www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
OSBE frenon Ramën: Prit gjykatën për Teatrin E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 177 (8618)
E premte, 26 Korrik 2019
Çmimi 30 Lekë
“Duke pasur parasysh zhvillimin e djeshëm, përkatësisht Presidentin e Republikës, duke paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me ligjin e posaçëm për ndërtimin e ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar, të gjitha palët duhet të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese para se të vazhdojë më tutje kjo çështje”,deklaroi dje në Tiranë Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger FAQE 3
Presidenti Ilir Meta kërkon ndërmjetësimin e Sekretarit të OSBE, Greminger për krizën
ALEANCA
Firmoset kontrata mes artistëve dhe opozitës për mbrojtjen e Teatrit
FAQE 6-7
REPLIKA
LETRA
Rajmonda Bulku i përgjigjet Ramës: Teatër i ri, por jo duke shkulur të vjetrin
Socialistët: Të ngrijnë funksionet e Taulant Ballës, është nën hetim për “Toyota Yaris”
FAQE 8
NËNKRYETARI I LSI
FAQE 2
Petrit Vasili: Edi Rama nuk do t’i Plazhet e braktisura shpëtojë kurrë gjyqit të Shëngjinit të popullit Nga Tonin Çobani SHËNIM
FAQE 14
OPINION
Në foto: Presidenti Ilir Meta me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Thomas Greminger
Që boja e reformës në drejtësi të jetojë më gjatë se boja e fasadave të Edi Ramës
FAQE 24
Nga Desada Metaj FAQE 5
PROTESTA
Arrestohen banorët e Astirit para Gjykatës së Tiranës
FAQE 9
FAQE 11
FORUM
Problemi është qeveria, jo opozita Nga Ylli Manjani FAQE 10
POLITIKE KRYETARJA E LSI
K
ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi këtë të enjte një takim në selinë e LSI-së me ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë, znj. Susanne Schütz, në përfundim të mandatit të saj si ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri. Nga ana e saj, znj. Kryemadhi shprehu vullnetin për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit mes dy vendeve, me fokus të veçantë
2
E premte, 26 KORRIK 2019
Kryemadhi takon Schutz: Gjermania rol kyç në rrugëtimin e Shqipërisë në BE proceset reformuese të shtetit të së drejtës dhe përmirësimit të klimës së biznesit për të garantuar jo vetëm ritme më të shpejta të integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, por dhe për të tërhequr investitorët gjermanë për të zhvilluar ekonominë shqiptare, e cila do
të sjellë hapjen e vende të reja të punës. Duke e falënderuar ambasadoren Schütz për bashkëpunimin, kryetarja e LSI-së shprehu mirënjohjen për Kancelaren Merkel dhe qeverinë gjermane për mbështetjen në rrugëtimit e Shqipërisë dhe rajonit në Bashkimin Europian.
Kreu i PD-së dëshmon tek prokurorët belgë për 3.2 milionë eurot e drogës me Toyota Yaris: Pastrimi i parave të drogës, rreziku më i madh për Shqipërinë
“Miliona euro në Toyota”, Basha dëshmon tek belgët: Balla duhet të ishte në burg K
ryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda mëngjesin e e së enjtes, ku ka dhënë dëshminë e tij për çështjen e “Toyota Yaris” , ku janë trafikuar 3.4 milionë euro. Bëhet me dije se gjatë dëshmisë së liderit demokrat në Prokurori, kanë qenë prezentë edhe prokurorë belgë që po hetojnë në vendin e tyre lidhur me këtë çështje. “Dëshmia është dhe do të mbetet në kuadër të rregullave të drejtësisë shqiptare dhe atyre belge. Dhashë informacione të plota, më shumë se ato që kam dhënë në publik”, tha Basha. Edhe më herët që kur është vënë në dijeni për të dhënë dëshminë e tij tek Krimet e Rënda, kryetari i opozitës ishte shprehur i gatshëm për të ndihmuar me informacionet që disponon në zbardhjen e lidhjeve kriminalo-politike, në aferën e pastrimit të miliona eurove, me garanci politike të përfaqësuesve më të lartë të kupolës së Rilindjes. Basha ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet belge dhe ka qenë në prite të rakordimit për mënyrën e bashkëpunimit. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, pasi doli nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku
dëshmoi për 1 orë e 30 minuta, tha se iu ka dorëzuar më shumë informacione prokurorëve belgë, nga ato që kanë dalë në publik në lidhje me çështjen e “Toyota Yaris”, për të cilën akuzon kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballën. Sipas Bashës, Taulant Balla duhet të
ishte në burg. “Dhashë informacionet që kisha për këtë çështje. Edhe më shumë se kam bëre të njohura në publik. Sot në pranga duhet të ishte Taulant Balla. Pastrimi i parave të drogës dhe krimit është rreziku kryesor që i kanoset sot Shqipërisë. Është rrezik politik,
ekonomik, shoqëror dhe për stabilitetin e vendit. Edi Rama dhe qeveria e tij janë vënë në shërbim të pastrimit të parave të pisëta të krimit. Të gjitha koncesionet dhe projektet e qeverisë janë pastrim parash të drogës dhe të krimit. Projekti i stadiumit është pastrim parash. Projekti i teatrit është pastrim parash. Projekti i Unazës është pastrim parash”, u shpreh kreu i PD-së. Në vijim, Lulzim Basha nuk i kurseu akuzat edhe ndaj kundërshtarit të tij politik, kryeministrit Edi Rama. Sipas Bashës, morali i vetëm i Edi Ramës është paraja. Çdo qindarkë e vjedhur, do të gjurmohet nga qeveria e PD-së. “Edi Rama është një hajdut psiqik që ka vetëm një ideal, një aspiratë, një moral: paranë. Për para po grabit dhe shet gjithë Shqipërinë. Për para bën aleancë me krimin dhe me çdo kënd. Ne do ta ndalim. Ne do të ndjekim dhe gjurmojmë çdo qindarkë që Edi Rama dhe kriminelet po mundohen të futin në ekonomi. Çdo koncesion, çdo ndërtim, çdo kontratë do të gjurmohet për çdo qindarke, si për ata që e kanë dhënë edhe ata që e kanë marrë. Lufta kundër pastrimit të parave do jetë prioritet kombëtar”, deklaroi dje kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
“Balla s’mund të ketë të drejtë të flasë si Sekretar i Përgjithshëm i PS dhe kryetar i Grupit parlamentar socialist deri në përfundimin e hetimeve”
Socialistët: Të ngrijnë funksionet e Taulant Ballës, është nën hetim për “Toyota Yaris”
N
jë grup socialistësh, të drejtuar nga ish-ministri socialist, Arben Malaj kanë nisur me mbledhjen e firmave për “vetngrirjen” e funksioneve në parti të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste Taulant Ballës, deri në përfundim të hetimeve nga Prokuroria për çështjen e 3.4 milionëve eurove të gjetura në makinën “Toyota Yaris”, një vit më parë, ngjarje për të cilën po hetohet edhe roli i Ballës në këtë aktivitet kriminal. Sipas këtij grupimi “vet-ngrirja” nënkupton që në asnjë aktivitet partiak dhe parlamentar brenda dhe jashtë vendit, Balla nuk mund të ketë të drejtë të flasë si Sekretar i Përgjithshëm i PS-së dhe kryetar i Grupit parlamentar socialist. Tre pikat e kërkuara nga socialistët janë konkretisht: Të ngrijë statusin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS; Të “vet-
ngrijë” statusin e Kryetarit të Grupit parlamentar të PS-së; Njëkohësisht, Taulant Balla duhet të zëvendësohet në çdo mandat përfaqësimi partiak dhe parlamentar brenda vendit dhe në organizatat partiake, apo parlamentare në nivel rajonal, evropian dhe internacionalist. Deklarata e një grupi socialistësh: Taulant Balla nuk mund të
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
konsiderohet i dënuar pa një vendim të prerë të një gjykate. Por, për shkak se ai do të pyetjet nga hetues vendas dhe të huaj për raste kritike për lidhje me krimin, bazuar në modelin inspirues edhe të Haradinajt, me dashurinë dhe përgjegjësinë mirënjohëse ndaj socialistëve të thjeshtë që e krijuan, modernizuan dhe e bënë PS deri në vitin 2005 partinë më të hapur, me lirinë më të madhe për mendimin ndryshe në proceset më transparente dhe konkurruese në politikën shqiptare, publikisht ju kërkojnë socialistëve modestë, të thjeshtë dhe të mirë në strukturat drejtuese partiake, politike,
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
qeverisëse dhe parlamentare! Taulant Balla të “vet-ngrijë” deri në përfundimin e këtij hetimi, të dy statusit më të rëndësishëm që ka PS: Të ngrijë statusin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS Të “vet-ngrijë” statusin e Kryetarit të Grupit parlamentar të PS Njëkohësisht të zëvendësohet në çdo mandat përfaqësimi partiak dhe parlamentar brenda vendit dhe në organizatat partiake, apo parlamentare në nivel rajonal, evropian dhe internacionalist. Vet-ngrirja nënkupton që në asnjë aktivitet partiak dhe parlamentar, brenda dhe jashtë
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
vendit, Taulanti nuk mund të ketë të drejte të flasë si Sekretar i Përgjithshëm i PS dhe kryetar i Grupit parlamentar të PS. Kjo nuk e pengon të vazhdojë, me besnikëri të lartë partiake dhe përkushtim mirënjohës, Taulanti të kontriubuojë si anëtar partie dhe si deputet. Një grup i ish-deputetëve të PS. Çdo solidariteti i çdo socialisti të thjeshtë dhe përfaqësues fisnik dhe të ndershëm të PS 1991-2005! Në qoftë se Taulanti nuk pranon të vet-ngrihet deri në mbylljen e hetimeve, është përgjegjësi e drejtuesve të PS-së në ndërmarrjen e këtij vendimi. /Newsbomb.al
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E premte, 26 KORRIK 2019
OSBE frenon Ramën: Prit gjykatën për Teatrin
“Duke pasur parasysh zhvillimin e djeshëm, përkatësisht Presidentin e Republikës, duke paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me ligjin e posaçëm për ndërtimin e ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar, të gjitha palët duhet të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese para se të vazhdojë më tutje kjo çështje”,deklaroi dje në Tiranë Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger Nisma antiligjore e qeverisë “Rama” për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar ka marrë dje goditjen e parë nga ndërkombëtarët. Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger, në një përgjigje publike ndaj ankesës së artistëve që kundërshtojnë shembjen dhe po përplasen me policinë e shtetit, kërkoi nga palët që të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Mesazhi që zyrtari i lartë i OSBE dërgoi për artistët vlen më shumë se çdo qëndrim tjetër lidhur me mënyrën sesi po sillet qeveria. Thomas Greminger, në përgjigjen e tij për artistët që kishin kërkuar takim me të, i referohet ankimimit që Presidenti Ilir Meta bëri dy ditë më parë në Gjykatën Kushtetuese. Ankimi i presidentit ndaj gjykatës më të lartë në vend kërkon shpalljen antikushtetues të ligjit të miratuar nga Kuvendi për të shembur Teatrin Kombëtar. Ky ligj parashikon pritjen e godinës ekzistuese dhe ndërtimin e disa kullave për biznes në truallin ku ndodhet sot Teatri Kombëtar. “Duke pasur parasysh zhvillimin e djeshëm, përkatësisht Presidentin e Republikës, duke paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me ligjin e posaçëm për ndërtimin e ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar, të gjitha palët duhet të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese para se të vazhdojë më tutje kjo çështje”,deklaroi dje Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger. Në këtë deklaratë të shkurtër vlen të theksohet se zyrtari i
OSBE u bënë thirrje palëve që të mos ndërmarrin asnjë hap derisa të ngrihet Gjykata Kushtetuese. Artistët që protestojnë prej më shumë se një viti dhe janë dhunuar nga policia nuk kanë çfarë hapi të ndërmarrin. Ata duan që Teatri Kombëtar ekzistues të mos shembet, por vetëm të riksotruktohet me një projekt që nuk cenon pronën publike dhe as vlerat kulturore të objektit. Në këtë pikë, mesazhi i shefit të OSBE ishte për qeverinë. E vetmja palë që ngutet për të shembur godinën është qeveria “Rama”. Për shkak se ligji është miratuar një vit më parë dhe kontrata e dyshimtë mes qeverisë dhe kompanisë private që do të ndërtojë kullat është firmosur,
kryeministri Edi Rama e ka marrë vet përsipër shembjen e godinës, me çdo çmim. Edhe pse vendi është në krizën me të rëndë politike që pas ’97-ës, kryeministri Edi Rama çdo ditë komenton dhe provokon artistët duke garantuar se godina do të shembet shumë shpejt. Ndaj thirrja e OSBE për tu frenuar dhe të pritet vendimi i gjykatës u drejtohej “palëve”, por godiste vetëm qeverinë “Rama”. Çështja e Teatrit Kombëtar nuk është politike, pavarësisht se opozita si çdo forcë politike e përgjegjshme, ka marrë përgjegjësitë e saj përballë artistëve për të mbrojtur një pasuri publike. Qëndrimi i qeverisë ndaj Teatrit Kombëtar
është një skandal që ka brenda tij; vjedhjen e pronës publike nga privati, korrupsionin qeveritar, shkatërrimin e pasurisë kulturore dhe abuzime që tejkalojnë gjithë aferat korruptive të mëparshme. Padia që kreu i shtetit ka bërë në Gjykatën Kushtetuese rendit gjithë shkeljet ligjore që kanë të bëjë me ligjet bazë të shtetit dhe faktojnë se në rastin e teatrit krejt shteti është vënë plotësisht në shërbim të oligarkëve dhe jo të qytetarëve dhe aq më pak të artistëve. Shefi më i madh i OSBE dje foli qartë dhe prerë: Qeveria të mos ndërhyjë pa folur gjykata kushtetuese për këtë ligj të ankimuar nga Presidenti. Mili Xhani
POLITIKE
4
E premte, 26 KORRIK 2019
Kryeministri nuk heq dorë nga ëndrra e tij për të prishur Teatrin Kombëtar: Zoti u shtoftë inatin, që të na shtojnë takatin
Rama: Disa persona shpikin vepra teatrale imagjinare
“DO DOJA TË ISHA NË PROTESTË ME KOLEGËT”
Rajmonda Bulku i përgjigjet Ramës: Teatër i ri por jo duke shkulur të vjetrin
P
rotestat e artistëve dhe qytetarëve kundër prishjes së Teatrit Kombëtar duket se nuk po e zmbrapsin Kryeministrin Edi Rama nga shembja e godinës historike, por përkundrazi po i shtojnë fuqitë për ta çuar deri në fund shembjen e godinës dhe dorëzimin e truallit në mes të Tiranës kompanisë “Fusha” që ndër të tjera thotë se do të ndërtojë një sallë teatri të re në kompleksin e kullave që kjo kompani do të ndërtojë. Madje kryeministri ka shpërndarë edhe një status të aktores dhe ishdeputetes së Partisë Demokratike Rajmonda Bulku, e cila, sipas tij, shprehet pro prishjes së teatrit, duke tentuar diversionin jo vetëm në radhët e opozitës, por edhe të aktorëve që janë ngujuar te Teatri që prej së mërkurës. “Zoti iu shtoftë inatin që të na shtojë takatin. Minoranca e zhurmshme dhe e zhurmshme dhe e verbër teatralo-politike nuk përfaqëson opinionin e shumicës së komunitetit të artistëve të skenës për projektin e Teatrit Kombëtar”, u shpreh dje Rama. Po dje Kryeministri postoi në “facebook” një thënie të shkrimtarit të njohur brazilian Paulo Coelho. “Disa persona jetojnë vazhdimisht në luftë me të tjerët, me vetveten, me jetën e tyre! Për këtë arsye shpikin vepra teatrale imagjinare, skenarin e të cilave e përshtasin me sikletet e tyre”, thuhet në mesazhin e Ramës. Ai do të reagonte edhe lidhur me protestën e së mërkurës ku policia e urdhëruar prej tij dhunoi në mënyrë shtazarake artistët e mbledhur tek Teatri Kombëtar. “Mirëmëngjes dhe me atë shprehjen popullore, “Zoti u shtoftë inatin, që të na shtojnë takatin”, ju uroj një ditë të mbarë. Nisi kundër këndit të lojërave, pastaj kundër sheshit Skënderbej, kundër pazarit të ri, kundër bulevardit të ri, kundër stadiumit Qemal Stafa, sot kundër Teatrit të ri”, shkruan Rama. Dhe në kuadër të diversioneve dhe përçarjes së rezistencës së artistëve dhe qytetarëve që po mbrojnë trashëgiminë kulturore, artisti kryeministër që ka projektuar që para 20 viteve kur drejtonte Ministrinë e Kulturës shembjen e Teatrit, do të vijonte qëndresën e tij virtuale në rrjete sociale për t’ua mbushur mendjen shqiptarëve dhe veçanërisht, banorëve të kryeqytetit se projekti i tij tek zona ku ndodhet Teatri Kombëtar është nisma që nuk duhet humbur. Dhe pasi risolli
deklaratën e aktores Rajmonda Bulku, njëherazi ish-deputete e Partisë Demokratike, Rama ka risjellë një tjetër prononcim të një tjetër personazhi të njohur, Leka Bungos, i cili është shprehur në 10 maj të këtij viti në një emision televiziv se Teatri Kombëtar duhet të shembet dhe mbi rrënojat e tij të ndërtohet një i ri. Ai tha se teatri aktual nuk ka asnjë vlerë unike dhe se shumica e artistëve duan një teatër të ri. “Nuk jam për prishjen e Teatrit, por ndërtimin e Teatrit. Duhet teatër i ri pa diskutim, është mëkat, gjynah, i vonuar. Duhet të ishte bërë me vite përpara. Ky që është nuk ka vlerë, nuk ke për
cfarë ta mbash. Ky nuk ka vlerë unike si teatër, ai nuk është bërë për teatër, kurrë, asnjëherë. Kjo ide është politizuar, është krijuar një përçarje mes artistëve. Ne si shqiptarë kemi vështirësi të pranojmë mendimin kundër. Ti (i drejtohet moderatorit) dëgjon ata që janë atje dhe ata jo që janë shumica dhe nuk janë atje”, tha ai. Ndërkohë që Rama ka vendosur të flasë me veten në rrjetet sociale, ku përveç punonjësve të shtetit, askush nga qytetarët që e komentojnë faqen e tij nuk jep miratimin për shembjen e teatrit, prej tre ditësh një grup artistësh dhe qytetarësh vijojnë të bëjnë rezistencë për të
mos shembur godinën e Teatrit Kombëtar. Momente tensioni dhe përplasjeje u shënuan ditën e mërkurë përpara godinës së Teatrit Kombëtar, ku artistë dhe qytetarë të shumtë u përplasën me forcat e policisë, duke kundërshtuar shembjen e ndërtesës. Ndërsa në mbrëmje policia pasi i dhunoi me shkopinj gome dhe gaz helmues, u detyrua të zmbrapsej duke liruar sheshin qytetarët dhe aktorët vijuan të qëndronin gjithë natën para Teatrit Kombëtar. Në krah të Aleances tashmë dhe zyrtarit është vendosur edhe Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I OSBE-SË I PËRGJIGJET AMT: TË MOS PROCEDOHET MË TEJ ME TEATRIN, TË GJITHA PARTITË TË PRESIN VENDIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE
OSBE kundër Ramës: Të pritet vendimi i gjykatës për Teatrin Kombëtar S
ekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger i është përgjigjur letrës së Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit Kombëtar. Përmes një tjetër letre, Greminger deklaron se nisur nga zhvillimet e së mërkurës, ku policia në mënyrë shtazarake dhunoi me shkopinj gome dhe gaz helmues artistët dhe qytetarët e shumtë që kërkojnë ruajtjen e godinës ekzistuese të Tetarit Kombëtar, dhe me lëvizjen e Presidentit Ilir Meta që çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese për shpalljen si antikushtetues të ligjit të posaçëm, që njihet ndryshe si ligji “Fusha-Rama”,
për ndërtimin e ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar, të gjitha palët duhet të presin vendimin e Gjykatës së Lartë para se të vazhdojnë më tutje kjo çështje. Ndër të tjera në letrën e tij,
zyrtari i lartë i OSBE-së shpreh keqardhjen për mos prezencën në takim për shkak të një agjende të ngjeshur. Kujtojmë se në letrën e saj drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OSBEsë,Thomas Greminger, Aleanca shkruante se çështja e teatrit është mishërim i krizës politike në Shqipëri, ndërsa theksonte se “reforma në drejtësi” i ka dhënë mundësi qeverisë të pushtojë çdo pushtet vendimmarrës në vend. Letra e plotë e Thomas Greminger Të nderuar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Kam marrë me kënaqësi ftesën tuaj, pasi ajo tregon konsideratë
Një deklaratë e aktores së mirënjohur Rajmonda Bulku që kërkonte ndërtimin e një teatri të ri teksa fliste për kushtet mizerabël në Teatrin aktual Kombëtar, u shpërnda nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale si një shprehje e opinionit të shumicës sipas tij. Por vetë aktorja, njëherazi ish-deputete e Partisë Demokratike, Rajmonda Bulku, në një reagim të bërë dje për këtë çështje, thotë se i qëndron deklaratave të saj, por është kundër dhunimit të ligjit dhe të kolegëve të saj aktorë që po protestojnë duke mos lejuar shembjen e teatrit për ndërtimin e të riut. Bulku në reagimin e djeshëm jep një qëndrim ndryshe nga ai që pretendoi Edi Rama, duke i thënë këtë të fundit që të ndërtojë teatër të ri, por jo duke shkulur të vjetrin. Rajmonda Bulku në një postim në rrjetet sociale, thotë se do të ishte krah kolegëve të saj në këtë protestë, por ndodhet jashtë Shqipërisë pasi është bërë gjyshe dhe po kujdeset për mbesën e saj, që siç ajo shprehet, do dëshironte të bëhej aktore teatri. “Unë jam për një teatër të ri, dhe i qëndroj deklaratave të mia, por jo në dhunim të ligjeve, kolegëve, miqve e shokëve të mi! Respekto traditën! Ruaje historinë! Ndërto teatër të ri, jo duke shkulur të vjetrin! Jam larg dhe më vjen keq që mungoj të jem mes kolegësh në teatër ...!!!! Në krahët e mi mbaj mbesën time që më mrekullon dhe dëshiroj që të bëhet aktore teatri....!!!”, u shpreh dje aktorja Rajmonda Bulku. për Organizatën që unë përfaqësoj. Megjithatë, për fat të keq, për shkak të një vizite të shkurtër dhe një axhende të ngushtë, nuk isha në gjendje t’i përgjigjesha pozitivisht. Duke pasur parasysh zhvillimin e djeshëm, përkatësisht Presidentin e Republikës, duke paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me ligjin e posaçëm për ndërtimin e ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar, të gjitha palët duhet të presin vendimin e Gjykatës së Lartë para se të vazhdojnë më tutje kjo çështje. Përshëndetje më të përzemërta, Thomas Greminger
POLITIKE
5
E premte, 26 KORRIK 2019
Mehmetaj flet për Teatrin Kombëtar: Qytetarët dje po reagonin për të mbrojtur institucionet nga qeveria
Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj në një intervistë dhënë këtë të enjte për “Ora News”, ka folur në lidhje me protestat që janë zhvilluar ditët e fundit kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Mehmetaj ka theksuar se Policia e Shtetit nuk duhej të ishte aty dje, teksa ka shtuar se qytetarët po mbronin paqësisht një institucion shtetëror. “E kanë të ndaluar procedurialisht që të ndërhyjnë në Teatrin Kombëtar. Në asnjë
moment nuk e kam kuptuar se çfarë donte në Teatrin Kombëtar Policia e Shtetit. Policia i përgjigjet ligjeve që janë miratuar në Parlament, ku detyra kryesore është që të mbroj qoftë një institucion, qoftë njeriun apo të kapë banditët. Qytetarët dje po reagonin për të mbrojtur. Ishte e qartë që nuk kishte asnjë tentativë për të shkatërruar diçka, por po mbronin institucionet nga qeveria. Aty ishin policë që ndanë njeriun nga njeriu, policë të urdhëruar që filluan një konflikt edhe mes vetes apo qytetarëve. Nuk e dimë mbi çfarë baze apo logjike. Ne jemi duke jetuar në një absurd total. Si mund të pengohet qytetari që të reagojë, që të protestojë, që të kalojë nga një anë e rrugës në tjetrën, që të futet në Teatrin Kombëtar që është pronë e gjithsecilit prej nesh. Është pronë e qytetarëve shqiptarë dhe duhet
ta frekuentojnë të gjithë gjatë gjithë kohës. Kjo nënkupton që pika ku kemi arritur është përtej alarmantes dhe absurdit, dhe nuk është më diskutimi i një godine. Problemi është që nëse shkatërrohet Teatri Kombëtar do të thotë që ka rënë demokracia në këtë vend. Në këtë kuadër pas një pune mjaft të gjatë, sepse kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit që përbëhet nga artistë të zhanreve të ndryshme, nga anëtarë të Shoqërisë Civile etj, dhe bashkërisht është hartuar kjo marrëveshje në formën e një angazhimi zyrtar që opozita ndërmerr kundrejt raportit që ajo do të ketë në të ardhmen me artin në përgjithësi dhe veçanërisht me TK që ka qenë “patatja e nxehtë” e këtyre ditëve”, u shpreh dje nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.
Nënkryetari i LSI-së: I çmenduri Edi Rama dhe policia rrethuan artistë dhe qytetarë, duke i lënë edhe pa ujë, ndaj në pranga do të përfundojnë
Dhuna ndaj artistëve, Vasili: Gjyqit të popullit nuk i shpëtojnë dot kurrë! N
ënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili deklaron se Edi Rama po vepron si një i çmendur lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar. Me anë të një qëndrimi të bërë publik përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili theksoi dje se Edi Rama dhe policët që kanë ushtruar dhunë mbi artistët dhe qytetarët do të kenë fundin e hidhur e do të përgjigjen përpara drejtësisë së popullit. “Gjyqit të popullit nuk i shpëtojnë dot kurrë! Dje (të mërkurën) i çmenduri Edi Rama dhe policia rrethuan artistë dhe qytetarë duke i lënë edhe pa ujë, ndaj në pranga do të përfundojnë! Policia e të çmendurit Edi Rama ka “luftuar heroikisht dhe psikopatikisht” që asnjë pikë ujë dhe asnjë kafshatë ushqim të mos arrinte tek mbrojtësit e teatrit. Ky shkollëpak dhe tru-rrënuar së bashku me policinë, që sillet kafshërisht, nga dje janë dhe do mbeten fytyrat më të urryera dhe të neveritshme të një Shqipërie që ndryshe nga ata është fisnike më ideale, zemërgjerë dhe e mençur. Të gjithë ata komandantë policie, gangsterë dhe perversë, që urdheruan turpin më të zi të policisë në 29 vjet pluralizëm, janë të gjithë të evidentuar dhe ndëshkimi i tyre do të jetë shumë i rreptë dhe shembullor. Këta maskarenj të policisë, kundër çdo ligji, rrethuan mbrojtësit e teatrit, artistë dhe qytetarë. Në gjyqin publik të tyre do t’u bëhen këto pyetje: Mbi çfarë ligji ndodhej policia atje? Çfarë vendimi zbatonin për teatrin? Përse dhe me çfarë ligji garantonte policia plaçkitjen dhe lëvizjen e materialeve të teatrit? Pse policia u vu në shërbim të antiligjit, kur edhe me ligjin e qelbur të po vetë rilindjes procedura e Teatrit vazhdon dhe duhet
ISH-DEPUTETI I LSI
Spahiu: Marrëveshja për Teatrin, shembulli i funksionimit normal të gjërave
Për ish-deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu marrëveshja që u nënshkrua dje mes artistëve dhe opozitës së bashkuar për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar është shembulli më i mirë i funksionimit normal të gjërave. “Marrëveshja sot për Teatrin Kombëtar, por dhe për artin dhe kulturën, është shembulli më i mirë i funksionimit normal të gjërave. Sot u firmos një kontratë mes Opozitës së Bashkuar dhe të gjithë atyre që luftojnë për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, marrëveshje të njëjta do të firmosen nesër me bujq, minatorë, biznese dhe gjithë shoqërinë shqiptare. Vetëm kështu duhet të funksionojnë gjërat. Marrëveshjet e tipit TepsiTimon-Filxhan janë modeli më banal që ky vend ka parë”,
NËNKRYETARI I LRI
Pojana për artistët: Iu takon sot falënderimi dhe nesër nderimi, për gjithçka keni bërë
të kthehen prapë në Parlament për të miratuar kontratën, gjithnjë sipas ligjit këllire të tyre? Përse në vend të garantimit të mbarëvajtjes së protestës policia kreu izolimin fizik dhe dëmtimin shëndetësor të mbrojtësve të Teatrit? Përse, mbi çfarë ligji vendimi apo urdhri u rrethua dhe u izolua me ore të tëra Teatri duke marrë përsipër edhe rrezikimin e jetës së njerëzve duke u penguar edhe ujin? Përse u penguan nga policia qytetarët me anë të një dhunë të egër dhe violente, që t’u bashkoheshin mbrojtësve të Teatrit? Përse nuk u arrestuan nga policia personat që po
lëviznin pa ligj materialet nga teatri por u inkurajuan dhe u morën në mbrojtje prej saj? Përse policia nuk guxoi të paraqiste asnjë urdhër me shkrim që justifikonte veprimet e saj në mbrojtje të banditëve që lëviznin dhe hiqnin materialet e teatrit? Këto janë vetëm disa nga çështjet për të cilat drejtuesit e policisë dhe pjesëtare të saj të zellshëm dhunues do të përgjigjen dhe do të përfundojnë në pranga. Janë të evidentuar me foto dhe video pa fund dhe askush nuk i mbron dot nga fundi i hidhur”, deklaroi dje në reagimin e tij, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
Anëtari i Kryesisë së LSI-së Klevi Pojana së bashku me përfaqësues të tjerë të LSI-së kanë qëndruar ditën e mërkurë që prej orëve të para të mëngjesit pranë Teatrit Kombëtar në mbështetje dhe të artistëve kundër projektit për prishjen e Teatrit Kombëtar. Nga këto orë të gjatë në krah të artsitëve dhe qytetarëve të rreshtuar në mbrojtje të godinës së teatrit, Pojana ka shpërndarë në rrjetet sociale disa foto të shkrepura me aktorin Neritan Liçaj dhe regjisorin Edmond Budina, duke shprehur mirënjohjen për kontributin e tyre në artin shqiptar dhe qëndresës së tyre për moslejimin e shkatërrimit të identitetit kulturor të vendit. “Sot ai luajti rolin më të spikatur të karrierës, sot ai luajti rolin e një qytetari fisnik në mbrojtje të vlerave të vendit të tij! Neritan, ty dhe qindra artistëve të tjerë iu takon sot falënderimi dhe nesër nderimi, për gjithçka keni bërë për artin në këtë vend! Falëminderit! Unë Jam Teatri”, tha Pojana.
POLITIKE
6
E premte, 26 KORRIK 2019
Aleanca angazhohet të vijojë pa ndërprerje mbrojtjen për Teatrin, ndërsa PD dhe opozita për të mbështetur këto aksione në mbrojtje të ndërtesës dhe pronës publike
N
jë ditë pas përplasjeve të forta me policinë, ka ardhur dhe lëvizja e radhës e artistëve dhe shoqërisë civile që janë angazhuar në nismën për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar nga shembja e programuar nga Bashkia e Tiranës dhe Qeverisë. Si kundërpërgjigje për t’i bërë ballë presionit qeveritar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka vendosur që të nënshkruajnë një kontratë mes artistëve dhe opozitës, ku sipas memorandumit të bashkëpunimit, artistët angazhohen për betejë të pandërprerë për mbrojtjen e Teatrit, ndërsa opozita për mbështetje dhe restaurim të Teatrit, kur të vijë në pushtet. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në emër të opozitës, firmosi me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar një kontratë që e angazhon opozitën të mbështesë veprimet e Aleancës për të mbrotjur Teatrin Kombëtar. Kontrata përmban 6 pika, në të cilat Aleanca angazhohet të vijojë pa ndërprerje mbrojtjen për Teatrin, ndërsa PD dhe opozita për të mbështetur këto aksione në mbrojtje të ndërtesës dhe pronës publike. PD angazhohet gjithashtu, se në muajin e parë të qeverisë së saj, kompleksit “Skanderbeg”, ku bën pjesë Teatri, do t’i rikthehet statusi “Ansambël Monument Kulture”, dhe do t’i nënshtrohet menjëherë ruajtjes dhe restaurimit. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar, angazhohen të shfuqizojnë ligjin special antikushtetues “Rama-Fusha” që shemb Teatrin dhe të vendosë para përgjegjësisë penale çdo person të përfshirë në grabitjen kriminale të truallit të Teatrit Kombëtar. Buxheti për artin Kontrata me artistët, parashikon që opozita angazhohet për buxhetin më të lartë për artin në rajon. Kontrata publike mes artistëve dhe opozitës në sallën kryesore të Teatrit Kombëtar përfshin angazhimin e PD jo vetëm në opozitë me mbështetjen e betejës së Aleancës në Mbrojtje të Teatrit, por edhe në qeveri me mbështetjen e artit dhe të kulturës. Partia Demokratike angazhohet që, brenda vitit të parë nga momenti kur opozita të jetë në drejtimin e vendit, të rrisë buxhetin për artin dhe kulturën në nivelet më të larta të rajonit. Gjithashtu, PD në qeveri angazhohet që, në konsultim më artistët, të reformojë sektorët e artit dhe të kulturës, nëpërmjet decentralizimit të institucioneve kulturore, reformimin e
Firmoset kontrata mes artistëve dhe opozitës për mbrojtjen e Teatrit
ligjeve për shpërblimin e drejtë financiarë të artistëve dhe garantimit të të drejtave të autorit. Reforma në art dhe kulturë Lidhur me nevojën për një Reformë të vërtetë në art dhe kulturë, kontrata publike e nënshkruar mesditën e djeshme parashikon që brenda 1 viti nga momenti kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar do të jetë shumicë parlamentare, në konsultim me komunitetin e artistëve, do të nisë një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës, për reformimin e sektorit të artit dhe kulturës në vend. Reforma në fjalë synon: Decentralizimin e institucioneve kulturore në dakordësi me komunitetin artistik dhe shndërrimin e institucioneve buxhetore të artit e kulturës në institucione të pavarura publike; Reformimin e kuadrit ligjor për të garantuar statusin dhe të drejtat e profesionit të artistit, përfshi shpërblimin monetar të tyre; Garantimin e mbrojtjes efektive të të drejtave të autorit në Shqipëri; Rritjen e buxheteve për artin dhe kulturën në nivelet
më të larta të rajonit. Interesi publik Lidhur me masat për të garantuar demokracinë funksionale, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik në momentin kur Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të ndërmarrë çdo iniciativë të mundshme ligjore, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, përfshirë shtesa dhe ndryshime në legjislacionin në fuqi, për të garantuar që çdo investim e zhvillim i realizuar në pronën publike, të tjetërsuar në kundërshtim me ligjin dhe/ ose për motive të dyshuara si korruptive, do t’i kthehet publikut nëpërmjet konfiskimit dhe/ose kthimit të pronës në gjendjen e mëparshme. “Në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të ndërmarrë çdo veprim ligjor të mundshëm, si dhe do të miratojë çdo akt ligjor e nënligjor të nevojshëm, që çdo subjekt privat që ka ndërmarrë veprime aktive apo ka bashkëpunuar në shkatërrimin e pronës publike,
sipas rasteve të përmenduara në pikën II/1, do të detyrohet sipas ligjit për dëmshpërblimin e dëmit të shkaktuar dhe rehabilitimin e plotë të zonës dhe pasurive publike, nëpërmjet kthimit të tyre në gjendjen e mëparshme. Në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, me qëllim përmbushjen e plotë të angazhimeve të përmendura në këtë zotim publik, do të ngarkojë një strukturë të posaçme pranë Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit, për hartimin dhe ndjekjen e një strategjie të plotë ligjore, si dhe ndërmarrjen e çdo veprimi të duhur ligjor, që mundëson njëkohësisht realizimin e angazhimeve si më sipër dhe mbrojtjen e interesit publik. Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar angazhohet
të propozojë një reformë ligjore dhe institucionale për rritjen e përfshirjes dhe pjesëmarrës së publikut në vendimmarrje nëpërmjet garancive të mjaftueshme ligjore për konsultimin efektiv me qytetarët dhe realizimin e demokracisë së drejtpërdrejtë nëpërmjet referendumeve mbi çështje të interesit publik; Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar angazhohet për një sistem zgjedhor që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese që synon rritjen e kontrollit dhe balancës ndërmjet pushteteve apo forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit. Diskutimi mbi këtë çështje duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë në hartimin e tyre përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile”, thuhet në kontratën e përbashkët mes artistëve dhe opozitës të nënshkruar dje. Palët nënshkruese janë mirëkuptuar për të punuar së bashku dhe të ftojnë të gjithë qytetarët për të kontribuar në përmbushjen e objektivave të përfshira në këtë zotim publik. Palët nënshkruese angazhohen të informojnë dhe konsultohen me njëra-tjetrën, për mënyrën e përmbushjes në kohë të angazhimeve të përmendura në këtë Deklaratë. Organizatat përfaqësuese të aktorëve, grupet e interesit dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, gëzojnë të drejtën të kërkojnë në çdo kohë informacion të plotë, si dhe përmbushjen e këtyre angazhimeve, duke ndjekur çdo mekanizëm dhe duke ndërmarrë çdo veprim që e vlerësojnë të nevojshëm për të garantuar realizimin e tyre. Publikimi i kësaj Deklarate konsiderohet edhe informim me mjete të përshtatshme, i çdo subjekti privat që parashikon të përfshihet në veprime aktive apo të bashkëpunojë në shkatërrimin e ndërtesave dhe zonës përreth Teatrit Kombëtar, duke përfituar pasuri publike, nëpërmjet tjetërsimit të paligjshëm të tyre, sipas arsyetimit kushtetues e ligjor të shprehur në Dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 37/2018 në Kuvendin e Shqipërisë. Çdo veprim i kryer nga tani e në vijim do të konsiderohet ligjërisht si i kryer në keqbesim.
POLITIKE
7
E premte, 26 KORRIK 2019
Kreu i PD-së: Ky regjim ka vetëm një projekt grabitjen, vjedhjen, pastrimin e parave të pista të krimit, nga Teatri, tek Unaza e Re dhe çdo koncesion! Beteja vazhdon
Teatri, Basha: Kontrata me artistët akt besimi. Koha për fjalë ka mbaruar M
arrëveshja e nënshkruar pak minuta më parë me artistët për të mbrojtur godinën e vjetër të Teatrit do të zbatohet sapo Partia Demokratike të vijë në pushtet. Ky ishte premtimi që bëri nga skena e Teatrit Kombëtar, kryedemokrati Lulzim Basha. Ai tha se me artistët është firmosur një kontratë besimi pa kushte, e cila do të vijojë edhe me grupe të tjera interesi. Dhe në kuadër të mbrojtjes së interesit publik, kryedemokrati deklaroi se regjimi i Ramës ka vetëm një projekt: grabitjen, vjedhjen, pastrimin e parave të pista të krimit, dhe këtë projekt tha Basha, ai e ka kudo, nga Teatri, tek Unaza e Re dhe çdo koncesion. Në këtë kontekst, Basha deklaroi se opozita është e vendosur t’i japë fund këtij modeli duke u zotuar se do të gjurmojnë çdo qindarkë, çdo pasuri të tjetërsuar, ta konfiskojmë dhe t’ia kthejmë të zotit, menjëherë me ardhjen e opozitës në pushtet. Basha tha se që votuesi shqiptar ta ketë fuqinë e plotë, angazhimi kryesor politik është reforma kushtetuese dhe kthimi i legjitimitetit tek votuesit shqiptar. Pikat kryesore janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, reforma elektorale dhe kushtetuese, sundimi i shtetit të së drejtës, demokracisë përfaqësues, ndarja dhe kontrolli i pushteteve. Kjo reformë e thellë, tha Basha do të mundësojë dhënien fund të tiranisë së krimit, të hajdutërisë, të oligarkisë dhe ndërtimin e Shqipërisë si gjithë Evropa. E në këtë kontekst, kreu i PD-së deklaroi se i takon kësaj opozite që të bëjë një betejë të fundit për ta mbyllur derën e tranzicionit dhe për të hapur derën e Shqipërisë Evropiane. “Nënshkrimi i kësaj kontrate besimi midis opozitës së sotme me atributet që, nesër, qytetarët shqiptarë do t’i japin me votën e lirë dhe të ndershme, është akti i parë që ne ndërmarrim për mbrojtjen e interesit publik. Është akti i parë që ne ndërmarrim për futjen e vendit në shinat e Kushtetutës dhe të ligjit, drejtësisë së barabartë për të gjithë, të ndëshkimit të politikanëve të inkriminuar dhe të korruptuar, pra, për dhënien fund pandëshkueshmërisë së krimit dhe korrupsionit, të garantimit të përfaqësimit të qytetarëve në parlament dhe në qeverisje të vendit dhe të politikave të zhvillimit ekonomik, të punësimit dhe të luftës kundër varfërisë. Është domethënëse që këtë akt të parë, ne kemi zgjedhur, ashtu siç e ka zgjedhur edhe momenti, ta
bëjmë me një grup të shoqërisë sonë, të cilit fjala grup interesi i rri ngushtë; me një grup, i cili me sakrificën prej pothuajse një viti e gjysmë, me këmbënguljen për të mbrojtur jo një interes privat, por interesin e të gjithë qytetarëve, interesin e kombit, janë kthyer në burim frymëzimi, force dhe motivimi për opozitën shqiptare për Partinë Demokratike, për mua personalisht dhe unë e di, për qindra, mijëra qytetarë që ndodhen sot këtu dhe që kanë qenë gjithë këto muaj në mbështetje të kësaj kauze të drejtë. Dua të falënderoj për besimin e dhënë, sikundër t’ju siguroj se besimin e marrë e kanë në mirëbesim, në qartësi dhe vendosmëri të plotë të Partisë Demokratike dhe të aleatëve tanë. Një falënderim të veçantë dua t’i përcjell edhe profesor Aurel Plasarit, i cili ishte i pari që, publikisht, hodhi idenë për këtë kontratë midis Partisë Demokratike dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Sikundër, në mbrojtje të interesit të qindra qytetarëve, drejtpërdrejtë në takimet që kam zhvilluar këto javë, por edhe përmes mesazheve, dua t’ju them: Po, ky është vetëm fillimi. Kontrata të tilla do të nënshkruhen me të gjithë grupet e interesit, do të nënshkruhen me sipërmarrjen, me biznesin e vogël, me përfaqësuesit e fermerëve, të pronarëve, të të përndjekurve, me pedagogët e universiteteve dhe studentët me të cilët e kemi të qartë dhe të prerë marrëveshjen
për anullimin që ditën e parë të ligjit korruptiv të arsimit të lartë, ndërkohë që puna ka nisur të mos ketë asnjë ditë vakum dhe një ligj i standardeve europiane po definohet brenda kohës më të shkurtër, brenda muajit të parë të qeverisjes së Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar. Po kështu, me grupet e tjera të interesit, me mjekët, me infermierët, me eksportuesit, me shoqatat që përfaqësojnë degë të ndryshme të ekonomisë. Koha për fjalë me të vërtetë ka mbaruar. 30 qershori është dita e një zgjimi të madh kombëtar. Refuzimi popullor dhe qytetar i këtij regjimi, i cili, njësoj si tek Teatri Kombëtar, ka vetëm një projekt: grabitjen, vjedhjen, pastrimin e parave të pista të krimit, këtë projekt ka kudo. Këtë projekt kishte tek Unaza e Re, këtë projekt ka tek stadiumi, këtë projekt ka tek koncesioni më i fundit Milot Balldre dhe që nga koncesionet e para të check up. I vetmi projekt i regjimit është vjedhja dhe grabitja e pasurive të shqiptarëve. Ne jemi të vendosur t’i japim fund këtij modeli. Ashtu siç zotohemi në këtë kontratë të gjurmojmë çdo qindarkë, çdo pasuri të tjetërsuar të qytetarëve shqiptarë dhe publikut shqiptar ta konfiskojmë dhe t’ia kthejmë të zotit, që është populli, janë qytetarët, janë taksapaguesit dhe pronarët legjitimë të pasurive tona publike. Por e dimë që kjo nuk mjafton. Mesazhi i 30 qershorit është
mesazh për një ndryshim të vërtetë, të thellë dhe të qëndrueshëm. Për këtë arsye kontratat tona me të gjithë grupet interesit do të jenë ndërmarrja më transparente, më konkrete dhe e drejtpërdrejtë, të cilin e lidhim me vetëdijen e plotë, duke mirëpritur atë që tha Edmond Budina, që shkelja e kësaj kontrate na ngarkon me përgjegjësi direkte para publikut, para qytetarëve dhe para votuesve shqiptarë. Natyrisht, që votuesi shqiptar ta ketë fuqinë e plotë të kësaj kontrate nesër, angazhimi ynë kryesor politik është reforma e thellë kushtetuese dhe kthimi i legjitimitetit tek votuesit shqiptar: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme; Një reformë e thellë elektorale dhe kushtetuese; Kthimi i një republike, bazuar mbi vlera evropiane të sundimit të shtetit të së drejtës; Të demokracisë përfaqësuese të qytetarëve s h q i p ta rë; T ë n d a rj es d h e kontrollit të pushteteve. E mirëpres faktin që në këtë marrëveshje Aleanca për Teatrin, që përfaqëson një nga grupimet më të fuqishme të mendimit intelektual ka insistuar që kjo marrëveshje të mos mbetet në kuadrin vetëm të mbrojtjes së Teatrit apo të reformës në sektorin e kulturës dhe të artit, ku angazhimi ynë është i qartë, si në kuptimin cilësor, edhe në kuptimin sasior të resurseve publike, por mbi të gjitha mirëpres angazhimin e intelektualëve,
pikërisht për këtë reformë të thellë, që do të mundësojë shumë shpejt dhënien fund të tiranisë së krimit, të hajdutërisë, të babëzisë dhe të oligarkisë,dhe ndërtimin e një vendi, ashtu siç e dëshirojmë, ashtu siç e meritojmë, të Shqipërisë si gjithë Evropa. Asnjë arritje e madhe në asnjë shoqëri nuk ka kaluar pa sakrifica të mëdha. Kombeve të përparuara të Perëndimit u janë dashur shekuj betejash, shpeshherë me kosto të mëdha për të arritur konsolidimin e demokracive që ne duam t’i kemi për model. Edhe ne po zhvillojmë betejat tona. Tash 30 vjet, natyrisht do të kishim dashur që betejat e tranzicionit të kishin përfunduar, por, me sa duket, na takon ne që të bëjmë një betejë të fundit për ta mbyllur derën e tranzicionit dhe për të hapur derën e Shqipërisë Evropiane. Për këtë dua t’u shpreh mirënjohjen e saj më të thellë të gjithë qytetarëve që, prej 6 muajsh, janë në një betejë të vazhdueshme me të keqen, janë në një betejë të vazhdueshme për ta mundur të keqen dhe për ta bërë këtë jo me një të keqe tjetër, por me të mirën, me shpresën, me besimin tek e nesërmja, që buron nga identiteti ynë kulturor, kombëtar dhe qytetar si evropianë. Ndaj, i vetëdijshëm se kjo betejë ka kërkuar dhe ka pasur sakrifica të shumta, dua të jem fare i sinqertë me ju se beteja vazhdon. Më shumë sakrifica priten nga të gjithë ne, duke filluar nga unë i pari. Por, për herë të parë, siç e tregoi edhe referendumi i 30 qershorit, drita në fund të tunelit po shkëlqen fort. Ndaj, le ta vazhdojmë këtë betejë të bashkuar, le ta vazhdojmë këtë betejë të frymëzuar nga qëndresa individuale, njerëzore apo të grupuara, si kjo e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e banorëve të Unazës së Re, e kuksianëve dhe e shumë grupeve të tjera, të cilët me kurajon e tyre na treguan që jo vetëm bashkimi bën fuqinë, por fuqia e bashkimit do ta mposhtë të keqen dhe do të hapë rrugën e Shqipërisë për të gjithë shqiptarët. Mirënjohje dhe falënderime. Pa forcën tuaj, pa qëndresën tuaj, e gjithë kjo do të ishte e pamundur. Ju jeni frymëzimi ynë dhe d ety ri mi i ma d h i Pa rti s ë Demokratike, i aleatëve tanë, i Opozitës së Bashkuar, detyrim që do të fillojmë ta shlyejmë që ditën e parë që besimi juaj me votë, të na japë përgjegjësinë e qeverisjes së vendit”, u shpreh gjatë fjalës së tij pas nënshkrimit të kontratës me artistët, kreu i PD-së, Lulzim Basha.
POLITIKE
8
E premte, 26 KORRIK 2019
Kontrata për Teatrin, Edmond Budina – opozitës: Mos na tradhtoni!
FJALA E REGJISORIT
N
jë ditë më parë ai u tërhoq zvarrë nga policia teksa protestonte në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, ndërsa dje regjisori Edmond Budina, me zërin e ngjirur përshëndet kontratën e nënshkruar me opozitën e bashkuar për të mbrojtur teatrin. Budina kërkon mbështetje sa më të madhe popullore për kauzën e
tyre dhe prek me fjalët e tij. “E përshëndes këtë kontratë të sotme, e gjej me shumë vend dhe nesër kur opozita me PD të jetë në pushtet kjo kontratë duhet të materializohet. Unë përpara të gjitha gjërave dua ta shikoj në sy kryetarin e PD. Të marr një premtim, po premton para popullit, ne nuk jemi askushi po të mos
ishte populli. Nëse nesër nuk realizoni ato që keni shkruar unë i pari do jem kundër jush. E lexova kontratën e dëgjova edhe sot, o kjo kontratë firmoset nga të gjithë ju, se 5 veta më duket çik absurde, nëse nuk e firmosim të gjithë nuk e firmos, jam me ju. Jam me ju, mos na tradhtoni”,- u shpreh dje regjisor Edmond Budina.
Letra për Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së: Ekzekutivi, i kontrolluar personalisht nga kryeministri Rama, është tërësisht i pakontrolluar siç tregon çështja e Teatrit Kombëtar
S
ekretari i Përgjithshëm i OSBEsë Thomas Greminger ndodhet në Shqipëri, ndërkohë artistët që protestojnë prej një viti e gjysmë kanë shfrytëzuar rastin për t’i bërë një ftesë publike që të takohet me ta për të ndarë shqetësimin për prishjen e Teatrit, një veprim që sipas tyre është mishërim i konkret i krizës politike në vend. Pasi e njohin shkurtimisht me arsyet pse kanë vendosur të bëjnë rezistencë dhe demonstrim të aferës korruptive që, sipas tyre, luhet për truallin ku ndodhet Teatri Kombëtar dhe përreth tij, artistët i kujtojnë Gremingerit se komuniteti ndërkombëtar ka kushtuar sasi të mëdha të burimeve monetare dhe njerëzore për të ndërtuar një demokraci funksionale, sundim të ligjit, ndarje të pushteteve dhe kontrolleve dhe balancave në Shqipëri. “Në takimin tonë do të donim të diskutonim mbi një rrugë të mundshme përpara në këtë krizë dhe se si kthimi i sundimit të ligjit do të ndihmonte Teatrin Kombëtar si dhe të gjithë vendin”, shkruhet ndër të tjera në letrën publike të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar Letra e plotë: I nderuar Z. Greminger, Ne kemi kënaqësinë dhe nderin t’ju mirëpresim në Shqipëri dhe ju urojmë një vizitë produktive në atdheun tonë. Ne, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, një grup artistësh dhe qytetarësh të cilët kanë ardhur së bashku për të mbrojtur ndërtesën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, me mirësi kërkojmë dhe do të jemi të nderuar, të kemi një takim
Artistët kërkojnë takim me Greminger-in: Mësoni se si shpenzohen paratë që na jepni
me delegacionin tuaj gjatë vizitës tuaj këtu. Ndërsa publikut të jashtëm çështja e Teatrit Kombëtar mund të duket si vendore, ne mund t’ju garantojmë se është në të vërtetë mishërimi më konkret i një krize politike shqiptare. Shpronësimi i tokave publike dhe private që rrethojnë Teatrin Kombëtar është bërë i mundur nga një i ashtuquajtur “ligj i veçantë”. Ky i fundit nuk është asgjë më tepër se vjedhja e legalizuar,
e bërë e mundur vetëm për shkak të faktit se Shqipëria nuk ka Gjykatën Kushtetuese funksionale për pothuajse dy vjet. Mungesa e një Gjykate Kushtetuese, një nënprodukt i një të ashtuquajturës “reformë të drejtësisë”, i ka lejuar qeverisë të uzurpojë çdo pushtet vendimmarrës në Shqipëri. Nuk është ekzagjerim të thuhet se ajo rregullohet me dekret – çdo vendim, sado i rëndë, lejohet për sa kohë që Qeveria e miraton atë.
Sekretar i Përgjithshëm, Komuniteti ndërkombëtar ka kushtuar sasi të mëdha të burimeve monetare dhe njerëzore për të ndërtuar një demokraci funksionale, sundim të ligjit, ndarje të pushteteve dhe kontrolleve dhe balancave në Shqipëri. Asnjë nga këto nuk ekziston në këtë moment dhe ekzekutivi, i kontrolluar personalisht nga kryeministri Rama, është tërësisht i pakontrolluar siç tregon çështja e Teatrit Kombëtar. Ne besojmë se do të ishte një gabim i rëndë, i cili do të pengonte besimin e publikut shqiptar ndaj institucioneve ndërkombëtare, nëse një shtet i tillë lejohet të vazhdojë. Në takimin tonë do të donim të diskutonim mbi një rrugë të mundshme përpara në këtë krizë dhe se si kthimi i sundimit të ligjit do të ndihmonte Teatrin Kombëtar si dhe të gjithë vendin. Çdo informacion tjetër teknik që mund ta konsideroni të nevojshëm në lidhje me këtë çështje mund të vihet në dispozicion. Ne presim me padurim të dëgjojmë nga ju dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri lidhur me një takim të mundshëm. Sinqerisht, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit
Dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura: Mos shembja e Teatrit nënkupton ruajtje të trashëgimisë kulturore
D
ekani i Fakultetit të Arteve të Bukura Ardian Isufi në një intervistë në “News 24” deklaroi dje se marrëveshja e artistëve të Teatrit me opozitën e bashkuar është shumë e rëndësishme. Isufi tha se marrëveshja është e rëndësishme, sidomos për dy pika. Ai shtoi se mos shembja e Teatrit nënkupton ruajtje të trashëgimisë kulturore. Për Isufin, pikë e rëndësishme është edhe ajo, sipas së cilës rritet buxheti për kulturën. “Marrëveshja është shumë e rëndësishme. Teatri nuk duhet të shembet, për shkak se është një vlerë historike dhe kulturore për vendin tonë. Teatri është një gjurmë historike dhe kulturore. Marrëveshja ka një koncept të ruajtjes së identitetit
Ardian Isufi: Marrëveshja e artistëve me opozitën, e rëndësishme kulturor. Nuk ka rëndësi majtas apo djathtas, qytetarët duhet të jenë në mbrojtje të godinës së Teatrit. Sensibiliteti i qytetarëve ndaj Teatrit duhet të jetë më i madh”, tha Isufi. Dekani Ardian Isufi u shpreh se zgjidhja mund të ishte restaurimi i godinës së Teatrit. “Nëse ka vullnet të mirë, ajo godinë mund të ndërtohet dhe të rregullohet. Restaurimi është një zgjidhje dhe është po ashtu e realizueshme. Urbanistët dhe arkitektët kanë sugjeruar që të ketë restaurim. Të gjithë
teknikët kanë thënë se ajo është ndërtesë e qëndrueshme, e cila me restaurim sillet në identitet. Nuk duhet teatër i ri duke zhdukur të vjetrin”, deklaroi Isufi. Për dekanin e Fakultetit të Arteve të Bukura, marrëveshja me opozitën ka pika me rëndësi për të ardhmen. “Nga marrëveshja, pika që na interesonte ishte kthimi në identitet. Marrëveshja mbart një vizion të qartë për të ardhmen. Aty saktësohet edhe se do të ketë buxhet më të madh për kulturën, gjë e cila na mungon. Ne kemi
buxhetin më të vogël në Ballkan dhe duhet më tepër investim. Unë mendoj se përfshirja e opozitës së bashkuar e potencon shumë duke parë nga e ardhmja. Duhet realisht reformë për artistët. Artistët të mbështeten. Jemi për decentralizim institucionesh”, tha Isufi. Ardian Isufi theksoi se qeveria duhet të dëgjojë zërin e artistëve, pasi artistët janë edhe zëri i qytetarëve. “Qeveria duhet të dëgjojë zërin e artistëve, pasi këta artistë mbështeten nga ana e qytetarëve. Qeveria duhet të mbështesë kulturën dhe historinë e jo të shkatërrojë atë. Qeveria duhet të shikojë me kujdes raportin që ka me artistët dhe qytetarët”, deklaroi dje dekani Ardian Isufi.
AKTUALITET
9
E premte, 26 KORRIK 2019
“Hajdeni pas orës nëntë shikoni tmerrin që ndodh në Astir”, Banori: Më tërhoqën zvarrë, ja si më shqyen
Arrestohen në mënyrë të paprecedent banorët e Astirit para Gjykatës së Tiranës B
abë e bir, anëtarë të familjes Ferati u arrestuan katër ditë më parë në mes të natës në banesën e tyre te zona e ish-Astirit në Tiranë, pas protestave kundër prishjes së banesave të tyre që preken nga projekti korruptiv i zgjerimit dhe ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës . Ndërsa gjykata do të jepte masën e sigurisë për ta, protestues të shumtë janë paraqitur përpara Gjykatës së Tiranës. Ata janë përplasur me policinë dhe për rrjedhojë janë arrestuar 3 protestues të tjerë. Një familjar i të arrestuarve deklaroi se prangosjet bëhen për të trembur protestuesit. “Këtu është skandal. Ju si media vetëm hajdeni pas orës 9 dhe do të shikoni sa tmerr që është. Këto të arrestojnë pse proteston, pse mbron pronën, shtëpinë tënde. Ata po mundohen të frikësojnë njerëzit me këto arrestime. Ne kërkojmë lirim të menjëhershëm”, tha një i afërm i të arrestuarve. Një tjetër banorë u shpreh për mediat se arrestimi i tyre është bërë nga persona të veshur si civil dhe pa asnjë dokument që të justifikonin ndalimin e tre banorëve, ndërkohë që shton se edhe ai personalisht është tërhequr zvarrë nga efektivët duke ndrydhur edhe krahun si dhe grisur rrobat që mbante veshur. “Më tërhoqën zvarrë shikoni si mi kanë grisur rrobat, si më kanë
ISH-KRYEMINISTRI
Arrestimet te gjykata, Berisha nxjerr emrat: Banorë të “Astirit”
shqyer, edhe krahun ma kanë thyer fare, ja shikoni gërvishtjet. Ne kemi të gjitha dokumentat, na dhunojnë në mes të ditës, hajde shkojmë tek Drejtoria e Policisë, të na arrestojnë të gjithëve,. Dilni shikoni pas orës 21:00 të darkës se si lëvizin të veshur civil dhe tmerrojnë fëmijët, nuk fklejnë gjumë nga frika. Ne ishim në mbështetje të familjes Ferati që janë masakruar. Erdhën 30 civila mes 100 banorëve, çfarë do të bëjmë, kot e kanë me ne, ju lutem juve të medias transmetoni gjithçka, hajdeni filmoni pas orës nëntë të shikoni çfarë tmerri përjetojmë. Këtë arrijnë ta bëjnë
këtu tek Prokuroria”, tha njëri nga banorët. Ditën e djeshme në një prononcim për mediat nga Gjykata e Tiranës, ish-deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh dhe mbështetësi kryesor që prej fillimit e deri më tani të kauzës së banorëve kundër projektit korruptiv të Unazës së Re. Duke iu përgjigjur interesimit të televizionit “FaxNeës”, lidhur me banorët e arrestuar dje, Shpëtim Billa dhe Skënder Doda, Balliu dha disa detaje për këtë ngjarje. Sipas ish-deputetit demokrat, Skënder Dodës i është prerë fletë-arresti dhe do të qëndrojë i
burgosur për 72 orë, e ndërkohë që Shpëtim Billa vazhdon të jetë në burg. “Skënder Dodën kanë kërkuar që të dalë para gjyqit dhe do të qëndroj për 72 orë i arrestuar. Ai është me fletë arresti. Ndërkohë që për Shpëtim Billën ende nuk është dhënë vendimi. Ndalim I tij është akoma më i pa precendent, sepse ai thjesht mbrojti mikun e tij. Unë ju ftoj të vini dhe të shikoni se çfarë bëhet pas orës 10 në zonën e “Astirit”. Por ne do t’ia dalim dhe do të jemi me krah të Astirit, Teatrit dhe gjithë kauzave të tjera”, u shpreh ishdeputeti demokrat, Klevis Balliu.
ISH-MINISTRI I JASHTËM: VEÇ THIRRJA E ARSYES NGA KRYEMINISTRI DO TË ISHTE ZGJIDHJA
I
sh-kreu i diplomacisë shqiptare Besnik Mustafaj është shprehur dhe njëherë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. I ftuar dje në News24, në rubrikën “Opinion”, Mustafaj tha se ka qenë emocionalisht me ata që e kanë kundërshtuar prishjen dhe se regjimi që godet mbi artistët është një regjim i rrezikshëm ndaj demokracisë. “Kam qenë emocionalisht pjesëtar i atyre që e kanë kundërshtuar prishjen e tetarit. Në logjikën time nuk duhet prishur por restaurohet. Një regjim që godet mbi artistët, është një regjim i rrezikshëm ndaj demokracisë. Jam ndjerë keq edhe njerëzisht sepse një pjesë e atyre që ishin në përleshje me policinë janë miqtë e mi personale. Jam në mbështetje të teatrit. Kryeministri gabohet kur thotë se janë në minorancë. Unë besoj se për Teatrin duhet të merret në konsideratë mendimi i atyre që bëjnë teatër. Unë nuk besoj se janë pak, me aq sa kam
Mustafaj: Një regjim që godet artistët, i rrezikshëm ndaj demokracisë
parë unë janë jashtëzakonisht shumë duke parë komunitetin teatror në Shqipëri. Ne nuk jemi në New York. Jemi Shqipëri, jemi në Tiranë. Besoj se janë shumicë. Mbrojtja e Teatrit është një kauzë, nuk është mbrojtja e kujtesës. Ne nuk jemi një shoqëri ende me një kulturë dhe ndjeshmëri
të tillë të lartë sa masivisht të dalim në mbrojtje fizike të kauzave të tilla”, tha Mustafaj. Sa i përket rreshtimit të opozitës krah artistëve dhe qytetarëve që kundërshtojnë prishjen e Teatrit, Mustafaj tha se është një segment i shoqërisë. “Aktorët, regjisorët, aktorët që janë në mbrojtje i kanë
bërë thirrje gjithë shoqërisë. Opozita është një segment shumë i rëndësishëm, por vetëm një segment i shoqërisë. Ju më pyesni a mjafton, nuk mjafton, por është diçka më shumë”, u shpreh ai. Lidhur me mundësinë e një referendumi për Teatrin, Mustafaj tha se do donte shumë kohë dhe veç thirrja e arsyes nga kryeministri do të ishte zgjidhja. “S’besoj tek realizimi i një referendumi për teatrin. Do kohë, 2 vjet. A pret teatri 2 vjet. Normal që duhen bërë për t’i treguar qeverisë se sa mbështetje ka kjo kauzë. Veç një thirrje e arsyes nga kryeministri mund ta shpëtojë. Për gjërat që nuk ka bërë PD ka paguar me humbjen në vitin 2013. PD për të gjitha gjërat që nuk ka bërë ose ka bërë keq ka paguar me humbjen në
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar detaje dhe emra të personave të arrestuar ditën e djeshme pas përplasjes mes policisë dhe banorëve të “Astirit” te Gjykata e Tiranës. Sipas ish-kryeministrit, i cili si gjithmonë i referohet denoncimeve dixhitale, policia ka arrestuar sot Skënder Dodën dhe Shpëtim Billën, pas konfrontimit me policinë. “Narkobanditë që hiqen si narkopolicë arrestojnë qytetarë pa asnjë mandat arresti. Ky është narkoshteti, apo shteti i mafies së droges. Krim! Rama ik! Fitore! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! I nderuar doktor Berisha, sot (dje) tek gjykata penale, policia pa uniformë, në mënyrë barbare ka arrestuar dy banorë të Unazës, Skënder Doda dhe Shpëtim Billa, të cilët kishin ardhur në mbështetje të dy banorëve të tjerë që kishin gjyqin, pasi ishin arrestuar dy ditë më parë. Ka 4 ditë që në Unazë po bëhet terror në shtëpitë e tyre! Me respekt”, thuhet në mesazhin denoncues të publikuar dje nga ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetet sociale. vitin 2013. Pas humbjes fillon një jetë tjetër për çdo forcë politike. Fakti i amortizimit nuk është një argument. Në Paris ndalohet prishja e një muri, çfarë do muri. Vihen skela dhe brenda zbrazet dhe bëhet nga e para por jashtë është ndërtesa e shek. të 16-të, 17të. Restaurimi nuk presupozon se është mirë. Të gjitha e dinë që ka nevojë për restaurim ndërtesa e Teatrit Kombëtar por do një buxhet më të vogël se sa një i ri”, deklaroi dje ish-deputeti demokrat, Besnik Mustafaj.
POLITIKE ANALIZË Nga Luan Rama*
E
ndoqa me vëmendjen e zakonshme praninë dhe fjalën me shumë emocion njerëzor dhe qytetar të mikut e kolegut tim të hershëm në Partinë Socialiste e më pas, të Arben Malajt, individualitet me kontribute të vyera politike e qeverisëse, në protestën qytetare për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga vjedhja shtetërore me ligjin antikushtetues të Kuvendit, dhe më vjen mirë ta gjej atë qëndrim koherent me natyrën, angazhimet dhe përgjegjësitë qytetare, publike e politike të tij. Duke qenë në një mendje me të se: “Podiumi i Teatrit Kombëtar nuk mund të keqpërdoret për asnjë përfitim politik nga asnjë parti politike”, siç shkruan Beni në një status të bërë publik në profilin e tij në fb, e gjej me vend gjithashtu të saktësoj se shprehja “nuk mund të keqpërdoret”, nuk do të thotë të mos mirëpërdoret, edhe politikisht po aq sa publikisht, edhe shqiptarisht po aq sa edhe intelektualisht, për të mbrojtur jo thjeshtë një ndërtesë, por një kauzë që ka në themel mbrojtjen e ligjshmërisë dhe të interesit publik, përkundër një praktike kriminale vjedhjeje e shpërdorimi, në rastin konkret edhe ndaj të gjithë hapësirës pub-
like ku gjendet Teatri Kombëtar, që fatalisht e mjerisht implikon në këtë vepër kriminale edhe partinë e solidaritetit njerëzor, të humanizmit e drejtësisë sociale, të cilës unë dhe Beni iu dedikuam me gjithë fuqinë e shpirtit në kohë ndryshimesh të mëdha e luftërash të padrejta që na imponoi regjimi antipopullor poskomunist. Për këto arsye, por edhe si një qytetar i angazhuar tërësisht në politikë në 30 vjet me radhë, i jap vetes të drejtë të debatoj miqësisht me qëndrimin më të fundit të Arben Malajt, pasi më duket i çuditshëm kompleksi i tij politik në Benin “apolitik” ndaj rolit të politikës në jetën e vendit. “Ju kam thënë se kam frikë se mos politika ju vjedh kauzën”, thotë Beni, teksa iu drejtohet artistëve në statusin e vet, pa na thënë se çfarë duhet të bëjmë kur pushteti po vjedh e vret jo vetëm kauzën që e artikuluar në mbrojtje të Teatrit Kombëtar nuk është më vetëm e artistëve, por e të gjithë artdashësve dhe e gjithë qytetarëve, por po vjedh edhe pronat e hapësirat publike, po vjedh qytetin dhe biografinë historike e kulturore të tij? Nëse politika nuk është e angazhuar në të tilla kauza të mëdha e në
10 E premte, 26 KORRIK 2019
Kompleksi politik i Arben Malajt, dhe “kostumi apolitik” i tij krah të qytetarëve, përse duhet e kujt djallin i shërben?! Ndaj, “këshillën” e ndjerë natyrisht e krejt të sinqertë të Arben Malajt, e gjej jo të pavend, por të gabuar dhe të dëmshme. Politika ka detyrime dhe përgjegjësi për të përmbushur përballë qytetarëve dhe vendit. Por nëse ajo u shmanget këtyre përgjegjësive, sidomos sot kur vendi është në zgrip e demokracia e dhunuar, kur qeverisja është tërësisht e kriminalizuar dhe institucionet të kapura, kur kriza kushtetuese, parlamentare, qeverisëse dhe mbi të gjitha kriza e besimit po vret shpresën tek e ardhmja, kur tjetër duhet të angazhohet e të ballafaqohet edhe politika me qytetarët? Kur tjetër duhet të dëshmojë ajo që është mision shërbimi ndaj interesave të vendit? Kompleksi i “politizimit” që synon t’a mënjanojë angazhimin e politikës si institucion në sfidat e shoqërisë e të vendit, nuk bën tjetër, por favorizon më tej abuzivizmin e kriminalizimin e qeverisë, zgjat agoninë dhe e bën atë bashkëfajtore po aq sa ata që
pasi vodhën me mbështetjen e grupeve kriminale zgjedhjet, po e përdorin pushtetin për të vjedhur pasurinë publike e kombëtare. Ndaj miku im Ben, mos ji i kompleksuar nga angazhimi politik, sepse i tillë je edhe kur do të prezantohesh si apolitik. Mos ji i kompleksuar as prej përdorimit politik e me angazhimin qytetar edhe të politikanëve, të podiumit të Teatrit Kombëtar apo tek banorët e Unazës së Re e gjetiu, gjithkund ku shfaqet babëzi e makutëri, vjedhje e shpërdorim kriminal i pushtetit. E sa për atë këshillën tjetër që na thua se: “Publikisht kam këshilluar bëni kujdes nga çdo politikan sepse ata kanë shpirt kafshërore dhe për fitore politike te vrasin”, ma do mendja se nëse e lexon sërish, duhet të ndjehesh keq e i penduar, sepse as ti dhe as unë, e si ne edhe dhjetëra të tjerë që fati apo dëshira e tyre ua imponoi të zgjedhin si profesion politikën, nuk kemi asnjë shenjë a premisë të atij që ti pa e ditur ndoshta e quan “shpirt kafshëror”. Edhe nëse në formësimin e kësaj
shprehjeje je nxitur prej aksionit politik e të paligjshëm të një grupi deputetësh të Partisë Socialiste për shkarkimin tënd nga Bordi Drejtues i Bankës së Shqipërisë, prapë nuk mendoj se ata janë dëshmi e shpirtit kafshëror të politikanëve. Politikanët, njësoj si artistët apo edhe si ekonomistët, si mjekët e inxhinierët, por edhe si bujqërit e blegtorët, si studentët e pedagogët, si punonjësit e policisë dhe, edhe si ata që për shkak të kundërvënies ndaj ligjit janë brenda qelive të burgut, janë më së pari njerëz krejt të zakonshëm e qytetarë të ketij vendi. Por, nëse ka ndër ta me “shpirt kafshëror”, kjo nuk është arsye për t’i përfshirë të gjithë nën një emërues e për shkak të kësaj paradigme të kërkojmë që politika të bëjë sehir e të mos iu përgjigjet sfidave qytetare e atdhetare, sa herë thërritet në apel e kur i duhet ti përballojë këto sfida. Politika është angazhim, është përgjegjësi, por është edhe detyrim për të gjithë ata që i janë dedikuar asaj. *Zëvendëskryetar i LSI
KOMENT
OPINION Nga Ylli Manjani
Problemi është Rama, jo opozita e Bashës P ërrallat me mazhorancën e Raj mondës dhe minorancën e Edmondit, nuk mund të fshehin pisllëkun që është kurdisur kundër çdo ligji! Edhe ligji antikushtetues që bënë për këtë çështje KA RËNË NGA FUQIA!!! Ka rënë sepse vetë i vunë afat atij ligji deri në dhjetor 2018. Nuk ka asnjë, po asnjë ligj sot në fuqi që të justifikojë as shëmbjen e teatrit,as ndërtimin e një të riu, as me para publike e as me marrëveshje private! NUK KA! Ose të na e tre-
gojnë ku e kanë, se mbase e kanë sekret si tendërat që bëjnë fshehtas. Por në inventarin publik të ligjeve në fuqi, nuk ka një ligj që ti legjitimojë. Edhe ligji për legalizimin ka rënë tashmë nga fuqia. Ndaj s’ka fare rëndësi se ç’thotë “mazhoranca” e Monda Bulkut e as “minoranca” e Mond Budinës! Teatri Kombëtar është pasuri publike dhe pjesë e trashëgimisë historike e kulturore. Mazhorancat e minorancat nuk pijnë ujë fare! Kjo është çështje e pastër
ligjzbatimi. Normalisht nuk kemi pse të presim SPAK për të ndaluar keqbërësit... Por këto krime as parashkruhen e as harrohen. *** Edhe kjo s’ka bythë ku të rrijë! Nga plazhi, nga hoteli luksoz me ajër të freskët, duke pushuar apo duke fryrë bulçinjtë me pilaf me fruta deti kërkojnë hesap: “Po ky Basha çfarë bën?! Pse spo na e mbron teatrin”?! “Po këta aktorët? Kot fare janë”! Kulmi!!! Dhe ç’është më e keqja. Basha shfaqet tek Teatri, hyn brenda në teatër pasi detyron policinë të tërhiqet dhe prapë ky takëm njerëzish thonë: “S’bohet kështu opozita”. “Tani i kujtu ky”?! Mazallah t’u shkojë mendja të thonë ndonjë fjalë për autorin e problemit, Ed Ramën. Se nuk pretendoj t’u shkojë mendja që teatri është i tyre, i yni dhe jo i aktorëve e as i opozitës! As pretendoj që të kuptojnë që politika s’mund të jetë teatër i pozitës e opozitës. Por të paktën mos kërkojnë hesap të tjerëve për punët që duhet të bëjnë vetë!
Ruajtën “shtëpinë me gjethe” dhe prishin Teatrin Kombëtar! Nga Zef Bushati Debati rreth Teatrit Kombëtar ka një motiv, i cili në shumicën e rasteve nuk lexohet qartë, dhe interpretohet sipas interesave të grupimeve të ndryshme të botës së biznesit dhe politikës. Kërkesa është që Godina e Teatrit Kombëtar të ruhet e të kthehet në “Muzeu Kombëtar i Artit Skenik Shqiptar.” Të ruhet siç u ruajt “Shtëpia me Gjethe” e Sigurimit të Shtetit Komunist (ku mund të ndërtohej një ndërtesë e lartë në zemër të Tiranës ). Të ruhet siç u ruajtën Tunelet e Ministrisë së Brendshme të Shtetit Komunist apo Tunelet e Byrosë Komuniste në Malin e Dajtit, etj. Godina e Teatrit Kombëtar është histori e të gjitha gjinive të artit skenik shqiptar nga viti 1945. Aty nisën hapat e para të Teatrit, të Operas, të Baletit klasik e popullor, të filarmonise, të Estradës e të çdo gjinie skenike. Aty interpretuan aktorët, këngëtarët, instrumentistët e valltarët më të mëdhenj të Shqipërisë. Ajo godinë nuk i prish aspak punë ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar po në atë vend, po në atë sipërfaqe të madhe në Qendër të Tiranës për të cilin sot Shqipëria ka shumë nevojë. Një Teatër Kombëtar si të gjitha Teatrot Kombëtare Europiane, një Teatër Kombëtar me llozha, ku qytetarët ta ndjejnë veten Europianë të lashtë të kontinentit Europian. Në asnjë vend të Europës nuk ka Teatër Kombëtar në një Qendër Biznesi. Kinema po, por jo Teatër. Rruga më e mirë është dialogu. Dialog të gjerë me grupe interesi për të gjetur më të mirën e mundshme që ti shërbejë qytetarëve të Shqipërisë. Politika të qëndrojë larg, se më shumë ngatërron se ndihmon.
POLITIKE OPINION Nga Desada Metaj
E
sigurt është se reforma do të vazhdojë të paketohet si zgjidhja më e mirë për shqiptarët dhe se Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme do jenë për gjatë të përkohshme.Duke na bërë, kështu, të gjithëve nostalgjikë për kohën kur Edi Rama pikturonte fasadat e pallateve që dukeshin nga larg plot ngjyra ndjellëse, por që nga brenda lëngonin nga vjetërsia. Featured image of article: Që boja e reformës në drejtësi të jetojë më gjatë se boja e fasadave të Edi Ramës 25 Korrik, 2019 10:57 Gjatë tre viteve të zbatimit të reformës në drejtësi në Shqipëri, edhe pse shqiptarët kanë qenë të bombarduar çdo çast me propagandë, me premtime dhe me me dogma didaktike, nuk kanë mundur dot t’u fshehin atyre dy gjëra. Së pari, faktin se kjo reformë ka sjellë direkt pasoja të prekshme, të rënda në jetët e tyre dhe në jetën politike dhe ekonomike të vendit; dhe së dyti, faktin se tre vite dhe mbi 200 milionë euro më pas reforma po çon në mënyrë të pashmangshme në gjendjen ku çdo institucion i lartë i drejtësisë në Shqipëri do të “mbushet” dhe drejtohet me të përkohshëm dhe
të paverifikuar. Vendimi i para dy ditëve për të komanduar gjyqtarë të përkohshëm në Gjykatën e Lartë, apo i para disa ditëve për të emëruar drejtues të pavetuar në prokuritë e vendit, pas thuajse gati dy vjetësh me një Prokurore të Përgjithshme të përkohshme, të gjitha bashkë nuk kërkojnë shumë njohuri juridike për të kuptuar se paketimi i reformës si sukses u ngjan atyre tregtarëve që për të shitur mallin e skaduar manipulojnë datën e skadencës. Por tashmë është e qartë se etikat në gjuhë të huaj apo malli i veshur me paketim perëndimore vazhdon të ketë efekt shkëlqyes vetëm tek ata që nuk kanë ndonjë hall për të zgjidhur në dyert e gjykatave shqiptare. Në këtë kategori, padyshim, bëjnë pjesë diplomatët e huaj në Tiranë, të cilët ngazëllehen për reformën, e cila për ta është thjesht një pjesë e orarit zyrtar të punës dhe për disa mjet për përparim në karrierë, ndryshe nga ndonjë hallexhi shqiptar që mund të ketë vite që pret në dyert e Gjykatës së Lartë apo Kushtetuese për të marrë drejtësi për ndonjë çështje jetike. Ndaj tingëllon çuditshëm deklarata e dy ditëve më parë e të
Nga Fitim Zekthi
A
E premte, 26 KORRIK 2019
Që boja e reformës në drejtësi të jetojë më gjatë se boja e fasadave të Edi Ramës ngarkuarës me punë të ambasadës amerikane në Tiranë, e cila duke ju referuar boshatisjes totale të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese u shpreh: “…disa thonë se ky është një problem, por ne besojmë se kjo tregon se rivlerësimi po funksionon dhe nënvizon se pse reforma në drejtësi ishte nevojshme”. Këta “disa” në rastin e Gjykatës së Lartë janë mbi 40 mijë qytetarë apo familje që presin shqyrtimin e dosjeve të bëra kapicë në Gjykatën e Lartë, dhe me dhjetëra mijëra të tjerë që nuk ishin dakort për zhvillimin e zgjedhjeve njëpartike dhe presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit. Një gjë është e sigurtë: këta “disa” janë shumë shumë më tepër se duartrokitësit dhe anglishtfolësit e reformës. Në ç’vend të Europës (në SHBA as që bëhet fjalë) nevoja për një çfarëdo lloj reforme e ka çuar vendin në kolaps dhe ka bllokuar funksionimin normal të gjykatavë të nivelit të lartë! Jo vetëm kaq, por këtë kolaps të paketuar si kalin e drejtësisë na duhet edhe ta përshëndesim dhe
duartrokasim, sepse miqtë tanë ndërkombëtarë kanë nevojë për pak entuziazëm lokal. Pavarësisht se nuk i morën kurrë në konsideratë paralajmërimet për kolapsin që mund të sillte një reformë e hartuar me nxitim; pavarësisht dyshimeve se hartuesit e kishin qepur reformën si kostum për të preferuarit e tyre; pavarësisht çdo kritike për mënyrën si po funksionon në praktikë reforma; hendeku mes asaj që u premtua dhe asaj që ne prekim është sot më i thellë se kurrë. Ndaj dhe lëvizja e para dy ditëve për të emëruar anëtarët e Gjykatës së Lartë, tinëz dhe në mënyrë të jashtëligjshme, është thjesht një rrugëdalje alla shqiptarçe për ngrehinën pa themele të reformës në drejtësi. Të asaj reforme që kështu si është katandisur nuk i rri për shtat as një kioskë, e jo më një Pallat me emrin e Drejtësisë. Sepse asnjë ndërtesë me fasadë moderne në shërbim të drejtësisë, asnjë bashkim ambasadorësh në një foto nuk mund të zbehin dot nevojën urgjente për një Gjykatës të Lartë dhe Kushtetuese të pavarur, profesioniste dhe funksionale. E nëse në foto bashkohen dhe
buzëqeshjet e Zotit Manja dhe Zotit Xhafaj, atëherë me gjasë mundësitë më të mëdha për t’u shndërruar më Gjykatë të Lartë e ka Gjykata e Durrësit. Si e vetmja gjykatë në botë që ka dhënë dy vendime të ndryshme për të njëjtën çështje, ajo mund të ishte padyshim kandidate dhe për Gjykatë Kushtetuese. Por deri sa të harrohen gjëmat e Durrësit, ka kohë ende që të përgatiten rregulla të reja për anëtarët e saj. Madje ka kohë dhe hapësirë mjaftueshëm që të trembin kundërshtarët dhe rivalët me gogolin e SPAK-ut. E sigurt është se reforma do të vazhdojë të paketohet si zgjidhja më e mirë për shqiptarët dhe se Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme do jenë për gjatë të përkohshme. Duke na bërë, kështu, të gjithëve nostalgjikë për kohën kur Edi Rama pikturonte fasadat e pallateve që dukeshin nga larg plot ngjyra ndjellëse, por që nga brenda lëngonin nga vjetërsia. E duke na bërë të shpresojmë se boja e reformës do të ketë jetë të gjatë, po aq sa fasadat e ishkryetarit të bashkisë.
Teatri Kombëtar, udhëtimi i Ramës për në “Polin e Veriut”
KOMENT ugust Andre, një inxhinier suedez, kishte kohë që ishte fiksuar të ishte personi i parë që do të shkonte në Polin E Veriut. Ai merrej me shitjet dhe ishte ekspert i shitjeve në zyrën që punonte dhe nuk kishte ndonjë dije dhe aftësi të madhe mbi udhëtimet në vende të tilla si Poli i Veriut, dhe as mbi mundësitë që ekzistonin në atë kohë që një ekspeditë të dilte me sukses. Ishte vetëm fiksimi i tij për të qenë i pari që do ta bënte. Ai e kishte bindur publikun që do ta kryente këtë udhëtim kollaj dhe të gjithë do të bindeshin kur të kthehej triumfator. Në vitin 1897, Andre, u nis së bashku me dy të tjerë me balonën me hidrogjen, ‘Eagle’, për në Polin e Veriut. Pas dy ditësh balona e tyre e tundur dhe shkundur nga erërat ra në akull. Andre dhe dy pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit morën ç’të mundin, ushqime dhe gjëra të tjera të nevojshme. Ata ecën dhe u përpoqën mbi masën gjigande të akullit të mbërrinin në tokë. Pas gjashtë javësh tmerr u mbaroi gjithçka. U ushqyen me midhje apo
11
me kallamarë, por edhe me një ari të bardhë që arritën ta vrasin me armë. Pas një tmerri gati tre mujor, vdiqën. Kjo është një ngjarje që është përdorur nga psikologët dhe socilogët për të treguar se ka raste kur njerëzit janë aq të bindur se mund të bëjnë diçka, sa ata e humbin krejtësisht arsyen dhe shkojnë të sigurt drejt shkatërrimit. Kjo ndodh sidomos kur ata kanë vlerësim të lartë për veten, por kjo mund të ndodhë edhe kur ata duan me çdo kusht të shpëtojnë fytyrën. Ndodh që njeriu hyn në një rrugë ose gjendet në një situatë e cila e shtyn atë me forcë drejt veprimeve krejtësisht të arsyeshme. Vetë njeriu e di fundin e keq dhe të turpshëm të rrugës në të cilën hyn, por ai nuk ka mundësi të veprojë ndryshe. Ditaret, e zbuluara më vonë, të August Andre tregonin se ai e kuptoi që nuk ishte i aftë dhe nuk kishte mjetet e duhura për ta kryer atë udhëtim në Polin e Veriut, por ai e kishte bindur opinionin publik se kishet aftësi ta bënte shumë kollaj këtë udhëtim. Regjisori i famshëm Ruben Ostlund
e ka marrë këtë ngjarje dhe e ka trajtur në mënyra të tjera për të treguar këtë anë vetëshkatërrimtare të njeriut kur ai hyn në një rrugë i shtyrë nga rrethana të tilla si ruajtja e profilit të “të fortit” e “triumfatorit”, e atij që ka “të drejtë”, e atij që nuk ka pengesë që e ndal. Gjithashtu është trajtuar, në mjaft raste, edhe lidhja e fortë që kanë rrethana të tilla si të mësipërmet me një gjendje fajësie apo krimi duke të shtyrë të bësh krime të tjera dhe duke vijuar më pas në këtë rrugë deri sa “të nisesh për në Polin e Veriut”. Kjo është saktësiht ajo që po bën kryeministri shqiptar me vendimin për të prishur Teatrin Kombëtar dhe për t’i hapur rrugë aty ndërtimit të një kompleksi kullash dhe një godine të re Teatri nga një kompani që do të ndërtojë kullat. Kryeministri është nisur si August Andre për në Polin e Veriut. Ai ka bindur opinionin se do t’ia dalë fare kollaj. Ai ka 21 vjet me këtë fiksim dhe, siç mendonte Andre, se do të ishte i pari që do të shkonte në Polin e Veriut, mendon se ai do të jetë i pari për ‘Teatrin Modern
Kombëtar’. Këtë idenë e të qenit i pari Rama e ka obsesion në gjithçka. Ai për gjithçka thotë se ne “për herë të parë bëmë këtë e atë…”. (A nuk është vetë Rilindja një çmenduri narcisiste?) Kryemimnistri Rama, megjithatë, nuk duket i shtyrë vetëm nga ideja e të qenit i pari. Kryeministri ka edhe shumë rrethana të tjera që e detyrojnë atë të ruajë profilin e “të fortit”, të atij që “nuk mund ta pengojnë një pakicë”, të atij që “triumfon” etj. Në rastin e Ramës rrethanave të August Andre i shtohen edhe rrethana të tilla (të cilat nuk bëjnë asgjë vetëm se e bëjnë edhe më të pakthyeshme rrugën për në Polin e Veriut) si mbrojtja e projekteve të ndërtimit të kullave me PPP, mbajtja me ushqim nga e mira publike e një pjese të vogël të biznesit, që është gati pjesë e qeverisë dhe vendimarrjes, në mos vetë qeveria, ushtrimi i pushtetit duke mos pyetur për asnjë pushtet tjetër, mbrojtja e mënyrës së deritanishme të qeverisjes me PPP, me bashkëpunime me krimin, me futjen e tij në institucionet e drejtimit politik të
vendit, me blerjen e zgjedhjeve etj. Bota nuk ka njohur kurrë një rast ku policia rrethon një shesh publik, si ai para Teatrit, rrethon vetë Teatrin në të cilin kanë hyrë artisët dhe qytetarët për ta mbrojtur nga prishja dhe nuk lejon që tek ata të hyjë ujë, ilaçe apo duhan etj. Nu ka patur ndonjë vend në botë ku policia, qoftë kjo edhe në diktaturat komuniste apo fashiste, qoftë kjo në diktaturat ushtarake apo të drogës në vendet e Amerikës Latine të vihet kordon policie ndaj aktorëve për të mos i lejuar ata të hyjnë në Teatër. Sigurisht që nuk ka vend në botë që të përdoren forcat speciale dhe të hedhin spraj djegës te dera e Ministrisë së Brendshme dhe e Teatrit Kombëtar për të mos i lejuar artistët dhe qytetarët të protestojë te oborri i Teatrit. Dhe për çfarë? Sepse duan që godina të mos prishet. Ka diçka shumë më tepër se sa një godinë në këtë çështje. Teatri Kombëtar do të jetë Poli i Veriut i kryeministrit. Në qoftë se Rama do t’i mbijetojë Teatrit Kombëtar, megjithatë ai është ‘rrugës për në Polin e Veriut’. Ai nuk ka më kthim. Nuk mundet, për fat të keq.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E premte, 26 KORRIK 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E premte, 26 KORRIK 2019
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj: Qyteti nuk mund të mbahet peng nga asnjë minorancë e zhurmshme
Veliaj vlerësohet në SHBA: Teatri do bëhet dhe kryeqyteti do ketë një teatër modern, bashkëkohor, i cili do t’i shërbejë si aktorëve, ashtu edhe artdashësve. “Kemi kaluar disa sfida në mandatin tonë të parë: mbaj mend këndet e lodrave, protestat kundër tyre. Edhe këtu në Amerikë shumë prej projekteve që sjellin ndryshim përshkohen nga një sens histerie, protestash apo pakënaqësie. Megjithatë, kur ndryshimi vjen, përqafohet nga të gjithë. Në Tiranë ndryshimi do të vijë edhe për çështje shumë të debatueshme, si zgjatimi i Lanës, Unaza e Madhe, Teatri i Ri Kombëtar, por janë ndry-
K
reu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga Denveri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku mori në konferencën vjetore me temë “Qytete që rriten me gjelbërim”, në të cilën prezantoi Tiranën dhe projektet transformuese të saj, u shpreh se qyteti nuk mund të ndalet në rrugën për të ecur përpara me Teatrin Kombëtar, Unazën e Re, zgjatimin e Lanës apo Bulevardin e Ri, pavarësisht kundërshtive që mund të kenë pakica të caktuara të lidhura me politikën. Kryebashkiaku tha se ashtu siç janë kundërshtuar çdo gjë e mirë e bërë nga Bashkia e Tiranës për qytetarët në këto 4 vjet, edhe projekti i Teatrit të Ri do të zhvillohet
shime absolutisht të nevojshme dhe të pakontestueshme. Pra, nuk mundet që qyteti të mbahet peng prej disa minorancave që do ekzistojnë gjithmonë, dhe gjithmonë nuk do të bien dakord. Më vjen mirë se si Tirana, në aktivitetin më të madh të bashkive në SHBA, është sot imazhi i një Shqipërie moderne, i një Shqipërie që po ndryshon, që ka plot probleme, por që më e mira është përpara”, tha Veliaj. Duke iu referuar pikërisht temës së diskutimit të këtij takimi, kryebashkiaku u shpreh i kënaqur që Tirana është përzgjedhur si model suksesi për nismat në shtimin e gjelbërimit, duke filluar nga zbatimi i projektit të Pyllit Orbital e deri investimet në parqe, çka ka sjellë edhe një frekuentim masiv të tyre. “Jam shumë krenar për të gjitha ato që kemi arritur në Tiranë. Një nga gjërat për të cilat po shquhet Tirana janë hapësirat e gjelbërta. Sapo kemi filluar rehabilitimin e Parkut Rinia, kemi mbaruar Parkun e Liqenit, që është parku tradicional i Tiranës, por ambicia për 4 vitet e tjera është që të vazhdojmë me Parkun e Kasharit, me Parkun e Farkës. E mbi të gjitha, të vijojmë me Parkun Qendror te Bulevardi i Ri dhe parkun linear në të dyja brigjet e lumit të Tiranës. E shohim Bulevardin e Ri jo vetëm si një hapësirë të financës dhe teknologjisë, të hoteleve të ardhshme, por e shohim kryesisht të lidhur me parqet që do të ndërtohen në atë zonë”, theksoi ai. Më tej, Veliaj nënvizoi se nisur nga mënyra se si qytetarët i kanë
pritur këto ndryshime, edhe në 4 vitet e ardhshme të mandatit të dytë, shtimi i hapësirave të gjelbra dhe politikat që sjellin një mjedis të pastër, do të jenë në qendër të vëmendjes së Bashkisë Tiranë. “Njerëzit preferojnë ta kenë shtëpinë, punën, rutinën e ditës, pranë një parku dhe një hapësire të gjelbërt. Nëse do të kishte një refren ose një etiketë për 4 vitet e ardhshme të Bashkisë së Tiranës, do të ishin 4 vitet e hapësirave të gjelbërta, parqeve dhe të këndeve të lodrave. Kemi parë se si vlera e pronës është rritur aty ku ka një park. Kemi parë se si ekonomia është zhvilluar, janë krijuar më shumë vende pune, dhe do të doja shumë që reputacioni i Tiranës të ishte rreth parqeve”, shtoi Veliaj. Kryebashkiaku Veliaj hapi Kongresin vjetor me temë “Qytete që rriten me gjelbërim”, ku morën pjesë mbi 1.000 kryetarë bashkish dhe menaxherë qytetesh nga 200 bashki të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kanadasë. Në vitet e fundit, takimi “Greater & Greener” ka tërhequr folës dhe liderë nga mbi 20 vende, duke përfshirë kryebashkiakun e qytetit të Nju Jork-ut, Michael Bloomberg, kryebashkiakun e San Franciskos, Ed Lee, Guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Neësom etj. Plani Vendor për Tiranën 2030, transformimi i Sheshit “Skënderbej” dhe fokusi tek investimet urbane për krijimin e “Pyllit Orbital” përreth qytetit, kanë tërhequr vëmendjen edhe të drejtuesve të qyteteve të tjera dhe të urbanistëve në të gjithë botën.
SOCIALE
14
E premte, 26 KORRIK 2019
Ne kemi shtuar shërbimet në turizëm. Shënojnë progres të konsiderueshëm Saranda, Tirana, Vlora, Durrësi, Lezha etj
T
huajse 1 muaj, nga urdhri i ministrit të Turizmit dhe Mjedisit për verifikimin e ligjshmërisë në stacionet e plazhit dhe në strukturat akomoduese, ministri Klosi, në prani të prefektëve të zonave bregdetare dhe bregliqenore, zbardh masat e marra nga bashkitë dhe subjektet turistike, në zbatim të VKM-së për “Stacionet e Plazhit”. “Në fillim të muajit Qershor kur filluam inspektimin në të gjitha zonat e plazhit kishim nivel minimal strukturash, që funksionin me kontrata me bashkitë e zonave bregdetare. Kishim numër të konsiderueshëm strukturash të cilat nuk kishin fare nipt në zyrat e tatim taksave. Struktura të cilat funksionin, duke shfrytëzuar plazhet në mënyrë abuzive. Vetëm nga kjo punë e madhe e realizuar nën drejtimin e prefektëve sot nga 1100 subjekte operuese në territorin e plazhit janë vërejtur plot 650 kontrata të lidhura nga bashkitë, megjithatë detyra e Task Forcës është që ta çojë në 0 numrin e subjekteve, që e ushtrojnë aktivitetin pa kontratë me bashkitë”, tha ministri Klosi. Ai shtoi se janë verifikuar plot 460 pika vrojtimi me 300 vrojtues të certifikuar gjithsej, numër që gjithsesi duhet shtuar. “Sistem që ka ulur në mënyrë drastike
Klosi: Kemi shtuar masat në bregdet, u rrit numri i turistëve
numrin e jetëve të humbura në plazhe, gjatë muajit Korrik. Jemi në nivele shumë të mira krahasuar me vitin 2018 dhe jemi jashtëzakonisht shumë më
mirë sesa në 2017-n sa i takon numrit të jetëve të humbura në plazhe. Numri i subjekteve të formalizuara është rritur nga 922 që evidentuam në 1 qershor,
sot kemi 1100, pra 178 subjekte të tjera janë formalizuar”, tha ministri Klosi. Ai gjithashtu foli edhe për masat e ndërmarra nga Task Forca e Turizmit për
lirimin e plazheve publike në disa qytete të vendit. “Sot kemi të paktën në zonën e Durrësit, në plazhin e madh 10 hapësira për plazhe publike; në plazhin tek Shkëmbi i Kavajës janë hapur 9 plazhe publike, po njësoj edhe në Currila; Në bashkinë e Vlorës kemi 15 sipërfaqe të reja publike; Saranda ka vënë në dispozicion plazhin publik, plazhin e ri si dhe plazhin e centralit, po të njëjtën gjë kemi edhe në Ksamil. Në plazhet e Himarës, plazhet publike janë vendosur në qendër Himarë, Livash, Jal, Dhërmi, Palasë Lukovë dhe Bunec. Në Shëngjin, Tale ka po ashtu hapësira dedikuar publikut. Në Velipojë kemi akoma shqetësim por janë përcaktuar dhe ka filluar procesi i hapjes së hapësirave publike për njerëzit e thjeshtë që duan të shfrytëzojnë plazhet pa pagesë”, u shpreh ministri Klosi, i cili tha se inspektimet në terren do të vijojnë deri në përmbushjen 100% të kritereve të ligjshmërisë, që rrjedhin nga VKM-ja për “Stacionet e Plazhit”, në çdo centimetër plazh privat dhe publik në vend.
SHËNIM
Plazhet e braktisura të Shëngjinit Nga Tonin Çobani
bëhet për një menaxhim më të mirë të plazheve të tanishme, për një menaxhim më e sufiçent. Ajo që propozohet është e thjeshtë. Aty ku jemi të bëjmë diçka për të përmirësuar çfarë është bërë dhe , ndoshta, zhbërë deri tani. Sa për të filluar mjafton një vendim administrativ për ta shpallur Shëngjinin bashki që ka në administrim tre plazhe dhe
P
lazhi i Shëngjinit nuk është një. Por janë tre të tillë. I pari, Plazhi i Ranës së Hedhun që fillon te tuneli i repartit ushtarak (Marina) dhe shkon deri ku takohet me Plazhin e Velipojës. I dyti, është Plazhi aktual i Shëngjinit që fillon ku mbaron zona e Portit dhe shkon deri te Labidari (ose “Rezidenca e Koralit” në bregdet). Plazhi i tretë fillon nga “Korali” dhe përfundon te zona e peshkatarëve. Ky quhet Plazhi i Kunës. Për shkak të menaxhimit më të përgjegjshëm të këtyre plazheve, Shëngjini duhet të bëhet bashki që, përveç plazheve të ketë në administrim Fshatin Ishull Shëngjin dhe Malin e Shëngjinit dhe të Rrencit. Lezhës i mbetet Ishull Lezha së bashku me Plazhin e Vainit dhe Plazhin e Tales, ashtu si Shkodrës Plazhi i Velipojës deri në kufi me Malin e Zi. Duke e shpallur Shëngjinin bashki, qytetit i miratohet lehtësisht edhe një shkollë e
mesme profesionale për hoteleri dhe, ndoshta, edhe një për peshkim, pasi gjithnjë e më tepër flota aktuale e peshkarexheve nuk e përballon më fluksin e turistëve gjatë stinës së verës (por jo vetëm). Ndarja administrative e të tre plazheve të Shëngjinit nuk duhet menduar për lehtësimin e lejeve
të reja të ndërtimin. Përkundrazi. Studimi i parë dhe urgjent që do të mund të realizohej, duhet të ndalonte ndërtimet e reja për disa dekada. Pas tij, vjen ligji për korrigjimet e mundshme të ndërtimeve dhe shtesave të ngritura pa leje (Veçanërisht kur pengojnë zhvillimin urban dhe turistik të plazheve). Ndarja
një (apo dy) shkolla të mesme profesionale. Pas tre-katër vjetësh prej këtyre shkollave do të dalin maturantët e parë që do të dinë t’i vetëmenaxhojnë plazhet e tyre dhe flotën e peshkimit për më shumë prodhime deti për vete dhe turistë gjatë gjithë vitit. Mjaft kanë mbijetuar plazhet e braktisur të Shëngjinit si deri sot. Shëngjin, 25 korrik 2019
SOCIALE
15 E premte, 26 KORRIK 2019
Ministrja Shahini: Paktin për Universitetin, s’ka më kthim prapa! Bursat dhe tarifat e përgjysmuara vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm akademik
Mbi 200 të punësuar nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës U zhvillua dje ceremonia e prezantimit të 223 të punësuarve falë “Programit Kombëtar të Praktikave të Punës” ku të pranishëm ishin Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe Ministrja e Financave, Anila Denaj. Në fjalën e saj përballë studentëve që në përfundim të praktikës u punësuan, Ministrja Shahini nënvizoi vëmendjen e veçantë që MASR i kushton lehtësimit dhe mbështetjes në mënyrë të vazhdueshme për kalimin nga arsimi në tregun e punës. “Programi Kombëtar i Praktikave të Punës mishëron më së miri vlerat dhe arritjen e këtij objektivi. Sot që flasim, jemi në vitin e 4-t të këtij programi, një vit edhe më i konsoliduar në të gjitha aspektet. Sot nis edhe rrugëtimi i punësimi i 223 praktikantëve në institucione të ndryshme qendrore, vendore dhe kompani private. Në periudhën Mars-Qershor 2019 janë zhvilluar 951 praktika pune 3-mujore, prej të cilave u kemi hapur rrugën e punësimit një-vjeçar më të mirëve falë performancës së tyre të lartë që kanë treguar”, tha Shahini. Duke u ndalur gjithashtu tek “Pakti për Universitetin”, Ministrja Shahini theksoi vëmendjen maksimale të qeverisë shqiptare ndaj studentëve dhe përmirësimit të arsimit të lartë. “Pakti për Universitetin është fillimi i punës tonë qe kemi nisur. Kemi vendosur të shtojmë buxhetin - jo vetëm për këtë vit, por edhe për vitet në vijim për të investuar në kampuset universitare apo çdo gjë tjetër që
kanë nevojë studentët. Këtë vit, shtesa në buxhet kapi vlerën e mbi 2.3 miliard lekëve prej të cilës përfituan gati 90% e studentëve”, shtoi Ministrja Shahini. Ministrja hodhi dritë edhe mbi lajmet që qarkulluan javën e fundit mbi ndërprerjen e dhënies së bursave dhe përgjysmimin të tarifave nga viti i ardhshëm akademik e që shkaktoi shqetësim në rrjetet sociale mes studentëve universitare. “Kemi ndërtuar një pako financiare për të përgjysmuar tarifat dhe për të stimuluar me bursa studentët më të mirë dhe kategoritë që kanë më shumë nevojë për ndihmë nga shteti. Kjo do vijojë të zbatohet edhe për vitin tjeter akademik përkundër disa lajmeve nëpër portale që
përhapin panik duke thënë se nuk do vijohet më me përgjysmimin e tarifave dhe shpërndarjen e bursave. Kjo nuk është e vërtetë pasi politika që ndoqëm vitin e kaluar do vijojë në të njëjtën mënyrë edhe në vitin e ardhshëm akademik. Do të zbatohet edhe më mirë pasi kemi mësuar shumë gjatë procesit të zbatimit të politikës gjatë gjysmës se parë të këtij viti. Kemi patur probleme me segretaritë nëpër universitete për probleme banale që i hasim ndonjëherë dhe që shkaktonin vonesa por tashmë kemi mësuar se si të arrijmë deri tek studentet në kohën e duhur”,sqaroi ministrja. Teksa theksoi faktin se secili universitet duhet të marrë gjithashtu edhe pjesën
STERILIZIMI NË SPITALET PUBLIKE
Manastirliu: 90 mijë ndërhyrje me standarde; ulen infeksionet spitalore
G
jatë inspektimit në subcentra lin e sterilizimit në Spitalin e Lushnjes, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha se shërbimi i ofrimit të instrumentave të rinj kirurgjikal dhe administrimit inovativ të sterilizimit të tyre, shënon një epokë të re në shërbimin e kirurgjisë shqiptare, duke garantuar standardet më të larta të metodave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare. “Subcentrali i sterilizimit në Spitalin Bashkiak Lushnjë me një investim rreth 1.2 milionë euro ku janë aktualisht të punësuar 28 persona, ofron shërbimin e instrumentave kirurgjikal të sterilizuar, materialeve një përdorimëshe, si dhe trajtimin e mbetjeve që derivojnë nga shërbimi për spitalin
bashkiak të Lushnjës, Pogradecit, Ersekës dhe 2 spitale rajonale atë të Beratit, Fierit dhe Korçës”, tha Manastirliu. Duke theksuar rëndësinë e programit të sterilizimit, Manastirliu tha menaxhimi i rrezikut infektiv në sallat operatore mundëson përmirësimin rrënjësor të sterilitetit në mjediset operatore, si rrjedhojë edhe zgjerimin e gamës së ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalet publike. “Subcentrali i sterilizimit në Spitalin e Lushnjes mbulon me sete të sterilizuara të instrumentave kirugjikal rreth 540 intervente dhe 115 shërbime sterilizimi paketim me avull, duke zëvendësuar autoklavat e vjetra, të amortizuara, të cilat deri më sot nuk kanë mundësuar të sigurojnë standardet maksimale të sterilizimit, duke
cënuar sigurinë e jetës së pacientit dhe përhapjen tej normave të lejuara të infeksioneve spitalore. Në harkun kohor të 10 muajve nga Shtatori 2018 deri në Qershor 2019 janë kryer 5,277 internvente me instrumenta kirugjikalë të sterilizuar. 90 mijë ndërhyrje kryhen çdo vit në spitalet publike me metodat bashkëkohore të sterilizimit dhe instrumentat e rinj kirurgjikal”, tha ministrja. Në Shqipëri janë 11 subcentrale të sterilizimit ku janë investuar 21 milionë euro dhe janë punësuar 385 punonjës. Shërbimi i sterilizimit është shtrirë në 29 spitale publike. Spitalet do të furnizohen me rreth 96 mijë instrumenta dhe rreth 3 mijë set-e do të jenë gati në çdo moment në të gjithë spitalet e vendit, të grupuar sipas 13 nënspecialiteteve kirurgjikale.
e tij të përgjegjësisë për sa i përket rritjes së etikës dhe integritetit në fushën e kërkimit shkencor, Shahini nënvizoi edhe punë të tjera voluminoze në kuadër te “Paktit për Universitetin: “Krijuam portalin e transparencës universitare. Biblioteka digjitale ka marrë jetë me akses në miliona artikuj shkencorë për studentët e akademikët, teksa jemi duke negociuar me kompaninë EBSCO për të krijuar mundësinë në akses tek literatura në gjuhën shqipe. Ndërkohë, karta e studentit, projektet për përmirësimin e kampuseve universitare, infrastruktura e konkvikteve etj., janë futur të gjitha në rrugën e duhur”, shtoi në fund Ministrja e Arsimit, Sportit e Rinisë Besa Shahini.
Ministrja e Financave
Denaj: Në 2021 fatura elektronike për çdo pagesë dhe produkt
F
atura elektronike për çdo pagesë që kryen biznesi me konsumatorin apo biznesi me biznesin dhe qeverinë, cash apo me bankë, është vlerë e shtuar në uljen e informalitetit në ekonominë e vendit. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, gjatë një interpelenace të enjten, me përfaqësues të biznesit, tha se “ne jemi duke përgatitur këtë javë draft ligjin për faturën elektronike i cili do të dalë në muajin gusht për konsultim pupblik. Është një draft ligj i punuar paralelisht me një ekip që ka përgatitur edhe softwer-in, që ndihmon zbatimin e këtij ligji”. Kjo do të sjellë, theksoi Denaj, që ne në vitin 2021 të kemi fatura elektronike në të gjitha marrëdhëniet tregtare që janë cash biznesi me klientin apo nëpërmjet sektorit bankar biznesi me biznesin. “Kjo do të thotë që e gjithë platforma e qarkullimit do të jetë elektronik e plotë për çdo faturë dhe artikull, duke na dhënë mundësinë neve të jemi efektiv dhe të shkojmë aty ku ndodh evazioni. Për këtë proces jemi mbështetur nga një kompani kroate e cila e realizojë këtë proces para disa vitesh me sukses në Kroaci, me evidenca të shtuara të uljes së infomalitetit në ekonomi menjëherë pas implementimit të tij”- u shpreh Denaj. Ministrja shpjegoi se, institucionet do të jenë në komunikim të vazhdueshëm me biznesin për aplikimin e faturës elektronike me qëllim efektivitetin e këtij ligji, për të gjithë në të ardhmen.
Shpallje Ankandi i Parë për shitjen e Pasurisë Lloji i pronës: Truall me sipërfaqe 210.00 m²; Vendndodhja: Rr. “Qemal Stafa”, Tiranë; Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Veri, Zona Kadastrale: 8140, Numri i Pasurisë: 5/623, Vol. 36, Faqe 239 – vijon nga Vol. 23, Faqe 92; në vlerën prej 50,400 (pesëdhjetë mijë e katërqind) EURO dhe Pasurisë: Lloji i pronës: Njesi; Vendndodhja: Rr. “Qemal Stafa”, Tiranë; Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Veri, Zona Kadastrale: 8140, Numri i Pasurisë: 5/277, Vol. 23, Faqe 92 – vijon nga Vol. 23, Faqe 92 – vijon në Vol. 23, Faqe 92 deri në Vol. 36, Faqe 239; në vlerën prej 93,600 (nëntëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind) EURO. Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendeve është salla e mbledhjeve e Shoqerise se Permbarimit “TDR GROUP” sh.p.k. e cila gjendet në adresën: BULEVARDI “GJERGJ FISHTA” KULLA NR. 5, KATI I 11-TË, NR.54 TIRANË. Ankandi për shitjen e sendeve të paluajtshme shpallet sot dhe do të qëndrojë i publikuar deri më datë 31.07.2019.
KULTURE
16 E premte, 26 KORRIK 2019
LAMUTIMIRË
Agim Musta, ish-i burgosuri politik që sfidoi diktaturën komuniste në Shqipëri! Nga Moza Boletini U nda nga jeta historiani, filologu dhe aktivisti i të drejtave të njeriut Agim Musta, i cili ishte një simbol i rezistencës antikomuniste në vend. Ai ishte pjesëtar i "grupit socialdemokrat", së bashku me Pjetër Arbnorin, Uran Kalakulën e të tjerë antikomunistë që në 1962 u arrestuan, sepse tentuan të themelonin të parin formacion politik, pas vendosjes së diktaturës më 1944-n. Pasi provoi për 13 vjet burgjet më të egra të diktaturës, në Burrel e në Spaç, Agim Musta u mbijetoi edhe viteve të tjera të diktaturës dhe u përfshi në vitin 1990 në Lëvizjen për Demokraci, duke qenë një themelues i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mesazhin e drejtuar për ndarjen nga jeta të Mustës, tha se emrin e tij e gjen në çdo nismë për rehabilitimin e viktimave të komunizmit, integrimin në shoqëri të ish-të përndjekurve politikë dhe pasardhësve të tyre, si dhe në radhën e parë të atyre që kërkonin ndëshkimin e ideatorëve dhe atyre që vunë në zbatim për 45 vjet diktaturën më të egër në Evropë. Ai ishte hartuesi i parë i hartës së zbulimit të më shumë se 100 burgjeve, kampeve të internimit e kampeve të telave me gjemba. Me ish të burgosurin politik dhe mikun tonë Agim Musta, personalisht mua dhe anëtaret e "Shoqatës së Gruas ish të Persekutuar Politike" të Shqipërisë na lidhin kujtime e veprimtari të shumta. Qysh pas rënies së perdes së hekurt në Shqipëri së bashku me Fondacionin "Musine Kokalari" themeluar nga historiani dhe aktivisti i të drejtave të njeriut Agim Musta kemi mbajtur në Tiranë një sërë kumtesash, simpoziume, tubime për të përkujtuar dhe vlerësuar disidentët shqiptarë që u përballën me diktaturën më të egër në Europë. Agim Musta me intelektin, kurajon e guximin e tij të frymëzonte për të ndërmarë nisma të fuqishme, për të
"Edhe vetë Gabriel Garsia Markez do mbetej pa fjalë këtu në shqipëri"
nxjerë në dritë vuajtjet e popullit tonë në komunizëm. Autor i shumë veprave, ku në çdo faqe të krijmitarisë së tij shpaloset me gërma të mëdha genocidi dhe persekucioni komunist i përbindëshit hoxha dhe kriminelëve të tij që masakruan padrejtësisht një popull të tërë, izoluan Shqipërinë nga bota e qytetëruar, vranë, burgosën dhe internuan njerëz të pafajshëm deri tek fëmijët e vegjël që vdiqën burgjeve, kampeve të përqëndrimit nga torturat, mos ushqyerja e malarja... Çdo vit me Fondacionin "Musine Kokalari" dhe "Shoqatën e Grave ish të Persekutuara Politike të Shqipërisë" mbanim ceremoni përkujtimore dhe homazhe për gratë që dhanë jetën, u dënuan e internuan nga gijotina komuniste, si dhe vlerësonim personalitete të ndritura të kombit që sfiduan diktaturën siç ishte edhe vetë figura brilante e shumë dimensionale e Agim Mustës. Si veprimtarë të palodhur të kauzës së të drejtave të ish të persekutuavre politikë të Shqipërisë, ku me modesti do të përfshij edhe emrin tim, sëbashku me shkrimtarin disident Agim Musta, si bashkëpunëtorë të jashtëm, ftuar nga "Qendra e të Mbijtuarve të Torturës" në Tiranë, kemi dhënë idetë tona për të venë në zbatim disa projekte të rëndësishme të Qeverisë Daneze, të cilat pasqyronin qartë pasojat që linte tortura jo
vetëm tek i burgosuri, por edhe tek familja, gruaja, fëmijët dhe roli suportues që duhet të luajë shoqëria ndaj viktimave të torturës. Edhe në New York, pata rast të takohem me Agim Mustën, Simon Mirakën, ku për herë të parë në Kishën Zoja e Shkodrës ngritën "Ekspozitën fotografike" me pamje nga burgjet, kampet e përqëndrimit shqiptar, si dhe foto nga viktimat e komunizmit, heronjve të kombit, ku me ftuan edhe mua për të dhënë kontributiin tim në hapjen e asaj ekspozite. Lajmin për ndarjen nga jeta të Agim Mustës e mësova nga vajzat e tij. Bashkohem me dhimbjen që i la pas familjes, dy vajzave të shkëlqyera Elisabetës dhe Suelës, dy atdhetareve të flakta e antikomuniste, të cilat i çmoj dhe i vlerësoj shumë. I shpreh atyre me zemër ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e babait të tyre të shtrenjtë. Heroit vital e stoik përpara torturave të xhelatëve të kuq. I paharuar qoftë kujtimi dhe vepra e tij. Ngushëllime familjes i shpreh gjithashtu edhe Organizata e Gruas "Shpresë & Paqe" në SHBA, ku pjesa dërmuese e anëtareve të saj vijnë nga shtresa ish e persekutuar politike të Shqipërisë, nga vajza e gra që kanë përjetuar traumat e vuajtjet e atij genocidi të rëndë. Pusho në Paqe miku ynë Agim Musta!
“Mik festival” ndez Korçën, koncerte në 6 netë nga artistë vendas "Mik Festival" ngriti siparin në qytetin e Korçës, për të dytin vit radhazi. Nën tingujt e muzikës klasike, nata e parë e festivalit
ndërkombëtar iu kushtua motrave Zengo, piktoret e para femra ne Shqipëri me origjine nga fshati Dardhë i Korçës. Për Inva Mulën,
ideatoren e këtij festivali, qëllimi i koncertit është përqafimi i kulturës, muzikës, artit dhe njohjes së figurave që kanë kontribuar në pasurimin e kësaj fushe. Kryetari i bashkisë së Korçës Sotiraq Filo tha se evente të tilla janë një vlerë e shtuar ne kulmin e sezonit turistik e po ashtu ato e kthejnë qytetin në një pike referimi për kulturën. Festivali i muzikës internacionale do të zgjasë 6 netë me praninë e artistëve vendas. Artdashësit do të gjejnë mbrëmjeve që nga muzika klasike e deri tek krijimet më bashkëkohore.
Një pasdite të ngrohtë vere në Shkodër, gati se rastësisht u ndala të fotografoj ca pamje rruge në lagjen e Romëve matanë liqenit. Pasi kuadrova ca njerëz dhe një kolltuk të vjetër në mes te rrugës, nga rrugica afër u dëgjuan zëra të fëmijëve. Vendosa t'i përcjellë zërat dhe arrita në mes të një lagjeje të pasistemuar ose më mirë të them të improvizuar buzë liqenit. Rreth e rrotull një rrëmujë, përplot shtëpiza të vogla të vetëndërtuara, më shumë si kasolle, me gjysmë çati ose të mbuluara me llamarina. Një skamje e paparë…Çdokush ishte në rrugë ose para shtëpisë. Ca punonin, ca flinin derisa një duet ushtronte klarinet në fund të lagjes. Fëmijët ishin përqendruar në lojën e tyre. Në mes të asaj skamje dhe kaosi megjithatë dominonte gëzimi, lumturia e çastit dhe e një rritëm spontan e optimist. Edhe vetë Gabriel Garsia Markez do mbetej pa fjalë këtu. Nuk kaloi shumë kohë, në atë parajsë të inspirimit, Burim Myftiu i zbulova kupidët e lagjes, engjëjt e vegjël.
Besiana Mehmedi, kthehet pas një dekade në Opera Në kuadër të "Verës kulturore tetovare" me datë 28 korrik mezzosopranoja Besiana Mehmedi për herë të parë shfaqet para publikut tetovar me shfaqje dhe rol operistik. Nga viti 2002-2003 kur kishte pasur eksperience në Teatrin e Operës në Tiranë dhe më 2008 kur ka luajtur për herë të fundit në Verën e Ohrit, është shfaqur me koncerte por jo me role operistike. Sigurisht që është sfiduese për të ky kthim pas një dekade në një shfaqje impenjative "Orfeo dhe Euridika"të Gluck.përveq Besiana Mehmedit që luan rolin e Orfeut, në rolet tjera do të jetë Slavica Galic që luan Euridiken dhe Nita Ismaili që luan Amoren. Regjia është bërë nga Trajko Jordanovski kurse korepetitor është Andrej Naunov. Shfaqja ipet me datë 28 korrik në ora 20:00 në Qendrën për Kulturë në Tetovë.
"The Moog" do të performojnë në “Hardh Fest 2019” Rok grupi nga hungaria, "The Moog" është grupi i parë që është prezantuar që do të performojë në "Hardh Fest 2019". Kjo është bërë e ditur nga vetë organizatorët e festivalit, të cilët kanë treguar që ardhjen e këtij grupi në festival është mundësuar me mbështetjen e Ambasadës Hungareze në Prishtinë. "Hardh Fest 2019 me kënaqësi ua prezanton grupin e parë në Line Up, The Moog nga Hungaria! THE MOOG është grupi më i famshëm i rokut alternativ në Hungari dhe njihet si grupi i parë në rajon që ka arritur të nënshkruajë me një label amerikan.", thuhet në njoftimin e festivalit. Rok grupi hungarez do të performojë me datën 16 gusht. Festa e Vjeljes së Rrushit "Hardh Fest", është një nga
manifestimet më të rëndësishëm në komunën e Rahovecit dhe nga më të veçantat në Kosovë, ku përmes këtij manifestimi tradicional, synohet që të promovohen vlerat e rajoneve vreshtare të Kosovës dhe produktet e tyre, me qellim që të zënë vendin e merituar, si pika kryesore turistike në hartat turistike vreshtare të Kosovës dhe Rajonit. "Hardh Fest" këtë vit do të mbahet më 16, 17 dhe 18 gusht.
SHOWBIZ Selena Gomez spekulohet për një lidhje me producentin Andrea Iervolino Aktorja e popullarizuar amerikane, Selena Gomez, ka festuar ditëlindjen e saj të 27të në Itali. Ajo u argëtua pafund me miqtë e saj Raquelle Stevens, Ashley Cook dhe Caroline Franklin, por këngëtarja e hitit “Good for you”, ishte parë edhe nën shoqërinë e producentit të famshëm Italian, Andrea Iervolino. Më pas, shumë nga fansat spekuluan për një romancë me këtë të fundit, pavarësisht se punojnë së bashku qysh nga viti 2016 në filmin “Dubious Battle”. “Selena dhe Andrea nuk kanë asgjë më shumë se miq, dhe nuk është një romance mes tyre”, ka thënë një i brendshëm. “Ata kanë punuar së bashku në të kaluarën dhe ata qëndruan së bashku derisa po xhironin”, shton më tej burimi. Gjithashtu, Selena ka ndarë edhe një fotografi të vetes në rrjetet sociale, gjersa i falënderon të
E premte, 26 KORRIK 2019
Jennifer Lopez mbush 50-vjeç, por s’ka asnjë rrudhë në fytyrë Jennifer Lopez dy ditë më parë festoi 50-vjetorin e lindjes. Kjo duket e pabesueshme, por ja që është e vërtetë. Edhe pse vitet kalojnë dhe është nëna e dy fëmijëve, ajo vazhdon të jetë ende në super formë. Këtë e tregojnë më së miri videot dhe fotot që hedh ajo në Instagram. Dhe në këtë ditë të veçantë mbretëresha e muzikës ka marr urime të shumta në mesin e të cilëve veçojmë atë të partnerit të saj Alex Rodriguez në Instagram. Ai postoi një video nga momentet e tyre me të lumtura si çift dhe familje! “Ti je partnerja më e mirë në jetë. Bija më e mirë. Mamaja më e mirë. Në të duam ty. Fansat të duan. Fëmijët të duan. Edhe unë të dua. Le ta bëjmë këtë ditëlindje speciale”, shkruan i dashuri i divës.
gjithë për urimet që i kanë dërguar. “Jam 27 vjeçe tani. Dua të falënderoj secilin prej juve për fjalët që mi keni dërguar për ditëlindje. Jo vetëm për përshkrimet e
shpejta. Për fjalët që janë mbrapa gjërave që keni shkruar që më kanë bërë të qaj si mbrëmë. Lutem për të gjithë juve”, ka shkruar mes të tjerash Gomez.
Arrestohet ish i fejuar George Michael, ja arsyeja
Ish-partneri i George Michael, Fadi Fawaz, u arrestua me akuzat për përpjekje për të shkatërruar rezidencën e këngëtarit të ndjerë në Londër me një vlerë prej 5 milionë dollarësh. Kjo pronë i është lënë motrës nga këngëtari në testament. Dhe siç duket ish partneri i këngëtarit nuk e ka pritur mirë
17
dhe ka filluar të shkatërroj vilën ku ai po qëndron. Policia u thirrë nga disa fqinjë, të cilët kishin parë Fawaz pa këmishë në çatinë e shtëpisë ku jeton që nga vdekja e George Michael në Ditën e Krishtlindjeve të 2016. Sipas disa burimeve, Fawaz, po bërtiste: ‘Nuk largohen jam këtu dhe dua të rri
këtu’. Fadi, nga ana e tij, pretendon se i është dhënë leja për të jetuar në shtëpi nga vetë George para vdekjes së tij. Fawaz 46 vjeçar një ish parukier që u bë i famshëm pas lidhjes së tij më George Michael u morë nga policia me një kamion vonë në mbrëmje dhe më pas u lirua, por mbetet nën hetim.
Dua Lipa mezi pret të vijë në Kosovë Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, edhe këtë vit pritet të vijë në Kosovë. Ajo do jetë e pranishme në festivalin e muzikës “Sunny Hill”, që organizohet nga babai i saj, Dukagjini. Këngëtarja 23-vjeçare duket se mezi po pret të vijë në vendlindje, teksa ka filluar t’i numërojë ditët e ardhjes në vendin tonë.
Reperi amerikan dënohet me 55 vjet burgim Reperi amerikan Tay-K është dënuar me 55 vjet burgim si dhe 21 mijë dollarë gjobë. Vendimi është marrë nga një gjykatë e Teksasit. 19-vjeçari u dënua për një vrasje të ndodhur në vitin 2016 dhe tri grabitje të dhunshme. Taymor McIntyre u gjet fajtor për vrasjen e Ethan Walker, 21 vjeç, së bashku me gjashtë persona të tjerë, të cilët ishin organizuar për të grabitur para dhe drogë në shtëpinë e viktimës. Tay-K ka pohuar se nuk ishte ai personi që kishte shkrepur armën, por gjykata e hodhi poshtë pretendimin e tij.
VIP
Familja Gjebrea nis pushimet, Arditi na prezanton me “dy motrat”
18 E premte, 26 KORRIK 2019
Bebe dhe Rita refuzojnë ftesën për të ardhur nëGjebrea Prishtinë, Familja është bash- babai kuar për t’u nisur drejt Vienës i Dua Lipës i nxjerr zbuluar në Austri. Të gjithë së bashku
Edhe pak ditë dhe Kosova kanë do të nisur ndizet pushimet nga atmosfera dukemagjike e “Sunny Hill Festival”.Koncerti i cili organizohet nga i ati i Dua Lipës, Dukagjin Lipa zbuluar kështu edhe destinakëtë vit do të sjellë në Kosovë artistë të njohur si Gashi, Miley Cyrus dhe cionin e parë. Siç ka treguar Calvin Harris. Pjesë e tij sigurisht që do tëi jetë edheArdit Dua Lipa dhe mësohet moderatori njohur se dy këngëtaret e tjera me origjinë shqiptare, Bebe Rexha Gjebrea, ata kanë bërë një dhe tur Rita Ora nuk kanë pranuar ftesat. Në njënë intervistë së duke fundmi për “RTK” Dukqytetintëedhënë njohur agjin Lipa ka treguar se Bebe dhe Ritavendet i kanë më marrë por asnjëra prej vizituar të ftesat, veçanta. tyre nuk i ka pranuar. Nuk Detajet dihet nëse refuzimi ka ardhur nga eksperienca si për shkak të angazhimeve të tjera apo vajzat kanë inate Dua Lipën dhe njëra-tjetrën. turistë janë me zbuluar nga fotot e publikuara prej tij. Në qendër të së parës që ai ka ndarë me ndjekësit, ku fokusi është tek vajza dhe bashkëshortja, ai ka shkruar: “Dy shoqet’, duke treguar kështu gjithçka për raportin perfekt që kanë nënë e bijë me njëra-tjetrën. Foto të tjera kanë pasuar, ndër to edhe një e Jonit me Anën e vogël ku shkruhet : “Dashuri e pakushtëzuar”. Pak ditë më parë Arditi ka mbyllur një tjetër sezon të suksesshëm televiziv dhe e gjithë vera, siç ka bërë me dije vetë ai, do i kushtohet së voglës dhe familjes së tij.
Ava Max nominohet për herë të parë për MTV Video Music Awards Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max është nominuar për herë të parë për MTV Video Music Awards. Autorja e hitit “Sweet but Psycho” është bërë pjesë e kategorisë ‘Artisti i ri më i mirë’. Ndonëse ky është një zhvillim i rëndësishëm për karrierën e 25-vjeçares, gara në këtë kategori paraqitet e fortë për shqiptaren, pasi favoritë konsiderohen Billie Eilish apo Lil Nas X. Në listën e VMA janë përfshirë edhe shqiptaret Bebe Rexha dhe Dua Lipa. Të dyja janë pjesë e kategorisë ‘Best Dance’, me Beben e nominuar për dy këngë: “Call You Mine” dhe “Say My Name”, ndërsa Dua me “Electricity”. Rita Ora nuk është bërë pjesë e VMA, ndonëse ka publikuar këngë të shumta përgjatë vitit të kaluar, të cilat janë vlerësuar nga kritikët. Lista e VMA dominohet këtë vit nga Ariana Grande dhe Taylor Swift me nga 10 nominime secila, të ndjekura nga Billie Eilish dhe Lil Nas X me nëntë dhe tetë nominime.
Rona bëhet nënë, publikohet fotografia e parë
Këngëtarja e njohur shqiptare, Rona Nishliu para disa dite është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Flori janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin, Noa. Lajmin e ka bërë të ditur vet, Rona në rrjetin social Instagram, teksa ka shprehur me emocione të mëdha ndjenjat e saj e të bërit nënë. “Ndjenja më përmbushëse dhe më kuptimplotë deri më sot! Më 19.07.2019, në duart tona erdhi Noa. Gjithë këto ditë nuk po gjej fjalët e duhura që të shpreh gëzimin tim për bekimin më të rëndësishëm në jetë”, ka shkruar Rona në Instagram. Rona Nishliu, beqarisë i ka dhënë fund në muajin shtator të vitit të kaluar. Dashurinë e tyre me martesë çifti e kurorëzuan në një ceremoni madhështore pranë familjarëve dhe shoqërisë së tyre. Kujtojmë se, Rona në muajin prill promovoi albumin e saj “Mindili”, të cilin ia dedikoi fëmijës së saj.
Kim Kardashiani del kundër fotografit të vet personal Kim Kardashian ka thyer heshtjen për pretendimet e fundit rreth fotografit të vet personal Marcus Hyde për të cilin thuhet se i ka ofruar falas një fotosesion një modelueses në këmbim të disa fotografive nudo. “I kam lexuar të gjitha rrëfimet nga gratë rreth sjelljes së papërshtatshme dhe të pafalshme të fotografit me të cilin kam punuar në të kaluarën. Unë qëndroj në përkrahje të plotë për të drejtën e çdo gruaje që të mos ngacmohet apo t’i bëhet presion për të bërë diçka që nuk i pëlqen”, ka shkruar Kim në postimin e vet në llogaritë sociale.
FORUM
19 E premte, 26 KORRIK 2019
Një mjek i alkoolizuar eksperimenton baklofenin Një ndër zbulimet më të mëdha mjekësore të shekullit XXI-të Dr. Olivier Ameisen, ishte një kardiolog i jashtëzakonshëm. Ai punonte në një nga spitalet kryesore në SHBA. Në një moment ai nisi të kishte varësi auto-destruktive ndaj alkoolit. Ai ishte rrëzuar shumë herë, duke thyer kockat e gjymtyrëve, duke mos mbajtur mend asgjë kur bëhej esëll, gati e humbi njërën nga veshkat. Ai hoqi dorë nga praktika e tij dhe duke u frikësuar për jetën e tij, u anëtarësua në Shoqatën
e Alkoolistëve Anonimë, i‘u nënshtrua sencave të rehabilitimit, terapisë, dhe një kure me një shumëllojshmëri barnash. Asgjë nuk funksionoi. Në këto kushte, ai bëri të vetmen gjë që mundi: e mori vetë situatën në dorë. Duke kërkuar një kurë për situatën e tij, ai ndeshi baklofenin, një relaksues muskujsh, që ishte përdorur në mënyrë të sigurt për vite me rradhë, si një trajtim për lloje të ndryshme dhumbjesh muskulare, por kishte treguar ndërkohë
rezultate premtuese gjatë testeve me kafshët në laborator, të varura nga një shumëllojshmëri substancash. Ameisen nisi të marrë vetë atë medikament, dhe eksperimentoi me doza gjithnjë e më të mëdha deri sa arriti në një nivel të tillë, që nuk e lejonte atë të dëshironte të pinte alkool. Në vitin 2008, Ameisen shkroi një libër që ishte dhe më i shituri “Fundi i varësisë time”, duke përshkruar përvojën e tij vetjake. / bota.al
Karizma e errët e Adolf Hitlerit Nga Laurence Rees
N
daluni një moment dhe imagjinoni Adolf Hitlerin. Imagjinojeni atë në mendjen tuaj. Çfarë shihni? Unë imagjinoj, se ju po shihni një imazh që nuk ndryshon shumë nga portretizimi i Hitlerit në filmin “Downfall” (Rënia) i vitit 2004. Një karakter agresiv, që ulëret, dhe është i pandjeshëm. Aktori gjerman Bruno Ganz, i cili luajti Hitlerin tek ky film, tronditi aq shumë shikuesit sa që një nga skenat kryesore të filmit, është bërë virale në internet, duke u përdorur për mesazhe te ndryshme satirike me titrat e ndryshuara. Por, ndërsa është e vërtetë që në ditët e tij të fundit, Hitleri kishte dalë nga binarët, ai moment nuk përfaqëson gjithë historinë. Për më tepër, problemi është se ky imazh përkëdhel një dëshirë të thellë, që unë mendoj se e ka fshehurazi shumica prej nesh. Ne duam që Hitleri të jetë i çmendur, nga fillimi deri në fund. Ne duam që Hitleri të jetë i çmendur, për shkak se ai kryen krime monstruoze, veçanërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore, që janë të lehta për t‘u shpjeguar. Është e thjeshtë, mund t’i themi vetes: Qetesohu, Hitleri ishte një i çmendur që hipnotizoi miliona gjermanë të zakonshëm, për të bërë gjëra kundër gjykimit të tyre racional. Në fakt, ai nuk ishte i çmendur, dhe nuk hipnotizoi askënd. Hitleri u bë kancelari i Gjermanisë në janarin e vitit 1933 me mjete demokratike. Një pjesë e mirë e elitës gjermane - njerëz të mprehtë e të mençur - vendosën ta mbështesnin. Por përse ata mbështetën një të marrë? Dhe mënyra sesi Hitleri e drejtoi partinë e tij midis viteve 1930-1933, tregoi se ishte një politikan i zgjuar, por tërësisht i paskrupullt. Përllogaritjet e tij, rreth asaj se ku qëndronte vërtet pushteti në Gjermani, dhe se si t’i manipulonte më mirë emocionet e gjermanëve të zakonshëm, ishin shumë të sofistikuara. Përveç kësaj, Hitleri krijoi një mbështetje të madhe dhe të sinqertë. Pikëpamjet e tij, shpesh përputheshin me
ato të një numri të madh të popullsisë gjermane. Unë kam realizuar filma dokumentarë, dhe shkruar libra rreth nazistëve dhe Luftës së Dytë Botërore për 20 vjet me radhë, dhe kam takuar qindra njerëz që kanë jetuar gjatë asaj periudhe - duke përfshirë shumë nga ata që kanë takuar personalisht Adolf Hitlerin. Dhe imazhi që ata pikturojnë, është shumë më kompleks dhe më i nuancuar, se sa sjelljet e një të çmenduri në filmin që përmendëm më lart. Shumë prej tyre flasin në veçanti për “karizmën” e pabesueshme që ata mendonin se zotëronte Hitleri. Për shembull, Fridolin von Shpaun, u takua me Hitlerin në një darkë me përkrahësit nazistë në fillim të viteve 1930. Kur pa Hitlerin që po e vështronte, ai ndjeu sikur sytë e Hitlerit po depërtonin direkt në mendimet e tij më të thella. Dhe kur Hitleri i hodhi një moment duart mbi shpinë von Shpaun, ndjeu “një dridhje nga gishtat e tij që më penetronin”. “Unë në fakt e ndjeva atë. Nuk ishte një dridhje nervore. Përkundrazi, ndjeva se ky njeri, ky trup, është thjeshte mjeti për të zbatuar një vullnet të madh, të gjithëfuqishëm këtu në Tokë. Sipas pikëpamjes sime, kjo ishte një mrekulli”- kujton ai. Ndërkohë Emil Klein, i cili e dëgjoi Hitlerin të fliste në një birrarit të Mynihut në vitet 1920, beson se Hitleri “kishte një karizëm të tillë, që njerëz-
it e besonin gjithçka që ai thoshte”. Ajo që mësojmë nga dëshmitarët okularë si von Shpaun dhe Klein, është se karizma është elementi i parë dhe më kryesor në lidhjen midis njerëzve. Askush nuk mund të jetë karizmatik, i vetëm në një ishull të shkretë. Karizma formohet në një marrëdhënie. Sikurse shkruante ambasadori britanik në Berlin në vitet 1930, Hitleri “ia detyron suksesin e tij luftës për pushtet, faktit që ai ishte reflektimi i mendjes së pavetëdijshme të përkrahësve të tij, dhe i aftësisë së tij për të shprehur me fjalë, atë që mendja e pavetëdijshme mendonte se donte”. Kjo është një pikëpamje e konfirmuar nga Konrad Heiden, i cili dëgjoi Hitlerin të fliste shumë herë në vitet 1920: “Fjalimet e tij, fillojnë gjithmonë me një pesimizëm të thellë dhe mbarojnë me një entuziazëm të madh, një fund të gëzueshëm triumfal. Shpesh ato mund të refuzohen nga arsyeja, por ndjekin logjikën më të fuqishme të pavetëdijes, të cilën nuk mund ta prekë asnjë përgënjeshtrim…” Njerëzit si von Shpaun dhe Emil Klein, ishin të predispozuar ta cilësonin Hitlerin karizmatik, sepse ata tashmë besonin në shumicën e politikave që mbronte Hitleri. Kështu bëri edhe Albert Shper, që mori pjesë për herë të parë në një nga fjalimet e Hitlerit në fillim të viteve 1930: “Unë u përfshiva nga vala e entuziaz-
mit, dhe këtë gati e ndieja fizikisht. Ai dukej se ndjente se po shprehte atë që audienca, e transformuar tashmë në një masë të vetme, priste prej tij”- shprehet ai. Por nëse nuk do të besonit në politikat që propagandonte Hitleri, atëherë ai nuk ushtronte asnjë pushtet karizmatik. Për shembull, Jozef Felder, ishte i tmerruar kur dëgjoi përhapjen e urrejtjes së Hitlerit kundër hebrenjve:”Kur u largova nga takimi,nNë një moment i thashë mikut tim:”Përshtypja ime është që ky njeri, Hitleri, shpresoj të mos të vijë kurrë në pushtet!”. Megjithatë, nëse Hitleri krijonte një lidhje me auditorin e tij, atëherë ai ndërtonte mbi atë lidhje një numër mënyrash të tjera për të konsoliduar këtë lidhje karizmatike. Ç’është më e rëndësishme, ai ishte gjithnjë i sigurt në gjykimet e tij. Ai nuk shprehte kurrë dyshime për ndonjë gjë para audiencës së tij. Ai i njihte problemet me të cilat ballafaqohej Gjermania, dhe ai tha se i njihte zgjidhjet. Përveç kësaj, ai paraqiti veten si një figurë heroike – një ushtar i thjeshtë dhe trim nga Lufta e Parë Botërore – i cili donte që mbështetësit e tij të kishin “besim” tek ai. Për pasojë, disa përkrahës të nazistëve, madje bënë krahasime blasfemuese mes Hitlerit dhe Jezusit – të dy kishin qenë 30 vjeç kur filluan “predikimin”, dhe që të dy synuan “shpëtimin” e popullit të
tyre. Por në vitin 1928, 9 vjet pasi Hitleri u anatësua në Partinë Gjermane të Punëtorëve, dhe 7 vjet pasi u bë udhëheqës i partisë, dukej sikur partia naziste nuk do të vinte asnjëherë në pushtet. Në zgjedhjet e atij viti, nazistët morën vetëm 2.6 përqind të votave. U desh rënia e bursave në Uoll Strit, dhe kriza e tmerrshme ekonomike e fillimit të viteve 1930, që bëri miliona gjermanë të bëheshin të vëmendshëm ndaj apelit të Hitlerit. Papritmas, për njerëzit si studentja Juta Rydiger, thirrja e Hitlerit për një ringjallje kombëtare, e bëri atë të dukej si “sjellësi i shpëtimit”. Aq shumë, sa që në vitin 1932 nazistët ishin papritur partia më e madhe politike në Gjermani. Elita gjermane, ishte më e shqetësuar për rreziqet që vinin nga komunizmi sesa nga nazizmi. Pasditen e së dielës së 29 janarit 1933, presidenti Hindenburg ra dakord të emërojë Hitlerin si kancelar. Ky moment, sinjalizoi fundin e demokracisë në Gjermani. Historia e emërimit të Hitlerit si kancelar, na mëson disa gjëra të rëndësishme. Ne zbulojmë se Hitleri ishte një politikan instinktiv dhe jashtëzakonisht i fuqishëm – por vite dritë larg njeriut të demoralizuar dhe të çmendur, të portretizuar tek filmi “Downfall”. Mbi të gjitha, ne mund të shohim aty fuqinë e situatës për të ndryshuar perceptimin. Hitleri u refuzua si një figurë periferike në vitin 1928, por u lavdërua nga miliona njerëz në vitin 1933. Ajo që ndryshoi nuk ishte Hitleri, por situata. Katastrofa ekonomike, bëri që një numër i madh gjermanësh të kërkojnë një “shpëtim” karizmatik. Ndërsa sot shohim të shpalosen ngjarjet ekonomike në Evropë, është e pamundur të imagjinohet një paralajmërim më i madh nga historia sesa ky. Marë me shkurtime. Shënim: Laurence Rees, është një historian dhe regjisor i mirënjohur, dhe autori i librit “Karizma e errët e Adolf Hitlerit”. Në vitin 2006 ai fitoi çmimin “British Book Award” për librin “Aushvic: Nazistët dhe zgjidhja përfundimtare” (HistoryExtra – Bota.al)
SPORT
20
E premte, 26 KORRIK 2019
Skuadra verilindore do të zyrtarizojë paraditen e sotme strategun e njohur
R
eal Madrid duket i vendosur për të larguar Gareth Bale dhe këtë e konfirmon edhe trajneri i tyre Zinedine Zidane. Në ndeshjen që Real Madrid luajti kundër Arsenal, Bale u fut në fushë në pjesën e dytë dhe shënoi gol në minutën e 56. Por siç duket kjo nuk i ka ndryshuar raportet dhe mendimet e drejtuesve madrilenë për 30 vjeçarin. Në konferencën pas ndeshjes Zidane u shpreh: “Ai bëri një performancë të mirë, dhe unë jam i kënaqur me lojën e tij, por kjo nuk i ndryshon gjërat. Ai e di mirë situatën”. Uellsiani erdhi në Madrid në vitin 2013 për 100 milion euro, në atë kohë u bë lojtari më i shtrenjtë. Pas sezonit të parë Bale vuajti shpesh nga dëmtimet të cilat bënë që ai të humbiste edhe vendin e titullarit përballë Iscos, Asensios dhe Lucas Vasquez. Me Real Madrid Bale ka fituar 4 Champions League, 1 Copa Del Rey ku ishte protagosnit në golin e fitores, 1 La Liga, 1 Super Kupë në Spanjë, 3 Super Kupa Europe dhe 4 Kupa Bote për klube. Bale është lojtari i statistikave dhe i golave. Të shumta janë zërat se Bale duhet të meritojë më shumë respekt nga Real Madrid.
Real Madrid nuk ndryshon qëndrim për Bale: Duhet të largohesh
MESFUSHORI
Dinastia Maldini “pushton” Milanin
Dinastia Maldini ka kapluar Milanin. Pardje ishte brezi i tretë i kësaj dinastie që debutoi me ekipin italian. Daniel Maldini, djali i Paulo Maldini dhe nipi i Cesare Maldini debutoi dje në ndeshjen miqësore kundër Bayern Munich. 17 vjeçari po ndjek gjurmët e babait dhe gjyshit të tij për tu bërë një legjendë e ekipit italian. Një dekadë nuk mund të kalojë pa një Maldini në ekip. Anësori 17 vjeçar është një ndër talentet më në zë të botës së futbollit. Në ndeshjen kundër Bayern që Milani e humbi 1-0 Daniel Maldini u fut në fushë nga bankina dhe bëri një paraqitje shumë të mirë.
42 MILIONË EURO
Interi nuk heq dorë nga Vidali James Rodriguez i ofrohet Milanit
Mesfushori kilian i Barcelonës, Arturo Vidal është rikthyer në radarin e klubit italian, Interit. Vidal dhe Antonio Conte kanë punuar për disa vite tek Juventusi, por mund të bashkohen përsëri tek një skuadër tjetër italiane. Bëhet fjalë për Interin, ku Conte ka marr detyrën e trajnerin, ndërsa Vidal po pëlqehet nga drejtuesit e klubit. Kiliani nuk shihet pjesë e planeve të trajnerit Ernesto Valverde te Barcelona dhe Interi po e shikon me kujdes situatën. Sipas mediave në Spanjë, hipoteza Vidal-Inter është më e drejtë se kurrë tani në këta afat kalimtar veror. Nerazzurrët synojnë ta marrin lojtarin në huazim, pasi mesfusha pritet të ketë disa largime si Joao Mario, Borja Valero dhe Radja Nainggolan.
MIQËSORJA
Agjenti i njohur Jorge Mendes thuhet se i ka ofruar Milanit shërbimet e James Rodriguez për 42 milionë euro pasi Napoli refuzoi të paguante këtë shifër te Real Madridi. Sipas ekspertit të transferimit Alfredo Pedulla nga Sportitalia, Mendes po punon për të konsoliduar partneritetin e tij me hierarkinë e re të Milanos. James nuk është në planet e Real Madridit, edhe pas lëndimit Marco Asensio, por Napoli ende nuk janë të përgatitur për të blerë atë të plotësisht, duke këmbëngulur vetëm në një huazim me mundësi për të blerë. Atletico Madridi janë favoritët tani, por mund të ketë një zgjidhje tjetër në favori të Milanit. Trajneri Marco Giampaolo kërkon një “trequartista” – dikush që luan pas sulmueseve – dhe James Rodriguez i përshtatet perfekt kësaj pozite. Rodriguez është një nga më të përfolurit këtë afat kalimtar. Ai do të pëlqente një kalim në Serie A, ndërsa Real Madridi do të shmangte përforcimin e rivalëve të drejtpërdrejtë të Atleticos. Jorge Mendes kishte orkestruar edhe transferimin e Andre Silva në Monaco, i cili dështoi në minutat e fundit.
YLLI ARGJENTINAS
E kërkojnë gjigantët MBROJTËSI europianë, Dybala zbulon klubin e preferuar
Paulo Dybala u ka dhënë fund spekulimeve, duke e konfirmuar vendimin e tij të qëndrojë në Juventusi të paktën edhe një sezon tjetër. Klube të njohura europiane ia kanë vënë syrin yllit argjentinas, i cili nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në Torino. Manchester United, Paris Saint-Germain apo Tottenham janë klubet më të interesuara për të, por nuk qëndron prapa as Interi. Sidoqoftë, Dybala ua ka bërë me dije të gjithëve vendimin e tij, me një deklaratë të shkurtët dhënë të përditshmes italiane “Corriere dello Sport”. “Unë dua vetëm Juventusin”, ka thënë argjentinasi.
SPORT
21
E premte, 26 KORRIK 2019
KOMBËTARJA SHQIPTARE
MBROJTËSI
Renditja e FIFA-s, Shqipëria fiton 2 pozicione
Ç’po ndodh me Hysaj? “La Gazzetta dello Sport” zbulon të ardhmen!
K
ombëtarja shqiptare ndryshoi timonier për të ndryshuar kursin e një viti që nën drejtimin e C.Panuccit njohu vetëm rekorde negative. Ulja e Edi Rejas në stol solli qetësi dhe mbi të gjitha besim se kuqezinjtë mund të ecin sërish përpara. Pavarësisht se Kombëtarja ka qëndruar pushim fill pas sfidës kundër Moldavisë, ekipi kuqezi ka njohur përmirësim në përditësimin e fundit të bërë nga FIFA në renditjen e përgjithshme të ekipeve Kombëtare. Me 1362 pikë, Shqipëria renditet në vendin e 64-ët duke fituar në këtë mënyrë 2 pozicione. Dy rivalët në grupin tonë, Islanda dhe Turqia renditen përkatësisht në vendin e 36 dhe të 37-të ndërsa Moldavia dhe Andorra renditen pas Shqipërisë. Franca mbetet favoriti absolut në grupin H por “gjelat” e Deschamps kanë pësuar rënie në tabelën e klasifikimit duke humbur një pozicion. Kampionët e Botës renditen në vendin e 3-të me 1718 pikë, në vendin e dytë renditet Brazili ndërsa në krye vijon të qëndroj Belgjika. Rritje me një pozicion ka pësuar Kosova duke u renditur në vendin e 120. Edhe Kosova përparon në
renditjen e re të FIFA-s FIFA e ka publikuar dje renditjen më të re të Kombëtareve. Kosova e sheh veten një pozicion më lartë në krahasim me muajin e kaluar. Përfaqësuesja e Kosovës ka përparuar duke u ngjitur një vend më lart në renditjen më të re të FIFA-s, e cila u
NDESHJA KUNDËR NAPOLIT
publikua dje. “Dardanët” e shohin veten në vendin e 120-të në krahasim me atë të 121-të në të cilën gjendeshin muajin e kaluar. Verdhekaltrit kanë 1149 pikë, sa kishin edhe muajin e kaluar, pasi në këtë periudhë nuk kanë zhvilluar ndeshje. Ekipi i Bernard Challandes
Klopp: Pres rikthimin e Shaqirit, shumë i rëndësishëm për skuadrën Jurgen Klopp shpreson që brenda 10 ditëve të ketë në stërvitje Keitan dhe Xherdan Shaqirin. Gjermani tha se gjithashtu se të dy lojtarët kanë një rol të rëndësishëm në skuadër. “Ne kemi një javë të rëndësishme para nesh në Evian për një kamp trajnimi të duhur”, tha Klopp. “Ne kemi një ndeshje shumë të ndërlikuar kundër Napolit dhe më pas ndeshja kundër Lyonit kemi organizuar shumë për djemtë që po kthehen. “Shpresojmë se ata mund të marrin disa minuta në atë lojë. Do të jetë me të vërtetë e rëndësishme. “Kur të kthehemi, shpresojmë që gjashtë lojtarë të mund të bashkohen me ne. Naby Keita duhet të jetë gati për të trajnuar me shpresë, Xherdan Shaqiri duhet të jetë gati për të trajnuar dhe pastaj me shpresë të luajë, Mo, Bobby dhe Ali dhe një javë më pas Sadio Mane. Ata janë lojtarë të rëndësishëm për ne.
gjendet prapa Taxhikistanit dhe përpara Namibisë. Në muajin gusht nuk pritet ndonjë lëvizje në renditje pasi Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Euro 2020 në muajin shtator, më 7 kundër Republikës Çeke dhe më 10 ndaj Anglisë.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, duket se e ka zgjedhur destinacionin e tij të ardhshëm, siç raporton “Il Mattino”, e cila është media napolitane. Agjenti i shkodranit, Mario Giuffredi, është duke punuar për t’i gjetur një klub të ri dhe Hysaj tashmë është me valixhet gati, aq më tepër pas mbërritjes së Giovanni Di Lorenzo. Elseid Hysaj, sipas edicionit të sotëm të “Il Mattino, duket se ka zgjedhur tashmë destinacionin e tij të ardhshëm, pasi ai dëshiron Romën. Në klubin e kryeqytetit italian ai do të gjente shokun e tij, Diawara, dhe do të kishte mundësinë të jetë akoma protagonist në një ekip të shkëlqyer dhe me pretendime.
ISH-PRESIDENTI I FEDERATËS SË FUTBOLLIT
Turne futbolli për legjendën e futbollit të Kosovës Fadil Vokrri
Kosova nderon ish-presidentin e Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri. Në Prishtinë u organizua një turne futbolli mes legjendave të futbollit kosovar, të Maqedonisë së Veriut dhe Flamurtarit të Vlorës, që është një nismë e ish futbollistit legjendar të flamurtarit, Vasil Ruçi. Familjarë dhe miq të shumtë të Fadil Vokrrit ishin të pranishëm në këtë eveniment. Legjendat e futbollit vlonjat Vasil Ruci dhe Kreshnik Cipi iu dorëzuan familjarëve fanellën me nr.9 dhe një foto të tij pikërisht në stadiumin Flamurtari ku u zhvillua edhe sfida mes Flamurtarit dhe Partizanit të Beogradit. Turneu përkujtimor Fadil Vokrri ku morën pjesë veteranët e skuadrave të Prishtinës, Flamurtarit, Llapit dhe Shkëndijës tashmë pritet të kthehet në një traditë për ta rritur akoma më shumë legjendën e kësaj figure të njohur të futbollit kosovar.
SHENDETESI
22 E premte, 26 KORRIK 2019
Gurët në tëmth, më të rrezikuar personat që kanë kolesterol të lartë
G
urët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët. Procesi i formimit të gurëve në tëmth fillon së pari me formimin e kristaleve. Më të rrezikuar për të formuar gurë të tëmthit janë të gjithë ata persona që kanë përmbajtje të lartë të kolesterolit në tëmth, e cila pengon zbrazjen e plotë të fshikëzës së tëmthit, si pasojë e grimcave të ngurtësuara në formë guri të krijuar nëpër të. Si faktorë të tjerë favorizues njihen : obeziteti, faktorët gjenetikë, gratë me shumë lindje, medikamentet si kontraceptivët, mënyra e ushqyerjes, gjinia (femrat kanë një risk 2 herë më shumë se burrat) etj. "Shpesh gurët e tëmthit janë asimptomatikë, domethënë pacienti mund të mos ketë shqetësime. Simptomat shfaqen atëherë kur guri lëviz, duke mbyllur kështu rrugën e tëmthit
dhe si pasojë, do të kemi një distendim të kanalit të tëmthit. Shenja më e shpeshtë është dhimbja biliare. Ajo fillon në mënyrë të menjëhershme, zakonisht pas një ngrënie të
bollshme ose, me shumë yndyra përpara krizës" thekson shefi i urgjencave kirurgjikale, Ylli Ziçishti. Sipas tij, dhimbja është shumë e fortë, fillon zakonisht natën dhe zgjat nga 15 minu-
Kush janë të rrezikuar të kenë gurë në tëmth?
Gjinia femërore Njerëzit mbi 60 vjeç Burrat dhe gratë mbipeshe Rënia e menjëhershme në peshë Gratë shtatzëna, Gratë që marrin terapi zëvendësuese hormonale, Gratë që përdorin kontraceptive orale.
ta deri në 4 orë. Dhimbjet që zgjasin 1-2 minuta nuk janë dhimbje të gurit të tëmthit. Nëse dhimbja zgjat 8 orë, ndoshta dhe më shumë, duhen dyshuar ndërlikime si infeksioni. Lokalizimi i dhimbjes është në epigastër (vendi i stomakut), ndonjëherë vendoset në shpinë, në shpatullën e djathtë, prapa dërrasës së kraharorit dhe rrallë në anën e majtë. Gjatë krizës i sëmuri mbulohet me djersë, kërkon pozicion qetësimi dhe shpesh herë kanë të vjella. Ekzaminimi kryesor që duhet të bëjë pacienti është "eko abdominale", e cila vërteton praninë e gurit në fshikëzën e tëmthit. Nëse gjendja paraqitet me komplikacione si temperaturë, zverdhje etj, kërkohen ekzaminime të tjera si gjaku komplet dhe provat e mëlçisë. Gurët asimptomatikë (kur mungon dhimbja) nuk kërkojnë trajtim me medikamente, por këshillohet një lloj kontrolli dietetikë ku duhen shmangur ngrëniet e bollshme, me shumë yndyrë. Gjithashtu përpara një rasti pa simptoma
nuk kërkohet ndërhyrja kirurgjikale si domosdoshmëri. Ndërhyrja kirurgjikale konsiston në heqjen e tëmthit dhe kjo rekomandohet vetëm atëherë kur pacienti kalon të paktën 2 herë kriza të forta dhimbjeje. Trajtimi i krizës së gurit të tëmthit synon dominimin e dhimbjes nëpërmjet antispastikëve, antalgjikëve, dhe frenuesve të sintezës së prostaglandinave, dhe nëse shfaqet temperatura kërkohet antibioterapi ndaj mikrobeve, si dhe trajtimi hidroelektrolitik nëpërmjet solucioneve fiziologjike intravenoze. Një metodë tjetër trajtimi për gurët e tëmthit është dhe ai me preparate shkrirëse nga goja. Këto janë acide biliare të cilat shkrijnë disa gurë të tëmthit (sidomos gurët e formuar nga kolesteroli), por me kusht që, këta gurë të mos jenë të kalçifikuar, të mos jenë të mëdhenj dhe fshikëza e tëmthit të jetë sa me funksionale. Ndërkohë që në shumë vende po përdoren edhe metoda të tjera moderne për trajtimin e gurëve të tëmthit.
Cilat janë simptomat (shenjat)? Simptomatologjia e gurëve të tëmthit shpesh quhet “ataku” i gurëve sepse ato ndodhin krejt papritur. Një atak tipik shkakton: Dhimbje të qëndrueshme në pjesën e sipërme të barkut, që shtohet menjëherë dhe që zgjat nga 30min në disa orë. Dhimbje në shpine midis dy shpatullave Dhimbje nën shpatullën e djathtë
Të përziera dhe të vjella Shpesh ataku i gurëve vjen pas një vakti të pasur me yndyra dhe mund të ndodhë gjatë natës. Shenja të tjera mund të jenë: Fryrje barku Intolerance e përsëritur ndaj ushqimeve yndyrore Dhimbje në forme kolikash Gromësira Gazra Mostretje
MJEKU
N
ga reumatizma vuajnë shumë njerëz, kryesisht më të prekur janë mosha e tretë. Diagnostikimi mund të bëhet me mjaft sukses, meqë simptomat e para të kësaj sëmundjeje hetohen lehtë. Të gjitha format e sëmundjeve reumatike, duke filluar që nga artrozat e deri tek osteoporoza, nga dhimbjet e belit e deri tek artriti reumatoid, janë të rënda. Specialistët këshillojnë që duke u marrë me sport të paktën dy herë në javë, i bën mirë kockave, jo vetëm duke i forcuar ato, por edhe duke ndihmuar procesin e
Probleme me reumatizmin, 7 këshillat që japin mjekët kalcifikimit, mjaft i domosdoshëm për njeriun. Jo pak, por tridhjetë ditë në vit, mjekët rekomandojnë plazh, për të gjithë personat që kanë probleme me reumatizmin. Sipas tyre, është shumë e rëndësishme, pra që ata të shtrihen në rërën e plazhit në mëngjes dhe në darkë. Ndërkohë që përdorimi pra edhe i
bimëve të gjelbra është shumë i këshillueshëm. Ato duhet të zihen për rreth 20 minuta dhe më pas do të pihen për të lehtësuar dhimbjet reumatizmale. Ndaj këshillat më të rëndësishme sipas mjekëve janë qëndrimi dhe jetesa në në ambiente që nuk janë të ftohta. Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtri-
heni në rërën e mëngjesit dhe pasdites. Hani sa më shumë fruta më vitaminë C dhe A si dhe pini sa më shumë çarja me bimë të gjelbra. E rëndësishme është të merrni herë pas here (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë. Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore. Përdorni ujë mineral.
Këshilla të rëndësishme 1. Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta. 2. Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites. 3. Hani sa më shumë fruta më vitaminë C dhe A. 4. Pini sa më shumë çarja me bimë të gjelbra. 5. Merrni herë pas here (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë. 6. Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore. 7. Përdorni ujë mineral.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 3. ... Abelar, filozof francez (1079-1142) 6. Qyteti i parë i kolonive evropiane në Australi themeluar në vitin 1788 në Sydney Cove nga Arthur Phillip, udhëheqës britanez 9. Ngopem jashtë mase me diçka, shumë e yndyrshme apo shumë e ëmbël 11. Gjitar i madh brejtës, me kokën si hinkë, me bisht të gjatë dhe me lëkurë të mbuluar me qime në ngjyrë të kuqërreme 13. Nuk shkoj por v... 14. E kundërta e saj është e vërteta 15. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 16. Institucion që merret me grumbullimin, ruajtjen, sistemimin e të dhënave 18. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 20. Njësia monetare bazë e Gjermanisë, para se të pranonte euron 22. Ashtu quhen formacionet e rrjeshtura në formë katror, gjatë një parakalimi 23. Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke 24. Gyp a lug nga ku rrjedh ujë i pijshëm 26. Ku jepen shfaqje shkathtësie e force nga akrobatë, klounët janë të tij 27. Banor i një fshati turistike në qytetin e Korçës 31. Mjet sinjali, që përdoret në makina 34. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 35. Fryma e Re Demokratike 37. E kundërta e "afër" 38. Ngritja e shëndetit për dikë në një dasmë, në një gosti, në një pritje etj 39. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 40. Ai, ... Buonaroti, piktori, skulptori, arkitekti dhe poet italian (6 mars 1475-18 shkurt 1564) 45. Një preparat mjekësor i lingshëm që i jepet individit me injektim 47. Përdoret për të mbajtur në të lëngje a lëndë të tjera 50. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 53. Sëmundje që shfaqet me dalje jashtë të shpeshta e si ujë, heqja e shpeshtë e barkut 54. Humbja e durimit dhe lodhja shpirtërore që ndiejmë kur jemi të pamotivuar, rutinor 55. I thonë ndryshe kafkës 58. Në ditën para së sotmes, një ditë më parë 61. Pëlhurë pambuku e hollë dhe me punim të thjeshtë, e ngjyrosur ose me lule të ndryshme 62. Qëllim a synim i rëndësishëm, ide a parullë që e nxit dhe e udhëheq dikë në jetë ose që e shtyn përpara në një veprimtari 64. Fillimi i diçkaje, pikënisja, burimi, ose ashtu 65. Danikarka atë e ka kryeqytet 69. Përcaktoj me anë të një mase madhësinë, vëllimin, përmasat etj. të diçkaje
E premte, 26 KORRIK 2019
Nga Albert VATAJ
72. Tërësi njësish ose elementesh, që kanë një veti të përbashkët 76. Flokë të marra borxh 77. Hurma me bërthamë, ose hurma farëzezë, quhet ashtu 78. Panajot ..., lindi më 2 gusht të vitit 1924, është koreograf, mjeshtër baleti, pedagog shqiptar 79. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 80. Ministria e Arsimit dhe e Shkences, inicialet vlejnë në këtë rast 82. Gjarpër i trashë dhe i gjatë, me trup të fuqishëm 84. Që ka ngjyrë qielli të mbyllur. Flamuri i BE dhe ai i PD është ashtu 85. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 86. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 87. Mbishkrim i vjetër në një gur varri, në një përmendore, në një ndërtesë etj 89. Lajmëtar; lajmës 90. Pika a vendi në qendër të diçkaje. Ura e Mesit në Shkodër gjendet në ... 93. Mashkulli i dhisë. Proverbi thotë "Shkon si ...i te kasapi" 94. Ngulmues për të mësuar dhe zbuluar gjëra të panjohura, kërkues 97. Nxënës a pasues i një mendimtari a i një mjeshtri të shquar; ai që ndjek doktrinën e një tjetri; ithtar 101. Albert ..., fizikan gjerman (1879-1955), një nga gjenitë më të mëdhenj të shkencës 102. Njësi e vogël, administrative e tokësore në Francë e në
Belgjikë; krahinë autonome në Zvicër 104. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 105. Drin i Bardhë dhe Drin i Zi 107. Një nga tendencat e modës për femra, fund i shkurtër, ose... 110. Romani i Anton Pashkut 111. Një nga vendet fqinje që kemi Adriatikun të përbashkët 114. E shtënë me disa armë zjarri njëherësh 116. Bruce ..., aktor i artit luftarak, instruktor i arteve marciale si dhe themelues i stilit Jeet Kune Do 117. Kur vitet kanë ardhur dhe ikur shumë herë nga unë, tashmë ndjehem i ... VERTIKALISHT 1. Ashtu është periudha e sundimit të feve pagane 2. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 4. Kllapi, përçartje. Flet kot, flet në tym, flet përçart 5. Gjendje e rëndë e me mundime, e keqe; diçka e keqe që të mundon, vuajtje, fatkeqësi; rrezik 7. Enë prej bakri me një dorëz e me kapak të lidhur, e cila përdoret për të zier gjellë në vatër 8. Lloj palltoje e zezë për burra, me fund të hapur përpara, me kinda të gjatë e të ngushtë prapa 9. E vendos dikë a diçka në një vend 10. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 12. Fletë e madhe dhe e hollë letre, llamarine etj
17. Filipinet e kanë kryeqytet 19. Kuti e vogël dhe e zbukuruar, zakonisht e veshur me cohë ose me kadife, ku vihen gjëra të çmuara dhe stoli 21. Ves, huq, zakon i keq i dikujt; e metë, dobësi 25. Zog i vogël shtegtar nga rendi i harabelave, me pupla të zeza e të ndritshme 28. Dita e shtatë e javës, që vjen pas të shtunës 29. Partia Aleanca Popullore 30. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 32. Vorbë e madhe balte, që përdoret për gatim. Ndryshe është vegshi 33. Dialektore i thonë ashtu kokës, sepse vetëm ashtu kryetarit nuk i thonë kokëtar 36. Mënyra e shqiptimit të fjalëve, të rrokjeve e të tingujve kur flasim, kur këndojmë ose kur recitojmë; shqiptim 41. Varëses së rrobave i thonë edhe ashtu 42. Dakord në gjuhë universale 43. Liriku brilant ... Mjeda (1866-1937), teolog, shkrimtar, gjuhëtar, deputet shqiptar 44. Pohim me shkrim ose me gojë, që bën dikush për të vërtetuar diçka 46. Pika më e afërt nga Toka në orbitën e Hënës, quhet ashtu 48. Rruaza e parë e qafës, mbi të cilën mbështetet koka 49. Ka i egër i Amerikës Veriore, me trup të madh, me një gungë mbi shpatulla 51. Enë e vogël prej teneqeje, me dorezë e lëfyt, që shërben për të mbajtur vajin
me vegla bronzi dhe vegla me goditje 71. Grackë për të zënë zogj, me një rrasë të mbështetur mbi kunja të hollë 72. Lojë me bila dhe me stekë, që luhet në një tryezë të posaçme dhe sipas disa rregullave 73. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 74. Quheshin ashtu burrat e tredhur që ruanin gratë e haremit 75. Eshtë qytet në juglindje të Shqipërisë. Në antikitet kjo zonë njohej me emrin Trifilia dhe qe pjesë e "Rajonit Melotid" 81. Çdo libër, zakonisht fillon me një të tillë 83. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet 88. Partia Demokracia Sociale 91. Qenie e mbinatyrshme me krahë të bardhë, djallin ka kundërshtar 92. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 93. Qendër e pajisur me mjetet dhe me aparatet e nevojshme, që prodhon energji elektrike 94. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 95. Partia Levizja e Legalitetit 96. Në anën tjetër të diçkaje, përtej diçkaje. Jo këndej, ... 97. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 98. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 99. Bimë barishtore shumë e hidhur, me kërcell të mbuluar me push dhe me gjethe ngjyrë hiri të zbardhëlleme 100. Kreshtë e mishtë, zakonisht e kuqe e dhëmbëzuar, që e kanë mbi kokë disa shpendë 103. Institucion që mbledh, ruan dhe ekspozon vepra e krijime të ndryshme të artit e të teknikës, sende, objekte e materiale me vlerë historike e shkencore 106. Organizata Ndërkombëtare për Migrim, inicialet 107. Partia Mendimi I Djathte Liberal 108. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit 109. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqiperise 112. Veprim i njëhershëm i njeriut, që bëhet për një qëllim të caktuar; vepër, punë 113. Shkrimtari serb ... Andriq, 9 tetor 1892-13 mars 1975, "Ura mbi Drin" është një nga trilogjitë e tij 115. Aleanca Kuq e Zi
52. Zhurmë e madhe, që vjen dallgë-dallgë; uturimë 56. I veshur me rroba të reja dhe të hekurosura, i pispillosur 57. Shpie diçka nga një vend në një tjetër duke e mbajtur vetë ose duke e ngarkuar mbi një mjet 59. Sporti i drejtimit të barkave të vogla me rema 60. Lindi më 1215 dhe vdiq më 1294, Kublai ..., sundimtar mongol, historike miqësia e tij me Marco Polo 63. Tirana, e kishte targën e makinave ... 66. Dëshirë e brendshme e zjarrtë, ndjenjë e fortë, afsh, zjarr 67. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 68. Lloj arme, gjashtare, revole ose ... 69. Shitje botërisht e diçkaje, duke ia dhënë atij që paguante më shumë, shprehje e vjetër 70. Orkestër frymore kryesisht 1
2
D
R U
V A
R
3
R
7
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
4
R E
5
K U
6
R R
¸
A R
8
V E L
P
13
E R
¸
N
D I
A
M
L
U
14
10
K
˙
A T
I
P
D M I
N
I
S
T R
T A
S
18
D
19
Y N
E
T
R U
H E
R
R
M B
H
22
M
I
E
A
A N
S
D
R
30
I
U
L A
B Y
O 27
A J
A
28
M
31
Y
B
L
A L
U V
I
M
D
N
G
A S
A T
E
L
L A
B
E
Y
U
E
S
O
Z
N
34
O R
I
Z 36
E
I
37
S
35
H E
I
K
C 42
K O
V A
˙
E
E F
L
I
A K
T
F
A
D
L
49
M
46
R
50
L
N
51
D H
E
S
47
L
48
K E
52
B A
T I
S
L
D E
53
K
A F
K O
A C
R
I 56
R
A N
A
R
¸
P
M
V A
62
S
A
K
59
M
61
K
L 58
A
A
L
P
R
R
K
S
M
¸
I
T O
N
M
R
I
Q
U
E
T I
M I
64
C E
57
D
60
63
L
R
54
A B
55
I
M
40
43
45
M U
Y
39
K E
41 44
N
38
H
K
29
32
R
33
A G
M
24
R
B A 26
U T
D
T
23
O K R
T
P
K
20
Y M
25
Z
U N
V 17
B E K
11
15
16
21
T
9
V
K 12
I 65
O P
S
T 66
67
68
69
70
V
D 71
R
A D
A P
T O
A
E
R
L
E T
O
H E
72
O
V
L A
E
S
R R
E K
¸
M
A
I
S
M 74
79
B
O
A
G
75
76
80
U ˙
U
V
77
R 78
E N
D I
R
O
F 84
E
M I
G
83
B E
R L
R
A
A
J
N
E
O
Z
H
G J
T
I
I
94
J
P
U
N
A ˙
E
V
R
J
¸
K
L
T P
L
E
E S
V
¸
101
N
M O R
I
U
L A
F
S
H ¸
A
H
S
D
A
I
103
U L
O
E
L
K
105
I
S
H
L 107
I
G
R A
V
F
108
109
L
E
P
110
X
A
111
A
R A
S
K
113
V A
E L
Z
¸
I
T
112
D ¸
P
T
R U
S
L
114
J
D O
102
A K
106
E P
N
96
Q I
104
A
¸
A
98
100
T
K
E N
91
U 95
V E
97 99
P
T 90
D
93
B I
K 87
A B 89
D O
¸
86
R E
I 92
K
I
85
S 88
A
M
81
H
82
I
K
73
K
H
K ¸
E
E
J
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E premte, 26 KORRIK 2019
Presidenti i Republikës, Ilir Meta takon Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Thomas Greminger
Meta: Ndërmjetësoni për zgjidhjen e krizës së rëndë në Shqipëri
P
residenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger. Presidenti Meta e falënderoi për mbështetjen e dhënë nga Sekretariati dhe nga vetë Sekretari i Përgjithshëm, për përgatitjet që Shqipëria po bën në funksion të marrjes së Kryesisë së Radhës së OSBE-së në vitin 2020. "Kjo është sipërmarrje madhore, që kërkon angazhimin dhe bashkëpunimin e
të gjithë faktorëve politikë dhe institucionalë në vend",- theksoi Presidenti Meta. Pasi e informoi për thellimin e krizës së gjithanshme, politike dhe institucionale që po kalon vendi, Kreu i Shtetit i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm të OSBEsë ndërmjetësimin sa më parë të jetë e mundur midis palëve politike në vend për zgjidhjen e kësaj krize. "OSBE ka një rëndësi të posaçme për sigurinë euroatlantike dhe për Shqipërinë në
veçanti. Është organizata e parë shumëpalëshe në të cilën Shqipëria aderoi pas rënies së komunizmit dhe që ka dhënë mbështetje të vazhdueshme për forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në vendin tonë. Për rivendosjen e funksionimit normal të institucioneve demokratike dhe shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës mjaft kritike ku ndodhet vendi, është në interes të kredibilitetit të OSBE, të angazhohet për tejkalimin e krizës së rëndë në Shqipëri sa më parë të jetë e mundur. Ky angazhim do të shërbejë si mundësi tepër e rëndësishme për rikthimin e vendit në shinat e demokracisë dhe sundimit të ligjit, por dhe konsolidimit të lidershipit të Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon, gjatë marrjes së Kryesisë së Rradhës së OSBE, por edhe së ardhmes europiane të Shqipërisë, për më tepër kur presim që në 17-18 tetor Këshilli i Bashkimit Europian të vendosë për çeljen e negociatave të anëtarësimit", - theksoi Presidenti Meta. "Pavarësisht përpjekjeve të
vazhdueshme dhe konkrete që kam ndërmarrë deri tani për parandalimin e kësaj situate, përpjekje që janë minuar nga aktorë të ndryshëm, jam edhe më
i bindur tani se rruga e vetme është dialogu politik gjithpërfshirës dhe i sinqertë që i jep zgjidhje të plotë e përfundimtare kësaj krize",- deklaroi Presidenti Meta.
Sekretari i OSBE pas takimit me Metën: Uniteti kombëtar çelësi për progresin Pas takimit me Presidentin e Republikës Ilir Meta, Sekretari i Përgjithshëm OSBE-së, Thomas Greminger, ka postuar në twitter mbi takimin me kreun e shtetit. "Në takimin me Presidentin e Shqipërisë, ne ramë dakord se stabiliteti dhe uniteti kombëtar janë çelësi për progresin dhe suksesin Albanian OSCE2020 Chair."- shkruan Greminger në Twitter. Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti dje në takim Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Z.Thomas Greminger, të cilin e falënderoi për mbështetjen e dhënë nga Sekretariati dhe nga vetë Sekretari i Përgjithshëm, për përgatitjet që Shqipëria po bën në funksion të marrjes së Kryesisë së Rradhës së OSBE-së në vitin 2020.
"ALEANCA PËR DHURIMIN E GJAKUT"
Presidenti: Dhurimi i gjakut, akt humanizmi që na ndihmon të shpëtojmë jetë njerëzish
P
residenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në seancën e dhurimit të gjakut, që u zhvillua në Pallatin e Kulturës në Tiranë, nga "Aleanca për Dhurimin e Gjakut" dhe Organizata Shqiptare e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut. Duke shprehur mirënjohjen për
vullnetarizmin dhe kontributin e dhënë, Presidenti Meta theksoi se: "Kjo seancë dhurimi vjen vetëm pak ditë pas asaj të 18 korrikut, të organizuar në kuadër të 1-vjetorit të Aleancës. Dëshiroj të falënderoj Doktor Natale Capodicasa, i cili me Organizatën Shqiptare të Dhuruesve Vull-
netarë të Gjakut të themeluar prej tij, jep një kontribut të vazhdueshëm për kauzën e dhurimit vullnetar të gjakut, duke mbetur një anëtar aktiv i Aleancës së Dhurimit të Gjakut". Duke vlerësuar të gjithë qytetarët dhe institucionet që i janë përgjigjur thirrjes për të dhuruar gjak e për të shpëtuar jetë njerëzish, Presidenti Meta nënvizoi se këto seanca dhurimi marrin një vlerë akoma më të madhe për faktin se jemi në muajt e verës, ku numri i dhuruesve ulet. "Fëmijët talasemikë kanë nevojë të marrin gjak edhe në këto ditë të nxehta kur qytetarët janë me pushime. Ashtu siç kanë nevojë për gjak edhe të sëmurët që kryejnë ndërhyrje kirurgjikale, apo të aksidentuarit në aksidentet rrugore, që fatkeqësisht janë të shumtë gjatë stinës së verës. Prandaj, këto seanca dhurimi
bëhen vendimtare për shpëtimin e jetës së njerëzve." - tha Presidenti i Republikës. Duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve që, edhe nëse ndodhen me pushime, të bëhen pjesë e aktiviteteve që organizohen në qytete të ndryshme të vendit për dhu-
rimin e gjakut, Presidenti i Republikës apeloi: "Kjo kauzë ka nevojë për mbështetje sa më të madhe. Dhurimi i gjakut është një akt dashurie dhe humanizmi që na fisnikëron dhe njëkohësisht, na ndihmon të shpëtojmë jetë njerëzish."