëmarrëmasa ekstranëdrejtimtëruajtjes sëpronës,sidomosnëato zonaqëugoditënnga tërmetimeqëllim parandaliminevjedhjessë pronës”,-thaDervishaj. mologët kufitarë në interes të lëvizjes së lirë dhe në kohë, si dhe të parandalimit e goditjes së paligjshmërisë. ‘’Janë evidentuar dhe organizuar shërbime, në

vende e objekte private, banka, zyra të këmbimit valutor, tregje, lokale dhe objekte ku administrohen vlera monetare e materiale, për të parandaluar ngjar-

SITUATA

Paçka motit të keq,fluks në Portin e Durrësit M

oti i keq i këtyre ditëve nuk ka ndalur fluksin në pikën kufitare të Portit Durrës, ku përgjatë 3 ditëve të fundit janë regjistruar 12,864 qytetarë kanë hyrë në vendin tonë. Vetëm përgjatë fundjavës, në Portin më të madh të vendit kanë mbërritur 10.180 pasagjerë si dhe 2326 automjete, dhe janë larguar ndërkohë 1771 pasagjerë dhe 231 automjete. Që nga data 20 dhjetor deri mëngjesin e së martës, tragetet kanë kryer gjithsej 18 lundrime, 9 nga të cilat nga/drejt Barit, ndërsa tre të tjerët në Ankona dhe Ravena. Në Qendrën e Informacionit të Autoritetit Portual Durrës mësohet se në dispozicion të lundrimeve të fundvitit janë gjashtë tragete, të cilët përveç grafikut të ditëve të zakonshme do të kryejnë edhe 12 lundrime shtesë.

je kriminale. Gjithashtu, strukturat e Policisë do të organizojnë takime me subjektet e shërbimit privat të sigurisë fizike (SHPSF), për përforcimin e shërbimeve të sigurisë së objekteve, si dhe gjatë shoqërimit dhe transportimit të vlerave monetare. Drejtoria e Vendore e Policisë Durrës, Tiranë e Lezhë kanë marrë masa ekstra në drejtim të ruajtjes së pronës, sidomos në ato zona që u goditën nga tërmeti me qëllim parandalimin e vjedhjes së pronës. Policia e Shtetit, nëpërmjet këtyre masave synon që festa e Krishtlindjes dhe e Vitit të Ri, të kalojnë në mënyrë sa më festive dhe të mos veniten nga episode të mundshme paligjshmërie’’,tha më tej Dervishaj. Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me institucionet e

tjera të “Task-Forcës” së krijuar për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve, sipas Drejtorit të Drejtorisë së Rendit Publik, policia ka intensifikuar kontrollet për verifikimin e kushteve të prodhimit, magazinimit, tregtimit dhe përdorimit nga subjektet e licencuara të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrët. Në fund të deklaratës, Dervishaj ftoi qytetarët të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin 112. “Policia e Shtetit garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të krijuar një ambient sa më të sigurt dhe uron të gjithë qytetarët: Gëzuar festat, shëndet, mbarësi dhe sa më shumë besim e bashkëpunim të ndërsjellët për të mirën e përbashkët gjatë vitit 2020”.


AKTUALITET

P

as lajmeve se nuk ka amnisti, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, përmes një konference për shtyp, bëri me dije vendimin më të fundit të firmosur nga qeveria për amnistinë në burgje. Sipas saj, më të favorizuarit nga amnistia e këtij fundviti do të jenë gratë, të miturit dhe të moshuarit që vuajnë dënimin në një nga burgjet e vendit. “Në propozimin që u miratua, mbajtëm në vlerësim dhe analizuam kriteret e atyre që përfitojnë nga amnistia. Ndryshe nga herët e tjera, qëllimi i qeverisë dhe imi si Ministre Drejtësisë ishte që kjo ti dedikohej, grave, të miturve dhe të moshuarve që vuajnë dënimin”. Sipas saj, nga 56 gra që vuajnë aktualisht dënimin, lirohen menjëherë gjysma e tyre, pra 28 gra dhe ndërkohë përfitojnë ulje me 1/3 e dënimit 28 gra të tjera. Përfitojnë 4 të dënuar të mitur, ku vuajnë dënimin dhe 2 të tjerë përfitojnë ulje me 1/3 e dënimit. Qeveria nuk është treguar kaq bujare me burrat që vuajnë dënimet në burgje. Gjonaj deklaroi se nga aministia do të përfitojnë ata burra të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë deri në 2 vjet, vendim i formës së prerë deri më datë 30.09.2019, ose u kanë mbetur për të vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet. Një kateogri tjetër përfituese janë edhe burrat mbi 60-vjeç, të cilët nuk janë dënuar për vepra penale që janë të ndaluara për të fituar nga aministia. Nëse disa prej të dënuarve përmbushin kriterin e moshës ose afatin 2 vjeçar, por janë dënuar për vepra të rënda penale, nuk përfitojnë nga aministia, theksoi ministrja Gjonaj. Që amnistia të bëhet zyrtare duhet të marrë edhe aprovimin e Parlamentit. Deklrata e plotë Jam përpara jush për t’ju bërë me dije se Këshilli i Ministrave sapo ka miratuar vendimin për propozimin e projektligjit të amnistisë. Propozimi i këtij projektligji, ishte një

12 E mërkurë, 25 DHJETOR 2019

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj: Besojmë që edhe Kuvendi i Shqipërisë, do të jetë dakort me propozimin e qeverisë për miratimin e këtij projektligji

Amnistia në burgje, Gjonaj: Lirohen 28 gra, përfitojnë të mitur dhe burrat mbi 60-vjeç

kërkesë e kahershme dhe që padyshim një pjesë e të dënuarve kishin parashtruar shpeshmi në Ministrinë e Drejtësisë. Theksoj se ne kemi vlerësuar dhe analizuar me kujdes të gjitha kërkesat e paraqitura. Ndërkohë, nga ana tjetër është vlerësuar edhe nevoja që pjesa e vuajtur e dënimit të ketë përmbushur

qëllimin e dënimit, pra rehabilitimin e plotë të personave të dënuar. Ndryshe nga herët e tjera, angazhimi kryesor i qeverisë, por edhe i imi personalisht si Ministre e Drejtësisë ka qënë që kjo amnisti ti dedikohej disa kategorive të veçanta si grave të miturve dhe të moshuarve që vuajnë dënimin nga IEVP. Nga kjo amnisti për-

RAPORTI

SITUATA

Bllokohen 10 mijë lodra të pasigurta, vijnë nga Kina

Më shumë viktima, ekspertët: Përgjegjës edhe këmbësorët Rrugët e Shqipërisë janë përgjakur dhe 2019 ka një bilanc të rëndë. Pavarësisht rritjes së masave ndëshkimore, aksidentet rrugore janë shtuar. Ekspertët e qarkullimit rrugor bëjnë përgjegjës jo vetëm drejtuesit e mjeteve por edhe këmbësorët, të cilët nuk zbatojnë rregullat për kalimin e vijave të bardha. Muaji prill dhe qershor, ka bilancin më të përgjakshëm me 52 viktima, duke regjsitruar pothuajse ¼ e aksidenteve në total për 2019. Krahasuar me vendet e BE-së, numri i aksidenteve me vdekje në vendin tonë është disa herë më i lartë në raport pollpusie. Trend rritje të aksidenteve me vdekje u shënua edhe në muajt shtator-tetor-nëntor me 63 raste. 15 më shumë se e njëjta peridhë e një një viti më parë. Shkurti ka regjistruar numrin më të ulët të aksidenteve rrugore. Vetëm 9 raste fatale. Sipas ekspertëve të qarkullimit rrugor, shkak për këtë përkeqësim të situatës janë edhe kalimtarët që nuk respektojnë vijat e bardha. Numri më i lartë i aksidenteteve u shënua gjatë akseve kombëtare, si edhe në autostradën Tiranë- Durrës, Tiranë- Elbasan dhe Fushë-Krujë-Milot. Efektivë të policisë së qarkullimit rrugor, theksojnë se mbi 80 % të rasteve, aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së gabuar të drejtuesit të mjetit. Në këtë periudhë rreth një e treta e aksidenteve është kryer nga drejtues mjetesh të grupmoshës 25-35 vjeç.

fitojnë një kategori të dënuarish që vlerësohet se për shkak të dënimit të mbetur ose veprës së lehtë për të cilën janë dënuar, të lirohen përpara kohës. Nga amnistia e miratuar nga Këshilli i Ministrave në bazë të gjitha kritereve të vendosura, më të lehtësuara për gratë dhe për të miturit, nga 56 gra që vuajnë aktualisht dënimin,

përfitojnë lirim të menjëhershëm gjysma e tyre. Thënë më qartë, fitojnë lirinë 28 gra dhe përfitojnë ulje me 1/3e dënimit të mbetur 28 gra të tjera. Përfitojnë gjithashtu dhe 4 të dënuar të mitur ku vuajnë sot dënimin dhe dy të tjerë përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit. Nga kjo amnisti, përfitojnë edhe një numër i konsiderueshëm burrash, të cilët janë dënuar me dënim të formës së prerë deri në 2 vjet, dënim i formës së prerë deri në datën 30.09.2019, ose u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet burgim. Gjithashtu, një kategori tjetër përfituese janë edhe burrat mbi 60-vjeç të cilët nuk janë dënuar për vepra penale që janë të ndaluara për të përfituar nga amnistia. Sigurisht, duhet vënë në dukje që pavarësisht senjë pjesë e të dënuarve mund të përmbushin kushtin e denimit ose të moshës, në rast se këto persona janë dënuar për një kategori të caktuar të veprave penale, që kryesisht janë vepra penale të rënda ose shumë të rënda, nuk mund të përfitojnë nga kjo amnisti. Tashmë, besojmë që edhe Kuvendi do të jetë dakort me propozimin e qeverisë për miratimin e këtij projektligji për t’i bërë më të afërta ditët kur kjo kategori e të burgosurve do të jetë pranë familjarëve të tyre.

J

emi në prag festash, ku të gjithë më shumë se kurrë i drejtohen tregjeve apo dyqaneve të ndryshme për të bërë dhuratat e fëmijëve që kryesisht janë lodra. Ashtu si në botë edhe në vendin tonë, qarkullojnë produkte të cilat nuk plotësojnë kushtet e duhura të sigurisë duke vënë në rrezik shpesh konsumatorët që në këtë rast janë të vegjlit. Mbi 10 mijë lodra për fëmijë janë bllokuar ditët e fundit, pasi kanë rezultuar të rrezikshme dhe nuk përmbanin logon certifikuese CE, të Bashkimit Europian. Kreu i Inspektoratit Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, Lavdrim Sahitaj, tha për mediat se nuk ka vend për panik. ‘’Kjo është “slime”, një nga lodrat më të preferuara të fëmijëve, por nga shumica e kontrolleve të inspektoriatit të mbikëqyrjes së tregjeve ky produkt ka dalë problematik. Ndërkohë duhet bërë kujdes për të gjitha lodrat.

Nuk ka vend për panik pasi jo të gjitha lodrat janë të rrezikshme, prindërit duhet të kujdesen që markimi CE të jetë brenda produkteve që blejnë dhe jo vetëm në ambalazhi’’. Çdo vit sistemi paralajmërues “RAPEX” (Rapid Alert System for dangerous non-food products) ka ng-

ritur shqetësimin se në tregje të vendeve të ndryshme të BE-së ekzistojnë një sërë produktesh të cilat cënojnë sigurinë dhe shëndetin e konsumatorëve. Vetëm vitin e kaluar Rapex identifikoi rreth 42 produkte të pasigurta me burim Kinën të cilat vinin në rrezik shëndetin e fëmijëve.


SHOWBIZ

13 E mërkurë, 25 DHJETOR 2019

Elvana: Arilena nuk është faji yt. Balta dhe helmi, s’më ndalin E

cilësuar si fituesja e Festivalit të Këngës ende pa filluar gara, Elvana Gjata u rendit e dyta në Fik 58. Sigurisht që në sondazhe ajo gjithmonë ka qenë e para por juria vendosi që Arilena Ara me këngën “Shaj” të jetë fituesja dhe zëri që do të përfaqë-

sojë Shqipërinë në “Eurovision Song Contest 2020”. 48 orë pas finales që po shkakton ende polemika dhe shumë zhurmë, Elvana Gjata ka reaguar përmes një postimi sa falenderues edhe ironk në Instagram. Teksa ka uruar Arilenën për fitoren dhe duke i

thënë që nuk është faji i sajë, Gjata thotë se publiku e do “Me tana”. Sigurisht që në mes të mesazheve ajo flet për punë të pistë, baltë dhe për helm me porosi ndaj saj por pa përmendur emra. I vetmi emër që ka përmendur është vlerësimi i anëtares shqiptare të jurisë, që i dha dy pikë. “Dashni më fal as 2 pikëshi i Mikaelës s’mundet me ma ndal”, ishte mesazhi ironizues i Elvanës ndaj anëtares së jurisë që vendosi fatin e fitueses së këtij festivali. “Refuzoj të flas në këto raste, por më duhet ta bëj. Arilena, nuk është faji yt dhe të uroj me gjithë zemër vetëm sukses. Dua të falenderoj të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen por dhe fansat e rinj europianë për dashurinë, mbështetjen që më keni dhënë që ditën që “Me tana” doli. I kam parë të gjitha sondazhet e ju kam parë të këndoni e të kërceni me sytë e mi çdo ditë, e ju pashë edhe në sallë me duart lart. Ju kam dëgjuar kur thërrisni emrin tim plot zjarr në festivale, në diasporë dhe në Prishtinë, e dëgjova edhe dje në Tiranë si kurrë më parë në jetën time. Kam punuar fort e do punoj derisa të kem frymë. Puna s’më ka hedhur kurrë poshtë, as balta e helmi, me apo pa porosi. Faleminderit jurisë europiane për vlerësimin maksimal. Dashni më fal, as 2 pikshi i Mikaelës s’mundet me ma ndal!”,-thuhet në mesazhin e plotë të Gjatës.

“2 pikëshi”, Rita Petro: Votimi ishte i pastër E

ftuar në “Wake Up”, sh krimtarja Rita Petro, anëtare e jurisë në festivalin e RTSH-së u shpreh se votimi ishte teknikisht i pastër dhe shumë i sinqertë. “Fillimisht kur na thirrën do bëheni pjesë e festivalit, nga drejtori i RTSH-së thashë pse jo, u ndjeva shumë e vlerësuar”, tregoi Petro duke shtuar se në asnjë moment anëtarët nuk komunikuan me njëri-tjetrin gjatë dhe pas festivalit. “Gjithë kohës që kemi qenë në koncert, bisedat ishin te kënaqësia e spektaktlit, duke dëgjuar këngët harroja që isha pjesë e jurisë, edhe anëtarët e tjerë merrnin kënaqësinë e këngëve. Nuk është diskutuar se cilat janë preferencat e secilit prej nesh, këtë e them me kompetencë. Nuk u bë llogari. Emri i Elvanës as nuk është zënë ndonjëherë as nga anëtarët e jurisë; edhe kur na mblodhën në dhomë (për të

Floriana Garo bëhet nënë për herë të dytë Floriana Garo, është bërë nënë për herë të dytë. Ish-moderatorja ka sjellë në jetë një djalë, të cilin çifti e ka quajtur Priam. Lajmin, e ka bërë publik vetë Floriana përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagram-it. “Mirë se erdhe në këtë botë Priami ynë! E shijofsh sa më shumë çdo moment! Të duam pa fund”,-shkruan ajo në foton ku shfaqet dora e të sapolindurit bashkuar me të sajën. Më 12 mars të 2018-s, Garo bashkë u bë nënë për herë të parë e një vajze të quajtur Adia. “Ja kam marrë dorën mëmësisë dhe është më mirë tani shpejt, se nuk harroj as ato që kam mësuar”,-u shpreh Garo kohë më parë e ftuar tek “Rudina”, përsa i përket vendimit për të zgjeruar familjen brenda një kohe të shkurtër.

Bebe Rexha mbledh 100 mijë USD Bebe Rexha ka arritur të mbledhë 100.000 dollarë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Angazhimi i këngëtares me origjinë shqiptare, ka mobilizuar bashkëkombësit nga e gjithë bota, por edhe fansat e shumtë në numër të 30-vjeçares. Këtë lajm, Bebe e bëri të ditur përmes llogarisë së saj personale në Instagram, ku siç shihet tregohet shuma monetare e grumbulluar për këtë rast. Kështu, ajo pohoi se tashmë paratë janë mbledhur, gjë që nënkupton se shumë shpejt mund të nisin punimet për ndërtimin e dy shtëpive të premtuara nga Bebe në fshatin Bubq. Pak ditë pas tërmetit tragjik, këngëtarja me famë ndërkombëtare erdhi në Shqipëri për të parë vetë nga afër situatën e krijuar pas fatkeqësisë natyrore.

Archie dhe kartolina mbretërore

votuar) nuk është zënë në gojë as emri i Elvanës as i asnjërit këngëtar”. Më tej Petro theksoi rëndësinë e një reagimi institucional. “Nuk ishim ne që ju thamë na merrni në juri, na thirrën e pranuam u ndjemë të nderuar, duhet një reagim publik institucional, i organizatorëve, çdo

gjë është bërë në rregull. Na vjen keq që na ndanë juria shqiptare e huaj, të bësh ndarjen juria shqiptare nuk janë të zotët, të korruptuar e kam ndjerë veten të fyer. Deri për Eurovizion ka kohë që të analizohen faktet, të hetohet, të ngrihet një juri tjetër”.

Krishtlindje në familjen mbretërore! Këtë vit e gjithë vëmendja ka kaluar tek princi i vogël, i cili këtë vit feston Krishtlindjet e tij të para. “Po ndajmë me ju kartolinën më të ëmbël të Krishtlindjeve nga Duka dhe Dukesha e Sussex-it”. Foto është kaq e ëmbël me princin e vogël i cili afrohet afër kamerës duke qeshur, teksa mbrapa ndodhen prindërit e tij, Harry dhe Meghan. Familja aktualisht ndodhet në Kanada, tek familja e Meghan. Këtë vit, çifti nuk do të jetë në meshën e përvitshme që bëhet në kishë per Krishtlindjeve, pjesë e së cilës është edhe mbretëresha Elizabeth.


SPORT

14 E mërkurë, 25 DHJETOR 2019

Të kuqtë janë ekipi që kanë grumbulluar më shumë pikë nga janari deri në dhjetor duke lënë pas Tiranën

Partizani, skuadra më e mirë për vitin kalendarik 2019 Nga Rozalb Lika 2019 ka mbyllur aktivitetin futbollistik në Shqipëri, teksa tashmë kjo është koha e duhur për të bërë edhe bilancet e një viti kalendarik që solli shumë emocione. Nëse marrim në konsideratë periudhën nga janari dhe

ar dhe 28 pikë deri më tani në sezonin aktual, duke qenë ekipi më i mirë në bazë të statistikave me 61 pikë. Vetëm 3 pikë pas tyre (58) qëndron klubi i Tiranës, që e mbylli mirë sezonin e kaluar dhe në këtë fazë po përjeton një rritje të madhe me Egbon, duke njohur 3 suksese rad-

mirë, edhe pse shpesh herë më shumë ulje-ngritje në rezultatet e tyre. Luftëtari ka një rënie rekord krahasuar me sezonin e kaluar, duke grumbulluar thuajse sa 1/3 e pikëve. Në fazën e tretë dhe të katërt të sezonit 2018/2019 mori 28 pikë, ndërkohë që deri më tani në se-

TALENTI

Chelsea shpërblen Brojën, i rinovon kontratën edhe për 3 vite Sulmuesi i përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë Armando Broja ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me Chelsea-n, edhe për 3 vitet e ardhshme. Forma e mirë që po tregon Broja në këtë sezon me skuadrat e moshave të Chelsea-t, ka bërë që drejtuesit e Bluve të Londrës, ta blindojnë 18-vjeçarin shqiptar me një kontratë të re. Falë golave që po realizon me frekuencë me skuadrën U-18 dhe atë U-23 Broja shpreson që të marrë një ftesë nga trajneri i skuadrës së parë të Chelsea-t Frank Lampard dhe të ketë mundësinë të realizojë ëndrrën e tij duke debutuar në Premier League me fanellën e Bluve të Londrës.

BARDHEZINJTË

Juventus i surprizon të gjithë, shumë pranë blerjes së Haaland

Partizani 33+28=61 Tirana 30+28=58 Kukësi 25+31=56 Teuta 24+28=52 Skënderbeu 25+21=46 Laçi 19+25=44 Luftëtari 28+11=39 Flamurtari 26+6=32 Kastrioti 32* Bylis 30 Vllaznia 23 Kamza 5* *Kastrioti dhe Kamza pjesë e sezonit të kaluar deri më tani, do të dalim në disa përfundime shumë interesante. Periudha përfshin fazën e tretë dhe të katërt të sezonit të kaluar dhe të parën e thuajse të dytën (ende një javë pa zhvilluar). Skuadra më e mirë e vitit kalendarik 2019 është Partizani, që është edhe kampioni në fuqi i Shqipërisë. Të kuqtë arritën që të grumbullonin 33 pikë në pjesën e dytë të sezonit të kalu-

hazi. Në vendin e tretë qëndron Kukësi, që e mbylli keq fazën e tretë dhe katërt të sezonit të kaluar, ndërkohë që në 17 javët e para deri më tani ka grumbulluar 31 pikë, më shumë se çdo ekip tjetër. Në total janë 56 pikët për ekipin verilindor, që mund të bënte shumë më mirë me grupin e lojtarëve që ka në dispozicion. Teuta dhe Skënderbeu kompletojnë 5-shen më të

zoni aktual vetëm 11 pikë. Akoma më keq është Flamurtari që ka zbritur nga 26 pikë në 6 pikë, duke pasur rënien më të madhe. Besojeni ose jo, por Kastrioti që ra nga Kategoria sezonin e kaluar, ka grumbulluar po aq pikë sa vlonjatet, vërtet për të ardhur keq për krutanët që ishin ekipi i dytë me më shumë pikë në pjesën e dytë të sezonit të mëparshëm.

Pas zhgënjimit në Superkupë dhe disa dënimeve të drejtuesve, Juventus është e përqendruar në merkato. Skuadra torineze në fakt është shumë pranë një goditje të madhe që në merkaton e janarit, Erling Braut Haaland. Bomberi i skuadrës së Salzburgut, është zbulimi i madh i këtij sezone, duke shënuar 28 gola në 22 ndeshje. Kampionët e Italisë, me një lëvizje të befasishme kanë lënë pas në bisedime konkurrentët e tjerë, falë edhe ndërmjetësimit të Mino Raiolas, i cili ka udhëtuar bashkë me Haaland drejt Gjermanisë për të dëgjuar ofertat e Dordmundit dhe Leizpigut. 19vjeçari ka preferuar “Zonjën e Vjetër”, një skuadër të madhe që konkurron në nivelet më të larta si në Serinë A dhe në Champions.

Mësohet se Juventusi do të bëjë të tijin talentin e madh të Salzburgut për vetëm 30 milionë euro (plus bonuset), shuma e vendosur si klauzolë largimi në kontratën e sulmuesit me ekipin austriak. “Zonja e Vjetër” me blerjen e Haaland kompleton një repart sulmues ëndrrash me CR7, Dybala dhe Higuain.

KROATI

UEFA

Renditja e më të mirëve në historinë e Championsit, Reali mbretëron UEFA ka publikuar ditën e sotme renditjen e të gjitha kohërave në Champions League. Skuadra më e mirë e kontinentit të vjetër është Reali i Madridit, 13 herë kampion i Europës. Klubi span-

joll ndiqet nga Bayern Munchen, ndërsa Barcelona plotëson podiumin. Për klasifikimin janë marrë parasysh rezultatet në çdo ndeshje, duke llogaritur edhe turet kualifikuese. Çdo fitore është vlerësuar me dy pikë, ndërsa barazimet me një. E para nga italianet është Juventusi, në vendin e pestë, e ndjekur nga Milani, ndërkohë që 10-shen më të mirë e plotëson Ajax. Interi ndodhet në vendin e 14-t, teksa është kaluar edhe nga klube si Dinamo Kiev dhe Celtic. PSG është vetëm në vendin e 30, ndërsa Manchester City pozicionohet i 44, pas FC Kopenhagen. Në renditjen speciale të UEFA-s janë edhe 8 skuadra shqiptare. Tirana, në vend të 147, pozicionohet më lart se të gjitha ekipet e kampionatit shqiptar, duke lënë pas vetes emra si PAOK, Sampdoria, Malaga apo Parma. Skënderbeu është në vendin e 165, ndërsa Partizani në vend të 191. Në listë janë edhe Vllaznia, Dinamo, Kukësi por edhe Flamurtari e Elbasani.

Mandzukic largohet nga Juventus, firmos me Al Duhail në Katar Tashmë është zyrtare: Mario Mandzukic është futbollisti më i ri i skuadrës së Al Duhail. Sulmuesi i Juventusit ka firmosur sot kontratën me klubin nga Katari, pavarësisht se në orët e fundit nuk munguan zërat për një tjetër dështim të akordit. Futbollisti ka kryer vizitat mjekësore para tri ditëve, ndërkohë që tashmë është bërë njoftimi zyrtar nga klubi nga Katari. Juventusi pritet të përfitojë 5.5 milionë euro nga kjo lëvizje. Mandzukic ka firmosur një kontratë 18-mujore me Al Duhail. 33-vjeçari largohet nga Juventusi pas 4 vitesh e gjysmë ku ka regjistruar 162 ndeshje të luajtura 44 gola, teksa ka fituar edhe 9 trofe brenda Italisë me bardhezinjtë.


SPORT

15 E mërkurë, 25 DHJETOR 2019

Trajneri aktual i Manchester City-it shihet si strategu më i mirë i 10 viteve të fundit duke lënë pas Zidane

Nga Allegri te Guardiola, ja trajnerët më të mirë te dekadës së fundit

M

e mbyllen e vitit 2019,do të mbyllet një dekadës që ka parë shumë ndryshime në botën e futbollit. Nuk kanë munguar as strategët novator, revolucionarë, fitues, konservator, por gjithmonë fitues. Të gjithë në stile të ndryshme, por që kanë arritur që të lënë gjurmë në drejtimin e skuadrave të mëdha. “One Football” ka bërë një renditje të më të mirëve në 10 vitet e fundit. 5 – Massimiliano Allegri 6 kampionate, 3 Superkupa, 4 Kupa Italie dhe një seri e gjatë me trofe individual Në Itali, Massimiliano Allegri ka shkruar historinë. Nuk arriti në Europe, atje ku nuk shkoi më shumë se dy finale me Juventusin, të cilat i humbi ndaj Barcelonës dhe Realit. 4 – Jurgen Klopp Një ndër trajnerët më të dashur në vitet e fundit. Strategu gjerman fitoi dy kampionate me Dortmundin duke thyer hegjemoninë e Bayernit, ndërkohë që me Liverpoolin arriti sezonin e kaluar e Europës dhe të Botës këtë mua. E ka kthyer Liverpoolin në një ekip të frikshëm.

3 – Diego Pablo Simeone Mënyra e tij e lojës i ka ndarë tifozët në atë që e duan dhe ata jo, por ai ka arritur që të marrë më të mirën nga ekipi i tij. Strategu argjentinas triumfoi në dy finale në Europa League dhe Superkupën e Europës, arriti që të fitonte La Ligan para Realit dhe Barcelona dhe shkoi dy herë në finalen e Championsit pa mundu ta fitonte.

MANCHESTER UNITED

2- Zinedine Zidane Ka fituar 3 Champions League radhazi. Nuk ka nevojë për shumë shpjegime të tjera. Mori drejtimin e madrilenëve si trajner i përkohshëm, por brenda një periudhë të shkurtër e mbajti në majën e Europës. 1- Pep Guardiola Në 10 vitet e fundit, ka fituar praktikisht çdo gjë në 3 shtete të

ndryshme. Në palmaresin e tij të pafund, ka lënë një kontribut të madh në historinë e futbollit, duke rikthyer futbollin total të Cesarinit, Michels, Cruyff dhe Sacchit. Nga Barcelona, te Bayerni dhe City, ai ka dëshmuar se vetëm jo di që të fitojë, por dhuron edhe futbollin më të bukur duke mbledhur elementët që ai i shikon më të përshtatshëm.

SPANJOLLI

2 ndeshje për 48 orë, Guardiola tërbohet dhe i shkruan federatës angleze Pas Jurgen Klopp, edhe Pep Guardiola ka kritikuar kalendarin e pazakontë në Premier League duke i dërguar edhe një letër federatës angleze. “Qytetarët” do të duhet të luajnë dy ndeshje brenda 48 orëve, fillimisht ndaj Wolves të premten dhe më pas të dielën ndaj Sheffield. “I kam shkruar një letër Premier League për ta falënderuar. Do të shkojmë në shtëpinë e Wolves për t’u përgatitur për Sheffield. Dje ishte një ditë pushimi, do të stërvitemi, sot dhe nesër për t’u rikthye në punë më 26 apo 27 ndaj Wolverhampton. Kur një skuadër fiton 16 nga 17 ndeshje, është irreale që ta përsërisë. Duhet të mendojmë për të fituar ndeshjet tona, për të garantuar pjesëmarrjen për Championsin për sezonin e ardhshëm. Më pas ku i dihet, ata humbasin disa ndeshje dhe ne i fitojmë të gjitha. Kur një ekip humbet vetëm një ndeshje nga 53 apo 54, nuk mendoj se do të humbasë 4 apo 5", deklaroi Guardiola.

BARCELONA

Valverde: Në humbjen ndaj Liverpoolit na u kujtua disfata me Romën!

D

Solskjaer blindon Pogba-n: Mesfushori më i mirë në botë! Paul Pogba prej kohësh është në listën e dëshirave të Real Madrid dhe Juventusit, por e ardhmja e tij duket se do të jetë sërish te United. Edhe pse francezi nuk po arrin të tregojë vlerat e tij të Djajtë e Kuq, fjalët e fundit të Solskjaer të shtyjnë të besosh se ai do të vijojë të mbetet në “Old Trafford” të paktën deri në verë. “Është mesfushori më i mirë në botë. Në fushë kundër Newcastle? Të shohim se si do ndihet. Ka bërë mirë kur është kthyer në fushë ndaj Watford, pasi nuk luante që nga muaji shtator. Mund të jetë në fushë që nga minuta e parë. Mund të luaj në çdo rol në mesfushë. Kjo është gjëja më e mirë që kemi Paul dhe besoj se është mesfushori më i mirë në botë”, ka theksuar trajneri i United. Në këtë mënyrë 26-vjeçari del automatikisht nga lista e largimeve të mundshme, duke befasuar Realin dhe Juven që po bënin gati ofertat që në janar. Pavarësisht fitoreve ndaj Tottenham dhe Manchester City, United u mund nga vendi i fundit në renditje, Watford.

uke kujtuar rrugëtimin e Barcelonës në vitin 2019 Ernesto Valverde padyshim që nuk kishte si të harronte eliminimin e turpshëm ndaj Barcelonës. Strategu i njohur spanjoll e pranoi se në ato momente i kishte shkuar ndërmend humbja 3-0 ndaj Romës, në sezonin paraardhës. Katalanasit u mundën 4-0 nga Liverpooli në takimin e kthimit pasi kishin fituar 3-0 në “Camp Nou”. “Deri në atë moment kishim luajtur një Champions League të jashtëzakonshëm. Ishim skuadra më e mirë e kompeticionit, nuk kishim humbur asnjë ndeshje dhe ishim me avantazhin 30 të takimit të parë. Në duelin e kthimit luajta me të njëjtën formacion dhe ideja ishte që të shënonim një gol. Ata shënuan shumë shpejt dhe më pas na kaloi në mendje ajo që ndodhi në Romë, ai moment

dobësie na penalizoi. Në pjesën e dytë kishte dy minuta vendimtare, në të cilat ata barazuan dhe ne humbëm ekuilibrin. Ishte një goditje shumë e rëndë, menduam se e kishim në dorë finalen”, deklaroi Valverde duke folur për faqen e klubit.

RREGULLI

Liverpooli s’mund të mbajë logon e kampionit të Botës në fanellë Liverpooli festoi Kupën e parë të Botës për Klube të shtunën e kaluar, duke mundur në finale vetëm në kohën shtesë Flamengon, falë një goli

të shënuar nga Roberto Firmino. Një sukses i madh për skuadrën e Klopp, që kompletoi një vit të paharrueshëm. Trofeu i ri është shtuar në “Murin e Kampionëve” në Melwood, ku ndodhet edhe qendra stërvitore e skuadrës. Të kuqtë do të shtojnë simbolin e kampionit të Botës në fanellë, por një gjë të tillë nuk do të mund ta bëjnë në Premie League. Rregulli i kampionatit anglez parashikon që kërkesa për shenja të veçanta, përveç atyre të zakonshme duhet të bëhet në fillim të sezonit dhe nuk parashikon përjashtimeve për futjen e tyre në sezonin aktual. Mbetet të shihet nëse anglezët do të tregohen tolerant, por Liverpooli gjithsesi do të mburret në Champions League duke filluar që nga faza e 1/8-ve. Ata do ta mbajnë simbolin edhe sezonin e ardhshëm.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

16 E mërkurë, 25 DHJETOR 2019

Presidenti Meta: Gëzuar Krishtlindjen! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar! P

residenti Ilir Meta ka uruar sot besimtarët për festën e Krishtlindjes. Në një mesazh publik kreu i shtetit se “është koha të gjejmë forcën dhe kurajën për t’u ngritur mbi dallimet tona, të rrëzojmë muret që na ndajnë dhe të bashkohemi rreth vlerave njerëzore, familjare e kombëtare, të sakrifikojmë diçka tonën për të mirën e përbashkët, të kujdesemi më shumë për njëri-tjetrin dhe ta bëjmë jetën më të mirë, në radhë të parë për ata që kanë më shumë mungesa në këto ditë të bekuara”. Mesazhi i plotë i kreut të shtetit: GËZUAR KRISHTLINDJEN! Të dashur motra e vëllezër, Jam

shumë i lumtur t’u bashkohem sot festës dhe urimeve tuaja më të ngrohta për Ditën e Bekuar të lindjes së Krishtit. Begati, mirëqenie, mbarësi, lumturi dhe suksese për Ju dhe familjet Tuaja! Një urim të veçantë kam për të gjithë ata të cilët gjatë këtij viti humbën më të dashurit e tyre, përballuan dhimbje të mëdha, vuajtën nga sëmundjet, skamja, mjerimi, indiferenca dhe papunësia. Dashuria, gëzimi dhe paqja mbizotëroftë kurdoherë në zemrat dhe vatrat e tyre të ngrohta familjare! Krishtlindja i gjen shumë familje shqiptare në momente jashtëzakonisht të vështira shpir-

VAKANCA

Presidenca publikon emrat, 10 kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese Institucioni i Presidentit të Republikës ka publikuar emrat e juristëve që kanë shprehur interes për tu zgjedhur anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Pas përfundimit të afatit të aplikimit për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, “Vakancë e parakohshme”, e krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, zotit Besnik Muçi, procedurë kjo e rishpallur me Dekretin nr. 11364, datë 22.11.2019, të Presidentit të Republikës, rezulton se kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm: Lista me aplikantët e mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar do të përcillen menjëherë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe vlerësim sipas ligjit”,- thuhet në njoftimin e Presidencës.

KANDIDATËT Altin Binaj Artan Spahiu Dedë Kasneci Eugen Papandile Gentian Mete Sergjio Mazreku Sinan Tafaj Sonila Bejtja Shaqir Hasanaj Zhaklina Peto

tërore dhe ekonomike! Tërmeti i 26 nëntorit ishte një tragjedi e madhe që na lëndoi të gjithëve. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për ata që kjo fatkeqësi e rëndë i ndau përgjithmonë nga të afërmit dhe të dashurit e tyre! Me mijëra familje kanë humbur shtëpitë dhe mundin e një jete. Gra e burra, fëmijë të mitur dhe të moshuar do e kalojnë edhe këtë natë në çadra, të uritur, të sëmurë dhe të vetmuar me shpresën që sa më parë t’i rikthehen normalitetit. Solidariteti që treguam në këtë fatkeqësi, është një themel i qëndrueshëm ku mund dhe duhet të mbështetemi, për t’u ringritur, gjetur forcën dhe energjinë, për ndër-

tuar një Shqipëri më të mirë, më të dhembshur dhe më njerëzore. Shumë qytetarë, në mungesë të shpresës dhe shanseve të barabarta, për shkak të plagëve të rënda sociale, dëshirojnë ende të largohen nga Shqipëria. Le të punojmë të gjithë së bashku, pa u lodhur, për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme në atdhe, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë tanë. Është koha të gjejmë forcën dhe kurajën për t’u ngritur mbi dallimet tona, të rrëzojmë muret që na ndajnë dhe të bashkohemi rreth vlerave njerëzore, familjare e kombëtare, të sakrifikojmë diçka

tonën për të mirën e përbashkët, të kujdesemi më shumë për njëri-tjetrin dhe ta bëjmë jetën më të mirë, në radhë të parë për ata që kanë më shumë mungesa në këto ditë të bekuara. Një urim të veçantë kam edhe për Forcat tona të Armatosura kudo ndodhen, për mjekët, infermierët, policët, zjarrfikësit dhe të gjithë ata që kjo natë e Krishtlindjes i gjen në krye të detyrave të tyre, në shërbim të qytetarëve dhe të atdheut. NGA MOT GËZUAR KRISHTLINDJEN! ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË DHE KOMBIN SHQIPTAR!

75-VJETORI I ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË

Presidenti vlerëson Organizatën e Veteranëve me Dekoratën “Nderi i Kombit” Në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi dje gjatë një ceremonie solemne Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare me Dekoratën “Nderi i Kombit”: “Për kontributin e pashembullt që ka dhënë e jep kjo organizatë në mbrojtjen e idealit të luftës për liri dhe transmetimit tek brezat e rinj të vlerave, sakrificave dhe vetëmohimit të treguar gjatë epopesë së lavdishme të luftës nacionalçlirimtare”. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin drejtues dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it, deputetë dhe personalitete publike. Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Meta se kontributi i veteranëve ka shërbyer në mënyrë të jashtëzakonshme në mbrojtje të idealit të luftës për liri, ka mbajtur të gjallë vlerat, sakrificat, dhe guximin e jashtëza-

konshëm të gjithë atyre që luftuan me trimëri të pashoqe kundër pushtuesve, por ju edhe me shumë besnikëri i keni transmetuar këto vlera të epopesë së lavdishme të kësaj Lufte NacionalÇlirimtare edhe te brezat

më të rinj. “Shqipëria u rreshtua në anën e koalicionit fitues, por ajo që është më e rëndësishme është se Shqipëria u rreshtua në anën e duhur dhe të drejtë të historisë. Ndaj ne krenohemi me ju,

krenohemi me heronjtë tanë, të cilët edhe pse i përkisnin një vendi të vogël dhe për fat të keq të braktisur, treguan një heroizëm të madh dhe ishin të shumtë në numër”,- tha ndër të tjera kreu i shtetit.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.