www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
“Sulltan”-Rama pushton bashkinë e parë të Bashës E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 178 (8619)
E shtunë, 27 Korrik 2019
Çmimi 30 Lekë
Pas rënies së “kalasë” demokrate të Devollit, ushtria e Rilindjes me fermanin e kryerilindasit në dorë do të vijojë drejt, Përmetit, Gjirokastrës, Beratit, Mallakastrës, Kamzës, Lezhës, etj. Synimi final është që të mbërrijë deri në muret e Kalasë së Shkodrës. Rrugëtimi i ushtrisë së Rilindjes ka parashikuar që veç profesionistëve në hapjen e bravave të përdorin përçarjen dhe çdo mjet brenda radhëve të luftëtarëve demokratë FAQE 3
Basha: Zgjedhje të parakohshme Presidentit Ilir Meta, letër OSBE: parlamentare dhe lokale në një Ndërmjetësoni për dialog politik ditë, pa Ramën kryeministër gjithëpërfshirës në Shqipëri
FAQE 6
Në foto: Kreu i PD-së, Lulzim Basha, dje në Sarandë
MEDIAT GJERMANE
KRITIKAT
OPINION
“Projekti i Teatrit OSBE kundër Ramës: Kombëtar, vjedhje e Shqipëria të mbrojë pronës publike” lirinë e shtypit FAQE 8
FAQE 7
FAQE 7
Në foto: Presidenti Ilir Meta
BASHKIA
Teatri si festë… Nga Luan Rama
Edhe unë jam për një teatër të ri. E pas tij, edhe për një teatër tjetër... FAQE 10
NËNKRYETARJA E LSI-së
PD: Shkodra s’mund Erisa Xhixho: Ligji të qeveriset nga pakica “Fusha” për shembjen e 6%-it dhe nuk do t’i e Teatrit është dorëzohet krimit antikushtetues
FAQE 5
FAQE 9
POLITIKE
2 E shtunë, 27 KORRIK 2019
Kreu i shtetit: Sot kemi një Parlament që nuk jep llogari para askujt. Një shumicë që kontrollon gjithçka
P
residenti i Republikës Ilir Meta nga Durrësi i bëri apel partive politike që të bëhen gati për zgjedhjet vendore të 13 tetorit. Kreu i shtetit tha se për këtë çështje ka njoftuar edhe Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, që të ndërhyjë në mënyrë që të vendoset normaliteti në vend dhe të gjendet zgjidhje për krizën politike. Në prononcimin e dhënë për mediat, Presidenti i Republikës bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të heqë dorë nga shantazhet dhe presionet ndaj institucioneve të tjera duke penguar zbatimin e dekretit të tij për zgjedhjet e 13 tetorit. Ai tha se Shqipëria ndodhet në një teatër të madh politik e absurd dhe iu bëri thirrje si maxhorancës ashtu dhe opozitës t’i japin fund. “Ajo që na shqetëson më shumë është ky Teatri i madh politik, absurd, i cili kërcënon që Shqipëria të dërrmojë çdo mundësi për të çelur negociatat në 17-18 tetor. Prandaj dhe njëherë iu bëj thirrje të gjithëve, në mënyrë të veçantë të tre artistëve t’i japin fund këtij absurdi të marrin masa për zgjedhjet vendore më 13 tetor sepse qytetarët shqiptarë kanë nevojë të kenë qetësi, normalitet, një qeverisje vendore të ligjshme dhe legjitime dhe po kështu që garanton llogaridhënie për të gjitha shqetësimet e tyre”,tha Meta. Kreu i shtetit tha se prej kohësh ka kërkuar dialog të qëndrueshëm, jo për demagogji por për marrje përgjegjësish nga të gjitha palët. “Sot kemi një parlament që nuk jep llogari para askujt, një shumicë që kontrollon gjithçka. Sot jemi në një situatë kaotike në të gjitha drejtimet. Opozita i ka pasur të gjitha mundësitë për të parandaluar me propozime me këmbë në tokë. Shqipëria nuk mund të ecë në dy rrugë që nuk takohen me njëra-tjetrën, rruga e kapjes së të gjitha institucioneve nga njëra anë dhe rruga tjetër e de legjitimimit të gjitha institucioneve. ne kemi nevojë për një rrugë, rruga e përbashkët e anëtarë-
Meta: Të gjitha palët kanë përgjegjësi për situatën kaotike
simit në BE”,- tha Presidenti Ilir Meta. Në vijim prononcimi i plotë i kreut të shtetit për gazetarët dje në Durrës. Pyetje: Zoti President çfarë mund të na thoni për situatën politike në vend? Presidenti Meta: Situatë më absurde nuk kemi parë. Padyshim që zhvillimet me Teatrin Kombëtar janë mjaft shqetësuese. Për to jam shprehur qartë, në mënyrë koherente e të vazhdueshme, si dhe përmes padisë që bëra në Gjykatën Kushtetuese. Por ajo që na shqetëson më shumë është ky teatri i
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
madh politik, absurd, që dërrmon Shqipërinë të çelë negociatat më 17-18 tetor 2019. Prandaj edhe njëherë u bëj thirrje të gjithëve, në mënyrë të veçantë të tre “Artistëve” që t’i japin fund këtij absurdi! Të marrin masa për zbatimin e dekretit për zgjedhjet vendore më 13 tetor, sepse qytetarët shqiptarë kanë nevojë të kenë qetësi, normalitet, të kenë një qeverisje vendore të ligjshme dhe që u garanton llogaridhënie për të gjitha shqetësimet e tyre. Sigurisht që 13 tetori dhe zgjedhjet
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
vendore në atë datë nuk besoj se zgjidhin gjithçka, por ky është një detyrim ligjor dhe kushtetues i pashmangshëm. Në radhë të parë, ky është një detyrim për kryeministrin, që të heqë dorë nga trysnitë dhe shantazhet ndaj të gjitha institucioneve të tjera, duke penguar zbatimin e këtij dekreti, dhe padyshim është përgjegjësi e të gjithë të tjerëve për t’u bërë gati që të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 13 tetorit. Po kështu, sot unë kam formalizuar edhe një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, i cili vizitoi dje Tiranën, por edhe Kryetarit të Radhës së OSBE-së, Ministrit të Jashtëm të Slovakisë dhe Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OSBE-së, që kur Shqipëria përgatitet të marrë Kryesinë e Radhës së OSBE-së – dhe ky është një moment i rëndësishëm dhe historik, – të negociojë me të dyja palët këtu, për të arritur një zgjidhje sa më të shpejtë në ditët që vijnë, pasi nuk kemi kohë, jo vetëm për të parandaluar përshkallëzimin e kësaj situate aspak të favorshme për të gjithë qytetarët tanë, por edhe të padenjë për një vend, që duhet të jetë një shembull për çështjen e zgjedhjeve, të funksionimit të institucioneve demokratike, dhe të kontribuojë për rritjen e sigurisë në të gjithë hapësirën e kësaj organizate jashtëzakonisht të rëndësishme. Pyetje: Zoti President ka një bllokim të ndërrimit të mandateve pas zgjedhjeve vendore? Presidenti Meta: Kam
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
këmbëngulur prej shumë kohësh për një dialog të qëndrueshëm politik. Jo për diversion, jo për demagogji, sepse ky lloj dialogu nuk i duhet Shqipërisë, por për marrje përgjegjësish nga të gjitha palët, në mënyrë që të rivendoset normaliteti për rifunksionimin e institucioneve të demokracisë në vend. Dhe njëkohësisht që të funksionojë kontrolli dhe balanca mes institucioneve të ndryshme dhe mbi të gjitha, llogaridhënia. Sot kemi një Parlament që nuk jep llogari para askujt. Një shumicë që kontrollon gjithçka. Pra sot kemi një situatë kaotike në të gjitha drejtimet, dhe kjo është përgjegjësi e palëve politike në vend. Asnjë nuk mund të shfajësohet, sepse edhe opozita i ka pasur të gjitha mundësitë për të parandaluar me propozime me këmbë në tokë dhe të përgjegjshme, shumë nga këto marrëzitë që kanë ndodhur në drejtim të përparimit të skenarit të kapjes së qartë të të gjitha institucioneve në vend. Shqipëria nuk mund të ecë nëpër dy rrugë, që nuk takohen me njëra-tjetrën dhe nuk janë në interes të qytetarëve shqiptarë: Rruga e kapjes së institucioneve nga njëra anë, në mënyrë tërësisht jodemokratike. Dhe rruga tjetër, ajo e delegjitimimit të të gjitha institucioneve. Ne kemi nevojë për një rrugë të përbashkët që është rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, që është vullnet i të gjithë qytetarëve shqiptarë. Të dyja palët duhet të tregojnë përgjegjësi për të mos e cenuar më tej këtë vullnet!
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E shtunë, 27 KORRIK 2019
“Sulltan”-Rama pushton bashkinë e parë të Bashës
Pas rënies së “kalasë” demokrate të Devollit, ushtria e Rilindjes me fermanin e kryerilindasit në dorë do të vijojë drejt, Përmetit, Gjirokastrës, Beratit, Mallakastrës, Kamzës, Lezhës, etj. Synimi final është që të mbërrijë deri në muret e Kalasë së Shkodrës. Rrugëtimi i ushtrisë së Rilindjes ka parashikuar që veç profesionistëve në hapjen e bravave të përdorin përçarjen dhe çdo mjet brenda radhëve të luftëtarëve demokratë Pas fushatës së zgjedhjeve moniste të 30 qershorit, kryeministri Edi Rama e ka ndarë mendjen t’i shkojë deri në fund marrjes nën kontroll të 61 bashkive të vendit. 30 qershori mbetet një datë që edhe pse PS e cilëson si ditë zgjedhjesh, ligjërisht nuk ka asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese që ta quajë të tillë. Dekreti i kreut të shtetit që e anuloi si proces zgjedhor duhet që të vlerësohet nga gjykata më e lartë e vendit, e cila edhe pse u premtua nga qeveria se do ishte gati në muajin korrik, realisht duket ende shumë larg. Ndërkohë opozita nuk njeh rezultatin e 30 qershorit e për pasojë as emrat e kryebashkiakëve që në zgjedhjet monopartiake u votuan nga më pak se 20% e shqiptarëve. Për 30 qershorin ka një mal me shkelje ligjore dhe kushtetuese nga ana e qeverisë duke e vënë në pikëpyetje çdo kryetar bashkie që ka dalë nga votimet. Ka kritika pa fund nga OSBE që e cilësojnë procesin një votim brenda Partisë Socialiste dhe jo zgjedhje për qytetarët shqiptarë. Gjithashtu ka dhe probleme morale sesi një kandidat që është votuar nga 5 mijë apo 20 mijë banorë ka legjitimitetin për të drejtuar një bashki me 100 mijë banorë a me shumë. Pra, me 30 qershorin pakica ka marrë në dorë fatet e shumicës dhe në këtë pikë çdo parim demokratik ka rënë. Por të gjitha këto probleme ligjore dhe morale nuk kanë rëndësi për Edi Ramën. Kryeministri me çdo kusht kërkon të marrë nën kontroll edhe ato bashki që nuk ishin të PS-së. Në këtë pikë, ajo që po bën Partia Socialiste këto ditë më bashkitë që kanë drejtues të opozitës nuk është zbatim ligji, por një pushtim. Të gjitha ata që mendojnë se fjala pushtim përdoret vetëm në historitë mes Skënderbeut dhe turqve, lë të shohin
atë që ndodhi dje në Bashkinë e Devollit. Paradite, kryetari legjitim, së bashku më mbështetësit e tij, nuk lejoi që kandidati i PS më 30 qershor të bënte betimin në zyrat e institucionit. Qindra banorë të Devollit u mblodhën në bashki dhe bllokuan me tavolina e trupat e tyre çdo hyrje nga ku mund të vinin socialistët. Njëlloj si në rrethim kalaje bllokuan edhe rrugët nga ku mund të vinin “pushtuesit”. Pasdite, pas përfundimit të orarit zyrtar, kandidati i PS që fitoi më 30 qershorin u shfaq me ushtrinë e mbështetësve të tij para portave të bashkisë. Në duar mbante fermanin e Edi Ramës dhe KQZ-së që e urdhëronin të merrte Devollin. I rrethuar me policë dhe gardën e militantëve të PS-së, njëlloj si jeniçerët e dikurshëm, rrethuan godinën e bashkisë. Fatmirësisht
nuk duhej të përdorin as policinë dhe as mjete të rënda sulmi. E vetmja armë që u vu në përdorim ishin kaçavidat dhe darët për të shpërthyer portat e institucionit. Pas thyerjes së derës, urdia e socialistëve që shoqëronte pashain e ri të Devollit thirri fitore dhe u lëshua në zyrat e bashkisë. Siç ndodh pas çdo beteje që bëhet me ferman, tani nis puna për ndarjen e plaçkën e luftës. Në këtë mënyrë, Edi Rama pushtoi dje bashkinë e parë duke e marrë jo me vota, po me hapës bravash dhe jeniçerë e kamikazë politikë. Demokratët thonë se të hënën do të paraqiten prapë në punë në Bashkinë e Devollit, por kur nuk e mbrojtën dot kalanë nga brenda, vështirë se do të mund t’a marrin atë sërish nga jashtë. Për çdo rast, gjenerali Sander Lleshi është vërdallë “kalave” që po merr
PS-ja. Urdhri i Rilindjes është që ashtu si në romanin “Kështjella” të Kadaresë, territoret e reja që po pushton PS të mbrohen me çdo mjet. Pas rënies së “kalasë” demokrate të Devollit, ushtria e Rilindjes me fermanin e kryerilindasit në dorë do të vijojë drejt Kolonjës, Përmetit, Gjirokastrës, Beratit, Mallakastrës, Kamzës, Lezhës, etj. Synimi final është që të mbërrijë deri në muret e Kështjellës së Shkodrës. Rrugëtimi i ushtrisë së Rilindjes ka parashikuar që veç profesionistëve në hapjen e bravave të përdorin përçarjen dhe çdo mjet brenda radhëve të luftëtarëve demokratë. Dje “sulltan” Rama e mori një “kështjellë” në Juglindje të Shqipërisë, tamam nga ajo rrugë kur erdhi para disa shekujve Sulltan Murati i I-rë (1362-1389) për të pushtuar vendin e shqipeve. Mili Xhani
POLITIKE KONSTITUIMI I KËSHILLIT BASHKIAK Ashtu sikur u paralajmërua, dje mes tensioneve të shumta u konstituua Këshilli Bashkiak i Devollit, në mbledhjen e të cilit do të bënte betimin procedurial i kryebashkiakut të ri, Eduard Duro, i shpallur fitues nga votimet monopartiake të 30 qershorit. Mbështetës të shumtë të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë depërtuar në ambientet ë Bashkisë, në shenjë kundërshtimi ndaj marrjes së detyrës nga Duro. Ky reagim i përkrahësve të opozitës është në koherencë me deklaratat e krerëve të opozitës të
4
E shtunë, 27 KORRIK 2019
“Devolli”, Braimllari: Nuk ka pasur zgjedhje më 30 qershor cilët janë shprehur se zyrat e bashkive të djathta nuk do të lirohen. Ndërkaq, i pranishëm në Devoll ka qenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, i cili u shpreh se “Rilindja” e Devollit mbledh këshillim imagjinar në institucione imagjinare. “Rilindja e Devollit mbledh këshillim imagjinar në institucione imagjinare. Bashkia është e qytetarëve. Nuk ka pasur zgjedhje më
30 qershor, nuk mund të ketë konstituim këshilli. Më 30 qershor është votuar për strukturat e rilindjes. Votimet e 30 qershorit nuk përfaqësojnë interesin qytetar, qytetarët nuk kishin alternativë. 30 qershori goditje e rëndë për Edi Ramën. 85 % e shqiptarëve nuk morën pjesë refuzuan procesin farsë dhe monist të Edi Ramës. Edi Rama me konstituimin e këshillave imagjinarë kërkon të instalojë monizmin.
Kërkon të thellojë korrupsionin dhe hajdutërinë. 85 % e qytetarëve nuk përfaqësohen. Këshillat bashkiakë nuk mund të jenë për 15 % të rilindjes”, tha dje Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.
Rrotacioni nga votimet moniste të 30 qershorit shkakton tensionet e para. PD: Paligjshmëria po vepron për Bashkinë e Devollit
Mbështetësit e PD dhe LSI hyjnë brenda bashkisë së Devollit: Nuk lirohen zyrat G
jatë ditës së djeshme në Devoll pati përplasje dhe tensione, pasi socialistët vendosën të konstituonin këshillin bashkiak, në mbledhjen e të cilit do të bëjë betimin procedurial kryebashkiaku i ri, Eduard Duro, i shpallur fitues nga votimet moniste të 30 qershorit. Mbështetës të shumtë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë depërtuar në ambientet e Bashkisë, në shenjë kundërshtimi ndaj marrjes së detyrës nga Duro. Ky reagim i përkrahësve të opozitës është në koherencë me deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili u shpreh se zyrat e Bashkive të djathta nuk do të lirohen. Ndërkohë, në të njëjtën mënyrë argumenton edhe kreu aktual i bashkisë, Bledion Nallbati, i cili shprehet se ata nuk i njohin zgjedhjet e 30 qershorit dhe se nuk do të lejojnë uzurpimin e njësisë vendore. Nallbati shtoi se 30 qershori nuk mund të njihet, pasi u anulua nga dekreti i presidentit të Republikës, Ilir Meta. Ndërsa koordinatori i Partisë Demokratike për Devollin, njëherësh, ish-deputeti Endri Hasa deklaron se
paligjshmëria po vepron për Bashkinë e Devollit. I pranishëm në ngjarjet e djeshme në Devoll, Hasa u shpreh se është hera e parë në historinë e pluralizmit kur
PS, injoron Bashkinë, institucionin që përfaqëson vullnetin direkt të qytetarëve. “Paligjshmëria e 30 Qershorit po thellohet akoma më shuazmë sot në Bashkinë
e Devollit. Të pavotuar nga shumica e devollinjve, “ediramat” e Devollit janë mbledhur në ilegalitet, larg qytetarëve dhe po marrin në godinat e qeverisë mandatet e pavleshme të këshilltarëve bashkiakë. Është hera e parë në historinë e pluralizmit kur PS, injoron Bashkinë, institucionin që përfaqëson vullnetin direkt të qytetarëve. Është hera e parë që mandatet e paligjshme jepen në prefekturë, kundër vullnetit të qytetarëve. Është hera e parë që pakica vendos për shumicën. Për Edi Ramën nuk ka asnjë rëndësi ku shpërndahen mandatet e pavlefshme, në prefekturë, në zyrat e PS apo në ndonjë godinë private. Për të ka rëndësi vetëm të kontrollojë gjithçka! Shqipëria është në rrezik! Çdo pushtet sot është në duart e Edi Ramës dhe po përdoret kundër interesit publik. Bashkitë janë vetëm një burim për të grabitur. Shqiptarët e kanë kuptuar këtë, prandaj e refuzuan me një vendim plebishitar më 30 Qershor! Ne na takon t’ia shkurtojmë jetën këtij regjimi mbytës për vendin”, u shpreh dje ish-deputeti demokrat, Endri Hasa.
Sapo mbërrin te Bashkia e Devollit, Duro i PS-së, hap me forcë derën. Nallbati: Të hënën do jem unë në zyrë Një ngjarje e paprecedentë është shënuar këtë të premte në Bashkinë e Devollit, ku për herë të parë në drejtimin e saj janë rreshtuar dy kryetarë, një nga Partia Demokratike dhe një nga ajo Socialiste. Sapo ka mbaruar orarin zyrtar në 16.00, kryetari aktual nga radhët e opozitës, Bledion Nallbati ka lënë zyrën, ku vetëm pak minuta më vonë ia ka behur kryetari i ri i sapozgjedhur, Eduard Duro. Mësohet se pasi një punonjës i Bashkisë ka thyer bravën e derës së Bashkisë së Devollit, kryetari i ri Eduard Duro është futur brenda ambienteve. Eduard Duro u betua sot si kryetar i Bashkisë së Devollit. Kryebashkiaku i ri i Partisë Socialiste në Devoll, Eduard Duro, ka mbërritur në ambientet e bashkisë, për të
Bashkia e Devollit me dy kryetarë, paradite i PD-së, pasdite i PS-së
marrë detyrën. Duro ka shkuar te bashkia, menjëherë sapo ishkryetari i kësaj bashkie, Bledion Nallbati i Partisë Demokratike,
ka përfunduar orarin zyrtar të punës. Nallbati është larguar nga zyra pasi ka mbaruar punën, i cili është përcjellë me duartrokitje nga mbështetësit e tij, të cilët qëndruan për gjashtë orë me radhë para bashkisë. Ndërkohë, një punonjëse e bashkisë ka mbyllur derën e jashtme të ndërtesës dhe është larguar bashkë me ish-kryebashkiakun. Kështu që dera e bashkisë është hapur me forcë nga një komision i zgjedhur nga kryetari i ri i bashkisë. Një punonjës i bashkisë ka thyer bravën e derës, duke e hapur atë, në
mënyrë që të futet në zyrën e tij kryebashkiaku i ri. Gjatë ditës së djeshme në Devoll pati përplasje dhe tensione, pasi socialistët vendosën të konstituonin këshillin bashkiak. Pas thyerjes së dyerve nga PS-ja, kryetari në detyrë i Bashkisë së Devollit, Bledion Nallbati është shprehur se, ditën e hënë do ti rikthehet normalisht detyrës. “Siç e keni parë edhe nga pamjet, sot ka nisur uzurpimi i institucionit të bashkisë së Devollit nga partia-shtet që tashmë dihet se ka vendosur të jetë qeveri, parlament, gjykatë, prokurori,
së fundmi është bërë edhe partiabashki, duke shkallmuar në mënyrë të paligjshme dyert e institucionit”, u shpreh Nallbati. Sipas tij, gjithçka ka nisur pas orarit zyrtar të punës. “Deri në 16:00 kam qenë vetë prezent në zyrë”, shprehet kryetari i bashkisë së Devollit për Syri TV. “Unë do të paraqitem në zyrë në 8:00. Nëse e ata e mbajnë të rrethuar me policë, sigurisht unë nuk do të bëj luftën me shtetin. Do të bëj kallëzimet penale përkatëse për uzurpimin e institucionit”, tha kryebashkiaku Bledion Nallbati.
POLITIKE
5
E shtunë, 27 KORRIK 2019
Ish-deputetja Ulqinaku: Kushtetuta e detyron kryebashkiaken Voltana Ademi të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjen e pasardhësit në mënyrë të ligjshme e kushtetuese “Shkodranët nuk njohin vendimet që shkelin liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe do të reagojnë me vendosmëri në mbrojtje të tyre”. Kështu deklaroi nga Shkodra, ish-deputetja demokrate Izmira Ulqinaku. Nga selia blu e Shkodrës, Ulqinaku theksoi se Kushtetuta e detyron kryebashkiaken Voltana Ademi të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjen e pasardhësit në mënyrë të ligjshme e kushtetuese. Në këtë linjë, ish-deputetja Ulqinaku u shpreh se Shkodra nuk mund të qeveriset nga pakica e 6% -shit dhe nuk do t’i dorëzohet krimit. “Sot, përmes mediave, të gjithë shkodranët janë njohur me aktin e radhës të farsës së 30 qershorit. Don Kishoti që “triumfoi” me “mullinjtë e erës” në votime moniste si në kohën e diktaturës komuniste, u shpall fitues i votimeve socialiste nga një gjykatës i vënë nën presion nga ethet e vettingut që i rri mbi kokë sistemit të drejtësisë në vend. Partia Demokratike e Shkodrës është e vendosur në mbrojtjen e Kushtetutës, Dekretit të Presidentit të Republikës dhe ligjeve të këtij vendi. Asnjë vendim i asnjë institucioni në shkelje ligjore, të lirive e të drejtave themelore të njeriut, nuk do të njihet nga banorët e Bashkisë së Shkodrës. Çdo përpjekje për t’ju imponuar shkodranëve përmes institucioneve të kapura dhe që shkelin Kushtetutën, Dekretin e Presidentit dhe ligjet e Shqipërisë, do të përballet me vendosmërinë e njohur të shkodranëve. Në 2015-ën, përmes një procesi gjithëpërfshirës, të lirë, demokratik dhe të njohur nga të gjitha forcat politike në vend dhe nga ndërkombëtarët,
PD: Shkodra nuk mund të qeveriset nga pakica e 6%-it dhe nuk do t’i dorëzohet krimit VOTIMET E RAMWS
Rekordi/ Një muaj pas votimeve ende nuk ka rezultat zyrtar nga KQZ
janë zgjedhur kryebashkiakët e ligjshëm në 61 bashkitë e vendit, mes tyre edhe Bashkia e Shkodrës. Këta kryebashkiakë kanë detyrimin kushtetues, ligjor por edhe moral të qëndrojnë në detyrë deri në zgjedhjen e pasardhësve të tyre me një proces të ligjshëm dhe kushtetues. Partia Demokratike Shkodër i bën thirrje Edi Ramës dhe sejmenëve të tij lokalë, të
mos e provokojnë Shkodrën e shkodranët me individë të emëruar dhe jo të zgjedhur nga vota e qytetarëve. E kemi përsëritur dhe e përsërisim edhe sot: Shkodra nuk mund të qeveriset nga 6% e atyre që edhe me dhunë, u detyruan të bëhen pjesë e farsës së 30 qershorit. Shkodranët nuk kanë për të pranuar kurre që edhe Bashkinë Shkodër t’ia dorëzojnë krimit
të organizuar, t’ia dorëzojnë përfaqë s u e s i t t ë e m ë r u a r prej tyre. Çdo përpjekje për të vepruar ndryshe, është e dështuar dhe do të përballet me rezistencën qytetare, paqësore të të gjithë popullit që me 30 qershor i dha përgjigjen këtij regjimi duke e braktisur pasivisht”, u shpreh dje ishdeputetja e PD-së, në Shkodër, Izmira Ulqinaku.
LIRIMI I BASHKIVE TË DJATHTA, ISH-DEPUTETJA E PD-SË: NUK I LIROJMË, DO PRESIM GJYKATËN KUSHTETUESE TË VENDOSË
Çupi: As socialistët e ndershëm nuk pranojnë që zyrat të merren me dhunë
I
sh-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, deklaron se normaliteti nëpër bashki do kthehet vetëm nëse në vendin tonë do ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Duke komentuar situatën e tensionuar ditën e djeshme në Bashkinë e Devollit, ish-deputetja Çupi në një intervistë për “News 24” deklaroi se kryebashkiakët qëndrojnë në detyrë derisa të zhvillohen zgjedhje të ndershme. E pyetur nëse ka folur me kryebashkiaken Voltana Ademi, ajo u shpreh se qytetarët shkodranë nuk mund ta pranojnë një situatë të tillë, ku zyra merret me dhunë, madje as socialistët e ndershëm. “Kryetari i bashkisë qëndron në detyrë derisa të zhvillohen zgjedhje të ndershme.
Si mund të pranojnë qytetarët e Shkodrës? Ne do presim të ngrihet Gjykata Kushtetuese.
As socialistët e ndershëm nuk e pranojnë këtë proces. Si mundet një kryetar bashkie të futet në
zyrë me dhunë”, u shpreh dje ishdeputetja demokrate, Dhurata Çupi. Pjesë nga intervista Pse bëtë marrëveshje me artistët? Kemi bërë marrëveshje me artistët që mbrojnë godinën, është diçka krejt normale. Ne kemi qenë në mbështetje të kauzës së artistëve. Është me vlera të jashtëzakonshme dhe duhet të mbetet aty. Godina rikonstruktohet. Ne sot kemi një Tiranë vetëm me kulla e beton. Ne do jemi në krah të artistëve gjatë gjithë verës për ta mbrojtur teatrin. Cilat janë kauzat e tjera të aksionit opozitar? Deri më 31 gusht, ka vendim të Partisë Demokratike, ku janë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet nesër për të shpallur rezultatin përfundimtar të votimeve të 30 qershorit. Në një njoftim për mediat, KQZ bënë me dije se “bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Zv/Kryetari z. Denar Biba, Anetaret z. Bledar Skenderi, znj. Edlira Jorgaqi dhe znj. Rezarta Bitri kane thirrur mbledhjen më datë 27.07.2019, Ora 10:00, me rend dite: 1. Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. Rezultati i votimeve në Shqipëri më 30 qershor ka shënuar një tjetër rekord kombëtar. Kjo është hera e parë që gati një muaj pas zgjedhjeve nuk ka të dhëna zyrtare të sakta për numrin e votuesve në çdo njësi votimi dhe as për pjesëmarrjen në nivel kombëtar. kryetarët e degëve, të deleguarit dhe vetë Lulzim Basha, që po bëjnë një organizim dhe strukturim të brendshëm të partisë. Në të ardhmen do ta detajojmë. Kemi kontakte të vazhdueshme me target grupe që janë në vështirësi për jetesën, me të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë. Ne do merremi në detaje me çdo shqetësim të qytetarëve. Do bëjmë gjithçka për progresin në vendin tonë.
POLITIKE
6
E shtunë, 27 KORRIK 2019
Berisha: Porti i Durrës është kthyer në fasadë të Edvin Mafisë
ISH-KRYEMINISTRI
I
sh-kryeministri Sali Berisha shprehet se Porti i Durrësit ka 7 vjet që është kthyer në një port, ku operon mafia e drejtuar nga Edi Rama. Me anë të një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Berisha thotë se në portin e Durrësit janë bërë prokurime korruptive
skandaloze. “Pasi shtynë për 7 vite fillimin e thellimit të portit, Edvin Mafia dhe ndrikull Riformato bëjnë shou në Durrës! Miq, në vitin 2013 pas thellimit të ndjeshëm të portit të Sarandës, Vlorës, Shëngjinit, kishte përfunduar projekti, gjetur financimi dhe kishin nisur procedurat e prokurimit të thellimit të
portit të Durrësit për të bërë të mundur futjen e anijeve të mëdha të mallrave gjer në 50 mijë ton. Për shkak te korrupsionit, ky projekt u arkivua në arkivat e hajnisë qeveritare për 7 vite dhe u rikthye sot si fasadë e një xhiroje në port e Edvin Mafisë! Rama ik”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha.
Nënkryetari i PD-së: Rama ka shfuqizuar vendimin që ndalonte një kompani të shpallet fituese e një tenderi, nëse ka në proces kontrata publike të parealizuara në masën 70 %
Spaho: Edi Rama favorizon kompaninë “Salillari” te Unaza e Re N
ënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho me anë të një deklarate për mediat tha se Edi Rama e vazhdon paturpësisht skandalin te Unaza e Re. Spaho shprehet se Rama favorizon kompaninë “Salillari”, edhe pse ajo nuk përmbush kriteret që nevojiten. Sipas selisë blu, për tenderin janë në garë 8 kompani, por Rama ka favorizuar firmën “Salillari”. Sipas një vendimi të qeverisë, një kompani nuk shpallet dot fituese nëse nuk ka plotësuar 70 për qind të kontratave që ka lidhur me shtetin, por Spaho tha se kompania “Salillari” është klientë e shumëfishtë e Ramës. Ky sipas PD-së është tjetër rast flagrant se Rama nuk ndalet te Unaza e Re, në Tiranë dhe n mbarë Shqipërinë. PD shprehet se është e vendosur që t’iu kthejë shqiptarëve pasurinë e grabitur nga këto tendera korruptiv nga qeveria e Edi Ramës. “Qeveria e Edi Ramës ka vendosur të grabisë me garë fiktive, për herë të tretë brenda vitit, tenderin e Unazës së Re. Me një akt të paprecedentë dhe skandaloz, Edi Rama ka ndryshuar
rregullat e lojës me vendim qeverie, në mënyrë që klienti i tij, Salillari, të marrë tenderin 15 milionë euro për nënkalimin tek Shqiponja. Për këtë tender janë në garë 8 kompani, por fituesi është paracaktuar nga Edi Rama, duke miratuar një vendim qeverie që shfuqizon pengesën ligjore për shpalljen fitues të Salillarit. Sipas një vendimi të vitit 2008, një kompani nuk mund te shpallet fituese e një tenderi, nëse ka në proces kontrata publike të parealizuara në masën 70 përqind të tyre. Çdo kontratë, e lidhur në kundërshtim me këtë rregull, është e pavlefshme. Pikërisht, këtë rregull ka shfuqizuar Edi Rama për të favorizuar në mënyrë direkte dhe të paprecedentë Salillarin pak orë përpara vlerësimit përfundimtar të ofertave. Kjo kompani, kliente e shumëfishtë e Edi Ramës, është e vetmja nga kompanitë e tjera në garë, që përfiton nga vendimi i Edi Ramës, pasi vetëm Salillari ka detyrime të paplotësuara në nivelin 70% të punimeve. Kompania Sallillari do të ndërtojë edhe një segment tjetër të projektit korruptiv të Unazës së Re, duke bërë që Edi Rama ta
transferojë vjedhjen e 40 milionë eurove nga kompania fantazëm DH Albania tek një tjetër klient i oborrit të familjes së Edi Ramës. Ky është një rast tjetër flagrant që provon se për telë grabitur shqiptarët, Edi Rama nuk ndalet. Ai për të vjedhur paratë dhe pasuritë publike, vjedh
zgjedhjet dhe shkatërron shtëpitë e pronat e qytetarëve. Partia Demokratike është e vendosur në planin e saj për t’u kthyer shqiptarëve çdo qindarke dhe pasuri të grabitur nga aktet korruptive të qeverisë së Edi Ramës!”, u shpreh dje nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho.
Kryedemokrati vijon turin e takimeve në Himarë: Rama i paaftë të organizojë zgjedhje të lira
Basha: 30 qershori jokushtetues, çdo produkt i tij është nul
K
reu i Partisë Demokratike, LulzimBasha e vijoi turin e takimeve me strukturat e partisë dhe simpatizantët në zonën e Himarës. Nga qyteti bregdetar, kreu i demokratëve deklaroi sërish se Edi Rama u faktua edhe njëherë që nuk di të organizojë zgjedhje të lira. Sipas tij, sondazhet e fundit dhe rezultati i 30 qershorit nxjerrin opozitën si shumicë fituese.
Sipas Bashës, në praninë e OSBE/ODIHR-it u faktua se ky njeri është i paaftë të organizojë zgjedhje të lira. Në vijim ai tha se të gjitha sondazhet e nxjerrin PD-në forcë fituese, e nxjerrin opozitën shumicë qeverisëse, po sondazhi më i rëndësishëm, vijoi ai, ishte ai i 30 qershorit, ku 85 % e qytetarëve e refuzuan në mënyrë masive regjimin. Më tej lideri i demokratëve
shtoi se Himara është pasqyra më e mirë e problematikave në vend; grabitjes së pronave, hajdutërisë qeveritare, paligjshmërisë, shkatërrimit të sipërmarrjes së vogël e të mesme etj. Në këtë kontekst, kryedemokratiBasha deklaroi se interesi publik është i pari që sakrifikohet për interesat e Edi Ramës dhe një grushti njerëzish, me të cilët ka kapur dhe ka mbajtur pushtetin gjithë këto vite. Basha deklaroi gjatë takimit me strukturat e partisë në Sarandë, se zgjedhjet e 30 qershorit janë të paligjshme, dhe si të tilla çdo produkt i tyre
është nul dhe antikushtetues.“30 qershori vetëm sa vërtetoi edhe njëherë se me Edi Ramën s’mund të ketë një proces normal zgjedhor. Natyrisht që 30 qershori është nul, është nul nga ana kushtetuese. Me 10 qershor, i vetmi institucion që dekreton zgjedhjet, Presidenti i Republikës, e anuloi si datë, caktoi një datë tjetër. I vetmi institucion që mund ta gjykojë është Gjykata Kushtetuese. Ndaj 30 qershori është nul. Nuk ka prodhuar dhe s’mund të prodhojë asnjë rezultat të ligjshëm”,- deklaroi Basha gjatë bashkëbisedimit me anëtarë dhe
drejtues të Partisë Demokratike në Sarandë.Në këto kushte, për Partinë Demokratike dhe opozitën e bashkuar ka vetëm një objektiv:“Vendosmëri të plotë dhe me qartësi për objektivin që kemi përcaktuar: zgjedhje të parakohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhje kushtetuese lokale, me një qeveri tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër. Dhe me nxjerrjen para drejtësisë, të të gjithë personave që janë kapur duke vjedhur zgjedhjet e shqiptarëve, siç e kanë mësuar tashmë gjithë bota”,- vuri në dukje shefi i opozitës nga Saranda.
POLITIKE
7 E shtunë, 27 KORRIK 2019
Presidenti Ilir Meta, letër drejtuesve të OSBE, Miroslav Lajçak dhe Thomas Greminger
P
residenti Ilir Meta i ka dërguar një letër Krye tarit të OSBE-së, Miroslav Lajçak dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger. Në letër, Meta shkruan se vlerëson vëmendjen e madhe me të cilën organizata po ndjek zhvillimet që po ndodhin në vendin tonë, në një kohë që Shqipëria po përjeton një krizë institucionale. Ai thekson se OSBE-ja mundet dhe duhet të luajë një rol më aktiv në këtë drejtim. Meta i kërkoi zyrtarisht OSBE-së që të ndërmjetësojë një dialog politik gjithëpërfshirës në Shqipëri, duke shtuar se është institucioni i duhur për ta ndihmuar vendin tonë në këto çaste kritike. Presidenti shkruan se çdo përshkallëzim i krizës do të kompromentonte rëndë kredencialet e Shqipërisë si kryesuese e radhës e OSBE-së dhe aftësinë e saj për të drejtuar këtë organizatë në mënyrë të efektshme vitin e ardhshëm. LETRA E PLOTE E PRESIDENIT Ishte kënaqësi të takohesha me ju në Tiranë, respektivisht më 3 qershor dhe 25 korrik. Teksa Shqipëria po përjeton një krizë institucionale dhe përfaqësuese serioze e në të njëjtën kohë, po përgatitet të marrë kryesimin e OSBE-së, e vlerësoj sinqerisht vëmendjen e madhe me të cilën organizata juaj dhe ju personalisht, po ndiqni zhvillimet që po ndodhin dita-ditës në vendin tonë. OSBE-ja mundet dhe duhet të luajë një rol më aktiv në këtë drejtim. Gjatë takimit tonë të fundit dhe produktiv me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së në Tiranë, ramë dakord se stabiliteti dhe uniteti kombëtar janë kyçe për përparimin dhe kryesimin e suksesshëm të OSBE-së më 2020n nga ana e Shqipërisë. Në këtë kuadër dhe në cilësinë
Meta: Ndërmjetësoni për dialog politik gjithëpërfshirës
e Presidentit të Republikës, institucioni që përfaqëson unitetin e popullit shqiptar, do të doja t’i kërkoja zyrtarisht OSBE-së që të ndërmjetësojë një dialog politik gjithëpërfshirës në Shqipëri, me qëllim arritjen e një zgjidhje të gjithanshme, e cila të parandalojë përshkallëzimin e mëtejshëm e krizës aktuale politike, institucionale dhe sociale në vend. OSBE-ja është institucioni i duhur për ta ndihmuar Shqipërinë në këto çaste kritike. Siç ju kam njoftuar edhe në disa raste të mëparshme, kriza politike në Shqipëri po thellohet dita-ditës. Tensionet politike dhe shoqërore po rriten, ndërsa polarizimi mes palëve kundërshtare po përshkallëzohet gjith-
një e më tepër. Shqipëria aktualisht po përjeton një situatë të rrezikshme dhe të pashembullt politike, ku shumica qeverisëse në pushtet kërkon të shtijë në dorë politikisht të gjitha institucionet e kontrollit dhe balancimit të pushtetit, ndërsa opozita kërkon delegjitimitetin e institucioneve. Përshkallëzimi i mëtejshëm i krizës ka gjasa të ndikojë negativisht në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor e më gjerë. Këshilli Evropian pritet që të marrë një vendim më 17-18 tetor 2019 për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Mbetet
ende i paqartë nëse do të merret një vendim pozitiv apo jo. Për më tepër, çdo përshkallëzim i krizës do të kompromentonte rëndë kredencialet e Shqipërisë si kryesuese e radhës e OSBE-së dhe aftësinë e saj për të drejtuar këtë organizatë në mënyrë të efektshme vitin e ardhshëm. Nga këndvështrimi im, zgjidhja e vetme e kësaj krize është mbajtja e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe gjithëpërfshirëse, gjithashtu të domosdoshme për kredencialet demokratike të Shqipërisë, të cilës i është besuar kryesimi i ardhshëm i Organizatës sonë. OSBE-ja, si një forum për dialog dhe bashkëpunim, luan një rol kyç në promovimin e paqes dhe
sigurisë në hapësirën euroatlantike. Mbështetja e saj ndaj rrugëtimit të Shqipërisë drejt demokracisë dhe shtetit të së drejtës përgjatë tri dekadave të shkuara ka qenë shumë e rëndësishme. OSBE-ja ishte në fakt, organizata e parë shumëpalëshe, në të cilën Shqipëria aderoi pas rënies së sistemit komunist. Në këtë prizëm, besoj se është në interesin më të mirë të OSBE-së që të angazhohet në mënyrë aktive për të zgjidhur dhe kapërcyer krizën në Shqipëri. Duke vepruar në këtë mënyrë, OSBE-ja do të forconte besueshmërinë e saj si një organizatë efektive rajonale e sigurisë dhe do të përfitonte nga investimi afatgjatë që është bërë për paqen dhe stabilitetin në Shqipëri dhe në tërësi, për Ballkanin Perëndimor. I nderuar Kryetar i OSBE-së, I nderuar Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së, Dëshiroj t’ju informoj se kërkesa ime për ndërmjetësim të OSBE-së i është dërguar edhe Presidentit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Kjo e fundit është e përfshirë fort dhe e përkushtuar në promovimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, e në veçanti në Shqipëri. Duke pasur parasysh rolin dhe rëndësinë e dimensionit parlamentar, besoj se Asambleja Parlamentare e OSBE-së duhet të përfshihet në një përpjekje të përbashkët ndërmjetësuese për zgjidhjen e krizës në Shqipëri. Me pritjen që kjo kërkesë të shqyrtohet me kujdes.
komente përfaqësuesi i OSBE-së i bëri gjatë një seance të organizuar nga Komisioni amerikan i Helsinkit në mjediset e Kongresit lidhur meraportin e fundit të OSBE-së për lirinë e shtypit në 57
vendet anëtare të organizatës. Në bazë të këtij raporti, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti dy gazetarë janë vrarë në detyrë, ndërsa 92 tjerë janë sulmuar e kërcënuar. Zëri i Amerikës
KRITIKAT
OSBE: Shqipëria të mbrojë lirinë e shtypit OSBE-ja i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të rishikojë paketën ligjore për shtypin në Shqipëri, për shkak të kufizimeve që projekt-ligji i vë lirisë së shtypit. Duke folur për Zërin e Amerikës, përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e shtypit Harlem Desir, thotë se qeveria e Shqipërisë duhet të mbrojë lirinë e shtypit, aq më tepër tani që vendi po kalon situata të acaruara politike. Përfaqësuesi i lirisë së shtypit në OSBE, Harlem Deris, i tha Zërit të Amerikës se qeveria shqiptare duhet t’i bëjë ndryshime të tjera
ligjit për shtypin. “Ne mendojmë se është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që të mbrojë lirinë e shtypit dhe të shmangë në të ardhmen kufizimin e lirisë së shprehjes për mediat on-line. Projekt-ligji aktual u jep shumë kompetenca agjencive rregulluese AMA ose AKEP që janë mbikëqyrës të sistemit të transmetimeve. Ato nuk duhet të marrin rolin e gjykatësit për rastet e shpifjeve për shembull, ose për raste të tjera që u takojnë gjykatave t’i zgjidhin”. OSBE-ja tha zoti Desir po punon
me qeverinë shqiptare që legjislacioni i ri të ndryshohet në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare. Një nga problemet e tjera me shtypin në Shqipëri, sipas zyrtarit të lartë të OSBE-së, është përqendrimi i pronësisë së mediave, veçanërisht të televizioneve dhe gazetave kryesore. Situata aktuale politike në Shqipëri, shton ai, nuk duhet lejuar të ndikojë mbi lirinë e shtypit. Edhe po të ketë kriza politike, siç ndodh në shumë vende, thotë ai, shtypi duhet të jetë i lirë të bëjë punën e tij. Këto
POLITIKE AKTIVISTI
A
ktivisti Andi Tepelena në një intervistë për Fax News, deklaroi se çështja e Teatrit do të dërgohet edhe në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, duke e konsideruar tashmë jo vetëm diçka që iu përket artistëve, por si një pasuri kombëtare. Tepelena tha se godina mund t’i rezistojë edhe zjarrit teksa shtoi se për herë të parë është vendosur në qendër të vëmendjes, dhe është po ashtu hera e parë sipas tij, që politika po merret me artin dhe kulturën. Ndërkohë, sa i përket marrëveshjes së djeshme midis opozitës dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Tepelena tha se
8
E shtunë, 27 KORRIK 2019
Teatri Kombëtar, Andi Tepelena: Së shpejti e çojmë në Strasburg askush nga politika nuk është i penguar t’i bashkohet kësaj kauze teksa theksoi se kjo çështje është thelbësisht politike. “Muret e Teatrit do t’i rezistonin një zjarri. Teatri Kombëtar, pronë e të gjithë shqiptarëve. Ne po mbrojmë pronën e përbashkët, e drejta jonë. Po presim me besim ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Do e çojmë kërkesën tonë në Gjykatën e Strasburgut. Me siguri në Strasburg do të fitojë e drejta. Po të kishte Kushtetuese, s’do ishin në këtë pikë. Teatri, në qendër
të vëmendjes për herë të pare. Hera e parë që politika po merret me art e kulturë. Vlerësojmë qëndrimin e Presidentit për TK. Marrëveshja me PD tregoi se është çasti të ndryshojmë qasje. Të mirëpritura të gjitha partitë tek Teatri pasi Çështja e Teatrit, është thelbësisht politike. Ministria e Kulturës ka dhënë fondin më të ulët në rajon për Teatrin. Ky Teatër do të qëndrojë në këmbë patjetër. Artistët po punojnë për të dhënë një shfaqje”, tha ndër të tjera aktivisti Andi Tepelena.
“Frankfurter Allgemeiner Zeitung”: Godina historike do të shembet për t’u zëvendësuar nga gjashtë rrokaqiej
N
jë nga gazetat më të rëndësishme në Gjermani, Frankfurter Allgemeiner Zeitung ka publikuar një shkrim për situatën e krijuar në Tiranë pas protestës për Teatrin Kombëtar. Gazeta thekson se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka pushtuar godinën. Pas protestave të studentëve dhe pas muajsh të tërë me demonstrata kundër qeverisë socialiste, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, ka pasur sërish përplasje mes policisë dhe civilëve. Bëhet fjalë për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, të ndërtuar në vitin 1939, pas sheshit kombëtar me emrin Skënderbej. Lëvizja ‘Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit’ ka pushtuar teatrin që nga e mërkura. Godina historike do të shembet për t’u zëvendësuar nga gjashtë rrokaqiej. Marrëveshja detyron një kompani private, e cila merr përsipër projektin, edhe për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar në shesh. Shitja e pronës prej 8500 metrash katrorë është shumë kontroverse. Qeveria shqiptare dhe Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, thonë se gjithçka bëhet në shërbim të popullit. Lëvizja për teatrin e akuzon qeverinë për veprimtari kriminale dhe ka lëshuar një manifest që bën thirrje për mbështetje ndërkombëtare. Gazeta bisedoi me aktivistin Besjan Pesha për gjendjen aktuale dhe arsyet e protestës. Zoti Pesha, aktorët, shkrimtarë dhe qytetarët janë bashkuar duke protestuar çdo ditë për një vit kundër prishjes së ndërtesës. Tani për tani, lëvizja juaj e mban teatrin të zënë. Si erdhëm deri këtu?
“Projekti i Teatrit, vjedhje e pronës publike”, mediat gjermane jehonë protestës së artistëve
N e p usht uam ndërtesën e teatrit sepse Ministria e Kulturës kishte nisur me pastrimin e inventarit, për të bërë gati prishjen. Për disa ditë, ne ishim vazhdimisht këtu, disa aktivistë qëndronin edhe gjatë natës. Të mërkurën pati një përleshje përpara godinës së teatrit me policinë, të cilët kishin mbërritur edhe me njësitë speciale. Pjesërisht kjo përplasje ishte e dhunshme. Ne vendosëm të zaptojmë ndërtesën për ta mbrojtur. Policia nuk u tërhoq deri pasdite, pas bllokimit të hyrjeve të teatrit, duke ndaluar furnizimin me ushqim dhe ujë, pavarësisht nga nxehtësia ekstreme dhe mungesa e ujit dhe dritave.
Ndërkohë nuk pati asnjë komunikim zyrtar- sikur të ishte një aksion shumë sekret. Teatri Kombëtar është me të vërtetë në një gjendje shumë të keqe. A nuk do kishte kuptim investimi për një godinë të re? Po, ndërtesa e teatrit është në një gjendje shumë të keqe, pasi asgjë nuk është bërë për 18 vjet. Por këtu bëhet fjalë për një vjedhje të publikes. Teatri dhe trualli janë një pronë publike. Këto 8500 metra katrorë do i jepen një kompanie- me arsyetimin se nuk ka lekë për ndërtim apo restaurim. Sipas përllogaritjeve tona, projekti i planifikuar kap një vlerë prej 240 milionë euro. Një ndërtim i ri i teatrit do të
kushtonte dhjetë milionë euro, një rinovim i ndërtesës rreth 2 milionë euro. Por qeveria nuk është e interesuar në ruajtjen e ndërtesës së teatrit. Ata duan të ndërtojë kulla të larta dhe kështu të ndjekin interesat e pastra ekonomike. Ndërsa sipërmarrësit privatë dhe elita politike fitojnë miliona, qytetarët humbasin hapësirën e tyre publike dhe një pjesë të trashëgimisë së tyre kulturore. A nuk ishte kjo një godinë e mbrojtur si monument? Po, deri tre vjet më parë ishte kështu, si shumë ndërtesa të tjera në sheshin Skënderbej. Mbrojtja si monument u shfuqizua me arsyetimin se nuk kishte ndonjë vlerë
të veçantë kulturore për Shqipërinë. Por shumë arkitektë dhe OJQ, përfshi këtu edhe Europa Nostra, kanë folur dhe kanë kërkuar mbrojtjen dhe ruajtjen e godinës. Komisioni Europian gjithashtu është angazhuar gjatë vitit të shkuar. A mundet të bëjë diçka ai? Megjithëse Komisioni Europian reagoi në atë kohë, kryesisht u ankua për mospërputhje në rregullat e konkurrencës. Sepse kur u miratua ligji i posaçëm për shitjen e tokës, projekti iu dha një kompanie shqiptare pa garë. Pas ankesave të Komisionit, u hap një garë, por në kushte të diskutueshme. Konkursi përfundon në një muaj e gjysmë, por tashmë është e qartë se çfarë do të ndodhë. Çfarë shpresoni tani nga vazhdimi i pushtimit? Me pushtimin ne duam që të arrijmë që vendimi për teatrin të shtyhet derisa Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë ligjin e miratuar. Për momentin, gjykatat shqiptare nuk mund të veprojnë sepse janë duke u shqyrtuar gjerësisht në kuadër të reformës në drejtësi. Ne gjithashtu bëjmë thirrje për një referendum lokal, duke u dhënë qytetarëve kohën e mjaftueshme për t’u informuar. Qytetarët më pas të vendosin se çfarë do të ndodhë me Teatrin e tyre Kombëtar dhe me hapësirën publike mbi të cilën qëndron ai.
POLITIKE NËNKRYETARJA E LSI-së
9
E shtunë, 27 KORRIK 2019
Xhixho: Rezistenca për Teatrin, frymëzuese, Meta veprim shtetari “Gjithë rezistenca e komunitetit të artistëve, qytetarëve, Aleancës së Teatrit, 1 vit e dy muaj gati ka qenë stoike, e qëndrueshme dhe shumë frymëzuese”. Kështu deklaroi nga studio e News24 në rubrikën “Opinion”, nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, e cila komentoi zhvillimet e fundit politike në vend. “Kur ka një debat të madh, shija që të lënë përleshjet e qytetarëve e artistëve me policinë është shumë e keqe dhe një imazh që nuk do doje ta shihje kurrë. Teatri është një monument. Janë disa vlera në këtë qytet dhe disa momente që janë biografia e këtij qyteti që duhet ruajtur. Në një sistem demokratik nëse ka një mosmarrëveshje mes qytetarëve dhe qeverisë ekzistojnë gjykatat”,
deklaroi Xhixho. Ajo theksoi se ligji që ka kaluar në parlament është antikushtetues, i paprecedentë, ndërsa e cilësoi veprim shtetari vendimin e Presidentit Ilir Meta për ta çuar në Gjykatë Kushtetuese. “Nëse do të kishim një Gjykatë Kushtetuese, qytetarët, Aleanca do ta kishte atakuar në Gjykatën Kushtetuese siç ka bërë Presidenti i Republikës. Veprimi i Metës, veprim i një shtetari të rëndësishëm që shpreh një shqetësim. Pse nuk thërrasim ne një referendum për një çështje kaq të rëndësishme. Nuk është një çështje thjesht e ndërtimit të një teatri të ri por një aferë. Pse të mos thërrasim një referendum të kuptojmë kush është maxhoranca dhe minoranca në këtë rast”, u shpreh nënkryetarja LSI-së, Erisa Xhixho.
Nënkryetari i LSI-së: Zgjatja e krizës në interes të “Rilindjes”, 13 tetori detyrim për mazhorancën dhe opozitën
Vasili: Rivendosja e shtetit ligjor, shpëtimi i vetëm për vendin N
ënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili është shprehur se zhvillimi i zgjedhjeve në 13 tetor dhe pjesëmarrja është një detyrim për mazhorancën dhe për opozitën. Vasili u shpreh se mirëpret negociimin e krizës nga OSBE dhe theksoi se zgjatja e saj thellon kapjen e shtetit nga Rilindja. “Zgjedhjet në 13 tetor, pjesëmarrja detyrim për opozitën dhe maxhorancën. Kriza duhet të zgjidhet sa më parë. Ftesa e presidentit për OSBE-në për negocimin e krizës e mirëpritur. Rivendosja e shtetit ligjor shpëtimi i vetëm për vendin. Zgjatja e krizës në interes vetëm të rilindjes, që të vjedhë e pandëshkuar dhe është thellim i kapjes së shtetit nga rilindja. KQZ të hapë procedurat për 13 tetorin, bllokimi i 13 tetorit nga KQZ-ja përgjegjësi penale shumë e rëndë. 30 qershori votime moniste që i beson vetëm Edi Rama. 30 qershori faqja më zezë e pluralizmit”, tha Vasili. I ftuar në studion e A2 Neës, nënkryetari i LSI-së u shpreh se opozita është gatshme për zgjidhjen e krizës. “Edi Rama është kryetar i Partisë Socialiste dhe kriza do të zgjidhet mes opozitës dhe PS-së. Unë shpreh vullnetin tim që zgjidhja të marrë fund sepse pasojat e krizës i vuan Shqipëria dhe ekonomia e saj. Duhet rikthim i shtetit ligjor. Kriza e zgjatur del jashtë kontrollit dhe të dëmtuarit janë gjithmonë qytetarët”, tha Vasili. Më tej, Vasili theksoi se kjo nuk përbën një ndarje pikëpamjesh me Partinë Demokratike. “Me PD-në nuk kemi pasur asnjë ndarje për çështje të mëdha të karakterit parimor. Mendojmë njëlloj që kriza duhet zgjidhur, ndërmjetësimi ndërkombëtar është i mirëpritur dhe në 13 Tetor të shkojmë të mbajmë zgjedhje dhe t’i heqim damkën e votimeve vendit tonë”, tha nënkryetari i LSI-së. Sipas Vasilit, zgjedhjet në Shqipëri e kanë një datë të caktuar nga Presidenti: 13 Tetorin. “Duhet të hapen procedurat e zgjedhjeve të 13 Tetorit. Vetëm Rilindja e Edi Ramës po i kundërshton dekretet
e Presidentit. Meqë nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, (Rama) le të ndjekë procedurat për zgjedhjet e ligjshme dhe më pas të ankohet në Gjykatën Kushtetuese. Edhe nuk është ankuar dhe kërkon të rrëmbejë pushtetin në tavolinë me votime pa zgjedhje. Siç regjistroi ankim Presidenti për teatrin, edhe Edi Rama të ankohet”, deklaroi dje nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili. PJESË NGA INTERVISTA Rrotacioni politik si pasojë e zgjedhjeve të 30 qershorit, ka filluar të sjellë dhe përplasjet e para, si i komentoni? Për ç’rrotacion po më pyesni? Për çfarë zgjedhjesh flisni? Sepse edhe OSBE/ODIHR-i i përcaktoi si votime, pasi nuk pati mundësi për zgjedhje. Pra, e vrau Ramën që në fjalinë e parë të raportit të tij. Dhe praktikisht në Shqipëri siç të gjithë e dinë tashmë nuk ka pasur zgjedhje. Po gjykatat dhe Kolegji Zgjedhor që i kanë dhënë mandatet, duhet ti injorojmë? Për cilat gjykata e keni fjalën? Unë di vendime gjykatash që nuk i kanë dhënë mandate askujt. Meqë ju referuat gjykatat, ne nuk mund ti referohemi atyre që janë në favor të Qeverisë.
Shqipëria po përjeton një situatë të cilën nuk e ka përjetuar as në diktaturë, ku kemi një gjykatë që jep dy vendime, që janë tregues i kapjes, të cilat urdhërohen nga Edi Rama dhe një ditë pas një vendimi merr vendim krejtësisht të kundërt për të njëjtën çështje, kjo s’ka ndodhur as në diktaturë. Pra, këtu kemi absolutisht një shtet të kapur dhe gjithçka që ka ndodhur ka ngritur edhe më lart alarmin. Votimet socialiste të 30 qershorit vetëm e kanë zhytur në një greminë shumë më të thellë situatën, e kanë përkeqësuar në mënyrë ekstreme edhe konfliktin civil dhe social, ku zgjedhjet të shndërruara në votime kanë krijuar një tronditje të rëndë të cilët po e përjetojmë sot. Dhe kjo është e gjitha në funksion të një njeriu, i cili është marrosur pas pushtetit dhe detyrimeve të atyre miliardave që tashmë i pohon dhe Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Bashkimi Europian, dhe duke qenë peng i këtyre miliardave të fëlliqura është kjo situatë tejet e rëndë sot në vend. dhe për të lehtësuar disi situatën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, edhe pse është krejtësisht i socialistëve mësë paku duhet të hapë procedurat për zgjedhjet e
13 tetorit. Dekreti i Presidentit me fuqinë e ligjit, i pakontestuar, i paankimuar është atje dhe është detyrim kushtetues. Kushdo që i del kundër vetëm shpejton me nxitim të jashtëzakonshëm vajtjen e tij drejt burgut. Pra, duhet të hapin urgjentisht procedurat përkatëse në kuadër të zgjedhjeve të përcaktuara në datën 13 tetor. Derisa Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale dhe të shprehet për situatën çfarë duhet të ndodhë? Nuk është opozita që po kundërshton dekretet e Presidentit, nuk janë as shqiptarët, është thjesht vetëm rilindja e Edi Ramës. Ky edhe nuk është ankuar në gjykatë, edhe nuk ka kontestuar gjë dhe njëkohësisht kërkon të rrëmbejë pushtetin në tavolinë me votime pa zgjedhje. I pakënaquri Edi Rama lidhur me këtë dekretin e Presidentit ka regjistruar ndonjë ankim në Gjykatën Kushtetuese? Jo! Besoj se nuk ju ka shkarë edhe ju si gazetarë që ky thotë do bëj zgjedhje vetëm edhe pa opozitën, edhe fakti se kemi 4 javë dhe ende nuk kemi një rezultat të shpallur nga KQZ-ja, gjë që s’ka ndodhur asnjëherë. Pra, votuan vetë, numëruan vetë dhe nuk shpallin rezultatin sepse janë të manipuluara, dhe gjithë këtë me votime moniste, manipulim, rrëmbi i pushtetit duhet ti bëjë të gjitha këto Edi Rama në mënyrë që të bëjë atë likuidim të detyrimit në drejtim të krimit të organizuar që ai ka. Kjo është situata. Partia Socialiste është në të drejtën e saj të bëjë votimet brenda radhëve të saj, por zgjedhjet e ligjshme janë më 13 tetor. Nuk i dekreton Kryeministri ato, i dekreton Presidenti i Republikës, i cili ka dekretuar datën 13 tetor për këtë gjë. Në kushte normale, dekreti i Presidentit mbetet i paprekshëm, por a jemi në këto kushte? Prandaj ne si opozitë jemi në shesh, dhe prandaj po debatoj me ju, pikërisht për faktin se shteti ligjor ka rënë.
ISH-DEPUTETI I LSI-së
Teatri, Spahiu: OSBE foli qartë, të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese
Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu ka reaguar në lidhje me deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së për çështjen e Teatrit Kombëtar. Spahiu u shpreh se zyrtari i lartë i OSBE-së ia ka lënë në dorë vendimit Gjykatës Kushtetuese, teksa ka shtuar se ka besim që zgjedhjet demokratike të 13 tetorit do të trajtohen njëlloj me teatrin. “OSBE foli fare qartë për Teatrin Kombëtar, të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese tha. Pyetja që më lind dhe besoj gjithsecili e mendon është se kush ka më shumë rëndësi, Teatri apo zgjedhjet demokratike, të lira dhe të ndershme. Uë besoj se duhet të trajtohen njëlloj. Deklarimi i z. Palmer, që të bëhen njëherë zgjedhje pastaj të vendosë Gjykata Kushtetuese nëse Presidenti kishte të drejtë apo jo me dekretimin e një date të re zgjedhjesh, do të ishte njëlloj sikur shefi i OSBE të shprehej se ta shembi Rama me Erjonin njëherë teatrin dhe nëse gjykata nuk ju jep të drejtë të ndërtohet përsëri. Deklarimi i Palmer bëri që mbi demokracinë dhe ligjin të mendohej për stabilitetin, stabilitet vetëm më 30 Qershor të kuptohemi. Kështu që besoj se jemi të gjithë në kohë dhe të reflektojmë kundrejt datës së dekretuar të zgjedhjeve të 13 Tetorit. Edhe pse zgjedhjet e vitit 2016 në Dibër, pasuar nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 u faktua me zë blerja masive e votës, përfshirja masive e krimit në to, përsëri them se rikthimi në votime moniste është më i rëndë për të gjithë ne, për të ardhmen e këtij vendi”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.
FORUM
Nga Luan Rama*
E
E shtunë, 27 KORRIK 2019
Teatri si festë…
OPINION dhe unë jam për një teatër të ri. E pas tij, edhe për një teatër tjetër, e për një tjetër më pas. Për shumë të tillë… E për më pak burgje natyrisht.Për më shumë aktorë, për më shumë artistë, për më shumë muzikantë, piktorë, poetë, për më shumë krijues e për më pak policë, për më pak gardianë. Njësoj si unë besoj se e duan një teatër të ri të gjithë ata që e duan qytetin, jetën e tij, historinë e tij, artin në tërësi dhe teatrin si tempull të artit.Sepse Tirana e sotme e më shumë ajo e nesërmja ka nevojë për teatrin. Për teatrin si institucion, për teatrin si tempull, për teatrin si vend të shenjtë.Tirana ka nevojë edhe për teatrin si shenjë e epërme qytetërimi, si vendin e magjishëm ku njeriu të shkojë e të ndjehet qytetar, siç janë ndjerë prej lashtësisë grekët e vjetër e romakët, e pas tyre gjithë të tjerët. Edhe ilirët e Dyrrahut, Apollonisë, Butrintit… Por, Tirana ka edhe nevojë për teatrin si ndërtesë në shumë hapësira të qytetit, sipas asaj që është quajtur “Tirana policentriste”, përkatësisht, Tirana me shumë qendra.Sipas kësaj qasjeje mendoj unë, sipas këtij vizioni, do të duhej të ishim përfshirë të gjithë në debatin publik për teatrin, pa asnjë të fshehtë. Që teatrin të gjithë,
10
edhe vetë qyteti, ta kishim festë e jo luftë.Qeveria është e fortë natyrisht, se ka kartonët e Kuvendit, bashkinë e bashkë me to edhe policë gjithëfarësh. Ka edhe tritol, buldozerë, traktorë, pranga, burgje, gaz lotsjellës. Por teatri nuk është çështje force. Askund tjetër si në teatër forca nuk ka vend.Teatri është çështje ndërgjegjeje, çështje shpirti, çështje kulture dhe emancipimi. Prandaj, teatrin të mos e shohim si sfidë kokëfortësie e budallallëku, por si festë që të na ndihmojë të bëjmë një gjë përbashkuese e me vlerë. Ajo pjesë e Tiranës ku gjendet sot ndërtesa e burgosur me policë e Teatrit Kombëtar, është gjurmë e rëndësishme qyteti e viteve 1930. Është histori, por edhe kulturë, edhe psikologji, edhe shkollë, është mentalitet i kohës kur është ndërtuar. Pse duhet ta zhbëjmë e ta fshijmë ketë gjurmë?Tetëdhjetë vjet më parë, një qytetar i Tiranës e dha tokën e vet që shteti të ndërtonte një ansambël kulturor. Pse tetëdhjetë vjet më pas, shteti e fal këtë hapësirë që është e të gjithëve tek një subjekt privat dhe krijon një precedent të rrezikshëm antikulturë e madje duke hequr dorë nga detyrimi kushtetues i shtetit për të garantuar e përmbushur detyrimet qe ai ka ndaj qytetarëve te vet?!
Në vitin 2001 kur shërbeja si Ministër i Kulturës në qeverinë socialiste me Kryeministër Ilir Metën, pata inicuar idenë e ndërtimit të një teatri të ri në të njëjtin vend, duke ribërë nga e para të njëjtin projekt, njësoj siç ishte ideuar dhe inicuar në vitin 1939, sipas parimit dhe filozofisë “kthim në identitet”, edhe për të ruajtur e rivitalizuar zonën monument kulture, një aksion që kish nisur më parë me nismën e Edi Ramës, kur ky qe Ministër i Kulturës, me rikonstruksionin e fasadave të ministrive. Për këtë projekt u kërkua edhe ndihma e qeverisë së Greqisë, e cila u shpreh e gatshme, e madje dha edhe 5 milionë dollarë si donacion të parë, që për shumë vite janë mbajtur në një llogari të veçantë, me të cilat nuk e di se çfarë është bërë më vone e ku përfunduan. Ndërkaq, me përgjegjësitë e Ministrit të Kulturës i propozova qeverisë dhe u krijua edhe një komision shtetëror, posaçërisht për teatrin me në krye Kryeministrin Ilir Meta e ku përveç autoritete shtetërorë bënin pjesë edhe shumë aktorë të shquar të teatrit, arkitektë, urbanistë, historianë etj. Ky komision, jo vetëm do të drejtonte gjithë projektin për teatrin, por edhe do të garantonte me përgjegjësi të plotë transparencën dhe ndërveprimin e të gjithë aktorëve bashkë; komunitetit
të artistëve, qeverisë, pushtetit vendor, qytetarëve. Mirëpo, rrëzimi i asaj qeverie la pa nisur edhe projektin, i cili në fakt edhe në atë kohë provokoi debate të shumta, pikësëpari prej protagonizmit të Edi Ramës që qe bërë kryetar bashkie e që idenë e tij të sotme e kishte dhe e mbronte edhe atëherë, madje duke këmbëngulur që projektin “kthim në identitet”, ta transferonte nga Ministria e Kulturës ku e kishte nisur vetë, për në bashkinë e Tiranës, në një farë mënyre duke e marrë me vete. Por le ta lemë historinë e të kthehemi tek teatri.Le të ribëhet nga e para i gjithë ansambli monumental e kulturor me emrin “Skandërbeg”, ashtu siç është projekti i ruajtur, natyrisht me të gjitha kondicionet infrastrukturore që ofron koha dhe zhvillimi i teknologjisë sot. Kjo është një praktikë e njohur botërisht e nuk ka se pse të mos e aplikojmë edhe ne. Qeveria përmbush qëllimin e vet për një teatër të ri e me kushte bashkëkohore; me sallën të ndërtuar sipas kritereve që kërkon një sallë teatri, por edhe me gjithë elementët e tjerë të nevojshëm.Ndërkaq, përmbushet edhe kauza a atyre që mbrojnë teatrin, jo thjeshtë e vetëm për ndërtesën, por për gjithë vlerat historike, arkitekturore, urbanistike e funksionale të të gjithë asaj
z o n e . N d ë r s a q yteti, fiton identitetin e zonës, rivitalizimin e saj funksional e atraktiv, por fiton edhe teatrin që sot nuk e ka.Aktorët, ata të mëdhenjtë që nuk janë më fizikisht, por edhe ata që janë, edhe më të rinjtë, do të kenë shtëpinë e tyre, shtëpinë e artit të shpirtit e pasionit të tyre.Pa pretenduar se kjo është zgjidhja më e mirë, mendoj se është zgjidhja më oportune. Gjithsesi, është një ide të paktën rreth të cilës mund të debatojmë, të ballafaqojmë qëndrimet, projektet e të përfshihen në të sa më shumë qytetarë. E pse jo, në fund le të vendosë Tirana me referendumin e qytetarëve të saj.Kjo është edhe një mundësi prove që qeveria të dëshmojë se nuk ka në projektin për të cilin insiston interesa korruptive që fshihen pas teatrit duke e përdorur teatrin abuzivisht. Natyrisht, qeveria është e fortë e ia “banKajcës tetë me di”, por teatri nuk është çështje force. Teatri e ka fisnikëruar njerëzimin. Teatri ka gdhendur njeriun dhe e ka çliruar nga egërsia. Teatri ka meritën kryesore për ndryshimin e mendësisë njerëzore, për qytetërimin e shoqërisë njerëzore. Qëndrimi ndaj teatrit shpreh karakterin e një qeverie. Ndaj le ta shijojmë teatrin si festë e jo si luftë, e të dëshmojmë se e meritojmë teatrin si cilësi të epërme qytetërimi. *Zëvendëskryetar i LSI
KATËR ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE TË LIRISË SË MEDIAS I BËNË THIRRJE QEVERISË SHQIPTARE QË TË TËRHEQË PROJEKTLIGJET E SË ASHTUQUAJTURËS “PAKETA ANTISHPIFJE” SI DHE PARLAMENTIT QË TË MOS I MIRATOJË ATO
Organizatat ndërkombëtare kritikojnë draftet për median
Nga AleksandraBogdani
K
atër organizata ndërkom-bëtare të lirisë së medias i kërkuan të premten qeverisë shqiptare që të tërheqë të ashtuquajturën “paketa antishpifje”, duke i kritikuar projektligjet e rishikuara se mbeten larg praktikave më të mira ndërkombëtare, atyre të OSBE-së dhe Këshillit të Europës. Në një deklaratë të përbashkët, ARTICLE 19, Qendra Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias, ECPMF, Reporterët pa Kufij dhe Organizata e Medias së Europës Juglindore, SEEMO i bënë gjithashtu thirrje parlamentit që të mos i miratojë projektligjet, duke e konsideruar paketën legjislative “një rishikim kozmetik i amendamenteve të shumëkritikuara të dhjetorit 2018”. Organizatat e mësipërme ishin pjesë e një misioni tre-ditor të zhvilluar në qershor në Tiranë, ku gjatë një takimi me kryeministrin
Edi Rama i kërkuan atij që nisma ligjore të sillej në standardet ndërkombëtare të lirisë së medias. “Amendamentet e rishikuara të 3 korrikut vazhdojnë të jenë larg standardeve të OSBE-së, Këshillit të Europës dhe praktikave më të mira ndërkombëtare,” thuhet në deklaratë. “Ne i bashkohemi shoqërisë civile në Shqipëri dhe mediave të pavarura në thirrjet ndaj qeverisë për t’i tërhequr këto dy drafte dhe i bëjmë thirrje parlamentit që të mos i miratojë ato,” shtohet aty. Organizatat ndërkombëtare të mbrojtjes së lirisë së medias ngrejnë shqetësime serioze mbi fuqinë që u jepet organeve administrative shtetërore mbi përmbajtjen e mediave në internet si dhe përmbysjen e parimeve të vetërregullimit përmes kufizimit të rolit të gjykatave. Shqetësime serioze janë ngritur mbi mundësinë e kthimit të Këshillit të Ankesave
në AMA në një “këshill censure”, i cili mund të urdhërojë heqjen e përmbajtjes në mënyrë thuajse diskrecionale dhe pa një vendim gjykate. “Këto projektligje kërkojnë të imponojnë regjimin e kontrollit administrativ mbi mediat në internet përmes AMA-s, e cila është e paprecedentë në shtetet demokratike,” thuhet në deklaratën e përbashkët të katër organizatave. Katër organizatat theksojnë gjithashtu ndikimin politik mbi anëtarët e bodit të AMA-s dhe kërkojnë që çështje të shpifjes të trajtohen vetëm nga gjykatat. “Një organ administrativ siç është AMA nuk mundet dhe nuk duhet të ngarkohet me kompetenca për të shqyrtuar shpifjen, e cila duhet të shqyrtohet nga gjykatat përmes procedurave penale dhe civile,” shtohet në deklaratë. Ndryshimet në ligjin “Për
median audiovizive” dhe atë “Për komunikimet elektronike” u miratuan në mbledhjen e 3 korrikut 2019- disa muaj pasi qeveria “Rama” prezantoi draftet fillestare që u përballën me kritika të forta nga gazetarët, shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare. Kjo është përpjekja e pestë në vitet e fundit për “të disiplinuar” median në internet dhe e vetmja që mbërriti deri në parlament, pavarësisht kritikave. Projektigjet parashikojnë gjithashtu gjoba nga 100 mijë lekë deri në 1 milion (820 deri në 8200 euro) për shkelje të parashikuara në projektligjin e AMA-s si dhe i ekspozon ato ndaj gjobave marramendëse prej 100 milionë lekësh, nëse nuk i binden urdhrave
të AKEP-it lidhur me zbatimin e vendimeve të Këshillit të Ankesave në AMA. Organizatat ndërkombëtare të lirisë së medias theksojnë se projektligjet nuk i diferencojnë gjobat mes qytetarëve privatë apo televizioneve kombëtare, duke ngritur shqetësime për proporcionalitetin. Ato i kujtojnë gjithashtu qeverisë praktikat më të mira ndërkombëtare për lirinë e medias dhe i kërkojnë që në vend të rregullimit për shpifjen, të kërkojë dekriminalizimin e plotë të saj. “Të dyja draftet e propozuara shkojnë kundër praktikave më të mira ndërkombëtare që synojnë vetërregullimin e medias online dhe jo rregullimin e saj nga shteti, përmes organeve administrative të censurës,” theksohet në deklaratë, duke kujtuar edhe mungesën e konsultimeve transparente me të gjithë aktorët e interesuar.“Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Shqipërisë që të tërheqë dy projektligjet dhe parlamentit që të mos i miratojë ato, për shkak të kundërshtimeve të ngritura nga gazetarët, shoqëria civile dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, OSBE,”përfundon deklarata.
POLITIKE ANALIZË Nga Kastriot Islami
R
ama erdhi në pushtet dhe qeverisi si drejtues oruel lian… Dhe mesa duket edhe fundi do ta jetë oruellian…: Rilindja si një çmenduri, si e Keqja e Madhe që rrënoi e varfëroi shqiptarët, goditi meritën e ndershmërinë, promovoi injorancën e klientelizmin, vrau shpresën e të ardhmen, largoi masivisht shqiptarët dhe për paksa nuk hodhi në erë sovranitetin e cenoi integritetin e Shqipërisë. Rama, si drejtuesi i sektit të rrezikshëm, injoranti paranojak që jetoi e përfundoi siç e meritonte në bunkerin e Surrelit ndërkohë që milionat e eurove fshehura në llogaritë off shore s’mundi askush nga banda e tij ti gëzonte… Rama, si mashtruesi e
gënjeshtari që i rrëmbeu mbështetjen qytetarëve të varfër duke ju premtuar mrekullitë e pafundme dhe mbretëroi duke i dërguar ato drejt ferrit… Rama, injoranti frikacak e mediokri sharlatan që përdori hajdutët e kriminelët për të fituar e mbajtur pushtetin dhe për të krijuar pasuri të paligjshme… Rama, si drejtuesi oruellian që kapi shtetin e vuri nën kontroll të gjithë institucionet, rrënoi ekonominë, paralizoi shtetin dhe komprometoi ndërkombëtarët… Rama, frikacak e lëpirës që gjithnjë fshihej pas zagarëve lehaqenas për të goditur opozitarët e kundërshtarët… Rama, delirant që shkatërroi gjithçka për të filluar nga zero por që u fundos në zullumin e marrëzive
11 E shtunë, 27 KORRIK 2019
Fillimi dhe fundi oruellian…. të tij… Rama, kllouni që mbeti gjithë kohës i rrethuar nga kukulla e injorantë agresivë e sharlatanë që u vetëshkatërruan në ferrin e qeverisjes zullumqare dhe nga ëndrrat për pushtet absolut të liderit global, që i përdorte sikur ti kishte hyzmeqarë të haremit të tij… Rama një mediokër, një pervers, një i sëmurë psikik, që nuk arriti të qeveriste as një ditë te vetme, por që deklamonte cinik e qesharak budallallëqe pafund para qytetarëve të sjellë me forcë në karriget e importuara, duke u përpjekur të sundonte duke i përçarë dhe nënshtruar shqiptarët… Rama, ‘oratori’ i droguar i parlamentit që
kërcënonte opozitën e kundërshtarët… Rama, kokëfortë e paranojak, që u shfaq si armik i demokracisë, pluralizimit dhe të ardhmes së shqiptarëve.. Rama, karakteropati që eliminoi çdo mundësi brenda PS për ta penguar atë në marrëzitë e zullumet e tij… Rama, diabolik që vendosi nën kontroll të gjithë institucionet drejtësisë për të penguar gjykimin e ndëshkimin e korrupsionit qeveritar dhe të lidhjeve të tij me krimin e trafiqet …. Rama, i paaftë për të bashkëpunuar e bashkëndarë pushtet, që e detyroi opozitën të largohej nga kuvendi, zaptoi të
gjithë pushtetet, qendrore e vendore… dhe orkestroi ngritjen e opozitës fasadë… Rama shkurtimisht mund të thuhet se u shndërruar në ‘Guida Supreme’ e sektit të Rilindjes… Shumë njerëz të ndershëm u angazhuan për ti ndërprerë atij mandatin e realizimit të së Keqes Absolute… Por mesa duket Rama do të përmbyllë ‘mbretërimin oruellian’, duke u vithisur i vetmuar në bunkerin hermetik të Surrelit… Thënë ndryshe, i zhytur dhe mbytur në marrëzitë e zullumet e tij, për shkak të mendjes së tij perverse e diabolike dhe frika e tmerrshme që e ka zënë dhe po e lë pa gjumë duke i shkatërruar çdo qelizë të trupit….
FORUM
Rumania mbyll me sukses Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian!
Nga Entela Binjaku
G
jatë 6 mujorit të parë të këtij viti Rumania, mbajti Presidencën e saj të parë të Këshillit të Bashkimit Evropian. Marrja e Presidencës u shënua me me një aktivitetit të mbajtur nga Ambasada e Rumanisë në vendin tone, në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në datën 22 janar 2019 në “Shtëpinë e Evropës” në Tiranë. Në kuadër të këtij aktiviteti, në prani të përfaqësuesve të lartë të politikës shqiptare, kryetarit të Parlamentit dhe deputetëve të Kuvendit, diplomatëve të akredituar në Tiranë, në një prezantim mediatik, Ambasadori i Rumanisë, Mircea Perpelea paraqiti platformën e 180 ditëve të ardhshme të Presidencës së Këshilit të BE-së. Shkëlqesia e Tij ambasadori Mircea Perpelea në fjalën përshëndetëse prezantoi vizion rumun të shprehur edhe në sloganin e kësaj presidence: “Kohezioni, një vlerë e përbashkët evropiane”. Në datën 12 korrik 2019, u mbajt Ceremonia përmbyllëse e Presi-
dencës po në “Shtëpinë e Evropës” ku në prani të diplomatëve të huaj të akredituar në Tiranë, sërish në një prezantim mediatik, SH.T.Z Mircea Perpelea, paraqiti rezultatet e këtij mandati parë. „Ishte një mandat i parë kompleks dhe ambicioz, njëkohësisht unik dhe ciklik. Veçoritë e Presidencës sonë bazohen në risi, por edhe në sfida, që më shumë gjasa, do të rezultojnë të papërsëritshme pas 13 apo 14 vjetësh”- me këto fjalë ju drejtua të pranishmëve ambasadori i Rumanisë në vendin tonë SH.T. Mircea Perpelea, në aktivitetin mbyllës së Presidencës rumune të Këshillit të Evropës. „Jam i bindur se në fund të këtij mandati Rumania ka forcuar profilin e saj në Evropë duke u bërë një zë më i fortë, më i besueshëm dhe më i sigurtë”- vijoi ambasadori Perpelea. Përfaqësuesi më i lartë i shtetit rumun në vendin tonë e mbylli fjalën përshëndetëse me disa prej pikave të referimit në historinë bashkëkohore siç ishin: hyrja e Rumanisë në NATO (2004), pranimi në Bashkimin Evropian (2007), Presidenca e parë e radhës e Këshillit të Bashkimit Evropian (2019). Për ta mbyllur këtë periudhë 6 mujore me mirënjohje dhe falënderime, Ambasada e Rumanisë në vendin tonë kishte rezervuar në mjediset e Hotelit „Rogner” një pasdite miqësore dhe të ngrohtë. Shkëlqesia e Tij ambasadori Perpelea, si përfaqësuesi më i lartë i
Rumanisë në vendin tonë shprehu edhe vendosmërinë e shtetit rumun për ruajtjen e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Rumanisë që i ka rrënjët thellë në histori dhe që vijon të mbesë një vlerë e përbashkët mes dy shteteve tona. Si në një ceremoni ndarjesh çmimesh, sic u shpreh vetë Ambasadori me humor, u ndanë disa mirënjohje për ata që kishin kontribuar në mbarëvajtjen e aktiviteteve të Ambasadës gjatë kësaj periudhe 6 mujore. Vlerësimet dhe falënderimet nisën me Kryetarin e Grupit Parlamentar dhe sekretarit të përgjthshëm të PS, Z. Taulant Balla, jo vetëm cilësinë e politikanit, por dhe në cilësinë e një dashamirësi të Rumanisë, si ish student në Universitetin e Jashit. Falënderime shkuan gjithashtu për diplomatë, Bashkinë e Tiranës, Qeverinë shqiptare, për shoqatat e arumunëve në vendin tonë, për individë nga fusha të ndryshme si ish ambasadorë, media, akademikë dhe njerëz nga kultura. Më tej aktiviteti vijoi në mënyrë miqësore ku të pranishmit ndanë me njëri-tjetrin çaste që i lidhnin me shtetin rumun. Vlen për tu theksuar se prej vitit 1994 Rumania ofron çdo vit rreth 100 bursa studimi për të rinjtë nga Shqipëria. Një pjesë e madhe e tyre janë kthyer në Shqipëri dhe shërbejnë me ekspertizën e marrë në sistemin arsimor rumun, në institucionet dhe shoqërinë shqiptare.
Shteti duhet të ruajë Teatrin Nga Ylli Manjani Zgjidhja e çështjes së Teatrit Kombëtar është fare e thjeshtë dhe e pranueshme nga të gjithë, pa qenë nevoja të ndahen njerëzit në të Këtij apo të Atij. Në territorin ekzistues sipas projektit dhe arkitekturës origjinale, ndërtohet një godinë e re idem si kjo që është sot. Këtë punë e bën vetëm shteti, d.m.th qeveria nëpërmjet Ministrisë së Kulturës. E bën me para publike. As privati e as bashkia! Vetëm qeveria dhe fiks sipas modelit origjinal. Kjo është zgjidhja që pajton artistët që duan një skenë të re, spektatorët që duan një sallë ko-
mode, trashëgiminë historike që siguron kujtesën kolektive, publikun që i ruhet prona dhe paratë e tij. Kjo është zgjidhja që ndan privatin nga punën ekskluzive publike. Teatri Kombëtar është domen ekskluziv publik kudo në botë. Privati të ndërtojë godinat e veta pas teatrit sipas planit, por shteti duhet të ruajë Teatrin. Është fare e thjeshtë! Thjesht duhet ta bëjnë dhe, të gjithë janë dakort. Se përse qeveria nuk zgjedh rrugën e dakortësisë por të përplasjes me të gjithë, një dreq e di!
Shpallje Ankandi i Parë për shitjen e Pasurisë Lloji i pronës: Truall me sipërfaqe 210.00 m²; Vendndodhja: Rr. “Qemal Stafa”, Tiranë; Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Veri, Zona Kadastrale: 8140, Numri i Pasurisë: 5/623, Vol. 36, Faqe 239 – vijon nga Vol. 23, Faqe 92; në vlerën prej 50,400 (pesëdhjetë mijë e katërqind) EURO dhe Pasurisë: Lloji i pronës: Njesi; Vendndodhja: Rr. “Qemal Stafa”, Tiranë; Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Veri, Zona Kadastrale: 8140, Numri i Pasurisë: 5/277, Vol. 23, Faqe 92 – vijon nga Vol. 23, Faqe 92 – vijon në Vol. 23, Faqe 92 deri në Vol. 36, Faqe 239; në vlerën prej 93,600 (nëntëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind) EURO. Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendeve është salla e mbledhjeve e Shoqerise se Permbarimit “TDR GROUP” sh.p.k. e cila gjendet në adresën: BULEVARDI “GJERGJ FISHTA” KULLA NR. 5, KATI I 11-TË, NR.54 TIRANË. Ankandi për shitjen e sendeve të paluajtshme shpallet sot dhe do të qëndrojë i publikuar deri më datë 31.07.2019.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E shtunë, 27 KORRIK 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E shtunë, 27 KORRIK 2019
REAGIMI
Veliaj- Bashës: Jepu selinë e PD, meqë ligjërisht s'të takon më Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar lidhur me marrëveshjen e e Bashës për teatrin. Duke i cilësuar si premtime boshe ato që kryedemokrati u ka bërë artistëve, kryebashkiaku shkruan se meqënëse Basha është ngritur
në protestë për kushte më të mira të artistëve, mund të ofrojë godinën e selisë blu, duke theksuar se ai nuk ka asnjë të drejtë ligjore që ta mbajë atë. "Duke qene se PD sot nuk ka ASNJE përfaqësues në parlament, këshilla dhe
bashki, atëherë ligjërisht s'mund të ketë selinë e stërmadhe PRONE PUBLIKE të SHQUP-it me 0 të zgjedhur. Një mundësi ideale që LB t'ua japë artisteve e ta mbaje fjalën qe SOT, e jo KISMET për kushtet e mira", shkruan Veliaj.
Kreu i Bashkisë së Tiranës: Nëse PD-së i vjen keq për aktorët, t'u japë godinën e SHQUP-it për zyra e shfaqje
Veliaj: Teatri Kombëtar do të bëhet! N
ga një baltovinë, ku s'ishte investuar prej dekadash, lagja "Besa" në zonën e njohur si ish "Frigoriferi", sot ka një infrastrukturë më të mirë urbane. Bashkia e Tiranës përfundoi rehabilitimin e bllokut me sipërfaqe 13 hektarë, ku përfshihen afro 20 rrugë, të cilat janë rikonstruktuar plotësisht. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Ervin Bushati inspektuan punimet e kryera, teksa vlerësuan transformimin që ka pësuar sot një nga zonat më problematike dhe të harruara të Tiranës. Kryebashkiaku Veliaj tha se ky investim dhe puna e bërë këtu është një tjetër provë konkrete se aty ku vë dorë Bashkia e Tiranës, bëhen gjëra shumë të mira për qytetarët. E duke iu referuar debatit për Teatrin Kombëtar, ai theksoi se Teatri i Ri do të bëhet, që aktorët dhe artdashësit të kenë një hapësirë dinjitoze. "Një gjë është e sigurt: Teatri do të bëhet! Do të respektohen të gjitha procedurat dhe do të kemi një teatër të ri. Siç e dëgjuam edhe nga njerëzit, nuk jetohet vetëm me bukë e ujë, as vetëm me asfalt, por edhe me art e kulturë. Në qoftë se kemi sjellë këtë cilësi te Bregu i Lumit, te ish "Frigoriferi", te blloku "Besa", nuk mund të themi që do të rrimë me tallash në qendër të Tiranës, ndërkohë që e kemi bërë kryeqytet Bregun e Lumit", tha ai. Veliaj theksoi se çdo projekt që ka sjellë ndryshim të prekshëm në Tiranë është kundërshtuar vetëm nga një minorancë e vogël. Por, ashtu si te kendi i lojërave te Parku i Liqenit, ai tha se edhe projekti i Teatrit të Ri Kombëtar do jetë një histori suksesi. "Për çdo projekt, ka pasur një pakicë që ka kundërshtuar gjithçka. Mbaj mend që e filluam me protestuesit e këndit të lodrave, me një President Republike, kurse sot vazhdojnë prap të njëjtët protestues me një
s'ke shans t'i bësh kurrë. Ne nuk kemi asnjë garanci që ai do të vijë në zgjedhjet e tjera. Prandaj, dikush që s'ka asgjë mund të premtojë gjithë botën, kurse dikush që ka çfarë të kontribuojë, sigurisht, matet çfarë premton sepse e di që do të zgjidhet, e di që do të fitojë, e di që do të duhet pastaj të qeverisë dhe e di që do të duhet të mbajë premtimet", u shpreh Veliaj. Mandej, kryebashkiaku propozoi që nëse PD-ja ka
shërbëtor publik. Pra, me ligj, nuk i takon as selia, se nuk ka asnjë njeri të përfaqësuar në të gjitha institucionet e Shqipërisë. Prandaj, nëse i do aktorët, meqë kanë mungesë zyrash dhe meqënëse i gjithë ujësjellësi i Kamzës u fut në Teatër dhe panë me sytë e tyre në çfarë kushtesh punohej, le t'u falin SHQUP-in, e cila ka qenë një ndërtesë publike. Të falësh dhe të japësh gjëra që nuk i ke, është shumë kollaj; puna është, a jep dot diçka që e ke?", tha Veliaj. Ai u shpreh i lumtur që më në fund edhe një zonë si ish"Frigoriferi" ka dalë në dritë dhe banorëve të zonës, falë investimit, u është rritur vlera e pronës së tyre. Deputeti i PS, Ervin Bushati falenderoi Bashkinë e Tiranës për vëmendjen që ka treguar në vazhdimësi për Njësinë 8, ndërsa nënvizoi faktin se në këtë lagje nuk ishte investuar që prej 7 dekadash. "Faleminderit shumë kryetar, edhe mirëseer-
dëshirë të kontribuojë vërtet për aktorët dhe artistët, le të lirojë godinën e SHQUP-it dhe ta bëjë zyra e sallë shfaqjesh. "Sot edhe Teatri Eksperimental, edhe Teatri Kombëtar, janë pa zyra. Sot Partia Demokratike ka selinë më të madhe në Shqipëri; por, s'ka asnjë deputet, s'ka asnjë anëtar në Këshillat Bashkiakë, nuk ka asnjë kryetar bashkie, pra në termat e shërbëtorëve publikë, PD-ja nuk ka askënd që t'i shërbejë qytetarit, sipas përcaktimit të asaj që quhet
dhët në këtë lagje, e cila që nga viti 1950 nuk kishte parë një infrastrukturë të tillë. Janë mbi 8 mijë banorë të Tiranës që jetojnë nën Unazën, deri në Paskuqan, të cilët përfitojnë nga një investim kaq i rëndësishëm. Këto nuk janë thjesht 15 mijë metra asfalt më shumë, këto nuk janë thjesht 200 metra mure apo një mijë metra kangjella apo 100 ndriçues LED. Ashtu siç thotë populli ynë "gur-gur bëhet mur", dhe ne sot po vendosim një themel besimi me qytetarët", tha Bushati.
President tjetër. Pra, është një lojë e vazhdueshme. Në të gjitha vendet e botës ka kryetarë bashkie që ëndërrojnë të bëhen një ditë Presidentë, ndërkohë në Shqipëri presidentët ëndërrojnë të bëhen drejtorë komunaleje. Kjo është një nga ato çudirat shqiptare që nuk na ndahet", u shpreh Veliaj. Më tej, ai shtoi se kreu i PD, Lulzim Basha, nuk ofron asnjë garanci se do mund të bëjë më
shumë se mazhoranca aktuale për komunitetin e artistëve, për sa kohë që kur drejtonte Bashkinë e Tiranës, nuk bëri as rrugët e lagjes së tij në Njësinë 8. "Lul Basha ka qenë banor i kësaj lagjeje; jo vetëm që nuk hodhi një pikë asfalt në rrugën para shtëpisë së tij, që ka qenë në zemër të Tiranës, por bregun e Lumit as nuk e dinte ku binte. Ndaj, kur s'ke bërë asgjë, kur s'ke për të fituar asnjëherë dhe kur s'ke për të qeverisur ndonjëherë, e ke kollaj të premtosh për gjëra që
AKTUALITET
14
E shtunë, 27 KORRIK 2019
REKRUTIMET NË ADMINISTRATËN E BURGJEVE, MINISTRJA GJONAJ: DO TË RRISIM PAGAT PËR PUNONJËSIT
Siguria në burgje, Norman fshikullon qeverinë: Bandat kriminale drejtohen nga burgu Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë prezantimit të Masterplanit për Burgjet deklaroi se qeveria ka bërë shumë duke përmendur sistemin ’41-bis’ dhe rekrutimin cilësor, por shtoi se mbeten edhe shumë sfida. Ajo theksoi se ka ende punonjës që korruptohen dhe që nuk janë të denjë për të shërbyer në sistemin e burgjeve. “Padyshim sot që flasim, evidentohen përsëri problematika me punonjës policie të cilët korruptohen dhe nuk janë të denjë për të shërbyer në sistem por është një proces i cili do të ndryshojë në të gjitha aspektet e tij, kjo edhe për konsolidimin e vetë sistemit që të mos lejojë korruptimin e punonjësve por njëkohësisht dhe në garantimin e trajtimit financiar të përshtatshëm për detyrën e tyre“. Ministrja kishte një lajm të mirë për të gjithë policët e burgjeve, pasi
deklaroi se do të ketë një rritje pagash me qëllim barazimin e statusit me policinë e shtetit. “Duke qenë koshiente që nuk është ende e mjaftueshme rritja e pagave që ju bë punonjësve të policisë së burgjeve me 7% në 1 prill 2019, kemi planifikuar si pjesë edhe e këtij Plan veprimi, eskalimin e rritjes së pagave me qëllim barazimin e statusit të policisë së burgjeve me policinë e shtetit në trajtimin financiar. Por duhet mbajmë në konsideratë që është rritja e parë e pagës pas shumë viteve harresë të punonjësve të sistemit të burgjeve” tha Gjonaj. I pranishëm ishte edhe Ambasadori britanik në Tiranë Duncan Norman, i cili ngriti shqetësimin se bandat kriminale, në shumë raste drejtohen nga burgu. Në prezantimin e masterplanit për zhvillimin e sistemit të burgjeve,
diplomati britanik tha se duhet përmirësuar menaxhimi, me qëllim që gangsterët të mos japin komanda për ushtarët e tyre, dhe të drejtojnë operacione kriminale nga pas hekurave. “Të burgosurit duhet të mbahen të sigurt ndërsa ne duhet të marrim masa që ata të mos drejtojnë operacionet e tyre të krimit të organizuar nga prapa hekurave. Gangsterëve nuk duhet t’u lejohet të japin komanda për ushtarët e tyre. Kur menaxhohet me saktësi, burgjet mund të bëjnë më shumë sesa thjesht të na mbrojnë nga kriminelët, pasi me burgosjen e tij duhet të prishet dhe veprimtaria kriminale e grupit. Presoni është faktor kryesor në luftën kundër krimit të organizuar, një pikë që shpesh anashkalohet”, u shpreh ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman.
Raporti: Bashkitë stepen në ofrimin e një informacioni të plotë për qytetarët
K
ontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar një audit në lidhje me efektivitetin e programeve sociale për strehimin e qytetarëve. Sipas KLSHsë në Shqipëri ky program strehimi është shumë i kufizuar, ndërsa blerja e një banese më të ardhurat që janë aktualisht është thuajse një mision i pamundur. “Aksesi në programet sociale është mjaft i kufizuar. Bashkitë stepen në ofrimin e një informacioni të plotë për qytetarët nga risku i dyndjeve të papërballueshme në skemën e strehimit social”, thuhet në raportin e KLSH-së. Raporti i plotë i KLSH: KLSH përfundoi auditimin e performancës me temë ‘Efektiviteti i Programeve Sociale të Strehimit’ të ushtruar në bashkitë Tiranë, Korçë, Shkodër, Vlorë dhe Ministrinë e Financave e Ekonomisë; auditim ky i miratuar nga Kryetari me Vendimin nr. 11 datë 22.07.2019. Duke marrë parasysh faktorët e ndryshëm socialë dhe ekonomikë, përfshirë luhatjet financiare, nga shumatorja e përvojave europiane mbi banesat sociale, janë sintetizuar dy modele kryesore: Vendet me traditë të gjatë në programet sociale të strehimit kanë zhvilluar mekanizma inovativë, duke krijuar bashkëpunim me sektorin privat, me qëllim strehimin e më të varfërve; Vendet me traditë modeste në programet sociale të strehimit, ku fondet publike janë edhe më të kufizuar, janë angazhuar drejt shtresave më nevojtare. Në rastin e Shqipërisë, skema e banesave sociale është një ndërthurje mes modelit të kategorizimit të shtresave dhe modelit të kompensimit. Blerja e një banesë në Shqipëri në raport me të ardhurat, përfshirë mesataren e pagave, është plotësisht e papërballueshme dhe në kontekstin e strehimit social, përbën riskun madhor të rritjes të kontingjentit të të pastrehëve. Pikërisht, kuadri rregullator dhe analizat e bëra në këtë drejtim, nuk marrin parasysh faktorin ‘përballueshmëri’ të banesave, por edhe problematika të tjera që shoqërojnë strehimin në Shqipëri, të cilat janë evidentuar nga organizata ndërkombëtare. P.sh. sipas anketës së realizuar nga Eurofound, Shqipëria renditet e fundit në Europë për nga mungesa e hapësirës së banesës. Krahasuar me mesataren europiane, ku vetëm 17% e të anketuarave janë shprehur se kanë hapësira të pamjaftueshme në banesat e tyre, në Shqipëri rreth 43% e të anketuarve janë përgjigjur se kanë
KLSH: Të blesh shtëpi në Shqipëri, mision i pamundur
probleme me mungesën e hapësirës. Nga auditimi rezulton se, programet sociale të strehimit nuk janë zbatuar plotësisht si politika sociale, duke adresuar vetëm raste individuale, por jo fenomenin social të të pastrehëve, duke mos luajtur një rol proaktiv në zbutjen deri në eliminimin e këtij fenomeni. Mungojnë regjistri kombëtar mbi numrin e të pastrehëve dhe investimet në banesa sociale, stoku i të cilave është inekzistent në shumicën e bashkive dhe i pamjaftueshëm në disa të tjera. Aksesi në programet sociale është mjaft i kufizuar. Bashkitë stepen në ofrimin e një informacioni të plotë për qytetarët nga risku i dyndjeve të papërballueshme në skemën e strehimit social. Ligji i ri Nr. 22/2018 ‘Për strehimin social’, ndonëse ndjek modele të mira europiane, rrezikon të mos ofrojë një zgjidhje reale për zbatimin e plotë të programeve sociale të strehimit, pasi shtrihet përtej asaj që përballojnë kapacitetet e bashkive. Në kushtet kur burimet financiare në
dispozicion për skemën e mëparshme të strehimit me 3 programe janë të kufizuara, dinamika që ofron ligji i ri për zbatimin e një skeme strehimi me 5 programe rrit nivelin e riskut në arritjen e objektivave të këtyre programeve. Më konkretisht, nisur nga fakti se legjislacioni i vjetër ka qenë shterues në programet sociale të strehimit, burimi i mosfunksionimit të plotë të tyre nuk ka qenë baza ligjore, por moszbatimi i vet ligjit. Në mënyrë të sintetizuar, problematikat kryesore të konstatuara nga ky auditim performance janë: Përcaktimi i objektivave nga Qeverisja Qendrore dhe Njësitë e Qeverisjes Vendore për strehimin social, përtej kapaciteteve financiare dhe njerëzore të bashkive; Mungesa e një statistike reale mbi numrin e të pastrehëve; Mungesa e një strukture të konsoliduar dedikuar çështjeve të strehimit në shumicën e bashkive; Kapacitete njerëzore të pamjaftueshme të bashkive për të përthithur dhe ushtruar në mënyrë të
plotë kompetencat e ligjit; Pozicionimi i strehimit në periferi të polikë-bërjes dhe politikë-zbatimit, si nga bashkitë ashtu edhe nga strukturat qendrore; Zbatimi i plotë dhe efektiv i programeve sociale të strehimit has vështirësi, pasi realizohet pa patur të përcaktuar, bazën e formulës së përfitimit, që janë të ardhurat mesatare në rang kombëtar dhe vendor. INSTAT-i nuk disponon të dhëna se cilat janë të ardhurat mesatare dhe mungesa e këtij elementi pengon zbatimin e plotë të programeve sociale të strehimit. Në lidhje me zbatimin e ligjit të ri, është i rëndësishëm angazhimi të bashkive për t’u kërkuar subjekteve private dorëzimin e 3% të sipërfaqes së ndërtimit, për rastet kur është mbi 2000m2, sipërfaqe që do të shkojë në favor të programeve sociale të strehimit. Gjatë 10 viteve të fundit asnjë bashki nuk ka ndërtuar vet banesa sociale apo të ketë blerë nga tregu për t’i ofruar si banesë me kosto të ulët. Për më tepër, ky funksion social i bashkisë s’është i inkuadruar as në planifikimet urbane apo planet e detajuara vendore, për ndërtimin e banesave sociale, për të përfshirë konceptin e Zonave me Interes Social. Është planifikuar i njëjti nivel shpenzimesh për të gjithë periudhën 2018- 2020. Buxheti për strehimin është 550 milion lekë për çdo vit përgjatë kësaj periudhe. Në vitin 2017, 2018 buxheti për strehimin financuar nga QQ ka qenë me rritje krahasuar me vitet e mëparshme, përkatësisht 13 dhe 10%. Fondet e alokuara nuk arrijnë të mbulojnë nevojat financiare për programet sociale të strehimit sipas strategjisë së strehimit social. Në Vendimin e Kryetarit të KLSh-së për auditimin e performancës ‘Efektiviteti i Programeve Sociale të Strehimit’ janë dhënë 38 rekomandime për organet e qeverisjes qendrore dhe vendore të cilat adresojnë eliminimin e mangësive dhe përmirësimin në të ardhmen të sistemit të strehimit social në vendin tonë.
AKTUALITET
15
E shtunë, 27 KORRIK 2019
Shtëpia e pushimit në Velipojë
P
ër të dytin vit është hapur Shtëpia e Pushimit në Velipojë, ku do të kalojnë pushimet fëmijët që jetojnë në institucionet e përkujdesit social në vend. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi shtëpinë e pushimit në Velipojë, ku aktualisht po kalojnë pushimet 35 fëmijë të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber H a l l u l l i ” . “ P ë r t ë dytin vit hapim shtëpinë e pushimit këtu në Velipojë për fëmijët e institucioneve tona të përkujdesit. Pas fëmijëve të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” në këtë shtëpi pushimi do të vijnë me radhë, të gjithë fëmijët e institucioneve publike të përkujdesit për fëmijë pa përkrahje prindërore për të gëzuar në këto ditë vere si të gjithë fëmijët e tjerë”, tha Manastirliu. Gjatë vizitës në Velipojë, Manastirliu tha se krahas ofrimit të shërbimeve sociale me standarde në qendrat e përkujdesit social, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është duke punuar me plane të individualizuara për bashkimin e fëmijëve me familjet biologjike apo kujdestare. “E gjithë vëmendja jonë, e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është tek fëmijët, duke transformuar institucionet tona, në mënyrë që të krijojmë një ambient sa më të ngjashëm me atë familjar, për çdo fëmijë. Plani i de-institucionalizimit, rikthimi në familje biologjike dhe sigurimi i një kujdesi alternativ për ta pas daljes nga institucionet mbetet një
Ogerta Manastirliu: Pushime verore për fëmijët e qendrave të përkujdesit social
nga prioritet e punës sonë në drejtim të përkujdesit social ndaj fëmijëve. Nga muaji Janar janë 9 fëmijë në institucionet e përkujdesit që janë rikthyer në familjet biologjike dhe 12 fëmijë
janë birësuar”, tha ministrja. Aktualisht janë 260 fëmijë në shtëpitë e fëmijëve rezidenciale dhe ditore publike në të gjithë vendin. 141 fëmijë 3-18 vjeç janë përfitues në Qendrat e
Zhvillimit rezidenciale dhe ditore publike. Lidhur me këtë nismë të Qeverisë për t’i qëndruar pranë fëmijëve pa kujdes prindëror, ministrja Manastirliu falënderon grupin
e të rinjve nga Italia për solidaritetin grupit që ndanë me fëmijët duke organizuar lojëra dhe argëtim në këto ditë vere. Teksa poston në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, disa pamje nga aktiviteti në Velipojë, Manastirliu shprehet se fëmijët janë të parët në çdo politikë të Qeverisë “Rama”. “Na mundën në lojën me lojëra. Skuadra e fëmijëve në Shtëpinë e pushimit në Velipojë, aty ku po kalojnë gëzueshëm pushimet fëmijët e familjes së madhe të “Zyber Hallullit”. Për të 2 vit organizojmë pushimet në plazhin e Velipojës për fëmijët pa kujdes prindëror në qendrat tona të përkujdesit. Fëmijët të parët në çdo politikë të Qeverisë! Nga kujdesi shëndetësor tek ai social, që të rriten të shëndetshëm e me kujdesin maksimal, që të bëhen më të mirët! Faleminderit për solidaritetin grupit të të rinjve nga Italia fqinje, që ndanë me fëmijët lojëra dhe argëtim këto ditë vere”, shprehet në postimin e saj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
INVESTIME NË PARKUN KOMBËTAR DIVJAKË-KARAVASTA
Q
everia japoneze shprehet e gatshme të vijojë bashkëpunimin me qeverinë shqiptare për investime në Parkun Kombëtar DivjakëKaravasta. Lajmi u bë i ditur gjatë një takimi që ministri Blendi Klosi zhvilloi me ministrin japonez të Mjedisit, Minoru Kiuchi, i cili u shpreh optimist për vijimin e bashkëpunimit me ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, në mbrojtje të vlerave natyrore të parkut të Divjakës. Agjencia japoneze për bashkëpunim (JICA) ka zbatuar më herët një projekt për planin e menaxhimit të Parkut Divjakë-Karavasta, ndërkohë që është rënë dakord që projekti i ardhshëm të kontribuojë në: Hapjen dhe mbajtjen e kanalit të komunikimit midis lagunës dhe detit, që do të zgjidhë problemin e ujë-këmbimit si kusht kryesor për oksigjenimin e lagunës; Ngritjen e një sistemi monitorimi në zonë që lidhet si me parametrat e ujit dhe ato të biodiversitetit si edhe zgjidhjen e problemit të peshkimit në lagunë, si një nga
Klosi: Projekt për krijimin e kanaleve që lidhin Karavastanë me detin
problemet kryesore të mjedisit që ka shkaktuar ulje të biodiversitetit dhe kërcënim për pelikanin. “Jemi së bashku me sekretarin e shtetit të mjedisit dhe ministrin e Japonisë për të parë nga afër një nga projektet e mbështetjes së ndihmës së japonezëve të projektit JICA për parkun dhe lagunën
e Karavastasë dhe po ashtu për të parë fazën e dytë të këtij projekti, i cili do të konsistojë në mbështetjen që projekti JICA do t’i japë konservimit të mëtejshëm të parkut natyror dhe zgjidhjes së një prej problematikave më të mëdha që ka ky park, realizimit të disa kanaleve që e lidhin lagunën
me detin”, tha ministri Klosi. Nga ana e tij, ministri japonez i mjedisit shprehu impresionet shumë positive nga ky takim, i realizuar në Parkun Kombëtar të Divjakë-Karavastasë, sipas tij, një zonë me vlera të jashtëzakonshme natyrore. “Jam shumë i kënaqur të konstatoj që përmes ndihmës së agjencisë japoneze me bashkëpunim ndërkombëtar (JICA) ne kemi zhvilluar një projekt në zonën e Divjakë-Karavastasë dhe kemi ndërtuar një plan menaxhimi të parkut Kombëtar. Sot kam patur një takim shumë të frytshëm me ministrin Klosi dhe i thashë atij që e mirëpresim Shqipërinë që të vërë në zbatim eksperiencën tonë shumëvjecare në mbrojtje të mjedisit dhe gjithashtu I premtova ministrit Klosi që ne do ta mbështesim edhe më tepër zhvillimin e qëndrueshëm
në parkun Divjakë-Karavasta pra Ministria jonë e mjedisit në bashkëpunim të ngushtë me JICA”, tha ministri Kiuchi. Ministri Klosi shtoi se me ministrin japonez të mjedisit diskutuan edhe për ndikimin pozitiv që do të ketë ky bashkëpunim në fushën e turizmit, për të nxitur zhvillimet e ndërsjella, me qëllim rritjen e numrit të turistëve japonez në Shqipëri. “Besoj që kemi gjetur dakordësinë për fondet e rëndësishme në konservimin e lagunës së Karavastasë dhe besoj do të jemi të shpejtë në paraqitjen e projekteve të plota që do të bëjnë të mundur që implementimi i këtyre fondeve të realizohet në kohë rekord. Shpresoj shumë që ndihma e qeverisë japoneze të jetë sa më konkrete dhe të konsistojë në këtë mbështetje dhe në një ndihmesë më të madhe për AKZM-në për të forcuar sistemin e mbrojtjes së vlerave dhe pasurive natyrore të zonës, dhe ajo që është më e rëndësishmja për mbjelljen e më shumë pemëve edhe me mbështetjen e qeverisë japoneze”, tha ministri Klosi.
FOKUS Nga Jetmir Troshani
N
E shtunë, 27 KORRIK 2019
Manifest për Wildlife Albanian Photography
FORUM jë manifesto për Wildlife Albanian Photo grafers, ku koncepti dhe arsyetimi i saj shkon përtej kufijve të fotografisë së jetës egër, me dëshirën e mire, të ndikojë tek mendimin qytetar, duke sensibilizuar atë dhe duke e bërë më të ndjshëm dhe më reagues, më të përfshirë Misioni i shoqatës Wildlife - Albanian Photagraphers, me qëndër në Kosovë, është bashkëpunimi i të gjithë fotografëve shqiptarë të zhanrit fotografik të jetës së egër, kudo ndodhen nëpër botë, me përqendrim fotografimin brenda territorit të trojeve shqiptare, për mundësimin e dokumentimit dhe mbrojtjes së faunës si asnjëherë më parë, për nga cilësia e të fotografuarit dhe paraqitjes artistike. Dimensionet udhëzuese në mbështetje të këtij misioni janë: Dimensioni Tekniko-Artistik! Fotografia jo rrallë lëkundet mes dy planesh këndvështrimi, atë të vetëdijes dhe pavetëdijes, atë të reales dhe sureales, atë të teknikës dhe artistikes. Nga kjo
16
perspektivë, shkrepja e fotografisë së këtij zhanri, duhet pozicionuar dhe kuruar në dy plane, atë teknik dhe atë artistik. Në planin e parë kërkohet që fotografia ta paraqes subjektin e inkuadruar kristalisht qartë për të pasqyruar realisht çdo detaj përbërës dhe përshkrues të subjektit në objektiv, e si rrjedhojë bën të domosdoshme njohjen e teknikave të posaçme për realizimin e fotografisë së këtij zhanri, përfshirë këtu edhe pajisjet dhe instrumentet e nevojshme për arritjen e këtij qëllimi në një nivel sa më të lartë. Në planin e dytë, kërkohet që shkrepjes së fotografisë ti paraprijë tendenca e një prurjeje artistike të subjektit që tenton përcjelljen estetike dhe emocionale të fotografit. Ky këndvështrim gjithashtu trajtohet si parësor pasi në të gjendet zanafilla e vetë shkrepjes së fotografisë. Kjo e fundit nisë me perceptimin e syrit të lirë të fotografit dhe zhvillohet me dëshirën e konkretizimit të këtij përceptimi fillestar
nga shkrepja deri në realizimin dhe paraqitjen përfundimtare të sajë. Ky plan na njeh jo vetëm me subjektin e fotografuar dhe teknikën e përdorur por edhe me idenë, stilistikën dhe tendencat artistike të fotografit. Dimensioni Mjedisor! Element themelor në fotografinë e jetës së egër duhet të jetë respekti dhe dashuria për faunën dhe ekosistemin e saj në tërësi. Ky element duhet të udhëheqë ambicien e fotografit dhe vetëdijshëm ta kushtëzoje atë, që në përdorimin e kujdesshëm të lenteve të pershtatshme telefoto e deri në mbajtjen e distancës së duhur prej shpendit apo gjitarit në objektiv, me qëllim moscenimin e sjelljes së tyre të natyrshme brenda habitatit të vet. Po ashtu, për çdo shpërndarje informacioni mbi vendndodhjen e një habitati duhen marrë parasysh pasojat e dëmshme te mundshme, e si rrjedhoje parandalimi i tyre. Informimi dhe studimi i sjelljes së kafshëve të egra është një detyrë tjetër me shumë rëndësi që i
bashkëngjitet këtij elementi, pasi vetëm në këtë mënyrë fotografi fiton dhe ushtron sensibilitetin e duhur ndaj mjedisit dhe e trajton atë me përkushtimin e duhur. Dimensioni i Unitetit! Bashkimi i të gjithë fotografëve shqiptarë të jetës së egër në ktë mision pozitiv, sa natyralist e paqësor në tërësi aq edhe kombdashës, i zhveshur nga çdo përfshirje politike apo interesa të njëanshme, natyrshëm then çdo kufi të kushtëzuar dhe forcon unitetin tonë etnik, në nivel ndërkombëtar. Dimensioni Filozofik! Teoria eudiimoniste e Stoicizmit, thotë se kulmi i përpjekjes njerëzore ose “fundi” është Eudaimonia, që do të thotë “lumturia” ose “lulëzimi”. Është pikërisht kjo filozofi që frymëzon misionin e “Wildlife – Albanian Photographers” ndërtuar në dy shtyllat e saja bazë, Virtytin dhe Disiplinën. Në raport me fotografinë e jetës së egër, virtyti apo të qënurit i virtytshëm aplikohet në të gjitha
proceset e përpikta të realizimit hap pas hapi të kësaj fotografie të cilat bëjnë të mundur një shkrepje të vetme. Të qenit të virtytshëm është një qasje racionale dhe e nevojshme drejt përmbushjes së një misioni të tillë, dhe nuk mjaftohet vetëm me të qenurit fotograf i këtij zhanri por shtrihet edhe në përkatësitë e tjera shoqërore, sociale, profesionale, dhe atë qytetare. Disiplina në të njëjtën kohë aplikohet në të studiuarin e këmbëngulshëm dhe përditësimin e vazhdueshëm, që realizimi i këtij misioni kërkon, pa hequr dorë. Stoikët besonin se përparimi drejt këtyre qëllimeve fisnike është jo vetëm i mundur porse përbën gjithashtu një urgjencë domosdoshmërie drejt “lumturisë”. Këto dimensione udhëheqin aspiratën dhe mendësinë e shoqatës Wildlife - Albanian Photographers drejt dokumentimit, mbrojtjes dhe prurjes artistike të faunës shqiptarë nëpërmjet artit të fotografisë së jetës egër.
DATELIDNJE E PSIKOLOGUT
Nga Albert Vataj
T
hemeluesi i psikologjisë anal itike, psikologu dhe psikiatri zviceran, Karl Gustav Jung, u lind më 26 korrik 1875 dhe vdiq më 6 qershor 1961. Në bazë të raportit të individit dhe të rrethit njerëzit, i ndan në dy tipa karakteri kryekëput të ndryshme -të ekstravertuar (të kthyer kah bota e jashtme, aktivë) dhe të introvertuar (të kthyer kah bota e brendshme, pasivë, kontemplativë). Në emër të qëndrimit “metafizikisht më të lirë” dhe psikologjikisht të palidhur, Jung refuzon çdo simplifikim të problemit të psikikës dhe konsideron se është jokritike të pranohet një i vetrai instinkt themelor, i cili do të duhej të shpjegonte çdo gjë dhe të bëhej themel i gjithë jetës shpirtërore. Duke mbrojtur kompleksitetin e psikikës dhe me këtë psikologjinë e relativizuar, ai ndahet nga psikoanaliza dhe konstituon psikologji të re karakteristika themelore, e së cilës është tipologjia e jetës shpirtërore. Ndryshueshmëria psikologjike e njerëzve, të cilën nuk mund ta mbizotërojë kurrfarë legjislature shoqërore, paraqitet edhe në faktin se
Karl Gustav Jung, ai që “muret ndarës” i pati të tejdukshëm individët-njerëzit kryesisht janë të paaftë të kuptojnë çdo pikëpamje tjetër përveç të vetes: këta janë tmerrësisht të vetmuar. Njerëzit, ndërkaq, mund të dalin nga ky izolim i plotë vetëm për shkak se ekzistojnë tipat jetësorë të përbashkët. Njeriu i tipit të caktuar ka mirëkuptim për jetën shpirtërore të atij njeriu që hyn në të njejtën fushë të tipave, por jashtë kësaj nuk ekziston kurrfarë mirëkuptimi. Mirëpo, ajo që lidh tipat dhe që mundëson në përgjithësi shpëtimin nga vetmia, nuk është dhënë në psikologji as në rregullimin shoqëror; kjo është krejtësisht e natyrës morale dhe gjendet në anën tjetër të psikologjisë dhe të sociologjisë, kumton Karl Gustav Jung. Veprat kry esore: kryesore: Psykologische Typen (1921); PsiholoSki tipovi; Die symbolik des Geistes (1948); Von den Wurzeln des Bevnisstseins (1953); Në serbokroatishte, në vitin 1969 është botuar edhe një zgjedhje e punimeve të tij me titull «Lavirint u ëoveku» me një parathënie të shkoqitur të V. Jerotiqit, kurse më vonë edhe zgjedhja nga të gjitha veprat e tij në 5 vëllime.
Karl Gustav Jung për vetveten e tij Është një legjendë e vjetër e bukur për një mësues tek i cili kishte shkuan një nxënës dhe e kishte pyetur: “Më heret ka pasur njerëz të cilët Zotin e kanë parë në fytyrë; përse nuk ka më?” Mësuesi iu është përgjigjur: “Për shkak se sot askush nuk mundet aq thellë të përkulet”. Njeriu duhet të përkulet për të nxjerrë diçka nga lumi. Dallimi ne mes shumicës së njerëzve tjerë dhe meje qëndron në atë se në mua “muret ndarëse” janë të tejdukshme; në këtë qëndron specifika ime. Tek të tjerët këto mure janë aq të ngjeshura saqë përtej tyre asgjë nuk shihet dhe për këtë arsye ata mendojnë se prapa tyre s’ka asgjë. Unë i vërej faktet në prapavijë dhe për këtë arsye kam siguri të brendshme. Kush asgjë nuk sheh gjithashtu nuk ka siguri, dhe nuk është në gjendje të nxjerrë konkludim apo bazohet në konkludimet e veta. Nuk e di se çfarë fitohet me atë që jam në gjendje ta vërej lumin e jetës; kjo është vetëm e nënvetëdijshme; ndoshta këto kanë qenë më heret ëndrra. Ato prej fillimit më kanë nx-
itur. Kur tash e shikoj të shkuarën dhe mendoj për kuptimin e asaj që më ka ngjarë kur kam punuar me ëndrrat, më duket sikur para meje është krijuar një lloj zëri shumë i fuqishëm. Ka pasur gjëra në imazhe të cilat nuk më kanë ngjarë vetëm mua por edhe të tjerëve. Me këtë është arritur që më s’kam guxuar ta dëgjoj vetveten. Prej atëherë jeta ime i përketë bashkësisë. Njohjet të cilat kanë qenë rreth meje apo për të cilat kam gjurmuar në atë kohë për shkencën kanë qenë të panjohura. Më është duhur vetë t’i mësoj dhe, përveç kësaj, atë që kam mësuar t’i vë në rrafshin e realitetit përndryshe do të kishin mbetur në formë të një supozimi subjektiv të paaftë të jetës. Atëherë jam vërë në dispozicion të shërbimit shpirtëror. Unë e kam dashur dhe e kam urrejtur por ai ka qenë pasuria ime më e madhe. Aktiviteti im për t’u bashkuar me të ka qenë e vetmja mundësi, që jetën time ta jetoj dhe ta përballloj si një tërsi relative. Të gjitha shkrimet e mia thuajse janë shprehje e vetë atyre; ato janë krijuar nën presionin e fatit. Ajo për të cilën
kam shkruar më ka xhindosur përbrenda. Shpirtit i cili më ka nxitur i kam lejuar të vijë në shprehje. Unë kurrë nuk kam llogaritur në përshtypjen e shkrimeve të mia. Ato paraqesin kompensim për botën time të përditshme dhe mua më është duhur ta them atë të cilën askush nuk ka dashur ta dëgjojë. Për këtë arsye, posaçërisht në fillim, aq shpesh jam humbur. E kam ditur se njerëzit do të kishin reaguar me refuzim, pasi që vështirë është të pranohet kompenzimi për botën e vetëdijshme. Sot mund të them: madje është edhe e çuditshme se çfarë suksesi kam arritur, shumë më të madh se që kam shpresuar. Kryesore e kam pasur që atë që më është duhur ta shpreh – ta shpreh. Kam pasur ndjenjën se kjo mund të bëhet. Kuptohet se kjo ka mundur të bëhet edhe më shumë edhe më mirë, por jo në bazë të aftësive të mia. Mund vetëm të dëshiroj dhe të shpresoj se askush të mos bëhet “Jungist”. Unë nuk mbroj kurrëfarë doktrine por vetëm i përshkruaj faktet, dhe propozoj interpretim të caktuar për të cilat pohoj se ja vlenë të diskutohet.
FORUM Nga Agim Jazaj I hodha vështrimin... Nëse një fernetë e porosite për mua, unë nuk mundem-shoku komisar. “Sot do ta pish me urdhër”- mu përgjigj dhe më hodhi dorën në qafë... Dora e ngrohtë, sikur më shkriu disi akullin e ftohtë. Desha, s’desha e ktheva edhe unë fërnetën e kohës, pa asnjë cen...Komisari më nguli vështrimin dhe nisi t’më fliste. “Ke marrë gjë vesh se ç’kanë bërë te këndi i fletë Rrufeve? Jo i thashë... Kanë bërë një Fletë Rrufe, grupi i të rinjve, për Fanen. Fane Mehmetin? Po, po më thotë... Dhe...në orën 12, sot mblidhet Komiteti i Partisë, do vij dhe sekretari i Komitetit të Partisë të Rrethit shoku R. M, do diskutohet për shfaqet e huaja të Fanes! Fania, i thash me shfaqe të huaja?! Atij ku i qëndron shpirti? Ishte shofer, një burrë thatim, cipal, po dhe serioz. Po, po më tha- dhe rrezik ta përjashtojnë nga partia! Dhe përjashtimi nga partia ishte; “pushkatim politik”... Ndaj do shkosh te Sheshi i “Fla-
FEJTON Nga Thoma Goga
S
e kush i cicëriu në vesh Çeços se ishte i thekur për kryetar bashkie. Aq donte byrazeri im që është shefi i stanit dhe iu ngrit mendja përpjetë. Çoç ua di ca këtyre punëve të pushtetit. E po, gjithë jetën “krietar” i fshatit ka qenë. “E pse të mos bëhesh edhe “krietar i qitetit”?! E ç’kanë të tjerët më shumë?!”. Kështu na i paskësh thënë dikush. Po që të ngihej kaq lart edhe byrazeri im, këtë nuk ma merrte mendja. Në fillim mendova se do të ishte ndonjë nga ato shakatë “me kripë” që bluan në mendje. Ja si ajo shakaja kur formoi “qeverinë” e fshatit… U gajasën edhe ndërkombëtarët… Nejse. Po kur u dhanë në televizor ëmbrat e “krietarëve”, m’u bë zemra mal. Hajde Çeço, hajde. Një copë bari me dhënë e me dhi arrin të kandidoj për “krietar” i madh i bashkisë. Ja kësaj i them demokraci. E që të merrja vesh ca më shumë për këtë haber të madh, mora
E shtunë, 27 KORRIK 2019
Në këndin e fletë-rrufesë...
KOMENT Vitet rrjedhin në shtratin e tyre. Secili dhe jo për gjithsecilin lë gjurmë të pa shlyeshme në jetë. Koha na kthen prapa në kohë. Komisar Cania, një burrë me taban, si i thon llafit- hapi derën e zyrës, dhe mu drejtua: Mirëmëngjez! Me tonin urdhërues vijoi: Eja me mua! Si urdhëron- i’u përgjigja! U ngrita më këmbë, mbylla zyrën dhe u nisa prapa tij. E mbërrita, u bëmë paralel, pa i thënë asnjë llaf njeri-tjetrit, nëpër korridor! Morëm drejtimin drejtë kafenesë së vogël- te kafja e Shahes! Ishte një kafene e vogël, me dërrasa, e ngritur në territorin e repartit, në Skelë, të Vlorës. U ulëm në karriget me dërrasa dhe prisja në ankth. Me hidhte vështrimin shpesh dhe mendohej... Ku s’më shkonte mendja. Mos kishin shkruar ndonjë letër që mund të lidhej me ndonjë shkrim timin të kohës, ndoshta për ndonjë emër “me cen” në biografi... U sos te tavolina Shaja, duke na përshëndetur. Priti paksa prej nesh. Dy kafe dhe dy fërneta- porositi komisar Cania.
17
rrugën andej nga stanet e Çeços. Ishte kohë dreke. Si gjithmonë një herë në javë nuk ka humbur tradita e “informacionit politik”. U ulëm prapë atje në byth të fiqve. Hija dhe një erë e lehtë na dukej se stani ishte me kondicioner. Rreth e rrotull u mblodhën dhe kafsharët. Parfumi i markës “Bajga” të çante hundën. - Po si kështu, o byrazer? Kujt i vajti mendja tek ti? – theva “akullin” unë. - A lëre, lëre o Çome,- filloi Çeçua rrëfimin. – Vate kjo punë. Në fillim më hëngri torrovilja vetë. E dija të lehtë, meqë kisha qenë “krietar” i fshatit. Po këto marifete paskan gjithë ato garramete. - Do deklarosh çdo gjë, Çeço,u hodh një kafshar i gjatë. - Kjo punë do dhe shkollë,shtoi nipi i Pinxho Kapellës. - Mbylle gojën ti, kulaku i derrit! Ku e di ti që s’kam shkollë. – Ia priti Çeçua dhe nxori nga xhepi i pelerinës ushtarake dy copa letre. – Ja
murit”, ku ishte këndi i fletë rrufeve, do shënosh gjithë përmbajtjen e saj. Si urdhëron- i’u përgjigja. Mbaruam kafet e shoqëruar me fërnetën, e cila më trullosi paksa dhe u nisa për te sheshi i “Flamurit”. Shkrova tekstin e fletë rrufesë dhe ja çova në zyrë komisarit...Ai e lexoi dhe hodhi firmën, të shtypej në sekretarinë sekrete... E çova me shënimin te Sherifeja... Komisari më priste...Eja do shkojmë prapë te Shaja... Kthyem dhe nga një fërnetë tjetër. Tani më tha fillon puna jote. Ç’ne i thash? Fanen, po ta përjashtojnë nga Partia, të bëjmë gati arkivolin!... Atij ku i qëndron shpirti- kështu. Po t’i do mbyllesh tani dhe do bësh disa vargje satirike për Fanen, si mund ta shpëtojmë. Sepse po re në dorën e atij Mazes, ai vetëm litarin, përjashtim di dhe jo mjekim, e edukim... Po- i thash dhe u mbylla në zyrë... Një orë përpara se të niste mbledhja, i’a çova vargjet satirohumoristike komisarit. I pëlqyen shumë, vendosi firmën dhe i
çova sërish te Sherifeja, për t’i shtypur me makinë... Prisja edhe unë në ankth, se çdo do të ndodhte me Fanen, çfarë “fajdeje” do të bënin vargjet e mia, që do t’i përdorte komisari, për të shpëtuar Fanen nga “Litari”. Shkoja shpesh te dera e sallës, ku zhvillohej mbledhja dhe mbaja vesh... Në një moment shpërthehu gazi, gati në kor nga të gjithë, sa u dëgjuan edhe jashtë sallës... Folën shumica e krerëve... Komisari ishte mjeshtër, dinte kur, ku e si të fliste...E mori fjalën komisar Cania. Ju drejtua të deleguarit dhe sallës... “Është e lehtë të vrasim, po është më e çmueshme si t’i ndreqim njerëzit”. Unë kam menduar dhe propozoj: T’i bëjmë një ndëshkim të rrallë Fanes, i cili do t’i vlej më shumë se sa ta përjashtojmë edhe nga Partia, dhe jo vetëm atij.... Kemi përgatitur disa vargje, do t’i lexojmë këtu, dhe do t’i vendosim prapë te këndi i Fletë Rrufeve”! ë pranishmit mbajtën frymën dhe ngulën vështrimin nga Komisari. Fania qëndronte më këmbë, priste të “shkonte
përpara Litarit”! Komisari nisi të lexonte me ton, vargjet stariko-humoriostike: Ora 7 që në mëngjez, Mu te kënd’i Fletë Rrufës, Ish një “trëndafil me vesë, Fane Mehmeti Serbes”! O Fane, Fane Mehmeti, Ç’bën kështu të zëntë gazepi, Mos ktheh antenën nga deti, Si shpëton dot këtij Mileti!... Vargjet vazhdonin... Po të qeshurat shpërthyese në sallë, ndërpren vargjet e lexuara nga komisar Cania... Sekretari i Komiteti të Partisë u ngrit e tha: “Mbetet në fuqi kjo masë, që propozon komisar Cania”... Kanë kalur vite...Këto ditë korriku, po bënte punimet në shtëpi komshiu im; Mustafai. Me usta Renaton ishte dhe i biri i Fanes! Nuk e njihja...Kur më tha: Jam i biri i Fanes- shqeva sytë! Rikojtova ngjarjen e vjetër, e ardhur taze, i tregova dhe vargjet... Kujtuam të ndjerët; Fanen, po dhe gjestin e pa vdekshëm, të ish-burrërorit lab: Cane Çaçi!... Njerëzit vdesin, veprat jetojnë!
Çeçua kryetar bashkie?!... dëftesa e shkollës së mesme. Ja dhe “dhiploma” e shkollës së lartë. Hë, ç’do thuash nashti? Këtu u pataksa dhe unë. Çeçua as filloren nuk e mbaroi. Që kur ishte kërthi e la shkollën fare. Vate kaçak ndër male bashkë me shokun e tij moshatar, Babale. - Do deklarosh pasurinë, - u dëgjua një zë nga mesi i kafsharëve. - Këtu më merr të keqen, zotrote, - u përgjigj Çeçua.Pasurinë time e kam trashëgim nga gjyshi dhe nga plaku. E kemi me djersën e ballit. Hë, fol o Çome! - E mo kështu thonë të tërë, - ia priti ai kafshari që gjithmonë i lyen flokët me gjalp dhie. - Dëgjo këtu ti ore, nipi berberit, - drejtoi gishtin shefi i stanit. - Gjyshi yt e bëri pasurinë me synetllëqe, gjyshi Pinxhos me spiunllëqe… Kurse unë e kam nga dhëntë e nga dhitë. Kam shitur djath “bio”, gjizë dhe hirrë pa hile. Qumështit nuk i kam hedhur
dhe aq shumë ujë, siç bëjnë ca e ca... - Po gjizën e prishur pse e shite sa frëngu pulën? – foli ai zdapi i gjatë që rrinte në këmbë. Harrove që të zuri policia?! Dëgjoja këtë debat të ndezur e mendja me shkonte te ato studiot televizive që mbushen me llogje pazari. Toidhjo si në stanet e Çeços. Edhe mua më bluante meraku për byrazerin. Si do ta kalonte vettingun, si do i tereziste gjithë ato shkresa. - Po pastërtinë e figurës, e kalove?- pyeta unë. - E kam të pastër qelibar, - tha Çeçua.- Konflike interesi s’kam, borxhe s’kam, dashnore s’kam… - Ke qënë i dënuar kur shite gjizën e prishur, - foli prapë ai zdapi i gjatë. - Ore maskara, - u nxeh Çeçua. – Unë nuk shita asnjë lugë gjizë. Të dy qypat i rrëmbeu policia. Policët e shkretë i kishte marrë uria. Pse i zuri barku policët? A për këtë s’kam faj unë. Kush ha një
lugë çorbë të prishur, vjell tërë jetën. Edhe policët e shkretë kështu i gjeti. Nuk kishte radhë te haleja, të thom. Ulërinte haleja nga diareja… Megjithatë ja ku e kam edhe dëshminë e penalitetit, – tha Çeçua dhe nxori një letër tjetër nga kapota ushtarake. E ndërsa fliste, mua më brente akoma meraku se si do ia dilte në krye kësaj aventure. - E ke menduar mirë këtë punë, o byrazer, se nuk është e lehtë? Ti vërtetë ke qënë “krieplak”, po është tjetër punë kjo. Nuk do merresh vetëm me punët në fshat. Të vjen festja vërdallë se duan dorovitur edhe ata më lartë… - Rri urtë e mos u fiqiros. Pse ç’kanë më shumë ata se unë, ma ktheu Çeçua si furtunë. - Po për votat ke menduar; kush do votojë për ty, o mavri? - Rri o Çome, rri. – Ma ktheu Çeçua.- Ku di gjë ti! Për mua votojnë edhe dhëntë edhe dhitë… Ja, kështu u mbyll “informacioni politik” atë ditë.
SHOWBIZ
18 E shtunë, 27 KORRIK 2019
Njihuni me Arbër Mehmetin, aktorin shqiptar të Hollywood-it Arbër Mehmeti ka lindur në Prishtinë ndërsa prej 16 vitesh jeton në Amerikë ku punon e vepron atje. Sot ai është aktor në Hollywood dhe poashtu jep edhe mësim në Los Angelos. Aktori shqiptar, në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini ka treguar eksperiencat e tij me njerëzit më eminent të kinematografisë botërore. “Pas studimeve bazë kam vazhduar studimet postdiplomike në Los Angelos ku më pas edhe jam punësuar dhe jap edhe mësim si profesor”. Mehmeti thotë se ka punuar edhe me aktorë të mëdhenj që kanë fituar Oskarin por sipas tij ata janë shumë modestë dhe janë treguar shumë të afërt me të. Ai jep vlerësime të larta edhe për aktorët kosovarë për të cilët thotë se janë shumë të mirë. “Ëndrra ime është që një ditë të bie edhe produksionet e huaja këtu në Kosovë”. Arbëri thotë se futja në Hollywood është ndër profesionet më të vështira. “Vetëm në Los Angelos ekzistojnë 160
Adelina Ismaili tregon se çfarë e bënë të lumtur Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, është shumë e pëlqyer për muzikën e saj nga mijëra fansa anë e mbanë trevave shqiptare. Viteve të fundit, ajo ka treguar se është shumë më e përkushtuar në familje, kjo pasi edhe është nënë e një djali dy vjeçar, të quajtur Uliks. Adelina, e cila aktualisht jeton në Kosovë me bashkëshortin dhe djalin e saj, nuk heziton që herë pas here të ndajë me fansat ndonjë imazh nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi, teksa ka publikuar një fotografi të vizatimeve të djalit të saj në InstaStory, diva e estradës shqiptare ka treguar se një darkë me familjen është ajo çfarë e bën më të lumtur. “Lumturi është… të darkosh si familje çdo mbrëmje”, ka shkruar Adelina në InstaStory. Ajo po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj më të fundit muzikor “Qikat”, të cilin e solli në bashkëpunim me Rina Balajn, dhe u prit mirë nga publiku.
mijë aktor. Në çdo audicion që unë konkurrojë për të fituar rolin duhet të konkurrojë me 12 aktorë, pavarësisht nëse roli është i madh apo i vogël”. Aktori shqiptar i Hollywood thotë
se për shkak të pamjes së tij, në shumicën e rasteve ai luan rolet e rusëve. Mehmeti shprehet i gatshëm që një ditë të luaj në ndonjë film apo serial ku flitet shqip.
Plas sherri në koncertin e Alban Skënderajt, 6 të arrestuar Një rrahje masive ka ndodhur në koncertin e radhës të “Beer Fest” në Prishtinë kur këndonte Alban Skënderaj. Një video e publikuar nga mediat kosovare tregon disa persona që rrihen me njëri-tjetrin. Kjo ka detyruar këngëtarin të ndërpresë koncertin. Skënderaj dëgjohet teksa iu bën thirrje personave të përfshirë në sherr: Stop, Stop. Pas këtij episodi të pakëndshëm, ndërkohë që policia njofton se janë arrestuar 6 persona. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti në një njoftim të
shpërndarë për mediat bën me dije: “Sot rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën për një përleshje në mes të disa personave në afërsi të Pallatit te Rinisë, saktësisht në një event që po mbahet në atë zonë, ku sipas informatave fillestare dy persona janë lënduar. Menjëherë rastit i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat kanë vënë situatën nën kontroll. Lidhur me këtë rast, policia ka shoqëruar në stacion gjashtë persona. Me rastin po merren njësitet përkatëse.”
Shqiptari që po kalon pushimet me vajzën e Donald Trump në Mykonos Vajza e presidenti amerikan, Donald Trump, Tiffany ka zgjedhur ishullin grek Mykonos si destinacionin e saj të pushimeve. Tiffany, e cila është vajza e madhe e Presidentit të Amerikës, u shoqërua në pushime nga miqtë dhe i dashuri i saj, Michael Boulos. 25 vjeçarja u fotografua teksa po relaksohej në ishullin luksoz përkrah njerëzve të saj më të afërt. Pranë Tiffany u pa edhe djaloshi kosovar, Adrian Krasniqi i cili u fotografua shumë pranë vajzës së Trump, gjë e cila tregon për raportet e afërta që ai ka me vajzën e Presidentit të Amerikës. Nga foto duket qartë se ata po kalonin momente të mira në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Erjona Sulejmani pozon topless për prestigjozen italiane Erjona Sulejmani ka zbuluar suksesin e saj të radhës me postimet e fundit në “Instagram” ku ka publikuar disa sekuenca nga prapaskenat e fotove që po realizon. Këtë herë modelja do shfaqet në prestigjiozen ‘GQ Italia’ dhe fotot do të jenë ‘topless’. Xhirimet po realizohen në ‘Garda Lake’ në Itali dhe nga ato pak detaje që po shohim duket se fotot do të jenë të mrekullueshme. Erjona shfaqet në formë të shkëlqyer dhe fiziku i saj padyshim do komentohet nga të gjithë.
KULTURE
R
egjisori meksikan, producenti dhe skenar isti Alejandro G. Iñarritu është një nga prodhuesit e filmave më të njohur që punojnë sot, i njohur për tregimin e historive prekëse dhe ndërkombëtare rreth gjendjes njerëzore. Fituesi i dy çmimeve të njëpasnjëshme të Oscarit si Regjisori Më i Mirë për filmat e tij “The Revenant” dhe “Birdman” do ta merr çmimin Zemra e Nderit në 25të vjetorin e Festivalit të Filmit në Sarajvë. Çmimi Zemra e Nderit të Sarajevës do të jepet si mirënjohje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në artin e filmit. “Kjo na jep një kënaqësi të madhe për të nderuar këtë autor të shquar që vazhdon të shtyjë kufijtë duke transformuar vizionin unik artistik në filma të paparashikueshëm dhe të shquar. Filmat e tij karakterizohen nga një stil dhe ritëm të veçantë dhe ata robërojnë dhe emocionojnë audiencat dhe kritikët e filmit në mbarë botën. Jemi të lumtur që do të kemi një mundësi për ta mirëpritur atë në Festivalin e Filmit të 25-të të Sarajevës dhe ta prezantojmë me çmimin Zemra e Nderit të
19 E shtunë, 27 KORRIK 2019
Regjisori i filmit “Birdman” do të marrë Çmimin e Nderit të Zemrës së Sarajevës
Sarajevës për kontributin e tij të pafund në artin e filmit të përjetshëm i vlerësuar me çmime klasike në gjithë karrierën e tij’, tha drejtori i Festivalit të Filmit të Sarajevës
Mirsad Purivatra. Alejandro G. Iñarritu bëri debutimin e tij regjisorial në filmin “Kema Semaine de la Critique” në vitin 2000 dhe u propozua për një çmim të Akademisë së
Filmit të Jashtëm me AMORES PERROS. Çmimet e tij pasuese përfshijnë 21 gram; BABEL, e cila mblodhi shtatë nominime për Oscar dhe fitoi çmimin më të mirë të regjisorit në Festivalin e Kanës 2006; dhe BIUTIFUL, të paraqitur në konkursin e vitit 2010 në Kanë. Ai u bë regjisori i parë meksikan që u nominua për regjisorin ose producentin në historinë e Akademisë dhe regjisorin e parë meksikan për të marrë çmimin më të mirë në Kanë. Iñárritu mori në shtëpi çmimin për regjisorin më të mirë, filmin më të mirë dhe skenarin më të mirë origjinal në 87 Academy Awards për ‘Birdman’. Një vit më pas, Iñárritu fitoi çmimin e dytë të radhës për Akademinë për regjisorin më të mirë me filmin ‘The
Revenant’. Përveç kësaj, Iñarritu krijoi instalimin VR CARNE Y ARENA (praktikisht i pranishëm, fizikisht i padukshëm), i cili u vlerësua në Festivalin 2017 të Kanës, si projekti i parë VR i përfshirë ndonjëherë në Zgjedhjen Zyrtare dhe mori Iñárritu, çmimin e pestë të Akademisë, atij nga Bordi i Guvernatorëve. Kohët e fundit, drejtori, shkrimtari dhe producenti që fitoi çmimin e Akademisë u bë regjisori i parë latin-amerikan që kryeson jurinë e Festivalit të Kanës më 2019. Gjatë Festivalit të Filmit të 25-të të Sarajevës, Iñárritu do të mbajë një Masterclass dhe Festivali do të organizojë një shfaqje të veçantë të filmit të tij ‘Birdman’ ose ( Virtyti i papritur i injorancës ).
Kinematografia në zi, shuhet aktori i roleve për të gjithë Aktori i njohur Rutger Hauer, i cili luajti në “Blade Runner” të vitit 1982, ka vdekur në moshën 75 vjeçare. Ylli vdiq në Holandë të premten pas një sëmundjeje, një lajm i konfirmuar nga agjenti i tij. Funerali i aktorit u mbajt të mërkurën. Hauer luajti rolin e vrasësit Roy Batty në Blade Runner, i cili u drejtua nga Ridley Scott dhe luajti edhe Harrison Ford. Ai gjithashtu është shfaqur në filmat Sin City, Batman Begins dhe serialin e HBO True Blood. Del albumi muzikor i “Once Upon a Time in Hollywood” Është publikuar albumi muzikor i “Once Upon a Time in Hollywood”. Në këtë album bëjnë pjesë 31 këngë që përfshijnë autorësinë e emrave të mëdhenj si Simon dhe Garfunkel, Neil Diamond dhe Deep Purple. Ky album doli përmes Columbia-s që koincidon me datën 26 korrik, datë kjo kur u publikua ky film në Amerikë, pasi që në Britani të Madhe filmi do të dalë më 15 gusht. Ky album do të jetë në dispozicion në formë digjitale, CD-je dhe incizimeve vinyl, ndërkaq më poshtë mund ta shihni listën e plotë të këngëve dhe instrumentaleve:
Vritet ish-ndihmësi i Nënë Terezës
• Treat Her Right – Roy Head & The Traits • Ramblin’ Gamblin’ Man – The Bob Seger System • Boss Radio feat. Humble Harve: • Hush – Deep Purple • Mug Root Beer Advertisement • Hector – The Village Callers • Son of a Lovin’ Man – Buchanan Brothers • Paxton Quigley’s Had the Course (from the MGM film Three in the Attic) – Chad & Jeremy • Tanya Tanning Butter Advertisement • Good Thing – Paul Revere & The Raiders • Hungry – Paul Revere & the Raiders • Choo Choo Train – The Box Tops • Jenny Take a Ride – Mitch Ryder and the Detroit Wheels • Kentucky Woman – Deep Purple • The Circle Game – Buffy Sainte-Marie • Boss Radio feat. The Real Don Steele:
• Mrs. Robinson – Simon & Garfunkel • Numero Uno Advertisement • Bring a Little Lovin’ – Los Bravos • Suddenly / Heaven Sent Advertisement • Vagabond High School Reunion • KHJ Los Angeles Weather Report • The Illustrated Man Advertisement / Ready For Action • Hey Little Girl – Dee Clark • Summer Blonde Advertisement • Brother Love’s Traveling Salvation Show – Neil Diamond • Don’t Chase Me Around (from the MGM film GAS-S-S-S) – Robert Corff • Mr. Sun, Mr. Moon – Paul Revere & the Raiders (feat. Mark Lindsay) • California Dreamin’ – Jose Feliciano • Dinamite Jim (English Version) – I Cantori Moderni di Alessandroni • You Keep Me Hangin’ On (Quentin Tarantino Edit) – Vanilla Fudge • Miss Lily Langtry (cue from The Life and Times of Judge Roy Bean) – Maurice Jarre • KHJ Batman Promotion
Një vullnetar bamirësie, që ka punuar me Nënë Terezën në Indi, ka vdekur pas një sulmi në Swansea. Mediat britanike bëjnë me dije se Mark Bloomfield, 54 vjeç vdiq në spital të shtunën, pasi dyshohet se u sulmua në një lokal në qytet. Familja e tij tha se ai ishte një ndihmës i veçantë i humanists shqiptare. “Si ndihmës i veçantë i Nënë Terezës në Kalkutë, ai ishte një kontribues thelbësor për misionin e saj dhe për ata që ajo kujdesej. Në Indi, ai organizoi kampe të lira të kataraktit kirurgjikale dhe themeloi shkolla që i jepnin mundësi edukimit të vajzave. Ai do të mbahet mend për të gjithë këtë dhe më shumë nga nëna e tij dhe tre vëllezërit e motrat”, thuhet në njoftimine familjes. Një 61-vjeçar është vënë në pranga, si i dyshuari kryesor për vrasjen e tij. Më herët, policia ndaloi një 21-vjeçar dhe një 50-vjeçare, të cilët po hetohen në gjendje të lirë. Nuk dihen ende shkaqet që mund të kenë çuar në vrasjen e ndihmësit special të Nënë Terezës.
“Pjeshka Festival” mbërrin për herë të parë në Shqipëri Stina e verës sjell larmi festivalesh apo aktivitetesh, të cilat bëhen akoma dhe më shumë domethënëse kur zhvillohen në bregdet. “Pjeshka Elektronik Muzikë Festival” do të mbahet për herë të parë në Shëngjin në datat 2, 3 dhe 4 gusht, ku do të marrin pjesë 20 artistë shqiptarë dhe të huaj, pra një përzierje të mirë të DJ-ve kombëtar, ndërkombëtar. Festivali do të organizohet përgjatë 3 ditëve dhe 2 netëve në mes të një zone plazhesh në Detin Adriatik. Në këtë festival, muzika, arti dhe kultura janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën për të krijuar një atmosferë dhe eksperiencë të paharrueshme.
SPORT
20
E shtunë, 27 KORRIK 2019
NDESHJA ME ISLANDËN
S
tadiumi Arena Kombëtare rrezikon të mos lincesohet nga UEFA për ndeshjen kualifikuese me Islandën që do të zhvillohet më 10 shtator. Qeveria e futbollit evropian nuk do të jap dritën jeshile për licensimin e impiantit të ri nëse nuk përfundon sheshi përpara stadiumit. Faza e parë e punimeve tek sheshi ka përfunduar, ku përfshihet shembja e objekteve përreth stadiumit. Por për fazën e dytë nuk është bërë akoma tenderi dhe diçka e tillë kërkon rreth një muaj kohë. Në këto kushte bashkia e Tiranës dhe Fondi Shqiptar i zhvillimit kthehen në pengesë për FSHF-në që të realizoj ndeshjen e shtatorit në impiantin e ri. Punimet në Arena Kombëtare vazhdojnë me intensitet të lartë dhe gjithçka pritet të jetë gati në fillim te shtatorit nga firma ndërtues. Në 5 gusht do të shtrohet tapeti, ndërsa në 15 gusht përfundon vendosja e të gjitha stolave. Ndërkohë sistemi i ndriçimit ka përfunduar. Objektivi i Federatës Shqiptare të Futbollit ishte që ndeshja ShqipëriIslandë të zhvillohej në Arena Kombëtare, por të detyruar nga rrethanat drejtuesit e FSHF do të zgjedhin stadiumin Elbasan Arena, i cili së bashku me Loron Boriçin janë dy impiantet e vetëm të lincesuar për ndeshjet ndërkombëtare.
Arena Kombëtare rrezikon të mos lincesohet nga UEFA
Rikujtojmë se 11 qershori ishte afati i vendosur nga Federata Shqiptare e Futbollit për inaugurimin e stadiumit të
ri “Arena Kombëtare”, dita kur edhe u luajt ndeshja kundër Moldavisë. Ndoshta në Federatën Shqiptare të Futbollit
vazhdohej ende të besohej se “Arena Kombëtare” do të ishte gati në afatin e përcaktuar më parë, por sot që flasim duket
se shpresa është shuar, pasi UEFA ka vendosur mos ta licencojë. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Arben Dervishi, një muaj më parë foli për ecurinë e punimeve në stadiumin “Arena Kombëtare” ku tha: “Kishim ekipin nga UEFA të ekspertëve, dhe ishin të kënaqur për cilësinë dhe kushtet që kërkon një stadium i kategorisë së katërt. Patën disa vërejtje, të cilat i rregulluam, dhe tani po punojmë për afatin. Punimet brenda kanë avancuar, tani kemi filluar porosinë e mobilimit. I kemi dalë para situatës, kemi bërë gati porositë, që kur të përfundojnë ambientet e brendshme, të kapim afatet. Jemi munduar të plotësojmë edhe kushtet nga UEFA, për transmetimin në TV”, shprehet mes të tjerash ai. Por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar mirë, përpos dëshirës së madhe që me Islandën na duhej patjetër fitorja, dhe do ishte shumë mirë të luanim në këtë stadium të ri.
KOMITETI OLIMPIK I KOSOVËS
SULMUESI I KOMBËTARES
BOMBERI
Kosova do marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”
Bekim Balaj firmos me Sturm Graz
Armando Sadiku, sinjal largimi nga Levante
Në vigjiljen e sezonit të ri futbollistik, Sturm Graz është përforcuar me një lojtar cilësor në repartin ofensiv. Bomberi i kombëtares shqiptare Bekim Balaj firmosi zyrtarisht kontratën e re me skuadrën austriake, duke lënë pas eksperiencën e tij në kampionatin rus. Bekim Balaj lehtësoi negociatat me klubin që militon në Bundesligën austriake pasi ishte një lojtar i lirë dhe pa detyrime ndaj klubit të mëparshëm. Falë negociatave të menaxherit të tij Shkumbin Qormehmeti, dhe këmbënguljes së trajnerit të Sturm, Nestor El Maestro, futbollisti shkodran shkon tani në një kampionat të fortë dhe me nivel më të lartë se ai paraardhës. Sturm Graz mbylli kampionatin në vendin e pestë sezonin që lamë pas dhe këtë sezon do të synojë të rikthehet në majë. Balaj pritet të debutojë në 28 korrik në ndeshjen që skuadra e tij do të luajë ndaj Sent Polten në shtëpi.
Armando Sadiku nuk e ka të ardhmen te Levante. Kjo është e dhëna më e fundit nga mediat spanjolle pranë këtij ekipi, teksa në ndeshjet miqësore që janë zhvilluar deri tani, sulmuesi është i vetmi nga lojtarët e vijës së parë që nuk ka marrë asnjë minutë. Trajneri Pako Lopez ka bërë eksperimente dhe prova të ndryshme në sulm apo edhe në reparte të tjera, por bie në sy që Sadiku dhe një tjetër mbrojtës, janë të vetmit që nuk kanë zbritur në fushë për këtë fazë përgatitore. Sipas mediave pranë Levantes, ky është një mesazh i qartë nga klubi dhe trajneri për futbollistin, i cili është nën kontratë. Megjithatë, problem mbetet investimi i Levantes dhe paga rreth 700 mijë euro që nevojitet për bomberin e Kombëtares shqiptare. Sadiku pësoi një dëmtim të rëndë që nuk i la mundësinë të tregonte aftësitë e tij në momentin e mbërritjes në Spanjë te Levante.
Në “Tokyo 2020” do të jetë edhe Kosova. Lajmin e dha Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), që ka pranuar ftesën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në Lojërat Olimpike të pas një viti. “Komiteti Olimpik i Kosovës sot ka marrë ftesën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Tokyo 2020”, thuhej në njoftimin e KOK. Kujtojmë se në “Rio 2016”, ekipi Olimpik i Kosovës debutoi me medaljen e arit të fituar nga xhudistja Majlinda Kelmendi. Kosova në këto Lojëra Olimpike pritet që të përfaqësohet me shumë sportistë në disa disiplina sportive. Sportistët e Kosovës do të marrin pjesë për herë të dytë në garat më kulminante botërore, të cilat mbahen çdo katër vjet.
SPORT
21
E shtunë, 27 KORRIK 2019
Klubi anglez deri më tani ka shpenzuar 67 milionë euro për Van Bisaka dhe Daniel James
Manchester United ofron 80 milion euro për një mbrojtës
TRAJNERI
Befason Guardiola: Foden, lojtari më i talentuar që kam parë ndonjëherë
L
eicester City vazhdon t’i rezistojë presionit të Manchester United sa i takon kartonit të Harry Maguire, të cilin “Djajtë e Kuq” kanë më shumë se një vit që e kërkojnë, që kur ekipi drejtohej nga portugezi Mourinho. Disa ditë më parë, trajneri i “Dhelprave”, Brendan Rodgers, deklaroi se për mbrojtësin nuk ka ndryshuar asgjë dhe se klubi nuk ka nevojë të shesë lojtarë për të rregulluar financat. Ai theksoi se 26-vjeçari është shumë i rëndësishëm për projektin afatgjatë të klubit dhe se ai nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e lojtarit. Por me sa duket, fjalët e tij kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer, nuk ka aspak ndërmend të dorëzohet, pasi e dëshiron me çdo kusht Maguire në skuadër për sezonin e ardhshëm, sidomos pas dëmtimit në gju të Eric Bailly-t në fitoren 2-1 ndaj Tottenhamit në International Champions Cup. Për momentin, nuk dihet ende shkalla e dëmtimit të 25-vjeçarit, i cili do t’u nënshtrohet menjëherë
vizitave të detajuara mjekësore. Numri 1 i stolit të ekipit nga “Old Trafford” i ka kërkuar drejtuesit Ed Woodward të përshpejtojë tentativat për të arritur sa më parë te Maguire, i cili nga ana e tij u ka kërkuar drejtuesve të klubit ta lënë të lirë për t’u transferuara te Manchester United. Për të bindur Leicesterin të heqë dorë
SHIFRAT
nga futbollisti Woodward i ka vënë në tavolinë klubit të manjatit Aiyawatt Srivaddhanaprabha ofertën prej 80 milionë eurosh. Ndërkohë sipas Independent, në “Old Trafford” mund të transferohet përveç Harry Maguire dhe Sergei Milinkovic Savic, një shumë që në total shkon rreth 160 milionë euro. Këta
dy lojtarë konsiderohen të rëndësishëm për trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, për të krijuar një formacion të fortë për sezonin e ri. Klubi anglez deri më tani ka shpenzuar 67 milionë euro për Van Bisaka dhe Daniel James. Po ashtu dimë se Manchester United këtë sezon nuk do të jetë pjesë e garave në Ligën e Kampionëve.
SHIFRAT
Khediran e duan plot klube, po ai zgjedh Arsenalin
Gati “fshesa” e Zidane, 7 lojtarë do largohen nga Real Madridi
Sami Khedira pritet të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere pasi nuk e sheh veten në planet e trajnerit Maurizio Sarri. Mesfushori gjerman po e pëlqen interesimin e Arsenalit. Sami Khedira nuk është në planet e Juventusit dhe pritet të largohet nga Torino gjatë kësaj vere. Mesfushori gjerman po pëlqehet nga klube të njohura evropiane, ndërsa Arsenali shihet si një destinacion potencial për futbollistin. Lajmin e ka bërë të ditur Gianlucadimarzio.com. 32 vjeçari po ashtu kërkohet nga Fiorentina dhe Valencia, ndërsa Wolverhamptoni po ashtu ka kërkuar informata për përfaqësuesin gjerman. Juventusi është i hapur për shitjen e disa futbollistëve gjatë kësaj vere, ndërsa Khedira duket të jetë njëri prej tyre. Prej krejt klubeve, Khedira është më i interesuar t’ju bashkohet Gunners. Ish-futbollisti i Real Madridit i zhvilloi vetëm 10 ndeshje në Serinë A sezonin e kaluar, duke e përshkuar lëndimet dhe mungesa e hapësirave.
Real Madrid vazhdon të jetë në mesin e skuadrave më aktive në tregun e transferimeve. Pas finalizimit të disa transferimeve, përfshirë edhe Eden Hazard, te Real Madridi tani kanë filluar të merren me largimin e lojtarëve të tepërt në skuadër. Tashmë disa lojtarë janë larguar, me Dani Ceballos të fundit që iu bashkua Arsenalit në Premierligë. Mediat në Spanjë japin edhe shtatë emra të lojtarëve që do të largohen nga “Santiago Bernabeu”. Portieri Lunin, Jesus Vallejo, Lucas Vazquez, James Rodriguez, Mariano Diaz, Mayoral dhe Gareth Bale, janë lojtarët që bëjnë pjesë në listën e largimeve të Zinedine Zidane.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se Phil Foden është “lojtari më i talentuar” që ai ka parë ndonjëherë në karrierën e tij. 19-vjeçari, i cili luajti në 26 ndeshje sezonin e kaluar, duke shënuar shtatë herë, ka impresionuar edhe një herë gjatë turneut para-sezonal të Cityt, duke ardhur nga banka kundër Kitchee të mërkurën. Foden shpesh merr lavdërime nga menaxheri i tij, Guardiola, por këto komente të fundit rreth mesfushorit adoleshent janë shumë të shquara. Guardiola ka menaxhuar lojtarë të mëdhenj si Lionel Messi, Neymar dhe Robert Lewandowski gjatë viteve, por e konsideron anglezin si “talentin më të mirë që ai ka parë ndonjëherë”. “Ai (Foden) është lojtari më i talentuar që kam parë ndonjëherë. Problemi i tij është që ndonjëherë menaxheri i tij nuk e vendos atë në 11-en titullare”. “Ai meriton të gjitha minutat, por me konkurrentët e tij nuk është e lehtë. Ai punon tepër dhe e di se jam këtu për ta ndihmuar”, ka thënë fillimisht ishtrajneri i Barcelonës në një konferencë shtypi. Komentet e Pep vijnë pasi Foden tha se është me fat që të jetë pjesë e një “ekipi të veçantë”. “Jam me fat që jam pjesë e këtij klubi, është një ekip i veçantë, suksesi vjen nga thellësia e skuadrës, kushdo që luan, do të bëjë një ndryshim dhe do të luajë mirë”, ka thënë ai për BBC.
VIP
22 E shtunë, 27 KORRIK 2019
Kate Middleton ka bërë botoks? Reagon Pallati Mbretëror As Kate Middleton nuk i ka shpëtuar lajmeve për ndërhyrjet plastike në fytyrë. Një mjek britanik e vuri në qendër të vëmendjes dukeshën e Cambridge duke e shënjestruar edhe atë në listën e personazheve që ka bërë një “botox”. Në të vërtetë, duke reklamuar klinikën e tij, mjeku postoi në Instagram një bashkim fotosh të Kate, me gjasë para dhe pas botox-it. Kuptohet, në të parën rrudhat dukeshin më të theksuara, ndërsa në tjetrën jo. Por menjëherë pas këtij postimi, reagoi Pallati Mbretëror, duke mohuar në mënyrë kategorike këtë shpifje që nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën. Sipas njoftimit, Kate dhe familja mbretërore nuk janë aspak në mbështetje të këtyre ndërhyrjeve, kështu që këto lloj shpifjesh duhet të marrin fund. I menjëhershëm qe edhe reagimi i klinikës, e cila e fshiu postimin që i dedikohej Dukeshës.
Jordy Woods kapet me ish-të dashurin e Khloe Kardashian Jordyn Woods po habit gjithmonë e më shumë me veprimet e saj pas skandalit të tradhtisë së Tristan Thompson. Ajo u fotografua duke u puthur në buzë me babain e True dhe menjëherë pas këtij skandali shkëputi të gjitha marrëdhëniet me familjen Kardashian. Por mesa duket kjo nuk i ka bërë aspak përshtypje 21-vjeçares dhe ajo nuk ka ndërmend të ndalet me flirtet. Së fundmi ajo është parë në një lokal nate me ish-të dashurin e Khloe Kardashian, James Harden. Në një video të publikuar së fundmi nga “TMZ” shihet se dyshja ka qenë shumë pranë njëri-tjetrit dhe kërcimi i Jordyn ka rënë shumë në sy. Ajo i ka dhuruar James një kërcim provokues dhe pas përfundimit të festës janë larguar më të afërt se kurrë. Thuhet se pas kësaj ata kanë kaluar edhe natën bashkë.
William Levy zhytet në borxhe dhe heq dorë nga jeta luksoze Aktori William Levy, një nga emrat më të dashur të ekranit, pas roleve të tij protagonistë në telenovela duket se nuk po i shkon aspak mirë. Prej thuajse 3 vitesh ai ka mbetur pa punë dhe nuk ka firmosur asnjë kontratë me asnjë televizion dhe doli i dështuar prej Hollywood. Mediat latine kanë mundur të sigurojnë fakte se ai është zhytur në borxhe aq sa ka hequr dorë prej vilës dhe super makinave të tij në Florida. Gjithashtu një tjetër shtëpi e tij që kishte filluar të rikonstruktohej është lënë në mes. Levy premtoi se do të hapte një restorant, i cili vazhdon të jetë i mbyllur. Aktori gjithashtu ka një borxh prej 2 milionë dollarësh të pa paguara që prej vitit 2017. Edhe bashkëshortja e Levy-t, aktorja Elizabeth Goutierrez është e zhytur në borxhe. Çifti ende nuk ka pranuar të flasë për situatën e komplikuar ekonomike që po kalon.
Jennifer Lawrence në rolin e mafiozes në filmin “Mob Girl” Jennifer Lawrence do të jetë protagonistja e “Mob Girl”, film me regjisor Paolo Sorrentino, i frymëzuar nga një histori e vërtetë. “Mob Girl” do të shfaqë Jennifer Lawrence në rolin e Arlyne Brickman, bashkëshortja e një mafiozi që ka nisur të bashkëpunojë me policinë. Historia e saj tregohet nga gazetarja Teresa Carpenter në librin “Mob Girl: A Woman’s Life in the Underworld”.
Anne Hathaway në pritje të fëmijës së dytë Anne Hathaway është gati të shtojë familjen e saj. Aktorja është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë. 35-vjeçarja ndau lajmin me fansat me anë të një postimi në Instagram. “Nuk është për një film ... # 2,”-shkroi ajo në përshkrimin e një fotoje ku tregonte barkun e rrumbullakosur. Hathaway dhe bashkëshorti i saj Adam Shulman mirëpritën në jetën fëmijën e tyre të parë, djalin Jonathan në vitin 2016.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Ngjitës, fillon me Z dhe mbaron me M 5. Gjendje shpirtërore e shqetësuar dhe e rëndë, trishtim i thellë nga malli për dikë, nga vuajtjet etj 9. Në futboll quhet ndryshe njëmbëdhjetëmetërsh 13. Që i mungon gjallëria, i pafuqishëm, i dobët, i zbehtë 15. Quhej ashtu ai që u ndante pagat punëtorëve a nëpunësve 16. Metal i fortë me ngjyrë hiri në të bardhë e me shkëlqim si argjend 22. Klithma që nxjerr njeriu në rast fatkeqësie, nga dhembja që ndien etj.; britmë e madhe, sokëllimë 23. Eshtë i tillë ai i hedhurinave, i basketbollit, etj 25. Punëtor krahu në bujqësi, që punon me mëditje 26. Fjalë që shqiptojmë kur thërresim dikë ose kur na flet dikush në telefon 27. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 28. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 30. Gjuhë, pjesa e lëvizshme e gjuhës 32. Një nga "armët" e ndërtimtarisë të një ustai, tip lopatëze trekëndore me dorez druri. Me llaçin ka punë 35. APPLE Inc. fitoi më 7 mars 2006 patentën për ...-in 37. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 40. Ai që jeton i fshehur, cub. ... i maleve. 42. Gjendje shpirtërore e sëmurë, kur njeriu pushtohet nga ndjenja të forta gëzimi 43. Dafinë ka edhe atë emër 44. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 45. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 46. Copë druri a metali. I tillë është i dhëmbëve dhe fija e shkrepses 47. Gjendje e pabarabartë e njerëzve në shoqëri nga pikëpamja e të drejtave politike e qytetare 50. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 51. Partia Mendimi I Djathte Liberal 52. Çdo send që përdoret si lëndë e parë për të prodhuar a për të ndërtuar, me qëllime të caktuara, ashtu është 54. Eshtë një frut i ëmbël, i kuq, i zi dhe i bardhë 55. Garë e madhe në shumë lloje të sporteve, quhet ashtu. 60. Pushoj se jetuari, s'jam më i gjallë, nuk jetoj më, ose... 61. Inicialet e Unionit të Krist Demokratëve Gjermanë 62. Brazili e përdor atë si monedhën e saj 63. Kufomë e një kafshe të vrarë ose të ngordhur, që ka mbetur disa ditë pa u groposuar 64. Osama bin Laden publikoi më 23 shkurt 1998, ... (si quhet) duke shpallur xhihad kundër të gjith "judëve dhe kryqëzuesve" 65. Bimë për prodhimin e birrës, për të bërë një lloj kafeje etj 66. Institucion që merret me mjekimin e disa sëmundjeve të
E shtunë, 27 KORRIK 2019
Nga Albert VATAJ
rënda e zakonisht ngjitëse 69. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 70. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 73. Aftësia për të krijuar ose për të përfytyruar diçka 74. Bashkim kimik që del nga veprimi i oksigjenit mbi një metal a mbi një lëndë tjetër. 75. Ai që merret me rritjen e perimeve, ai që punon bahçen, kopshtar 77. Aleanca Kuq e Zi 78. Zezak; njeri me lëkurë shumë të zeshkët 79. Gjallesë parahistorike, që është mbuluar në tokë dhe është ruajtur në trajtë të ngurtësuar 81. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 83. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 84. Dy gjëndra në trajtë vezake, që ndodhen në anët e grykës rrëzë gjuhës, edhe një frut ka po atë emër 87. I pjerrët e i hollë, i ngjashëm me të dorës, për shkronjat e shtypit 89. Shajak i hollë e i rrahur mirë zakonisht i bardhë a i murrmë 91. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 92. Pragu i dritares 94. Matematikan dhe shpikës skocez, James ..., lindi më 19 janar 1736 , vdiq më 1819 95. Ajo që bën pula, vezë ose.. 96. Shirit mëndafshi për të zbukuruar një veshje për të lidhur një pak 98. Tirana, e kishte targën e makinave ... 99. Përdoret për të mbajtur në
të lëngje a lëndë të tjera 100. Pjesë e ligjëratës, që shënon një veprim a gjendje dhe që ndryshon sipas mënyrës, kohës, vetës e numrit 101. Po Gjirokastra si e kishte targën 103. Thelbi i diçkaje, pjesa ose ana më thelbësore, baza, ashtu i thonë 105. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 106. Nxjerr një zë të hollë e të zgjatur, lëshon virrmë 107. I thonë ndryshe kokës, krytit 109. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 114. Letonia e ka monedhë të saj 115. ... Kupi, veprimtaria, Kapiten i xhandarmërisë në Krujë (1924 - 1932), major i xhandarmërisë në Durrës (1932 - 1939), Kryetar i Legalitetit (1943 - 1976) 116. Qyteti ... është krijuar më 1946 si qëndër industriale për prodhimin dhe shfrytezimin e mineralit qymyrguri 117. Paraqit në letër planin e një ndërtese, të një ure a të një vepre tjetër, bëj projektin e diçkaje VERTIKALISHT 1. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 2. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 3. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 4. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 6. Tërësia e krijimeve epike të
një populli 7. Nëpunës i cili varet nga dikush tjetër me detyrë 8. Element kimik i dobishëm për organizmin që e marrim në bregdet dhe në produktet e detit 10. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 11. Ai që nuk shprehet as "po" as "jo" në një votim 12. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 14. Lëndë minerale e shkrirë dhe e trashë si brumë, del gjatë shpërthimeve të vullkaneve 17. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 18. Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trup të madh e të rëndë, të mbuluar me qime të ashpra, me ngjyrë të murrme a të bardhë 19. E mposhti, e vuri nën urdhra, e bëri ... dikë. 20. Lloj i gjinisë dramatike, që përfshin veprat me subjekt satirik 21. Mungesa e diçkaje dhe e dikujt, ndjenjë pasionante rijetimi 24. Nipi i Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, e kishte emirn ashtu 29. ..ho, sa e mirë është. 31. I thonë edhe ashtu gozhdës 33. Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim 34. Kështu quhej kryeplaku i fshatit a i një lagjeje 36. Pjesëtar i ekuipazhit të një anijeje; ai që punon në anije 38. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 39. Ai që merret me kërkimin dhe nxjerrjen e një metali ngjyrë
Bashkuara, u themelua pas Luftës së Dytë Botërore për forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës 59. Shkalla e mundësisë objektive që të realizohet një ngjarje e caktuar 66. Organi a trupi drejtues i një fakulteti në një shkollë të lartë 67. Janë të tilla ato të dhuratave 68. Koha më e nxehtë e vitit gjatë muajve të verës, të nxehtët e verës 71. Quhet ashtu një shkrim i shkurtër satirik 72. Zemërim i madh, që i është mbledhur dikujt prej një kohë të gjatë dhe që shpërthen; valë zemërimi a inati 76. Një e hapur e këmbës gjatë ecjes 80. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar 82. E shoqja e vëllait, kunatë, quhet edhe ... 85. Që ka të bëjë me një nga format e protestantizmit, e cila është bërë fe mbizotëruese në Angli 86. Është ai që heq dorë nga alkooli 87. I kanë në majat e gishtërinjve shumë kafshë të egra dhe shpendë grabitqarë 88. Institucion që merret me trajtimin e të moshuarve 90. Lagje e një qyteti mesjetar, e cila ndodhej jashtë mureve të kështjellës 93. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 96. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 97. Gaz që del nga uji kur nxehet shumë 100. Vendbanim i përkohshëm i shpendëve, kafshëve, apo insekteve, çerdhe 102. Dele ose dhi që ka pjellë dhe jep qumësht 104. Çështje e madhe dhe e drejtë; tërësia e interesave të një klase a shtrese shoqërore, të cilat ajo i mbron me këmbëngulje; çështje 108. I pari i murgjve në një abaci; titull kishtar i afërt me atë të ipeshkvit; prift katolik 109. Ajo shërben për të lyer objektet prej druri për t'i ruajtur nga prishja, për t'u dhënë shkëlqim 110. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 111. Partia Socialpuntore Shqiptare 112. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 113. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë
verdhë e të shndritshme 40. I vihet në kokë një mbreti, Miss-i, etj. 41. Johanes ... kompozitor i shquar gjerman, (1833-1897) 44. Ëmbëlsirë që bëhet me fije shumë të holla brumi të grunjtë, me vezë, me gjalpë 48. ... Qosja është autor i shumë filmave artistik dhe dokumentarë, në mesin e të cilëve shquhet "Proka" 49. Të qenët i pavetëdijshëm; mungesa e vetëdijes 53. Pastaj e ka brenda 54. Rritet nëpër ledhe në vende të thata, përdoret si erëz në gatime dhe në mjekësinë popullore 55. E pajis shtëpinë me orenditë e nevojshme. 56. Stoli me para e me tela që varnin nuset në ballë 57. Ajo është një nga veprat e njohura të Martin Camajt, novela u botua në Romë 1958 58. Organizata e Kombeve të 1
2
P K
3
K
11
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
4
P
5
J
E
R
12
A S
6
7
S
L
I
8
D N
E J
I
13
T O
R
E
V
9
F
10
V
E L
J
O
R
15
R E
K
N ¸
16
G
A
R
18
19
M A
B
20
P
A
G
C
R
R K
M A
R K
E
K
S
V
˙
V 28
D A
R D
K U
Z
31
L
F
M
T K
D
E
41
M I
36
R
A N
G J
E L
F 48
O L
50
B
K
L I
I
E
K
51
M ¸
R
A
R
Z I
A
Z
D
I
46
N J
E K
S
I
A S
A
H
H T
62
M E
O
¸
D
K
O
¸
R
N
P
N
T A
T
R
Z
M O T
A N
A F
I
L
L ¸
O
E
I
R
72
68
73
B
B
B A
S
A N
A ˙
I
H
N
T
L
75
S
I
P
U
M
¸
N
¸
R
K E
P
R R
E
E
R
60
K
K
A
H
I
E
G
N H
A G
A
J
O
N
S
E
69
P
74
H
P
O
L
Z
D
66
K O
L
K 71
A
65
67 70
I
63
64
R
O N
I
J 56
R R E
G
Y N
53
E
59
J
A R
45
D R
61
A
A
U
58
A S
M T
52
V 55
57
B
L
43
O K
49
A
54
K
37
R
D 39
44
R N E
M
33
R I
42
E L
47
E
32
B O
M
38 40
T
N
¸
P
I
R A
M E 30
R
35
H S
A D
25
E Z
29
H A
34
Z
M
A
J
¸ 24
A R
I
22
27
I
R
17
21
23
N 26
E M
14
I
M A
76
P
H
T 77
A R
U K
E
A
Z
Z
M A S
H
K A
K I
78
K
T 79
V
84
D 87
A
B
81
85
M
L U
88
E P
80
L
I
G
R A
F
K
A S
N E
C
R
A 92
E
T
95
K S
A S
T
P
96
L
O R
I
97
K 98
D I
M
S
E P
91
M E
S
93
C J
A P
N
E
T
G
A J
N S
H T
F
T
¸
E
S
R
N
L
K 99
H
A D
90
D
83
B O
86
L ¸
89
D 94
82
P
100
U L
L 101
L
L
O
A
K
102
L
E 103
K A
N T
M
O N
A J
N
104
L
E
105
L U
A 106
107
108
I
M I
O
D
N
I
M I
109
F
U N ¸
110
P
D 114
T
Z
N
O
111
H
115
B A
T A
A
K
A
I
112
T
113
A L
I
K
V
T
O
116
R E
¸
L E
E
117
M P
L
A K
U R
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E shtunë, 27 KORRIK 2019
Presidenti Ilir Meta, vlerëson ish-futbollistët e shquar, vëllezërit Haxhi dhe Shyqyri Ballgjini
P
residenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot gjatë një ceremonie solemne të zhvilluar në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës ish-futbollistët e shquar durrsakë gjatë viteve 1970-80-të të “Lokomotivës”, “Dinamos” “Partizanit”, “Vllaznisë” dhe të Ekipit Kombëtar shqiptar, dy vëllezërit Shyqyri dhe Haxhi Ballgjini me Titullin “Mjeshtër i Madh”. Presidenti Meta u dorëzoi dy vëllezërve Ballgjini titujt e lartë me motivacionin “Për kontributet e tyre të çmuara dhe rezultatet e arritura në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, duke shpalosur vlera të larta të sportististëve model e duke u
shndërruar në shembuj frymëzimi për brezat e rinj”. Në fjalën e Tij përshëndetëse drejtuar të pranishmëve të shumtë, mes të cilëve familjarët
dhe të afërmit e Shyqyri dhe Haxhi Ballgjinit, kolegët, trajnerët, personalitete të sportit dhe sportdashësit e shumtë durrsakë, Presidenti i Republikës theksoi: “Kjo ceremoni dekorimi është dyfish e veçantë, sepse sot vlerësojmë dy vëllezër kaq të shquar për sportin dhe kombin tonë. Falënderimin e parë e kam për prindërit e Ballgjinive, sepse ata dhanë dy Ballgjinë të shquar për Durrësin dhe Shqipërinë. Shyqyri Ballgjini është njëri prej personalieve kryesore të një ‘Dinamoje’ të jashtëzakonshme, të paarritshme të atyre viteve, të atij sulmi që rrallë ka pasur dhe vështirë ta ketë Kombëtarja jonë edhe në të ardhmen, të atij sulmi aq spektakolar, sikurse ishin Ballgjini-Përnaska dhe Vasil-
laq Zëri i ndjerë. Të gjithë sportdashësit e mbajnë mend ndeshjen kur kanë luajtur që të dy, Shqipëri-Rumani 7-1, kur ‘Shpresat’ e Shqipërisë dolën për herë të parë Kampionë të Ballkanit. Dhe aq më tepër kur nga ato ‘Shpresa’ për herë të parë patëm një Ekip Kombëtar të jashtëzakonshëm, që do të shkëlqente në vitet e mëpasshme. Të dy vëllezërit Ballgjini janë modele edhe si qytetarë, përveç modelit të jashtëzakonshëm që kanë treguar në fushën e blertë, të vlerave të rralla në frymën e ekipeve, të respektit ndaj publikut. Ata frymëzojnë pamasë edhe sot brezat e rinj, duke u vënë në dukje se pavarësisht kushteve të vështira, i kanë të
gjitha mundësitë për të realizuar ëndrrat e tyre me pasion, profesionalizëm dhe përkushtim.” – vuri në dukje Presidenti Meta. “Falënderoj Haxhi dhe Shyqyri Ballgjinin për gjithçka i kanë dhënë futbollit tonë kombëtar në radhë të parë, skuadrave më të mëdha të Shqipërisë, por dhe ‘Lokomotivës’ apo ‘Teutës’ sot dhe qytetit të Durrësit. Vëllezërit Ballgjini janë krenari jo vetëm për Durrësin, por për mbarë Shqipërinë, model për qytetin, vendin dhe për shoqërinë shqiptare. Kemi nevojë për modele të tilla frymëzuese!”,- theksoi Presidenti Meta në fjalën e tij, duke u shprehur edhe njëherë mirënjohjen dy vëllezërve Ballgjini.