CYANMAGENTAYELLOWBLACK
www.kohajone.com
1 E shtunë, 26 JANAR 2019
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 19 (8460)
E shtunë, 26 Janar 2019
Çmimi 30 Lekë
Kryeministri e ka seriozisht të rrezikuar karrigen e tij kryeministrore nëse nuk korrigjohet dhe nuk korrigjon ato çka kërkojnë studentët dhe pedagogët
Pedagogët, ultimatum Kryeministrit Edi Rama
Trupa akademike e gjithë universiteteve deklaron: Qeveria ka afat deri në datën 1 shkurt, ndryshe bojkot dhe grevë në të gjithë universitetet. Edhe studentët vazhdojnë protestën e tyre disa javore dhe mbeten të vendosur për realizimin e kërkesave të tyre FAQE 3
Presidenti Meta takon Edita Berisha: Argatët e Beogradit Tahirin, mesazh të qartë për dhe Prishtinës, flamurmbajtës dialogun Kosovë-Serbi të copëtimit të Kosovës
Në foto: Presidentit Ilir Meta, dje gjatë takimit me ish-Zv/Kryeministren e Kosovës, Edita Tahiri DOKUMENTI
26 DHE 27 JANAR ORA 19:00
Skandali në Ministrinë e Jashtme. Njoftim ambasadave: Cakaj është ministër FAQE 7
FAQE 24
Në foto: Ish-kryeministri Sali Berisha, dje gjatë takimit me ish-Zv/Kryeministren e Kosovës, Edita Tahiri
REAGIMET
Tirana përshëndet votimin e parlamentit grek për Maqedoninë e Veriut FAQE 6
APELI
Kryeministri, Edi Rama: Mbështetje për arsimin profesional
FAQE 24
DEKLARATA
Vasili: Rama pastron para, dilni në protesta
FAQE 13
FAQE 9
NËNKRYETARI I PD
FAQE 24
Edi Paloka: Protestat nuk do ndalen deri në rrëzimin e Ramës
FAQE 9
POLITIKE
2
E shtunë, 26 JANAR 2019
Nënkryetari i PD-së: Çdo veprim i opozitës do të bëhet në funksion të protestës
O
pozita tashmë e ka lajmëruar që protesta e madhe do të mbahet në 16 shkurt në orën 11:00. Nënkryetari i selisë blu, Edi Paloka në një intervistë për “News 24” foli dje për objektivin e protestës. Paloka shprehet se protesta do të jetë fillimi i një serie të re, por pa treguar mënyrat. Ai thotë se synohet një protestë e vazhdueshme dhe çdo veprim i opozitës do të bëhet në funksion të saj. “16 shkurti është një kulm por nuk është fundi. Nga aty do të fillojë një seri tjetër, për të cilën ne sigurisht duke u updetuar do të marrin dhe vendimet. Qëllimi është një protestë e vazhdueshme. Nuk ka më kthim pas. Çdo lëvizje që ne do bëjmë qoftë dhe qëndrimi ndaj parlamentit do të ketë vetëm një funksion: t’i japim zë protestës qytetare. Nuk kemi më as qeveri kemi një tryezë me kukulla që i lëviz Rama”, tha Paloka. Sipas tij, Partia Demokratike nuk kërkon marrjen e pushtetit me protesta. Synimi, sqaron Paloka, është realizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, me një qeveri tranzitore pasi me Edi Ramën kryeministër është e pamundur. “Synimi që ne kemi është realizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nuk ka synim marrjen e pushtetit me protesta. Në funksion të kësaj do të formatohet dhe qeveria që ne kërkojmë. Por nuk mund t’ju them një formulë, do të jetë e përbërë nga demokratë nga socialistë apo teknikë. E vetmja gjë që kemi të qartë është që sa të jetë Edi Rama zgjedhje të lira ne nuk do të bëjmë”, deklaron deputeti
Protesta e opozitës, Paloka: Fillon një seri e re, nuk ka kthim pas
demokrat. I pyetur se cila është arsyeja, që Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar vendosi që nga mbështetëse e protestave të jetë udhëheqëse e tyre, Paloka u shpreh se ky vendim u diktua nga qytetarët, të cilët siç tha ai, kanë kërkuar që opozita të marrë tashmë drejtimin e protestave.
“Qytetarët pafundësisht na kanë kërkuar që protestat t’i drejtojmë ne. Për t’i dhënë zë pakënaqësisë së tyre dhe kërkesave të tyre. Për këtë arsye ne i kemi bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që gjithë atyre që kanë arsye të protestojnë të ngrihen t’i bashkohen opozitës si e vetmja
mënyrë dhe mundësi për të zgjidhur problemet e tyre”, deklaroi nënkryetari i demokratëve. Paloka thotë se paralelisht me organizimin e protestave PD po përgatitet edhe për zgjedhjet duke nisur organizimin e të gjitha degëve, pavarësisht datës në të cilën ato do zhvillohen.
PD I KUJTON KPK-SË TË HETOJNË ME IMTËSI RASTIN E PROKURORES SË KRIMEVE TË RËNDA
P
roblemet e pasurisë së Donika Prelës, të evidentuara dhe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po shfrytëzohen nga Partia Demokratike për të akuzuar prokuroren e Krimeve të Rënda. Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, kërkoi hetim për plotë për Donika Prelën duke përmendur ndër të tjera blerjen e një apartamenti me çmim më të ulët sesa tregu. “Prokurorja e Krimeve të Rënda ka marrë një apartament, është në një marrëdhënie kontraktore me një kompani, administratori i të cilës është nën hetim nga prokuroria që ajo drejton. Çmimi është shumë më i lirë se ai i tregut, 300-500 euro më i lirë se çmimi i tregut për metër katrorë dhe kjo del nga vetë thirrja që kjo kompani ka bërë për shitjen e apartamenteve të pallatit të ndërtuar nga kjo ku të gjitha çmimet shkojnë minimumi nga
Gjata: Donika Prela bleu apartament tek administratori që ka nën hetim
250-500 euro më shtrenjtë për metër katrorë se ç’e ka blerë apartamentin zonja Prela. Pse ky diferencim, kjo ulje çmimi për këtë prokurore e ndodhur në këto kushte?”, u shpreh Çlirim Gjata. Një tjetër ngërç,
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
sipas zyrtarit të selisë blu, është edhe procesi gjyqësor që ka hapur bashkëshorti i Prelës për një kompani ku ka punuar vite më parë. Sipas tij është e jashtëligjshme që të hapësh padi pas 7 vitesh. “Më i rëndë-
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
sishëm është procesi gjyqësor që bashkëshorti i zonjës Prela ka hapur me kompaninë ku ka punuar për mospagim taksash. Megjithëse për vite me radhë ka përfituar të ardhura dhe nuk ka paguar taksa, kujtohet tani pikërisht pasi është futur në procesin e rivlerësimit zonja Prela. Këtë padi e ka hapur pas 7 vitesh. Kodi civil nuk ta jep këtë mundësi që të hapësh një padi të tillë për shpërblim dëmi për mospagim taksash, sigurimesh pas 7 vitesh sepse është parashkruar”- nënvizoi Çlirim Gjata. Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, doli pak ditë më parë përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndërsa vendimi pritet të jepet në datën 29 janar.
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
83 DITË PROTESTË
Banorët e “Astirit”: Mos lëshoni fadromat këtu, do lini kockata
Banorët e “Unazës së Re” janë mbledhur sërish pasditen e ssë premtes për të protestuar kundër projektit korruptiv të qeverisë, banesat e të cilëve preken nga zgjerimi i rrugës. Tashmë në ditën e 83 të protestës së tyre, ata kanë bllokuar rrugën kryesore, ku kërkuan me thirrje revoltuese anulimin e projektit, duke e cilësuar këtë të fundit si të jashtëligjshëm dhe korruptiv. Banorët bënë me dije një njoftim që iu ka ardhur atyre se të hënën do rikthehen fadromat, dhe për këtë arsye ata i kujtojnë Kryeministrit, kreut të Bashkisë, kreut të INUV, dhe kreut të shefit të komisariatit që të mos tentojnë të ndërhyjnë me fadroma. “I bëjmë thirrje shefit të komisariatit numër 6 që të mos i lëshojë fadromat këtu, se do ia vëmë flakën Astirit, pasi shtëpitë tona nuk i lëshojmë”- tha njëri nga banorët. Një tjetër banor bëri thirrje që qeveria të tërhiqet nga ky projekt, përndryshe në Unazën e Re qeveritarët do të lënë kockat. “Bëj thirrje të tërhiqen nga ky projekt, pasi po ju themi do të lini kockat në Unazë të Re. Këtu është çështje e shkeljes së të drejtave të njeriut. Bashkim Ulaj një oligark i fëlliqëm që ka marrë para publike nga qeveria. Ai duhet të ketë vendin në burg, por prokuroria dhe gjykatat tona jënë për të mbushur xhepat e tyre.”- u shprehën banorët. Në përkrahje të tyre kanë shkuar edhe deputetët e opozitës, ndër të cilët, Klevis Balliu i Partisë Demokratike. Ai u shpreh se tashmë protestat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e Edi Ramës.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E shtunë, 26 JANAR 2019
Kryeministri e ka seriozisht të rrezikuar karrigen e tij kryeministrore nëse nuk korrigjohet dhe nuk korrigjon ato çka kërkojnë studentët dhe pedagogët
Pedagogët, ultimatum Kryeministrit Edi Rama
Trupa akademike e gjithë universiteteve deklaron: Qeveria ka afat deri në datën 1 shkurt, ndryshe bojkot dhe grevë në të gjithë universitetet. Edhe studentët vazhdojnë protestën e tyre disa javore dhe mbeten të vendosur për realizimin e kërkesave të tyre Pedagogët e gjithë fakulteteve të Tiranës për herë të parë, që pas vitit 1990, janë mbledhur dje bashkë për të kundërshtuar politikat e qeverisë në arsimin e lartë. Në një takim të thirrur nga gjithë asambletë akademike universitare, pedagogët kanë miratuar një dokument të përbashkët ku i bëjnë thirrje qeverisë që të plotësojë kërkesa të tyre. Kërkesat, të cilat marrin nismën nga shqetësimet e ngritura nga studentët dhe protesta e tyre, janë një ultimatum drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Tashmë kryeministri ka përballë tij studentët dhe pedagogët. Nuk e ka të lehtë ti përçajë siç është përpjekur me “kolona të pesta” apo edhe me ryshfete qeveritare. Duke dalë pro studentëve dhe protestës për arsimin, pedagogët kërkojnë nga qeveria: anulimin e ligjit për Arsimin e Lartë, anulimin e Vendimeve të Këshillit të Ministrave të marra gjatë javëve të fundit nga qeveria, rritje të buxhetit për arsimin dhe ndaljen e gjuhës denigruese të kryeministrit Edi Rama ndaj stafit akademik. Nëse këto kërkesa nuk do të plotësohen nga ana e qeverisë “Rama” deri më datë 1 shkurt, e gjithë trupa akademike e pedagogëve do të nis bojkotin dhe grevën në gjithë vendin. “Presim përgjigje dhe masa konkrete brenda datës 1 shkurt 2019 për pikat e mësipërme. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë do t’i drejtohemi të gjithë trupës akademike të universiteteve publike në nivel kombëtar, për grevë të përgjithshme”,- thuhet në deklaratën e përbashkët të miratuar dje nga trupa e peda-
gogëve të gjithë universiteteve të Tiranës. Ky vendim i marrë në mënyrë unanime nga pedagogët është një zhvillim i ri në revoltën që ka nisur prej më shumë se një muaji në universitete. Profesorët e njohur që janë bërë pjesë e kësaj nisme kanë argumentuar se me ndërhyrjet që janë bërë në ligjin e Arsimi të Lartë dhe me VKM-të e fundit të qeverisë “Rama”, universitetet nuk janë më të pavarura, por pjesë e strukturës së qeverisë. Në më shumë se dy orë takim, emra të njohur si Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, Rezar Prifti dhe shumë e shumë të tjerë kanë shprehur shqetësimet se përse situata në arsimin e lartë nuk mund të vazhdojë më kështu. Ligji për Arsimin e Lartë dhe VKM-të parashikojnë që figura e pedagogëve të vlerësohet nga institucione të qeverisë, po ashtu dhe përvoja e tyre e mënyra si japin mësim të vlerësohet nga
disa burokratë të ministrisë së arsimit. Një tjetër parashikim skandaloz i vendimeve të qeverisë është se dhe përzgjedhja e librave, kurikulave universitare dhe programeve mësimore duhet të bëhet nga disa agjenci qeveritare të Ministrisë së Arsimit. Një zhvillim i tillë është jo vetëm kthim pas i arsimit, por edhe kontrollon total i universiteteve nga qeveria. Nëse në një universitet, pedagogët i heq dhe vendos ministria njëlloj si mësuesit e fshatrave, nëse librat dhe programet mësimore ua cakton qeveria, nëse dhe kontrollin e punës së tyre e bën qeveria, çfarë kuptimi ka që universitet të kenë borde, senate dhe organizata akademike, gjoja të pavarura? Me disa vendime antiligjore, praktikisht qeveria ka zhbërë gjithë themelet e universiteteve si institucione të pavarura, duke i kaluar kompetencat te qeveria. Ndryshimet ligjore që u bënë më
VKM-të e fundit zhbëjnë dhe zgjedhjet brenda universiteteve dhe çdo investim personal akademik të pedagogëve, pasi me rregullat e reja, çfarëdo që të ndodhë brenda universiteteve nuk është në dorë rektorëve, dekanëve, pedagogëve dhe studentëve, por vetëm në disa duar të agjencive anonime të Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë. Për këto arsye, si dhe çështjet që lidhen me protestat e studentëve, pedagogët kanë paralajmëruar dje qeverinë për përshkallëzimin e situatës. Me shumicën e studentëve që kanë bojkotuar mësimin që nga muaji dhjetor dhe me pedagogët që kanë dalë pro protestës së tyre, pas 1 shkurtit qeveria pritet të përballet me një revolucion në universitete. Dhe këtë herë kryeministri e ka seriozisht të rrezikuar karrigen e tij kryeministrore nëse nuk korrigjohet dhe nuk korrigjon ato çka kërkojnë studentët dhe pedagogët.
POLITIKE
4
E shtunë, 26 JANAR 2019
Pedagogët e Universitetit të Tiranës kërkojnë anulimin e Ligjit të Arsimit të Lartë dhe VKM-të e miratuara në Dhjetor
N
jë javë kohë ka në dispozicion qeveria për t’ju përgjigjur kërkesave të pedagogëve të Universitetit të Tiranës për anulimin e Ligjit të Arsimit të Lartë dhe VKM-të e miratuara në Dhjetor. Në të kundërt, pedagogët paralajmërojnë pezullim të procesit mësimor dhe përshkallëzim të protestës. Të mbledhur paraditen e djeshme Asambletë vendosën ti drejtohen kryeministrit me këto kërkesa: Mbështetje për kërkesat e studentëve; Kundërshtim për ligjin e arsimit të lartë dhe fillimin e procesit legjislativ për hartimin e ligjit të ri; Rritjen e buxhetit për arsimin e lartë publik dhe garantimin real të autonomisë financiere; si dhe Ndalimin e menjëhershëm të fushatës denigruese dhe miratimin e statusit të pedagogëve. “U vendos që ne ti drejtohemi gjithë trupës së personelit akademik të Universitetit të Tiranës, por edhe të universiteteve të tjera publike që të kalojmë në grevë të përgjithshme pa afat”- tha Mark Marku. Takimi i djeshëm Pedagogët e Universitetit të Tiranës janë mbledhur këtë të premte për të krijuar koorporatën profesionale të vetëdijshme për rolin përgjegjësitë dhe funksionin e saj në shoqërinë shqiptare dhe në universitet. Në një zë ata kërkojnë anulimin e ligjit të arsimit të lartë pasi cënon rëndë autonominë universitare dhe liritë akademike. Në mbledhje, nuk mori pjesë Asambleja e Fakultetit të Ekonomisë, por pedagogët e pranishëm u shprehën krah studentëve dhe kërkesave të kolegëve të tyre. “Ne po goditemi sot jo sepse ju tek kryeministrit, por sepse jemi të dobët. Drejtuesit tanë kanë abuzuar me këtë liri akademike sa ne kemi prodhuar studimi doktorature për formën e kokrrës së orizit o dreqi e mori. Unë uroj që të na vijnë mend ore, se do digjemi prapë” – tha pedagogu Rezart Prifti. Pedagogët ftuan edhe kolegët në Universitete të tjera të reagojnë mbi efektet që ligji për arsimin e lartë ka shkaktuar në institucionet e arsimit të lartë publik. Pedagogu Mark Marku bëri thirrje për të reaguar pasi nuk mund të lejohet askush që të cënojë dinjitetin e tyre. “Sot me VKM-të jemi shndërruar në një universitet pa kurrfarë autonomie universitare dhe lirisë akademike. “A do ta pranojnë ne këtë? Ky është një test për ne. A jemi ne një trupë e vdekur siç shpreson
Mark Marku thirrje pedagogëve: Qeveria na do trupë të vdekur, koha të reagojmë
qeveria dhe uron që të jemi? A do të kemi forcë reaguese ta refuzojmë këtë gjendje? Unë mendoj që po është koha. I kemi të gjitha mundësitë dhe nuk kemi pse të kemi frikë. Nuk ka arsye që një pedagog dhe një njeri i lirë të ketë frikë. Ne duhet të kemi frikë nga frika dhe unë i bëj thirrje të gjithëve të reagojmë sepse kemi dinjitetin dhe duhet ta mbrojmë dhe nuk duhet të lejojmë askënd që të na cënojë”- u shpreh Mark Marku. Çfarë çënon ligji i arsimit të lartë? Para kolegëve të tij, profesor Marku bëri dhe një skanim të efekteve të ligjit aktual të arsimit të lartë duke u shprehur se ai është një cenim i pastër ndaj universiteteve.
KËRKESAT PËR KRYEMINISTRIN NGA ASAMBLEJA E UNIVERSITETIT TË TIRANËS: 1. Mbështetja për kërkesat studentore 2. Anulimi i ligjit për arsimin e lartë dhe fillimin e procedurave për fillimin e procedurave për hartimin e një ligji të ri 3. Rritjen e buxhetit për arsimin publik 4. Anulimi i menjëhershëm të VKM-ve të cilat bien në kundërshtim me autonominë universitare dhe lirinë aka“E para – Përmes 5 agjencive, i është hequr universiteti në drejtim të kërkimit shkencor, rekrutimit, përgatitjes së kurrikulave dhe
demike 5. Ndalimi i fushatës denigruese të figurës së pedagogut si dhe miratimin e statusit të pedagogut 6. Do konsiderojmë si vullnet të mirë të qeverisë, anulimin e VKM-së për t’u shprehur parimisht për rishikimin e ligjit, nëse nuk ndodh brenda 1 jave shpallet grevë nga pedagogët. programeve. Agjenci me iniciale të cilat fare mirë mund ti ngatërrosh me kompani farmaceutike. Aq të rëndësishme janë. Të gjithë e dimë
sa vështirë është të reformojmë programet tona sepse e gjithë struktura burokratike-universitare që kalon deri në agjenci e ministri na kërkon ne 2- 3 vjet të bëjmë një program të ri. Po tentoj të bëjmë një ristrukturim të departamentit, një riformatim të programit për shkak të evoluimit të teknologjive të reja, por nuk e updetojmë dot. E dyta- Përmes krijimit të strukturave brenda universitare dhe mbivendosjes së kompetencave të tyre. Nga njëra anë senati dhe rektorati nga ana tjetër Bordi i Administrimit me administratorin dy struktura paralele që kanë futur në krizë universitetin dhe i kanë hequr autonominë financiare universitetit. Është thënë në mënyrë propagandistike që autonomia financiare ka shkuar në bazë në universitet, por praktikisht universiteti sot është jashtë vendimmarrjes dhe përcaktimit të politika për përdorimin e fondeve në universitet. Kjo sjell pamundësi për të bërë kërkim shkencor, për të financuar karrierën profesionale të pedagogëve, pamundësi për të angazhuar studentët me projekte të kërkimit shkencor, pafundësi pamundësishë. VKM e kanë asgjësuar totalisht qoftë autonominë qoftë liritë autonomike, madje kanë depërtuar në palcë në cënimin e lirive akademike. Është arritur aty sa ministria të bëjë vlerësimin e punës shkencore të karrierës profesionale të profesioratit. Jam i bindur se nuk ka vend në botë, jam i bindur që dhe Maduro që po bie tani përmes revoltave masive nuk ka guxuar që të bëjë sulm të tillë kaq të fortë ndaj lirisë akademike dhe të drejtave të profesoriatit”- theksoi Mark Marku. Në vijim të fjalës së tij, profesor Marku deklaroi se Ministria, gjithashtu, do përcaktojë tekstet të cilat do përkthehen. “Ideja është që ministria do na përcaktojë tekstet të cilat do të përkthehen dhe më pas do të detyrohemi ti aplikojmë. Ministria do na detyrojë cili profesor vlen apo jo përmes sondazhit kombëtar që mund të bëjë, apo portaleve online që e dimë si funksionojnë. Përmes VKM është përcaktuar statute tip, që janë e drejtë ekskluzive e universiteteve. Nëse ne nuk kemi të drejtë të përcaktojmë statutet, kurrikulat, programet tona, përmbajtjen e dijes që ne transmetojmë, bibliografinë, atëherë ku qëndron autonomia dhe liria akademike. Praktikisht janë asgjësuar liritë akademike”- u shpreh dje pedagogu Mark Marku.
POLITIKE
5
E shtunë, 26 JANAR 2019
VENDIMET - FSHN: DEKANATI TË MOS PEZULLOJË STUDENTËT
Asambletë e Filologjikut dhe Shkencave Sociale “Pro” studentëve A sambleja e Fakultetit të Filologjisë përkrah kërkesat e studentëve dhe shpreh kundërshtime me aktet nënligjore edhe për urdhrat e Kryeministrit Edi Rama. Sipas Asamblesë, këto akte cënojnë IAl dhe profesoratin, si dhe shkelin Konventën Europiane për liritë akademike. Asambleja e Fakultetit të Filologjisë kërkon të sanksionohet me ligj statusi i pedagogut. Në vendim thuhet që “përfaqësues të Asamblesë të mblidhen për veprime të mëtejshme”. Edhe Asambleja e Shkencave
Sociale mbështet me vendim kërkesat e studentëve dhe propozon hapje debati mes aktorëve universitarë. “Dekanati të gjeje rrugët për mos penalizimin e studentëve protestues dhe zëvendësimin e orëve të pa realizuara”, thuhet në vendim. Asambleja e Shkencave Sociale kërkon hartimin e një ligji të ri për arsimin e lartë dhe shprehet kundër fushatës përbaltëse të figurës së pedagogut. Pas protestave të vazhdueshme të studentëve, ditën e djeshme është mbledhur personeli akademik i Fakultetit të Shken-
cave të Natyrës, i cili krahas mbështetjes së treguar për studentët i është drejtuar më një thirrje edhe dekanatit. Ata i kërkojnë dekanatit të mos pezullojë studentët, ndërsa kanë listuar edhe disa kërkesa të tjera. Ky personel shprehet i vendosur duke shtuar se duhet të anulohen urgjentisht VKM-të e fundit pasi sipas tyre,
kjo cenon autonominë universitare. “Mbështesim studentët . Dekanati mos të penalizojë studentët. Solidarizimin me pedagogët e tjerë. Të anulohen VKM-të e fundit. VKM e fundit cenojnë autonominë universitare. Të hartohet një ligj i ri për arsimin e lartë”, thuhet në kërkesat e tyre.
Anëtari i Senatit Akademik: VKM-të e “Paktit” janë të pa konsultuara dhe të pa analizuara, duhen rishikuar
D
ekani i fakulteti Ekonomik, njëherësh dhe anëtar i Senatit Akademik, profesor Dhori Kule ka zbardhur atë çfarë ka ndodhur dje në mbledhjen e Senatit. Ai ka mohuar zërat se Senati ka kërkuar dorëheqjen e rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni dhe ka theksuar se me unanimitet është miratuar raporti i grupit të punës për aktet e qeverisë në paktin për Universitetin. “Senati nuk u mblodh as për të hequr Mynyr Konin as për të diskutuar për të. Sot senati u mblodh për të analizuar detyrën që i kishte dhënë në mbledhjen e datës 14, grupit të punës për të verifikuar aktet që kanë dalë në lidhje me paktin për universitetin dhe grupi i punës kishte përgatitur një material, i cili u miratua nga senati. Pra, për shumë nga ato akte grupi i punës thoshte se janë të paligjshme, antikushtetuese. Gjithë relacionin që bëri grupi i punës, senati e miratoi. Por senati tha të shohim edhe elementë të tjerë të akteve që kanë dalë dhe pas një jave grupi i punës të shprehet dhe për ato akte që nuk janë parë. Ne i kërkuam të shohin dhe njëherë nëse kanë probleme. Për shumicën e akteve grupi i punës tha se duhen anuluar, janë të paligjshme”, deklaroi
Kule: Senati nuk kërkoi dorëheqjen e Mynyr Konit
Kule. Në prononcimin e tij për News 24, Dhori Kule nënvizoi se i gjithë raporti i grupit të punës u miratua pa asnjë kundërshtim nga Senati, duke
sqaruar se Senati ka kërkuar një rishqyrtim të disa akteve të tjera të paktit për Universitetin për të cilat do të sjellë një raport përfundimtar në një
mbledhje që pritet të zhvillohet pas një jave. “Por u tha të plotësohet për aktet që nuk ishin shprehur. Senati kërkoi që pas një jave të mblidhet sërish për një raport përfundimtar. Ata ishin shprehur për 5-6 VKM dhe thoshin se janë të paligjshme, antikushtetuese. Fryma e Senatit ishte që VKM-të e paktit që janë të pa konsultuara dhe të pa analizuara nga grupi i punës të rishikohen. Senati miratoi me unanimitet raportin e grupit të punës”, tha dekani Kule. Lidhur me dorëheqjen e kërkuar për rektorin Koni, profesor Kule tha se senati nuk është marrë fare me këtë gjë, pasi ka një procedurë ligjore. “E kërkuan studentët që erdhën. Senati Akademik nuk u mor fare me dorëheqjen e Konit sepse ka një procedurë ligjore. Nuk ka qenë qëndrim i senatit problemi i Mynyr Konit. U mblodh për një problem të madh të universitetit dhe miratoi qëndrimin e grupit të punës”, theksoi dekani i Ekonomikut, Dhori Kule.
Protesta - Koni: Do ushtroj gjithë kompetencat për të zgjidhur situatën e studentëve
Studentët e Juridikut do takohen me rektorin Koni: Je me ne apo kundra nesh
R
ektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ishte dje në Fakultetin e Drejtësisë. Një nga studentët e ngujuar tha se qëllimi i vizitës ishte takimi i Rektorit me ta, por meqë nuk mund të hynte nga dritarja, pasi ishte mbyllur dera ishte lënë që të mbahej një takim në rektorat në një orë të mëvonshme. Studentët kërkuan sërish shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë dhe plotësimit të kërkesave si kusht për t`u rikthyer në auditore. “I bëmë me dijë situatën, lamë një takim, por nuk e zhvilluam
këtu sepse do të krijohej një situatë e pakëndshme edhe për ne edhe për rektorin”, tha një student. Pasi u tha studentëve të ngujuar se i pret në Rektorat, Koni zhvilloi takim edhe me dekanin Artan Hoxha, drejtues të departamenteve por edhe studentë që kërkojnë rinisjen e mësimit. Jashtë derës së dekanit, studentët debatuan ashpër. Në përfundim të takimit, ku zgjidhje nuk morën asnjë nga palët, rektori deklaroi se do të ushtrojë gjithë kompetencat që i jep ligji për të zgjidhur ngërçin
e krijuar në disa fakultete. “Unë si Rektor i Universitetit të Tiranës do të vazhdoj kompetencat e mia në vijueshmëri”- tha Koni. Ndërkohë që studentët që vijojnë bojkotin shprehen të vendosur se do ta çojnë deri në fund atë. “Dyert do të jenë të mbyllura derisa të vihet drejtësi. Do shkojmë në takim me rektorin në rektorat për ti thënë nëse është me ta apo kundra. Do të shkojmë në takim në rektorat vetëm me një kërkesë drejtuar rektorit: Është me ne dhe kërkon abrogimin e ligjit apo është kundra nesh dhe
do të vazhdojë të marrë çfarëdo mase që e sheh të arsyeshme për të na nxjerrë nga protesta, larguar nga ngujimi”- u shpreh dje një nga studentët protestues. Ndërkaq, studentët e Juridikut do të kishin dhe një mesazh për dekanin e tyre Artan Hoxha. Mëngjesin e djeshëm studentët e
Drejtësisë i janë drejtuar dekanit Artan Hoxha me një poster të madh në hyrjen e fakultetit ku i kërkojnë të distancohet nga Edi Rama dhe të mbështesë studentët. “Dekan, bëhu me studentët, Jo me Ramën”- shkruhej në parrullën e shpalosur dje në hyrjen e Fakultetit të Drejtësisë.
POLITIKE
6
E shtunë, 26 JANAR 2019
REAGON KRYEPARLAMENTARI RUÇI: KONTRIBUT PËR PAQEN I FQINJIT TONË JUGOR, GREQISË
Presidenti Meta: Miratimi i marrëveshjes së Prespës, arritje historike P olitika shqiptare është bërë bashkë dhe ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit të Maqedonisë që u votua mesditën e djeshme nga Parlamenti i Greqisë. Një lajm të shkëlqyer e ka cilësuar Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Kreu i Shtetit e ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes së Prespës për çështjen e emrit të Maqedonisë nga parlamenti grek, ku përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Meta thotë se miratimi i marrëveshjes së Prespës është një arritje historike dhe një lajm i shkëlqyer për marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë e Veriut. “Miratimi i Marrëveshjes së Prespës edhe nga Parlamenti grek është një lajm i shkëlqyer për marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë e Veriut dhe për perspektivën europiane dhe euro-atlantike të rajonit tonë! Përgëzime për këtë arritje historike!”- u shpreh dje Presidenti i Republikës Ilir Meta. Votimi i djeshëm i parlamëntarëve grekë
është përshëndetur edhe nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili e quajti një veprim kurajoz të Greqisë. “Ratifikimi nga Parlamenti i marrëveshjes së Prespës është një veprim kurajoz dhe kontribut për paqen i fqinjit tonë jugor, Greqisë. Ky vendim mund të merrej nga nga një qeveri dhe par-
lament vizionar. Marrëveshja midis fqinjëve tanë, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, tregon se Ballkani po çlirohet nga inercitë shekullore, që kanë ngadalësuar, por nuk mund të pengojnë emancipimin e gadishullit”, theksoi dje në prononcimin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Zaev: Qoftë e përjetshme marrëveshja! Rama: Arritje historike e Tsiprasit dhe Zaevit
Greqia ratifikon Marrëveshjen e Prespës, “lind” Maqedonia e Veriut
KREU I PD-së
Marrëveshja e Prespës, Basha: I hap rrugën anëtarësimit në NATO!
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, kryedemkrati Basha u shpreh dje se kjo marrëveshje i hap rrugën anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut. “Përshëndes ratifikimin e marrëveshjes së Prespës nga parlamenti helen që i hap rrugën anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut dhe konsolidon bazat e bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin e rajonit”, u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha.
ISH-MINISTRI I JASHTËM
Votimi i Marrëveshjes së Prespës, Bushati: Moment historik për Ballkanin dhe BE
P
arlamenti grek ka ratifikuar Marrëveshjen e Prespës, që i hap rrugë emrit të ri të Maqedonisë së Veriut. Me 153 vota pro dhe 146 vota kundër, dhe pas një seri protestash të dhunshme në Athinë dhe Selanik, ka marrë fund këtë të premte mosmarrëveshja 27 vjeçare mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit. Në votimin e djeshëm, 8 deputetë iu bashkuan partisë kryesore qeverisëse të “SYRIZA”-s duke i dhënë fund paqartësive që kishin kapluar politikën greke rreth kësaj teme sensitive. Sipas marrëveshjes, Republika e Maqedonisë e ndryshon emrin në “Republika e Maqedonisë Veriore”, ndërsa Greqia zotohet të heqë veton për pranimin e vendit në NATO. Gjatë ditëve të debatit, para Parlamentit u mblodhën mijëra protestues të cilët janë përleshur me policinë. Për këtë, rreth 1500 forca policie janë dislokuar në rrugët e Athinës. Herët të enjten, mbështetësit e Partisë Komuniste Greke mbuluan me dy flamuj gjigantë muret e Akropolit. Reagon Shkupi Pas minuta pas miratimit të Marrëveshjes së Prespës për çështjen e emrit nga parlamenti grek, do të vinte dhe reagimi zyrtar i Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Përmes një qëndrimi të shprehur në rrjetet sociale, Zaev uron homologun e tij grek Aleksis Tsipras dhe shprehet se Marrëveshja e Prespës është e përjetshme dhe i shërben paqes dhe progresit të Rajonit dhe Evropës. “Urime miku im Aleksis Tsipras, bashkë me
popujt tanë arritëm një fitore historike. Qoftë e përjetshme Marrëveshja e Prespës, qofshin të përhershme paqja dhe progresi në Ballkan dhe Evropë”, u shpreh dje kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Reagimi i Tiranës Lajmi i votimit të djeshëm në Parlamentin e Greqisë, ka shkaktuar reagimin e Kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili në cilësinë edhe të ministrit të Europës
dhe Punëve të Jashtme ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit të Maqedonisë. Përmes një komenti në rrjetet sociale Kryeministri Edi Rama e cilësoi si arritje historike të dy kryeministrave Tsipras dhe Zaev. “Respektim dhe urim për Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev për arritjen e tyre historike dhe fundin e konflikteve të gjata midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut”, u shpreh kryeministri Edi Rama.
Edhe pse tashmë jashtë kryesimit të diplomacisë shqiptare, i pari që reagoi dje pas votimit në Athinë ishte ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, u shpreh se vota e Parlamentit grek zgjidhi mosmarrëveshjen 27 vjeçare mbi çështjen e emrit të Maqedonisë dhe i hapi dyert asaj për pranimin në BE dhe NATO. Dhe për këtë arsye ai e cilësoi vendimmarrjen e ligjvënësve helenë si një arritje historike. Në fund ish-ministri i Jashtëm ndan dhe një urim për firmëtarët e marrëveshjes historike, Nikos Kotzias, Nikola Dimitrov, Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras. “Vota e Kuvendit të Greqisë për Marrëveshjen e Prespës zgjidhi mosmarrëveshjen prej 27 vitesh mbi çështjen e emrit dhe hap dyert për pranimin në BE të NATO-s dhe BE. Ky është një moment historik për Ballkanin dhe Evropën. Urime! @NikosKotzias @ Dimitrov_Nikola @Zoran_Zaev @ tsipras_eu @Zoran_Zaev”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.
POLITIKE
7
E shtunë, 26 JANAR 2019
Zgjedhjet - Një “17 Maj” i Dytë? Kreu i KQZ-së: Na vendos në vështirësi, por do bëjmë maksimumin
P
asojat më të mëdha nga marrëveshja e 17 majit 2017 i pati Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të cilit ju desh që brenda 1 muaji të organizojë zgjedhje me rregulla të reja loje. Në kushtet ku presioni është i madh dhe konsensusi për reformën zgjedhore mund të lihet për në momentin e fundit, mund të rrezikojë që ky fenomen të përsëritet. Nisur nga kjo, kryetari i KQZ-së Klement Zguri i kërkon partive politike që të gjejnë konsensusin për reformën zgjedhore, pasi koha është e kufizuar për të implementuar ndryshimet. Zguri kërkon që në zgjedhjet e 30 qershorit t’u ndalohet e drejta partive politike që të zëvendësojnë komisionerët në minutat e fundit, pasi, sipas tij, dëmton procesin zgjedhor. “Ndryshimet nuk janë vetëm një moment në Kodin Zgjedhor. Pas kësaj vijnë si rrjedhojë të gjitha masat që duhet të marrë institucioni për të përgatitur zgjedhjet, dhe kam parasysh: nxjerrjen e akteve rregullative, akteve nënligjore, gjetjen e burimeve financiare dhe njerëzore. Janë një sërë elementësh të cilët bëjnë të domosdoshme një kohë të mjaftueshme në dispozicion të KQZ-së”- theksoi Zguri. Por kreu i KQZ-së garanton se nuk do të jetë pengesë e një marrëveshjeje të mundshme. “Nëse ligjvënësi do të ketë arsye dhe do të merret vesh për të bërë ndërhyrje e ndryshimet e duhura
Alarmi, Zguri: Të ndalohet ndryshimi i komisionerëve në momentin e fundit
në Kodin Zgjedhor, që synojnë përmirësimin e përgatitjeve për procesin zgjedhor, KQZ-ja do të bëjë maksimumin e vetë që këto ndryshime të realizohen dhe të shkojnë në funksion të qëllimit”- tha Zguri. Klement Zguri e ka një sugjerim për politikën,
në rast se nuk do të pranojnë një depolitizimin të plotë të komisionerëve, të paktën të mos lejohet zëvendësimi. “Minimalisht i duhet hequr e drejta partive për të ndryshuar komisionerët në çdo moment. Është absurde. Të gjitha përpjekjet e KQZ-së për të
trajnuar administratën shkojnë në zero, për shkak të zëvendësimeve kaq të pa pranueshme të komisionerëve nga partitë në momente deçizive të procesit”- u shpreh Klement Zguri. Vakanca e dy anëtarëve të KQZ-së nuk e pengon punën përgatitore për
zgjedhjet, por sipas kryetarit të Komisionit ul besueshmërinë e procesit tek publiku. “Patjetër që mungesa e njërit krah, opozita në rastin konkret në përbërjen e KQZ-së krijon një problem, më së paku një problem në perceptimin e publikut dhe besimit tek vendimmarrja e institucionit”, u shpreh Zguri. Ndërkombëtarët vijojnë ti bëjnë thirrje partive parlamentare që të ulen në tryezë për të miratuar ndryshimet në kodin e ri zgjedhor, kur na ndajnë më pak se 6 muaj nga zgjedhjet vendore. Një nga kushtet e OSBE-së është depolitizimi i administratës zgjedhore, por në lokalet e 30 qershorit nuk ka gjasa të ndodhë pasi duhet që të ngrihet një qendër trajnimi që të certifikohen nga KQZ. Por Klement Zguri ka një zgjidhje të përkohshme. “Ne hasim në vështirësi për shkak të sjelljes që komisionerët kanë. Minimalisht duhet që ti hiqet e drejta diskreciale partive politike për ti zëvendësuar në çdo moment, çka është absurde”- u shpreh kreu i KQZ-së, Klement Zguri.
KREU I GRUPIT TË LSI-së: KY PASTRIM PARASH PASURON NJË KRYEMINISTËR GRABITQAR
Vasili: Rama po bën pastrim të madh parash, gjendemi në moment ulëritës K
reu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili deklaroi këtë të premte në një dalje për mediat se në vend po bëhet një pastrim i madh parash. Vasili akuzoi se operacionet e pastrimit të parave mbahen peng nga kryeministri Edi Rama, i cili, sipas tij, po bëhet miliarder në kurriz të rrënimit të mijëra shqiptarëve dhe bizneseve të vogla. Ai u shpreh më tej se këtë aktivitet të jashtëligjshëm e konstatojnë edhe raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, Këshillit të Evropës dhe DASHit. Kreu i grupit parlamentar të LSI-së i bëri thirrje në fund për protestë, nën kauzën e një të ardhmeje më të mirë. “Jo më larg se pak ditë më parë, autoritetet policore gjermane kanë botuar një libër tepër të rëndësishëm për Shqipërinë, ku pohojnë qartazi se në Shqipëri në mënyrë të drejtpërdrejtë thonë që mund të transferohen shuma të mëdha parash, përfitime nga transaksionet ilegale mund nxirren
lehtësisht jashtë vendit dhe të futen në treg, dhe njëkohësisht licensat dhe gjithçka janë lehtësisht të nxjerrshme, pasi organet, politika dhe drejtuesit e administratës shtetërore të Rilindjes e mundësojnë dhe e kanë bërë një han pa porta Shqipërinë. Shqipëria e kriminalizuar dhe kjo para, e cila rrënon vendin pasi mijëra biznese të ndershme falimentojnë dhe shkatërrohen, ndërkohë që zhvillimi i vendit është peng i duarve të një njeriu, kryeministrit të vendit, do të thotë që ky pastrim parash ka vetëm një funksion: pasuron një kryeministër grabitqar, i cili nëpërmjet këtyre operacioneve bëhet një miliarder i vërtet. Është në një moment ulëritës për sa i takon këtij kriminalizimi. Këshilli i Europës nëpërmjet Manivalit riktheu Shqipërinë nën monitorim, pra nën një situatë të zezë mbas 8 vitesh që nga 2011, ku nuk prodhoheshin me raporte. Dhe e nxjerr sigurisht në pah, në mënyrë shumë dramatike këtë
gjë. Departamenti Amerikan i Shtetit, ka tundur kambanat e alarmit, pasi paratë pastrohen haptazi dhe përshkruan dhe se ku ndodh ky pastrim parash. Ne kemi mundur në sytë e prokurorisë shqiptare, në sytë e Bankës së Shqipërisë dhe të Guverantorit të saj, në sytë e këtij kryeministri, tërësisht të kapur dhe të kriminalizuar, që një bankë shqiptare
është produkt offshore, pikërisht ABI BANK dhe e licencuar në dhunim flagrant të të gjitha rregullave të Bankës, në mungesë të plotë të transparencës, sipas atyre rregullave që kjo bankë kërkon, dhe kurrkush nuk lëviz gishtin përveçse mbizotëron një heshtje e plotë, ku të tërë palët në qeverisje dhe të gjitha instrumentet ligjzbatuese janë të gjitha
në një heshtje, në një sinkron të plotë, pasi këto mekanizma të pakontrolluara, të paverifikuar dhe në këtë klimë të pastrimit të parave do të thotë që u hapet rrugë e gjerë, duke menduar vetëm e vetëm për pasurimin e paligjshëm, ilegal, kriminal të kryeministrit, atij në mënyrë individuale dhe të një klike të vogël që e rrethon dhe rrënimin e shqiptarëve nga ana tjetër. Shqiptarët duhet të kuptojnë që kjo është një çështje tragjike, pasi të mos çuditen aspak kur të konstatohet një kolaps i menjëhershëm dhe i rrufeshëm i ekonomisë, i pandalshëm dhe me pasoja shkatërrimtare. Ndalja e kësaj veprimtarie kriminale me dimensione të frikshme ka vetëm një mundësi, të gjithë së bashku, të gjithë në protestë, për të mbrojtur fatin e fëmijëve tanë, të bizneseve, të punës së ndershme, dhe të të ardhmes së vendit. Në të kundërt kemi një shkatërrim”, deklaroi dje kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili.
POLITIKE
8
E shtunë, 26 JANAR 2019
Skandali në Ministrinë e Jashtme në njoftimin drejtuar ambasadave të huaja në Tiranë
Ministria njofton: Cakaj është ministër S
kandali që po konsumohet me Ministrinë e Jashtme dhe për Evropën nuk ka precedenet dhe ai i shkon për shtat vetëm një njeriu si Edi Rama. Zoti Rama është ministër i Jashtëm me dekret presidencial dhe një fakt i tillë është reflektuar në faqen online të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë ku z. Rama figuron si titullar. Ditën e parë të marrjes së detyrës, z. Rama tha vetëm dy fjali: “Unë i nënshkruari Edi Rama, në funksionin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, i
delegoj zotit Gent Cakaj, Zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, detyrën e drejtimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe përfaqësimit të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, brenda dhe jashtë vendit”. A e ka zoti Rama këtë tagër? A mund të delegohet përfaqësimi jashtë vendit i ministrit të Jashtëm? Ky është një diskutim që po bëhet në media dhe për të kanë folur ekspertë të fushës. Ka arsye dhe rrethana pse bëhet delegimi i një zv/ministri me kompetenca ministri. Ai është i përkohshëm
dhe nuk mund të jetë i përhershëm. Përndryshe zoti kryeministër të kishte zgjedhur një kandidaturë tjetër ose kishte shumë mirë Ditmir Bushatin. Por situata në fjalë mbingarkohet edhe nga një sjellje prej kalamani delirant të z. Cakaj. Edhe sot që flasim, në faqen online të Ministrisë së Jashtme, nuk figuron asnjë CV, as edhe foto personale për këtë person. Në rubrikën “Zëvendësministrat” janë publikuar të dhënat për dy zv.ministrat Artemis Dralo dhe Etjen Xhafaj dhe krahas tyre vihet një emër, Gent Cakaj, pa asnjë të dhënë./ Respublica.al
LETRA E ISMAIL KADARE DHE INTELEKTUALËVE MË TË SPIKATUR BOTËRORË
“Europa po shpërbëhet para syve tanë”
“Vlerat intelektuale në Europë po përballen me një sfidë që nuk është parë që nga vitet 1930”, thonë disa nga intelektualët më të spikatur nga 21 vende të botës, përfshirë shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare, teksa Britania po shkon drejt përmbushjes së Brexit-it e nacionalistët duket se do të marrin shumë vota në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian. Bëhet fjalë për një grup prej 30 shkrimtarësh, historianësh e fituesve të çmimit Nobel. Ata kanë nënshkruar një manifesto, të botuar në shumë gazeta, përfshi “The Guardian”, ku ngrenë alarmin se ideja e Europës po shpërbëhet para syve të tyre. “Duhet të veprojmë tani, ose Europa do të zhduket nën dallgët e populizmit”, thotë shkrimi. “Duhet të rikthejmë vullnetarizmin politik, ose të
pranojmë se do të rrethohemi e do të pushtohemi nga urrejtja dhe pasionet e zymta që e ndjekin”. Ata shkruajnë se është për të ardhur keq që Europa u braktis nga ishulli përtej Kanalit, duke iu referuar Brexit-it, që e ka sjellë marrëdhënien e BE-së me Anglinë në pikën më të ulët në historinë e pas-Luftës së Dytë Botërore.
Intelektualët vlerësojnë se “nëse nuk ndërmerren përpjekje për të luftuar populizmin, zgjedhjet në BE do të jenë më fatëkeqet që ka parë BE; fitore për shkatërrimtarët; turp për ata që ende besojnë te trashëgimia e Erasmusit, Dantes, Gëtes dhe Komeniusit. Një përbuzje e inteligjencës e kulturës; shpërthim i ksenofobisë dhe an-
tisemitizmin; një katastrofë”. “Europa është braktisur nga përtej Kanalit e përtej Atlantikut, nga dy aleatët më të mëdhenj që në të shkuarën e kanë shpëtuar kontinentin dy herë nga vetëvrasja; e kanë lënë të cenueshme ndaj manipulimeve që sa vijnë e bëhen më haptazi nga ideatori i tyre në Kremlin. Eruopa, si ide, vullneti dhe ajo çfarë përfaqëson, po shpërbëhet para syve tanë”, shkruan teksti. Lista e plotë e firmëtarëve: Vassilis Alexakis, Svetlana Alexievitch, Anne Applebaum,
Ismail Kadare, Jens Christian Grøndahl, David Grossman, Agnès Heller, Elfriede Jelinek, György Konrád, Milan Kundera, Bernard-Henri Lévy, António Lobo Antunes, Claudio Magris, Ian McEwan, Herta Müller, Lyudmila Ulitskaya, Orhan Pamuk, Rob Riemen, Salman Rushdie, Fernando Savater, Roberto Saviano, Eugenio Scalfari, Simon Schama, Peter Schneider, Abdulah Sidran, Leïla Slimani, Colm Tóibín, Mario Vargas Llosa, Adam Michnik and Adam Zagajewski.
FORUM ANALIZË Prof. Lisen Bashkurti
Q
ysh në krye të herës nuk jam marrë dhe nuk kam ndër mënd të merrem me emrin e të 'ngarkuarit me punë në krye të diplomacisë së Shqipërisë'. Emri nuk ka rëndësi. Por, lypet të merrem dhe padyshim do merrem edhe në të ardhmen me statusin e paprecentë të 'emërimit' të tij nga Kryeministri i Shqipërisë. Them nevojitet të merrem dhe duhet të merrem sepse drejtuesi i diplomacisë është një nga postet më të rëndësishme të shtetit. Për shtetet e vogla posti më i lartë diplomatik ka rëndësi akoma më të madhe. Anshtjani thoshte që vëndet vogla kanë nevojë për diplomatë të mëdhenj, për të kompensuar përmes tyre atë që u mungon objektivisht. Diplomacia dhe sfidat e Shqipërisë Në momentet historike që po kalon Shqipëria dhe Kosova diplomacia shqiptare është përballë sfidave që kurrë më parë nuk i ka përjetuar. Shqipëria është në një fazë shumë kritike në rrugën drejt integrimit në BE. Dilema për hapjen ose jo të negociatave për antarësim po thellohet gjithnjë e më shumë. Celësi i zgjidhjes së kësaj dileme është kryesisht te realizimi i reformave në vënd. Por peshë të madhe ka edhe diplomacia, si instrumenti i dialogut politiko-diplomatik dhe i promovimit të Shqipërisë tek vëndet antare të BE si dhe tek institucionet e Brukselit. Për herë të parë diplomacisë shqiptare i duhet të aplikojë një kryqëzim intensiv dhe profesional midis diplomacisë bilaterale dhe asaj multilaterale si dhe midis diplomacisë qeveritare dhe asaj parlamentare. Sic po ecin punët e reformave deri tani dhe sic po katandiset diplomacia shqiptare me anonimat pa dekret, pa legjitimitet dhe pa kredenciale në krye, Shqipëria ka gjasa që më shumë t'i largohet sesa t'i afrohet objektivit për hapjen e negociatave për antarësim me BE. Shqipëria është në proces përballje shumë serioze për zgjidhjen e një kompleksi problemesh me fqinjin e Jugut, Greqinë. Procesi i negociatave i nisur pak vite më parë është karakterizuar nga mungesa e gjithëpërfshirjes, transparencës, informimit dhe komunikimit politik, publik dhe mediatik. E në mes të kësaj mjegullnaje plot paqartësi dhe rrezikshmëri dy shefat e diplomacisë të të dy vëndeve, Greqisë dhe Shqipërisë, papritur lëshuan postet
e tyre. Negociatat u ndërprenë. Bazuar në historinë, teorinë dhe praktikën e negociatave është më mirë të mos i nisësh fare ato sesa t'i ndërpresësh në mes të rrugës. Ndërprerja e negociatave e thyen besimin ndërmjet palëve, trazon politikën dhe trondit opinionin publik. Besimi i thyer është shumë vështirë për tu ringjizur sërish. Përballë kësaj situate dy kryeministrat, Grek dhe Shqiptar veshën qyrkun e diplomatëve për të cuar përpara procesin e lënë përgjysëm. Po ndërkohë që Kryeministri Grek po e mban peshën e qyrkut diplomatik, Kryeministri Shqiptarë akoma pa u tharë dekreti i Presidentit e 'delegoi' postin e kryediplomatit tek një anonimat pa dekret, pa legjitimitet dhe pa kredenciale. Për herë të parë, qysh nga vitet '90 Shqipëria po merr drejtimin e OSBE. Është një organizatë Euro-Atlantike-Aziatike shumë e rëndësishme dhe njëkohësisht mjaft e komplikuar. Shtrirja gjeografike e OSBE, mpleksja gjeopolitike kontraverse e antarëve të saj, ndërthurja e strukturave të shumta përbërëse, konteksti konjuktural i krizave euro-atlantike-aziatike dhe botërore e bëjnë drejtimin e OSBE një sfidë të vërtetë. Përballja e Shqipërisë për herë të parë me këtë sfidë lyp përgjegjshmëri, kapacitete dhe profesionalitet shumë të lartë diplomatik. Shqipëria është një shtet i vjetër. Ndër antarët e parë të Lidhjes së Kombeve. Sot antare e OKB me marrëdhenie diplomatike me shumicën e shteteve të saj. Vërtetë politika e jashtme dhe diplomacia janë prioritizuar drejt BE, por kurrësesi nuk mund të lihen mënjanë marrëdhëniet me partner strategjik si ShBA sikundër edhe me shtetet e tjera të mëdha, të mesme dhe të vogla. Marrëdhëniet ndërkombëtare janë pasuri e pacmuar, miqësitë e vjetra duhen konsoliduar, miqësitë e reja duan investime, cdo shtet ka vlerën e vet dhe duhet konsideruar si i tillë. Diplomacia është proces i pandërprerë. Diplomacia është memorie ndërkombëtare. Diplomacia është arkivë e gjallë. Aktualisht politika e jashtme dhe diplomacia shqiptare po i zbeh dhe madje po i humb disa vlera të trashëgimisë së vyer të saj në marrëdhëniet ndërkombëtare. Diplomacia e Kosovës në nevojë Shqipëria ka rol dhe përgjegjësi
9 E shtunë, 26 JANAR 2019
Kryediplomat pa dekret, pa legjitimitet, pa kredenciale të madhe për Kosovën, sidomos në fazën e përpjekjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Politika e jashtme e Kosovës është futur në kaos strategjik dhe ka ngatërruar prioritetet e saj. Ndërkohë diplomacia kosovare, si instrumenti kryesor i zbatimit të politikës së jashtme ka një zbehje të dukshme kohët e fundit. Politizimi i sëmurë dhe amatorizmi vulgar po gërryejnë themelet e ngrehinës së diplomacisë kosovare akoma pa nisur mirë. Për këto arsye diplomacia e Kosovës po humb terren përballë agresivitetit të diplomacisë Serbe. Kryediplomati i Kosovës, me formimin dhe përvojën e pamjaftueshme diplomatike po shpalos performancë të dobët në udhëheqjen e institucionit. Për këto arsye në vënd të zgjerimit të njohjeve ndërkombëtare, Kosovës po i paksohen ato. Në vënd të avancimit në integrime në organizata dhe agjensi të ndryshme ndërkombëtare Kosova po dështon hap pas hapi, si rastin e UNESCO dhe INTERPOL. Në vënd të qëllimit që dialogu me Serbinë të synojë pa ekuivok njohjen e realitetit të Kosovës si shtet të pavarur, sovran dhe me integritet të pacënueshëm territorial, po hidhen ide dhe po ndërmerren iniciativa për ndryshime kufijsh nëpërmjet shkëmbimeve territoriale, ide dhe iniciativa që janë antikushtetuese për Kosovën dhe të rrezikshme për Ballkanin. Në këto rrethana politiko-diplomatike Kosova ka nevojë emergjente për ndihmën e diplomacisë së Tiranës. Pa formim, pa përvojë, pa kontribute Po në cfarë pozitash ndodhet diplomacia e Tiranës? Përballjet e Shqipërisë me sfidat e politikës së jashtme dhe diplomacisë po dëshmojnë dobësi serioze në rritje. Politika e jashtme është në kaos. Diplomacia është në krizë. Kjo është alarmante. Pasojat për vëndin dhe për mbarë kombin mund të jenë fatale. Nëse dobësitë në politikën e brëndshme sjellin dobësim dhe varfërim të vëndit, dobësitë në politikën e jashtme sjellin rrënimin e plotë të vëndit dhe humbjen e lirisë së tij. Dëmet në politikën e brëndshme rikuperohen më shpejtë. Ndërsa dëmet në politikën e jashtme
duan shumë kohë që të rikuperohen, madje ka raste kur nuk rikuperohen më kurrë. Në politikën e brëndshme mund të pranohen edhe hipotezat, eksperimentet dhe projektet pilot. Ndërsa në politikën e jashtme hedhja e hipotezave, bërja e eksperimenteve dhe aplikimi i projekteve pilot janë me rrezikshmëri të jashtëzakonshme dhe me pasoja të pariparueshme. Në politikën e brendshme vendosin tërësia e aktorëve shtetëror dhe jo shtetëror të një vëndi. Ndërsa në politikën e jashtme implikohen edhe shumë faktorë, shtete, organizata, korporata, NGO nga e gjithë bota. Politika e brëndshme rregullohet kryesisht mbi bazë të së drejtës së brëndshme dhe institucioneve të bazuara në të. Ndërsa politika e jashtme rregullohet kryesisht mbi të drejtën ndërkombëtare, institucionet ndërkombëtare dhe interesat gjeopolitike të shteteve individuale, sidomos të Fuqive të Mëdha. Politika e brëndshme mund të ndryshohet me votat e qytetarëve të një vëndi. Ndërsa politika e jashtme mund të ndryshohet e kushtëzuar dhe e ndërvarur shumë edhe nga faktorë të jashtëm në të njëjtën kohë. Zgjidhjet, kompromiset dhe konsesuset e brëndshme janë të mundshme për cdo gjë dhe në cdo kohë. Zgjidhjet, kompromiset dhe konsesuset në politikën e jashtme varen e kushtëzohen tërësisht nga aktorët e faktorët ndërkombëtare dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre. Në politikën e brëndshme mund të jesh 'vetë zot dhe vetë shkop'. Ndërsa në politikën e jashtme mund të mos jesh 'as zot dhe as shkop', pra as njeri dhe as tjetri. Në politikën e jashtme, sidomos për vëndet e vogla, mund të shndërrohesh edhe thjesht një hic. Politika e jashtme e Shqipërisë dhe diplomacia e saj janë futur në një rreth të mbyllur krize pa dalje. Tirana zyrtare lypet të qartësojë dhe jo të konfuzojë strategjinë në politikën e jashtme; të fiksojë dhe jo luaj me prioritet kombëtare; të konsolidojë dhe jo të vërë në dyshim rolin e saj për paqen e stabilitetin në Rajon; të ruajë pa luhatje dhe jo devijojë trajektoren Euro-Atlantike; të forcojë udhëheqjen diplomatike bazuar në dije, aftësi,
përvojë dhe kontribute në këtë fushë dhe jo të eksperimentojë anonimate pa këto vlera; të konsolidojë shërbimin diplomatik të karrierës bazuar në meritë, integritet, profesionalitet dhe përvojë dhe jo ta trajtojë atë si 'ciflig' partiak apo akoma më keq personal. Mjerisht kohët e fundit Tirana zyrtare është larg lartësive të kërkesave të momentit historik për veten e saj dhe për pasojë edhe për Kosovën. Loja e ditëve të fundit me 'delegimin' e postit të ministrit të jashtëm nga një person i dekretuar nga Presidenti i Republikës, i betuar përpara tij dhe i votuar në Kuvend tek një person i padekretuar nga Presidenti i Republikës, i pabetuar përpara tij dhe i pavotuar nga Kuvendi është një veprim paprecedent kombëtar dhe ndërkombëtar. Është një veprim që i bie ndesh në mënyrë flagrante kushtetutës së vëndit dhe injoron votën sovrane të Kuvendit. Është një veprim që injoron edhe të drejtën ndërkombëtare diplomatike dhe praktikën ndërkombëtare. Precedenti i 'delegimit' të një posti pa dekret kushtetues Presidenti dhe pa legjitimitet vote parlamenti do thotë se Shqipëria po anashkalon kushtetutën dhe sistemin e saj politik. Thënë ndryshe sundimi i ligjit po zëvëndësohet nga sundimi i një grupi njerëzish, sistemi politik nga republikë parlamentare po zëvëndësohet nga një republike ekzekutive. Kjo rrëshqitje e con vëndin drejt simptomave të një modeli autokratik jo demokratik. Precedenti i delegimit në postin e kreut të diplomacisë të një personi të padekretuar nga Presidenti, të pabetuar përpara tij dhe të pavotuar nga Kuvendi sjell dëmtimin serioz të imazhit të vëndit në botë, humbjen e kredencialeve të diplomacisë shqiptare dhe paralizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të vëndit. Thjesht ky veprim politik i brëndshëm e bën mosveprues veprimin diplomatik shqiptar në marrëdhëniet me jashtë dhe të pamundshëm negocimin dhe firmosjen e akteve juridike ndërkombëtare. Pasojat e kësaj loje politike merren me mënd, sidomos në momentin historik që kalon Shqipëria, Kosova dhe mbarë Kombi Shqiptar.
AKTUALITET
10
E shtunë, 26 JANAR 2019
Ministria kërkon shfuqizimin e Asamblesë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologut të mbajtur me datë 14 dhjetor 2018 për miratimin e listës së çmimeve dysheme në shërbimin dentar
Ministria padit “tarifat” e dentistëve P
as kundërshtisë në votimin për vendosjen e tarifave për shërbimet dentare, Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë një tjetër hap për të bllokuar vendimin e Urdhrit të Stomatologut për rritjen e tarifave. Ministria ka çuar në gjykatë këtë vendim, me argumentin se nuk është tagër i Urdhrit të Stomatologut. Në kërkesë-padinë, Ministria kërkon shfuqizimin e Asamblesë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologut të mbajtur me datë 14 dhjetor 2018 për miratimin e listës së çmimeve dysheme në shërbimin dentar në Republikën e Shqipërisë. “Pas kundërshtisë në votimin për vendosjen e tarifave për shërbimet dentare, Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë një tjetër hap për të bllokuar vendimin e Urdhrit të Stomatologut për rritjen e tarifave: Dërgimin në gjykatë të këtij vendimi, me argumentin se Urdhri i Stomatologut ka tejkaluar kompetencat. Nuk do të ketë rritje tarifash sepse vendimi i Urdhrit të Stomatologëve është i paaplikueshëm”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas Ministrisë, nuk do të ketë rritje tarifash sepse vendimi i urdhrit te stomatologëve është i paaplikueshëm. Klinikat dentare në vend janë njohur me një vendim nga Urdhri i Stomato-
VENDIMI “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka ndërmarrë hapa konkretë kundër vendimit të Urdhrit të Stomatologëve për të dyfishuar çmimet e shërbimeve dentare. Ministria i është drejtuar Gjykatës Administrative për të rrëzuar këtë vendim”.
logut, i cili rrit dyfish çmimet e shërbimeve. Kështu, sipas urdhrit për një mbushje dhëmbi të gradës së dytë pacientët duhet të paguajnë 4000 lekë, nga 2000 lekë që ka qenë më parë. Edhe një mbushje dhëmbi e gradës së tretë që më parë ka qenë 3000 lekë, ndërsa me urdhrin e ri shkon në 5000 lekë. Rritje ka pasur edhe për shërbime të tjera, si pastrimi i gurëzave, nga 1500 lekë në 3000 lekë. Lista e çmimeve është
miratuar nga Asambleja Kombëtare si dhe Këshilli Kombëtar, si dhe i është bërë e ditur Ministrisë së Financave për tu implementuar në kasat fiskale. Dy ditë më parë Urdhri i Stomatologëve, njoftoi se prej fillimit të 2019-s, klinikat dentare në vend po aplikojnë një listë të re me çmimet dysheme për shërbimet bazë që ofrojnë, duke i rritur tarifat me 100%. Për një mbushje dhëmbi të gradës së dytë, përpara 1 janarit,
MARRËVESHJA
33 shërbime të AKSHI-it, pranë Postës Shqiptare
Posta Shqiptare dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, nënshkruan të premten marrëveshjen e bashkëpunimit për ofrimin e 33 shërbimeve të portalit e-Albania, në zyrat postare. Duke filluar nga data 28 janar 2019, qytetarët shqiptarë mund të marrin pranë sporteleve të Postës Shqiptare, shërbimet që ofrohen nga portali e-Albania, nga të cilat 23 shërbime janë për individët dhe 10 shërbime janë për bizneset. Posta Shqiptare është një kompani publike e orientuar drejt kostos, duke ofruar çmime konkuruese në treg. Për shërbimet e mësipërme, tarifat do të jenë 50 lekë për individët dhe 100 lekë për bizneset. Portali e-Albania është tashmë i aksesueshëm nga sportelistët e zyrave postare, me qëllim që qytetarët dhe bizneset të përfitojnë shërbimet elektronike të institucioneve publike të ofruara nga ky portal. Posta Shqiptare e ofron këtë shërbim, pasi disponon rrjetin postar me shpërndarjen më të gjerë territoriale, infrastrukturën e nevojshme dhe stafin e trajnuar për t’iu përgjigjur në kohë dhe me efikasitet kërkesave të qytetarëve. Së bashku me ofrimin e një sërë shërbimesh bazike për individin dhe biznesin, si: pagesa e tatim-taksave, taksat vendore, etj, 33 shërbimet e portalit e-Albania, do të ofrojnë një portofol të plotë shërbimesh, me një ndalesë të vetme në sportel.
REAGIMI
D
yfishimi i çmimeve nga klinikat dentare, ka sjellë reagimin e Autoritetit të Konkurrencës. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ky autoritet thekson se “ka marrë dijeni në lidhje me njoftimin e bërë publik nga Asambleja Kombëtare e Urdhrit të Stomatologut për përcaktimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimet në klinikat dentare miratuar nga Asambleja Kombëtare dhe Këshilli Kombëtar”. Autoriteti i Konkurrencës, sqaron se do shprehet me një vendim nëse ky akt bie ndesh me ligjin, ndërsa paralajmëron se do të merren edhe masa. “Sipas listës së publikuar, Urdhri i Stomatologut ka vendosur çmime dysheme për një kategori të caktuar shërbimesh dentare për: Terapinë, Ortopedinë, Kirurgjinë dhe Ortodoncinë. Autoriteti i Konkurrencës, i cili ka si mision mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, në bazë të nenit 69 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar vlerëson shkallën e kufizimit ose të pengimit të konkurrencës të çdo projekt-ak-
pacientët në klinikën e tij duhet të paguanin 2,000 lekë, ndërsa tani me çmimin dysheme që ka vendosur Urdhri i Stomatologut, pacientët duhet të paguajnë 4,000 lekë, ose dyfish. Rritje ka pasur edhe për shërbimet e tjera dentare. Pjesa më e madhe e klinikave në vend për vizitat e pacientët (ekzaminim me sy) i kanë falas, por prej 1 janarit për vizitat çmimi dysheme është 500 lekë. Për mbushjet e gradës së tretë,
çmimi ishte 3,000 lekë, ndërsa me referencën e re çmimi bëhet 5.000 lekë (2.000 lekë më shumë, shtrenjtim 67%). Çmimi për pastrimin e gurëzave dhe të cipave bëhet 3.000 lekë, nga 1.500 lekë, sa dyfishi. Heqja e dhëmbëve bëhet 1.000 lekë nga 500 që ishte. Dyfishimi i çmimeve nga klinikat dentare, ka sjellë edhe reagimin e Autoritetit të Konkurrencës. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ky autoritet thekson se “ka marrë dijeni në lidhje me njoftimin e bërë publik nga Asambleja Kombëtare e Urdhrit të Stomatologut për përcaktimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimet në klinikat dentare miratuar nga Asambleja Kombëtare dhe Këshilli Kombëtar”.
Çmimet, Autoriteti i Konkurrencës: Do marrim masa
ti normativ që, në mënyrë të veçantë, ka të bëjë me: a) kufizimet sasiore për hyrjen në treg dhe tregtimin; b) vendosjen e të drejtave ekskluzive ose të të drejtave të veçanta, në zona të caktuara, për ndërmarrje ose për produkte të caktuara; c) imponimin e praktikave të njëjta në
çmime dhe kushtet e shitjes. Për sa më sipër Autoriteti i Konkurrencës do të vlerësojë këtë akt normativ dhe do të shprehet me vendimmarrje nga ana e Komisionit të Konkurrencës nëse ky akt bie në kundërshtim ligjin nr. 9121/2003”, thuhet në deklaratën e Autoritetit të Konkurrencës.
AKTUALITET
M
11
E shtunë, 26 JANAR 2019
Nëse Klement Balili, do të shpallet fajtor për të gjitha akuzat dhe dënohet me 7 vite burg me gjykim të shkurtuar dhe kjo do të thotë se atij i ulet 1/3 e dënimit
e vetëm një seancë, gjyqtarja paraprake e çështjes së Klement Balilit, Miliana Muça, vendosi të dërgojë në gjyq dosjen. Balili akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafik ndërkombetar të lëndëve narkotike. Avokati mbrojtës ka pranuar provat e prokurorisë dhe ka dorëzuar një kërkesë për të proceduar me gjykim të shkurtuar. Seanca u zhvillua mesditën e së premtes dhe zbati rreth 30 minuta. Gjykata e Krimeve të Rënda shtynë fillimisht seancën e planifikuar për në orën 12:00 me qëllim që i pranishëm të ishte edhe vetë Balili. Seanca rinisi rreth orës 13:30 me pjesëmarrjen edhe të vetë Balilit dhe përfundoi në 14:00. Muça kofirmoi vendimin në seancën paraprake të zhvilluar të premten në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Avokati i Balilit ka dorëzuar edhe një kërkesë për të proceduar me gjykim të shkurtuar. Pretendimi i mbrojtësit ligjor pritet të shqyrtohet ne seancën e parë të gjykimit të çështjes. Do të jetë gjyqtarja Miliana Muça e cila do vendosë seancën e ardhshme gjyqësore për këtë kërkesë të Balilit. Nëse ai shpallet fajtor për të gjitha akuzat dhe dënohet me 7 vite burg me gjykim të shkurtuar, atij i ulet 1/3 e dënimit. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur katër akuza për Balilin; “Trafikim të lëndëve narkotike kryer në
“Escobari i Ballkanit”, kërkon gjykim të shkurtuar DËNIMI “Do të jetë gjyqtarja Miliana Muça e cila do vendosë seancën e ardhshme gjyqësore për këtë kërkesë të Balilit. Nëse ai shpallet fajtor për të gjitha akuzat dhe dënohet me 7 vite burg me gjykim të shkurtuar, atij i ulet 1/3 e dënimit”.
bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrje në Grupin e Strukturuar Kriminal”, “Refuzim për deklarimin e pasurisë” pranë ILDKPI dhe “Pastrim i Produkteve të Veprës penale”. Në dosjen e prokurorisë thuhet se nga informacioni i policisë, rezultonte se nga fundi i muajit maj 2015, shërbimet ligjz-
batuese greke dhe DEA-s në Athinë kanë qenë duke hetuar në lidhje me një organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike e përbërë nga shtetas grekë, shqiptarë dhe nga vendet e Europës Qëndrore. Kjo organizatë kriminale merrej me trafikimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe kanabis sativa
DROPULL
SHKODËR
Klandestinë drejt BE, ndalohen 10 sirianë
10 emigrantë klandestinë sirianë u ndaluan në Shkodër e Malësi të Madhe, të premten. Shtatë klandestinë u ndaluan në lulishten pranë Xhamisë së Shkodrës dhe tre të tjerë në Malësi të Madhe, bashkë me drejtuesin e një mjeti që po i transportonte drejt kufirit të gjelbër me Malin e Zi. Edhe pse ka ndëshkime, një pjesë e madhe e këtyre shtetasve arritën të kalojnë me sukses në shtetin fqinj. Goditjet e personave që u japin ndihmë mbeten sporadike dhe policia thotë se kemi të bëjmë me një rrjet të mirëorganizuar. Për 5 muaj të 2018, u raportuar zyrtarisht për mbi 1600 emigrantë nga Siria që kërkuan azil në Shqipëri, duke e dyfishuar numrin në raport me 2 vite më parë. Kufiri me Malin e Zi në Shkodër, mbetet i lakmuar për të huaj pasi mbetet ura lidhëse me Europën prandaj policia ka shtuar kontrollet.
duke përdorur për transport kamionë që janë të regjistruar në vende të ndryshme të Evropës në pronësi të kompanive që zotërohen nga shtetas grekë dhe përdorin si përfaqësues të këtyre firmave njërëz të ndryshëm. Anëtarët grekë të kësaj organizate kriminale që kishin rolin e kompanive transportuese në vende të
ndryshme të Evropës, Greqi, Bullgari, Austri dhe që rezultonte se ishin të lidhur me grupe kriminale shqiptare me të cilët ata organizonin transportimin e drogës me kamion, ishin identifikuar si më poshtë: Ksenofon Anagnostopoulos , Georgios Alifantis, Ioannios Roumeliotis. Klement Balili nuk e ka pranuar akuzat ndërsa pas rreth dy vjet në kërkim, ai u vetëdorëzua në momentin kur dosja shkoi për gjykim. Ishin pikërisht mediat greke ato të cilat denoncuan rrjetin e trafikut të kanabisit si dhe pagëzuan Balilin me emrin “Escobari i Ballkanit”.
N
ë bashkinë e Dropullit u zhvillua një takim llogaridhënës për parandalimin e krimit. Në këtë takim, të organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme holandeze, morën pjesë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, Prefekti i Qarkut, përfaqësues të Policisë, Prokurorisë dhe zv.ambasadorja e Holandës në Tiranë. Banorët vlerësuan nismën si një platformë e mirë komunikimi dhe për rreth 2 orë i drejtuan pyetje panelit si dhe ngritën shqetësime, që hasin në jetën e përditshme. Bashkia e Dropullit, e banuar kryesisht nga minoriteti grek, ka në përbërje 41 fshatra. “Ne duhet që Policinë ta konsiderojmë si Policinë tonë. Dhe ka shumë mënyra për t’u afruar me policinë. Së pari, duhet që vetë Policia ta fitojë besimin e qytetarëve, duhet që ajo ta bëjë hapin e parë. Por, duhet që edhe qytetarët të mundohen
Lleshi thirrje të rinjve t’i bashkohen policisë
të gjejnë tek Policia një partner të tyre. Unë besoj se rruga më e mirë për ta bërë këtë dhe, këtu gjej rastin për ta përsëritur këtë thirrje, është që ne duhet t’i shohim djemtë dhe vajzat e minoritetit grek pjesë të Policisë tonë. Do të ishte një investim i
madh për Policinë e Shtetit tonë por dhe për miqësinë tonë, edhe për marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe grekëve, që pjesëtarë të minoritetit etnik grek të bëhen pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit tonë”, nënvizoi ministri Lleshi në fjalën e tij.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAME
12 E shtunë, 26 JANAR 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
13 E shtunë, 26 JANAR 2019
Rama: Kemi investuar për biznesin
N
jë grup profesionistësh arr ijnë që me punë të palodhur dhe përmes zanatit, një ofiçinë të vjetër riparimesh ta kthejnë në një sipërmarrje të riparimit dhe prodhimit të profileve mekanike. Kompania Borian, sot ofron shërbime riparimi, por edhe prodhim pjesësh të ndryshme për industrinë e rëndë. Kryeministri Edi Rama vizitoi këtë pikë, e cila ndër të tjera ofron edhe kurse trajnimi dhe praktika mësimore për nxënësit e shkollave profesionale. “Ne jemi në shërbim të gjithë industrisë së rëndë, duke filluar nga miniera, nga ferrokromi, nga fabrika e çimentos, nga fabrikat e tullave. d.m.th., të gjithë këtu vijnë e bëjnë punime tek ne. Jemi unikalë në këtë drejtim. Kemi
bërë riparimin e turbinave në Vaun e Dejës. Kemi shkuar dhe vetë i kemi parë në vend shumë gjëra,” tregon sipërmarrësi, i cili e ka ngritur sipërmarrjen e tij prej mëse dy dekadash. Shqetësimi më i madh për të dhe skuadrën e tij, me një përvojë mbi katër dekada në profesion, është mungesa e specialistëve të brezit të i. Është domethënës apeli i tyre për të rinjtë në drejtim të zanateve e të punësimit real. “Specialistë ka, - thotë ai, - por afër pensionit. Këta janë specialistë nga 40 vjet në profesion. Ky është problemi ynë. Me shkollën e mesme profesionale kemi bërë një kontratë që nga viti 2001-2002 dhe vijnë e bëjnë praktikën këtu nxënësit. Sado që jemi mundur
dhe sado që i kemi inkurajuar, ka humbur dashuria për punën.” Kryeministri Rama siguron se shkollat e trajnimet profesionale do të marrin një vëmendje edhe më të madhe. “Ka humbur dashuria për punën, sepse duan të gjithë të bëjnë mastera shkencorë. Dhe thonë duam master shkencor të gjithë dhe e duam pa lekë. E pse duhet të prishin duart me punë. Por ne kemi filluar ta ndryshojmë dhe me arsimin profesional kemi bërë hapa jo shumë të mëdhenj dhe as të mjaftueshëm, por të rëndësishëm. Nga ana tjetër do të fillojmë të shkurtojmë ndjeshëm kuotat për hyrjen në universitet dhe të hapim më shumë kurse profesionale, më shumë shkolla profesionale, të bëjmë kolegje pro-
fesionale dyvjeçare, në mënyrë që të kemi krah të kualifikuar pune për prodhim se themi “prodhim” dhe kur vjen puna te prodhimi, çfarë kemi prodhuar 20 e ca vjet? Diploma juridiku dhe diploma ekonomiku.” Sipërmarrësi tregon se përpjekjet e tij për të përcjellë dijet tek brezi i ri kanë qenë të vazhdueshme. “Unë pata një ide që të hapja një klasë dhe të bëja ca kurse. Punëtorët janë të aftë të japin mësim.”
Kryeministri Rama e inkurajoi që mbi këtë ide, të hartojë një projekt konkret, i cili do të përfitojë mbështetje, si dhe do të bëhet edhe një shembull i mirë për sipërmarrje të ngjashme. ”Bëj një projekt na e sill dhe ta mbështesim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ta diskutojmë dhe ta bëjmë model, sepse mund të jetë një model që ta na shërbejë dhe ne. Pra, një pikë prodhimi ka dhe pikën e vet të trajnimeve, aftësimeve dhe në një mënyrë të caktuar të gjejmë mënyrën që ta bashkëfinancojmë, shteti dhe privati.”
Ish-luftëtari i UÇK-së i bashkohet nismës së Bashkisë për mbjelljen e pemëve
N
jëzet vjet më parë, Artin Elj mazi u kthye nga emigrimi për t’iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e për të marrë pjesë në betejën e Kosharës. Por, sot ish-ushtari i UÇK-së ka ardhur nga Zvicra, ku jeton së bashku me familjen, për të dhënë kontributin e tij jo me armë, por duke iu bashkuar fushatës së nisur nga Bashkia e Tiranës për mbjelljen e pemëve. Së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Artini dhe bashkëshortja e tij zviceriane, mbollën disa pemë në Parkun e Liqenit, duke dhënë një dorë në shtimin e hapësirës së gjelbër. “Jam shumë i lumtur që fushatës tonë i janë bashkuar edhe miqtë tanë nga diaspora,
Veliaj: Këtë vit do të mbjellim mbi 150 mijë pemë edhe një familje shqiptaro-zviceriane. Do të thotë se sot mund të jemi patriotë, duke kontribuar jo me pushkë, por me shumë prej nismave që e bëjnë atdheun më të mirë”, tha Veliaj. Teksa vlerësoi ndërgjegjësimin e komunitetit për mjedisin, Veliaj ftoi qytetarët që të shënojnë datat e si 14 shkurti apo 7-8 Marsi për të mbjellë
një pemë. “Duke filluar nga fëmijët e vegjël që festojnë ditëlindjen, deri tek ata që vijnë për vizitë nga diaspora, tek kompani që kanë një lloj bujarie për t’i dhënë diçka mbrapsht komunitetit, ata që vijnë nga diaspora për pushime ose ata që vijnë për një vizitë të shkurtër, i ftoj që tani që po afron 14 shkurti, Dita e të Dashuruarve, apo 7-8 Marsi, të mbjellin pemë sepse na lipset kontributi i të gjithëve”, theksoi ai. Objektivi i Bashkisë së Tiranës edhe për këtë vit është mbjellja e 150 mijë pemëve të reja. “Këtë vit duam të mbjellim mbi 150 mijë pemë. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, një ditë ndoshta do të kemi aq pemë sa ka edhe Zvicra, por jam i sigurt se edhe në Zvicër nuk u mbollën të gjitha në një ditë, por pak e nga pak, çdo ditë, deri sa të kemi Zvicrën që të gjithë kemi parasysh kur e lavdërojmë. Besoj se Zvicrën secili mund ta bëjë në vendin e vet, nëse kontribuon edhe
punon përditë, me të njëjtën etikë siç janë ndërtuar edhe vendet shumë më të zhvilluara se i yni”, deklaroi Veliaj. Ish-luftëtari i UÇK-së, Artin Eljmazi vlerësoi ndryshimet që ka pësuar Tirana dhe shprehu dëshirën për t’u rikthyer sërish. Ndërsa, për bashkëshorten e tij zviceriane, Karin Staub, nisma e Bashkisë për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra është një ide e sh-
këlqyer. “Është një ide e shkëlqyer për të bërë diçka për të gjithë bashkë. Kur fëmijët tanë të rriten dhe të kenë fëmijë si ne, do të vijnë këtu dhe do t’i thonë: Kjo është pema e stërgjyshit apo e stërgjyshes tënde. Është diçka e shkëlqyer”, tha ajo. Nismës së bashkisë iu bashkuan sot edhe punonjës të kompanisë Grand Logistic, si dhe frekuentues të Parkut.
AKTUALITET
14
E shtunë, 26 JANAR 2019
Gabrielli vlerësoi rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit, veçanërisht arritjet në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, ku theksoi se rezultatet e arritura në luftën kundër kultivimit
D
rejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, zhvilloi një vizitë dyditore në datat 23-24 janar në policinë Italiane. Gjatë kësaj vizite, Veliu u prit në takime të veçanta nga zyrtarët më të lartë të Policisë Italiane. Drejtori i Sigurisë Publike, njëkohësisht Shefi i Policisë italiane Prefekti Franco Gabrielli, i shprehu Drejtor Veliut mbështetjen dhe vlerësimin për punën dhe përpjekjet e Policisë shqiptare për të luftuar krimin dhe paligjshmërinë. Gabrielli vlerësoi rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit, veçanërisht arritjet në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, ku theksoi se rezultatet e arritura në luftën kundër kultivimit gjatë vitit të fundit tregojnë që Policia Shqiptare ka bërë një punë të shkëlqyer. Drejtori Gabrielli ofroi mbështetje të pakursyer në të gjitha aspektet për Policinë Shqiptare. Veliu gjithashtu, zhvilloi një takim në Drejtorinë e Policisë Kriminale me Prefektin Nicolino D’ Angelo, Zëvendësshefi i Policisë italiane dhe Drejtor Qendror i Policisë Kriminale. Në fokus të diskutimeve mes tyre ishte mbi të gjitha forcimi i bashkëpunimit sidomos mes dy policive kriminale të dy vendeve, me qëllim shkëmbimin e informacionit në kohë reale, bashkëpunimin dhe bashkërendimin në realizimin e operacioneve të përbashkëta, në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Po gjatë vizitës, Drejtor Veliu zhvilloi një vizitë në Shërbimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar në
Veliu merr vlerësime në Itali për kanabisin, luftë aseteve kriminale
Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale, ku u takua më kreun më të lartë të këtij Shërbimi Gjeneral Giuseppe Spina, i cili e shoqëroi personalisht Delegacionin e Policisë Shqiptare në ambientet e Zyrës ENFAST. Aty panë nga afër se si janë strukturat dhe si funksionin Zyra ENFAST dhe njësia FAST, pasi në kuadër të iniciativës së Projektit Ipa 2017, po mbështet mundësinë e krijimit edhe në Policinë Shqiptare të
SEANCA
Favore seksuale, burg gjyqtarit Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi dhe psikologen Elona Meçani. Ata u përfshinë në një skandal pak javë më parë pas një investigimi të një emisioni ivestigativ dhe denoncimit të një nëne të divorcuar, e cila kishte deklaruar se gjyqtari i kishte kërkuar seks dhe para për t’i dhënë kujdestarinë e vajzës. Psikologia Meçani luante rolin e sekseres. Të dyshuarit akuzohen për veprat penale “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.
një njësie të tillë analoge. Gjatë vizitës në ambientet e kësaj Drejtorie, Delegacioni Shqiptar pati mundësinë të shikojë nga afër edhe ambientet e sallës operative ndërkombëtare dhe funksionimin e saj. Një takim të rëndësishëm, Veliu pati dhe me Prefektin Antonio Rizzi, takim i cili u zhvillua në Drejtorinë Qendrore të Antikrimit. Gjatë këtij takimi, u bisedua për çështje konkrete me qëllim identifikimin dhe kri-
jimin e linjave të përbashkëta të hetimeve për kapjen e personave të kërkuar që i fshihen drejtësisë, njohjen e teknologjive dhe procedurave lidhur me hetimet shkencore. U diskutua për krijimin e strategjive të përbashkëta në koordinim të ngushtë me njëritjetrin si dy partnerë strategjikë dhe zhvillimin e politikave të përbashkëta për të parandaluar dhe luftuar krimin e organizuar transnacional, intensifikimin
REZULTATE “Drejtori i Sigurisë Publike, njëkohësisht Shefi i Policisë italiane Prefekti Franco Gabrielli, vlerësoi rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit, veçanërisht arritjet në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, ku theksoi se rezultatet e arritura në luftën kundër kultivimit gjatë vitit të fundit tregojnë që Policia Shqiptare ka bërë një punë të shkëlqyer”. e hetimeve të përbashkëta me qëllim rritjen e efikasitetit të hetimeve por edhe të sekuestrimit të aseteve kriminale, si dhe një theks të veçantë u vu në rritjen e numrit të skuadrave të përbashkëta policore, me qëllim ndjekjen e hetimeve në formë më të konsoliduar. Gjithashtu u vendosën edhe objektiva konkrete, të cilat do ndiqen hap pas hapi dhe do të analizohen në takime periodike mes Drejtuesve më të lartë të dy Policive. Në fund, Rizzi e shoqëroi personalisht Veliun për një vizitë në ambientet e Policisë Shkencore, ku u panë nga afër se si funksiononte ky sektor dhe u bë një demonstrim i arritjeve shkencore dhe futjes së teknologjive të reja nga policia italiane në këtë sektor. Drejtori i Policisë së Shtetit, mori mbështetjen e plotë të Drejtuesve më të lartë të Policisë italianë për Policinë Shqiptare, si në mbështetjen logjistike ashtu edhe në mbështetjen me trajnime të strukturave të veçanta të Policisë së Shtetit, si Policinë Shkencore dhe Drejtorinë e forcës së Lëvizshme Operacionale.
VENDIMI
Patentat ndërkombëtare bëhen 3-vjeçare D
rejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur një reformim të thellë me qëllim rritjen e transparencës dhe të cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve. Vendimi më i fundit i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor është që nga data 1 shkurti 2019, do të lëshohen leje drejtimi ndërkombëtare me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të lejes. Më parë kjo leje jepej 1-2 vjeçare. Gjithashtu, ky institucion ka vendosur edhe dhënien e lejeve ndërkombëtare të qarkullimit, për të gjitha automjetet, me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të lejes 1-vjeçare. Drejtoria thotë se kjo masë është lehtësim i
madh, kursim kohe për ata që paraqiteshin në sportele çdo 1 vit, kursim monetar për qytetarët e subjektet. Masat e fundit të ndërmarra nga Blendi
Gonxhe në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor kanë forcuar kërkesën e llogarisë për të gjithë punonjësit.
AKTUALITET
15
E shtunë, 26 JANAR 2019
BERAT
RAPORTI
Kutalli, transformohet Qendra Shëndetësore Qendra Shëndetësore në Kutalli të Beratit i është nënshtruar programit të rehabilitimit duke u transformuar rrënjësisht me kushte moderne. Qendra është një ndër 80 qendrat e rehabilituara gjatë fazës së parë të Programit Kombëtar të 300 Qendrave Shëndetësore. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga rehabilitimi i kësaj qendre, një kartolinë sipas tij, për ata që thonë asgjë s’ka ndryshuar në shëndetësi. Teknikja e laboratorit, Redona Kerri u shpreh se “lagështia ishte problemi
i parë që na shqetësonte. Kishte pacientë që nuk dëshironin të trajtoheshin në ato kushte që ishin. Ndërsa sot pacientët janë të kënaqur për ambientin. Doktor Lorenc Krimçe ndër të tjera tha se edhe personeli ndjehet më mirë me këto
kushte. “Nuk kishim kushte optimale për cilësi të shërbimit shëndetësor në zonën tonë. Disa pacientë që kanë ardhur para disa muajsh, fillojnë dhe na urojmë. Me këto kushte si mjekë, si infermierë, ndjehemi shumë herë më mirë”.
Shqiptarët tymosin më pak Rritja herë pas here e çmimit të paketave të cigareve bëri që shumë duhanpirës t’i zëvendësojnë ato me cigare të dredhura. Sipas të dhënave më të reja të INSTAT-it, në 10 vitet e fundit mbi 7% e shqiptarëve kanë hequr dorë nga duhanpirja. Shtrëngimi i masave kundër duhanipirjes, kryesisht duke mos lejuar konsumin në ambientet e mbyllura, rritja e nivelit të taksimit dhe akcizës çuan në këto rezultate. Sipas Ministrisë së Financave, nga 2010 deri në 2017, importi i cigareve është
ulur me 31%, pra shumë më ndjeshëm se numri i duhanpirësve. Meshkujt e konsumojnë më shumë duhanin se femrat. Ndërkohë, sipas mjekëve, duhanpirja është një nga
burimet më të mëdha të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së parakohshme. Kanceri i mushkërive është shkaku kryesor i vdekjes që vjen nga duhanpirja.
Ministrja Ogerta Manastirliu, deklaroi se ky investim i shërben edhe studentëve të Stomatologjisë, të cilët kryejnë praktikën në kushte dhe standarde bashkëkohore
P
as 18 vitesh, në Klinikën Stomatologjike Universitare është investuar në pajisje moderne, që ofrojnë edhe shërbime të reja që nuk ekzistonin më parë, duke vendosur kështu një standard të ri në shërbimin stomatologjik publik. Ministrja Ogerta Manastirliu, inspektoi Klinikën Stomatologjike Universitare, ku është investuar një fond prej 15 milionë lekë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për modernizimin e shërbimit stomatologjik publik. “E premtuam dhe në një kohë shumë të shkurtër arritëm të kryejmë një investim të munguar prej vitesh, që rrit cilësinë e shërbimit në Klinikën Stomatologjike Universitare, e cila ofron shërbim falas për fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar, anëtarët e familjeve me ndihmë ekonomike, pra kategoritë në nevojë”, u shpreh Ministrja Manastirliu. Me investimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në këtë klinikë janë vendosur 8 unite dentare të gjeneratës së fundit, që garantojnë cilësinë më të lartë të shërbimit dhe sterilitet maximal. Gjithashtu për herë të parë pas shumë vitesh ofrohet shërbimi i punimeve estetike të porcelanit. Si dhe është investuar për modernizimin e shërbimit të Radiologjisë me grafi dixhitale, prodhim i vitit 2017, fjala e fundit e teknologjisë, që kontrollon auomatikisht sasinë e rrezeve për pacientin. Me investimet e kryera, për herë të parë në këtë klinikë ofrohet Panoramexi dixhital i teknologjisë së lartë me kontroll automatik dhe kompjuterik të imazhit. Ministrja Manastirliu deklaroi se ky investim i shërben edhe studentëve të Stomatologjisë, të cilët kryejnë praktikën në kushte dhe standarde bashkëkohore. “Në kuadër të paktit për universitetin, kemi nisur ridimensionimin e partneritetit dhe ndërveprimin
Manastirliu: Investim pas 18 vitesh tek Klinika Stomatologjike Universitare SHËRBIMET “E premtuam dhe në një kohë shumë të shkurtër arritëm të kryejmë një investim të munguar prej vitesh, që rrit cilësinë e shërbimit në Klinikën Stomatologjike Universitare, e cila ofron shërbim falas për fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar, anëtarët e familjeve me ndihmë ekonomike, pra kategoritë në nevojë”.
INVESTIMET
“Për herë të parë pas shumë vitesh ofrohet shërbimi i punimeve estetike të porcelanit. Si dhe është investuar për modernizimin e shërbimit të Radiologjisë me grafi dixhitale, prodhim i vitit 2017, fjala e fundit e teknologjisë, që kontrollon auomatikisht sasinë e rrezeve për pacientin”.
më të ngushtë me Universitetin e Mjekësisë, në mënyrë që të garantojmë sa më shumë cilësi në procesin e mësimdhënies
dhe këto investime patjetër i shërbejnë edhe përmirësimit të kushteve për kryerjen e praktikave klinike sipas standardeve”,
tha Manastirliu. Pajisjet e vendosura në Klinikën Stomatologjike Universitare janë të çertifikuara sipas standardit Europian me kontrollin automatik të burimit të rrezeve. Kategoritë në nevojë, duke filluar nga fëmijët, personat me aftësi të kufizuar, familjet në ndihmë ekonomike, përfituesit e institucioneve të kujdesit social i marrin të gjitha shërbimet falas. Ndërsa shërbimet profilak-
tike, mjekuese dhe mikrokirurgjikale janë falas për të gjithë qytetarët. Në këtë klinikë të vendosur brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë marrin shërbim rreth 18 mijë pacientë në vit. Janë të punësuar 46 punonjës (mjekë stomatologë, laborantë, radiologë, etj). Gjithashtu si një kampus universitar, kjo klinikë shërben si bazë praktike mësimore për rreth 350 studentë në vit. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social, padi dje në gjykatën administrative vendimin e Urdhrit të Stomatologut për rritjen e tarifave të shërbimit dentar, me argumentin e tejkalimit të kompetencave që i njeh ligji.
KULTURE
16 E shtunë, 26 JANAR 2019
Kur në Kinë adhuronin filmat e Shqipërisë Nga Piro Milkani (rrëfimi “Kitara kineze” nga vepra “E pabesueshme, por e vërtetë”)
K
ur u ktheva përfundi misht në Shqipëri përveç vapës se madhe të korrikut të vitit 1961 edhe gazetat i kishin nxehur dhe ashpërsuar tonet ndaj Bashkimit Sovjetik e vendeve të tjera të “kampit socialist” që, sipas shtypit po rrëshqisnin në rrugën e revizionizmit. Vetëm për Kinën e Mao Ce Dunit po flitej përherë e më shumë me simpati. Po ngjizej një miqësi e re “vëllazërore” me popullin kinez dhe pas pak filluan të shfaqën në Tiranë e qytete të tjera specialistët e parë kineze që kishin pa përjashtim të njëjtën veshje. Më kujtohet se si u shfaqën edhe në oborrin e Kinostudios një ditë tri kinezë që ndoshta edhe për shkak të veshjes uniforme dukeshin për ne si trinjakë. Me çanta të mëdha ngjyrë kafe mezi e hidhnin shikimin ndaj nesh dhe pastaj zhdukeshin në sallën e projeksionit të filmave. Ky ritual përsëritej çdo vit dhe ne mësonim se ata jo vetëm i vizitonin filmat, por bënin dhe marrëveshje për t’i blerë filmat shqiptarë. Ne duhej t’u jepnim atyre një kopje filmi pozitiv, listë-dialogun e filmave dhe fonogramën e zërit. Kostoja?… 6,000 rubla për film. Po pse gjithë ky interes? Edhe Kina ishte ftohur me të gjithë vendet e kampit socialist, me përjashtim të Shqipërisë, Rumanisë dhe Jugosllavisë. Në kupolën e lartë të shtetit po përvijohej një luftë e ashpër midis komunistëve dogmatikë dhe liberalëve. Në grupin e parë marshalli Lin Biao dhe gruaja e Maos Çian Çini, ndërsa ne të dytin presidenti Liu Shao Çi dhe Ten Hsiao Pini, sekretar i përgjithshëm i partisë komuniste të Kinës. Me bekimin e Maos fitoi krahu konservator dhe humbën të tjerët. E gjithë kjo histori kulmoi në vitin 1966 kur filloi i ashtuquajturi “Revolucion Kulturor” që vetëm kulturor nuk ishte. Liberalët filluan të dënoheshin publikisht përmes Dacibaove që mbushnin muret e Pekinit dhe i shëtisnin nëpër qytet të shoqëruar nga Gardistët e kuq. Me mijëra djem e vajza të indoktrinuar thellësisht nga
krerët dogmatikë, kishin një uniformë ngjyrë ushtarake dhe nga një shirit të kuq në krahë. Sulmi u shtri edhe në fushën e artit e të kulturës dhe shumë artistë u dëbuan në komunat e largëta që të riedukoheshin në gjirin e fshatarësisë. Prodhimi kinematografik u ndërpre dhe u hoqën nga qarkullimi të gjithë filmat e prodhuara ato vite. Në kinematë e Kinës filluan të shfaqen vetëm filma shqiptarë, rumunë apo jugosllavë, të gjitha të dubluara në gjuhën kineze. Kjo gjë vazhdoi deri në vitin 1975. Numri i filmave shqiptarë i kalonte 25 tituj. Shqiptarët e shumtë që ktheheshin nga Kina na informonin se filmat shqiptarë ishin tepër të pëlqyer dhe shumë batuta të personazheve të filmit citoheshin gjithë kënaqësi nga kinezët. Filmi është i destinuar për një publik të gjerë dhe shkalla e suksesit përcaktohej edhe nga numri i spektatorëve. Në rastin tone, filmi shqiptar po shënonte shikueshmëri të paparë. Mirëpo, problemi është nëse filmi shqiptar ndikoi për mirë a për keq, në ato vite të trazuara, në mentalitetin e tyre aq më tepër kur këto filma i pranonin edhe gardistët e kuq me librin e citateve të Mao Ce Dunit në dorë. U desh të kalo-
nin shumë vjet për të gjetur përgjigjen e duhur. Pas vdekjes se Maos ndodhi e kundërta, në pushtet u rikthyen liberalet ndërkohë që marshalli Lin Biao vdiq në një aksident të dyshimtë ajror e “banda e të katërve” me në krye Çian Çinin u dënuan me burgime të gjata. Edhe pas këtyre ndryshimeve, për çudi, filmi shqiptar vazhdonte të kishte popullaritet. Kur pata rastin të vizitoja Kinën në vitin 2004 zbulova se filmat shqiptarë vazhdonin të shiteshin ne formatin DVD, ndërkohë që kineastët e rinj kinezë përgatisnin ciklin “Magjia e filmit” me rastin e njëqindvjetorit të kinemasë kineze. E në këtë cikël do të përfshiheshin edhe pesë emisione speciale njëorëshe për “magjinë e filmit shqiptar”. Kinezja shqipfolëse Hualu, që kishte studiuar në Shqipëri ne vitet 60-të çdo ditë më tregonte ndonjë të re për filmat shqiptarë. Filmi që kishte pasur sukses të madh ishte “Ngadhënjim mbi vdekjen”. Ai ka marrë mbi 300 milionë spektatorë. Sipas kineastit shqiptaro-amerikan Tomas Logoreci, filmi e mbajti rekordin botëror deri në vitin 1992 kur ia kaloi filmi amerikan “The Fugitive” me Harrison Fordin e Tomy Lee Jones. Për
kureshtje kërkova në Uikipedia dhe zbulova se filmi amerikan kishte inkasuar 183 875 720 dollarë në Amerike dhe 368 875 750 dollarë në botë. Dukshëm Logoreci ngatërron dollarët me numrin e spektatorëve. Kur gardistët e kuq të dehur nga indoktrinimi urrenin veçanërisht intelektualët dhe artistët” borgjezë”. Ata bastisnin shtëpitë e tyre dhe shkatërronin çdo gjë që ishte borgjeze e reaksionare. Thyenin pianot, diku edhe duart e pianistëve dhe gjithë veglat muzikore. – Veçse një ditë – më tregonte Hualuja, ata po shkatërronin çdo instrument ne shtëpinë e një muzikanti. Kur njeri prej tyre rrëmbeu një kitarë për ta thyer, muzikanti guxoi të ndërhyjë. Prisni u thotë ai gardistëve. Po kitara në duart e komunistit shqiptar Perlatit, në filmin “Ngadhënjim mbi vdekjen” mund të quhet vegël reaksionare kur ai këndon melodinë e filmit?… Këtu gardistët u hutuan keq dhe pyetën shefat e tyre lart. Urdhri ishte i menjëhershëm: kitara nuk është instrument reaksionar, ndaj nuk duhet të shkatërrohet. Sot, falë kësaj ndodhie, në Kinë ka më shumë se dy milion kitaristë. Shkrimtarja disidente kineze Chang Chung në librin e saj
“Mjellmat e egra” përmes historisë së tri grave, gjyshja, nëna dhe vajza jep një pasqyrë të thellë realiste për ato që kanë ndodhur në Kinë në shekullin e kaluar. Në librin e saj “Kohë e pamjaftueshme” Helena Kadare citon nga libri i saj këtë pasazh: Në ato vite për ne filmat shqiptare ishin një pasqyrë e Evropës që ëndërronim. Zhang Yimou, regjisor, skenarist, aktor dhe drejtor fotografie është një ndër kineastët me të shquar jo vetëm për kinemanë kineze. Ai është fitues i Ariut të Artë (Festivali i Berlinit), Luanit të Artë (Festivali i Venecias) dhe regjisor manifestimit mbyllës të Lojërave Olimpike në Athinë 2004 dhe regjia për hapjen dhe mbylljen madhështore të Lojërave Olimpike në Pekin 2008. Në një intervistë për revistën amerikane Variety, 68-vjeçari Zhangu pohon se ai u impresionua së tepërmi kur si adoleshent pa një film shqiptar dhe vendosi të bëhej kineast. Pas një pune shumëvjeçare shefja e katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin e Pekinit Cheng Hua Feng para disa muajsh mbrojti doktoraturën me veprën studimore “Filmi shqiptar ne Kinë”. /Marrë nga Telegrafi.com/
DOSSIER
17 E shtunë, 26 JANAR 2019
Publikohen për herë të parë dokumentet e rralla arkivore të periudhës nëntor-dhjetor të vitit 1981 me korrespodencën në mes Ambasadës Shqiptare në Romë dhe Ministrisë së Jashtme në Tiranë e shefit të kabinetit të Enverit, Haxhi Kroi, lidhur me një trashëgimi pasurore që italiani, Romano Gobbi nga San Dorlingo, Triste, shprehte dëshirën për t’ja lënë me testament Enver Hoxhës
Zbulohet dokumenti sekret me testamentin që iu dërgua Enverit nga italiani Romano Gobbo Nga Dashnor Kaloçi
E
dhe pse po mbushen gati tre dekada që nga shëmbja e regjimit komunist të Enver Hoxhës në vitet 1990-‘91, dhe aq më shumë kur prej vitesh janë hapur edhe arkivat sekrete të atij regjimi nga më diktatorialët të Europës Lindore, ende dhe sot e kësaj dite vazhdon të jetë e mbuluar me një mister dhe nuk ka një përgjigje të saktë për një nga çështjet më të shumëpërfolura, ajo që ka lidhje me “pasurinë e udhëheqësit komunist, Enver Hoxha e familjes së tij”?! Ndryshe nga sa ka ndodhur me krimet e atij regjimi, duke filluar me arrestimet, interimet, burgimet dhe ekzekutimet me dhe pa gjyq, të cilat ishin ngritur në sistem, ku një pjesë e madhe e tyre rezultojnë të urdhëruara personalisht nga Enver Hoxha e të firmosura me dorën e tij, që janë bërë publike prej vitesh
Enver dhe Nexhmije Hoxha duke shetitur rrugeve te bllokut. 1982
me botimin e publikimin e qindra e qindra dokumenteve, ajo që ka lidhje me abuzimin apo përvetësimin e shumave monetare nga arka e shtetit të udhëheqësve të lartë të regjimit komunist dhe personalisht Enver Hoxhës e familjes së tij, ende vazhdon të mbetet e paqartë?! Ndonëse për këtë gjë ka mjaft akuza me lloj lloj versionesh, ende deri më sot nuk ka pasur dhe nuk ka një përgjigjie apo reagim zyrtar nga institucionet shtetërore përkatëse dhe po kështu nuk ka dalë akoma ndonjë dokument arkivor prej studjuesëve, historianëve, gazetarëve etj, që mund të hedhi dritë mbi këtë çështje të shumpërfolur! Por akuzat dhe hamëndjet që kanë qarkulluar që nga viti 1991 e në vijim, duket se mbështeten dhe përdorin si “argument” kryesor, konfliktin e ashpër që ka lindur prej kohësh
Enver dhe Nexhmije Hoxha me djalin Ilirin dhe bashkëshorten e tij,Teuta
LETRA E AMBASADORIT SHQIPTAR NE ITALI, PIRRO BITA PER MINISTRINE E JASHTEME NE TIRANE AMBASCIATA DELLA REPUBLICA POPOLARE SOCIALISTA D’ ALBANIA Roma, 16. II. 1981 IN ITALIA VIA ASMARA 9 TEL . 83. 80. 725 Nr. 301 MINISTRISE SE PUNEVE TE JASHTEME (D r e j t o r i s ë së IV) T I R A N E Bashkangjitur po ju dërgojmë letrën që i dërgon përfaqësisë sonë i quajturi GOBO Romano me banim në San Dorligo, Trieste nga e cila del se personi në fjalë është simpatizant I RPSH dhe ushqen dashuri të madhe për veprën e shokut ENVER. Në shenjë të këtij respekti shpreh dëshirën që të lerë me testament pasurinë e tij në favorin tonë. Letrën e tij po ua dërgojmë për të vënë në dijeni. Ne nuk e njohim personin. Do t’i dërgojmë ndonjë fotografi dhe materiale të shokut ENVER. AMBASADORI (PIRO BITA)
në familjen e Enver Hoxhës, konflikt i cili nuk ka karakter politik, pasi të dy palët (Nexhmija me të bijën, Pranvera dhe djalin Ilirin e bashkëshorten e tij, Teutën në një anë dhe anën tjetër, Sokoli me bashkëshorten, Liljanën) mbështesin dhe janë në mbrojtje të emrit e figurës së Enverit dhe vijës politike që ai ndoqi?! Nisur nga ky fakt, hamëndësohet se konflikti në familjen Hoxha, ka lindur dhe vazhdon për çështje ekonomike, apo thënë më qartë, për probleme trashëgimie pasurore. Por zbulimi së fundmi i disa dokumenteve arkivore të dala nga arkivat zyrtare të shtetit shqiptar, duket se mund ta thyej këtë “rregull”, pra, atë të mosdokumentimimit të abuzimeve apo përvetësimeve monetare të familjes së Enver Hoxhës, apo thënë më qartë, Nexhmijes?! Bëhet fjalë për
Fiqret Shehu Enver Hoxha Mehmet Shehu dhe Nexhmije Hoxha dale ne vilen e tyre. 1980
një trashëgimi pasurore që i ka ardhur, apo thënë më saktë dyshohet se i ka ardhur Enver Hoxhës në fundin e vitit 1981, (në periudhën, nëntor-dhjetor), pëkërisht në atë kohë që Enveri filloj çarjen dhe konfliktin me kryeministrin, Mehmet Shehu?! Personi që ia dërgonte atë trashëgimin pasurore me testament,
Enver Hoxhës, ishte një shtetas italian, i quajtur Romano Gobbo, nga Trieste e Italisë, i cili në letrën e tij dërguar ambasadës shqiptare në Romë, pasi bënte një autobiografi të tijën familjare, rreshtonte edhe arsyet që e shtynin atë, që atë pasuri, t’ja linte personalisht Enver Hoxhës?! Të gjitha këto bëhen të ditura nga dokumentet arkivore që kemi mundur të zbulojmë në arkivat e shtetit shqiptar, ku ekziston një korrespodencë në mes ambasadës shqiptare në Romë dhe Ministrisë së Jashtëme në Tiranë e shefit të kabinetit të Enverit, Haxhi Kroi, ku përveç shtetasit italian, Romano Gobbo, kanë firmosur edhe zyrtarë të lartë të atij regjimi, emra tashmë të njohur, si: zv/ ministri i Punëve të Jashtëme, Reiz Malile, ambasadori shqiptar në Romë, Pirro Bita, etj. Por përveç këtyre dokumenteve arkivore ku flitet për trashëgiminë pasurore që italiani Gobbo, i linte me testament Enver Hoxhës, nga investigimet që kemi bërë prej afro një vit e gjysëm që nga koha që kemi zbuluar këto dokumente, janë edhe një sërë faktorësh që hedhin dritë mbi këtë ngjarje, por ato janë dhe mbeten në kuadrin e dëshmive dhe nuk ka asgjë të shkruar. Të paktën deri më sot ende nuk i kemi të dokumentuara, si me dokumentet arkivore në fjalë të sipërcituara. Por gjithsesi, po të shikojmë me kujdes dokumentet me korrespodencën e ambasadës shqiptare në Romë me Ministrinë e Jashtëme në Tiranë dhe shefin e kabinetit të Enverit, Haxhi Kroi, dhe ato çka kemi mundur të investigojmë se si janë zhvilluar ngjarjet më pas me këtë “testament pasuror” dërguar Enverit, çështjes në fjalë i shtohen hijet e dyshimit. E para ka të bëjë me faktin se: këto dokumente edhe pse i janë dërguar Enver Hoxhës, çuditërisht nuk janë të sigluara nga ai, pasi nuk ka asnjë shënim dhe as firmë të tij, siç ndodhte zakonisht me të gjitha dokumentet që i viheshin atij përpara
në skrivaninë e tij?! Gjë e cila hedh shumë hije dyshimi se ato nuk i janë treguar fare Enverit dhe i janë mbajtur të fshehta atij?! Tagrin dhe guximin për ta bërë këtë gjë, nuk mund ta kishte asnjë tjetër, përveçse Nexhmijes dhe Ramiz Alisë?! Dhe argumenti tjetër që duket se i “vë kapakun” kësaj ngjarje, është fakti se vetëm pak ditë pas vdekjes së Enver Hoxhës, Nexhmija bëri një vizitë dyjavore në Itali, gjë të cilën e dëshmon njëri nga ish-oficerët e Zbulimit Sekret Shqiptar që e ka shoqëruar atë në atë udhëtim jashtë Shqipërisë, (i cili disponon edhe fotot), ku sipas tij, si shoqërues kanë qenë edhe disa persona të tjerë, përfshi Sulo Gradecin. Kjo vizitë e Nexhmije Hoxhës asokohe në Itali (thuhet dhe në Zvicër), u mbajt shumë e fshehtë jo vetëm për publikun, por rreth saj nuk dinin gjë as gjysma e familjes Hoxha, (Sokoli dhe Liljana), të cilët këtë gjë e kanë mësuar vetëm pasi ju kemi treguar dokumentet në fjalë! Asokohe vizita e Nexhmijes jashtë, u justifikua për “arsye shëndetësore” nga goditja që kishte marrë me vdekjen e Enverit, por po të kemi parasysh se që nga fundi i viteve ’60-të e deri më shëmbjen e regjimit komunist, udhëheqja e lartë shkonte për vizita vetëm në Francë, vajtja e Nexhmijes në Itali, i shton së tepërmi hijet e dyshimit dhe lë shteg për një implikim të saj me “testamentin pasuroror” të italianit, Romano Gabbo?! Për të cilin, ish-oficeri i Zbulimit Sekret Shqiptar, dëshmon se u interesuan dhe morrën të dhëna të sakta rreth personit të tij, duke paguar informatorë të tyre në Trieste. Por lidhur me këtë person, pra Romano Gabbo, kemi investiguar edhe ne (Tv Scan) dhe kemi marrë një përgjigjie zyrtare nga Komuna e Triestes…?! Lidhur me këtë dhe mjaft të tjera nga dosja me dokumentet sekrete në fjalë, do flasim më shumë në një speciale në emsionin qëndror të lajmeve në Tv Scan, të hënën, datë 28 janar, ora 15, ku do bëjmë publike edhe dokumentet e tjera, rreth të cilave do të ndihmonin mjaft duke hedhur dritë mbi to edhe personat që kanë lidhje direkt apo indirekt me këtë problem.
VIP
18 E shtunë, 26 JANAR 2019
Shkenca zbulon se zëri i Freddie Mercury-t ishte anormal
Dridhjet e zërit luhaten mes 5.4 Hz dhe 7.04 Hz, ndërsa zëri i këngëtarit të famshëm Freddie Mercury ishte 7,04 Hz. Po, e dimë të gjithë se Freddie Mercury ishte unik, i papërsëritshëm, i jashtëzakonshëm, spektakolar dhe shumë më tepër se kaq. Por, tanimë të gjithë këto komplimente kanë një mbështetje shkencore. Nuk është një opinion subjektiv: këngëtari legjendar i ‘Queen’ ishte këngëtari më i mirë në histori. Një grup shkencëtarësh austriakë, çekë dhe suedezë ka studiuar vibrimin dhe tonin e zërit të Mercury-t. Kërkimi ka dalë në rezultatin se vibrimi i zërit të tij (prodhuar nga dridhjet e diafragmës dhe laringitit), shkojnë nga 5,4 në 6,9 Hz. Duke arritur në 6,9 Hz është jashtëzakonisht potent. Është vibrimi më i lartë dhe kështu është besuar. Zbulohet se vibrimi i zërit të Mercury-t ka qenë 7.04 Hz. (Nëse e ke hum-
Futbollisti shqiptar bëhet baba për herë të dytë Shkodran Mustafi bëhet baba për herë të dytë. Përmes llogarisë së tij në “Instagram” mbrojtësi shqiptar, por që aktivizohet me kombëtaren e Gjermanisë ka dhënë lajmin e ardhjes në jetë të fëmijës së tij të dytë. Në foton e publikuar, mbrojtësi i Arsenalit zbulon edhe gjininë e foshnjes, e cila i përket seksit mashkull. “Shumë i lumtur që po ju njoftoj për lindjen e djalit tonë. Është gjithmonë një ndjenjë speciale kur pret në familje një anëtar të ri”,-ka shkruar Mustafi në “Instagram”. Kujtojmë që Mustafi nuk po kalon një moment të mirë në karrierën e tij, teksa e ka nisur vitin 2019 në infermjeri.
bur leksionin e fizikës dhe nuk e di se çfarë është Hz, kini parasysh vetëm faktin që Freddie Mercury ka thyer rekordin shkencërisht të provuar). Kanë kaluar 27 vjet nga vdekja e tij, por ende kujtohet, nderohet nga brezi në
brez, nga publiku që ka patur nderin ta shohë të këndojë live, ata që kanë vlerësuar zërin e tij në radio në vitet ’80, nga publiku që admiron muzikën e tij me nostalgji, si dhe nga brezi i ri që e kanë dëgjuar falë prindërve të tyre.
Johnny Depp prova të reja se nuk e dhunoi Amber Heard Johnny Depp ka dorëzuar dëshmi të reja në gjykatë për të provuar se nuk e ka dhunuar kurrë ish gruan e tij, Amber Heard. Dëshmia do të përdoret në akuzën për shpifje të ngritur nga Depp kundër tabloidit britanik, The Sun, që publikoi një artikull nga Dan Wootton duke e quajtur aktorin një “dhunues gruaje”. “Depp paraqiti prova të reja në gjyaktë, përfshirë pamjet e kamerave të sigurisë që kanë kapur fytyrën e Heard në ditët pas akuzës ndaj Johhny për dhunim, dëshmitë e marra nga fqinjët në vitin 2016, dëshmitarët okular dhe personeli që ndërveproi me
Heard në ditët pas akuzës,”-tha avokati i aktorit, Adam Waldman. Avokati tha se dokumentet do bëhen publike në një moment të dytë. Përveç kësaj, avokati vuri në dukje se Heard është e lirë të paraqesë dokumentet e saj në gjykatë. 55-vjeçari ka paditur gazetën britanike The Sun, për shkak se botoi lajmin se Depp dhunoi aktoren. Dokumentet e paraqitura të martën pohojnë se oficerët e policisë nuk kanë vërejtur lëndime tek 32vjeçarja pas mosmarrëveshjes së çiftit në maj 2016. Heard pretendoi se ish-bashkëshorti i hodhi një telefon në fytyrën e saj.
Shpenzon 30.000 dollarë për t’u dukur si Michael Jackson Një djalë ka shpenzuar më shumë se 30 mijë dollarë në operacione plastike që nga mosha 15 vjeçare për tu dukur si Michael Jackson. Leo Blanco nga Buenos Aires, Argjentina, performon si legjendari ‘Mbreti i Popit’ dhe është i fiksuar që të duket identik si ai. 22-vjeçari u fiksua me këngëtarin kur ishte fëmijë dhe vendosi të dukej si ‘heroi’ i tij. Megjithatë pas 11 operacioneve plastike, Blanco pranon se ende nuk është i kënaqur me pamjen e tij ndaj do i nështrohet sërish ndërhyrjeve kirurgjikale. Që prej moshës 15 vjeçare Leo ka bërë operacione plastike. Ai gjithashtu performon në rrugë si Michael dhe thotë se ka tërhequr shumë fansa me pamjen e tij.
Beyonce krahasohet me vajzën Blue Ivy, ngjajnë si dy pika uji Ajo është një nga pasardhëset e të famshmeve më e njohur në botë. Dhe në rast se keni ndonjë dyshim, Blue Ivy Carter ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me nënën e saj Beyonce. Këngëtarja tregoi një foto të vetes dhe një të vajzës, në të njëjtën moshë në Instagram, ku ngjajnë si dy pika uji. “Dikush më krahasoi mua në moshën 7 vjeç dhe Blue Ivy, po ashtu 7 vjeç. Fëmija im po rritet,”-shkroi Beyonce. Beyonce gjithashtu ka edhe dy binjakë Sir dhe Rumi me bashkëshortin Jay-Z.
SHOWBIZ
19 E shtunë, 26 JANAR 2019
Dua Lipa, një “bishë” e vërtetë në filmin që do “pushtojë” kinematë Dua Lipa ka sjellë projektin e ri muzikor të titulluar “Swang Song” që do jetë kolona zanore e një filmi të ri. “Alita: Battle Angel” titullohet filmi i ri që do të dalë në kinema në Ditën e të Dashuruarve, 14 shkurt. Dua Lipa është bërë pjesë e
disa skenave të filmit për të sjellë videoklipin muzikor që do jetë suksesi i saj i radhës. “Alita: Battle Angel” mendohet të jetë një film fantastiko shkencor që do të pushtojë të gjitha kinematë botërore.
Rita Ora bëhet imazh i një firme të njohur Rita Ora, një prej këngëtareve me famë ndëkrombëtare do të jetë imazh në koleksionin e ri të këpucëve të markës Giuseppe Zanotti. Vetë Rita ka postuar në Instagram disa fotografi të reja nga fushata. Ajo ka zbuluar se disa stilimi i disa këpucëve është frymëzuar nga stili i saj. “Shumë e entuziaz-
muar për lansimin e kampanjës së re dhe dizajneve të këpucëve me Giuseppe Zanotti. Koleksionin e plotë do e publikojmë nesër në Los Angeles dhe ejani e bashkohuni me mua”, shkruajti këngëtarja. Ndërkohë koleksioni i plotë do publikohet nesër.
Pas problemeve me policinë dhe akuzat për përdhunim, Chris Brown nuk “arratiset” Reperi Chris Brown po qëndron i lirë në Paris pa patur frikën se do arrestohet nga policët. Para disa ditësh, ai u arrestua pasi akuzohej për përdhunimin e një modeleje franceze. TMZ ka zbuluar se oficerët kishin dyshime për dëshminë e modeles 24-vjeçare, histori e cila i dukej e pabesueshme. Ajo i tha policëve se Chris e përdhunoi në dhomën e veshjes në suitën e tij dhe gjithçka zgjati rreth 20-30 minuta. Më pas deklaroi se donte të largohej, por miqtë e reperit nuk e lejuan të dilte jashtë dhe e përdhunuan sërish. Policia beson se historia nuk është e vërtetë pasi ajo nuk ka kërkuar të largohej dhe nuk ka kërkuar ndihmën e askujt që ishte
në suitë. Kjo ishte arsyeja përse Chris u lirua. Ndonëse kaloi disa netë pas hekurave, këngëtari vendosi të qëndronte në Paris ku po vijon hetimi.
Krizë në martesë, Victoria zbulon të vërtetën e marrëdhënies me David Beckham Ikona e modës, Victoria Beckham ka vendosur të flasë për jetën personale, sidomos për marrëdhënien me bashkëshortin e saj. Pati shumë spekulime se David dhe Victoria kanë patur krizë në cift që mund të sillte divorcin mes tyre. Në një intervistë për “TheGuardian”, ajo ka zbuluar të vërtetën e kësaj historie duke mohuar spekulimet se po përjeton një krizë në martesë. “Mund të bëhet shumë frustruese. Mirëpo zakonisht ia lë ekipit tim të PR këtë punë. Nuk përfshihem fare. Duhet ta kontrollosh situatën sepse njerëzit me të vërtetë i besojnë ato që i lexojnë, dhe kur është tërësisht një situatë e fabrikuar, bëhet shumë e mërzitshme”, tha Victoria.
Reperët e famshëm ofrojnë 50 mln dollarë për të ndryshuar reformën në drejtësi Reperët Jay-Z dhe Meek Mill kanë premtuar 50 milionë dollarë për reformën e sistemit të drejtësisë në Amerikë. Aleanca e Reformës, e cila u frymëzua nga qëndrimi i Meek Mill në burg për një shkelje të vogël shpreson të lirojë një milion të burgosur në pesë vjet. Themelues të kësaj alesance janë pronarët e Neë England Patriots dhe Philadelphia 76ers, Robert Kraft dhe Michael Rubin. Reforma thotë se dëshiron të ndihmojë njerëzit që janë “të bllokuar në sistem”. “Misioni” i grupit është që “të zvogëlojë në mënyrë dramatike numrin e njerëzve që janë padrejtësisht pas hekurave, duke filluar me provën dhe lirimin me kusht. Për të fituar, ne do të përdorim burimet tona të konsiderueshme për të ndryshuar ligjet, politikat, zemrat dhe mendjet”, thonë themeluesit.
SPORT
20
E shtunë, 26 JANAR 2019
Ish-futbollisti i njohur humbi betejën me një sëmundje të rëndë në moshën 66-vjeçare
Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta Vasillaq Zëri
HISTORIA E PAZAKONTË
Futbollisti i Singaporit: Kam luajtur një ndeshje me pelena
Rozalb Lika
N
dahet nga jeta në mënyrë të parakohshme një nga yjet e futbollit shqiptar, Vasillaq Zëri. Në moshën 66-vjeçare ai humbi betejën e tij me një sëmundje të rëndë, e cila e mundonte prej disa vitesh. Me kontribute të jashtëzakonshme në fushën e blertë, por edhe si zyrtar i sektorit të të rinjve në FSHF, Zëri ka lënë gjurmë të pashlyeshme në futbollin shqiptar. Për këtë, ai ka marrë titullin “Nderi i Futbollit Shqiptar”. Ish-futbollisti i Shkëndijës dhe Dinamos lindi në vitin 1952 në Tiranë dhe ishte grupi i parë i shkollës së famshme të futbollit që krijoi dhe skuadrën e Shkëndijes nga viti 1970 deri në vitin 1973, ndërkohë që në moshën 21-vjeçare u bë pjesë e skuadrës së Dinamos në periudhën e saj të artë, kur drejtohej nga trajneri Skënder Jareci. Me blutë e kryeqytetit, Vasillaq Zëri u aktivizua për 10 vjet deri në vitin 1984, duke qenë një nga pikat kyçe të ekipit falë aftësive të tij të mëdha të kontrollit të topit me të dyja këmbët dhe nivelit të lartë teknik që e ka bërë atë të jetë një futbollist i veçantë i viteve të arta të Dina-
mos, ku ishte pjesë e treshes së famshme dinamovite Përnaska-Zëri-Ballgjini. Pavarësisht nivelit të lartë për kohën, Vasillaq Zëri u aktivizua vetëm në 6 ndeshje me kombëtaren, kjo edhe për shkak të ndeshjeve të pakta që zhvillonte përfaqësuesja atëherë. Debutimi i tij kuqezi ishte me miqësoren me Algjerinë në vitin 1976, kur trajner ishte Loro Boriçi dhe më pas ishte pjesë e ndeshjeve me Bullgarinë apo me Austrinë.
Zëri, si shumë bashkohës së tij, në mbyllje të karrierës së luajtur bëri një karrierë relativisht të shkurtër si trajner tek Dinamo, si zëvendës i Bejkush Birçes, por edhe si trajner i parë, gjithashtu me ekipet kombëtare të moshave ka qenë për pak kohë trajneri i kombëtares Shpresa U21 në vitin 2001 apo edhe ndihmës vite më pas po tek ekipi Shpresa. Mesazhi i Dukws- “Të dashur miq të familjes tonë të madhe të futbollit, me hidhërim të thellë
dëshiroj të ndaj me ju lajmin e trishtë se Vasillaq Zëri, një ish-sulmues i shkëlqyer, drejtues futbolli dhe mik i mirë, është ndarë nga jeta. Në këtë moment të vështirë për të gjithë ne, për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Kujtimet që na ka lënë, do të jenë të paharruara”, ka deklaroi Armand Duka pasi mësoi lajmin e dhimbshëm.
Helmimi nga ushqimi është një gjë e vështirë për çdo njeri dhe në momentin më të mirë. Imagjinoni në Kupën e Botës përpara 21 mijë personave në një moment të sikletshëm … ndërsa mbante një pelene me madhësinë për të rritur. Pasi u martua me një grua nga Singapori, John Wilkinson zgjodhi që të luante për vendin e bashkëshortes. Përpara një ndeshje të kualifikueseve të Kupës së Botës në Taxhikistan, në nëntor të vitit 2007, ai dhe disa shokët e tij kishin dhimbje stomaku nga helmimi. “Të gjithë kishim një helmim të tmerrshëm nga ushqimet dhe disa prej nesh duhet të vendosnim pelena për të rritur për të zbritur në fushë. Folëm me arbitrin dhe i shpjeguam problemet që kishim, dhe na tha së nëse do të kishim nevojë për të shkuar në banjo, mund të na lejonte. Gjatë gjithë ndeshjes ne braktisnim fushën, për të zbrazur pelenat. Ishte qesharake. Kishim edhe të vjella në fushë, ishte një ndër ndeshjet më të vështira që kam luajtur në karrierën time”, u shpreh John Wilkinson. Pavarësisht vështirësive të shumta, Singapori ja doli që të merrte një barazim 1-1 dhe të avanconte në fazën tjetër të kualifikueseve.
BELGU
MBROJTËSI
SULMUESI
Hazard: Kritikat e trajnerit Sarri? Nuk më intereson
Gjimshiti vendos për fatin të ardhmen
Panucci në Greqi për të ndjekur nga afër Durmishajn
Eden Hazard ka thënë se nuk “do t’ia dijë” pas kritikave të trajnerit Maurizio Sarri në ditët e fundit. Ylli belg ndihmoi skuadrën e tij që të kalonte dje në mbrëmje në finalen e “Carabao Cup”, duke shënuar një nga golat në kohën e rregullt. Pas ndeshjes futbollisti belg u shpreh: “Nuk ka rëndësi se çfarë thotë trajneri”. Chelsea do të luajë ndaj Manchester City-it në finalen e 24 shkurtit. Sarri lëshoi deklarata aspak të këndshme për Hazard: “Preferoj që ai të flasë me këmbë. Potenciali që ka është më i lart se performancat e tij. Ai duhet të respektoj para së gjithash veten”. Kur Hazard u pyet pas ndeshjes për këto komente të trajnerit italian në “Sky Sports” ai shtoi: “Nuk dua t’ia di. Unë vetëm luaj futbollin tim. Bëj më të mirën për skuadrën”.
Berat Gjimshiti do të rinovojë deri në vitin 2022 kontratën e tij me Atalantën. Mbrojtësi i kombëtares kuqezi ishte në përfundim të kontratës këtë sezon dhe Besiktas në Turqi ishte shumë pranë blerjes së tij në këtë merkato janari, por klubi nga Bergamo kërkoi 1 milion euro, duke kufizuar klubin turk që të transferojë mbrojtësin shqiptar. Mbrojtësi 25-vjeçar ndeshi vështirësi këtë sezon për të zënë një vend si titullar, por në ndeshjet e fundit trajneri Gasperini e ka aktivizuar për 90 minuta. Ai ia doli të tregojë vlerat e tij më të mira në minutat që iu dhanë, madje në ndeshjen kundër Sassuolos, të fituar 5-0 nga Atalanta, Gjimshiti dha një asist dhe u zgjodh në formacionin më të mirë të Seria A për javën që kaloi.
Christian Panucci ka vendosur t’i jap një shans Fiorin Durmishajt. Në Mars kombëtarja do të nis eliminatoret e “Euro 2020” dhe sulmuesi i Panionios pritet të jetë një alternativë e mundshme e përfaqësues sonë. Trajneri italian ka vendosur të udhëtojë ditën e nesërme në Greqi për të ndjekur sfidën Panionios-AEK. Kujtojmë se Durmishaj shënoi 2 gola në ndeshjet kundër Pas Janinës dhe e eliminoi nga Kupa e Greqisë. Vlonjati ka qenë pjesë edhe e Shpresave të Shqipërisë dhe me shumë gjasa ai do të jetë pjesë edhe kombëtares A. Në prag të ndeshjeve ndaj Skocisë dhe Uellsit, tekniku i kombëtares sonë i dërgoi një ftesë 22-vjeçarit, por ai po kryente shërbimin ushtarak në Greqi dhe nuk lejohej të dilte nga kufijtë.
SPORT
21
E shtunë, 26 JANAR 2019
Të kuqtë kanë triumfuar 1-0 në super sfidën e javës së 19-të me një gol në minutën e 3-të
Partizani fiton në Korçë, Mala zhyt në krizë Skënderbeun
KUQEZINJTË
“Le Sutebel” do të veshë Kombëtaren shqiptare, akord deri në vitin 2020 Kombëtarja shqiptare e futbollit do të vishet deri në vitin 2020 me kostume të personalizuara që do të realizohen nga Le Sutebel Atelier, një shtëpi mode franceze që vjen në Shqipëri pas një bashkëpunimi dhe eksperience me firmat më të mëdha të modës në botë si Dior dhe Channel. Marrëveshja me Federatën Shqiptare të Futbollit ka pikësynime të larta në lidhje me “modën e lartë” mashkullore, për të cilat Kombëtarja Shqiptare duket se do të jetë ambasadore perfekte. Ky bashkëpunim vjen në prag të fazës kualifikuese për Euro 2020 dhe kostumet për lojtarët, trajnerët dhe drejtuesit e FSHF do të pasqyrojnë vlerat dhe stilin shqiptar. “Jemi të nderuar që jemi përzgjedhur për të veshur me kostume të personalizuara Kombëtaren shqiptare”- është shprehur z. Mendes Dias, administratori i Le Sutebel , kjo për faktin se Kombëtarja është simboli i çdo shqiptari në të gjithë botën”.
SKËNDERBEU
Shehi: Na mungon eksperienca, nuk kemi lidhje me Dinamon
P
artizani e ka nisur në mënyrën më të mirë javën e parë të fazës së tretë. Skuadra e drejtuar nga Skënder Gega ka fituar minimalisht 1-0 në transfertën ndaj Skënderbeut, të vlefshme për javën e 19-të. Sfida në Korçë ishte e denjë për dy skuadra pretendente me Skënderbeun që ndezi shkëndijën e parë, por Hoxha iu përgjigj mirë gjuajtjes së Kristi Vangjelit. Pak sekonda më vonë, ishin dy talentet e Partizanit, Asani dhe Mala, që zhbllokuan sfidën, me të parin që shërbeu në zonë mjaft bukur dhe të dytin që nuk fali duke mposhtur portierin Teqja. Në të minutën e 19-të, Muzaka dhe Otto Xhon nuk shtynë dot për në rrjetë një harkim të Marko Radasit nga këndi, ndërsa
TRAJNERI
nga ky moment kishte më tepër iniciativë Skënderbeu, por rastin për të mbyllur ndeshjen e pati Partizani, me Lucas Cardozon, që në mënyrë të pabesueshme gaboi përballë Teqjas, edhe për meritë të këtij të fundit. Në pjesën e dytë, Partizani kishte mundësinë e artë për të dyfishuar rezultatin në minutën e 52-të, pasi Asani fitoi penallti pas një pengimi nga Dita. Nga pika e bardhë shkoi Bruno Dita, i cili u ndal nga një pritje spektakolare e portierit Teqja. Kur kishin mbetur edhe rreth 20 minuta nga fundi i takimit, mesfushori i i hedhur në fushë në fraksionin e dytë për Partizanin, Hila pësoi një goditje të rëndë dhe mbeti i shtrirë në tokë, për t’u dërguar më pas me ambulancë në spitalin rajonal
të Korçës, ndërsa vendin e tij e mori sulmuesi Mensah. Skënderbe kërkonte me nxitim golin e barazimit, duke gabuar shumë shpejt manovrat sulmuese, ndërsa nga ana tjetër, Partizani ishte rreshtuar mirë mbrapa dhe shfrytëzonte kundërsulmet e shpejta. Arbitri Andi Koçi akordoi 7 minuta shtesë, të cilat do të sillnin jo pak emocione. Mesfushori i Partizanit, Trashi ndërhyri me taka ndaj Abazajt duke merituar kartonin e kuq. Në fundin e ndeshjes, Trashi u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër. Me këtë fitore Partizani ruan vendin e parë me 40 pikë, plotë 10 më shumë se Skënderbeu, duke hedhur një hap të rëndësishëm për objektivat e këtij sezoni.
Skënderbeu pësoi humbjen e 5-të radhazi në kampionat ndaj skuadrës së Partizanit, duke lejuar këta të fundit që të krijojnë një shkëputje të konsiderueshme. Trajneri Orges Shehi pas ndeshjes tregoi vështirësitë e ekipit të tij. “E nisëm ndeshjen 0-1 nga një moment që mund të evitonim, por ka meritë edhe kundërshtari. Pastaj u bë e vështirë ndeshja. Duhet përvojë edhe në sulm, sepse ne kemi përvojë vetëm në mbrojtje. Kemi provuar shumë, kemi futur Pëllumbin nga e djathta, pastaj nga e majta. Nuk kishim shumë zgjedhje, edhe për Krasniqin ishim në dyshim. Edhe Asanit nuk i kanë ardhur dokumentet. Taipi ka vetëm pesë ditë që ka ardhur në ekip, luajti në kupë, por menduam ta niste nga stoli. Krasniqi është lojtari ynë kryesor në sulm dhe nuk donim të rrezikonim, duke e aktivizuar për më shumë minuta. Shpresojmë të ndryshojmë në vazhdim. Të dëmtojmë Partizanin? Një perceptim i pabazë dhe nuk dua ta komentoj këtë çështje. Humbje si Dinamo vite më parë? Nuk kemi asnjë lidhje me atë skuadër. Ishte një Dinamo me yje, kurse ne po luajmë me djem të rinj. Nuk mund të krahasohemi, sepse nuk ka lidhje mes dy ekipeve”, ka theksuar trajneri i Skënderbeut pas humbjes së fundit”, deklaroi Shehi pas ndeshjes.
Gega: Fitore e merituar, por kampionati nuk merr fund këtu
P
artizani mori një fitore shumë të rëndësishme 1-0 në Korçë që e çoi në 10 pikë diferencën ndaj Skënderbeut në renditje, por trajneri Skënder Gega pas ndeshjes është shprehur se nuk është mbyllur kampionati me këtë sukses. E merituam fitoren si erdhi loja, por nuk është asgjë kjo fitore, kemi edhe 17 ndeshje. Mund të shënonim edhe golin e dytë. Mundohem me kujdes të bëj lëvizjet. Jam i kënaqur për lojën dhe atë që bëri skuadra. Rexhepi luajti shumë mirë, edhe Atanda bëri shumë mirë,
pasi është një markues shumë i mirë. Po të kthesh kokën, kemi luks, kemi pesë lojtarë që do të na ndihmojnë shumë. Rexhepi ka kualitet dhe përvojë, është profesionist, për aq kohë sa e kam parë. Kisha përqindje sigurie për të. E kaloi çdo gjë me sukses. Te kjo fushë nuk vihet nota, sepse ne çaluam, siç çaloi edhe kundërshtari. Bëmë maksimumin dhe mund ta mbyllnim ndeshjen më parë. Më erdhi keq për Hilën dhe Cardozon, por kjo fushë nuk është për të. Komplimente edhe Skënderbeut, sepse është një
ekip i mirë. Më vjen mirë që fituam dhe kaluam atë ngërç që kishte mes nesh. Atanda mesfushor? Telushi vjen nga probleme shëndetësore, ka qenë më serume, ndaj dhe luajti edhe Atanda. Kemi tre qendra shumë të mira dhe duhet të përgatitemi për ndeshjen e radhës. Kam katër sulmues, por edhe mund të vijë një sulmues, që të luajë të dy pjesët. Të shohim deri në fund të merkatos. Skënderbeu nuk del jashtë loje me këtë humbje, ka forca. Edhe ne nuk jemi kampionë me këtë fitore”, deklaroi Gega pas ndeshjes.
KURESHTI
22 E shtunë, 26 JANAR 2019
Më pak oksigjen më 2019
Viti 2019 do të shënojë një rritje të ndjeshme të dioksidit të karbonit në ajër. Shkencëtarët shprehen se temperaturat e larta po sjellin shkatërrimin e pyjeve, ndërsa shpyllëzimi është një tjetër fenomen që nuk ka të ndalur. Përqendrimi i dioksidit të karbonit në atmosferë pritet të ketë një nga rritjet më të mëdha gjatë vitit 2019, krahasuar me vitin që lamë pas. Hulumtuesit e Met Office, kanë vënë alarmin për situatën duke u shprehur se çdo vit karboni natyror i tokës ulet pasi pyjet thithin sasi të mëdha të dioksidit të karbonit të prodhuar nga aktivitetet njerëzore. Veç shkatërrimit të pyjeve një tjetër problem është dhe fenomeni atmosferik i njohur si “ El Nino”. Rritja e pazakontë e temperaturave dhe ngrohjes së oqeaneve,ka ndikuar të pemët dhe bimët të cilat rriten më pak dhe absorbojnë sasi më të vogla të gazit. Si rezultat shkencëtarët
thonë se 2019 do të njohë një rritje shumë më të madhe të CO2 se më parë. Prej vitit 1958, Observatori Kërkimor në Mauna Loa në Haëai ka regjistruar rritje prej 30% të përqendrimit të CO2 në atmosferë të shkaktuara nga emetimet e lëndëve djegëse dhe shpyllëzimi. Në verë nivelet e CO2 në atmosferë bien për shkak se pemët dhe bimët thithin më shumë karbon ndërsa rriten. E kundërta ndodh në dimër, pasi pemët me rënien e gjetheve, thithin më pak karbon ndërsa niveli i tij në atmosferë rritet. Sipas shkencëtarëve, El Nino do të jetë prezent edhe në muajt e ardhshëm, duke bërë që disa vende në botë të përjetojnë temperatura të larta dhe thatësi, si dhe zjarre pyjore. Parashikohet se mesatarja e CO2 në 2019 do të jetë 411 ppm. Përqendrimi i dioksidit të karbonit tejkalonte 400 ppm për herë të parë në 2013.
Qeni hero i shpëton jetën pronares së tij Një qen i vogël i ka shpëtuar jetën pronares së tij në mënyrë të pabesueshme. Ruth Spurr u rrëzua në dysheme për shkak të një sëmundjeje të rrallë, sindroma Ehlers-Danlos dhe nuk ishte e aftë të lëvizte. Në atë moment Willow gjeti telefonin e saj dhe vrapoi drejt 24-vjeçares në mënyrë që ajo të mund të telefononte ambulancën. Spurr e ka konsideruar qenin e vogël si hero. Willow mori titullin ‘Qeni më i mirë ndihmës’ pas aktit të tij heroik. “Jam e sigurt kur them se Willow transformoi tërësisht jetën time. Para se ta merrja në shtëpi po luftoja për të parë shpresë përtej sëmundjes sime, me vizitat e vazhdueshme në spital. Nuk po jetoja, thjesht po mbijetoja. Willow më dha shpresën, qëllimin dhe pavarësinë, që është më shumë sesa unë mund të kërkoja.” Willow u adoptua nga Spurr në 2016
para se ti shpëtonte jetën. 24vjeçarja vuan nga sindroma Ehlers-Danlos (EDS) e tipit tre, që ndikon në indet lidhëse në trupin e saj, si dhe në zemër dhe sistemin imunitar. “U rrëzova në dyshemenë e kuzhinës pa vetëdije. U zgjova pak minuta më vonë de gjeta qenin duke qëndruar në kraharorin tim me telefonin
në gojë. Willow gjeti telefonin tim dhe ma solli që të mund të telefonoja ambulancën,”-tha ajo. “Pas incidentit qëndrova 12 ditë në kujdes intensiv. Willow është me të vërtetë heroi im.” Qeni gjithashtu ndihmon Spurr që të hapë dyert, të zhvishet, madje i dërgon dhe fasoletë për hundët nëse teshtin.
Hardhuca gjigande hyn në shtëpi dhe vjedh ushqimin e maceve Hardhuca gjigante hynë në shtëpi dhe vjedh ushqimin e maces Një familja është tmerruar pasi një hardhucë gjigante e uritur i hyri në kuzhinë dhe hëngri ushqimin e maceve të tyre. Kur Lewis Khan mbushi me ushqim tasat e tre maceve nuk e priste kurrë që do ‘gllabërohej’ nga një hardhucë 2 metra, e cila hyri në shtëpinë e tyre në Sidnei. Lewis beson se zvarraniku mund të ketë hyrë në shtëpi shumë herë pa e kuptuar fare sepse taset e maceve ishin gjithmonë bosh. “Ne ishim në shtëpi gjatë asaj kohe. Fëmijët e vunë re fillimisht dhe më thirrën që të shkoja në kuzhinë,”-tha ai. Ndërsa u shpreh se u trondit kur e pa. “Ishte e frikshme. Nuk e kisha idenë sesi do e nxirrja nga shtëpia. Nuk doja që të futej më tej apo të përpiqej të fshihej në dollapë,”-shtoi Lewis. “Ne zakonisht e lejmë derën e pasme të hapur në mënyrë që macet të dalin jashtë për ajër të freskët.” Zvarranikët përgjithësisht nuk janë agresivë ndaj njerëzve, vetëm në rastet kur provokohen. Ishin fëmijët e Lewis që përdorën një fshesë për ta nxjerrë jashtë hardhucën.
Taksia fluturuese kryen me sukses testet e para Taksia fluturuese ka bërë testimet e para me sukses. Boeing bëri testin në një aeroport në Manassas të Virxhinias. Ai fluturoi në ajër për më pak se një minutë. Qëllimi ishte testimi i funksioneve autonome të mjetit elektrik dhe sistemet e kontrollit të tokës. Boeing është projektuar që të transportojë pasagjerë në një distancë deri në 80 kilometra. Mjeti fluturues ka pjesë të helikopterit, dronit dhe aeroplanit. Kompania, e cila prodhon aeroplanë ushtarakë dhe komercialë, do të vazhdojë testimin për të çuar përpara sigurinë e transportit ajror.
Nuk është përdorur kurrë, Ford Fiesta e vitit 1978 del në ankand Ford Fiesta ka qenë një nga makinat për të shitura dhe më të njohura në Evropë. Ndërsa po shpresohet të bëhet sërish makina më e shitur në Britaninë e Madhe në vitin 2019. Makina e prodhuar në vitin 1978, që qëndroi në muzeun e shkencës në Londër nga viti 1980 deri në 2017, do dalë në ankand. Raportohet se Ford Fiesta nuk ka ecur asnjëherë në rrugë publike. Dhe mjeti mund të dalë në shitje për 8.500 paund muajin e ardhshëm. Ford Fiesta do jetë një nga makinat e shumta që do shiten në ankandin online të H & H Classics më 2 shkurt. Duke qenë se është prodhuar më shumë se 40 vite më parë, gjithashtu do përjashtohet nga taksat e makinave.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Frank, ditari i së cilës u bë një nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve 4. Dhimitër ... i njohur me pseudonimin Mitrush Kuteli lindi më 13 shtator 1907 në Pogradec 6. Parësor është fjala ndryshe, dytësor është sekondar 8. përdoret me nderim përpara emrit të babait 10. Pjesa e trungut, bashkë me rrënjët, që mbeten në tokë kur presim një dru të trashë, cung 12. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 13. Partia Aleanca Popullore 15. Parzmore ose ..., shtresë mbrojtëse prej çeliku a prej metali të fortë, mburojë për mjetet levizëse 16. GRamshi e kishte ashtu targën 18. Ludvig ... Bethoven kompozitor i madh gjerman 20. Partia Levizja e Legalitetit 21. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 22. Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës ... 24. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 25. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 26. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 28. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 29. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 30. Pjesa e padobishme e ushqimit, që njeriu e nxjerr jashtë nëpërmjet zorrës së trashë, jashtëqitje 31. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 32. ndërtesë e posaçme ku ruhen armatimet a pajimet e tjera ushtarake 34. Drejtim i përqendruar i të gjitha çështjeve shtetërore, sistemi i mëparshëm ishte i tillë 36. Fushë me piste e me pajisje të nevojshme për ngritjen, uljen dhe qëndrimin e aeroplanëve e të mjeteve të tjera fluturuese 38. Ashtu quhet ai që bëhet aty zot i pasurive të tjera të vendit dhe i shfrytëzon ato për nevojat e veta 39. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 40. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 42. Zakon i keq që ka një njeri, e kundërta e virtytit quhet ... 43. Që është karakteristik për një njeri të qetë e të ngadalshëm në veprimet e tij; i fjetur 47. Një pjesë e vogël dhensh a dhish që nuk çoheshin me kopenë në stan 48. Furrë për të pjekur tulla ose tjegulla 50. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 51. Bashkëpunëtor në një punë apo sipërmarrje 53. Lëng, pa aromë, pa shije,
E shtunë, 26 JANAR 2019
Nga Albert VATAJ
pa ngjyrë 54. Aparat optik shumë i fuqishëm, që zmadhon deri në një milion herë 57. Të lag e të bën qull 59. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 62. Mark Tuli, ose ... (106-43 p.e.r.) orator, burrë shteti romak dhe shkrimtar 64. Një sipërmarrje evropiane për të vertetuar se ekzistenca ka zanafillen nga Bing-Bang 67. Nuk i lë të shpeshta 70. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqiperise 71. Tamam ashtu është një njeri që ka sjellje të vrazhdë e të pahijshme 72. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 75. Metal i fortë me ngjyrë të hirtë, që gjendet në trajtë oksidi, përdoret për prodhimin e çelikut e të gizës (simboli Mn) 77. Që nuk mblidhet në shtëpi a në punë 78. Veshje e sipërme prej shajaku, prej doku etj., si jelek me mëngë që kopsitet përpara 80. Po Gjirokastra si e kishte targën 81. Që nuk di të shkruajë e të lexojë 84. Pa të shumë nga produktet ushqimore nuk mund të konsumohen. Oponent ka sheqerin 86. Lëndë e tejdukshme dhe e papërshkueshme nga uji, që bëhet nga celuloza 88. Bashkim kimik që del nga veprimi i oksigjenit mbi një metal a mbi një lëndë tjetër. 89. Pulë deti; zogu i pulës së detit quhet edhe ashtu 91. Qendër për vizita mjekësore dhe për mjekime të shpejta të të sëmurëve
94. Miami International Airport, shkurtima e saj 95. Që mbahet në gojë për ta përtypur. Lloj gome e përzier me aroma 99. Para se të hynte euro, ishte njësia monetare bazë e Italisë 100. Punë e detyruar, e mundimshme dhe pa shpërblim 102. emër i përbashkët për muzikën, pikturën, skulpturën, arkitekturën, etj 104. Kind i ngushtë i një veshjeje të sipërme, që varet mbi gjunjë 106. Grumbulloj në një vend, njerëz, kafshë a gjëra të shpërndara andej-këtej, i vë bashkë 107. Njësi e matjes së elektricitetit, e barabartë me sasinë e rrymës që kalon në një qark brenda një sekonde, kur fuqia e rrymës është një amper 108. Banka Botërore 110. Me vështirësi, me shumë mundim, me përpjekje të mëdha 111. Idriz ... atdhetar dhe patriot, udhëheqës ushtarak popullor i Lëvizjes Kombëtare, bashkë me Isa Boletinin u shndërruan në legjendat e asaj kohe 112. Në drejtim të anës së përparme të diçkaje VERTIKALISHT 1. Tomas ...filozof gjerman (1738-1766), moralist i popullarizuar, u kushtua pas edukimit arsimor-pragmatik 2. Veprim i njëhershëm i njeriut, që bëhet për një qëllim të caktuar; vepër, punë 3. Tirana, e kishte targën e makinave ... 5. ... është krahinë malore në rrethin e Korçës.
6. Femërorja e mbiemrit pagan 7. Kërkoj me këmbëngulje të bëhet diçka, të më plotësohet a të më pranohet diçka 9. Njësi prej njëqind ushtarësh kalorës në Romën e lashtë 11. Tufë flokësh të përdredhur, që varen tëmthave ose mbi ballë 12. Kur na përizhen e na bëhen ... punët, mendimet, idetë 14. Të qenit i një mendje për diçka, miratim, pranim 15. Aparat i thjeshtë me një gyp dhe me një sistem pasqyrash të lëvizshme 17. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 18. Lloj tjetër i diçkaje, formë a trajtë e re e diçkaje 19. Arti i valles dhe i baletit; mjeshtëria për të vënë në skenë një balet 23. Qyteti i parë i kolonive evropiane në Australi themeluar në vitin 1788 në Sydney Cove nga Arthur Phillip, udhëheqës britanez 27. Sotir ... (10 Qershor 19343 Mars 2012) piktor shqiptar me titullin "Artist i Merituar" 33. Në kohen e RSFJ ... është quajtur Titograd 35. Që ka vetinë të rimarrë formën a përmasat fillestare 37. Numri që është i barabartë me një mijë herë një mijë 41. Katërkëndësh kënddrejtë me brinjë të barabarta; çdo gjë që ka trajtën e kësaj figure 44. Në pjesën veri-perindimore kufizohet nga Belgjika, pjesa veri-lindore nga Gjermania 45. Aleanca Kuq e Zi 46. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 49. Fill uji që rrjedh nga lëfyti i
69. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 70. Shanset për t'u realizuar janë të ..., ose të vogla, minimale 71. Partia Unitetit Kombetar 73. Harxhoj të gjitha fuqitë duke bërë një punë tepër të rëndë e të gjatë; rraskapitem 74. Gjarpër i trashë dhe i gjatë, me trup të fuqishëm 75. Sharrë me motor për prerjen e lëndës drusore 76. Mishërimi i së keqes dhe i ngasjes për punë të liga; shpirti i keq, dreqi, shejtani 77. Pjesëtar i popullsisë fillestare të një vendi; banor i një vendi ku kanë jetuar paraardhësit e tij që në kohët më të lashta; vendës, anas, rrënjës 79. Masë detyruese izolimi e të prekurve nga një sëmundjeve epidemike 82. Pjesa e parë e disa termave të përbërë, që tregon lidhjen me jetën dhe me proceset jetësore 83. Element kimik i dobishëm për organizmin që e marrim në bregdet dhe në produktet e detit 85. Dervish ..., (Ibrahim Naxhi) veprimtar atdhetar dhe publicist i Rilindjes, Lindi në Ohër më 1875 vdiq më 13 prill të vitit 1928 në Tiranë 87. Pampers, shpërgenj, ashtu u vendosej fëmijëve të vegjël 90. .. Bej Frashëri, si ishte rilindës i shquar, ideologu kryesor i Lëvizjes Kombëtare. Lindi më 1 qershor 1850 në Frashër dhe vdiq më 18 qershor 1904 në Stamboll 92. Ajo që bën pula, vezë ose.. 93. Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare 96. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 97. Fëlliq keq diçka, e leros, e ndyj. 98. Mungesa e diçkaje dhe e dikujt, ndjenjë pasionante rijetimi 100. Pemë që rritet në pyllë 101. Gjëegjëzë, në të cilën paraqitet me vizatime, me shifra 103. Të gjithë e kemi një të tillë, me të cilin identifikohemi dhe na thërrasin 104. Partia Balli Kombetar 105. Partia Socialiste e Moderuar 107. Trup gjeometrik i rregullt, që ka gjashtë faqe katrore të barabarta 109. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë
kroit ose i çezmës; curril i madh uji ose i një lëngu tjetër që rrjedh 52. Çdonjëri nga dy trarët e posaçëm prej metali, mbi të cilët ecin rrotat e trenit a të tramit 54. Fuqia e plotë që zgjedhësit i japin deputetit për t`i përfaqësuar në Kuvend 55. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 56. Dakord në gjuhë universale 58. Një nga perimet më të preferuara në kohën e zisë 60. Zakonisht vihet te dritarja. E tillë është edhe ajo e skenës 61. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 63. Inicialet e Unionit të Krist Demokratëve Gjermanë 65. Eshtë ai roli që luajti Roza Anagnosti në filmin "Mësonjtorja" 66. Pastaj e ka brenda 68. Norvegjezi Boerge Ousland u bë personi i parë që kaloi ... i vetëm dhe i pa ndihmuar 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
A
3
P
4
L
12
5
6
A
L E
S H
E
J
7
M I
N O
8
C
E
13
K O
D
15
E R
S
R
I
Z
D
A
R
M
A
A
D O
G 25
O J
N A
T A
R
K
J
D
A
I
S
O P
A T
¸
X
F
H
N
N
H
I
10
U E
S
K
O
19
24
H
C
N 18
23
H I
A S
11
D
16
M A
17 22
9
P
14
R
R
20
A 21
M E
P
L
26
M ¸
Z A
T
S
27 28
S
29
L
I
E
A 31
36
K 38
A
E
30
K
35
32
33
34
P
R
K
V
O
A P
O R
A N
E
D
B
R
A R
I
R
O
S
E
R
E
37
L
K
39
N E
S O
R
M I
A 40
R
H
P
A
B
R E
C E
41
L
K A
K R
P
O
A
R
A
T
T
D E
N T
N 45
47
P E
E 54
T
U
P
H S
I
46
K O
L I
N O
L
D
Z
48
D
E
49
N
F 43
44
E
N I
42
M
P
¸
A
50
˙
S
I
L
55
51
P
P
52
U
¸
56
H
B
R
53
A
M
57
A N
K E
T
P
S H
I
¸
I
K
R
O K
¸
58
I
S
L I
T
Z
R
59
E
60
N T
S 63
R
E
C
T
V
A R
K E
64
O L
N U
U
E
U I
M A
K E
T 69
D
A
R
K E
N
D
M 75
H
P
E R
A H
S
E
M E
N ¸
R
A
78
R T
I
S
S 81
G
˙
J
P D
82
E
A
F
K
85
J
R D
K
L 91
E N
I
U
I
T
K
O
83
T ¸
90
O
86
A L
C I
U M
88
P
96
S
G
D E
R E
Y R
F
O
O E
O
K
R
M A N
D
˙
L
I
95
I
K
R
S T
L 101
I
Y T
N I
A
A
T Y
E
P
O 102
G
B
103
R
104
U B
L A
M
F
105
R
L
I
T
106
V E
Z ¸
V 109
H A
K
R
H U
Y
L E
L
B I 110
113
E
M
R
J
111
K L
O S
O
Z
N E
S C
E
112
K R
A S
T ¸
114
U
E 100
108
M U
V
98
B E
99
107
R
93
97
E I
89
R
V
92
P
O
87
94
N
A
U R
80
E
84
L
U G P
A 77
G A
70
73
76
P
J
B 72
79
K
D
68
74
B
T 62
L 66
Z I
I 71
D U
S
65
T A
67
D
61
M I
I
P
˙
R M
I
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E shtunë, 26 JANAR 2019
75-VJETORI I BETEJËS SË “TENDËS SË QYPIT”
Presidenti Meta: Sakrifica e dëshmorëve meriton nderim përjetë
P
residenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi dje Skraparin, ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të organizuar në Nishicë me rastin e 75-vjetorit të betejës historike të “Tendës së Qypit”. Kreu i Shtetit pasi u takua me autoritetet vendore, dhjetëra banorë e veteranë, me të cilët ndau respektin dhe nderimet për veprën heroike dhe sakrificat sublime të Dëshmorëve të Atdheut, vuri në dukje se: “Është kënaqësi e veçantë, që së bashku me Kryetarin e Bashkisë, z. Nesim Spahiu, të marr pjesë në këtë veprimtari mjaft të rëndësishme, që i kushtohet 75-vjetorit të betejës së Tendës së Qypit, njërës prej më heroikeve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Është njëra prej betejave që ka zgjatur më shumë, duke u zhvilluar në kushte mjaft të vështira, ku kanë dhënë jetën 17 prej bijave dhe bijve më të mirë të popullit të Skraparit dhe të forcave të Brigadës I Sulmuese, që morën pjesë në të. Është një betejë që i bën krenarë të gjithë shqiptarët, por padyshim edhe të gjithë ne që jemi me
origjinë nga Skrapari”,- tha Presidenti. “Jemi edhe më krenarë për heroizmin e Zylyftar Veleshnjës, i cili edhe pse i plagosur nuk u largua nga fronti i betejës, por edhe për shumë partizanë të tjerë të grupit të Skraparit, të cilët e kanë merituar atë kujtim dhe nderim që populli ynë ua bën në mënyrë të jashtëzakonshme.” – nënvizoi Presidenti Meta. “Mbrojtja e vlerave të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare është një detyrë e të gjithëve ne, që ta transmetojmë brez pas brezi, pasi është e rëndësishme të kuptohet që liria nuk jepet njëherë e përgjithmonë. Për lirinë janë bërë sakrifica të pashembullta, dhe çdo nënvlerësim i këtyre sakrificave mund të rrezikojë në të ardhmen lir-
inë, sovranitetin dhe integritetin e vendit. Na duhet gjithmonë t’i edukojmë të rinjtë me këtë ndjenjë atdhedashurie e të forcojmë identitetin kombëtar, sepse globalizimi i rrezikon popujt e vegjël dhe vendet e vogla. Ndaj jemi këtu që të nderojmë ata që e shkruajtën këtë histori të lavdishme me gjakun e me sakrificat e tyre. Të nderojmë të gjithë ata veteranë sikurse ishte edhe rasti i kreut të veteranëve të Beratit, Orhan Frashërit, i cili u nda nga jeta fatkeqësisht pak ditë më parë, duke qenë gjithmonë aktiv në ngjarjet e këtij qarku, si dhe të gjithë të tjerët për atë që kanë bërë. Ne duhet të vazhdojmë të jemi krenarë me të
TAKIMI
gjithë brezat duke u gëzuar që kemi edhe të rinj, edhe fëmijë sot këtu.” – u shpreh Presidenti Meta. “Një falënderim të veçantë popullit të kësaj zone, ku kanë ndodhur këto luftime e beteja të përgjakshme, e ku është shkruajtur njëra prej historive më të lavdishme të luftës partizane! Ne e dimë shumë mirë që u bë gjithë ajo luftë, u derdh gjithë ai gjak, dhe
PRESIDENTI META TAKON EDITA TAHIRIN
“Dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë vetëm me njohje reciproke”
P Berisha: Argatët e Beogradit dhe Prishtinës, flamurmbajtës të copëtimit të Kosovës Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur ditën e djeshme, ish-zëvendëskryeministren dhe ish-kryenegociatoren e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri. Gjatë këtij takimi është diskutuar për idenë e rrezikshme të ndarjes së Kosovës, ide e hedhur në treg nga presidenti Hashim Thaçi e personazhe të tjera në Prishtinë, që sipas ish-kryeministrit Sali Berisha janë flamurëmbajtës të Beogradit. “Ne diskutuam gjerësisht mbi veprimet e rrezikshme antikombëtare të argatëve të Beogradit në Prishtinë dhe Tiranë, të cilët me veprimtarinë e tyre janë shndërruar haptas në flamurmbajtës të idesë së serbomadhisë dhe ndarjes, copëtimit të territorit te Kosovës. Kjo ide anti-
prapë pas çlirimit, kërkonin të na rreshtonin me bashkëpunëtorët e nazi-fashizmit në mënyrë që të copëtohej Shqipëria. Dhe ishte kjo luftë e jashtëzakonshme, ishte ky gjak i derdhur që mbrojti pavarësinë e Shqipërisë, të cilën e gëzojmë edhe sot e që duhet ta ruajmë si sytë e ballit” - përfundoi fjalën e tij Presidenti i Republikës.
kombetare dezubilizuese që ndez flaket e një konflikti të sapo shuar në rajon, u shpalos qartë dhe pa ekuivok nga dishepulli i Slobodan Millosheviçit, Vuçiç edhe gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë, gjatë të cilës në mënyrë të përsëritur u betua, duket edhe në emër të argatëve të tij shqipfolës albanofob të Tiranes dhe Prishtinës, se Serbia do bëhet me e madhe”,- shkruan Berisha në njoftimin për takimin. “Në këtë takim konstatuam se flamurmbajtesit albanofob, shqipfolës të Serbomadhisë i kanë bërë me qëndrimet e tyre Kosovës, Shqipërisë dhe kombit shqiptar dëmin më të rëndë pas protokollit te Korfuzit”,- shprehet ish-kryeministri Sali Berisha.
residenti Ilir Meta është takuar dje me politikanen e njohur dhe ishZv/Kryeministren e Kosovës, Edita Tahiri. Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Meta shkruan se “ Përmbyllja e dialogut KosovëSerbi duhet të garantojë jo vetëm njohjen reciproke por edhe të forcojë bashkëjetesën midis serbëve e shqiptarëve në të dy shtetet”. “”Shumë i lumtur të takoja znj.Edita Tahiri, politikanen e njohur dhe ish-Zv/Kryeministren e Kosovës. Pavarësia e Kosovës dhe konfirmimi i saj nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, arritje madhore që i shërbyen edhe stabilitetit të rajonit tonë. Përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi duhet të garantojë jo vetëm njohjen reciproke por edhe të forcojë bashkëjetesën midis serbëve e shqiptarëve në të dy shtetet. Vetëm kështu përforcohet e ardhmja europiane e të dy vendeve dhe e rajonit tonë”,- shkruan Presidenti Ilir Meta.