Koha jone 27 maj 2018

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 124 (8255)

E diel, 27 Maj 2018

Çmimi 30 Lekë

Protestuesit ishin përgatitur për të qëndruar ditë-natë, duke e rrethuar krejt Kryeministrinë, por selia blu i drejtoi kah sheshi "Skënderbej" për të parë vendin ku do të këndojë Rita Ora

Dje protesta, pritej rrëzimi i kryeministrit U fol dje paradite për një skenar të cilin e dinte vetëm Lulzim Basha. Natyrisht pa gjakderdhje, pa djegie, por me një plan sipas PD-së, ku do të paralizohej kryeministria dhe krejt qeverisja e vendit. Por asgjë nuk ndodhi

FAQE 3

Basha: Rilindja, projekt Presidenti Meta takon Ndihmës anti-kombëtar. Largimi i Sekretarin e Shtetit, Pete Marocco qeverisë shpëton vendin

Në foto: Kreu i PD-së, gjatë protestës dje në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" CHAMPIONS LEAGUE

Reali në “galaktikën” e 13-të, finalen e vendos Bejl dhe amatori Kerius

FAQE 4

Në foto: Presidenti Ilir Meta, Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Pete Marocco, ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe kreu i PD, Lulzim Basha, dje në mbrëmjen gala të aktivitetit “South East Europe Gathering 2018 / Mëngjesin e Lutjeve”. FAQE 24 KRYETARJA E LSI

REAGIMET

ZËDHËNËSJA E PD

OPINION

“Basha u tregua burrë shteti. Kryeministri Edi Rama Monika Kryemadhi: Rama të ikë vetë, Nuk do karrigen, por mendon për protestën e për brezat e ardhshëm” opozitës: Qesharake rrënimi i tij sapo ka nisur FAQE 7

FAQE 8

FAQE 5

Bie institucioni i protestës politike. PD humb traditën Nga: Nga Frrok Çupi

Protesta anti- qeveritare e thërritur nga Parti Demokratike përfundoi... FAQE 10

FORUM

93 vjet Kontrolli i Lartë i Shtetit Nga Amantja Patozi FAQE 22-23

FAQE 16


POLITIKE

2

E diel, 27 Maj 2018

Demokratët kishin sajuar pankarta gjigante për të gjitha akzuat publike ndaj Qeverisë “Rama”

O

pozita e bashkuar ashtu siç dhe kishte paralajmëruar protestoi dje kundër qeverisë në orën 11:00 në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Por ndonëse kryeministri Edi Rama nuk ndodhej në zyrën e tij gjatë ditës së djeshme, por në qarkun e Beratit, në kuadër të turit të llogaridhënies, policia kishte marrë masat për mbulimin e godinës së Kryeministrisë. Ndërkaq, organizatorët nisën përgatitjet për ngritjen e një podiumi të vogël para Kryeministrisë, nga ku do të përcillte mesazhin e tij të protestës kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Ndërkohë, gjatë protestës do këtë mesazhe simbolike kundër qeverisë në disa pika të ndryshme të Bulevardit si dhe tek Ministria e Brendshme. Me protestën e djeshme, opozita kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe të Kryeministrit Edi Rama. Drejtësia e Ramës Në sheshin “Skënderbej” pak para nisjes së protestës, opozita do të shfaqte statujën e improvizuar të Drejtësisë me portretin e Edi Ramës, që simbolizon kapjen politike të drejtësisë për t’i shërbyer krimit dhe korrupsionit. Statujën e drejtësisë 3 metra të lartë e mbanin 10 të rinj të maskuar si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Moisiu Habilaj për të treguar qëndrimin e opozitës, se drejtësia është vënë në shërbim të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe qeverisë së lidhur me të. PD e cilëson, një simbol tjetër të shpërfytyrimit të drejtësisë nga pushteti është portreti i Ramës që ka zëvendësuar sytë e mbyllur të drejtësisë së barabartë për të gjithë me syrin që ai i shkel krimit për ta favorizuar dhe mbrojtur atë. Në statujë shihet se, peshorja e drejtësisë, që duhet të ishte e barabartë, peshon nga mbrojtja e Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt dhe parave të drogës, ndërsa Kushtetuta, që mbron të drejtat e qytetarëve të zakonshëm, është zhvlerësuar nga drejtësia politike e Edi Ramës, shprehet PD. “Pashallarët” Pak minuta pasi shpalosë statujën e drejtësisë së Ramës, organizatorët do të shpalosnin një tjetër simbol të protestës së mesditës së djeshme dhe më konkretisht banderolën me sloganin “Poshtë pashallarët e krimit”. Duke dhënë shpjegimin përkatës, opozita thotë se ky slogan, risjell në vëmendje skandalin “Xhafaj” për shkak të episodit kur gjatë pazarit për drogën, Agron Xhafajn e quajnë “Pasha”. Banderola mban portretet e Edi Ramës dhe dy ministrave të tij të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Saimir Tahiri me nga një kryq të kuq mbi secilin portret. “Ju e mbani peng Shqipërinë”, shkruhet në slogan. Banderola është një nga simbolet kryesore të protestës së

“Ju mbani peng Shqipërinë!” Sloganet që shoqëruan protestën e opozitës

Partisë Demokratike, duke dhënë mesazhin e opozitës së shqiptarëve nuk u duhet një qeveri dhe një kryeministër në shërbim të krimit, i cili është kthyer në pengesën kryesore për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të vendit ne Bashkimin Europian. Me protestën e sotme opozita kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe të Kryeministrit Edi Rama. Prej kohësh opozita e akuzon qeverinë si të lidhur me krimin, dhe pas publikimit të audio-përgjimit, ku Agron Xhafaj shfaqet në bisedë për trafik droge, këto akuza janë shtuar.

Harta e drogës Të rinjtë e PD-së do të çonin pranë Ministrisë së Brendshme edhe një hartë të improvizuar prej tyre të familjeve politiko-mafioze. Harta e Shqipërisë këtë herë e ngjyrosur jeshile dhe me kanabis nis në veri me Frrokun dhe përfundon në jug me Balilin. Nuk mungojnë ndarje të tjera në hartë si “Bushi”, “Ndoka”,“Rroshi”, “Ruçi”, “Braho”, “Tahiri” etj. harta mbahet nga të rinj që kanë vendosur në fytyra maska si Fatmir Xhafaj me vëllain dhe si kryeministri me vëllain. “Harta e familjeve politiko mafioze është një instalacion për të

simbolizuar qeverinë e Edi Ramës në 5 vitet e fundit. Për herë të parë, gjatë qeverisë së Ramës Shqipëria mori kudo në Perëndim imazhin e një vendi që, me mbështetjen e qeverisë, prodhon dhe trafikon vetëm kanabis dhe krim, duke u cilësuar gjerësisht në botë si Kanabistan. Harta është rreth 2 metra e gjysmë e lartë dhe mban emrat e personave të akuzuar publikisht ose që janë dënuar vetë për krime të rënda, ose që kanë lidhje të forta me trafikun e drogës dhe krimin e organizuar me vend. Në hartë janë emrat e Mark Frrokut, Arben Ndokës, Armando Prengës, depu-

tetët e qeverisë të përjashtuar për vrasje, prostitucion, trafik droge. Janë emrat e Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Rroshit, kryebashkiakëve të lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, si dhe të njerëzve të afërt politikë të Edi Ramës, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Gramoz Ruçi e Taulant Balla. Bashkë me Balilin, Eskobarin e Ballkanit që kontrollon Sarandën dhe nuk kapet nga policia, harta e drogës dhe e familjeve mafioze me mbështetje qeveritare, është dëshmia se Edi Rama bashkëqeveris me krimin e organizuar”, deklaruan organizatorët e PD-së. Protestuesi humb ndjenjat dhe e ndihmon deputeti doktor Edhe pse jo problematike, protesta e djeshme e opozitës është shoqëruar me tensione, në momentin kur pikërisht disa prej protestuesve tentuan të çajnë kordonin e policisë tek Ministria e Brendshme. Një protestues ka humbur ndjenjat dhe është shtrirë përtokë. Ndërkohë që protestues të tjerë i kanë kërkuar qytetarëve të krijojnë hapësirë. Pranë tij është ndodhur edhe deputeti i PD-së, Bardh Spahia, me profesion mjek që i ka dhënë ndihmën e ndihmën e parë. Pas disa minutave i shtrirë në tokë qytetari në vështirësi shëndetësore është ngritur në këmbë. Në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca, e cila e ka transportuar në spital.

PD NXJERR VIDEON E RE, SA PROTESTUES KISHTE DJE NË BULEVARD GJATË KOHËS QË FLISTE BASHA

M

brëmjen e djeshme Partia Demokratike do të publikonte një video me pamje të reja të kapura me dron, gjatë protestës së opozitës. Video është fokusuar gjatë fjalës së liderit të PD-së Lulzim Basha që mbajti për protestuesit nga Bulevardi “Dëshmorët e Lirisë”, ndërsa droni fokusohet edhe tek turma e njerëzve. Deri më tani nuk dihen numri i pjesëmarrësve në protestën e organizuar nga PD dhe LSI, ku protestuesit kërkuan rrëzimin e qeverisë. Lidhur me këtë çështje do të reagonte pasdite kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”. Duka falënderon pjesëmarrësit, dhe kërkon intensifikimin e aksionit opozitar, pasi, sipas tij, Parlamenti nuk është më tempulli i demokracisë, por i krimit dhe i drogës. “Dua të falënderoj nga zemra të gjithë ata që morën pjesë në protestën e sotme. Uroj gjithashtu shërim të shpejtë

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

Kreu i PAA, Duka: Sikur tre veta të ishim në atë shesh, prapë do të ishte një nder

për qytetarët dhe atyre që ishin duke kryer detyrën në radhët e policisë së Shteti. Gjykoj se debati dashakeq mbi

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

pjesëmarrjen qytetare është jo vetëm shterp, por i stisur nga ata që për përfitime personale mbajnë në këmbë një mazhorancë të pamoralshme. Sa kohë që brenda institucioneve do ketë njerëz të lidhur me krimin, dhe politikanë që kanë fituar postet falë mbështetjes së tij, sikur tre veta të ishim në atë shesh, prapë do të ishte një nder pozicionimi i qartë kundër kësaj të keqeje. Unë e di që jemi nga krahu i duhur i historisë; e di që kemi të drejtën morale që ne, dhe fëmijët tanë, të gëzojmë një qeveri të pastër nga krimi dhe droga. E di që debati për ekonominë, bujqësinë, zhvillimin dhe të ardhmen evropiane po mbahet peng nga betonizimi i mazhorancës me krimin. E di unë, e dinë edhe shqiptarët e ndershëm.

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

Është hera e tretë që të gjithë bashkë kemi dalë në shesh në më pak se 6 muaj, por sot kam kuptuar se kjo nuk mjafton. Duhet një ndryshim i qartë i strategjisë sonë për të çliruar institucionet, ndoshta rruga institucionale është drejt fundit, dhe ky debat duhet të nisë sa më parë. Jo sot, as të hënën, por në 17 qershor, një ditë pasi KE të jetë shprehur për negociatat, për të mos i dhënë asnjë justifikim otomanëve që shiten si evropian. Parlamenti nuk është më tempulli i demokracisë, por i krimit dhe i drogës. Nëse do të presim që të ndërgjegjësohen ata që me ndërgjegje të plotë kanë kanabizuar vendin dhe politikën, atëherë do të jetë një pritje e gjatë e një dite që nuk do të vijë kurrë”u shpreh kreu i PAA-së, Agron Duka.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3

E diel, 27 MAJ 2018

Protestuesit ishin përgatitur për të qëndruar ditë-natë, duke e rrethuar krejt Kryeministrinë, por selia blu i drejtoi kah sheshi "Skënderbej" për të parë vendin ku do të këndojë Rita Ora

Dje protesta, pritej rrëzimi i kryeministrit U fol dje paradite për një skenar të cilin e dinte vetëm Lulzim Basha. Natyrisht pa gjakderdhje, pa djegie, por me një plan sipas PD-së, ku do të paralizohej kryeministria dhe krejt qeverisja e vendit. Por asgjë nuk ndodhi

Populli opozitar priste dje përballje direkte me kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tij. U mbars krejt opozita e publiku se dje populli i revoltuar do të mbaronte punë me këtë klikë kriminale dhe të drogës, siç akuzon përditë PD. U fol se opozita nuk do të lejonte më të qeveriste Edi Rama. U fol se kishte një plan të detajuar që dita e hënë do të sillte një krizë politike dhe kryeministri bashkë me ministrat do të jepnin dorëheqjen për të shkuar në një qeveri tjetër integruese. U fol se Lulzim Basha dhe partitë e tjera do të sillnin mbi 200 mijë veta përballë Kryeministrisë, aqsa bëri që kryeministri me gjithë disa ministra të besuar të nxitonin për të marrë udhën për në Skrapar. Bile u hapën fjalë se po pastronin bunkerët e kohës së Enver Hoxhës në Çorovodë për t'u futur brenda në rast se Tirana ishte në pushtetin e popullit të revoltuar nga Edi Rama. U fol se garda dhe helikopterë ishin në Skrapar, pasi Tirana do merrej nga pasioni, revolta dhe populli integrues i opozitës. Jo pushteti, pasi merret me votë, porse mbrëmë në darkë qeveria e PS-së do të mund të jepte dorëheqjen nga revolta e cila do bllokonte kryeministrinë nga të katër anët. U fol për një skenar të cilin e dinte vetëm Lulzim Basha. Natyrisht pa gjakderdhje, pa djegie, por me një plan sipas PD-së, ku do të paralizohej kryeministria dhe krejt qeverisja e vendit. Por ç'ndodhi? Protestuesit u mblodhën në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në orën 11:00, me thirrjet: "E duam Shqipërinë si gjithë Europa". Natyrisht ishte një numër protestuesish me i paktë se

21 janari 2018. Populli priste të flisnin njeri pas tjetrit liderët kryesorë të opozitës, të fliste edhe populli dhe natyrisht në fund, siç i takon, do ishte Lulzim Basha ai që do ngrinte zjarrin e zemrave opozitare e ku më pas populli ishte zot i fateve të tij. Siç pati thënë analisti i njohur Andi Bushati se edhe ndonjë djegie mund të kishte, por mesazhi i protestës do të ishte t'i tregohej vendi përfundimisht Edi Ramës. Kemi parë protesta në Greqi, Itali, Francë, Angli e kudo dhe përfundimi nuk është kaq i butë sa ç'ndodhi dje në Tiranë. Njerëzit donin më tepër liri, më shumë forcë e vendosmëri opozitare. Ishin gati për heroizma kundër mafies, krimit dhe keqqeverisjes. Në këtë protestë pati vetëm një fjalim nga ana e Lulzim Bashës. Ai foli kundër Ramës dhe Xhafajt, por popullin për përplasje e drejtoi te zyra e ministrit të Brendshëm. Në fund të fjalës së tij, kreu i PD-së u bëri thirrje qytetarëve që të shkojnë drejt sheshit "Skënderbej" dhe konkretisht te ministria e Brendshme, ku ishte ministri Xhafaj në zyrë me disa të huaj. Dhe ishin të huaj që po hetojnë korrupsionin e disa zyrtarëve shumë të lartë, majtas e djathtas. Në këtë moment, mes protestuesve dhe forcave të rendit nisën incidentet dhe përplasjet, të cilat vazhduan për më shumë se 30 minuta. Gjatë tensioneve me policinë u plagos edhe kryeredaktori i gazetës "RD" Bledi Kasmi. Përveç gazetarit drejtues të "RD" janë plagosur edhe 11 policë nga përplasja me turmën. Disa protestues qëlluan policët duke hedhur sende të forta dhe lëndë tymuese.

Natyrisht në një protestë të tillë gjithçka mund të ndodhte. A jemi në demokraci, kur populli mendon se i ka ardhur shpirt ndër dhëmbë ngrihet dhe nuk pyet se cilin rrëzon apo djegë. Kur dukej se situata do të përshkallëzohej edhe më shumë, kreu i PD-së, Lulzim Basha bëri thirrje për tërheqje të protestuesve nga Ministria e Brendshme. Në fakt, kur turma e protestuesve po përplasej para ministrisë Basha nuk ishte aty. Ai erdhi kur dikush e ka telefonuar nga jashtë. Erdhi dhe tërhoqi popullin e revoltuar. Dikush mund të thotë se veproi mirë, të tjerë flasin me inat se u tregua frikacak. Por fakti është se erdhi me vrap, natyrisht me mënyrë ekselente sikur po përshëndeste me dy gishtat lart, ndonëse dikush e dërgoi urgjent para ministrisë. Të huajt e telefonuan apo ndonjë frikë? Nëse do të ishte populli para kryeministrisë kaq i vendosur, sa para ministrisë, nuk dihej përfundimi. Megjithatë një gjë dihej; dje kishte rënie të qeverisë sipas skenarit të Lul Bashës. Por Lulzim Basha nuk e bëri. Nuk kishte skenar? Pse? Ka nevojë për mbledhje faktesh të tjera se pse nuk e la të lirë popullin të vendoste siç para disa ditëve vetë Basha thoshte se "populli vendos të shtunën". Populli opozitar ishte për përballje, lidershipi jo! A do të vijnë më në protestë, populli i revoltuar kundër keqqeverisjes? Nuk besoj! Shansi ishte dje. Ndaj kryeministri Rama tallet kaq keq me PD-në dhe Bashën. E di se nuk kanë forcë e vendosmëri. Po të ishte Sali Berisha në krye të PD dhe të pro-

testës, dje kishte mbaruar qeveria Rama. Edi Rama e di se cilin ka përballë! E ka njohur me 17 maj 2017. Mbrëmë nga Skrapari ku darkonte, kryeministri tallej me aksionin e radhës së. Dhe ia bën mirë kësaj opozite. Po të kishte vendosmëri Lulzim Basha, kur thotë se kemi qeveri droge, krimi e korrupsioni, atëherë populli merr vetë në dorë fatet e tij. Populli iku në shtëpi i zhgënjyer duke ia lënë përgjegjësinë kreut të PD. Sigurisht protestë ideale nuk ka. Mes shumë humbjeve, kritikave dhe talljeve që ka marrë dje kreu i PD-së, ka dhe një anë tjetër të medaljes. Protesta sado e tallur dhe e përbuzur nga qeveria dhe një pjesë e anti-opozitarëve ka një bilanc minimal pozitiv. Në protestë pati dhunë nga protestuesit, por interesant është fakti se SHBA dhe BE nuk shpejtuan të dënojnë aktet e opozitës, siç ka ndodhur më parë. Është një heshtje me shumë kuptime, por fakti që s'ka reagim si "fletërrufe" ndaj opozitës është një zhvillim që në PD cilësohet edhe si mbështetje. Nga zhvillimi i djeshëm ndërkombëtarët morën sinjalin se punët nuk janë në rregull dhe gjërat nuk mund të vazhdojnë shumë gjatë kështu. Megjithatë "skenarin Basha" që do të rrëzonte qeverinë nuk e pamë gjëkundi. Protestuesit ishin përgatitur për të qëndruar ditë-natë duke e rrethuar krejt kryeministrinë, por i drejtuan kah sheshi "Skënderbej" për të parë sheshin ku do të vijë Rita Ora. Dje ishte zjarri i shpirtit opozitar që mezi priste… E devijuan mjeshtërisht drejtuesit e PD-së. A.Marku


POLITIKE

4

E diel, 27 Maj 2018

“Përpjekja jonë është betejë mes të mirës dhe të keqes. Është beteja mes njerëzve që duan drejtësi dhe atyre që kanë kapur drejtësinë” Herion Mesi

A

shtu siç dhe ishte lajmëruar gjatë këtyre ditëve, opozita zbriti në shesh dhe për më shumë se 3 orë u kërkua dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Kjo protestë, e cila do të kulmonte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe e thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, vjen pas publikimit të audio-përgjimit, ku vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj shfaqet në një bisedë për trafik droge. I vetmi fjalim i mbajtur ishte ai i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili priu protestën e djeshme të opozitës. Nga podiumi i vendosur para Kryeministrisë, Basha deklaroi se sot më shumë se kurrë e shqiptarët kërkojnë dritë, dritën që vjen nga perëndimi. Kreu i PD-së tha se përpjekja e opozitës nuk është për përplasje me qeverinë dhe as luftë për pushtet, por përpjekje e popullit kundër sundimtarit shkatërrues. Basha deklaroi se nuk po kërkohet thjesht ndryshimi i qeverisë, por ndarja e politikës nga krimi, korrupsioni dhe e keqja dhe se kërkohet një qeveri që punon për njerëzit. Sipas tij e vetmja rrugë është largimi i kësaj qeverie të lidhur me krimin. Kreu i opozitës tha se shqiptarët kanë bindjen se mund të bëhet Shqipëria, mund të mposhtet e keqja dhe të kërkohet e mira. Ndër të tjera, ai deklaroi se demokracinë dhe stabilitetin mund ta sjellin vetëm njerëzit e lirë dhe jo autokratët e korruptuar. Basha tha se kohë më parë shqiptarëve iu premtuan vende pune, por se e vetmja punë që ju gjet ishte në fushat e drogës. Në këtë linjë ai shtoi se kohë më parë popullit iu premtua drejtësi, por nënvizoi se sot shqiptarët po largohen me mijëra nga vendi i tyre dhe se po dynden ndaj botës, pasi kanë frikë të jetojnë në vendin e tyre. Sipas tij, pushteti nuk buron nga vota por pazaret dhe nga dhuna. Basha tha se pushteti i sotëm është pushteti i një pakice dhe jo i njerëzve. Fjalimi i plotë i Kryetarit të PD-së Zonja dhe zotërinj, Vëllezër dhe motra, Ja kjo ditë e uruar që lind nga perëndon, atë anë e ke ndriçuar e ne pse na harron? Dritëz e jetës dhe e vërtetës, dritna na, zgjona! Një shekull e gjysëm më parë kur Shqipëria lëngonte në zgjedhën osmane, Naim Frashëri iu kujtonte shqiptarëve se dielli ynë lind në Perëndim. Këto fjalë monumentale janë sot më të vërteta se kurrë. Sot në këtë shesh jemi mbledhur me qindra mijëra për dritën e të

Basha: Rruga e vetme largimi i qeverisë! Ndarje e politikës nga krimi

vërtetës, për dritën e jetës, për diellin tonë që lind në Perëndim, për atë dritë që na u mohua në gjysëm shekulli komunizëm, për atë dritë që iu mjegullua shumë herë këto tre dekada tranzicioni, për atë dritë që sot kanë bllokuar retë e zeza të krimit, të drogës dhe korrupsionit. Por pikërisht atëherë kur është më errët njeriu e kërkon më shumë dritën. Ndaj sot më shumë se kurrë sytë tanë kërkojnë dritë, kërkojnë dritën që vjen nga Perëndimi edhe pse ajo na shkëlqen nga larg. Sot jemi mbledhur me qindra mijëra në këtë shesh për të treguar se jemi europianë dhe si europianë ne besojmë tek liria, ne besojmë tek demokracia, besojmë tek shteti i së drejtës, si europianë. Ne sot protestojmë për liri, demokraci e drejtësi me dinjitetin dhe forcën e njerëzve të lirë. Ne jemi këtu për t’i treguar Europës, ne jemi këtu për t’i treguar Perëndimit se qeveria bizantine që sot sundon ndër ne nuk përfaqëson popullin, nuk përfaqëson aspiratën e shqiptarëve. Ne jemi mbledhur në këtë shesh për të qëndruar si europianë përballë qeverisë më anti-europiane që ka sot Europa. Përpjekja jonë nuk është përplasje mes opozitës dhe qeverisë, përpjekja jonë nuk është luftë për pushtet. Përpjekja jonë është përpjekja e popullit kundër sundimtarit shkatërrues. Përpjekja jonë është

betejë mes të mirës dhe të keqes. Është beteja mes njerëzve që duan drejtësi dhe atyre që kanë kapur drejtësinë. Është beteja mes njerëzve që duan siguri dhe rend, dhe aleancës së pushtetit me krimin. Problemi që ka sot Shqipëria nuk është problem i marrëdhënieve opozitë-qeveri. Problemi që ka sot Shqipëria është mungesa e demokracisë, është rënia e shtetit të së drejtës, është dhunimi i të drejtave të qytetarëve, është shteti i kapur nga krimi dhe korrupsioni. Sot nga ky shesh i mbushur si kurrë më parë ne dëshmojmë se ne nuk e pranojmë autokracinë, se ne nuk e pranojmë korrupsionin. Se ne nuk mbyllim sytë para krimit dhe drogës. Ne sot dëshmojmë se demokracinë, përparimin dhe stabilitetin mund ta sjellë dhe garantojë vetëm njerëzit e lirë dhe kurrë jo autokratët e korruptuar. Kohë më parë, popullit të këtij vendi iu premtuan vende pune. Por të vetmet punë që kjo qeveri hapi janë ato në fushat e drogës. Kohë më parë, këtij populli iu premtua mirëqenie. Por e vetmja mirëqenie që kjo qeveri krijoi është lluksi për vete dhe për miqtë e saj. Kohë më parë këtij populli iu premtua drejtësi. Por e vemtja drejtësi që kjo qeveri solli, është mbrojtja për kriminelët. Ndaj sot shqiptarët po largohen nga vendi i tyre. Me mijëra, çdo vit. Qindra mijëra

të tjerë ëndërrojnë të ikin. Në vitet 90-të shqiptarët u turrën drejt botës, për të prekur sa më parë lirinë dhe Perëndimin. Sot ata po dynden drejt botës, sepse kanë frikë të jetojnë në vendin e tyre. Sepse nuk besojnë më, se në Shqipëri do të ketë liri dhe demokraci perëndimore: Shpresën që nuk e vrau dot as komunizmi, e vrau Rilindja. Rilindja është një projekt anti-kombëtar, në shërbim të egos pa kufi për pushtet, dhe marrëzisë së një individi. Rilindja është projekt i një njeriu, urrejtës i lirisë dhe dinjitetit njerëzor, përcmues i atdheut të tij. Si hakmarrje ndaj atdheut dhe njerëzve të tij, etja për pushtet, megallomania e injorancës, mungesa e dashurisë për vendin dhe njerëzit, e futi “Rilindjen” në hendekun e shkatërrimit të kombit, në rrugën e krimit dhe të drogës, të grabitjes së pasurive të vendit, të zhytjes së vendit në borxhe dhe prapambetje ekonomike. Projekti i Rilindjes u ngrit mbi katër gjëma anti-kombëtare dhe anti Europiane: Mbi aleancën me krimin, si burim parash, votash dhe force. Mbi zëvendësimin e shtetit të së drejtës, Kushtetutës dhe institucioneve, me sundimin personal, arrogant e të korruptuar. Mbi përqendrimin e të gjitha pasurive të vendit, dhe të gjithë pushtetit ekonomik në pak duar.

Mbi propagandën, mashtrimet dhe keqinformimin e shfrenuar, për të fshehur realitetin. Rilindja nuk degradoi rrugës. Rilindja ishte që në ngjizje një projekt kriminal, për pasurim dhe pushtet personal, të një individi, dhe një grushti lakejsh rreth tij. Ndaj që ditën e parë, Rilindja e plaçkiti atdheun. Ndaj që ditën e pare, Rilindja vandalizoi demokracinë. Pas 5 vjetësh, Rilindja ka ndërtuar një sistem kriminal politik dhe ekonomik. Në këtë sistem, pushteti nuk buron nga politika, por nga pazaret. Pushteti nuk buron nga vota, por nga paraja. Pushteti nuk buron nga vullneti i njerëzve të lirë, por nga forca e dhunës. Në këtë sistem, pushteti nuk buron nga vetëdija qytetare por nga mashtrimi dhe gënjeshtra qeveritare. Ndaj pushteti i sotëm nuk është më pushtet i njerëzve, por pushtet i një pakice të zhytur e që zhytet përditë e më shumë në krim. Një pakice që zhvat përditë e më shumë paratë e shqiptarëve. Një pakice që prodhon përditë e më shumë propagandë e mashtrim për të mbajtur në këmbë këtë pushtet të padrejtë, kriminal dhe të korruptuar. Gjithçka që fitohet me anë të ndërgjegjies, mbahet duke e thelluar të keqen. Prandaj trafiku i drogës sa vjen e rritet, prandaj krimi sa vjen e shtohet, prandaj ministrat e brendshëm janë përherë të lidhur me krimin dhe drogën. Prandaj korrupsioni sa vjen dhe thellohet, sepse ky pushte i ka rrënjët tek krimi dhe droga. Ndaj frytet e tij janë, më shumë krim dhe drogë, më shumë varfëri, papunësi dhe dëshpërim për shqiptarët. Sot nuk duket të më asnjë iluzion se kjo qeveri mund të çlirohet vetë nga krimi, se kjo qeveri do ta luftojë vetë drogën, se kjo qeveri do të përmirësohet. Sot duhet të jetë e qartë për çdo shqiptar dhe të gjithë botën, se ka vetëm një rrugë, largimi i kësaj qeverie nga njerëzit, nga populli i bashkuar. Vëllezër dhe motra, Në këto 30 vite, udhëtimi ynë politik ka qenë plotë ulje dhe ngritje. Kemi kaluar nga euforia dhe entuziazmi për ndryshimin, tek dëshpërimi i përcëritjes të së keqes në një cikël që vërtitet e vërtitet e nuk mbaron. Ndaj sot ne nuk kërkojmë thjeshtë ndryshimin e qeverisë, por ndarjen e politikës një herë e mirë nga krimi, korrupsioni, nga e keqja. Ne sot kërkojmë një qeveri që punon për njerëzit, punon për të ardhmen e tyre. Por asnjë qeveri nuk bëhet vetë e mirë. Pushtetin e bën të mirë vetëm frika nga populli. Të përparuara janë vendet ku qeveria e ka frikë popullin, të mjera janë vendet ku populli e ka frikë qeverinë. Ndry(Vijon në faqen 5)


POLITIKE ZËDHËNËSJA E PD-së

5

E diel, 27 Maj 2018

Zhupa: Basha, burrë shteti. S’do karriken, por mendon për brezat e ardhshëm

Z

ëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, duke marrë shkas dhe nga zhvillimet e protestës së djeshme të opozitës fillimisht përpara Kryeministrisë, e më pas para Ministrisë së Brendshme tregon ndryshimin me kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama. Në një koment në “Facebook” ajo thotë se Basha u tregua burrë shteti, ndërsa kryeministri Edi Rama ngriti perandorinë krimit mbi gjakun e

N

ënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka e vlerësoi vendimin e Lulzim Bashës për të tërhequr turmën e protestuesve të drejtë, pasi sipas tij situata mund të kishte precipituar. Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në “Neës24”, Paloka tha dje se punonjësit e policisë kishin shkelur ligjin, pasi në protestë ishin të armatosur, ndërsa shtoi se mund të rrezikonte që ndonjë protestues t’ua merrte pistoletën. “Absolutisht jo. Ne si deputetë, drejtues të PD jemi ndeshur gjithë kohës edhe me reaksion të protestuesve që kërkonin të lejoheshin të avanconin më shumë. Nëse aty sdo të kthehej Basha të merrte protestuesit, mund të ndodhte çdo gjë. Aty mund të ishin 5 mijë vetë që ishin gati për gjithçka. Kishin përballë një polici që po mbronte Xhafën, që po mbronte krimin. Ishin të armatosur. Në kundërshtim me ligjin”- u shpreh Paloka. Teksa u pyet nga moderatorja nëse mund të kishte viktima, Paloka nuk e mohoi këtë fakt, ndërsa shtoi se protestuesit që ishin tek Ministria e Brendshme ishin të gatshëm për gjithçka. “Aty mund të ndodhte çdo gjë. Kishte policë me armë. Jo

shqiptarëve. “Lideri që do Shqipërinë dhe jo karrigen, nuk i përdor qytetarët si mish për top. Këtu ndryshon Basha nga Rama. James Clark thotë: Një politikan mendon për zgjedhje të ardhshme, kurse një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm. Basha sot u tregua burrë shteti. Kurse Rama ngriti perandorinë e krimit mbi gjakun e Shqiptarëve. Basha tërhoqi turmën e revoltuar që kërkonte të hynte në Ministrinë e Brendshme që të

Nënkryetari i PD-së: Me një qeveri si kjo s’mund të presësh asgjë tjetër veç dhunës. Ajo sulmon qytetarët dhe mbron krimin

Paloka: Protestuesit ishin gati për gjithçka, mund të ndodhte çdo gjë

se mund të nxehej ai (polici), por edhe mund t’ja merrnin armën”- u shpreh nënkryetari i PD-së. Ndërkaq, Paloka i cili

vjen nga bota e gazetarisë komentoi dhe dhunën e ushtruar dje në protestë ndaj gazetarit Bledi Kasmi. “Bledi ka ard-

hur gazetar kur unë kam qenë kryeredaktor te RD. Ai është qytetar i Tiranës, dhe nuk është agresiv. Do i uroj shërim të

shpejt. Do uroja pa cinizëm se gazetarët janë dhunuar edhe në botë, ju ka ndodhur edhe shumë raste dhune. Me një qeveri si kjo s’mund të presësh asgjë tjetër. Ajo sulmon qytetarët dhe mbron krimin. Për këtë ishim sot në protestë, për të luftuar ndaj një qeverie që mbron kriminelët”- nënvizoi deputeti demokrat. Në vijim, Edi Paloka u shpreh i bindur se protesta e djeshme i dha mesazhet e saj. “Mendoj se protesta i dha mesazhet për të cilat u thirr. Siç kemi thënë gjatë gjithë ditëve para, qëllimi ishte kërkesa për largimin e Xhafës. Ju do thoni se ai është aty. Kur kemi kërkesa për largim, se mendonim që ai do jepte dorëheqje. Ai vërtetë u largua nga ministra, para se protestuesit të ktheheshin në Ministrinë e Brendshme, ai nuk tha dorëheqje”- u shpreh nënkryetari i PD-së.

janë bërë bashkë qoftë edhe pak qindra, ata ia kanë dalë. Mendoni se sa të fuqishëm jeni kur bëhemi bashkë me mijëra, me dhjetëra mijë, me qindra mijëra. Atëhere pushteti do të jetë vërtetë i njerëzve dhe të shërbim të njerëzve. Vëllezër e motra ne për 5 vjet kemi luftuar krimin në politikë. Kemi luftuar drogën dhe trafiqet, kemi luftuar kapjen e shtetit, të medias dhe ekonomisë. Ka qënë një përpjekje e mundimshme.

Unë dhe ju kemi provuar çdo gjë, talljen, mashtrimin, presionet, dhunën. Kemi provuar braktisjen dhe vetminë ku pushteti bëri gjithçka për të na larguar nga kjo përpjekje por Zoti dhe e vërteta na dhanë kurajon të vazhdojmë. Dhe ja ku jemi sot bashkë në këtë demonstrim të jashtëzakonshëm të aspiratës tonë për demokraci, për dinjitet, për vlera europiane, për një jetë më të mirë dhe shpresë për çdo shqiptar. Ne nuk jemi këtu nga dëshpërimi, ne jemi këtu nga dobësia, ne kemi dalë në këtë shesh si trumfatorë, sepse kemi triumfuar mbi frikën, sepse kemi trumfuar mbi gënjeshtrën, mashtrimin dhe propagandën. Sepse kemi triumfuar mbi krimin dhe pushtetin e bërë njësh me të. Mes jush sot këtu, unë nuk jam për të kërkuar pushtet për vete. Nuk jam këtu për të zaptuar, nuk jam këtu për të qenë mbi ju. Jam këtu për të marrë kurajo dhe për të ju dhënë kurajo. Për të qënë një nga ju! Për të qënë bashkë me ju. Çfarë na pret përpara, nuk është

më sfida e një njeriu! Nuk është më udhëtimi i një njeriu! Është udhëtimi i të gjithëve ne, është udhëtimi i gjithë shqiptarëve duke e ndjekur dritën që lëshon, diellin që lind në perëndim. Zoti është treguar zemërgjerë me ne që na ka dhënë një vend në mes të perëndimit. Na ka falur natyrë të mrekullueshme. Na duhet punë, na duhet këmbëngulje dhe do të jemi një vend i begatë, një vend i përparuar, një vend i denjë europian. Ka një baticë në punën e njerëzve e cila kur kapet çan drejt fatit. Kur kjo mundësi humbet, jeta lëngon në cektina dhe mjerim. Ne e kemi humbur shpesh çastin tonë dhe kemi humbur shumë vjet në cektina dhe mjerim, por tani batica po ngrihet përsëri. Ky është momenti ynë, kjo është vala që po ngrihet, e po ngrihet e po ngrihet… Le të lëshohemi mbi të në këtë udhëtim drejt të ardhmes europiane për vete dhe fëmijët tanë. Për të sotmen dhe të nesërmen e Shqipërisë sonë. Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti e bekoftë çdo shqiptar!

(Vijon nga faqja 4) shimi fillon vetëm atëherë kur populli nuk i zë besë pushtetit. Kur populli sheh çdo pushtet me dyshim. Asnjë qeveri nuk duhet lënë për mbikqyrje sepse pushteti abuzohet kur pushtetarët nuk japin llogari, kur njerëzit nuk e ngrenë zërin, kur njerëzit nuk ngrihen në këmbë për të drejtat e tyre. Ne duhet të çlirohemi nga përpjekja për të gjetur udhëheqës të mëdhenj që premtojnë dëma të mëdha, që rrahin gjoksin si profet. Shqipëria ka nevojë për udhëheqës normal, që punojnë për njerëzit, që respektojnë njerëzit, që sillen si europianë, që janë modestë dhe të përulur si europianë dhe nëse nuk sillen si të tillë duhet t’i ndërrojmë sa më parë pa pritur që e keqja të bëhet mal. Për këtë duhet të kemi besim tek vota. Njerëzit mendojnë se vota e tyre nuk ka vlerë. Kur njerëzit mendojnë se vota e tyre nuk mund të sjellë ndryshim atëhere vota me të vërtetë nuk ka

mos shkaktohej dhunë dhe gjakderdhje. Pasi siç u pa, policia ishte e pajisur me armë dhe rasti i kryeredaktorit të RD-së Blendi Kasmi tregon se policët e korruptuar dhe inkriminuar ishin përgatitur për gjakderdhje. Revolta e sotme është mesazh për qeverinë se nëse nuk do shkarkojë zyrtarët e lidhur me krimin, duke filluar nga Fatmir Xhafaj e më radhë, revoltat në vazhdimësi do jenë të pamenaxhueshme”- u shpreh zëdhënësja e PS-së, Ina Zhupa.

për të pasur vlerë, atëherë vota do të shitet e do të blihet, atëhere vota do të dhunohet. Arma jonë e demokracisë është qytetari i lirë dhe votë në dorë por mbi të gjitha ne kemi nevojë për besimin tek vetja, tek forca jonë, tek energjia jonë, tek fuqia jonë. Ne kemi nevojë të besojmë se ne mund të bëjmë Shqipërinë, kemi nevojë të besojmë se ne mund ta mposhtim të keqen e të ndërtojmë të mirën. Nëse 5 vitet e fundit kanë treguar një gjë është kjo; sa herë njerëzit


POLITIKE

6

E diel, 27 Maj 2018

Kryeredaktori i RD-së u dhunua nga policia: Nuk kishte pse të kishte dhunë, ishte protestë paqësore

U gjakos në protestë, Bledi Kasmi: Do i padis, kreu i Policisë manipuloi të vërtetën

KREU I PD-së VIZITON NË SPITAL KRYEREDAKTORIN E RD-SË

Basha: Policia ushtroi dhunë ndaj protestuesve

P

rotesta e djeshme e opozitës teksa i afrohej fundit të saj, do të shënonte dhe momente tensioni mes protestuesve dhe forcave të policisë që kishin rrethuar godinën e Ministrisë së Brendshme. Brenda pak minutash u duk sikur situata do të dilte nga kontrolli, kur protestuesit e revoltuar tentuan të hynin me forcë në Ministri, çka solli dhe shjkatërrim të hekurave mbrojtës përreth Ministrisë. Dhe pikërisht në këto momente shtyrjeje mes protestuesve dhe policive, këta të fundit do të godisnin duke e gjakosur kryeredaktorin e gazetës “Rilindja Demokratike”, gjatë momenteve të tensionit të protestuesve të opozitës para Ministrisë së Brendshme. Partia Demokratike akuzoi se policia ka goditur në krye të detyrës kryeredaktorin e “RD”, Bledi Kasmi, gjatë kohës që ai raportonte për protestën. Mes protestuesve dhe punonjësve të policisë pati shtytje, çka bëri që një protestues të humbë ndjenjat, ndërsa disa të tjerë të pësojnë lëndime të lehta. Ndërkohë, protestuesit me t’iu afruar Ministrisë së Brendshme hodhën tymuese dhe vezë drejt godinës së ministrisë, teksa kërkuan largimin e ministrit Fatmir Xhafaj. lidhur me incidentin kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike”, Bledi Kasmi, ka folur për emisionin

“Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në Neës24 ku ka rrëfyer momentin kur u gjakos në kokë nga goditja me shkop gome nga policët gjatë protestës së opozitës. Ai ka treguar se në dhomën e spitalit e ka vizituar Drejtori i Policisë, Ardi Veliu, i cili është treguar skeptik nëse Kasmi është çarë me të vërtetë nga shkopi i gomës. Kasmi tregoi se në daljen e tij publike, Drejtori i Policisë ka manipuluar të vërtetën. Ju njohu si individ? Nuk e di ata qëllonin këdo që i dilte përpara.

Ju shfaqeni duke shtyrë pjesën e hekurit? Ishte çështje vetëmbrojtje, ishte protestë paqësore, ajo e hekurit kishte rënë në atë moment. Unë kam qenë me 2-3 gazetarë atje. E prisnit që do kishte dhunë sot? Nuk kishte pse të kishte dhunë, ishte protestë paqësore. Se kemi parë dhe më keq në botë, digjen institucione, dhe prapë nuk godet policia ashtu në mënyrë barbare. Më ndihmuan dy deputetët Strazimiri, Do ndiqni të gjitha hapat ligjorë?

Po të gjitha. Erdhi Drejtori i Policisë, e tentoi të manipulojë, në sy të mjekëve tha se shkopi i gomës nuk të çan. Përgjigjen ia dha mjeku se kjo është goditje nga një mjet i fortë i rrumbullakët se lloji i çarjes ka qenë i tillë që nuk ka qenë prefës, që e kishte kuptuar nga çarja, por ai nuk foli pastaj. Një nga shokët e mi i tha a ta bëjmë provë a të çan apo jo shkopi i gomës, do kërkoja një falje publike. Por duke pasur parasysh deklaratën e drejtorit të policisë qëllimi është manipulimi i fakteve.

PAS TENSIONEVE ME POLICINË, PROTESTUESIT I BINDEN KRYEDEMOKRATIT PËR TË LIRUAR SHESHIN

Ë

shtë mbyllur pas afro dy orësh protesta e opozitës kundër qeverisë e cila kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj pas akuzave për trafik droge për vëllain e tij Agron Xhafaj. Pas tensioneve dhe përplasjeve mes protestuesve me kordonin e policisë tek godina e Ministrisë së Brendshme, kreu i PDsë, Lulzim ka shkuar pranë Ministrisë së Brendshme për të tërhequr protestuesit pas krijimit të një situate problematike mes protestuesve me policinë. Me argumentin se protesta e dha mesazhin e saj, Basha u ka kërkuar tërheqjen e tyre, por duket se një pjesë e tyre refuzojnë të largohen nga ky institucion. “Pse te largohemi, kë keni frikë mo? Mafian keni frikë”- u shprehën disa nga protestuesit duke iu dre-

Mbyllet pas dy orësh protesta e opozitës, Basha: Do vazhdojmë betejën tonë

jtuar deputetëve të PD-së që po përpiqeshin që t’i bindin për të mos krijuar incidente dhe të largohen nga Minisitria e

Brendshme. Por rezistenca e tyre nuk do të zgjaste shumë, duke iu bindur vendimit për të liruar sheshin tek Ministria dhe për të

vijuar marshimin e fundit drejt selisë blu, ku do të përshëndeteshin nga kryedemokrati Basha. Gjatë fjalës së tij në seli, Basha njoftoi përmbylljen e protestës që sipas tij i dha një mesazh të qartë qeverisë së krimit. Gjithashtu Basha u shpreh beteja do të vazhdojë deri në fitore. “Populli dha sot mesazh të qartë qeverisë së krimit. Ne do vazhdojmë përpjekjet kundër qeverisë më anti-evropiane në botë. Sot shqiptarët folën dhe sot foli dhe Evropa. Nuk ka integrim me pushtetarët që mbrojnë të afërmit te tyre të kapur nga krimi. Për një jetë më të mirë, do ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore”- tha dje kryedemokrati Lulzim Basha.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar në spitalin e Traumës kryeredaktorin e gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi që sipas PD-së është goditur nga policia gjatë protestës së opozitës. Basha tha se Bledi Kasmi ka 10 qepje në kokë dhe se policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve. “Kjo ndodh kur një ministër vjen nga hetuesia e diktaturës. Kur ia bën një gazetari, imagjinoni se çfarë mund ti bëjnë një qytetari”, u shpreh Bledi Kasmi nga ambientet e spitalit ku po merrte mjekimin e nevojshëm. Nga ana e tij, kryedemokrati Lulzim Basha tha se ishte një protestë paqësore, e qetë dhe evropiane. Ai deklaroi se dhuna e ushtruar ndaj Bledi Kasmit, është treguesi më i mirë se si policia është dhe do të jetë në shërbim të familjes Xhafaj, sa kohë që Fatmir Xhafaj do të jetë në detyrë. Sipas tij, largimi i Fatmir Xhafaj është emergjencë kombëtare. “Është rast flagrant nga dhuna barbare e policisë Xhafaj ndaj medias dhe ndaj kryeredaktorit të RD. Ishte një protestë paqësore dhe qytetare dhe nuk pati për asnjë moment dhunë ndaj organeve të rendit. Dhuna e ushtruar ndaj Bledi Kasmit është tregues se si policia është vendosur në shërbim të familjes Xhafaj. Bledi Kasmi është me 10 qepje në kokë. Policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve. Ai po bënte punën e tij si gazetar dhe Agron Xhafaj u përcoll në Itali për t’i shpëtuar drejtësisë. Kjo është arsyeja pse Xhafaj nuk mund të rrijë në krye të Ministrisë së Brendshëm se përbën një rrezik. Shqipëria nuk ka të ardhme pa largimin e Xhafajt”- tha Basha.


POLITIKE

7

E diel, 27 MAJ 2018

Tërheqja e protestuesve, ish-ministri i Drejtësisë: Basha veproi mirë. Shqiptarët dhe kur i fton në dasmë të shajnë

Protesta, Manjani: Njerëzit u përgjigjën! Populli që reagoi atje, nuk ishte “Babalja” I

sh-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, bëri analizën e tij në lidhje me protestën e sotme të opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas ishministrit të LSI, protesta ishte një potencë e jashtëzakonshme kundër qeverisë dhe se njerëzit ishin të mbushur me mllef. Për sa i përket përshkallëzimit të situatës ku pati një konfrontim mes protestuesve dhe policisë, Manjani thotë se kryetari i PD bëri mirë që tërhoqi protestuesit, pasi nuk dihej ç’mund të ndodhte. “Kemi një qeveri që vetëm bën propagandë, e tani na shfaqet si qeveri që zhduk prova. Bën të këqija dhe zhduk provat, nxjerr opozitën gënjeshtare. Kemi pasur përpjekjen e opozitës, që ka bërë një punë të lavdërueshme me thënë të drejtën. Nxorën prova, dhe tani u finalizuan me një protestë. Ishte një pjesëmarrje shumë e mirë. Kishte një lum njerëzish, shihej një potencë e jashtëzakonshme antiqeveritare. Kishte goxha mllef. Unë isha në mes të njerëzve që nxirrnin mllef. Nuk mendoj se shqiptarët kanë indiferencë për çështje politike. Ata marrin

pjesë në politikë në mënyrën e tyre, secili ka mendimin e vet. Marrin pjesë në zgjedhje. Ajo që e ndan opinionin publik nga e vërteta janë analistët për fat të keq. Njerëzit u përgjigjën”- u shpreh dje ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Protestë si e Kukësit, apo si kjo e ditë së sotme? Çdo protestë është e mirë, nuk është e thënë që të vriten njerëz

që të quhet protestë. Ne po përjetojmë për herë të parë policinë dhe ministrinë e Brendshme të jetës së njeriut, pasi hyn në jetën e çdo njeriu, kontrollon çdo gjë. Dëmi që i sjell trafiku i drogës një shteti është shumë më i madh se një mllef i shkaktuar në ditë proteste. Kam përshtypjen se në Greqi e Francë do ishin djegur qytetet, por këtu nuk

Kreu i grupit të LSI-së akuzon Kryeministrin për dhunimin e gazetarit Bledi Kasmi

Protesta e opozitës Vasili: Rama peng i frikës së tij, dje pa fundin e tij K

reu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas dhunimit të gazetarit Bledi Kasmi, kryeredaktor i RDsë, i cili përfundoi në spital me qepje në kokë për shkak të goditjeve nga efektivët e policisë. Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe thotë se është peng i frikës së tij. Vasili e

ka dënuar me rreptësi goditjen nga Policia, të kryeredaktorit të RD-ë, Blendi Kasmi i cili i përgjakur u dërgua për kurim në Spitalin e Traumës. Sipas Vasilit ishin “maskarenjtë e qeverisë”, që gjakosën gazetarin Bledi Kasmi. “Kryeministri peng pa shërim i frikës së tij, sot pa fundin e tij. Maskarenjtë e qeverisë gjakosën gazetarin Bledi Kasmi. Ky është kryeministri i mbaru-

ar dhe frikacak, që godet nga pas krahëve. Ky është kryetari i maxhorancës së frikacakëve, që i merret fryma nga frikërat e natës dhe gjumit të prishur nga hesapet e hapura të drogës dhe haraçet e papaguara kriminelëve. Gjakun nuk do e shpëlajë dot nga duart kurrë”, u shpreh dje në reagimin e tij, kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili.

ndodh. Basha bëri mirë që i tërhoqi njerëzit dhe nuk la që të zhvillohej ndonjë skenar i padëshirueshëm. Çfarë pjesëmarrje numerike kishte protesta sot? Për mua ska rëndësi numri. Ai Bulevard ishte plot sot, lum i njerëzve nuk përfundonte. Dielli ishte i fortë, dhe sdo rrinin aty, por mund të jenë futur edhe në hije. Lajmëruat mosbindje civile, ndërkohë që shohim tjetër protestë. A po konfondohet populli? Padyshim ka vend për diskutim e debat. Nuk mendoj se sot është disa që duhet të kritikohet opozita. Për çdo të keqe që ndodh në vend, fajin e ka opozita. Ka një tendencë të natyrshme. Kur opozita reagon, komentohet sërish. Ka një agresivitet pas audiopërgjimit… Po kjo është e vërtet. PD duhet të falënderohet kjo. Ne se provonim dot më herët. Ai

njeri me atë punë është marrë. Ky është lajm i mirë për Shqipërinë, pasi ekspozoi një fakt dhe nxori gënjeshtër. Jemi futur në një sistem alibish, ku vëllai ministër mbron vëllain. Këta kanë vetëm një standard, bëj vetëm trafik. Dje Xhafaj deklaroi se nëse materiali del autentik tërhiqet, në të kundër duhet të ikë Basha. Ai ka një vëlla trafikant. Nëse ai material, nëse Xhafaj e di që është sajesë, atëherë duhet të thotë spe e çoj vëllain në burg. Ka një përgjigje për të gjithë qytetarët. Si i keni parë deklaratat e dëshmitarit? Ishin shumë të guximshme. E morën e fshehën Agron Xhafajn, e fshehën në Itali. Njësoj sikur vodhën prokurorinë e Durrës. Çfarë duhet të bëjë opozita tani që të tronditet Rama? Fryma dhe potenca e vënë re sot tek protestuesit duhet mbajtur gjallë dhe kjo është detyrë e opozitës, forma e protestës është e ndryshme. Populli shqiptar nuk është budalla siç tenton ta banalizojë sot kryeministri. Ai popull atje nuk është babale. Deklaratat e Ramës kanë qenë jerm pa një bosht, çfarë thotë një ditë nuk e thotë një ditë tjetër. Lidhur me thashethemnajat e aleancave nuk merrem me fjalët e një kryeministri që vetëm vetja i duket i mirë. Ky që thith mall, blen mall shet mall, ky është burrë shteti, të gjithë ata që e denoncojnë janë të gjithë maskarenj. Opozita e sotme duhet të shkojë drejt një koalicioni, bashkimi formal, me firmosje letrash për koalicion. Nëse opozita do jetë e përçarë nuk do të jetë aspak mirë. Kjo qeveri rrëzohet vetëm me zgjedhje.


POLITIKE

8

E diel, 27 Maj 2018

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi: Kryeministri duhet të iki

P

as protestës së opozitës kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi nga selia e partisë së saj se Rama duhet të largohet, pasi tani “nuk e ndjek më njeri nga prapa”. “Dita e sotme, protestë qytetare për të treguar që është opozitë e bashkuar që çdo ditë e më shumë e afron Shqipërinë me BE dhe është vetëm qeveria e krimit dhe e drogës e Edi Ramës që e largon më shumë Shqipërinë nga BE. T’ thërrasë ndërgjegjes së tij të tërhiqet e largohet se tashmë është vetëm, nuk e ndjek më njeri nga prapa. Prandaj nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm të largohet për t’i dhënë mundësi dhe shans Shqipërisë të hapë negociatat me BE”, tha znj. Kryemadhi. jo tha se shembja e murit të drogës ka nisur dhe nuk do të ndalet. “Shembja e murit të drogës ka filluar, dhe nuk do të ndalet më. Prandaj të mos ndalemi pa patur frikë, se nuk mund të kemi frikë nga një kadabër politike siç është Edi Rama me qeverinë e tij, po do pastruar ambienti për të rihapur hapësira të reja për integrimin europian të Shqipërisë”, tha ajo. Më poshtë mund të lexoni deklaratën për media e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, pas protestës/ *** “Detyrohem të dal para mediave për të falenderuar të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët pretendojnë një jetë më të mirë . Pretendojnë të drejtohen dhe qeverisen nga një qeveri që ata e meritojnë, që e do popullin e tij. Kështu që nëpërmjet kësaj dalje publike në emër të të gjithë atyre simpatizantëve dhe mijëra anëtarëve të LSI-së që morën pjesë sot në protestën e organizuar nga opozita. Të falenderoj të gjithë qytetarët që ishin atje por jo vetëm ata. Por edhe të gjithë ata që nuk patën mundësi për të marrë pjesë në protestë. Që e ndoqën nga shtëpitë e tyre apo edhe nga vendet e punës së tyre, të cilët nuk lejoheshin për të marrë pjesë në protestë. Ti falenderoj për besimin forcën dhe kurajon që iu dhanë qindra mijërave protestuesve sot në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Dita e sotme ishte një protestë qytetarë për të treguar dhe njëherë se kjo opozitë është një opozitë e bashkuar , për të treguar dhe njëherë që kjo është një opozitë qytetare e cila gjithmonë e më

Kryemadhi: Shembja e murit të drogës ka filluar

shumë e afron Shqipërinë me BE. Sepse protestat qytetare të opozitës e afrojnë më shumë Shqipërinë me BE. Dhe është vetëm qeveria e krimit dhe e drogës e cila largon çdo ditë e më shumë Shqipërinë nga BE. Sot në emrin tuaj dua të falenderoj dhe të gjithë ata policë të cilët kryen punën e tyre me ndershmëri. Por dua të dënoj edhe ata të cilët dhunuan gazetarin apo kryeredaktorin e gazetës Rilindja Demokratike. Dhe i bëj thirrje prokurorisë të marrë masat për të dënuar dhunuesit e gazetarëve dhe për të dënuar çdo polic apo çdo

segment të qeverisë së krimit të cilët venë dorë mbi gazetarët, mbi qytetarët dhe mbi fjalët e lirë. I bëj thirrje Edi Ramës që të dalë nga tuneli i krimit ku ka hyrë. Të dali dhe ti thër-

rasë ndërgjegjes së tij nëse i ka ngelur ndopak ndërgjegje , të tërhiqet, të largohet nuk e ndjek më njëri nga mbrapa. Shqiptarët e kanë lënë vetëm përfundimisht. Por jo vetëm shqiptarët, por tashmë duket hapur që e kanë lënë vetëm ministrat e tij, drejtorët e tij, kabineti i tij. Prandaj nuk ka zgjidhje tjetër vetëm të largohet. Të largohet për t’i dhënë mundësi dhe shans Shqipërisë për të hapur negociatat me Bashkimin Europian. Të largohet për t’i dhënë një shans dhe mundësi Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Atë që Zoti ia ka dhënë me pozicionin e saj gjeografik t’ia japim tashmë si klasë politike shqiptarëve politikisht për të qenë pjesë e BE-së. Falenderoj edhe njëherë

të gjithë ata qytetarë. Falenderoj edhe njëherë të gjithë ato djem dhe vajza të reja të cilët sot ishin në bulevard, protestuan me prezencën e tyre, por jo vetëm me prezencën e tyre, dhe me angazhimin e tyre, me zemrën e tyre, me entuziazmin e tyre për t’i thënë Edi Ramës dhe klikës së tij që koha e tij mbaroi. Tashmë ai nuk është më asgjë tjetër. Tashmë është kthyer thjesht në një send dhe objekt të vjetër, por pa vlerë. Është kthyer në një mbulesë që nuk shërben më për gjë tjetër vetëm për të mbuluar kauçukun e tij në derën e kryeministrisë ku i kujtoi atij dhe gjithë shqiptarëve që ai kauçuk që atij i pëlqen shumë dhe e vlerëson më shumë se shqiptarët. Nuk është as buka, as shkolla, as mjekësia dhe as e ardhmja e shqiptarëve. Nëse Edi Ramës sot i dhimbset kauçuku i derës së kryeministrisë sesa e ardhmja e të rinjve shqiptarë., në qoftë se Edi Ramës sot i dhimbset më shumë pamja e tij, tutat e sportit të tij, kazani i tij dhe tepsia e tij, shqiptarët kanë një obligim dhe një ëndërr më të madhe, Bashkimin Europian, të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe për të pasur një Shqipëri që e meritojnë. Dhe për të pasur një Shqipëri Europiane, të mirë, të bukur ashtu siç Zoti e ka bërë. Prandaj dhe njëherë në emër të LSI-së falenderoj me mirënjohje dhe respekt të gjithë ata qytetarë që ishin sot në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Falenderoj të gjithë ata djem dhe vajza të reja që ishin atje prezent, me prindërit e tyre, me gjyshërit e tyre sepse tashmë shembja e murit të drogës, shembja e murit të krimit ka filluar shumë shpejt. Ka filluar dhe nuk do të mund të ndalet më”.


AKTUALITET

9

E diel, 27 Maj 2018

Plagosja e 11 punonjësve të policisë, do të bëjë që policia të referojë në prokurori materialet në lidhje me incidentet e shkaktuara ndaj punonjësvë të policisë

D

rejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, vizitoi në Spitalin e Traumës efektivët e lënduar, dhe protestuesit të lëndur gjatë protestës së organizuar nga opozita. I pyetur për të lënduarit, Veliu tha se policia do shqyrtojë pamjet filmike nga protesta për të parë nëse ka shkelje nga policia apo protestuesit. “Do jenë pamjet filmike që do saktësojnë nëse ka gabuar Policia e Shtetit apo qytetarët”. Veliu falënderoi efektivët e policisë për vetëpërmbajtjen e treguar. Ai deklaroi e forcat e rendit kanë bërë detyrën. “Janë 11 punonjës të lënduar nga gurë apo sende të tjera të forta. Gjendja e tyre është e mirë. Dua të falenderoj jo vetëm policinë që treguan maturi për përballimin e tubimit, por edhe FNSH-ja që menaxhuan këtë aktivitet. Mund të them me plot gojën që Policia e Shtetit ka bërë detyrën”,-tha Veliu për gazetarët. Drejtori i Policisë komentoi edhe dhunimin që i është bërë kryeredaktorit të gazetës “RD”. Drejtori i Spitalit Ushtarak, në një deklaratë për mediat tha se gjendja e policëve të plagosur dhe gazetarit është e mirë. “Gjendja është e mirë, pa probleme për jetën. Janë bërë ekzaminimet e nevojshme, janë marrë edhe mjekime në urgjencë. Tre nga policët janë kartela të hapura dhe do të observohen nga ora në orë, ndërsa pjesa tjetër e policëve dhe gazetari do të largohen”. Dhuna Veliu tha se në spital kishte vizituar dhe gazetarin, ndërsa shtoi se nga pamjet filmike qytetarët mund të gjykojnë nëse ka gabuar policia. Gjithashtu, Veliu tha se do të kryhen verifikime për punën e policisë gjatë protestës për çdo rast kur ka pretendime se forcat e rendit kanë shkelur

11 policë të lënduar, Veliu: Pamjet filmike do të saktësojnë kush ka gabuar DETYRËN “Dua të falenderoj jo vetëm policinë që treguan maturi për përballimin e tubimit, por edhe FNSH-ja që menaxhuan këtë aktivitet. Mund të them me plot gojën që Policia e Shtetit ka bërë detyrën”.

VERIFIKIME “Ardi Veliu tha se do të kryhen verifikime për punën e policisë gjatë protestës për çdo rast kur ka pretendime se forcat e rendit kanë shkelur ligjin”. ligjin. “Isha dhe te qytetari. Unë i uroj shërim të shpejtë qytetarit dhe këtë le ta gjykojnë pamjet filmike dhe hetimi i mëtejshëm në rast se ka gabuar policia apo ka gabuar qytetari”,-tha Ardi Veliu. Nga protesta e opozitës, përveç kryeredaktorit të “RD”, mbetën të lënduar tre protestues të tjerë dhe 11 efektivë policie. Mes 11 efektivëve që janë të lën-

PROTESTA

Gruaja tenton të qëllojë policët

duar, është edhe Shefi i Njësisë Operacionale Lorenc Shehu. Policët nuk kanë pranuar që të prononcohen, ndërsa drejtori Gjovalin Bushi në një prononcim për mediet është shprehur se po ekzaminohen. Policët kanë lëndime në kurriz, këmbë dhe pjesët e tjera të trupit nga shtyrja e protestuesve në momentet e tensionimit të situatës me sim-

patizantët e opozitës. Provat Masat e policisë së shtetit për protestën e opozitës nisën që në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Në rrugët kryesore të kryeqytetit u paralizua qarkullimi i automjeteve. Më shumë se 1500 efektivë, përfshirë edhe disa reparte të forcave speciale qëndruan në gatishmëri për disa

orë. Burime të policisë bëjnë me dije se pavarësisht se nuk pati shumë incidente, plagosja e 11 punonjësve të policisë, do të bëjë që policia të referojë në prokurori materialet në lidhje me incidentet e shkaktuara ndaj punonjësvë të policisë. Në vendngjarje shkuan oficerë të policisë gjyqësore të cilët kanë bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes, janë sekuestruar kamerat e sigurisë.

PROTESTA

Veliu në tarracë me snajperët P

Pak minuta pas nisjes së protestës së opozitës, u shënua edhe incidenti i parë. Një grua rreth të 50-tave, mësohet se shau dhe ofendoi uniformat blu. Por ajo u shoqërua në komisariat, pasi tentoi të qëllojë ndaj uniformave blu. Ajo ka tentuar të gjuajë drejt tyre dhe si pasojë policia ka bërë të mundur shoqërimin e saj. Opozita zhvilloi protestën e saj kundër qeverisë Rama, dhe kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, lidhur me akuzat që PD-ja bën ndaj tij. Opozita dhe mbështetësit marshuan fillimisht në drejtim të Ministrisë së Brendshme për të kërkuar largimin e Fatmir Xhafajt. Aty ka qenë edhe pikënisja e protestës e cila më pas u zhvendos përpara Kryeministrisë.

as orës 09:00 të së shtunës, efektivët e komisariateve u mblodhën pranë Piramidës, përbri Kryeminsitrisë, të ndjekur edhe nga Forcat Speciale. Në tarracën e kullave, kryepolici Ardi Veliu koordinonte vartësit, i shoqëruar nga snajperët që mbanin nën kontroll situatën. Snajperët e tjerë qëndronin në taracën e Kryeministrisë, ndërsa në brendësi të rrethimit ndodheshin efektivët e Gardës së Republikës. Pas formimit të kordonit të parë të godina e kryeministrisë, policët qëndruan në pritje të protestës, faza e parë e së cilës u zhvillua e qetë, përveç disa përplasjeve të vogla. Protesta përfundoi brenda afatit të parashikuar nga Partia Demokratike, ndërsa automjetet e policisë që ishin

të stacionuara prapa Kryeministrisë, përshkruan bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për t’u

grumbulluar pranë Ministrisë së Brendshme, ku më pas u shpërndanë.


FORUM OPINION Nga Frrok Çupi

P

rotesta anti- qeveri tare e thërritur nga Parti Demokratike përfundoi rreth një orë pasi nisi. Gjithë fuqia e protestës u zhvillua para se të niste. Pas këtij momenti nisi rrëzimi i protestës: Me sa u duk, protesta nuk kishte një bosht. Parullat e hedhura nga protestuesit dhe të përsëritura nga lideri, nuk tregonin unitet dhe koherencë. Dikush kërkonte dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, dikush tjetër largimin e kryeministrit, dikush akuzonte qeverinë si qeveri e krimit. Vetë lideri i PD,

Lulzim Basha, kishte një qasje tjetër, ai iu kthye parullave të Rilindjes Kombëtare të fillim- shekullit mbi 'diellin që lind nga Perëndimi'. Lideri opozitar krijoji një lidhje me 'Rilindjen' e PS, edhe pse e kritikoi me fjalë të tjera. Vetë lidershipi politik i protestës u shfaq i përçarë. Partia e dytë opozitare, LSI, nuk u shfaq në protestë. Kryetarja e LSI nuk foli dhe as lëshoi slogane gjatë protestës prej më shumë se një orë. Por as deputetët e PD dhe liderë të tjerë të saj nuk u shfaqen në krah të liderit kryesor Basha.

10

E diel, 27 MAJ 2018

Bie institucioni i protestës politike. PD humb traditën Përçarja e krijuar kohët e fundit në lidershipin e PD i dha efektet në këtë manifestim politik. Protesta nuk arriti asgjë; bëri zhurmë në bulevard dhe vetëm kaq. Militantët e opozitës që kishin ardhur me autobusë nga rajonet, u kthyen të dëshpëruar në shtëpitë e tyre. Askush nuk kishte paralajmëruar se 'nuk do të kemi gjë për të bërë, veç për të dalë në bulevard'. Disa zëra brenda militantëve ishin përhapur se "do të ketë ngjarje", por kjo ishte bërë me qellim që të hidhej karremi për të devotshmit e partive. Pjesëmarrja në protestë ishte mjaft më e ulët se në protestat e fundit; veçanërisht ra në sy fakti se shumica absolute vinin nga rrethët. Tirana thuajse nuk

përfaqësohej në protestën e Tiranës. Protesta, edhe pse e premtuar para ndërkombëtareve se "do të jetë paqësore", në fakt doli prej kësaj skeme. Militantët, sapo u afruan selisë së Ministrisë së Brendshme, nisën sulmin me gurë dhe mjete të forta kundër institucionit. Edhe para selisë së qeverisë ata hodhën tym lotues. Përveç përgjakjes së kryeredaktorit të gazetës RD, e Partisë Demokratike, u plagosën edhe 11 efektivë policie. Pas përfundimit të protestës, në qeveri nuk lëvizi "asnjë gjethe peme", as ka ndodhur dorëheqja, as ka ndodhur ndonjë tronditje, as ka nevojë për ndonjë deklaratë qeveritare. Qetësia e qeverisë dhe siguria e

saj u rrit pas protestës. Kjo mund të jetë protesta e fundit e organizuar nga Opozita. Sepse nuk mund të marrë më kurajë për të thërritur protestë "pa kuptim"; sepse nuk mund të ketë më pjesëmarrje për një protestë që ndodh rëndom; sepse kuptohet që PD i thërret protestat për të manifestuar fuqinë e kryetarit kundër oponentëve. Nën thirrjen e PD, protesta është kthyer në rutinë: Një herë në tre ose katër muaj, me të njëjtën mënyrë dhe pa rezultat. Përsëritja pa kuptim e ka drobitur sensin e protestës. Vetë protesta politike, me sa duket, u rrëzua si institucion që kryesisht udhëhiqej prej PD që nga viti 1990. Veritas.com.al

sigurt se shumica e shqiptarëve sot nuk zgjedh asnjërin. Atij më të dobëtit, që bën kinse si i fortë, ia numëruan brinjët sot, me zë e me figurë, me dron dhe pa dron. Saqë më mori malli për protestat e Shaban Memisë para vitit 2000, kur PD ishte në vështirësi. Na dukeshin të vogla atëherë, por e keqja nuk paska fund. Por edhe ai më i forti të mos trimërohet kot, vetëm nga dobësia apo kapja e tjetrit. Sot kishim mundësi t'i numëronim vetëm policët atij, por do të vijë shpejt dita që të testohen edhe njerëzit që e mbështesin. Shqipëria nuk mund ta lërë fatin e vet në dorë të Babaleve

dhe as të marrëdhënieve që mund të kenë ata me njëritjetrin, pavarësisht se kush prej tyre bie në burg dhe kush nuk i dërgon tjetrit një paketë cigare. Për rastësi ose jo, fiks si sot një vit më parë pala sulmuese dorëzonte me triumfalizëm listën e fitores mbi rivalen e vet, pas romance të fortë dashurie joplatonike. Ndaj kjo e bën edhe më të shëmtuar e të neveritshëm teatrin e sotëm në bulevard. Shqiptarët kanë nevojë për një alternative të re politike, që nuk ka asnjë lidhje me Babalet e sotme, që na udhëheqin, disa në qeveri dhe të kënaqur, ndërsa të tjerët, në opozitë, duke bërë si të mërzitur.

KOMENT

Teatër "Ba(Sh)Balesh" në Bulevard Nga Astrit Patozi

S

ot pamë "live", me zë e me figurë, me dron dhe pa dron, shfaqjen e rreme në kryeqytet të Babaleve, që na udhëheqin. Të atyre, që janë në qeveri, dhe të tjerëve që janë në opozitë. Ndaj ashtu si në të gjitha betejat e gënjeshtërta, mos prisni më kot që të ketë fitues. Do të dëgjoni, nga njëra anë, se protestës në bulevard ju bashkuan 1 milion shqiptarë, kurse, nga ana tjetër, që aty nuk ishin më shumë se 500 vetë. Sepse kaq të largët e kanë distancën me të vërtetën Babalet, që na drejtojnë, s'ka rëndësi nëse janë në pushtet, apo në opozitë. Ndaj e vetmja këshillë është të mos i dëgjoni seç thonë, por shikojini vetë pamjet, me dron e pa dron,

njësoj si në ato ndeshjet e rëndësishme të Champions League, kur në momente delikate, nuk ke pse e dëgjon fare komentatorin, është apo nuk është penallti. Babalja në opozitë thotë se ka dalë me sukses, sepse atë di që ka për detyrë, që të shtyjë ditët e veta dhe të bëjë sikur po ngre ne këmbë popullin e revoltuar. Një Zot e di ku e gjen forcën dhe guximin, që të bëjë prapë si i fortë, edhe pse e di që të gjithë kanë televizor në shtëpi dhe e kane parë gjithçka me sytë e tyre. Babalja në qeveri po rreh gjoksin prej disa orësh dhe po mburret për dështimin e vëllait të vet ne opozitë. Por gëzohet kot, sepse kjo nuk ka asnjë lidhje me njerëzit dhe atë vetë. Sepse e vetmja meritë e Babales së fortë në këtë mes është që ai tjetri nuk ekziston. Vini

re sa të ngjashëm janë edhe kur shahen dhe tregojnë me gisht njëri-tjetrin dhe bëjnë sikur tashmë janë në gjak. Po akuzohen reciprokisht dhe me shumë tërsëllëmë dhe pasion si shkaktarë të refuzimit të Europës. Dhe kjo per ata është arsyeja më e fortë e kësaj "lufte epike", për të mos thënë që është e vetmja arsye. Sepse për ta nuk ka rëndësi se si jetohet nga brenda Shqipëria, por vetëm se si duket ajo nga jashtë. A thua se kjo është një fotografi apo një video e shkurtër reklame, që duhet ta shohin për disa çaste të huajt, sa për të krijuar një ide. Dhe jo si i vetmi atdhe që kemi, ku gdhijnë dhe ngrysin ditë shumë të veshtira për shkak të keqqeverisjes miliona shqiptarë. Mes dy Babaleve, që zihen për pushtet në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", jam i


POLITIKE

11

E diel, 27 Maj 2018

Ministri Fatmir Xhafaj reagon për protestën e opozitës

“Vlerësim të veçantë për Policinë e Shtetit M

inistri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka reaguar për protestën e djeshme të opozitës. Xhafaj falënderon të gjithë policët që u angazhuan në sigurinë dhe mbarëvajtjen e tubimit të opozitës. Duke shmangur komentet politike, ministri Xhafaj ka vlerësuar profesionalizimin dhe qetësinë e policisë në përmbushjen e detyrave, duke theksuar se kjo është shenjë e respektit për ligjin dhe interesin qytetar. Protesta e opozitës ishte kundër ministrit Fatmir Xhafaj, ku pas

akuzave të shumta ndaj vëllait të tij, Agron Xhafaj, me pretendimin se është i implikuar në trafikun e drogës, opozita doli dje në shesh për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm. Por, ministri ka shmangur një koment për protestë, duke e fokusuar reagimin e tij vetëm te puna e policisë, e cila sot u përballë me dhunë nga protestuesit, ku për pasojë përfunduan në spital 11 efektivë. Vlerësim i veçantë e respekt për gjithë shërbimet e Policisë së Shtetit të angazhuar në sigurinë e mbarëvajtjen në

tërësi të tubimit të opozitës. Profesionalizmi dhe qetësia në përmbushjen e detyrave të ngarkuara në këtë rast: shenjë e respektit për ligjin dhe interesin qytetar. “Vlerësim i veçantë e respekt për gjithë shërbimet e Policisë së Shtetit të angazhuar në sigurinë e mbarëvajtjen në tërësi të tubimit të opozitës. Profesionalizmi dhe qetësia në përmbushjen e detyrave të ngarkuara në këtë rast: shenjë e respektit për ligjin dhe interesin qytetar”,- shkruan Fatmir Xhafaj në reagimin e tij në Facebook.

FORUM

Harakiri i panevojshëm i Lulzim Bashës Nga Skënder Minxhozi

T

ani që sheshi foli, të gjithë e dimë se Lulzim Basha bëri një gabim të madh më 26 maj. Njërin ndër shumë gabimet e ngjashme që ka bërë këto vite, poshtë zyrave të Edi Ramës. Thirri rreth vetes popullin opozitar për të treguar sesi përkrahësit e tij e përjetojnë aferën e audiopërgjimit-akuzë ndaj vëllait të Fatmir Xhafajt. Dhe populli opozitar foli. Tha atë që Basha, Berisha dhe Kryemadhi me siguri nuk do të donin ta kishin parë dhe dëgjuar: sherri “Xhafaj” ka pak rëndësi për votuesin e djathtë. Pa folur më pas për indiferentët dhe kundërshtarët, të cilët ju drejtuan plazheve, ndërkohë që lideri demokrat ngrinte zërin në kupë të qiellit te këmbët e zyrës bosh të Edi Ramës. Debati për aferën “Babale” kishte marrë prej javësh formën e tij më të ndezur, duke u kthyer në një kokëçarje për qeverinë. Sherre televizive pafund gjatë gjithë javës, akuza eksplozive nga njëra anë dhe tjetra, tendosje maksimale e të gjithë sistemit politik e mediatik të Tiranës. Dhe papritur Lulzim Basha pati idenë të na tregojë se çfarë mendojnë për këtë gjë, ata që janë në mes: njerëzit e thjeshtë. Në vend që ta linte të maisur sa më gjatë sherrin e Babales në vitrinën e medias dhe sallat e politikës, ai pati tundimin t’i japë kësaj historie të vetëm përmasë që nuk e kishte: masivizimin. Duke e dëmtuar me dështimin publik, edhe vetë skandalin për të cilin qe investuar aq shumë. Protesta e ditës së djeshme dha një verdikt shumë të pakëndshëm për opozitën. Nga vërtetësia ose jo e zërit të Agron Xhafajt, ajo e shpërnguli debatin dhe vëmendjen tek shifrat anemike të pjesëmarrjes në bulevardin qendror të Tiranës. Duke kërkuar të verë vetullat, opozita duket se nxori politikisht sytë. Siç dihet, të protestosh në epokën e dronave është gjithnjë e më e vështirë. Sidomos tek Dëshmorët e Kombit, një hapësirë e stërzgjatur e hileqare, që kërkon qindra autobusë e mijëra protestues për t’u mbushur. Dhe të gjitha

këto sot thjesht munguan. Syri i kamerave nga lart s’e pati aspak të vështirë të kapë boshin e frikshëm që rrethonte podiumin e zotit Basha, i cili me siguri e ka kuptuar gabimin sapo ka hedhur hapat e para në bulevard, pasi ka dalë nga selia e partisë së tij. Sfida për sheshin ka qenë tradicionalisht sfidë për pushtetin në Shqipërinë e 30 vjetëve të fundit. Dhe opozita e humbi edhe një herë tjetër përballjen me indiferencën e shqiptarëve, por edhe me gabimet e saj taktike që e çojnë nga njëra protestë e gabuar tek tjetra. Sepse sot, në vend që të kishim një gjysëm-proteste, për opozitën do kishte qenë njëmijë herë më mirë të kishte dalë me konferencat e zakonshme të shtypit apo statuset kërcënuese në Facebook. Morali i fabulës është i thjeshtë dhe iu rikthye edhe një herë Lulzim Bashës si një bumerang i hidhur: një protestë e munguar është shumë më e mirë se një protestë e dështuar! Javanews.al

FORUM

Protestë qytetarë apo dhunë? Nga Dritan Kaba Protesta e sotme pati kritizerët e saj. Nxituan të artikulojnë dhe të thonë: Çfarë proteste është kjo, pa shkatërrime, përleshje dhe flake?! Duan dhunë nga protestat. Njësoj si vampirët që kërkojnë gjak. Opozita në asnjë vend të botës demokratike nuk mund ta marrë pushtetin me dhunë, Në asnjë vend të BE ku aspirojmë të shkojmë, opozita nuk lind dhunë, por alternativë. Në asnjë vend tjetër të botës që duam t’i përkasim opozita nuk çon popullin në gjakderdhje. Kush kërkon këtë bën vetëm lojën e klikës ne pushtet. Ben lojën e krimit te organizuar qe xha ka zëne qeverinë nga maja e saj. Kush kërkon këtë i bën një shërbim të madh Ramës. Kërkon qe t’i japë mundësinë e artë që të dalë e të etiketojë opozitën si shkatërrimtare, si jo evropiane apo përrallat me pro ruse. Protesta e dhunshme do të tërhiqte vëmendjen nga kjo qeveri e do e kalonte gjithçka tek opozita si anti-evropiane. Ka shumë burokrate të Brukselit të blerë e mikluar nga paratë e drogës që mezi e presin një rast të tillë, për të etiketuar opozitën si e keqja e këtij vendi. Mos bëni krahasime me dhunën e ushtruar në protestat e organizuara nga sindikatat dhe grupet e organizuara shoqërore apo edhe komuniste po të doni në Perëndim. As me opozitën e 21 janarit, jo dhe jo. Kthimi i vendit në prodhues e trafikues droge u bë pikërisht për të shpërblyer ato turma vandale. Koncesionet vrastare po jepen pikërisht për të larë borxhet e financimit e atyre lloj protestash. Rrrenjet e kësaj gjendjeje të vendit sot janë zhvilluar, pikërisht nga ajo ditë, nga ajo lloj opozite e kapur dhe lidhur ngushtë me krimin. Nuk e kuptoj thirrjen për dhunë. As i bashkëngjitem asaj. Opozita me protestat e veta sensibilizon jo vetëm qytetaret, por edhe opinionin ndërkombëtar. Jemi para një qeverie të lidhur me krimin, si vëllezër siamezë. Kush do jetën e gjatë të kësaj dysheje të mos protestojë. Por të mos japë as mend. Amalgama Qeveri, krim i organizuar, media e blere, koncesione grabitqare, është e keqja e këtij vendi dhe jo opozita paqësore. Kush do rrëmuje, kaos dhe dhunë i shtrin tapetin e kuq Ramës. Tjetra është ajo që Rilindja nuk do, protestë qytetare.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

PROTESTA

12

E diel, 27 MAJ 2018

Protesta e opozitës në Tiranë P

artia Demokratike dhe aleatët e saj zhvilluan sot një tubim proteste së bashku me mijëra anëtarë dhe mbështetës të opozitës. Ata kërkuan largimin nga postet të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, pas dyshimeve se ky i fundit ka favorizuar vëllain e tij për t'iu shmangur dënimit me 7 vjet burg për trafik droge nga drejtësia italiane. Protestuesit nga Tirana

dhe nga krahina të tjera u bashkuan në shëtitoren "Dëshmoret e Kombit" me thirrjet: "E duam Shqipërinë si gjithë Europa", "Rama ik, Xhafaj Ik". Pas fjalimit të kryetarit të opozitës, protestuesit marshuan në shëtitore deri te sheshi Nënë Tereza. Ata patën përplasje me policinë te kryeministria dhe te ministria e brendshme, teksa hidhnin vezë dhe tymuese. Të dy palët pretenduan për provokime reciproke.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13

E diel, 27 MAJ 2018

Tirana hap dyert në Edicionin e 16-të të Bienales së Arkitekturës në Venecia

Veliaj: Tirana gjithmonë i ka dyert e hapura mund të ketë Italia e Rilindjes dhe e epokave të lavdishme të së shkuarës, por është padyshim origjinale. Besoj që kjo eksperiencë origjinale e ka koncentratin e vet në këtë pavijon", tha Veliaj, teksa e krahasoi projektin "Hapësira zero", që përfaqëson vendin tonë në Bienalen e Venecias, me një sofër tipike tironse që ushqen shpirtërisht me art dhe kulturë. "Ndihem shumë mirë sot për gjithë skuadrën, tamam si një skuadër tipike tironse. Financat e ministrisë edhe të bashkisë janë modeste, por si

M

e një trokitje sim bolike në një derë të vjetër tipike tiranase, kryeqyteti i Shqipërisë hapi dyert në Edicionin e 16-të të Bienales së Arkitekturës në Venecia për personalitete të huaja të artit, arkitekturës, si dhe qindra artdashës shqiptarë e të huaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, të shoqëruar nga Ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri, prezantuan projektin "Hapësira zero", i cili përfaqëson vendin tonë në Bienalen e Venecias, e ku paraqitet një pjesë e mjedisit urban, historisë dhe traditës së Tiranës, përmes portave të vjetra të marra nga banesat e kryeqytetit, si element për të shpjeguar hapësirën ku bashkëjetojnë e vjetra dhe modernia. Kryebashkiaku Veliaj tha se ky ekspozim është edhe përshkrim i punës së Bashkisë së Tiranës, tregues se kryeqyteti i ka dyert e hapura për miqtë. Duke e cilësuar si një qytet

tironsit nikoqirë, që gjithmonë gjejnë hapësirë që edhe në një sofër të vogël të ulin qindra njerëz, besoj se kjo është një sofër tipike tironse që ushqen shpirtërisht me art dhe me kulturë qindra njerëz që janë sot këtu, por edhe që do të vijnë në ditët në vijim", theksoi Veliaj. Ministrja Kumbaro vuri theksin mbi rëndësinë që ka ky projekt për Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare, e cila

me kujdes duke treguar në një skenë të globalizuar si Bienalja e Venecias sakrificat dhe transformimin në kohët më të vështira. "Dua t'i japim një kompliment pavijonit të Kosovës, i cili është një pavijon që tregon sakrificën, por edhe transformimin që nga kohët më të vështira, me një arsim paralel, me një lidhje vetëm virtuale me botën, përmes saçeve që patë sipër dhe shtëpive që u shndërruan në shkolla,

përbën edhe një risi edhe për dikasterin që ajo drejton. Kreu i Bashkisë shprehu vlerësimet edhe për pavijonin e Kosovës, i cili është kuruar

arritën të ruajnë esencën dhe autenticitetin e kombit tonë. Duke qenë se na ndan një korridor, është mundësi fantastike për të parë dy gjysmat e plota të kombit shqiptar", nënvizoi Veliaj. Në projektin "Hapësira zero" portat e vjetra tiranase që janë zgjedhur si element për të shpjeguar Tiranën; të vjetërën dhe moderne. Seria e dyerve e instaluar në 'Hapësirën Zero' linjëzon kalimin mes të brendshmes dhe të jashtmes në urbanistikën bashkëkohore të Tiranës, karakterizuar nga prezenca e shumë dyqaneve, punishteve, kafeneve, të pranishme kudo nëpër qytet dhe pothuaj 24 orë në shërbim të qytetit.

origjinal, ai shtoi se Tirana po zë vend edhe në mediat më të njohura në botë si prestigjiozja "Lonely Planet", që e rekomandoi Tiranën si një nga dhjetë vendet që duhen vizituar këtë vit. "U ndjeva shumë krenar këtë javë në Tiranë. Tirana ishte një nga dhjetë vendet e rekomanduara nga "Lonely Planet" për t'u vizituar në vitin 2018. Ky projekt artistik është një antipastë e çfarë mund të presësh nga Tirana. Tirana sigurisht që nuk ka luksin, historinë apo trashëgiminë që


AKTUALITET

14

E diel, 27 Maj 2018

Një raport paraprak ka zbardhur dinamikën e ngjarjes nga momenti i arrestimit deri në qelitë e komisariatit të policisë

N

ë 17 maj, 27-vjeçari Enea Ftoj u gjend i pajetë në Komisariatin e Korçës, ndërsa hetimet për vdekjen e tij ende nuk janë mbyllur. Lajmin për vdekjen e tij familjarët e mësuan në ambientet e gjykatës ku do të zhvillohej seanca për vendosjen e masës së sigurisë ndaj 27-vjeçarit. Familja hedh akuza ndaj uniformave blu, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore nuk konstatoi dhunë. Bashkëshortja tregon jetesën me tre fëmijët e mbetur jetimë. “Tani jetoj tek gjyshja, pasi prindërit e Eneas nuk kanë për vetë mundësi ekonomike. Nëse shteti nuk merr masa për mua, unë do të varem me gjithë fëmijë. Nuk kam shpresë tjetër”, thotë me lot në sy Entela Çaçani, bashkëshortja e Eneas. Pa asnjë ndihmë, përveç asaj që i jepet në spital sa herë humbet ndjenjat, Entela kërkon ende një shpjegim. “Jeta ime është zi. Ata fëmijë duan një përgjigje kur të rriten. Vajza e madhe thotë se unë e di që babi është në varr”, thotë Entela. 21-vjeçarja ditë më parë ishte në ballë të protestave për të zbuluar shkakun e vdekjes së bashkëshortit. “Ndihem sikur jam unë në varr, jo sikur është Enea në varr”. E ëma e Entelës mundohet t’i japë siguri të bijës me tre vajzat e saj, 5, 3 dhe 1-vjeç. “Çfarë do të bëhet me vajzën time. Nuk ua urojmë as hasmit këtë”, thotë nëna e Entelës. Fqinjët Për familjen Ftoj vdekja e Eneas i cili ishte më i madhi i tre fëmijëve kjo ngjarje nuk mund të kalojë në heshtje. Do të vazhdojnë ta ngrenë zërin derisa të fitojë drejtësia. Fqinjët tregojnë solidaritet me Entelën. “Edhe unë qaj, pasi kam fëmijë vet”, thotë një fqinje. “Ishte djalë i ri. Ku do të shkojë tani Entela me tre fëmijë”, thotë

Vijon hetimi për Enea Ftojin, gruaja: Fëmijët duan një përgjigje

ANKTH “Enea ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe ankohej për dhimbje koçkash dhe për ankth. Për këtë arsye ai e trajtoi për tre ditë rresht me diazepam”.

DO VAREM “Tani jetoj tek gjyshja, pasi prindërit e Eneas nuk kanë për vetë mundësi ekonomike. Nëse shteti nuk merr masa për mua, unë do të varem me gjithë fëmijë. Nuk kam shpresë tjetër”.

një tjetër fqinje. Ndërsa në tregun e “gabit” të qytetit të Korçës, ku nisi e gjithë kjo histori, njerëzit ngurrojnë të flasin. “Nuk isha unë. Unë isha në punë, nuk e pashë”, thotë një qytetar. “Nuk e di”, thotë një tjetër. Hetimet Hetimi për vdekjen e Enea Ftojt në komisariatin e Korçës po

vijon. Një raport paraprak ka zbardhur dinamikën e ngjarjes nga momenti i arrestimit deri në qelitë e komisariatit të policisë. Ishte mesditë e 14 majit të 2018-s, kur Enea i ka kërkuar një qytetareje me emrin e Florika, 500 lekë të vjetra. Kjo i fundit i është drejtuar me fjalët: “Të të vijë zor, duhet të punosh vetë”. Në këtë

LEZHË

Kapet 31-vjeçari, i kërkuar nga Italia

Policia e Lezhës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Altin Doshi 31-vjeç banues në Lezhë, i dënuar në mungesë me 5 vite burg nga Gjykata e Romës. Autoritetet italiane e kanë dënuar për veprën penale vjedhhje me dhunë. Altin Doshi është arrestuar për t’u ekstraduar më pas në drejtim të Italisë për të vuajtur dënimin. Këtë shtetas, Gjykata e Romes në Itali, me vendim Nr.SIEP 399/2018 datë 29.03.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vite burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë” parashikuar nga nenet 110 dhe 628 të Kodit Penal. Arrestimi i Doshit u bë provizor me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit Italian.

BERAT

P

olicia e Beratit ka vënë në pranga një 60-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Kristo Gole, nga fshati Bardhaj i Beratit, është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg në janar të 2018 nga gjykata e Apelit të Gjirokastrës. Bashkë me të birin, më 23 maj të vitit të kaluar në Kakavijë, dhe me H.G dhe M.SH, të dy të arrestuar, ndihmuan 4 persona të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin, kundrejt shumës prej 400 euro secili. Pasi u evidentuan nga Policia Kufitare Kristo Gole arriti ti shmangej arrestimit. Ai u kap nga autoritetet greke dhe u ekstradua në vendin tonë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

moment Enea me një dorë e ka kapur për fyti dhe me një tjetër i ka tërhequr forcërisht varësen e floririt nga qafa. Në ndihmë të saj shkuan dy efektivë police të ndodhur aty pranë. Artileri Robi dhe Kreshnik Babali, të cilët janë vënë në ndjekje të Eneas, i cili njihej me pseudonimin Popoçi dhe i dënuar disa herë penalisht. Pasi

e kapin djalin, efektivët njoftuan sallën operative dhe pak minuta më vonë një patrullë policie vjen dhe e shoqëron drejt komisariatit Enean. U njoftua edhe kryeinfermieri i policisë, i cili evidentoi se Enea ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe ankohej për dhimbje koçkash dhe për ankth. Për këtë arsye ai e trajtoi për tre ditë rresht me diazepam. Pas ditë më parë, familja dhe komuniteti rom zhvilloi një protestë para ministrisë së Brendshme, ku me pankarta kërkonin drejtësinë për jetën e humbur në Komisariatin e Korçës.

400 euro kalimi në kufi, në pranga 60-vjeçari i dënuar


AKTUALITET

15

E diel, 27 Maj 2018

Në rrobaqepësi punojnë afro 120 gra. Por nga kjo gjendje është prekur vetëm një repart. Ende nuk dihen shkaqet, por mjekët dyshojnë se kanë të bëjnë me intosikacion nga gazi

A

to qepnin rroba ushtarake, por mëngjesin e së shtunës 13 punonjëse të një fasonerie në Shkozet të Durrësit, në vend që të bënin punën e përditshme përfunduan në urgjencë. Njëra pas tjetrës, mësohet se gratë janë ndjerë keq, duke kaluar në gjendje të fikti, dhe shfaqën shenja helmimi. Menjëherë ato u dërguan në urgjencën e Durrësit, ku ndodhen të shtruara në repartin e urgjencës, dhe po trajtohen me serume dhe medikamente të tjera. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj gjendjeje të rënduar shëndetësore të punonjëseve. Burime spitalore bëjnë të ditur se 13 pacientëve u është dërguar gjaku për ekzaminim në Tiranë, me qëllim përcaktimin e shkakut të kësaj gjendjeje. Pas marrjes së ndihmës së parë në urgjencë, disa nga punonjëset janë larguar në banesë, ndërsa 6 prej tyre janë shtruar në spitalin e Durrësit për të qenë nën kujdesin e mjekëve në vazhdimësi. Njëra prej tyre, e cila ndodhej në gjendje më të rënduar shëndetësore është dërguar me urgjencë në Tiranë për mjekim të specializuar. Të sëmurat tregojnë se nuk kishin konsumuar asgjë, dhe se gjithçka ndodhi parapritur teksa po punonin. Në rrobaqepësi punojnë afro 120 gra. Por nga kjo gjendje është prekur vetëm një repart. Ende nuk dihen shkaqet, por mjekët dyshojnë se

Helmohen 13 rrobaqepëse, njëra pas tjetrës u gjetën pa ndjenja në banjo. Enigmë shkaku

kanë të bëjnë me intosikacion nga gazi. Pavarësisht dyshimeve, mbetet që ngjarja e rëndë të zbardhet nga rezultati i analizave. Një prej punonjësve që ka përfunduar në spital, ka treguar se e ka gjetur shoqen, e cila ishte edhe shtatzënë, pa ndjenja në banjë. Ajo ka pohuar se nuk ka ndjerë ndonjë aromë dyshuese.

“Një koleges sonë i ra të fikët, po punoja në syzator. Shkova në tualet dhe gjeta një shoqe tjetër që i kishte rënë të fikët. Ishte shtatzënë. I dhashë ndihmën e parë asaj, kur u ktheva në vendin e punës nuk mbaj më asgjë, sepse më ra të fikët. Jam përmendur në spital. Ne qepim rroba ushtarake. Nuk ndjeva ndonjë

erë të keqe, apo ndonjë aromë dyshuese”,-u shpreh gruaja. Ngelet mister shkaku nga se mund të jenë helmuar punonjëset, 6 prej të cilave raportohen të jenë në gjendje të rënduar shëndetësore. Gratë sqarojnë situatën e tyre ku thonë se këtë proces pune e kryejnë prej vitesh, por nuk janë në gjendje që të thonë

shkaktarin e kësaj ngjarje. Nga ana e tij mjeku Gent Kavaja, n/drejtor i spitalit të Durrësit, thotë se gratë e sëmura kanë marrë ndihmë mjekësore sapo kanë mbërritur në spital. Sipas tij nuk kemi të bëjmë me helmim ushqimor, por me diçka tjetër që do të mësohet pas përfundimit të analizave të të sëmurave. Ndërsa njëri prej drejtuesëve të konfederatës së fasonëve, kërkon që institucionet ligjore të kthejnë sytë nga kushtet e punës së industrisë së fasoneve që lënë mjaft për të dëshiruar. Për këtë ngjarje, Policia bëri me dije se: “Më datë 26.05.2018, në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës kanë shkuar për ndihmë mjekësore 13(trembëdhjetë) punonjëse të një firme rrobaqepësi. Në ambientet e punës, punjënjëset kanë shfaqur shenja debulese (të fikti), të cilat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në bashkëpunim me Specialistët e Shëndetit Publik po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-thuhet në reagimin e Policisë.

MORINË

SHËNGJIN

Rikthehet fluksi në kufi, policia rrit punën

Digjet lokali, në pronësi të një punonjësi të Prokurorisë M

Që prej mëngjesit të së shtunës, në pikën kufitare ka patur fluks udhëtarësh nga Kosova. Pjesa më e madhe e tyre janë për pushime në bregdet, por ka edhe nga ata që preferojnë kryeqytetin për të pushuar në fundjavë. Nuk ndodhi ndryshe edhe këtë fundjavë. “Po shkojmë në shqipëri të kalojmë fundjavën. Kemi dal me shëtit pak, me kalu fundjavën”. Radhët janë të gjata në Morinë. Fluksi paraditen e së shtunës shtohej çdo orë. “Unë jam Arta nga Prishtina dhe jemi rrugës për në Tiranë. Kemi një trajnim te pallati i Kongreseve. Jena mbledh me shoqni”. Policia kufitare ka punuar me procedurë të përshpejtuar, ndërsa vonesat e punimeve në doganë janë një tjetër pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve e mallrave.

ëngjesin e së shtunës, një lokal veror u gjet i shkrumbuar në zonën bregdetare të Kunes në Shëngjin. Zjarri ka rënë rreth orës 4:00 minuta, dhe zjarrfikësit e kanë pasur të pamundur për të penguar djegien e plotë, pasi gjithçka ka ndodhur vetëm në pak minuta. Policia ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me këtë ngjarje, por pa saktësuar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme ose jo. Objekti rezulton në pronësi të shtetasit Gëzim Çuni, por sipas burimeve ky lokal veror është përdorur vazhdimisht nga Oficeri i Policisë Gjyqësore në Lezhë S.C, që po sipas informacioneve është mik i ngushtë i pronarit që e ka me letra këtë objekt. Dyshimet e para janë për një zjarrvënie të qëllimshme, pasi mënyra e ndërtimit të këtij objekti në breg

të detit është dyshimi kryesor ku janë përqendruar hetimet, por pa shmangur edhe zjarrvënien për shkak të detyrës së OPGJ në Prokurorinë e Lezhës. Pronari

de juro dhe dy persona të tjerë janë marrë në pyetje rreth djegies së këtij lokali veror në Kune të Shëngjinit, por ende pa saktësuar se për çfarë bëhet fjalë.


FORUM

16

E diel, 27 MAJ 2018

ANALIZË

93 vjet Kontrolli i Lartë i Shtetit Nga Amantja Patozi

K

a shumë njerëz në Shqipëri, që kanë dëgjuar të flitet për Kon trollin e Shtetit vetëm pas vitit 1991. Historia me zigzake e shtetit shqiptar, por sidomos 50 vitet e diktaturës gati e kishin ngulitur keqkuptimin se ky insistucion më parë nuk ka ekzistuar fare. Por, në fakt, e vërteta është ndryshe, sepse historiku i Kontrollit të Lartë të Shtetit lidhet ngushtë me shpalljen nga deputetët e Kuvendit Kushtetues më datë 21 janar 1925 të krijimit të Republikës Parlamentare Shqiptare. Fill pas miratimit të Statutit Themeltar të Republikës Shqiptare, Presidenti i Republikës ne atë kohë , Ahmet Zogu më datë 20 maj 1925 firmosi DekretLigjin " Mbi formimin e Këshillit Kontrollues ", dekret që hyri në fuqi më datë 26 maj 1925. Ky këshill krijohej si një organ kushtetues dhe nuk varej nga asnjë ministri. Ndaj edhe kjo datë shënoi edhe rrugëtimin e institucionit të parë kontrollues të shtetit shqiptar, gati 13 vjet pas qeverisë së parë të Ismail Qemalit. Që nga ajo ditë e deri më sot kanë rrjedhur shume vite, në të cilat Kontrolli i Shtetit ka pësuar ndryshime të thella si në koncept ashtu edhe në

funksionimin e vet, në varësi të rrethanave historike dhe të regjimit politik të kohës. Më poshtë po japim shkurtimisht etapat kryesore nëpërmjet të cilave ka kaluar në vite historia e këtij insistucioni të rëndëishëm për çdo shtet modern në botë. Në vitet 1928-1939, vendi drejtohej nga një monarki institucionale. Me ligj të veçantë përcaktohej mënyra e organizimit dhe ushtrimit të veprimtarisë së institucionit të Kontrollit Shtetëror, mënyra e raportimit në Parlament dhe marrëdhëniet e tij me qeverinë e mbretin. Në Gusht 1946 bëhet riorganizimi tërësor i organeve të kontrollit, si në formë edhe në përmbajtje. Me ligj të veçantë të Kuvendit Popullor krijohet Komisioni i Kontrollit të Shtetit, i cili ishte në përbërje të Qeverisë dhe në varësi të plotë prej saj. Me vendosjen e pluralizmit në Shqipëri, me asistencën e BE u hartua projekt-ligji "Për Shërbimin e Kontrollit të Shtetit", i cili u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë në 31 gusht 1992. Në këtë ligj sanksionohej se Shërbimi i Kontrollit të Shtetit ishte organi më i lartë i kontrollit ekonomiko--financiar dhe i pavarur nga qeveria. Pavarësia e plotë, depolitizimi dhe de-

Nga Albert Vataj

F

kushtetues është e një rëndësie parësore për të lexuar drejt vlerat dhe kontributin e tij përgjatë viteve, por edhe gabimet dhe momentet e kthimeve prapa. Një analizë e tillë në dritën e fakteve të plota i shërben institucionit kushtetues për të kuptuar qartë pozicionin e tij në shoqëri, por edhe opinionit publik dhe qytetarëve për të peshuar si duhet misionin dhe realizimin e tij nga ky institucion. Duhet të ndjehemi krenar që shteti shqiptar dhe themeluesit e tij, që prej vendosjes së pavarësisë ne vitin 1912 kane pasur largpamësinë për te krijuar edhe një strukture te pavarur shtetërore qe do të mbikëqyrte mënyrën e shpenzimit te asaj arke simbolike te shtetit te ri te sapokrijuar. "Institucionet Supreme të auditimit sot janë pozicionuar si kurrë më parë, për të bërë diferencën, jo vetëm për vendet e tyre, por në tërësi për të gjithë botën. Në nivel kombëtar, SAI-t ndihmojnë në përmirësimin e shërbimeve publike dhe ndihmojnë drejtuesit publikë të planifikojnë të ardhmen ". Duke e parë veten në këtë mision, kemi kërkuar identitetin institucional, nëpërmjet dokumentimit dhe hedhjes dritë të plotë mbi historinë e zhvillimit të KLSH, si një përgjegjësi për brezat që vijnë, por edhe një shër-

bim për qytetarin, opinionin publik dhe partnerët tanë vendas dhe të huaj. Në këto gjashtë vite Kontrolli i Lartë i Shtetit nën drejtimin e Zotit Leskaj ka bere një progres të dukshëm në të gjitha dimensionet, duke e kthyer KLSH-në, ne një Institucion Modern te auditimit të jashtëm publik. Në Raport progresin e fundit për Shqipërinë , ne kapitullin 32"Kontrolli financiar " është theksuar fakti qe : "Përsa i përket kapacitetit institucional, zhvillimi profesional i audituesve ka qenë prioritar në vitet e fundit, duke kryer mesatarisht 25 ditë trajnimi/për auditues çdo vit. SAI ka miratuar planin e auditimit për vitin 2018, duke përdorur një metodologji vlerësimi bazuar në risk". Pavarësisht arritjeve te viteve te fundit KLSH aspiron që nëpërmjet auditimeve të tij të sjellë vlerë të shtuar në shërbimin ndaj qytetarit, Kuvendit dhe subjekteve publike që auditon. Kjo nënkupton sigurimin e aftësive më të mira profesionale dhe njohurive mbi standardet ndërkombëtare të fushës për të gjithë trupën audituese dhe personelin mbështetës në KLSH, nëpërmjet partneriteteve dhe punës së përbashkët, duke zbatuar një nga parimet e ISSAI 12, që të udhëheqë nëpërmjet shembullit.

Miku im, pse nuk erdha dje me ty në protestë?!

KUMTIM akti se mbetesh miku im, sinjifikon gjërat që na përbashkojnë, por shterimi i frymës që ushqente me jetë shpresat dhe idilet ardhmëruese e këputi fillin që mbante në ajër balonën tonë të ëndrrave. Në sy na u derdh ai qiell që pinte shpresat tona dhe në duar na mbeti ai fill që na shtërngon në grykë Mu desh t’i them JO ftesës tënde për një tjetër mundësi nën këtë qiell kërcënues. Asokohe lufta jonë kishte nevojë për martirë dhe ne u ishim ofruar ideve të mëdha dhe kauzave të larta me përulësinë e sakrificës. Dhe... na u desh më shumë se sa mund të jepnim, për të kuptuar se e gjithë kjo ishte një farsë. Dehja dhe shpengimi na kishte hedhur tej, ku asnjëri nga ne s’po kuptonim se ç’po ndodhte, deri kur përfunduam “theror” i kësaj humbjeje. Jam thellësisht i zhgënjyer sa ç’jam dhe shpresëhumbur. Lufta për pushtet, e manifestuar përmes tragjizmit si maskë dhe betejave skenike, si virtuozitet komikë e mbajnë në simbiozë dualitetin e armikut dhe mikut. Në rolin e spektatorit dhe viktimës, falsiteti dhe utopitë na u bënë ushqyerje. Na hahej dhe ja ç’mbeti në ne, dhe ja si u katandisëm me një JO në mes. “Politika është luftë për ta fituar dhe për ta mbajtur pushtetin. Çfarëdolloj petkash të përdorë për t’u stolisur, të gjitha i shërbejnë këtij objekti”, e kësisojtë është porosia e vrazhdë e Makiavelit, apo jo miku im (?!) Ashpërsia e konkurrencës për pushtet

partizimi i organit suprem të kontrollit u realizuan me miratimin e ligjit nr. 8270, datë 23.12.1997 "Për Kontrollin e Lartë të Shtetit" dhe më pas të ligjit themelor të Shtetit nr. 8417, datë 21.10.1998 "Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë", pjesa e katërmbëdhjetë "Kontrolli i Lartë i Shtetit", nenet 162-165. Në datën 27 nëntor 2014, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin e ri të KLSHsë, nr. 154/2014, "Mbi organizimin dhe funksionimin e KLSH". Ky ligj realizon profilizimin e KLSH-së si një institucion modern evropian i auditimit suprem publik, i cili e bazon aktivitetin e tij tërësisht në standardet ndërkombëtare të INTOSAI-t. KLSH gjatë gjithë periudhës së pluralizmit ka vepruar në mënyrë të pavarur, duke gëzuar pavarësi dhe duke u përpjekur të bashkëpunojë me institucionet homologe dhe partnerët ndërkombëtare. Në pamundësi të përmendjes së të gjithë figurave të drejtuesve të KLSH ndër vite, do të veçonim personalitetet e ndritura, veçanërisht në vitet 1925-1944, si: Kol Thaçi, Lac Gera, Llambi Aleksi, Fejzi Alizoti, Lame Kareco, Eqerem Libohova, Xhaferr Ypi, Rrok Gera, Izedin Beshiri dhe të tjerë. Kujtesa institucionale e një organi

politik ndërmjet së djathtës dhe të majtës vazhdon të përftojë organizimin e hapësirës politike në përputhje me logjikën e mikut dhe armikut. Ky është fakt. Megjithatë, zënkat, ato që përbëjnë në vetvete betejën e ashpër kryesisht mediatike, nuk kanë të bëjnë me modele alternative të politikbërjes, por thjesht me luftën për pushtet në formën më të kulluar. Thelbësisht, ajo që rreket të përthithë interesimin e opinionit, i cili i magjepsur për “dalëzotësit” e tyre nuk ka të bëjë fare me vetë masën. Populli shërben vetëm si një nxitës i këtij spektakli manipulues, i kësaj loje makabre të shpërlarjes së trurit. Ai është bari që shkelet kur dy përbindësha kacafyten për të ruajtur habitatin e tyre dhe për të kërkuar me insistim rolin e dominuesit. I ngutshëm është ndryshimi i mënyrës se si ne sodisim këtë përballje, kosto e së cilës mbetet të paguhet vetëm nga ne. “Konfliktet politike sa vijnë e katandisen në konflikte midis grupesh të interesit ekonomik”... e gjitha kjo, “për të fituar pozicione të reja ndikimi”. Prapa këtyre përfaqësuesve dhe mbrojtësve të zellshëm të interesave integruese dhe progresi të popullit, “duhet të shohim, cilët sipërmarrës, cilët grupe mediatike, cilët banka, cilat interesa fitojnë”! A kemi hyrë vallë në një etapë të re tranzicioni politik? Shoqërisë i mbeten ende mundësi të rikuperimit të shpresës? Vota, ende vijon të konsiderohet si mjet i shndërrimit të interesave në vlera për-

faqësimi, edhe nëse ajo vijon të kuotohet në tregun politik. Protestat, si aksion gjendet gjithnjë e më shumë para pamundësisë për të kanalizuar zemëratën e masës dhe rebelimin ndaj keqqeverisjes dhe mizerjes, sepse ai potencial energjish transformuese gjithnjë është keqpërdorur. Është shitur dhe blerë gjaku dhe djersa. Janë shkelur me këmbë ideali dhe shpresa. Frika dhe pasiguria, kuisin si hijena në këtë heqje rrëshqanë nga e djeshmja në të tashmen. Shteti e përdor ligjin si formën më të rafinuar të nënshtrimit dhe kërcënimin si mjetin më efikas të bindjes. Pas të qeshurave, shtërngimit të duarve, rrahjes së supeve, një përçmim i neveritshëm dhe helmues pikon mbi shkreptimën e asaj shprese për shpëtim, dhe... zgjohemi pasi të biem. Josep Ramoneda, te “Fundi i pasionit politik” këshillon “që interesi për politikën të mund të kthehet, nevojitet një rinovim i gjuhës”. Ai propozon një transformim të mjeteve shprehëse të komunikimit, një oratori që të përthithet më mirë nga masa, e aftë për të rindërtuar idenë e alternativës. Por a mjafton një katharsis si skizëm nga bataku i shterimit të idesë dhe baltës retorike? Drita në fund të tunelit pulson miku im, por ende janë të ndrydhura vullnetet përshkuese të territ. Apatia e mëkuar nga keqpërdorimi i besimit ka thyer çdo gjymtyrë të kësaj shprese, që rreket të gjejë mishërim në një trup që ka mundur t’i shpëtojë toksikimit. Vragët e vjetra dhe

problemet serioze me dinjitetin e vrasin që në embrion këtë gjallje vullnetmirë. Bima e re shtërzon nën koren e ngurtësuar nga shtresat e njëmbinjëshme që ka hedhur e keqja. Dallaveraxhinjtë, matrapazët, hileqarët, maskarenjtë e gjithë soji e sorollopi i tyre përfaqësojnë atë specien fatlume që ka evoluar, njëjtë si mbijetuesit e shiut meteorik, duke u përshtatur. Të tjetër... fati i të tjerëve është gozhda e fundit që ngulet në arkivolin e besimit te e ardhmja. Si ramë kaq poshtë?! Ndoshta duke kërkuar fajtorët u gënjyem pas të lehura të qenve dhe nata na treti larg, shumë larg. Po, aty ku pamë se kishim rrëshqitur. Në përpjekjen e nxitimtë për të dalë, ne vetëm sa e thellonim më shumë gropën ku kishim rënë. Iluzionet e progresit, gërdallat e drobitura të betejave politike, andrallat e asaj që meritojmë, trualli i gërryer ku çapitin hapin, janë ajo panoramë morte që nderet mbi syprinën e lëmyshkur dhe plot lagështi të burokracive evropiane. “Ajo çka nuk zgjidhet, pezmatohet, derisa shpërthen duke prodhuar metastaza” dhe... të alarmuarit i vihen pas gjurmëve ikanake pa pyetur se ku i shpien ky turr. Gjithkund mund të jetë më mirë se aty ku nuk të numërojnë as kur të çojnë në “krematorium”. Ikja u jep diçka, edhe pse u ka marrë gjithçka kanë pasur. Dhe këtu, në tokën e armikut dhe mikut, nën këtë qiell fati meteorik mbeten ata, fatkëqinjë që luten dhe shpresojnë për një të nesërme që u

mëkohet si një lëmoshë edhe pse këtë mëshirë duhet blerë me çmimin e një skllavi. Fatalistët nuk propozojnë zgjidhje, por ata në pamundësi për të gjetur tjetër fat u mbetet të mbijetojnë me shpresën te mëshira. Paraja prodhon pushtet politik që gjeneron potencim vlerash në rrafshin monetar, cili nxit nevojën për mbajtjen e në “status quo” përmes çdo forme sundimi. Ka lindur saora super fuqia e së keqes, përbindëshi i parasë. Ai është zot i çdo zotërimi. Nuk ka ligje, kode morale dhe zakonore, nuk ka përulesi as bindje, nuk ka asgjë që pranon ajo, veç shumëfishimit të vetvetes me çdo çmim dhe me çdo mjet. Ajo ka blerë dhe ka shitur gjithçka dhe është vendosmërisht e pandalshme në shndërrimin çdo gjëje në çfarë ajo beson, në çfarë ajo është. Dhe... ka lindur ajo botë ku ka shumë të pasur dhe shumë të varfër. Një vijë imagjinare ndan dy realitetet që gëlojnë. E keqja nuk mban evidencë, nuk vramendet për rregulla, ajo është vetë kaosi i menaxhueshëm nga përdorja e masës. “Kur ke mashën, pse të djegësh duart”. “Trekëndëshi pushtet mediatik-pushtet politik-pushtet ekonomik funksionon si mekanizëm jashtëzakonisht efikas për të shndërruar në të papërfillshme gjithçka që nuk i intereson pa qenë e nevojshme të ndalohet. Dhe politika si territor i përbashkët i konfrontimit të fjalëve shpërfytyrohet ndërmjet centrizmit dhe absurditetit populist”. Kaq kisha për t’i thënë JO ftesës tënde për protestën e djeshme.


KULTURE

P

ërfundon nata e tretë dhe e fundit e aktivitetit "Netët e Letërsisë Austriake", me kujdesin e veçantë të IDMC-së dhe Ambasadës Austriake. Të rinjtë studentë mbushën edhe mbrëmjen e 25 majit sallën e Teatrit, duke treguar interes të veçantë për veprat e njohura të letërsisë bashkëkohore. Pjesa e parë e aktivitetit iu dedikua autores mysafire në këtë aktivitet, Christina Maria Landerl, e cila ndau me publikun momente të jetës dhe veprës së saj. Landerl, e cila vonë i ishte futur botës së letërsisë, të shkruarit, tregoi në një bashkëbisedim me përkthyesen Edlira Agolli se ky pasion i saj i madh vinte si frymëzim nga vendi i saj i lindjes Austria, nga historitë apo ndodhitë e përditshme aty, ndaj jo më kot një prej tregimeve me titull "Braktisni Qytetin" i dedikohej pikërisht asaj. Me tregime të shkurtra, një gjuhë të thjeshtë dhe lineare, të shkruar në vetën e parë dhe të tretë, Landerl kënaq gjithmonë publikun e saj. Ajo lexoi për publikun në sallë disa fragmente nga vepra e saj, të cilat ngjallën jo pak kureshtje nga të rinjtë pjesëmarrës, të cilët i drejtuan asaj disa pyetje.

17

E diel, 27 MAJ 2018

Mbyllet me sukses aktiviteti "Netët e Letërsisë Austriake" 2018

Ndërsa pjesa e dytë iu dedikua dramaturgut dhe gazetarit të njohur Stefan Zweig. Një

panoramë të gjithë jetës së tij, krijimtarisë, mesazheve që përçon, ndikimit të tij nga

Pikturat "binjake" të Monet për herë të parë në NGA Amatorët e artit në përgjithësi dhe të Claude Monet në mënyrë të veçantë do të mrekullohen pasi dy versione të ndryshme të "Jardin de l'artiste à Vétheuil" të piktorit francez janë bashkuar në Uashington, për herë të parë që prej krijimit të tyre. Deri më 8 gusht "National Gallery of Art" do të ekspozojë dy versione të ndryshme të kësaj pikture luksoze verore dhënë nga muzeu "Norton Simon" që ndodhet në veri të Los Anxhelesit, në Kaliforni. Dy veprat janë pikturuar nga Monet në vitin 1881 në fsha-

tin e Vetheuil, që ndodhet në një lagje pariziane, ku ai ishte vendosur tre vite më herët me bashkëshorten Camille, të sëmurë dhe dy fëmijët e tyre. Kjo periudhë, shënuar nga vështirësitë financiare, do të zbulonte të qënit shumë produktiv për mjeshtrin impresionist, i cili pikturoi rreth 300 vepra në tre vjet. "Ky ka qenë një moment kthese në karrierën e tij. Ai u kthye më shumë drejt pejsazheve, ai ishte shumë i interesuar për fenomenet atmosferike", theksoi Kimberly Jones, konservatore në

"National Gallery". Përsa i përket dy që janë ekspozuar, ajo e Norton Simon do të shërbejë si model për simotrën e National Gallery of Art. Restauruese në National Gallery, Ann Hoenigswald kaloi disa muaj për të hequr një llak që deformonte veprën vizualisht. "Që prej heqjes së llakut, ky ishte një zbulim", thekson ajo duke iu referuar ngjyrave të tablosë. "Ajo që gjej vërtet pasionante, është energjia e penelave të tij, pasuria e teknikës që përdor për t'i dhënë dimension pikturës", shtoi ajo.

autorë të tjerë, përhapja e ideve të tij për filozofinë e jetës, marrëdhënieve shoqërore apo

rolit të letërsisë në shoqëri u përcollën nga Drejtori i Qendrës së Zweigut në Salzburg, Klemens Renoldner, nën moderimin e autorit dhe kritikut shqiptar Agim Baci. Pyetje të shumta zbuluan mbi të gjitha karakterin e krijimtarisë së vet Zweigut, i cili me veprat e tij, duke filluar nga novelat e famshme e deri tek letrat apo dorëshkrimet e tij ka pushtuar botën. Gjatë diskutimit, ndër të tjera u theksua se Franca është vendi ku Zweig është botuar më shumë, por nuk u la pa përmenduar fakti se edhe në vendin tonë librat e tij janë përkthyer herët duke zënë kështu vëed edhe në biblotekat tona. Rikujtojmë që "Netët e Letërsisë Austriake" treguan edhe njëherë këtë vit kujdesin e veçantë ndaj veprave të njohura të letërsisë botërore, duke i sjellë ato në vëmëndjen e publikut. Me mesazhin se libri kur kalon kufinjë merr shumë me vete dhe i përjetëson ato në realitetin ku ndodhet u përmbyll ky aktivitet që vinte në kuadër të vitit kulturor Austri-Shqipëri.

Pavijoni i Kosovës gati për Bienalen e Arkitekturës në Venecie Rrëfimi për kohën kur hapësirat private në Kosovë ishin shndërruar në publike tashmë është gati. Kosova ka finalizuar Pavijonin e saj në edicionin e sivjetmë të Bienales Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia, transmeton Koha.net. Një shtëpi e papërfunduar për nga pamja e jashtme, e ndërtuar me tulla të kuqe, por me hapësira publike brenda saj, do të jetë konstruksioni i shtetit më të ri të Evropës në këtë ngjarje. Çatia e shtëpisë do të ndërtohet nga satelitët. Hapja zyrtare e Pavijonit u bë të enjten në hapësirën ekspozuese në Arsenale. Komisarja e Kosovës në këtë ngjarje, Jehona Shyti, njëherësh këshilltare e ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, të mërkurën ka thënë se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për hapjen zyrtare të Pavijonit në edicionin e 16-të të Bienales Ndërkombëtare të Arkitekturës. Shyti ka thënë se pas një pune të gjatë dhe serioze të të gjithë ekipit të angazhuar, Pavijoni i Kosovës me titullin "The city is everywhere" (Qyteti është gjithandej) ka marrë formën e vet. "Jam e lumtur që përmes projektit tonë të Pavijonit të Kosovës, në kuadër të temës së përgjithshme të Bienales së Venecias "Freespace" ne po sjellim para botës një rrëfim unik të Kosovës, ku pasqyrohet rezistenca sociale e shqiptarëve të Kosovës, solidariteti dhe vetëdija e lartë qytetare për të ruajtur identitetin kombëtar, kulturor, gjuhësor e social gjatë viteve '90", ka thënë ajo. Kësisoj Kosova nëpërmjet arkitektes Eliza Hoxha, këtë vit do të prezantohet me hapësira kolektive të viteve '90, kur shtëpitë ishin kthyer në ambiente të ngjarjeve të ndryshme ose në një qytet të vogël, kur shqiptarët ishin dëbuar nga institucionet. Por shtëpia e shtetit më të ri të Evropës që si ekspozitë është titulluar, komunikon fort edhe me gjendjen aktuale. Qytetarët e Kosovës janë të vetmit që nuk mund të lëvizin lirshëm pa viza dhe sillen brenda shtetit të tyre. Kjo është hera e tretë që Kosova merr pjesë në ngjarjen më të madhe të arkitekturës në botë. Me izolimin e kufijtë u mor edhe Flaka Haliti në "Spekulim në të kaltër".


SHOWBIZ

18

E diel, 27 MAJ 2018

Zërat e të mbijetuarve të Titanik në katër këngë të reja Zërat e njerëzve që ndërtuan dhe mbijetuan në Titanik janë bashkuar së bashku në set të ri këngësh nga grupi Public Service Broadcasting. Këngët prekëse u performuan për herë të parë të premten,nën hijen e kantierit detar ku u ndërtua anija, raporton BBC. Në këngë është përfshirë edhe sinjali i distancës së kodit Morse të dërguar nga kapiteni i anijes pas goditjes nga ajsbergu. Më shumë se 1.500 njerëz vdiqën kur anija u mbyt në udhëtimin e saj të parë në vitin 1912. Sidoqoftë, në Belfast, Titaniku gjithashtu mbahet mend si një triumf i inxhinierisë dhe që krijoi dhjetëra mijëra vende pune kur qyteti ishte në majën e lavdisë së saj industriale. Public Service Broadcasting tha se kishin tentuar ta përcjellin këtë anë të historisë po aq sa humbja katastrofike e jetëve. Treshja ka gdhendur

Mes luksit dhe plazhit, Viola Spiro shijon pushimet me të dashurin Moderatorja e njohur u bë pjesë e lajmeve në media, pasi emri i saj u lidh me të arrestuarin në Itali për trafik lëndësh narkotike. Moderatorja sportive dhe ish velina e emisionit "Fiks Fare" preferoi të qëndronte larg reagimeve për media. I dashuri i moderatores simpatike Viola Spiro ka marrë lirinë. Dhe ky është lajmi më i mirë që mund të merrte drejtuesja e programeve sportive këtë verë. Ajo duket se pas trazirave po shijon ditës mes luksit edhe plazhit me të dashurin e saj. Vetë Viola ka postuar disa foto me bikini, duke shijuar rrezet e diellit të majit dhe detin në ekoresortin Kep Merli në Sarandë. Natyrisht që ky është destinacioni luksoz brenda Shqipërisë, duke qenë se qiratë javore shkojnë 600 euro në kulmin e sezonit për një apartament luksoz. Super në formë, por jo vetëm, Viola vazhdon po njësoj stilin e saj të jetës të treguar nga "Instagrami".

një vend në hisotir si grupi që frymëzon jetën e re në tinguj që nga momentet kyçe të historisë. Në projektet e mëparshme kanë hetuar pushtimin e malit Everest dhe

rënien e industrisë minerare të Uellsit. Atyre iu dha detyra për të shkuar për Titanikun për festivalin më të madh të BBCsë, i cili po zhvillohet në Britani të Madhe këtë fundjavë.

Weinstein, lirohet nga burgu për 1 milion dollarë Ish-manjati i filmave hollivudianë Harvey Weinstein është liruar me kusht prej 1 milionë dollarësh, pasi u akuzua në Nju Jork për përdhunim dhe abuzim

seksual. 66-vjeçari ka rënë dakord të mbajë një gjurmues GPS dhe të dorëzojë pasaportën e tij, pasi u vetëparaqit në polici ditën e premte. Prokurorët deklaru-

an se ndaj Weinstein rëndojnë dy akuza për përdhunim dhe një akuzë për akt seksual penal që përfshinte dy gra, të cilat ende nuk janë identifikuar. Weinstein vijon të mohojë akuzat dhe avokati i tij u shpreh se 66-vjeçari nuk do të pranonte fajin. Megjithatë, gjatë momentit që prokurorët sqaronin marrëveshjen për lirimin me kusht, dëshmitarët tregojnë se Weinstein dukej i zbehtë në fytyrë dhe i çorientuar. Çështja është shtyrë deri më 30 korrik. Kujtojmë se mëse 70 gra kanë denoncuar publikisht Harvey Weinstein për sjellje jo të hijshme të shtrirë përgjatë viteve, edhe pse akuzat zyrtare lidhen me vetëm dy prej tyre.

Bebe Rexha mëson asistentin e saj të flasë shqip Bebe Rexha është njëra nga këngëtaret shqiptare, e cila ka arritur të na bëjë shumë krenarë me sukseset e saj. Së fundmi, Bebe ka postuar një video në profilin e saj në "Instagram", ku shfaqet asistenti i saj, duke folur shqip. Këngëtarja e hitit "Meant to be"mëson asistentin e saj të thotë "kuq e zi", e ky i fundit e përsërit shumë shpesh për ta fiksuar. Përkrah videos, Bebe ka vendosur edhe një flamur shqiptar.

Çiljeta dhe Albani nuk fshihen më Lidhja e tyre ka qenë ndër më të përfolurat, kjo për shkak të famës dhe kuriozitetit që e ka shoqëruar gjithmonë këngëtaren bukuroshe Çiljeta. Këngëtarja Çiljeta dhe portieri Alban Hoxha janë bashkë. Çifti janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit. Dy të dashuruarit janë kapur në koncertin e Notis Sfakianakis. Ata ishin ulur së bashku dhe duket se tashmë lidhja e tyre është zyrtare.


VIP Kosova e Shqipëria nuk do të jenë pjesë e botërorit të futbollit "Rusia 2018", por prani shqiptare gjithsesi do të ketë gjatë ngjarjes së madhe sportive që mbahet prej 14 qershorit deri më 15 korrik. Pos futbollistëve shqiptarë që luajnë në përfaqësuese të tjera, Kosova e Shqipëria do të jenë pjesë e pandashme e botërorit edhe falë këngës zyrtare të botërorit, përkatësisht himnit të tij. Ai këndohet nga Nicky Jam në bashkëpunim me Will Smith dhe këngëtaren e njohur kosovare, Era Istrefi. FIFA të premten ka bërë publik versionin "audio" të këngës. "Live It Up" quhet kënga, që sipas FIFA-s do të ndihmojë që të definohet botërori i futbollit "Rusia 2018". Himni zyrtar është prodhuar nga DJ dhe autori i këngëve, Diplo dhe pason "Waka Waka" të Shakiras, që ishte kënga zyrtare e botërorit të vitit 2010 dhe atë "We Are One (Ole Ola)" e Pitbull, që ishte kënga zyrtare e botërorit të kaluar. "Kënga premton të mbushë stadiumet përreth Rusisë me atmosferë të gjallë dhe të bëjë tifozët e bashkuar", ka shkruar FIFA në njoftimin për publikimin e këngës. Kënga zyrtare e botërorit do të interpretohet para finales së 15 korrikut në stadiumin "Luzhniki" për të ngrohur 80 mijë tifozët në këtë stadium në Moskë dhe rreth një miliardë njerëzit që do ta ndjekin finalen përmes televizorëve.

19

E diel, 27 MAJ 2018

FIFA pret që himni me zërin e Era Istrefit të bashkojë tifozët

Videospoti i këngës zyrtare do të bëhet publik më 7 qershor, ka njoftuar FIFA. Tradita e këngës zyrtare të botërorit ka nisur prej vitit 1966. Prej atëherë kënga zyrtare është bërë gjithnjë e më e rëndësishme. Zakonisht ajo shndërrohet në një hit. "Të jem pjesë e këngës zyrtare të Botërorit të FIFA-s është një përvojë e pabesueshme dhe shumë emocionuese. Të punoj përkrah artistëve të talentuar

si Diplo, Will Smith dhe Nicky Jam, për të cilët kam admirim të madh, ishte e shkëlqyeshme dhe shumë argëtuese. Unë jam fanse e madhe e futbollit po ashtu dhe mezi po pres që Kupa Botërore të nisë", ka thënë Era Istrefi për sajtin e FIFA-s. Me Erën, që po pushton skenat e muzikës gjithnjë e më shumë, Kosova ka rritur praninë në futbollin ndërkombëtar përmes artisteve, përkatësisht këngëtareve të

saj. Dua Lipa do të performojë para finales së Ligës së Kampionëve të shtunën (sot), ndërsa Rita Ora i është bashkuar një iniciative të UEFA-s për të afruar sa më shumë femra në futboll. Skena e madhe e futbollit botëror ende duket e largët për përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Kosova u paraqit në kualifikime për "Rusia 2018", por përfundoi e fundit në grup. Kosova dhe shqiptarët do të kenë praninë e tyre në botëror

edhe përmes futbollistëve shqiptarë të përfaqësueseve të tjera. Disa shqiptarë do të luajnë për Zvicrën, ndërsa ka gjasë që shqiptarë të ketë edhe te Belgjika e Danimarka. Paraqitja në finale, në stadiumin Luzhniki, do të ishte sukses i jashtëzakonshëm për ndonjë futbollist shqiptar. Atë skenë të madhe do ta "pushtojë" Era, pak para se të nisë finalja e ngjarjes më të madhe të sportit më të madh.

Shqiptaret e famshme bëhen bashkë, të lumtura që përfaqësojnë Kosovën Kosovare Asllani është takuar sot me këngëtaren Rita Ora në kuadër të një kampanje të UEFA-së. Përmes një postimi në Facebook, futbollistja e njohur ka thënë se janë të lumtura që përfaqësojnë Kosovën përmes profesionit të tyre. Asllani ka shfrytëzuar këtë takim për t'ia dhuruar Ritës fanellën me emrin e saj.

Times Square zbukurohet me fytyrën e Era Istrefit Është publikuar kënga e shumëpritur e botërorit të futbollit, i cili do të mbahet në shtetin rus. "Live it Up" është një këngë me ritme verore, e cila i përshtatet pikërisht një gare të futbollit. Projekti është prodhuar nga top producenti, Diplo. Pak më parë Istrefi na tregoi se ajo bashkë me bashkëpuntorët e këngës janë shfaqur edhe në Times Square në New York. Kjo gjë e ka bërë mjaft të lumtur Erën dhe është mëse normale.


KURESHTI

20

E diel, 27 MAJ 2018

Vullkani në Hauai, llava në rrugë, shkatërron shtëpitë

Baticat e shkëmbit të shkrirë kanë shndërruar disa rrugë në Hauai në shkretëtira vullkanike pasi numri i shtëpive të shkatërruara nga vullkani Kilauea është rritur dhe autoritetet i thanë banorëve që t'i largohen llavës. Furia e vullkanit Kilaues ka dëmtuar rëndë zonën e Leilanit në Ishullin e Madh, ku brenda natës numri i shtëpive të shkatërruara ka kaluar 80 nga 50. Rreth 890 hektarë tokë janë shkrumbuar nga llava që prej 3 majit në atë që konsiderohet si shpërthimi më

shkatërrimtar i Kilaueas në 100 vitet e fundit. Autoritetet thonë se dhjetëra struktura të tjera janë rrethuar nga lava se shpejt do të

shkatërrohen prej saj, ndërsa paralajmëruan banorët që të mos presin deri momentin e fundit për tu larguar e më pas të mbesin në kurth. Veç llavës përvëluese, çarjeve të tokës dhe gazrave toksike, një tjetër rrezik i është shtuar së fundmi situatës në Hauai. Flakët blu që dalin nga toka janë gazi metan që digjet dhe ekspertët thonë se ai mund të rezistojë në shpërthime masive, nëse flakët do të arrijnë të hyjnë në xhepat e metanit nën tokë. Autoritetet thanë se rrezikshmëria e situatës duket mjaft qartë nga fakti që zjarrfikësit po shkojnë shtëpi më shtëpi për të evakuuar njerëzit dhe nuk po luftojnë flakët, pasi këto flakë nuk ndalen dot nga asgjë.

Në Islandë agjërohet për 20-22 orë të ditës Agjërimi është një sfidë e vërtetë për individin. Vetëm bindja dhe besimi i fortë të ndihmojnë të kalosh orë të tëra pa futur gjë në gojë. Por, ndërsa në vende të tjera periudha kohore nëpër të cilën duhet kaluar pa ngrënë asgjë është disi më e pranueshme, myslimanëve në Islandë u duhet të përballen me një agjërim që mbërrin deri në 20, e ndonjëherë edhe 22 orë të ditës. Arsyeja është se, në këtë kohë të vitit, dielli atje lind shumë shpejt, në 4 të mëngjesit, dhe perëndon vonë, rreth orës 23 të natës. Sa të vështirë mund ta ketë këtë situatë pronari i një qebaptoreje, që përgatit ushqim për të tjerët, por vet nuk e shijon dot? "Kur je pranë ushqimit, sigurisht që tundohesh. Por, kur beson vërtet fort në diçka, e realizon. Në fund ia del mbanë", thotë ai. Sipas kalendarit islamik hënor, data e fillimit të Ramazanit lëviz për-

Në ankand tri shishe verë të vitit 1774 Mbajtur në një kantinë që prej tetë gjeneratash, bëhet fjalë për shishet më të vjetra të verës në qarkullim. Tri shishe nga vera e verdhë e Juras, që datojnë që prej vitit 1774, do të dalin në shitje sot, në Lons-le-Saunier. Këto verëra, të tipit "burgogne", domethënë me një trup të gjerë dhe një qafë të hollë dhe me një sasi prej 87 centilitrash, përmbajnë verë të verdhë të prodhuar nga vreshtari Anatoile Vercel (1725-1786). Shishet janë ruajtur për më shumë se 200 vjet nga pasardhësit në një hambar të mbyllur dhe me gurë, para se të tërhiqeshin dje në kuadër të shitjes në ankand. "Dalë nga një vreshtë e krijuar në kohën e Luigjit XV dhe mbledhur në kohën e Luigjit XVI, këto janë shishet e verës më të vjetra në botë në qarkullim", konfirmoi Brigitte Fenaux, drejtuese e shtëpisë "Jura Encheres" që do të zhvillojë shitjen. Dy shishe nga i njëjti promocion ishin shitur, në vitin 2011 në Arbois për 57 000 euro dhe në 2012 në Gjenevë për 46 000 franga zvicerane (rreth 38 300 euro). "Të kesh tre shishe të atij viti dhe të asaj cilësie, është unike", theksoi Philippe Etievant, menaxher në "Jura Encheres". Një degustim i kësaj verë të verdhë u organizua në vitin 1994 në Kështjellën Pecauld, në Arbois, nga 24 profesionistë të verës. Me ngjyrë të verdhë, me një shije arre, erëzash, kerry, kanelle, vanilje dhe frutash të thata, vera ishte vlerësuar nga testuesit 9,4 nga 10.

Shqiptari në Zvicër blen tabelat e veturës si data e lindjes Amir Kosumi që jeton në Zvicër, ka blerë tabelat e veturës ashtu siç e ka ditëlindjen dhe i kushtuan 1770 franga. Shqiptarët janë të pasionuar pas veturave. Jo vetëm pas tyre, por edhe pjesëve, madje edhe tabelat dëshirojnë t'i kenë të veçanta. Kështu ishte edhe dëshira e Amir Kosumit, i cili jeton në Uster të kantonit të Zürichut. "Jetoj që dhjetë vite në Zvicër dhe gjithmonë kam pas dëshirë ta kem një numër karakteristik të veturës në Zvicër, atë e kam realizuar dje, pasi në ankandin publik të tabelave për vetura e kam blerë numrin ZH 41185", ka thënë Kosumi për albinfo.ch. Këta numra janë të veçantë për të. "Numrat janë të njëjtë me datën e lindjes time, pra kam lindur më 4.11.85 (1985)", ka shtuar tutje ai. Amiri tregon sa i 'kushtoi dëshira e tij'. "Këto tabela i kam blerë për 1770 franga zvicerane. Jam i lumtur që kam blerë këto tabela dhe shpresoj që do t'i shfrytëzojnë edhe fëmijët e mi në të ardhmen", përfundoi Amir Kosumi.

Uji i këtij fshati është magjik dhe shëron shumë sëmundje

para me më pak se dy javë çdo vit, kundrejt kalendarit gregorian. Në vendet më pranë ekuatorit, si Arabia Saudite, Singapori dhe Indonezia, kjo lëvizje bën pak ndryshim në orët e ditës kritike për të mbajtur agjërimin. Por, për ata që ndodhen në vende pranë rrethi Arktik, sfida është më e madhe, sidomos në muajt e

verës. Një zgjidhje është ofruar nga dijetarët myslimanë edhe për këtë rast. Besimtarët mund të zgjedhin nëse duan që ta thyejnë agjërimin duke përdorur kohën e perëndimit të diellit në vendin më të afërt me shumicë myslimane, ku dielli nuk qëndron kaq gjatë, ose t'i referohen orës së Arabisë Saudite.

Aty ku fillojnë vargmalet e Karadakut, buzë lumit Morava gjendet fshati Nasalë, i cili i tëri fle mbi ujëra minerale. Ruzhdi Selimi, kryetar i fshatit thotë se ky ujë që gjendet në këtë fshat, dikur kishte shërbyer për shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Ai ka thënë se të shumë janë njerëzit që vijnë edhe prej fshatrave tjera, për të marrë ujë për shërimin e sëmundjeve të ndryshme si: gurët në idhëz, sëmundjet reumatike eti.. "Fshati Nasalë është në ujërat minerale, me minerale janë edhe kodrat, këtu vijnë prej shumë fshatrave me marrë ujë për sëmundje të ndry-

shme reumatike, gurëve në idhëz, stomak etj.",raporton tv dukagjini. Ndërkohë, ky ujë shërues ka lidhjen me banjën e Kllokotit. Ndryshe, nasalasit, banorë të këtij fshati njihen si njerëz punëtorë dhe me tokë të pëlleshme në fushën e Anomravës dhe ata kryesisht merren me bujqësi dhe blegtori.


KOHA E LIRE

21

E diel, 27 MAJ 2018

SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ

70. E drejta e një organi për të penguar a ndaluar zbatimin e vendimit të një organi tjetër 72. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 74. Partia Balli Kombetar 76. Ajo që bën pula, vezë ose.. 77. Organi legjislativ në SHBA dhe në disa vende të Amerikës Jugore 79. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 80. Përfundim. Dalja në një finale mendimi dhe debati 81. Turrë drush; stivë, grumbull; deng, vandak, ose... 83. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 84. Ai që ruan, që kullot dhe që mbarështon bagëtinë; bari 89. Njësia monetare bazë e Japonisë; monedhë që ka këtë vlerë 91. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 92. Aktor dhe regjisor i mirënjohur shqiptar, Niko... lindi më 17 shkurt të vitit 1947 në Tiranë 93. Partia Shqiptare Atdheu 94. Miratimi ose e drejta që i jepet dikujt për të bërë diçka, por edhe ... lindje, ... e zakonshme, etj. 95. Banka Botërore 97. Shfaqje artistike me këngë, valle, skeçe, numra akrobatikë etj, quhej ashtu 98. ... Pashë Tepelena, sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut të Janinës 100. Me faqe të dhëmbëzuar, që shërben për të ngrënë sende prej metali a prej druri 101. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 102. 8 ashtu është Dita Ndërkombëtare e Nënave

103. Ashtu quhet çdo gjendje ose periudhë e rëndë financiare dhe ekonomike 105. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman 106. Që përsëritet rregullisht kohë pas kohe ose në periudha të caktuara 110. Ajo është sharrë e madhe dore, me dy doreza, që përdoret nga dy veta 111. Flakëron për një çast në qiellin me re një dritë e fortë 113. Janë k¥to të tilla: punoj punohet; mësoj-mësohem; laj lahem; përpjek - përpiqem; gdhij gdhihem 117. Premtim solemn për të qëndruar besnik 118. Shumë i rreptë, shumë i ashpër, i egër, i pamëshirshëm (për një ligj etj.) 119. Përdor Venezuela si monedhë kombëtare VERTIKALISHT 1. Mahisje e një plage, malcim, pezmatim 3. Lëshon një zhurmë të madhe dallgë-dallgë, uturon. 4. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 5. Brengë, shqetësim, hall; gajle, merak 7. Degë me gjethe nga ky dru; gjethet e kësaj bime, që përdoren në mjekësi etj. dhe si erëza për gjellë 8. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 9. Enblematiku i NBA, Michael ..., bosketbollisti amerikan, lindi më 17 shkurt 1963 në Brooklyn, Nju York 10. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 11. Ismail..., letërsia shqipe, atë

ka përfaqësuesin më të sipatur dhe më të lexuarin 12. Veç emrit ai quhet ashtu, personi që hyn në një përballje, garë, sfidë 14. Partia Demokracia Sociale 17. Avni ... (1895 - 1924) ishte mësues, aktivist, veprimtar demokrat dhe deputet shqiptar 20. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike 22. Quhej kështu nëpunësi shtetëror, i ngarkuar me një detyrë të caktuara. 24. E drejtë ekskluzive e një sipërmarrësi për të prodhuar apo tregtuar një mall 28. Carl Maria von ..., kompozitor, dirigjent dhe pianist gjerman 29. I jap fuqi e gjallëri dikujt, ia përtërij trupin a shëndetin, e gjallëroj shpirtërisht, ose... 30. Hapësirë shumë e madhe me ujë të kripur, që zakonisht është e rrethuar me tokë jo nga të gjitha anët dhe që qëndron disi e veçuar 33. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 34. Poeti i mirënjohur, Ndoc ..., pavarësisht se ai lindi në Shkodër, ai u njoh si poet lezhian 37. Të qenët i lirë. E drejta e fjalës, e shtypit, e shprehjes është ... 38. Kajkatohet, llastohet, sillet me ... 39. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 40. Perika ... aktor shqiptar. Rolet e tij, Gjergjit në "Tokë e përgjakur", mësues Naimi në filmin "Balonat", Elmazi, në filmin "Asgjë nuk harrohet", Tahiri në "Dasëm e çuditshme" etj 42. ... ose thur një pëlhurë apo diçka tjetër për të krijuar

shënohej në targën e mjeteve 64. "Udha e ...", film i vitit 1978 me motiv nga "Buka dhe thika" e Dhimitër Shuteriqit, interpretojnë: Sandër Prosi, Bujar Lako, Ndrekë Luca, Agim Grabocka, Muhamet Sherri, etj. 68. Havzi ..., poeti kuksian që u dënua me varje dhe u ekzekutua më 10 gusht 1988 69. Degë e gjuhësisë që merret me hartimin e fjalorëve 71. Para floriri; monedhë e vjetër prej ari 73. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 74. Partia Social Demokrate 75. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 78. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 81. Tretem, dobësohem, ose ashtu... është shprehja dialektore 82. Quhet ashtu ai që bën një vlerësim kritik të një vepre artistike 85. Zëri më i trashë i burrit në të kënduar; këngëtari që ka këtë zë 86. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 87. Romani i Anton Pashkut 88. Qenie e gjallë (zakonisht për kafshët dhe për njerëzit), krijesë e gjallë që lëviz dhe ka ndjeshmëri 90. Sjellja e një vulgari është e ... 91. Ajo ndodhet në pjesën jug lindore të Evropë, zë një sipërfaqe prej afro 20 256 km2, me kryeqytet, Ljubljana 93. Frikë e madhe, e papërmbajtshme, që zë një njeri a një masë të madhe njerëzish 96. Ted ..., vrasës serial, 12 prej viktimave te tij ishin gjetur me koka të prera në apartamentet e tyra 99. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 104. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 107. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 108. Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë 109. Përgatitja që bëhet për raste të shënuara a të jashtëzakonshme 112. Bimë për prodhimin e birrës, për të bërë një lloj kafeje etj 113. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 114. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 115. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 116. Dakord në gjuhë universale

44. Osama bin Laden publikoi më 23 shkurt 1998, ... (si quhet) duke shpallur xhihad kundër të gjith "judëve dhe kryqëzuesve" 45. I thonë ndryshe dhomës...asaj të miqve. 48. Një e hapur e këmbës gjatë ecjes 49. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve 50. Amerikani i famshëm filmave aksion,arteve marciale, Chuck ..., duhet mbiemri 51. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 52. E ndaj nga tjetri a nga të tjerët 55. Armenia si kryeqytet ka atë 57. Lubov Isakovna ..., filozof i shquar rus (1868-1946) 59. Tërësia e zhvillimit shoqëror në krijimtarinë e gjithanshme në gjuhë, në art, në letërsi,etj. 60. Marrëveshje ndërmjet dy a më shumë vetash 62. Rrethi i Kavajës, ashtu 1

2

T

3

D

4

B

5

A N D E

10

P

6

N

12

M I

7

V

D 11

O E

8

B

N G O N ¸

V A T

A N

B E

R

E 18

M

19

L

M A N I

P

U L

A

L

I

M

U

E

¸

O

27

Z

K

30

H

A T

O R

S 38

R

A N D A N T E

I

T

K

T

A

E

40

P

P

41

F

B I

O

T

46

I

U

B

H

E

L E

P

J

L

50

E U K O P L

I

P

L

N E

E

J

L

49

G

C

45 48

K

R

36

A

K

47

A

T

S H T A L E

42

K L O R U R

E N ¸

T A R ¸

A P

35

44

K I

J

S

34

43

P

D C

H 32

C

U 39

L

E

24 29

31

37

D

C

P S

28

33

A

¸ O N D

23

A ˙ L

H T

K

21

26

A R I

I

16

V A G A B

20

22

D 25

S

G J

I 15

17

N

9

E L

13

L I

14

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

HORIZONTALISHT 2. Kohëmatës. E mbajmë në dorë, në murë, në tryezë. 6. Fryma e Re Demokratike 10. Kryeqyteti i Bangladeshit është 13. Nuk lëviz dot, nuk ndiej me ngacmimet e ndryshme, e kam trupin si të ngrirë, pa ndjeshmëri në një pjesë të trupit 15. Rit në Greqinë dhe në Romën e vjetër, me të cilin nderonin si perëndi një hero 16. ...u, kjo nuk është gjë fare! 18. Zemërim i madh, që i është mbledhur dikujt prej një kohë të gjatë dhe që shpërthen; valë zemërimi a inati 19. Punoj, por jo shumë thellë tokën e mbjellë 21. Kryeqyteti i Arabisë Saudite quhet 23. Zakonisht ushqimet e ndenjura, buka kryesisht zë ... 25. Frank, ditari i së cilës u bë një nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve 26. Ngrihem menjëherë më këmbë, çohem me rrëmbim 27. Qeni bën ashtu si mundësinë e vetme të komunikimit, por edhe disa njerëz nuk bëjnë ndryshe 29. Pjesa e rrafshit që përfshihet midis dy gjysmëdrejtëzave ose midis dy drejtëzave që dalin nga një pikë 31. Lëvoret e drithit të bluar, që mbeten në sitë kur sitim miellin, mbeturinat e miellit të situr, hime 32. Anije e posaçme që ka pajisjet e nevojshme për të thelluar lumenjtë e portet, për të pastruar kanalet etj 35. Daton 15 mars 1820 kur ... u pranua si shteti i 23-të i SHBAve 36. Gadishulli ynë mban atë emër 41. Ajri i pastër mbi retë; hapësira qiellore 43. Deti me atë emër, në lindje kufizohet me Shqipërinë jugore dhe Greqia perendimore 44. Element kimik, gaz në ngjyrë të gjelbër në të verdhë dhe me erë shumë të fortë 46. Ashtu quhet ai që sundon përkohësisht kur mungon mbreti ose kur ai është i mitur 47. Aktorja e njohur, ... Tejlor, lindi më 27 shkurt 1932, u martuar 8 herë me 7 burra 48. Dy frymorë, dy sende a dy dukuri të njëjta, që merren së bashku ose që numërohen si një njësi 49. Qull i hollë me niseshte ose me miell orizi e me sheqer 53. Metal i fortë me ngjyrë hiri në të bardhë e me shkëlqim si argjend 54. Kaloj natën ose rri për ca ditë diku si mysafir; banoj, fle përkohësisht 56. Kind i ngushtë i një veshjeje të sipërme, që varet mbi gjunjë 58. Njeri i varfër që është për t'u mëshiruar, njeri i mjerë 61. Frederik ... ishte një prej poetëve më të rëndësishëm shqiptar, vdiq më 17 shkurt 2006 62. Njeri dorështrënguar dhe një zemëngurtë është i tillë 63. Sporti i Kassius Kleit 65. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim 66. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 67. Dorështrënguar; i shtrënguar në punë e në marrëdhënie me të tjerët

A S

T

54

51

K

E 52

P

53

A

Z

L

L I

M O R

S

55

K A T

¸

R

O

I

J

¸

Z

H A N G ¸

M ¸

I

56

N

N

D 57

M 61

M J

E S

U

R

S

R

H T

¸

R

I

I

I

I

P

N

R

T E

M

O

R

T

¸

81

78

K

B E

82

A N A S

D U A J

A L 77

K

R

80

71

R J

A Q I

¸

N

D

S

T A R

H

O

T

75 76

¸

Q I

65

L D K

Z

V E

74

K A L

G

N 70

L

73

64

M 69

N A K T I

H

72

N

M B U F A T

I

O 68

P A J

O

60

63

A

67

L M B I

T 59

62

D O 66

B

58

79

L 83

J

E

84

A N K A N D

L L

U

85

T

I

O

K

Z

O

H

K V

86

87

V

B

93

I

88

G

D

O R

E

F

94

R

G

89

O

90

R

D

R

E

T

I

P

S

J

99

100

D V

103

T

U

G A

M J

E L

E

A

R R

A P

N

A

H

D

I

U

U

N L

101

97

I

98

H A S K O

102

G

104

V O L

92

95

F A L T

96

M

I 91

R

E

T

Z I

S

105

A S

106

H

T M ¸

W

107

A

E

K

108

K U S

R

D 109

H T

110

R I

E

111

R

M

V E N T I

L A T O R

A

E

U

113

B

A S

I

R

¸

C E

K E

T

112

E

T

O


SPORT SKËNDERBEU

22

E diel, 27 Maj 2018

Finalja e Kupës, Daja: Duam “tripletën”, çelësi i suksesit bashkimi Sonte në mbrëmje në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë. Skënderbeu do të përballet me Laçin, me synimin për të fituar një tjetër trofe pas kampionatit. Trajneri i korçarve Ilir Daja beson në një sukses të mundshëm, që do të sillte trofeun e dytë sezonal. “Ky është sezoni i duhur për të bërë tripletën. Them kështu, pasi kemi arritur të fitojmë titullin kampion, ishim dinjitozë

në grupet e “Europa League” dhe mund të fitojmë Kupën e Shqipërisë. Kundërshtari i ditës së nesërme? Mendoj se cilido ekip, që do të dilte në finalen e Kupës së Shqipërisë, do të ishte për t’u vlerësuar. Laçi është surpriza e këtij kampionati dhe kjo jo për faktin që kapi Kupat e Europës, por sepse ka lojtarë të rinj me shumë prespektivë. Kjo është një meritë e stafit të atij klubi. Mund të them se është ndeshje e vështirë, por jo e pamun-

dur për t’u fituar nga Skënderbeu, nëse do të jemi në maksimumin tonë. Skuadra jonë është e lodhur nga ky sezon i gjatë, bashkë me ta edhe ne. Të gjithë duam ta shijojmë këtë finale dhe më pas të shijojmë pushimet. Jam krenar për arritjet e rezultateve, por kjo nuk ka ardhur vetëm nga Daja. Çelësi i suksesit është bashkimi i fuqisë së të gjithëve, nga presidenti deri te punëtori i fushës. Vetëm kështu shkon drejt suksesit në futboll”, u shpreh Daja.

MBROJTËSI

Mezani e merr me qetësi: S’kemi presion, shanset 50 me 50

Sulmuesi shkodran ka folur për herë të parë nga grumbullimi i kuqezinjve në Zvicër

S

indrit Guri pas një sezoni të shkëlqyer me Kukësin ka merituar edhe ftesën në Kombëtaren shqiptarë. Një thirrje që trajneri Panuçi e cilësoi si totalisht të merituar në sajë të golave të shumtë të shënuar në pjesën e dytë të sezonit. Sulmuesi shkodran fitoi edhe interesin e klubeve të mëdha, por vendosi të transferohet në Belgjikë te Ostende. 24-vjeçari do të jetë pjesë e Kombëtares për miqësoret me Ukrainën dhe Kosovën, që do të zhvillohen në Zvicër. Për herë të parë nga salla e konferencave të kombëtares kuqezi në Zyrih të Zvicrës, Guri nuk i fsheh emocionet për këtë ndryshim të madh në karrierën e tij.“Ishte një ndryshim i madh për vetë faktin se erdhi edhe ftesa në kombëtare por edhe transferimi tek ekipi belg Ostende. Ishte një vit shumë pozitiv për mua, pasi sezonin e kaluar nuk kisha shumë hapësira. Kam bërë mirë në këtë sezon. Kukësi këtë vit u dha mundësi aktivizimi lojtarëve më të rinj në moshë, unë e shfrytëzova momentin tim dhe ja ku jam, ndodhem në kombëtare dhe dua të jap maksimumin për këtë fanellë”, tha Guri në konferencën për shtyp. Guri, Abazaj, Lilaj, Gavazaj dhe së fundmi Selmani janë futbollistët e grumbulluar në kombëtare nga kampionati shqiptar për miqësoret ndaj Kosovës dhe Ukrainës. Sipas 24-vjeçarit rritja e cilësisë së Kategorisë Superiore është evidente. “Mendoj se kampionati shqiptar ka një rritje

Guri: Sezon fantastik, gati të sakrifikohem për Kombëtaren

dhe kjo shihet edhe në Europë me performancat e Skënderbeut dhe Kukësit dhe dihet që edhe Kombëtarja është në rritje. Si unë si Abazaj që u transferuam në Belgjikë mendoj se ishin hapa të duhur dhe të bëjmë më të mirën. Unë jam sulmues dhe dua të luaj në sulm, por në fushë do të jap atë që më kërkon trajneri. Lojtarët e Superiores duhet të ulin kokën e të punojnë më tepër dhe mos të

MESFUSHORI

Emanuele Ndoj është një nga prurjet e reja të epokës Kristian Panuçi në dy grumbullimet e fundit. Në konferencën për shtyp,

mesfushori që ka bërë një sezon mjaft të mirë me Breshia në Serie B, është gati që të shfrytëzojë mundësinë për të luajtur nëse tra-

merren me gjëra të tjera. Duhet të jenë të përqendruar te stërvitja dhe te gjërat që thotë trajneri”, tregon sulmuesi. Për kombëtaren Guri do të ishte i gatshëm edhe të sakrifikohej edhe pse dëshira e tij është një dhe e vetme. “Unë jam sulmues dhe dua të luaj si sulmues por për kombëtaren jam i gatshëm të sakrifikohem. Është trajneri ai që vendos”. Në fund një mendim për skuadrën e vendlindjes së tij Vllaz-

ninë që u rrëzua në Kategorinë e Parë. “Jam ndierë shumë keq në momentin që mësova se Vllaznia ra nga kategoria. Si shkodran ndihem vërtetë keq. Këtu në kombëtare jemi 4 lojtarë shkodranë dhe gjatë këtyre ditëve e kemi prekur shpesh temën e Vllaznisë. Nuk e kuptoj çfarë kuptimi mund të ketë kampionati shqiptar pa Vllazninë dhe Tiranën”, përfundoi Sindrit Guri.

Trajneri i Laçit, Gentian Mezani duke folur para finales së Kupës së Shqipërisë që do të luhet sot ndaj Skënderbeut ka hequr presionin ndaj lojtarëve. Ai është shprehur se të dyja skuadra kanë të njëjtat shanse.“Do të ishte më e vështirë, nëse do të kishim presionin e kualifikimit për në Europë. Këtë objektiv e kemi siguruar tashmë përmes kampionatit. Finalja e Kupës do të jetë e vështirë, sepse luajmë ndaj Skënderbeut kampion. Megjithatë, jemi të qetë. Të dyja skuadrat kanë të njëjtën mundësi për ta fituar trofeun, pasi është një ndeshje e vetme. E përsëris, nuk kemi presion, por vetëm emocionet e një finaleje. Personalisht, uroj të fitojë më i miri. Mundësitë janë 50 me 50. Ne kemi treguar që jemi skuadër, duke përmbushur objektivat që kemi pasur. Kemi bërë shumë mirë deri tani dhe shpresoj ta mbyllim sezonin me një trofe, duke fituar Kupën e Shqipërisë. Jam ndër trajnerët më të ri në Superiore. Vjet kam qenë i Flamurtarit, por nuk kam pasur besim atje, ndërsa Laska më ka besuar. Duhet që jo vetëm te Laçi, por në përgjithësi, t’u jepet besim trajnerëve të rinj”, ka thënë Mezani.

Ndoji: Kombëtarja një ëndërr, ja përse humbëm me Norvegjinë jneri do i japë hapësira. 21-vjeçari u ndal edhe te merkato, ndërsa theksoi, se dëshira e tij është të qëndrojë te Breshia, pavarësisht interesit nga disa klube të Serie A.“Është një ëndërr të jesh pjesë e Kombëtares. Unë jam gati për të luajtur, por e vendos trajneri. Unë jam i përqendruar dhe do të jap maksimumin kur të më aktivizojë trajneri. Humbja me Norvegjinë? Ndoshta ka ndikuar

fakti që lojtarët nuk kanë patur shumë minuta, por edhe mungesat kanë bërë të vetën. Gjithsesi ne duhet të shohim përpara”, ka thënë fillimisht mesfushori. Më tej ai është ndalur edhe te sezoni aktual me ekipin e Breshias. “Ky sezon ka qenë shumë i mirë, kam luajtur gjysmat e ndeshjes së kampionatit. Kam qenë mirë fizikisht, kemi bërë një kampionat të mirë dhe shpresoj që

vitin tjetër të luajë më mirë. Për merkaton nuk di asgjë, kam edhe dy vite kontratë me Breshia dhe do të respektoj kontratën. Kjo është diçka që i takon klubit. Detyra ime është të jap maksimumin në fushë dhe mendoj vetëm për Breshian. Aktualisht nuk e mendoj aspak merkaton, është diçka që nuk më takon mua”, deklaroi në daljet për median mesfushori kuqezi.


SPORT

23

E diel, 27 Maj 2018

MADRILENËT

R

Reali dy formacione të njëjta në dy finalet e fundit

eali i Madridit, ka hyrë në histori mbrëmjen e djeshme, teksa është bërë skuadra e parë që starton me dy formacione të njëjta në 2 finale të ndryshme Champions League. Në sfidën e

luajtur në Kievit ndaj Liverpulit, Zidane i ka besuar 11 lojtarëve që ia sollën titullin e Ligës së Kampionëve edhe një vit më parë në Kardif ku mposhtën Juventusin. Formacioni që ai përdori në finale

është: Navas, Marselo, Ramos, Varane, Karvahal, Kasemiro, Modriç, Kros, Isko, Ronaldo, Benzema. Një strateg gjenial që ka treguar se di të bëjë zgjedhjet e duhura në momentin e duhur.

Skuadra spanjolle ka fituar Championsin e tretë radhazi, portieri i Liverpul dy gafa qesharake

Rozalb Lika

R

eali i Madridit ka vendosur një dinasti në futbollin evropian. Skuadra e Zinedine Zidane ka fituar Championsin e tretë radhazi dhe të 13-in në histori, pasi ka fituar në finalen e madhe të Kievit në shifrat 3-1 ndaj Liverpulit. Super ndeshja u vendos nga dalja e Salah të dëmtuar pas 30 minutash, dhe nga hyrja e Bejl në gjysmëorëshin e fundit. Dueli startoi me një ritëm të frikshëm, teksa Skuadra e Klop është më këmbëngulëse në minutat e pa Ekipi anglez po ushtron presion shumë lart në zonën e madrilenëve duke mos i dhënë mundësinë që ata të dalin në gjysmëfushën e tyre. Mundësinë më të mirë deri më tani e ka patur Mane në minutën e 8-të, por Varane ndërhyri mjaft mirë në hyrje të zonës, pas një dalje të Navas. “Los Blancos” japin sinjalin e parë në minutën e 15-të me Kristiano Ronaldon, i cili provon me një goditje të potente nga një pozicion i prirët, por tentativa e tij përfundon jashtë kuadratit. Liverpuli vijon dominimin dhe në minutën e 23-të Aleksandër Arnold shfaqet shumë i rrezikshëm me një goditje potente në zonë, por portieri Navas tregohet shumë i vëmendshëm. Në minutën e 30të ndeshja do të merrte një tjetër rrjedhë, pasi Mohamed Salah detyrohet që të braktisë finalen pas një dëmtimi në shpatull. Serxhio Ramos ndërhyri në mënyrë të ashpër duke e “plasur” në tokë, dhe duke i shkaktuar një dëmtim. Salah provoi të vijonte lojën, por ai ndjente dhimbje, dhe më pas është ulur në fushë, duke kërkuar zëvendësim. Egjiptiani nuk i ka mbajtur dot lotët në momentin e daljes nga fusha, ndërkohë që mes lotësh pas disa aksionesh del edhe Karvahal te Reali, pas një dëmtimi muskulor. Madrilenët marrin “zemër” dhe gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 42-të me Benzema, por francezi ishte në një pozicion të parregullt. Fraksioni i dytë nisi më mirë për madrilenët që kishin mundësinë e artë për të kalu-

Reali në “galaktikën” e 13-të, finalen e vendos Bejl dhe amatori Kerius

ar në avantazh me Iskon, por goditja e futbollistit spanjoll ndalet nga traversa e portës së Kerius, i cili del keq nga porta. Portieri i të kuqve bën një gafë të pabesueshme në minutën e 51-të, duke i dhuruar topin Benzemas, i cili prek topin që shkon në fundin e rrjetës. Avantazhi i madrilenëve ka zgjatur vetëm 4 minuta, pasi Sadio Mane barazoi menjëherë rezultatin pas një go-

ditje nga këndi, duke shfrytëzuar një pasim të mbrojtësit Lovren. Zidane vendos të ndryshojë diçka në lojën e skuadrës së tij duke hedhur në fushë Garet Bejl, teksa do të shpërblehej menjëherë për zgjedhjen e tij. Garet Bejl ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 64-t. Sapo hyri në fushën e lojës, ai bën një kërcim spektakolar duke e dërguar topin në rrjetë

LIBRI I ARTË I CHAMPIONSIT

dhe duke i bërë të gjithë që të mbeteshin të shtangur në Kiev. Reagimi i Liverpulit është i menjëhershëm, me Mane që merr përsipër i vetëm fazën sulmuese, por ai do të ndalej nga shtylla pas një goditje në hyrje të zonës. Në krahun tjetër pas tre minutash Ronaldo vendoset përballë, portierit, por ndalet mjaft mirë nga Robertson. Ekipi i Klop sulmon, ndërkohë që në krahun tjetër Reali kërcënon sërish me Benzeman në minutën e 81-të, por portieri Kerius fluturon për ta ndalur. Reali i Madridi shënoi golin e tretë në minutën e 84-të me Garet Bejl. Uellsiani goditi nga një distancë e largët, ndërkohë që Kerius sillet si portier amator duke mos arritur që ta ndalë. Ronaldo zhvilloi një ndeshje për t’u harruar, teksa në fundin e kohë së rregullt, hyn në fushë edhe një tifoz për t’i prishur mbrëmjen, por ai u kap menjëherë nga forcat e sigurisë.

2018: Real Madrid (SPA 2017: Real Madrid (SPA) 2016: Real Madrid (SPA) 2015: Barcelona (SPA) 2014: Real Madrid (SPA) 2013: Bajern Mynih (GJER) 2012: Çelsi (ANG) 2011: Barcelona (SPA) 2010: Inter (ITA) 2009: Barcelona (SPA) 2008: M. Junajtid (ANG) 2007: Milan (ITA) 2006: Barcelona (SPA) 2005: Liverpul (ANG) 2004: Porto (POR) 2003: Milan (ITA) 2002: Real Madrid (SPA) 2001: Bajern Mynih (GJER) 2000: Real Madrid (SPA) 1999: M. Junajtid (ANG) 1998: Real Madrid (SPA) 1997: B. Dortmund (GJER) 1996: Juventus (ITA) 1995: Ajaks (HOL) 1994: Milan (ITA) 1993: Marsejë (FRA) 1992: Barcelona (SPA) 1991: Crvena zvezda (JUG) 1990: Milan (ITA) 1989: Milan (ITA) 1988: PSV Eindhoven (NED) 1987: Porto (POR) 1986: Steaua Buuresht(ROU) 1985: Juventus (ITA) 1984: Liverpul (ANG) 1983: Hamburg (GJER) 1982: Aston Vila (ANG) 1981: Liverpul (ANG) 1980: Notingham Forest (ANG) 1979: Notingham Forest (ANG) 1978: Liverpul (ANG) 1977: Liverpul (ANG) 1976: Bajern Mynih (GJER) 1975: Bajern Mynih (GJER) 1974: Bajern Mynih (GJER) 1973: Ajaks (HOL) 1972: Ajaks (HOL) 1971: Ajaks (HOL) 1970: Fejenord (HOL) 1969: Milan (ITA) 1968: M. Junajtid (ANG) 1967: Sëlltik (SKO) 1966: Real Madrid (SPA) 1965: Inter (ITA) 1964: Inter (ITA) 1963: Milan (ITA) 1962: Benfika (POR) 1961: Benfika (POR) 1960: Real Madrid (SPA) 1959: Real Madrid (SPA) 1958: Real Madrid (SPA) 1957: Real Madrid (SPA) 1956: Real Madrid (SPA)


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24

E diel, 27 MAJ 2018

Aktiviteti "South East Europe Gathering 2018" Presidenti Ilir Meta takon Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Pete Marocco

Presidenti Meta: Ne nuk do ta lejojmë rajonin të rikthehet në të kaluarën konfliktuale Presidenti i Republikës, Ilir Meta organizoi dje Mbrëmjen Gala të aktivitetit "South East Europe Gathering 2018 / Mëngjesin e Lutjeve" me temë: "Duajeni fqinjin tuaj"!, ku i ftuar ishte edhe Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Pete Marocco. Në fjalën e tij përshëndetëse para të pranishmëve, Presidenti Meta shprehu vlerësimin e tij më të lartë për Grupin bipartizan të Lutjeve të Parlamentit të Shqipërisë, që bëri të mundur për herë të parë mbajtjen e këtij Takimi tradicional në Tiranë. Më tej, Presidenti i Republikës theksoi se tema e këtij aktiviteti është shumë frymëzuese dhe me ndikim të fortë në marrëdhëniet tona të përditshme, si te njerëzit, ashtu edhe kombet. "Në ditët e sotme, vendet e rajonit tonë po përjetojnë një frymë të re bashkëpunimi. Janë ende larg TAKIMI

“Faktori politik shqiptar në Maqedoni, pro marrëveshjes përfundimtare me Greqinë”

P

residenti Ilir Meta priti dje në një takim liderin e BDI-së në Maqedoni Ali Ahmeti. pjesë e bisedës mes tyre mësohet se kanë qenë ecuria e bisedimeve me Greqisë dhe Maqedonisë për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare lidhur me çështjen e emrit. Sipas kreut të shtetit shqiptar, arritja e një mar-

rëveshjeje me Shkupit dhe Athinës zyrtare, do të përshpejtonte dhe procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATIO, çka nënkupton më shumë siguri në Rajon. "Sot prita në një takim të përzemërt liderin e BDI-së, z.Ali Ahmeti. Përpjekjet e vendosura dhe të palodhura të BDI dhe faktorit politik shqiptar për marrëveshjen

përfundimtare midis Maqedonisë dhe Greqisë, meritojnë mbështetje maksimale, sepse përshpejtojnë anëtarësimin në BE, jo vetëm të Maqedonisë, por edhe i japin vendin e merituar në NATO"- shprehet Presidenti Ilir Meta në njoftimin përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social "Facebook", për takimin me Ali Ahmetin.

pajtimit të mirëfilltë, por të paktën dialogu po vazhdon. Në përgjithësi mbizotëron mirëkuptimi dhe bashkëpunimi. Kontaktet e drejtpërdrejta mes njerëzve, sidomos të rinjve, janë rritur jashtëzakonisht shumë gjatë viteve të fundit", - tha Presidenti Meta, duke theksuar se të gjitha vendet e rajonit synojnë

të integrohen në Bashkimin Evropian, që do të thotë se po punojnë për të përmbushur të gjitha standardet dhe kriteret e BE-së. "Ne nuk do ta lejojmë rajonin të rikthehet në të kaluarën konfliktuale. Si fqinj të mirë ne po krijojmë hap pas hapi besim më të fortë te njëri-tjetrit, duke ndërmarrë veprime konkrete, dypalëshe dhe rajonale. Për ta krijuar këtë besim, mendoj se duhet të mësojmë nga mesazhi i ish-Presidentit të SHBA-së, Harry Truman, i cili dikur ka thënë, citoj: "Të gjithë do ta pranojnë se, që të kemi fqinjë të mirë, duhet të jemi edhe ne vetë fqinj të mirë'", - deklaroi ndër të tjera në fjalën e tij Presidenti Meta. Gjatë Mbrëmjes Gala, Presidenti Meta dhe zyrtari i lartë amerikan Marocco kanë një zhvilluar një bisedë tepër të ngrohtë e miqësore.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.