www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
Nis mosbindja civile ndaj Ramës E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 96 (8537)
E enjte, 25 Prill 2019
Çmimi 30 Lekë
Sot Opozita bllokon akset kryesore. Në Elbasan tek rreth rrotullimi i Bradasheshit, në Durrës në kryqëzimin e rrugës Plepa- Kavajë, në kryqëzimin e Milotit, në Fier në zonën e njohur me emrin rrotullimi i Sheqit dhe në Tiranë te rrotullimi “Shqiponja” FAQE 3
Presidenti Meta: Holanda, një Jorida Tabaku: Kryeministri Rama vend i rëndësishëm për BE dhe të po vjedh çdo pasuri publike ardhmen europiane të Shqipërisë
FAQE 2
Në foto: Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jorida Tabaku
INTERVISTE
Albana Jeminaj: Të jesh avokate do të thotë përgjegjësi e madhe
Reagon vajza e Linda Ramës, Rea. Padi ndaj mediave që kanë shpifur ndaj saj
Në foto: Presidenti Ilir Meta me ambasadoren e Holandës, Guusje Korthals Altes, dje në pritjen e FAQE 6 organizuar nga ambasada me rastin e Ditës së Mbretit
TAKIMI ME KREUN E KUVENDIT
Zv/Presidenti i PE: Shqipëria, e para e klasës dhe në krye të listës për negociatat
FAQE 10
FAQE 6
PROFIL
Misionari që rindezi lambadhen e Pashkës në Shqipëri Nga Esido Barkaj FAQE 11
FAQE 9
INTERVISTË
Erisa Xhixho: Zgjedhjet pa opozitën është projekti më i rrezikshëm për Shqipërinë
FAQE 8
POLITIKE
2
E enjte, 25 PRILL 2019
PROJEKTILIGJI I PROPOZUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE PËR “KOORPORATËN E INVESTIMEVE SHQIPTARE”
Drafti: Koorporata përfiton prona shtetërore me qëllim kryerjen e investimeve I
parashikuar për shqyrtim në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese për ditën e mërkurë, por i anuluar më pas nga Kryesia e Kuvendit ishte drafti i propozuar nga Këshilli i Ministrave “për Korporatën e Investimeve Shqiptare”. Ky draft-ligj mundëson krijimin e një institucioni të ri, shoqëri aksionere e quajtur “Korporata e Investimeve Shqiptare”, e cila përmes projekteve të investimit në nivel qendror, vendor dhe rajonal, mund të përfitojë pronave shtetërore me qëllim kryerjen e investimeve. Transferimi i pronave shtetërore me qëllim realizimin e projekteve të Korporatës, do të jetë një mënyrë
financimi i kësaj shoqërie aksionere sipas projekt-ligjit në fjalë. Bazuar në projektligj, Korporata vepron si pronar i pronave shtetërore të transferuara tek ajo, transfertë e cila në draft- ligji parashikohet të kryhet me propozim të vetë Korporatës dhe vendim të Këshillit të Ministrave dhe nënkupton kalimin e së drejtës së përdorimit dhe/ose pronësisë së pronave shtetërore nga pushteti qendror ose vendor te Korporata. Më pas kjo e fundit ka të drejtë të japë pronën shtetërore për përdorim, qira, ta shesë apo ta përdorë si kolateral, bazuar në kritere dhe procedura që përsëri ligji ja ngarkon Këshillit të Ministrave si Vendim. Korporata sipas draftit të propozuar, menaxhon
pronat shtetërore, harton projektet e investimit dhe merr përsipër zbatimin e tyre, por njëkohësisht analizon, shqyrton dhe rekomandon projekte investimi të paraqitura nga institucione vendase ose të huaja. Përbërja e Korporatës sa i përket burimeve njerëzore vjen e centralizuar në duart e Ministrisë së Ekonomisë, e cila zgjedh anëtarët e
organeve drejtuese të Korporatës. Bazuar në propozimin e ndodhur në Kryesinë e Kuvendit, në këtë Korporatë shteti do të përfaqësohet nga ministri për ekonominë, por aksionere mund të jenë edhe institucione financiare ndërkombëtare, forma e pjesëmarrjes së të cilave do të përcaktohet me
Vendim të Këshillit të Ministrave.
Denoncimi i PD-së: Koorporata, skema më e madhe grabitëse e pronave publike e realizuar ndonjëherë me ligj
Tabaku: Koorporata e Investimeve, Rama pronar i çdo pasurie publike P
ërmes ish-deputetes Jorida Tabaku Partia Demokratike ka denoncuar sot, krijimin me ligj të Koorporatës së Investimeve nga qeveria. Në një prononcim për mediat Tabaku tha se pse ky ligji është një skemë gjigante korrupsioni e ndërtuar nga kryeministri Edi Rama. Sipas zyrtares së selisë blu, projektligji i Koorporatës së Investimeve e bën Edi Ramën pronar de facto të çdo pasurie publike të paluajtshme në vend, i cili, siç tha ajo, pa i dhënë llogari askujt, mund ta përdorë Koorporatën për të shpërndarë pronat publike tek të njëjtët oligarkë apo tek persona të paidentifikuar. Në vijim, ish-deputetja e PD-së theksoi se nëse ky ligj miratohet në Parlament Partia Demokratike angazhohet ta anulojë atë në ditën e parë të qeverisë së saj. “Vjedhja gjigande, këtë herë, e ka emrin Koorporata e Investimeve Shqiptare. Ajo është skema më e madhe grabitëse e pronave publike, e realizuar ndonjëherë me ligj në ndonjë vend me kushtetutë demokratike. Pasi ka zhytur shqiptarët në 2.2 miliard euro borxh me PPP-të për të pasuruar klientët e oborrit të tij dhe të familjes së tij, Edi Rama ka hartuar një ligj që, praktikisht, e bën atë pronar të çdo toke publike në vend, duke ia transferuar atë në pronësi apo përdorim Korporatës së Investimeve, që kontrollohet plotësisht nga Kryeministri. Ligji për krijimin e Korporatës së Investimeve thotë se Koorporata, me vendim të Këshillit të Ministrave, pra, me vendim të Edi Ramës, mund të menaxhojë, japë në përdorim apo të shesë pronat publike, që janë kaluar në fondin e saj, po me firmën e Edi Ramës. Ky ligj, plotësisht antikushtetues, antieuropan, antidemokratik, kundër interesit publik e bën kryeministrin pronar de facto të çdo pasurie publike të paluajtshme në vend. Pa i dhënë llogari askujt, Edi Rama i jep të drejtë vetes me këtë ligj, të përdorë Korporatën për të shpërndarë
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
pronat publike tek të njëjtët oligarkë apo tek persona të paidentifikuar. Ligji që krijon Koorporaratën e Investimeve ka 5 pika kyçe që tregojnë hapur qëllimin e Edi Ramës për të grabitur pronën publike përpara se të largohet nga karrigia që e ka blerë me paratë e krimit dhe të oligarkëve. 1. Korporata e Investimeve përjashtohet nga ligji i Prokurimeve Publike: Kjo do të thotë se Korporata, de facto Edi Rama, nuk ka asnjë pengesë ligjore për të vendosur se cilit privat do t’ia japë për shfrytëzim apo për blerje një tokë në bregdet. Pasuria i kalon pa asnjë procedurë atij me të cilin Edi Rama do që të bëjë Pazar; 2. Korporata e Investimeve është e lirë të marrë kredi, e pakontrolluar nga askush dhe në rast të mos shlyerjes së saj, të humbasë pronën publike që do të vendosë si garanci: Kjo është një skemë flagrante korrupsioni. ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
Me këtë ligj askush nuk mban përgjegjësi për dështimin e pagesës së kredisë. Për pasojë, me lejen e Edi Ramës, prona publike i kalon menjëherë bankës, duke realizuar kështu tjetërsimin e pronës publike nga shteti tek privati. 3. Ligji është një skemë gjigande korrupsioni, sepse parashikon daljen në bursë të pronave publike të Korporatës. Duke qenë se pronar i aksioneve është qeveria, kjo do të thotë se qeveria do të luajë në bursë pronat publike. Ky është një bixhoz i ri me pasuritë publike, që i hap rrugë blerjes së aksioneve, pra pronave publike, nga individë të paidentifikuar, pasi është e drejtë e atyre që luajnë në bursë të mos e tregojnë identitetin e tyre. 4. Ligji shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe autonominë e pushtetit lokal, duke i rrëmbyer pronat e bashkive NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
për t’i vendosur në fondin e Korporatës së Investimeve, të drejtuar de fakto nga Edi Rama. Kjo do të thotë se pushtetit lokal i merret pa asnjë procedurë çdo pasuri publike, që qeveria mendon se duhet ta bëjë pjesë të Korporatës së Investimeve, për ta luajtur më pas në bixhozin e bursës, për ta humbur në një kredi të pashlyer apo për t’ia dhënë për shfrytëzim një privati pa prokurim publik. Ligji i Pushtetit lokal përcakton se tjetërsimi i pronave të bashkisë bëhet me 3\5-at e Këshillit Bashkiak. Duke qenë se këtë shumicë Edi Rama nuk e zotëron, ka vendosur të grabisë me ligj antikushtetues pronën publike, njësoj siç veproi me ligjin për Teatrin Kombëtar. 5. Ligji i Edi Ramës zhduk konkurrencën e lirë dhe cënon rëndë marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian. Kjo ndodh duke i dhënë klientit të Ramës status të privilegjuar të përdorë pronën publike pa hyrë në garë me të tjerët dhe duke u mjaftuar me vendimin personal për pazar të kryeministrit. Pas ligjit për Teatrin dhe Koncesionit të dështuar për Aeroportin e Vlorës, ky është ligji i tretë anti-europian që Edi Rama çon në Parlament si një grabitës përsëritës, duke treguar përçmim dhe shpërfillje për rregullat mbi të cilat funksionon Bashkimi Europain. Krijimi i Korporatës së Investimeve, skemës gjigante të grabitjes së pronave, lidhet me disa akte të tjera të ndërmarra nga qeveria kohët e fundit, përfshirë edhe krijimin e Agjencisë së Kadastrës dhe vendimit për pezullimin e regjistrimit të pronave në bregdet. Korporata e Investimeve është një rrezik jo vetëm për pronën publike, por edhe për pronën private të qytetarëve shqiptarë. Ajo do të gllabërojë pronat private, që konsiderohen si të veçanta, për t’ua dhënë oligarkëve dhe klientëve të përhershëm të Edi Ramës.”, u shpreh ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E enjte, 25 PRILL 2019
Nis mosbindja civile ndaj Ramës Sot Opozita bllokon akset kryesore. Në Elbasan tek rreth rrotullimi i Bradasheshit, në Durrës në kryqëzimin e rrugës Plepa- Kavajë, në kryqëzimin e Milotit, në Fier në zonën e njohur me emrin rrotullimi i Sheqit dhe në Tiranë te rrotullimi “Shqiponja” Opozita ka vendosur përshkallëzojë aksionin e saj politik në nivel kombëtar. Ditën e sotme, në orën 18:00, në pesë akset kryesore të vendit, drejtuesit e opozitës dhe ishdeputetët do të bllokojnë qarkullimin e mjeteve në shenjtë revolte ndaj qeverisë ‘Rama”. Burime nga opozita deklaruan se drejtuesit e partive politike do t’u bashkohen qytetarëve në Elbasan te rreth rrotullimit i Bradasheshit, në Durrës në kryqëzimin e rrugës Plepa- Kavajë, në kryqëzimin e Milotit, në Fier në zonën e njohur me emrin rrotullimi i Sheqit dhe në Tiranë te rrotullimi Shqiponja. Parashikohet që qarkullimi të mbahet i bllokuar për rreth një orë. Drejtuesit e degëve të partive kryesore opozitare kanë marrë udhëzime që gjatë zhvillimit të protestës të shmangin tensionet dhe provokimet nga ana e policisë. Ndërkohë që protestës pritet t’i bashkohen qindra qytetarë të cilët kanë përkrahur idenë e një reagimi të fortë ndaj qeverisë. Tubimi i sotëm i opozitës nuk është hera e parë që zhvillohet në këtë mënyrë dhe pritet të shoqërohet me tensione nga ana e policisë. Bllokimi i rrugëve, cilësohet si vepër penale dhe pritet që forcat e policisë të mos lejojnë grumbullimin e qytetarëve. Një tjetër argument i policisë është se opozita nuk ka kërkuar leje për zhvillimin e tubimeve. Protesta e sotme që ka zgjedhur opozita dhe qytetarët nuk është një tubim i zakonshëm, ku duhet leje nga ana e forcave të rendit. Bllokimi i rrugëve është një formë reagimi që shkon drejt
mosbindjes civile. Edhe pse deklarohet se bëhet fjalë për një afat të caktuar, rreth një orë bllokim i rrugëve, tubimi i opozitës është një mesazh që shkon përtej një proteste të zakonshme. Mosbindja civile nënkupton se qytetarët zgjedhin të mos i binden zbatimit të një ligji apo një qeverie duke refuzuar autoritetin e saj. Në rastin konkret, më shumë se mosbindje civile ndaj një fenomeni apo ligji, kemi të bëjmë më një reagim dhe lëvizje popullore kundër qeverisë. Situata në të cilën ndodhet vendi dhe kriza politike që thellohet çdo ditë, po i çon qytetarët drejt akteve ekstreme duke demonstruar hapur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisjes “Rama”. Sigurisht do të ketë qytetarë që do ankohen për qarkullimin dhe
socialistë të inatosur që do t’i etiketojnë njerëzit që do dalin në rrugë si vandalë dhe barbarë. Një pjesë e atyre që do ngrenë më shumë zërin, janë të njëjtët që në vitet 2005-2013, bllokonin çdo rrugë që u kërkonte Edi Rama dhe digjnin goma kudo ku u sugjeronte kryetari. Ndërkohë sot jemi në një situatë tjetër. Qeveria jo vetëm nuk njeh asnjë kërkesë të opozitës për zgjedhjet, por po shkon drejt një skenari të rrezikshëm për vendin duke hyrë në zgjedhje pa opozitën. Po shpiket një opozitë që vjen nga zyrat e qeverisë dhe e gjitha kjo po serviret si tregues i demokracisë së një vendi. Policia po dhunon sistematikisht protestuesit para Kryeministrisë dhe Parlamentit dhe në gjykata ka më shumë procese me akuza
politike ndaj protestuesve sesa ndaj kriminelëve apo të korruptuarve. Në mënyrë të frikshme, vendi po rend drejt një krize totale dhe konflikti për të cilin qeveria nuk po bën asnjë hap pas për ta shmangur. Opozita reale nuk është prej muajsh në Kuvend apo në institucione dhe qeveria po mundohet edhe ta fshijë nga mediat dhe opinioni krizën reale që po ndodh në vend. Në këto kushte, kur demokracia po kërcënohet me asgjësim, qytetarëve dhe opozitës nuk u mbetet gjë tjetër veçse të dalin në rrugë. Është e vetmja formë për t’u treguar edhe atyre pak njerëzve që ende nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh se në lojë nuk është fati i partive, por fati i Shqipërisë. Qamil Xhani
POLITIKE
4
E enjte, 25 PRILL 2019
Protesta e opozitës shtrihet në 5 qytete, ja ç’pritet të ndodhë në akset rrugore që do të bllokohen
Opozita proteston jo vetëm në Tiranë. Paralizohet Shqipëria
TAKIMI NË TIRANË
Kriza politike, ambasadori i BE-së mbledh para protestës aleatët e Bashës
P
ërpara protestës kombëtare të 11 Majit, Partia Demokratike do të protestojë ditën e sotme 25 prill, në orën 18:00. Detajet e protestës që kësaj here do të shtrihet në nyjet kryesore rrugore në vend, duke paralizuar kështu edhe qarkullimin rrugor. Kështu, do të protestohet në të njëjtën orë tek rrethrrotullimi “Shqiponja” në kryeqytet, do të protestohet në aksin Durrës-Kavajë, PlepaAutostradë përballë shtëpisë së pushimit të ushtrisë në Durrës, në rrethrrotullimin Sheq në Fier, në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, dhe në afërsi të karburantit në autostradë në Milot. Përmes kësaj forme të mosbindjes civile te përdorur edhe më parë, opozita synon të forcojë mesazhin se aksioni i saj do të përshkallëzohet nëse kushti i saj për qeveri tranzitore dhe zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër nuk plotësohet. Bllokimi i rrugëve do i paraprijë protesta simbolike e të rinjve të FRPD-së e cila rikthehet tek Parlamenti në të njëjtën orë me seancën plenare. Vetë kryetari i PD-së Lulzim Basha, do ti bashkohet protestuesve në kryeqytet. Ky skenarë është i përsëritur pasi më shumë se një vit më parë partia demokratike, paralizoi qarkullimin pothuajse në gjithë vendin duke mbajtur të bllokuar akset rrugore kombëtare. Për organizmin e protestës dhe monitorimin
e saj, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, krahas strukturave qendrore ka urdhëruar ish deputetët dhe kryetarët e degëve, të cilëve ju ka kërkuar edhe pjesëmarrje të lartë. Shpërndarja e ish-deputetëve Tiranë – Rrethrrotullimi Shqiponja Ish-deputetët Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Halim Kosova, Gent Strazimri, Klevis Balliu, Agron Shehaj, Grida Duma, Jorida Tabaku, Genc Pollo, Dhurata Çupi, Valentina Duka, Astrit Veliaj, Isuf Çela, Fatbardha Kadiu do jenë në krah të protestuesve te rrethrrotullimi “Shqiponja”.
Durrës – Autostrada PlepaKavajë Ish-deputetët Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri, Florion Mima do jenë në krah të protestuesve në aksin DurrësKavajë, Plepa Autostradë Elbasan – Rreth rrotullimit Bradashesh Protesta e elbasanllinjve do të drejtohet nga nënkryetari i PD-së Edmond Spaho, si dhe ishdeputetët demokratë Endri Hasa, Luçiano Boçi, Ervin Salianji, Hekuran Hoxhalli Fier – Rreth rrotullimi i Sheqit Ndërkaq në të njëjtën orë nën drejtimin e ish-depuetëve Enkelejd Alibeaj, Luan Baçi,
Nada Meçorapaj, Tritan Shehu do të bllokohet nga opozita edhe pika më nevralgjike e që lidh Jugun me kryeqytetin, pikërisht në rrethrrotullimin Sheq në Fier Milot – Karburanti në Autostradë Po ashtu një tjetër aks kryesor që do të bllokohet sot do të jetë ai i Milotit, në karburantin në hyrje të Rrugës së Kombit. Protesta e banorëve do të menaxhohet nga ish-deputetët demokratë : Flamur Noka, Lorenc Luka, Bardh Spahia, Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, Lindita Metaliaj, Andon Frrokaj. Nuk është e qartë se sa do të qëndrojnë protestuesit në këto akse dhe si do të vijohet trafiku.
Dy orë para bllokimit të akseve kryesore në të gjithë vendin ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka thirrur në një takim aleatët “e vegjël” të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Takimi është lajmëruar se do të nisë në orën 16:00 pranë zyrave të BE-së në Tiranë, ndërsa në fokus do të jetë situata politike, po ajo që nuk dihet është fakti nëse kjo është një përpjekje për të zbehur disi protestën e pasdites së sotme të opozitës, “Ditën e nesërme, e enjte 25 prill, ora 16:00, pranë zyrave të delegacionit të BE-së në Tiranë, krerët e LZHK, PAA, PBDNJ, PDK, PR, do të zhvillojnë një takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri z. Luigi Soreca. Takimi ka në fokus situatën politike në vend”, thuhet në njoftimin e djeshëm për shtyp të zyrës së Prezencës së BE-së, në vendin tonë. Dy ditë më parë partitë aleate të PD-së si: LSI-ja, LZHK-ja, PAAja, PBDNJ-ja, PDK-ja, PR-ja, firmosën formimin e koalicionit opozitar, i cili sipas tyre, synon krijimin e një qeverie tranzitore pa Edi Ramën kryeministër. Pas firmosjes së marrëveshjes me dhjetë pika, lideri i selisë blu, Lulzim Basha pohoi para mediave se opozita nuk do të lejojë më që në vend të mbahen zgjedhje farsë.
KREU I PD-SË NË FIER TREGON MOTIVET E PROTESTËS: FIERAKËT PROTESTOJNË PËR FËMIJËT E TYRE, VARFËRINË, MUNGESËN E SHPRESËS
N
jë ditë para zhvillimit të protestës së opozitës në rreth-rrotullimin e Sheqit në Fier, kryetari i degës së PDsë në këtë qytet, Luan Baçi tregon edhe motivet se pse do të protestojnë fierakët, por jo vetëm. Përmes një qëndrimi të gjatë të shprehur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ish-deputeti demokrat thotë se ata që do të mblidhen në rrethrrotullimin e Sheqit, janë prindër që dalin për fëmijët që po ikin jashtë shtetit, ata që s’kanë me çfarë t’i ushqejnë për shkak të mungesës së një vendi pune, protestojnë fermerët që po iu kalben prodhimet, tregtarët që po detyrohen të mbyllin bizneset e tyre prej taksave të larta. Dhe në këtë situatë tejet të rënduar social-ekonomike që është futur vendi, e vetmja zgjidhje sipas tij, është largimi
Baçi: Zgjedhje pa PD-në, s’ka. Do të pamundësojmë çdo tentativë për zgjedhje farsë i qeverisë “Rama”. “Të nderuar bashkëqytetarë, fierakë, të enjten, datë 25 prill, ora 17:00 te rotondo e Sheqit, shumë qytetarë fierakë dhe të zonave përreth, kanë njoftuar se do të dalin në protestë. Protestojmë, për fëmijët tanë, që po largohen çdo ditë nga vendi ynë. Protestojnë, pasi janë të pa punë dhe nuk kanë as ushqimin e përditshëm për familjen e tyre. Protestojnë, sepse nuk paguajnë dot taksat e larta te biznesi i tyre, dhe po falimentojnë çdo ditë. Protestojnë për tarifat e studentëve, fëmijëve të tyre, që janë të pa përballueshme. Protestojnë fermerët për koston e lartë të prodhimeve të tyre,
mos subvecionet e qeverisë dhe mos shitjen e prodhimeve të tyre, deri në falimentim të plotë. Protestojnë për çmimin
më të lartë të naftës në Rajon. Protestojnë për çmimin e lartë të energjisë dhe faturat afrofe. Protestojnë për çmimin e lartë të ujit. Për faturat afrofe dhe mos furnizim në 24 orë. Protestojnë për taksat e larta dhe të pa justifikueshme lokale, dhe pamundësinë e pagesës së tyre. Protestojnë për vjedhjet, grabitjet dhe pasigurinë e përditshme. Protestojnë për vjedhjet e Qeverisë dhe papërgjegjshmërinë e saj ndaj popullit të vet. Popullit i ka ardhur në majë të hundës. Shqiptarët janë të braktisur dhe pa shpresë. A nuk kanë të drejtë të ngrihen? A nuk kanë të drejtë të protestojnë? A nuk
duhet të jemi të gjithë bashkë? A mund të zgjidhen dhe të marrin rrugë të gjitha këto me këtë Qeveri dhe këtë kryeministër të degraduar, hajdut, batutaxhi dhe të papërgjegjshëm? Jo nuk mundet! Ka vetem një zgjidhje: Qeveri transitore, me mandat të posaçëm, për garantimin e zgjedhjeve të lira të ndershme, ku të vendosë sovrani dhe jo bandat e lidhura me krimin dhe politikën. Zgjedhje pa Partinë Demokratike nuk ka. Ne do të pamundësojmë çdo tentativë për zgjedhje farsë, me opozitë fallco. Ne jemi të vendosur dhe në krah të qytetarëve tanë. Rama Ik! Rama Ik!”, tha dje ish-deputeti i PD-së, Luan Baçi.
POLITIKE
5
E enjte, 25 PRILL 2019 ISH-DEPUTETI I LSI-së
ISH-DEPUTETI I LSI-së
Spahiu: Minatorët duhet të bëhen bashkë dhe të protestojnë fort kundër Edi Ramës
E
dhe pse e shpalli si një angazhim prioritar përmirësimin e kushteve të punës për minatorët shqiptarë, duket se asgjë konkrete në këtë drejtim nuk është realizuar nga qeveria “Rama”. Kjo pasi, ende nëntoka vijon të marrë jetë njerëzish, ku viktima e radhës u shënua dje në një minierë të Bulqizës, ku një aksident në punë shkaktoi vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri. Bëhet me dije se ngjarja ndodhi në minierën e fshatit Tërnovë në Bulqizë, ku shkak dyshohet se ka qenë helmimi me gaz
dhe për pasojë ka humbur jetën Fadil Stojku 50 vjeçar, ndërsa është plagosur Lejtim Ramçi. Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, por edhe nga protesta e dy ditëve më parë të minatorëve para Kryeministrisë të cilët vijojnë të kërkojnë miratimin nga Qeveria të Statusit të Minatorit, do të reagonte dje edhe ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu. Me anë të një qëndrimi të shprehur përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Spahiu, i cili është dhe propozuesi i vetëm i një draft konkret për Statusin e Minatiorit, draft që do të refuzohej nga socialistët përmes forcës së kartonit në Kuvend, i bën apel minatorëve të që të bëhen bashkë në kauzën e tyre. Nga ana tjetër, ish-deputeti i Dibrës shprehet
se Edi Rama i mashtroi minatorët kur ishte në opozitë, duke firmosur dhe kontratë me sindikatat se gjëja e parë që do të bënte kur të vinte në pushtet do të ishte miratimi i Statusit, vazhdon dhe mashtron akoma, edhe në vitin e gjashtë të qeverisjes. “Minatorët duhet të bëhen bashkë dhe protestojnë fort kundër Edi Ramës. I mashtroi kur ishte në opozitë, duke firmosur dhe kontratë me sindikatat se gjëja e parë që do të bënte kur të vinte në pushtet do të ishte miratimi i Statusit, vazhdon dhe mashtron akoma, edhe në vitin e gjashtë të qeverisjes. Më e rënda është se fare pak media kanë pasqyruar protestën e djeshme të minatorëve përpara Kryeministrisë!”, tha dje ishdeputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.
Sot protesta në të gjithë vendin, Monika Kryemadhi mbledh kryetarët e LSI-së në rrethe: Të gjithë në terren në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët
Kryemadhi: LSI e angazhuar në aksionin opozitar, lufta ndaj varfërisë prioritet kryesor P
as nëntë protestave përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit, opozita do të bllokojë pasditen e sotme akset kryesore që lidhin Jugun dhe Veriun me kryeqytetin për të paralizuar qarkullimin. Ky është një skenar i përsëritur nga opozita, pasi edhe më parë ka bllokuar rrugët, ndërsa në 11 maj do të jetë protesta kombëtare para Kryeministrisë. Sot në orën 18:00 Partia Demokratike, LSI dhe partitë e tjera opozitare do të bllokojnë përreth një orë akset kryesore nacionale, konkretisht: në Elbasan, te rrethrrotullimi i Bradasheshit, ku do të bllokohet aksi që lidh Juglindjen me Tiranën; zona e Jugut do të bllokohet në rrethrrotullimin e Sheqit të Fierit; protestuesit nga Veriu i vendit do të grumbullohen në Milot; Një tjetër pikë do të jetë ajo te Shkëmbi i Kavajës; dhe kryesorja te sheshi “Shqiponja” për të bllokuar hyrjen në Tiranë. Vitin e kaluar, po në këto arterie kryesore të vendit opozita bllokoi rrugët disa herë si shenjë e mosbindjes civile. Edhe tani, një vit më pas, opozita vijon që të kërkojë largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore për të përgatitur zgjedhjet e parakohshme parlamentare. PD dhe LSI kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve lokale, ndërsa nuk u regjistruan në KQZ. Dhe në kuadër të organizimit të protestës së sotme, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi dje një takim me kryetarët e LSI të rretheve. Nga ky takim Kryemadhi u shpreh se
LSI-ja është e angazhuar në aksionin opozitar dhe është pranë qytetarëve. Kryemadhi theksoi gjithashtu se lufta kundër varfërisë është prioriteti kryesor dhe opozita është e bashkuar kundër keqqeverisjes, varfërisë dhe largimit të të rinjve nga vendi. “Të gjithë në terren në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët”, u shpreh kryetarja e LSI-së gjatë takimit me kryetarët e LSI-së në rrethet e Shqipërisë. Kryemadhi ka kërkuar nga drejtuesit lokalë të LSI-së që të jenë në terren për të takuar direkt qytetarët dhe për tu shpjeguar qëndrimin e LSI dhe opozitës. “LSI është e angazhuar në aksionin opozitar dhe është sa më parën
qytetarëve dhe probleme të tyre. Misioni i opozitës së bashkuar është lufta kundër keqqeverisjes, varfërisë dhe largimit të të rinjve nga vendi”, deklaroi kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishte e fundit në radhë, por jo për nga rëndësia, që dy ditë më parë firmosi marrëveshjen për krijimin e koalicionit opozitar me Partinë Demokratike. Ajo e cilësoi “flamurin e shpresës për shqiptarët” këtë marrëveshje dhe tha se është e vetmja që garanton zgjedhje të lira e të ndershme. “Sigurisht aksionit opozitar i shtohet një element tjetër shumë i rëndësishëm për të gjithë skeptikët e opozitës për të gjithë ata që duan të dinë se çfarë ndodh. Tashmë kanë strategjinë, platformën dhe alternativën e opozitës, është shumë e qartë, ju do të njiheni menjëherë mbas kësaj, vjen si rezultat i gjithë kësaj agjende opozitare e mirëorganizuar prej 1 viti, e cila përfundon sot në nënshkrimin e një koalicioni të përbashkët opozitar përballë, një shteti të kapur nga krimi i organizuar, e cila garanton mbi të gjitha zgjedhje të lira dhe të ndershme. Them zgjedhje sepse votime ka bërë edhe Enver Hoxha, kanë bërë të gjithë diktatorët, por popujt nuk kanë zgjedhur kurrë, prandaj në Shqipëri do të ketë vetëm zgjedhje të lira e të ndershme ku shqiptarët janë të garantuar që të zgjedhin atë që duan dhe për atë që dëshirojnë t’i drejtojë dhe t’i udhëheqë”, theksoi kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Shifrat e INSTA-it, Vasili: Rama gënjeu për papunësinë, e thelloi atë
Ish-kreu i deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka sjellë në vëmendje të publikut një deklaratë të Edi Ramës në vitin 2011, kohë kur ai si kryetar i opozitës së atëhershme premtonte punësimin e 1 milionë shqiptarëve. Por duke iu referuar të dhënave më të fundit të publikuara nga INSTAT, i cili raporton se numri aktual i të papunëve në Shqipëri është 1.1 milionë. Pra, thënë më ndryshe, kemi të bëjmë me një rritje prej afro 10% të papunësisë që nga koha kur Edi Rama u zgjodh Kryeministër. Nisur nga këto shifra alarmante, ish-deputeti i LSI-së thekson Edi Rama gënjeu hapur kur premtoi se do ta luftonte papunësinë, por përkundrazi, ai e thelloi edhe më shumë atë. “Ja se si gënjen Edi Rama për papunësinë! Sot INSTAT raporton se gjithsej të punësuar në Shqipëri janë 1.1 milionë. Edi Rama, si usta i gënjeshtrës, deklaronte kur ishte në opozitë në 2011-ën se janë 1 milionë të papunë. Aritmetikën e shkollëpakut shumë shqiptarë për fat të keq e besuan. Pra, është e qartë se Edi Rama gënjeu dhe asnjë gram nuk e luftoi papunësinë përveç se shtoi ushtrinë e parazitëve në Kryeministri dhe në administratën shtetërore. Shikojini vetë deklarimet Edi Rames dhe shifrat flasin vetë”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
ISH-MINISTRI
“Hormone në bujqësi”, Panariti: Te AKU vegjetojnë një kontingjent të paaftësh
Emisioni investigativ “Fiks Fare” zbuloi mbrëmjen e së martës se fermerët përdorin stimulantë dhe hormone në rritjen dhe pjekjen e fruta-perimeve. Në lidhje me këtë denoncim ka reaguar edhe ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, i cili ngre pyetjen se pse nuk kryen dhe analizat e “hormoneve” në perime, mish etj! Por nga ana tjetër, ish-ministri i Bujqësisë hedh akuza të forta edhe ndaj Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, për të cilën thotë se në këtë ionstitucion vegjetojnë një kontingjent të paaftësh në laboratorët e tij. “Ndërsa emisioni “Fiks fare” hedh dyshime mbi përdorimin pa kriter të “hormoneve” në bujqësi. Pyetja që shtrohet është? Përse nuk kryhen analizat e “hormoneve” në perime, mish etj? Përse, vegjetojnë një kontingjent të paaftësh në laboratorët e AKU-së? A ja vlen të mbahet në këmbë një rrjet laboratorik i cili nuk është në gjendje të kryejë një test, të cilin mund ta zbatojnë edhe nxënësit e nëntëvjeçares në orën e kimisë për 20 minuta?”, ishin shqetësimet e ngritura dje nga ish-ministri Edmond Panariti.
POLITIKE
6
E enjte, 25 PRILL 2019
Rama nuk i beson as “opozitës së re”, PS ndryshon formulën e Komisionit të Reformës Zgjedhore
Zgjedhjet- Skadon afati në KQZ, 34 parti garojnë më 30 qershor, por jo opozita
Herion Mesi
P
artitë opozitare deputetët e të cilëve dogjën mandatet, kanë mbetur jashtë zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Asnjë prej partive pjesë e koalicionit opozitar, PD, LSI, PR, LZHK, PDK, PBDNJ, PDIU, si dhe të tjera që nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit, nuk janë regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të garuar në përballjen për pushtetin vendor, ndërkohë që afati i regjistrimit ka përfunduar. E marta ishte afati i fundit ligjor, brenda të cilit partitë politike do të duhet të dorëzonin kërkesat për regjistrim në zgjedhje. Por, situata nuk i
ka penguar parti të tjera të regjistrohen në zgjedhjet e 30 qershorit. Me vendim të KQZ janë regjistruar deri më tani 34 forca politike, që do të masin forcat në përballjen e 30 qershorit. Partia Socialiste pas kërkesës depozituar në KQZ më 8 Prill është regjistruar zyrtarisht në zgjedhje. Për mazhorancën nuk ka asnjë dyshim që ditën e fundit të qershorit në vend do të organizohet zgjedhjet lokale. KQZ ka vendosur të regjistrojë edhe 33 parti të tjera, ndër të cilat, socialdemokratët e Skënder Gjinushit, Fryma e Re Demokratike e ish-Presidentit Bamir Topi, Demokracia Sociale e Paskal Milos, Ligj dhe Drejtësi e Spartak Ngjelës, Partia Zgjidhja e
Koço Kokëdhimës, apo edhe Partia Lista e Barabartë, që ende figuron me drejtues Ben Blushin edhe pse ky i fundit është tërhequr nga politika. Në KQZ, janë regjistruar edhe 5 parti të tjera, të cilat para krizës politike ishin rreshtuar krah opozitës së sotme. Në pritje për të marrë vulën përfundimtare nga KQZ-ja si pjesë e zgjedhjeve janë edhe 8 parti të tjera, të cilat kanë dorëzuar brenda afatit ligjor kërkesat për regjistrim në KQZ. Një prej tyre është edhe Bindja Demokratike, e cila depozitoi kërkesën në limitet kohore. E në këto kushte i takon KQZ të vendosë për regjistrimin e tyre në zgjedhje. Në total, pjesë e garës për zgjedhjet e
PARTITË E REGJISTRUARA NË KQZ: 1. Partia Socialiste e Shqipërisë Edi Rama 2. Partia Socialdemokrate Shqiptare Skënder Gjinushi 3. Partia Fryma e Re Demokratike Bamir Topi 4. Partia Demokracia Sociale Paskal Milo 5. Partia Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela 6. Partia Lista e Barabartë Ben Blushi 7. Partia Zgjidhja Koço Kokëdhima 8. Partia e Gjelbër Edlir Petanaj 9. Partia Kristian Demokrate Dhimitër Muslia 10. Partia Aleanca Demokristiane Zef Bushati 11. Partia Socialiste e Moderuar Gjergji Koja 12. Partia Unitetit Kombëtar Idajet Beqiri 13. Partia Emigracionit Shqiptar Kostaq Papa 14. Personat me Aftësi të Kufizuar Gjovalin Shqalshi 15. Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare Genci Sakaj 16. Partia e të Drejtave të Mohuara Ilir Vata 17. Demokracia e Re Europiane Koçi Tahiri 18. Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane Valentino Mustaka 19. Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet Kujtim Muça 20. Partia Ardhmëria Shqiptare Emin Subashi 21. Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen Kristo Kiço 22. Partia për Demokraci dhe Solidaritet Gaqo Apostoli 23. Partia për Mbrojtjen e të drejtave të Emigrantëve Ymer Kurti 24. Partia Komuniste e Shqipërisë Qemal Cicollari 25. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar Ylber Valteri 26. Partia Ora e Shqipërisë Zef Shtjefni 27. Partia Bashkimi Liberal Demokrat Arian Starova 28. Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë Arian Galdini 29. Partia Kombëtare Konservatore Kujtim Gjuzi 30. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve Kadri Isufaj 31. Partia Aleanca Kuq e Zi Kreshnik Spahiu 32. Partia e Reformave Demokratike Krenar Rryçi 33. Partia e Pajtimit Kombëtar Spartak Dobi 34. Partia Socialpunëtore Shqiptare Ramadan Ndreka
pushtetit vendor do të jenë 42 subjekte politike, që kanë respektuar afatet ligjore për regjistrim. Reforma zgjedhore Për të shmangur “surprizat” e pakëndshme të minutave të fundit, që do të çonin në ndonjë bllokim të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, Partia Socialiste ka vendosur të ndryshojë formulën e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Këto ndryshime vijnë pas diskutimeve mes grupeve parlamentare edhe të përfaqësuesve të “opozitës së re”. Kështu duke iu referuar klimës së mosbesimit mes palëve, Komisioni do të përbëhet nga 10 anëtarë, ku pjesë e saj do të jenë edhe 4 anëtarë të opozitës së re.
Anëtarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore nga PS do të jenë Damian Gjiknuri, Blerina Gjylameti, Bashkim Fino, Klotilda Ferhati dhe Alket Hyseni. Ndërsa anëtarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore nga opozita e re do jenë Rudina Hajdari, Andi Përmeti, Ralf Gjoni, Nimet Musaj. Kjo është hera e parë që një reformë zgjedhore do të udhëhiqet me numër më të madh të anëtarëve nga mazhoranca, pasi në historinë e komisioneve parlamentare që kanë ndërmarrë reformat zgjedhor, komisionet kanë pasur numër të barabartë anëtarësh mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa kryetari kishte të drejtën e vetos në raste mosdakordësie.
KREU I KOMISIONIT
Gjiknuri: Britania gati të ndihmojë Shqipërinë për reformën zgjedhore
D
eputeti socialiste Damian Gjiknuri, të cilit i është besuar edhe drejtimi i Komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore thekson se ka marrë mbështetjen e Britanisë në këtë proces. Gjatë një takimi që ai zhvilloi paraditen e djeshme me ambasadorin britanik në vendin tonë Duncan
Norman, Gjiknuri bëri me dije se kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe veçanërisht, mbi reformën zgjedhore. “Me ambasadorin britanik Duncan Norman me të cilin diskutuam për zhvillimet politike, reformën zgjedhore me përfshirjen e një spektri sa më të gjerë politik, çështjet e sistemit zgjedhor
dhe perspektivën e këtij procesi. Britania e gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në procesin e reformës zgjedhore dhe reformimin e ligjit për financimin e partive politike”, u shpreh dje përmes një reagimi të shkurtër në rrjetet sociale, kryetari i Komisionit të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri.
POLITIKE DEKLARATA E MINISTRIT
M
inistri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, në një intervistë në “Neës 24” tha dje se protestat e opozitës po cenojnë imazhin e vendit. Sipas tij, kriza politike ka ndikuar në përkeqësimin e biznesit. Shalsi vuri në dukje se për shkak të mungesës së dialogut mes palëve politike, disa kompani të huaja kanë ndërprerë kontratat, e për pasojë janë anuluar edhe disa vizita turistësh që kishin zgjedhur të eksploronin Shqipërinë. “Nuk ka qeveri që kënaq të gjithë popullin, një pjesë do të jetë i pakënaqur. Nuk kemi protestë masive popullore. Shqipëria është e vogël dhe shqiptarët e njohin shumë mirë
7
E enjte, 25 PRILL 2019
Shalsi: Protestat e opozitës po cenojnë imazhin e vendit njëri-tjetrin. Shqiptarët i kanë parë dhe i kanë testuar, por madje kontrasti është i qartë. të gjithë e dinë se çfarë ndodhi me 21 janar. Vendi nuk është në kaos, por nuk mund ta mohojmë se këtu ka një krizë. Protestat po e cenojnë imazhin e vendit, por ndoshta kjo është beteja e fundit me ndarjen nga e kaluara dhe tranzicioni. Ne kemi dëgjuar thirrjet dy vite më parë kur ish-kryeministri iu drejtua popullit për t’u armatosur. Kjo nuk është një gjuhë që e kërkojnë shqiptarët. Shëndeti i demokracisë kërkon që të ketë një opozitë të fortë. Sigurisht
se edhe ne nuk jemi të qetë për sa kohë që po cenohet imazhin i Shqipërisë. Jemi të gatshëm të dialogojmë. Këta njerëz nuk përfaqësojnë më as popullin opozitar. Është e sigurtë se vendi nuk mund të rrojë në demokraci pa një opozitë. Në historinë 15-vjecare kemi parë presidentë që e kanë mbështetur dhe më pas e kanë anatemuar. Opozita është e dobët dhe shoqëria prodhon instrumente të tjera. Në krye të kësaj partie është një figurë e maturuar. Kemi shumë histori të hidhura me këto partiçka të vogla, sepse nuk është folur për interesin
e vendit, por për vende pune.Bëj vizita nëpër biznese. Komunikoj me dhomat e tregtive dhe është e vërtetë se kriza politike përkeqëson klimën e biznesit. Jemi duke ndjekur situatën dhe kemi disa kompani që kanë anuluar kontratat për të sjellë turistë”, u shpreh dje ministri Eduard Shalsi.
Anëtarësimi i Ballkanit, Castaldo: Shqipëria, e para e klasës dhe në krye të listës për integrimin
K
ryetari i Kuvendit,Gramoz Ruçi, priti dje në Kryesinë e Kuvendit, Zëvëndëspresidentin e Parlamentit Europian dhe kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme, Fabio Massimo Castaldo. Gjatë bashkëbisedimit, mësohet se Ruçi i ka shprehur Zëvëndëspresidentit Castaldo mirënjohjen e vlerësimin për ndihmën dhe mbështetjen që Parlamenti Europian, dhe Italia i kanë dhënë Shqipërisë për nxitjen e perspektivës së integrimit evropian dhe për reformat gjithëpërfshirëse e transformuese që ka ndërmarrë. “Mbështetja për hapjen formale të bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë, në Këshillin e Qershor-it 2019, mbetet e një rëndësie të madhe për ne. Shqipëria është plotësisht e vetëdijshme për sfidat e brendshme me të cilat ballafaqohet BE, të cilat pa dyshim kanë ndikuar edhe tek politika e zgjerimit. Shqipëria i ka bërë të gjitha “detyrat e shtëpisë” për plotësimin e standarteve në pesë proritetet kyçe që përcaktuan rekomandimet e Këshillit Europian dhe po vazhdojmë të përparojmë në zbatimin e reformave integruese, veçanërisht në reformimin e sistemit të drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe dekurajimin dhe zvogëlimin e kërkesave të azilkërkuesve në të gjitha vendet e BE-së. Vendimi pozitiv i Këshillit në Qershor 2019 do të ishte një moment vendimtar për të treguar gatishmërinë e BE-së për të ruajtur dhe forcuar perspektivën tonë evropiane, por edhe përkushtimin e BE-së ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Unë mendoj se
Zëvëndëspresidenti i PE takon Ruçin: I preokupuar nga qëndrimi i opozitës
Shqipëria, por edhe vetë BE, ka nevojë që vlerësimet pozitive të shumicës dërmuese të vendeve anëtare të mos errësohen dhe shvlerësohen nga paragjykimet e veçanta dhe interesat e brendshme elektorale të forcave politike që nuk e kanë aq për zemër as zgjerimin e BE-së, as vetë BE-në. Një vendim negativ në Qershor 2019 do të ngadalësonte procesin e integrimit të Shqipërisë dhe do të përcillte një mesazh dekurajues për vendin, shoqërinë dhe popullin tonë. Ngadalësimi i
procesit mund të krijojë hapësira që mund të shfrytëzohen nga aktorë të jashtëm që synojnë të rrisin ndikimin e tyre politik, ekonomik dhe kulturor në rajon.”, nënvizoi gjatë takimit kryeparlamentari Ruçi. Ndërsa, Zëvëndëspresidenti i Parlamentit Europian Fabio Massimo Castaldo, teksa falënderoi Kryetarin e Kuvendit për takimin, u shpreh se në cilësinë e kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme ka ndjekur nga afër dhe në detaje të gjitha raportet e
progresit të Shqipërisë dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Unë, ashtu si edhe Ju, mendoj se BE bëhet më e fortë me një Ballkan Perëndimor të integruar dhe po përpiqem që këtë qasje ta krijoj edhe për ato vende, të cilat për momentin mund të kenë mendime të ndryshme. Ne nuk duhet t’i lemë aktorët globale jo dhe kundër europianë të penetrojnë në Ballkanin Perëndimor dhe të devijojnë perspektivën europiane të rajonit. Ne po luftojmë fort që në qershor të hapen negociatat dhe Shqipërinë e duam të parën e klasës dhe në krye të listës. Jam shumë i preokupuar nga qëndrimi i opozitës ndaj parlamentit dhe zgjedhjeve lokale sespe këto qëndrime dëmtojnë kohezionin politik brenda vendit. Megjithatë, pavarësisht këtyre qëndrimeve, Italia që është vendi im, po lobon fort për hapjen e negociatave në qershor. Ne nuk duhet të zhgënjejmë dhe dekurajojmë shqiptarët, por të njohim e vlerësojmë përpjekjet e Shqipërisë për reformat integruese, sidomos reformën e vështirë dhe unike në drejtësi. Kam qenë dhe do të jem personalisht dhe institucionalisht, si italian dhe europian, për hapjen e negociatave me Shqipërinë në qershor 2019”, tha Castaldo.
Platforma/ Kreu i Qeverisë apel qytetarëve: Na ndihmoni të gjejmë grabitqarët në administratën publike Në takimin e përjavshëm me qytetarët që kanë gjetur zgjidhje më anë të portalit “Shqipëria që duam.al”, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se janë pushuar nga puna rreth 600 punonjës, pasi nuk kanë ofruar shërbim e duhur tek qytetarët. Rama tha janë raportuar shumë raste nga qytetarët, të cilët nuk kanë marrë zgjidhje për problemin e tyre, por mbi të gjitha ka pasur edhe një sjellje aspak të hijshme nga ana e punonjësve që janë në vijën e parë të shërbimit. Po ashtu, kreu i Qeverisë nënvizoi se falë portalit deri tani janë zgjidhur afro 30 mijë ankesa, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë grabitqarët dhe parazitët, që nuk i shërbejnë shqetësimeve dhe halleve të tyre. “Ne e kemi vendosur një bazë
Ankesat, Rama: U pushuan nga puna 600 punonjës, s’ishin të denjë për administratën të re në punë e zyrave që merren me pronën dhe sot sikundër ju e dini, por mbase dikush ende nuk e ka informacionin se tashmë nuk kemi një zyrë ALUIZNI dhe një Hipoteke, por një zyrë Kadastre. Kjo agjenci sapo është krijuar, por natyrisht kërkon kohën e duhur për t’u harmonizuar. Do të kemi shumë më pak pengesa mes dy strukturave dhe hendeku
tashmë nuk ekziston. Shumë njerëz që janë në vijën e parë me qytetarët sillen në mënyrë të padenjë dhe një nga vlerat e këtij procesi është ky, që rasti pasi trajtohet dhe zgjidhen vazhdon një hetim për vonesat dhe personat përgjegjës marrin ndëshkimin e duhur. Janë mbi 600 individë, që nga nëpunës të nivelit të zyrave të kontakteve me qytetarët e deri tek drejtuesit janë larguar, sepse nuk kanë qenë të denjë për shërbimin ndaj qytetarëve. Falë platformës, zërin tuaj sot e çoni në kryeministri.
Sot ju dhe asnjë qytetar nuk është më viktimë. Zëri i qytetarit sot ka vlerë dhe dëgjohet”, tha Rama. Ndërkohë, kryeministri Rama bëri publike edhe numrin e rasteve të qytetarëve të cilët i janë adresuar platformës, ndërsa theksoi se deri tani janë zgjidhur afro 30 mijë ankesa. “Është qeveria miku më i madh i çdo qytetari. Nuk ka mik më të madh dhe më efikas se qeveria, pasi ajo mund ta bëj për secilin qytetar. Grabitqarët dhe parazitët nuk mund t’i idetifikojmë pa ndihmën tuaj. Është koha që të
ndajmë të thatin nga i njomi. Më vjen mirë të them se numri total i ankesave në platformë, ka kaluar 41 mijë dhe po afrohen në 30 mijë rastet e zgjidhura. Kjo tregon se ku e kemi çuar komunikimin me njerëzit. Komunikim të drejtpërdrejtë me njerëzit që nuk jetojnë në kazan, me njerëzit që nuk rrinë kafeve dhe nuk bëjnë llogje. Ne vërtetë kemi marrë votën e tyre, por qëndrojmë 24 me ta dhe në çdo sekondë që ata na kërkojnë”, u shpreh dje kryeministri Edi Rama.
POLITIKE
8 E enjte, 25 PRILL 2019
Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho: Opozita do të përdorë çdo hap të domosdoshëm për të rikthyer legjitimitetin e parlamentit
Erisa Xhixho: Zgjedhjet pa opozitën, projekti më i rrezikshëm për Shqipërinë N
ënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho e cilëson si projektin më të rrezikshëm për Shqipërinë zhvillimin e zgjedhjeve pa opozitën. Në një intervistë për “Koha Jonë”. Xhixho shprehet se “unë e shikoj te pamundur që të imagjinohet që në një vend demokratik normal të ketë zgjedhje pa opozitën. Qasja e normalitetit të situatës politike që do të japi idenë kryeministri Rama është totalisht e gabuar dhe e rrezikshme për vendin”. Duke folur për aksionin e opozitës, Xhixho deklaron se koalicioni opozitar do të bëj çdo përpjekje për të rikthyer legjitimitetin e institucioneve dhe normalitetin politik me anë të zgjedhjeve të lira. “Ne do të ndjekim çdo hap të domosdoshëm për të rikthyer legjitimitetin e parlamentit dhe çdo institucioni të dalë prej tij pasi nuk mund të vazhdohet me institucionalizimin e blerjes së votave në vend. Maxhoranca te gjeje kurajën që të dali mbi interesat personale të disa karrigeve te pushtetit dhe të bëjë zgjidhjen historike për vendin dhe kjo është garantimi i zgjedhjeve te lira dhe të ndershme”,- deklaron Xhixho. Lidhur me partitë që po tentojnë të krijojnë një “opozitë të re” për zgjedhjet vendore, Nënkryetarja e LSI deklaron se asnjë forcë politike e sajuar nuk mund të zëvendësojë partitë reale. “Opozitë fasade të krijuar nga zyrat e kryeministrisë nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit opozitar, por janë vetëm një fasadë në shërbim të maxhorancën dhe absolutisht nuk zëvendësojnë dot opozitën reale që mbetet sot në sheshe e kudo”,- deklaron Erisa Xhixho. LSI firmosi të martën marrëveshjen me PD dhe aleatët e tjerë ku shprehet qëndrimi zyrtar për bojkotin e zgjedhjev eministri dhe zgjedhjevee, nëse kry kryeministri mazhoranca nuk krijojnë kushtet e duhura për proces normal. Cilat do të jenë mënyrat që do të ndjekë opozita për realizimin e 1 0 kushtev e? 10 kushteve? Koalicioni Opozitar ndërmori një hap të rëndësishëm duke konkretizuar marrëveshjen me gjithë frontin opozitar duke qenë tashme të qartë në objektivin e vet me përcaktimin 10 prioritet kryesore për zgjidhjen e krizës instucionale, ekonomike dhe shoqërore të vendit. Fronti tashmë ka ofruar alternativën e vet për daljen nga kriza, ka identifikuar problematikat dhe ka dhëne propozimet konkrete për zgjidhje, ku padyshim çdo gjë fillon nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme nëpërmjet një neutraliteti, e cila garantohet vetëm nëpërmjet qeverisë transitore. Padyshim që zgjedhje fasadë nuk mund të ketë, pasi duhet të pranojmë që shqiptaret kanë humbur besimin te vota dhe tashmë është bërë normale mendimi që vota blihet nga grupe kriminale te lidhura me politikën. Ne do të ndjekim çdo hap të domosdoshëm për të rikthyer legjitimitetin e parlamentit dhe çdo institucioni të dalë prej tij, pasi nuk mund të vazhdohet me institucionalizimin e blerjes së votave në vend. Maxhoranca të gjejë kurajën që të dali mbi interesat personale të disa karrigeve të pushtetit dhe të bëjë zgjidhjen historike për vendin dhe kjo është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është momenti historik që ne si klase politike të ndalemi dhe të gjejmë forcat e një pakti të madh ku nëpërmjet një qeverie transitore ose qeverie besimi (sepse ne kemi humbje alarmante te
besimit) të gjenden të gjitha vullnetet dhe instrumentet ligjore e kushtetues për një shkundje të sistemit. Kjo do vullnet do ide do dhe patriotizëm. Unë do të ftoja të gjithë kolegët që të shikojnë më shumë realizëm dhe mendje të kthjellet situatën politiko ekonomike e shoqërore dhe të bëjmë zgjedhjen e duhur. Kjo do jetë në nderin tonë në të kundërt shqiptarët shpejt apo vonë do bëjnë pavarësisht nga ne zgjedhjen e tyre. Pas firmosje së marrëveshjes kryeministri Edi R ama reagoi duke shpreRama
hur qëndrimin se “zgjedhjet nuk do të shtyhen” shtyhen”.. Në këtë situatë ku mazhoranca duket e vendosur të shkojë në zgjedhje edhe pa kundërshtarët realë politikë, çfarë do të bëjë opozita më 30 qershor? Unë e shikoj te pamundur që të imagjinohet që në një vend demokratik normal të ketë zgjedhje pa opozitën. Qasja e normalitetit të situatës politike që
do të japi idenë kryeministri Rama është totalisht e gabuar dhe e rrezikshme për vendin. Sot të gjithë pranojmë qe nuk kemi pluralizëm politik dhe një parlament monopartiak ndaj e vetmja zgjidhje e krizës politike është një zgjidhje politike që vjen nëpërmjet alternativës që ka ofruar opozita, përmes qeverisë transitore që e çon vendin në zgjedhje politike të lira e të ndershme duke rikthyer pluralizmin politik në vend. Çdo alternativë tjetër nuk do të jetë në interes të vendit dhe proceseve demokratike dhe integruese të tij përkundrazi do sjell kosto të panevojshme për shqiptaret. Është koha që situata të shikohet me realizëm duke vënë interesat e vendit mbi çdo interes tjetër partiak. Teksa koalicioni kundër qeverisë zgjerohet, opozita reale po përballet me fenomenin e krijimit të partive të reja dhe reagimet pro qeverisë të deputetëve që zgjodhën të marrin mandatet. Cili është qëndrimi që do të mbajë LSI ndaj këtyre partive dhe lëvizjeve që prezantohen si opozitë? Siç është artikuluar tashmë unë dhe shumë kolegë të listave kemi respektuar vendimin politik të partisë për djegien e mandateve , ndaj çdo thyerje e këtij vendimi padyshim vë shumë pikëpyetje vendimin personal ku vihet re qëndrimi jo koherent që shume nga ata që morën mandatin kanë pasur para marrjes se tij dhe padyshim në situatën ku në vend blihen votat nuk është aspak çudi që maxhoranca të zgjedh një rrugë edhe më të thjeshtë duke blerë deputetë. Për gjithë shqiptaret ka vetëm një opozitë reale, që sot ka moral shumë të lartë politik duke vendosur të jetë krah qytetarëve në luftën kundër krimit të lidhur me politikën, kundër kësaj maxhorance që punon për oligarkët dhe jo rritjes së mirëqenies së shqiptarëve. Opozitë fasade të krijuar nga zyrat e kryeministrisë nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit opozitar, por janë vetëm një fasadë në shërbim të maxhorancën dhe absolutisht nuk zëvendë-
sojnë dot opozitën reale që mbetet sot në sheshe e kudo. Si e shpjegoni faktin që ndërkombëtarët në Tiranë nuk mbështesin direkt me qëndrimet e tyre opozitën, por në raporte e institucioneve si DASH, etj, flasin për të njëjtat probleme me vjedhjen e zgjedhjev zgjedhjevee, krimin, korrupsionin? Unë mendoj që qëndrimet e qeverive të partnerëve tanë ndërkombëtar shprehen në radhë të parë nëpërmjet raporteve te tyre periodike dhe nëse i referohemi raportit të fundit të DASH është qartë se si partnerët tanë vlerësojnë situatën në Shqipëri. Ku sipas tij Shqipëria është kthyer në bazë operacione e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evrope, Lindjen e mesme dhe Amerikën e jugut. Korrupsion në të gjitha nivelet apo fenomeni i pastrimit të parave. Por në fund të ditës janë qytetarët shqiptarë që vendosin për fatet e vendit të tyre, ndaj unë besoj që mbështetja që shqiptaret po i japin kauzës se drejtë të opozitës ku ata gjejnë gjithmonë e me shume zgjidhjen e problemeve dhe halleve te tyre do te sjelle që të gjithë faktorët ndërkombëtar të shohin me realizëm situatën dhe domosdoshmërinë e një zgjidhje politike në dobi te vendit. Pavarësisht nga kjo të gjithë forcat politike duhet të binden se zgjidhja do të vijë nga vet në dhe ky është rasti për të treguar pjekurinë e arritur nga politika shqiptare. Në rast se mazhoranca vendos të reflektojë dhe të plotësojë kërkesat e opozitës, si e parashikoni rezultatin e zgjedhjeve? Tashmë është evidente që opozita është maxhorance reale dhe kjo marrëveshje e nënshkruar siguron numerikisht shumicën absolutë, prandaj dhe zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme do mund ta përkthente vullnetin e qytetarëve në realitet dhe gjithashtu rikthente legjitimitetin parlamentit. Qamil Xhani
FORUM Nga Esido Barkaj
P
ara 27 vitesh ishte e vështirë të mendohet që kishat dhe ma nastiret e hershme në Shqipëri, të ngjalleshin dhe të nisnin funksionin e tyre të shenjtë, në shërbim të së vërtetës. Ishte e vështirë, sepse këto kulte të shenjta, ishin përdhosur, duke u kthyer në stalla, kafene, hambare, garnizone ushtarake etj. Afreskët u zhgarraviten, ikonat u shkulën nga kishat, frika ndaj partisë u injektua në zemrat e shqiptarëve duke shfarosur besimin, frikën ndaj Perendisë dhe dashurinë ndaj Tij. Me ardhjen e pluralizmit, ende kishin mbijetuar besimtarë të krishterë orthodhoksë që vrapuan drejt kulteve të besimit për të treguar hapur dashurinë ndaj Krijuesit. Kishte edhe nga ata që u afruan nga kureshjta, pasi në zemrat e tyre ishte fikur kandili i besimit. Këtu fillon puna e misionarit të madh, ku me misionin e tij apostolik, Imzot Anastasi, do të realizonte mbase veprën më të madhe të jetës së tij. Ai kërkoi që të jetë vullneti i Perendisë dhe të pranohet nga populli. Pasi Zoti dhe shqiptarët i thënë ‘po’ ai zbarkoi në Shqipëri, në një vend të egër, të rrënuar dhe të shqyer, për të ndezur lambadhën e Pashkës tek familjet e krishtera. Orthodhoksia, është me rrënjë nga Apostull Pavlli në Shqipëri, por sërish ishte shumë e veshtirë për ti kthyer lavdinë e dikurshme. Pas luftës së tij titanike për marrjen e pronave që u zhvaten nga komunizmi, Kryepiskopi Anastas nisi të ndërtonte nga fillimi këto vepra të mëdha humanitare. Vlen të përmendet, që edhe pse kanë kaluar 27 vite
9 E enjte, 25 PRILL 2019
Misionari që rindezi lambadhen e Pashkës në Shqipëri
nga rënia e monizmit, shumë nga pronat ende nuk janë kthyer pranë Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Kisha, shkolla, manastire, spitale, azile, kopshte etj, do të jenë disa nga xhevahiret e kurorës së lavdishme të orthodhoksisë në Shqipëri. Mos të harrojmë se drejtuesi i një komuniteti fetar, ka një pushtet të
madh shpirtëror tek besimtarët e tij. Ai është bariu në tokë, që drejton popullin drejt besimit dhe të vërtetës. Edhe pse mund të duket si hiperbolizëm, Fortlumturia e Tij, Imzot Anastasi simbolizon shenjtërinë dhe mbretin shpirtëror, për zemrat e besimtarëve orthodhoks. Pashka, është festa më e madhe për të krishterët orthodhoksë. Kjo festë,
tregon se i Biri i Perendisë, edhe pse u kryqëzua nga ne, për ne, u ngjall pikërisht për ne. I pamëkat, por që ngriti mëkatët e botës, Jisu Krishti u ngjall për të thyer vdekjen dhe për të hapur dyert e Parajsës për të gjithë ne. Ngjallja e Jisu Krishtit, tregon se edhe pse njëriu që mëkaton dhe ka braktisur udhën e së vërtetës, ka shpresë, që me
pendimin e tij të kthehet tek Perendia. Pikërisht këtë na dhuroi edhe Imzot Anastasi, dashuri tek njerëzit që e kishin harruar të merrnin dhe të jepnin me njëri-tjetrin. Imzot Anastasi, një shërbëtor i Kishës dhe Zotit, një bari i denjë për komunitetin orthodhoks në Shqipëri, arriti që të ndezë kandilin e shpresës dhe të dashurisë tek njerëzit. Siç thotë edhe vetë Imzot Anastasi, vetëm pushteti i dashurisë, e mund dashurinë për pushtet. Lavdërohet fakti se Kryepiskopi Anastas ka patur shumë mundësi të arta për të jetuar një jetë të qetë këto vite, ose të pranojë poste më të rëndësishme, por ai ka zgjedhur që të rrisë me ushqim shpirtëror komunitetin e krishterë në Shqipëri. Imzot Anastasi siç thoshte në mesazhin e Tij para pak kohësh, “Dhe le t’i lutemi Zotit të Ngjallur të ripërtërijë jetën tonë me të vërtetën e Tij. Të ripërtërijë fuqinë tonë mes vështirësive të ndryshme të epokës sonë. Të na dhurojë fuqi që t’i bëjmë rezistencë dekadencës. Të ripërtërijë entuziazmin tonë për nisma krijuese. Ndaj le të jetojmë çdo ditë me ngazëllimin paskal, i cili nuk e injoron realitetin e ashpër të jetës, por e tejkalon dhe e transformon me hirin dhe fuqinë e Krishtit të Ngjallur…”
Në shtëpinë përkujtimore të Nënës Terezë, në Shkup, Papa Françesku do të takojë krerët e bashkësive fetare të vendit
Maqedonia e Veriut përgatitet për vizitën e Papa Françeskut Nga Isak Ramadani
A
utoritetet maqedonase po përgatiten për të pritur papa Françeskun i cili do të shkojë në Shkup më 7 maj. Kryeministri Zoran Zaev tha se vendi i tij ndihet i nderuar për ardhjen e njërit prej drejtuesve më të rëndësishëm botërorë e shpirtëror që paraqet frymëzim për miliona besimtarë dhe qytetarë të vullnetit të mirë”. Autoritetet kanë ndarë 15 mijë vende në sheshin e Shkupit ku papa Françesku do të mbajë meshën e shenjtë. Një papë do të vijë për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, një vend ku ka një komunitet shumë të vogël katolik, por Shkupi si vendlindja e shenjtores Nëna Terezë, si duket është ajo që do të ketë nxitur kreun e
Vatikanit që më 7 maj të vijë këtu. Autoritetet po përgatiten për këtë ngajrje të madhe ndërsa masat e sigurisë do të jenë pothuaj se të papara deri më tash në Shkup. “Papa Françesku zgjodhi ta vizitojë kishën katolike dhe popullin e Maqedonisë së Veriut dhe në këtë mënyrë ta tregojë afërsinë e tij personale dhe simpatitë e forta të Vatikanit për vendin tonë”, tha kryeministri Zoran Zaev. “Republika e Maqedonisë së Veriut i bëri të gjitha përgatitjet për pritjen e njërit prej drejtuesve më të rëndësishëm botërorë e shpirtëror që paraqet frymëzim për miliona besimtarë dhe qytetarë të vullnetit të mirë”, theksoi ai, për të shtuar se: “Ardhja e tij në qytetin e lindjes së Nënës Terezës, e cila u shndërrua në vetëdijen morale të botës, ka një
simbolikë dhe mesazh për pajtim dhe solidaritet”. Ipeshkvi i Kishës katolike të Shkupit, Kiro Stojanov tha se së bashku do të jenë papa me kardinalë e arqipeshkëv e ipeshkëv, priftërinjtë e popullin “me dëshirën për të dëshmuar se Jezu Krishti është gjallë dhe u ringjall dhe se tash është në mesin tonë”. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të vendit dhe të vendeve fqinje që në numër sa më të madh të marrin pjesë në meshën e 7 majit në sheshin kryesor të Shkupit për ta begatuar këtë vizitë të çmueshme të Papa Françeskut dhe që të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje historike. Papa Françesku do të arrijë në orët e hershme të mëngjesit të shtatë majit në aeroportin e Shkupit, i shoqëruar nga një delegacion tridhjetë anëtarësh të Vatikanit, ndër
ta Sekretari Shtetëror, kardinali Pjetro Parolin, prefekti i Kongregacionit për çështjen e kishave lindore, Kardinali Leonardo Sandri si dhe kryetari i Këshillit të Pontifikatit për promovimin e bashkimit krishter, kardinali Kurt Koh. Papa do t’u drejtohet krerëve shtetërorë dhe zyrtarëve të lartë qeveritarë në presidencën e Maqedonisë së Veriut, ku do të jenë edhe diplomatët e huaj dhe pjesëtarë të shoqërisë civile. Më pas në shtëpinë përkujtimore të Nënës Terezë në Shkup ai do të takojë krerët e bashkësive fetare të vendit, përkatësisht të Kishës Ortodokse maqedonase, të Bashkësisë Fetare Islame, të Kishës Evangjeliste Metodiste dhe të Bashkësisë Hebreje dhe me persona vulnerabël, në shenjë bamirësie për këtë kategori njerëz-
ish. Ndërkaq, mesha e shenjtë do të fillojë në ora 11:30 në sheshin qendror; më pas në kishën katolike Zemra e shenjtë e Krishtit, papa do të takojë priftërinjtë dhe familjet e tyre dhe besimtarët. Në sheshin e Shkupi do të ketë vend për 15 mijë njerëz dhe ata do të duhet të marrin paraprakisht bileta të cilat janë falas. Kjo si masë e shtuar sigurie. Qytetarëve, veç tjerash, u kërkohet të mos mbajnë flamuj të mëdhenj. Interesi i medias është tepër i madh për këtë ngjarje; 400 gazetarë kanë kërkuar të akreditohen, prej tyre 200 të huaj. Marrë nga “Zëri i Amerikës”
SPECIALE
10 E enjte, 25 PRILL 2019
Reagon vajza e Linda Ramës, Rea. Padi ndaj mediave që kanë shpifur ndaj saj
R
ea Xhillari, vajza e bash këshortes së Kryeminis trit, Linda Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me një tymnajë që u përhap në portale për bashkëjetesën e saj me zv/ministrin e Jashtëm, Gent Cakaj. Rea Xhillari ka paditur në gjykatë gazetarin Artur Zheji dhe 7 portale të tjera. Më poshtë letra e plotë që Rea Xhillari ka dërguar në gjykatë: Jam detyruar të vë në lëvizje gjykatën për të ushtruar kontrollin gjyqësor, mbi një shpifje të sajuar e të orkestruar ndaj meje, nga portale e individë për të cilët mësova se në gjuhën ligjore quhen “të paditurit solidarë”. Ky sulm i mirëfilltë denigrues mbi bazën e një shpifjeje, e ka fillesën në mesin e muajit Janar 2019, kur jam vënë në shënjestër prej të paditurve solidarë. Ata apo më saktë fillimisht Artur Zheji pastaj të tjerët, kanë sajuar dhe përhapur lajmin e rremë, të shoqëruar me komente të turpshme, mbi një lidhje intime apo bashkëshortore timen me Z. Gent Caka, Zv. Minister për Evropën dhe Punët e Jashtme – person të cilin as e njoh personalisht dhe as e kam takuar kurrë ndonjëherë, qoftë edhe rastësisht. Nuk i njoh as i kuptoj motivet që kanë shtyrë Artur Zhejin, një person në moshë goxha madhore, aq sa mund të ishte prindi im, të më sulmojë kaq ligësisht e paturpësisht dhe në mënyrë të vazhdueshme. Unë nuk merrem me politikë, nuk punoj dhe as kam punuar kurrë për shtetin. Respektoj cdo ligj dhe cdo detyrim si qytetare e vendit tim. Nuk kam përfituar kurrë prej shtetit asnjë privilegj apo favor
të çfarëdo lloji. I vetmi fill lidhës mes meje dhe botës së shpifjeve, mediokritetit dhe imoralitetit intelektual ku noton ky soj të paditurish solidarë, është fakti se jam vajza e Linda Ramës, e cila nga ana e saj, vetëm për shkak se është gruaja e Edi Ramës, është vënë në shënjestër, goditur, përbaltur nga i njëjti soj, me të njëjtat mjete denigruese të botës së tyre të ulët. Në fakt, as nëna ime nuk ka përfituar kurrë ndonjë favor nga të qënit gruaja e kryeministrit. Jeta e saj vazhdon e njëjtë, pa asnjë lidhje të drejtpërdrejtë ose jo, materiale apo financiare me shtetin. Profili i saj është një model shëmbullor i një jete pa privilegje, me një përditshmëri të pandryshuar dhe të lidhur ngushtë me punën e saj, të cilën e kryen me profesionalizëm e pasion prej 30 vitesh, pavarësisht se i shoqi është prej afër 6 vjetësh Kryeministër i Shqipërisë. Shpifjet kanë arritur deri tek im atë, Thanas Xhillari, profesor i
mirënjohur i algjebrës përgjatë gjithë karrierës së tij profesionale në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, i cili gjithashtu respekton çdo ligj dhe çdo detyrim si çdo qytetar i këtij vendi. Për interesat politike të atyre që kërkojnë t’i hedhin hije të shkuarës së nënës sime për të shtuar përbaltjen ndaj të shoqit, edhe im atë u përfshi prej të paditurve solidarë, përmes disa pseudoakuzave, në një tjetër maskaradë mediatike. Ai u ballafaqua edhe me një proces të gjatë hetimi nga prokuroria, ku e tërë balta e hedhur mbi të u tret në lumin e fakteve kokëforta që dolën nga hetimi i provimeve të algjebrës, të disa pseudostudentëve që s’kishin marrë dot provimin. Ashtu si nëna ime, babai im ështëgjithashtu një model shëmbullor i mungesës së kompromiseve që mund të dëmtojnë profesionin e tij të cilin e kryen me pasion e përpikmëri prej 40 vitesh. Këto modele të cilat janë edhe udhërrefyesi im në rrugëtimin e
jetës, siduket janë të papërfytyrueshme , të pabesueshme dhe të papranueshme për sojin e të paditurve solidarë. E vërteta për ta nuk ka asnjë rëndësi, ndërsa interesat e tyre mesa duket justifikojnë çdo mjet sado të ulët. Por e vërteta mund të vonojë, po nuk harron asnjëherë, megjithëse kur ajo del mbi llumin e të paditurve solidarë këta të fundit refuzojnë ta ndajnë atë me publikun. “Fenomeni i nepotizmit godet ashpër qeverinë Rama 2 në Ministrinë e jashtme tëShqipërisë. Në rrjetet sociale, dhe disa portale kohët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë se vajza e gruas së Kryeministrit Rama, Linda Ramës, Rea dhe Ministri i Europës dhe Punëve të JashtmeGenti Cakaj, janë në “bashkëjetesë” si i thonë në Shqipëri këtij lloj trendi ..[omissis] Madje, ka edhe dyshime se Ilir Metamund të kishte marr informacion nga shërbimet sekrete të sigurisë kombetare të Shqipërisë për këtë lidhje “dashurie” mes Genti Cakaj dhe Rea Xhillarit”…
Kjo është një copëz e nxjerrë nga moria e paragrafëve trillues, të shkruar gjatë këtyre ditëve me një gjuhë të lemeritshme në çdo drejtim, të cilët kam qenë e detyruar t’i lexoj dhe koleksionoj për gjyqin me këtë soj të paftuarish në jetën time. Unë kam lindur në vitin e ndryshimit të sistemeve dhe nuk e kam njohur përveçse nga tregimet e gjyshërve, prindërve, mësuesve apo dhe nga leximet e rastit, barbarinë e regjimit komunist deri në fisin dhe farën e kundërshtarit politik. Nuk dua të bëj krahasime që çalojnë me një kohë kur edhe lidhjet e dashurisë, bëheshin shkak për pushkatime, internime apo denigrime publike vajzash. Nuk e di nëse në atë kohë sajoheshin për qëllime politike, deri edhe lidhje të paqëna mes njerëzish krejt të panjohur për njëritjetrin. Por ajo që di me siguri është se shtrirja e kthetrave të dhunës verbale dhe presionit psikologjik të këtij soji , brez pas brezi, deri tek fëmijët e kujt konsiderohet kundërshtar politik, është shprehje e të njëjtës ligësi kriminale që karakterizon çdo sistem padrejtësie. Në sistemin që lindi bashkë me brezin tim, personi është privat dhe jo pronë e shoqërisë. Në sistemin që lindi bashkë me brezin tim, gjëja e parë që mëson është se liria jote mbaron aty ku fillon liria e tjetrit. Sajimi i një lidhjeje të paqënë mes dy te rinjsh për të luftuar politikisht me prindin e njërit prej tyre, është një perversitet i pashoq që s’ka asnjë lidhje me këtë sistem. Unë nuk kam asnjë armë tjetër për t’u mbrojtur nga pasojat e këtij perversiteti, përvecse duke i’u drejtuar drejtësisë.
kredibël të vendit”, – tha Bode. Më tej, Bode theksoi se ky ishte edhe një vendim për të deklaruar shkëputjen përfundimtare nga politika. “Ishte një zgjidhje e imja për të deklaruar edhe publikisht shkëputjen
nga politika, e cila është përfundimtare. Derisa unë pranova të marr pjesë në një institucion të tillë që ka një mandat të gjatë do të thotë se e konsideroj një gjë të mbyllur”, – tha Bode.
Ish-ministri i Financave në qeverisjen e Partisë Demokratike
Ridvan Bode: Pse pranova ofertën e Edi Ramës dhe e ardhmja në politikë Për herë të parë ish-ministri i Financave Ridvan Bode ka rrëfyer si e mori propozimin nga kryeministri Edi Rama për të qenë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. I ftuar në emisionin “A2 Business Week” Bode u shpreh se nuk ka pasur asnjë kontakt me Kryeministrin më parë, ndërsa thotë se propozi-
mi ishte me mesazh dhe me anë të një individi. “E vërteta është se nuk kam pasur asnjë kontakt me zotin Rama më përpara. Ka qenë një ftesë e tij, një propozim i tij me mesazh dhe përmes një individi. Kam diskutuar me njerëzit që kam bashkëpunuar gjatë dhe kam marrë këtë vendim, duke konsideruar një pozicion që
nuk ka të bëjë fare me politikën, aq më pak me qeverinë, një pozicion në të cilin mund të jap kontributin tim dhe eksperiencën time të gjatë në fushën e financave publike dhe në fushën e ekonomisë së vendit. Po ashtu, me interes për të kontribuuar në vijimësi edhe me dijet e mia në një institucion shumë serioz dhe shumë
INTERVISTA
Albert Z. ZHOLI
N
11 E enjte, 25 PRILL 2019
Albana Jeminaj: Të jesh avokate do të thotë përgjegjësi e madhe
jë vajzë e re që kërkon në mënyrë serioze dhe kor rekte të ngjisë shkallët e karrierës. Është një intelektuale e lidhur shumë me librin dhe kërkuese ndaj vetes. Ajo e dashuron shumë profesionin e avokates duke e ditur përgjegjësinë dhe rëndësinë. -Albana zgjedhja e profesionit është një ndër vendimet më të rëndësishme në jeten e njeriut, të cilën jemi të detyruar ta bëjmë në një moshë shumë të re 18 vjeç? Tek shumë prej nesh kanë ndikuar prindërit për profesionin, te disa pasioni dhe dëshira e tyre, po te ju çfarë ndikoi që vendosët të bëheni avokate ?
drejtësive megjithatë kjo është pjesa e bukur e këtij zanati. Pas Diplomimit arritët të gjenit punë menjëherë? Mbas mbarimit të fakultetit kam punuar si asistente avokate dhe më pas avokate. -Avokatia është një profesion që ndahet në disa profile ,ju konkretisht me cilat çështje merreni në punën tuaj të përditshme? Kryesisht me çështje familjare,
Unë kam studiuar për Drejtësi pasi ka qenë një nga pasionet e mia në moshë të re ky profesion ..Ndërsa në lidhje me profesionin e avokatisë të cilën aktualisht e ushtroj më pëlqen për shkak se së pari është një profesion që të krijon njohje relativisht të mëdha kur ti ke mundësi të takohesh dhe të njihesh me shtresa të ndryshme shoqërore. Momentet që fitohet një gjyq në një betejë ligjore është një ndjesi kaq e veçantë që të bën të ndjesh fitoren në lëkurën tënde. Ke marrë një vlerësim nga Vendimarja në Gjykatë nga ana tjetër është sfidë e madhe drejtësie mes pa-
administrative, civile. -Jemi kurioz të dimë si e zgjidh një çështje të caktuar një avokat. Mund të na i tregosh në një mënyrë të përmbledhur shqetësimin e një çështje nga një momenti kur klienti ju kontakton e deri në mbledhjen e provove të tjera etapa më pas ? Po marrim një çështje për zgjidhjen e martesës e cila është një kontratë midis palëve. Këto janë çështje sa të thjeshta në dukje por edhe shumë emocionale sidomos kur duhet të vendoset përgjegjësia prindërore secili prind duhet të kujdeset për
mirërritjen dhe mirë edukimin e fëmijëve pas ndarjes. -Avokatia si shumë profesione të tjera është një punë që kërkon studim dhe angazhim në njohuri dhe ligje të reja edhe pasi të kesh mbaruar shkollën ju konkretisht si e menaxhoni këtë pjesë ? Si të gjithë kolegët e mi jam e angazhuar me ndryshimet që pëson Ligjeslacioni në tërësi duke lexuar dhe studiuar këto ndryshime. Në tërësi Avokatia hyn në profesionet e vështira dhe të lodhshme si kundër ndjen relaks në çastet kur arrin një fitore. Rezultati të falë kënaqësi të veçantë. -Cilat janë mundësitë e punësimit për një avokat të ri si në shtet apo privat ?Konkretisht rasti juaj konstaton në ortakëri me një avokate tjetër? Avokatia ushtrohet si vete punësim ndërkohë mund të bashkëpunosh me avokat të tjerë ose mund të punësohesh në një studio Ligjore. Kryesisht punoj vetëm por në rrethana të caktuara punoj dhe me kolegë në çështje më të komplikuara që zgjat në kohë dhe kërkon domosdoshmërinë dhe prezencën e njërit prej Avokatëve bashkëpunues. – A është avokatia një profesion i mirëpaguar në Shqipëri? Përsa i përket tregut të punësimit është krijuar ideja se në vendin tone ka shumë Avokatë ? Po, është e vërtetë që ka një numër të lartë avokatësh por jo të gjithë e ushtrojnë si profesion. Një pjesë e kanë të pezulluar licencën dhe një pjesë e tyre janë të punësuar në administratën publike ose në profesione të lira. Në lidhje me pagesën kjo varion nga pagat normale që merr një avokat i ri dhe vijon në rritje në varësi të eksperiencës dhe përvojës. – Albana ju jeni dhe Ndërmjetëse, na trego pak me detaje se si funksionon kjo pjesë dhe a mund të bëjnë Ndërmjetësim çdo njeri pavarësisht nëse është Avokat ose jo ? Ndërmjetësimi është një veprimtari jashtë gjyqësore në të cilën palët kërkojnë zgjidhjen e një mosmarrëveshje me anë të një personi të tretë asnjanës. Pra ësh-
të një mënyrë alternative duke mos ju drejtuar gjykatave, nuk është e thënë. Ndërmjetësimi është profesion i lirë dhe e ka të drejtën e zgjedhjes kushdo. -Ngjashëm me qëllimin e intervistës tonë që i dedikohet të gjitha grupimeve të moshave të ndryshme sidomos adoleshenteve duke i shërbyer si këshillim karriere edhe ju bashkëpunoni dhe jepni ligjëratë në një qendër trajnimesh, aktualisht në Kosovë ?Na trego pak më tepër në këtë profil pune, çfarë temash diskutohen aty dhe kush regjistrohet aty? Zakonisht maturant student apo të punësuar ? Së pari përshëndes stafin e mrekullueshëm të Akademisë, Drejtorin ekzekutiv dhe koordinatoren e përgjithshme. Unë jap pjesën e ligjëratës për njohin e ligjeve kryesisht me degën juridike ne japim trajnime të fushave të ndryshme si Menaxhim Biznes, Burime Njerëzore për karrierën etj, e cila maturantëve mund ti ndihmonte shumë ky trajnim për të arritur të bënin zgjedhjen e duhur për shkollimin dhe profesionin. Sepse ësh-
të një zgjedhje e vetme në jetë. Në Akademi moshat e regjistrimit variojnë nga 20-52 vjeç pra kemi të gjitha moshat e ndryshme. -Cili do ishte mesazhi yt i drejtuar të gjithëve atyre të rinjve që duan të ndjekin studimet për Juridik? Do doja ta përmbledh me një shprehje të një filozofi të madh i cili quhet Konfuci “Të lexuarit pa menduar është humbje kohe, të menduarit pa lexuar është rrezikshmëri”. Thelbi është kur te lexojmë duhet ta përvetësojmë dhe jo thjesht ta lexojmë! -Ju shkruani dhe poezi dhe jeni pjesë e shumë aktiviteteve të promovimeve të librave të Shoqatës Labëria, çfarë ju lidh me këto aktivitete? Unë jam pjesë e çdo aktiviteti me nivel në promovime. Shkoj sa herë më ftojnë për një libër të bukur dhe me vlera por jo për çdo libër. Më pëlqejnë organizimet e Shoqatës Labëria “Nderi i Kombit” për nga numri i pjesëmarrësve, organizimet me nivel, promovimet serioze. Ndihem mirë mes njerëzve që e duan atdheun dhe mundohen ta lartësojnë atë me veprimtari konkrete.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E enjte, 25 PRILL 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E enjte, 25 PRILL 2019
Përfundon rikonstruksioni i mjediseve të përbashkëta të Godinës 27 në Qytetin Studenti
Veliaj: Mbajmë premtimin për studentët, së shpejti edhe Kampusi Universitar N ë Godinën 27 të Qytetit Stu denti nuk ishte vënë dorë prej më shumë se 30 vitesh, ndaj kushtet e kësaj ndërtese ishin në një gjendje shumë të keqe. Falë angazhimit të Bashkisë së Tiranës në përmbushje të Paktit për Universitetin, dhe mbështetjes së donatorëve privatë, të gjitha mjediset e përbashkëta të ndërtesës i janë nënshtruar rikonstruksionit të plotë, duke sjellë kushte komode për të gjithë studentet që jetojnë aty. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, inspektuan punimet e kryera në këtë godinë, duke vlerësuar ndryshimin që ka pësuar ndërtesa në kushte më të mira për studentët. “Jam shumë i lumtur që kemi ecur me konviktet. Ende pa mbaruar sezoni, pa ardhur vera, kemi mbaruar të pestin, ndërkohë pjesa tjetër është kantier. Kemi rreth 11 godina të tjera në pritje për të filluar. Disa i kemi ndarë me miqtë e tjerë që po na ndihmojnë, si TIKA apo KFË-ja, disa me donatorë, pra sipas nismës adopto një konvikt. Ama, ato që kanë përfunduar janë
në kushte shumë të mira, me termoizolim, me nyje higjieno-sanitare, me dushe, me tarraca të rregullta, me hapësira të përbashkëta, me ndriçim led, me rrjet të ri elek-
trik dhe me salla studimi”, tha Veliaj. Ai theksoi se pas përfundimit të punimeve në ambientet e përbashkëta, me ardhjen e pushimeve ver-
ore për studentët, do të nisin puna nëpër dhoma. “Deri në fund të muajit tjetër, me sistemin e partnerëve të bashkisë, do t’i kemi adoptuar të gjitha konviktet. Pasi mbarojnë sezonin dhe pasi mbaron viti akademik, studentët i lënë dhomat e lira, kështu që kolegët tanë të rezidencës universitare futen në nivel kapilar për të bërë rregullimet në dhoma dhe mobiljet e reja. Kur studentët të kthehen në tetor, kjo pjesë e Paktit për Universitetin do të jetë përmbushur”, u shpreh Veliaj. Krahas punës për konviktet aktuale, Bashkia e Tiranës do të prezantojë shumë shpejt projektin final të kampusit universitar. “Përpara verës duam t’ju prezantojmë edhe me propozimin final për Kampusin Universitar. Ashtu siç po punojmë me shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, me të njëjtin raport dhe me të njëjtën skemë të futemi edhe në Kampusin e ri Universitar. Prej gjithë kësaj energjie me studentët dhe me riparimet në Kampusin e Qytetit Studenti, besoj do mbërrijmë një nga ambiciet tona të Tiranës 1 milionëshe, por me
një pol të dedikuar në këtë pjesë të qytetit kryesisht për studim, për akademi, për kërkim dhe për aktivitete sportive dhe rekreative, që besoj se janë një bekim jo vetëm për studentët, por edhe për gjithë komunitetin”, tha Veliaj. Deputetja e PS, Blerina Gjylameti theksoi se falë Paktit për Universitetin sot janë bërë realitet disa gjëra që deri para pak muajsh ishin të pamendueshme. “Dua të falenderoj në mënyrë të posaçme Kryetarin e Bashkisë edhe Ministren, që falë bashkëpunimit që kanë patur të dy institucionet, falë Paktit të Universitetit të nënshkruar nga kryeministri Rama, sot shikojmë një realitet komplet ndryshe. E bindur se me këtë mënyrë siç po punohet, me mbështetjen e donatorëve, përtej pjesës së mbështetjes nga buxheti i shtetit, do t’ia dalim, që para se të mbarojë pjesa e parë, viti shkollor, të kemi ndryshuar një pjesë të mirë të konvikteve, e më tutje duke vazhduar edhe me projektin e madh të Kampusit të Universitetit të Tiranës”, tha Gjylameti.
Kryebashkiaku priti në takim violinistin Olen Çezari dhe grupin e tij pas koncertit të mbrëmshëm
“Tirana një qytet kozmopolitan”
V
iolinisti shqiptar me famë botërore Olen Çezari dhe grupi i tij “International Clandestine Orchestra” sollën dje në mbrëmje për publikun kryeqytetas magjinë e tingujve të instrumenteve nga e gjithë bota, e cila do të ripërsëritet sot në një tjetër natë fantastike. Një pjesë e “ushtrisë” së muzikantëve dhe teknikëve që bënë të mundur këtë spektakël, u pritën sot në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i falenderoi ata që zgjodhën edhe Tiranën si stacion të turit të tyre muzikor. Ai theksoi se grupi dhe muzika që interpretua në skenën e Pallatit të Kongreseve përfaqëson më së miri atë që është sot Tirana, një qytet ku jetojnë shumë kombësi të ndryshme.
“Miku, vëllai ynë, Oleni solli një “minikombe të bashkuara” në Tiranë, çka në fakt përputhet me atë që është sot Tirana. Jam i lumtur jo
vetëm për koncertin mbrëmë, por se aty pashë “tironsa” me origjinë nga Kina, nga Argjentina, nga Italia apo edhe nga shumë vende të tjera, kubanezë, të cilët u ndjenë jo vetëm pjesë e një qyteti kozmopolitan, por edhe ajo që pamë në skenë, falë talentit të Olenit, ishte një mozaik i “kombeve të bashkuara” të Tiranës”, tha kryebashkiaku Veliaj. Ai vlerësoi talentin e Olen Çezarit, duke theksuar se është një nga emrat më përfaqësues dhe që bën të ndihet mirë çdo shqiptar në botë. “Unë jam shumë krenar për ty dhe them se flas në emër të të gjithë qytetarëve
të Tiranës, që tek ty shohin realisht më të mirën tonë. Ne kemi nevojë për më shumë dashuri, për më shumë mirësi, kemi nevojë të jemi disi më të përulur me njëri-tjetrin, por kur e shohim të materializuar tek ty dhe skuadra jote, e shohim si një mision të mundur. Ne mund të jemi më të mirë dhe të falënderoj për të gjithë mirësinë dhe dashurinë që na solle në Tiranë”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës ftoi qytetarët që të shfrytëzojnë mundësinë që u ofrohet ta ndjekin nga afër natën e dytë të koncertit të Olen Çezarit dhe grupit që e shoqëron atë. “Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët, ata që kanë mundësi, që në minutë të fundit t’i bashkohen sot koncertit në Pallatin e Kongreseve; do të ndiejnë një krenari, jo vetëm të të qënit shqiptar, por të të qenit shqiptar kozmopolitan dhe kjo falë talentit të Olenit. Jam shumë i lumtur që edhe Bashkia e Tiranës ishte pjesë e asaj pakete dashamirësish që e duan të mirën tënde; por, kur duan të mirën tënde duan dhe të mirën e një produkti “made in Albania”, që është sot një nga produktet më të mira në botë”, nënvizoi Veliaj.
AKTUALITET
14
E enjte, 25 PRILL 2019
Java Europiane e Vaksinimit, ka për qëllim të sigurojë vaksinimin universal dhe ndërgjegjësimin për të rritur suksesin e programeve të imunizimit duke përfshirë të gjithë individët
“Investimi i parë i rëndësishëm që nis këtë vit për ruajtjen e zinxhirit ftohës të vaksinave, do të rrisë sigurinë e vaksinimit”. Ky lajm vjen nga ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e thënë gjatë vizitës në qendrën shëndetësore Kashar 1, në periferi të Tiranës, e rehabilituar plotësisht në kuadër të programit kombëtar të 300 qendrave shëndetësore. Duke deklaruar se po punohet për ruajtjen e mbulesës së lartë vaksinale, Manastirliu apeloi prindërit që refuzojnë vaksinimin e fëmijëve. “Jemi këtu për të promovuar dobinë e vaksinimit për parandalimin e sëmundjeve të rrezikshme, ndaj ju them të gjithë prindërve, të mos bazohen në argumente të paarsyeshme por të ndjekin me rigorozitet kalendarin e vaksinimit”, tha Manastirliu. Në fillimin e Javës Europiane të Vaksinimit, apelit ju bashkua edhe ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, e cila garantoi sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave. “Dua të bëj një apel për prindërit, të mos hezitojnë për kryerjen e vaksinave, sepse përfitimet që vijnë nga vaksinimi janë të paarritshme dhe prandaj nuk duhet të kemi frikë nga vaksinat sepse vaksinat janë të sigurta”, tha Bino. Gjatë vizitës në qendrën shëndetësore të rehabilituar të Kasharit, Ministrja e Shëndetësisë dhe
MINISTRIA
M
bi 50 mijë fermerët në të gjithë vendin, pritet të rrisin aksesin në shërbimet financiare bankare, e të pagesave, ç’ka do t’i ndihmoj ato në rritjen aktivitet bujqësor dhe të investimeve të reja. Qeveria shqiptare dhe Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) po mbështet përmirësimin e Përfshirjes Financiare në Shqipëri, nëpërmjet zbatimit të projektit “Përfshirja e Financiare e Familjeve të Vogla” në Shqipëri. Projekti zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave të Shqipërisë. Objektivi kryesor i projektit është përmirësimi i përfshirjes financiare të familjeve të vogla rurale në Shqipëri, duke zhvilluar produkte dhe shërbime të reja financiare dhe jofinanciare, të cilat në mënyrë fleksibile i përgjigjen nevojave të fermerëve. Kjo arrihet duke forcuar kapacitetin e institucionit të FED invest, kompani lider në mikrofinancën shqiptare e cila ofron shërbime financiare në zonat rurale të vendit. Ministrja e
Manastirliu: Më shumë siguri për vaksinat
Mbrojtjes Sociale, shoqërohej edhe nga deputetja e zonës Blerina Gjylameti, e cila vlerësoi investimin e qeverisë në këtë zonë të ekstremit të Bashkisë Tiranë, duke theksuar se ndryshimi është i dukshëm jo vetëm në qendrat në zonat urbane, por në çdo komunitet. Gjatë vitit 2018, vetëm në bashkinë e Tiranës u rehabilituan 15 qendra shëndetësore, nga
80 që u rikonstruktuan në të gjithë vendin. Në këtë vit do të investohet për rehabilitimin dhe pajisjen e 100 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë Shqipërinë, investime nga të cilat do të përfitojnë rreth 450 mijë qytetarë. Java Europiane e Vaksinimit është një inciativë e vendeve të rajonit Europian e koordinuar nga zyra e OBSH në Danimarkë në
bashkëpunim me UNICEF dhe Qendrën Europiane të Kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve e cila trajton probleme që lidhen me vaksinimin. Kjo iniciativë europiane ka filluar në vitin 2005. Vendi ynë ka marrë pjesë çdo vit në këtë iniciativë duke organizuar aktivitete të ndryshme. Këtë vit, kjo javë fokusohet në nevojën për rinovimin e angazhimeve ndaj imunizmimit në nivel politik,
Mbi 50 mijë familje fermere, më shumë akses në shërbimet bankare BASHKËPUNIMI
“Qeveria Shqiptare dhe Qeveria Japoneze kanë raporte bashkëpunimi të hershme dhe ndër vite, është ndjerë bashkëpunimi ekonomik me Qeverinë Japoneze nëpërmjet ndihmave dhe bashkëpunimit teknik. Ku sektori prioritar në fokus të qeverisë japoneze ka qenë dhe është ende, kryesisht sektori i bujqësisë por edhe zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”. Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u shpreh se: “Qeveria Shqiptare dhe Qeveria Japoneze kanë raporte bashkëpunimi të hershme dhe ndër vite, është ndjerë bashkëpunimi ekonomik me Qeverinë Japoneze nëpërmjet ndihmave dhe bashkëpunimit teknik. Ku sektori prioritar në fokus të qeverisë japoneze ka
qenë dhe është ende, kryesisht sektori i bujqësisë por edhe zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”. Bujqësia është një sektor i rëndësihëm për ekonominë e vendit dhe popullsia që jeton në zonat rurale, por është dhe një promotor i rëndësishëm në realizimin e misionit tonë të
sigurimit të një game të gjerë produktesh dhe shërbimesh financiare, nëpërmjet një teknologjie moderne bankare, me qëllim zhvillimin, fuqizimin e ekonomive familjare dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre. Makoto Ito, Ambasador i Japonisë në Shqipërisë tha se
APELI “Në fillimin e Javës Europiane të Vaksinimit, apelit ju bashkua edhe ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, e cila garantoi sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave. “Dua të bëj një apel për prindërit, të mos hezitojnë për kryerjen e vaksinave, sepse përfitimet që vijnë nga vaksinimi janë të paarritshme dhe prandaj nuk duhet të kemi frikë nga vaksinat sepse vaksinat janë të sigurta””. profesional dhe personal. Gjatë kësaj jave, vendet e rajonit bashkohen në slloganinparandaloni-mbroni-vaksinoni dhe zhvillojnë aktivitete për të informuar dhe angazhuar personat përgjegjës në sfidat në lidhje me imunizimin. Kjo iniciativë ka për qëllim të sigurojë vaksinimin universal dhe ndërgjegjësimin për të rritur suksesin e programeve të imunizimit duke përfshirë të gjithë individët sidomos ata që nuk janë vaksinuar apo nuk kanë marrë të gjitha vaksinat e duhura. Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu apeloi prindërit që refuzojnë vaksinimin e fëmijëve. “Jemi këtu për të promovuar dobinë e vaksinimit për parandalimin e sëmundjeve të rrezikshme, ndaj ju them të gjithë prindërve, të mos bazohen në argumente të paarsyeshme por të ndjekin me rigorozitet kalendarin e vaksinimit”.
dorëzimi i pajisjeve, në zyrat e FED invest, shënon finalizimin e fazës së parë të projektit “Përfshirja Financiare e Familjeve të Vogla në Shqipëri”. “Sistemi Bankar Qëndror (CBS) dhe rreth 200 kompjutera tashmë janë blerë dhe të gjitha institucionet janë duke bashkëpunuar për dixhitalizimin dhe rinovimin e sistemit Banker në qëndrën e mikrofinancës. Ky është hapi i parë drejt forcimit të kapaciteteve të FED invest, i cili do të ndihmojë në përmbushjen e nevojave të fermerëve dhe atyre shtresave të shoqërisë të cilat aktualisht nuk i përfitojnë këto shërbime”,-tha Ito. Instalimi i teknologjse “Oracle Flexcube Universal Banking Softëare” do te mundesoje zhvillimin, diversifikimin dhe permiresimin e sherbimeve tona financiare per anetaret e FED invest qe sot qe flasim jane mbi 63 mije, u shpreh Konini, ndërsa siguroj se FED invest do te vazhdoje te rritet, me objektiva te qarta financiare e sociale, me target pjesen e pasherbyer te popullsise
AKTUALITET
15
E enjte, 25 PRILL 2019
Alkond Bengasi ka pranuar të rrëfehet për drejtësinë si u përgatit grabitja në Rinas: Me Admir Muratajn u takuam tek Shkëmbi i Kavajës
G
jykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg ish-imamin radikal Oltian Veseli 38-vjeç, banues në Krujë, që është njëri nga të dyshuarit si pjesë e grupit të pesë grabitësve dhe dy bashkëpunëtorët, Renaldo Sula 25-vjeç, Saimir Çela 28-vjeç. Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura. Gjykata të martën la në burg Alkond Bengasin, i cili pranoi që të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë duke treguar shokët. Olti Veseli që dje u la në burg me dy të tjerët është myslimani radikal që u përzgjodh nga Al Kaeda gjatë kohës që iku nga Jemeni në Afganistan. Përreth 1 vit, para se të nisej në Afganistan, Veseli, ka qenë edhe imam i vetëshpallur në xhaminë e Krujës, në zonën e Kalasë. Ai nuk ka qenë asnjëherë imam i vendosur nga KMSH-ja në Krujë por i vetëshpallur. Në kërkim janë: Talo Çela, Klement Çala, Eldi Çala, Marenglen Hoxha, ish-punonjës policie, Aleks Pepa dhe dy të tjerë. Rrëfimi Alkond Bengasi ka pranuar të rrëfehet për drejtësinë. Ai është shprehur se kontaktin e parë dhe porosinë për modifikimin e makinës, e ka pasur me dy kushërinjtë e tij, Klement dhe Eldi Çala. Ai ka treguar edhe takimin me kreun e grupit Admir Muratajt dhe kërkesën e tyre për të bërë modifikimin e furgonit më të cilin grabitën thasët me euro në Rinas. “Fillimisht nuk pranova dhe nuk doja të largohesha nga Elbasani. Duke qenë se unë punoja në një servis ata më kërkuan t’i shoqëroja në Kavajë ku do të merrnim një furgon. Pranova dhe shkuam tek “Shkëmbi i Kavajës”. Aty na prisnin 3 persona për drekë. Një u prezantua si Admir Murataj, ndërsa dy të tjerët ishin nga Kosova. Një prej tyre e thërrisnin “Daja” ndërsa tjetrin “Tani””. Ai vijon më tej në dëshminë e tij duke deklaruar se pasi hëngrën dreke morëm furgonat, të cilët më pas i modifikoi. “Më vonë mësova se mjetet do të përdoreshin për grabitje”. Bengasi rrëfeu për hetuesit emrat e të përfshirëve dhe mënyrën se si furgoni u modifikua në Elbasan 2 muaj para goditjes në pistën e aeroportit të Rinasit. Me këtë rrëfim të marrë nga Bengasi ditën e premte kur ai është ndaluar në qytetin e Elbasanit, hetuesit shkuan më pas tek të arrestuarit e tjerë Oltjon Veseli, Renaldo Sula dhe Saimri Çela. Hetimet Në atë ngjajre janë përshirë edhe një ish-punonjës policie i shpallur në kërkim si edhe një femër, roli i së cilës është ende i paqartë. Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka administruar edhe një telefonatë mes kunatës së Klement Çalës dhe një tjetër familjareje të tij. Gratë kanë
Burg për grabitësit në Rinas, i penduari flet për “Dajën” dhe “Tanin”
RRËFIMI “Ai ka treguar takimin me Admir Muratajt dhe kërkesën e tyre për të bërë modifikimin e furgonit më të cilin grabitën euro-t. “Fillimisht nuk pranova dhe nuk doja të largohesha nga Elbasani. Duke qenë se unë punoja në një servis ata më kërkuan t’i shoqëroja në Kavajë ku do të merrnim një furgon. Pranova dhe shkuam tek “Shkëmbi i Kavajës”. Një u prezantua si Admir Murataj, ndërsa dy të tjerët ishin nga Kosova”.
SEANCA
shprehur shqetësimin se personi që mund të ishte vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë mund të kishte qenë pikërisht Klementi por përgjigjja e ADN mbërritur
nga Greqia saktësoi se viktimë ishte Admir Murataj. Pjesë e grupit është edhe një femër, e identifikuar si E. Bici, 31-vjeçe. Ka dyshime se kjo shtetase ka djegur një nga
automjetet që të krijonte kaos te policia, që u drejtua në krahun e kundërt të drejtimit të grabitësve. Burimet bëjnë me dije se ajo ka qenë edhe efektive policie deri pak kohë më parë.
“Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg ish-imamin radikal Oltian Veseli 38-vjeç, banues në Krujë, që është njëri nga të dyshuarit si pjesë e grupit të pesë grabitësve dhe dy bashkëpunëtorët, Renaldo Sula 25-vjeç, Saimir Çela 28-vjeç. Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura”.
HETIMET
GRABITJA
Telefonata mes kunatave zbuloi Çalën
Makina u dogj nga 31-vjeçarja
Ka qenë një telefonatë mes kunatave të Klement Çalës, të përgjuara fill pas grabitjes. Gratë kanë shprehur shqetësimin se personi që mund të ishte vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë mund të kishte qenë pikërisht Klementi. Po ashtu, në dosje thuhet se në përgjim kanë qenë edhe familjaret e Admir Muratajt. Pas telefonatës së kunatave, janë mbledhur informacione në rrugë operative dhe kanë gjetur servisin si edhe mbetje të furgonit. Kushëriri i Klement dhe Eldi Çalës, ka rrëfyer se ishte punësuar në servisin e Eldit në Elbasan 5 muaj para se të ndodhte grabitja. Pikërisht këta të dy e kanë prezantuar me Admir Muratajn, të cilin e thërrisnin me pseudonimin “Daja”. Në këtë prezantim Murataj i ka kërkuar modifikimin e furgonit, të cilit iu vendos më pas edhe mbishkrimi “Hetimi Tatimor”. Në dosjen e Prokurorisë thuhet ndër të tjera që Bengasi i ka identifikuar grabitësit e tjerë nëpërmjet fotove. Hetuesit i kanë nxjerrë atij foto të të dyshuarve dhe ai ka identifikuar ata që njihte apo kishte takuar.
Zbulohet roli që kishte vajza e cila dyshohej si e përfshirë në grupin që kreu grabitjen në aeroportin e Rinasit në datën 9 prill. 31-vjeçarja mund të jetën personi që ka djegur në Bathore, një prej makinave e cila fillimisht u dyshua se ishte e autorëve të grabitjes. Automjeti u dogj për të shpërqëndruar hetimet e policisë dhe për të larguar vëmendjen nga drejtimi i vërtetë i grabitësve. E.Bici, akuzohet se ka marrë pjesë në grabitjen spektakolare të 9 prillit në aeroportin e Rinasit dhe sipas burimeve është gruaja që ka ndihmuar anëtarët e tjerë të grupit të djegin makinën dhe të shpërqëndrojë policinë. Hetuesit dyshojnë se ajo ka orientuar gabim policinë në mënyrë që grabitësit të shpëtonin. Emri i saj është zbuluar gjatë dëshmisë së Alkond Bengasit, i cili rrëfeu dinamikën dhe mënyrën sesi modifikoi furgonët me logot e “Hetimit Tatimor”.
AKTUALITET
16
E enjte, 25 PRILL 2019
30 gra, 16 fëmijë, dhe 6 persona në moshë madhore, është numri i shqiptarëve të cilët ndodhen aktualisht në zonat e luftës, në Siri dhe Irak
Krah ISIS, 52 shqiptarë ndodhen në Irak dhe Siri
P
jesëmarrja e shqiptarëve tek ISIS, vitet e fundit krijoi panik në vend. Realisht sa janë shqiptarët pjesë e luftës në Irak dhe Siri? 52 shqiptarë është numri i shqiptarëve të cilët ndodhen në zonat e luftës në Irak dhe Siri. Shifrat janë bërë të ditura gjatë takimit rajonal kundër ekstremizmit të dhunshëm, nga përfaqësuesi për Shqipërinë, Agron Sojati. Gjatë takimit është diskutuar dhe rasti i Kosovës, ku pak ditë më parë u rikthyen nga këto zona, 110 qytetarë. 30 gra, 16 fëmijë, dhe 6 persona në moshë madhore, është numri i shqiptarëve të cilët ndodhen aktualisht në zonat e luftës, në Siri dhe Irak. Shifrat janë bërë të ditura nga anëtari i rrjetit rajonal të koordinatorëve kundër ekstremizmit të dhunshëm, Agron Sojati. “Ne kemi gjithmonë referenca sepse inventarët bëhen mbi personat që prekin territorin shqiptar në kufi por ta paktën kemi rreth 30 gra, 16 fëmijë dhe 6 persona të vjetër. Për numrin e burrave ka një raport tjetër të cilin ne presim ta komunikojmë me autoritetet respektive atje ku janë”. Në këtë takim pjesëmarrës ishte dhe përfaqësuesi i Kosovës, Fatos Makolli, i cili trajtoi rastin e rikthimit të 110 qytetarëve të rikthyer nga zonat e luftës. Mes të kthyerve, sipas Makollit, janë 74 fëmijë, 32 gra dhe 4 burra të cilët kanë luftuar në këto zona. “Nga zona e konfliktit në Siri janë kthyer në Kosovë 110 shtetas kosovarë, prej tyre katër
luftëtarë të huaj, 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë këtu fëmijët prindërit e të cilëve kanë vdekur në zonat e konfliktit”. Në një kamp në veri të Sirisë po strehon të afërmit e luftëtarëve famëkeq të ISIS’it, pas humbjes që pësoi para disa javësh i ashtuquajturi kalifat, i njohur për krime dhe terror. Ky është një vend i izoluar i quajtur Al Hol, i rrethuar me rojtarë të armatosur. Aty strehohen gratë,
SITUATA
fëmijët dhe jetimët e luftëtarëve të ISIS. Pak ditë më parë, Policia e Shtetit arrestoi Bledar Ibrahimin, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia. Tre vite më parë e përditshmja italiane “Corriere della sera” ka zbardhur të dhëna mbi shqiptarin Bledar Ibrahimi, i dëbuar nga Italia në 3 mars të 2016 me akuzën e përkrahjes së propagandës terroriste
“52 shqiptarë është numri i shqiptarëve të cilët ndodhen në zonat e luftës në Irak dhe Siri. Shifrat janë bërë të ditura gjatë takimit rajonal kundër ekstremizmit të dhunshëm, nga përfaqësuesi për Shqipërinë, Agron Sojati”.
të Shtetit Islamik ISIS. Nën titullin “Udhëtimi i Bledarit “profesorit”. Studimet në Kajro e rrjeti i xhihadistëve”, ky atikull rrëfen lidhjet e kontaktet e Bledar Ibrahimit me aspirantë luftëtarë të ISIS që ndodhen në territorin italian e në veçanti në rajonin e Lombardisë. Bledar Ibrahim ka mbërritur nga Shqipëria në Itali në moshën 20-vjeçare duke u vendosur rastësisht në komunën e Pozzo D’ Adda në Lombardi. Në këtë qytezë me 6 mijë banorë e në kufi me provincën e Bergamos, Bledar Ibrahimi nisi një jetë të dytë, duke u betuar në emër të Allahut e të ushtrisë së Kalifatit. Përmes propagandës në internet u indoktrinua nga
BULQIZË
Vdes minatori, plagoset një tjetër
Një tjetër aksident me pasoja të rënda u shënua të mërkurën në Bulqizë. Ngjarja ndodhi në një galeri miniere në fshatin Tërnovë të Njësisë Administrative Zerqan. Një minator humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur në thellësi të nëntokës. Burime nga vendi i ngjarjes, pohuan se minatorët Fadil Stojku e Lejtim Ramçi u futër në galeri pas shpërthimit të dinamitit në frontin e punës. Pikërisht në këtë moment ata mësohet se janë asfiksuar nga gazrat e lëshuara pas shpërthimit. Për pasojë ka humbur jetën në vend 56-vjeçari Fadil Stojku dhe ka mbetur i plagosur Lejtim Ramçi 47-vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit të rëndë. Me gjithë aksidentet e rënda të ndodhura në galeritë e Bulqizës, ende nuk ka asnjë person të jetë ndëshkuar nga drejtësia si përgjegjës. islami fondamentalist, ndërroi emër e profilin në facebook duke u quajtur Yahya Ibrahimi. Në postimet në facebook ai shkruante se “Siria e Iraku janë për të gjithë myslimanët”, kërkonte mbrojtjen e Allahut për kalifin e Bagdadit, liderin e besimtarëve e shpërdaute fjalët e al-Zarqawi, kundër Perëndimit.
RINAS
N
ë aeroportin “Nënë Tereza”, Rinas janë riatdhesuar sot 36 shtetas shqiptarë me avion charter. Ata u deportuan nga Franca, Holanda dhe Belgjika. Shtetasit e riatdhesuar shkelën kushtet e lëvizjes së lirë në zonën Shengen. Që nga 1 janari deri sot janë ri-atdhesuar mbi 2800 shtetas shqiptarë nga vendet e BE-së. Miinistria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelon çdo shtetas që tenton të shkelë kushtet e lëvizjes në zonën Shengen apo të kërkojë azil se shanset janë zero, pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta. Nuk ka azil për shqiptarët në Bashkimin Europian. Ky përfundim vjen
Jo azil në BE, 3 shtete kthejnë 36 shqiptarë nga raporti i fundit i Eurostat që analizon pranimet e aplikimeve për azil në Europë. Shqiptarët janë të fundit për pranimin e azilit në Europë. Në vend të parë për pranim azili sirianët dhe afganët. Eurostat thekson se në shumicën e rasteve për këto vende është dhënë mbrojtje humanitare. Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, më herët ka thënë se qytetarët shqiptarë nuk mund të përfitojnë azil në vendet e BE-së, për shkak se Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt. ‘’Ministria e Brendshme e Shqipërisë
është duke komunikuar me ministritë homologe të vendeve si Franca apo vende të tjera, për të rishikuar procedurat e dhënies së azilit në këto vende, me qëllim shkurtimin e kohës së procedurave por edhe mënyrën se si do të trajtohen shtetasit shqiptarë, që vijnë nga një vend i sigurt’’, tha ajo. Sipas saj, udhëtimi në këto vende me qëllimin për të kërkuar azil, jo vetëm që është një kosto e madhe për qytetarët shqiptarë por është një hap i gabuar, është një hap që kushton. Ata jo vetëm shpenzojnë por do t’i kufizojë
këta shtetas edhe në udhëtime të tjera drejt vendeve të BE-së. ‘’Unë dëshiroj të kujtoj që Shqipëria është një vend i sigurt, pra është
në listën e vendeve të sigurta dhe qytetarët shqiptarë nuk mund të përfitojnë azil në vendet e BE-së’’, theksoi Voda.
AKTUALITET
17
E enjte, 25 PRILL 2019
Prokuroria ka kërkuar detyrim paraqitje dhe pezullim nga detyra të dy mjekëve deri në përfundimin e hetimeve, kurse avokatët mbrojtës kërkuan rrëzimin e të gjitha akuzave
“Detyrim paraqitje” dha dje Gjykata e Elbasanit për dy mjekët e akuzuar për neglizhencë në mjekimin e 25-vjeçares Rexhina Debrova, e cila humbi jetën tre ditë më parë në Maternitetin e Elbasanit, pasi solli në jetë foshnjen e saj. Prokuroria ka kërkuar detyrim paraqitje dhe pezullim nga detyra të dy mjekëve deri në përfundimin e hetimeve, ndërkohë që avokatët mbrojtës kërkuan rrëzimin e të gjitha akuzave dhe cilësimin e arrestit të paligjshëm. Gjykata vendosi detyrim paraqitje për të dy mjekët, mjekun reanimator dhe mjekun kardiolog. Të tensionuar para gjykatës kanë qenë familjarët e Rexhina Debrovës, të cilët pretendojnë se kanë fakte të cilat rrëzojnë kërkesat dhe pafajësinë e mjekëve. Bashkëshorti i Rexhinës, Algent Debrova, thotë fjalë mjaft të ndjera dhe zemra teksa kërkon të vihet drejtësia në vend, pa ndëshkuar asnjë të pafajshëm dhe teksa i përlotur tregon se sa të vështirë do ta ketë të festojë ditëlindjet e vajzës së saj. “U bëj thirrje gjykatësve dhe prokurorit, kjo çështje nuk mund të kalojnë kaq thjeshtë, ne i kemi, një video kur Rexhina shfaq komplikacionet dhe thotë se nuk po mbushem dot me frymë, ndërsa doktorët vijojnë të qetë dhe na thonë çdo gjë shkoi shumë mirë dhe pas tre orësh thonë nuk mundi të jetonte. Anestezisti i ka bërë gjilpërën dhe është larguar nga salla, ndërkohë që duhet të ishte deri kur t’i dilte mpirja, kardiologu nuk ka qenë në sallë. Rexhina gëzonte shëndet, nuk pati asnjë siklet, e vërtetojnë analizat dhe
Pezullohen dy mjekët, burri i së ndjerës: E vërteta të mos manipulohet THIRRJA “Nuk dua që nga kjo ngjarje të dënohet një i pafajshëm por nuk dua që e vërteta të manipulohet. Dua që për shpirtin e asaj që iku 25vjeç, një njeri i mrekullueshëm, të zbardhet e vërteta. U kërkoj gjykatësve dhe prokurorëve që ta mendojnë çështjen tonë para se ta gjykojnë, ju lutem mos bëhet ndonjë akt korrupsioni, nuk kam se çfarë të them më tepër”,-tha burri i 25-vjeçares së ndjerë.
doktori që e ka ndjekur për nëntë muaj e di shumë mirë si ishte gjendja. Nuk dua që nga kjo ngjarje të dënohet një i pafajshëm por nuk dua që e vërteta të manipulohet. Dua që për shpirtin e asaj që iku 25vjeç, një njeri i mrekullueshëm, të zbardhet e vërteta. U kërkoj gjykatësve dhe prokurorëve që ta mendojnë çështjen tonë para se ta gjykojnë, ju lutem mos bëhet
RREZIKU
FA-të shpëtojnë gomonen me 50 emigrantë
Një gomone me 50 emigrantë (40 burra dhe 10 gra) është shpëtuar nga anija “Butrinti” e Forcës Detare, me mision në detin Egje, gjatë patrullimit në zonën e saj të operacionit. Gomonia ishte nisur nga Ceshme drejt ishullit të Chiosit. Menjëherë është bërë shoqërimi i gomones si dhe njoftimi i situatës Rojës bregdetare turke, greke dhe Frontex. Emigrantët janë marrë nga Roja Bregdetare turke, e cila ka vijuar lundrimin drejt portit të Ceshmes. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, është bërë shoqërimi i gomones si dhe njoftimi i situatës rojës bregdetare turke, greke dhe Forontex. Emigrantët janë marrë nga roja bregdetare turke, e cila ka vijuar lundrimit drejt portit të Ceshmes.
ndonjë akt korrupsioni, nuk kam se çfarë të them më tepër. Kur të mbushi goca ime një vit, a do ja festojmë dot ditëlindjen Aleas? Nuk do ia festojmë dot, sepse do të na kujtohet ngjarja tjetër. Doktoresha, shefja e Gjinkologjisë, Teuta ka dhënë një intervistë ku thotë se pacientja ka ardhur me urgjencë se bebi kishte probleme. Kam buzëqeshur kur e kam dëgjuar, pasi e di shumë
POLICIA Italia kërkon ekstradimin e Ilir Rustemit (Bajrit) vëllait të Safet Bajrit, pasi ai rezulton i dënuar me 5.6 vite nga gjykata e Bolonjas për trafikim droge dhe prostitucion. Prokuroria e Shkodrës i ka kërkuar gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për qëllime ekstradimi në Itali. Ilir Rustemi (Bajri) është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit Oaz që goditi grupin “Bajri” në shtator të 2018. Gjykata e shkallës së parë në Shkodër është blinduar në orët e paradites nga forca të shumta policie. Për shtetasin Ilir Bajri Rustemi, i arrestuar si pjesë e grupit Bajri është zhvilluar një seancë për masë sigurimi ndaj tij. Italia ka sjellë një vendim për ekstradimin e Ilir Rustemi Bajri në shtetin italian pasi në vitin 2008-2009 gjykata e Bolonjas në Itali e ka gjykuar dhe dënuar për akuzën “trafik narkotikësh dhe
mirë doktori që e ka ndjekur dhe i kanë thënë se nuk ke asnjë problem. Fjalët e doktoreshë Teutës, nuk e di pse ka dalë të njollosë imazhin e Rexhinës. Fjalët e saj janë mashtrim dhe do të përballet me mua për shpifje në gjykatë”. Mjekët e Spitalit Rajonal të Elbasanit protestuan të martën për arrestimin e kolegëve të tyre duke pezulluar të gjitha operacionet e planifikuara.
Mjekët shprehën indinjatën e tyre për reagimin e policisë, ndërkohë që shprehen të frikësuar në ushtrimin e detyrës. Autopsia ka dalë në përfundimin se kjo i shkaktoi edhe bllokimin e mushkërive të Rexhina Debrovës. Sipas ekspertizës, gjatë lindjes cezariane 25-vjeçarja ka patur probleme me koagulimin e gjakut dhe ka pësuar tromboemboli pulmonare ose i ashtuquajturi infarkt i mushkërisë.
Grupi “Bajri”, Italia kërkon ekstradimin e Rustemit
shfrytëzim prostitucioni” duke e dënuar përfundimisht me 5 vite e gjysmë burg. Ilir Rustemi Bajri u arrestua në shtator të vitit të kaluar si pjesë e grupit “Bajri” të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal bashkë me disa persona të tjerë ndërsa
çështja ndaj tyre vijon ende tek krimet e rënda. Tashmë pritet për t’u parë nëse Ilir Rustemi Bajri pas vendimit që mund të jepet për ekstradim dhe nëse do të njihet ky vendim në Shqipëri, dënimin me 5.6 vite burg do ta vuaj në shtetin italian apo këtu në Shqipëri.
KULTURE
18 E enjte, 25 PRILL 2019
Luljeta Lleshanaku ndër katër finalistet e “Griffin 2019” në Kanada Pas vlerësimit me çmimin PEN-i Anglez, dhe përzgjedhjes si finalist për çmimin “PEN America 2019”, përmbledhja me poezi “Negative space” (“Hapësira negative”) e Luljeta Lleshanakut, e përkthyer mjeshtërisht nga Ani Gjika dhe e botuar njëkohësisht në Mbretërinë e Bashkuar nga Boodaxe Books dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga New Directions gjatë vitit që shkoi, përzgjidhet si një nga katër librat finalistë për çmimin Ndërkombëtar “Griffin”, në Kanada. Çmimi “Griffin”, është themeluar në vitin 2000 nga biznesmeni dhe filantropisti Scott Griffin dhe jepet çdo vit në dy kategori: për poezinë ndërkombëtare të shkruar apo të përkthyer në anglisht, dhe për poezinë kanadeze. Fitues të mëparshëm të këtij çmimi, kanë qenë autorë të njohur si: Anne Carson, John Ashberry, Charles Simic, Charles Wright, Paul Muldon, Heather McHugh, Paul Celan, etj. Në argumentin e saj për përzgjedhjen e librit “Negative space” si finalist, Juria e çmimit “Griffin” shprehet: “Sa
Brook fiton çmimin “Princesha e Asturias”
më pak e njohur gjuha origjinale, aq më e çmuar bëhet dhurata e përkthimit! Libri Negative Space i Luljeta Lleshanakut sjell një vështrim të rrallë tek poezia shqipe bashkëkohore. Rrjedhshëm e me saktësi te mprehtë, Ani Gjika e cila është edhe vetë poete, ka mundur të shprehë në anglisht jo vetëm poezitë e Negative Space por dhe atmosferën e ngrysur që zotëron gjatë gjithë librit, një ndjesi të thellë perkohshmërie që është
pasojë e të jetuarit nën presionin e ashpër politik. Negative Space është gjithkund pjellore. Teksa hap portën e traumës, ne ballafaqohemi me një zë të butë dhe inteligjent, me ngjarje që nxjerrin në dritë realitetin e një njerëzimi të përbashkët, duke i rikthyer dinjitetin këtij njerëzimi. Në një botë të përçarë nga terrori e dhuna, poezia e Lleshanakut është përherë trazuese, por dhe qetësuese për ne, banorët e saj”.
Poetja shqiptare Irma Kurti boton librin “Pa atdhe” në SHBA Poetja dhe shkrimtarja shqiptare Irma Kurti boton librin e saj të katërt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të titulluar “Without a homeland” (Pa atdhe) nën logon e Shtëpisë Botuese Transcedent Zero Press në Huston të Texasit. Kjo përmbledhje poetike është botuar në italisht në 2016 nga Shtëpia Botuese Kimerik dhe në gjuhën shqipe në 2017 nga Botimet Ada. Në libër gjen vargje kushtuar
nostalgjisë për tokën e lindjes, jetën frenetike që rend me ritëm marramendës, tema sociale etj, për të kaluar në pjesën e dytë të librit që titullohet: “Kjo dashuri” me vargje kushtuar dashurisë në kuptimin më të gjerë të fjalës, ndjenjës për prindërit që kapërcen çdo lloj distance dhe humbjeje. Gazetarja italiane Grazia Pia Licheri në parathënie shkruan: “Me një gjuhë të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë, poetja Irma Kurti na ofron edhe një herë një univers ndjesish, një lloj ditari në vargje që hap dyert e reflektimit mbi temat intime dhe ekzistenciale. Irma Kurti shkon drejt e në zemër të lexuesit, duke rrëzuar si gjithnjë idenë se poezia është mjet vetëm për disa të zgjedhur, sepse format e të treguarit të mbushura me ornamente të tepërta dhe truket letrare nuk i përkasin aspak stilit të saj”. Irma Kurti ka botuar shtatëmbëdhjetë libra në gjuhën shqipe dhe njëmbëdhjetë në gjuhën italiane. Është fituese e dhjetëra çmimeve në Itali dhe në Zvicrën Italiane. Në vitin 2013 fitoi çmimin ndërkombëtar “Universum Donna” për letërsinë dhe emërtimin “Ambasadore e Paqes” nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes në Lugano, Zvicër.
Britaniku Peter Brook, i cilësuar si regjisori më i mirë i teatrit i shekullit XX, u shpall dje fitues në Spanjë i çmimit “Princesha e Asturias” në kategorinë e arteve. “Peter Brook, 94 vjeç, ende aktiv, ka hapur horizonte të reja për dramaturgjinë bashkëkohore duke kontribuar ndjeshëm në shkëmbimin e njohurive midis kulturave kaq të ndryshme si ato të Europës, Afrikës dhe Azisë”, shkruan juria në një komunikatë. I vlerësuar edhe më parë me çmime prestigjioze si një “Molier” në fushën e regjisë në vitin 1991 për “Stuhia” të Shekspirit, Peter Brook u shndërrua përgjatë karrierës së tij, kryesisht në Britani të Madhe dhe në Francë, në një legjendë të teatrit. “I cilësuar si regjisori më i mirë i teatrit të shekullit XX, Brook është një nga reformatorët më të mëdhenj të arteve skenike’’, shtoi juria duke cituar veprat “Marat-Sade” (1966) apo “Le Mahabharata” (1985), një poemë epike në nëntë orë të mitologjisë hindu që ai e përshtati në film në 1989.
Dy motrat shqiptare mahnisin jurinë e Voice of Italy Dy motrat shqiptare të cilat janë binjake, Serena Sinani dhe Ina Sinani janë bërë pjesë e “The Voice of Italy”. Vajzat janë prezantuar para jurisë me këngën e Era Isrefit dhe Ledri Vulës, ‘Shumë pis’, dhe interpretimi i mahnitshëm i tyre ka arritur që të gjithë pjesëtarët e jurisë të kthejnë karriget dhe të vlerësojnë performancën e tyre. Ato morën edhe shumë duartrokitje nga publiku në sallë .
Filmi “Internimi” zgjidhet filmi më i mirë i huaj në Arizona Filmi “Internimi” i regjisorit Kast Hasa u shpall filmi më i mirë i huaj në “Arizona International Film Festival”. Në “Arizona International Film Festival” filmi shqiptar shënoi dhe premierën botërore. Me skenar dhe regji nga Kast Hasa filmi tregon ngjarje të vitit 1983, nga Shqipëria gjatë sundimit komunist. Filmi solli një histori dashurie të ndaluar gjatë periudhës së komunizmit. Dashuri, urrejtje dhe vrasje por e gjitha një histori shqiptare, në filmin e financuar nga Qendra Kombëtare Kinematografisë. Rolet në film erdhën nga aktorët Klodian Hoxha, Enxhi Cuku, Kristi Baçi, Kristaq Pilo, Jorida Meta, Gramoz Gashi, Arjeton Osmani, Ioana Sinani, etj. Me regjisor Kast Hasa dhe producent Saimer Zeneli dhe Gjergj Trola, xhirimet e filmit janë zhvilluar në Divjakë.
ART
Nga Qerim Vrioni
N
ë librin “Photos that changed the world, Prestel, 2016” (“Foto që ndryshuan botën, Prestel, 2016”, f.136), gjendet edhe fotoja që paraqet Kancelarin e Republikës Federale Gjermane, Vili Brandt (1913-1992), ulur në gjunjë para një monumenti e një kurore. Kjo foto është e fotografit Sven Simon dhe është realizuar më 12 dhjetor 1970 në Varshavë. Monumenti në fjalë u kushtohet kryengritësve polakë me origjinë ebreje të vrarë mizorisht nga nazistët gjermanë në revoltën e Getos së Varshavës, në periudhën prill-maj 1943. Siç dallohet edhe në foto, nga të dy anët e Kancelarit gjerman kishte shumë fotografë, gazetarë dhe kameramanë, për të pasqyruar në mjetet e tyre ngjarjen. Sigurisht ata kanë lënë me qindra foto, shumë video dhe mjaft faqe të shkruara mbi ngjarjen. Për albumin e tyre me shkrepjet nga të gjitha kohët, prej mesit të shekullit XIX e deri në ditët tona, por me ndikim të madh në histori, redaktorët e “Prestel” zgjodhen këtë foto ku ajo rri fortë mirë. Në kurorën para Monumentit shkruhej se ajo vendosej në emër shtetit dhe të popullit gjerman si ndjesë dhe nderim për polakët e vrarë nga nazistët gjermanë gjatë ngjarjeve në Geton e Varshavës. Pra kurora e Kancelarit Brandt nderonte kësisoj veprën heroike të kryengritësve, rreth 27 vite pasi kishte ndodhur ploja. Gjatë këtyre viteve, në Gjermani ishte zhvilluar Gjyqi i njohur Ndërkombëtar i Nurenbergut (1945-46), që dënoi shumë udhëheqësa ushtarakë të Vermahtit me dënime kapitale, ishin miratu-
19 E enjte, 25 PRILL 2019
Vili Brandi dhe ndjesa publike ar disa ligje për denazistikimin e vendit, shfaqja e portretit dhe mbajtja e veprës “Mein Kampf” të Hitlerit ishin rreptësisht të ndaluara dhe të dënueshme. Qysh pas mbarimit të L2B, kryengritja e Varshavës e pranverës 1943, është përmendur mjaft në shtyp, janë shkruar libra artistikë e historikë si dhe xhiruar filma, por ndjesë publike nga pasardhës (si kombësi) të nazistëve gjermanë, nuk kish kërkuar kush. Kërkimi i faljes nga ana e fajtorëve drejtuar viktimave (gjallë ose të vdekur), kurdoherë përbënë një hap shumë njerëzor, i cili parashihet edhe nga të gjitha besimet fetare qysh në kohët më të lashta. Natyrshëm lind pyetja: i ra shorti apo zgjodhi rastin kancelari Vili Brandt për këtë ? Para se t’i jepet përgjigje pyetjes, i hedhim fare shkurt një sy të shkuarës së tij. Në vitin 1933, kur Hitleri mori me dhunë pushtetin, Brandt (atë kohë 20 vjeçar) si kundërshtim i masave shtypëse të nazistëve dhe terrorit që po fillonte atëherë në Gjermani, u arratis në Norvegji pasi kishte lënë edhe nështetësinë gjermane. Pas përfundimit të L2B, ai u kthye në atdheun e tij dhe filloi të merrej me politikë si njeri me parime të forta politike, po sidomos morale. Kështu, rreth vitit 1960 ai u zgjodh kryetar i Bashkisë së Berlinit Perëndimor dhe emri i tij kujtohet, ndër të tjera, edhe për refuzimin publik të
kërkesës së Hrushovit për takim, si reagim për ngritjen e Murit të Berlinit. Më vonë, politika e Vili Brandt-it ndaj Lindjes (Ostpolitik) u moderua dhe kur u zgjodh Kancelar i RFGJ, ai filloi të mendonte dhe vepronte për zbutjen e tensioneve midis dy blloqeve, duke krijuar raporte të reja me Bashkimin Sovjetik, Çekosllovakinë, Poloninë, me këtë të fundit duke rregulluar edhe disa probleme të pazgjidhura kufitare ndërmjet tyre. Gjithashtu, nisi afrimin me Republikën Demokratike Gjermane, kur në vitin 1970 Brandt, takoi kryeministrin e saj, Vili Shtof. Po ashtu, duhet përmendur se në tetor 1970, Vili Brandt ishte nderuar me Çmimin “Nobel” për Paqe kryesisht për “Ostpolitik”. Kështu, nuk mund të thuhet as se i ra shorti apo se ishte rastësi gjesti i tij atë ditë në Varshavë. Vendosja e kurorës në emër të shtetit gjerman (perëndimor) në Monumentin e dëshmorëve të revoltës së Varshavës, ishte e planifikuar, pra zyrtare e ceremoniale dhe kishte ngjallur pritëshmëri të jashtëzakonshme në mediat gjermane, polake dhe të huaja. Natyrisht, mendohet se vendimi nuk ka kaluar fare lehtësisht nga administrata gjermano-perëndimore. Ndoshta një nga arsyet ishte se këtë duhet ta kishte bërë më herët Qeveria e Republikës Demokratike Gjermane edhe
Vili Brandt ne Varshave, 12 dhjetor 1970
për hir të miqësisë me Poloninë, si dy shtete socialiste që ishin. Sidoqoftë, gjunëzimi i historik i Vili Brandt u shoqërua edhe me shpërfaqjen e disa kritikave në shtypin gjermanoperëndimor të kohës. Veçse, pjesa tjetër e shtypit botëror, që ishte shumë më e madhe, por edhe burra shtetit e duartrokitën nxehtësisht veprimin e Kancelarit nobelist. S’kish si ndodhte ndryshe, gjesti i tij përcillte kumte të pastra humanizmi, që i duheshin shumë të gjithë botës ato kohë. Protokolli i përbashkët zyrtar gjermano-polak, sigurisht e kishte parashikuar qartë, vendosje kurore dhe nderim para monumentit me një ulje të lehtë të kokës, por ndodhi shumë ndryshe. Kancelari Vili Brandt pas vendosjes së kurorës, edhe u gjunjëzua, që përbën një shkallë të lartë të pranimit të fajit dhe të kërkimit të faljes. Siç u shkrua më vonë në shtyp, Brandt ka thënë me një farë sinqeriteti, se në ato çaste “nuk më mbajtën gjunjët”. Si duket, dobësinë e tyre, e shkaktonte gjithë
historia e fillimit dhe shtypjes së revoltës së Getos së Varshavës, që me shumë gjasa i ka kaluar para syve Kancelarit të fortë dhe vizionar gjerman, si një film me xhirim të shpejt. Fotoja, nga ana tjetër, ngërthen kapjen e një çasti kalimtar, duke e kthyer në një ikonë të madhe të fotogazetarisë, me intensitet shumë të madh ndjesor, por edhe me cilësi poetike të një vepre arti. Ndoshta niveli i lartë ekonomik sot i Gjermanisë pas shkatërimit të plotë gjatë L2B, ka ardhur edhe si pasojë e nivelit të lartë moral të udhëheqësve të saj, si psh. Vili Brandt, i cili gjunjëzohet e kërkon falje për krime për të cilat nuk ka qënë pjesëmarrës (me armë ose shkrim) dhe s’i takonte asnjë përgjegjësi. Ndjesën publike ai e bëri në emër të të ardhmes, madje jo vetëm të dy popujve, E këtë mësim të madh edukativ e njerëzor nga historia e shekullit të kaluar, e pasqyron mirë e bukur edhe kjo foto shtypi e realizuar në Varshavë, më 12 dhjetor 1970.
PIKTURE
Rembrandt, piktori holandez që u dashurua me autoportretet Nga Albert Vataj
P
ikturat e Rembrandt janë të karakterizuar nga pene lata të harlisura i ngjyrave drithëruese që shpërthejnë si një dritë gati hyjnore për t'u rrethqarkuar nga toni i fortë i koloritit të ftohta, të dominuara nga e zeza. Autoportrete të shumta shfaqin një depërtim të thellë të karakterit, një tejshikimi në thelbin e një dimensioni shpirtëror të shumëpërmasshëm. Por ajo që na thërret në këtë grishje janë autoprtretet, ata të cilat rreken të na rrëfejnë botën e brendshme të piktorit. Nga 26 autoportrete të njohura të Rem-
brandt, autoportreti i vitit 1659, i cili ndodhet në National Gallery of Art, Washington është jo i ndryshtë nga të tjerët, në rrafshin e teknikës së realizimit dhe shprehisë estetike. Ai pati një interes të shtuar në lidhje me përfshirjen në galerinë e tij krijuese, të autoportreteve. Ai filloi trajtimin e këtij interesi krijues, në vitin 1626, me pikturën me titull, "Në studion e artistit", për të vijuar më autoportrete të vitit 1628. Në vitin 1629 ai realizon 4 portrete, ku fokusohet te busti dhe detajet shprehëse të fytyrës, të cilat janë pak a shumë në ngjashmëri me njëra-tjetrën, dy e nga dy, por që shfaqin përqendrimin e nevojës për fokusim të el-
ementit dallues, i cili natyrshëm shfaq anën shpirtërore të piktorit. Ajo që mbetet interesante në këtë rrafshi është fakti i numrin të autoportreteve që ai bën në vitin e fundit të jetës, në katër tablo të vitit 1669, ai sjell vetveten në të njëjtat teknikë dhe shtjellim në vaj-kanavacë. Fytyra e tij parakalon e trishtë në të katër fokusimet e tablove. Një hije vdekjeje duke se i përshkon në katër cepat e telajos, për t'u sintetizuar në dritëhijen e tij karakteristike, në sfondin dhe në përqendrimin e një bardhësie të mermertë që e përshkon si një shikim tinzar portretin e tij që gatitet të shuhet. Në autoportretet e mëhershme, ai
përpiqet të përcjellë si në një kalendar gjithëçfarë tek ai ngjet në vite dhe kohë. Ulje-ngjitjet emocionale, stabiliteti dhe hovet e suksesit, të gjitha janë të trajtuara në këtë kontekst krijues. Diku ai është një kalorës që ka zbritur nga kali, ka hequr armaturën dhe duke veshur rrobet e një fisniku, tregon se është aty për të ndarë me artdashësit fitoret e tij. Diku ai shfaqe grotesk dhe alegorik. Fjalori i tij i komunikimit në thelb nuk ndryshon. Ai ligjëron me të njëjtat shprehi koloristike dhe i beson të njëjtit ritëm dhe puls. Vështron i përqendruar dhe i shkujdesur duke ruajtur pozicionimin ose duke e këmbyer atë me
një larmi që orvatet të tregojë zhvendosje dhe fokusim. Por nga të gjithë autoportretet e Rembrandt, ai i vitit 1659 spikat. Asokohe ai ishte një burrë 53vjeçar me një përvojë të pasur në pikturë dhe me një sukses të padiskutueshëm. Në këtë tablo është saktësisht ai Rembrandt Harmenszoon van Rijn një nga kolosët e historisë së artit.
SPORT
20
E enjte, 25 PRILL 2019
Gjithçka e hapur për kualifikimin në Kupën e Shqipërisë pas rezultateve të dueleve të para
Gjysmëfinalet/ Kukësi mund Skënderbeun, Tirana “paqe” me Luftëtarin
KUKËSI
Gjoka: Gjici nuk është si Abramovich, bashkëpunojmë më mirë
Nga Rozalb Lika
K
ukësi ka arritur që të marrë një fitore shumë të rëndësishme 2-1 në Kamëz ndaj Skënderbeut, në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Të dyja ekipet e shikojnë këtë kompeticion si mënyrën për të shpëtuar sezonin. Sfida nisi mjaft e luftuar, por në minutën e 20-të ishte Kukësi që kaloi në avantazh, teksa Rroca lëshoi një top të gjatë pas shpinës së mbrojtjes korçare dhe atje Reginaldo e mori mirë dhe e gjuajti në rrjetën e portës së Dajsinanit. Fraksioni i parë i ndeshjes u dominua nga ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka, por nuk do të arrinin që të shënonin një tjetër gol. Në fillim të pjesës së dytë ishte Vasil Shkurtaj që dyfishoi avantazhin, pasi i shpëtoi kurthit të pozicionit jashtë loje të mbrojtjes korçare dhe dribloi portierin e korçarëve, për të çuar topin në rrjetë. Kuksianët po administronin si duhet lojën dhe gjithçka po shkonte në mënyrën e duhur kur portieri Frashëri në minutën e 62-të i fal mundësinë e golit Bregut. Ky i fundit nuk
e ka të vështirë të barazojë me portën e boshatisur. Më pas korçarët shtuan presionin dhe krijuan disa mundësi të mira për të barazuar, por nuk u treguan aspak të kthjellët në pasimin e fundit, duke gabuar thuajse gjithmonë në zonën e rreptësisë. Kukësi ka hedhur kështu hapin e parë drejt kualifikimit, por
SKENDERBEU
pikërisht goli i Bregut mban në lojë Skënderbeun, që do të tentojnë të përmbysin gjithçka në sfidën e kthimit, në 8 maj, në qytetin e Korçës. Gjoka mund të ketë një shkëndijë pozitive, pasi i falet golave të sulmuesve. Emocione të shumta, por jo gola në duelin tjetër mes Luftëtarit dhe Tiranës, të cilët lanë gjithçka
për në ndeshjen e kthimit. Të dy ekipet ishin vendosur mirë në fushë dhe luajtën me shumë kujdes, ndërkohë që gjirokastritët ju afruan më pranë golit në pjesën e parë me Xhekson dhe Filin. Në të dytën, Tirana zgjohet duke shfaqur sinjale shprese, por gjithsesi ekipi i Memës, nuk arriti që të gjente rrugën e rrjetës.
TIRANA
Shehi: Gabimet po na djegin sezonin, Mema: Nuk kishim fat, në kampigoli na jep besim për kualifikimin onat do të jetë një tjetër ndeshje
Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi foli pas humbjes 2-1 ndaj Kukësit, duke u shprehur i zhgënjyer për dy golat e pësuar. Strategu i korçareve beson te kualifikimi me një sukses minimal në duelin e kthimit. “Nuk jam i kënaqur për mënyrën se si i pësojmë golat. Këto janë ndeshje specifike, por të paktën në pjesën e dytë u shfaqëm më mirë dhe në ndeshjen e dytë është e hapur. Këta janë probleme evidente. Ky është risku im dhe i klubit. Duhet që lojtarët të rriten dhe nuk duhen bërë gabime. Ai është i ri, por kështu është futbolli. Duhet t’i japim besim dhe të mos e godasim. Goli në fushë kundërshtare të jep shpresë të ndihmon, shanset janë të barabarta si për ne, si për kundërshtarin. Gabimet? Të vjen keq, sigurisht që të vjen keq. Për një gabim mund të digjet i gjithë sezoni dhe ndeshja. Lojtarët e rinj janë risku im dhe i klubit që duhet të promovohen. Po punojmë shumë. Mbrojtësit duhet të jenë gjithmonë vigjilentë së bashku me portierin”, deklaroi strategu i korçareve.
Trajneri i Tiranës, Ardian Mema ka folur pas barazimit 0-0 të marrë në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë në fushën e Luftëtarit. Strategu bardheblu beson te kualifikimi, ndërkohë që mendimi i parë shkon për sfidën në kampionat. “Skuadra luajti mirë dhe gjatë gjithë pjesës së dytë kemi sulmuar me ekuilibër, por nuk kemi patur fat. Sfida e kampionatit me Luftëtarin? Shpresoj që gjërat të ndryshojnë dhe të jemi më agresivë. Të dy skuadrat kanë nevojë për pikë. Sulmi? Nuk e di kush do të luajë, sepse Ngoo është i skualifikuar. Nuk e kemi vendosur akoma se kush do të luajë në vendin e tij. Ekipi ynë ka një organikë të pasur, por do të duhet të mendohemi për zgjedhjet që do të bëjmë në ndeshjen e kampionatit kundër Luftëtarit. Diferenca mes ecurisë në Kupë dhe kampionat? Mendoj se kemi luajtur mirë dhe keq, por besoj se në pjesën më të madhe kemi luajtur mirë në kampionat. Kemi pësuar gola që na kanë vënë nën presion, sepse gjendja në renditje nuk është e mirë. Jemi penalizuar nga episodet. Shpresojmë që të bëjmë më të mirën deri në fund që të shpëtojmë sezonin dhe të shkojmë drejt kupave të Europës”, deklaroi Mema.
Kukësi ka arritur që të fitojë gjysmëfinalen e parë 2-1 ndaj Skënderbeut, por kualifikimi është ende i hapur. Trajneri Gjoka pas ndeshjes është shprehur se gabimi në rastin e golit mund të ndikojë. “Kupa ka specifikën e saj dhe nuk duhej të bënim atë gabim por me rëndësi ka që fituam dhe e lëmë pas dy javësh por duhet të shtrëngohemi shumë. E kam thënë që ardhja në këtë skuadër ishte pozitive dhe skuadra më priti mirë. Duke pasur cilësi dhe eksperiencë në skuadër m’u përshtatën shpejt dhe e gjeta kohën te djemtë. U munduam t’i qetësojmë dhe të ulim presionin dhe mendoj se jemi në rrugë të mbarë. Mbrojtja? Shpresoj që të luftojmë me kohën dhe të bëhet ndonjë nga mbrojtësit dhe të na rikthehet Dzaria. Të shohim nëse Rama është ose jo për ndërhyrje pasi të tjerët e kanë mbyllur sezonin. Përderisa po luajmë dhe po fitojmë është normale të besojmë se shkojmë në finale. Gjici e ka bërë Kukësin skuadër elitare duke i ndryshuar pamjen dhe nuk kursen. Është ndër më të suksesshmit dhe është si Abramoviçi apo si Gjici, ai është si Gjici pasi është vetvetja. Do mundohemi të bashkëpunojmë më ngushtë me Gjicin këtë radhë. Et’hemi dhe Rroca? Të dy i falënderoj për atë që dhanë në fushë pasi nuk ishin në pozicionet e tyre por dhanë gjithçka”, mbylli prononcimin e tij Gjoka.
SPORT
21
E enjte, 25 PRILL 2019
Strategu francez ka zbuluar objektivin kryesor për sezonin e ardhshëm që është kampionati
Zidane hap “luftën”: Sezonin tjetër duam titullin, sa ka Barcelona?!
MROJTËSI
Dermaku përfundon në listën e dëshirave të Mihajlovic
Forma fantastike që po kalon në Seria B, ka bërë që Kastriot Dermaku të kthehet në dëshirën e shumë skuadrave të njohura në Itali dhe jashtë saj. Fakti që qendërmbrojtësi i kombëtares sonë është në vitin e skadencës së kontratës ka bërë që shumë ekipe të synojnë arritjen e një marrëveshje paraprake me të. Pas Beskitasit që ka shfaqur interes të hapur në ditët e fundit, në garë janë futur edhe dy ekipe italiane si Bologna dhe Lecce. Skuadra e Mihajlovic është dukshëm në avantazh duke marrë parasysh faktin nëse do të mbetet në Seria A. Dermaku la Empolin për t’u transferua te Cosenza, e cila thuajse ka siguruar mbijetesën.
PORTUGEZI
Mourinho: Aventura e re nuk do të jetë në Premier League
R
eal Madrid do të luajë në transfertë ndaj Getafes, sonte në mbrëmje. Objektivi primar për këtë sezon është që ta mbyllin në vendin e dytë dhe sigurisht për të provuar skemat për sezonin e ardhshëm. Në prag të kësaj ndeshje në konferencë për shtyp doli trajneri Zinedine Zidane, ku preku një sërë çështjes, por theksoi se sezonin e ardhshëm do të ketë prioritet të fitojë kampionatin, për të thyer dominimin e Barcelonës. Një deklaratë që ka bërë bujë në mediat iberike pasi francezi nuk i ka kursyer ironitë ndaj katalansve. “Vitin tjetër ne do të përpiqemi ta nisim kampionatin në mënyrën
më të mirë të mundshme. La Liga është javë pas jave dhe e rëndësishme duke filluar që nga faza përgatitore, do përpiqemi ta nisim mirë. Vitin tjetër La Liga do të jetë objektivi kryesor. Ne kemi 33 kampionate, Barcelona sa ka? Së fundi, ata janë duke bërë mirë dhe ne i përgëzojmë ata, por historia thotë se në Madrid ka shumë më shumë tituj. Dominimin e tyre në La Liga duhet ta ndryshojmë ne. Në Champions ke 12-13 ndeshje nëse fiton, ndërsa kampionati është pum pum pum çdo ditë.” Vinicius? Nesër (sot) nuk do të ketë minuta për të, duhet të punojë ende. Ka qenë dy muaj jashtë fushe. Portierët dhe e ardhmja? Nuk është
koha për të folur për këtë. Të gjithë kanë ende kontratë me klubin. Në fund do të marrim një vendim”, deklaroi strategu francez. Skuadra madrilene ka bërë lëvizjet e para në merkato, pasi është shumë pranë transferimit të Eden Hazard nga Chelsea, ndërkohë që synimi i radhës është Pogba. Francezi e ka ndarë mendjen, do të ndryshojë ekip në sezonin e ardhshëm. Njerëzit e afërt dhe bashkëlojtarët e tij të tanishëm janë në dijeni të këtij vendimi të kampionit të botës. Klubi i tij anglez duket i dorëzuar, ndaj nuk do t’i nxjerrë pengesa, por synon të përfitojë sa më shumë financiarisht nga transferimi te Real Madridi.
SINJALE LARGIMI
Pasi mbylli në dhjetor aventurën me Manchester United, Mourinho është ende pa punë, por kjo nuk e ka mërzitur aspak. “Special One” po mendon për të filluar një aventurë të re në sezonin e ri, por jo më në Premier League. “Jam rikthyer në Londër pas eksperiencës te Real Madrid, për mua është një fillim sepse të ardhmen nuk e shohë në Premier League. Trofetë janë garancia ime për sukses, edhe pse ka që duan ta harrojnë këtë gjë. Por kjo është e pamundur. Dikush mendon që ka qenë 20 vite më parë, por në fakt ka qenë vetëm një vit e gjysmë më parë”, deklaroi Mourinho. Portugezi është edhe në listën e Interit për sezonin e ardhshëm, teksa është gati për të rinisur një aventurë të re. “Nuk është kohë e humbur kur punon 18 vite pa u ndalur. Nuk a kohë për të menduar për dyshime dhe pikëpyetje, për të menduar përse gabova, për të mos gabuar sërish. Në këto muaj që kam punuar kam qenë shumë i qetë”, deklaroi strategu portugez.
SULMUESI
Dybala: Një ditë je më i miri, ditën tjetër i panevojshëm “Specialisti” i Kupës, Cikalleshi Me siguri që kjo nuk është periudha më e mirë për Paulo Dybala-n te skuadra e Juventusit. Argjentinasit, ndërkohë mund të largohet nga “Zonja e Vjetër” gjatë kësaj vere, ndërkohë që së fundmi ka dhënë një intervistë për “Corriere della Sera”. “Jeta e futbollistëve ndryshon shpesh: Një ditë je më i miri, ditën tjetër je i panevojshëm. Për të gjetur një ekuilibër nuk është e thjeshtë. Ndodh gjithçka, edhe kampion si Leo Messi e Cristiano Ronaldo: pas asaj që kanë bërë në karrierën e tyre, Ka pasur momente që janë kritikuar. Ronaldo? Nuk e prisja asnjë arritjen e tij. Në verë mendoja se ishin fjalë ë thjeshta të gazetave. Parë nga afër, Cristiano është një djalë i thjeshtë. Ai ka imazhin e tij, personazhin e tij, mënyrën e qëndrimit në fushë. Brenda dhomave të zhveshjeve është si gjithë të tjerët, bënë shpesh shaka. Numri 10? Kur drejtuarit e Juventusit
shënon sërish në Turqi
ma propozuan, u mendova pak, duhet të them të vërtetën, ishte një ofertë që s’mund ta refuzoja. Për mua ishte kënaqësi dhe përgjegjësi. Duhet të tregoj se e meritoj çdo ditë”, deklaroi Dybala.
Nëse ka një specialist për Kupën e Turqisë, padyshim ai është Sokol Cikalleshi. Futbollisti i kombëtares tonë kaloi Akhisarspor në avantazh në minutën e 36-të. Një gjuajtje nga jashtë zone, ka shkuar në këmbët e sulmuesi kavajas, i cili me një qetësi “olimpike” e ka shtyrë “sferën” në fundin e rrjetës. Pavarësisht ankesave të miqve për pozicion jashtë loje, ai është akorduar i rregullt. Ky ishte goli i 5-të këtë sezon në Kupë për sulmuesin shqiptar, i cili ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm në këtë kompeticion, pasi në 641 minuta aktivizim në kampionat, nuk ka mundur që shënojë asnjë gol. Situata e Akhisarsporit nuk është aspak e mirë, pasi ekipi turk mban vendin e fundit në Superligën e Turqisë dhe është thuajse e rënë nga elita e futbollit turk, ndërsa nga krahu tjetër synon fitimin e Kupës.
SHOWBIZ
22 E enjte, 25 PRILL 2019
Dua Lipa së shpejti në Shqipëri, i dashuri i saj zbulon “sekretin” Rita Ora bën shqiponjën në mes të skenës në Norvegji
Dua Lipa është një nga artistet shqiptare që ia ka dalë të ketë sukses në skena ndërkombëtare dhe në rastin e saj, është kthyer në një ndër këngëtaret më të preferuara. Pavarësisht kësaj, ajo asnjëherë nuk e ka mohuar origjinën dhe gjithmonë ka qenë në mbrojtje të popullit shqiptar, duke ditur problematikat e tyre. Një rol të rëndësishëm luan dhe i dashuri i saj, Isaac Carew pasi për të është mbështetja më e madhe dhe gjithmonë gjendet pranë këngëtares gjatë performancave të saj. Së fundmi, ai ka treguar se së shpejti do të jetë në Shqipëri dhe kjo na bën të mendojmë se ndoshta këngëtarja do të kthehet sërish për ndonjë event të rëndësishëm. Isaac e ka zbuluar këtë nëpërmjet opsionit ‘pyetje& përgjigje’ në ‘Instagram’, ku një nga fansat e tij e ka pyetur: “E ke vizituar ndonjëherë Shqipërinë?”. “E kam vizituar 2 herë, së shpejti do të bëhet 3”, ia ka kthyer ai duke bërë shqiponjën me 2 duar. As Dua dhe as Isaac nuk kanë zbuluar asnjë detaj më tepër, megjithatë me ardhjen e stinës së verës, ndoshta Dua do rikthehet në Shqipëri me një tjetër koncert.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka filluar turneun e saj të koncerteve “Phoenix” edhe në Evropë, për të promovuar këngët e albumit të saj më të fundit. Shteti i parë është Norvegjia – vend ky në të cilin artistja shqiptare ka performuar në kryeqytetin e tij, në Oslo. Shumë momente nga ky koncert, Ora i ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, duke treguar momentet e këndshme që ka shijuar në skenë para fansave. Duke qenë se është krenuar gjithnjë me rrënjët e saj, simbolet shqiptare, duket se mbeten të preferuarat e artistes kur ajo është në skenë. Kjo pasi në një moment gjatë performancës, Rita ka bërë shqiponjën me duar, duke e ndjerë kështu edhe më shumë interpretimin e këngës së saj.
Zbulohet arsyeja e ndarjes së Adele nga bashkëshorti Adele dhe Simon Konecki njoftuan ndarjen e tyre pas 3 vitesh martesë. Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj raportohet se e kanë marrë këtë vendimin para Krishtlindjeve. Ndërsa mediat rozë
pohojnë se çifti po përgatitet për një divorc milionë dollarësh. Por cila ishte arsyeja që çoi në divorc çiftin e njohur? Burime për ‘People’ dhe ‘E!News’ kanë zbuluar se arsyeja e ndarjes, është pak a
shumë njëjtë me atë të Lady Gaga-s. Sipas tyre, axhenda e këngëtares sa vinte dhe po shtohej, gjë që ndikoi në lidhjen e tyre. “Ato kishin shumë të përbashkëta, por sa kalonin kohët, ajo po bëhej një yll akoma më i madh. Pavarësisht se ai ishte dakord me të qëndruarit në ‘prapaskenë’, koncertet e vazhdueshme i larguan”, është shprehur burimi. Ndarja e tyre nuk pati drama dhe nuk e fajësuan aspak njëri-tjetrin, thjesht ranë dakord se lidhja kishte marrë fund. Divorci i tyre do të kushtojë 180 milionë dollarë, por duke menduar për djalin e tyre 6-vjeçar, Adele dhe Simon po përpiqen ta kalojnë këtë situatë me qetësi.
Rona Nishliu flet për dasmën sekrete Shtatorin e shkuar, Rona Nishliu kurorëzoi me lidhjen e saj prej pesë vitesh me të dashurin. Gjithçka ishte e fshehtë deri në momentin e publikimit të një fotoje. E ftuar në “Nd’rrimin e Natës,” këngëtarja tregon pse ndodhi kjo. “Nuk kam mundur të marr një altoparlant dhe të dal në shesh e të tregoj se po martohem. Asgjë s’kam bërë në mënyrë të fshehtë. Kam organizuar dasmën, kanë qenë të gjithë të ftuar. Nuk jemi tipa që dalim dhe ekspozohemi. Ceremoninë e kam bërë për t’u plotësuar dëshirën prindërve”,-tha Rona.
Aktorja 47-vjeçare shpallet gruaja më e bukur për 2019 Si çdo vit revista “People” publikon emrin e ‘Gruas më të bukur’ dhe në krye të listës është vënë artistja 47-vjeçare Jennifer Garner. Por nuk ishte vetëm pamja që e bëri gruan më të bukur por janë një sërë arsyesh që aktorja u zgjodh. “Nuk isha ndonjë nga vajzat e bukura që ndihesha e sigur dhe nuk e shikoja veten aspak tërheqëse. Nuk ishte pjesë e jetës sime. Por u ndjeva mirë me veten më pas. Ky ishte truku! Paraqitja nuk ishte ndonjë gjë me rëndësi në familjen time. Prindërit e mi nuk më kanë thënë ndonjëherë ‘Je e bukur’ dhe unë thjesht nuk mendoja për këtë”, shprehet aktorja. Kujtojmë që aktorja po jeton një romancë pas ndarjes me Ben Affleck me John Miller.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Partia Bashkimi Liberal Demokrat 4. Shpend grabitqar i natës, me kokë të madhe e të rrumbullakët, me sy të mëdhenj 7. Zëri më i trashë i burrit në të kënduar; këngëtari që ka këtë zë 9. Grackë për të zënë zogj, me një rrasë të mbështetur mbi kunja të hollë 11. Pjesë e vegjës, që përbëhet nga dy shkopinj paralelë e një rrjetë fijesh të forta 14. Roli që luajti Kadri Roshi në filmin "Lulëkuqet mbi Mure" 16. Orhan ..., shkrimtari turk, laureat i Nobelit në letërsi 17. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 18. Banor vendës nga Labëria, është ... 20. Korporata Ndërkombëtare Financiare 22. Ajo e ka bishtin mbrapa, sipas një proverbi popullor 25. Në të cilën rrinë e shkruajnë nxënësit në shkollë 26. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 27. Prirje e përgjithshme zhvillimi, ecje përpara, kalim në një shkallë më të lartë, përparim; kund. regres 29. "... i zemrës" me autor, Filip Shiroka, botues, Toena. Faqet e librit 260. 30. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 31. Prirje dhe dakordësi e theksuar në dhe për gjithçka duke iu referuar vendlindjes, etj. 34. Aleanca Kuq e Zi 35. Përfshihem në një punë a veprimtari, i hyj një pune dhe merrem me të 40. Lëngu i rrushit të pjekur para se të fermentohet dhe të bëhet verë 41. Në largësi të vogël nga diçka tjetër, pran 42. Riprodhimi fjalë për fjalë i një shprehjeje ose i një mendimi të një tjetri 43. Bimë barishtore shumëvjeçare e viseve të ngrohta, me gjethe të mëdha të prera thellë, që mbillet për lulet si kokë me fletë të tulta 45. Pika e horizontit që është përkundrejt veriut, është ... 47. Shprehje e relievit, pjesë e ngritur mbi një sipërfaqe të rrafshët 50. Një e hapur e këmbës gjatë ecjes 53. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 54. Kur fut dikë a diçka në ujë 55. Rrëmujë dhe zhurmë e madhe, pështjellim, gurgule. 57. Humbas. Nuk dal me qari në një sipërmarrje fitimi 60. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 63. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim 64. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 66. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 68. Përkohësisht. 70. Eshtë i tillë ai i Madhi dhe i Vogli për myslimanët 71. Shkëlqim a dritë në ngjyrë si të arit 72. Tirana, e kishte targën e makinave ... 74. Koha më e nxehtë e vitit gjatë muajve të verës, të nxe-
E enjte, 25 PRILL 2019
Nga Albert VATAJ
htët e verës 75. Fjalë që shqiptojmë kur thërresim dikë ose kur na flet dikush në telefon 76. Shkenca që studion ndërtimin e formën e organizmave të gjalla 77. Pika e horizontit që është përkundrejt jugut 79. Theofan Stilian ..., Kryeministër i Shqipërisë më 1924, Ministër i Jashtëm (1924-1924), klerik Ministër i Jashtëm (19211921) 80. Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, inicialet e formacionit kryengritës, dalzotës i shqiptarëve të Kosovës 82. Partia Republikane, inicialet 84. Vegël muzikore, e cila ka tastierë si pianoja 87. Këlysh maceje, delikatesa dhe lajkatimi i një femre e bën atë një... 93. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 94. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 95. Përdor Mozambiku si paranë e saj kombëtare 97. Veshje prej metali, e gjatë deri në brez 98. Titull i dikurshëm i perandorit ose i mbretit në disa vende sllave; njeriu që mbante këtë titull 99. I keq, zemërkeq, tinëzar; jo i ndershëm, i dobët, i ulët, i ... 100. Romani i Anton Pashkut 101. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 104. Ashtu është të ndodhurit aty, të qenët i pranishëm 105. I pjerrët e i hollë, i ngjashëm me të dorës, për shkronjat
e shtypit 107. 4 shkurt 1946, u themelua skuadra e futbollit KF ... pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes 110. Njësia monetare bazë e Rumanisë; monedhë që ka këtë vlerë 111.Luigj ... (1872-1945) ishte klerik, ipeshkëv, diplomat e pjesëtar i Këshillit të Naltë dalë nga Kongresi i Lushnjës 112. Xham i rrumbullakët optik vetëm për një sy, që përdoret në vend të syzeve 113. Kokrrat e kësaj bime, përdoren zakonisht si ushqim për shpendët 114. APPLE Inc. fitoi më 7 mars 2006 patentën për ...-in 115. Sëmundje e një njeriu të shëndetshëm që mendon vetëm për vete 116. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër VERTIKALISHT 2. Turqi si para të saj ka atë 3. Vegël e vogël frymore, me dy tyta paralele e me gjuhëz, që bëhet zakonisht prej kashtës së grurit ose thekrës. 4. Kaloj natën ose rri për ca ditë diku si mysafir; banoj, fle përkohësisht 5. Gojëza prej metali së bashku me rripat, e cila u vihet kuajve 6. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 7. Ai që kullot, që ruan dhe që mbarështon bagëtinë, çoban 8. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 10. Ai është një vend në Azinë Juglindore e përbërë nga trembëdhjetë shtete dhe tre Territoret
Federale, me nje total 329.845 kilometra katrore sipërfaqe 12. Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim 13. Ai që është i metë nga mendja, ai që nuk e ka gjykimin dhe arsyen e një njeriu të zakonshëm 14. Ai që është paracaktuar a është propozuar për t'u zgjedhur në një organ të lartë të pushtetit shtetëror 15. Një nga Gurakuqët e famshëm të Shkodrës, poet, pedagog, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet 19. Revolver i vogël i prodhimit italian 21. Fëmijë i vogël që ushqehet ende me qumështin e nënës 23. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet 24. Mjet prej metali, me trajta e me përmasa të ndryshme, me një hallkë të harkuar 28. Bimë barishtore njëvjeçare, me lule të bardha, me gjethe të vogla e me erë të këndshme 32. Marr njohuri, përvetësoj dije nga një fushë e caktuar, studioj një lëndë mësimore, nxë 33. Enë prej metali, si legen me këmbëza, ku ndizet qymyr druri ose mbahet prush për t'u ngrohur 36. Përdoret për të përforcuar thirrjen kur i drejtohemi dikujt. 37. Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës, shkurtima 38. Vend që përmbytet nga ujërat e lumenjve ose të përrenjve. Kisha e Shën Ndout është në atë qytet 39. Një nga perimet kryesore të vjeshtës, rritet si kokërr e madhe me gjethe të gjera
kryejnë një veprimtari të njëjtë e të përbashkët 61. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 62. Qumësht i mpiksur me tharm, që zakonisht vjen pak si i thartë 65. Ai që ka për mjeshtëri të qethë dhe të rruajë 66. Rrjedhë natyrore e madhe dhe e përhershme uji të ëmbël që del nga burimet 67. Morrat, pleshtat, etj. janë ashtu 69. Grup ishujsh që ndodhen njëri pranë tjetrit në det dhe formojnë një bashkësi tokësore 73. Dëshmi a diçka tjetër që njihet e pranohet si e vërtetë dhe shërben për të argumentuar 74. E vendos dikë a diçka në një vend 78. Partia Pajtimit Kombëtar 81. Gjallesë parahistorike, që është mbuluar në tokë dhe është ruajtur në trajtë të ngurtësuar 83. Ai lindi më 1 mars 1994, quhet Justin ..., këngëtar kanadez i zhanrit Pop,R&B, ikon e adoleshentëve 85. Bel i ngushtë dhe i mprehtë, që përdoret kryesisht për të punuar tokën thellë 86. Zakonisht përdoret për dëftesën e mbiemrit të një njeriu 88. Osman, turk ose i prejardhuar nga atje 89. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 90. Masë që merr qeveria e një vendi për të ndaluar që të nxirren jashtë ose të sillen nga jashtë mallra 91. Acid si pluhur i bardhë, me shije të thartë 92. Emri -- Obama, bashkëshortja e Barack Obama, Zonja e Parë e 46-të e SHBA 96. Që i ka të gjitha të mirat, që është shumë i kënaqur e i gëzuar, fatbardhë dhe i ... 102. Fryma e Re Demokratike 103. Prênk ... Doda lindi më 1858 në fshatin Orosh të Mirditës, pinjoll i familjes së Gjonmarkajve 105. ... Gligorov, politikan dhe avokat bullgaro-maqedonas, Presidenti i Parë i Republikës së Maqedonisë 106. Të qenët i lirë. E drejta e fjalës, e shtypit, e shprehjes është ... 108. Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trup të madh e të rëndë, të mbuluar me qime të ashpra, me ngjyrë të murrme a të bardhë 109. Organizata Ndërkombëtare e Punës 113. Po rrethi i Matit, si e kishte targën
40. Vesh diçka në trup nga mesi e poshtë; i vesh dikujt këpucët etj.; kund. zbath 44. Lloj ëmbëlsire që përftohet nga zierja e frutave, jo kompostë por 46. Ajo shërben për të parë nga nëndetësja 48. Metal i butë si dylli, me ngjyrë të bardhë e me shkëlqim argjendi, me simbolin K 49. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 51. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 52. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 56. Pezmatim i kyçeve, cermë 57. Njëra nga drejtëzat që ndërpriten në sistemin e koordinatave 58. Partia Mendimi I Djathte Liberal 59. KOSTANDIN ... 1827 1895, veprimtar i njohur i Rilindjes Kombëtare, arsimit dhe kulturës. Lindi në Elbasan 60. Quhen ashtu personat që 1
2
3
O I
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
5
M
6
Z
11
F P
4
K V
10 15
7
8
L
P
E O
G R
P
F
R O
P E
T
R
¸
M O J
13
A L
K 14
A F
M A
I
T
17
O
Z O
J
N
L 18
U
9
L
12
B
16
R
P
C 19
E T
E
L
U S
P
B
¸
20
A K
21
P
D U
A
A
22
A
E
23
24
V
I
Z
U Z
I
25
26
P
D
30
E
P
I
M E T
¸
Z
A
Z E
A
M O
E L
R
M
N
32
D
L
38
29
M I
E
39
P
H
40
O B
H
A
L
41
O T
D
33
L
34
I 42
Y R
S
35
M
36
D
¸
46
O
E
˙
A
K
43
T
A L
I
N
I
E
T 45
U N
I
U K
47
H
H
T
S
L
K
O
H
L
M A
H I
48
K
M
B O
M B
P
U
49
N
37
K A
B
44
O
N
R 28
˙
V 31
N T
L A
E R
27
I
50
O L
R 51
K A
Z E
R M ¸
52
D
K
A
J
R
O R
D E
L E
G
H
M
53
E C
54
S 55
B 62
B
O
E 56
57
P
P
58
59
S
63
60
B L
D
K
K
Y
U
Y
U
R
64
U B
U R
R E
C
65
M
H 66
K
O
70
K
67
I
R
K
I
I
68
S
T
R
U
M
R
K O
R ˙
T
E
I
A
A R
S
G
R
K
A
R
¸
D
A S
H I
M 75
76
O
D
77
O R
A Z
C
E 72
K
74
B R
B
69
71
K A
E
61
78
A R
73
E
79
I
M T
A R
R
80
R
S
I
81
K
M
V E
Z
T
83
M U
S
¸
N D
¸
R
K ¸
S
I
85
A
K
86
O
87
88
V L
L
90
L
T
I
82
R
N
91
E
R
X
E
E
L
98
L A
99
H U
¸
A
89
E L
O Z
H
93
O
U
T
C
M A
92
M J
A
T ¸
A
100
˙
¸
94 97
84
H I
95
H
L
P
L U
K A
N I
M
96
S
M
H
A
A
101
D
L
K
J
102
B
E
E D
A S
S 103
104
S
H
P
L
R
D
G
A
A Q
O R
O N
A
106
H ¸
S
107
N
K
105
B
J
R E
B E
D
S
108
O R
R I
S
H
N
¸
109
M
K
I
R
M I
M I
K ¸
M T
R
O
E
115
Z
B A
¸
Z
R 112
J
H
110
111
B U
S
L 113
K A
P
I
114
T E
M
P
K
116
S
H
K E
S
I
L I
N O
T
L
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E enjte, 25 PRILL 2019
PRESIDENTI META
“Hollanda, një vend i rëndësishëm për BE dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”
P
residenti Meta ka qenë i ftuar, këtë mërkurë, nga ambasada e Hol-
landës me rastin e Ditës së Mbretit. Pas pritjes Ilir Meta ka postuar disa foto dhe një
shënim: “Kënaqësi të merrja pjesë sot në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Mbretit nga ambasada e Holandës, një vend mjaft i rëndësishëm për Europën dhe të ardhmen tonë europiane. Me interes pashë ekspozitën e fëmijëve shqiptarë me piktura, me rastin e 350vjetorit të ndarjes nga jeta të
Rembrandtit. I lumtur të merrja dhuratë një libër për Johan Cruijff-in, idhullin e fëmijërisë
time, aq më tepër tani që Ajax-i po rikthehet si atëherë”,- shkruan Presidenti Meta.
Arbanasit e Zarës së Kroacisë vijnë në Tiranë P
residenti i Republikës, Ilir Meta priti dje në një takim një grup nga Arbanasit e Zarës (Zadarit) në Kroaci, të cilët ndodhen për një vizitë disaditore në Shqipëri. Pasi i falënderoi për vizitën, Presidenti Meta vlerësoi kontributin e shkëlqyer që komuniteti shqiptar në Kroaci ka dhënë dhe vazhdon të japë për forcimin e marrëdhënieve të shkëlqy-
komuniteti shqiptar në tërësi që jeton në Kroaci, jeni faktori më i fortë njerëzor që bashkon popujt tanë. Marrëdhëniet me Kroacinë janë një prioritet i jashtëzakonshëm dhe tani që kemi nënshkruar dhe Marrëveshjen e Partneritetit Strategjik midis dy vendeve jam i bindur se ato do të forcohen edhe më shumë”, tha ndër të tjera Presidenti Meta. E pranishme në takim ishte dhe Ambasadorja e Kroacisë në Tiranë, Sanja Bujas-Juraga, e cila gjatë fjalës përshëndetëse theksoi ndër të tjera se: era historike, kulturore, politike dhe njerëzore mes dy popujve dhe vendeve tona. “Jam shumë i lumtur që keni ardhur në Shqipëri, sepse ende i kam të gjalla ato përshtypje të shkëlqyera nga mikpritja juaj në Zadar. Ka qenë një vizitë e mrekullueshme për mua, por edhe për Presidenten e Kroacisë, Kolinda GrabarKitaroviæ, të cilën e falënderoj edhe njëherë për praninë e saj në atë vizitë”, – tha Presidenti i Republikës,
“Jam thellësisht e lumtur për këtë takim, që i jep një impuls të ri marrëdhënieve historike mes vendeve e popujve tanë. Shqipëria është një vend shumë i dashur për mua, i përkryer dhe padyshim një destinacion i jashtëzakonshëm turistik”. Delegacioni i Arbanasve të Zarës (Zadarit) ka mbërritur në Shqipëri me ftesë të Presidentit Meta, i cili gjatë vizitës zyrtare të zhvilluar vitin e kaluar në Kroaci i ftoi Arbanasit e Zarës (Zadarit) të vizitojnë vendin e të parëve të tyre.
duke theksuar se marrëdhëniet tradicionale mes shqiptarëve dhe kroatëve janë shembull për popujt e tjerë në Ballkan. “Gjithashtu falënderoj ambasadoren e Kroacisë, znj. Sanja Bujas-Juraga, e cila u bashkua me ne sot në këtë takim. Prania e saj është jo vetëm nder, por edhe tregues i vlerësimit dhe shprehje e miqësisë e lidhjeve të thella që bashkojnë në mënyrë të pandashme dy popujt tanë. Ju, Arbanasit e Zadarit, por edhe
Presidenti Meta takon senatorin italian, Manuel Vescovi
“Marrëdhënie të shkëlqyera Shqipëri-Itali” P
residenti i Republikës, Ilir Meta priti dje në një takim, senatorin italian dhe përfaqësuesin e Partisë “Lega”, Manuel Vescovi, i cili është edhe anëtar i Grupit të Miqësisë Itali-Shqipëri në Senatin Italian. Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe shprehu mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm të ven-
dit fqinj në të gjitha proceset e rëndësishme politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore në vendin tonë. Presidenti Meta theksoi se marrëdhëniet historike mes dy vendeve dhe popujve tanë duhen të forcohen edhe më tej në të ardhmen, veçanërisht në planin ekonomik, me fokus rritjen e investimeve italiane në Shqipëri. Presidenti Meta u shpreh i lumtur
për rolin në rritje të komunitetit shqiptar në Itali, që veç të tjerave e tregon dhe kandidimi i përfaqësuesve të spikatur të tij në zgjedhjet e ardhshme europiane për forcat kryesore politike. Senatori Vescovi siguroi Presidentin Meta për angazhimin e tij në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Italisë dhe Shqipërisë në të gjitha fushat e bashkëpunimit.