www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 97 (8538)
E premte, 26 Prill 2019
Çmimi 30 Lekë
Kryeministri Rama i hedh benzinë zjarrit: “Zgjedhjet do të zhvillohen pa opozitën, nëse nuk vijnë. Do arrestojmë çdo njeri që prish procesin e votimit”. Ndërkohë vendi po shkon në përplasje të madhe civile dhe kjo do të jetë faturë e madhe për mazhorancën, kur fare mirë krijohet qeveria e re tranzitore për zgjedhjet dhe kush ti fitojë më pas qeveris për katër vite dhe humbësi nuk flet
Basha: Më 30 qershor nuk lejojmë ZGJEDHJE në vend Kreu i PD-së: “Në asnjë qendër votimi në vend nuk do të lejojmë krimin elektoral të përsëritet. Është misioni ynë, borxhi ynë për ata që sakrifikuan për liri dhe demokraci që të mos lejojmë më krimin elektoral në asnjë qendër të vetme votimi, por të luftojmë dhëmbë për dhëmbë për demokraci, për liri”. Ndërsa Monika Kryemadhi tha dje: “Akoma nuk ka filluar mosbindja civile. Akoma Edi Rama nuk e ka parë revoltën e shqiptarëve. Është në kohë për t’u tërhequr, në të kundërt do ketë fund të tmerrshëm” FAQE 3
Revoltë dhe mosbindje civile kundër Këshilltari i CDU së Angela qeverisë “Rama”, qytetarët Merkel: Kriza zgjidhet me qeveri bllokojnë rrugët kombëtare tranzitore
FAQE 4-7
Në foto: Nga protesta e opozitës
TAKIMI
PROJEKTI I RI I PIRAMIDËS
FAQE 13
FAQE 2
KËSHILLI I EMËRIMEVE NË DREJTËSI
ISH-DEPUTETJA E LSI-SË
Aleatët e PD dhe Erion Veliaj: Nis LSI kërkojnë nga realizimi i një Presidenti Meta tryezë me partitë për ëndrre dhe një tjetër zgjidhjen e krizës historie suksesi FAQE 9
Në foto: Martin Henze, këshilltari ekonomik i partisë CDU
Silva Caka: Presioni i qytetarëve, laku që do të mbysë qeverinë mafioze. S’ka zgjedhje më 30 qershor Intervistoi: Redjon Shtylla FAQE 10
Ardian Dvorani bën thirrje për dorëzimin e informacioneve në KED, për garën në Kushtetuese
FAQE 11
POLITIKE
2 E premte, 26 PRILL 2019
Raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut gjerman, Christian Schmidt
R
aportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut gjerman, Christian Schmidt, ndodhet për vizitë në Tiranë për tu takuar me kryetarin e partisë demokratike Lulzim Basha. I pyetur nga Vizion Plus ish-ministri gjerman i Bujqësisë Schmidt në lidhje me krizën politike në Shqipëri shprehet se palët duhet të ulen në dialog. “Qeveria dhe opozita janë pjesë e një demokracie funksionale. Kjo gjithashtu do të thotë se të gjithë kanë një shans të drejtë për të shprehur publikisht pozicionin e tyre. Jo vetëm nga pikëpamja e opozitës, për fat të keq, ekziston shqetësimi se kjo drejtësi nuk ekziston në Shqipëri. Nuk duhet fajësuar veten opozita e cila ka marrë hap ekstrem. Duhet tu kërkohet të gjithëve, posaçërisht qeverisë. Natyrisht, në fund, një parlament i plotë duhet të jetë në gjendje të punojë dhe të marrë vendime. Unë jam i shqetësuar sepse kultura e bashkësisë së të gjithë
“Nuk duhet fajësuar opozita, por qeveria”
demokratëve është çrregulluar rëndë”,- deklaroi Christian Schmidt. Ndërkohë i pyetur nga Vizion Plus për mundësitë e zgjidhjes se
këtij ngërçi, Schmidt thekson se është garancia janë zgjedhjet e lira e të drejta. “Problemet në Shqipëri duhet të zgjidhen para së gjithash nga
shqiptarët. Kjo përfshin besimin në mënyrë të besueshme se kriteret Kopenhagenit të BE-së për sundimin e ligjit. Gjermania është një part-
ner konstruktiv dhe i përkushtuar për këtë. Nëse dëshironi të vini në Bashkimin Evropian, ju duhet të pranoni Rregullat e Shtëpisë Evropiane. Kjo përfshin sigurimin e zgjedhjeve të drejta dhe të lira. Prandaj, pres që gjetjet e prokurorit mbi manipulimin e zgjedhjeve do të hetohen dhe autorët do të dënohen. Testi ardhshëm për këtë do të jetë zgjedhjet lokale në qershor”,- Christian Schmidt. Gjithashtu raportuesi për Shqipërinë Christian Schmidt shpreh shqetësimin e tij është për artikulimet rreth tezes se “Shqipëri se Madhe”. Ai bën apel për vetëpërmbajtje ndërsa thotë se te gjithë duhet te punojnë për integrimin ne Bashkimin Europian.
lokale do të mbahen në 30 qershor në këto kushte, ato sipas tij, nuk mund të jenë të lira dhe me standarde. “Në qoftë se në fund të qershorit do të ketë zgjedhje
në Shqipëri dhe nuk është e sigurt që këto do jenë të lira dhe demokratike. Nëse nuk arrihen disa standarde nuk mund të quhen zgjedhje demokratike”,- tha ai. Mar-
tin Henze vë theksin gjithashtu edhe në funksionimin e gjykatës kushtetuese dhe të lartë të cilat sipas tij janë element i rëndësishëm në një sistem demokratik.
Këshilltari i CDU së Angela Merkel
“Kriza zgjidhet me qeveri tranzitore” P
ërfaqësues të rëndë sishëm të Gjermanisë kanë shprehur sot qëndrime të forta ku për zgjidhjen e krizës nuk i kërkohet llogari opozitës, siç është bërë deri më sot nga jo pak të huaj, por shigjetohet direkt qeveria. Martin Henze, këshilltari ekonomik i CDU-së në një intervistë për News24 jep si formulë zgjidhjeje për krizën, krijimin e një qeveri tranzitore me specialistë të të gjithave fushave, por që ndryshe nga 2017 të krijojë besim te të gjitha palët.
“Partitë politike të jenë më përgjegjshme dhe të mos mendojnë vetëm për interesat e tyre partiake por dhe për interesat e Shqipërisë. Ka shumë zgjidhje që mund të adaptohen, besoj se partitë duhet të gjejnë zgjidhje. Një alternativë mund të ishte një qeveri tranzitore me ekspertë të fushave në mënyrë që të ngjallin besim tek të gjitha palët. Nëse në 2017 nuk ishte formati i duhur, të gjendet një format tjetër”, -deklaron Henze. Martin Henze po ashtu shprehet se nëse zgjedhjet
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E premte, 26 PRILL 2019
Kryeministri Rama i hedh benzinë zjarrit: “Zgjedhjet do të zhvillohen pa opozitën, nëse nuk vijnë. Do arrestojmë çdo njeri që prish procesin e votimit”. Ndërkohë vendi po shkon në përplasje të madhe civile dhe kjo do të jetë faturë e madhe për mazhorancën, kur fare mirë krijohet qeveria e re tranzitore për zgjedhjet dhe kush ti fitojë më pas qeverisë për katër vite dhe humbësi nuk flet
Basha: Më 30 qershor nuk lejojmë ZGJEDHJE në vend Kreu i PD-së: “Në asnjë qendër votimi në vend nuk do të lejojmë krimin elektoral të përsëritet. Është misioni ynë, borxhi ynë për ata që sakrifikuan për liri dhe demokraci që të mos lejojmë më krimin elektoral në asnjë qendër të vetme votimi, por të luftojmë dhëmbë për dhëmbë për demokraci, për liri”. Ndërsa Monika Kryemadhi tha dje: “Akoma nuk ka filluar mosbindja civile. Akoma Edi Rama nuk e ka parë revoltën e shqiptarëve. Është në kohë për t’u tërhequr, në të kundërt do ketë fund të tmerrshëm” Afrimi i datës 30 qershor të zgjedhjeve lokale duket se po i çon me shpejtësi palët politike drejt konfliktit. Pas skadimit të afatit për regjistrimin e partive dhe bojkotit zyrtar të opozitës, tonet dhe retorika politike ka arritur maksimumin. Kryeministri Edi Rama, si politikani që ka përgjegjësi për krizën politike dhe ka në dorë zgjidhjen e saj me dorëheqje, dje u shfaq më i vendosur për të shkuar në zgjedhje pa opozitën zyrtare të vendit. Në një fjalim të gjatë të mbajtur në Kuvend përballë deputetëve të PS dhe atyre pak deputetëve që thonë se janë “opozita”, kryeministri tha se “zgjedhjet pa opozitën nuk duhen parë si diçka anormale”. Në këtë mënyrë kreu i qeverisë po përgatit socialistët për të shkuar drejt një gare elektorale që vetëm garë nuk mund të quhet. Por vendosmëria e Edi Ramës drejt zgjedhjeve pa kundërshtar real kaloi dje në kërcënim kur paralajmëroi se do të shkojnë në burg të gjithë ata që pengojnë procesin e votimit. Deklarata ishte një kërcënim me pranga për qytetarët dhe drejtuesit e PD, LSI dhe partive të tjera që kanë shprehur qëndrimin e bojkotit të zgjedhjeve dhe që dje nga Miloti Lulzim Basha tha prerë se “me 30 qershor nuk do lejojmë zgjedhje pa opozitën”. Bile shtoi se në asnjë qendër votimi në Shqipëri nuk do ti lejojmë. Kjo është deklaratë e fortë, ose më saktë deklaratë lufte, së cilës kryeministri duket se do ti shkojë deri në fund përplasjes civile me 30 qershor. Pak orë pasi Edi Rama vlerësonte Myslim Murrizn dhe
Rudina Hajdarin si opozitën me të cilën do të shkojë në zgjedhje dhe që realisht po e mbajnë PS në pushtet, opozita reale nisi mosbindjen civile. Në orën 18:00 mijëra qytetarë bllokuan pesë kryqëzimet kryesore të Shqipërisë, nga Veriu në Jug. Përgjatë një ore, qytetarët dhe drejtuesit e opozitë paralizuan gjithë komunikimin në vend, duke dhënë mesazhin se ajo që po ndodh këto ditë në vend nuk është një krizë brenda salloneve të politikës, por një reagim qytetarë i paparë gjatë gjithë viteve të fundit. Tubimi i programuar vetëm një orë, si sinjal i një forme të re reagimi ndaj qeverisë “Rama”, në ditët në vijim do jetë më radikal, nëse kryeministri nuk reflekton për rrezikun që po i kanos vendit. Nga protesta në kryqëzimin Milotit, kryetari i Partisë Demokratike shpalosi dhe aksionin
e opozitës në ditët në vijim. Në mënyrë të qartë dhe pa asnjë dilemë, Lulzim Basha dha një mesazh kryesor për Edi Ramën dhe mbështetësit e tij. “Më 30 qershor nuk ka për të pasur zgjedhje në Shqipëri. Këtë e di edhe bufi, edhe vëllai i bufit, Edi Rama. Opozita as nuk klonohet, as nuk shpiket dhe as nuk krijohet siç krijohen shërbëtorët dhe mercenarët e Edi Ramës”,- deklaroi Basha. Kreu i PD-së foli për një aksion kombëtar në të gjithë vendin, i cili nuk do të lejojë që të zhvillohen zgjedhjet në asnjë kuti votimi në datën 30 qershor. Apeli i kreut të PD për qytetarët ishte i ngjashëm me një kushtrim për betejë. Kreu i PD-së: “Në asnjë qendër votimi në vend nuk do të lejojmë krimin elektoral të përsëritet. Është misioni jonë, borxhi ynë për ata që sakrifikuan
për liri dhe demokraci që të mos lejojmë më krimin elektoral në asnjë qendër të vetme votimi, por të luftojmë dhëmbë për dhëmbë për demokraci, për liri”. Në të njëjtën linjë me kreun e PD ishte dhe Monika Kryemadhi. Në fjalën e saj në mosbindjen civile në Durrës, Kryemadhi deklaroi se tubimet që janë parë deri më sot kanë qenë vetëm paralajmërime për Edi Ramën. “Akoma nuk ka filluar mosbindja civile. Akoma Edi Rama nuk e ka parë revoltën e shqiptarëve. Është në kohë për t’u tërhequr”,deklaroi Kryemadhi. Qëndrimi i Kryeministrit, deri tani, nuk jep asnjë shans për normalizim të situatës. Pas djegies së mandateve dhe skadimit të afateve për zgjedhjet vendore, opozita nuk ka më asnjë rrugë tjetër përveç se të reagojë në të gjitha mënyrat për të ndalur një masakër elektorale. Ndërkohë kreu i qeverisë ka nisur ta quajë normale këtë situatë dhe këtu nis dhe problemi më i madh. Kryeministri po e çon me vetëdije vendin në konflikt dhe derisa ai nuk po e kupton çfarë po bën, dikush në PS duhet t’i tregojë se interesat e vendit vlejnë më shumë se një karrige. Në të kundërt, do të jetë opozita ajo që më 30 qershor do jetë e detyruar ta tronditë gjithë pushtetin e tij, por kostot do të jenë të mëdha për të gjithë. Vendi po shkon në përplasje të madhe civile dhe kjo do të jetë faturë e madhe për mazhorancën, kur fare mirë krijohet qeveria e re tranzitore për zgjedhjet dhe kush t’i fitojë më pas qeverisë për katër vite dhe humbësi nuk bëzan.
POLITIKE Herion Mesi
P
ërpara protestës kombëtare të 11 Majit, opozita e bashkuar do të përshkallëzonte qëndrimin duke shpallur zyrtarisht mosbindjen civile. Pasditen e djeshme ditën e sotme, protesta kësaj here do të shtrihej në nyjet kryesore rrugore në vend, duke paralizuar kështu edhe qarkullimin rrugor. Në protestën e djeshme të opozitës të shtrirë në 5 akse kryesore, krahas bllokimit të rrugëve, nuk kanë munguar flakadanët dhe djegia e gomave. Kështu, u protestua në të njëjtën orë tek rrethrrotullimi “Shqiponja” në kryeqytet, në aksin Durrës-Kavajë, PlepaAutostradë përballë shtëpisë së pushimit të ushtrisë në Durrës, në rrethrrotullimin Sheq në Fier, në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, dhe në afërsi të karburantit në autostradë në Milot. Flakët, tymi i lëshuar prej protestuesve dhe thirrjet “Rama ik” ishin panorama që na erdhi nga rrethrrotullimi i Bradasheshit. Ndërsa në Milot, ku ndodhej kryedemokrati Basha situata ishte më e qetë. Përveç një përplasje me një shofer te rrethrrotullimi “Shqiponja”, protesta në Tiranë kaloi pa incidente. Mesazhi që dhanë demokratët nga akset kryesore ishte ai për të mos lejuar zgjedhjet vendore pa opozitën, e cila nga ana e saj kërkon zgjedhje të lira e të ndershme përmes një qeverie tranzitore. Përmes kësaj forme të mosbindjes civile të përdorur edhe më parë, opozita synon të forcojë mesazhin se aksioni i saj do të përshkallëzohet nëse kushti i saj për qeveri tranzitore dhe zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër nuk plotësohet. Bllokimi i rrugëve do t’i paraprinte protesta simbolike e të rinjve të FRPD-së dhe LRI-së, e cila rikthehet tek Parlamenti në të njëjtën orë me seancën plenare. Ndërsa vetë kryetari i PD-së Lulzim Basha, do ti bashkohej protestuesve në Milot. Ky skenar është i përsëritur pasi më shumë se një vit më parë partia demokratike, paralizoi qarkullimin pothuajse në gjithë vendin duke mbajtur të bllokuar akset rrugore kombëtare. Për organizmin e protestës dhe monitorimin e saj, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, krahas strukturave qendrore kishte urdhëruar prej ditësh ish-deputetët dhe kryetarët e degëve të PD-së në rrethe, të cilëve ju ka kërkuar edhe pjesëmarrje të lartë. Ndërkaq, pak orë para nisjes së protestës së opozitës së bashkuar, nga foltorja e Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla paralajmëroi kreun e PD-së, Lulzim Basha që të mos bllokojë rrugët dhe mos vandalizojë institucionet dhe bizneset, sepse
4
E premte, 26 PRILL 2019
Bllokohen për më shumë se 1 orë pikat kyçe të qarkullimit në të gjithë vendin, flakadanë dhe djegie gomash në 5 qytete: Rama Ik!
Protesta e opozitës përshkallëzohet në Mosbindje Civile
do të përballet me ligjin. Por pavarësisht kërcënimeve të Qeverisë, protesta e opozitës në rrugët kryesore te vendit u mbyll paqësisht pas rreth 60 minutash. Tiranë – Tensione te Rrethrrotullimi “Shqiponja” Ka nisur me tension dhe konfrontime protesta e opozitës në Tiranë te rrethrrotullimi “Shqiponja”. Protestuesit që kanë bllokuar rrugën janë përplasur me një shofer që ka dashur të kalojë në këto momente në rrugë. Por protestuesit e kanë qëlluar edhe me grushte të riun që udhëtonte në një Fuoristradë, duke theksuar se sjellja e tij ishte e qëllimshme dhe u bë vetëm për të provokuar protestën. Protetsuesit të vendosur në zonën e ish-Doganës në Tiranë do t’i vinin më pas flakën projektit të Unazës së Madhe të ekspozuar përgjatë kantierit të ndërtimit. Ish-deputetët Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Halim Kosova, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Agron Shehaj, Grida Duma, Jorida Tabaku, Genc Pollo, Dhurata Çupi, Valentina Duka, Astrit Veliaj, Isuf Çela, Fatbardha Kadiu do qëndronin ishin në krah të protestuesve te
rrethrrotullimi “Shqiponja”. Në Tiranë në sheshin “Shqiponja” ishin edhe ish-deputetët e LSIsë Petrit Vasili, Klajda Gjosha, Floida Kërpaçi dhe Silva Caka. Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka nga rrethrrotullimi “Shqiponja” deklaroi se opozita nuk do të lejojë që në Shqipëri të ketë sërish zgjedhje, apo krim tjetër
electoral, siç i quajti ai. Duke e cilësuar protestën simbolike, Paloka tha se, bllokimi i rrugëve për 1 orë është vetëm një sinjal që ne japim për të shpresuar që do të ketë reagim. “Në rast se do vijohet me cinizëm në afrimin e zgjedhjeve, jo vetëm ai që nuk e ndal dot situatën por sikur të mbledhë gjithë socialistët e
Europës nuk na ndal dot. Ne jemi në luftë për mbijetesë, shqiptarët janë në pikën për mbijetesë”, deklaroi Edi Paloka. Durrës – Protestuesit ndezin flakadanë Opozita e bashkuar ka bllokuar sot për 1 orë akset kryesore në vend, mes tyre edhe autostradën Tiranë – Durrës. Asnjë makinë për më shumë se 1 orë nuk do të lëvizte në autostradën kryesore në Shqipëri, ku si rrjedhojë e protestës së opozitës në Durrës, është bllokuar autostrada Tiranë – Durrës. Opozita e bashkuar vazhdon të protestojë kundër asaj që e konsideron si keqqeverisje të vendit. Ndërkaq, protestuesit hodhën tymuese dhe ndezën flakadanë nëpër rrugë. Nën thirrjet “Rama ik”, protestuesit kanë bllokuar tashmë trafikun tek rreth rrotullimi i Plepave. Në protestë ndodhej kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi. Kryemadhi tha se zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë dhe se do të përshkallëzohet aksioni qytetar. Ndërsa i ndodhur në rrethrrotullimin e Plepave në Durrës, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi është shprehur se, opozita dhe qytetarët janë të vendosur ti shkojnë deri në fund aksionit të tyre. Sipas tij, shqiptarët nuk do të lejojnë krimin të vendosë për ta, ndërsa shtoi se ata janë ngritur në këmbë në mbrojtje të demokracisë. “Shqiptarët janë ngritur në këmbë në mbrojtje të demokracisë dhe për zhvillimin dhe mirëqenien e tyre”, u shpreh Bardhi. Përpos protestuesve, në protestë ishin edhe ish-deputetët demokratë Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri, dhe Florion Mima. Në Durrës së bashku me kryetaren Kryemadhi ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari, Nasip Naço dhe Nora Malaj. Elbasan – “Rama ik!”, elbasanasit djegin goma e bllokojnë rrugën e Bradasheshit Pasditen e djeshme, ashtu siç ishte përcaktuar, në orën 18.00 edhe në Elbasan sipas drejtuesve të degëve të PD-së nga të gjitha bashkitē e Shqipërisë së Mesme dhe atyre të Juglindjes iu bashkuan përshkallëzimit të protestës kombëtare të opozitës për zgjedhje të lira dhe demokratike. Për rreth një orë në Rrethrrotullimin e Bradasheshit, opozita do të bllokonte aksin më të rëndësishëm të rrugës kombëtare që lidh kryeqytetin me Juglindjen e Shqipërisë. Përmes kësaj forme të mosbindjes civile të përdorur edhe më herët, opozita synon të forcojë mesazhin se aksioni (Vijon në faqen 5)
POLITIKE
5
E premte, 26 PRILL 2019
“Ti Shqipëri s’më jep nder, më jep emrin mërgimtar!”
B
llokimit të rrugëve pasditen e djeshme do t’i paraprinte protesta simbolike e të rinjve të FRPDsë dhe LRI-së, e cila rikthehet tek Parlamenti në të njëjtën orë me seancën plenare. “Ti Shqipëri s’më jep nder, më jep emrin mërgimtar!” Ky ishte mesazhi domethënës, që të rinjtë e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim shpalosën paraditen e djeshme përpara parlamentit. Por, ky nuk ishte i vetmi. Të rinjtë radhitën këpucët, mbi të cilat kanë ngulur flamuj shtetesh, të të afërmve të tyre që kanë ikur nga Shqipëria. Por simbolika e këpucës tregon edhe shtypjen që kjo qeveri i ka bërë të rinjve duke i vrarë shpresën, duke mos i ofruar mundësi punësimi, arsim cilësor dhe duke mos i garantuar një të ardhme të sigurtë në vendin e tyre. Protesta e të rinjve para parlamentit është për të shprehur vendosmërinë se ata nuk kanë ndërmend të largohen nga vendi, si mijëra të rinj të tjerë, se nuk do të dorëzohen derisa vendi të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. “Kemi ardhur këtu sot në shenjë paqeje dhe ftojmë dhe policët të sjellin këpucët e familjarëve të tyre që kanë lënë vendin. Të rinjtë në një protestë para parlamentit për të shprehur vendosmërinë se ata nuk kanë ndërmend të largohen nga vendi, si mijëra të rinj të tjerë, se nuk do të dorëzohen derisa vendi të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, që janë themeli për Shqipërinë
Revolta- Të rinjtë protestë para Kuvendit, këpucë për të rinjtë e larguar nga vendi
si gjithë Europa”, u shpreh dje, Belind Këlliçi, kreu i FRPDsë. Ndërsa kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi u shpreh dje se LSI është partia e të rinjve dhe se kauza e të rinjve është ndalimi i keqqeverisjes së Edi Ramës që nuk ka në zemër interesin e brezit
nyjet kryesore të vendit. Banorët dhe simpatizantë të Partisë Demokratike dhe opozitës në Fier kanë nisur të mblidhen në rreth rrotullimin e qytetit për të bllokuar edhe qarkullimin e mjeteve. Kreu i PD-së për qarkun e Fierit ka deklaruar se protesta e opozitës është një protestë qytetare kundër mënyrës se si
Qytetarët bllokojnë akset kryesore në vend, Berisha: E jashtëzakonshme
Protesta e opozitës në rrugët kryesore të vendit u mbyll paqësisht pas rreth 60 minutash, ku 5 akset të rëndësishme të vendit, në Elbasan, Milot, Fier, Durrës dhe Tiranë u bllokuan dje nga protestuesit e opozitës nga ora 18:00 deri në orën 19:00. Lidhur me aksionin e radhës të opozitës dhe qytetarëve ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha e cilësoi protestën e djeshme një sukses të jashtëzakonshëm të qytetarëve të bashkuar. “Sukses i jashtëzakonshëm i protestës së qytetarëve të bashkuar! Qindra-mijëra protestues paralizojnë totalisht narkoshtetin e Edvin Kristaq Urrejtësit. Nderim qytetarëve të bashkuar! Fitore”, u shpreh dje në reagimin e tij ish-kryeministri Sali Berisha, duke i bashkëngjitur komentit të tij edhe një video nga protesta e djeshme.
të ri. “Kauza jonë është ndalimi i keqqeverisjes së Edi Ramës që nuk ka në zemër interesin e brezit të ri dhe ndërtimin e një sistemi vlerash përmes të cilit të përmirësojmë vendin, ti krijojmë rinisë punësim dhe mundësi në mënyrë që të
ndalojmë emigrimin e tyre! LSI është partia e të rinjve! Ne duam që të rinjtë të kenë mundësi për punësim të mirëpaguar, arsim cilësor, mbështetje nga shteti për ta parë të ardhmen në Shqipëri dhe jo në emigrim”, u shpreh Kërpaçi.
Rama vijon me skenaret e provokimit të protestuesve me ambulanca
po qeveriset vendi. Ata kanë marshuar dhe thirrën në kor: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Në protestë mori pjesë edhe kreu i LSI-së në Fier, Arben Çuko, si dhe ish-deputetja Kejdi Mehmetaj. Milot –Banorët dalin në rrugë, Basha me protestuesit Po ashtu një tjetër aks kryesor
që do të bllokohej pasditen e djeshme ishte edhe ai i Milotit, në karburantin në hyrje të Rrugës së Kombit. Protesta e banorëve do të udhëhiqej nga vetë kryedemokrati Lulzim Basha dhe nga ish-deputetët demokratë : Flamur Noka, Lorenc Luka, Bardh Spahia, Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, Lindita Metaliaj, Andon Frrokaj. Ndërsa përfaqësues të LSI-së në protestën e Milotit ishin ish-deputetët Viktor Tushaj, Përparim Spahiu dhe Agron Çela. Protestuesit e mbledhur në Milot nga katër qarqet e veriut si Shkodra, Kukësi, Lezha e Dibra kanë bllokuar rrugën, ndërsa brohorisnin: “Rama ik” dhe “Edi Rama ka mbaru”. Kreu i selisë blu do të mbërrinte pak çaste para orarit zyrtar të nisjes së protestës në Milot, i shoqëruar edhe nga drejtues të Partisë Demokratike nga katër qarqet e veriut si nga Shkodra, Kukësi, Lezha dhe Dibra. Për më shumë se një orë, banorët do të bllokonin rrugën si shenjë revolte për keqqeverisjen e vendit nga kryeministri Edi Rama, ndërkohë vetë kryedemokrati Lulzim Basha ka theksuar se opozita është e vendosur për të mos lejuar që në vend të zhvillohen zgjedhje farsë.
Bllokimi i rrugës në rrethrrotullimin e Doganës ka ndaluar qarkullimin e automjeteve. Me gjithë solidaritetin e tyre për të lënë të kalojnë autoambulancat janë lejuar të çajnë radhët e trafikut, por makinat e rreshtuara njëra pas tjetrës kanë sjellë vështirësi për kalimin e tyre. Autoambulancat u përdorën edhe në protestat e dhjetorit të studentëve, të cilat herë pas here provokonin studentët në përpjekje për ti përçarë. Një nga episodet që shoqëroi dje protestën e opozitës në rrethrrotullimin e “Shqiponjës” në Tiranës ishte edhe djegia në mënyrë simbolike e projektit të “Unazës së Re”, që ishte vendosur në sheshin kryesor. Tabela e projektit u vendos aty katër muaj më parë, kur u hoq memoriali i “Shqiponjës” që krijoi shumë debate, ndërkohë që projekti ka mbetur gërmadhë që nga ajo kohë.
(Vijon nga faqja 4) i saj do të përshkallëzohet nëse kushti i saj për qeveri tranzitore dhe zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër nuk plotësohet. Pak minuta pas nisjes së protestës do të përshkallëzohej situata në Elbasan në rrethrrotullimin e Bradasheshit ku protestuesit i kanë vënë flakën disa gomave në rrugë. Protestuesit dëgjohen teksa kërkojnë largimin e kryeministrit Rama me thirrjet “Rama ik”. Protesta e elbasanllinjve do të drejtohet nga nënkryetari i PD-së Edmond Spaho, si dhe ish-deputetët demokratë Endri Hasa, Luçiano Boçi, Ervin Salianji, Hekuran Hoxhalli. Po ashtu, në Elbasan ishte dje edhe ish-deputeti i LSIsë, Edmond Haxhinasto, Fier – Rreth rrotullimi i Sheqit Ndërkaq në të njëjtën orë nën drejtimin e ish-deputetëve Enkelejd Alibeaj, Luan Baçi, Nada Meçorapaj, Tritan Shehu do të bllokohet nga opozita edhe pika më nevralgjike e që lidh Jugun me kryeqytetin, pikërisht në rrethrrotullimin Sheq në Fier. Dhe ashtu siç është paralajmëruar ditë më parë, dje opozita e bashkuar ka dalë sërish në rrugë duke bllokuar
ISH-KRYEMINISTRI
INCIDENTET
POLITIKE
6
E premte, 26 PRILL 2019
Kryetarja e LSI-së paralajmëron Ramën nga Durrësi: Mos provoko shqiptarët, por tërhiqu!
Mosbindja Civile, Kryemadhi: Nuk janë më protestat e opozitës, por të shqiptarëve P
asi ka protestuar rreth 1 orë, opozita e bashkuar ka përmbyllur protestën në Durrës. Protestuesit përgjatë protestës kanë hedhur flakadanë në rrugë dhe kanë bllokuar akset kryesore. Kështu, autostrada më e madhe në vend, ajo që lidh Tiranën me Durrësin u bllokua për rreth 1 orë dhe asnjë makinë nuk është lejuar të lëvizë. Gjithashtu, u bllokua autostrada që lidh Durrësin me Kavajën, në vendin e njohur si “Plepat”. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në fjalën e saj deklaroi se zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë. Kryemadhi theksoi se mosbindja civile qytetare ndaj kësaj qeverie, sipas saj të kriminalizuar, do të vazhdojë. “Ne tashmë do të shpërndahemi në të gjithë Shqipërinë. Nuk do të ndalemi. Befasia ndaj strategjisë që Edi Rama ka ndërtuar me krimin e organizuar për të uzurpuar shqiptarët do të jetë elementi kryesor i protestës së shqiptarëve. Këto nuk janë më protestat e opozitës, këto janë protestat e shqiptarëve. Sot nuk ka rrugë tjetër, o do të jesh me qytetarët, o do të jesh me krimin e organizuar. Zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë. Rama do shohë revoltën e shqiptarëve”, tha Kryemadhi. Prononcimi Kryetarja e LSI-së, Monika Krye-madhi nga protesta në rrethrrotullimin e Plepave në Durrës tha: Monika Kryemadhi: Ka një pjesëmarrje të madhe, kanë
ardhur kaq shumë njerëz dhe duke menduar që kjo është një nga rrugët kryesore. Sot Shqipëria merr mesazh dhe shpërndan atë ndjenjë proteste që bëjnë qytetarët në protestat e Tiranës, tashmë shpërndahen në të gjithë Shqipërinë, për të gjithë ata që nuk e kanë mundësinë financiare për të ardhur në protestat që organizohen në Tiranë, sepse pjesa më e madhe ka qenë me qytetarët e kryeqytetit. Por, ne tashmë do të shpërndahemi në të gjithë Shqipërinë. Nuk do të ndalemi. Befasia ndaj strategjisë që Edi Rama ka ndërtuar me krimin e organizuar për të uzurpuar shqiptarët do të jetë elementi kryesor i protestës së
shqiptarëve. Këto nuk janë më protestat e opozitës, këto janë protestat e shqiptarëve. Sot nuk ka rrugë tjetër, o do të jesh me qytetarët, o do të jesh me krimin e organizuar. Znj. Kryemadhi edhe më herët janë bllokuar rrugët në Durrës. Cila do të jetë strategjia e opozitës? Monika Kryemadhi: E thashë pak më përpara. Është paralajmërimi për Ramën. Akoma nuk ka filluar. Akoma nuk ka filluar mosbindja civile. Akoma Edi Rama nuk e ka parë revoltën e shqiptarëve. Ka vetëm 9 javë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur ndërkombëtarët. Rama nuk e ka kuptuar. Ndërkombëtarët e kanë kuptuar shumë mirë se çfarë ka
ndodhur. Mjaftoni të shikoni televizionet shtetërore të të gjithë Europës, në SHBA të cilët përkrahin qytetarët shqiptarë të cilët janë ngritur në protestë kundër këtij kryeministri që ka vjedhur zgjedhjet dhe i ka blerë ato me paratë e krimit të organizuar. Kundër një Kryeministri që e ka kapur shtetin dhe që e ka kapur peng krimi i organizuar. Sot protestat në pesë pikat kryesore, janë protesta për ti thënë Edi Ramës që je akoma vonë. Mos vazhdo më që të provokosh shqiptarët, por tërhiqu dhe jepu shansin shqiptarëve të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershme si çdo qytetar europian, ashtu si këta qytetarë po thërrasin sot.
ISH-DEPUTETI I PD-së
Paralajmërimi i Klevis Balliut: Në ditët në vijim do rrethojmë Surrelin
“Protesta e opozitës do të zgjasë aq sa ta kërkojnë qytetarët. Por jo vetëm kaq, por në ditën në vazhdim nëse Edi Rama do të vazhdojë të bëjë kapadaiun, mund të ketë rrethim edhe të Surrelit”. Kjo është deklarata e ish-deputetit demokrat Klevis Balliu, që paralajmëroi se rrethimi i kryeministrisë nuk është asgjë, dhe se në ditët në vijim mund të rrethohet edhe Surreli. Balliu tha më tej se fitorja më e madhe e shqiptarëve është arrestimi i të gjithë atyre që kanë vjedhur taksat e qytetarëve dhe kjo do të bëhet menjëherë pas largimit të Ramës nga pushteti. “Protesta do të zgjas aq sa të duan qytetarët, deri në fitoren e plotë. Fitorja e parë do të jetë largimi i Edi Ramës dhe fitorja më e madhe do të jetë arrestimi i të gjithë atyre që kanë vjedhur popullin dhe qytetarët. Mos u habisni, rrethimi i kryeministrisë nuk ishte asgjë, kur të shihni se deri ku do të arrijë revolta e qytetarëve, mos u habisni kur të bllokohet Surreli. Burgut nuk do ti shpëtojë, jo se e them unë por se e thotë sovrani. Revoltat nuk kanë as plane dhe as skema, se ku do të shkojë kjo rrevoltë do ta shihni në ditët në vijim”, u shpreh ishdeputeti demokrat Klevis Balliu.
KREU I PD-SË NGA PROTESTA NË MILOT: LARGIMI RAMËS, KUSHT I PANEGOCIUESHËM I OPOZITËS DHE I TË GJITHË POPULLIT TË BASHKUAR PËR DEMOKRACI
P
rotesta e djeshme e opozitës së bashkuar e cila u shtri në 5 qarqe të vendit ka zgjatur rreth 60 minuta, ku akset kryesore të qarkullimit u bllokuan. Vetë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në ballë të protestës që u zhvillua në kryqëzimin e Milotit, prej ku përcolli mesazhin se opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje pa larguar më parë Edi Ramën nga posti i kryeministrit. Të mbledhur nga katër qarqet e veriut, protestuesit lëshuan thirrje kundër Edi Ramës dhe kërkuan largimin e tij. “Zgjedhjet e lira të ndershme janë të mundura kur kujdestari nuk do
Basha paralajmëron Ramën: Nuk lejojmë krimin elektoral
të jetë më kryeministri. Zgjedhjet me Edi Ramën nuk janë zgjedhje, por krim. Largimi i tij është kusht i panegociueshëm i PD, opozitës dhe i të gjithë popullit të bashkuar për demokraci. Le ta dinë shumë mirë, sepse kjo e sotmja është
fillimi i mosbindjes civile”, tha Basha. Kreu i PD-së nga Miloti tha se opozita e bashkuar nuk do të lejojë që më 30 qershor të mbahen zgjedhje fasadë. Basha u shpreh se largimi i Ramës është kusht i panegocueshëm i PD dhe i shqiptarëve të lirë. “Nuk do të lejojmë për asnjë moment që të ketë zgjedhje fasadë. Largimi i Ramës është kusht i panegocueshëm i PD dhe i shqiptarëve të ndershëm. Ne jemi të gatshëm për të nxjerrë vendin nga kriza e thellë sociale dhe ekonomike. Sot vendi ndodhet në një krizë
të thellë, me një rini që ikën, në vend që të gjente të ardhmen në Shqipëri, në atdheun e tyre”, deklaroi Basha. Po ashtu gjatë fjalës së tij, Lulzim Basha theksoi se largimi i Edi Ramës është emergjencë kombëtare. Ai shtoi se krijimi i një qeverie tranzitore mund të shmangë ndonjë përballje të mundshme mes popullit dhe gjakatarëve që janë sot në pushtet. “Largimi i Edi Ramës është emergjencë kombëtare. Krijimi i një qeverie tranzitore mund të shmangë edhe përballjen mes popullit shqiptar e kësaj klike kriminale
e gjakatare. Opozita dëshiron një Shqipëri europiane, që marshon drejt punës dhe mirëqenies. Ramës dhe bandës së tij po i mbaron koha, se 30 qershori do të jetë dita e triumfit të shqiptarëve të lirë. Nuk lejojmë krimin elektoral në atë ditë, për asnjë moment”, tha Basha. Kryetari i Partisë Demokratike e cilësoi kryeministrin Rama si kujdestarin e krimit elektoral dhe për këtë, shtoi ai, opozita do të luftojë sy për sy dhe dhëmbë për dhëmbë për të larguar një orë e më parë dorën e krimit nga zgjedhjet në Shqipëri.
POLITIKE
7
E premte, 26 PRILL 2019
Kreu i qeverisë përgjigjet opozitës dhe kritikëve për arrogancën: Po të mos kishte kokëfortësi, s’do ekzistonte Parisi
Z
gjedhjet do të jenë më 30 qershor pavarësisht kërcënimeve e shantazheve. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në seancën plenare të kësaj ku ka folur gjatë për situatën politike në vend dhe vendimet e opozitës, e cila pak orë më vonë do të protestonte fort, duke bllokuar 5 akse kryesore rrugore të vendit. “Aty ku opozitat kanë zgjedhur të braktisin zgjedhjet, praktikisht kanë marrë mbrapsht një periudhë të gjatë rrënimi dhe vështirësish të jashtëzakonshme për rindërtim. Por ndërkohë edhe ne nuk kemi ndonjë zgjedhje tjetër përveç se të vijojmë rrugën tonë pa u ndalur të merremi me ta, domethënë pa devijuar nga rruga e zgjedhjeve të 30 qershorit pavarësisht kërcënimeve, shantazheve apo rreziqeve të një procesi kur dy parti politike përbetohen se do ta dhunojnë të drejtën e popullit për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe këshillat e bashkive në Republikën e Shqipërisë”, deklaroi Rama. Ai tha se i mirëkupton të gjithë ata që ndryshe nga ai, ndryshe nga socialistët mendojnë se këto zgjedhje janë anormale, por tha Rama, kjo nuk është as zgjedhja e as faji mazhorancës. Kreu i qeverisë kujtoi dhe njëherë marrëveshjen e 2017 me kreun e PD-së Lulzim Basha, për të cilën tha se mazhoranca kaloi ylberin. “Në këndvështrimin tim kemi bërë gjithçka që kjo të mos ndodhë. Mund të bënim më shumë, mbase, unë nuk e di. Është mirë që të ngulmojmë që të gjitha ta kujtojmë çdo ditë në këtë periudhë se çfarë ne kemi bërë dhe askush të mos e harrojë se jemi ne që e kemi dhënë provën se mes një palë zgjedhjesh pa
Rama nuk bën pas: Nuk na ndalin kërcënimet, zgjedhje më 30 qershor opozitën dhe zgjedhje me opozitën kemi parapëlqyer të dytën dhe kemi sakrifikuar politikisht, prova është në sytë e kujtdo që ka një kujtesë të gjatë sa dy vjet. Këtu e 2 vjet më parë ishim në të njëjtën situatë kur Lulzim Basha e partia e tij ishin futur në çadër, ndërsa aleatët tanë rrinin mes çadrës dhe qeverisë në pritje që të binte qeveria. Dhe në 2017 ne kaluam ylberin në raport me traditën politike në Shqipëri, por edhe në raport me vetë mandatin tonë duke praktikisht ndarë të gjitha përgjegjësitë e qeverisjes me ta dhe duke iu besuar atyre ministrinë e Punëve të Brendshme, plus ministritë e tjera dhe agjencitë më të rëndësishme shtetërore. Sepse edhe në kushtet kur BE dhe SHBA-të e mbyllën gjithë kapitullin e gjatë të përpjekjeve për të arritur një kompromis dhe deklaruan me keqardhje për opozitën dhe duke e fajësuar drejtpërdrejt opozitën se zgjedhjet duhet të mbaheshin dhe se zgjedhjet ishin legjitime dhe se qeveria e parlamenti i dalë prej atyre zgjedhjeve ishin në legjitimitet të plotë”, theksoi kryeministri Edi Rama. Gazi lotsjellës në protesta Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit mbrojti policinë për sulmet e saj me gaz lotsjellës ndaj qytetarëve që protestojnë kundër keqqeverisjes së vendit nga ai vetë, duke ironizon opozitën e cila doli nga parlamenti në rrugë. “Tani thonë pse na prekni me gaz po
me çfarë t’ju prekim. T’ju tundim palmat që t’jua bëjmë më të lehtë erën nga prapa që t’ju fusim në pushtet. Faji jonë që s’ka erë që të fryjë era për të hyrë në pushtet?! Në mes të Nju Jorkut kërcet dajaku këtu dajakun e ha policia që rri përballë e merr gurët e kaposllat dhe plus duhet të ruajë dhe ndonjërin nga lart se mos bje nga pema. Komponenti: hypje në pemë ... Jemi i vetmi vend
që të lyejmë shtyllat me graso ... Mund të vijnë dhe ta kthejnë parlamentin në kotec duke i sjellë vezët nga të gjitha vrimat e kryetarit të opozitës... Çfarë lirie i ka munguar dhe prapë jemi ne që u themi hajdeni t’ju lëmë një vend këtyre që janë në rrugë në komisionin e reformës zgjedhore”, tha ai. Arroganca Në fjalën e tij në seancë plenare,
kryeministri Edi Rama, iu përgjigj akuzave të opozitës për sjellje arrogante. Rama tha se opozita ngatërron vendosmërinë e këmbënguljen e qeverisë së tij për të cuar përpara reformat, me arrogancën. “Na akuzojnë për arrogancë po kam frikë se përtej dukjeve e interpretimeve të mundshme të një mënyre komunikimi ngatërrojnë vendosmërinë e reformave me arrogancën. Të ndërmarrësh një betejë ku të tjerët ose kishin humbur ose s’i kishin hyrë fare ta ndërmerrnim si betejë për të formalizuar marrëdhënien konsumator-energji e me radhë. Ngatërrojnë këmbënguljen tonë me arrogancën. Nuk është arrogancë të këmbëngulësh e të realizosh punët që ke marrë përsipër. Nuk është normale që një grup njerëzish të marrë peng një projekt. Si te Bregu i Lumit, apo edhe për pak kohë te Unaza dhe falë lidershipit qorr të Bashës e Kryemadhit partitë i janë kundërvënë zbatimit të ligjit me ndërtime pa leje. Kurrë në s’kemi dalë në rrugë për pengimin e një rruge të së ardhmes. Kokëfortësia për të insistuar për një projekt, nuk është arrogancë, po të mos kishte ekzistuar kokëfortësia, nuk do ekzistonte Parisi, ashtu siç e njohim. Ka qenë kokëfortësia e njerëzve me vizion e këmbëngulje që ka ndërtuar ato realitete duke sakrifikuar e duke marrë përsipër edhe kosto” , tha dje në Kuvend, kryeministri Edi Rama.
KREU I GRUPIT PARLAMENTAR TË PS-SË: QËLLIMI I KËTYRE PROTESTAVE ËSHTË BLLOKIMI I REFORMËS NË DREJTËSI
A
të që nuk e tha kreu i mazhorancës, do ta shprehte zëvendësi i tij në Partinë Socialiste Taulant Balla, ku pak orë para zhvillimit të protestave të opozitës në disa rrethe të vendit do të paralajmëronte kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, që mos bllokojë rrugët dhe mos vandalizojë institucione dhe biznese, sepse do të përballet me ligjin. Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deklaroi se qëllimi i këtyre protestave është bllokimi i reformës në drejtësi. “Basha dhe Kryemadhi kanë vendosur të bllokojnë sot (dje) të gjitha akset më të rëndësishme kombëtare, pro një gjë është e sigurt, nuk mund të bllokojnë dot reformën në drejtësi. Nuk mund të bllokojnë sot miratimin e këtij
Protestat, Balla paralajmëron Bashën: Mos blloko rrugët, do përballesh me ligjin
ligji sikurse nuk kanë mundur prej 2016 të bllokojnë paketën, ndryshimet kushtetuese dhe ligjin për vetingun. Në vazhdën
e këtyre protestave të dhunshme që dëmtojnë ekonominë, turizmin, konsumin. Ishim para pak minutash në Rinas teksa u
hodh themeli i një prej hoteleve më të rëndësishme me 5 yje në Shqipëri. Një kompani gjermane, ka vendosur të investojë përsëri në Shqipëri. Përfaqësuesi i kësaj kompanie gjermane teksa mori fjalën tha erdha nga Mynihu me një avion të mbushur me turistë gjermanë. E turistëve gjermanë sot teksa shkojnë për në Vlorë do ti dalë përpara Luli dhe për t’u zënë rrugën për të mos shijuar bukuritë e turizmit shqiptar. E teksa një gjerman do të pyesë gjermanin tjetër se çfarë hall kanë këta, po ju themi nga këtu: Halli i tyre është reforma në drejtësi. Prandaj
bllokojnë rrugët. Të bllokosh rrugët sot do të thotë është të mundohesh të pengosh sado pak. Por nuk kanë për t’ia arritur. Ky është halli i biznesit të kunatit, nuk është halli i biznesit të një qytetari të ndershëm që punon për të mbajtur familjen. Përballë kësaj vale dhune dhe përpjekje për të penguar shqiptarët të lëvizin nëpër rrugët e Shqipërisë, përgjigjja është vetëm një. Dëgjoje Lulzim: Ke gjithë të drejtën të protestosh kur të duash, sa herë të duash, por harroje të nxisësh dhunë, të kryesh akte vandalizmi, të godasësh policinë, institucionet, të terrorizosh njerëzit se ke për tu përballur me ligjin, qoftë ti, qoftë kushdo tjetër që tenton të bllokojë rrugë, të dhunojë institucione, të vandalizojë biznese private”, u shpreh Taulant Balla.
POLITIKE
8
E premte, 26 PRILL 2019
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi i përgjigjet kërcënimeve të kryeministrit: Rama, kufomë politike që s’tremb askënd
PD e vendosur: Zgjedhje më 30 qershor nuk ka për të pasur
ISH-DEPUTETJA E PD-së
Tabaku: Ndal vjedhjes me ligj të pronës publike dhe private
S
ekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi në një dalje publike për mediat nga selia blu u shpreh se Edi Rama dhe qeveria e tij e kriminalizuar nuk ka rrugë tjetër, përpos baltosjes së opozitës. Bardhi tha se Rama është një kryeministër ilegjitim, ndërsa shtoi se zgjedhje më datë 30 qershor nuk ka për të pasur. Sipas Bardhit, kërcënimet e një kufome politike si Rama nuk trembin askënd, kurse nënvizoi se Shqipëria duhet të ketë zgjedhje të lira e të ndershme me qëllim që të mund të integrohet në BE. “Edi Rama, i keqpërdoruri i tij dhe i krimit, Taulant Balla, si dhe çdo shërbëtor tjetër i tij brenda dhe jashtë parlamentit të krimit, e dinë fare mirë se zgjedhje më 30 Qershor nuk ka për të pasur. Një qeveri ilegjitime, me një kryeministër ilegjitim, që brenda pak viteve e shndërroi Shqipërinë në një narkoshtet, nuk mund të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme. Alternativa e vetme e Edi Ramës sot është sulmi kundër opozitës dhe qytetarëve! Është gazi lotsjellës në protesta, është gazi lotsjellës për të nxjerrë njerëzit nga shtëpitë, është falimentimi për bizneset, janë taksat vrastare për fermerët, janë mashtrimet për studentët, është papunësia për të rinjtë. Nuk ka asnjë ide, asnjë program, asnjë punë me
interes publik. Edhe kur nis të bëjë një punë, Edi Ramën nuk e drejton vizioni dhe ligji, por korrupsioni dhe anti-ligji. Pasi ka vjedhur votat, vjedh edhe taksat. Në qeverinë e Edi Ramës 1 kilometër rrugë kushton 20 milionë euro. Edi Rama nuk punon në interes të shqiptarëve. Shumica dërrmuese e qytetarëve sot jetojnë më keq sesa dje, sepse ata nuk janë në axhendën e qeverisë. Prioritet i Ramës janë kriminelët brenda dhe jashtë burgjeve, të cilët i kanë siguruar atij pushtetin. Prioritet
për Ramën janë një grusht oligarkësh dhe klientësh të oborrit të familjes së Edi Ramës, të cilët kanë kapur ekonominë, janë pasuruar me PPP dhe koncesione, duke e bërë më të rëndë jetën e shqiptarëve. Të gjithë këta janë të paprekshëm, sepse Edi Rama ka kapur edhe drejtësinë: Asnjë i ndëshkuar për vjedhjen e votave; Asnjë i dënuar për korrupsion; Asnjë i dënuar për lidhjet direkte të provuara me krimin e organizuar dhe trafikantë të dënuar droge. Shqiptarët e kanë kuptuar këtë
skemë grabitëse dhe rrënuese për familjet dhe fëmijët e tyre dhe janë të vendosur t’i japin fund kësaj gjendjeje. Sot, me ndalimin e makinave në të gjithë Shqipërinë, nesër me ndalimin e zgjedhjeve fallco. Kërcënimet e një kufome politike si Edi Rama nuk trëmbin askënd! Rruga jonë është pa kthim! E vetmja rrugë e drejtë për Shqipërinë si Europa janë zgjedhjet e lira e të ndershme”, deklaroi nga foltorja e selisë blu, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.
ISH-DEPUTETJA: PARTIÇKAT NUK E DËMTOJNË PD-në, NUK MUND TË NDRYSHOHEN BINDJET PËR INTERESA PERSONALE!
Pampuri: Protesta në të gjitha anët e vendit deri në 30 qershor I
sh-deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri në një intervistë për Fax News ka treguar dhe nismat që do të ndërmarrë opozita, në bllokimin e akseve kombëtare. Pampuri tha se edhe sot do të ketë një protest simbolike përpara Kuvendit, ndërsa fokusi do të jetë protesta e orës 18:00 në 5 akse të rëndësishme rrugore që lidhin qytetet kryesore të vendit. “Që nga momenti që kemi dalë nga Kuvendi fokusi i protestave ka qenë Tirana. Por tashmë do të kalojmë në një stad tjetër ku protestat do të zhvendosen në disa prej akseve kryesore kombëtare. Protesta do të nisë nga ora 18:00, unë personalisht do të jem në një prej akseve ku do të bllokohet kalimi i mjeteve. Kjo do të jetë të paktën deri
në 30 Qershor. Mazhoranca po mbështetet tek një opozitë false në parlament, dhe protestat tona synojnë që ti tregojnë dhe ndërkombëtarëve se vendi ynë nuk është në normalitet”, u shpreh Pampuri. Më tej ajo komentoi edhe krijimin e partisë Bindja Demokratike, teksa tha se Patozi u largua nga PD-ja vetëm për interesa personale, pse nuk iu dha një pozicion që synonte. “Ata persona duhet që të qëndronin pranë PD-së në këto moment historike dhe të vijonin që të jepnin kontributin e tyre. Askujt nuk i është mohuar fjala në PD, nuk mund të iki dikush nga bindja e tij politike, vetëm se nuk është në pozicionin që do të dëshironte. Qytetarët kanë më shumë se kurrë nevojë që të dëgjohen, kushdo që do
të kundërshtonte sot Ramën, nuk mund ta bëjë dot brenda atij parlamenti, në një vend që nuk ka një gjykatë kushtetuese, që nuk ka një gjykatë të lartë. Protesta është rruga e vetme për të larguar Edi Ramën. Partiçkat mund të ekzistojnë dhe mund
të ngrihen sa herë që kanë qejf, kush politikan është pranë qytetarëve duhet të jetë jashtë atij Parlamenti”, tha më tej ishdeputetja. Sipas saj nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet e lira, PD-ja dhe aleatët e saj do të ishin padyshim fituese, dhe do të krijonin mazhorancën e re të vendit. “Nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar është shumicë, vlerësohet 10% më shumë sesa në zgjedhjet e 2 viteve më parë. Kjo është një tregues se pse zgjedhja jonë për të dalë jashtë Kuvendit është e drejtë. Reagimi i ndërkombëtarëve dita ditës ka nisur që të ndryshojë, dhe Edi Rama po bëhet gjithnjë e më i pabesueshëm”, u shpreh dje ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri.
Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar sërish në lidhje me Ligjin e Investimeve Strategjike. Përmes një analize të gjatë të publikuar në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Tabaku u shpreh dje se ky ligj dorëzon çelësat e pronave të gjithë Shqipërisë, pa marrë parasysh nëse janë publike apo private, kryetarit të kësaj Korporate, kryeministrit. Për Tabakun, ky ligj ka në thelb një dëshirë për të centralizuar të gjitha mjetet e zhvillimit dhe prodhimit, në pak fjalë ka si synim krijimin e një komunizmi por të një lloji tjetër. “Arkitektura me të cilën, djallëzisht, Rama ka vendosur të ndërtojë këtë institucion që nuk është as publik dhe as privat i jep shansin vetëm oligarkëve për të përfituar drejtë për drejtë nga qokat e qeverisë. Sipas draft ligjit të Korporatës së Investimeve Strategjike, që është depozituar në parlament, qeveria i jep të drejtën vetes që të transferojë pronat nën pushtetin lokal pa marrë parasysh autonominë vendore”, u shpreh Tabaku në reagimin e saj, ndërsa apelon maxhorancën të tërhiqet sa nuk është vonë nga ky ligj. “Shqipëria po i drejtohet një diktature që do të ndryshojë për keq jetët e shqiptarëve. Jeta e tyre nuk do të ndikohet tanimë nga propaganda e vazhdueshme dhe e dëmshme për sistemin nervor që shet qeveria. Më e keqja pritet të ndodhë kur qeveria përmes këtij draft ligji (shih nenin 7/ pika dh) të trajtojë pronat publike si të jenë pronat e tyre të cilat baballarët e tyre ua kanë lënë në trashëgimi. Ndërsa pronarëve të vërtetë u pengohet regjistrimi i pronave të tyre në kadastra, si për të rikujtuar edhe një herë parimin e famshëm marksistleninist “Shtetëzimin e të gjithë mjeteve të prodhimit” që kësaj radhe mund të adaptohet në “korporatizimin e të gjithë pronave për ndërtim”! Sa nuk është vonë të tërhiqen!”, tha Tabaku.
POLITIKE “BINDJA” NË KUVEND ME LOGON E PD Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën Bindjes Demokratike për t’u regjistruar si parti politike vendim ky që për rrjedhojë i hap rrugën asaj për të marrë pjesë në zgjedhje. Në seancën e cila nisi në orën 14:00 të ditës së djeshme, ku gjyqtar ka qenë Ervin Pollozhani mësohet se është pranuar kërkesa e saj për t’u bërë zyrtarisht pari politike. Edhe pse në fillim u përfol se kryetare e kësaj partie do të ishte Rudina Hajdari, deputetja e “opozitës së re” tashmë është tërhequr duke ia lënë vendin një tjetër
9
E premte, 26 PRILL 2019
Gjykata pranon kërkesën. Bindja Demokratike regjistrohet si parti politike ish-deputeti. Në krye të kësaj partie do të jetë ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi. Ndërkohë që në bordin drejtues do të jenë ish-anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, si, Leonard Olli, Fabian Topollaj, apo dhe Ardian Kollozi. Ndërkaq, ditën e djeshme gjashtë deputetë të rinj u betuan në Kuvend, dhe mes tyre është edhe Andi Përmeti një prej themeluesve të
partisë më të re “Bindja Demokratike”, i dalë nga lista shumë emërore e PD-së në Korçë. Më 23 prill kjo parti dorëzoi në gjykatën e Tiranës kërkesën për regjistrim si forcë politike dhe më pas vendimi kalon në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Dokumentacioni i regjistrimit si parti politike është shoqëruar me rreth 4 mijë firma të mbështetësve për krijimin e saj.
Takimi me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca, Mediu: Të na garantohen zgjedhje të lira, çdo lojë tjetër do të ishte shkatërruese për vendin
P
esë kryetarët e partive të grupimit të qendrës së djathtë PR, LZHK, PPA, PBDNJ dhe PDK, të cilët nuk janë regjistruar për zgjedhjet e 30 qershorit, zhvilluan një takim me ambasadorin europian në vendin tonë Luigi Soreca. Në mbyllje të takimit, Fatmir Mediu njoftoi se do ti kërkojnë Presidentit Ilir Meta të thërrasë një tryezë me përfaqësues të pozitës dhe opozitës, si një përpjekje për zgjidhjen e krizës politike në vend. “Ne do ti kërkojmë Presidentit të Republikës që të thërrasë një tryezë të pozitës dhe opozitës për të zgjidhur këtë situatë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Çdo gjë tjetër do të ishte shkatërruese për vendin. Soreca dhe të gjithë janë në mbështetje të dialogut”, tha kreu i PR-së. Mediu tha se garantimi i një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm dhe përfshirja e të gjithë forcave politike në garë është e vetmja zgjidhje për të tejkaluar këtë situatë. “Të arrijmë të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe përfaqësimin e të gjithë subjekteve politike. Çdo lojë tjetër do të ishte shkatërruese për vendin dhe në këtë moment ne si forca politike mendojmë se është përgjegjësia jonë që të negociojmë me të gjitha palët dhe institucionet që duhet ta mundësojnë këtë dialog. Kështu kemi vepruar me OSBE, i kërkuam ambasadorit Soreca dhe jemi vlerësues që ai pranoi të diskutojë me ne dhe të shikojmë një hapësirë për të mbështetur një dialog të vlefshëm për interesat e vendit”, tha Mediu. Në të njëjtën linjë ishte dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule. “Grupimi i partive të qendrës së djathtë kanë nisur një aktivitet që është një
Kriza politike - Aleatët e PD kërkojnë thirrjen e një tryeze nga Presidenti
vlerë e shtuar në aksionin e përbashkët opozitar siç u nënshkrua para dy ditësh me PD. Boshti kryesor është shërbimi i axhendës opozitare që ka për synim që përfundimisht në vendin tonë të shkulet rrënja e së keqes që ka sjellë cikle të njëpasnjëshme krizash politike dhe për rrjedhojë edhe ekonomikedhe shoqërore. “Jemi të vendosur që me të gjitha mjetet dhe mënyrat që na imponon demokracia të aktivizojmë çdo qelizë të shoqërisë por në të njëjtën kohë të sensibilizojmë të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë me qëllim që zgjidhja të vijë sa më shpejt dhe
me sa më pak kosto. Përvojat e hidhura të së shkuarës. 2017 nuk është shumë larg, duhet të na bëjnë të gjithë më të mençur, më të matur dhe të urtë, sidomos mazhorancën dhe kryeministrin që nuk janë ndërgjegjësuar ende për krucialitetin e situatës politike në vend dhe sillen me një arrogancë, prepotencë dhe mentalitet cubi”, deklaroi dje kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Reforma zgjedhore Pas marrëveshjes që nënshkruan të hënën me Partinë Demokratike, partitë aleate historike të kësaj force
politike në forumin e përbashkët që organizuan dje, në fokus të diskutimit ishte domosdoshmëria për zgjedhje të lira. Kryetarët e PR-së, PAA-së, PDKsë, LZHK-së dhe PBDNJ-së kërkuan ndryshim të Kodit Zgjedhor dhe krijimin e listave të hapura për zgjedhjet e përgjithshme. Përmes këtij ndryshimi, kryetarët e këtyre forcave politike bien dakort se: garantohet që vota e qytetarëve shkon tek kandidatët që ata duan dhe jo tek kandidatët që paracaktojnë liderët e partive politike. “Partitë tona, në të njëjtën linjë edhe me aksionin opozitar janë bashkë jo vetëm në betejën kundër krimit dhe korrupsionit zgjedhor, por edhe keqqeverisjes së Rilindjes. Në të njëjtën linjë me kërkesën e opozitës së bashkuar, ky forum i unifikuar politik për “Zgjedhje Të Lira” është në betejën e hapur politike kundër Rilindjes dhe i vendosur në kërkesën për zgjedhje me standarde demokratike pa Edi Ramën kryeministër”, theksuan dje kryetarët e PR-së, PAA-së, PDK-së, LZHK-së dhe PBDNJ-së. Takimi i parë i Tiranës do të vijojë me të njëjtin format në të gjitha qarqet e vendit, ku në bazë të strategjisë së përbashkët politike dhe komunikative me opinionin publik do të trajtohen të gjitha temat që janë prioritet i aksionit opozitar.
Studimi zbulon mashtrimet e fushatës së 2017-ës, kushtoi 23 milionë euro, por u deklaruan vetëm1.8 milionë euro
Kostot e hyrjes në politikë, 166 mijë euro për t’u bërë deputet
R
reth 166 mijë euro është kosto që i nevojitet një kandidati për deputet për të organizuar fushatën elektorale. Ky është një prej përfundimeve paraprake të një studimi të realizuar nga Fondacioni Ëestminster për Demokraci dhe Instituti Shqiptar për Sipërmarrjen, mbi kostot e hyrjes në politikë, bazuar në pyetësorë të drejtpërdrejtë me deputetë apo disa parti politike në vend. Ndërkaq, studimi ka nxjerrë në pah diferencën e madhe që ekziston mes kostove reale që shpenzojnë partitë politike në fushata dhe deklarimeve zyrtare të tyre. Zyrtarisht në 2017-ën janë deklaruar si shpenzime vetëm 1.8 milionë euro, ndërsa sipas përllogaritjeve të studimit
mendohet që këto kosto të jetë rreth 23.3 milion euro. “Ne na rezulton që kostot e fushatës të deklaruara janë 1.8 milion euro zyrtarisht nga të gjitha partitë politike në Shqipëri për zgjedhjet e fundit në 2017, ndërkohë që të paktën me pyetësorin që kemi pasur me deputetë apo kandidatë për deputetë vihet re që shifra është më e lartë.Përafërsisht,
njerëz që janë marrë me këtë në mënyrë anonime janë shprehur se kosto shkon deri në 23 milion euro në fushatën elektorale të 2017”, tha eksperti Besard Kadia, teksa prezantoi studimin në fjalë. Ndërkaq, ambasadori i Britaninë në vendin tonë bëri apel për më shumë transparencë në drejtim të financimit të partive politike. “Transparenca e financimit të partive është e rëndësishme. Partitë dhe kandidatët mund të blejnë zgjedhje duke luajtuar piset dhe kjo prek demokracinë
e një vendi.Pikërisht për këtë transparenca është e rëndësishme pasi rrit besimin te publiku”, u shpreh Norman Duncan. I pranishëm në aktivitet ishte dhe kreu i Komisionit për reformën Zgjedhore, njëherësh deputet i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i cili pranoi se ekzistojnë problematika në drejtim të deklarimeve të shpenzimeve, ndërsa propozoi ndryshime ligjore që mund të shkojnë deri në heqje mandate në rast të deklarimeve të rreme
apo të pasakta. “Mungesa e raportimit apo më keq akoma, kur vërtetohet fshehje, deklarime të rreme apo transaksione ilegale për fushata zgjedhore kanë çuar deri në humbjen e mandatit.Një sistem i fortë investigimi i shoqëruar dhe me masa ndëshkuese jo vetëm me gjobë, kjo do një debat sepse do një sistem drejtësie profesional dhe larg duarve të politikës”, u shpreh kreu i komisionit të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri.
POLITIKE
10
E premte, 26 PRILL 2019
Intervistë për “Koha Jonë”, ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë një realitet, shumë shpejt i pritshëm, të cilit nuk do të mund t’i shmanget askush
Intervistoi: Redjon Shtylla “E diela e 30 qershorit, për shqiptarët do të jetë një ditë e zakonshme, e cila nuk do të prodhojë farsën elektorale të rradhës. Vetë shqiptarët dhe opozita e bashkuar nuk do të lejojnë të ndodhë përsëri një tallje e tillë”,-thotë ishdeputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka. Në një intervistë për “Koha Jonë”, Caka thotë se përplasjet civile nuk vijnë si pasojë e protestave qytetare por si rezultat i shurdhërisë dhe vebërisë së qeverisjes. Pse kërkon koalicioni opozitar qeveri tranzitore? Një nga arsyet e jep ish-deputetja. “Një qeverie tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër, e cila ka për qëllim krijimin e kushteve për të futur një herë e mirë në shina morale, ligjore dhe kushtetuese, proceset zgjedhore në Shqipëri”.
LSI-ja firmosi marrëveshjen e koalicionit opozitar me 10 pika, ku më e rëndësishmja është qeveria tranzitore, që do të garantojë zgjedhet e lira pa Edi Ramën kryeministër. A i keni ju mekanizmat ligjorë, institucionalë, politikë për të zbatuar një realitet të tillë? Për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme, në rradhë të parë nevojitet ekzistenca e vullnetit dhe mirëbesimit nga të gjitha palët. Kur ekziston vullneti dhe mirëbesimi, mekanizmat ligjorë, institucionalë dhe politikë bëhen rrjedhojë e këtij vullneti dhe nuk ka asnjë forcë apo faktor që mund të bëhet pengesë për qëllimin kryesor. Aktualisht ne ndodhemi në një situatë ku zgjedhjet e lira dhe të ndershme dëshirohen vetëm nga opozita e bashkuar dhe nga qytetarët shqiptarë, të cilët të ndodhur çdo ditë përpara një shteti të kapur, i cili vetëm për qytetarët nuk punon, zgjedhjet e lira i sheh si një emergjencë kombëtare. Zgjedhjet e lira, ku vullneti zgjedhor i shqiptarëve lexohet drejt, prodhojnë qeverisje të përgjegjshme, parlament përfaqësues dhe institucione të forta. Që prej vitit 2017, ne kemi një qeverisje të papërgjegjshme, armike të qytetarëve shqiptarë, një parlament ilegjitim, me deputetë të dalë nga vota e blerë apo e vjedhur e shqiptarëve dhe institucione të kapura e të vendosura në shërbim të njerëzve që rrethojnë Kryeministrin dhe ministrat e tij. Në këto kushte, qytetarët shqiptarë do të reagojnë gjithnjë e më shumë ndaj këtyre padrejtësive dhe do të jetë zëri e reagimi i tyre që do të sjellin ndryshimin e shumëkërkuar nga ata. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë një realitet, shumë shpejt i pritshëm, të cilit nuk do të mund t’i shmanget askush. “Opozita e re” po cilësohet si krahu i djathë i Ramës. Nëse kjo opozitë merr pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, si do të reagojë koalicioni opozitar? Si do t’i pengoni ju zgjedhjet lokale? E diela e 30 qershorit, për shqiptarët
do të jetë një ditë e zakonshme, e cila nuk do të prodhojë farsën elektorale të rradhës. Vetë shqiptarët dhe opozita e bashkuar nuk do të lejojnë të ndodhë përsëri një tallje e tillë, pasojat e të cilës i vuajnë të gjithë më pas. Çdokush që pretendon se do kontribuojë në zhvillimin e një farse të tillë, do të mbajë përgjegjësi përpara qytetarëve dhe sa më të madhe t’a kenë peshën në këtë farsë, aq më e madhe do të jetë përgjegjësia që do të mbajnë përballë shqiptarëve. Pas finalizimit të koaliconit opozitar, Rama u shpreh se zgjedhjet do mbahen më 30 qershor. Sipas opozitës, presioni është rritur dhe qeveria është izoluar më shumë por si do ta izolojë LSI-ja qeverinë “Rama 2” për të shkuar në zgjedhje të lira? LSI-ja nuk ka asnjë arsye të izolojë apo pengojë qeverinë e këdo tjetër të shkojë në zgjedhje të lira. LSI-ja, gjithë partitë opozitare dhe qytetarët e Shqipërisë do të ndalojnë zhvillimin e zgjedhjeve të pandershme, farsë dhe të kapura nga Edi Rama dhe qeveria e tij. Zgjedhjet e lira janë ato që ne kërkojmë dhe që do të realizohen me çdo kusht, pasi kjo është ajo që meritojnë qytetarët shqiptarë, pas kaq shumë vitesh tranzicion. Qeveria, përveçse është izoluar, çdo ditë po nxjerr në pah fytyrën e vërtetë të saj, duke dhunuar shqiptarët, duke i varfëruar më shumë ata, duke i vjedhur pasuritë publike e private çdo ditë, duke u rritur taksat e duke larguar të rinj e të vjetër nga ky vend. Të gjitha këto e shumë arsye të tjera, po bëjnë që presioni i qytetarëve ndaj qeverisë po rritet dhe po kthehet në një lak që do t’a mbysë shumë shpejt këtë qeverisje e maxhorancë kriminale e mafioze. Ju kërkoni shtyrjen e zgjedhjeve vendore dhe zhvillimin e tyre bashkë me zgjedhjet e parakohshme për pushtetin qendror. Sipas jush, kur duhet të zhvillohen ato dhe si do të arrihet kur në vend mungon Gjykata Kushtetuese? Mungesa e Gjykatës Kushtetuese është një nga arsyet për të cilën
Silva Caka: Presioni i qytetarëve, laku që do të mbysë qeverinë mafioze, s’ka zgjedhje më 30 qershor
qytetarët shqiptarë protestojnë. Sistemi i drejtësisë, i kapur kokë e këmbë nga qeveria dhe maxhoranca, po prodhojnë padrejtësi të një niveli të paparë më herët në Shqipëri. Siç e thashë më sipër, vullneti i mirë për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme, e bën çdo teknikalitet ligjor e praktik, të zërë një rol dytësor. Gjithsesi, ne tashmë e kemi thënë: kjo realizohet vetëm nëpërmjet një qeverie tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër, e cila ka për qëllim krijimin e kushteve për të futur një herë e mirë në shina morale, ligjore dhe kushtetuese, proceset zgjedhore në Shqipëri. Protesta e radhës e opozitës do të jetë më 11 maj, çfarë do të ndodhë atë ditë, pasi rikujtojmë se protesta e 13 prillit ishte më e fortë se protestat paraardhëse. A do të ketë përplasje civile? Përplasjet civile nuk vijnë si pasojë e protestave qytetare por si rezultat i shurdhërisë dhe vebërisë së qeverisjes, për të dëgjuar dhe parë aksionin qytetar. Çdo protestë, mbart një mesazh, i cili duhet dëgjuar me përgjegjshmëri nga ata të cilët kanë në dorë të reflektojnë e të zgjidhin kërkesat e mesazheve të protestuesve. Nëse i referohemi rasteve konkrete,
lind natyrshëm pyetja: si do duhej të reagonin qytetarët që banojnë në zonën “Bregu i Lumit”, kur jo vetëm po u prishen shtëpitë, nuk po marrin dëmshpërblimin që u takon por edhe dhunohen nga policia, e cila ka për detyrë t’i mbrojë ata? Si duhet të reagojnë banorët e Astirit, kur shteti tregohet i padrejtë, gënjeshtar dhe i korruptuar, përpara kërkesave të tyre? Si duhet të reagojnë gjithë shqiptarët, kur gënjehen çdo ditë nga ata të cilët duhet t’u shërbejnë e të punojnë për interesin e Shqipërisë? Pra edhe një herë, nuk janë protestat qytetare ato që shkaktojnë përplasje civile por arroganca dhe ligësia e qeverisjes, e cila për fatin tonë të keq, ndodhet në nivelet më të larta të malinjitetit karshi shqiptarëve. Për kandidatët tuaj, që po pranojnë mandatin e deputetit, jeni shprehur se do të ketë padi penale, për ata që thonë se janë anëtarë të LSI-së. Ende sot nuk kemi parë diçka të tillë… Së pari më lejoni t’ju korrigjoj, duke cituar shprehimisht atë që kam thënë: nëse ndonjë prej emrave të listës shumëemërore të kandidatëve për deputetë, të zgjedhjeve të vitit 2017, që pranon mandatin e deputetit dhe që shpreh publikisht apo jo
publikisht, se e konsideron veten deputet të Lëvizjes Socialiste për Integrim, atëherë për ta do të ketë një padi penale, referuar nenit 246 të Kodit Penal, i cili parashikin kundërvajtjen penale të përvetësimit të titullit. Ata nuk kanë qenë, nuk janë dhe nuk do të jenë ndonjëherë deputetë të LSi-së. Fakti që emrat e tyre ndodhen në listat e LSI-së, i bënte ata dikur thjesht kandidatë, pra nuk kanë qenë deputetë të LSI-së. Aktualisht, LSI-ja i ka dorëzuar në blok mandatet e saj, madje ka çregjistruar edhe listat shumëemërore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe kjo bën që çdo përson që merr mandatin e deputetit, automatikisht të mos futet në Kuvendin e Shqipërisë si deputet i LSI-së. Për këtë arsye të pastër ligjore, asnjë nga emrat që ka pranuar mandatin e deputetit, nuk është as de jure e as de facto deputet i LSI-së. E më tej, arsyes ligjore, i shtoj edhe një arsye morale, e cila i bën emrat që kanë pranuar të bëhen pjesë e farsës, qenie pa shtyllë kurrizore, që duhet të bëjnë kujdes me terminologjinë politike e juridike, me të cilën i referohen vetvetes. Si e lexoni nxitjen dhe thirrjen që Ambasada Amerikane dha për cilindo kandidat, që të regjistrohen në zgjedhjet lokale? A po ju dëgjojnë sa duhet ndërkombëtarët dhe si e vlerësoni këtë qëndrim pohues të një qeverie legjitime dhe të një Kuvendi funksional? Thirrjen e zv.Ambasadores MosesOnes, e shikoj si një mungesë qartësie në leximin e situatës ekonomike, politike dhe sociale në Shqipëri. Madje, ajo që më habit më shumë se mungesa e qartësisë për të parë objektivisht situatën në Shqipëri, më shqetëson fakti që zv.Ambasadorja, duket se nuk e ka lexuar raportin më të fundit që vetë Departamenti Amerikan i Shtetit, ka nxjerrë për Shqipërinë. Gjykoj që nëse do të ishte thelluar pak më shumë në raport, kjo deklaratë do të ishte më e rezervuar. Thirrja e zv.Ambasadores do të ishte e drejtë dhe e justifikuar, në një vend ku bëhen të gjitha përpjekjet për të siguruar një proces të rregullt e të lirë zgjedhor. Në Shqipëri, fatkeqësisht ende nuk ka ardhur kjo ditë!
AKTUALITET
11
E premte, 26 PRILL 2019
Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se teknologjia përdoret nga këto grupe terroriste për të rritur propogandën e cila do të çojë në rekturim të të rinjëve
D
rejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dhënë alarmin për përdorimin e internetit nga organizatat terroriste. Në një seminar për përdorimin e teknologjisë nga grupet e terrorit, ai tha se prindërit duhet të kenë kujdes për faqet që aksesojnë fëmijët, pasi në Facebook dhe në Twitter janë identifikuar dhjetëra përmbajtje që nxisin aktivitetet terroriste. Veliu tha se teknologjia përdoret nga këto grupe kriminale për të rritur propogandën e cila do të çojë në rekturim të të rinjëve. “Interneti është bërë një mjet strategjik për terroristët, të cilët e përdorin këtë aset të teknologjisë për të propaganduar, rekrutuar dhe trajnuar anëtarët e rinj, për mbledhjen dhe transferimin e fondeve, planifikimin dhe kryerjen e mundshme të akteve terroriste, për nxitjen e dhunës dhe ekstremizmit, apo si një “armë” për realizimin e sulmeve kibernetike. Abuzimi i industrisë së internetit nga grupet terroriste dhe mbështetësit e tyre zhvillohet në faza të ndryshme. Ky shfrytëzim i internetit paraqitet në disa forma, konkretisht në forume dhe rrjete sociale që tani përfshijnë, faqet e internetit me përmbajtje terroriste, platformat e errëta të internetit, kompanitë hosting, shërbimet e transmetimit dhe publikimit të materialeve video, botimit dhe publikimit të materialeve e broshurave që përkrahin terrorizmin”. Nga ana tjetër, kreu i Policisë së Shtetit, bëri me dije se janë identifikuar faqe dhe forume online në të cilat mund të
Apeli i Veliut: Kujdes fëmijët, terroristët përdorin rrjetet sociale
gjesh informacion të gjerë se si t’i bashkohesh grupeve terroriste, si të përdorësh armët e zjarrit, e si të krijosh një bombë artizanale. “Disa faqe online japin udhëzime për xhihadistët se si të shpëtojnë nga mbikëqyrja dhe monitorimi i autoriteteve dhe shërbimeve të
zbatimit të ligjit. Është e njohur zakonisht se mediat sociale paraqesin mundësi të mëdha dhe të reja për grupet terroriste që kërkojnë të radikalizojnë audiencat, simpatizantët dhe përkrahësit e tyre”. Një nga sfidat e shërbimeve inteligjente,
ZV/AMBASADORJA E SHBA
Leyla Moses-Ones: Policia Shqiptare, një nga më të mirat në Europë
L
ufta kundër terrorizmit ka qenë tema e seminarit zhvilluar mëngjesin e së enjtes, me prani të ngarkuarës me punë nga SHBA-ja, Leyla MosesOnes dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut. Duke folur shqip, e ngarkuara me punë ka përgëzuar punën e bërë nga uniformat blu por edhe të institucioneve të tjera shqiptare në luftën kundër terrorizmit, duke theksuar se asnjë shtet nuk është imun nga ky rrezik. Ajo ka sjellë në vëmendje edhe arrestimin e djeshëm të Bledar Ibrahimit nga qyteti i Elbasanit, si një tregues që flet për një punë cilësore nga ana e policisë. ‘’Institucionet shqiptare kanë bërë një punë mbresëlënëse për të lufturar terrorizmin, asnjë vend s’është imun. Kohët e fundit, policia arrestoi një njeri të rrezikshëm. Shpresojmë që të ndihmojmë policinë mbi këtë trajektore të suksesshme”, tha MosesOnes. E ngarkuara me punë nga SHBA-ja, nxiti policinë që të vazhdojë në të njëjtin drejtim në luftën kundër terrorizmit. “Policia e Shtetit në Shqipëri vazhdon të ndërtojë një emër si një nga organizatat e policisë më të mira në Evropë. Dua të vlerësoj përpjekjet e policisë gjatë vitit të kaluar. Keni treguar profesionalizëm për të mbrojtur qytetarët. Dëshiroj t’ju nxis që të vazhdoni në atë drejtim. Është një kohë e rëndësishme për sundimin e ligjit dhe sigurinë rajonal”, u shpreh ajo.
tha Veliu, është përballja me disa nga format e përdorimit të internetit dhe teknologjisë për qëllime tërroriste, të cilat janë një rrezik real tashmë. “Kundërshtimi i ekstremizmit dhe radikalizimit të dhunshëm që çon në terrorizëm, duke ndjekur
GARA NË KUSHTETUESE
K
reu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani i ka bërë apel institucioneve publike dhe subjekteve private që të dorëzojnë sa më shpejt pranë KED-së informacionet për 42 kandidatët që garojnë për Gjykatën Kushtetuese. Dvorani theksoi se KED ka nisur verifikimin e kandidatëve në fillim të prillit mbi pasuritë, integritetin moral dhe profesional, pavarësisht kontrolleve që po kryejnë institucionet ligjzbatuese. Krahas kontrolleve ndaj garuesve për në Gjykatën Kushtetuese që ka mbetur prej muajsh me vetëm një anëtar, nën të njëjtat verifikime janë vendosur edhe 10 kandidatët për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, institucionit që ende nuk ekziston.KED duhet të rendisë 18 emra për Gjykatën Kushtetuese dhe 5 të tjerë për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, të cilët më pas duhet të votohen, çka do të sillte ringritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe lindjen e ILD-së.
një qasje shumëdimensionale; parandalimi dhe bllokimi i burimeve të financimit të terrorizmit; Promovimi i dialogut dhe bashkëpunimit në çështjet e kundërterrorizmit, veçanërisht përmes partneriteteve publike-private midis autoriteteve shtetërore dhe sektorit privat (komunitetit të biznesit, industrisë), si dhe shoqërisë civile dhe mediave”. Sipas tij, analistët vlerësojnë se ekstremistët do të kërkojnë për një mix platformash online”, ndaj fuqizimi i strukturave tona me profesionistë të tekonoligjisë dhe informacionit, të krimit kibernetik, trajnimet dhe specializimet e agjentëve e specialistëve të anti-terrorit si dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese do krijojë një ambient të pafavorshëm në Shqipëri për terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm”. Në fund, Ardi Veliu foli për më shumë bashkëpunim mes agjencive ligjzbatuese. “Bashkëpunimi i ngushtë i Policisë së Shtetit dhe i agjencive të tjera ligjzbatuese në Shqipëri me partnerët strategjikë ndërkombëtarë në luftë kundër terrorizmit është një tjetër faktor në disfavor të zhvillimit të terrorizmit në vendin tonë. Pavarësisht këtyre faktorëve, apo punës parandaluese, lind nevoja për një marrëdhënie më të ngushtë mes Policisë dhe komunitetit të prindërve, me qëllim kontrollin e pandërprerë të fëmijëve për komunikimet onlinë në rrjetet sociale”.
Ardian Dvorani bën thirrje për dorëzimin e informacioneve në KED
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
KULTURE
12 E premte, 26 PRILL 2019
Margarita Xhepa e Tinka Kurti luajnë në një film spanjoll Një imazh video, rrëqethës e i vjetërsuar, i shfaqet çdo natë si një makth Julienit duke e zgjuar prej gjumit. Pas gati njëzet vjetësh nga vrasja e gruas së tij Anxhelinës, Julieni kthehet në Shqipëri i vendosur të hetojë mbi vdekjen e saj mes një deti regjistrimesh të pabesueshme, dosjesh policore e vizionesh të Botës së Përtejme. Kjo është historia e filmit „Zgjimi i Enver Simakut”, produksioni i parë spanjoll në histori i xhiruar në Shqipëri. Nën regjinë e Marco Lledó, në këtë film intepretjnë aktorët, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Lulzim Guhelli, Viktor Zhusti, Ema Andrea, Laert Vasili, Piro Milkani, Julien Blaschke. Filmi rrëfen hetimin e një gazetari (Julien Blaschke), gruaja e të cilit është vrarë para 20 vjetëve, i cili kthehet në Shqipëri për të hetuar për vdekjen e saj misterioze në përpjekje për të kuptuar atë që ka ndodhur realisht. I përshkruar nga vetë kineasti si një përzierje e realitetit dhe trillimit, ky “thriller”, emocionues që zgjat 106 minuta. “Gjithçka zë fill me një udhëtim të tim eti në vitin 1978 kur ishte pjesë e një delegacioni të Partisë Komuniste Marksiste Leniniste, linja e fortë e të majtës antifrankiste. Ai udhëtim i la një mbresë të pashlyer. Një mbresë që ma ka
transmetuar përgjatë viteve dhe që më ka frymëzuar si rrallëherë. Në vitin 2005 munda të bëj udhëtimin tim të parë në Shqipëri, me atë që më pas do të ishte gruaja ime dhe drejtoreshë e fotografisë e filmit. Çuditërisht edhe marrëdhënia jonë lindi prej atij udhëtimi, kur jetonim në Gjermani për studime. E kështu nisa të tjerr mbi këtë vend një lloj mistike të veçantë që më lidh me të. Është një vend ku më pëlqen të kthehem. Kam bërë plot miq. Ndjehem thjesht në shtëpi.”, tregon regjisori Marco Lledó. Për të Shqipëria ka qenë një mahnitje për mikpritjen që gjeti. “Gjëja e parë dhe më e habitshme është të mbërrish në një vend kaq të panjohur e të t’i hapin dyert tej e tej. Të
Koreografi Angjelin Preljocaj, pjesë e Akademisë Franceze të Arteve të Bukura Angjelin Preljocaj, koreografi francez me origjinë shqiptare do të jetë anëtari më i ri i Akademisë së Arteve të Bukura në Paris. Balerini dhe koreografi me famë botërore, ka vite që drejton trupën e tij të baletit “Preljocaj”. Me artin dhe talentin e tij, Preljocaj ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenat franceze e ato të huaja.. Seksioni i koreografisë në këtë Akademi, e krijuar në vitin 1816, ka 4 anëtarë dhe njëri ndër ta do jetë tanimë edhe Angjelini. I lindur në Sucy –en-Brie, Francë, në vitin 1957 nga prindër shqiptarë, Angjelin Preljocaj është një balerin dhe koreograf i baletit bashkëkohor. Ai ka vite që drejton trupen e tij të baletit “Preljocaj” me të cilin prezantohet në mbarë botën, madje edhe në Bolshoi të Moskës.Me artin dhe talentin e tij, Preljocaj ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenat franceze e ato të huaja. Koreografi ka vënë në skenë veprat më të famshme të baletit si “Romeo e Xhulieta” në vitin 1990, “Pamje pas betejës” në vitin 1997, “Eksperiencat afër jetës” në vitin 2003 etj. Ai është vlerësuar me shumë çmime mes tyre edhe Çmimin e Madh Kombëtar të Kërcimit, dhënë nga Ministria e Kulturës Franceze në vitin 1992. Preljocaj, një artist i përmasave botërore, nuk e harroi asnjëherë origjinën e tij shqiptare. Ai ka bashkëpunuar edhe me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë me veprat “La Stravaganza”, “Dasma” etj.
gjesh kaq shumë mbështetje e kaq shumë pasion edhe pse bëhet fjalë për një projekt të vogël si ky i yni. Ndonjëherë nuk jam në gjendje të dalloj nëse është Shqipëria apo Elsa Bakshevani, producentja ime e asociuar dhe Anastasi Prodani, mbështetja tjetër e imja atje. Me këtë dua të them që nuk e di nëse përvoja do të kish qenë e njëjtë me persona të tjerë. Sinqerisht dyshoj. Por është gjithashtu e vërtetë se ka një frymë të përgjithshme në Shqipëri, që ndryshe nga Spanja, bën që gjërat të ndodhin më shpejt. Në një mënyrë më të improvizuar ndoshta. Më të shpejtë, më pak burokratike”, thotë ai. Ritmet e xhirimit në një vend si Shqipëria, kanë qenë krejt të pazakonta për punën e tij.
Akademia e Shkencave shpall listën e Rona Nishliu dhuron të pjesmarrësve për Çmimet Akademike ardhurat nga promovimi 16 kandidatë do të marrin pjesë në konkursin për çmimet shkencore kombëtare 2018. Edicioni i tretë i Akademisë së Shkencave ka bërë bashkë studiues të fushave të ndryshme, të cilët do të konkurojnë për çmimin Çabej, çmimin Radovicka, çmimi i Karrierës Akademike dhe çmimi i Kërkuesit më të Ri të Suksesshëm. Akademia e Sh-
kencave ka shpallur listën e 16 kandidatëve pjesëmarrës në konkursin për Çmimet Shkencore Kombëtare 2018. Në edicionin e tretë të tij, studimet me emrat e njohur ndërthuren me të rinjtë. “Edhe këtë vit kemi prurje shkencore si nga studiuesit brenda vendit ashtu dhe nga studiuesit jashtë, por gjithashtu edhe nga studiuesit e
rinj”. Por, cilat janë veprat në të cilat do të marrin pjesë studiuesit e rinj? “Vepra që trajtojnë çështje të etnografisë si shkencë në sistemin e diktaturës, marrëdhëniet midis dijes dhe pushtetit. Është një pjesëmarrëse që sjell prurje të rëndësishme në etnomuzikologji në lidhje me një komunitet të caktuar, komunitetin arumun. Kemi një përfaqësues nga shkencat arkeologjike”. Konkurimi do të jetë për çmimin Çabej, çmimin Radovicka, çmimi i Kërkuesit më të Ri të Suksesshëm në Shkencat Natyrore, Kërkuesi i Ri më i Suksesshëm në Shkencat Albanologjike dhe çmimi i Karrierës Akademike, propozimi për të cilin do të bëhet në mbledhjen e radhës më datën 8 maj ku do të aprovohet dhe shpallet dhe lista e të nominuarve për secilin prej çmimeve.
i albumit të ri
Këngëtarja e mirënjohur Rona Nishliu me grupin e saj “Rona Nishliu Quartet” ka publikuar albumin e saj “Mindil”, ku të ardhurat nga ky recital promovues i ka dhuruar për mbështetjen e fëmijëve të braktisur në SOS Fshatrat e Fëmijëve. Rona Nishliu është pjesë e platformës avokuese Miqtë e Fëmijëve, platformë kjo e inicuar dhe e koordinuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF. “Miqtë e Fëmijëve” është platformë avokuese e përbërë nga personalitete me karrierë të suksesshme nga fusha e diplomacisë, artit, kulturës, sportit etj, e cila do të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e mbrojtjes së fëmijëve në të gjithë Kosovën, duke synuar rritjen e vetëdijesimit të institucioneve relevante dhe popullatës së gjerë, mbi rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve dhe investimin afatgjatë në fëmijë
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E premte, 26 PRILL 2019
Prezantohet projekti i rijetëzimit të Piramidës në një qendër të madhe të teknologjisë
Veliaj: Nisim realizimin e një ëndrre dhe një tjetër historie suksesi
N
ga një relike e së sh kuarës, Piramida e Ti ranës do t’i kthehet kryeqytetit si një tjetër xhevahir i çmuar, e shndërruar në qendrën më të madhe invoacionit dhe zhvillimit të inteligjencës artificiale në rajon. Në prani të kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreut të AADF-së, Michael Granoff, u prezantua sot projekti final i rijetëzimit të një prej godinave ikonë të Tiranës, i realizuar nga arkitekti me famë botërore, Winy Mass, i cili e kthen atë në qendrën më të madhe ICT në rajon për aftësimin e të rinjve me njohuri në kodim dhe teknologjinë e informacionit. Kryeministri Edi Rama vlerësoi projektin dhe theksoi se ai do ta kthejë Tiranën në një pikë referimi jo vetëm për Ballkanin, por edhe më gjerë. “Më rezulton se jemi vendi i tretë që e përqafojmë këtë model, e sigurisht në këtë konfiguracion nuk mund të mungojë Lali Eri dhe ambicia e tij për ta bërë gati këtë godinë për Samitin Digjital të vitit të ardhshëm. Kjo godinë, për shkak jo thjesht arkitekturës, por edhe të programit që do përmbajë, mund të jetë në të ardhmen një pikë referimi jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, se si një shoqëri dhe një vend i vogël pa shumë fuqi i drejtohet botës së re digjitale dhe ndërton një shembull që ka impakt global, për nga mënyra e afrimit te e reja dhe e të rinjve drejt kësaj bote”, tha Rama. Kreu i qeverisë shtoi se përmes këtij projekti zgjidhet edhe një dilemë torturuese për vite të tëra në mes të Tiranës, që do rilindë në një potencial të jashtëzakonshëm. “Duke i falenderuar
të gjithë për punën e bërë deri tani, sepse na jep mundësi të zgjidhim një dilemë shumë torturuese për vite të tëra, një varr i hapur në mes të Tiranës, një godinë me barrë të rëndë historie dhe trashëgimie, por dhe me potencial të jashtëzakonshëm për të rilindur, që rilind falë këtij ekipi, e nuk diskutohet edhe falë fuqisë së imagjinatës dhe dorës mjeshtërore të Winy Mass-it, që unë pretendoj se e kam karakterizuar më mirë nga të gjithë ata që kanë shkruar për të, kritikë të famshëm: një rrobaqepës i pagabueshëm ëndrrash. Më vjen shumë mirë që më në fund ia kemi dalë që të zgjidhim një dilemë që na ka munduar tani prej 30 vjetësh me këtë godinë”, theksoi Rama. Në fjalën e tij, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se nisja e këtij projekti është fillimi i realizimit të një ëndrre për të gjithë të rinjtë shqiptarë. “A do jemi gjithmonë çentralistët e botës në call-center, edhe pse ajo është një punë shumë e nderuar? A do jemi gjithmonë fasonët e botës, për këpucë dhe t-shirt, edhe pse është një punë shumë
e nderuar? Apo mund të fillojmë sot një ëndërr se si një gocë, një Zana ose një Mira që rritet në Tiranë ose nga qytete të tjera të Shqipërisë, t’i ketë fillimet e veta në këtë hapësirë? Nëse fillojmë ta vizatojmë këtë ëndërr, atëherë mund t’ia arrijmë këtij projekti. Por, nëse për ne kjo është thjesht puna tjetër e infrastrukturës, atëherë nuk kemi kuptuar asgjë”, tha Veliaj. Ai theksoi se për këtë projekt janë bërë bashkë të gjithë faktorët për ta shndërruar atë në një tjetër histori suksesi në Tiranë, pas sheshit “Skënderbej” dhe Pazarit të Ri. “I kemi të gjithë përbërësit për një tjetër histori suksesi: Mbaj mend që Pazarin e Ri e bëmë për 7 muaj vërtet morëm një vit ta konceptonim, por mbaroi për 7 muaj. Sheshi mori 10 vite të konceptohej, por mbaroi për më pak se një vit. Unë besoj se kur ne shqiptarët bashkëpunojmë, kur nuk i vëmë stërkëmbësha njëritjetrit, mund të bëjmë mrekulli. Jam i bindur se Piramida, jo vetëm nga ana arkitekturore, do të jetë një tjetër mrekulli e një muzeu shëtitës, siç po kthehet
sot Tirana, por do të jetë ndoshta epiqendra më kreative për të rinjtë shqiptarë, që duan të marrin këtë shkollim alternativ”, u shpreh Veliaj. Ndërkohë, sa i përket kalendarit të punimeve, Veliaj bëri të ditur se në dy muajt e ardhshëm do të finalizojmë detajet dhe skicat finale dhe për të vazhduar më pas me pastrimin dhe heqjen e të gjitha objekteve të tepërta dhe për të filluar punën. Kryetari i Bordit të Drejtorëve të
element të gjithë shqiptarëve, por të brezit të ardhshëm. Jam i bindur se kur të takohemi në muajt e ardhshëm do t’u ofrojmë shqiptarëve diçka që do të jetë vërtet revolucionare, jo vetëm për të përmbushur aspiratat e tyre, por edhe për të konkurruar në botë”, tha Michael Granoff. Projekti i rivitalizimit të Piramidës së Tiranës synon transformimin e saj në një qendër multifunksionale në qytet, duke siguruar hapësirë për të rinjtë
Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff, vlerësoi bashkëpunimin me qeverinë shqiptare dhe me Bashkinë e Tiranës, duke krijuar një mundësi unike për të rinjtë shqiptarë. Ai shprehu besimin se sikurse projektet e mëparshme, edhe ky investim i ri do të jetë një histori suksesi. “Kemi pasur mundësi të krijojmë projekte kaq të suksesshme. Dimë se çfarë duhet bërë për të sjellë ndryshime revolucionare, për të përmbushur njerëzit dhe aspiratat e tyre. Duam ta kthejmë jo vetëm në një
dhe njerëzit që të angazhohen në art, kulturë dhe teknologji krijuese. Plani synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa është e arritshme nga të gjitha anët. Risia e rivitalizimit të qendrës qëndron në faktin se TUMO është një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit. Të rinjve do t’u jepen veglat dhe njohuritë që kanë nevojë për të arritur potencialin e tyre dhe ata do të jenë në gjendje të krijojnë rrugën e tyre të të mësuarit. TUMO i ndihmon këta fëmijë të fuqizojnë kreativitetin e tyre dhe i mbyllin ato me aftësitë e shekullit 21 dhe i përgatit ato për punë globale në të ardhmen. Programet që do të ofrohen nga TUMO janë: - Animation - Zhvillimi i Lojërave - kinematografia - Web Design - Music - Shkrimi - Vizatim - Dizajn Grafik - Modelimi 3D - Programim - Robotics - Grafika e lëvizjes - Fotografi - Media e re
AKTUALITET
14
E premte, 26 PRILL 2019
Sipas ekspertizës, gjatë lindjes cezariane 25-vjeçarja ka patur probleme me koagulimin e gjakut dhe ka pësuar tromboemboli pulmonare ose i ashtuquajturi infarkt i mushkërisë
M
inistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ngritur një grup specialistesh për të verifikuar a është ndjekur protokolli mjekësor në rastin e Rexhina Debrovës, 25-vjeçarja që humbi jetën pas lindjes në spitalin e Elbasanit. Nga studio e ABC News, ministrja Manastirliu bëri të ditur se pret rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të marrë vendim ndaj mjekëve. Sipas ekspertizës, gjatë lindjes cezariane 25-vjeçarja ka patur probleme me koagulimin e gjakut dhe ka pësuar tromboemboli pulmonare ose i ashtuquajturi infarkt i mushkërisë. “Detyrim paraqitje” dha Gjykata e Elbasanit për dy mjekët e akuzuar për neglizhencë në mjekimin e 25-vjeçares Rexhina Debrova, e cila humbi jetën tre ditë më parë në Maternitetin e Elbasanit, pasi solli në jetë foshnjen e saj. Prokuroria ka kërkuar detyrim paraqitje dhe pezullim nga detyra të dy mjekëve deri në përfundimin e hetimeve, ndërkohë që avokatët mbrojtës kërkuan rrëzimin e të gjitha akuzave dhe cilësimin e arrestit të paligjshëm. Gjykata vendosi detyrim paraqitje për të dy mjekët, mjekun reanimator dhe mjekun kardiolog. Bashkëshorti i Rexhinës, Algent Debrova, thotë fjalë mjaft të ndjera dhe zemra teksa kërkon të vihet drejtësia në vend, pa ndëshkuar asnjë të pafajshëm dhe teksa i përlotur tregon se sa të vështirë do ta ketë të festojë ditëlindjet e vajzës së saj. “U bëj thirrje gjykatësve dhe prokurorit, kjo çështje nuk mund të kalojnë kaq thjeshtë, ne i kemi, një video kur Rexhina shfaq komplikacionet dhe thotë se nuk po mbushem dot me frymë, ndërsa doktorët vijojnë të qetë dhe na thonë çdo gjë shkoi shumë mirë dhe pas tre orësh thonë nuk mundi të jetonte. Anestezisti i ka bërë gjilpërën dhe është larguar nga salla, ndërkohë
25-vjeçarja vdes pas lindjes, Manastirliu: Vendimi pas ekspertizës
REAGIMI
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ngritur një grup specialistesh për të verifikuar a është ndjekur protokolli mjekësor në rastin e Rexhina Debrovës, 25-vjeçarja që humbi jetën pas lindjes në spitalin e Elbasanit. Nga një studio televizive, ministrja Manastirliu bëri të ditur se pret rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të marrë vendim ndaj mjekëve”.
që duhet të ishte deri kur t’i dilte mpirja, kardiologu nuk ka qenë në sallë. Rexhina gëzonte shëndet, nuk pati asnjë siklet, e vërtetojnë analizat dhe doktori që e ka ndjekur për nëntë muaj e di shumë mirë si ishte gjendja. Nuk dua që nga kjo ngjarje të dënohet një i pafajshëm por nuk dua që e vërteta të manipulohet. Dua që për shpirtin e asaj që iku 25vjeç, një njeri i mrekullueshëm, të zbardhet e vërteta. U kërkoj
gjykatësve dhe prokurorëve që ta mendojnë çështjen tonë para se ta gjykojnë, ju lutem mos bëhet ndonjë akt korrupsioni, nuk kam se çfarë të them më tepër. Kur të mbushi goca ime një vit, a do ja festojmë dot ditëlindjen Aleas? Nuk do ia festojmë dot, sepse do të na kujtohet ngjarja tjetër”. E reja kishte vetëm 10 muaj që ishte martuar dhe ky ishte fëmija i parë që sillte në jetë. Policia e Elbasanit ka
arrestuar dy mjekët që asistuan në operacion, pas denoncimit të bërë nga familjarët e së resë, për neglizhencë. Vdekja e 25-vjeçares në sallën e lindjes në Elbasan, ka shkaktuar indinjatë tek qytetarë të shumtë, të cilët i janë bashkuar familjarëve të viktimës në protestë. Paraditen e së enjtes, protestuesit u mblodhën pranë derës së Drejtorisë së Spitalit të Elbasanit, për të kërkuar një zëri drejtësi.
RAPORTI
Sëmundja e vitit fut Shqipërinë në “zonën e rrezikut”
2019-ta ka rritur ndjeshëm rastet e personave të prekur nga fruthi. Në një artikull të publikuar tek Monitor, thuhet se rastet e raportuara janë rritur me 300% në tre muajt e parë të vitit, krahasuar me 2018-ën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) shumë vende janë ende në mes të “shpërthimit” të fruthit dhe mes tyre, edhe Shqipëria. Vendi ynë ndodhet në zonën e rrezikut më të madh bashkë me disa vende të tjera të rajonit, ku rastet e të prekurëve nga fruthi janë shumë herë më të larta se ato që raportohen. Kjo sëmundje, prek në masë të vegjëlit, të cilët nëse nuk vaksinohen apo kurohen në kohën e duhur mund të përballen me pasoja fatale. Vetëm në vitin 2017-të, kjo sëmundje shkaktoi 110 mijë vdekje. OBSH-ja ngre alarmin për kryerjen e vaksinave, duke qenë se kjo sëmundje është tërësisht e parandalueshme nëpërmjet tyre. Shpërthimet e deritanishme përfshijnë Republikën Demokratike të Kongos, Etiopinë, Gjeorgjinë, Kazakistanin, Kirgistanin, Madagaskarin, Myanmarin, Filipinet, Sudanin, Tajlandën dhe Ukrainën, duke shkaktuar shumë vdekje, kryesisht fëmijësh. Edhe më shqetësues është fakti se mes vendeve të alarmit bën pjesë edhe Shqipëria.
ELBASAN
Familjarët në protestë: Drejtësi për Rexhinën
1
minutë heshtje dhe më pas ndezën qirinj për Rexhinën, e cila humbi jetën pak orë pasi solli në jetë fëmijën e parë. Vdekja e 25-vjeçares në sallën e lindjes në Elbasan, ka shkaktuar indinjatë tek qytetarë të shumtë, të cilët i janë bashkuar familjarëve të viktimës në protestë. Paraditen e së enjtes, protestuesit u mblodhën pranë derës së Drejtorisë së Spitalit të Elbasanit, për të kërkuar një zëri drejtësi. Ata mbanin në duar pankarta ku shkruhej:
“Duam Drejtësi!”. “Kush do i japë gji Aleas”. Familjarët akuzojnë mjekët për vdekjen e 25-vjeçares më 22 prill në maternitet një orë pas lindjes. Dy mjekë po hetohen për akuzën e “mjekimit të pakujdesshëm”. Kardiologu Mehmet Ibaj dhe reanimatori Nikollaq Thana, do hetohen nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” deri në daljen e ekspertizës përfundimtare. “Doktori le të dalë në dritare dhe të na sqarojë. Ajo vajzë erdhi me
urgjencë në spital apo ishte duke qeshur dhe shkoi me këmbët e veta në sallë. Pse infermierja del e thotë që erdhi me urgjencë nga Cërriku. Pse mashtrojnë. Vajza ime ka vdekur për faj të mjekësisë. Të zbardhet e vërteta, duam drejtësi”,-thonë familjarët. Ndërkohë gjatë dëshmisë në Polici por edhe në gjykatë, mjekët mohuan akuzat për mjekim të pakujdesshëm. Shoqet e së ndjerës, bënë një premtim publik: që Aleas,
nuk do t’i mungojë dashuria. “Princesha jonë Rexhina, të kishim motër e jo shoqe, të morën të mallkuarit prej nesh
e na lanë një brengë të madhe. Alean do ta duam dhe do t’i japim gjithë dashurinë e botës që ti nuk mund t’ja jepje”.
AKTUALITET
15
E premte, 26 PRILL 2019
Forcat Speciale të Policisë, zhvilluan në Krujë një operacion të madh. Përkatësisht kontrollet janë ushtruar në banesën e Oltian Veseli dhe në banesën e Elton Piklit
P
olicia e Shtetit është në kërkim të personave të inkriminuar për super grabitjen në Rinas por edhe në kërkim të shumës të grabitur. Forcat Speciale të Policisë, të ndihmuar nga qentë nuhatës në qytetin e Krujës, zhvilluan të enjten një operacion të madh. Mësohet se janë bërë kontrolle të imtësishme në banesat e dy prej të arrestuarve që dyshohet se kanë lidhje direkte me gabitjen e Rinasit. Përkatësisht kontrollet janë ushtruar në banesën e Oltian Veseli në lagjen “Çitoze” të Krujës dhe në banesën e Elton Piklit në lagjen “Abaze” po në Krujë. Kontorlle janë bërë edhe në biznesin ku Pikli punonte si kasap në qendër të qytetit të Krujës. Forcat Special kanë kontorlluar edhe disa banesa të personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në super grabitjen e Rinasit. Ndërkohë në lidhje me grabitjen e Rinasit ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Në Kuvend ai tha se banda që kreu grabitjen ka lidhje me celula terroriste. “Policia e Shtetit dhe për këtë jemi dëshmitarë të gjithë, një bandë e cila ka arritur të krijojë problematika të mëdha në disa vende, jo vetëm në Shqipëri por në Shqipëri, në Greqi, në Kosovë, ka sulmuar, ka thyer burgje, ka dëmtuar, ka vjedhur banka, ka grabitur para, ka sulmuar me armë Policinë e Shtetit. Ka lidhje të dokumentuara me celula terroriste të rrezikshme dhe mbetet, për ne të gjithë por dhe për publikun shqiptar, me rëndësi që të mbahet në vëmendje kjo situatë, e cila është aq e pazakontë dhe e papranueshme”,-ka deklaruar ndër të tjera Lleshaj. Përveç pesë personave të arrestuar si të dyshuar për supergrabitjen e Rinasit, policia ka shpallur në kërkim edhe katër shtetas të tjerë. Klement Çala, vijon të jetë në kërkim në krye të listës, ndërsa grupi hetimor dyshohet se 31-vjeçari ka qenë bashkë me Admir Murataj brenda pistës së aroportit të Rinait, duke arritur të grabisin edhe disa miliona euro. Kjo gjë është zbuluar edhe nga përgjimi i një telefonate ndërmjet familjarëve të Klementit, pasi ata shprehnin shqetësim se ai mund kishte humbur jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë por që nuk rezultoi e vërtetë, pasi nga analizat e ADN, viktimë rezltoi Admir Murtaj. Nga verifikimet, listës së personave të shpallur në kërkim iu është shtuar edhe vëllai i madh i Klementit, Eldi Çala. Në servisin e 35-vjeçarit nga Elbasani u modifikua edhe furgoni “Chevrlet”, i cili u përdor në grabitjen e 9 prillit në Rinas. Emrat e vëllezërve Çala dolën edhe nga bashkëpunëtori i drejtësisë, Alkond Bendasin, të
Kontrollohen banesat e grabitësve, Lleshaj: Të lidhur me terroristë LIDHJET “Ka lidhje të dokumentuara me celula terroriste të rrezikshme dhe mbetet, për ne të gjithë por dhe për publikun shqiptar, me rëndësi që të mbahet në vëmendje kjo situatë, e cila është aq e pazakontë dhe e papranueshme”,-tha Sandër Lleshaj.
KONTROLLE
cilit iu gjetën gjurmë gishtërinjsh brenda furgonit të loguar me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Ndërkohë sipas hetimeve të deritanishme, dyshohet se rol
të rëndësishëm për të realizuar planin e denjë për filmat hollivudianë kanë pasur edhe dy ish-efektivë të policisë, të cilët janë shpallur në kërkim.
Grupi hetimor dyshon se në total, numri i personave që kanë pasur rol parësorë apo edhe dytësorë në supergrabitjen e Rinasit është 17-të.
“Përkatësisht kontrollet janë ushtruar në banesën e Oltian Veseli në lagjen “Çitoze” të Krujës dhe në banesën e Elton Piklit në lagjen “Abaze” po në Krujë. Kontorlle janë bërë edhe në biznesin ku Pikli punonte si kasap në qendër të qytetit të Krujës. Forcat Special kanë kontorlluar edhe disa banesa të personave të tjerë”.
SHKODËR
POGRADEC
54-vjeçari kapet me dy armë në banesë
Pranga 2 të rinjve, u kapën me armë
Një 54-vjeçar në Shkodër ka rënë në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje. I arrestuari është shtetasi me inciale V. K, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër. Policia u sinjalizua nga qytetarët që ky shtetas posedonte armë dhe gjatë kontrollit në banesë ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatike dhe një pistoletë, me krehër dhe fishekë. “Si rezultat i kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri Automatike dhe një Pistoletë, me krehër dhe fishekë. Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i 54-vjeçarit, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Policia e Shkodrës falënderon qytetarët për mbështetjen dhe rritjen e besimit, për të denoncuar çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim profesional dhe në kohë”,-thuhet në njoftimin e plotë të Policisë së Shtetit.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec kanë vënë në pranga dy të rinj pasi akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Ata janë shtetasit A.P, 27 vjeç dhe J.P, 25 vjeç banues në fshatin Buçimas. “Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A.P, 27 vjeç dhe J.P, 25 vjeç, banues në fshatin Buçimas, (të dy me precedent të mëparshëm penal, në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve si dhe armëmbajtjes pa leje). Pas një pune hetimore të ndjekur me metoda speciale hetimi, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip automatik, si dhe tre krëhra me 34 copë fishekë luftarak, të cilat i posedonin pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit” kryer në bashkëpunim”,thuhet në njoftimin e plotë të Policisë së Shtetit.
AKTUALITET
16
E premte, 26 PRILL 2019
Operatorët që marrin me qira plazhet janë të detyruar me ligj të ngrenë Kullën e Vrojtimit dhe të kenë personel të certifikuar për ndihmën e parë. Nëse këto kushte sigurie nuk plotësohen, privatët do të humbin licencën
V
itin e kaluar në bregdetin shqiptar patrulluan për herë të parë policë nga Italia, ndërsa prej vitesh ka një bashkëpunim mes agjensive shqiptare dhe atyre kosovare gjate sezonit turistik. Edhe këtë vit, për të ofruar sigurinë maksimale për pushuesit, në zonat e frekuentuara do të vendosen vrojtuesit e plazhit. Në prag të sezonit turistik, në Shëngjin ka nisur kursi për trajnimin e vrojtuesve të plazhit. Prefekti i Lezhes Gjergj Prendi ka ndjekur nga afër përgatitjen e tyre ndërsa ka bërë me dije se nuk do të lejohen subjekte të cilët nuk vendosin kulla vrojtimi me roje plazhi të certifikuar. Luciano Marku merret me trajnimin e të rinjve dhe thekson se pushuesit duhet të jenë të sigurtë edhe në ujë. Në sezonet e kaluara në plazin e Shëngjinit bizneset kanë qënë indiferente përsa i takon zbatimit të ligjit për kullat vrojtuese. Mungesa e rojeve të plazhit në jo pak raste ka patur pasoja edhe në humbje jetë njerëzish. “Çdo subjekt privat sipas një VKM duhet të punësojë vrojtuesin e plazhit, sepse ai herët ose vonë do ta japin ndihmën e tij në shpëtimin e jetës”. Prej vitit 2018, operatorët që marrin me qira plazhet janë të detyruar me ligj të ngrenë Kullën e Vrojtimit dhe të kenë personel të certifikuar për ndihmën e parë. Nëse këto kushte sigurie nuk plotësohen, privatët do të humbin licencën.
Trajnimi i rojeve të plazhit, jo leje për subjektet që nuk i kanë LICENCA “Prej vitit 2018, operatorët që marrin me qira plazhet janë të detyruar me ligj të ngrenë Kullën e Vrojtimit dhe të kenë personel të certifikuar për ndihmën e parë. Nëse këto kushte sigurie nuk plotësohen, privatët do të humbin licencën”
Gjergj Prendi, prefekt i qarkut Lezhë, tha se: “Çdo subjekt do të zbatojë me rigorozitet të gjitha detyrimet, në të kundërt nuk do ti jepet licenca. Ata që e kanë do ti hiqet licenca”. Për disa ky mund të kthehet në një profesion. Shërbimi i Punësimit nxit të rinjtë që të trajnohen si vrojtues, duke garantuar kështu që edhe biznesi të mos hasë vështirësi për të siguruar
punonjës të kualifikuar. Siguria në plazhet e Lezhës ka qenë shqetësim i vazhdueshëm gjatë sezoneve të kaluara, pasi në vazhdimësi operatoret privat nuk i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në ligj. Nga ana tjetër, efektivë të policisë çeke do të vendosen në zonat turistike të vendit ku do të patrullojnë krah kolegëve shqiptarë. Amabsadori çek teksa njoftoi këtë nivel të
RAPORTI
VENDIMI
Rekursi, Dritan Dajti kundër Prokurorisë
Dritan Dajti ka bërë kundra rekurs për vendimin e Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda. Beteja e të shumë përfolurit me drejtësinë duke se s’ka të sosur, pasi kërkon t’i shpëtoj burgimit të përjetshëm. Dajti i kërkon gjykatës së Lartë të mos e pranojë rekursin e bërë nga Organi i Akuzës, e cila kërkon që t’i rikthehet dënimi me burgim të përjetshëm. Dritan Dajti u dënua nga gjykata e Apleit për Krime të Rënda me 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009, duke rrëzuar kërkesën e prokurorisë për dënim me burgim të përjetshëm. Vendimi i gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda shkaktoi shumë debate dhe për këtë arsye nisi hetimi ndaj 3 qyqtarëve që dhanë vendimin që përfundimisht Dritan Dajtit t’i rrëzohej burgimi i përjetshëm i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.
ri bashkëpunimi, tha se është rezultat i numrit në rritje të çekëve që zgjedhin Shqipërinë për pushime. Policë çekë do të patrullojnë këtë sezon të ri turistik në krah të kolegëve shqiptarë. Ambasadori, Jaroslav Ludva, nga Vlora tha se ky nivel i ri bashkëpunimi lidhet me numrin në rritje të çekëve që zgjedhin vendin tonë për pushime. Zbatimi i projektit do
të nisë me tre patrulla, ndërsa vit pas viti synohet të zgjerohet. “Do të kemi patrulla së bashku, policia çeke dhe shqiptare. Do të kemi tre vitin që vjen dhe një patrullë duhet të jetë këtu në Vlorë”. Për të sjellë sa më shumë çekë për pushime në Shqipëri, amabasadori Ludva është angazhuar personalisht. “Unë dua të kemi më shumë turistë në Shqipëri, këtu në Vlorë, se në Greqi. Do të shkoj pas dy muajsh në Pragë ku do të bashkëpunojmë me Agjencitë turistike për turizmin këtu”. Vitin e kaluar në bregdetin shqiptar patrulluan për herë të parë policë nga Italia, ndërsa prej vitesh ka një bashkëpunim mes agjensive shqiptare dhe atyre kosovare gjate sezonit turistik.
N
umri i shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Europian për vitin 2018 është më i ulët krahasuar me një vit më parë. Ky përfundim u është bërë i ditur autoriteteve shqiptare nga përfaqësues të Komisionit Europian (KE), në takimin e Nënkomitetit të 11të mbi Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë, mbajtur në Bruksel. Takimi u bashkëkryesua nga Michela Matuella, Shefe e Njësisë për Shqipërinë dhe BosnjeHercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit të Komisionit Europian dhe Sokol Dedja, Zëvendësministër për Europën dhe Punët e Jashtme. Reforma në Drejtësi dhe procesi i Vetting-ut janë vlerësuar si pikat ku Shqipëria ka njohur më tepër progres për vitin 2018. Nga ana tjetër, në takim u është bërë e ditur përfaqësuesve shqiptarë edhe pikat ku është e nevojshme për të thelluar përpjekjet dhe për të mos ndalur nga puna,
Azil në BE, KE: Qeveria të punojë më shumë
duke nisur nga lufta kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe kundër krimit të organizuar, finalizimi i themelimit të (SPAK). Garantimi se operacionet e suksesshme të kohëve të fundit të policisë do të pasohen si duhet me hetime, aktakuza dhe dënime përfundimtare është kyç. Të drejtat themelore
kërkojnë përpjekje të mëtejshme për zbatimin efektiv të legjislacionit përkatës, duke përfshirë miratimin e legjislacionit të nevojshëm dytësor, gjithashtu në fushën e mbrojtjes së pakicave. Theks i veçantë u vu te nevoja për një reformë gjithëpërfshirëse të të drejtave pronësore.
FORUM ANALIZË Nga Marjana Doda
I
sh-n/kryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi themeloi partinë e re “Bindja Demokratike”. Parti e cila pas regjistrimit në gjykatë dhe më pas në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vendoret e 30 Qershorit, konfirmoi kështu lindjen e partisë së radhës në Shqipëri. Astrit Patozi në fakt ishte demokrat i bindur si nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike deri në qershorin e viti 2013 kur partia e tij në pushtet humbi zgjedhjet parlamentare . (Mos)bindja demokratike Patozit ka filluar pasi Lulzim Basha u zgjodh kryetar Partisë Demokratike . Ai fitoi bindshëm me afër 80 përqind të votave të anëtarësisë me rivalin e tij Sokol Olldashi , ku më shumë se bindjen e anëtarësisë, duket se Basha kishte fituar bindshëm besimin e liderit historik Z.Berisha . Këtu bindja e Patozit ndaj PD-se filloi të lëkundej duke mos e pranuar hapur kryetarin e ri të Partisë Demokratike ,ndërsa pabindshmërine tij e tregoi hapur pasi Lulzim Basha la jashtë liste Patozin dhe shumë figura me kontribut të madh në Partinë Demokratike. Pas kësaj ai ndërmori edhe një
lëvizje për “Ringritjen e Partisë Demokratike”, që synonte demokratizimin e kësaj force politike. Patozi tentoi që të mbledhë në subjektin e ri ‘gardën’ e vjetër që u largua nga Lulzim Basha para zgjedhjeve të qershorit të 2017, por edhe të zhgënjyerit nga lidershipi i partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, por në fakt kjo tymnaje u sfumua nëpër kafenetë e Tiranës. Megjithatë Astrit Patozi duhet thënë se është një nga figurat elitare të Partisë Demokratike , dhe si ish-nr 2 i kësaj partie nuk mund të qëndronte vendnumëro ,dhe deri ketu i jap të drejtë . Kjo vlen vetëm për mosbindjen e Patozit dhe jo “Bindjen Demokratike”. Bindja Demokratike ka lindur nga bindja e fortë e qytetarëve të lirë të këtij vendi për një projekt të ri politik. Bindja Demokratike është dhe do të jetë një ofertë serioze dhe tërësisht e pavarur, sa herë që të ketë zgjedhje në Shqipëri. Bindja Demokratike është frymë dhe alternativë e re, në një shoqëri, ku monopoli partitokratik po vret konkurrencën dhe ka kufizuar lirinë e zgjedhjes për qytetarët, prezantoi kështu krijesën e tij politike Astrit Patozi Në fakt çdo here ku politika shqiptare është në krize apo
17 E premte, 26 PRILL 2019
(Mos) Bindja Demokratike e Patozit çdo herë kur ka përplasje të brendshme në partitë politike, atëherë lind një tjetër parti duke e përçarë edhe më shumë atë. Votuesi tashmë është çorientuar duke bërë që rezultati të jetë në favor të kundërshtarit politik. Në këtë situatë ku opozita shqiptare ka djegur mandatet, po flitet për një sistem të ri politik, një klase të re politike dhe jo zgjidhje politike, secili po mundohet të dale në krye me alternativen e vet duke u shpallur elitë, duke thënë se ata janë të duhurit, por askush nuk di të thotë se kush i ka përzgjedhur. Kush i ka votuar dhe a janë ata përfaqësuesit e denjë për një klase të re politike për sa kohë janë po këta njerëz që kanë qene pjese e” politikës së vjetër” që në krye të herës? Sistemi ynë politik bazohet tek garancia që dy rivalët kryesorë në vend i kanë dhënë njëri tjetrit, për të nënshtruar çdo ide apo frymë demokratike brenda kampeve të tyre. Ilustrimi më i mirë për këtë ishte marrëveshja okulte e dy vjetëve më parë mes kryetarëve të dy partive të mëdha,shkruan me tej Patozi.
Por a do të thotë kjo që largimi i opozitës nga parlamenti nuk është hiç më pak por vijim i marreveshjes së 17-majit apo kemi të bëjmë me një marreveshje nr 2? Kjo kërkon një tjetër analize por Patozi e konfirmon bindshëm këtë fakt. Dhe së fundmi dua të ndalem dhe tek një nga pikat kryesore të shpalosura nga “Bindja Demokratike “ *Perëndimi është Siguria jonë Kombëtare “Ne mendojmë se çdo parti politike që cënon orientimin perëndimor të Shqipërisë, është duke cënuar njëkohësisht sigurinë dhe vënë pikëpyetje ekzistencën tonë kombëtare. Orientimi perëndimor i Shqipërisë, është shtylla kryesore për sigurinë tonë kombëtare. Në këtë kuadër, ne e shikojmë si jetike që i gjithë faktori shqiptar në Ballkan të orinetohet drejt Perëndimit, si e vetmja strategji që na bën bashkë, na bën më të fortë dhe na jep më shumë identitet”, shkruan nder të tjera Patozi. Ky pasazh nëse mund ta quaj kështu na çon mbrapa në kohë duke konsideruar se vetëm
pak javë më parë Shqipëria festoi 10-vjetorin e aderimit të saj në NATO dhe pak muaj më vonë (qershor) presim hapjen e negociatave me BE-në. Që do të thotë se Shqipëria është në rrugën e saj drejt integrimit europian, bazamenti i së cilës është shtruar me kohë, madje vete Patozi ka kontribuar në ketë rrugë, sigurisht në kohen kur ishte vërtet i bindur demokratisht . Perëndimi është siguria jonë kombëtare thotë Patozi, por a nuk duhet të jetë vete kombi shqiptarë pike së pari garanci për ekzistencën e tij? Partneriteti i Shqipërisë është i konsoliduar, ndaj përtej partnerëve tanë strategjike së pari punoni për zgjedhësit tuaj dhe për vetë kombin shqiptar. Është e pamundur të fitoni besimin e popullit shqiptarë duke i manipuluar me “besimin” ndërkombëtarë. Në fakt deri tani kështu ka funksionuar, por nëse vërtet “Bindja Demokratike” ka këtë si prioritet, atëherë asgjë e re nuk duket në horizont përpos përsëritjes së historisë por me të tjerë protagonistë.
KOMENT
Grupimi politik për “Zgjedhje të lira” Nga Zenel Çeliku
D
y ditë më parë në Tiranë u krijua një grupim i ri politik me moton” Zgjedhje të Lira”. Në këtë grup politik janë angazhuar pesë parti, PAA, LZHK, PBDNJ, PDK dhe PR. Liderët e këtyre partive deklaruan se ky grupim i ri politik ka qenë dhe është në koalicion me PD. Ky organizim dhe aksionin pesë partive të lartpërmendura të cilat janë aleate të PD, janë të vendosura të bëjnë opozitë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ata
kërkojnë largimin e kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të lira te parakohshme parlamentare. E projektuar si një tryezë në mes te publikut, liderët e pesë partive ligjëruan njëri pas tjetrit duke bërë të qartë se qëllimi i tyre është të qartësojnë opinionin për keqqeverisjen e Ramës, duke e vlerësuar si qeverisja më e keqe në këto 28 vite pluralizëm politik në Shqipëri. Ata deklaruan se ky grupim politik do të udhëtoj dhe do të marrë takime në të 12 qarqet e vendit, me qëllimin që shqiptaret të shikojnë se në politikën shqiptare nuk janë faktor vetëm partitë e mëdha, por kur partitë e vogla bashkohen, edhe ata janë faktor i rëndësishëm në vend. Kryetari i PAA, Agron Duka, ishte mjaft i qartë në fjalën e tij, ai tha se, sot është një ditë e rëndësishme për opozitën, pasi të gjithë bashkë solidarizohemi
për një qëllim më të madh se partitë që e përbëjnë këtë koalicion kanë forcën për të ndryshuar këtë vend. Ai deklaroi se kjo situatë keqqeverisëse po shkakton një hemoragji në vend, pasi të rinjtë po largohen për shkak të politikave të gabuara të qeverisë. Kryetari I LZHK-Dashamir Shehi, tha se zgjedhje do ketë vetëm kur qytetarët të mundësojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Iniciativa jonë e quajtur per “Zgjedhje të Lira”, ka si qëllim parësor që t’i bëjmë me dije shqiptarëve se vëndi po shkon drejt një humnere, ndërsa ne do të liuftojmë për t’a parandaluar këtë fatkeqësi. Kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme. Partia Demokratike dhe aleatët e saj (PAA, LZHK, PBDNJ, PDK, PR, PDIU dhe LSI) firmosën dy ditë më parë një marrëveshje me 10 pika, që do të thotë se kjo
është “kushtetuta” e koalicionit të ri opozitar. Edi Rama çdo sekondë që rri më tepër në pushtet është një kosto më tepër për familjet tona. Keto pesë parti të vogla, por sebashku nuk janë më të vogla, por janë mjaft të fuqishme. Ata mendojmë se Shqipëria është në një moment shumë delikat dhe të rrezikshëm të demokracisë, sepse vendi po rrëshqet nga shinat e pluralizmit politik. Varfëria, papunesia, korrupsioni, krimi jane arësyet që shqiptaret po largohen sepse shpresa e tyre për presporitet po vritet. Nga ana tjetër shikojmë ambicien kokfortë të qeverisë Rama e cila tani mendon që të qeverisë e vetme edhe në pushtetin lokal duke e marë tërë tapsionë e pushteti lokal, a thua se nuk I mjafton tepsia e qeverisjes së madhe. Për këtë situatë dhe për këtë zhvillim politik të liderët e pesë partive respektive, dje janë ftu-
ar nga Ambasadori I BE në Tiranë-Soreca. Në këtë takim kryefjala ka qenë pjesëmarrja e këtyre partive në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit. “Me gjithë respektin dhe konsideratën e lartë që kemi për BE dhe për Ju personalisht, ne jemi të vendosur të mos futemi në këto zgjedhje fars”, kjo për shumë arsye-janë shprehura krerët e partive të këtij grupimi politik të ri. Ky qëndrim është në unison me partnerin kryesor të pesë partive. Vërtetë faktori ndërkombëtarë po përpiqet të gjej një zgjidhje për këtë ngërç politik, por gjasat janë se ka pak shpresë. E vetmja zgjidhje është largimi i Ramës nga kryeministër-deklaruan këto parti në mbyllje të këtij takimi të madh me publikun. Ditët dhe javët që vijnë do të jenë interesante dhe të paparashikueshme për këtë politike plot tension.
IN MEMORIAM
18 E premte, 26 PRILL 2019
SOT NE PERVJETORIN E VDEKJES SE ALBANOLOGUT
KUMTIM Nga Albert Vataj
S
ot 86 vite më parë u vetvra Baron Franc Nopça. Një figurë e rëndësishme e albanologjisë. Nopça njihej si etnolog, gjeolog, paleontolog, udhëtar, aventurier, dhe figure publike dhe politike, dhe veprimtaria e tij shkrihet në një hartografi që përshkon: Vjenë, Shkodër, Sarajevë, Bukuresht dhe Budapest. Më datën 26 prill 1933 gazeta Neue Freie Presse e Vjenës botoi artikullin e mëposhtëm: "Drama e përgjakshme në rrugën Singer. Studiuesi si vrasës dhe vetëvrasës. Siç u njoftua, Privatdocent (Baron) Dr. Franc Nopça, pesëdhjetepesëvjeçar, vrau dje paradite sekretarin e tij afatgjatë, shqiptarin dyzetepesë-vjeçar Bajazid Elmas Doda, në banesën e tij në katin e tretë të shtëpisë së parë në rrugën Singer, numër 12, dhe pastaj vrau vetën para tavolinës së dhomës së punës me një të shtënë në gojë. Nga hulumtimi mjekësor zyrtar doli që sekretari kishte pësuar dy të shtëna gati në të njëjtin vend në tëmblën e majtë, të cilët shpunë kafkën krejtësisht, kështu që fisheku, pas daljes nga koka, ngeli në jastëkun e karrigës. Duket se Nopça e kishte përgatitur veprimin paraprakisht. U gjetën shumë letra lamtumire të mbyllura për farefisin dhe për miqtë e tij, si dhe një testament të mbyllur për një avokat vjenez dhe shënime të tjera. Mendohet që një arsye e veprimit të ketë qenë gjendja e vështirë financiare e tij, me qenë se shërbëtorja tha që ajo nuk e kishte marrë rrogën që prej katër muajsh. Dihet gjithashtu që Franc Nopça, i cili donte më shumë se çdo gjë tjetër librat dhe koleksionet e tij, kishte menduar edhe për bibliotekën e tij të madhe me shumë vepra unikale. Një shkresë policisë: "Arsyeja e vetëvrasjes sime është sistemi im nervor i hallakatur. Arsyeja që vrava mikun dhe sekretarin tim afatgjatë, zotin Bajazid Elmas Doda, në tëmblën kur flente gjumë, dhe pa dijeninë e tij, është që unë nuk doja ta braktisja të sëmurë, të shkretë dhe pa para në botë duke qenë se ai do të kishtë vuajtur shumë. Unë dëshiroj që trupi im të digjet." Ky ishte fundi i tij tragjik Gjeografia dhe gjeologjia e Shqipërisë Veriore është vepra më e madhe e Nopçës, kulmi i jetës së tij shkencore Në lidhje me Shqipërinë, Nopça ka qenë i njohur kryesisht si etnolog, por ishte edhe një gjeolog, gjeograf dhe paleontolog me
famë. Kujtimet e tij, të cilat mbulojnë periudhën nga 1897 deri më 1917, na prezantojnë Nopçën deri diku edhe si historian i kohës së tij. Para Luftës së Parë Botërore ai kishte blerë një shtëpi në Shkodër ku jetonte, pranë maleve dhe malësorëve të Veriut që i donte aq shumë. Nopça ishte ndër të huajt e parë që kanë depërtuar në Malet e Veriut (dhe që i kanë mbijetuar udhëtimit). Ai u shqua gjithashtu si figurë publike dhe politike e kohës së tij. Ai dinte me siguri më shumë për Shqipërinë dhe për shqiptarët e Veriut se çdo austrohungarez tjetër. Si studiues i pavarur Nopça ishte tepër aktiv gjatë periudhës së largimit nga jeta politike dhe botoi me të gjithë 186 punime, 54 të këtyre veprave janë për Shqipërinë dhe për kulturën shqiptare. Për sa i takon lidhjeve që baroni pati me shqiptarët është interesant fakti se Nopça ka qenë komandant i një njësie ushtarake të vullnetarëve shqiptarë. Qëndrimi i tij në favor të interesave shqiptare ishte ai në Kongresin e Triestës në vitin 1913, për zgjedhjen e një princi evropian për Shqipërinë, ku ai ka qenë kandidat. Sipas albanologu kanadezo-gjerman, Robert Elsie, Franc Nopça duke qenë i informuar mirë për Shqipërinë, ka mundur të mbrojë interesat e saj në Vjenë. Herë ishte i respektuar aty si ekspert, herë ishte i mënjanuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, punë intrigash. Si kandidat për postin e mbretit të Shqipërisë nuk besoj se ai ka qenë i rëndësishëm. Kishte mbështetjen e shqiptarëve të Veriut, por - që është më thelbësore -, nuk kishte mbështetjen e Austrisë, apo të Fuqive të Mëdha. Pas pavarësisë së Shqipërisë, Nopça u tërhoq nga politika, siç thekson, nga inati për faktin se Ismail Qemali, të cilin ai e trajton si tradhtar, i kishte dorëzuar Çamërinë dhe Janinën grekëve. Gjatë Luftës së Parë Botërore ka qenë prapë në Shqipëri, ku organizoi një njësi vullnetarësh shqiptarë nën komandën e Austro-Hungarisë, por, siç dihet, Austro-Hungaria humbi luftën, dhe Nopça u kthye në Vjenë. Për jetën e tij personale Baroni Franc Nopça flet fare pak, mësohet të jetë shprehur Elsie në një interviste, gjë e kuptueshme për kohën e tij. Për sekretarin dhe dashnorin e tij shqiptar ai thotë: "Më 20 nëntor (1906) jam njohur në Bukuresht me Bajazid Elmaz (Doda). Që prej asaj kohe,
Nopça, albanologu që punoi dhe luftoi për kulturën dhe interesat shqiptare
Bajazidi ka qenë me mua dhe, pas vdekjes së Lui Drashkoviqit, ai ka qenë i vetmi njeri në botë, të cilën kam dashur vërtet dhe ndaj të cilit prandaj kam patur një besim të plotë, pa menduar kurrë se ai mund të shfrytëzonte mirëbesimin tim. Ai ka patur edhe huqet e tij, por e kam pranuar siç ishte. Serbët, nga inati për çdo gjë austrohungareze dhe nga inati për mua, duke ditur se unë merrem në mënyrë të veçantë me Shqipërinë, i kanë vrarë babain dhe vëllaun e Bajazidit në Stirovicë më 1913. Në fund të nëntorit, dhjetor dhe në janar 1907 kam qenë me Bajazidin në Saçal (vila e baronit në Transilvani) dhe në shkurt kam qenë me atë në Londër..."
Nëse dashuria e tij për sekretarin ka qenë pasoja e dashurisë së tij për Shqipërinë, ose dashuria e tij për Shqipërinë ka qenë pasoja e dashurisë së tij për Bajazidin nuk mund të them, por ka shumë raste të ngjashme të aristokratëve dhe të albanologëve të huaj që kanë patur marrëdhënie intime apo të ngushta me shqiptarë vendas dhe që me siguri u frymëzuan nga këto lidhje shton albanologu. Baronesha gjermane Mari Ameli fon Godin (Marie Amelie von Godin, 18821950), e cila kishte shkruar romane aventureske për Shqipërinë dhe kishte përkthyer Kanunin gjermanisht, ishte mike intime afatgjate e aristokratit shqiptar Ekrem bej Vlo-
ra (1885-1964). Ata nuk kanë mundur të martoheshin vetëm sepse ajo ishte katolike, kurse ai mysliman. Obori Herbert (Aubrey Herbert, 1880-1923), diplomati dhe shkrimtari aristokrat anglez, i cili, bashkë me Edit Durham-in, kishte themeluar Shoqatën Anglo-Shqiptare në Londër për të mbështetur pavarësinë e Shqipërisë, u frymëzua, si Nopça, nga një dragoman shqiptar, Qazim Kokeli. Margaret Hasluk (Margaret Hasluck, 1885-1948), antropologe skoceze, e cila kishte jetuar 13 vjet në Elbasan, ishte mike e ngushtë dhe, sipas thashethemeve, dashnore e dijetarit elbasanas Lef Nosi (18731946). Pa përmendur rastin e jetës skandaloze të Lord Baironit (Lord Byron, 17881824), për të cilën është shkruar shumë, shton Elsie. Një detaj shumë sinjifikativ në lidhje me këtë figurë të rëndësishme është edhe fakti se Baroni Franc Nopça është lënë për një kohë të gjatë mënjanë nga albanologjia shqiptare. Para së gjithash sepse kjo shkencë përqendrohej në radhë të parë në studime gjuhësore, historike dhe letrare. Ndërsa për Nopçen dihej se fokusi kryesor i veprimtarisë së tij hulumtuese, dekaloguese dhe promovuese ishte kryesisht në fushat e etnologjisë dhe gjeologjisë. Ndoshta kjo ka bërë që ai të jetë fare pak pjesë e albanologjisë. Elsie parashtronte si arsye edhe faktin se mungojnë përkthime të veprave të tij në shqip. Gjithsesi ai ishte dhe mbeti një personalitet me veprimtari të pamohueshme albanologjike. Vepra që ai la dhe emri që ai skaliti në memorin e shqiptarëve është një testament i rëndësishëm që meriton të trajtohet dhe të vlerësohet. Baroni Franc Nopça sot është i vlerësuar dhe konsideruar, ndoshta jo sa dhe si duhet por trashëgimia krijuese dhe dokumentare që ai la janë një visar i çmuar i vetëdijes, kulturës, traditës, dokeve, zakoneve dhe pasurisë shpirtërore të shqiptarëve.
SHOWBIZ
19 E premte, 26 PRILL 2019
Adrola Dushi firmosë kontratë me kompaninë më perstigjioze të modelingut Adrola Dushi është një nga personazhet më të komentuar të showbiz-it shqiptar, megjithatë prej vitesh ajo jeton midis Shqipërisë dhe Amerikës, pasi vazhdon dhe karrierën e saj si modele atje. Së fundmi, Adrola është angazhuar në shumë projekte në vendin tonë, megjithatë duket se Amerika po i jep asaj më shumë mundësi për të ecur përpara. Adrola ka nënshkruar kontratë me një nga kompanitë më prestigjoze të modelingut në Amerikë. ‘Wilhelmina Models’ u krijua në vitin 1967 nga modelja gjermane Wilhelmina Cooper dhe bashkëshorti i saj Bruce Cooper. Aktualisht ajo është një nga kompanitë më të vjetra dhe më të mëdha të menaxhimit të modelingut në të gjithë botën dhe përfaqëson dhe menaxhon modele, të famshëm, artistë, atletë dhe krijues të përmbajtjeve në të gjithë botën, përfshirë Nicki Minaj, Niall Horan, Normani, Demi Lovato,
Ndahet nga jeta modelja e famshme, lajmin e jep bashkëshorti i saj Në mënyrë misterioze modelja e njohur Stefanie Sherk, ka ndërruar jetë. Modelja dhe aktorja kanadeze ka vdekur “në mënyrë paqësore” në shtepi. Burri i saj, aktori Demian Bichir, konfirmoi në një deklaratë emocionale në instagram vdekjen e saj. “Të dashur miq, në emër të familjeve Sherk dhe Bichir Nájera, me dhimbje të pakonceptueshme unë njoftoj se më 20 prill 2019, dashuria jonë Stefanie Sherk, gruaja ime e dashur, vdiq në mënyrë paqësore. Ka qenë koha më e trishtuar dhe më e vështirë e jetës sonë dhe nuk dimë sa kohë do të duhet për të kapërcyer këtë dhimbje”- është shprehur ai.
Nuk kalojnë kohë bashkë, por Bradley Cooper kërkon të “rikthehet” tek Lady Gaga
Nick Jonas etj. Nënshkrimi i kontratës me një kompani kaq të njohur, është një sukses i madh për Adrolën
dhe me siguri, ky do të jetë fillimin e një kapitulli të ri në karrierën e saj si modele.
I vodhi 30 mijë euro, ish-e dashura e Philipp Plein fejohet me një tjetër Me siguri keni dëgjuar për ish- të dashurën seksi të stilistit të famshëm gjerman, Philipp Plein, modelen polake Justyna Gradek. Romanca e bukuroshes 26 vjeçare me 41 vjeçarin mendohet të ketë nisur në shtator të vitit të kaluar, dhe përfundoi në shkurt të këtij viti, pavarësisht se përçarja e madhe mes çiftit ndodhi në vigjiljen e Krishtlindjes, kur Justyna shpenzoi në aeroport 30 mijë Euro pa dijeninë e stilistit, gje të cilën ky i fundit e cilësoi si vjedhje e më pas e paditi. Bisedat, në të cilat polakja i kërkonte gjermanit falje dhe se do i kthente të gjithë rrobat e sendet që kishte blerë më paratë e tij, u publikuan gjatë mbrëmjes së 24 dhjetorit në Instastory nga vetë Philipp, por më pas u fshinë. Pasi u ndanë përfundimisht dy muaj më vonë, Philipp u rikthye menjëherë me ish-të dashurën tjetër Morgan Osman, e ndërsa Justyna me një mashkull “misterioz” të panjohur për publikun. Ajo që ka habitur të gjithë ndjekësit e 26 vjeçares, është fejesa e menjëhershme e “hajdutes” se Philipp me të dashurin e ri, pasi ai i propozoi sot në Bali, gjatë pushimeve të tyre të para romantike.
Edhe pse sezoni i çmimeve ‘Grammy’ ka përfunduar, Bradley Cooper dhe Lady Gaga vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Publiku ka shumë inters të dëgjojë për to, sidomos në lidhje me marrëdhënien e tyre. Së fundmi, nëpër portale qarkulluan lajmet se Bradley dhe Gaga nuk po kalonin aspak kohë bashkë, pasi aktori i është përkushtuar totalisht familjes së tij. I ftuar në emisionin e njohur të Ellen DeGeneres, Bradley u shpreh se ‘A Star Is Born’ ishte filmi më i mirë i jetës së tij. Ai gjithashtu tha se do të dëshironte shumë të kalonte sërish kohë me Lady Gaga-n. “Mendoj se do ishte bukur nëqoftëse një mbrëmje, do të bënim diçka të tillë si të lexonim ‘live’ skriptin apo të këndonim këngë,
si tek ‘Hollywood Bowl’ ose diçka e tillë”, është shprehur Bradley. Neqoftëse kjo performancë ndodh, do të jetë hera e tretë që dyshja performon diçka së bashku në skenë dhe me siguri do ‘çmendi’ të gjithë fansat.
Jennifer Garner shpallet gruaja më e bukur në botë Aktorja Jennifer Garner është zgjedhur si gruaja më e bukur në botë nga revista ‘People’. Revista prestigjioze ‘People’ ka bërë përzgjedhjen e përvjetshme për gruan më të bukur në botë. E këtë vit tiulli i takon aktores Jennifer Garner, pasi sipas ‘People’, “Garner ka ditur të balancojë karrierën e saj, familjen dhe impenjimet sociale”. Megjithatë, Garner ka një koment për këtë përzgjedhje. Aktorja 47-vjeçare u shpreh se nuk ndihet rehat me këtë titull edhe pse është e nderuar. 47 vjeçarja, që është edhe nënë e 3 fëmijëve me aktorin Ben Affleck është shprehur se nuk e konsideron veten tërheqëse dhe ana fizike për të nuk ka asnjë rendësi me krahasim me karrierën dhe jetën familjare. Jennifer Garner ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi me ndarjen nga aktori i njohur Ben Affleck.
SPORT
20
E premte, 26 PRILL 2019
“Të kuqtë” janë ekipi me sulmin dhe mbrojtjen më të mirë, faktori fushë është vendimtar
Nga Rozalb Lika
K
ategoria Superiore po shkon drejt fundit, teksa kanë mbetur shumë pak dilema për t’u zgjidhur pasi për titullin kampion, mungon vetëm zyrtarizimi i ekipit të Partizanit. Po le te ndalemi në statistikat që kanë prodhuar 150 ndeshjet e luajtura deri më tani nga 180 që janë në total, sigurisht duke marrë në shqyrtim dhe sfidat e fituara në tavolinë pas dënimit të Kamzës. Deri më tani janë shënuar 301 gola gjatë këtij sezoni, me një mesatare 2.01 për ndeshje, sigurisht e rritur edhe nga sukseset (3-0) në tavolinë pas dënimit të Kamzës. 48 për qind e ndeshjeve janë fituar nga skuadrat vendase, 23 për qind janë mbyllur në barazim dhe 29 janë fituar nga ekipet mike. Forma- Duke marrë në shqyrtim 8 javët e fundit të kampionatit, rezulton se skuadra më në formë është Luftëtari me 16 pikë të grumbulluar, pra me 2 pikë për ndeshje. Gjirokastritët ndiqen nga Partizani dhe Flamurtari vetëm me një pikë më pas (15), ndërkohë që Kukësi ka grumbulluar 13 pikë. Duke përjashtuar Kamzën e rëndë nga kategoria, rezultatin se Teuta është ekipi që ka grumbulluar më pak pikë, 7 në 8 duelet e fundit. Faktori fushë- Partizani ka arritur më në fund që të fitojë titullin kampion, teksa një nga faktorët kryesor është padyshim fusha. Mbështetja e tifozerisë ka qenë “lojtari i 12” për ta dhe këtë gjë e thonë edhe statistikat. Të Kuqtë kanë
30 javët e Superiores/ Dominon Partizani, Tirana me numra të çuditshëm
grumbulluar 37 pikë deri më tani në 15 ndeshjet të luajtura në shtëpi plotë 6 më shumë se Flamurtari. Në vendin e tretë është Skënderbeu me 29. Presidenti i Kukësit, Gjici është shprehur se ky ka qenë faktori kryesor që ka ndikuar në titullin kampion, dhe këtë e vërteton dhe faktin që kanë grumbulluar vetëm 25 pikë. Ekipi verilindor ndërkohë kryeson renditjen e ndeshjeve të luajtura në ndeshjet en transfertë me 26 pikë në 6
ndeshje. Menjëherë pas tyre vetëm me dy pikë më pak është Partizani. Një fakt shumë i çuditshëm është edhe situata e Tiranës: Ekipi më i dobët në ndeshjet shtëpiake me vetëm 19 pikë në 15 ndeshje, ndërkohë që ekipi më i dobët në transfertë është Kastrioti. Sulmi dhe mbrojtja më e mirëNuk kishte si të ndodhte ndryshe, Partizani është skuadra me sulmin dhe me mbrojtjen më të mirë në këtë sezon. Të kuqtë
TAKIMI
FSHF mbledh klubet për të diskutuar Reformën në Sport F
ederata Shqiptare e Futbollit, ashtu si e kishte përmendur edhe në Asamblenë e Përgjithshme, por edhe në takimin me kryeministrin Rama, ka nisur hapat e parë për reformën në sport. Për këtë arsye, zhvilloi në ambientet e federatës një takim të parë konsultativ me drejtuesit e disa klubeve të futbollit. FSHF zhvilloi një takim të parë konsultativ me disa klube futbolli në lidhje me ndryshimet ligjore që janë kërkuar dhe propozuar në kuadër të Reformës në Sport. Përfaqësuesit e klubeve të pranishëm në këtë takim u njohën me punën e deritanishme të zhvilluar nga grupet e punës të ngritura në
kanë shënuar 37 gola, vetëm një më shumë se Teuta, ndërkohë që i çuditshëm është fakti se në vendin e tretë është Tirana ka shënuar 35 gola. Ekipi i Gegës ka edhe mbrojtjen më të mirë me vetëm 16 gola të pësuar, e ndjekur nga Kukësi me 21. Duke përjashtuar Kamzën, Kastrioti është ekipi me sulmin dhe me mbrojtjen më të keqe të kampionatit, edhe pse në javët e fundit kanë bërë dukshëm përmirësime.
REAGIMI
Trajneri i Mavrajt: Ofendoj të tjerët nëse ndryshoj formacionin
Mërgim Mavraj është duke kaluar ndoshta sezonin e tij më të dobët në karrierë. Kapiteni i kombëtares, pasi kaloi një moment shumë të vështirë tek Arisi në Greqi, u transferua në Gjermani te skuadra e Kategorisë së Dytë, Inglostad-i. Skuadra është shumë pranë rënies në të tretën, por matematika i lejon të shpresoj. Kur të gjithë presin Mavrajn në fushën e lojës, trajneri Tomas Oral ka një tjetër vendim. Në një intervistë për mediat gjermane strategu gjerman nuk sheh asnjë arsye për të ndryshuar formacionin, duke lënë jashtë Mavrajn. “Duhet të respektoj ato që ndodhën në javën e fundit dhe nuk dua t’i ofendoj të tjetër. Djemtë që kanë qenë në fushë gjatë kësaj kohe, meritojnë të jenë sërish. Nuk ka asnjë arsye për ta ndryshuar formacionin, sepse skuadra është harmonizuar mjaft mirë”, ka thënë Oral.
MBROJTËSI
Përgjysmohet kartoni i Hysajt, tani vlen vetëm 20 milionë euro N
lidhje me këtë reformë dhe propozimet konkrete të FSHF me qëllim nxitjen e sportit. Drafti i propozuar nga Federata Shqiptare e Futbollit synon ndryshime dhe përmirësime në Kodin Penal, ndryshime në Ligjin për Sponsorizimet, Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat, Ligjin për TVSHnë, Ligjin për Sportin dhe transferimin e objekteve
dhe mjediseve sportive nga njësitë e qeverisjes vendore tek klubet sportive. Të gjitha pikat u analizuan me një kujdes të veçantë dhe u dëgjuan të gjitha propozimet e klubeve, të cilat pas konsultimeve të tjera, do të pasqyrohen në draftin që FSHF do të dërgoj pranë grupeve të punës që janë ngritur nga Këshilli i Ministrave.
apoli vlen 70 milionë më pak nga sezoni i kaluar: Në këtë analizë ka dalë “La Gazzetta dello Sport” për grupin e futbollistëve që ka në dispozicion Carlo Ancelotti. Ardhja në krye të skuadrës së të kaltërve e teknikut të njohur nuk ka sjellë asnjë benefit në nivelin ekonomik. Hysaj është shembulli më perfekt. “20 pikë diferencë nga Juventusi, jashtë nga Kupa e Italisë dhe nga Europa League. Tre momente të ndryshme, që kanë karakterizuar sezonin negativ të napolitanëve. Redimenti i organikës ka qenë inferior nga pritshmërit. Disa nga lojtarët që ishin të pazëvendësueshëm
në formacion, nuk kanë qenë zgjedhje të para për strategun e njohur italian, duke bërë që ata të humbin vazhdimësinë. Një nga aspektet ku do të ketë ndikim më të madh, është merkato. Ndryshe nga vlera e grupit të sezonit të kaluar që shkonte në 600 milionë euro, tashmë ka rënë në 70 milionë euro.
Dy nga futbollistët që kanë vuajtur më shumë këtë sezon janë Hysaj dhe Mertens, të cilët kanë humbur rolin e titullarit. Mbrojtësi shqiptar është i destinuar për t’u larguar gjatë kësaj vere, por Napoli kërkon 50 milionë euro për kartonin e tij. Në këtë moment vlera e shkodranit shkon në 20 milionë euro. Sa i përket sulmuesit belg, çështja mbetet më shumë te kontrata, për të cilën ende nuk është vendosur. Ai kërkon që të qëndrojë, por diferenca mes kërkesës dhe ofertës është 25 milionë euro. Në sezonin e kaluar, për belgun pati oferta deri në 40 milionë euro”, shkruhen në shkrimin e të përditshmes italiane.
SPORT
21
E premte, 26 PRILL 2019
Ylli francez ka numra të jashtëzakonshëm krahasuar me CR7 dhe argjentinasin
Fenomeni Mbappe, në moshën 20 vjeç ka shënuar sa trefishi i Messit
HOLANDEZI
De Boer, i vetmi që ka mundur Juven në “San Siro” pas tripletës Që kur Interi ka fituar tripletën në vitin 2010, nuk ka fituar asnjëherë në shtëpi, ndaj Juventusit. Ashtu siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, skuadrën zikaltër po e ndjek mallkimi bardhezi në “San Siro” n 8 vitet e fundit. Në fakt në atë kohë në krye të pankinës së zikaltërve ishte Frank De Boer, i cili nuk la shumë shenjë në aventurën e tij te zikaltërit. Holandezi, në 14 ndeshje që drejtoi Interin, ishte i vetmi që ka fituar nga Juventusit pas vitit 2010. Benitez, Ranieri, Stramaccioni, Mazzarri, Mancini dhe Spalletti, asnjëri prej tyre nuk ka fituar ndaj torinezëve në shtëpinë e tyre. Holandezi, më 18 shtator 2016, fitoi 2-1 me përmbysje me gola të shënuar nga Icardi dhe Perisic. Të shtunën në mbrëmje, Spalletti, i është kërkuar që të bëjë të njëjtën gjë, për të mbyllur diskutimin për Champions League, por këtë herë duhet të thyejë edhe një tabu.
PORTIERI
Buffon i paqartë për të ardhmen, gati të rikthehet te Juventusi
K
ush është (ose kush ka qenë) sulmuesi më i fortë në historinë e futbollit në moshën 20-vjeçare? Nëse numrat në futboll do ishin një shkencë ekzakte, përgjigja do të ishte e qartë: Kylian Mbappé. Më mirë se Messi, dhe më mirë se Cristiano Ronaldo. Sigurisht që duhen marrë edhe faktorë të tjerë në konsideratë siç është forca e kundërshtarëve apo variable të tjerë. Gjithsesi numrat e tij janë fantastikë. Mbappe, siç na thotë dhe gazeta spanjolle “As”, francezi ka shënuar 96 gola në karrierën e tij profesioniste me Monacon, Paris Saint Germain dhe me kombëtaren e Francës
(12 gola të shënuar). Në të njëjtën moshë, Lionel Messi, kishte shumë më pak hapësira tek Barcelona. Ylli argjentinas në atë kohë pati gjetur 30 herë rrugën e rrjetës, më pak se një e treta e asaj që kishte shënuar Mbappe, 4 nga të cilët i kishte shënuar me ekipin kombëtar të Argjentinës. Supermacia e Mbappe rritet më tej në qoftë se bëjmë një krahasim me Cristiano Ronaldo, i cili në moshën 20 vjeç, 4 muaj dhe 5 ditë kishte shënuar 27 gola, nga të cilat 9 i kishte realizuar me kombëtaren luzitane. Numrat nuk mund të jenë një shkencë në futboll, por golat e shënuar nga Mbappe janë vërtet mbresëlënëse
që të bën të mendosh se ylli i PSG-së është gati të shkruajë historinë. Duke qenë se Messi dhe Ronaldo fituan gjithçka, tani është radha e Mbappe për të shkruar emrin e tij në historinë e futbollit botëror. Sulmuesi francez ka qenë vendimtar në triumfin në Ligue 1, por nuk ka mundur që të bëjë diferencën në Champions League, kur i duhej që të bënte liderin në mungesë të Cavanit dhe Neymar. Numrat e tij janë impresionues, por e ardhmja do të tregojë më shumë nëse ai do të arrijë që të fitojë po aq sa dy “jashtëtokësorët” që kanë pushtuar futbollin në dekadën e fundit.
MERKATO
Reali bën gati 180 mln euro për Sancho-n e Dortmundit
K
ur dy sezone më parë, Borussia Dortmund e mori nga Manchester City për 7.8 milionë euro, Sancho ishte një djalosh i panjohur. Pas 24 muajsh, ai është kthyer në një nga emrat më të admiruar nga ekipet e mëdha europiane, që janë gati të investojnë shumë për të. Këtë sezon Sancho ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 11 asist në 30 ndeshje në Bundesligë, duke e ndihmuar që të luftojë me Bayernin për titullin. Asnjëherë asnjë futbollist kaq i ri, nuk ka shënuar kaq shumë gola dhe ka dhënë asist në kampionatin gjerman. Nuk është rastësi që Dortmundi vendosi t’i rinovonte kontratën, duke i dhënë 3 milionë euro në sezon. Gazeta “Bild” shkruan sot se Real Madrid është gati për rrëmbyer Sanchon nga Dortmundi që këtë verë, por verdhezinjtë nuk duan që ta lënë të lirë të paktën edhe për një vit. Merengues është gati për të ofruar edhe 180 milionë euro për të bindur Dortmundin që të heq menjëherë dorë.
Portat e Juventusit për Gigi Buffon janë të hapura për gjithmonë, por në harkun e disa muajve mund të vijë ribashkimi mes tyre. Bardhezinjtë i kanë ofruar një rol drejtuesi në ekip, teksa “gardiani” italian do të vendosë në ditët n vijim nëse do ta pranojë ose jo. Javën e ardhshme, menaxheri i Buffon, Silvano Martina, do të udhëtojë drejt Francës për të kuptuar se cili është vullneti i PSG-së për të ardhmen e portierit. Nga njëra anë është dëshira e Buffon për të qenë protagonist mes shtyllave edhe në moshën 41-vjeçare, në ndjekje të rekordeve të reja dhe të “të mallkuarit” Champions, nga ana tjetër mundësia për të nisur një karrierë tjetër, por në futboll, si drejtues. Pra, për të kaluar një vit “stazh”, gjë që do t’i jepte mundësi të për të kuptuar se çfarë është i aftë të bëjë në një rol të ri. Kampionët e Francës nënshkruan kontratë verën e kaluar për një sezon, me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër, por deri tani nuk e kanë ushtruar këtë të drejtë.
TRAJNERI
Sarri gati të marrë drejtimin e Milanit sezonin e ardhshëm Kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje nga fundi i kampionatit italian, rrugët e Rino Gattuso-s dhe Milanit duket se do të ndahen. Trajneri kalabrez do të largohet nga drejtimi i kuqezinjve edhe në rast se këta të fundit do të arrijnë që të sigurojnë pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Champions League në sezonin e ardhshëm. Përgjegjësia për këtë sezon aspak të mirë, është e madhe nga Gattusso, për shkak të mungesës së një loje bindëse, zgjedhja e vendosjes taktike dhe fakti që nuk ka shumë aftësi për ndryshime në ndeshje vendimtare. Pas dështimeve me ish-futbollistët Seedorf, Filippo Inzaghi dhe Brocchi, trajneri i ri me shumë mundësi do të jetë një që nuk ka një të kaluar si kuqezi. Mes emrave që qarkullojnë në javët e fundit (Emery, Pochettino, Rudy Garcia), ai i Maurizio Sarrit duket se i ka bindur të gjithë. Sipas “Sport Mediaset”, ish-strategu iu Napolit, sot i Chelsea, ka shprehur gatishmërinë maksimale për t’u larguar nga Londra dhe për t’u ulur në pankinën e Milanit në sezonin e ardhshëm.
SHENDETESI
A
pendiciti është një in flamacion (ndezje) e ap endiksit (zorrës qore, rreth 9 centimetra e gjatë, që vazhdon nga cekumi). Ende nuk dihet me saktësi se cili është funksioni i apendiksit, ndërsa ajo që dimë është se mund të jetojmë pa të, pa pasoja. Apendiciti është një urgjencë mjekësore që kërkon ndërhyrje të shpejtë kirurgjike për të larguar apendiksin. Nëse nuk intervenohet, apendiksi i inflamuar mund të shpërthejë duke nxjerrë materiale infektive në hapësirën abdominale (e barkut). Kjo mund të çojë deri te shfaqja e peritonitit - një inflamacion serioz i peritoneumit (mbështjellësit të zgavrës së barkut) që mund të ketë pasoja fatale, nëse nuk trajtohet shpejtë me antibiotikë të fuqishëm. Çfarë e shkakton apendicitin? Apendiciti shkaktohet kur apendiksi bllokohet, më së shpeshti nga jashtëqitja, nga një trup i huaj ose nga kanceri. Bllokimi mund të jetë edhe pasojë e infeksionit, meqenëse apendiksi fryhet si reaksion ndaj çfarëdo infeksioni në trup. Simptomat Simptomat klasike të apendicitit janë: • Dhimbje topitëse pranë kërthizës ose në pjesën e sipërme të
22 E premte, 26 PRILL 2019
Apendiciti, nuk i dihet funksioni, nuk parandalohet por kërkon ndërhyrje urgjente abdomenit që bëhet e mprehtë derisa lëviz në pjesën më të poshtme të abdomenit. Zakonisht kjo është simptoma e parë. • Humbje apetiti. • Nauze (mundim në lukth) dhe/ose vjellje menjëherë pas fillimit të dhimbjes abdominale. • Fryrje e barkut. • Temperaturë 37-39 gradë Celsius. • Pamundësi për kalimin e gazrave. Simptomat që shfaqen thuajse në gjysmën e rasteve: • Dhimbje topitëse kudo në pjesën e sipërme ose të poshtme të abdomenit, në shpinë ose në rektum. • Urinim që shoqërohet me dhimbje.
• Të vjella që i paraprijnë dhimbjes abdominale. • Shtrëngime të rënda • Kapsllëk ose barkqitje me gaz Nëse i keni këto simptoma kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore, sepse koha e diagnostikimit dhe mjekimit është shumë e rëndësishme. Mos hani, mos pini e as mos përdorni barna që lehtësojnë dhimbjen (analgjetikë), antacide, laksativë e as mos vendosni jastëkë të ngrohtë - të cilët mund të shkaktojnë pëlcitjen e apendiksit. Diagnostikimi Simptomat e apendicitit shpeshherë janë të paqarta ose të ngjashme me sëmundjet tjera, duke përfshirë problemet me fshikëzën e tëmthit, fshikëzën e urinës ose ndonjë infeksion të traktit urinar, pastaj sëmundjen Crohn, gastritin, infeksionin intestinal dhe problemet me ovariume. Për të përcaktuar diagnozën, zakonisht bëhen ekzaminimet e mëposhtme: • Ekzaminimi i abdomenit për zbulimin e inflamacionit • Analiza e urinës për të eliminuar infeksionin eventual të traktit urinar • Ekzaminimi i rektumit (pjesës më të poshtme të zorrës së trashë) • Analizat e gjakut, për të shikuar nëse organizmi po lufton me ndonjë infeksion • Skanimet me CT dhe ultrazë Trajtimi i apendicitit
Mjekimi standard i apendicitit është ndërhyrja kirurgjike për të larguar apendiksin, e cila quhet apendektomi. Në rast të dyshimit më të vogël se ekziston një apendicit, mjekët intervenojnë menjëherë në mënyrë që të mos pëlcasë dhe të shkaktojë probleme të tjera. Nëse apendiksi ka formuar absces (qelb), mund t'iu nënshtroheni dy procedurave: të bëhet drenazhi (të thahet) i qelbit dhe lëngut apo të largohet apendiksi. Apendektomia: Çfarë pritet? Antibiotikët jepen përpara një apendektomie për të luftuar peritonitin eventual. Jepet anestezioni i përgjithshëm dhe më pas largohet apendiksi përmes një prerjeje të vogël ose me laparoskopi. Nëse është zhvilluar peritoniti, atëherë bëhet shpëlarja e abdomenit dhe drenazhi (tharja) i qelbit. Vetëm 12 orë pas ndërhyrjes kiru-
rgjike mund të çoheni dhe të lëvizni. Zakonisht, brenda dy-tri javësh iu ktheheni aktiviteteve normale. Nëse ndërhyrja bëhet me laparoskopi, prerja është më e vogël dhe rikuperimi është më i shpejtë. Pas një apendektomie duhet ta thirrni mjekun tuaj, nëse keni: • Vjellje të pakontrolluar • Dhimbje të madhe në abdomen • Marramendje apo plogështi • Gjak në të vjella ose në urinë • Ethe • Qelb në plagë A mund të parandalohet apendiciti? Nuk ka asnjë mënyrë të parandalimit të apendicitit. Megjithatë, thuhet se apendiciti është më i rrallë te njerëzit që konsumojnë ushqime të pasura me fibra ushqyese, siç janë pemët dhe perimet e freskëta.
o Foshnja juaj nuk ka lëvizur gjatë gjithë ditës; o Foshnja juaj ka bërë më pak se dhjetë lëvizje për dy ditë një pas një; o Lëvizja e dhjetë arrihet çdo ditë por me vonesë. Nëse gjatë periudhës prej 12 orësh ju nuk keni ndjerë lëvizje, ju duhet ta kontaktoni menjëherë
mjekun tuaj për të kuptuar se ku është problemi. Zakonisht foshnja fle, por mjeku juaj është në gjendje ta përcaktojë shëndetin e foshnjës në mënyrë të shpejtë duke shfrytëzuar ultrazërin ose monitorimin elektronik fetal dhe do të marrë një vendim nëse ka nevojë për ndonjë intervenim.
SPECIALISTI
Lëvizjet e foshnjës tuaj Testi i lëvizjes së foshnjës tuaj është një shënim të cilin mund ta mbani rreth lëvizjeve të foshnjës për të përcaktuar mirëqenien dhe shëndetin e saj. Kjo mund të bëhet në shtëpi dhe e gjitha çfarë nevojitet është një stilolaps dhe një copë letër. Si ta përpiloni listën e lëvizjeve të foshnjës? Foshnja zakonisht konsiderohet e shëndetshme nëse nëna regjistron tre lëvizje në një periudhë prej një ore, ose dhjetë lëvizje në një periudhë prej 12 orësh. Ju mund të shënoni numrin e lëvizjeve për çdo orë, dhe në fund ta numëroni numrin e përgjithshëm për tërë ditën. Shumica e nënave mbase vërejnë më shumë aktivitet të fosh-
njës së tyre derisa flenë. Por kjo është sepse ka më pak hamendje gjatë natës. Në fakt foshnjat zhvillojnë stilin e tyre gjumë-zgjim, shpesh flenë për 20 minuta që pasohet nga një aktivitet prej tridhjetë minutash. Ushqimi juaj nuk shton ose pakëson numrin e lëvizjeve të bëra nga foshnja, por alkooli, duhani, qetësuesit dhe narkotikët po. Ju mund të vëreni lloje të ndryshme të lëvizjeve: goditje, kthesa, rrotullime ose frushkullima. Duke filluar nga ora nëntë e mëngjesit çdo lëvizje që e ndjeni shënojeni në listën tuaj të goditjeve të fetusit në momentin që i ndjeni ato. Pasi keni vërejtur dhjetë lëvizje, ju mund të ndaloni së llogarituri dhe të filloni sërish mëngjesin e
ardhshëm. Mbani mend se foshnja juaj mund të lëvizë dhjetë herë brenda 30 minutash ose edhe brenda 12 orësh. Nëse deri në ora nëntë të mbrëmjes ju keni numëruar më pak se dhjetë lëvizje, shkruajeni numrin e përgjithshëm të goditjeve që keni ndjerë në tabelën për shënim. Pas disa ditësh ju do të filloni të vëreni një model të lëvizjeve të cilin mund ta ndani me mjekun tuaj, dhe kjo do t'ju alarmojë juve nëse diçka nuk është në rregull. Mjeku juaj do të dëshirojë të dijë për çdo ndryshim që mund të jetë shenjë e ndonjë çrregullimi fetal dhe duhet ta kontaktoni nëse vëreni ndonjërën prej shenjave të mëposhtme:
Përgatiti: Albert Vataj
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 5. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 6. Pjesa e prapme e një anijeje ose e barkës 7. Përdor Mongolia si paranë e saj 10. Frikë e madhe, tmerr; ankth i madh 14. Ai që beson vetëm një perëndi, që beson se krijues i botës është vetëm një zot 15. Banka Botërore 17. Diçka që është shumë e vështirë për ta kuptuar, për ta zbërthyer a për ta shpjeguar 22. Johan ..., filozof gjerman i së drejtës (1557-1638) 24. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 26. Një copë e vetme dhe e madhe shkëmbi a guri 27. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 28. Ndarje teritoriale e disa krahinave veriore, të cilat diferencohen dhe identifikohen nga doke, zakone dhe kode kanunore 30. Bimë barishtore, përdoren si erëza në gatime të ndryshme 32. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 33. Emri i nënës në dokumentet zyrtare 34. Babai i nuses a secili nga të afërmit e saj kundrejt prindërve e të afërmve të dhëndrit 38. Ai që shiste me pakicë gjëra ushqimore dhe disa sende të vogla për nevoja shtëpiake 40. Në një vend të pacaktuar, në një vend që nuk e dimë ku bie 41. Eshtë ai që lëviz a që flet me naze për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve. 42. Koha që pritet të vijë, periudha pas së tashmes 44. Më 24 janar 1919 vdes në hotelin "..." të Peruxhia-s, Ismail Qemali 45. Burrë trim e bujar 47. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 50. Shfaqja e një vepre muzikore ose e një programi artistik me pjesë të ndryshme muzikore, me këngë, me valle 53. Edhe pse këndon, lançon albume, mund të të mos jesh... 54. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 55. Që e lidhin burrat si nyjë rreth qafës nën jakën e këmishës dhe e lëshojnë përpara mbi gjoks 57. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 58. Femra e tij ka nën bark një trastë, ku mban të vegjlit, ecën duke kërcyer 59. Ai që banon në rrëzë ose në faqe të një mali 60. Aktorja e njohur, ... Tejlor, lindi më 27 shkurt 1932, u martuar 8 herë me 7 burra 62. Pjesë e shtëpisë e ndarë me vete, e shfrytëzueshme për nevojat personale 65. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 68. Gjini bimësh që rriten në vende me klimë të nxehtë a të butë, me gjethe të trasha 72. Vendi i luftës a i dyluftimit, shesh lufte 75. Frut i vendeve të nxehta, me ngjyrë të verdhë dhe i shëndetshëm
E premte, 26 PRILL 2019
Nga Albert VATAJ
76. Ndoc ... (1870-1945) ishte deputet, ministër dhe atdhetarë shqiptarë. Ishte delegat i Shkodrës në Kongresin e Lushnjës 79. Rëndimi i një trupi në krahasim me të tjerë, që matet me një njësi të caktuar 80. Që fillon me kryeradhë dhe me një shenjë të posaçme 81. E mposhti, e vuri nën urdhra, e bëri ... dikë. 83. Sheshi i sipërm i anijes, i hapur dhe i pambuluar, ose mbules e shtatit 84. Tërësia e normave të sjelljes, morali i një shoqërie, i një klase të caktuar a i një grupi shoqëror 86. Zyrë që merret me pajisjen e një ndërmarrjeje, të një konviktime ushqime, me veshmbathje e me sende a orendi të tjera 90. Italia e ka si kryeqytetin e saj. Mbi vete mban histori dhe qytetërim të hershëm 92. Që është me pesë cepa, që ka pesë cepa 94. Rubrikë në masmedia që u kushtohet lajmeve të përditshme, ngjarjeve të aktualitetit 95. Pemë që rritet në pyllë 96. Tërësia e anijeve luftarake, tregtare të peshkimit etj. që ka një vend; forca detare e një shteti 98. Njësi kryesore për matjen e gjatësisë, që ndahet në njëqind centimetra 99. Jap pëlqimin për të bërë një punë a një veprim që më kërkohet 100. Tish ... (1926-2004), shkodrani i mirënjohur i muzikës, autor i shumë veprave të mëdha 102. Romani i Anton Pashkut 103. Vathë e përkohshme ku
mbyllin bagëtinë për të grumbulluar plehun 104. ... KUKUZELI , figure e shquar e kulturës bizantine, me origjine nga Durrësi, njihet si muzikanti dhe kengetari me i madh i Kostandinopojes ne shekullin XI VERTIKALISHT 1. Dru me palcë të fortë që përdoret për të bërë orendi zbukurimi, etj 2. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 3. Ndodhi e trishtë, vdekje, ngjarje, ose ... 4. Ngjitës, fillon me Z dhe mbaron me M 5. Gjallesë parahistorike, që është mbuluar në tokë dhe është ruajtur në trajtë të ngurtësuar 6. Mjerim i madh, fatkeqësi e madhe, mynxyrë; vdekje, mbart edhe këtë shquarje emërtore 8. Lopatë e barkës për të lundruar, lugatë 9. Eshtë lloj qelqi i përpunuar me plumb dhe me silikat potasi, i tejdukshëm, më i rëndë se qelqi 10. Bruce ..., aktor i artit luftarak, instruktor i arteve marciale si dhe themelues i stilit Jeet Kune Do 11. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 12. Lef ... (1877-1945), nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, patriot, arkivist, folklorist, etnograf, numizmat, arkeolog e politikan shqiptar 13. Miratimi ose e drejta që i jepet dikujt për të bërë diçka, por edhe ... lindje, ... e zakonshme, etj. 16. Josip ... Tito, ishte Presidenti i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë në peri-
udhën 1953-1980 18. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 19. Pëlhurë e ashpër, me fije të trasha zakonisht prej kërpi, që përdoret për të forcuar jakën ose gjoksin e xhaketës a të palltos 20. Figurë, zbukurim, portret që krijohen me copëza shumëngjyrëshe guri, mermeri, xhami, metali etj 21. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 23. Ishin aq të mira ata dikur, karamelet ... 25. Të gjithë e kemi një të tillë, me të cilin identifikohemi dhe na thërrasin 27. Dëshirë e madhe për të plotësuar kënaqësitë trupore, zjarr i madh i mishit e i gjakut 29. Mustafa ..., Kryeministër i Shqipërisë (1941 - 1943) dhe Senator i Mbretërisë Italiane (v. 1957) 31. Si kishtin makinat e Durrësit targën 34. Secili numër në një varg numrash që japin një shumë, një prodhim a një mbetje të caktuar, quhet ... 35. Ashtu quhet grimca elementare e dritës 36. Ludvig ... Bethoven kompozitor i madh gjerman 37. Dru ose shkurre pylli me gjethe të gjata e të dhëmbëzuara dhe me degë të trasha 38. Ai që ka për mjeshtëri të qethë dhe të rruajë 39. Ka disa fruta që janë të thatë, por të tjerë me ... 43. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 46. ... Çeliku është aktore e njohur, kujtojmë rolet në kinematografi: "Ata ishin katër"
egjiptasëve të vjetër 64. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 65. Monedha e Hondurasit quhet ashtu 66. Stoli prej ari, prej argjendi që varet në vesh 67. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 68. Ndaras nga tjetri a nga të tjerët 69. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 70. Janë mbeturinat e gjellëve, të bukës e të ushqimeve që hidhen, ose u jepen kafshëve 71. ... Papapavli, e njohim me Afroviti te "Karnavalet e Korçës", Cuca, "Cuca e maleve", Drita tek "Drita", Mara te "Toka jonë", Deizi "Arturo Ui", Bajamja "Fytyra e dytë", Ledi Milford "Intrigë dhe dashuri", Adela "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo", Gjyshja "Hijet e natës", etj 73. Pika e horizontit që është përkundrejt veriut, është ... 74. Që jetën në gjatësinë e bregut të lumit 77. Gjarpër i trashë dhe i gjatë, me trup të fuqishëm 78. Emanuel ..., (22 prill 1724 12 shkurt 1804) filozof i madh gjerman, autori i: "Kritikë e arsyes së kulluar" 80. Pjesa e skenës së teatrit që ndodhet para perdes 82. Quhet ashtu çifligari i madh në Poloni dhe në disa vende të tjera sllave 85. Zë i njëtrajtshëm, që zgjatet pa u ndryshuar dhe që shoqëron e mbështet zërat kryesorë në një këngë 87. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 88. Sejcila nga pagesat e një kredie, apo të një shlyerje detyrimi financiar, quhen ashtu 89. ... Bajron poet i shquar anglez, përfaqësues i romantizmit, mik Ali Pashë Tepelenës 91. Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës, shkurtima 92. Frikë e madhe, e papërmbajtshme, që zë një njeri a një masë të madhe njerëzish 93. Që është pa anë e pa fund 94. Rrethanë a gjendje e domosdoshme, nga e cila varet qenia e diçkaje ose zhvillimi i saj 96. Pushteti i lartë i një mbreti a i një perandori 97. Partia Mendimi I Djathte Liberal 99. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 101. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar
(1977), "Shokë të një skuadre" (1984), "Një djalë edhe një vajzë" (1990) 48. Ajo përdoret zakonisht nga gratë për të ngjyrosur flokët 49. Studenti çek Jan ... i cili bëri vetëvrasje në Pragë, në protestë kundër okupimit sovjetik 50. Një letër të tillë përdoret në procesin para shtypshkrimit te nje gazete, libri, etj 51. Pastaj e ka brenda 52. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 53. Peshk i madh i ujërave të ëmbla. Shkodra e ka emblemë të traditës së saj në kulinari 55. Në ngjyrë të mjaltit; i përhimë në të verdhë 56. Me të cilën nuset ose gratë mbulonin fytyrën 61. Krijesë e mitologjisë shqiptare, zakonisht grua e bukur e veshur me të bardha. 62. Secili nga dy fëmijët që lindin njëkohësisht nga e njëjta mëmë 63. Lumi ... ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
3
B L
D
4
Z
5
6
B
U F
U
R
10
B
A T
13
R
B
A
M U
M
K
A
U J
D E
S
T
A R
N
I
¸
D
D
23
20
I
U
D H
A
D
R
J
S
I 32
A L
Z
A 39
Z
E P
R
Y
R E
N I
E
A
M U S
H T
I
A
K
36
N G
A Z
H O
N 37
H E
38
L
M
B
K
A
O D
¸
J
41
R
E
A F
R E
T
˙
E
E
N 43
A T
H S
J
T
35
42
T
S 30
Z A
M
D
¸
L
O
A
E R
44
N G
J
I
N A
45
J
46
A
U G
47
K
48
R
T
R
49
L
K
54
K
55
Z H
Y S
50
Z
˙
L L
A H
I
E
G
L
60
P 65
66
B
61
D I
U
67
L U 69
E
A
U
R A
R I
M
B
K
¸
B A
J
E
U
R
A M
P
D
R O
V I
E R
I P
A
S
S
N A
T O
Z
P K
L
N
I 88
O L
I
U
T
V
K
Z M O R
G
90
E L
E
91
M
I
E
B
M
84
B
O
I
R
85
R G
M
107
M 95
L I C
T I
Z A
P
A
O
R A
N I
M E
G
T
T I
B
K A
L
B
U
D
E K
R I
L
H S
L
O
I
O V
M O N D
M L
B
U M ˙
I
R
R
113
O K Z
¸
G ¸
T 111
E I
L
R
M E
115
P
N
L I 106
U R
110
114
¸
A
I
105
E
112
D
V
S 99
A R
O H
109
N I
O
96
101
104
A 108
A R
A N
92
L
S
103
B
¸
F
F
98
A R
A P
¸
M I
81
˙
T
E 89
O T
O
T
100
F
I
K
T 74
F A
97
102
T
76
94
G
H
80 83
R
87
P
L S
S S
73
T R
S L O 79
P
E E
R R I
82
R L
P
R
I 63
K Z O
I
93
A
R R
62
T
72
R 78
86
A
J
O
68
P
75 77
L
B K
70
71
V
E
E
57
R
L
D
P
53
P 59
M L
52
P
56
Z A
P
51
A
58
64
C
O
I O G
40
L
F
33
M
34
R
21
24
A R
29
L
O K
H
R
L 19
A B 27
O
28
B
A S
A
Q
D L
26
E
31
I
I
18
L
L A
R N K
8
B 12 15
22
D B A
C
L
17
K
25
L
11
M
14
16
P
7
D
9
I
E
L
116
G O
I
S
T
Z I
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E premte, 26 PRILL 2019
Presidenti Meta vlerëson Gjimnazin “Petro Nini Luarasi” me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”
“Shqipëria ka nevojë për një sistem edukimi modern” P
residenti i Repub likës, Ilir Meta vlerë soi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” Gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, me rastin e 60-
vjetorit të krijimit. Gjatë një ceremonie të veçantë të zhvilluar dje paradite, Kreu i Shtetit i dorëzoi drejtoreshës së kësaj shkolle të mesme kryeqytetase, zonjës
Teuta Braçaj, dekoratën e lartë: “Në shenjë mirënjohjeje me rastin e 60-vjetorit të themelimit, për veprimtarinë e çmuar arsimore, si dhe për edukimin dhe kultivimin e vlerave morale e njerëzore të brezave të rinj, duke i bërë shembull të qytetarisë në shoqëri”. Presidenti theksoi nevojën e një sistemi modern eduki-
mi.“ Edukimi, si një e mirë publike, është thelbësor për paqen, tolerancën, për t’u realizuar në jetën personale por edhe për një zhvillim më të qëndrueshëm të vendit dhe të komunitetit. Sot, Shqipëria, ka nevojë për një sistem edukimi që ka si objektiv zhvillimin e integritetit njerëzor personal nga njëra anë, por edhe formimin e të rinjve si qytetarëve të ndërgjegjshëm, aktivë,
bashkëpunues, që marrin përgjegjësi e ndërtojnë partneritete, në emër të interesave të përbashkëta. Por, arsimi ynë i mesëm ka nevojë të vazhdojë të përparojë, duke ofruar metoda mësimdhënie që stimulojnë imagjinatën e të rinjve, që mundësojnë të menduarit kritik dhe krijues dhe që i nxisin ata të realizojnë të gjithë potencialin e tyre në të ardhmen”,- deklaroi kreu i shtetit.
hës së shenjave? Ndaj, raportimet në Kuvend dhe rezolutat e Kuvendit nuk duhet të jenë të rreme, duhet të jenë efektive,
brenda të gjitha shqetësimeve, që kanë njerëzit që na kanë zgjedhur ne këtu”,- deklaroi Ruçi.
KREU I KUVENDIT
Ruçi, kritika RTSH: Për çfarë ju paguajnë qytetarët? Në seancën plenare, gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të Këshillit Drejtues të RTSH, e mori fjalën edhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci, i cili me tone të forta kritike kërkoi që RTSH të përmirësojë rrënjësisht punën për pasqyrimin e veprimtarive të Kuvendit, transmetimet në gjuhën e shenjave dhe raportimin ndaj Kuvendit. “ Duke përfunduar çështjen kolegë deputë, duke ndjekur raportin, duke parë edhe rezolutën desha të ngrija edhe unë tri çështje: Ne jemi këtu përfaqësues të atyre që na kanë zgjedhur dhe ata, nëse na kanë ndjekur në këtë se-
ancë, na shprehin pyetjen: “Ç’raportim e diskutim po bëni ju kur televizioni publik shqiptar ka tetë kanale dhe unë që ju kam çuar në sallën e Kuvendit nuk i ndjek dot ato e ju diskutoni në parlament e flisni për paradat e sukseseve tuaja?” Është i vetmi kanal televiziv që taksapaguesit shqiptarë, votuesit e tu dhe të mi ( i drejtohet z. Musa Ulqini, në një komunikim pa mikrofon nga salla), janë aksionerë në financat e TVSH-së. Prandaj, ne të zgjedhurit e tyre, zgjedhësve tanë u jemi borxhlinj e duhet të përfshihet i gjithë debati, që kemi zhvilluar në komision dhe seancë, e kjo duhej përf-
shirë në rezolutë”,- tha Ruçi. Kryetari i Kuvendit, kërkoi gjithashtu që rezolutat e hartuara nga komisionet të pasqyrojnë problemet dhe shqetësimet reale të veprimtarisë së institucioneve. “E dyta, vërtitet një kanal tjetër, që preku pak znj. Milva: RTSH Kuvendi. Diskutojnë deputetët dhe nuk merakosen për veten e tyre. Kur do të transmetohet Kuvendi në këtë kanal në mënyrë permanente? Kur? Duke u përsëritur çdo vit kështu? E treta, një pjesë e zgjedhësve tanë janë me aftësi të kufizuara. Kërkojnë nga ne se kur TVSH do të mundësojë të ndjekin Kuvendin përmes gju-