Koha JOne, 25 korrik 2018

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 174 (8305)

E mërkurë, 25 Korrik 2018

Çmimi 30 Lekë

Ku janë ambasadorët që në korrik 2016 dolën garantë për Reformën në Drejtësi? Një shtet që nuk ka gjykatën supreme të vendit, ka probleme me shtetin ligjor

Heshtja e ambasadorëve për Gjykatën Kushtetuese

Shkatërrimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është një proces i rastësishëm, por një skenar i përllogaritur për ta çuar këtë gjykatë drejt kolapsit. Në deklaratën e Edi Ramës me "shejtanë" dhe "djepe bosh" ka dhe një problem parimor. Qeveria në këtë proces duhet të ishte asnjanëse, por Edi Rama dje u bë palë duke treguar se kjo situatë i leverdisë qeverisë së tij edhe për shumë muaj FAQE 3

Basha: Djepi bosh i Gjykatës Kushtetuese i duhet Konfirmohet në detyrë Xhezair Edi Ramës për të mbyllur aferat korruptive Zaganjori, kryetari i Gjykatës së Lartë

Në foto: Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori SPECIALE

Kastriotët rrjedhin nga Kastri Mirditorë në Malësinë e Lezhës

FAQE 4

TRAGJEDIA

Tragjedi në Athinë, 76 të vdekur nga zjarret. Shqipëria, solidaritet me Greqinë FAQE 12-13

Nga Mark Uci

Në foto: Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

FAQE 5

BOTIMI

KREU I DEPUTETËVE TË LSI

"Shqipëria mund të bëhet", libri i veçantë i Doktorit të Shkencave, Ylli Çabiri

Petrit Vasili: Diplomatët “harrojnë” të flasin për Gjykatën Kushtetuese

FAQE 24

FAQE 13

VENDIMI

FAQE 10-11

DASH përjashton Shqipërinë nga vendet mikpritëse për bizneset amerikane FAQE 2


POLITIKE REAGIMI I AMBASADËS AMERIKANE NË TIRANË

2

E mërkurë, 25 KORRIK 2018

Bllokimi i Shkollës së Magjistraturës, SHBA: Dështim i partive I ngarkuari me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë David Muniz, e konsideron “një dështim i të gjitha partive në parlament”, moskalimin dje në seancën e fundit të parlamentit për këtë sesion, të ndryshimeve ligjore që do të sillnin zhbllokimin e regjistrimit të studentëve të rinj për këtë vit akademik në Shkollën e Magjistraturës dhe emërimin e të porsadiplomuarve. Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës, zoti Muniz u shpreh se bëhej fjalë për “një amendim të thjeshtë të Ligjit për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve për të përmbushur një kërkesë bazë të një sistemi drejtësie funksional, i cili lejon që studentë të rinj të hyjnë në Shkollën e Magjistraturës. Shkolla e Magjistraturës përgatit brezin e ardhshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë – jashtë ndikimit politik – në mënyrë që shqiptarët më në fund të gjejnë drejtësi në gjykatat e tyre. Politikanët shqiptarë – vijoi më tej i ngarkuari me punë në ambasadën amerikane - kishin mundësinë ta ndërmerrnin këtë hap të

thjeshtë përpara dhe të hapnin dyert për një klasë të re studentësh, por nuk e bënë këtë”. Sipas tij “vetingu po ecën më shpejt, dhe Shqipëria ka nevojë për gjyqtarë dhe prokurorë të rinj që do të mbrojnë sundimin e ligjit. Me sa duket, politikanët kanë frikë nga sundimi i ligjit dhe prandaj nuk punuan sëbashku për të mbështetur Shkollën e Magjistraturës dhe reformën në drejtësi.”, përfundon reagimi i zotit Muniz. Ngërçi me Shkollën e Magjistraturës u shkaktua për shkak të vonesave në ngritjen e institucioneve të reja të parashikuara nga Reforma në Drejtësi. Ndryshimet e propozuara nga socialistët synonin që në mungesë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të jetë vetë Shkolla e magjistraturës që të realizojë pranimet e reja, ndërsa emërimet për gjyqtarët dhe prokurorët, të bëhen nga KLD aktuale dhe Prokurorja e Përgjithshme. Por ky propozim u kundërshtua nga opozita, ndërsa shumica e vetme nuk i kishte 84 votat e nevojshme për miratim.

Kreu i PD takon ministrin gjerman të Shtetit në Ministrinë e Jashtme Gjermane, Michael Roth

P

ërmbushja e kushteve të vendosura Shqipërisë për hapjen e negociatave, që nga shteti ligjor, lufta kundër krimit e korrupsionit e deri tek drejtësia e pakapur politikisht ishin në qendër të takimit të kryetarit te PD, Lulzim Basha me ministrin gjerman të Shtetit ne Ministrinë e Jashtme Gjermane, Michael Roth. Duke e falënderuar ministrin Roth për angazhimin e tij personal që çështja e Shqipërisë të mos hiqej nga axhenda e vendeve anëtare gjatë Samitit të Luksemburgut, në fund të qershorit, Basha tha se “me refuzimin që qeveria po i bën marrjes në konsideratë të kushteve te vendosura për Shqipërinë, rrezikon që edhe vitin tjetër vendit të mos i hapen negociatat”. Kreu i PD i shprehu politikanit gjerman shqetësimin implikimin e qeverisë në çështje të krimit. “Me një qeveri të lidhur me krimin, Shqipëria e ka te pamundur të bëjë progres në rrugën drejt BE”,- tha Basha. Kreu i PD solli si shembull rastin e dy ministrave të brendshëm dhe përdorimin e vetingut, sipas tij, si mjet presioni ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve për t’u garantuar paprekshmërinë qeveritarëve të lidhur me krimin e të përfshirë në afera te mëdha korruptive, siç është edhe rasti i fundit me ligjin special për shembjen e Teatrit Kombëtar. Basha u ndal në mënyrë të detajuar tek reforma në drejtësi, e cila sipas tij, me ndryshimet dhe amendamentet e bëra nga qeveria është kthyer në padrejtësi, në pushtet ndëshkues në duart e qeverisë. Gjithashtu, Basha e njohu ministrin gjerman me 7 propozimet e opozitës për zgjidhjen e kolapsit të krijuar nga ndërhyrjet politike pë kapjen e drejtësisë. Kreu i PD u ndal të në gjitha pikat që prezantoi dy ditë më parë si kusht për zgjidhjen e krizës kushtetuese në të cilën

Basha: Nuk ka integrim me një qeveri të lidhur me krimin

ndodhet sot vendi. “Respektimi i kushtetutës së miratuar me konsensus në korriku 2016, që do të thotë zhbërje e ligjeve në kundërshtim me Kushtetutën. Zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në organin e Prokurorisë, duke i dhënë fund

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

kapjes politike të Prokurorit të Përgjithshëm Zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve të jashtëm të KLGJ-së e KLP-së. Zgjidhja urgjente e ngërçit të krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Zgjidhja urgjente

e ngërçit për ngritjen sa më shpejt të KLGJ dhe KLP sipas Kushtetutës, që të zhbllokohet edhe krijimi i SPAK dhe BKH. Ecuria kushtetuese dhe ligjore e procesit të vetingut. Ndërprerja e menjëhershme e ndërhyrjes politike në proces nga ana e max-

horancës, që ka sjellë deri tani një proces të deformuar. Ngritja e një komisioni koordinimi i balancuar dhe i paanshëm për të mbikëqyrur konstitutimin e organeve të reja të drejtësisë. Sipas parashikimeve kushtetuese duhet të ishte ngritur një më parë”, ishin pikat e propozuara nga kreu i PD-së, Lulzim Basha para ministrit gjerman. Kreu i PD, shprehu bindjen se këto probleme madhore nuk zgjidhen me korrigjime sipërfaqësore, por me një qasje tërësore e të mirëmenduar. Për këtë zgjidhje, Lulzim Basha siguroi Ministrin gjerman të Shtetit, përgjegjës për Europën, se opozita është e gatshme të kontribuojë në mënyrë konstruktive. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i shprehu Ministrit gjerman për Europën, Michael Roth, besimin se mbështetja dhe angazhimi i Gjermanisë janë shumë të rëndësishëm për Shqipërinë.

RAPORTI

DASH përjashton Shqipërinë nga vendet mikpritëse për bizneset amerikane

R

aporti i Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me klimën e biznesit për vitin 2018 (“Investment Climate Statements for 2018”) nuk e ka përfshirë fare Shqipërinë në listën e vendeve ku u sug-

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

jerohet investitorëve amerikanë për të bërë biznes. Me këtë vendim, biznesit amerikan e sheh vendin tonë si një vend të pasigurt për investim nga sipërmarrjet amerikane. Mungesa e Gjykatave në vend, të cilat janë të

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

paralizuar si pasojë e Vettingut, kryesisht ajo Kushtetuese dhe ajo e Lartë ndikon më shumë se negativisht në besimin tek sipërmarrjet e huaja. Në një vend ku drejtësi ndodhet në kolaps, nuk ka sesi të ketë investime të huaja.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E mërkurë, 25 KORRIK 2018

Ku janë ambasadorët që në korrik 2016 dolën garantë për Reformën në Drejtësi? Një shtet që nuk ka gjykatën supreme të vendit, ka probleme me shtetin ligjor

Heshtja e ambasadorëve për Gjykatën Kushtetuese

Shkatërrimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është një proces i rastësishëm, por një skenar i përllogaritur për ta çuar këtë gjykatë drejt kolapsit. Në deklaratën e Edi Ramës me "shejtanë" dhe "djepe bosh" ka dhe një problem parimor. Qeveria në këtë proces duhet të ishte asnjanëse, por Edi Rama dje u bë palë duke treguar se kjo situatë i leverdisë qeverisë së tij edhe për shumë muaj Kaosi me sistemin e drejtësinë në Shqipëri po trajtohet nga qeveria dhe disa ndërkombëtarë si një problem teknik. Vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, e cila është baza e një sistemi demokratik. Në Republikën e Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese është pengesa e fundit dhe kryesore që ndalon abuzimet e qeverisë, por edhe roja e të drejtave të njeriut kur gjithë pjesa tjetër e sistemit nuk funksion. Prej disa javësh, në jemi e vetmja republikë parlamentare që nuk ka më institucionin që mban nën kontroll sistemin. Opozita e quan këtë që po ndodh si një grusht shteti dhe bllokim të kontrolluar të sistemit nga mazhoranca. Ndërsa qeveria, qëndrimin për këtë çështje e trajton njëlloj sikur të ishte bllokuar një drejtori e parëndësishme e një bashkie periferike. Kryeministri Edi Rama u përgjigj dje pas shumë ditësh heshtje për kolapsin e drejtësisë duke bërë një koment që jo vetëm e legjitimon shkatërrimin e Gjykatës Kushtetuese, por la të kuptohet se kjo situatë do të vazhdojë për shumë kohë. "Më mirë djepi bosh se shejtani brenda! Ky pastrim është shpëtim për dekada e breza që vijnë, rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti", -deklaroi dje kryeministri me një ton sfidues ndaj opozitës. Por bllokimi i gjykatave nuk është një çështje që ka të bëjë vetëm me opozitën dhe nuk duhet parë vetëm si luftë poli-

tike. Askush nuk është kundër largimit të gjyqtarëve të korruptuar. Madje kur dalin fakte se mes juristëve ka dhe nga ata që kanë miliona të pajustifikuar me rrogën që marrin, patjetër që Vettingu duhet përshëndetur. Problemi është se gjithë procesi dukshëm është jo transparent dhe me selektime të emrave që duhet të kalojnë dhe të atyre që duhet të shkarkohen. Në emrat e larguar nga drejtësia ka jo pak fakte që flasin për dy standarde. Një gjyqtar që nuk justifikonte 3 milionë lekë nga pasuria u flak nga sistemi me shumë bujë, ndërkohë të tjerë me më shumë se 100 milionë lekë u inkurajuan për punën e mirë dhe u lejuan të vazhdojnë karrierën. Nisur nga kjo, shkatërrimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është një proces i rastësishëm, por një skenar i përllogaritur për ta çuar këtë gjykatë drejt kolapsit. Në deklaratën e Edi Ramës me "shejtanë" dhe "djepe bosh" ka dhe një problem parimor. Qeveria në këtë proces duhet të ishte asnjanëse, por Edi Rama dje u bë palë duke treguar se kjo situatë i leverdisë qeverisë së tij edhe për disa muaj. Sipas opozitës dhe kreut të PD, Lulzim Basha, bllokimi i sistemit është shpresa e Edi Ramës për të shpëtuar ministrat dhe kryebashkiakët që sot do të ishin para bankës së akuzuarave nëse prokuroria dhe gjykatat do të funksiononin. Në ato që thotë Edi Rama dhe Lulzim Basha sigurisht që gjithmonë do të ketë qëndrime poli-

tike. Qytetarët dhe opinioni sot nuk çuditet me ato që deklarojnë politikanët, por me ato që nuk thonë ndërkombëtarët. Në gjithë këtë kaos dhe lum akuzash politike mungojnë ndërkombëtarët. Reformën në drejtësi nuk e nisi as qeveria dhe as opozita. Platforma e reformimit të sistemit të korruptuar erdhi si një detyrë nga partnerët kryesorë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE. Dyshimeve të partive për një lojë politike dhe një skemë që do të kalonte drejtësinë në duart të partive u dolën garant diplomatët e SHBA dhe BE. Ambasadorët e vendeve respektive morën përsipër, në jo pak raste edhe më shumë sesa u takon sipas statusit të diplomatit, garantimin e suksesit të reformës. Donald Lu dhe Romana Vllahutin ishin njerëzit që u bënë promotorët e votimit të saj, shpesh edhe duke kërcënuar hapur deputetët që kishin dyshime për pika të veçanta të kësaj reforme. Kur opozita thërriste se e votonte reformën, por disa nene në mënyrë diabolike po hartoheshin për t'i dhënë pushtet qeverisë dhe jo gjyqësorit, diplomatët e huaj ishin të kudogjendur për të thënë se ata ishin garantët se kapja e sistemit dhe kolapsi nuk do të ndodhte. Por ata të dy ikën. Tani kush del garant? Apo secili në punë të vet?! Sot jemi në fazën e parë të realizimit të parashikimeve më të zymta të reformës. Fakti është

se sistemi ka hyrë sot në kolaps dhe ambasadorët nuk po duken gjëkundi. Donald Lu dhe Romana Vllahutin, janë në ditët e fundit të misionit të tyre diplomatik në Tiranë dhe mbase axhenda e tyre është orientuar drejt vendeve ku do të shkojnë. Por kanë minimalisht një detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë që u premtuan reformë të ndershme që sot të flasin dhe t'u tregojnë se përse qeveria në vend të sillte drejtësi të re, e katandisi vendi në një shtet eksperimental pa gjykata. Dy vite më parë, me ndihmën e diplomatëve shoqëria civile zhvillonte protesta ku kërkohej votimi i reformës. A mos duhet prapë të thërritet populli për të gjykuar ata që po kapin drejtësinë apo punuan për të futur këtë sistem drejtësie në duart e Edi Ramës? Drejtësia ka nevojë seriozë për shkundje e pastrim, këtë e do çdo njeri në Shqipëri. Por nuk duhet që dora e një njeriu të fuqishëm të piketojë se si do të përzgjidhen emrat. Si rregull, pushteti ekzekutiv nuk duhet të ketë fare punë me pushtetin gjyqësor. Ndërkohë këtu kryeministri vendos edhe mënyrën se si duhet të punojë gjyqësori. Ndaj, mungesa e gjykatës kushtetuese është alarmante dhe heshtja e disa ambasadorëve për këtë çështje madhore të krijon përshtypjen se edhe ish-ministrin Saimir Tahiri ata e mbajtën në pushtet në kohën e kanabisit. Q.Xhani


AKTUALITET

4 E mërkurë, 25 KORRIK 2018

KRYETARI I GJYKATËS SË LARTË

Konfirmohet në detyrë Xhezair Zaganjori

K

onfirmohet në detyrë kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori. Vendim u deklarua sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK). Kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, u njoh sot me vendimin e KPK që u dha para medias duke konfirmuar vijimin e detyrës. "Trupa gjykuese përbëhet nga kryetari Olsi Komici, me anëtarë Roland Ilia dhe Pamela Qirko vendosi; kon-

firmimin në detyrë të subjektit Z. Xhezair Zaganjori, me detyrë Kryetar në Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipëria",- thuhet në njoftimin e KPK. Kreu i Gjykatës së Lartë ka arritur të kalojë provën në të treja kriteret e vetingut, si për anën profesionale, pasurinë dhe figurën morale, duke konfirmuar staturën e një gjyqtari korrekt të vendit. Zaganjori njihet si një nga mbështetësit e hapur të

Reformës në Drejtësi dhe një nga gjyqtarët me shumë profesionalizëm dhe dinjitet. Zaganjori është jurist me përvoje 40vjeçare në drejtësi, autor librash, ekspert në çështje ndërkombëtare, profesor i jurisprudencës dhe ekspert ligjor pranë OSBE-së në Vjenë. Xhezair Zaganjorit iu propozua nga PD për kandidat për President Republike në maj 2013, por nuk pranoi të hynte në votim pa konsensusin e Opozitës.

Tre të përzgjedhurit nga kryeministria për në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut

P

ër shkak të mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Shqipërisë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, është zhvilluar në kryeministri procedura e përzgjedhjes së kandidatëve për pozicionin e gjyqtarit zëvendësues. Në faqen e kryeministrisë është zbardhur me detaje procedura, që siç njoftohet, ka qenë një proces i ngjashëm me atë të vetting-ut. Nga procesi i përzgjedhjes, tre emrat e juristëve të përzgjedhur si kandidatë janë: Darian Pavli, Marjana Semini dhe Sokol Berberi. Sipas njoftimit të kryeministrisë, të tre kandidatët e rekomanduar iu përgjigjën me saktësi pyetjeve, duke spikatur për njohje të thelluar të jurisprudencës, mënyrës së funksionimit dhe rolit të gjyqtarit në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Ne Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, aplikantët për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në GJEDNJ iu nënshtruan parimeve të kontrollit, që përbëjnë shtyllat e procesit të rivlerësimit (Vetting-ut), konkretisht: kontrollit të vlerësimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe vlerësimit të aftësive profesionale, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse. Kryeministri ngritur dhe një

Qeveria propozon kandidatët e GJEDNJ një pjese të saj (3 nga 7 pyetjet e përzgjedhura) në njërën nga gjuhët zyrtare të Këshillit të Evropës (anglisht ose frëngjisht). "Të tre kandidatët e rekomanduar iu përgjigjën me shumë saktësi të gjitha pyetjeve të drejtuara nga komisioni ad-

komision të posaçëm për verifikimin e kandidaturave. Me urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, u ngrit komisioni adhoc për përzgjedhjen e kandidatëve, me qëllim rekomandimin e kandidatëve më të kualifikuar. Anëtarë të komisionit ishin; Artur Metani, Skënder Kaçupi, Kestrin Katro, Majlinda Dhuka, ArmandSkapiDrejtor. "Pas shqyrtimit të dosjeve dhe verifikimit të përmbushjes së kritereve të kërkuara, aplikantët u ftuan në fazën e intervistës së strukturuar, sipas një formati të standardizuar pyetjesh që synonin evidentimin e shkallës së mo-

tivimit të aplikantëve për pozicionin e gjyqtarit të Shqipërisë në GJEDNJ, por edhe kontrollin e njohurivetë tyre rreth Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, jurisprudencës së GJEDNJ-së dhe mënyrës së organizimit dhe funksionimit të GJEDNJ-së",thuhet në njoftimin e Kryeministrisë. Për kryerjen e këtij procesi nën rrethana transparence të plotë, çdo aplikant u ftua të nënshkruante një deklaratë nëpërmjet së cilës shprehte vullnetin për të regjistruar ose jo intervistën me audio digjitale. Gjatë intervistës u testuan edhe njohuritë e gjuhës së huaj nëpërmjet zhvillimit të

hoc gjatë intervistës, në gjuhën shqipe dhe në anglisht, duke spikatur për njohje të thelluar të jurisprudencës së GJEDNJ-së, mënyrës së funksionimit të GJEDNJ-së dhe rolit të gjyqtarit në GJEDNJ. Lista me tre kandidatët u dërgua për konsultim,

mbi përshtatshmërinë e kandidatëve, pranë Panelit Këshillues të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës",- njoftoi dje Kryeministria. Lista më emra i dërgohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për procedura të mëtejshme.


POLITIKE

5

E mërkurë, 25 KORRIK 2018

Kreu i grupit parlamentar të LSI: Mungesa e Gjykatës është kritike në Shqipëri për funksionet që ka dhe përcaktimet themelore kushtetuese

Vasili: Diplomatët “harrojnë” të flasin për Gjykatën Kushtetuese K

ryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka publikuar sot disa argumente ligjore të juristëve më në zë të Shqipërisë, të cilat kanë folur vite më parë për rëndësinë që ka për Shqipërinë Gjykata Kushtetuese. Në studimin e publikuar nga Fondacionit Gjerman Konrad Adenauer, thuhet shprehimisht se Gjykata Kushtetuese është pika fundore e sistemit që mund të rregullojë shkeljet e rënda ligjore që nuk janë korrigjuar në shkallët e tjera të gjyqësorit. Ky fakt bëhet edhe më domethënës sot që Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese. Në reagimin e tij, Vasili thekson se problemi kryesor me ngërçin e sistemit të drejtësisë sot është mungesa e Kushtetueses dhe jo thjesht kuotat e Shkollës së Magjistraturës. Ai kritikon edhe diplomatët që e shohin problemin e krizës së drejtësisë sot thjesht si çështje teknike. “ D i p l o m a t ë t e h u a j “ h a rrojnë” të flasin për Gjykatën Kushtetuese,por ja ç’kanë thënë specialistët për të. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese është kritike në Shqipëri për funksionet, që ka dhe përcaktimet themelore kushtetuese, që lidhen me të. Këtë e kanë argumentuar shumë qartë specialistët më në zë të jurisprudencës shqiptare, që kanë kontribuar edhe për hartimin e reformës në drejtësi”,shprehet Vasili. Duke risjellë botimet e juristëve të njohur në Facebook, Vasili thotë se diplomatët e huaj mesa duket vuajnë nga “amnezia” dhe

nuk prekin thelbin e problemit që është “rënia e kokës së drejtësisë”. “Megjithëse mungesa e Gjykatës Kushtetuese është e një rëndësie kritike ka diplomatë të huaj që vuajnë nga një amnezi (harresë) kritike dhe vazhdojnë të flasin me një këmbëngulje artificiale, të pavend dhe të sforcuar për ligjin e magjistraturës, i cili s’ka aspak të bëjë me zgjidhjen e kryeçështjes së prerjes së kokës

së sistemit të drejtësisë. Meqenëse politika nuk jua mbush dot mendjen këtyre diplomatëve për rëndësinë e mungesës së Gjykatës Kushtetuese dhe urgjencën kombëtare që përbën zgjidhja e saj, le të lexojnë më poshtë disa opinione të specialistëve për të. Këto opinione janë përgatitur ne kuadrin e një studimi të mbështetur nga Fondacioni Konrad Adenauer”,shkruan Petrit Vasili.

KRYEMINISTRI DHE KREU I PD, REPLIKA NË RRJETET SOCIALE. RAMA: MË MIRË DJEPI BOSH SE SHEJTANI BRENDA

K

Basha: Djepi bosh i Gjykatës Kushtetuese i duhet Ramës për të mbrojtur aferat

ryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Luzlim Basha kanë replikuar dje për situatën e krijuar me Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale për vetingun, duke shkruar “Më mirë djepi bosh se shejtani brenda”. “Po mbetemi pa gjykata të sipërme?Jo! Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda! Ky pastrim është shpëtim për dekada e breza që vijnë,rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti”, thotë Rama. Pas deklaratës së Edi Ramës ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Përmes një statusi në

Facebook kryeministri Edi Rama shprehej se “Më mirë djepi bosh se shejtani brenda”, kësaj analogjia kreu i PD, i përgjigjet, po përmes Facebook, se ai e kërkon “djepin” e Kushtetueses bosh për të mbrojtur aferën e Teatrit. “Djepi bosh i Gjykatës Kushtetuese i duhet kryeshejtanit për të mbrojtur mega aferën 200 milionë Euro me grabitjen e Teatrit Kombëtar”. Basha nuk ka lënë pa sulmuar as institucionin e Prokurorisë, për të cilin, ai thekson se: “Ndërsa shejtanët në djepin e Prokurorisë ju duhen për të mbrojtur lidhjet me krimin dhe aferat korruptive, nga Tahiri te Xhafaj, nga Dako te Veliaj, nga Gjiknuri te Ahmetaj, nga Sejdini te Roshi me shokë”.

ISH-MINISTRI I DREJTËSISË

Naço: Klasa politike i ka të gjitha mundësitë që të ulet të negociojë

Lëvizja Socialiste për integrim vijon me qëndrimin e saj se dialogu politik është drita jeshile për p/ligjin për magjistratët, por sipas saj mazhoranca nuk është e interesuar për t’i dhënë zgjidhje ngërçit sistemit të drejtësisë. “Klasa politike i ka të gjitha mundësitë që të ulet të negociojë dhe të japë një zgjidhje kushtetuese dhe ligjore. Jo për të bërë pazare, por për të gjetur një zgjidhje kushtetuese dhe ligjore”,tha dje për “Ora News” deputeti i LSI-së dhe ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço. Naço shprehet se 7 kushtet e Bashës për marrëveshje janë vetëm të Partisë Demokratike dhe disa prej tyre mund të jenë edhe të negociueshme. “Besoj që ato janë kushte të PD. Ka disa pika që mund dhe duhet të negociohen”,- thotë Naço. Ndërsa në lidhje me bashkëpunimin e LSI për zgjedhjet lokale, Naço ka edhe një propozim për partinë e vet për Qarkun e Berati ku ai është deputet. “Në qarkun e Beratit do të doja të dilja vetëm me të gjithë kandidatët që mund të jenë në 5 bashkitë e Beratit”,- shprehet Nasip Naço. Vota e emigrantëve sipas deputetit të LSI është një çështje që mazhoranca nuk është e interesuar pasi mund t’i kthejë edhe rezultatin, ndërsa votimi elektronik mund të pilotohet në Tiranë dhe Fier për zgjedhjet vendore. Naço ka komentuar dhe ligjin për Teatrin. Deputeti i LSI-së Nasip Naço thotë se nëse Presidenti i Republikës dekreton ligjin për Teatrin, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi do të mbledhë Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme. “Gojët e liga thonë se do të kthehen nga pushimet nëse Presidenti do kthejë ligjin për teatrin. Ata janë të interesuar dhe të jeni të bindur që do vijnë dhe për reformën në drejtësi nuk janë të interesuar, sepse ata kanë “Mesinë” mbi tokë, Edi Ramën.


POLITIKE DEPUTETI I LSI

6

E mërkurë, 25 KORRIK 2018

Spahiu: Shqipëria me numrin më të lartë të punësuarve në administratë

D

eputeti i LSI, Përparim Spahiu shprehet se Shqipëria është në krye të listës së vendeve që kanë numrin më të lartë të të punësuarve në administratën shtetërore. Në një reagim në rrjetet sociale, Spahiu thotë se numri i lartë i të punësuarve në administratë kthehet në një barrë për buxhetin e shtetit. “Ja dhe një renditje krah vendeve Nordike. Kryesojmë Evropën sa i takon punësimit në sektorin publik në % të totalit të punësimit.

14,000 u shtuan vetëm dy vitet e fundit, rreth 70 milion Euro që paguhen nga buxheti. Militantë partie që jam i bindur nuk bëjnë asnjë punë përveç se marrin rrogën”,- shprehet Spahiu. Deputeti i LSI shton se është normale që Qeveria nuk ka fonde për investime në shkolla, pasi më parë i duhet të paguajë militantët në institucionet shtetërore. “Kemi dëgjuar shpesh kohët e fundit që s’kemi para për të

bërë rrugë, s’kemi para për shkolla, s’kemi para për hekurudha, s’kemi para pasi duam të ulim borxhin ndërkohë që vazhdojmë me borxhin më të lartë në rajon, s’kemi para për stadiume, s’kemi para për teatrin etj. Normal që nuk ke para kur ato i masakron, shpërdoron, ku përveç korrupsionit masiv ke numrin më të lartë në Europë të të punësuarve në administratë, dhe çfarë administrate...!?”,- deklaron Përparim Spahiu.

Flet deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari: Vettingut po drejtohet nga Edi Rama. Është e vërtet ajo çka thuhet, ka dy lista, një listë të bardhë dhe një listë të zezë dhe emrat i ka vendos Kryeministri

S

ekretari i Përgjithshëm i LSIsë dhe deputeti Endrit Braimllari, thotë se rezultati daljes së reformës nga konsensusi i madh institucional të vitit 2016 ka sjellë kolapsin e sistemit. “Ne e kishim parashikuar dhe ja ku jemi sot. Pra kemi një prokurore të tillë të zgjedhur me 69 vota në shkelje totale të Kushtetutës. Kemi shkatërrimin e institucioneve të drejtësisë, shkeljen e Kushtetutës dhe rrëzimin e marrëveshjes dhe konsensusit të 21-22 korrikut për votën që i dha klasa politike shqiptare apo partitë kryesore në parlament për ti hapur rrugë vazhdimësisë së reformës në drejtësi”,- shprehet Endrit Braimllari në një intervistë për “Shijak TV”. Keni mbyllur një sesion, në mënyrë jo të lavdishme për publikun e gjerë por me një mesazh shumë të qartë kundër Edi Ramës dhe mazhorancës së tij... Në fakt ky sesion do mbahet mend gjatë në historinë e Shqipërisë sepse ka qenë një ndër sesionet më të vështira por ka qenë dhe një ndër sesionet ku kjo mazhorancë ka provuar haptazi shkeljen totale të Kushtetutës. Për herë të parë në këtë vend që prej pluralizmit politik kemi një prokurore të përgjithshme të përkohshme të zgjedhur me 69 vota. Thuaj prokurore e përgjithshme hiqe e përkohshme se deri në qershor tha Senida Mesi nuk ngrihen institucionet... Ju e mbani mend shumë mirë në atë kohë thanë 1-2-3 muaj do jetë etj, me radhë. Ne e kishim parashikuar dhe ja ku jemi sot. Pra kemi një prokurore të tillë të zgjedhur me 69 vota në shkelje totale të Kushtetutës. Kemi shkatërrimin e institucioneve të drejtësisë, shkeljen e Kushtetutësdhe rrëzimin e marrëveshjes dhe konsensusit të 21-22 korrikut për votën që i dha klasa politike shqiptare apo partitë kryesore në parlament për ti hapur rrugë vazhdimësisë së reformës në drejtësi. Nga ana tjetër po ky vit do të mbahet mend për ligjërimin e hajdutërisë në parlament sepse ligji për teatrin kombëtar kaluar në atë mënyrë në shkelje totale Kushtetutës dhe me mënyrën sesi u votua tregoi dhe njëherë se ky kryeministër dhe kjo mazhorancë ka kaluar çdo limit në këtë vend dhe ka shkelur rëndë parimet e shtetit të së drejtës. Pra u ndalova te këto tre raste për të treguar se ky sesion ka qenë jashtëzakonisht shumë i vështirë në këtë drejtim por do mbetet gjatë në histori, shqiptarët nuk kanë për

Braimllari: Rama shkatërroi institucionet e drejtësisë ta harruar mënyrën sesi u zgjodh prokurorja e përgjithshme. Pra 71 vota i duhet një mazhorance për të marrë besimin në parlament për të vazhduar qeverisjen e vendit, ajo është zgjedh me 69 vota, kjo është e turpshme. Nga ana tjetër bën një ligj, tjetërson pronën publike, tjetërson hajdutërinë e Edi Ramës me qëllim që të çojë te privati një pronë publike. Por në fakt privati i vërtetë që ka ineresat e kësaj prone nuk është ai që ka atë emër por është vetë Edi Rama dhe klika e tij mafioze që ka ardhur sot në pushtet. E kemi thënë prej kohësh këtë gjë. Ka 11 muaj që nuk po e qeveris dot vendin për arsye shumë të thjeshtë sepse ka 11 muaj që nuk ka asnjë vizion të qartë mbi qeverisjen e Shqipërisë. Nuk ka asnjë politikë të qartë. Sot varfëria në vend bëhet gjithmonë e më e madhe. Të rinjtë e të rejat largohen nga Shqipëria. Sepse e vetmja shpresë që ky kryeministër i jep këtyre të rinjve, është largimi për të emigruar nga ky vend dhe ajo çka është më e dhimbshme për Shqipërinë, po largon të rinj dhe të reja të cilët arsimohen në mënyrë të shkëlqyer në këtë vend, po largohen familje të cilat kanë në biznes në këtë vend. Sepse ky nuk jep shpresë dhe ky e ka kthyer Shqipërinë në një vend të padëshiruar për shqiptarët. Dhe ky prandaj është dhe antikombëtar në këtë drejtim. Nga ana tjetër provokon hapur shqiptarët, provokon hapur opozitën po e po, por dhe çdo qytetarë të vendit duke sjellë në parlament ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në këto 11 muaj janë bërë rreth 40 seanca parlamentare dhe ai nuk ka kaluar asnjë ligj me 84 vota. Një ligj që duhet të kalonte, nuk kaloi, çfarë ndodh në këtë vend sepse të gjitha ato ligje të kaluara me shumicë të thjeshtë kanë një fat jo shumë afatgjatë? Një kryeministër apo një qeveri nuk mbahet mend thjesht për show-n që bën apo për retorikën e tij, mbahet mend për konsensusin që ai bën, me uljen e palëve me

qëllim që të arrij në konsensus për ti shërbyer shqiptarëve. Çfarë ndodh? Nuk ka për të kaluar asnjë ligj me 84 vota sepse ky ka shkelur kushtetutën. Ka rënë parimi i shtetit të së drejtësi. Pra ky njeri nuk kërkon reformën në drejtësi e ka shoë. Sepse po të kërkonte reformën në drejtësi nuk prishte ky konsensusin e 21-22 korrikut. Nuk do e zgjidhte prokuroren e përgjithshme në atë mënyrë. Nuk do e kalonte vendin në këtë krizë. Nuk do e kalonte sistemin e drejtësisë në kolaps total. Sot Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese, sot nuk funksionon Gjykata e Lartë, pra e kuptoni në çfarë shteti jetojmë. Shqipëria një vend anëtare e NATO-s, aspiron për të qenë në BE, nuk ka gjykatë kushtetuese sepse ky e ka bllokuar. Kemi një konstatim shumë të dhimbshëm, për 99 milionë lekë një gjyqtar është kandidat për tu bërë kryetar i Gjykatës së Lartë, ndërsa prokurorja e Shkodrës për 3.5 milionë lekë të vjetra nuk kalon. Çfarë po ndodh?

E para është e qartë që procesi i Vettingut është një proces që po drejtohet nga Edi Rama dhe është e vërtet ajo çka thuhet, ka dy lista, një listë të bardhë dhe një listë të zezë dhe emrat i ka vendos Edi Rama në këto lista dhe stafi i tij duke kapur gjithë organet e Vettingut dhe kjo është tanimë evidente. Dhe duke bërë një përzgjedhje selektive, kjo është një luftë klasash. Kjo nuk ka të bjë me sistem drejtësie, këtu nuk jemi për të pastruar drejtësinë, të gjithë ne, sidomos unë që jam deputet i ri. Kërkoj një sistem drejtësie të pavarur, por në moment që ti kërkon të kesh në Shqipëri një sistem drejtësie të pavarur, ti nuk mund të shkatërrosh gjykatat, nuk mund të zgjedhësh në mënyrë antiligjore prokuroren e përgjithshme por nuk mund të zgjedhësh dhe në kundërshtim me ligjin personat që përbëjnë trupat e Vettingut pra këtu ka rënë shteti i së drejtës. Ne e kemi thënë që prej seancës së parë në parlament që tendenca e këtij kryeministri është për të kapur çdo sistem, për të shkatërruar çdo

institucion sepse në momentin që ka kaos në këtë vend, në momentin që nuk funksionojnë institucionet, ky e ka shumë më të thjeshtë për të mbyllur dosjen e ministrave të vetë të korruptuar, dosjen e lidhjes së tij me krimin e organizuar por edhe problemet që ka pasur qeveria me korrupsionin etj. Pra sigurisht që kjo është një tendencë që ne kemi bërë të qartë që në seancën e parë por ajo çka është më e dhimbshme, ky njeri po ndjek të gjitha hapat për të shkatërruar çdo institucion në këtë vend. Pra si mundet shqiptarët të besojnë një kryeministër i cili nuk respekton institucionet e këtij vendi. Si mund shqiptarët të dëgjojnë një shoë përditë. Ky del e flet për llogaridhënien, çfarë llogaridhënie? Për çfarë u bë reforma në drejtësi? Për të kaluar te KLD që po këto ministra, nuk po flas nga ana e opozitës, por po këto ministra të kësaj mazhorance, po ky kryeministër kanë hedhur 1000 akuza mbi KLD, ndoshta dhe të vërteta. Nuk i hyj kësaj historie, dhe tani sjell një ligj në parlament për ti rikthyer fuqinë po kësaj KLD. Për ti rikthyer përsëri një fuqi prokurores së përgjithshme e cila është zgjedhur në mënyrë antikushtetuese. Pra çdo gjë në këtë vend është antikushtetuese. Edi Rama është një person i cili e ka nxjerrë Shqipërinë nga shinat e kushtetutshmërisë. Juve tentuat që të krijohet një tryezë, del Ulsi Manja dhe thotë që opozita e kapsllëkut. Si ta kuptojmë këtë? Po sepse Ulsi Manjës nuk i intereson dialogu politik në këtë vend, nuk i intereson që Shqipëria të ecë përpara drejt BE. Dhe nuk i intereson konstruktiviteti i opozitës sepse Ulsi Manja emëroi shoqen e vetë të klasës prokurore të përgjithshme, kapi çdo institucion, kapi krimet e rënda dhe tani me institucionin e prokurorisë i bën presion politikanëve, qytetarëve dhe ky si sekser për të mbyllur çështje të çdo personi. Të verifikohen shërbimet, komunikimet e Ulsi Manjës me këtë prokurore.


SOCIALE

7 E mërkurë, 25 KORRIK 2018

Punonjësit e Policisë Bashkiake i bashkohen thirrjes së Presidentit Meta për të dhuruar gjak

Veliaj: Thirrje çdo qytetari që t’i bashkohet nismës së Presidentit për të shpëtuar jetë

Thirrjes së Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të dhuruar gjak iu bashkuan sot edhe punonjësit e Policisë Bashkiake të Tiranës. Disa dhjetëra efektivë vendosën të japin një kontribut për të gjithë ata persona që, në një moment të jetës së tyre, kanë nevojë për gjak. Nisma u përshëndet edhe nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se Bashkia e Tiranës është gjithmonë e para në çdo iniciativë fisnike dhe se dita e sotme është një provë e sinqertë e angazhimit në shërbim të qytetarit. “Jam shumë krenar për të gjithë kolegët e Policisë Bashkiake. Bashkia e Tiranës është gjithmonë e para në çdo nismë fisnike, për të dhënë një kontribut të prekshëm për qytetarët. Policia Bashkiake i është përgjig-

jur thirrjes së Presidentit të Republikës, siç i përgjigjet thirrjes së çdo qytetari që ka nevojë për Policinë Bashkiake. Këta punonjës bëjnë një nga punët më të vështira, më delikate, që kërkon shumë nerva e durim. Sikur një ditë të mos jetë Policia Bashkiake, rikthehet Kandahari që kemi pasur. Për një institucion, i cili është kaq shumë në vëmendje të publikut, besoj se dhurimi i gjakut për fëmijët talasemikë është prova më e sinqertë e këtij angazhimi,”, tha Veliaj. Ai falenderoi miqtë e Kryqit të Kuq, si partnerë lokalë në këtë aleancë të shpallur nga Presidenti i Republikës. “Do të donim që çdo degë e Kryqit të Kuq të ishte partner i çdo bashkie në terren, për t’u siguruar që ky binom, Bashki - Kryqi i Kuq, funksion-

on në të gjithë territorin”, nënvizoi kreu i bashkisë. Veliaj, i cili është njëkohësisht edhe kreu i Shoqatës për Autonominë Vendore, kërkoi që shembulli i Bashkisë së Tiranës të ndiqet edhe nga bashkitë e tjera në vend, duke u bërë pjesë e aleancës për dhurimin e gjakut. “E shfrytëzoj këtë mundësi t’i bëj thirrje jo vetëm policëve bashkiakë dhe bashkive të tjera, por çdo institucioni jashtë Tiranës, që të trokasë në derën e Kryqit të Kuq, të jenë pjesë e kësaj aleance, dhe teksa njerëzit kthehen nga pushimet, qoftë edhe për rigjenerimin fizik të trupit, dhurimi i gjakut është një kauzë që ndihmon jo vetëm atë që po merr gjakun e dhuruar, por edhe atë që e dhuron. Ndaj, i bëj thirrje qytetarëve që t’i bashkohen aleancës së shpallur nga Presidenti për dhurimin e gjakut, sepse është ndoshta mundësia më e mirë se si dhjetë minuta dhe disa mililitra gjak, mund të shpëtojnë jetën e një njeriu, që nesër mund të ndryshojë realitetin në këtë vend”, deklaroi ai. Kryeinspektori i Policisë Bashkiake së Tiranës, Ermal Kapllani, shprehu vullnetin e punonjësve të këtij institucioni për të dhuruar gjak dhe u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë. “Jemi shumë të lumtur për kontributin që po japim në ndihmë të fëmijëve në nevojë”, tha ai.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në Shkodër

M

inistria e Shënde tësisë dhe Mbrojtjes Sociale financon shërbimin për karriget me rrota të përshtatura sipas nevojës së personave me aftësi të kufizuar. Personat me aftësi të kufizuar përfitojnë karriget me rrota falas, falë mbështetjes financiare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu shpërndau në Shkodër karriget me rrota për 22 persona me aftësi të kufizuar. "Kjo është një ndihmë konkrete që tashmë jepet nga shteti për personat me aftësi të kufizuar. Karriget me rrota janë të përshtatura sipas nevojës për çdo person dhe vetëm në Shkodër ne ju kemi dhënë mundësinë 120 personave me aftësi të kufi-

“600 persona me aftësi të kufizuar përfitojnë karriget me rrota falas” zuar të kenë karrige me rrota të personalizuara për t'ja dalë vetë në përditshmëri", tha Manastirliu. Në të gjithë vendin, rreth 600 persona me aftësi të kufizuar do të përfitojnë çdo vit karrige me rrota falas, të prodhuara në punishten "Mirësia", me mbështetjen financiare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Me financimin e Ministrisë u bë e mundur garantimi i vijimit të punës së përshtatjes së karrigeve me rrota për personat me aftësi të kufizuar. Deri tani, me mbështetjen e këtij shërbimi janë pajisur rreth 700 persona me aftësi të kufizuara me karrige me rrota.


AKTUALITET

8

E mërkurë, 25 KORRIK 2018

Vaj hashashi dhe 200 kg kanabis, 4 krutanë në pranga

LEZHË

Policia e Lezhës ka sekuestruar në sajë të operacionit “Summer storm”, 200 kg kanabis, 4 litra vaj hashashi dhe një armë zjarri, teksa ka arrestuar në flagrancë 4 persona, si posedues të tyre. Të kapur në flagrancë bashkë janë Tofik Koleci, 54-vjeç, Miri ( Ardit)

Koleci, 32-vjeç, Mirand Qira, 42vjeç dhe Ndriçim Doku, 39-vjeç, të gjithë banorë të Krujës. Ata u kapën në aksin rrugor Fushë Krujë- Mamurras Vazhdon puna për evidentimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet

procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për ndjekje të mëtejshme për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Në seancën e së martës pretenca u shty pasi nuk ishin paraqitur avokatët e bandës së Shullazit. Ndërkohë që seanca e radhës është caktuar për në datë 31 korrik

P

retenca e Prokurorisë për Emiljano Shullazin dhe katër anëtarët e tjerë të bandës së tij, po bëhen çdo herë edhe më e pamundur për tu dhënë. Pas dështimit të katër seancave, e pesta është lënë për 31 korrik. Në seancën e parë të 26 qershorit, organi i akuzës do të lexonte pretencën për të gjithë të akuzuarit por me kërkesë të vetë prokurorisë u vendos që seanca të shtyhet për në datën 10 korrik. Prokurorët Elisabeta Imeraj dhe Eneid Nakuçi dhe pse kishin planifikuar se do të lexonin kërkesat e tyre për pretencën ndaj Shullazit dhe katër të pandehurve kërkuan sërish kohë, pasi nuk ishin gati. Por data 10 korrik erdhi dhe sërish pretenca e prokurorisë për këtë grup u shty sërish. Shkak u bë mungesa e avokatëve të të pandehurve. Seanca gjyqësore e rradhës u caktua për në datën 24 korrik por sërisht u shty. Në seancën e së martës pretenca u shty pasi nuk ishin paraqitur avokatët e bandës së Shullazit. Ndërkohë që seanca e radhës është caktuar për në datë 31 korrik. Mësohet se Gjykata e Krimeve të Rënda ka pezulluar afatet e paraburgimit ndaj 5 të pandehurve. Të pandehurit Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela akuzohen për disa vepra të rënda penale, të kryera në periudhën 2014-2016, për të cilat rrezikojnë denime deri në 15 vite burg. Veprat penale: “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, në dëm të shtetasve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku. Kanosje për shkak të detyrës, në dëm të shtetasve Mynyr Kone dhe Dhori Kule. “Shkatërrim prone me eksploziv”, në dëm të pronës së shtetasve Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku. “Grup i strukturuar kriminal”. “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Prokuroria i akuzon të pandehurit se duke vepruar si grup i strukturuar kriminal kanë shtrënguar me anën e kanosjes shtetasin Ylvi Beqja dhe ky i fundit i kaloi në pronësi Emiljano Shullazit një pjesë të ish-hotel “Vollga” në Durrës, si edhe shuma të konsiderueshme monetare. Sipas akuzës në janar 2016, të akuzuarit kanë shtrënguar për dhënie pasurie shteta-

Shtyhet për herë të 4-tër pretenca për Shullazin. Krimet pezullojnë afatet e paraburgimit SHKAKU “Në seancën e së martës pretenca u shty pasi nuk ishin paraqitur avokatët e bandës së Shullazit. Ndërkohë që seanca e radhës është caktuar për në datë 31 korrik”.

5 AKUZA “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie. Kanosje për shkak të detyrës. “Shkatërrim prone me eksploziv. Grup i strukturuar kriminal. Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

sin Adriatik Kërçuku, i cili ishte pronar i një biznesi në Lushnje. Dy muaj pas kërcënimeve ndaj këtij shtetasi, konkretisht në Mars 2016, pjesëtarët e grupit, akuzohen se kanë vendosur dhe shpërthyer lëndë plasëse

tritol në ambjentet e biznesit të të dëmtuarit Adriatik Kërçuku. Në shkurt 2016, grupi akuzohet se kanë shtrënguar për dhënie pasurie shtetasin Jani Zaka, i cili posedonte pronë në Tiranë, ku akuzohen se i kanë vendosur

lëndë shpërthyese tritol një garazhdi në pronësi të tij, në shenjë kërcënimi për qëllime përfitimi të paligjshëm. Në prill 2016, të pandehurit akuzohen se kanë kanosur për shkak të detyrës shtetasit Dhori Kule dhe

Mynyr Kone, pedagogë dhe drejtues në Universitetin e Tiranës, me qëllim që profesor Kone të largohej nga gara për Rektor në këtë Universitet. Shullazi ka mohuar akuzat, duke u shprehur se mbahet padrejtësisht në qeli, por sipas Prokurorisë, ka prova që faktojnë aktivitetin kriminal të Shullazit dhe grupit të drejtuar prej tij në gjobëvënie, shantazh dhe kërcënime.

FIER

Muzikë të lartë, procedohen 3 pronarë lokalesh T

re pronarë lokalesh në Patos, Levan e Seman janë proceduar penalisht për “Prishje të qetësisë publike” si edhe sekuestrohen paisjet e muzikës. Policia thotë se në lokale u konstatua zhurmë tej normave të lejuara në orët e vona të natës. “Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në tre lokale në Patos, Levan e Seman është konstatuar paligjshmëri në lidhje me zhurmat e larta akustike tej normave të lejuara jashtë orarit të përcaktuar dhe për pasojë u proceduan penalisht pronarët e tyre”. Konkretisht: U procedua penalisht shtetasi A.B, 51-vjeç, pasi

në Patos, në lokalin e tij kishte muzikë në kundërshtim me VKM Nr.750 datë 16.09.2015. U procedua penalisht shtetasja Y.Xh, 39-vjeçe, pasi në orët e vona kishte muzikë në kundërshtim me VKM Nr.750 datë 16.09.2015, në lokalin e saj në Seman. U procedua penalisht shtetasi D.T, 46-vjeç, pasi në Levan, në lokalin e tij kishte muzikë në kundërshtim me VKM Nr.750 datë 16.09.2015. Policia e Fierit thotë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.


AKTUALITET

9

E mërkurë, 25 KORRIK 2018

Kadri Voga, babai i Mondi Vogës i shpallur në kërkim nga policia si autor i dhunës ndaj avokatit Ilia Ilia, ngre akuza të rënda ndaj Prokurorit Arian Ndoj

Rrahja e avokatit Ilia Ilia, kolegët bllokojnë gjykatat në shenjë proteste

R

rahja e avokatit Ilia Ilia jashtë Gjykatës së Durrësit, ka shkaktuar revoltë tek kolegët e tij. Kjo ngjarje e rëndë ka bërë që kolegët e avokatit të bllokojnë gjykatat në shenjë proteste. Avokatët e Durrësit do të bllokojnë gjykatat 2 ditë në shenjë proteste për dhunën e ushtruar ndaj kolegut të tyre Ilia Ilia. Ata kanë dalë me një deklaratë për shtyp për mediat ku kanë vendosur që më datë 26 dhe 27 korrik të ndërpresin të gjitha proceset gjyqësore në Durrës dhe Kavajë. Ata kërkojnë nga organet kompetente zbardhjen e kësaj ngjarjeje. “Dhoma e avokatisë Durrës dënon dhunën e përdorur ndaj avokatit Ilia Ilia, më datë 19.07.2018, si dhe çdo akt dhunë të ushtruar ndaj çdo personi për të ushtrimit të detyrës së tij. Zbardhja e kësaj ngjarje i mbetet organeve kopetente të policisë dhe prokurorisë por nga ana jonë si dhomë avokatie për ngjarjen e mësipërme shprehim indinjaten tonë, duke reaguar si më poshtë; Më datë 26 dhe 27.07.2018 të gjithë avokatët e dhomës në shenjë proteste nuk do të marrin pjesë në gjykimin e çështjeve penale, civile dhe administrative që do të zhvillohen në gjykatën e rrethit gjyqësor Durrës, në gjykatën administrative Durrës, në gjykatën e rrethit gjyqësor Kavajë, si dhe në gjykatën e Apelit duke marrë pjesë vetëm në çështjet penale që lidhen me masat e sigurimit personal. Këtë vendim dhoma e avokatisë

Durrës e mori në mbledhjen e saj të datës 23.07.2018”,-thuhet në deklaratë. Ilia Ilia ka qenë duke biseduar me një person tjetër, i identifikuar si Sadik Lasku, inspektor policie në Durrës, kur aty afrohet një prej dhunuesve. Pasi avokati shkëputet nga La-

sku, bisedon për pak sekonda me dhunuesin, i cili më pas e godet me grusht në fytyrë. Në ndihmë të agresorit shkon edhe një person i dytë. Inspektori i policisë, Lasku, ka tentuar t’i ndajë palët në konflikt, ndërsa dy autorët largohen me vrap. Sipas

avokatit Ilia, një prej dhunuesve quhet Edmond Voga. Ilia Ilia në momentin e sulmit ishte duke shkuar drejt prokurorisë së Durrësit, pasi kishte dalë nga ambientet e Gjykatës. Kadri Voga, babai i Mondi Vogës i shpallur në kërkim nga policia

si autor i dhunës ndaj avokatit Ilia Ilia, ngre akuza të rënda ndaj Prokurorit Arian Ndoj. Ai pranon se ka qenë djali i tij që ka dhunuar avokatin por thotë se është shtyrë nga një prokuror kriminel. “Dënoj ashpër veprimin e djalit tim Mondi Voga. Kjo është një ngjarje e rëndë dhe e dënueshme. Avokati Ilia Ilia është një figurë e nderuar. Familjes së avokatit dhe opinionit i kërkoj ndjesë. Djali im është shtyrë nga një prokuror kriminel. Prokurori Arjan Ndoji e shtyu djalin tim drejt këtij akti. Ai e përdor djalin tim si të fortë por djali im është viktimë e Arjan Ndojit, i paguar. Djali im e ka pasur shok shkolle Arjan Ndojin. I kam thënë djalit tim të largohet nga ky person”,-thotë Kadri Voga. Ai kërkon nga organet të zbardhin ngjarjen ndërsa paralajmëron vetëgjyqësi. ”Organet e drejtësisë të zbardhin çështjen. Do të bëj vetëgjyqësi ndaj Arjan Ndojit”.

KËRKESA

VLORË

AKSIONI

Gjykim i shkurtuar për gjyqtarin Miri

Sekuestrohen dy gomone me vlerë 42 mijë euro

Siguria rrugore, në 2 ditë u pezulluan 75 leje drejtimi

Pas shumë kërkesave, Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar të martën kërkesën e gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri për gjykim të shkurtuar. Gjyqtari akuzohet për korrupsion pasiv. Mësohet se pretenca do të jepet me 31 korrik. Shkëlqim Miri, gjyqëtar i Gjykatës së Apelit në Tiranë u ndalua me urdhër të Prokurorisë për dyshimet e korrupsionit, ndërsa në banesën e tij iu sekuestruan gjatë kontrollit me vendim gjykate 174 mije euro, mbi 10 milionë lekë dhe 1 mijë dollarë. Për Shkëlqim Mirin hetimet kishin nisur në janar 2017, pas informacioneve se gjykatat shqiptare po i jepnin lirinë Gentian Dodës, i akuzuar për vrasje dhe i ekstraduar nga Amerika pesë vjet më parë.

Nga Sektori Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e shtetasve të dyshuar për kryerjen e veprës penale Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, është bërë e mundur sekuestrimi dy mjeteve lundruese, gomone. Përkatësisht u sekuestrua një mjet lundrues, gomone 7.4 metra e gjatë, me vlerë tregu 12.000 euro, në pronësi të shtetasit G.M, 32-vjeç, banues në Vlorë. U sekuestrua një tjetër mjet lundrues, gomone 10 metra i gjatë, me vlerë tregu 30.000 euro, në pronësi të shtetasit A.V, 50-vjeç, banues në Vlorë. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Çdo ditë vijon zbatimi i planit të masave nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Vetëm në fundjavë si rezultat i kontrolleve në të gjithë akset rrugore të qytetit të Durrësit, janë arrestuar në flagrancë 14 shtetas për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe pa leje drejtimi. “Janë vendosur 752 masa administrative për shkelje të ndryshme si dhe janë pezulluar 75 leje drejtimi. Janë ndëshkuar me masë administrative për 67 drejtues mjetesh për mos përdorim të rripit të sigurimit. Janë ndëshkuar 97 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; janë ndëshkuar 152 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar janë vendosur 752 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor”,-thuhet në reagimin e Policisë Rrugore.


SPECIALE

10 E mërkurë, 25 KORRIK 2018

Kastriotët rrjedhin nga Kastri Mirditorë në Malësinë e Lezhës Nga Mark Uci*

S

kënderbeu, Heroi Kombëtar i shqiptarëve, ka lindur në vitin 1405, siç llogaritet nga data e saktë e vdekjes me 17 janar 1468, kur ai, sipas Barletit, ishte 63 vjeç. Për origjinën e Kastriotëve si dhe vendlindjen e Heroit në vendin tonë, historianët kanë dhënë mendime të ndryshme. Madje, të nisur nga fama e madhe e Skenderbeut, ka patur studiues serb e grek, që në mesin e shek.XIX hodhen tezen për origjinën e Kastriotëve në kombësinë e tyre, mbështetur në emrat dhe mbiemrat që ata kanë. Por kjo tezë nuk pati jetë të gjatë sepse karakteri i emrave të shqiptarëve, qofshin të krishterë si dhe ato mysliman nuk tregojnë kombësinë. Për shqiptarët, të cilët nuk kanë patur asnjëherë dyshim për shqiptarsinë e Kastriotëve, që në shek.XIX rifilloi diskutimi mbi origjinën e tyre krahinore. Kështu, për origjinën e Kastriotëve e sidomos vendlindjen e Skendërbeut, kanë pretenduar pesë krahina shqiptare si; ajo e Dibrës, Hasit, Matit, Kastrit të Mirditës, si dhe Kastratit të Malësisë së Madhe. Për këtë të fundit, Frang Bardhi, peshkopi i Sapës, në libërin të titulluar Giorgus Castriotus, botuar në Venedik në vitin 1636, shkruan: ’’Kastriotët rrjedhin nga malet e Kastratit dhe kujtimi i tyre ruhet ende aty..’’ Dhe më poshtë Bardhi saktëson se; ‘’..Në këtë pjesë të Shypnisë, në kufi me Pultin dhe fisin e Dukagjinit, gjindet një fis i quajtur Kastrat...nga ky vend dolen Kastriotët.’’ Sqarojmë se Kastrati i Malësisë së Madhe dhe fisi i tij, ndodhet larg Pultit dhe Dukagjinit, ndërsa Kastri i Mirditës kufizohet drejt përsëdrejti me këto Male, që thotë Bardhi. K. Frashëri tek ‘’Historia e Dibrës’’si dhe në ‘’Historinë e Skenderbeut’’, mbron tezen dibrane të Kastriotëve, duke i lokalizuar ato në fshatin Sinë të krahinës së vogël të Çidhnës. Ai hedh poshtë origjinën e tyre nga Hasi dhe Mati, por len të hapur origjinën e Kastritotëve nga Kastri pranë Vigut të Mirditës. I vetmi dekument bashkëkohor i besueshëm është njoftimi që bën Barleti, i cili na thotë; ‘’se krerët e fisit të Kastriotëve kanë rrjedhur nga ( Ematia)

Memoriali i Skënderbeut. Këtu ndodhet Katedralja e Shën-Nikollës, ku u mbajt Kuvendi i Lezhës dhe po këtu është varrosur Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

prej një dere fisnike dhe se kanë sunduar në Epir njëkohësisht me lavdi e fatbardhësi’’. ‘’E shkruar në latinisht, sqaron Frashëri,tek (H. D. f.87) Aemathia, nuk ka kuptimin e Matit. Barleti, si humanist, kishte prirjen e njohur klasiciste për t’i përkthyer toponimet shqipe në emërtime latine, si; Lissos për Lezhën. Dihet se disa shkrimtar antik grek dhe romak, ...e quanin Aemathia edhe Provincen e Dytë Maqedone, me kryeqendër Durrësin krijuar në shek. I p.e s nga Roma; në dallim me Provincën e Parë Maqedone, e cila kishte për kryeqendër Selanikun. Për këtë arsye historianët mesjetarë quanin Maqedoni ( Ematia) edhe Shqipërinë e Mesme.’’ Duke përfshirë në të edhe gjithë krahinen ku rrjedhte lumi Mat me degët e tij, me dy Fanët në Mirditen e sotme. Mirdita në kohen e Barletit, si emër nuk del, ose se ishte një fshat i vogë pa peshë diku pertej Oroshit, ose ishte në anonimat, sepse eklipsohej nga Dukagjinët dhe Kastriotet e fuqishëm. Për këtë, Shuflaj në librin e tij ‘’Shqiptarët e veriut’’ në pjesen;

‘’krijimi i lidhjeve të mirditorëve katolike’’, na thotë se: ‘’në shek.XV katundet në Mirditë , kishin këtu vetem rolin ngjitës... Si një lidhje e fuqishme ushtarake e këtyre fshatarave përmendet Mirdita rreth vitit 1570’’. Kjo është arsyeja që Barleti në vepren e tij nuk e përmendë askund Mirditën si krahinë etno-gjeografike, por vetem disa emra të kësaj treve si Bulgër, Molungë, Perlat, etj. Madje, Barleti edhe komondantin e shquar të Skenderbeut, Pjetër Perlati, të cilit, Heroi ynë, i besoi mbrojtjen e Sfetigradit nga rrethimi i Muratit, na thotë se ishte nga Aemathia duke e quajtur me titullin kishtar të dyzuar, sipas t’dy kishave, ’protosingjelë dhe abat’. Ky emërim i Barletit vinte, se në shek.XIV-XV kishat e Arbërisë luhateshin midis lindjes e perendimit, për arsye të konflikteve midis Romës e Bizantit, por me ardhjen e Osmanëve situat ndryshoi tërësisht në favor të katolicizmit. Nga ana tjetër, peshkopata e Arbanonit, në Mirditen e sotme, që në kohen e Dhimitrit (1208) e kishte braktisur ritin ortodoks të besimit kristian

duke u kthye përfundimisht në gjirin e kishës katolike. Prandaj në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një prift protosingjelë ortodoks, por me një abat katolik, ashtu siç na thotë Barleti. Evidentojmë se, si toponimi Perlat ku është njesuar llagapi i klerikut luftëtar mirditor dhe titulli kishtar abat, nuk gjinden askund tjetër në vendin tonë, vetem në Mirditë. Ndërsa ka mjaft të dhëna arkivale për veprimtarinë dhe bëmat e Skendërbeut, janë të pakta të dhënat për jeten e tij përsonale e sidomos për rininë në periudhen e parë të veprimtarisë së tij deri me 1443, kur ai përfundimisht u kthye në Krujë. Megjithatë, këto dekumenta osmane edhe pse fragmentare, na tregojnë se Gjerj Kastrioti, pasi mbaroi shkollën e iç-ogllanëve, që në moshen 21- veçare, nga viti 1926 deri 1939, plot për 13 vjet, sherbeu si nënpunës osman, spahi, në një timar të zgjeruar nga Lezha në Rubik, ku përfshinte të gjitha treva e sotme mirditore të Malësisë së Lezhës, duk rrokur edhe Kastrin me një pjesë të madhe të Mirditës, që me sa duket

ishte gjithë harku gjeografik i trojeve të vjetra të Kastriotëve. Dihet, se turqit, pas pushtimeve fillimtare, princat vendas i lëjonin të administronin tokat e tyre si nënpunës osman, por me kusht që të pranonin vasalitetin dhe detyrimet e dauletit. Kështu, një dekument osman i viteve 1430, i tregon Kastriotët në domenin e tyre si; Gjergj Kastrioti, spahi, në trevat e Mirditës së sotme, LezhëRubik, Stanishin në Mat, ndërsa Gjon Kastrioti subash në Krujë. Për këtë fakt, ‘’Historia e Popullit Shqiptar’’Pj. I bot.2002(f. 393) në pikën ‘’Jeta dhe veprimtaria e Gjergj Kastriotit deri 1443’’ na dëshmon se: ‘’ Gjergji pasi u mor peng rreth moshës nëntëvjeçare, u dergua në kryeqytetin e Perandorisë Osmane, në Endrene. Ai u edukua këtu gjatë një periudhe dhjetëvjeçare në shkollën e iç-ogllanëve, ku u dallua mbi të tjerët..... Emri i Gjergj Kastriotit për herë të parë përmendet në Shqiperi bashkë me ata të vëllezerve të tij në dekumente të vitit 1426 për çeshtje pronësie. Në këtë kohë Skenderbeu kishte mbaruar shkollën e iç-ogllanëve dhe ishte në Shqiperi si spahi... Fshatrat që formonin timarin e tij gjatë kohës kur ai ishte në postin e spahiut, kanë qenë disa fshatra të vilajetit të Dhimitër Jonimës, diku midis Lezhës dhe Rubikut, ku në mes të viteve 30 Skenderbeu pati në zotrim një timar të madh... që përfshihej nga udha e karvanëve që lidhte bregdetin me Prizrenin... Me 1437-38 Skenderbeu u bë subash i vilajetit të Krujes dhe siguroi për këtë një feud të madh prej dhjetëra fshatrash.’’ (H.P.SH.f.393) Ngjarja më madhe, që solli epopenë Skenderbgiane, ishte kthimi i Skenderbeut në Krujë si çlirimtar me 28nëntor 1443, si dhe thirrja e Kuvendit të Lezhë me 2 mars 1444, ku u themelua Lidhja Shqiptare e lezhës në të cilen Skenderbeu u zgjodh kryetar i Lidhjes dhe Komondant i përgjithshëm i saj. Kjo lidhje me një evulucion të brendshëm, të diktuar nga lufta me turqit, u kthye në një aparat shtetëror, në një shtet të përqendruar që kishte si bazë zotrimet e Kastriotëve. ‘’Edhe në të zgjedhurit të vendit’’ ( për thirrjen e Kuvendit) na thotë Barlet në historinë e tij, Skendërbeu veproi me po atë urtësi e (Vijon në faqen 11)


SPECIALE (Vijon nga faqja 10)

maturi...sepse, Lezha ndodhej afër zotrimeve të pjesmarrëseve kryesor të Kuvendit dhe se ishte si një thirrje miqësore ndaj zotrive venedikas për bashkpunim në luftë kundër osmaneve.’’ Nga ana tjetër, Lezha ndodhej midis zotrimeve të Kastriotëve dhe Dukagjinëve, pra, pranë vendlindjes së Skendërbeut, në Kastër të Malësisë së Lezhës. Madje, Lezha, para se t’u dorëzohej për administrim venedikasve, nga Pal e Nikoll Dukagjin, ka qenë kryeqendër e përbashkët e të dy principatave arbërore kufitare. Për këtë Aleks Buda dëshmon se; ‘’Midis rrjedhjes së poshtme të Matit dhe të Drinit shtrihen zotrimet e Kastriotëve dhe të Dukagjinëve, ku Lezha ishte kryeqendër.’’( P.C. Ll). Në një linjë me të është edhe Rilindasi i shquar Abati i Mirditës Preng Doçi , kur tek ‘’Topografia e Lezhës na fakton se; ‘’Lezha ka bërë pjesë, sikurse edhe sot, në treven e Mirditës, që lufton

Pashës u kap në një pusi në bigat e Vajkalit së bashku me tetë kapedanë të tjerë të shquar, të cilët iu çuan sulltan Mehmetit në Endrene, që pasi u torturuan,të gjithë u ropen të gjallë.’(Barleti f.447) Nuk është rastësi, që arken ( thesari) qendror të shtetit, dhe tërë veprimtarinë financiare të mbretërisë, Skenderbeu ua besoi priftërinjëve dhe peshkopëve katolik nga peshkopata e Arbanonit, në Mirditën e sotme. Roli i priftërinjëve të Arbanonit del shumë qartë në aktin financiar që njohim deri më sot, i dalë nga vetë dora e Skendërbeut, ku shkruehet se; ‘’Atë vit. ..Për të tërhequr të hollat, të dhuruar nga Papa, Skënderbeu autorizoi përgjegjësin e thesarit Andrea Sumen. ( nga sumajt e Gjegjani të Mirditës) Ai u paraqit me 18 shkurt 1452 tek noteri i Skenderbeut në Lezhë, Mihele de Nikolai (Mëhill Nikolla). , një noter me autoritet publik të përgjjithshëm dhe tani kancelar i

Obelisku i Besëlidhjes së Lezhës, 2 mars 1444

nën shenjën e Kastriotit dhe qe cep i Dukagjinëve.’’ Lezha, ndryshe nga qytetet e tjera, që iu dorëzuan Venedikut kundrejt një vlere në dukat, sipas Shuflajt; ‘’Ajo u dha me qera venecianëve dhe po sipas Hoppit; ’’Dukagjinët, si qera, nga të ardhurat e qytetit, mernin 1/3 e të tyre, kundrejt 2/3 të Republikës’’. Në këto rrethana, Dukagjinët e Kastriotët, si shtëpiar që ishin, thirren në këtë vend, një kuvend të madh në Katedralen e Shën Nikollës. Beslidhja shqiptare e Lezhës mori vendime të mëdha. Ajo krijoi një arkë lufte për të mbajtur ushtrinë e përbashkët të Lidhjes, që do të komandohej nga Skendërbeu. Me këto forca ushtarake komanda shqiptare me në krye Kastriotin, arriti të përballoi 25 beteja. Duke prapsur e thyer edhe forca kolosale të ushtrive perandorake të llogaritura në mbi 100 000 veta, të udhëhequra nga sulltan Murati i Dytë dhe Mehmeti i Dytë, për rrethimin e Sfetigradit (1448) dhe të Krujes (1450, 1466, 1467). Në këto beteja, Skendërbeu nuk ishte i vetem, por e komandonte luftën anti -osmane me kapidan e komandantë të shquar e besnik. Duke u nisur nga emrat dhe mbiemrat e tyre, vëmë re se disa nga gjeneralët më të besueshem të Kastriotit, i përkasin harkut gjeografik të Mirditës. Kështu, përveç Pjetër Perlatit, që Skenderbeu i besoi mbrojtjen e Sfetigradit, Barleti na përmend edhe një perlatas tjetër, komondant e kapedan trim, me emrin Gjon e llagapin Perlat, i cili, ‘’nga një dredhi të Ballaban

Lezhës. Përpara tij Skëndërbeu deklaroi se ngarkonte me prokurë të rregullt peshkopin e gjithë Arbanonit, Andrea Suma, për të marrë në dorëzim në Raguzë shumen e mbledhur nga kisha në favor të luftës. Në bazë të kësaj prokure peshkopi Andrea Suma, drejtor i thesarit të shtetit të Skenderbeut, tërhoqi në Raguzë nga përfaqsuesit e Papës me 18 mars 1452 shumën 4893 dukatë ari.’’(Lezha.12 p f. 26) Ndër diplomatët më të shquar të Skenderbeut, që u akorduan si am-

11 E mërkurë, 25 KORRIK 2018

Shqiponja e Derës Kastrioti në afreskun e Kishës së Shna Nout, Rodon dhe 2 Shqiponja e Bajrakut të Dibrrit në Malësinë e Lezhës

basador në tre shtetet kryesore aleate; tek Papa në Romë, Raguzë, dhe Budva në Hungari, kanë qenë Pal Gazulli, Andrea Gazulli si dhe Doktori i shkencave të matematikës dhe astronomi i shquar Gjon Gazulli. Të tre ambasadorët, i përkasin degës Gazullore me origjinë nga Gjazulli mirditor, pranë Kastrit në Kashnjetin e Malësisë së Lezhës, vendorigjinës së Kastritëve. Kristo Frasheri në librin e tij‘’Hist. e Dibrës’’ (f.86), dekumenton se; ‘’Para shekullit XIX udhëtari erodit Ami Boue kishte dëgjuar se Skendërbeu kishte lindur në Mirditë në fshatin e Kastrit, gjysëm ore larg fshatit Vig’’. Po kështu, në fillimet e shek. XIX, historiani austriak Jakob F. Falmerajer, në librin e tij ‘’Elementi shqiptar në Greqi’’, pohon se; ‘’Kastriotët ishin nga fshati Kastër i Mirditës.’’ Në të njëjtin linjë është edhe historiani turk Nuray Bozbora, i cili në vepren ‘’Shqiperia në perandorinë osmane’’, na thotë se ;‘’Skenderbeu ishte më i vogli i djemëve të Gjon Kastriotit, që njihej një nga princat katolik të rajonit të Mirditës.’’ Ndërsa studiuesit shqiptarë që janë marrë me historinë e Skenderbeut si Fan Noli, Preng Doçi, Noc Nikaj si dhe Aleks Buda, i vendosin tokat e Kastriotëve në një shtrirje diogonale nga rrethinat e Lezhës, nëpër

Kalaja qytet e Kastrit (Kastriotit) Selia e Gjon Kastriotit deri në vitin 1430, kur Ai u emërua “Subash” në Krujë

trevat mirditore të Rubikut e të Oroshit, deri në Prizren. Duke u zgjeruar më vonë në tokat e Bregut të Matit, Fushë-Kuqes, të Nërshllinzave, ku kastriotët zotronin kriporen e Shen-Kollit e në Rodon. Vetë Luigj Hekardi në vepren e tij‘’Historia e Gegrisë’’ (f.221) na thotë se; ‘’Mirditorët.. sipas gojëdhënës së tyre, rrjedhin nga princat e Dukagjinit dhe të Kastriotëve’’. Eshtë akademiku, Mark Tirta, që ka mbledhur një listë të pasur toponimesh e legjendash në trevat e Mirditës, ku në to del i njësuar dheu i arbanonit me emrin e Kastriotëve dhe bëmat e Skenderbeut. Ndërmjet Kallmetit dhe Roboshtës, pranë krahinës mirditore të Kastrit, gjendet një maje mali me emrin Kastriot. Këtu gjenden konturet e një kishe, që banorët vendas e kanë quajtur kisha e Kastrit, në të cilët thuren gojëdhëna si; Gjergji me Doniken, në këtë kishë, patën vu kunoren e shenjtë martesore, ndërsa tjetra na thotë; para se ta pushtonin turqit Lezhën, priftërinjtë katolik të kësaj kishe e moren dhe e rivarrosen Heroin, nën altarin e saj. Po në Kashnjet të Lezhës, pranë Vigut të Mirditës, janë ruajtur dhe ekspozuar mjaft mire konturet e kështjellës mesjetare të Kastrit. Emri greko- bizantin Kathreon (Chathrieotis-kështjellar), përputhet etimilogjikisht si emër dhe gjeografikisht si vend, me kalanë e Kastrit që është buzë lumit Gjader, vija Zeta, që lidhte dikur Shkodrën me Oroshin. Banorët e krahinës si dhe dekumentat mesjetare e quajnë atë kështjellë, kalaja qytet, gjë që tregon se ajo dikur ka qenë mjaft e banuar. Ku sipas gojdhënave, në këtë vend, stergjyshi

i Skenderbeut, që ka jetuar në këto anë, ka qenë kështjellar, nga i cili, filloi ngritja e familjes dinastike të Kastriotëve. Ndërsa Gjon Kastrioti, këtu kishte rezidencën e tij, derisa u bë subash në Krujë në vitin 1430. Për këtë fakt, Johan Hahn, në vepren e tij (‘’Studime shqiptare’’ në pjesen‘’ Udhëtim nëpër viset e Drinit e Vardarit’’) i mbeshtetur në tregimet e priftit të Vigut të Mirditës, Dom Engjullit, në vitin 1862 na dëshmon se;’’Skenderbeu kishte lindur në një qytet të madh , tashma të shkatrruar, rrënojat e shpërdara të të cilit ndodheshin gjysmë ore në perendim të famullisë së tij të Vigut dhe të cilin populli e quante edhe sot e kësaj dite ‘’Kastri’. Këtu sipas tij kishte jetuar i ati i Skenderbeut, i cili kishte vazhduar të rronte aty edhe mbasi i ishte dorëzuar sulltanit.’’ Po kështu, flamuri i bajrakut të Dibrrit, që rrokë edhe Kastrin e Mirditës, si relika më e vjetër e ruajtur e flamurit shqiptar, ka të veçanta, se simbolet heraldike të tij, në veçanti shqiponja, përputhet tërësisht me shqiponjen e derës së Kastrotëve që ndodhet në afreskun e Kishës së Shna- Nout, në Rodon. Në të dy rastet shqiponjat janë indentike, krahët e shqipës janë të hapura dhe ndryshe nga flamuri ynë Kombëtarë, flatrat janë të kthyera poshtë. Madje, si te flamuri i Dibrrit ashtu dhe tek ai i Kastriotëve në Rodon, të dyja shqipet në krah e tyre kanë nga 6-7 palë pendë. Dihet se Kastriotët kanë patur lidhje të forta me Lezhen e trevat mirditore të saj. Këtu qe bërë kuvendi i madh i fisnikeve dhe u krijua Beslidhja shqiptare e Lezhës. Vetë Barleti na thotë se;’’Skenderbeu e dontë në mënyrë të veçantë Lezhën.’’ Këtu në Lezhë, pranë vendlindjes së Skenderbeut, u pranua nga prijësat shqiptarë varrimi i Heroit. Madje gratë mirditore, për 500 vjet kanë mbajtur në kokë vetem shaminë e zezë. Këtë veprim energjik të respektit të mirditorëve e kishte vënë re edhe anglezja Durham e cila tek;‘’Brenga e Ballkanit’’ në pjesen Mirdita, shkruan se;‘gratë mirditore mbajnë xhurdi të zezë në shenjë zie për Skenderbeun.’Të gjitha këto,vertetojnë atë se vendorigjina e Kastriotëve si dhe vendlindja e Skendërbeut, është Kastri Mirditor në Malësinë e Lezhës. *Studiues


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

12 E mërkurë, 25 KORRIK 2018

Presidenti Ilir Meta: Populli shqiptar është krah qytetarëve të Athinës e të gjithë Greqisë

Shqipëria, solidaritet me Greqinë T

ë gjithë zyrtarët e lartë të shtetit shqiptarë dhe institucionet kryesore në vend kanë shprehur solidaritet me Greqinë për situatën e rëndë që po kalon kryeqyteti i këtij vendi nga zjarret. Presidenti Ilir Meta, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, kreu i PDsë, Lulzim Basha, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe mjaft personalitete të tjera të vendit kanë reaguar dje për situatën që po kalon fqinji unë, duke ofruar dhe ndihma për përballimin e situatës. Presidenti Ilir Meta: Jemi pranë qytetarëve të Athinës Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet homologut të tij grek për ngjarjen e rëndë në Atika, ku gjithë zona u përfshi nga flakët dhe ka mjaft viktima. "Me

dhe populli shqiptar jemi krah jush dhe qytetarëve të Athinës e të gjithë Greqisë", thuhet në mesazhin e Metës. Mesazhi i kreut të Kuvendit Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka dërguar dje një letër homologut grek, Nikolaos Voutsis për situartën e krijuar nga zjarret në qytetin e Athinës. Ruçi shpreh dhimbjen për viktimat në Athinë dhe i garanton homologut grek mbështetjen e Shqipërisë për përballimin e kësaj situate. "Kurajo popullit mik dhe fqinj grek. Urojmë ta kaloni sa më shpejt këtë situatë të rëndë. Të gjithë shqiptarët pranë popullit grek në këto çaste të rënda. Dhimbje, solidaritet dhe dashuri për familjet greke",shprehet në mesazhin e tij kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Veliaj ofron ndihmë për Athinën Kryetari i Bashkisë së Tiranës,

Erion Veliaj ka shprehur solidaritetin e qytetarëve të Tiranës lidhur me situatën emergjente të krijuar ne Athine, si pasojë e zjarreve të mëdha. Përmes një postimi në Twitter, kryebashkiaku Veliaj shprehet i trishtuar për jetët e humbura në këtë betejë kundër flakëve, ndërsa thekson se Këshilli Bashkiak i Tiranës do të ndihmojë për t'i ardhur në ndihmë Athinës, në këtë situatë të vështirë ku ndodhet kryeqyteti grek. Ai ka komunikuar edhe me homologun e tij, Kaminis, te cilit i shprehu gatishmërinë per te ndihmuar ne kalimin e situatës. "Tirana solidarizohet me miqtë tanë në Atikë/Athinë, qe po luftojnë me ferrin e vërtetë të zjarreve! Jemi të trishtuar nga humbja e jetëve dhe lutemi që zjarret të vihen nën kontroll

ankth e shqetësim të madh po ndjek përhapjen dhe dëmet që po shkaktojnë zjarret e furishme që kanë rënë përqark Athinës. Jam shumë i tronditur nga viktimat në njerëz dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre. Të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë. Lutem që të mos ketë viktima të tjera në njerëz dhe që zjarret e egra të vihen shpejt nën kontroll nga autoritetet zjarrfikëse greke. Ju siguroj se, në këto momente të vështira, unë sa me shpejt te jete e mundur. Këshilli ynë i qytetit do të japë një kontribut nëpërmjet Ambasadës Greke për të ndihmuar qytetin tonë motër", shkruan Veliaj. E menjëhershme ka qenë edhe mirënjohja nga ana e Kryetarit të Bashkisë së Athinës, Yiorgos Kaminis. Kryebashkiaku i Athinës ka falënderuar homologun e tij shqiptar për solidaritetin e treguar dhe thekson se është rënë dakord për koordinimin e punës për ndihmën e premtuar nga Tirana në zonat e prekura. "Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ai i

Shkupit, Petre Shilegov, më kontaktuan dhe me shprehen mbështetjen e plotë për situatën që po kalon Athina dhe kemi rënë dakord për koordinimin e punës për të dërguar ndihmë në zonat e prekura", shkruan kryebashkiaku grek. Bushati, solidaritet me Greqinë Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, shpreh keqardhjen për fatkeqësinë natyrore me të cilën po përballet fqinji ynë jugor, Greqia. Në një postim në Twitter, Bushati shkruan se "në këtë kohë të vështirë, ne qëndrojmë pranë fqinjit tonë të mirë Greqisë dhe i shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjeve të viktimave, ndërsa shpresojmë për një shërim të shpejtë për ata që janë prekur" Greqia mund të mbështetet tek ne për ndihmë dhe përkrahje në forma të ndryshme, thotë Bushati. Basha: Qeveria shqiptare të ofrojë ndihmë Kreu i PD, Lulzim Basha

reagoi dje për zjarret në Athinë. Përmes një deklarate, Lulzim Basha shpreh ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe i bën thirrje qeverisë shqiptare që të ofrojë ndihmën e mundshme për vendin fqinj. "Lajmet tronditëse nga tragjedia që ka goditur sot Athinën na kanë mbushur me hidhërim. Ngushëllime për familjet e viktimave! Lutemi që drama të ndalet këtu e të mos rritet më shumë! Qeveria shqiptare duhet të ofrojë menjëherë çdo ndihmë të mundshme në solidaritet me fqinjët tanë, por edhe në shenjë përgjegjësie ndaj bashkatdhetarëve tanë në Greqi! Në këto orë të vështira mendimet dhe lutjet e mia janë për të mbijetuarit, të lënduarit dhe të afërmit e tyre",- shprehet kreu i PD-së, Lulzim Basha. Nishani mesazh ngushëllimi Greqisë Reagimeve ndaj tragjedisë së ndodhur në Greqi iu është bashkuar edhe ish-presidenti Bujar Nishani. Nishani ka shprehur përmes një statusi në rrjetin social "Facebook" ngushëllimet e tij për familjet e viktimave. "Fqinji ynë, Greqia nën një fatkeqësi madhore zjarresh me jetë të humbura e shumë të lënduar. Midis tyre edhe bashkëkombës tanë shqiptarë. Lutjet tona për kalimin sa më parë të kësaj tragjedie të dhimbshme. Ngushëllimet dhe solidariteti ynë me familjet e të gjitha viktimave, me urimin për një shërim të shpejtë të të gjithë të lënduarve", shkruan ai.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

13 E mërkurë, 25 KORRIK 2018

Situatë alarmante në kryeqytetin helen. Rreth 80 të vdekur, 1000 persona rezultojnë të zhdukur dhe mbi 1000 banesa të djegura

K

ryeqyteti grek, Athina ka përjetuar dy ditët e fundit një situatë dramatike. Si pasojë e zjarreve dhjetëra qytetarë kanë humbur jetën, ndërsa raportohet për qindra të plagosur. Zyrtarët grekë thanë pasditen e djeshme se ka arritur në të paktën 74 numri i të vdekurve nga zjarret që kanë përfshirë zonat turistike afër Athinës. Autoritetet rajonale shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në zonat në lindje dhe perëndim të Athinës dhe dërguan trupa ushtarake për të ndihmuar në fikjen e zjarreve.

Tre komunitete u evakuuan, ndërsa flaka mbylli një pjesë prej rreth 20 kilometrash të një autostrade të madhe. Temperaturat e larta dhe erërat me shpejtësi deri në 80 kilometra në orë po pengojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve. Një zjarr tjetër goditi në verilindje të Athinës, në zonën Penteli, duke përparuar drejt qytetit të Rafinës. Kryebashkiaku i Rafinës tha se të paktën 100 shtëpi janë shkatërruar. Roja bregdetare greke dërgoi anije në zonë për të evakuuar banorët e bllokuar në plazhe. Ajo është vënë në kërkim të një anijeje që u raportua e zhdukur dhe për të cilën u tha se po bartte turistë danezë që po iknin nga zjarret. Shefi i zjar-

Tragjedi nga zjarret në Greqi rfikësve lokal bëri thirrje përmes televizionit që njerëzit të ikin nga zona, meqë disa kanë bërë përpjekje që të qëndrojë në pronat e tyre. "Njerëzit duhet të ikin, të mbyllin shtëpitë dhe thjeshtë të ikin. Njerëzit nuk mund të durojnë kaq shumë tym për disa orë", tha Achilleas Tzouvaras. "kjo është një situatë e jashtëzakonshme". Por si nisi zjarri në Athinë? Zjarret janë një problem i përsëritur në kryeqytetin grek dhe këtë herë flakët janë ndihmuar edhe nga erërat e forta. Por zyrtarët vendas janë shprehur për AFP se mund të

kenë qenë zjarrvënësit që kërkojnë të plaçkitin shtëpitë e braktisura ata që kanë nisur tragjedinë. BE dërgon avionë në Athinë për shuarjen e zjarrit Athina është pushtuar nga flakët me një bilanc tragjik viktimash, ku deri tani janë konfirmuar të paktën 74 të vdekur, por autoritetet greke shprehen se numri mund të jetë shumë herë më i lartë. Në një situatë të tillë, vendet europiane janë mobilizuar për të ndihmuar shtetin grek. Qeveria e tij i ka kërkuar vendeve të tjera evropiane për helikopterë dhe zjarrfikës shtesë për të ndihmuar në përballimin e zjarreve. Italia, Gjermania, Polonia dhe Franca kanë

dërguar avionëve për vënien nën kontroll të flakëve. Zjarrët e fundit në Athinën janë më vdekjeprurësit të paktën që prej vitit 2007, kur dhjetëra njerëz vdiqën në gadishullin jugor të Peloponezit. Por si nisi zjarri në Athinë? Zjarret janë një problem i përsëritur në kryeqytetin grek dhe këtë herë flakët janë ndihmuar edhe nga erërat e forta. Por zyrtarët vendas janë shprehur për AFP se mund të kenë qenë zjarrvënësit që kërkojnë të plaçkitin shtëpitë e braktisura ata që kanë nisur tragjedinë. Kryeministri: Jemi në orët e betejës me flaktët Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ndërpreu një vizitë në Bosnje të hënën dhe u kthye ne

Athinë për shkak të situatës. "Ne po bëjmë gjithçka që është në dorën e njeriut për të fikur zjarret, tha kryeministri Tsipras. "Ajo që na shqetëson është se ata po shpërthejnë në të njëjtën kohë". Zjarri i parë shpërtheu në një pyll pishash afër qytetit të vogël të Kinetës, 50 kilometra në perëndim të Athinës. Në mesazhin e tij drejtuar kombit grek, Tsipras shpalli tre ditë zie për ndër të viktimave dhe premtoi se situata do të përballohet. "Nuk ka fjalë për të përshkruar ndjenjat e të gjithëve ne, gjatë këtyre orëve që vendi po përjeton një tragjedi të paparë. Janë me dhjetëra persona që kanë humbur jetën. Prandaj dhe është e papërballueshme dhimbja për çdo qytetare dhe çdo qytetar. Më shumë për ato familje që humbën njerëzit e tyre të dashur. Por edhe për çdonjërin prej nesh që mban një post me përgjegjësi. Sot Greqia është në zi. Në kujtim të atyre që humbën jetën, shpallim tre ditë zie Kombëtare. Por nuk duhet të

AMBASADA SHQIPTARE NË ATHINË

“Zyrtarisht s'ka shqiptarë mes viktimave”

A

mbasada shqiptare atje njofton se deri më tani nuk ka pasur humbje jete nga komuniteti shqiptar. Ambasada bën të ditur se në spitalin Evangelismos ndodhet i shtruar një shqiptar. "Ambasada e RSh-së në Athinë njofton se pas komunikimeve me autoritetet greke, deri më tani nuk janë identifikuar viktima nga komuniteti shqiptar. Ndërkohë, në spitalin Evangelismos ndodhet i shtruar një shtetas shqiptar. Ambasada është në ndjekje të situatës duke komunikuar në vijimësi me autoritetet kompetente", thotë ambasada jonë në Athinë. Fatkeqësisht numri i viktimave pritet që të shtohet, pasi pushteti i flakëve është ende i madh dhe ka shumë zona në të cilën zjarrfikësit ende nuk kanë mundur të hyjnë. Vetëm pranë një restoranti në Mati të Atikës janë gjetur 26 trupa të pajetë, e 10 të tjerë u gjetën bashkë në një zonë tjetër. Shumica e të plagosurve, 162 deri më tani, që janë shtruar në spital rezultojnë të kenë djegie në trup dhe probleme me frymëmarrjen. Në spital kanë mbërritur edhe disa shtetas shqiptarë për të marrë ndihmën e nevojshme. "Na u mbush shtëpia me tym, nuk po merrnim dot frymë", ka deklaruar një çift shqiptar për kameran e Top Channel pasi kanë lënë ambientet e spitalit ku kishin marrë edhe ndihmën mjekësore. lejojmë që zia të na mposhtë, këto orë janë orë beteje, uniteti, guximi dhe mbi të gjitha, jane orë solidariteti", deklaroi kryeministri grek.


POLITIKE

14

E mërkurë, 25 KORRIK 2018

Burime policore thanë se Lulzim Kulla nuk ka bërë rezistencë gjatë momentit të ndalimit, ndërsa tashmë mbi të rëndon akuza e falsifikimit të dokumenteve zyrtare

I

shpëtoi atentatit në janar por “i forti” i Shkodrës, Lulzim Kulla u kap në Kakavijë. Ai u arrestua në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Kulla i njohur për atentatin me tritol që iu vu 6 muaj më parë, u ndalua nga Policia pasi tentoi të kalonte drejt Greqisë me një pasaportë false. Me një identitet të ri me inicialet A.D, Kulla po udhëtonte si pasagjer në një automjet tip “Audi” drejt shtetit helen. Kulla nuk ka bërë rezistencë gjatë momentit të ndalimit. Mbi Kullën tashmë rëndon akuza e falsifikimit të pasaportës. 43-vjeçari banues në Shkodër u ndalua ndërsa udhëtonte si pasagjer në një makinë tip AUDI dhe tentoi të kalojë drejt vendin fqinjn duke parqitur një mjet identifikimi të falsifikuar. Lul Kulla është emër i njohur për policinë për shkak të të kaluarës së tij kriminale. Ai njihet si “i forti” i Shkodrës i cili nënshtroi tregtarët e këtij qyteti, duke iu marrë edhe bizneset, ndërsa dyshohet se ka marrë pjesë edhe në torturimin për vdekje të një personi në këtë qytetit, por për ngjarjen nuk është dënuar askush. “Ndalimi u bë pasi ky shtetas tentoi të kalojë kufirin me pasaportë të falsifikuar me të dhëna të rreme. Prokuroria e Durrësit me shkresë numër 7925, datë 25.07.2014 ka nxjerrë urdhër për bllokimin e kësaj pasaporte si dhe poseduesit të saj. Ky shtetas u shoqërua nga shërbimet e Policisë së

Kapet në Kakavijë Lulzim Kulla, në janar “i forti” shpëtoi nga atentati me tritol KAPJA “Kulla u ndalua nga Policia pasi tentoi të kalonte drejt Greqisë me një pasaportë false. Me një identitet të ri me inicialet A.D, Kulla po udhëtonte si pasagjer në një automjet tip “Audi” drejt shtetit helen. Ai nuk ka bërë rezistencë gjatë momentit të ndalimit”.

Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme”,-informon policia e Gjirokastrës. Burime policore thanë se Lulzim Kulla nuk ka bërë rezistencë gjatë momentit të ndalimit, ndërsa tashmë mbi të rëndon akuza e falsifikimit të dokumenteve zyrtare. Lulzim Kulla 42-vjeçari, Lulzim Kulla i shpëtoi për mrekulli një

atentati të 13 janarit 2018. Në atentat mbetën të plagosur 8 persona, mes tyre dhe vetë Lulzim Kulla. Nga një operacion i gjerë i Policisë së Elbasanit në bashkëpunim me atë të Shkodrës janë vënë në pranga 7 persona, të cilët u dyshuan si autorët e shpërthimit të fuqishëm me moto-bombë në mes të Shkodrës, ku mbeti i plagosur rëndë , Lulzim Kulla, i cili

ishte dhe shënjestra e atentatit. Nga shpërthimi u dëmtuan disa biznese aty pranë. Në objektin ku iu vendos tritoli, Lul Kulla kishte në pronësi një lokal si dhe disa ambiente të dhëna me qira. Lul Kulla është emër i njohur për policinë për shkak të të kaluarës së tij kriminale. Ai njihet si “i forti” i Shkodrës, i cili nënshtroi tregtarët e këtij qyteti, duke iu marrë edhe bi-

zneset, ndërsa dyshohet se ka marrë pjesë edhe në torturimin për vdekje të një personi në këtë qytetit por për ngjarjen nuk është dënuar askush. Në qershor të vitit të kaluar, Lul Kulla është arrestuar nga policia për kultivim kanabisi në zonën e Dukagjinit, në Shkodër. Ai është mbajtur në burg dhe është liruar pas gjashtë muajsh. Lul Kulla pas vitit 1997 u kthye në makthin e tregtarëve dhe biznesmenëve në lagjen “Rus” të qytetit verior. Lul Kulla, në bashkëpunim me grupe të tjera kriminale, do vinte nën diktat bizneset e Shkodrës, duke bërë që një pjesë e tyre të largoheshin nga qyteti. Për shumë vite ai mbajti nën kontroll lagjen e famshme të Shkodrës, duke kontrolluar aktivitetin tregtar.

AKUZA

RAPORTI

Protesta kundër prokurores: Babain e vranë në vijat e bardha

Refugjatët në Shqipëri, pati rritje në qershor

F

amiljarë të biznesmenit Gëzim Memlika, i cili u aksidentua për vdekje në shkurt të këtij viti në Tiranë, janë shprehur të revoltuar me hetimet e Prokurorisë dhe kërkesën minimale të organit të akuzës për dënimit e shkaktarit të aksidentit, Albi Picalli. Edhe pse gjykata dha një dënim më të lartë se kërkesa e Prokurorisë, ata sërish janë shprehur se çështjen do ta ankimojnë, duke akuzuar prokuroren e çështjes. “Ky vendim është i papranueshme nga ana jonë si familjarë. Babai ynë vdiq duke kaluar tek vijat e bardha në mes të ditës dhe prokurorja Anisa Qilimi kërkon një dënim qesharak prej 2 vitesh e 6 muaj burg. Këtë çështje nuk do ta lëmë me

N

kaq. Kërkojmë nga organet kompetente të zbatojnë ligjin, pasi gjaku i babait tonë nuk do shitet me para”, shprehet Lira Memlika, vajza e të ndjerit. Nga 2 vjet e 6 muaj burgim që kërkoi prokuroria, gjykata e dënoi

shkaktarin e aksidentit me tre vite burg, duke shënuar nga rastet e rralla, kur gjykata tejkalon kërkesën e Prokurorisë. Ndërkohë, familjarët pritet t’i drejtohen me një ankese edhe institucioneve të Vetting-ut.

ë gjysmën e parë të vitit 2018, numri total i kalimeve kufitare të parregullta në BE pothuajse u përgjysmuan krahasuar me një vit më parë, numri i të cilëve ishte rreth 60,430. Kjo shifër e bërë publike në raportimin më të fundit të Frontex, agjencisë Europianë për Kufijtë tokësore dhe bregdetarë, tregon se ulja e rrjedhës migratore ka ardhur kryesisht për shkak të presionit të ulët migrator në rrugën Mesdhetare Qendrore. Në qershor rreth 13,100 kalime të parregullta u zbuluan në rrugët kryesore të migracionit në BE, 56% më pak se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ndërsa në Mesdheun Qendror dhe atë lindor ka rënë fluksi, Ballkani perëndimor,

përmes një rruge paralele, atë Shqipëri-Mal i Zi dhe Bosnje e Hercegovinë, ka pasur rritje të presionit migrator. Rruga kryesore migratore në Ballkanin Perëndimor nga Serbia në Hungari dhe Kroaci, vazhdon të shohë një numër

të vogël migrantësh të parregullt. Megjithatë, një rrugë paralele nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe nga Serbia në Bosnje Herzegovinë, ka parë rritje të presionit migrator në qershor.


VIP

15 E mërkurë, 25 KORRIK 2018

Një këngë 19 minuta e gjatë! "E pranoj" duket se po i sjell probleme. R Kelly i përgjigjet kritikave dhe akuzave, pak orë pasi publikoi këngën e tij më të re, "e pranoj" ku për plot 19 minuta, ai pranon gabimet që ka bërë në të kaluarën e tij, por ka hedhur poshtë çdo akuzë në lidhje me ngacmime seksuale apo pedofili. Ai thotë se pranon që ka tradhtuar çdo femër të jetës së tij, por kurrë nuk ka arritur të prekë me dorë një fëmijë apo të kryejë veprime të turpshme me ta. Përgjigja vjen pas investigimeve të rrjetit BBC. "Nuk i kam respektuar këto femra. Merreni karrierën time dhe kthejeni përmbys sepse prej saj kam arritur të kem shumë femra" lexohet ndër rreshtat e tekstit. Më pas këngëtari I famshëm I R&B, flet për çmenduritë që i është dashur të dëgjojë ndër vite, kur e kanë quajtur vazhdimisht një pedofil. Sot 51 vjeç, ai thotë se ka qenë mjaftueshëm tradhtar dhe kërkon falje për ato që I quan shqisa mashkullore. R Kelly pranon edhe abuzimin ndër vite me alkoolin por për këtë, barrën e fajit ja lë famës dhe thotë se vetëm zoti mund

Laura Pausini ofendon rëndë Beyoncen Koloseu i Romës nuk është përmendur kurrë më shumë se këto ditë për shkak të debatit që patën Beyonce dhe Jay Z për prenotimin e vendit. Ata po vijojnë turneun e tyre "On The Run II" dhe do perfomojnë në Romë me 7 dhe 8 korrik, prandaj kërkonin një ambient gjigant. Kërkesa e tyre u refuzua, pasi ishte rezervuar nga shkencëtari italian Alberto Angela dhe zyrtarët njoftuan se Koloseu është një vend i komplikuar. Çifti i famshëm nuk hoqi dorë dhe dërgoi një kërkesë të dytë, gjë që solli edhe reagimin e artistes së famshme, Laura Pausini. Gjatë koncertit të saj në Romë, ajo bëri një deklaratë të fortë kundër Beyonce duke përdorur dhe fjalë fyese si "Beyonce më bëj seks oral, pasi ti ke fansa, ndërsa unë jo". Sipas saj, fjala u përdor në kuptimin se nuk i interesojnë fansat e shumtë që ka, prandaj shtoi: "A e kanë refuzuar Beyonce? Më mirë kështu, të parët që duhet të performojnë aty janë italianët, pastaj të tjerët".

t'ja mbyllë gojën. R Kelly është këngëtari që të paktën 10 vitet e fundit është përballur pafundësisht me akuza të njëpasnjëshme për abuzime seksuale me të mitur apo marrëdhënie seksuale me dhunë edhe me femra madhore. BBC publikoi një dokumentar, gjatë të cilit dolën në

dritë akuza të reja nga ish të dashurat e tij. por përfaqësuesi ligjor i Kellyt paralajmëroi betejë të fortë të ligjore, duke mohuar çdo akuzë. Në fund të këngës pranoj, R Kelly thotë se kurrë nuk e kishte imagjinuar se si një artist I madh si ai, do të përfundonte të ishte kaq i përçmuar.

Shtatë vite pa Amy Winehouse

Në 23 korrik të vitit 2018 u mbushën plot 7 vite nga vdekja tragjike e këngëtares Amy Winehouse, një nga zërat "soul" më të mirë të këtij shekulli. Këngëtarja angleze u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në sheshin Camden pasi kishte

pirë një koktejl ilaçesh dhe një dozë të madhe alkooli. Pas asaj date, çdo ditë që kalon bota e kuptoi se humbi një nga zërat më të veçantë dhe unik të muzikës. Në moshën 13vjeçare, kur për herë të parë preku kitarën, Amy Wine-

house nuk do e mendonte kurrë se do të kishte këtë ndikim në muzikën botërore. Kur mbushi 20 vjeç doli albumi i saj i parë, por suksesin e arriti me "Back to black". Me këtë këngë, këngëtarja pranoi para publikut se kishte probleme të mëdha me konsumimin e alkoolit. Pas kësaj, të gjitha tabloidet botërore publikonin shpesh foto të artistes të dehur ose të droguar. E ndërsa Amy i bërtiste botës me shumë sinqeritet për problemet e saj, askush nuk merakosej për këtë gjë. Sot muzika që ajo la pas është një trashëgimi e madhe dhe me shumë vlera, e cila na mëson se askujt nuk i duhen çmimet Grammy dhe fama nëse nuk mësojmë të duam jetën dhe veten. Me rastin e 7-vjetorit të ndarjes nga jeta të Amy Winehouse do të dalë në treg një libër që përmban 150 fotografi të artistes, me autor Blake Wood.

Conte fillon volejbollin, me pushime në rivierën italiane Ish-trajneri i Chelsea Antonio Conte ka vendosur t'i largohet disi zhurmës së merkato, për të pushuar. I larguar nga "Blutë e Londrës" për t'u zëvendësuar nga bashkëkombasi i tij Maruicio Sarri, tashmë 48-vjeçari, është kthyer në Itali së bashku me familjen, duke shijuar rrezet në rivierën italiane. Për momentin Conte nuk ka asnjë kontratë për sezonin e ardhshëm 2018/ 2019 për këtë arsye ka vendosur që t'i përkushtohet për pak volejbollit së bashku me vajzën e tij Vitoria dhe bashkëshorten Elisabeta.

Kërkon të ketë të pasmet më të mëdha në botë, ha 6 kg çokokrem në muaj Një modele suedeze ndjek një dietë me shumë kalori në mënyrë që të ketë të pasmet më të mëdha në botë. Natasha Crown, nga Gotenburgu, thotë se sa më të madhe ta ketë prapanicën, aq më seksi ndihet. 24-vjeçarja ha pica, makarona dhe 15 kavanoza me çokokrem në muaj që të fitojë sa më shumë peshë të jetë e mundur. "Unë do të bëj të pamundurën që të kem të pasmet më të mëdha në botë", tha Natasha për "The Sun".


KURESHTI

16 E mërkurë, 25 KORRIK 2018

E moshuara denoncon për vjedhje, por në fakt donte pak shoqëri "Ejani shpejt, ka hajdutë"! Por, me të mbërritur karabinierët, e moshuara e cila i kishte telefonuar rrëfen mes lotëve se nuk kishte keqbërës, por donte thjesht të shkëmbente ndonjë fjalë me dikë. Kjo ndodhi pasditen e së dielën në zonën Po, lagje e Cremona-s. Pensionistja vejushë, 81vjeçare i telefonoi policisë duke denoncuar për një vjedhje në shtëpinë e saj. Një patrullë vajti në "vendngjarje" dhe pas një verifikimi të shpejtë, kuptoi se bëhej fjalë për një alarm fals. E moshuara, kërkoi ndjesë duke qarë dhe duke justifikuar kërkesën për ndërhyrje të një patrulle me faktin se ndihej shumë e vetmuar. Gruaja shpjegoi se ishte vejushë dhe se nuk i shihte fëmijët prej kohësh, pasi jetonin larg. Policët e ngushëlluan dhe i ofruan një akullore duke e bërë të mallëngjehej edhe një herë

Botërori mund pornografinë, bie shikueshmëria me 68% gjatë finales Kampionati Botëror ka qenë aktiviteti më i rëndësishëm dhe më i ndjekur në muajin e kaluar, gjë që me sa duket ka ndikuar edhe industrinë më të fuqishme të transmetimeve on-line që është industria pornografike. Sipas analizës së "Bloomberg", faqet e internetit portnografike kanë patur një rënie drastike të klientëve të tyre gjatë Botërorit, sidomos në ditën e ndeshjes finale mes Francës dhe Kroacisë. Sipas statistikave në periudhën e ndeshjes ulja e shikueshmërisë në këto faqe ka rënë me 68%.

tjetër dhe u larguan me premtimin se do ktheheshin ta vizitonin sërish. Një histori e ngjashme ka ngjarë edhe para një jave në Napolit të Italisë. Një zonjë, mbi 90-vjeçare, kishte kërkuar ndërhyrjen e forcave të rendit për një

vjedhje, por në fund u pa se bëhej fjalë për një alarm fals. E moshuara ndihej e vetmuar dhe kërkonte pak shoqëri. Atëherë, agjentët e policisë, e shoqëruan për të ngrënë mëngjes dhe më pas në famullinë e lagjes.

Lind foshnja me 2 fytyra dhe 2 tru Një foshnje nga Indonezia ka lindur me dy fytyra, njërën prej të cilave e ka marrë nga binjaku që nuk u zhvillua mjaftueshëm dhe nuk lindi. Gilang Andika është 2 muajsh dhe ka dy fytyra, 2 tru dhe vetëm një kokë. Komplikacioni e ka bërë të duket i shpërfytyruar dhe të vuajë nga një gjendje fatale në tru, e cila shkakton vazhdimisht lëngje. Pavarësisht se ka një trup me dy krahë e dy këmbë, Gilang është teknikisht një binjak i lidhur, rast që ndodh një në 250 mijë lindje. Fatkeqësisht veza e nënës nuk u nda plotësisht në dysh gjatë shtatzënisë dhe djali ka marrë fytyrën dhe trurin e motrës. Prindërit e vogëlushit, Ernilasari dhe Mustafa janë të dëshpëruar dhe duan të shpëtojnë jetën e djalit të tyre, pasi mjekët nuk i kanë dhënë shpresa.

Krijohet birra me kanabis Për herë të parë është krijuar birra me kanabis në Kanada, vetëm për të ofruar një pije të re alkoolike. Kompania "Province Brands", e bazuar në Toronto krijoi pijen duke përdorur rrënjën, kërcellin dhe gjethen e bimës. Ekzistojnë birra të përziera me vajin e kanabisit, por askush nuk e kishte vendosur vetë bimën në pije. Dooma Wendschuh, drejtori dhe bashkë themeluesi tregoi se ka shije të thatë, të këndshme dhe më pak të ëmbël se birra tradicionale. Në qershor, Kanadaja miratoi projektligjin federal për legalizimin e marijuanës në nivel kombëtar.

Jo anglishtja, ja kush do të jetë gjuha më e folur në botë Dy gjuhët më të folura në botë janë ajo kineze dhe angleze, por duket se vendi i këtyre të dyjave mund të zihet nga një tjetër. Sipas studimeve frëngjishtja do të zërë vendin e parë si gjuha më e folur në botë deri në vitin 2050 për shkak të rritjes së popullsive që e kanë gjuhë zyrtare. Frëngjishtja është gjuhë zyrtare në disa vende të botës si Maroku, Tunizia, Algjeria, si dhe në 30 vende të tjera. Kina dhe shumë vende që flasin anglisht do të përballen me një tkurrje të popullsisë, që do të ulë numrin e anglishtfolësve në 3% dhe të atyre mandarin në 8%.


KULTURE

17 E martë, 24 E mërkurë, 25 KORRIK KORRIK 2018 2018

FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I FILMIT NË PRISHTINË

"Prifest" ul siparin e edicionit të 10-të F

estivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë, "Prifest" mbylli edicionin e tij të 10-të mbrëmjen e së dielës në një ceremoni të ngrohtë të shpalljes së çmimeve, në sallën e madhe të Teatrit Kombëtar të Prishtinës, shoqëruar me mesazhe të rëndësishme prej kontribuesve të industrisë së filmit në të gjithë botën. Në pesë ditët e tij, "Prifest", përveç projeksionit të filmave, organizoi edhe konferenca, forume e takime, ku u diskutuan tematika që lidhen me filmin si

industri, si edhe u dha mundësinë regjisorëve e producentëve huaj, të huaj të shohin disa lokacione që mund t? shërbejnë në të ardhmen si sheshe të mundshme xhirimi. 16 çmime u dhanë në Prifest, sipas kategorive të nominuara, përfshirë filmat studentorë, dokumentarët, filmat e metrazhit të mesëm, çmimi i medias, çmimi special i jurisë, aktori dhe aktorja më e mirë, regjisori më i mirë, etj.. E ftuara e nderit, aktorja e njohur e skenës dhe ekranit,

aktivistja e çështjeve politike me ndjeshmëri të lartë, Vanessa Redgrave, përveç angazhimit dhe mbështetjes që i dha këtij edicioni të 10-të të Prifest-it, surprizoi parnerët në jetë e bashkëpunëtorët në Prifest, çiftin Vjosa e Fatos Berisha, duke u dedikuar atyre një prej çmimeve më të rëndësishme të karrierës së saj. Një copëz e këtij festivali, projeksioni i filmit fitues në programin e filmave studentorë, "Dielli" Kosovë/Itali me regji të Mjellma Istrefi dhe

projeksioni i filmit fitues ne kategorinë e filmave me metrazh të mesëm, "Èclair", Maqedoni, do të mundësho-

hen për dashamirësit e filmit në Tiranë, pasditen e 26 korrikut tek "Reja", pranë Galerisë Kombëtare të Artete.

Rrugëtimi i kujtesës historike në përvjetorin e Mehmet Pashë Derallës M

e rastin e 175-vjetorit të lindjes së ministrit të parë të Luftës dhe krijues it të Ushtrisë së parë Shqiptare, Mehmet Pashë Deralla, Muzeu Historik Kombëtar, Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike Tetovë dhe Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoninë organizuan ekspozitën me foto dhe dokumente të paekspozuara më parë rreth jetës së tij publike dhe private. Me rastin e këtij përvjetori u bë edhe promovimi i librit, kushtuar këtij person-

aliteti të mbrojtjes dhe shpalljes së Pavarësisë Shqiptare, raporton agjencia telegrafike shqiptare. Në aktivitet ishin të pranishëm personalitete të shumtë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Ceremoninë e hapjes së ekspozitës e përshëndetën Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, Kryetari i Lidhjes së Diasporës Shqiptare për Maqedoninë, Xhavat Prespa, kuratori i ekspozitës Arsim Sinani, si edhe pasardhës të Mehmet Pashë Dërallës.

Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë ceremoninë e përshëndeti zv.ministri, Petro Koçi, i cili ndër të tjera tha se: "Është një nder i veçantë për mua që në emër të Ministrisë së Mbrojtjes të marr pjesë në këtë konferencë shkencore kushtuar kësaj figure të rëndësishme të historisë sonë shtetformuese siç është Mehmet Pashë Dëralla. Zgjedhja e Mehmet Pashë Derallës në krye të Ministrisë së Luftës, sot Ministria e Mbrojtjes, nuk ishte një rastësi por një domosdoshmëri. "Ai ishte një personalitet i padiskutueshëm në fushën e vet, një personazh me vlerë si një nga protagonistët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ministria e Luftës e drejtuar prej tij morri përsipër barrën e madhe historike, misionin e ruajtjes së Pavarësisë së vendit dhe të mbrojtjes së qeverisë së parë shqiptare duke mos patur asnjë strukture të mirëfilltë ushtarake. Kuptohet që Ministria e Luftës të asaj kohe është shumë larg përfytyrimit që ne kemi sot për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, por në ato kushte ishte më e mira që mund të bëhej", tha Koçi. "Jam krenar të pohoj sot se, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura vazhdojnë të përçojnë vlerat më të mira të traditës sonë patriotike, të atyre vlerave që mundësuan formimin e shtetit shqiptar", përfundoi zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi. Promovimi i studimit është faza përmbyllëse e lartësimit të figurës së gjeneralit Mehmet Pashë Deralla e ardhur nga një punë e madhe kërkimore dhe disa vjeçare nga personalitete në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Studimi është një përmbledhje kumtesash nga konferenca "102 vjet shtet shqiptar dhe më pas Çështja shqiptare dhe familja Deralla", të mbajtura në Tetovë në vitin 2014. Por, përveç saj ky botim përmban edhe punime shkencore, dokumente arkivore të pa ekspozuar më parë për publikun. Pra, studimi përbëhet nga 32 punime shkencore, 12 fjalime dhe dokumente arkivore. Gjatë promovimit të këtij botimi referuan Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar,Dorian Koçi, i cili ndër të tjera tha se: "Muzeu Historik Kombëtar, si institucioni më i rëndësishëm i memories kombëtare është i privilegjuar të organizojë promovimin e librit "Mehmet Pashë Deralla në 175-vjetorin e lindjes (1843-2018)". Ky promovim zhvillohet në vazhdën e aktiviteteve që kemi ndërmarë në kuadër të 550-vjetorit të vitit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, të cilat janë tre

nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar". Ai shtoi se "botimi del si numër special i revistës shkencore ndërkombëtare Diskutime, e cila tashmë ka fituar një popullaritet të madh në qerthullin mbarëshqiptar. Në këtë botim janë përmbledhur aktet e konferencës shkencore "102 vjet shtet shqiptar e më pastaj. Çështja shqiptare dhe Derallajt", që është mbajtur 5 vjet më parë në Tetovë. Referuesit e kumtesave hedhin dritë me fakte të reja mbi figurën e shquar të Gjeneral Mehmet Pashë Derallës, i cili ka hyrë në histori si ministri i parë i Luftës së Shtetit Shqiptar. Mehmet Pashë Deralla ka hyrë në memorien historike të shqiptarëve si gjenerali shtatlartë që qëndronte në ballkon në krah të Ismail Qemalit në përvjetorin e parë të ngritjes së flamurit më 1913",u shpreh drejtori Koçi. Në fund ai tha se, "ndër referuesit e shumtë që kanë dhënë kontributin e tyre për të ndriçuar këtë figurë të ndritur të kombit shqiptar mund të përmendim: Arsim Sinani, Afrim Krasniqi, Bujar Dugolli, Darling Ismail Vlora, Ruki Kondaj, Ibrahim Gashi, Romeo Gurakuqi, Zaho Golemi, Ermir Nika, Qerim Lita, Proletar Hasani, Bernard Zotaj, Asllan Zemani, Ilir Zylfiu, Haxhi Ademi, Ndriçim Mehmeti, Skënder Lutfiu, Berat Murina, Man Poga, Kastriot Veselaj, Izet Abdyli etj.", përfundoi drejtori Koçi. Rreth kronologjisë jetësore të Mehmet Pashë Derallës foli Prof. Zaho Golemi. Gjithashtu përshëndetën aktivitetin edhe Kryetari i Lidhjes së Diasporës Shqiptare për Maqedoninë, Xhavat Prespa, dhe Martin Berishaj. Në fund të këtij aktiviteti, me një ceremoni të veçantë nga burrat e Gradecit, Muzeut Historik Kombëtar ju dhurua flamuri i familjes së Derallajve, si edhe një dosje më burime arkivore nga Stambolli mbi Mehmet Pashë Derallën.


SHOWBIZ

18

E martë, 24 E mërkurë, 25 KORRIK 2018

Tayna me dy këngë në "Top 3" Fansat e dyshes së talentuar, Tayna dhe Don Phenom janë të vendosur që bashkëpunimi "Columbiana" të jetë kreu i klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne. Falë mbështetjes së tyre, për 4 javë rresht, ky projekt muzikor mban vendin e parë të "The Top List", duke u shndërruar në këngën më të dëgjuar. Pavarësisht se shumë këngë të reja i janë shtuar listës zyrtare të "Top Awards", duket se për "Columbiana" kjo nuk përbën asnjë ndryshim pasi ajo vazhdon të dëgjohet dhe të votohot pafund nga fansat. Sa i përket vendit të dytë dhe ai nuk ka ndryshuar krahasuar me javën e kaluar. Bashkëpunimi i Elvana Gjatës, Ledri Vulës dhe John Shahut, "Mike", vazhdon të votohot shumë nga fansat edhe pse ka tre javë që ka dalë në tregun muzikor. Një sukses të madh këtë javë ka

Rita Ora pozon topless nga Portugalia Rita Ora performoi për publikun spanjoll në Barcelonë para se të nisej drejt Portugalisë, ku do të relaksohej për disa çaste. Ndërsa qëndronte në dhomën e saj, këngëtarja publikoi disa fotografi ku shfaqet topless. Në disa poza provokuese në krevat, 27-vjeçarja mbuloi gjoksin me duar ndërsa ushqehej. Ajo kishte të veshur një palë streçe, të cilat tregojnë qartë se i pëlqen të shkojë në palestër. Fotografitë i shoqëroi me një shkrim ku përshkruante pakon e Cheetos-ave që po hante.

korrur edhe kënga më e fundit e Tayna, "Shqipe", duke u futur në treshen e këngëve më të nxehta të

listës. Kanë qenë pikërisht votat e fansave, ato që e kanë futur Tayna me dy këngë në "Top 3".

Ariana Grande u mbyll gojën fansave Ariana Grande ka mbrojtur të fejuarin e saj në një këngë të re, të cilën e ka quajtur "Pete" dhe do jetë pjesë e albumit të saj të ardhshëm. Ajo është komentuar gjatë për lidhjen e saj me komikun amerikan Pete Davidson, i cili u kritikua për një shaka që tha për sulmin terrorist që u bë në Manchester. Në një përgjigje për fansat që donin të dinin përfshirjen e tij në këngë, Ariana tha: "Ai është i fejuari im". Më pas shtoi: "Ky është albumi im. Unë jam një artiste e ndershme dhe emocionale si dhe qënie njerëzore. Nëse puna ime nuk do ishte e mirë për ju, unë nuk ofendohem". Kështu mbylli gojën e të gjithëve Ariana, duke treguar se Pete do jetë në albumin e saj të katërt, që do publikohet në gusht.

Era Istrefi "thumbon": Nuk mund të ecësh në hapat e mi Era Istrefi ka qenë në vëmendjen e të gjithëve për shkak të pjesëmarrjes së saj në Kupën e Botës, por vijon të komentohet në faqet rozë. Këtë herë, këngëtarja nga Prishtina ka publikuar dy fotografi në profilin e saj në Instagram, të shoqëruar me një shkrim thumbues. "S'mundesh me ecë nëhapat e mi", shkruajti këngëtarja. Pas pak minutash u kuptua se Era po promovonte projektin më të ri muzikor që do të sjellë në treg. Pas suksesit me "Prisoner", ajo do të vijë në duet me Konshens me një këngë që do ketë titullin 'Oh God' që do të publikohet me klip muzikor që do publikohet të premten.

Kur zhvishet femra më seksi në botë… Ajo ka treguar se është në pritje të fëmijës së saj të parë. Por nëse mendoni se shtatzënia e ka shndërruar disi, e keni gabim pasi Kate Upton është shfaqur e mahnitshme në reklamën për brendin italian të të brendshmeve Yamamay. Ylli 26 vjeçar ka pozuar para kamerës në të brendshme ngjyrë nude, duke treguar gjoksin bombastik.


FORUM

19

E mërkurë, 25 KORRIK 2018

OPINION Nga Bernd Riegert “Lëvizja” (The Movement) do të quhet qendra operacionale radikale e djathtë, që nacionalisti amerikan Steve Bannon kërkon të mbjellë në zemër të Evropës, në Bruksel. Pikërisht “Lëvizja”! Kjo nuk është rastësi për kryestrategun dinak të antiliberalizmit. Ky emër duhet të zgjojë sinjalet e alarmit tek gjermanët, por edhe tek evropianët e tjerë. Adolf Hitler dhe Benito Mussolini i kanë pas quajtur organizatat e tyre fashiste “Lëvizje”, sipas lëvizjes popullore në Gjermani, Austri dhe Hungari në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të. “Lëvizja” e Hitlerit solli vuajtje, mjerim dhe vdekje për miliona vetë. Steve Bannon, që e përshkruan veten si luftëtar satanist kundër establishmentit, i qaset me sipërmarrjen e tij të re në mënyrë djallëzore trendit të Evropës. Sepse populistët në

FORUM Nga Fatos Musliu

M

inistri i shtetit për Evropën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, gjatë vizitës në Shkup deklaroi, se do të ishte tragjike nëse rruga e mëtejshme drejt Bashkimit Evropian do të pengohej. Liderët e katër partive më të mëdha në Maqedoni pas takimeve maratonë kanë arritur marrëveshje për zgjedhjen e KSHZ-së, për Ligjin për financim të partive politike dhe për qeverinë teknike sipas Modelit të Përzhinës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por nuk është arritur marrëveshje për referendumin. Kryeministri dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev thotë, se nuk është arritur marrëveshje për referendum për emrin me kryetarin e VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickovski. Edhe pas lëshimeve dhe plotësimit të tri kërkesave të opozitës, Mickovski është përpjekur të shmanget nga referendumi. Ai nuk dëshiron që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së dhe e NATO-s, vëren kreu i LSDM-së Zoran Zaev. “Mickoski thotë, se dëshiron në BE dhe në NATO, ndërsa nuk dëshiron të mbështesë asnjë hap drejt atij qëllimi. Mickoski nuk e di çfarë dëshiron. E shfrytëzoj rastin t’i drejtohem të gjithë anëtarëve të ndershëm të VMRO-DPMNE-së, për ju dera është e hapur njësoj siç është e hapur dera për suksesin e tërë Maqedonisë dhe për suksesin e të gjithë qytetarëve. Bëjeni përzgjedhjen e duhur. Maqedonia do të bëhet anëtare

Evropë flasin për veten e tyre me dëshirë për “Lëvizjen”, qofshin këta nacionalistët e djathtë të FPÖ në Austri ose “Lëvizja pesë yjet” në Itali. Alternativa për Gjermaninë, AfD, në Gjermani mban kontakte me ekstremistët e djathtë të “Lëvizjes Identitare”. Emrin për këshillimin në fushatën zgjedhore Steve Bannon e ka zgjedhur shumë mirë. Populistët e djathtë, të mëdhenj e të vegjël deri tek partitë ekstremiste të djathta kanë zënë radhën në BE, për të përfituar nga organizatori i suksesit në zgjedhje të presidentit amerikan, Trump. Bannon nga ana e vet ka ngritur një rrjet të ngushtë në Evropë. Ai ka takuar dhe përqafuar udhëheqësit autoritar të skenës së djathtë- që nga Alice Weidel në Gjermani, bashkëkryetaren e AfD në parlamentin gjerman, tek Marine Le Pen, figurën më të rëndësishme

Goditja e Bannonit nga e djathta

të së djathtës në Francë, deri tek ministri i Brendshëm radikal i djathtë në Itali, politikanin e “Lega-s”, Matteo Salvini. Që nga “finlandezët e vërtetë” deri tek “vëllezërit italianë” zgjatet ky “aks i djathtë” i ri, që i ka vënë vetes si qëllim që të krijojë deri në zgjedhjet e tjera evropiane më 2019 fraksionin e tretë më të fortë në Strazburg. Steve Bannon kërkon më shumë se kaq. Ai ka si synim shpërbërjen e Bashkimit Evropian, fundin e demokracisë liberale në Evropë. Deri tani nacionalistët e djathtë kanë qenë të pakoordinuar në nivel evropian. Steve Bannon ishte në gjendje ta ndryshonte këtë me logjistikë moderne fushatash zgjedhore, fushata në mediat sociale, krijimin e profileve të zgjedhësve me të dhënat e ngritura dhe me hile të tjera të fushatës zgjedhore amerikane.

Ai ishte faktikisht në gjendje të vinte në lëvizje një “Lëvizje” nacionaliste të djathtë evropiane, të ngritur mbi sukseset zgjedhore në Itali, Austri dhe Gjermani. Konservatorët e etabluar, socialistët dhe liberalët që i kanë dhënë deri tani tonin BE-së, duhet të mbrohen dhe të zhvillojnë koncepte për një “Kundër- Lëvizje”. Edhe institucionet evropiane duhet të japin kontributin e tyre. Përgjigja e Komisionit të BE-së, se i ka vënë re aktivitetet e Steve Bannonit, nuk mjafton. “Lëvizja” duhet penguar para se të jetë vonë. Komisionit i kërkohet, po ashtu si vendeve anëtare, që të sigurojnë zgjedhje “të ndershme dhe të barabarta” , siç e kërkojnë Paktet e BE-së. Në SHBA shërbimi sekret rus është përpjekur shumë të ndikojë mbi zgjedhjet. Nuk dihet nëse Bannon e ka ditur këtë, nëse i ka ndihmuar ai rusët,

Çështja e referendumit mollë sherri në Maqedoni

e BE-së dhe e NATO-s, ndërsa populli i Maqedonisë përjetësisht do të jetë popull i Maqedonisë dhe përjetësisht do të flasë gjuhën maqedonase”, dekalroi kryeministri Zaev. Pyetja e referendumit e diskutueshme Partitë bazuar, sikurse theksuan pas takimit, kanë qëndrime të kundërta lidhur me pyetjen e referendumit, por edhe karakterin e tij se a duhet të jetë i detyrueshëm apo konsultativ. Qeveria që drejtohet nga Zaev, insiston që pyetja kryesore e referendumit të jenë e lidhur me procesin e integrimit euroatlantik të vendit, apo të jetë në formën se “a jeni për anëtarësimin e

Maqedonisë në NATO dhe BE me pranimin e Marrëveshjes me Greqinë”. “Opinioni duhet ta dijë se Mickovski mori atë që deshi për KSHZ-në, sipas kushteve që kërkonte VMRO-DPMNE-ja. Fitoi qeverinë teknike, mori ligjin për financimin e partive politike. Kushti i vetëm për të ishte që të ftojë votuesit dhe ithtarët e VMRO-DPMNE-së që të votojnë në referendum. Ai zgjodhi bojkotin dhe t’i shuajë shpresat për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Qëllimi i tij është që referendumi të mos ketë sukses”, vlerëson Zaev. Leri i VMRODPMNE-së Hristijan Mickovski thotë, se qytetarët në referendum duhet të deklarohen vetëm për

një çështje edhe atë përmes pyetjes së përcaktuar qartë dhe të kuptueshme. Opozita është për integrimin euroatlantik të vendit, por jo me manipulime, thotë Mickoski. “Ne nuk heqin dorë nga normat kushtetuese, shumica parlamentare është ajo që e shpall referendumin dhe e përcakton pyetjen. Pozicioni ynë është i qartë, pyetja e referendumit duhet të jetë për një çështje dhe jo e lidhur me aspekte të tjera. Këtu është dallimi”, deklaron Mickovski. Partitë shqiptare pro referendumit Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti u bëri thirrje partive që interesat shtetërore t’i vendosin mbi ato partiake. “Dallimet janë në pyetjen që duhet të vihet në referendum. Natyrisht, rrjedha normale e referendumit varet nga pyetja që do të bëni. Në këtë rast, dua të theksoj se ne të gjithë duhet të vendosim interesat e shtetit përpara interesave të partisë. Dhe mendoj se në këtë situatë, opozita duhet të vendosë para së gjithash interesat shtetërore”, deklaroi Ahmeti. Bilall Kasami lider i krahut të BESË-s opozitare shprehu bindjen, se partitë politike duhet të punojnë që referendumi të jetë i suksesshëm, ndërsa qytetarët të kenë mundësi ta shprehin vullnetin e tyre në raport me Marrëveshjen e

ose rusët atë. Por e qartë është se Bannon admiron prej kohësh stilin qeverisës të presidentit rus Wladimir Putin dhe luftën e tij për krishterimin. E qartë është se në Evropë disa parti populiste të djathta financohen nga Rusia dhe mbajnë me Rusinë kontakte të ngushta. Këtu mund të hyjë në punë manipuluesi i madh Bannon. Vendosja e ndikimit rus mbi zgjedhjet evropiane, siç është provuar tashmë, mund të ngrihet dhe shfrytëzohet sipas synimeve të caktuara. Për partitë demokratike proevropiane dhe për institucionet shtrohet si detyrë që të hapin sytë dhe të shohin mirë çfarë është duke e ngritur “Lëvizjen” dhe si bashkëpunohet me dordolecët rus. Sepse të fillosh të qash kur populistët e djathtë të zënë Parlamentin Evropian, është shumë vonë. (DW)

Prespës. Kuvendi do të duhet të zbatojë marrëveshjet e dakorduara në takimin e liderëve për ligjin për financimin e partive politike, për Ligjin për Qeverinë dhe për zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së. Deri në mesnatë edhe pse paralajmëruan, VMRO-DPMNE-ja opozitare nuk ka dorëzuar formalisht listë me kandidatët të saj në kuvend, gjë që pengon vazhdimin e procedurës për zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së. E pikërisht është KSHZ duhet ta zbatojë referendumin për Marrëveshjen me Greqinë. E paqartë është nëse lidërët do të organizojnë takim të ri për të arritur marrëveshje për referendumin. Michael Roth në Shkup Ministri shtetëror përgjegjës për Evropën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë Michael Roth, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoni, ka deklaruar se Maqedonia ka bërë një arritje historike dhe do të ishte tragjike nëse rruga e mëtejshme drejt Bashkimit Evropian do të pengohej. “Pa zgjidhjen e çështjes së emrit nuk ka perspektivë konkrete për në BE dhe NATO. Tani është bërë një hap në atë drejtim. Ky është një sukses i madh, arritje historike dhe do të ishte tragjike nëse rruga e mëtejshme drejt BE-së do të pengohej, nëse nuk ekziston gatishmëri nga ky vend në lidhje me çështjen e BE-së, Kushtetutës dhe ligjit zgjedhor. Duhet të ketë bashkëpunim konstuktiv. Qeveria mban përgjegjësi të veçantë për të gjithë këtë, por edhe opozita mban përgjegjësi”, ka thënë Roth. DW


SPORT Shkëmbimi i çmendur Higuain-Bonucci, mbrojtësi kërkon bardhezinjtë

20

E mërkurë, 25 KORRIK 2018 ÇMIMI I FIFA-s

FIFA nominon kandidatët për trajnerin më të mirë

Gjithsej 11 trajnerë janë emëruar si kandidatë për çmimin e FIFA-s, trajneri më i mirë. Fituesi i mëparshëm i këtij çmimi, Zinedine Zidane është kandiduar përsëri pasi fitoi titullin e Champions League. Bashkëkombësi i tij, Didier Deschamps është gjithashtu ndër të nominuarit pasi triumfoi me Francën në Kupën e Botës. Trajnerët e nominuar janë: Massimiliano Allegri, Stanislav Cherchesov, Zlatko Dalic, Didier Deschamps, Pep Guardiola, Jurgen Klopp, Roberto Martinez, Diego Simeone, Gareth Southgate, Ernesto Valverde, Zinedine Zidane.

GJENDJA FIZIKE E SULMUESIT

Është 33-vjeç, trupi i Cristiano Ronaldos ka moshën e një 20 vjeçari

D

uket si një film, por është realitet. Leonardo Bonucci është shumë pranë rikthimit te “Juventus”, skuadër prej të cilës u largua 1 sezon më parë. Mediat italiane raportojnë se mes bardhezinjve dhe “Milanit” kanë nisur tratativat për një shkëmbim të çmendur, mes qendërmbrojtësit italian dhe sulmuesit argjentinas, Gonzalo Higuain. Siç njoftojnë mediet italiane, Milan për t’i shpëtuar Fair Play-t financiar i duhet të sakrifikojë një nga lojtarët më të mirë në skuadër, por falë raporteve të mira me kampionët e Italisë, largimi i Bonuccit mund të amortizohet me afrimin e Higuain. Të dy lojtarët duket se kanë dhënë dakordësinë e tyre. Madje, sipas “Sport Mediaset”,

Bonucci është gati të pranojë uljen e rrogës së tij për t’u rikthyer te “Juventusi”. Qendërmbrojtësi u largua një sezon më parë nga “Zonja e Vjetër” për shifrën e 40 milionë eurove, ndërsa Higuain u ble nga “Juventusi” dy sezone më parë për 90 milionë euro. Mësohet gjithashtu se përtej këmbimit të lojtarëve, “Juventusi” pretendon dhe një vlerësim ekonomik, pasi Higuain normalisht ka një vlerë në treg disa herë më të lartë se Bonucci. Ky i fundit, raportojnë mediat italiane ka bërë dhe një tentativë në janar për t’u transferuar sërish tek “Juventusi”, por “Milani” refuzoi, pasi do ishte një “skandal” për drejtuesit kuqezi, që do e përjetonin si një dështim personal. Tashmë që drejtuesit e

“Milanit” janë ndërruar, largimi i Bonuccit nuk do përjetohej si humbje e madhe. Bonucci përfiton te “Milani” 7.5 milionë euro dhe vlera e tij në treg kap shifrat e 35 milionë euro. Higuain nga krahu tjetër fiton sa Bonucci te “Juventusi” dhe kushton rreth 60-65 milionë euro. Bonucci kërkohet dhe nga “PSG”, por qendër mbrojtësi kërkon mbi çdo gjë “Juventusin”, kjo për shkak se familja e futbollistit jeton ende në Torino dhe skuadra e “Juventusit” është një njohje goxha e ëmbël për qendërmbrojtësin, që te bardhezinjtë ka fituar 6 tituj rresht të kampionatit italian. Ardhja e Bonuccit te “Juventusi” do të përkthehej me largimin e Ruganit, i cili është pranë “Chelsea-t” për shifrën e 50 milionë eurove.

Zyrtare: FIFA shpall listën për Lojtarin më të Mirë të vitit 2018 FIFA ka publikuar listën për kandidatët për çmimin, “Lojtari më i Mirë i vitit 2018”, i cili do të ndahet në shtator. Njoftimi i organit qeverisës së futbollit botëror vjen menjëherë pas Kupës së Botës 2018 në Rusi, e cila ishte spektakolare dhe ku më të mirët e futbollit i shfaqen aftësitë e tyre dhe pasionin e madh në garë për t’u shpallur më të mirët. Çmimi, “Lojtari më i Mirë i FIFA-s 2018” do të ndahet në Londër më 24 shtator. Këta janë kandidatët për Lojtarin më të Mirë të FIFA-s: Cristiano Ronaldo (Portugali/ Real Madrid CF/Juventus FC); Kevin De Bryune (Belgjikë,/ Manchester City FC); Antoine

Griezmann (Franceë/ Atlético Madrid); Eden Hazard (Belgjikë/Chelsea FC); Harry Kane (Angli/Tottenham Hotspur FC); Kylian Mbappé (Francë/ Paris Saint-Germain FC); Lio-

nel Messi (Argjentinë/FC Barcelona); Luca Modric (Kroaci/ Real Madrid CF); Mohammed Salah (Egjipt/Liverpool FC); Raphawl Varane (Francë/Real Madrid CF).

Cristiano Ronaldo është lojtari i ri i Juvntusit, ndërsa testet mjekësore të realizuara disa ditë më parë kanë treguar se ai ka një moshë më të “vogël” se atë të vërtetë. Gjendja fizike e sulmuesit është krahasuar me atë të një futbollisti 20-vjeçar, pasi rezultatet mjekësore të tij kanë shfaqur se ai ka vetëm 7% masë dhjamore të trupit dhe një masë të jashtëzakonshme prej 50% muskul. CR7 para se të bashkohej me skuadrën nga Torino, ishte testuar edhe nga stafi i Real Madridit, ku në atë kohë testet kishin dalë me gjendje fizike si të një 23 vjeçari. 33-vjeçari ka një masë dhjamore vetëm 7%, ndërsa masa dhjamore mesatare te futbollistët e tjerë është 10 ose 11%. Ronaldo ka gjithashtu një masë muskulore prej 50%, sërish shumë herë më mirë se kolegët e tij pasi mesatarja nuk e kapërcen 46%.

BRAZILIANI

“Manchester United”, “Chelsea” apo “PSG”? Aleks Sandro ka vendosur të ardhmen e tij Braziliani Aleks Sandro ka marrë vendimin final për të ardhmen e tij. Anësori i majtë ka vendosur të qëndrojë tek “Juventusi” dhe të tentojë rinovimin me “Zonjën e Vjetër”. Një detaj mjaft i rëndësishëm në këtë vendim është ambicia e “Juventusit” për të fituar Ligën e Kampioneve, çka u dëshmua përmes blerjes së Kristiano Ronaldos, që për sa i takon statistikave, mund të konsiderohet pa frikë, futbollisti më i mirë i historisë dhe blerja e shekullit. Aleks Sandro që kërkohej nga skuadra si “PSG”, “Chelsea”,

“Manchester United”, etj., i ka mbyllur dyert mundësisë për t’u transferuar dhe mësohet se ka njoftuar “Juventusin” dhe menaxherin e tij dëshirën për të rinovuar kontratën me kampionët e Italisë.


SPORT

21

E mërkurë, 25 KORRIK 2018

Mediat italiane e quajnë lajm të bujshëm lakimin e emrit të Tares te Milan-i, sepse ai ka qenë i suksesshëm në Romë në drejtimin e lacialëve gjatë viteve të fundit

P

as negociatave të zymta të verës së 2017-ës që çuan Leonardo Bonuccin te Milani, tashmë kapiteni kuqezi mund të bëjë të kundërtën duke u rikthyer te Juventusi. Lajmi është publikuar në orët e vona të mbrëmjes së të hënës nga “Sportitalia” por është konfirmuar më pas edhe nga “SportMediaset”. Çështja duket se është e nxehtë dhe me këtë rikthim mund të përfshihet edhe transferimi i mundshëm i Higuain te Milani. Dëshira e Bonuccit për t’u larguar nga Milani nuk është më një mister. Gattuso e ka thënë këtë në mënyrë të përsëritur, po ashtu, pronarët e rinj nuk do të dilnin kundër largimit të kapitenit, duke qenë një mundësi e mirë për normalizimin e bilenceve financiare. Deri tani duket se PSG është e gatshme të paguajë 35 milionë euro për 31-vjeçarin, i cili ka një kontratë prej 7.5 milionë eurosh deri në 2022 me Milanin, ndërkohë që u transferua për 42 milionë euro. “Sportmediaset” shkruan se fakti është që Bonucci dëshiron të kthehet te Juventusi. Në anën teknike, Bonucci do të ishte një rikthim me mjaft vlera për Juventusin duke qenë se Rugani është drejt largimit te Chelsea. Mbetet për t’u parë deri në fund të merkatos, ose edhe më shpejt, se ku do të përfundojë Bonucci edhe Higuain sezonin e ardhshëm. Me largimin e Massimiliano Mirabelli-t, Milan-i i ri i fondit Elliott po kërkon një tjetër person për rolin e drejtorit sportiv. Në orët e fundit po qarkullon

Milani hap portën për ishsulmuesin kuqezi, mediat italiane: Pritet sukses për Tare LAJM I BUJSHËM “Lajmin e bujshëm për ishsulmuesin e kombëtares kuqezi dhe drejtuesin më të suksesshëm të Lazio-s në vitet e fundit e bën të ditur “La Gazzetta dello Sport” në artikullin djeshëm”.

LAZIO “Igli Tare që prej vitit 2009 mban rolin e drejtorit sportiv te Lazio, ku me presidentin Lotito ka njohur vetëm suksese dhe rritje në karrierën e tij”.

dhe emri i Igli Tare-s, i cili është në krye të Lazios- momentalisht. Lajmin e bujshëm për ish-sulmuesin e kombëtares kuqezi dhe drejtuesin më të suksesshëm të

Massimiliano Mirabelli largohet nga Milani, lexoni letrën emocionuese

Lazio-s në vitet e fundit e bën të ditur “La Gazzetta dello Sport” në artikullin e ditës së djeshme. Mediat italiane e quajnë lajm të bujshëm lakimin e emrit të Tares

te Milan-i, sepse ai ka qenë i suksesshëm në Romë në drejtimin e lacialëve gjatë viteve të fundit. Te bardhekaltrit ai ka mundur që të afrojë futbollistë që në treg kanë

pasur vlera modeste dhe tashmë kërkon që t’i shesë për miliona euro. Një strategji fitimprurëse që ka nisur t’iu pëlqejë shumë presidentëve në Serie A, të cilët kërkojnë që të kenë një njeri të tillë në skuadrën e tyre. Tare që prej vitit 2009 mban rolin e drejtorit sportiv te Lazio, ku me presidentin Lotito ka njohur vetëm suksese dhe rritje në karrierën e tij.

ITALI

Në Botërorin e rafting, “Albanian Eagle” prezantim dinjitoz S

Massimiliano Mirabelsi u largua nga Milani dhe këtë ai e ka konfirmuar edhe vetë me anë të një letre drejtuar tifozëve të Milanit. Ai shkruan: “Të dashur milanistë, kur vjen momenti për të thënë faleminderit do të thotë se diçka që kishte nisur po mbaron… Punova me të gjitha forcat e mia për t’i dhuruar tifozëve Milan më të mirën e mundshme, sepse populli milanist e meriton të kthehet në majën e Europës dhe të botës. Unë jam i bindur se do të ktheheni atje me Gattuson, trajnerin që doja me çdo kusht. Më lejoni që këtë Milan ta ndjej edhe si një krijesë time. Kam punuar pa pushim për një objektiv të vetëm, të mirën e klubit. I uroj suksese pasardhësit tim. Njerëzit ikin dhe vijnë, por Milan do të mbetet gjithmonë. Forca zemra e vjetër kuqezi!” Mirabelli punoi më shumë se 1 vit për Milanin dhe vendimi për t’u larguar u mor pas një takimi me presidentin e ri, Paolo Scaroni.

hqipëria po bën një prezantim dinjitoz në kampionatin Botëror të të rinjve dhe U23 të rafting që po zhvillohet në Itali. Në një nga kategoritë e garave të kësaj disipline, atë që quhet kokë më kokë të rinjtë shqiptarë që garuan në këtë ngjarje sportive me “Albanian Eagle” kanë mundur rivalët e tyre serbë duke bërë të mundur shfaqjen në podium të flamurit shqiptar. Në këtë eveniment të rëndësishëm morën pjesë 35 skuadra nga 15 vende të ndryshme të botës. Garimi u bë në 3 disiplina; zbritje në lumë, slalom dhe kokë më kokë. ndërsa në garën e zbritjes së lirë, Shqipëria u rendit në vendin e 9 me 50 pikë, në atë kokë më kokë arriti të fitojë garën e saj. Garimi në Botërorin e rafting nisi në Dora Baltea për të vijuar më pas në impiantin Ivrea Canoe. Federata Botërore e Rafting vetëm këtë vit u bë anëtare zyrtare e Federatës Ndërkombëtare të Kanotazhit, diçka që erdhi pas një marrëveshje mes këtyre dy institucioneve. Rafting është një sport i bukur dhe me adrenalinë, por nga ana tjetër është edhe një promovues i turizmit, ndërkohë që rrit përgjegjësinë e personave kundrejt natyrës dhe lumenjve. Në Shqipëri nuk janë të paktë ata që e praktikojnë këtë sport dhe sipas

presidentit të Federatës Shqiptare të Rafting, Zamo Spathara, në një të ardhme vendi ynë do të bëhet organizator i një prej evenimenteve më të rëndësishme të kësaj disipline sportive.


SHENDETESI

22 E mërkurë, 25 KORRIK 2018

Çfarë konsumojmë dhe si reagon organizmi ynë

N

ëse keni vendosur t'i shmangeni kafesë, sepse keni dëgjuar se do të dehidratoheni ose keni vendosur të shmangni vezët ngase rrisin kolesterolin, mos e bëni një gjë të tillë Kafeja shkakton dehidrimin. 50 për qind nga ne nuk kufizon numrin e filxhanëve të kafesë të cilin e konsumojmë. Por nuk është ashtu. Sipas dr.Ana Granxhin, nga qendra për ushqimin njerëzor në Nebraska, kafeja nuk ndikon si diuretik, tek personat të cilët rregullisht e konsumojnë. Çdo filxhan i kafesë që ju konsu-

moni, rrit nivelin e antioksiduesve në gjak për katër për qind gjatë dy orëve të ardhshme. Por, përmbajuni rregullës dhe mos konsumoni më shumë se tre apo katër filxhanë kafe, për shkak të nivelit të lartë të kafeinës që përmbajnë. Boronicat përmbajnë më shumë antioksidues se çdo lëng tjetër Boronica gëzon reputacionin e një super-ushqimi për një kohë të gjatë. Sipas hulumtuesve nga Teksasi edhe rrushi përmban sasinë e njëjtë të antioksiduesve. Sipas dr. Luis Sisneros-Zevalos, njerëzit

Steriliteti tek burrat, problem në rritje Steriliteti tashmë nuk është vetëm problem i femrave. Një në pesë meshkuj mund të ketë probleme me pjellorinë, kurse shkencëtarët paralajmërojnë se kjo gjendje mund të përkeqësohet edhe më shumë. Shkencëtarët nga Universiteti i Kopenhagës në mënyrë ilustruese thonë se ky problem ka ngjashmëri me ngrohjen globale. Daily Mail citon ekspertët të kenë thënë se nëse ky trend vazhdon në mënyrë graduale edhe në të ardhmen, atëherë pas disa gjeneratave ekziston rreziku që meshkujt të mbeten tërësisht sterilë. Sipas të dhënave, një nga pesë meshkuj të shëndoshë, të moshave ndërmjet 18 dhe 25 vjeç, prodhon numër jonormal të spermatozoideve (qeliza seksuale mashkullore). Vetëm 5 deri në 15 për qind e spermës së tyre mund të konsiderohet normale sipas standardeve të OBSH-së. Problemi i papjellorisë mashkullore fillon që në mitër. Disa nga faktorët që mund të ndikojnë në këtë janë ushqimi që përdor nëna gjatë shtatzënisë, siç janë sasitë e mëdha të ushqimeve me prejardhje nga kafshët, pastaj mbipesha gjatë shtatzënisë, ekspozimi ndaj duhanit, pesticideve dhe gazrave të ndryshëm.

nganjëherë konsumojnë disa boronica, e nganjëherë ato i shtojnë vetëm si zbukurim në tortë. Prandaj, ato duhet konsumuar me rregull, e jo të mbahen vetëm si zbukurim. Kaloritë më shumë trashin gjatë natës A keni frikë të darkoni pas orës tetë në mbrëmje, ngase ju është thënë që nuk do t'ia dilni të shkrini kaloritë? Kur ekspertët kishin hulumtuar në majmunët të cilët kishin konsumuar 65 për qind të kalorive të tyre gjatë natës, kanë zbuluar se ata kishin peshë të njëjtë me kafshët të cilat kishin konsumuar ushqimin e njëjtë, por vetëm 6 për qind gjatë natës. Do të trasheni vetëm nëse konsumoni më shumë se që ju duhet, për shembull nëse konsumoni një sasi të madhe të çipsave derisa jeni para televizorit. Nga darka normale nuk do të trasheni. Sipas dr.Kris Veber, ne nuk konsumojmë vetëm kur jemi të uritur, konsumojmë kur jemi të mërzitur, nga lodhja dhe stresi. Njeriu duhet të lirohet nga këto shprehi, ngase ato sjellin vetëm dëm për shëndetin e njeriut. Vezët rrisin kolesterolin Dr. Brus Grifin nga Universiteti Sari, në Angli, pohon të kundërtën. Ai kishte kryer këtë eksperi-

ment: grupi prej disa vullnetarëve 12 javë rresht kishte konsumuar një ushqim me kalori të pakët dhe çdo ditë kishte konsumuar nga dy vezë. Kolesteroli nuk ishte rritur, përkundrazi ishte zvogëluar. Po ashtu ishte vërtetuar se konsumimin i vezëve në mëngjes është çelës për një fytyrë më vitale. Uthulla balsamike është salca më e shëndetshme për sallatë

STUDIMI

Lëngjet e gazuara thyejnë eshtrat

Hormoni i shtatzënisë është E ilaçi i ri kundër kancerit

P

roteina, të cilën trupi i femër e prod hon në mënyrë natyrale gjatë shtatzënisë, mund të bëhet një mjet i fuqishëm në luftën kundër kancerit, thonë studiuesit. Alfa-fetoproteina është një proteinë e cila gjendet në gjakun fetal, pengon rritjen e tumorit, por edhe shërben si preventivë nga paraqitja e tumoreve të reja, tregon studimi më i ri. Edhe pse ekspertët thonë se janë të nevojshme dhe disa studime shtesë, të cilat do të zbulojnë më shumë detaje, ata besojnë se kjo proteinë e fuqishme mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit të gjirit. Hormonet gjatë shtatzënisë, siç janë estrogjeni, nxisin prodhimin e kësaj proteine, ndërsa ajo në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon në zvogëlimin e rrezikut nga rritja e tumorit. Trupi ka mbrojtjen e tij natyrore nga organizmi, ndërsa këtë duhet ta shfrytëzojmë në mënyrën që këtë proteinë të fuqishme, ta shndërrojmë në ilaç. Para se të ndodhë kjo, duhet të kryejmë studime

Ajo përmban zero yndyrë dhe më pak se tri kalori në pesë mililitra, prandaj përse të mos e duam? Ndoshta për arsye se sallata me pakëz yndyrë ndihmon organizmin të absorbojë përbërësit e perimeve, të themi beta karotën apo likotene. Pra, herën tjetër, kur për drekë do të përgatitni sallatë, mos keni frikë për t'i hedhur edhe pak nga, "pemët e ndaluara".

të tjera", ka deklaruar studiuesi kryesor dr. Herbert Xhakobson. Alfa-fetoproteina gjendet në gjakun fetal, ndërsa e prodhon mëlçia dhe sistemi tretës. Pas lindjes së fëmijës, niveli i saj shumë shpejt zvogëlohet dhe është gati i pamatshëm. Se a do të bëjë kjo proteinë e fuqishme një rikthim në kurimin dhe parandalimin e kancerit, do të tregojë koha, por edhe studimet shtesë të cilat studiuesit i kanë paralajmëruar.

kspertët shëndetësorë qe disa vite mendojnë se ekziston një lidhshmëri ndërmjet konsumimit të lëngjeve të gazuara dhe humbjes së qelizave eshtërore. Shkencëtarët nga Universiteti i Nebraskas, iu kanë dhënë lloje të ndryshme të lëngjeve të gazuara femrave pjesëmarrëse në studim. Kafeina e cila është e pranishme në disa lloje të lëngjeve të gazuara, kishte ndikuar që të prodhohet sasi më e madhe e kalciumit. Mirëpo kjo nuk do të thotë se tani mund të pini sasi të mëdha të lëngjeve të gazuara! Kohëve të fundit, njerëzit më shumë kanë dëshirë të pinë lëngje të gazuara sesa të tilla që përmbajnë kalcium (siç është qumështi). Kjo gjë sjell deri te konsumimi i sasisë së vogël të kalciumit me anë të ushqimit, që shton rrezikun e zhvillimit të osteoporozës (sëmundje e eshtrave që shton rrezikun për fraktura). Për këtë arsye, herën tjetër kur të gjendeni para frigoriferit, mendoni mirë para se të merrni çka të pini. Nëse dëshironi të ruani shëndetin e eshtrave mos pini shumë lëngje të gazuara, por zgjidhni qumështin.


KOHA E LIRE

23 E mërkurë, 25 KORRIK 2018

SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ

66. Tërësia e krijimeve epike të një populli 67. Theofan Stilian ..., Kryeministër i Shqipërisë më 1924, Ministër i Jashtëm (1924-1924), klerik Ministër i Jashtëm (19211921) 69. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 70. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 71. Zgjerimi i sferës së ndikimit dhe të sundimit ekonomik, ideologjik, politik, kulturor etj 72. Piktori i mirënjohur ... Kodheli (24 dhjetor 1918 - 18 shkurt 2006), lindi në katundin Kodhel të Shkodrës 73. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 74. Kafshë e vogël gjitare, që mban "veshur" gjithnjë një gëzof me gjëmba 75. Partia e Çështjeve Shqiptare 76. E kindëta e saj është virtyti 79. Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut kanë atë monedhë të saj 80. Pjesa e trungut, bashkë me rrënjët, që mbeten në tokë kur presim një dru të trashë, cung 82. Quhet ashtu mënyra e përditshme dhe e pandryshueshme e të bërit të gjërave 83. Zezak; njeri me lëkurë shumë të zeshkët 85. Shprehje dialektore, shaka, shpoti, qesëndi 88. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 89. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 90. Dhimitër ... i njohur me pseudonimin Mitrush Kuteli lindi më 13 shtator 1907 në Pogradec 93. Vendbanim i përkohshëm i shpendëve, kafshëve, apo insekteve, çerdhe 95. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu

97. Eshtë profesioni i vrasjes së kafshëve 98. Rrip i gjatë e i ngushtë prej stofi të leshtë për të mbështjellë kërcinjtë; gjunjake 99. Njësi administrative ku shtrihej pushteti i kajmekamit në kohën e sundimit osman; qendra e kësaj njësie 100. Përgatitem e edukohem në një drejtim të caktuar, duke përvetësuar parime, ide e njohuri të caktuara formohem 101. Shmangie nga parimet e marksizëm, largim nga vija e përgjithshme politike e një partie marksiste 103. I dhënë pas një loje si mënyrë argëtimi, luaj ose ... 104. Element kimik, gaz pa ngjyrë e pa erë, që përbën pjesën më të madhe të ajrit 105. Mjet i madh lundrimi, që përdoret për të mbartur nëpër ujë mallra e njerëz, për peshkim, për qëllime ushtarake 108. Ai është qytet më i madh në Zvicër, me sipërfaqe 1.091.732 km² 110. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 111.Pëlhurë e dendur prej pambuku, që përdoret sidomos për veshje të lehta verore ose për rroba pune 112. Gjendje e pabarabartë e njerëzve në shoqëri nga pikëpamja e të drejtave politike e qytetare 113. Mustafa ... një nga themeluesit e PKSH. Vritet në rrethana misterioze më 1944. Pas luftës dënohet si agjent britanik VERTIKALISHT 1. Ai që jep jetën për një çështje të madhe, bëhet ashtu 2. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë

3. Koha kur lind dielli e derisa perëndon 4. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit 6. Lëng, pa aromë, pa shije, pa ngjyrë 7. Hedh ujë mbi dikë a mbi diçka, e bëj të qullet, e ... 8. Një nga katër pjesët e barabarta 10. Partia Shqiptare Atdheu 13. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 14. Që mban qëndrim përbuzës e tallës, ndaj normave dhe zbatuesve të tyre 16. Parësor është fjala ndryshe, dytësor është sekondar 17. I je shtruar një të ngrëni a të piri ... ashtu 18. Që mbillet për ta përdorur si ushqim për bagëtinë 19. Marrëveshje ndërmjet dy a më shumë vetash 21. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 23. Partia e të Drejtave të Mohuara 25. Liriku brilant ... Mjeda (18661937), teolog, shkrimtar, gjuhëtar, deputet shqiptar 29. Përkthyes që zakonisht bënte përkthime me gojë. Një lloj rrëfimtari dhe ndjekësi këmbakëmbës i një personi 31. Hiri që lë duhani kur digjet 32. Ashtu është ai që merret me paleontologji 34. Punonjëse e shërbimit mjekësor, mbikqyrëse e shtatzanisë dhe bebes 35. Masa që merret për një të akuzuar deri ditën e vendimit nga gjykata 36. ... Gligorov, politikan dhe avokat bullgaro-maqedonas, Presidenti i Parë i Republikës së Maqedonisë 37. Pika a vendi në qendër të

e kundërta është kation 58. Al ... italo-amerikan, që konsiderohet si një simbol i mafiës dhe krizës së ligjit që përfshiu Amerikën gjatë viteve 20' 61. Punoj, por jo shumë thellë tokën e mbjellë 64. Shpend grabitqar i natës, me kokë të madhe e të rrumbullakët, me sy të mëdhenj 68. Atë emër mban vendi ku bëhen punime të ndryshme mekanike. 77. Ai që është larguar nga atdheu i vet për shkaqe politike, ekonomike etj 78. Ajo merret me studimin e mënyrës së jetesës së popujve, me kulturën e tyre materiale, shoqërore dhe artistike 80. Ajo është bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të lartë, nga i cili nxirren fije për të bërë thasë, litarë etj 81. Avni ... (1895 - 1924) ishte mësues, aktivist, veprimtar demokrat dhe deputet shqiptar 84. E shtrëngoj dikë që të bëjë një punë a diçka tjetër pa dëshirën e pa vullnetin e vet 86. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 87. Federal Bureau of Investigation, shqip, "Zyra Federative e Hetimit", inicialet 88. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 91. Mjet lufte që shërben për të sulmuar a për t'u mbrojtur 92. Eshtë komunë, shtrihet në pjesën perëndimore të Kosovës, me territor 86,2 km², kufizohet me komunën Deçan 94. Lëndë e fortë plastike, që përftohet duke përzier gomën e vullkanizuar me squfur 96. Kufizohet nga perëndimi me Gjermaninë, në jug me Çekinë, Sllovakinë, në lindje me Bjellorusinë, Ukrainën dhe në veri me Detin Baltik, Lituaninë 99. MITRUSH ... (Dhimiter Pasko) 1907-1967 Shkrimtar, ekonomist, publicist, dhe perkthyes 100. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, kryesisht e termave, që u përgjigjet nga kuptimi fjalëve, një 102. Ibrahim ... i njohur si Dervish Hima veprimtar atdhetar dhe publicist i Rilindjes 106. Umberto... një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare 107. Frank, ditari i së cilës u bë një nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve 109. Pastaj e ka brenda

diçkaje. Ura e Mesit në Shkodër gjendet në ... 38. Nëpunës i ngarkuar për të ndjekur detyrat e administratës në një ndërmarrje, në një institucion etj.; punonjës me përgjegjësi i administratës 39. Shërben për të përforcuar zërat e për t'i përçuar në distancë të largët 47. Eshtë një term nençmues për një njeri të dobët, shëndetlig 48. Vendlindja e te madhit te futbollit, Maradona. Fqinjët e tij janë: Bolivia, Brazili, Paraguaj, Kili dhe Uruguaj 50. Kukull në duart e një aktori, ose zëdhënës i një ... 51. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 53. Quheshin kahere gjellëtoret ku përgatiten e tregtohen meze të ndryshme 54. Ai që shkonte në vend të një tjetri në ushtri ose në punë të detyruar kundrejt një pagese 56. Jon me ngarkesë negative, 1

2

K O N G L

3

O M E R A T 9

A

O

K

15

16

M A N I

E

S E

N C E

18

M

E

A

Z

P

U G A

U S

O K

E ˙

T I

F I

K I

H

H

Y R E

I

T

33

D A I

J

A

Y

N 39

K

K

F

T

29

I

O

Q

F

L E

T R A R

O P ¸

E

D L A

S

K A L

I

S

T O

H

T

54

M B ¸

L

B

¸

O

R I

˙

I

F

T E

E

S

L

A

P

H 73

N

P A R A D O K S

O

K

Z

V

N U E T

I S

L

I

O

F

D E

R I

C K

M

A L

R

K

N

E

F 81

L O D H

L

N

82

A L B A N I

H G O J

T

Z

R

H

L

M A J

¸

L

Z

O M

A

90

91

G

D A V A

U

M 96

O I

T

T

97

B E O G R A D

D

H

98

I

G

A

N

100

R U H R

L

O 101

U B I

K

R 103

A L

I

B I

R

Z

I

L

A K

O P

N ¸

109

O N E N T

110

T

K O M O D I

O

108

¸

D

104

106

O R ¸ 107

¸

K

102

105

R

M R

111

R

114

R R A Q E

U

O 83

O R D Z

95

A

L

86

S H

99

H 76

R E

93

L

68

D O

S O

75

E

89

94

Z

R

79

T

J

O 92

M

Z 67

C

88

V ¸

O R I

M ¸

85

M I

K

72

80 84

K 59

A

A S T

R A P A

P 78

87

E M

63

71

74

A 77

T

G J

T

T P

K

K

70

A

S

66

S

69

K A L

D I

E

62

65

P

50

M 55

A L P

61

E R

64

L

49

58

V

A

60

V A R R

H

D E

57

A P

A

¸ M I

48

56

L

H

T

46

53

¸

Z

K E S 42

B C

A L L

A

Z H A V O R R

A

45

52

E

E P

38

41

G

T

31

A P

N

47 51

30 35

37

D H I R

R

L

M A R I

D U H A N

¸ R

44

K

O

˙ M A K E

34

40

A B A S

14

O

27

36

43

M

A

26 28

32

L 13

A M B A K

23

25

N

7

12

22

24

F

J

P

21

B

6

B B 11

O R U M

19

E C O 20

5

K

10

P

17

A K

I

4

K

8

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

HORIZONTALISHT 1. Fondi Monetar Ndërkombëtar 4. Organizata Ndërkombëtare për Lundrimin Detar 5. Përfaqësues zyrtar i një shteti në një qytet të një shteti tjetër, ambasadori është shefi 9. Kreu i kishës katolike dhe i Vatikanit quhet ... 11. Sipërmarrës i madh privat në vendet kapitaliste, që përpiqet të nxjerrë sa me shumë fitime me çfarëdo mjeti 12. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 13. Shprehje krahinore, fëmijë i vogël, ose shtatshkurtër 15. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 16. Drita ... aktore shqiptare me një galeri të pasur rolesh në teatër dhe kinematografi 18. Pështymë e hollë që kullon e varet si fill nga goja 19. Element kimik, jometal i fortë, me ngjyrë të zezë dhe simboli B 20. Vajtje e ardhje e shpeshtë; ecje tutje e tëhu, e përsëritur shumë herë në një vend të kufizuar 22. Partia Aleanca Popullore 24. Që shprehet me pak fjalë e në mënyrë të prerë, i tillë 26. Punë e veprimtari tregtare, që bëhet nga kapitalistët për të nxjerrë fitime sa më të mëdha 27. Pohim me shkrim ose me gojë, që bën dikush për të vërtetuar diçka 28. Plagë, ... dhimbje trupore ose shpirtërore që kemi marrë 30. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 33. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 34. Shitje botërisht e diçkaje, duke ia dhënë atij që paguante më shumë, shprehje e vjetër 35. Dioqeza ortodokse që ka në krye një peshkop 39. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 40. Humbje në mjete, në sende a në njerëz që pëson dikush 41. Dëshirë për të ngrënë, oreks 42. Pjesë e hapur në murin e një ndërtese, në vagonët e trenit, në kabinat e anijeve, për tu bashkuar me botën jashtë 43. Kirkizia ka atë monedhën e saj 44. Dakord në gjuhë universale 45. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 46. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 49. Partia Balli Kombetar 52. Quhet ashtu. Sandejmi gjejmë shtegun për të hyrë në qytetin e Durrësit 54. Lëndë plasëse, zakonisht si pluhur i zi a i murrmë 55. Varg i madh kafshësh, të ngarkuara me plaçka ose me ushqime 57. Ajo që bën pula, vezë ose.. 59. Romani i Anton Pashkut 60. Gji deti, i thellë e i ngushtë, me brigje të larta e të thepisura 61. Partia Ardhmëria Shqiptare 62. Shkurtim për: Artileria bregdetare 63. Ai lindi më 1 mars 1994, quhet Justin ..., këngëtar kanadez i zhanrit Pop,R&B, ikon e adoleshentëve 65. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu

M

A 112

H S

I

E

L

T

113

N K E L

E A S

115

A T

Y

R

I

R

H


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

D

oktori i Shkencave, Ylli Çabiri ka nxjerrë nga botimi këto ditë librin më të fundit, "Shqipëria mund të bëhet me qeverisje të vërtetë". Ekspertiza akademike, përvoja shumëvjeçare në institucionet vendase dhe ato ndërkombëtare, si dhe eurodicioni prej intelektuali të kalibrit të lartë të Ylli Çabirit, e bëjnë këtë libër një botim të rrallë për nga përmbajtja dhe mesazhet që jep. Botimi, siç e cilëson vet autorit në parathënien e tij, është një libër tekniko-apolitik që trajton problemet kapilare të sistemit shtetëror, shoqëror dhe politik të Shqipërisë. Por më shumë se kaq, ky botim është një manual për ndërtimin e shtetit modern dhe reformave të munguara të Shqipërisë. Në materialin voluminoz të seleksionuar nga profesori i njohur shtrohen probleme, bëhen krahasime, nxirren përfundime, por edhe jepen konkluzione se çfarë duhet të bëjë shteti dhe shoqëria shqiptare për të kapur kohën e humbur. Në këtë libër nuk mungojnë dhe risitë. Profesori i njohur nuk mjaftohet vetëm duke treguar plagët e shtetit dhe demokracisë shqiptare. Në një mënyrë mjaft elegante, krahas çdo problematike që trajtohet në kapituj, jepen dhe rekomandimet. Në gjithë rreshtat e librit ndjehet jo vetëm pesha e mendimeve të një profesori me përvojë të gjatë në institucionet ndërkombëtare, por edhe shqetësimi i një intelektuali që ka parë nga afër gabimet fatale të shoqërisë dhe politikës në dëm të shtetit. Janë 125 rekomandime të servirura me modesti nga profesori i njohur, por që në fakt përbëjnë ajkën e ideve që duhet të përqafoheshin nga çdo parti, qeveri apo organizatë që ka në dorë vendimmarrjen në Shqipëri. Është një libër për shtetin, ku çdo shtetar duhet ta lexojë. Sepse siç thotë vet autori; "sot, pas më shumë se dy dhjetëvjeçarësh tranzicion është

24 E mërkurë, 25 KORRIK 2018

“Shqipëria mund të bëhet”, botimi i rrallë i Doktorit të Shkencave, Ylli Çabiri

Pjesë nga parathënia e autorit për veprën K

y nuk është Raport dhe as Stu dim, por Libër. Janë mendime, vlerësime personale nga një përvojë e gjatë pune, studimi e refleksioni që mund të nxisin një Plan për disa Reforma urgjente, të domosdoshme, të cilat duhen ndërmarrë për të ndryshuar rrënjësisht e modernizuar Qeverisjen. Për të gjithë ata që besojnë ende se Shqipëria mund të bëhet, që prej së hershmi kërkojnë dhe shpresojnë Qeverisjen e mirë. Nuk janë Kujtime. Ky Libër nuk është partizan dhe as bipartizan. Ai është një Dokument i mirëfilltë TeknikApolitik. Nuk ka si qëllim të pluhurosë e baltosë punën e askujt (apo të ngrejë lart punën e dikujt tjetër), të akuzojë, dënojë njeri për ato që ka bërë, ose nuk ka bërë. Libri nuk është një Dokument teorik që flet për Reforma hipotetike, realizimi i të cilave është i dyshimtë. Ai mbështetet në bindjen se është plotësisht e mundur që Qeverisja në Shqipëri të përmirësohet nga themelet brenda një kohe të shkurtër. Të qeverisësh mirë do të thotë të kesh e të përzgjedhësh individë të përshtatshëm për Qeverisje të mirë në të gjitha nivelet. Këta individë nuk mungojnë por nuk përzgjidhen, aq sa po krijohet mendimi i përgjithshëm se politika përzgjedh e përfshin qëllimshëm më të dobëtit e më të paaftët individë për të qeverisur. Që t'i komandojë pa shumë mund, që të bëjë ç'të dojë me ta dhe në emër të tyre. Të qeverisësh mirë nuk është një punë e lehtë dhe nuk mjafton demagogjia politike, madje as përkushtimi dhe njohuritë e thella e të gjithanshme. Për të qeverisur mirë duhen edhe institucione të konsoliduara në nivel Qendror e Lokal, ligje të qarta e rregulla të prera, të detyrueshme për t'u zbatuar e lehtësisht të matshme, struktura që

monitorojnë papushim rezultatet dhe rekomandojnë përmirësime të mëtejshme, kërkohet ndershmëri e përgjegjshmëri individuale e kolektive e nënpunësve të të gjitha niveleve për t'u shërbyer sa më cilësisht e pa dallim njerëzve. Të qeverisësh mirë do të thotë edhe të japësh llogari për atë që bën. Qeverisjes sonë i ka munguar në mënyrë sistematike e thuajse tërësisht llogaridhënia. Madje kanë munguar edhe instrumentet formale për të monituar qeverisjen: struktura të posaçme dhe programe pune, reagime të përgjithshme e transparente ndaj kritikave apo ndaj moszbatimit të politikave, strategjive e rregullave. Transparenca ndaj publikut ka munguar, kanë munguar instrumentet e detyrueshme e të qëndrueshme, që e bëjnë të mudnur informimin e publikut dhe tërheqjen e mendimit të tij. Kjo është kuptuar vetëm si hapje zyrash informimi real i publikut dhe pjesëmarrja në vendimmarrje e aktorëve të interesuar bëhet sa për sy e faqe. Qeverisja shpesh herë ka rënë në duar njerëzish amatorë, të ndodhur në pozicione drejtuese jo për aftësi teknike apo karrierë të qën-

drueshme politike por më shumë rastësisht, se kështu ka dashur dikush, pa përvojën minimale të menaxhimit të punëve të një sektori të caktuar e aq më pak të drejtimit të Ministrive. Në shumë raste ata janë ballafaquar me detyrat e tyre pa asnjë njohje të sektorëve që drejtojnë dhe pa asnjë lidhje të mëparshme me adimistratën shtetërore. Kjo ka bërë që ata të drejtojnë kuturu, me aq sa ua pret mendja, ose thjesht të ndjekin ç'ji thonë të tjerët, të ndryshojnë strukturat organizatibe të Ministrive e sektorëve sa herë t'u shkojë ndërmend, pa ditur ç'bëjnë e pa asnjë njohuri, si dhe të ndryshojnë stafet, pa matur dot apo parashikuar pasojat. Trupat qeverisëse janë karakterizuar nga mendësia dritëshkurtër e përkohshmërisë në detyrë. Atyre pothuajse gjithmon u ka munguar interesi për t'u përqëndruar në çështje më afatgjata e strategjike dhe për të gjetur zgjidhe të qëndrueshme për to. Kurse të diturit kanë heshtur gjithmonë duke mërmëritur: Fali Zot, se nuk dinë ç'bëjnë! Ky Plan bazohet në diagnostikimin e thellë të të gjitha këtyre mangësive, duke përcaktuar se çfarë është emergjente të ndryshojë dhe si mund të ndryshihet konkretisht. Ai përmban disa Rekomandime, që për të mirën e të gjithëve duhen kthyer me shpejtësi në Vendime dhe nevojitet të zbatohen me rigorozitet. Disa prej tyre mund të japin fryte të shpejta, disa kërkojnë më shumë kohë për të ndryshuar gjendjen ekzistuese e për të mos vazhduar me arna dhe riparime të sipërfaqshme që nuk çojnë askund dhe vetëm sa i zgjasin jetën Qeverisjes së vjetëruar, të gabuar dhe të destinuar për të dështuar. Besimplotë ju them se: Është e mundur që Vendi ynë të qeveriset drejt dhe siç duhet. Është plotësisht e mundur që Shqipëria të bëhet!

kuptuar qartë se problemi themelor i Shqipërisë nuk ka qenë krimi i organizuar, por shteti i çorganizuar. Krimi, trafiku, varfëria, papunësia, droga, mungesa e drejtësisë

janë para së gjithash pasoja të Qeverisjes së çorganizuar. Problemi nuk është thjesht të përmirësojmë Qeverisjen. Reformimi thelbësor dhe sa më i shpejtë i Qeverisjes duhet të

jetë Mbireforma! Pa reformuar Qeverisjen, nuk mund të realizohet asgjë dhe ky është një parakusht i domosdoshëm për çdo Reformë e ndryshim tjetër që sipërmerret".

JETËSHKRIMI

Kush është Ylli Çabiri?

Y

lli Çabiri ka lindur në qytetin e Elbasanit dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në fakultetin e Inxhinierisë. Studimet pasuniversitare i kreu në Francë në universitetin "Paris XI". Fitoi vlerësimin "Shkëlqyer" nga universiteti francez për studimin e tij të doktoraturës mi Çeliqet Shqiptare. Deri në vitin 1988 la punuar si: Drejtues i Institutit të Studimeve dhe Projektimeve Siderurgjike, më pas Drejtor në Këshillin e Ministrave, Këshilltar i Ministrit të Bashkëpunimit me Jashtë dhe Zëvendësministër i Tregtisë së Jashtme. Në vitet e para të demokracisë, u emërua Ministër i Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë në dy qeveri; Qeverinë e Stabilitetit, të drejtuar nga Z. Ylli Bufi dhe Qeverinë Teknike të drejtuar nga Z. Vilson Ahmeti. Më pas punoi si Këshilltar i Ministrit të Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë, Ekspert Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Vlerësimit të Financimeve të Bashkimit Europian në shtete të ndryshme të Ballkanit, Këshilltar Politikash i Ambasadori të OKB në Tiranë dhe Këshilltar i Kryeministrit. Që prej vitit 1999 ka punuar Drejtor Ekzekutiv dhe President i Qendrës për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor, (HDPC) në Tiranë. Ka drejtuar studime të ndryshme thuajse në çdo fushë, si në atë të qeverisjes, koordinimit të ndihmës së huaj, dencentralizimit të pushtetit, ndarjes territoriale, ecurisë së reformave, varfërisë dhe pabarazisë, punësimit, arsimit, formimit profesional, etj. Ka bashkëpunuar me të gjithë donatorët e pranishëm në Shqipëri dhe ka kontribuar në vendet e Ballkanit me kontratat konsulence afat-shkurtra. Ekspert drejtues i Raporteve të Zhvillimit Njerëzor të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë dhe Kosovën. Ka qenë anëtar i bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, i përzgjedhur nga stafi i Presidentit Obama. Doktori i Shkencave Ylli Çabiri ka marrë titullin "Honoris Causa" i Universitetit të Elbasanit dhe është anëtar i Bordit Drejtues të Universitetit "Aleksandër Xhuvani".


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.