Koha Jone_27 dhjetor 2018

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

www.kohajone.com

1 E enjte, 27 DHJETOR 2018

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 307 (8438)

E enjte, 27 Dhjetor 2018

Çmimi 30 Lekë

Mafia po pastron paratë e krimit, duke i investuar sidomos në ndërtime dhe pasi i konverton i qarkullon në banka. Bosët e këtyre parave, pak më vonë, do ti shikojmë si deputetë në parlament apo edhe qeveritarë

Euro në pikiatë nga paratë e pista

Kursi i këmbimit për monedhën europiane arrin në nivele të ulëta, shumë alarmante. Bizneset vendase paralajmërojnë falimentime masive nëse qeveria nuk ndërhyn, pasi mafia po hedh qindra milionë euro në treg, duke sakatuar biznesin e ndershëm TAKIMI NË FIER

Kryemadhi: Para Kryeministrisë, të bashkohemi në protestë!

Floida Kërpaçi: Rama simbol i mashtrimit. Që të realizohen 8 kërkesat e studentëve duhet ndryshim i Buxhetit

FAQE 3

PAKETA PËR UNIVERSITETIN

Edi Rama: Përgjysmim i tarifave, bursa dhe investime për studentët

FAQE 4

PADIA

Ligjit për faljen e taksave të oligarkëve, opozita kallëzim penal për deputetët e PS

FAQE 2

REAGIMI

Organizatat ndërkombëtare i kërkojnë Ramës të tërheqë ligjet për mediat

FAQE 6

KREU I PD

Lulzim Basha: Do anulojmë ligjin për arsimin e lartë

FAQE 14

FAQE 5

AKUZAT E PD

PROTESTA

Bashkia e Tiranës: Asnjë leje nuk është dhënë në Lanë

FAQE 13

FOTOLAJM

Ish-gazetarët e “Koha Jonë”, selfie

FAQE 2

Në foto: Deputetja e LSI, Floida Kërpaçi

FAQE 10

Presidenti Meta, darkë me rastin e Krishtlindjes me bashkësitë fetare: Luftë varfërisë

Studentët paralajmërojnë Ramën: Nëse nuk mundesh, hapi rrugën dikujt tjetër FAQE 5

FAQE 24


POLITIKE

2

E enjte, 27 DHJETOR 2018

FOTOLAJM

A

Ish-gazetarët e “Koha Jonë” selfie

leksandër Çipa, Erli Murati, Enton Abilekaj dhe Ben Andoni, të katërt ish-gazetarë të “Koha Jonë”, kanë postuar në rrjetet sociale një foto gjatë pjesëmarrjes në një nga debatet televizive të mbrëmjes. Cipa, Murati dhe Abilekaj kanë patur fatin të ishin, dikur, kryeredaktor në “Koha Jone”. Diçitura e fotos, vënë prej tyre është: Vijmë nga KOHA JONE!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, takim me strukturat e partisë në qytetin e Fierit

K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika kryemadhi ju ka bërë sërish thirrje shqiptarëve gjatë një takimi me strukturat e LSI në Fier, që të bashkohen dhe të luftojnë kundër së keqes. Kryetarja e LSI tha se gjithë qytetarët që janë të zhgënjyer, të mashtruar dhe të shfrytëzuar nga kjo qeveri, që të bashkohen të gjithë dhe ti dalin përballë Ramës dhe të luftojnë të keqen. “Çdo ditë dhe më keq po bëhet, varfëria rritet, papunësia ritet, taksat rritet ndërsa lulëzojnë kompanitë e mëdha, që nuk paguajnë taksa, madje ju falen në mënyrë kriminal. Unë e kam thënë që anëtarët të hedhin kartën e anëtarësisë dhe ti bashkohen studentëve. Ata e qartësuan shumë mirë qëndrimin e tyre, vazhdimin e protestave. Kush e ndien vetëm të mashtruar, të grabitur dhe të shfrytëzuar nga Edi Rama, tu bashkohet studentëve dhe grupeve të diasporës, që do të protestojnë në orën 2 para kryeministrisë. Shqiptarët e bashkuar do ta detyrojnë Edi Ramën të plotësojë të gjitha kërkesat. U bëj thirrje të rinjve të marrin fatet në dorë’, u shpreh Kryemadhi. Nga qyteti i Fierit, ku zhvilloi një takim me strukturat e LSI së këtij qyteti, Kryetarja e LSIsë Monika Kryemadhi e cilësoi kryekëput një mashtrim të madh publik konferencën për shtyp të kryeministrit sot në lidhje me plotësimin e tetë kërkesave të studentëve. Kryemadhi argumentoi të gjitha ato pretendime të kryeministrit për plotësimin e këtyre kërkesave. Kryetarja e LSI-së tha se këto pretendime janë mashtrime të mëdha, ndërsa renditi një sërë faktesh që e nxirrnin kryeministrin gënjeshtar përpara shqiptarëve. “Me paturpësinë më të madhe ky njeri jo vetëm që nuk plotësoi asnjë nga kërkesat e studentëve, por thonte do të përgjysmojmë tarifat e studentëve. Kryeministër

Kryemadhi: Para kryeministrisë, të bashkohemi në protestë!

mashtrues dhe grabitës! Kërkon të grabisë inteligjencën e shqiptarëve duke i mashtruar. Një mashtrues që kalon çdo normë! Ky kryeministër merr përsipër dhe thotë që do të përgjysmojmë tarifat, do të japim shpërblim për studentët që janë mbi mesataren 9, ose nuk do të paguajmë ata që janë nën mesataren 6, do të japim bursa për studentët e Masterit, do të investojmë 3 milion euro për godina. Mor kryeministër mashtrues! Vetëm Qyteti Studenti ka 27 godina. Një godinë minimumi kushton 3 milion euro që ta rikonstruktosh. Kë gënjen? Mor kryeministër mashtrues! Si mund të thuash ti që do të ul unë tarifat e studentëve, kur ti dy herë nuk pranove për të ndryshuar projektligjin e buxhetit për të ulur tarifat e studentëve? Si mund të gënjejë ky kryeministër, i cili thotë që do të realizojmë Kartën e Studentit për Kartën Europiane? Po si realizohet Karta e Studentit për Kartën Europiane të studentit, kur ai duhet të ndryshojë ligjin e

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

arsimit të lartë. Si mund të thotë ky që përfshirjen e studentëve në votime me 50% e ka në dorë universiteti? Ky kryeministër ose është i paaftë mendërisht, që mua nuk më duket që është kështu sepse ai është shumë i aftë për të grabitur paratë e shqiptarëve. Është shumë i aftë për të gënjyer. Ose ky kryeministër i mendon shqiptarët që hanë përshesh dhe ky është më i mençuri nga të gjithë. Po e them këtu për t’iu sensibilizuar ju të gjithë sepse

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

pjesa më e madhe e juaja i keni fëmijët studentë, por edhe për të dhënë një mesazh këtu nga qyteti i Fierit për të gjithë ata studentë që sot nuk janë në Tiranë por janë kthyer në shtëpitë e tyre. Për të gjithë ata studentë të Tiranës të cilët e mbajnë zjarrin e protestat nga ora 10-12 përballë Kryeministrisë, duke bërë protesta simbolike. Por e them edhe për të gjithë ata gazetarë dhe për të gjitha ato media të cilat merren me fasadën e deklaratave të Edi Ramës dhe nuk merren me thelbin. Edi Rama gënjen. Gënjen ashtu siç ka gënjyer në gjithë këto vite. Edi Rama gënjen për kërkesat e studentëve ashtu siç gënjeu kur tha që do ta ulë TVSH-në e energjisë elektrike nga 20% në 6%. Të më thotë njëri nga ju nëse në faturën e energjisë elektrike TVSH-në e ka 6% dhe nuk e ka 20%. Edi Rama gënjeu kur tha që do të ulë TVSH-në për ushqimet e shportës, për bukën, për vajin, për sheqerin, orizin e miellin. Dhe nuk i ka ulur. Edi Rama gënjen edhe për kërkesat e studentëve ashtu siç gënjeu për 300 mijë vendet e reja të punës. Të cilat jo vetëm që nuk i hapi 300

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

mijë vende pune, por po i mbyll vendet e punës dhe përveç kësaj po i detyron shqiptarët të largohen nga Shqipëria. Dhe vetëm në vitet e fundit kanë ikur më shumë se 400 mijë të rinj dhe të reja nga Shqipëria”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka sjellë në vëmendje të opinionit publik një fakt krahasues për një sektor të rëndësishëm si bujqësia. Gjatë takimit me strukturat e LSI-së së Fierit, Kryemadhi tha se në periudhën kur ministria e Bujqësisë drejtohej nga Lëvizja Socialiste për Integrim, eksportet në vend u 10fishuan, ndërsa kryetarja e LSI-së theksoi se sot qeverisja e Rilindjes i ka përqendruar subvencionet vetëm në një grusht njerëzish. “Unë do t’iu përmend vetëm një fakt, e përmend gjithmonë dhe dua ta përmend herë pas here. Sepse të gjithë thonë po mirë se Ministrinë e Bujqësisë ju e keni patur. Po, dhe në vitet që Ministria e Bujqësisë drejtohej nga LSI, eksporti i prodhimit vendas është 10 fishuar në krahasim me eksportin në vitet më përpara. Edhe pse buxhetin e shtetit Edi Rama për sa i përket subvencioneve e uli në minimum, ashtu si nuk kanë qenë asnjëherë në jetën e vet, ne patëm një rritje të prodhimit vendas dhe eksportit të tyre. Sot ne shikojmë që i gjithë subvencioni që kalon nga buxheti i shtetit për bujqësinë, jo vetëm që nuk shkon në ndihmë të fermerëve, por shkon në xhep të një grushti njerëzish të cilët janë shumë të pasur dhe fermerët e varfër detyrohen që të shkojnë të marrin kredi me interes për të vazhduar bujqësinë”, tha Kryemadhi.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E enjte, 27 DHJETOR 2018

Mafia po pastron paratë e krimit, duke i investuar sidomos në ndërtime dhe pasi i konverton i qarkullon në banka. Bosët e këtyre parave, pak më vonë, do ti shikojmë si deputetë në parlament apo edhe qeveritarë

Euro në pikiatë nga paratë e pista

Kursi i këmbimit për monedhën europiane arrin në nivele të ulëta, shumë alarmante. Bizneset vendase paralajmërojnë falimentime masive nëse qeveria nuk ndërhyn, pasi mafia po hedh qindra milionë euro në treg, duke sakatuar biznesin e ndershëm Monedha Euro ka arritur nivelin më të ulët të këmbimit gjatë muajit dhjetor të këtij viti. Dje në Shqipëri një euro këmbehej me 122.2 lekë, duke shënuar vlerën më të ulët edhe se gjatë muajve të sezonit veror, kur zakonisht vihen re luhatje të kursit të këmbimit. Ndryshimi i nivelit të kursit të këmbimit në shifra të tilla jep efekte negative në gjithë ekonominë kombëtare. Shumica e bizneseve që operojnë në vend, për shkak se aktivitete i kryejnë në Lekë dhe shitjet jashtë vendit i bëjnë me Euro, kanë ditë që ndodhen përpara kushteve ekstreme. Ulja e Euros në krahasim me vitet e tjera ka bërë që fitimi i tyre të ulet në mënyrë të ndjeshme, derisa çështja ka shkuar në mbijetesë. Efektin e parë e ndjejnë bizneset që eksportojnë si fasonët. Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve (DHKPV) në një deklaratë për mediat paraqiti dje të dhëna alarmante që flasin për rrezikun e falimentimit të këtij biznesit për shkak të kursit të Euros. Konkretisht, fitimi total i biznesit fason që operon në tregjet e huaja llogaritet rreth 15 përqind. Si pasojë e luhatjes së Euros në vlerën e 9% tashmë fitimi i tyre me 6 %

është i pamjaftueshëm për të përballur shpenzimet e pagave dhe taksave. Në një deklaratë të këtij biznesi kërkohej ndërhyrje urgjente e qeverisë për të shmangur falimentimet masive që mund të vijnë në këtë biznes. Rasti i biznesit fason, që ka dhe numrin më të madh të të punësuarve, është vetëm një shembull për të treguar se luhatja e kursit të këmbimit ka efekte shkatërruese në ekonominë e vendit. Ekspertët e ekonomisë japin variante të ndryshme për atë që po ndodh me monedhën euro, por ajo ku bien dakord shumica është se zhvleftësimi kaq i madh kësaj monedhe nuk lidhet me ekonominë

reale, por me qarkullimin e parave të pista në treg. Ulja e Euros në nivele të tilla, në Shqipëri është hasur kryesisht gjatë vitit 2015. Në këtë vit Shqipëria ishte dhe në qendër të akuzave se për nisjen e një fushatë gati kombëtare për mbjelljen dhe shitjes së hashashit. Aktualisht Shqipëria nuk ka probleme të njëjta si në vitin 2015 me prodhimin e hashashit, por mesa duket paratë që vijnë nga trafiqet në Shqipëri dhe vende të tjera, arrijnë të futen në ekonominë tonë duke dhënë shenja të dukshme dhe në kursin e këmbimit. Gjatë këtij viti, për të përballur efektet negative të uljes së kursit të këm-

bimit, Banka e Shqipërisë bleu rreth 400 milionë euro. Megjithatë efektet e kësaj lëvizje për të normalizuar tregun nuk dhanë asnjë rezultat. Qeveria nga ana tjetër pretendon se ajo që po ndodhë është një situatë që lidhet me zhvillimet e tregut. Një nga argumentet është se në fundvit në vend vijnë emigrantët dhe për pasojë ulet kursi i Euros. Në fakt, prej kohësh remitancat dhe ardhja e emigrantëve nuk janë më në nivelet e disa viteve më parë, madje janë përgjysmuar. Si ka mundësi kur shqiptarët sjellin më pak para se më parë në vend, Euro ulet më shumë se kurrë? Ekonomia e Shqipërisë është

shumë e vogël për tu prekur nga politikat e Bashkimit Europian me Euro. Por edhe argumenti se ndryshimi i kursit varet nga Brukseli nuk qëndron, pasi prej kohësh niveli i Euros ka qenë i qëndrueshëm në vendet e tjera. Edhe në vende fqinj që s'janë në BE si në, Serbi Mali i Zi, Maqedoni etj, kursi i këmbimit të monedhës europiane nuk ka pasur luhatjet që ka në Shqipëri. Ajo që ndodh me Euron këtu është një fenomen thellësisht shqiptar dhe nuk lidhet me zhvillimin e ekonomisë dhe as me forcimin e Lekut. Kjo që po ndodh shpjegohet vetëm më futjen në treg të qindra miliona eurove të parave të krimit, të cilat pasi këmbehen me vlerë të ulët kthehen më pas në investime dhe Lekë të "pastruara". Fakti që qeveria nuk ndërhyn, por e cilëson si situatë 'normale' vetëm sa provon se është pjesë direkte ose indirekte e kësaj skeme që ka efekte shkatërruese për ekonominë e vendit. Nga ana e saj mafia po investon, pastron dhe rifut në qarkullim më pas paratë si të pastra dhe bosët e tyre më vonë do jenë deputet apo qeveritarë. Alban Marku


POLITIKE

4

E enjte, 27 DHJETOR 2018

VENDIMI

Qeveria rrit pagën minimale në prag të zgjedhjeve P

aga minimale në shkallë vendi do të jetë 26 mijë lekë të rinj. Në mbledhjen e djeshme, qeveria ka miratuar pragun e ri të pagës minimale në vend, duke e rritur atë me rreth 4 mijë lekë të rinj. Sipas vendimit, paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës. Në një kohë që vendi përgatitet për të vajtur në zgjedhje vendore, Qeveria “Rama” ka vendosur gjithashtu që një orë punë do të paguhet minimalisht me rreth 150 lekë të rinj. “Në

mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 111, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave, vendosi: Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 26 000 (njëzet e gjashtë

mijë) lekë; Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës; Paga bazë minimale orare të jetë 149 (njëqind e dyzet e nëntë) lekë; Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë; Vendimi nr.399, datë 3.5.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet”- thuhet në vendimin e djeshëm të Qeverisë, vendim i cili hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2019.

Kreu i Qeverisë jep zgjidhjen e tij për kthimin e studentëve në auditore: Kërkesat u plotësuan

Rama: Do kap protestën, ligji për arsimin e lartë nuk preket, nuk ka rritje të buxhetit K

ryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat pas mbledhjes së qeverisë që ka pasur në fokus të saj vetëm çështjen e studentëve dhe kërkesat e tyre. Gjatë konferencës për media, teksa shpjegoi vendimet e mbledhjes së qeverisë për kërkesat e studentëve, kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe disa pyetjeve të gazetarëve. Rama tha se nëse protestat e studentëve vazhdojnë edhe pas Paktit për Universitetin, do të jetë ai vetë që do ta udhëheqë lëvizjen studentore,duke mos nguruar ta fshehë që synon ta kapë protestën e studentëve. “Plani është shumë i qartë, unë do të “udhëheq” protestën e studentëve. Do e hap edhe protestën sikur kam kapur edhe të gjitha të tjerat. Studentët kanë kërkuar disa gjëra të arsyeshme, por operacioni do të shkojë shumë me thellë. Ne do të nxjerrim edhe planin për rritjen e ndjeshme te kolegjet profesionale dhe uljen e numrit të atyre që shkojnë në universitet. Është jashtë logjike. Ne nuk kemi nevojë për 300 gazetarë në vit, ju kemi ju dhe na duken sikur janë 3 mijë. Ku do të shkojnë? Mund të marr edhe shembuj të tjerë. Kemi prodhuar 10 mijë juristë, po ku do të shkojnë?”deklaroi kryeministri Edi Rama. Pasi u tregua i prerë me gazetarët duke i kërkuar: ‘Bëni pyetje lidhur me temën jashtë teme nuk përgjigjem”, Rama bëri të qartë se as buxheti por as ligji i arsimit të lartë nuk do të preken. “Nuk ka nevojë për ndryshim buxheti. VKM janë bërë dhe financimi është garantuar. Financimi përkatës i tarifave do të jetë brenda fondit të arsimit dhe në vijim është parashikuar gjithçka. Ata që kërkojnë ndryshim buxheti janë ata që nuk dinë ca kërkojnë, ose më saktë janë ata që duan që studentët të mos dijnë ça kërkojnë ndërkohë që unë e di shumë mirë çfarë kërkojnë studentët e çfarë kërkoj unë në këtë proces. Nuk ka asnjë arsye që ligji iarsimit të lartë të preket sot. Më e bukura është se nga të gjitha

bisedat që kam bërë publike ose jo, deri tani nuk kam dëgjuar asnjë që të më japë një fakt që këtë zhvillim pozitiv të kërkuar e ka penguar ligji i arsimit të lartë, përkundrazi kam parë në vazhdimësi që shumë gjëra që kërkohen Ligji i arsimit të lartë i kërkon po ashtu. Kemi një boshllëk për të mbushur që është nga ligji tek ligjshmëria. Ligji i arsimit të lartë nuk preket”- deklaroi kryeministri Edi Rama. Zgjidhjet e Ramës për studentët Me VKM të posaçme qeveria ka vendosur për 8 kërkesat e parashtruara nga studentët në protestën e tyre që zgjati afro 3 javë. Në këtë linjë, Rama tha se janë përcaktuar kategoritë e individëve që përfitojnë ulje të tarifës së studimit. Rama deklaroi se tarifa do të ulet 100% për gjithë ekselentët të cilët do të kenë bursë. Bursa rritet në 100 mijë lekë në muaj dhe ekselenca zgjerohet nga vetëm mesatarja 10-të tek mbi 9-ta. Po kështu kryeministri njoftoi se tarifa ulet 100% plus bursë të shtuar për studentët me ndihmë ekonomike dhe grupet në nevojë. Rama tha se do paguhet 50% e tarifës për gjithë studentët e tjerë, ndërkohë që nga shtatori, që të mbajnë 50% bursën studentët duhet të kenë mesatare mbi 6. Një tjetër pikë e vendimeve të qeverisë ishte ajo për masterat. Shefi i ekzekutivit tha se në master do ketë 50% tarifë për studentët me mesatare mbi 9, por dhe për ata me ndihmë ekonomike dhe nga grupet në nevojë. Lidhur me transparencën në institucionet e arsimit të lartë, kryeministri Rama u shpreh se do të krijohet struktura për kontrollin. “Kjo është një qasje shteruese për transparencën, plus mekanizmat për kërkesat dhe ankesat për mos veprimin e drejtuesve të arsimit të lartë. Në vendim krijohet struktura për kontrollin e transparencës për arsimin e lartë dhe trajtimit të këtyre ankesave. Afati i realizimit është Prill 2019”, tha në konferencën e djeshme për shtyp, kryeministri Edi Rama.

Vendimet e marra në Këshillin e Ministrave: Së pari, kemi miratuar katër vendime të Këshillit të Ministrave lidhur me kërkesën e parë për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të dytë të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë dhe përfitojnë ulje të tarifës vjetore të studimit. Së dyti, për disa disa ndryshime në vendimin numër 903 datë 21.12.2016 për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë. Së treti, kemi ndryshuar vendimin numër 288 të datës 21.05. 2018 të Këshilit të Ministrave për miratimin

e kufirit maksimal të pagesës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale me kohë të plotë. Së katërti kemi ndryshuar vendimin 269 të datës 29.03.2017 të Këshillit të Ministrave për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale dhe që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit. Këto katër vendime që lidhen me kërkesën e parë shpjegohen me këto terma Së pari kemi studentët me familjet

me ndihmë ekonomike, të verbërit, para dhe tetraplegjikë që marrin financimin e plotë 100% të tarifës. Do të përfitojnë një bursë studimi prej 10 mijë lekësh të reja.Një bazë për të mbështetur dhe subvencionuar 100% tarifën ka qenë, por për shkak të shumë devijimeve që janë konstatuar në këshillat bashkiakë është vendosur që kjo gjë të bëhet drejtëpërdrejtë nga qeveria për çdo student që ka këto kritere. Së dyti, studentët me notë mesatare mbi 9 në çdo program studimi do të përfitojnë nga qeveria financimin 100% të tarifës së tyre të regjistrimit nga terifa e plotë që paguanin para këtij vendimi. Po ashtu në çdo program studimi ata do të përfitojnë një bursë prej 10 mijë lekë të reja. Deri sot bëhej fjalë për për 8100 lekë dhe për vetëm për ata me mesatare 10. Kjo e zgjeron ndjeshëm gamën dhe mbështetjen e qeverisë për studentët më të mirë. Së treti, do tu japim një mundësi të barabartë të gjithë studentëve duke paguar 50% të tarifave të studimit drejtëpërdrejtë nga buxheti me pranimin në Universitet, që deri para këtij vendimi paguanin tarifën e plotë të këtij regjistrimi. Të gjithë studentët aktualë për pjesën e mbetur të këtij viti akademik, dhe ata me 4 dhe 5 nuk do të paguajnë, por do të paguajë buxheti i shtetit për ta. Ndërkohë në vitin e ardhshëm akademik, të gjithë ata që nuk do të jenë me mesatare 6 e sipër do të humbasin çdo mbështetje financiare nga buxheti i shtetit. Së katërti, sa i takon nivelit të dytë të studimeve qeveria do të paguajë vetëm për studentët me notë mesatare mbi 9 në hyrje, studentët me familje me ndihmë ekonomike, të verbërit, para dhe tetraplegjikët, jetimët, fëmijët e policëve të vrarë dhe të gjitha grupet e tjera vunerabël të përcaktuar në vendim 50% të tarifës. Ky është vendimi sa i takon tarifave, hyn në fuqi menjëherë. Në janar të gjitha detyrimet financiare që burojnë nga këto vendime do ti mbulojë qeveria.


POLITIKE

5

E enjte, 27 DHJETOR 2018

Zgjidhjet - kreu i PD-së: Anulimi i ligjit për arsimin e lartë që është zanafilla e të keqes, dhe dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë

K

reu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas mbledhjes së qeverisë dhe deklaratës së kryeministrit Edi Rama për kërkesat e studenteve dhe paktin e propozuar nga qeveria për Universitetin. Basha tha gjatë një konference për mediat se kryeministri Edi Rama po mashtron studentët me të ashtuquajturin “Pakt për Universitetin”, ndërsa nuk ka asnjë plan dhe vullnet për të realizuar kërkesat e studentëve. Sipas kryedemokratit, cikërrimat dhe mashtrimet me të cilat doli dje nuk zgjidhin asnjë nga problemet e vërteta të thella financiare me të cilat përballen studentët dhe familjet e tyre. Sipas Bashës, paketa e Ramës është mashtrim i plotë dhe shenjë e çoroditjes totale. “Pas panikut total që e ka mbërthyer, Rama po mashtron studentët me të ashtuquajturin pakt për Universitetin. Ai nuk ka asnjë plan dhe asnjë vullnet për të realizuar kërkesat e studentëve. Paketa është një mashtrim i plotë dhe shenjë e çoroditjes totale e kryeministrit. Rrugët e daljes nga kjo gjendje që PD i shtroi edhe në parlament janë dy: E para, anulimi i ligjit për arsimin e lartë që është zanafilla e të keqes. Ligji i arsimit të lartë është gur-themeli mbi të cilën qëndron kjo godinë korruptive, nuk jepen fonde e shqiptarët vidhen dyfish. Drama e arsimit është kjo: paguhet më shumë se në Europë dhe kanë cilësinë më të dobët. Hapi i parë, anulimi i ligjit dhe

“Pakti me Universitetin”, Basha: Rama po mashtron studentët

hartimi i një ligji për arsimin e lartë në konsultime me pedagogë, ku të mëshirohen standardet e Europës. Demokratizim dhe jo centralizim, më shumë autonomi, rol më i madh për pedagogët e studentët.

Një rikonceptim i mënyrës si do të rritet cilësia e mësimdhënies në universitete. Rritja financiare nuk çon në përmirësim të cilësisë. Mbështetje për infrastrukturën akademike që sot është në ditën e saj më

të zezë, rankimi i universiteteve. Janë kolona për një ligj të arsimit të lartë. Së dyti: Dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë. Rama nuk tha sot një të vërtetë që totali i buxhetit për arsimit është afërsisht 2 milionë dollarë ca do zgjidhi me kaq?. Detyra jonë është tu tregojmë shqiptarët se si vidhen paratë, por edhe rrugën që vjedhja të ndalë dhe taksat e shqiptarëve të shkojë aty ku ka nevojë më shumë vendi. Hapi i parë është largimi një orë e më parë i kësaj bande. Fatura totale e këtij propozimi të PD-së e zbatuar me numrin aktual të studentëve në universitete publike dhe e projektuar sipas të ardhurave që ka matur Censusi dhe INSATA, efekti total është 38 milionë dollarë. Nuk po futemi në shpenzimet e planifikuara për PPP. Janë 30 milionë dollarë më shumë që të gjitha familjet me të ardhura të pakta që të mos paguajnë asnjë dollarë për fëmijë e tyre. Buxheti i vitit 2019 i ka këto mundësi, por ai këto para nuk do ti çojë për studentët, por për shpenzime luksi. Edi Rama dhe qeveria e tij nuk po qeverisin më, por po grabisin. Detyra jonë është të tregojmë se si po vidhen paratë dhe taksat e qytetarëve të shkojnë aty ku kanë më shumë nevojë qytetarët”deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha.

“Pakti për Universitetin”? Studentët: Ne nuk bëjmë pakte! Ia kemi thënë shumë herë kryeministrit, ne nuk bëjmë pakt

P

as rikthimit në zyrë nga pushimet e Krishtlindjeve, kryeministri Edi Rama, doli në një deklaratë të posaçme për mediat ku tha se janë 12 vendime të qeverisë për 8 kërkesat e studentëve, si arsim falës për ekselencën e ata në nevojë dhe bursa deri në 10 mijë lekë në muaj. Pak orë pas kësah konference, të ftuar në studion e televizionit “Fax Neës”, dy prej studentëve të grupit “të rezistencës”, të cilët vijojnë protestën e tyre para Kryeministrisë edhe në këto ditë festash, Ervisa Shehu dhe Arlin Hoxha, u shprehën se nuk panë plotësim të kërkesave të tyre, pasi ajo për të cilën fliste Kryeministri, ishte një “Pakt për universitetin”. “Unë nuk pashë asnjë plotësim të kërkesave tona, sepse siç e patë sot, protesta nisi me heshtje. Heshtja jonë ishte për të dëgjuar miratimin e 8 pikave që ne i kemi paraqitur z. Kryeministër. Ai e hap fjalinë e tij me këtë: “Pakti për Universitetin”. Ne nuk bëjmë pakt! Ia kemi thënë shumë herë, ne nuk bëjmë pakt”, tha Shehu. Studentët në studio thanë se nuk kërkojnë luks, por arsim falas, pasi jemi një vend i varfër, ndaj nuk mund të kërkohet luks. “Nuk kërkojmë luks, ne kërkojmë arsim falas, jemi një vend i varfër. Kryeministri po përpiqet që tua hedhë fajin rektorëve, dekanëve e pedagogëve. Ne kërkojmë plotësimin e kërkesave tona, por nëse ai nuk mundet atëherë le t’i hapë rrugën dikujt tjetër që di ta bëjë punën më mirë se ai. Kryeministri nuk na plotësoi asnjë kërkesë”, tha

Studentët paralajmërojnë Ramën: Nëse nuk mundesh, hapi rrugën dikujt tjetër studentja Ervisa Shehu. Nga ana e tij, Arlind Hoxha, paralajmëroi Ramën kur tha: “Për ta parë se sa të fortë që jemi, këtë do t’ia tregojmë Kryeministrit me 7 janar. Do të jetë protestë masive. Asnjë fakultet nuk do të hapet”. Sipas studentëve, ligji i arsimit të lartë duhet të bjerë, ndërsa paralajmëruar për një tjetër surprizë që do të ndodhë ditën e nesërme. “Lëvizja për Universitetin” Pas vendimeve të qeverisë dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama ku shpjegonte qëndrimin e tij në lidhje me kërkesat e studentëve, nuk ka vonuar as përgjigja e Lëvizjes “Për Universitetin”. Kjo lëvizje e cilësoi vendimin e qeverisë, shumë pak dhe me hile, ndërsa shton se protestat do vazhdojnë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave. Ndërsa ndalet te kërkesat e studentëve të masterit, kjo lëvizje deklaroi dje se shumica e studentëve vazhdon të paguajë tarifat vjetore ekzistuese. “Shumë pak - Shumë vonë - Me hile! Gjatë daljes së sotme (djeshme) publike, kryeministri Rama nuk habiti askënd me refuzimin e tij për t’u dhënë zgjidhje substanciale kërkesave të studentëve: Shumica dërrmuese e studentëve të masterit do të vazhdojë të paguajë tarifa vjetore nga

60,000 deri në 115,000 lekë (të reja) në vit. Pesha e fuqisë studentore në zgjedhjen e autoriteteve drejtuese të universitetit do të mbetet në 10% mjeran. Vota e një pedagogu do të vijojë të vlejë rreth 300 herë më shumë se ajo e një studenti. As Rama e askush tjetër nuk ka mundësi të marrë në shqyrtim mbi 20’000 universitetet e kësaj bote. Mirëpo ka plot raste ku pesha e votës studentore është më e lartë se 10%. Një shembull mund të ishte Universiteti Autonom i Barcelonës. Bordet e Administrimit të universiteteve do të vazhdojnë të kontrollohen nga qeveria. Premtimi se një prej përfaqësuesve të qeverisë do

të zgjidhet prej 3 propozimeve që vijnë nga strukturat përfaqësuese të studentëve është hileqar. Çdo qeveri i ka aq në dorë strukturat burokratike studentore (këshillat studentorë) sa për të futur një vegël të saj në listën 3-emërore. Qeveria nuk ka treguar se sa do të rritet buxheti i shtetit për arsimin e lartë. Rama tha se në vitet në vijim do të ketë ulje të ndjeshme të kuotave për studimet bachelor në universitetet publike. Çdo ulje tarifash bachelor-i do të shoqërohet me ulje të numrit të studentëve, çka nënkupton se financimi shtetëror për universitetet publike nuk do të ndryshojë ndjeshëm. Në kushtet ku diplomorët privatë lulëzojnë, çdo

ulje kuotash në universitetet publike nuk do të zgjidhë “mbiprodhimin” e gazetarëve apo juristëve, por thjesht do t’i shtyjë kandidatët për gazetarë dhe juristë drejt diplomorëve private, duke sjellë miliona euro shtesë për pronarët e tyre. Mbi të gjitha, qeveria konsideron të panegociueshëm, jo vetëm rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë, por edhe ndryshimin e pjesshëm të tij: a. Universitetet publike do të vazhdojnë të vuajnë nga pasiguria financiare, e cila sjell me vete rritjen abuzive të kuotave të studimeve master, lëshimin e notës dhe komercializimin e jetës universitare. b. Diplomorët private do të kenë sërish mundësi të fusin duart në buxhetin e shtetit. c. Tarifat e studimeve mund të rriten që vitin e ardhshëm si rezultat i pakësimit të buxhetit për universitetet publike. d. Universitetet do të vazhdojnë të jenë të varura nga qeveria dhe të pavarura nga studentët. Për të gjitha këto arsye, protestat duhet të vazhdojnë dhe të bëhen më masive deri në plotësimin e të gjitha kërkesave studentore dhe rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë. Studentët e bashkuar kanë për të fituar!


POLITIKE

6

E enjte, 27 DHJETOR 2018

PD-LSI: Erion Braçe, Taulant Balla, Arben Ahmetaj, Ervin Bushati, Edi Rama, Gramoz Ruçi Genc Gjonçaj, etj. Ushtruan presion dhe shantazhuan administratën dhe deputetët e tjerë

N

jë padi e rrallë penale është dorëzuar nga opozita kundër Kuvendit të Shqipërisë dhe gjithë deputetëve të Partisë Socialiste. Padia ka për bazë shpërdorimin e detyrës nga Kuvendi dhe zyrtarët e tij, lidhur me miratimin e ligjit për faljen e taksave ndaj bizneseve të mëdha. Në prokurori janë paditur të gjithë deputetët e PSsë dhe funksionarët e Kuvendit të Shqipërisë që kanë shkelur Kushtetutën në lidhje me dekretin e presidenti të Shqipërisë, Ilir Meta. Kreu i shtetit rrëzoi ligjin që falte taksat për kompanitë e mëdha duke e cilësuar atë si anti-kushtetues. Sipas ligjit, rrëzimi i një ligji nga kreu i shtetit duhet të shqyrtohet me procedurë të qartë parlamentare në Komisionin e Ekonomisë. Gjithashtu, përfaqësues të Presidencës duhet të paraqiteshin në komisione për të dhënë argumentet se përse ligji ishte antikushtetues. Por ndryshe nga sa ka ndodhur 28 vite me dekretet e Presidentit, mazhoranca e PS votoi brenda 8 orëve rrëzimin e dekretit të kreut të shtetit si dhe miratimin e ligjit ekzistues që u fal taksat kompanive të mëdha në vend. Ligji në fjalë është hartuat për një grup të vogël biznesmenësh dhe përveç se u përgjysmon taksat për fitimin në të ardhmen, përcakton se këta biznese duhet të marrin dhe taksat që kanë derdhur në buxhet gjatë viteve të kaluara. Për këto dhe arsye të tjera, Presidenti kërkoi mos miratimin e tij duke e cilësuar si një ligj diskriminues për bizneset e ndershme. Por mazhoranca, me një vendim të paprecedentë duke shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, e miratoi ligjin brenda pak orëve. Dokumenti i padisë së hartuar nga PD dhe LSI është depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme, atë të Krimeve të Rënda dhe të Tiranës. Kërkesë padia e PD-së dhe LSI-së E nderuar znj. Prokurore e Përgjithshme, Të nderuara znj. Drejtuese të Prokurorisë, Subjektet Politike, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) dhe Partia Demokratike e Shqipërisë (PD), janë parti parlamentare të krijuara sipas ligjit, të cilat në statutin dhe programin e tyre midis të tjerash kanë si mision mbrojtjen e interesave kombëtare, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, mbrojtjen e rendit kushtetues dhe shtetit të së drejtës, respektimin e të Drejtës Ndërkombëtare të detyrueshme për RSH. Në përmbushje të këtij misioni, LSI dhe PD në mënyrë të vazhdueshme kanë shpre-

Miratimi i ligjit për faljen e taksave të oligarkëve, Opozita kallëzim penal për deputetët e PS

hur dhe denoncuar publikisht fenomene të natyrave të ndryshme, të cilat janë shfaqur gjatë ushtrimit të funksionit publik, nga anëtarët e Këshillit të Ministrave, apo anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë. Në mënyrë permanente LSI dhe PD, kanë paraqitur pranë organit të Prokurorisë kallëzime penale për funksionarë të ndryshëm, që kanë keqpërdorur funksionin që ata ushtrojnë me qëllim përfitime të natyrave të ndryshme politike apo financiare. Në realizim të funksionit të përfaqësimit të popullit në Kuvendin e Shqipërisë, grupi parlamentar i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike gjatë javës së kaluar gjatë zhvillimit të punimeve të Kuvendit të Shqipërisë, kanë konstatuar shkelje të rënda të Kushtetutës, dhe të Rregullores së Kuvendit, të cilat në vlerësimin tonë përveç

përgjegjësisë morale përballë popullit dhe administrative, përmbajnë elementë të veprave penale të Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe Shpërdorimit të Detyrës, parashikuar nga neni 245/1 dhe neni 248 i Kodit Penzil. Konkretisht, në seancën e datës 03 dhjetor 2018, Kuvendi i Shqipërisë rezulton të ketë miratuar ligjin nr. 94/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438. datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat’’, të ndryshuar”. Ky ligj i është përcjellë për shpallje Presidentit të Republikës, i cili rezulton ta ketë shqyrtuar atë me Dekretin nr. 11015, datë 20.12.2018 duke vendosur “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 94/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të

ndryshuar, me qëllim rishikimin e këtij ligji dhe konkretisht të neneve 9 dhe 11 të tij, pasi në thelb ata shfaqnin problematikë të theksuar antikushtetutshmërie, si dhe krijonin një shkallë të rëndë të trajtimit të pabarabartë të shtresave të ndryshme të shoqërisë dhe biznesit në vend. Dekreti i Presidentit të Republikës, është shpallur dhe është bërë publik në mjetet e informimit publik në orën 10.00 të ditës së Enjte 20 dhjetor 2018, dhe ndërkohë është administruar në zyrën e protokollit të Kuvendit të Shqipërisë, rreth intervalit kohor 12.00- 12:30 të po kësaj date 20.12.2018. Në datën 20 dhjetor 2018. ishte planifikuar zhvillimi i seancës plenare, për në orën 10.00, seancë kjo për të cilën Rendi i Ditës ishte përcaktuar dy ditë më parë sipas Urdhërit të Kryetarit të Kuvendit nr. 43, datë 18.12.2018. Kjo seancë ka nisur në orën 10.00, dhe më pas për shkaqe që janë publike, është ndërprerë për të rifilluar në orën 18.00. Por pa u kuptuar dhe pa kaluar procedurën normale në seancën plenare të datës 20 Dhjetor 2018, Kuvendi i Shqipërisë, në kundërshtim flagrant me Rregulloren e Kuvendit, ka vendosur rrëzimin e Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11015, datë 20.12.2018 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 94/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438. datë 28.12.1998. “Për tatimin mbi te ardhurat”,

të ndryshuar”. Deputetët e Grupit Parlamentar të LSI dhe të Partisë Demokratike, nuk kanë arritur as të informohen mbi mënyrën se si Dekreti i Presidentit nr. 11015, datë 20.12.2018, i cili ka mbërritur në Kuvend në mesditën e datës 20.12.2018, është përfshirë për t’u shqyrtuar në Rendin e Ditës të po të njëjtës datë 20 dhjetor 2018, duke kaluar edhe filtrin dhe shqyrtimin nga Komisioni Përgjegjës për Ekonominë dhe Financat. Shqyrtimi dhe rrëzimi i Dekretit të Presidentit pa kaluar as 12 orë nga miratimi dhe administrimi i këtij akti në Kuvend, është rasti i vetëm dhe i paprecedentë në të gjithë historinë e parlamentarizmit në 28 vite demokraci në Shqipëri. Nuk ka ndodhur asnjëherë që Dekreti i Kreut të Shtetit, as të mos studiohet për sa i takon arsyes së kthimit të tij. Megjithëse deklarime të tilla, ju si organ i ndjekjes penale mund t’i konsideroni si deklarata politike, vlen të përmendim se ky akt i mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë është një veprim i pashembullt paligjshmërie dhe arrogance, që tregon degradimin e Kuvendit të Shqipërisë, deri në atë nivel, sa pamundëson bashkëjetesën parlamentare, e cila në vetvete është vepra më e rëndë penale që mund të konsumojë deputeti gjatë ushtrimit të mandatit të përfaqësimit që i ka dhënë populli. Po përpos sa më sipër, veprimet dhe mosveprimet që kanë bërë të mundur futjen për shqyrtim në Seancën Plenare të datës 20.12.2018 të Dekretit të Presidentit, paraqesin në vetvete shkelje të rënda me dashje direkte të Rregullores së Kuvendit me synim realizimin e qëllimit kriminal, përfshirjen në rendin e ditës, diskutimit, dhe rrëzimin e aktit të Kreut të Shtetit që po frenonte një paligjshmëri të madhe, tashmë të kryer nëpërmjet mekanizmit ligjor. Konkretisht, Dekreti i Presidentit të Republikës i datës 20 Dhjetor 2018, nuk mund të miratohej në seancën plenare të po të njëjtës ditë, për shkak se Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë, e ndalon këtë. (Vijon në faqen 7)


POLITIKE

7

E enjte, 27 DHJETOR 2018

(Vijon nga faqja 6) Duke përfshirë për diskutim dhe miratim Dekretin e Presidentit nr. 11015, datë 20.12.2018. në seancën plenare të datës 20 Dhjetor 2018, mazhoranca parlamentare i ka mohuar të drejtën kushtetuese deputetëve të opozitës, që të njihen me Dekretin e Presidentit të Republikës dhe përmbajtjen e arsyetimit që e shoqëron atë. E drejta e deputetëve të opozitës, për t’u njohur paraprakisht me çështjet që shqyrtohen apo votohen nga Kuvendi, garantohet nga Rregullorja e Kuvendit. Pikërisht shkelja e konsumuar e ka sjellë këtë pasojë negative ndaj deputetëve të opozitës, pasi edhe sikur të ishim në kushtet që do të njoftoheshin, sërish studimi dhe shqyrtimi nuk mund te realizohej brenda së njëjtës ditë. Sipas pikës 7, të nenit 26 të Rregullores së Kuvendit, dekretet e Presidentit të Republikës për rishqyrtim të ligjeve futen automatikisht në Programin e Punës dhe Kalendarin e Punimeve të Kuvendit. Për pasojë, Kryetari i Kuvendit, menjëherë pasi të jetë njohur me Dekretin e Presidentit, duhet të urdhërojë përfshirjen e tij në Programin e Punës së Kuvendit. Ky fakt nuk ka ndodhur, për shkak se Kryetari i Kuvendit, ka qenë në drejtim të seancës plenare në kohën kur ka mbërritur Dekreti i Presidentit të Republikës, dhe nuk ka pasur asnjë njoftim për përfshirjen e tij në Programin e Punës. Nga ana tjetër, sipas nenit 29 të Rregullores së Kuvendit, që një çështje të shqyrtohet nga Komisioni përgjegjës, duhet që çështja të jetë e përfshirë në Kalendarin e Punimeve të Kuvendit. Pra, pa u përfshirë me Urdhër të Kryetarit të Kuvendit në kalendarin e Punimeve, nuk mundet që një çështje të përfshihet në rendin e ditës, qoftë të një Komisioni të Përhershëm apo të vetë Seancës Plenare të Kuvendit. Rezulton se shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nuk është përfshirë në ndonjë Kalendar Punimesh të Kuvendit të Shqipërisë. As Kuvendi dhe as Komisionet parlamentare nuk mund të diskutojnë dhe të vendosin për çështje që nuk janë në rendin e ditës. Sipas nenit 31 të Rregullores së Kuvendit, për të diskutuar ose vendosur në seancë plenare për çështje që nuk janë në rendin e ditës, duhet që Kuvendi të marrë Vendim me jo më pak se tre të pestat e deputetëve të pranishëm. Në këtë rast, propozimet vendosje të çështjeve të tjera në rend të ditës duhet të paraqiten me shkrim nga një kryetar grupi parlamentar vetëm para fillimit të seancës, para fillimit të diskutimit të një pike të rendit të ditës ose kur është pezulluar diskutimi. Mirëpo, as përpara fillimit të seancës plenare, as përpara fillimit

të diskutimit të një pike të rendit të ditës dhe as kur diskutimet kanë qenë të pezulluara, seanca plenare nuk është njoftuar dhe nuk ka vendosur për të diskutuar për Dekretin e Presidentit të Republikës. Kuvendi nuk mund të vendoste për këtë çështje, për shkak se Dekreti nuk ishte shqyrtuar nga Komisioni përgjegjës. Që Dekreti të shqyrtohet nga Komisioni pergjegjës, duhet të respektohen dy kërkesa procedurale, të parashikuara nga Rregullorja e Kuvendit. Sipas pikës 3, të nenit 31 të Rregullores së Kuvendit, duhet që të ketë vendim të Kuvendit që Komisioni i përhershëm i Ekonomisë dhe Financave të përfshijë në rend dite një çështje, dhe në çdo rast kjo duhet të jetë në përputhje me programin e punës dhe me Kalendarin c punimeve të Kuvendit. Në këtë rast, nuk ka asnjë vendim të Kuvendit që të ketë vendosur që komisioni përgjegjës të mblidhet me rend dite shqyrtimin e Dekretit te Presidentit, edhe për shkak se ky i fundit nuk ishte përfshirë as në Programin e Punës dhe as në Kalendarin c Punës së Kuvendit. Nga ana tjetër, sipas pikës 3, të nenit 32 të Rregullores së Kuvendit, Komisionet e përhershme nuk mund të mblidhen gjatë kohës kur Kuvendi zhvillon punimet në seancë plenare, përveçse me miratimin e Kryetarit të Kuvendit. Gjatë seancës plenare nuk është njoftuar se ka pasur ndonjë kërkesë dhe ndonjë miratim nga Kryetari i Kuvendit, që Komisioni përgjegjës për ekonominë, të mblidhej gjatë të seancës plenare.

Duke vepruar në këtë mënyrë, duke shkelur Rregulloren e Kuvendit, është arritur që në mënyrë të fshehtë, të përfshihet në seancën plenare shqyrtimin nga Kuvendi të Dekretit të Presidentit të Republikës, duke minuar bashkëjetesën normale të të gjitha grupimeve politike në Kuvend. Pra, opozitës i është mohuar e drejta e saj kushtetuese për t’u njohur me çështjet që shqyrtohen e miratohen në Kuvend, sipas rregullave dhe afateve të përcaktuara nga Rregullorja e Kuvendit. Nëpërmjet këtyre veprimeve antikushtetuese dhe në kundërshtim me rregulloren, është tentuar që asgjësohet de-facto roli i opozitës në Parlament, që është jetik për funksionimin demokratik të shtetit shqiptar, por njëkohësisht me qëllimin që të delegjitimohet dhe vendimmarrja e institucionit Kushtetues, Presidentit të Republikës, i cili për momentin është i vetmi institucion që mundet të frenojë vendimmarrjen antikushtetuese të Kuvendit. Në këto kushte, është e natyrshme që futja në rendin e ditës dhe shqyrtimit brenda 12 orëve të së njëjtës ditë të Dekretit të Presidentit nr. 11015, datë 20.12.2018, nuk u realizua vetiu, por nëpërmjet veprimeve të paligjshme që mund dhe kanë realizuar funksionarë të ndryshëm brenda Kuvendit, duke ushtruar presion ndaj punonjësve të administratës dhe shërbimeve në Kuvend, me qëllim përfshirjen dhe relatimin për të realizuar këtë shkelje. Personat më aktivë në këtë çështje, ndaj të cilëve ekziston dyshimi më i madh janë: Kryetari i Komi-

...është e natyrshme që futja në rendin e ditës dhe shqyrtimit brenda 12 orëve të së njëjtës ditë të Dekretit të Presidentit nr. 11015, datë 20.12.2018, nuk u realizua vetiu, por nëpërmjet veprimeve të paligjshme që mund dhe kanë realizuar funksionarë të ndryshëm brenda Kuvendit, duke ushtruar presion ndaj punonjësve të administratës dhe shërbimeve në Kuvend, me qëllim përfshirjen dhe relatimin për të realizuar

sionit të Ekonomisë dhe Financave z. Erion Braçe, Kryetari i Grupit Parlamentar z. Taulant Balla, Ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Arben Ahmetaj, Deputeti z. Ervin Bushati, Kryeministri z. Edi Rama. Kryetari i Kuvendit, anëtarë të tjerë të Komisionit të Ekonomisë, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit z. Genc Gjonçaj, etj. Normalisht përveçse është ushtruar presion ndaj administratës dhe është urdhëruar shkelja e ligjit, nga administrata e Kuvendit dhe nga vetë anëtarët e Komisionit, për më tepër, veprimet dinamike urgjente dhe kanë sjellë edhe veprime të tjera që lidhen drejtpërdrejtë me Shpërdorimin e Detyrës, qoftë nga administrata, por dhe nga vetë anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë, të cilët dikush nga presioni dhe dikush me dashje direkte, kanë shkelur ligjin (Rregulloren), duke bërë të mundur përfshirjen për shqyrtim të Dekretit të Presidentit nr. 11015, dt 20.12.2018, për shqyrtimin brenda seancës që zhvillohej ndërkohë, në të njëjtën ditë. Për sa i takon vendimmarrjes së Kuvendit, që ka rrëzuar Dekretin dhe nuk e ka miratuar atë, kjo nuk është objekt hetimi nga ana juaj, pasi ai është vullnet politik dhe e drejtë kushtetuese e Kuvendit, koston e së cilës mazhoranca e mban përballë shqiptarëve, por mënyra se si u përfshi për t’u shqyrtuar duhet të hetohet me patjetër, pasi në rast se Ju nuk hetoni dhe dërgoni përpara përgjegjësisë penale gjithë shkelësit, do të legjitimojë një herë e mirë këtë precedent të rrezikshëm antikushtetutshmërie. Ligji është i barabartë për të gjithë dhe cilido duhet të përgjigjet përpara tij, në mënyrë të njëjtë, pa dallim nëse ai është deputet, kryeministër, apo kushdo qoftë. Objekt i kësaj vepre penale janë marrëdhëniet juridike të vendosura me ligj ose me akte nënligjore, të cilat sigurojnë veprimtarinë e rregullt e normale të aparatit shtetëror, institucioneve publike, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të ligjshme të shtetasve dhe të shtetit. Në këtë rast, personat përgjegjës kanë shkelur detyrimet c parashi-

këtë shkelje. Personat më aktivë në këtë çështje, ndaj të cilëve ekziston dyshimi më i madh janë: Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave z. Erion Braçe, Kryetari i Grupit Parlamentar z. Taulant Balla, Ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Arben Ahmetaj, Deputeti z. Ervin Bushati, Kryeministri z. Edi Rama. Kryetari i Kuvendit, anëtarë të tjerë të Komisionit të Ekonomisë, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit z. Genc Gjonçaj, etj.

kuara nga Rregullorja e Kuvendit. Nga ana objektive vepra penale është kryer nëpërmjet veprimeve aktive të kundërligjshme, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, dhe që ka sjellë si pasojë dëmtimin e interesave të ligjshme të shtetit, shtetasve dhe deputetëve të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë. Për pasojë. subjekti i veprës penale, është subjekt i posaçëm, të cilët me veprimet dhe mosveprimet e tyre, arritën t’i imponojnë Kuvendit të Shqipërisë shqyrtimin dhe votimin e Dekretit, në shkelje të procedurave të detyrueshme të parashikuar nga Rregullorja e Kuvendit. Nga ana subjektive vepra penale është kryer me dashje direkte dhe në bashkëpunim. Për këtë arsye. kërkojmë nisjen e hetimeve nga ana juaj, duke kryer veprimet hetimore të nevojshme: - Regjistrimin dhe fillimin e procedimit penal ndaj personave të përmendur në kallëzim, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal, dhe “Shpërdorimit të detyrës”. parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore të nevojshme për sqarimin më të saktë e më të plotë të rrethanave të parashtruara më sipër, si dhe të procedurave të negocimit të kësaj marrëveshje. - Sekuestrimin e praktikës Parlamentare; - Marrjen në pyetje të të gjithë personave që kanë dijeni mbi çështjen, që nga zyra e Protokollit, deri tek Kryetari i Kuvendit, Drejtorët, Sekretarët e Përgjithshëm, anëtarët dhe Kryetarin e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Kryetarin c Kuvendit, me qëllim zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen nën përgjegjësi penale të gjithë personat që kanë konsumuar veprat penale të kallëzuara, apo vepra tjera që mund të evidentohen nga ana juaj. dhe të fshehë fakte dhe të dhënat, e vërteta duhet zbuluar, për të sqaruar një herë e mirë se cilët janë ata njerëz që janë vërtetë menaxherë të mirë publik, dhe në funksion të shoqërisë shqiptare, dhe cilët janë ata që sundojnë nëpërmjet ligjit, në favor të një pjese të shoqërisë. Këta të fundit, duhet të dërgohen para gjykatës si të akuzuar. Shprehim besimin se ju si organ hetimor do të jeni në këto momente në lartësinë e funksionit kushtetues që ju mbani, dhe të ndërmerrni të gjitha veprimet që ju ngarkon ligji për mbrojtjen e interesave të RSH. Mbetemi në pritje të informimit nga ana juaj përsa parashtrojmë në këtë kallëzim. NË EMËR TË OPOZITËS PARLAMENTARE: Grupi Parlamentar i PD-së, Kryetari Edmond Spaho Grupi Parlamentar i LSI-së, Kryetari Petrit Vasili


POLITIKE

8

E enjte, 27 DHJETOR 2018

DEPUTETJA E LSI-SË: FENOMEN SHQETËSUES, TREGON SHUMË PËR RRËNIMIN E EKONOMISË SHQIPTARE

I

sh-ministrja e Integrimit dhe deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha shkruan se pas gjendjes kritike të Euros në vendin tonë, fshihen paratë e pista. Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Gjosha thekson se është shqetësuese fakti që kjo monedhë ka humbur 10% të vlerës në Shqipëri, ndërsa në vendet e tjera të Europës ka shfaqur qëndrueshmëri. Në vijim të reagimit të saj, deputeti e LSI-së shprehet se ky fenomen shqetësues prek jo vetëm

Klajda Gjosha: Pas zhvlerësimit të Euros në Shqipëri po fshihen paratë e pista qytetarë, por edhe biznese. “Zhvlerësimi i Euros është komentuar shumë pak nga qeveria gjatë vitit të fundit, duke u munduar të sjellin shpjegime për ta portretizuar këtë situatë si normale! Në fakt ky është një fenomen shqetësues për shumë qytetarë dhe biznese, por njëkohësisht

tregon shumë për rrënimin e ekonomisë shqiptare. Vetëm gjatë vitit të fundit Euro ka humbur 10% të vlerës së saj! Cudia më e madhe është se kjo ka ndodhur vetëm në Shqipëri dhe në të gjitha vendet e tjera euro ka treguar qëndrueshmëri! E gjithë kjo histori ka vetëm një të vërtetë, injek-

timin në ekonomi të “parave të pista” dhe kjo është një marrëzi që nëse nuk ndalet rrezikon të fundosë ekonominë shqiptare!”- theksoi Klajda Gjosha.

Kreu i grupit të LSI-së: Edi Rama në protestë me studentët kundër Edi Ramës kryeministër, psikiatria dorëzohet përpara tuafit

P

ër kreun e grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, Këshilli i Lartë i Prokurorisë shkel ligjin që në hapat e parë të krijimit si institucion. “Skandal! KLP shkel haptas ligjin që në hapin e parë. KLP në mënyrë skandaloze shkel ligjin e funksionimit të vet. S’ka mundësi që askush të pranojë e të legjitimojë këtë veprimtari aventureske të KLP, kur dispozitat ligjore nuk ekzistojnë pasi: Edhe nëse janë zgjedhur anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dispozita që rregullon mënyrën e thirrjes dhe mbledhjes së këtyre organeve kolegjiale nuk ekziston, pasi ato rezultojnë të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese (neni 61, dhe neni 159 i ligjit nr.115/2016 “Për organet qeverisë në sistemin e drejtësisë”, janë shfuqizuar tërësisht). KLP të ndalet dhe të mos thellohet në paligjshmëri, sepse kësisoj po ndihmon kaosin, paligjshmërinë dhe ilegjitimitetin e institucioneve të reja. Çdo gjë e lindur mbi anti-ligjshmërinë është anti-reformë dhe atentat ndaj shtetit ligjor. KLP ndalu dhe respekto ligjin!”- u shpreh dje në reagimin e tij, Petrit Vasili. Më herët kreu i ligjvënësve të LSI-së do të reagonte edhe lidhur me zgjidhjen e propozuar nga Kryeministri Edi Rama për lëvizjen studentore, të cilën

Vasili: KLP shkel haptas ligjin që në hapin e parë. Skandal!

kreu i Qeverisë deklaroi se do ta kapë ai protestën nga viti i ardhshëm. Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në

Facebook ku shprehet se psikiatria është e pafuqishme përpara rastit Edi Rama. “Edi Rama në protestë me studentët kundër Edi Ramës kryeministër, psikiatria dorëzohet

përpara tuafit! Psikiatria e pafuqishme përpara rastit Edi Rama. Ky tuaf sheh turma gjigante imagjinare studentësh, që ky i prin dhe ato brohorasin kundër Edi Ramës batakçi. Sheh revolucione, që ky krye revolucionari i udhëheq vetë kundër atij Edi Ramës grabitqar. Sheh fusha të gjera me kanabis, që ky i korr i vetëm dhe lekët i merr të gjitha vetë dhe nuk i futet në pjesë ai Edi Rama kusar me ferman. Sheh veten si kryetar i vetëm i të 61 bashkive dhe të gjitha lejet e ndërtimit dhe të gjitha tenderat i bën vetë dhe të gjitha lekët nuk i ndan me Edi Ramën hajdut të pangopur. Sheh veten si lider i gjithë Globit ku të gjithë popujt anembanë mezi presin të dëgjojnë fjalën e tij dhe jo gomarllëqet e atij Edi Ramës që është i vetmi që di ti thotë. Shkurt psikiatria po përjeton një ditë shumë të vështirë, sepse të tillë tuaf që bën sikur lufton me veten, s’e gjen në asnjë monografi a botim mjekësor të botës. Ndaj kura e vetme ndaj Edi Ramës, që i lufton Edi Ramën është vetëm druri i popullit sepse psikiatria atij ja besoi”- theksoi Petrit Vasili.

Deputeti i LSI-së: Policia e Shtetit ndihet e demotivuar, e depersonalizuar dhe e nëpërkëmbur

Braimllari: Rama ka degraduar Policinë, 80 % e efektivëve duan të largohen

K

ërkesat e Sindikatës së Policisë drejtuar kryeministrit Edi Rama, për Lëvizjen Socialiste për Integrim, janë kambanë alarmi se si Edi Rama e ka degraduar Policinë e Shtetit. Nga foltorja e kësaj partie, deputeti Endrit Braimllari teksa komentoi situatën e policisë së shtetit, të cilët duan të largohen nga vendi, deklaroi se Edi Rama është përgjegjësi kryesor për degradimin e policisë, ku 80% e efektivëve duan të largohen nga Shqipëria. Braimllari ka theksuar se kjo situatë e rëndë në të cilën ndodhet vendi ku varfëria ekonomike, pasiguria publike, mungesa e vendeve te punës ka rënduar edhe mbi efektivët e policisë. “Kërkesat e sindikatës së policisë drejtuar Edi Ramës janë këmbanë alarmi se si Edi Rama e ka degraduar Policinë e Shtetit. Policia e shtetit ndihet e

demotivuar, e depersonalizuar dhe e nëpërkëmbur. Policia shpeshherë ndodhet përballë qytetarëve të cilët protestojnë, por mijëra policë kanë problemin me të madh të ushqejnë familjet e tyre,mijëra policë shtyjnë ditën me 1 sanduiç dhe nuk kanë mundësi të arsimojnë fëmijët e tyre. Kryeministri i inkriminuar i bërë njësh me krimin dhe trafikun e drogës,

ka tradhtuar policinë e shtetit si kurrë më parë. Edi Rama e ka projektin e tij politik shkatërrimin e Policisë së Shtetit. E filloi këtë me kanabizimin e vendit ku drejtues policie të verifikuar tanimë dhe nga agjencitë e tjera ligjzbatuese, merrnin pjesë drejtpërdrejt në procesin e kanabizimit. E vazhdojnë fushatën elektorale ku i bënte thirrje nga Kuçova të hiqnin kapelet dhe të bënin fushatë për Rilindjen, duke implikuar rëndë rolin e Policisë së shtetit, duke shkelur ligjin dhe Kushtetutën nga ana e Edi Ramës. Drejtues policie të lidhur me trafikantët vunë në zbatim çdo aset shtetëror, duke filluar nga radarët, të cilët monitorojnë ku-

fijtë tanë. Janë ende në arrati tre drejtues të lartë të përfshirë në trafik droge. Lajmi i sindikatës së policisë për kushtet e vështira në punë, tregon se efektivët e policisë janë më pak të paguar, prej vitit 2014 nuk ka rritje rrogash. Dieta të prapambetura të cilat nuk paguhen tregojnë dhe njëherë gjendjen e vështirë në të cilën është Policia shqiptare , për shkak të politikës së Edi Ramës, të cilit nuk i intereson ruajtja e sigurisë publike, por trafiku i lëndëve narkotike dhe lidhja me krimin e organizuar. Kjo situatë e rëndë, në të cilën ndodhet vendi, ku varfëria ekonomike, pasiguria publike, mungesa e vendeve te punës ka rënduar edhe mbi

efektivët e policisë. Është e qartë që kur efektivët e policisë nuk shohin vullnet të Kryeministrit dhe drejtuesve të tyre për tu vënë në krahë të oficerëve të ndershëm të policisë në luftë kundër krimit të organizuar, do kërkojnë të largohen nga vendi. Ku 80% e efektivëve të policisë kanë plotësuar lotarinë amerikane. Kjo tregon qartë degradimin që i ka bërë Edi Rama Policisë së Shtetit. Sot policia po përballet me ditët më të vështira dhe është vënë në lojë ekzistenca e saj. Sot policia ndodhet në ditët më të këqija dhe trafikantët në ditët më të mira sepse kryeministri i inkriminuar është bërë njësh me to”- u shpreh dje deputeti Endrit Braimllari.


REKLAMA

9 E enjte, 27 DHJETOR 2018

REPUBLIKA E SHQIPERISE GJYKATA KUSHTETUESE KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

RISHPALLJE VENDI VAKANT Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar me vendimin nr.101 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit” rishpall vendin vakant për pozicionin: “Përkthyes” në Drejtorinë e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median dhe Publikun KËRKESA TË POSAÇME: 1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Gjuhë të Huaja, Dega Anglisht ose Drejtësi dhe të ketë minimum 5 vjet eksperiencë në përkthim Shqip- Anglisht - Shqip; 2. Të ketë njohuri shumë të mira në terminologjinë ligjore në të dyja gjuhët; 3. Kanë përparësi kandidatët me eksperiencë pune pranë organizatave ndërkombëtare. KUSHTE TË PËRGJITHSHME · Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Certifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr. 188, datë 4.3.2015. · Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara. Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 24 dhjetor deri më 10 janar 2019 në një nga format e dhëna më poshtë: · Paraqitjes së Kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00.

· Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 10 janar 2019, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 24 dhjetor deri më 10 janar 2019 në adresën info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme: 1. Jetëshkrim profesional në gjuhën shqipe, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare; 2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) origjinal ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi. 3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal; 4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore; 5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi; 6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt; 7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim. Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-7.

REPUBLIKA E SHQIPERISE GJYKATA KUSHTETUESE KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

SHPALLJE E VENDEVE VAKANTE Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar me vendimin nr.101 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit” shpall: - 1 (një) vend vakant për “Këshilltar Ligjor” me afat sa mandati i gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, - 1 (një) vend vakant për “Këshilltar Ligjor” me afat jo më pak se 6 (gjashtë) muaj dhe jo më shumë se 1 (një) vit. KËRKESA TË POSAÇME: a) Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri ose studimet universitare për drejtësi jashtë vendit dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj; b) Të ketë një përvojë pune në sistemin e drejtësisë ose administratën publike jo më pak se 7 vjet; c) Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi, si dhe për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, ose ndaj tij të mos ketë nisur një hetim penal; d) Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi, sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit; e) Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze. KUSHTE TË PËRGJITHSHME · Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Certifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 4.3.2015. · Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara. Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 24 dhjetor 2018 deri më 10 janar 2019 në një nga format e dhëna më poshtë:

· Paraqitjes së Kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 10 janar 2019, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 24 dhjetor 2018 deri më 10 janar 2019 në adresën info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme: 1. Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare; 2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi. 3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal; 4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore; 5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi; 6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt; 7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim. Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-7.


INTERVISTA

10 E enjte, 27 DHJETOR 2018

Kërpaçi: Rama simbol i mashtrimit. Që të realizohen 8 kërkesat e studentëve duhet ndryshim i Buxhetit Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi për televizionin Fax News i cilësoi si mashtrime deklaratat e Kryeministrit Edi Rama për kërkesat e studentëve. “ Gjithçka që është thënë sot ka qenë thjeshtë një show apo një propagandë e radhës e kryeministrit për të tentuar që ti gënjejë studentët, por unë kam ndjekur disa nga deklaratat që studentët kanë bërë. Ata janë shprehur se do të vazhdojnë me këmbëngulje në protesta në ditët në vijim dhe për rikthimin masiv të tyre në datën 7 janar, deri në plotësimin real të 8 kërkesave të tyre”,- tha Kërpaçi. Nga ana e kryeministrit ka tashmë një pakt nga ana e kryeministrit për universitetet. Është një draft ku adresohen të gjitha kërkesat e studentëv dentëvee. Marrin zgjidhje në afate të ndry shme ndryshme shme.. As për ty nuk duhet të dialogojnë studentët? Ne jemi një vend që ka ligje shumë të mira, por kemi një mangësi shumë të madhe, sepse asnjëherë ligjet tona nuk gjejnë zbatim. Dhe kur flasim për ligje që kanë të drejtën e tyre dhe që duhet të zbatohen, për çështje paktesh dhe për çështje letrash, që janë çështje që sot hidhen dhe nesër grisen, asnjë nuk ka besim. Paktin për universitetin nuk e ka parë askush, nuk e ka askush në dorë dhe nuk e ka askush në dorë. Por politika edhe përgjegjësia e një kryeministri nuk është të bëjë meme dhe të postojë në rrjetet sociale. Është të shkojë në zyrë, të merret me detyra konkrete dhe të punojë për punë konkrete dhe jo për një grusht njerëzish. Nuk është që të ndihmosh një grusht njerëzish duke i dhënë 46% të buxhetit dhe pastaj studentët dhe të gjithë njerëzit e thjeshtë, njerëzit që vuajnë në fund të ditës për ekonomi dhe se si të mbajnë familjen, për këta nuk punon njeri. Këtu është diferenca! Prandaj dhe këta studentë nuk kanë pranuar të dialogojnë dhe nuk duan të kenë diskutimin më të vogël me kryeministrin, sepse nuk kanë më besim te ai dhe te gjërat që ai thotë. Ndaj çështja ka shkuar më keq se kaq dhe ata kanë thënë se do të kërkojnë me ngulm. Për sa i përket se çfarë do të bëjnë studentët. Studentët janë shumë të qartë. Ata e dinë shumë mirë që të realizohen 8 kërkesat e tyre, duhet të ketë ndryshim në Buxhetin e Shtetit. Kjo nuk bëhet as me një pakt e as me dy letra. Kjo bëhet me një ndryshim të Buxhetit të Shtetit dhe duhet parë realisht se sa do të ndryshojë, ku do ti marri këto lekë, sepse do ti marri diku dhe do ti çojë diku tjetër. U bënë katër VKM. Ku janë këto VKM? Hapini të gjitha faqet zyrtare që nga faqja e kryeministrit nëse ka ndonjë nga VKM-të e publikuara. Por para 5 minutash nuk ishin publikuar dhe nuk janë transparente. Pra për sa kohë

vazhdojmë të mbetemi në të njëjtën histori të kryeministrit që del bën show dhe pastaj hedh edhe disa meme, në këtë moment studentët janë shumë të qarë dhe e dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe se si duhet të vazhdojnë. Kanë 8 kërkesat e tyre, duan ti plotësohen dhe nuk kanë frikë as nga kryeministri, as nga njeri tjetër, por do vazhdojnë të protestojnë për të vazhduar misionin e tyre. Ju jeni pro idesë së studentëve për të mos pasur dialog? Studentët e kanë shprehur qartë se përse ata nuk duan që të dialogojnë dhe po ta keni dëgjuar me vëmendje, ata i kanë paraqitur me fakte. Unë dua të citoj një ndër ato gjëra që më ka ngelur në mendje nga studentët e gjeologjisë. Ata thanë se kanë pasur një përvojë me kryeministrin. Në 2014 kemi pasur një problem me godinën dhe për probleme të tjera universitare, për të cilat ata kanë dalë në protesta përpara Kryeministrisë. Jemi ftuar nga kryeministri për të pasur dialog, për javë kanë bojkotuar dhe u ftuan në një moment të caktuar për dialog. Të gjithë së bashku vendosëm që të shkojmë për të gjetur zgjidhje. Ama fakti që ata sot jo vetëm që nuk kanë zgjidhje, por janë edhe më keq se ç’ishin më përpara . Atëherë tha ai studenti, pse duhet të dialogojmë, kur ne vajtëm në 2014, dialoguam, na u tha “po pa merak se do të bëhet”, dhe jemi sot në 2018 me të njëjtën fjali, me të njëjtën strategji, me të njëjtën propagandë dhe përsëri kërkohet që të mashtrohen. Kryeministri nuk mund ti mashtrojë dot studentët. Për këtë gjë duhet të jetë shumë i qartë. Edhe kur thotë për rastin e rritjes së përfaqësimit të studentëve, kur thotë që më thoni një vend në botë ku ka e pse duhet të ketë. Le të shkojë kryeministri të sho-

hë pak universitetin autonom të Barcelonës, le të shohë se sa e kanë autonominë aty. Të mos rrijë e të merret me meme e më gjëra të tjera të këtij lloji dhe me histori e personazhe që nuk ekzistojnë. Por, ai duhet të merret me hallet dhe problemet e vërteta të studentëve për zgjidhjen e pikave të tyre. Ajo që ndodhi sot ishte një shfaqje e shëmtuar e një kryeministri psikik i cili kërkon të gënjejë studentët që janë të vendosur për zgjidhjen e 8 kërkesave të tyre. Por jo vetëm studentët por edhe familjarët e tyre. Janë këto familje të cilat e dinë shumë herë më mirë se kryeministri se çfarë hallesh kanë atje, çfarë kushtesh ka në ato konvikte, apo se si ju duhet të përballojnë jetën studentore të fëmijëve të tyre. Kemi parë kry eministrin R ama i cili kryeministrin Rama doli live nga një inspektim tek Inxhineria, por menjëherë ka ardhur reagimi i znj. Kryemadhi, e cila ka shkuar atje për të thënë se projekti ishte i qeverisë gjermane dhe jo i asaj shqiptare shqiptare.. Ç’të keqe ka që të restaurohen ambientet e konviktev tevee, qoftë kjo edhe kur bëhet nga qeveria gjermane? Ne si LSI gjithmonë kemi folur për projektin e konvikteve, për rritjen e investimeve dhe për mundësimin e kushteve normale për studentët. Dhe duke parë kushtet mjerane në të cilën ndodhen këto godina, u deshën ditë të tëra në protestë nga studentët që kryeministri të kujtohej të shkonte të shihte nga afër se çfarë realisht ndodhte në ato konvikte se në ç’gjendje ishin ato. Ajo që znj. Kryemadhi tha ishte që Rama gënjeu kur tha se ishte projekt i qeverisë shqiptare rikonstruksioni i konvikteve, që kishte ardhur si pasojë e reflektimit dhe reagimit të qeverisë që ai drejton pas kërkesave të studentëve, kjo nuk është

e vërtetë, sepse ky projekt ka qenë i qeverisë gjermane. E njëjta gjë ndodhi edhe tek Qyteti Studenti. Mjafton të shkojmë në hyrje të këtyre konvikteve dhe do të shohim një tabelë të madhe që shkruan qartë se kush e financon dhe e realizon projektin. Por, kryeministri ka strategjinë e tij, kur kërkon që të marrë gjërat e të tjerëve dhe ta shesë si punën e tij. Ne e kemi thënë që nuk do ta lëmë rehat, do ta ndjekim këmba – këmbës, do ta demaskojmë dhe do ia nxjerrim të gjitha gënjeshtrat në shesh. Kur ju si LSI keni bashkë qeverisur me P artinë Socialiste Partinë Socialiste,, ju si Floidë keni qenë studente studente.. Sa janë adresuar ankesat tuaja për cilësinë e arsimit në këtë kohë? Ne vazhdimisht kemi ngritur zërin, jo vetëm kur kemi qenë në qeverisje, por edhe në opozitë për problemet e studentëve, për Maturën Shtetërore, për Kartën e Studentit, për tarifat e larta apo edhe për kushtet e mjerueshme në çdo fakultet, por edhe mbështetjen që duhet t’u japim stafit akademik dhe pedagogëve. Për këto parime LSI ka luftuar gjithmonë dhe i ka ngritur vazhdimisht për t’i realizuar. Kjo sepse duhet që LSI është partia e të rinjve dhe në fokus të veçantë të saj ka pikërisht të rinjtë, duke adresuar problemet e tyre. Për Maturën Shtetërore ne kemi këmbëngulur vazhdimisht edhe në kohën kur kemi qenë në qeverisje, duke u përpjekur maksimalisht për të adresuar në qeveri problemet që vinin nga ky sistem i Maturës, që ishte jo pak problematik për maturantët, të cilët nuk i çonte drejt në sistemi meritë – preferencë. Kemi dërguar disa rezoluta në Ministrinë e Arsimit dhe disa ndryshime të tjera konkrete, një pjesë e të cilave janë marrë parasysh, ndërsa një pjesë tjetër jo për shkak të mungesës së vullnetit të qeverisë për të dëgjuar zërin e të rinjve, por duke u fokusuar pikërisht tek ata pesë njerëz, të cilëve u ka vendosur çdo gjë në dispozicion. Në turin e takimeve që keni zhvilluar këto ditë me strukturat, znj. Kryemadhi ka thënë që anëtarësia duhet të hedhë teserat e partisë dhe të bashkohet me studentët në protestën e tyre tyre.. Ndërkohë flitet se ka tendencë për përfshirjen e forumeve rinore në këto protesta për t’i përçarë ata. Çfarë mbështetjeje i keni ofruar ju si LSI, qoftë edhe logjistike e? logjistike,, protestës së studentëv studentëve? Unë e kam dëgjuar shumë shpesh teorinë e ekzistencës së forumeve rinore, që janë atje, çfarë bëjnë atje e kështu me radhë. Çdo i pranishëm në protestë ka qenë si i ri, ka qenë si student, ka qenë për problemin e tij me përfaqësues të vetëm dokumentin me 8 kërkesa të protokolluar në Ministrinë e Arsimit. Kështu që çdo i ri që ka qenë i LRI-së, i

FRPD-së, shumë nga të FRESSH-it, shumë të rinj të tjerë që kanë qenë aty, pa diskutim që kanë të drejtën e tyre për të qenë në protestë si të rinj që ka probleme, që jetën studentore e kanë të papërballueshme. Që iu duhet të bëjnë nga 2-3 punë për të përballuar tarifën e masterit apo bachelor-it. Që iu duhet të mos shkojnë në shkollë, jo se nuk duan, por i duhet të punojnë sepse ndryshe nuk kanë mundësi sesi të paguajnë shkollën. Apo se iu duhet të përballojnë dhe të ndajnë 5 tualete me 500 vajza të tjera, sepse kështu janë kushtet dhe askush nuk merr përgjegjësi. Por përgjegjësia e vetme që marrin është show dhe propaganda. Kështu që çdo i ri që ka qenë aty ka qenë me vullnetin e tij, për kauzën e tij dhe për të luftuar për një gjë që është më e madhe sesa kjo që shohim ne. Për të luftuar që të ardhmen e vendit ta mbajmë në Shqipëri, për të punuar dhe luftuar këtu dhe ta bëjmë vendin tonë një vend më të mirë. Duhet të investojmë sot në arsim, për të pasur një arsim cilësor që nesër të kemi një Shqipëri edhe më të mirë, ku të rinjtë të mos ndihen të pashpresë, por ta shohin Shqipërinë si shtëpinë e tyre dhe të punojmë të gjithë bashkë për të ndryshuar këtë realitet të hidhur që sot po jetojmë. Në këtë realitet të pamundur ekonomik, të pamundur për të qëndruar me familjet tona dhe për të mbijetuar në Shqipëri. Dhe jo të shkojmë dhe të endemi rrugëve të Europës. Kështu që pa diskutim që çdo i ri ka shkuar atje përtej teserës së partisë. Teserën e partisë e kanë lënë në shtëpi dhe kanë shkuar atje për të luftuar për kauzat e tyre. Ashtu siç janë bashkuar familjarët dhe prindërit e tyre, naftëtarët, fermerët e të gjithë shtresat e shoqërisë të cilët i bashkon një kauzë. I bashkon kauza për të ndryshuar sistemin që ka vendosur Edi Rama që është kundër qytetarëve dhe është pro një grushti njerëzish. Sepse këtë sistem ka ngritur Edi Rama, ka ngritur një sistem që i shërben 5 njerëzve dhe nuk i shërben njerëzve të thjeshtë. Ka ngritur sistemin ku antivlera shitet dhe prodhohet si vlerë dhe ku të rinjtë që vërtetë janë me vlera dhe talent, punojnë fort dhe iu duhet të mbajnë dhe familjet e tyre dhe të sakrifikojnë për të mbijetuar sado e vështirë të jetë jeta, këta trajtohen si kriminelë dhe jo si qytetarë të thjeshtë dhe të barabartë të vendit. Kështu që për të gjitha këto probleme dhe për këtë sistem të antivlerave që është propaganduar dhe ngritur nga kryeministri i vendit, pa diskutim që familjarët e tyre janë aty çdo ditë në kundërshtim të kësaj dhe në kundërshtim të pamundësisë ekonomike që kanë ata në familjet e tyre për të qëndruar dhe për të jetuar një jetë me mirëqenie në Shqipëri. Marrë nga televizioni “Fax News”


EKONOMI

11 E enjte, 27 DHJETOR 2018

DHKPVK: Rënia e euros dhe mosrimbursimi i TVSH-së kanë përkeqësuar gjendjen ekonomike të ndërmarrjeve Zhvlerësimi i euros në Shqipëri ka ndikuar negativisht te prodhuesit e veshjeve dhe të këpucëve. Ata ankohen se gjatë 2018 i kanë rënë fitimet me rreth 9% dhe si rezultat kjo do të çojë në shkurtimin e punonjësve dhe në rastet më të këqija edhe në falimentim. Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme duke marrë në analizë situatën aktuale ekonomike-financiare që po kalon sektori fason. Përmes një deklarate të Kryesisë së DHKPV, njofton se janë evidentuar 2 faktorë kryesorë që kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes ekonomike të ndërmarrjeve fason. Rënia drastike e kursit të këmbimit euro-lek sipas DHKPV është një ndër faktorët që ka sjellë humbjet më të mëdha në këto ndërmarrje, pasi të ardhurat e tyre janë në euro dhe shpenzimet në lekë. Ndërkohë, faktori i dytë ndikues lidhet me mosrimbursimin e TVSH-së, pasi sipas Kryesisë gjatë muajve të fundit ka

Euro dëmton fasonët: Bizneset drejt falimentit, qeveria të marrë masa

patur një bllokim të rimbursimit të TVSH-së, e si rrjedhojë dhe bllokim të likuiditetit të këtyre kompanive. Nisur nga kjo, DHKPVK kërkon marrjen e masave të menjëhershme për të nor-

malizuar situatën e krijuar në këto ndërmarrje, përmes 3 kërkesave konkrete. “Së pari: Kërkojmë ndërhyrjen e menjëhershme të Bankës së Shqipërisë për të stabilizuar kursin e këmbimit euro-lek.

Projektbuxheti afatmesëm 2019-2021

Arsimi, buxheti me ulje. Në kulmin e protestave u vendos ulja në 3% të GDP Gati 10 ditë pasi studentët nisën protestat duke kërkuar rritjen e buxhetit për arsimin, qeveria ka miratuar një dokument zyrtar që jo vetëm nuk i rrit financimet publike në arsim, por parashikon uljen e tyre në raport me prodhimin kombëtar gjatë tre viteve të ardhshme. Bëhet fjalë për projektbuxhetin afatmesëm 2019-2021, të cilin qeveria e ka miratuar në datën 12 dhjetor të këtij viti.

Sipas draftit, në vitin 2019 shpenzimet publike për arsimin do të jenë 57.9 miliardë lekë ose 3.3% e prodhimit kombëtar. Por, pas këtij viti, buxheti i arsimit do të ulet, fillimisht në 3.2% e prodhimit kombëtar për 2020-n dhe 3% në 2021. Në listën me 8 pika që studentët i kanë drejtuar qeverisë, njëra nga më kryesoret është rritja e buxhetit të arsimit në 5% e prodhimit kombëtar duke filluar nga viti i ardhshëm. Por vetë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se plotësimi i kësaj kërkesë është i pamundur, të paktën në afatshkurtër. Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave miratoi një sërë lehtësirash për studentët. Pas mbledhjes kryeministri Rama njoftoi se qeveria do të paguajë gjysmën e tarifës për çdo student, ndërkohë që për ata me mesatare mbi 9 universiteti do të jetë falas, pa tarifë. Po kështu, financime shtesë do të ketë edhe për kategoritë e veçanta si studentët e verbër, tetraplegjikët, paraplegjikët apo ata që vijnë nga familjet me ndihmë ekonomike. Por, pavarësisht këtyre ndryshimeve, buxheti për arsimin duket se do të mbetet larg nivelit 5% të prodhimit kombëtar, të paktën deri në vitin 2021. Marrë nga Top Channel

Së dyti: Kërkojmë nga ana e Qeverisë të bëjë rimbursimin e menjëhershëm të TVSH-së sipas ligjit dhe me përparësi për ndërmarrjet e përpunimit aktiv. Së treti: Kërkojmë nga ana e Qeverisë

të gjejë mjetet e nevojshme për të ndihmuar ndërmarrjet e prodhimit fason të dalin nga gjendja e vështirë dhe të kontribuojë për stabilizimin dhe normalizimin e situatës ekonomiko-financiare të tyre”- tha Bidaj. Shumë punonjës të sektorit fason ankohen për nivelin e ulët të pagave që variojnë nga 15 mijë deri në 20 mijë lekë. Por drejtuesit shpjegojnë se kjo situatë është për shkak se kjo pjesë e punonjësve janë të pakualifikuar. “Nivelet e çmimeve janë të tilla që përcaktojnë këto nivele shpenzimesh të mundshme për pagat. Ka dhe paga që shkojnë 400 mijë deri në 1 mln. Të mos marrim vetëm pjesën e pakualifikuar të punëtorëve”- tha Bidaj. Përtej këtyre problematikave, sektori i fasonerisë ankohet se po përballet me vështirësi edhe për shkak të mosrimbursimit në kohë të TVSH-së.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E enjte, 27 DHJETOR 2018


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

13 E enjte, 27 DHJETOR 2018

Festa e Vitit të Ri, shpërndahen dhurata për fëmijët në nevojë të qendrave sociale

Erion Veliaj: Të dhurosh të bën qytetar më të mirë F estat e fundvitit vijnë me shumë dhurata për fëmijët e qendrave sociale të Tiranës. Me ndihmën e kompanive private, Bashkia e Tiranës shpërndau sot dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe ata që vijnë nga familje në nevojë në Qendrën Sociale Multidisiplinare në Bulevardin “Zogu I”, për t’i krijuar edhe atyre mundësinë që të festojnë si gjithë bashkëmoshatarët e tjerë. Festës iu bashkua edhe kryebashkiaku Veliaj, i cili pasi shpërndau dhuratat për fëmijët, theksoi se solidariteti na bën qytetarë më të mirë. Ai ftoi edhe kompanitë e bizneset e tjera që veprojnë në Tiranë që të japin kontributin e tyre në këtë fushatë solidariteti për njerëzit në nevojë. “Mezi pres që edhe këtë

vit, shumë studentë vullnetarë apo të tjerë që kanë në zemër të kontribuojnë, të kenë mundësi ta bëjnë. Na kanë ngelur edhe

pak ditë derisa të vijë Viti i Ri, dhe besoj që ka plot kompani të tjera, ndonjëherë është mukajeti, thjesht s’u ka shkuar në mend

dhe besoj që kjo e sotmja është një kujtesë edhe për kompani të tjera, për këdo që i ka mundësitë të vërë diçka mënjanë, do i ishim shumë mirënjohës”, tha Veliaj. Kryebashkiaku shtoi gjithashtu se çdo kontribut që vjen në këtë drejtim edhe nga individë të veçantë është i mirëpritur. “Tirana është vërtet qyteti i një milion problemeve, një milion banorëve, por edhe i një milion mundësive dhe për të gjithë ata që këtë vit

kanë hequr mënjanë një lodër, ndonjë veshje, një vakt, i falenderoj me gjithë zemër, se qytetar dhe kryeqytetar nuk të bën adresa, nuk të bën numri i apartamentit në Tiranë, por mënyra si sillesh. Për të gjithë ata që pavarësisht kushteve ekonomike janë sjellë me kaq shumë solidaritet, besoj që meritojnë titullin kryeqytetarë të Republikës së Shqipërisë dhe banorë shumë dinjitozë të Tiranës”, shtoi Veliaj.

Drejtoresha e Drejtorisë së Kontrollit të Zhvillimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës, Frida Pashako: Sistemimi i Lanës sipas planit, s’ka lidhje me Unazën

B

ashkia e Tiranës sqaron se në gjurmën e lumit Lana, në pjesën perëndimore të qytetit, nga ura e shkollës Teknologjike deri ku kryqëzohet me Unazën e Re, nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi dhe se Plani i Përgjithshëm Vendor i qytetit të Tiranës nuk ka ndryshuar. Drejtoresha e Drejtorisë së Kontrollit të Zhvillimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës, Frida Pashako, shprehet se projekti për disiplinimin e lumit të Lanës bëhet nga inxhinierë hidroteknikë dhe se në këtë zonë nuk ka asnjë kërkesë për leje ndërtimi nga subjekte private. “Aktualisht, në Bashkinë e Tiranës nuk kemi asnjë kërkesë për leje ndërtimi në këtë zonë. Por, Plani i Përgjithshëm Vendor parashikon zhvillimin e kësaj zone. Prandaj, nga të dyja anët e lumit mund të vijnë kërkesa për të marrë të drejtat e tyre zhvillimore dhe për të ndërtuar. Zona mund të cilësohet aktualisht si informale. Prandaj, krijimi i një infrastrukture të re sjell një zhvillim shumë pozitiv dhe gjithashtu sjell interesimin e zhvilluesve për ta ndërtuar këtë zonë”, sqaron ajo. Bashkia e Tiranës nënvizon se projekti i disiplinimit të Lumit të Lanës është i parashikuar në Planin e Përgjithshëm Vendor dhe se ai nuk ka asnjë lidhje me projektin tjetër për ndërtimin e Unazës së Re. “Ky projekt nuk ka lidhje me Unazën, janë dy projekte të ndryshme. Të dyja projektet janë të parashikuara në Planin e Përgjithshëm Ven-

dor. Madje, projekti i Unazës ka disa vite që ka nisur, ndaj nuk mund të themi janë dy projekte të lidhura”, vijoi Pashako. Gjithashtu, nisur edhe nga deklarimet e opozitës, Bashkia e Tiranës shpjegon se nuk ka asnjë ndryshim në Planin e Përgjithshëm Vendor që është miratuar në vitin 2017. Sipas Drejtoreshës së Kontrollit të Zhvillimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës, deri më tani nuk ka asnjë nismë që të kërkojë ndryshimin e PPV-së së miratuar në 2017. “Plani i Përgjithshëm Vendor, që kemi aktualisht në fuqi, është miratuar në vitin 2017 nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Si hartimi i PPV, ashtu edhe ndryshimi i tij, kërkon një proces shumë të gjatë, ndërinstitucional dhe kërkon aprovime në nivele të ndryshme. Aktualisht nuk kemi asnjë nisme për të ndryshuar Planin e Përgjithshëm Ven-

Bashkia e Tiranës: Asnjë leje nuk është dhënë në Lanë dor të Tiranës”, theksoi Pashako. Bashkia e Tiranës hedh poshtë çdo pretendim dhe imazh grafik të paraqitur nga opozita për devijimin e vijës së Lumit të Lanës. Pashako thotë se Plani i Përgjithshëm Vendor nuk përcakton gjurmën ekzakte të një rruge apo të një vije ujore, por jep vetëm drejtimet, konceptet kryesore për këto zhvillime. “Imazhet që mund të kemi parë nuk kanë në konsideratë projektin teknik, i cili është i bazuar në një studim të mirëfilltë dhe analizë të territorit, dhe i hartuar nga ekspertë të fushës. Për të përcaktuar ekzaktësisht gjurmën e një rruge apo të një vije ujore, është e nevojshme të kryhen analizat teknike të territorit, të kryhet rilevimi teknik, të kryhet studimi hidroteknik. Vetëm

pasi kemi bërë këto, inxhinierët kanë mundësi të hartojnë projektin definitiv dhe teknik. Ky projekt teknik është kontraktuar nga Bashkia e Tiranës dhe është miratuar vetëm pasi ka marrë oponencën teknike. Pra nuk është Plani i Përgjithshëm Vendor që përcakton gjurmën ekzakte të një rruge apo të një vije ujore, ai jep vetëm drejtimet, konceptet kryesore për këto zhvillime. Janë vetëm projektet teknike që mund të përcaktojnë ekzaktësisht gjurmën”, u shpreh ajo. Gjithashtu, ajo nënvizon se aktualisht në këtë zonë nuk është kryer asnjë veprim konkret në terren në zbatim të këtij projekti. Sipas saj, zona është e dominuar kryesisht nga ndërtime informale dhe se nuk është bërë asnjë ndryshim. “Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje në terren. Lumi vazhdon të jetë në rrjedhën e tij natyrore, ashtu siç ka qenë shumë vite më përpara, kur zona ka qenë rurale. Zona tashmë është transformuar, është ndërtuar me godina informale, por lumi vazhdon në rrjedhën e tij të natyrshme”, tha Pashako. Bashkia e Tiranës bën me dije se nuk ka asnjë emergjencë për zbatimin e projektit të disiplinimit të Lumit të Lanës dhe se ajo që mbetet objektiv i saj është realizimi i projektit të zgjerimit të Unazës së Re. “Ky nuk është një projekt imediat. Prioritet është Unaza e Re. Më pas

do të vijohet me zbatimin e projektit teknik, për të cilin kemi si objektiv që të minimizohen shpronësimet”, theksoi Pashako. Disiplinimi i ujërave të një lumi në territore urbane tashmë të zhvilluara, është shumë i rëndësishëm dhe ka një impakt shumë pozitiv në mjedis e komunitet. Drejtoresha e Kontrollit të Zhvillimit të Territorit theksoi se përmes kësaj vepre madhore, qyteti do të fitojë shumë përmes disiplinimit të rrjedhës së Lumit të Lanës, duke ulur rrezikun e përmbytjeve, por edhe për krijimin e një ambienti pozitiv. “Për një qytet, të gjitha punët publike janë shumë të rëndësishme dhe me të drejtë, tërheqin vëmendjen. Gjithashtu, prania e një lumi për një qytet është shumë e rëndësishme. Disiplinimi i ujërave sjell transformimin e hapësirave publike, duke i transformuar ato në vlera për lagjen. Nuk duhet të harrojmë që Lana historikisht ka qenë një shenjë e rëndësishme në territorin e qytetit dhe ka dhënë drejtimet për zhvillimin. Gjithashtu, polemikat e vitit 2000, debatet që janë ndezur në kohën e administratës Rama për pastrimin e lumit Lana, për zgjatjen e tij deri te Materniteti i Ri, kanë qenë të vazhdueshme dhe shumë të ndezura. Por, është fakt që kjo është një gjë shumë pozitive për qytetin tonë”, u shpreh Pashako.


FORUM ANALIZE Nga Joschka Fischer

M

e të ardhmen e mar rëdhënies BEMbretëri e Bashkuar të pasigurt dhe krizat në Francë, Itali dhe kudo tjetër, viti 2019 do të jetë një tjetër vit i vështirë për Europën. Dhe nëse forcat populiste fitojnë në zgjedhjet e Parlamentit Europian në maj, ky mund të jetë një vit i pamundur. Nga një perspektivë europiane, viti 2019 premton të jetë një tjetër vit i vështirë, i dominuar nga sfida të mëdha që mund të kthehen lehtësisht në kriza kërcënuese. Në rast se nuk ka ndonjë ndryshim të madh, Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Europian më 29 mars. Një krizë ekonomike dhe financiare në Itali do të intensifikohet, duke kërcënuar stabilitetin e eurozonës. Dhe Franca me shumë gjasa do të vazhdojë të ketë protesta populiste, duke zvogëluar kështu potencialin e saj për të marrë një rol drejtues në ndjekjen e reformave në nivel të Bashkimit Europian. Për më tepër, zgjedhjet e Parlamentit Europian në maj mund të sigurojnë një shumicë nacionaliste ose afërsisht një shumicë, e cila do të përcaktonte atëherë anëtarët e ardhshëm të Komisionit Europian, udhëheqësit e Këshillit Europian dhe Bankës Qendrore Europiane dhe Përfaqësuesin e Lartë për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë. Pa dyshim, një fitore e nacionalistëve do të ishte një katastrofë për BE-në, sepse do të

shkatërronte reformat e nevojshme dhe do t’i ndante akoma më shumë shtetet anëtare. Çfarëdo që të ndodhë, drama e brendshme politike e Europës do të lodhet ndaj një sfondi trazirash ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë që Rusia po shton agresionin e saj në Ukrainën lindore, presidenti amerikan, Donald Trump, po zhvillon një luftë tregtare kundër Kinës dhe mund ta zgjerojë atë në BE (të cilën ai e ka konsideruar si “armik”). Dhe, më gjerë, ekonomia globale po dobësohet dhe rritja do të vazhdojë të ngadalësohet në muajt në vazhdim. Përballë këtyre sfidave të parashikueshme, mbijetesa e vetë projektit europian është në rrezik. Sa i përket Brexitit, një pjesë e madhe do të varet nga fakti nëse tërheqja e Mbretërisë së Bashkuar ndodh në një mënyrë të rregullt apo kaotike. Nëse ndodh e dyta, kudo do të kishte humbës dhe marrëdhëniet Mbretëri e Bashkuar-BE mund të prishen për një kohë të gjatë. Askush në të dy anët e Kanalit të la Manshit nuk duhet ta dëshirojë këtë rezultat. Jeta vazhdon pas divorcit dhe në përgjithësi është në interes të të dyja palëve që të ruhet një marrëdhënie e shëndetshme. Shpresojmë të mbizotërojë mendimi praktik. Ashtu si me Brexitin, lidershipi i BE-së në Bruksel nuk mund ta zgjidhë krizën italiane, por mund dhe duhet të ofrojë një ndihmë. Italia ka nevojë për rritje, e cila do të

14 E enjte, 27 DHJETOR 2018

Krizat dhe sfidat e Europës në vitin 2019 kërkojë modernizimin e plotë të ekonomisë së saj. Për fat të keq, qeveria e saj aktuale nuk po ndjek politikat e nevojshme për ta arritur këtë dhe ka provokuar një konfrontim mbi rregullat e buxhetit të BE-së. BE-ja do të duhet të tregojë fleksibilitet, duke respektuar parimet që mbështesin qëndrueshmërinë e bashkimit monetar. Kjo sugjeron që negociata të gjata dhe torturuese. Në Francë, jelekverdhët i kanë parashtruar kërkesat e tyre kryesisht në aspektin ekonomik, pasi dolën fillimisht në rrugë për të protestuar kundër një taksë të propozuar të karburantit. Por lëvizja gjithashtu përfshin elementë të fortë “identitarë” që janë kapur pas ndjenjave të pakënaqësisë për humbjen e mënyrave tradicionale të jetës në epokën e globalizimit dhe integrimit europian. Ashtu si në shumicën e vendeve perëndimore, këto ndjenja janë të përqendruara në mesin e votuesve tradicionalë që punojnë dhe klasës së mesme të cilët kanë arritur në përfundimin se kontrata shoqërore e pasluftës është e pavlefshme. Puna e vështirë nuk garanton më siguri ekonomike dhe lëvizshmëri në rritje. Elitat perëndimore nuk do ta

rifitojnë besimin e publikut derisa ato të ofrojnë një përgjigje për këtë humbje besimi, pa të cilin demokracia dhe institucionet e saj kryesore nuk do të jenë në gjendje të funksionojnë. Duke i komplikuar akoma më tej gjërat, ekuilibri global i pushtetit po zhvendoset shpejt nga Perëndimi në Lindje, kriza klimatike po rritet, teknologjitë e reja digjitale po revolucionojnë mënyrën se si ne jetojmë dhe punojmë dhe emigracioni dhe vala e refugjatëve po shtojnë reagimin e ashpër populist. Por nëse forcat populiste kanë një plan që do të mundësonte dëshirën e tyre – shtetin-komb tradicional – për t’iu përgjigjur këtyre sfidave në rritje, ata e kanë mbajtur atë sekret. Në realitet, vetëm një Europë e bashkuar është në lartësinë e duhur, prandaj zgjedhjet europiane të vitit të ardhshëm janë kaq të rëndësishme. Nëse populizmi fiton, Europa humbet. Nuk na ndihmon fakti që shumica e ndryshimeve të mëdha në rendin ndërkombëtar gjatë dekadave të fundit kanë ardhur në kurriz të Europës. Rritja e Kinës dhe revolucioni në inteligjencën artificiale duken se po e lënë mënjanë Europën. Deri më tani,

kontinenti i vjetër ka qenë në gjumë në timon. Nëse ai nuk zgjohet shpejt, do të ketë humbur mundësinë për të shfrytëzuar për vete forcat e ndryshimit. Një epokë e re ka filluar dhe kjo do të bëhet gjithnjë e më e qartë gjatë vitit të ardhshëm. Debatet tradicionale europiane nuk mund ta marrin më për të mirëqenë forcën e aleancës transatlantike apo progresin e vazhdueshëm drejt “një bashkimi gjithnjë e më të bashkuar”. Amerika e Trumpit i ka thënë lamtumirat e saj dhe modeli i vjetër social i Europës është prishur, me asnjë zëvendësim në ofertë. As nostalgjia për një të kaluar mitike dhe as modeli autoritar i qeverisjes së Kinës nuk përbëjnë një alternativë të dobishme. Krizat e reja që kërcënojnë Europën do të shpalosen pa pushim dhe do të mund t’i shohin të gjithë. Në rastin më të mirë, viti 2019 do të jetë një vit manovrash mbrojtëse, sesa fillimi i një rinovimi europian. Por në planin afatgjatë, një Europë e rindërtuar është e vetmja mundësi. Kjo kontradiktë do të përkufizojë këtë epokë tranzicioni, që nuk pranon rrugë që i bien shkurt apo zgjidhje. Project Syndicate

Reagojnë Federata Europiane e Gazetarëve, Qendra Europiane për Liri të Medias dhe të Shtypit, PEN International dhe Reporterët pa Kufi

KOMENT Nga Gjergj Erebara Në një letër të hapur, organizatat ndërkombëtare të lirisë së shprehjes, Federata Europiane e Gazetarëve, Qendra Europiane për Liri të Medias dhe të Shtypit, PEN International dhe Reporterët pa Kufi, kritikuan 2 projektligjet të qeverisë shqiptare për “disiplinimin” e medias online dhe kërkuan tërheqjen e tyre. Tre organizatat e dërguan letrën e hapur për Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjoni të mërkurën dhe kërkuan tërheqjen e tyre nga iniciativa për të ndryshuar dy ligje të cilat parashikojnë regjistrim, mbikëqyrje, gjobitje dhe mbyllje të medias në internet dhe që

janë prezantuar pak javë më parë në kuadër të asaj që kryeministri e quan “paketë antishpifje”. “Iniciativa juaj bie ndesh praktikave më të mira dhe është kundër rekomandimeve të OSBE-së dhe shkakton shqetësime të mëdha për ne,” shkruhet në letër. “Nëse projektligjet e propozuara miratohen nga parlamenti, ato do të dëmtojnë rëndë qarkullimin e lirë të informacionit dhe do të kenë efekt pengues për median në internet e do të kufizojnë të drejtën e qytetarëve shqiptarë për akses në informim,” vijon më tej letra. “Ne shprehim zhgënjim të thellë se ky ligj është hartuar

Organizatat ndërkombëtare i kërkojnë Ramës të tërheqë ligjet për mediat pas dyerve të mbyllura, pa përfshirë gazetarë dhe organizata të shoqërisë civile përgjatë procesit të hartimit,” vijon më tej letra. Dy projektligje të hartuara nga qeveria parashikojnë krijimin e një regjistri të medias online pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP) si dhe vendosjen e përmbajtjes së medias online nën mbikëqyrjen e Autoritetit të Medias Audiovizive dhe një Këshilli Ankesash, një komision pranë AMA, i cili do të ketë fuqinë të

gjykojë nëse media është e njëanshme apo e paanshme, nëse ajo cënon moralin publik apo jo dhe nëse e gjykon të arsyeshme, mund të vendosë gjoba deri në 8 mijë euro dhe të urdhërojë mbylljen e këtyre mediave. Kryeministri Edi Rama është ankuar vazhdimisht për ato që i quan “shpifje” në media, në përgjithësi atë në internet dhe ka kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme përgjatë viteve të fundit se do të marrë masa. Gjithsesi, masat që synohen të

ndërmerren prej tij konsiderohen nga organizatat ndërkombëtare si shkelje e rëndë e lirisë së medias. “Ne ju kërkojmë ju të ndërprisni menjëherë iniciativën për të amenduar këto dy projektligje dhe të përfshini gazetarët, shoqërinë civile, përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias, Bashkimin Europian dhe Këshillin e Europës në çfarëdolloj iniciative që prek lirinë e shprehjes, median dhe gazetarët,” shkruhet në letër. BIRN


AKTUALITET

15

E enjte, 27 DHJETOR 2018

Procesi gjyqësor është në fazën e marrjes së dëshmive, ndërsa ende nuk dihet kur do të jepet vendimi për vrasjen e të riut, Marvi Mihali

Ë

shtë kthyer në një betejë që fundi nuk po i shihet, procesi ndaj vrasësve të Marvi Mihalit. Prej më shumë se 18 muajsh, prindërit e të ndjerit ndjekin çdo seancë gjyqësore për të kërkuar drejtësi për djalin e tyre. Seanca e 3 dhjetorit, ishte e rëndë nga ana emocionale dhe psikologjike. Prindërit e të ndjerit kanë dëshmuar në sallën e gjyqit se si e mësuan ngjarjen tragjike dhe çfarë kanë parë nga pamjet e kamerave të sigurisë. Babai i të ndjerit Marvi Mihali, Pavllo Mihali dekalroi se djali i tij ditën e ngjarjes nuk ka goditur askënd, madje kishte ndërhyrë për të shuar konfliktin, por si shpërblim ka marrë goditjet me thika dhe shkelma të personave që ishin në vendngjarje. Më tej, ai deklaroi se i njeh shumë mirë vrasësit e të birit, duke deklaruar në sallën e gjyqit edhe të kaluarën e tyre që sipas Mihalit është kriminale. Në seancën e radhës, Pavllo dhe Mira Mihali u paraqitën për të dëgjuar dëshmitë e dy personave. Njëri prej tyre ishte truproja e kazinos, Besim Sokolaj, ku sipas pamjeve filmike shihet që është në vendngjarje, në momentin e vrasjes së 22-vjeçarit Marvi Mihali. Në dëshminë e tij, Sokolaj ka thënë se nuk mbante mend mirë ngjarjen, pasi nuk ishte afër momentit të krimit dhe se nuk kishte parë mjete prerëse (thika) tek autorët e krimit. “Unë kam qenë në punë te një kazino te stadiumi “Dinamo”, atë ditë aty ka ndodhur një sherr. Unë kam parë 3 djem që kanë ardhur nga lart, pas kësaj nga një lokal me lojëra aty pranë kanë dalë 5 çuna dhe kanë filluar të përlesheshin me grushte. Nuk kam parë thika dhe as personin që ka qëlluar por pashë që është rrëzuar një nga personat që ishte pjesë e sherrit”, tha Besim Sokolaj. Dëshmia e Sokolajt ka shkaktuar mërzitjen e familjarëve

Drejtësi për Marvin, gjyqi mbahet peng prej 18 muajsh DËSHMITË “Është kthyer në një betejë që fundi nuk po i shihet, procesi ndaj vrasësve të Marvi Mihalit. Procesi gjyqësor është në fazën e marrjes së dëshmive, ndërsa ende nuk dihet kur do të jepet vendimi për vrasjen e të riut, Marvi Mihali”.

të Marvit. Sipas Mira Mihalit, dëshmitari Sokolaj gënjen kur thotë se ai ka qenë larg, pasi nga pamjet filmike rezulton se ka qenë shumë pranë dhe se nuk ka lëvizur për të ndërhyrë. “Të të vij turp që gënjën por sikur të kishte ndodhur ty kjo fatkeqësi. Mallkuar qofsh’’,-ishin fjalët e Mira Mihalit, gjendja e të cilës është rënduar. Dëshmia tjetër ishte ajo e Grejsi Stërmasit, shoqes së Marvi Mihalit. Ajo ishte me të ndjerin deri pak minuta para ngjarjes kriminale. Grejsi ka zbërthyer në gjykatë të njëjtën

dinamikë që kanë treguar edhe provat e prokurorisë. Dëshmitarja ka treguar se para ngjarjes, ajo së bashku me Marvin dhe disa miq të tjerë kanë qenë te sheshi “Nënë Tereza”, ndërsa e ka marrë Armendi në telefon disa herë dhe i ka thënë që të shkonte me të. Në spital, tha Grejsi, Armendi i ka pohuar se Marvin e ka vrarë Dejvi Bitraj, ndërsa i ka thënë se ata, ishin të armatosur me thika dhe ai vetë ishte larguar nga frika. “Të ndjerin e kam pasur shok të ngushtë, njoh edhe Armendin, ndërsa me të pandehurit nuk

SITUATA

Kthehen emigrantët por pa radhë në kufi

M

e fluks më të ulët, emigrantët vijojnë të kthehen në shtëpi për festat e fundvitit. Porti i Vlorës ka shënuar rritje me 15 %, ndërsa në pikat e tjera kufitare 24 orët e festës së Krishtlindjes shënuan një rënie të lëvizjes. Fluksi i lëvizjëve të fundviti nisi edhe nga porti i Vlorës. 1200 persona janë regjistruar në hyrje vetem në dy ditët e fundit, ndërsa 600 kanë lënë Shqipërinë. Vlora udhëtohet vetëm drejt Brindisit, të dhënat tregojnë një rritje prej 15 % të numrit të pasagjerëve. Policia kufitare ka hapur 10 sportele për

të menaxhuar fluksin që vijon. 24 orët e Krishtlindjes nga ana tjetër kanë shënuar rënie të fluksit në portin e Durrësit dhe pikat kufitare tokësore me Greqinë. 2700 persona dhe 1300 mjete kanë hyrë në Durrës me katër trag-

ete të linjave me Barin e Ankonën. 6242 shqiptarë e të juaj kanë hyrë nga Kakavija dhe 4828 nga Kapshtica në 24 orë. Të dhëna që rikonfirmojnë se emigrantët po kthehen gjithëmonë e më pak për festat e fundvitit në shtëpi.

kam asnjë njohje. Ditën kur ka ndodhur ngjarja, ne kemi qenë së bashku pothuajse gjithë ditën dhe në momentin që Marvi është telefonuar nga Armendi, kemi qenë te sheshi “Nënë Tereza”, së bashku me disa miq të tjerë. Marvi është larguar pak nga ne kur foli në telefon dhe kur u kthye, u duk i shqetësuar, ndërsa kam dëgjuar që e pyeti nëse ishin prekur me dorë, pra, nëse ishin konfliktuar apo vetëm kishin folur në telefon. Pas kësaj, Marvi i ka thënë që të mos shkonte dhe ta linte këtë punë për ditën

tjetër. Ne jemi larguar nga sheshi dhe deri në momentin që jemi ndarë, Marvi nuk do të shkonte, ndërkohë unë e kam telefonuar shpesh gjatë kësaj kohe që të merrja vesh se çfarë do ndodhte, por ai nuk ma ka ngritur telefonin dhe më ka shkruar se ishte me njerëz. Më vonë, më ka marrë në telefon Armendi, i cili më pyeti për Marvin, ndërsa unë së bashku me nënën time dhe një shoqe kemi kërkuar në urgjenca, kur shkuam të Spitali Ushtarak kemi takuar Armendin, i cili ishte me dy persona të tjerë. Ai më ka thënë se Marvin e ka qëlluar me thikë Dejvi, ndërsa ai ishte larguar pasi ata personat ishin të armatosur me thika dhe hunj”,- tha shoqja e Marvi Mihalit, Grejsi Stërmasi. Procesi gjyqësor është në fazën e marrjes së dëshmive, ndërsa ende nuk dihet kur do të jepet vendimi për vrasjen e të riut, Marvi Mihali.

VENDIMI

A

Kazinotë ende janë hapur

fati i mbylljes me ligj të basteve të sportit, është 1 janari dhe disa prej tyre në kryeqytet e kanë vënë aktivitetin në shitje ose në qira. E kundërta ndodh me kazinotë, të cilat janë ende të hapura dhe pas asnjë tentativë për mbylljen e tyre. Disa pika të tjera të basteve janë ende në punë dhe pronarët e tyre tregojnë se do të punojnë edhe pak këto ditë të fundit, ndërsa të tjerë kanë gjetur si zgjidhje mbajtjen e ambientit dhe përdorimin e tij si bar kafe. Këto pika të basteve kanë filluar lëvizjen për aktivitetet e tyre, e kundërta po ndodh

me kazinotë. Vihet re lehtësisht se kazinotë qëndrojnë ende të hapura. Në dyert e tyre nuk ka ende njoftim për dhënie me qira të biznesit, apo shitje të tyre. Kazinotë mesa duket do të vazhdojnë të punojnë

deri më 31 dhjetorit, për të përfituar kështu nga ditët e fundit të afatit të përcaktuar në ligj. Sipas vendimit të Qeverisë nga 1 janari 2019 nuk do të ngihet më asnjë qepen për baste apo kazinoje elektronike.


AKTUALITET

16

E enjte, 27 DHJETOR 2018

Policia fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojnë Policinë në numrin pa pagesë 112, apo aplikacionin “Komisariati dixhital”, duke ju garantuar anonimatin

K

ëtë herë Policia e Shtetit ka bërë publike emrat dhe fotot e më të fortëve të Shkodrës, që janë të dënuar me burg përjetë për vrasje, rrëmbim personi dhe drogë. Ata kanë marrë dënimin nga Ghjykata por nuk janë duke vuajtur dënimim pasi janë në arrati dhe për këtë, Policia e Shtetit ka publikuar listën e 31 personave më të kërkuar në Qarkun e Shkodrës, shoqëruar edhe me skedat e tyre. “Ja personat më të kërkuar nga Policia në qarkun Shkodër. Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojnë Policinë në numrin pa pagesë 112, apo aplikacionin “Komisariati dixhital”, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, thuhet në njoftim. Pjesa më e madhe e të shumëkërkuarve, rezultojnë në kërkim për vrasje. Të shumëkërkuarit janë: Besnik Zykaj nga Vlora, i dënuar me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit; Dedë Strokaj nga Shkodra, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje; Shpëtim Puka nga Shkodra, i dënuar për vrasje në rrethana cilësuese me burgim të përjetshëm; Nikë Abdija nga Shkodra, i dënuar për vrasje në rrethana cilësuese; Leonard Bracaj nga Malësia e Madhe i dënuar me 25 vite burg për vrasje me paramendim; Agron Çekiçi nga Shkodra, i dënuar me 25 vite burg për vrasje; Agostin Shllaku nga Shkodra i dënuar me 25 vite burg për vrasje; Ilir Bajrami nga

31 “të fortët” e Shkodrës, policia bën publike skedat e tyre THIRRJA

“Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojnë Policinë në numrin pa pagesë 112, apo aplikacionin “Komisariati dixhital”, duke ju garantuar anonimatin”.

Shkodra, i dënuar me 25 vite burg për vrasje. Gjithashtu të kërkuar janë edhe, Lekë Ndou nga Shkodra, i dënuar me 25 vite burg për vrasje; Nikë Tonaj i dënuar me 25 vite burg për vrasje; Pëllumb Markaj i dënuar me 25 vite burg për vrasje; Selahedin Kosi i dënuar me 25 vite burg për vrasje;

Valentin Ftoni, i dënuar me 25 vite burg për vrasje; Valentin Shllaku i dënuar me 25 vite burg për vrasje; Ylber Nika i dënuar me 25 vite burg për vrasje; Lush Pjollaj i dënuar me 23 vite burg për vrasje; Gjergj Qukaj i dënuar me 23 vite burg për vrasje; Bib Nikja i dënuar me 22 vite burg

SERBI

Mafia shqiptare pastroi 1.5 miliardë euro

Gazeta serbe “Kurir” shkruan se mafia shqiptare ka pastruar më shumë se 1.5 miliard euro në tregun e pasurive të patundshme në Serbi dhe kjo ka ndodhur gjatë 10 viteve të fundit. Bashkëbiseduesit e tabloidit vlerësojnë se mafia shqiptare në këtë mënyrë “u bë ndoshta lojtari më i madh në një skemë të përpunuar të pastrimit të parave të fituara përmes krimit, kryesisht drogës dhe trafikimit të armëve”. Ish-drejtori i policisë së Beogradit Marko Nikoviç thotë se mafiozët shqiptarë pastrojnë midis 80 dhe 100 milionë euro në vit përmes blerjes së tokave truall, pasurive të paluajtshme dhe ndërtimin e ndërtesave, të gjitha këto nëpërmjet “të ashtuquajturve biznesmenë serbë”, citon B92. Ai shtoi se klanet shqiptare të drogës përdorin të njëjtën metodë për blerjen e pasurive të patundshme në rajonet e Adriatikut të Kroacisë dhe Malit të Zi, si dhe në Bosnje-Hercegovinë.

për vrasje; Fran Preldakaj i dënuar me 22 vite burg për vrasje; Valentin Vukelaj i dënuar me 22 vite burg për vrasje; Ardian Narkaj i dënuar me 21 vite burg për vrasje; Avni Balozi, i dënuar me 21 vite burg për vrasje; Aleks Livadhi i dënuar me 20 vite burg për vrasje; Sadetin Erkoçeviç

i dënuar me 20 vite burg për vrasje. Po ashtu në kërkim janë edhe, Andi Marku i dënuar me 20 vite burg për vrasje, Arben Llukaj i dënuar me 20 vite burg për vjedhje me armë; Agron Hotaj i dënuar me 16 vite burg për vrasje; Eduard Vushaj i dënuar me 16 vite burg për vrasje; Xhevahir Kurtaj i dënuar me 60 vite burg për vrasje; Tonin Lumaj i dënuar me 14 vite burg për vrasje; Françesk Vala, i dënuar me 8 vite burg për rrëmbim personi. “Ja personat më të kërkuar nga Policia në qarkun Shkodër. Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojnë Policinë në numrin pa pagesë 112, apo aplikacionin “Komisariati dixhital”, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, thuhet në njoftim.

PADIA

G

jykata Administrative shpall moskompetencë për kërkesëpadinë e bërë nga sindikata e Policisë së Shtetit që kërkonte të njihej e drejta e fituesve të gradës “Komisar” në konkursin e zhvilluar më 7 nëntor. Ky konkurs u anulua me një urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Kreu i policisë së Shetit, Ardi Veliu kishte udhëruar anulimin e testimit por nuk kishte dhënë shpjegime për vendimin e tij, duke ngritur dyshime te konkurentët fitues. Për të njëjtën çështje u depozituan në Prokurorinë e Tiranës shumë ankesa nga konkurentët e gradave “Kryekomisar” lidhur me parregullsi ne konkursin e zhvilluar edhe në 12 nëntor. Prokuroria e Tiranës kërkoi shpjegime nga numri një i policisë Veliu, nga zv/drejtoresha Aida Hajnaj, si edhe nga kreu i akademisë së Sigurisë Bilbil Mema për mënyrë se si u krye testimi. Sipas pretendimeve të

Gradat e policëve, Gjykata shpall moskompetencë

aplikantëve, të cilët kanë bërë kallëzimin në prokurori, ata pohojnë se rregullorja për gradën “Kryekomisar” ndryshoi formatin e testit pak minuta para nisjes së konkursit. Verifikimi ka nisur në bazë të nenit 248 të

Kodit Penal për “shpërdorim detyre”, ku disa nga konkurentët dyshohet se janë favorizuar e disa të tjerë kanë paguar për të fituar në dy konkurset e zhvilluara për gradat “Kryekomisar” dhe “Komisar”, në datat 7 dhe 12 nëntor.


AKTUALITET

17

E enjte, 27 DHJETOR 2018

Policia e Elbasanit, bën me dije se masa janë marrë edhe për kontrollin ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarrë duke bashkëpunuar me strukturat e tjera ligj zbatuese

N

ë kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e festave të fundvitit, Policia e Elbasanit njofton se është hartuar një plan i fortë masash për kontrollin, garantimin dhe rritjen e sigurisë në komunitet për natën e festës së ndërrimit të viteve. Në njoftimin e saj policia e Elbasanit informon se me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët, është hartuar një plan masash në të cilin janë përcaktuar objektivat dhe detyrash për këtë fundvit, nëpërmjet të cilave synohet: rritja e sigurisë së komunitetit, parandalimi i ngjarjeve kriminale, nëpërmjet kontrollit të plotë nga strukturat e policisë. Gjithashtu policia njofton se për garantimin dhe ruajtjen e qetësisë publike janë hartuar një plan masash për sigurimi në kohë të informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, planifikimi dhe zbatimi i masave për kapjen e autorëve të mundshëm dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Ndërkohë, bëhet e ditur se do të ketë një të prezencës policore në akset kryesore rrugore, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe ngjarjeve kriminale. Sipas njoftimit masa janë marrë edhe për kontrollin ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarrë duke bashkëpunuar me strukturat e tjera ligj zbatuese. Njoftimi i plotë Masat e marra nga Policia e Elbasanit për të siguruar mbarëvajtjen e festës së ndërrimit të viteve. Policia e Elbasanit me

Aksioni i policisë për sigurinë rrugore, 38 raste shkeljesh në Elbasan

qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët, ka marrë një sërë masash shtesë për të siguruar mbarëvajtjen e festës së ndërrimit të viteve. Është hartuar një plan masash në të cilin janë përcaktuar objektivat dhe detyrimet për strukturat e saj për këtë fundviti, nëpërmjet të cilave synohet: Rritja e sigurisë së komunitetit, Parandalimi i ngjarjeve kriminale, nëpërmjet kon-

trollit të plotë nga strukturat e Policisë. Sigurimi në kohë i informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, planifikimi dhe zbatimi i masave për kapjen e autorëve të mundshëm dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Rritjen e prezencës policore në akset kryesore rrugore, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe ngjarjeve kriminale. Forcimi i masave

për kontrollin ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarrë duke bashkëpunuar me strukturat e tjera ligj zbatuese. Strukturat e Policisë kanë planifikuar masa për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshet publike, Qendra Tregtare që frekuentohen nga numër i madh qytetarësh, lokale dhe restorante, apo sheshe ku do të organizohen aktivitete festive etj.

SIGURIA “Për garantimin dhe ruajtjen e qetësisë publike janë hartuar një plan masash për sigurimi në kohë të informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, planifikimi dhe zbatimi i masave për kapjen e autorëve të mundshëm dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore”. Policia kufitare Policia Kufitare ka planifikuar një plan masash për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshe publike, qendra tregtare, lokale dhe restorante apo sheshe ku do të organizohen aktivitete festive, si dhe në objektet e rëndësisë së veçantë e ambasada. Po në kuadër të masave, Policia Kufitare ka shtuar prezencën policore edhe në patrullim në kufirin e jeshil dhe atë blu, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimatrie kriminale që mund të tentohet të kryhet nëpërmjet kufirit jeshil apo atij blu. Policia fton qytetarët që përdorin Aeroportin e Rinasit, portet dhe pikat e tjera të kalimit kufitar për të udhëtuar jashtë vendit apo për të ardhur në Shqipëri, që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, në aplikacionin “Komisariati Digjital”.

TIRANË

Vritet 17-vjeçarja, rëndë i dashuri

N

jë ditë pas Krishtlindjeve, përgjaket Tirana. Një 17-vjeçare e identifikuar si Griselda Gjinkola, u qëllua me plumb në kokë dhe ndërroi jetë në spital, ndërsa i dashuri i saj, 23-vjeçari Erion Benga u plagos me plumb në shpatull dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Dy të rinjtë ndodheshin në makinë në momentin kur janë qëlluar nga dy persona të maskuar, të cilët janë identifikuar nga Policia. Adoleshentja u transportua në spital nga vetë Benga, i cili pasi është plagosur ka dërguar të renë te Spitali i Traumës. Makina ku ndodheshin të rinjtë është sekuestruar tashmë nga Policia. Dy të rinjtë janë lidhur me njëritjetrin një javë më parë. Një nga pistat ku po hetohet është ajo e vrasjes për motive të dobëta, pasi

adoleshentja ka qenë më parë e lidhur me një tjetër person, si dhe pista e hakmarrjes për shkak të konflikteve që ka patur më parë Benga. Autorët janë identifikuar nga policia. Po kryhen kontrolle për kapjen e tyre. Erion Benga,

ishte në drejtim të makinës në momentin kur është qëlluar me armë zjarri. I riu i ka dhënë gaz makinës për të shpëtuar por autorët kanë vazhduar të qëllojnë nga mbrapa. Dyshohet se objektivi i këtij atentati është

Bengo, për shkak të konflikteve të mëparshme që mund të ketë patur i riu. Erion Benga, ishte në drejtim të makinës në momentin kur është qëlluar me armë zjarri. I riu i ka dhënë gaz makinës për të shpëtuar por autorët kanë

vazhduar të qëllojnë nga mbrapa. Dyshohet se objektivi i këtij atentati është Bengo, për shkak të konflikteve të mëparshme që mund të ketë patur i riu. Një dëshmitare ka treguar se ishin dy djem të cilët erdhën me vrap dhe pas të shtënave u larguan duke thirrur “ikim, ikim shpejt”. “Ishte ora 18.15 ose 18.30. Pashë dy djem që erdhën me vrap nga rruga. Nuk i kushtova rëndësi. Kur disa sekonda me vonë dëgjova breshëri dhe më pas këta djemtë që thanë “ikim, ikim shpejt” dhe u larguan me vrap nga ana tjetër. Nuk i pashë kush ishin. Në ato momente pashë që afër makinës që u qellua ishte një grua që po parkonte. Iku e tmerruar. Dhe makina e të rinjve iku menjëherë pas të shtënave”, tha dëshmitarja.


AKTUALITET

18

E enjte, 27 DHJETOR 2018

Viti 2015 shënoi rekordin më të lartë të numrit të azilantëve shqiptarë sipas të dhënave nga Eurostat, me 68 mijë e 900 aplikime 167 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në vendet anëtare të Bashkimit Europian për periudhën 2011-2017. Ndërsa vetëm për 11-mujorin e vitit 2018 janë shtuar edhe 16 mijë aplikime të tjera, duke e çuar numrin total të aplikantëve në 183 mijë. Viti 2015 shënoi rekordin më të lartë të numrit të azilantëve shqiptarë sipas të dhënave nga Eurostat, me 68 mijë e 900 aplikime. Pas atij viti flukset e azilkërkuesve në vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë qenë në rënie. Në 2016 numri i azilkërkuesve në vendet e BE-së ishte 32 mijë e 900 dhe në 2017-n ishte rreth 26 mijë. Prej vitit 2002 rreth 330 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë kanë marrë nënshtetësinë e një vendi anëtarë të Bashkimit Europian. Greqia dhe Italia janë dy vendet që kanë dhënë numrin më të lartë të nënshtetësive për emigrantët shqiptarë. Prej 2002 rreth 150 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë greke dhe rreth 148 mijë kanë marrë nënshtetësinë italiane. Komuniteti shqiptar është i dyti në Itali për sa i përket numrit. Të dhënat e publikuara nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor tregojnë se 2017n në Itali kishte rreth 448 mijë shqiptarë, ndërsa të dhënat për numrin e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë Greqi nuk janë të raportuara. Vendi i tretë për sa i përket lëshimit të nënshtetësive është Mbretëria e Bashkuar, ku prej 2002 janë dhënë rreth 11 mijë të tilla, sipas Monitor. Nënshtetësinë gjermane e kanë marrë 5700 shqiptarë. Të

330 mijë shqiptarë me nënshtetësinë e një vendi të BE-së

dhëna nga Eurostat tregojnë se në 2017 numri i shqiptarëve që jetojnë atje u përgjysmua nga 74 mijë në 49 mijë. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë

azilkërkues të cilët iu është refuzuar kërkesa për azil dhe janë riatdhesuar në Shqipëri. Nga 2011 në Gjermani kanë aplikuar për azil në Gjermani

MOTI

90 mijë shqiptarë, por pjesa më e madhe e tyre kanë marrë përgjigje negative. Më pas numrin e nënshtetësive të lëshuara ishte Belgjika me

TË DHËNAT “Prej vitit 2002 rreth 330 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë kanë marrë nënshtetësinë e një vendi anëtarë të Bashkimit Europian. Greqia dhe Italia janë dy vendet që kanë dhënë numrin më të lartë të nënshtetësive për emigrantët shqiptarë. Prej 2002 rreth 150 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë greke dhe rreth 148 mijë kanë marrë nënshtetësinë italiane. Komuniteti shqiptar është i dyti në Itali për sa i përket numrit”. 5000 aplikime. Franca lëshoi rreth 3400 nënshtetësi për këtë periudhë. Mungojnë të dhënat e raportuara nga Franca mbi numrin e shqiptarë që jetojnë aktualisht atje, por së fundmi ka pasur një bum të kërkesave për azil nga shqiptarët, duke u renditur në 3 vendet kryesore të origjinës. Prej 2011-s rreth 40 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në Francë. Në Suedi dhe në Austri janë lëshuar respektivisht nga 1000 nënshtetësi për shtetas shqiptarë. Në total janë rreth 1.6 milionë individë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, sipas të dhënave të Diasporës, një publikim i ri i INSTAT. Nga këta 825 mijë individë (gati 53%) janë meshkuj dhe 755.6 mijë janë femra.

MINISTRJA E MBROJTJES

Po vjen i ftohti Siberian 93-vjetori i Forcës Detare, Xhaçka: F

Meteorologët parashikojnë mot të ftohtë dhe për ditët në vijim, ndërsa viti 2018 do mbyllet me temperatura nën zero për disa zona të vendit. Mbi vendin tonë parashikohet mot i kthjellët me vranësira mesatare në pjesën veriore dhe bregdetare. Sipas IGJEUM, temperaturat minimale pritet të arrijnë gjatë ditës së sotme në -6 gradë celcius në vendet malore. Në gjysmën e dytë të ditës do të dominojnë kthjellimet. Sot nuk priten reshje, ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 4 / 11 °C, në vendet e ulëta: -1 / 8 °C dhe në vendet malore: -6 / 1 °C.

Edhe një vit qëndrim në Egje

orca detare shqiptare po ristrukturohet dhe konceptohet si pjesë e një ushtrie të një vendi të NATO-s. Në 93 vjetorin e krijimit të kësaj force, ministrja e Mbrojtjes Xhaçka tha se misioni i forcave tona detare në detin Egje, në kuadër të Aleancës, do të vazhdojë edhe përgjatë vitit 2019. Sipas Xhaçkës, forca detare shqiptare është rikonceptuar, ristrukturuar dhe integruar natyrshëm me strukturat e tjera të Forcave tona të Armatosura, duke u bërë pjesë e sistemit të mbrojtjes së hapësirës detare të NATO-s. “Në planet tona afatgjata ne kemi parashikuar zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve operacionale të Forcës Detare, dhe modernizimin e saj me paisje dhe mjete lundruese moderne, trajnimin e personelit me standardet e Aleancës, që t’i

përgjigjemi jo vetëm kërkesave tona por edhe atyre të NATO-s”. Ajo gjithashtu bëri të ditur se falë profesionalizimit të treguar nga efektivët shqiptarë, në 24 muajt e operacionit të NATO-s “Sea Guardian”, misioni do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2019. “Tashmë u mbushën dy vjet që nga fillimi i këtij misioni jo të

lehtë dhe prezenca jonë atje është tepër e vlerësuar dhe e kërkuar nga drejtuesit e operacionit. Marinarët tanë janë kthyer në heronj dhe kanë shpëtuar mijëra jetë njerëzish nga mbytja e sigurt në det. Ne jemi të vendosur që të vijojmë edhe vitin që vjen do të jemi sërish prezent në këtë rajon, së bashku me Aleatët tanë”.


FORUM FEJTON Nga Thoma Goga E di mirë se e ka thënë i madhi Shekspir, po fjala ka marrë dhenë. Disave që u ka vajtur thika në kockë, shpesh thonë “të rrosh a të mos rrosh?!”. Dhe meseleja që do rrëfejë është ca reale e ca irreale. Në maternitetin e qytetit tonë lindi një fëmijë natën e vitit të ri. Ishte një fëmijë “i jashtëzakonshëm”. Pse ishte “i jashtëzakonshëm” do t’ua zbulojmë hap pas hapi. E fillojmë nga “origjina” ose siç i thoshin në atë kohën tonë, nga “biografia”. Po të bëjmë ca llogari, ai që lind natën e vitit të ri duhet të jetë produkt i dashurisë së dy prindërve natën e 1 prillit… Edhe kjo “festa” e gënjeshtarëve të bën të mendosh shumë. Nejse, “festa” është tjetër punë. Zoti i madh, që i qofshim falë, këtij fëmije i kishte dhënë ca cilësi të veçanta. Sa hapi sytë, njohu nënën. E përqafoj dhe filloi të flasë.

- Alarm, alarm!- ulëriu. Infermieret dhe mamitë u pataksën. Thirrën doktorin, i cili sa u paraqit, dëgjoi urdhrin e parë: - Mba shënim, - tha vogëlushi ëngjëll. – Dua të më sjellësh këtu kryeministrin. - Më vjen keq, - tha doktori. – Nuk e urdhëroj dot. Është duke punuar. Pastaj ka dalë vendimi se për çdo lindje do ketë shpërblim të mirë. Po më thuaj çfarë halli ke? - A i jep dot përgjigje pyetjes time: “Të rroj a të mos rroj?”. - Pa diskutim që do të rrosh mirë. Jetojmë në një vend demokratik, anëtar i NATO-s dhe kandidat për në BE. - Ore doktor, mos më shit mua pordhë. Thuaja ndonjë tjetri këto. Sa lekë na duhet që të jetojmë me prindërit e mi si ata të NATO-s apo të BE? - Nuk merrem me këto llogari. I di qeveria më mirë,tha doktori.

19 E enjte, 27 DHJETOR 2018

Të rrosh a të mos rrosh ?!… - Tani që dola në jetë, a është jeta ime e sigurt? Më thirr këtu drejtorin e policisë së qytetit. - Janë të zënë. Disa janë në protesta. Ca korrin hashash. - Po unë me hashash do jetoj? Prindërit e mi rropaten për të mbjellë grurë, misër, perime dhe nuk po e përballojnë jetën. Kurse ata me vila e makina luksoze. Çdo ditë ulërima. Ç’janë këto krime, aksidente, trafiqe?! ia ktheu vogëlushi ëngjëll. Pastaj iu drejtua mamasë së tij. - Cili është deputeti për të cilin ke votuar? - Nuk e njoh, o shpirt. Ti je perëndia ime… - Mos është ai që u dënua për trafik kurvash? - T’u bëftë mamaja, qetësohu e pi pak qumësht. Ta kam bërë hallall. - Nënë e dashur dhe ti doktor, ma thoni qartë: të rroj a të mos rroj?!

- Pa diskutim, - tha doktori. – Standardet janë rritur. Ritmet e rritjes ekonomike këtë shkuan 4 për qind. Këtë vit do na ngrihet më shumë… Punësimet kaluan mbi 90 për qind. Me një klikim kryen të gjitha shërbimet publike. - E di, e di që jetojmë në kohën e internetit, në kohë dixhitalizimi, - tha vogëlushi. – Po këto që thua zotrote nuk i ha as qënushi im. Sa vjet u bënë, o mama, që nuk e ke marrë tapinë e tokës dhe të shtëpisë? - Do t’i marrim bir dhe ti do i gëzosh të gjitha. - Atëherë hapni televizorin të shoh pak lajmet. Dëshira e vogëlushit u plotësua. Një studio me analistë, deputetë dhe një sallë plot me milet. Debati kishte marrë zjarr për një farë Babale. - Ndërroje këtë kanal, - tha vogëlushi. Dhe doktori lëvizi telekomandën.

- Edhe këtu Babale?! Po kush është ky “Baba - hale?”... - Është një “virus” i ri, - u përgjigj doktori dhe ndërroi gjithë ato kanale. - Lirohen nga burgu disa të arrestuar, - tha spikerja në tjetër stacion. – Akuzohen për dy vrasje në një lokal. Mungonin dëshmitarët se vetëm vrasësit dhe viktimat ishin në atë lokal… - Atëherë përfundimisht dua ta di: të rroj a të mos rroj?! - Motrën ku ta kesh se na merove! – u nxeh doktori.- Ta thom unë; do rrosh, po të mos e rruash… Në mbarim të kësaj meseleje edhe unë do imitoj Vangjelin e Tanës tek një film: - Të rroç a të vdeç. Kjo është puna. Po unë i dhashë karar; do pi, do dehem. Dhe vërtet; është më mirë të dehemi që të harrojmë se rrojmë…Ose të bëjmë atë që tha doktori; të rrojmë, po të mos e rruajmë…

LEZHË

Një libër që përcjell të vërtetat e kohës, me autor Stefan Çapalikun

Nga Jak Rrozhani Lezha është mjedisi për të shijuar dhe promovuar letërsi. Kështu ndodhi edhe me promovimin e vëllimit të tretë të romanit (Botimet Fishta) “Secili çmendet sipas mënyrës së vet”, me autor, shkrimtarin dhe dramaturgun e njohur Stefan Capaliku. Promovimi i bë në sallën “At Gjergj Fishta”, në Bibliotekën Publike “Gjergj Fishta” Lezhë, me moderimin perfekt të Suela Balës, duke e vlerësuar këtë roman si kumt letrar, real e jetësor, që komunikon mirë me lexuesin. Të pranishëm në aktivitet ishin, kolegë, miq, poetë, shkrimtarë, artistë, gazetarë, përfaqësues të pushtetit vendor, të institucioneve etj, të cilët vlerësuan krijimtarinë në vite shumëplanëshe të autorit Stefan Çapaliku. Një vepër e pastër, që mbart dhe përçon një kumt letrar me komunikimin e gjerë 25 vjeçar të këtij autori në dramë, letërsi, regji filmi e teatri, ku në thelb: secili çmendet sipas mënyrës së vet,

duke rrëzuar tabutë , shoqëruar edhe me pamje të dy kohëve me videoprojektor atë çfarë trajton në brendi ky roman i arrirë. Sipas autorit të mirënjohur shkodran Stefan Çapaliku , me falënderime për pjesëmarrësit dhe fjalët e mira që u thanë për të, letërsia shkruhet thjesht dhe u dedikohet njerëzve të vegjël, duke thënë jetën e vet interesante si vetë bota. Një libër i mirë, është ai

që lexohet lehtë, e shijon, ndjen kënaqësi dhe të mbetet në kujtesë për mesazhin që përcjell. Shqiptarët kanë nevojë t’i kthehen leximit, theksoi autori Çapaliku, me nda e përçu mendimet e veta. Vëllimi i tretë i romanit “Secili çmendet sipas mënyrës së vet” , i autorit Stefan Çapaliku, rrëfen ngjarjet e ndodhura pas ‘90, në periudhën 1991-1997, ku jemi vetë dëshmitarë të atij

realiteti, që solli ndryshime të mëdha, por që shkaktoi plagë sociale. Është historia jonë, që ne e njohim, por për ta njohur edhe brezat, që duhen vëllime të tjera, për të treguar një çmenduri kolektive, ku secili çmendet sipas mënyrës së vet, rrëfen autori Çapaliku. Me mesazhin që përcjell romani: gjithsecili ka të drejtë me diftu, fati jonë ka qenë me asistu në atë moment kyç për fatin e shqiptarëve, që shpresonin se:Liria punon. Ne ishim aty të pranishëm, si pjesë e ndryshimit e për tu tregu brezave për ngjarjet e ndodhura. Pasi ky roman i arrirë, me mjeshtërinë e autorit Stefan Çapaliku, tenton të thotë të vërtetën, aktualen dhe të komunikojë me lexuesin e tij. Krijimtarinë e pasur e me nivel të lartë të autorit Stefan Çapaliku, e ka vlerësuar botuesi i Entit Botues Poligrafik “Gjergj Fishta” Lezhë, Frano Kulli, duke u shprehur: se botojmë atë vepër që na bën të jesh i denjë e me cilësi të lartë si ky roman e krijimtaria e autorit

Stefan Çapaliku. Ndërsa zv/ kryetarja e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku, dashamirëse dhe mbështetëse në punën me librin, duke vlerësuar këtë roman dhe tërë krijimtarinë e pasur letrare dhe shumëplanëshe të autorit Stefan Çepaliku , do ta vlerësonte:Të shkruash është bekim, ku shprehen përjetimet, nostalgjitë, ku thuhet e vërteta dhe arrihet komunikimi me lexuesin, përmes magjisë së fjalës.


SPORT

20

E enjte, 27 DHJETOR 2018

Skuadra e Guardiolës pëson disfatën e dytë, United dhe Tottenham marrin fitoret e radhës

City turpërohet nga Leicester, Liverpool-i “arratiset” në krye

Grezda: I lumtur te Rangers, por nuk më pëlqen vetëm një gjë

Eros Grezda u transferua në ditën e fundit të merkatos te skuadra e Rangers, teksa deri më tani ka zhvilluar vetëm 667 minuta, duke shënuar 2 gola, në fitoren e thellë 7-1 kundër Motherwell. Faqja e klubit së fundmi ka publikuar intervistën me sulmuesin e kombëtares sonë. “Jam vërtet shumë i lumtur dhe i kënaqur që jam pjesë e Rangers-it. Mua më pëlqen gjithçka që është këtu, duke nisur nga klubi, stafi teknik, lojtarët, tifozët dhe qyteti. Ushqimi dhe restorantet janë një pjesë tjetër, që dua ta veçoj dhe më pëlqejnë këtu. E vetmja gjë që nuk është e mirë për mua, janë kushtet atmosferike. Megjithatë, kam filluar të mësohem edhe me to”, u shpreh Grezda.

Rozalb Lika

G

ola, spektakël dhe emocione të shumta në “Boxing Day”, siç quhet ndryshe dita e ndeshjeve gjatë Krishtlindjeve në Premier League. Manchester City konfirmoi momentin e vështirë, duke pësuar humbjen e dytë radhazi në kampionat. Leicester i ka dhënë një goditje të fortë skuadrës së Guardiolës, duke e mundur 2-1. Sfida nisi mjaft mirë për “qytetarët” që e panë veten në avantazh që në minutën e 14-t me Bernardo Silvën, por reagimi i vendave erdhi pas 5 minutash me Albrighton. 9 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Rivardo Pereira shënoi edhe golin e dytë për Leiceester duke i dhënë një fitore të madhe. Liverpool-i mposhti Newcastle me rezultatin 4-0 në “Anfield” dhe mbetet në krye të renditjes së Premier League. Serinë e golave për skuadrën e Klopp e hapi qendërmbrojtësi Dejan Lovren ndërsa në pjesën e dytë shënuan Salah me penallti, Shaqiri që realizoi golin e 6-të sezonal dhe mbylli llogaritë Fabinho me golin e tij të parë me fanellën e “The Reds”. Një fitore 4-0 e Liverpoolit që e ngjiti në kuotën e 51 pikëve, 6 më shumë se vendi i dytë që tashmë nuk mbahet më

SULMUESI

nga Manchester City. Xherdan Shaqiri edhe në këtë sfidë ishte një nga më të mirët në fushë duke e nisur ndeshjen si titullar dhe duke u konfirmuar se ka qenë ai blerja më e mirë e Liverpoolit në merkaton e verës pasi edhe pse u transferua pa shumë bujë, futbollisti me origjinë shqiptare po luan shumë më tepër se dy blerjet e bujshme Fabinho dhe Keita. Manchester United ka vazhduar formën e mirë që tregoi ndeshjen e fundit ndaj Cardiff duke mposhtur Hud-

dersfield 3-1 në “Old Trafford”. Skuadra e Solskjaer ka vuajtur në fillim për të gjetur hapësira, por pas golit të parë të shënuar nga Matic gjithçka ka qenë më e lehtë për vendasit. Pas pushimit ishte dopieta e Paul Pogba që vulosi fitoren e dytë radhazi pas shkarkimit të Jose Mourinho-s. Megjithëse pëson një gol në fund të takimit, United ruan ritmin e kryesuesve dhe aktualisht ndodhet në vend të gjashtë. Tottenham shkatërroi 5-0 Bournemouth në “Ëembley”.

Skuadra e Mauricio Pochettino-s ka shkëlqyer përsëri dhe me këtë fitore të madhe arrin të parakalojë Manchester City-n në renditjen e Premier League duke u ngjitur në vend të dytë. Ishte Eriksen ai që zhbllokoi rezultatin përpara se Son dhe Lucas të siguronin tre pikët që në pjesën e parë. Pas pushimit ishte Harry Kane ai që shënoi golin e katërt ndërsa Son shënoi dopietën e tij në minutën e 70-të duke e kthyer “Boxing Day” në një festë të madhe për tifozët e Tottenham.

MESFUSHORI

Ndoj “hero” në Itali, i jep fitoren në fund Brescias

MBROJTËSI

Lenjani: Trajneri më bëri sulmues, për mua ekziston vetëm Shqipëria E rmir Lenjani po i kalon pushimet dimërore në Prishtinë, kryeqytetin kosovar, por ka vajtur edhe në Kamenicë, nga i ka “rrënjët”. Ai ishte i ftuar special në emisionin “Mysafiri i Mëngjesit” në “RTK”, ku ka folur për eksperiencën te skuadra e tij në Zvicër, por nuk ka lënë mënjanë as kombëtaren kuqezi. “Në fillim patëm një trajner zviceran te Sioni, nuk patëm rezultate. Tani presidenti solli një trajner turk dhe na ka ecur shumë mire me të. Edhe mua ka ndërruar pozicionin në fushë. Tani po luaj si sulmues te Sioni. Në fakt, siç e dinë të gjithë, roli im natyral është në mbrojtje dhe mesfushë. Por, nuk po shënonim dot gola te Sioni, krijonim pak aksione.

Unë isha më i shpejti në testet e skuadrës dhe trajneri më tha: “Je sulmuesi i dytë që tani, me Pajtim Kasamin. Tani po jap më shumë asiste. Në fillim e pata disi të vështirë. Gjatë ndeshjeve më binte në mendje të kthehesha mbrapa. Dhe kthehesha pa vetëdije, ndërsa trajneri më thoshte rri përpara, ku të kam thënë. Tani jam ambientuar me pozicionin e ri. Në Zvicër ka rreth 20-25 futbollistë me origjinë shqiptare. Para ndeshjeve bëjmë shaka, komunikojmë me mesazhe me njëri-tjetrin. Ngacmohemi se kush do të fitojë. Ndihem mirë që u riktheva në Zvicër. Aty jam më rehat. Kam familjen dhe shokët aty. Në Francë ishte më e vështirë, sepse shumë raste

isha vetëm. Kurse në Zvicër, i njoh të gjithë, jam shumë rehat. Shqipëria apo Kosova? Kur kam filluar si futbollist, ishte vetëm kombëtarja kuqezi. Të gjithë e kishim ëndërr të luanim aty.

Tani, edhe pasi është krijuar ekipi i Kosovës, ne e ndiejmë veten të atij ekipi. Natyrisht, menjëherë interesohemi edhe si kanë dalë ndeshjet e Kosovës”, deklaroi Emir Lenjani.

Mesfushori i Kombëtares, Emanuele Ndoji, ka bërë heroin ditën e djeshme, teksa me golin në sekondat e fundit të ndeshjes i ka dhuruar fitoren skuadrës së tij Brescia-s në sfidën ndaj Cremonezes që përfundoi me rezultatin 3-2. Shqiptari është një titullar i padiskutueshëm te bardhekaltrit, duke gëzuar një formë të shkëlqyer në ndeshjet e fundit. Ndoji u pozicionua në sfidën e djeshme si trekuartist dhe ia shpërbleu më së miri besimin trajnerit Corini, duke gjetur rrugën e rrjetës. Brescia është ngjitur në kuotën e 31 pikëve, por aq sa Palermo e vendit të parë.


SPORT

21

E enjte, 27 DHJETOR 2018

Portugezi shënoi golin e barazimit 2-2 në super sfidën e luajtur dje në Bergamo

Ronaldo shpëton Juven, Gjimshiti shënon në portën e Berishës

TRAJNERI

Gattusso: Jam kapiteni i barkës, përgjegjësia e imja “Unë jam kapiteni i kësaj barke dhe marr të gjitha përgjegjësit”, kështu është shprehur Rino Gattuso pas barazimit të Milanit në fushën e Frosinones. Strategu i njohur ka sqaruar momentin e vështirë të ekipit të tij. “Nuk duhet të mendoj për veten time, por për situatën në të cilën ndodhen futbollistët e mi. Në pjesën e parë kemi bërë një paraqitje skandaloze. Thuajse nuk zbritëm fare në fushë këtë pjesë. Për të shkuar në Champions nuk mund të bëjmë paraqitje të tilla. Nuk ishim precizë, për të shënuar duhet ta çosh topin brenda. Në pjesën e dytë kemi krijuar shumë, por duhet të jemi më të ftohtë. Shkarkimi? Nuk mund të jem i qetë, pasi nuk fitojmë që nga 2 dhjetori. Nëse ekipi do më vihet kundër, nuk do të isha këtu”, deklaroi Gattuso.

KUQEZINJTË

Milani nuk fiton as ndaj Frosinones, kuqezinjtë nuk dinë të shënojnë

J

uventusi për herë të parë pa Cristiano Ronaldon, ka nevojë për Cristiano Ronaldon për të evituar humbjen e parë në transfertë në vitin 2018. Ishte fenomeni portugez që firmosi barazimin 2-2, për të marrë 1 pikë në një ndeshje që bardhezinjtë e luajtën me një futbollist më pak për thuajse një pjesë loje. Juventusi gjeti shumë shpejt avantazhin që në minutën e 2-të me një autogol të Berat Gjimshitit me mbrojtësin e kombëtares shqiptare që ishte i pafat në devijimin e tij duke mos i dhënë asnjë mundësi për të reaguar Etrit Berishës. Megjithatë e shtyrë edhe nga mbështetja e fortë e publikut vendas në Bergamo, Atalanta reagoi dhe gjeti golin e barazimit me Duvan Zapata-n i cili pasi shmangu Bonuccin godi-

VLERËSIMI

ti bukur nga limitet e zonës duke i çuar shifrat në 1-1. Në minutën e 53-të, Juvja mbeti me 10 lojtarë pasi Bentancur mori kartonin e dytë të verdhë. Atalanta përfitoi menjëherë në avantazhin numerik, duke shënuar golin e avantazhit me Zapata-n. Në këtë moment reagoi Allegri që hodhi fillimisht në fushë boshnjakun Pjanic dhe disa minuta më pas Cristiano Ronaldon. Me kalimin e minutave edhe pse me një lojtar më pak kampionët e Italisë fituan shumë terren me Atalantën që ndjeu lodhjen. Në minutën e 78-të Ronaldo i shërbyer nga Mandzukic brenda zone realizoi me kokë duke barazuar shifrat në 2-2, rezultat që nuk ndryshoi deri në fund. Ky ishte goli i 12-të në këtë sezon të Serie A për yllin portugez, i cili tregon edhe njëherë se

është vendimtar sa herë skuadra ka nevojë për ndihmën e tij. Sfida ishte shumë intensive në fund, teksa Bonucci shënoi edhe golin e avantazhit në kohën shtesë, por që anulua pasi mbrojtësi ishte në pozicion jashtë loje. Juventusi rrëmben pikën e 50-të në këtë sezon, duke vijuar me ecurinë perfekte me 16 fitore dhe 2 barazime. Në ndeshjet e tjera duelin mes dy vëllezërve e fitoi Simone Inzaghi me Lazio-n që mposhti 2-0 Bologna-n në transfertë falë golave të Luiz Felipes dhe Lulic, duke ruajtur vendin e 4-t. Nëse. Zhgënjeu Fiorentina që u mposht 0-1 në shtëpi nga Parma me Inglese-n që shënoi golin e vetëm të sfidës. U ngjit në vendin e 5-të të renditjes Sampdoria falë suksesit 2-0 ndaj Chievos ndërkohë që Cagliari kaloi 1-0 Genoan.

Milani i Gattuso-s nuk arrin që të as në stadiumin “Benito Stirpe” të Frosinones duke regjistruar një tjetër rezultat zhgënjyes. Kuqezinjtë u ndalën në një barazim pa gola nga skuadra që renditet e parafundit në Serie A, barazim ky që ka shijen e një humbjeje. Milani humbi akoma edhe më shumë terren në garën për një vend në 4-shen e parë që të kualifikon në Champions League ndërkohë që stoli i Gatussos pas këtij rezultati është lëkundur ndjeshëm dhe gjasat janë që ish mesfushori të shkarkohet nga stoli i Milanit gjatë orëve në vazhdim. 4 ndeshje pa shënuar është një statistikë negative që Milanit nuk i ndodhte që nga viti i largët 1984, për më tepër 4 ndeshje në të cilat kuqezinjtë duhet të kishin marrë minimalisht 9 ose 10 pikë duke patur parasysh kalendarin. Sfida nisi mirë për skuadrën e Gattusos që goditi shtyllën me Samu Castillejon në pjesën e parë, fraksion loje në të cilin Frosinone gjeti golin me Cianon, por me ndërhyrjen e VAR goli i anulua për një faull të Krajnc ndaj Calhanoglu në fillimet e aksionit. Në pjesën e dytë kuqezinjtë ishin më kërkues por shpërdoruan shumë përpara portës, me Higuain që kishte një shans të artë në sekondat e fundit të kohës së rregullt, por sulmuesi argjentinas konfirmoi edhe njëherë momentin negativ që po kalon duke gabuar një 11-metërsh në lëvizje. Në shtesë u desh edhe një ndërhyrje shpëtimtare e Donnarummas ndaj Cianos që Milani të mos dilte pa pikë nga kjo transfertë.

Ronaldo, Griezmann e Mbappe kandidatë për “Globe Soccer Awards”

C

ristiano Ronaldo, Antoinne Griezmann e Kylian Mbappe janë futbollistët kandidatë për të fituar çmimin e Futbollistit më të mirë të vitit në edicionin e 10 të “Globe Soccer Award”, ceremonia e të cilit do të mbahet në Dubai në 3 janar të vitit të ardhshëm. Luka Modric dhe Leo Massi kanë mbetur jashtë treshes më të mirë. Didier Deschamps, kampion bote me Francën, konkurron për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit së bashku me kolegun e Atlético Madrid, Diego Simeone, fitues i Ligës së

Europës dhe Superkupës Europiane; me atë të Juventusit, Massimiliano Allegri, fitues i Seria A, me Zinedine Zidane, fitues i Ligës së Kampionëve me Real Madridin; dhe Jurgen Klopp, finalist i Ligës së Kampionëve me Liverpool. Përveç këtyre, për t’u shpallur klubi më i mirë i vitit janë emëruar Atlético Madrid, Real Madrid dhe Liverpool. Nominimet për “Globe Soccer Awards” Lojtari më i mirë i vitit: Antoine Griezmann (FRA, Atlético Madrid), Cristiano Ronaldo (POR, Real Ma-

drid-Juventus), Kilyan Mbappe (FRA, PSG) Klubi më i mirë i vitit: Atlético Madrid, Real Madrid, Liverpool Trajneri më i mirë i vitit: Diego Simeone (ARGJ/Atlético Madrid), Massimiliano Allegri (ITA/Juventus), Didier Deschamps (FRA/kombëtarja franceze), Jürgen Klopp (GJER/Liverpool), Zinedine Zidane (FRA/Real Madrid). Agjenti më i mirë: Jorge Mendes (POR), Stefano Castagna (ITA), Jonathan Barnett (GBR).


VIP

22 E enjte, 27 DHJETOR 2018

Blogerja shqiptare që duhet të ndiqni për festa Në kohët që po jetojmë, çdokush që e ka një talent mund ta reklamojë më së miri në rrjetet sociale. Nuk është e lehtë kjo rrugë, mirëpo nëse punon fort për qëllimin që i ke vënë vetes mund t’ia dalësh. Jemi mësuar që shembujt t’i marrim nga bota, mirëpo Shqipëria dhe Kosova kanë shumë vajza me stil të veçantë, prej të cilave mund të mësoni shumë për modën. Nga një vëzhgim në Instagram në këtë periudhë festash, na tërhoqi vëmendjen një blogere nga Kosova. Argjira Spanca dhe ka rreth 26 mijë ndjekës që presin çdo ditë foton e radhës nga ajo. Fillimisht kur kontrollon profilin e saj mendon me vete se Argjira është një blogere që ka për qëllim të tregojë aftësitë e saj në pjesën e grimit dhe estetikës së fytyrës. Për të është shumë e rëndësishme që grimi mos të jetë i rënduar dhe kjo është një këshillë që ajo ua jep shpesh mikeshave të saj. Ajo e ka hapur këtë blog prej një viti dhe me siguri në fillim nuk e mendonte se do arrinte të

ndiqej nga kaq shumë njerëz. Mirëpo, sot Argjira e konsideron si punë pasi është gjatë gjithë kohës e angazhuar për të sjellë gjëra të reja që ua lehtësojnë disi jetën vajzave. Veshjet e saj duken perfekte,

Maya bëhet nënë për herë të parë Maya Alickaj është bërë për herë të parë nënë e një djali. Pak orë më parë në llogarinë e saj të Instagramit, këngëtarja ka uruar Krishtlindjet përmes kësaj fotoje. ‘’Gëzuar Krishtlindjet! Këtë vit janë Krishtlindjet më të bukura të jetës sime, pasi Zoti më bekoi me një djalë. Me shumë dashuri, Maya & Jonas’’,-shkruan këngëtarja duke zbuluar kështu edhe emrin e bebushit. Vogëlushi me shumë gjasa ka ardhur në jetë javët e para të dhjetorit, pasi siç duket nga fotoja Maya është në formë shumë të mirë fizike. Lajmin e pritjes së ëmbël këngëtarja e zbuloi në nëntor kur ishte plot 8 muajshe, e ftuar tek “Rudina” në Tv Klan.

sepse sekreti qëndron tek kombinimi. Argjira zgjedh edhe markat e shtrenjta por në profilin e saj ka edhe veshje me çmime të përballueshme nga çdo vajzë që e dashuron modën.

Meghan dhe Kate shuajnë dyshimet Mediat britanike aludojnë për një marrëdhënie të tensionuar mes dy dukeshave Kate Middleton dhe Meghan Markle. Por këto Krishtlindje, ato u shfaqën krah njëra-tjetrës, të buzëqeshura dhe si dy mikesha të vërteta. Kate dhe Meghan iu bashkuan pjesës tjetër të familjes mbretërore në kishë për ditën e Krishlindjes, në Sandringham të Norfolk. Prej javësh dukeshat kanë qenë në qendër të thashethemeve për marrëdhënie të keqe me njëra-tjetrën pas një zënke. Zërat për përplasje mes Dukeshës së Cambridge dhe asaj të Sussex u nxitën pas raportimeve të muajit të shkuar, se Harry dhe Meghan po planifikonin që të shpërnguleshin nga Kate dhe William. Megjithatë teksa merrnin pjesë në shërbimin fetar, ato u panë duke biseduar dhe madje në një moment, 37vjeçarja Meghan i vuri edhe dorën mbi shpatulla Kate, më mënyrë tejet miqësore.

JLo dënohet me 150 mijë dollarë Jennifer Lopez mori një dënim rreth një fotografie që e publikoi në rrjetet sociale. Këngëtarja dhe aktorja 49-vjeçare është e detyruar të paguajë 150 mijë dollarë për shkak të disa imazhe në llogarinë personale në Instagram. Bukuroshja publikoi një fotografi të vetvetes duke mos marrë miratimin e fotografit, Michael Stewart, i cili e kishte fotografuar këngëtarin në qershor të këtij viti. Michael Stewart paditi një këngëtare dhe shtëpinë e saj të prodhimit për shkelje të të drejtës së autorit. Ky nuk është rasti i parë që fotografët ngritin padi ndaj yjeve botërore të muzikës dhe kinematografisë së huaj. Kujtojmë se një gjë të tillë e ka përjetuar edhe Odel Beckham Junior, Jessica Simpson dhe Tea Black, janë vetëm disa nga të famshëm që kanë marrë një padi për shkelje të të drejtës së autorit.

MC Kresha i lidhur me Evi Reçi Thashethemi më i fundit: MC Kresha nuk është beqar! Thuhet se prej rreth dy vitesh, reperi po jeton një romancë me këngëtaren Evi Reçi. Burime të sigurta për “Iconstyle.al” konfirmojnë se dyshja është në një marrëdhënie dhe se ka preferuar ta mbajë atë të fshehtë. Jo vetëm që ia kanë dalë ta ruajnë lidhjen nga vëmendja e mediave dhe publikut, por kanë mundur t’i bëjnë ballë edhe distancës. Ju kujtojmë se më së shumti Kresha jeton në Kosovë e ndërsa Evi Reçi në Itali, ku punon si gazetare në “La Repubblica” si dhe në radion “Fiesole”.


SHOWBIZ

23 E enjte, 27 DHJETOR 2018

Komentet negative për bamirësinë, flet Capo

Ai ka arritur të dhurojë plot 5 shtëpi për njerëzit e varfër, e

sigurisht shumë ndihma dhe dhurata të veçanta për fëmijët

jetimë. Të gjitha këto reperi i ka pasqyruar edhe në rrjetet sociale, ku përveç urimeve dhe komenteve pozitive sigurisht nuk kanë munguar kritikat. Shumë prej atyre që nuk e shohin këtë si të mirë shprehen se të gjitha këto nuk duhet të postohen në rrjetet sociale. Por pas këtyre ka ardhur edhe reagimi i vet Capital T, i cili në një Instastory shkruan: “Për krejt ata njerëz të ligë që ju pengon bamirësia ime dhe ata të cilët kanë shpirt të shajnë humanitetin e çfarëdolloji, Zoti ju ndihmoftë e ju pastroftë prej urrejtjes që keni në shpirt. Kur ju pengon edhe humaniteti, paramendo sa shumë ju pengon suksesi im. Sidoqoftë, aksionet nuk kanë për t’u ndalur, qentë lehin, karvani ecën. Zemra dhe qëllimet e pastra gjithmonë fitojnë”,-ka përfunduar këngëtari i cili po bën atë që ndjen, e bamirësia sido që të jetë nuk është diçka për të cilën mund të hedhim kaq shumë vrer.

Fansat e braktisin Elvana Gjatën Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata ka filluar të humbasë shumë nga audienca e saj që pasi u përfol se ishte shkaku për krimin e ndodhur në zonën e Ish-Bllokut më datë 4 tetor. Madje kjo gjë vihet re edhe në profilin e Instagramit të këngëtares. Shumë nga fansat kanë ndaluar së ndjekuri yllin shqiptar në rrjetet sociale dhe kjo tregon se ata nuk duan më të jenë të informuar për përditshmërinë e Elvanës, pavarsisht se kjo e fundit nuk ka qenë më aktive që pas ndodhjes së krimit. Nga 1.2 milion fansa që ka patur, tashmë Elvana Gjata ndiqet vetëm nga 1.1 milion persona dhe rrjedhimisht më shumë se 100 mijë fansa kanë “hequr dorë” prej saj.

Katër M-të, Majku flet për të dashurat Në të shumtën e rasteve, temë në media janë bërë lidhjet e tij me disa femra, të cilat gjithashtu janë vënë në vëmendjen e publikut. Së fundmi, Majk ka qenë i ftuar në emisionin “NIN”, ku ka folur ndër të tjerash rreth karrierës dhe më të rejave në jetën e tij private. Natyrisht që nuk munguan edhe pyetjet provokuese, e njëra ndër to ishte emri i të dashurës së fundit, të cilën reperi refuzoi ta tregojë të plotë. Megjithatë ai dha një përgjigje shumë interesante, duke thënë se koiçidencialisht, katër të dashurat e tij të fundit kanë pasur të njëjtin inicial, pasi të gjtihave u ka filluar emri me shkronjën “M”. Një fakt i tillë sigurisht që ka bërë për të qeshur edhe të pranishmit në studio. Mesa dimë ne, e dashura e tij e fundit (publike) quhej Melita, kështu me rregull dhe 3 para saj kishin emër që fillonte me shkronjën “M”. Të jetë thjesht rastësi apo reperi ka diçka specifike me këtë shkronjë? Ai së bashku me mikun e tij, reperin Onat, publikuan së fundmi bashkëpunimin e tyre të ri “Thrri dajt”, i cili u prit mirë nga publiku.

Aktori i propozon martesë ish-gruas I dhanë fund martesës vite më parë por siç duket gjërat kanë ndryshuar për ish-çiftin Terrence Howard dhe Mira Pak. Aktori 49-vjeçar i ka propozuar sërish martesë ish-gruas së tij, aktores Mira Pak. TMZ raporton se i njëjti i propozoi fejesë bashkëshortes së tij me një unazë në vlerë miliona dollarë. “Më janë dashur 45 vjet që të të të gjeja dhe tani që jam në të 50-tat, dua ta kaloj jetën time krah teje”, është shprehur Terrence gjatë propozimit. Propozimi ndodhi gjatë një darke familjare, të organizuar të dielën mbrëma në Beverly Hills, të Kalifornisë. Përndryshe, dyshja kanë qenë të martuar nga viti 2013 deri në vitin 2015. Insistuese për divorcin e tyre të parë ishte vet

Mira, e cila kishte kërkuar aso kohe të ndahej nga ish-bashkëshorti, ndonëse ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë. Ndërsa tani pas tri vitesh, ata kanë vendosur t’i rikthehen sërish njëri-tjetrit dhe duket se kanë ndër mend prapë kurorëzimin e dashurisë së tyre me martesë.

Aktori dhuron pasurinë Ylli i kinematografisë në Hong Kong, Chow Yun-fat, është një multimilioner që bëri emër falë filmave aksion, veçanërisht “Crouching Tiger, Hidden Dragon”. Aktori 63-vjeçar nga Hong-Kong është i njohur për stilin modest të jetës, pasi ai lëviz me transport publik dhe shpesh pret në radhë të gjata për të blerë një biletë kinemaje për film, ku vetë është protagonisti kryesor. Për herë të parë, ai u shfaq në listën e njerëzve më të pasur të revistës amerikane “Forbes” në vitin 2015 dhe është vlerësuar të ketë një pasuri prej rreth 630 milionë euro.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E enjte, 27 DHJETOR 2018

Presidenti Meta, darkë me rastin e Krishtlindjes me bashkësitë fetare: Luftë varfërisë Presidenti i Republikës Ilir Meta shtron darkë me rastin e Krishtlindjeve me të gjithë krerët e bashkësive fetare në vend. Në fjalën e rastit, Presidenti Meta u shpreh se shoqëria jonë përballet sot me disa fenomene të cilat shkaktojnë, pasiguri, frikë, padrejtësi e pesimizëm ku më trishtuese është ende largimi i të rinjve “Pabarazia, lakmia, arroganca, egocentrizmi po shkaktojnë një ndarje sociale të rrezikshme. Lufta ndaj varfërisë e zgjerimi i konsoliduar i shtresës së mesme është vendimtar për të ardhmen e vendit dhe për një paqe sociale e begati ekonomike. Sot më shumë se asnjëherë tjetër të gjithë bashkë, pa dallime besimi dhe ndasie politike duhet të reflektojnë thellësisht për të shëruar këto plagë të shoqërisë sonë, të familjeve tona. Fëmijët dhe të rinjtë e Shqipërisë meritojnë të jetojnë në një vend të sigurtë evropian, ku të mund të shprehin potencialet e tyre të vërteta”- evidentoi kreu i Shtetit. Në vijim, Presidenti Meta theksoi se besimet fetare kanë një rol të jashtëzakonshëm në këtë betejë jetike, të cilën “duhet ta fitojmë së bashku duke provuar forcën tonë dhe unitetin e harmoninë mes besimeve fetare”- u shpreh Presidenti Ilir Meta.

Meta uron Festat e Fundvitit me pensionistët: Kontributi juaj, aset i çmuar për sot e nesër

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi dje Qendrën Sociale për pensionistët të Kryqit të Kuq Shqiptar në Tiranë me rastin e Festave të Fundvitit. Pasi vuri në dukje kënaqësinë e kremtimit së bashku të disa momenteve festive, Presidenti Meta vlerësoi përkushtimin dhe përkujdesjen e Kryqit të Kuq Shqiptar që ka ngritur këtë qendër kaq

funksionale për moshën e tretë, ku frekuentuesit e saj e kalojnë kohën e lirë në mënyrë të organizuar, të kulturuar dhe të këndshme. Duke i takuar dhe përshëndetur përzemërsisht të pranishmit, Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për kontributin e jashtëzakonshëm, gjatë gjithë jetës së tyre për ndërtimin dhe zhvillimin e vendit. “Kënaqësi e

veçantë të jem në këtë ambient kaq të ngrohtë shoqëror, njerëzor e miqësor dhe për këtë dua të falënderoj Kryqin e Kuq Shqiptar dhe Shoqatën e Bashkimit të Përgjithshëm të Pensionistëve të Shqipërisë. Kënaqësi që të jem me ju, sepse ju përfaqësoni brezat e prindërve e të gjyshërve tanë që kanë bërë shumë për rimëkëmbjen e vendit, për arsimimin, elektri-

fikimin, për ndërtimin e hekurudhave e të hidrocentraleve dhe për edukimin e brezit të ri”,- vuri në dukje Presidenti i Republikës. Presidenti Meta theksoi se sot: “ndesheni me vështirësi shumë të mëdha ekonomike, sociale, sepse keni edhe probleme që kanë të bëjnë me moshën sidomos për sa i takon shëndetit, si dhe shpenzimeve të domosdoshme për t’i përballuar këto probleme. Emigracioni, ashtu sikurse ka pasur aspektet e veta pozitive në fillim, tashmë është kthyer në një problem shumë të madh. Tani jemi të ndërgjegjshëm edhe për problemet e mëdha të vetmisë, me të cilat ndeshen shumë familjarë e prindër. Kemi edhe problemet e tjera

që kanë të bëjnë me përballimin e pensioneve, të skemës së pensioneve dhe rritjen e tyre në të ardhmen, që janë probleme objektive ndaj të cilave duhet të tregojmë më shumë vëmendje. Jam i hapur në çdo rast që ju dëshironi të diskutojmë për problemet, nismat që mendoni se duhen mbështetur si nga ana ligjore, si nga aspektet e tjera, për vlerësimin e personaliteteve të brezave tuaj që mendoni se nuk kanë marrë vëmendjen e duhur si dhe për çdo bashkëpunim tjetër”. “Ju uroj të gjithëve në këtë atmosferë festash sa më shumë shëndet, jetë të gjatë, dhe solidaritet me njëri-tjetrin, por edhe solidaritet për të gjithë shoqërinë tonë, për familjet tona, për të gjitha bashkësitë tona, sepse në radhë të parë jemi shqiptarë, jemi njerëz dhe duhet ta forcojmë akoma edhe më shumë këtë ndjenjë të të qenit shqiptarë! Të mos harrojmë se i përkasim njëri-tjetrit! Kjo është kryesorja: pa njëri-tjetrin askush prej nesh nuk është ai që do të donte të ishte në sytë e botës, edhe në sy të fqinjëve, edhe në sy të të tjerëve. Në këtë epokë të globalizimit ne kemi nevojë për edukatën, përvojën, atdhetarizmin tuaj që këto t’ua përçojmë brezave më të rinj që të rritemi si shoqëri e shëndetshme e me të ardhme të sigurtë!”,- ishin mesazhet dhe urimet e Presidentit të Republikës.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.