www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
Pushteti i Ramës dhunon artistët te Teatri Kombëtar E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 176 (8617)
E enjte, 25 Korrik 2019
Çmimi 30 Lekë
Jo vetëm dajak e shkopinj policie, por artistëve dhe protestuesve të ngujuar në sallën e Teatrit, qeveria iu ndërpreu energjinë elektrike. Mizorisht policia as ujë të pijshëm nuk lejoi t’ju jepej
Presidenti Meta në Gjykatën Kushtetuese për Teatrin: Mjaft më me sundimin e oligarkëve
FAQE 3
POLICIA DHUNON REGJISORIN
Edmond Budina: Ky është fundi i demokracisë. S’më ka tërhequr zvarrë policia diktaturës, me tërhoqën policët e Ramës
FAQE 4-7
KREU I PD
PROTESTA
Basha në krah të Artistët te Teatri artistëve: Nuk lejojmë Kombëtar: Ku je të preket Teatri Ismail Kadare? Hajde Kombëtar e na mbro! FAQE 6
NËNKRYETARI I LSI
Petrit Vasili: Edi Rama dhe vandalët e tij sulm mbi Teatrin
FAQE 8
OPINION
FORUM
“Kryeshërbëtori” i Shqipërisë nuk e do demokracinë Nga Aurel Plasari FAQE 15
Zëri i Suedisë për demokraci në botë Në foto: Presidenti Ilir Meta, dje pas dorëzimit në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës për shpalljen antikushtetues të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar
FAQE 7
Nga Margot Wallström FAQE 9-11
OPINION
‘Rilindja’ duhet t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve e teatrin aktorëve! Nga Kim Mehmeti FAQE 15
KOMENT
Shpirtrat e vjetër të Tiranës Nga Rea Godo FAQE 14
FAQE 15
POLITIKE
2
E enjte, 25 KORRIK 2019
ISH-KRYEMINISTRI: KRYE-HORRI GODITI ARTISTËT DHE INTELEKTUALËT E VËRTETË TË KOMBIT
Dhuna ndaj artistëve, Berisha: Shpërthim i urrejtjes primitive së Edi Ramës
P
as ndërhyrjes absurde të policisë së shtetit ndaj artsitëve që po mbrojnë Teatrin Kombëtar nga shembja e tij, do të reagonte ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e cilësoi dhunën ndaj artiostëve si moment shpërthimi i urrejtjes primitive atërore ndaj tyre e Edvin Kristaq Mafisë. “Të dashur miq, sot në një akt të paregjistruar kurrë në historinë e një vendi të lirë por në fakt as në historinë 107 vjeçare të shtetit shqiptar, Edvin Kristaq Urrejtja urdhëroi me Vasal Kimikun e tij dhe badiguardin e eskobarit Geron Velinë
goditjen, keqtrajtimin e artisteve si Robert Budina për fajin e vetëm se ata po mbrojnë nga shembja, të pamposhtur me guxim, qëndresë të jashtëzakonshme një simbol të çmuar të kombit, kulturës dhe kryeqytetit të tij, Teatrin Kombëtar. Sot duke goditur artistët dhe intelektualët e vërtetë të kombit narkoshteti, krye-horri i tij me narko-horrat e vet kanë goditur dhe keqtrajtuar çdo qytetar të Shqipërisë dhe çdo shqiptar të vërtetë kudo që ndodhet për aq sa kultura kombëtare është e shenjtë dhe e paprekshme. Ky akt përbën një dhunë dhe terror të pashembullt ndaj kulturës së kombit tonë dhe ndaj identitetit të tij qe ka si shtylla kryesore, gjuhën dhe kulturën tonë. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt barbar të një klike drogmenësh dhe
hajdutësh antikombëtarë kriminalë e trafikantësh dhe hajdutësh të kryesuar nga kreu i meduzës, shpreh nderimin tim me të madh ndaj artistëve që po sakrifikohen për vlerat që besojnë dhe që në vend të transaksioneve të pista të krye-horrit të narkoshtetit kanë zgjedhur rrugën e dinjitetit njerëzor, mbrojtjes së palëkundur të interesit publik. Ata ditë e natë po luftojnë si luanë të vërtetë, dhëmb për dhëmb me kreun e meduzës, narko-horrat dhe klientelën e tyre të urryer të kakistokracisë. Iu bëj një thirrje mbarë qytetarëve shqiptarë të mbështesin qëndresën epike të artistëve trima dhe guximtarë gjer në fitoren e drejtë të kauzës së tyre që do jetë një fitore për mbarë kombin shqiptar! Rama ik! Fitore!”, u shpreh dje Berisha.
“Mos më prek më dorë, është pronë publike”, PD denoncon dhunën ndaj ish-deputetëve demokratë nga policia
Shembja e Teatrit, Basha: Qeveria kërkon të pastrojë paratë e drogës K
reu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar me urgjencë që në orët e para të ditës së djeshme tek Tetari Kombëtar, në mbështetje të aktorëve dhe qytetarëve dashamirës së artit. Basha është shoqëruar edhe nga sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, dhe ish-deputetët Ervin Salianji, Albana Vokshi, Klevis Balliu. Ai tha se PD do vijojë të mbështesë aksionin e Aleancës për Teatrin për të mbrojtur godinën. Gjatë fjalës së tij, shefi i selisë blu, tha se shembja e Teatrit është një projekt kriminal dhe shërben për të pastruar paratë e drogës. “Ky është një projekt grabitës. Ky është një projekt kriminal, me anë të cilit Edi Rama kërkon të grabisë miliona euro, bashkë me klientët e tij. Gjithçka që po zhvillohet këtu ka vetëm një qëllim: grabitjen e kësaj toke, zhvillimin e një projekti mbi 200 milion euro për të pastruar paratë e drogës me një arkitekt të dënuar në Itali, që është arkitekti klient i Edi Ramës. Pra, është një skemë e pastër mafioze për t’i rrëmbyer kryeqytetit dhe gjithë Shqipërisë Teatrin Kombëtar për të pasuruar Edi Ramën dhe një grusht hajdutësh që kanë marrë përsipër prishjen e Teatrit Kombëtar dhe pastrimin e parave të drogës dhe paratë e Edi Ramës. Betejën po e bëjnë artistët dhe Aleanca për Teatrin, ne jemi në mbështetje të tyre dhe do të jemi në mbështetje me të gjitha format dhe mjetet. Çdo përpjekje për të hapur gropën e Teatrit, do të kthehet në gropën e Ramës. Opozita ka qenë dhe do të jetë këtu, siç po e shikoni. Çështja është që para çdo shqiptari po duket qartë se nuk kemi qeveri, por një bandë dhe duhet të kuptojnë se kjo që po ndodh këtu mund të ndodhë në çdo shtëpi”, tha Basha. Pasi çanë kordonin e policisë dhe u futën brenda godinës, kreu i PD-së, Lulzim Basha së bashku me qytetarët dhe artistët, ndodhen brenda sallës së madhe të Teatrit Kombëtar. Në rrjetet sociale, Basha do të publikonte disa foto të gjendjes se si është katandisur godina e Teatrit. “Brenda
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
ISH-DEPUTETI DEMOKRAT
Tensionet te Teatri, Alibeaj: Sot ky regjim ka prekur fundin
Ish-deputeti i PD-së, Enekeled Alibeaj u shpreh dje se shfaqja e shënuar në Teatrin Kombëtar është dëshmi për të thënë se ky regjim ka arritur fundin. Alibeaj tha se ajo godinë e vogël mbart histori të mëdha. “Edhe me gaz mund të shkojë natën, edhe minat mund t’ia vendosë edhe zjarrin. E ka treguar në shumë episode. Se vetëm mjete të mizorisë mund të përdorë pushtetin, por sot ajo që po ndodh te teatri është shumë më tepër sec ka ndodhur më 30 qershor. Artistë qytetarë, që nuk kanë lidhje me partitë, tregon shenjën e shoqërisë ndaj regjimeve, kjo është lufta. në fund ndodhin të tilla gjë. Sot ky regjim ka arritur fundin. Pse duhet shembur ajo godinë e vogël me histori të madhe. Ka mundësi pafund për të ndërtuar në vend të tjera teatro me shumë kushte për artistët. Është një vend kulti për artistët e aktorët por edhe për shoqërinë shqiptare. Memoria e qytetit, e cila nuk blihet me para”, theksoi ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj.
REAGON ISH-DEPUTETJA
Policia bllokon edhe bizneset pranë Teatrit, Vokshi: O sot, o kurrë
Teatrit Kombëtar ku banda e Edi Ramës kishte nisur çmontimin. Aleanca për Teatrin dhe qytetarët i larguan dhe u futën brenda. Krenar për forcën e qytetarëve të bashkuar”, u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha. Denoncimi i PD-së Situata e tensionuar tek Teatri Kombëtar ka vijuar edhe gjatë pasdites së djeshme. Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj është përplasur me policinë, pasi nuk e ka lejuar të futet. Në një video të publikuar nga Partia Demokratike, Shehaj shihet teksa iu kërkon policëve që përpiqen ta largojnë të mos e prekin me dorë pasi është në një pronë publike dhe jo shtetërore. Policia nuk ka lejuar as mediat. Lidhur me këtë ngjarje, Partia Demokratike deklaron se forca të shumta policore kanë rrethuar gjatë pasdites Teatrin Kombëtar. “Policia ka vendosur një gardh metalik përgjatë gjithë
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
perimetrit të hyrjes për në ndërtesën e Teatrit dhe nuk lejon asnjeri të afrohet në oborr dhe as të futet brenda. Madje media është larguar siç duket edhe në videon e publikuar në FB forcërisht nga oborri mes Teatrit Kombëtar dhe Ministrisë së Brendshme”, njoftoi PD-ja. Sipas selisë blu, punonjësit me uniformën e policisë kanë ndaluar me forcë edhe përfaqësuesit e opozitës që të futen në ambientet e brendshme të Teatrit ku janë ngujuar artistë dhe qytetarë. “Gjatë këtij operacioni policor ndaj artit, nuk është kursyer edhe dhuna ndaj qytetarëve dhe ishdeputetëve të opozitës të cilët kanë të drejtë të futen në një hapësirë publike siç është teatri. Në pamjet e publikuara duket qartë sesi policia ka tejkaluar çdo kompetencë duke penguar qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese”, deklaroi dje PD-ja.
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
Pas ndërhyrjes absurde të policisë së shtetit në disa biznese pranë Teatrit Kombëtar, do të reagonte ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila theksoi se prona private mund të bllokohet dhe mbyllet nga policia vetëm nëse është skenë krimi apo nëse është në ndjekje të një autori të veprës penale. “Çmenduri! Policia bllokon pronën private për të penguar qytetarët t’i bashkohen protestës! Ky është Bar Epiri që policë të devotshëm të Edi Ramës e kanë zaptuar për të penguar çdo komunikim me qytetarët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Prona private mund të bllokohet dhe mbyllet nga policia vetëm nëse është skenë krimi apo nëse është në ndjekje të një autori të veprës penale. Ndërkohë që kriminelët janë të lirë, prona private bllokohet dhe Ansambli i Teatrit Kombëtar rrethohet nga forca të shumta policie dhe forca të ndërhyrjes shqiponja. Këta policë sot e kanë vulosur shkarkimin nga puna dhe do përgjigjen për cdo shkelje ligji apo dhunë ushtruar ndaj qytetarëve ose artistëve. Teatri Kombëtar është streha e fundit e lirisë dhe e demokracisë. O Sot O Kurrë! Edi Rama mos guxo me Teatrin”, u shpreh dje ish-deputetja demokrate Albana Vokshi në reagimin e saj.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E enjte, 25 KORRIK 2019
Pushteti i Ramës dhunon artistët te Teatri Kombëtar Jo vetëm dajak e shkopinj policie, por artistëve dhe protestuesve të ngujuar në sallën e Teatrit, qeveria iu ndërpreu energjinë elektrike. Mizorisht policia as ujë të pijshëm nuk lejoi t’ju jepej
Në sheshin para Teatrit Kombëtar këto ditë po kryhet një krim shtetëror dhe një turp kombëtar. Qindra artistë që kundërshtojnë shembjen e ndërtesës historike, të informuar se këto ditë institucionet shtetërore do të ndërhyjnë për rrëzimin e Teatrit Kombëtar, janë ngujuar brenda ambienteve të godinës. Të vendosur në kauzën e tyre, artistët kërkojnë që qeveria të mos e shembë ndërtesën për të ndërtuar disa kulla biznesi, por ta riparojë objektin aktual duke e sjellë në kushtet moderne. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, artistët që bëjnë prej ditësh 24 orë roje, panë se forca të shumta policie rrethuan Teatrin Kombëtar. Për të mos lejuar që godina të merrej nën kontroll nga policia, artistët u ngujuan brenda. Apelit të artistëve për të mos lejuar shembjen e godinës iu përgjigjën mijëra qytetarë. Të pranishëm në protestë ishin dje drejtues të opozitës. Por ndryshe nga herët e tjera, krerët e PD dhe LSI deklaruan se kjo nuk është protestë që drejtohet nga politika, por një mbështetje qytetare që opozita dhe kushdo tjetër në Shqipëri ka detyrën morale të bëjë ndaj artistëve. Presidenti Ilir Meta, duke vlerësuar rëndësinë kulturore e historike që ka teatri si pasuri kombëtare, por edhe duke denoncuar ligjin që ka miratuar qeveria për ndërtimin e ri si antikushtetues dhe problematik, dorëzoi dje në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e ligjit. Thirrjes së artistëve që qeveria të tërhiqet nga projekti i cili shkatërron një pasuri kulturore të vendit me një projekt korruptiv, kryeministri Edi Rama ju përgjigj në mënyrë arrogante dhe te dhunshme. Në një postim në Twitter, Edi Rama deklaroi se teatri do të shembet dhe se një pakicë artistësh e qytetarësh nuk mund të bllokojnë shumicën. Pas këtij qëndrimi të kryeministrit Edi Rama, institucionet e morën sinjalin dhe nisën reprezaljen ndaj
artistëve tek Teatrit Kombëtar që janë ngujuar në godinë. Me metoda gati kriminale, forcat e policisë të urdhëruara nga kryeministri fillimisht fikën dritat e godinës, duke lënë në errësirë gjithë artistët që protestonin brenda sallës. Më pas, po me urdhër politik u ndërpre dhe uji në ambientet e Teatrit Kombëtar. Forca të shumta policie rrethuan godinën, ndërkohë që kryeministri urdhëroi që në sheshin para Teatrit të shfaqeshin dhe trupat e forcave speciale me skafandra dhe mjete të tjera ushtarake. Në këtë situatë lufte para sheshtit të Teatrit Kombëtar mijëra qytetarë ju përgjigjën në mbrëmje thirrjes së artistëve. Duke dashur tu vinin në ndihmë artistëve, kolegët e tyre dhe qytetarët tentuan të çanin kordonin e policisë e cila mban të rrethuar
godinën. Në këtë moment ka nisur dhe përplasja më e fortë mes qytetarëve dhe forcave të rendit. Me urdhër nga ministria e Brendshme, forcat e rendit përdorën shkopinj gome dhe gaz lotsjellës kundër qytetarëve dhe artistëve që protestonin në shesh. Por pjesa më e turpshme e qëndrimit të djeshëm nga ana e policisë ishte ndalimi i qytetarëve dhe artistëve që të çonin ujë dhe ushqime për artistët që janë ngujuar brenda Teatrit Kombëtar. Dhunimi i artistëve dhe sjellja e policisë ndaj tyre janë ngjarje që bëjnë të turpërohet çdo shqiptar. Në Shqipërinë e vitit 2019, kur duket se kemi parë që nga zgjedhjet moniste dhe deri të “bashkëqeverisja” me krimin e organizuar, rrahja e artistëve është pika e fundit e degradimit ligjor dhe moral të një
qeverisje. Pas masakrimit të aktorëve dje nga policia e shtetit dhe ajo private, çdo qytetar ka të drejtë të mos e shoh më këtë qeveri si përfaqësuese të tij, por vetëm si organizatë që funksionon vetëm për oligarkët që duan të ndërtojnë, si të trualli i Teatrit Kombëtar. Fatkeqësisht dhuna barbare ndaj artistëve dje në shesh është urdhëruar nga një kryeministër që para se të hynte në politike e prezantonte veten si artist. Kjo e bënë edhe më të rëndë krimin e djeshëm qeveritar ndaj artistëve. Një artist kryeministër që urdhëron masakrimin dhe lënien pa ujë dhe bukë të kolegëve të tij të dikurshëm është pak të thuhet se ka tejkaluar çdo shkelje ligjore. Si kryetar qeverie ka kohë që ka dështuar, por dje hyri për keq në histori edhe si kryeministri artist që rrahu artistët. Mili Xhani
POLITIKE
R
4
E enjte, 25 KORRIK 2019
Përplasja te Teatri Kombëtar, regjisori i drejtohet policit: Ti po mbron mafiozin, unë po mbroj vendin dhe fëmijët e tu
egjisori Robert Budina është një ndër artistët që vijojnë të bëjnë rezistencë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, dhe mëngjesin e djeshëm ndaj tij u ushtrua dhunë nga policia, e cila po përpiqej të lironte hyrjen kryesore të Teatrit. Disa orë më pas artistët tentuan të hyjnë në Teatër por nuk u lejuan nga policët. Pati tension dhe përplasje mes tyre dhe policisë dhe Budina u shpreh i vendosur se do të vijojë rezistencën për të mos lejuar shembjen e Teatrit Kombëtar. “Ti po mbron mafiozin, unë po mbroj vendin dhe fëmijët e tu! Unë po mbroj vendin dhe fëmijët e tu. Ti po mbron bukën e gojës, por me ne do marrësh më shumë. Do marrësh edhe një dinjitet, nuk do marrësh vetëm bukën e gojës. Ne duam vetëm të shohim çfarë po ndodh me Teatrin Kombëtar, asgjë më shumë. Keni ardhur këtu pa asnjë urdhër, pa asnjë dokument”, iu drejtua fillimisht Budina policit që nuk e lejonte të hynte në godinë. Më pas regjisori do të shpjegonte situatën e krijuar edhe për gazetarët e pranishëm. “I kemi kërkuar dokumentet pse vjen policia. Sepse policia duhet të vijë këtu vetëm në objekte të rëndësisë së veçantë dhe ky nuk është objekt i rëndësisë së veçantë. Kanë ardhur të na provokojnë, kanë ardhur të mbrojnë me demek punëtorët e TK”, u shpreh Budina. Prononcimi i plotë Gazetarja: Ju i njihni personat që u futën brenda? Robert Budina: Është vetëm drejtori organizativ i TK. Të gjithë të tjerët që janë futur brenda janë të paligjshëm, nuk janë punonjës të TK dhe nëse u futën ata punëtorët që i kanë marrë për bukën e gojës, ne duhet
Robert Budina i zbathur: Kjo është kalaja e fundit e demokracisë, ata kanë marrë çdo gjë
të futemi brenda. Jemi njëlloj si ata. Pse këta punëtorët e tjerë u lejuan mor zoti polic dhe ne nuk u lejuam? Ata ishin si ne, nuk janë punëtorë të TK. Pra, ju e shihni që nuk e kanë një përgjigje dhe ne nuk po kërkojmë asgjë tjetër, përveçse të kuptojmë se çfarë po ndodh në TK. Çfarë po bëjnë zotërinjtë që janë futur brenda, që nuk janë punonjës të TK? Po vënë bomba për ta djegur, siç dogjën atë tek Bashkia? Do shkaktojnë ndonjë skandal? Çfarë është kjo punë? Dhe kanë marrë njerëz që i përdorin si ‘mish për top’. Si ‘mish për top’ janë sot zotërinjtë policë, si ‘mish për top’ janë punëtorët e shkretë për ‘bukën e
gojës’ dhe ne duam të kuptojmë se çfarë po ndodh. Këta nuk na lënë të futemi brenda. Gazetarja: Z. Budina jeni pa këpucë dhe me bluze të grisur. U ushtrua dhunë? Robert Budina: Jam pa këpucë, se m’i hoqën këpucët. U ushtrua dhunë, patjetër që u ushtrua dhunë. Është dikush që më vjen gjithmonë nga mbrapa dhe më ngre dhe ikën. Më thotë : “Nuk kam ikur” nja katër herë. Më grisës, më kapën, më shtynë…pak rëndësi ka, grisja nuk është asgjë para demokracisë, ia lejojmë vetes edhe ndonjë thyerje eshtrash, nuk ka problem. Gazetarja: Z.Budina doni të
hyni brenda? Robert Budina: Duam të hyjmë brenda të shohim se çfarë po ndodh me TK, asgjë më shumë. Dhe kush janë njerëzit që janë futur? Janë sabotatorë sepse, duke patur parasys që këta duan ta shembin TK, këta mund të bëjnë edhe ndonjë ‘incident’. T’i vënë flakën nga brenda, sikur ra, sikur e dogjëm ne, kështu që, ne duam të kuptojmë kush janë këta njerëz, që nuk janë punonjës të TK që janë futur brenda. Gazetarja: Sa kohë ka që nuk futeni në TK? Robert Budina: Që kur është mbyllur vjet, ndërkohë që nuk ka një dokument që tregon se
është jashtë funksioni TK. Është brenda funksionit, kanë ikur vetëm me urdhër. Drejtori i TK që ka ikur vetëm si rezultat i urdhrit të kryeministrit një ditë do të mbajë përgjegjësi pse e ka spostuar trupën atje sepse kjo nuk përbën rrezik. Nuk ka asnjë dokument nga Instituti i Ndërtimit që kjo nuk është në gjendje të mirë. Kjo është në gjendje të mirë. Gazetarja: Ka materiale brenda që mund t’u nevojiten tek Art Turbina? Robert Budina: U nevojiten vetëm skenografitë, rekuizitat. Pjesa tjetër: ndriçimi, karriget, janë aty dhe nëse lëvizin ato do të thotë që TK bëhet gati për t’u shembur. Gazetarja: Ju shohim pa këpucë z. Budina Robert Budina: Po m’i morën policët këpucët edhe më grisën policët edhe neve tani do grisim shtetin që ta shpëtojmë shqiptarin nga kjo dhunë, por janë të dorëzuar. Pavarësisht se na shtyjnë, janë të dorëzuar. Ne po i ruajmë policët, janë vëllezërit tanë, por faktikisht shteti po i përdor për ‘mish për top’ dhe ju e shihni që ata janë jo me mjetet e nevojshme. Gazetarja: Do bëni rezistencë? Robert Budina: Patjetër që do bëjmë rezistencë dhe kjo nuk ka dyshim. Nuk ka dyshim, sepse kjo është kalaja e fundit e demokracisë. Ju e kuptoni që ata kanë marrë çdo gjë.
AKTORI I HUMORIT
“S’KE PËR TË SHPËTUAR!”
Binaj thumb qeverisë për Teatrin: Sikur me të njëjtën vendosmëri…
Budina i kthehet Ramës: Ne jemi pakica profesionale, jo budallenjtë që ti u blen votën L
Aktori i humorit Florian Binaj nuk ka ngurruar të thumbojë qeverinë për qëndrimin e palëkundur për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar, si dhe të denoncojë pasigurinë në ushqime. Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku duket niveli i nitratit jashtë normave të lejuara në një shalqi, Floriani ka shkruar se sikur qeveria dhe pushteti të ruante shëndetin e qytetarëve me të njëjtën vendosmëri që ka për të prishur teatrin, kushedi sa mirë do ishim. “Sikur qeveria dhe pushteti të ruante shëndetin e qytetarëve me të njëjtën vendosmëri që ka për të prishur teatrin, kushedi sa mirë do ishim. Mos ushqeni as veten as fëmijët tuaj me ushqime kancerogjene”, shkruan në reagimin e tij, aktori i humorit Florian Binaj.
ufta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka vazhduar edhe në orët e pasdites së djeshme edhe pse kryeministri Edi Rama urdhëroi administratën që t’u heqë energjinë elektrike artistëve dhe qytetarëve që tashmë janë në brendësi të Teatrit. Robert Budina për mediat i ka kthyer edhe përgjigje reagimit të kryeministrit Rama që i quan ata pakicë. “Cila pakicë more zotëri? Me çfarë cipe del ai dhe bën një status dhe do vazhdojë ndërtimin e Teatrit dhe ne qenkemi pakicë. Ne përfaqësojmë shumicën absolute. Pakica profesionale do mbetet në shekuj dhe nuk do jene këta budallenjtë që shesin votën për një kafshatë. Ky kryeministër është futur në një hall të madh. Tani ka vendosur edhe gardhet me hekura. Por njerëzit do ta
mbrojnë Teatrin. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk është një formacion politik. Ne do përpiqemi të çajmë kordonin e policisë si në mëngjes dhe do të fitojmë. Me fjalën tonë ne i bëmë të ndërgjegjshëm policët që nuk
kishin të drejtë. Ky kryeministër vepron me telefon dhe nuk sjell me urdhra. Ky fut të tjerët dhe me duart e tyre kërkon të nxjerrë gështenjat nga zjarri. Po ja themi nuk ka për të shpëtuar”, u shpreh i irrituar regjisori Robert Budina.
POLITIKE
5
E enjte, 25 KORRIK 2019
Artistët vijojnë qëndresën të ngujuar dhe brenda godinës. Policia nuk i lejon kolegët ti japin ujë dhe ushqime, dhe i dhunon me gaz dhe shkopinj gome
B
ashkia e Tiranës dhe policia tentuan këtë të mërkurë të zbrazin Teatrin Kombëtar, por u penguan nga artistët, qytetarët dhe ish-deputetët dhe zyrtarët e opozitës. Tensionet vijuan edhe pasdite kur i tentua të çahet kordoni policor dhe ndërhyri FNSH, çka do të sillte dhe rritim të qytetarëve dhe artistëve të cilët tentuan të çanin kordonin. Policia iu kundërpërgjigj duke hedhur gaz dhe duke përdorur shkopinjtë e gomës për shpërndarjen e protestuesve në sheshin para Teatrit Kombëtar. Një skenë e pazakontë dhe e dhimbshme është shënuar në mbrëmje, ku aktorët Gentian Zenelaj dhe Julian Deda kanë dashur t’ju japin ujë kolegëve, por nuk janë lejuar nga policët. Artistët dhe qytetarët vazhdojnë që të rezistojnë ndaj forcave policore, duke mos u tërhequr nga kauza e tyre. Ata janë ngujuar në godinën e Teatrit Kombëtar dhe nuk ikin prej andej. Artistët ndodhen prej kohësh në grevë urie, ndërsa tashmë ndodhen brenda godinës e nuk lejojnë askënd brenda godinës. Qëndresa Tensioni nisi që në orët e mëngjesit kur u pa një prezencë e madhe e forcave të policisë dhe vijoi deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Ata nisën të pengonin artistët të futeshin në goditën e Teatrit, por pas shtyrjesh e përplasjesh, ata ia dolën të hyjnë në skenën e Teatrit. Një situatë kaotike ka ndodhur gjatë gjithë ditës së djeshme pranë Teatrit Kombëtar, ku një pjesë e qytetarëve kanë hyrë në ambientet e brendshme të tij. Ndërkohë që në një hyrje tjetër të godinës, një qytetar ka rënë në pishinën e zbrasur të Teatrit Kombëtar, pasi u dyshua se është shtyrë nga një punonjës i policisë. Atij i është dhënë ndihma e parë nga artistët dhe nga ish-deputetja demokrate Albana Vokshi, deri në mbërritjen e ambulancës. Por përtej tensioneve, duket se përleshja e policisë së shtetit mes artistëve dhe qytetarëve të cilët mbështesin kauzën e Teatrit Kombëtar me shumë gjasë do të vijojë ndoshta deri në një përplasje të mundshme mes tyre, dhe në rast se artistët e humbasin këtë betejë, atëherë do t’i hapet rrugë kështu krijimit të projektit të ri të Bashkisë së Tiranës, i cili jashtë fasadës së bukur të Teatrit që pritet të ndërtohet ka në pikësynim ndërtimin e disa kullave dhe pallateve pikërisht në atë zonë. Ndërkaq, në errësirë të plotë, është marrë vendimi nga mbledhja e zhvilluar mes aktorëve, të cilët kanë vendosur të qëndrojnë aty 24 orë të ndarë me turne. Duke qenë se protesta e
“Luftë” me policinë, artistët marrin Teatrin Kombëtar
tyre është bërë maratonë tashmë, pasi prej ditësh kanë vendosur që të mos shkëputen nga Teatri 24 orë në 7 ditë të javës për të mos lejuar shembjen e tij, natyrisht që dje ata janë gjendur të papërgatitur se historia do të merrte këtë rrjedhë, ndaj kanë bërë thirrje ndaj qytetarëve që t’ju dërgojnë ujë dhe ushqim. Artistët dhe protestuesit kanë bërë thirrje vazhdimisht ndaj forcave të rendit për mospërfshirjen e tyre në mbrojtje të paligjshmërisë, ndërsa është bërë edhe ndërprerja e energjisë elektrike,
lëvizje e cila mund të pasojë me tentativën përfundimtare për futjen e mjeteve për të shembur godinën. Ndërkaq, me të çarë kordonin e policisë dhe tu futur brenda godinës, policia do të shkëpuste fillimisht energjinë elektrike, dhe vetë pasdite do të shënohej një numër në rritje i forcave të policisë që u grumbulluan përreth Teatrit. Dhe ashtu siç ndodhi paradite, edhe pasdite situata do të tensionohej ku u shënua përplasje fizike mes qytetarëve dhe policisë, e cila ka ndërhyri që
të largonte nga sheshi qytetarët. Forcat të shumta policore, të pajisur me shkopinj gome dhe mjete të tjera u bënë gati për të trembur 100 qytetarë dhe artistë që ndodheshin brenda godinës së teatrit. Artistët ka 6 ditë dhe netë që ruajnë godinën. Ka prej tyre që kanë 17 muaj që mbrojnë godinën e Teatrit Kombëtar dhe Teatrin Eksperimental. Të ngujuarit nuk kanë komunikim me pjesën e jashtme. Artistët janë të vendosur të mbrojnë deri në fund godinën. Policia mund të hyjë në godinë, por ende s’ka hyrë. Të ngujuarit s’duan të lejojnë policinë të hyjë në godinë. Të mbledhur në mbështetje të arstistëve që ishin brenda godinës të ngujuar, qytetarët thanë se duhet referendum për çështjen e teatrit. “Dua që gjërat e kulturës të mbrohet sa më shumë. Më lidh arti, artistët. Jam frekuentuesja e artit, teatrit. Teatri të mbetet siç është, jo të bëhen kulla. Ky teatër të ngelet siç është dhe të ndërtohen teatro të tjerë”, tha një qytetare. “Do ishte shumë mirë që të kishte referendum për prishje ose jo të Teatrit. Do doja referendum dhe të mbahet godina e Teatrit do të doja”, u shpreh një tjetër qytetar. “Jam sensibilizuar me artistët. Unë e di se ky është monument i kategorisë së dytë. Kjo është zonë historike dhe nuk mund të prishet. Kjo godinë le të mbetet. Mund të them se kjo godinë mund të ishte një memorie e gjallë. Pa diskutim që duhet të mbetet siç është”, u shpreh para kamerave një tjetër qytetare.
AKTORI I NJOHUR
Neritan Liçaj në lot iu kërkon policëve hyjë në Teatrin Kombëtar “më ka marrë malli”!
Që në orët e para të mëngjesit të djeshëm, forca të shumta policore kanë rrethuar godinën e Teatrin Kombëtar me qëllim shembjen e tij. Artistë, aktivistë të shoqërisë civile e qytetarë janë përplasur me forcat e rendit pasi nuk pranuan që të largohen nga hyrja e teatrit. Mësymja e Policisë së Shtetit në Teatrin Kombëtar ka degjeneruar në dhunë e përplasje mes këtyre të fundit dhe artistëve e mbështetësve që nuk duan që ky teatër të shembet. Përpos dhunës, revoltës shumë prej artistëve janë përlotur para godinës së Teatrit Kombëtar. Aktori Neritan Liçaj nuk ka mundur të mbajë dot lotët teksa mbante në duar pankartën “Unë jam Teatri”, ndërsa shumë kolegë përpiqen ta ngushëllojnë. Aktori i njohur Neritan Liçaj në lot iu kërkon policëve hyjë në Teatrin Kombëtar “më ka marrë malli”!
AKTORI
Gentian Zenelaj “turpëron” kolegët: Mos u bëni pjesë e turpit kombëtar
MBROJTJA E TEATRIT
E
Artistët te Teatri Kombëtar, Budina: Ku je Ismail Kadare? Hajde e na mbro!
ndërsa protesta te Teatri Kombëtar po rrezikonte të precipitonte shumë rrezikshëm, pasi policia e rrethoi godinën me forca të shumta policie, ndërkohë që brenda godinës janë mbi 100 veta, jashtë godinës ishin me qindra e qindra protestues të cilët kërkojnë që policia të mos rrëzojë Teatrin Kombëtar. Përplasjet kanë të ashpra gjatë gjithë ditës. Por në mbrëmje artistët i kanë bërë thirrje shkrimtarit të madh Ismail Kadare që të vijë e ti mbrojë te Teatri, pasi ardhja e tij do jetë forca shpirtërore e një KOMBI. Regjisori Edmond Budina kishte dhe një thirrje për shkrimtarin Ismail Kadare. “Policia hiqni kapelet. A kini fëmijë, ndërgjegje. Si mund të dhunoni
bashkëqytetarët tuaj, njerëzit që duan të bashkohen në këtë shesh. Çfarë ju kemi bërë. Pse na keni rrethuar po mbrojmë kulturën shqiptare. Thirrini ndërgjegjes. Unë po i bëj një thirrje presidentit, Ilir Meta, Pandeli Majko kemi qenë tek Ramiz Alia bashkë. Hajde këtu bashkohuni me ne, nëse ju ka mbetur diçka nga
ajo e viteve 1990. Hajde këtu Ismail Kadare. Hajde se po na tërheqin zvarrë. Na kanë rrethuar si romanin Kështjella dhe po na trajtojnë si të jemi kafshmë. Në këtë skenë kemi vënë Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur, “Kush e solli Doruntinën”. Hajde këtu në sheshin e Teatrit”, u shpreh Edmond Budina.
Teksa vijonte e tensionuar situata përpara godinës së Teatrit Kombëtar, një mesazh të fortë për kolegët ka pasur dhe aktori Gentian Zenelaj. Ai iu ka kërkuar të gjithë artistëve që të mos bëhen pjesë e turpit, por t’iu bashkohen atyre në këtë rezistencë, që duket se po shkon në përballjen finale. “Kjo është një nga ditët e paprecedenta që unë kam pasur fatin e keq që të shoh. Është një turp shumë i madh, sidomos ajo që ka ndodhur me profesor Mondin, asnjë nga artistët shqiptarë nuk meriton që të trajtohet në këtë mënyrë. Sot pastruesja e Teatrit pyeti se ku janë artistët, u bëj thirrje të gjithë kolegëve të mi që të jenë sot këtu. Teatri Kombëtar është i të gjithë shqiptarëve, në rast se lëshojmë Teatrin atëherë ata na kanë mpirë trurin dhe na kanë shkatërruar çdo të ardhme. Jemi këtu për një qëllim fare të thjeshtë, të ruajmë Teatrin Kombëtar jo vetëm si godinë por edhe si simbol të Kulturës Shqiptare”, u shpreh aktori Gentian Zenelaj.
POLITIKE SOCIOLOGU I NGUJUAR Qëndresës së artistëve gjatë ditës së djeshme i janë bashkuar qytetarë dhe njerëz të njohur në arenën publike shqiptare. Sociologu Ergys Mertiri është pjesë e grupit të protestuesve që janë ngujuar dje brenda Teatrit Kombëtar, dhe ai tha se policët kanë zënë të gjitha dyert për të mos lejuar persona të tjerë të hyjnë brenda. Sakaq u kanë ndërprerë edhe
6
E enjte, 25 KORRIK 2019
Teatri, Mertiri: Këllirat në pushtet janë tërbuar, u ka ardhur ngordhja energjinë elektrike duke i lënë në errësirë në sallën e teatrit. “Jemi brenda Teatrit Kombëtar, të vendosur të mos lejojmë taborët e Sandër Lleshit ta pushtojë atë. Policët kanë zënë të gjitha daljet për të mos lejuar të tjerë të hyjnë brenda. Sapo na ndërprenë edhe energjinë elektrike. Pas dështimit me turp në përplasjet e mëngjesit, këllirat në pushtet janë tërbuar dhe nuk duan ta
lëshojnë betejën pa një fitore, për të vendosur në vend “nderin” e cenuar të gangove politikë. Këta një vjet e gjysëm kanë treguar se sa herë kanë menduar të bëjnë një poshtërsi me teatrin, iu ka dalë për keq. Kështu po iu shkon edhe sot. Pushtetit duket se i ka ardhur ngordhja dhe e ka humbur arsyen”, u shpreh dje në reagimin e tij, sociologu Ergys Mërtiri.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Edi Rama dhe Erjon Veliaj synojnë ta shembin për hir të interesave të tyre korruptive
Artistët thirrje Parlamentit Europian: Na dhunuan në tempullin tonë
P
ërmes një Manifesti, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i bën thirrje Parlamentit Europian që të ndërhyjë sa më shpejt në mënyrë që ky projekt kulture-vrasës i qeverisë shqiptare të ndalet para se të jetë vonë. “Qytetarë të Evropës, njerëz të skenës dhe të artit, arkitektë, akademikë dhe ligjvënës të Parlamentit Evropian: Prej një viti e gjysmë qytetarët e Tiranës janë ngritur në mbrojtje të ndërtesës historike të Teatrit Kombëtar, të cilën kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryetari Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj synojnë ta shembin për hir të interesave të tyre korruptive. Trualli mbi të cilin ngrihet Teatri, i cili është në pronësi publike, është planifikuar të tjetërsohet përmes një projekti korruptiv për të cilin u miratua një ligj special antikushtetues që i jepte një kompanie të preferuar nga Kryeministri të drejtën për shembjen e Teatrit dhe zhvillimin e projektit. Ky ligj u miratua nga Parlamenti, edhe pse presidenti refuzoi ta dekretonte dy herë pasi ai u gjet në shkelje të Kushtetutës. Aktualisht, Kryeministri i Shqipërisë ka uzurpuar të gjitha pushtetet – ekzekutivin, parlamentin dhe gjyqësorin. Nëpërmjet një pseudoreforme në drejtësi ai ka paralizuar Gjykatën Kushtetuese. Ndaj në Shqipëri nuk ekziston asnjë instancë, në të cilën ky ligj korruptiv të mund të
ankimohet. Ne, artistët dhe qytetarët e Tiranës, si dhe miqtë tanë nga gjithë Evropa të mbledhur rreth Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit rezistojmë që prej një viti e gjysmë, duke krijuar barrikadë njerëzore brenda dhe rreth Teatrit. Sot, më datë 24 korrik, forcat e policisë së rendit për herë të parë dhunuan fizikisht artistët, intelektualët
dhe qytetarët e Shqipërisë në mbrojtje të ndërtesës publike, truallit publik dhe interesit publik. U dhunua në mënyrë çnjerëzore Edmond Budina, regjizor dhe aktor teksa qëndronte në mbrojtje të teatrit. Kërkojmë urgjentisht mbështetjen politike, institucionale, morale dhe njerëzore të mbarë hapësirës europiane, që ky projekt
kulture-vrasës i qeverisë shqiptare të ndalet para se të jetë vonë. Qytetarë të Europës! Institucione evropiane! Mbështetja juaj sot është treguesi i një të ardhmeje të përbashkët nesër, të bazuar mbi ligjin, vlerat dhe një qytetërim të përbashkët evropian”, thuhet në Manifestin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Përlotet regjisori: Ky është një regjim fashist, prandaj ky popull duhet të ngrihet i gjithi në këmbë
R
egjisori dhe qëndrestari më i zëshëm për çështjen e Teatrit Kombëtar, Edmond Budina u ka bërë thirrje mes lotëve artistëve dhe kolegëve të tij të mos tërhiqen, por të vazhdojnë betejën për mbrojtjen e godinës. Pasi u tërhoq zvarrë nga policia, Budina është shprehur për mediat se po jetojmë një regjim fashist dhe se pikërisht për këtë arsye duhet të arrihet një mobilizim i gjithanshëm. I tronditur dhe gati me lot në sy regjisori Edmond Budina tregon si është tërhequr zvarrë nga policia, ndërsa ai së bashku me 4 persona të tjerë po qëndronin tek hyrja e Teatrit Kombëtar si rezistencë për të ndalur shembjen e tij. “Sot është një ditë e trishtë. S’më ka ndodhur as në kohën e Ramiz Alisë. Policia atëherë nuk
Edmond Budina: Ky është fundi i demokracisë! S’më ka tërhequr zvarrë policia e Ramiz Alisë, me tërhoqën këta
më ma tërhequr zvarrë. Ajo që ka ndodhur në vendin tim është një nga gjërat më të turpshme. Nuk po mbrojmë shtëpitë tona, por shtëpinë shqiptarëve. Nuk themi që teatri të mos ndërtohet por teatri i ri të ndërtohet diku
tjetër”, tha ai. Ndërsa tentativat për shembjen, i ka cilësuar si fundin e demokracisë në vend. “Është një nga ditët më të dhimbshme të jetës sime. I bëj thirrje dhe kryeministrit, që më ke zënë prej krahu dhe më ke
tërhequr zvarrë, u bëj thirrje të gjithëve që të mos tentojnë më që të prishin këtë pasuri kombëtare. Unë them që ky është fundi i demokracisë shqiptare, ky është një regjim fashist, prandaj ky popull duhet të ngrihet i gjithi në këmbë. Teatri do të jetë varreza e fundit e këtij regjimi. Unë falënderoj popullin e Tiranës që na ka mbështetur dhe është pranë nesh. Të dashur miq mos u shisni për një copë bukë, hajdeni që të jemi bashkë, të ngrihemi të gjithë bashkë për të mbrojtur demokracinë dhe lirinë. Unë nuk marr përsipër për të thënë se si do të vijojë aksioni, unë nuk bëj deklarata se do të japim jetët
tona, pasi këto patetizma nuk na shkojnë, ama rezistenca jonë nuk do të ndalet, kaq. Ne kërkojmë që të ketë një teatër të ri, dhe të bëhet rikonstruktimi i kësaj godine”, u shpreh regjisori Budina, pasi u tërhoq zvarrë nga policia. Edhe në brendësi të ambienteve të Teatrit Kombëtar, ku i është drejtuar skenës duke u ulur dhe puthur, Budina i ka mëshuar thirrjes së tij. “Ju lutem, ju lutem mos e lini këtë teatër të shembet. Ruajeni këtë shenjtëri për të ardhmen, për fëmijët tuaj, për të treguar se në këtë teatër kanë luajtur kollosët. Ndërtoni një teatër të ri diku tjetër”, apeloi dje regjisori Edmond Budina.
POLITIKE
7
E enjte, 25 KORRIK 2019
Nënkryetari i LSI-së: Edi Rama dhe vandalët e tij sulm mbi Teatrin, si bolshevikët mbi Pallatin e Dimrit
N
ënkryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili teksa publikoi në rrjetet sociale foto nga situata brenda godinës së Teatrit Kombëtar shprehet se Edi Rama dhe vandalët e tij kanë ushtruar një sulm mbi Teatrin, si bolsheviket mbi Pallatin e Dimrit. “Brutale,vulgare dhe pagdhendur rilindasit e Edi Ramës dhunojnë objektet që kanë bërë historinë e mrekullueshme të artit dramatik në Teatër. Njëlloj si bolshevikët, që urinonin mbi veprat e artit kur mësynë Pallatin e Dimrit, ashtu edhe këta vunë dorë mbi gjithçka me vlerë në Teatër. Shihni një poltron, që ka shërbyer për vënien në skenë të kryeveprave të dramaturgjisë në teatër, që përdhoset në një qoshe nga policia bolshevike dhe vandale e Edi Ramës”, u shpreh Vasili. Më herët në një intervistë për Fax News, nënkryetari i LSIsë u shpreh se Teatri është zemra e këtij qyteti, ndërsa qeveria do të rrëmbejë 250 milion euro. “Qeveritarët të mbështetur edhe nga këto institucionet e policisë që i komandojnë sigurisht, fatkeqësisht disa kriminelë është dhe një pjesë e mirë e policisë të cilët janë disa rrogëtarë që i venë përpara këta dhe i kërcënojnë me bukën e gojës, janë vërvitur këtu si çakejtë mbi copën, për këta nuk është teatër kombëtar është thjesht dhe vetëm një copë tokë e cila prodhon qindra milionë euro, e cila duhet rrëmbyer dhe duhet shkulur rrënja e këtij aktiviteti. Unë jam 60 vjeç burrë, kjo është zemra e këtij qyteti, unë jam lindur dhe rritur këtu kjo është zemra, pra në këtë moment këtu po luftojmë ti shpëtojmë zemrën qytetit. Duan t’ia shkulin NËNKRYETARJA E LSI
N
ënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho deklaroi dje se dhuna, barbaria dhe vjedhja e pushtetit u bënë bashkë përsëri dje në Teatrin Kombëtar, si shfaqja e radhës së një kaste kriminale në shërbim të oligarkëve, për të thyer dhe mposhtur rezistencën qytetare të artistëve dhe mbështetësve të tyre. “Sjellja e sotme (djeshme) e pushtetit, e dhunshme dhe kriminale kundër artistëve që mbrojnë teatrin prej atyre që duan ta vjedhin, duhet të na bëjnë të gjithëve të kuptojmë se si është degraduar ky pushtet që sot ka kapur çdo gjë. Prandaj edhe unë jam me Teatrin, si simbol i trashëgimisë, simbol historik i teatrit shqiptar, si monument i qytetit ku u linda dhe
Vasili: Teatri zemra e këtij qyteti, qeveria do të rrëmbejë 250 milion euro
kusarit e t’ia bëjnë copa-copa kjo është asgjë më shumë”, tha nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili. Pjesë nga intervista Presidenti i Republikës ka lajmëruar një konferencë në orën 13:00 në një deklaratë komunikim për mediat për sa i përket kësaj çështjeje, nga ana e Lëvizjes Socialiste Për Integrim a do ketë mbështetje dhe mobilizim me qëndrestarë në qoftë se do vendoset qëndresë 24 orë? Lëvizja Socialiste Për Integrim nuk diskutohet që është në një mbështetje të padiskutueshme. Unë këtu jam si një nga drejtuesit
e LSI-së dhe me shumë e shumë të tjerë që ndodhet brenda dhe jashtë territorit, por këtu në radhë të parë, përpara se të jemi anëtarë, mbështetës, drejtues të LSI-së ne jemi si qytetarë. Unë këtu në radhë të parë jam qytetari Petrit Vasili që po i vjedhin, po i grabisin, po i plaçkisin qytetin dhe pastaj jam politikani Petrit Vasili. Kjo është për mua një çështje shumë më e dhimbshme se politika vetë. Kjo është çështje e ekzistencës se çfarë qyteti do t”i lë djalit tim, nipërve të mi, etj. Do i lë një qytet me zemër të shkulur se disa maskarenj
Xhixho: Dhuna, barbaria dhe vjedhja e pushtetit u bënë bashkë kundër Teatrit
u rrita. Në një vend ku sovrani shprehet me vote dhe nuk i blihet vota, çdo Qeveri do e kishte adresuar në Referendum këtë çështje kaq të ndjeshme për komunitetin e artistëve e për publikun duke ja lënë atyre në dorë vendimmarrjen. Por asgjë nga këto nuk ndodh në vendin tonë, pasi autokrati Rama ka vetëm një qellim prej 20
vjetësh të vjedhi pronën publike për xhepat e tij pa u interesuar fare për pasojat që lë tek ata qe e duan atë Teatër e që kanë lidhur jetën me historinë e tij. Por ne duhet të rezistojmë për dinjitetin tonë ,për vlerat e demokracisë që besojmë e duam t’i bëjmë pjesë të vendit tonë”, u shpreh dje nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho.
dhe disa kusarë të babëzitur, të çmendur dhe të kriminalizuar rrëmbyen çdo gjë dhe ikën dhe si vandalët dhe si hunët dikur që plaçkisin Romën dhe këta po i plaçkisin zemrën këtij qyteti. Kaq e qartë është kjo histori, kështu që ju lutem mos e bëni për forcat politike, nuk diskutohen forcat politike që janë këtu. Këtu në radhë të parë janë qytetarë. Unë shoh dhe kryetarin e PD-së, i cili është qytetari Lulzim Basha që ka lindur në këtë qytet, para se të jetë kryetar i PD-së. Prezenca në teatër ka qenë politike? Kjo vetëdije më mban këtu, që të mos lëviz kurrë, kjo është një vetëdije që i kalon të gjitha vetëdijet e tjera. Dhe qëndrimin që pashë nga mediat që Presidenti i Republikës ka bërë. Presidenti i Republikës, të jeni të bindur, mbron në këtë rast Kushtetutën dhe institucionin e tij, por dhe Presidenti i Republikës është një qytetar i thjeshtë i Tiranës, që i dhëmb dhe atij si qytetar, por ka dhe autoritetin kushtetues që ja jep dhe i lumtë dora që e bën një gjë të tillë, që e përdor Kushtetutën në të mirë të qytetarëve dhe të vendit, por dhe të gjithë qytetarëve që po iu rrëmbejnë pronën e përbashkët. Ne po mbrojmë pronën këtu, nuk është teatri këtu është shtëpia,
PROTESTA PËR TEATRIN
N
ënkryetarja e LSIsë, Kejdi Mehmetaj i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve ti bashkohen protestës për teatrin. Mehmetaj ndër të tjera ka theksuar se teatri sot simbolizon murin e fundit mbrojtës të demokracisë. “Qytetarë bashkohuni për Teatrin Kombëtar! Bëhuni sot pjesë e rezistencës, jo për një godinë, as për debatin “e vjetër apo e re”, por për të mbrojtur dinjitetin tuaj personal dhe të tonin si komb. Teatri sot simbolizon murin e fundit mbrojtës të demokracisë! Tirana dhe institucionet e saj janë të tonat, jo të Edit. Mjaft i kemi toleruar të rrëmbejnë para nga taksat tona, të shfrytëzojnë karriget për përfitime personale, të pasurohen
ISH-DEPUTETI
Braimllari: Teatri pronë Kombëtare, Rama nuk mundet të shembet atë
Teksa aktorë dhe qytetarë vijonin rezistencën te Teatri Kombëtar, Sekretari i Përgjithshëm i LSIsë, Endrit Braimllari e quan këtë një përballje me një bandë qeveritare. Sipas tij, Teatri është pronë Kombetare dhe nuk mund të shembet për të ngritur kulla klienteliste. “Qytetarët po përballen me një bandë qeveritare që për interesat klienteliste të Edi Ramës po shkatërron kulturën dhe artin në vend. Teatri është pronë Kombëtare nuk mundet një hajdut dhe bandit si Edi Rama ta shembë atë për të ndërtuar kulla klienteliste”, shprehet Endri Braimllari. është shtëpia e artistëve sepse është për ata, por kemi edhe një pjesë këtu dhe ne sepse është një kontribut, një pronë e përbashkët, ata luajnë në skenë, por jemi ne në sallë, nuk jetojmë dot pa njëri tjetrin. Sipas jush pse qeveria këmbëngul me mobilizim forcash policie? Asnjë gjë tjetër, qeveria ka 250 milionë euro këtu që do të rrëmbejë, nga të cilat ka një pjesë shumë të madhe për vete dhe kusarët duan të fusin paratë në xhep dhe pjesën e tyre e kanë marrë paradhënie dhe duan ta justifikojnë duke e përdorur si mish për top.
Mehmetaj thirrje qytetarëve për t’u bashkuar: Mos u gënjeni!
në kurriz të së ardhmes sonë. Ata nuk duhen lejuar të shkatërrojnë edhe trashëgiminë tonë kombëtare, se duan të fitojnë miliona euro apo të pastrojnë paratë e bandave. Qytetarë, mos u gënjeni! Ne nuk mund të bëhemi naiv! Kryeministri i shkatërrimit kurrë nuk ka pasur hall se ku do shohim ne teatër, a
kemi ftohtë në dimër dhe a kanë aktorët kushte nëpër salla, meraku i tij i vetëm janë kullat që do ndërtohen pas shembjes së Teatrit. Tirana sot ka nevojë për ne! Ejani tek Teatri Kombëtar tani, bashkohuni me artistët, mbroni demokracinë, mbroni të ardhmen e Shqipërisë!”, tha dje Kejdi Mehmetaj.
POLITIKE
8
E enjte, 25 KORRIK 2019
Pas Kryeministrit reagon edhe kryebashkiaku Erion Veliaj: Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet
Rama: Minoranca s’mund të marrë peng vendin. Teatri i ri do ndërtohet Q
ë prej mëngjesit artistë e qytetarë nisën protesta me frikën se lëvizjet e shumta, hyrje-daljet e punëtorëve dhe zhvendosja e disa objekteve paralajmëronte prishjen e tij. Kryeministri, Edi Rama, dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë reaguar ndaj protestës së artistëve kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas përplasjes mes policisë dhe protestuesve tek Teatri Kombëtar. Ai thotë se ata që protestojnë janë minorancë dhe s’mund të marrin peng vendin. Sipas tij, Teatri i ri do të ndërtohet. “Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend. Me gjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë, Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse. Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës. Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam. Kush s’është dakord është i respektuar, po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë”, u shpreh dje në reagimin e tij, kryeministri Edi Rama. Në lidhje me situatën e krijuar në Teatrin Kombëtar, ka reaguar
edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ironizon duke thënë se një lajm i mirë ishte fakti që Basha shkoi në atë teatër. Përmes një statusi në Tëitter, Veliaj thotë se një lajm i mirë ishte fakti që Basha shkoi në këtë teatër. Ai thotë ndër të tjera se nuk beson se godina i njan ndonjë teatri në Hollandë. “Lajm i mirë që pas kaq vitesh teatër në politikë, Lulzim Basha shkon për herë të parë në Teatër – dhe s’besoj tallashi i ngjan ndonjë teatri në Holande! Por si tek Lodrat, Pazari, Bulevardi e Sheshi, Tirana do fitojë sërish!”, tha dje kryebashkiaku Erion Veliaj.
Mbledhja e Qeverisë Një ditë pas Asamblesë Kombëtare të PS-së, ashtu si në çdo fund sezoni kryeministri Edi Rama mblodhi dje në një takim edhe ministrat e kabinetit të tij. duke marrë shkas nga zhvillimet në bulevard nga qëndresa e artsitëve Rama zgjodhi që ta mbledhë qeverinë në ambientet e Pallatit të Brigadave, dhe jo në Kryeministri. Të pranishëm në këtë takim ishin ministra e zv/ ministra të kabinetit qeveritar, takim të cilin Rama duket e ka kthyer në traditë në prag të pushimeve verore dhe gjithashtu morën pjesë edhe kreu i Grupit
Parlamentar, Taulant Balla si edhe kreuGramoz Ruçi. Në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Rama kaloi në skanër procesin zgjedhor të 30 qershorit, që sipas tij arriti kulmin e përplasjeve politike në vend. Edhe pse zgjedhjet kaluan paqësisht, Rama tha se plaga mbetet ende e hapur. Një urdhër Rama ua drejtoi deputetëve. Të gjithë të zbresin në bazë e të komunikojnë me njerëzit. Në të kundërtën tha se nuk do jenë pjesë e planeve të PS për 2021, duke shprehur kështu vendosmërinë për të çuar deri në fund mandatin e tij qeverisës.
ISH-DEPUTETI I PS-së
Malaj thirrje Majkos dhe Braçes: Qeveria të bllokojë shkatërrimin e Teatrit
“Qeveria të bllokojë punimet”, kjo është thirrja e ish-ministrit të Financave, Arben Malaj. I pranishëm në protestën kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, ishministri i PS-së i ka bërë thirrje kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi që të mbledhë deputetët, kurse ministrit të Diasporës, Pandeli Majko dhe zv. kryeministrit Erion Braçe, që qeveria të ndalë vendimin për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar. Ish-ministri i Financave, i ka bërë thirrje ministres së Kulturës që të kërkojë menjëherë largimin e policisë nga godina e Teatrit. “Majko dhe Braçe nëse e duan këtë vend duhet të nxjerrin një vendim qarkullues për mosprekjen e teatrit dhe vendosjen e qetësisë publike. Nëse nuk veprojnë Majko dhe Braçe, i takon Kuvendit dhe Gramoz Ruçit që të mbledhë deputetët nga pushimet dhe me një ligj me vetëm një paragraf të thuhet se ndalohet hyrja në teatër dhe më pas të gjendet një zgjidhje”, u shpreh ish-deputeti socialist, Arben Malaj. Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë ngritur dyshime për personat e paautorizuar që kanë hyrë brenda godinës dhe i tremben ndonjë incidenti të qëllimshëm për të dëmtuar teatrin.
AKADEMIKU KËRKON RESTAURIM TË GODINËS DHE PARALAJMËRON SE KUSH DO TË VEJË DORË MBI TEATRIN DO TË PËRGJIGJET NJË DITË
A
kademiku Artan Fuga ka reaguar për ngujimin e protestuesve brenda Teatrit Kombëtar, duke theksuar se asnjë argument i Qeverisë për prishjen e godinës nuk i qëndron arsyes. “Asnjë argument që jep qeveria, apo lakej të ndryshëm, nuk i qëndron arsyes kur kërkojnë të shkallmojnë ndërtesën e Teatrit Kombëtar! Asnjë! Do të më mjaftonte vetëm një argument, një i vetëm, që të mos ishte një budallallëk me brirë, dhe unë do të isha bërë me pushtetin kundër mbrojtësve! Por, nuk ka asnjë”, thotë Fuga. Akademiku kërkon restaurim të godinës dhe paralajmëron se kush do të vejë dorë mbi Teatrin do të përgjigjet një ditë. “Godina e vjetër? Restaurojeni! Skena jashtë standardeve të sotme? Modifikojeni për standarde të reja dhe për aq sa mundësi krijon! Kur të luani Nabukodonosorin vëreni në skenë atje te konstruksioni i
Artan Fuga: Asnjë qeveri nuk ka legjimitet të prishë Teatrin kombëtar
qelbur Turbina, a Hidrocentrali, atje ku as për kopësht zoologjik nuk bën! Do të urbanizohet i gjithë ai territor? Gjithçka duhet urbanizuar duke ruajtur vlerat e qytetit që është bërë si memorie budallai, fare bosh, fishkëllimë! Duhet ruajtur Kalaja, Teatri dhe gjithçka që ka kujtesë historike!
Kush do të vejë dorë mbi Teatrin një ditë do të përgjigjet përpara të vdekurve dhe të gjallëve, të gjithë kombit! E sigurt! Mos kujtojë njeri se kombi harron! Mbi gërmadhat e kullave që do të përmbysen aty, te vendi i krimit të shëmtuar, nëse do të ndodhi, një e nga një do të na ftojë atëherë Aleanca për Teatrin të vijnë shqiptarët të për mjerin mbi ato gërmadha! Mijëra currila do të rrjedhin mbi to”, shkruan akademiku. Sipas Fugës, asnjë Qeveri dhe Kuvend nuk ka legjitimitet për të prishur godinën e Teatrit pasi ajo i përket të gjithë kombit. “Nuk ka qeveri dhe Kuvend – Kopil (pa origjinë legjitime) që të ketë legjitimitet të prishi ndërtesën e Teatrit! Nuk është i Tiranës ai, ajo ndërtesë, është kombëtare, i takon të gjithë
kombit, madje edhe shqiptarëve jashtë kufijve, edhe arbëreshëve, edhe arvanitasve, madje! Kush ka të drejtë të vejë dorë mbi kujtesën tonë kombëtare, kush e ka tagrin ta bëjë atë? Kujtojnë ca qeveritarë qendrorë a lokalë që kanë pushtet për ca vjet se mund të venë dorë mbi historinë e kaluar edhe atë të ardhme të shqiptarëve! Kush ka të drejtë të vejë dorë mbi ndërgjegjen shpirtërore të shqiptarëve! Kush qeveri a kryetar bashkie ka marrë vota për këtë? Askush! Kush ka të drejtë të vejë dorë mbi historinë e kulturës dhe të artit shqiptar? Ka marrë gjë votat e shqiptarëve tê dikurshëm a të ardhshëm? Aspak! Çfarë e kujtojnë veten? Mos kujtojnë se janë të përjetshëm”, shprehet
ai. Për akademikun ndërhyrja e sotme e autoriteteve në ndërtesën e Teatrit Kombëtar është dhunë e pastër. “Kush ka të drejtë të flasë në emër të artistëve? Kush e ka kontaktuar Pitarkën, Roshin, Frashërin, Imamin, Prosin, e pa fund mjeshtra të mëdhenj që janë në botën e përtejme dhe na shohin? Asnjë argument, asgjë! Pa legjitimitet! Prandaj sulmi mbi ndërtesën e Tetarit kombëtar është dhunë e pastër! Dhunë e pastër e shtetit me forca policore kundër trashëgimisë shpirtërore të kombit! Ku ka legjitimitet pushteti bashkiak kur votuesit e kanë braktisur në zgjedhje të na “menaxhojë” edhe botën tonë shpirtërore” shekullore? Një, një, një argument të vetëm po gjetën! Përndryshe është krim, dhunë, shkatërrim! Poqese një ushtri e huaj do të kishte guxuar ta bënte këtë gjithë kombi sot do të ishte këtu! Do të mblidhej këtu! Këtu! Këtu”, tha dje Artan Fuga.
POLITIKE
9 E enjte, 25 KORRIK 2019
PËRPLASJA E POLICISË MË ARTISTËT
Kreu i shtetit: Shumë turp, Budinën se preku as Ramiz Alia
P
residenti Ilir Meta ka dalë në krah të artistëve dhe qytetarëve që po protestojnë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Kreu i shtetit i ka cilësuar të turpshme aktet e policisë së shtetit dhe asaj private, të cilët goditën artistët, mes të cilëve edhe regjisorin e njohur Edmond Budina. “Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me
komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme. I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e kor-
ruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e kulturën kombëtare. As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor ’90! Shumë turp! Shumë turp! Shumë turp!”,- shkruan Presidenti Ilir Meta.
Kreu i shtetit, kërkesë Gjykatës Kushtetuese shpalljen antikushtetues të ligjit për Teatrin Kombëtar
Presidenti: Mjaft më me sundimin e oligarkëve Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është drejtuar dje Gjykatës Kushtetuese për të depozituar kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Kërkesa e Presidentit vjen në një kohë kur dita e sotme ka qenë e mbushur me zhvillime shqetësuese në ambientet e jashtme dhe të brendshme të Teatrit Kombëtar. Artistët prej rreth një jave kanë vendosur të qëndrojnë 24 orë pa ndërprerje në sheshin e Teatrit pasi kanë marrë herë pas here informacione se nga dita në ditë pritet ndërhyrja për ta shembur. Në një prononcim për mediat, Presidenti e konsideroi vendimin për shembjen një proces kriminal dhe theksoi se është e nevojshme ndërprerja e këtij akti. Presidenti tha se do veproj drejtësia shqiptare ndaj rilindasve kombëtarë dhe ndërkombëtare që e kanë lënë vendin pa gjykatë kushtetuese dhe morën vendimin për të shkatërruar teatrin. “Në radhë të parë dua të theksoj rëndësinë e madhe që ka akti im sot që është në koherencë me përpjekjet e mia të vazhdueshme ne raport me Kuvendin, qeverinë dhe institucionet e përfshira në këtë proces kriminal, në kundërshtim me rendin e
vendit, akteve dhe marrëveshjeve kombëtare dhe njëkohësisht në kundërshtim me interesat kombëtare të vendit. Ligji për shkatërrimin e teatrit është një kryevepër kryhet në një krim kushtetues, kombëtar dhe kulturor dhe vetëm në interes ‘rules of oligarks’. Dua ti siguroj të gjithë se kam ardhur këtu për të garantu-
ar që Republika e Shqipërisë do jetë një vend i sundimit të ligjit dhe popullit, boll me sundimin e oligarkëve. Është e domosdoshme ndërprerja e këtij akti që filloi sot në mëngjes, do veproj drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare ndaj rilindasve kombëtare dhe ndërkombëtare që e kanë lënë vendin pa gjykatë kushtetuese”,- tha
kreu i shtetit. Kreu i shtetit deklaroi se asnjë forcë në botë nuk mund ta ndalojë atë që të kërkojë zbatimin e ligjeve. “Nuk jemi rastësisht pa gjykatë kushtetuese. Fajin nuk e ka reforma, ajo nuk e linte pa Gjykatë Kushtetuese vendin la ramaforma. Drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare do veprojë një ditë për këtë krim që është sh-
katërrimi i teatrit kombëtar. Është përpjekje për të instaluar me dhunë ‘rules of oligarks’. Nuk ka forcë në botë që më ndalon mua si president që të vë para drejtësisë rilindasve kombëtare. Unë jam i lumtur për procesin dekorimit që ka filluar ndaj meje. Kam dy vite që jam betuar në Kushtetutën e Shqipërisë. Asnjë president nuk ka ardhur këtu. Drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare do veprojë. Drejtësia kombëtare është më kryesore”,- deklaroi Presidenti. Ndërkohë dje mbërritën dhjetëra forca të Policisë së Shteti dhe asaj Bashkiake nga ku artistët bënë rezistencë duke kapërcyer kordonin e Policisë dhe future brenda Teatrit. Atyre iu bashkuan edhe politikanë nga radhët e opozitës përfshirë edhe kryetarit të saj Lulzim Basha i cili deklaroi se së shpejti do të ketë një marrëveshje midis opozitës dhe artistëve në lidhje me Teatrin. Deklarata e Presidentit Meta për mediat pas depozitimit në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Por ka reaguar edhe Kryeminis(Vijon në faqen 10 )
POLITIKE
10 E enjte, 25 KORRIK 2019
(Vijon nga faqja 9)
tri Edi Rama. Ai ka komentuar zhvillimet e sotme te Teatri Kombëtar. Kreu i qeverisë shkruan se e respekton protestën e minorancës, por ajo nuk ka mandat dhe as të drejtë për ta penguar ndërtimin e teatrit të ri. Ndërkohë, Rama e ka injoruar lajmin e Presidencës se Ilir Meta do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Pjesë nga padia e Presidentit në Gjykatën Kushtetuese: Presidenti i Republikës, në cilësinë e palës kërkuese në këtë gjykim kushtetues, vlerëson se ligji nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, i miratuar në datë 05.07.2019 dhe datë 20.09.2018; – nuk është në përputhje me parimet kushtetuese; – bie ndesh me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; – bie ndesh me aktet ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë aderon apo ka ratifikuar; – bie ndesh me përcaktimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit; – në thelb dispozitat e këtij ligji përmbajnë kritere diskriminuese që nuk garantojnë konkurencën e lirë dhe bien ndesh me zbatimin e parimeve kushtetuese të “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”, duke cenuar kështu funksionimin e shtetit të së drejtës; –cenon rëndë parimet kushtetuese të ndërtimit dhe funksionimit të organeve të pushtetit vendor të “decentralizimit” dhe “autonomisë vendore”, duke rënë ndesh, njëkohësisht edhe me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve; – bie në kundërshtim dhe jurisprudencën kushtetuese të krijuar nga Gjykata Kushtetuese, mbi parimet e funksionimit të organeve të qeverisjes vendore dhe ushtrimit të kompetencave prej tyre në përputhje me pa-
rimin e decentralizimit dhe autonomisë vendore; – cenon parimin e sigurisë juridike lidhur me ushtrimin e të drejtave pronësore mbi të drejtat private të pronësisë; – nuk garanton mbrojtjen e pronës publike; – është në kundërshtim me sistemin ligjor aktual, mbi të cilin zhvillohet shoqëria shqiptare; – paraqet mangësi dhe paqartësi të theksuara në aspektin e leverdisë ekonomike dhe financiare të shtetit, duke krijuar terren të përshtatshëm për abuzim me pronën publike dhe cenimin e interesit publik. Më konkretisht parashtroj si më poshtë: Së pari, ligji nr.37/2018, i miratuar në datë 20.09.2018, nuk garanton dhe për më tepër i shkel parimet e “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”, parime këto të cilat gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë mishëron dhe mbron më së miri parimet dhe vlerat më të larta të funksionimit të një shoqërie demokratike. Në nenin 11, pika 1 të saj, parashikohet se: “Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në pronën private e publike, si dhe në eko-
nominë e tregut dhe në lirinë e veprimtarisë ekonomike.”. Zbatimi i këtyre parimeve kushtetuese në praktikë nënkupton që ligjvënësi dhe qeveria do të duhet të nxjerrin akte ligjore dhe nënligjore që bëjnë të mundur zhvillimin ekonomiko-shoqëror, bazuar në mundësi të barabarta zhvillimi, ku nën një klimë të përshtatshme dhe të garantuar për biznesin, të nxitet konkurrenca, sipërmarrja e lirë dhe që, në tërësi, të krijohen garancitë e nevojshme ligjore që krijojnë besueshmëri tek çdo qytetar i vendit, apo investitor vendas apo i huaj, se ky regjim juridik nuk do të ndryshojë . Këto standarde të larta të zhvillimit shoqëror i mbron Kushtetuta e vendit e cila, në nenin 18 të saj, ka përcaktuar se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Kjo nënkupton se veprimtaria legjislative e Kuvendit duhet të jetë shumë e kujdesshme në mënyrë që ligjet e reja që miratohen të mos bien ndesh me sistemin ligjor aktual, për të mos krijuar kështu trajtim jo të barabartë, pasi në të kundërt, kjo do të cenonte funksionimin e shtetit të së drejtës. Në zbatim të ligjit themeltar të shtetit, është detyrë e ligjvënësit që të miratojë akte, të cilat krijojnë një sistem të përgjithshëm
ligjesh që rregullojnë veprimtarinë e gjithë shoqërisë brenda një shteti dhe që janë të detyrueshme dhe të zbatueshme nga të gjithë. Ky është sistemi ligjor që Republika e Shqipërisë ka ndërtuar deri më sot ku ligji ka karakter të përgjithshëm, nëpërmjet të cilit mbrohen dhe rregullohen të gjitha marrëdhëniet juridiko-shoqërore për të gjitha shtresat e shoqërisë dhe ku të gjithë janë të barabartë përballë tij (ligjit). Nëse ky sistem ligjor i përgjithshëm cenohet dhe veprimtaria e ligjvënësit orientohet shpesh e më shpesh për të miratuar ligje që rregullojnë një marrëdhënie të caktuar me një individ apo subjekt të caktuar ekonomik, atëherë roli rregullator i shtetit individualizohet nëpërmjet trajtimit preferencial, dhe si rrjedhim, në mënyrë të pashmangshme, duke sjellë kështu pabarazi dhe cenim të veprimtarisë së lirë ekonomike. Pra në këtë formë funksionimi, shteti nëpërmjet ligjeve të posaçme që nxjerr, del nga zbatimi i parimit të përgjithshëm të shtetit të së drejtës dhe individualizon trajtimin e shoqërisë nëpërmjet normave ligjore të ndryshme. Kuvendi në ligjin e miratuar në 5 korrik 2018 me ligjin nr. 37/ 2018, kishte përcaktuar një trajtim preferencial të kompaninë private “Fusha” sh.p.k, ku kërkesa për shprehje interesi, e paraqitur nga kjo kompani, ishte vlerësuar “a priori” si propozimi më i mirë, duke bërë kështu dhe pranimin automatik të faktit të kryer, pa asnjë procedurë konkurrimi të hapur dhe transparente. Pikërisht shkelja e parimeve kushtetuese të barazisë përpara ligjit dhe lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve, ishte një nga arsyet, por jo e vetmja, që Presidenti i Republikës, me dekretin nr.10 849, datë 27.07.2018, vendosi ta kthente ligjin për rishqyrtim në Kuvend (shih arsyet e Dekretit nr. nr.10 849, datë 27.07.2018). Kuvendi me ligjin e ri nr.37/2018, të miratuar në datë 20.09.2018, është përpjekur të përcaktojë se për
realizimin e këtij projekti, do të kemi tashmë një garë të hapur ku do të mund të përzgjidhet personi fizik apo juridik, me të cilin shteti do të negociojë për nënshkrimin e një kontrate bashkëpunimi. Konkretisht në nenin 3, pika 4, 5, 11 të ligjit parashikohet se: “4.”Palë private” është çdo subjekt privat që paraqet një propozim për zhvillimin e projektit te zhvillimit te zonës se Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës se re te Teatrit Kombëtar. 5.”Palë private e përzgjedhur” është pala private, propozimi i së cilës ka rezultuar në përputhje me kërkesat e këtij ligji, më i favorshmi në raport të interesit publik, si dhe është klasifikuar e para nga komisioni. 11.”Thirrje e hapur” është ftesa e hartuar nga komisioni për palët private që janë të interesuara për të paraqitur një propozim për realizimin e projektit te zhvillimit te zonës se Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës se re te Teatrit Kombëtar, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë ligj. Në pamje të parë, duket sikur tashmë do të realizohet një procedurë konkurrimi e lirë dhe që respekton kërkesat kushtetuese për veprimtari të lirë ekonomike dhe trajtim të barabartë, por nëse shqyrtohen dispozitat e mëtejshme ku përcaktohen kërkesat, mjetet dhe kriteret sesi kjo garë realizohet, arrihet në konkluzionin logjik se sërish edhe kjo normë ligjore paraqet elementë që cenojnë drejtpërdrejt konkurrencën e lirë, trajtimin e barabartë dhe që nuk garanton që procesi do të jetë objektiv dhe i ndershëm. Konkretisht në pikën 3, të nenit 6, të ligjit parashikohet se: “3. Me marrjen e propozimeve, komisioni verifikon paraprakisht statusin e të gjitha pronave mbi të cilat do të zhvillohet projekti, sipas përcaktimeve të pikës 4, të nenit 3, të këtij ligji. Komisioni verifikon dhe marrëveshjet e arritura dhe të nënshkruara me pronarët privatë që posedojnë pasuritë në zonën e zhvillimit të projektit.” Pikërisht ky parashikim, përcakton se çdo palë private që dëshiron të marrë pjesë në konkurrim duhet që propozimin e tij për zhvillimin e projektit te zhvillimit te zonës se Teatrit Kombëtar, duhet ta shoqërojë dhe me marrëveshjet që duhet të ketë arritur, me pronarët e pasurive private që ndodhen në zonën objekt zhvillimi dhe që përfshihen në këtë projekt. Në thelb vendosja e këtij parashikimi ligjor përbën një kusht parakualifikues për të marrë pjesë në garë, duke e bërë kështu një proces selektiv konkurrimi. Për këtë është me rëndësi të evidentohet se: Është fakt i provuar shkresërish që, Kuvendi i Sh(Vijon në faqen 11)
POLITIKE
11 E enjte, 25 KORRIK 2019
(Vijon nga faqja 10)
qipërisë, me propozimin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe më pas të qeverisë, u investua me procedurë të përshpejtuar në shqyrtimin e propozimit dhe miratimin e ligjit nr. 37, datë 05.07.2018, duke përzgjedhur me ligj bashkëpunimin me shoqërinë propozuese “Fusha” sh.p.k, si një nga pronarët e pasurive prone private në këtë zonë. Gjithashtu është fakt i bërë publik dhe i formalizuar në kërkimin e Bashkisë Tiranë dhe propozimin e Qeverisë dhe i pranuar nga Kuvendi i Shqipërisë, që në zonën e përcaktuar për realizimin e këtij projekti ndërmjet rrugëve “Abdi Toptani” dhe “Murat Toptani”, shoqëria propozuese “Fusha” sh.p.k. ka në pronësi pasuri të paluajtshme truall dhe ndërtesa. Në këtë situatë faktike, ku shoqëria “Fusha”, shpk, rezulton pronare në zonën objekt zhvillimi, vendosja e këtij kushti nëpërmjet ligjit dhe mosparashikimi në ligj i rolit të shtetit si garant për një proces të hapur dhe transparent konkurimi, sjell si rezultat të vetëm realizimin e një procesi selektiv konkurimi në kushte aspak të barabarta. Kjo sepse ligji i ri në fakt parashikon se çdo subjekt që dëshiron të konkurojë, është i detyruar që të lidhë, apo të ketë lidhur marrëveshje me pronarët e truallit, ku një prej tyre rezulton të jetë propozuesi i parë i këtij projekti, me të cilin Kuvendi me procedurë të përshpejtuar kishte përcaktuar bashkëpunimin me të, me trajtim preferencial nëpërmjet një ligji të veçantë, tashmë të rrëzuar. Kuvendi nuk ka parashikuar asnjë zgjidhje për rolin garantues të shtetit në kushtet kur të drejtat e pronësisë private të një, apo disa pronarëve mund të diktojnë pjesëmarrjen në konkurrim. Konkretisht nuk është parashikuar në ligj, zgjidhja e një situate ku një palë private paraqet një propozim, shumë herë më të lartë për nga interesi ekonomik për shtetin dhe inter-
esin publik, por nuk ka mundur të realizojë plotësisht apo pjesërisht marrëveshje bashkëpunimi me pronarët privatë të pasurive të paluajtshme që ndodhen në këtë zonë objekt zhvillimi. Në këtë mënyrë ligji nr. 37/2018, i miratuar në datë 20.09.2018 me kriteret e vendosura dhe me paqartësitë e tij, nuk e ka zgjidhur problemin kushtetues që ekzistonte në lidhje me këtë çështje, pasi sërish nëpërmjet kushteve dhe kritereve të tilla të vendosura në ligj, kufizohet pjesëmarrja në konkurim, duke bërë kështu që në praktikë të ekzistojë sërish trajtimi preferencial dhe i favorizuar i një ose disa subjekteve të caktuar, gjë e cila sjell si rezultat paracaktimin e fituesit në këtë proces. Për rrjedhojë, arrihet në bindjen se edhe kjo procedurë e re ligjore krijon pabarazi dhe cenim të veprimtarisë së lirë ekonomike dhe barazisë përpara ligjit, parime këto të mbrojtura nga neni 11 dhe 18 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Paracaktimi i drejtpërdrejtë me ligj nga Kuvendi i disa kushteve specifike për kualifikim që siç
rezulton nga histotiku i formimit të vullnetit të ligjvënësi i plotëson vetëm një rreth kufizuar i operatorëve ekonomik, për të mos thënë vetëm operatori që ka shprehur interesin për zhvillimin e zonës, e bën këtë proces haptazi antikushtetues në shkelje të neneve 11, 18 të Kushtetutës. Kjo sepse sërish shteti me ligjin nr.37/2018, të miratuar në datë 20.09.2018, ka diktuar vullnetin e tij se ka zgjedhur të bashkëpunojë për të kryer një punë publike, vetëm me atë kompani që ka siguruar kontrata me pronarët e truallit për zhvillimin e pronës së tyre, ku një prej tyre është dhe pronar i pjesshëm i një pasurie brenda zonës që pretendohet të zhvillohet dhe propozuesi fillestar për zhvillimin e saj. Trajtimi preferencial që i bëhet me ligj kompanisë që gëzojnë këtë mundësi, në raport me shtetasit dhe subjektet e tjerë, që do të dëshironin të ishin pjesë e një konkurrimi të ndershëm për të hartuar qartë propozimet e tyre me qëllim që në të ardhmen t’u krijohej mundësia për të ndërtuar një partneritet me autoritetet
publike për zhvillimin e tyre ekonomik, është shkelje e hapur dhe e drejtpërdrejtë e këtyre parimeve kushtetuese të barazisë përpara ligjit dhe lirisë së veprimtarisë ekonomike. Në rastin konkret, dispozitat e këtij ligji nuk garantojnë asnjë procedurë konkurrimi të hapur dhe transparente. Republika e Shqipërisë ka të miratuar dhe në fuqi një sërë normash ligjore dhe akte nënligjore që rregullojnë procedurat e konkurrimit për sipërmarrjet private të punëve publike. Legjislacioni mbi prokurimin publik, apo ai i partneritetit publik privat, parashikon se çdo propozim parashtrohet dhe krahasohet me nevojat që autoriteti publik ka; pra, me termat e referencës, ku sipas procedurave bazuar në kritere jo diskriminuese dhe transparente konkurrimi, përzgjidhet operatori që ka ofertën më të leverdisshme dhe që mundëson realizimin e një kërkese të entit publik për mallra, shërbime apo ndërtime etj. Aktualisht Republika e Shqipërisë ka një bazë ligjore të plotë për të realizuar çdo investim publik që kërkohet të realizohet. Krijimi i precedentëve të tillë, siç është ligji nr. 37/2018, i miratuar në 20.09.2018, për të dalë nga zbatimi i këtyre rregullave të përgjithshëm dhe për të krijuar rregulla të veçanta ligjore që i adresohen rregullimit të një marrëdhënie të caktuar me kritere preferenciale që diktojnë përzgjedhjen e një operatori ekonomik të caktuar, jo vetëm që përbën trajtim të pabarabartë, por do të krijonte prirjen e operatorëve në treg që të kërkonin në vijimësi që gjithkush të kishte një trajtim preferencial për të operuar në një mjedis ligjor të personalizuar. Ky regjim rregullator me ligj nëpërmjet Kuvendit, ku vendosen kushte për konkurim që mund të plotësohen vetëm nga një numër i kufizuar i opera-
torëve ekonomik, krijon pabarazi të shtetasve përpara ligjit, sepse diskriminon çdo person fizik, apo juridik që do të dëshironte të ushtronte të drejtën e veprimtarisë së lirë ekonomike, duke konkurruar bazuar në rregullat ekzistuese të njëjta, por që nuk mundet, pasi ligji, ia heq këtë mundësi, sepse përcakton, paraprakisht, kushte të tilla plotësimi i të cilave diktohet nga vullneti i subjektit me të cilin shteti fillimisht zgjodhi që të bashkëpunojë. Ligji nr.37/ 2018 përmbys hapur zbatimin e parimeve evropiane të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut ku ligji është i barabartë për të gjithë dhe përpara tij janë të gjithë të barabartë. Së dyti, ligji nr. 37/2018, miratuar në datë 20.09.2018 nuk është në harmoni me parimet themelore kushtetuese të identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kombëtare apo me objektivat socialë mbi të cilat qytetarët e Republikës së Shqipërisë kanë vendosur të ngrenë dhe zhvillojnë shtetin e tyre. (neni 3, 59 pika 1, germa “g” e Kushtetutës). Kushtetuta në nenin 3 të saj, parashikon: “Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë.”. Populli Shqiptar ka vendosur trashëgiminë kombëtare si një nga parimet themelore, mbi bazën e të cilit ngrihet dhe funksionon shteti. Nëpërmjet institucioneve të tij, nga ai më i larti në hierarkinë shtetërore deri tek institucioni më i ulët i administrimit të funksionit publik, shteti ka për detyrë ta respektojë dhe ta ruajë këtë parim, si gjithë parimet e tjera të parashikuara në Kushtetutë. Nga relacioni shoqërues i kësaj nisme propozuese të qeverisë, por dhe nga shqyrtimi i raporteve të komisioneve parlamentare, është e dukshme se gjatë gjithë këtij procesi nuk janë evidentuar apo vlerësuar siç duhet vlerat e trashëgimisë kulturore që mbart me vete kompleksi ekzistues i Teatrit Kombëtar, vlera këto që ky objekt ka krijuar që nga ndërtimi i tij në vitet 1938 dhe më tej nëpërmjet ekzistencës dhe funksionimit ndër këto 80 vite. Ky fakt provohet për më tepër edhe nga konstatimi ku procedurat e shqyrtimit të kërkesës, propozimit të kësaj nisme ligjore dhe miratimit nga Kuvendi rezultojnë të jenë realizuar me procedurë të përshpejtuar. Nga studimi i praktikës parlamentare në krahasim me rëndësinë që ka kjo çështje shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar i këtij ligji nuk rezulton i argumentuar dhe i justifikuar.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E enjte, 25 KORRIK 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E enjte, 25 KORRIK 2019
VENDIMI I GJYKATËS
Veliaj, zyrtarisht Kryetar Bashkie për një mandat të dytë
G
jykata e Tiranës ka miratuar man datin e Erion Veliaj si Kryetar i Bashkisë së Tiranës edhe për një mandat të dytë. Në mbledhjen e sotme, gjykata ka konfirmuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pas betimit në mbledhjen
e parë të Këshillit Bashkiak, Veliaj nis edhe zyrtarisht rrugëtimin si kryebashkiak për katër vitet e a ardhshme. Pritet që brenda kësaj jave, gjykata t’i hapë rrugë konstituimit edhe të Këshillit Bashkiak që pritet të nisë punën normalisht.
KAMPET VERORE Bashkia e Tiranës dhe qendra komunitare Shkozë shpëtojnë 13 fëmijë romë nga situatë rruge
E
kthyer tashmë në traditë, Bashkia e Tiranës ka hapur edhe këtë vit kampe verore për fëmijët, duke u mundësuar të gjithë fëmijëve, pavarësisht nëse prindërit e tyre kanë ose jo mundësi financiare, të kenë një alternativë shumë të mirë për të kaluar ditët e nxehta, në mënyrë sa më aktive dhe argëtuese. Kampet verore për fëmijët janë hapur në të gjitha shkollat komunitare në kryeqytet, dhe në to janë regjistruar një numër shumë i madh fëmijësh. Përveç argëtimit përmes lojërave të ndryshme dhe aktiviteteve festive, fëmijët kanë mundësi që të trajtojnë dhe të diskutojnë në grup çështje dhe problematika që shqetësojnë këtë grupmoshë në jetën e përditshme, shkollë, familje dhe në komunitet. Një nga këto kampe verore është edhe ai i ngritur në Qendrën Komunitare Shkozë, në të cilin janë regjistruar shumë fëmijë nga komuniteti rom, por edhe fëmijë të tjerë. Kampi veror drejtohet nga 3 mësues edukator, një psikolog, si dhe një animator spe-
Dje duke lypur, sot ndërtojnë ëndërra për të ardhmen cial. Në ndihmë të tyre janë edhe disa vullnetarë nga qendra AESEC, të cilët vijnë nga vende të ndryshme të botës. Në këtë kamp fëmijët merren me pikturë, kanë kurs muzikor, ekip futbolli, kënde lojrash brenda dhe jashtë kampit, salla leximi, bibliotekë, dhe plot lodra. Fëmijët që praktikohjen në pikturë kanë fituar disa çmime në konkurse në të ndryshme, ndërsa ekipi i futbollit ka marrë kupën në ballafaqimet me bashkëmoshatarët e tyre në kampe të tjera verore. Në këtë qendër fëm-
ijët kanë mundësi që të konsumojnë edhe një vakt dreke, të cilën e ofron Qendra Komunitare. Por nuk është vetëm argëtimi
qëllimi kryesor i punës në kampin veror Shkozë. Deri tani, falë punës dhe përkushtimit të Bashkisë, kjo qendër ka mundur të shpëtojë edhe 13 fëmijë, të cilit ishin në situatë rruge duke lypur në pika të ndryshme të Tiranës. Të gjithë këta fëmijë tashmë janë larguar nga rruga, ndjekin shkollën, dhe në këtë kamp veror kanë filluar të ndërtojnë edhe ëndërrat e tyre për të ardhmen, ku njëri do të bëhet mësues, tjetri piktor, dhe të tjerë kërcimtarë dhe muzikantë. Nga situatë rruge duke lypur, në
ndërtim ëndërrash për të ardhmen për t’u bërë mësues dhe piktor. Sh.S, fëmijë e komunitetit rom, tashmë ka mbaruar klasën e tretë. Ajo është një nga nxënëset më të mira të klasës dhe kthehet në shtëpin e saj mbushur me ylla dhe flamurë që merr, për shkak të rezultateve shumë të mira që arrin në shkollë. Vetëm pak kohë më parë jeta e saj ishte një ferr i vërtetë. Atë e gjeje në rrugë duke lypur. “Nuk dua ta kujtoj më atë kohë. Ndjehesha shumë keq. E frikësuar, njerëz që më tallnin, por dhe të tjerë që ju vinte keq. Ardhja në këtë qendër më ka ndryshuar jetën. Këtu mësoj, shkoj rregullisht në shkollë. Marr ylla dhe flamura. Mësuesja më do shumë. Ndjehem shumë mirë”, thotë ajo duke të parë me sy të
qeshur. Shakira jo vetëm është shkëputur nga rruga, por tashmë ajo po ndërton edhe ëndërrat e saj për të ardhmen. Ajo do që të bëhet mësuese dhe të ndihmojë në të ardhmen fëmijët që të mos ndjekin rrugën, por të arsimohen. Në situatë rruge kanë qenë dhe fëmijë të tjerë të komunitetit rom në këtë qendër si A. J, një vajzë që ka mbaruar klasën e 5 dhe do që të bëhet piktore; S. S që ka mbaruar klasën e dytë dhe do që të bëhet muzikant, si dhe dhjetra fëmijë për të cilët qendra komunitare Shkozë është bërë tashmë si një shtëpi dhe ku një personel i përkushtuar është i gjithi në dispozionin e tyre. Ata tashmë nuk janë fëmijë pa fëmijëri. Gjithësecili po ndërton ëndërrat e veta për të ardhmen, si pjesëtar dinjitoz i një Tirane e gjeneratës së ardhshme.
OPINION
FORUM
14 E enjte, 25 KORRIK 2019
Zëri i Suedisë për Demokraci në Botë
Nga Margot Wallström, Ministre e Jashtme e Suedisë
Margot Wallström. Poto: Kristian Pohl/Government Offices of Sweden
jë nga arritjet e mëdha të shekullit të XX-të ishte përhapja e demokracisë dhe e zhvillimit ekonomik në nivel global. Demokracia ka treguar se është forma më e mirë e qeverisjes. Ajo ofron përfitime ekonomike dhe sociale, por edhe paqe dhe stabilitet. Ajo bën të mundur që njerëzit të dëgjohen, inkurajon pjesëmarrjen dhe mundëson zgjidhjen e konf-
likteve në shoqëri me anë të mjeteve paqësore. Shoqëritë demokratike pozicionohen më fuqishëm në një botë, e cila ndryshon vazhdimisht. Sidoqoftë, demokracia kërkon vëmendje dhe angazhim. Liria dhe mirëqenia e shoqërive tona duhet të mbrohet dhe të përmirësohet çdo ditë. Sepse në ditët e sotme, për të parën herë që prej viteve 1970, ka më shumë njerëz të cilët jetojnë
N
Shpallje Ankandi i Parë për shitjen e Pasurisë Lloji i pronës: Truall me sipërfaqe 210.00 m²; Vendndodhja: Rr. “Qemal Stafa”, Tiranë; Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Veri, Zona Kadastrale: 8140, Numri i Pasurisë: 5/623, Vol. 36, Faqe 239 – vijon nga Vol. 23, Faqe 92; në vlerën prej 50,400 (pesëdhjetë mijë e katërqind) EURO dhe Pasurisë: Lloji i pronës: Njesi; Vendndodhja: Rr. “Qemal Stafa”, Tiranë; Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Veri, Zona Kadastrale: 8140, Numri i Pasurisë: 5/277, Vol. 23, Faqe 92 – vijon nga Vol. 23, Faqe 92 – vijon në Vol. 23, Faqe 92 deri në Vol. 36, Faqe 239; në vlerën prej 93,600 (nëntëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind) EURO. Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendeve është salla e mbledhjeve e Shoqerise se Permbarimit “TDR GROUP” sh.p.k. e cila gjendet në adresën: BULEVARDI “GJERGJ FISHTA” KULLA NR. 5, KATI I 11-TË, NR.54 TIRANË. Ankandi për shitjen e sendeve të paluajtshme shpallet sot dhe do të qëndrojë i publikuar deri më datë 31.07.2019.
në vende me tendenca autoritariste, sesa në vende që po shënojnë zhvillim në demokraci. Bota është – përsëri – më pak e lirë, duke përfshirë këtu edhe Europën. Gazetarët e kanë më të vështirë të përmbushin detyrën e tyre. Aktivistët e shoqërisë civile si edhe ata të të drejtave të njeriut po kërcënohen dhe përndiqen. Debatet po pushtohen nga tensioni dhe urrejtja. Teksa cënohen të drejtat dhe liritë e njeriut, shoqëritë vuajnë, ndërsa të drejtat dhe zgjedhjet e qytetarëve kufizohen. Ndikimi ndihet edhe në besimin e publikut në shoqëri dhe në politikë. Lajmi i mirë është se asgjë nuk është e paracaktuar. Ne mund ta ndryshojmë këtë tendencë së bashku. Për këtë arsye, Suedia ka ndërmarrë nismën Drive for Democracy (Përpjekje për Demokraci). Ne do të rrisim mbështetjen tonë për demokraci në botë, për të promovuar respektimin e të drejtave të njeriut dhe shtetin e së drejtës, për të luftuar korrupsionin si edhe për të përkrahur të drejtat dhe mundësitë e barabarta. Nuk mund të ketë demokraci të vërtetë nëse nuk përfshihet gjysma e
popullsisë. Një pjesë e rëndësishme në fuqizimin e demokracisë është vendosja e barazisë midis grave dhe burrave. Një gjë e tillë e bën jetën më të mirë për të gjithë: shoqëritë ku gratë kanë të njëjtat mundësi dhe detyrime si burrat janë më të zhvilluara, më të shëndetshme dhe më inovatore. Suedia do të vijojë të mbështesë reformat, të cilat fuqizojnë demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Procesi i integrimit në BE përcakton prioritete të qarta në këtë aspekt. Qeveritë në rajon do të duhet të demonstrojnë një vendosmëri më të madhe. Jetësimi i Agjendës 2030 është udhëzuesi global për zhvillim të qëndrueshëm si edhe një mjet i rëndësishëm për të pasur shoqëri demokratike të qëndrueshme. Sfidat ndaj demokracisë ndryshojnë nga vendi në vend, por ne të gjithë mund të bëjmë hapa të rëndësishëm përpara, duke luftuar për demokracinë në vendin tonë. Shpresojmë se Shqipëria dhe vendet e tjerë do të na bashkohen në këto përpjekje. Këtë vit, Suedia dhe Shqipëria shënojnë 50 vjetorin e marrëdhënieve
diplomatike. Marrëdhëniet tona po zgjerohen teksa studentët shqiptarë studiojnë në Suedi, dhe gazetarët, nëpunësit civil dhe anëtarë të shoqërisë civile marrin pjesë në programe suedeze trajnimi. Me dhjetëra mijëra suedezë po e zbulojnë Shqipërinë si një destinacion turistik. E gjithë kjo i shtohet lidhjeve tona tashmë të forta. Suedia është një përkrahëse afatgjatë e zhvillimit të Shqipërisë dhe e procesit të integrimit në BE. Ne kemi bashkëpunim të ngushtë në fusha të tilla si: demokracia dhe të drejtat e njeriut, me një vëmendje të veçantë në mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile si edhe në rritjen e barazisë gjinore. Në tre vitet e fundit, me anë të aktiviteteve të ndryshme trajnuese, Suedia ka mbështetur më shumë se 13 000 gra dhe burra, vajza dhe djem në të gjithë Shqipërinë, me qëllimin për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me të drejtat e grave. Duke fuqizuar gratë dhe të rinjtë dhe duke garantuar përfaqësimin e tyre në të gjitha nivelet, ofrohet ndihmë në fuqizimin e demokracisë në Shqipëri. Mund të bëhet edhe më shumë, të paktën për të gjetur mënyrat për të rritur pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset sociale dhe politike dhe në garantimin e mundësive për të kërkuar llogaridhënie. Ndonjëherë, mendoj për historinë e një gjyshi, i cili i rrëfente nipit të tij se si e përjetojnë njerëzit betejën e tyre të brendshme midis dy ujqërve; njëri prej të cilëve është i keq dhe tjetri i mirë. Cili prej ujqërve fiton, pyet fëmija. Ai të cilin ne e ushqejmë, - i përgjigjet gjyshi. Kjo vlen edhe për botën. Ne duhet të ushqejmë forcat e mira. Të mbrosh demokracinë do të thotë të promovosh paqen, prosperitetin dhe barazinë sociale. Shpresoj që të gjithë ju, e veçanërisht brezi i ri, të kenë dëshirën të marrin pjesë në këtë iniciativë.
FORUM
15
E enjte, 25 KORRIK 2019
“Kryeshërbëtori” i Shqipërisë nuk e do demokracinë
SONDAZHI
81 % e shqiptarëve mendojnë e reforma në drejtësi nuk është në rrugën e duhur
Nga AurelPlasari
S
ot Kryeshërbëtorit të pretenduar të qytetarëve shqiptarë, në nervozizëm e sipër, i ra edhe një copëz nga maska e bërë paçavër: shfryu publikisht kundër “minorancës”, siç e quajti, d.mth. kundër “pakicës”, cilado qoftë ajo. Dhe pikërisht sot, kur ka shkuar kandari në bisht. Asgjë e re nuk është të kujtosh në teorinë e demokracisë atë që e kanë thënë dhe stërthënë dhjetëra teoricienë të saj: që demokracia NUK është sundim i shumicës së pacilësuar, si rrjedhim – ka pas shtuar Sartori – edhe të pakufizuar. Emërmadhi Lord Acton e shtroi çështjen edhe më troç: prova më e sigurt për të gjykuar nëse një vend është apo jo i lirë, simbas tij, është shkalla e të drejtave dhe sigurive që gëzojnë pakicat. Nëse nuk besoni mua, pyesni zv.zonjënLejlaMoisiu që anglishten politike e njeh më mirë nga unë dhe Lordin Acton lypset t’ia kenë mësuar në shkollë. Ngjashëm e ka shtruar çështjen, për shembull, edhe Ferrero: “Në sistemet demokratike
OPINION
opozita është NJË ORGAN I SOVRANITETIT POPULLOR po aq jetik sa dhe qeveria. Të shtypësh pakicën opozitare do të thotë të shtypësh sovranitetin e popullit”. Nëse as për këtë nuk më zini besë, pyesni policin internacional me diplomë drejtësie LuigiSoreca, i cili ka qëlluar – aksidentalisht – edhe bashkatdhetar i z. GuglielmoFerrero. Shkurt: me një deklarim të tillë
Kryeshërbëtori i pretenduar i qytetarëve shqiptarë fucked sot edhe një herë publikisht parimin bazë simbas të cilit funksionon demokracia: parimin e sundimit TË KUFIZUAR të cilësdo shumicë, parim aspak i ri, sepse karakteristikë bazike e demokracisë është dhënia e së drejtës së shprehjes politike pakicave dhe e mbajtjes parasysh të fjalës së tyre. Ndërkaq, si në një film
Tre vite pas miratimit të Reformës në Drejtësi, rreth 81 % e shqiptarëve mendojnë se reforma nuk është në rrugën e duhur. Sondazhi i realizuar nga televizioni “FaxNews”, tregon se vetëm rreth 12 % e qytetarëve e shohin procesin e reformës në drejtësi si të suksesshëm. ”muto”, heshtën edhe do “internacionalë”, të cilëve jo më kot Kryeshërbëtori ua tha konceptin e pakicës në gjuhët e tyre: minoranza, minority. Nuk e hapën gojën që të thonë, e
pakta, atë që vetë kam 10 vite që e përsëris në publik: që individi, i cili i është ofruar shoqërisë shqiptare për Kryeshërbëtor, jo vetëm nuk e njeh demokracinë, po as nuk e do atë.
Nga KimMehmeti
‘Rilindja’ duhet t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve e teatrin aktorëve!
ëndërronim si ‘çadër’ kombëtare që do e mbrojë mbarë shqiptarinë, e Shqipëria u bë vend ku vjedhësi i 50 eurove shkon në burg, e ai i 50 milion eurove bëhet mik i kryeministrit dhe burrështetas. Ne dëshironim një Shqipëri me të cilën do krenoheshim dhe që do i mbronte vlerat tona kombëtare si edhe ato të shtetit ligjorë, e Shqipëria u bo vend që mbron vetëm brekushet dhe prapanicën cullak të piktorit Kryeministër dhe e cila shkon drejtë NATO-s e BE-së duke mos parë se s’ka kë të çojë atje, se e tërë rinia i është shpërndarë nëpër botë dhe se, është bërë vend ku ngjarje kulturore janë dasmat e ‘VIP-ave’, e ditë festive ato kur mbahen mitingjet partiake, ku votuesit u
o pushtetarët e tij i shesin dhe i dhurojnë ato, vetëm për të mbetur në pushtet. Donim një Shqipëri që do ishte lokomotivë e kulturës, artit dhe ekonomisë kombëtarë, e ajo u bë vend ku policia e ‘mbron’ teatrin nga aktorët dhe ku rrënohet mbëmendja e popullit, me qëllim që kalendari i vlerave tona artistike të nisë nga dita kur në pushtet erdhi qeveria e ‘Rilindjes’ dhe të fillojë me shkarravinat e piktorit të dështuar. Ne shqiptarët jashtë mëmëdheut besuam se do kemi një Shqipëri që do na bëjë të krenohemi me të, e ajo u bë vend që rrezikon të mbetet pa shqiptarë, sepse nga rreth dy milionë emigrantë shqiptarë sa e kanë braktisur vendin, 390 mijë prej tyre kanë marrë
E
duartrokasin politikanëve që para syve i gënjejnë dhe e plaçkitin popullin. Pra ne donim një Shqipëri që do jetë strumbullarë, rreth të cilit do bashkoheshin gjitha vlerat dhe forcat tona kombëtare, e ajo u bë përbashkuese e hajdutëve dhe kriminelëve politikë mbarëshqiptarë, me çka në botën shqiptare, çdo gjë mbeti e copëzuar, përpos krimit dhe nëntokës politike.
Ne donim një Shqipëri të fortë, me shqiptarë të kënaqur në të, e jo një ‘Rilindje’ të fortë me politikanë milionerë që na mësuan si mbrohet partia dhe pushtetarët, por jo edhe atdheu, që vendin e bënë pronë të veten, duke i kthyer shqiptarët atje ku ishin në kohën e mbretit: popull të cilin, o e dëbojnë nga vendlindja, o ai vetë e braktisë atë, popull të cilit, o ia grabisin tokën e detin,
shtetësi të huaj. Dhe sa e dhimbshme është ta pranosh, se nga e gjithë ajo që ëndërronim e shpresonim se do bëhet Shqipëria jonë, neve shqiptarëve jashtë mëmëdheu ajo na dhuroi vetëm dëshpërim, zhgënjim…dhe turpin. Gjithsesi, ne shqiptarët jashtë mëmëdheut, jo se Shqipërinë e duam më shumë se vëllezërit tanë që jetojnë në të, por nuk duhet harruar se ajo u bë shtet sepse ishte ëndërr dhe vullnet mbarëshqiptarë, andaj edhe kemi të drejtë të themi: duhet mbrojtur Shqipërinë nga destruktiviteti politikë sepse, jo vetëm për shtetasit e saj, por edhe për ne jashtë mëmëdheut, për shumëçka, ajo është më e shtrenjta që kemi. Dhe shqiptarët e
atjeshëm, mbrojtjen e saj nga politikanët kriminelë, nuk ia kanë borxh vetëm vetvetes, por edhe neve ëndërrimtarëve që mbase ‘mbrapshtë’ kemi ëndërruar. Siç kemi të drejtë t’i themi piktorit të ‘Rilindjes’: kthejua Shqipërinë shqiptarëve e teatrin aktorëve! Edhe pse e dimë se të kërkosh një gjë të tillë nga Kryeministri i sotëm i Shqipërisë, është njësoj si të kërkosh ndërgjegje nga ai që nuk ka turp dhe i cili, gjitha vlerësimet dhe kritikat ndaj tij, i komenton me thënien se karvani do të shkojë përpara, sado të lehin qentë dhe që, vetveten e ndjen si kalorës, popullin si deve e kritikët e tij si qenë, ai që assesi ta kuptojë se nuk quhet karvan tufa e hienave, që e gllabëron popullin.
INTERVISTA
16 E enjte, 25 KORRIK 2019
Presidenti Ilir Meta sjell shembullin e Alija Izetbegoviç dhe jep një mesazh të fortë
Meta: Nuk më shantazhojnë dot (Vijon nga numri i kaluar) Në intervistën e dhënë të martën për gazetaren Sonila Meço, Presidenti i Republikës iu referua shembullit të Alija Izetbegoviçit gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë për të dhënë një mesazh të fortë. Duke folur në mënyrë të drejtpërdrejtë, Kreu i Shtetit tha madje se “as armiqtë e Shqipërisë por as miqtë e Shqipërisë nuk më shantazhojnë dot kundër interesave të vendit tim, këtë duhet ta keni parasysh”. Gazetarja: Ju argumentuar arsyet tuaja, i keni rreshtuar për zhdekretimin e datës 30 qershor. Megjithatë, kjo i ka dhënë alibinë shumë përfaqësuesve të mazhorancës, që deklarojnë se është në natyrën e zotit Meta, për të krijuar kolapse me institucionet në vend. Duke zhdekretuar 30 qershorin donte të bllokonte pushtetin vendor. Presidenti Meta: Po pse në kohën që u bë nga zoti Moisiu, u bllokua pushteti vendor për 2 muaj? Gazetarja: U bë marrëveshje zoti Meta, a u thirrët ju në marrëveshje? Presidenti Meta: Po dhe këta kishin marrëveshje dhe u përplasën me njëri-tjetrin, do t’i lija shqiptarët të përplaseshin me njëri-tjetrin. E mora unë përgjegjësinë. I thirra grupet parlamentare, asnjëri nuk donte të vinte. I thosha atij, Ramës hiq dorë nga 30 qershori, atij i thosha hiq dorë, nga kjo që nuk takohem me Edi Ramën dhe hajde ta zgjidhim këtë punë. Ata, kishin marrëveshje për t’u mos u marrë vesh, tani do lija unë njerëzit të përplaseshin me njëri-tjetrin?! S’mund t’i lija sepse në fund fare do thoshin, po Presidenti çfarë bëri? Këtë që bëra këtu, mora përgjegjësinë, bëra dhe shqiponjën. Gazetarja: Dakord, sot jeni ju përballë Gjykatës Kushtetuese? Presidenti Meta: Po, edhe përballë Gjykatës së Hagës. Gazetarja: Përballë Parlamentit, se keni dhe një hetim. Presidenti Meta: Përballë të gjithëve, asnjë problem. Unë këtë përgjegjësi, e kam marrë këtu para të gjithë popullit shqiptar. Kjo është përgjegjësi kushtetuese, politike, morale në raport me drejtësinë më çdo gjë. Por, është për interes kombëtar, është për të ruajtur unitetin e popullit shqiptar që, në 30 qershor mos të kishim përplasje. Nuk pati sepse u qetësua pala tjetër me mendimin që nuk ka zgjedhje, po të ishte me idenë se ka zgjedhje nuk e di çfarë do të ishte.
Gazetarja: Në datën 13 tetor, ju keni dekretuar një datë, keni thënë jam i gatshëm të shkojë për zgjedhje vendore , për zgjedhje të përgjithshme. Por lëshuat edhe një deklaratë I gatshëm dhe për zgjedhje presidenciale, duke bërë kështu në mënyrë indirekte, lë të kuptohet që jeni i gatshëm për ndryshime kushtetuese, për të kaluar në zgjedhjen e presidentit nga populli. Presidenti Meta: Duhet ndonjë ndryshim të madh për këtë, një sekondë është. Gazetarja: Sot po flasim për shtet paralel. Presidenti Meta: Po këto që po flasim për shtetin janë. Kemi dy kushtetuta; kjo është ajo që votuam më 140 vota kemi dhe atë që votuam me 69 vota. Më thuaj tani, kush është shteti? Është pakica? Shteti është edhe shumica, edhe pakica. Gazetarja: Sa opsione keni në tavolinë ju zoti Meta, tani që flasim? Presidenti Meta: Unë, do të përdor çdo opsion që është në interes të popullit shqiptar dhe kombit tim, në mënyrë më pozitive dhe më të ndershme edhe me mazhorancën edhe me opozitën edhe me partnerët ndërkombëtar. Unë, çdo gjë që kam e them në mënyrë më të ndershme, më të përgjegjshme, më konstruktive, kur bëhet fjala, për stabilitetin e vendit dhe për të ardhmen e tij. Gazetarja: Në dijeninë tuaj, ka negociata mes forcave politike se, sepse janë në pozicione ekstreme të paktën në këtë teatër të madh politikë që jemi duke përjetuar. Presidenti Meta: Unë nuk jam pjesë e këtij teatri. Pjesë e teatrit janë të tjerët që bëjnë teatër dhe
kujtojnë se shqiptarët janë akoma në vitin 90-të’. Ajo që duhet të theksoj që, kam qenë gjithmonë për dialog, në gjashtë vite në zyrën time vetëm 5 minuta dialog real ka pasur, jo kështu muhabete kot dhe ai dialog solli 140 vota. Për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe për Reformën që, ishte një reformë madhore, të tjerat pastaj janë diversione. Shqipëria, është në dy rrugë të gabuara: Rruga e kapjes së shtetit të institucioneve dhe e mohimit të drejtës të popullit për të shprehur në mënyrë të lirë të ndershmë dhe demokratike dhe këto garanci duhet t’i japë qeveria, sepse s’mund t’ia kërkosh këto opozitës. Rruga tjetër e opozitës, që është e deligjitimimit të të gjitha institucineve me idenë që le të shkojë në kolaps. Këto janë dy rrugë që, për mua janë të papranueshme. Për mua ka vetëm një rrugë, është ajo europiane. Rruga europiane, është ajo e dialogut të strukturuar me qëllim të qartë që forcojnë institucionet. Gazetarja: Reeker deklaron se nuk bëjmë më arbitrin e brendshëm do të qëndrojmë jashtë, kur Presidenti thotë që nuk kam më se çfarë të bëj më shumë se kaq, se palët janë në pozicione ekstreme. Presidenti Meta: Unë i kam dhënë zgjidhjet e mia edhe para 30 qershorit, duke dhënë mundësi për një datë që të përfshihet edhe opozita. Ka qenë një mesazh shumë i qartë që pa zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse, Shqipëria nuk ka shanse të nisi negociatat, shpresoj të jem i gabuar në këtë gjë. E dyta, pas kësaj që ka ndodhur kam dhënë një zgjidhje,
meqënëse Partia Socialiste është e pakënaqur ka të drejtën e saj, me sjelljen time si President, në fakt ajo ka rolin kryesor pse unë jam zgjedhur President. Atëherë, jeni të pakënaqur edhe çështjen time edhe çështjen e pushtetit vendor edhe çështjen e Kuvendit, i cili nuk është në një situatë normale, për fajin e të dy palëve, hajde ta zgjidhim duke u dhënë mundësi qytetarëve të shprehin sovranitetin e tyre. Unë nuk kam frikë, asnjë nuk duhet të ketë se, nuk zgjidhet ndryshe kjo situatë. Gazetarja: Pra çështje vullneti politik. Prandaj e bëmë reformën në drejtësi që mos të kemi më marrëveshje politike që ngrihen mbi dokumentin themeltar. Është dhe dorëheqja juaj si President një nga opsionet e mundshme të zgjidhjes së krizës? Presidenti Meta: Çfarë do zgjidhet duke dhënë unë dorëheqjen! Çfarë do zgjidhet, sepse unë kam dhënë dorheqjen nga Kryeministër kam dhënë dorëheqjen nga zëvendëskryeministër, ka pasur një arsye për të shmangur një krizë, kjo tani vetëm thellon krizë. Këtë e do njëra palë që do të kapë dhe Presidencën, e do dhe pala tjetër që të thotë që në Shqipëri tani u bë qameti dhe që të thotë që në Shqipëri i ka kapur të gjitha instiucionet Rama, por unë nuk jam i papërgjegjshëm. Gazetarja: Keni në dorë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve që Rilindja nesër të mos përkeqësojë situatën e një shteti në ekulibrin më të keq të mundshëm në periudhën e pluralizmit në shtet monopartiak? Presidenti Meta: Unë gjithmonë kam mbrojtur interesat
kombëtare, kam mbrojtur interesat publike. Nuk jam njeri që nuk kam gabuar, por gabimet e mia më shumë më kanë kushtuar mua se sa i kanë kushtuar vendit. Kurrë nuk kam pranuar të bëj gabime aq më tepër me ndërgjegjje, të cilat mund të cenojnë të ardhmen e vendit kurrë. Gazetarja: Keni pengje? Presidenti Meta: Një gjë duhet të dini: që nuk jam peng i askujt. Për sa i takon kësaj historisë së pengjeve, dhe kjo më bën të lirë dhe të qetë që të marr vendime në interes të vendit, jua thashë edhe më parë: as armiqtë e Shqipërisë por as miqtë e Shqipërisë nuk më shantazhojnë dot kundër interesave të vendit tim, këtë duhet ta keni parasysh. Dhe kam dhe një model kur bëhet fjala në raport me qytetarët shqiptarë, se kam përmendur këta heronjtë tanë kombëtarë. Është Alija Izebegoviç. Kur e morën në aeroport atëherë serbët për shkak të një tradhtie ndërkombëtare i vunë pistoletën te koka, dhe i thanë merre atë zëvendësin tënd Ejup Ganiç dhe i thuaj të tërhiqet, të dorëzohet! Dhe ai tha dakord. E lidhën në telefon dhe i tha unë jam peng, ju vazhdoni. Çdo politikanë që mund të ketë bërë një gabim, apo që mund të jetë peng i këtij gabimi apo faji apo shantazhi, kurrë nuk duhet të lejojë që për shkakun e tij të sakrifikohet e ardhmja e popullit të tij. Unë këtë gjë e them me bindje dhe me ndershmëri absolute para gjithë qytetarëve shqiptarë. Unë i di dhe gabimet e mia i di dhe ato mangësitë e mia, por di dhe avantazhet e mia. FUND
AKTUALITET
17
E enjte, 25 KORRIK 2019
Nuk do të ketë tolerancë për shkelësit e ligjit për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit, por edhe për ju dhe çdo inspektor në terren që mbyll sytë përballë shkeljeve të ligjit
M
osrespektimi i ligjit antiduhan në disa lokale në kryeqytet, ka bërë që Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror të forcojë grupet e kontrollit duke marrë edhe nga rrethet, për të shmangur familjarizimin e inspektorëve me pronarë të ndryshëm të lokaleve. Nuk do të ketë tolerancë për shkelësit e ligjit për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit por edhe për ju dhe çdo inspektor në terren që mbyll sytë përballë shkeljeve të ligjit. Paralajmërimi u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë takimit me kryeinspektorët rajonalë të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, në analizën 6-mujore të këtij institucioni. Manastirliu kërkoi angazhim maksimal nga Inspektoriati gjatë gjithë kohës, jo vetëm me inspektime periodike. “Ka një intensifikim të kontrolleve por ende nuk jemi aty ku duhet, ndaj me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, kërkoj impenjimin maksimal për të monitoruar zbatimin e tij në terren dhe marrjen e masave për këdo që shkel ligjin”,-tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kërkoi gjithashtu nga Inspektoriati kryerjen e një fushate intensive informuese për qytetarët dhe subjektet, që të njihen me ndryshimet ligjore, para fillimit të marrjes së masave. Amendimet në ligjin “Për mbrojtjen e shëndetit nga produketet e duhanit” parashikojnë që njëlloj si
Ligji antiduhan, Manastirliu: Zero tolerancë ndaj shkelësve të ligjit dhe inspektorëve
për duhanin, do të ndalohet konsumimi në ambientet e brendshme edhe për duhanin me ngrohje, cigaren elektronike dhe shisha/nargjile, që janë të dëmshme për shëndetin e popullatës. Ligji i ri parashikon limite për përqëndrimin e nikotinës dhe sasinë e lëngut
me përmbajtje nikotine, me qëllim mbrojtjen e mëtejshme të konsumatorit nga kjo substancë që krijon varësi. Dy vite pas hyrjes në fuqi të ligjit, do të ndalohet shitja e produkteve të duhanit me shije karakteristike si dhe shitja e paketave të duhanit me numër
“Ka një intensifikim të kontrolleve por ende nuk jemi aty ku duhet, ndaj me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, kërkoj impenjimin maksimal për të monitoruar zbatimin e tij në terren dhe marrjen e masave për këdo që shkel ligjin”,-tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkoi gjithashtu nga Inspektoriati kryerjen e një fushate intensive informuese për qytetarët dhe subjektet, që të njihen me ndryshimet ligjore, para fillimit të marrjes së masave. nëse një subjekt shkel 2 herë rresht brenda dy muajve nenin që ndalon pirjen e duhanit në ambiente të brendshme, gjoba do të jetë sa dyfishi i gjobës së parë. Nëse e përsërit të njëjtën shkelje brenda një afati 1 vjeçar gjobitet me 6-fishin e gjobës, duke shkuar deri në mbyllje të aktivitetit dhe heqje të licencës për ato subjekte që gjobiten në mënyrë të vazhdueshme. Ministria e Shëndetësisë në 6 muajt e parë 2019 janë kryer 4513 inspektime dhe monitorime nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor për zbatimin e ligjit “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit” dhe janë vendosur 296 gjoba për shkelësit e ligjit.
RAPORTI
SITUATA
Zgjerohet dogana në kufi D
Në doganën e Kosovës, në kufirin me Shqipërinë është inauguruar sot një investim i ri, që zgjeron kapacitetet përpunuese të automjeteve. Rivitalizimi i pikës kufitare të Vërmicës, pritet të ndikojë në lëvizjen më të lirë të qytetarëve dhe mallrave nga të dyja anët e kufirit. Kjo është një nga pikat më të madha kufitare. Sipas ministrit të Infrastrukturës në Kosovë, Pal Lekaj, kjo ndërhyrje ka ardhur edhe për shkak të qytetarëve që duan të lëviznin për shkaqe turistike por edhe nga bizneset, të cilët shkëmbejnë mallra mes dy vendeve. Kjo është një dëshmi e bashkëpunimit mes dy vendeve. “Më vjen mirë që pas një bashkëpunimi me qeverinë e Shqipërisë po e bëjmë rivitalizimin e këtij segmenti që do të ndikojë në lehtësimin e qarkullimit ndërmjet të dy vendeve. Edhe ky segment rrugor është një dëshmi që jeni të interesuar të ndihmojmë në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ne jemi një popull që e kemi një gjuhë dhe për neve kjo do të konsiderohet e rëndësishme”, tha Lekaj. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, tha se kjo institucionet e Kosovës kanë realizuar këtë projekt në kohë rekorde.
të reduktuar cigaresh si masë për të dekujaruar duhanpirjen, sidomos tek të rinjtë, gratë dhe vajzat. Një ndryshim shumë i rëndësishëm që bëhet efektiv menjëherë me hyrjen në fuqi të ligjit antiduhan është forcimi i masave ndëshkuese në rast të shkeljes së ligjit. Më konkretisht,
KËRKESA
ëshira e madhe e shqiptarëve për të ikur nga vendi, çdo ditë e më shumë shtohet dhe rrugët janë nga azili deri tek emigrimi si të punësuar. Nga viti 2002 deri në 2017-n janë dhënë gjithsej 391 mijë shtetësi për shqiptarët që jetojnë në vendet e BE-së. Nga rreth 1.2 milionë emigrantë që vlerësohet të kenë ikur deri në 2015-n (përpara se të fillonte cikli i ri i emigracionit), rezulton se rreth 305 e tyre e kanë marrë tashmë një pasaportë (këtu përfshihen në fakt dhe fëmijët që kanë lindur në një nga shtetet e BE-së). Nga viti 2008, gjithnjë e më shumë shqiptarë kanë arritur të marrin pasaportë, për të kulmuar në 2016-n, me 67.6 mijë dhe në 2017-n, me 58.9 mijë të tilla. Shqipëria rezulton të ketë pasur tranzicionin më të vështirë të pas viteve ‘90 në Ballkan sa i përket emigracionit. Për shkak të numrit të lartë të të ikurve në vendet e BE-së dhe pasaportat që ata kanë arritur të marrin janë shumë më të larta se fqinjët, ndonëse disa prej tyre kanë popullsi më të lartë se tonën. Italia ka dhënë
390 mijë shqiptarë me pasaportë të vendeve të BE
më shumë pasaporta në vitet 2015-2016 (përkatësisht 35 dhe 37 mijë), ndërsa në 2017-n, numri i tyre ra ndjeshëm në 27 mijë, duke reflektuar një shtrëngim të dhënies së nënshtetësisë nga ky shtet. Pas Greqisë dhe Italisë, shteti i tretë ku shqiptarët kanë
arritur të marrin më shumë pasaporta është Mbretëria e Bashkuar, me 11.5 mijë, ose 2.9 % të totalit. Ku shtet ka dhënë më shumë shtetësi në periudhën 2009-2012 (me rreth 1,200) dhe më pak numri i tyre ka rënë ndjeshëm, në rreth 315 në 2017-n.
AKTUALITET
18
E enjte, 25 KORRIK 2019
Në vendet e BE, drejtuesit e mjetit duhet të ndalojnë para çdo tabele “Stop”. Kjo tabelë tek ne nuk respektohet. Vetëm përgjatë këtij 7 mujori në të gjithë vendin kanë humbur jetën 76 persona
N
ë sezonin e verës, aksidentet rrugore janë më të shumta. Një raport i Bankës Botërore, konstaton se faktorët kryesorë që shkaktojnë aksidente janë shpejtësia, ndikimi i alkoolit dhe mungesa e mirmbajtjes së automjeteve. Vetëm përgjatë këtij 7 mujori në të gjithë vendin kanë humbur jetën 76 persona, 15 prej tyre vetëm në Tiranë. Në Shqipëri, nga janari e deri më 15 korrik kanë humbur jetën 76 persona, ndërsa kur jemi në pikun e sezonit veror vetëm në Tiranë për të njëjtën periudhë kanë humbur jetën 15 persona. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mit’hat Tola, ka folur për masat e ndërmarrja të institucionit që ai drejton për përballimin e sezonit turistik si dhe për aksidentet dhe shkaqet kryesore të tyre. “Në korrikgusht ndryshon e gjithë skema e qarkullimit të mjeteve. Njerëzit iu drejtohen plazheve, dhe shtohet fluksi në pikat kufitare. Gjatë kësaj periudhe fokusohemi më shumë tek qarkullimi i mjeteve se sa tek ndëshkimi. Gjithë sesi shqetësohemi edhe për një aksident të vetëm. Megjithatë duhet të themi se aksidentet në muajin korrik kanë një trend ulës pasi është bërë një punë e madhe sensibilizimi ku edhe mediat kanë pjesën e tyre”, u shpreh Mit’hat Tola në televizionin “A2Cnn”.
Aksidentet, Tola: Shkak shpejtësia dhe celulari
Më tutje kreu i Policisë Rrugore, Tola foli dhe për aksidentet rrugore, të cilat sipas tij në pjesën më të madhe të rasteve kanë si shkaktar kryesor drejtuesin e mjeteve dhe shpejtësinë me të cilin lëvizin. “Shkak kryesor për aksidentet mbetet drejtuesi i mjetit. Shpreh herë ja vëmë fajin infrastructures por infrastruktura ndikon për mirë apo për keq në aksidentet. 95-96%
POLICIA
e rasteve të aksidentit, shkak kryesor drejtuesi i mjetit për shkak të shpejtësisë. Përdorimi i alkoolit, mos respektimi i përparësisë janë shkaqe kryesore gjithashtu për aksidentet. Në vendet e BE, drejtuesit e mjetit duhet të ndalojnë para çdo tabele “Stop”. Kjo tabelë tek ne nuk respektohet. Një vrasës i madh është edhe celulari, pasi humbet vëmendja në drejtimin e mjetit”,
Trafiku në Orikum-Palasë, A policia gjen zgjidhje
Të gjitha mjetet e mallrave me mbi 7.5 ton nuk do të qarkullojnë në aksin Orikum-Palasë deri në 30 shtator. Ata do të kenë një orar të kufizuar nga e premtja deri në të hënë nga ora 18:00 deri të hënën 06:00, si orare që nuk duhet të shkelin në këtë rrugë. “Në zbatim të Urdhrit të kryeministrit “Për miratimin e masave përgatitore për mbarëvajtjen e sezonit turistik verorë 2019 dhe ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës Task-Force për menaxhimin e sezonit turistik veror Autoriteti rrugorë kufizon lëvizjen e mjeteve të mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7.5 ton, në aksin rrugorë OrikumPalasë nga e premtja ora 18:00 deri të hënën ora 06:00. Kjo lëvizje do të jetë e kufizuar përgjatë gjithë sezonit, deri në datën 30 shtator 2019. Në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Qarkut të Vlorës, janë marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të këtyre automjeteve. Lutemi që të njoftohen të gjithë qytetarët për këto ndryshime, me qëllim që të jenë në dijeni për oraret e kufizuara gjatë fundjavës ose për të përdorur akse të tjera alternative, etj. Faleminderit për bashkëpunimin”,-thuhet në deklaratën e Policisë së Vlorës.
TARGA TË HUAJA
utoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, këshillon qytetarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë me automjetet e tyre me targa të huaja, që të presin policat kufitare vetëm në pika të autorizuara dhe nga agjentë të licencuar. Çdo policë e sigurimit kufitar që mund t’iu ofrohet pa hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, apo që është e plotësuar me shkrim dore dhe jo me mjete elektronike, është në kundërshtim me rregullat e legjislacionit shqiptar, dhe si e tillë është e pavlefshme. Që një policë kufitare të jetë e vlefshme, ajo duhet të figurojë në regjistrin online në faqen zyrtare të AMF-së. Elementët e sigurisë që duhet të ketë Polica Kufitare janë: Numri i serisë së policës është unik dhe duhet të fillojë me dy shifrat e fundit të vitit aktual. (Shembull: Viti 2019 = 19xxxxxxx). Polica e sigurimit kufitar është e shkruar në format elektronik dhe në asnjë rast me shkrim dore. Polica ka një numër unik identifikues në regjistrin elektronik online të shitjeve të sigurimit të detyrueshëm motorik me elementë sigurie të gjeneruar nga sistemi i shitjes së policave. Raportimi dhe
deklaroi Tola. Në 2018-n raporti i aksidenteve me pasojë jetën në Shqipëri ishte 75 për 1 milionë banorë, sipas përllogaritjeve bazuar në të dhënat e publikuara nga INSTAT. Në raport me vendet e Bashkimit Europian, Shqipëria renditet ndër vendet me normanë më të lartë, së bashku me Maqedoninë e Veriut, e cila për vitin që lamë pas shënoi rritje të aksidenteve
fatale. Shkaktarë të aksidenteve nuk janë vetëm shoferët, edhe pse përgjegjësia më e madhe shkon tek ta. Një shkaktar i aksidenteve rrugore është edhe kalimi i gabuar i këmbësorëve nga njëra anë e rrugës në tjetër. Kur bëhet fjalë për autostrada dhe rrugë interurbane, kjo është edhe më shqetësuese, pasi kalimtarët kthehen në burim aksidenti, duke vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve. Këta këmbësorë, që kalojnë mbi trafik-ndarëset e rrugëve, janë filmuar në autostradën Tiranë-Durrës, për të vazhduar përgjatë rrugëve që shkojnë deri në Fier. Shpesh duke refuzuar mbikalimet por edhe si pasojë e mungesës së tyre, këta qytetarë kanë zgjedhur trafikndarëset për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën, mënyrë kjo që është më e shkurtra por jo më e lehta. Në jo pak raste këta kalimtarë kanë humbur jetën. Përse qytetarët zgjedhin të kalojnë në këtë mënyrë? Eksperti rrugor Fatmir Hasho, thotë se për t’i vënë fre këtyre mënyrave të gabuara të kalimit të rrugëve, duhen gjoba për qytetarët. Rrugët më problematike, ku qytetarët kalojnë të shkujdesur, kryesisht janë nga Tirana në drejtim të jugut. Madje një pjesë e këtyrë rrugëve kanë pasur shkallë apo tulla të vendosura mbi trafikndarëse, të improvizuara për të kaluar rrugët.
AMF këshillon qytetarët për policat kufitare
identifikimi i policave kufitare të shitura nga kompanitë e sigurimit bëhet në kohë reale nëpërmjet regjistrit elektronik online të shitjeve. Këtë mund ta bëjnë nëpërmjet faqes zyrtare të Autoritetit, www.amf.gov. al, në rubrikën “Verifikoni Policën tuaj”, duke ndjekur
gjithë hapat e nevojshëm, ose duke dërguar me SMS numrin e targës tuaj në numrin e celularit +355694060671. Për çdo problem që mund t’ju lindë në lidhje me policën, lutemi të kontaktoni në adresën konsumatori@amf.gov. al ose të na shkruani në inbox-in e faqen tonë në facebook.
AKTUALITET
19
E enjte, 25 KORRIK 2019
Të gjithë fëmijët nuk do të lejohen të futen në një qendër interneti nëse nukjanë të shoqëruar nga prindi apo nga një person i rritur. Në rast se vërehen shkelje, personat dënohen me gjobë nga 40,000 deri në 100,000 lekë
Fëmijët nën 14-vjeç, do ndalohen të hyjnë në qendra interneti S
htirja e internetit në çdo cep të jetës sonë, ka shtuar edhe frikën të mos kontrollit të plotë të këtij shërbimi tek fëmijët. Kjo ka bërë që të kemi masa të reja për mbrojtjen e fëmijëve, që cilat janë miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave. Të gjithë institucionet private dhe publike, duhet të kryejnë kontrolle për përmbajtjet e dëmshme në internet për përdoruesit nën 18-vjeç. Edhe vetë mediet duhet të sigurojnë ndalimin e publikimeve të paligjshme për fëmijë, në të kundërt do të bllokohen. Të gjithë fëmijët nuk do të lejohen të futen në një qendër interneti nëse nukjanë të shoqëruar nga prindi apo nga një person i rritur. Ky është propozimi i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, i miratuar në Këshillin e Ministrave. Ky vendim synon mbrojtjen e fëmijës nga aksesi në internet me informacione e video të ndaluara dhe të dëmshme për moshën e tyre. Sipas vendimit, qendrat e internetit duhet të kene të afishuar ketë vendim si dhe formularin që duhet të plotësohet dhe firmoset nga prindi. “Fëmija nuk e ka të kuptueshme, le të themi përsa i përket edhe zhvillimit sesa e dëmton një fëmijë për të parë në internet materiale të cilat tashmë i kemi edhe nga eksperienca që janë të rrezikshme dhe përbëjnë
LIGJI “Të gjithë institucionet private dhe publike, duhet të kryejnë kontrolle për përmbajtjet e dëmshme në internet për përdoruesit nën 18-vjeç. Edhe vetë mediet duhet të sigurojnë ndalimin e publikimeve të paligjshme për fëmijë, në të kundërt do të bllokohen. Të gjithë fëmijët nuk do të lejohen të futen në një qendër interneti nëse nuk janë të shoqëruar nga prindi apo nga një person i rritur. Në rast se vërehen shkelje, personat dënohen me gjobë nga 40,000 deri në 100,000 lekë, sipas ligjit në fuqi për mbrojtjen e fëmijëve”.
SHQETËSIMI
potencial përsa i përket edhe kopjimit të këtyre modeleve që fëmijët tashmë i zbatojnë”,thotë Alma Tandili, drejtoresha e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës. Për të gjitha subjektet që nuk zbatojnë këtë vendim do të ketë penalitete. Për prindërit kufizimi i fëmijëve në qendrat e internetit shihet me pozitivitet. “Shumë mirë sepse unë nuk e lë fëmijën tim, edhe kur e lë e lë me kufizim. Janë të rrezikuar nga bota e internetit, nuk kanë shumë kontroll”, thotë një prind.
Sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, do të kontrollohen edhe institucionet arsimore që përdorin internetin për filtrat e përdorur, për të mbrojtur të miturit nga aksesi i internetit. Në rast se vërehen shkelje, personat dënohen me gjobë nga 40,000 deri në 100,000 lekë, sipas ligjit në fuqi për mbrojtjen e fëmijëve. “Jemi prindër në moshë kur kemi pasur fëmijët i kufizonim që të shikonin edhe televizor jo me orë të gjata. Ky interneti më duket se po i dëmton shumë nipërit e mbesat. Se prindi është në punë, por
këto qendrat e internetit duhet të kenë një kufizim e do jetë gjë e bukur për çdo njeri”, thotë një e moshuar. Nga ana tjetër, ka edhe drejtues qendrash interneti që i kanë marrë masat paraprake që me hapjen e biznesit. “Kishte tentativa për të hyrë në këto faqe, kureshtje por duke parë me eksperiencën pasi kaloi pak kohë nga hapja e aktivitetit u detyrova që ta parandaloj që atëherë duke marr masa. Nëse vjen dikush këtu për të parë një video apo imazh të dëmshëm, nuk mundet sepse në server kam vënë një
RAPORTI
Kujdesi i gjyshërve, në Korçë vijon tradita P
rindërit që punojnë e kanë të vështirë të organizojnë kohën e lirë apo personat e përshtatshëm të cilët do të kujdesen për fëmijët e tyre, sidomos gjatë sezonit të verës ku institucionet e përkujdesit mbyllen. Në Korçë tradita e kujdesjes nga gjyshërit dhe gjyshet vazhdon. Në parqet dhe lulishtet e qytetit pjesën më të madhe të kohës gjyshi apo gjyshja e kalojnë me vogëlushët ndërsa ka të tjerë që kujdesen prej mëngjesit deri në mbrëmje me kënaqësinë më të madhe. Përveç ditëve të plazhit nipërit dhe mbesat kthehen pjesën tjetër të kohës në angazhimin më të madh të gjyshërve apo gjysheve. Sigurisht ditët mbushen plot me ata që i shoqërojnë në shëtitjet, lojërat apo edhe në argëtime të tjera por nuk mungon as kujdesi në shtëpi ku gjyshërit kujdesen për fëmijët. E nisin ditën me ta për ushqyerjen, gjumin e më pas kalojnë kohë së bashku. Sigurisht pas orë të tëra
angazhimi në dispozicion të nipërve dhe mbesave ata kanë nevojë edhe për tu çlodhur. Lulishtet mbeten hapësirat më të frekuentuara nga të moshuarit. Disa prej tyre thjesht
bisedojnë, disa luajnë domino e disa shijojnë gjelbërimin dhe freskinë derisa të nesërmen ti kthehen përsëri angazhimit të tyre, kohës me nipërit dhe mbesat.
“Jemi prindër në moshë kur kemi pasur fëmijët i kufizonim që të shikonin edhe televizor jo me orë të gjata. Ky interneti më duket se po i dëmton shumë nipërit e mbesat. Se prindi është në punë, por këto qendrat e internetit duhet të kenë një kufizim e do jetë gjë e bukur për çdo njeri. Fëmija nuk e ka të kuptueshme, përsa i përket edhe zhvillimit sesa e dëmton për të parë në internet materiale të cilat tashmë i kemi edhe nga eksperienca që janë të rrezikshme dhe përbëjnë potencial përsa i përket edhe kopjimit të këtyre modeleve që fëmijët tashmë i zbatojnë”. “ADULT FILTER BLOCK”, i cili nuk të lejon sado të tentosh të hysh në këto faqe. Nuk të jep akses”, thotë administratori i një qendre interneti.
MINISTRIA
Rinovoni kartën e identitetit, pasi ju kufizohet lëvizja
Ministria e Brendëshme vë si kusht blerjen e kuponit të kartës së re të identitetit për të marrë shërbime, për sa kohë karta e vjetër ka skaduar. Deri në tetor ky kupon duhet të jetë blerë nga qytetarët shqiptarë. Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda thotë se: “Një ndër to është edhe kufizimi i lëvizjes së shtetasve shqiptarë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nga muaji tetor e në vijim, të cilët, nëse nuk janë të pajisur me një kupon për kartë identiteti, do t’u kufizohet lëvizja për jashtë”. Shtetasit shqiptarë, të cilëve u skadon karta e identitetit këtë vit, gjithashtu mund të aplikojnë në çdo njësi administrative, pavarësisht se ku banojnë. Nga njësia nr.5 në kryeqytet, Voda gjithashtu apeloi qytetarët të aplikojnë sa më shumë, pasi zyrat do jenë të hapura dhe ditën e shtunë.
SPORT
20
E enjte, 25 KORRIK 2019
Skuadra verilindore do të zyrtarizojë paraditen e sotme strategun e njohur
Prishet akordi me Dajën, Kukësi prezanton sot Shpëtim Duron Rozalb Lika
20 euro për të ndjekur kombëtaren shqiptarë në Francë
Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit së kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes eliminatore të EURO 2020, Francë-Shqipëri, përballje e cila do të zhvillohet në datën 7 shtator 2019, ora 20:45. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Stade de France”, adresa 93200 Saint-Denis, Francë. Biletat mund të blihen online në faqen zyrtare të FSHF-së fshf. org ose prane dyqanit zyrtar të FSHF, rruga “ Themistokli Germenji”. Çmimi i biletës është 2500 lekë, afërsisht 20 euro.
N
uk do të jetë Ilir Daja trajneri i ardhshëm i Kukësit. Akordi me ishtrajnerin e Flamurtarit dhe Skënderbeun është prishur, duke përzgjedhur një tjetër strateg. Bëhet fjalë për Shpëtim Duron, i cili do të prezantohet sot në orën 10:00. Trajneri 59-vjeçar, me eksperiencë në kampionatin shqiptar dhe jo vetëm, ka parakaluar në momentin e fundit kandidaturën e Dajës. Duro ka gjetur akordin me Nderim Nexhipin, pasi presidenti Gjici ja ka lënë në dorë për të gjetur strategun e ri. Duro ka drejtuar shumë skuadra në Shqipëri: Dinamon, Besën, Skënderbeun, Vllazninë e Flamurtarin, por mbahet mend gjatë si tekniku që çoi Partizanin pas plot 7 vitesh në Europë, duke bërë një punë shumë të mirë. Ai vlerësohet jo vetëm për sukseset si trajner, por edhe për evidentimin e talenteve dhe rritjen e lojtarëve, pasi skuadrat që ka ngritur apo lojtarët që ka seleksionuar kanë lënë shenjë për vite me radhë. Kukësi ka fituar një derbi në merkato me Partizanin duke zyrtarizuar përforcimin me Mirlind Dakun,
BILETAT
TË KUQTË
Partizani firmos me MBROJTËSI mbrojtësin e Hellas Veronës qendërsulmues mjaft i aftë dhe pjesë e përfaqësueses së 21-vjeçarëve të Kosovës, që ishte tentuar edhe nga të kuqtë. Një përforcim i mirëmenduar dhe një goditje e madhe pas asaj të Enis Gavazajt, Daku vjen në huazim për një vit te Kukësi, ku tanimë është larguar zyrtarisht Simon Rrumbullaku. Ishte vetë klubi që konfirmoi ndarjen e
ARGJENTINASI
rrugëve me mbrojtësin, që i kishte përfunduar kontrata dhe dëshiron një aventurë jashtë Shqipërisë, me drejtuesit e merkatos që tani u duhet të realizojnë edhe një goditje të denjë në mbrojtje, ku emri më i dëshiruar është Leonit Abazi i Skënderbeut, si dhe Blerim Krasniqin në sulm. Kukësi po punon për të ndërtuar një
ekip që do të luftojë për titullin kampion, teksa puna e mirë në merkato mund të jetë një faktor i rëndësishëm për të ardhmen e klubit. Gjici ka investuar shumë në afrimin e futbollistëve më të spikatur në Kategorinë Superiore, teksa duket se do të ketë një tjetër sezon me duelin mes Kukësit dhe Partizanit.
VERDHEKUQTË
Messi gjobitet dhe skualifikohet pas sherrit me Gary Medel
Roma e ka seriozisht për Hysajn, nisin takimet me agjentin e tij
Lionel Messi do të humbasë ndeshjen e parë të kualifikueseve të Botërorit 2022 me Argjentinën që e fillon fushatën e eliminatoreve në mars. Ky është vendimi i qeverisës së futbollit amerikano jugor Conmbebol, që përveç pezullimit me një ndeshje, e dënoi argjentinasin edhe me një gjobë prej 1500 dollarësh. Messi kishte marrë karton të kuq gjatë ndeshjes së Kupës së Amerikës të Argjentinës me Kilin, e fituar 2-1 nga “Albiceleste” dhe që u luajt në 6 korrik. Numri 10 u përjashtua në minutën e 37-të pas një grindjeje me kilianin Gary Medel që gjithashtu u ndëshkua më Karton të kuq. Vendimi i Conmebol nuk përmend akuzat e Messit kundër organizuesve të Kupës së Amerikës në lidhje me të cilat është e mundur që të ketë një tjetër procedim disiplinor. Ylli i Argjentinës deklaroi se kishte korrupsion në turneun që duhej të fitohej nga Brazili.
Napoli është në kërkim të fondeve në merkato për të mbushur arkën në mënyrë që të bëjë një tjetër goditje në sulm. Një nga futbollistët që pritet të largohet është edhe Elseid Hysaj. Mbrojtësi i kombëtares sonë, është në listën e largimit të napolitanëve prej muajsh. Sipas gazetës italiane “Corriere del Mezzogiorno”, për mbrojtësin shkodran shumë e interesuar është Roma. Verdhekuqtë kërkojnë një mbrojtës krahu, pasi Florenzi dhe Fonseca nuk janë të mjaftueshëm në të djathtë të mbrojtjes. Napoli ka fiksuar çmimin e kartonit që shkon në 20 milionë euro, plus bonuse. Gazeta italiane shkruan se agjenti Mario Giuffredi shumë shpejtë do të zbarkojë në Dimaro për të pasur një takim me drejtuesit e Romës në mënyrë që të gjejnë gjuhën e përbashkët për transferimin në kryeqytetin e Italisë. Napoli ka nevojë për para në mënyrë që të zhbllokojë lëvizjet e tjera në merkato
Deian Boldor është përforcimi i radhës në mbrojtje për skuadrën e Partizanit. 24-vjecari vjen me formulën e huazimit për një vit nga Hellas Verona, një aks i preferuar në merkaton e kuqe prej nga janë bërë edhe dy transferimet e vëllezërve Ekuban. Eksperienca nuk i mungon dhe CV-ja e tij është tunduese, pjesëtar i kombëtareve të 17-vjeçarëve dhe të 21-vjeçarëve të Rumanisë, në nivel klubesh ka luajtur me disa skuadra italiane, Roma, Pescara, Bolonga, ka provuar eksperienca dhe tej oqeanit te Montreal Impact në Kanada dhe në sezonin e fundit ka qenë me Foggian në Serinë B, ku nuk ka arritur të gjejë hapësirat e kërkuara, pasi për pjesën më të madhe të sezonit ka qëndruar në stol, por një vit më parë është blerë nga Verona për një shumë që raportohet diku te 2 milionë euro. Rumuni i është bashkuar menjëherë skuadrës, është në dispozicion të trajnerit Lerda që për ndeshjen e parë të Europa League përballë Sheriff Tiraspolit, që luhet këtë të enjte, megjithëse duket e vështirë që rumuni të gjejë menjëherë hapësirë pas vetëm një seance stërvitore me skuadrën. Boldor mund të luajë si në qendër të mbrojtjes, një rol ku nevoja për Partizanin ishte evidente, pasi veç tij figuronin si lojtarë roli vetëm Belica dhe i riu Bitri, por edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, një pozicion ku deri më tani nga trajneri italian është preferuar më së shumë Esin Hakaj.
SPORT
21
E enjte, 25 KORRIK 2019
Skuadra bardhezi fitoi me ruletin e 11-metërshave 5-4, teksa koha e rregullt u mbyll në barazim
Juventus mund me penallti Interin, i falet super Buffon-it
TALENTI
Dëmtim i rëndë për Asension në miqësore, mbyll para kohe sezonin
J
uventus mund Interin me penallti në Derbin e parë të Italisë në ndeshjen e vlefshme për International Champions Cup. 90 minutat e ndeshjes u mbyllën në barazim 1-1, të vendosura nga dy gola të futbollistëve të bardhezinjtë Matthijs de Ligt dhe Cristiano Ronaldo. Ndeshja nuk do të niste aspak mirë për skuadrën torineze që u gjend në disavantazh që në minutën e 10-të. Pas një goditje nga këndi De Ligt devijoi topin në rrjetën e portës së tij, duke shënuar golin e parë me fanellën bardhezi në portën e gabuar. Në fundin e pjesës së parë ishte Brozovic që vendosi në provë portierin Szczesny me një goditje nga distanca. Ndërkohë në krahun tjetër Bernandeschi pas një kombinimi të bukur në hyrje të zonës, lëshon një goditje të fortë që përfundon shumë jashtë kuadratit. Fraksioni i dytë ndërkohë nisi më dy zëvendësim për torinezët me Buffon që zbriti në fushë së bashku me Demiral dhe Mandzukic. Juventus pas shumë tentative arriti që të gjente golin e barazimit në mesin e fraksionit të dytë. Në minutën e 68-të, Cristiano Ronaldo ekzekutoi me mjeshtëri një goditje dënimi në hyrje të zonës.
Portugezi u ndihmua edhe nga një prekje e lehtë për të mposhtur portierin Padelli, i cili nuk kishte asnjë shans reagimi. Në fakt goli i sulmuesit të torinezëve duhej anuluar, pasi në momentin e ekzekutimit të goditjes së dënimit Mandzukic ju afrua barrikadës së mbrojtjes, por me rregullin e ri, kundërshtari duhet të qëndrojë 1
metër larg. Skuadra e Sarrit pas disa minutash humbi një shans të mirë me Ronaldon që kaloi portierin e Interit fillimisht, por hezitimi për të goditur bëri që gardiani ta ndalte në momentin e fundit. Deri në fundin e kohës së rregullt, rezultati nuk do të ndryshonte duke bërë që ndeshjen ta vendosin 11-metërshat. Në
ruletin e penalltive fitues do të ishte Juventusi 4-3, falë një super Buffon që ndali Rannochian, Longon dhe Borja Valeron, ndërkohë për torinezët gabuan Rabiot dhe Bernandeschi. Portieri veteran tregoi një formë fantastike, duke bërë që Szczesny të rrezikojë shumë rolin e titullarit.
Marcos Asensio ka pësuar një dëmtim mjaft të rëndë në sfidë e zhvilluar në Kansas përballë Arsenalit, e vlefshme për International Champions Cup, që u fitua me penallti nga madrilenët. Sulmuesi u aktivizua në pjesën e dytë të takimit dhe në minutën e 58-të shënoi golin e barazimit 2-2, ndërsa në të 64-ën pësoi dëmtimin e rëndë duke u larguar me barelë nga fusha, për t’u dërguar menjëherë në spital. Klubi i Real Madridit ka konfirmuar se Asensio, ka këputur ligamentin në gjurin e majtë, dhe do të bëjë një operacion, në ditët e ardhshme për të shëruar gjurin e tij. Klubi nuk ka zbuluar se sa do të qëndrojë jashtë fushave, por këto dëmtime kanë nevojë për të paktën 6 muaj për tu kaluar. Ky dëmtim ndryshon edhe planet e merkatos te Reali i Madridit, pasi Zidane mund të vendosë të mbajë në skuadër James Rodriguez, i cili kërkohet nga Napoli dhe Atletico Madrid. Asgjë nuk ndryshon ndërkohë për Gareth Bale, që duhet të largohet këtë verë, ndonëse përballë Arsenalit luajti 45 minuta dhe shënoi edhe një gol, pasi Zidane e ka shprehur qartë qëndrimin e tij për uellsianin.
PORTUGEZI
DENONCIMI
NORVEGJEZI
Ronaldo: Tifozët fantastikë, Conte trajner i shkëlqyer
Transferimi i Griezmann te Barcelona mund të dështojë
Solskjaer: I lumtur me ekipin edhe nëse nuk bëjmë asnjë blerje
Cristiano Ronaldo ka komentuar fitoren ndaj Interit në përfundimin e ndeshjes. Sulmuesi portugez u shpreh i kënaqur nga goli i shënuar ndërkohë që nuk i kurseu elozhet edhe për Interin dhe Conten. “Është kënaqësi të jesh këtu, tifozët ishin fantastikë dhe na dhanë shumë mbështetje sot mua dhe ekipit. Të luash ndaj Interit është gjithmonë bukur, sepse ata janë një nga rivalët tonë më të vështirë. Kanë një ekip të fortë dhe një trajner të shkëlqyer, për këtë është kënaqësi të luash ndaj tyre edhe në fazë përgatitore, për miqësore me kaq shumë mbështetje. Jemi të lumtur që fituam ndeshjen dhe mendoj se e merituam”, deklaroi ylli portugez. Ronaldo ka shënuar dy gola në dy miqësoret e këtij sezoni në International Champions Cup duke qenë një ndër futbollistët më në formë të bardhezinjve.
Telenovela e transferimit të Antoine Griezmann ende nuk ka përfunduar, edhe pse francezi ka debutuar me Barcelonën.”Los Colchoneros” kanë bërë një ankesë zyrtare në Federatën Spanjolle për të kërkuar 200 milionë euro dhe jo 120 që janë paguar nga blaugranët. Griezmann u zyrtarizua më 12 korrik. Në pritje të zgjidhjes së çështjes, transferimi mund të bllokohet. Lajmin e ka konfirmuar presidenti i federatës së iberikëve, Javier Tebas. Si mikrofonit të “Radio Onda Cero”, ai konfirmoi se ekziston mundësi që të bllokohet.“Atletico ka kërkuar bllokimin e transferimin e Griezmann te Barcelona. Është e mundur që të ndodh. Një hetim ka filluar dhe organet kompetente duhet ta zgjidhin këtë çështje. Unë nuk mund të bëj një gjykim për rastin”, deklaroi Tebas. Rasti i Griezmann duket larg zgjidhjes, teksa blaugranët rrezikojnë mos ta kenë në dispozicion në sfidat e para.
Ole Gunnar Solskjaer këmbëngul se është i lumtur nga transferimet e bëra deri më tani nga skuadra në prag të sezonit të ri. Djajtë e Kuq kanë shpenzuar deri më tani 65 milionë paund për Aaron Ëan-Bissaka dhe Dan James dhe kërkojnë një mes Harry Maguire dhe Sean Longstaff për të blinduar mbrojtjen. Edhe pse mund të humbasë Lukakun në ditët në vijim, strategu norvegjez nuk është aspak i mërzitur. “Jam shumë i lumtur me dy futbollistët që janë afruar (Ëan-Bissaka dhe James). Duhet të jemi të durueshëm në prag të sezonit të ri. Nuk mund të tentojmë një rrugëtim të ri vetëm nëse hasim një pengesë. Mendoj se këta futbollist që do të bëjnë mirë. Kemi plan afatshkurtër dhe afatgjatë, por do të përmirësohemi dhe më shumë. Kemi luajtur mirë deri më tani në miqësore dhe po punojmë për të gjetur një formacion bazë”, deklaroi Solskajer.
KULTURE
22 E enjte, 25 KORRIK 2019
Ismail Kadare nominohet për “Nobelin Amerikan” në letërsi
N
ëntë shkrimtarë të shquar nga e gjithë bota janë zgjedhur si finalistë të Çmimit Ndërkombëtar Letrar Neustadt për vitin 2020. Një ndër to finalist është dhe shkrimtari Ismail Kadare për “Nobelin Amerikan” në letërsi. “E ç’janë trazimet që përshkruan Shekspiri përpara mëdyshjeve të këtij Hamleti të malësive
tona?”. Kështu shkruan Ismail Kadare te “Prilli i thyer”, një nga ato veprat tronditëse, e përkthyer në shumë gjuhë të botës, e që vazhdon ende të mahnisë të gjithë. Çmimi Neustadt është i pari çmim ndërkombëtar për letërsinë i kësaj kategorie, që e ka origjinën në Shtetet e Bashkuara, dhe është një nga të paktët çmime ndërkombëtare,
Tinguj koreanë në Shkodër 20 muzikantë nga Korea e Jugut i dhanë Shkodrës disa orë ndryshe. Kanë muzikë interesante, argëtuese për ata që nuk e kanë hasur më parë, por për traditën koreane me domethënie të fortë. I këndohet një jete më të mirë. Pongmul është një nga këngët që këndohet shumë shpesh. Ajo shpreh gëzimin e fermerit gjatë të korrave. Muzikantja Chong Young Tong: “Kjo është muzikë tradicionale koreane, jemi të fokusuar në veglat e perkusionit, si Janggo, Sogo, Xing. Ne me këtë muzikë bekojmë Shqipërinë dhe Shqiptarët. Ky është misioni që ne kemi. Duam të shpërndajmë kulturën tonë tradicionale në vende të ndryshme në botë. Përveç veglave muzikore kemi edhe veshjet tradicionale. Ku janë ngjyrat blu që është qielli, e verdha është toka, dhe e kuqja është njeriu.” Shkodranët por edhe turistë të shumtë shijuan muzikën dhe performancën e veçantë që vjen nga lindja e largët.
Helidon Xhixha me instalacion alarmues në Venecia “Të shpëtojmë detet e botës nga plastika”. Artisti italiano-shqiptar, Helidon Xhixha, me një instalacion shumë domethënës, prezantohet këto ditë në Venecia, në këtë periudhë kur është dhe Bienalja e Artit ku vijnë vizitorë nga e gjithë bota. Kjo ka qenë detyra e dy artistëve të cilët nëpërmjet dy shisheve gjigande në çelik që rrinë pezull mbi Canal Grande në Venecia, duan të transmetojnë këtë mesazh. Skulptori shqiptar Helidon Xhixha dhe fotografi zviceran Giacomo Braglia, nisin nga qyteti i Venecias, këtë mesazh themelor njerëzor, aktual, për shpëtimin e ujërave të oqeaneve kundër plastikës. Projekti “Twin bottles: mesazh në shishe, është i përkrahur nga Fondacioni Braglia, që organizon ekspozita dhe që prej shumë kohësh merret me temat ekologjike. Shishja e parë e gjatë 4 metra është vepër e skulptorit Xhixha, 49 vjeç, nga qyteti i Durrësit i cili prej shumë vitesh punon çelikun inoksidabel. E dyta shishe, më e vogël dhe e mbledhur shuk si një mbeturinë plastike është e veshur nga Jack Braglia, 22 vjeç nga Lugano, i cili me fotografitë e tij të bëra nëpër botë, denoncon problemet e ndotjes.”Është e drejtë që mesazhi të fillojë nga Venecia. Një ulërimë alarmuese e thënë me mjete artistike”, janë shprehur artistët. “Duhet ta shpëtojmë të ardhmen tonë!”Artisti Xhixha, në këtë moment ka dy ekspozita në skulpturat e tij monumentale, një në Lugano, Zvicër dhe tjetrën në Forte dei Marmi, në Toscana të Italisë. Me këtë sensibilitet për problemet e mëdha që sot i ka bota kapitaliste duke përdorur plastikën si problem shumë të madh që i krijohet deteve. Xhixha përpara disa viteve në Bienalen e Venecias, mori pjesë duke prezantuar asbejgurin e madh në Ujërat e Venecias, për nxjerrjen e rruzullit tokësor ku po shkrihen akujt. Një problem internacional që artisti ngre zërin e tij me këtë formë artistike.
për të cilat kanë të drejtë të konkurrojnë njëkohësisht poetë, romancierë, skenaristë dhe dramaturgë. Që prej vitit 2003, duke u alternuar me Çmimin NSK, ky çmim i është dhënë çdo dy vite një shkrimtari të gjallë, si vlerësim për një vepër të rëndësishme. Fitues të kaluar janë edhe laureatët e Çmimit Nobel, si Czes³aw Mi³osz, Gabriel García Márqu-
ez dhe Tomas Tranströmer. Fituesi i Çmimit Neustadt për vitin 2018, ishte shkrimtari amerikan me origjinë nga Haiti, Edwidge Danticat. Fituesi i Neustadt Prize shpër-
blehet me $50,000, një pupël shqiponje prej argjendi, certifikatën e çmimit dhe një festival në nder të tyre. Një financim bujar nga familja Neustadt mbështet çmimin.
Shpirtrat e vjetër të Tiranës
Nga Rea Godo ‘’Ne jemi të gjithë të thyer – ja pse rrezet munden të na depërtojnë.’’kjo shprehje e njohur e Hemingway nuk perëndonte nga mendimet e mia gjatë festimeve për ditëlindjen e tij. Adhuruesit e letërsisë, shpirtrat e vjetër, të cilët enden në botën moderne, libërdashësit dhe nostalgjikët e Brezit të Humbur, në mbarë botën ditëlindjen e Hemingway e konsiderojnë si pikën shënjuese, kur lindi eleganca e të shkruarit, lidhja e pandashme e plumbit të lapsit, magjisë së fjalës, tymit të puros dhe aromës dehëse të rumit. Magjinë e letërsisë, më mirë se Hemingway nuk ka ditur asnjë autor tjetër ta përjetësojë. Mbrëmjet e 20-21 Korrikut, veçse të nxehta mes-vere, përfaqësojnë agimin e kësaj figure të rëndësishme botërore, me veprat e të cilit frymëzohen mijëra lexues, ëndërrojnë qindra mijëra të tjerë dhe mësojnë kuptimin e lirisë, dashurisë dhe lumturisë. Në Tiranën e pushtuar prej shpirtrave të vjetër, të hareshëm, të gëzueshëm, të dëshiruar për më shumë dritë, mbase edhe të thyer festimet për ditëlindjen e Hemingway nuk
mund të mjaftoheshin me vetëm një ditë, ndaj Hemingway Jazz Fest No.7 rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve. Përditshmëria jonë gëlon nga arsyet, shqetësimet dhe ankthi për të mos lënë veten të lirë, për t’u trembur e për të penguar shpirtin të gjejë udhën e tij, por mes gjithë atyre ëndërrimtarëve, të cilët festonin sikur ato të ishin të fundit mbrëmje jazz, me ritme të ëmbla, atmosferë pushtuese dhe grimca të thekshme fluturuese dashurie, lehtësisht të deshifrueshme në ajër së bashku me tingujt e trumpetave. Për plot dy net, zemra e Tiranës ritmonte në kopshtin e Universitetit Politeknik të Tiranës, e bashkë me festën ambientet e rrepta universitare u bënë ftuese dhe të këndshme. Festa të tilla, të pazakonta për përditshmërinë e të rinjve, plot presion për një jetë luksoze, përgjegjësi dhe dëshirë të zellshme për t’u përshfaqur janë ato të cilat më bëjnë të gjej veten. Lëvizjet vallëzuese, shkujdesi, nevoja për të rrokur kuptimin e jetës, e cila gjendet në gjërat e vogla, me pasojë gëzime të mëdha bënin që mes pjesëmarrësve, të ndiheshe lirisht si mes miqsh. Veçantia e festës ishte qëllimi i saj, të dëfryerit duke dhënë mesazhe
paqe, dashurie, bashkëjetese harmonike mes të ndryshmish sensibilizonin, njësoj si letërsia e papërsëritshme e Hemingway. Si një e sapodiplomuar, mes udhëkryqesh të mjegullta, mbushur me një tufë me ëndrra, rrotull një pesimizmi masiv se ky vend është i pashpresë, pa të ardhme dhe dëshirë për t’u zhvilluar, brenda një feste energjike, me të rinj të cilët të bashkuar mundën të zgjonin gjithë Tiranën, të falnin optimizëm zemërthyerve dhe të shndërroheshin në diell pozitiviteti edhe përgjatë mesnatës unë u ndjeva njësoj si Hemingway, një zemërthyer e ushqyer më shpresën se dashuria do të ndryshojë botën, se vendi ynë ka nevojë për atë energji të pashtershme, se largimi i të rinjve nuk është zgjidhja. Emigracioni është një temë e nxehtë, e dhimbshme, e cila ka prekur shoqërinë moderne shqiptare, qysh në zanafillën e saj e nuk di të ndalet. Mbase si një fenomen i pashmangshëm, si prurje e lirisë, në kërkim të mirëqenies, eksperiencave dhe avantazheve të cilat burojnë prej demokracisë së shumëdëshiruar, megjithatë ai lëmsh i zjarrtë i përkushtuar për të tejçuar dashuri dhe festë nuk mund të largohet në drejtim të paditur. Rinia ndodhet në një qorrsokak, pa qëllim e drejtim, ku kryefjala e jetës është veçse largimi. Festa të tilla si ato tw organizuara nga Hemingway Fan Club Albania të mbushin me frymëzimin se ikjet nuk përkthehen në zgjidhje problemesh, por në plagë të freskëta. Përgjatë kërcimeve të shkujdesura u binda se ai grumbull njërëzish të lirë, adhurues të muzikës së vërtetë e letërsisë së bukur, së bashku do ndryshojnë drejtimin e Shqipërisë duke e transformuar nga një vend ikjesh në një vend qëndrimesh, ndërtimesh, zhvillimesh e dashurie.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Pret dru në pyll 2. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 4. KURRË ndajf. Asnjëherë, në asnjë kohë, në asnjë rast, në asnjë rrethan. "Kurrë mos thuaj ..." 6. emër i përbashkët për muzikën, pikturën, skulpturën, arkitekturën, etj 7. Ajo që bën pula, vezë ose.. 10. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 12. Atje ku perëndon dielli dhe skuqet qielli 13. Që ushtron pushtetin shtetëror në formën e veprimtarisë urdhërdhënëse e ekzekutive, që ka të bëjë me organizimin e zhvillimin e kësaj veprimtarie 16. Emri i shkronjës së dytë të alfabetit grek 17. Partia e të Drejtave të Mohuara 18. Masë e sipërfaqes së tokës e barabartë me dhjetë arë ose me një mijë metra katrorë 20. Përgatitem e edukohem në një drejtim të caktuar, duke përvetësuar parime, ide e njohuri të caktuara formohem 21. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 23. Shajak i hollë e i rrahur mirë zakonisht i bardhë a i murrmë 24. Kashtë e imët dhe e copëtuar, që del nga shirja e nga pastrimi i grurit, i elbit, i orizit, i tërshërës, i thekrës etj 25. Janë edhe ashtu banorët e Krujës 26. Ai që na ka nip ose u ka mbesë. 30. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 32. Balta, zalli, rëra etj. që sjellin lumenjtë e përrenjtë dhe e lënë gjatë rrjedhës së tyre 33. E shquar është Zagoria. 34. Shkrimtari, poeti dhe gazetari i shquar gjerman Heinrich ... (13 dhjetor 1797 - 17 shkurt 1856) 36. Lloj kërpurdhe që rritet në dru, përdoret për të ndezur me uror cigaren 39. Akullore e ngrirë, në forma të ndryshme e zakonisht me disa shtresa 40. Banor vendës nga Labëria, është ... 41. Hekurpunues, zejtar i punëve të metalit 42. Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë 44. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 45. Lloj palltoje e zezë për burra, me fund të hapur përpara, me kinda të gjatë e të ngushtë prapa 47. Piktori i mirënjohur ... Kodheli (24 dhjetor 1918 - 18 shkurt 2006), lindi në katundin Kodhel të Shkodrës 48. Çdo gjë që shërben për të zbukuruar një sallë a një dhomë 50. Filmi "... vjen një ditë" prodhim i vitit 1986, me regji të Vladimir Priftit, skenari, Teodor Laço dhe muzika, Thoma Simaku 51. Tip nëndetseje që shërben për kërkime në tabanin e deteve dhe oqeaneve 53. Manastir ose kuvend i pasur katolik, që drejtohet nga një abat; dërtesat e këtij manastiri ku vepron kisha katolike 55. Kryeqyteti i Shqipërisë, u themelua më 1614 nga Sulejman
E enjte, 25 KORRIK 2019
Nga Albert VATAJ
Pashë Bargjini 56. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 60. Kafshë e vogël gjitare, që mban "veshur" gjithnjë një gëzof me gjëmba 61. Feudal që i nënshtrohej një feudalit tjetër më të madh, një princi ose një mbreti 63. Lëng i pangjyrë e i avullueshëm, me erë të fortë si të eterit, që përdoret për prodhimin e lëndëve shpërthyese, të mëndafshit artificial etj. dhe si tretës për ngjitjet 64. E kundërta e tij është pesimisti. 66. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 68. Ndryshe thuhet kur përshtatem 73. Hedh ujë mbi dikë a mbi diçka, e bëj të qullet, e ... 75. Fik i pjekur shumë e i rreshkur në degë 76. Qëndrim i prerë e përfundimtar që mbajmë për një punë a për një çështje 79. Lëshon një zhurmë a krismë të fortë e të menjëhershme 80. Romani i Anton Pashkut 81. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 82. Hektor ..., kompozitor i shquar francez 85. Tërësia e punonjësve që drejtojnë vënien në skenë të një shfaqjeje ose të një filmi 86. Tomas ...filozof gjerman (17381766), moralist i popullarizuar, u kushtua pas edukimit arsimorpragmatik 87. Atë përdornim dikur për të shkruar me bojë 90. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu
92. Përfitimi që vjen nga një punë, nga një veprimtari etj 94. Zëvendës, përfaqësues a dëshmitar i dikujt quhet edhe ashtu 96. Sasi shumë e madhe, shumicë njerëzish, sendesh, dukurish etj., mizëri 97. Ajo shërben për të shtruar dheun ose për të mbuluar farën në arë; trinë 98. Kreshtë e mishtë, zakonisht e kuqe e dhëmbëzuar, që e kanë mbi kokë disa shpendë 99. Gatesë që bëhet me plëndës ose mish koke 101. Ujë i ngrirë, quhet ashtu 103. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 104. Kompozitori i shquar ... Daija (1926-2004). Baleti i parë shqiptar "Halili dhe Hajria" ka muzikën e tij 106. Mbishkrim i vjetër në një gur varri, në një përmendore, në një ndërtesë etj 107. Pjesa më e lartë e më e privilegjuar e klasave, e shtresave 108. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 109. Parakalim i trupave dhe i mjeteve ushtarake, zakonisht me rastin e një feste 113. Ashtu, ose vashë, cucë, qikë, etj. 114. Secila nga dasmoret që shkojnë së bashku për të marrë nusen VERTIKALISHT 1. Kafshë shtëpiake përtypëse e imët, me lesh të butë 3. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman 4. Bërtas me sa zë që kam. Mundësi komunikimi e alarmuar,
pa dallim moshe 5. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 6. Që vepron sheshit në mënyrë jo të hijshme e pa përfillur mendimin e njerëzve përreth, i pacipë, i pafytyrë 8. Ai që ndez kandilat, u bie kambanave ose bën punë të ndryshme në kishë 9. Njihej dikur si dergesa e urimeve për festat e fundvitit 11. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, shkurtima 12. Ai që nuk është i ditur, mbetet të jetë i molepsur nga ... 14. Fletë prej druri jo shumë e trashë, zakonisht e ngushtë, që nxirret duke sharruar një trung për së gjati dhe që përdoret si lëndë ndërtimi 15. Tirana, e kishte targën e makinave ... 19. Ashtu është edhe një letër a ligjëratë, me të cilën një udhëheqës i drejtohet popullit të vet 22. Dakord në gjuhë universale 24. Rreth prej metali të çmuar, prej kocke etj., që vihet si stoli në kyç të dorës a në llërë 27. Nëna, ëma, thirret edhe ashtu 28. Ai që është i metë nga mendja, ai që nuk e ka gjykimin dhe arsyen e një njeriu të zakonshëm 29. Merrem me diçka a me dikë për të kaluar kohën ose për t'u çlodhur, zbavitem 31. Koncert muzikor i një artisti të vetëm 35. Vlerësoj lart diçka për cilësitë e mira që ka; i thur lëvdata 37. Komuna e Preshevës, vendlindja dhe mbiemri i Idrizit të luftës për bashkim kombëtar 38. Shkolla dhe shoqëria janë të
me studime e në praktikë 58. Shkurre e viseve bregdetar nga të cilat mund të nxirret raki 59. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 62. Mbrojtja e dikujt a e diçkaje me fjalë ose me shkrim. Ajo e Sokratit ishte e vërteta 65. Emri i Meshtroviq, skulptor dhe arkitekt kroat, lindi më 16 janar 1962 67. Aktorja ... Hyka, lindi në Tiranë më 9 Korrik 1958. Interpretoi disa role në estradë dhe kinematografi 69. Hapësirë shumë e madhe me ujë të kripur, që zakonisht është e rrethuar me tokë jo nga të gjitha anët dhe që qëndron disi e veçuar 70. Që parashikon dhe paralajmëron diçka që do të ndodhë në të ardhmen 71. Cipë ose ind i hollë, që vesh a mbulon një organ të frymorëve, një farë, qelizën etj.; lëkurëz 72. Gjini bimësh që rriten në vende me klimë të nxehtë a të butë, me gjethe të trasha 73. Ku shihen të lashtat, ose edhe aty ku mblidhet bereqeti 74. Bosnje-Hercegovina e ka kryeqytet atë 75. Jani ... një ndër aktoret më të talentuar të brezit të tij, ka luajtuar një sere rolesh dramatike në teatrin "A. Z. Cajupi", në Korçe 77. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 78. Zakone në jetën shoqërore të një populli, që lindin në kushte të caktuara historike dhe ruhen brez pas brezi 83. Kam aftësi të posaçme për të nxjerrë me zë tinguj muzikorë 84. Qyteti i parë i kolonive evropiane në Australi themeluar në vitin 1788 në Sydney Cove nga Arthur Phillip, udhëheqës britanez 87. Pjesa e parë të ditës nga mëngjesi deri në drekë 88. Bojë uji për të pikturuar; mënyra e pikturimit me këtë bojë 89. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 91. Partia Emigracionit Shqiptar, inicialet 93. Ashtu quhet monedha japoneze, e shquar 95. Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit, inicialet 96. Mbulesë tryeze prej pëlhure të trashë e zakonisht me qëndisje 100. Shoh me vëmendje e me një qëllim të caktuar 102. Enë prej llamarine, prej zinku, prej plastike 105. Letonia e ka monedhë të saj 110. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 111.Aleanca Kuq e Zi 112. Partia Republikane, inicialet
ndara në të tilla 41. Furrë për të pjekur tulla ose tjegulla 43. Nuk ka gjë, s'prish punë, paçka 46. Tërësia e ndryshimeve që pëson trajta e emrit, mbiemrit, përemrit, numërorit, nyjës dhe e çdo pjese të ligjëratës që përdoret si emër, kur i lakojmë sipas rasave, numrit e gjinisë 49. Hyn te mjetet mësimore, shërben për të shkruar a për të vizatuar 50. Sëmundje e rëndë që vjen nga gjakrrjedhja në tru ose nga mpiksja e gjakut në enët e trurit 52. Mid'hat bej Frashëri (18801949) ishtë nëpunës i Perandorisë Osmane, publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat, veprimtar i çështjes kombëtare, kryetar i Ballit Kombëtar, përdori pseudonimet Lumo ... dhe Mali Kokojka 54. Që shfaqet dhe zhvillohet në mënyrë të menjëhershme e të rëndë 57. Tërësia e njohurive të fituara 1
2
3
L
P
L U
C A
S
9
10
T
S
13
E
V
R B
A
I
E K
T O
¸
L
19
R
20
A N
A D
21
O L
L A
R
A
S
T
22
K
N
O
A
I
V
A T
M A
L L
D
H
24
M O S
G
A
J
J
Z
31
E
Z
H
32
M
V
Z H
G
G
K
L
K
A O R
K
R E
G
¸
40
S
P
E
I
B
O N
D E
M
U 37
I
O R
B
A S
P
K
47
M I
A L
I
A
O
E
V
K
V
¸
Z
A
B
M Y
K
E
U
I
L L
A
E N
E R
S
T
V
I
49
G J
I
K
50
M I
L
I
G
R A
M
52
E P
G
U R
A
L 57
L
M
A
R A
62
C
¸
E
45
P
54
U F
T A
N I
J
58
P
N
A 64
R
55
E
56
O K
E
¸
59
P 63
D
J
53
61
T
N C
48
M T
51
E
39
E L R
H
H
46
¸ 35
44
R A
H
P
42
43
K
T
38
A S
41
V O
D H
34
J 36
28
L E
30
33
A H
P
H 25
V A
I 27
I
29
I
A K
18
23
F
26
V
7
L L ¸ 15
17
V A
6
D E L
14
16
E
5
G O M B R
11
B
P 12
¸
4
M
M
8
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
I
G D H
L
60 66
V I
B
R
T A
L O
J
65
J
J
67
M
K A
G
68
I
V
G
S
F
69
L
70
¸
I 75
I
A
76
F
C 77
G
71
K A
F
D
R
O
A
E V
R
R
P
R O
N A 80
W
A
A
N
L
K
M A
R
G
N O
M E
T ¸
E Z
83
A D
K
J
87
O
J
74
K O
82
N
D
86
E
N
E
79
P
F
85
Z H
73
A N
78
A N
81
N 84
B E 72
T
R
A
88
T R
I
T
Z
B
I
U T
89
O
M
90
E
I 91
R
K
A
A S
M E
Z A
T
E
E
N
M
92
U B
I
Z
¸
M
93
96
T
Z
I
E
A
L
94
K
U
I
N
J
O
R I
M
M I
G R
I 104
E
T 102
M
¸ B
105
L
S
S
H T
E
106
M ¸
K
D
O
O 100
L
A N
T
107
O J
F
I
L
D
O S
K
H S
T I
¸
113
U S
T ¸
B
S 108
B C
112
U B
U P
110
I
111
C
K ¸
103
K
S
109
S
95
97 99
T
101
M A M I
K O
¸
98
I
R
G
R
C
A R
A
I
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
Përplasje para Teatrit Kombëtar M
omente të forta tensio ni u regjistruan që prej mëngjesit të djeshëm përpara godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, ku pati përplasje mes forcave të policisë dhe një grupi artistësh dhe qytetarësh që kundërshtojnë projektin e qeverisë për të prishur godinën ekzistuese dhe ndërtimin aty, në kuadër të një kompleksi të madh pallatesh shumëkatëshe, dhe të një ndërtese të re moderne të Teatrit. Gjithçka nisi kur pranë godinës së Teatrit u shfaqën forca të policisë së Rendit për të siguruar hyrjen e disa punonjësve të administratës të ngarkuar me procesin e invetarizimit të materialeve. Artistët dhe disa qytetarë të cilët e kishin kaluar natën në oborrin e Teatrit, tentuan dhe ata të hynin brenda “për të parë se çfarë po bënin aty punonjësit e administratës”. Përplasjet vijuan për një kohë të gjatë, ndërsa numri si i artistëve dhe qytetarëve protestuesë ashtu dhe i forcave të
Rendit, të cilëve ju bashkua dhe policia Bashkiake, erdhi në rritje. Situata pati çaste të forta acarimi, kur policisë ju desh të largonte me forcë artistët që kërkonin të hynin në godinë. Aktori dhe regjisori i njohur Edmond Budina, tha se forcat e policisë e kishin “tërhequr zvarrë”. Përplasje të forta janë regjistruar edhe gjatë orëve të mbrëmjes, kur qytetarët kanë tentuar të shkojnë në ndihmë të artistëve.
24 E mërkurë, 24 KORRIK 2019