www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 150 (8591)
E mërkurë, 26 Qershor 2019
Çmimi 30 Lekë
Aleanca Qytetare organizohet për përballje në të gjitha qendrat e votimeve të Shqipërisë. Ata deklarojnë se nuk do të lejojnë votime si në kohën e diktatorit komunist, Enver Hoxha
Shoqëria civile mobilizohet për bllokimin e VOTIMEVE
Reagim mbarëkombëtar kundër procesit fals të 30 qershorit. Personalitete publike, intelektualë, artistë dhe qytetarë organizohen për të mos lejuar rikthimin e votimeve si në komunizëm. Duke sfiduar Edi Ramën që kërcënon me burg këdo që bllokon votimet, artisti Bujar Kapexhiu deklaroi se “më 30 qershor do pengoj votimet, jam gati të shkoj në burg që vendi të mos kthehet në diktaturë”. Thirrja e një intelektuali, si rrallë herë në Shqipëri, ka gjetur përkrahje të jashtëzakonshme. Poetja Flutura Açka, shkrimtari Besnik Mustafaj, pedagogët Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, publicisti Fatos Lubonja, studiuesi Tonin Çobani dhe shumë të tjerë janë ndër emrat e parë që iu bashkuan kësaj thirrje publike FAQE 3
Kukësi refuzon Ramën, Presidenti Ilir Meta: Zgjedhjet qytetarët përplasen me policinë: e 30 qershorit janë imagjinare S’ka zgjedhje më 30 qershor dhe jo të ligjshme
FAQE 7
Në foto: Pamje nga përplasjet mes qytetarëve dhe policisë në Kukës
FAQE 4-5
Në foto: Presidenti Ilir Meta
KREU I PD
REAGIMI
KËRKESA
OPINION
FORUM
Mesazhi i fortë i Bashës: Braktiseni 30 Qershorin! Refuzojeni Edi Ramën!
Kejdi Mehmetaj i përgjigjet Edi Ramës: Të pret fundi i diktatorëve
Bashkitë, letër KQZ: Hiqni materialet zgjedhore ose do t’i asgjësojmë
30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”
Letër e hapur për “Gjyqtar Gurin” dhe jo vetëm...
FAQE 7
FAQE 15
FAQE 10
Nga Artur ZHEJI
Votohet me 30 Qershor. KQZ, një institucion, që nuk ka të ngjashëm në Perëndim, krejtësisht një sajesë politike...
FAQE 15
FORUM
Andi Bushati: Edhe Erdogani do ta kishte zili “Rilindjen” FAQE 2
Nga Mirjon Gurali Brahimllari
Babë! Disa ditë më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me një vendim sa të papritur aq edhe absurd, vendosi shkarkimin tënd nga detyra e Gjyqtarit të Krimeve të Rënda. FAQE 14
POLITIKE
2 E mërkurë, 26 QERSHOR 2019
“30 qershori është një vijë ndarëse mes demokracisë dhe regjimit”
Bushati: Edhe Erdogani do ta kishte zili “Rilindjen”
A
nalisti Andi Bus hati i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 foli për krizën politike, aktorët në lojë si dhe për faktin se si duhet të veprojë opozita në datën e zgjedhjeve në 30
qershor. Ai theksoi se mbajtja e zgjedhjeve me 30 qershor do të vendosë vijën ndarëse mes demokracisë dhe regjimit. Sipas Bushatit, këtë maxhorancë dhe modelin e qeverisjes së saj do ta kishte zili edhe Presi-
denti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. “Datën e zgjedhjeve nuk e vendos një ambasador, por e vendos Presidenti i Republikës. Mbështetjen e ndërkombëtare, qeveritë shqiptare e kanë pasur edhe kur kanë patur Sorosin kundër.E para e punës unë mendoj se nëse Rilindja zhvillon zgjedhje, presidenti duhet të japë dorëheqjen. Presidenti ka dy rrugë: ose të dalë me nder nga kjo situatë, ose të
mbetet një kukull në dorë të qeverisë. Ky është një shtet, të cilin sot edhe Erdoganin do ta kishte zili pasi vepron vertikalisht. Opozita ka bërë një gabim të madh, që kur dogji mandatin, ka përkundër në mëndje të njerëzve se kjo do të jepte një zgjidhje shumë të shpejtë. Nuk ka regjime që bien me dekrete presidenciale. Kjo është një betejë e gjatë për të kuptuar se njerëzit të ndërgjegjësohen se jemi
përballë një regjimi. 30 qershori është një vijë ndarëse mes demokracisë dhe regjimit. Ata janë aq të fortë, sepse ata të mbytin që në vatër. Nuk mund të zihet një luan me një shpend të vogël. Gjëja më e mirë që mund të bëj opozita, fotografi, kamera celularë para çdo qendre votimesh, që të identifikojë sa po hyjnë dhe sa nuk po hyjnë. Gjithmonë për t’u fokusuar tek pjesëmarrje”-tha ai.
për t’u bërë është. Thirrja ime ka qenë dhe mbetet: jo zgjedhje me 30 qershor! Kush voton më datë 30, voton grushtin e shtetit dhe DIKTATURËN! Hajdeni në plazh më mirë!”,- shkruan Ylli Manjani. Pjesë e nismës është dhe grafisti me fame Avni Delvina ka publikuar bashkimin e tij në këtë lëvizje në mbrojtje të demokracisë dhe ka publikuar një foto. Shkrimtari dhe ish-ministri Besnik Mustafaj është një tjetër personalitet publik që i është bashkuar nismës kundër zhvillimit të zgjedhjeve më 30 qershor. “#EdheUnë nuk do të votoj më 30 qershor. Edhe unë, ashtu si Bujar
Kapexhiu do të bëj gjithçka është në dorën time për t’i penguar këto votime false”,- shkruan Besnik Mustafaj. Në listë është dhe analisti Fatos Lubonja. Në një postim në Facebook ai shkruan “Edhe unë refuzoj diktaturën. Edhe Unë dua zgjedhje jo votime. Më dënoni #Edhe mua”.
Intelektualë dhe artistë të njohur i bashkohen nismës për të ndaluar zgjedhjet farsë të 30 qershorit
Nisma qytetare kundër zgjedhjeve moniste
N
jë deklaratë e karikatur istit të njohur Bujar Kapexhiu e pak ditëve më parë, ku thoshte se “Më 30 qershor unë pengoj votimet. Ju lutem më dënoni”, është përhapur gjerësisht në rrjetet sociale. Intelektualë, gazetarë dhe artistë të njohur i janë bashkuar kësaj nisme. Gazetari Agron Gjekmarkaj në një reagim në rrjetet social bën thirrje që të mos ketë votime më 30 qershor. Ai madje ironizon kryeministrin Rama duke i kërkuar që ta dënojë, ta arrestojë vetëm sepse refuzon që të ketë
votime. “Më 30 qershor me duar të pastra, pa gishta të nxirrë. Këtu jam, më dënoni. Jo votime! Jo Diktaturë! Votimet plumb për demokracinë! Me 30 qershor me duar të pastra pa gishta të nxirë! Këtu jam. Më denoni! Hape burgun Rama”, shkruan Gjek-
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
markaj në reagimin e tij. Shkrimtarja Flutura Açka thotë se me 30 qershor nuk do të votojë dhe nuk i trembet burgut. Në një postim në Facebook, Açka shkruan se nuk do të bëhet pjesë e instalimit të diktaturës në vend. “Edhe unë nuk do të votoj. Sepse refuzoj të bëhem dorëzane e rikthimit te diktaturës. Sepse refuzoj një regjim qe i ndau, i përtalli, i vodhi shqiptarët. Sepse refuzoj një sekt mavi që luan me te kuqen kur e ndjen neverinë tone ndaj tij. Sepse nuk ka burg qe me mban më. Sepse Lirinë nuk na e dhuroi asnjë regjim, por e fituam vete”, shkruan Açka. Pedagogu dhe analisti Mark Marku i është bashkuar nismës #Edheunë që është kundër zgjedhjeve në 30 qershor. Në një reagim, Marku shprehet se është gati që të dënohet pasi ai do të bllokojë votimet të dielën. “Dënomeni dhe mua. Dënojeni të gjithë. Qytetarët në burg. Kriminelët jashtë”, shprehet Marku. Edhe ish-ministri Ylli Manjani i është bashkuar nismës për të mos lejuar votime moniste në vend. “I bashkohem edhe unë nismës së Bujar Kapexhiut. Nëse të jesh kundër kësaj klike që rri në pushtet pa zgjedhje e pa vota do të thotë burg, atëherë do ta bëj dhe atë burg! Kështu si po vjen puna burgu është bërë si ushtria,
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E mërkurë, 26 QERSHOR 2019
Aleanca Qytetare organizohet për përballje në të gjitha qendrat e votimeve të Shqipërisë. Ata deklarojnë se nuk do të lejojnë votime si në kohën e diktatorit komunist, Enver Hoxha
Shoqëria civile mobilizohet për bllokimin e VOTIMEVE
Reagim mbarëkombëtar kundër procesit fals të 30 qershorit. Personalitete publike, intelektualë, artistë dhe qytetarë organizohen për të mos lejuar rikthimin e votimeve si në komunizëm. Duke sfiduar Edi Ramën që kërcënon me burg këdo që bllokon votimet, artisti Bujar Kapexhiu deklaroi se “më 30 qershor do pengoj votimet, jam gati të shkoj në burg që vendi të mos kthehet në diktaturë”. Thirrja e një intelektuali, si rrallë herë në Shqipëri, ka gjetur përkrahje të jashtëzakonshme. Poetja Flutura Açka, shkrimtari Besnik Mustafaj, pedagogët Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, publicisti Fatos Lubonja, studiuesi Tonin Çobani dhe shumë të tjerë janë ndër emrat e parë që iu bashkuan kësaj thirrje publike Data 30 qershor nuk është më çështje partiake dhe as vetëm politike. Vendosmëria deri në marrëzi për përplasje prej kryeministrit për të zhvilluar zgjedhjet pa opozitën dhe pa dekret të Presidentit, tashmë ka marrë angazhim publik të opozitës, por jo vetëm të saj, që të kundërshtohet me çdo lloj forme. 30 qershori nuk vendos nëse fiton njëra palë apo tjetra, sepse dihet që 61 bashkitë i fiton Edi Rama. Kjo datë vendos nëse Shqipëria është përfundimisht një vend demokratik, apo një formë e re regjimi njëlloj si diktatura. Zhvillimi i një procesi si ky që po përgatit Edi Rama të dielën nuk ka asgjë të ngjashme me zgjedhjet. Arsyeja më kryesore përse 30 qershori nuk quhet proces zgjedhor është sepse nuk kanë datë zgjedhjesh të dekretuar nga Presidenti i Republikës, si dhe ka votime partiake, por zgjedhje. Praktikisht që nga KQZ dhe deri të kryeministri po shkelin ligjin në mënyrën më flagrante duke kryer jo thjesht atentat ndaj Kushtetutës, por një grusht shteti. Nuk mund të quhen zgjedhje, sepse në gjithë vendin garojnë me veten e tyre kandidatët e PS. Që një proces, edhe sipas të drejtës ndërkombëtare, të quhet zgjedhje, duhet që në garë të jenë dy ose më shumë se një kandidat. Nuk quhen zgjedhje, sepse opozita u detyrua të bojkotojë dhe për herë të parë një proces elektoral nuk ka as minimumin e garës së ndershme demokratike. Në momentin që opozita largohet pjesa tjetër e procesit quhet fasadë. Së fundi, nuk quhen zgjedhje, sepse një proces elektoral e bëjnë të besueshëm jo thjesht vëzhguesit e OSBE/ODIHR, të cilët monitorojnë rreth 100 qendra votimi nga 5000 që ka gjithë vendi, por qytetarët që marrin pjesë nga forca të ndryshme politike. Në këto votime do shkojnë vetëm besnikët e PS dhe nëpunësit e kërcënuar. Votat do t’i numërojnë anëtarët e PS në
komisione dhe rezultatin do e shpallin po ata. Në fund, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tashmë i zyrtarizuar si celulë e PS do të njohë rezultatin e tyre. Praktikisht nga fillimi deri në fund procesi është në dorë të socialistëve dhe një skenar i tillë nuk ka lidhje me zgjedhjet. Ndaj 30 qershori nuk është çështje e PD, opozitës apo gjithë politikës. Më shumë se kaq. Është një datë nëse do të kemi demokraci apo diktaturë. Ky rrezik serioz që po i kanoset Shqipërisë nuk është më fantazi, por një skenar që ndodhet vetëm pesë ditë larg. Për të ndalur një projekt të tillë që e kthen vendin me vite drite pas, të dielën kundër zgjedhjeve të tilla nuk janë vetëm partitë e opozitës, por gjithë qytetarët e kuptojnë rrezikun që po vjen. Artisti Bujar Kapexhiu
ishte i pari që propozoi nismën e bllokimit të votimeve. Duke sfiduar Edi Ramën që kërcënon me burg këdo që bllokon votimet, Kapexhiu deklaroi se “më 30 qershor do pengoj votimet, jam gati të shkoj në burg që vendi të mos kthehet në diktaturë”. Thirrja e një intelektuali, si rrallë herë në Shqipëri, ka gjetur përkrahje të jashtëzakonshme. Poetja Flutura Açka, shkrimtari Besnik Mustafaj, pedagogët Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, publicisti Fatos Lubonja, studiuesi Tonin Çobani e shumë të tjerë janë ndër emrat e parë që ju bashkuan kësaj thirrjeje. Sot në internet dhe në media janë me mijëra përfaqësues të shoqërisë civile që i janë bashkuar kësaj thirrjeje dhe kërkojnë mos zhvillimin e votimeve më 30 qershor. Lista e mbështetësve
të nismës që quhet “Edhe Unë” sa vjen dhe rritet çdo orë, duke tejkaluar çdo parashikim. Nuk është thjesht një apel sensibilizues, por një deklaratë për përballje me çdo mjet me qeverinë “Rama” që ka vendosur të kryejë zgjedhje moniste në një vend demokratik. Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar çdo ditë qytetarët, opozitarë ose jo, se nëse pengojnë votimet më 30 qershor do të përfundojnë në burg. Organizimi i gjithë intelektualëve në vend dëshmon se kundër Ramës nuk janë “ca opozitarë”, por gjithë pjesa më e shëndetshme e shoqërisë. Kur një qeveri ka kundër intelektualët dhe thotë se do t’i burgosë, ky është fundi i saj. Dhe shoqëria civile do të bllokojë votimet e kësaj të diele komuniste. Qamil Xhani
POLITIKE
4 E mërkurë, 26 QERSHOR 2019
Presidenti i Republikës: Vendi ynë nuk do të bëhet koloni e asnjë fondacioni ndërkombëtar
Meta: Zgjedhjet e 30 qershorit janë zgjedhje imagjinare dhe jo të ligjshme
P
residenti Ilir Meta ka dalë mëngjesin e kësaj të marte në një konferencë shtypi. Kjo deklaratë vjen pas zhvillimeve të fundit politike, kur kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të tërhiqet në mbajtjen e zgjedhjeve njëpartiake të 30 qershorit. Ndër të tjera, Presidenti është shprehur se “30 qershori nuk ekziston. Mazhoranca të tërhiqet nga paligjshmëria. Me këto zgjedhje, e ardhmja europiane e Shqipërisë, e paditur.” Gjithashtu, kreu i shtetit ka komentuar edhe vendimin e djeshëm të Kolegjit Zgjedhor, duke deklaruar se “ky institucion nuk mund të shqyrtojë vlefshmërinë e dekretit të Presidentit. Nuk ia lejon kushtetuta. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor nuk është i vlefshëm”. Me tej, Presidenti theksoi se nuk ka asnjë institucion tjetër në Republikën e Shqipërisë që mund të caktojë datën e zgjedhjeve, përveç Presidentit të Republikës. Dhe përveç Gjykatës Kushtetuese nuk mundet asnjë gjykatë, apo as edhe parlamenti të gjykojë vendimet dhe veprimet e Presidentit. Presidenti Meta ishte i vendosur në zbatimin e Kushtetutës së Shqipërisë dhe tha se nuk pranon asnjë presion apo shantazh nga asnjeri. Meta ritheksoi se jam betuar në Kushtetutë dhe e nuk lejoj shkeljen e saj nga asnjeri. Madje shtoi se do ta mbrojë Kushtetutën derisa të jetë President në korrik të vitit 2022. Më poshtë mund të lexoni deklaratën e Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe përgjigjet e pyetjeve që i bënë gazetarët në konferencën për mediat. *** Të nderuar qytetarë dhe bashkatdhetarë, Më datë 10 qershor 2019 kam dekretuar shfuqizimin e Dekretit nr.10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore” dhe anulimin e datës 30 qershor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë.
Kjo vendimmarrje veç të tjerave synonte që t’u krijonte palëve një mundësi reflektimi dhe hapësire për të dialoguar për një zgjidhje në funksion të interesit kombëtar dhe agjendës së përbashkët europiane të Shqipërisë. Në veçanti kjo iniciativë synonte të ndihmonte përpjekjet publike për dialog të Kryeministrit Rama, i cili i kishte shkruar shtatë letra të gjata publike Kryetarit të Opozitës, zotit Basha. Por në mënyrën më zhgënjyese, nën direktivat e tij, Kuvendi miratoi një Rezolutë parlamentare, nëpërmjet së cilës iu bënte thirrje të gjitha institucioneve shtetërore, që të mos zbatonin Dekretin e Presidentit të Republikës, edhe pse ky Dekret ishte botuar në Fletore Zyrtare duke qenë i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë, përfshirë këtu edhe Kuvendin e Shqipërisë. Ditën e djeshme në Kolegjin Zgjedhor u shqyrtua kërkesa e një partie politike kundër një vendimi të KQZsë, që e pengonte atë të çregjistrohej nga zgjedhjet tashmë imagjinare të 30 qershorit. Kolegji Zgjedhor vendosi rrëzimin e kërkesë-padisë së kësaj force politike, për t’u çregjistruar nga këto zgjedhje imagjinare. Vendimi i marrë dje nga Kolegji Zgjedhor ka të bëjë vetëm me marrëdhënien
e partisë ankuese, aleate e Partisë Socialiste dhe organizatës socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që kanë vendosur të zhvillojnë një proces të paligjshëm në 30 Qershor. Të nderuar qytetarë, Presidenti i Republikës, nisur nga disinformacionet e shpërndara qëllimisht në media e gjen me vend të sqarojë se : - Në këtë proces Kolegji Zgjedhor nuk mund të shqyrtonte aspak vlefshmërinë kushtetuese të Dekretit të Presidentit të Republikës, pasi një tagër të tillë nuk ia njeh Kushtetuta; - Institucioni i Presidentit të Republikës nuk është thirrur nga kjo gjykatë zgjedhore si palë në proces, e për rrjedhojë vendimi i marrë nuk mund të prodhojë asnjë efekt juridik, qoftë për Dekretin, ashtu edhe për anulimin e datës së zgjedhjeve; - Në zbatim të nenit 145, 155, 156, 158 të Kodit Zgjedhor dhe rregullave të Kodit të Procedurës Civile, vendimi i djeshëm i Kolegjit Zgjedhor, ka efekt vetëm përkundrejt palëve në proces, dhe vetëm për atë çka është vendosur midis këtyre dy palëve: pra midis organizatës socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe aleatit të Partisë Socialiste;
- Vendimi i djeshëm i marrë nga Kolegji Zgjedhor është një truk procedurial për të justifikuar politikisht paligjshmërinë e veprimtarisë së organizatës socialiste në KQZsë dhe është një përpjekje e dëshpëruar për të ndërtuar një operacion propagandistik brenda dhejashtë vendit për të anatemuar indirekt vendimin e Kreut të Shtetit, por kurrsesi, ky është një operacion i dështuar pasi nuk prek aspak vlefshmërinë e Dekretit të Presidentit të Republikës; -Është e qartë se ky vendim i Kolegjit Zgjedhor, i orkestruar dhe i paralajmëruar prej kohësh, është marrë në kushtet e presionit dhe shantazhit politik të mazhorancës. Të nderuar qytetarë, Gjithçka që u pa dje ishte një shfaqje e rëndomtë që nuk ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës dhe me sundimin e ligjit. Jemi në një situatë paradoksale ku, Presidenti i Republikës në zbatim të Kushtetutës ka anuluar me Dekret një proces zgjedhor monist, që ishte planifikuar për t’u mbajtur më datë 30 qershor, ndërkohë që mazhoranca dhe organizata socialiste e KQZ-së, në paligjshmëri të plotë, vijojnë “teatrin” për të zhvilluar një proces votimesh që tashmë ligjërisht nuk ekziston në Republikën e Shqipërisë.
Dekreti i Presidentit nr.11199, datë 10.06.2019 për shfuqizimin e Dekretit për caktimin e datës 30 qershor si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për pushtetin vendor, është marrë në mbështetje të plotë me Kushtetutën dhe parimet themelore të mbrojtura prej saj, sidomos pluralizimit politik. Për pasojë vetëm Gjykata Kushtetuese, dhe vetëm ajo, mund të shqyrtojë vlefshmërinë e Dekretit të Presidentit të Republikës. Ky akt është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë në Republikën e Shqipërisë. Presidenti i bën thirrje mazhorancës të tërhiqet nga thellimi në paligjshmëri dhe shantazhet ndaj institucioneve të pavarura, pasi asgjë dhe askush nuk do ta justifikojë përballë ligjit. Ndërkohë, si President i Republikës vazhdoj të jem i duruar, të pres reflektimin e tyre, dhe të kuptojnë se kanë përgjegjësi jo vetëm para militantëve të tyre, por përpara të gjithë qytetarëve shqiptarë, të gjithë taksapaguesve shqiptarë dhe sidomos të ardhmes europiane të Shqipërisë, që po vihet në pikëpyetje. E vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës, këmbëngul se mbetet vetëm dialogu politik dhe respektimi i ligjit nga të gjithë. *** Gazetari: Zoti President, ju folët për zgjedhje imagjinare në 30 qershor, folët edhe për një lutje ndaj mazhorancës të reflektojë. Por, mazhoranca duket se nuk e ka në plan të reflektojë dhe zgjedhjet duket se nuk do të jenë imagjinare në datën 30. A ka Presidenti i Republikës, një plan B? Ju folët për dialog, a do të ndërmerrni hapa të tjera në emër të këtij dialogu? Presidenti Meta: Mbetem durimplotë, pavarësisht se për fat të keq janë shpërdoruar gati më shumë se dy javë, që nga momenti kur e krijova këtë hapësirë për dialog dhe për reflektim nga të dyja palët. Do të vazhdoj të jem i qetë dhe i duruar, por duhet të keni të qartë që Presidenti i Repub(Vijon në faqen 5)
POLITIKE
(Vijon nga faqja 4)
likës, nuk ndërhyn për të penguar zgjedhje partiake. 30 qershori si datë për zgjedhje në Republikën e Shqipërisë, ka rënë, nuk ekziston më ligjërisht. Kush dëshiron të zhvillojë zgjedhje të karakterit partiak është i lirë. Presidenti nuk ndërhyn në punët e brendshme të partive, kjo duhet të jetë e qartë për ju, dhe për të gjithë brenda dhe jashtë vendit. Në Republikën e Shqipërisë, ka vetëm një institucion që vendos datën e zgjedhjeve, ky është Presidenti i Republikës. Ndaj, edhe njëherë tjetër apeloj për reflektim. Kush vazhdon me kokëfortësi në rrugën e paligjshmërisë, do të marrë të gjitha përgjegjësitë dhe askush nuk do ta justifikojë dot. Gazetari: Asnjë nga ambasadorët apo përfaqësuesit ndërkombëtar nuk janë shprehur kundër 30 qershorit. Përkundrazi, ata bëjnë thirrje që zgjedhjet të zhvillohen dhe të respektohet e drejta e shqiptarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e pushtetit lokal.... Presidenti Meta: Nuk hyj tek ata politikanë që flasin në emër të ambasadave, në emër të ndërkombëtarëve dhe që fshihem pas tyre. Në Republikën e Shqipërisë i vetmi institucion që vendos për datën e zgjedhjeve është Presidenti i Republikës. Unë nuk kam anuluar zgjedhjet as në Itali, as në Amerikë dhe as në Kinë. Kam anuluar zgjedhjet në Shqipëri për shkak të një krize shumë të rëndë politike, që besoj se e keni vënë re prej muajsh, me qëllim normalizimin e situ-
atës në vend dhe njëkohësisht për të gjetur rrugën dhe datën për zgjedhje gjithëpërfshirëse. Mos prisni nga asnjë ambasador t’ju thotë këtë që po ju them unë. Sepse edhe po të bëheshin zgjedhjet më 30 qershor, që nuk ekzistojnë më ligjërisht, pa opozitën, edhe sikur i gjithë populli opozitar që nuk do të merrte pjesë, do të dilte të duartrokiste ata që do të shkonin të votonin (pa pjesëmarrjen e opozitës), e ardhmja europiane e Shqipërisë dhe çelja e negociatave do të kishte një fat të paditur për një kohë shumë të gjatë. Sepse e kam sqaruar vazhdimisht se zgjedhje të tilla nuk plotësojnë asnjë standard minimal të kritereve të Kopenhagenit. Dhe jo vetëm kaq, por Shqipëria do të dënohej nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, siç ka ndodhur me shumë vende të tjera. Besoj se jam shumë i qartë. Nuk kam anuluar zgjedhjet në asnjë vend, në asnjë ambasadë, në asnjë fondacion ndërkombëtar. Kam anuluar zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë para të gjithë shqiptarëve. Të gjithë e kanë pasur të qartë se kam bërë përpjekje të vazhdueshme për dialog midis të dyja palëve. Kam paralajmëruar qysh më 24 maj 2019 se jam i gatshëm për t’i shërbyer dialogut dhe për të rishikuar datën e zgjedhjeve. I keni parë reagimet si kanë qenë, u kam krijuar këtë mundësi, por zgjedhje ligjërisht më 30 qershor nuk ka dhe nuk do të ketë. Gazetari: Duke u kthyer te nisma e Parlamentit për shkarkimin tuaj. A nuk
5 E mërkurë, 26 QERSHOR 2019
mendoni se mbase është më korrekte dhe më e ndershme, jo për të qenë pjesë e historisë, sepse ju do të mbeteni pjesë e historisë - për mirë apo për keq kjo mbetet për t’u parë – të jepni dorëheqjen, të largoheni me nder nga kjo detyrë se sa të jeni pjesë e gjithë kësaj farse që po bëhet në Shqipëri? Gjithçka që po ndodh duket si farsë.... Presidenti Meta: Ky institucion nuk i përket Ilir Metës. Ky institucion i përket Republikës. Ky institucion nuk do të bjerë kurrë, përkundrazi. Nga ky institucion do të fillojë ringritja e Republikës, Shqipëria nuk do të kthehet në një tirani personale të askujt
dhe në asnjë koloni të asnjë fondacioni ndërkombëtar. Ky është një vend që u takon të gjithë shqiptarëve dhe bashkë do të jemi këtu deri më 24 korrik të vitit 2022. Gazetari: Zoti President, ju keni shkëmbyer disa letra, shkresa me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Keni kërkuar informacion për numrin ekzakt të deputetëve ne Kuvend, së fundmi i keni kërkuar KQZ-së, praktikën shkresore për sa i përket caktimit të deputetëve të rinj. A po merr në konsideratë Presidenti i Republikës, ndoshta shpërbërjen e parlamentit, pasi parlamenti nuk ka 140 deputetë? Presidenti Meta: Presidenti i Republikës do të bëjë çdo veprim me shumë qetësi, me shumë përgjegjshmëri, dhe do t’i shërbejë gjithmonë mbrojtjes së Republikës dhe interesave të saj, shpresojmë ta bëjnë këtë të gjithë institucionet dhe të gjithë qytetarët së bashku. Gazetari: KQZ në një nga argumentet që ka dhënë gjatë shqyrtimit të kërkesës të Partisë Uniteti Kombëtar, thoshte shprehimisht se Presidenti, nuk e ka ligjshmërinë për të anuluar një datë zgjedhjesh, po vetëm për ta dekretuar një datë zgjedhjesh. Nisur nga kjo situatë nga fakti që ju i kërkoni mazhorancës të tërhiqet, a ka menduar Presidenti i Republikës, të kërkojë një tryezë të partive politike, meqenëse ka
qenë shpeshherë traditë në Presidencë mbledhja e forcave politike kur vend i ka pasur situata të vështira? Presidenti Meta: Padyshim që kjo iniciativë fillon kur mazhoranca të tërhiqet nga kjo veprimtari e paligjshme. Atëherë hapet rruga për dialog. Jo rastësisht përdora termin organizatë socialiste, për të qenë korrekt. Presidenti, nuk mund të hyjë në debate me një organizatë socialiste, demokrate, republikane. Derisa vepron si organizatë socialiste, le të vazhdojë. Në Republikën e Shqipërisë dhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ka vetëm një institucion që vendos për datën e zgjedhjeve, ky është Presidenti i Republikës. As Kuvendi dhe asnjë institucion tjetër. Presidenti është i duruar, që të gjithë të kuptojnë dhe të reflektojnë se pluralizmi politik në Shqipëri ka tre dekada që ka ardhur dhe njëkohësisht të kuptojnë dhe një gjë që nuk ua thonë dot ambasadorët. Se ndoshta nuk i lënë që ta thonë këtë gjë, por ua them unë, ua kam thënë dhe ambasadorëve, jua kam thënë dhe palëve: pa zgjedhje dhe jo vetëm gjithëpërfshirëse, por me standardet më të mira, të paktën se zgjedhjet e mëparshme, nuk ka çelje negociatash. Kjo është e sigurt dhe për këtë më besoni mua unë, jam esëll gjatë gjithë ditës, jo më tani në mëngjes.
POLITIKE
6
E mërkurë, 26 QERSHOR 2019
Kreu i PD-së: Me paratë e krimit, Rama jeton në luks dhe jashtë realitetit. Zgjedhjet e së dielës, nul
N
ë një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, kryedemokrati Lulzim Basha ka lëshuar një lumë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama. Ai i bëri thirrje shqiptarëve që ta braktisin Edi Ramës dhe zgjedhjet farsë që ai po organizon në 30 qershor. “Mënyra më e mirë për të përshpejtuar rënien e Edi Ramës, është braktisja e tij, është braktisja e oborrit të tij të kriminelëve, të klientëve, shërbëtorëve dhe veglave të tij. Braktisini oligarkët e tij! Braktisini mediat e tij! Braktisini shërbëtorët e tij publikë! Ngrini zërin kundër tyre! Protestoni kundër tyre! Pengojini ata! Mos besoni propagandën e Edi Ramës! Mos besoni gënjeshtrat e lakejve të tij! Mos u bëni pjesë e shfaqjeve banale, që Edi Rama prodhon me mitingjet dhe aktivitetet e tij! Refuzojeni Edi Ramën! Refuzojini biznesmenët e tij grabitqarë! Refuzojini kriminelët që ai mban pranë! Refuzojini ata moralisht! Refuzojini shpirtërisht! Mbi të gjitha, braktiseni Edi Ramën politikisht! Unë e di se shumë njerëz të ndershëm, që punojnë në administratën publike apo që kanë biznese të vogla, apo veprimtari të tjera që kontrollohen nga inspektorët, policët apo veglat e tjera të Edi Ramës, janë nën terror për të dalë të dielën në zgjedhje. Por unë ju ftoj që t’i braktisni! Ju ftoj që të mos dilni të mos bëheni pjesë e kësaj farse, e cila i shërben vetëm krimit dhe pushtetit personal të Edi Ramës. Këto zgjedhje janë nul. Ato nuk do të njihen. Ato nuk do të jenë. Ju ftoj t’i dënoni ato me braktisjen tuaj. Ata që ju nxisin drejt tyre, nuk kanë në zemër as interesin tuaj, as sigurinë tuaj, as të ardhmen e fëmijëve tuaj. Unë dhe opozita do të bëjmë çdo gjë që mundemi kudhër kësaj farse të paligjshme dhe kriminale! Ju ftoj edhe juve të bëni tuajën duke i braktisur. Ju siguroj se çdo gjë do të bëhet mirë. Ju siguroj se fundi i Edi Ramës është pranë. Ju siguroj se Shqipëria ka mundësitë dhe forcën të dalë nga gremina ku ka
Mesazhi i fortë i Bashës: Braktiseni 30 Qershorin! Refuzojeni Edi Ramën!
rënë dhe të fillojë të ndërtojë një të ardhme të denjë, si cdo vend tjetër europian. Ne jemi shumica! Dhe ne jemi më të fortë se e keqja!”, deklaroi Lulzim Basha. Rama jashtë realitetit Kryedemokrati Lulzim Basha ka lëshuar një lumë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se zgjedhjet farsë të 30 qershorit do të jetë dhe fundi i tij politik. “Sot, Edi Rama shpalli se ka pajtuar një avokat gjerman kundër gazetarit Peter Tiede. Është një nga avokatët më të shtrenjtë në Europë, që faturon të paktën 13 euro për minutë. Të gjithë klientët e këtij avokati janë multimilionerë dhe miliarderë dhe, mes tyre mbretër, dhe sulltanë. Nuk është e rastësishme që në këtë listë, tani, do të jetë edhe Edi Rama, një nga njerëzit më të pasur të Ballkanit. Padia që ka bërë mund të kushtojë
qindra mijëra euro. Por Edi Rama nuk i asgjë as milionat. Ai ka 21 vjet që vjedh dhe plaçkit gjithë Shqipërinë. Ka marrë 20-40 për qind për çdo leje ndërtimi që ka dhënë në Tiranë dhe gjashtë vitet e fundit në Shqipëri ka zhvatur qindra milionë euro. Por nuk ka asnjë dyshim se një nga përfituesit direkt të trafikut marramendës së drogës ka qenë Edi Rama. Me këtë para kriminale Edi Rama jeton në luks, i shkëputur nga realiteti. Etja e verbër për para dhe pushtet, e zhveshur nga çdo ndjesi njerëzore, e çuan Edi Ramën në krahët e krimit që në fillimet e karrierës së tij dhe, që atëherë, ka mbetur peng i krimit. Në emër të krimit, në emër të avdylajbe, lalave, dakovea, gjiknurëve, manjave, Edi Rama paska vendosur të padisë një gazetar perendimor që i nxori lidhjet e tij me krimin, duke
paguar me paratë e korrupsionit! Është e njëjta mbrojtje që u ka bërë gjatë këtyre viteve Mark Frokut, Armando Prengës, Pjerin Ndreut, Artur Bushit, Elvis Roshit, Qazim Sejdinit, Saimir Sahirit, Damian Gjiknurit, Agron Xhafajt, rrajave, habiljave, shullazëve dhe trafikantëve të tjerë. Mbrojtje totale, pandëshkueshmëri absolute ndaj krimit dhe korrupsionit. Këtë e ka arritur duke shkatërruar shtetin ligjor dhe demokracinë. Duke kapur çdo pushtet”, tha Basha. Basha deklaroi se Edi Rama nuk është as sa Ramiz Alia, pasi ai i anulloi votimet e shkurtit 1991 për t’i hapur rrugë votimeve pluraliste. “Njësoj si atëherë, regjimi mundohet të shtypë pakënaqësinë e njerëzve. Ramiz Alia nuk e shpëtoi dot regjimin kriminal enverist. As Edi Rama nuk do ta shpëtojë dot
regjimin e tij kriminal. Por fati i Edi Ramës duket se do të jetë më i keq se i Ramiz Alisë. Ramiz Alia i anuloi zgjedhjet e shkurtit 1991 për t’i hapur rrugë zgjedhjeve pluraliste. Edi Rama ka vendosur t’i bëjë zgjedhjet e tij njëpartiake”, deklaroi kryedemokrati. Lulzim Basha deklaroi se ndryshe nga Ramiz Alia, Edi Rama ka zgjedhur të nxisë dhunën. Kjo sepse tha ai, Rama e di se vetëm nëse ka dhunë dhe përplasje civile, do t’i shpëtojë gjykimit për vjedhjet, drogën, mbrojtjen ndaj krimit. “Edhe pse një komunist, pjesë e krimeve të regjimit kundër popullit, Ramiz Alia kuptoi fundin e tij dhe e pranoi atë pa i sjellë fatkeqësi dhe kosto të tjera vendit. Kurse Edi Rama ka zgjedhur një rrugë më fatale. Ai ka javë të tëra që bredh nëpër Shqipëri, duke provokuar dhe nxitur përplasje shoqërore. Në të gjitha protestat e opozitës, ka futur provokatorë për të nxitur dhunë. Në të gjitha vizitat nëpër Shqipëri ka folur për të motivuar dhunë. Kulmin e arriti mëngjesin para se të nisej për në Shkodër, pak ditë më parë, kur vendosi ta provokojë Shkodrën, duke e kërcënuar se policia e tij do të bënte një tjetër 2 prill. Edhe arrestimet dhe dhuna ndaj përfaqësuesve të opozitës, kanë për qëllim nxitjen e dhunës. Dhunën ka për qëllim e gjithë propaganda që bën me të huajt duke akuzuar opozitën për dhunë. Edi Rama është i mësuar me dhunën. Tani që ka dështuar me çdo gjë, tani që as nuk shtiret dot se mund të qeverisë, ai po kërkon ta mbajë pushtetin me të njëjtën mënyrë: me dhunë dhe në aleancë me krimin. Sepse ai e di se, vetëm, nëse ka dhunë, vetëm nëse ka përplasje civile, ai do t’i shpëtojë gjykimit për vjedhjet dhe keqqeverisjen, për drogën dhe mbrojtjen ndaj krimit. Por plani i tij për dhunë ka dështuar. Shqiptarët e kanë kuptuar se dhuna i shërben Edi Ramës. Shqiptarët e dinë se përçarja është e keqja e të gjithëve. Opozita nuk vjen në pushtet me dhunë. Opozita do të vijë në pushtet, duke rrëzuar regjimin kriminal të Edi Ramës me forcën e mendjeve dhe zemrave të shqiptarëve të bashkuar kundër së keqes”, tha Lulzim Basha.
KUKSIANËT I BLLOKUAN RRUGËN 500 METRA LARG AEROPORTIT, DUKE E DETYRUAR KRYEMINISTRIN TË LARGOHET ME HELIKOPTER
Turi i Ramës - Përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Kukës dhe Tropojë K ryeministri Edi Rama është pritur me protesta edhe ditën e djeshme gjatë turit të tij elektoral në Veri të vendit për prezantimin e kandidatëve socialistë. Qindra qytetarë dhe militantë të opozitës e kanë pritur me protesta kreun e Qeverisë, i cili do të zhvillojë një takim elektoral në Tropojë. Militantët demokrat me thirrjet “Rama ik” kanë marshuar drejt gardhit me forca rendi të cilët ruajnë kryeministrin nga përplasje të mundshme me protestuesit. Protesta në Kukës Qindra policë dhe gardistë të pajisur me snajpera, gaz dhe me autoblinda kanë rrethuar qytetin e Kukësit, ndërkohë kuksianët u nisën në marshim drejt
aeroportit, aty ku Rama do të mbante takimin e radhës elektoral. Kuksianët i kanë bllokuar rrugën kryeministrit në fshatin Gostil 500 metra larg aeroportit të Kukësit duke e detyruar kryeministrin të largohet me helikopter. Forcat e policisë ngritën kordon policor në rrugën që të çon në aeroportin e Kukësin për të ndaluar mbështetësit opozitarë, por ky kordon u ça. Protestuesit në përleshje e sipër me simpatizantët e Partisë Demokratike kanë thyer kordonin policor. Ata kanë thirrur në kor “Rama ik”. Gjatë përleshjes u lëndua gruaja e Havzi Nelës, martirit të demokracisë, poet i varur në kohën e diktaturës. Zonja Nela së bashku me një foto të bashkëshortit të saj Havzi Nelës i
është bashkuar protestës së djeshme të opozitës kundër kryeministrit. “Jam në protestë për martirin, dëshmorin dhe heroin trimave siç është bashkëshorti im Havzi Nela. Zoti ja fali jetën dhe ia mori babai i Edi Ramës bashkë me Fatmira Rackën, Samir Avdiun, Hekuran Isain Agim Hoxhën edhe shumë të tjerë”, tha dje për mediat bashkëshortja e Havzi Nelës. Kryeministri Rama pas përfundimit të takimit në aeroportin e Kukësit do të largohej sërish me helikopter për të shmangur përplasjet me qytetarët të cilët protestonin jashtë ambienteve të aeroportit. Kujtojmë se takimi elektoral i Ramës ishte planifikuar të bëhej në qendër të qytetit të Kukësit, por që të ndodhur në një situatë të
tensionuar edhe për të shmangur përplasjet, takimi është spostuar në ambientet e aeroportit. Lidhur me situatën në Kukës, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh dje se shefi i qeverisë është i tmerruar nga qytetarët e Kukësit. Sipas Berishës, në qytetin e Kukësit janë dërguar 1000 policë dhe qindra gardistë të pajisur me snajpera, gaz dhe me autoblinda. Ai ka publikuar edhe pamjet e makinave të policisë, të cilat shfaqen në dalje të qytetit. “Edvin Paniku tmerr nga Kukësi! Miq, mbi 1000 narkopolicë dhe qindra gardistë dynden në Kukës me mburoja, snajper, helme, gaz, autoblinda, helikopterë, e të gjitha mjetet për mbrojtjen e puturembushurit Edvin Kristaq Paniku! Nderim kryengritësve guximtar të Kukësit që i kallin datën Edvin Frikacakut! Rama ik! Fitore”, tha ish-kryeministri Sali Berisha.
POLITIKE
7
E mërkurë, 26 QERSHOR 2019
Zv/ambasadorja e SHBA, Leyla Moses-Ones dhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca takime në selinë blu me kreun e PD-së
Basha: Pa opozitën nuk ka zgjedhje, nuk do të lejohen
AMBASADORI I BE-së
Soreca: Luftë krimit e korrupsionit. SPAK-u, urgjent funksional
Z
ëvendës ambasadorja e SHBA në Shqipëri mbërriti në selinë blu në orën 10:00, aty ku Leyla MosesOnes u takua me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, ku në fokus të bisedës mendohet të ketë qenë situata e tensionuar politike në vend, që ka kulmuar me kokëfortësinë e mazho9rancës dhe kreut të saj, Edi Rama për ti zhvilluar me patjetër zgjedhjet vendore këtë të diel, edhe pa pjesëmarrjen e opozitës në këtë garë, të cilën ajo e cilëson si farsë. Pas zv/ ambasadores se SHBA, Leyla MosesOnes selinë e PD-së e vizitoi edhe kreu i delegacionit të Bashkimit Europian Luigi Soreca. Të dy përfaqësuesit e lartë ndërkombëtarë nuk dhanë asnjë koment kur u larguan ndërsa kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një prononcim për median u shpreh i vendosur se zgjedhjet më 30 qershor nuk do të ketë. Pas takimit me zëvendës ambasadoren e SHBA, Basha theksoi në një deklaratë për mediat se pa opozitën nuk ka zgjedhje. Kreu i opozitës tha se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do lejohen, nuk do pranohen dhe nuk do njihen. “Cilat zgjedhje? Nuk ka zgjedhje me 30 qershor. Shumë pak njerëz nuk e kanë kuptuar këtë. Më 30 qershor nuk ka zgjedhje. E pra nuk ka zgjedhje pa opozitën, votime bën edhe Koreja e Veriut. Nuk ka zgjedhje. Nuk ka rëndësi çfarë mendon kryeministri. Rëndësi ka që është standard ndërkombëtar, evropian i çdo vendi evropian që një proces zgjedhor pa opozitën nuk është proces zgjedhor. Zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë, nuk do lejohen, nuk do pranohen dhe nuk do të njihen. E dyta sot kemi ligjin e zbatueshëm që thotë se 30 qershori nuk është ditë zgjedhjesh. Dekreti i Presidentit të Republikës qartësisht ka ç’dekretuar datën 30 si datë zgjedhjesh. Çdo hap i Edi Ramës, fushata, të ashtuquajturat mitingje elektorale, takime me administratën janë në fakt të paligjshëm sepse ligji shqiptar thotë se nuk mund të tilla deri 30 ditë para zgjedhjeve. Datë zgjedhjesh nuk ka kështu që këto aktivitete janë të paligjshme”, tha Basha. Në vijim, kreu i PD-së u shpreh se më 30 qershori do nisë fundi i regjimit autokratik kriminal të Edi Ramës. “Konfirmimi është i qartë, i printuar e zeza mbi të bardhë në fletoren zyrtare. 30 qershori nuk është datë zgjedhjesh, është data kur Edi Rama do të përpiqet ti rikthejë shqiptarët në kohën e zgjedhjeve një partiake në bashkëpunimin dhe mbështetjen e krimit të organizuar. Kjo nuk ka për të ndodhur. Shqiptarët janë të vendosur për të mbrojtur demokracinë, pluralizmin dhe do ta bëjnë këtë masivisht sot, nesër, më 30 qershor, 1 korrik, sado që të zgjasë kjo betejë. Ka një përfundim të sigurt fund e regjimit autokratikokriminal të Edi Ramës. 30 qershori e ka një kuptim, e ka një domethënë është dita kur nis fundi i regjimit autokratik kriminal të
Pas takimit që zhvilloi me kreun e PD-së Lulzim Basha, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, zhvilloi mesditën e djeshme një takim edhe me kreun e Këshillit të Lartë të Prokuroisë, Gent Ibrahimi. Gjatë takimit, kreu i diplomacisë evropiane ka vënë theksin te SPAK, duke kërkuar funksionimin urgjent të strukturës, që do të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet. “KLP në fazën e fundit të përzgjedhjes së kandidatëve. Është shumë e rëndësishme që SPAK të funksionojë sa më shpejt të jetë e mundur, për të përmirësuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, u shpreh ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.
Edi Ramës”, deklaroi Lulzim Basha. KOMUNIKIMI ME GAZETARËT I LULZIM BASHËS Pyetje: Z. Basha, çfarë mesazhi ju përcolli e dërguara me punë e SHBAsë në Tiranë në takimin që patët sot? Lulzim Basha: Takimet me ndërkombëtarët nuk kanë qenë kurrë subjekt i bisedave të mia me përfaqësuesit e shtypit. Pyetje: Zoti Basha, ka një urdhër që qarkullon në fakt në media, sikur ju keni kërkuar nga të zgjedhurit e opozitës në pushtetin lokal dhe kryetarët e degëve që të krijojnë incidente për të pamundësuar mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor. Sa është i vërtetë ky urdhër? Lulzim Basha: Natyrisht, që është një prodhim i mercenarëve mediatikë të Edi Ramës që paguhen me paratë që u vidhen qytetarëve shqiptarë. Është një mashtrim total dhe një shërbim që i bëhet Edi Ramës dhe klikës së tij mafioze? Pyetje: Për ta kuptuar, si do të pamundësohen zgjedhjet nga ana e opozitës? Lulzim Basha: Cilat zgjedhje? Pyetje: Zgjedhjet e 30 qershorit? Lulzim Basha: Po s’ka zgjedhje më 30 qershor. Shumë pak njerëz nuk e kanë kuptuar këtë. S’ka zgjedhje më 30 qershor. E para e punës nuk ka zgjedhje pa opozitën. Votime bën edhe Koreja e Veriut, por nuk ka zgjedhje. Pyetje: Por kryeministri mendon se... Lulzim Basha: S’ka rëndësi çfarë mendon kryeministri, rëndësi ka që ëshë një standard ndërkombëtar, standard evropian, i çdo vendi evropian, që proces zgjedhor pa opozitën nuk është proces zgjedhor, zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë, nuk do të lejohen,
nuk do të pranohen, nuk do të njihen. Nuk do të lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen. E dyta, sot kemi ligjin e zbatueshëm që thotë se 30 qershori nuk është datë zgjedhjesh. Dekreti i presidentit të republikës qartësisht ka ç’dekretuar datën 30 si datë zgjedhjesh, që do të thotë se çdo hap i Edi Ramës, fushata, të ashtuquajturat mitingje elektorale, takimet me administratën, janë në fakt të paligjshme, sepse ligji shqiptar thotë se nuk mund të bësh aktivitete të tilla deri 30 ditë para zgjedhjeve. Datë zgjedhjesh nuk ka, këto janë aktivitete të paligjshme. Ndërkohë që Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, me opozitën në krye, është e vendosur të mbrojë demokracinë, të mbrojë rendin kushtetues. Pyetje: Zoti Basha, ju thatë se zgjedhjet nuk do të njihen dhe nuk do të pranohen. A e morët këtë konfirmim edhe nga Ambasada e SHBA-së? Lulzim Basha: Edhe njëherë, as kam komentuar, as kam ndërmend të komentoj takimet me përfaqësuesit e përfaqësive të huaja në Tiranë, apo me partnerët e mi të huaj, kudo ku janë, me të cilët jam në kontakt të vazhdueshëm. Tani, konfirmimi është i qartë dhe i printuar, e zezë mbi të bardhë, në Gazetën Zyrtare të Republikës së Shqipërisë. 30 qershori nuk është datë zgjedhjesh, është data kur Edi Rama do të përpiqet t’i rikthejë shqiptarët në kohën e zgjedhjeve njëpartiake, me bashkëpunimin dhe mbështetjen e krimit të organizuar. Kjo nuk ka për të ndodhur, shqiptarët janë më të vetëdijësuar dhe më të vendosur se kurrë, për të mbrojtur demokracinë, për të mbrojtur pluralizmin, dhe do ta bëjmë këtë masivisht, sot, nesër, pasnesër me 30
qershor, me 1 korrik sado që të zgjasë kjo betejë, e cila ka një përfundim të sigurt, fundin e regjimit autokratiko-kriminal të Edi Ramës. 30 qershori e ka një kuptim. 30 qershori e ka një domethënie. 30 qershori është dita ku nis fundi i regjimit autokratiko-kriminal të Edi Ramës. Pyetje: Z. Basha atë që konsideroni ju votime, ju lutem, ju thoni se do të ketë votime në datën 30 qershor... Lulzim Basha: Jo, jo, nuk thashë se do të ketë votime. 30 qershori është dita kur nis fundi i regjimit autokratiko-kriminal të Edi Ramës. Edi Rama do të përpiqet të ketë një proces fals votimi të cilin do t’ia shesë shqiptarëve për zgjedhje. Zgjedhje nuk ka. Pyetje: Si do të veprojë Aleanca e qytetarëve z. Basha? Lulzim Basha: Aleanca e qytetarëve shqiptarë, është në këmbë, shumë prej tyre kanë dalë publikisht, ndonëse shumica prej mediave që ju përfaqësoni këtu, jashtë vullnetit tuaj, i çensuron, merrini, shikojini, çfarë shkruajnë qytetarë, çfarë shkruajnë profesorë, artistë, intelektualë, nqse ju lënë pronarët që marrin shukat e parave që u vidhen shqiptarëve, se deri tani nuk ju kanë lënë. Asnjë nga televizionet nuk e pasqyron psh Lëvizjen #edhe unë. Dy veglat qorre të propagandës së Edi Ramës, TV Klan dhe Top Channel, nuk e pasqyrojnë. Top Channel ka rënë brenda fare, se ka nja tre ditë që nuk jep asnjë aktivitet të opozitës, duke vërtetuar që s’është gjë tjetër përveçse një vegël qorre e paguar me paratë që u vidhen shqiptarëve. Klani është treguar pak më i zgjuar se na ka pasqyruar. Por rrugë e mbarë i qoftë. Perfekt për ne. Vetëm sa ka provuar se në çfarë bataku ka rënë media shqiptare. Jemi të vendosur ta çlirojmë këtë media, sikurse asgjë tjetër edhe në respekt të profesionalizmit dhe punës vetëmohuese të gazetarëve që janë përreth dhe operatorëve që kam përballë.
POLITIKE SHKRUAN ANNA TORO (WWW.ILPAESESERA.IT)
V
jedhje, mashtrime, manipulime, dhunë dhe lidhje kriminale. Një fill i kuq ai i korrupsionit që duket se përshkon protestat që këta muaj e kanë ndezur Ballkanin dhe Evropën qendrore, nga Republika Çeke, e deri në Shqipëri. Aq sa media e analistët po përdorin një emër të përbashkët, Pranverë Ballkanike. Ngjarja e fundit e madhe ishte dalja në shesh e mbi 300 mijë njerëzve në Pragë për të protestuar kundër qeverisë së Andrej Babis, i akuzuar për konflikt interesi dhe dyshohet për mashtrim me vlerë miliona euro nga fondet e BE. Pak ditë më parë ishte radha e Shqipërisë, me opozitën e udhëhequr
8
E mërkurë, 26 QERSHOR 2019
Ballkani i rebeluar, nga Praga në Tiranë, protesta kundër liderëve të korruptuar nga Lulzim Basha që manifestoi në Tiranë kundër qeverisë së kryeministrit socialist Edi Rama. Akuza: manipulim zgjedhjesh më 2017 për të qëndruar në pushtet, mashtrime fiskale e bashkëpunim me krimin e organizuar. Situata në Shqipëri po përkeqësohet në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Të bojkotuara nga opozita, zgjedhjet u anuluan më 9 qershor nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, sipas të cilit nuk ekzistonin kushtet për t’i zhvilluar në siguri e demokraci. “Një akt individual e jokushtetues”, u përgjigj
Rama, duke këmbëngulur se zgjedhjet do të zhvilloheshin në datën e caktuar e duke nisur madje edhe procedurat për heqjen e Kreut të Shtetit. Përplasja e qeverisë me opozitën vazhdon prej kohësh, me manifestime të panumërta që kanë sjellë edhe përdorimin nga ana e policisë të pompave të ujit dhe gazit lotsjellës, me rritje të dhunës nga të dyja palët, aq sa selitë diplomatike të Italisë, Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara kanë ndërhyrë me thirrje drejtuar palëve’.
Nënkryetari i PD-së: 30 qershori koston e ka të pallogaritshme, pasi Rama praktikisht po konsumon një grusht shteti
E
di Paloka, nënkryetari i Partisë Demokratike, ishte i ftuar në “A2News Cnn”, nga ku u shpreh se pas dekretit të Presidentit Meta, nuk ka më zyrtarisht një datë zgjedhjesh në Shqipëri. “Dekreti i Presidentit e bën nul 30 qershorin, çdo gjë tjetër që vjen pas shqiptarët e logjikojnë. Dje u vërtetua se sa të drejtë kemi pasur ne”, tha Paloka. Më tej, nënkryetari i PD-së theksoi se në 30 qershor nuk votojnë qytetarët. Paloka thekson se të vetmit që mund të votojnë mund të jetë administrata e kërcënuar. “Përveç administratës, e cila po të detyrohet, nën kërcënim, të shkojë të marrë pjesë në këtë farsë të fëlliqur, asnjë tjetër nuk shkon. Madje, shumë socialist kanë deklaruar edhe publikisht”, tha ai. Për Palokën, Rama po synon të vendosë diktaturën. “Praktikisht Rama po konsumon një grusht shteti dhe pas 30 qershorit synon të vendosë diktaturën. Këtë e ka thënë me gojën e palaçove të tij”, u shpreh nënkryetari i PD-së, Edi Paloka. PJESË NGA INTERVISTA Çfarë doni të thoni kur deklaroni se me datë 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje? Unë mendoj se zoti Basha foli shqip, por dhe ne mendoj se kemi folur shqip përgjatë gjithë kësaj kohe. Ka një dekret të Presidentit të Republikës, pra edhe zyrtarisht nuk ka më nju datë zgjedhjesh në Shqipëri. Dekreti në fjalë është në fuqi, sepse është botuar nga vetë qeveria e “liderit botëror” në Fletoren Zyrtare, vazhdon të jetë aty, nuk e ka grisur njeri fletën, as Rama dhe as ata të bandave që dalin nëpër përgjime. Pra nuk ka asnjë kundërshtar të këtij akti zyrtar që përcakton qartazi se me 30 qershor nuk ka zgjedhje. Rama ka vendosur të bëjë farsën e radhës, kllounatën e radhës, se nuk edi si ta quaj këtë... Por zoti Rama na thotë që ka zgjedhje... Po pra, por problemi i shqipes së kryeministrit është si ajo e shqipes së Alfred Pezës që tha se këto përgjimet janë përkthyer gabim, ndërkohë që ata flisnin shqip aty. Pra, problemi i Ramës nuk është gjuha, shqip anglisht, apo ndonjë gjuhë tjetër, sepse nuk i leverdis atij. Ndaj kur nuk i leverdis, edhe gjuhët i harron, i ngatërron. Problemi është: Zyrtarisht ka një dekret të Presidentit që e bën nul datën e zgjedhjeve, dhe politikisht, moralisht, apo çfarëdo gjëje tjetër që vjen mbrapa janë çështje që pastaj i trajtojnë shqiptarët vetë.
Paloka: Përveç administratës së kërcënuar, askush nuk voton
Por ka dhe një procedurë të ligjshme, sepse Kolegji Zgjedhor e certifikoi 30 qershorin si datë zgjedhjesh... Kjo është pikërisht një nga ato paloçiatat e Ramës, që merr një palaço si Idajet Beqiri, e çon gjoja në Kolegj Zgjedhor... Pra, ju thoni që edhe Partia e Unitetit Kombëtar dhe Kolegji Zgjedhor janë të përdorura? Absolutisht që po. E vetmja gjë që u vërtetua dje është fakti se sa të drejtë kemi pasur ne. Sepse këtu ka dy infrastruktura të ngritura për zgjedhjet nga Rama: bandidët që janë të zgjedhur nga Rama, qoftë në KQZ, qoftë në Kolegj që janë nën presionin e vetingut të famshëm, qoftë edhe bandidët që janë me të vërtetë banditë, dhe që janë përdorur për të blerë votat, për të kërcënuar zgjedhësit. Ajo e djeshmja vërtetoi thjesht se sa të drejtë kemi pasur ne qoftë kur morëm vendimin për të dorëzuar mandatet dhe për të mos hyrë në zgjedhje me këtë qeveri dhe me këto “institucione” që ka ngritur Rama për të formalizuar vjedhjen e zgjedhjeve. Pra si po shkojmë në 30 qershor në këto zgjedhje? Përveç administratës e cila është nën kërcënim që të shkojë të votojë dhe të
marrë pjesë në këtë farsë të fëlliqur, asnjë tjetër nuk shkon. Madje shumë socialistë kanë deklaruar edhe publikisht, se një pjesë e atyre intelektualëve që i janë bashkuara asaj nismës më të fundit “Edhe unë”, nuk do të shkojnë dhe nuk do të lejojnë të votohet të dielën. Pra janë jo vetëm demokratët, jo vetëm opozita, por edhe socialist që duke e parë këtë farsë. Qytetarët e kanë të qartë se ç’po ndodh. Fatkeqësia është që të thashë më lart që ka një pjesë që është e detyruar, ka një pjesë që është e inkriminuar nga Rama. E dini ju që ka angazhuar banditë prapë ai? Dhe prandaj del si gjel ky cubi që bën të fortin, ndërkohë që fshihet si mi. Merr gjithë policinë me vete... Pse do të duheshin banditët në këto rrethana? Po pyesni Ramën pra se pse i duhen. Pse i duhet të manipulojë atë që ai i quan zgjedhje? Që është i vetëm dhe përpiqet ti manipulojë dhe ato. Pra edhe pjesëmarrjen që do të jetë tejet e ulët, edhe këtë kërkon ta manipulojë. Detyron administratën, sepse i kanë dhe letrat tashmë, ku thuhet që çdo pjesëtar duhet të vijë në votime me katër votues të tjerë nga mbrapa, ndryshe ikën nga puna.
Nisur nga këto qëndrime që mbani, a është e mundur që 30 qershori të tejkalohet pa kosto për qytetarët? Unë uroj që të kalohet pa kosto, flas si proces i asaj dite, sepse koston e ka të pallogaritshme ajo që po ndodh. Unë dhe jo vetëm unë e kemi thënë që Rama praktikisht konsumon një grusht shteti. Rama ëndërron që pas datës 30 qershor, në Shqipëri të vendosi diktaturën. E ka thënë këtë me gojën e palaçove të tij. unë uroj të mos ketë kosto, por nga ana tjetër ka një mori me intelektualë që kanë deklaruar publikisht që janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka për të mos lejuar që një diktaturë e re të instalohet në Shqipëri. Sepse vetëm ai që nuk ka sy, thotë, nuk e shikon se ku po na çon Rama. Dhe ne nuk kemi ndryshuar asgjë nga qëndrimet tone, sepse ne nuk mund të pajtohemi që pas 30 vitesh pluralizëm të ndryshojë regjimi dhe të biem dakort që të na drejtojë “lideri botëror” si diku udhëheqësi i madh i Tepelenës. Formula e opozitës mbetet po e njëjta, sot (dje) është parashikuar një tjetër protestë në Kukës ku do pritet kryeministri? Po gjithandej kryeministri është pritur me protesta. Në çdo vend ku ka shkuar, dhe jo vetëm në Kukës, është pritur me protesta dhe nuk mund të presë gjë tjetër ai nga ne. Tjetër gjë që ky zotri që pasi kalon fshehtas dhe si mi, del më pas dhe bën edhe ironi dduke thënë 50 veta aty që protestojnë, 100 veta aty, po kur qenkan 50 dhe 100 veta përse e merr gjithë policinë me vete. Në Kukës kanë shkuar forcat speciale dhe me autoblinda. Atëherë për çfarë normaliteti flasim këtu?! Për çfarë zgjedhjesh flasim, për çfarë kryeministri legjitim flasim. Për çfarë parlamenti legjitim flasim që vazhdon të jetë i rrethuar me tele me gjemba. Kryeministri merr gjithë policinë me vete e forcat speciale, lëviz me helikopter dhe me blinda dhe ne duhet të flasim për normalitet. Nuk kalon miza aty ku shkon ky, pasi është i rrethuar i gjithë territori edhe aty ku ai shfaqet gjoja duke pirë kafe normale në gjoja fushatën që bën në Tiranë. Po pse kështu do jetojnë shqiptarët? Ta harrojë ky që ta rikthejë kohën e Enverit.
POLITIKE
9
E mërkurë, 26 QERSHOR 2019
Fjalimi që çoi në polici Bylykbashin - Pas shoqërimit për “vëllavrasje”, Bylykbashi: I mbetem besnik fjalëve
Q
everia nuk heq dorë nga kërcënimet, presionet apo intimidimi i përfaqësuesve të opozitës të cilët shprehen publikisht kundër mbajtjes së zgjedhjeve “moniste” në 30 qershor, datë kjo e anuluar edhe me dekret presidencial, por që për kryeministrin Edi Rama është një vendim i pavlefshëm. Dhe në këtë klimë intimidimi dhe frikësimi të opozitës, është shoqëruar paraditen e djeshme në polici kreu i degës së Partisë Demokratike në Elbasan Aurel Bylykbashi. Burime bënë me dije se shoqërimi është bërë pas deklaratave të tij në mbledhjen e “Aleancës qytetare” në Elbasan, ku gjatë kësaj mbledhjeje, ishdeputeti i PD-së, Aurel Bylykbashi do të deklaronte se “Nëse do ketë përplasje më 30 qershor, le të ketë”. Pra diskutimet në një forum politik ishin dhe arsyeja e marrjes së tij në pyetje nga policia. Pas shoqërimit në komisariatin e policisë Elbasan kryetari i PD-së Aurel Bylykbashi do të bënte dhe një deklaratë për mediat. Bylykbashi theksoi se vazhdon që ti qëndrojë besnik të gjitha fjalëve që ka thënë në deklaratën e tij para punonjësve të Policisë së Shtetit. “Unë e respektoj shtetin. Kam pasur një telefonatë për t’u paraqitur në polici, pavarësisht se unë i di mirë rregullat që edhe po mos të paraqitesha do të çonin furgonin për të më marrë. Kështu që u paraqita vetë ashtu siç bëra edhe herën e parë, pavarësisht se atje shkruhej arrest në flagrancë. Më morën në pyetje mbi bazën e një indicieje që kishin, për një postim timin në “facebok”, që ka lidhje me pjesëmarrjen time në krijimin e Aleancës për Mbrojtjen e Demokracisë dhe të Lirisë në Elbasan. Ju mbetem besnik të gjitha atyre që kam thënë në këtë deklaratë”, u shpreh dje Aurel Bylykbashi. Më tej kreu i PD-së u shpreh se ditën e sotme kur kryeministri Edi Rama të zhvillojë takimin e organizuar prej ditësh në Elbasan, opozita ka bërë një kërkesë në polici për
Rama e Lleshaj vijojnë kërcënimet e opozitës, kreu i PD Elbasan shoqërohet në polici
zhvillimin e një tubimi në pallatin e sportit. “PD dega Elbasan edhe në kuadër të nismës së Aleancës për Mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë ka bërë një kërkesë në polici për një tubim në pallatin e sportit që nga ne gjykohet si ditë proteste paqësore dhe si një mesazh drejtuar kryeministrit se kështu nuk mund të vazhdojë më dhe vendi ka nevojë për një zgjidhje të shpejtë politike, për të mos e cuar vendin në një katastrofë në 30 qershor”, theksoi ditën e djeshme kryedemokrati i Elbasanit, Aurel Bylykbashi. Fjalimi që çoi në polici Bylykbashin Përshëndes krijimin e Aleancës Qytetare për Lirinë dhe Demokracinë në Elbasan! Në radhë të parë, dëshiroj t’i sjell një mesazh kësaj Aleance, dhe
nëpërmjet saj, gjithë qytetarëve të Elbasanit! Në rast se do të kishim zgjedhje në Shqipëri, Aleanca jonë politike, Aleanca jonë me qytetarin e thjeshtë fiton zgjedhjet! Kjo i ka bërë këta që të hyjnë në një rrugë të gabuar dhe të çojnë vendin në vëllavrasje. Kjo Aleancë që krijohet sot në Elbasan, por që krijohet edhe në 61 Bashkitë e Shqipërisë, ka një mision të qartë dhe të prerë, Demokracia Shqiptare është në rrezik! Ky vend ka sakrifikuar shumë për demokracinë, Risto, Demiri, Skënderi, Ismaili, dhjetëra dhe qindra të tjerë kanë lënë jetën dhe kockat për demokracinë! Prandaj ne jemi sot këtu për të mbrojtur atë që fituam në 1990, mbas kaq vitesh burgosjesh, sakrificash, internimesh në vendin tonë!
Aleanca e krijuar sot në Elbasan, duhet të ketë një agjendë dhe objektiva të qarta, jo vetëm thjesht sensibilizim, jo vetëm thjesht mesazhe të qarta kundërshtarëve të Demokracisë dhe Lirisë në Shqipëri, por ne kemi dy ngjarje që vijne: data 26, kur kryeministri Rama vjen në Elbasan për të bërë takimin e radhës. Ne duhet të jemi të gjithë atje, në Bradashesh dhe ti themi më qartë se kurrë, se ky qytet nuk të do, ky vend nuk të do, dhe nuk ka burg që mund të na kthejë nga rruga jonë! Jemi më të qartë se kurrë! Nga ana tjetër, është data 30. Ka shumë zëra që parashikojnë kasandrën, domethënë do të ketë luftë civile, do të ketë vëllavrasje! Po e them prerë dhe qartë: Ne nuk do të lejojmë zgjedhje në 30 Qershor! Ka vëllavrasje, ka luftë civile? Le të ketë! Patjetër që le të ketë, ne nuk kthehemi mbrapsht nga rruga jonë dhe nuk do të bëjmë gabimin që bënë gjyshërit tanë në 1944! Dhe të ngelemi peng dhe për 50 vjet të tjera. Historia, historianët le të shkruajnë më mbrapa, kishin të drejtë këta, apo kishin të drejtë ata. Ne do të merremi me ngjarjen. Në qoftë se Demokracia rrezikohet, Liria rrezikohet dhe do trupat tanë për ta mbrojtur, jemi gati! Dhe le ta dëgjojë këtë Elbasani dhe Tirana! Nuk jemi këtu se po luajmë politikisht, është shumë më e madhe kjo që po bëjmë, rrezikohet Liria dhe Demokracia dhe kemi dy rrugë: o do të na shtypin në punët tona, në bizneset tona, do të na pengojnë lirinë e fjalës, ose do të largohemi nga Shqipëria! Unë kam zgjedhur të jetoj në këtë vend, dhe ashtu siç kam bërë gjithë këtë kohë, do të luftoj me gjithë fuqinë e shpirtit për Demokracinë dhe Lirinë! T’ua përcjellim këtë mesazh gjithë qytetarëve të Elbasanit!
REAGIMI
PD - Arta Markut: Pa ndëshkuar hajdutët e votave, nuk ka zgjedhje të tjera!
Një reagim i ashpër ka ardhur dje nga Partia Demokratike kundër Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku për udhëzimin që ajo i ka drejtuar më 21 qershor, prokurorive, për verifikimin e integriteti të kandidatëve në zgjedhje ashtu si dhe për hetimin e ndjekjen penale të personave që do të dhunojnë zgjedhjet e 30 qershorit, sipas saj. Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PDsë, i ka bërë thirrje Markut të mos humbasë kohën kot me shkresurina pa vlerë, por të ndëshkojë hajdutët e zgjedhjeve. “Përfaqësuesja e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme Arta Marku i ka mbi tavolinë dy dosje të krimeve mostruoze zgjedhore, nr. 184/2016 dhe nr. 339/2017. Po humb kohën kot me udhëzime e shkresa pa vlerë! Boll pengove hetimin dhe dërgimin para drejtësisë të hajdutëve të zgjedhjeve, të kapur me përgjime të ligjshme të prokurorisë për krime të rënda. Krime zgjedhore të rënda janë blerja e votave, kanosja e votuesve, presioni mbi administratën apo përdorimi i administratës për zgjedhje. Këto krime duhen ndëshkuar, pavarësisht nëse janë kryer nga Ulsiu, Damiani apo Vangjushi. Pa u ndëshkuar hajdutët e zgjedhjeve, nuk mund të ketë zgjedhje të tjera në Shqipëri. Boll më me lojëra dhe propagandë. Kohë për drejtësi është tani”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
ISH-DEPUTETI: SOT RREZIKOHET DEMOKRACIA, SHQIPTARËT DUHET TË NGRIHEN PËR TA RRËZUAR KËTË GRUSHT SHTETI QË PO NDODH
Shoqërimi në polici i Bylykbashit, Shehu: S’do ishte çudi ta çonin në Spaç Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu e cilësoi shoqërimin e djeshëm të ish-kreut të PD-së Elbasan, Aurel Bylykbashit si të i turpshëm dhe si një rast që nuk ndodh në asnjë vend të botës. Në një intervistë për “Neës24”, duke ironizuar Shehu tha se Aurel Bylykbashi ka shkelur nenin 55 të komunizmit për “Agjitacion e Propagandë”. Ai theksoi se sot rrezikohet demokracia dhe tha se populli duhet të reagojë konform demokracisë e masivisht për të rrëzuar këtë grusht shteti që po ndodh. “Unë mendoj se shoqërimi i z. Bylykbashi është i drejtë sepse shkeli nenin 55 të agjitacionit e propagandës, nen që ka burgosur, pushkatuar e internuar mijëra njerëz. Ai regjim kërkon të
kthehet në Shqipëri. Nuk e kanë shkruar por e kanë në mentalitet e veprimtari. Në këtë pikëpamje dhe shoqërimi i z. Bylykbashi është në përputhje me mentalitetin e tyre. Bile nuk do ishte çudi ta çonin në Spaç ose ndonjë burg tjetër e të internonin familjen. Ka shkelur ligjin e komunizmit. E kanë thirrur për agjitacion e propagandë. Është e turpshme. Nuk ndodh në asnjë vend të botës. Është rast unik. Në Shqipëri po përsëriten ngjarjet e pas vitit 1945. Një sinjal alarmi. Në Shqipëri po zhvillohet një grusht shteti. Në Shqipëri nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka të Gjykatë të Lartë. Gjykatat e Apelit po rudimentizohen, nuk funksionojnë gjykata e faktit”, deklaroi Shehu.
Ai i quajti skandaloz e kundër ligjit vendimin e Kolegjit Zgjedhor duke shtuar se ka një mënyrë për të mbrojtur Kushtetutën e demokracinë dhe ajo është një lëvizje popullore masive. “Kemi një kolegj zgjedhor që dha dje një vendim skandaloz, me urdhër. Kemi një proces që kërkon të bëhet në kundërshtim me dekretin e Presidentin. Kemi një sërë veprimesh në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me Kushtetutën. Ka vetëm një mënyrë për t’i mbrojtur. Një lëvizje masive popullore. Një pjesëmarrje e gjerë e masave për t’iu kundërvënë diktaturës. Unë besoj tek metoda demokratike. Sot rrezikohet pluralizmi”, tha dje ish-deputeti Tritan Shehu.
POLITIKE
10 E mërkurë, 26 QERSHOR 2019
SKEMA E PS
Ja si u merret firma zgjedhësve. Po manipulohet edhe 30 qershori
N
dërkohë që ndajnë pesë ditë nga 30 qershori, për të cilën kryeministri Rama, jo vetëm nuk lëviz pavarësisht dekretit të Metës për anulimin e vendoreve, por ka theksuar se është shumë i rëndësishen, jo thjesht për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj, por për të nesërmen e vendit, në bazë duket se janë marrë masat për të garantuar votën për PS. Nëpër qytete të ndryshme janë parë të shpërndarë disa formu-
larë që bëjnë fjalë për një të ashtuquajtur sistem patronazhi, që duket se është gjetja e përdorur nga socialistët për të bërë identifikimin e zgjedhësve dhe garancinë për votën. Në formular ka të detajuar elementë të posaçëm si për emrin e personit të patronazhit, tek emrat e votuesve, me qendër votimi e deri te vendi ku do të takohen për të “shmangur deklarimet fiktive”. Poshtë formularit ka saktësime të tjera, të tipit “patron-
azhuesi që plotëson formularin garanton dhe mban përgjegjësi që personat e listuar, pra votuesit, do të paraqiten për të votuar më 30 qershor. Patronazhues mund të jenë që nga drejtues të strukturave të PS, drejtues institucionesh, persona influentë në zona, apo persona që quhen të spikatur”. Në këtë mënyrë patronazhuesi del garant që ata do votojnë për PS, pasi u ka marrë më parë emrat dhe firmat dhe bën edhe shoqërimin e tyre në votim.
Bashkitë e opozitës, letër Komisionit qendror të Zgjedhjeve: Nuk ka zgjedhje më 30 qershor
“Hiqni materialet zgjedhore ose do i asgjësojmë” B
ashkitë që drejtohen nga opozita i kanë dërguar sot një letër zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkojnë marrjen e masave për zbatimin e dekretit të Presidentit, lidhur me anulimin e datës së zgjedhje. Në dokumentin e firmosur nga gjithë krerët e bashkive theksohet se sipas dekretit nuk ka zgjedhje më 30 Qershor. Drejtuesit e pushteti vendor i kërkojnë KQZ largimin e materialeve zgjedhore dhe lirimin e ambienteve. “Lironi çdo ambjent për aktivitetet e qytetarëve nga 27 Qershor deri në Korrik ose materialet e paligjshme të KQZ-së do të asgjësohen”,- thuhet në kërkesën e krerëve bashkive për KQZ. Në vijim, letra e krerëve të bashkive për Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve *** REPUBLIKA E SHQIPËRISË BASHKIA Nr. ______ Prot. 019 Tiranë, më 21.06.2 1.06.20 Lënda: Njoftim për zbatimin e Kushtetutës dhe mbrojtjen e parimeve të shtetit të së drejtës Drejtuar: KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE - TIRANË Për dijeni: KOMISARIATIT TË POLICISË Në vëmendje: MISIONIT TË OSBE/ODIHR Me Dekretin nr. 11199, datë 10.06.2019 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë është vendosur anulimi i datës 30 Qershor 2019 si ditë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale. Ky Dekret është botuar në Fletoren Zyrtare dhe është akt me fuqi detyruese në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Nuk ekziston asnjë akt që të ketë njoftuar shfuqizimin e Dekretit nr. 11199, datë 10.06.2019 të Presidentit të Republikës. Nëse ju dispononi një akt të tillë, ju lutem na e bëni me dije. Deri atëherë, Dekreti i Presidentit është i detyrueshëm për zbatim, sepse ai është autoriteti i vetëm kushtetues që vendos kur zhvillohen zgjedhje në Shqipëri. Datën e zgjedhjeve vendore nuk e cakton as Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), as njësia e qeverisjes vendore, as Kryeministri, as Policia e Shtetit dhe as partitë politike. Ajo është kompetencë ekskluzive kushtetuese e Presidentit të Republikës, si autoriteti që përfaqëson unitetin e popullit. Fakti që KQZ ka vendosur të marrë tagrat e Gjykatës Kushtetuese, apo sistemit gjyqësor, dhe në shkelje të Kushtetutës e ligjit, të veprojë sipas urdhrave politik, nuk nënkupton që edhe njësitë e qeverisjes vendore të ndjekin KQZ në këtë absurd kushtetues, ligjor e logjik, që po cenon sigurinë në vend dhe stabilitetin demokratik të Shqipërisë. Për pasojë, për njësinë e qeverisjes vendore zbatimi i Kushtetutës dhe Dekretit të Presidentit të Republikës, është e vetmja mënyrë për respektimin e parimeve
të shtetit të së drejtës dhe garantimit të ushtrimit efektiv të të drejtës për të zgjedhur. Për këtë shkak, ju bëjmë me dije se ne jemi të vendosur q¸ të marrim nën administrim ambientet ku janë vvendosur endosur KZAZ dhe GNV GNV,, pa asnjë tolerim, pavarësisht pengesave të paligjshme që na janë krijuar nga Policia e Shtetit në të shkuarën. Ne kemi depozituar kallëzim penal ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit dhe gjejmë rastin t’ju kujtojmë se me qëndrimet tuaja të paligjshme, jeni duke cenuar rëndë autonominë vendore dhe kompetencat kushtetuese të njësive të qeverisjes vendore. Një organ i krijuar me ligj, si KQZ, pavarësisht delirit që karakterizon anëtarët e tij, nuk mund t’i tregojë kufijtë e ‘ligjshmërisë’ apo ‘paligjshmërisë’, organeve kushtetuese, nga Presidenti i Republikës tek organet e vetqeverisjes vendore. Ju mund të ndryshoni Kushtetutën me vendim Qeverie, por më lejoni t’ju theksoj se KQZ nuk është “superorgani” që drejton shtetin dhe as “treni që ndalon në stacionin e duhur” për të orientuar sjelljen institucionale të organeve kushtetuese. Gjithashtu, ju bëjmë me dije se në datat 27 Qershor 2 019 – 2 K orrik 2 019, në kushtet Korrik 20 20 kur nuk ka një Dekret të Presidentit të R eRepublikës për caktimin e datës së zgjedhjev zgjedhjevee, në ambientet që ishin vënë në dispozicion paraprakisht për KZAZ dhe GNV GNV,, është planifikuar të jenë në dispozicion të qytetarëv shme artistike rëvee për aktivitete të ndry ndryshme artistike,, kulturore dhe letrare letrare,, që do të organizohen nga njësia e qev erisjes vvendore endore qeverisjes endore,, apo për tubime që do të organizohen në përputhje me të drejtën kushtetuese të lirisë së tubimit, sipas nenit 47 të Kushtetutës. Në të ardhmen, ju lutem na kurseni kohën me shkresa e ultimatume të kota, sepse as nuk na impresiononi dhe as nuk e realizoni dot objektivin tuaj për të na intimiduar në ushtrimin me përgjegjshmëri të përgjegjësive tona kush-
tetuese e ligjore. Ndryshe nga ju, për ne, Kushtetuta dhe ligji, janë aktet e vetme që orientojnë sjelljen institucionale. Është zgjedhje juaj e pavarur (për të cilën mbani përgjegjësi personale) që në vend të Kushtetutës dhe ligjit, të zbatoni urdhrat politik, duke u shndërruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Komisionin e Garancive Statutore të Partisë Socialiste. Nga ana tjetër, në përputhje me nenin 56 dhe 62 të Kodit Zgjedhor, ju njoftojmë se: 1- Kam shfuqizuar/anuluar aktin administrativ me të cilin kemi dërguar listën e zgjedhësve pranë KZAZ-së përkatëse, në kohën kur Dekreti i Presidentit të Republikës ishte në fuqi për organizimin e zgjedhjeve në 30 Qershor. 2- Kam shfuqizuar/anuluar aktin administrativ me të cilin kam caktuar vendndodhjen e Qendrave të Votimit (QV) në territorin e bashkisë. Në ambientet ku ishin planifikuar të vendoseshin QV e që janë në pronësi/administrim të njësisë së qeverisjes vendore, nuk do të lejohet vendosja e asnjë materiali zgjedhor. Ato do të ruhen me punonjës të strukturave të njësisë së qeverisjes vendore, që kanë përgjegjësinë për të mos lejuar hapjen e tyre pa autorizim paraprak nga Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore. Në datën 29-30 Qershor 2019, këto ambiente do të jenë në dispozicion të qytetarëve për aktivitete të ndryshme artistike, kulturore dhe letrare, që do të organizohen nga njësia e qeverisjes vendore, apo për tubime që do të organizohen në përputhje me të drejtën kushtetuese të lirisë së tubimit, sipas nenit 47 të Kushtetutës. 3- Kam shfuqizuar/anuluar aktin administrativ me të cilin kemi dërguar propozimet për vendndodhjen e QV në ambiente private apo që nuk janë nën pronësinë/administrimin e njësisë së qeverisjes vendore, si dhe do të njoftojmë pronarët e ligjshëm të këtyre ambi-
enteve për këtë vendim. Këtë njoftim po e bëjmë për efekt të detyrimit që ju keni për të mos cuar dëm materialet zgjedhore zgjedhore,, sepse zaptimi i ambientev ambientevee tona me materiale që nuk janë të autorizuara nga ne të futen brenda, do të shkaktojë asgjesimin e tyre të menjëhershëm, në funksion të lirimit të ambientev ambientevee, për realizimin e aktiviteteve të përmendura në pikën 2 më lart. Gjithashtu, në këto ambiente nuk do të lejohet të futet paraprakisht asnjë person pa autorizim të pronarit apo organit administrues të ambientit, që është njësia e qeverisjes vendore. Në këtë pikë, sjellim në vëmendjen tuaj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të urdhërojë përdorimin e ambienteve në pronësi apo administrim të tij, por nuk mund të shkelë Kushtetutën e ligjin dhe të kryejë veprime të paligjshme në ambientet që janë nën pronësinë/administrimin tonë. Fakti që “njohuritë” tuaja ligjore kapërcejnë kufijtë e normales, duke na referuar për zbatim Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë (akt me natyrë jo detyruese) dhe jo Dekretin e Presidentit të Republikës (akt me natyrë detyruese për këdo), nuk nënkupton që ne të kalojmë në paligjshmëri për shkakun tuaj. Ne jemi të vendosur të zbatojmë Kushtetutën dhe ligjin, duke njohur autoritetin e Presidentit të Republikës, si organi i vetëm që cakton datën kur zhvillohen zgjedhje të përgjithshme apo vendore në Shqipëri (për shkak se ndryshe nga ju nuk jemi në gjendje dhe nuk kemi delirin të mendojmë se kemi tagër kushtetues dhe ligjor për të gjykuar/vlerësuar kushtetutshmërinë apo ligjshmërinë e akteve të Kreut të Shtetit). Së fundmi, ju bëjmë me dije, se për shkak të abuzimit tuaj me detyrën, keni shkaktuar situata të paprecedenta të përplasjeve institucionale midis strukturave bashkiake dhe Policisë së Shtetit, si dhe midis qytetarëve të bashkisë sonë dhe Policisë së Shtetit. Kjo ka dëmtuar rëndë rendin publik dhe po rrezikon bashkëjetesën demokratike të qytetarëve. Ju sigurojmë se ju do të mbaheni përgjegjës për çdo cënim të integritetit fizik të çdo banori të bashkisë sonë, për çdo cenim të stabilitetit demokratik në vend dhe bashkëjetesës mes qytetarëve. Duke ju uruar suksese në punën tuaj për organizimin e zgjedhjeve në datën e re që do të dekretohet nga Presidenti i Republikës, në përputhje me kompetencën e tij kushtetuese të sanksionuar në nenin 92/gj të Kushtetutës, gjejmë rastin t’ju garantojmë, që sapo kjo të ndodhë, do të gjeni të gjithë bashkëpunimin tonë institucional për përmbushjen e përbashkët të përgjegjësive sipas ligjit.
POLITIKE
11
E mërkurë, 26 QERSHOR 2019
“PËRFAQËSUESIT E “RILINDJES” VIJOJNË MOSKOKËÇARËS PROJEKTIN E TYRE PËR ZGJEDHJE MONOPARTIAKE”
Grupimi i Qendrës së Djathtëshqiptarëve: Mos votoni më 30 qershor
G
rupimi i Qendrës së Djathtë me anë të një deklarate për mediat iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos votojnë më datë 30 qershor. Sipas grupimit në fjalë, zgjedhjet e 30 qershorit janë antidemokratike, antikushtetuese dhe në shkelje të hapur me dekretin
presidencial. Në komunikatë thuhet se shqiptarët nuk duhet të pranojnë këtë farsë zgjedhore, që kërcënon dukshëm pluralizmin politik. “Të nderuar qytetarë, si rrallëherë në këto tri dekada, vendi ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm që kërcënon një arritje të shenjtë për çdo popull: Pluralizmin politik. Në kundërshti totale me ligjin dhe me dekretin e Presidentit, tashmë të botuar në fletoren zyrtare të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuesit e ‘Rilindjes’ vijojnë moskokëçarës projektin e tyre për zgjedhje monopartiake. Fasada institucionale me të cilën kanë veshur kapjen e tri pushteteve, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, po përdoret për të simuluar ligjshmërinë në sytë e qytetarëve shqiptarë dhe të huaj.
Përballë kësaj organizate, vlerat morale të së cilës u shpalosën qartë në sytë e gjithë botës nga përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild, e vetmja alternativë është qëndresa qytetare. Për këtë arsye, Grupimi i Qendrës së Djathtë, në unison me opozitën e bashkuar, i bën thirrje qytetarëve shqiptarë të mos bëhen pjesë e procesit farsë të 30 Qershorit dhe të refuzojnë me neveri votime antikushtetuese dhe antidemokratike. Ne inkurajojmë Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë të vijojë misionin e saj legjitim, për të bërë, as më shumë dhe as më pak sesa atë që bëjnë të gjithë popujt liridashës, nga të cilët ne frymëzohemi kur demokracia është në rrezik!”, thuhet në reagimin e djeshëm të Grupimit të Qendrës së Djathtë.
Reagojnë ish-deputetët Silva Caka dhe Endrit Braimllari: Refuzoni të zbatoni urdhrat e saj idiotë dhe politikë
“Arta Marku”, LSI thirrje Prokurorëve: Refuzojeni këtë të paaftë! L ëvizja Socialiste për Integrim përmes ish-deputetëve të saj Silva Caka dhe Endrit Braimllari, ka shpërthyer ndaj Kryeprokurores Arta Marku, pasi sipas saj Marku po përdor Prokurorët dhe Oficerët e Policisë Gjyqësore për zgjedhjet e paligjshme të 30 qershorit. Përmes rrjeteve sociale, Caka ka bërë thirrje të mos dëgjohen dhe të mos zbatohen urdhrat e saj. “Arta Marku u zgjua nga gjumi i saj i bukurisë dhe vendosi t’i kthejë Prokurorët dhe Oficerët e Policisë Gjyqësore në policë privatë. Znj. PPP nxori urdhër që Prokurorët dhe OPGJtë, në 30 qershor të zbarkojnë në terren dhe të ruajnë votat e atyre, që Artën e zgjodhën me 69 vota!? Të flasësh për paaftësinë e Artës dhe militantizmin e saj të thekur, duhen ditë të tëra vere dhe netë të gjata dimri, prandaj do ta injoroj me vetëdije të plotë këtë Rilindase të matufepsur dhe do të bëj një thirrje vetëm për Prokurorët dhe OPGJ-të: Refuzojeni këtë të paaftë! Refuzoni të zbatoni urdhrat e saj idiotë dhe politikë! Secili prej jush ka “shtrydhur” trutë, në një nga shkollat më impenjative në gjithë botën, siç është Magjistratura dhe e keni vetë shumë të qartë si hierarkinë e akteve ligjore, ashtu edhe ndarjen e pushteteve dhe parimet bazë të demokracisë. Ju punoni gjithë kohën nën presion; nën presionin e familjes, kohën e të cilës e zini me punë, nën presionin e keqbërësve që hasni çdo ditë në punën Tuaj, nën presionin e politikës, që tenton t’Ju kapë gjithnjë e më shumë dhe nën presionin e një procesi fals Vetting-u, që funksionon vetëm për ata që kanë lidhje të ngushta me Edi Ramën dhe buratinët e tij… Prandaj, refuzoni t’Ju vendosë nën presion e t’Ju nxjerrë jashtë funksionit Tuaj, një e paaftë, që i ra “bixha” të ishte vartëse e Ulsiut”, deklaroi dje Silva Caka.
Reagimi i Braimllarit Lidhur me këtë çështje do të reagonte edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari. Teksa i është referuar Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, Braimllari ka rikujtuar edhe njëherë përgjimet në të cilat është kapur Manja, teksa i ka sugjeruar atij të ketë durim. “Ulsi Manja, Kryetari i Komisionit të Ligjeve, personi që flet lart e poshtë për një drejtësi të re, të pa kapur, për një drejtësi që do të trondisë vendin, është i kapur zyrtarisht në përgjime nga Prokuroria shqiptare. I kapur duke shkelur ligjin duke i ofruar gradim në detyrë një shefi
policie, sepse ai paska dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Rilindjen në fushatë dhe ka realizuar objektivat në Dibër. Madje, Ulsiu i thotë në përgjim zyrtar që: “ti je për më nalt, na duhesh për gjëra të mëdha”… Për çfarë gjërash të mëdha i duhet Ulsiut? Për trafik të lëndëve narkotike?? Apo për të mbushur xhepin e Ulsiut me para nga trafiku i drogës?! Tani kuptohet qartë pse Ulsiu luftonte, mbronte me Zell të madh zgjedhjen në kundërshtim të Kushtetutës Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme. Paska pas hall të madh Ulsiu?! Durim Ulsi, nuk keni parë gjë akoma…”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari.
NËNKRYETARI I LSI
Padia e Ramës ndaj gazetarit gjerman, Vasili: Fundi i qenit dihet…
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar për padinë që kryeministri Edi Rama ka bërë ndaj gazetarit të gazetës gjermane “Bild”. “Edhe vjedh zgjedhjet, edhe përqafohet me kriminelët, edhe është vulgar e banal dhe pastaj padit gazetarin e BILD Peter Tiede se u tregoi të vërtetën shqiptarëve. Qenit kur i vjen ngordhja vete përmjer atje ku s’duhet….dhe pastaj fundi dihet….”, tha dje në reagimin e tij, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
ISH-DEPUTETI I PD
Bylykbashi: Socialistët nuk e shkarkojnë dot Presidentin Meta
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, deklaroi në studion e “Ditarit” në A2 CNN se deputetët socialistë kanë në dorë vetëm të propozojnë shkarkimin e Presidentit të Republikës, dhe jo ta shkarkojnë atë. “Deputetët socialistë nuk kanë asgjë më shumë sesa mundësinë për të propozuar shkarkimin e Presidentit të Republikës. Kaq. Maksimumi do të jetë tentativë partiake për të marrë edhe një pushtet tjetër. Vetëm Gjykata Kushtetuese ka kompetencën për shkarkimin e Presidentit, Parlamenti bën vetëm propozime. Nëse Presidenti thotë se nuk ka zgjedhje, kryeministri nuk ka kompetencë për dekretim date zgjedhjesh”, deklaroi ish-deputeti demokrat. Në lidhje me vendimin e së hënës të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin si datë zgjedhjesh, Bylykbashi u shpreh se ajo gjykatë është kthyer në një repart të PS-së nën drejtimin e Edi Ramës. “Sot ai kolegj është repart i PS-së. Rama kërkoi një gjykatë që t’i kundërvihej dekretit të Presidentit, por Kolegji Zgjedhor nuk e ka këtë kompetencë. Po të kishim Gjykatë Kushtetuese, do të bënim debat edhe për kompetencën e paqenë të Kolegjit Zgjedhor”, u shpreh dje ishdeputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E mërkurë, 26 QERSHOR 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E mërkurë, 26 QERSHOR 2019
INVESTIMET
Veliaj: Linjë e re e dedikuar ujësjellësi për Astirin dhe Unazën e Madhe K
ryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e nisën ditën dje me një kafe dhe bashkëbisedim me
banorët e Njësisë Nr.2 në kryeqytet. Kryebashkiaku Veliaj informoi kryeministrin në lidhje me projektin e dyfish-
imit të kapacitetit filtrues dhe transmetues të ujit nga Bovilla deri në Tiranë. Ai tha se përfituesit kryesor do jenë zonat periferike si Astiri apo zona e Unazës së Madhe, kjo pasi projekti parashikon një linjë të dedikuar vetëm për këto zona. “Te Astiri po punojmë për ujësjellësin. Qeveria po bën pjesë nga Bovilla te impianti, ne po bëjmë pjesën me BERZHin, dyfishimi i impiantit të filtrimit dhe pjesën tjetër të tubacionit të dedikuar që na furnizon Astirin, dhe lagjet e reja që kanë qenë me puse. Me vendimin e Këshillit Bashkiak zgjidhim përfundimisht çështjen e ujit në Tiranë. Edhe kjo energji mes Drejtorisë së Ujërave në qeveri dhe UKT na ka dhënë një kombinim përfitues”, tha kryetari i
TURIZEM
Nga Klotilda Saraçini
L
ukova, perla e bregut të Jonit, është transformuar totalisht pas investimeve të kryera pas më shumë se një dekade. Shesh i ri qendror i qytezës bregdetare tashmë është me pamje të re, ndërsa parqet dhe pemët e mbjella i kanë shtuar edhe më shumë hijeshinë. Investimet e qeverisë në njësinë administrative të Lukovës, e cila pas ndarjes së re territoriale është tashmë pjesë e bashkisë së Himarës e kanë ndryshuar këtë qytezë brenda një kohe të shkurtër. Kryetari i bashkisë së Lukovës, Jorgo Goro, shprehet se “në Lukovë projektuam modelin e një qyteze bregdetare, ku janë ndërthurur të gjithë elementet e ndërtimit”. “Nga Sheshi Qendror i transformuar së fundmi, me hapësira të gjelbra, për të vazhduar me rrugët e asfaltuara, apo me shtresë beto-
Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se në bashkëpunim me ARRSH-në ka nisur rikonstruksioni i rrugës së vjetër Tiranë-Durrës, ndërsa aktualisht punimet janë përqendruar në segmentin Tiranë-Vaqarr. “Me Sonilën dhe ARRSH-në, filloi rruga e Ndroqit, që është një rrugë e ARRSH-së, një rikonstruksion. Tani janë duke punuar tek segmenti Tiranë-Vaqarr. Gjithashtu rruga për në Pezë, e cila derisa të”fillojë autostrada e re do të bëhet si një by-pass”, u shpreh Veliaj.
Lukova, transformimi i perlës së Jonit ni, deri tek kalldrëmet me gurë, për të ruajtur traditën dhe atë që trashëguam. Do vazhdojmë me projekte të reja në të gjitha lagjet e Lukovës, aty ku ende nuk kemi ndërhyrë për arsye të projekteve në letër, të paraqitura për financim”, – thekson Goro. Rrugët e Lukovës janë ndriçuar, fasadat e pallateve janë rikonstruktuar, rrugët e brendshme
shtrihet në dy kodra të veshura me plantacione ullinjsh dhe portokallesh në një lartësi prej 150 m nga bregu i detit dhe në bregdetin e saj të gjerë strehon një numër të madh plazhesh të përmasave të ndryshme, duke filluar që nga plazhet e vogla deri tek ato më të populluara e njohura mirë nga pushuesit si
të saj janë rindërtuar, si për automjetet ashtu edhe për këmbësorët. Banorët dhe turistët e shumtë që gjatë verës zgjedhin këtë vend, ku klima bregdetare gërshetohet mrekullisht me klimën malore, kanë më shumë hapësira publike, kënde sportive, etj. Në një pozitë mjaft të favorshme gjeografike, Lukova ofron për pushuesit mundësinë e përzgjedhjes së një pakete mjaft të kombinuar pushimesh. Lukova është e pozicionuar midis qyteteve, të Sarandës dhe Himarës, jo më larg se 30 minuta udhëtim, nga këto dy pika. Ajo
plazhi i Shpellave dhe ai i Bunecit. Natyra e paprekur, uji i kristaltë i Jonit, rrugët me kalldrëmin karakteristik, me shtëpitë e tipike me muret mbuluar me lule, plazhet e arta, flora dhe fauna e pasur detare janë vetëm disa nga sekretet që ju duhet patjetër të zbuloni këtë verë në Lukovë.
FORUM
14 E mërkurë, 26 QERSHOR 2019
Letër e hapur për “Gjyqtar Gurin” dhe jo vetëm... Nga Mirjon Gurali Brahimllari Babë! Disa ditë më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me një vendim sa të papritur aq edhe absurd, vendosi shkarkimin tënd nga detyra e Gjyqtarit të Krimeve të Rënda. Nuk është nevoja të të them se sa i tmerrshëm e ulëritës ishte ky vendim për mua, për familjen, për të afërmit por jam i bindur për të gjithë kolegët e tu, madje nuk e teproj kur them se ky vendim ishte tronditës për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e ndershëm të këtij vendi. Por unë nuk arrij dot ta imagjinoj se sa i rëndë është ky vendim për ty, që gjithë jetën tënde të vështirë e me sakrifica je udhëhequr nga e drejta dhe ke sakrifikuar si pak kush në emër të saj. Asnjëherë nuk bëre kompromis me askënd dhe për asgjë. Madje edhe atëherë kur të bëheshe gjyqtar ishte shumë e thjeshtë dhe mjaftonin vetëm 6 muaj kurs, ti vendose të kryeje Shkollën e Magjistraturës në moshën 40 vjeçare dhe të ikje nga shtëpia duke na lënë vetëm mua, mamin e motrën. I mbaj mend mirë ato vite tek gjyshja, kur ne u rritëm pa baba, madje edhe pa nënë, sepse mami, për të mbajtur familjen dhe për të na krijuar ne një të ardhme më të mirë, punonte e sëmurë nga mëngjesi deri në darkë edhe ditën e dielë. E mbaj mend shumë mirë kur vije i lumtur të premten në darkë në shtëpi te fëmijët e tu, ose kur vije i mërzitur të shtunën në mëngjes pasi për shkak të orëve të gjata të Shkollës së Magjistraturës e kishe humbur autobuzin e fundit të së premtes pasdite. Për të gjithë ata që e mirëpritën dhe e mbështetën Vetingun, me shpresën se më në fund pjesa e ndershme e
sistemit të drejtësisë do të pastrohej nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ky vendim, së bashku dhe me disa vendime të tjera të mëparshme të VetinGarëve ku gjyqtarë e prokurorë të ndershëm shkarkoheshin nga detyra dhe disa mamuthë korrupsioni konfirmoheshin, ishte dëshpërues. Të jesh i sigurt se ditën kur KPK artikuloi shkarkimin tënd nga detyra, drejtësia në këtë vend mori një goditje të fortë nën brez. Po atë ditë korrupsioni dhe krimi i organizuar korrën një fitore që kishin dekada që përpiqeshin të arrinin por me ty nuk ia kishin dalë dot. Sot krimi i organizuar feston, por më i tmerrshëm është fakti se atë që nuk e arritën për dekada bandat, grupet kriminale dhe trafikantët e drogës e prostitucionit, e kreu “Vettingu” në emër të drejtësisë së re. (cit. gazetari Flamur Vezaj)
Do thonë për ty babë se nuk ke burime të ligjshme për pasurinë, por ata nuk e dinë se nuk ka bir nëne që të ngrej më të voglin dyshim për ligjshmërinë e të ardhurave të krijuara me gjak nga gruaja jote e nëna ime gjatë 32 viteve karrierë si stomatologe. Do thonë për ty babë se ke cënuar besimin e publikut, por ata nuk e dinë se gjatë gjithë jetës tënde ke sakrifikuar për këtë shtet duke mos marrë asgjë në këmbim, madje as edhe një faleminderit. Gjatë gjithë karrierës tënde në drejtësi janë me dhjetëra e qindra proçese të vështira, me dhjetëra banda e grupe kriminale të dërguara prapa hekurave nga ti e disa kolegë të tu, me dhjetra burgime të përjetshme e mijëra vite burgim. Sa e sa presione, shantazhe e kërcënime ke patur në kurrizin tënd gjatë gjithë atyre viteve, e ti
nuk u përule asnjëherë. Madje as atëherë kur motra trembej sa herë ndeshej me policin tek dera e shtëpisë kur shkonte në shkollë. As atëherë kur unë nuk shkoja dot në universitet i lirë dhe me shokë, por duhet të shkoja gjithmonë i shoqëruar me polici, dhe policët e shoqëruesit u kthyen në shokët e mi të universitetit. Gjatë gjithë atyre viteve ke mbajtur një peshë të rëndë në supe, ke akumuluar shumë stres e shqetësim për jetën dhe shëndetin e fëmijëve të tu, bashkëshortes tënde, vëllezërve, motrave si dhe nipërve të tu, por asnjëherë nuk e ke dhënë veten e asnjëherë nuk je tërhequr por ke punuar e ke dhënë drejtësi në emër të Republikës dhe besimit të publikut. Si mund të kesh cënuar besimin e publikut, kur gjatë gjithë karrierës tënde në drejtësi, si rrallëherë, nuk ka as edhe një ankesë të vetme për ty as në KPK, as në KLD e as në Ministri të Drejtësië. Jo babë, kurrsesi ti nuk e ke cënuar besimin e publikut. Ajo që ti ke cënuar gjithë jetën tënde ka qenë krimi, që sot është ngadhnjimtar për shkak të atyre që me vendimin e shkarkimit tënd kanë cënuar pritshmërinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm si dhe besimin e publikut për drejtësinë e re. Të më falësh por mbrëmë të mora fshehurazi telefonin. Kisha kohë që nuk prekesha, por mesazhet e kolegëve të tu ma morrën burrërinë, e për një çast u ktheva në një kalama qaraman. Çtë bëj që sjam si ty, çelik si ty, “Guri i Hekurt”... ...Guri, çfarë të them...jam pa fjalë! Asgjë dhe askush nuk ti ul vlerat që ke! Fatkeqësi për këtë lloj drejtësise që ka luksin të humbasë gjyqtarë me integritet! ...O vlla, të lutem shumë mos u mërzit. Ata nuk e dinë çfarë kanë humbur!... ...Jam pa fjalë. Nuk e besoj dot. Është një gabim i rëndë
për ta!... ...Kryelartë e me dinjitet do mbeteni në kujtesën e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Deri dje shteti ynë dhe Europa krenoheshin me punën tonë. Por me sa duket puna dhe vlerat në vendin tonë janë të pavlefshme!... ....i dashur Guri. Vendimi i sotëm i KPK ndaj teje është dicka absurde e ata nuk e dinë dëmin që bëjnë me këtë vendim. Ne që kemi punuar me ty e dimë përkushtimin, guximin e profesionalizmin tënd. Ti je kryelartë, e mos u mërzit, me shpresë që gjërat do shihen ndryshe më lartë nga KPA!... Të gjithë kolegët të inkurajojnë të kërkosh të drejtën tënde në KPA, dhe unë e di që ti nuk trembesh e dorëzohesh kollaj dhe do vazhdosh të luftosh për emrin tënd deri në fund. Por për mua nuk ka nevojë, sepse: Në rradhë të parë “Gjyqtar Guri”, nuk ka vendim KPK që mund të cënoj emrin tënd dhe respektin më të lartë që ka gjithë sistemi për ty. Nuk ka “Vetting” që të të heq ty titullin Gjyqtar. Në rradhë të dytë, unë jam totalisht i zhgënjyer nga vendimet e deritanishme të të dyja shkallëve të vetingut, dhe mendoj se pa një rishikim të procedurave nga ONM ose Gjykata e Strasburgut, situata nuk do ndryshojë, për sa kohë, komisionerët nuk sillen si gjyqtarë që çmojnë provat e interpretojnë ligjin por janë kthyer thjesht në llogaritarë që bëjnë vetëm llogarinë e të ardhurave të jetës të subjekteve të rivlerësimit dhe personave të lidhur. Në rradhë të tretë, është më mirë kështu babë, sepse ky shtet dhe kjo drejtësi ty nuk të ka merituar asnjëherë. Mos u tut babë...Kokën lartë...Krenarinë nuk jua marrin dot... Me respektin më të madh dhe i nderuar që jam, Biri yt!
POLITIKE
15 E mërkurë, 26 QERSHOR 2019
ISH-DEPUTETJA E LSI
Kejdi Mehmetaj i përgjigjet Ramës: Të pret fundi i diktatorëve I
sh-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka reaguar ndaj fjalimeve fyese të kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës që PSja po bën për 30 qershorin. Në një postim në Facebook, Mehmetaj shprehet se gjuha vulgare e kreut të qeverisë tregon vetëm frikën e tij. Duke u ndalur në procesin e së dielës, Mehmetaj shprehet se “30 qershori është dita që ndan diktaturën nga demokracia. Është makthi yt më i madh, që s’ka mjekë e polici të ta heqë. Kujdesu për veten Edvin! Ruaj ca batuta të këtij niveli për më vonë”. Postimi i plotë i Kejdi
Mehmetaj në Facebook “Të gënjejnë Edvin! Ata që të lexojnë sondazhet dhe të kanë mbushur mendjen se duke folur për fallxhore dhe barsaleta ke popullaritet. Të gënjejnë dhe ata që të bindin nëpër tavolina se çdo gjë është në rregull dhe se duhet të vazhdosh i qetë me zgjedhjet në 30 qershor. Të gënjejnë dhe ata që gdhihen e ngrysen me ty e nuk të thonë gjë edhe pse kanë frikë se mos i merr vala e urrejtjes popullore, që do të të fshije ty nga qeveria dhe historia. Me tepsi e kazan, legena e fallxhorë nuk bën për të qeshur as lali Erin, dhe as
OPINION Nga Artur Zheji
V
otohet me 30 Qer shor. KQZ, një institucion, që nuk ka të ngjashëm në Perëndim, krejtësisht një sajesë politike, bëri sikur rrëzoi Dekretin e Presidentit Meta. Do shkohet pra në votime farsë dhe BD-ja e Astrit Patozit, që ka kritike veç për Bashën, asgjë që mbahet mend për qeverinë, mund të bëhet, ose më saktë mund të shpallet, me vendim kryeministror, partia e dytë në Shqipëri. Shumëkush e kupton se ç’po ngjet në të vërtetë, disa ndërkombëtarë, të dukshëm dhe të padukshëm, janë aksionerë të mirëfilltë, në politikën e
qeverisë Rama2. Dikur Lenini në Tetor, në kohën e Revolucionit të madh sovjetik të vitit 1917, në ish Rusinë Cariste, shpalli nismën “historike”: Të gjithë pushtetin Sovjetëve! Domethënë, të gjitha pushtetet bolshevikëve, duke shpallur kështu, fundin e çdo pluralizmi në ish Rusinë cariste dhe krijimin e Diktaturës së parë të Kuqe në botë. Bashkimin Sovjetik, një shtet komunist, me një parti udhëheqëse që u kushtoi rusëve 7-8 milionë njerëz të vrarë, të internuar apo të zhdukur. Ky eksperiment u bë edhe në Shqipëri në vitin 1946, 29 vite pas Revolucionit të
kandidatet kukulla që ke vendosur nëpër bashkitë e Shqipërisë; Sepse dhe ata të gënjejnë për mbështetjen; Sepse dhe ata kanë frikë po aq sa ata që gdhihen e ngrysen me ty, se fundi i diktatoreve nuk ka kursyer as shërbëtorët më të zellshem. Sikundër s’ka patur ushtri dhe polici, pará dhe bedelë të mbrojë të pambrojtshmin, diktatorin. Kështu që, çdo frikë e jotja e fshehur me batuta, dhe e mbrojtur me mijëra policë është e qartë për ne që na ke përballë si kundërshtarë, por dhe për ata që sot e kanë kuptuar që nuk mund të qeverisen nga politikanë të lidhur kokë e këmbë me
kriminelët. 30 qershori është dita që ndan diktaturën nga demokracia. Është makthi yt më i madh, që s’ka mjekë e polici të ta heqë. Kujdesu për veten Edvin!
Ruaj ca batuta të këtij niveli për më vonë. Ku i dihet?! Ndoshta shokëve të pak metrave vend do t’u pëlqejë të kenë gaztor një ish kryeministër!”.
30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…” Tetorit. Dhe kjo diktaturë mbijetoi deri në vitin 1991, duke prodhuar një mjerim të madh te shqiptarët. Tani, po shkojmë aty ku ishim. Të gjitha pushtetet Partisë Socialiste! Le të fshihet pra, nga faqja e Dheut, vullneti i 500-600-700-800.0001.000.000, votuesve të Opozitës së Bashkuar, që do të mbeten jo të përfaqësuar, më 30 Qershor 2019. Kjo është një sfidë e shëndetëshme, një dhuratë e këtij kryeministri dhe e
disa ndërkombëtarëve të dukshëm e të padukshëm në Shqipëri. Personalisht më pëlqen, sepse është një super situatë. “Thanks Edo”, që e theve monotoninë e politikës shqiptare, sepse edhe miku Kujtim Gjuzi, do ta ndërrojë përshtypjen prej “ish peçi”, që kishte pas patur, për ty, në të ritë e tu. (“Peç”, në gjuhën e sotme të të rinjve, domethënë “qulls” dhe “çun mami”) “E Kuqja do fitojë!”, edhe Shqipëria le të bëhet edhe
njëherë e Kuqe si dikur, se vërtet, estetikisht na kish marrë kaq shumë malli… Them, që ditën e Zgjedhjeve, më 30, mos harro altoparlantët me këngë partizane dhe me këngë ndërtimtare buçitëse si dikur 29 vite më parë, se na kujton rininë dhe jetën tonë të bukur socialiste që kemi humbur… Jepi Edo, merrja këngës edhe ti: “Ti Shqipëri s’ke pleqëri, ohej!”, apo “Le të buçasë jehona dhe le të tunden malet tona!”…
POLITIKE
Nga Lutfi Dervishi
S
humica ka në plan që të zhvillojë zgjedhjet aty ku mundet dhe të ecë përpara duke hedhur mbi kurriz edhe 61 bashkitë. Opozita e ka shpallur planin se do të bëjë të pamundurën që të mos ketë votime më 30 qershor. Bashkitë që kontrollohen nga opozita kanë bërë edhe letra publike në adresë të KQZ-së dhe ministrit të Brendshëm, duke njoftuar se do të bëjnë gjithçka për të respektuar dekretin e Presidentit të Republikës. Presidenti Republikës ka në plan që të bëjë ç’është e mundur që dekreti që anulon zgjedhjet e 30 qershorit, i botuar në Fletoren Zyrtare, të zbatohet. Parlamenti ka në plan të vijojë me procedurat për shkarkimin e Presidentit. Ndërkombëtarët e kanë një plan të qartë deri më 30 qershor për të respektuar
“kuadrin kushtetues” dhe institucionet shqiptare. Media e ka një plan për të “mbuluar” datën 30 qershor. Katër ditë para 30 qershorit duket se e vetmja gjë për të cilët palët bien dakord është se më 30 qershor do të jetë ditë e diel dhe eventualisht ndoshta bien dakord që të nesërmen është ditë e hënë dhe data do të jetë 1 korrik 2019. Po zgjidhja? Votimet e datës 30 qershor, ku shpresohet që shumica nuk do të marrë më shumë se 61 bashki, nuk e zgjidhin krizën politike. Shumica e sheh zgjidhjen te “fatura” e rëndë që do të paguajë opozita për bojkotin e Parlamentit dhe mosfutjen në zgjedhje lokale. Zgjidhja shihet te “proceset e
Nga Ylli Manjani
T
E mërkurë, 26 QERSHOR 2019
Të gjithë e kanë një plan... deri më 30 qershor!
ANALIZË ë gjithë ata që sot thonë se Edi Rama është i çmendur dhe se nuk kemi se ç’ti bëjmë dua ti kundërshtoj! Ç’a është kjo mesele?! Larje duarsh nga përgjegjësia se medemek ky “na qëlloi i çmendur”?! Jo jo. Nuk hahet kjo tezë me asnjë lloj vaji e as uthulle! Edi Rama nuk u çmend sot, as këto 6 muaj e madje as këto 6 vitet e fundit. Edi Rama hyri si i çmendur në politikë dhe ashtu vijoi rregullisht. Që kur leu me të kuqe Ministrinë e Kulturës, zhgarraviti teneqet rrethuese ku po ndërtoheshin kullat binjake, u bë kryetar bashkie me citjane e mbeti me to, mori sopatën e preu shtylla faqe mediave, rrujti të gjithë fondin rezervë të shtetit me vendimet qeverisë së kohës e betonoi frikshmërisht qytetin. Që kur mori PSSH dhe vrau
16
çdo mendim kritik, filloi kontrollin e lajmeve e të gazetarëve, fitoi vota (jo gjithnjë zgjedhjet) me këngë e dajre pa asnjë premtim e program, shkatërroi qetësisht çdo formë demokracie politike, cyti FRESHIN të shkonte të shtëpia e Kastriot Islamit me thirrjet të tipit nazist “këtu banon tradhtari”. Që kur shkatërroi Kushtetutën e zgjedhjet që në opozitë, mori qeverinë dhe nuk ka absolutisht një vendim të vetëm të qeverisë ku të jetë votuar sipas ligjit, kanabizoi e damkosi vendin si vend droge mu nën hundën tonë, kriminalizoi politikën e largoi çdo meritë e kontribut nga ajo. Tani që ka vënë nën zap, shtetin është më e thjeshta të thuash është i çmendur. Tani e shohin të gjithë se çfarë është. Çështja ishte si të ndalohej kjo çmenduri që në fillim se të
brendshme” brenda opozitës. Zgjidhja shihet jo te “mundja” në garë e kundërshtarit, por te shkatërrimi i tij. Opozita e sheh zgjidhjen te “kaosi” eventual i 30 qershorit ose më largpamësit e shohin tek obeziteti i pushtetit, që duke marrë gjithçka i zë syri, nuk do të ketë stomak për t’i bërë vend gjithë “presë”. Opozita e sheh edhe ajo zgjidhjen te “shkatërrimi/ asgjësimi” i kundërshtarit. Ndërkombëtarët e shohin zgjidhjen hap pas hapi, duke testuar sa rrugën ligjore, aq edhe realitetin politik në vend. Për të shkuar drejt zgjidhjes… Receta është e vjetër dhe e testuar me sukses në plot vende. Politikani duhet të sillet si
politikan dhe jo si bandit! Politika duhet përdorur si art i kompromisit dhe jo si art i konfliktit! Partitë duhen trajtuar si organizata politike dhe jo si banda! Zgjidhja kërkohet te dialogu, dëgjimi i tjetrit, te marrëveshja, te kompromisi e jo te forca, bullizmi, kërcënimi dhe dhuna! Interesat e vendit janë mbi ato të partisë, familjes dhe individit. Deri tani shohim politikanë që ecin në gjumë dhe flasin në jerm. Loja me zjarrin - kur kalon caqet e lojës - bëhet më e rrezikshme dhe fatura shumë e rëndë për t’u shlyer. Zgjidhja do të vijë. Pyetja është: Me çfarë çmimi?
Mos i hapni rrugë Edi Ramës
themi të drejtën tja duartrokasësh çmenduritë prej kohësh dhe të mos arrish ta kuptosh e ta ndalosh është shumë e rëndë! Dhe që të jem edhe më i drejtë në arsyetim, edhe unë vetë kam duartrokitur disa prej çmendurive të tij. Ashtu siç kam denoncuar me shumë kosto personale, nga brenda të këqijat e mëdha të akteve të çmendurisë anti- shtet, antiKushtetutë e anti- demokraci. E kisha shum më të thjeshtë të qepja gojën në 2007, kur ndryshoi Kushtetutën në Rogner. Apo kur humbi zgjedhjet dhe nuk mbajti fjalën dhe respektonte statutin që të ikte nga politika. Do isha shumë më komod
sot po të mos denoncoja as drogën e as vendimmarrjet e paligjshme të qeverisë. Do isha edhe më shumë komod po të mos i kërkoja LSI të dilnim nga ai Koalicion me Ramën, koalicion i cili kishte vdekur shumë përpara 2017-ës. Por zgjodha të denoncoj dhe të të distancohem dhe mirë bëra. Por prap nuk i jap vetes të drejtë të mbrohem me konstatimin “ky është i çmendur”. Ndaj sot nuk mund të mbrohet askush me këtë konstatim. Dhe ca më keq akoma meqë është i çmendur iu dashka hapur rruga. Jo jo! Është e papranueshme! Edi Rama mund të jetë i sëmurë, por jo budalla. Ndaj nuk i duhet hapur rrugë!
ANALIZË
Qetësohu, byrazer!
Nga Agim Xhafka Zv/kryeministri i Shqipërisë kërcënon shqiptarët mbarë se po penguan votimet imagjinare të 30 qershorit do të shkojnë në qeli dhe i pret një izolim i përjetshëm brenda burgut albanez. Po prisja të shtonte se qysh atë ditë nuk do na flasin më miqtë, komshinjtë tanë nuk do na japin më farë kosi dhe çiftet e reja do ndahen nga njeri tjetri se na qenkan martuar me armiq të Edvinit. Pika n’bythë Erion. A e kupton se ç’po thua, o njeri? A e kupton se për karrigen tënde dhe trapin e Ramës do që të trembësh shqiptarët! Drejt ta tha Nano sot, kush je ti more që flet kështu? Kush je ti që po e përdor gjuhën si kallash? Në se unë do ngrihem më 30 qershor kundër votimeve të tua kam një shtysë dhe një motiv të madh. Mbroj një dekret të presidentit, dekret me fuqi ligjore. Qeveria jote e ka botuar në fletoren zyrtare dhe tani ajo është funksionale. Hapi sytë dhe lexoje kur të kthehesh nga fushata. Ti bërtet e thua që nuk e njeh. Më plasi trapi mua që s’e njeh ti! Ti nuk di psh; as ku buron Nili, por ja që ai lumë ekziston. Unë si çdo qytetar mbroj shtetin e me aq sa mundem nuk do lejoj që antiligjorë si ty ta deformojnë atdheun tim. Argumentet e tua as që më duhen. Mbaji për vete. Deri sa ai dekret është bash aty, edhe unë bash përballë teje do jem. Në mbrojtje të ligjit. Mos më lejo të dal një ditë jashtë kufirit. Pengomë me ushtri e polici. Nuk më rruhet fare. Më fut dhe në burg. As më plas k... Ndjesë lexuesve që po flas me gjuhën e Tahirit, Gjiknurit, Ulsit e Xhemolit. Por nuk mund të hesht kur banda e votave kërcënon shqiptarët nga që mbrojnë dekretin e presidentit. Rrëzojeni atë ligj në kushtetuese apo qoftë edhe në Roskovec, por deri sa ai të jetë në fuqi e drejta është me ata që nuk i tremben burgut. Të tjerët që trimërohen me policë pas bythe do vijë dita që do kthjellohen. Por do jenë atje, ku deshën të na çonin ne. Do shkruajnë ‘Kurbanin’ e radhës. Ose do pëshpërisin si pendim, ç’na u desh që dëgjuam atë të çmendurin. Ç’na u desh...
AKTUALITET
17
E mërkurë, 26 QERSHOR 2019
Që prej rënies së komunizmit shqiptarët kanë brakstisur në masë atdheun. Prirja për emigracion vazhdon të jetë njësoj e fortë edhe tre dekada më pas
V
itet e fundit numri i shqiptarëve që duan të largohen nga vendi është shtuar në masë. Ky fenomen aspak pozitiv për vendin tonë ka shënuar rritje edhe gjatë muajve të parë të vitit 2019. Nga ana tjetër, numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e BE-së është shtuar ndjeshëm. Që prej rënies së komunizmit shqiptarët kanë brakstisur në masë atdheun. Prirja për emigracion vazhdon të jetë njësoj e fortë edhe tre dekada më pas. Ky është një fenomen i cili kërcënon të ardhmen e ekonomisë duke shqetësuar edhe institucionet ndërkombëtare. Sipas raportit të publikuar nga Instat, në muajin maj 2019 kanë dalë nga Shqipëria 477.282 persona. Krahasuar me maj 2018, ky numër është rritur 13,1 %. Nga ana tjetër, ardhja e të huajve në vend është 401.531. Krahasuar me po të njëjtin muaj të një viti më parë, ky numër është rritur me 1,7 %. Instat raporton se numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë, në pesëmujorin e parë 2019 është 1.506.618, duke u rritur me 5,8%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Ndërkaq, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin maj 2019, janë 829.164. Krahasuar me maj 2018, ky tregues rezulton me rritje 5,0 %. Vendi i cili ka numrin më të madh të hyrjeve në territorin shqiptar është Zvicra. Në raport, thuhet se në muajin e kaluar të këtij viti, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 25,9 %, ndërsa
Rritet numri i shqiptarëve të larguar nga vendi RAPORTI “Në muajin maj 2019 kanë dalë nga Shqipëria 477.282 persona. Krahasuar me maj 2018, ky numër është rritur 13,1 %. Nga ana tjetër, ardhja e të huajve në vend është 401.531. Krahasuar me po të njëjtin muaj të një viti më parë, ky numër është rritur me 1,7 %. Instat raporton se numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë, në pesëmujorin e parë 2019 është 1.506.618, duke u rritur me 5,8%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018”.
uljen më të ndjeshme e ka pasur Kosova me 18,7 %. Për sa i përket daljeve të shqiptarëve dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit maj 2019, janë 880.689 duke shënuar një rritje me 4,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit maj 2019, janë 403.407. Krahasuar me maj 2018, ky
numër është ulur 3,3 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në pesëmujorin e parë 2019, është 2.196.873 duke u rritur 10,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sektorët që sigurojnë punësim masiv si bujqësia, fasoni, turizmi kanë dhënë alarmin për mungesën e fuqisë punëtore, duke ulur
RREZIKU
SITUATA
Në 100 emigrantë, 39 me nënshtetësi italiane
Në statistikat vjetore të Instat, numri i emigrantëve shqiptarë në Itali po shkon vit pas viti në rënie për shkak të rritjes së numrit të atyre që marrin nënshtetësinë italiane. E sipas të dhënave zyrtare të raportit të sapo pubikuar në çdo 100 emigrantë shqiptarë në Itali, 39 prej tyre kanë marrë nënshtetësinë italiane. Instituti Kombëtar i statistikave në Itali, ka prezantuar së fundmi dosjerin statistikor me të dhënat zyrtare makroekonomiko-sociale e tendencat demografike të vendit. Sipas këtij raporti, deri më 2018 janë mbi 1 milionë e 340 mijë shtetas të huaj, emigrantë rezidentë në Itali të cilët kanë marrë nënshtetësinë italiane e vetëm gjatë vitit të fundit e kanë fituar këtë të drejtë mbi 54 mijë emigrantë. Sipas analizës së Instat, kërkesa në rritje për marrjen e nënshtetësisë italiane i përket kryesisht emigrantëve marokenë e shqiptarë. Në Itali jetojnë aktualisht 440.465 emigrantë shqiptarë e 169. 644 prej tyre kanë marrë nënshtetësinë italiane. Mesatarisht llogaritet që në çdo 100 shqiptarë në Itali, 38.5 prej tyre kanë nënshtetësi italiane.
pretendimet për kualifikimin. Përfaqësues të tyre pohuan se mungesa e forcës së punës ishte shqetësimi kryesor për aktivitetin në vitin 2019. Pagat e ulëta dhe emigracioni i lartë janë shkaqet kryesore, teksa bizneset kanë mbetur pa zgjidhje. Që prej rënies së komunizmit shqiptarët kanë brakstisur në masë atdheun. Prirja për
emigracion vazhdon të jetë njësoj e fortë edhe tre dekada më pas. Ky është një fenomen i cili kërcënon të ardhmen e ekonomisë duke shqetësuar edhe institucionet ndërkombëtare. Në misionin e fundit në Tiranë, Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se Shqipëria ka nevojë për rritje më të lartë ekonomike dhe investime në sektorët prioritarë si arsimi dhe shëndetësia për të zbutur prirjen e popullsisë për të emigruar.
V
era e temperaturave ekstreme vazhdon me valë të nxehti rekord. Shqipëria renditet ndër vendet me risk të lartë për situata emergjente si nga përmbytjet në dimër, ashtu edhe nga zjarret në verë, strukturat përkatëse që duhet të parandalojnë dhe përballojnë këto situata lënë për të dëshiruar veçanërisht sa i takon infrastrukturës. Shkëlqim Goxha, drejtori i zjarrfikëses në Tiranë, shprehet se shërbimet se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e rasteve të zjarrit, e sidomos në pyje e kullota, gjatë sezonit veror. Goxhaj thotë se shërbimet zjarrfikëse dalin në gatishmëri gjatë muajve korrik e gusht, ndërsa zona që cilësohet si më problematike, për
Zjarret, Goxhaj: Zona me rrezik ‘’Mali i Dajtit’’
shkak edhe të vështirësisë së terrenit, është ‘’Mali i Dajtit’’. Duke e krahasuar me vitet e mëparshme, drejtori i zjarrfikëses shprehet se viti që ka
pasur më shumë ngjarje ka qenë 2017, me 500 raste zjarri, ndërsa në 2018-ën numri është ulur ndjeshëm me rreth 50% më pak.
AKTUALITET
18
E mërkurë, 26 QERSHOR 2019
Fishat e diabetit mund të tërhiqen për 6 muaj, duke ju shkurtuar rrugëtimin pacientëve, të cilët paraqiten vetëm dy herë në vit pranë QSUT ose spitaleve rajonale
P
ersonat e sëmurë me diabet do të përfitojnë më lehtë barnat me rimbursim dhe ata që jetojnë në rrethe nuk të duhet të udhëtojnë drejt Tiranës për konsultën në QSUT, pasi shërbimi i telemjekësisë do ta shmangë këtë. Ka nisur shpërndarja e fishave të diabetit falas edhe për studentët dhe të rinjtë deri në 25-vjeç të prekur nga kjo sëmundje. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër procedurën e rimbursimit të fishave për studentët, ku deklaroi se vendimi i Qeverisë për rimbursimin e fishave për matjen e glicemisë i kursen çdo familjeje që ka fëmijë apo të rinjë me diabet, 1.6 milionë lekë në vit. “Pas rimbursimit të fishave të diabetit për fëmijët deri 18-vjeç, tashmë fishat për matjen e glicemisë janë falas edhe për studentët dhe për të gjithë të rinjtë me diabet deri në moshën 25-vjeç. Jo vetëm i kursejmë çdo familje 12 mijë lekë të reja në muaj por sigurohet një cilësi më e mirë jete për këta fëmijë dhe të rinj”, tha Manastirliu. Për të lehtësuar pacientët, fishat e diabetit mund të tërhiqen për 6 muaj, duke ju shkurtuar rrugëtimin pacientëve, të cilët paraqiten vetëm dy herë në vit pranë QSUT ose spitaleve rajonale të zonave ku ata jetojnë. Procedura e rimbursimit të fishave për matjen e glicemisë fillon tek mjeku i familjes ku pacienti tërheq formularin për rimbursim dhe më pas paraqitet në farmacitë e rimbursimit, të cilat ndodhen në çdo spital rajonal dhe në spitalin universitar “Nënë Tereza” në Tiranë. Pas rimbursimit të fishave për fëmijët deri në 18vjeç, me financim të buxhetit të shtetit me vlerë 7.5 milion lekë gjatë vitit 2018, financimi shtrihet edhe për të rinjtë që vuajnë nga diabeti. Një tjetër vendim i rëndësishëm që ka lehtësuar pacientët me diabet është ai i konsultave të specializuara online, nëpërmjet sistemit të Telemjekësisë. Me këtë sistem, pacientët nga rrethet nuk kanë më nevojë të vijnë në Tiranë për konsultën për përfitimin e penave të insulinës falas, duke siguruar shërbim afër vendbanimit dhe kujdes shëndetësor në kohë dhe me cilësi. Gjatë takimit me të rinjtë që përfitojnë falas fishat e diabetit, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se do të vijojë zgjerimi i përfitimeve nga skema e rimbursimit, për të sëmurët kronikë që do të përfitojnë nga lista e re e barnave e vitit 2019. Një rol të rëndësishëm për parandalimin e diabetit, luan edhe Check up-i, pasi thuajse 9% e personave 35-70 vjeç që e kanë kryer atë, rezultuan me nivel glicemie mbi normën, një tregues i rëndësishëm për këtë sëmundje. Diabeti është një
Fishat e diabetit për të rinjtë, Manastirliu: U kursejmë familjeve 1.6 mln lekë në vit PËRFITUESIT “Pas rimbursimit të fishave të diabetit për fëmijët deri 18-vjeç, tashmë fishat për matjen e glicemisë janë falas edhe për studentët dhe për të gjithë të rinjtë me diabet deri në moshën 25-vjeç. Jo vetëm i kursejmë çdo familje 12 mijë lekë të reja në muaj por sigurohet një cilësi më e mirë jete për këta fëmijë dhe të rinjë”.
sëmundje kronike me kosto të lartë sociale, shëndetësore dhe ekonomike. Sipas nje studimi te fundit çdo 10 sekonda në botë shtohen dy persona të tjerë me
diabet dhe se çdo 8 sekonda vdes një njeri nga shkaqe që lidhen me diabetin. Në Shqipëri janë të diagonstikuar rreth 75 mijë diabetikë, ndërkohë që çdo vit
diagnostikohen afërsisht 4-5 mijë raste reja me këtë sëmundje. Duke vlerësuar rëndësinë e Kontrollit Mjekësor Bazë për parandalimin e kësaj sëmundjeje, Ministrja
Ogerta Manastirliu deklaroi se: “Rezultatet e deritanishme të Kontrollit Mjekësor Bazë tregojnë se 9.3% e personave 35-70 vjeç që kanë kryer check-up janë me nivel glicemie mbi normën, një shifër shumë e lartë që tregon për rëndësinë që ka kontrolli periodik, për të parandaluar pasojat e diabetit”.
SITUATA
SITUATA
Qytetarët ndihen të pasigurtë në plazhe
Plazhi i Likmetës, lopë në vend të pushuesve
Paçka se numri i pushuesve që mbyten vijon është i lartë, ende nuk janë marrë masa për sigurinë në vijën bregdetare të vendit. 42 viktima në 2017, 20 një vit më parë dhe 4 persona të vdekur vetëm për një muaj, në këtë vit, për shkak të mbytjes në plazhe. Shifrat janë bilanci që tregojnë nivelin e ulët të sigurisë në bregdetin tonë, ndërsa mungesa e vrojtuesve është e theksuar. Gent Lasku, Sekretari i Përgjithshëm i Frederatës Shqiptare të vrojtuesve të plazhit, thotë se interesi është i lartë për këtë profesion të ri vere, por nevojat mbeten më të mëdha. “Në shqipëri aktualisht operojënë dhe kanë aplikuar për të operuar rreth 3500 subjekte private duke futur këtu edhe plazhet publike të cilat administrohen nga njësitë vendore por numri aktualisht është shumë i ulët”. Sipas Laskut vetë subjektet që përdorin bregdetin kanë detyrimet e tyre ligjore. Vrojtuesit e plazhit janë një risi e re, vazhdon të jetë një kulturë e re në vend. Vrojtimi është cilësuar si sport por në fakt shpëton jetë njerëzish dhe fal siguri për qytetarët që shkojnë në plazh.
Në plazhin e Likmetës, që ndodhet buzë deltës së Ishmit, bregdeti është tejndotur nga mbetjet urbane ku dominon plastika. Origjina e këtyre mbetjeve është nga Lumi I Tiranës, Lanës dhe Zëzës, ku më pas bashkohen në lumin e Ishmit, ku i fundit i sjell ato në detin Adriatik. ‘’Për të menaxhuar këto mbetjet mjafton nga grumbullimi, ripërpunimi dhe ricklimi. Ricklimi sjell dhe të ardhura të mira ekonomike kështu shpëtojnë këtë zonë turistike’’,thotë Lavdosh Ferruni, ambientalist. “Para 15 vitesh unë mbaj mend që uji i lumit pihej, dhe në këtë bregdet nuk kishe vend se ku të vije çadrën pasi ishte plot me njerëz. Sot shikojeni vetë është një katastrofe, tmerr do të thoja. Erdha me nipërit për plazh po këtu është shumë pisët, më mirë po shkoj në shtëpi kam frikë se mos sëmurëm nga infeksioni. Të paktën në shtëpi jemi të sigurt. U lava tek deti por trupi mu mbush me vaj, dola për të luajtur po këtu nuk ka vend se ku të luash i gjithi është i mbuluar me plehra’’. Mesa duket plazhi i Likmestës shërben si vend pushimi vetëm për lopët e banorëve të zonës por jo për turistët’’, thanë disa banorë të zonës.
AKTUALITET
19
E mërkurë, 26 QERSHOR 2019
Aktualisht operatorët e huaj janë duke bërë planet për 2020 dhe po mendohen do ta mbajnë apo jo Shqipërinë në planet e tyre si destinacion
N
ë prag të sezonit veror, hyrjet e shtetasve të huaj në vendin tonë kanë ngadalësuar ndjeshëm ritmin. Numri i vizitorëve të huaj që hyjnë në Shqipëri shënoi një nga rritjet më të ulëta historike në muajin maj, teksa situata e tensionuar politike në vend por edhe agjërimi i muajit të Ramazanit, mund të ketë frenuar fluksin hyrës të pushuesve në vend. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave, tregojnë se për muajin e kaluar, numri i të huajve që hynë në Shqipëri u rrit me vetëm 1.7 për qind, krahasuar me majin e vitit të mëparshëm. Më konkretisht, sipas Instat, gjatë muajit të kaluar në Shqipëri hynë 401 mijë shtetas të huaj në total, nga 395 mijë shtetas që ishte shifra në majin e një viti më parë. Sipas statistikave të detajuara, ngadalësimi ka ardhur kryesisht nga rënia e numrit të pushuesve nga vendet fqinje, veçanërisht kosovarëve, maqedonasve por edhe shtetasve nga mali i zi. Këto janë vende me prezencë të ndjeshme të fesë myslimane, ndaj veç krizës politike një tjetër faktor që mund të ketë frenuar fluksin e turistëve është agjërimi i muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili për këtë vit përkoi në maj. Përkundër kësaj tendence, numri i vizitorëve nga vendet e bashkimit Europian si Italia apo Greqia ka vazhduar të rritet por me ritme më të ulëta se vitet e shkuara. Megjithatë pavarësisht ritmit të ulët në maj, si pesë mujor numri i udhëtarëve që kanë hyrë në Shqipëri është është zgjeruar me 5.8 për qind krahasuar me një vit më parë, falë rritjes më të lartë të shënuar gjatë muajve janar-prill. Kulmi
Sezoni veror, maji “zbehu” pritshmëritë
i sezonit turistik në vend është periudha qershor-gusht. Të dhënat për pesë mujorin tregojnë se ndryshe nga vitet e tjera, për 2019-ën, sektori i turizmit pritet të ketë një rritje më të ulët. Aktualisht operatorët e huaj janë duke bërë planet për 2020 dhe po
5 MUJORI
mendohen do ta mbajnë apo jo Shqipërinë në planet e tyre si destinacion. Turizmi është një nga burimet kryesore të valutës në Shqipëri. Vitin e kaluar ekonomia shqiptare përfitoi 1 miliardë e 850 milionë euro të ardhura bruto nga turizmi
cka përbën nivelin më të lartë historik. Mbi 695 mijë të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë tre muajve të parë të 2019-ës. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, numri i tyre është rritur me 2,7%, krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti
“Si pesë mujor numri i udhëtarëve që kanë hyrë në Shqipëri është është zgjeruar me 5.8 për qind krahasuar me një vit më parë, falë rritjes më të lartë të shënuar gjatë muajve janar-prill. Kulmi i sezonit turistik në vend është periudha qershor-gusht. Të dhënat për pesë mujorin tregojnë se ndryshe nga vitet e tjera, për 2019-ën, sektori i turizmit pritet të ketë një rritje më të ulët”.
RAPORTI
Tkurret blegtoria, mungon mbështetja
Numri i gjedhëve në vitin 2018 sipas statistikave të Instat ka shënuar një rënie me rreth 1,7%, në krahasim me vitin 2017. Sipas fermerëve tkurrja e blegtorisë vendase ka ardhur si pasojë e mungesës së politikave mbështetëse. Algen mullai, fermer nga fshati i Mbrostarit të Fierit thotë se vite më parë numri i dhive në stallën e tij shkonte në 120 kokë, ndërsa sot numërohen vetëm 15. “Në këto vite kemi pësuar rënie pasi shteti nuk na mbështet. Naftën e marrim shtrenjtë, plehrat po ashtu. Kështu si e kemi nis do të shkojmë drejt falimentimit. Do iki dhe unë jashtë”, thotë Algen Mullai, fermer. Çmimi i lartë i naftës dhe mungesa e subvencioneve e detyron fermerin shqiptarë të braktisë fshatin. Kështu lëvizja demografike ul numrin e gjësë së gjallë. Nëse Ministria e Bujqësisë nuk mbështet fermerin toka do të mbesë e papunuar, stallat pa kashfë e për pasojë do të mungojë prodhimi vendas. Kështu jemi të detyruar që sytë t’i kthejmë nga stallat e Ballkanit.
SITUATA Në raportin vjetor të Agjencisë Evropiane për Monitorimin e Kërkesave të Azilit në BE, Zvicër dhe Norvegji, shqiptarët gjenden mes 10 vendeve me numrin më të lartë të aplikimeve për vitin 2018. Sa i përket kërkesave, ne gjendemi në një nivel me Venezuelën dhe Gjeorgjinë, me nga mbi 22 mijë të tilla. Në 2017, ishin 26.235 aplikime për azil. Përgjatë 2018-s, shqiptarët kanë synuar kryesisht vende të tilla si Gjermania, Belgjika, Franca, Holanda, Britania, Suedia dhe Greqia. Aplikimet e shqiptarëve në këto vende të BE-së kanë hasur me refuzime të shumta, me mbi 80% të tyre me përgjigje negative. Sipas raportit, 2018 shënoi dhe një rritje në çështjet e mbetura pezull. Sa i përket kërkesave për azil në Bashkimin Europian, situata ka ardhur duke u përkeqësuar për shkak të krizave të ndryshme në Amerikën Jugore. Nina Gregori, drejtoreshë e Zyrës Europiane
SITUATA “Ndikuar edhe nga kushtet e motit, në maj numri i turistëve arriti në 401 mijë, duke u rritur me vetëm 1.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo bazuar në të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave. Rënia më e ndjeshme ka ardhur nga shtetasit nga Kosova, ku një pjesë e vizitorëve janë frenuar nga agjërimi gjatë muajit të Ramazanit”. më parë. Rritja e turistëve që hynë në vend gjatë muajit mars me 11,8%, kompensuan ecurinë e dobët të dy muajve të parë të vitit. Fluksi i hyrjeve të shtetasve të huaj në territorin shqiptar u rrit ndjeshëm gjatë muajit prill. Sipas shifrave të Instat, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar rreth 410 mijë vizita, me një rritje vjetore prej 16,6%. Kjo përbën një kthesë për turizmin, pas ecurisë anemike të tre muajve të parë të vitit në kontrast me pritshmëritë e larta për këtë sektor. Të dhënat tregojnë në rritje edhe numrin e vizitorëve nga Kosova, që gjatë tremujorit duket se ishin stepur nga tarifa në Rrugën e Kombit. Megjithatë për periudhën janarprill, hyrjet e shtetasve nga Kosova rezultojnë në rënie me 6,4%. Nga ana tjetër, vizitat janë rritur ndjeshëm nga Shtetet e Bashkuara, Zvicra, Spanja dhe Gjermania. Ndërkohë që vijon trendi pozitiv për dy grupe të rëndësishëm turistësh: ata nga Italia dhe Polonia.
Raporti i BE-së për azilin: Shqiptarët ende ikin
për Azilin, tha: “Ndërsa numri i sirianëve që aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare ka rënë në mënyrë të konsiderueshme krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018-s, aplikimet e afganëve dhe shtetasve nga Venezuela
ishin më të numërt. Duhet të them se shtetasit nga Amerika Latine shkojnë kryesisht në Spanjë për shkak të gjuhës dhe kulturës. Ky trend duket se do të vazhdojë për shkak të situatës atje”
KULTURE
20 E mërkurë, 26 QERSHOR 2019
Mjeku Agron Belishova vlerësohet me titullin “Qytetar Nderi “ i Lezhës
Jak Rrozhani Është vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi “ i Lezhës, mjeku i njohur Agon Belishova, nga Këshilli i Bashkisë së qytetit të Lezhës. Ceremonia
për dhënien e këtij titulli të lartë për kontributin dhe përkushtimin afro 30 vite në shërbim të qytetarëve lezhjanë, si në qytetin e Lezhës, ashtu dhe në fshatrat e këtij rrethi, organizuar në Bibliotekën
Publike “Gjergj Fishta “ në qytetin e Lezhës, në 81 vjetorin e lindjes së tij (Belishovë, 1938). Pas viteve `60, mjeku Agron Belishova shërbeu në fushën e mjekësisë në qytetin e Lezhës dhe në fshatrat e këtij rrethi, si: në spitalin dhe poliklinikën e këtij qyteti dhe në qendrat shëndetësore të fshatrave: Gjadër, Dajç, Troshan, deri në zonën e largët malore në Kashnjet të rrethit të Lezhës. Detyrë të cilën e kreu me përkushtim dhe profesionalizëm për vite me rradhë, duke lënë gjurmë e emër të mirë në punën si mjek në shërbim të njerëzve dhe të pacientëve. Duke qenë kurdoherë i gatshëm ditën dhe natën në punën pa orar në
Ali Podrimja, Robert Elsie e Jusuf Buxhovi në një fotografi Jusuf Buxhovi ka ndarë një fotografi të vjetër me ndjekësit e tij. Në këtë fotografi shihet bashkë me Ali Odrimja e Robert Elsie. Buxhovi ka treguar edhe historinë e kësaj fotografie. Nga albumi i kujtimeve të paharrueshme. Me miqtë e penës: Ali Podrimja dhe Robert Elsi, në Gjermani, në vitin 1997, nga koha e madhe kur, si çdo gjë tjetër, edhe krijuesit dhe krijimtaria e tyre i nënshtrohej kauzës së lirisë, për ç’gjë, vargu i Podrimjes, “Kosova është gjaku ynë që nuk falet”, u kthye në betim të saj.( Foto. S. Gashi).
Dave Bartholomew, gjiganti që e mësoi botën me rock’n’roll Dave Bartholomew ka vdekur në New Orleans në moshën 100vjeçare. Derisa vdekja e tij nuk ka të ngjarë të ngacmojë ato lloj lavdërimesh që iu jepen muzikantëve të shuar, Bartholomew ishte një gjigant, një njeri që ndihmoi të krijohej tingulli dhe drejtimi i ritmit blues dhe rock’n’rollit, përderisa në mënyrë të tërthortë ka ndihmuar të formësohet edhe muzika “ska” dhe, shumë më vonë, rapi. Bartholomew pëlqente të thoshte “kam zbuluar goditjen e madhe”, dhe kjo nuk ishte çfarëdo mburrjeje: nëse ndonjë muzikant duhet të marrë merita për formësimin e tingullit në Shtetet e Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore, atëherë ai është Bartholomew. Ai ka lindur në Edgard, Louisiana, më 1918: një qytezë ku popullata afroamerikane punonte në mullinj sheqeri apo në barka lumenjsh. I ati i Bartholomewit luante me tuba për bendet e jazzit, duke e
shpërngulur familjen në New Orleans më 1933, e duke punuar në varka lumi apo edhe në bare. Këtu i riu me dhuntinë e muzikës nisi të luante me trumbetë për jazzin lokal dhe bende të ndryshme. Ai shërbeu në ushtrinë amerikane gjatë luftës, duke u kthyer në New Orleans vetëm më 1945. Duke e formuar bendin e tij, Dave Bartholomew dhe Dew Droppers – të quajtur kështu sipas
klubit të famshëm të natës, The Dew Drop In – Bartholomew sajoi ritmin “blues” nga lëkundjet. Një gazetar lokal shkroi për bendin e Bartholomewit më 1947: “Po ta themi butë, ata bënë që shtëpia të ushtonte”. Brenda një dekade bota perëndimore do të ngrihej peshë për tingujt e Bartholomewit. Më 1947, Bartholomewi e bëri regjistrimin e tij debutues për Deluxe Records.
shërbim të pacientëve dhe të çdo njeriu në qytet dhe në fshat, që kishte nevojën për këshillën dhe shërbimin e specializuar si mjek. Përveç qendrave shëndetësore në fshatra, ku ai shërbeu me devotshmëri e përkushtim në çdo kohë ditën apo natën e duke gëzuar respektin e banorëve të fshatrave, ai shkonte në çdo shtëpi për t`u dhënë ndihmën mjekësore njerëzve, që kishin nevojë për shërbim mjekësor nga ai. Asnjëherë mjeku Agron Belishova, nuk u ankua, por shërbeu i papërtuar aty ku kishin nevojë njerëzit, në të ftohtë dhe në shi, ditën dhe natën e pa njohur orar edhe në terrenet e thyera malore, siç ishin fshatrat e zonës së Kash-
njetit etj. Me thjeshtësi, komunikim, bashkëpunim dhe shërbim mjekësor të specializuar. Për t`i dhënë jetës jetë, në qytet dhe në fshat, duke fituar respektin e banorëve të qytetit dhe të fshatit dhe të pacientëve të tij. Faleminderit për gjithçka doktor , më shpëtove jetën, duke ju qenë mirënjohës për jetë. S`ka gjë më të bukur, kur jetës i jepet jetë, në çdo kohë e në çdo rrethanë dhe kur fiton besimin dhe respektin e qytetarëve dhe të pacientëve me punë e sjellje e për të mbetur kurdoherë i respektuar dhe i vlerësuar nga njerëzit për punën profesionale dhe humane të mjekut, si mjeku i nderuar Agron Belishova.
Një film kinez për Shqipërinë: “Balkan Blood” në kinemat e Tiranës Dikur filmat tanë mrekullonin audiencën kineze. Sot një producent i ri kinez, i mahnitur nga historitë që babai i tij i rrëfente, për kinemanë shqiptare udhëtoi këtu dhe gjeti sheshxhirime, për filmin e tij të parë në bashkëpunim me aktorë shqiptarë. “Balkan Blood”, e quajti ai filmin, që aktualisht po shfaqet në të gjithë kinematë e Tiranës. Ai dukshëm ka korrur sukses, megjithëse ngelet në kategorinë e filmave komercialë. “Është hera e parë që unë sjell një film kinez këtu në Shqipëri. Por ashtu siç mund ta dini ne kemi një histori të gjatë mes dy vendeve. Kur babai im ishte i ri shihte shumë filma shqiptarë. Ata janë të emocionuar teksa më thanë: hej djalë çove një film kinez në Shqipëri” është shprehur producenti, Cui Wenchao. Filmi ka si personazh kryesor ekspertin Kinez të Arteve Luftarake Qiao Lin, që përballet me bandën e gangsterëve Ballkanas. Pushteti që favorizon kriminelët është në qendër të subjektit të filmit, duke u përkthyer edhe si një atashim indirekt për realitetin ballkanik. Filmi vjen nën regjinë e Shou Hao. Është xhiruar në disa destinacione në Shqipëri, si Petrelë, Durrës etj dhe sjell në role aktorët Yu Chong, Klodian Hoxha, Emi Canaj, Kamber Mici etj. “Kam qenë në Durrës dhe Vlorë për të xhiruar këtë film. Bregdeti është i mrekullueshëm. Kjo ishte eksperienca ime e pare këtu, por Zoti më bekoi që të gjeja aktorë shumë të mire këtu.Ishte një experience shumë e bukur të bëja këtë punë këtu” ka shtuar producenti. Balkan Blood që mbështjell ngjarjet nën zhanrin e aksionit dhe “thrillerit”. Aktualisht ai është në të gjitha kinematë e kryeqytetit.
SHOWBIZ
21 E mërkurë, 26 QERSHOR 2019
Elvana Gjata pothuajse nudo për klipin e ri Para disa ditësh u njoftua se Elvana Gjata do të publikojë projektin më të ri për këtë fillim vere në Stamboll. Nëse mendoni se kënga do të jetë e ngjashme me meloditë e filmave turk( disi dramatike ose romantike) dhe Elvana do të ketë një veshje të përshtatur me vajzat që jetojnë në një prej qyteteve të Turqisë, gaboni. Valdrin Sahiti ka zbuluar veshjen e Elvanës ku shihet mjaft provokative dhe disi nudo. Fundja të dalësh pak nudo për një videoklip është trendi më i ri. Klikimet e panumërta nuk do të mungojnë….Të paktën ky është një prej qëllimeve kryesore. Sipas “Prive” këngëtarja do të ketë edhe një bashkëpunim me një këngëtar emri i të cilit ende nuk bëhët i ditur.
Lindsay Lohan tek Tommy Mottola për rikthimin muzikor Lindsay Lohan thuhet se ka nënshkruar një marrëveshje të re për album me ish-bashkëshortin e Mariah Carey, Tommy Mottola. Vetëm disa ditë pasi që ylli i “Mean Girls” i konfirmoi raportet se po e braktiste reality shown e MTV, Lindsay Lohan’s Beach House, ajo zyrtarisht po planifikon një “sulm” tjetër në top-lista. Burimet për “Page Six” të “New York Post” thanë se ajo ka nënshkruar me “Casablanca Records të Mottola”, kompani kjo e cila qëndron prapa albumit të saj debutues, “Speak”, të cilin ajo e publikoi në vitin 2004. Albumi, i cili e përfshiu hitin “Rumors”, arriti në top-pesëshen e “Billboard 200”. Lindsay e paralajmëroi rikthimin në muzikë më herët këtë vit, kur e postoi një foto të saj në studion e regjistrimit dhe sugjeroi se ajo po punonte në muzikën e re. Lohan dhe drejtuesit e MTV u dakorduan të mos vazhdonte me sezonin e dytë të Beach House, ndërsa Lohan tha për “Page Six” më herët këtë javë se nuk kishte dramë të mjaftueshme edhe për një sezon.
Era Istrefi në vendin e parë në Rusi Era Istrefi ka depërtuar tashmë edhe në industrinë muzikore të shtetit të Rusisë. Këngëtarja shqiptare gjatë javës së kaluar solli një këngë të ripërpunuar me artistin e njohur më mirë si Sayonara Boy. “Was dy Liebe nennst” është kënga që dyshja e ka sjell para publikuar dhe menjëherë ka pushtuar top listat e këtij vendi. Këtë e ka bërë të ditur vetë Era përmes rrjeteve sociale duke treguar se kënga renditet në pozitën e parë të listës, Top 100 Russia. Theksojmë se Era është duke punuar në këngë të tjera që pritet t’i sjell gjatë muajve në vijim para tifozëve të saj. Istrefi ka paralajmëruar se gjatë verës do të mbajë disa koncerte të ndryshme në diasporë dhe troje shqiptare.
Pamela Anderson e shkatërruar: Kam jetuar në një gënjeshtër Aktorja Pamela Anderson duket se ka gjetur një mënyrë për të marrë ‘hak’ ndaj sjelljeve të të ish të dashurit të saj Adil Rami. Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet me të dhe krahas saj ka treguar sesi ka qenë marrëdhënia e tyre. “Është e vështirë ta pranosh. Më shumë se dy vitet e fundit të jetës sime kanë qenë një gënjeshtër e madhe. Kam qenë e mashtruar, e më kanë bërë të besoj se isha duke përjetuar ‘dashuri të madhe’. Jam e shkatërruar pasi zbulova së fundmi që ai po jetonte një jetë të dyfishtë. Ai tallej me lojtarët e tjerë që kishin të dashurën afër shtëpisë ku jetonin me bashkëshorten, i quante ata monstra. Por kjo është më e keqja, ai gënjeu për çdo gjë. Si është e mundur? Si kam mundur unë të ndihmoja kaq shumë njerëz dhe nuk kam qenë mjaftueshëm e zgjuar që të ndihmoj veten time?”,ka shkruar Anderson. Lidhja e saj me Ramin ka qenë një nga më të komentuarat në mediat e huaja.
Naomi Watts: Emocionuese të jesh pjesë e “Game Of Thrones” Naomi Watts, një ndër interpretueset e serialit të ardhshëm prequel të “Game Of Thrones”, deklaroi se fansat nuk do të zhgënjehen. “Bloodmoon”, që sapo ka nisur xhirimet në Irlandën e Veriut, do të ambientohet mijëra vjet më parë nga seriali origjinal. Gjatë një interviste për “AP Entertainment”, Watts tha: “Është tepër emocionuese të jesh pjesë e një seriali, titulli i të cilit çmendi botën. Fansat do të gjejnë diçka të re dhe interesante edhe në këtë spin-off. Nuk kanë për t’u zhgënjyer, jam e sigurt. Është një skuadër e jashtëzakonshme që po punon në këtë drejtim”.
SPORT
22
E mërkurë, 26 QERSHOR 2019
Trajneri i kombëtares sonë ka dhënë një intervistë të gjatë për “La Gazzetadello Sport”
Rozalb Lika
N
ë Tiranë ekziston një vepër arti çeliku e quajtur Reja, një pavijon futuristik i projektuar nga arkitekti i famshëm japonez, SouFujimoto, diçka për të cilën ai është krenar. Kështu e ka nisur shkrimin gazeta më e madhe sportive në Itali, “La Gazzetadello Sport”. Sigurisht nuk është një vepër arti dedikuar strategut italian, pasi ai ka vetëm dy ndeshje në krye të kuqezinjve. Në rrëfimin e bërë për të përditshmen e njohur, ai ka treguar impresionet e para në krye të kombëtares sonë. Bilanci i dy ndeshjeve të para? Skuadra nuk e meritonte humbjen, pasi kundërshtari mundi të bënte vetëm një gjuajtje në portë, ndërsa ndaj Moldavisë, rigjetëm krenarinë dhe besimin tek vetja. Tifozët prej kohësh nuk e kishin parë ekipin të bënte një lojë të tillë. Ke firmosur për 6 ndeshje. Po pastaj? Pas kualifikueseve do të shohim nëse ekzistojnë kushtet për të vazhduar së bashku. Sa shanse keni për të shkuar në Europian? Do ta provojmë, do të jetë e vështirë. Do luajmë gjithçka kundër Turqisë. Dossena, De Biasi, Panucci, Reja: pse në Shqipëri i duan kaq shumë trajnerët italianë? Sepse ndihen pranë nesh dhe e
Rrëfimi i Rejës: Shqipëria më kujton Napolin, ju tregoj jetën e re
kuptojnë gjuhën tonë. A po mëson shqip? Njoh mjaft mirë gjuhën sllovene dhe mendoja se aq do mjaftonte, por në të vërtetë nuk kuptohet asgjë, nuk kanë lidhje si gjuhë. Për fat, thuajse gjithë lojtarët flasin italisht dhe kur është nevoja, më ndihmojnë Bulku e Salihi, engjëjt e mi mbrojtës. Çfarë ka lënë De Biasi?
Konsiderohet hero, sepse ka arritur objektivin Europian duke mundur edhe Portugalinë në kualifikuese. Njerëzit nuk e kanë harruar këtë gjë. Panucci, shumë keq... Nuk e njoh situatën e tij, besoj se ka pasur një qasje të gabuar me ambientin. Është e vërtetë që fillimisht ju bindi kryeministri Rama?
Nuk mund ta them që më bindi, më telefonoi për të më pyetur nëse kisha dëshirë të fillojë një aventurë të re. U njohëm në Romë, kur erdhi të shihte LazioJuve: është tifoz i Juves. Çfarë vendi është Shqipëria? Në rritje të vazhdueshme, një qytet i gjallë, plot kantiere, biznese që lindin. Shumë prej atyre që kishin emigruar janë
kthyer në atdhe dhe japin kontribut për zhvillimin ekonomik. Krenaria kombëtare bashkohet me pasionin për futbollin. Ekziston një entuziazëm i jashtëzakonshëm, më kujton Napolin. Po futbolli, çfarë niveli është? I pranueshëm, problemi është se më të mirët luajnë jashtë. Nuk është e lehtë të bashkosh kultura dhe ide të ndryshme: nga 25 lojtarë në kombëtare, vetëm 3 luajnë në Shqipëri. Megjithatë, stadiumet janë të mira, ashtu si qendra stërvitore në Durrës, ku stërvitet kombëtarja, si dhe stadiumi që po ngrihet në Tiranë. Një xhevahir, i ngjan Juventus Stadium. Berisha në stol tek Atalanta, por titullar në kombëtare. E ka stërvitur tek Lazio, e di sa vlen. Këtë vit ka bërë ndonjë gabim, por nuk është në diskutim, duke parë që Strakosha do mungojë gjatë për dëmtim. Si luan Shqipëria? E kam nisur 3-5-2 dhe dy sulmues roli mes Sadiku, Cikalleshi, Balaj e Uzuni. Kam kërkuar më shumë soliditet në mbrojtje” Më të mirët? Ata që luajnë në Itali, si Hysaj e Veseli.
MBROJTËSI
BRAZILIANI
SULMUESI
Mihaj transferohet zyrtarisht te kampionët e Greqisë
Neymar marrëveshje me Barcelonën për rikthimin e bujshëm
Zeneli operohet dëmtimit të rëndë, do të mungon 7-9 muaj
EneaMihajnë sezonin e ri do të mbajë veshur fanellën e PAOK-ut të Selanikut. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka firmosur për 4 vitet e ardhshme me kampionët e Greqisë dhe zyrtarizimi i transferimit të tij te PAOK-u ka ardhur një stil vërtet unik, me një video të publikuar nga kanali zyrtar i klubit selanikas. 21-vjeçari i cili ishte një nga lojtarët më të spikatur të sezonit të fundit me Panetolikos do të mbajë veshur fanellën me numër 6 te PAOK-u ndërsa blerja e tij u ka kushtuar bardhezinjëve rreth 1,2 milionë euro. Mihaj kërkohet edhe nga Olympiacos e Benfica por ai zgjodhi PAOK-un pasi ka një skuadër me eksperte dhe mund të mësojë shumë nga emra si Crespo e Varela, lojtarët me më shumë peshë në prapavijën e skuadrës selanikase.
Neymar duket se do të jetë telenovela më e madhe e kësaj vere në futbollin europian. Futbollisti brazilian është lodhur nga dështimet te PSG dhe synon që të rikthet sërish te Barcelona për të luajtur sërish me Messin. Nga Spanja, gazeta spanjolle “Sport”, që ka bërë me dije se Neymar ka pranuar të ulë pagën e tij. Aktualisht merr rreth 37 milionë euro tek PSG, mbi 3 milionë euro në muaj. Ndërsa tel Barcelona do përfitojë 24 milionë euro në sezon me kontratën e re.Këtë kusht e ka pranuar braziliani, i cili do të tërhiqet edhe nga gjyqi për 26 milionë eurot, që Barça i ka mbajtur nga largimi i tij drejt PSG-së dy vite më parë. Neymar do të firmosë kontratë 5-vjeçare me Barcelonën dhe do të mbajë veshur fanellën “Blaugrana” nga mosha 27 vjeçare, e deri kur të jetë 32 vjeç. Nuk dihet nëse braziliani do të plotësojë kushtin e tretë, që Barcelona i ka vendosur, që ka të bëjë me një ndjesë publike për atë largim të beftë të tij para dy sezonesh.
Arbër Zeneli iu nënshtrua me sukses ndërhyrjes kirurgjikale në gju, pas dëmtimit të rëndë që pësoi në sfidën me Malin e Zi. 24-vjeçari, fatkeqësisht kishte këputur ligamentet e gjurit të djathtë, ndaj ishte e domosdoshme që të operohej. Tashmë futbollistin e Reims e pret një periudhë e gjatë riaftësimi për t’u kthyer sa më parë në fushat e blerta. Sulmuesi u është drejtuar përmes rrjeteve sociale të gjithë fansave të tij, duke i falënderuar për përkrahjen që i kishin dhënë gjatë gjithë kohës. “Operacioni shkoi mirë, fjalët tuaja të mira dhe përkrahja do të më kthejnë më të fortë se kurrë. AZ17 dhe AZ10 po rimbushen”, ka shkruar ai ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram. Sipas parashikimeve, Zeneli do të mungojë nga shtatë deri nëntë muaj.
ART
23 E mërkurë, 26 QERSHOR 2019
EKSPOZITA
Piktor i peizazhit dhe i figuracionit Me rastin e ekspozitës vvetjake etjake të piktorit Edi K ojani, titulluar Kthim në V endlindje Kojani, Vendlindje endlindje,, i cili kohë më parë në Shtëpin e Ismail Kadare në qytetin e Gjirokastrës hapi ekspozitën, kryesisht me përjetimet artistike nga Vlora, por edhe nga Saranda deri në V albonë Valbonë
Prof. Dr. Hivzi Muharremi Me rastin e ekspozitës vetjake të piktorit Edi Kojani, titulluar Kthim në Vendlindje, i cili kohë më parë në Shtëpin e Ismail Kadare në qytetin e Gjirokastrës hapi ekspozitën, kryesisht me përjetimet artistike nga Vlora, por edhe që nga Saranda deri në Valbonë. Para artdashësve të qytetit të Gjirokastrës, piktori akademik Edi Kojani prezantohet me tablotë e ciklit të fundit të peizazheve dhe kompozimeve, ku gjithnjë dominon ambienti dhe hapësira me imazhe autoktone të nënqiellit bregdetar me një kolorit të ngrohtë ku e shpërfaq strukturën e ngjyrave me shkallëzime tonike të theksuara e vecanërisht kjo spikatë gjatë implementimit të dritës natyrale pleneriste e cila me reflekset e saja jo vetëm që e akcenton imazhet e realizuara sipas konceptit të autorit, por gjithnjë e më shumë futet në brendin e sfondit kompozicional duke e vërë në spikamë këto dy elemente: ngjyrën dhe dritën natyrale pleneriste. Raport, ky kolorist që në disa tablo qëndron si kontrast i planit të parë kompozicional me ngërthim të hijeve si refleksion i intenzitetit të lartë të dritës natyrale që shpërthen nga qendra e sfondit të ngjyrës së
bardhë në peizazhin me imazhe të shtëpive të frymës orientale arkitektonike - gjirokastriane, "Qafa e Pazarit", Gjirokastër. Pra, në këtë tablo të peizazhit autori me një sens maestral e vë në spikamë raportin kontrastiv të ngjyrave me shkallëzime drejtë tonaliteteve të bardha nga epiqendra e kompozicionit e deri të qielli transparent dhe subtil i cili harmonizohet me planin e parë e cila qëndron si hija e refleksioneve ndricuese. Lirisht mund të themi se në këtë dikitomi mbarshtrohet e tërë opusi krijues i piktorit, ku drita dhe ngjyra bëhen pjesë përbërse e kompozimit. Dashur e padashur, piktori, Kojani ka qenë i mishëruar me këto imazhe, motive nga një ambient i shkelqyer i cili përvec këtyre dhuntive të dhuruara nga natyra është frymëzuar edhe me imazhe e motive nga trashëgimia kulturo-historike e qytetit antik, ku në cdo pjesë të ambientit, mund të venerohen dhe të përjetohen në shpirtin e artistit dhe të atyre të cilët për një kohë të shkurtër qëndrojnë pranë bukurive të këtyre imazheve nga qyteti piktotesk të Aulonës së lashtë (Vlorës), e deri tek imazhet dhe motivet nga nënqielli i Sarandës dhe Valbonës. Andaj, një brumosje e tillë me një nduarnduarshmëri të motiveve nga natyra dhe nga gjurmat e kulturës së lashtë që nga Iliria e deri me sot, kanë ndikuar edhe në shpirtin suptil e poetik të piktorit Edi Kojani që të na dhuroi një opus të
Edi Kojani "Tre gurshi uji i ftoht"
gjerë të veprave artistike me motive dhe imazhe shumë të bujshme nga nënqielli mediteran i qytetit dhe vendeve të tjera nga pjesa jugore e bregdetit shqiptar. Refleksionet e dritës gjithnjë natyrale- pleneriste në një anë, dhe të ngjyrave me tonalitete intenzive të ciltëra, të pastërta, me levizje të përshpejtuar të penelit në anën tjetër janë karakteristikat parësore që shpërfaqen në tablotë e artistit nga paralagjet e qyteteve, nga imazhet bregdetare e deri të peizazhet dhe figuracionioni kompozicinal i cili është pjesë përbërse e krijimtarisë artistike të piktorit Edi Kojani. Përmes imazheve të pikturave të artistit, tek vrojtuesi paraqitet emocioni i njohjës për diten e bukur e të ngrohtë verore, fushat dhe ambientet e bleruara, perëndimin e përflakur të diellit në bregdet, me anijet e vogla me vela, me lundra që u kanë shërbyer për defrime gjatë ahengjeve të piknikut në këto peizazhe dhe ambiente te jashtëzakonshme nga
nënqielli bregdetar të detit adriatik dhe jon me të cilët autori, padyshim, ishte i frymëzuar dhe mishëruar me një ambient të tillë të frymës mediterane dhe poetike. Andaj, gjitha këto imazhe të krijimtarisë artistike të pikorit korrespondojnë me një gjuhë figurative si për nga shprehja e dufit impresionist, postimpresionist, ekspresiv si dhe me primesa të artit modern si për nga shprehja figurative, po ashtu edhe në trajtimin e spektrit koloristik i cili arrinë ta krijon stilin e vet, vetanak gjatë trajtimit të këtyre elementeve kompozicionale. Heqjet e shkurtëra, të shpejta të penelit më së miri mund të kundrohën në imazhet e parapjesëve të detit, te plazhi apo të paralagjet e qyteteve bregdetare e të tjera. Ku përmes ngjyrave të pastra, të kërkuara dhe të studiuara, piktori i jep një shkëlqim dhe vibrim (dridhërim) tërë kompozimit. Në mesin e veprave të imazheve të lartëcekura, spikat Portreti i Ismail Kadares, të cilin piktori me devocion dhe përkushtim të madh e ka realizuar. Akcentin kryesor tek portreti autori e përqendron në intelektualizmin e gjeniut, të madhit Kadare. Portreti i Kadares i realizuar në strukturën e sfondit kompozicional shpërfaq një frymë krejt më ndryshe nga reaizimet standarde të portreteve, është një qasje e një fryme më moderne ku harmonizimi i elementeve të ngjyrës dhe formës me vet hapë-
“Deti”
sirën e spikasin vecantinë figurative të portretit. Fryma e introduktit ekspresiv reflekton në tablon "Zbatica", ku figurat e fëmijve asocojnë në silueta dhe janë të transponuara në një atmosferë metafizike bregdetare, me lëvizje të penelit të ngjyrave ekspresive me fokusim drite nga mesi i sfondit kompozicional. Në mesin e veprave të ekspozuara duhet vecuar edhe ; "Tre gurshi uji i ftohtë", Vlorë, "Fiqtë e detit Tragjas", Vlorë, "Vjeshta në Korcë, "Bregdet", Vlorë, "Gjirokastra" etj. Në fund do thënë se kjo ekspozitë para dashamirëve të artit gjirokastrit, nga autori Edi Kojani, vlonjat, me origjinë gjirokastrite hapet pas 5 viteve, nga ajo që ishte hapur në kalanë e qytetit, kryesisht me vepra kushtuar motiveve dhe imazheve të Gjirokastrës. Ekspozita ka zgjuar interesim të madh para artdashësve gjirokastrit dhe më gjerë.
KUMTIM
George Orwell dhe alegoria politike te vepra monumentale, “Ferma e Kafshëve” Nga Albert Vataj
L
etërsia botërore ka tituj dhe au torë, të cilët kanë vënë gur themele të mëdhenj të mendimit dhe shprehjes, të idesë dhe filozofisë, të mesazhit dhe figurshmërisë, alegorisë dhe groteskut… të gjithë atij ansambli vlerash dhe qëllimsishë., Në këtë univers të parrokshëm, “Ferma e Kafshëve” e George Orwell ka ardhur për të mbetur një shënjim të atij misioni të lartë që pena mëton, urtësisht, artistikisht dhe kurajshëm. “Ferma e Kafshëve” është një novelë alegorike nga George Orwell. Ajo u botua s’pariherë në Angli më 17 gusht 1945. Sipas shkrimtarit, libri reflekton ngjarjet që çuan në Revolucionin Rus të vitit 1917 dhe më pas në epokën staliniste të Bashkimi Sovjetik. Orwell si një socialdemokrat, ish-
te një kritik i ashpër i Josif Stalin, gjithashtu dhe armiqësor ndaj Moskës, drejtuar stalinizmit. Qëndrim, i cili ishte formuar në mënyrë kritike nga përvoja e tij personale gjatë Luftës Civile Spanjolle. Ai besonte se në Bashkimi Sovjetik ishte instaluar një diktaturë brutale, e ndërtuar mbi një kult të personalitetit dhe i zbatuar nga një sundim terrori. Në një letër drejtuar Yvonne Davet, Orwell e përshkroi librin “Ferma e Kafshëve” si një përrallë satirike kundër Stalinit. Në esse-në e tij “Pse unë shkruaj ” (1946), George Orwell shkroi se “Ferma e Kafshëve” ishte i pari libër, në të cilin ai u përpoq, me vetëdijen e plotë të asaj që po bënte, “për të bashkuar qëllimin politik dhe qëllimin artistik në një tërësi”. “Ferma e Kafshëve” ka fituar statusin si një prej 100 romaneve më të mira në gjuhën angleze, sipas “Time Magazine.
Idenë e këtij libri ai e kristalizoi në kohën kur ai detyrohej që të ikte nga spastrimet e komunistëve në Spanjë, e kishte inspiruar atë që të kuptojë se “sa lehtë propaganda totalitare mund ta kontrollojë mendimin e njërzve të ditur në vendet demokratike”. Për këtë ‘përrallë satirike në fermë’ Orwell u inspirua pasi që e pa një djalë të vogël që e rrahte kalin çdo herë kur ai nuk e merrte drejtimin që i thoshte djaloshi. “E kuptova se nëse edhe kafshët e kuptojnë fuqinë e tyre ne njerëzit nuk do kishin fuqi mbi ta, dhe se njerëzit i shfrytëzojnë kafshët njëjtë si të pasurit që e shfrytëzojnë proletariatin”. Orwell fillimisht kishte shumë vështirësi në marrjen e dorëshkrimit për këtë libër, e kryesisht kjo frikë ishte për shkak të ndjenjave të tij anti-ruse. Libri më në fund u pranua për t’u botuar nga botuesi britanik, Jonathan
Cape. Mirëpo edhe kësaj kompanie nuk i’u deshtë shumë për të ndryshuar mendje. Kjo sepse botuesi u kërcënua nga Peter Smollet, një zyrtar i qeverisë ruse. Bota përball këtij libri u nda më dysh. Kritika nuk u kursye ta fshikullojë. E megjithatë ai pati një sukses të padikutueshëm. Ai vërtetë nuk arriti
të rrëzonte stalinizmin nga sundimi gjakatar dhe mizoritë që ushtroi ndaj popullit rus, por ama e denoncoi atë botërisht. Si pakkush, ai guxoi të sulmonte me penë një armik dhe një barbar. Gjithashtu ai i dha botës një mësim të vyer. “Ferma e Kafshëve” është alegoria politike më e famshme e shekullit të XX.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
Presidenti Ilir Meta: Zgjedhjet e 30 qershorit janë imagjinare
P
residenti Ilir Meta, në një deklaratë për mediat, deklaroi dje se vendimi i Kolegjit Zgjedho nuk mund të rrëzojë dekretin për anulimin e 30 qershorit. “Vendimi i marrë nga Kolegji Zgjedhor ka të bëjë vetëm me marrëdhënien e partisë ankuese, aleate e PS dhe organizatës socialiste në KQZ, që kanë vendosur të zhvillojnë një proces të paligjshëm në 30 Qershor”,- tha Presidenti. Kreu i shtetit shtoi se “vendimi i Kolegjit Zgjedhor është një truk procedurial, i orkestruar dhe i paralajmëruar prej kohësh, i marrë në kushtet e presionit dhe shantazhit politik të mazhorancës”. Duke komentuar ligjshmërinë e dekretit, Presidenti tha se “vetëm Gjykata Kushtetuese, dhe vetëm ajo, mund të shqyrtojë vlefshmërinë e Dekretit të Presidentit të Republikës. Ky akt është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë në Republikën e Shqipërisë”. Kreu i shtetit deklaroi se zgjedhjet me standarde demokratike janë kusht kryesor për hapjen e negociatave. “Pa zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe me standarde nuk ka hapje negociatash me Bashkimin Europian. Shqipëria nuk do të kthehet në një tirani personale të askujt dhe në koloni të asnjë fondacioni ndërkombëtar”,- deklaroi Presidenti Ilir Meta.
24 E mërkurë, 26 QERSHOR 2019