www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
Fake News apo Fake Kryeministër? E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 149 (8280)
E martë, 26 Qershor 2018
Çmimi 30 Lekë
Luan Rama: Kryeministri flet për “Fake News”, pra për lajme të rreme, ndërkohë që makina e tij e propagandës, e frymëzuar prej filozofisë gebëlsiane, prodhon e shpërndan ekskluzivisht vetëm “Fake News” me personazh kryesor atë vetë!
FAQE 3
Monika Kryemadhi vizitë në SHBA, merr pjesë në takimin e grave republikane
KREU I SHTETIT
Presidenti Meta: Investimi te të rinjtë, investim për të ardhmen e shoqërisë e për paqen FAQE 24
PROTESTA
MAKINA ME 3.4 MLN EURO
Çamët bëjnë thirrje: Të bojkotojmë të gjitha produktet greke
Policia: SHISH na njoftoi pas deklaratës së Bashës
FAQE 8
FAQE 6
REPLIKAT
Basha: Garanti i eurove është Sekretari i PS. Balla: Me babalen e PD shihemi në gjyq FAQE 4-5
KOMENT
EDITORIAL
Mesazhet e fitores së Erdogan Nga Dritan Dulli
FAQE 13
Në foto: Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi
Dje u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare në Turqi...
“Dua një Toyota me 3.5 milionë cash” Në 48 orët e fundit lajmi që ka tërhequr më shumë vëmendjen në Shqipëri dhe në rajon është ai gjetjes së 3.4 milionë eurove në bagazhin makinave "Toyota Yaris"...
FAQE 16
RUSI 2018
FAQE 2
KRITIKAT
NDESHJET SOT
Australi-Peru 16:00 Danimarkë-Francë 16:00
Islandë-Kroaci 20:00 Nigeri-Argjentinë 20:00
Spanja dhe Portugalia kualifikohen me "zemër në dorë" në fazën tjetër
Uruguai shumë i fortë për Rusinë, e mbyll si e para në grupin A
FAQE 20-21
Petrit Vasili: Ambasadorja Vlahutin flet përherë pas Ramës e si Rama!
FAQE 4
EDITORIAL
SPECIALE
2 E martë, 26 QERSHOR 2018
“Dua një Toyota me 3.5 milionë cash”
Në 48 orët e fundit lajmi që ka tërhequr më shumë vëmendjen në Shqipëri dhe në rajon është ai gjetjes së 3.4 milionë eurove në bagazhin makinave "Toyota Yaris". Zbulimi i policisë në portin e Durrësit ka çuditur jo vetëm qytetarët, por dhe ekspertët e trafiqeve në Shqipëri. Më parë ishin të njohura forma të ndryshme të futjes së parave të krimit në vend. Por kjo e Durrësit është një histori që ka ndryshuar gjithë skemën e trafikantëve dhe mënyrën sesi pastrohen paratë e drogës. Kush do të mendonte se në një makinë me çmim modest do të gjendeshin 3.4 milionë euro të shpërndara në gomën rezervë dhe në kroskot. Befasia që shkaktoi kjo mënyrë e fshehjes së parave ka bërë që këto ditë gjithë qytetarët të interesohen për të blerë makina "Toyota Yaris". Nuk duan më mercedeza luksozë dhe
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
as makina tipi i fundit. Bosët e trafiqeve dhanë mesazhin se paratë e mëdha nuk qarkullojnë dhe nuk pastrohen më me sende luksoze, por me mjete që nuk bien në sy dhe që policëve të doganës nuk u shkon mendja. Ndaj dje gjithë shqiptarët dje me ironi thoshin: "Dua një Toyota me 3.5 milionë euro cash". Ekonomistët kanë nisur të përdorin një njësi të re matëse për tregun e këmbimit valutor. Çmenduria e euros dhe forcimi i çuditshëm i lekut nuk shpjegohet më me asnjë ligj finance. "Mrekullia" ekonomike që po përjetojmë këto muaj me marramendjen e kursit valutor ka një monedhë të re që quhet "Toyota Yaris"! Por jo vetëm kaq, edhe politika zbuloi se sondazhet, fushatat, sloganet dhe programet janë pesë me hiç. Mjafton një "Toyota Yaris" me 3. 5 milion euro
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
në bagazh dhe mund të fitosh bashkitë, deputetët, gjithë parlamentin. Me një "Toyota" të tillë mund të blesh votat, shuarjen e protestave dhe nëse do edhe kundërshtarët. Ndërsa tani ka nisur një luftë e ashpër pozitë-opozitë për të zbuluar pronarin e vërtetë të eurove që ndodheshin në makinë. Fillimisht ishte kreu i PD-së, Lulzim Basha që të enjten e kaluar deklaroi në parlament se një makinë me para nga trafiku i drogës, të nisura nga Gjermania ishin zbuluar nga autoritetet e vendeve fqinje. Sipas Bashës, garanti i kësaj ngarkese me para ishte numri dy i Partisë Socialiste, Sekretari i Përgjithshëm dhe kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla. Akuzat e Bashës kaloi në Kuvend pa vëmendje, njëlloj siç kalojnë me qindra akuza që bëhen çdo të enjte. Madje as personat që kryenin transportin nuk e kanë marrë seriozisht Lulzim Bashën, derisa për tre ditë nuk i hoqën paratë nga makina. Vetëm pas njoftimit të Policisë së Shtetit ditën e diel u risollën në vëmendje akuzat e kreut të PD-së. Rezultoi se Basha kishte të drejtë, sigurisht kishte gabuar shumën e parave dhe origjinën e tyre. Nuk ishin 1.5 milionë, por 3.4 dhe makina nuk ishte nisur nga Gjermania, por nga Belgjika. Por sot këto janë detaje t vogla, fakti është se paralajmërimi i Bashës rezulton i vërtetë, për pjesën e trafikut. Ajo që s'mund ta përcaktojë më Basha, por vetëm drejtësia është lidhja e zyrtarit të lartë të PS-së, Taulant
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
Balla me këtë histori. Numri dy i Partisë Socialiste paralajmëroi padi ndaj kreut të opozitës për të zbardhur të vërtetën e akuzave. Ndërkohë që mohoi çdo lidhje të mundshme me "Toytotën" dhe paratë që u gjendën brenda saj. Nga ana tjetër, PS e ka drejtuar debatin drejt përgjegjësive që ka Lulzim Basha për informacionin që ka nxjerrë. Sipas PS, Basha ka dekonspiruar një operacion të policisë duke publikuar informacione sekrete nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Pra, këto ditë, pas kapjes së parave nuk po merren me pronarin e shumës së parave, por me Bashën. Ky është një sinjal që ngre dyshime të tjera dhe nuk dihet se nëse Basha nuk do të kishte folur a do të ishin kapur paratë në Durrës? Askush nuk mund të thotë se pas parave janë me patjetër zyrtarë të mazhorancës, por vetë kapja e tyre është fakt se në Shqipëri po hyjnë miliona euro nga trafiqet drogës dhe krimi. Kjo është prova që duhet të vërë në alarm gjithë shtetin. Nga mënyra sesi kanë nisur reagimet, sulmet dhe kundrasulmet, kur politika hyn në një ngjarje e gjitha do të përfundojë si në rastet e tjera, të hashashit dhe kokainës. Çdo gjë mbyllet te shoferët dhe transportuesit. Pronari i vërtetë i mallit në "Toyota Yaris" nuk do zbulohet ndonjëherë në të gjitha rastet kur është një pushtetar apo politikanë i rëndësishëm. Q.Xhani
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E martë, 26 QERSHOR 2018
Fake News apo Fake Kryeministër? Luan Rama: Kryeministri flet për “Fake News”, pra për lajme të rreme, ndërkohë që makina e tij e propagandës, e frymëzuar prej filozofisë gebëlsiane, prodhon e shpërndan ekskluzivisht vetëm “Fake News” me personazh kryesor atë vetë!
Nga Luan Rama*
J
am përpjekur ta besoj Kryeministrin në për pjekjen e vet dëshpërimisht mjerane, të shërbyer për lexuesit dhe opinionin publik nën titullin "Lufta e esadistëve kundër negociatave dhe 600 mijë fantazma për të përmbysur qeverinë", apo edhe nëpër takimet e tij të fundit, por e kam pasur të pamundur, sepse esadizmi dhe hija e tij e risjellë enkas nga njeriu i parë përgjegjës për situatën kriminale në vend, nuk mund ta mbështjellë e as ta mbrojë hamzaizmi, edhe pse nën petka moderne e pa çallmë në kokë, të ambalazhuar mediatikisht prej ERTV-së si edvinizëm. Por le t'i ikim paraleles me referenca në tradhtitë e vjetra që na vijnë prej historisë, e të merremi me ngjarjen e radhës; miliona euro të gjendura nëpër makina hyjnë e dalin apo edhe qarkullojnë nëpër Shqipëri, si për të konfirmuar atë që ka theksuar në mënyrë të përsëritur Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili e ka përfshirë Shqipërinë për të dytin vit radhazi në listën e vendeve ku qarkullojnë paratë e krimit! Mirë për lajmin e pritjes së 600 mijë refugjatëve sirianë e për kampet e pritjes dhe të rehabilitimit të ish-luftëtarëve të ISIS-it e ka gjetur alibinë duke fajësuar opozitën, po miliona euro të krim-
it si do t'i justifikojë kryeministri ynë vetëm tre ditë para vendimit të Këshillit Europian për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë? Apo do të na thotë që edhe ato para janë të opozitës siç bëri disa kohë më parë me një sasi prej mbi 600 kg drogë, në trafikimin e të cilës tha që ka të implikuar eksponentë të lartë të PD-së, pa pasur asnjë provë e ç'është më e rëndësishme pa u shprehur prokuroria për këtë gjë! Kryeministri flet për "Fake News", pra për lajme të rreme, ndërkohë që makina e tij e propagandës, e frymëzuar prej filozofisë gebëlsiane, prodhon e shpërndan ekskluzivisht vetëm "Fake
News" me personazh kryesor atë vetë! E vërteta nuk mund të fshihet. Dhe të gjitha rrugët e të vërtetave të krimit; droga e trafikimi i saj, paratë e krimit dhe pastrimi i tyre, klientelizmi kriminal e korrupsioni endemik, të çojnë vetëm te qeveria! Këtë na e ka thënë Departamenti Amerikan i Shtetit me anë të raportit të Byrosë së Sigurisë Diplomatike (Albania 2018 Crime & Safety), ku thuhet shprehimisht: "Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vlerësuar Tiranën si një vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që drejtohen ose prekin
interesa zyrtare të qeverisë amerikane". "Krimi i organizuar vazhdon të jetë një shqetësim për shumicën e shqiptarëve, me një rrjet organizatash kriminale të përfshira në trafikim lëndësh narkotike, grabitje, ryshfete, pastrim parash, prostitucion dhe trafik qeniesh njerëzore". Pra, pas pesë vitesh në pushtet, nuk ka më alibi e as tepsi që mund t'a justifikojë qeverinë, e cila nuk e meriton çeljen e negociatave; për sa kohë "Fake News" dhe "Fake Kryeministër" janë e njëjta gjë! *Zëvendëskryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim
AKTUALITET TRAFIKIMI
6 E martë, 26 Qershor 2018
Dyshime për dekonspirim, ja pista e hetimit Mësohet se ka qenë Interpol Roma, ajo që dha sinjalin për trafikimin e valutës nëpërmjet makinave të ngarkuara në “Bizark”. Policia e Durrësit në bashkëpunim edhe me prokurorinë e rrethit u mobilizuan dhe pritën ngarkesën të mbërrinte në destinacion. Të ndaluarit kanë mohuar të kenë pasur dijeni
apo lidhje me valutën që u zbulua brenda dy makinave të ngarkuara në trajler. Dyshohet se shuma e parave mund të jetë siguruar nga aktivitete kriminale. Pikërisht dhe këtu janë përqendruar dhe hetimet. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit për veprat penale “Pas-
trimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale e kryer në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Falsifikimi i monedhave”. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e personave të tjerë të implikuar.
Edi Lika, është administratori i shoqërisë që po transportonte nga Gjermania për në portin e Durrësit të disa automjeteve, mes tyre edhe një “Toyota Yaris”
“Toyota”-t me 3.4 milionë euro.Policia: U informuam pas deklaratës së Bashës T
re milionë e 366 mijë e 800 euro, 80 mijë franga belge, e mes tyre edhe 100 euro false u sekuestruan nga policia në sediljet dhe dyert e dy “Toyota”-ve, të cilat zbarkuan në portin e Durrësit me një kamion “Bizart”. Policia e Shtetit ka reaguar me anë të një deklarate, ku thuhet se është vënë në dijeni nga burimet e saj vendase, dhe se ka të dhëna të besueshme se ngarkesa e sekuestruar ishte e porositur nga Elvis Vladi dhe Alfred Vladi, tashmë të shpallur në kërkim. Policia njofton se fillimisht është vënë në dijeni nga burimet vendase për ngarkesën e dyshimtë, për të cilën ishin njoftuar pikat kufitare. Një ditë pas këtij informacioni, në datën 21 qershor, thuhet në reagimin e policisë, “gjatë punimeve të Parlamentit është bërë publik fakti lidhur me një automjet “Toyota Yaris”, brenda të cilit gjendeshin 1.5 milionë euro të zbuluara në Gjermani”. Pak orë pas këtij informacioni, të dhënë nga Lulzim Basha në fakt, në orën 17:00, një agjenci ligjzbatuese ka njoftuar sërish policinë për ngarkesën që do të vinte me trajler nga Gjermania, e mes tyre kishte një sasi eurosh të padeklaruara. Policia shpjegon se, gjatë kontrolleve në mjetin tip “Bizart” të drejtuar nga Agim Çeku dhe me pronar Klevi Likën, u zbulua shuma e konsiderueshme e eurove dhe frangave. Përveç dy shtetasve të mësipërm janë arrestuar gjithashtu edhe Edi Lika, administratori i firmës dhe trajlerit që transportonte makinat, si dhe Alban Mollaymeri. Pritet që ata të për-
ballen me veprën e pastrimit të parave dhe falsifikimit të monedhave, si dhe armëmbajtjes pa leje. Kur u mësua për ngarkesën? Më 20 qershor 2018, (e mërkurë) policia ishte vënë në dijeni nga burimet e saj vendase për një karoatrec me targa AA 120 SP, që pritej të transportonte disa autovetura, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara, pa specifikuar tipin e automjeteve dhe as origjinën e vendit. Ditën e enjte, 21 qershor 2018, në mesditë, gjatë punimeve të Parlamentit në sallën e Kuvendit, është bërë publik fakti lidhur me një automjet tip “Toyota Yaris” me 1.5 milion euro, të zbuluar në Gjermani. Po atë ditë, të enjten e kaluar, datë 21 qershor 2018, një agjenci ligjzbatuese shqiptare
në orën 17:00, ka njoftuar Policinë e Shtetit lidhur me një informacion për një ngarkesë me trajler që do të sillte disa mjete tip “Toyota”, e cila pritej të vinte nga Gjermania, e mes tyre një mjet me një sasi eurosh të padeklaruara. Në datën 24 qershor 2018, në portin e Durrësit në orën 07:30, mbërriti nga Belgjika një trajler tip “Bizark” me 9 automjete, përmes portit të Barit, Itali. Policia kufitare, mbi bazën e porosisë së marrë në datën 20 qershor, ka bërë identifikimin dhe ndalimin e mjetit. Policia thotë se më pas janë vënë në pranga 4 shtetas. Agim Çeka, 61vjeç, lindur në fshatin Luz i Madh, banues në Durrës; Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë; Klevi Lika, 21 vjeç,
TË ARRESTUAR Agim Çeka Edi Lika (Cani) Klevi Lika Alban Mollaymeri lindur në Bulqizë, banues në Tiranë; Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e Elvis dhe Alfred Vladit, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në pikën e kalimit kufitar të Durrësit në automjetin tip “Bizark” të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuara në të, tip “Toyota” janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zvicerane,
POLICIA
Administratori Lika i dënuar 2 herë për dhunë
Edi Lika, është administratori i shoqërisë që po transportonte nga Gjermania për në portin e Durrësit të disa automjeteve, mes tyre edhe një “Toyota Yaris”, ku u gjetën 3.4 milionë euro të fshehura. Ai është shoqëruar nga policia menjëherë pas zbulimit të shumës së parave, ndërsa familjarët thonë se uniformat blu e morën nga banesa e tij. Po sipas dëshmisë së tyre, 41vjeçari Edi Lika nuk udhëtonte vetë drejt Gjermanisë, ndërsa ata nuk kanë asnjë dijeni për shumën e parave të gjetura në automjetin “Toyota Yaris”. Lika nuk është i panjohur për drejtësinë, në dy raste është dënuar për krime në familje. 41vjeçari Edi Lika ishte i dënuar me arrest shtëpie për dy vjet nga Gjykata e Apelit.
të padeklaruara. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat dhe ambiente të tjera të personave të dyshuar. Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 3,366,800 euro dhe 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara; 80,000 franga zvicerane. 10 automjete, nga të cilat 7 automjete të tipit “Toyota Yaris”, 1 tip “Alfa Romeo”, 1 tip “Opel” dhe 1 tip “Bizark”. 1 armë kallashnikov me 2 krehra me fishekë, gjetur nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.Çeka; 1 radio policie; 7 telefona celularë.
POLITIKE
7 E martë, 26 Qershor 2018
Ambasadorja e BE-së: Nëse ka kushte, janë kushte për më mirë për Shqipërinë
A
mbasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin nga Malësia e Madhe ka përsëritur qëndrimin se në Shqipëri nuk do të ndërtohet asnjë kamp refugjatësh. Sipas saj, kushti i vendosur nga BE për Shqipërinë janë reformat dhe jo refugjatët për të hapur negociatat. Ambasadorja gjithashtu deklaroi se të vetmet kushte që mund të jenë kanë të bëjnë me një mirëqeverisje dhe përmirësim të situatës në Shqipëri. “Në kuptimin e kampit jo, absolutisht jo! Kjo është hera e pestë që i jap përgjigje kësaj pyetjeje javën e fundit dhe jam përgjigjur gjithmonë thjesht dhe qartë: jo! Jo nuk ka asnjë plan dhe asnjë lloj përpjekje të tillë për të “shkëmbyer” me një kusht të tillë. Nëse ka kushte, janë kushte për më mirë për Shqipërinë. Gjithçka që mund të bëjë Shqipëria është me shtetin e së drejtës dhe mirëqeverisjen dhe jo me një plan refugjatësh”, tha Vlahutin. E pyetur për vendet skeptike Vlahutin tha se ajo nuk ka lobuar për Shqipërinë në BE, por punon me Shqipërinë për integrimin. “Unë nuk loboj për Shqipërinë, unë kam punuar në Shqipëri në mënyrë që ne të kemi një situatë në Komisionin Europian dhe KE doli me një rekomandim të qartë se mund të hapen negociatat pa kushte. Vendimi u takon shteteve anëtare”, tha ajo. Vlahutin u shpreh e kënaqur me reformat në Shqipëri ndërsa deklaroi se deri në fund të vitit shpreson që të ngrihen institucionet e rëndësishme të reformës në drejtësi. Ambasadorja e BE-së deklaroi, gjithashtu, se vendimin përfundimtar e kanë 28 vendet anëtare ndërsa nuk
Vlahutin: BE kusht për Shqipërinë ka reformat, jo refugjatët. Nuk do ketë kamp SAMITI I BE
Rama flet për refugjatët: Lajm i prodhuar nga esadistët e rinj
përjashtoi kushte të ndryshme që kanë të bëjnë me mirëqeverisjen e vendit. Ajo vuri theksin edhe te problemi i pronave në zonat turistike kryesisht, por edhe në qytete të tjera, duke thënë se është një urgjencë, e cila duhet të marrë zgjidhje, dhe për këtë BE-ja po jep kontribut. Prononcimi i ambasadores A do të ketë kamp refugjatësh në Shqipëri? Unë jam përgjigjur mbi pesë herë për këtë pyetje dhe është e qartë, nuk ka asnjë kusht apo përpjekje të tillë për të shkëmbyer hapjen
e negociatave me një gjë të tillë. Jo nuk ka asnjë plan dhe asnjë përpjekje të tillë, nëse ka kushte për Shqipërinë, ka kushte për mirëqeverisjen. Çdo gjë që ka të bëjë me zbatimin e të drejtës, lirisë, por asgjë që ka lidhje me migracionin. Si po përpiqet Shqipëria të bindë vendet skeptike? Unë kam punuar me Shqipërinë dhe jo lobuar për Shqipërinë, Komisioni Europian ka dalë me rekomandim të qartë se Shqipëria është në një fazë ku mund të hapen negociatat pa
kushte, por vendimi i takon vendeve anëtare. Vendimmarrja në Bashkimin Europian është unanime dhe duhet të merret nga 28 vendet anëtare. Procesi është i rëndësishëm por, pikësëpari, më të rëndësishme janë reformat dhe ne kemi harxhuar energji, financa dhe shpresë që këto ta bëjnë jetën më të mirë për shqiptarët. A jeni e kënaqur me reformat? Ajo për të cilën jam e lumtur, është se reforma gjyqësore është reforma më gjithëpërfshirëse që është ndërmarrë në një vend në tranzicion.
MOHOI ÇËSHTJEN E REFUGJATËVE, REAGON KREU I GRUPIT PARLAMENTAR TË LSI-SË: KA ARDHUR KOHA TË IKËSH
D
eklaratat e ambasadores së Bashkimi Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, e cila përsëriti qëndrimin se në Shqipëri nuk do të ndërtohet asnjë kamp refugjatësh, dhe që sipas saj, kushti i vendosur nga BE-ja për Shqipërinë janë reformat dhe jo refugjatët për të hapur negociatat, kanë nxitur reagimin e ashpër të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Është kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili përmes rrjeteve sociale i sugjeron diplomates europiane që të heshtë sa i përket çështjes së refugjatëve, pasi siç thotë Vasili, nuk i beson askush Vlahutinit lidhur me ato çfarë flet. “Po si mundet të besohet Vlahutin kur flet për refugjatët? Pse nuk hesht xhanëm. Vlahutin foli për refugjatët nga Shkodra. Gjithmonë, ajo flet pasi flet Edi Rama dhe gjithmonë thotë të njëjtat gjëra si ai. Kush e beson? Askush. Gjermania thotë me gojën plot, na i kërkuan vetë shqiptarët refugjatët. Vlahutin
Vasili i kthehet Vlahutinit: Hesht, pasi askush nuk të beson ty
thotë jo. Deklarimet për refugjatët vijnë nga të katër anët, nga Brukseli nga Franca, etj. etj. Vlahutin prapë thotë jo. Kryeministri bullgar flet për ish-at e ISISit, ndërsa Vlahutin thotë jo. Pse nuk hesht xhanëm? Sepse, po kjo,
Vlahutin, na tha me gojën plot që 99 % e drogës ishte asgjësuar, se krimi i organizuar po luftohej me rezultate mbresëlënëse, se reforma në drejtësi po fluturonte, gjithashtu. Ndërsa sot, këto “suksese” të mëdha që lanë pa gojë Vlahuti-
nin, janë kushtet kryesore, që pengojnë hapjen e negociatave. Vlahutin nuk di të heshtë. Por sot ajo flet me veten e saj, pasi askush nuk e dëgjon dhe aq më pak ta besojë. Ka ardhur koha për të ikur, madje sa më parë dhe në heshtje madje, sepse çdo fjalë më tej është thjesht zhurmë, murmurimë faji dhe asgjë më shumë. Shqiptarët duhet t’i fshijnë nga memoria ata të cilët i kthyen vuajtjet e tyre në përfitime dhe perspektivën e integrimit në një rrugë të errët dhe në një ëndërr të ndaluar” - u shpreh Vasili. Po dje kreu i ligjvënësve të LSI-së, komentoi kapjen e 3.4 milionë eurove në dy makina tip “Toyota Yaris”, të dielën në portin e Durrësit. Petrit Vasili, tha se po pret alibinë e radhës së kryeministrit Rama, duke shtuar se paratë e krimit kanë marrë dhenë dhe po
Kryeministri Edi Rama e quan të rremë lajmin që qarkullon prej kohësh në Shqipëri për strehimin e 600 mijë refugjatëve nga vendet e lindjes. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se Samiti i BE-së për refugjatët që u mbajt këtë fundjavë shpoi tullumbacen e lajmit të rremë, që sipas tij është prodhuar nga esadistët e rinj të Shqipërisë.“Dje Samiti i BE-së për krizën e refugjatëve shpoi tullumbacen gjigante të Lajmit të Rremë për Kampin në Shqipëri! Ky lajm i prodhuar dhe propaganduar nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media, s’ka asnjë lidhje me planet e BE-së për refugjatët. Mos t’ua harrojmë këtë turp”, u shpreh dje në reagimin e tij kryeministri, Edi Rama. shkatërrojnë shoqërinë. “Miliona euro kriminale në Durrës, presim ndonjë sqarim idiot të kryeministrit. Paratë e krimit kanë marrë dhenë dhe po shkatërrojnë shoqërinë shqiptare, ekonominë e vendit dhe kanë inkriminuar qeverisjen e kryeministrit deri në palcë. Kryeministri peng i parave kriminale jep vazhdimisht shpjegime idiote për gjoja armiq, gjoja opozitë që i hedh baltë. Po tani që miliona euro u kapën në portin e Durrësit ç’do të thotë kryeministri? Presim shpjegimin idiot të radhës” - u shpreh dje kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili.
POLITIKE
8 E martë, 26 Qershor 2018
Shefja e diplomacisë evropiane merr pjesë në takimin “Miqtë e Shqipërisë”: Në Ballkan është bërë progres
Hapje të negociatave me Shqipërinë, Mogherini: E drejtë dhe me interes
KREU I FONDACIONIT
Glos: Gjermania heq kushtëzimin kur të realizohen reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore
K
ur mbeten edhe pak ditë nga vendimi përfundimtar i Këshillit të BE-së për hapjen apo jo të negociatave për Shqipërinë, Tirana zyrtare me ndihmën e Athinës, ka nisur një ofensive të fundit për të bindur vendet të cilat janë skeptike. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushat zhvilloi një takim me ata që janë quajtur si “Miqtë e Shqipërisë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, një iniciativë kjo e shefit të diplomacisë greke Nikos Kotzias. Në krah të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Federica Mogherini u shpreh se hapja e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë është vendim i drejtë dhe në interes të dyanshëm. “Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe ky proces është i bazuar në meritë”, deklaroi sot Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini. Pas interesit të gazetarëve lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë por edhe për Maqedoninë, zyrtarja e lartë e BE tha se procesi është i bazuar në merita. “Le ta them qartë, ju e njihni rekomandimin sipas të cilit ne si Komision rekomandojmë hapjen e negociatave si me Shkupin ashtu dhe me Tiranën. Ky proces është i bazuar në meritë”- theksoi Mogherini. Mogherini thekson se kur ka
progres, një gjë e tillë duhet njohur, inkurajuar dhe shoqëruar. “Prandaj, unë shpresoj se vendet anëtare do të marrin vendimin e duhur. Më lejoni të them, se në Ballkan ne shohim se është bërë progres i rëndësishëm. Unë isha dëshmitare e nënshkrimit të marrëveshjes për emrin dhjetë ditë më parë, një moment historik që duhet të mbështetet. Dje zhvillova një seancë shumë të mirë dialogu të nivelit të lartë mes Beogradit dhe Prishtinës që gjithashtu po shkon në një mënyrë shumë inkurajuese, të vështirë, por inkurajuese. Tani
Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në që të jetë i qëndrueshëm dhe të mbajë fjalën”, u shpreh Mogherini. Në takim ku morën pjesë ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Italisë, Austrisë, Suedisë, Rumanisë, Polonisë, Bullgarisë, si dhe vende të tjera anëtare të BE-së, u diskutua mbi koordinimin e hapave të mëtejshme të fillimit të bisedimeve të anëtarësimit. Në këtë kontekst, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare vlerësuan rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe rezultatet pozitive të arritura në përmbushje të prioriteteve
kyçe për çeljen e negociatave të anëtarësimit dhe miratimin e reformës në drejtësi, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e zbatimit të qëndrueshëm të tyre. Gjithashtu, ata nënvizuan progresin e pasqyruar në Raportin e Komisionit duke evidentuar ecurinë e reformave shtet-konsoliduese dhe çmuar vendosmërinë e Qeverisë shqiptare për të vijuar me zbatimin e reformës në drejtësi. Por në këtë grup vendesh nuk janë dy nga shtetet, të cilat janë dhe më skeptikët për votën “Pro” Shqipërisë, Holanda dhe Franca.
Gjermania ende nuk e ka dhënë qëndrimin final ndaj Shqipërisë, lidhur me rrugën e vendit drejt BE-së. Drejtori i Fondacionit “Konrad Adenauer”, Walter Glos, ka folur për rekomandimin e kushtëzuar të Gjermanisë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ai thotë se reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore, janë shumë të rëndësishme për Gjermaninë dhe heqja e kushtëzimit të Bundestagut do të vijë vetëm pas realizimit të këtyre reformave. Nga ana tjetër, Glos tha se mbetet skeptik per hapjen e negociatave sepse nga Holanda nuk po vijnë lajme pozitive. “Bundestagu gjerman dha një “PO” të kushtëzuar për Shqipërinë. Procesi do të jetë me reformën zgjedhore dhe vettingun për gjyqtarët dhe prokurorët. Edhe pse reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore po ecin, ne kemi rezerva. Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme për ne, pasi kemi dhënë kontribuar dhe urojmë që në vjeshtë të kemi një draft përfundimtar. Heqja e kushtëzimit nga Bundestagu do vijë pas realizimit të këtyre reformave”, theksoi dje Glos.
PRAPASKENAT/ DEPUTETI GJERMAN I CDU-SË: NEGOCIATAT NUK ZGJASIN DISA DITË, POR ME VITE
N
ëse Gjermania ka një qëndrim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Bashkimit Europian me Shqipërinë, Franca është vendi që ka dyshime për këtë hap, krahas Holandës. Bundestagu pritet të konfirmojë të enjten këtë (28 qershor) çeljen e negociatave me Shqipërinë pas rekomandimit pozitiv për negociatat të grupit parlamentar konservator, CDU/ CSU të shoqëruar me kushte. Por qëndrimi i Francës mbetet skeptik. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kërkon që BE të reformohet më parë, pastaj të merret me zgjerimin. Por pala gjermane nuk është e këtij mendimi. Deputeti gjerman i CDU-së, Johann Wadephul është shpre-
Wadephul: Gjermania po përpiqet të bindë Francën për Shqipërinë hur për Deutsche Wellen, se Gjermania po punon për të bindur Francën në këtë drejtim. “Ne po shpenzojmë shumë energji që të bindim miqtë tanë francezë që të hapen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë”, tha Wadephul. Deputeti konservator gjerman thekson, se pavarësisht kritikave që kanë ndaj vendit tonë, ai theksoi se Gjermania është e prirur që të jetë shoqëruese pozitive e hapave të Shqipërisë drejt BE-së. “Me gjithë vërejtjet kritike që kam bërë për Shqipërinë, dua të them në veçanti, se ne gjermanët
dhe fraksioni i CDU/CSU-së gëzohemi që kemi kontakte miqësore me Shqipërinë, që Shqipëria është një vend mjaft miqësor ndaj Europës dhe ne duam që ta shoqërojmë pozitivisht atë në rrugën drejt Europës. Kjo nuk do të thotë, që i harrojmë kritikat që kemi”, theksoi Wadephul. Edhe eurodeputeti gjerman, socialdemokrati Knut Fleckenstein nuk e përkrah qëndrimin pritës francez për negociatat. Ai i tha Deutsche Welles, se Franca ka rezerva, por “mendoj se ky është një argument i gabuar,
sepse negociatat nuk zgjasin disa ditë, por me vite dhe në këtë kohë mund të kryhen reformat tona të nevojshme për të pranuar vende të tjera”. Ndërsa, në takimin “Miqtë e Shqipërisë”, ministri Bushati falënderoi vendet anëtare për mbështetjen e vazhdueshme e të pakursyer në perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe u shpreh se ky takim është një mundësi shumë e mirë për të diskutuar me progresin e bërë. Ministri Bushati nënvizoi hapat që ka ndërmarrë Shqipëria përmes reformave të guximshme për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe plotësimin e pesë prioriteteve në kuadrin e perspektivës së anëtarësimit në BE.
POLITIKE BISEDIMET GREQI - SHQIPËRI
D
eklarata e Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias se çështja çame nuk është përfshirë në negociatat e javës së kaluar me Tiranën zyrtare ka sjellë reagimin e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe Shoqatës Çamëria. Në një deklaratë të përbashkët, thuhet se PDIU-ja dhe Shoqata “Çamëria” ndoqën me shqetësim deklaratën e përsëritur të Ministrit të Jashtëm grek Kotzias, se nuk do të ketë diskutime për Çështjen Çame në tavolinën e bisedimeve Shqipëri-Greqi. “Kjo mospërfshirje e Çështjes Çame kërkon shpjegime dhe reagim të menjëhershëm nga qeveria shqiptare dhe Ministria e Jashtme, sepse bëhet fjalë jo vetëm për një çështje
9 E martë, 26 Qershor 2018
“Harresa” e Çamërisë, PDIU fton shqiptarët të bojkotojnë produktet greke kombëtare e me ndjeshmëri të lartë për të gjithë shqiptarët, po në veçanti për një kauzë njerëzore, e cila prek qindra-mijëra familje, viktima të gjenocidit. Shoqata “Çamëria” e PDIU janë të gatshme të asistojnë e të jenë pjesë e këtyre bisedimeve, por deklarimi se pala greke nuk pranon bisedimet, është justifikim i pamoralshëm e tradhti e Çështjes Kombëtare” - thuhet në deklaratën e djeshme. Shoqata Çamëria dhe PDIU, bënë thirrje, gjithashtu, që ministrat Bushati dhe Kotzias të zgjidhin me dialog e në frymën e fqinjësisë
se mirë këtë çështje, sepse ato thonë që po presin me durim, po në rast të kundërt, “do të përballen me reagimin tonë të ashpër e me protesta dhe me të gjitha format e revoltës së ashpër te njerëzve që kanë kaq vite që presin me shumë durim, por që s’mund të durojnë fyerjen e tragjedisë së të parëve. Ne do t’i bëjmë thirrje shqiptarëve të bëhen pjesë e një proteste civile, e që në fillim të bojkotojnë produktet greke në treg dhe bankat greke si hapin e parë, por që më pas do të ketë shumë forma të tjera më
të ashpra e radikale. Dinjiteti ynë vlen më shumë se kaq, e protesta jonë do kalojë kufijtë e parashikimet e tradhtarëve të kësaj çështjeje. Shqiptarët do të kuptojnë cilët janë patriotët e cilët janë Esadistët” - përfundon deklarata e djeshme e përbashkët e PDIU-së dhe Shoqatës “Çamëria”.
Ministri i Jashtëm grek për “Euractiv”: Nëse disa vende kanë çështje me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duhet t’i thoshin më parë
Kotzias: Europa të mbajë fjalën e dhënë për Shqipërinë dhe Maqedoninë M
inistri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në një intervistë për “Euractiv” thotë se, Evropa duhet të mbajë fjalën e dhënë për Maqedoninë dhe Shqipërinë dhe të hapë negociatat me këto vende në Samitin e 28-29 qershorit, duke shprehur mbështetjen e shtetit grek për çeljen e negociatave. “Çështja është të bëjmë bashkë Francën dhe Gjermaninë për të shmangur destabilizimin e Ballkanit”, thotë shefi i diplomacisë greke për integrimin e këtyre dy vendeve. Sipas tij vendet e BE-së mund të jenë të rrepta, por nuk duhet ta bllokojnë perspektivën e këtyre dy vendeve për në bllokun europian. “Unë u kam thënë homologëve të mi që të jenë të rreptë sa të duan. Por ne nuk mund të bllokojmë këtë perspektivë. Kam frikë se nëse nuk jepet një datë pranimi për Maqedoninë e Veriut, të gjitha këto përpjekje që ne kemi bërë me sakrifica të mëdha dhe kompromise nga të dy palët, mund të vihen në rrezik. Për më tepër, nëse një nga të dy vendet nis negociatat, dhe le të themi, Shqipëria lihet jashtë, do të krijonte një gjendje paqëndrueshmërie
në rajon. Nëse disa vende kanë çështje me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duhet t’i thoshin më parë. Tani, ne kemi raportin e Komisionit dhe propozimin për të shqyrtuar hapjen e negociatave. Tani ne e kemi arritur këtë pikë dhe duhet ta bëjmë. Europa duhet të mbajë
fjalën e saj. Gjermania duhet të jetë më e hapur për propozimet e Macron, ose së paku të përgjigjet për të ardhmen e Europës. Mendoj se nevojitet më shumë qartësi nga ana e Gjermanisë. Dhe pala franceze duhet të pranojë të çelë këto negociata; duke pasur parasysh një qasje
më pozitive që Berlini duhet të tregojë. Ne nuk na duhet të humbim, të fitojmë apo të ndahemi në dy kampe, fitues e humbës. Ajo që duhet të bëjmë është të promovojmë vizionin europian”, tha Kotzias. Ministri Kotzias tha më tej se Greqia është mike e të gjitha vendeve të Ballkanit, duke shtuar se ka një miqësi të madhe tradicionale me Serbinë. “Për sa kohë do të qëndrojë Shqipëria duke parë Serbinë të përshpejtojë dhe të përfundojë negociatat, teksa Tirana nuk i ka nisur ende? Këta janë faktorë destabilizues, sepse qeveritë nuk do të arrijnë t’i mbijetojnë”, është shprehur më tej Ministri i Jashtëm grek. Lidhur me negociatat me Shqipërinë, Ministri i Jashtëm grek shpreh optimizëm për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull, por sipas tij partitë opozitare në të dyja shtetet nuk duhet të reagojnë në mënyrë histerike. Ndërsa, marrëveshjen për emrin me Maqedoninë, Kotzias e quan si lajmin më të mirë për Europën në këto pesë vitet e fundit, për një çështje që lindi në kohën e krizës ekonomike në Greqi, sipas tij.
Ministri i Punëve të Jashtme intervistë për “To Vima”: Për Çështjen Çame kemi pikëpamje të ndryshme
Negociatat me Greqinë, Bushati: Jemi pranë marrëveshjes për detin
M
inistri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka konfirmuar edhe një herë se dy vendet, Shqipëria dhe Greqia, janë shumë pranë marrëveshjes për detin dhe se është planifikuar vizita e Kryeministrit grek në Tiranë. Dy shefat e qeverive Rama dhe Tsipras do të nënshkruajnë paktin e partneritetit strategjik. Deklaratat e tij, kreu i diplomacisë shqiptare i ka bërë gjatë intervistës për gazetën greke “To Vima”. “Qëllimi ynë është paketa e masave për t’u institucionalizuar në një partneritet strategjik midis dy vendeve. Duke njohur suksesin e mekanizmit, kryeministrat Rama dhe Tsipras kanë njoftuar në Davos hapjen e një kapitulli të ri për marrëdhëniet dypalëshe. Dy kryeministrat pritet
të nënshkruajnë një Deklaratë të Partneritetit Strategjik gjatë vizitës së planifikuar të z. Tsipras në Tiranë”, - tha Bushati.
I pyetur për çështjen çame, ministri Bushati nuk ka fshehur faktin se të dy vendet kanë pikëpamje dhe qëndrime të ndryshme mbi këtë temë. “Nuk është sekret se kemi pikëpamje të ndryshme me Greqinë se si e shohim çështjen çame. Kjo është një çështje që është përfshirë në programin politik të qeverisë shqiptare që nga viti 2013, pas një rezolute unanime nga Parlamenti. Prandaj, në çdo rast dhe brenda këtyre bisedimeve paraqesim pikëpamjet tona për këtë. Kryeministri Rama është përgjigjur në mënyrë të
përsëritur për mediat greke dhe unë gjithashtu si një çështje e të drejtave themelore të njeriut dhe lirive në shekullin XXI. Kjo lidhet me të drejtat e lëvizjes së lirë, pasurisë, kujtesës dhe respektit për paraardhësit. Është gjithashtu një çështje e përgjegjësisë personale dhe jo e dënimit kolektiv. Ne kemi deklaruar qartë se Shqipëria është plotësisht e angazhuar për të respektuar Kartën e OKB-së, Aktin Final të Helsinkit dhe Protokollin e Firences, në paprekshmërinë e kufijve dhe integritetit territo-
rial. Shqipëria dhe Greqia janë anëtare të Këshillit të Europës dhe të detyruara të zbatojnë ligjin dhe parimet kryesore në fushën e pronës dhe të drejtën e lëvizjes që rrjedhin nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut”, tha Bushati. Ndërsa në lidhje me vendet skeptike të BE-së për çeljen e negociatave për Shqipërinë ministri i punëve te jashtme ka theksuar se bashkëpunimi me Gjermaninë, Francën dhe Holandën është forcuar. Në ketë kontekst, sipas Bushatit, pritet vendim pozitiv në 28 qershor.
SPECIALE
10 E martë, 26 QERSHOR 2018
Kreu i Bashkisë së Tiranës: Kur kanë ardhur aktorët më të mëdhenj në Evropë për të bërë një shfaqje teatrore me standard në TK?
Erion Veliaj: A do certifikohej Teatri Kombëtar për shfaqje ndërkombëtare?
N
ëse do të kishte një institu cion të ngjashëm si UEFA edhe për teatrin, godina aktuale nuk do të mund të certifikohej për standardet që ajo ofron aktualisht. Gjatë dëgjesës me artistë, arkitektë dhe urbanistë për t'i dhënë Tiranës një Teatër Kombëtar dinjitoz, Veliaj shprehu bindjen se kushtet në të cilat gjendet sot godina e teatrit nuk mund të mirëpresë asnjë aktivitet të rëndësishëm. "Do e doja shumë që ne të planifikojmë një ekspeditë dhe një vizitë në stadiumin kombëtar. Pse e përmend çështjen e stadiumit kombëtar, jo vetëm sepse është një koncept i ngjashëm me propozimet, por sepse besoj ka një logjikë që ngjan me teatrin. Shumëkush mund të thotë çfarë lidhje ka sporti me tetarin. T'ju bëj një analogji! Një nga arsyet pse na nxiti të bëjmë stadiumin kombëtar është sepse UEFA tha këtu nuk mund të luhen ndeshje ndërkombëtare, do të thotë që ekipi i Shqipërisë do të duhej të shkonte të luante jashtë. Për analogji po pyes: Kur ka qenë festivali i fundit ndërkombëtar që është zhvilluar në TK? Kur kanë ardhur aktorët më të mëdhenj në Evropë për të bërë një shfaqje teatrore me standard në TK? Pra pyetja është kjo: është për diskutim nëse do të kishte një UEFA për TK do e certifikonte këtë teatër?! Si një trupë ku mund të vijë të luajë një trupë e Moskës, e Pragës, Londrës, një trupë
e Nju Jork? Pra po të kishte UEFA për teatër do të certifikoheshim ne të bënim kampionatin evropian të teatrove në Tiranë me këto kushte ku jemi sot? Unë besoj që këto janë pyetje që duhet t'i përgjigjemi?" tha Veliaj. Një nga fjalimet që tërhoqi më shumë vëmendjen në dëgjesën e sotme me artistë dhe arkitektë të organizuar nga Bashkia e Tiranës për çështjen e teatrit të ri, ishte ajo e ishdrejtoreshës së Teatrit të Metropolit në kohën e Lulzim Bashës. Aktorja Suela Konjari u bëri thirrje kolegëve të saj që të tejkalojnë bindjet partiake majtas dhe djathtas pasi teatri është mbi partitë politike. Ish-drejtoresha në kohën që bashkia drejtohej nga PD, kërkoi që të gjendet një gjuhë e përbashkët duke vendo-
sur interesin e spektatorit në radhë të parë. "Kur mbaron një shfaqje te-
atri të gjithë e dimë që melodia e parë që vjen për aktorin në skenë, është
duartrokitja e publikut. Dhe kur duartrokasin njerëzit, ngrenë dorën e majtë që e bashkojnë me dorën e djathtë dhe na dhurojnë atë melodi brilante për të cilën ne japim edhe frymën, edhe jetën. Thënë këtë dua të them, që ju ftoj të gjithëve, veten time të parën, ju dhe gjithë kolegët e mi, edhe specialistë, që t'i tejkalojnë bindjet partiake, është teatri mbi partitë. Shpresoj shumë dhe do të dëshiroja që të arrihet një gjuhë e përbashkët sepse çelësi sekret për t'i zgjidhur problemet në këtë botë kaq të ndërlikuar ku jetojmë është thjesht dashuria dhe ta dëgjojmë dhe ta besojmë njëri-tjetrin. Ne duhet të besohemi tek njëri-tjetri dhe teatri na jep mundësinë që ta duam njëri-tjetrin dhe ta besojmë. Shpresoj që të arrijmë më të mirën e mundshme", deklaroi Konjari.
ALEANCA QYTETARE PËR MBROJTJEN E TEATRIT KOMBËTAR
A
ktori i njohur Neritan Liçaj është larguar në mënyrë demonstrative nga dëgjesa që po zhvillon kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj me artistët për Teatrin Kombëtar. Pasi ka shprehur edhe një herë qëndrimin për mosprishjen e teatrit, Liçaj është çuar më këmbë dhe ka përshëndetur të pranishmit duke u larguar nga mbledhja. Ai tha se ka vetëm një rrugë që palët të mund të fillojnë të flasin. "Ka vetëm një kusht që ne nuk e negociojmë. Të tërhiqet projektligji", tha Liçaj. Deklarata e plotë Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar me përgjegjësi të lartë qytetare i bënë me dije çdo qytetari të Republikës kudo ai ndodhet se nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë konsensus me askënd sa kohë nuk tërhiqet projektligji i cili grabit tokën publike të Teatrit Kombëtar. Teatri Kombëtar dhe prona ku ai ngrihet është pasuri publike në aspektin ligjor dhe shpirtëror ndaj sigurojmë çdo qytetar se do e mbrojmë pa asnjë lëshim. Komuniteti i aktorëve, Shoqërisë Civile dhe qytetarëve të angazhuar që janë bashkuar në qëndresën për mbrojtjen e Teatrit
Aktorët: Mos luani me teatrin Kombëtar kërkon dialog dhe bisedime konstruktive për rikonstruksionin e godinës aktuale si një vlerë dhe kujtesë historike. Gjithashtu jemi të hapur për ndërtimin e një godine të re teatri bashkëkohor në një vend tjetër publik me para publike. Jemi të gatshëm të ulemi dhe të gjejmë formulën se si mund t'i vijmë në ndihmë shtetit
për mbledhjen e fondeve të kërkuara. Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar iu përgjigj pozitivisht thirrjes së parë për bashkëbisedim por hasëm në përdorimin politik dhe manipulimin publik nga ana e qeverisjes vendore dhe qendrore duke gjuajtur nën brez. Të vetëdijshëm për detyrën e lartë morale që kemi karshi qytetarëve,
të qartë se interesi jonë është publiku dhe jo llogaritë e pushteteve, të kthjellët për çfarë rreziku na kanoset, me vetëdije të lartë qytetare dhe të vendosur i bëjmë me dije publikut se nuk do e lejojmë dhe nuk do e japim konsensusin për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe tjetërsimit të pronës publike. Bëjmë thirrje për rivendosjen e dialogut. Ka vetëm një
rrugë që palët të mund të fillojnë të flasin. Ka vetëm një kusht që ne nuk e negociojmë. Të tërhiqet projektligji. Ne si artistë nuk e njohim Kryetarin e Bashkisë si autoritetin e ligjshëm me të cilin mund të negociojmë për këtë çështje. Sa kohë është iniciuar një projektligj, autoriteti i cili duhet të reflektojë është autoriteti që ka propozuar projektligjin për tjetërsimin e pronës publike. Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar i bën thirrje Kryeministrit të vendit të dalë në shesh e të përballet, ai duhet ta dijë mirë kë ka përballë, ai duhet ta dijë se i vetmi dialog që mund të zhvillohet, do të zhvillohet me qeverinë, dhe në kushtet e tërheqjes së projektligjit. Mos luani me publiken, mos luani me Teatrin Kombëtar sepse ne e kemi ndarë mendjen për rezistencë shembullore. Mos sepse do ketë kosto të pakthyeshme për marrëdhënien mes komunitetit tonë dhe politikës.
FORUM ANALIZE Nga Lutfi Dervishi
4
8 orë para ende askush nuk mund të thotë me sig uri se cili do të jetë vendimi i Këshillit Europian lidhur me mundësinë e hapjes së negociatave për Shqipërinë me Maqedoninë. Deri më sot janë ravijëzuar së paku 3 qëndrime: A) Franca që vë në plan të parë, reformën e vetë BE-së dhe nuk ka asgjë "personale" me Shqipërinë dhe Maqedoninë. B) Hollanda mendon se Shqipëria dhe Maqedonia ende nuk janë gati për të hapur negociatat. C) Gjermania duket se është: po, POR… Në mes të tre pozicioneve është Komisioni Europian që ka dhënë rekomandim për hapje negociatash pa kushte! Këshilli i ka dhënë autoritetin Komisionit për të qenë "prifti", por duket se këtë radhë kërkon "t'i qethë" mjekrën. Komisioni ka publikuar këtë pranverë edhe strategjinë e BE për rajonin për 2025. Strategji që rikonfirmon angazhimin e Unionit, 15 vjet më parë (Samiti Selanikut 2003) që e ardhmja e rajonit është në BE. Është shumë e vështirë, të kuptosh në Tiranë apo Shkup se çfarë "problemi" ka hapja e neogicatave me reformimin e
BE-së. Mes hapjes së negociatave dhe marrjes së vendimit (nisur nga përvoja) do të duhet së paku një dekadë. çdo vend anëtar i BE-së ka mundësi të pafundme për të bllokuar/ kërkuar vendet kandidate për t'u thelluar 350 herë në secilin prej 35 kapitujve. Shqipëria ka 1001 probleme po aq ndoshta edhe Maqedonia, por zgjidhja e tyre është në BE. (Dhe vetëm BE ka fuqinë transformuese për rajonin, pavarësisht joshjeve dhe interesave të aktorëve të tjerë global dhe rajonal.) Vetëm lidhja/connection me 35 kapitujt do të shënojë nisjen e transformimit rrënjësor të Shqipërisë dhe përmirësimit cilësor të jetës për çdo shqiptar. Historikisht BE në çdo dekadë të jetës së vet, ka ecur dhe është "rritur" me probleme nga më të pa imagjinueshmet. Brexit dhe problemet e sotme të emigracionit, terrorizmit, ekonomisë nuk janë çështje që zgjidhen për një vit apo për 10. Do të jenë këtu për një kohë të gjatë. Po ashtu edhe Ballkani nuk do të lëvizë (së paku gjeografikisht). Këtu ka qenë dhe këtu do të jetë. Llotaria gjenetike i ka vendosur popujt e Ballkanit brenda BE-së, jo në kufijtë veri-
Nga Andi Bushati
K
E martë, 26 QERSHOR 2018
BE- Shqipëri, fituesit dhe humbësit e 28 qershorit! orë të Afrikës apo në Lindjen e Mesme, por në Europë. Ballkanit i është bërë një premtim- është koha për të mbajtur fjalën. Një tjetër qëndrim që ka qarkulluar së fundmi është se Maqedonia (e Veriut) duhet të marrë me kushte hapjen e negociatave. Si për çdo vendim nuk mungojnë argumentet: ndërrimi i regjimit, dhe vënia në shinat e zgjidhjes së mosmarrëveshjes 25 vjeçare me Greqinë. Në këtë variant, Shqipëria mbetet delja e zezë në rajon. Fqinjët sllavë (Mali Zi, Serbia, Maqedonia) vijojnë me procesin e afrimit me BE-në. Shqipëria? Shqipëria do të marrë një jo, POR formulimi mund të jetë aq i bukur sa po -ja e Maqedonisë do të duket shumë e varfër. Shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri do të ndihen të përjashtuar dhe të trajtuar padrejtësisht. Mantra se "do të bashkohemi në Bruksel" - e përdorur nga gjithë elita politike në Tiranë do të merrte nota shakaje dhe forcat politike si në Kosovë,
por edhe në Shqipëri që e shohin Brukselin më shumë si problem sesa si zgjidhje sigurisht do të marrin më shumë hapësirë. Tirana zyrtare është përgëzuar në vijimësi për rolin konstruktiv në rajon. çfarë roli mund të ketë Tirana tashmë në rajon, kur të vetmit shqiptarët do ta ndjejnë veten të përjashtuar- dhe në Kosovë - i vetmi popull në rajon pa viza. Humbja e perspektivës së BE-së do të bëj atë që shqiptarët kanë bërë prej 3 dekadash- të kërkojnë në mënyrë individuale "anëtarësimin" në BE- Deri më tani e ka bërë ? e popullsisë që jeton sot në vendet anëtare të BE-ë. (Shqipëria është vendi i dytë në botë për numrin më të madh të emigrantëve që prodhuar këto 3 dekada). Një jo apo shtyrje në kalendat greke të vendimit për hapjen e negociatave do të thotë humbje për shqiptarët. çdo humbje ka përballë fituesit. Fituesit e mëdhenj do të jenë politikanët dhe liderët autoritar- që do të
"shijnë" sipas dëshirës. Problemi në Tiranë, në Shkup, dhe në kryeqytetet e rajonit është se nëse pyet: ku është pushteti? Përgjigja do të jetë e njëjtë: kryeministri. Mosha e liderëve është më e madhe se mosha e institucioneve të reja, kalimi nga liderët e fortë te institucionet bëhet e mundur vetëm me BE dhe në rrugën drejt BE-së. Shteti ligjor, ekonomia tregut, pavarësia e medias, institucionet e pavarura, konkurrenca do të marrin jo mbështetje por ndoshta goditje- për shkak se reformat aq shumë të dëshiruara… nuk do të udhëhiqen më nga makineria e komplikuar e Brukselit, por nga dëshira e liderëve populistë në rajon. Një jo- e kancelarive nuk është pa pasoja për njerëzit dhe popujt. Vizioni, perspektiva e njerëzve, qëllimi dhe fokusi i reformave do të vihen në pikëpyetje. Nuk ka gjë më dramatike se njerëzit pa qëllime, pa vizion dhe pa fokus. Po ashtu edhe për popujt.
Si e zhvlerësoi Macron, bastin e Ramës
OPINION ryeministri shqiptar e ka nxjerrë kokën nga gropa ku e kishte fshehur si struci për të sulmuar ata që i frynë borive të alarmit për ngritjen e kampeve të azilantëve në vend. Në një status të shkurtër ai ka sulmuar "esadistë-t" në politikë dhe media, që ndezën idenë e paqenë, të cilën e hodhi poshtë edhe samiti i së dielës në Bruksel, ku morën pjesë vetëm 16 prej vendeve anëtare. Pra, sipas Ramës, nuk ka pasur kurrë një përpjekje për të sjellë refugjatë në Shqipëri dhe kjo është një shpikje e "kazanit" vendas. Në fakt nuk është aspak kështu dhe Rama gënjen ditën për diell. Deri në mbledhjen e djeshme të krerëve të qeverive të BE (pa shtetet e grupit të Vishegradit dhe ato baltike) obsioni për të ngritur kampe refugjatësh jashtë kufijve të BE-së ka qenë prezent. Vende si Austria dhe Danimarka kanë bërë propozim zyrtar për këtë. Edhe Gjermania e Merkelit, ku kancelares po i rreziko-
11
het seriozisht pushteti nga çarja e mundshme e koalicionit të CDU-së me krahun bavarez më ksenofob të CSU-së, të përfaqësuar nga ministri i brendshëm, Horst Seehofer, u kalamend gjatë për këtë zgjidhje. Fakti që ajo ka qenë një obsion serioz në tavolinë e tregojnë edhe fjalët e presidentit francez, Emanuel Makron, i cili tha pas gjysëm samitit të djeshëm se "u eliminuan zgjidhjet që binin ndesh me vlerat tona". Pra kjo nuk është shpikje e "esadistëve" shqiptarë. Çfarëdo që të thotë Edi Rama tani pranohet nga të gjitha kancelaritë dhe mediat europiane se BE u fut në një krizë të thellë që pas 10 qershorit, kur ministri brendshëm Italian (i ekstremit të djathtë) Mateo Salvini, vendosi të mbyllë portet e vendit të tij për emigrantët. Më tej homologu gjerman, Horst Seehofer, i CSU, deklaroi se nuk do të hezitonte t'a linte të rrëzohej kancelaren Merkel, nëse ajo nuk i ashpërsonte politikat migratore. Po t'i shtosh
këtyre edhe faktin se kryeministri austriak Sebastian Kruz, që i ka lënë çelësat e ministrisë së brendshme një duart e një neonazisti, proklamoi krijimin e një "aksi të vullnetit të mirë" kundër emigrantëve (Itali, Gjermani, Austri), zgjidhja e problemit përmes kampeve të refugjatëve ishte më e prekshme se kurrë. Por, manipulimi i Ramës nuk qëndron vetëm në faktin se e mohon atë. Ai shkon edhe më tej: Ai hiqet sikur Shqipëria nuk ka pasur kurrë lidhje me këtë histori. Në fakt është krejtësisht e kundërta. Pas krijimit të kësaj situate, emri i vendit tonë u përmend pothuajse përditë në të gjitha mediat europiane. Fillimisht ai u çiftëzua me Tunizinë si një bazë tjetër e mundshmepor pas refuzimit të saj, Shqipëria mbeti e vetme. Në këtë histori ka edhe më. Sepse, sipas të gjitha indicieve, pasi ka parë krizën e madhe ku ishin futur vendet e BE-së, Rama ka dalë vullnetar të luajë rolin e
zjarrfikësit. Ai është vetë propozuar për t'i ngritur kampet e refugjatëve në Shqipëri. Jo më kot, në kulmin e këtij debati, zv ministri i brendshëm, Julian Hodaj, i tha pikërisht një mediaje gjermane, televizionit ZDF, se Shqipëria ka kapacitet të mirëpresë deri në 600 mijë refugjatë. Madje, në një nismë aspak në kokë të vet, ai këmbënguli se vendi e ka jetuar këtë eksperiencë që në kohën e luftës së Kosovës. Një fakt edhe më i fortë pro vullnetarizimit të Ramës është edhe intervista për Deutche Welle-n e deputetit gjerman, Johann Wadephul i cili pranoi me gojën plot se propozimi për kampe refugjatësh i është bërë qeverisë gjermane nga vetë ministri i Brendshëm Xhafaj, gjatë një qëndrimi disa ditor në këtë vend. Pra, është e qartë sa më s'bëhet, se ideja për të ngritur kampe refugjatësh në Shqipëri, nuk ishte një shpikje e "esadistëve" lokalë. Mediat dhe kancelaritë perëndimore folën gjatë për të, sepse Edi
Rama vuri bastin e madh që me këtë koncesion, të fshihte problemet me drogën, korrupsionin dhe autoritarizmin. Natyrisht, ai e humbi këtë bast, as për ndonjë gabim dhe as për ndonjë meritë të tij. Thjesht në samitin e 16 vendeve të BE, të dielën në Bruksel, doli fituese ideja e presidentit Macron dhe kryeministrit të ri të Spanjës, Sançez, se kjo zgjidhje do të qe një turp për vlerat e kontinentit të vjetër. Kështu u rrëzua, së paku përkohësisht, mundësia e ngritjes së hot spoteve për azilkërkuesit jashtë kufijve të Bashkimit Europian. Dhe më rrëzimin e këtij versioni, liderit global, i humbi edhe mundësia të luante rolin e shpëtimtarit të Evropës. Prandaj tani atij s'i mbetet tjetër gjë, veçse të fshehë kokën në rërë si struci dhe të pretendojë se ajo që kanë parë dhe dëgjuar të gjithë është shpikje e kazanit gjithnjë e më të madh të armiqve të vet. Lapsi.al
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E martë, 26 QERSHOR 2018
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E martë, 26 QERSHOR 2018
PËRUROHET BUSTI I EQEREM ÇABEJ
Rama: Përjetësisht Lartmadhëria e Albanologjisë N
jë vepër e bukur për një njeri të bukur, të cilin përkushtimi dhe kontributi për gjuhën shqipe e ktheu përjetësisht në Lartmadhërinë e shkencave albanologjike”. Kështu e konsideroi sot, kryeministri Edi Rama albanologun Eqerem Çabej, busti i të cilit u përurua dje në ambientet e jashtme të Akademisë së Shkencave në Tiranë. Në fjalën përshëndetëse të rastit, kryeministri Rama e konsideroi këtë ceremoni një rast të veçantë që sprovon të gjithë eksperiencën e fjalëve të mbajtura para njerëzve. “Të flasësh shqip për të nderuar një njeri aq të bukur sa Eqerem Çabej, përkushtimi dhe kontributi i të cilit për shqipen e ktheu përjetësisht në Lartmadhërinë e shkencave albanologjike është një sfidë më vete”, tha Rama. Ai solli në vëmendje bashkëbisedimin me “një mik të shtrenjtë që sot nuk është mes nesh, por që u mundua gjatë në labirinthet e shqipes,
Ardian Klosin, për përkthimin në shqip të një fjale “serenitas””. “Një përthyerje fatlume e greqishtes ‘seirios’ e futi nëpërmjet latinishtes si ‘sirius’ dhe më pas prej mbiemrit foljor ‘serenus’, në gurrën e përveçme dhe të përbashkët të shumicës së gjuhëve të Europës Perëndimore ‘serenitas’”, tha Rama. “Mungesa e Eqerem Çabej”, tha Rama, “e bën të pamundur që të rroket me një fjalë të vetme përkufizimi që më është dukur më i godituri për personalitetin e mishëruar në këtë vepër në bronc. “Kur e sheh këtë vepër, duke e njohur dhe veprën dhe stërmundimet e njeriut që i përkushtohet të sjell te ‘serenitas’. Po të ishte këtu, Çabej do të na e kishte dhënë pa mundim fjalën apo togfjalëshin e duhur në gjuhën tonë të kësaj reference. Megjithatë mjeshtëria e Hektor Dules, ia ka dalë ta skalisë për përjetësinë, atë që do të ishte e pamundur të përmblidhej me një fjali apo paragraf, atë që Çabej la jo vetëm si gjurmë,
por edhe si frymë në të gjithë damarët e trupit të shqipes”, tha Rama. “Nuk dua të marr përsipër të shpjegoj apo edhe të përshkruaj vlerat e këtij portreti”, tha Rama. “Kemi parë shumë përpjekje të kthyera në bronc dhe unë hyj te ata që në të shumtën e herës kam qenë i dëshpëruar për autorët, por në këtë rast jemi para një përpjekjeje që e rendit bustin e Çabejt në 5 gishtat e dorës mjeshtërore të skulpturës shqiptare”, vijoi ai. Kryeministri u shpreh se “për mua kjo vepër është e barasvlefshme në emocion, plastikë dhe fuqinë goditëse, sa është busti i Naim Frashërit, i Paskalit”. “Brikena Çabej mund të fliste dhe mund të thoshte gjëra shumë më të mençura dhe të përshtatshme sesa unë, por prania pa folur e bën Brikenën sot edhe një herë tjetër trashëgimtaren e denjë të të atit, që vetëpërmbajtjen e ka pasur pjesë të legjendës që ka lënë pas dhe nga ana tjetër edhe diskre-
cionin në çdo mjedis ku ka rrezatuar vepra dhe përmbajtja qytetare e qenies së tij, por rrallëherë fjala apo prania e bujshme”, tha Rama. Imazhi i këtij busti, vijoi ai, i fal edhe këtij parku një copë ndjesie çabejane të të qenit i pranishëm, pa qenë në të njëjtën kohë ngacmues për të gjithë të tjerët rreth e rrotull”. “Është një prani e vyer dhe mjeshtëria për ta tejçuar përmes një busti besoj se kurorëzon në mënyrën më shembullore karrierën e gjatë 63-vjeçare të profesor Hektor Dules, por që mua më duken 663 vjet. Nga ana tjetër, na jep ne mundësinë që të ngushëllohemi më së miri në mjedisin demokratik të gjuhës plastike që ka njohur degradime të ngjashme me mjedisin demokratik të gjuhës së folur shqipe”, tha Rama, duke vlerësuar bustin e përuruar dje. Ndërsa e cilësoi një ndër fjalët më të vështira që i është dashur të mbajë, Kryeministri Rama u shpreh se “më rëndon jashtë
mase madhështia dhe forca e Eqerem Çabejt në përdorimin e kësaj pasurie të paçmueshme të shqiptarëve, gjuhës shqipe”. Rama inkurajon botimin e tezës së doktoraturës së Çabejt: Thesar kombëtar. Kryeministri i kërkoi Brikena Çabejt, që në nder të 550-vjetorit të kalimit në amshim të Gjergj Kastriot Skënderbeut të botojë tezën e doktoraturës së Çabejt. Kryeministri e konsideroi një thesar kombëtar tezën e doktoraturës së Çabej, të mbrojtur në Universitetin e Vjenës, me titull “Studime italo-shqiptare”, kushtuar Horës së Arbëreshëve në Sicili. “Besoj se Brikena do ta marrë seriozisht botimin dhe rikthimin në jetë të këtij studimi historik, që padyshim do të stimulojë edhe një debat cilësor. Do të ishte e mrekullueshme sikur ky thesar të niste të debatohej në Samitin e Diasporës, që ne do të mbajmë në 26-28 nëntor të këtij viti, që do t’i kushtohet albanologjisë”, tha Rama.
VIZITA
Kryemadhi në takimin e grave republikane të SHBA Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar këto ditë një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryemadhi ka qenë e pranishme në takimin e grave të Partisë Republikane Amerikane. Në një njoftim në Facebook, Kryemadhi bën të ditur se ka marrë pjesë dhe në meshën e mbajtur në dioqezën e Arlingtonit në SHBA. “Gjatë vizitës time
në SHBA, të premten në datën 22 u ndala në Arlington, ku mora pjesë në meshën multinacionale të dioqezës atje. Gjatë vizitës në Arlington, i dorëzova dioqezës
disa relikte që mbajnë mbi supe kalvarin e vuajtjeve të popullit shqiptar. Kryqi i dhuruar nga arkipeshvi i Shkodrës, Masafra, me eshtrat e 10 martirëve, mori një vlerësim të madh nga të pranishmit në meshë dhe drejtuesit e dioqezës. Ndërsa dje mora pjesë në një takim të gruas republikane në Virxhinia. Më shumë se
800 gra ishin të pranishme në këtë konferencë, ku mbizotëroi një atmosferë e ngrohtë dhe e gëzueshme”, - shkruan Kryemadhi në Facebook.
AKTUALITET
14 E martë, 26 Qershor 2018
Monitorimi i opinionit publik në qarkun Tiranë dhe qarqet e tjera, mbi rolin e policisë në jetën e përditshme të komunitetit
N
ë kuadrin e projektit “Monitorimi i opinionit publik në qarkun Tiranë (krahsuar me qarqet e tjera) për rolin e policisë në jetën e përditshme të komunitetit”, të financuar nga Programi Suedez për Forcimin e Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA), AGENDA Institute zhvilloi sondazhin e dytë elektronik, në serinë e sondazheve mujore të parashikuara në këtë projekt 12-mujor. Sondazhi u realizua teknikisht nga statisticieni Eduard Zaloshnja, doktor shkencash. Metodologjia dhe gjetjet e këtij sondazhi janë përgjegjësi e autorit. Dy nga gjetjet më kryesore të sondazhit janë: “Në muajin qershor ka pasur një rritje të lehtë të opinionit pozitiv të banorëve të qarkut Tiranë (16 vjeç e sipër), për punën e policisë së qarkut të tyre (është ngjitur në nivelin 63%). Nga ana tjetër, ka pasur një ulje të lehtë të opinionit negativ (ka zbritur në nivelin 24%). Rezultate pothuaj identike vërehen në rang republike. Sidoqoftë, këto luhatje janë brenda marzhit të gabimit statistikor të sondazhit. Rreth 73% e banorëve të qarkut Tiranë (16 vjeç e sipër) mendojnë se puna e policisë ndikon në parandalimin e shkeljeve të kodit rrugor. Kemi një rritje domethënëse me 4% të këtij treguesi (në krahasim me muajin paraardhës), që është përtej gabimit statistikor të sondazhit. Më pak se çereku i banorëve të qarkut Tiranë mendojnë se puna e policisë rrugore nuk ndikon. Rezultate pothuaj identike vërehen në rang republike”. Pyetjet nga sondazhi Çfarë vlerësimi keni në përgjithësi për punën e policisë së
Roli i policisë në komunitet, 63% kuota pozitive për policinë në qarqe, 73% për policinë rrugore
qarkut tuaj? Rreth 64% e banorëve të qarkut Tiranë (16vjeç e sipër) vazhdojnë të mendojnë se kriminaliteti është i ulët në zonat ku jetojnë. Ndërkohë që është rritur 1% numri i atyre që mendojnë se është i lartë (ndryshimi brenda marzhit të gabimit statistikor të sondazhit). Në pjesën tjetër të vendit, perceptimi për nivelin e kriminalitetit në zonat e banimit është disi më i lartë, por pothuaj
i pandryshuar në krahasim me muajin paraardhës. A e ndjeni praninë e policisë në zonën ku jetoni? Banorët e qarkut Tiranë (16 vjeç e sipër) kanë ndjerë në muajin qershor një prani pak më të lartë të policisë në zonat ku jetojnë. Identike paraqitet situata në rang vendi. Sidoqoftë, luhatjet janë brenda marzhit të gabimit statistikor të sondazhit. A mendoni se ndikon puna
e policisë në parandalimin e vjedhjeve/grabitjeve/krimeve në zonën ku jetoni? Rreth 63% e banorëve të qarkut Tiranë (16 vjeç e sipër) mendojnë se puna e policisë ndikon në parandalimin e vjedhjeve/grabitjeve/krimeve në zonat ku jetojnë (1% më shumë se në muajin maj). Vetëm çereku i banorëve të këtij qarku mendojnë se nuk ndikon. Rezultate pothuaj identike vërehen në pjesën tjetër të vendit.
A reagon shpejt policia ndaj vjedhjeve/grabitjeve/krimeve në zonën ku jetoni? Gjysma e tiranasve mendojnë se policia reagon shpejt ndaj vjedhjeve, grabitjeve, e krimeve në zonat ku jetojnë. Vetëm çereku mendon të kundërtën. Perceptimi për reagimin e policisë është disi më i lartë në qarqet e tjera. Ndryshimi pozitiv ndaj muajit paraardhës është brenda marzhit të gabimit statistikor të sondazhit. A mendoni se ndikon puna e policisë rrugore në parandalimin e shkeljeve të kodit rrugor? Rreth 73% e banorëve të qarkut Tiranë (16 vjeç e sipër) mendojnë se puna e policisë ndikon në parandalimin e shkeljeve të kodit rrugor. Kemi një rritje domethënëse me 4% të këtij treguesi (në krahasim me muajin paraardhës), që është përtej gabimit statistikor të sondazhit. Më pak se çereku i banorëve të qarkut Tiranë mendojnë se puna e policisë rrugore nuk ndikon. Rezultate pothuaj identike vërehen në pjesën tjetër të vendit.
SIGURIA
VLORË
GJERMANI
14 persona vdiqën nga aksidentet në prill
Kapet grupi i hajdutëve minorenë
Ish-zyrtari për mafien shqiptare: Nuk falin
Akset problematike të aksidenteve me pasoja sipas raportit të Policisë së Shtetit, vazhdojnë të mbeten Tiranë-Durrës dhe aksi Fushë Krujë-Kurbin. Përgjatë muajit prill në rang vendi janë shënuar 134 aksidente ku kanë humbur jetën 14 persona, 21 të tjerë kanë mbetur të gjymtuar dhe 133 shtetas janë plagosur lehtë. Ndër shkaqet e aksidenteve policia rendit shpejtësinë tej normave të lejuara, mosrepektimin e sinjalistikës rrugore si nga shoferët ashtu edhe nga këmbësorët dhe mungesën e sinjalistikës në një sërë aksesh të vendit. Përgjatë muajit prill u është hequr e drejta për të drejtuar makinën 1919 shoferëve, e thënë ndryshe, 63 shoferë çdo ditë kanë rezultuar se kanë qenë të dehur, me shpejtësi dhe me shkelje semafori.
Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura në qytet si dhe për kapjen e vënien para përgjegjësisë së autorëve, kanë arrestuar në flagrancë 2 minorenët: I.T, 16 vjeç, banues në Vlorë, si dhe R.L, 14 vjeç, banues në Vlorë. Mësohet se do të procedohet në gjendje të lirë, minoreni K.B. 14-vjeçari, më datë 23.06.2018, në lagjen “28 Nëntori”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur dyqanin e shtetasit V.M., ku kanë marrë një shumë lekësh. Po ashtu gjatë veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e të tjera vjedhjeve të kryera ka rezultuar se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera.
Bandat me shqiptarë, muajt e fundit kanë ‘’pushuar’’ mediat dhe portalet e huaja, e më së shumti ato britanike, të cilat trajtojnë se si këto banda me shqiptarë në krye, udhëheqin tregun e drogës. “Mafia shqiptare ka dominimin në Evropën Qendrore, të aktivitetit kriminal të prostitucionit”, është shprehur Manfred Paulus, një ish-zyrtar i policisë gjermane, tashmë në pension. “Mafia shqiptare nuk harron dhe nuk fal”, ka shtuar ai. Paulus foli për mafien shqiptare, gjatë një aktiviteti për ndërgjegjësimin e popullsisë kundër prostitucionit e trafikimit të qenieve njerëzore, raportojnë mediat gjermane.
AKTUALITET
15 E martë, 26 Qershor 2018
Shkalla e Parë e dënoi me “burg për jetë” në 19 mars Denis Shtrazën, por ai e apeloi vendimin, ndërsa edhe kjo gjykatë vendosi që të konfirmonte këtë dënim
G
jykata e Apelit te Krimet e Rënda, ka lënë në fuqi vendimin për Denis Shtrazën, i dënuar me burgim të përjetshëm. Shkalla e Parë e dënoi me “burg për jetë” Denis Shtrazën në seancën e 19 marsit, por ai e apeloi vendimin, ndërsa edhe kjo gjykatë vendosi që të konfirmonte këtë dënim. Gazmend Çollaku u rrëmbye në 6 janar të 2016-ës, në mes të qytetit të Durrësit, dhe një ditë më pas u gjet i lidhur dhe i vrarë me plumb në kokë në anë të rrugës, në Murqinë të Krujës. Hetuesit dyshojnë se vrasja e Çollakut ka lidhje me motive hakmarrjeje për shkak të një atentati të mëparshëm të organizuar ndaj Denis Shtrazës, ndërkohë që janë radhitur edhe ngjarje të tjera të ndodhura në Durrës. Sipas prokurorisë, Çollaku u rrëmbye më datë 6 janar të 2016-ës nga katër persona të maskuar si oficerë policie, dhe një ditë më pas trupi i tij u gjet i lidhur këmbë e duar dhe me plumb në kokë në fshatin Murqin të Krujës. Sipas prokurorisë, akt-ekspertimet laboratorike tregojnë se disa njolla gjaku të gjetura në automjetin e ish-oficerit të policisë, Ervin Dalipaj, janë të njëjta me gjurmët e gjakut të konstatuara në fashetat me të cilat ishte lidhur viktima. I akuzuar për ngjarjen ka qenë edhe ish-polici Ervin Dalipaj, i cili u ekzekutua në një atentat në Durrës në vitin 2017. Shtraza u arrestua në janar 2016, teksa po largohej nga Shqipëria duke përdorur aeroportin e Rinasit. I njohur si person me tendenca të theksuara kriminale, me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër
Rrëmbimi e vrasja e Çollakut, Apeli lë në burg të përjetshëm Shtrazën DËNIMI “Shkalla e Parë e dënoi me “burg për jetë” Denis Shtrazën në seancën e 19 marsit, por ai e apeloi vendimin, ndërsa edhe kjo gjykatë vendosi të hënën që të konfirmonte këtë dënim për Shtrazën”.
KRIMI “Gazmend Çollaku u rrëmbye në 6 janar të 2016, në mes të qytetit të Durrësit, dhe një ditë më pas u gjet i lidhur dhe i vrarë me plumb në kokë në anë të rrugës, në Murqinë të Krujës”.
jetës, ai dyshohet të jetë dhe anëtar i një grupi kriminal që operon në zonën e Durrësit dhe të Tiranës. Në vitin 2009, Shtraza u ekstradua nga Gjermania si autor i dyshuar i dy plagosjeve të rënda, nga gjykimi i të cilave u shpall fajtor, por doli me dënime të lehta që konsistonin në gjobë dhe 4 muaj burg. Viktima ishte qëlluar me armë në kokë dhe fil-
limisht mendohet se ekzekutimi i tij ka lidhje me vrasjen e dy të rinjve, Ervin Kodra dhe Endri Caushaj, ngjarje e ndodhur në muajin dhjetor, pranë hyrjes së portit të Durrësit. Çollaku u mor peng nga persona të veshur me uniforma policie dhe dëshmitarët në vendngjarje menduan se bëhej fjalë për një shoqërim të tij. Gjatë dëshmisë
GJIROKASTËR
në gjyq, Shtraza ka deklaruar se me Çollakun ka pasur raporte miqësore dhe kurrsesi nuk ishte ai autori i rrëmbimit dhe më pas vrasjes së tij. Madje në momentin që ka ndodhur ngjarja ka pretenduar se ndodhej në Tiranë. Por prokuroria ka pretenduar të kundërtën, duke paraqitur dhe ADN-në e Shtrazës që është gjetur në një nga makinat me
të cilat pretendohet se është kryer rrëmbimi. Në vitin 2017, Shtraza tregoi edhe njohjen me të ndjerin. “E njoha Çollakun në burg në vitin 2008. Unë hyra në qeli për armëmbajtje pa leje, ndërsa ai për plagosje. Në burg kemi mbajtur edhe agjërim bashkë, ndërsa kur dola i dërgoja cigare. Kur mbaroi dënimin unë dhe ai kemi pirë kafe dhe jemi përshëndetur. Ishte djalë i mirë, nuk kisha asnjë konflikt me të”, ka rrëfyer Shtraza.
FIER
3 muaj i zhdukur, vijojnë kërkimet për Nazmi Goxhaj
Shtigjet e refugjatëve, 15002000 euro për në Mal të Zi
F
Janë shtigje të hapura me kohë, pasi janë përdorur nga klandestinët shqiptarë drejt Greqisë. Kurse vitet e fundit po u shërbejnë refugjatëve të huaj, që nga Greqia tentojnë një vend në Perëndim. Grupet e klandestinëve shpesh janë të organizuara, e ku dikush i udhëheq deri në Gjirokastër. Aty ku është porta kryesore pritëse, dhe prej andej do të udhëtojnë drejt Shkodrës, Hanit të Hotit, Muriqanit për të hzrë në Malin e Zi. Shqipëria është kthyer në një korridor të rëndësishëm për kalimin e refugjatëve. Dy vitet e fundit janë kapur më shumë nga ata, por të arrestuar ka vetëm shoferë ose barinj udhërrëfyes. Trafikantët shpesh ndryshojnë rrugët e kalimit për të shmangur kontrollet e policisë. Pak ditë më parë u raportua për një grup që po kalonte përmes shtratit të lumit Drino në afërsi të Urës në Gjirokastër, ku mes tyre ishin dhe dy fëmijë.
amilja e 54-vjeçarit Nazmi Goxhaj, ka tre muaj që vuan nga dhimbja e të mos pasurit një përgjigje se ku është 54-vjeçari, apo trupi i të ndjerit. Këtë të hënë prindërit e Nazmiut, Vait dhe Halime Goxhaj i janë drejtuar sërish drejtorisë së policisë Fier, për të marrë informacione lidhur me zhvillimet e mundshme, që mund të çojnë në gjetjen e trupit të 54-vjeçarit. Pas denoncimit të prindërve, të gjitha dëshmitë tregonin se ai ishte hedhur nga ura në ujërat e lumit Seman. Të përfshirë nga dhimbja e dëshpërimi, prindërit e 54-vjeçarit hedhin dyshime për rolin e gruas së Nazmiut, dëshminë e saj në polici dhe ndihmën që mund të ketë dhënë në zbardhjen e ngjarjes. Prindërit e Nazmiut kanë thënë se tashmë ata ndjehen të vetëm
në kërkimin e trupit të djalit të tyre e për më tepër nuk dinë asgjë se çfarë ka ndodhur realisht. Për policinë e Fierit, 54-vjeçari rezulton i zhdukur ndërsa nga ana e prokurorisë po punohet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes. Burime pranë prokurores Viole-
ta Shkurti, pohojnë se kërkimet në lumin Seman kanë qenë të vështira, ndërsa po shihen të gjitha pistat për të zbardhur të vërtetën e largimit nga Greqia e më pas zhdukjen e 54-vjeçarit, Nazmi Goxhaj.
FORUM
16 E martë, 26 Qershor 2018
Shëndeti pozitiv dhe lumturia Dr. Jorgji Kote
T
animë të pohosh “jam mirë me shëndet” s’do të thotë më thjesht se nuk vuan nga ndonjë sëmundje, por shumë më tepër se aq. Madje sipas ekspertëve, edhe vetë përkufizimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ( OBSH) se “shëndeti është gjendja e mirëqenies së plotë në planin fizik, mendor dhe social “ ka nevojë për përditësim. Këtë e tregon qartë përvoja e disa vendeve evropiane, konkretisht e Holandës dhe Belgjikës, të cilat kanë ndër shërbimet më të mira shëndetësore në botë; kështu, Belgjika shpenzon çdo vit 45 miliard Euro për shëndetësinë publike; e megjithatë, një shumicë e madhe njerëzish, të moshuar por dhe të rinj në këto dy vende preken nga shumë sëmundje, duke përfshirë ato psiqike, depresioni, kardio-vasculare, etj. Mirëpo, ka shumë të tjerë, të cilët ndonëse nuk vuajnë nga ndonjë sëmundje, sërish nuk mund të thuhet se gëzojnë shëndet të mirë e ca më pak të ndihen të lumtur; për pasojë, më vonë shumë prej tyre preken nga sëmundje të ndryshme apo dukuri negative si vartësia ndaj drogës, alkoholit, etj. Në këto kushte, lindi koncepti i ri “Shëndeti Pozitiv” me një përkufizim shkencor dhe sociologjik që i përgjigjet realiteteve cilësisht të reja në botë. Kontribut të veçantë gjatë 10 viteve të fundit në këtë drejtim ka dhënë mjekja dhe sociologja e mjekja e njohur 67 vjeçare holandeze Machteld Huber gjatë; krahas studimeve të shumta mbi këtë dukuri bëri dhe një sondazh me 2000 pacientë dhe ekspertë të shëndetësisë. Huber kishte kaluar vetë disa sëmundje por kishte ardhur në përfundimin se krahas terapive mjeksore dhe medikamenteve, ato luftohen dhe shmangen mbi të gjitha me rezistencë, vullnet dhe pozitivizëm. Raste tipike kurajoze janë ato të pacientëve që kur mjeku ua ka thënë copë se «ti do të vdesësh nga kanceri” përgjigja e tyre befasuese pozitive ishte “ jo, unë do të jetoj me kancer» dhe kështu ka ndodhur. Mbi bazën e rezultateve të përftuara nga këto sondazhe dhe kërkime, Hubert e përkufizoi shëndetin pozitiv si “aftësia për t’iu përshtatur më mirë mjedisit të jashtëm, për t’u bërë ballë ndryshimeve të vazhdueshme në jetë dhe për të marrë më mirë nën kontroll gjërat që na shqetësojnë”. Mënyrat dhe format e zhvillimit të shëndetit pozitiv janë të shumta dhe tregohen më poshtë; veçse zbatimi i tyre kërkon paraprakisht predispozicion dhe të
menduarit pozitiv nga kushdo; tejet e rëndësishme është që të dalësh nga suaza individuale dhe të përfshihesh në jetën sociale, në punën dhe kënaqësitë që të jep grupi, etj. Parakusht tjetër i domosdoshëm për shëndetin pozitiv janë politikat qeveritare/publike. Është fjala për sigurimet sociale, transportin, administrimin e territorit, strehimin, shmangien e zhurmave dhe bezdive të tjera mjedisore, shërbimet komunitare deri te administrimi i banesave, etj. Për rrjedhojë, dhe personeli mjeksor në këto vende kujdeset për pacientët jo vetëm me terapitë përkatëse, por dhe duke përdorur me efikasitet këto forma dhe funksione. Në këtë linjë, në Holandë tashmë ka dhe Institute të Shëndetit Pozitiv. Ky i fundit është pritur me entusiazëm dhe po vihet në zbatim në shumë vende evropiane nga pacientët, mjekët, sigurimet sociale, media dhe shoqëria. Nën shembullin e Holandës, edhe shërbimet sociale dhe shëndetësore në Belgjikë kanë realizuar kohët e fundit një sondazh të gjerë me pjesëmarrjen e 8.000 pacientëve, ekspertëve dhe punonjësve të mjeksisë. Edhe ky sondazh ka konfirmuar konceptin mbi shëndetin pozitiv mbi bazën e këtyre gjashtë funksioneve kryesore: Gjendja dhe funksionimi fizik -
KOMENT Nga Dritan Dulli*
D
je u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare në Turqi. Ky vend mik do të ketë një sistem të ri drejtimi ku në majë të piramidës ndodhet presidenti, i cili tashmë do të ketë të gjitha kompetencat e ekzekutivit. Një sistem i ngjashëm me atë të SHBA apo Francës. Përtej rivalitetit tradicional të partisë në pushtet Partia për Drejtësi dhe Zhvillim dhe rivalit kryesor opozitar Partia Popullore Republikane ajo që ra në sy gjatë këtyre zgjedhjeve ishte rivaliteti i zjarrtë ndërmjet Presidentit Erdogan dhe Muharrem Ince, një ndër figurat më të spikatura të politikes në Turqi. Erdogan, lideri me absolut i 16 viteve të fundit në këtë vend, njëkohosisht i njohur ndërkombëtarisht si lideri politik i myslymanëve të shtypur në mbarë botën, gjate mitingjeve zgjedhore vuri theksin në vazhdimin e reformave, investimeve kapitale si aeroporte, rrugë, ura, centrali atomik, kanali i madh i Stambollit (projekte miliarda dollarëshe), luftën ndaj terrorizmit,
pra aftësia për lëvizje, gjumi, ushqimi, rikuperimi i energjive, etj. Funksionimi ditor, dmth mënyra e organizimit dhe shërbimet e jetës së përditshme, sa i njeh limitet, sa dhe si merresh me shëndetin, sa e planëzon aktivitetin ditor, administrimi financiar, vullnetarizmi dhe bamirësia, jeta në komunitet, etj ; Pjesëmarrja në jetën shoqërore: interesi për çka ndodh në shoqëri, sa jep dhe sa kërkon ndihmë, sensi i përkatësisë ( prania në organizma jo shtetërore, kishë, xhami, komunitet,) kontaktet e mira me të tjerë, sa të ndihmojnë
në rast nevoje miqtë dhe dashamirësit, qëndrimi miqësor ndaj mjedisit, etj Mirëqenia mendore : sa mban mend, sa i përqëndruar je, sa lexon, dëgjon, sheh dhe shijon, sa e ke jetën ne kontroll, në çmasë në vend të qarjeve dhe ankesave kërkon zgjidhje për problemet, a ndihesh i lumtur që je vetvehtja; Kuptimi i jetës : a ke ide/ideale dhe besim te e ardhmja, sa e merr jetën si të vjen, sa mirënjohës je, sa i gatshëm je për ndryshime, a je gati të mësosh gjatë gjithë jetës? Cilësia e jetës: a bën jetë të mirë
dhe të mbushur në kuptimin cilësor të fjalës? Sa përfiton nga jeta, a ndihesh i lumtur, a bën jetë të ekuilibruar, a ndihesh i sigurt, je i kënaqur me njerëzit që të rrethojnë dhe a ke mjaftueshmërisht para sa të paguash faturat? Gjithkush mund të bëjë një test për vehten dhe pas përgjigjeve ndaj këtyre pyetjeve të përcaktojë nëse ka shëndet pozitiv dhe çduhet të bëjë më tej për përmirësimin e këtyre treguesve. Të kundërtën e shëndetit pozitiv me të gjitha këto funksione e ka përshkruar aq bukur mjeshtri i madh i poezisë botërore Pablo Neruda te vjersha e mirënjohur “ Të vdesësh ngadalë” ( Die slowly) Duke perifrazuar këtë vjershë që mund të gjindet thjesht duke klikuar titullin e mësipërm, vdes ngadalë ai/ajo që nuk lexon, nuk sheh, nuk dëgjon dhe nuk udhëton ; ai/ajo që nuk ndryshon itinerarin e përditshëm, që fsheh emocionet, që nuk ndihet i kënaqur me punën, që refuzon ndihmën ; ai/ajo që braktis një projekt pa e filluar atë, që buzëqeshjes i përgjigjet me një “ plaç” ; ai/ajo që sheh vetëm të zezën dhe jo të bardhën, që ankohet për fatin dhe jetën e tij ku “bie vetëm shi”, që nuk pyet për gjërat që nuk di dhe nuk u shpjegon të tjerëve gjërat që di…. Së fundi, Shëndeti Pozitiv lidhet ngushtë dhe me konceptin e minimalizmit në jetë, për të cilin do të shkruajmë nesër.
Mesazhet e fitores së Erdogan
organizatave terroriste si ISIS dhe Feto, rritjen e kredencialeve ekonomiko-politike të Turqisë në arenën ndërkombëtare etj. Nga ana tjetër kandidati Ince beri thirrje për ndryshim duke e justifikuar këtë me një situate të pasigurt ekonomike në vend, manipulimin e drejtësisë dhe medias, pengimin e fjalës së lirë, mungesën e sinqeritetit në luftën ndaj organizatës Terroriste Feto, impaktin negativ që sjellin në ekonomi projektet e mësipërme madhore etj. Ndonëse atmosfera zgjedhore
politikisht ishte tepër e zjarrtë, fushata vijoi e qetë dhe pa eksese. Në zgjedhjet e zhvilluara të dielën Presidenti Erdogan arriti të marre 52.5 % të votave duke fituar që në raundin e parë, ndërsa koalicioni i partisë së tij me nacionalistët siguroi rreth 54% të votave. Pjesëmarrja në votime në nivelin 88% është historike dhe tregues i rëndësisë që patën këto zgjedhje. Populli turk tregoi se mbart vlera të mëdha demokratike. Rezultati i dalë brenda 3-4 orëve nga mbyllja e votimit
është sukses i padiskutueshëm i sistemit zgjedhor në këtë vend. Ka dekada që rezultati i zgjedhjeve në Turqi nuk kontestohet. Edhe kësaj here ai u pranua unanimisht nga palët. Kjo fitore e Presidentit Erdogan nuk është një risi në aspektin personal të tij. Gjithnjë ka ditur të ndërtojë dhe zhvilloje fushata zgjedhore duke triumfuar bindshëm prej tyre. Zgjedhjet e djeshme janë tregues se Erdogan është figura e vetme që jetëson ëndrrën e Turqisë për të qenë faktor dhe aktor ekonomik, politik, si dhe vendimmarrës në arenën ndërkombëtare. Duket se ai mbart guximin dhe vullnetin e duhur për tu përballur me sfidat e brendshme dhe të jashtme, si dhe kërcënimet serioze qe ka patur Turqia kohet e fundit. S’na mbetet gjë tjetër veçse ti urojmë suksese si mik dhe dashamires i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Urime Erdogan! *Turkolog
KULTURE
M
ichael Attaleiates ishte një avokat dhe historian bizantin, i cili u ngjit në pozicione të lartë në kohën e perandorëve Romanus IV (1067-1071) dhe Michael VII (1071-1078). Libri i tij "Historia", që mbulon vitet 1034-1079, është një rrëfim i gjerë mbi ngjarjet politike dhe ushtarake në Perandorinë Bizantine. Ishte pikërisht gjatë kësaj periudhe, që bizantinët kanë shkruar për herë të parë për shqiptarët si popull. Kur Perandori Michael (Michaeli IV: 1034- 1041) i cili ndërroi jetë dhe që besohet se e ka patur origjinën nga provinca e Paphlagonias, mori skeptrin e Perandorisë Bizantine, populli i Agarenëve (arabëve) në Sicili në Perëndim, u mund prej forcave detare dhe tokësore të Bizantinëve. Dhe, nëse i mirënjohuri George Maniakes, të cilit i ishte besuar komanda e përgjithshme, nuk do të ishte eliminuar nën akuzën shpifarake se ishte i etur për pushtet, dhe nëse komanda ushtarake e luftës nuk do t'u ishte transferuar të tjerëve, ai ishull i madh dhe i famshëm, i bekuar me qytete të mëdhenj të cilëve nuk u mungonin mallrat e çmuara, do të ishte ende nën kontrollin e Bizantit. Megjithatë, tani, xhelozia ka shkatërruar jo vetëm njeriun dhe përpjekjet e tij, por edhe arritjen e madhe (rimarrjen e Sicilisë në vitet 1038-1040). Sepse kur komandantë të njëpasnjëshëm morën vendime ushtarake dhe bënë plane të turpshme, Bizantit i humbi jo
17 E martë, 26 QERSHOR 2018
Kronika bizantine e vitit 1038, që përmend "për herë të parë" shqiptarët
vetëm ishulli, por edhe pjesa më e madhe e ushtrisë. Fatkeqësisht, popujt që dikur kishin qenë aleatët tanë dhe që kishin të njëjtat të drejta si rajoni dhe të njëjtën fe, si për shembull shqiptarët dhe latinët, që jetojnë në rajonet italiane të Perandorisë sonë përtej Romës Perëndimore, krejt papritur u bënë armiq, kur Michael Dokenianos, bëri një veprim të marrë duke drejtuar komandat e tij kundër udhëheqësve të tyre…
Konstantin IX Monomakos (Konstantini IX: 1042-1055) ishte më dashamirës në fronin perandorak se sa paraardhësi i tij. Ai u ofroi ndere perandorake dhe dhurata, pothuajse kujtdo që kishte ambicie, dhe i kënaqi popullin e tij. Papritur, re stuhie u mblodhën në Perëndim, dhe e kërcënuan atë me asgjë më pak, se sa shkatërrimi dhe rrëzimi nga froni. I sipërpërmenduri George, i etur për gjak, nisi një kryengritje në pjesën italiane të perandorisë,
ku ndodheshin ushtarë Bizantinë dhe Shqiptarë, të cilët u ofenduan se perandori kishte shfaqur mungesë respekti, si dhe duke iu trembur perandorit, për shkak të veprimeve të mëhershme armiqësore. Ai shkaktoi një trazirë të madhe në pjesën tjetër të ushtrisë, që i kundërvihej atij dhe mori kontrollin. Pasi kishte ngritur kampin, pas një marshimi dyditor nga Selaniku, ai sulmoi kamppin perandorak në mbrëmje… Kur kjo kishte
ndodhur dhe uzurpatorët ishin qetësuar dalëngadalë, një tjetër fatkeqësi nisi të marrë udhë, dhe të përhapet si bari i keq që shkatërron të korrat. Rreziku erdhi nga qyteti i Epidamnusit (Durrës). Duka Basiliakes i Protoprohedros, i cili ishte dërguar atje nga vetë perandori, që ia kish dalë të shmangte Brienin dhe të tërhiqej nga Adrianopoja, mori Durrësin dhe mblodhi atje një ushtri, nga të gjithë rajonet përreth. Duke kërkuar mbështetje përmes dhuratave të rëndësishme, ai ia doli që të bënte që frankët të hynin në territorin e tij përmes Italisë dhe u përpoq që t'i shfrytëzojë ata për veten e tij. Me mjete të ndryshme, ai mblodhi para nga kushdo që ndodhej nën urdhrat dhe komandën e tij, krijoi një listë dhe përdori si pretekst për grumbullimin e armëve, faktin që kishte për qëllim të sulmonte Brienin, si tradhtar. Pasi ishte siguruar që kishte grumbulluar një ushtri të madhe dhe forca të përshtatshme për veprim, të përbëra nga bizantinë, bullgarë dhe shqiptarë, si dhe vetë ushtarët e tij, ai mori me shpejtësi rrugën për në Selanik. /Michaelis Attaliotae: Historia, Bonn, 1853/Në shqip nga: Bota.al/
Përmbytet nga shiu,Biblioteka Kombëtare "Vox Baroque",nis edicioni i 5-të i Festivalit të Muzikës së Vjetër në Korçë shpall gjendjen e emergjencës E
dicioni i pestë i Festivalit të Muzikës së Vjetër "Vox Baroque", solli për herë të parë në Shqipëri "Quartetto di Cremona", një nga kuartetet më në zë në arenën ndërkombëtare. Me një interpretim virtuoz "Quartetto di Cremona", solli një performancë fantastike përmes instrumenteve origjinale Stradivari, tek "Hani i Pazarit", në Pazarin e Vjetër të Korçës, rapoeton agjencia telegrafike shqiptare. Edicioni i 5-të i Festivalit të Muzikës së Vjetër "Vox Baroque" ka nisur më datë 24 qershor në qytetin e Korçës dhe deri në datën 8 korrik do t'i kushtohet tërësisht repertorit barok. Synimi i këtij festivali është të përhapë muzikën baroke të luajtur me instrumente origjinalë, në respekt të plotë të stilit, rregullave dhe mënyrës së interpretimit të asaj kohe. I konceptuar të ndikojë njëherësh në zhvillimin rajonal, nëpërmjet edukimit muzikor, por edhe të kthehet në një nxitës të politikave drejt zhvillimit të turizmit kulturor, duke kthyer vëmendjen dhe interesin në disa nga monumentet e rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare. Në edicionin e parë, ky festival solli risi në zhanrin e muzikës, duke trajtuar muzikën e vjetër dhe stilin barok në disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë, konsideruar si qendra të rëndësishme të trashëgimisë kulturore.
B
iblioteka Kombëtare bëri të ditur dje se një pjesë e materialeve bibliotekare (libra, revista, gazeta), të sistemuara në nivelet e ulëta në një nga sallat e saj në katet e nëndheshme është dëmtuar si pasojë e reshjeve gjatë datës 23 qershor në kryeqytet. Në një njoftim për shtyp bibliote-
ka bën të ditur se ka shpallur gjendjen e emergjencës për trajtimin e materialeve bibliotekare të lagura, ose pjesërisht të lagura me qëllim tharjen dhe restaurimin e tyre të plotë. Biblioteka Kombëtare thekson se nuk janë prekur mjediset, ku ruhet fondi i Vlerave të rralla dhe Arkivi i librit e
i periodikut shqip. Nga të dhënat paraprake, numri i njësive bibliotekare me gjurmë lagështire rezultoi rreth 12 mijë. Gjatë punës së deritanishme janë tharë plotësisht rreth 70% e tyre. Vijon puna intensive për tharjen e plotë të pjesës së mbetur. Mbizotërojnë tekstet mësimore dhe botime të 15 viteve të fundit, të
cilat për shkak të mungesës së theksuar të hapësirave depozituese nuk kanë mundur të ruhen sipas standardeve tekniko-profesionale. Në funksion të kësaj emergjence dhe në respektim të protokolleve profesionale, njoftojmë se Biblioteka Kombëtare do të qëndrojë e mbyllur nga data 25 deri 30 qershor.
VIP
18 E martë, 26 QERSHOR 2018
Çmimet BET 2018, triumfojnë Kendrick Lamar dhe Bruno Mars, Nicky Minaj super sexy
Mbytet në pishinë djali 1-vjeçar i yllit të muzikës Djali 1-vjeçar i yllit të muzikës nigeriane D'Banj është mbytur në pishinën e shtëpisë së tij në Lagos. D 'Banj, emri i vërtetë i së cilit është Oladapo Daniel Oyebanjo, nuk e konfirmoi lajmin drejtpërdrejtë, por postoi një imazh të zi në Instagram me titullin: "Koha e provës, por Zoti im është gjithmonë dhe përgjithmonë besnik". Ai ishte në Los Anxhelos, duke ndjekur ceremoninë e Çmimeve BET kur djali i tij vdiq. Ylli i muzikës fitoi famë botërore me hitin e tij të vitit 2012, Oliver Twist.
Adele po punon për nxjerrjen e albumit të ri Krijuar për të festuar kulturën afroa-merikane dhe yjet e saj, "BET Awards 2018" u mbajt në Teatrin Microsoft të Los Angeles, të dielën e 24 qershorit. Mes të preferuarëve ishte edhe mbreti, tashmë i afirmuar i hip-hopit, Kendrick Lamar, shoqëruar nga Dj Khaled, i cili në fund të vallëzimeve çoi në shtëpi vetëm një çmim "Bashkëpunimi më i mirë", për këngën "Wild Thoughts" me Rihanën dhe Bryson Tiller. Kendrick ndërkohë mori dy çmime: "Albumi i Vitit" dhe "Artisti më i
mirë mashkull i Hip Hop", me të cilët kryeson listën muzikore ndërkombëtare. Fitues të tjerë ishin: Bruno Mars, i cili fitoi çmimin "Artisti më i mirë mashkull për R&B". Beyoncé, fituese e çmimit "Artistja më e mirë femër për R&B" dhe çmimin "Pop Artist". Lista pasohej nga artistë si: Cardi B, Migos dhe Drake. Nuk munguan performancat seksi të Nicky Minaj, puthjet lesbike mes Amber Rose e Blac Chyna, si dhe loo-ku "hot" i shumë artisteve që sfiluan në tapetin e kuq.
Bukuroshja italiane për Cristiano Ronaldon: Do ishim çift fantastik Deklarata e basketbollistes së njohur, Valentina Vignali i ka habitur të gjithë. Ndërkohë që të gjithë shijojnë ndeshjet e Kampionatit Botëror, ajo ka rrëfyer dicka për yllin portugez, Cristiano Ronaldo. Ajo ishte e ftuar në një studio sportive, ku tregoi se kë mbështeste këtë vit. Valentina Vignali: Duke qenë se Italia nuk është këtë edicion, unë kam zgjedhur të bëj tifo për Portugalinë, sepse adhuroj Cristiano Ronaldon si sportist. E pyetur, nëse do donte të ishte në lidhje me sportistin, basketbollistja nuk i hodhi poshtë mundësitë, ndonëse ai është i lidhur me Georginën dhe ka 4 fëmijë. Valentina Vignali: Pse jo?! Mendoj se do të ishim një çift fantastik, jo vetëm në sport. Gjithsesi, nëse do ishim bashkë do bëhesha më e famshme se Ronaldo në rrjetet sociale.
Adele ka publikuar albumin e saj të fundit "25" në vitin 2015 dhe pas 3 vitesh këngëtarja po punon për nxjerrjen e një albumi të ri. Sipas burimeve ylli i muzikës pati një takim rreth projektit më parë këtë muaj dhe këtë verë do ta kalojë, duke regjistruar këngët. Mendohet se albumi i ri do të publikohet në Krishtlindjet e vitit 2019. "Ajo është kthyer në Britaninë e madhe dhe syonon që të punojë këtu. Disa studio muzikore janë afuar për të punuar me të dhe tashmë ajo ka shkruar disa nga këngët", tha burimi. Adele përfundoi turneun e saj botëror në 2016 dhe u tha fansave të presin pasi do të bënte një pushim të gjatë, përpara se të rikthehej.
Dua Lipa plot stil në NYC Të gjithë kthejnë kokën kur Dua Lipa kalon në rrugë dhe as këtë herë nuk ka pasur përjashtim. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka siguruar vëmendjen, ndërsa ecte
në rrugët e New York. Këngëtarja e "New Rules" dukej mjaft tërheqëse e veshur me çizme kauboj, pantallona të shkurtra dhe bluze transparente.
SHOWBIZ
A
rrestimi i një çifti indian në SHBA, i cili dyshohet se drejtoi një rrjet prostituticioni, duke joshur aktoret indiane ka hedhur dritë mbi dyshimet për idustrinë e filmit në gjuhën telugu. I njohur gjithashtu si Tollywood, është një nga industritë më të mëdha rajonale të filmit në Indi dhe prodhon filma që rivalizojnë filmat më të popullarizuar të Bollywood. Sipas akuzave Kishan Modugumudi dhe gruaja e tij, Chandra morën 5 aktore Telugu dhe udhëtuan në SHBA me pretekstin se do të shkonin për të ndjekur ngjarje kulturore, ku ishin të ftuar. Aktoret raportohen se shkuan në eventet kulturore ku Modugumudis do të "identifikonte klientët potencialë", të cilët do të paguanin për të kryer marrëdhënie seksuale me aktoret. Burrat paguanin shuma midis 450 dollarë deri 2.500 dollarë vetëm në një takim. BBC Telugu ka siguruar një kopje të deklaratës prej 42 faqesh që detajon akuzat dhe provat kundër çiftit, të cilët duket se janë nën hetime nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare që prej janarit 2018. Ata u arrestuan në fund të prillit dhe dolën para gjykatës më 14 qershor. Çështjes po i kushtohet shumë vëmendje nga
19 E martë, 26 QERSHOR 2018
Aktoret indiane, pjesë e një rrjeti prostituticioni në SHBA
mediat e lajmeve në Indi. Ata i kushtojnë shumë orë, çdo ditë historive të ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale të pretenduara nga gratë në industrinë e filmit Telugu. Sipas raportimeve, Modugumudi erdhi së pari në Çikago në prill të vitit 2015 dhe gruaja e tij iu bashkua atij disa muaj më vonë. Ai thuhet se ka bërë kërkesën për vizë me arsyen se ishte "i përfshirë" me industrinë e filmit Telugu dhe donte të udhëtonte në SHBA për të "bërë kontakte". Vizat e çiftit skadu-
an gjashtë muaj pas mbërritjes së tyre, por qëndruan në SHBA. Deklarata gjithashtu thotë se ata u arrestuan në janar për tejkalimin e kohës si pjesë e një hetimi të veçantë, por ato u liruan me kusht në shkurt. Zyrtarët e emigracionit filluan të dyshonin tek Modugumudin, kur morën në pyetje një aktore që kishte mbërritur në SHBA në nëntor të vitit të kaluar për të marrë pjesë në një event në Kaliforni. Por kur zyrtarët u interesuan në lidhje me eventin, zbuluan se ishte zhvilluar
dy ditë më parë dhe kur kontaktuan me organizatorët, ata thanë se nuk e njihnin gruan dhe se ajo nuk ishte e ftuar. Aktorja tregoi se vizita e saj në SHBA dhe qëndrimi atje ishte rregulluar nga një burrë me emrin "Raju", i cili ishte Modugumudi. Në muajt që pasuan policia bëri kontrolle në shtëpinë e Modugumudit dhe nxorrën urdhër kërkim për të. Në shtëpine tij ata zbuluan viza të rreme dhe një "libër prostitucioni" ku përmenden emrat e viktimave,
aktet seksuale dhe pagesat e marra. Në dokumenatat e paraqitura në gjykatë përmenden 5 emra grash të ndryshme, të gjitha aktore idiane , të cilat dyshohet se u sollën në SHBA për prostitucion. Gratë thuhet se kanë qëndruar ndonjëherë në shtëpinë e Modugumudis ose kanë udhëtuar me të në hotele si edhe qytete të tjera për të takuar "klientët". Policia ka marrë një pytetje një nga klientët, i cili ka pranuar se ka takuar një nga aktoret për seks. Gjithashtu morën në pyetje një nga viktimat, e cila rrëfeu se kishte udhëtuar në 3 qytete dhe se burrat u dërguan në dhomën e saj. Aktorja u kthye në Indi pas heqjes së vizës, por raportohet se u tha hetuesve se Modugumudi e telefonoi dhe i tha që nuk duhet të tregojë policisë asgjë në lidhje me të sepse ishte e vogël dhe e panjohur, jo një aktore e madhe. Tammareddy Bharadëaja, një producent telugu, i tha BBC Telugu se Modugumudi nuk kishte asnjë lidhje me Këshillin e Prodhuesve, një organ zyrtar.
Courtney Kardashian pushime romantike me të dashurin 14 vite më të ri Courtney Kardashian dhe i dashuri i saj 14 vite më i vogël po kalojnë pushimë romantike në brigjee të ishullit italian, Capri. Ylli i televizioneve dhe Younes Bendjima u fotografuan, duke shkëmbyer puthje pasionante në ujërat kristalta dhe duke bërë shëtitje me varkë. E veshur me bikini portokalli 39-vjeçarja vuri në pah format e saj të përsosura trupore. Courtney dhe i dashuri i saj 25-vjeçar duken shumë të dashuruar. Courtney është lidhur me Younes më shumë se një vit më parë dhe kanë udhëtuar shpesh së bashku.
Nevoja urgjente, këngëtari i famshëm ndërpret dy herë koncertin Ed Sheeran ndaloi dy herë koncertin e tij të fundit në turneun botëror për të shkuar në tualet. Pasi performoi hitin "Galway Girl", këngëtari fitues i Grammy ndërpreu të shtunën koncertin në Cardiff, pasi kishte nevojë për të shkuar në tualet. Më pas këndoi tre këngë të tjera dhe u ndal, duke thënë: "Më vjen keq Cardiff" para se të vraponte përsëri për në tualet. Stadiumi me 60,000 persona filloi të brohoriste kur këngëtari u kthye në skenë. 27-vjeçari vazhdoi të këndonte sërish dhe të jepte shfaqjen që të gjithë po prisnin.
20
KUPA E BOTËS
E martë, 26 Qershor 2018
Amerikano-latinët e mbyllin me një fitore 3-0 përballë vendit organizator në sfidën e fundit
Uruguai i frikshëm përballë Rusisë, e mbyll në vendin e parë Rozalb Lika
U
Uruguai (4-4-2): Muslera; Caceres, Coates, Godin, Laxalt; Nandez (73’ Rodriguez), Torreira, Bentancur (63’ De Arrascaeta), Vecino; Suarez, Cavani (94’ Gomez). Rusi (4-2-3-1): Akinfeev; Kudryashov, Ignashevich , Kutepov, Smolnikov; Gazinsky (46’ Kuzyaev), Zobnin; Samedov, Al Miranchuk (60’ Smolov ), Cheryshev (38’ Mario Fernandes); Dzyuba. Arbitri: Malang Diedhiou (Senegal). Golat: 10’ Suarez (U), 23’ aut. Cheryshev (U), 90’ Cavani (U). Karton të kuq: 36’ Smolnikov (R) Kartonë të verdhë: Gazinsky, Bentancur
Edinson Cavani shpërdoroi një mundësi të mirë në fundin e ndeshjes, ndërkohë që Suarez e shërbeu dy herë mjaft mirë. Uruguai gjeti dhe golin e tretë në
këtë sfidë me anë të Edinson Cavanit që arriti të gjejë rrjetën në minutën e 90-të, pas një rrëmuje në zonë, që erdhi pas një goditje nga këndi, ku Godin vendosi në
vështirësi portierin rus dhe më pas shkoi topi te sulmuesi i PSG. Falë fitores së djeshme Uruguai e mbylli në vendin e parë, teksa në raundin tjetër do të përballet me Portugalinë më 30 qershor në orën 20:00. Skuadra amerikano-latine e ka mbyllur me pikë të plota, duke konfirmuar eksperiencën që ka fituar në vitet e fundit në vente të tilla të rëndësishme.
PORTIERI
Festa me “shqiponjë”, FIFA gjobit Xhakën dhe Shaqirin
Portieri i Egjiptit, Essam El-Hadary me aktivizimin si titullar në ndeshjen mes Egjiptit dhe Arabisë Saudite shkruajti emrin e tij në librat e rekordeve të historisë së Botërorëve. Në moshën 45-vjeçare ai u bë lojtari më i vjetër që luan në një Kupë Bote duke thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga portieri i Kolumbisë Mondragon i cili në moshën 43-vjeçare luajti në Botërorin e vitit 2014. El-Hadary në minutën e 41-të takimit u bë protagonist duke pritur me një reagim fantastik 11-metërshin e Al MuWallad. Por kapiteni i Egjiptit nuk mund të bënte asgjë në penalltinë e dytë të akorduar nga gjyqtari në minutat shtesë të pjesës së parë duke u mposhtur nga Al Faraj.
FIFA ka vendosur që të mos dënojë Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën për festimin e tyre duke bërë me duar shenjën e shqiponjës në ndeshjen ndaj Serbisë. Organi më i rëndësishëm i futbollit botëror ka gjobitur dy futbollistët me origjinë kosovare me nga 10,000 franga zvicerane. FIFA ka vepruar sipas nenit 57 të rregullores së disiplinës për sjellje anti-sportive. Si Xhaka, ashtu edhe Shaqiri kanë festuar me shqiponjën shqiptare. Ndërkohë janë dënuar edhe serbët. Federata serbe e futbollit është dënuar me 50,000 euro gjobë për arsye se tifozët kishin mbajtur banderola diskriminuese. Zvicra, që ka 4 pikë pas barazimit me Brazilin dhe fitores me Serbinë, do të luajë ndeshjen e fundit të grupit me Kosta Rikën.
17:00 5-0 14:00 0-1 20:00 3-1 17:00 1-0 16:00 2-1 16:00 3-0
Pi kë t
Marok – Iran Portugali – Spanjë Portugali – Marok Iran – Spanjë Iran – Portugali Spanjë – Marok
Grupi B
17:00 19:00 14:00 20:00 20:00 20:00
0-1 3-3 1-0 0-1 1-1 2-2
Pi kë t
Grupi C
12:00 2-1 18:00 0-1 17:00 1-0 14:00 1-1 16:00 SOT 16:00 SOT
Pi kë t
Argjentinë – Islandë Kroaci – Nigeri Argjentinë – Kroaci Nigeri – Islandë Islandë – Kroaci Nigeri – Argjentinë
G r up i D
15:00 1-1 21:00 2-0 20:00 0-3 17:00 2-0 20:00 SOT 20:00 SOT
Pi kë t
K R OAC I
6
DENIMARK
4
NI G ER I
3
3
AU STRALI
1
ISLANDË
1
1
PE RU
0
ARGJ ENT I NA
1
S PAN J Ë
5
6
PO RTU GA LI
5
ARABIA SAUDITE
3
IRAN
EGJIPT
0
MARO K
RUSI
Francë – Australi Peru – Danimarkë Francë – Peru Danimarkë – Australi Australi – Peru Danimarkë – Francë
6
9
U R U G UA I
Arabia Saudite dhuroi surprizën e radhës në Kupën e Botës, duke mposhtur në sekondat e fundit Egjiptin, duke e mbyllur Botërorin në vendin e parafundit dhe duke lënë faraonët të fundit në grup. Goli i shpejtë i Salah nuk u mjaftoi vendasve me sulmuesin e Liverpoolit që humbi edhe një shans ideal për të dyfishuar shifrat, menjëherë pas golit. Pas një penalltie të humbur, Arabia Saudite barazoi shifrat me një tjetër 11-metërsh të kthyer në gol nga Al Faraj në minutën e 6-të shtesë të pjesës së parë. Shtesat ishin fatkeqe për Egjiptin që në minutën e 5-të shtesë të pjesës së dytë pësoi edhe golin e dytë nga Al Dawsari duke e mbyllur në mënyrën më të keqe aventurën në Rusi 2018. Kjo ishte një disfatë e rëndë për Egjiptin, që e nisi me shumë pretendime Kupën e Botës, duke marrë në konsideratë formën e Salah, por u detyrua ta mbyllë në mënyrën më të keqe të mundshme.
VENDIMI
Lojtari më i vjetër në historinë e Kupës së Botës pret penallti
Grupi A
Arabia Saudite “shokon” Egjiptin, shtesat ishin fatale
Uruguai-Rusi 3-0
ruguai i jep një leksion futbolli Rusisë dhe e mbyll grupin A në vendin e parë duke lënë pas në renditje vendin organizator të Kupës së Botës. Në Samara përfaqësuesja “Celeste” bëri ligjin ndaj një Rusie të pafuqishme dhe që kishte zbritur në fushë me disa ndryshime në formacion me trajnerin Cerchesov që kishte ulur në stol disa nga titullarët. Uruguai e nisi më së miri pjesën e parë përball vendasve të Rusisë. Suarez në minutën e 10-të ekzekutoi mjaft mirë një goditje dënimi duke e dërguar topin në cepin e djathtë të portës së Rusisë. Skuadra amerikano-latine dominon në fushë, duke gjetur edhe një tjetër gol në minutën e 23-të, pasi Laxalt gjuajti me të majtën nga jashtë zonës, ndërkohë Cheryshev e ndihmoi për të mposhtur portierin Akinfev, i cili u befasua nga shoku i tij. 15 minuta më vonë u largua nga fusha e lojës me karton të kuq Smolnikov, i cili mori dy kartonë të verdhë pas dy ndërhyrjeve shumë të ashpra. Trajneri Stanislav Cherchesov u mundua që të bënte dy zëvendësime, por sërish nuk mundi që të kishte shumë rezultat.
Rusi – Arabi Saudite Egjipt – Uruguai Rusi – Egjipt Uruguai – Arabi Saudite Arabi Saudite – Egjipt Uruguai – Rusi
GRUPI A
F RA N C Ë
21
KUPA E BOTËS
E martë, 26 Qershor 2018
Irani e mbyll me “nder”, befason Portugalinë në fund
GRUPI B
Portugalia nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 kundër Iranit, duke e mbyllur Grupin B në vendin e dytë në kuotën e 5 pikëve. Në fund të pjesës së parë, Portugalia kaloi në avantazh me anë të Quaresma, që shënoi një gol të shkëlqyer nga jashtë zonës. 34-vjeçari e nisi vetë aksionin, duke pasuar te Silva, i cili ia kthen sërish dhe me një gjuajtje me të jashtmen portugezi e dërgoi topin në trekëndëshin e portës së
mbrojtur nga Beiranvand. 45’ minutat e para u mbyllën me avantazhin minimal të luzitanëve, që me këtë rezultat sigurojnë kualifikimin në fazën tjetër. Pjesa e dytë nisi mjaft mirë për portugezët, me sulmuesin CR7 që fitoi një penallti, por gaboi nga pika e bardhë. Çuditërisht Ronaldo, gaboi nga pika e bardhë e penalltisë me Beiranvand që e priti pa vështirësi në minutën e 53-të. Penalltia e pritur u jep
zemër iranianëve që nuk dorëzohen dhe sulmojnë me të gjitha forcat. Në minutat e mbetura, Irani hidhet në sulm me të gjitha forcat në kërkim të golit të barazimit, dhe pas një aksioni të rrezikshëm fitojnë një 11 metërsh. Ansarifard merr përsipër ekzekutimin dhe nga pika e bardhë nuk gabon duke e dërguar topin në rrjetë.
Spanja ka barazuar 2-2 në sfidën e fundit, falë një goli të shënuar në kohën shtesë
Maroku bën me “zemër” spanjollët, por iberikët e mbyllin të parët
S
panja është kualifikuar mes drithërimash për në fazën e 1/8-ve në Kupën e Botës, pasi ka barazuar vetëm në kohën shtesë ndaj Marokut. Skuadra e Fernando Hierros ka vuajtur shumë në ndeshjen më të lehtë në letër, por ka kaluar si e para në grupin B. Iberikët zhvilluan një ndeshje shumë të dobët, duke krijuar shumë pak aksione sulmuese, ndërkohë që kundërshtarët edhe pse pa objektiva, kanë treguar se dinë të luajnë një futboll shumë efektivë. Maroku kaloi në avantazh që në minutën e 15-të, duke treguar se i priste një ndeshje ferri iberikët. Skuadra afrikane edhe pse e eliminuar shënoi golin e parë në këtë Botëror. Një gabim i Iniestës gjeti të papërgatitur mbrojtjen spanjolle që ishte hedhur në sulm dhe Khalid Boutaib u gjend i vetëm përballë De Geas duke mos gabuar. Reagimi i Spanjës është i menjëhershëm me Iniestën, që shlyen gabimin me një aksion shumë të bukur në krahun e majtë, dhe më pas dha një pasim për Iscon, i cili e kishte të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë. 10 minuta nga fillimi i pjesës së dytë Nordin Amrabat pati rastin më të mirë për të kaluar Marokun në avantazh por gjuajtja e tij u përplas në traversën e De Geas, që nuk do të kishte mundur dot ta ndalte. Ndërsa Spanja prodhon lojë por nuk arrin të krijojë raste për shënim. Spanja rrezikoi vetëm një herë seriozisht me anë të Gerard Pique për të shënuar golin, por goditja e këtij të fundit përfundoi ngjitur me shtyllën. Maroku u tregua shumë më kërkues dhe tetë minuta nga fundi arriti të rikthehet në avantazh. Kosta Rika – Serbi Brazil – Zvicër Brazil – Kosta Rika Serbi – Zvicër Serbi – Brazil Zvicër – Kosta Rika
Gru p i E
Pas një goditje këndi, Youssef En Nesyri kërceu më shumë nga të gjithë dhe dërgoi topin në portën spanjolle, me De Gean vetëm spektator. Gjithsesi Spanja gjeti golin e barazimit në minutën e tretë shtesë, me Iago Aspas, që shënoi një gol fantastik me një gjuajtje me thembër. Spanja e mbyll në vendin e parë në grupin B, dhe në fazën tjetër do të përballet me Rusinë, në duelin që do të luhet më 1 korrik në orën 16:00.
14:00 0-1 20:00 1-1 14:00 2-0 20:00 1-2 20:00 NESËR 20:00 NESËR
Pi kë t
Gjermani – Meksikë Suedi – Kore e Jugut Kore e Jugut – Meksikë Gjermani – Suedi Kore e Jugut – Gjermani Meksikë – Suedi
Grupi F
Spanjë-Marok
2-2
Spanjë (4-2-3-1): De Gea; Carvajal, Pique, Sergio Ramos, Jordi Alba; Busquets , Thiago Alcantara (74’ Asensio); David Silva, Isco, Iniesta; Diego Costa (74’ Iago Aspas). Marok (4-2-3-1): Munir; Dirar, A. da Kosta, Saiss, Hakimi; El Ahmadi, Boussoufa ; Belhanda (63’ Fajr ), N. Amrabat, Ziyech; Boutaib (7 ‘ En-Nesir). Golat: 14’ Boutaib, 19’ Isco, 81’ En-Nesir, 90’ Aspas Kartonë të verdhë: El Ahmedi, Amrabat, da Costa, Boussoufa, Hakimi 17:00 0-1 16:00 1-0 17:00 1-2 20:00 2-1 16:00 NESËR 16:00 NESËR
Pi kë t
Belgjikë – Panama Tunizi – Angli Belgjikë – Tunizi Angli – Panama Angli – Belgjikë Panama – Tunizi
Grupi G
17:00 3-0 20:00 1-2 14:00 5-2 14:00 6-1 20:00 28.6.2018 20:00 28.6.2018
Pi kë t
Son Heung-Min shpërthen në lot, duhet të kryejë ushtrinë në Kore
Goli kundër Meksikës nuk ishte i mjaftueshëm për Korenë e Jugut për të shmangur eliminimin nga Kupa e Botës në Rusi dhe pavarësisht golit të shënuar, një nga më të mërziturit ishte Son Heung-Min. Dashuria për vendin, por mbi të gjitha shqetësimi: Son mund të përfundojë më 21 muaj në ushtrinë e Seulit me 100 euro në muaj, ndërkohë që tani fiton 360 mijë. Ai ende ka dy shanse për të shmangur, por do të varet nga Tottenham dhe mbi të gjitha nga rezultatet në ekipin kombëtar. Situata ishte e qartë edhe para Kupës së Botës, por shpresa për t’u kualifikuar për raundin e dytë ishte një nga rrugët e shpëtimit për të. Shërbimi ushtarak në Korenë e Jugut është i detyrueshëm nën moshën 28 vjeç, dhe do të përfitojë rreth 100 euro në muaj. Ylli i Tottenhamit fiton tani 360 mijë në muaj, por është 25 vjeç dhe mundësia e vetëm për ta shmangur ishte kombëtarja. Dy humbjet kundër Suedisë dhe Meksikës, janë përjetuar shumë keq, teksa në fundin e ndeshjes ndaj Meksikës, ai ka shpërthyer në lot në stadiumin e Rostov. Ai ka edhe dy shanse të tjera. Në Korenë e Jugut, në fakt, është e mundur që të përjashtohen nga shërbimi ushtarak për meritat sportive, të gjithë lojtarët nëse do të kalonin në raundin e dytë. Suksesi i vitit 2002 ndaj Italisë dhe Spanjës shpëtoi disa lojtarë, madje edhe fituesit e Kupës së Azisë në vitin 2014, por në të dyja nuk ka luajtur Son. Mundësia tjetër janë lojërat aziatike që do të mbahen në gusht në Indonezi dhe Kupa e Azisë në janar 2019, por do të varen edhe nga vullneti i Tottenham për ta lënë të lirë.
Poloni – Senegal Kolumbi – Japoni Japoni – Senegal Poloni – Kolumbi Japoni – Poloni Senegal – Kolumbi
Gr up i H
14:00 1-2 17:00 1-2 17:00 2-2 20:00 0-3 16:00 28.6.2018 16:00 28.6.2018
Pi kë t
B RA ZI L
4
ME KSIKË
6
ANGLI
6
JAP ONI
4
ZVI C Ë R
4
G J E R M A NI
3
BE LGJIKË
6
SE N EG A L
4
S ERB I
3
S UE D I
3
TU N I Z I
0
KOLU M B I
3
0
KOREA E JUGUT
0
PA N AM A
0
P OLONI
0
KOSTA RIKA
KURESHTI
22 E martë, 26 QERSHOR 2018
Një specie misterioze e majmunëve të zhdukur gjendet në Kinë N
jë lloj misterioz i ma jmunëve të zhdukur, krejtësisht i ri për shkencëtarët, u zbulua në një varr të lashtë kinez. Shkencëtarët besojnë se njerëzit qysh në kohërat e lashta kanë ndikuar në zhdukjen e majmunëve. Giboni tashmë është zhdukur, duke treguar se njerëzit po shfarosnin primatët dhe shumë para epokës moderne, transmeton BBC, duke deklaruar se ata ishin në rrezik dhe se një numër i madh i tyre ishin në prag të zhdukjes. Pjesët e kafkës së gibonit u gjetën në varrin 2300 vjeçar në provincën Shanqia, në Kinën qendrore, së bashku me rinoqerontët, leopardin dhe ariun e zi. Varri, dhe ndoshta majmuni, i përkisnin gjyshes së perandorit të parë kinez Kin Shihuang, Xia, nën sundimin e të cilit ishte krijuar muri kinez dhe luftëtarët nga terakota. Dikur besohej se gibonët ishin kafshë fisnike dhe në Kinë konsideroheshin si kafshë luksoze. Anal-
Rikthehet Jul Çezari në version 3D! izat kompjuterike treguan se majmuni i takon një lloj të panjohur të gibonëve dhe ka jetuar para disa qindra viteve. “Është pothuajse e sigurt se zhdukja e këtyre gibonëve është provë e ndikimit intensiv të njeriut në mjedisin natyror. Të dhënat historike tregojnë se faktori njerëzor shkaktoi zhvendosjen e gibonëve në jug, gjë që çoi në shfarosjen e tyre”, tha studiuesja Helen Katerje nga Universite-
ti i Londrës. Shumica e llojeve të gibonit janë të rrezikuara nga urina, gjuetia dhe tregtia ilegale. Dy lloje të gibonëve kanë vdekur tashmë në Kinë dhe Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës ka identifikuar të gjithë gibonët e mbijetuar si të rrezikuar në mënyrë kritike. Giboni kinez Hainan është ndoshta lloji më i rrallë në botë – kanë mbetur vetëm 26 prej tyre.
Fëmija hap vezën prej çokollate dhe aty gjen drogë Një fëmijë i apasionuar pas vezëve prej çokollate, lodrat e të cilave i bënte koleksion ka
gjetur një “dhuratë” të pazakontë në paketimin e ëmbëlsirës së preferuar. Siç raporton
britanikja “Metro”, fëmija 5vjeçar ka hapur paketimin plastik të dhuratës dhe ka gjetur një qese me drogë, të llojit metamfetaminë kristal. Fatmirësisht, në atë moment pranë tij ka qenë vëllai i madh, i cili ka shmangur konsumimin dhe tragjedinë e mundshme. Vogëlushi ka hapur vezën për të gjetur dhuratën, që zakonisht vjen në pjesë të montueshme, por pasi ka parë qesen me pluhur të bardhë, ka pyetur të vëllanë se çfarë ishte. “Daily Star” shkruan se ngjarja është regjistruar në zonën e Drumachose-s, në Belfast. Ky rast është denoncuar menjëherë në polici, e cila pasi ka analizuar lëndën e gjetur, ka dalë në konkluzionin se bëhej fjalë për drogë dhe ka nisur hetimet.
Një rindërtim i ri 3D i kokës së Jul Çezarit jep një vështrim se si dukej gjenerali i famshëm romak vite më parë, përfshirë përmasat e kafkës së tij. Busti u zbulua në një event ku promovohej libri i ri mbi Çezarin nga arkeologu Tom Buijtendorp në Muzeun Kombëtar të Antikiteteve në Leiden, Hollandë. Të premten (22 qershor) Buijtendorp doli me idenë e rikrijimit të kokës së Çezarit në bazë të një busti mermeri të udhëheqësit të lashtë romak që është mbajtur në muzeun Rijksmuseum van Oudheden. Arkeologu dhe antropologu Maja d’Hollosy krijoi bustin duke përdorur skanim 3D të pjesës së mermerit për të mbushur boshllëqet ku mermeri ishte dëmtuar. Kështu gjenerali romak u prezantua me pamje realiste të krijuar me silikon dhe baltë.
470 mijë euro për pistoletën e Han Solo Një pistoletë e përdorur nga Harrison Ford në filmin ‘Return of the Jedi’ ëshët shitur në ankand për 470 mijë euro. Armën, e bërë kryesisht nga druri, për më shumë se 30 vite e kishte në posedim drejtori artistik i filmit James Schoppe, kandidat për çmimin Oskar. Pistoleta e përdorur nga karakteri i Han Solo theu rekordin e vendosur nga pistoleta e Mark Hamill (Luke Skyëalker) e përdorur në dy filmat e parë të Star Wars, që u shit për 386 mijë euro. Ajo u shit në një ankand të Las Vegas të shtunën.
Njihuni me qenin më të shëmtuar në botë për 2018 Njihuni me qenin më të shëmtuar në botë për vitin 2018. Ai është një bulldog, 9-vjeçar anglez me emrin Zsa Zsa. Ai fitoi konkursin në San Francisko për qenjtë më të shëmtura në botë të shtunën. Qentë ecin në një tapet të kuq përpara një jurie, e cila vlerëson më të shëmtuarin. Dhe Zsa Zsa për këtë vit fitoi çmimin e madh, më i shëmtuari prej krejtve, ndërsa për të zonjën e tij ai është qeni më i bukur në botë.
KOHA E LIRE
23 E martë, 26 QERSHOR 2018
SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ
lindi më 5 janar 1876. Themelues dhe (deri më 1966) udhëheqës i Unionit të Krist Demokratëve Gjermanë (CDU) 62. Renditja e ngjarjeve njëra pas tjetrës sipas radhës kohore 64. Që thyhet lehtë, i brishtë; që është mjaft i dobët, i hollë etj. e që duhet përdorur me shumë kujdes 66. Ndaras nga tjetri a nga të tjerët 67. Ajo përdoret zakonisht nga gratë për të ngjyrosur flokët 69. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit 71. Masë gjatësie për udhëtimet detare e barabartë me 4,445 km ose 5,556 km 76. Njësia monetare bazë e Kinës; monedhë që ka këtë vlerë 77. Edhe ai Australian quhet si ai amerikan, fjala është për monedhën 79. Para e argjendtë e kohës së pushtimit osman, e barabartë me njëzet groshë 81. Kryeqyteti i Shqipërisë, u themelua më 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini 82. Ekuadro e ka kryeqytet 84. GRamshi e kishte ashtu targën 85. Pëlhurë e hollë dhe e tejdukshme, me të cilën mbulohej nusja ditën e dasmës 87. Pjesë muzikore për dy vegla ose për dy zëra, që kanë vija melodike kryesisht me vete 88. Pronar tokash në sistemin ekonomik feudal në Shqipëri para Çlirimit 92. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 93. Përkthyes që zakonisht bënte përkthime me gojë. Një lloj rrëfimtari dhe ndjekësi këmbakëmbës i një personi 95. Ashtu, ose vashë, cucë, qikë, etj. 96. Pezhishka e së cilës
krahasohet me ligjin, insektet e mëdha e shqyejnë, të voglat ngecin, duke u bërë ushqim për të 97. Thikë e vogël me teh të mprehtë, që përdoret për operime 99. Inat e zemërim që kemi me një tjetër për arsye të ndryshme, urrejtje ose ... 100. Lloj kërpurdhe që rritet në dru, përdoret për të ndezur me uror cigaren 107. Përshkrimi i një udhëtimi dhe i vendeve nëpër të cilat bëhet ky udhëtim 109. Pablo... kolumbiani i famshëm i drogës, mafies dhe politikës 111. Tekstshkrim dhe tekstshtyp, vepër shkencore, mësimore, letrare etj 113. ... Gödel, matematicien dhe filozof Austro-Amerikan 114. Diçka që është shumë e vështirë për ta kuptuar, për ta zbërthyer a për ta shpjeguar 115. Partia Socialpuntore Shqiptare 116. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve RRESHTOJ VERTIKALISHT 1. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 2. Lloj tjetër i diçkaje, formë a trajtë e re e diçkaje 3. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 4. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 5. Kryeqyteti i Estonisë, Ta... 6. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 7. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 8. Ajo që bën pula, vezë ose.. 9. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial 10. Lumi ... ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e
egjiptasëve të vjetër 11. Nëna, ëma, thirret edhe ashtu 12. Enë qelqi që shërben zakonisht për të mbajtur ujë në tryezën e bukës 13. I njohuri i filmit shqiptar, Fehmi... Galeria e tij si regjisor: "Kapedani" (1972), "Ëndërr për një karrige" (1984), "Zëvendësi i grave" (1987), etj. 15. Janë mbeturinat e gjellëve, të bukës e të ushqimeve që hidhen, ose u jepen kafshëve 16. Që ka të bëjë me natyrën dhe kulturën e vendeve të largëta dhe të panjohura 19. Që ka të bëjë me zonën rreth Polit të Veriut 23. I hedh diçkaje një mbulesë të hollë përsipër, mbuloj 26. Quheshin ashtu burrat e tredhur që ruanin gratë e haremit 27. Një lloj ndëshkimi që u bëhej familjarëve të një të dënuari politik në kohën e komunizmit 28. Urdhërpagesë e shkruar sipas një modeli të caktuar. Ai i bardhi ishte i famshëm 29. Reshje, që formohet nga pikat e shiut të ngrira si akull në ajër dhe që bie kokrra-kokrra, zakonisht në verë 30. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 31. Emër përmbledhës për shqiptarët në mesjetë 32. Arsyetim që përdoret për të vërtetuar ose për të kundërshtuar një mendim 34. Pranoj një gjë si të vendosur përfundimisht, shpreh pëlqim të plotë për diçka 36. Partia Bashkimit Liberal Demokrat, inicialet 37. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 38. Sallë e posaçme për të mbajtur leksione, referate etj., zakonisht në ndërtesën e një
65. Sallam me gjak e me mish në trajtën e një suxhuku 68. Partia Aleanca Popullore 70. Lëng, pa aromë, pa shije, pa ngjyrë 71. Lituania e ka monedhë të saj 72. Aktori amerikan i mbi 100 filmave ... Cooper, lindur më 7 maj 1901 në Helena, Montana, SHBA; vdiq më 13 maj 1961 në Beverly Hills, Kaliforni 73. Monopol, i formuar nga bashkimi i disa ndërmarrjeve a i disa degëve të ndryshme të industrisë 74. Lulet e këtij druri kanë aromë karakteristike, përdoren për çaj 75. Koha kur lind dielli e derisa perëndon 76. Armenia si kryeqytet ka atë 78. ... e zi, është flamuri ynë kombëtar 80. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 83. Që i përket një kohe shumë të kaluar, i hershëm, i vjetër, i kakohshëm 86. Të kapluarit nga të ftohti që të hy në palcë 87. Shenjë që u bëhet kafshëve, drurëve etj. në lëkurë për t'i dalluar nga të tjerët 88. Ai që kullot, që ruan dhe që mbarështon bagëtinë, çoban 89. Ngritja e nivelit të ujit të detit, ka atë emër, quhet ashtu 90. Kafshë e vogël shtëpiake, ajo mban larg minjtë 91. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 94. Ana e jashtme e diçkaje ashtu si duket 98. Ajo hyn në drithërat e bukës, bën kallinj të mëdhenj 101. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 102. Një periodik kulturor në Shqipëri. Akademia e çmimeve të përvitshme me atë emër 103. Secila nga dy gjymtyrët e sipërme të njeriut, që nga supi e deri te gishtat 104. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 105. Njoftim i shkurtër që ia japim dikujt me gojë ose me shkrim për një ngjarje të re 106. Federal Bureau of Investigation, shqip, "Zyra Federative e Hetimit", inicialet 107. Organizata Ndërkombëtare për Migrim, inicialet 108. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 110. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 112. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën
shkolle të lartë 41. Napoleon ..., perandori Francez, një nga njerëzit më të shquar të historisë 47. Aktor shqiptar me një galeri të pasur rolesh dhe karakteresh në teatër dhe film, ... Radoja 48. U krijua në kohën e sundimit të Dioklecianit i cili me reformat e tij Perandorinë Romake e ndau në dy pjesë administrative,lindore (pars Orientis) dhe perëndimore (pars Occidentis 54. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 55. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 56. Lloj i caktuar lëvizjesh ritmike, të shoqëruara me muzikë 57. Mundimi e përpjekja që bëjmë për të kryer një punë zakonisht të rëndë 61. ... GJIKA (Dora d'Istria) 1829-1888). Shkrimtare dhe publiciste përparimtare rumune me origjinë shqiptare 63. Dakord në gjuhë universale 1
2
3
C O P E
4
10
V
11
˙
E
5
P
Z 9
P
12
6
M ¸
K O J
R I
8
O T
A
R
M
16
U O N
U
L
A
15
K A N X H E
7
K I
K
13
V A
14
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
HORIZONTALISHT 2. E vendos dikë a diçka në një vend 7. Trup gjeometrik i rregullt, që ka gjashtë faqe katrore të barabarta 10. Nigeria e ka atë monedhën e saj 11. Buonaroti ... më i shënuari i Rilindjes italiane, arkitekt, piktor dhe skulptor i famshëm 14. Lidhje miqësore që bëjnë ndërmjet tyre dy a me shumë shtete 17. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 18. Emër e nderim i madh që fiton dikush me veprat e tij të shquara 20. Përdoret, kryesisht e përsëritur, për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie a dy fjali 21. Delet, deshtë dhe shqerrat. Ky grup quhet i tille 22. Shkurre, zakonisht kacavarëse, me lule të bardha ose të verdha në trajtë ylli e me erë të mirë 24. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 25. Regjistri themeltar i shkollës 28. Grup i vogël njerëzish të armatosur me një kryetar a komandant në krye, që kryejnë veprime të përbashkëta 30. Dritare e vogël në muret e kullave ose në bedenat e kështjellave; që shërbente për të qëlluar me armë 31. Ndjenjë mospëlqimi e mosdashjeje ndaj dikujt ose ndaj diçkaje 33. Ashtu quhet dollapi me disa sirtarë, ku zakonisht mbahen ndërresa, çarçafë etj 35. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 39. Dru me palcë të fortë që përdoret për të bërë orendi zbukurimi, etj 40. Vëllimi i një dhome, i një sendi etj., i llogaritur në metra kubë 42. Që thyhet lehtë; që thërrmohet shpejt 43. Aktori Ndrek ..., i vetmi i kinemasë shqiptare që shkëlqeun me rolet e tij negative, të cilat i skaliti në pavdeksinë e kinemasë shqiptare 44. Element kimik i dobishëm për organizmin që e marrim në bregdet dhe në produktet e detit 45. Përdoret zakonisht me folje të mënyrës urdhërore, lidhore e dëshirore 46. Dru i lartë me trung të trashë, me degë të gjera, me gjethe të mëdha në trajtë pëllëmbe. Pemë e madhe 47. Po Gjirokastra si e kishte targën 49. Pjesa e prapme e një anijeje ose e barkës 50. Organizata Botërore e Tregtisë 51. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 52. Njësi për të matur gjatësinë, e barabartë me 64 ose me 80 centimetra 53. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 56. E drejtë zakonore e pashkruar, që vepronte në një krahinë a në disa krahina dhe ruhej e zbatohej nga të gjithë 58. Shprehje krahinore, urdhërore, pusho, mjaft, ose ashtu 59. Figurë e përrallave popullore shqiptare, që përfytyrohej si një njeri shumë i fuqishëm 60. Konrad ..., politikan gjerman, Kancelar i Gjermanisë,
J
A H T
S
O R
E
H
S 17
M 18
S
S
S
A T
K
P
20
A R F U M E
T
R I
O H
T
21
22
K R U M A
N
24
I
A
J
34
B
T
U
T
33
B O M B O L
A
I
I
Z
K
K
L 36
O 39
B U D I
A
P
37
¸
L
L U M B
40
Z M I
R
K A N A V A C E
K
R
A
A
U
K
Z
41
L
R
Z
43
N
44
V I
˙
G
H
45
C
M
49
N
50
L I
U
L
R 46
E
47
M
T
L
T
D I
B
M
A
57
J
E
R 52
A K R O R
R
P
W
G A
A
M
T 56
58
P
U 53
F M E
55
P
E
U
U
60
61
O I
59
S R
62
R
K L O U N
S
63
M E T
A M O R F O Z A
B
H
T
R
A
K
42
Z A N
48
51
A
54
D
29
C A R
A
32
B
38
U
J 28
35
H
M ¸
27
A A K
T 31
K
23
A S T
26
R R A G ¸
S H
R
T
25
30
Z
H T
19
64
B O R I
O M
E
65
I
M 66
A
A
67
K O M U N I 68
P A L L
O H E M
N
I
Z
72
O K
75
R 79
D
N
B
J
S
K
Z 86
K
A S
E M I
N 81
A I
M I
R
A
89
K U D H
B
C
M B L E
M E
N
88
L
93
A
L
82
P D K
84
K 87
B
Z
B 77
83 85
74
80
A C A D B H
73
76
A P
I
78
M I
71
T A R
¸
B
70
A R K E
Z
69
T
E
90
A 91
92
R
P
S
94
M ¸
N J
A N E
M
U
˙ 95
N 98
S 99
D V
M
101
L O ˙
S
K ¸ M
I
¸
B R I
N
D
V I
G
H
L
¸
110
Z 111
A P
Y
O
S ¸
R I
A R A
K
P O
P
E S
H U A R
G
C 109
A
P
R
R
T 113
115
H
107
B
112
M B L E
S H T E
106 108
M E
A
C J
N 103
105
V A R E
R I
102
104
A
E
S
97
K U S H ¸
B 100
R
96
K
N 114
116
E
R
E
F R E L
E
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E martë, 26 QERSHOR 2018
Presidenti Ilir Meta: Investimi te të rinjtë, investim për të ardhmen e shoqërisë e për paqen
P
residenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dje në paraqitjen e raportit mbi Indeksin Botëror të Paqes 2018, një veprimtari e organizuar në Universitetin "Zoja e Këshillit të Mirë" nga Qendra Evropiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim (CESPIC). Në këtë konferencë ku ishin të pranishëm, koordinatori i OKBsë, Brian Williams, Nunci Apostolik Imzot Brown, Ambasadorët e Italisë, Holandës dhe Slovakisë, Rektori i Universitetit "Zoja e Këshillit të Mirë", si dhe Rektori i Universitetit Shtetëror të Tiranës, pedagogë e studentë, u prezantuan gjetjet e Indeksit Botëror të Paqes nga Steve Killelea, themeluesi dhe drejtuesi i Institutit për Ekonomi dhe Paqe, dy herë kandidat për çmimin Nobel për Paqen. Në fjalën e tij, Presidenti Meta theksoi ndër të tjera se: "Familja, shkolla dhe të rinjtë janë themeli i të
gjitha shoqërive dhe perspektiva e së ardhmes". Në fjalën e tij, Presidenti Meta u shpreh se bota sot po përballet me sfida të mëdha të cilat duhet të trajtohen sipas parimeve të OKB-së. "Parimet e OKB-së janë detyrim për më shumë besim mes kombeve në luftën e përbashkët për dinjitetin njerëzor, vlerat e të drejtat themelore të tij, për barazinë e respektin reciprok. Ne duhet të analizojmë ndryshimet e mëdha botërore dhe transformimet e shoqërive tona, për të kontribuar në forcimin e paqes botërore, paqes ekonomike, politike, sociale, etnike e fetare. Rreziqet e sfidat që kemi përballë janë të shumta e të shumëllojshme e paqja në botë mbetet shumë e brishtë", - tha Presidenti Meta. Kreu i shtetit shtoi se të gjithë faktorët dhe aktorët duhet të punojnë për paqen, pasi nuk mjafton vetëm të flasësh për të. "Nuk
Presidenti Ilir Meta pret 200 gra heroina nga Kosova D
yert e presidencës këtë të hënë janë hapur për 200 gra heroi na nga Kosova. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur në një takim, viktima të dhunës e abuzimit seksual. "Sot pata një takim tepër emocionues, me 200 heroina të Luftës së Kosovës, viktima të dhunës e abuzimit seksual dhe dëshmi e gjallë e krimeve çnjerëzore të regjimit të së kaluarës. Falënderoj në veçanti, ish-Presidenten Jahjaga, e cila u ka dhënë zë e përkrahje të jashtëzakonshme grave dhe vajzave të Kosovës, për të mbrojtur dinjitetin e tyre dhe integruar plotësisht në komunitet e shoqëri", - shkruan Presidenti Meta.
mjafton vetëm të flitet mbi paqen. Duhet të besohet në të dhe të luftohet për të. Paqja nuk është e përjetshme vetiu. Ajo nuk është një dhuratë që gëzon imunitet e paprekshmëri. Ajo fitohet me gjak, mund e sakrifica e ndoshta, po kaq vështirësi kërkohen për ta ruajtur atë. Meta: "Inkurajoj vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Lajm i mirë për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon arritja e marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë", - tha Presidenti. Një element që prodhon tensione dhe konflikte janë dhe ekstremizmat fetarë. Kreu i shtetit u shpreh se Shqipëria është modeli i harmonisë fetare dhe kjo është një vlerë që duhet ruajtur. "Paqja dhe fuqizimi ekonomik i një vendi shkojnë me një hap. Besimet fetare kontribuojnë në ndërtimin e paqes duke ndikuar në klimën moralepolitike, përmes forcimit të frymës së bashkëpunimit mes komuniteteve. Aktorët fetarë janë një forcë e madhe për drejtësi sociale për shoqëri në paqe. Asnjë fe e madhe nuk predikon pjesëmarrje dhe nuk është burim i konfliktit, por një forcë në krijimin e paqes. Bashkësitë fetare mund të ndërmjetësojnë në situatat e konfliktit dhe të shërbejnë si një lidhje komunikimi jo vetëm për të ulur tensionet por edhe të ndërgjegjësojnë ndjekësit e tyre për karakterin e vërtetë të konfliktit. Shqipëria mbetet model i paqes, bashkëjetesës dhe harmonisë mes komuniteteve fetare. Kjo vlerë historike dhe kombëtare të ruhet të forcohet më tej dhe mbetet larg influencave dhe tendencave të huaja për to dhe për populli tonë", - tha ndër të tjera Presidenti Meta.
Presidenti Meta uron presidentin Erdogan për fitoren e zgjedhjeve
P
residenti Ilir Meta uroi dje presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Er dogan për fitoren në zgjedhjet që u mbajtën të dielën në Turqi. Në mesazhin e tij, kreu i shtetit shpreh vlerësimin për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe rritjen e bashkëpunimit mes Turqisë dhe Shqipërisë gjatë mandatit të ri presidencial të presidentit Erdogan. "Shpreh besimin e palëkundur se, gjatë mandatit Tuaj të ri, marrëdhëniet historike e tradicionalisht miqësore e vëllazërore midis dy vendeve e dy popujve tanë, do të forcohen edhe më shumë. Jam i sigurt se, falë vëmendjes së madhe e të veçantë që i kushtoni bashkëpunimit me Shqipërinë, këto marrëdhënie do të intensifikohen e do të thellohen edhe më shumë. Ju siguroj për vullnetin dhe gatishmërinë time për të vijuar bashkëpunimin me Ju e për t'i çuar më tej këto marrëdhënie", - shprehet Presidenti Meta në urimin e tij për Erdogan. Mesazhin e Presidentit Ilir Meta për Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoan I nderuar Zoti President, Urimet më të mira e të përzemërta për fitoren në zgjedhjet e djeshme presidenciale! Ju uroj nga zemra shumë suksese në përmbushjen e agjendës Suaj dhe drejtimin e zhvillimin e mëtejshëm të Turqisë e të popullit mik turk. Shpreh besimin e palëkundur se, gjatë mandatit Tuaj të ri, marrëdhëniet historike e tradicionalisht miqësore e vëllazërore midis dy vendeve e dy popujve tanë, do të forcohen edhe më shumë. Jam i sigurt se, falë vëmendjes së madhe e të veçantë që i kushtoni bashkëpunimit me Shqipërinë, këto marrëdhënie do të intensifikohen e do të thellohen edhe më shumë. Ju siguroj për vullnetin dhe gatishmërinë time për të vijuar bashkëpunimin me Ju e për t'i çuar më tej këto marrëdhënie. Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer që Ju dhe Turqia i keni dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite. Shqiptarët janë mirënjohës dhe do të jenë solidarë me Ju dhe popullin mik turk në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që kërcënon paqen dhe stabilitetin e Turqisë. Me urimet më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.