Koha Jone_25 qershor 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 149 (8590)

E martë, 25 Qershor 2019

Çmimi 30 Lekë

Kandidatët e PS-së kanë filluar të grumbullojnë të “fortët” e krimit dhe po bëjnë lista për të mbrojtur qendrat e votimit që të mos lejojnë opozitën të afrohet apo të prekë kutitë. Pra do konfrontohen, ku nuk dihet përfundimi, aq me tepër që kanë ndodhur plagosje dhe të vrarë në zgjedhje normale e jo më si këtë radhë, kur fituesi është caktuar pa shkuar në kutitë e votimit

E diela e përplasjes Opozita bën thirrjen e madhe për të dielën me datë 30 qershor: Nuk do lejojmë votimet e Edi Ramës në asnjë qendër votimi. Fatmir Mediu u bën thirrje ndërkombëtarëve t’i ndalin dorën kriminale kryeministrit, i cili po e fut popullin në përplasje. Ndërkohë kryeministri kërcënoi se do të mbushë burgjet me 30 qershor me opozitarë

FAQE 3

Artistë dhe intelektualë i bashkohen Lulzim Basha: 30 qershori, dita kur nismës së Bujar Kapexhiut: Më 30 qershor nis fundi i regjimit të Edi Ramës bllokojmë votimet, ejani na arrestoni

FAQE 4

Në foto: Kryetari i PD-së, Lulzim Basha REAGIMI

SHKODËR

NËNKRYETARJA E LSI

Vendimi i Kolegjit, Presidenca: Asnjë surprizë nga skeçi i radhës

Aleatët e PD: Më 30 qershor, çdo formë rezistence për të penguar zgjedhjet

Erisa Xhixho: Bojkotoni votimet e Rilindjes më 30 qershor

FAQE 24

FAQE 7

FAQE 2

Në foto: Artisti Bujar Kapexhiu ANALIZË

FAQE 8

Pesë gjykatës kamikazë, një provë më shumë se zgjedhjet duheshin bojkotuar

ANALIZË

Negociatat nuk u çelën sërish...deri kur kështu? Nga Marjana DODA FAQE 14

Nga Andi Bushati

Të gjithë skeptikët që kanë pasur dyshime nëse opozita duhet të bojkotonte apo jo zgjedhjet lokale me Edi Ramën, sot e kanë marrë një përgjigje më shumë. Atë ia kanë dhënë pesë kamikazë të Kolegjit Zgjedhor që kanë mbi kokë... FAQE 10

ISH-DEPUTETI I LSI

Spahiu: Një pyetje që duhet t’i përgjigjet Ulsi Manja, fytyra e sektit të “Rilindjes” FAQE 10


POLITIKE

2 E martë, 25 QERSHOR 2019

Zëra publikë që nuk mund të cilësohen si militantë partiakë, kanë nisur një fushatë ndërgjegjësimi ku u bëjnë apel qytetarëve që të mos shkojnë në një proces monopartiak që varros demokracinë

Artistë dhe gazetarë: Më 30 Qershor bllokojmë votimet Z hvillimi i zgjedhjeve pa opozitën është zhvillimi më negativ për demokracinë e një vendi. Në Shqipëri, një proces i tillë kujtdo i kujton vetëm periudhën e komunizmit, kur zgjedhjet zhvilloheshin me një kandidat, i cili merrte gjithmonë 100% të votave. Në 30 qershor jemi në të njëjtën situatë. Pavarësisht bindjeve politike, të majta apo të djathta, qytetarët që nuk kanë interesa financiare me qeverinë e cilësojnë 30 qershorin, si një datë që na kthen 30 vjet pas. Zëra publikë që nuk mund të cilësohen si militantë partiakë, kanë nisur një fushatë ndërgjegjësimi ku u bëjnë apel qytetarëve që të mos shkojnë në një proces monopartiak, si 30 qershori, që është varri i demokracisë. I pari që bëri një thirrje të tillë ishte artisti Bujar Kapexhiu. Ai deklaroi se do të dilte dhe do të bllokonte votimet në 30 qershor. Kapexhiu deklaroi se ishte gati të dënohej, por nuk do të lejonte votime moniste. Pas tij edhe artisti tjetër, Neritan Liçaj iu bashkua kësaj nisme. Edhe ai

deklaroi të njëjtën gjë. Edhe gazetari Çim Peka i është bashkuar nismës. “Më dënoni edhe mua. Secili të bëj pjesën e vet. Unë marrë përsipër të pengoj për të na rikthyer në monizëm gazetarët e oborrit. Këta që kane nga një miliard të pista nga shërbimi i tyre i pistë. Këta që marrin zarfin nga Rama për të paguar kurimin e fëmijëve nën terapi nga droga. Këta që kanë parcela me hashash. Por, nqs opozita tërhiqet nga përballja më 30 Qershor, “rroftë Lefter Maliqi”!!!”,shkruan Peka në një postim në Facebook. Por pas këtyre reagimeve, lista ka ardhur duke u shtuar. Gazetari Agim Xhafka shk-

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

ruan në Facebook se edhe ai nuk do të lejojë zgjedhje në 30 qershor. “Më 30 qershor unë do të shkoj në qendrën e votimit. Por do shkoj t’u tregoj të tjerëve që të mos votojnë… #EdheUnë’, shkruan Xhafka. Gent Sejko, ose siç njihet ndryshe “Njeriu i Memeve”, i është bashkuar sot kësaj nisme. Edhe blogeri Olti Curri i është bashkuar thirrjes, duke deklaruar se nuk do të lejojë zgjedhje në 30 qershor. Listat pritet që të shtohet edhe më shumë gjatë orëve në vijim. Listat e artistëve dhe personazheve publike që bëjnë thirrje për të ndalur një proces që vret demokracinë në vend pritet të shtohet nga ora në orë.

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E martë, 25 QERSHOR 2019

Kandidatët e PS-së kanë filluar të grumbullojnë të “fortët” e krimit dhe po bëjnë lista për të mbrojtur qendrat e votimit që të mos lejojnë opozitën të afrohet apo të prekë kutitë. Pra do konfrontohen, ku nuk dihet përfundimi, aq me tepër që kanë ndodhur plagosje dhe të vrarë në zgjedhje normale e jo më si këtë radhë, kur fituesi është caktuar pa shkuar në kutitë e votimit

E diela e përplasjes Opozita bën thirrjen e madhe për të dielën me datë 30 qershor: Nuk do lejojmë votimet e Edi Ramës në asnjë qendër votimi. Fatmir Mediu u bën thirrje ndërkombëtarëve t’i ndalin dorën kriminale kryeministrit, i cili po e fut popullin në përplasje. Ndërkohë kryeministri kërcënoi se do të mbushë burgjet me 30 qershor me opozitarë

Kolegji Zgjedhor ka hedhur dje edhe një hap më shumë drejt çmendurisë që ka kapur mazhorancën për të zhvilluar zgjedhje pa dekret të Presidentit dhe pa opozitë. Institucioni që shqyrton ankesat për zgjedhjet, në mënyrë anti-kushtetuese tejkaloi kompetencat duke dhënë një vendim kundër dekretit të Presidentit. Për të gjithë ata “ekspertë” që dje ulërinin se “drejtësia foli dhe të tjerët të heshtin” u duhen kujtuar dy gjëra elementare. E para, dekretet e Presidentit të Republikës mund të merren në shqyrtim dhe rrëzohen vetëm nga Gjykata Kushtetuese. Çdo institucion tjetër, sido që të ketë emrin vetëm sa shkel ligjin duke vendosur për aktet e një institucioni tjetër kushtetuese. E dyta, Kolegji Zgjedhor nuk bëri asgjë më shumë sesa firmosi një vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ky i fundit, në parim është një institucion që përfaqëson ndarjen politike të Kuvendit, pasi dhe anëtarët propozohen nga partitë. Pra, anëtarët e PS që kanë shumicën në KQZ rrëzuan dekretin e Presidentit duke shkelur ligjin. Votimi i KQZ është njëlloj sikur asambleja e PS të votonte kundër kreut të shtetit. Kolegji dje, vetëm sa u përpoq të shpëtoi nga burgu anëtarët e KQZ-së që zbatuan marrëzinë e urdhrit të Edi Ramës, por Kolegji nuk respektoi ligjin dhe nuk i dha vendit një proces elektoral me standarde. Pra, dje nuk foli drejtësia, por partia dhe askush nuk duhet të ketë iluzione se me vendimin e Kolegjit u respektuan parimet demokratike dhe një proces zgjedhor i ligjshëm. Me papërgjegjshmëri për situatën në të cilën kalon vendi dhe me mos respektimin minimal të ligjit, trupa e kolegjit justifikoi gjithë atë çfarë po bënë Partia Socialiste me një proces fallso. Vendimi i turpshëm i

shqyrtimit të një akti të Presidentit, nga një institucion që nuk e parashikon ligji, nuk është vetëm atentat ndaj Kushtetutës. Akti i djeshëm i Kolegjit është dhe një atentat ndaj stabilitetit të vendit. Nëse kjo çmenduri nga ana e PS dhe Edi Ramës po bëhet për hir të pushtetit, juristëve nuk u falet që në moment kaq kritik, të bëhen ekzekutuesit e demokracisë dhe parimeve të një shteti ligjor. Ajo çfarë ndodhi me vendimin e Kolegjit i jep dhe një të drejtë më shumë opozitës në qëndrimet e saj kundër Qeverisë dhe proceseve zgjedhore të manipuluara. Shqiptarët panë se Rilindja jo vetëm vjedhë votat me kriminelë, jo vetëm i ka kthyer ministrat, deputetët dhe drejtorët në sekserë, jo vetëm u bën presione votuesve dhe ble vota, siç tregoi gazeta “Bild”, por i masakron proceset zgjedhore edhe në sallat e gjykatave. Akti i Kolegjit është dëshmi se nuk kemi një mazhorancë që kërkon më shumë pushtet, por një regjim që i ka kapur prej kohësh të gjitha pushtetet. Edhe nëse votat

nuk i merr dot më kërcënime drejtori i policisë si në Dibër, edhe nëse kriminelët nuk arrijnë të vjedhin sa duhet, edhe nëse ministrat nuk terrorizojnë gjithë votuesit, në fund çdo zë kundër këtij regjimi e mbyllin kamikazët e Kolegjit. Me këtë skemë asgjësimi të votave që nis nga kutia e votimit dhe përfundon deri të Kolegji Zgjedhor asnjë opozitë nuk ka shanse të sfidojë Rilindjen kriminale. Kolegji mori një vendim të turpshëm që u tregoi shqiptarëve se me këtë qeveri vetëm për zgjedhje normal nuk mund të flitet. Ndaj pas këtij vendimi, drejtuesit e opozitës deklaruan se akti i djeshëm ishte i pritshëm dhe nuk ndryshon asgjë në qëndrimin e frontit opozitar. Kryetari i LZHK Dashamir Shehi, paralajmëroi se çfarëdo të vendosin institucionet në shërbim të Edi Ramës, në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. “Ne do të shkojmë të përballemi në çdo cep të Shqipërisë me këtë juntë që është e vendosur, ne nuk do ti njohim zgjedhjet, në 30 Qershor s’mund të ketë votime. Do të ketë demonstrata, çdo gjë do të jetë

sipas ligjeve, rezistenca jonë do të jetë edhe më e madhe”,-deklaroi Dashamir Shehi. Ndërkohë falë edhe aktit të gjyqtarëve dje, socialistët ndjehen më të motivuar për t’i shkuar marrëzisë deri në fund. Veç gjithë aparatit policor që është vënë në shërbim të PS për zgjedhjet, vetë kandidatët kanë nisur të paguajnë “të forte” dhe grupet kriminale për t’u ruajtur kutitë e votimeve në 30 qershor. Si asnjëherë më parë, shteti dhe krimi janë bërë bashkë për votimet kundër opozitës. Ndërkohë Aleanca Qytetare e Opozitës në çdo qytet dhe qendër votimi pritet të reagojë ndaj kësaj farse. Me këto qëndrime të palëve 30 qershori pritet të jetë një ditë përplasje civile, ku urojmë të mos ketë të plagosur dhe të vrarë. Përleshjet kanë ndodhur, bile edhe të vrarë, në procese normale zgjedjesh ku konkurronin të gjitha partitë, e jo më tani që PS-ja dhe kryeministri po merr të gjitha bashkitë, pa garë dhe ku dihet fituesi, pas shkuar në votime. Mili Xhani


POLITIKE

4

E martë, 25 QERSHOR 2019

Kreu i PD-së: Kolegji Zgjedhor, fasadë e regjimit të Edi Ramës. Shqipëria rrezikon gjithçka

Basha: Plani i Ramës për luftë mes shqiptarëve, do të dështojë P

ër kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vendimi i djeshëm i Kolegjit Zgjedhor për rrëzimin e dekretit të Presidentit Meta për datën e zgjedhjeve është një histori makinacioni pas të cilës qëndron kryeministri Edi Rama. Në një konferencë të jashtëzakonshme nga selia blu, Basha tha se asnjë institucion veç Gjykatës Kushtetuese nuk mund të shprehet për dekretin e Presidentit. “Kolegji zgjedhor ka marrë sot një vendim krejtësisht të parëndësishëm, por që po përdoret nga Edi Rama si makinacion për të krijuar një ligjshmëri fallco të votimeve farsë të 30 qershorit, të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po i përgatit dhe zbaton në shkelje të Kushtetutës dhe të çdo ligji. Kolegji Zgjedhor ka kompetencë vetëm shqyrtimin e mosmarrëveshjeve që lidhen me procesin zgjedhor, dhe vetëm në bazë të Kodit Zgjedhor. Asnjë institucion përveç Gjykatës Kushtetuese nuk mund të shprehet për dekretin e Presidentit të Republikës. Vendimi i sotëm kishte disa ditë që dihej si fakt I kryer në rrethet politike dhe mediatike të Tiranës. Është e gjitha një histori makinacioni, e përgatitur në çdo detaj nga Edi Rama. Me një skenar të trashë, u sajua një kërkesë fallco, nga një parti fallco, në bazë të së cilës kolegji zgjedhor shpalli një vendim të parapërgatitur nga Edi Rama, për ta shitur edhe jashtë vetë objektit të vendimit. Lehtësia me të cilën ndodhi e gjitha kjo, përpara syve dhe vëmendjes së të gjithë shqiptarëve, tregon jo vetëm kontrollin e plotë që Edi Rama gëzon mbi drejtësinë, dhe mbi çdo institucion të vendit por edhe shpërfilljen totale që ai ka ndaj ligjit, institucioneve dhe demokracisë. Mbi të gjitha, vendimi i sotëm tregon natyrën fallco dhe fasadë të të gjithë sistemit institucional shtetëror, i cili ka humbur tashmë çdo funksion kushtetues dhe politik dhe është reduktuar vetëm në funksionin e fasadës, për të mbuluar dhunimin e Kushtetutës, të ligjit dhe të çdo norme demokratike nga Edi Rama. Pas parlamentit fasadë, prokurorisë fasadë, të gjykatave fasadë, të KQZ-së fasadë sot kemi edhe një kolegj zgjedhor fasadë, të cilat legjitimojnë në sipërfaqe sundimin autokratik të Edi Ramës. Me veprimin e tij, Kolegji Zgjedhor sot provoi edhe një herë se vendimi ynë për të mos hyrë në këto zgjedhje farsë ishte vendim i duhur. Sjellja e kolegjit provoi se edhe dorëzimi i mandateve parlamentare ka qenë, gjithashtu, një vendim i drejtë i opozitës. Regjimi autokratiko-kriminal i Edi Ramës ka nevojë për fasadë për të mbuluar thelbin e tij. Me largimin tonë nga institucionet e kapura prej tij ne ia hoqëm këtë fasadë dhe tani të gjithë po shohim fytyrën e vërtetë të regjimit të Edi Ramës”, tha Basha. “Asgjë nuk është normale” Lulzim Basha deklaroi dje se tashmë asgjë nuk është normale, duke shtuar

“30 qershori, jepni Ramës një “Fitore si të Pirros””

Nga Adi Krasta

se Rama shfaqet në fushatë si në territor armik. “I paaftë për të respektuar shtetin ligjor, demokracinë dhe proceset normale politike, përfshirë zgjedhjet, Edi Rama po shkon drejt votimeve njëpartiake, për të instaluar në krye të bashkive njerëzit e kapur nga krimi njerëz të korruptuar dhe vegla të verbra të tij. Në këtë turravrap të tij autokratik dhe kriminal, ai po rreket që të krijojë fasadën e zgjedhjeve legjitime. Po përpiqet ta paraqesë çdo gjë normale. Asgjë nuk është normale. Kjo duket nga pamja e Edi Ramës duke bërë fushatë nëpër Shqipëri, sikur të jetë duke vizituar një territori armik, i mbrojtur nga mijëra forca policore. Asgjë nuk është normale. Kjo duket nga retorika vulgare dhe përpjekjet e sforcuara, që kanë për qëllim t’i bëjnë njerëzit të ndihen budallenj, të ndihen të mpirë, të shpërqendruar për të kuptuar të vërtetën. Asgjë nuk është normale, sepse e gjitha infrastruktura kriminale e vjedhjes së zgjedhjeve është e paprekur. Gjiknurët, Dakot, Manjat dhe drejtuesit e lartë të PS së bashku me bandat e krimit të organizuar vazhdojnë të jenë të paprekur dhe të lire për të kërcënuar qytetarët të dalin në zgjedhjet farsë. Si gjithmonë, Edi Rama po garanton mbrojtjen e tyre, përmes prokurorisë dhe institucioneve të zbatimit të ligjit që kontrollohen prej tij”, theksoi kryedemokrati. “Shqipëria rrezikon gjithçka” Basha tregoi mënyrën e vetme sesi si Shqipëria mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Në gjendjen ku kemi

përfunduar, Shqipëria rrezikon gjithçka. Shqipëria ka nevojë për siguri, për shtet ligjor dhe për mirëqeverisje. Shqipëria ka nevojë të bëhet pjesë e Europës sa më parë. Nuk ka asnjë pikë dyshimi se një qeveri e re, një qeveri e ndershme do të jetë në gjendje të hapë menjëherë negociatat me BE-në. Do të jetë në gjendje të tërheqë investime të huaja. Do të jetë në gjendje të krijojë mundësi pune dhe sipërmarrjeje. Një qeveri e re do të jetë në gjendje të luftojë krimin e organizuar dhe të çlirojë ekonominë e politikën nga krimi. Por që Shqipëria të ketë një qeveri të tillë, duhet që të ketë zgjedhje të lira. Zgjedhjet e manipuluara, zgjedhjet e fituara me kriminelë sjellin qeveri kriminale si kjo e Edi Ramës. Ka vetëm një mënyrë se si Shqipëria mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme: Daljen para drejtësisë të atyre që kanë vjedhur zgjedhjet - politikanë, zyrtarë, dhe kriminelë. Që të ndodhë kjo, duhet që Edi Rama të largohet nga kryeministër. Këto dy kushte janë të panegociueshme për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje. Pa u plotësuar ato, ne nuk do t’i rikthehemi asnjë procesi politik. Pa ndëshkueshmërinë e së keqes, e keqja vetëm do të përsëritet. Edi Rama do të përpiqet me çdo kusht t’i shmangë këto dy zhvillime, por nuk ka për t’ia dalë. Ne do t’i arrijmë këto dy objektiva të rëndësishme pa asnjë kompromis. Ne shpresojmë që ato do të arrihen pa kosto shoqërore”, theksoi Lulzim Basha. “Rama kërkon destabilizim” Sa i përket 30 qershorit, kryedemokrati

Në Turqi, presidenti po humb për herë të dytë Bashkinë e Stambollit. Në Shtetet e Bashkuara presidenti kuptoi se të shkoje ose jo në lufte me Iranin, është më e komplikuar sesa një twitter i vetëm. Udhëheqësit me vështirësi kuptojnë se që të drejtojnë duhet të marrin një leje nga qytetarët, sidomos nga ata që nuk i kane votuar. Dhe sikur e ndershme të jetë vota, pushteti të jepet me një leje të përkohshme. Një pushteti abuziv, arrogant, diletantesk dhe të korruptuar në fillim i hiqet leja, pastaj i hiqet vota. Unë jam i mendimit se për ta bërë këtë qeverisje të bjerë, pas rënies masive të brekëve të gënjeshtrës e arrogancës, duhet ta lejosh të bëjë zgjedhjet e datës 30, aq njëngjyreshe dhe të palavdishme sa janë. Jepini mundësinë sektit të zhvilloje një akt të palavdishëm. Ajo “Fitore e Pirros” do e grryejë e shpërbejë shumë më shpejt sesa çdo reaksion popullor. Le t’i japim mundësinë socialistëve me flamuj e parulla të një Shqipërie të çmendur, të bëjnë zgjedhje në datën 30. Pesha e dramës së një dite, më pas do ia vleje të shihet me një buzëqeshje mbetëse. Ndërkohë ka edhe 7 ditë për hamendësime e pandehma… Filxhane e fallxhore gjithashtu. Basha tha se plani i Edi Ramës për destabilizim dhe luftë mes shqiptarëve, do të dështojë. “Kriminelët duhet të jenë në burg dhe jo në parlament. Kriminelët duhet të jenë në burg dhe jo të menaxhojnë fushata elektorale. Ka ardhur koha që pas 21 vjetësh, vjedhjesh, krimesh dhe shkatërrimesh, njeriu që futi krimin në politikë të dalë para drejtësisë. Së bashku me largimin e tij, do të mbyllet kapitulli i kapjes së shtetit nga krimi i organizuar dhe Shqipëria do t’u rikthehet vlerave europiane. Këtë ua premtoj të gjithë shqiptarëve në emër të së ardhmes së fëmijëve tanë! Sa i përket 30 qershorit, plani i Edi Ramës për destabilizm dhe luftë mes shqiptarëve, do të dështojë. Shqiptarët janë bërë bashkë si kurrë më parë në mbrojtje të demokracisë për të mos lejuar farsën elektorale dhe krimin kushtetues të regjimit autokratiko-kriminal. 30 qershori është dita kur nis fundi i regjimit të Edi Ramës. Ju ftoj të jemi të vendosur dhe të bashkuar në këtë betejë për të ardhmen e fëmijëve tanë, për Shqipërinë si gjithë Europa, për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve”, theksoi dje kreu i PD-së, Lulzim Basha.


POLITIKE ZËVENDËSKRYETARI I LSI-së

Z

ëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka bërë një krahasim mes Shqipërisë së vitit 1924 dhe situatës së sotme politike në vend, duke thënë se realiteti i sotëm, jo vetëm ngjason me ato vite, por është edhe më fatal. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka cituar një shkrim të Faik Konicës në gazetën “Dielli”, të vitit 1924, ku shkruhet: “Guvernë s’kemi, parlament s’kemi, gjyqe s’kemi, arka është e

5

E martë, 25 QERSHOR 2019

Luan Rama citon Konicën: Palaçot e qeverisë që kanë rrëmbyer portofolet zbrazur, miq s’na kanë mbetur, armiqtë përgjojnë. Po palaçot e përlyer që kanë rrëmbyer portofolet ministeriale janë të kënaqur”. Dhe në këtë kuadër, ai shprehet se e njëjta gjë ndodh edhe sot, duke e cilësuar jo vetëm si ngjashmëri situatën, por edhe fatalitet për vetë fatin e shqiptarëve dhe Shqipërisë. “Faik

Konica, Gazeta “Dielli”, 10 prill 1924 “Guvernë s’kemi, parlament s’kemi, gjyqe s’kemi, arka është e zbrazur, miq s’na kanë mbetur, armiqtë përgjojnë. Po palaçot e përlyer që kanë rrëmbyer portofolet ministeriale janë të kënaqur”. Jo vetëm ngjashmëri, por edhe fatalitet!”, u shpreh dje Luan Rama.

Nënkryetari i LSI-së: Rama do në tavolinë 61 bashki. Nuk ka asnjë negociatë me këtë mazhorancë

Vasili: Nuk do të ketë zgjedhje të Frontit të Rilindjes në 30 qershor N

ënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka komentuar nga studio e portalit informativ “Syri Tv” vendimin e Kolegjit Zgjedhor, i cili ditën e djeshme që vendosi të mos pranojë kërkesën për çregjistrim nga Partia Unitetit Kombëtar, kësisoj edhe mos njohjen e dekretit të Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të datës 30 qershor. Për Vasilin, ky Kolegj tregoi se është i kapur, ndërkohë që thotë se ka pasur raste të tjera të ngjashme kur Rama ka kërkuar shtyrje zgjedhjesh, dhe nuk ka pasur një vendim si ky i djeshmi. “Presidenti Meta ka qenë shumë korrekt sepse ka anuluar zgjedhje. Jemi në një situatë kritike ku 56 përqind e njerëzve nuk kanë një kandidat në ato që Rama i quan zgjedhje. Po të njihemi më Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg këto nuk njihen si zgjedhje. Dhe në duhet tërhiqemi sepse Edi Rama do të marrë në tavolinë 61 bashki. Sepse kërkon zgjedhje moniste. Dje ishin kandidatët e Frontit Demokratik sot janë të Frontit të Rilindjes. Sistemi sot ka humbur qetësinë, lirinë e fjalës. Edhe ODHIR-i u shtrëngua kur thotë që mediat janë rrëmbyer nga dy-tre familje. Dhe ça po bëjmë, po stabilizojmë një sistem horrash”, u shpreh ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së. Vasili është pyetur edhe për kërkesën e mazhorancës për shkarkimin e Presidentit, që u diskutua

edhe sot në Komisionin e Ligjeve. “Ky që drejton Komisionin e Ligjeve njihet nga të gjithë shqiptarët që ishte një nga bashkëpunëtorët në vjedhjen e ordinere rë votave në Dibër. Sepse këta bisedojmë me një shef policie i cili ka realizuar planit e tij të votave dhe këta i thonë të lumtë. Që Policia nuk ka lidhje me votat 115 përqind dhe këta i thonë mos e rruaj atë. Bisedë miqsh është kjo. Vendimin për këtë

punë përpara kësaj e ka dhënë Gjykata Popullore e Reublikës së Shqipërisë. Ai tjetri Gjiknuri do drejtojë Reformën Zgjedhore. Ky turpi i përgjimeve çdo do të ndodhte. Në Austri çfarë ndodhi, u prish standardi politik, ra qeveria”, theksoi Petrit Vasili. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka mohuar çdo negociatë me mexhorancën aktuale në këto momente. Vasili tregoi

se bashkë me aleatët kanë vendosur që të intensifikojnë me tej aksionin opozitar, pas vendimit të sot të Kolegjit Zgjedhor. “Edi Rama që mbledh një dorë njerëzish që ruhet me policë shumë, kur këtu ka një oqean me njerëz. Opozita nuk po kërkon ti shtypë se e ka forcën, ka thënë hajdë ta zgjidhim me fuqinë e votës. Opozita është mbajt fort për të dhënë mesazhin e zgjidhjes. Sistemi po na bie, sepse ka kohë që kemi një parlament të rënë. Që të mos jenë ata kriminelë. As tu mbledhin kartat e identitetit. Nuk po kërkojmë që të matemi, sepse janë të pabarabartë, sepse nuk i kontrollon dot këta njerëz. Presidentit i Republikës ka kërkuar jo konflikt civil, jo ta çojmë vendin në një krizë afatgjatë, nuk do të ndodhë, sepse integrimi evropian do shtyhej pafundësisht. Data e zgjedhjeve është konvencion, nuk është përfaqësuese. Po të kishte fatkeqësi natyrore a do ishin shtyrë zgjedhjet? Ne kemi një gjë shumë të thjeshtë. Partia Socialiste ka 700 mijë vota, por ka përgjegjësi për 2 milion 800 mijë vetë. Nuk ka asnjë lloj negociate. Do ketë një intensifikim të jashtëzakonshëm të reaksionit opozitar ndaj puçit kushtetues. Kemi një qeveri dhe një kryeministër që përfaqësojnë qartë dhe pa mëdyshje anti-ligjin në Shqipëri. Kanë vendosur të mbajnë zgjedhje ilegale që janë puç të vërtetë kushtetues në kurriz të vendit”, u shpreh dje ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Ish-deputeti i LSI-së: A do mund të kalonte vettingun ish-prokurori i Shkodrës, Ulsi?!

P

ërgjimet e publikuara nga “Bild” zbuluan zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste të kryesuar nga kryetari i tyre, Edi Rama, të gjithë të përfshirë në blerje votash. Pas këtij skandali, ishdeputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka hedhur akuza të forta në drejtim të socialistit, Ulsi Manja. Nëpërmjet një qëndrimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Spahiu u shpreh dje se Ulsi Manja është fytyra e vërtetë e Rilindjes, duke e cilësuar një servil dhe kamikaz, që bën gjëra edhe

Përparim Spahiu: Ulsi Manja, fytyra e sektit të “Rilindjes” përtej asaj që i kërkon shefi i tij, që është vetë kryeministri Edi Rama. “Sinjifikimi tipik i një Rilindasi, preja më origjinale. Mbase zanafilla e urrejtjes time për këtë sekt, racën më të degjeneruar politike që Shqipëria ka prodhuar. Pas asaj që dëgjuam të gjithë nga përgjimet, kuptuam se pse ai nuk kandidoi më në Dibër. Grabitja e votës në vitin 2016 ishte “investimi” i tij te

Shefi që të kishte një vend të sigurtë në listat e Tiranës. Sa për detyrën e Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Shefi nuk ka pasur nevojë që ai të investohej, stili prej servili dhe kamikazi, që bën gjëra edhe përtej asaj qe i kërkon, e bënte të pa konkurrueshëm në grupin e atyre që njohin ligjet në PS. Në përgjimet e BILD del më skuthi, ku edhe pse është deputet i zones, “hallin” që ka

shefi i policisë, ja delegon një tironsi. Ky është Ulsi Manja. P.S: Dhe një pyetje që duhet ti jepet përgjigje: A do mund të kalonte vettingun ish-prokurori i Shkodrës, Ulsi?! A do mund ti përgjigjej drejtë, çil e mbyll, hetimeve për pronat e grabitura në Komunën e Velipojës?! Pse u largua nga drejtimi i Prokurorisë Shkodër?!”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-deputeti i LSIsë, Përparim Spahiu.


POLITIKE

6

E martë, 25 QERSHOR 2019

Ish-kreu i reformës zgjedhore: Kolegji nuk mund të ndryshojë me vendimin e tij as Kushtetutën dhe as Kodin Zgjedhor

I

sh-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, njëherësh dhe ish-bashkëkryetar i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, komenton atë çfarë ndodhi dje në Kolegjin Zgjedhor, i cili ka marrë përsipër të gjykojë dhe të rrëzojë dekretin e Presidentit, i cili anuloi 30 qershorin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve për pushtetin vendor. Në komentin e tij të gjatë dhe vetëm pak minuta para se Kolegji të shpallet vendimin unanim duke plotësuar dëshirat e mazhorancës e cila përmes KQZsë sulmoi dekretin presidencial, ndër të tjera, Bylykbashi thekson se kryeministri Edi Rama ka dalë në pazar për të gjetur një gjykatë që i bindet. “Kolegj Zgjedhjesh apo Kolegj ‎Vjedhjesh – sot do ta marrim vesh! Edi Ramës sot i duhet një vendim gjykate që t’i justifikojë votimet antikushtetuese që ka urdhëruar për datën 30 qershor. I duhet një vendim gjykate kundër Dekretit të Presidentit, i nxjerrë mbi bazën e Kushtetutës, i botuar në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë dhe që ka hyrë në fuqi. Për këtë ka dalë në pazar për të gjetur një gjykatë që i bindet. ODIHR e quan “forum shopping”. Edi Rama ka parafabrikuar një proces ankimor ku një parti aleate e tij kërkon që të ç’regjistrohet‎ nga zgjedhjet meqë Dekreti i Presidentit ka anuluar datën e zgjedhjeve. “Ç’të keqe ka këtu, aleati i Ramës njeh Dekretin?!” do pyesnin naivet. Po shkresarucët e PS-së e kanë trumbetuar me kohë planin që me këtë vendim Rama do të marrë konfirmimin e vendimit të tij që votimet të bëhen me datë 30 qershor. Pjesa e parë e planit është ekzekutuar. KQZ, e kontrolluar plotësisht nga PS dhe nën urdhrat e Kryeministrit, edhe pse duhej të ishte organi i pavarur i zgjedhjeve, ‎ka rrëzuar kërkesën e aleatit të PS-së. Dhe ky ka nisur fazën e dytë të skemës, ankimin në Kolegjin Zgjedhor. Edi Rama ka bërë të ditur me zëdhënësit e tij që ai pret që Kolegji t’ia konfirmojë 30 qershorin e tij antikushtetues. Rama pret që Kolegji t’ia rrëzojë kërkesën partisë aleate të Ramës, ‎duke konfirmuar ligjshmërinë e procesit zgjedhor dhe duke rrëzuar Dekretin. Këtë do Rama dhe këtë pret sot prej Kolegjit. Për çdo garanci të nevojshme për të bindur gjyqtarët që

Dekreti në Kolegj, Bylykbashi: Rama ka dalë në pazar për të gjetur një gjykatë që i bindet

nuk kontrollon, komisionet e vetingut janë aty. Provë se çfarë mund t’u ndodhë janë gjyqtarët e Kolegjit në të shkuarën. Ata që kanë vendosur mbi bazën e ligjit, por kundër Ramës, sot janë shkarkuar nga vetingu. Ashtu siç është shkarkuar prokurori që filloi dosjen “184” të Dibres, që regjistroi bisedat skandaloze të Ramës dhe çetës së tij kriminale. Ai prokuror sot është i shkarkuar nga vetingu i Ramës. Por Kolegji Zgjedhor nuk ka asnjë kompetencë të

shqyrtojë Dekretin e Presidentit për datën e zgjedhjeve. Sepse ai Dekret nuk është akt administrativ individual. Ai rregullon nisjen dhe datën e përfundimit të një procesi kur përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e 3,5 milionë zgjedhësve, detyrat e KQZ-së, 90 KZAZ-ve, 5300‎ komisioneve të qendrave të votimit me 40 mijë komisionerë, 61 bashkive, ministrive që kanë detyra zgjedhore, Policisë së Shtetit dhe të gjitha institucioneve

ISH-DEPUTETI I PD

Vendimi i Kolegjit, Salianji: Dekretet i gjykon Gjykata Kushtetuese Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ditën e djeshme padinë e PUK për t’u çregjistruar nga këto zgjedhje për shkak të dekretit të Presidentit të Republikës, Pas kësaj, kreu i Partisë Uniteti Kombëtar Idajet Beqiri tha se kjo parti do të shkojë në zgjedhje. Pas kësaj, ka reaguar ish-deputeti demokrat Ervin Salianji. Pikërisht Salianji thotë se dekretet nuk i gjykon askush tjetër, përpos Gjykatës Kushtetuese. “Një parti me emër kodi, PUK kërkon të çregjistrohet, KQZ dhe Kolegji i thonë rri me zor se një ditë do ketë zgjedhje, Rilindja me gjithë çfarë ka thotë u gjykua dekreti! Të gjithë e raportojnë sikur u rrëzua dekreti! As u rrëzua as u rilind gjë, dekretet i gjykon GJK, zgjedhjet janë dita kur populli zgjedh përfaqësuesit jo dita kur regjimi imponon kush do abuzojë për ca kohë!”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji.

shtetërore që nga Kryeministri e poshtë, që kanë detyrimin për të mos u përfshirë në proces zgjedhor, duke qëndruar neutrale. Ky dekret mund të shqyrtohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese. A ka të drejtë kushtetuese Presidenti të ndryshojë datën e dekretuar të zgjedhjeve apo jo? – ky është debati kushtetues që bëhet vetëm para asaj gjykate që sot i ka dyert të mbyllura. Kush mendon që ky është akt administrativ individual

për të justifikuar nevojën e Kryeministrit që të gjejë një gjykatë që i mbyll hallin, ha turpin me bukë. ‎Nëse Kolegji guxon sot të shkelë Kushtetutën, e vendos veten qartë në anën e paligjshmërisë dhe pasojave që sjell kjo paligjshmëri. Sepse Kolegji nuk mund të ndryshojë me vendimin e tij as Kushtetutën dhe as Kodin Zgjedhor. Kolegji mund të gjykojë vetëm mbi objektin e ankimit që ka bërë partia aleate e Ramës: shfuqizimin ‎e vendimit të KQZ-së dhe ç’regjistrimin e saj nga zgjedhjet. Asgjë tjetër. Këtë përcakton Kodi Zgjedhor. Për këtë e ngritëm Kolegjin në vitin 2003, dhe jo për të zëvendësuar Gjykatën Kushtetuese në interpretimin e Kushtetutës, apo ndonjë gjykate tjetër. Kolegji nuk mund të shfuqizojë aktet themelore të procesit zgjedhor, siç është Dekreti. Madje ka më shumë se kaq. Kolegji Zgjedhor nuk mund të shqyrtojë as këtë çështje, sepse ligjërisht nuk ka datë zgjedhjesh dhe nuk ka proces zgjedhor, e për rrjedhojë, nuk ka as subjekte zgjedhore që mund të ankohen përpara tij. Kolegji duhet të pushojë gjykimin. Në zgjedhjet vendore të vitit 2000, Gjykata e Lartë mori vendime të njëanshme në favor ‎të qeverisë së PS-së. Në zgjedhjet parlamentare të 2001t, Gjykata Kushtetuese bëri të njëjtën gjë. Kjo çoi në kritika të ODIHR-it që bënë që këto dy gjykata të kompromentuara e të kapura politikisht nga Partia Socialiste të hiqeshin nga zgjedhjet dhe të krijohej Kolegji Zgjedhor, si garanci e besueshme. Sot, i rrethuar me veting dhe presion, Kolegji ka shansin të mbrojë parimet kushtetuese të zgjedhjeve të lira e të ndershme, të shtetit të së drejtës dhe hierarkisë së normave, ose të bëhet vegël e Kryeministrit si KQZ. Sot vendoset nëse Kolegji duhet shkrirë përfundimisht, apo vazhdon të jetë garanci, sado jo perfekte”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi.


POLITIKE

7

E martë, 25 QERSHOR 2019

BASHA MBLEDH NË SELINË BLU KRERËT E PARTIVE ALEATE: NUK E NJOHIM VENDIMIN E KOLEGJIT

Shehi: Më 30 qershor çdo formë rezistence për të penguar zgjedhjet

Për opozitën, vendimi i Kolegjit Zgjedhor është nul. Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, pas mbledhjes në selinë blu me liderin demokrat Lulzim Basha, kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe aleatët, tha se opozita do të vijojë me aksionin për të penguar zgjedhjet e 30 qershorit. Ai tha në një prononcim për mediat, se opozita do të përdorë cdo formë rezistence për të mos lejuar që më 30 qershor të ketë votime. “Nuk është se morëm ndonjë vendim se vendimet janë marrë me kohë. Kjo javë do të kulmojë

në protestën popullore, në raport krejt ndryshe me mediat për të përcjellë idenë e 4 muajve. Nuk janë zgjedhje, nuk i njohim, janë votime të zotit Rama, ne do të njohim dekretin e Presidentit. Kjo që u morën sot me një parti fantazmë, kolegji në vetvete është një fantazmë tani. Janë disa fatkeq që i ka rënë të marrin disa vendime të vështira për veten e vet, për ta se ne nuk i njohim këto vendime. Ne do të përballemi në çdo cep të Shqipërisë me juntën politike. Më datë 30 nuk do të ketë votime, kemi shumicën e shqiptarëve me vete. Po kalohet një fazë e paprecedentë, rrezikshmëria e këtij grupi është aq e madhe saqë justifikon çdo formë rezistencë. Demonstratë, dhe çdo formë brenda ligjeve. Kjo është rezistenca jonë, ë do jetë edhe më e madhe kësaj jave”, u

shpreh dje kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi pas mbledhjes në selinë blu të thirrur nga kreu i demokratëve. Shehi tha se vendimi nuk lidhet me dekretin e Presidentit, ndërsa e quajti trupën gjykuese si fatkeqe “Kolegji është fantazëm, nuk ka vlerë as jurudike dhe as politike. Aty janë disa fatkeqë që i ka rënë rasti të marrin vendime të këqija për veten”, theksoi kreu i LZHK-së. Në emër të koalicionit opozitar, Dashamir Shehi, tha se do vazhdohet me protesta dhe rezistencë në mbarë vendin për të mos lejuar atë që e quan garë false. Ky takim i Bashës me aleatët vjen pas mbledhjes së Kryesisë së PS ku Rama ka caktuar detyrat për mbylljen e fushatës elektorale dhe zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor dhe po ashtu, një orë para mbledhjes së Kolegjit Zgjedhor.

Kreu i PR-së thirrje ndërkombëtarëve pas vendimit të Kolegjit: Ndalni konfliktin më 30 qershor

Mediu: Shqiptarët kanë të drejtën kushtetuese të mos lejojnë zgjedhje

KREU I PDK-së

“Mos i fal o Zot”, Nard Ndoka: Rilindasit e pafe, dhunojnë Kishat

Aleati i Partisë Demokratike, njëherësh kreu i PDK, Nard Ndoka, ka reaguar lidhur me fushatën elektorale të socialistëve në Kisha. Në një mesazh të shkurtër të përcjellë përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Ndoka shkruan se komunistët e paudhë shembën Kishat, ndërsa rilindasit e pafe po i dhunojnë sërish sot. “Komunistët e paudhë i shemben Kishat, Rilindasit e pa fe po i dhunojnë sërish sot! Mos i fal o Zot, se e dinë se çfarë bëjnë!”, tha Ndoka.

ISH-DEPUTETI I PD

Tritan Shehu sulmon maxhorancën: Po rikthen gjyqet komuniste

K

ryetari i Partisë Republikane përmes një deklarate për mediat shprehet se procesi i zgjedhjeve më datë 30 qershor është një grusht shteti. Mediu thekson se faktori ndërkombëtar duhet të reagojë në lidhje me këtë situatë. Ai shton se Edi Rama ka shkatërruar pluralizmin politik në vend. Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat dhe ndërsa i është referuar vendimit të paprecedentë të Kolegjit Zgjedhor, i cili guxoi të shqyrtojë dhe të rrëzojë dekretin e Presidentit, Mediu është shprehur se pas veprimeve të Edi Ramës dhe përdorimit politik të gjykatave dhe Kolegjit Zgjedhor, shqiptarët kanë të drejtë për të mbrojtur të drejtën e tyre për të mos lejuar zgjedhje me një parti. Sipas tij, Rama ka kapur politikisht Kolegjin zgjedhor dhe ka kërcënuar gjykatësit me vetting. “Në emër të Partisë Republikane, i bëj thirrje gjithë socialistëve që besojnë tek liria dhe demokracia, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, tek qeverisja nga njerëzit dhe për njerëzit, që duan një shtet pa krim dhe korrupsion, socialistë që kanë kontribuar në këto vite pluralizëm, për demokracinë dhe Shqipërinë anëtare e NATO-s dhe BEsë; Të bashkohen me gjithë shqiptarët për të shmangur konfliktin civil që po përgatit Rama me klanet e tij, nëpërmjet një proçesi farsë zgjedhor, të paprecedent në 30 Qershor. Ky proçes është antikushtetues dhe ilegjitim, vjen ndesh me Kushtetutën, garantimin e unitetit të popullit dhe pluralizmit, votimit të lirë dhe të fshehtë. Rama ka kapur dhe përdor politikisht institucionet zgjedhore si KQZ, me mazhorancë politike antikushtetuese, e provuar e paligjshme dhe politike në çdo vendim te saj, Kolegjin zgjedhor nëpërmjet presionit mbi gjyqtarët për vettingun politik. Rama ka vjedhur zgjedhjet në çdo

rast me bandat të cilat kanë komanduar strukturat e Partisë Socialiste. Ka shkatërruar parlamentarizmin, duke e kthyer Parlamentin në një teatër qesharak dhe absurd. Ka shkatërruar dhe po shkatërron pushtetin gjyqësor, jemi i vetmi vend në botë pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë. Proçesi farsë dhe i dhunshëm që po organizon më 30 Qershor, është instalimi përfundimtar i grushtit të Shtetit dhe diktaturës së krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Shqiptarët dhe opozita kanë të drejtën legjitime kushtetuese, bazuar në dekretin e Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve,

që të mos lejojnë një proçes të tillë, të shkatërrimit të Shqipërisë dhe do jenë të bashkuar në çdo skaj të Shqipërisë, për të mbrojtur pluralizmin dhe Kushtetutën. Në 30 qershor nuk duhet dhe nuk do ketë zgjedhje të ligjshme. Në emër të Partisë Republikane i bëj thirrje faktorit ndërkombëtar, atyre që kanë mbështetur pluralizmin, kushtetutshmërinë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, që mbështetën Shqipërinë në NATO dhe rrugën tonë Europiane, të ndalojnë këtë krim elektoral dhe antikombëtar të Ramës me pasoja për Shqipërinë dhe Rajonin”, deklaroi dje kreu i PR-së, Fatmir Mediu

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tr i t a n S h e h u d u k e a k u z u a r mazhorancën shprehet se kohërat e gjyqeve komuniste po trokasin sërish në derë të shqiptarëve. Duke u ndalur tek zhvillimet e fundit politike në vend, Shehu shprehet me ironi se edhe Presidentit i Republikës, Ilir Meta mund të dënohet për “Agjitacion dhe Propagandë” në lidhje me letrën që ky i fundit i ka dërguar Kuvendit. “Meta do të dënohet edhe për “agjitacion e propagandë”! Tragjedi apo komedi kjo? Të dyja së bashku u luajtën sot në Komisionin e Ligjeve të atij çfarë mund të quhet “Parlament”, njëlloj si në proceset e dikurshme apo gjyqet në Byronë Politike. Meta kërkohet të dënohet edhe sepse në letrën që i dergoi Kuvendit përdor shprehje “ironike e fyese” ndaj tij, u tha nga “prokurorët” aty! Ju kujtohet dikur, kur arrestonin ndonjë “fajtor” për akuza të ndryshme, në fund i fusnin edhe një tjetër, “agjitacion e propagandë”, sipas Nenit 55 me nja 5 vite shtese brenda?! Kështu po ndodh edhe sot, kur po kërkohet të ringjallet Neni 55, megjithëse për momentin i pa shkruar ne Kod. Kohërat e gjyqeve të komunizmit, qoftë edhe në Byronë Politike po na trokasin përsëri në derë, edhe Neni 55 i gatshëm për tu shkruar, në fakt si mentalitet e metodike kanë ardhur, i pamë edhe sot (dje)”, tha dje ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu.


POLITIKE

8

E martë, 25 QERSHOR 2019

Ish-deputeti i LSI-së i shkruan Kryeministrit: Ti bëre ekzaktësisht të kundërtën e asaj që mund dhe duhet të bëjë një burrë shteti

Tushaj -Ramës: Askush nuk do ta falë rrënimin e degradimin institucional të këtij vendi

ISH-DEPUTETJA E LSI

Rrëzimi i dekretit, Gjosha: Vulën e diktaturës e vendosi Kolegji Zgjedhor

I

sh-deputeti i Lëvizsjes Socialiste për Integrim ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama duke duke u shprehur se ai i kërcënoi dhe mashtroi shqiptarët për huir të pushtetit të tij. në reagimin e tij, Tusha paralajmëron Edi Ramën se askush nuk do të t’ia falë rrënimin social, ekonomik e degradimin institucional të këtij vendi të vuajtur. Dhe në këtë kuadër, ish-ligjvënësi i LSI-së shprehet se është luks i madh për këtë vend të përçmojë Plasarët dhe idiloje Manjat e Ballat, të fyeje të ndershmit dhe të ngreje hajdutët ordinerë, të largoje të aftët dhe të mençurit e t’ia besoje shtet-shkatërrimin banditëve e kriminelëve. “Quò vadis o Pakrye – ministër! Ku e telendise këtë vend të bekuar! Askush nuk do të ta falë rrënimin social, ekonomik e degradimin institucional të këtij vendi të vuajtur. Si nuk pyete një herë për shtetin e së drejtës dhe për të drejtat e njerëzve të thjeshtë të këtij vendi? Si nuk pyete për ata që i mashtrove e kërcënove për të blerë pushtetin tënd, por, i syrgjynose, i degdise, i dhunove, i përçmove deri dhe i burgose? Po si do pyesje xhanëm ti! Sepse ti nuk je më Ti. Je ata që të ngritën dhe të dhanë atë që s’e paske merituar kurrë. Tani janë ata që të shantazhojnë ty dhe ti s’bën gjë tjetër veçse u kthen reston me ofiqe, para e koncesione duke dhunuar të pafajshmit, popullin e thjeshtë të këtij vendi që kërkon

drejtësi të barabartë për njerëzit, shkollë e punë, shëndetësi me çmime të arsyeshme dhe siguri jete e prone. Ti bëre ekzaktësisht të kundërtën e asaj që mund dhe duhet të bëjë një burrë shteti. Sepse i tillë nuk ishe dhe nuk u bëre kurrë. Mjerë ai vend që kultivon besimin e një frikacaku të paaftë dhe të pabesë! Sa paudhësi i bëre këtij populli, duke abuzuar kudo e duke dhunuar këdo në emër të tij. Këtë bëre kur në emër të tij fute e legalizove helmin e drogës, kur në emër të tij kriminalizove çdo segment të shtetit dhe institucioneve të tij deri në parlament e qeveri, i

vendose bandat kriminale mbi shpatullat e brishta të popullit fukara, e ndyve gjuhën e bukur amtare të Fishtës, Nolit e Konicës me gjuhën ordinere të Gjiknurëve e Tahirëve, sakatove ekonominë dhe përdhunove biznesin duke bërë që rinia të marrë arratinë dhe mençuria e këtij vendi të heshtë. Luks i madh për këtë vend të përçmojë Plasarët dhe idiloje Manjat e Ballat, të fyeje të ndershmit dhe të ngreje hajdutët ordinerë, të largoje të aftët dhe të mençurit e t’ia besoje shtet-shkatërrimin banditëve e kriminelëve. Por, mos harro o “njeri” se dita e

gjykimit të Zotit ka ardhur dhe ajo do të flasë me zërin e urrejtjes popullore. Do të flasë me zërin e jetimëve e të sëmurëve, shtresave në nevojë e familjeve me ndihmë ekonomike, të papunëve, pensionistëve, studentëve, minatorëve, naftëtarëve e të persekutuarve, të rinisë dhe gjithë qytetarëve të këtij vendi, demokratë e socialistë, LSI-stë, republikanë, demokristianë, agraristë etj. E atëherë ferri juaj nuk do të jetë si ai i filxhanit të fallxhores por shumë më i zi dhe më i rëndë”,nënvizoi dje në reagimin e tij, ish-deputeti i LSIsë, Viktor Tushaj.

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha me anë të një postimi në rrjetet sociale do të reagonte ashpër në lidhje me rrëzimin e dekretit të Presidentit për të shtyrë ditën e zgjedhjeve nga Kolegji Zgjedhor. Gjosha u shpreh se në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, vendi është në buzë të greminës, teksa ka shtuar se Kolegji Zgjedhor vendosi vulën e diktaturës. “Mungesa e Gjykatës Kushtetuese po na tregon të gjithëve se politika dhe institucionet e varura politikisht nuk paskan fre, edhe atëherë kur vendi duket se është buzë greminës! Demokracinë nuk e bëjnë kamikazët partiakë, e bën kultura e respektit ndaj ligjit dhe Kushtetutës! Duket qartë se këtë Shqipëria e ka humbur. Vulën e diktaturës e vendosi përfundimisht Kolegji Zgjedhor. Jam e bindur se drejtësia do të funksionoj një ditë! Uroj vetëm që shqiptarët të mos e humbin durimin dhe të mos dergjen dyerve të Europës në masë për ta kërkuar shpresën dhe të ardhmen jashtë vendit të tyre!”, u shpreh dje ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha.

NËNKRYETARJA E LSI-SË: VENDIMI I KOLEGJIT, GODITJE NDAJ SHTETIT TË SË DREJTËS DHE KUSHTETUTËS

Xhixho: Bojkotoni votimet e Rilindjes më 30 qershor N

ënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Erisa Xhixho bën thirrje që shqiptarët të bojkotojnë votimet e Rilindjes të datës 30 qershor. Me anë të një qëndrimi publik përmes rrjeteve sociale, Xhixhi shprehet se vendimi që ka marrë dje Kolegji Zgjedhor për t’u mbajtur zgjedhjet më 30 qershor është goditje ndaj shtetit të së drejtës. Në vijim të reagimit të saj, Xhixho thotë se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të interpretojë në mënyrë përfundimtare e shteruese një dekret të Presidentit të Republikës. “Vendimi i sotëm

(djeshëm) i Kolegjit zgjedhor është një goditje ndaj shtetit të së drejtës, kushtetutës e funksionimit të shtetit mbi bazën e ligjeve. Pasi të marrësh tagrin e interpretimit të dekretit të Presidentit është guxim i madh dhe vendimmarrje politike e pastër. Kur sot nuk jemi në proçes zgjedhor pasi Dekreti i Presidentit ka anuluar datën 30 qershor dhe për më tepër ai ka fuqi ligjore dhe detyruese për të gjithë pasi është botuar në fletoren zyrtare. Kjo situatë është pasoja e keq implementimit dhe kapjes së reformës në drejtësi që ka lënë vendin tonë

pa Gjykate Kushtetuese. Si e vetmja që mund të interpretojë në mënyrë përfundimtare e shteruese një dekret të Presidentit të Republikës. Çdo vendim i çdo gjykate tjetër është jashtë juridiksionit të saj , ndaj dhe ata 5 anëtarë të kolegjit me urdhër politik dhe nën frikën e vettingut kanë marrë një vendimmarrje antiligjore . E vetmja gjë që na ngelet për shpëtuar demokracinë dhe refuzuar diktaturën që po instalohet është bojkoti i votimeve të Rilindjes më 30 qershor”, u shpreh dje nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho.


POLITIKE

9

E martë, 25 QERSHOR 2019

PADIA E BASHKISË: MBAJNË TË BLLOKUAR ME FORCË AMBIENTET E BASHKISË

B

ashkia Kukës ka paditur për shpërdorim detyre anëtarët e KZAZ nr. 11 të qytetit të Kukësit. Duke theksuar se anëtarët e kësaj KZAZ-je vazhdojnë të mbajnë të bllokuara, në mënyrë të paligjshme, mjediset në Shkollën e Mesme “Havzi Nela”, pasuri e kësaj bashkie, Kryebashkikau Bashkim Shehu, shprehet se ata po konsumojnë veprën penale të Shpërdorimit të Detyrës. Argumenti i zotit Shehu është se “pavarësisht se anëtaret e KZAZ-së kanë marrë dijeni për shkak të detyrës, për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore, ata vijojnë të mbajnë të bllokuar një objekt në pronësi të Bashkisë Kukës”. Në padinë dorëzuar Prokurorisë së Shkallës së Parë Kukës, arsyetohet se anëtarët e KZAZ-

Bashkia Kukës padit anëtarët e KZAZ për shpërdorim detyre së Kukës kanë konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, pasi kanë penguar Bashkinë Kukës në ushtrimin e detyrës së saj, duke refuzuar kthimin e objekteve të zëna, si dhe në rolin e funksionarëve publikë, kanë refuzuar të zbatojnë kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Pas daljes së dekretit të presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve, anëtarët e KZAZ-së Kukës i lëvizën materialet zgjedhore nga mjediset e Qendrës Kulturore

“Hasan Prishtina”, por vazhdojnë të mbajnë të bllokuar palestrën sportive të shkollës së mesme “Havzi Nela”, në kundërshtim me ligjin. Bashkia Kukës, duke vlerësuar se çdo veprim i ndërmarrë në kundërshtim me Dekretin e Presidentit gjykohet si shkelje e legjislacionit penal dhe kërkon procedimin penal të anëtarëve të KZAZ-së Kukës, për shpërdorim detyre, sipas nenit 248 të Kodit Penal. Në nenin 248 të Kodit Penal ndër të tjera thuhet se Kryerja

ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike dënohet me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milionë lekë.

Pas Kamzës, bashkitë e djathta në seri letra KQZ-së: Nuk do t’i lejojmë zgjedhjet e 30 Qershorit

Pas vendimit të Kolegjit, Mziu: Në Kamëz nuk ka zgjedhje në 30 qershor K

reu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu në përgjigje të shkresës së Komisionit Qendror Zgjedhor ndaj kësaj bashkie lidhur me vendimin për vijimin e procesit zgjedhor ka bërtë publike një letër dërguar Ministrit të Brendshëm, Prefektit të Qarkut Tiranë, Prezencës së OSBE-së si dhe KZAZ nr. 27 dhe 28 përmes të cilës sqaron se nuk e njeh vendimin e KQZ për aq kohë sa dekreti I Presidentit është në fuqi. “Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka tagër ligjor që të gjykojë mbi Dekretet e Presidentit për sa i përket datës së zgjedhjeve. Nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rezervat e tij ligjore për Dekretet e Presidentit, mund t’i drejtohet vetë kryesisht këtij institucioni (Presidentit)”, shkruhet në këtë letër. Më pas letra vijon: “Zbatimi i Dekretit nr. 11199, datë 10.06.2019 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nga ana e qeverisjes vendore Bashkia Kamëz, është një detyrim ligjor dhe aq më tepër kushtetues. Në mbështetje të plotë me Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, është njoftuar KQZ-ja në zbatim të detyrimeve që përcakton Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht me shkresat:

nr. 329 prot. datë 21.01.2019, Nr. 386/1 datë 29.01.2019, nr. 1410 prot., datë 18.03.2019, Nr. 2728 prot. datë 21.05.2019 dhe Nr. 2867/1 prot. datë 31.05.2019 dhe Nr. 3271 prot. datë 13.06.2019, ku ju kemi informuar për administrimin e procesit

zgjedhor”. Mziu deklaron sa më sipër nga ana e institucionit të Bashkisë Kamëz dhe e tij personalisht është ndjekur e gjithë procedura ligjore për zbatimin e Dekretit të Presidentit. “Duke vlerësuar kushtetutshmërinë e këtij dekreti deklaroj

se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor 2019”, shkruhet në letrën e firmosur dhe vulosur nga Xhelal Mziu. Bashkitë e tjera Pas Kamzës edhe bashkitë e tjera të vendit të cilat drejtohen nga përfaqësuesit e opozitës kanë dërguar letra në adresë të KQZ-së, dhe për dijeni Ministrisë së Brendshme, Kryeministrit, me të cilat shprehet qëndrimi i tyre se nuk do të lejojnë futjen e materialeve zgjedhore brenda ambienteve në pronësi të pushtetit lokal. Ndërkohë në këto shkresa kërkohet zbatimi I dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve me 30 Qershor duke paralajmëruar se punonjësit e Bashkisë nuk do të lejojnë futjen e materialeve zgjedhore as në Qendrat e Votimit as në KZAZ-të përkatëse. Bashkitë që e kanë nisur këtë shkresë deri më tani janë ajo e Kamzës, Devollit dhe e Pogradecit. Kjo lëvizje nga ana e bashkive që drejtohen nga përfaqësues të opozitës, vjen në një kohë kur ditën e djeshme Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e Idajet Beqirit për dorëheqjen e partisë së tij nga gara, që do të thotë se rikonfirmoi mos ndryshimin e dekretit të parë të Presidentit për 30 Qershorin.

Absurdi - 30 qershori ngelet ende datë zgjedhjesh edhe pse jo me dekret të Presidentit

Kolegji Zgjedhor lë në fuqi 30 qershorin, rrëzon padinë e PUK

U

nanimisht Kolegji Zgjedhor refuzoi kërkesën e partisë Uniteti Kombëtar për çregjistrim nga zgjedhjet vendore, vendim ky që rrëzon në mënyrë indirekte dekretin e presidentit Ilir Meta i cili shfuqizoi 30 qershorin. Bazuar në dekretin e Metës, që u botua menjëherë më pas në Fletoren Zyrtare, partia e Drejtuar nga Idajet Beqiri kërkoi çregjistrimin nga zgjedhjet dhe heqjen nga listat e votimit, por pretendimet e tij u rrëzuan nga Kolegji, i cili konsideroi të drejtë vendimin e marrë më herët nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Verdikti i trupës me relator Tomor Skrelin dhe

anëtarë Ridvan Hadon, Shkëlqim Mustafën, Artur Malajn dhe Lindita Sinanajn, është i formës së prerë, përderisa nuk ka shkallë

ankimimi. Gjatë seancës, Beqiri tha se nuk e pranon 30 qershorin në kushtet e krizës politike duke kërkuar çregjistrimin dhe duke e cilësuar vendimin e KQZ të pavlefshëm. “Për shkak të botimit të dekretit në fletoren zyrtare, ne kërkojmë të mos hyjmë në zgjedhje. KQZ e shqyrtoi kërkesën tone dhe u mor me shkakun pse e kërkuam çregjistrimin. Shkaku i vetëm pse ne ngritëm këtë padi është dekreti i presidentit, ai anuloi

zgjedhjet. A është i vlefshëm apo i pavlefshëm edhe po të ishte Gjykata Kushtetuese nuk do i drejtoheshim asaj. Duke qenë në këto kushte ne nuk kishim zgjidhje tjetër. Për këtë arsye erdhëm përpara jush. Kolegji duhet ta zgjidhë këtë ngërç të krijuar”, deklaroi Beqiri. Nga ana tjetër përfaqësuesi i KQZ tha se ky institucion i qëndron vendimit që ka dhënë për Partinë Uniteti Kombëtar. “Dekreti është në shkelje të

Kushtetutës. Dekreti është akt administrativ i pavlefshëm”, ka thënë përfaqësuesi i KQZ. Nëse pesë gjyqtarët e Kolegjit do të pranonin kërkesën e Beqirit, duke urdhëruar KQZ ta çregjistrojë Partinë Uniteti Kombëtar nga zgjedhjet, atëherë pranohej ligjshmëria e dekretit të Presidentit dhe 30 qershori rrëzohej. Por me sa duket 30 qershori ngelet ende datë zgjedhjesh edhe pse jo me dekret.


POLITIKE ANALIZË Nga Andi Bushati

T

ë gjithë skeptikët që kanë pasur dyshime nëse opozita duhet të bojkotonte apo jo zgjedhjet lokale me Edi Ramën, sot e kanë marrë një përgjigje më shumë. Atë ia kanë dhënë pesë kamikazë të Kolegjit Zgjedhor që kanë mbi kokë kosën e reformës në drejtësi, njësoj si Arta Marku apo Donika Prela që nuk hetojnë dot narkotrafikantët që vjedhin vota. Këta të pestë, Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj, vendosën këtë të hënë se dekreti i Kreut të Shtetit për anullimin e 30 qershorit si datë zgjdhjesh është i pavlefshëm. Por, më qesharak sesa vendimi që morën është mënyra si ata u përdorën për të mbërritur deri aty. Pasi Ilir Meta plasi bombën e anulimit të zgjedhjeve, pasi dekreti i tij hyri në fuqi kur u botua në Fletoren zyrtare, Rilindjes që nuk tërhiqej nga zhvillimi i

Nga Ilir Levonja

E

di Rama sot është figura më popullore e çmendurisë shqiptare. Eshtë udhëheqësi i revolucionit të 30 qershorit. Dhe deri sapo e adhurojnë si Enverin, e ka futur veten në një garë enveriale. Kësisoj veç këngës mirë se erdhe Enver djali, kemi dhe këngën mirë se erdhe Ed evlati. Dhe në gjithë këtë fushatë të çmendurish nuk dëgjon asgjë tjetër, por luftën e tij me armiqtë e popullit. Kjo ka domethënien se përshembull Përrenjasi, Tepelena, Memaliaj..., nuk ka nevojë për shërbime të tjera, sociale, janë plot mirëqenie, ndaj u kërkohet solidaritet në luftën e Ed evlatit me armiqtë e klasës. Dhe ta mendosh këtë nga rrugët e Përrenjasit, ato provinca ku 75% janë në emigrim. Shkurt nga vendi ku dergjen minierat dhe dështimi i qeverive ndër vite. Po me që përmendëm Memaliajn dhe që nuk bën diferencë me Përren-

zgjedhjeve moniste, i duhej një shteg ligjor për të shpëtuar. Për këtë shërbeu partia pa anëtarë e famozit Idajet Beqiri. Ajo i bëri një kërkesë KQZ-së gjoja për tu ç’regjistruar nga zgjedhjet pas dekretit presidencial. KQZ sipas planit i’a hodhi poshtë. Dhe nga një përdorimsh Beqiri mori vlerë dy përdorimshe sepse iu drejtua Kolegjit Zgjedhor, në mënyrë që t’i jepte mundësi Edi Ramës për t’u justifikuar se një gjykatë e hodhi poshtë moslejimin e zgjedhjeve. Dhe ngjau pikërisht ashtu sikurse Lapsi.al e kishte parashikuar se do të ndodhte që në 13 qershor. Pra, partiza e Beqirit i shërbeu kombit duke zgjidhur krizën më të madhe kushtetuese që ka kaluan ndonjëherë Shqipëria. Ata pesë gjykatës, duke marrë përsipër të mos lejonin ç’regjistrimin e “Unitetit…” nga gara i shpëtuan fytyrën dhe lundrimin në paligjsh-

10 E martë, 25 QERSHOR 2019

Pesë gjykatës kamikazë, një provë më shumë se zgjedhjet duheshin bojkotuar mëri Edi Ramës. Për ata gjyqtarë nuk ka aspak rëndësi argumentimi juridik që kanë zgjedhur, i rëndësishëm është përdorimi politik. Sepse ata u bënë pjesë e një makinerie të skicuar në zyrën e kryeministrit, për mënyrën se si fushata do vazhdonte në mënyrë të paligjshme, se si KQZ do sillej si një bandë që interpretonte dekretet presidenciale, se si do futej në lojë Idajet Beqiri, se si shfaqen e tij do ta vazhdonte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për të mbyllur në fund historinë në Kolegjin Zgjedhor. Pra, Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj, nuk bënë asgjë më shumë sesa ajo që tha Edi Rama vetëm një minutë pasi u njoh me dekretin e Metës: ai është i pavlefshëm dhe presidenti duhet shkarkuar.

Në këtë kuptim, ata janë disa mjeranë që tremben për vendin e punës, me të cilët nuk ia vlen të merresh. Fabula e tyre ka rëndësi për tjetër gjë. Ajo ka rëndësi për të na dëshmuar se deri në ç’pikë e ka kapur për gryke shtetin Rilindja. Ndryshe pse PS do ta vazhdonte fushatën kur së paku formalisht dhe përkohësisht ajo ishte pezulluar me ligj pas dekretit të Metës? Ndryshe pse KQZ do të sillej aq politikisht duke u shtirur se ky dekret ishte i pavlefshëm? Ndryshe policia pse do të zbatonte urdhrat partiakë, se zgjedhjet do të zhvillohen me çdo çmim, pavarësisht nga rezervat e bashkive të drejtuara nga opozita? Le të supozojmë për një moment se dekreti i Metës ishte antikushtetues dhe në tejkalim të kompetencave presidenciale. Le të supozojmë se ai mund të rrëzohej,

jo ekskluzivisht nga gjykata kushtetuese që mungon, por nga kolegji apo gjykata administrative… Por përsëri dalim tek pyetja: pse asnjë organizëm shtëtëror nuk priti qoftë dhe vendimin e këtyre gjykatave minore? Përgjigja është e thjeshtë: se ato e dinin paraprakisht vendimin që do të merrej. Në ç’do autokraci nuk ka vend për surpriza. Edhe Kolegji Zgjedhor i kësaj të hënë këtë vërtetoi. Ai dëshmoi se pushteti e ka shtrirë në arkivol shtetin. Dhe qoftë edhe vetëm për këtë bojkoti i opozitës ishte tejet i vlefshëm. Për të na treguar se deri ku mund të zhyten duart në krim. Për të na bindur se si sillen banditët kur ua lë fushën bosh: njësoj si grabitësit me maska përpara kasafortave të hapura të një banke. Lapsi.al

T’a gëzoni Ed evlatin, më bukur nuk ja fusnit dot vetes “Në vendin tim e në vendi tend E shpojnë lakrën e i hedhin mend Në vendin tim e në vendin tend. Ty të kruhet, tjetrit i dhëmb! D. Agolli jasin, një nga djemtë e asaj pak javë më parë në një studio, u mek nga gulçet. I kishin bërë një pyetje se si është sot Memaliaj? Dhe ai nuk foli, u gufos, mblodhi supet dhe i rrodhën sytë. Është si të thuash, ku ta kapësh, ku ta mbash! Ky ishte Agron Llakaj në Top Chanel emisioni Soiree, mars 2019. Mirëpo një tjetër gjiton po nga ato anë, ka kënaqësinë të ndaj me ne ca poezi erotike. Dhe mendon se Shqipërinë veç Edi Rama e bën dhe askush tjetër. Ky është Golik Jaupi, i grupit të Bënçës. Kështu mendonte edhe për Enverin dhe Tepelena e tij mori si dhuratë ca kampe të vuajtjes së dënimit,

ca nga kapanone me armiq nga lufta e klasave. Kurse Bënça mori ca steka çobenësh dhe bunkerësh për armiqtë imagjinar të Enverit. Kurse me këtë ideatorin, Ed evlatin ka marrë farën e kanabisit. Por edhe teksin foljor do të na i bësh. Kështu këndoi rrapsodi, Bënçën me autostrada do të na i bësh. Dyzetë e pesë ndenji Enveri dhe ja bëri..., Tani ka ndërmend të mbajë Ed evlatin dyzetë e pesë. Zoti u dhëntë mend se, e kish mirë Dritëroi kur thoshte se në vendin tim e në vendin tënd, e shpojnë lakrën dhe i fusin mend. Eshtë një nga ato epokat më paradoksale shqiptare, ku askush nuk ka

turp, dhe gjithkush përpiqet të vërë poshtë të mundurin, atë që nuk ka asgjë në dorë, veç rrugën. Megjithëse në vendet demokratike është fare e thjeshtë, që ai ka pushtetin o siguron gjithëpërfshirje, o hap krahun për pa aftësi. Në Shqipëri ndodh e kundërta, i kërkohet hapja e krahut të mundurit, kurse të paftit i përgatitet e ardhmja, deri folklorizohet. Megjithëse ai rapsodi vjen nga zona ku uji dhe energjia janë priviligj, prapë këndon. Por nuk ke se çfarë i bën, është pjesë organike e dështimit tonë social, është mendësia jonë. Gëzojeni Ed evlatin dhe dështimin tuaj. Janë futja më e bukur që i bëni vetes. Lumturohuni dhe shkoni deri në frenezi por hiqeni nga mendja se po bëni demokraci. Ca radhë opozitarizmit... Rreziku i një palë zgjedhjeve moniste mund të ketë tagër për vendin, por ka edhe një

emër. Tashmë nuk është e vështirë të kuptohet se midis Enver djalit dhe Ed evlatit nuk ka asnjë ndryshim. Lërini le t’i bëjnë..., forca testuese opozitare do dali nga pjesëmarrja, nga përqindjet. Një fitore idiote u shërben vetëm idotëve. Opozitarizmi ka për detyrë t’i ofroj shqiptarëve sfidat e premtuara. Ndryshim të kodit zgjedhor, president nga populli dhe kufizim mandatesh, gjithëpërfshirje në ndarjen dhe balancimin e pushtetit. Lërini këta të çmendurit në çmendurinë e tyre brilante. Protesta gati të përditshme dhe si kjo e fundit. Lërjani dhunën, vrasjet, përndjekjet, grabitjet, internimet janë kultura e tyre jo e opozitarizmit. Lërjani atyre ato metodat me përplasje popullore. Atëherë Dritëroi këto vargje ia mendte Berishës, por të jeni të bindur sot do thoshte se i kam për këtë Ed evlatin dhe Golikun e Bënçës.


FORUM

11

E martë, 25 QERSHOR 2019

Kolegji kamikaz dhe lapsusi froidian!

ANALIZË Nga NoraMalaj*

D

he farsa e radhës vazhdoi. U gjet, një Partia pa anëtarë për të vazhduar farsën e radhës. Dhe Kolegji kamikaz nuk vonoi të tregonte devocionin e dritshkurtësisë së radhës për të treguar se vajtja në votimin monist , jo në zgjedhje, pasi zgjedhje nuk ka , duhet të vazhdojë, pasi për këta gjyqtarë nuk ka rëndësi interpretimi juridikë, ata , sipas skenari i tyre ishte i qartë, të shpëtojmë Rilindjen , boll që kryeshefi të kënaqet. Këta të pestë, Astrit Kalaja, RidvanHado, Tomor Skerli, ArturMalaj dhe Lindita Sinanaj, vendosën këtë të hënë se dekreti i Kreut të Shtetit për anulimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh është i pavlefshëm. E ndërsa vazhdonin skenarin, kur thanë rezultatin, gabuan në

një vend me lapsusin froidian. Vendimmarrjen dhe farsën kishin kohë që e kishin gatitur, dhe pseudopartinë e kishin gjetur, madje edhe vendimin e kishin shkruar me parë, por vetëm se zbardhen e saj e kishin menduar ne daten 26 . 06.2019 dhe jo në datën 24.06.2019. Këta janë mjeranë e gjykatës, që neodiktatura i ka kapur për fytyrë dhe si mjeranë dhe pështyma ju thahet kur lexojnë zbardhjen e vendimit të shkruar më parë dhe që sipas skenarit duhet të ishte zbardhur dy ditë më vonë dhe ky është pisllëku ku është zhytur kjo klasë pushtetarësh, që nga asgjëja do të legjitimoj çdo gjë dhe në çdo gjë kërkon tê diktojë dhe të vendosi shtetin e neo diktaturës! Andaj vetëm për të treguar sesa dhe deri ku është zhytur në llum kjo politikë e pushtetit te kapur

nga krimi, mafjadhenqe prodhon frikë, varfëri, persekutim dhe burg, ia vleu djegia e mandateve tona , për të treguar të vërtetën. bardhë e zi! Në fund , Kolegji nuk surprizo po vazhdojë lojën e kamikazit për të prodhuar kolapsin ligjor e deri sa të vij data 30 qershor, që ende nuk kemi parë gjë akoma , shqpitarët do të njihen edhe me shumë gjëma te tjera , e në fund do t’ju kujtohet thënia : As rroj , as vdes ,po jetojmë në një vend me një qeveri që të lë pa mend !!!! Nuk dihet ku po shkojmë??!!! Një gjë është e sigurtë, data 30 qershor është ditë e diel , dita e fundit e muajit të parë të verës! Një ditë e bukur për të gëzuar me familjen në det, në lumë apo në mal! *Ish-deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

FORUM

Shteti i një njeriu duhet të rrëzohet Nga Silva Caka*

P

ër të gjithë ata që kishin ende ndonjë fije shprese se Reforma në Drejtësi nuk i shërbente Edi Ramës dhe interesave të tij, sot besoj e ka kuptuar qartë, që në këtë vend, drejtësi nuk ka më. Ne i kemi paralajmëruar pasojat e mungesës së Gjykatës Kushtetuese dhe ja ku ndodhemi sot përpara një fakti skandaloz: Kolegji Zgjedhor, vendos nëse do të mbahen zgjedhjet në 30 qershor apo jo? Me çfarë tagri vendos Kolegji Zgjedhor, të dalë kundër Dekretit të Presidentit dhe mbi Gjykatën Kushtetuese? Kjo ka një përgjigje shumë të thjeshtë: kur abuzohet me pushtetin, shteti konsiderohet një njeri i vetëm; një dorë e vetme. Në dorën e Edi Ramës sot është i kapur i gjithë shteti: nëse Edi Rama do, ti bëhesh i pasur, nëse Edi Rama do, ti vdes për bukë. Nëse Edi Rama do, ti kalon Vettingun, nëse Edi Rama do, ti nuk shkon as në Amerikë e as në Europë, nëse Edi Rama do, ti nuk del më as jashtë kufijve të Shqipërisë, nëse Edi Rama do, ti bëhesh shef policie në Bulqizë, nëse Edi Rama do, ti e mbjell drogën ku të duash, nëse Edi Rama do, ti vjedh zgjedhjet bashkë me policinë, nëse Edi Rama do, ti zgjohesh një ditë me fadromën tek dera, që ka ardhur të të shkatërrojë shtëpinë, nëse Edi

Rama do, ti bëhesh mbret, nëse Edi Rama do, ti bëhesh pasha, madje nëse Edi Rama do, ashtu është edhe moda. Nëse ti nuk do që Edi Rama të të marrë edhe shpirtin, refuzoje këtë dorë kriminale e kanceroze, që po shkatërron çdo ditë e më shumë “qelizat” e shëndetshme të

demokracisë e jetës tonë! Bashkohu me qytetarët që protestojnë, refuzo të bëhesh fasadë, refuzo gjithçka që vjen nga kjo dorë e që duhet t’a kthesh mbrapsht me interesa shumë të larta. Ish-deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I LSI-SË

Brahimllari: Kolegji kamikaz i Ramës shqyrtoi një çështje që nuk ekziston

Sekretari i Përgjithshëm i LSI,EndriBrahimllari, duke komentuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor që nuk pranoi dekretin e Presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve, shkruan se : “Kolegji zgjedhor kamikaz te Edi Rames shqyrtoi një çështje që nuk ekziston. Kamikazët e Edi Ramës marrin vendim për një çështje që nuk ekziston.Paligjshmëria e Edi Ramës nuk njeh kufi. Sot gjykatat duhet të kishin marre vendim për kupolën drejtuese të rilindjes për përfshirje në krim të organizuar, intimidim të qytetarëve dhe blerje masive votash me paratë e drogës dhe Krimit, e vërtetuar tani nga përgjimet zyrtare te Prokurorisë”, deklaroi Braimllari.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E martë, 25 QERSHOR 2019


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

13 E martë, 25 QERSHOR 2019

Turistët e huaj: Shqipëria të magjeps, do të rikthehemi sërish

Tri javë nga veriu në jug

S

hqipëria turistike e cila ofron një itinerar gjithëvjetor dhe ka një natyrë të mrekullueshme në katër stinë, vijon të mbetet destinacioni i preferuar i turistëve nga Europa. Për turistët Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë vijon të jetë një nga destinacionet më të preferuara. Në këto ditë ku ka nisur dhe sezoni turistik rrugët e kryeqytetit janë të mbushura me turistë të huaj. Gjatë një vëzhgimi nga Agjencia Telegrafike Shqiptare grupet e turistëve i gjen kryesisht përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, tek “Piramida”, por edhe në muzeumet e Tiranës, të cilat mbeten një nga pikat e preferuara të tyre, pasi turistët nga Europa kanë interes të mësojnë shumë për kulturën dhe traditën shqiptare. Turistët e huaj përveç Tiranës, kanë vizituar edhe qytetin muze të Beratit, Gjirokastrën, Sarande Durrësin, Shkodrën, Tropojën, etj. Ata shprehen të mrekulluar nga bukuria natyrore, historia, kultura dhe mikpritja e shqiptarëve.

Turistët e huaj që gjenden në Tiranën gjatë këtyre ditëve, janë nga vende si Holanda, Gjermania, Franca dhe Anglia

gjë kjo e cila vërteton se tashmë Shqipëria është një pikë kyçe e itinerareve turistike për këta turistë. Një turiste nga Holanda shprehet se, “kjo është vizita jonë e parë në Shqipëri. Është vend i mahnitshëm. Na pëlqen vërtet ky vend. Për ne është magjepse që ju keni një përzierje ndikimi otoman, italian, por dhe komunist gjë që përbën një përzierje interesante”. Turistja holandeze vijon se “njerëzit janë shumë miqësorë, ishte një eksperiencë e mrekullueshme. Ne qëndruam këtu për tre javë duke i rënë përreth Shqipërisë. Filluam në Tiranë,

shkuam në jug, në Butrint. Pamë Beratin, Gjirokastrën dhe Vlorën. Më pas vijuam udhëtimin tonë në veri, në Theth, pamë liqenin e Komanit dhe ishte shumë i bukur. Mikpritja na bëri përshtypje, e ndjemë se njerëzit e bëjnë me dashuri, dhe kjo të bën përshtypje. Do rikthehemi përsëri, pasi duam të shohim shumë gjëra në Veri. Nuk patëm kohë të mjaftueshme për të bërë ecje të gjata në Veri. Duam vërtet të vijmë përsëri”. Një i ri nga nga Gjermania shprehet se, “kjo është hera e parë që vij në Shqipëri. Arkitektura në Tiranë është vërtetë e mahnitshme, të lë pa frymë. Mendoj se këtu është vërtet këndshëm. Në Tiranë do qëndrojmë dy ditë dhe në të gjithë Shqipërinë tri javë. Do shkojmë në Alpet e Shqipërisë dhe Rivierën në Jug. Njerëzit këtu janë shumë miqësorë dhe mikpritës. Janë njerëz të mirë”. “Në Tiranë do të qëndrojmë vetëm dy ditë. Këtu është shumë bukur. Ka shumë pemë dhe gjelbërim. Njerëzit janë shumë të mirë. Ushqimin ende nuk e kam provuar, por mëngjesi ishte shumë i mirë”, – shprehet një tjetër turiste nga Gjermania. Një çift turistësh gjermanë u shprehën se, “kjo është hera e parë që vijmë në

PARKU KOMBËTAR

“Shebenik-Jabllanicë”, mrekulli e natyrës në të katër stinët

P

arku Kombëtar “Shebe nik-Jabllanicë” mbetet një destinacion turistik i jashtëzakonshëm për t’u frekuentuar në të katër stinët, por në veçanti në stinën e verës. Një grup turistësh prej 30 vetash shijuan fundjavën në këtë park mes aventurës dhe

bukurive që ky vend ofron. Përgjatë dy ditëve turistët shijuan kampingun, notuan në ujërat e pastra të liqenit të Fushë-Studënit gjithashtu shijuan dhe ushqimin tradicional të zonës. Në fund të vizitës së tyre grupi me turistë u ngjitën në Malin e Gurit në

lartësinë 1848 m, duke bërë që kjo eksperiencë të ishte e veçantë për ta. Në Shebenik turistët kanë mundësi të shijojnë liqenet karstike, liqenin e Fushë-Studnës, Vlaskën, Fushën e Dorëzit, Bredhin e Fushë-Kuqes, Rrapin e Taksimit, Shkallën e

Skënderbeut, Gurrën e Ariut e shumë zona të tjera që presin vizitorë. Moratoriumi i gjuetisë ka bërë që edhe kafshët e egra të shtohen për t’i dhënë më tepër gjallëri kësaj zone.

Shqipëri. Do udhëtojmë rreth gjithë Shqipërisë nga veriu, në lindje dhe jugu në perëndim. Këtu çdo gjë është e bukur. Veriu është shumë i mirë për të bërë ecje. Jugu është interesant për kulturë si Butrinti dhe lindja për liqenin e Ohrit. Në Tiranë gjithçka është shumë ndryshe. Njerëzit janë shumë miqësorë dhe të sjellshëm. Ia kaluam shumë mirë këtu. Çdo gjë është e mirë në Shqipëri”. Një tjetër turist nga Anglia tha se “vij për herë të tretë në Shqipëri. Më pëlqen shumë është një vend interesant me një histori të mahnitshme. Kemi ardhur në Shqipëri me një grup studentësh për të mësuar për Shqipërinë dhe historinë e saj. Ky udhëtim do jetë një përvojë e mrekullueshme. Do qëndrojmë pesë ditë në Shqipëri. Do shkojmë në Elbasan, Librazhd, Durrës dhe natyrisht në Tiranë. Këtu më pëlqejnë shumë njerëzit pasi janë miqësorë dhe interesantë. Këtu dëgjon shumë histori mahnitëse”. “Jam nga Franca dhe është vizita ime e parë në Shqipëri. Tirana është qyteti i parë që kemi vizituar. Do shkojmë në Jug. Gjithashtu do vizitojmë Beratin dhe më pas në det”, – u shpreh një tjetër turiste nga Franca.


AKTUALITET

14

E martë, 25 QERSHOR 2019

Periudha 2009-2018, numri i aplikimeve për herë të parë për azil nga shqiptarët 178,515 aplikime, duke u renditur vendi i parë i Europës për nga numri i lartë i azilantëve

A

zili në Francë është zonë e ndaluar për shqiptarët. Në aeroportin “Nënë Tereza”, në javët e fundit kanë mbërritur 260 shtetas shqiptarë me avionë të posaçëm, të cilët janë riatdhesuar pas refuzimit të kërkesës për azil nga autoritetet franceze. Operacioni i riatdhesimit u zhvillua në bashkëpunim me Policinë franceze. Edhe pse vendi ynë është pjesë e listës së shteteve me origjinë të sigurtë, 26% më shumë shqiptare kërkuan azil për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian gjatë 3 muajve të parë të 2019. Sipas Instat, kjo shënoi sërish një trend rritës të emigrantëve shqiptarë që kërkojnë azil për herë të parë, të cilët arritën në 1,645 nga 1,310 persona. Pjesa më e madhe e tyre, apo rreth 43% e totalit, aplikuan për azil në Francë. Duke qenë se shteti francez ndjek politika më pak shtrënguese në lidhje me azilantët, prej kohësh Franca është bërë destinacion kryesor i shqiptareve që kërkojnë azil për shkak të lehtësive që ofron sidomos për familjet me fëmijë të vegjël. Vetëm gjatë 2018, numri i azilkërkuesve në Francë ishte 8,280, nga rreth 19 mijë aplikime që ishin bërë në të gjithë Bashkimin Europian për atë vit, sipas të dhënave të raportuara nga Eurostat. Pas Francës, pjesa tjetër i është drejtuar kryesisht Gjermanisë. Më pas renditet Mbretëria e Bashkuar, Greqia, Holanda dhe Belgjika. Në total, për periudhën 2009-2018, numri i aplikimeve për herë të parë për azil nga shqiptarët 178,515 aplikime, duke u renditur vendi

Azili në Francë zonë e ndaluar, rritet numri i kërkesave nga shqiptarët RAPORTI “26% më shumë shqiptare kërkuan azil për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian gjatë 3 muajve të parë të 2019. Sipas Instat, kjo shënoi sërish një trend rritës të emigrantëve shqiptarë që kërkojnë azil për herë të parë, të cilët arritën në 1,645 nga 1,310 persona. Për periudhën 2009-2018, numri i aplikimeve për herë të parë për azil nga shqiptarët 178,515 aplikime, duke u renditur vendi i parë i Europës për nga numri i lartë i azilantëve”.

i parë i Europës për nga numri i lartë i azilantëve. Në raport me popullsinë Shqipëria renditet e para në botë për numrin më të lartë të aplikimeve për azil në BE, duke kaluar edhe popujt që ikin nga vendet me konflikte. Autoritetet franceze, theksojnë se shtetasit që vijnë nga vendet e sigurta që të mos ndërmarrin udhëtime, pasi nuk kanë asnjë shans për të

përfituar azil në kohën kur argumentet më kryesore që dëgjohen nga shqiptarët janë shkaqet ekonomike, një arsye kjo që nuk merret parasysh në dhënien e të drejtës së qëndrimit. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është krijuar një strukturë e veçantë për identifikimin e Shqiptarëve që kanë kërkuar azil në vendet e BEsë. Zv/ministrja e Brendshme,

Rovena Voda, ka theksuar vazhdimisht se bashkëpunimi mes dy policive është i shkëlqyer dhe po punohet maksimalisht për parandalimin e azil-kërkimit. Çfarë bëjnë shqiptarët në Francë? Një kronikë e një medieve france e publikuar në muajin prill, kishte si protagonist një shqiptar. Erjoni arriti në Francë në fund të shkurtit me familjen e tij. Ai është një nga 114 personat e evakuuar,

duke përfshirë 37 të mitur, nga kampi i emigrantëve të instaluar prej disa muajsh në ishullin Ramier. Një “lagje e varfër” ku ishin ngritur kasolle, 200 metra nga rruga Camille-Soula, u demontua që nga Stacioni e deri në Nakache. Karroca, biçikleta, frigoriferë dhe mobilje të improvizuara u dërguan në depo. “Në Shqipëri duhet të paguani për çdo gjë, madje edhe për të shkuar tek mjeku. Ndërsa këtu është më mirë edhe nëse jetojmë në rrugë”,-tha ai.

AKSIDENTET

SITUATA

Ja afati që detyron shlyerjen nga sigurimet

ARRSH merr masat pas tragjedisë, eksperti: Nuk mjaftojnë P

Nga 1 korriku kompanitë e sigurimit duhet të paguajnë demet materiale brenda 28 ditësh kalendarike nga dita e paraqitjes së kërkesës. AMF ka përcaktuar për herë të parë kohën që duhet për të kryer procedurat dhe pagesat. Aranit Muja, thotë se për dëmet materiale, ku futen aksidente automobilistike dhe sigurimet e tjera të jetës dokumentacioni duhet mbyllur brenda 14 ditësh nga paraqitja e kërkesës dhe po 14 ditë duhet per kryerjen e pagesave nga ana e kompanive. Afati per pagesat e dëmeve shëndetësore është më i gjatë, procedura shkon 90 ditë për praktikën e dokumentacionit dhe 14 të tjera duhen për shlyerjen e dëmeve. Në rast refuzimi të kërkesës, shoqëria e sigurimit duhet të njoftojë me shkrim palën e dëmtuar për refuzimin dhe shkaqet ligjore, që çojnë në këtë refuzim. Ne tremujorin e parë të këtij viti kompanitë e sigurimit kanë paguar 12 milionë euro dëme.

ërfundimet e ekspertizës zyrtare për shkaqet e këtij aksidenti që i mori jetën dy bashkeshortëve dhe vajzës së tyre ende nuk kanë dalë. Autoriteti Rrugor Shqiptar, mori disa masa duke vendosur tabela pulsuese dhe fosforeshente në mënyrë që drejtuesit e mjeteve të kenë disa lehtësi më shumë kur qarkullojnë në këtë aks. Sipas ekspertit autoteknik të sigurisë rrugore, Islam Qibini, sinjalistika në këtë rrethrrotullim përsëri ka mangësi edhe pse sapo është vendosur. “Në segmentin rrugor ku ka ndodhur ky aksident dhe drejtimi i veturës tip “BMW” kemi sinjalistikë vertikale dhe horizontale. Kemi sinjalistikë vertikale për kufizim shpejtësie nga 80, 60, 40 deri në 20 por kemi pa plotësuar me sinjalistikë të ndritshme. Bordura e këtij

rrethrrotullimi duhej të ishte me fosforeshente. Me vendosjen e pulsanteve të ndritshme, i tërheqin vëmendjen drejtuesit të mjetit, i cili detyrohet për të ulur shpejtësinë dhe për të qarkulluar në mënyrë normale

në rrethrrotullim”, tha ai. Ndër shumë shkaqet për numrin e lartë të aksidenteve rrugore me pasoja fatale për jetën, sipas Qibinit është edhe mungesa e patrullave të Policisë Rrugore në akset problematike.


AKTUALITET

15

E martë, 25 QERSHOR 2019

Janë 132 mjekë dhe infermierë të punësuar për sezonin veror, në mbështetje të stafit ekzistues, që ofrojnë shërbim 24 orë në 28 qendrat shëndetësore verore nga veriu të jug të vendit

Qendër e re në Ksamil, Manastirliu: Në gatishmëri për fluksin e turistëve N

jë tjetër qendër shëndetësore është rehabilitur. Qendra shëndetësore Ksamil është rehabilituar plotësisht, për t’i shërbyer me kushte dhe standarde bashkëkohore jo vetëm mbi 8 mijë banorëve të kësaj zone por edhe turistëve të shumtë që frekuentojnë Ksamilin gjatë sezonit veror. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi qendrën shëndetësore të Ksamilit, ku garantoi gatishmëri 24 orë në 7 ditë të javës të shërbimit mjekësor në zonat turistike. “Me këtë qendër shëndetësore model, të rehabilituar në kuadër të programit tonë të 300 qendrave të reja shëndetësore por edhe me një tjetër qendër verore 24 orëshe, i përgjigjemi në kohë dhe me cilësi fluksit të shtuar të turistëve në Ksamil”, tha Manastirliu. Dy qendra shëndetësore 24 orëshe funksionojnë në këtë zonë turistike gjatë gjithë sezonit veror. “Kemi shtuar personelin mjekësor për të garantuar mbulimin e plotë me shërbim shëndetësor në zonat turistike”, tha Manastirliu. Janë 132 mjekë dhe infermierë të punësuar për sezonin veror, në mbështetje të stafit ekzistues, që ofrojnë shërbim 24 orë në 28 qendrat shëndetësore verore nga veriu të jug të vendit. Çdo qendër verore ka tashmë setin e plotë të medikamenteve me 52 lloje barnash dhe 25 lloje materialesh mjekësore për çdo emergjencë. Rreth 2700 pushues kanë marrë shërbim në 15 ditët e para të funksionimit të qendrave shëndetësore verore në zonat turistike. Qendrat shëndetësore verore po mbështeten edhe me 18 postacione fikse autoambulancash, spitalet me shërbim të përforcuar si dhe me Njësinë e Helikopterëve. Qendrat shëndetësore verore të hapura nga veriu në jug të vendit, tashmë janë pajisur me barnat dhe materialet mjekësore bazë për rastet e urgjencave mjekësore. “Janë 132 mjekë dhe infermierë të trajnuar për çdo emergjencë, të cilët do të ofrojnë shërbim të specializuar në 28 qendrat verore, të cilat janë pajisur me të gjithë barnat dhe materialet mjekësore të nevojshme për të mbuluar sëmundshmërinë e stinës së verës dhe urgjencën

KSAMIL “Manastirliu inspektoi qendrën shëndetësore të Ksamilit, ku garantoi gatishmëri 24 orë në 7 ditë të javës të shërbimit mjekësor në zonat turistike. “Me këtë qendër shëndetësore model, të rehabilituar në kuadër të programit tonë të 300 qendrave të reja shëndetësore por edhe me një tjetër qendër verore 24 orëshe, i përgjigjemi në kohë dhe me cilësi fluksit të shtuar të turistëve në Ksamil”.

28 QENDRA

mjekësore”, tha Manastirliu. Ajo deklaroi se i gjithë shërbimi do të koordinohet nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore. Nëpërmjet numrit 127, do të adresohet çdo emergjencë shëndetësore. Përveç

qendrave verore, të gjithë ekipet mjekësore në spitalet pranë zonave turistike do të jenë me shërbim të përforcuar si dhe shërbimi i autoambulancave dhe Njësia e Helikopterëve do të jenë në gatishmëri. Qendrat

shëndetësore 24 orëshe pranë zonave turistike do të jenë të hapura deri më 15 shtator. Gjatë vitit të kaluar, rreth 50 mijë pushues morën shërbim në qendrat shëndetësore verore, gjatë sezonit turistik.

“Janë 132 mjekë dhe infermierë të punësuar për sezonin veror, në mbështetje të stafit ekzistues, që ofrojnë shërbim 24 orë në 28 qendrat shëndetësore verore nga veriu të jug të vendit. Rreth 2700 pushues kanë marrë shërbim në 15 ditët e para të funksionimit të qendrave shëndetësore verore në zonat turistike. Qendrat shëndetësore verore po mbështeten edhe me 18 postacione fikse autoambulancash, spitalet me shërbim të përforcuar si dhe me Njësinë e Helikopterëve”.

VLORË

KSAMIL

Task-Forca aksion për rojet bregdetare

Studenti i shkëlqyer zgjedh t’i shërbejë pushuesve

Në të gjithë vijën bregdetare të Vlorës, nuk ka asnjë vrojtues edhe pse disa kulla ekzistojnë. Për këtë arsye, të hënën Task-Forca e drejtuar nga Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj ndërmorri një aksion në 200 plazhet nga Zvërneci në Orikum. Ajo që është konstatuar ka të bëjë me faktin se asnjë subjekt privat nuk ka zbatuar ligjin, përsa i përket sigurisë në det. Sipas prefektit Mamaj, bizneseve iu është lënë një afat për plotësimin e kushteve. Në të kundërtën plazhet private do të mbyllen. Ditët e fundit në Durrës, Shëngjin janë shënuar viktima për shkak të mungesës së sigurisë në bregdet. Kullat e vrojtimit nga Mali i Robit në Kavajë dhe deri te Ura e Dajlanit në Durrës janë të boshatisura. Përjashtim bën vetëm kjo kullë në plazhin e madh të Durrësit, ndërsa pushuesit shprehen të pasigurtë nga mungesa e vrojtuesve. Për pjesën më të madhe të subjekteve, pagesa e vrojtuesve të trajnuar konsiderohet një kosto e lartë kundrejt fitimeve që kanë gjatë sezonit. Të tjerë e kanë zgjidhur formalisht duke certifikuar familjarë të tyre, që aktivizohen vetëm në ditët kur grupet e kontrollit dalin në terren. Subjektet vijojnë qetësisht aktivitetin e tyre duke shfrytëzuar brezin e rërës e shpërfillur detyrimet me të cilat i ngarkon vendimi i Këshillit të Ministrave për masat e sigurisë në plazhe.

Adrian Abdulli, student i shkëlqyer i Mjekësisë ka zgjedhur të punojë gjatë gjithë sezonit veror në qendrën e re shëndetësore në Ksamil. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se Abdulli, pas eksperiencës si mjek urgjentist në Qendrën Spitalore Universitare zgjodhi t’u shërbejë banorëve të Ksamilit si dhe pushuesve të shumtë gjatë këtij sezoni. Sipas Manastirliut, 132 mjekë dhe infermierë janë punësuar për sezonin veror në 28 qendrat shëndetësore në zonat turistike, të cilat ofrojnë shërbim 24/7 nga veriu të jug të vendit. “Janë 132 mjekë dhe infermierë të punësuar për sezonin veror, në mbështetje të stafit ekzistues, që ofrojnë shërbim 24 orë në 28 qendrat shëndetësore verore nga veriu të jug të vendit. Rreth 2700 pushues kanë marrë shërbim në 15 ditët e para të funksionimit të qendrave shëndetësore verore në zonat turistike. Qendrat shëndetësore verore po mbështeten edhe me 18 postacione fikse autoambulancash, spitalet me shërbim të përforcuar si dhe me Njësinë e Helikopterëve”.


AKTUALITET

16

E martë, 25 QERSHOR 2019

Një pjesë e mirë e maturantëve e shohin të ardhmen e tyre në Gjermani. “ Më pëlqen të studioj jashtë për një arsim më të mirë. Nuk më pëlqen shumë jetesa këtu dhe mundësitë që ju ofrohen të rinjëve”

P

as tre provimeve të detyrueshme, të hënën maturanët në të gjithë Shqipërinë zhvilluan provimin e katër, atë të lëndës më zgjedhje, duke përmbyllur kështu dhe ciklin e maturës shtetërore 2019. Ndryshe nga vitet e tjera, maturantët kanë pasur të drejtë të zgjedhin vetëm një lëndë me zgjedhje për ta dhënë provim. Këtë vit kishte dhe një ndërthurje mes lëndëve, ku në një provim përfshihej filozofi-sociologji apo psikologji-qytetari. Provimi nisi në orën 10:00 dhe përfundoi mbas dy orësh e gjysmë,pra në 12:30 minuta. Ende pa kaluar një orë nga provimi, ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, denoncoi nxjerrjen e tezave të provimit të ekonomisë, filozofi-qytetari dhe të historisë. Po ashtu ish-deputetja ka bërë përgjegjës ministren Shahini duke e cilësuar si të paaftë. Në çdo provim të zhvilluar të maturës shtetërore këtë vit, ka pasur denoncime nga ishdeputet të opozitës si dhe nga vetë ish-kryeministri Sali Berisha, për nxjerrjen e tezave duke akuzuar ministren e Arsimit, Besa Shahini. Në shkollën Petro Nini Luarasi kanë qenë 465 maturantë që i janë nënshtruar provimit dhe të pyetur janë shprehur se provimet nuk kanë pasur nivel të lartë vështirësie, si dhe disa prej tyre kanë pasur mundësi të vogla komunikimi. Ndërkohë, pak ditë më parë dolën dhe përgjigjet e provimit të parë të zhvilluar, atij të gjuhës angleze, ku rezultuan mbetës vetëm 3.29 % të maturantëve.

Mbyllen provimet e maturës, PD akuzon: Tezat dolën

Pritet që të dalin dhe përgjigjet e tre provimeve të tjera dhe më pas maturantet, në muajin korrik do të plotësojnë formularin A2, ku do të hedhin 10 degë, për të konkurruar në Universitet. Një

4 PROVIME

pjesë e mirë e maturantëve të cilët iu nënshtruan provimit të radhës, e shohin të ardhmen e tyre në Gjermani. Lënda me zgjedhje ishte provimi i fundit. Testi i përbërë nga mbi 30 pyetje

kishte të njëjtën kohëzgjatje, 2 orë e 30 minuta. Në përfundim maturantët ndanë vlerësime të ndryshme për nivelin e vështirësisë. “Ishte nivel mesatar. Ishte normal, gjëra

“Pas tre provimeve të detyrueshme, të hënën maturanët në të gjithë Shqipërinë zhvilluan provimin e katër, atë të lëndës më zgjedhje, duke përmbyllur kështu dhe ciklin e maturës shtetërore 2019. Ndryshe nga vitet e tjera, maturantët kanë pasur të drejtë të zgjedhin vetëm një lëndë me zgjedhje për ta dhënë provim. Këtë vit kishte dhe një ndërthurje mes lëndëve, ku në një provim përfshihej filozofi-sociologji apo psikologji-qytetari”.

STOKHOLM

Denaj: Shqipëria potencial për investime

Shqipëria ka potenciale dhe resurse për zgjerimin e investime të rëndësishme në ekonomi, turizëm, bujqësi, infrastrukturë dhe energji. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bashkë me Zv/Ministrin Elton Haxhi dhe Zv/Ministrin e Jashtëm Sokol Dedja, morëm pjesë ditët e fundit, në Konferencën e Nivelit të Lartë të Ballkanit Perëndimor në Stokholm, për të diskutuar rreth zhvillimeve politike dhe ekonomike, dhe procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Ky event i organizua nga Ministria e Jashtme e Suedisë, vjen menjëherë pas publikimit të raportit të KE-së për Ballkanin Perëndimor, i cili rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë takimit me biznesin suedez, kompani suedeze dhe përfaqësues të KE-së, ministrja Denaj, prezantoi potencialin ekonomik që ofron vendi ynë, duke vendosur theksin te sektorët kyç për të investuar dhe mbështetur financiarisht, siç janë industria e turizmit, bujqësisë, infrastruktura, ndërtimi dhe energjia.

LUFTA

P

rokurorja e Përkohshme e Përgjithshme, Arta Marku ka marrë pjesë në Konferencën 3 ditore të Kryetarëve të Gjykatave Supreme dhe Prokurorëve të rajonit , në Mal të Zi. Gjatë fjalës së saj Marku foli mbi mbrojten penale juridike dhe mekanizmat e luftës kundër terrorizmit dhe migracioneve të paligjshme. Sipas saj Shqipëria ka marrë masat që të dënojë këdo që synon të bashkohet me terroristët. “Shqipëria ka marrë masat e saj ligjore e teknike për të goditur këdo që synon të bashkohet me terroristët ose që rekruton luftëtarë kundër njerëzve të pafajshëm. Në Shqipëri, nga hetimet e deritanishme, rezulton se personat që i janë bashkuar këtyre formacioneve janë persona me nivel të ulët arsimor dhe vështirësi të mëdha ekonomike. Pra, janë njerëz, të cilët besojnë se duke u bashkuar me terrorin, mund të jetojnë më mirë. Në vende të ndryshme

LARGIMI “Ishte nivel mesatar. Ishte normal, gjëra që i kemi mësuar në shkollë. Nuk ishte shumë i ngarkuar. Kam investuar shumë tek gjuha gjermane. Më pëlqen të studioj jashtë për një arsim më të mirë. Nuk më pëlqen shumë jetesa këtu dhe mundësitë që ju ofrohen të rinjëve. Këtë javë maturantët priten të njihen me rezultatet e gjuhës shqipe dhe letërsisë, provim të cilin e kanë cilësuar të vështirë”. që i kemi mësuar në shkollë. Nuk ishte shumë i ngarkuar”. Disa prej tyre tashmë janë të vendosur për degën e studimit që do të ndjekin. Një pjesë e konsiderueshme në vjeshtë do të lënë Shqipërinë për të vijuar studimet jashtë vendit, kryesisht në Gjermani. Dëshira për një arsim cilësor është arsyeja kryesore e largimit. “Kam investuar shumë tek gjuha gjermane. Më pëlqen të studioj jashtë për një arsim më të mirë. Nuk më pëlqen shumë jetesa këtu dhe mundësitë që ju ofrohen të rinjëve. Këtë javë maturantët priten të njihen me rezultatet e gjuhës shqipe dhe letërsisë, provim të cilin e kanë cilësuar të vështirë”,-shprehen maturantët. Pritet që të dalin dhe përgjigjet e tre provimeve të tjera dhe më pas maturantet, në muajin korrik do të plotësojnë formularin A2, ku do të hedhin 10 degë, për të konkurruar në Universitet.

Marku: Dënojmë këdo që bashkohet me terroristët

ka arsye të ndryshme se përse individët i bashkohen grupeve të terrorit. Pavarësisht arsyeve, sapo këta individë bashkohen

me terroristët, kanë një të përbashkët të frikshme, nga ai moment kthehen në vrasës potencialë”,-ka thënë Marku.


FORUM ANALIZË Nga Marjana Doda

N

jë vit më parë në Koha Jonë* kam shkruar se negociatat ndoshta nuk do të çelen kurrë. Ndonëse atëherë u angazhuan vende të rëndësishme, madje dhe opozita i kërkoi zyratarisht BE-së çeljen e tyre e nga pozita u konsiderua si fitore, por çdo gjë u sfumua thjesht në thënien:” Do të çelen në qershorin tjetër”. Çelja e negociatave tashmë është bërë si loja me kungullesha: Jo këtë vit. Por kur? Vitin tjetër. Por përse vitin tjetër? Por kur?...dhe kështu pambarim. Në analizën time të para një viti mendoja se problemet brenda vetë BE-së, mungesa e dialogut politik në një parlament të tipit “komunist”, në një vend ku drejtohet me mentalitet satrapist, me një sistem drejtësie të kalbur, ku droga, krimi i organizuar dhe korrupsioni janë bërë aq shumë problem, vetëm me punësime militantësh të partisë në pushtet në administratën publike, vështirë se do të mund të çeleshin ato, përkundrejtë vlerave që duhet të mbartë një shoqëri për tu bërë pjesë e familjes europiane. Një vit më pas doli sërish se jemi më keq se një vit më parë, si vendi i parë në kultivimin e trafikimin e drogës, në eksportimin e krimit të organizuar drejt vendeve të BE-së që çdo ditë shpreh shqetësim për krimin e ardhur nga Shqipëria. Një vit më pas dolën abuzime me koncensione e tendera. Rasti më i fundit flagrant i kompanisë fantazmë “DH Albania” në Unazën e Re ku zhdukeshin miliona euro dëm nga buxheti i shtetit mbi taksapaguesit shqiptarë, në një vend ku nuk dihet ende minimumi jetik. Ndërsa sheh fëmijë e të moshuar në nevojë ekstreme si në poemen e mjerit “ kur shef fytyra të zbehta dhe sy të jeshilta, që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duart e mpita”, në një shoqëri ku nuk ka më mëshirë por oligarkë e qeveritarë që pasurohen me djersën dhe gjakun e popullit të tyre. Një vit më pas gazeta e njohur gjermane “Bild” botoi regjistrime se si krimi organizuar dhe pushteti të vjedhin votën, të vetmen të drejtë legjitime në një demokraci elementare. Një vit më pas dukemi sikur jemi kthyer pas si kurrë më parë. Një vit më pas jemi një shtet pa shtet, ku nuk funksionojnë institucionet më të rëndësishme, ku nuk ka opozitë në parlament, ku janë në luftë qeveri e president, ku nuk ka gjykatë kushtetuese e gjykatë të lartë, në një vend ku zgjedhjet për pushtet lokal do jenë njëpartiake, në një vend ku populli është ndarë në dy fronte duke provokuar një konflikt të mundëshëm civil. Atëherë, ku po sh-

kojmë? Ndonëse BE pati në plan të çelë njëherësh negociatat me Maqedoninë e Veriut, pas largimit të “dimrit Gruevski” e pagëzimit të emrit, pranvera maqedonase duket se ka çelur, porse tashmë “dimri shqiptar” po bëhet pengesë dhe për të, deri aq sa Presidenti Stevo Pendarovski, më 14 qershor të deklaronte se:” Problemi më i madh është ndarja me Shqipërinë. Shqipëria tani është rrëmujë. Opozita është larguar nga institucionet dhe po bëhet më e tensionuar”. Ndërsa pas takimit me Kancelaren Merkel, kryeministri Zoran Zaev do të ishte optimist se sipas tij Buntestagu në shtator do të japë dritë jeshile për fillimin e negociatave, ndërkaq më 14 qershor diplomatët e BE-së mbështetën se Maqedonia e Veriut ka bërë shumë përparime në bisedimet për futjen në union. Ndonëse forumet aktuale të BEsë, me gjithë dashamirësinë dhe predispozicionin e tyre kërkuan shpejtim të procesit, nuk mundën të realizonin fjalën e dhënë një vit më parë. Më 29 qershor 2019 në konferencën e Luksemburgut, Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Johanes Hahn e motivoi shtyrjen duke deklaruar se; “Disa shtete anëtare kërkuan më shumë kohë për të vlerësuar raportin e përparimit të dy vendeve. Disa vende, si Hollanda, Danimarka, Franca dhe Gjermania kanë kërkuar më shumë kohë për të vlerësuar raportin e përparimit të dy vendeve”. Pra, vendet me të rëndësishme të BE- janë ende skeptike. Sipas gazetës njohur gjermane “Süddeutsche Zeitung” , vetë Kancelarja Merkel i ka bërë refuzim në një seancë në komisionin parlamentar të Bundestagut rreth dëshirës së Komisionerit Evropian për hapje të shpejtë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë e Maqedonisë Veriut. Megjithë këtë zhgënjim, Ambasada e SHBA-ve në një deklaratë të saj më 30 maj do të inkurajonte se:” Ne mirëpresim rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit dhe konfirmimit të saj, se Shqipëria vijon të bëjë përpara në zbatimin e reformave jetike dhe të pakthyeshme. SHBA mbeten të përkushtuara që të punojnë me partnerët tanë shqiptarë e të BEsë për të siguruar integrimin me sukses të Shqipërisë në BE”. Por duhet theksuar se në rreth 30 vite demokraci, ndërkombëtarët në të shumtën e rasteve kanë dështuar në këshillat dhe qëndrimet e tyre në Shqipëri. Në tërë aktivitetin e tyre ata thuajse janë bërë gjithnjë palë me forcën qeverisëse dhe janë joshur në forma të ndryshme prej saj, dhe asnjëherë

17 E martë, 25 QERSHOR 2019

Negociatat nuk u çelën sërish... deri kur kështu? me opozitën,ose me saktë të jene avokate të popullit. Vetëm në rastet kur ka ndodhur destabilizim ata sensibilizojnë qeveritë për të mbajtur qëndrim. Në vendet e tyre qeveritë dhe ministrat japin dorëheqjen e prishen koalicione për një nënshkrim kontrate abuzive (rasti zv.kancelarit austriak Sebastian Kurz), ndërsa në Shqipëri inkurajohet autokracia si një atavizmë e komunizmit që i shkon aq për shtat mentalitetit politik shqiptar. Mesazhet e shtyrjes çeljes negociatave nuk janë aspak të qarta. Ndonëse ministri i Punëve të Jashtëm e të Evropës George Ciamba deklaron se Parlamenti dhe KE kanë dorëzuar raportin për të dy vendet anëtare të BE, se kanë bërë përparim, Shqipëria veçanarisht në gjyqësor, do nënvizonte se kriza politike në Shqipëri ka ndikuar negativisht në pozitën e disa vendeve, por përkundrejtë pretendimeve të Pendarovskit, vendimi për të dy vendet do jetë unik. Por gjasat janë se Maqedonia e Veriut mund të përparojë më shpejt në rrugën drejt negociatave. Preceptimi i mesazheve të perëndimit janë aq të paqarta, ose preferohen të konsiderohen të tilla, saqë dhe vetë liderët në Shqipëri i lexojnë ndryshe nga njëritjetri. Kështu, më 29 maj k.min Edi Rama do të cilësonte se: “Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Evropian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces”(ndërkohë një vit më parë e konsideronte fitore). Ndërsa kryetari opozitës Lulëzim Basha, më 18 qershor do dek-

laronte se:” Shqipërisë ju mohua për të tretën herë nën qeverisjen Rama hapja e negociatave për anëtarësim në BE...vazhdojmë të mbetemi vendi më i izoluar në Evropë. Negociatat sot do të ishin hapur nëse Shqipëria nuk do të kishte qeverinë më të korruptuar në Evropë, nëse Shqipëria nuk do të ishte zonë e lirë e drogës dhe krimit”. Por edhe ky reagim I opozites nuk ka me vend pasi sic u citua me siper, Komisioneri Hahn dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian Federika Mogherini theksuan serish se “Në bazë të një vlerësimi të rreptë dhe objektiv këtë vit për herë të dytë komisioni rekomandon çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,pasi i kanë plotësuar të gjitha “detyrat e shtepise” . Atëhere kush nuk po i “vlerson” saktë e në mënyrë objektive këto detyra? Përfaqsuesit Europian, opozita apo qeveria Rama në vend që ti beje detyrat në shtepi …ato i ka bërë në “klase “ kuturu (!) Megjithate ministri Jashtëm Gent Cakaj, duhet thëne se përpos të tjerave karekterizohej me shpirt “pozitiv” do të entuziasmohej duke thënë se; “Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme në Luksemburg ka marrë vendim për shtyrjen e vendimit për hapjen e negociatave në një moment tjetër, por jo më larg se në tetor”. Por a do çelen negociatat në Tetor? Unë mendoj se jo. Me vjen keq z.minister ,pamvarsisht se dhe une jam tejet pozitive në tërësinë time, kësaj radhe realiteti është më i forte se unë. Nuk mund të çelen kur vetë BE ka problem në zgjedhjen e forumeve drejtuese të

saj, ku konfigurimi politik ndoshta nuk do të ketë vullnetin e protagonistëve të legjislaturës së mëparshme, kur situata politike në Shqipëri është në prag destabilizimi, ku në parlament nuk ka opozitë, kur zgjedhjet lokale po zhvillohen vetëm me një parti politike. Pas 30 qershorit ende nuk dihet çfarë do të ndodhë. Nëse do formohet qeveri teknike tranzitore , sipas akuzave të opozitës do dalin sheshit abuzimet me tendera e punësimet në administratën publike, me koncensionet e lidhjet e pushtetit me krimin Ndërkohë do vazhdojë të jetë e brishtë situata në Prokurori e gjyqësor, ku vettingu po i rrëzon çdo ditë si gjethe të një lisi të kalbur një e nga një, dhe për më shumë që deri më tani asnjë politikan e qeveritar nuk është ndëshkuar nga ligji . Ndaj nuk do të çelen negociatat, ndoshta as deri në tetorin tjetër, në një vend ku nëse vazhdon të humbë shpresa mund të ndodhë eksod masiv dhe mund të kërkohen ekzile nga politikanë e qeveritarë të korruptuar, ndërkohë që Hollanda kërcënon deri në heqje vizash për Shqipërinë, pse jo, nuk dihet nëse do mbështetet dhe nga vende tjera për të na izoluar. Nuk do të çelen këto negociata përsa kohë ju qeveritarë punoni për imazhin tuaj personal jashtë kufijve dhe jo për popullin tuaj , jo për Shqipërinë. Fatkeqesisht sot në Shqipëri ka makth për shpëtim, ndërsa negociatat mbeten ende një ëndërr … _________________________________________ * Koha Jonë, datë 21.7.2018 “Negociatat ndoshta nuk do të çelen kurrë”.


KULTURE

18 E martë, 25 QERSHOR 2019

Muzeu i Akropolit hap për vizitorët, lagjen e kohës bizantine Muzeu i Akropolit në Greqi ka hapur për vizitorë hapësirën ku po gërmohet nën ndërtesën e institucionit, duke lejuar vizitorët për herë të parë për të ecur nëpër një lagje të lashtë të Athinës, që ka mbijetuar nga epoka e kohës bizantine. Muzeu, i cili është në këmbët e malit të Akropolit në Athinë, shpërfaq skulptura që janë kryevepër e antikitetit grek, duke përfshirë vepra nga Partenoni, një nga ndërtesat më me ndikim në qytetërimin perëndimor. “Vizitorët mund të vijnë poshtë dhe të shohin rrënojat e lashta të qytetit të Athinës, sidomos në zonën në jug të Akropolit”, ka thënë drejtori i Muzeut të Akropolit, Dimitris Panter. “Ne shpresojmë për të paraqitur në mënyrë sa më të mirë e të shpejtë gjithçka që fshihet poshtë, për të dhënë një pamje të jetës së përditshme të Athinës së lashtë”. Poshtë bazës së Muzeut gjithandej në shtyllat e betonit, qëndron një lagje e shtëpive që janë gërmuar ku pos të tjerash ka edhe banjë, rrugë dhe llogore të kullimit, të cilat

“Open Cinema”, me filma shqiptarë dhe të huaj në Belsh “Open Cinema” sezonin e tretë e nisi në qytetin e Belshit, ku për shtatë net me radhë u shfaqën filma të ndryshëm. Ky event i rëndësishëm edhe këtë sezon të tretë në Belsh solli në vëmendjen e publikut shqiptar projeksionet më të mira të kinemasë shqiptare dhe asaj të huaj. E veçanta në këtë vit ishin prodhimet e filmit të animuar shqiptar, të cilat u ndoqën nga moshat e vogla dhe jo vetëm. I konceptuar si një show kinematografik “Open Cinema” mblodhi para ekranit të madh emra të njohur të kinemasë shqiptare si aktorë, regjisorë, kineastë etj. Mbrëmjet magjike të filmit u shoqëruan edhe me këngëtare, që performuan muzikën e njohur shqiptare duke sjellë emocione të bukura për filmin. Natën e parë kaluan në tapetin e kuq emra të njohur të kinemasë sonë si aktorët Birçe Hasko, Bujar Asqeriu, Suela Konjari, Gentian Hazizaj etj. janë zbuluar gjatë punimeve për ndërtimin e Muzeut. Duke ecur përmes laurave metalike, vizitorët mund të shohin banjë e pallate luksoze, ku në atë kohë përfshinin dhoma që mund të ngroheshin e po ashtu edhe pishina me ujë të nxehtë. Një nga pikat kryesore është shtëpia e një të pasuri, që daton në shekullin VI pas Krishtit. “Është interesante, një përvojë mahnitëse”, ka thënë Carl Hoover, 63-vjeçar, një vizitor nga Kolo-

rado. Ai ka thënë se më së shumti është impresionuar nga dyshemeja e mozaikut dhe tubat e sofistikuara dhe sistemet e kullimit. Projektuar nga arkitekti Bernard Tschumi, Muzeu i Akropolit ka tërhequr më shumë se 14 milionë vizitorë, që kur hapi dyert 10 vjet më parë. Mermerët e Parthenonit momentalisht janë vendosur në Muzeun Kombëtar, që kohëve të fundit ka intensifikuar fushatën për kthimin e skulpturave.

Del në ankand portreti i rrallë i mjeshtrit Velazquez “Portrait of Olimpia Maidalchini Pamphilj” është pikturuar në mes të shekullit të 17-të nga mjeshtri spanjoll, Diego Velazquez. Për pothuajse 300 vjet, mendohej se kishte humbur ose ishte shkatërruar. Por tani portreti i një prej grave më interesante të historisë nga një prej piktorëve më të mëdhenj të botës është zbuluar dhe do dalë në ankand muajin e ardhshëm. Piktura iu është nënshtruar testeve të shumta për të verifikuar origjinalitetin e saj dhe u dërgua në shtëpinë e ankandit Sotheby në Amsterdam 18 muaj më parë. Vlerësohet se piktura do arrijë çmimin 2-3 milionë paund dhe mund të blihet nga një koleksionist privat ose një muze i klasit botëror. “Velazquez është një nga titanët absolutë të pikturës evropiane dhe botërore. Ky portret ka padyshim interes për studiuesit dhe admiruesit e Velazquezit,”-tha James Macdonald, specialist i lartë i

Mick Jagger kthehet furishëm në skenë pas operacionit Vokalisti i Rolling Stones, Mick Jagger, i është kthyer skenës për herë të parë që kur u operua në zemër. Legjenda britanike publikoi një fotografi në Instagram ku shfaqej duke ushtruar me anëtarët e tjerë të bendit për koncertin e tyre në “Chicago’s Soldier Field”. Ndërkaq 75 vjeçari shkëlqeu të premten pas rikthimit të bendit britanik në turneun që e kishin shtyrë shkaku i gjendjes së Jagger. Jagger raportohet të ketë vrapuar rreth e rreth skenës dhe kishte vallëzuar për 60 mijë persona, duke iu thënë se ndjehej mirë.

Lufta kundër jashtëtokësorëve – “Men in Black” në kinema

Sotheby. Është gjithashtu një përshkrim i rrallë i gruas më influente, koprace dhe manipuluese në Romën e shekullit të 17-të. Olimpia Maidalchini Pamphilj ishte fuqia që qëndronte pas fronit papal, si

edhe motra e Papa Innocent X. Me pseudonimin Papessa, zonja papë, Donna Olimpia ishte feministe e zjarrtë që mbronte prostitutat dhe murgeshat e Romës me të njëjtën forcë.

“Men in Black: International” po shfaqet prej ditësh në kinematë e botës, megjithatë pjesëtarët e kastit të tij vazhdojnë të shpërndajnë në rrjetet sociale momente nga turneu i prezantimit, që i çoi në pjesë të ndryshme të globit. Chris Hemsworth dhe Tessa Thompson kanë postuar foto nga Kina, Parisi, Indonezia etj. Hemsworth e tërhoqi së fundi vëmendjen tek Nju Jorku, ku filmi pati premierën e tij botërore. New Yorku, ndalesa finale e turneut tonë, ka shkruar ai. Me regji të F.Gary Gray, ndjek peripecitë e protagonistëve të rinj të filmit popullor, ndërsa zhytën në një mister vrasjesh të nxitura nga alien. Mes yjeve të tij këtë radhë, përveç Hemsworth dhe Thompson, numërohen edhe disa emra të tjerë të famshëm si Liam Neeson, Rebecca

Ferguson apo Emma Thompson. Premiera e filmit megjithatë, nuk pati vlerësimin më të mirë të mundshëm nga kritika, siç u pa dhe në sajtin Rotten Tomatoes, ku pati zëra, e quajtën “mediokër”. Ata thonë se kishte disa performancë të shkëlqyera, por nuk janë të mjaftueshme për të justifikuar ribërjen e filmit.


SHOWBIZ

19 E martë, 25 QERSHOR 2019

10 vite nga vdekja, por fansat e Michael Jackson nuk “shuhen” 10 vjet pas vdekjes se tij, adhuruesit e Michael Jackson thonë se ai vazhdon të mbetet “Michael-i i madh”, pavarësisht akuzave për abuzime më të mitur që e kanë errësuar figurën e mbretit të popit. Në shëtitoren e famës në Hollywood, ylli i këngëtarit legjendar vazhdon të shndërrij fort, turistët admirojnë kërcimtarët e rrugës që nderojnë figurën e tij, ndërsa dyqanet e suvenireve shijojnë përfitime të mëdha, meg jithë zhgënjimin e zemëratën qe ngjalli dokumentari “Leaving Neverland”, qe dilte me pretendimin se Michael kishte abuzuar me fëmijë të mitur. “Edhe pas transmetimit të dokumentarit nga HBO, unë pata po aq vëmendje nga njerëzit, për të mos thënë më shumë se përpara!!! Duket sikur e gjithë kjo solli efektin e kundërt, sikur ishte një lloj publiciteti. Nuk thonë kot: nuk ka publicitet te keq!”, tha Antoine Baynes, kërcimtar. “Unë vetë nuk i besoj akuzat që kanë ngritur kundër tij. Them se lidhet çdo gjë me paratë dhe

Emrat e mëdhenj të muzikës mblidhen në festivalin veror David Guetta, Black Eyed Peas, Travis Scott ishin në mesin e emrave të famshëm të mbledhur së bashku, në skenën e festivalit të 18-të “Mawazine” në Marok, një event që tërheq artistë ndërkombëtarë nga zhanre të ndryshme muzikore. Këngëtarja spanjolle Rosalia, e njohur për gërshetimin e bërë muzikës “flamenco” me atë urbane, ishte ajo që çeli festivalin, ylli i muzikës latine J Balvin, elektrizoi më pas saj sallën, duke i bërë njerëzit të këndonin me të. Me “single-n” e tij “Reggaeton”, J Balvin pushtoi për të 13-ën herë klasifikimet latine. Videot e tij muzikore, që kanë përfshirë në plot raste edhe yje si Selena Gomez apo Cardi B, kanë grumbulluar 11 miliardë shikime në YouTube. Një tjetër emër i njohur sot në mbarë botën, David Gueta e bëri të paharrueshme mbrëmjen për njerëzit e mbledhur në koncert. “Mawazine” organizohet nga grupi jo fitimprurës “Maroc Cultures”, nën patronazhin e mbretit Mohammed VI., 2,5 milionë njerëzit që ka tërhequr gjatë viteve të fundit, e bëjnë atë festivalin e dytë më të madh të muzikës në botë pas “Donauinselfest”, të Vjenës.

vëmendjen; njerëzit duan ta shfrytëzojnë figurën e tij edhe pas vdekjes”, tha Hooman Nazemi,turist holandez. “Per mua Michael-I eshte Michael, nuk ka te dyte!”, tha Sheyla Potes, turiste nga Panamaja. Edhe stafi I Madame Tussauds thotë se statuja prej dylli e Jackson vazhdon te mbetet një

prej objekteve që tërheq me shume vizitore. Ylli i popit ndërroi jetë 25 qershorin e vitit 2009 në Los Angeles. Dy vjet me vonë, një Gjykatë e gjeti mjekun e tij, Conrad Murray fajtor për vrasje pasi i kishte dhënë këngëtarit një mbidozë ilaçi Propofol për ta ndihmuar të flinte.

850 paund për një foto me Sylvester Stallonen Ai është një nga aktorët më të njohur dhe më të dashur hollivudian. Për të promovuar filmin e tij më të ri “Rambo, last blood”, aktori Sylvester Stallone për disa javë do të nisë një tur promovues në Londër, Manchester dhe Birmingham. Sipas mediave të huaja organizimi i këtij turi do të jetë tejet i veçantë. Gjatë këtij eventi pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndjekin intervistën “live” me aktorin e njohur, të konsumojnë tre vakte, të dëgjojnë një orkestër dhe historitë e pathëna më parë të Stallone. Për t’u bërë pjesë pagesa nis nga 125 deri në 325 paund për person. Ndërkohë mundësia për të bërë një foto me Stallonen ka një çmim prej 849 paund personi. Vetëm 10 persona të përzgjedhur do të kenë mundësinë të realizojnë një foto profesionale me aktorin e shumë roleve, foto e cila do të firmoset nga vet ai me një stilolaps prej ari. Por duket se i gjithë ky organizim e kryesisht pagesat i kanë mërzitur fansat e aktorit, pasi diçka e tillë u është dukur e tepërt.

Rekordi i ri historik i Dua Lipës Dua Lipa ka vendosur një tjetër rekord në muzikë. Këngëtarja 23-vjeçare me origjinë shqiptare është e para femër në histori që ka tre këngë që janë dëgjuar mbi 800 milionë herë në Spotify. Dua e ka arritur këtë rekord me këngët “New Rules”, “One Kiss” dhe “IDGAF”. Dua Lipa nuk ka publikuar një këngë të re prej muajsh, por më herët ka njoftuar fansat se është duke punuar me albumin e ri dhe shumë shpejt do të publikojë projektet e reja. Në muajin shkurt, Dua u bë e para shqiptare që fitoi dy çmime Grammy, eventi më i rëndësishëm muzikor në SHBA.

Ed Sheeran shijon ditë relaksi në Ibiza me bashkëshorten e tij Këngëtari britanik Ed Sheeran dhe partnerja e tij Cherry Seaborn kurorëzuan në dhjetor të vitit të kaluar lidhjen e tyre në martesë. Ceremonia e tyre martesore ishte tejet private, pasi këngëtari i njohur është përpjekur gjithnjë që të mbajë jetën e tij private larg vëmendjes mediatike. Ai dhe bashkëshortja e tij nuk dalin shpesh në publik. Por këtë herë ata janë fotografuar teksa kanë qenë duke shijuar disa ditë pushimi në Ibiza duke u dukur më të dashuruar se kurrë me njëri-tjetrin. Sheeran u shfaq duke i hedhur dorën në sup partneres së tij dhe duke i dhuruar puthje.


SPORT

20

E martë, 25 QERSHOR 2019

Ja disa nga “sekretet” e kapitenit të Ajax, i cili është një nga mbrojtësit më të mirë në botë

Rozalb Lika

N

jë mikrofon (dhe një trofe) në dorë, pa pasur aspak frikë dhe me një shpirt luftëtari, Matthijs De Ligt, i ka folur tifozëve sikur të ketë një jetë që luan futboll. Në fakt është vetëm 19 vjeç dhe të shohësh mënyrën se si ai përkushtohet në fushë, të bën të kuptosh që Juventusi jo më kot po i jep 12 milionë euro për të në sezon. Por cilat janë disa nga sekretet e një prej mbrojtësve më të mirë në botë? Rekord – Kapiten në gjysmëfinalen e Champions League në moshën 19 vjeç e 261 ditë, askush më parë nuk ka mundur ta bëjë më parë këtë gjë. Ai gjithashtu është futbollisti më i ri që ka debutuar në kombëtaren e Holandës (19 vjeç, 7 muaj e 10 ditë, në ndeshjen ndaj Bullgarisë). Familja – Një nga mbrojtësit më të kërkuar në Europë ka lindur në Leiderdorp, me prindër Vivian dhe Franck. Ka një vëlla dhe një motër binjakë, Woter dhe Fleur. Është shumë i lidhur me të ëmën dhe motrën. E fejuara – Bukuroshja e apasionuar pas Ajax, është modele dhe e bija e Keje Molenar, i cili ka qenë mbrojtës i Holandës nga vitit 1980-84, madje ka luajtur disa sezone me Crujff. Shumë aktive në rrjetet sociale, në fushata publicitare. Pseudonimi – Në fushë e thërrasin “Matta” për shkak të emrit Matthijs. Epiteti i tij është “dikkie”, i cili në gjuhën

10 gjërat që nuk dini për “djaloshin e artë”, De Ligt

holandeze përdoret për dikë më të fuqishëm se të tjerët. De Ligt nuk ndihet i ofenduar nga kjo gjë, madje i pëlqen. Sporte të tjera – Të dy prindërit e tij janë tenistë, por jo të një niveli të lartë. Ata i vendosën raketën në dorë djalit të tyre, por ky i fundit e kuptoi shumë shpejt

MERKATO

Juventus bën gati super kontratën për De Ligt

J

uventus është gati për sulmin final për Matthijs De Ligt. Klubi bardhezi sipas tratativave të fundit është në avantazh të dukshëm ndaj Barcelonës dhe Paris Saint Germain për 19-vjeçarin e Ajax. Oferta e kampionëve të Italisë është 70 milionë euro, ndërkohë që për De Ligt është parashikuar një super kontratë që do ta bëjë futbollistin e dytë më të paguar në Seria A. Nga Holanda sinjalet janë të qarta: jo vetëm për këshillat e Cristiano Ronaldos, De Ligt është gati për t’i thënë “po” ofertës së Juventusit, duke injoruar PSG. Barcelona ndërkohë ka hequr dorë nga mbrojtësi holandez, teksa klubi italian duhet të gjejë marrëveshjen me Ajax për shifrën e 70 milionë eurove. Për 19-vjeçarin ndërkohë janë parashikuar 12 milionë euro në sezon, duke e bërë të dytin më të paguar pas Ronaldos. Mbetet të kuptohet nëse do të përfshihet edhe një klauzolë prej 150 milionë eurosh, e kërkuar nga agjenti Raiola.

që nuk ishte sporti ku mund të tregonte vlerat e tij. Ka provuar që të luajë edhe hokej (e fejuara e luan këtë sport), por kur zbuloi futbollin, atëherë nuk provoi më asnjë sport tjetër. Mitet – Nga shkolla italiane, një nga ata mbrojtësit që të sulmojnë menjëherë në kavilie. Nga Baresi

te Nesta, janë të shumtë modelet nga i cili është frymëzuar. Nga zërat e miteve te ato reale të Ronaldos, i cili në ndeshjen e fundit me kombëtaret, i sugjeroi që të udhëtonte në Torino. Ajax – Jeton 5 km larg nga “Cruijff Arena”, gjithmonë ka qenë i lidhur me klubin e Ajax,

pasi që i vogël ka bërë foto me Suarez. E ka rikujtuar gjithmonë legjendën Johan Cruiff edhe në fjalimin e fundit që mbajti para tifozëve duke treguar respektin e madh që ka për klubin holandez. Miqtë – Abdelhak Nouri është një nga miqtë e tij më të mirë që në ekipet e të rinjve. Për fat të keq në vitin 2017, shoku i tij më i mirë u prek nga një aritmi dhe ra në koma, teksa u zgjua një vit më vonë me dëmtime të rëndë të trurit. Matthijs asnjëherë nuk e harroi shokun e tij të vjetër, duke i kushtuar shumë prej sukseseve. Përgatitësi – Kishte nevojë për një sprintier, për t’u dhënë pak “benzinë” këmbëve të tij të rënda. Troy Douglas, është një ish-sprintier, i cili punon prej dy vitesh në stafin e Ajax, duke ndryshuar karrierën e tij. Sapo e e pa, vendosi që të fillonte të shpejtonte hapat në fushë, një gjë që mbrojtës e ka treguar mjaft mirë sezonin e fundit. Agjenti – Një super agjent për një super lojtar. Raiola ka kuruar interesat e tij prej dy vitesh. Kur e takoi për herë të parë, ai ishte minoren, në janar 2017. Mino e bindi që t’i jepte prokurën, pasi e dinte që do të shkonte shumë larg.

VAN GAAL

“ Messi s’është lojtar ekipi, pse nuk fiton Champions-in prej 5 vitesh?” I

sh-trajneri i njohur i Barcelonës, Louis van Gaal mendon se disa nga pasardhësit e tij i kanë dhënë më shumë liri seç duhet Lionel Messit te Barcelona dhe Argjentina. Ai beson se talenti i tij i “pleshtit” duhet të vihet në shërbim të skuadrës dhe jo anasjelltas. Dështimi në Champions League në vitet e fundit, sipas van Gaal ka vetëm një problem të veçantë: Mesi. Në një intervistë të dhënë për “El Pais”, ish-strategu i United, analizoi situatën e yllit argjentinas.“Unë besoj se nuk ka asgjë më të rëndësishme se një futbollist që i shërben ekipit. Barcelona vuan nga kjo gjë. Mendoj se Messi duhet të pyesë veten se si është e mundur që ka shkuar kaq gjatë pa fituar një Champions League. Shikoni Barcelonën. Sa Champions

League kanë fituar me atë që gjithkush thotë është lojtari më i mirë në botë? Shikoni Neymar te PSG. Sa Champions League ka fituar ai? Messi është lojtari më i mirë individual në botë, sepse statistikat e tij janë të mrekullueshme. Por pse nuk ka fituar Ligën e Kampionëve prej 5 vitesh? Si kapiten, duhet të pyesni veten se pse ekipi nuk fiton në Evropë. Mendoj se Messi

është gjithashtu përgjegjës për atë që po ndodh te Barcelona, jo vetëm trajneri. Ata kanë një skuadër prej 30 lojtarësh dhe besoj se Messi duhet të përshtatet me ekipin dhe jo anasjelltas”. Van Gaal fitoi Championsin e tij të parë me Barcelonën në vitin 1997, dhe më pas u rikthye në skuadër në vitin 2002, por zgjati vetëm një gjysmë sezoni, pasi ekipi i tij renditej në vendin e 12-të.


SPORT

21

E martë, 25 QERSHOR 2019

Presidenti i FSHF ka dhënë një intervistë për “Supersport” duke bërë një analizë të sezonit

Duka: Rejën e kisha kërkuar më parë, Partizani e meritoi titullin P

residenti i FSHF-së, Armand Duka ka bërë së fundmi një analizë të sezonit të fundit të Kategorisë Superiore dhe jo vetëm. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar u shpreh për “Supersport” se Shqipëria mund të bëjë shumë mirë eliminatoret e Europianit, duke fituar me skuadrat më të forta të grupit. Pas 26 vitesh Partizani u shpall kampion. A i ishin të drejta verdiktet? Nuk ka dyshim që Partizani zhvilloi një kampionat të mirë, udhëhoqi thuajse gjatë gjithë sezonit. Konkurrentët nuk arritën të ishin në nivelin e Partizanit, qoftë Teuta, Kukësi, Flamurtari apo Skënderbeu. Partizani i optimizoi më mirë gjërat, ishte pragmatist. Nuk është se dhuroi ndonjë futboll spektakolar, por arriti rezultatet dhe patjetër që e meritonte. E gjithë pjesa tjetër e skuadrave, me pak subjektivizma, ku futen gabimet apo fati, kanë marrë atë që kanë dhënë në bazë të organizimit dhe buxhetit që kanë patur. Përshtypjet tuaja të para të Kombëtares me Edy Rejan? Ekipi ai është, por në këndvështrimin tim duket një dëshirë më e madhe, më shumë besim më shumë atmosferë pozitive. U zhgënjyet nga humbja me Islandën, me vetëm një gjuajtje në portë? Ka shumë raste në futboll kur thuhet se meritonim më shumë, por ky ishte nga ato rastet ku vërtet meritonim më shumë. Duke parë dhe karakteristikat e ndeshjes, mbajtjen e topit 53% me 47% për ne, kornet 7 me 1, rastet, mendoj se meritonim më shumë se zero pikë. Këto që përmenda unë pak mbahen mend në futboll. Mbahet mend

TRANSFERIMI

Liridon Latifi kalon te kampionët e Moldavisë

Liridon Latifi kalon te kampionët e Moldavisë Ish-lojtari i Skënderbeut, Liridon Latifi ka mbyllur aventurën e tij me skuadrën e Akademia Puskash në Hungari. Futbollisti i grumbulluar edhe në disa ndeshje me Kombëtaren Shqiptare, tashmë do ta vijojë karrierën te skuadra kampione e Moldavisë FC Sheriff. Me anë të një postimi në “Instagram”, kampionët e Moldavisë i uruan mirëseardhjen futbollistit shqiptar. Në dy sezone u aktivizua në 29 takime në kampionat, duke shënuar vetë, një gol.

MESFUSHORI

rezultati. Me pak më shumë përqendrim, mund ta kishim evituar humbjen. Çfarë të pëlqeu më shumë, përveç fitores, me Moldavinë? Mendohet se ishte një ndeshje më pozitive se ajo me Islandën, por mbase në Islandë u luajt më mirë, u prodhua më shumë futboll, kishte më shumë kualitet për ne. Nuk janë ndeshje të ngjashme. Moldavia ishte e vështirë, të gjithë ishim nën presion, sepse goli erdhi me shumë vonesë. Madje në shënimin e golit të parë patëm edhe pak fat, me një karambol të Roshit që u kthye në asist për Cikalleshin. Një fakt tjetër që na gëzoi, sepse Cikalleshi ishte në krizë goli në ekipin kombëtare. Urojmë që ai gol t’u ketë hapur udhë golave të tjerë. Çfarë ndryshimi patë te trajneri Reja nga periudha që

zhvilluat bisedimet, firmosët kontratën, e deri te ditët e stërvitjes dhe te ndeshjet? Nuk kam parë ndonjë ndryshim. Kam parë të njëjtin njeri që kam parë në fillim dhe në ditët e ndeshjes. Mendoj se, përveçse është një ekspert futbolli, dhe këtë e thotë karriera e tij e gjatë, është një njeri që komunikon shumë, e motivon ekipin dhe besoj se merr afër 100%-shit të asaj që ka skuadra. Taktikisht i instrukton shumë mirë dhe i motivon shumë mirë. Do të donit ta kishit përzgjedhur më parë? Nuk është se nuk e kam menduar më parë Edy Rejan, madje e kam tentuar disa vite më parë, por ai nuk ka dashur të vijë në Shqipëri në atë kohë. Për ne gjërat duken të komplikuara, por për kombëtaren tjetër shqiptare,

Kosovën, gjërat duken me entuziaste… Kam parë ndeshjen me Bullgarinë dhe atë me Malin e Zi. Kanë qenë ndeshje të interpretuara shumë mirë, me mobilizim dhe atmosferë pozitive. Rezultatet nuk janë të rastësishme. Është një ekip i përgatitur mirë, ka një trajner shumë të mirë dhe është shumë e rëndësishme që ka një atmosferë shumë pozitive rreth ekipit dhe gjithkund në Kosovë. Atmosfera rreth ekipit kombëtar te ne nuk ka qenë shumë e mirë kohët e fundit, jo vetëm në shkallët e stadiumit, por në përgjithësi. Kur shkuan në Europian nuk kishim ku t’i akomodonim VIPat dhe politikanët, kurse sot asnjë nuk na vjen në stadium. Një ekip modest ka nevojë për mbështetje maksimale dhe atmosferë pozitive nga të gjithë.

MBROJTËSI

Roma në gjurmët e Hysajt, por Atletico bën një tjetër ofertë E

lseid Hysaj është një hap larg shitjes. Mbrojtësi i kombëtares ka përfunduar në merkato, teksa gjatë sezonit të fundit u duk qartë që marrëdhëniet mes tij dhe klubit të Napolit ishin drejt mbylljes. Mes pretendentëve për të siguruar shërbimet e tij është edhe Roma. Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, trajneri i ri, Fonseca, mund të luajë një

rol të rëndësishëm. Strategu portugez i pëlqen shumë mbrojtësi i kombëtares sonë, pasi e ka ndjekur nga pranë në sfidën NapoliShakhtar, në Champions League. Verdhekuqtë do të nisin negociatat me agjentin e lojtarit, Mario Giuffredi, për të folur edhe për Veretout. Roma kërkon që të blejë të dy futbollistët, duke parë që së fundmi ka

arritur një marrëveshje për shitjen e Manolas te Napoli. Për Hysajn ka shfaqur interes të fortë edhe Atletico Madrid, por mungon ende një përgjigje zyrtare nga klubi i Napolit. Ndërkohë skuadra spanjolle nuk është dorëzuar pasi sipas mediave iberike, ka bërë gati 23 milionë euro për të bindur përfundimisht Napolin për ta lënë të lirë.

Kaçe rikthehet te Paok, udhëton me kampionët e Greqisë në Holandë

Paok do të nisë nga 1 korriku përgatitjet për sezonin e ri. Kampionët e Greqisë do të kenë një sezon shumë impenjativë që do të nisë në turet kualifikuese në Champions League. Grupi i futbollistëve të bardhezinjve do të jetë i tejmbushur për fazën përgatitore që do të zhvillohet në Holandë, por lajmi i mirë është që pjesë e saj do të jetë edhe Ergys Kaçe. Mesfushori i kombëtares sonë është kthyer nga huazimi te Panathinaikos, por vështirë se do të mbetet pjesë e Paok. Nëse përgatitjet do të shkojnë mirë, nuk përjashtohet mundësia që ai të mbetet pjesë e kampionëve të Greqisë, që do të ishte një hap i rëndësishme në karrierën e tij.


SHENDETESI

22 E martë, 25 QERSHOR 2019

SPECIALISTI

Analiza e gjakut mund të parashikojë sulmin në zemër N

jë test i gjakut mund të ndih mojë identifikimin e njerëzve të cilët janë në rrezik për të zhvilluar sulm në zemër, thonë kërkuesit amerikanë. Njerëzit të cilët pësojnë goditje në zemër kanë disa qeliza unike në gjakun e tyre dhe një ekip nga Scripps Research Institute në Kaliforni është duke hulumtuar nëse testimet për këto qeliza mund të parashikojnë se kush është më i prirë për të pasur

sulme në zemër. BBC raporton se kërkuesit kishin analizuar mostrat e gjakut nga 111 njerëz dhe kishin gjetur se ata mund të detektojnë dallimet në mes të njerëzve të shëndetshëm dhe pacientëve me sulme në zemër. Studimi është publikuar në revistën shkencore Physical Biology. "Qëllimi i këtij studimi ishte të gjejmë dëshmi se këto qeliza endoteliale që qarkullojnë mund të gjenden në

mënyrë të sigurt te pacientët pas një sulmi në zemër dhe se ato nuk ekzistojnë në personat e shëndetshëm, të cilën gjë edhe e kemi arritur", ka thënë Professor Peter Kuhn, udhëheqësi i grupit studiues. Sipas tij rezultatet kanë qenë aq të dukshme sa hapi i ardhshëm i tyre do të jetë të vlerësojnë nëse mund të krijojnë një test për të zbuluar këto qeliza në fazat e hershme të një sulmi në zemër.

Ata që përdorin barna për tension, të mos pinë çaj të gjelbër

Dhimbja e gjinjve, Ç çfarë duhet të dini dhe kur duhet alarmoheni? Dhimbja e gjoksit (mastalgjia) është ankesa më e shpeshtë e grave e lidhur me gjoksin; rreth 70 për qind të grave përjetojnë dhimbje në gjoks në ndonjë moment gjatë jetës së tyre. Dhimbja e gjoksit mund të paraqitet në njërin ose në të dy gjinjtë ose në zonën nën sqetull. Ashpërsia e dhimbjes së gjinjve dallon nga një femër te tjetra; mesatarisht 15% e femrave kërkojnë trajtim. Dhimbja e ashpër e gjoksit zakonisht nuk është e lidhur me kancerin e gjirit. Megjithatë femrat të cilat përjetojnë ndonjë abnormalitet në gjoks, përfshirë dhimbjen, duhet të konsultohen me mjekun. Ka dy lloje të dhimbjes së gjinjve: ciklike dhe jo ciklike. Dhimbja ciklike është e lidhur me atë se në çfarë shkalle indi i gjirit të një femre reagon ndaj ndryshimeve mujore të niveleve të estrogjenit dhe progesteronit (hormone femërore). Nëse dhimbja e gjoksit shoqërohet nga xhungëza, ciste (qeska të mbushura me lëng), ose fryrje, sëmundja zakonisht quhet ndryshim fibrocistik. Gjatë secilit cikël menstrual indi i gjirit ndonjëherë ënjtet pasi stimulimet hormonale bëjnë që gjëndrat e qumështit dhe kanalet e qumështit të zmadhohen, dhe si pasojë gjiri mbledh ujin. Gjinjtë mund të bëhen të ënjtur, të dhimbshëm, të shtrënguar ose xhungëzor për disa ditë para menstruacioneve. Dhimbja e gjirit dhe ënjtja zakonisht përfundon kur menstruacioni ka mbaruar. Mesatarja e moshës së grave të cilat kanë dhimbje ciklike të gjirit është 34-vjeçare. Dhimbja ciklike e gjirit mund të zgjasë për disa vite, por zakonisht kalon pas menopauzës, përderisa femra nuk përdor terapi zëvendësuese hormonale. Dhimbja ciklike e gjirit është arsye e afro 75 për qind të ankesave. Nga të gjitha femrat të cilat përjetojnë dhimbje të gjoksit, dy të tretat përjetojnë dhimbje ciklike. Mjekët shpesh i këshillojnë pacientët të marrin shënime rreth dhimbjeve për të përcaktuar nëse dhimbja është ciklike. Megjithatë, edhe pse dhimbja ciklike e gjirit zakonisht lidhet me ciklin menstrual, stresi po ashtu mund të prekë nivelet e hormonit dhe të ndikojë në dhimbjen e

aji i gjelbër mund të ndikojë në efektin e beta-bllokuesve, barnave që merren për kontrollimin e shtypjes së gjakut te personat me tension të lartë. Shkencëtarët japonezë kanë zbuluar se çaji i gjelbër bllokon veprimin e qelizave të cilat në kushte normale ndihmojnë gjatë absorbimit të këtyre barnave. Studimet e mëparshme kanë treguar se edhe konsumimi i grejpfrutëve mund të ndikojë në efektet e barnave, mes tyre edhe të betabllokuesve. Sipas ekspertëve, vetëm disa filxhanë me çaj të gjel-

bër mund të dobësojnë dukshëm veprimin e beta-bllokuesve. Prandaj, personave me tension të lartë të gjakut, të cilët i përdorin këto barna, u rekomandohet që të mos pinë çaj të gjelbër së paku katër orë para marrjes së tabletave.

Luhatjet e temperaturave të ajrit shkak për disa sëmundje

F

gjoksit. Aktiviteti fizik, veçanërisht ngritja e peshave të rënda ose përdorimi i zgjatur i krahëve, po ashtu është treguar se rrit dhimbjen e gjinjve (muskujt e gjoksit mund të dhëmbin si pasojë e aktivitetit të tepruar fizik). Dhimbja jo-ciklike e gjirit është më e rrallë se dhimbja ciklike dhe nuk është e lidhur me ciklin menstrual të femrës. Femrat të cilat kanë dhimbje jo-ciklike të gjirit shpesh përjetojnë dhimbje në një zonë specifike të gjoksit. Edhe ato të cilat përjetojnë lëndime ose trauma të gjoksit ose ato të cilat i nënshtrohen biopsisë, ndonjëherë mund të përjetojnë dhimbje jo-ciklike. Gjendja mund të paraqitet edhe te gratë para, por edhe te ato pas menopauzës dhe zakonisht largohet pas një deri në dy vitesh. Dhimbja jo-ciklike është më e shpeshtë te gratë e moshës nga 40 deri në 50 vjeçe. Zakonisht, dhimbja jo-ciklike e gjirit nuk është shenjë e kancerit të gjiri, edhe pse femrat duhet ta diskutojnë gjendjen me mjekët e tyre. Një lloj tjetër i dhimbjes jo-ciklike e quajtur kostokondritit në fakt nuk ndodh në gji; megjithatë sëmundja mund të ndjehet sikur vjen nga gjiri. Ky lloj i dhimbjes artritike ndodh në mes të gjoksit ku bashkohen brinjët dhe ashti i gjoksit. Femrat të cilat përjetojnë kostokondritit zakonisht e përshkruajnë atë si një ndjenjë djegësire në gjoks.

Faktorët tjerë të cilët mund të ndikojnë në dhimbjen e gjirit te disa gra janë: • Tabletat kontraceptive orale • Terapia zëvendësuese hormonale • Shtimi në peshë • Sutienet të cilat nuk përshtaten mirë • Tumoret (shumica e tumoreve që shkaktojnë dhimbje zakonisht nuk paraqesin kancer të gjirit; megjithatë të gjitha anormalitetet duhet të ekzaminohen nga mjeku. Për shembull, disa pacientë me kancer inflamator të gjirit raportojnë "dhimbje goditëse" në gjoks). • Vlerësimi i dhimbjes së gjoksit Femrat duhet t'ia tregojnë mjekut të gjitha ankesat sa i takon dhimbjeve të vazhdueshme të gjoksit. Mjeku do të vlerësojë dhimbjen, do të marrë parasysh historinë personale të femrës, historinë familjare, zonën e dhimbjes, intensitetin dhe kohëzgjatjen e dhimbjes, dhe shkallën në të cilën dhimbja ndërvepron me stilin saj të jetës. Mjekët po ashtu mund të realizojnë ekzaminime klinike të gjirit dhe, nëse është e patjetërsueshme, do t'u porosisin të bëni skanime të tjera shesë (si mamograf ose ultrazë). Këto do t'i ndihmojnë mjekut të përcaktojë nëse dhimbja është e lidhur me ndonjë problem tjetër të gjirit ose ndoshta kancer. Nëse nuk ka abnormalitete në gji, mjeku dhe gruaja duhet të vendosin së bashku për trajtimin me barna, nëse ai është i nevojshëm.

aktorët klimaterikë, e krye sisht temperaturat cilësohen nga mjekët si shkaku i dytë pas stresit, në sëmundjet e aparatit kardiovaskular Sipas mjekëve kardiologë, sëmundjet e zemrës lidhen me ndryshimin e theksuar të temperaturave, pasi pacientët reflektojnë ndryshime të tensionit arterial si rezultat i ndryshimit të motit. Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave dhe ftohja e ambientit shoqërohen me ndryshime të theksuara në organizëm. Ato nuk ndikojnë vetëm te organet e frymëmarrjes, por dhe në

goditjet në zemër e tru, në krizat e tensionit arterial dhe aritmitë. Sipas tij veshja e përshtatshme, higjiena, ushtrimet sportive dhe ruajtja ndaj ekspozimeve të menjëhershme përballë temperaturave, janë disa nga masat profilaktike. Ndërsa për pacientët që vuajnë nga sëmundje, të cilat ndikohen drejtpërdrejt nga faktorët atmosferikë, rekomandohet përdorimi i rregullt i medikamenteve, këshillat dhe vizitat e shpeshta me mjekun specialist apo kontrolli i shpeshtë shëndetësor.

Gratë jo-aktive vdesin më herët

G

ratë e moshuara të cilat kalojnë shumë kohë duke qëndruar ulur janë më të prira të vdesin në moshë më të re krahasuar me gratë aktive. Kërkuesit kanë analizuar të dhënat e 93 mijë grave të cilat e kanë kaluar periudhën e menopauzës. Femrat ishin ishin të moshës nga 50 deri në 79 vjet në fillim të studimit, dhe janë përcjellë për 12 vite. Ata kanë gjetur se gratë të cilat kanë kaluar më shumë se 11 orë në ditë duke qëndruar ulur ose duke qenë jo-aktive, kishin 12 për qind rrezik më të rritur të vdesin para kohe nga të gjithë shkaktarët, krahasuar me ato të cilat kanë qenë inaktive për katër orë ose më pak në ditë. Gratë jo-aktive

po ashtu ishin 13 për qind më të prira të vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare, 21 për qind më të prira të vdesin nga kanceri dhe 27 për qind më të prira të vdesin nga sëmundjet koronare. Rezultatet e studimit janë botuar në revistën shkencore mjekësore American Journal of Preventive Medicine.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 3. Metal që del nga lidhja e hekurit me një sasi të vogël karboni dhe me pak përzierje të tjera 6. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 8. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 13. Nuk del dot jashtë ose del jashtë me vështirësi e me vonesë 15. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 18. Që nuk kapet me anë të shqisave, por që del me anë të përgjithësimit mendor 19. Zyrtar në kohën e sundimit osman, që kryente detyrën e gjykatësit 20. Duhet emri i Celentano, aktor, komedian dhe regjizor italian 21. Lloj molle e kuqe, e ëmbël dhe me lëng, që piqet vonë dhe rron shumë 23. . Drutë të vëna me rregull njëri sipër tjetrit 24. Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke 26. Lëndë djegëse e ngurtë, në trajtën e qymyrit, përftohet nga distilimi i thatë i qymyrgurit 27. Vegël dore, e cila përdoret për të prerë xham 28. Ai që ka për mjeshtëri të qethë dhe të rruajë 29. Del nga thellësia në sipërfaqe të tokës 30. Jon me ngarkesë negative, e kundërta është kation 32. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 34. Çfarë gjenden në të dy anët e kokës? 37. Grackë për të zënë zogj, me një rrasë të mbështetur mbi kunja të hollë 39. Koha e veprimtarisë së një organi të lartë përfaqësues nga mbledhja e tij e parë pas zgjedhjeve e deri në zgjedhjet e reja 41. Doktrin filozofike që nuk e merr parasysh arsyetimin e përgjithësimin shkencor 42. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 44. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 47. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 48. Trupi i të vdekurit, kufomë njeriu 50. ...Nela, poeti dhe mësuesi nga Kukësi që u ekzekutua me varje më 10 gusht 1988 52. Ashtu quhet monedha që përdor Maroku 53. Litari ose filli me këtë lidhje, që përdoret për të zënë kafshë të egra a zogj 54. Hilë ... (1885-1933), poet, luftëtar e publicist, patriot dhe demokrat, figurë politike 55. Marrëveshje me shkrim ndërmjet dy palëve, dhe detyrimet ligjore të tyre 59. Pika a bula të vogla uji, që bien në mbrëmje, natën ose në mëngjes herët mbi bar 60. Zakon i keq që ka një njeri, e kundërta e virtytit quhet ... 62. Haxhi Zekë ... (20 dhjetor 1832 - 21 shkurt 1902) udhëheqës i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, luftëtar dhe organizator i kryengritjeve

E martë, 25 QERSHOR 2019

Nga Albert VATAJ

popullore antiosmane në Kosovë 65. Yndyrë, tërësia e tyre 66. Eshtë një frut i ëmbël, i kuq, i zi dhe i bardhë 68. Romani i Anton Pashkut 69. Tra që shërben si urë për të kaluar një përrua 71. Degë e fizikës, që studion ligjet e lëvizjes së trupave në hapësirë e forcat që e shkaktojnë këtë lëvizje 72. Pushkë e vjetër, e gjatë e me pesë fishekë 73. Vëllai i nënës 74. Në mënyrë të papritur dhe të menjëhershme 75. E vendos dikë a diçka në një vend 76. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 77. Lloj palltoje e zezë për burra, me fund të hapur përpara, me kinda të gjatë e të ngushtë prapa 78. Bishtaja e kësaj bime, që përdoret për gjellë 80. Pjesë e dalë në trajtën e një ballkoni të gjerë përpara një ndërtese 82. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 84. Glistër, krimb shiu. Përdoret si karrem për peshkim 85. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 88. Tregim i shkurtër zbavitës për një ngjarje tërheqëse a për të qeshur 89. Kompozitori Kujtim ... ka lënë pas rreth 35 kolona zanore filmash shqiptarë, dhjetëra këngë festivalesh, etj 90. E prek thellë dikë, e fyej dhe e ... 92. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve

93. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 96. Aktorja shqiptare, Marika ... Disa nga rolet e saj janë Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija, etj. 101. Vendi ku përthyhet krahu 102. Janë substanca që çlirojnë ione në ujë 103. Pjesa e poshtme e shtyllës kurrizore, përbëhet nga pesë rruaza dhe formon anën e prapme të legenit 104. Cilësia e një sendi a e një dukurie, që shfaqet kur bashkëvepron 107. Ai që vepron fshehurazi e prapa krahëve të dikujt për t'i bërë keq atij 108. Sëmundje që prek rrushin dhe ia rrallon mjaft kokrrat 110. Secila nga dy pjesët e organit kryesor të frymëmarrjes, të cilat gjenden në kraharor 113. Liqeni ... është krijuar në shtratin e lumit Drin në vitin 1978, në funksion të hidrocentralit që ka atë emër 114. Talenti shkrodran i këngës, Rosela .... "Lindi" nga "Ethet e së premtes mbrëma" më 2003 115. Kërcimtari profesionist i gjinisë mashkullore VERTIKALISHT 1. Pastaj e ka brenda 2. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 4. Ajo shërben për të lyer objektet prej druri për t'i ruajtur nga prishja, për t'u dhënë shkëlqim 5. Njësi e madhe e peshës, e barabartë me njëqind kilogramë 7. Njësia monetare bazë e Rumanisë; monedhë që ka këtë vlerë

9. Quhej ashtu qeveritari më i lartë, i emëruar nga sulltani, në një vilajet të Perandorisë Osmane 10. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 11. Galeri e nëndheshme me disa tunele të gjata, ku, në Romën e vjetër, të krishterët fshiheshin, kryenin shërbesat fetare ose varrime 12. I sëmurë me temperaturë, rrahje të dentura pulsi, të dridhura 13. Qen me trup të vogël. Ashtu pagëzohet dhe një femër e vockël dhe delikate 14. Që shërben për ta mbrojtur, për të penguar ndotjen nga balta 16. Stil në artin e sidomos në arkitekturën e shekujve XVI-XVIII 17. Me këtë emërtesë mund të përfshijmë të gjithë veglat muzikore, ato mekanike, etj 22. VIKTOR ... 1889-1972, shkrimtar rumun me prejardhje shqiptare. Personalitet i shquar i kulturës rumune dhe asaj botërore 25. Arma e piktorit ësht ajo 29. Eshtë distributori ushqimor i njeriut 31. Partia Social Demokrate 33. Fjalë, bisedë, ose diçka që lidhet me bisedën, bën... 34. E ndjek me sy dikë a diçka 35. Partia Aleanca Popullore 36. Iki fshehurazi nga një vend ku me mbajnë mbyllur për dënim ose kundër dëshirës 38. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë 40. I mirënjohur i muzikës, ... Simaku, ka kompozitor muzikën e një ser filmash 43. Për Peqinin e dini se kishte

64. Partia Shqiptare Atdheu 67. Që mund të jetojë në tokë dhe në ujë 68. Rruga që përshkon në hapësira një trup qiellor natyror ose artificial. 70. Po Gjirokastra si e kishte targën 73. Lojë me tridhjetë e dy gurë, ose grua e seres, zonjë 75. I iki fshehurazi, largohem pa u vënë re nga të tjerët 77. Element kimik, gaz në ngjyrë të gjelbër në të verdhë dhe me erë shumë të fortë 79. E kthyer në fund a në anë të një rrobe ose të një cope 80. Vendi ku takohemi, mban atë emër 81. Karrocë e hapur, zakonisht me katër rrota, e tërhequr prej kuajsh 83. Shkop i shkurtër, i prerë pjerrtas në të dy anët, me të cilin luajnë fëmijët duke e goditur me një shkop 85. Pastroj, i heq një kafshe aftësinë riprodhuese 86. Riprodhim i përpiktë i një dorëshkrimi, i një dokumenti, i një tabloje etj 87. Që është në përputhje me normën e gjuhës letrare; pa gabime drejtshkrimore, i saktë ose... 91. Vegël bujqësore e dorës, që përbëhet nga një presë si hark, e dhëmbëzuar lehtë, 94. Norbert ... (1887-1942) albanolog austriak me prejardhje hebreje. Njihet si një ndër themeluesit e albanologjisë 95. Pëlhurë e gjerë, zakonisht e bardhë, që shtrohet mbi dyshek. Edhe mbulesë për gratë myslimane 96. Bukë e ngjeshur, zakonisht e rrumbullakët, e zënë pa tharm, që piqet në saç, në shpuza e në furrë 97. Kur zbardh dita dhe mëngjezi merr edhe atë emër 98. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 99. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 100. Copë shkëmbi; gur i madh, popël 105. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 106. Metal i fortë me ngjyrë hiri në të bardhë e me shkëlqim si argjend 109. Ujku, ka edhe atë emër në traditën gojore të komunikimit në Veri të Shqipërisë 111. Trup gjeometrik në trajtën e një hinke të përmbysur, që formohet duke rrotulluar një trekëndësh kënd drejtë rreth njërit prej kateteve të tij 112. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave

targën e makinave 45. Tërësia e veglave, që përdoren kur luhet një pjesë a një vepër muzikore 46. Tërësi fjalësh, të lidhura me njëra-tjetrën sipas rregullave gramatikore të një gjuhe 48. Proverbi e thotë: "Gur, gur bahet ..., ..., ..., bahet kalaja" 49. Bashkëbisedim apo komunikim i ndërsjelltë në formën e pyetje-përgjigjeve, me arsye publikim 51. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 52. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 53. Lëviz duke bërë dredha, për disa kafshë të vogla e zvarranike 56. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 57. Ai që drejton një fakultet në një shkollë të lartë 58. Pëllumb mashkull 61. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 63. Minjtë janë të tillë, dhe jo vetëm ata 1

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

2

3

V

L

A L

I

12

K

4

D

5

Z H

6

A N

G ¸

7

L L

I

8

9

10

B

L E

I

U

U

I

A R

N

L

S

B

A

A

P

I

R

T

R A

F

A

L G

K

O Z

N A

O

P

N

M O

D R

N

O M

S

U

21 23

L

P

S

¸

E

V

¸

O R J

29

E

A

L

26

F

34

E R

46

N D

N D

47

M A L

L I

M

L

A R

O N

O

H E

R

E

P

T

R

R

A

D O

R A

L A

N

T

N

U F

G

A

B A

R B

K

E

R 45

F

D S

A R

G

G

E

J

D S

I

O M

R

G

D E

R G

R

S

R

A T

H

P

37

L A

44 50

51

V

H

M U

G

53

E

E

O

R

P

I

K

56

57 61

R I

A

P

49

60

L A

K

T

41

O A

52

R

B

R M

M

43

P

I

I

A

A

28

A B

N

55

P

O

36

K A

J

48

54

F

T

33

M A K

42

S

27

P 32

40

V

O S

35

V E I

R

L

P

39

O L

E

31

V

L 38

J

M

E

30

S

K

24

¸

25

R

F

19

22

K O

V

R K

18

20

D O

L Y

16

17

Z

A 14

E R

15

A

H

11

K E

M ¸

13

˙

G 58

O

59

R A

P

62

J

E

H

M

R

63

T S

K I

64

65

K

66

A R

68

J

I

R I

D

Q 72

P

E S

R

¸

H

H

P

P

79

I

73

D I

V A

U

A

P

U A

81

D A E

W

R

O

R

S

E G

R E

S

I

F

Y

H

O

E

Q

T

N

78

82

U K

A

L

L

L

87

S

V

88

M I

L I

¸

E

89

L I

T ¸

R

E N

N

E

91

B S

T I

N E

N T

F

R

D

R

A

E

V 92

M

O 95

O

P

D

J

B

S

B

K U

94

K E

I

R E

D

N

E

K

A

N D

F

101

Y R

O M

M O

J

V E

A

M U T

U

S M

L

I

A

108

U T

110

K T

A

I

105

O R

R

Z R E

O N

102

104

E F

107

109

O R

I

I

A 100

U R

M

D R T

98

A N

106

D

M

H

97

103

R

T 93

C

R

96

99

K

E

K

85

90

A

77

P

K A

L

N T

86

R

L L

F R

75

U

84

N E

M P

N

74

P

80

83

67

U R

70

76

O

K

69

71

G

O

N

J

E

H

I 111

J

A

N E

K

A

L


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E martë, 25 QERSHOR 2019

Vendimi i Kolegjit për 30 qershorin, Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi: Asnjë surprizë nga skeçi i radhës

Presidenti Ilir Meta, deklaratë për mediat sot në orën 08:00

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do japë nesër (sot) një deklaratë për shtyp në ora 08:00, në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit”,- njoftoi dje në mbrëmje Presidenca.

T

edi Blushi, Zëdhënësi i Presidentit të Republikës ka reaguar dje për vendimin e marrë nga Kolegji Zgjedhor lidhur me datën e zgjedhjeve vendore. Në një postim në Facebook, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, Tedi Blushi shprehet se vendimi nuk përbën asnjë surprizë. “Asnjë surprizë nga skeçi i rradhës i orkestruar prej kohësh”,- shkruan Blushi në Facebook. Kujtojmë që dekretet e Presidentit dhe ligjshmërinë e tyre mund ta marrë në shqyrtim vetëm Gjykata Kushtetuese dhe asnjë institucion tjetër i drejtësisë. Në mënyrë të paprecedentë, Kolegji Zgjedhor ka vendosur të lërë në fuqi datën 30 qershor të zgjedhjeve vendore, duke dalë kundër dekretit të Presidentit të Republikës. Konkretisht gjyqtarët vendosën që të rrëzojnë kërkesën e kryetarit të Partisë Uniteti Kombëtar, Idajet Beqiri, i cili duke njohur dekretin e Presidentit për anulimin e datës 30 qershor kërkoi çregjistrimin nga zgjedhjet. Kolegji vendosi rrëzimin e kërkesës së Beqirit, duke njohur kështu datën 30 qershor të zgjedhjeve. Vendimi i Kolegjit vjen në të njëjtën linjë me Partinë Socialiste, duke dalë kundër kompetencave të Presidentit të Republikës dhe Kushtetutës së vendit. Presidenti pritet të dalë sot në orën 08:00, në një komunikim me mediat.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.