www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
Shqipërinë e pret VIT I Ri i vështirë E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 309 (8750) E premte, 27 Dhjetor 2019
Çmimi 30 Lekë
FAQE 3
Presidenti Meta: Tensionet Bamir Topi: Kosova po politike në Shqipëri e Kosovë lihet jashtë tryezave, janë provokuar qëllimisht, e Serbia po bëhet partner sponsorizuar nga Edi Rama i parë i Shqipërisë
Në foto: Presidenti Ilir Meta dje në emisionin “360 Gradë” në televizionin “Ora News”
KËSHILLI BASHKIAK
Miratohet buxheti, Veliaj: 2020-ta, vit i projekteve dhe rindërtimit
FAQE 9
KRITIKAT
Spartak Ngjela: Rama po gabon, Mini-shengeni do dëmtojë Shqipërinë
FAQE 6-7
MINI-SHENGENI
Vasili: Shqipëria e Kosova janë përballë rrezikut të një strategjie anti-kombëtare
NEGOCIATAT
Kosovë, betohen deputetët, por ende s’ka marrëveshje për qeverinë
FAQE 16
FAQE 5
Në foto: Ish-Presidenti Bamir Topi
ISH-DEPUTETI
Klevis Balliu: Mini-shengeni cënon sigurinë kombëtare
KREU I PD
FAQE 8
Basha mbledh krerët e degëve të PD: Kriza zgjidhet nga zgjedhjet e parakohshme
KREU I OPOZITËS MAQEDONASE
FAQE 7
FAQE 5
“Shqipëria nuk është në kufi me Serbinë, nuk e kam të qartë Mini-Shengenin”
FAQE 2
FAQE 2
POLITIKE
2 E premte, 27 DHJETOR 2019
Kreu i PD-së mbledh Kolegjin e Kryetarëve dhe flet për zgjedhje të parakohshme: Në fillim të janarit prezantohet drafti për reformën zgjedhore
K
ryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur Kolegjin e Kryetarëve, ndërsa mësohet nga burimet se po diskutohet situata post-tërmetit dhe kriza politike. Gjatë fjalës së tij, Basha ka thënë se përfaqësuesit e PD-së duhet të jenë çdo ditë pranë qytetarëve, ndërsa ka kërkuar të ngrihen grupe pune menjëherë që të identifikojnë çdo familje të prekur nga tërmeti për të konstatuar se kujt nuk i është ofruar asnjë ndihmë. Gjithashtu, kryedemokrati ka deklaruar se është kriminale që një muaj pas tërmetit banorët nuk kanë marrë asnjë ndihmë apo janë diskriminuar se nuk kanë votuar me 30 Qershor. “Duhet te jemi çdo dite afër qytetareve, duhet te jemi gjithnjë pranë tyre. Në degët e prekura nga tërmeti duhen ngritur menjëherë grupe pune që të identifikojnë çdo familje të prekur nga tërmeti. Këto grupe pune të identifikojnë ato familje që nuk i është ofruar asnjë ndihmë, që gjenden pa strehë në prag të dimrit. Të evidentohen familjet që nuk kanë vlerësim për banesat e tyre, apo kanë vlerësime kontradiktore, që jetojnë në objekte të shpallura të pabanueshme se nuk kanë ku të strehohen. Rast pas rasti, PD-ja duhet të bëhet zëri i tyre që të dëgjohen dhe t’u vijë në ndihmë. Nuk mund të rrezikohet më jeta e qytetarëve. Është kriminale që banorët pas një muaji nga tërmeti s’kanë marrë asnjë ndihmë, apo janë diskriminuar se nuk kanë votuar më 30 qershor, apo për shkak të bindjeve partiake”, mësohet të ketë thënë Basha. Zgjedhje të parakohshme Po ashtu, Partia Demokratike po
Basha: Kriminale që po diskriminohen nga ndihmat ata që nuk votuan me 30 Qershor
bëhet gati për zgjedhje të parakohshme. Ka qenë vetë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha që ka pohuar këtë fakt gjatë mbledhjes së Kolegjit të kryetarëve, ku pas diskuti-
meve mbi situatën e krijuar nga tërmeti vdekjeprurës i 26 nëntorit, kryedemokrati mësohet se ka folur gjatë edhe për mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme.
Lideri i PD-së tha se grupet e ekspertëve janë në fund të hartimit të draftit për reformën zgjedhore. Basha tha se projektligji do të jetë gati në fillim të janarit. “Do të bëhet prezan-
tim publik dhe njëherë do t’i bëhen të ditura të gjitha strukturave të PD dhe qytetarëve. Pas prezantimit, këto propozime do t’i nënshtrohen një konsultimi të gjerë për të marrë mendimin e anëtarësisë dhe qytetareve edhe për sa i përket aspekteve të tjera të reformës siç është sistemi zgjedhor”, tha Basha. Mes të tjerash kreu i opozitari kërkoi që të gjitha strukturat të jenë në gatishmëri, për të monitoruar zhvillimet politike në janar dhe për të vendosur më pas edhe agjendën. “Ne duhet të dëgjojmë zërin e qytetarëve, duhet të bëjmë konsultim të gjerë me ta dhe më të gjitha grupet shoqërore në çdo cep të vendit. Për të vendosur reagimin nëse kjo qeveri nuk do të pranojë draftin tonë për reformën zgjedhore, do të vazhdojë të vjedh dhe të abuzojë bashkë me krimin në Shqipëri”, mësohet të ketë thënë dje në mbledhje kryedemokrati Lulzim Basha, ndërsa shtoi se PD është kthyer në shpresë për çdo qytetar pavarësisht bindjeve të tyre politike.
ndaj biznesit të vogël. Ulja nga 15% ne 9 % e të ardhurave nga paga të sigurimeve shoqërore, është patjetër një ndihmesë e jashtëzakonshme për biznesin. Heqja e akcizës së naftës, ose ulja e çmimit të saj me 30 lek/litër, do të përbëjë një tjetër ndërmarrje për të ndihmuar transportin dhe uljen e kostos për biznesin e vogël, që është më afër konsumatorit të përditshëm. Një premtim i dhënë nga PD dhe kryetari Basha për Kukësin është edhe heqja e taksës së padrejtë në Rrugën e Kombit, për të cilën kuksianët edhe kanë sakrifikuar. Natyrisht që për Kukësin e vjedhur nga Rilindja, të vjedhur në pasuritë mbi e nëntokësore, varfëria po i detyron qytetarët, kryesisht rininë kuksiane, të largohen
nga vendlindja drejt perëndimit, për një jetë më të mirë, e në këtë kuadër PD-ja do të implementojë politika nxitëse për rininë, për punësimin e saj, për thithjen e investimeve të huaja dhe punësimin e të rinjve, dhe jo duke privilegjuar oligarkët e qeverisë në shfrytëzimin e pasurive vendore. Kukësi i harruar nga qeveria “Rama”, do të jetë në qendër të investimeve buxhetore por jo vetëm, ashtu siç edhe ishte kur qeveriste PD-ja. Të gjithë bizneset e shohin qeverisjen e Ramës dhe të Rilindjes si armike dhe dashakeqe të zhvillimit, prosperimit dhe mbështetjes së biznesit për të ardhmen. Sytë dhe shpresa është tek PD-ja”, u shpreh, nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho.
Edmond Spaho prezanton programin qeverisës: Sa kohë që njerëzit vetëm ikin, do të se nuk ka kushte konkurruese si për biznesin vendas ashtu edhe për të huaj
PD me biznesin në Kukës: Plani për rimëkëmbjen ekonomike jep efekte të shpejta
K
ukësi ishte ndalesa e radhës e përfaqësuesve të Partisë Demokratike në turin e prezantimit të asaj që e quajnë paketa e rimëkëmbjes ekonomike. Duke bërë qeverinë përgjegjëse për situatën, Edmond Spaho tha se plani do të zbatohet kur demokratët të vijnë në qeverisje! Nën drejtimin e nënkryetarit Edmond Spaho përfaqësuesit e Partisë Demokratike vijojnë turin e prezantimit të asaj që e quajnë paketa për rimëkëmbjen e ekonomike të vendit. “Jo rinia, por do ikim edhe ne që jemi më të vjetër”, tha Spaho. Këtë të enjte ata u ndalën në Kukës, një nga qytetet më të varfra të vendit, nga ku nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, tha se plani i Partisë Demokratike garanton efekte të shpejta në ekonomi. “Sa kohë që njerëzit ikën dhe veçanërisht ikën rinia këtu
do thotë se nuk ka kushte konkurruese si për biznesin vendas ashtu edhe për të huaj”, tha Spaho. Spaho theksoi se me ardhjen në pushtet, PD-ja jo vetëm do të implementojë këtë paketë, por rezultatet sipas tij do të jenë të prekshme për biznesin. Po ashtu, demokratët ndërkohë vijojnë të kritikojnë reagimin e qeverisë për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit. I shoqëruar nga Isuf Çela, ish-deputet i Qarkut Kukës, si dhe drejtues lokal të Degës së PD-së Kukës, takuan dhe bashkëbiseduan me qytetarë dhe biznesmenë të biznesit të vogël, të cilët shprehën shqetësimet e tyre që kanë të bëjnë me rënien drastike të punës, si pasojë e politikave diskriminuese të qeverisë për biznesin e vogël. Ata theksuan pengesat në aktivitetin e tyre të përditshëm, i cili po shkon drejt
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi
zvogëlimit të vazhdueshëm, apo mbylljes së tij, për arsye të rritjes së taksave, të largimit të rinisë, të çmimit të lartë të karburantit, dhe të taksës në Rrugën e Kombit. Një shqetësim i shtuar ishte bllokimi absurd i Bulevardit kryesor të qytetit, “Rrugës Dituria”, nga ora 8.00 deri në oren 14.00, nga e hëna deri të premten. Nga ana e tij, Spaho foli gjatë për mundësitë dhe zgjidhjen e situatës katastrofike në të cilën ndodhet biznesi në Shqipëri, dhe sidomos në Kukës. Spaho theksoi se në programin e PD-së për biznesin e vogël ka disa pika të cilat jo vetëm do ta ndihmojnë, por do të nxisë rritjen dhe konsolidimin e tij. “Rritja e kufirit tavan të xhiros vjetore deri në 140 milionë lekë të vjetra, duke e përjashtuar nga TVSH dhe duke u taksuar vetëm për 0.5% të fitimit vjetor, përbën një ndihmë
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E premte, 27 DHJETOR 2019
Shqipërinë e pret VIT I Ri i vështirë
Viti që po lëmë pas do të mbahet mend si një nga vitet më të rënda për vendin. Tërmeti i 26 nëntorit ishte fatkeqësia natyrore që prodhoi numrin më të madh të viktimave në dekadat e fundit. 51 të vdekur, rreth 1 mijë të plagosur dhe me mijëra shtëpi të dëmtuara është bilanci i një prej tragjedive që goditi ashpër Shqipërinë. Ndërsa fatkeqësitë natyrore janë të paparashikueshme dhe nuk ndalohen, zhvillimet politike dhe sociale në vend e bëjnë 2019 një vit me bilanc negativ që do të mbahet mend gjatë. 2019-ta do të mbahet mend si viti i parë në historinë e shtetit shqiptar kur parlamenti ra si institucion demokratik. Djegia e mandateve të deputetëve, për shkak të krimit dhe korrupsionit të denoncuar nga opozita sollën situatën e rënies së një prej shtyllave të demokracisë dhe ligjeve që është Kuvendi. Në të vërtetë gabimi në këtë rast ishte i opozitës që dorëzoi mandatet, pasi duhej të luftonte në sallën e Kuvendit dhëmbë për dhëmbë më qeverinë. Ndonëse veproi gabim përsëri opozita nisi protestat masive në gjithë vendin, të cilat u goditën ashpër nga qeveria me dhunë dhe gazlotsjellës. Por rënia e Parlamentit nuk ishte i vetmi lajm i keq politik. Zhvillimi i zgjedhjeve lokale pa opozitën me 30 qershor i dha një tjetër goditje demokracisë. Që pas viteve ’90 Shqipëria iu kthye modelit të zgjedhjeve komuniste duke bërë hapa pas. Ndërsa partia në pushtet mori dhe pushtetin vendor, kontrollin total të Kuvendit, kapja e sistemit vijoi me mediat, ekonominë dhe deri të universitet e të Akademia e Shkencave. Në këtë mënyrë, Shqipëria e vitit 2019 nuk ndryshonte shumë nga ajo e vitit para vitit 1990, ku një parti kishte në dorë qeverinë, Kuvendin, bashkitë. Pjesë e këtij projekti për kontroll total të shtetit është dhe marrja e Presidencës dhe ngritja e komisioneve
hetimore ndaj kreut të shtetit, i vetmi institucion me pushtet që po kundërshton qeverinë dhe mafien. Klima e rëndë politike dhe kontrolli total i një partie të vetme solli pasojat edhe ekonomi. Koncesionet qeveritare me biznesin dhe oligarkët janë të vetmet “investime” që ka patur në vend. Ndërkohë bizneset e huaja, me problemet me demokracinë dhe ligjin kanë nisur të mos e shohin më Shqipërinë si vend interesant. Ngjarjet e zymta të 2019-ës që po lëmë pas nuk japin shpresë së
viti 2020 do të jetë një vit normal. Përkundrazi, kriza që u gatua me vendosmëri nga qeveria gjatë këtyre 12 muajve do të shpërthejë dhe më e ashpër në vitin e ri që vjen. Qeverisja e Rilindjes hyn në vitin e shtatë të saj dhe pas lë një nga bilancet më të këqija qeverisëse. Parlamenti i kthyer në degë të PS, pushteti vendor që mbahet me të deleguar partie dhe kriza e gjithanshme institucionale do të krijojnë probleme të reja që në muajt e parë të 2020-ës. Ekonomia edhe nga parashikimet e vetë PS-së shihet me nota kri-
tike, ndërkohë që eksodi i shqiptarëve drejt BE-së vazhdon njëlloj si vendi të jetë në luftë të pashpallur. Opozita e ndodhur jashtë të gjitha institucioneve dhe pushteteve nuk ka më çfarë të humbasë dhe as çfarë të presë. Ndaj është e detyruar që aksionet politike t’i bëjë më konkrete dhe të riktheje shpresën për ndryshim. Ndryshe ajo do t’ia lërë Shqipërinë krejt Rilindjes. Viti 2020 duhet ta zgjojë opozitën në përballje jetike me bandën e pushtetit. Ndryshe më mirë të shkrihet!
POLITIKE
N
ënkryetari i Lëvizjes Social iste për Integrim, Petrit Va sili, i është rikthyer sërish çështjes së nxehtë të “Minishengenit Ballkanik”, e cila ditët e fundit, ka shkaktuar “furtunë” debatesh në sferën politike të Shqipërisë dhe në Kosovë. Përmes një reagimi të gjatë të bërë publik në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili bën thirrje publike që të zbardhet roli i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, që sipas tij, ky i fundit është pjesë e projektit shtetëror të Serbisë kundër njohjes së Kosovës. Ai thekson se Shqipëria dhe Kosova ndodhen sot përballë një rreziku shumë të madh për shkak të kësaj strategjie, që Vasili e quan si “anti-kombëtare”. “Të zbardhet roli i Edi Ramës si pjesë e Projektit Shtetëror të Serbisë kundër njohjes së Kosovës! Edi Rama ka sot detyrimin e pashmangshëm, edhe ligjor edhe moral, që të bëjë publik rolin e tij konkret si pjesë e Projektit Shtetëror të Serbisë kundër Kosovës. Ministri i Jashtem i Serbisë, Daçiç ka deklaruar publikisht lobimin me para’ për mosnjohjen e Kosovës dhe tërheqjen e njohjeve duke thënë: “Ky është një projekt shtetëror dhe gjithçka bëhet përmes institucioneve”. Ndërsa presidenti i Serbisë ka deklaruar lidhur me rolin e Edi Ramës se: “Kryeministri Rama është në favor të bashkëpunimit tonë ekonomik, ndryshe nga disa të tjerë në rajon që këmbëngulin se ne duhet vetëm të kërkojmë ndjesë pasi jemi popull gjenocidal. Rama, për nismën e Shengenit të vogël, ka treguar kurajë të rrallë”. Tashmë është e qartë se gjithçka, që Rama bën e thotë janë pjesë e një strategjie të mirëmenduar e te mirëfinancuar në Serbi, ku ai ka rolin e tij të mirëpercaktuar. Ndaj është vendi që të radhisim një seri qëndrimesh e veprimesh që flasin vetë:
4 E premte, 27 DHJETOR 2019
“Minishengeni”, nënkryetari i LSI-së bën thirrje publike: Të zbardhet roli i Ramës, i cili është pjesë e projektit shtetëror të Serbisë kundër njohjes së Kosovës
Vasili: Shqipëria e Kosova janë përballë rrezikut të një strategjie anti-kombëtare
Dorëzimi pa kushte i Edi Ramës, duke u bërë pjesë aktive në projektin për asgjësimin, anashkalimin dhe mënjanimin e njohjes së Kosovës si moment kyç e parimor, duke përdorur si instrument Minishengenin. Pranimin nga Edi Rama të mohimit prej Serbisë të Masakrës së Reçakut dhe të genocidit në tërësi, si një moment kritik, i cili vuri në
lëvizje SHBA-në dhe Anglinë, në lëvizje për të filluar ofensivën ndaj Serbisë dhe që solli pavarësinë e Kosovës. Mosreagimi nga Edi Rama përballë lobimit të egër të Serbisë për mosnjohjen e Kosovës dhe tërheqjen e disa njohjeve të bëra më parë të saj. Mbështetja nga Edi Rama e prekjes së kufijve të Kosovës si projekti më i zi kundër saj dhe puna e
tij aktive e dukshme dhe e padukshme në favor të këtij projekti. Vendosja nga Edi Rama e Taksës së Rrugës së Kombit, si një politikë dhe pengesë konkrete për Kosovën, si në planin ekonomik, por edhe më gjerë, për ta shndërruar Shqipërinë nga partner prioritar në një vend obstruktiv e thellësisht pengues për Kosovën. Qëndrimi abuzivisht ak-
tiv i Edi Ramës kundër Kosovës për taksën 100% ndaj Serbisë, ndërkohë që Serbia ushtronte dhe ushtron një veprim mbarështetëror armiqësor ndaj Kosovës. Mbajtja nga Edi Rama e një qëndrimi publik denigrues, fyes dhe thellësisht stigmatizues ndaj Kosovës, dhe liderave të saj. Institucionet e Sigurisë Kombëtare në Shqipëri duhet të zbardhin e hetojnë menjëherë rolin e Kryeministrit Rama në të gjithë këtë çështje të rëndë dhe të përmasave tepër të mëdha. Demonstrimet qesharake të orkestruara të Edi Ramës në Beograd, në konferenca shtypi butaforike dhe pa asnjë vlerë, gjoja pro Kosovës, të cilat i kanë sjellë vetëm dëm, si dhe butaforia e mbledhjeve të përbashkëta qeverive shqiptare dhe kosovare kanë shërbyer thjesht si alibi të rreme për të bërë gjoja të besueshëm rolin e Edi Ramës në funksion të projektit shtetëror serb kundër Kosovës dhe Shqipërisë. Sot ky rol i Edi Ramës duhet zbardhur e hetuar me të gjitha instrumentet funksionale të Sigurisë Kombëtare, por edhe të drejtësisë, pasi Shqipëria dhe Kosova janë përballë një rreziku madhor, për shkak të një strategjie të tillë thellësisht antikombëtare, ku roli Esadist e tradhtar i Edi Ramës është një nga instrumentet shumë të rëndësishëm të saj”, u shpreh në reagimin e tij, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
politike, pasi ky proces duhej analizuar për përfitimet dhe kostot. Ti nuk mund të veshësh një kostum mbi një trup të plagosur. Për sa kohë sa nuk është bërë transparencë ekzistojnë dyshime se disa individë duan të përfitojnë për interesat e tyre politikë”, përfundoi Panariti. Gjatë samitit të së shtunës në Tiranë, Rama e quajti të pakuptimtë vetë-izolimin e Kosovës dhe refuzimin për të përfituar nga marrëveshjet ekonomike që nxori ky samit. Por pavarësisht situatës së krijuar, ky
samit nuk e pengon vijimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nga Samiti në Tiranë, tha se vendet nuk duhet të mbeten peng i së shkuarës e konflikteve dhe se është koha për paqe e për zhvillim ekonomik. Ai tha se të gjithë janë të mirëpritur të marrin pjesë. Jashtë Samitit, nga 6 vende të Ballkanit të Perëndimor, nuk kanë pranuar të marrin pjesë vetëm Kosova dhe BosnjeHercegovina.
Ish-deputeti i LSI-së: Pjesëmarrja e Shqipërisë në minishengen, minon dialogun Prishtinë-Beograd duke i krijuar hapësirë Serbisë
Panariti: Qeveria duhet të pyeste partitë e tjera për pjesëmarrjen në Mini-shengen
P
jesëmarrja e Shqipërisë në minishengen, minon dialo gun Prishtinë-Beogrda duke i krijuar hapësirë Serbisë”. Kjo ka qenë deklarata e ish-ministrit të Jashtëm Edmond Panariti në studion e Report Tv. Panariti tha dje se qeveria duhet të ishte konsultuar me parlamentin dhe forcat e tjera politike, duke e quajtur hapin e saj, naiv. “Dalja e këtij propozimi në këtë moment dëmton rëndë dialogun PrishtinëBeograd, dhe i krijon një hapësirë Serbisë e cila nuk është për dialog mes dy vendeve. Ne bëhemi pjesë e një garniture të panevojshme. Ka një mungesë transparence të plotë për pikat e marrëveshjes. Një qeveri e përgjegjshme, për nisma të
tilla duhet të pyesë edhe parlamentin shqiptar, forcat politike. Vizita e parë që Rama duhet të bënte do duhet të ishte në Kosovë për të marrë mendimin e tyre për të planifikuar më pas veprimin e radhës. Çdo lëvizje e Shqipërisë pro kësaj marrëveshje është e rrezikshme. Kostoja e parë është për Kosovën. Serbia tashmë ka vendosur vijën e kuqe dhe nuk e njeh Kosovën duke vendosur bllokada në të gjitha nivelet. Unë mendoj që hapja e lojës në mënyrë të panevojshme nuk duhet të bëhen. Kosova nuk mund të ishte prezent, sepse nismëtarja e kësaj nisme, Serbia, nuk e njeh atë. Veprimi i Kosovës është i menduar, ndërsa i Shqipërisë është naiv,
dhe i pakonsultuar”, tha Panariti. Ndërsa gjuhën e kryeministrit Edi Rama në drejtim të liderëve politikë të Kosovës, Panariti e quajti të rëndë, duke bërë thirrje se procesi duhet ngrirë, për shkak se për sa kohë nuk është bërë transparencë, ekzistojnë dyshime se disa individë duan të përfitojnë për interesat e tyre politikë. “Gjuha e kryeministrit ishte e rëndë. Në vend që të shkojmë në krah të qëndrimit dinjitoz të Kosovës, krijojmë pole që e pengojnë dhe që janë pjesë e një strategjie të mirë menduar dhe i shërbejnë vendeve për qëllimet e tyre politike. Ky proces duhet të ngrijë. Këto janë çështje delikate. Unë prisja të krijohej një debat mes forcave
POLITIKE
5 E premte, 27 DHJETOR 2019
Forumi i Presidentëve si minishengeni? Ish-Presidenti rrëzon versionin e Ballës: Luftoja që Kosova të ishte në tryezë, sot partner i parë Serbia
Bamir Topi: Kosova po lihet jashtë tryezave, Serbia po bëhet partner i parë i Shqipërisë
I
sh-presidenti i Republikës Bamir Topi ka folur për një nismë të ngjashme të tij 10 vite më parë për krijimin e një “minishengeni” që ai e cilëson si “Forumi i Presidentëve të Ballkanit Perëndimor”. Bamir Topi i përmendur si argument për të justifikuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama dy ditë më parë nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përmes shkrimit të vitit 2010 si një nga presidentët e vendeve të rajonit si mbështetës i kësaj nisme, tregon se ky ndryshon forumi i Presidentëve i 10 viteve më parë me ‘minishengenin’ e nisur sot. Sipas tij, ai ka luftuar që Kosova të ishte në tryezë, ndërsa sot është partner i parë Serbia. “Së pari do të thoja që asgjë gjatë ushtrimit të detyrës sime nuk është bërë në konspiracion. Unë mendoj që duhet t’i referohet historisë në mënyrë korrekte. Historia është e
shtrirë në kohë dhe mbi bazën e fakteve. E trajtuar në mënyrë metafizike, mendoj se është e gabuar. Është detyrë e kreut të grupit parlamentar të maxhorancës të jetë informuar. Është Kuvendi që monitoron punën e ekzekutivit. Kryeministri mund të ketë shumë dëshira por është komisioni i jashtëm që duhet të monitorojë ekzekutivin dhe për të bërë transparencë. Unë jam zgjedhur në 2007. Pata fatin që në vigjilje të shpalljes së pavarësisë së Kosovës të zhvilloj një vizitë në Prishtinë. Tre javë më pas Kuvendi shpalli Kosovën shtet të pavarur e sovran. Pikërisht këtu nis një erë e re mes Shqipërisë e Kosovës. Rajoni pati një periudhë interesante. Në 2009 zgjidhet Ivanov president në Maqedoni, i cili më telefonon 2-3 ditë para se të bëhej ceremonia për të më ftuar. Pyetja ime ishte e drejtpërdrejtë. I thashë e keni ftuar presidentin
e Kosovës Fatmir Sejdiu? Më tha kësaj radhe nuk e kam ftuar, ndoshta përgatitjet kanë qenë të tilla por ju siguroj se do jetë presidenti i parë që do vizitojë Maqedoninë. I thashë se nëse janë gjërat kështu unë pranoj të vij dhe në konferencën e përbashkët do ta deklarojmë të dy. Kjo ishte një hapje e re për Kosovën. Kishte 5 vende të BE-së që nuk e njihnin dhe në kontekstin rajonal kishte një klimë aspak dashamirëse nga Serbia, Bosnja dhe nga Maqedonia që akoma nuk kishte marrë kurajën. Unë e shfrytëzova vizitën në Maqedoni për të siguruar diçka shumë të rëndësishme. Unë mora një rol moderator për të organizuar një takim të presidentëve të Ballkanit Perëndimor dhe ka qenë iniciativë e imja. Jo për të demonstruar çka jam në gjendje të bëj por për ta futur Kosovën në tavolina në mënyrë shumë elegante. E
kam organizuar takimin në Vlorë në qershor të 2009, mora konfirmimin e presidentit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov dhe konfirmimin e presidentit të Malit të Zi Filip Vujanovic. Pas kësaj, në kohën që kam qenë president janë organizuar 3 takime. Është ai i qershorit 2009 në Vlorë, i qershorit 2010 në Prizren dhe më pas në Ohër. Ky është konsideruar Forumi i Presidentëve të Ballkanit Perëndimor. Nuk i është përgjigjur Serbia dhe Bosnja. Mbaj mend një citim që fillimi është i mbarë dhe mund t’i
bashkëngjiten më vonë edhe Serbia e Bosnja, madje dhe Greqia. Unë luftoja që Kosova të ishte në tryezë dhe duke nxjerrë në një farë mënyre debulesën politike të Serbisë, ndërsa sot partneri i parë mbetet Serbia dhe Kosova është jashtë tryezës. Zyrtarisht ka qenë Forumi i Presidentëve të Ballkanit Perëndimor. Parimi ka qenë qarkullimi i lirë i mallrave e kapitaleve”, deklaroi në një intervistë dhënë dje për “News 24”, ishPresidenti i Republikës, Bamir Topi.
Këshilltari ekonomik pranë CDU-së: “Mini-Shengeni” është gjithashtu një problem për NATO-n
K
ëshilltari ekonomik pranë CDU-së, Martin Henze ka reaguar sërish ndaj nismës së kreut të qeverisë, Edi Rama dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, për të ashtuquajturën “MiniShengen Ballkanik”. Henze e ka kundërshtuar ashpër këtë iniciativë, e cila sipas tij, do të shërbejë si urë lidhëse e vendeve euroaziatike për të pasur akses në rajon. Teksa bën një analizë të marrëveshjes, Henze shprehet se prapa saj fshihet Rusia, pasi Serbia është ekonomikisht shumë e dobët për të qenë një fuqi rajonale. “Rusia dëshiron të jetë fuqia e vërtetë , duke u fshehur kështu pas Serbisë. “Shengen” është një zonë ekonomike, BE është një zonë ekonomike dhe federata ruse është në Bashkimin ekonomik euroaziatik. Çfarë do të thotë kjo? Serbia është anëtare e asociuar e EAEU dhe përmes “Mini-Shengenit”, rruga do të jetë më e thjeshtë për vendet euroaziatiake, për të pasur akses në rajon. Meqenëse Shqipëria është aktualisht anëtare e NATO-s, kjo gjë bëhet e mundur. Kushdo që është pjesë e Bashkimin Ekonomik Euroaziatik, është gjithashtu një aleat i rusëve”, u shpreh eksperti gjerman.
“Mini-Shengeni”, Henze: Rruga më e thjeshtë e Rusisë për të pasur akses në rajon
Henze shton më tej se kjo çështje ka dy vite që diskutohet me Ramën dhe kjo largon më tepër Shqipërinë drejt Bashkimit Europian, për faktin se ky i fundit është në konkurrencë më Bashkimin ekonomik euroaziatik, i cili
tenton të largojë rajonin nga Perëndimi. Sipas Këshilltarit ekonomik të CDU-së gjermane, nisma dëmton gjithashtu edhe NATON. “”Mini-Shengeni” është gjithashtu një problem për NATO-n. Çfarë synon kjo nismë? Serbia do të ketë garan-
ci për strukturat ekonomike në Shqipëri dhe të sajat, shtohen përpjekjet për të përçarë Kosovën, rusët kanë informacione të hollësishme për Ramën dhe Vuçiç, kështu që Rama është i detyruar të bindet”, theksoi dje Këshilltari
ekonomik pranë CDU-së, Martin Henze. Po dje, përmes rrjeteve sociale, Martin Henze, deklaroi se qeveria “Rama” është kundër kombit shqiptar në Ballkan. Në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”, Martin Henze u shpreh se zhvillimet në Shqipëri tregojnë fytyrën e vërtetë antiperëndimore të qeverisë së Edi Ramës. “Një zhvillim interesant në Shqipëri na tregon ne evropianëve, se qeveria e Ramës dhe propagandisti i saj me lajmet e rreme tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë antiperëndimore. Ata janë kundër kombint shqiptar në Ballkan. Kjo është tradhti e madhe kundër Shqipërisë, Kosovës, NATO-s”, u shpreh dje në reagimin e tij, këshilltari ekonomik pranë CDU, parti qeverisëse në Gjerman, Martin Henze.
INTERVISTA
6 E premte, 27 DHJETOR 2019
Presidenti Meta: Tensionet politike në Shqipëri e Kosovë janë provokuar qëllimisht, e sponsorizuar nga Edi Rama P
residenti Ilir Meta, në një in tervistë për emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit, deklaroi se situata politike në Shqipëri është tensionuar qëllimisht nga një person i vetëm, duke nënkuptuar Edi Ramën. Presidenti Meta i cilësoi provokime të qëllimshme dhe deklaratat e Edi Ramës për Kosovën. Ai solli në vëmendje deklaratën e Edi Ramës për president të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës. Atëherë pyetjen Z. President e kisha përtej mirëseardhjes... Pavarësisht tensionit politik në Shqipëri i cili është shumë i lartë, ka opinione që thonë se edhe ju keni kontribuar për të arritur këtë tension jo vetëm mazhoranca. Ne kemi një tension të ri, kësaj radhe midis asaj që ne e quajmë Tirana dhe Prishtina zyrtare tare,, kemi gati një përplasje dhe asnjëherë nuk ka qenë në këto përmasa kaq publike ani, jemi ne publike.. T Tani, që po eksportojmë tension në Kosovë apo kështu jemi ne shqiptarët edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri? Unë mendoj se tensioni nuk është i rastësishëm as në Shqipëri dhe as në këto raporte, ndoshta pas gjithë këtij tensioni të sponsorizuar dhe provokuar qëllimisht patjetër që në fund fare qëndron dëshira për të na paraqitur në këtë mënyrë, ‘ja kështu janë këta shqiptarët kudo, nuk dinë të merren vesh, nuk dinë të bëjnë gjë’, përgjegjësia të shpërndahet kudo dhe të gjithë të paraqiten njësoj por nuk mendoj se është kështu. Duhet theksuar që ky ka qenë një vit zhgënjimesh në tërësi, në të gjitha drejtimet por asgjë nuk duhet mohuar në jetën e njeriut por edhe në jetën e një vendi. Le të besojmë dhe le të reflektojmë thellë dhe të na kthehet e gjithë kjo eksperiencë një vjeçare në një motivim jo thjeshtë për të shpresuar për vitin që vjen por për të punuar dhe për tu angazhuar të gjithë së bashku që Shqipëria të vendoset në shinat e normalitetit të një vendi demokratik, të një shteti të së drejtës, ku qytetarët jo vetëm që dëgjohen por edhe vendosin dhe natyrisht që Shqipëria
mos të jetë një model i keq për Kosovën kur i ka pasur të gjitha mundësitë për shkak edhe të eksperiencës të një shteti më të vjetër se një shekull por për të qenë një shembull më pozitiv për demokracinë, për të gjitha... - Më lejoni t’iu ndërpres pak sepse thatë disa gjëra që kanë nevojë për një nënvijëzim dhe një sqarim. Thatë që është i qëllimshëm tensioni midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ose jemi në teori konspirative ose ka autorë të një qëllimi të tillë. Jo unë nuk kam teori konspirative, unë këtë kam thënë prej kohësh, tensioni në Shqipëri është i provokuar qëllimisht, Shqipëria është çdo ditë nën tension, nga tensioni në tension, nga konflikti në konflikt, shikojeni me qetësi, ku qëndron tensioni? Tensioni qëndron te arbitrariteti për fat të keq i një individi i cili pavarësisht të gjithave ka rrëzuar një sistem të tërë demokratik dhe llogaridhënës në vend, gjë të cilën e ka arritur me sukses gjatë vitit që po mbyllim dhe të
gjitha këto dështime për fat të keq kërkon t’i mbulojë duke krijuar edhe debate tërësisht të panevojshme. -Pra strategjia e rritjes se tensionit është një strategji për të mbuluar dështimet. Pra është e qëllimshme qëllimshme,, nuk buron nga natyra konfliktuale e politikës shqiptare në përgjithësi. Është një strategji për të drejtuar dhe për të mbijetuar pa rregulla loje, përmes kapjes së të gjitha institucioneve, kapjes së mediave përmes presioneve, përmes frikësimeve, përmes linçimeve të të gjithë atyre që mendojnë ndryshe jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë dhe që nuk kanë të drejtë të jenë vetvetja dhe për aq më tepër, flasin në emër të popullit që i ka zgjedhur. -Kur ka ndodhur kjo Z. Meta? Kur ka nisur le të themi kjo strategji nëse mund ta quajmë apo plan i qëllimshëm për të krijuar një lloj tensioni për të fshehur ato që ju i quani dështime dështime.. Unë mendoj që duhet të jemi shumë të qartë që këtu kemi të bëjmë me një de faktorizim dhe të Shqipërisë edhe të shqiptarëve në tërësi. Kjo është rruga më e mirë, një Shqipëri pa kredenciale demokratike, një Shqipëri që ka 3 vite apo 4 vite që në vend që të bëjë hapa para bën hapa pas në raport me BE dhe shtohen kushtet. Sigurisht që nuk mund të jetë modeli më i mirë për të gjithë shqiptarët në rajon dhe aq më tepër një Shqipëri që paraqitet në mënyrë të padrejtë sikurse nuk është por për shkak të protagonizmit të një personi, herë pas here me teza të cilat në fund fare i përdor me mjeshtëri Serbia për të krijuar paqartësi dhe pasiguri në planin ndërkombëtar për të ardhmen e Ko-
sovës apo për ti paraqitur shqiptarët si revanshistë apo si njerëz të cilët nuk janë të aftë për të ndërtuar dialog, për të ndërtuar paqe, kur është e kundërta. Ne e shohim që në Serbi për fat të keq kemi drejtues dhe udhëheqës të cilët rehabilitojnë Millosheviçin dhe këtë gjë e bëjnë në Kosovë. Të cilët vetëm dy javë më parë thanë që masakra e Roçakut ishte një trillim, një mashtrim i ambasadorit amerikan të OSBE-së në atë kohë, apo kur kemi edhe deklaratën e fundit të Daçiçit, para dy ditësh që zhbërja e shtetit të Kosovës është një projekt shtetëror i Serbisë. Këto janë të qarta, nuk mendoj se ka shumë vend për të menduar që ka konspiracion. Po ka një politikë, politika serbe është një politikë që ka avancuar shumë këto kohë në Uashington, ka avancuar shumë në Bruksel, ka përfituar shumë nga dialogu Kosovë-Serbi, në vend që t’i qëndronte atyre angazhimeve kur u vendos dialogu që nuk do të bllokonte angazhimin e Kosovës në organizatat rajonale apo ndërkombëtare. Ajo e shfrytëzoi atë sepse pa dialogun me Kosovën nuk çelte negociatat dhe më pas të gjithën e ktheu në të kundër të Kosovës edhe kuptohet, duke sjellë situata të cilat reflektojnë edhe në zhvillimet më të fundit këtu. Ku Kosova vendoset në një pozicion të vështirë jo vetëm nga Serbia. -Z. Meta këto janë pohime shumë të rënda. Tani këto janë të vërteta, unë e di që ju shpesh nuk i doni të vërtetat sepse doni të jetoni në botën e gënjeshtrave, jetoni unë nuk ju pengoj. Unë e kam për detyrë t’iu them të vërtetat. -Dakord pra, pse ja, duhet ti mar-
rim dhe ti analizojmë një nga një. Për shembull nëse flasim për një klimë të qëllimshme tensioni midis... Kam një pyetje unë për ju. Çfarë pune ka Kryeministri i Shqipërisë në Parlamentin e Kosovës të thotë, ‘Në të ardhmen unë guxoj të mendoj që do të ketë një president të përbashkët Shqipëri-Kosovë.’? Përse? - Ndoshta i ka ardhur të jetë vetë ashtu për shembull? K a një ëndërr Ka ëndërr.. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë, si e përkthej unë, po them jo këtu në Shqipëri, por atje siç e përktheu politika e Beogradit që, “Shqipëri-Kosovë në të ardhmen do të jetë një shtet, atëherë përse duhet të vazhdoni ta njihni ju Kosovën? Edhe ju të tjerët që e keni njohur, nuk ja vlen, edhe mund të tërhiqeni në shkëmbim të një raporti më të afërt me ne sepse këta nuk e kanë seriozisht këtë shtetin e Kosovës.”. Kryeministri edhe me marrëveshjen e Mini-Shengenit në fakt këtë kërkon, ai thotë, “Nëse ne ndërtojmë një hapësirë në të cilën kufinjtë dhe barrierat nuk kanë më rëndësi është më e lehtë për tu përceptuar edhe një hapësirë mbarë-shqiptare në rajon.”. Pra si të thuash me këtë e ka argumentuar këmbënguljen e tij për të avancuar më projektin e Mini-Shengenit. Që nuk është edhe emër korrekt në fakt por kështu e kemi pagëzuar. Tani emri as korrekt nuk është, as i këndshëm shumë nuk është dhe së dyti nuk shikoj as një projekt që bashkon shqiptarët përveç rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe forcimit të perspektivës Euro Atlantike edhe për Kosovën, kjo është e vetmja rrugë. Këto rrugica pastaj se ku do të bëjë protagonizëm njëri këtu në Ballkan edhe ku do bëjë tjetri, këto janë më shumë lojëra politike, por nuk kanë asnjë lidhje me qëllimin strategjik të Shqipërisë dhe Shqiptarëve për të ecur në këtë drejtim. Ky është boshti kryesor për të cilin kemi rënë në konsensus që prej 30 vitesh në këtë vend, edhe pavarësisht nga problemet e politikës së brendshme, të gjithë janë përkushtuar në këtë drejtim dhe shqiptarët do të bashkohen të gjithë në BE, të gjithë në NATO, ky është bashkimi siç bashkohen tani me shqiptarët e Maqedonisë në NATO, dhe kështu do të bashkohemi edhe me këto të Kosovës edhe në BE, edhe në NATO, do të vijë edhe Serbia të bashkohet në NATO, por Serbia nuk ka për të ardhur për tu bashkuar atje, madje edhe me BEnë pavarësisht së është shumë më e avancuar se Shqipëria në raport me BE-në, sot përsëri po të shikosh qëndrimet që ajo mban përsa i përket politikës së jashtme janë gati 2/3 në (Vijon në faqen 7)
POLITIKE
7 E premte, 27 DHJETOR 2019
QËNDRIMI
Ngjela sulmon ashpër Minishengenin Ballkanik dhe Ramën Avokati Spartak Ngjela, në emisionin “Top Talk” në “Top Channel” ka folur në lidhje me situatën politike në Kosovë, si dhe për mini-Shengenin. “Serbia është në rënie drastike, vajti t’i merrte të gjitha dhe i ka humbur të gjitha. Vajti të merrte 70% të Bosnjës, 30 % të Kroacisë dhe 100% të Kosovës. Tani kërkon të marrë revanshin, ka gjetur Ramën, të paktën
kështu na shkon mendimi. Këtu lind problemi pse nuk fiton dhe dëmtohet Shqipëria me një mini-Shengen, nuk është vetëm mini-Shengen. Është heqja e doganave”, tha Ngjela. Ai shtoi se “Shqipëria nuk prodhon mall, mallrat i ka shkatërruar në vitet 90-të. Shkatërruan të gjithë ekonominë shqiptare. Se kush i ka urdhëruar dhe pse e bënë do ta nxjerr historia.
Aktualisht prodhim nuk ka, po me se jetojmë? Shqipëria nuk ka eksportuar mall, po ka eksportuar punë, sa? 1.5 milion shqiptar kanë ikur se kanë kushte të këqija dhe të vjen paraja e punës që merret në migrim. Po mallrat? mallrat ti sjell Serbia. Rama nuk është ndonjë politikan i nivelit të lartë, Rama nuk e njeh tregun”, tha Ngjela.
INTERVISTA (Vijon nga faqja 6)
kundërshtim me politikat e jashtme të BE-së, ndryshe nga Shqipëria e cila i ka të njehsuara. -Kemi një kryeministër shumë patriot që kërkon bashkimin e Shqipërisë me Kosovën apo kemi një kryeministër i cili krijon tensione me Kosovën, sepse në një samit ndërkombëtar siç ishte ai i minishengenit, i dështuar apo i suksesshëm nuk ka rëndësi, ai pati nj polemike të hapur me z. R amush Ramush Haradinaj kryeministrin e Kosovës duke e akuzuar atë si gënjeshtar gënjeshtar.. Pra kjo i rriti tensionet në maksimum dhe pati edhe një reagim nga K oso va, si pati mundësi. T ani Koso osov Tani a është me gënjeshtar se R amushi Ramushi apo është një njeri që kërkon të krijojë ndasi midis Shqipërisë dhe Kosovës, ku e keni lënë? Tani nuk dëshiroj të zgjatem shumë këtu se kemi të bëjmë me një politikan që vetëm nda, e ka të vështirë të bashkojë, edhe nuk ndan vetëm Shqipërinë, sepse Shqipëria do të ishte në një situatë tjetër nëse do të kishte përgjegjshmëri për pozitën kushtetuese që ka sepse është kryeministri i gjithë shqiptarëve, pavarësisht se për kë ka votuar një pjesë e elektoratit, por të gjithë paguajnë taksa që ai ti administrojë ato në përputhje me detyrimet Kushtetuese që ka dhe natyrisht është për të ardhur keq që këto ndarje këtu i thellon edhe në Kosovë edhe nuk është hera e parë që krijon polemika krejtësisht të panevojshme me drejtuesit e Kosovës aq më tepër edhe të karakterit denigrues, kur duhet të ketë parasysh që Shqipëria ka një përgjegjësi të veçantë për Kosovën, edhe se Shqipëria nuk mund të flasë në emër të Kosovës, mund të mbrojë interesat e Kosovës se ka për detyre ti mbrojë ato dhe jo ti dëmtojë, por në emër të Kosovës flasin vetë institucionet e Kosovës. -Nuk jemi ne vëllai madh po themi... Nuk mendoj se shkon terminologjia vëllai madh, unë mendoj që ne jemi 2 vende ku Shqipëria duhet të ndihmojë më shumë, por për fat të keq Shqipëria me këto politikë që ka bërë dhe po vazhdon të bëjë ndaj Kosovës, përveç politikës së saj të brendshme nuk është një shembull që duhet të ndiqet nga Kosova. - Do të shtoja vetëm diçka është thënë nga kryeministri i vendit Edi Rama dhe nga ata që mbështesin idenë që kanë mbështetjen dhe përkrahjen e plotë të BE-së dhe të SHB A-v SHBA -vee, ju keni një informacion
epublikës në konkret si President i R Republikës lidhje mbështetjen me dy qendrat e rëndësishme të politikës shqiptare qiptare,, Uashingtonin dhe Brukselin i kanë dhënë këtij projekti? Së pari mua më duket edhe si alibi sepse ai politikan që thotë këtë gjë e mbështet SHBA-ja dhe BE-ja, e shoh si një alibi për pafuqinë, për të bindur, për seriozitetin apo për qëllimet e mira dhe të shëndetshme të një projekti apo të një ideje, unë shikoj Kushtetutën edhe nuk shikoj që të thotë se këtë e thotë Kushtetuta, por këtë e thotë ambasada se e kanë thënë partnerët, e fut në tërësi. Këto janë histori pa asnjë pikë kuptimi, partnerët e kanë thënë qartë ne duhet të plotësojmë ato kushtet e Bundestagut Gjerman që të forcojmë perspektivën tonë europiane, kjo është ajo për të cilën kemi rënë të gjithë dakord në Shqipëri dhe për të cilën është i angazhuar populli shqiptar. Çdo iniciativë që i shërben kësaj perspektive pse jo, por ne kemi kaq shumë iniciativa rajonale dhe aq më tepër një iniciative rajonale që nuk po merret vesh se çfarë po bëhet, ju më pyesni mua, unë ju them që e kam vështirë të komentoj sepse për vetë pozicionin që kam nuk mund komentoj si analist, unë si president kam kërkuar informacion nga ministria e Jashtme, meqenëse është bërë
i ditur fakti që do të bëheshin këto samitet dhe kam marrë një përgjigje vetëm një paragraf, që nuk janë marrëveshje, por janë takime të 6 vendeve, tek i pari janë mbledhur 3, tek i dyti do mblidhen 6, kaq edhe asnjë informacion tjetër deri më sot. Nuk mund të gjykoj mbi deklarata, për sa i takon kompetencave kushtetuese ato i përcakton mjaft qartë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kur u mor atëherë për çështjen e detit, ajo është një çështje tjetër. Sigurisht që kemi të bëjmë me veprime të pan konsultuara mirë me dëshirë për protagonizëm të shfrenuar, i cili na sjell këto konflikte dhe debate se sa rezultate. Përsa i takon marrëdhënies me Serbinë, Shqipëria i ka hequr vizat me Serbinë dhe i ka hequr të njëanshme, i ka hequr Shqipëria për Serbinë se nuk pranonte ajo, pas një viti i hoqi edhe Serbia për Shqipërinë se u detyrua në vitin 2010. Shqipëria ka dorëzuar 18 marrëveshje që ne vitin 2002-2003 në Serbi, marrëveshje bilaterale, nga ato as ¼ nuk është firmosur sot e kësaj dite. Shqipëria ka dorëzuar marrëveshjen për arsimin që synonte dhe në ekuvalentimin e diplomave të të gjithë të rinjve të luginës së Preshevës që studiojnë në Shqipëri. Sot e kësaj dite u bë 16 vjet nuk është bërë dhe ka kaq vite që është premtuar do bëhet tani
do bëhet pastaj. Kemi pastaj lidhjen energjetike me Kosovën, interkoneksionin me KFV që paguajmë dhe ne paguan dhe Kosova, paguajnë interesat e KFV dhe ata vazhdojnë dhe e mbajnë të bllokuar. Janë gjithë ato marrëveshje Kosovë-Serbi që janë nënshkruar në prani të BE-së, pothuajse implementimi është zero. Pra mungesa e vullnetit nga vjen në këtë bashkëpunim rajonal deri tani, atëherë këto janë fakte, unë po flas për fakte. -Z. President ju po flisni për një projekt për të cilën ju nuk keni asgjë në tryezën tuaj si kreu i shtetit. Nuk është ky shqetësimi im, shqetësimi im është që Shqipëria dhe politika e Shqipërisë dhe institucionet e Shqipërisë dhe qytetarët e Shqipërisë duhet të vazhdojnë të jenë të fokusuar tek anëtarësimi në Bashkimin Evropian, te plotësimi I atyre detyrimeve të cilat nuk duhet të shtohen por të cilat duhet të marrin drejtim deri në pranverën që vjen. Nisma të tilla më shumë shmangin vëmendjen nga ky objektiv madhor, sepse ky është objektivi madhor gjithçka tjetër duhet të jetë në funksion të këtij objektivi. -Më kujtohet në korrik kemi realizuar një intervistë bashkë, ne flisnim serish për raportet e Kryeministrit Shqiptar me atë Serb po në konotacionin krejt të kundër kundër.. Pra në qoftë se sot flitet për një minishengen mundësinë e krijimit të një zone të përbashkët asokohe flitej për shkëmbime kufijsh. Pra të ndërtoheshin mure të rinj të cilat preknin territoret respektiv respektivee. Janë 2 platforma krejt të kundërta Brenda një kohe shumë të shkurtër shkurtër,, ajo që I bashkon z. President është emri I Xhorxh Soros dhe ajo që lidhet me ju është se vetëm pak ditë më para ju në zyrën tuaj e keni pritur Alex Soros, djalin e filantropistit të madh keni zhvilluar një takim me të dhe kjo ka ndodhur fiks në kohën kur ai ndodhet edhe në takimin e minishengenit. Meqenëse këtu është një emër që I lidh të dy projektet, ju e keni takuar në zyrën tuaj, është kuptuar nga publiku si një dorëzim Presidentit përball akuzave shumë të forta që I ka bërë këtij emri. Mund të na jepni një shpjegim sot të plotë dhe shterues. E dramatizuat mjaft këtë takim. Që Ilir Meta të dorëzohet kjo më duket pak naive. Por që Ilir Meta të ketë frikë të takojë dikë dhe t’ia thotë atë që mendon mbasi ja ka thënë publikisht e ka për detyrë apo jo. Aq më tepër kur dikush e kërkon një takim
me insistim, dhe aq më tepër kur unë e kam thënë dhe kur kam bërë akuzat lidhur me kapjen e sistemit të drejtësisë në korrik, kam thënë që është I mirëpritur në Shqipëri për çdo gjë por jo për këto gjëra. Pra në qoftë se ti vjen merresh me shoqërinë civile, me të drejtat e njeriut, me aktivitetet të cilat janë të lejueshme, janë të ligjshme patjetër që nuk ka asnjë gjë të keqe. Shqipëria është një vend I hapur por në qoftë se ti ndikon pastaj për kapjen e shtetit dhe të kundërtat e asaj që predikon atëherë këtu ka përplasje. Unë I kam shprehur mendimet e mia sikurse I ka bërë të qarta zëdhënësi im për të treja këto çështje, për kapjen e drejtësisë, ja kam sqaruar dhe situatën më të fundit të Gjykatën Kushtetuese, për çështjet e tjera që kanë të bëjnë për lirinë e shprehjes dhe të medias me zhvillimet më të fundit dhe përkeqësimin e tyre në Shqipëri dhe e treta për shoqërinë civile. Sigurisht u diskutua dhe për situatën e tërmetit ishte më shumë një temë që e ngriti zotëria dhe kaq. Nuk ka pasur asnjë diskutim as për mini-shengenin as për këto çështjet e tjera. Këto kanë qënë 3 pikat. Rastisi që takimi u zhvillua ekza-R ktësisht që Sorosi ishte këtu. Ky ka qenë një takim I kërkuar ka qenë i kërkuar edhe në gusht, unë nuk kam qenë këtu. -Pra ka qenë i planifikuar si takim dhe rastisi me prezencën e liderve rajonal. -Dua të rri tek marrëdhënia Shqipëri-Kosovë dhe rritja shumë e madhe e tensionit. Çdo gjë është artificiale -Mirë pra artificiale por reagimi ka qenë shumë real. Sepse janë ndjerë shumë të fy er fyer er.. Jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri janë ndjerë mirë, sepse nuk dëshirojnë këtë raport. -Në Kosovë ka patur një ndjeshmëri shumë të lartë sepse e njohin Vuçiçin më mirë se ne ne.. Nuk është problemi që e njohin Vuçiçin, por çfarë tha Vuçiçi para 2 javësh, tani ti themi gjërat siç janë. Tha që Reçaku ishte një trillim, një mashtrim I ambasadorit Amerikan të OSBE. -Tha që edhe Serbia do na ndihmojë për tërmetin. Edhe të na ndihmojë, në kuptimin ata na dërguan njerëz erdhën, faleminderit shumë por kjo është tjetër gjë. Kjo është krejt tjetër. Marrë me shkurtime nga emisioni “360 Gradë” në “RTV ORA ORA””
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE
8 E premte, 27 DHJETOR 2019
Ish-deputeti i PD-së paralajmëron denoncimet e skandaleve për situatën e krijuar nga tërmeti: Ka dokumenta shumë të rënda që do të dalin shumë shpejt
Balliu: Mini-shengeni cënon sigurinë kombëtare, Rama të shpallet “non grata” I
sh-deputeti i PD-së Klevis Balliu e ka quajtur projektin e “Mini Shengenit Ballkanik” si një projekt që forcon Serbinë në rajon. Sipas tij, edhe kryeministri Edi Rama, me anë të shërbimeve ruso-serbe, kërkon të ruajë pushtetin e tij në Tiranë, ndërsa e akuzoi atë se po cënon sigurinë kombëtare. “Pse është e rrezikshme kjo? Ne jemi një vend që më shumë importojmë se sa eksportojmë. Fuqia më e madhe ekonomike e Ballkanit është Serbia dhe falë saj të gjitha produktet e saj i shet në Shqipëri. Kjo sjell mbylljen e bizneseve në Shqipëri dhe Kosovë dhe forcimin absolut të Shqipërisë. Ç’punë kemi ne me Beogradin? Ç’punë kemi me Rusinë? Këtu cënohet siguria kombëtare. E damkosi veten me një tradhti kombëtare dhe ndezi një valë urrejtje nga të gjithë shqiptarët. Pse sot duhet ti kthehemi tezës së Sali Berishës “një komb, një qëndrim”. Ai duhet shpallur “non grata”, u shpreh ndër të tjera Balliu në një intervistë për “Syri TV”. Situata pas tërmetit Ish-deputeti i Partisë Demokratike ishte i ftuar dje edhe në studion e lajmeve në Fax News, ku foli në lidhje me menaxhimin e situatës pas tërmetit të 26 nëntorit. Balliu u shpreh se qeveria po bën nga mëngjesi deri në darke propagandë dhe show, ndërkohë që ende nuk ka një plan për rindërtimin e banesave pas tërmetit shkatërrimtar. Balliu po ashtu deklaroi se ka dokumenta
shumë të rënda për Ministrinë e Mbrojtjes dhe degradimit total të Forcave të Armatosura nën qeverisjen e Partisë Socialiste dhe veçanërisht të Edi Ramës dhe Olta Xhaçkës, që një ditë do të dalin shumë shpejt. “Nuk është politikë ti thuash kriminelit kriminel, është fakt. Viktimat e Thumanës nuk duhet të ekzistonin fare se banorët nuk duhet të ishin aty që pas tërmetit të 21 shtatorit. Tërmeti faktoi se qeveria ka nevojë për profesionistë dhe jo për propagandë. Kjo qeveri është kthyer në një shoë të madh ku kryetari është Edi Rama dhe bën propagandë nga mëngjesi në darkë. Por me propagandë nuk zgjidhet problemi
i banorëve. Tërmeti faktoi që në Shqipëri nuk ka shtet nuk ka një qeveri se kur arrin kulmin që nuk ka as qen, kjo nuk është politikë, këto janë fakte tronditëse. Sekti i Rilindjes e sheh Shqipërinë thjeshtë dhe vetëm për ta vjedhur këtë vend. Tallet me popullin duke i bërë një propagandë të shpifur nga mëngjesi në darkë. Dini ju ndonjë shifër se sa para do ti duhen shtetit shqiptar për ti ndërtuar këto shtëpia, askush nuk di asgjë. Ekonomia është rrënuar nga vjedhjet me PPP. Këtij i duhen para për të vazhduar propagandën jo për të zgjidhur problemin. Këto nuk kanë as plan për të zgjidhur problemin, sepse plani bëhet nga ek-
spertë dhe këto kanë vetëm militantë të Rilindjes që punojnë në administrate. Këto kanë banditë nëpër institucione. Sot je pa administratë dhe këtë zbuloi tërmeti që nuk ka as shtet as instanca shtetërore. Olta Xhaçka që është thelbësore në raste të tilla. Ka dokumente shumë të rënda për Ministrinë e Mbrojtjes dhe degradimit total të Forcave të Armatosura nën qeverisjen e Partisë Socialiste dhe veçanërisht të Edi Ramës dhe Olta Xhaçkës, ka dokumente dhe fakte shumë të renda për to që një ditë do të dalin shumë shpejt sesi e kanë degraduar dhe shkatërruar Ministrinë e Mbrojtjen se Forcave të Armatosura”, tha Klevis Balliu.
KREU I OPOZITËS MAQEDONASE:
“Shqipëria nuk është në kufi me Serbinë, nuk e kam të qartë Mini-Shengenin” “Nëse synohet që përmes “mini-schengenit” të zgjidhet problem politik i Kosovës është në rregull. Gjithçka tjetër është ofenduese. Mirëpo realisht – de jure mbase po, por de fakto, unë nuk shikoj si kufizohen Serbia e Shqipëria për të pasur qarkullim të shpejtë e pa pengesa të mallrave, shërbimeve e të tjera. Këtë me të vërtetë nuk e kam të qartë. Sikur të kishte kufi mes këtyre shteteve mund të thonim se ekziston. Atje ka një realitet të ri të quajtur Kosovë që nuk është pjesë e këtij “Mini Shengeni””. Kështu ka thënë kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në lidhje me iniciativën për “mini-schengenin” ballkanik. Në një intervistë për “TVKlan” Maqedoni, Mickoski ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme, të cilat pritet të mbahen më 12 prill, ndërsa u
shpreh se ato do të mbahen. Ai ka komentuar edhe gjetjet e anketës së fundit të Qendrës Maqedonase për Politikë Ndërkombëtare sipas së cilës, shumica e qytetarëve të anketuar çmojnë se qeveria e tanishme nuk i ka përmbushur shpresat e tyre ndaj nuk e meriton të rizgjidhet në muajin prill. Por ata, po ashtu, kanë treguar se edhe opozita aktuale nuk e meriton t’i prijë qeverisë së ardhshme. “Ky është një depresion i përgjithshëm që e ka mbërthyer shoqërinë dhe me të vërtetë ky është realiteti. E dini, simboli për politikanin në shoqërinë tonë është ‘ja erdhi të gënjejë që ne ta votojmë, të bëhet funksionar dhe të vjedh’. Unë dua të dëshmojë se jam njeri tjetër dhe nuk jam i këtillë”, tha kreu i opozitës maqedonase, Mickoski.
ISH-KRYEMINISTRI
Berisha: Traktatin e Nishit, apo të Serbomadhisë, Edvini e firmosi me plotfuqinë e Vuçiçit! Samiti i mini-Shengenit Ballkanik që u mbajt javën e shkuar në Tiranë shkaktoi mjaft debate në botën shqiptare, ku nuk u kursyen edhe akuzat nga ana e Kosovës për tradhti ndaj kryeministrit Rama, ndërsa ky i fundit theksoi se me dritshkurtësinë e tyre, liderët politikë atje po e fusnin vendin në rrugë qorre. Edhe Akademia e Shkencave të Kosovës theksoi se përmes raporteve me Serbinë, Shqipëria njolloste Kosovën. Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha i cili vijon të komentojë me nota të ashpra Samitin e tretë të “mimi-shengenit” Ballkanik, përmes rrjeteve sociale, Berisha theksoi dje se “Traktatin e Nishit”, apo të Serbomadhisë, kryeministri Edi Rama e firmosi me plotfuqinë e Vuçiçit. “Të dashur miq, Traktatin e Serbomadhisë të Nishit, Edvin Kristaq Zografi e ka firmosur në kundërshtim flagrant me legjislacionin shqiptar, me kushtetutën dhe ligjin e traktateve dhe plotfuqisë të ndryshuar pas ardhjes së tij në pushtet, sipas të cilave Kryeministri mund të firmosë traktate dhe marrëveshje vetëm pasi të marrë plotfuqinë të firmosur nga Presidenti i Republikës. Por në rastin e fundit, Edvin Kristaq Zografi firmosi traktatin prej 718 nenesh të krijimit të Jugosllavisë së Re pa marrë plotfuqinë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe vetëm me urdhrin e padronit të tij Presidentit të serbomadhisë Aleksandër Vuçiç. Kështu që firma e argatit të Beogradit në Tiranë në Traktatin famzi të Nishit është Nul and Void, për çdo shqiptar dhe një monument turpi dhe tradhetie për Edvin Kristaq Zografin”, u shpreh dje ish-kryeministri Berisha. Dy ditë më parë, Sali Berisha e quajti mbledhjen e liderëve të Ballkanit javën e shkuar në Tiranë si “Samiti antiHaradinaj”. “Kështu, të verbuar nga urrejtja dhe hakmarrja ndaj tij, serbomadhi Vuçiç së bashku me treshen famëzeze të vasalëve dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të tij Zografin bis, Miladinin shqipfolës dhe argatin tjetër, shefin direkt të këtij të fundit Baton Stanishiq, i përgatitën kryeministrit të Kosovës me shpejtësi dosjen me akuza fallco duke besuar se do mund të përdornin edhe drejtësinë ndërkombëtare Gjykatën e Hagës për të larë hesapet me të”, theksoi Berisha. ish-kryeministri Sali Berisha theksoi ashtu si dje se Rama u urdhërua nga Vuçiç për të sulmuar Haradinajn.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
9 E premte, 27 DHJETOR 2019
Hapet pusi nr 9, investimi më i madh në sektorin minerar në Shqipëri që nga koha e komunizmit
27.3 milionë USD për 2019 nga AlbChrome në Bulqizë
M
e investime që kapin vlerën 27.3 milionë USD, Alb Chrome, ka shënuar një rekord investimesh për vitin 2019 në minierën e Bulqizës, që administrohet nga kompania. Së fundmi ka nisur funksionimin “Kali i Betejës” i një vargu të tërë investimesh, Pusi numër 9, investimi më i madh në sektorin minerar në Shqipëri gjatë 30 viteve të fundit, një investim gjigand që nuk ngjen të ngjarë as në epokën e komunizmit. Drejtori Ekzekutiv i AlbChrome, Luan Saliaj shpjegon se “Ndërtimi i pusit 9, së bashku me të gjitha in-
stalimet e tjera tekniko teknologjike bashkëkohore me vlerë gati 20.5 milion USD, Traverbanku i Klosit me vlere rreth 5,2 milion USD dhe montimi i makinës së re ngritëse në
Pusin nr. 3 me vlerë 1.6 milion USD do të bëjnë të mundur vazhdimin e aktivitetit minerar në këtë minierë në kushte të sigurta pune”. Hapja e Pusti nr. 9 pritet të sjellë realizimin e një prodhimi vjetor të minierës prej 100 mijë ton mineral kromi, çka do tia rrisë jetëgjatësinë asaj me të paktën 20 vite, gjë që premton hapjen e vendeve të reja të punës. Ky projekt gjigand, për të cilin punimet kanë nisur që në vitin 2014, u finalizua me sukses dhe është një nga projektet më të jashtëzakonshme dhe më të rëndësishme, jo vetëm për Minierën e Bulqizës, por për të gjithë ekonominë e Shqipërisë, pasi një investim strategjik i tillë rrit ndjeshëm kapacitetin prodhues të minierës, duke ulur kostot e prodhimit të ferrokromit. Hapja e pusit 9, së bashku me gjithë të tjerat të kryera që nga viti 2013, bën që vlera totale e investimeve të AlbChrome në sektorin minerar në Shqipëri të prekë shifrën e 55.6 milionë USD, shifër kjo e cila do t’i kalojë 70 milionë USD brenda vitit 2021. Kompania është gjithashtu një punëdhënës mjaft i madh. Që kur AlbChrome mori në zotërim minierën kryesore të Bulqizës, num-
ri i punonjësve të saj është shtuar me mbi 400, kryesisht me të punësuar të rinj nga qyteti i Bulqizës. Në fakt, aktualisht janë të punësuar mbi 1200 punonjës, nga 841 që kanë qenë më 2013, dhe pritet që numri i personelit të shtohet me të paktën 200 profesionistë të tjerë në subjektet e Minierës së Kromit në Bulqizë, në Traverbankun e Klosit, në Impiantin e seleksionimit në Klos, në Uzinën e Ferrokromit në Burrel, në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan dhe në zyrat qendrore në Tiranë. Deri më tani për të gjithë këta punonjës alokohet një fond pagash vjetore prej rreth 12 milionë dollarësh, ndërkohe qe Grupi Balin ka patur një fond total pagash prej 49,6 milionë euro për vitin e kaluar. Punësimi dhe këto të ardhura janë një proces zinxhir që ndikojnë në rritjen e konsumit, të mirëqenies dhe në pagimin e më shumë taksave në të gjitha lokalitetet ku kompania vepron.
Vetëm vitin e fundit, AlbChrome ka hapur mbi 100 vende të reja pune dhe kjo shifër pritet që të rritet me investimet në pusin nr. 9. Në vitin 2020, Albchrome ka planifikuar të investojë 10 milionë USD. Investimet do të jenë të fokusuara në: hapjen e vendburimit të Qafë Buallit, zhvillimin e projektit të thellësise të Minierës së Bulqizës, zbatimin e projektit të sistemit të pluhurkapjes në UFK Elbasan, në drejtim të teknologjisë dhe automatizimit të uzinave dhe minierës, si dhe në remontin e furres nr. 3 në UFK Elbasan.
Këshilli Bashkiak miratoi buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2020
Veliaj: 2020 viti i shpresës dhe rindërtimit 100 - vjetori i shpalljes Kryeqytet e gjen Tiranën me buxhetin më të madh në historinë e saj. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot Buxhetin e vitit 2020, i cili vjen me një rritje prej 11% krahasuar me vitin 2019, ndërsa parashikon jo vetëm rritje të investimeve publike, por edhe detyrimet që lindin për rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në fjalën e tij para Këshillit Bashkiak, tha se viti që vjen do të jetë një tjetër vit i mbarë për Tiranën, me shumë punë, shumë projekte, që do të na çojnë një hap më pranë objektivit për të ndërtuar Tiranën e gjeneratës tjetër. “Sot miratojmë buxhetin më të madh në 100 vjet të Bashkisë së Tiranës dhe Buxhetin e 100 vjetorit të Tiranës Kryeqytet. Është një vit jubile për të cilin jemi duke u përgatitur me shumë aktivitete e ngjarje kulturore, për të lënë realisht shenjë në 100 vjetorin e qytetit tonë. Lajmi i mirë për të gjithë qytetarët është se edhe buxheti i vitit 2020 është sërish buxheti më i lartë që ka pasur ndonjëherë Bashkia e Tiranës, i rritur me 11% në krahasim me vitin e kaluar,
duke sjellë kështu më shumë investime për ata që kanë vendosur ta quajnë Tiranën shtëpinë e tyre të madhe. Fakti që ky është viti i pestë rresht që vijmë përpara Këshillit me një buxhet me rritje, besoj se na jep të gjithëve të drejtën të ndihemi krenarë për punën që kemi bërë, por ç’është akoma më e rëndësishme, na jep arsye të ndihemi optimistë se viti që vjen do të jetë një tjetër vit i mbarë për Tiranën, me shumë punë, shumë projekte, që do të na çojnë një hap më pranë objektivit tonë për të ndërtuar Tiranën e gjeneratës tjetër. Ky është padyshim kurorëzimi më i bukur që mund t’i bëhej një viti shumë të mirë për qytetin dhe një fillim i mbarë i mandatit të dytë”, u shpreh ai. Kryebashkiaku premtoi se falë këtij buxheti, në 2020 në Tiranë do të marrin udhë një sërë projektesh të rëndësishme, duke filluar nga Teatri Kombëtar, Piramida, Unaza e Madhe, zgjerimi i Lanës, Zona Ekonomike në Kashar etj. “Jam i vendosur që t’i shkojmë deri në fund çdo projekti që transformon Tiranën dhe e bën atë më të mirë për fëmijët tanë. Megjith-
atë, kemi parë shpeshherë që për çdo projekt madhor të Tiranës, si dikur me protestat te këndi i lodrave te Liqeni apo Sheshin Skënderbej, të ngrihen çeta me individë që duan të ndalojnë punët e qytetit. Tani është bërë si modë: Sa herë ka një punë të madhe në qytet, ngrihet një çetë respektive, e vogël, që e kundërshton atë në kurriz të shumicës së heshtur, që do zhvillimin e Tiranës. Janë të njëjtët që duan të pengojnë zhvillimin, një herë hiqen si të dashuruar pas artit, një herë tjetër si të dashuruar pas mjedisit. Por, kur vjen fjala për punë, është e fundit që e duan, pasi janë të interesuar vetëm për pengim dhe bllokim”, deklaroi ai. Veliaj nënvizoi se Tirana po bëhet gati për të festuar 100 - vjetorin Kryeqytet dhe askush s’mund të pengojë zhvillimin. “Sot dua ta bëj të qartë se çdokush që pengon zhvillimin do të ketë përfundimin e asaj që ndodhi para pak ditësh te Astiri. Tirana nuk ndalet! Qytetarët duan zhvillimin, duan rrugët, duan Piramidën, duan Teatrin, duan Bulevardin e Ri dhe zhvillimin aty, duan transformim në çdo lagje e çdo cep të qytetit. Askush nuk do të guxojë që të ndalë “orën” e Tiranës”, theksoi Veliaj. Kreu i Bashkisë njoftoi se të gjithë autobusët ndërqytetas që qëndrojnë te ish Dogana do të zhvendosen te kthesa e Kamzës, aty ku po shtrohet terreni për t’i hapur udhë ndërtimit të Terminalit të ri, por njëkohësisht edhe vijimit të punës për
ndërtimin e Unazës së Madhe. Duke u ndalur te tërmetet që goditën kryeqytetin në shtator dhe nëntor, Veliaj tha se Tirana arriti që të ringrihet në kohë rekord, duke lënë pas traumën psikologjike që shkaktoi kjo fatkeqësi natyrore, por edhe duke nisur rimëkëmbjen dhe rindërtimin. Ai theksoi se edhe në këtë drejtim viti 2020 do të jetë viti i punës, i rindërtimit dhe i shpresës! “Kjo është mbledhja e fundit për këtë vit, një vit sa i suksesshëm për Tiranën, por po aq edhe sfidues e të vështirë. Them i vështirë sepse tërmeti i 21 shtatorit, e më pas ai shkatërrues i 26 nëntorit, la jo pak shenja në jetën e secilit prej nesh. Ky tërmet nuk do të harrohet lehtë sepse në ditët që e pasuan kuptuam se kemi një forcë të madhe brenda vetes, një forcë që na bëri të ringrihemi më shpejt dhe më të fortë se më parë: Dashuria për njëri-tjetrin. Qyteti ynë sot është më i bashkuar se kurrë e më solidar se asnjëherë tjetër, e kjo më mbush me krenari, entuziazëm dhe energji për vitin 2020. Ndaj, sot kam një urim të veçantë për të gjithë ju, qytetarët e Tiranës, në qendër a në periferi, por edhe qytetarët e qyteteve të tjera që u prekën rëndë nga tërmeti, që tavolinën dhe zemrën ta keni plot në këto ditë”, tha Veliaj. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për më të vegjlit e qytetit, të cilët në këtë situatë aspak normale për Tiranën, u bashkuan duke dhuruar lodrat, librat e fletoret e tyre
për bashkëmoshatarët e zonave të prekura nga tërmeti. “E ndërsa ekipet tona të shërbimeve sociale edhe sot janë duke shkuar fshat më fshat për të ndarë dhurata për fëmijët, dua të falenderoj dhe u jap një përqafim të ngrohtë të gjithë fëmijëve të Tiranës, që u përfshinë në “Operacionin Kutia”. Ishte mbresëlënëse të shihje sesa shumë fëmijë të kopshteve apo nxënës shkollash që kishin dëshirë të kontribuonin për bashkëmoshatarët e tyre, që edhe ata të festonin Krishtlindjen dhe Vitin e Ri si gjithë fëmijët e tjerë. Ky operacion iu kushtua të gjithë fëmijëve të prekur nga tërmeti në fshatrat e Tiranës, në Durrës apo Thumanë e Laç, dhe tregoi edhe një herë se vlera më e madhe që ka qyteti ynë është bujaria. Ndaj, i falenderoj të gjithë fëmijët: Më mbushin me krenari për të ardhmen e këtij qyteti e u premtoj se edhe në mandatin e dytë do të punoj për ta, që qyteti të jetë i tyre”, shtoi Veliaj. Teksa theksoi se Bashkia e Tiranës ka përmbushur angazhimin e saj për rindërtimin nga e para të afro 50 shtëpive të shkatërruara nga tërmeti i 21 shtatorit, Veliaj tha se puna ka nisur edhe për rindërtimin e të gjitha shtëpive që u prishën apo u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai shtoi se me 300 bonuset e tjera të qirasë që miratoi sot Këshilli Bashkiak, numri total i familjeve që janë prekur nga tërmeti dhe që trajtohen me ndihmë financiare nga Bashkia e Tiranës shkon në 2 mijë gjithsej.
AKTUALITET
10 E premte, 27 DHJETOR 2019
Vetëm gjatë muajit shtator në Bashkimin Europian u regjistruan 1,770 kërkesa të reja për azil nga shqiptarët, apo rreth 14% më shumë se një muaj më parë
S
a herë që flitet për azil, sh qiptarët renditët të parët në raportet e huaja. Në Francë, Gjermani dhe së fundmi në Irlandë, shqiptarët veç se kanë rritur kërkesat për azil. Vetëm gjatë muajit shtator në Bashkimin Europian u regjistruan 1,770 kërkesa të reja për azil nga shqiptarët, apo rreth 14% më shumë se një muaj më parë. Eurostat ka publikuar të dhënat e reja për tremujorin e këtij viti, ku për periudhën korrik-shtator janë shënuar rreth 5,120 kërkesa. Nga ana tjetër, emigracioni po shteron forcën e punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, por disa qarqe janë duke e përjetuar këtë dukuri më fort. Sipas të dhënave të Instat, qarqet e Lezhës, Elbasanit dhe Beratit kanë emigracionin më të lartë, në raport me popullsinë. Revista “Monitor”, shkruan se emigracioni neto për Lezhën ishte 135 persona për 10 mijë banorë, ndërsa ky tregues për Lezhën ishte minus 110 persona për 10 mijë banorë dhe për Beratin 105 persona. Gjatë vitit të kaluar, vetëm Vlora pa rritje emigracionin neto në vlera pozitivë me 23 persona për 10 mijë banorë, çka do të thotë se në këtë qytet diferenca ndërmjet emigrantëve të kthyer dhe atyre të ikur pati një diferencë pozitive me mbi 400 persona. “Sipas Instat gjatë vitit 2018, për pjesën më të madhe të qarqeve të vendit, migrimi i jashtëm ka ndikim më të madh në numrin dhe strukturën e popullsisë se sa lëvizjet e brendshme. Në rastin e qarkut të Dibrës, Gjirokastrës dhe Kukësit, gjatë vitit 2018, si migrimi i jashtëm ashtu edhe lëvizjet e brendshme ndikuan në zvogëlimin e numrit të popullsi
3 qarqe po zbrazen, të gjithë duan azil
së tyre. Popullsia e këtyre tre qarqeve zvogëlohet më shumësi rezultat i lëvizjeve të brendshme se sa i migrimit ndërkombëtar. Gjatë vitit 2018, popullsia e qarkut të Tiranës është zvogëluar si rezultat i migrimit të jashtëm me rreth 5 banorë për çdo 10 mijë banorë por në të njëjtën
VENDIMI
Shtyhet seanca për Arbër Çekajn Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionitm, nuk mundi të lexojë të enjten vendimin për Arbër Çekajn, Donaldo Lushajn dhe për Armando Pezakun. Shkak për këtë shtyrje është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës të të pandehurit Donaldo Lushaj. Çekaj u shpreh edhe kundër prokurorit të çështjes, Edvin Kondili, për të cilin pretendon se nuk do të jetë më prokuror i çështjes dhe sipas të akuzuarit, kjo është mëse e sigurtë. Arbër Çekaj akuzoi prokurorin Edvin Kondili se ka manipuluar provat gjatë hetimit dhe e ka kallëzuar në Prokurori. Ai ka dorëzuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë një kërkesë ku kërkon përjashtimin e Kondilit nga çështja. I arrestuar pas sekuestrimit të 613 kg kokainë në magazinat e tij në Durrës, për të është kërkuar 21 vite burg. Për shoferin Armando Pezakun është kërkuar 8.8 vite burg, ndërsa për menaxherin e kompanisë, Donaldo Lushaj, është kërkuar 14 vite burg.
kohë kjo popullsi është rritur si rezultat i lëvizjeve të brendshme me rreth 81 banorë për çdo 10 mijë banorë. E kundërta ka ndodhur për qarkun e Vlorës, ku popullsia është rritur si rezultat i migrimit të jashtëm me rreth 23 banorë për çdo 10 mijë banorë, por në të njëjtën kohë është
zvogëluar me rreth 6 banorë për çdo 10 mijë banorë. Qarqet e Tiranës dhe Vlorës janë të vetmet qarqe popullsia e të cilave është rritur si rezultat i lëvizjeve migratore të brendshme dhe ndërkombëtare, gjatë vitit 2018. Lëvizjet të tilla të popullsisë kanë patur ndikim të madh dhe të për-
SITUATA
“Emigracioni po shteron forcën e punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, por disa qarqe janë duke e përjetuar këtë dukuri më fort. Sipas të dhënave të Instat, qarqet e Lezhës, Elbasanit dhe Beratit kanë emigracionin më të lartë, në raport me popullsinë. Emigracioni neto për Lezhën ishte 135 persona për 10 mijë banorë, ndërsa ky tregues për Lezhën ishte minus 110 persona për 10 mijë banorë dhe për Beratin 105 persona”. vitshëm në popullsinë e qarqeve të Shqipërisë. Të dhënat tregojnë se qarku i Gjirokastrës dhe ai i Vlorës janë dy qarqet e vetme ku popullsia banuese është më pak se gjysma e popullsisë së regjistruar, përkatësisht me 41,1 % dhe 49,0 %”,-thuhet në artikullin e “Monitor”.
REAGIMI
Pensionistët të zhgënjyer: Po tallen me ne
K
ëtë vit, tryezat e pen sionistëve në natën e ndërrimit të viteve do të jenë më të varfëra se një vit më parë. Qeveria caktoi një shpërblim më të ulët për shtresën më të varfër të shoqërisë. Nga 5 mijë lekë që ishte në 2018 këtë vit vlera do të jetë 3 mijë. Të moshuarit në pjesën më të madhe të rretheve të vendit ndjehen të zhgënjyer dhe të nënvlerësuar. Për pensionistët e Vlorës shpërblimi është i pamjaftueshëm, madje e ironizojnë atë. “Është qesharake, çfarë do të marrim ne që jemi në pension me ato, nuk janë të mjaftueshme. Meqë shteti është shumë keq le ti mbajë dhe ne jemi shumë të kënaqur”, shprehet një tjetër pensionist i pakënaqur. Të moshuarit në Fier mbajnë të njëtin qëndrim. “Është për t’u
tallur, çfarë do të bëjë një pensionist me ato, nuk dalin vetëm për ilaçe”. Kukësi njihet si një nga qarqet më të varfëra të vendit. Të moshuarit e kësaj zone do ta kenë edhe më të
vështirë të kenë në tryezën e festës ushqime të bollshme. Edhe në Lezhë e Kurbin të moshuarit ndjehen keq dhe të pavlerësuar. “Kam mbushur vjetërsinë e pensionit”.
AKTUALITET
11
ZV/MINISTRJA
E premte, 27 DHJETOR 2019
Voda: 10 mijë të pastrehë në Durrës Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, ka folur për tërmetin e 26 nëntorit. E ftuar në "Abcja e mëngjesit", ajo foli për sfidat e qeverisë në qarkun e Durrësit. Ajo bëri me dije se aktualisht janë 6 mijë banorë të fshatrave që jetojnë në çadra, ndërsa 4 mijë banorë të pastrehë që do duhet të dalin nga hotelet në fund të janarit. "Fokusi ynë i parë ka qenë kërkim-shpëtimi që fatkeqësisht u mbyll me 51 të vdekur por edhe 49 të shpëtuar. Faza e dytë është akomodimi i njerëzve. Aktualisht kemi mbi 4 mijë qytetarë të akomuduar në hotele, 6 mijë banorë nëpër fs-
hatra që jetojnë nëpër çadra. Furnizimi me çadra dimërore është mbyllur në Bubq, jemi duke punuar në zonën e Ishmit, që është zona rurale më e largët, për ti pajisur të gjithë banorët me çadra dimërore. Një pjesë e vogël banorësh na ka mbetur ende por besojmë se brenda kësaj jave do u çojmë cadrat dimërore. Në Manzë vendosëm konteniere, janë aktualisht, 103 në konteniere, por ka edhe shumë banorë në çadra. Ne po shpërndajmë çadra dimërore por kemi ende sfidë atje për të plotësuar gjithë nevojat e banorëve për çadra dimërore, termike".
1500 shtëpi janë shpallur të pabanueshme. 15 shkolla dhe kopshte, si Komisaritai i Krujës, një pjesë e godinës së spitalit të Krujës si edhe Qendra Shëndetësore në Bubq, janë dëmtuar
T
ë enjten u bë një muaj nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Në Thumanë mungojnë 24 banorë pjesëtarë të të njëjtave familje, të cilët humbën jetën nën rrënojat e ndërtesave dhe zona është thuajse e zbrazët. Për 24 viktimat e Thumanës, Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë. "Autorët e vrasjes së paralajmëruar të 24 qytetarëve në pallatet e Thumanës duhet të vihen menjëherë përpara drejtësisë. Asnjë propagandë, me apo pa përdorimin e fëmijëve, nuk e fsheh dot të vërtetën. Qytetarët vdiqën nga papërgjegjshmëria e qeverisë për të bërë detyrën pas tërmetit të 21 shtatorit. Institucionet shtetërore neglizhuan çarjet e strukturës nëpër banesat në Thumanë deri në momentin fatal të mëngjesit të 26 nëntorit". Në zonën e Thumanës dhe Bubqit, sipas Bashkisë Krujë për 3040 shtëpi të dëmtuara, 1500 prej tyre janë shpallur të pabanueshme. 15 shkolla dhe kopshte, si Komisaritai i Krujës, një pjesë e godinës së spitalit të Krujës si edhe Qendra Shëndetësore në Bubq, janë dëmtuar. Sa i përket strehimit të banorëve, 350 prej tyre janë strehuar përkohësisht në Lezhë, 170 janë strehuar në palestra dhe konviktin e Krujës ndërsa 581 banorë të Thumanës dhe Krujës janë ende në çadra edhe pse ka kaluar një 1 muaj nga tërmeti. Bashkia ka marrrë disa apartamnete në kryeqytet pranë kthesës së Kamzës por banorët e Krujës për shkak të largësisë dhe pamundësisë për të vazhduar punën nuk kanë pranuar të shkojnë. Tragjedia në Thumanë lidhet me cilësinë e ndërtesave.
Një muaj pas tërmetit tragjik, Thumana pa 24 banorë dhe e zbrazët SITUATA "1500 shtëpi janë shpallur të pabanueshme. 15 shkolla dhe kopshte, si Komisaritai i Krujës, një pjesë e godinës së spitalit të Krujës si edhe Qendra Shëndetësore në Bubq, janë dëmtuar. Sa i përket strehimit të banorëve, 350 prej tyre janë strehuar përkohësisht në Lezhë, 170 janë strehuar në palestra dhe konviktin e Krujës ndërsa 581 banorë të Thumanës dhe Krujës janë ende në çadra edhe pse ka kaluar një 1 muaj nga tërmeti". Pallatet që u shkatërruan në 26 nëntor në Thumanë kanë pasur probleme me cilësinë që kur u hodhën themelet. Mark Alija, ish-i dënuar politik, që ka punuar në vitet '86-'87 në Thumanë kur u ndërtuan ato pallate, thotë se problemet kryesore nisin që nga materialet e ndërtimit dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi. "Materialet nuk kishin cilësi. Pastronin furrat e gëlqeres në Krujë dhe i
sillnin këtu për ndërtim. Çimento e cilësisë së parë shkonte për bunkerët. "Ishim në luftë me djallin" dhe duhet të mbroheshim. Askush nuk ka qenë i përkushtuar për cilësi, por për të realizuar normën t'i çonin bukë fëmijëve. Ato pallate janë ndërtuar nga 1986 deri në 1987. Përgjegjësi nuk mban njeri më, pasi përgjegjësia duhet të fillonte në Shqipëri për shumë krime që janë bërë". Në Durrës janë
shembur 61 objekte, 58 prej tyre në rrethin e Durrësit. Durrësi është qarku që është prekur më shumë nga tërmeti. Ende qyteti nuk është në ritmet e duhura. Ajo çfarë shihet është se shumë nga banorët këto festa kanë preferuar ti kalojnë jashtë vendit për shkak se trauma e përjetuar vazhdon të jetë e rëndë. Në krahasim me vitet e mëparshme ku shihej një numër i lartë emigrantësh që ktheheshin në
Shqipëri shumë nga qytetarët kanë preferuar të jenë larg Durrësit. Në lagjen 13 në Durrës banorët shprehen se inspektorët nuk kanë dhënë asnjë zgjidhje. "Askush nuk ka ardhur të thotë se çfarë duhet të bëjmë", shprehen banorët. Tomorr Duda thotë se vijnë dhe nuk japin asnjë përgjigje. "Kemi mbetur si peshku pa ujë, kemi marrë dhenë me qera. Kemi shkuar në Bashki dhe asnjë përgjigje", shprehet ai.
SITUATA
SITUATA
Banorët e strehuar në Shëngjin "Rindërtimi i banesave dhe sistemimi i tyre në shtëpitë e reja do të jetë prioriteti i punëve tona", deklaroi kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë bashkë me deputeten e PS-së në Lezhë, Ardiana Jaku, vizituan banorët e prekur nga tërmeti që janë sistemuar në hotelet e Shëngjinit. "Në Shëngjin me Ardianën, deputeten e Lezhës pranë familjeve të strehuara në Kompleksin "Rafaelo", për t'i siguruar se rindërtimi i banesave dhe sistemimi i tyre në shtëpitë e reja do të jetë prioriteti i punëve tona", tha Rama. Jaku siguroi banorët se shteti ka një fond të posaçëm për rindërtimin dhe Durrësi, Thumana, Laçi, Lezha janë prioritete. "Kërkoj durim, pasi kjo është kalimtare", tha ajo. Banorëve të sistemuar në kompleksin "Rafaelo" u sigurohen kushtet më të mira të strehimit, ushqimit, higjenës dhe shërbim shëndetësor i përditshëm.
Gjurmët e tragjedisë, Durrësi vuan ende pasojat
D
urrësi vuan ende pasojat e rënda nga tërmeti tragjik. Nga pallati ku humbën jetën 7 persona në lagjen 18, pranë degës së Kryqit të Kuq, ka mbetur një hapësirë e madhe boshe që mbushet me kaltërsinë e qiellit, ndërsa një grumbull rrënojash i pahequr mbështetet në pallatin, dikur fqinj me të. Asgjë s'ka mbetur! Katër pjesëtarët e familjes Reçi, së bashku me Diena Meçe Karanxhën, vajzën e saj të mitur dhe të ëmën nuk janë më prej një muaji. U larguan bashkë me të tjerë viktima që mbetën në rrënojat e objekteve të tjera duke lënë pas dhembjen dhe hidhësinë e një abuzimi të frikshëm vdekjeprurës në fushën e ndërtimeve, ndërsa akoma përgjegjësit e kësaj fatkeqësie nuk janë vënë para drejtësisë. Viktimat e tërmetit dhe mijëra të prekur prej tij, që kanë mbetur pa shtëpi, si pasojë e ndërtimeve jashtë standardit, kërkojnë drejtësi.
AKTUALITET
E
dhe këtë vit nuk do ketë kapsolle dhe fishekzjarre të hedhura nga qytetarët. Siguria është elementi më i rëndësishëm në këto ditë festive. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj së bashku me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu inspektuan masat për festat e fundvitit në sallën operative te DVP Tiranë. Në përfundim të inspektimit, Lleshaj nënvizoi se të gjithë treguesit që karakterizojnë sigurinë publike në vend janë në nivelet më të mira historike. ‘’2019 ka qenë një vit i ngarkuar mund të themi që po i afrohemi fundit të vitit me tregues optimist për progresin e bërë. Të gjithë treguesit që karakterizojnë sigurinë publike në vend janë në nivelet më të mira historike’’. Duke folur për masat e fundvitit, ministri Lleshaj nënvizoi se këtë fundvit, puna e policisë është e fokusuar në tre elementë, kufirin, rendin dhe parandalimi i përdorimit të lëndëve piroteknike. ‘’Policia është e fokusuar në disa drejtime kryesore, e para në menaxhimin e gjithë fluksit të kalimit në pikat kufitare, për arsye se fundi i vitit shton numrin e qytetarëve shqiptarë që hyjnë apo dalin nga territori. Po kështu, shtoi Lleshaj, vëmendje e madhe i kushtohet trafikut, sigurisht atij rrugor në përgjithësi, luftës ndaj krimit dhe mbajtjes nën monitorim të elementëve me precedent penal, si edhe çështje që kanë të bëjnë me rendin publik’’. Duke folur për kap-
12 E premte, 27 DHJETOR 2019
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj bëri thirrje për bashkëpunim më të madh mes qytetarëve dhe Policisë së Shtetit me qëllim për parandalimin e situatave të padëshiruara
Rendi gjatë festave, Lleshaj: Policia në terren, puna e fokusuar në tre fusha 3 FUSHA ‘’Policia është e fokusuar në disa drejtime kryesore, e para në menaxhimin e gjithë fluksit të kalimit në pikat kufitare, për arsye se fundi i vitit shton numrin e qytetarëve shqiptarë që hyjnë apo dalin nga territori. Po kështu, shtoi Lleshaj, vëmendje e madhe i kushtohet trafikut, sigurisht atij rrugor në përgjithësi, luftës ndaj krimit dhe mbajtjes nën monitorim të elementëve me precedent penal, si edhe çështje që kanë të bëjnë me rendin publik’’. sollet dhe fishekjzarret, Lleshaj theksoi se Policia e ka në fokus të veçantë. “Kryesisht fokusi i veçantë i Policisë është ruajtja e festës nga zhurmat nga incidentet, nga fishekzjarrët, shpërthimet, kapsollat, dhe elementët e tjerë piroteknikë që kanë shqetësuar për vite me radhë
MINISTRJA
Shtëpia e të Moshuarve, Manastirliu: Gjest fisnik që dhuruat për banorët Gjyshet dhe gjyshërit që janë banorë të Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë, kanë mbledhur nga kursimet e tyre dhe së bashku kanë dhuruar për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjesti i tyre fisnik u vlerësua nga ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila kaloi mëngjesin e së enjtes me 50 gjyshe dhe gjyshër që jetojnë në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë. “Kam ardhur personalisht jo vetëm për t’ju uruar për festat e fundvitit por edhe për t’iu falenderuar pa masë për gjestin fisnik që keni bërë, për dhurimin nga kursimet tuaja për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit”, tha Manastirliu. Duke vlerësuar gjestin e gjyshërve të vetmuar që jetojnë në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë, Manastirliu tha se fisnikëria dhe dhemshuria janë tipare që i karakterizojnë gjyshërit tanë, “ndaj dhe u jemi gjithmonë mirënjohës për vlerat që na kanë transmetuar”. Gjatë këtij viti është investuar për ndërtimin e një qendre të re multifunksionale në Palasë, e cila shërben si shtëpi pushimi për moshën e tretë dhe grupet në nevojë si dhe ka përfunduar rikonstuksioni i plotë i Shtëpisë së të Moshuarve në Shkodër. Gjatë këtij viti është miratuar edhe Plani i Moshimit, i cili përcakton shërbimet që duhet të sigurohen për moshën e tretë. Gjatë vizitës në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguroi se do të vijojë mbështetja për moshën e tretë.
qytetarët, duke krijuar dhe probleme të mëdha. Pra për t’i përmbledhur fokusi është kufiri, është rendi publik, janë elementët me precedent penal, është dhe përpjekja për të siguruar qetësinë e festës duke parandaluar me vendosmëri të lartë përdorimin e mjeteve pirotekni-
ke, që siç përmenda kanë shkaktuar dëme të mëdha, deri në dëme për jetën”. Ministri Lleshaj bëri thirrje për bashkëpunim më të madh mes qytetarëve dhe Policisë së Shtetit me qëllim për parandalimin e situatave të padëshiruara. ‘’Gjej rastin që t’i bëjë thir-
rje qytetarëve për të rritur bashkëpunimin me policinë këto ditë, nënkuptojë me këtë informimin, për ato raste që shqetësojnë sigurinë dhe qetësinë publike. Polica e Shtetit është e angazhuar me një prani të shtuar në territor për t’u përgjigjur qytetarëve’’.
RAPORTI
Tërmeti, 34,940 objekte të inspektuara, 4127 familje përfitojnë bonusin e qirasë
K
omiteti Ndërministror të Emergjencave Civile, bën të ditur se një muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, 3777 persona në Durrës, Laç dhe 7 familje në Bashkinë Vorë janë akomoduar në hotele. Qytetarë të prekur nga tërmeti janë të vendosur në çadra dimërore si dhe në 15 njësi banimi të lëvizshme në Manzë. Deri më tani grupi i inxhinierëve përbërë me ekspertë vendas dhe të huaj kanë inspektuar dhe vlerësuar 34,940 objekte nga të cilat 2950 objekte janë vlerësuar më dëmtime të rënda dhe të pabanueshme. Inspektorati i Mbrojtjes së territorit dhe forcat xhenio raportojnë se deri më sot janë shembur 68 objekte, 51 në qarkun Durrës, 10 në qarkun Tiranë, dhe 7 në qarkun Lezhë, të përcaktuara si me rrezikshmëri shumë të lartë. Për sa i takon politikave sociale, bashkitë respektive kanë miratuar në mbledhjet urgjente bonusin e qirasë që u jep mundësi
familjeve që të jetojnë në shtëpi ndërkohë që detyrimet mujore paguhen nga shteti. Një muaj pas kësaj tërmetit, Komitetit Ndërministror i Emergjencave Civile raporton për 4127 familje përfituese të bonusit të qirasë. Qarku Lezhë Total 563 familje përfituese
Bashkia Kurbin 403 Bashkia Lezhë 160 Qarku Durrës Total 1310 familje përfituese Bashkia Durrës 1310 Qarku Tiranë Total 2254 familje përfituese Bashkia Tiranë 1794 Bashkia Vorë 460
SHOWBIZ
13 E premte, 27 DHJETOR 2019
Kanye West publikon albumin e ri për Krishtlindje “Jesus is Born” Reperi me famë botërore, Kanye West, pikërisht për Krishtlindje ka publikuar albumin e ri “Jesus is Born”. West u ribash-
kua me grupin e tij muzikor “Sunday Service” për albumin ungjillor me 19 këngë, të cilat fituesi 21-herë i Grammy e lan-
soi nën emrin e këtij grupi. Ndërkohë, ai publikoi albumin e tij të parë “Jesus is King” këtë tetor dhe arriti numrin 1 në tabelën e Billboard 200, duke e thyer rekordin pas Eminem. Nuk është hera e parë që reperi përdor një festë madhore për të zbuluar një vepër të re muzikore, siç veproi këtë herë. Në Ditën e Falënderimeve, West hodhi videoklipin e tij muzikor “Closed on Sunday” – këngë për vlerat e familjes që është pjesë po ashtu e “Jesus Is King”. Me këtë të fundit, West emocionoi disa nga të burgosurit në burgun famëkeq të Teksasit, Harris County. Rreth 200 të dënuar kishin mundësinë që ta takojnë nga afër reperin amerikan, i cili i ka interpretuar këngët e reja para tyre.
Rita Ora vezulluese në darkën e Krishtlindjes me familjen Rita Ora po kalon këto ditë festash me familjen e saj në një vend bregdetar dhe larg temperaturave të ftohta të fundvitit. E nga këto pushimet me prindërit dhe motrën e vëllain, Rita po sjell vazhdimisht fotografi mjaft të bukura ku shfaqet joshëse, kryesisht në bikini të ndryshme. Ndërsa
mbrëmjen e bukur të Krishtlindjes, Rita ka veshur një fustan, ngjyra e të cilit i përshtatet edhe perëndimit të diellit që shihet nga vendi ku ata kanë ngrënë darkën. Këto fotografi të Ritës janë realizuar nga vëllai i sai, Don Ora, të cilin këngëtarja edhe e ka përmendur.
Dua Lipa krah të dashurit për Krishtlindje, ndan momente romantike Dua Lipa shfaqet e lumtur krah të dashurit të saj. Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, me rastin e Krishtlindjeve ka kaluar kohë me të dashurin e saj. Ajo është shfaqur në një moment romantik me të dashurin Anwar Hadid dhe çifti duken shumë të dashuruar. “Kënaqësia ime e Krishtlindjeve”, ka shkruar Dua pranë postimit.
“Dhimbje e papërshkueshme”, Madonna anulon sërish turneun e saj Dhimbja është e madhe sa që për Madonën nuk ka qetësi, duke e detyruar yllin e pop-it të anulojë sërish turneun e saj në Amerikën e Veriut. Në një video në Instagram, këngëtarja e famshme flet për një dhimbje të papërshkueshme deri në atë pikë që e kanë detyruar të anulojë turneun e Madame X në Miami. “Teksa ngjitesha për të kënduar “Batuka”, të shtunën mbrëma në Miami- shkruan Madonna në rrjetet sociale- isha në lot nga dhimbja e ditëve të fundit. E konsideroj veten një luftarake të madhe, dhe nuk dorëzohem asnjëherë. Është momenti të dëgjoj trupin tim dhe të pranoj që dhimbja është shqetësuese’. Madonna më pas u ka kërkuar falje fansave të saj për anulimin e show-t të saj të fundit.
Gent Bejko: Jam Babai i The ShBLSh “The SHBLSH” ka qenë një ndër grupet më të suksesshme në Portokalli që gjithmonë kanë sjellë numra dhe situata që kanë bërë të gjithë publikun për të qeshur. Shumë prej jush mund ta kujtojnë Gent Bejkon që prej fillimeve të tij të hershme në skenën e Portokallisë, si nismëtari i The ShBLSH. Ai më vonë është larguar dhe tek ‘The SHBLSh’ ngelën Ermal Mamaqi, Julian Deda dhe Gentian Zenelaj. I ftuar këtë të mërkurë në emsionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel, Gent Bejko është pyetur nëse është e vërtetë që ai është babai i grupit ‘The ShBLSh’. Aktori i njohur e ka pohuar këtë gjë që po ai është babai i ‘The ShBLSh’. Më tej Jonida Shehu e ka pyetur Gent Bejkon nëse ka patur debate në lidhje me këtë gjë,i cili është shprehur: “Ka patur neglizhenca. Aty ku duhej të thuhej kjo pjesë, nuk është thënë. Kjo është zgjidhje personale e gjithsecilit. Unë nuk kam asnjëlloj armiqësie me asnjërin nga djemtë”.
SPORT
14 E premte, 27 DHJETOR 2019
Premier League nuk ndalet as për festa, teksa ditën e djeshme janë luajtur ndeshjet e javës së 19-të
STATISTIKA
Chelsea dhe Arsenal zhgënjejnë në “Boxing Day”, Tottenham fiton me përmbysje Nga Rozalb Lika
D
ita e “Boxing Day” si gjithmonë prodhon sur priza në Premier League. Chelsea ka pësuar një disfatë të rëndë 0-2 në “Stamford Bridge” ndaj Southampton, duke komplikuar së tepërmi
minutën e 73-të. Futbollistët e Southampton dhurojnë spektakël, teksa pas një aksioni shumë të bukur, Redmond është në vendin e duhur për të mposhtur për herë të dytë portierin Kepa. Nuk ka qenë një ditë me fat as për Artetën, i cili debutoi me një barazim 1-1 në trans-
it, teksa golin e vetëm për Evertonin e shënoi Calvert-Lewin 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Tottenham nuk gaboi në “Boxing Day” duke arritur një fitore me përmbysje 2-1 ndaj Brighton. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho do të gjente shumë shpejt golin me Kane, por do të an-
Dy lojtarët që kanë dribluar më shumë se “alieni’ Messi në vitin 2019
V
iti 2019 është drejt përfundimit dhe kjo është një mundësi e mirë për të evidentuar disa nga statistikat më interesante. Gjatë këtij viti (pra, pjesa e dytë e sezonit 2018/19 dhe pjesa e parë e sezonit 2019/20) janë dy futbollistë në Europë, të cilët kanë arritur që të bëjnë më mirë se Messi, në aspektin më të fortë që argjentinasi në lojë: driblimin. Ata kanë arritur që të bëjnë më shumë driblime se numri 10 i Barcelonës. Rekordmeni absolut është Wilfried Zaha, i cili ka regjistruar 146 driblime, i ndjekur nga Jeremie Boga,
i cili ka arritur në shifrën e 142. Në vendin e tretë qëndron Messi me vetëm dy më pak se futbollisti i Sassuolos. Një kënaqësi më shumë për këta dy futbollistë që kanë arritur që të bëjnë më mirë se një “alien” këtë vit. Renditja e 5 lojtarëv lojtarëvee që kanë dribluar më shumë gjatë vitit 2 019: 20 Wilfried Zaha (Crystal Crystal): 146 Jeremie Boga (Sassuolo): 142 Lionel Messi (Barcelona): 140 AllanSaint-Maximin(Newcastle/Nice): 130 Sofiane Boufal (Celta Vigo / Southampton): 127
MERKATO
Chelsea kërkon bomberin e Leipzig, Timo Werner
P pozitat e saj në vendin e katërt të renditjes. Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard ka zhgënjyer duke u gjendur në disavantazh që nga minuta e 31-të. Michael Obafemi merr një top në hyrje të zonës dhe më pas lëshon një goditje fantastike me të majtën duke e dërguar topin në trekëndësh. Chelsea përpiqet që të reagojë, por nuk arrin që të shfrytëzojë shanset për shënim. Miqtë ndërkohë arritën që të shënonin edhe golin e dytë në
fertën ndaj Bournemouth. Gosling riktheu makthet e gabimeve në ndeshjet e fundit për Arsenalin duke kaluar vendasit në avantazh, por “topçinjtë” si në shumicën e rasteve e gjejnë shpëtimin te Aubameyang. Sulmuesi nga Gaboni shënoi një gol me peshë në minutën e 63-të duke barazuar rezultatin. Pavarësisht tentativave të ekipit londinez deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte. Ancelotti ndërkohë debutoi me një fitore 1-0 ndaj Burnley-
ulohej me VAR për shkak të një pozicioni jashtë loje. Miqtë luajnë mjaft mirë, duke arritur që të gjejnë dhe golin e avantazhit me Adam Webster, i cili kërceu mjaft mirë me kokë në minutën e 37-të. Në fillimin e pjesës së dytë, “Spursat” arrijnë që të barazojnë rezultatin me Harry Kane, që shënon në tentativën e tij të dytë gjatë aksionit. Në minutën e 72-të, Dele Alli shënoi një super gol me një goditje me parabël, duke lënë në vend portierin e miqve.
as heqjes së dënimit nga FIFA, drejtuesit e Chelsea-t duket se janë gati të shpenzojnë shuma të konsiderueshme në merkato për të përforcuar skuadrën. Emri që lakohet më tepër në “Stamford Bridge” është ai i sulmuesit gjerman të Leipzig, Timo Werner. 23-vjeçari po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon, ku deri më tani ka arritur të shënojë 18 gola dhe të japë 6 asiste në 17 takime të luajtur në Bundesligë. Më herët Werner ka qenë i lidhur me një kalim te Liverpool apo Bayern Munich, por drejtuesit e
Leipzig kanë kthyer mbrapsht çdo ofertë në drejtim të tij. Sulmuesi i përfaqësueses gjermane u bashkua me Leipzig në vitin 2016 nga Stuttgart, ndërsa ka një kontratë që përfundon në qershor të vitit 2023.
MESFUSHORI
SULMUESI I TALENTUAR
Dajaku rrëfen debutimin te Bayerni dhe raportet me disa nga yjet e ekipit
F
undjava e kaluar ishte vërtetë e veçantë për Leon Dajakun, 18-vjeçarin kosovar i cili në minutat shtesë të sfidës mes Bayern dhe Wolfsburg u hodh në fushë duke debutuar me kampionët e Gjermanisë. Leon Dajaku i transferuar nga Shtutgarti te Bayerni verën e kaluar në këtë se-
zon është aktivizuar në 19 takime me skuadrën e dytë të Bayernit në Kategorinë e 3-të, teksa ka arritur të realizojë edhe 3 gola. Në një intervistë për mediat kosovare, sulmuesi i talentuar foli për debutimin me Bayernin dhe raportet që ka me futbollistët e tjerë të bavarezëve. “Ishte fantastike, askush nuk do ta besonte se në një kohë kaq të shkurtër do debutoja te Bayerni. Ishte një emocion i veçantë. Trajneri i ri i Bayernit ka shumë dëshirë që të luajnë lojtarët e rinj të skuadrës. Pata fat dhe tashmë mund të them kam luajtur me Bayern-in. Kam luajtur me Shtutgartin për 5 vjet dhe ka qenë një kohë shumë e mirë. Prindërit më kanë mbështetur shumë dhe atë që them unë ata nuk e diskutojnë, kalimit te Bayerni nuk mund t’i thosha jo. Me Thomas Mullerin shkoi shumë mirë. Ai është një lojtar që bën shumë shaka dhe me ‘ngacmon’ me batuta. Kur kam shkuar te Bayerni, ai që më ka mahnitur është Thiago Alcantara, pasi është fantastik me topin në këmbë”, u shpreh Dajaku.
Arrihet marrëveshja, Xhaka transferohet te Hertha Berlin
G
ranit Xhaka nga janari do ta shohim sërish në Premier League. Mes fushori me origjinë shqiptare ka arritur akordin me skuadrën e Hertha Berlin për një transferim gjatë merkatos së dimrit. Skuadra londineze do të përfitojë 25 milionë euro nga kjo lëvizje. Agjenti i tij, Jose Noguera ka konfirmuar largimin e mesfushorit: “Shikoni, dua të tregohem i qartë dhe i sinqertë. Ne kemi një marrëveshje për transferimin te Hertha Berlin dhe do të shkojmë në Berlin. I kemi thënë edhe drejtuesve të skuadrës së Arsenalit dhe trajnerit Mikel Arteta. Klubi është njoftuar për të gjitha hapat, lojtari dhe Hertha kanë qenë të qartë. Tani diskutimet lidhen vetëm për vlerën e transferimit”. Ky do të jetë një rikthim për Xhakën në Bundesligë pasi më parë ka qenë pjesë e Gladbahut ku ishte edhe kapiten.
SPORT
15 E premte, 27 DHJETOR 2019 Sulmuesi portugez është shprehur i kënaqur në Itali dhe s’ka ndërmend që të tërhiqet
A
rgëtim, pasion për punën dhe dëshirë e madhe për të habitur ende. Cristiano Ronaldo ka fituar shumë, por nuk ka ndërmend që të tërhiqet ende, pasi dëshiron që të ngrejë trofe të tjerë te skuadra e Juventusit. “Ky është prioriteti im. Më pëlqen gjithçka të Juventusit dhe te kultura italiane, jam i lumtur këtu dhe dua që të luajë edhe për disa sezone”. Kështu është shprehur fillimisht ylli portugez në një intervistë që ka dhënë për gazetaren Diletta Leota në Itali. Një karrierë që hapat e parë i ka nisur te skuadra e Sportingut dhe u ndërpre shumë shpejt nga Manchester United. “Mbaj mend atë miqësore kundër United, isha shumë i emocionuar, por jam shumë i lumtur me mënyrën sesi luajta, ishte e jashtëzakonshme. Në fund të ndeshjes, Sir Alex Ferguson më tha se më donte në Manchester. Unë isha 18 vjeç dhe shumë i lumtur. Tani sigurisht që është ndryshe, kur fillon që të luash futboll, e sheh gjithçka ndryshe. Jam i lumtur edhe sot që luaj futboll”. Goli më i bukur – “Goli më i bukur që shënova, ndaj një
Ronaldo: Më pëlqen gjithçka te Juventusi, u deha kur fitova Europianin
skuadre të shkëlqyeshme, me Buffon në portë. Duartrokitjet e tifozërisë ishin të veçanta. Gjithmonë mendoja se Giggi ishte një person i mirë, pas ndeshjes më uroi. Tani që e shoh çdo ditë, e di se çfarë
ARGJENTINASI
peshe ka këtu. Ai i ndihmon gjithmonë të tjerët”. Seria A dhe Championsi– “Unë u bëra i vetmi futbollist, që fiton titullin në Serie A, La Liga dhe Premier League. Siç them gjithmonë, çdo trofe ka të
veçantën e vet, më pëlqen të fitoj sa më shumë të tillë. Kur u bëra kampion me Juventusin, nëna ime ishte shumë e lumtur atë ditë. Ajo më ndjek gjithmonë, gjithashtu këtu në Torino. Tani ajo shqetësohet
më shumë për mënyrën sesi jam, për fëmijët e mi. Ka ndryshuar. Champions-i është kompeticioni më i mirë në botë, më pëlqen ta luaj atë. Është mjaft i veçantë. Mbrojtja më e mirë – “Më e vështira është ajo, me të cilën stërvitem çdo ditë: Bonucci, Chiellini dhe De Ligt. Unë do të kisha thënë vetëm Chiellini prej këtyre më parë, por tani që i shoh çdo ditë, mund t’i nominoj të tre”. Europiani i 2016 – “Për mua, është titulli më i rëndësishëm, që kam fituar në karrierë. Atë natë qesha, qava... Dhe pastaj u deha, natyrisht. Kam qarë aq shumë, sa u desh një gotë shampanjë për t’u dehur. Zakonisht nuk pi, por ajo natë ishte e veçantë: më e rëndësishmja”. E ardhmja si trajner? – “Unë nuk e aspiroj këtë gjë aktualisht, mbase në të ardhmen mund të ndryshoj mendim. Kurrë mos thuaj kurrë. Mund të jem trajner motivues. Më pëlqen të luaj futboll sulmues. Edhe me ekipin tim do të insistoja në këtë, mbi bukurinë e lojës dhe motivimin maksimal”.
SUEDEZI
Ibrahimovic i thotë “po” Milanit, ja detajet e marrëveshjes
Z
Messi tregon sekretin si u bë specialist në goditjet e dënimit
L
eo Messi ka folur për kanalin zyrtar të La Ligas, duke komentuar rekordin e golave, ndërkohë që ka zbuluar edhe sekretin e goditjeve dënimit. “Më kujtohet shumë herë që Eto’o më tha ‘ditën kur të filloni e të shënoni gola, nuk do të ndaleni më...’ Sepse, në fillim kisha shumë raste dhe nuk i konvertoja dot në gola. Erdhi dita kur kjo gjë ndryshoi dhe tashmë kam shënuar pa fund. Sa herë që dal në fushë, më pak mendoj për golat dhe më shumë për lojën, fatin e ndeshjes. Të jesh golashënuesi më i mirë në këtë kampionat, është një gjë e veçantë. Unë mendoj se është një nga rekordet më të bukura që kam. Sekreti i goditjeve të lira? Në fillim kam studiuar shumë video të lojtarëve të njohur në ekzekutimin e goditjeve standarde. I shikoja përsëri e përsëri, veçanërisht në gjuajtjet e lira, për të parë nëse goditësi lëviz përpara, si e hedh hapin, si reagon barrikada përpara, si kapërcehet pengesa etj. etj. E vërteta është se edhe tani i studioj goditjet e dënimit pak a shumë si dikur”, deklaroi Messi.
latan Ibrahimovic do të rikthehet sërish te skuadra e Milanit. Futbollisti suedez i ka thënë “po” Mal dinit e Boban teksa në orët e ardhshme do të mundohen të mbyllin tratativat, duke sistemuar detajet e fundit ekonomike me Mino Raiola. Mungon vetëm firma dhe më pas suedezi do të jetë në dispozicion të Pioli: në 30 dhjetor do të jetë në Milanello për rinisjen e stërvitjeve. Dhurata e Krishtlindjes për Milan ka mbërritur me vetëm një ditë vonesë: Zlatan Ibrahimovic është sërish kuqezi. Suedezi është i bindur të pranojë propozimin e drejtuesve kuqezi dhe do të firmosë një kontratë prej 6 muajsh me rinovimin për 12 muaj të tjerë lidhur me golat e shënuar. Gjashtë muaj për të treguar, se në moshën 38 vjeç, është ende i aftë të bëjë diferencën në Serie A. Tifozët e Milanit presin shumë prej tij, teksa shumë shpejt
ai do të formalizojë akordin duke kryer edhe vizitat mjekësore. 3 milionë euro deri në qershor e pastaj 6 të tjerë në rast rikonfirmimi: këto janë shifrat e negociatave.
ZIKALTRIT
Interi bën ofertën e parë për Vidal, por Barcelona do më shumë
I
nteri dhe Antonio Conte nuk kanë ndërmend që të heqin dorë nga Arturo Vidal. Kiliani shi het si lojtari i duhur nga trajneri i zikaltërve për të përforcuar mesfushën në merkaton e janarit dhe për të vijuar luftën për titullin kampion me Juventusin. Barcelona nuk do të dorëzohet lehtë për një futbollist që pavarësisht moshës, ruan ekuilibrat e lojës sa herë Valverde ka nevojë për të. Conte e do futbollistin që në fillim të janarit por diferenca mes ofertës dhe kërkesës është plot 8 milionë euro. Drejtuesit e Interit janë gati të shpenzojnë 12 milionë, por “blaugranat” nuk duan ta lëshojnë pa 20 milionë euro. Menaxher i Arturo Vidalit, Felicevich, i njëjti që ka bërë të mundur transferimin e Alexis Sanchez në Milano, po punon për t’i afruar palët.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
KRYEMINISTRI: TË PREKURIT NGA TËRMETI DO TA PRESIN 2021-IN NË SHTËPI TË REJA
Rama dhe Veliaj në banesën e re të familjes Stafa K
ryeministri Edi Rama ishte dje në Picallë, Petrelë, në banesën e re të Mynyr Stafës, familja e të cilit mbeti jashtë nga tërmeti i 21 shtatorit. I shoqëruar nga kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, Rama pa nga afër ambientet e shtëpisë së re si dhe shpërndau dhurata për fëmijët. “Mynyr Stafa, bashkëshortja dhe tre fëmijët e vegjël, mbetën jashtë nga tërmeti i shtatorit, por Vitin e Ri do ta presin në shtëpinë e re, ashtu sikundër të gjithë ata që sot jetojnë çadra në oborret e tyre në fshat, si pasojë e tërmetit të madh, Vitin e Ri 2021 do ta presin në shtëpi të reja, shumë më të mira se sa ato që humbën në fatkeqësinë e 26 nëntorit”, tha kryeministri Rama. Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj informoi kryeministrin se sot Këshilli Bashkiak sapo ka miratuar 300 qira të tjera të mbuluara 100% nga bashkia. “Sot ju na keni akorduar fondin për të bërë studimin e thellë të pallateve dhe në momentin që studimet e thella i nxjerrin disa pallate të rikuperueshme u themi banorëve se do të rikthehen në pallat dhe përfundon qiraja, sepse edhe njerëzit duan të kthehen në normalitet”, tha Veliaj.
16 E premte, 27 DHJETOR 2019
Forumi Rinor i PD, homazhe për viktimat e tërmetit në Thumanë Në vendin ku u shembën 2 pallate në Thumanë, Forumi Rinor i PD bëri dje homazhe duke vendosur lule për të kujtuar 24 viktimat, 1 muaj pas tragjedisë së 26 nëntorit. Kryetari i FRPD Belind Kelliçi theksoi se shteti duhet të ketë vëmendje ndaj banorëve të prekur nga tërmeti dhe vlerësimi i shtëpive të dëmtuara duhet të jetë rigoroz. “Nëse do të ishin marrë masa pas tërmetit të 21 shtatorit këtu nuk do të kishim viktima. Fatkeqësisht kjo ka ndodhur. Ne kemi qenë pranë banorëve”, tha Këlliçi. Fatmira, banore e Thumanës teksa shprehu mirënjohjen
VETËVENDOSJE ME FLAMURIN KUQEZI NË SEANCË
Betohen 120 deputetët e Kosovës, zgjidhet kryetari i Kuvendit
J
anë betuar deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, një betim i cili ka qenë pikë e dytë e rendit të ditës, ku fillimisht është bërë verifikimi i mandateve të këtyre deputetëve. Gjithsej kanë qenë të pranishëm 120 deputetë në sallë, ndërkohë që 9 deputetë mungonin në seancë,
deputetë që mund ta bëjnë betimin në seancën e radhës. Glauk Konjufca, i propozuar nga Albin Kurti është zgjedhur kryetar parlamenti me 75 vota pro, 27 kundër dhe 6 abstenim. Në seancë mungojnë Ramush Haradinaj, Abelard Tahiri, Uran Ismajli, Pal Lekaj, Enver Hogjaj e të tjer1%. U vu re se në
seancën në fjalë, LVV mbante me vete edhe flamurin kombëtar. Po kështu janë miratuar me 104 vota pro, 1 kundër dhe 3 abstenim, tre nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, propozuar nga LVV, LDK dhe PDK. Përkatësisht Arberie Nagavci nga LVV, Kujtim Shala nga LDK dhe Memli Krasniqi nga PDK.
për të gjithë ata që kanë ndihmuar, kërkon drejtësi. “Prokuroria të nisë hetimet.
Të zbardhet ngjarja për hir të viktimave dhe familjarët e tyre”, tha ajo.