Koha Jone_25 tetor 2018

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 253 (8384)

E enjte, 25 Tetor 2018

Çmimi 30 Lekë

Basha: Zgjedhjet vendore dhe parlamentare në një ditë A do të mundet opozita të rrethojë Kryeministrinë ditë-natë, me javë të tëra, siç e ka skenarin që të rrëzojë kryeministrin Rama? Por çfarë ndodh nëse edhe Edi Rama thërret në skenë “popullin” e tij? Përplasje? Apo Edi Rama do të arsyetojë duke thënë se “prapë qeveri të përbashkët dhe hajdeni e provohemi në popull”? FAQE 3

Vizita në Austri, Presidenti Meta Kryeministri, Edi Rama: Aprovohet kontrata për takon edhe Kryetarin e Parlamentit "bypass"-et e Fierit dhe Vlorës austriak, Wolfgang Sobotka

Në foto: Presidenti Ilir Meta dje gjatë takimit me kryeparlamentarin e Austrisë, Wolfgang Sobotka

FAQE 9

Në foto: Kryeministri Edi Rama AKUZA E OPOZITËS

SHKRIMTARI

KREU I PD

Ismail Kadare: Shqipëria, i vetmi vend në Europë që s'ka Teatër të denjë

Basha: Nuk kemi më qeveri, por një bandë. Përballja është e pashmangshme

FAQE 9

FAQE 24

FAQE 2

DEKLARATA

Petrit Vasili: Rama PD: Është firmosur përgjegjës për fletë arresti për kryebashkiakun Dako. 1 miliard euro evazion në 5 vjet, të hetohet Pse nuk zbatohet? FAQE 6

FAQE 5


POLITIKE

2

E enjte, 25 TETOR 2018

Boçi: MAS nxjerr udhëzime që kundërshtojnë veten

DEPUTETI I PD-së

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka sulmuar ashpër Ministrinë e Arsimit pasi, sipas tij, kjo e fundit po tallet me studentët lidhur me proceduat e aplikimit për në universitete. Teksa ka publikuar edhe dokumentin që tregon procedurat, Boçi thekson se ai është në kundërshtim më udhëzimet e mëparshme të vet Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. “Po të lexosh udhëzimin, sipas të cilit tani regjistrimi i maturantëve mund të bëhet dhe pa aplikuar me formular dhe jashtë portalit, e kupton që gjithçka e realizuar

me zhurmë, bujë, tam-tame drejtësie e më the e të thashë deri më tani, ka qenë një farsë gjigante, një proces fiktiv që thjesht mbajti me gajret maturantët prej 5 muajsh rresht. Udhëzimi rrëzon çdo meritë, çdo preferencë, çdo konkurrencë, ndërkohë që thotë troç që ngulja e maturantëve muaj rresht para formularëve, ambicieve, ëndrrave, ekraneve të kompjuterit për të ndjekur lëvizjen e emrit, ishte thjesht nxjerrje gjigante gjuhe nga Ministria. Një tallje ekzemplare. Dhuratë nga Rama e Lindita”- u shpreh dje deputeti Luçiano Boçi.

Kreu i PD-së në takimin me fermerët e Kosmaçit prezanton platformën me tre shtylla të opozitës për Bujqësinë

PD nis fushatën nga Shkodra, Basha prezanton Programin për Bujqësinë

O

pozita nuk do të heqë dorë nga marrëdhënia e kushtëzuar me Parlamentin. Por nga ana tjetër ajo deklaron se do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Dhe në kuadër të fushatës për këto zgjedhje, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur nga dje turin e takimeve me fermerët e vendit për të shpalosur platfiormën e opozitës për bujqësinë. Madje kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë takimit që zhvilloi dje me fermerët në Vaun e Dejës paralajmëroi se vitin e ardhshëm vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ndërsa prezantoi programin e PD-së për bujqësinë me fermerë të Kosmaçit në Shkodër, Lulzim Basha tha se me zgjedhjet e ardhshme vendore mund të kemi edhe zgjedhje te parakohshme parlamentare, por kjo, theksoi kryedemokrati, është në dorë të qytetarëve. “Një test i madh po afron: vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhjet vendore, të cilat mund të jenë fare mirë në të njëjtën kohë kohë fare mirë edhe me zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, do të jenë një shans i jashtëzakonshëm që ju të ushtroni të drejtën që keni për të vendosur se çfarë qeverisje doni. Unë jam këtu për t’ju ko-

munikuar bindjen time se gjithë problemet mund të zgjidhen nëse ushtroni me mencuri zgjedhjen e drejtuesve të duhur si në nivel lokal edhe qendror”- tha Basha. Ndër të tjera, Basha u ndal edhe tek ajo çfarë po ndodh aktualisht me fermerët shqiptarë. “Jemi futur në një rreth vicioz. E blejnë pushtetin me lekë dhe e përdorin për të vjedhur më shumë. Në këtë rreth vicioz janë një grup pushtetarësh që përfitojnë, por humb i gjithë populli. Në asnjë vend nuk janë braktisur fermerët si në Shqipëri, ka qeveria e Edi Ramës, as Kosova, sheti më i ri, as Bosnja se Maqedonia jo e jo.”

-u shpreh me tej Basha në takimin me fermerët. Lideri demokrat u shpreh se do të anulojë të gjitha koncensionet korruptive kur PD do të vijë në pushtet. “Duhet vullneti politik dhe vullneti politik do të përkthehet në masa të forta, të rrepta dhe të vendosura. Asnjë prej oligarkëve nuk do të arrijë dot të shtrihet mbi kurrizin tuaj. Të gjitha kontratat korruptive do të anulohen menjëherë dhe paratë që sot shkojnë nga buxheti i shtetit, paratë tuaja, taksat tuaja, për këta 10 veta, për këta 10 foka të majmura me paratë e popullit më të varfër të Ballkanit, këto para do të shkojnë për pri-

oritetet tona kryesore”- tha kreu i PD-së, Lulzim Basha. Platforma për bujqësinë Para fermerëve të Vaut të Dejës, Lulzim Basha prezantoi platformën e PD-së për politikat e bujqësisë në ndihmë të fermerëve, ku theksoi se plani për të mbështetur bujqësinë përbëhet nga tre shtylla kryesore. “Shtylla e parë është shtylla e investime infrastrukturore për të mbështetur bujqësinë dhe zhvillimin rural. Kjo do të thotë fonde të mjaftueshme për pushtetin vendor dhe sipas rastit të pushtetin qendror, për të ndihmuar në lehtësimin e infras-

trukturës që mbështet zhvillimin bujqësor, qofshin këto rrugë aksesi, kanalizime për vaditje, për kullime, për kanalet e vaditjes dhe të kullimit dhe ç’është më e rëndësishmja ndërtimin e një infrastrukturë që të mbështesë grumbullimin, magazinimin dhe nxjerrjen në treg të prodhimeve bujqësore. Së dyti, subvencione të drejtpërdrejta për çdo fermer prodhues, fermer apo blegtor prodhues në bazë të prodhimit, duke respektuar prioritetet e zhvillimit, sepse Kosmaçi që njihet për domaten, për specin, për kastravecin, për sallatën, patëllxhanin, nuk mund t’i kërkohet të kultivojë fjala bie panxhar apo misër. Ajo që rritet këtu më mirë, ajo që është tradita juaj, ajo që mund të konkurroni në treg duhet të bëhet edhe prioritet i subvencionimit nga shteti, subvencionum sipas normave që ndjekin të gjitha qeveritë e Ballkanit. Nga ana tjetër tarifa doganore për prodhimet e eksportit, në mënyrë që prodhimet e fermerëve shqiptarë të jenë të parat dhe pastaj të huajat. Nuk lejojmë që prodhimet bujqësore të fermerëve shqiptarë të konkurrohen në mënyrë të pandershme nga prodhimet e huaja”- u shpreh dje kreu i PD-së Lulzim Basha në takimin me fermerët.

PROJEKTLIGJI PËR TOKËN BUJQËSORE, DEPUTETI I PS-së: QEVERIA TË KTHEJË PËRGJIGJE BRENDA NËNTORIT

Fermerët “peng” të pronësisë, Braçe propozon dy zgjidhje përmes ndryshimit të ligjit

D

eputetit socialist Erion Braçe ka propozuar dy iniciativa që synojnë të pajisin me certifikatë pronësie fermerët që tashmë e kanë tokën në përdorim, por që ligji i pengon. Propozimet prekin kategorinë e atyre që janë vendosur në territorin e ish-ndërmarrjeve bujqësore pas 1 Gushtit 1991 dhe të atyre që janë zhvendosur me vendim të Këshillit të Ministrave. Komisioni parlamentar i Ligjeve shqyrtoi dje iniciativat, ndërsa

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka bërë me dije se brenda vitit do të jetë gati një draft ligjor që do të adresojë të gjitha problematikat e bujqësisë si dhe këto dy shqetësime. Por deputeti socialist ka kërkuar që drafti të jetë gati brenda muajit Nëntor, pasi në fund të vitit fermerëve u mbaron drejta për tu pajisur me certifikatë pronësie. Ndërkaq, Komisioni vendosi që diskutimi të mbetet i hapur, ndërsa Ministrisë së Bujqësisë i është kërkuar ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

që brenda datës 24 Nëntor të paraqesë draftin e kompletuar që u hap dritën jeshile zgjidhjes së këtyre problematikave. Diskutimet Erion Braçe: Duhet t’i vendoset afat qeverisë për të kthyer përgjigje për nismën. Duhet të hyjë në fuqi në datën 1 janar nisma. Çfarë do ndodhë nëse këta humbin mundësinë për marrjen tokës në përdorim? Nuk kam asnjë ndroje të themi se ne presim qeverinë për këtë çështje,

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

por jo më vonë se muaji nëntor. Njerëzit nuk kanë besim se do përfitojnë tokën. Ulsi Manja: Brenda nëntorit të kemi zgjidhjen përkatëse. Erion Braçe: Unë dua një datë nga qeveria. Nuk duhet të zgjasë një muaj kjo çështje. Ulsi Manja: Do e adresojmë deri në fund të nëntorit këtë çështje dhe të kemi një zgjidhje. Bashkim Fino: Deri në 24 nëntor qeveria të japë një përgjigje për këtë nismë.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E enjte, 25 TETOR 2018

Basha: Zgjedhjet vendore dhe parlamentare në një ditë

A do të mundet opozita të rrethojë Kryeministrinë ditë-natë, me javë të tëra, siç e ka skenarin që të rrëzojë kryeministrin Rama? Por çfarë ndodh nëse edhe Edi Rama thërret në skenë “popullin” e tij? Përplasje? Apo Edi Rama do të arsyetojë duke thënë se “prapë qeveri të përbashkët dhe hajdeni e provohemi në popull”? Gati një vit e kusur pas humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, PD-ja ka dalë me një platformë të re për të larguar qeverinë "Rama". Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka prezantuar dje nga Shkodra projektin që, sipas tij, mund të sjellë rrëzimin e kryeministrit Edi Rama dhe fitoren e opozitës. Projekti i Bashës synon që bashkë me zgjedhjet vendore, vendi të shkojë edhe në zgjedhje parlamentare. Pra që të mos ketë shpenzime shtesë nga buxheti i shtetit si dhe për të mos lodhur as ndërkombëtarët me vëzhguesit, opozita kërkon dy palë zgjedhje në një ditë; edhe vendoret e radhës, por edhe zgjedhjet parlamentare, pasi sipas tyre vendi është mbërthyer nga krimi e bandat. "Një test i madh po afron: vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhjet vendore, të cilat mund të jenë fare mirë në të njëjtën kohë edhe me zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, do të jenë një shans i jashtëzakonshëm që ju të ushtroni të drejtën që keni për të vendosur se çfarë qeverisje doni. Unë jam këtu për t'ju komunikuar bindjen time se gjithë problemet mund të zgjidhen nëse ushtroni me mençuri zgjedhjen e drejtuesve të duhur si në nivel lokal, edhe qendror"- deklaroi Basha dje gjatë një takimi me fermerët në Shkodër. Sipas afateve kushtetuese zgjedhjet vendore pritet të mbahen në qershor të vitit 2019. Me llogaritë që bën kreu i PD-së, pas tetë muajsh qytetarët duhet të zgjidhin jo vetëm kryetarët e rinjë të bashkive, por edhe një qeveri të re. Por për të arritur në këtë pikë, opozita duhet të kryejë një sërë

detyrash dhe aksionesh jo të lehta. Së pari, ideja e zgjedhjeve të parakohshme duhet të pranohet dhe nga mazhoranca. Qeveri "Rama" ka sot "timonin dhe krejt tepsinë" dhe të paktën 75 vota deputetësh që i garantojnë shumicën. Brenda qeverisë nuk ka asnjë shenjë se do të ketë ndonjë rebelim që do të prodhojë krizë dhe ligjërisht Edi Rama nuk ka asnjë shans të pranojë kërkesën për zgjedhje të parakohshme thjesht për t'i plotësuar kërkesat opozitës. Skandalet që PD-ja ka denoncuar deri më tani i kanë prishur humorin e mazhorancës dhe kryeministrit, por janë shumë larg tronditjeve që opozita premtoi se do sillnin rrëzimin e kabinetit "Rama". Ndaj për të çuar vendin drejt zgjedhjeve, opozita duhet që

më parë të krijojë klimën politike që do e bëjë të domosdoshme largimin e qeverisë. A do të mundet opozita të rrethojë kryeministrinë ditë-natë për ditë e netë të tëra, siç e ka skenarin që të rrëzojë kryeministrin Rama? Detyra e dytë e opozitës është e famshmja reformë zgjedhore dhe kush realisht do t'i bëjë zgjedhjet. Përvojat e zgjedhjeve të 2017-ës tregoi se kur KQZ-në dhe shumicën e ministrive i merr në dorë opozita, nëse qendra e pushtetit mbetet në dorë të një kryeministri politik, siç ishte Edi Rama, procesi zgjedhor mbetet formal. Ndaj dhe projekti i Bashës për të zhvilluar dy palë zgjedhje në një ditë, pikë së pari ka objektiv kryesor largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike. Rruga e vetme

për të arritur këtë janë protestat, si shenjë e shprehjes së pakënaqësisë mbarë popullore që do të krijojë kushtet për largimin e qeverisë "Rama". Gjithnjë nëse ka vërtetë shumë pakënaqësi popullore, atëherë qeveria ka rënë moralisht dhe forcërisht. Por duhet popull si me 23 janar 2018. A do të jetë në gjendje opozita ti mbledhë ata dhe me shumë? Kjo mbetet për tu parë! Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur i pari tezën e mos hyrjes në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër duke këmbëngulur te protesta që do të sjellin rrëzimin e tij. Ndërkohë Lulzim Basha ka shkuar më tej, duke pranuar hyrjen në zgjedhjet lokale, me kushtin që të zhvillohen edhe ato parlamentare dhe pa Edi Ramën kryeministër. LSI, si fortë e dytë e opozitës ka përsëritur qëndrimin e largimit të kryeministrit Edi Rama. Të gjitha skemat dhe aksionet e opozitës tashmë kanë vetëm një variant, protesta për të detyruar kryeministrin të largohet. Për sa kohë që beteja politike është kthyer vetëm në denoncime dhe më pas padi për shpifje, opozitës si mbetet gjë tjetër vetëm se të thërrasë popullin për të gjykuar se cila nga palët ka drejtë. Por çfarë ndodh nëse edhe Edi Rama thërret në skenë "popullin" e tij? Përplasje? Apo Edi Rama do të arsyetojë duke thënë se "prapë qeveri të përbashkët dhe hajdeni e provohemi në popull"? Kjo mund të ndodhë nëse opozita rrethon kryeministrinë jo më me çadër duke recituar e kënduar, por si demonstratë përballje. A.Marku


POLITIKE

4

E enjte, 25 TETOR 2018

“Shqyrtimi i ankesave”, pensionistët i kërkojnë Kryeministrit që portali i bashkëqeverisjes të jetë më i aksesueshëm

G

jatë eventit të bashkëqeverisjes me qytetarët në ambientet e Kryeministrisë, kreu i Qeverisë Edi Rama tha se platforma e bashkëqeverisjes është mundësia e vetme për të zgjidhur problemet. Pasi ka dëgjuar disa qytetarë që kanë marrë zgjidhje për problemet e tyre përmes platformës, kryeministri hodhi akuza edhe në drejtim të disa bashkive, ku në shënjestrën e tij, ishte kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi. Duket se Rama synon të ndezë fushatën elektorale për zgjedhjet vendore që do të mbahen pas 9 muajsh, duke nisur sfidën pikërisht në bastionin e demokratëve dhe “mollën e ndaluar” të socialistëve, me Shkodrën. E në këtë kontekst, Rama deklaroi dje se kryebashkiakja Voltana Ademi refuzon çdo bashkëpunimin me qeverinë për zgjidhjen e problemeve të qytearëve. “Bashkia e Shkodrës mban rekord, pasi refuzon çdo lloj bashkëpunimi, por edhe bashkitë e tjera. Ne përpiqemi edhe me bashkitë për të zgjidhur problemet. Më vjen keq kur koordinatorët vendosin të dorëzohen pasi njësitë vendore e konsiderojnë platformën si instrument të palës kundërshtare. Ne trajtojmë në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët qofshin të majtë apo të djathtë, qofshin pleq apo të rinj, të pasur dhe të varfër”- tha Rama. Kryeministri Edi Rama gjatë

Vendoret 2019, Rama nis betejën për Shkodrën duke sulmuar Voltana Ademin

takimit me qytetarët dhe prezantimit të zgjidhjeve së ankesave, të cilat janë adresuar tek portali “Shqipëriaqëduam.al”, deklaroi se e gjithë vëmendja është tek njerëzit. Nga kryeministria, qytetarët kryesisht të moshave të treta bënë apel që portali të jetë më i aksesueshëm. Ndërkohë, Rama tha se ka marrë fund

koha kur qytetarët trajtoheshin me dallime nga institucionet shtetërore. Shefi i qeverisë shtoi mes tjerash se falë reformës kanë ndryshuar kushtet tek skema e pensioneve. Ai nënvizoi faktin se në vëmendje të politikave të qeverisë do të jenë të gjithë pensionistët e Shqipërisë. “Më vjen shumë mirë që platforma është

një mekanizëm që ndihmon pa dallim që të gjithë, por edhe ato që janë më të dobët, të cilët kanë qenë pa përkrahje në zyrën e shtetit. Sepse zyra e shteti kështu i ka trajtuar njerëzit me vite të tëra.Ne kemi një paketë solidariteti për pensionistët, që është e konsoliduar në zërat e buxhetit si asnjëherë më parë. Kemi

kompensuar edhe boshllëqet që la pas mungesa e reformës së pensioneve. Pensionet që dalin pas reformave tona, ato janë rritur. Sot pas reformës, tavani nuk ekziston, pensioni bazohet tek sigurimet. Nëse më parë në fund të vitit jepej një gjel deti, sot kemi të bëjmë me diçka jo thjesht modeste”, tha dje kryeministri Edi Rama. Biseda mes qytetarit dhe kryeministrit: Qytetari: Arsyen se pse jam këtu, e trajtoi koordinatorja. Për portalin, me thënë të drejtën unë jam 80 vjeç dhe portalin nuk di ta përdor. Shkova në një qendër interneti dhe më ndimuan ta shruaja mirë e bukur, në krye të 10 ditëve do të marrësh përgjigje, për të cilën kam bërë kërkesë që nga viti 2016. Më jepej e njëjta përgjigje si ajo e të parës. Duke patur besim, unë iu drejtova portalit dhe në krye të 10 ditëve ma dhanë përgjigjen. Portalin duhet ta sqarojë edhe televizioni. Shtypi duhet t’i sqarojë më mirë për hallet e qytetarëve. Edi Rama: Nuk e di pse nuk keni provuar tek njësia administrative është plotësisht e mundur aplikimi i kërkesës apo ankesës në platformë. Edhe zyrat e postës, që janë po ashtu në dispozicion. Nga shtypi mos prisni edhe aq shumë, sepse e kanë mendjen tek incizimet dhe filmat. Për lojërat e fatit thonë se është aksion për të tërhequr vëmendjen.

SHPALLEN FITUESIT E GARËS - MIRËMBAJTJE PËR RRUGËT QË PËRBALLOJNË 75% TË TRAFIKUT KOMBËTAR

J

anë shpallur ditën e djeshme fituesit e garës për Bypass-n e Fierit dhe atë të Vlorës. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili ka njoftuar se brenda pak ditësh do të rifillojë puna për këto dy projekte. “Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton përmbylljen e procedurave konkurruese të përzgjedhjes së kompanive kontraktore që do kryejnë punimet e dy veprave infrastrukturore, Bypass-it të Fierit dhe Bypass-it të Vlorës. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Banka Europiane e Investimeve kanë miratuar si fitues: Për Bypass-in e Fierit kompaninë kuvajtiane “CGC, Combined Group Contracting”; Për Bypass-in e Vlorës, Joint Venture shqiptaro-italiane “Gener 2 & Impresa Ing.E.Mantovani”, u shpreh dje në reagimin e tij, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri. Mirëmbajtja e rrugëve Një projekt i qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore ka në fokus mirëmbajtjen dhe sigurinë e rrjetit kombëtar rrugor bazuar në rezultate konkrete. 28 segmente të rrjetit rrugor ose 1300 km të korridoreve kryesore rrugore që bartin 75% të trafikut kombëtar, do t’i nënshtrohen punimeve dhe mirëmbajtjes periodike. Një ndër këto segmente është ai Tiranë-Durrës. Arteria kryesore që lidh kryeqytetin me portin më

Bypass-et e Fierit dhe Vlorës, Gjiknuri: Brenda pak ditësh rifillojnë punimet

të madh të vendit Durrësin, si dhe është porta hyrëse për trafikun vendas dhe tranzit që kalon nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim të vendit. Këtu janë përqendruar edhe 40% e bizneseve dhe popullsisë së vendit. Një infrastrukturë e mirë përmirëson lidhjen me tregjet, ajo i bën mallrat dhe shërbimet më konkurruese.

Segmenti nga kthesa e Patosit në drejtim të Levanit të Fierit është një aks tjetër që do t’i nënshtrohet mirëmbajtjes. Objektivat e projektit janë të ruajë kushtet e rrjetit të rrugëve parësore dhe parësore-dytësore (1335 km) të rrjetit kombëtar me anë të mirëmbajtjes periodike dhe asaj rutinë. Gjithashtu, synohet të përmirësohet sig-

uria e rrjetit rrugor. Projekti do të fuqizojë praktikat e menaxhimit të aseteve rrugore e të sigurisë në përfitim të përdoruesve të rrugës. Mirëmbajtja e rrjetit rrugor ka qenë vazhdimisht e 1 keqfinancuar. Numri i aksidenteve me vdekje mbetet shumë i lartë, krahasuar me disa vende të rajonit, dhe shumë herë më i lartë se vendet e BE-së. Qeveria ka rritur vëmendjen ndaj reformës së sigurisë rrugore dhe synon që, deri në vitin 2020, të reduktojë me 50% numrin e fataliteteve. Realizimi i mirëmbajtjes periodike dhe i asaj rutinë të rrugëve do të menaxhohet nga Autoriteti Rrugor me anë të kontratave të mirëmbajtjes, me bazë performance parashikohet për një periudhë 5-vjeçare. Gjithashtu, përfshihet dhe monitorimi i këtyre kontratave nëpërmjet shërbimeve të supervizorit, për të siguruar përputhshmërinë me nivelet e shërbimit të përcaktuara në kontratë. Këto shërbime të monitorimit do të sigurojnë audit të sigurisë së rrugëve të projektit, si dhe do të zhvillojnë “Sistemin e transparencës sociale”, ku përdoruesit e rrugës mund të japin opinionin e tyre mbi gjendjen e rrugëve.


POLITIKE DEPUTEJA E LSI-së

5

E enjte, 25 TETOR 2018

Klajda Gjosha: Vendimi i Qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit, i vonuar

D

eputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Klajda Gjosha, zhvilloi një takim në selinë e LSI-së me Oficerin e Zyrës për Shqipërinë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Keith Ëest. Në takim u diskutua mbi çështjet e rëndësishme të aktualitetit politik, si dhe mbi Reformën në Drejtësi, Reformën Zgjedhore dhe rëndësinë e ecurisë së këtyre reformave në lidhje me rrugëtimin e Shqipërisë drejt Integrimit në BE. Po dje ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e ftuar në studion e Ora Neës, tha se vendimi i qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit është i vonuar. Ajo bëri me dije gjithashtu se deputetët e LSI-së nuk do të jenë të pranishëm në seancën e sotme plenare të Kuvendit. Ne kemi qenë pro gjatë gjithë kohës që lojërat e fatit duhet të ishin mbyllur me kohë, sepse pse sot vendimi, ka një kohë shumë të gjatë tashmë që kjo qeveri është në krye të pushtetit dhe nëse do të ishte një problem kaq i madh lojërat e fatit, patjetër që duhet të ishte një

problem që duhet të ishte ndjekur me kohë nga qeveria dhe mund t’i kishte mbyllur shumë kohë më parë. Vetë Kryeministri ka publikuar disa shifra të shkaktimit të lënies së parave që njerëzit kanë lënë në lojërat e fatit dhe gjithçka më parë, pra gjithë problematikën që ky fenomen i shkakton familjeve shqiptare dhe ekonomisë shqiptare. Nëse këto shifra janë të vërteta, atëherë në fakt një barrë shumë e rëndë rëndon vetë mbi kreun e qeverisë, por edhe mbi pushtetin e sotëm, mbi të gjithë njerëzit që qeverisin sepse në fund të fundit kjo është një analizë që duhet të ishte kryer prej kohësh dhe në fakt duhej të ishin mbyllur, pastaj mënyra se si do të veprohet, se si do të shkohet për të monopolizuar le të themi lojërat e fatit apo personat që mund të fshihen pas tyre dhe të tjera me radhë, kjo është një çështje që kërkon një diskutim të gjerë, kërkon fakte, pra kërkon një hetim le të themi të mëtejshëm të kësaj çështje”- tha dje deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha.

“Lojërat e fatit”, kreu i grupit parlamentar të LSI-së: Rama pranon se 1 miliardë euro janë evazion

P

ak orë para miratimit në Kuvend të draftit të Qeverisë që ndalon bixhozin pas 1 janarit të vitit të ardhshëm, Lëvizja Socialiste për Integrim do të bënte akuza të frta në drejtim të kryeministrit Edi Rama lidhur me lojërat e fatit. Nga foltorja e LSI-së, kryetari i grupit parlamentar Petrit Vasili deklaroi se shefi i qeverisë shprehet se shqiptarët shpenzojnë 700 milionë euro për bastet, ndërsa Ministria e Financave ka treguar se ato janë 5 herë më të ulëta në shifrat e pretenduara. Duke bërë llogaritë përkatëse, Vasili theksoi dje se Rama duhet të shkojë në burg për 1 miliard euro evazion të lojërave të fatit. Në një konferencë me gazetarët, Vasili ngriti shqetësimin e opozitës teksa tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjev është bllokuar nga Partia Socialiste, duke shtuar se pa reformë zgjedhore, KQZ-ja nuk ka kuptim. PYETJE-PËRGJIGJET Do të jetë LSI nesër në parlament? Ky është një vendim politik, që nuk ka lidhje me ditën e nesërme. Ne kemi një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin pasi kemi çështje të mëdha në parlament të cilat kanë mbetur pa zgjidhje. Ju e dini që ne kemi propozuar një ligj për konçensionet që hanë miliarda lekë në vit. Ligj i cili sot e kësaj dite ka 3 vjet që nuk merret në shqyrtim nga parlamenti. Pra një parlament që ka refuzuar të gjithë nismat, ka marrë nismat kushtetuese të opozitës për Vettingun politik dhe I shtyn e i zgjat duke kërkuar mendim të Komisionit të Venecias, kështu që ky vendim i kushtëzuar është i pandryshuar. Nuk ka lidhje as me një ligj apo as me një dengël të radhës të kryeministrit. Unë po pres sot sqarimet dhe po i drejtohem publikisht Prokurorisë shqiptare për të ndarë pozicionet, nëse do bëhet palë në këtë vjedhje 1 miliardëshe dhe kjo duhet të jetë përqendrimi juaj i të gjithëve. Besoj në një moment të vetëm do shkëputeni nga dënglat e zyrës së shtypit të Edi Ramës dhe të budallenjve që drejtojnë atë. Dhe do jeni të

Vasili: KQZ s’ka kuptim pa reformë zgjedhore, që është bllokuar nga PS

shqetësuar të gjithë si qytetarë si 1 miliardë euro të vjedhura janë një peshë e madhe mbi ju të gjithë. Si një borxh publik që rëndohet dhe thellohet, që e bën që dhe karburanti i makinave të vejë afër 1900 lekë, janë një kolaps ekonomike të cilët kolegët tuaj të Zërit të Amerikës, e denoncojnë. Po këtë prokupacion ju ftoj ta keni edhe ju në pasqyrimet mediatike. Bëhet fjalë për 1 miliardë euro. Jemi në zgjedhjet parlamentare dhe në këtë rast KQZ është institucioni kryesor që administron zgjedhjet? Po paralajmëroni një bojkot të mundshëm? As do të ketë bojkot zgjedhjesh, të jeni të qetë. Ju duhet tu prokupojë jo kjo, por sesi KQZ është bllokuar dhe në mënyrë të njëanshme PS ka marrë dhe ka paraqitur draftet e saj duke shënuar gjëma të padëgjuara në historinë e pluralizmit shqiptar se kurrë një parti politike nuk ka paraqitur në mënyrë të njëanshme draftet e reformës duke bllokuar Reformën Zgjedhore, e ç’mund të flasim për KQZ ? Edhe njëherë po ju them me shumë bindje që

besoj të ndrijë dhe horizontin më të gjerë në këto përgjigje. Kemi një komision të Reformës Zgjedhore të bllokuar, që është një nga prioritetet e vendosura në kusht për hapjen e negociatave për anëtarësim. Besoj që negociatat për anëtarësim kanë zënë kohën tuaj mediatike pa fund. Ky moment kyç është bllokuar nga Partia Socialiste, pa zhbllokuar këtë moment, çfarë instrumenti do përdorim? Ç’kuptim ka kjo pa Reformë Zgjedhore, pa ditur se si do të ndalim shitblerjen e votës, ku mbi 20% e votave, e pohon Këshilli i Evropës, e jo opozita, se opozita ka konstatime shumë më të larta dhe shumë më të frikshme se kaq. Po pranojnë ato. Ç’të flasim ne për ata të KQZsë? Ç’të bëjnë? Do kemi një KQZ që kemi hall që ta ngremë sa më parë ta legjitimojmë vjedhjen e votës së radhës? Jo , do i japim përgjigje njëherë kësaj në radhë të parë. Dhe si shqiptarët, si vota jote dhe vota ime, të numërohet tamam. Jo votën time dhe tënden, unë e hedh për LSI, ti e hedh për kë do dhe i numërohet PS-së. Ja kjo është çështja. Në lidhje me arrestimet më të

fundit, ka pasur dy qëndrime si nga LSI dhe PD. Tani unë dua të di nëse opozita është e unifikuar në qëndrimin e saj ndaj mazhorancës? Është e unifikuar. Partia Demokratike, kryetari i saj, ka deklaruar që këto arrestime janë arrestime cironkash, ndërkohë që peshqit e mëdhenj si Vangjush Dako e të tjerë, janë të lirë dhe nuk po arrestohen. Ndërkohë që, znj. Kryemadhi një ditë më parë i cilësoi këto arrestime si një sinjal të mirë sa i takon të paktën përparësisë për në Bashkimin Evropian. Pra, kur arrestohen keqbërës ose njerëz që arrestohen, në fakt është një sinjal i mirë për Shqipërinë. A ka qëndrim të kundërt? Nuk ka qëndrim, por ju keni një gjë shumë, nuk do thosha negative sepse nuk dua të jem absolutisht ofensivë me ju, merrni gjithnjë fjali jashtë kontekstit. Zonja Kryemadhi ka bërë një deklaratë të gjerë dhe të plotë, ku kjo është një shenjë por duhet të shkojmë të shikojmë ecurinë. E ka thënë shumë qartë, se kemi parë dhe arrestime grupesh të mëdha, po ju keni raportuar dhe jo unë, ku 90% e

atyre të arrestuarve, kanë dalë të nesërmen jashtë nga burgu. Ne kemi pasur të tilla,ku doli një çështje për audio përgjimin e vëllait të ministrit dhe në mënyrë misterioze vëllai i ministrit iku jashtë shtetit dhe ju s`dini se ku ndodhet. Absolutisht. Ju nuk e dini, ju s`keni komunikim zyrtar se ku ndodhet dhe ku vuan dënimin. Pra, kemi pasur 1000 raste, ku është bërë një apo dy arrestime, të cilat unë bashkohen me të dy mesazhet, pra ka një sinjal lëvizjeje, por të vërtetave të mëdha u rrihet larg. Kryetari i opozitës u thërrit në Prokurori e Shqipërisë, apo jo? A jeni të shqetësuar që Kryeministri i vendit ka çështje të hapur penale për çështjen e audio përgjimit dhe Prokuroria e mbyll? Dhe ne e kemi denoncuar qartë që mbyllen në mënyrë të turpshme dhe brenda padisë kur e mbyllin, ua kanë bërë zyrat e PS, saqë kallëzues janë të tjerë dhe u referohen kallëzuesve të tjerë? Ka prapë edhe një çështje tjetër që ne e kemi hapur ndaj Kryeministrit dhe ne dje kemi depozituar dhe ankimimin që po prisja të pyesnit për ankimimin tonë, për padinë e mbyllur të Kryeministrit së fundmi që ishte padia që lëshuam për audiopërgjimin. Kishte marrë përsipër që e kishte bërë ky ekspertizën e audiopërgjimit, ku ju e dini që është një nga gjërat më të turpshme, më të rëndat ligjore, ndërkohë që Prokuroria sot nuk e ka mbyllur si duhet. Nuk ka një ekspertizë të audio-përgjimit. Pra, në këto kushte ka shumë të drejtë që formulohen dyshime të mëdha. Këto dy standarde të shëmtuara që do e shpërbëjnë shtetin, që një standard është që hetohet pse ke thënë të vërtetën dhe nuk hetohesh kur ke bërë një mashtrim të madh publik si Kryeministri, këto dy drejtësi janë shqetësimi madhor, edhe për mua dhe për ju si qytetarë të këtij vendi.


POLITIKE

6

E enjte, 25 TETOR 2018

Kuvendi miraton sot edhe draftin për lojërat e fatit, Bushati: Qendra rehabilitimi për ata që kanë krijuar varësi

D

ekreti i Presidentit Ilir Meta, që ktheu për herë të dytë në Kuvend ligjin për Teatrin Kombëtar, do të shqyrtohet këtë të enjte fillimisht në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese në orën 9:00 të mëngjesit të ditës së sotme, për të kaluar vetëm një orë më pas në seancë plenare për votim. Qëllimin e shprehu vetë kreu i komisionit Eduard Shalsi, gjatë mbledhjes së ditës së mërkurë, për ta zyrtarizuar edhe faqja online e Kuvendit vetëm pak orë më pas. Rregullorja e Kuvendit parashikon në nenin 27 të saj, pika 5, se në çdo rast, rendi i ditës duhet të jetë bërë publik të paktën 2 ditë përpara datës së caktuar për mbledhjen e komisionit ose seancës plenare. Duket se mazhoranca do të shqyrtojë dekretin, do të përmbledhë raportin dhe do t’ia paraqesë atë seancës plenare për ta futur në rend dite dekretin brenda 60 minutave. Me dekretin e datës 11 tetor, Kreu i Shtetit ktheu për rishqyrtim në ligjin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar në Tiranë, i cili pësoi ndryshime duke përfshirë hapjen e një gare. Në ligj është parashikuar që për zhvillimin e zonës pas Teatrit, kompanitë konkurruese duhet “të kenë nënshkruar marrëveshje me pronarët privatë që posedojnë pasuritë në zonën e zhvillimit të projektit”. Në dekret Meta shprehet se një parashikim i tillë ligjor cenon drejtpërdrejt konkurrencën e lirë, trajtimin e barabartë dhe nuk garanton që procesi do të jetë objektiv dhe i ndershëm, por një proces selektiv konkurrimi.

PS vetëm 1 orë diskutim në komisione për dekretin e Presidentit për Teatrin Kombëtar KREU I DHOMËS SË TREGTISË DHE INDUSTRISË

Efektet e ligjit për lojërat e fatit, Jaka: Pozitive për sipërmarrjen

Lojërat e fatit Po ashtu, në seancën e sotme, socialistët do të votojnë edhe projektligjin e futur me procedurë të përshpejtuar në agjendën e Kuvendit, për lojërat e fatit. Nisma e qeverisë për të mbyllur pikat e basteve dhe sistemuar lojërat e fatit, i ka “turbulluar jo pak ujërat” në jetën politike, por edhe në diskutimet përditshme mes qytetarëve, për të dhënë një ide më të qartë se çfarë do të ndodhë pas 1 janarit, i ftuar në “Top Talk” ka qenë deputeti Ervin Bushati. Synimi, sipas tij

është dekurajimi i kësaj industrie, si dhe menaxhimi sa më i mirë i saj. “Qytetarët na kanë mbështetur për të dekurajuar ekonominë e vesit të lojërave të fatit. Kemi marrë si standard ligjin në Gjermani e Francë. Kjo nuk do të thotë monopolizim. Por kjo do të thotë që shteti të jetë i kujdesshëm. Do të kalojë në histori si një prej reformave më të madha në Shqipëri. Sot kam paraqitur një amendim tjetër që kërkojmë që akomodimi i tyre të jetë të hotelet me 5 yje të certifikuara nga brendet ndër-

kombëtare”, u shpreh Bushati, teksa thekson se do të ketë edhe qendra rehabilitimi për personat që do të krijojnë varësi. Më tej ai sqaroi edhe disa masa që mund të merren në vijëmësi të këtij drafti. “Pikat e lojërave të fatit do të jenë shumë më të pakta. Nëse dikujt do i shkojë ndërmend që të hapë një pikë bastesh ilegale, në disa vende të botës dënohen me 10 vite burg. Nuk do të lejohen as lojërat online që janë në shumë vende të botës, por që s’ka një seli në Tiranë”- tha dje deputeti socialist, Ervin Bushati.

NËNKRYETARJA E KOMISIONIT TË EKONOMISË: VENDIMI I QEVERISË PËR SHTETËZIMIN E LOJËRAVE TË FATIT SYNON PËRQENDRIMIN E TYRE NË NJË DORË TË VETME

P

rojektligjin e miratuar në Komisionin e Ekonomisë që synon mbylljen e më pas shtetëzimin e lojërave të fatit, nënkryetarja demokrate e këtij Komisioni Jorida Tabaku, e quan artificë që t’i përqëndrojë ato në një dorë me qëllim për t’i komanduar ai vetë. Deputetja e PD-së thotë se kjo demaskohet edhe nga koncesioni i monitorimit të lojërave të fatit, të cilin ajo thotë se kryeministri ia ka dhënë ortakut të vëllait të tij. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thotë se vendimi i qeverisë për shtetëzimin e lojërave të fatit nuk synon asgjë tjetër përveç përqendrimit të tyre në një dorë të vetme, për t’i komanduar ai dhe klientët e tij. “Ndryshimet bëjnë të mundur, aq sa kemi parë që të mblidhet në një kompani që më vonë të japë mundësinë që ta japë me koncesion, pse jo. Duke pasur eksperiencën që po jepen rrugë, shkollat dhe spitalet me konce-

Lojërat e fatit, Tabaku: Ta kufizojmë këtë ves, por jo që shteti të luajë vetë bixhoz

sion pse mos të jepet edhe biznesi i lojërave të fatit. Edhe sistemi i monitorimit online që hartoi qeveria ishte planifikuar që të realizohej ky monitorim nga vetë qeveria dhe ata edhe këtë e dhanë

me koncesion”- tha Tabaku. Në vijim, deputetja demokrate, akuzon kryeministrin se disa muaj me parë nëpërmjet një kontrate koncensionare të pa bërë publike, i ka dhënë sistemin

e monitorimit ortakut në biznes të vëllait të tij. “Faktet janë që nga 928 pika u bënë 4400 pika. Tatimi ishte propozuar që të ishte 23 %, u bë 15% vetëm 6 javë më parë. Është lidhur një kontratë koncesionare për monitorimin e sistemit online, të cilën unë megjithëse ja kam kërkuar ministrit të Financave nuk ma ka vënë në dispozicion dhe është dhënë një licensë për bastet ose lojërat elektronike në distancë”- u shpreh deputetja e PD-së. Ndërsa e pyetur se kush është qëndrimi i Partisë Demokratike për bixhozin, Jorida Tabaku thotë se PD-ja është për të krijuar një model mbarëbotëror për minimizimin e këtij vesi, por jo që shteti vetë të luajë bixhoz. “Ne jemi për të krijuar një model siç e kanë të gjitha

Ligji për lojërat e fatit pritet të ketë një ndikim pozitiv për sipërmarrjen në vendin tonë. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka deklaroi për Scan se efekti pritet të jetë më i madh në sektorët e prodhimit dhe një rritje e buxhetit për konsumin. “Unë jam i bindur që do jetë në ndikim pozitiv për sipërmarrjet, sidomos në sektorin e prodhimit dhe distributorët. Jam i bindur që do ketë më shumë buxhet për konsumin dhe për shportën e produkteve të përditshme që përdor çdo familje. Besoj që jemi akoma populli i varfër që të orientojmë qytetarët tanë drejt lojërave të fatit”- u shpreh Nikolin Jaka. Më herët Jaka u ndal në organizimin e panairit “EXPO MEDICAL” në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë, një panair i cili do ti kushtohet kujdesit për shëndetin duke bërë një apel: “Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kuptojmë siç duhet mesazhin që jep ky panair, është një mesazh që parandalimi është kosto shumë herë me e ulët se sa shërimi”- u shpreh dje Nikolin Jaka. Në këtë iniciativë janë bashkuar dhe disa aktorë si urdhri i Mjekut, ai i Farmacistëve dhe infermierëve. vendet e botës për ta kufizuar këtë ves, por nuk jemi që shteti të lozë bixhoz. Që shteti të fillojë të bëhet kumarxhi dhe shteti të fillojë të ushtrojë aktivitetin e bixhozit”- u shpreh Jorida Tabaku. Deputetja demokrate thotë se Kryeministri është i pa besueshëm, ndërsa deklaron se nga njëra anë premton mbylljen e lojërave të fatit, ndërkohë që 6 javë më parë i favorizoi duke u ulur taksat.


POLITIKE OPINION Nga Dritan Hila

A

kuzat ndaj kundërshtarëve politikë apo armiqve personalë si të vendosur në shërbim të agjenturave të huaja, nuk është një sport i ri në Shqipëri. Që para formimit të shtetit shqiptar, agjentura të ndryshme janë përpjekur të korruptojnë persona influentë në jetën shqiptare, në mënyrë që të përkrahinin interesat e tyre. Përveç otomanëve që ishin edhe zotërit “de fakto” të provincës shqiptare dhe rrjedhimish kishin rrjetin e tyre agjenturor, nuk mungonin as të tjerët. Austro’Hun-

garia ishte një prej tyre, sidomos me ndikim në popullsinë katolike të veriut. Pastaj vinte Serbia në veri të vendit; Greqia në jug dhe Italia në gjithë territorin që e pretendonte si protektorat. Agjentët shqiptarë nuk përtonin të shisnin informacion dhe influancë edhe për më shumë se një zotëri. Ardhja e Amet Zogut në fuqi u shoqërua me akuza për përkrahjen jugosllave. Revolucioni i Nolit si ndikim i agjenturës komuniste. Më vonë Zogu u akuzua edhe si agjent italian. Për të ardhur

KRYEMINISTRI

Rama: Aprovohet kontrata për “bypass”-et e Fierit dhe Vlorës

Kryeministri Edi Rama, është i gëzuar dhe këtë e ka ndarë edhe me ndjekësit në rrjete sociale. Rama bën me dije lajmin e aprovimit nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për lidhjen e kontratës së financuar nga kjo bankë për Bajpaset e Fierit dhe Vlorës.Nuk ka nguruar, as ta nis postimin me fjalët: Më në fund me djalë. Kryeministri zbulon se puna do të nisë pas pak ditësh dhe në qershor, sezoni turistik do e gjejë këtë rrugë të hapur.”Ufffffff… “më në fund me djalë”. Erdhi aprovimi i fuuuuundit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për lidhjen e kontratës së financuar nga kjo bankë për Bajpaset e Fierit dhe Vlorës! Për pak ditë nis puna dhe në qershor patjetër traseja e hapur për sezonin turistik”,-shkruan Rama.

7

E enjte, 25 TETOR 2018

Spiunazhi, një histori e vjetër shqiptare tek Enver Hoxha i cili është akuzuar si delfin i sllavëve. Dhe ky i fundit duke akuzuar dhe dënuar të tjerë si bashkëpunëtorë të të huajve. Herë me të drejtë dhe herë për arsye politike. Alibia e agjentit të huaj, gjithmonë ka pasur vend fertil në mëndjen e shqiptarit, për të lulëzuar.Viti 1990, do të shënonte një tjetër bum në drejtim të akuzave. Sali Berisha u akuzua si agjent i serbëve, Fatos Nano si i grekëve, dhe shumë politikanë të tjerë më minorë si agjentë të fuqive të huaja.

Por cila është në të vërtetë gjendja e veprimtarisë s ë shërbimeve të huaja inteligjente në vendin tonë?Rreth 20 vjet më parë SllobodanMilosheviçit i kërkohej llogari në parlamentin e Serbisë se si i kishte shpenzuar 10 milion dollarët që ishin alokuar për destabilizimin e Shqipërisë. Në vitin 2018, shqiptarët mësojnë se vetëm shërbimi i jashtëm grek ka një fond prej 45 milion euro për lobime apo ndërhyrje në interes të greqisë. Nuk diihet sa shpenzojnë për këtë qëllim zbulimi grek apo shërbimi ushtarak

Ndërkohë gjithë bota akuzon Rusinë për ndërhyrje në Ballkan dhe madje edhe në shqipëri. Sa shpenzohet dhe kush janë përfituesit? Po Turqia, sa shpenzon në drejtimin Shqiptar?Për mos folur për ato që quhen shërbime aleate dhe së fundmi u përfolën edhe ushtarakë shqiptarë të vënë në shërbim të tyre.Kjo është vetëm majën e aisbergut. E cila në tregon se në botën e nëndheshme të këtyre shërbimeve, janë të shumtë shqiptarët që marrin rroga për të shitur vendin e tyre.

SHKRIMI I VITIT 2008

Kadare: Shqipëria, i vetmi vend në Europë që s’ka Teatër të denjë “Shqipëria është i vetmi vend në Europë, që nuk ka ende një ngrehinë teatri, të denjë për këtë emër”. Ky është konstatimi që bënë shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare në parathënien e librit “Vepra të zgjedhura” të Mid’hatFrashërit, i cili është promovuar sot. Materiali i shkruar prej tij është shkruar në vitin 2008 për dramën “Foleja kombëtare” të Mid’hatFrashërit, por përkon plotësisht me debatin që po zhvillohet sot dhe gjendjen e Teatrit tonë Kombëtar. Duke shtjelluar mendimin e tij për Teatrin Kombëtar, ai thekson se godina aktuale nuk është gjë tjetër veçse një ndërtesë e përkohshme që pushtuesit italian e kishin sajuar për zbavitje të ushtarëve të saj.“Shqipëria është i vetmi vend në Europë, që nuk ka ende një ngrehinë teat-

ri, të denjë për këtë emër. Teatri Kombëtar i sotëm, ish-Teatri popullor i kohës së komunizmit, i cili quhej dikur kinema Kosova, nuk ka qenë veçse një ndërtesë e përkohshme, nga ato që ushtria italiane i përdorte për zbavitjen e trupave të saj. Për një habi, që në pamje të parë ngjan e

pashpjegueshme, faktorët proteatrorë në Shqipëri janë të barabartë me ata kundër teatrorë. Duket sikur nga përplasja e tyre nuk mund të kishim veçse këtë tokë të askujt…”, shkruan Ismail Kadare në parathënien e librit “Vepra të zgjedhura” të Mid’hatFrashërit.


INTERVISTA D

eputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj në një intervistë për televizionin “Neës 24” bën analizën e gjithë shkaqeve dhe arsyeve që po e detyrojnë inteligjencën shqiptare që ta braktisë Shqipërinë, në përojekje për një të ardhme më të mirë. Ish-dekani Rrokaj ndre alarmin se Shqipërisë po i ikën truri. Dhe kjo thotë ai, në një kuptim të dyfishtë: ku nga njëra anë Shqipëria po çmendet, pra Shqipëria ka probleme shumë të mëdha në vetëqeverisjen e saj, ku përgjegjësinë kryesore e mban natyrisht qeveria; Dhe nga ana tjetër kuptimi real me të cilin lidhet me atë masë të madhe të shqiptarëve të shkolluar, të cilët në Shqipëri nuk gjejnë vetveten, nuk gjejnë punësim, por nga ana tjetër nuk gjejnë mundësi për të ndërtuar një të ardhme. Shqipërisë po i ikën truri, në fakt ju keni bërë edhe një shkrim për këtë krizë që po i ndodh vendit tonë, përse sipas jush? Në fakt, sapo e dëgjova këtë: Shqipërisë po i ikën truri. Në një kuptim të dyfishtë, nga njëra anë Shqipëria po çmendet, pra Shqipëria ka probleme shumë të mëdha në vetëqeverisjen e saj, ku përgjegjësinë kryesore e mban natyrisht qeveria dhe nga ana tjetër kuptimi real me të cilin lidhet me atë masë të madhe të shqiptarëve të shkolluar, të cilët në Shqipëri nuk gjejnë vetveten, nuk gjejnë punësim, por nga ana tjetër nuk gjejnë mundësi për të ndërtuar një të ardhme. Mbërthehen prej ankthit për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre dhe gjenerata e re po pason kohët e fundit atë gjeneratë të mëparshme, të fluksit të madh të intelektualëve që u larguan nga Shqipëria. Kemi tre lloje emigracioni të trurit. I pari ishte ai që me gjithë familjet u larguan dhe fëmijët e tyre gradualisht po shkolloheshin dhe sot ata zënë vendin kryesor në piramidën intelektuale në vendet ku janë. E dyta kishte të bënte direkt me inxhinierët, ekonomistët, mësuesit, juristët etj që u larguan. Gjeneratat e tretë ka të bëjë me të rinjtë. Statistikat pohojnë se sot 50% e të punësuarve janë me shkollë 8vjeçare apo 9 vjeçare dhe se një i ri sot që mbaron shkollën, punët më të shpejta që mund ti vijnë, përveç se administratës publike, e cila ende vuan trysninë e politikës, janë call-center dhe shërbimet. Pra nuk ka një perspektivë shërbimi që ti përgjigjet të gjitha formimeve, diplomave që marrin të rinjtë tanë. Sepse ende nuk po ndërtohet një strategji që do të bashkonte dy gjëra shumë të rëndësishme ku do të zhvillohet Shqipëria, si do të zhvillohet Shqipëria në një perspektivë afatmesme dhe afatgjatë nga njëra anë, dhe nga ana tjetër me cilat burime njerëzore do të përballojmë këtë situatë zhvillimi, e cila pastaj përkthehet në një strategji punësimi. Reformat në arsim, në shëndetësi duhen bërë në çdo mandat. Ky është një absurditet shqiptar dhe reformat e rëndësishme sociale, të shëndetësisë, të arsimit, të bujqësisë, janë reforma që konceptohen për një periudhë zhvillimi 30-vjeçare domethënë. Nuk mund të ndërrohen ende pa u tharë boja, një akti, ku vjen një

8

E enjte, 25 TETOR 2018

Deputeti i LSI-së: Jam pro mbylljes së lojërave të fatit, në pikëpamjen sociale të rrënimit të familjeve shqiptare. Por kjo të mos kthehet në fasadë

Shezai Rrokaj: Truri po ikën, qeveria bën teatër

akt tjetër, del një tjetër dhe çfarë bëjmë? Jetojmë në një kakofoni ose një kakografi ta themi kështu, në një rrëmujë grafike ligjesh, amendimesh, ndërrime institucionet, bashkime institucionesh, shkëputje institucionesh e kështu me radhë. Pra, nuk ka qëndrueshmëri dhe në këtë situatë, truri është më i brishtë. Kur ka pasiguri në shëndetësi, kur ka pasiguri në shkollë, kur ka pasiguri në punësim, i pari që e ndjen si të thuash krizën është truri. Kryeministri sigurisht që duhet ta dijë, edhe ministrja që Finlanda për mësues merr 10% më të mirët e gjimnazistëve sepse rrogat e mësuesve janë gati të dytat në nivel kombëtar. Pra, e ka kuptuar që prit se ne nuk mund të kemi një student të mirë në qoftë se nuk kemi një nxënës të mirë. Pra, duhet ta fillojmë aty pikërisht ku ne na del energjia e mendimit për të ecur përpara. Tek ne vijon e njëjta histori. Bota akademike shihet si ai institucioni inferior, jo si partner dhe bashkëpunëtor. Dhe çfarë ndodh? Skena si ajo në Kryeministri, ku kryeministri i quan bishti i kavallit profesorët apo në Akademinë e Shkencave që e quan agjenci funeralesh. Po sigurisht universitetet dhe Akademia mund të kenë probleme se dhe Shqipëria ka probleme, edhe vetë qeveria ka probleme. Por ajo që duhet të bëjnë në radhë të parë qeveria dhe qeverisjet është bashkëpunimi me ata që të japin mundësinë që ta kthesh qeverisjen nga një qeverisje burokratike në një qeverisje të mençur. Dhe qeverisje e mençur është ajo qeverisje që para se të kalojë buxhetin në Kuvend, organizon takime me fakultetet ku ka mendim për mënyrën sesi shpenzohen fondet. Fakulteti i Ekonomisë për sektorin e ekonomisë, Fakulteti i Shkencave Sociale për veprimtari sociale,

fakultetet inxhinierike për veprat inxhinierike e kështu me radhë. Pra, duhet patjetër që ne të dalim prej kësaj rruge të shkurtër që bota akademike është ajo pjesa tjetër dhe për të cilën ne nuk mendojmë asnjëherë të japim po atë gjë që të gjitha vendet e rajonit e bëjnë. Nuk kemi parë, më thoni një shembull që një ministër ose kryeministër i ka thirrur njerëzit për të marrë mend prej tyre, të heshtë ai dhe të flasin ata. Gjithmonë qoka 1 orëshe ose gjysëm orëshe, hajdeni aty dhe më dëgjoni çfarë do them unë. Po sot që u bëre kryeministër dhe dje nuk ishe, kur u bëre kaq i mençur? Dëgjo nga njerëzit që kanë mend. Edhe kur e kanë një gjë të gabuar, edhe kur të kritikojnë. Dëgjoji sepse asnjëherë nuk i vjen e keqja një qeverisjeje nga të dëgjuarit. E keqja i vjen nga arroganca, nga mënyra sesi i pëlqen vetja, do vetëm të bëjë fasadë, nuk dëgjon, nuk përulet ndaj problematikës, por thjesht do të bëjë fasadën ose qokën e radhës dhe kështu me radhë. Nuk ecet kështu përpara. Zoti Rrokaj si pjesë e LSI-së do doja mendimin tuaj për sa i përket ligjit të lojërave të fatit dhe mbylljes së basteve. Jeni pro apo kundër mbylljes së këtij biznesi? Pro. Por, të mos jetë fasadë, dhe pastaj përtej fasadës të gjejmë një realitet tjetër, të na krijohen disa lojëra të tjera fati. Jam pro mbylljes së lojërave të fatit sepse e para në pikëpamje sociale të rrënimit të familjeve shqiptare. E dyta gjithë ky potencial ekonomik është më mirë të servilet dhe përdoret në ekonomi sesa të përdoret në sektorë të cilët, siç është dhe ky i lojërave të fatit, nuk sjellin asgjë. Ekonomia shqiptare ka nevojë të zhvillohet, të hapen projekte

zhvillimi dhe jo të kthehet në një ekonomi e cila doemos përfshin edhe sektorë të tjerë të ekonomisë kriminale. Se lojërat e fatit nuk janë thjesht lojëra fati që krijojnë probleme me familjet shqiptare duke i pasur poshtë pallateve. Por janë instrumente të larjes së parave të drogës, të krimit e kështu me radhë. Pra unë mendoj që është një veprim që është diskutuar edhe më parë edhe kur kemi qenë në bashkëqeverisje, është një veprim i drejtë, por jo të ketë diçka tjetër përtej fasadës. Do të jeni nesër i pranishëm në Kuvend? Ky është një veprim politik. Sot për sot mendohet nga opozita se pjesëmarrja në Kuvend legjitimon akte të padrejta dhe të padobishme për shoqërinë në miratimet që bën Kuvendi. Pra, ne gjykojmë se pjesëmarrja jonë si dëshmitarë në akte të cilat nuk u shërbejnë shqiptarëve, është e panevojshme. Unë gjykoj që mazhoranca duhet ti thërrasë mendjes, duhet të ulet në dialog, të ulet nga kryeneçësia e saj se gjërat i bën vetë dhe nuk pyet, t’i lënë ato qesëndisjet dhe teatrot, apo përgjimet teatrale me shqiptarët. Ka detyrimin madhor të qeverisë mirë vendin, të organizojë dialogun me opozitën në të mirë të shqiptarëve, sepse përgjegjësinë kryesore e ka gjithmonë mazhoranca. Kështu që opozita merr pjesë në Kuvend atëherë kur opozita të jetë e sigurt se nuk do të përsëritet ajo që ndodhi pas Reformës në Drejtësi, ku u votua me 140 vota dhe pastaj menjëherë kryeprokurorja e Përkohshme, që po bëhet e përjetshme u zgjodh me 69 vota dhe ku sipas nesh ka një qëndrim selektiv në mënyrën se si po zgjidhet gjithë personeli le të themi I gjyqësorit, Prokurori-Gjy-

qësor. Pra sipas nesh kemi një kapje, atëherë duhet zbritur me këmbë në tokë aty ku gjërat filluan , sikundër ka problem shumë të mëdha që lidhen me koncesionet, ka problem me krimin e organizuar se nuk është se po i ngre opozita, ndërkombëtarët po i thonë përditë, departamenti i shtetit po i thotë përditë, Europoli po i thotë përditë. Jam plotësisht dakord edhe për nismat e fundit, për veprimet e Policisë së Shtetit për të kapur të ashtuquajtura kartele të drogës dhe krimit. Si i keni parë aksionet më të fundit? Unë them që të mos kenë shërbyer për të mbuluar gjëra që ishin ndërkohë. E dyta, ende janë thjesht fasadë, tym, por ne duhet të shikojmë zjarr, ku, cila është mbështetja që ky krim i organizuar ka. Ku e gjen këtë mbështetje, sepse është e pamundur që të funksionojë krimi i organizuar, të funksionojë në një shtrirje të madhe droga pa pasur një mbështetje të madhe politike. Këtu fillon edhe përgjegjësia. Unë them që është shansi i fundit që kjo qeverisje ka. Ose duhet ta luftojë ose duhet të lërë, të themi çelësat dhe populli, të tjerë që dinë të qeverisin më mirë ta marrin, sepse nuk mund të vazhdohet më me operacione fasadë, të cilat krijojnë bujë të madhe, pastaj kanë mungesë provash, pastaj pas sigurimit të provës, dali menjëherë nga qelitë, e kështu me radhë. Dihet tanimë që krimi i organizuar dhe gjithë droga ka prekur shtetin, pra nuk është një fenomen i shkëputur nga shteti. Dikur natyrisht kishte segmente të shtetit që merreshin në qeverisjet e mëparshme, me krimin dhe drogën, por nuk ishte shteti. Sot është bindje e të gjithëve, ju e patë edhe në prononcimin e ndërkombëtarëve për vjedhjen e votës. Me vjedhjen e votës e ke goditur demokracinë në themel. 20% e votave të shqiptarëve e zgjedhjeve që sapo kaluam, u blenë me paranë e drogës dhe krimit. Kjo do të thotë që ti nuk mund të ndërtosh demokraci të qëndrueshme nëse ti i mbështet, i themelon ato në vënien e dorës pikërisht në elementet më të rëndësishme të demokracisë, siç janë zgjedhjet. Kështu që është momenti që të hiqet dorë edhe nga këto ndërhyrje të policisë, të cilat duhen përshëndetur, duhen përgëzuar dhe të mos përdoren për të mbuluar diçka tjetër dhe të shkohet më tej, pikërisht atje ku edhe agjencitë inteligjente kanë dhënë prova, kanë dhënë të dhëna që vetë shqiptarët e dinë. Unë kam frikë se nuk do t’ia arrijnë dot, sepse bie e gjithë piramida.


POLITIKE

9

E enjte, 25 TETOR 2018

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së depoziton prova të reja në Prokurori lidhur me padinë e tij ndaj kryedemokratit

“Toyota Yaris”, Balla: Basha do të mbajë përgjegjësitë penale që i takojnë K

reu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u paraqit sërish këtë të mërkurë në prokurorinë e Tiranës për të dorëzuar prova të tjera ne lidhje me kallëzimin penal për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Balla e kallëzon Bashën për katër vepra penale, shpërdorim detyre, moskallëzim krimi, veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës dhe përkrahja e autorit të krimit. “Kam depozituar prej disa javësh një tjetër kallëzim penal në ngarkim të shpifësit Lulzim Basha për kallëzim të rremë, shpërdorim detyre, vënie në rrezik të veprimeve hetimore që ka të bëjë me tregtimin e sekretit hetimor dhe shtetëror dhe sot erdha në prokurori për të depozituar provat mbi të cilat kam bazuar këtë kallëzim penal. Kam bindjen se ky hetim po ecën shumë mirë dhe në fund të këtij hetimi Lulëzim Basha do jetë një person që sipas parashikimeve të kodit penal do të mbajë përgjegjësitë që i takojnë”- u shpreh dje në një prononcim të shkurtër për mediat menjëherë pas daljes së tij nga Prokuroria, deputeti i PS-së, Taulant Balla. Të martën kreu i PD-së Lulzim Basha, ndërsa doli nga prokuroria e Tiranës përmendi emrat e dy deputetëve të tjerë në këtë dosje, Ulsi Man-

jës dhe Jurgis Cyrbes. Ndër të tjera Basha akuzoi Prokurorinë ndërsa u shpreh se në vend që të hetojë se kush qëndron prapa transaksioneve kriminale të miliona eurove me “Toyota Yaris”, në vend që të hetojë se kush i garanton këto akte të rënda kriminale, po e trajton këtë si një nxjerrje të sekretit shtetëror. Beteja e padive Ende pa u finalizuar Paketa Antishpifje e paralajmëruar nga kryeministri, janë eksponentët e selisë blu ata që po provojnë padi penale e civile nga mazhoranca. Ndërsa kryeministri Edi Rama

paralajmëron shifrën ekstreme prej 36 padish që kërkon të depozitojë ndaj opozitës. Mes të cilave mbase finalizon edhe atë të paralajmëruar ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me akuzën e këtij të fundit për shpenzimin e 23 mijë dollarëve për këmisha në dyqanin “Hugo Boss” në Nju Jork. Deri më tani janë 6 deputetë demokratë, mes të cilëve edhe vetë kryetari i kësaj force politike Lulzim Basha, si dhe dy këshilltarë të selisë blu, emrat e të cilëve figurojnë në padi të depozituara në prokurori nga paditës të ndryshëm: Lulzim Basha, Edi Paloka,

Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji, Luçiano Boçi, Gent Strazimiri, Gazment Bardhi dhe Akil Kraja. Paditësit, që variojnë nga vëllai i akuzuar për narkotrafik i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj dhe deri tek Policia e Elbasanit, në pjesën dërrmuese kanë për autor numrin dy të socialistëve Taulant Balla me 6 padi, ndërsa për akuzë kanë atë të shpifjes me qëllim prishjen e imazhit. Tre janë paditë ndaj kryetarit të opozitës Lulzim Basha të depozituara nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla: një për shpifje sa i përket dosjes

KRYEDEMOKRATI

Basha: Nuk ka luftë kundër krimit por shkatërrim hetimesh

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ashpër për operacionet e fundit të policisë të ardhura pas dy vitesh hetime. Ai ka sulmuar sërish kreun e bashkisë së Durrësit Vangjush Dakon si dhe prokurorinë që e akuzon për prishje provash. “3 ditë pas aksionit policor, Vangjush Dako, peshku i madh i dosjes hetimore 339 vazhdon të jetë i lirë, njëlloj si bosët e krimit nga Admir Hoxha tek Klement Balili dhe Lul Berisha. Nuk ka luftë kundër krimit por shkatërrim hetimesh me Ramën dhe Xhafën, garantët e krimit në qeveri”, u shpreh dje Basha. “Babale”, një tjetër shpifje për dosjen Xhisiela, si dhe një padi lidhur me çështjen Toyota Jaris për nxjerrje të sekretit hetimor. Pesë janë deputetët demokratë të paditur nga Taulant Balla. Dy deputetë dhe një këshilltar janë paditur nga Agron Xhafaj. Dhe një deputet është paditur nga Policia e Elbasanit. E vetmja padi e cila ka marrë një vendim gjykate deri më tani është ajo e fituar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, për turbullim të padrejtë të gjendjes shpirtërore dhe cënim të nderit dhe personalitetit të tij, për shkak të akuzave ngritur nga këshilltari bashkiak lidhur me rritjen e çmimit të ujit në Tiranë në masën 40%.

PARTIA DEMOKRATIKE AKUZON PROKURORINË E KRIMEVE TË RËNDA, SE KA ANULUAR URDHËR-ARRESTIN PËR KRYEBASHKIAKUN E DURRËSIT

P

artia Demokratike akuzon Prokurorinë e Krimeve të Rënda, se ka anuluar urdhër-arrestin për kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dakon. Në një konferencë për mediat, deputeti i PD-së Flamur Noka deklaroi pasditen e djeshme se dje është urdhëruar anulimi i arrestimit të Dakos. Sipas Nokës, dje në mesditë do të arrestohej kryebashkiaku i Durrësit, por ndërhyrjet e fuqishme politike kanë bërë që të anulohej urdhri. “Me një prokurori që nuk do të ishte nën urdhrat politikë të Edi Ramës, sot, Vangjush Dako duhet të ishte në burg. Kryetari i Bashkisë së Durrësit është pjesë e dosjes me numër 339, njësoj si miqtë e tij kriminelë - trafikantë droge apo si dy ish-deputetët e Partisë Socialiste, që sot janë prapa

Noka: Vangjush Dako duhej të ishte në burg, por arrestimi i tij u anulua

hekurave për të shpëtuar më të rëndësishmin e dosjes 339, Vangjush Dakon. Ka të paktën 24 orë që fletë arresti për Vangjush Da-

kon është prerë, por ekzekutimi I tij është bllokuar. Prokuroria duhet t’u japë shqiptarëve dy përgjigje të thjeshta: Pse është

kthyer mbrapsht urdhri për arrestimin e Vangjush Dakos sot në mesditë? Kush po ndërhyn që Vangush Dako, “xhuxhi”, siç e quajnë kriminelët e tij, të mos arrestohet në bazë të përgjimeve të dosjes 339? Kryetari i Bashkisë së Durrësit është peshku i madh i dosjes 339 dhe përpjekjet për të shpëtuar Vangjush Dakon janë të pashpresa! Askush nuk duhet të guxojë të prishë provat e përgjimit të Vangjush Dakos me kriminelët më të rrezikshëm të Durrësit! Çdo përpjekje për prishjen e provave, për zhdukjen e përgjimit apo për fshirjen e faqeve të transkriptuara të Van-

gjush Dakos me kriminelët është krim i rëndë, që paguhet me burg të gjatë. Askush nuk mund ta zhbëjë të vërtetën se kriminelët e Durrësit e të Shijakut kanë blerë vota për pushtetin e Vangjush Dakos dhe Edi Ramës dhe, si shpërblim, kanë marrë leje ndërtimi dhe tendera miliona eurosh. Këtë fakt e denoncoi një vit më parë Lulzim Basha. Për këtë fakt, e paditi për shpifje Vangjush Dako. Me këtë fakt, me dosjen me numër 339, Lulzim Basha fitoi gjyqin. Paditë shterpë kundër opozitës dhe propaganda e lodhur se gjoja po luftohet krimi, pa arrestuar asnjë bos të krimit, janë në funksion të mbulimit të së vërtetës: se Edi Rama është peng i krimit të organizuar, i cili po qeveris dhe po pasurohet bashkë me Edi Ramën!”- theksoi Noka.


AKTUALITET

10

E enjte, 25 TETOR 2018

Gjatë kësaj jave janë konstatuar shkelje në ZRPP e Durrësit dhe burgun e Burrelit. Gjonaj përshëndet operacionet e policisë

M

inistrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion prezantoi dje rezultatet e punës javore të “Task-Forcës Antikorrupsion” në identifikimin, dokumentimin dhe goditjen e akteve korruptive në të gjitha nivelet e administratës në rang vendi. Gjatë kësaj jave janë konstatuar shkelje në ZRPP e Durrësit dhe burgun e Burrelit. “Nga shkeljet e konstatuara lidhur me procedurat administrative të ndjekura në Zyrën e rregjistrimit të pasurive të paluajtshme Durrës, janë rekomanduar 18 masa disiplinore, vërejtje me paralajmërim për largim nga detyra, për Regjistruesin si dhe për 17 specialistë të këtij institucioni. Ndërkohë, pritet të dilet me konkluzione në një sërë institucionesh të tjera të inspektuara si spitale, drejtori rajonale tatimore, zyra të tjera regjistrimi pasurish të paluajtshme”, u shpreh Gjonaj. Gjithashtu në vazhdën e hetimeve administrative në burgje, janë identifikuar një sërë nëpunësish të përfshirë në shkelje të ligjit apo afera korruptive. Në burgun e Burrelit janë referuar në prokurori për ndjekje penale 3 punonjës për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe janë rekomanduar masa administrative për 23 punonjës të tjerë. Gjonaj nuk ka nguruar të përgëzojë punën e Policisë së Prokurorisë në lidhje me aksionet e ditëve të fundit, ku në pranga ranë një numër i madh zyrtarësh, të akuzuar për përfshirje në afera korruptive. “Ndërkohë

Burgjet në sitë, Etilda Gjonaj: Ndjekje penale tre punonjësve

që ne përgatitemi të publikojmë reformën e rëndësishme të pronës, goditjet e fundit që lidhen edhe me pronën, janë fillimi i një pastrimi të madh të titujve të pronësisë në zonën e bregdetit. Falënderojmë, mbështesim dhe nxisim prokurorinë të vijojë të godasë korrupsionin e zyrave të regjistrimit të pasur-

ive të paluajtshme”, u shpreh ministrja. Goditja e çdo akti korruptiv, në të gjitha nivelet e administratës, pa asnjë dallim ngjyre politike apo përkatësie, sipas Gjonajt është deviza e qeverisjes. Nga ana tjetër, Gjonaj ka përshëndetur aksionin e policisë dhe prokurorisë për arrestimin e disa personave në

rrethe të ndryshme të vendit. Në një dalje për mediat, ministrja bëri bilancin e task forcës antikurrupsion. ‘’Strukturat e policisë kanë arrestuar 23 persona në rrethet Elbasan, Korcë, Kurbin, Lezhë dhe Tiranë për shpërdorim detyre, ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personit që ushtron funksione

MASAT “Gjatë kësaj jave janë konstatuar shkelje në ZRPP e Durrësit ku janë marrë masa disiplinore për 18 punonjës dhe në burgun e Burrelit ku janë referuar për ndjekje penale 3 punonjës, si dhe janë marrë masa administrative për 23 të tjerë”. publike dhe korrupsion të funksionarëve të lartë’’,-tha ndër të tjera Gjonaj. Sipas saj, reformat shumë të rëndësishme që janë në proces, si Reforma në Drejtësi, reforma e derregullimit, reforma për qeverisjen elektronike, reforma e shërbimeve, përbëjnë një parakusht shumë të rëndësishëm për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit. Por nga ana tjetër pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e publikut, është një nga elementët kyç që ndikon në efikasitetin dhe suksesin e kësaj sfide jetike për shtetin. Ministrja ka dhënë garanci se do të vazhdohet në këtë rrugë, duke shtuar masat që i takojnë Qeverisë, për të forcuar sistemin, për të rritur kontrollin mbi administratën publike dhe për të evidentuar e dërguar para drejtësisë të gjithë ata që do të shfrytëzojnë detyrën për të bërë korrupsion. “Jemi të vendosur që lufta ndaj korrupsionit të jetë një nga kryefjalët e këtij mandati, kjo në shërbim dhe vetëm në shërbim të qytetarëve, por edhe në shërbim të suksesit të çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha Gjonaj.

TIRANË

VENDIMI

GJIROKASTËR

I ndaluari ndërron jetë në komisariat

Apeli lë në burg kunatin e Babales

Trafik droge, dy të arrestuar

Një i paraburgosur ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. Viktima është Dritan Rica 45-vjeç. Ai ka ndërruar jetë në datë 24.10.2018, rreth orës 04:45, në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Nr.3. Sipas njoftimit të policisë, nga kqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera. Paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e ndonjë arresti kardiak. Pritet raporti i mjekut ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Apeli i Krimeve të Rënda, ka lënë në fuqi masat e sigurisë për Fredi Alizotin dhe gazetarin Jetmir Olldashi. Alizoti është kunati i Albert Veliut (Babales) dhe akuzohet për imitimin e zërit të Agron Xhafajt, të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në audiopërgjimin e publikuar nga PD-ja, gjë që e ka pranuar edhe vetë i pandehuri. Ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi është lënë në fuqi masa detyrim paraqitje. Ndërkohë që “arrest në burg” është masa edhe për Albert Veliun. Të tre, Babalja, kunati dhe gazetari janë të dyshuar për kryerjen e veprat penale të “Kallëzimit të rremë”. Për këtë dosje në hetim është edhe deputeti i PD-së, Ervin Salianji.

Dy shtetas janë arrestuar në Gjirokastër pasi ishin shpallur në kërkim për posedim të lëndëve narkotike si dhe për trafik emigrantësh. Ervin Llaka, 26-vjeç, banues në Bilisht të Korçës, është arrestuar pasi ka ndihmuar tre shtetas të huaj nga vendet Mena për të kaluar kufirin, ndërsa shtetasi Erjon Vela, 36 vjeç, banues në Libohovë, është vendosur në pranga pasi i është gjetur në banesë 2 kilogram kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.


AKTUALITET

11

E enjte, 25 TETOR 2018

DOSJA

Transferimi i të burgosurit, dogji ish-kreun e burgjeve Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko dyshohet nga prokuroria se ka marrë 3 mijë euro si dhe një makinë në pronësi, vetëm për të transferuar një të dënuar nga burgu i Burrelit në atë të Peqinit. Sekseri, sipas përgjimeve, ka qenë shoferi i Çukos. Sipas përgjimeve, rezulton se Astrit Avdyli, Denis Llaftiu, Fatos Llaftiu kanë kryer ndërhyrje në veprimtarinë e zyrtarëve shtetërorë. Gjatë përgjimeve ka rezultuar se i dënuari Olsi

Karagjozi, i cili vuante dënimin në burgun e Burrelit, ka hyrë në kontakt me Denis Llaftiun, duke i kërkuar atij që nëpërmjet lidhjeve që kishte të ndërhynte tek Çuko për tu transferuar. Transferimi sipas përgjimeve do të bëhej kundrejt pagesës së 3 mijë eurove dhe i dënuari ka premtuar dhe kalimin e një automjeti në pronësi të ih-drejtorit. Llaftiu është vënë në kontakt me shoferin e Çukos. Paratë dhe makina, sipas përgjimeve i janë dorëzuar shoferit

Qerim Mushës. Pasi është bërë pagesa, transferimi nuk ka ndodhur menjëherë, gjë që ka sjellë reagimin e të dënuarit Karagjozi, i cili ka kërkuar kthimin e parave. Sipas përgjimeve pavarësisht dyshimeve, Çuko e ka nxjerrë urdhërin e transferimit të të dënuarit Karagjozi në 9 korrik të këtij viti nga burgu i Burrelit në atë të Fierit. Mbi Arben Çukon po vijojnë ndërkohë hetimet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë.

Nga 34 të arrestuarit, 24 kanë dalë në Tiranë te Krimet e Rënda për masën e sigurisë, 9 në Lezhë dhe një në Shkodër

Në burg 24 anëtarët e bandës “Avdylaj”, Haxhia: Proces skandaloz J

anë dashur më shumë se 6 orë seancë, që më pas Gjykata e Krimeve të Rënda të jepte masat e sigurisë për të arrestuarit e supero peracione të Policisë së Shtetit. “Arrest me burg” është dhënë për 24 persona të arrestuar në kuadër të operacionit “Vol-vo 4”. Prapa hekurave mbetën edhe ish-deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çuko. Ndaj dy personave është vendosur masa e sigurisë detyrim me paraqitje dhe ndaj 8 të tjerëve, masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Grupi i trafikantëve të drogës nga Shijaku pjesë të rrjetit kishte edhe të afërm të Klement Balilit. Pjesë e arrestimeve ishin edhe dy ish deputetë socialistë, Arben Çuko dhe Arben Ndoka për të cilët gjykata refuzoi ndarjen e dosjes sepse ata janë kryer vepra penale bashkëlidhur me anëtarët e bandës së drogës. Avokati Maks Haxhiaj u shpreh se ky proces është i montuar nga organi i Prokurorisë. “Fatkeqësisht ju nuk ishit në sallë dhe ky ishte një skenar i mirërregulluar dhe mirëfunksionuar. Juve fillimisht u dhënë informacion nga Prokuroria, ju atë informacion e hodhët në opinion. Por po të ishit sot në sallë do të krijoni një opinion tjetër. Proces më skandaloz, qesharak dhe antiligjor nuk kam parë ndonjëherë në 37 vjet të karrierës sime. Neni 48 thotë se procesi i marrjes në pyetje të të pandehurve bëhet veç. 40 e ca veta në sallë dhe imagjinoni si shkoi procesi. Ajo që na bindi se procesi ishte i montuar nga prokuroria dhe më poshtë se prokuroria ishte prezantimi i vendimit nga gjyqtari qi çështjes, që në mes të seancës tha që s’e dinte që Mimoza Ndoka ishte me fëmijë të vogël. Ndërkohë që një gjyqtar kur merr një çështje e shikon në tërësi. Ishin 3 të moshuar, për të cilët ligji thotë se

NË BURG Hajri Seferi Jasin Kala (alias Jasin Avdyli) Shkelqim Avdyli Astrit Avdyli ( alias Sulejmani) Saimir Gjepali Altin Avdyli Jasin Avdyli Fatos Llaftiu Denis Llaftiu Esat Mehmeti Saimir Sulejmani Elis Guri Ilirjan Prifti Petro Kuci (alias Abedin Kuci ) Ardit Gjyriqi Elton Shehaj Armand Spiro Arben Cuko Zef Lazri Artur Balla Arben Ndoka Gjevi Ndoka (alias Xhevair) Bledi Ndokaj Paulin Simoni Zef Lazri

ARREST SHTËPIE

ndalohet masa e arrestit me burg për të moshuarit mbi 70 vjeç dhe gratë me fëmijë të vegjël. Morën flashin nga prokuroria, kaq bëri gjykata”,-tha Haxhia. Me nisjen e seancës ku verifikohen kushtet e masave te shpallura më herët në mungesë, dy avokatet mbrojtës të ish-drejtorit të përgjithshëm të burgjeve Arben Çuko dhe Arben Ndoka kërkuan secili veçimin e çështjes së klientëve të tyre. Argumenti i mbrojtjes për rastin e ish-deputetit socialist ishte se Arben Ndoka dhe të bashkë dyshuarit me të për tjetërsimin e tokave shtetërore në Lezhë dyshohen për vepra që nuk janë kompetencë e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Bëhet fjalë për vepra të shpërdorimit

DETYRIM PARAQITJE

Mimoza Ndoka Marjeta Perskura

të detyrës së ish-zyrtarëve të hipotekave sikurse dyshohet Xhevi Ndoka, të noterëve dhe punonjësve të ZRRPP që kanë ndihmuar familjen Ndoka të përfitojë tokë shtetërore përmes skemës së akt dhurimeve fiktive

dhe tjetërsimin e truajve nga tokë shtetërore plazh dhe pyll në toke arë. Këto vepra tha avokati nuk janë kompetence e Krimeve të Rënda, por e Gjykatës së Lezhës. Gjithashtu edhe avokati i ish-drejtorit të burgjeve Arben

Bledar Koci Lule Zeneli Luigj Paloka Kol Lleshi Vlash Gazulli Zef Ndoka Vasil Nika Genc Zeneli

Çuko kërkoi veçimin përsa kohë ish-zyrtari dyshohet të ketë kryer korrupsion. Por gjykata e rrëzoi kërkesën sepse gjyqtari Bib Ndreca mendon se të 33 të dyshuarit që gjendeshin në sallë kanë kryer vepra që janë të bashkëlidhura me anëtarë të grupit “Avdylaj”. Në rolin e gjetësit të drogës që bashkëpunon me grupin e Shijakut është edhe kushëriri i Klement Balilit, Abedin Kuçi i cili shfaqet në përgjime duke marrë porosi, i cili mesa duket përveç lidhjeve të gjakut me baronin e drogës Balilaj, shfaqet në tentative për të trafikuar drogë edhe në Greqi. Prokurorët thanë se ushtarët e Abedin Kuçit janë arrestuar në kohë të ndryshme. Gjatë seancës nuk kanë munguar edhe momentet e paparashikuara siç i ndodhi Vlash Gazullit, 74 vjeç, i cili humbi ndjenjat.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E enjte, 25 TETOR 2018


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

13 E enjte, 25 TETOR 2018

Nis fushata e mbjelljeve në Tiranë, kryebashkiaku e mbolli pemën e parë për djalin e tij

Veliaj: Thyejmë rekordin e vitit të shkuar, këtë vit do mbjellim 150 mijë pemë K

ryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zgjodhi që fushatën e këtij viti për mbjelljen e pemëve ta nisë duke mbjellë një pemë për djalin e tij, Kajanin, i cili erdhi në jetë disa ditë më parë. "Unë e mbolla pemën e parë për këtë vit për djalin tim, ndaj kushdo që do të mbjellë një pemë për fëmijën e tij, për djalin ose vajzën, qoftë edhe si kontribut për qytetin, për mjedisin, për kauzat ku beson, për të kujtuar diçka të bukur, mbjellja e një peme është mënyra më e mirë. Në këtë qytet jemi bërë të mirë falë bashkëpunimit dhe solidaritetit, kemi mësuar se kur njerëzit bëhen bashkë, bëjnë mrekulli", tha ai. Nisja e fushatës për mbjelljen e pemëve përkoi edhe me Ditën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Përfaqësuesit e OKB-së në Tiranë iu bashkuan kryebashkiakut Veliaj për mbjelljen e pemëve në Parkun e Liqenit, si një mënyrë për të përmbushur misionin e saj lidhur me një mjedis të qëndrueshëm në qytete të qëndrueshme. Kryetari i Bashkisë së Tiranës u shoqërua në këtë aksion nga Kordinatori i Përher-

shëm i UNDP-së në Tiranë, Brian J. Williams. Veliaj tha se objektivi i Bashkisë së Tiranës për këtë vit është jo vetëm të thyejë rekordin e vendosur sezonin e shkuar të mbjelljeve, por të arrijë të mbjellë 150 mijë pemë. "Sot kemi mbjellë serinë e parë të atyre që do të jenë 150 mijë pemë për fushatën e këtij viti. Besoj se do ta thyejmë rekordin e vitit të kaluar, që ishte 126-127 mijë pemë. Është një ditë

fantastike për ta nisur me këmbë të mbarë me kolegët e agjencive të OKB-së në Tiranë, për ta festuar në mënyrë konkrete, jo me seminare, jo me konferenca, jo me fjalime, por duke i dhënë qytetit një kontribut që në thelb flet mijëra fjalë për misionin e Kombeve të Bashkuara. Mezi pres që këtë vit, qytetarët të na përgjigjen duke mbjellë pemë; mund të jetë poshtë pallatit, këtu te Liqeni siç po bëjmë sot, apo në një territor tjetër që do të përcaktohet nga Bashkia e Tiranës", shtoi Veliaj. Duke uruar Ditën e OKB-së, krye-

bashkiaku falenderoi përfaqësuesit e UNDP-së në vendin tonë, që u bënë pjesë e këtij fillimi të ri për gjelbërimin e Tiranës. "Gëzuar të gjithëve Ditën e Kombeve të Bashkuara, edhe si një vend dhe qytet që i ka marrë objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm shumë seriozisht, si një qytet që ka gjithashtu selitë e të gjitha agjencive të Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë në shtëpinë e tij, jam shumë i lumtur që sot e kremtojmë këtë ditë të shënuar, duke zbatuar një nga misionet e OKB", u shpreh Veliaj. Kordinatori i Përhershëm i UNDPsë në Tiranë, Brian J. Ëilliams, shprehu mirënjohjen e tij që Bashkia e Tiranës këtë aksion vendosi ta nisë pikërisht në Ditën e OKB-së, ndërsa vlerësoi kujdesin e Bashkisë së Tiranës për mjedisin. "Familja e Kombeve të Bashkuara është shumë krenare që kryebashkiaku dhe qyteti i Tiranës, zgjodhën që sot të nisin fushatën e tyre. Është Dita e Kombeve të Bashkuara dhe mendojmë seriozisht që kjo përpjekje për pemët është një kontribut për një nevojë globale, siç është kujdesi për mjedisin. Kështu që, ky event sot, në ditën e Kombeve të Bashkuara, tregon edhe njëherë se

lidershipi i Tiranës po demonstron vullnet, jo vetëm në Tiranë, por në fakt në të gjithë Shqipërinë. Jemi shumë krenarë dhe të lumtur që po festojmë ditëlindjen tonë, me zotin Veliaj dhe Bashkinë e Tiranës, APR dhe shumë të tjerë që po tregojnë një lidership kaq të mrekullueshëm këtu në Shqipëri", tha Brian J. Williams.

ndaj publikut, qoftë në bashki, qeveri, parlament, është që çdo para që vjen nga fondet e betejave kundër shpifjes të kthehet në fond për arsimin. Jam shumë i lumtur që me këta dy kompjutera të parë, nisim laboratorin e shkollës "Isa Boletini", shtoi Veliaj. Ai u shpreh se investimet të bëra në këtë shkollë gjatë këtij viti, tregon vëmendjen që Bashkia e Tiranës i ka kushtuar të ardhmes së qytetit, që janë fëmijët. "Jam i lumtur që kemi rindërtuar shkollën, sot nuk ka më mësim me dy turne; jam i lumtur që dëgjoj nga drejtori se nxënësit po dalin me 10, janë krenaria jonë! Besoj se ky qytet e ka vënë bastin tek e ardhmja e këtij qyteti nga 10-at e nxënësve. Unë besoj te ky lloj basti, që fëmijët e Kodër Kamzës, në Insti-

tutin Bujqësor, duke dalë mirë me mësime, duke ecur përpara, i kanë dhënë shans familjes së tyre të dalin nga varfëria e të lulëzojnë në qytetin e Tiranës", shtoi Veliaj. Drejtori i shkollës "Isa Boletini", Bexhet Aga, falenderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës për vëmendjen që ka treguar në vijimësi për shkollën "Isa Boletini" dhe në mënyrë të veçantë për dhurimin e këtyre kompjuterëve. "Dua t'ju falenderoj në emër të gjithë fëmijëve dhe stafit pedadogjik të shkollës. Fill pas investimit që realizuat në këtë shkollë, po bëni edhe këtë dhuratë për sallën e kompjuterëve. Tregoni edhe njëherë që si prind i ri, interesi është më i madh për fëmijët. Mirënjohje për gjithçka keni bërë për atë zonë!", tha Aga.

GJYQI

Kryebashkiaku i Tiranës dhuron dy kompjutera për nxënësit e shkollës "Isa Boletini"

N

jë ditë më parë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë shpalli fajtore Partinë Demokratike dhe një nga këshilltarët e saj bashkiakë për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Siç premtoi dje, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim drejtorin e shkollës "Isa Boletini" në Kodër-Kamëz, të cilit i dhuroi dy kompjuterë për lab-

oratorin e informatikës, të blerë me paratë e dëmshpërblimit nga gjyqi. Veliaj tha se kjo është një dhuratë simbolike, e cila do të ndihmojë nxënësit e Kodër - Kamzës që të mësojnë gjuhën e kompjuterit. "Jam shumë i lumtur që sot sepse betejën për të hequr kulturën e shpifjes nga Tirana po e kthejmë në të mira materiale për shkollën "Isa Boletini". Këto janë dy kompjuterët

e parë që duam t'ia dhurojmë shkollës. Mezi pres që fëmijët, përveçse të dalin mirë në gjuhë, letërsi, matematikë, të mësojnë edhe këtë lloj gjuhe, gjuhën e kompjuterit. Sot gjithmonë e më shumë njerëzit thonë: - "Di anglisht? Pastaj, pyetja tjetër është: Di kompjuter? Dua që fëmijët në Kodër - Kamëz e në Institutin Bujqësor të dinë edhe anglisht, të dinë edhe shqip shumë mirë, por të dinë edhe kompjuter si gjuhë e re", tha Veliaj. Duke përshëndetur nismën e kryeministrit për të luftuar fenomenin e shpifjes, ai theksoi se të gjitha paratë që do të fitohen nga gjyqet do të shkojnë për arsim. "Angazhimi i kryeministrit dhe porosia që u është lënë të gjithë atyre që shërbejnë


AKTUALITET

P

rokuroria e Krujës ka mbyllur hetimet dhe e çon dosjen në ngarkim të Rexhep Rrajës për gjykim. Gjykata e Krujës e ka pranuar të mërkurën këtë kërkesë të prokurorisë, e cila për djalin e deputetit socialist ka ngritur akuzën e përndjekjes ndaj Xhisiela. Çështja “Xhisiela” do shkojë në Gjykatë dhe i akuzuari për përndjekje, djali i deputetit socialist të zonës kërkon gjykim të shkurtuar por nuk pranon akuzën. Gjykata e Krujës në seancë paraprake ka pranuar paraditen e së mërkurës dërgimin për gjykim të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit Rrahman Rraja i akuzuar për përndjekjen e Xhisiela Malokut. Në këtë seancë avokati i Rrajës, rezervoi gjithashtu të drejtën që në fillim të gjykimit të çështjes në themel të parashtrojë kërkesën për gjykim të shkurtuar, duke pranuar aktet e dosjes, por jo akuzën e përndjekjes. Ajo që bie në sy të dosjes përfundimtare, që i është dërguar Gjykatës është fakti që e cilësuara si viktimë e përndjekjes, Xhisiela Maloku, i ka qëndruar dëshmive të saja ku ka denoncuar dhunën fizike dhe presionet që i janë bërë nga Rexhepi, si për të vazhduar lidhjen e tyre ashtu edhe për t’u tërhequr nga denoncimi. Këto fakte Prokuroria i ka vërtetuar edhe me tabulatet telefonike si dhe me përgjimet ambientale. Të vetmin mohim Xhisiela e ka për raportin që ka hartuar oficeri i policisë gjyqësore Gentian Citozi, për të cilin Maloku është shprehur që i ka servirur fakte që shkonin në favor të të akuzuarit, Rexhep Rraja. Për këtë arsye oficeri Citozi është

14

E enjte, 25 TETOR 2018

“Viktima”, tashmë është në rolin e shoqes. Kështu tha seancën e 17 tetorit Xhisiela Maloku, e cila ishte tek Gjykata e Apelit në mbështetje të Rexhepit

“Xhisiela”, dosja shkon në gjykatë

SEANCA

“Gjykata e Krujës në seancë paraprake ka pranuar paraditen e së mërkurës dërgimin për gjykim të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit Rrahman Rraja i akuzuar për përndjekjen e Xhisiela Malokut”.

DOSJA “E cilësuara si viktimë e përndjekjes, Xhisiela Maloku, i ka qëndruar dëshmive të saja ku ka denoncuar dhunën fizike dhe presionet që i janë bërë nga Rexhepi, si për të vazhduar lidhjen e tyre ashtu edhe për t’u tërhequr nga denoncimi”.

pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka filluar ndjekja penale. Gjithashtu në fashikullin që i është dorëzuar Gjykatës së Krujës, është edhe një deklaratë noteriale e Xhiselës dhe motrës së saj, të cilat deklarojnë se nuk kanë asnjë konflikt me të pandehurin dhe se marrëdhëniet e tyre janë normale. “Viktima”,

BRITANI

Kanabis, pranga “shefit” shqiptar

Një shqiptar ka pranuar përfshirjen e tij në një fabrikë kanabisi në qendër të Gloucester, e cila mund t’i sillte atij deri në 750 mijë paund të ardhura. Adeljan Oshafi, pa adresë fikse në Britani, u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit. Policia bastisi ndërtesën të premten, duke zbuluar lëndën narkotike të mbjellë në dy kate. Policia mbeti në vendin e ngjarjes edhe të shtunën. “Fabrika përmbante 963 bimë me vlerë të rrugës potencialisht midis 250,000 dhe 750,000 paund. Ata vidhnin energjinë elektrike. Është një operacion i sofistikuar saqë nuk e kemi parë ndonjëherë”. Prokurori kërkoi që Oshafi të mos lirohej me kusht, pasi kishte rrezikshmëri për përfshirje në krime të tjera. Avokati Helen Smith, tha se roli i klientit të tij në operacion ishte si “kopshtar”, që do të thotë një përfshirje e nivelit të ulët.

tashmë është në rolin e shoqes. Kështu tha seancën e 17 tetorit Xhisiela Maloku, e cila ishte tek Gjykata e Apelit në mbështetje të Rexhepit. Po ashtu Xhisiela tha se me Rrajan kishte kontakte dhe se kishin marrëdhënie të mirë shoqërore. “Erdha për ta mbështetur, për arsye të trafikut arrita vonë. Kjo bëri që mos

MONITORIMI “Shqipëria ka bërë përmirësime të konsiderueshme në zbatimin e Kodit Ndërkombëtar të Sigurisë së Anijeve dhe të Porteve”, është vlerësimi që bëhet nga Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në njoftim për mediat, Ministria e Infrastrukturës thotë se konkluzioni është pjesë e rezultateve të monitorimit të sigurisë portuale të kryer në Shqipëri në Korrik 2018 nga përfaqësuesit e Programit Ndërkombëtar të Sigurisë Portuale (NSP) të Rojes Bregdetare të SHBA. “Në letrën e dërguar nga Kapiten M.W.Brown, Shef i Zyrës të Sigurisë në Porte Ndërkombëtare dhe Vendore të Rojes Bregdetare Amerikane për Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri thuhet se “vendi juaj (Shqipëria)ka marrë masa të qarta dhe efikase për garantimin në vazhdimësi të sigurisë në porte”, sqaron ministria e Infrastrukutrës. Klasifikimi i kryer nga Roja Bregdetare Amerikane

të isha në gjykatë. Në seancën tjetër do e mbështes. Nuk jam viktimë. S’kam presion. Këtë e kam bërë edhe deklaratë noteriale. Ato që kam thënë në media janë të vërteta, dhe duhet të më besoni. Oficeri i policisë është në azil. S’kam informacione të tjera. Kam kontaktuar me të, kam marrëdhënie të mira. Kemi

marrëdhënie shoqërore. Erdha për ta mbështetur në gjykatë”, tha Xhisiela. Si Rama, edhe Xhisiela do të kallëzojë mediat. “Problemet kanë ardhur nga arsye tona. Mediat tani e tutje të më rrinë larg se janë marrë me detajet e mia. Të më rrinë larg se ndryshe do t’ju çoj në prokurori”. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, disa media publikuan një foto të Xhisiela Malokut dhe të Rexhep Rrajës. Ata shihen teksa dalin nga një hotel në Fushë-Krujë. Në foto duken të dy të rinjtë pranë një makine para hotel “Bocit” pasditen e 19 korrikut, datë ku pretendohet edhe dhunimi i Malokut nga Rraja.

Roja Bregdetare e SHBA: Vlerësojmë sigurinë

konsiderohet shumë i rëndësishëm për portet dhe hapësirën detare shqiptare pasi është një mesazh inkurajues që çon në rritjen e interesit të operatorëve

ndërkombëtar të transportit detar te mallrave, pasagjereve dhe specifikisht të turistëve me anije kroçiere për të eksploruar territorin e vendit tonë.


AKTUALITET

15

E enjte, 25 TETOR 2018

Fier/Dy vëllezërit ishin vetëm në shtëpi në momentin e sherrit, ndërsa prindërit e tyre ishin në punë kur e morën vesh lajmin tragjik

F

amilja Veizi ka hapur dyert e mortit dhe është e shokuar nga krimi. Ishin kur pastruar peshkun, kur vëllai i vogël sulmoi dhe vrau për vdekje vëllain e madh. Vrasja në familjen Veizi ka ndodhur në Baltëz të Fierit, aty ku policia bën të ditur se autor është një 10-vjeçar, i cili është grindur me vëllain e madh, 13-vjeç e që më pas e ka goditur me thikë. Si pasojë e plagëve të marra, 13-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit. Sipas policisë, nga hetimet paraprake dyshohet se pas një grindje me njëri tjetrin, vëllai i vogël, i mituri K.Veizi, 10-vjeç, ka marrë thikën dhe e ka goditur vëllain 13-vjeçar. Si pasojë e plagëve të mara, i mituri Gj.Veizi ndërroi jetë në Spitalin e Fierit. Edhe pse u transportua me urgjencë nga familjarët e tij, 13-vjeçari nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra në organet jetike. Nga dëshmia e familjarëve në polici, mësohet se dy vëllezërit e mitur ishin konfliktuar me njëri-tjetrin në ambientet e shtëpisë duke qëruar peshk dhe në sherr e sipër 10-vjeçari K.Veizi, ka marrë një thikë dhe ka goditur me të vëllain e tij, duke i marrë edhe jetën tragjikisht. Xhaxhai i dy vëllezërve, Isa Veizi, tha se fëmijët ishin duke qeruar peshk kur u grindën. Ai tha dy vëllezërit ishin vetëm në shtëpi në momentin e sherrit, ndërsa prindërit e tyre ishin në punë kur e morën vesh lajmin tragjik. “Janë fëmijë. U

Po pastronin peshkun, 10vjeçari vret vëllain me thikë KRIMI “Ishin kur pastruar peshkun, kur vëllai i vogël sulmoi dhe vrau për vdekje vëllain e madh. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Baltëz të Fierit, aty ku policia bën të ditur se autori, një 10-vjeçar është grindur me vëllain e madh, 13-vjeç e më pas e ka goditur me thikë”.

goditën me njëri-tjetrin. Di që janë grindur dhe më pas janë goditur. Ka qenë duke qeruar peshk, jo mbaje ti, pse nuk e mban ti, pastroje ti. Nuk kishin për të ngrënë, ishin edhe pa drita në shtëpi. Prindërit ishin në punë këtu afër, i njoftuan dhe erdhën. Nuk dinin gjë se çfarë ndodhi këtu në shtëpi. Nuk kishte njeri që ta ndih-

monte nipin, se edhe mund të shpëtonte. Atë të voglin e mori policia”,-tha xhaxhai. Gjyshi thotë se lajmin për vdekjen e nipit e mësoi nga spitali, ku ishte për vizitë. Ai rrëfeu se fëmijët nuk kishin shkuar në shkollë dhe ishin vetëm në shtëpi, pasi prindërit ishin në punë në Vlorë. “Lajmin për nipin e mësova në spital, se

FIER

Kapen skifterat e banesave Emanuel Doda 23 vjeç, Lediona Preçi, 21-vjeç, Bledar Skënderaj 24-vjeç dhe Klaustin Zeneli 22-vjeç të gjithë banues në Vlorë, ishin kthyer në makthin e qytetarëve. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin vjedhje banesash me thyerje në qytetin e Fierit, duke thyer bravat e dyerve të banesave që vidhnin. Konkretisht, gjatë orëve të natës së datës 23.10.2018 këta shtetas janë kapur

me sende të vjedhura në banesat e shtetasve P.Th dhe O.T në lagjen “15 Tetori” Fier . Po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera të mëparshme në qytetin e Fierit ku dyshohen se autorë janë këta shtetas. Ata dyshohet se kanë kryer vjedhje banesash edhe ne qytetin e Vlorës për dokumentimin e të cilave po punohet me Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë.

isha për vizitë. Pashë makinën që erdhi me shpejtësi dhe aty kuptova se çfarë kishte ndodhur. Pashë nusen që zbriti dhe e pyeta çfarë kishte ndodhur. Djemtë kishin qenë vetëm në shtëpi dhe ishin zënë në oborr. Prindërit ishin në punë në Vlorë. Fëmijët nuk kishin shkuar në shkollë sot, ndërsa doktorët më thanë se nipi

erdhi i pajetë në spital”,-ka thënë gjyshi. Një nga fqinjët e 13-vjeçarit që humbi jetën në fshatin Baltëz të Fierit, tregon momentin se si dërgoi viktimën në spital pa e ditur se ai kishte humbur jetën. Gëzimi shprehet se ngjarja është e pabesueshme. ‘’Pashë nënën që e kishte mbledhur me batanije dhe e çova urgjentisht në spital. Nuk arrita ta shikoja dot. Në spital ju dha ndihma e shpejtë menjëherë. Kishte gjakderdhje tek këmbët. Çova makinën për të larë. Nuk e dija që fëmija kishte humbur jetën. Jam shumë i afërt, komshinj. Nuk arrijmë dot t’i mendojmë këto gjëra’’.

AKSIONI

Grabiti në Vlorë, kapet në Tiranë

Ë

shtë arrestuar autori i shpallur në kërkim të grabitjes me armë të një autobusi më 25 shtator 2018 në qytetin e Vlorës. Arrestimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ku në prangat e policisë ka rënë 35-vjeçari, Ylli Murati. Për grabitjen e ndodhur në zonën e Skelës në prangat e policisë kanë rënë edhe dy persona të tjerë, të cilët nën kërcënimin e armëve të zjarrit kanë vjedhur shoferin dhe pasagjerët e autobusit të linjës “ItaliVlorë”. 35-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua një dozë kokainë. Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar më herët edhe Armand Kuqi, 29-vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë. Dy personat e armatosur me kallashnikov kanë qën-

druar brenda në makinën benz, ndërkohë personi i tretë që mbante në dorë një pistoletë, ka zbritur nga makina duke thirur “Policia e Shtetit” dhe menjëherë kanë filluar t’i marin paratë udhëtarëve. Autobusi ka mbërriur nga Italia rreth orës 08:30, në ambientet në sheshin e stadiumit “Flamurtari”. Pasi është parkuar në vendin e ngjarjes është afruar një automjet tip “Benz” me

targa AA 523 BT, nga ku kanë zbritur 3 persona të armatosur dy prej tyre me armë automatike dhe një person me armë pistoletë. Personat kanë kërcënuar me anë të armëve Defrim Balilajn duke i marrë një shumë prej 4 mijë euro si dhe një shumë tjetër prej 15.350 euro të cilat i kishte të vendosur nën sedilen e shoferit dhe janë larguar në drejtim të rrugës Vlorë -Novoselë.


ART

16 E enjte, 25 TETOR 2018

KUMTIM Nga Albert Vataj

I

shte ai që e rroku artin me përmasat e lirisë, me atë di mension që i jep puls reales që lind nga asgjëja në një shpirt, cili kërkon të marrë trajtë si shprehje e komunikimit me gjeneratën, me adhurimin për artin, përtërin si komunikim shpirtëror, si nevojë e gjithsecilit për të gjetur te krijimi përputhshmërinë e atij çasti, a momenti, ku shpirti e thërret në shndërrim etern të perceptimit. Pakkush në historinë e artit ka mundur të rrok në vetvete njeriun e sprovave të estetike kaq kurajshëm sa ai, Pablo Picasso. Ai u lind më 25 tetor 1881 në Málaga të Spanjës për të kapluar fuqishëm mendësinë e shekullit XX. Ai ishte Pablo Picasso, piktor, skulptor, punues qeramike, projektues grafik, poet dhe dramaturg, publicist dhe kumtues. Ç'mos ishte ai. Kudo la gjurmë me sprova guximtare dhe ndryshesa çapërluese e transformuese. Me ç'nuk i

për të, ishte njëlloj sikur të fitoje një lloj lirie të dhunshme. Një Sizif që sfidon fatin e tij. Një Promete që i beson flakadanit të shpirtit, si të vetmes dritë që pahet me njeriun si qenie konsumimi estetik. Piktura për të, ishte një çështje e epërme, një yshtje dalldisëse gjëndjeje papajtueshmërie dhe pamjaftueshmërie. Kësisoj, nuk u lëndua në sedrën e tij delikate kur pohoi se: "Piktura është më e fortë se unë, më detyron të bëj atë, çfarë do ajo",thoshte Pikaso. Robërimi prej pasioneve shpërthyese estetike, dukshëm e nënshtron vullnetlirin e ideve përtëritëse. E vë përfundi këtë kreshtë kumtimi, këtë kapardisje. Asnjë nga ngulmëtarët e mëhershëm të modernizmit, nuk e ndiente aq fuqishëm artin, as Matisse, as Mondrian dhe padyshim, as Braque, sa ai. Padyshim që nuk do të ishte e lehtë. Kremtoi me solemnitetin e allasojtë identitetin e tij, si në pik-

mbushi të 91 vitet e moshës, deri më 8 prill 1973 kur ai u shua. Si të gjithë fillimtarët e ndryshiesave tranformuese edhe Picasso u përplas si një meteor me zhguallin e padepërtueshëm të kohës. Mendësitë dhe doktrinat gjetën tek ky kurm gladiatori, qëndresatarin e paepur. Pablo Pikaso erdhi për të mbetur një piktor krejt tjetërqysh nga krejtkush mbërriti deri asokohe dhe i’a doli. Kumtoi një art, pa rregulla, pa simetri, pa limite, pa kurrçka që morali u qas të orvatet përreth botës që ngjan një shpërthimi pa formë. Një plazmimi mbi kanavacë të paanë dhe telajo që jo rrallëherë të përpinte nga përmasat që rrek, herë të stërmëdha dhe tektuk, copëza letre dhe bocete. Tanku shtegtoi piktori drejt yllit të tij gjithkahshndritës, kumtojnë një zgrip të thekshëm dhe mori llahtarisëse rrethanash dhe perceptimesh. Të bësh art,

turë, si në forma, si në frymësinë e të gjitha gjendjeve dhe gjërave që ai mëtoi, me tërësinë gjithnjë shpërthyese, prej artisti të madh dhe një gjenialiteti që rritej nga format e rikthyera të fëmijërisë. Ai bashkërrëfyes i një prej rrymave më të fuqishme, që historia e artit do të përçonte në fillin e vet të krijimit, kubizmit. Dukshëm me këtë, ai guxon të shembë gjithë atë masiv muri rrethues rregullash dhe limitesh, brenda të cilave vërtitej me një potere të frikshme arti dhe krijimi i deriatëhershëm dhe e mëvonshme. Duke veshur fëmijërinë në pikturë, e hullit korpusin mëtues për nga një shteg, ku krijimi dhe kjo qasje do ta nxjerrë në një pamatësi lirie, si ajo që guxon ta gllabërojë shtegu i vërshimit. Gardhet akademike ishin dhe mbeten deri në fund për të, skllavëri e vullneteve të shpenguara. As nuk e ka kuptuar dhe s'kishte pse ta bënte një gjë të

Pablo Picasso, ai që e rroku artin me përmasat e lirisë tillë, jo vetëm në krijimtari, por në gjithë perimetrin e tablosë ku shtrihet portreti njerëzor i tij. Më i zallamahishëm se çdo artist tjetër, ai ka qenë një vlagë e rëndë në tokën e ashpër, një mjeshtër, një njeri i paqëndrueshëm, rebel, e mbi të gjitha, i lirë. Dora e tij ka shkundur lëvizjen botërore të artit të shek. XX, duke i dhënë një frymëmarrje eterne dhe përmasa të pamatësisë gjithçkasë që do të hidhte hapin aty e këndej. Rreth 15.000 piktura, vizatime, grafika, plastika dhe qeramika, dëshmojnë jo dhe aq volumin e jashtëzakonshëm, se sa vlerat shumëdimensionale, me të cilat ai promovoi emrin dhe veprën e tij, duke qëmtuar kështu për të vendosur majën më të lartë. "Kur isha fëmijë, dëshiroja të pikturoja si të rriturit. Tani kur jam rritur, e madje, edhe moshuar, dëshiroj të pikturoj si fëmijë", - është kjo perifrazë shkëputur nga ligjërimet e piktorit të madh, dhe njëherazi, një nga filozofitë e krijimit dhe përjetimit. Pikaso padyshim mund të cilësohet dhe si piktori që lakuriqësinë e vishte me ndjenja, me atë formësi dhe forcë, që vetëm shpirti i tij mundi të ravijëzonte në trajta dhe forma, në gjendje dhe sende. I dha kështu artit një dimension pa limite. Në punën e tij, çdo gjë përqendrohej te ndjeshmëria, te dëshira, forca dhe hapësira, që i veshi këtij dimensioni prej nga erdhi kumtimi krijues. Ishte dhe mbeti një piktor gjeni, njeri që besonte se gjithçka që duhet të kërkosh në jetë, është kërkon liri duke u epur dorzan forcës yshtëse të pasioneve.

Të gjej, ky është problemi Nga Pablo Picasso

E

kam të vështirë ta kuptoj rëndësinë që i jepet fjalës "kërkim" në lidhje me pikturën moderne. Simbas meje, në pikturë, kërkim nuk do të thotë asgjë. Të gjesh: ky është problemi. Askujt nuk mund t'i zgjojë kureshtje një njeri që vështron ngultazi përtokë, duke kërkuar kuletën që rastësia mund ta ketë hedhur në rrugë. Kush gjen diçka, nuk ka rëndësi se çfarë, edhe nëse kërkimi i asaj gjëje s'ishte qëllimi i tij, ai po që na zgjon kureshtjen, pse jo dhe admirimin. Më kanë akuzuar se kam kryer shumë mëkate: por akuza më e rreme është se unë paskam si qëllim kryesor të punës sime prirjen për të kërkuar. Kur pikturoj, qëllimi im është të tregoj atë që kam gjetur dhe jo atë që po kërkoj. Në art qëllimet nuk janë të mjaftueshme dhe, siç themi ne në Spanjë, dashuria duhet të tregohet me vepra dhe jo me argumente. Vlerë ka ajo që bëjmë dhe jo ajo që synojmë të bëjmë. Të gjithë e dimë se arti nuk është e vërteta. Arti është një gënjeshtër që na ndihmon të realizojmë të vërtetën, së paku të vërtetën që na është dhënë të kuptojmë. Artisti duhet të dijë mënyrën me të cilën do t'i bindë të tjerët për të vërtetën e gënjeshtrave të tij. Nëse nëpërmjet punës së tij ai arrin të na tregojë vetëm faktin se ka kërkuar dhe rikërkuar mënyrën e realizimit të gënjeshtrave të tij, ai kurrë nuk do mund të arrijë diçka. Shpeshherë ideja e kërkimit e ka nxjerrë pikturën nga udha, ndërsa artistin e ka bjerrë nëpër stërhollime mendore. Ndoshta ky ka qenë gabimi kryesor i artit modern. Shpirti i kërkimit i ka helmuar ata që nuk i kanë kuptuar plotësisht të gjithë elementët pozitivë dhe përmbyllës të artit modern dhe i ka bërë të përpiqeshin të pikturonin të padukshmen, pra të papikturueshmen. Ata flasin për natyralizëm dhe kundërvënie ndaj pikturës modene. Do më pëlqente të njihja ndokënd që ka parë një vepër arti natyrale. Natyra dhe arti, duke qenë dy realitetet krejtësisht të ndryshme, nuk mund të jenë e njejta gjë. Nëpërmjet artit ne shprehim konceptimin e asaj që natyra nuk është. Velázques na ka përcjellë shëmbëlltyrën e njerëzve të epokës së tij: pa dyshim që ata ishin ndryshe nga ç'i ka pikturuar ai, por ne nuk mund të konceptojmë Filipin IV ndryshe nga ç'e ka pikturuar Velázques. Edhe Rubens ka bërë një portret të të njejtit mbret, por duket tjetër njeri. Ne besojmë në atë që ka pikturuar Velázques sepse ai na bind me të drejtën e pushtetit. Qysh nga origjina, nga primitivët, veprat e të cilëve janë qartësisht të ndryshme nga natyra, dhe deri tek artistë si David, Ingres, e deri dhe Bouguereau, të cilët besonin se e pikturonin natyrën ashtu siç është, arti ka qenë përherë art dhe jo natyrë. Dhe nga pikëpamja e artit nuk ka forma konkrete apo abstrakte, por vetëm forma, të cilat s'janë gjë tjetër veçse gënjeshtra bindëse. Nuk ka dyshim se këto gënjeshtra janë të nevojshme për pjesën tonë mendore, sepse pikërisht përmes tyre ne mund të krijojmë këndvështrimin tonë estetik mbi jetën. Kubizmi nuk është i ndryshëm nga asnjë shkollë tjetër e pikturës. Për të gjitha shkollat janë të përbashkëta të njejtët parime e të njejtët elementë. Fakti se për shumë vite kubizmi nuk është kuptuar, dhe ka ende sot ka njerëz të cilët nuk arrijnë ta shohin, nuk do të thotë kurrgjë. Unë nuk di të lexoj në anglisht. Një libër në anglisht për mua është një libër i bardhë. Por ama kjo s'do të thotë se gjuha angleze nuk ekziston. Përse duhet të qortoj ndokënd, veç vetvetes, nëse nuk arrij të kuptoj diçka rreth së cilës nuk di kurrgjë? Shpesh dëgjoj të shqiptohet fjala evolucion. Më kërkojnë të shpjegoj se si evoluon piktura ime. Për mua, në art nuk ka të shkuar apo të ardhme. Nëse një vepër arti nuk mund të jetojë përngahera në të tashme, nuk duhet të merret në konsideratë. Arti i grekëve, i egjiptianëve, i piktorëve të mëdhenj që jetuan në kohë të tjera, nuk është art i së shkuarës. Mbase sot është më i gjallë nga ç'ka qenë ndonjëherë. Arti nuk evoluon vetvetiu, idetë e popujve ndryshojnë e bashkë me to ndryshojnë edhe mënyrat e shprehjes. Kur dëgjoj të flitet për evoluimin e ndonjë artisti, më duket sikur njerëzit e shikojnë atë në këmbë midis dy pasqyrave që riprodhojnë shëmbëlltyrën e tij në sasi të panumërt- e që kundrojnë edhe shëmbëlltyrat vijuese të pasqyrës tjetër si të ardhmen e tij- teksa shëmbëlltyra e tij e vërtetë ndodhet në të tashme...


KULTURE

17 E enjte, 25 TETOR 2018

"Njeriu i akullt", njihuni me vrasësin më të madh në historinë e mafies Kuklinski u pyet në një rast nëse mund të "…krahasohej me një vrasës?". "Jo", ai u përgjigj: "Unë jam një vrasës!" Nga Metju Geskill

R

içard Kuklinski, ishte një nga killerat më të mëdhenj që kanë punuar për mafian. Duke mos qenë italian, ai nuk ishte asnjëherë "pjesë" e familjes famëkeqe kriminale, por mund të kishte qenë fare mirë një i tillë. Disa thonë se Kuklinski vrau mbi 300 persona, me urdhër të shefave të ndryshëm të krimit. Shumë të tjerë thonë se Kuklinski nuk ishte i prirur të punonte sit ë tjerët, për të siguruar para. Ai ishte thjesht një vrasës sociopatik, që gjeti një mënyrë për të fituar para duke vrarë njerëz. Për shumëkënd nesh, killeri i mafias është një karakter disi romantik. Kuklinski u pyet në një rast nëse mund të "…krahasohej me një vrasës?"! "Jo", ai u përgjigj: "Unë jam një vrasës!". Riçard Kuklinski u lind në Nju Xhersi në vitin 1935, nga një baba alkoolik dhe një nënë fetarisht e përkushtuar. Kur ishte i vogël, Riçardi zbuloi se i pëlqente të vriste kafshët - jo në gjueti, por duke vrarë macet e lagjes. Në fakt, rezultoi që vrasja ishte gjëja që i jepte Rikardit kënaqësinë më të madhe në jetë. Vetë Kuklinski tha se personin e parë e vrau në moshën 14 vjeçare, kur rrahu për vdekje gangsterin e lagjes që e dhunonte hera-herës. Ai braktisi shkollën dhe gjatë viteve 1950 ishte integruar në rradhët e kriminelëve lokalë të Nju Xhersit. Nga moshën 18 vjeçare ai vrau personin e parë pa asnjë

pagese. Për fatin e keq të "bishës" Kuklinski (ai ishte 1.9 metra i gjatë dhe peshonte rreth 140 kg), shumica e punëve të tij të para nuk përfshinin vrasjet - ishin grabitjet, shantazhet dhe shpërndarja e drogës. Por kjo nuk qe e mjaftueshme për Kuklinskin. Duke filluar nga mesi i viteve 1950, ai do të shkonte në Nju Jork, duke synuar vrasjen e njerëzve. Mund të ishte dikush që ai e kishte takuar më parë, apo thjesht dikush që e shihte në rrugë, apo ndonjë ndërveprim i shkurtër me dikë që e kishte mërzitur. Kuklinskit thjesht i pëlqente të vriste njerëz dhe nuk kishte rëndësi se si. Ndonjëherë i qëllonte me armë. Herë të tjera i rrihte deri në vdekje. Kjo varej vetëm nga gjendja e tij emocionale dhe rrethanat. Nga fundi i viteve 1950 dhe në fillim të viteve 1960, Kuklinski u bë pjesë e mafias njujorkeze. Ai

punoi direkt me shefin e krimit të Bruklinit, Roi De Meo, që ishte vetë pjesë e familjes më të madhe mafioze, Gambino dhe një vrasës gjakftohtë. Fillimisht, Kuklinski ishte borxhli ndaj De Meos dhe e shleu borxhin e tij duke vrarë dikë. De Meo pa shpejt tek Kuklinski

një njeri me disa dhunti kur vinte puna tek vrasjet, dhe së shpejti Kuklinski do të punonte për mafian italiane në SHBA. Sipas dëshmive, Kuklinski nuk kishte frikë dhe do të vriste cilindo. Ai punoi jo vetëm për De Meon, por për familjen mafioze Gambino dhe shpejt u bë i njohur në ato qarqe si "Vetë Djalli". Sot është gjithnjë e më e vështirë të arratisesh pas një vrasjeje. Shumë kriminelëve u është marrë ADN-në kur janë arrestuar më herët dhe kjo e bën më të vështirë që "ata që kenë sukses". Metodat e policisë janë përmirësuar. Kamerat gjenden kudo, nga cepat e rrugëve deri te ndërtesat dhe shtëpitë dhe në xhepin e të gjithëve në formën e smartfonëve. Kuklinski veproi përpara përhapjes së këtyre gjërave. Për të shmangur çdo

gjurmë, Kuklinski do t'i priste gishtat e viktimave të tij, në mënyrë që policia të mos kishte shenjat e gishtërinjve. Ai gjithashtu do t'u hiqte dhëmbët, kur kjo ishte e mundur. Shumë herë ai do të hidhte trupat e viktimave të tij në lumin Hadson - dekompozimi do ta bënte më të vështirë njohjen e tyre. Ndërsa ndodhnin këto vrasje në seri, Kuklinski po ngrinte familjen e vet. Në vitin 1961 ai u martua me gruan e tij Barbara. Ata patën 3 fëmijë. Deri në dasmën e tyre, Kuklinski vlerësoi se kishte vrarë 65 persona. Kuklinski, si të tjerët në mafia, kishte një histori formale për mbulesë dhe e takoi gruan e tij ndërsa ajo punonte si sekretare në një nga bizneset e mafias. Si shumë gra të abuzuara edhe Barbara hoqi të zitë e ullirit. Kur Kuklinski ishte në humor të mirë, ai sillej si një bashkëshort dhe prind shembullor.

Por ai nuk qe gjithmonë kështu. Ai e rrihte shpesh bashkëshorten dhe i tha se "i përkiste atij". Ai e kërcënonte se, nëse tentonte ë largohej prej tij, do të vriste gjithë familjen e saj. Ajo i besoi atij, megjithëse theksoi më vonë, se nuk pa kurrë asnjë shenjë se ai ishte një vrasës i vërtetë. Gjatë viteve 1960, 1970 dhe shumicën e viteve 1980, Kuk-

linski vazhdoi vrasjen. Ai ishte vrasësi më i kërkuar në bregun lindor të SHBA-së, dhe në mbarë vendin. Kuklinski është shprehur se nuk ka vrarë asnjëherë gra apo fëmijë. Ai e mbajti tejet të fshehtë jetën e tij profesionale dhe shoqërore. Askush në lagjen e tij, nuk do të shihte "tipa mafizë". Nga vitet 1980, Kuklinski kishte filluar ndërmarrjen e vet kriminale. Ndoshta për shkak të presionit, apo për arsye se ishte bërë tepër i ngathët, autoritetet filluan ta gjurmojnë. Si shumë histori të tjera rreth krimit të organizuar, fillimi i fundit për Kuklinskin erdhi kur një nga miqtë e tij mafiozë, u pendua dhe ra dakord të vendoste një përgjues për policinë. Një nga bisedat ishte ajo me Kuklinskin, duke folur mbi një porosi për një vrasje. Kjo ndodhi në vitin 1985. Në vitin 1986, Kuklinski dhe gruaja e tij po hanin mëngjes kur policia e rrethoi shtëpinë. Kur Barbara i kërkoi shpjegime policisë, hetuesi kryesor i tha asaj thjesht: "Ai është një vrasës". Pas një gjyqi të gjatë, Kuklinski u gjet fajtor për 7 vrasje dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Ai vdiq në vitin 2006, pasi pati edhe një gjë që e donte shumë përveç vrasjes - publicitetin. Pas një jete të gjatë të dyfishtë, Kuklinski dha intervista nga burgu për revista, gazeta dhe televizione. Ai pretendoi se ishte paguar 40 mijë dollarë për vrasjen e Xhimi Hofas, udhëheqësit të sindikatës së Nju Xhersit, vdekja e të cilit mbetet ende një mister. Ai tha se nuk ka ndjerë kurrë ndonjë keqardhje për atë që ka bërë, përveçse për familjen e tij, nga e cila ai dëshironte falje. Por familjarët e tij nuk e bënë këtë. Hera e fundit që ai bisedoi me gruan e tij ishte në burg kur ishte prekur nga një sëmundje fatale. Burimi: VintageNews Në shqip nga bota.al


VIP Menaxheri flet për ndikimin e të dashurve "injorantë" në jetën e Ariana Grande Këngëtarja Ariana Grande ka qenë në kohët e fundit në vëmendjen e mediave për shkak të ndarjes me të fejuarin Pete Davidson. Ish-menaxheri i saj, Scooter Braun ka folur në një intervistë për Variety se çfarë ndikimi kanë të dashurit në jetën e këngëtares. Ai ka treguar detaje që prej momentit të pushimit dhe se sa mirë i ka bërë karrierës së tij kjo gjë. "Unë mund të thoja shumë gjëra për Arianën dhe ekipi im e donte këtë gjë pasi na hoqi nga puna. Por unë nuk thashë asnjë fjalë. Të gjithë më thonin se nuk duhet ta mbroj. E vetmja gjë që i thashë atyre është se duhet të qëndronim të qetë e të linim punën të fliste. Dhe kur të dashurit injorantë e lanë, ajo filloi të shihte pakëz dritë. Një ditë mora një telefonatë nga ajo që më kërkonte takim. I thashë se jam i zënë sepse me të vërtetë isha dhe i

18 E enjte, 25 TETOR 2018

Bullizmi online, Rita Ora: Isha e fiksuar pas komenteve Ylli i popit Rita Ora ka folur për bullizmin online, duke thënë se femrat janë shpesh në shenjestër për shkak të mënyrës sesi duken. Këngëtarja u shpreh se i ka ndjerë efektet e bullizmit online dhe se në fillim të karrierës së saj ishte e fiksuar pas komenteve. Në një intervistë për BBC u shpreh se komentet negative e vunë në mëdyshje nëse duhej apo jo të vazhdonte karrierën në muzikë. "Kishte komente të tmerrshme, që më bënë të mendoj nëse duhej apo jo të bëja muzikë,"-rrëfeu ajo. Por inkurajoni të tjetrët që të mos lejojnë që ti shkatërrohet vetbesimi. "Këshilla ime e vetme është që të ndihmoni miqtë tuaj online dhe ti tregoni mbështetjen tuaj për të qenë vetvetja", tha Rita.

ofrova një ditë tjetër. Kjo gjë më bëri menaxher më të mirë sepse më lejoi të pushohesha nga puna, gjë që nuk më kishte ndodhur më parë. Më bëri të

kuptoj se sa më shumë i jep njerëzve në biznes, aq më shumë merr. Çdo gjë është reciproke. Duhet ta bësh për arsye të drejta çdo gjë", tha ai.

Këngëtares së famshme i anulohet koncerti, iu shitën vetëm 24 bileta Këngëtarja e famshme Ashanti mund të ketë 3.8 milionë ndjekës në Instagram apo 1.92 milionë në Twitter, por mesa duket kjo nuk do të thotë asgjë kur kthehemi në jetën reale. Ylli i pop-it pritej të performonte në eventin Back To Brook në Stony Brook University në fund të muajit. Por mediat e huaja raportojnë se koncerti u anulua pasi u shitën vetëm 24 bileta. "Si një organizatë, ne bëjmë më të mirë që të zhvillojmë programe për studentët duke u ofruar diversitet dhe përfshirje. Megjithatë, një javë para koncertit u janë shitur studentëve vetëm 24 bileta", tha universiteti në një deklaratë. Fillimisht për të zhvilluar koncertin ishte përcaktuar Teyana Taylor, por ajo u tërhoq në minutën e fundit, duke mos i lënë mundësi organizatorëve që të promovonin Ashantin.

Kate Middleton me kurorën e Princeshë Dianës në banket Dukesha e Kembrixhit shkëlqeu me kurorën e diamantit që dikur i përkiste princeshë Dianës, kur mbërriti në një banket shtetëror në Buckingham Palace. Kate iu bashkua bashkëshortit Princ William dhe anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore në darkën e organizuar në nder të Mbretit WillemAlexander dhe Mbretëreshës Maxima nga Holanda. Mbreti dhe Mbretëresha e Holandës nisën vizitën e tyre dy ditore shtetërore në Britani dhe kjo është e para nga një monark holandez në 40 vite. Dukesha e Kembrixhit mbërriti në Buckingham Palace me një fustan blu të Alexander McQueen, e mbuluar nga diamantet. Ndërsa kurora e Princeshë Dianës rrëmbeu gjithë vëmendjen. Kurora daton në vitin 1863 dhe mbreti Edward VII ia bëri dhuratë martese Princeshës Alexandra të Danimarkës. Kurora u prodhua së bashku me varsen, vathët dhe një karficë zbukurimi.

Gigi Hadid, mahnitëse në Rio de Janeiro Gigi Hadid është një nga supermodelet më të kërkuara dhe karriera e saj është në majat më të larta. Dhe supermodelja nuk rresht së punuari duke treguar se e meriton. 23-vjeçarja është fotografuar ndërsa punon për një projekt të ri në plazhet e Rio De Janeiro. Gigi tregoi fizikun e saj mahnitëse veshur me një xhaketë të rozë, ndërsa nuk mbante reçipeta. Ylli i pasarelave dukej shumë seksi ndërsa realizonte setin fotografik.


SHOWBIZ

19 E enjte, 25 TETOR 2018

Nicki Minaj paditet për shkelje të së drejtës së autorit Reperja Nicki Minaj duhet të kërkojë fajle për këngën e saj "Sorry". Pasi ajo është paditur nga këngëtarja Tracy Chapman për shkelje të së drejtës së autorit, lidhur me këngën. Chapman pretendon se "Sorry" përmban tekstin dhe melodinë vokale të këngës së saj "Baby, Can I Hold You", që Nicki i ka përdorur pa leje. Në padinë e siguruar nga CNN, Chapman pretendon se Minaj dhe përfaqësuesit e saj kërkuan leje në qershor 2018 për përdorimin e këngës. Por këngëtarja mohoi kërkesën e tyre, e cila u bë pasi Minaj kishte regjistruar këngën për albumin e saj "Queen". "Sorry" nuk është përfshirë në albumin "Queen" që u publikua në gusht. Sipas padisë së Chapman, Minaj, megjithatë, i dha një kopje të këngës një DJ popullor në New York në HOT 97, një stacion radiofonik hiphopi. Këngëtarja pretendon se

Taylor Swift po ndihmon një fanse të saj që është në nevojë. Këngëtarja dhuroi 15.500 dollarë në një faqe 'GoFundMe' që po mbledh para për Lauriann Bartell, e cila ndodhet në koma prej tre vitesh. Vajza e saj, Sadie Bartell shkroi në një link të GoFundMe në Twitter se nëna e saj ishte në koma dhe kërkoi ndihmë për të. "Jam shumë nervoze që po shkruaj këtë postim. Ju lutem më ndihmoni nëse keni mundësi dhe lutuni për familjen time. Më vjen keq që nuk kam thënë asgjë më përpara dhe që po ju kërkoj papritur ndihmë,"-shkoi 19-vjeçarja. Ndërsa falenderoi këngëtaren që e ka mbështetur moralisht gjatë këtyre viteve. Dhe Talyor vendosi që ta mbështeste jo vetëm moralisht por ti jepte edhe 15.000 dollarë. "Me dashuri nga Talyor, Meredith dhe Olivia Swift", shkruajti ajo në platformën online ku bëri edhe donacionin. Meredith dhe Olivia janë dy macet e saj.

më pas DJ e publikoi këngën në kanalet e mediave të tij sociale. Minaj nuk i është përgjigjur padisë. Fituesja e Grammy, Chapman, e cila

ishte një element kyç i skenës muzikore të viteve '80 dhe '90, është e njohur për këngët e saj "Fast Car" dhe "Give Me One Reason".

Vdes reperi, ra poshtë ndërsa xhironte klipin në krahun e aeroplanit Një raper kanadez ka humbur jetën pasi ra nga një aeroplan ndërsa xhironte klipin. Jon James McMurray po filmonte një veprim të rrezikshëm për

Taylor Swift i dhuron 15.500 dollarë fanses për nënën në koma

një video të re muzikore në krahun e aeroplanit kur ra poshtë. 34-vjeçari vdiq në British Columbia të shtunën. Reperi po bënte veprimin në

krahun e Cessna kur aeroplani papritmas shkoi në një spirale në rënie. Ai mbante parashutë, por nuk pati kohë që ta tërhiqte sepse ishte mbërthyer në krahun e avionit për një kohë të gjatë. Në momentin kur u shkëput nga aeroplani ishte shumë afër tokës dhe Jon u përplas në tokë. Menaxheri i tij tha se reperi ishte përgatitur për këtë veprim për muaj dhe ishte trajnuar "intensivisht". "Akti i tij përfundimtar përfshinte kryerjen e një veprimi në aeroplan, ku ecte në krahun e mjetit fluturues. Ai ishte stërvitur intensivisht për këtë veprim, megjithatë kur Jon eci më tej në krahun e aeroplanit, Cessna shkoi në spirale në rënie, gjë të cilën piloti nuk mundi ta shmangte dhe të merrte kontrollin,"-u tha në një deklaratë nga ekipi i tij.

Mariah Carey në "The Voice" si mentore Mariah Carey është rikthyer në televizion dhe këtë herë do të jetë mentore në sezonin e 15-të të "The Voice" në NBC. Këngëtarja e famshme bëri njoftimin në llogarinë e saj në Instagram. "Do të jem gjyqtare për NBCTheVoice Knockouts duke filluar nga e hëna", shkruajti ajo. Carey do të jetë këshilluese në ekipin e Jennifer Hudson gjatë raundeve të eliminimit këtë sezon. Këngëtarja do të jetë mentore e 32 garuesve që kanë mbetur nga instruktorët Adam Levine, Kelly Clarkson, Hudson dhe Blake Shelton.Më parë mentore të "The Voice" kanë qenë edhe Taylor Swift dhe Miley Cyrus. Rikthimi i Mariah vjen 5 vite pasi ajo ishte gjyqtare në "American Idol".

Halsey dhe G-Eazy ndahen përsëri, dy muaj pas ribashkimit Halsey dhe G-Eazy janë ndarë përsëri. Çifti, sipas E! News, po shkonin mirë derisa reperi u pa duke flirtuar me disa vajza në Kandy Halloween në Los Angelos mbrëmjen e së shtunës. "G-Eazy u tha të gjithëve se ishte ndarë. Ai dhe Halsey lidhen e ndahen gjithmonë. Por aktualisht nuk janë bashkë", tha një burim. Halsey ishte në Tokio gjatë fundjavës duke promovuar këngën e saj të re, Without Me, e frymëzuar nga marrëdhënia e saj e trazuar me 29vjeçarin. People konfirmoi ndarjen e tyre të martën. Halsey dhe G-Eazy nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Ata u ndanë në korrik pas një viti lidhje, vetëm për të rindezur marrëdhënien e tyre në fillim të shtatorit.


SPORT

20

E enjte, 25 TETOR 2018

Gazeta spanjolle “Marca” ka renditur disa të dhëna se përse bardhezinjtë janë favorit këtë sezon

Rozalb Lika

J

uventus ka luajtur tre ndeshje këtë sezon në Ligën e Kampionëve, duke rrëmbyer 3 fitore. Bardhezinjtë deri më tani kanë vizituar “Mestalla”-n dhe “Old Trafford” duke treguar një nivel të frikshëm. Juventusi, të cilin Mourinho e konsideroi një “ekip të një niveli tjetër”, por konfirmohen gjithmonë e më shumë për të triumfuar në fund në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Në Torino kanë formuar një ekip ëndrrash, duke krijuar më shumë se kurrë shpresa të tifozë e saj. Gazeta spanjolle “Marca” ka listuar një sërë arsyesh se përse skuadra e Allegrit mund të triumfojë në finalen e “Ëanda Metropoliano-s”. Një mbrojtje për t’u pasur zili Deri më tani Juventus është ekipi i vetëm që ka luajtur tre ndeshje dhe që nuk ka pësuar ende asnjë gol. Szczesny mbetet i pamposhtur në Ligën e Kampionëve dhe pjesa më e madhe e meritës sigurisht është për shkak të shokëve të repartit të mbrojtjes. Chiellini mund të jetë një ndër mbrojtësit më të mirë në botë. Ofron shumë siguri, me një personalitet për të kaluar çdo situatë, ai do të kishte vend në çdo skuadër. Në krahë të Chiellinit është rikthyer Bonucci, duke ofruar një shok reparti që ka një marrëdhënie shumë të mirë me topin. Pa bërë shumë zhurmë, ata kanë arritur që të ndalin Rodrigon e Valencias dhe Lukakun e Manchester United. Forcë sulmuese edhe nga krahët e mbrojtjes Cancelo dhe Alex Sandro mund

REAGIMET

H

umbja e United ndaj Juventusit të martën në mbrëmje është cilësuar si “e turpshme” nga ish-mesfushori i famshëm Paul Scholes, i cili ka pranuar se Juventusi ishte superior në çdo drejtim, ndërsa për legjendën tjetër të United, Rio Ferdinand, sfida e së martës dukej si një përballje mes fëmijësh dhe burrash. “Juventusi e dominoi ndeshjen në çdo drejtim dhe në çdo zonë të fushës. Dybala u tregua shumë i zoti te goli, i jap merita Juventusin për një paraqitje të shkëlqyer jashtë fushe, ndaj një klubi të madh, por që nuk është skuadra që ka qenë një herë e një kohë. Ka një hendek të madh në cilësi. Kur United kishte topin, lojtarët dukeshin nervozë. A është Mourinjo i kënaqur? Ndoshta po, kushedi. Kur sheh këtë ndeshje, të vjen pak turp dhe më e trishtueshme është që duket sikur të gjithë pajtohen me këtë situatë, edhe tifozët. Sheh

7 arsyet se përse Juventusi triumfon këtë sezon në Champions

të mos jenë të pazëvendësueshëm në shumë pak ekipe në Europë. Është e vërtetë që ish-mbrojtësi i Valencias nuk është shumë i saktë në veprimet mbrojtëse, por në aksionet sulmuese është i pandalshëm. Sulmon gjithmonë në fundore, duke krijuar shumë aksione sulme, për ta bërë një ndër futbollistët më të rrezikshëm.

Në krahun tjetër Alex Sandro, është më i disiplinuar takitikisht dhe kuptohet mjaft mirë me Ronaldon. Një mesfushë që dominon në çdo situatë Miralem Pjanic është udhëheqësi i këtij Juventusi, duke krijuar një mesfushë që zotëron topin në çdo kohë dhe që arrin që ta rikuperojë shumë shpejt. Përveç

veprime shumë të sakta, në krahë të tij është edhe një kampion bote si Matuidi, cilësitë e të cilit nuk vihen në diskutim. Afrimi i Emre Can i ka dhënë më shumë cilësi ekipit, ndërkohë që Khedira si gjithmonë ofron shumë eksperiencë. Bentacur luan me shumë thjeshtësi duke treguar shumë maturi dhe në ndeshjet e mëdha.

Cristiano Ronaldo, një përforcim luksoz Portugezi ka dhënë një tjetër fytyrë këtij Juventusi të fuqishëm. Me të në fushë bardhezinjtë janë më të rrezikshëm në metrat e fundit. Në “Old Trafford” vetëm David De Gea e ndali nga një gol i sigurt, që mund të thellonte avantazhin. Prezenca e tij imponon një mbrojtje më të mirë dhe lehtëson shokët e ekipit si Dybala dhe Mandzukic. “Dinamit” në sulm Përveç Cristiano Ronaldos, Juventusi në repartin e avancuar ka Paul Dybala-n, Mario Mandzukic Bernandeschin dhe Kean. Paulo është një ndër futbollistët më premtues në botë, ndërkohë që Bernandeschi cilësohet si një nga të rinjtë më premtues në Itali. Sa i përket Kean, ai ka numra të frikshëm për moshën shumë të re që është. Një ekip që garanton suksese Në letër, Juventusi këtë sezon ka një ndër ekipet më potente në Europë. Në “Old Traford” prezantoi një skuadër të mbushur me yje, teksa përveç titullarëve u dha mundësia që të luanin edhe Bernandeschi, Barzagli dhe Douglas Costa. Në këtë ndeshje mungonin dhe futbollistë si Mandzukic, Emre Can dhe Khedira. Kërkojnë triumfin me ngulm në vitet e fundit Juventus ka arritur që të shkojë dy herë në finale në katër edicionet e fundit, në vitin 2015 dhe 2017. Ekipi italian është thyer nga dy gjigantët e Spanjës, nga Barcelona në Berlin katër vite më parë. Ky sezon mund të jetë i duhuri për t’i dhënë trofeun e shumë kërkuar prej vitesh. Allegri ka fituar eksperiencën e duhur në një kompeticion të tillë, pas një humbjes në finalen e vitit 2017.

DËNIMI

Legjendat e United njëzëri: Ishte si United rrezikon të gjobitet për një ndeshje burrat kundër fëmijëve shkak të Cristiano Ronaldos

Juventusin dhe të duket si një ekip që mund të fitojë Champions League, ndërsa kur sheh United, kupton se kjo skuadër nuk është gjëkundi”, tha Scholes për BT Sport. Ndërkaq, ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdi-

nand, tha: “Nëse do duhej ta përshkruanim këtë ndeshje me pak fjalë, do thosha burrat kundër fëmijëve, për të qenë i ndershëm. Juventusi ishte tepër superior, në çdo aspekt, edhe në impenjim, intensitet dhe cilësi”.

Manchester United rrezikon që të gjobitet nga UEFA. Dhe jo për shkak se për herë të dytë u vonua për të shkuar në stadium, por sepse pati dy raste gjatë dhe pas takimit të djeshëm ndaj Juves të humbur 0-1, ku u futën në fushë 3 persona duke thyer rregullat e sigurisë. Pak pasi kishte nisur sfida, një person u fut në fushë dhe vrapo drejt lojtarëve të të dyja ekipeve me duart e vendosura në xhepat e pasim të pantallonave. Pak metra para futbollistëve ai u ndalua nga punonjësit e sigurisë. Ndërkohë që në fund të takimit, dy persona të tjerë arritën që të thyenin sigurinë dhe të shkonin te Cristiano Ronaldo, ku i kërkuan portugezit që të bënin një foto me të. Kjo ishte hera e dytë që CR7 rikthehej në “Old Trafford”, stadiumin dhe klubin ku ai u bë i njohur që nga largimi në 2009. Zyrtarët e klubit janë në pritje të vendimit, ndërkohë që një tjetër shqetësim është një gjobë e dytë për vonesën e radhës në stadium. Për këtë pritet reagimi i UEFA-s.


SPORT

21

E enjte, 25 TETOR 2018

Ish-kapiteni i kombëtares sonë ka folur në një intervistë për “La Provence” duke treguar planet e së ardhmes

L

orik Cana është tërhequr nga futbolli i luajtur që nga prilli i vitit 2017, teksa tashmë ka angazhime të tjerave. Në një intervistë me të përditshmen franceze “La Provence”, ish-kapiteni i Shqipërisë ka zbuluar pak më shumë rreth projekteve të tij, ende në botën e futbollit, pa dhënë detaje. Cilën skuadër do të mbështesni, OM apo Lazio, në përballjen mes tyre? Nuk ka paqartësi në këtë drejtim. Unë jam dhe do të mbetem një mbështetës i madh i OM (Olimpique Marseille)! Çfarë kujtimesh keni nga katër sezonet tuaja në Romë? Lazio është klubi, ku kam qëndruar më gjatë. Viti im i parë ishte mjaft i vështirë, sepse arrita në një ekip, që po bënte mirë dhe fillova të luaja rregullisht në fund të nëntorit. Kam pasur dëmtimin tim të parë të madh atje, qëndrova larg fushave për dy muaj. U ktheva, arrita të bëja një fund të mirë sezonal. Viti i dytë ishte shumë i mirë. Kemi pasur një paraqitje pozitive në Kupat e Europës dhe fituam Kupën e Italisë (në vitin 2013). Cila është pikëpamja juaj për përballjen e Lazios me OM? Mediat italiane më telefonuan që të merrnin mendimin tim për këtë ndeshje. Mendoj se OM ia ka komplikuar jetën vetes, duke humbur ndeshjen e parë në shtëpi (1-2 kundër Eintracht Frankfurt) dhe mos fituar në Qipro (2-2 kundër Apollon Limassol). Tani, OM përballet me një kundërshtar, i cili, sipas mendimit tim, është më i fortë se dy klubet e tjera. Në këtë grup, unë mbetem mbështetës i OM. Ideal-

Cana zbulon projektin e madh: Jam në negociata për të blerë një klub

ja për mua do të ishte që Marseja dhe Lazio të kualifikohen, por do të jetë shumë e vështirë. OM i duhet të marrë të paktën katër pikë kundër Lazios, por romakët po performojnë mirë, kanë një sulmues në formë të mirë, si Ciro Immobile. Ku mund të arrijë OM? Qëllimi i madh i OM është që të përfundojë në podium, për të synuar Champions-in, por nuk e di se çfarë prioriteti do të ketë klubi në “Europa League”. Marseja duhet të luajë shumë dhe e ka ekipin, që ta mundë Lazion.

MADRILENËT

Fitorja ndaj Plzen-it nuk mjafton, Reali nis kontaktet me Conten

E

dhe pse arritën që të fitonin kundër Viktoria Plzen, sërish për madrilenët nuk mjafton kjo fitore në Champions per të larguar retë që kanë zaptuar ajrin e tyre. Ndërkohë që Julen Lopetegui mbetet ende i varur në një fije peri. ‘I vdekur’ do të jetë për herë të parë ky “El Classico”, i cili pa Ronaldo-n dhe pa Messi-n nuk tërheq më vëmendjen. Trajneri i mëparshëm i Spanjës, i cili e ka rrugën të ngatërruar, vijon që të ndiqet nga keqkuptime dhe tema që e bëjnë të vuajë për muaj të tërë. Ndoshta në mendjen e tij mbetet ajo që arriti me “Furinë e Kuqe”, por llogaritë tregojnë se në La Liga e në Evropë nuk është më bindës. Kështu që një listë e gjatë me emra trajnerësh e pason për ta zëvendësuar edhe pse në Champions League muzika nisi të ndryshojë. Sot titujt e gazetave spanjolle nuk njohin mëshirë, për Real-in thuhet se Antonio Conte do të jetë trajneri i tij. Por, në “pole” për të zëvendësuar Lopetegui-n janë Guti dhe Solari, dy ish-madrilen. Conte, megjithatë, është emri më i madh që ka dhe mbështetjen e popullit “të bardhë”.

Me çfarë po merreni aktualisht? Unë drejtoj një fondacion me interes publik, që promovon sportin dhe kulturën tek të rinjtë në Tiranë, ku jam vendosur deri në vitin e ardhshëm. Pastaj, do të filloj një karrierë si drejtues i një klubi, ku të fitoj përvojë disa vite. Përse të mos ktheheni në të ardhmen me një rol udhëheqës tek OM? Do të doja shumë… A mund të na tregoni më shumë për të ardhmen tuaj? Kam nisur negociatat për bler-

jen e një klubi, por nuk mund të flas për të ende. Ky është një klub që nuk është pjesë e njërës nga pesë ligat më të mëdha europiane, por do të jetë një vend i mirë për të krijuar përvojë. Më duhet të shoh nëse e pëlqej, nëse ndjehem mirë në këtë rol dhe nëse mund të mendoj të shkoj në një klub më të madh. Më tepër synoj drejtimin sportiv, ose në përgjithësi drejtimin e përgjithshëm. Për të stërvitur (trajner), kurrë nuk më ka tërhequr. Drejtimi, me të vërtetë më intereson mua.

MILAN

Gattuso: Lërini të qetë futbollistët, më kritikoni mua

Pas zhgënjimit në derbi, Milani do të luajë ditën e enjte ndeshjen kundër Betisit të Sevillas e në rast fitoreje kuqezinjtë do të ishin me një këmbë në raundin e 1/16 në Europa League. Gjithsesi, humbja përballë Interit djeg akoma dhe këtë e konfirmon vetë trajneri Gennaro Gattuso. “Ka ende zhgënjim sa i përket takimit me Interin, por ndihem i ofenduar kur thoni që kam luajtur për barazim. Nuk kemi pasur mbajtjen e topit, por më ka pëlqyer mentaliteti dhe karakteri i skuadrës. Gjithsesi, duhet të shohim përpara, jo të gjitha gjërat ishin keq ditën e diel”. 12 pikë të humbura, ku fajtori kryesor cilësohet pikërisht Gattuso për disa nga zgjedhjet e bëra. Për 40-vjeçarin, futbollistët duhet të jenë më të kujdesshëm. “Tek goli i Interit, faji nuk ishte vetëm i Donnarummas, por i disa lojtarëve. Madje jo vetëm tek rasti i golit, por në të gjithë sfidën. Jam këtu prej 1 viti, në kampionat kam humbur gjithsej vetëm 6 ndeshje, mediat e bëjnë sikur i kam humbur të gjitha. Gjithsesi, shpresoj të jetë gjithmonë kështu e futbollistët të lihen të qetë, në rast humbjeje fajtori jam vetëm unë.

SULMUESI

Rekordi i Benzema, francezi në grupin special me Messin dhe Raul

K

arim Benzema i është bashkuar një grupi tepër ekskluziv që nga e marta, pasi u bë i treti lojtar që ka mundur të shënojë gol në 14 sezone rresht të Champions League. Sulmuesi i Real Madrid shënoi golin e parë për klubin spanjoll në fitoren e ngushtë 2-1 kundër Plzen, duke mundur të realizojë për të 14-tin sezon rresht të kompeticionit më të rëndësishëm kontinental. Përveç tij këtë rekord fantastik e kanë arritur vetëm legjenda e Real Madrid Raul dhe Lionel Messi. Golin e parë në Champions League Benzema e ka shënuar në sezonin 2005-2006

kur luante te Lyon, në fitoren 2-1 kundër Rosenborg. Pasi qëndroi edhe për tre sezone të tjera në Francë, sulmuesi kaloi te Real Madrid në verën e vitit 2009, ku nuk ndaloi së shënuari gola në

Champions League. Në sezonin 2011-2012, Benzema pati edhe sezonin më produktiv për Los Blancos pasi shënoi 7 gola në 11 ndeshje. Mesatarisht ai ka shënuar 5 gola në 6 sezonet e fundit dhe e ka fituar 4 herë trofeun. Edhe Lionel Messi u fut në këtë grup këtë sezon, kur shënoi një tripletë kundër PSV Eindhoven në fillim të kompeticionit, ndërsa në total ka realizuar 105 gola në 127 ndeshje në Champions League. Raul Gonzalez ishte i pari që shënoi gola për 14 sezone rresht, ndërsa në total ka realizuar 72 gola në 142 ndeshje në Champions League.


SHENDETESI

B

uzët tona janë fleksibile, lëvizin kur qeshim, mrrolemi, kur shqiptojmë fjalët apo përgatitemi për puthje. Ato përbëhen nga shtresat më të holla të lëkurës, çka i bën të ndjeshme në prekje dhe ndjenja. Kjo gjë i bën buzët të lëndueshme ndaj tharjes, pëlcitjes dhe ndryshimeve të tjera në sipërfaqe. Dhe kohë pas kohe, ndryshimet në pamjen e buzëve mund të tregojnë se diçka nuk është ashtu si duhet në trupin tonë. Këtë mund ta vërtetoni vetë duke u shikuar në pasqyrë. Por, nëse jeni të brengosur për atë që shihni, mos hezitoni të konsultoheni me mjekun, stomatologun apo dermatologun. Nëse buzët tuaja janë të thata apo të pëlcitura Zakonisht kjo do të thotë që keni qenë të ekspozuar ndaj erës, diellit apo ajrit të thatë. Apo ndoshta mund të bëhet fjalë për dehidrim. Ka edhe disa mundësi të tjera për këto simptoma: o Nëse jeni nervoz mund t'i kafshoni buzët dhe t'i bëni më të dhimbshme, të thata dhe të përflakura. Buza e poshtme kafshohet më shpesh se buza e sipërme; o Buza e poshtme e thatë e cila është e kuqe apo e bardhë është shenjë e dëmtimit nga dielli çka mund të rrisë rrezikun e kancerit të lëkurës në të ardhmen. Nëse vëreni ndryshime në skaje të buzëve Cheilitis është një lloj i infek-

22 E enjte, 25 TETOR 2018

Buzët tregues i gjendjes suaj shendetësore

sionit kërpudhor, i cili më së shpeshti paraqitet te njerëzit me proteza. Cheilitis mund të jetë i dhimbshëm dhe të shkaktojë qoshe të pezmatuara apo të plasaritura të buzëve. Shmangni lëpirjen, fërkimin apo irritimin e asaj zone të ndjeshme që të ndalet infeksioni. Infeksionet kërpudhore mund të shkaktojnë njolla të bardha në skajet apo qoshet e buzëve. Kur këto njolla fshihen, mund të bëhen të kuqe, të ndezura dhe të shkaktojnë dhimbje. Nëse buzët tuaja duken të

fryra apo të pezmatuara Do ta kishit ditur po të kishit marrë goditje në gojë e cila ka shkaktuar ënjtje ose nëse në kohën e fundit keni injektuar kolagjen në buzë. Por, ekzistojnë edhe shkaqet e tjera të mundshme: Reagimet alergjike mund të jenë përgjegjëse për ënjtjen. Ushqimi, pijet, medikamentet, buzëkuqi dhe produktet e tjera kozmetike, madje dhe kafshimi i insekteve mund të shkaktojë ënjtje. Nëse vëreni të thatë në buzë

I thati në buzë mund të jetë i përkohshëm apo kronik. Mund të shërohet lehtë apo të jetë arsye për t'u bërë merak: Buzët e thata kronike mund të shkaktojnë dhimbje në skaje të buzëve. Shkaqet e dehidrimit përfshijnë buzët e thata dhe përdorimin e medikamenteve të caktuara. Mukokelet mund të shfaqen në pjesën e brendshme të buzës së poshtme. Kjo është flluskë sikur ënjtja e cila mund të duket e kaltër. Mukokelet paraqiten kur gjëndra e pështymës është e

bllokuar apo e lënduar dhe kjo zakonisht shkaktohet me traumë, siç është kafshimi i rastësishëm i buzëve. Një burim evident i të thatit është virusi herpes simplex. Herpes simplex shkakton të thatin. Po ashtu mund të merrni edhe pezmatim të fytit apo bajameve. Ky virus shpërndahet me lehtësi, kështu që shmangni kontaktin direkt me buzë. Në mënyrë të ngjashme, edhe sifilizi shpërndahet lehtë me kontaktin e afërt dhe mund të shkaktojë herpes të tillë si i thati. I thati më së shpeshti është i kuq dhe nuk shkakton dhimbje. Fibromi është fryrja e indit të butë dhe zakonisht është beninj. Më së shpeshti fibromet janë ngjyrë rozë, të bardhë apo përkohësisht me ngjyrë të çelët, ndërsa nëse janë të ngacmuar mund të jenë të kuq apo me ngjyrë të kaltër. Arsye e mundshme është kërcëllitja apo gërryerja e dhëmbëve, kafshimi i buzëve apo aparati i ashpër për dhëmbë. Nëse pini duhan apo alkool, fibromi mund të jetë shenjë e karcinomit oral.

STUDIMI

Qelizat e kordonit umbilikal mposhtin leuçeminë S

hkencëtarët në Seattle të shtetit Washington thonë se kanë bërë një përparim të madh në trajtimin e llojeve të kancerit në gjak, përfshi leukeminë. Provat klinike kanë treguar se 7 nga 10 pacientë me kancer në gjak janë kuruar suksesshëm. Gjatë provave në qendrën Fred Hutchison shkencëtarët zbuluan se transplantimi i qelizave të kordonit umbilikal, që lidh nënën me foshnjën deri sa lind, mund të përdoren më gjerësisht për trajtimin e disa kancereve. Ata thonë se prova në këtë fushë janë bërë edhe më parë, por tani ata kanë zbuluar një mënyrë më të mirë që qelizat e transplantuara në gjakun e pacientit me kancer, të japin rezultate brenda dy javëve në vend të 4 javëve siç pritej më parë. Qelizat e gjakut të këtij kordoni merren nga foshnjat e sapolindur kur u pritet kërthi-

Kujdesi që duhet të kemi me dhëmballët e pjekurisë

D za. Pastaj qelizat manipulohen në laborator dhe përdoren në procedura transplantimi te pacientët me lloje të ndryshme kanceri në gjak, duke shpëtuar jetën e tyre. Shkencëtarët në qendrën Fred Hutchison për kërkime në fushën e kancerit thonë se trajtimi me procedurën e re tregon se pas transplantimeve, 70 për qind e pacientëve me kancer në gjak mbijetojnë pa asnjë shenjë të

sëmundjes. Shkencëtarët thonë se në kërkimin e prova klinike u përfshinë pacientë të moshave nga 3 deri në 43 vjeç. Shkencëtarët thonë se prova të tjera klinike janë planifikuar për të rikonfirmuar arritjet e para dhe pas kësaj do t'i shpallin rezultatet e plota të kërkimeve të tyre për t'u ardhur në ndihmë e shpëtuar jetë njerëzish që jetojnë me lloje të ndryshme kanceri në gjak.

hëmballët e pjekurisë janë një aset i çmuar në gojë kur ata janë të shëndetshem dhe të pozicionuar siç duhet. Shpesh, ndodhin probleme gjate zhvillimit që kërkojnë heqjen e tyre. Kur nofulla nuk është e madhe, e mjaftueshme për të akomoduar dhëmballat e pjekurise, ata mund të shfaqin shqetesime (mos mjaftueshmeria e vendit ose keqpozicionimi). Dhëmballat e pjekurise mund të rriten anash, të dalin vetëm pjesërisht nga mishi i dhembeve ose mbeten të bllokuar nën mishin e dhembeve dhe kockes. Heqja e dhëmballave te pjekurise rekomandohet në përgjithësi kur: Dhemballat e pjekurise kan dal pjeserisht. Kjo lë një hapje për bakteret për të hyrë rreth dhëmballes dhe do të shkaktojë një infeksion.Mund te rezultoje ne dhimbje, ënjtje, ngurtësi ne nofulla. Gjithshtu dhëmballat e pjekurise mund të dëmtojnë dhëmbët ngjitur. Një kist (torbe e mbushur me lengje ) mund te formohet , duke shkatërruar rreth strukturave të tilla si kockave ose rrënjëve te dhëmbit. Pacientët duhet të pyesni dentistin e tyre për shëndetin dhe pozicionimin e dhëmballave te pjekurise. Dentisti mund të bëjë një rekomandim për heqjen ose tju dërgoje nje dentisti kirurg për vlerësim të mëtejshëm te gojes te pacientit.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet 3. Mbërthej a shtrëngoj diçka me vidhë. kund. zhvidhos 6. Njësi e matjes së fuqisë, (shkurt. W) 8. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 10. Vegël, shërben për të kapur e shtrënguar diçka a për të shkulur gozhdë 11. "Lufta dhe ..." kryevepra e shkrimtarit rus, Leon Nikollajeviç Tolstoj 13. Bashkim kimik që del nga veprimi i oksigjenit mbi një metal a mbi një lëndë tjetër. 16. Përgjithësues për specialistët e fushave të ndryshme të shërbimit shëndetësor 18. Mineral i përbërë prej fijesh të holla, që i qëndron shumë veprimit të nxehtësisë e të acideve 19. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 20. Sasia më e vogël e energjisë që mund të emetohet ose të përthithet nga lënda 22. Lef ... (1877-1945), nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, patriot, arkivist, folklorist, etnograf, numizmat, arkeolog e politikan shqiptar 24. Tablo, pikturë me ngjyra vaji, ose një pjesë e veçantë filmi, janë ashtu 26. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 27. Zë i njëtrajtshëm, që zgjatet pa u ndryshuar dhe që shoqëron e mbështet zërat kryesorë në një këngë 28. Vendi ku përthyhet krahu 29. Grumbulloj në një vend, njerëz, kafshë a gjëra të shpërndara andej-këtej, i vë bashkë 31. Gazeta "Lidhja Kombëtare" u botua më 23 janar 1919 në Shkodër, ajo ishte shqip dhe frëngjisht dhe drejtohej nga Nikollë ... 32. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 34. Përdoret zakonisht me folje të mënyrës urdhërore, lidhore e dëshirore 35. Të kapluarit nga të ftohti që të hy në palcë 36. ... Peza, themelues i çetës së Pezës, zëvendëskryeministër i Qeverisë Demokratike të Beratit 38. Dakord në gjuhë universale 41. Shkresë ose fjalë, që i drejtohen një organi zyrtar për të shprehur kundërshtimin 43. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 45. Mekanizëm për shkëputjen automatike të pilotit nga aeroplani në rast rreziku 47. Njësia monetare bazë e Rumanisë; monedhë që ka këtë vlerë 49. Njeri që vjedh, plaçkit e grabit me dhunë, ka edhe atë status 50. Nuk shkoj por v... 53. S'ka dalë nga ... i derës sot 54. Nëse nuk e kemi mik, atëherë i bie ta kemi... 55. Pjesa e mesut të trupit të njeriut. Për femrat e rëndësishme është që ai të jetë i hollë 56. Organizata Botërore e Turizmit 57. Jani ... një ndër aktoret më të talentuar të brezit të tij, ka luajtuar një sere rolesh dramatike në teatrin "A. Z. Cajupi", në Korçe 59. Tërësia e takëmit të shalës së kalit 61. Salvador ... piktor surrealist, skulptor dhe skenograf, terhoqi vemendjen si nje njeri i cuditshem 63. Tërësia e shënimeve të

E enjte, 25 TETOR 2018

Nga Albert VATAJ

përditshme a të kohëpaskohshme të mbajtura në një bllok 64. Lindi në Dardhë të Korçës, ... Peçi (1873-1932) ishte mësues, publicist, nëpunës dhe ministër shqiptar 65. Fitoi pavarësinë më 28 nëntor 1912, ka një sipërfaqe prej 28,748 km², kryeqytet ka Tiranën 67. Një pjesë e caktuar kohe, që është e nevojshme për të bërë diçka 69. Emri i Banushi, një prej emblemave të traditës shkodrane të humorit 74. Fije pambuku me shkëlqim dhe në ngjyra të ndryshme, që përdoret për të qëndisur; masur, lëmsh ose këmbëz me fije të tilla 78. E mposhti, e vuri nën urdhra, e bëri ... dikë. 80. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 81. Lojë me bila dhe me stekë, që luhet në një tryezë të posaçme dhe sipas disa rregullave 83. Endem poshtë e lart, bredh andej e këtej nëpër vende të ndryshme 84. Prek në bisedë ose me shkrim një çështje pa e trajtuar gjerësisht, flas kalimthi për të, zë në gojë 85. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 86. Më 1817, me 8 mars, u themelua tregu i organizuar financiar New York Stock Exchange (inicialet) në SHBA. 90. Plaçka e sende të ndryshme, të futura në valixhe 91. Eshtë ai që jeton e vepron sipas mendimeve e zakoneve prapanike 93. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 96. Lulet e këtij druri kanë aromë karakteristike, përdoren për çaj 97. Sëmundja e tuberkulozit. U bë v... 99. Një lloj qendrimi gjysëm i ulur. Pozicion që marrim gjatë nevojave

personale. Ulem ... 101. Rimë jo e plotë e dy a me shumë vargjeve, që kanë të njëjta vetëm zanoret e theksuara dhe zanore të tjera të fjalëve fundore 103. Përmbledhje e sistemuar e normave juridike. I tillë është civil, penal dhe i punës, i pashkruar është ai moral 104. Bindje e fortë se diçka është e vërtetë ose se do të kryhet patjetër 106. Sistem i shlyerjes së detyrimeve reciproke me anë të mallrave dhe shërbimeve 107. Ndjenja e mërzisë që na vjen nga diçka e pakëndshme dhe e padëshirueshme 108. Rrëmujë e madhe ku s'e merr vesh i pari të dytin; përzierje gjërash pa rregull, çrregullim i plotë, rrëmujë 110.Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 111.Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 112.Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 113.Napoleon ..., perandori Francez, një nga njerëzit më të shquar të historisë 114.Nxjerr një fidan nga toka dhe e mbjell në një vend tjetër VERTIKALISHT 1. Që ushtron pushtetin shtetëror në formën e veprimtarisë urdhërdhënëse e ekzekutive, që ka të bëjë me organizimin e zhvillimin e kësaj veprimtarie 2. Njeri i pagdhendur e i trashë, torollak, njeri i paqytetëruar 3. Ajo që bën pula, vezë ose.. 4. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 5. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 6. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 7. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e

kishte targën e mjeteve 9. I themi ashtu aftësisë mendore për të arsyetuar e për të gjykuar 12. Krotonias ..., filozof dhe mjek grek (rreth 520 p.e.r.) Pitagorist që mësoi se në të gjitha gjërat njerëzore sundon kontradikta 14. Burrë trim e bujar 15. E mbajme ate ne dhomen e gjumit, natën kryesisht hyn në punë 17. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 19. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve pranoj 21. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, e cila u përgjigjet nga kuptimi fjalëve: ajror, i ajrit. nga ajri, me anë të ajrit 23. Organizata e Kombeve të Bashkuara, u themelua pas Luftës së Dytë Botërore për forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës 25. Fletë ku shkruhet njoftimi për një shfaqje, për një film, për një ndeshje sportive etj., e cila ngjitet në një vend të dukshëm 29. Një detar, efektiv i flotës. Ai që është në marinë, është i tillë 30. Qeni bën ashtu si mundësinë e vetme të komunikimit, por edhe disa njerëz nuk bëjnë ndryshe 33. Mustafa ... dirigjent shqiptar. Është lauruar me çmime të Republikës, Urdhërin "Naim Frashëri", dhe dekoruar me medaljen "Dvurzhak" nga presidenti çek 35. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 37. Shteti i Izraelit e ka atë monedhën e saj 39. Prek me dorë, ngacmoj; ngas, nuk e lë të qetë 40. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 42. Kristofor ... kthehet në Spanjë më 15 mars 1493, pas udhëtimit

një sfere duke kaluar nëpër qendër 62. Dru i lartë që rritet nëpër pyje, me trung të drejtë, me kurorë të gjerë 63. Ndjenjë e fuqishme, e thellë që të lidh ngushtë dy individ 66. Punimi që i bëhet arës për ta mbjellë, lëvrimi i tokës 68. Që ka të bëjë me natyrën dhe kulturën e vendeve të largëta dhe të panjohura 70. Njëra nga të dymbëdhjetë pjesët e vitit, e cila shërben si njësi për matjen e kohës 71. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 72. Një letër të tillë përdoret në procesin para shtypshkrimit te nje gazete, libri, etj 73. Adam Opel GmbH është një prodhues automobilash gjerman, e cila që nga viti 1929 është pjesë e koncernit General Motors. Qendra është në qytetin gjerman Rüsselsheim 75. Sierra Leone e ka mbiemrin si monedhë të saj 76. Atributet vlerësuese që merr një femër në finalen e një konkursi bukurie 77. Tomas ...filozof gjerman (1738-1766), moralist i popullarizuar, u kushtua pas edukimit arsimor-pragmatik 79. Parmakë me shufra hekuri, që shërbejnë për të rrethuar një oborr, një lulishte 82. Sëmundje që shkaktohet nga mungesa a nga varfëria e ushqimit ose nga përvetësimi i tij jo i rregullt 87. Sipërfaqja e mbilëkurës te gjithçka dhe çdo gjë 88. Napë e hollë dhe e gjatë që mbajnë gratë në kokë; rubë, shprehje krahinore 89. Panajot ... futbollist, mbahet si një legjendë në futbollin shqiptar 92. Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim 94. Aleanca Kuq e Zi 95. Abaz ... (1892-1976) i njohur dhe si Bazi i Canës ishte ushtarak dhe aktivist i çështjes kombëtare gjatë Luftës së Dytë Botërore 98. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 100. Nuk ka gjë, s'prish punë, paçka 102.Vijë e lakuar dhe e mbyllur që ka trajtë vezake si të vijës së përftuar nga prerja e pjerrët e një koni 105. Të lag e të bën qull 106. Mjerim i madh, fatkeqësi e madhe, mynxyrë; vdekje, mbart edhe këtë shquarje emërtore 107. Gjarpër i trashë dhe i gjatë, me trup të fuqishëm 108. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 109. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë

të tij të parë në Botën e Re 43. Jashtëqitja e kafshëve 44. I tillë ka qenë Ndre Mjeda në famullinë e Kuklit, Bushat 45. Vargan njerëzish që marrin pjesë në një ceremoni solemne lamtumire 46. Hyn te mjetet mësimore, shërben për të shkruar a për të vizatuar 48. Inicialet e "Djemtë e Bashkuar, Anëtarë të Ideve Komuniste", ajo u themelua më 10 shkurt 1942 51. Admir Sorra, është i njohur për rolin e ... në filmin "Përrallë nga e kaluara" 52. Ashtu ose pjesë e vogël prej diçkaje lëndë, cohë, mall etj.) që e nxjerrim si kampion identik 58. Kinezët shquhen shumë për atë. Ne e kemi të famshëm atë të malit 59. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 60. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 61. Vijë e drejtë që bashkon dy pika të një rrethi a të sipërfaqes së 1

2

L

3

4

5

6

O P

D O K E

9

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

7

O N E N T

10

K O B

A

G

13

L

˙

14

O B

A

U

18

L

V

15

16

P

K

F

M

A 27

P

B K

I

U

T E

S

O

A

P

K 22

D I

P

U

O

25

S

Z

28

N

O R

21

24

M E N D

26

E J

K L A

S 20

B R

23

K 12

O L

17

K A P

19

L O Z

8

A 11

D

29

N

30

E K L I

J

Y

I

L U G

Q

T

U

U

A Z

E

R

R

N

M

31

P S

H

S

K

A B D

T 32

R 33

F

I

34

O

35

O H

36

M I

M

E

E

N

S

R O

38

˙

39

M I

R R

¸

E

D

S

O 42

I

P

40

A A N S

M

S 44

M

A

O

L E

46

K

E

T

M

R

O

E G J

I

R

B

49

S

H ¸

41

43

N A T O

M 45

I

M F

37

50

A N D U I

47

O R

T ¸

51

˙

C

48

K

V

O B

O

E

L

R

N

E S

¸

R 52

53

O B

54

A

L

55

R

E 56

K A R T

O T

57

K

E K E

58

L

K R

59

A

¸ 64

N

U

¸

M

65

K

60

S

61

62

K

K

C

66

L

N

I

J

63

G

S

A T

H ¸

R

I

67

D E

T Y R O J

A

O

I

I

R

K

D

A

R R

68

L

A H U T

¸

U 69

V

P

K A T

¸

A 70

71

K A L C

I

U M

75

76

R

79

C

80

P

B

V 78

E G ¸

A S

U 82

Y

83

N O R R

J 86

E

A

E

B

88

E

74

M A K

77

R R

85

E N G

73

O S

81

K O D

84

P

¸

N

P 72

K

89

A B S

O L

U T

I

Z

S 87

M 90

I

E

G

T

P

91

E M

P R

D

A N O J

A 92

R

S

93

S

94

H

E

I

95

M

A

A

I

N

96

M U

K

O

O

R

102

N

P

B

I

A

J

97

K O M S H I

99

O A

˙

T

I

Z

103

K

V

N I

101

S

K O L A

104

R O S I

K R

98

E

100

A

105

A D E

R O J

I

R

I

N

G

O

V A N

106

A 107

L

S

T

108

109

U

I

110

C

J L

V J

112

E

S H T ¸

R

V E G ¸ R

M

116

O

I

U

˙

A D I

119

A H N I

A 113

N

D

115

118

I

O

111

M J

A O 114

117

N

J

D

O L I

120

M P

I

A D ¸

L

O I


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E enjte, 25 TETOR 2018

Vizita në Austri, Presidenti Meta takon Kryetarin e Parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka

Presidenti Meta: Parlamenti austriak mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

N

ë vijim të vizitës së tij shtetërore në Austri, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u takua dje me Kryetarin e Parlamentit austriak, zotin Wolfgang Sobotka. Presidenti vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Austrisë dhe nënvizoi se

këtij vendi, është një përkrahës i palëkundur i procesit të integrimit të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE, dhe rikonfirmimi i këtij qëndrimi përmes Kryetarit të Parlamentit, z. Sobotka është një lajm shumë inkurajues", - tha Kreu i Shtetit. Në kuadër të Presidencës së austriake të BE, Presidenti Meta vuri në dukje rëndësinë që ka finalizimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, e vetmja që ende nuk përfiton këtë të drejtë në rajon, edhe pse tashmë i ka plotësuar të gjitha standardet e kërkuara në këtë proces. Njëkohësisht, Presidenti Meta theksoi se mesazhet pozitive të zgjerimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë janë shumë të rëndësishme, dhe në këtë kontekst Shqipëria është e vendosur të bëjë të gjitha përpjekjet për pasur një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE.

është krijuar momenti i duhur për të nxitur veçanërisht bashkëpunimin ekonomik dhe atë në fushën e arsimit, në ndjekje të shembujve frymëzues të bashkëpunimit që ekzistojnë tashmë mes dy vendeve. "Parlamenti austriak, ashtu si të gjitha institucionet e tjera të

Ndahet nga jeta kirurgu i njohur, Flamur Tartari

Presidenti Meta: Humbëm një mjek dhe intelektual të devotshëm Kirurgu i njohur i Urologjisë, njëherësh pedagog në Mjekësi, Flamur Tartari u nda nga jeta dje në moshën 75 vjeçare. Prof. Tartari ka shërbyer me përkushtim për 52 vite në mjekësi, kryesisht në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, dhe njihej ndryshe si "bisturia e artë" e mjekësisë shqiptare. Veç kirurgjisë, pasioni i tij i madh ishte libri. Prof. Tartari është autor i një sërë

librash dhe botimesh shkencore në fushën e mjekësisë. Personalitete të shumta të mjekësisë dhe jetës publike shprehën dje ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kirurgut të njohur. Presidenti Ilir Meta në një mesazh në Facebook, shprehet se mjeku Tartari ishte një kirurg dhe intelektual i zotë që do t'i mungojë vendit. "Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të mjekut të shquar dhe të

devotshëm, kirurgut Flamur Tartari, intelektualit aktiv dhe të pashkëputur për asnjë çast nga detyra fisnike së cilës i kushtoi gjithë jetën, me humanizëm, modesti e dashuri. Kontributi i tij në fushën e mjekësisë spikat dhe me botimin e një sërë veprave të rëndësishme kushtuar shkencës së urologjisë dhe njerëzve të shquar të humanizmit dhe të mjekësisë shqiptare. Duke ndarë me ju dhimbjen e

thellë për humbjen e këtij mjeku të veçantë, i përcjell ngushëllimet më të thella të gjithë familjarëve dhe të afërmëve të tij e njëkohë-

sisht gjithë bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të të ndjerit Tartari. Iu prehtë shpirti në paqe!",- shkruan Presidenti Meta.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.