Koha Jone_26 dhjetor 2018

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

www.kohajone.com

1 E mërkurë, 26 DHJETOR 2018

Pas studentëve, protestë emigrantët E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 306 (8437)

E mërkurë, 26 Dhjetor 2018

Çmimi 30 Lekë

Tubimi i thirrur me 28 dhjetor, para kryeministrisë, edhe pse ka organizator shqiptarët emigrantë është i hapur për gjithë qytetarët e tjerë. Apeleve në rrjetet sociale u janë përgjigjur me mijëra qytetarë, intelektualë dhe njerëz të njohur të skenës publike. Ndërkohë që edhe një pjesë e studentëve që kanë protestuar këto ditë pritet të jenë në shesh, duke e kthyer tubimin në një protestë kombëtare FAQE 3

Kryeministri Rama i jep Presidenti Meta: Më shumë urtësi çelësat e shtëpisë së re për të çelur negociatat me BE familjes Koçi në Vorë

Në foto: Kryeministri Edi Rama në familjen e Ilir Koçit EDITORIAL

Pse LSI-ja mbetet parti kryesore e rinisë? Të ngjitesh në karrierë në një parti politike është shumë e vështirë për shkak të traditës së vjetër të partive politike, por edhe për arsye se lufta e bërrylave është më e egër në parti se sa shumë herë beteja mes dy partive kundërshtare. Dëshmitë publike të këtyre 28 viteve... FAQE 4

FAQE 24

KREU I PD PËR KRISHTLINDJE NË LEZHË

Në foto: Presidenti Ilir Meta me vajzat e tij Bora e Era dhe djalin Besar, dje gjatë takimit me Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos, për festën e shenjtë të Krishtlindjes ALARMI

Lulzim Basha: Optimizëm dhe besim për të nesërmen FAQE 2

FAQE 24

SHFAQJA

Majko, ora po 80 për qind e policëve Rikthehet komedia e afron! Bëhu gati kanë aplikuar suksesshme “Boeing për kryeministër! llotari për tu larguar Boeing” në Teatrin nga Shqipëria Kombëtar Eksperimental FAQE 17

FAQE 5

ISH-MINISTRI

Ylli Manjani: Autokritika komuniste e Ramës për dështimet e qeverisë

FAQE 10

FAQE 2


POLITIKE

2 E mërkurë, 26 DHJETOR 2018

Pandi, ora po afron. E treta, e vërteta! Majko, bëhu gati për kryeministër! PS-ja po zien si kazan. Qeveria e shpartalluar nga protestat e studentëve të dhjetorit të dytë si dhe nga dosjet e fundit korruptive, akoma nuk po e merr veten e duket se do vijojë krisjen e çarjen. Kryeministri donte ta ndryshonte rrënjësisht kabinetin qeveritar, por nuk arriti, sepse pati kundërshtime në kryesi e jo vetëm. Edhe oligarkët reaguan, duke kërkuar që tre ministralobistë të interesave të tyre të mos shkarkohen. Nga ana tjetër Edi Rama e di mjaft mirë se edhe nëse e ndryshon qeverinë, prapë nuk do ketë ditë të qeta, sepse opozita nuk futet në zgjedhjet vendore në qershor me kryeministër Ramën. Pra do ketë zgjedhje që të mos votohet, sepse e gjithë opozita me datë 30 qershor do të djegë çdo kuti votimi. Praktikisht kësaj i thonë luftë civile. KRYETARJA E LSI

Asnjë nuk e dëshiron këtë situatë, as vetë Rama. Ndaj po del në skenë si zgjidhje e detyruar Pandi Majko, natyrisht si kryeministër. Majkon e pranon edhe PD, sidomos LSI e duartroket. Pandi ka lidhje me amerikanët dhe mbetet akoma i besuari i tyre që nga Lufta e Kosovës, kur ishte kryeministër. Majkon e miratojnë si zgjidhje edhe Fatmir Xhafaj e Erion Veliaj. Edhe studentët e këtij dhjetorit të dytë e duan si dhjetorist të parë. Natyrisht kjo qeveri do jetë për zgjidhje krize e jo për të bërë reforma. Ndaj Pandi bëhu gati! Edi Rama të do si zgjidhje, por pa shkuar te Berisha për tu takuar si dikur në hotel Rogner! Dy herë ke qenë kryeministër i PS në kohë krizash, ndaj kjo është e treta e vërteta. Pandi, bëhu gati! Vishe kostumin se nuk është kohë çitjanesh!

Kryemadhi: Të kthejmë sytë nga besimi në Zot Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka uruar dje gjithë besimtarët katolikë për festën e Krishtlindjes. Në një prononcim për mediat, pas vizitës në Kishën Ortodokse Shqiptare, Kryemadhi u shpreh se është koha që të gjithë njerëzit dhe sidomos politika ti kthejnë sytë nga besimi në zog. “Në këtë ditë Krishtlindjesh me këtë diell të mrekullueshëm që sot ia dha Zoti Tiranës, unë dua të uroj sot të gjithë shqiptarët, Krishtlindje të mbara dhe të bardha! Mbarësi, lumturi në familjet e tyre! Zoti dërgoi Krishtin te ne për të na thënë që na do shumë dhe ne duhet ta duam Zotin, të besojmë te Ai, ti rikthehemi besimit, sepse vetëm besimi në Zot do të na drejtojë në një rrugë të mbarë, do të na drejtojë në rrugën e

drejtë dhe do të na drejtojë drejt të vërtetave. Këto Krishtlindje, të jenë Krishtlindjet të cilat të sjellin shqiptarëve dashuri në shpirt, begati në familjet e tyre dhe në familjet e tyre qofshin të lumtur, sepse shqiptarët e meritojnë lumturinë! Faleminderit! Gëzuar dhe ju në këtë ditë të mbarë!”,- deklaroi kryetarja e LSI.

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

KREU I PD PËR KRISHTLINDJE NË LEZHË

Basha: Optimizëm dhe besim për të nesërmen Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kaluar këto Krishtlindje mes familjeve të thjeshta të Lezhës. Ishte vet lideri i opozitës ai që ka bërë të ditur se këtë ditë të veçantë e kaloi pranë familjes Ndoka në Hajmel dhe familjes Lorja në Stajkë. Mes të tjerash ai tha mesazhin e qartë se “Krishtlindja na bashkon të gjithëve rreth vlerave më të mira të familjes, të komunitetit dhe të Atdheut, e na mbush me optimizëm dhe besim për të nesërmen”. “Këtë ditë të Lindjes së Krishtit e kalova pranë familjes Ndoka në Hajmel dhe familjes Lorja në Stajkë. Ndonëse në vështirësi të mëdha, mesazhi i tyre në këtë ditë të shenjtë është besimi dhe shpresa tek e nesërmja. Pata nderin të ndalesha për të uruar edhe Ipeshkvin e Dioqezës së Sapës Dom Simon Kullin. Krishtlindja na bashkon të gjithëve rreth vlerave më të mira të familjes, të komunitetit dhe të Atdheut, e na mbush me optimizëm dhe besim për të nesërmen”, shkruan Basha në “Facebook”.

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E mërkurë, 26 DHJETOR 2018

Pas studentëve, protestë emigrantët

Tubimi i thirrur me 28 dhjetor, para kryeministrisë, edhe pse ka organizator shqiptarët emigrantë është i hapur për gjithë qytetarët e tjerë. Apeleve në rrjetet sociale u janë përgjigjur me mijëra qytetarë, intelektualë dhe njerëz të njohur të skenës publike. Ndërkohë që edhe një pjesë e studentëve që kanë protestuar këto ditë pritet të jenë në shesh, duke e kthyer tubimin në një protestë kombëtare

S

h qiptarët që jetojnë në emigracion mblidhen në Tiranë më 28 dhjetor në një miting para kryeministrisë kundër krimit, korrupsionit dhe varfërisë. Qeveria ka ndaluar fishekzjarrët këtë vit, por në vend të zhurmës së tyre do të jenë protestat ato që do shoqërojnë fundvitin. Banorët e Unazës së Re dolën edhe në ditën e Krishtlindjeve në protestë për të kundërshtuar shembjen e pronave të tyre. Studentët edhe pse shumica që vijnë nga rrethet kanë shkuar pranë familjeve për festa, dje ishin sërish në një protestë simbolike para Kryeministrisë. Me premtimin se do të kthehen fuqishëm në janar me protesta masive, ata dje i dhuruan kreut të qeverisë një Kushtetutë dhe një palë pantallona serioze. Mesazhi i të rinjve është se kreu i qeverisë duhet të lexoje Kushtetutën e vendit që u jep të drejtë studentëve në kërkesat e tyre, si dhe në mënyrë ironike i sugjeruan që herë tjetër të vishet me pantallona serioze dhe jo me çitjane. Ndërsa protestat e studentëve dhe Unazës së Re pritet të nisin me ritëm të ashpër në Janar, një tjetër protestë e veçantë është duke u përgatitur këto ditë në Tiranë. Mijëra emigrantë që kanë ardhur për festat

si çdo vit në Shqipëri, këtë herë kanë vendosur që jo vetëm të festojnë me të afërmit, por edhe të protestojnë. Nisma për protestën e emigrantëve shqiptarë, ashtu si ajo e studentëve, ka nisur në mënyrë spontane me thirrje në rrjete sociale. Një nga organizatorët e saj është Genc Sejko, një personazh që njihet gjerësisht në Shqipëri si "Njeriu i memeve". I riu që prej vitesh jeton në Londër në pak kohë ka arritur t'i ktheje mesazhet dhe fotomontazhet e tij në Facebook në modelin më të mirë të të bërit opozitë qytetare. Me vetëm pak fjalë ironike dhe një foto të

zakonshme të kryeministrit apo të ministrave, Sejko dhe të tjerë si ai, në rrjetet sociale arrijnë të thonë atë që shumë shqiptarë mendojnë për politikën dhe mënyrën sesi po qeveriset vendi. Efekti i kësaj metode opozitare u pa më së miri dhe në protestën e studentëve, ku pas thirrjeve në rrjetet sociale, të rinjtë u mblodhën në shesh me mijëra dhe nuk mbanin fjalime, por vetëm parulla dhe "meme" ironike. Është një metodë e re e reagimit ndaj qeverisë, larg fjalimeve dhe mitingjeve partiake, por që jep efekt në masivizimin e protestave. Në këtë

mënyrë është organizuar dhe protesta e së premtes me 28 dhjetor. Thirrjes së bërë në rrjetet sociale i janë përgjigjur me mijëra qytetarë. Shumica e tyre janë emigrantë që të premten nuk do të protestojnë vetëm për hallet e tyre, por do të shprehin reagimin për mënyrën sesi po qeveriset Shqipëria. Edhe pse shumë prej tyre nuk i lidhin më shumë gjëra më Shqipërinë, pasi kanë ndërtuar jetën e tyre në vendet ku kanë emigruar, ata thonë se protesta ka si qëllim denoncimin e korrupsionit dhe tronditjen e këtij sistemi qeverisës që po shkatër-

ron vendin. Protesta është thirrur nga emigrantët edhe për shkak të një mesazhi që duan t'i japin shoqërisë. Veç studentëve dhe kategorive si banorët e "Astirit", që po protestojnë vetëm kur u shkuan fadromat te shtëpitë, qytetarët e tjerë këto vite nuk janë ngritur asnjëherë në protestë. Nuk kanë protestuar për çmimin e naftës, për taksat dhe as për korrupsionin që i prek të gjithë, si të majtë dhe të djathtë. Ndaj dhe emigrantët kanë vendosur që të thërrasin në shesh gjithë shqiptarët, për të protestuar për të drejtat e tyre. Një protestë e ngjashme u zhvillua në shtator në Rumani, ku ishin emigrantët ata që protestuan për drejtësinë e kapur dhe korrupsionin qeveritar derisa e detyruan qeverinë të tërhiqet. Tubimi i thirrur më 28 dhjetor dhe pse ka organizator shqiptarët emigrantë është i hapur për gjithë qytetarët e tjerë. Apeleve në rrjetet sociale u janë përgjigjur me mijëra qytetarë, intelektualë dhe njerëz të njohur të skenës publike. Ndërkohë që edhe një pjesë e studentëve që kanë protestuar këto ditë pritet të jenë në shesh, duke e kthyer tubimin në një protestë kombëtare. Protestat po e trondisin qeverinë. Shoqëria shqiptare po zgjohet.


EDITORIAL

4 E mërkurë, 26 DHJETOR 2018

Pse LSI-ja mbetet parti kryesore e rinisë? janë rinia e cila ka numër të madh deputetësh, si Floida Kërpaçi, Kejdi Mehmetaj, Silva Caka, Klajda Gjosha, Endrit Braimllari. Në raport me numrin total të deputetëve LSI ka përqindjen më të madhe ndër partitë politike, që janë krejt të rinj dhe që janë pa komplekse të së kaluarës së largët apo edhe të afërt poli-

Të ngjitesh në karrierë në një parti politike është shumë e vështirë për shkak të traditës së vjetër të partive politike, por edhe për arsye se lufta e bërrylave është më e egër në parti se sa shumë herë beteja mes dy partive kundërshtare. Dëshmitë publike të këtyre 28 viteve, që pas rrëzimit të komunizmit, flasin për një numër të vogël deputetësh të reja ndër radhët e partive politike. Pra flasim deputete që

tike. Edhe PD dhe PS kanë organizatat e tyre rinore politike dhe realisht punojnë mirë. Por për të qenë realist

janë rini. Ishte PS-ja ndër fillimet e saj kur evidentoi Ilir Metën dhe Pandeli Majkon, por më pas edhe këtu gjithçka u mbyll si një portë kështjelle me një shul druri stërmadh. Mes tre formacioneve kryesore politike PDPS-LSI, kjo e fundit ka si shtyllë kurrizore rininë e vendit, sepse ndonëse ka emra me histori lufte politike si Kryemadhi, Petrit Vasili apo Luan Rama, brenda radhëve

LRI shquhet si një organizatë luftarake në shërbim jo vetëm të vendit, por të krejt shtresave sociale. Çdo parti ka defektet e saj, qoftë në strategji apo taktika momentale. E pranueshme, ndërsa LRI përherë mbetet një skalion që gjeneron demokraci, kurajo, stoicizëm, bile mund të thuhet edhe lidership. LRI merr përpara LSI, në sensin e forcës shpirtërore dhe kurajos. Në Kodin e ri Zgjedhor e mira do të ishte që përqindja nga rinia për deputetë në çdo parti të jetë standarde të përcaktuara në kufi dysheme mbi 25 %, sepse kështu rinovon vetveten çdo forcë politike. Kështu rinohet edhe kultura politike, edhe e ardhmja vjen më shpejt si Europë!

REPUBLIKA E SHQIPERISE GJYKATA KUSHTETUESE KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

SHPALLJE E VENDEVE VAKANTE Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/ 2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar me vendimin nr.101 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”: 1. Rishpall 2 (dy) vende vakante për “Specialist IT” në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse. KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT TE PARË PËR “SPECIALIST IT”: a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Inxhinieri Informatike, Informatike, Teknologji informacioni etj. b. Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit. c. Të ketë eksperiencë në menaxhimin e projekteve TIK. d. Të ketë eksperiencë në hartimin e politikave të brendshme IT dhe planifikime ne fushen IT. e. Të ketë njohuri shumë të mira për infrastrukturat e IT dhe sistemet të cilat implementohen mbi to. f. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT TE DYTË PËR “SPECIALIST IT”: a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Inxhinieri Informatike, Informatike, Teknologji informacioni etj. b. Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit. c. Të ketë njohuri shumë të mira në administrimin e sistemeve si Active Directory, Outlook Mail Client d. Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastukturën e rrjetit. e. Të ketë njohuri bazë për panelet e administrimit të faqeve web (Wordpress, Drupal, Joomla etj). f. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. 2. Shpall 1 (një) vend vakant për “Specialist Financë/Buxheti” në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse. KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT “SPECIALIST FINANCË/BUXHETI”: a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Ekonomi, Dega Financë. b. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. c. Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion. d. Të ketë njohuri në programet financiare si: Alpha/Financa 5 etj. 3. Shpall 1 (një) vend vakant për “Specialist i Burimeve Njerëzore” në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse.

KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT “SPECIALIST BURIME NJERËZORE”: a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor”. b. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. c. Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën e burimeve njerëzore. KUSHTE TË PËRGJITHSHME: · Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Certifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 4.3.2015. · Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara. Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 20 dhjetor deri më 31 dhjetor 2018 në një nga format e dhëna më poshtë: · Paraqitjes së Kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 31 dhjetor 2018, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 20 dhjetor deri më 31 dhjetor 2018 në adresën info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme: 1. Jetëshkrim profesional në gjuhën shqipe, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare; 2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi; 3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal; 4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore; 5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi; 6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt; 7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim. Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-7.


POLITIKE

5

E mërkurë, 26 DHJETOR 2018

“80 % E POLICËVE KANË APLIKUAR PËR LOTARINË AMERIKANE” – T’U JEPET PAGA E 13-TË DHE PAGESA E ORËVE SHTESË

S

indikata e Policisë ka paraqitur disa kërkesa me karakter ekonomik. Kërkesat e saj i ka paraqitur përmes një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama, që mban datën 18 dhjetor. Punonjësit e Policisë së Shtetit kërkojnë plotësimin e 11 pikave, ku ndër më kryesoret janë paga e 13-të dhe pagesa e orëve shtesë. Shkresa u dërgua në emër të 7 mijë efektivëve, sipas te cilëve kushtet e vështira në punë janë bërë të papërballueshme për ata dhe familjet e tyre. Efektivët e policisë pretendojnë se janë më pak të paguar në krahasim me homologët europianë, ndërsa prej vitit 2014 paga

Sindikata e Policisë në “protestë”, letër me 11 kërkesa kryeministrit Rama e tyre nuk ka pësuar rritje. Sindikata e policisë vëren se 80% e efektivëve kanë aplikuar për lotarinë Amerikane, ndërkohë që 70% familjeve të policëve jetojnë janë nën minimumin jetik – thuhet në shkresë. Punonjësit kërkojnë pagesën e dietave të prapambetura nga 2017. Por situata është edhe më alarmante për punonjësit e policisë së Tiranës. Orët suplementare nuk janë paguar nga viti 2016 për disa nga komisariatet, efektivët e të cilëve

kanë qenë të pranishëm ne stadiume për ndeshjet kombëtare apo dhe të Superligës. Një pikë tjetër në kërkesat e sindikatës së policisë drejtuar shefit të qeverisë është edhe sigurimi i jetës në rast aksidenti në punë dhe përfitimi i banesave falas për familjarët e policëve që kanë humbur jetën ne krye të detyrës. Në pikën e fundit, kërkesa e përhershme e punonjësit e policisë: uniforma blu të sigurohet falas dhe zëvendësimi i saj të bëhet pa pagesë,

gjë që nuk ka ndodhur deri tani. Sipas sindikatës, është përgjegjësi e administratës së ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit që trupat policore te Shqipërisë ndodhen në këtë gjendje.

Vijon protesta e banorëve që preken nga projekti i dyshimtë i Unazës së Re, mesazh Ramës: O zotëri na lër rehat…

E

dhe në ditën e Krishtlindjeve banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë kanë dalë në protestë kundër shembjes së banesave të tyre si pasojë e realizimit të projektit “të dyshimtë” të Unazës së Madhe. Banorët e zonës “Astirit” dolën dje për të 52-ën ditë radhazi në protestë, ku tashmë nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve të prekura nga projekti i “Unazës së Madhe”, por anulimin e plotë të këtij projekti. Ashtu siç kanë bërë prej 52 ditësh, ata sërish kanë dalë në rrugë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa bëjnë thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, kreut të ARRSH-së Afrim Qendro apo dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës Damian Gjiknuri. “Nuk kërkojmë punë nga qeveria jotë e korruptuar, vetëm o zotëri na lër rehat në shtëpitë tona! Nuk do të na përçani dot! Këtë lagje e kanë lënë si në Kabul. O zoti kryetar mashtrues i bashkisë. Dihet se fundi do t’ju vijë nga Unaza e Re”, shprehen banorët. Protestuesit kërcënojnë kompanitë që të mos guxojnë të afrohen për të prishur banesat e tyre, pasi do të përballen me zemërimin e qytetarëve të pafajshëm.

Protesta te “Astiri”, Braimllari: Rama i bën dhuratë vetes qindra miliona euro Mbështetja Në përkrahje të tyre kanë shkuar edhe deputetë të opozitës. I pranishëm në protestë ishte dhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari. Në fjalën e tij, Braimllari u shpreh se protesta e banorëve të Unazës është e drejtë dhe dëshmon se qeveria ka arritur në pikën që vjedh edhe pronat e qytetarëve. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama si ti përfshirë direkt në këtë projekt. “Solidaritet me banorët e Unazës së Re. Banorët e Unazës se Re janë në të drejtën e tyre. Të gjithë duhet të sakrifikojmë në mbrojtje të së drejtës së çdo qytetari. Këtu në këtë projekt u provua vjedhja e Edi Ramës tek Unaza e Re. Kemi një kryeministër që mbush xhepat ndërkohë qytetarët zhyten në varfëri. Edi Rama i bën dhuratë vetes së tij për Vitin e Ri qindra miliona euro, ndërsa qytetarët nuk kanë mundësi të sigurojnë bukën e gojës. Edi Rama grabiti studentët, ndërsa oligarkët ndajnë me Edi Ramën qindra miliona euro”,- tha ndër të tjera deputeti i LSI.

Deputetja demokrate: Ky është viti që mazhoranca e ka ulur së tepërmi besimin tek politika

D

eputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka analizuar situatën politike në vend dhe çfarë pritet të sjellë viti i ri që po vjen. E ftuar pasditen e djeshme në rubrikën “Opinion” në “Neës24” Duma tha se viti që po lëmë pas ka qenë i zymtë dhe me “rezultate të mira në të keqen e vet” për Partinë Demokratike, pasi denoncimet e bëra kanë rezultuar të vërteta. Po ashtu ajo theksoi se ky është viti ku qytetarët kanë ulur besimin për politikën, ndërsa bëri përgjegjëse për këtë situatë maxhorancën, duke sjellë kështu në vëmendje edhe protestën e studentëve. “Mendoj se për hir të maxhorancës më shumë, se ajo duhet ta mbajë përgjegjësinë sot, mendoj se është një nga vitet që e ka ulur më tepër besimin tek politika. Kulmoi me protestën studentore. Në ditë si kjo, kemi

Protesta e studentëve, Duma: Ne nuk duhet të largojmë rininë nga bërja e politikës

një refleksion. Edhe unë në ditë si kjo kur e shoh politikës përmes ekraneve, pak mendojnë se ajo u ka ofruar humanizëm. Nuk jemi në një moment që ka forcë për të shpresuar se gjërat do të bëhen më mirë. Si ishte për PD? Ka qenë vit i zymtë, i trishtë, me rezultatet të mira në të keqen e vet. Denoncimet tona u vërtetuan se ishin të vërteta. Ne i vumë prioritet si opozitë heqjen e krimit nga politika. Ne me mënyrën se si e kemi parë, e kemi kuptuar se problemi nis nga kjo. Do doja shumë që të flisnim për krimin politik dhe të flisnim më shumë se si duhet të zgjidhen gjërat. Mendoj se për

hir të maxhorancës më shumë, se ajo duhet ta mbajë përgjegjësinë sot, mendoj se është një nga vitet që e ka ulur më tepër besimin tek politika. Kulmoi me

protestën studentore. Studentët kanë treguar mahnitshëm me kartat dhe batutat që kanë nxjerrë, duke kthyer përgjigje kështu për qeverinë. Ndaj nuk është çështja sot që të mos dinë ata të zgjedhin. Ne s’duhet të largojmë rininë nga bërja e politikës. Atë që shoh jashtë PD-së është një ngërç. Një nga kontratat që është vënë re me qytetarët, është kontrata e dhunës. Parlamenti po i ngjan shumë më tepër punë bërësve, kontrata lidhësve, apo dhe kriminelëve. PD duhet të ekzistojë për shoqërinë dhe jo për vetveten. Kjo është filozofia”, tha Duma. Teksa u pyet në lidhje

me faktin nëse PD është gati të marrë qeverinë, Duma tha se opozita nuk duhet të ketë dëlir duke menduar se mund të jetë gati. “Do vlerësoja shumë që në marrjen e përgjegjësive, Partia Demokratike mos të ketë dëlirin që është gati. Këto anë të ekuacionit duhet të evitohen. Në rastin e Ramës ne kemi problemin e tij, pasi sipas meje ai është lideri i gjithanshëm. Ai beson se ka të drejtë që t’i bëjë të gjitha vet. Nuk ka ministra në qeverinë Rama, dhe ky është gangreni. Gjeja më e humbur në Shqipëri është kontrata elektorale”, pohoi deputetja demokrate, Grida Duma.


REKLAMA

6 E mërkurë, 26 DHJETOR 2018

REPUBLIKA E SHQIPERISE GJYKATA KUSHTETUESE KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

RISHPALLJE VENDI VAKANT Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar me vendimin nr.101 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit” rishpall vendin vakant për pozicionin: “Përkthyes” në Drejtorinë e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median dhe Publikun KËRKESA TË POSAÇME: 1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Gjuhë të Huaja, Dega Anglisht ose Drejtësi dhe të ketë minimum 5 vjet eksperiencë në përkthim Shqip- Anglisht - Shqip; 2. Të ketë njohuri shumë të mira në terminologjinë ligjore në të dyja gjuhët; 3. Kanë përparësi kandidatët me eksperiencë pune pranë organizatave ndërkombëtare. KUSHTE TË PËRGJITHSHME · Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Certifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr. 188, datë 4.3.2015. · Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara. Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 24 dhjetor deri më 10 janar 2019 në një nga format e dhëna më poshtë: · Paraqitjes së Kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00.

· Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 10 janar 2019, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 24 dhjetor deri më 10 janar 2019 në adresën info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme: 1. Jetëshkrim profesional në gjuhën shqipe, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare; 2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) origjinal ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi. 3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal; 4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore; 5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi; 6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt; 7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim. Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-7.

REPUBLIKA E SHQIPERISE GJYKATA KUSHTETUESE KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

SHPALLJE E VENDEVE VAKANTE Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar me vendimin nr.101 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit” shpall: - 1 (një) vend vakant për “Këshilltar Ligjor” me afat sa mandati i gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, - 1 (një) vend vakant për “Këshilltar Ligjor” me afat jo më pak se 6 (gjashtë) muaj dhe jo më shumë se 1 (një) vit. KËRKESA TË POSAÇME: a) Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri ose studimet universitare për drejtësi jashtë vendit dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj; b) Të ketë një përvojë pune në sistemin e drejtësisë ose administratën publike jo më pak se 7 vjet; c) Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi, si dhe për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, ose ndaj tij të mos ketë nisur një hetim penal; d) Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi, sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit; e) Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze. KUSHTE TË PËRGJITHSHME · Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Certifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 4.3.2015. · Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara. Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 24 dhjetor 2018 deri më 10 janar 2019 në një nga format e dhëna më poshtë:

· Paraqitjes së Kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 10 janar 2019, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 24 dhjetor 2018 deri më 10 janar 2019 në adresën info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme: 1. Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare; 2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi. 3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal; 4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore; 5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi; 6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt; 7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim. Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-7.


POLITIKE

7

E mërkurë, 26 DHJETOR 2018

Kreu i deputetëve të LSI-së i “përvishet” qeverisë dhe mbështetësve të saj dhe flet për konflikt social

K

reu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka komentuar edhe njëherë keqqeverisjen e vendit nga Rilindja. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se qeverisja ka arritur me shumë shpejtësi në stacionin e fundit. Sipas Vasilit kjo qeveri po çon vendit drejt një konflikti të dhunshëm shoqëror. “E bazuar mbi negativizmin, logjikën e dënimeve, që mbjellin frikë, rrënuese e optimizmit, mos marrëse e përgjegjësive dhe justifikuese bajate e dështimeve, e paaftë të drejtojë dhe e dorëzuar tek PPP-të korruptive, qeverisja sot është shndërruar në problemin madhor të frenimit të ekonomisë së vendit dhe shkaktarja e vetme e një varfërie eksplozive, që thellohet rrezikshëm drejt një konflikti violent social”, u shpreh Vasili. Në vijim të reagimit në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili shkruan se ti bësh avokati kësaj qeverie, është si të besosh që një kufomë do të rikthehet sërish në jetë. “Avokatia asgjë e një qeverisje hiçgjë! Kriza e qeverisjes është pa kthim. Pa prioritete, pa vepra, pa asnjë ideologji, me zhbërjen e çdo premtimi elektoral dhe çdo angazhimi në programet e saj të qeverisjes, e asfiksuar nga korrupsioni dhe paratë e pista, qeverisja ka arritur me shumë shpejtësi në stacionin e fundit.

Vasili: Ti bësh avokatinë kësaj qeverie është njëlloj si të besosh që kufoma do të vijë në jetë

Pa asnjë identitet sektorial të qeverisjes, me një varfëri të mjerë të personaliteteve, me mungesën ulëritëse të profesionalizmit, me shitjen thjesht

të imazheve pa asnjë përmbajtje, recituese bajate e shtufit propagandistik, qeverisja sot është në fundin e saj pa kthim. E bazuar mbi negativizmin,

logjikën e dënimeve, që mbjellin frikë, rrënuese e optimizmit, mosmarrëse e përgjegjësive dhe justifikuese bajate e dështimeve, e paaftë të drejtojë dhe e

dorëzuar tek PPP-të korruptive, qeverisja sot është shndërruar në problemin madhor të frenimit të ekonomisë së vendit dhe shkaktarja e vetme e një varfërie eksplozive, që thellohet rrezikshëm drejt një konflikti violent social. Avokatia e disave për këtë qeverisje është e njëjtë me atë të shpresës së një kufome që ka dhënë shpirt do të ngjallet sërish. Akoma më vulgare është avokatia e medemek ndryshimeve mbarëpopullore që kryeministri me antipopullor po dashka që të bëjë. Këto ndryshime në qeveri janë njëlloj si t’i ndryshosh kufomën kostumin, duke harruar që ajo sërish kufomë mbetet. Avokatia e kufomave është njëlloj e vdekur si ato. Avokatia e agonisë së një qeverisje të marrë fund është shërbimi më i keq që mund t’i bëhej asaj, sepse e bën edhe atë qesharake sa më s’bëhet edhe avokatët e saj kufoma njëlloj si ajo”- u shpreh dje në reagimin e tij, kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili.

HAPEN PROCEDURAT E APLIKIMIT PËR VENDIN BOSH NË KUSHTETUESE TË ISH-KRYETARIT BASHKIM DEDJA

K

uvendi ka shpallur në faqen e tij zyrtare, hapjen e procedurës së aplikimit për vendin bosh në Gjykatën Kushtetuese të ish-kryetarit Bashkim Dedja, që u shkarkua prej procesit të Vetingut. Sikurse thuhet në njoftim, synohet plotësimi i “vakancës së parakohshme” të krijuar për shkak të mbarimit para afatit ligjor të mandatit të z.Bashkim Dedja”. Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte: të ketë zotësi të plotë për të vepruar; të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë; të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit; të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale; të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi; të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit. Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara më sipër, duhet të plotësojë edhe këto kritere: të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike; të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës

Kuvendi hap garën për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese

kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës; të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral. Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të: vjetërsisë në profesion; përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë; kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës; treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet

dhe artikujt shkencorë në fushën juridike; ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës; informacioneve të marra nga institucione të tjera publike. Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm: Kërkesën për shprehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant; Jetëshkrimin, me të dhënat e plota të kontaktit (numër

telefoni/e-mail); Fotokopje të kartës së identitetit; Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërtetohet përmbushja e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Formulari i vetëdeklarimit gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi. Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. Formulari gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi. Kërkesa për shprehjen e interesit, e shoqëruar me dokumentacionin e mësipërm, duhet të paraqitet brenda datës 23 janar 2019 në zyrën e protokollit të Kuvendit, ose me postë në adresën: Lista e kandidatëve do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit të Shqipërisë, dhe bashkë me dokumentacionin përkatës për secilin kandidat do t’i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.


POLITIKE

8

E mërkurë, 26 DHJETOR 2018

Gara për zgjedhjen e Prokurorit të ri hapet në Janar kur edhe të lëvrohet fondi për këtë institucion të ri

K

ëshilli i Lartë i Prokurorisë ende nuk po funksionon për vendimmarrje përveç konstituimit edhe pse është konsideruar si një nga institucionet më të rëndësishme të Drejtësisë. Këshilli aktualisht ka mungesë të infrastrukturës, mungesë të stafit mbështetës dhe ende nuk ka ambiente pune, të cilat janë ende duke u përgatitur. Që prej të mërkurës anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të zhvendosen në katin e fundit të Ministrisë së Drejtësisë, në ambientet e ish-Avokaturës së Shtetit por edhe kjo duket se nuk do ta zgjidhë situatën. Institucioni nuk ka ende një vulë të vetën, apo edhe një faqe interneti, e cila do të përdoret për njoftimet, apo thirrjet që do të bëhen për kandidaturat për Prokurorin e Përgjithshëm, apo edhe për kandiadatët e SPAK-ut. Këto mangësi nuk mund të plotësohen para 1 Janarit ku priten të lëvrohen fondet nga buxheti i shtetit. Gjatë kësaj periudhe anëtarët e KLP-së kanë përdorur për t’u mbledhur zyrat e Prokurorisë

OPINION

S

Nga: Ben Andoni

ikur skandalet e qeverisë së fundit shqiptare të ishin më të pakta, arroganca dhe ligjërimi i krerëve socialistë të ishte më i maturuar, atëherë gjithkush do të ishte më i interesuar për të mësuar fatin e Reformës në Drejtësi. Por, kjo nuk ndodh, pasi për ditë qeveria e Ramës zhytet ndër akuza që po provohen, kurse ligjërimi i krerëve prej kryeministrit deri poshtë është dhe mbetet tejet agresiv. Duke i shtuar edhe protestën e studentëve, organizimin e të cilës ende sot nuk po e kupton askush, atëherë Reforma po mbetet krejt e harruar. Shkundja e vetme ishte pak ditë më parë, kur Gent Ibrahimi u zgjodh kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe kumtoi se tashmë rruga për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri është e hapur. Po a mund të kursehej disi zgjedhja e tij? Jo. Pa mohuar cilësitë e kryetarit të ri të KLP-së, kandidatura kishte probleme pasi tre herë ishte kthyer pas nga Gjykata e Strasburgut, për të qenë gjyqtar në të. A paraqet kjo ndonjë problem? Mund të themi jo për qeverisjen, përderisa e mundësoi kandidaturën, por asesi për opozitën që gjeti një mal me akuza ndaj tij, duke e konfuzuar krejt publikun dhe vetë arritjet dhe problemet për Reformën. Duhet të kujtojmë se plot një vit më

KLP pa infrastrukturë, shtyhet thirrja për Prokurorin e Përgjithshëm

së Përgjithshme, ku kanë përgatitur edhe kërkesat që do t’i drejtohen Kuvendit për staf dhe bazën tjetër mbështetëse. Detyrat e para të KLP-së Sipas procedurës së parashikuar, Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas

konstituimit pritet që të nisë sot ditën e parë të punës. Detyra e parë e KLP-së do të jetë hapja e garës formale për Prokuror të Përgjithshëm duke qenë se Arta Marku e ushtron këtë funksion përkohësisht. Këshilli i Prokurorisë ka

rol vendimtar në përzgjedhjen e 3 kandidaturave, të cilat i rendit në bazë të kritereve duke ia çuar për votim parlamentit. Nëse kuvendi nuk e zgjedh dot me tre të pestat brenda 30 ditëve atëherë kandidatura që është renditur e

para nga këshilli quhet i emëruar. Prokurori i ri i përhershëm do të kenë mandat 7-vjeçar dhe emrat që do të garojnë duhet së paku të kenë kaluar Vetting-un, të jenë diplomuar në shkollën e magjistraturës ose të kenë doktoraturë si dhe të kenë 15 punë në sistemin e drejtësisë. Këto kritere i plotëson edhe drejtuesja aktuale e prokurorisë Arta Marku, që ka shanse të rizgjidhet në krye të organit të akuzës. Një kandidaturë tjetër e fortë është edhe Adnan Xholi, i cili edhe pse nuk ka mbaruar magjistraturën ka gradë shkencore në fushën juridike. Në listën e Prokurorëve që plotësojnë kriteret janë edhe Besnik Muçi, Sokol Stojani dhe Arben Dollapi. Gara për zgjedhjen e Prokurorit të ri hapet në Janar kur edhe të lëvrohet fondi për këtë institucion të ri.

Pse po vonohet Reforma në Drejtësi? parë, shorti i muajit dhjetor 2017, përcaktoi 57 subjektet e listës së përparësisë. Qëllimi: nevoja për të avancuar procesin e ngritjes së organeve të drejtësisë dhe për të përshpejtuar fillimin e ngritjes së Gjykatave KKKO dhe SPAK. Një vit më vonë, finalizimi i rivlerësimit për subjektet e kësaj liste nuk ka përfunduar ende. Ndoshta qëllimi për të gjetur deficiencën, mbetej një nga objektivat kryesorë për t’u përcaktuar te Raporti i Monitorimit mbi Ecurinë e Procesit për Ngritjen e SPAK (Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) dhe Gjykatave të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, material i përgatitur prej QSDG. Për hir të së vërtetës, pakkush kishte dyshim që “Reforma në Drejtësi” do të ndryshonte shumë gjëra, por deri më tani në publik besohet se thjesht po lëviz një drejtësi e korruptuar dhe po ia lë vendin një tjetre të kapur krejt politikisht. Sfida më e madhe e Reformës në Drejtësi ishte dhe mbetet krijimi i Institucioneve, që do ta menaxhonin dhe zgjedhja e individëve të cilët do e drejtonin dhe do i përbënin institucionet e saj. Ato janë Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Gjykata e Apelit, si dhe nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Për ata që nuk e dinë: SPAK do të jetë një strukturë, e cila përbëhet nga dy komponentë: Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Prokuroria e Posaçme ka për mision

të ushtrojë ndjekjen penale dhe ta përfaqësojë akuzën në të tre nivelet e gjyqësorit (Gjykatën e Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Gjykatën e Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe Gjykatën e Lartë). Kurse Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila vepron vetëm nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, do të jetë një strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, e cila do hetojë veprat penale në juridiksionin penal të kësaj Prokurorie. Veçse, paçka arritjeve, ” edhe pse ngritja e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar përbën një nga komponentët më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi, proceset kanë hasur në pengesa, të cilat kanë bërë që të tejkalohen afatet e parashikuara në ligj për ngritjen dhe vënien në funksion të tyre. Sipas ligjit për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, brenda 300 ditëve nga hyrja në fuqi e tij, konkretisht në fund të muajit gusht 2017, parashikohet që Prokuroria e Posaçme të kishte filluar ushtrimin e funksioneve të ndjekjes penale nëpërmjet kalimit automatik të çështjeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ky afat jo vetëm që nuk është arritur, por procesi duket se do të zgjasë edhe më, pasi ngritja e SPAK është parashikuar si një proces kaskadë, i cili nuk mund të fillojë pa emërimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme (DPP)”, citojmë raportin e Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, që është asistuar nga

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Vallë a dihen të gjitha këto? Duket se politika shqiptare është e interesuar që pas qerthullit të problematikave të përditshme ta lerë mënjanë Reformën dhe për këtë të akuzojë, në mënyrë që kjo gjendje të zgjasë pa fund. Kujtojmë se politika duhej të siguronte mëvetësinë e strukturës së Drejtësisë, standardet, pajisjen me kapacitete adekuate njerëzore, kushtet financiare, teknike dhe logjistike të Gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (dy shkallët) dhe SPAK-un, proceset për kushtet e sigurisë dhe aftësive profesionale, përzgjedhjes, emërimit, shkarkimit, kontrollit, mbikëqyrjes, etj., ku në legjislacion parashikohet ndërthurja e veprimtarisë së një sërë aktorësh institucionalë, afatesh dhe procedurash, të cilat e bëjnë të pashmangshëm anashkalimin apo kapërcimin e tyre. Kur i rendit të gjitha këto gjetje të raportit të QSDG, kupton se pse vetingu i politikanëve nuk e gjeti dot rrugën në parlament. Teksa vonesa ka bërë që qytetarët, për shkak të problemeve në Drejtësi, te jenë gjithnjë e më shumë indiferentë me të, ndërsa transparenca të mungojë krejtësisht, ashtu si një mal me vështirësi të veçohet për parametrat e duhura ligjore si p.sh. ato të parashikuara për të garantuar meritokracinë dhe integritetin e punonjësve, të cilët do të rekrutohen në Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Në fakt, raporti i realizuar nga një grup

ekspertësh të pavarur që synoi një përshkrim të detajuar të proceseve ligjore për krijimin e gjykatave ndaj korrupsionit dhe krimit, por edhe SPAK-u, krijoi një peizazh të këtij momenti të reformës, ndërkohë që gjykatat tona vazhdojnë të japin vendime skandaloze, tashmë të apeluara nga publiku vetëm në emisionet e skandaleve në Tv. Pasi edhe kur ka kaluar më shumë se një vit nga koha e parashikuar për ngritjen e Gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe SPAK-ut, ky proces ende lë shumë për të dëshiruar. “Si rezultat i natyrës komplekse dhe të ndërlidhur të reformës në sistemin e drejtësisë ende nuk janë përmbyllur proceset pararendëse, të cilat do të krijonin kushtet për fillimin e procedurave ligjore të ngritjes së institucioneve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”,- citojmë QSDG. Ndërkohë problem mbeten ritmet e punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe zgjatja e procesit të rivlerësimit për kandidatët anëtarë në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, elementë përgjegjës për emërimet e gjyqtarëve në Gjykatat KKKO dhe prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme. Duket se përcaktimi i afateve dhe transparenca për to, do të rikthejë besimin e publikut, por edhe do të krijojë një proces të rregullt ligjor, sa i përket procesit të rivlerësimit, si edhe një kalendar më të mirëpërcaktuar kohor dhe administrativ për zhvillimin e aktivitetit dhe vendimmarrjes së Komisionit. Po deri më atëherë do vijojmë të pyesim njësoj: Pse po vonohet kaq shumë Reforma e Drejtësisë?


POLITIKE

9

E mërkurë, 26 DHJETOR 2018

Në projektimet afatmesme 2019-2020, misioni i Ministrisë së Arsimit për universitetet mbetet thjesht dhe vetëm teorik

Mashtrimi me studentët, zbulohet dokumenti i fondeve “Reforma e arsimit të lartë shqiptar nis me abrogimin e ligjit ekzistues krejtësisht absurd dhe i mbrapshtë, dhe mund të kryhet vetëm si kontribut i të gjithë faktorëve shoqërorë, studentëve që i thanë ndal! Abuzimit me ta, me qeverinë, me partitë parlamentare, me shoqërinë, si edhe me pedagogët e përfaqësuesit e universiteteve”. Kjo fjali përmbledhëse e profesor Artan Fugës e shtjelluar më tej edhe me argumentet se plotësimi i 8 kërkesave të studentëve kryhet vetëm me rrëzimin e ligjit, duket se nuk ka rënë në sy të qeverisë, ose të paktën mbetet e paekspozuar për këtë të fundit. Një javë më parë, qeveria korrigjoi dokumentin e buxhetit afatmesëm, çka la të nënkuptohej se ishin studentët ata që motivuan ndërrimin e programit financiar të qeverisë. Por, kryeministri Edi Rama, edhe pse ka deklaruar se kërkesat e studentëve do të bëhen realitet gjatë vitit në vijim, nuk ka përmendur në asnjë prej perifrazimeve idenë për rishikimin e ligjit. Pra, presioni i studentëve e peticionet e pedagogëve nga njëra anë dhe premtimet qeveritare nga ana tjetër, duket si dy pika që do të takohen një ditë, por që ligji Arsimit të Lartë e mban gjithnjë të devijuar rrugën e tyre të takimit. Sipas analizës së televizionit “Fax Neës”, në projektimet afatmesme 2019-2020, misioni i Ministrisë së Arsimit për universitetet mbetet thjesht dhe vetëm teorik, i korrigjuar me ornamente, të cilat nuk i japin ndonjë përgjigje specifike studentëve për hallet që iu kanë rënë mbi shpinë. Ligji i Arsimit të Lartë, në nenin 109 të tij, neni i cili shkaktoi këtë derexhe që shohim sot, duke listuar burimet e financimit, vendos ndër të tjera edhe donacionet si mundësi për gjenerimin e fondeve, të dhuruara këto nga subjekte dhe ente private. Faktikisht, që kur ligji hyri në fuqi nuk është publikuar asnjë bilanc financiar se sa lekë kanë mbledhur universitetet me këtë zë. Në buxhetin afatmesëm Ministria e Arsimit synon që 30 për qind të financimit për kërkimin shkencor ta mbledhë përmes enteve private, praktikë kjo e cila nuk lë shumë mend për aksioma. Më tej, MASR angazhohet që të nxisë punën kërkimore në Arsimin e Lartë nëpërmjet financimit të drejtpërdrejtë të 4000 kërkuesve në periudhën 2019-2021, një veprim ky i nxitur nga protestat, por që ende nuk ka një strategji zbatimi. Ndërkohë pikat e tjera

nuk ngjallin ndonjë kërshëri të veçantë, pasi qëndrojnë të tilla të pandryshuara prej vitesh. Ndër to, dokumenti përmend sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë në nivel institucional e të programeve të studimit sipas kritereve e standardeve ndërkombëtare të HEAL-it, në përputhje me kërkesat e tregut lokal dhe kombëtar të punës. 100 për qind e institucioneve të Arsimit të Lartë, deri në vitin 2021, të sigurojnë akreditimin institucional dhe akreditimin e programeve të studimit. Konkretisht, rritja e numrit të programeve që akreditohen nga 237 në vitin 2018 në 513 në vitin 2021. Rritja e kapaciteteve akademiko-kërkimore

dhe stafit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në përmbushje të standardeve akademike. 95 për qind e doktorantëve të jenë pjesë e stafeve të departamenteve me kohë të plotë në vitin 2021. Rritja e mobilitetit të stafit dhe studentëve me 20 për qind ndaj vitit paraardhës, është një tjetër angazhim i shkruar në dokumentin e buxhetit afatmesëm. Po aty qëndron i pluhurosur edhe një e drejtë themelore e cenuar dhe e shkelur nga universitetet. 100 për qind e studentëve ekselentë dhe studentëve në nevojë të përfitojnë bursa, tarifë shkollimi zero dhe kredi studentore në vitin 2021. Pra, disa prej këtyre pikave, përfshirë edhe këtë të fundit për

dhënien e kredive studentore, janë pjesë e paketës të dalë nga Ligji në fuqi i Arsimit të Lartë, dhe që qeveria po angazhohet për ta mbrojtur me forcë dhe premtime që rrezikojnë të zhbëhen që në vigjilje. “Duhet një konsensus i madh mbarëkombëtar për një strategji universitare për shekullin e 21-të. Përgjegjësia është e të gjithëve! Studentët na kanë vendosur me shpatulla për muri me shumë të drejtë! Përndryshe do të mbetemi kombi më budalla në Evropë! Madje kam frikë se jemi tashmë!”, e mbyll refleksionin e tij profesor Artan Fuga, i cili pas firmës që hodhi në peticionin e pedagogëve, tashmë pret, pret, pret…

STUDENTËT “SURPRIZË” RAMËS

Nuk ndalet protesta – Stundetët mesazh Ramës: Bëhu burrë ose mbathja

Protesta e studentëve nuk ka ndalur edhe në ditë festash. Prej ditësh, duke qenë se shumica e studentëve janë larguar nëpër shtëpitë e tyre në rrethe, në mënyrë simbolike protesta bëhet dy orë në ditë nga ora 10 deri në orën 12 të drekës. Me rastin e Krishtlindjes disa studentë protestues kanë vendosur t’i bëjnë një dhuratë të veçantë kryeministrit Edi Rama. Kështu ditën e djeshme ata kanë pasur një mesazh shumë domethënës për Ramën, ku i kanë lënë aty një palë pantallona, një gotë me stemën e Juventusit dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. “Kjo është dhurata që i kemi bërë sot zotit kryeministër, mesazhi është që të veshi pantallonat të bëhet serioz të bëhet burrë, sepse një politikan bëhet burrë shteti kur fillon të mendojë për brezin e ardhshëm dhe jo për zgjedhjet e ardhshme. Të lexojë Kushtetutën, të plotësojë kërkesat tona, të shfuqizojë ligjin e arsimit të lartë ose të zhduket”, u shpreh studentja Ervisa Shehu. Të njëjtin mesazh përcolli përmes medieve edhe një bashkëmoshatare tjetër e Ervisës. “Dua t’i themi kryeministrit se të kemi bërë dhuratë një palë pantallona që të paktën njëherë në këto vite të behet serioz, të bëhet kryeministër. Dhe më kryesorja që të lexojë Kushtetutën e Shqipërisë”- tha studentja tjetër. Kujtojmë se studentët protestuan prej më shumë se dy javësh, teksa kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave pa dialog. Ata kanë paralajmëruar se do të rikthehen sërish me protesta në 7 janar nëse nuk plotësohen kërkesat nga qeveria.

REAGIMI PËR KONKURSIN E HAPUR

Aleanca për Teatrin: Qeveria të bëjë transparent procesin e përzgjedhja e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperiemental Aleanca për Mbrotjen e Teatrit ka reaguar për procesin e përzgjedhjes se së drejtorit të Teatrit Kombëtar Ekperimanetal. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon nga qeveria që këtë proces mos ta përmbyllë me ngut e në mënyrë jo transparente sikurse ka vepruar më herët në raste të tjera. Sipas saj, procesi duhet të jetë i hapur, platforma për zhvillim që paraqesin kandidatët të bëhet publike, vlerësimi për përzgjedhjen e kandidatit fitues të bëhet nga një komision me artistë të pavarur e të mirënjohur në skenën teatrore në Shqipëri. “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po ndjek me aq vëmendje sa është e mundur në kuadër të jo transparencës, procesin e përzgjedhjes së drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperiemental. Dy kandidaturat e përfolura në shtyp në javët e fundit janë zoti Kiço Londo, aktualisht drejtor i këtij teatri dhe zonja Jonida Beqo, aktualisht drejtoreshë e Teatrit të Metropolit. Kiço Londo është i njohur për publikun e gjerë për angazhimin

e tij shumëvjeçar për zhvillimin e skenës teatrore shqiptare dhe edukimin e fëmijëve përmes teatrit e për t’u drejtuar te teatri. Aktualisht sipas të dhënave në dispozicion, rezulton se me 3% të buxhetit të vënë në dispozicion për teatrin nga Ministria e Kulturës TKE prodhon 60% të shfaqjeve teatrot në rang kombëtar, ndërkohë që me detyrim ligjor do të mjaftonte të prodhonte 3% të shfaqjeve. Për ne si aleancë, Kiço Londo në 10 muajt e rezistencës sonë, ka spikatur me mbështetjen e fortë që i ka bërë kauzës së mbrojtjes së teatrit nga shembja. Nga ana tjetër, zonja Beqo ka spikatur me përfshirjen e saj në radhën e atyre që firmosen për shembjen e teatrit. Kjo gjë bën që përfshirja e saj në proces si kandidate e vetme përballë zotit Londo të shfaqë dyshime për gjithë procesin. Ndërkohë, mbështetja që ka dhënë zoti Londo për kauzën e mbrojtjes së teatrit lë të mendohet që ka qenë me pasoja direkte për të. Ndërkohë që drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli, i cili ishte pro shembjes

së ndërtesës së teatrit që drejton, mund të faktojë një numër shumë më të vogël shfaqjesh dhe publiku, konfirmohet edhe për një mandat në postin e drejtorit, për zotin Londo kjo as nuk merret në konsideratë që të ndodhë. Ende është e paqartë se çfarë do të bëhet me Teatrin Kombëtar, Teatrin Kombëtar Eksperimental dhe gjithë truallin publik pranë tyre. Ende frika ekziston se qeveria nuk është tërhequr nga procesi tërësisht jo

transparent dhe autoritar i tjetërsimit të kësaj hapësire dhe me dy drejtorë pro shembjes mund ta çojë deri në fund qëllimin e shpalosur përgjatë këtyre dhjetë muajve. Për më tej, procesi që në fillesë është i dënuar të paragjykohet. Ai nuk ka qenë i hapur dhe publik për të mirëpritur kandidatura të tjera, është vënë si kriter përjashtues gjuha angleze, që drejtpërdrejt çon në përjashtimin e zoti Londo nga gara dhe mbetjen në të të zonjës Beqo si kandidate e vetme. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon nga qeveria që këtë proces mos ta përmbyllë me ngut e në mënyrë jo transparente sikurse ka vepruar më herët në raste të tjera. Procesi duhet të jetë i hapur, platforma për zhvillim që paraqesin kandidatët të bëhet publike, vlerësimi për përzgjedhjen e kandidatit fitues të bëhet nga një komision me artistë të pavarur e të mirënjohur në skenën teatrore në Shqipëri”- deklaroi dje në reagimin e saj, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.


POLITIKE

10

E mërkurë, 26 DHJETOR 2018

Ish-ministri. Buxheti për bujqësinë, mjeran! Qeveria “Rama” nuk ka vizion

Panariti: Kërkesat e studentëve janë minimaliste

DEPUTETI I LSI

Spahiu: Jo duke ngrënë e grumbulluar, por duke ndarë…

D

eputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti, ka folur në lidhje me situatën politike në vend, duke nisur që nga çështja e nxehtë e protestës së studentëve. I ftuar në emisionin “7pa5” në televizionin “Vizion Plus”, Panariti u shpreh se kërkesat e tyre janë minimaliste, duke theksuar se qeveria humbi shansin për të rishqyrtuar buxhetin e shtetit dhe për t’u dhënë përgjigje këtyre kërkesave. “Në rast se do të shikojmë ato 8 kërkesa që studentët në mënyrë këmbëngulëse por edhe nëpërmjet në proteste qytetare dhe të vazhdueshme përballë qeverisë, përballë parlamentit, ato janë kërkesa minimaliste. Kërkesa minimale që kanë të bëjnë me përgjysmimin e tarifave të cilat janë penalizuese në raport me te ardhurat që familjet e tyre dhe ata personalisht kanë. Ka të bëjë me buxhetin për arsimin e larta, që është më pak se gjysma e asaj që është premtuar në programin qeveritar. Dhe kushtet mjerane në konvikte në salla studimi, por edhe një sërë kërkesash të tjera, që duhen plotësuar pa asnjë lloj diskutimi. Pati një mundësi të arta qeveria për të bashkuar votat me opozitën dhe për të bërë ndryshime në buxhet sepse Presidenti i Republikës e ktheu buxhetin për të gjetur një shteg shfryrjeje për të plotësuar kërkesat e studentëve. Mund të ishim ulur, të diskutonim dhe sigurisht do

FORUM

Nga Ylli Manjani

K

emi gabuar- tha Edi Rama. A mund të quhen “gabime” bëmat e tyre?! Burimet natyrore NAFTE e GAZ i dha me koncension firmave Azere, të njohura për mashtrim ndërkombëtar dhe për pastrim parash korrupsioni. Fakt që e denoncojnë gazetarë, media e agjenci të

të gjendeshin ato fonde nëse do të kishte vullnet. Mjaftonte të anulonim 2-3 kontrata që kanë impakt shumë më të ulët në cilësinë e përmirësimit të jetës apo në zhvillimin e vendit në raport me kërkesat legjitime të studentëve dhe ja ku gjendeshin paratë dhe studentët plotësonin ato kërkesa bazë e minimale, të cilat i artikulojnë sot e kësaj dite me shumë këmbëngulje dhe do të vazhdojnë t’i artikulojnë edhe në janar. Kur ne dëgjojmë që për një kilometër rrugë Thumanë-Kashar janë gati t’i jepen një koncesionari për një vlerë prej 20 milionë euro, mendoni se sa modeste janë kërkesat e studentëve për pak para më shumë

për përmirësimin e strukturës së sallave të studimit, konvikteve, etj.”, - shtoi Panairiti, i cili shprehur keqardhjen edhe për buxhetin për bujqësinë dhe mundësinë e humbur për të thithur nga qeveria shqiptare fonde nga Bashkimi Europian për bujqësinë. “Buxheti për bujqësinë është buxhet mjeran. T’i japësh 20 milionë euro sektorit të vetëm prodhues i mirëfilltë i vendit, që prodhon, punon, eksporton dhe që sot e kësaj dite mban afër gjysmën e popullsisë së Shqipërisë, do të thotë praktikisht të tallesh me të dhe bujqësinë ta lësh në nivelin e mbijetesës dhe të mos jetë

konkurruese. Ndërkohë, jemi vonë edhe në çështjen e thithjes së fondeve të BE-së. Ky vit u mbyll, thirrja u hap me shumë vonesë, sepse u çedua rëndë në disa kritere që BE kishte vendosur për të disbursuar këto fonde e që kishin të bënin me personelin që duhet të ketë agjencia e pagesave, personel minimal në trupë njerëzish për të bërë ato përpunimin e aplikimeve, interpretimin dhe shpalljen e fituesve. Por sa herë që vjen pushteti, largohen njerëzit për t’u futur të tjerë dhe natyrisht BE këtë nuk e pranoi dhe kjo e futi gjithë procesin në një ngërç. Praktikisht një vit është humbur dhe nuk janë pak

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu shkruan ka cituar dje fjalët e Atit të Shenjtë në fjalimin e Krishtlinjdes, i cili bëri apel për të pasurit të të mendojnë më shumë për të varfrit. Fjalët e Atit të Shenjtë për të pasurit që grumbullojnë sa më shumë të ardhura duke varfëruar pjesën tjetër të shoqërisë duket se përshtaten dhe me situartën në Shqipëri, ku gjithnjë e më shumë po flitet për oligarkët. “Jo duke ngrënë e grumbulluar, por duke dhënë dhe ndarë me të tjerët” thotë Papa. Të njëjtën gjë bën Qeveria jonë, por me një ndryshim, ndan me të pasurit..!!!”,- shkruan Përparim Spahiu në Facebook. ato para. Unë pata fatin e mirë që ta firmosja atë marrëveshje kur isha Ministër i Bujqësisë me Bashkimin Europian, dhe u firmosën jo pak por 92 milionë euro që do t’i vihen në dispozicion bujqësisë shqiptare deri në vitin 2020. Pra është një mundësi e artë, e mirë, që fermerët shqiptarë të përfitojnë grante të dhuruar nga BE për prodhim primar, për agro-përpunim, për agro-turizëm, etj., por edhe këtu po lëvizin me shpejtësinë e breshkës”, - tha ndër të tjera Panariti.

Autokritika komunist e Ramës huaja. Infrastrukturën gjithashtu me PPP dhe Koncension, me faturë të kripur për të gjithë ne dhe fëmijët tanë. Në shëndetësi paratë ja dha privatit kurse sëmundjet ja la shtetit. Spitalet publike rropaten me sëmundjet e njerëzve, ndërkohë check up rrujti të gjithë financimin e këtij sektori, pa ofruar asnjë lloj cilësie. Arsimin jo vetëm nuk e bëri cilësor, por e shtrenjtoi sa më s’ka. Ekonomia është mbyllur si asnjëherë tjetër më parë në pak, shumë pak duar (jo për

faj të duarve). Njerëzit duhet të paguajnë më shumë se më parë për të marrë shërbime dhe për të blerë në treg. Ky i fundit nuk ka më konkurrencë të lirë, por është mbytur nga pozita monopol. Njerëzit kanë sot gjithnjë e më pak para në xhep. Bankat e huaja ikën thuajse të gjitha. Kredia e biznesit thuajse nuk ekziston. Mbijetesa e tyre sigurohet vetëm nga kreditë konsumatore ose shërbime bankare të tjera. Kompani pa identitet, pra Off shore, janë prezent në të gjitha sektorët ku ka para për

të pastruar dhe transferuar në llogari të mbrojtura jashtë Shqipërisë. Të gjitha këto e të tjera si këto, nuk tregojnë për “Gabime”, por për veprime të qëllimshme dhe me faj të rënde ndaj Shqipërisë e Shqiptarëve. Ministrat që përflasin sot mediat (me indicie nga Rama) janë dëshmitarë të këtyre veprimeve me faj, por jo fajtorët e vetëm. Ata zbatuan me përpikmëri planin e hartuar nga shefi i tyre. Ndaj autokritikën e tipit

komunist me “gabime” dhe “shuplaka”, nuk mund të hahet as me vaj e as me uthull. Është e ndyrë! E çpifur fare! Kjo qeveri ka rënë në çdo aspekt, jo thjesht prej ministrave kukulla, por prej modelit më të keq qeverisës që instaloi Edi Rama dhe Rilindja e tij. Nuk mund ta kalojë këtë situatë krize, nga më të rëndat, as me grupe të brendshme armiqsore e as me autokritika komuniste. Duhet të marrë përgjegjësinë që i takon, që në fakt është e gjitha për e mbi Të.


SPECIALE OPINION Nga Lorenc Vangjeli

E

di Rama ja doli sërish që t’i zh gënjejë të gjithë. Të zhgënjejë thellë edhe miqtë, edhe armiqtë. Skeptikët dhe optimistët. Cinikët dhe lolipopistët profesionistë. Parashikuesit dhe prapashikuesit. Kryeministri jo vetëm që nuk bëri ndryshimet e pritura nga të gjithë në qeverinë e tij, por me të gjitha gjasat, edhe nëse vendos t’i bëjë, do t’i bëjë në një drejtim krejt të kundërt nga ai që miqtë e tij të pakësuar dhe armiqtë e shtuar, presin të ndodhë: Nuk do të ketë largim figurash politike nga kabineti i tij, por distancim nga individët që nuk kanë lidhje me politikën. Ky do të jetë parimi që ngjan se Edi Rama ka përqafuar në këtë dimër të nxehtë për të. Ky është parimi që do të ndjekë kur përfundimisht kuptoi se çfarë kishte emëruar vetë, ishin zgjedhje të mrekullueshme për kohën në paqe e për paçe këmbësh, por që në luftë përgatisnin këmbët për t’ja mbathur bashkë me faqen e zezë të heshtjes. Seria e protestave i kanë dhënë një shans vetë Ramës që të kuptojë zgjedhjet e tij të gabuara në vite. Njerëzit e tij më të afërt, duke nisur me anëtarët e kabinetit, do të duhej të funksiononin si një sistem siguresash politike që do të duhej të digjeshin njëri pas tjetrit për të mos lejuar tensionin të mbërrinte në zyrën e tij. Në mungesë të këtij sistemi dhe për shkak të zgjidhjeve të tij personale, tensioni ka shkuar drejtpërdrejt tek zyra e tij me flutura duke i gudulisur shumëkujt fluturat e dashurisë për pushtet në stomak. Është stil i hershëm i Edi Ramës konceptimi i rrethit të njerëzve të tij të

afërt dje në opozitë dhe sot në pushtet, si një strukturë bashkie. Me drejtorë dhe shefa sektori, mbi të cilët, ai qëndron i vetëm si drejtor i përgjithshëm. Në një vend ende tribal si Shqipëria, ku kulti i individit është i plotfuqishëm dhe demokracia është ende një foshnje e dobët dhe distrofike, ky stil është pothuaj zgjedhje e vetme, pavarësisht se është zgjidhja më e gabuar. Për vetë individin në veçanti dhe për gjithë shoqërinë në përgjithësi. Dje e përdorte Berisha dhe më herët edhe Nano e kushdo tjetër që ka qeverisur këtë vend, duke varrosur të gjithë bashkë sistemin e meritës dhe të karrierës. Secili nga ata, zgjedhjen e njerëzve me të cilët ndanë qeverisjen, por jo pushtetin, e kanë kryer në bazë të humorit të tyre vetjak pikërisht për të përqendruar pushtetin në duart e tyre. Duke nisur edhe nga ndryshimet kushtetuese të 2008-ës, kur krerët e partive u bënë padronë realë të partive të tyre, kjo gjë u bë edhe më e spikatur. Ministra të cilët e mësonin praninë e tyre në kabinet nga edicionet e lajmeve, ishin rregulli absurd i vendosur, ndërsa përjashtimet nga ky rregull, u bënë gjithmonë e më të rralla. Kabineti Rama Dy, i shkoi në ekstrem kësaj mendësie. Gjatë gjithë verës së 2017-ës, mbasi kishte dalë pronar absolut i gjithë tryezës ovale të qeverisë, Rama luajti deri në fund me kartën e surprizës për emrat e kabinetit të tij. Në një vend normal, surprizë dhe e hidhur, madje, do të ishte pikërisht një gjë e tillë: që publiku nuk e dinte në vija të përgjithshme që minimum gjashtë muaj apo dhe

Nga Enton Abilekaj

P

E mërkurë, 26 DHJETOR 2018

Lorenc Vangjeli: Edi Rama i zhgënjeu të gjithë. Miqtë dhe armiqtë një vit më parë, se cilët ishin oferta qeverisëse e partive kryesore në vend. Sot me të gjitha gjasat një gjë e tillë ka ndryshuar. Dhe nëse vërtet ka ndryshuar në këtë drejtim, atëherë Edi Rama do të ketë hedhur një hap të jashtëzakonshëm në drejtimin e duhur që do ta çojë sërish një hap përpara rivalëve të tij të drejtpërdrejtë, që vuajnë njëlloj zgjedhjet jo politike të njerëzve të tyre. Është aksiomë: qeveria është krijesë politike, votohet politikisht dhe eksperimentet me të zgjedhur teknikë, janë të destinuar të dështojnë herët a vonë. Kjo është mënyra e vetme për të tejkaluar ngërçin që krijohet nga distanca mes votimit politik dhe zgjedhjeve teknike. Nga të cilat rezultojnë njerëz që me partinë që i ka katapultuar në krye, nuk kanë asnjë lidhje as morale, as njerëzore, as tradicionale dhe as historike. Që kanë një lidhje direkte me bossin, por nuk i hyjnë në punë as bossit të radhës. Kjo është arsyeja se pse, partitë politike shqiptare, ngjajnë si shkretëtirë njerëzish pas shpinës së kryetarit të tyre. E gjithë PD-ja, në tetë vjetët e saj në pushtet mundi të ketë vetëm dy krijesa të vërteta politike: Sokol Olldashin e ndjerë dhe vetë Lulzim Bashën. Gjithë të tjerët, edhe pse ndër ta kishte personazhe edhe më politikë sesa këta të dy, ishin vetëm hije dhe të lënë qëllimisht në hije nga Berisha. E njëjta histori po ndodh edhe me PS-në, që në vitin e saj të gjashtë të qeverisjes, duhet të

numërojë disa herë vetëm Erion Veliajn si njeri politik e krijesë të Ramës, sa kohë që Saimir Tahiri u vetëvra dhe e vranë para së gjithash ishshokët e tij. Protesta e studentëve e vuri Ramën përpara shumë dilemash. Dorëheqja e refuzuar prej tij e ministres së arsimit Nikolla, ishte akti i tij i parë politik për t’i dhënë një përgjigje politike jo vetëm krizës së ditës, por asaj që pritet të ndodhë në qershorin e ardhshëm, kur i duhet të shkojë në votimet lokale. Dhe kjo vendimmarrje e tij, ngjan tashmë pjesë e filozofisë së tij tashmë të ndryshuar. Nëse Rama do të bënte ndryshime në qeveri pikërisht në këtë kohë, ai do të duhej të pranonte një sërë problemesh që para së gjithash, e dëmtonin atë vetë. Duke nisur që me tërheqjen e tij nën presion dhe për shkak të presionit të ngjarjeve të ditës. Duke e vënë atë në pozitën e njeriut të dobët të cilit i parashikojnë në rastin më të mirë dhe i imponojnë në rastin më të keq, lëvizjet politike. Zgjedhjet e qershorit janë dhembja reale e kokës së Ramës, drejt të cilave ai po shkon tërësisht i vetëm. Pa përmendur emra, por duke ju ruajtur parimit, një e treta e qeverisë së tij nuk ka pothuaj asnjë kredit politik për të kërkuar votën e shqiptarëve. Një e treta tjetër ka nevojë që të prezantohet nga truprojat me kartë identiteti përpara militantëve se cili është. Ndërsa pjesa që mbetet, është pikërisht ajo që

miqtë dhe armiqtë, skeptikët dhe cinikët, i kërkojnë ta lëvizë nga qeveria. E njëjta situatë apo dhe më keq është dhe në grupin e tij parlamentar. Nëse perifrazohet ministrja e tij e kulturës që perifrazoi një shkrimtar amerikan për lidhjen e librit me seksin, tre çereku i grupit të tij parlamentar, nuk do të kishte asnjë lidhje me seksin. Në serinë e dilemave të Ramës hyn dhe diçka, që as miqtë dhe armiqtë e tij nuk ja thonë, por që ai e ndjen realisht. Sot më pak dhe nesër edhe më shumë. Brenda socialistëve të tij të ndryshuar, ka gjithmonë e më shumë individë që duan largimin e tij. Mes tyre ka burra që kanë mësuar të punojnë, burra që dinë të qëndrojnë dhe të presin dhe skutha të vegjël me shumicë që dinë ta kthejnë shpinën vetëm në dy raste: kur duan të kënaqin eprorët dhe kur eprorët bien në hall. Latinët thoshin dikur: “Amor Vincit Omnia”. E përkthyer lirisht në gjuhën e sotme të Tiranës, duhet thënë: “Politika fiton gjithmonë!” Ky është parimi që duhet ndjekur për të kuptuar se pse në prag të Krishtlindjeve, Edi Rama i zhgënjeu të gjithë. Miqtë dhe armiqtë. Mbasi premtoi Rilindje e ndryshim për gjithë Shqipërinë, Edi Rama tani ka ndryshuar. Po kërkon të Rilindë vetveten! Marrë nga “Javanews.al”. Titulli është i redaksisë. Titulli origjinal është “ Ndryshimet në qeveri, Rama zhgënjen cinikët dhe lolipopistët: vendos të Rilindë veten”.

Pse Rama nuk e ndryshon dot Qeverinë?

KOMENT ërshkrimi që Taulant Muka i bënte mbledhjes së vetme të Qeverisë, ku arriti të marrë pjesë, shpjegon arsyen pse ndryshimet e ministrave, nuk janë lajm, por thashethem. Sepse ndryshimet vetëm sa do shërbejnë për të kuptuar se me cilin nga grupimet e maxhorancës ka vendosur të qeverisë Rama në dy vite e gjysme që i kanë mbetur. Asgjë tjetër nuk do të ndryshojë. Sepse Rama tashmë nuk e drejton më Qeverinë e vërtetë. Qeveria e vërtetë janë ata që çojnë propozime të pakërkuara për koncesione, që marrin 10 për qind të Buxhetit të Shtetit, për PPP që paguhen dyfish nga paratë e publikut, për tendera si ai i Unazës së madhe. Një grup i vogël biznesmenësh, që angazhojnë stafet e tyre për të bërë projekte dhe buxhete e që ua faturojnë xhepave tanë nëpërmjet

11

Edi Ramës. Ai grup i vogël që kontrollon për llogari të këtyre projekteve edhe politikën, edhe drejtësinë, edhe mediat. Oligarkët janë qeverisësit e vërtetë. Edi Rama e humbi që në 2013 shansin për të shkarkuar këtë qeveri. Atëherë erdhi me premtimin se do ta kthente qeverisjen tek publiku, se favorizimit të të pasurve i erdhi fundi, se grupi i oligarkëve do të shpërbëhej në emër të shanseve të barabarta. Rreth 1 milion shqiptarë i dhanë pushtetin që ta shkarkonte këtë qeveri, por sapo u ul në karrigen e Kryeministrit, bëri të kundërtën: u rreshtua haptas me të fortët dhe të pasurit kundër të pambrojturve dhe të varfërve. Taksat u rritën vetëm mbi shtresën e mesme, për ta thelluar polarizimin e shoqërisë. Koncesionet dhe PPP u shndërruan në

karikaturën e qeverisjes, kur pronari i kioskës në Berat, mori tenderin qindramilionësh të dializës me një propozim të pakërkuar, që as ai vet nuk e kishte dëgjuar. Edi Rama, që mori mandatin për tu’a kthyer pushtetin shqiptarëve, jo vetëm që e forcoi pushtetin e oligarkëve, por e shndërroi qeverinë në zyrën e Marrëdhënieve me Publikun për llogari të tyre. Krijoi një makineri të shtrenjtë propagande për të mbrojtur propozimet e pakërkuara, transferimin e buxhetit të shtetit në xhepat e pak biznesmenëve. Sot, në vitin e gjashtë të qeverisjes, ai nuk ngjan më me një Kryeministër, por me një drejtor zyre për Marrëdhëniet me Publikun. Ministrat janë vetëm sekretarët që firmosin projektet dhe tenderat. Mund ta zëvendësojë Arben

Ahmetajn, por është e qartë që efektin prapaveprues në ligjin për uljen e taksës së dividentit, nuk e ka propozuar ai, por ata që nuk e kanë ndarë dividentin për 4 vjet. Mund ta zëvendësojë Lindita Nikollën, por të gjithë e shohin live, kur prezanton ish – ministrin e Arsimit si autorin e reformës, që në fakt erdhi e gatshme nga pronarët e Universiteteve private. Mund ta zëvendësojë Damian Gjiknurin, por lista e fituesve të tenderit 40 milionësh tek Unaza e re, është dëshmi e qartë se propozimi i pakërkuar është miratuar përpara se ta firmoste ministri. Tani është vonë për Edi Ramën që të shkarkojë qeverinë e oligarkëve. Ai mund të heqë vetëm noterëtkukulla që ka vënë në krye të ministrive, në kushtet kur të gjithë grupimet sociale janë në protestë.

Do t’i hedhë si ushqim për protestuesit e pakënaqur, duke i damkosur me fajin e keqqeverisjes, për të shpëtuar kokën e vet dhe sistemin që e ka ngritur vet, por nuk mund ta kontrollojë më. Ata që qeverisin vërtet, nuk mund t‘i heqë dot më, ndërsa e kundërta mund të ndodhë. Nëse nuk e rikuperon imazhin, oligarkët mund ta shkarkojnë Ramën dhe të zgjedhin një imazh të ri, më të besueshëm për të mbrojtur atë që është bërë deri tani dhe propozimet e pakërkuara të së ardhmes. Kjo është arsyeja pse mbledhja e Qeverisë është vetëm numërim pëlqimesh dhe shpërndarjesh në rrjetet sociale. Ata tani janë një zyrë e marrëdhënieve me publikun me një deadlinë. Ai është ultimatumi i Lapsi.al vërtetë për Edi Ramën.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

INTERVISTA

12 E mërkurë, 26 DHJETOR 2018

Intervistë me Presidenten e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi” gazetaren, shkrimtaren Zenepe Luka

“Zonja e Arbrit, Donika Kastrioti erdhi në Vlorë”

Nga Albert Zholi Një shtatore e veçantë e Donika Kastriotit tashmë do të jetë dhe në qytetin e Vlorë. Presidentja e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi” gazetaren, shkrimtaren Zenepe Luka, në një intervistë për “Koha Jonë” tregon sesi mori jetë një nga projektet më të veçanta për nderimin e figurës së bashkëshortes së Heroit Kombëtar astrioti Skëndermbëtar,, Gjergj K Kastrioti beu. Si ju lindi ideja për sjellë në Vlorë shtatoren e Donika Kastriotit në bronx? Është misioni i Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” për të promovuar vlerat dhe kontributet e gruas së shquar shqiptare. Përgjatë 16 vite të rrugëtimit të tij, kemi mundur të kryejmë disa botime për gra të shquara si: “Rrëfej Nermin Vlorën-Ishim Tri”,V ioleta Manushi Kryezonja e skenës”,Edi Luarasi. “Dashuri dhe dramë në jetë dhe në skenë”. “Rënkime shpirti”, Rrëfej shqiptaren Lumnie Hoti Cota-Sozia e Klaudia Kardinales” ”Testamenti i grave për gratë” etj. Gjithashtu janë realizuar filma dokumentarë si “Nermin Vlora dhe flamuri”, “Veveja që u hosh nga shkëmbi i Beunit, për të mos rënë e gjallë në duartë e gjermanëve”, , “Jeta e trazuar e gazetares” etj. Po kështu përgjatë 16 vjetëve me propozim të Fondacionit janë vlerësuar 46 gra të shquara në fusha të ndryshme si “Mjeshtër i Madh”, me Urdhër “Naim Frashëri”, qytetare nderi

të qyteteve ku kanë lindur, Nderi i Qarkut si dhe me Medaljen “Mirënjohje”që akordon vetë Fondacioni. . Tani ju përgjigjem pyetjes tuaj të dytë. Si lindi dhe mori jetë ideja për të përjetësuar në bronz Donika Kastriotin? Fondacioni ynë u ka kushtuar vëmendje të veçantë grave të shquara të Kombit, duke organizuar 45 konferenca shkencore në Shqipëri dhe 20 degët që funksionojnë po në kaq shtete, ndërsa është ndalur më gjatë tek figura e Donika Kastriotit, për vetë rolin dhe kontributin e saj, si zonja e parë e Arbërisë, bashkëshorte e Heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbe, vajza e Gjergj Arianitit, që ka lidhje të veçantë me Vlorën. Kemi dy vjet që këmbëngulim për të sjellë kockat e Donika Kastriotit, që ndodhen në Valencia, madje një delegacion i Fondacionit bëri takim dhe kërkoi ndihmë në Vatikan, por fatkeqësisht nuk na mbështeti qeveria. P or do të këmbëngulim, kemi kërkuar një takim me Papën, që besojmë se do ta realizojmë në muajt e parë të vitit që po troket. Derdhja e shtatores në bronz, ishte një nismë e guximshme, që pati bashkudhëtare këmbënguljen dhe vuajtjen për t’ia arritur qëllimit në këtë vit të jubileut të ndarjes nga jeta të Skënderbeut, por edhe vitit jubilar të lindjes së saj. Vuajtje, pse nuk gjetëm mbështetje tek asnjë institucion shtetëror qendror e vendor, as edhe tek Ministria e Kulturës, që e ka fonderinë e saj dhe mund të derdhej aty. Si ia dolët?

E vërteta është se Fondacionin ynë, nuk është mbështetur me asnjë projekt gjatë gjithë rrugëtimit të tij, sidoqë ka bërë veprimtari të mëdha, për promovimin e vlerave të gruas, që nuk i kanë bërë as qeveritë që kanë ardhur e kanë ikur dhe në asnjë rast nuk e ka njohur dështimin. Në këto rrethana iu drejtuam degëve të fondacionit nëpër shtetet ku funksionojnë, ashtu edhe miqve tanë të shumtë. Brenda 1 muaji u grumbulluan të ardhurat e domosdoshme për derdhjen në bronz të shtatores së Donika Kastriotit. Fondacioni shpreh mirënjohjen e thellë për sponsorat, që janë: Z Ahmet Ulaj Tiranë, . Nderim Istrefi Vienë, Loro Nrekiqi Kryetari i Komunës Ulqin, Bujar Leskaj, Dashamir Tahiri, Sofo Kuteli. Fondacioni mbajti premtimin, duke ju vendosur emrat në një pllakë afër shtatores, si dhe akorduar medaljen “Mirënjohje” nga Fondacioni. Këta miq të shtrenjtë të Fondacionit, bënë atë që nuk bënë institucionet e shtetit, që e kishin për detyrë. Gjithashtu duhet vlerësuar edhe kontributi i degës së

Përshëndetja e gazetarit dhe nipit të Skënderbeut, Loris Kastriot Skenderbe “Një përshëndetje të gjithë të pranishmëve, veçanërisht për zonjën Zenepe Luka dhe kryetarin e bashkisë z. Dritan Leli, për këtë event shumë të rëndësishëm. Kisha shumë dëshirë të isha mes jush, për të përjetuar emocionet e manifestimit që i dedikohet Donika Kastriotit, kjo grua e jashtëzakonshme, që sakrifikoi shumë, pasi edhe bashkëshorti i saj Gjergj Kastriot Skënderbe ia kishte dedikuar jetën mbrojtjes së Ardheut dhe Europës. Donika luajti rol të rëndësishëm për të mbrojtur familjen e për të mbajtur lart moralin e shqiptarëve e dha mesazhe të rëndësishme për aleancat mes shteteve. Vitet e fundit të jetës jetoi pranë mbretëreshës së Napolit, që e mori me vete në Valencia të Spanjës, ku prehen edhe eshtrat e saj. Rroftë Shqipëria!” Fondacionit në Vienë, që drejtohet nga zonja Rolanda Limani. Ku është autori i veprës? Skulptori i shquar vlonjat, Skënder Tena, një mik i Fondacionit me të cilin kemi vite që bashkëpunojmë. Ai është edhe autori i bustit të Dritëro Agollit, që fondacioni ia dërgoi shkrimtarit me rastin e 80 vjetorit në shtëpi, i bustit të këngëtarit Al Bano Karrisit dhe Shtatorja e Donika Kastriotit, është vepra e tretë e porositur nga fondacioni ynë. Ka një të veçantë ky autor i mbi 1000 veprave të ekspozuara jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqi, Itali dhe deri në Amerikë, që gjatë karrierës së tij 60 vjeçare, nuk ishte vlerësuar edhe me një fletë nderi. Kishte mbetur në hije, për shkak të ndershmërisë, urtësisë, patriotizmit dhe humanizmit që e karakterizoi gjithë jetën. Me këtë rast Fondacioni i propozoi Qarkut të Vlorës, që e shpalli “Nderi i Qarkut” i akordoi Medaljen “Mirënjohje” të Fondacionit dhe I ka propozuar Presidentit të Republikës për ti akorduar titullin “Mjeshtër i Madh”, që e ka merituar prej dekadash. Shtatorja e Donika Kastriotit, që u derdh në bronz me mjeshtëri nga Albanian Bronze Foundry me pronar z. Dylber Neziri. Është vlerësuar nga kolegët e tij kryevepër. Ku ishin të pranishëm në ceremoninë e përurimit? Morën pjesë kryetaret e degëve të Fondacionit nga disa shtete si: Rolanda Limani nga Viena,Vitore Stefa Leka përfaqësuese e Fondacionit për Diasporën, Dr. Zylfie Duraku, kry-

etare e degës në Ulqin, Vlora A R Jashanica kryetare e degës së Prishtinës, Ajtene Krasniqi kryetare e degës në Prizren, Aksinja Xhoja kryetare e degës së Fondacionit të Pulias Itali etj,. Shtatorja u zbulua nga dy aktoret e mëdha “Nderi i Kombit”, Tinka Kurti dhe Margarita Xhepa. Në ceremoni ishin edhe themeluese të Fondacionit si Prof. Makbule Çeço, poetja Vllasova Musta, Silvana Brace, prof. Ingrid Shuli, aktorja e Kosovës Leze Qena, këngëtarja kosovare Shpresa Gashi, gazetarja Flora Dyrmishi etj. Gjithashtu ishin dhe përfaqësues të bashkisë, qarkut, njerëz të artit dhe qytetarë të shumtë. Si vijoi më tej kjo ditë e shënuar organizuar në mbyllje të vitit të Skënderbeut? Kjo ngjarje e rëndësishme në qytetin e Vlorës, u kurorëzua me konferencën shkencore” Nga shekujt vjen gruaja e shquar e Kombit”, që u organizua në sallën e “Vlora International. Emocion të veçantë krijuan tek pjesëmarrësit përshëndetjet që erdhën nga Italia që e dërguan me zë dhe figurë nga Al Bano Karrisi, z. Genarino Rusos Kryetari i bashkisë Firmos Kalabri, e gazetarit dhe nipit të Skënderbeut, Loris Kastriot Skenderbe, Lucia Martino Mjeshtër i Madh, Presidente e shoqatës Kulturore “Vorea”. Prekëse ishte edhe letra që kish dërguar ambasadorja kroate në Tiranë zonja Sanja Bujas-Juraga, letër të cilën e lexoi zonja Dëshira Subashi. Kjo ngjarje e shënuar, u mbyll me një mbrëmje të këndshme që u organizua në lokalin “Rexhina” në zonën e Ujit të Ftohtë.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

13 E mërkurë, 26 DHJETOR 2018

Bashkia e Tiranës shtron drekën e Krishtlindjes në të gjitha mensat sociale për njerëzit në nevojë

Veliaj: Festat, një moment për të ndihmuar njerëzit në nevojë KRISHTLINDJA

Kryebashkiaku: Uroj që festat të na bëjnë më të mirë Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar gjithë shqiptarët me rastin e Krishtlindjes. Duke folur nga Kisha Ortodokse në kryeqytet, Veliaj uroi në veçanti ata që janë në punë në këtë ditë të shënuar. “Urim për ata që janë në punë gjata festës. Kemi pasur një ndjenjë solidariteti këtë vit. Ne kaluam sot gjithë ditën duke shërbyer në qendra sociale të cilat janë shtuar. Vitin tjetër në planifikojmë të hapim më shumë qendra sociale. Tirana është vend ku vijnë të gjithë. Uroj që këto festa të na bëjnë më të mirë dhe të mos çirremi me njëritjetrin. Besoj se viti që po vjen do jetë vit më i mirë se ai që po lëmë.”- tha Veliaj.

B

ashkia e Tiranës zgjodhi që këtë ditë feste për be simtarët e krishterë ta kalojë pranë njerëzve në nevojë dhe në pamundësi ekonomike. Të gjitha mensat sociale të Bashkisë së Tiranës, me rastin e Krishtlindjes, kanë ofruar gjatë ditës së sotme vakte të ngrohta për të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe ata në pamundësi ekonomike, për t’u krijuar edhe atyre mundësinë që të festojnë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i pranishëm në mensën sociale “Gonxhe Bojaxhi” te Bregu i Lumit, ku së bashku me përfaqësues të tjerë të Bashkisë së Tiranës i shërbyen ushqimin të pranishmëve, duke u uruar edhe “Gëzuar Krishtlindjen”. “Të gjithë atyre nga qendra sociale “Nënë Tereza” që janë të besimit të krishterë, iu urojmë “Gëzuar Krishtlindjen” sepse mbi të gjitha është festa juaj, qofshi gjithmonë të lumtur dhe paçi vetëm të mira e gëzime në familjet tuaja! Gëzuar! Por, dua që t’i uroj edhe gjithë të tjerët, pavarësisht se çfarë besimi keni, festa e Krishtlindjes është një festë që jo vetëm festohet nga ata që janë besimtarë dhe kujtojnë lindjen e Krishtit, por është edhe një kujtesë për të gjithë ne të tjerët. Nuk ka rëndësi se çfarë besimi jemi për të dhuruar dashuri, për të dhënë të gjithë nga pak për Krishtlindje”, tha Veliaj. Ai theksoi se në këtë muaj festash Tirana ka treguar edhe një herë se di të jetë një qytet sol-

idar me të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetjen dhe dorën e shtetit apo të shoqërisë. “Jam shumë mirënjohës që Tirana ka pasur muajin rekord të solidaritet. Në çdo fshat, edhe në periferitë më të largëta të Tiranës, në çdo shkollë, të gjithë njerëzit në nevojë dhe me ndihmë ekonomike, të gjitha qendrat sociale, nga Instituti i Fëmijëve që nuk shikojnë te Instituti i Fëmijëve që nuk dëgjojnë, Instituti i personave me aftësi të kufizuar, Shtëpia e Fëmijës ku ishim sot në mëngjes, në të gjithë Tiranën, ka patur një valë të jashtëzakonshme solidariteti. Do të

thotë se qyteti po bëhet pak më i mirë, njerëzit po bëhen pak më të njerëzishëm, ka më shumë dashuri”, u shpreh Veliaj. Kryebashkiaku kërkoi që ky muaj rekord i solidaritetit të mund të përsëritet në çdo muaj të vitit, pasi kështu qyteti do jetë akoma më i mirë. “Nëse ky dhjetor ishte një rekord ku njerëzit dhuruan lodra, rroba, ushqime, dhe e gjithë Tirana festoi gjatë gjithë muajit, unë besoj se mund t’i kemi të gjithë muajt kështu. Pse mos ta vazhdojmë në janar, në shkurt e me radhë. Ndaj, thirrja ime është për të gjithë ata që i kanë mundësitë,

qofshin individë, familje, kompani: Siç e kishin këtë frymë solidariteti gjatë dhjetorit, ta vazhdojmë gjatë gjithë vitit”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës. Veliaj ftoi gjithashtu të gjithë personat që frekuentojnë mensat sociale, por edhe gjithë qytetarët e Tiranës, që t’i bashkohen festimeve që ka organizuar Bashkia e Tiranës me rastin e ndërrimit të viteve. “Bashkia e Tiranës është përgatitur që edhe festa e Vitit të Ri të kalojë sa më mirë. Do të thotë se nuk do të lejojmë më fishekzjarre të hidhen pa kontroll. Të harxhosh kaq shumë para me kapsolla është një hum-

bje, ndërkohë më mirë që t’i bëjë vetëm bashkia, edhe më pak rrezik për fëmijët, edhe më pak rrezik për qytetarët, edhe ato 5 lekë kursehen më mirë, se sa i djegim e i bëjmë flakë. Bashkia e Tiranës ka përgatitur një super koncert, do t’iu ftojmë të gjithëve nga qendrat sociale që të na bashkoheni në datën 31 dhjetor. Vitin e Ri do ta presim në sheshin “Skënderbej”, do të numërojmë bashkë dhe do të kemi një spektakël me fishekzjarre e muzikë, për t’u siguruar që do të kemi një tjetër vit të suksesshëm për Tiranën, siç ishte viti 2018 që po lëmë pas”, tha Veliaj.


AKTUALITET

14

E mërkurë, 26 DHJETOR 2018

Masat e Policisë Kufitare janë marrë edhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet e tjera ligjzbatuese

N

ë të gjitha pikat e kalimit kufitar, portete dhe në aeroport janë shtuar sportelet në hyrje dhe në dalje, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore duke eleminuar radhët e gjata, si dhe për tu ofruar një shërbim cilësor, të kulturuar e në kohë të gjithë shtetasve shqiptarë e të huaj që qarkullojnë nëpëmjet këtyre pikave të kalimit kufitar. Policia Kufitare, me rastin e festave të fundvitit është angazhuar për përballimin e fluksit të udhëtarëve, rritjen e cilësisë së shërbimit, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Drejtoria për Kufirin dhe Migracionin ka hartuar një plan masash të detajuar për muajin dhjetor, me qëllim përballimin e fluksit në hyrje-dalje në Aeroportin e Rinasit, në porte, por edhe në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Masat janë marrë edhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet e tjera ligjzbatuese. Ditët e fundit, rritja e fluksit të hyrje-daljeve në pikat kufitare për shkak të festave, ka bërë që Policia të marrë masa shtesë, duke përfshirë në plan edhe oficerët e Antiterrorit. Burime thanë se masat e kontrollit do të shtohen edhe në kufirin e gjelbër për persona që konsiderohen me risk ose me prirje ekstremiste radikale. Policia e Shtetit ka rritur bashkëpunimin me Prokurorinë, Shërbimin In-

Policia kufitare, masa të forta për festat e fundvitit EKSTREMISTËT “Masat e kontrollit do të shtohen edhe në kufirin e gjelbër për persona që konsiderohen me risk ose me prirje ekstremiste radikale. Policia e Shtetit ka rritur bashkëpunimin me Prokurorinë, Shërbimin Informativ Shtetëror dhe agjencitë ligjzbatuese të disa vendeve partnere”.

formativ Shtetëror dhe agjencitë ligjzbatuese të disa vendeve partnere. Të njëjtat burime thanë se po punohet me shkëmbim informacioni me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarjeje kriminale nga personat që do të hyjnë gjatë kësaj periud-

he në territorin shqiptar. Gjithashtu, Policia ka planifikuar një plan masash për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshe publike, qendra tregtare, lokale dhe restorante apo sheshe ku do të organizohen aktivitete

festive, si dhe në objektet e rëndësisë së veçantë e ambasada. Po në kuadër të masave, Policia Kufitare ka shtuar prezencën policore edhe në patrullim në kufirin e jeshil dhe atë blu, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e

HAJDUTËT

çdo veprimatrie kriminale që mund të tentohet të kryhet nëpërmjet kufirit jeshil apo atij blu. Policia fton qytetarët që përdorin Aeroportin e Rinasit, portet dhe pikat e tjera të kalimit kufitar për të udhëtuar jashtë vendit apo për të ardhur në Shqipëri, që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, në aplikacionin “Komisariati Digjital”. Gjithashtu edhe në numrin 0800 90 90 mund të denoncojnë çdo parregullsi, çdo vonesë si dhe çdo rast të abuzimit me detyrën nga punonjësit e Policisë, duke iu garantuar një reagim të shpejtë profesional e të paanshëm.

AMBASADORI

Në gjykatë për vjedhjen e gjelave Gjuha shqipe, lëndë me zgjedhje në Turqi F

lorenc Goga i ka ndarë punët, ai shet gjela deti dhe familjarët i ruajnë nga hajdutët. Kjo pasi muajt nëntor dhe dhjetor janë koha e artë për hajdutët e shpendit më të kërkuar të festave të fundvitit. ‘’Në nëntor nisin vjedhjet. Ai që nuk ka për të blerë, i vjedh. 5 gjela m’i morën ditën. Po panë që nuk ka njeri pranë gjelave’’, tregon fermeri. Policia thotë se në fundvit mjaft shtetas denoncojnë një fakt të tillë, çka konfirmon fenomenin e vjedhjes sezonale në vend. Megjithëse festë, gjyqtari Artan Gjermeni ndodhet në punë pikërisht për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë ndaj dy hajdutëve të cilët mbrëmjen e 22 dhjetorit

M

kanë rrëmbyer 18 pula deti në shtëpinë e një fshatari. Menjëherë pas ngjarjes, hajdutët Armando Uka dhe Xhuliano Visha kanë udhëtuar drejt Elbasanit, ku edhe i kanë shitur për 30 mijë lekë. 23-vjeçari Uka ia vendosi fajin përdorimit

të alkoolit nën ndikimin e të cilit ai kishte menduar të vidhte. Pas këtij shpjegimi, meraku tjetër i gjyqtarit ishte a i lanë hajdutët të zotit të shtëpisë të paktën një gjel për të festuar. A i le ndonjë për Vit të Ri? Hajduti u përgjigj shkurt “po”.

ësimdhënia e gjuhës shqipe si lëndë me zgjedhje në shkollat 8-vjeçare në Turqi, përkrah kurseve intensive të pavarura të shqipes u konsiderua sot si një arritje e rëndësishme nga Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genti Gazheli. Në mesazhin drejtuar shqiptarëve me rastin e festave të fundvitit, Gazheli evidentoi të gjitha sfidat dhe arritjet gjatë vitit 2018. “2018-a po mbledh rrezet e fundit dhe kjo ambasadë mendon se i ka përmbushur më së miri sfidat që u shfaqën. Sfidat tona në të shumtën e rasteve ishin dhe janë kurorëzim suksesesh. Viti që po lëmë, për nga ana e realizimit të objektivave, mund të thuhet

se ka shumë pika për tu vënë në pah”, tha Gazheli. Numri i individëve apo i bizneseve, që duan të vijnë në Turqi apo të shkojnë në Shqipëri, sipas ambasadorit, është gjithnjë në rritje. “Natyrisht, marrëdhëniet strategjike me Turqinë janë të përsosura dhe ne

vazhdojmë të punojmë për cilësi të lartë në këtë aspekt. Gjithsesi, krahas këtyre marrëdhënieve të mira politike, fusha ekonomike mbetet përparësi, ku duhet punuar më tepër për këtë qëllim. Në këtë pikë ndërhyrja e Turqisë është thelbësore”, tha Gazheli.


AKTUALITET

15

E mërkurë, 26 DHJETOR 2018

Këtë vit janë siguruar 100 mijë doza vaksina falas, të cilat do të përdoren te ato grupe të popullatës që riskojnë më shumë nga virusi i gripit, për shkak të komplikacioneve

I

nstituti i Shëndetit Publik konfirmon se ende nuk është izoluar asnjë rast i prekur nga virusi i gripit në vendin tonë, kur në fakt, dy vite më parë në të njëjtën periudhë ka pasur situatë problematike të gripit. Ndërkohë, nëpër të gjitha qendrat shëndetësore janë shpërndarë vaksina antigrip të cilat jepen falas për grupe të ndryshme të popullatës dhe, sipas mjekëve, ka pasur kërkesa në rritje të qytetarëve për ta aplikuar vaksinën. Mjekja Bruna Shiroka thotë: “Kërkesat e këtij viti nga ana jonë kanë qenë të pakta. Madje, kanë qenë vetë qytetarët që kanë ardhur ta bëjnë vaksinën vetë”. Këtë vit janë siguruar 100 mijë doza vaksina falas, të cilat do të përdoren te ato grupe të popullatës që riskojnë më shumë nga virusi i gripit, për shkak të komplikacioneve që mund të japë ky virus i bashkëshoqëruar me sëmundje kronike tek pacienti. “E realizueshme në grupmoshat që kemi menduar, pra në grupmosha që janë të riskuara, grupmosha të mëdha dhe të vogla”, shton Shiroka. Në disa qendra shëndetësore, vaksina është drejt fundit dhe pritet që të furnizohen sërish nga Instituti i Shëndetit Publik. Sëmundja e gripit shkaktohet nga viruse të gripit, të cilat mund të përhapen shumë shpejt në ambientet e mbyllura. Gripi është një sëmundje virale që mund të shkaktojë komplikacioni të rënda dhe vdekje sidomos tek personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, fëmijët dhe të moshuarit megjithëse për shumicën e njerëzve është sëmundje kalimtare. Mënyra më e mirë për të parandaluar gripin është

Grip nuk ka por vaksinat erdhën

“Këtë vit janë siguruar 100 mijë doza vaksina falas, të cilat do të përdoren te ato grupe të popullatës që riskojnë më shumë nga virusi i gripit, për shkak të komplikacioneve që mund të japë ky virus i bashkëshoqëruar me sëmundje kronike tek pacienti”.

SPITALE “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë të gjitha masat për të siguruar shërbim 24 orë në ditët e festave, me personel të shtuar në urgjencat e spitaleve”,-tha Manastirliu.

vaksinimi ndaj tij. Vaksinimi i përvitshëm është shumë i rëndësishëm dhe ndihmon në mbrojtjen e shëndetit individual dhe atë të komunitetit që na rrethon. Vaksina është mënyra më e mirë parandaluese ndaj gripit, ajo mund të aplikohet

URDHRI

Festat, spitalet dhe urgjencat 24 orë hapur

M

100 MIJË DOZA

inistrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, uroi mjekët, infermierët, urgjentistët, laborantët, punonjësit e shërbimit në autoambulanca dhe në njësinë e helikopterëve kudo në vend, me rastin e festës së Krishtlindjeve. Në urimin e saj ministrja theksoi rëndësinë e shërbimit që ofrojnë këta punonjës të cilët nuk pushojnë as në këto ditë festash. “Për ata që janë në krye të detyrës për t’i shërbyer çdo qytetari janë mjekët, infermierët, urgjentistët, laborantët, punonjësit e shërbimit në autoambulanca dhe në njësinë e helikopterëve kudo në vend”.

nga çdo individ mbi 6 muaj. Rekomandim i veçantë për kryerjen e kësaj vaksine përfshin këto grupe risku: Punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, të gjithë të moshuarit mbi 60 vjeç, personat me sëmundje kronike dhe imunodeficience

(si: sëmundje kardiovaskulare, obstruktive të mushkërive, kronike të veshkave, kronike të heparit, diabet, astma bronkiale, tumore/kancer), personat obezë. Gjithashtu vaksina ofrohet për kategori të caktuara siç janë forcat ushtarake që

shkojnë me misione. Ashtu si dhe në vitet e mëparshme vaksina ofrohet për grupet e riskut , pranë qendrave shëndetësore në të gjithë Shqipërinë. Vaksinimi kryhet nga infermier/vaksinator pranë këtyre qendrave. Gjithashtu, vaksinimi për personelin shëndetësor përfshin personelin në qendrat shëndetësore dhe në spitale. Vaksinimi i përvitshëm është shumë i rëndësishëm dhe ndihmon në mbrojtjen e shëndetit individual dhe atë të komunitetit që na rrethon. Vaksinimi kryhet në çdo kohë, gjatë periudhës së sezonit dimëror.

ALARM

Tirana rritet, çdo ditë vijnë 70 vetë S

ociologët e shikojnë alarmante situatën e braktisjes së fshatit dhe zhvendosjen e popullsisë drejt qytetit. Ritmi i shpejtë i lëvizjes së shqiptarëve nga fshati drejt qytetit ka ndikim në shoqëri. Shifrat zyrtare të bashkisë së Tiranës, tregonin se çdo ditë në kryeqytet vijnë 70 persona, ndërkohë që projeksionet e divizionit të popullsisë së OKB-s ngrinin alarmin se në të ardhmen, zonat rurale do të braktiseshin tërësisht. Shkollat e mbyllura në fshatra, janë një nga pasojat e largimit të banorëve. Pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare e larguar nga zonat rurale, e cila përqendrohet në aksin kryesor të zhvillimit urban, Tiranë Durrës, sjell ndikime si emocionale dhe shëndetësore te të ardhurit. Teksa ngre shqetësimin, socilogët parashtrojnë zgjidhjen, në mënyrë që në 2050,

78.2% e popullsisë shqiptare të mos zhvendoset në zonat urbane. “Nëqoftëse do të investohet që të happen vende pune, në shumë zona rurale të Shqipërisë, një pjesë e popullsisë do mbetej atje.

Zgjidhja nuk fillon kur vjen popullsia këtu, zgjidhja fillon duke parandaluar ardhjen e popullsisë këtu, por jo metodat e regjimit totalitar por me metoda ekonomike dhe kulturore”.


AKTUALITET

16

E mërkurë, 26 DHJETOR 2018

ITALI

Aksident, humb jetën 26-vjeçari shqiptar

D

uhet të ishte një ditë feste por Krishtlindja u përgjak në Itali, ku një 26-vjeçar shqiptar ndërroi jetë pas një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e së martës. Shkodrani Rajmod Thacina me banim në Nichelino gjeti vdekjen në aksidentin që ndodhi në rrugën provinciale 222 në Castellamonte. Djali drejtonte një automjet “Citroen C3” dhe udhëtonte së bashku me një vajzë 28-vjeçare

rumune, e cila u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin Giovanni Bosco. 26-vjeçari u përplas me një “Fiat Idea” që vinte në drejtimin e kundërt, pak përpara kryqëzimit për në Bairo dhe ndërroi jetë në çast. Në makinën tjetër ishte një kuzhinier që jeton në Samone. Edhe ai u transportua për në spital pas plagëve të marra, ndërsa dinamika e aksidentit po shqyrtohet nga karabinierët.

Gilmando Dani i është drejtuar me një kërkesë gjykatës për t’i vënë në dispozicion transkiptet e dy bisedave telefonike të përgjuara mes tij dhe biznesmenit Ylvi Beqja

N

jë muaj pasi Gjykata e Krimeve të Rënda dha një total prej 55 vitesh burg për Emiliano Shullazin dhe të bashkëpandehurve të grupit, këtë herë Gjykata refuzoi kërkesën e Gilmando Danit, krahut të djathtë të Emiliano Shullzit për t’i vënë në dispozicion dy përgjime që u bënë “mollë sherri” gjatë procesit. Sipas avokatëve, përgjimet nuk u bënë prezente nga prokuroria, pasi provonin se biznesmeni Ylvi Beqja kishte pasur marrëdhënie të mira me të pandehurit para arretimit të tyre. Një muaj pasi dha një total prej 55 vitesh burg për Emiliano Shullazin dhe të bashkëpandehurve, Gjykata për Krimet e Rënda ka refuzuar një kërkesë të krahut të djathtë të tij, Gilmando Danit. Pak ditë pas dënimit, Dani i është drejtuar me një kërkesë gjykatës për t’i vënë në dispozicion transkiptet e dy bisedave telefonike të përgjuara mes tij dhe biznesmenit Ylvi Beqja, dëshmitar i mbrojtur, që pretendoi se është kërcënuar dhe gjobitur nga grupi. Akuza nuk ka mbyllur ende llogaritë ndaj Emiljano Shullazit, që është nën hetim edhe për pastrim parash. Edhe pse u dënua nga Krimet e Rënda për 3 vepra nga 8 që akuzohej, njëra prej tyre, ajo e pastrimit të parave u transferua në Prokurorinë e kryeqytetit, për shkak të kompetencave. Siç bën me dije Prokuroria, ajo po heton për ish-Vollgën, që ishte

KËRKESA

Refuzohet kërkesa e Gilmando Danit

BISEDAT “Dy transkiptet janë bërë objekt debati edhe gjatë procesit gjyqësor, ku avokatët lëshuan akuza në drejtim të prokurorëve në sallën e gjyqit duke pretenduar fshehjen e tyre. Avokatët pretenduan se përmbajtja e bisedave do të rrëzonte akuzën, pasi në to dëgjohej Gilmando Dani teksa komunikonte në mënyrë miqësore me biznesmenin Beqja”.

GRUPI

motivi i takimit Shullazi-Beqja, e gjithashtu edhe shkaku i ndarjes së tyre. Siç rezulton në dosje, 30 për qind e këtij objekti i përket Emiljano Shullazit, sipas kontratës së dhurimit të dhjetorit të vitit 2014, që e bën pronar me argumentin “për mirënjohje”. Për këtë situatë, bëhet fjalë për dy biseda telefonike të datës 5 mars 2016, një muaj

para arrestimit të të pandehurve të dosjes. Dy transkiptet janë bërë objekt debati edhe gjatë procesit gjyqësor, ku avokatët lëshuan akuza në drejtim të prokurorëve në sallën e gjyqit duke pretenduar fshehjen e tyre. Avokatët pretenduan se përmbajtja e bisedave do të rrëzonte akuzën, pasi në to dëgjohej Gilmando Dani teksa komu-

nikonte në mënyrë miqësore me biznesmenin Beqja. Por kërkesa e Gilmando Danit, për t’i pasur këto nuk ka gjetur miratimin e gjykatës. Sipas vendimit të gjyqtares Etleva Deda, pretendimi i Danit është i pabazuar në ligj. Gjykata argumenton se procedimi penal nr.1 i vitit 2016 është në fazë hetimi paraprak dhe për këtë shkak, kërkesa për zotërimin e

“Pesë të pandehurit e grupit të Shullazit po vuajnë dënimet e dhëna në Shkallën e Parë në 13 nëntor 2018, pasi u fajësuan për “gjobëvënie” dhe “grup të strukturuar kriminal”, dënime që janë ankimuar në Apelin e Krimeve”. transkipteve duhet të shqyrtohet nga përfaqësuesit e akuzës. Pesë të pandehurit e grupit të Shullazit po vuajnë dënimet e dhëna në Shkallën e Parë në 13 nëntor 2018, pasi u fajësuan për “gjobëvënie” dhe “grup të strukturuar kriminal”, dënime që janë ankimuar në Apelin e Krimeve.

“Eja me armë”, hetimet për vrasjen në ish-Bllok Q ëndrimi në qelitë e paraburgimit vë në rrezik jetën e Elion Hatos. Ai duhet të mbahet në ambjentet e një spitali civil, ku mund të marrë shërbim të specializuar. Në këtë përfundim kanë dalë ekspertët e Mjekësisë Ligjore për gjendjen e Hatos, një prej të plagosurve në masakrën e ish-bllokut mbrëmjen e 4 tetorit. I paraburgosuri i është drejtuar gjykatës së Tiranës me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, pasi kërkon të trasferohet në një spital në Turqi, ku mund të kryejë një ndërhyrje

për heqjen e tre plumbave që ka në trup. Gjykatësi Artan Gjermeni e ka administruar në dosje ekspertizën mjekoligjore por ende nuk ka dalë me një vendim. Kjo për faktin se prokurorët kanë kërkuar kohë për ta shqyrtuar ekspertizën që të mbajnë qëndrimin e tyre pro apo kundër kërkesës së të paraburgosurit. Lidhur me ngjarjen, prokuroria ka administruar në dosje provën e radhës. Bëhet fjalë për ekspertizën e telefonit të viktimës, Fabian Gaxha, i cili ishte pjesë e grupit të biznesmenit Ervis Martinaj. Burime

nga prokuroria thanë se në aparatin celular janë zbuluar disa komunikime në ‘’Whats Up’’ mes Gaxhës dhe Elion Hatos. Sikurse rezulton në dosje, fill më pas, Gaxha ka hyrë në lokal dhe është konfliktuar me komandon Meviol Bilo, që shoqëronte biznesmenin Ervin Mata. Në debat e sipër 26-vjeçari ka qëlluar më armë. Sulmit i është kundërpërgjigjur Bilo, duke e lënë atë të vrarë, ndërsa të plagosur mbetën Ervis Martinaj dhe Elion Hato, të cilët u ndaluan në spital dhe vijojnë të mbahen nën masën e “arrestit me burg”.


AKTUALITET

17

E mërkurë, 26 DHJETOR 2018

Nga toka, deti apo ajri, emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në vendet e BE-së po kthehen për festat e fundvitit. Policia kufitare ka marrë masa që të mos ketë vonesa

E

migrantët shqiptarë si çdo vit, edhe këtë herë kanë zgjedhur që festat e fundvitit ti kalojnë pranë familjarëve të tyre në Shqipëri. Nga toka, deti apo ajri, emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në vendet e BEsë po kthehen për festat e fundvitit. Rreth 800 pasagjerë kanë mbërritur në portin e Vlorës nga Italia për të kaluar festat e fund vitit. Në këtë prag festash Porti i Vlorës ka pasur fluksin më të madh të hyrjes që nga koha e sezonit veror. Emigrantët shprehen se ka qenë një udhëtim i gjatë dhe i vështirë pasi kemi qëndruar 10 orë në det për shkak të detit me dallgë. Ndërkohë policia kufitare ka marrë masa që të mos ketë vonesa në kontrollin e dokumentacionit dhe për këtë janë hapur 10 sportele nga 4 që ka çdo ditë të zakonshme të vitit. Mbi 10 mijë shtetas kanë hyrë në vend gjatë 24 orëve të fundit, nga pika kufitare e portit detar të Durrësit. Janë kryesisht familje emigrantësh që kthehen për festat e fundvitit pranë të afërmve të tyre në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Ndryshe nga linja e Ankonës, të gjithë udhëtarët e linjës Bari-Durrës janë përballur me vonesa të theksuara në grafikun e lëvizjes së trageteve. Sipas autoriteteve detare shqiptare, shkak për këto vonesa janë bërë autoritetet italiane të cilat në portin detar të Barit gjatë ushtrimit të kontrollit kufitar vazhdojnë punën me vetëm dy sportele. Përballimi i fluksit në dalje të udhëtarëve drejt

Festat e fundvitit, fluks emigrantësh në Portin e Vlorës 10 MIJË “Mbi 10 mijë shtetas kanë hyrë në vend gjatë 24 orëve të fundit, nga pika kufitare e portit detar të Durrësit. Janë kryesisht familje emigrantësh që kthehen për festat e fundvitit pranë të afërmve të tyre në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni”.

Shqipërisë me të njëjtin personel si në ditë të zakonshme ka shkaktuar vonesa të theksuara në procedurat e përpunimit të udhëtarëve dhe mjeteve, si dhe të nisjes së trageteve nga porti detar i Barit. Gjatë këtyre ditëve janë regjistruar vonesa 4-10 orë në mbërritjen e trageteve në port. Lidhur me këtë situatë, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë Detare Paulin Ndreu kontaktoi me konsullin e vendit tonë në

FIER

Polici privat plagos kolegun

Bari të Italisë, për të paraqitur shqetësimet pranë autoriteteve italiane të portit të Barit dhe kërkuar marrjen e masave për menaxhimin e fluksit për festat e fundvitit. Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se “vonesat e trageteve që duhet ankoroheshin në orën 8:00 në Durrës janë krijuar në portin e Barit, për shkak të numrit të madh të udhëtarëve”. Çdo ditë në linjën Bari-Durrës dhe kthim lundrojnë

5-6 tragete, një numër dy herë më i lartë se sa në ditë normale. Vetëm ditën e shtunë dhe të dielë, tre nga 6 tragetet kanë sjellë në Durrës 6.700 udhëtarë dhe 1.400 automjete gjithsej. Sipas informacioneve zyrtare, gjatë 48 orëve rreth 20 mijë persona dhe 4 mijë automjete kanë hyrë në Shqipëri nga Kakavija. Pala shqiptare punon me tre sportele në hyrje, ndërsa ajo greke me dy në dalje. Në Kapshticë, fluksi në

hyrje ka nisur prej tre ditësh por numri i të kthyerve është më i ulët se një vit më parë. Situata në kufi është normale, kjo për shkak se vit pas viti edhe numri i emigrantëve që kthehen për festa shënon rënie. I lartë është numri i shqiptarëve që kanë zgjedhur të largohen drejt Greqisë për të kaluar festat fundvitit, duke patur parasysh faktin se fëmijët e tyre kanë krijuar stabilitet dhe gjëndja ekonomike nuk i lejon të rikthehen në Shqipëri shpesh herë. “Festat dhe vitin e ri atje, se kam fëmijët atje, nipër mbesa, plot. Kam dy fëmijët atje dhe do shkoj”. Një problem shqetësues për udhëtarët në këtë pikë kufitare është mungesa e një terminali. Të gjithë autobuzët e tranbportit publik janë në të njëjtin orar dhe si pasojë shkaktojnë radhë në këtë pikë.

POLICIA

Kapet “skifteri” i Elbasanit P

Një punonjës i policisë private në Fier është plagosur nga kolegu i tij me armë zjarri. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur të hënën, 24 dhjetor 2018, gjatë momentit të ndërrimit të turneve. “Shtetasi A.M, 58 vjeç banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF, në ambientet e zyrave të SHPSF-së gjatë dorëzimit të shërbimit, dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur në këmbë me armën e shërbimit pistoletë, shtetasin E.M, 32 vjeç, banues në Patos, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF. Neni 92 i Kodit Penal” sqaron policia. Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier.

olicia e Elbasanit ka arrestuar një 21-vjeçar, i cili akuzohet për vjedhje. Në pranga u vu shtetasi T.Q, banues në lagjen “5 Maji”. “Arrestimi u krye pasi në orët e para të mëngjesit në lagjen “5-Maj”, ky shtetas është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetases Sh.M., banuese në Elbasan. Ky shtetas në momemtin e shoqërimit ka kundërshtuar shërbimet e Policisë”, sqaron policia. Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor edhe i katër vjedhjeve të kryera më parë, konkretisht: Më datë 20.10.2018, në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit E.T., ku kanë marrë 40.000 lekë dhe 200 euro. Më datë 29.10.2018, gjatë natës në lagjen “Shënkoll” Elbasan,

dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit B.C., ku ka vjedhur 2 televizorë plazma dhe disa vegla pune me vlerë rreth 2000 euro. Më datë 08.11.2018, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A.B, ku ka marrë një televizor “Plazma”, 32 polësh. Më datë

20.11.2018, në lagjen “Haxhias” Elbasan, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit M.P., ku ka marrë 70000 lekë dhe disa bizhuteri. Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.


KULTURE

18 E mërkurë, 26 DHJETOR 2018

Rikthehet komedia “Boeing Boeing” në Teatrin Eksperimental “Boeing Boeing” cilësuar si komedia e jashtëzakonshme rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” për pesë net me radhë për publikun. Komedia mbrëmjet e datave 21-22-23-24-25 ora 19:00 shfaqet në sallën Moliere. Aventurat dashurore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe vijnë në komedinë me autor Marc Camoletti, përkthyer me mjeshtëri nga Nasi Lera. Regjisori Kiço Londo ka zgjedhur kastin e aktorëve Amos Muji Zaharia, Rudina Dembacaj, Gentian Zenelaj, Alesia Xhemalaj, Andia Xhunga dhe Linda Jarani. Regjisori Londo tregon se pas kërkesave të mëdha të publikut komedia rikthehet në skenë. “Komedia “Boeing Boeing” rikthehet në skenën e teatrit për publikun. Pas suksesit që pati me sallën plot në teatër, kërkesave të njerëzve për bileta për të parë shfaqjen, ku më herët netët e saj u mbyllën me sallën plot ne vendosëm ta rikthejmë në Teatrin Kombëtar Eksperimental”, pohon regjisori Kiço Londo. Komedia “Boeing Boeing” vjen në skenë me regji nga Kiço Londo, i cili premierën nuk e prezantoi në fillim në skenat e Tiranës si ndodh zakonisht, por në teatrot e qyteteve. “Boeing Boeing” është një shfaqje e rajonit Durrës- Lezhë dhe me shumë sukses është dhënë më parë në sallat e teatrove në Durrës, Elbasan, Fier, Tiranë, Shkodër dhe Korçë. Vepra e cila vjen e

përkthyer nga Nasi Lera është me skenografi nga Genta Qyrku, kostumografe Realda Malo dhe art-design Klea Mani. Aktive në skenën e teatrit këtë herë aktorja Alessia Xhemalaj vjen si stjuardesa Zhaklin. Personazhi që ajo interpreton është stjuardesa franceze, Zhaklin. Një vajzë plot jetë shumë aktive dhe e mbushur me dashuri për të fejuarin e saj. “Qëllimi i saj është familja dhe dëshiron të martohet sa më parë për të qenë në krahët e Bernardit. Bashkë me regjisorin Kiço Londo jemi përpjekur ta sjellim personazhin me shumë elegancë, sharm dhe autoritet në të njëjtën kohë”,

thotë aktorja Xhemalaj, që këtë herë është në veprën e francezit Marc Camoletti. Kjo është një shfaqjee rajonit, dhe është një nismë e re e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, i cili ka ngritur teatrin e rajonit për t’i shkuar sa më pranë shqiptarëve. Vepra në skenë Ngjarjet ndodhin në Paris në ditët e sotme. Një komedi e bujshme, në venat e së cilës rrjedh gjak si ai i komedive të Shekspirit me incidente të hareshme dhe ngatërrim identitetesh, “Boeing Boeing” paraqet aventurat dashurore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe. Tri stjuardesa njëra më e bukur se

tria gratë e tij mbërrijnë në apartament në të njëjtën ditë, Bernardi me ndihmën e shokut të tij Robert lufton me të gjitha mënyrat, që ato të mos e marrin vesh të vërtetën. Bernard e mban njërën në ajër, njërën në tokë dhe tjetrën të varur. Komedia fillon në momentin kur fati i sjell të gjithë personazhet në të njëjtin vend, pikërisht në shtëpinë e Bernardit. Ai arrin të dal nga situata falë mikut të tij, Robert. Bazuar në një farsë klasike të shkruar nga dramaturgu francez, Marc Camoletti, në vitin 1960, kjo vepër arriti të rrëmbej dy çmime, Tony Award në 2008 dhe Broadway Revival Edicion, po atë vit.

REVISTA E FAMSHME BRITANIKE "HARPER'S BAZAAR"

Shqipëria në 10 destinacionet që duhet të vizitohen në 2019 R

evista e famshme brit anike "Harper's Bazaar" që i kushtohet botës së modës, artit dhe kulturës ka zhvilluar një sondazh në instagram në bashkëpunim ekspertët e udhëtimeve për vendin që dëshirojnë të vizitojnë turistët në 2019 dhe Shqipëria është në dhjetë më të preferuarat, në një klasifikim ku ndodhen vende si Sri Lanka, Kanadaja, Zelanda e Re apo Japonia.

tjetra, një franceze një gjermane dhe një amerikane, secila duke besuar se është e fejuara e Bernardit. Më parë Bernardi ka ditur t’i xhonglerojë këto gra, falë zotërimit të orarit të detajuar të fluturimeve të tyre. Kur situata ndryshon dhe të

"Ky vend i Europës Jugore për një kohë të gjatë ka qenë nën hijen e tërheqjes turistike që kishin vendet fqinje si Greqia dhe Mali i Zi, megjithatë, dsia ekspertë udhëtimesh parashikojnë se 2019 do të jetë viti i këtij vendi", thotë Harper's Bazaar. "Booking.com cilëson Ksamilin, në jug të vendit, një xhevahir të fshehur. Për më tepër, ajo thekson se ky vend është vlerësuar nga vizitorët e

mëparshëm për gatimet e detit dhe njerëzit miqësorë", shkruan revista britanike. Shqipëria ka arritur të listohet edhe nga "Lonely Planet" në destinacionet më të mira për vitin 2019: "Shqipëria mbetet një destinacion ku mund të ngjisësh male të bukura, të qëndrosh në fshatra të vogla dhe përtej kohës si dhe të eksplorosh kryeqytetin Tirana plot gjallëri shumë më i lirë se sa kudo tjetër në Europë".


ART

19 E mërkurë, 26 DHJETOR 2018

ESSE

Udhëtim në labirintin e shpirtit Armenida Jolldashi

K

r ejt papritur, pasi shkrova esen e parë pas njezet e tre vjetesh, Perjetimi, pyeta veten sesi shkela në ese, njeherë e nje kohë, nje jetë me parë kur dhe kuptimin, prejardhjen e emrit nuk ja dija sepse në atë kohë ne bankat e shkollës ne ishim ne botën e hartimeve. Kisha shkelur në këtë rrugë të shkrimit krejt aksidentalisht pa hartë. Dhe nuk është ndonje çudi. Eshte si puna e puthjes. Jam e sigurt që njerëzit janë puthur dhe përpara se t'a emertonin atë. Ç'më shtyu mua në atë rryme? Mos gjetja e vetvetes brenda vijave, kuadrateve? Rrebelimi i brendshëm, pyetjet pafund që kërkonin të vinin gjithçka në provë? Dëshira për të qenë më e lir? dhe e pa paragjykuar ne një kohë kur paragjykimi ishte mbi gjykimin?… Adoleshencë e trazuar. Kryengritje.. dhe pena rrugën merrte drejt saj. Aksidentalisht në kërkim të çlirimit emocional. Përgjigjet e ngacmimeve që vinin nga jeta, libra e filma. Mbaj mend se kam qenë vetem një 15-vjeçare kur per here te pare kam parë

Nga Refet ABAZI

N

ë shfaqje Dino e “kryqëzon” valixhen (Rucksack), që personifikon refugjatin, të ikurin, të ardhurin, të ndryshmin nga turma! Trondit ky lloj kryqëzimi, pasi turma tenton ta zhdukë atë valixhe, pra idenë e njeriut që vjen prej diku, duke mos e ditur shkakun e ikjes prej vendlindjes së tij! I ulur aty pranë aktorëve në skenë, u ndjeva pjesë e turmës që po kryqëzonin valixhen në emër të mëkateve të tyre, ndoshta edhe “në emër të mëkateve tona që nuk i njohim”, siç thotë Ahmed Nuridini tek “Dervishi dhe vdekja”. Në këtë shfaqje, nuk të bëhet pyetja: “kush je?”. Thjeshtë, aktorët të mirëpresin dhe të ofrojnë vendin për t’u ulur, aty pranë tyre! Sapo të ulesh e vëren se aktorët kanë kaluar nëpër një proces të vështirë gërmimi brenda vetes dhe kanë arritur katarsis-in, kurse tanimë, në shfaqje, janë të qetë dhe të lumtur. Fundja, çdo përjetim i katarsis-it (shërimi) ofron një gjendje të tillë shpirtërore, pasi ndjen se ke kaluar një proces detoksifikimi. Tek secili prej tyre ndjen sasinë e helmeve që ka nxjerrë prej vetes, e tani, në një gjendje disi si të ekzaltuar, mirëpresin publikun duke u treguar vendin ku të ulen. Në këtë mirësjellje kishte diçka nga ato “djallëzitë fëmijërore”, kur fëmijët të tregojnë lodrën e tyre të preferuar për të cilën nuk janë të sigurt nëse do e pëlqesh! Ata duken të qetë dhe vështrojnë shikuesit teksa po ulen, ngjashëm siç bisha e vështron prenë e vet! Dhe… si shikues, pa e kuptuar, bëhesh pjesë e shfaqjes! Bëhesh pjesë e shfaqjes pasi je në kurth dhe nuk mund të ikësh! Fundja, unë ashtu u ndjeva! Kurthi është se ti bëhesh pjesë e një shfaqjeje dokumentare, ku aktorët bëjnë pak gjëra, ndërsa të shumtën duhet ta bësh ti, duke u bërë palë me aktorët! Aktorët bëjnë pak, pasi gjatë provave kanë bërë shumë, janë detoksinuar (shëruar) duke gërmuar brenda vetes! Dhe tani ti, si shikues, e ke radhën të fillosh seancën tënde, pasi qendra e çdo gjëje që ndodh në skenë je pikërisht ti! Aktorët me lojën e tyre (Lessis more) të detyrojnë të shikosh brenda vetes, e ti, pa e hetuar,kthehesh në fëmijëri, në moshën e re të rinisë dhe gjen përplot situata ku ke qenë si në anën e turmës, ashtu edhe në anën e të ardhurit. Shfaqja të rrëmben

filmin “Piano” dhe akoma ndjej tronditjen e gjithë temave individuale qe ky film mbart brenda. Jo me kot ky film i shkruar dhe drejtuar nga Jane Campion ishte nje sukses me te ardhura prej 140 milion dollaresh kundrejt nje buxheti kostoje prej 7 milion dollaresh, fituese e Palm D'or ne festivalin e filmit ne Kanë dhe fituese e tre çmimeve nga tetë te mundeshme ne Accademy Awards. Dallgët që ky film ngriti brenda qenies time ende rrine zgjuar pas me shume se dy dekadash dhe pse unë nuk e kam rishikuar atë. Pyetjet dhe admirimet, pyetjet dhe paragjykimet e gjykimet përzier, revolta e brendshme kundrejt nje akti abuzive dhe kundrejt nje akti kriminal, mirekuptim dhe mëshire. Kurrë nuk kam provuar kaq shume ndjesi një heresh brenda nje metrazh filmi, libri a ndonje forme tjeter arti. Kurre nuk kam patur kaq shume vatra esesh të hapura nje herësh. Essay ( Ese): të provosh. Të provoja t'u pergjigjesha të tera ketyre pyetjve brenda trurit tim prej nje 15 vjeçarje ose dhe thjeshte të orvatesha e t'i lija të hapura si vatra mendimesh për t'u ndezur s'di kur. Dhe keshtu nisi rrugetimi im neper vetvete, që pa e ditur së shpejti mendime te tilla do dërgonin penen time drejtë eseve. Pa e ditur që shpirti im ndillej nga Montenj, një lloj si ai, në rrebelim, në

çlirim të mendimit. Ne kete moment nisen dialogët e mi t? brendshëm ku vetja ime ndahej ne dy zëra ne kerkim t? pergjigjeve. Nisen monologjet. Nisi lufta kundër paragjykimeve dhe pranimit. Revolta ime fillon që në hapje të filmit me shitjes e Adës, nje grua qe nuk flet, s'dihet pse,(traum) shitet bashke me vajzen e saj Flora tek nje burrë nga i ati. Shitet! Akti i parë i vrasjes së saj. Si mund të shitet nje grua sikur të jetë një send, nje kafshë? Nuk ka gje me revoltuese sidomos per nje femer dhe mendoja amazonat. Mire e kane patur! Te sjellesh në botë meshkuj, te vuash, të ndahesh me dysh, të rezikosh jetën dhe bota mashkullore te shet, të shtyp, të skllavëron. Dhe të mendosh pse ranë nga froni hyjneshat? Pse, si ra matriarku? Patjetër një levizje e dhunshme.. Jo s'mund te mbjellim e as ujisim urrejtje. Duhet kapercyer kjo pikë, duhet perqafuar. Duhet pranuar domosdoshmeria dhe bukuria e vartesise se dy aneshme, dashuria elementi i lidhjes dhe vartësisë së ëmbël. Jemi ne shekullin 21! Por të tjera plane ka regjizorja! Ese tjetër më ngre sapo une kam abandonuar një. Shkëmbimi i luajtjes në piano me favore seksuale. Pasuria e Ades, paja me te cilen erdhi ajo e humbet pasi pronari i saj,Alisder(si mund t'a quaj burri i saj kur

nuk ka as ndjenj e as intimitet?) thotë se nuk ka vend në shtëpi. Pronari i ri i pianos, Bains, tashme që e ka kuptuar që piano është i vetmi zë i Adës dhe i vë kushte të ulta ne kembim te luajtjes. Hë, ejani! Ngrihuni ju virtyte, gjykime, morale! Ja ku e keni mundesine! Viktima është memece dhe as qe mund të bëhet avokat i vetvetes. Ngrihini gishtat gjykues për çdo çelës të zi të pjanos! Pasjoni dhe dashuria për pianon, le që në këtë rast kemi pianon si zë te saj, por dhe sikur vetëm pasionin? Kur t'i e dashuron kaq shume diçka sa nuk jeton dot pa të? Si 1900 pshm te Legjenda e pianos mbi oqean? Çdo të beje? A do i abandonoje moralet? Jemi shume te ashper kur jane te tjeret ne loje e role por kur jemi vete.. Të ishim aq të fortë të gjithë..., por provat i kemi dhe në gjerat më ordinere psh sa here jemi deshmitare te dashurive të nisura në kohë të gabuar, kur njeriu ështe vunerabël dhe i pririr për të gabuarl. Eshte kaq i/e deshperuar per pak ngrohtesi sa qe i mbyt gjithë zerat e intuitës dhe arsyes që thërasin: gabim! Po ky njeri, Bains? Jo ky nuk është njeri! Se nje njeri nuk shfrytëzon keshtu nje njeri tjeter, nje grua tejet të dëshpëruar, zëri i vetëm i së cilës është tingulli i tasjerës me me çelësa bardhë e zi. Bardhë e zi. Jeta nuk është bardhë e zi. As mendimi. As ndenja.

Gjykimi? E teksa unë gjykoj gjykimin, Ada luan gishtat e butë mbi fushat e bardha e të zeza që më së fundi i mesojnë Bainsit ç'eshte dashuria dhe jo vetem atij por edhe Alisderit, që pasi e përdhunon dhe i pret gishtin që ajo të mos mundet kurrë të luaj me pianon, më s? fundi dëgjon zerin që vjen nga koka e Adës dhe i jep asaj lirinë të largohet me Bains. Kaq i fuqishëm është ky zë që pas tërë kesaj tragjedije ai gjen pak humanizëm ne vetvete dhe e liron Adën. Gjë që më shtyn të mendoj se tek të dy burrat ka qenë mungesa e dashurisë që i ka bërë ata produkte të dhunës e të pandjeshmerise. Në fund kam nje Adë që tenton të mbytet bashkë me pianon ne mes të detit dhe që ne mimute te fundit e zgjidh vete litarin nga kemba dhe zgjedh të jetoj. Ç'më mbetet të mendoj? Ada që për zë të vetëm ka pianon, kërkon të vdes tani që nuk flet dot nëpermjet saj? Ada që tenton ta vdes atë Adë të vjetër dhe nje Adë tjeter me dimensione të reja do ringjallet prej saj? Hamdesimet e mia vazhdojne… ndërsa Ada vjen e i flet sot vetes time. I thotë: ke heshtur boll si unë, gjej zërin tënd, gjej muzikën tënde, rrugën tende neper ese e poezi. Dil nga fundi i detit! Mos thuaj me si Pianisti: une jam….unë isha… Tani e tujtje thuaj vetëm Unë jam! Pas le të mbeten të tëra.

“Jugori” që gërryen brendësinë dhe të detyron të shohësh brenda vetes!

duke shkaktuar një furtunë të tmerrshme pyetjesh që jehojnë brenda teje e që kërkojnë përgjigje! E përgjigjet duhet t’i japësh ti! Nuk ke ku të shkosh, nuk ke ku të ikësh, përveç se të ballafaqohesh me faktin që edhe ti duhet të gërmosh brenda vetes! Dhe kështu, ti duke ndërruar anë, herë me turmën e herë me të ardhurin, fillon të llogarisësh ditët e kota në jetën tënde, bile edhe i numëron me një keqardhje të skëterrshme! Dhe duke qenë palë me turmën sheh se asnjë pyetje e tillë nuk na intereson, pasi jetojmë nën egon e diktaturës personale, ku çdo gjë shohim nga këndvështrimi personal. Pra, një i ardhur na detyron ta shkundim kotësinë e ditëve tona, duke na motivuar të mbrojmë atë kotësi vetëm pse është e jona! Pasi i ardhuri, i ndryshmi, ka ardhur këtu, e kjo do të thotë se ai mund të na zëvendësoj neve në punë, në rrugë, në kafene si dhe në shtratin e asaj që ne e quajmë“të dashur”, pa mos e pyetur atë të

dashur, si ndjehet në rolin (kallëpin) e të dashurës qe ia kemi imponuar. Ajo “e dashur” në kallëpin e imponuar duhet vetëm të sjellë birra të ftohta për të dashurin e saj si dhe të jetë aty kur i dashuri të ketë nevojë për zbrazje fiziologjike, për ta dëshmuar “burrërinë” e vet! Diktatura e egos si pararojë e frustrimit personal bëhet motivim për të mbajtur (mbrojtur) racën të pastër! Edhe pse e gjithë kjo çon në ngrirje (Frozen) të qenies, në mpirje të shqisave ku njerëzit vegjetojnë si bimë! Jugorin duhet patjetër ta zhdukim, sepse na frikëson ideja se ai – i huaji, në vendin tonë, mund të jetë një zgjidhje e mirë, siç është te Kavafi:”ndoshta barbarët ishin një lloj zgjidhje”! Kapakët e shisheve që hidhen në skenë janë numërimi i ditëve tona të kota, ku ne vegjetojmë kot së koti! Por edhe ditët e kota janë tonat dhe nuk i japim! Ne edhe

kotësinë tonë nuk e japim!Dhe nuk i lejomë askujt të na tregojë se si të jetojmë ndryshe nga kotësia jonë, në veçanti nëse ai është i gjallë, mendon, ndjen dhe dëshiron të bëj diçka! Kjo “diçka” është e rrezikshme, pasi tejkalon kufijtë e kotësisë sonë ku ne vegjetojmë në pellgun e ujit të amullt të ditëve tona të kota! I ardhuri përbën rrezik, pasi ai mund të mos pajtohet me mënyrën tonë të jetesës. I ardhuri mund të mos pajtohet me ne, atij mund të mos i pëlqej pellgu ynë, ai mund të kërkoj ujë që rrjedh! E uji që rrjedh pastrohet! Kjo assesi nuk duhet të ndodh! Neve nuk na pëlqen uji i pastër, pasi aty gjithçka duket sheshit; ne jemi mësuar me pellgun tonë të amullt, në pisllëkun tonë, ku çdo herë fajtorin e kërkojmë jashtë nesh! Na pëlqen që çdo palë zgjedhje ta votojmë kundër një klase politike. Ne asnjëherë nuk votojmë PËR. E pse do votonim PËR, kur mundemi KUNDËR?!? Edhe pse dimë që gjendja e pellgut tonë qelbet erë kufome, ne përsëri votojmë kundër! Sepse kur votojmë kundër, jemi të sigurt që gjendja jonë nuk do të ndryshojë! Kur votojmë kundër, jemi më rehat në pellgun tonë dhe kushdo që e trazon këtë pellg është armiku ynë, e armiku përherë gjendet jashtë nesh!Neve na pëlqen të vegjetojmë në ditët tona të kota! Nëse do mund të kuptonim apo ndjenim botën e bimëve, ndoshta do mund edhe ta kuptonim ndonjë dimension tjetër, por nga ky dimension, ku ne jetojmë, vegjetimi është vetëm “zombizim” i qenies njerëzore! Por edhe për këtë gjendje ne nuk mund të jemi aspak fajtor, ndërsa i ardhuri po!?! Ndërsa duke qenë palë me të Ardhurin nuk sheh asgjë,pasi atij nuk i lejohet të bëj asgjë! Ai nuk ka të drejtë të bëj asgjë, pasi gjithçka që ai mund ta bëj mund të jetë e

rrezikshme. Ai nuk mund as të reagojë, as të thotë apo ndjej diçka, ai është vetëm pasqyrim. Ai është pasqyra ku turma e sheh vetveten. Dhe turma nuk e pëlqen pasqyrimin e vet në pasqyrë, kuptohet, për këtë shkak, e shpall fajtore pasqyrën! Prandaj edhe e thyen pasqyrën, sepse nuk i pëlqen pasqyrimi i vetes në pasqyrë! I ardhuri në shfaqje është një “Till Eulenspiegel” që ka ikur nga koha e tij dhe endet në kohën tonë! Dhe tmerrohet kur sheh se ku është katandisur njerëzimi; i duket punë e shkuar dëm gjithçka që ka bërë që njerëzit të ishin qenie që mendojnë. Në fund, i ardhuri mbetet si një“Pierrot” i pikëlluar kur sheh se njerëzit komunikojnë vetëm nëpërmjet kafshëllëkut të tyre! I ardhuri në këtë shfaqje, m’u duk si engjëll i rënë në tokë, që tmerrohet kur sheh rrugën që ka marrë njerëzimi! Dhe sa shumë njerëzit shpejtojnë në këtë rrugëtim drejtë fundit! Ai nuk mund të ndërhyjë, ai thjesht vetëm brenda vetes e dokumenton këtë rrugëtim drejt fundit të botës, pasi e di se secili njeri është përgjegjës për vendimet dhe veprimet e tij! Se çfarë mund të bënte apo ofronte i ardhuri, në shfaqje mbetet mister, sepse turma ka frikë nga e ndryshmja, nga e reja, qoftë ajo mendim, ide apo koncept! Dhe humbës në shfaqje është turma, pasi, ashtu siç ndodh edhe në jetë, uji që nuk rrjedh, nuk pihet! Nuk mund të ketë shfaqje të mirëfilltë nëse tek aktorët në skenë nuk ndodh teatri i mirëfilltë, pasi aty është esenca e teatrit! Teatri i mirëfilltë ndodhi në Shkodër! Ajo që ndodhi tek aktorët në këtë shfaqje më shqetësoi shumë, pasi aktorët në skenën e ftohtë të Shkodrës nuk kishin as lëkurë që t’i mbrojë, ata ishin vetëm gjak, ndërsa unë i ndoqa me lot! (koha.mk)


SPORT

20

E mërkurë, 26 DHJETOR 2018

Mungesa e aktivizimit dhe humbja e vendit si titullar mund t’i detyrojë të largohen

Nga Hysaj te Grezda, legjionarët në kërkim të një ekip në janar Rozalb Lika

M

erkato e dimrit shihet si një mundësi e artë për të rregulluar problemet e gjysmës së parë në merkato. Disa prej futbollistëve të kombëtares sonë do të provojnë që të gjejnë një ekip të ri. Elseid Hysaj është kthyer prej sezonesh në një garanci për prapavijën e Napolit, por ky sezon duket se do të jetë i fundit, që shkodrani zhvillon me skuadrën e drejtuar nga trajneri Ancelotti. Përpjekjet për rinovimin mes klubit të Serie A dhe lojtarit kuqezi janë ndërprerë, për shkak të direktivave nga drejtuesit dhe stafi teknik, që nuk e kanë më në plan shqiptarin për të ardhmen. Chelsea, që e ndjek prej kohësh Hysajn, po kërkon ta blejë që në merkaton e këtij dimri, për shkak se rrezikon një bllokadë nga FIFA, që mund ta penalizojë për një vit. Për shkak të kësaj, “blutë” e Londrës duan të firmosin me shkodranin dhe ta lënë në huazim deri në qershor. Hysaj vlerësohet rreth 50 milionë euro. Sokol Cikalleshi me shumë gjasa nuk do ta përfundojë sezonin aktual me fanellën

e skuadrës së Göztepesë në kampionatin turk të futbollit. “Bomberi” shqiptar nuk ka përmbushur pritshmëritë e klubit dhe trajnerit Kemal Ozdesh, e për këtë arsye ka përfunduar para kohe në merkaton e dimrit, së bashku me Gufran, lojtarë që do të largohen për t’i bërë vend “meremetimeve” të drejtuesve në janar. Cikalleshi, që gjendet prej muajsh jashtë orbitës së trajnerit të Kombëtares shqip-

tare, tani shkarkohet “de facto” edhe nga klubi që synon kupat europiane. Eros Grezda ndërkohë është vendosur në qendër të kritikave nga ana e tifozëve të Rangers, pas paraqitjeve të dobëta që prej transferimit të bujshëm në muajin shkurt. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po cilësohet një shpenzim pa vlerë i klubit skocez, aq sa po kërkohet shitja e tij në janar, e madje edhe shkëputja e kon-

tratës. Glasgoë Rangers fituan ndeshjen e fundit me Middleton, por Grezda u zëvendësua pas një pjese lojë nga trajneri Gerrard, ndërsa loja e tij u vlerësua si zhgënjyese. Një tjetër futbollistë që pritet të ndryshojë skuadër është edhe Kristal Abazaj, i cili gjatë pjesës së parë të sezonit është aktivizuar vetëm një ndeshje. Ish-sulmuesi i Luftëtarit edhe mund të qëndrojë pasi ka ndryshuar trajner së fundmi.

TRAJNERI

Klopp: Dera e hapur në merkato, na presin shumë ndeshje

Liverpooli po zhvillon një sezon fantastik në kampionatin anglez, pasi kryeson me meritë renditjen, duke grumbulluar 48 pikë në 18 ndeshje, 4 më tepër se Manchester City. Trajneri i të kuqve, Jurgen Klopp është shprehur se ekipi i tij mund të bëjë përforcime në janar. “Gjatë janarit ne do të lëmë derën hapur dhe shpresojmë që të ndodhë ndonjë gjë. Shpresojmë të kemi ndonjë mundësi të mirë për t’u përforcuar, pasi në vitin e ardhshëm na pret një kalendar shumë i ngjeshur, me ndeshje vërtetë torturuese”, u shpreh trajneri gjerman. Jurgen Klopp duket se shpreson që të afrojë ndonjë lojtar në repartin e mbrojtjes, ku Alexander-Arnold, Joel Matip dhe Joe Gomez janë të dëmtuar, ndërsa Dejan Lovren sapo është rikthyer në fushën e lojës. Gjatë kësaj faze të parë të sezonit, shpesh Klopp ka kthyer James Milnerin të luajë në repartin e prapavijës, por duke qenë se klubi pretendon triumfin në disa kompeticione.

SPURSAT

MERKATO

Tottenham në histori, Pochettino: Nuk ka asnjë blerje as në janar

Juventus “bekon” shkëmbimin HiguainMorata mes Milanit dhe Chelsea-t

Tottenham Hotspur ishte skuadra e vetme në Angli që nuk transferoi asnjë futbollist gjatë merkatos së verës. Ky vendim i klubit londinez befasoi të gjithë në botën e futbollit, duke pasur parasysh që skuadrat mezi presin hapjen e merkato për të filluar ndonjë lëvizje. Por duket se të njëjtën gjë klubi londinez do ta bëjë edhe në janar. Ka qenë trajneri argjentinas Mauricio Pochettino që ka konfirmuar se klubi nuk do të bëjë transferime.“Nuk më duhet të blejë futbollistë as në janar. Kam një skuadër me 28 futbollistë dhe ata 11 që janë në fushë janë në formë të mirë. Edhe nëse 11 lojtarët e formacionit nuk luajnë, kam zëvendësuesit që gjithashtu kanë treguar formë të mirë. Për mua merkato është mbyllur ende pa u hapur”, ka thënë Pochettino. Tottenham bëhet skuadra e parë në histori që nuk bën asnjë blerje në dy sensione merkatoje, edhe pse nuk është i dënuar. Trajneri argjentinas është shumë i vendosur për stilin e futbollistëve që ka nevojë në ekip, por mbetet të shohim nëse do të humbasë ndonjë nga yjet gjatë verës.

M

ilani dhe Chelsea kanë nisur tratativat për një shkëmbim të mundshëm mes Higuainit dhe Moratës, negociata këto që padyshim kërkonin edhe miratimin e Juventusit, duke qenë se argjentinasi është ende në pronësi të “Zonjës së vjetër”. nga Torino vijnë me sa duket lajme të mira në lidhje me këtë çështje, pasi bardhezinjtë e miratojnë një lëvizje të tillë. Arsyeja që Juventusi e sheh me sy të mirë këtë tratativë është për faktin se Chelsea e ka më të lehtë sesa Milani për të paguar shifrën prej 36 milionë eurosh për blerjen e Higuainit. Tani, ajo që do të bëjnë bardhezinjtë është të shohin sesi

do të arrijnë akordin mes tyre, Leonardo dhe drejtuesit e klubit londinez. Disponueshmëria e Juventusit për të lejuar kalimin e Higuainit te Chelsea bashkohet

edhe me vullnetin e vet futbollistit, por edhe e atij të Chelsea-t, gjë që mund të lehtësojë gjithçka. Megjithatë ka disa pika që pengojnë arritjen e shpejtë të një marrëveshjeje, për të cilat duhet gjetur zgjidhja e duhur. Në këtë pikë, rrugët janë dy; ose shkëmbim në formë huazimi 6-mujor mes Higuainit dhe Moratës dhe pagesën e vlerës së kartonëve të tyre në qershor; ose kalimi i argjentinasit te Chelsea në formë huazimi, me “Blutë” që do të jenë të lirë për të vendosur nëse do ta blejnë apo jo, si dhe kalimi i Moratës te Milani për 18 muaj, gjithnjë në formën e huazimit.


SPORT

21

E mërkurë, 26 DHJETOR 2018

Dy futbollistët e kombëtares sonë do të jenë në fushë nga minuta e parë në “Bergamo”

Berisha dhe Gjimshiti sfidojnë sot Juven, Allegri lë pushim Ronaldon

ATALANTA

Gasperini: Juventusin e mundim më lehtë me Ronaldon në fushë

Atalanta do të provojë që të ndalojë Juventusin, teksa sot në mesditë luan për javën e 18-të në Bergamo. Trajneri i bergamaskëve, Gasperini është shprehur se nëse Ronaldo luan do të jetë më e thjeshtë për të fituar. “Diferenca mes Juventusit dhe ekipeve të tjera sa vjen e rritet, nga viti në vit. Vetëm Napoli mund të rivalizojë. Unë shpresoj që Ronaldo të luajë ndaj nesh, pasi edhe tifozët e duan. Madje për ne është më mirë nëse ai luan, pasi kështu e mundim edhe më kollaj. Si? Këtë do t’ua tregojmë në fushë. Kemi 3 mungesa të rëndësishme, por këto ndeshje të rëndësishme të stimulojnë edhe më shumë. Pavarësisht mungesave, kur luan ndaj Juventusit gjithnjë lojtarët janë gati të japin më të mirën. Unë shpresoj të fitojmë dhe të festojmë Krishtlindjen me një rezultat të mirë, duke kënaqur tifozët tanë”, deklaroi Gasperini.

RASTËSIA

Kur vëllai mund të të shkarkojë nga puna

A

talanta do të presë ditën e sotme Juventusin në Bergamo, në një ndeshje, ku vendasit do të synojnë që të rrëmbejnë një fitore për t’i shkaktuar humbjen e parë bardhezinvje. Në fushën e lojës nga minuta e parë me siguri do të kemi dy shqiptarë, Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti. Bergamaskët kanë mungesa të rëndësishme për këtë sfidë, ku De Roon është i dëmtuar, ndërsa në mbrojtje nuk janë të gatshëm Palomino dhe Toloi, të dy të skualifikuar për shkak kartonësh. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, do të luajë nga minuta e parë. Në mbrojtjen me tre, që aplikon trajneri Gasperini, ai do të vendoset në qendër, Massielo në të majtë dhe Mancini në të djathtë. Titullar do të jetë edhe portieri kuqezi, Etrit

Berisha, i cili prej javësh ka fituar besimin e trajnerit dhe ka bindur me formën që ka shfaqur. Cristiano Ronaldo nuk do të jetë mes kërcënimeve për portierin shqiptar, pasi nuk do të jetë titullar, një manovër për të lënë pushim yllin portugez, pasi deri më tani ka qenë në fushë në të gjitha ndeshjet. Trajneri Massimiliano Allegri nuk i ka kursyer elozhet për CR7 para ndeshjes. “Cristiano Ronaldo do të jetë në pankinë të mërkurën (sot). Për herë të parë, ndeshjen do ta shohim bashkë. Jam vërtet i lumtur për atë që po jep me fanellën e Juventusit, pasi mendoj se kjo është nisja më e mirë e Ronaldos në nivel golash dhe shifrash. Dua vërtet që të jetë në formë optimale në muajin mars, kur të vijnë sfidat vendimtare në Champions”, tha trajneri Allegri. Hera e fundit

INTER-NAPOLI

që portugezi është ulur në stol ka qenë 17 gushti i vitit 2017, në Superkupën spanjolle ndaj Barcelona-s. Ai u fut nga stoli në minutën e 58-të dhe shënoi golin vendimtar njëzetë minuta më pas, përpara se të dilte me karton të kuq. Gjithsesi në një ndeshje kampionati, hera e fundit që Ronaldo ka qenë ulur në stol ishte 23 prilli i vitit 2011, kur Real Madrid fitoi 6-3 ndaj Valencia-s. Në fokusin e trajnerit të bardhezinjve është suksesi në transfertë, edhe pse diferenca me vendin e dytë është plot 8 pikë, gjë që lejon edhe hapa fals. “Duhet të jemi mirë nga ana psikologjike, pasi nëse bëjmë të kundërtën, do t’ia dhurojmë ndeshjen Atalantës. Rivalët janë agresivë dhe kanë forcë fizike, por ne nuk do të ndalemi në fushatën për titullin”, tha më tej trajneri i Juventusit.

Bologna-Lazio do të jetë një nga sfidat e kampionatit italian, që do të luhet mbrëmjen e të mërkurës, ndërsa fakti që dy skuadrat stërviten nga dy vëllezërit Inzaghi, e bën vërtetë të veçantë këtë përballje. Emilianët drejtohen nga më i madhi i familjes, Pippo Inzaghi, i cili shkëlqeu më shumë në karrierën si futbollist, por që nuk është ngjitur në të njëjtin nivel në atë si trajner, pasi rrezikon seriozisht shkarkimin, madje duke filluar që nga mbrëmja e nesërme, nëse Bologna do të humbë. Kjo pasi në rast se Lazio do t’ia dalë të fitojë në “Dall’Ara”, atëherë Pippo mund të shkarkohet dhe “pesha e përgjegjësisë” do të bjerë edhe mbi vëllanë e tij, Simone-n, ndonëse bëhet fjalë vetëm për një ndeshje futbolli. “Do të jetë shumë e vështirë, por shpresoj që të fitojë më i miri. Në stadium do të jenë prindërit dhe fëmijët tanë, ndaj besoj se do të dhurojmë një ndeshje të bukur. Këto lloj sfidash fitohen vetëm me paraqitje perfekte, ndaj duhet të bëjmë maksimumin”, tha Philippo Inzaghi pas ndeshjes.

Spalletti: Ancelotti është nga më të mirët, por ne duam fitoren Trajneri i Inter Luciano Spalletti ka folur në prag të ndeshjes së Inter me Napolin duke u prononcuar për disa çështje, si kundërshtari i radhës dhe rikthimi i të pezulluarit Radja Nainggolan. “Mendoj se është e drejtë të luhet në datën 26 dhjetor. Futbolli është një nga gjërat më argëtues në Itali. Futbolli është një dhuratë për të rriturit dhe fëmijët prandaj është detyra jonë t’u

japim njerëzve mundësinë të shohin një ndeshje nga shtëpia e tyre. Napoli? Lojtarët janë të parët që janë zhgënjyer nga rezultati i Chievo-s. Ata po presin me padurim të luajnë dhe të rikthehen te fitorja. Ancelotti është një nga më të mirët, për të mos thënë më i miri në Itali. Ai e di se kur është momenti për të mbrojtur, dhe kur është për të sulmuar. I kam thuajse të gjithë të gat-

shëm. Miranda nuk është riaftësuar, por Asamoah po. Joao Mario gjithashtu është gati. Më vjen keq që nuk e kam Nainggolan sepse ai është një lojtar shumë i fortë, por rregullat në një skuadër janë shumë të rëndësishme. Ai nuk është jashtë skuadrës, por vetëm jashtë ndeshjes së radhës. Më pas, ai do të fillojë stërvitjen dhe do të jetë pjesë e grupit,” e mbyll Spalletti.


VIP

22 E mërkurë, 26 DHJETOR 2018

Big Mama: Burrin duhet ta marr basketbollist

Big Mama ka qenë kohët e fundit tejet e përfolur për linjat trupore që i ka fituar pas ndërhyrjeve kirurgjike. Me këtë rast kishte deklaruar se pas ndryshime fizike, ka filluar të jetojë një jetë që e meriton. Ajo ka filluar të mendojë edhe për një të dashur, ku ndër të tjerash ka pohuar se disa miq kanë filluar t’i shkruajnë mesazhe dashurie. Së fundi, këngëtarja ka qëndruar në shtetin turk ku po realizon disa emisione televizive me bashkatdhetarët tanë. Ajo përmes llogarisë personale në Instagram ka treguar se ka takuar dy basketbollistë shqiptarë që luajnë në Turqi. “Për herë të parë me duket vetja e vogël definitivisht duhet me gjet burrë basketbollist . Kam kënaqësinë që jam në mesin e këtyre dy djelmoshave njëri me prejardhje nga Kosova, tjetri nga Maqedonia. Kanë shënuar sukses të madh ne fushën e basketbollit në Turqi. Krenar me ju djema Samet Erdigeyik dhe Kenan Sipahi”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Elita po pret djalë Që në fillim ata e “mbështollën” me një hije misteri, ngjarjen e re dhe më të madhe që po ndodhte në jetën e tyre! Pas martesës, ceremonisë së jashtëzakonshme me plot të ftuar VIP, miq e të afërm të tyre, çifti i famshëm i showbiz-it shqiptar, Elita Rudi dhe Gjiko vendosën që ta zbulojnë në një moment të dytë pritjen e ëmbël të moderatoren dhe faktin që ata do të bëhen prindër për herë të parë. Edhe pse po vjen fundi, dhe ata do të gëzohen shumë shpejt me frytin e dashurisë së tyre, ka ende një mister të pa zbuluar: gjinia e bebes! Sipas burimeve të Prive.al, mësohet fakti se Elita dhe Gjiko do të bëhen prindër të një djali dhe kjo duket të jetë e konfirmuar tashmë.

Turi ka dhuratën më të bukur për Orindën

Në 99', Dojna pati një Krishtlindje të pazakontë Dojna Mema u kthye pas në kohë për të kujtuar çastet e Krishtlindjes së vitit 1999, që nuk ishte fort e zakontë. Për gati gjysmë ore, motra e Dojnës u zhduk nga sytë këmbët gjë që panikosi familjen, e cila u drejtua menjëherë në polici. “Pak minuta para shkrepjes së kësaj fotoje, ime motër 2 vjeç u zhduk për 30 minuta. Pasi lajmëruam policinë, pas të qarave të mia që u bënë kolona zanore e Rrugës së Kavajës, e gjetëm teksa ishte hutuar për 30 minuta tek një tip që shiste tollumbace. Pasi e gjeta dhe rifilloi të më merrte lodrat, thashë: “Mami, pse s’e çojmë Mikin tek ajo familja tjetër, ja bëjmë dhuratë për Krishtlindje”,tregon ajo me humor. Në fund, urimi i vetëm i Dojnës është që “fëmija brenda nesh të jetë gjithmonë i gjallë dhe të na udhëheqë çdo zgjedhje”. Ju kujtojmë që pak ditë më parë, moderatorja postoi disa foto nga fëmijëria lidhur me disa nga kujtimet më të bukura të atyre kohërave.

Çifti i njohur Orinda Huta dhe Turjan Hysko kanë zgjedhur mënyrën e tyre sa speciale, po aq edhe origjinale për t’i përjetuar këto festa të fundvitit. Nëse ka diçka që i jep kuptim edhe më shumë këtyre ditëve speciale, ato janë dhuratat, për njeriun e zemrës. Kështu, moderatori i njohur ka vendosur të surprizojë në mënyrën e tij, bashkëshorten me një unazë, që më shumë se sa një aksesor, ka një vlerë domethënëse për të dy. Në të është gdhendur një thënie: “Më të mirat s’kanë ardhur ende”. Kështu i shkruan Turi në këtë unazë Orindës, ndërsa ajo ia kthen: “E di! Dashuria e jetës sime”! Është afërmendsh e kuptueshme, që më e mira për ta, është kurorëzimi i dashurisë dhe lidhjes së tyre shumë vjeçare me një bebe, që do të vijë si fryt i ndjenjave të tyre. Çifti i njohur u martuan në korrikun e vitit të kaluar e kanë

shprehur shpesh edhe në media se një fëmijë është gjithçka duan në këtë fazë të jetës së tyre.

Foto romantike nga çifti Obama Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka bërë urimin e tij për festën e Krishtlindjeve. Këtë urim, ai vendosi ta bëjë përmes një fotografie romantike me bashkëshorten e tij, të publikuar në rrjetin social Instagram. Ai shfaqet duke i dhënë një përqafim të ngrohtë bashkëshortes, Michelle, ndërsa në prapavijë shihet edhe një dekorim i vogël i fundvitit. “Shijoni sezonin e pushimeve me personat që doni. Michelle dhe unë ju urojmë gëzuar Krishtlindjet”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë. Në anën tjetër, nuk kanë munguar edhe pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit e tij, të cilët e kanë uruar ish-presidentin amerikan për festën gjithashtu.


SHOWBIZ

23 E mërkurë, 26 DHJETOR 2018

Sekretet e Jonida Maliqit me “Ktheju tokës” E shkëptuar për disa vite nga skena e këngës, Jonida Maliqi u gjend rastësisht në një prej eventeve më të rëndësishme të vitit, në Festivalin e Këngës në RTSH. Natyrisht, si të gjithë kolegët e saj, edhe ajo e kishte menduar, ëndërruar e dëshiruar Eurovizionin por nuk e kishte qëllim që duhej përmbushur, as objektiv të momentit. Rruga drejt studios së autores së këngës “Ktheju tokës” ishte sa për të thënë. Nëse kënga do t’i pëlqente, ajo do ta përdorte për ndonjë klip por nuk donte të shkonte në festival, nuk donte të hynte në garë. Derisa dëgjoi vijën melodike. U dashurua, iu rrëqeth mishi dhe nuk mund të thoshtë më JO. Ishte një etno-baladë që më shumë se këdo tjetër, prekte të parën Jonidën dhe plagën e saj të hapur-gjysmën e saj. Jonida ndau me publikun emocionet e para pas fitores, urimet

Cardi bën seks me ish-burrin Në rast se keni qenë shumë të zënë dhe nuk e keni marrë vesh, Cardi B dhe partneri i saj Offset janë ndarë. Që prej asaj dite, reperi nuk ka rreshtur së përgjëruari për falje por Cardi dukej shumë e bindur në refuzimin e saj. Derisa pak ditë më parë, u përfol se dyshja ndodheshin bashkë në Puerto Rico për festa. Gjithsesi, mos përhapni panik. Reperja na siguron se nuk janë kthyer bashkë! Thjesht ish-çifti kishin nevojë për të kujtonin kiminë mes njëri tjetrit. Siç është shprehur edhe më herët, Cardi-t i mungonte seksi me të atin e vazjës dhe kjo është arsyeja e vetme që i bëri bashkë. Këtë, këngëtarja e thotë vetë përmes një live video të postuar pak orë më parë. “Duhet patjetër të bëja seks. Ndihem e rinovuar, e rinovuar. Sikur sapo jam pagëzuar. Ndihem si një grua e re’’,-dëgjohet të thotë Cardi dhe nëse ky sinqeritet nuk vlerësohet, çfarë tjetër?

e kolegëve dhe të gjithë rrjetit për këngën e saj, si edhe gjithëpërfshirjen, si në asnjë këngë tjetër të saj për tematikën e fortë që mbart kjo baladë e gjallë. “Është një tematikë shumë e fortë, shumë delikate, shumë aktuale -ktheju tokës, ktheju gjakut tënd. Gjithkush prej nesh, në familjet tona, ka dikë që jeton jashtë. Unë kam gjysmën time, që është ime motër dhe, sa herë më është rasti, e kam thënë që

unë nuk ndihem e plotësuar, sepse ajo jeton atje, për një zgjedhje më të mirë, për një mundësi më të mirë. Ka krijuar jetën e saj. Nuk i them me këtë këngë “Ktheju tokës” por unë e di se çfarë është kur një personi i mungon toka e vet, e di që Xhilda nuk ikën për qejf, është një zgjedhje jetësore, një zgjedhje më e mirë. Arsyet janë nga më të ndryshmet, të gjithë e dimë”,-tha Jonida duke shtuar se plaga e emigrimit nuk është vetëm një problematikë shqiptare, është ballkanase, është globale. Si një zinxhir me të gjitha hallkat e lidhura, një detaj që s’mund t’i mungonte së tërës ishte edhe veshja. Nata e parë, një fustan me printe të shkëlqyeshme. Ngjyrat e tokës, kombinuar me gold binin në sy menjëherë. Me disa detaje të ngjashme, sa u përket ngjyrave të tokës dhe prerjes së jakës ishte edhe fustani i natës së dytë. Jonida i kthehet tokës me zgjedhjen e ngjyrës. Më modern por jo rastësisht edhe veshja e natës së tretë. Besnike për të tretën herë me dekoltenë, e cila jo vetëm i vë në pah Jonidës elegancën dhe sensualitetin por në të njëjtën kohë, mbart edhe një mesazh më shumë: ”Tri veshje të ndryshme me një gjë të përbashkët. Varianti si pardesy që tregon deri diku atë udhëtarin që ikën, po largohet”,-e shpjegon Jonida.

Heidi Klum i thotë po fejesës Heidi Klum mori një dhuratë të shkëlqyeshme për Krishtlindje. Supermodelja dhe personaliteti televiziv ndau një fotografi të unazës së saj të re të fejesës në Twitter. Imazhi tregon bukuroshen duke buzëqeshur së bashku me të fejuarin Tom Kaulitz me titullin “Unë i thashë PO”. Biondina 45vjeçare dhe muzikanti Kaulitz, 29 vjeç, janë në një lidhje të hapur tash e nëntë muaj. Të dy kanë shfaqur shumë fotografi të përbashkëta në llogaritë e tyre të Instagram, duke përfshirë edhe mesazhe të ngrohta dashurore. Kjo do të jetë martesa e dytë për Klumin, e cila u shkurorëzua në vitin 2012 pas gjashtë vjet martese.

Gold AG publikon foto nga klasa e parë Gold AG është një prej reperëve më të pëlqyer të tregut muzikor shqiptar. Ai është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e tij e përditshme. Së fundmi, ai ka vendosur të ndajë me ndjekësit një fotografi shumë të veçantë, të realizuar kur ai ishte në klasë të parë. Ndryshe nga shokët e tij, ai vërehet lehtësisht ngase edhe në atë kohë i pëlqente të

vishej trendy dhe me syze në kokë. “Prej klasës së parë, me këtë punë jam marrë”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë. Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë përgëzuar për stilin edhe në atë kohë.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E mërkurë, 26 DHJETOR 2018

Presidenti Meta u uron Festën e Krishtlindjeve besimtarëve të krishterë shqiptarë

Presidenti Meta: Më shumë urtësi për të çelur negociatat me BE P

residenti i Republikës, Ilir Meta ishte dje në Qendrën Sinodike të Katedrales Ortodokse “Ringjallja e Krishtit”, ku u prit nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Anastas Janullatos dhe nga klerikët të lartë të Bashkësisë Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Presidenti Meta, i cili shoqërohej në këtë vizitë edhe nga tre fëmijët e tij, u përcolli urimet më të mira besimtarëve të krishterë për Festën e shenjtë të Krishtlindjeve: “Gëzuar të gjithëve në këtë ditë të shënuar të lindjes së Krishtit! Gëzuar të gjithë besimtarëve të krishterë, por njëkohësisht edhe të gjithë shqiptarëve! Le të sjellë kjo ditë më shumë paqe, gëzime dhe lumturi për të gjithë. Sot në këtë ditë le të mendojmë më

shumë për të gjithë ata që janë në vështirësi. Të mos i lëmë të vetëm dhe t’u japim dorën për një rrugë të gjatë të përbashkët në mënyrë që shoqëria jonë të jetë gjithnjë e më e plotë, të jetë gjithmonë edhe më shpresëdhënëse, sidomos për të rinjtë dhe për të gjithë fëmijët e Shqipërisë që meritojnë

një të ardhme si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre”, tha Presidenti Meta, duke shprehur edhe një urim për vitin e ardhshëm, ndërsa vlerësoi edhe punën e jashtëzakonshme që bëjnë komunitete fetare për shoqërinë shqiptare. “Kjo është një ditë që në fton të gjithëve të shtojmë urtësinë edhe mençurinë, që Krishtlindjet e tjera të na gjejnë jo vetëm më të gëzuar e të bashkuar, por edhe të na gjejnë me negociata të çelura për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Gjithashtu, dua të vlerësoj punën e jashtëzakonshme që bëjnë komunitetet e besimit në vendin tonë, jo vetëm për besimin te Zoti, jo vetëm për besimin tek e drejta, tek e mira, te paqja, por mbi të gjitha atë punë të shkëlqyer dhe atë shembull që japin komunitetet tonë duke e rritur çdo ditë harmoninë ndërfetare në

vendin tonë dhe kjo harmoni duhet të reflektojë kudo e në radhë të parë duhet të reflektojë në politikë”, - tha Presidenti i Republikës. Gjithashtu, Presidenti Meta vizitoi Bashkësinë Fetare “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë” për t’u uruar personalisht festën e shenjtë të Krishtlindjeve Kryetarit të VUSH-it, Pastor Ylli H. Doçi si dhe drejtuesve e besimtarëve ungjillorë

enderuan Kryeministrin për këtë dhuratë të bukur për Krishtlindje. “Nuk janë shumë familjet që ishin në gjendjen që ishit ju, në pikëpamjen e

shtëpisë, por sidoqoftë janë dhe ne i kemi regjistruar dhe do i ndihmojmë të gjithë, pak nga pak”,- u shpreh ndër të tjera Kryeministri Rama.

KRYEMINISTRI

Edi Rama: Do i ndihmojmë të gjithë, pak nga pak Dy muaj më parë, Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu panë nga afër kushtet e vështira në të cilat jetonte familja e Ilir Kocit, në Marikaj të Vorës, në një banesë të rrënuar ku pamundësia ekonomike e prindërve ua vështirësonte jetesën 6 anëtarëve të saj. “Dje, vetëm dy muaj më pas, familja Koci mori çelësat e një vile të re dykatëshe, me hapësira të bollshme për 4 fëmijët e rritur dhe e arreduar sipas kërkesave të kohës”,- thuhet në njoftimin për media të Kryeministrisë. Kryefamiljari, Iliri dhe bashkëshortja e tij u shprehën mjaft të emocionuar ndërsa e fal-


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.