CYANMAGENTAYELLOWBLACK
www.kohajone.com
1 E premte, 25 JANAR 2019
Sali Berisha: Më 16 shkurt populli rrethon Kryeministrinë E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 18 (8459)
E premte, 25 Janar 2019
Çmimi 30 Lekë
Ndërkohë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i ka bërë thirrje popullit: “Më datë 16 shkurt të mblidhemi në sheshin para Kryeministrisë dhe nuk do largohemi pa rrëzuar kryeministrin Rama me çdo mjet” FAQE 3
Ish-kryeministri: Negociatat i pengoi korrupsioni i Ramës dhe çështja e Saimir Tahirit
FAQE 2
Në foto: Ish-kryeministri Sali Berisha MË 26 DHE 27 JANAR
Premierë e komedisë, “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane”
INTERVISTA
Rama: Ndryshova 70% të ministrave, se kemi nevojë për energji të re FAQE 7
Edita Tahiri: Presidenti Thaçi po luan lojën serbe për copëtim të Kosovës
REZONANCA MAGNETIKE
Manastirliu: Investim 770 mijë dollarë, spitali i Urgjencës gati në qershor FAQE 14
GJENERALI I NATO-s VIZITË NË SHQIPËRI
FAQE 24
FAQE 2
Në foto: Ish-zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri
Nis ndërtimi i bazës ajrore në Kuçovë FAQE 13
MESAZHET
Reagime ndërkombëtare për largimin e Ditmir Bushatit. Ministrat e BE: Do na mungosh!
CEREMONIA
Presidenti Meta: Nderim para veprës së ndritur të Atit të Pavarësisë së Shqipërisë
FAQE 6
KRYETARJA E LSI
Kryemadhi: Mision kombëtar, largimi i Kryeministrit që po shkatërron Shqipërinë FAQE 7
FAQE 9
POLITIKE ISH-KRYEMINISTRI
2
E premte, 25 JANAR 2019
Berisha: Ja çfarë e pengoi hapjen e negociatave me BE I sh-kryeministri Sali Berisha, të enjten, është ndalur edhe tek arsyet se pse Shqipërisë nuk ju hapen negociatat për në Bashkimin Europian. Berisha nga studion e emisionit ‘Opinion’ në Tv Klan, theksoi se mos hapja e
negociatave ka ndodhur për dy arsye. Ai tregoi se arsyeja e parë është mungesa e zgjedhjeve të lira në vend, ndërsa e dyta është bllokimi i hetimit për ish-ministrin Saimir Tahiri. “Ju garantoj se zgjedhjet nuk do të ishin ato
që qenë dhe nëse nuk do të ishte penguar hetimi i Saimir Tahirit, sot do të ishin hapur negociatat. Deputeti gjerman i tha Ramës: Ti jo vetëm që e bllokove, por sulmove prokurorin në mënyrën më të egër”,- tha Berisha.
Ish-ministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, dhe ish-kryenegociatorja e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë
Edita Tahiri:Presidenti Thaçi po luan lojën serbe për copëtim të Kosovës I
sh-ministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, dhe ish-kryenegociatorja e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë për 8 vite, në një intervistë për “ABC News” ka komentuar ndryshimet në diplomacinë shqiptare. Ajo tha se ideja e ndryshimit të kufijve është e gabuar dhe Edi Rama nuk duhet të bëhet pjesë e lojërave djallëzore. “Kandidimi i këtij personi nga z. Rama ishte djallëzor. Nuk është problemi të individi, por te qëndrimet e Z. Rama. Ideja e ndryshimit të kufijve është rrezikshme për gjithë shqiptarët”,- tha Tahiri. Ajo shtoi se “Edi Rama duhet të shprehet qartë kundër ndryshimit të kufijve. Nuk janë shqiptarët ata që duhet të japin toka për të krijuar Serbinë e Madhe”. Tahiri theksoi se duhet se kryeministri Rama duhet të deklarohet hapur kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Edita Tahiri tha ndër të tjera se të keqen e kemi brenda shtëpisë në Kosovë, pasi presidenti Thaçi, sepse ky po punon hapur pro Serbisë. Ajo tha me pas se Gjermania është krejt kundër idesë së korrigjimit të kufirit, edhe SHBA mbetet kundër, pavarësisht se po luhet me disa deklarata, por SHBA është deklaruar nëse bien dakort popujt për këtë marrëveshje, por asnjë në Kosovë nuk e përkrah këtë korrigjim kufijsh. Asnjë në Kosovë nuk do korrigjim kufijsh. Më tej Edita Tahiri shtoi se këto që po bën Thaçi duket se ka frikë nga Gjykata Speciale.
Dhe nëse ai ishte luftëtar në UÇK, duhet të sakrifikojë Kosovën dhe të paraqitet në Gjykatë e të mos sakrifikojë Kosovën për të mos shkuar në Gjykatë. Ish-ministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri ka deklaruar se Qeveria e Shqipërisë ka detyrë që dalë zyrtarisht kundër ndarjes së Kosovës. Ajo i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama se Kushtetuta e Shqipërisë e detyron atë të mbrojë dhe interesat e Kosovës. “Shqipëria ka obligim ndaj Kosovës. Në Kushtetutën e Shqipërisë thuhet se Shqipëria ka detyrime dhe oblikim kombëtar. Z. Rama e ka detyrë kombëtare dhe detyrim Kushtetues që të dalë kundër ndryshimit të kufijve”,- tha Tahiri. Duke kritikuar idenë e ndarjes (copëtimit) të Kosovës nga ana e Presidentit Hashitm Thaçi, Tahiri tha se Edi Rama nuk duhet tu jap mbështetje projekteve të tilla, por ti ndalojë. “Kemi më shumë se 100 vite që jemi
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
vrarë nga serbët, tani duhet t’u japim edhe tokë?! Gjaku i shqiptarëve është në themelet e Kosovës, nuk lejohet kush ti prek. Ndarja nuk zgjidh probleme, destabilizon. Ata që e njohin mirë Ballkanin e dinë se prekja e kufijve nuk sjell stabilitet, sjellë luftë”,- tha Tahiri. Edita Tahiri i bëri thirrje
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
Kryeministrit Rama që të dalë publikisht kundër ndryshimit idesë së ndryshimit të kufijve dhe për të qëndruar larg axhendave serbo-ruse. “Unë e ftoj Kryeministrin Rama që të dalë publikisht kundër ndryshimit të kufijve të ndryshimit të Kosovës, në raportin Kosovë-Serbi në dialog, sepse ne shqiptarët gjithmonë jemi cunguar historikisht. Ishte viti 199 kur e çliruam Kosovën, atëherë ne bëmë kthesë gjeopolitike, i bëmë dy shtete shqiptare, por ne ende jetojmë në 5-6 shtete. Kështu që nuk jemi ne në pozitë të japim toka për të krijuar Serbinë e madhe dhe për të plotësuar axhendat serbo-ruse”, - tha ish-kryenegociatorja e Kosovës gjatë intervistës për “ABC News”, duke komentuar edhe lojën e Serbisë për përfituar territore të reja në Ballkan dhe për të rikthyer dominimin e dikurshëm. “Edhe veriu i Kosovës,
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
edhe Lugina Preshevës janë toka shqiptare dhe nuk këmbehen tokat shqiptare pse Serbia dëshiron që të kthejë rikthejë dominimin në Ballkan, sepse gjysmën e Bosnjes e ka marrë dhe dëshiron edhe pasurinë që ka veriu i Kosovës dhe më pas ne të mbetemi të ndarë siç jemi. Veriu i Kosovës është integruar në sistemin juridiko-kushtetues të Kosovës, kemi shtrirë sovranitetin falë dialogut 7-vjeçar të cilin e kam udhëhequr unë. E di që ka një prirje në opinion për të mos i parë këto rezultate, por ne kemi shtrirë shtetin në veri, në drejtësi, në polici, në dogana, kemi vendosur kufirin ndërshtetëror me Serbinë, madje me Komisionin Evropian dhe komision trepalësh. Pra, Veriu është i integruar në fushat kryesore. Kur Serbia e pa që me dialog u integrua veriu në sistemin e Kosovës, braktisi këtë qasje dhe dialogun e doli në skenare gjeopolitike. Sepse ne kemi biseduar tre herë me Serbinë, ka synime gjeopolitike, por ne shqiptarët nuk jemi më të shtypur, por jemi një komb shumë më i fuqishëm, kemi vizion, i kuptojmë gjërat. Ka një propagandë prej këtyre aktorëve që janë të përfshirë si Thaçi dhe Rama, të cilët thonë se kur bëhet ky shkëmbim ne bashkohemi. Nëse po bashkohemi, çfarë u duhet njohja e Kosovës? Çfarë i duhet Kosovë të jetë anëtare e OKB-së nëse bashkohet me Shqipërinë? Por një bashkim i Shqipërisë me një Kosovë të cunguar, ky nuk është bashkim”, - u shpreh Tahiri.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E premte, 25 JANAR 2019
Sali Berisha: Më 16 shkurt populli rrethon Kryeministrinë
Ndërkohë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka bërë thirrje popullit që me datë 16 shkurt të mblidhemi në sheshin para kryeministrisë dhe nuk do largohemi pa rrëzuar kryeministrin Rama me çdo mjet Ish-kryeministri Berisha tha ndër të tjera mbrëmë në emisionin "Opinion" të Blendi Fevziut, se do ta rrëzojmë me çdo kusht Edi Ramën me 16 shkurt, në protestën e madhe të Opozitës. Bile ai shtoi, pas insistimit të gazetarëve në studio, se mund të ketë edhe rrethim të krejt kryeministrisë me datë 16 shkurt dhe nuk do ta lejojë populli të futet në zyrën e tij të kryeministrit. Dhe nëse ai prek popullin, duhet të mendojë mirë, se çfarë do ta gjejë nga populli, shtoi ish-kryeministri. Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar zhvillimin e protestave të forta në vend që do të sjellin rrëzimin e qeverisë "Rama". Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama do të ketë faktin e Nicolas Maduro, atë që njihet si diktatori i Venezuelës. Paralelizmi i kreut të qeverisë me presidentin e Venezuelës nuk është i rastësishëm dhe bëhet vetëm pak ditë para nisjes së protestave masive të opozitës në Shqipëri. Këto ditë, vendi i Amerikës Latine është kthyer në vëmendje të gjithë ndërkombëtareve për shkak të një situate të paprecedentë. Nicolas Maduro u zgjodh një vit më parë president si pasues i linjës së ashpër marksiste dhe komuniste të Hugo Çaves. Zgjedhjet u kundërshtuan si të manipuluara nga opozita dhe nga një pjesë e madhe e faktorit ndërkombëtar. Korrupsioni, kriza ekonomike, varfëria e gati 75 përqind e popullsisë bëri që populli prej disa ditësh të dalë në rrugë dukë kërkuar largimin e presidentit. Në situatën e një prag lufte civile, kreu i opozitës Juan Guaidó, vendosi të marrë në dorë
drejtimin e vendit për të shmangur kaosin. Asambleja parlamentare e Venezuelës e votoi dy ditë më parë si President të përkohshëm për të shmangur luftën. Pak orë pas zgjedhjes, Juan Guaidó u njoh si president nga shumica e vendeve perëndimore, SHBA dhe BE. Mes Venezuelës së largët dhe zhvillimeve këtu në Tiranë opozita sheh shumë gjëra të përbashkëta. Sipas tyre, edhe kryeministri Edi Rama fitoi zgjedhjet më shumë se një vit më parë me një proces të manipuluar dhe jashtë standardeve. Sipas PD, edhe në
Shqipëri ka një varfëri të tejskajshme dhe një korrupsion që ka grabitur paratë e shqiptarëve. Si në Venezuelë dhe në Shqipëri korrupsioni, paaftësia qeverisë dhe metodat diktatoriale kanë krijuar një klimë që sipas Lulzim Bashës "do të sjellë përplasje dhe konflikt civil". Në qëndrimin që mbajtën SHBA për mbështetjen e presidentit të ri, theksohen mbrojtja e parimeve demokratike dhe largimi i liderëve autoritarë dhe të korruptuar. Të gjitha këto qëndrime për Partinë Demokratike dje shihen si nisja e një ere të re të ndërko-
mbëtareve lidhur me modelet autoritariste të pushtetit që po instalohen edhe në vende të tjera. Shqipëria, sipas opozitës ka kohë që lundron me Ramën në këto ujëra të turbullta dhe ndaj dje Sali Berisha bëri paralajmërimin dhe krahasimin e Edi Ramës me Nicolas Maduro. Ndërkohë kryetarja e LSI ka bërë thirrje popullit që me datë 16 shkurt të mblidhemi në sheshin para kryeministrisë dhe nuk do largohemi pa rrëzuar kryeministrin Rama me çdo mjet. A.Marku
POLITIKE
4
E premte, 25 JANAR 2019
Studentët: “Pakti i Ramës për Universitetin” nuk ofron një zgjidhje përfundimtare
Nuk ndalet revolta, studentët protestojnë para Kuvendit
PROTESTA STUDENTORE
Pedagogët e Tiranës vendosin sot për vijimin e lëvizjes
P
as protestave të së mërkurës para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Jashtme, studentët mëngjesin e djeshëm vendosën që të protestojnë përpara parlamentit, në shenjë simbolike të së enjtes që është dhe dita e mbajtjes së seancave plenare. Para Parlamentit ndërkohë ishin mbledhur studentët e parë, ndërkohë në fakultetin e Shkencave Sociale, Shkencat e Natyrës, Juridik dhe Histori-Filologji vijoi bojkoti i mësimit, ku tashmë të rinjve u janë bashkuar dhe pedagogët. Studentët vazhdojnë ti qëndrojnë kauzës së tyre për plotësimin e 8 kërkesave, për arsim cilësor. Ndërkohë që protesta e studentëve përpara Parlamentit do të mbyllej, njëri nga studentët që mori pjesë tha për mediat se nuk e sheh aspak të logjikshme hyrjen në mësim dhe braktisjen e protestës nga ana e disa studentëve. Andi Vrapi shpjegoi edhe arsyen pse vendosën që gjatë ditës së djeshme të protestonin përpara Parlamentit. “Ne erdhëm këtu sot vetëm për të bërë një përshëndetje dhe më pas do të rikthehemi në fakultete ku edhe do të vijojmë ngujimin dhe bojkotimin”- tha Andi Vrapi. Sipas studentit, nuk mund të shkojë dëm gjithë ajo fry-
më që shoqëroi protestën e tyre gjatë muajit të shkuar. Lidhur me zgjidhjen që ka ofruar qeveria për situatën në të cilën ndodhen studentët, atë të “Paktit për Universitetin” ai tha se e interpretonte si “pak për Universitetin”, sepse sipas tij ai nuk ofron një zgjidhje përfundimtare. Ai foli edhe për rikthimin e disa studentëve nëpër audi-
toret e fakulteteve duke nisur kështu procesin mësimor. “Disa studentë janë kthyer në fakultete për të bërë mësim, sepse disa kanë frikën e mungesave, disa të tjerë duan ti mbyllin studimet sa më shpejt dhe disa janë në prag të diplomimit dhe nuk duan të kenë probleme me finalizimin e diplomimit. Por unë ju them atyre se me këtë lloij sistemi
arsimor ajo diplomë nuk ju hyn në punë as në tualet”- u shpreh studenti. Andi Vrapi ftoi të gjithë studentët që të mos e braktisin frymën që nisi në dhjetor deri në realizimin e të gjitha kërkesave të tyre. Sipas tij, nuk i ngjan dita-ditës, për aq kohë sa kërkesat nuk janë plotësuar nuk ka asnjë arsye që të fillojnë frekuentimin e mësimit.
Pedagogët e Universitetit të Tiranës pritet të zhvillojnë sot një asamble të përbashkët me akademikë nga të gjitha fakultete e UT-së. Grupi organizator i akademikëve me përfaqësues nga Fakulteti Histori-Filologji, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Fakulteti i Shkencave Sociale i bëjnë thirrje për pjesëmarrje në këtë takim, gjithë pedagogëve të UT-së. Takimi është planifikuar të zhvillohet në ora 10 në sallën e madhe të godinës LIRIA. Synimi, sipas organizatorëve, është të dilet me një zë të përbashkët për Universitetin e Tiranës, në raport me situatën e krijuar dhe hapat në vazhdim. “Të premten, datë 25 janar 2019, në ora 10.00, në sallën e madhe të godinës LIRIA, mbahet takimi i parë i përgjithshëm mes asambleve të fakulteteve të Universitetit të Tiranës, Ky takim i përgjigjet situatës së krijuar në arsimin e lartë dhe propozimit të mbledhjeve të deritanishme të asambleve për takim mes asamblesh. Synimi është të dilet me një zë të përbashkët për Universitetin e Tiranës, në raport me situatën e krijuar dhe hapat në vazhdim. Ftohen të gjithë pedagogët e UT të marrin pjesë. Pjesëmarrja individuale e çdo pedagogu është vendimtare për të ardhmen e UT”, thuhet në deklaratën e grupit organizator.
BANORËT E UNAZËS SË RE DJEGIN FLETË-GJOBAT: DUAM DREJTËSI. DUAM HETIM PËR KËTË PROJEKT KORRUPTIV
B
anorët e “Unazës së Re” janë mbledhur sërish mbrëmjen djeshme për të protestuar kundër projektit korruptiv të qeverisë, banesat e të cilëve preken nga zgjerimi i rrugës. Tashmë në ditën e 82 të protestës së tyre, ata kanë bllokuar rrugën kryesore, ku kërkuan me thirrje revoltuese anulimin e projektit, duke e cilësuar këtë të fundit si të jashtëligjshëm dhe korruptiv. Teksa kanë marrë shkas nga shkarkimi i Afrim Qendros nga detyra e kreut të ARRSH-së, ata i kanë bërë të qartë kryeministrit Edi Ramës se i ka ardhur ora për t’u larguar nga pushteti. Ata shprehen se nuk mashtrohen nga lëvizjet e Edi Ramës i cili ka shkarkuar dje nga detyra
Banorët e “Astirit” në ditën e 82 të protestës, thirrje Ramës: Anulo projektin kreun e ARRSH-së Afrim Qendron. Sipas tyre Rama mund të emërojë e shkarkojë me qindra drejtorë, por banorët nuk do të tërhiqen nga protesta. “Ne nuk tërhiqemi mbrapsht deri sa të anulohet projekti. Nuk kënaqemi dhe as gënjehemi me këto që bën kryeministri duke hequr një drejtor dhe emëruar një tjetër”, deklaruan banorët. Në shenjë revolte, banorët dogjën disa shkresa dhe gjoba që ju kishin shkuar në banesat e tyre. Përballë këtij akti, banorët u shprehën se, “Siç po digjen këto
letra do digjen edhe të gjitha fadromat që do të guxojnë të na prishin shtëpitë”- thanë ata. Ndërkohë, ndër parullat e hedhura nga banorët ishin: “Poshtë projekti. Edvin, hajdut, kazan, legen. O Edvin e zagar, do të tërheqim me litar”. Ndërkaq një banor u shpreh se e vetmja gjë që ata po kërkojnë është drejtësi “Nuk pranojmë gjoba nga banda. Duam drejtësi. Duam hetim për këtë projekt korruptiv. Për shtëpitë tona përgjigjemi vetë. Shtëpitë do ti mbrojmë me armë”, u shpreh një tjetër banor, ndërsa fjalimi i tij shoqërohej me parullat: “Benzinën e kemi gati, hajde po ta mbajti. Unaza e bashkuar, ka për të fituar”.
POLITIKE
5
E premte, 25 JANAR 2019
“Partnerë kriminelë në aleancë strategjike” – Publikohet Botimi për Shkencat Policore në Frankfurt
Libri që trondit politikën. Qeveria “Rama” po pastron lekët e mafias dhe terrorizmit “Partnerë kriminelë në aleancë strategjike” është një libër që fokusohet tek lidhjet e Mafies Shqiptare me Shtetin Islamik (DAESH) nga Botimet për Shkencat Policore në Frankfurt (organ i policisë federale gjermane) dalë në qarkullim para dy javësh. I gjithë libri fajëson kryesisht qeverinë e Edi Ramës për mundësimin e larjes së parave në shkallë masive nga dy grupimet e mësipërme. Autorët Arthur Hartmann, Trygve Ben Holland dhe Sarah Holland japin shembuj të investiguar se si DAESh përdori struktura mafioze shqiptare për të shitur ligjërisht në Evropë e ShBA naftë bruto të 15 anijeve tanker. Edhe pse Shqipëria nga vitit 2014 mori statusin e kandidatit për në BE kontrollet e transaksioneve financiare mbeten joefektive, kontot bankare çelen pa verifikimin e duhur dhe xhungla e lojërave të fatit mund të fshehë gjërat. Shpërthimi masiv i kultivimit e tregtimit të kanabisit dhe kalimi në drogat e rënda po ndodh pavarësisht nga ndihma ndërkombëtare. Rasti “Tahiri”, Ministër i Brendshëm 2013-2017, i akuzuar për favorizim të narkotrafikantëve është evident sa që eurodeputeti Manfred Weber,
i cili pritet të zëvendësojë Jean Claude Juncker në krye të Komisionit Europian dhe kancelarja gjermane Merkel ushtruan trysni ndaj kryeministrin Rama që ky të hiqte proteksionin mbi Tahirin. Por edhe ministri tjetër i Brendshëm Fatmir Xhafaj pati probleme në vëllain e tij. Autorët japin shembuj të ndryshëm se si me gjithë rigorozitetin e ligjeve të reja, forcat lokale fusin nga penxherja atë që dje hynte nga dera. Ngjyrime satirike shfaqen
në bisedën me një deputet të mazhorancës qeverisëse, i cili nuk ka dëgjuar kurrë për këto probleme për të cilat “nëse ekzistojnë, atëherë fajin e ka Perëndimi”. I njohur rezulton edhe rasti i ABI Bank, licencimi i së cilës u konsiderua jo transparent nga institucionet financiare ndërkombëtare si FMN etj. Autorët shënojnë se me gjithë praninë në Shqipëri të celulave të Al Kaedas më herët e të DAESH-it aktualisht nuk ka radikalizim fetar në shoqërinë shqiptare e cila
është në shumicë myslimane. Gjithashtu, Mafia Shqiptare nuk ka afërsi ideologjike me DAESHin, por kur mundet operon me të thjesht për të maksimizuar fitimin financiar. Ky libër pati jehonë në Gjermani dhe për të ka shkruar edhe e përditshmja kryesore Frankfurter Allgemeine Zeitung KRIMINELLE PARTNER: Strategische Allianzen VON ALEXANDER HANEKE-AKTUALISIERT Marrë nga Syri.net
DEPUTETI I LSI-së
Braimllari: Rama pastron paratë e mafias dhe të terrorizmit nëpërmjet qeverisë së tij Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet ku shprehet se Edi Rama nëpërmjet qeverisë së tij kriminale po pastron paratë e mafias, duke favorizuar terrorizmin dhe duke cënuar rëndë sigurinë kombëtare dhe stabilitetin e vendit. “Edi Rama pastron paratë e mafias dhe të terrorizmit nëpërmjet qeverisë së tij. “Partnerë kriminelë në aleancë strategjike” është një libër që fokusohet tek lidhjet e Mafies Shqiptare me Shtetin Islamik (DAESH) nga Botimet për Shkencat Policore në Frankfurt (organ i policisë federale gjermane), dalë në qarkullim para dy javësh. Edi Rama nëpërmjet qeverisë së tij kriminale po pastron paratë e mafias duke favorizuar terrorizmin dhe duke cënuar rëndë sigurinë kombëtare dhe stabilitetin e vendit. Edi Rama po eksporton destabilitet për fqinjët dhe Europën, e ka kthyer vendin në lavatriçe të pastrimit të parave të terrorizmit dhe mafias nëpërmjet politikës së tij kriminale të kultivimit të kanabisit dhe me pas kalimi tek drogërat e forta duke e kthyer Shqipërinë në rrugën kryesorë të transportit të drogës në Europë. Nëpërmjet transaksioneve Bankare ku e famshmja ABI Bank del kudo. Edi Rama vuri çdo aset shtetëror në dispozicion të fuqizimit të mafias. Duke filluar nga ministra të brendshëm të lidhur me krimin e organizuar tek Drejtor Policie, duke cënuar rëndë sigurinë Kombëtare. I gjithë ky mekanizëm shtetëror është vënë në funksion të mafias dhe terrorizmit nga një Kryeministër trafikantë”- tha deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari.
KREU I DEPARTAMENTIT TË POLITIKËS SË JASHTME NË PD, KRESHNIK ÇOLLAKU: SKANDALI QË POSHTËRON NJË KOMB “Partnerë kriminelë në aleancë strategjike”, libri që fokusohet tek lidhjet e Mafies Shqiptare me Shtetin Islamik (DAESH) nga Botimet për Shkencat Policore në Frankfurt (organ i policisë federale gjermane) dalë në qarkullim para dy javësh, ka shkaktuar dje reagime nga kampi opozitar. I gjithë libri fajëson kryesisht qeverinë e Edi Ramës për mundësimin e larjes së parave në shkallë masive nga dy grupimet e mësipërme. Autorët Arthur Hartmann, Trygve Ben Holland dhe Sarah Holland japin shembuj të investiguar se si DAESh përdori struktura mafioze shqiptare për të shitur ligjërisht në Evropë e ShBA naftë bruto të 15 anijeve tanker. Duke marrë shkas nga këto të dhëna, kreu i Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, Kreshnik Çollaku përmes një reagimi në rrjetet sociale, shprehet se lajmi në fjalë përveçse kërkon një hetim të plotë kombëtar dhe
“Qeveria Shqiptare ortake me organizatat terroriste”, PD: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare ndërkombëtar të specializuar, meriton gjithashtu angazhimin aktiv dhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë. “Skandali që poshtëron një Komb. Lajmi i bërë publik nga Botimet për Shkencat Policore në Frankfurt (organ i policisë federale), ku sipas të cilit qeveria shqiptare, përmes bashkëpunimit me mafien shqiptare në Evropë është futur në linja bashkëpumimi me Organizata Terroriste si DAESH etj, në pastrim parash, kontrabandë, etj, është lajmi më i rëndë në 29 vite pluralizëm në Shqipëri. Lajmi i botuar në Gjermani nuk është lajm i ri. Në raportin e vitit 2018 të Departamentit të Shtetit dhe të CIA-s, qartësisht është bërë publik shqetësimi se “Shqipëria
është kthyer në dispeçeri të #OpiumitAfgan drejt Evropës, dhe se “ekonomia më aktive” në Shqipëri është ajo e pastrimit të parave. Për njohësit e çështjeve të sigurisë dhe atyre ndërkombëtare është fakt i njohur se Trafikimi i Opiumit nga Afganistani në Evropë dhe Pastrimi Ndër-
kombëtar i Parave të ardhura nga ky aktivitet, janë ekonomitë bazë dhe burimi kryesor financiar i #Terrorizmit. Vetëm pak kohë më parë zv.Sekretari i Departamentit të Shtetit theksoi se ky aktivitet trafikimi në Ballkan, dhe posaçërisht në Shqipëri, cënon Sigurinë Kombëtare të
SHBA dhe Nato. Qeveria dhe Mafia Shqiptare në bashkëpunim, me këtë implikim të rrezikshëm i kanë dhënë një goditje të fortë #OrientimitStrategjik të Shqipërisë dhe nivelit të besueshmërisë së Shqipërisë në NATO. Lajmi përveçse kërkon një hetim të plotë kombëtar dhe ndërkombëtar të specializuar, meriton gjithashtu angazhimin aktiv dhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Akuza,”Shqipëria partnere me Terrorizmin”, është një vulë e rëndë për popullin e kombin që NATO-s dhe SHBA i dedikon mbijetesën e çlirimin e gjysmës së vet. Ky është Skandali që poshtëron një Komb”tha Kreshnik Ccollaku.
POLITIKE
6 E premte, 25 JANAR 2019
QËNDRIMI GJERMAN
Kancelarja Merkel: Asnjë ndryshim kufijsh mes Serbisë dhe Kosovës nuk do lejojmë Ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm për Berlinin, kështu është shprehur kancelarja gjermane Angela Merkel për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Këtë deklaratë e ka shprehur në Davos të Zvicrës. Sipas “Koha Ditore”, nga burime të sigurta, takimi i mbajtur në margjinat e Forumit Botëror Ekonomik të Davosit është shfrytëzuar nga kancelarja gjermane mes të tjerash për t’ia qartësuar presidentit serb se pozicioni gjerman rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëveshjes së paralajmëruar përfundimtare nuk ka ndryshuar. Një burim i mirinformuar i ka thënë gazetës se në takim Merkeli ia ka kujtuar Vuçiç pozicionin e Berlinit se ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm. Korrigjimi i kufijve apo këmbimi i territoreve është i papranueshëm për Qeverinë gjermane, ka thënë burimi.
Merkeli ia ka kujtuar Vuçiç pozicionin e Berlinit se ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm. Korrigjimi i kufijve apo këmbimi i territoreve është i papranueshëm për Qeverinë gjermane Reagime ndërkombëtare për largimin e Ditmir Bushatit nga ministria e Jashtme
L
argimi i Ditmir Bushatit nga drejtimi i diploma cisë shqiptare ka shkaktuar habi jo vetëm në Shqipëri, por edhe te partnerët ndërkombëtarë. Shkarkimi i tij nga kryeministri Edi Rama pa motivacion zyrtar dhe në momentin që Shqipëria pritet të ketë një rol më të madh në Rajonin e Ballkanit, ka bërë që edhe diplomatë të rëndësishëm ndërkombëtarë të shohin me skepticizëm lëvizjet në diplomacinë e Tiranës. Aq i papritur duket largimi i tij, sa dhe diplomatët që zakonisht nuk komentojnë në publik ndryshimet në përfaqësimin e vendeve të tjera, këtë herë kanë “thyer rregullin” duke e shprehur hapur pakënaqësinë me ndryshimet e ndodhura në Tiranë në krye të diplomacisë shqiptare. Reagimet kanë ardhur jo vetëm në mënyrë private te zyrtarët e qeverisë shqiptare, por nuk kanë munguar dhe komentet publike në rrjetet sociale. Në profilin zyrtar të Twitter të Ditmir Bushatit janë me qindra reagime keqardhje për largimin e tij dhe qëndrime pro punës që ai ka bërë në më shumë se pesë vjet në Ministrinë e Jashtme. Ato që bien në sy në reagimet publike janë të disa prej emrave të diplomacisë së
Ministrat e BE: Do na mungosh! Komentet të tilla nga diplomatë ndërkombëtarë që zakonisht janë të kursyer në komente dhe epitete, marrin një tjetër kuptim në rastin e shkarkimit të një ministri të Jashtëm. Është një sinjal që shkon jo vetëm si mbështetje personale për Bushatin, por edhe si mesazh për kreun e qeverisë që largoi një nga ministrat më të aftë dhe ka Bashkimit Europian, si ministri gjerman për Europën, Michael R oth, një Roth, politikan i rëndësishëm i Bashkimit Europian, Margot Wallström, Ministre e Jashtme e Suedisë, apo dhe Knut Fleckenstein Fleckenstein, eurodeputet, Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Ministri gjerman shprehet hapur në komentin e tij se nga ministria e Jashtme e Shqipërisë u largua “një udhëheqës i guximshëm politik dhe një europian i përkushtuar”. Gjithashtu dhe ministrja e Suedisë vlerëson Bushatin për punën e madhe që ka bërë diplomacia shqiptare gjatë viteve të fundit. Raportuesi për Shqipërinë në PE, duke vlerësuar profilin e
Bushatit shprehet se; “Herët a vonë rrugët tona do të kryqëzohen prapë. Dhe unë po pres për këtë moment”. Ndërkohë zyrtarë të institucioneve ndërkombëtare si UNICEF, në mënyrë më të drejtpërdrejtë thonë hapur se “largimi i Bushatit është do të krijojë një boshllëk që nuk do të plotësohet letë”.
krijuar një paqartësi në politikën e Jashtme të Shqipërisë. Disa nga mesazhet publike të autoriteteve ndërkombëtare për Ditmir Bushatin: Michael R oth, ministër i Roth, Shtetit në Gjermani për Marrëdhëniet me Europën : “Një udhëheqës i guximshëm
politik, një mik i mirë dhe një europian i përkushtuar. Faleminderit shumë Ditmir Bushati! Do të na mungosh!” Margot W allström, Ministre Wallström, e Jashtme e Suedisë: “Faleminderit Ditmir për punën e madhe, bashkëpunim të mirë dhe miqësinë! Të gjitha të mirat për të ardhmen!”. Knut Fleckenstein, eurodeputet, R aportuesi për Raportuesi Shqipërinë në Parlamentin Europian: ”Faleminderit për bashkëpunimin shumë të mirë! Unë shpresoj, ne do të takohemi sërish. Herët a vonë rrugët tona do të kryqëzohen prapë. Dhe unë po pres për këtë moment”,
Verena Knaus Knaus,, Këshilltare e Lartë për Migracionin në UNICEF: ““Po lini bosh një hapësirë që të MADHE për tu mbushur”. Shqipëria ishte me fat që ju përfaqësonit interesat e saj. Johan Ndisi, ambasador i Suedisë në Shqipëri: ”Faleminderit Ditmir Bushati për përkushtimin tuaj personal duke bërë të mundur që bashkëpunimi ynë të forcohet edhe më tej gjatë mandatit tuaj si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë. Diskutimet e frytshme në Tiranë dhe Stokholm me e ministren Margot Wallstrom ishin shembuj të mirë për këtë”.
POLITIKE
7
E premte, 25 JANAR 2019
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi takim me strukturat e LSI-së në Kavajë
Kryemadhi: Mision kombëtar, largimi i Kryeministrit që po shkatërron Shqipërinë K
ryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me anëtarët e LSI në qytetin e Kavajës. Në këtë takim, Kryemadhi duke e cilësuar Kavajën qytetin e demokracisë, foli për protestën e madhe të opozitës të 16 shkurtit. Kryemadhi tha se protestat e opozitës nuk fillon dhe nuk mbaron në 16 shkurt. Ajo tha se në 16 shkurt të gjithë shqiptarët pa dallim bindjesh dhe ideologjie do të mblidhen për rrëzimin e kryeministrit Rama, pasi siç theksoi Kryetarja e LSI-së, largimi i kryeministrit që po shkatërron Shqipërinë nuk është një aksion politik, por është një mision kombëtar. “16 Shkurti do të jetë një datë që ne do të mblidhemi të gjithë, do të mblidhemi të gjithë pa dallim bindjesh politike sepse nuk është më çështje ideologjie dhe as rrotacioni politik. Tashmë situata, në të cilën ndodhet Shqipëria është mjaft alarmante. Largimi i këtij Kryeministri që ka marrë peng PS-në, qeverinë dhe Parlamentin, nuk është më vendim politik dhe as aksion politik”,- tha Monika Kryemadhi. Fjala e plotë e Kryetares së LSI-së: Mirëmbrëma miq, motra dhe vëllezër. Që nga kjo sallë në fakt duket e vogël që brenda saj ka një zjarr të paparë dhe më shumë se kushdo tjetër e dimë ne politikanët që një sallë në Kavajë kur mbushet plot do të thotë se diçka do të ndodhë, do të thotë që diçka po vjen. E tha Bakiu pak më përpara që Kavaja është qyteti i demokracisë. Në fakt është qyteti i demokracisë, por mbi të gjitha është qyteti i revoltës ku nga ky qytet filloi e gjithë lëvizja demokratike e 27 viteve apo e 28 viteve më parë. Filloi ajo lëvizje që solli në fakt ndryshimin e gjithë Shqipërisë dhe jam e bindur që edhe sot ku ne jemi vetëm një pjesë e qytetit të Kavajës, jemi vetëm një pjesë e politikës së qytetit të Kavajës. Do të fillojë dhe do të vlojë akoma dhe më shumë sepse kavajasit janë ata, të cilët jo vetëm që e ndjejnë, por janë ata, të cilët përmbysin çdo regjim që mundohet t’i marrë frymën qytetarëve të saj. Ne sot kemi një datë, që është data 16 Shkurt, data e fillimit të protestave të opozitës. Por për hir të së vërtetës protesta e shqiptarëve as nuk fillon dhe as nuk mbaron me 16 Shkurt. Protesta e shqiptarëve ka filluar me protestën e banorëve të Unazës së Re, të cilët zbërthyen dhe zbardhën skemën e mashtrimit dhe të vjedhjes sesi qeveria e Rilindjes vjedh shqiptarët . Kemi protestën e studentëve që shkon në ditën e 47të apo 48-të të atyre studentëve, të cilët hapur dhe pa asnjë lloj organizimi, por përkundrazi u solidarizuan me njëri tjetrin kundër grabitjes, kundër zhvlerësimit dhe kundër indiferencës së kësaj qeverie, e cila ka qenë gjithmonë indiferente ndaj qytetarëve të saj. Protesta e 16 Shkurtit as nuk fillon dhe as nuk mbaron me 16 Shkurt sepse janë bizneset e vogla, të cilat çdo ditë edhe më shumë po falimentojnë dhe po mbyllen për shkak të taksave të larta. Prandaj, protesta e bizneseve të vogla ka ditë që ka filluar, ka ditë dhe muaj që ka filluar dhe pse ne nuk e shikojmë. Është protesta e naftëtarëve, është protesta e minatorëve, është protesta e mësuesve, të cilët presin që të merrnin pagën 13, por nuk mund ta merrnin. Është protesta e mjekëve dhe infermierëve, të cilët çdo ditë dhe më shumë po largohen nga Shqipëria sepse nuk e kanë të mundshme për të punuar dhe për të pasur pagesën që ata duan. Është protesta e pensionistëve, është protesta e pensionistëve sepse janë ata, të cilët me pensionin e tyre qesharak nuk arrijnë dot të paguajnë dritat dhe ujin dhe jo më ilaçet. 16 Shkurti do të jetë një datë që ne do të mblid-
hemi të gjithë, do të mblidhemi të gjithë pa dallim bindjesh politike sepse nuk është më çështje ideologjie dhe as rrotacioni politik. Tashmë situata, në të cilën ndodhet Shqipëria është mjaft alarmante. Pse e them këtë? E them këtë sepse 80% e popullit të Kavajës kanë fëmijët e tyre që janë emigrantë në Itali apo dhe në shumë vende të tjera të Bashkimit Europian. Dhe jam e bindur që edhe Kavaja është një nga qytetet që mund të ketë përqindjen më të lartë për të pasur Shqipërinë në BE. Ju e dini shumë mirë se si djemtë dhe vajzat e Kavajës, punojnë në Itali, punojnë në Francë, në Gjermani, në Greqi e kudo dhe ju e dini shumë mirë se si pjesa më e mirë e familjeve të Kavajës mbahen me paratë që djemtë e saj i dërgojnë këtu. Këtu e kupton shumë mirë edhe dëshirë që ka populli i Kavajës për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe që të jesh anëtare e saj, Shqipëria duhet të hapi negociatat në qershor. Që ti hapësh këto negociata, politika duhet të bëjë disa detyra, që fillojnë njëra pas tjetrës, me reforma, me dialogun politik, me respektin që qeveria duhet të ketë ndaj qytetarëve të saj, por mbi të gjitha me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Që të hapen këto negociata duhet një vullnet politik. Vullneti politik kurrë nuk i ka munguar opozitës, por përkundrazi opozita shumë herë ka dalë mbi veten e saj, mbi aksionet e saj politike, vetëm e vetëm për ti dhënë mundësinë dhe për ti dhënë shansin Shqipërisë për t’u hapur negociatat. Çdo ditë e më shumë jo vetëm shqiptarët, jo vetëm të rinjtë e të rejat, por edhe ndërkombëtarët po e kuptojnë se si problemi i hapjes së negociatave nuk qëndron as te shqiptarët që po varfërohen çdo ditë e më shumë, as te opozita që po tregohet tolerante çdo ditë e më shumë, por problemi qëndron te një njeri i vetëm. Nuk qëndron as te Partia Socialiste, por qëndron te një njeri i vetëm që ka marrë peng PS-në, qeverinë dhe Parlamentin. Ky është Edi Rama! Prandaj që Shqipëria të jetë një vend si të gjithë vendet e tjera të BE-së, sepse o i takon Shqipërisë për të qenë evropiane, o s’i takon vendi tjetër, se është në mes të Europës. Prandaj për t’u hapur dhe për ta pasur Shqipërinë një vend europian, ashtu siç e meritojnë të rinjtë dhe të rejat shqiptare, ashtu siç e meriton
populli shqiptar, ne nuk kemi zgjidhje tjetër. Të largojmë Edi Ramën në mënyrë të tillë që t’i krijojmë shanse të barabarta të gjithë shqiptarëve kudo që janë, pa dallim bindje politike, pa dallim feje, pa dallim krahine dhe ideje. Largimi i këtij Kryeministri që ka marrë peng PS-në, qeverinë dhe Parlamentin, nuk është më vendim politik dhe as aksion politik. Largimi i këtij njeriu është mision kombëtar, sepse çdo ditë e më shumë ky njeri jo vetëm grabit Shqipërinë, jo vetëm grabit të varfrit, jo vetëm shkatërron Shqipërinë, por ky njeri çdo ditë e më shumë po shkatërron familjen e tij, njerëzit e tij, rrethin e tij familjar, sepse nuk e kupton që ka hyrë në një rrugë pa kthim. Kur krimi të kap nga koka, nuk të lëshon më. Prandaj të iki Edi Rama që të shpëtojë Shqipëria dhe shqiptarët një orë e më përpara. Ju e dini më mirë se kushdo tjetër, sepse Kavaja është një qytet që për hir të së vërtetës ku kalojnë të gjithë rrugët që të çojnë në jug të Shqipërisë dhe biznesi e ekonomia, gjithmonë kanë qenë pjesë përbërëse e jetës tuaj ekonomike, por dhe shoqërore. Jam e bindur që biznesi i Kavajës e ndjen më shumë se kushdo tjetër, se si ekonomia shqiptare po tkurret çdo ditë edhe më shumë dhe tkurret për shkak të taksave të larta, tkurret për shkak të çmimit të lartë të energjisë elektrike, tkurret për shkak të shumë e shumë detyrimeve apo edhe gjobave që u vendosen bizneseve sepse për të mbushur thesin e buxhetit të shtetit, qeveria paratë e të varfërve i fut në xhepin e oligarkëve, ndërkohë që biznesin e ndershëm e masakron dhe e sakaton me gjoba. Jam e bindur që biznesi është ai që është sot, më i zemëruari me këtë politikë, me politikën e gjobave dhe me politikën e hakmarrjes sepse qeveria e Rilindjes nuk e ka parë biznesin si partner, ku biznesi paguan taksa, paguan detyrimet e tij dhe këto para përdoren për të zhvilluar infrastrukturën, për të krijuar një sistem që ekonomia shqiptare të rritet dhe duke u rritur ekonomia shqiptare ne krijojmë më shumë vende të reja pune, ne ju japim më shumë shanse të rinjve dhe të rejave që të qëndrojnë në Shqipëri dhe jot ë largohen si emigrant pa identitet në rrugët e Evropës. Qeveria
e Edi Ramës e ka parë biznesin si armik, nuk e ka parë biznesin si partner, dhe nëse një qeveri do të shikojë biznesin si armik, sigurisht që ajo qeveri jo vetëm ka nënshkruar fundin e saj, por ajo qeveri ka shkatërruar ekonominë dhe të ardhmen e vendit, prandaj ne nuk kemi zgjidhje tjetër, ne kemi vetëm një rrugë, rrugë e cila do të na çojë drejt zhvillimit të Shqipërisë. Kemi një rrugë, e cila do të na çojë drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe rruga e vetme është rrëzimi i kësaj qeverie që nuk përfaqëson gjë tjetër veçse krimin e organizuar dhe që nuk përfaqëson gjë tjetër veçse një grup njerëzish që i varfëron çdo ditë edhe më shumë shqiptarët. Prandaj largimi i kësaj qeverie një orë dhe më përpara do të jetë shpëtim për shqiptarët, do të jetë një ekonomi më e mirë për shqiptarët, do të jetë një arsim më i mirë për shqiptarët, do të jetë një shëndetësi më e mirë për shqiptarët, do të jetë një zhvillim më i mirë dhe më i begatë për shqiptarët dhe fëmijët e shqiptarëve. Të them të drejtën unë kam ardhur disa herë në Kavajë, qëkur kam qenë anëtare e Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar, kur në atë kohë kandidonte për Partinë Socialiste, Sali Vogli. Pse e them këtë? Dhe në fakt që të dilje në atë kohë për PS, jo, e them këtë sepse për të kuptuar frymën e asaj që është shumë e rëndësishme, dhe që të dilje në atë kohë dhe të thoje jam me Partinë Socialiste ishte si një lloj mëkati, por vitet kaluan dhe çfarë kuptuam, çfarë kuptova unë për veten time? Nuk ka rëndësi se çfarë flamuri partie mban në Kavajë, rëndësi për Kavajën dhe kavajasit ka që t’i duash njerëzit, t’i respektosh dhe t’i jesh mirënjohës këtij populli, mikpritës dhe të dashur dhe unë mendoj që kavajasit dhe kavajaset janë njerëz të mrekullueshëm, dhe jam e bindur që ndryshimi do të fillojë nga Kavaja. Pse do të fillojë nga Kavaja? Sepse edhe në ’90-n nga Kavaja filloi. U ngritën studentët, por më pas u ngritën punëtorët e Kavajës, punëtorët e Tiranës, iu bashkuan atyre dhe e përmbysën atë regjim. Vetëm se ka një ndryshim të vogël, në ’90-n shqiptarët përmbysën një bust, por edhe një sistem. Në 2019-n do të përmbysin një klikë dhe një sistem shumë më të inkriminuar dhe shumë më të keq se ai sistem që kaluam. Pse? Sepse sistemet ideologjike janë sisteme ideologjike, por sistemet kriminale janë më të poshtra, sepse hyjnë në çdo qelizë të familjes dhe po hyre në qelizën e një familje, ke hyrë në qelizën e një kombi. Prandaj edhe slogani unë është shumë i thjeshtë: Ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tuaj, ashtu sikurse luftojmë për familjet, për shtëpitë tona, ashtu duhet të luftojmë edhe për Shqipërinë, edhe për vendin tonë , sepse shqiptarët e meritojnë m shumë se kushdo tjetër. Nuk dua të zgjatem shumë, por sinqerisht iu jam shumë mirënjohëse të gjithë grupit, duke filluar nga Bakiu, por edhe Çimi, Tosi, të gjithë shokët që janë angazhuar në të gjitha fushatat tona, sepse LSI-a nuk do të kishte rezultatin e saj të mrekullueshëm në Kavajë pa këtë grup pune, pa këtë grup njerëzish, të cilët i dhanë shpirtin LSI-së. Por unë dua të them diçka: Vërtet marrëdhënia midis LSI-së dhe njerëzve të saj nuk është marrëdhënie materiale, por shpirtërore. Vetëm kjo do të na mbajë të gjithëve bashkë. Vetëm kjo do të na mbajë të pastër, vetëm kjo do të na mbajë të fortë dhe solidarë. Dhe vetëm kjo marrëdhënie solidare do të largojë të gjitha shushunjat që i pinë gjakun LSI-së dhe tani po jua pinë gjakun Partisë Socialiste. Unë ju uroj me shpirt gjithë të mirat e kësaj bote. Zoti ju ruajttë dhe ju bekoftë ju dhe familjet tuaja. Faleminderit!
POLITIKE
B
ashkia e Tiranës, me rastin e 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të atit të Pavarësisë së Shqipërisë, nderoi figurën dhe kontributin e tij në hedhjen e themeleve të shtetit shqiptar. Pasi vendosi kurora me lule në shtatoren në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim edhe me Ambasadën e Italisë, organizoi një sërë aktivitetesh dedikuar posaçërisht Ismail Qemalit, në gjimnazin që mban emrin e tij, tashmë tërësisht i rikonstruktuar. Pjesë e këtyre aktiviteteve u bë edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si dhe ambasadori italian në vendin tonë, Alberto Cutillo. Fillimisht ata mbollën disa pemë në oborrin e shkollës, si simbol i përjetësisë së emrit dhe veprës së Ismail Qemalit, ndërsa vizituan edhe një ekspozitë me foto dhe piktura të organizuar nga nxënësit e shkollës. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi rolin që luajti Ismail Qemali në historinë e Shqipërisë dhe theksoi rëndësinë që ka kontributi edhe i një njeriu të vetëm në shoqëri. “Nuk e di nëse do të kishim të njëjtin fat si komb apo të njëjtin përfundim si përpjekje, nëse ky njeri nuk do të ekzistonte. Këtë ndoshta nuk do ta dimë kurrë, por ajo që dimë është që: Po, një njeri mund ta ndryshojë botën. Pra, një njeri ka fuqi të bindë katër vetë për të marrë një vendim për familjen. Por, në qoftë se mund të bindim një familje, a mund të bindim një shkallë pallati? Nga nisma e një qytetari ndryshon politika e një qyteti. Kështu, miqtë e mi, sidomos ju që jeni më të rinj, nëse doni një provë se si një njeri mund të ndryshojë fatet e një kombi, besoj se inkurajimi
8
E premte, 25 JANAR 2019
Kryebashkiaku i Tiranës dhe ambasadori italian aktivitete dedikuar posaçërisht Ismail Qemalit, në gjimnazin që mban emrin e tij
100 vjetori i vdekjes, Veliaj: Ismail Qemali ndryshoi fatet e kombit
më i madh është jeta e Ismail Qemalit”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës. Gjithashtu, Veliaj shtoi se historia e Ismail Qemalit duhet t’i shërbejë shumë të rinjve edhe për të çuar përpara idetë e tyre, pavarësisht faktit nëse ato mund të kundërshtohen nga të tjerët. “Ndonjëherë të bësh gjënë e drejtë apo gjënë e duhur, nuk të bën njeriun më popullor. Nëse ka një mësim për ju sot është: E
di çfarë, punë e madhe nëse një ide që ju besoni fort nuk është ideja më popullore dhe punë e madhe çfarë statusesh mund të bëjë dikush kundër idesë suaj; punë e madhe nëse njerëzit ju përgojojnë. Asnjë njeri nuk e ka ndryshuar botën nga tavolina e kafesë. E kanë ndryshuar ata që ndoshta fillimisht janë përbuzur, janë përgojuar, por në fund të ditës i kanë mbajtur
sytë tek përfundimi”, u shpreh Veliaj. Ai theksoi se sot mjetet e komunikimit dhe lëvizjes mund ta bëjnë një shqiptar shumë herë më të dobishëm për interesat e vendit, pavarësisht nëse mund të jetojë brenda kufijve apo mund të jetë diku në një vend tjetër sado larg. “Ismail Qemali ishte shembulli se Shqipërinë mund ta doje në Stamboll, në zemër të Perandorisë që na kishte pushtu-
ar për 500 vjet; Shqipërinë mund ta doje në Paris, mund ta doje në Londër, mund ta doje kudo. Pra, secili prej nesh, në varësi të rrugëtimeve që do të ketë në jetë, disa ndoshta do të largohen për të studiuar në Itali, por ne mund të jemi të dobishëm kudo. Nëse dikush ishte i dobishëm në atë kohë, 100 vite më parë, me letrat, mesazhet e porositë dhe organizimet që merrnin shumë kohë dhe shumë energji, shumë distancë, sot në epokën moderne mund të jemi ambasadorë të Shqipërisë kudo. Një nxënës, një student i shkëlqyer, një talent mund t’i sjellë emër të mirë vendit tonë kudoqoftë ai”, tha Veliaj. Kryebashkiaku kërkoi nga të rinjtë e këtij gjimnazi që të jenë bashkëpunues dhe të mbështesin njeri-tjetrin, pasi vetëm kështu mund të ecin përpara në jetë, por edhe duke kontribuar për vendin. Ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo vlerësoi Ismail Qemalin si një figurë që kishte reputacion të lartë edhe në Itali, ku dhe kaloi ditët e fundit të jetës, ndërsa falenderoi Bashkinë e Tiranës që nëpërmjet punës po përmirëson kushtet në të gjitha shkollat e Tiranës. “Motivi për të cilin jam këtu është se ky gjimnaz i shkëlqyer ka në gjirin e tij edhe një seksion dygjuhësh italo-shqiptar dhe mendojmë se kjo është një formulë tejet e rëndësishme për të pasuruar më tej formimin dhe arsimimin e nxënësve shqiptarë, duke bërë të mundur që, krahas mësimit të një gjuhe të huaj, të mësojnë edhe lëndë të ndryshme në gjuhë të huaj, pra për të përjetuar nga afër një gjuhë të huaj dhe kulturën e saj”, tha Cutillo.
KRYEMINISTRI INTERVISTË PËR DE WELT: DO TË BËHET SHUMË MË KEQ PËRPARA SE TË BËHET SËRISH MIRË
Rama: Ndryshova 70% të ministrave, se kemi nevojë për energji të re G
azeta e njohur gjermane “Die Welt” ka intervistuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili vazhdon të hapë atje ekspozita me pikturat e tij. Por jo vetëm për pikturën, kryeministri ka shuar kuriozitetin e gazetarëve gjermanë edhe për sa i përket “dashurisë” së tij me kancelaren Merkel. Ai po ashtu ka treguar edhe pse bëri lëvizjet më të fundit në kabinetin qeveritar, ndryshime për të cilat nuk i kurseu batutat. Çfarë keni bërë sot në detyrë në cilësinë e kryeministrit? Kam ndërruar disa ministra, rreth 70 përqind prej tyre. Kemi thuajse një qeveri të re tani që po flasim. Cila është arsyeja? Tingëllon si një krizë qeveritare? Herë pas here kemi nevojë për energji të re, për lojtarë të rinj në fushë, në mënyrë që të mos bëjmë të njëjtin gabim si kombëtarja
gjermane e futbollit pas fitores së Kupës së Botës. Çfarë do të thotë të udhëheqësh një vend? Që të jesh përgjegjës? Është jeta e çmendur dhe e egër e një njeriu, që duhet të merret njëkohësisht me një numër të jashtëzakonshëm fatesh dhe temash. Nuk është më e lehtë që të menaxhosh një vend të vogël sesa të drejtosh një vend të madh, shumëkush nuk e imagjinon. Shpejtësia e komunikimit është e jashtëzakonshme dhe qasja e njerëzve për mua është shumë e drejtpërdrejtë dhe intensive. Unë vazhdimisht shqyrtoj, gjykoj, marr vendime dhe zhvilloj strategji për të gjetur një mënyrë që vendi ynë të arrijë qëllimet. Toka në të cilën lëviz është gjithmonë në lëvizje. Është si një lojë globale shahu. A jeni i kënaqur me veten?
Të mbash postin e kryeministrit është një punë e vështirë. Por nëse do isha i kënaqur, nuk do isha i duhuri për këtë post. Është diçka që duhet të shkojë më tej. Edhe nëse vetë do isha i kënaqur, nuk do ndalesha kurrë, nuk më shkon për shtat. E njëjta gjë është në art. Unë vazhdoj të vizatoj. Ju udhëtoni shpesh nëpër Europë dhe botë. Si po evoluon
Europa? Do të bëhet shumë më keq përpara se të bëhet sërish mirë. Për fat të keq, nuk mund të lexoj filxhanin e kafesë, e di që ka politikanë të tjerë që besojnë se janë të aftë ta bëjnë këtë. Unë nuk u përkas atyre. Me të vërtetë nuk mund të parashikoj të ardhmen. Çfarë mund të bëjmë tjetër për demokracinë në Europë? Nëse mund të jem i sinqertë me
ju, jo aq shumë. Po u them diçka nga këndvështrimi im. Deri më tani kemi qenë jashtëzakonisht me fat pasi kemi punuar e jetuar në një kohë me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Po, bashkë me Angela Merkel dhe Gjermaninë. Unë sinqerisht shpresoj që ajo të qëndrojë me ne, pasi vizioni i saj nuk humb kaq lehtë. Shpresoj shumë që Gjermania ta kuptojë se nuk është vetëm përgjegjëse për të ardhmen e fëmijëve gjermanë, por edhe të Europës dhe më gjerë. Bëhet fjalë për çështje pushteti mbi të gjitha. Dhe cila është qasja e vendit tuaj, e popullsisë shqiptare? Ende e duam Evropën. Jemi gjithmonë të gatshëm për të dhënë PO. Jemi akoma të dashuruar pasi nuk jemi martuar akoma. Pas martesës do e shohim nëse do jemi ende të lumtur.
POLITIKE
9
E premte, 25 JANAR 2019
Presidenti: Për kandidaturën e Bahri Shaqirit në krye të KLSH-së, vendimin e kam marrë në mbështetje të Kushtetutës
P
residenti i Shqipërisë, Ilir Meta zhvilloi dje homazhe dhe vendosi kurora me lule te shtatorja e Ismail Qemalit, për të përkujtuar 100 vjetorin e vdekjes së tij. Në një prononcim për mediat, Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e babait të kombit në themelimin e shtetit modern. “Sot është momenti jo vetëm të përkulemi para veprës së tij por edhe të angazhohemi për forcimin e shtetit shqiptar, ruajtjen dhe lartësimin e simboleve tona kombëtare por njëkohësisht edhe për përmbushjen e ëndrrës së tyre për një Shqipëri plotësisht europiane”- u shpreh Presidenti Meta. Ndërsa në një shënim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Kreu i Shtetit dha këtë mesazh. “Në përvjetorin e 100 të kalimit të Tij në përjetësi, përulem me respekt dhe nderim para veprës së ndritur të Atit të Pavarësisë së Shqipërisë, themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemali, një prej burrave më të mëdhenj të kombit tonë. Shqipëria e pavarur dhe europiane ishte ëndrra e tij, që kërkon shumë punë për t’u përmbushur”- u shpreh Presidenti Ilir Meta. Kreu i KLSH-së Presidenti Ilir Meta foli dje edhe për kandidaturën e Bahri Shaqirit në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, për të cilin ai nënvizoi se vendimin e ka marrë në mbështetje të Kushtetutës. Duke folur pas ceremonisë së homazheve te busti i Ismail Qemalit, Meta u tregua sërish i rezervuar në komentet për delegimin e kompetencave të Ministrit të Jashtëm te Gent Cakaj. Më parë parlamenti rrëzoi dhe emrin e Vitore Tushës e propozuar nga Meta për kryetare të KLSH-së. Pyetje: A ishte Kushtetuta e para kur firmosët dekretin e zotit Bahri Shaqiri? Mazhoranca thotë se ka shkelje kushtetuese sepse nuk plotëson një nga kriteret, atë për arsimin e tij në fushën e financave. Ilir Meta: Kushtetuta, interesi kombëtar dhe interesi publik janë të vetmet që udhëheqin në veprimet e mija dhe në aktet e mija. Pyetje: Çfarë do të thoni për kalimin e detyrës që zoti Rama ja kaloi apo delegoi Cakajt? Ilir Meta: Nuk kam asnjë koment për organizimet e brendshme të qeverisë apo të pushtetit vendor. Unë e kam shumë të qartë si Presidentin e Republikës edhe për shkak të vendimit vizionar të Gjykatës Kushtetuese se kujt institucioni mund ti delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshje në emër të Republikës së Shqipërisë.
100 vjetori nga vdekja e Ismail Qemalit, Meta: Të punojmë për një Shqipëri europiane
CEREMONIA PËRKUJTIMORE
Ministrja Margariti flet për herë të parë: Nderim Ismail Qemalit
Ministrja e Kulturës mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në nder të 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit në Vlorë dhe vendosi një kurorë me lule në emër të qeverisë shqiptare në monumentin e plakut të urtë. Homazhe në nder të burrit të madh të kombit shqiptar u mbajtën nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryetari i bashkisë, Vlorë, Dritan Leli, deputetë, qytetarë, etj. Ministrja e Kulturës Elva Margariti kujtoi se “Qeveria e Vlorës zëvendësoi Kanunin me ligjet e shtetit. Ismail Qemali ishte promotori i pare i parimit se organet shtetërore nuk mund të ndërhyjnë në fushën e drejtësisë. Qeveria e Vlorës ishte e para që kuptoi se pa ndriçimin e mendjes, pa dije e kulture nuk mund të kishte Shqipëri të përparuar dhe te begatë”. Margariti shtoi se nuk mund të jetë kurrsesi dita në të cilën kujtojmë 100-vjetorin e vdekjes, por “dita që kujtojmë shekullin me tëcilin Ismaili ka qenë përditë një vegim frymëzues brenda nesh”. Në një ditë të rëndësishme të Vlorës Margariti uroi “Zoti i shqiptareve qoftë me të e të gjithë ata që kur e nderojnë atë mendojnë si ai, besojnë si ai dhe janë gati të veprojnë si ai!”
KRYETARI I KUVENDIT NË CEREMONINË E PËRKUJTIMIT TË 100-VJETORIT TË NDARJES NGA JETA TË THEMELUESIT TË SHQIPËRISË SË PAVARUR
Ruçi në Vlorë për Ismail Qemalin, lë dhe një shënim në librin e përshtypjeve K ryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ishte dje në Vlorë ku mori pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të themeluesit të Shqipërisë së pavarur, Ismail Qemalit, organizuar nga bashkia e qytetit të Vlorës. Fillimisht Ruçi vendosi një kurorë në memorialin e Ismail Qemalit, ndërsa më pas vizitoi Muzeun e Pavarësisë bashkë me personalitetet shtetërore që e shoqëronin bënë një vizitë edhe në Muzeun e Pavarësisë. Në librin e përshtypjeve të Muzeut, z. Ruçi la këtë shënim: “Nderim Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit të pavarur shqiptar! Ismail Qemali është i përjetshëm, sepse e përjetshme është Shqipëria!” “Tre janë momentet vendimtare
që shpëtuan Shqipërinë”, deklaroi para gazetarëve Kryetari i Kuvendit, duke saktësuar: “Shpallja e Pavarësisë nga plaku i Vlorës dhe i gjithë Shqipërisë, Ismail Qemali, themeloi shtetin e pavarur shqiptar; Kongresi i Lushnjës, i cili vitin që vjen mbush një shekull, ndërtoi arkitekturën e
shtetit shqiptar, rilindi ndërgjegjen politike dhe sanksionoi Shqipërinë parlamentare; Lufta e Vlorës shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi dhe u preu rrugën orekseve ekspansioniste të fqinjëve për gllabërimin e trojeve të saj. Dy nga këto tre ngjarje ndodhën në Vlorë dhe për këtë
të gjithë shqiptarët i janë mirënjohës”- u shpreh kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Në homazhet dhe veprimtaritë e organizuara me këtë rast, mori pjesë edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, deputetët e qarkut të Vlorës, Edmond Leka dhe Vullnet Sina, ish-zëvëndëskryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj; konsulli i Nderit i Austrisë në Vlorë, Arben Malaj, prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë, Ervis Moçka dhe veteranë të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare etj. Përfaqësues të lartë të shtetit dhe qeverisë vizituan edhe Muzeun “Pavarësia” ku u njohën me dokumente të rëndësishme të periudhës së qeverisë së pavarësisë.
AKTUALITET
10
E premte, 25 JANAR 2019
Ndërtesa e vjetër e Spitalit të Kirurgjisë, ndërtim i vitit 1976, prej mëse 6 muajsh i është nënshtruar rikonstruksionit të thellë, për ta kthyer në Spital të Urgjencës dhe të Patologjisë
Q
arku Elbasanit do të ketë brenda muajit qershor një qendër spitalore rajonale rrënjësisht të transformuar në infrastrukturë dhe teknologji. Ndërsa është drejt përfundimit Spitali i Urgjencës, po modernizohen shërbimet me aparatura të teknologjisë bashkëkohore. Rezonanca magnetike është investimi më i ri. Prej 10 ditësh pajisja e teknologjisë më bashkëkohore ka nisur funksionimin, duke u vënë në shërbim të qytetarëve të Elbasanit dhe jo vetëm. Kryeministri Edi Rama ishte dje në kantierin e këtij spitali, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shpjegoi se me rezonancën magnetike, me vlerë 770 mijë dollarë, kompletohet i gjithë shërbimi i imazherisë, tejet i rëndësishëm për diagnostikimin e një sërë sëmundjeve. “Rezonanca e re magnetike të gjithë shërbimin e imazherisë dhe të gjitha aparaturat e tjera që janë investuar, grafinë e lëvizshme e cila është përqendruar në një ambient të posaçëm. Grafia dixhitale ka ardhur në këtë spital në kuadër të programit të Bankës Botërore që kemi bërë për modernizmin e spitaleve, së bashku me një set aparaturash të tjera. Pjesë e këtij investimi është gjithashtu edhe rezonanca në vlerën e 770 mijë dollarë, e cila është instaluar dhe është në funksion të plotë. Nëse deri dje imazheria ishte e shpërndarë, skaneri, grafia, tashmë janë të gjitha të përqendruara në një ambient”. Një shërbim i munguar dhe i mirëpritur nga qytetarët, por edhe stafi, u vlerësua nga ekipi i mjekëve të këtij shërbimi. “Është rezonancë e vitit 2018 me imazh të kthjellët, të qartë. Do t’i
Rezonanca magnetike, Manastirliu: Investim 770 mijë dollarë, spitali i Urgjencës gati në qershor REZONANCA “Rezonanca e re magnetike të gjithë shërbimin e imazherisë dhe të gjitha aparaturat e tjera që janë investuar, grafinë e lëvizshme e cila është përqendruar në një ambient të posaçëm. Grafia dixhitale ka ardhur në këtë spital në kuadër të programit të Bankës Botërore që kemi bërë për modernizmin e spitaleve, së bashku me një set aparaturash të tjera”.
shërbejë shumë mirë pacientëve të prefekturës sonë, duke pezulluar kalimin në Tiranë, apo në rrethe të tjera”,-u shpreh një nga mjekët imazheristë. Duke qenë se rezonanca e re i shërben qytetarëve të të gjithë Qarkut të Elbasanit, Ministrja Manastirliu tha se kjo do të shkurtojë deri në 4 javë listën e pritjes për të kryer këtë ekzaminim, një kohë optimale kjo edhe për vende të BE-së. Ndërtesa e vjetër e Spitalit të Kirurgjisë, ndërtim i vitit 1976, në qytetin e Elbasanit, prej mëse 6 muajsh i është nënshtruar rikonstruksionit të thellë, për ta
NOVOSELË
kthyer në Spital të Urgjencës dhe të Patologjisë, me dy shërbime kryesore, Neurologjinë dhe Kardiologjinë. Spitali do të ofrojë një shërbim me rreth 76 shtretër, 25 për urgjencën, 35 për kardiologjinë, 23 për neurologjinë, sipas standardeve të një spitali rajonal. “Jemi duke përfunduar rehabilitimin për ta kthyer në një spital të Urgjencës dhe Patologjisë, me dy shërbime kryesore, Neurologjinë dhe Kardiologjinë, përveç sistemit të urgjencave që do të priten dhe do të jenë të organizuar në funksion të dhënies së një shërbimi të shpejt për
Mjeku i fshatit ikën në Gjermani B
Në fshatin Trevëllazër të Novoselës, banorët nuk marrin shërbimin mjekësor dhe janë të detyruar që të shkojnë në Vlorë për këtë. “Fshati ka pasur mjek të përhershëm por tani është bërë i përkohshëm pasi iku në Gjermani. Funksionon me ditë të caktuara. Një herë në javë vjen mjeku”, thotë një banor. Rruga, uji që mungon dhe energjia që ikën herë pas here kanë larguar shumë të rinj nga fshati Trevëllazër. Ata që kanë ikur kanë vështirësi të vizitojnë prindërit, ndërsa ata që ende janë të vegjël kanë të tjera probleme. “Nuk kemi drita në shkollë dhe nuk ngrohemi dot”, thonë fëmijët.
PEQIN
ashkia e Peqinit ka një numër të konsiderueshëm të personave me aftësi ndryshe. Janë jo pak por 600 persona me aftësi ndryshe të cilët kërkojnë shërbime të veçanta, ndër to mbi 150 janë fëmijë. Për këta fëmijë, Bashkia e Peqinit nuk ofron asnjë shërbim. Pavarësisht numrit, këtu nuk ka një qendër e cila mund të ofrojë lokopedi, fizioterapi, psikolog, apo shërbime të tjera në varësi të sëmundjes, ndërkohë familjet nuk i përballojnë këto shërbime me mundësitë e tyre. Në vitin 2011 në Bashkinë e Peqinit u ngrit një qendër që ofronte shërbime për fëmijët me aftësi ndryshe, por pas mbarimit të projektit, pushteti vendor nuk e menaxhoi qendrën e cila më pas u mbyll. Ndërsa edhe arsimimi i këtyre fëmijëve është thuajse inekzistent.
qytetarët, duke qënë se do të ketë organizimin me laboratorin dhe imazherinë që e pamë tek ana tjetër. Përfundon rreth muajit qershor, ndoshta edhe më parë. E gjitha sipas standardeve të parashikuara për një spital rajonal”-u shpreh ministrja Manastirliu, ndërkohë theksoi se poliklinika e Vlorës përfundon brenda muajit mars-prill, Pediatria e Durrësit përfundon brenda vitit. Kryeministri Rama theksoi se është shumë e rëndësishme të ndryshojë koncepti për spitalin, duke e trajtuar si një mjedis ku pacientët duhet të marrin shër-
bimin me qetësi dhe rregull. “Gjithë sfida është të dalë populli nga spitali, në kuptimin që spitalet janë për pacientët, ku vijnë në qetësi, në rregull, të ketë orar vizitash për familjarët por nuk mund të jetë spitali pikë grumbullimi e gjithë dynjasë. Patjetër duhet investuar në këtë pjesë, pasi spitali është një territor ku duhet të ketë rregull dhe qetësi të madhe. Këtu ka ndodhur një transformim i madh, për hir të së vërtetës. Ishte një llahtar. Tani ka marrë formë”,-u shpreh Kryeministri, duke nënvizuar se ky transformim duhet të shoqërohet me një rregull të brendshëm funksionimi, që spitali të mos kthehet në një “vijë kalimi hyr e dil”.
Fëmijët që rriten pa kujdes special
AKTUALITET
P
11
E premte, 25 JANAR 2019
Drejtori i Zyrës së të Huajve në Belgjikë, Freddy Roosemont: Kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë përsa i përket rritjes së numrit të operacioneve të riatdhesimit
ërveç Francës dhe Gjermanisë, shqiptarët prej kohësh kanë parë Belgjikën si vendin për të kërkuar azil. Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda zhvilloi të enjten një takim zyrtar me Drejtorin e Përgjithshëm të Zyrës së të Huajve në Belgjikë, Freddy Roosemont. Në fokus të diskutimit mes tyre ka qenë çështja e migracionit të paligjshëm, rritja e forcës së bashkëpunimit për të parandaluar e frenuar fenomenin e azilkërkimit të shtetasve shqiptarë në Belgjikë. Gjatë këtij takimi u vlerësua bashkëpunimi i frytshëm mes dy vendeve gjatë vitit 2018, ndërsa palët kanë shprehur vullnetin e angazhimit për rritjen e frymës bashkëpunuese edhe në vite në vijim. Ajo u shpreh se gjatë vitit 2018, numri i kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë në Belgjikë, ka rënë me rreth 20 %. Ndërsa numri i shtetasve të riatdhesuar është rreth 540 shtetas përgjatë 2018, përmes fluturimeve të posaçme. “Gjatë vitit 2018, kemi një rënie që është një shenjë shumë e mirë, të kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë drejt Belgjikës por sigurisht mbetet ende për të bërë dhe për të ndërgjegjësuar edhe njëherë shtetasit shqiptarë, të cilët nuk duhet të shohin rrugën e azilkërkimit si rrugë migrimi të sigurt drejt shtetit belg. Ata mund shkojnë ta vizitojnë Belgjikën sigurisht, mund të shkojnë të punojnë atje por duhet të zgjedhin rrugët e ligjshme, rrugën e migrimit të sigurtë. Mbetet sigurisht ende punë e madhe për t’u bërë edhe në drejtim të intensifikimit të bashkëpunimit midis dy policive kufitare. Po ashtu kemi pasur
Zv.ministrja Voda: Jo azil në Belgjikë, Roosemont: Shqipëria, vend i sigurt ZERO AZIL “I njëjti bashkëpunim i mirë si gjatë vitit 2018 do të vazhdojë edhe në vitin 2019 dhe ajo çfarë ne u bëjmë thirrje besoj të gjithë shtetasve shqiptarë edhe njëherë është: Mos migroni në mënyrë të parregullt pasi shanset për të kërkuar azil në Belgjikë janë zero”.
një bashkëpunim shumë të mirë përsa i përket rritjes së numrit të operacioneve të riatdhesimit dhe gjithashtu Roosemont tha që do të kemi dhe mbështetjen tonë për sa i përket vazhdimit të një fushate intensive komunikimi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë me shtetasit shqiptarë për t’i informuar ata për pasojat e migracionit të paligjshëm. I njëjti bashkëpunim i mirë si gjatë vitit 2018 do të vazhdojë edhe në vitin 2019 dhe ajo çfarë ne u bëjmë thirrje besoj të gjithë shtetasve shqip-
tarë edhe njëherë është: Mos migroni në mënyrë të parregullt pasi shanset për të kërkuar azil në Belgjikë janë zero”, u shpreh zv/ministrja Voda. Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i zyrës së Belgjikës Roosemont, foli rreth fenomenit të migracionit të paligjshëm duke thënë se pavarësisht uljes së numrit për vitin 2018, numri i azilkërkuesve shqiptarë në Belgjikë është ende i lartë dhe mbetet ende shumë për të bërë në këtë drejtim. “Shqipëria është një vend i sigurt, një vend demokratik, një vend që nuk
KOSOVË
AKSIONI
Goditen 4 raste të shpërndarjes së drogës
Policia e Shtetit ka goditur 4 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla në Fier, Shkodër, Durrës dhe Himarë, ndërsa në pranga kanë rënë 5 persona. “Në Fier u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: A.H, 38-vjeç si dhe V.P, 55-vjeç, nga Fieri, pasi në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në mjetin me të cilin udhëtonin, u gjet dhe sekuestrua 1 kg kanabis. Në Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi E.C, 23-vjeç, pasi gjatë kontrollit iu gjetën në trup doza lënde narkotike kanabis, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij janë gjetur edhe 73 doza të tjera me lëndë narkotike të dyshuar kanabis të futura në qese plastike. Në Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi M.V, 28-vjeç, pasi gjatë kontrollit personal i janë gjetur 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar marijuanë, të futura në qese. Në Himarë u arrestua shtetasi S.J 28-vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjetën dhe iu sekuestruan 100 doza me kanabis”.
ka probleme. Për këto arsye u rekomandoj shtetasve shqiptarë që vijnë në Belgjikë, të vijnë si udhëtarë normalë për çështje biznesi, turistike, për të takuar familjarët e tyre në Belgjikë por jo për të paraqitur kërkesë për azil. Theksoj gjithashtu se një shtetas shqiptar që paraqet një kërkesë azili në Belgjikë dëmton imazhin e Shqipërisë dhe është i dëmshëm edhe për vetë individin. Ka mënyra të tjera për të punuar atje, pasi Shqipëria është një vend që s’ka më nevojë për viza por ka gjithashtu informaci-
one në dispozicion për publikun. Për të udhëtuar në zonën Shengen, pra edhe në Belgjikë, duhet të respektohen kushtet sipas ligjeve europiane në mënyrë që të shmangen problemet në kufi. Çdo shtetas shqiptar duhet të këtë një qëllim të qartë për vizitën që do të kryejë në Belgjikë. Të ketë mjete të mjaftueshme financiare për kohën e qëndrimit në Belgjikë dhe të shpjegohet pranë autoriteteve belge të kufirit se pas një qëndrimi 90 ditor ose 3-mujor në Belgjikë, do të rikthehet në Shqipëri. Në rast se nuk përmbushen këto kritere, atëherë refuzimi i hyrjes në Belgjikë që në pikën kufitare është i garantuar dhe personi që kryen këtë është i pari i dëmtuar, sepse ka humbur kohë të çmuar dhe para”,-tha Roosemont.
T
re muaj pas operacionit antidrogë në Has, është gjetur i vdekur në banesë një nga turqit që ishte shpallur në kërkim si person i përfshirë në trafikun e drogës. Lajmin për gjetjen e tij të vdekur në banesë ka ardhur nga Kosova, ku mesa duket shtetasi turk qëndronte i strehuar që prej datës 2 dhjetor 2018. Bëhet fjalë për Nejdet Cesuroglu, i cili mësohet se është gjetur i vdekur në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Dy turqit, Nejdet Cesuroglu dhe Iskander Sale mësohet se kishin një rol kryesor në trafikun e heroinës që përpunohej në laboratorin e Hasit. Njëri nga dy turqit rezultoi se ishte larguar nga Shqipëria 15 ditë përpara operacionit ndërsa tjetri më parë. Shtetasit turq kishin rol kryesor për heroinën të cilën e sillnin nga Afganistani dhe më pas ajo përpunohej në Has për tu trafikuar në vendet e BE-së. Laboratori ishte ngritur në një zonë periferike, në fshatin Brenog brenda dy kapanoneve
Koka e laboratorit në Has, gjendet i vdekur turku
që më parë, përdoreshin si stallë për bagëtitë. Ndërhyrja është bërë në orët e para të ditës së premte, 19 tetor 2018 nga forcat RENEA dhe FNSH. Ende nuk dihet nëse turku i kërkuar deri
më tani është vrarë nga dikush, apo nëse ka ndërruar jetë për arsye shëndetësore. Në banesë, krahas gjetjes së trupit të pajetë të turkut, janë sekuestruar gjithashtu 113 kg heroinë. Dy turqit mendohet se kishin rolin kyç në nxjerrjen e heroinës, pasi njëri prej tyre dyshohet se ishte kimist, ndërkohë që të tjerët siguronin bimën e Opiumit nga Afganistani. Turku që ndodhet i arrestuar mendohet se është biznesmen tekstilesh dhe pikërisht nëpërmjet biznesit të tij kamuflohej sjellja e bimëve të opiumit në Shqipëri. Për zbulimin e laboratorit të Hasit, ku edhe u gjetën 200 kg heroinë, Policia ka arrestuar në muajin tetor 2018 pesë persona, dy prej të cilëve u liruan nga Gjykata pasi dyshohej se ishin punonjës.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
12 E premte, 25 JANAR 2019
Presidenti Meta priti Komandatin amerikan të Forcave Ajrore të NATO-s, Gjeneralin Tod Wolters
6-MUJORI I KRIJIMIT TË “ALEANCËS PËR DHURIMIN E GJAKUT”
Presidenti Meta: Baza e NATO-s në Kuçovë, investim strategjik
P
residenti i Repub likës, Ilir Meta priti dje në një takim Komandatin amerikan të Forcave Ajrore të NATO-s, Gjeneralin Tod Wolters. Presidenti Meta theksoi se në 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe 20 vite pas ndërhyrjes ushtarake të Aleancës që i dha fund genocidit në Kosovë dhe rajon, Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të harrojnë kurrë dhe do të mbeten gjithmonë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s. Kreu i Shtetit shprehu kënaqësinë e veçantë për përzgjedhjen e Kuçovës si vendndodhje e bazës moderne ajrore të NATO-s, shenjë e besimit dhe vlerësimit që Aleanca ka
për Shqipërinë dhe kontributin e saj në sigurinë e rajonit. “Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë është një investim strategjik si për sigurinë tonë kombëtare, ashtu edhe për atë rajonale”, - theksoi Presidenti Meta. Gjithashtu Kreu i Shtetit tha se Shqipëria është e interesuar që NATO të forcohet më tej si në aspektin politik ashtu edhe atë ushtarak dhe siguroi për gadishmërinë për të plotësuar jo vetëm të gjitha detyrimet por edhe për të marrë përgjegjësi të reja. Presidenti Meta vuri në dukje se pas anëtarësimit të Malit të Zi, anëtarësimi i shumëpritur i Maqedonisë në NATO, do të jenë garanci të shtuara për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
“Të rinjtë të bëhen promotorë të sensibilizmit”
P
residenti Meta në 6-mujorin e krijimit të “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”: Sa më shumë qytetarë të jenë të informuar, aq më i lartë dhe i qëndrueshëm do të jetë numri i dhuruesve vullnetarë. U zhvillua dje analiza e 6-mujorit të parë të punës dhe rezultateve të “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, të themeluar nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të institucioneve shtetërore e të pavarura kushtetuese, të shoqatave e forumeve të ndryshme si dhe personalitete të shëndetit publik. Me këtë rast Presidenti Meta duke theksuar rëndësinë dhe peshën e kësaj kauze jetike dhe njëkohësisht humane, vuri në dukje se: “Pas 6 muaj përfshirjeje të drejpërdrejtë në këtë kauzë, jam i bindur se 3 arsye për të cilat e nisëm Aleancën: sensibilizimi e ndërgjegjësimi i shoqërisë; rritja e solidaritetit dhe nxitja e vullnetarizmit mbeten dhe do të vazhdojnë të jenë arsye të forta për një kohë të gjatë: të paktën deri atëhere kur të kemi një numër të qëndrueshëm dhe të mjaftueshëm dhurimesh vullnetare të gjakut që do të plotësonin të gjitha nevojat që ka shoqëria jonë dhe shqiptarët. Gjatë kësaj periudhe kemi zhvilluar gati 30 seanca dhurimi gjaku në të gjithë Shqipërinë dhe këtu dëshiroj të falënderoj çdo institucion që iu përgjigj menjëherë kërkesës për t’ju bashkuar nismës”. Kreu i shtetit vuri theksin në vijimin e kësaj fushate. “Me këtë rast do të doja të theksoja rëndësinë e vazhdimit të sensibilizimit dhe mobilizimit tonë për zhvillimin e seancave sa më të shumta të dhurimit të gjakut nga të gjitha institucionet. Nëse hapi i parë ishte dhurimi vullnetar i gjakut nga punonjësit e institucioneve tona, hapi i dytë dhe më i rëndësishëm është kthimi në një traditë i dhurimit vullnetar të gjakut, me organizimin e të paktën dy seancave dhurimi në vit të planifikuara nga të gjitha institucionet e Aleancës”,-deklaroi Presidenti.
Ambasadori i ri i Kinës paraqet Letrat Kredenciale te Presidenti Meta P
residenti i Republikës Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës Popullore të Kinës, Zhou Ding. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe nënvizoi nevojën e intensifikimit të tyre në fushat me interes reciprok. Presidenti Meta vlerësoi rëndësinë e bash-
këpunimit dhe shtrirjes në të ardhmen të marrëdhënieve ekomomike,
tregëtare e kulturore, mes dy vendeve dhe popujve tanë.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
13 E premte, 25 JANAR 2019
Aleanca e Atlantikut Verior nis investimin në bazën ajrore në Kuçovë
A
l e anca e Atlantikut Verior nis investimin në bazën ajrore në Kuçovë. Për këtë Komandanti i Komandës Ajrore të NATO-s, gjenerali Tod Wolters, po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë. Në një konferencë të përbashkët me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Wolters u shpreh se “është e
Gjenerali i NATO: Paqja që ju shpërndani, e mrekullueshme për Aleancën vend gjeografik strategjik sa i takon vendit tuaj dhe Ballkanit Perëndimor. Është gjithashtu një vend me kushte atmosferike tmerrësisht të mira. Pra mundësia e ngritjes së avionëve luftarakë nëpërmjet Kuçovës është mjaft e mirë”. Komandanti i Forcave Ajrore të NATO-s Gjeneral Tod D. Wolters iu bashkua sot ceremonive për çeljen e këtij projekti pranë ministrisë së mbrojtjes në Tiranë, ndërsa avionë F16 dhe Eurofighters fluturuan mbi qiellin e kryeqytetit. “Është e vështirë të
vështirë të imagjinohet se si ishte gati 10 vjet më parë kur në pranverën e 2009-ës celebruam hyrjen e Shqipërisë në NATO, dhe sot celebrojmë nisjen e investimeve në bazën ajrore në Kuçovë”. Ai tha se në muajt dhe vitet e ardhshme do të vijojë investimi në bazën e Kuçovës. “Në bazën ajrore të Kuçovës është bëri deri më tani një punë shumë e mirë, do të vazhdojë investimi, do të ketë edhe një ekip ajror që do t’i shtohet. Qëllimi ynë është vetëm të ecim përpara”. Wolters theksoi edhe angazhimin e Shqipërisë në misionet e NATO-s. “Forcat e Armatosura të Shqipërisë mbulojnë një sipërfaqe që shtrihet nga Tirana në Juglindje në Afganistan dhe Mali deri në Verilindje në Letoni dhe më pas duke u kthyer në Kosovë dhe më pas rikthehen sërish këtu në kryeqytet në Tiranë. Paqja që ju shpërndani në këtë sipërfaqe të madhe territoriale është absolutisht e mrekullueshme për Aleancën dhe kontribuon për paqen dhe prosperitetin në rajon”, tha
besohet se vetëm 10 vjet më parë, në pranverën e 2009 Shqipëria u bë anëtare e NATO-s dhe brenda një kohe të shkurtër po nisim përmirësimin e infrastrukturës së bazës ajrore të Kuçovës - tha gjenerali Wolters. Vizita e komandantit të forcave ajrore Wolters. Duke folur për bazën e Kuçovës, ai theksoi se, “ajo përfaqëson mundësi të mëdha inovacioni, mundësi të mëdha përmirësimi të kontrollit të një hapësire sa më të madhe. Është një bazë që do ketë mundësinë të presë avionët luftarakë që kontrollojnë hapësirën”. I pyetur pse është zgjedhur Kuçova për këtë bazë ai tha se “Kuçova ka një karakteristikë unike. Është një fushë e pozicionuar në një
të NATO-s për të shënuar nisjen e fazës së parë të punimeve të bazën ajrore të Kuçovës përkoi me 70 vjetorin e krijimit të Aleancës VeriAtlantike dhe 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në të. Ndërsa për ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, baza e NATO-s në Kuçovë do të jetë një siguri më tepër jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë rajonin: “Kuçova do të jetë bazë e NATO-s. Ky investim është i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë e vendit tonë, por edhe për rajonin. Aleanca Euroatlantike është zgjedhja dhe zgjidhja më e mirë për Ballkanin”. Punimet në bazën ajrore të Kuçovës pritet të nisin në fund të këtij viti dhe parashikojnë një kohëzgjatje deri në 5 vjet.
AKTUALITET
14
E premte, 25 JANAR 2019
Pavarësisht se AKEP shprehet ka njoftuar kompanitë që ofrojnë shërbimin e internetit, shumë nga faqet e basteve “online” në listën e AMLF, kryesisht të huaja, mund të aksesohen ende
P
rej 1 janarit, çdo ditë dhjetra faqe të basteve “online” po mbyllen. Kryesisht ato janë faqe të huaja, aktiviteti i të cilave evidentohet nga policia dhe Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit. Në vetëm 3 javë që prej hyrjes në fuqi të ligjit, policia janë proceduar penalisht mbi 20 persona për zhvillim të paligjshëm të lojrave të fatit. Jetmir Braha, drejtor i Drejtorisë së Autorizimeve (AKEP), thotë se po ndiqen të gjitha pikat e basteve online deri në mbylljn e këytre faqeve. “Kohët e fundit kemi shumë shkresa nga Policia e Shtetit. Aktualisht, rezultojnë të mbyllura rreth 1500 faqe të basteve, nga të cilat gjysmat janë mbyllur nga policia dhe gjysma nga AMLF. AKEP i përcjell ISPve këto faqe dhe ndjek në vazhdimësi mbylljen e tyre”. AKEP ka edhe një paralajmërim për ofruesit e shërbimeve të internetit. “Në bazë të ligjit, parashikohet kundravajtje administrative dhe penalizohen me gjobë ofruesit e shërbimeve internet që nuk i binden urdhrit për mbylljen e këtyre faqeve”. Sipas informacioneve, ka ende faqe “online” të huaja ku mund të luhet kumar. Pavarësisht se AKEP shprehet ka njoftuar kompanitë që ofrojnë shërbimin e internetit, shumë nga faqet e basteve “online” në listën e AMLF, kryesisht të huaja, mund të aksesohen ende. Prej 1 janarit hyri në fuqi ligji për
Bastet “online”, mbyllen 1500 faqe
mbylljen e lojërave të fatit. Në bilancin e fundit të tij ekonomik, ish-ministri Arben Ahmetaj u pyet edhe për mbylljen e basteve, ku u shpreh se beteja do të vazhdojë. “Bastet oinline janë një betejë e vazhdueshme. Do të krijohet Task Forca dixhitale antibast. Një përqindje shumë e ulët janë futur online, të cilët janë në vëzhgim të plotë dhe në 10 ditët e ardhshme do të vazhdojë
beteja edhe në kafenetë e vogla ku luhet online”, tha Ahmetaj më 4 janar. Nëse prej 1 janarit, për pjesën dërrmuese të lojtarëve të kumarit në garat sportive, bastet janë bërë të pamundura, ky aktivitet vijon normalisht “online”. Nga vëzhgimi rezulton se, faqet e internetit të të paktën dy kompanive shqiptare të basteve vijojnë të jenë aktive, e kur klikohen të transferojnë automatikisht në
faqet e tyre në Kosovë, ku edhe operojnë. E njëjta gjë vlen edhe për faqet e njohura të huaja që ofrojnë shërbim për baste sportive dhe lojëra elektronike fati, të cilat vijojnë të jenë funksionale. Disa prej tyre janë të bllokuara vetëm kur tentohet të aksesohen në versionin mobile. Ligji për ndalimin e lojërave të fatit, i cili hyri në fuqi më 1 janar, me sa duket ka dhënë efektet e para duke hequr
SITUATA “AKEP ka edhe një paralajmërim për ofruesit e shërbimeve të internetit. Në bazë të ligjit, parashikohet kundravajtje administrative dhe penalizohen me gjobë ofruesit e shërbimeve internet që nuk i binden urdhrit për mbylljen e këtyre faqeve”. Sipas informacioneve, ka ende faqe “online” të huaja ku mund të luhet kumar”. kumarin që kishte zaptuar çdo lagje por jo atë virtual. Sipas ekspertëve, me gjithë pengesat që mund të vendosin autoritetet, bllokimi i faqeve të huaja të basteve është i pamundur, për shkak të mundësive të pafundme që ofron teknologjia. Psikologët i cilësojnë pikat e basteve si vatra të degradimit të familjes dhe shoqërisë. “Normalisht e përjetojnë, nervozizëm do të ketë. Në ditët e para do të përpiqen të gjejnë forma nga më të ndryshmet, ndoshta edhe “online”. Çdo gjë iu duket sikur është kundër tyre, e madje iu duket sikur familjarë, miq e shokë janë bërë palë. Mendojnë sikur tjetri po gëzon për dhimbjen që ata vet ndiejnë. Ndoshta mund të kemi edhe mbyllje të këtyre individëve, pasi nuk kanë si ta nisin ditën”,-shprehen ata.
TIRANË
GJYKATA
LEZHË
Prokuroria sekuestron llogaritë e kinezes
Grabiti banesën e Çiços, burg për autorin
Pasuri kriminale, sekuestrohen 5,2 mln euro
Prokuroria e Tiranës vendosi sekuestro ndaj 4 llogarive bankare të Tina Deng, shtetase kineze nga Guandongu. Ajo jeton në Tiranë dhe përfaqëson një kompani. Brenda një kohe të shkurtër, Tina Dengut iu kaluan transferta të mëdha në bankë nga një llogari në Hong Kong. Prokuroria e Tiranës ka dyshime se po ndodh një skemë pastrimi parash. Tina Deng rezulton me qëndrim të përkohshëm në Shqipëri që prej vitit 2018. Sistemi TIMS tregon se ajo ka hyrë në vendin tonë së fundmi në janar 2019 dhe nuk ka dalë më. Prokuroria i ka bërë thirrje për ta pyetur, por 47-vjeçarja nuk është paraqitur as në polici dhe as në prokurori. Ajo ka thënë që do të blinte shtëpi këtu, por hetimet tregojnë se kjo gjë nuk është e vërtetë. Eurot i janë hedhur nga kompania “Jiageng Moldings Parts” me argumentin se do të ofronte shërbime konsulence për 5 vjet.
Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër, dha masën “burg pa afat” për Erigers Mihasin, i dyshuar për grabitjen e banesës së Elton Çiçës, katër vite më parë në qytetin e Tepelenës. Seanca e cila filloi në orën 14:30 të së enjtes por që zgjati vetëm 10 minuta. Kryesuesi i seancës, Pëllumb Vehbi në fillim i dha fjalën akuzës përmes Emror Kasaj prokurorit të çështjes, i cili vlerësoi se arrestimi i Mihasit nga Policia e Gjirokastrës ishte i ligjshëm dhe kërkoi nga kryesuesi i seancës që të jepte masën “burg pa afat”. Deri më tani prova e vetme që mban Mihasin pas hekurave, janë shenjat e tij të gishtërinjve në automjetin që u përdor për grabitjen me armë të banesës së Elton Çiços në Shtator të 2015. Ndërkohë që Elton Çiço u vra një vit më vonë në kryeqytet. Vetë Erigers Mihasi ka mohuar akuzën ndaj tij. Më pas gjykata ka dhënë masën e sigurise, “burg pa afat” për Mihasin.
Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, sekuestrohen rreth 5.2 milionë euro llogari bankare dhe pasuri të paluajtshme të dy shtetasve, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale. Sipas policisë, sekuestrot janë rezultat i punës hetimore të Policisë së Lezhës që ka referuar materialet procedurale mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, për përfitimin e tyre nga veprimtaria kriminale, me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Prokuroria ka filluar procedimin penal për veprën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” në ngarkim të dy shtetasve, duke e finalizuar me sekuestro të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë, Lezhë me vendim të datës 23 janar 2019. Sekuestrot janë llogari bankare në vlerë totale rreth 5.2 milionë euro dhe 7 apartamente.
AKTUALITET
G
rupet kriminale në Itali, kanë qenë në fokusin e raporteve dhe dokumentareve televizive. “Klandestini”, është titulli i ciklit të ri dokumentar që transmetohet në kanalin televiziv italian “Nove”, i realizuar nga gazetari spanjoll Davide Beriarin. Mafien shqiptare, ai e quan si “një organizatë brutale dhe efiçente që ka marrë udhë gjatë viteve të luftërave ballkanike”. Gjatë dokumentarit ai thotë se ishin fillimisht një grup i vogël që më pas mori gjallëri duke përdorur dhe përfituar nga lidhjet me qarqet politike për t’u angazhuar në trafikimin e drogës, armëve dhe njerëzve. “Lobi shqiptar është i mbyllur”,-thotë ai “dhe prej të cilit shumë pak dihet dhe për herë të parë hap derën për një gazetar”. Gjatë dokumentarit u transmetua edhe një video kur një nga trafikantët pret në brigjet italiane ngarkesën e 5 kg kokainë me skaf nga Shqipëria. “Pse vetëm 5 kg?”, e pyet gazetari. “Është më e lehtë që një njeri të transportojë 5 kg”,-përgjigjet trafikanti që shton: “Nëse humb një person nuk më intereson. Nëse humbas 100 kg më intereson shumë”. “Më fol për mafian shqiptare”,-i kërkon gazetari. “Është si familja. Nuk flitet për të. Unë nuk flas për familjen time”,-thotë i riu me fytyrë të mbuluar. Gjatë intervistës, “i arratisuri” tregon sikletin e tij para kamerave, duke mbajtur një pistoletë dhe dy granata dore në çdo moment. E vërteta është se ai pranoi të merrte pjesë për shkak se shefi i mafias me të cilin gazetari dhe ekipi i tij po regjistronte ia kërkoi si nder. Në fund ai u bëri të qartë të gjithë të pranishmëve kur i tha lamtumirë Beriainit: “Faleminderit atij që të solli, sepse po të ishte për mua tani unë do t’ju vrisja të gjithëve”. Më poshtë një tjetër video që tregon një person që falsifikon dokumenta për shqiptarët gjë që i jep mijëra
15
E premte, 25 JANAR 2019
Grupet mafioze shqiptare janë të organizuara në bazë familjesh, lidhje gjaku dhe fisnore që respektojnë kodin e Kanunit. Nuk ka një kupolë drejtuese por çdo grup ka kreun e tij
“Klandestini” në zemër të mafies shqiptare, Beriarin: Të vrasin në vend TIPARET
“Grupet mafioze shqiptare janë të organizuara në bazë familjesh, lidhje gjaku dhe fisnore që respektojnë kodin e Kanunit. Nuk ka një kupolë drejtuese por çdo grup ka kreun e tij. Vrasja e një të afërmi, siç thuhet në ligjin e Kanunit, kërcënon me vdekje të gjithë meshkujt e familjes së vrasësit. Është pikërisht kjo, karakteristikë kryesore e organizatave kriminale shqiptare. Ato janë formuar në bazë të lidhjeve familjare dhe nga një kod i pashkruar i nderit dhe hakmarrjes”.
euro. Shqiptarët paguajnë 5 mijë euro për të pasur një pasaportë europiane për t’u larguar nga ky vend. Një biznes i majmë dhe ky me një fitim prej 600 mijë euro në vit. “Hakmarrja për shqiptarët është një detyrim i jetës. Vrasja e një të afërmi, siç thuhet në ligjin e Kanunit, kërcënon me vdekje të gjithë meshkujt e familjes së vrasësit”, thuhet në dokumentar. “Është pikërisht kjo, karakteristikë kryesore e organizatave kriminale shqiptare. Ato janë formuar në bazë të lidhjeve familjare dhe nga një kod i pashkruar i nderit dhe hakmarrjes”,-thuhet më tej. Davide Beriarin e nisi udhëtimin në brigjet italiane, aty ku pothuajse çdo ditë mbërrijnë
përmes detit kokainë, heroinë, marijuanë por edhe armë. “Grupet mafioze shqiptare janë të organizuara në bazë familjesh, lidhje gjaku dhe fisnore që respektojnë kodin e Kanunit. Nuk ka një kupolë drejtuese por çdo grup ka kreun e tij”,-thuhet në dokumentar. Më pas rrëfimi spostohet në Shqipëri ku mes maleve e vendeve të fshehta ku kultivohet marijuana e ku merren në dorëzim sasitë e kokainës e heroinës. Një prej personave që ruan një plantacion thotë se nga kjo fitohet 5 deri 6 milionë euro por nga ajo fitojnë të gjithë nga kultivuesit dhe ata që e transportojnë. Heroina e transportuar nga Turqia hyn në Shqipëri përmes
SITUATA
Vetting-u në polici nis në shkurt K
a dale nga ngërçi Vetting-u për uniformat blu. Qeveria shqiptare ka miratuar buxhetin me të cilin do të mbulohen pagat dhe shpenzimet e komisioneve që do të realizojnë Vetting-un në Policinë e Shtetit.Vendimi i qeverisë me numër 14, i miratuar në datë 16 janar 2019 është publikuar në Fletoren Zyrtare duke përcaktuar një fond prej 42 milionë lekësh për mbulimin e shpenzimeve financiare. Ky proces përfshin kontrollin e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe vlerësimin profesional. Burime nga Ministria e Brendshme, pohuan se pas këtij vendimi të
qeverisë, procesi i Vetting-ut do të nisë në fillim të muajit shkurt. Në vendimin e Këshillit të Ministrave të publikuar në fletoren zyrtare, thuhet se është miratuar trajtimi financiar për organet e vlerësimit të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës dhe të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme. Procesit të Vetting-ut pritet t’i nënshtrohen rreth 11 mijë punonjës të policisë së shtetit, ndërsa më herët para se të plotësohej formulari, kanë dhënë dorëheqjen nga radhët e bluve rreth 500 oficerë.
3 PROVIME “Vendimi i qeverisë me numër 14, i miratuar në datë 16 janar 2019 është publikuar në Fletoren Zyrtare duke përcaktuar një fond prej 42 milionë lekësh për mbulimin e shpenzimeve financiare. Ky proces përfshin kontrollin e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe vlerësimin profesional”.
kufirit me Kosovën. Kokaina që vjen nga Amerika Latine ndalet në Roterdam dhe më pas vjen në Shqipëri për tu hedhur në të gjithë Europën. Gazetari spanjoll zbulon se prej kohësh një anëtar i një prej familjeve mafioze të “Camorra” ndodhet në Shqipëri. Në emrin e sajuar Simone dhe me fytyrë të fshehur ai drejton gazetarin në një prej rrugëve ku do të dorëzohet sasia e heroinës së kërkuar. “50-80 kg heroinë në javë, dhjetëra kilogramë kokainë, qindra kilogramë marijuanë. Fitimet janë të paimagjinueshme. Për klientët e besuar dhurohet për çdo ngarkesë droge një kallashnikov që në Shqipëri blihet për 300 euro, ndërsa në
Itali mbi 1500 euro”,-thuhet në dokumentar. “Mu desh kohë”, rrëfen Simone, “të fitoj besimin e shqiptarëve. Po gabove vetëm një herë ata të vrasin. Nuk duhet të gabosh kurrë se e paguan me jetën. Shqiptarët nuk mendohen dy herë për të vrarë”,-rrëfen gazetari. Një tjetër shqiptar me emrin e koduar “Denis” është një prej organizueseve të trafikut të marijaunës me skafe drejt Italisë. Ai rrëfen për krime makabre ndaj kujtdo që ka provuar të luaj në mënyrë të pistë me mafian shqiptare. “3 persona u therën copë-copë dhe u groposën se tradhtuan”, thotë një grua që shton: “Nëse je pjesë e mafias shqiptare nuk del më kurrë”. Në fund, gazetari e mbyll artikullin se: “Mafia shqiptare terrorizon Europën por që dhe i jep Europës atë që kërkon, drogën”.
KURESHTI
16 E premte, 25 JANAR 2019
U ndanë kur ishin foshnje, binjaket ribashkohen pas 54 vitesh Kur Michele Mordkoff dhe Allison Kanter ishin 5 muajshe, ato u adoptuan nga familja të ndryshme në New York. Foshnjat natyrisht nuk e dinin dhe familjet e tyre nuk ishin informuar por vajzat ishin binjake. Ishte mesi i tetorit 1964 ku u ndanë për të mos e parë më njëra -tjetrën për më shumë se 50 vite. Sot, ndarja e vëllezërve dhe motrave biologjike po shmanget në mënyrë universale, por në atë kohë disa studiues besonin se ishte në interesin më të mirë të binjakëve të ndaheshin gjatë procesit të adoptimit. Kjo ndodhte me mendimin se ata nuk do konkurronin me njëritjetrin për vëmendjen e familjes së re dhe do ecnin më shumë përpara. Louise Wise Services, agjencia përmes së cilës Mordkoff dhe Kanter u adoptuan, vepronte me këtë metodë për ndarjen e binjakëve. Gratë thanë se prindërit e tyre adoptivë nuk ishin njoftuar asnjëherë nga agjencia, e cila tani është zhdukur, se vajzat ishin binjake. “Ata janë po aq të tronditur sa edhe ne,”-
Një grua ka hequr dorë njëherë e mirë nga burrat dhe ka vendosur që të “kurorëzojë” martesë me jorganin e saj. Edhe pse duket e çuditshme, në fakt është e vërtetë. Artisja Pascale Sellick është zotuar se do të jetë besnike për jorganin e saj. Ceremonia e dasmës do të jete luksoze do të mbahet në 10 Shkurt. 49-vjeçarja ka njoftuar se kodi i veshjes do të jetë pantofla dhe rroba gjumi. “Marrëdhënia ime me jorganin është e gjatë dhe shumë intime. Ai është gjithmonë pranë meje dhe më jep përqafime. Unë e dua shumë jorganin dhe ftoj të gjithë njerëzit që të
jenë dëshmitarë të bashkimit tim me shokun më ngushëllues të jetës sime. Në dasmë do të ketë muzikë shumë të bukur, ceremonia do të jetë plot hare dhe argëtime”, shkruan Pascale. Ajo ka zbuluar gjithashtu se ajo ka planifikuar dhe një muaj mjalti.
Carlos Ghosn jep dorëheqjen nga Renault
tha Mordkoff. ‘Sepse ata mendonim se kishin marrë informacione të plota se mbi identitetin tonë.” Mordkoff gjithmonë kishte menduar për identitetin e saj dhe kureshtja e saj u shtua pasi pa dokumentarin e CNN “Three Identical Strangers.” Bëhet fjalë për trinjakë të adoptuar nëpërmjet qendrës Louise Wise Services, në të njëjtën kohë me Mordkoff dhe Kanter, që erdhën për të zbuluar njëri-tjetrin, pasi ishte bërë një ngatërresë mes tyre në një kolegj në New York më 1980. Pasi pa historinë e do-
kumentarit, Mordkoff mendoi të kërkojë të vërtetën mbi historinë e jetës së saj dhe aplikoi në Ancestry.com. Vetëm disa javë më vonë ajo zbuloi se kishte një anëtar familje, një motër binjake. Pas 54 vitesh, plotësisht të pavetëdijshme për ekzistencën e njëra-tjetrës, Mordkoff dhe Kanter u ribashkuan ballë përballë në New York. “Mendoj se jemi një pikë në jetën tonë kur kemi nevojë për të qenë së bashku,”-tha Kanter. “Tani jemi së bashku dhe do mbështesim njëra-tjetrën.”
Lindi fëmijë në gjendje kome, arrestohet përdhunuesi i pacientes
Një infermier në Arizona është akuzuar për sulm seksual pasi një paciente në koma që ishte nën kujdesin e tij lindi një fëmijë. I dyshuari është identifikuar si Nathan Sutherland, 36 vjeç, i cili ka punuar në klinikën Hacienda Healthcare. Pacientja 29-vjeçare ka qenë nën kujdesin e klinikës që kur ishte fëmijë. Ajo solli në jetë fëmijën më 29 dhjetor, ndonëse është në gjendje vegjetative prej 14 vitesh. Stafi i klinikës tha se nuk ishin në dijeni se pacientja ishte shtatzënë
Heq dorë nga meshkujt, me çfarë “martohet” kjo grua
ndersa lindi djalin. Foshnja tani është nën kujdesin e familjarëve të pacientes, e cila raportohet se nuk ka probleme pas lindjes. “Ne nuk mund të zgjedhim sesi vijmë në këtë jetë, por si komunitet mund të zgjedhim ta duam këtë fëmijë,”-tha për gazetarët polici Tommy Thompson. Si u arrestua infermieri? Shefi i policisë së Phoenix, Jeri Williams tha se Sutherland u identifikua nëpërmjet një metode të vjetër policie. Pas lindjes së foshnjes, nisën hetimet për sulm seksu-
al, pasi gjendja e 29-vjeçares e bën atë të paaftë për të dhënë aprovimin për kryerjen e marrëdhënieve seksuale. Sutherland dha një mostër të ADN-së me urdhër të gjykatës. Testi tregoi se ADN-ja e tij përshtatej me atë të fëmijës. Ai u akuzua për sulm seksual dhe abuzim me një të rritur të paaftë. “Këtë arrestim i detyrohemi viktimës së abuzimit,”tha Shefi Williams. “I detyrohemi anëtarit më të ri të komunitetit tonë, atij fëmije të pafajshëm.” Policia po heton gjithashtu nëse Sutherland ka sulmuar pacientë të tjerë. Sutherland është infermier i licencuar dhe punoi në klinikën Hacienda Healthcare që nga viti 2011, thanë autoritetet. Në kohën e sulmit ai ishte përgjegjës për tu kujdesur për gruan. Të mërkurën, ai doli në gjykatë dhe u lirua me kusht për 500,000 dollarë.
Carlos Ghosn, i cili ndodhet në paraburgim në Japoni, ka dhënë dorëheqjen nga prodhuesi francez i makinave Renault, sipas raporteve. Ministri francez i financave, Bruno Le Maire, tha për Bloomberg Television se: “Carlos Ghosn sapo dha dorëheqjen.” Ghosn kishte mbetur akoma në krye të Renault, pasi u ndalua në Japoni më 19 nëntor me akuzën për sjellje të pahijshme financiare në Nissan. Ai mbajti pozicione të larta tek dy prodhuesit e makinave për shkak të një aleance mes tyre. Renault, në të cilin qeveria franceze zotëron 15% të aksioneve, ka planifikuar të mbajë një mbledhje të bordit të enjten. Prodhuesi i makinave nuk pranoi të komentojë dorëheqjen e Ghosn. Ghosn, i cili ishte ‘arkitekti’ i aleancës Renault-Nissan, përballet me tre akuza në Japoni për sjellje të pahijshme financiare duke përfshirë fshehjen e të ardhurave të tij dhe shkelje të rëndë të besimit. Mitsubishi u bashkua me aleancën tre vjet më parë.
Ndërsa Nissan dhe Mitsubishi e shkarkuan Ghosn si kryetar pas arrestimit të tij, Renault nuk e kishte bërë këtë. 64-vjeçari, që mohon akuzat, mund të qëndrojë në paraburgim për disa muaj pasi kërkesa e tij për lirim me kusht u mohua. Sipas njoftimeve, bordi i Renault raportohet se do ta zëvendësojë Ghosn me dy individë. Kryetari pritet të jetë Jean-Dominique Senard, i cili drejton Michelin ndrësa kryeshefi ekzekutiv pritet të emërohet, Thierry Bolloré, aktualisht zëvendësi.
Zgjidhet misteri për zëvendësin e Adolf Hitlerit Një teori e hershme konspiracioni, sipas së cilës krimineli nazist i luftës, Rudolf Hess, ishte zëvendësuar në burg nga një sozi, më në fund do të mund të rrëzohet. Një test ADN-je, i kryer nga shkencëtarët austriakë, tregoi se njeriu i burgosur në Burgun Spandau të Berlinit ka qenë me të vërtetë zëvendësi i Hitlerit. Hess u kap pas fluturimit në Skoci më 1941 dhe u dënua me burgim të përjetshëm në gjyqin e Nurembergut. Ai u gjet i varur në burgun e Berlinit në vitin 1987, në moshën 93-vjeçare. Studiuesit e Universitetit të Salzburgut në Austri kanë arritur të gjurmojnë një të afërm të largët të tij dhe i morën një kampion ADN-je, të cilin e përdorën më pas për të rrëzuar këtë pretendim që qarkullon prej kohësh. Kampioni i gjakut u krahasua me atë të marrë në vitin 1982 prej personit që njihej si i burgosuri numër 7, apo i burgosuri i fundit i Spandaut. Rezultatet u përputhen thuajse 100%. Një prej protagonistëve kryesorë të teorisë së mashtrimit ishte mjeku i Hessit në burg, W. Hugh Thomas. Teoria e tij bazohej mes të tjerash tek fakti që i dënuari i Spandaut kishte dallime fizike me Hessin, kishte refuzuar të shihte familjen e tij për vite me radhë dhe duket se vuante nga amnezia.
KULTURE
17 E premte, 25 JANAR 2019
Kur politikën e bëjnë yjet e kinemasë botërore Nga Paul Dallison ”Politico.eu”
Y
jet e kinemasë, janë shpesh të gatshëm të bëhen pjesë e politikës. Në SHBA, ata kanë pasur sukses të madh: Arnold Schwarzenegger kaloi nga filmi “Terminatori” tek posti i guvernatorit, Clint Eastwood ndërroi “Dirty Harry” me postin e kryebashkiakut të Carmelit. Ndërsa Dwayne Johnson e ka përjashtuar veten nga gara presidenciale e vitit 2020, vetëm pse është i zënë. Të tjerët nuk shkojnë aq larg, por u pëlqejnë të mbështesin publikisht politikanët, ose i orientojnë fansat mbi bindjet e tyre politike. Ja disa nga shembujt më të spikatur: Chuck Norris Ylli amerikan i filmave si “Way of the dragon” dhe
“Walker, Ranger Texas” është bërë mik me kryeministrin hungarez Viktor Orban, yllin e “Asnjë i huaj në vend” dhe “Mbyllni shpejt kufirin!”. Dy miqtë u takuan në Budapest muajin e kaluar, gjatë të cilit Orban e përshkroi veten si “një luftëtar të rrugës, nuk jam nga elita”. Orban i tha gjithashtu amerikanëve, se “90 përqind e komenteve të tyre janë negative… liberalët më urrejnë”. “Ju jeni si Trump”- i tha Norris. Orbani u përgjigj me një gëzim të dukshëm. Të dy burrat, pastaj shkuan të shohin stërvistjen e njësisë hungareze anti-terrorizëm, teksa në fund Noris tha:”Kam parë trajnime në të gjithë botën, dhe kjo është më e mira”.
Steven Seagle Ylli i filmave aksion – si “Mbi ligjin”, “Një njeri i rrezikshëm” dhe “Jashtë mundësive” – punon për mikun e tij të mirë Vladimir Putin, ylli i të njëjtave “filma” që realizon në Rusi. Pas një rënie në karrierën e tij, Seagle nisi të merrej me muzikën bluzz, pa ndonjë sukses. Ndërkohë në gusht të këtij viti, aktorit iu dha një rol të ri, si “përfaqësuesi i posaçëm” i Moskës mbi lidhjet humanitare SHBA-Rusi. Ministria e Jashtme ruse, tha se misioni i Seagle do të përfshijë nxitjen e “marrëdhënieve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën humanitare, duke përfshirë bashkëpunimin në kulturë, art, shkëmbime publike dhe rinore”, çka tingëllon tamam si ajo që po bën aktualisht Donald Trumpi. Aktori, gjysh-
ja e të cilit ka lindur në Vladivostok, u bë shtetas rus në nëntorin e vitit 2016. Jean-Claude Van Damme Heroi i filmave aksion, dhe i atyre me arte marciale, që ka luajtur në filmin “Në ferr”, është një mbështetës i hapur i Donald Trumpit. “Tani për tani, ne kemi nevojë për Donald Trumpin”- u shpreh muskulozi nga Brukseli, para zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Ndjenja është e ndërsjellë. Trump tha në një inervistë për gazetën “The New Yorker” se filmi “Bloodsport” i Van Damit, është një nga të preferuarit e tij. Pamela Anderson Anderson nuk ishte i njohur për bindjet e saj politike, kur luante në serialin e famshëm “Baywatch”, ndërsa po e bën këtë tani. Ajo është shprehur kritike mbi Brexit, duke thënë:”Jam e sigurt se mund të kisha negociuar kushte më të mira, se sa kjo marrëveshje mjerane. Unë kam negociuar me Hollivudin për dekada, dhe unë mund të bisedoj me kryenegociatorin e BE-së zotin Michel Barnier dhe politikën franceze. Zoti Melenchon për president”- shkroi Anderson në faqen e saj të internetit përpara zgjedhjeve presidenciale franceze, duke ofruar mbështetjen e saj për ekstremistin e majtë Jean-Luc Mélenchon. Ajo mbështeti gjithashtu lëvizjen katalonjase për pavarësi në Spanjë, duke shkruar në një blog që “ata nuk po kërkojnë shumë, apo gjëra të tepruara”, dhe duke e përshk-
ruar qeverinë spanjolle si “krejtësisht idioteske”. Dhe e gjithë Evropa, duhet të shqetësohet nga “rrëshqitja drejt një forme të re fashizmi në Itali”paralajmëroi ajo. Ajo ka sulmuar edhe Theresa Mary May, si “kyeministrja më e keqe në histori”. “Theresa Mary May përfaqëson një lloj fitoreje si ajo e Pirros. Ajo nuk kujdeset për njerëzit e varfër. Ajo nuk kujdeset për drejtësinë apo paqen”- shkroi Anderson, si pjesë e një lutjeje të apasionuar për të liruar themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange, nga kërcënimi i ndjekjes penale, dhe më të cilin ka një lidhje romantike. Sean Connery James Bond i dytë më i mirë i serialit të famshëm, është prej kohës një nacionalist skocez. Por nuk doli në skenë, deri para referendumit të 2014 mbi pavarësinë. Ka pasur spekulime se aktori, do të fluturonte nga Bahamasi drejt Skocisë për të bërë një ndërhyrje morale për rritjen e kampit pro pavarësisë. Por
vëllai i tij Neil tha:”Sean mund të jetë në vend për arsye tatimore, kështu që unë e di se ai ka ndërmend t’i përdorë me mençuri ato ditë”. Michael Caine Jo thjesht një yll i filmit aksion, por edhe një fitues i dy çmimeve Oskar, Caine – i cili ka luajtur në filma si “Get Carter”, “Zulu” dhe “Italian Job” – është një mbështetës i fortë i Brexit, ndoshta i pavetëdijshëm, që pas largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga unioni, nuk do të ketë më mundësi të nisë me guxim një dërgesë prej ari nga Torino pa dokumente zyrtare . Ai i tha BBC në tetor:”Njerëzit më thonë do të jesh i varfër. Unë them se më mirë të isha një artizan i varfër i fatit tim, sesa të kisha dikë që nuk e di nëse më bën të pasur, duke e mbështetur atë”. Brigitte Bardot Ylli i kinemasë franceze, është një mbështetëse e Jelekëve të Verdhë, të cilat kanë shkaktuar një përçarje të madhe në mbarë Francën, dhe e detyruan Emanuel Macron të pranonte me një përulje publike të turpshme, kërkesën e protestuesve për anulimin e një takse të re mbi karburantin. Bardo nuk është e panjohur për aktivizmin publik dhe polemikat. Në kundërshtim me atë që ajo e sheh si mizori të mënyrës së vrasjes së kafshëve, ajo ka bërë komente të shumta antimyslimane, për të cilat është dënuar nga gjykatat me gjoba të majme. Midis viteve 19972008, ajo është përballur 5 herë me gjyqtarët francezë, për “nxitje për urrejtjes racore”. Ajo i bëri gjithashtu thirrje njerëzve, që të votonin për Marin Le Penin, dhe kundër Macronin “sy-akullt”, në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.
VIP
18 E premte, 25 JANAR 2019
Irina Shayk: Të qenurit nënë, gjëja më e bukur në botë Supermodelja Irina Shayk ka folur për herë të parë për ndjesë e të qenurit nënë. Ylli i pasarelave u shpreh se e urren kur njerëzit i thonë se tani që është bërë nënë nuk mund të vishet seksi. “Gjithmonë them se të qenurit nënë është një nga gjërat më e bukur në botë,”-tha 33-vjeçarja për revistën W. “Nuk mendoj se ka ndryshuar jetën time. Ndryshoi në një mënyrë për të qenë më e mirë. Familja është gjëja më e rëndësishme në botë.” Ndërsa shtoi se nuk i pëlqen kur njerëzit i komentojnë veshjen vetëm për faktin që është nënë. “Ndonjëherë njerëzit thonë: Ajo është nënë, si ka mundësi që e vesh këtë? Ndërsa unë i them të më lini rehat. Jetojmë në shekullin e 21-të. Vetëm për shkak se je nënë kjo nuk do të thotë se ju duhet të ndryshoni apo të visheni ndryshe. Vazhdoni
Ylli i Hollywood heq dorë nga alkooli për shkak të djalit Anne Hathaway ka folur hapur për Ellen DeGeneres rreth arsyes pse vendosi të heqë dorë nga alkooli. Aktorja u shpreh se motivimi i saj kryesor ishte djali i saj 3 vjeçar. Ylli i Hollywood u shpreh se dëshiron të jetë pranë djalit të saj. Fituesja e Oskar u shfaq tek DeGeneres për të diskutuar mbi filmin e saj të fundit Serenity, një thriller që e ribashkoi me yllin Matthew McConaughey. Gjatë intervistës tha se hoqi dorë nga pija në tetor të vitit të kaluar dhe planifikon që të mos pijë më për 18 vitet e ardhshme. “Nuk më pëlqen gjendja e dehur kur e kam djalin në shtëpi. Ai ka nevojë për mua gjatë gjithë kohës, ndërsa kur jam e turbullt nuk ka dobi nga unë,”-tha ajo. “Është në një moshë kur me të vërtetë ka nevojë për mua gjatë gjithë kohës.” Hathaway u martua me aktorin dhe biznesmenin Adam Shulman në shtator 2012. Djali i tyre, Jonathan, lindi katër vjet më vonë.
shprehni veten tuaj dhe atë që jeni.” Shayk tha se çdo grua është seksi në mënyrën e vet. “Është diçka që vjen nga brenda jush. Nuk keni pse ta tregoni,”-shpjegoi Irina. “Kur shoh një grua të veshur me kostum dhe atlete unë mendoj se është seksi. Bëhet fjalë për
karakterin tuaj. Mënyra sesi lëvizni, si flisni, këtë konsideroj seksi unë. Është diçka më klasike dhe e sofistikuar dhe moderne. “ Shayk është e martuar me aktoren Bradley Cooper dhe çifti mirëpriti në jetë vajzën e tyre të parë Lea De Seine në maj të vitit 2017.
Amal largohet nga shtëpia me binjakët? E vërteta e divorcit të George Clooney Lajmi se George Clooney dhe Amal i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 4 vjeçare ka pushtuar titujt e mediave. Raportet thonë se çifti i famshëm i Hollywood po divorcohet dhe se 40-vjeçarja ka marrë binjakët dhe është larguar nga shtëpia. Por HollywoodLife ka hedhur poshtë këto thashetheme. “Historia është trilluar,”-tha përfaqësuesi i aktorit për median rozë. Burimi tha se George dhe Amal, që janë prindër të binjakëve 1-vjeçarë Ella dhe Aleksandër, janë ende të fortë pas martesës në shtator 2014. Më parë u raportua
se Amal u largua nga shtëpia së bashku me binjakët dhe shkuan në banesën e tyre të re në ishullin e Sardenjës. Ndërsa 57-vjeçari e bombardoi bashkëshorten mesazhe për të parë binjakët. “Ai donte që ta gëzonin pronën e re së bashku. Por pas një debati, Amal u largua nga shtëpia dhe iku me Aleksandrin dhe Ellën,”– u raportua nga mediat. “Ajo i tha se nëse vjen në shtëpi do i duhet të qëndrojnë në shtëpinë e mysafirëve.” Por të gjitha thashethemet u hodhën poshtë nga HollywoodLife.
Naomi Campbell bën rikthimin epik, sfilon me fustan transparent Pas 14 vitesh Naomi Campbell ka bërë një rikthim epik në pasarelën e Valentino. Supermodelja dëshmoi edhe njëherë se është mbretëresha e pasarelave. Jo vetëm që doli për herë të parë pas 14 vitesh për të prezantuar koleksionin Pranverë 2019 të Valentino, por modelja legjendare mbylli shfaqjen. Ajo sfiloi në e Javës së Modës së Valentino në Paris të mërkurën, e veshur me një fustan të zi transparent. Naomi dominoi eventin me dizanjin e jashtëzakonshëm të Pierpaolo Piccioli.
Vin Diesel kujton Paul Walker Vin Diesel dhe Paul Walker kanë qenë të pandashëm. Ata ishin dyshja që fitoi zemrat e publikut në mbarë botën me rolin e tyre në ‘Fast and the Furious’. Ishte vdekja e Paul që i ndau aktorët. Por pavarësisht se kanë kaluar tashmë 6 vite që nga ndarja nga jeta e aktorit, Walker dhe Dieles kanë shumë kujtime së bashku që nuk shuhen. Vin kujtoi mikun e tij në mediat sociale, duke shpërndarë një fotografi me të ndjerin. “Mirënjohës për kujtimet e çmueshme… Gjithmonë”, shkruajti ai.
SHOWBIZ
19 E premte, 25 JANAR 2019
Dhimbje për prezantuesen e njohur: Shko me gjyshen bija ime S’ka dhimbje më të madhe për një nënë kur humbet fëmijën e saj. Ylli i Love Island, (Reality show në Britani) Malin Andersson i është dashur të japë lajmi më të keq të jetës të saj, pasi foshnja 4-javëshe ndërroi jetë. Vogëlushja, Consy, lindi 7 javë më herë, në 23 dhjetor për shkak të komplikimeve dhe u dërgua menjëherë në kujdesin intensiv në spitalin e Londrës, “Great Ormond”. Por, këtë mëngjes ajo ka ndërruar jetë. Nëna e saj 25-vjeçare ka ndarë lajmin e hidhur në rrjetin social Instagram. “Gjithmonë në dashuri me ty, të dua shumë. Kam qëndruar me ty çdo ditë. Kur i hape sytë e tu të bukur, të mëdhenj dhe ngjyrë kafe, mu mbush shpirti plot. Më vjen shumë keq që nuk do i shikoj më, shko me gjyshen”, ka shkuar ajo. Kjo është tragjedia e 4 për Malin. Ajo ka humbur nënën e saj në vitin 2017 , pasi u diagnostikua me
Tre muaj pas ndarjes, aktori për Paris Hilton: Është dashuria e jetës sime Në nëntor të vitit 2018, një çift hollivudian i dha fund fejesës. Paris Hilton njoftoi se lidhja me Chris Zylka ka marrë fund, por duket se aktori nuk po e heq dot nga mendja. “Ai është ende i dashuruar me Paris dhe nuk do donte asgjë veçse të kthehej sërish me të. Ai i thotë miqve se ajo është dashuria e jetës së tij”, tha një burim pranë Chris për “DailyMail”. Më 22 janar, Chris u fotografua pranë një vajze brune që dyshohej se ishte e dashura e tij e re. Aktori e ka mohuar këtë duke treguar se është e dashura e mikut të tij. Ndërkohë Paris është e lumtur dhe është fokusuar tek familja dhe karriera. Këngëtarja po punon shumë që të ketë sukses gjatë 2019 dhe duket se nuk e ka aspak mendjen tek ish- i fejuari.
kancer. Babai i saj, gjithashtu vdiq nga kanceri. Por ajo vitin e kaluar ka humbur dhe mikeshën e saj të ngushtë. Sophie Gradon. “Gëzuar Vitin e Ri… Tomi dhe unë jemi kaq të lumtur që ju njoftojmë që
vajza jonë e vogël Consy erdhi në këtë botë më 23 Dhjetor 2018, shtatë javë më herët”, shkruante ajo në Instagram, së bashku me një fotografi të vajzës së tyre të vogël në një inkubator.
Alec Baldwin shpallet fajtor për dhunimin e qytetarit Alec Baldwin është deklaruar fajtor për sulmin ndaj një qytetari për një vend parkimi në New York. Aktori u paraqit në gjykatë për goditjen e një burri më 2 nëntor pas një mosmarrëveshje mbi vendin e parkimit përpara apartamentit të tij në Manhattan. 60-vjeçari pranoi që të merrte mësime për menaxhimin e zemërimit dhe të paguajë një gjobë prej 120 dollarë. Baldwin u arrestua për sjellje të padisiplinuar. Ai u përball me akuzën për sulm, megjithëse avokati i tij tha se kishte video që provonte se aktori nuk e goditi shoferin tjetër, që u identifikua si 49 vjeçari Wojciech Cieszkowski. Si pjesë e dënimit të tij, aktori duhet të përfundojë një program për menaxhimin e zemërimit deri më 22 mars, data e seancës së tij gjyqësore të ardhshme. Mosmarrëveshja ndodhi kur shoferi zuri vendin e parkimit që një anëtar i familjes 60-vjeçarit e kishte ruajtur për Baldwin. Akuza për të cilën aktori u deklarua fajtor nuk është teknikisht një krim sipas ligjit të New York.
Akuzohen për operacione plastike, “shpërthen” nëna e modeleve të famshme Gigi dhe Bella Hadid janë dy prej modeleve më të njohura në botë. Ato shfaqen si imazh i markave të njohura si dhe dalin në pasarelat e modës për të prezantuar koleksionin më të ri. Shpeshherë ato komentohen për ndërhyrje kirurgjikale në rrjete sociale, gjë të cilën e ka mohuar nëna e tyre Yolanda. Në një fotografi ku tregonte se ka hequr cdo përbërës të huaj nga trupi, një koment i tërhoqi vëmendjen pasi fliste për të bijat e famshme. Ndjekësja shkruante: “Unë jam dakord me ty, por po vajzat e tua? Veçanërisht Bella! Ajo është e bukur, por duket që përdor mbushës (filler)?! Si e shpjegon këtë?”. Nuk mungoi replika e Yolandës, e cila ia ktheu: “Asnjëri prej fëmijëve të mi nuk ka përdorur ndonjëherë mbushës, botox, apo diçka të huaj në trupin e tyre! Ata e dinë më mirë pasi më panë se ç’hoqa unë!”
Cardi B zbulon përfitimet që të sjell fama Një prej repereve më të suksesshme të momentit, Cardi B ka rrëfyer se fama i sjell shumë përfitime. Para disa muajsh, ajo anuloi performancën në Las Vegas pasi ishte në ditët e fundit të shtatzënisë dhe duhej të kujdesej për veten dhe vogëlushen Kulture. Këtë vit, është rikthyer më fuqishëm se kurrë në muzikë dhe gjatë ditëve të fundit dha performancë në resortin “Palms Casino” në Las Vegas, i cili i dha të drejtën për të qëndruar atje sa të dëshirojë. Pronarët i kanë ofruar reperes që të xhirojë videoklipet dhe të punojë me projektet muzikore atje. Palms Casino përfshin dhe striptizë, gjë që lidhet me Cardin pasi para famës ishte striptiste dhe ka realizuar një klip që ia dedikon jetës si kërcimtare dhe parave.
SPORT
20
E premte, 25 JANAR 2019
Skuadra bardheblu triumfoi 2-0 dje në mesditë ndaj Flamurtarit në stadiumin “Selman Stermasi”
Tirana “ndriçon” në diell, hedh një hap drejt çerekfinaleve të Kupës
SULMUESI
Piatek nis aventurën te Milani: E kisha ëndërruar që fëmijë
Rozalb Lika
T
irana ka arritur që të fitojë pa shumë vështirësi 2-0 ndaj Flamurtarit në sfidën e parë të Kupës së Shqipërisë. Dueli që u ndërpre të mërkurën në mbrëmje për shkak të reshjeve të dendura të shiut që përmbytën “Selman Stërmasin” rifilloi këtë të enjte në orën 13:00. Bardheblutë nuk bënë më gabimet e një ditë më parë ku shpërdoruan dhe një 11-metërsh duke e nisur me marshin e 5-të sfidën. Tirana e nisi fuqishëm dhe ushtroi presion konstant, derisa në minutën e 10-të të rifillimit, e 35-ta në total, Michael Ngoo u la i vetëm në zonën vlonjate, pati kohë të kontrollonte topin e të matej mirë, derisa gjuajti dhe mposhti portierin Koliçi. Bardheblutë kishin më shumë dëshirë se kuqezinjtë dhe 3 minuta më vonë në të 40-ën gjetën edhe golin e dytë me një goditje të fortë nga distanca të Erjon Hoxhallarit. Mision i kompletuar shumë lehtë për bardheblutë, që falënderuan dhe më pas kontrolluan mirë ndeshjen, edhe pse në pjesën e dytë sfida u hap krejtësisht dhe rastet ishin të shumta, me portierin Abibi që u bë vendimtar në disa raste, duke mohuar golin vlonjat. Përpjekjet e Flamurtarit që kishte edhe
mungesa në këtë sfidë ishin të kota pasi deri në fund shifrat nuk ndryshuan më. Tirana hedh një hap gjigant drejt çerekfinaleve, ndërsa Flamurtari vijon të jetojë ditë të turbullta, pa asnjë siguri për vazhdimësinë, edhe pse në klub e në ekip askush nuk flet për situatën financiare. Mema pas ndeshjes- “Fitorja vlen shumë në aspektin psikologjik, e nisëm vitin mbarë. Loja më kënaq, edhe pse kemi sërish gabime. Janë minimizuar disi gabimet e shkuara. Për fillimin e këtij viti jam i kënaqur.
Kemi bërë një hap të sigurt drejt kualifikimit. Vlora është ekip i fortë. Patëm disi edhe fat me golat, por mund të shënonim edhe të tjerë e ta mbyllnim kualifikimin. Pres afrime. Merkato? E kam thënë, ekipi ka nevojë për lojtarë. Kanë ikur dy lojtarë dhe ata duhen zëvendësuar”, deklaroi strategu i bardhebluve pas ndeshjes. Daja shfaqet realist- “Rezultati i jep Tiranës një hap drejt kualifikimit. Megjithatë, kishim edhe mungesa. Kemi marrë 2 gola në goditje standarde. Pjesë
MBROJTËSI
RENDITJA
Bonucci: Nuk isha vetvetja te Milani, tani jam njeri më i mirë
“Jeta të bën të përjetosh eksperienca që të rrisin, të maturojnë dhe të bëjnë më shumë racional dhe më pak instiktiv”. Leonardo Bonucci e ka komentuar në këtë mënyrë aventurën e tij profesionale te skuadra e Milanit e cila zgjati vetëm një vit, ndërkohë që tashmë është rikthyer prej 6 muajsh në ekipin bardhezi. “E kam përjetuar shumë fortë
eksperiencën e kaluar si brenda dhe jashtë fushës. Mund të them se jam bërë një njeri më i mirë, sigurisht i ndryshëm nga ai i kaluari. Bonucci në ato muaj kur ishte te Milani nuk ishte Bonucci. Gjithsesi e kaluara vlen pak, dhe tashmë më ka shërbyer për të qenë më i mirë. Ndaj duhet të shohim përpara dhe me besim për të fituar në sfidën
e lojës janë edhe gabimet. Te goli i parë jemi kujdesur vetëm për trajektoren e topit. Është e mundur që në ndeshjen e kthimit të provojmë gjithçka për gjithçka. Sot (dje) kemi bërë hap jo të mirë, por s’kemi çfarë të humbasim. Duke pritur edhe rikthimin e lojtarëve. Do të zgjidhim diçka më ndryshe. Do të thoja që si teknik nuk më takon të kthej përgjigje. Në fund të gjitha drejtohen nga sistemi nervor. Sigurisht që rendimenti do të ishte tjetër”, deklaroi Daja aspak i kënaqur me rezultatin.
Në shtëpinë e Milanit sot ka qenë dita e prezantimit të sulmuesit Krzysztof Piatek. Bomberi polak kompletoi dje transferimin te skuadra kuqezi, ndërkohë që sot ka folur për herë të parë, duke zbuluar se ky transferim ka qenë një ëndërr për të. “Të jesh në Milano është një nder i madh, mund të them diçka këtu para mikrofonit, por përgjigjja duhet të jepet në fushë. Pastaj, duke u paraqitur pranë dy legjendave si Leonardo dhe Paolo Maldini është një ëndërr. Ka qenë një ëndërr që të luaja këtu dhe nuk mendoja se mund ta realizoja. Që fëmijë kam bërë tifo për Milanin. Do të bëj gjithçka për të arritur në Chamopions League. Mund të them se do të luftoj në fushë, do të luftoj për Milanin dhe do të jap gjithçka. Pas fazës së parë mendova për interesimin që kishin shfaqur disa të klubeve të tjera. Tani është Milani dhe më pëlqen kjo befasi e bukur. Sa i përket trajnerëve nuk është aspak problem për mua, pasi te Genoa më kanë stërvitur tre trajnerë”, deklaroi bomberi polak.
e radhës në Romë sepse kampionati është i gjatë dhe i hapur. Duhet të përgatitemi sa më mirë për në Champions. Ciro Immobile është një sulmues i madh, një bomber race. Duhet të jemi të vëmendshëm për të mos lejuar shumë hapësira. Higuain? Shpresoj që Gonzalo të kthehet në formë dhe i uroj më të mirën”, deklaroi Bonucci për Sky Sport.
Zbulohet klubet më të pasuara në botë, kryeson Real Madrid Reali i Madridit rikthehet te kryesojë listën e klubeve më të pasuara në botë. Plot 750.9 milionë euro kanë arkëtuar madrilenët vitin e shkuar, ndërsa pas tyre vjen Barcelona me 690 milionë euro, duke zbritur në vendin e tretë Manchester United me 666 milionë euro. “Djajtë Kuq” vitin e kaluar kryesonin listën. Sa i përket klubit “Los Blancos”, në rritjen e të ardhurave ka patur ndikim sidomos Championsi i tretë radhazi i fituar. “Deloitte Football Money” shpjegon se kjo është gati-gati një luftë mes titanësh sa u përket të ardhurave që në total arrijnë një shifër dyfish krahasuar me 10 vite më parë. 20 shoqëritë futbollistike më të pasuara kanë fatuar të ardhura shumë të larta, e përkthyer në shifra shkon deri në 8.3 miliardë euro në sezonin 2017-2018. Një rritje vjetore prej 6%. Sa u përket klubeve italiane, Juventusi nuk është më pjesë e 10 vendeve të para, bardhezinjtë kanë zbritur në vendin e 11-të me 394 milionë
euro të ardhura. Përmirësim njeh Interi që është ngjitur në vendin e 14-të, duke njohur rritje në tre vitet e fundit. Zikaltrit kanë arkëtuar gati 280 milionë euro. Roma falë kualifikimit në gjysmëfinalen e Championsit zë vendin e 15-të me 250 milionë euro. Milan me 207 milionë renditet ne vendin e 18-të.
SPORT
21
E premte, 25 JANAR 2019
XHUDO Peshëngritësja nuk ka arritur që të justifikojë shkaktun pse kishte përdorur substancën e palejuar Majlinda Kelmendi nuk ndalet,
Begaj pezullohet për 8 vite, i jep lamtumirë peshëngritjes
fiton medalje ari në Izrael M
ajlinda Kelmendi është shpallur sot kampione absolute, pas një performancë të shkëlqyer në Izrael. Ajo i ka dhuruar një tjetër medalje të artë Kosovës në Grand Prix Tel Aviv pasi ka kaluar të gjitha sfidat në peshën e saj 52 kg, duke mposhtur me radhë kundërshtaret dhe duke treguar superioritetin e saj në këtë sport. Ajo ka mposhtur në finale rivalen vendase me ippon Gili Cohen, duke rrëmbyer medaljen e parë për këtë vit dhe madje medaljen më të bukur, atë të artë. Kampionia kosovare e kaloi sfidën e parë pa probleme teksa mposhti lehtë xhudisten nga Gjeorgjia, Tetiana Levytska-Shukvani, po ashtu edhe sfida e saj e dytë Tetiana-s u fitua me ippon, duke u kaluar me po të njëjtin superioritet. Çerekfinalja ndaj zviceranes, Fabienne Kocher, nuk e vuri në vështirësi Majlindën. Ndërsa gjysmëfinalja rezultoi disi më rivalizuese teksa është përballur me një kundërshtare të njohur, Andrea Chitu.
SKËNDERBEU
Shehi: Me Partizanin fitorja vlen dyfish, na duhen pikët
T
R
omela Begaj është dënuar për 8 vjet nga Federata Botërore e Peshngritjes, pasi nuk ka mundur të provojë përpara gjykatësve të Federatës Botërore arsyet e gjetjes së gjurmëve të stanazololit në trupin e saj. Lajmi u bë i ditur ditën e djeshme pas dokumentit që Federata Botërore e Peshëngritjes u ka dërguar autoriteteve shqiptare më 14 janar rreth çështjes ku Begaj që nga zbulimi i saj pozitiv në janar të vitit 2018, pas analizave që ju bënë në Kampionatim Botëror të vitit 2017. Kjo është në formë të përmbledhur ajo që Romela Begaj i ka paraqitur Federatës Botërore si mënyrë mbrojtjeje: “Vij nga një familje
PARTIZANI
e varfër dhe kam kaluar shumë vështirësi nga fëmijëria ime deri më tani. Sporti i peshëngritjes është i vetmi burim të ardhurash për mua dhe nuk do të bëja asnjëherë asgjë për të prishur karrierën time”. Edhe në rastin e parë kur rezultoi pozitive sërish ndaj stanazololit, në vitin 2014, Romela Begaj nuk mundi të shpjegojë se si kjo substancë kishte hyrë në trupin e saj. Sipas rrëfimit të saj, e vetmja përgjigje për pozitivitetin e gjetur është sabotimi. Në sqarimin e vendimit përfundimtar, Federata Botërore e Peshëngritjes sqaron që sabotazhi nuk është provë, aq më tepër kur nuk ka asnjë mënyrë vërtetimi për këtë gjë.
Si rrjedhojë, konkluzioni është ky: “Duke qenë se sportistja e ka të përsëritur pozitivitetin ndaj dopingut, do të dënohet me sanksionin maksimal që është 8 vjet dhe do të hiqen të gjitha rezultatet nga aktiviteti ku ka rezultuar pozitive dhe të gjitha rezultatet nga periudha e fillimit të kësaj çështjeje, që është fundi i vitit 2017”. Romela Begaj, e cila aktualisht ndodhet familjarisht në Kanada, është 33 vjeç dhe me një dënim të tillë 8-vjeçar do të thotë fund i karrierës për të. Një lajm i rëndë për një nga peshëngritëset më të mira në vitet e fundit në shtangën shqiptare, që detyrohet t’i thotë lamtumirë shtangës para kohe.
rajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, e konsideron shumë të rëndësishme sfidën e parë të fazës së tretë me Partizanin, që më shumë se për objektivin përfundimtar, sipas tij do të vlejë për vazhdimësinë. “Të flasësh për rëndësinë e ndeshjes është e kotë, sepse dihet çfarë rëndësie ka kjo sfidë për ne. Luajmë kundër një rivali direkt, siç është Partizani. Një arsye tjetër është sepse në ndeshjet e fundit nuk kemi marrë pikët. Këto e bëjnë dyfish të rëndësishme këtë takim, duke ditur dhe objektivat tona. Lojtarët që mungojnë kanë qenë pjesë e formacionit tonë gjatë gjithë kësaj periudhe. Demte, Bregu, Krasniqi, duke shtuar dhe Alitin që mungon për arsye kartonësh, kanë qenë lojtarë bazë. Mungon 40% e skuadrës, por gjithsesi, ne do të mësohemi me këtë. Futbolli i tillë është. Kam besim që çunat që do t’i zëvendësojnë nesër (sot), do të jenë në lartësinë e duhur. Merkato? Kemi plotësuar kontingjentin aty ku donim. Ndoshta në ditët e fundit mund të sjellim ndonjë prurje tjetër, por për momentin jemi “OK”. Presim edhe rikuperimet e lojtarëve të dëmtuar. Mendoj që jemi të plotësuar”, deklaroi Shehi.
Gega: Vetëm humbja nuk është sukses në Korçë Skënderbeu dhe Partizani do të hapin javën e 19-të me një super ndeshje që do të luhet në orën 17:00. Para duelit, strategu i të kuqve foli për këtë ndeshje duke e pranuar se ekipi i tij gjithmonë ka hasur vëshitrësi ndaj korçareve. “Është e vërtetë që kemi patur vështirësi. Në përballjet me Skënderbeun edhe pse kemi zhvilluar lojëra të mira, nuk kemi marrë maksimumin. E njohim dhe e vlerësojmë Skënderbeun, sepse është një ekip i mirë , pavarësisht se në periudhën e fundit nuk është ai Skënderbe. Jemi të fokusuar te puna jonë do të shkojmë në Korçë të bëjmë më të mirën, atë që ne
dimë të bëjmë. Ndeshja e Kupës? Jam jashtëzakonisht i kënaqur me impenjimin e skuadrës edhe pse të jem i sinqertë terreni ishte i rënduar. Megjithatë, më bën mjaft optimist dëshira dhe impenjimi që grupi tregoj ndaj Kastriotit. Formacioni ndaj Skënderbeut? Aktualisht kemi 25 lojtarë, jam munduar që ditën e parë e deri më sot t’u jap të gjithëve hapësira. Është një proces i vazhdueshëm dhe çdo javë mund të ndryshojnë gjërat. Për mua është shumë e rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë që ai që bën diferencën do të jetë titullar. Merkato? E mira s’ka fund. Deri më 31 Janar klubi po punon dhe shpresoj
të sjellë dikë të na japë shumë shtysë, pa hequr punën e grupit që është aktualisht. Kam dëgjuar dhe lexuar gjëra sa u përket dëshirave të mia, por nuk kam shprehur. Lum Rexhepi, që është sot këtu, dhe Duka kanë qenë dëshirat e mia, pasi unë i njoh, i kam parë. Në bashkëpunim me klubin kemi afruar edhe lojtarë të tjerë, shpresoj të mos jemi gabuar dhe të kemi bërë goditjet e duhura. Do t’ju kënaqte një barazim në Korçë? Mendoj se vetëm humbja nuk është sukses. Karshi Skënderbeut, të dy rezultatet janë të pranueshme. Ne kemi mënyrën tonë, jemi përgatitur për këtë takim dhe nesër t’ia lemë fushës.
SHENDETESI
22 E premte, 25 JANAR 2019
Kolla kronike, çfarë e shkakton dhe si duhet të trajtohet
K
olla është një reagim nor mal i organizmit ndaj ngacmuesve të sistemit të frymëmarrjes. Kollitja largon grimcat e huaja, mukusin dhe ngacmues të tjerë, si pluhuri, nga fyti dhe i largon ata nga rrugët e frymëmarrjes. Megjithatë, kur kolla zgjat shumë, ajo mund të jetë shenjë e ndonjë problemi ose sëmundje tjetër. Po ashtu, edhe vetë kollitja bëhet shqetësim. Kollitja e fortë dhe e vazhdueshme mund të rezultojë me probleme fizike - si dëmtim të kordave të zërit, pëlcitje të enëve të vogla të gjakut në rrugët e frymëmarrjes, të fikët, hernie ose edhe çarje në brinjë. Ajo po ashtu mund ta dëmtojë kualitetin e jetës, gjumit dhe jetës sociale. Kur kolla zgjat më shumë se tetë javë, ajo konsiderohet një kollë kronike. Diagnostikimi i shkaktarëve mund të kërkojë kohë, por gjetja e shkaktarit është zakonisht hapi i parë i duhur. Për të gjetur nga ku buron problemi i kollës, fillimisht kalohet nëpër
listën e shkaktarëve duke eliminuar disa prej tyre përmes përcjelljes së historisë tuaj mjekësore, pastaj kryhen analizat për të lënë vetëm disa shkaktarë të mundshëm dhe së fundi duke provuar trajtime të ndryshme. Shkaktarët më të shpeshtë të kollës kronike janë: Rrjedhja e hundës - Kjo është ndjenja kur mukusi nga pjesa e prapme e hundës zbret në fyt dhe rrugët e sipërme të frymëmarrjes duke shkaktuar ngacmim. Kjo lloj kolle shpesh paraqitet te inflamimet e rrugëve nazale përfshirë sinuset. Astma - Edhe pse rrallë, astma mund të shfaqë edhe kollën si simptomë. Aciditeti (refluksi gastrointestinal) - Në rastin e refleksit gastrointestinal, enzimat digjestive rikthehen prapa në ezofag. Por, ato mund të arrijnë edhe në pjesën e sipërme të rrugëve të frymëmarrjes dhe madje të depërtojë edhe poshtë në mushkëri duke ngacmuar këto or-
gane dhe duke nxitur kollë. ACE-inhibitorët (grup barnash antihipertensive) - Barnat si enalapril, lisinopril dhe të tjera, përdoren për të ulur tensionin e lartë të gjakut, por japin kollën si efekt anësor. Dhe, edhe pas ndërprerjes së këtyre barnave, mund të duhen dy deri në tre javë derisa kolla të ndalojë. Sëmundjet e mushkërive - Kolla kronike mund të shkaktohet edhe nga një dëmtim i rrugëve të frymëmarrjes i quajtur bronkiektazë, dhe nga një sëmundje tjetër që shkakton simptoma të ngjashme me astmën, por me funksionim normal të mushkërive (bronkiti eozinofilik). Pirja e duhanit - Te duhanxhinjtë, kolla e vazhdueshme dhe prodhimi i gëlbazës (brokiti kronik) është i shpeshtë. Trajtimi i kollës kronike Zakonisht, kolla kronike mund të ndalohet duke trajtuar shkaktarin e saj. Në 90 për qind të rasteve, kolla është si pasojë e
rrjedhjes së mukusit të hundës, astmës ose refleksit gastrointestinal. Nëse dyshohet për sëmundjen e sinusitëve ose për refleks gastrointestinal, shkaktari mund të gjendet duhen provuar trajtimet për të dyja dhe duke parë se cili reagon. Ndonjëherë, mund të ketë më shumë se një shkaktarë të cilët çojnë te kolla kronike. Në varësi të diagnozës, trajtimi mund të përfshijë: Barna antihistamiike dhe dekongjestues - Këto janë trajtime standarde për rrjedhjen postnazale. Inhalatorët anti-astmatik - Këto ulin pezmatimin dhe spazmat dhe hapin rrugët e frymëmarrjes. Antacidët - Këto barna ndihmojnë uljen e
aciditetit. Antibiotikët - Nëse kolla dyshohet se është shkaktuar nga ndonjë infeksion bakterial, si infeksione të sinuseve ose mushkërive, atëherë mund të ndihmojë edhe antibiotikët. Heqja dorë nga duhani - Duke hequr dorë nga duhani dhe qëndrimi në ambiente me tym, ju do të lehtësoni kollën dhe simptomat tjera të bronkitit kronik. Nëse nuk gjendet shkaktari i kollës tuaj, ose nëse shkaktari nuk mund të mjekohet me efektivitet, mund të përshkruhen barna për të qetësuar kollën, lehtësuar nxjerrjen e gëlbazës ose për të lehtësuar frymëmarrjen.
KESHILLA
Dhimbjet e mesit, nga se vuajmë dhe si ti trajtojmë S hiatikët, lumbalgjitë (këputja e mishit), dhimbjet e mesit, tashmë janë bërë të njohura, veçanërisht në qytete të mëdha, ku njerëzit punojnë në ambiente të mbyllura dhe të automatizuara dhe ku pak kohë mbetet për të bërë lëvizje të gjalla, që mund të mbajnë në formë trupin, kolonën vertebrore, aftësinë e trupit për të lëvizur në mënyrë të shkathët, të shpejtë dhe organike. Ose në të kundërt, njerëzit janë të detyruar të bëjnë të njëjtat lëvizje, që të çojnë drejt sëmundjeve profesionale dhe, së pari, edhe tek sëmundjet e shiatikut. Nga lumbalgjitë tek hernia diskale Ju vuani nga një nevralgji lumbare kur nyja e diskut vertebral, apo një fragment i tij del nga unaza fijezore. Ky aksion çliron enzima (fosfolipaze A2) me një fuqi të madhe inflamatore. Sëmundja, para së gjithash, është shkak i inflamacionit të rrënjës nervore nga këto enzima. Çdo kompresion dhe shtypje e
nervit të ngacmuar sjell këtë fenomen. Nëse hernia është në pjesën e pasme (posteriore) të diskut, ajo mund të jetë në kontakt me nervin e shtyllës kurrizore. Pra shkaktohet një shkarkesë elektrike nga irritimi dhe shtypja e nervit dhe dhimbja mund të përhapet në të gjithë zgjatimin e nervit. Sipas shkallës vertebrale të rrënjës nervore mund të bëhet fjalë për një shiatik (nervi shiatik që çon nervat në pjesën e pasme të kofshës dhe këm-
bës), ose një cruralgie (kryralgji - nervi "crural" që gjendet në pjesën e përparme, në rrëzë të kofshës). Lumbalgji apo dhimbje mesi? Historia e lumbalgjisë është pothuaj e njëjtë. Është historia e atij, që si të thuash ka blerë biletën e kinemasë, por para se të hyjë, ajo i bie: ai ulet me rrëmbim ta marrë dhe nga kjo lëvizje e vrullshme ndjen dhimbje. Rezultati: ai nuk arriti ta shohë filmin atë natë,
pasi u bllokua nga dhimbja. Dhe kjo ndodh shpesh kur ngremë pesha të rënda. Në këtë rast nyja diskale shtypet nga një peshë e rëndë dhe në mënyrë të menjëhershme. Pikërisht në këtë moment nyja diskale këput disa shtresëza të unazës fijezore. Dhimbja shkaktohet nga irritimi i nervit sinu-vertebral që ushqen me nerv periferinë e diskut. Dhimbja shkakton një reaksion mbrojtës, çka sjell si rezultat kontraktimin e dhimbshëm të muskujve lumbarë. Dhimbja e mesit, a është e trashëgueshme? Degjenerimi i diskut intervertebral ndodh tek të gjithë njerëzit dhe lidhet, pa dyshim, me moshën. Tek fëmija, disqet janë shumë të pasur me ujë dhe pak nga pak ato bëhen me fibra për t iu adaptuar rritjes së shtyllës kurrizore dhe shtimit të peshës trupore. Tek i rrituri, disku fillon të rrënohet, pra degjenerohet pak ose shumë me shpejtësi, çka varet nga personi. Kjo vihet re më shumë tek burrat sesa tek gratë. Kur disku intervertebral është i
tejpërdorur dhe i holluar ai nuk mund të luajë rolin e tij si amortizator natyral. Shiatiku, një dhimbje e tmerrshme Kur ju ndërroni shtëpi dhe përpiqeni të ngrini kartona të rëndë, papritmas një dhimbje e fortë paralizon këmbën tuaj. Dhimbja duket se kalon nga vithet, kofsha dhe këmba, gjer në shputën e këmbës. Madje një tkurrje e kolonës mund ta pengojë personin të përkulet përpara. Ndonjëherë dhimbja shkon deri në gju dhe faktori që e shkakton këtë nuk kuptohet lehtë. Dhimbja shtohet nga përpjekja që bëjmë, kolla apo teshtimat. Presionet dhe forcat e përkuljes përqendrohen në bazën e kolonës vertebrale. Kështu, nervat që preken më shpesh janë ata të rrënjës lumbare të parë dhe të 5-të (sacrale). Shiatiku shkaktohet edhe nga shkaqe të mjedisit, stresit, obeziteti, pirja e duhanit dhe rënia psikologjike. Por në të shumtën e rasteve mjekët e lidhin shiatikun me disqet intervertebrale.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Partia Aleanca Popullore 5. Miratimi ose e drejta që i jepet dikujt për të bërë diçka, por edhe ... lindje, ... e zakonshme, etj. 8. Ndjekës ose përkrahës i ideve, i pikëpamjeve e i veprimtarisë së dikujt; ithtar 12. Uniformë pune, zakonisht janë veshje të trupëzuara 14. Mjet shërimi, shërim; mjet shpëtimi, shpëtim (edhe fig.), rrugë zgjidhjeje 18. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 20. Kokrrat e kësaj bime, përdoren zakonisht si ushqim për shpendët 22. Quhet femra e cjapit 23. Eshtë ai që lëviz a që flet me naze për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve. 25. Ashtu është viçi mashkull nga një deri në tre vjeç, dem i ri, ka i patredhur 28. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 30. Vegël për punë krahu. Ajo shërben për të zhvendosur dhe për të përzier një lëndë 37. Xhaketë burrash prej shajaku, me mëngë të shkurtra dhe me kapole, jakucë e thjeshtë pa thekë 38. Gjyqtar ose lojtar i krahut të majtë a të djathtë, ndryshe i thone gardeline 39. I madhi regjisor i kinematografisë shqiptare, Piro... lindi më 5 janar 1939 në Korçë 40. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 43. Kryeqyteti i Francës, në tekstet e moçme latine ai emërohet edhe Lutetia apo Lutezia 45. Pasta e dhëmbëve quhet ashtu 47. Ngjarje, rast etj., që ka ndodhur më parë dhe merret si shembull 49. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 51. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 54. Partia e Çështjeve Shqiptare 56. Gosti, që shtrohet për nder të dikujt ose me rastin e një ngjarjeje të shënuar 57. Një nga plazhet e Shkodrës 58. Aktorja e njohur, ... Tejlor, lindi më 27 shkurt 1932, u martuar 8 herë me 7 burra 59. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 60. Shenja (-) që vihet ndërmjet dy numrave për të treguar veprimin aritmetik të zbritjes 63. Alessandro ..., fizikant italian, themeluesi i shkencës së elektricitetit, ka lidhje me volt-in 65. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 66. Modeli i një vepre arti, i në ndërtese a grupi ndërtesash, i një makine, i një vegle etj. 67. Një nga vakthet e ditës, jo mëngjesi, jo dreka, por ... 68. Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim 69. Pika e horizontit që është përkundrejt veriut, është ... 72. Pjesa shumë e imët e miellit, që ngrihet si pluhur gjatë bluarjes 74. Titull i lartë aristokratësh, më i ulët se ai i princit; sundim-
E premte, 25 JANAR 2019
Nga Albert VATAJ
tari i një dukate; ai që mbante këtë titull 75. Lëkurë kafshësh që përdorej për të shkruar 77. Që është nxjerrë nga toka dhe është mbjellë në një vend tjetër (për bimët) 79. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 80. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 81. Grup i vogël njerëzish të armatosur me një komandant në krye 84. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 85. Një prej elementeve kimikë të Tabelës së Mendelejevit, me cimbolin Ca 89. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 90. ... ose thur një pëlhurë apo diçka tjetër për të krijuar 92. Edgar Allan ..., themeloi litertaurën e krimit, zhanrin science fiction dhe të horrorit. Poezia e tij u bë fundamenti të simbolizmit dhe keshtu të poezisë moderne 93. Që shërben për të hyrë e për të dalë dhe që mbyllet me kanat a me diçka tjetër 94. Kujdesi për thonjtë e duarve e ka atë shumëngjyrëshin dhe shndritësin si aksesor kryesor 95. Ajo që bën pula, vezë ose.. 96. Njësia monetare bazë e Rumanisë; monedhë që ka këtë vlerë 97. Besim i njerëzve te forcat e mbinatyrshm 98. Në një vend të caktuar larg meje, po afër bashkëbiseduesit 100. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 103. Bjellorusia e ka atë
paranë e saj kombëtare 105. Quhet është ajo që bën pula 107. Ëmbëlsirë e lehtë si qull, që bëhet me niseshte ose me miell orizi, me sheqer e me qumësht, u jepet zakonisht foshnjave 109. Kllapi, përçartje. Flet kot, flet në tym, flet përçart 110. Milot-Rrëshen-..., vepra e fundit socialiste e ndërtuar me punë vullnetare, hekurudhë e cila nuk përfundoi kurrë 111. Kodër e zhveshur, me gurë e me rrasa të bardha. Në Martanesh ndodhet kjo përkatësi vendore 113. Pemë që rritet në pyllë 114. Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara VERTIKALISHT 2. Partia Komuniste e Shqipërisë 3. Turqi si para të saj ka atë 4. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 5. Banor vendës nga Lezha ose ai që e ka prejardhjen nga Lezha 6. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 7. Shkresë, që e lëshon një zyrë për të dëshmuar vërtetësinë e një fakti ose të një veprimi zyrtar 8. Shpërblimi në të holla që i jepet dikujt për punën a për një shërbim 9. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 10. Kirkizia ka atë monedhën e saj 11. Shkoj nga brenda jashtë 13. Më 22 shkurt 1974 u
themelua Organizata e Konferencës Islame, duhet inicialet 15. Pjesë muzikore me ritëm të theksuar, që luhet nga një bandë zakonisht për të shoqëruar ecjen 16. Liriku brilant ... Mjeda (1866-1937), teolog, shkrimtar, gjuhëtar, deputet shqiptar 17. Tendencat e reja në veshje, sjellje, mënyrë të jetuari etj. 19. Pastaj e ka brenda 21. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 24. Ibrahim ... i njohur si Dervish Hima veprimtar atdhetar dhe publicist i Rilindjes 26. Vendoset pas njëshit për ta bërë dhjetë. 27. Shtëpi banimi, banesë; familje, shprehje e vjetër 29. Ai që ndez kandilat, u bie kambanave ose bën punë të ndryshme në kishë 31. Hapësirë e pafund ose që duket e paanë 32. Quheshin ashtu klubet e natës, që pihej, këndohej e vallëzohej, dhe jo vetëm 33. Që është i viseve, të cilat ndodhen në veri 34. Emri ... Paskali, (22 Dhjetor 1903-13 Shtator 1985) "Skulptor i Popullit", "babai" i Skënderbeut në qendër të Tiranës 35. Punëtor i kualifikuar që bën punë të thjeshta me dru e me dërrasa 36. Pëlhurë e hollë prej liri, e preferuar në stinën e verës 39. Gjendja e atmosferës në një kohë e në një vend të caktuar 41. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 42. I ndihmon të ecin njerëzit që kanë probleme me këmbët
shkurt 1942 63. Ai është konsideruar "babai" i fantashkencës. Zhyl ... (8 shkurt 1828 - 24 mars 1905) autor i 54 romaneve 64. Më 3 mars 1923 erdhi në jetë një nga revistat amerikane më prestigjoze, e cila jeton ende, dhe quhet ... Koha, anglisht duhet 70. Unioni Postar Universal 71. Shkop i gjatë e i trashë, hu, kopaçe. 73. Jean ..., skulptor, piktor dhe poet gjerman 74. Eshtë ai moral, politik, gjenetik. Prishje, ikje nga karakteristikat dalluese dhe normat 75. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 76. Pajisje për të ngrohur me energji elektrike 77. Nënshkrim, që i merret kryesisht një njeriu të njohur në një fushë, për ta mbajtur si kujtim 78. Theodore ..., i 26-ti. President të SHBA. Në vitin 1906 ai mori çmimin Nobel për paqe 82. Tirana, e kishte targën e makinave ... 83. Bukë e ngjeshur, zakonisht e rrumbullakët, e zënë pa tharm, që piqet në saç, në shpuza e në furrë 86. Titull i trashëgueshëm i aristokracisë së lartë angleze 87. Britmë; thirrje; vigmë, ose ashtu, krahinore 88. Kumtim me shkrim a me gojë për një çështje ose për një temë 91. Adam Opel GmbH është një prodhues automobilash gjerman, e cila që nga viti 1929 është pjesë e koncernit General Motors. Qendra është në qytetin gjerman Rüsselsheim 99. Vajzë a grua shumë e bukur, zan, hyri 101. Aktori amerikan i mbi 100 filmave ... Cooper, lindur më 7 maj 1901 në Helena, Montana, SHBA; vdiq më 13 maj 1961 në Beverly Hills, Kaliforni 102. Dru, shkurre, barishte, lule, kërpudhë a qenie tjetër e këtij lloji 104. Shërben për të mbyllur derën nga brenda 106. Ndaras nga tjetri a nga të tjerët 108. Ujku, ka edhe atë emër në traditën gojore të komunikimit në Veri të Shqipërisë 110. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 112. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu
44. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 46. Që e përlan të gjithë ushqimin shpejt e shpejt; grykës 47. Pyllin ata e bëjnë të tillë 48. Janë k¥to të tilla: punoj punohet; mësoj-mësohem; laj lahem; përpjek - përpiqem; gdhij -gdhihem 50. Pjesë e gjatë kohe në jetën e një populli, të një vendi, të një kombi etj 52. Ai me të cilin kemi shumë të përbashkëta, na do të mirën, na ndihmon me gjithë zemër e na gjendet në çdo nevojë 53. Veprim i njëhershëm i njeriut, që bëhet për një qëllim të caktuar; vepër, punë 54. Quhet ajo që merret me pastrimi 55. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 61. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 62. Inicialet e "Djemtë e Bashkuar, Anëtarë të Ideve Komuniste", ajo u themelua më 10 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
3
V
K
L
E V
O Z
4
M E
T I
5 9
N
6
A
K ¸
8
P
11
S
H E
K
R
N
E
B
T
N
T
22
M I
P U
R
D
M
O
D
R
O L
L I
X
U
B
29
E
F
R
A R
A
H
K
S I
J
O R
C E
O
G
K A
M
A J
31
R E
A
M
¸
B
U R
P
B I
T
T E
E R
˙
S E
B
E
S
38
E
K
I
39
A S
H I
T
44
N T
E R
40
B O
Z U
K
R
R
M
K
48
I
L
G
52
¸
O
S
53
M
J
46
¸
N
D
L E
T
49
K
Y
K S
I
A
L M I
V
I
C
P
A
X
59
R
˙
60
P E
L E
G R
I
N
J
H
T 67
T Y
68
M
B
A
B
J
A
N C
S
E
A
N
A
A J
R A
K
L
N
K
R
L
H
B A
S A
75
N
82
D
I
A
A
T
F B I
A
N
K
S
K
N I L
V
I
A
A
A L
L K
O M
A
O
S
P L
S H
T
O
N 97
I
Z 89
U A
E
M
93
L I
J
L
A
102
¸
V
104
A M B I
L L
U P
O
D
H
I
I
¸
N
K
S
A K 99
I
X
E
A
O N R
106
D E
S
G
O
M I
F
U
107
L L
108
P
E
109
K O
N G
R E
112
L
R
A
A
M
J
D C
116
I
S O D
N
115
N
G E
117
R I
M E
118
E N
P 119
E R
¸ 110
L
113
I
114
O
X H
103 105
111
A 98
B
R
101
F L
Z
M O
95 96
B
I
88
94
D
R I
R
C 85
B
92
O B
O 81
87
N
K 91
D
77
P 84
E L
L L U
Z S
86 90
A
F 73
80
83
K O
A
I
T
76 79
A L
C
65
L T
72
P
K
R B 70
78
I
O
P
69
F A
74
T
L
I 62
A M U L
71
A
T A
R
M
64
S 66
E
58
61
A Z
63
P
51
E G 57
O N
R
55
D R
56
R
G
K 50
B O
54
B
U
U
45
N I
47
D
P
32
A R
R 37
R
43
E
L
S S A
J
42
M A L
100
I
35
P A
J
41
D
D P
25
B
34 36
L
A V
24
30
L
33
G
T
N 28
A
14
A K
O
27
N T
R
N
C
17
G 23
26
E
J
19
21
P
13
L O 16
18 20
E
12
O
15
D
7
S
10
A
A
G J
I
K
U
L
R
K H
A N
¸
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E premte, 25 JANAR 2019
Më 26 dhe 27 Janar ora 19:00 në sallën Moliere
Premierë, “Mbreteresha e bukurisë nga Leenane” "Mbretëresha e bukurisë nga Leenane" është një komedi e shkruar nga autori Martin Mekdonah, e cila u ngjit në skenë për herë të parë nga kompania e Druid Theatre në Galluej, Irlandë, më 1 shkurt 1996. Ajo gjithashtu shijoi suksesin e shfaqjeve në Uest End të Londrës, Broduej dhe Of-Broduej. Është kandiduar për çmimin Lorenc Olivier si vepra më e mirë dramatike për produksionin e Londrës, dhe produksioni i Broduejit i vitit 1998 u kandidua për 6 çmime Toni, duke fituar 4. Kjo komedi tragjike vazhdon të shfaqet me sukses në skenat botërore. Vepra, e vendosur në malet e Konemarës në kontenë Galluej të Irlandës, rrëfen historinë me nota të errëta komike të Morin Folanit, një grua e zakonshme dhe e vetmuar në të dyzetat, dhe të nënës së saj manipuluese Meg. Ndërhyrja e Megit në mundësinë e parë dhe ndoshta të fundit të së bijës për një lidhje dashurie vë në lëvizje një tren me ngjarje sa komike, aq tmerruese, të cilat çojnë në fundin e pashmangshëm tragjik të pjesës. "Mbretëresha e bukurisë nga Leenane" është një kritikë ndaj nacionalizmit irlandez, i cili është toksik dhe anti-modern, ndërkohë që tregon nevojën urgjente për një identitet, që nuk është vetëm modern, por edhe irlandez. Ndërsa prioritetet e autorit Mekdonah sillen te krijimi i komedisë së zezë, fakti që vepra është bërë kaq e famshme tregon vendin voluminoz, që zë ajo në një diskutim më të gjerë mbi luftën për të gjetur një truall të mesëm midis nacionalizmit, që qëndron larg realitetit, dhe modernitetit të zbrazët kulturalisht. Ndërsa Mekdonah nuk e drejton gishtin mbi ndonjë lloj shprese apo zgjidhjeje në vepër, cikli zemërthyes i traumës mes personazheve në Linejn paraqet një kritikë kulturale të rëndë dhe të sinqertë.
Autor: Martin McDonagh Përktheu: Adriana Tolka Regjia: Kiço Londo Skenograf: Beqo Nanaj Kostumografe: Sofi Kara Me aktorët: Laura Nezha, Ermira Gjata, Genci Fuga, Engjëll Hoxha As/regjisor: Marsel Greva, Kleard Gërmenji